CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 288 (8419)
E mërkurë, 5 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Opozita, apel protestuesve: Rrethoni Kryeministrinë dhe Edi Ramën. Nuk ka zgjidhje tjetër! Ndërkohë policia merr masa drastike për të mos lejuar asnjë grumbullim. Kryeministri ka deklaruar se nuk do t'ia dijë për këto protesta
Thirrja e Lubonjës: Mblidhuni të gjithë kundër Edi Ramës! "Nëse nuk bashkohemi do të na hanë, kështu siç e kanë nisur, një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë këtu; të bashkohemi për Teatrin Kombëtar, për Shkozën, për banorët e Unazës së Re dhe kudo ku ka projekte korruptive që kërcënojnë qytetarët",- u shpreh intelektuali kurajoz Fatos Lubonja
FAQE 3
Presidenti Ilir Meta takon Ministrja Xhaçka vlerëson aktorin e famshëm hollivudian, Veliaj: Kryebashkiak me Arnold Schwarzenegger vizion që po ndryshon Tiranën
Në foto: Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj REPORTAZH
Kush ishin ata apo kush jemi ne? Nga Dr. Gjovalin Gjeloshi
Me rastin e luftës së Kosovës, në Shqipëri u strehuan një numër i madh i kosovarëve. Gjatë atyre ditëve, kampet e akomodimit dhe institucionet shtetërore në Shqipëri, vizitoheshin nga shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme shtetërore dhe humanitare. Kam qenë kryetar komune në rrethin e Lezhës, kur më erdhi në zyrë një vëzhgues...
FAQE 14-15
KREU I LZHK
Shehi: Situata është rëndë, ja vlen edhe djegia e mandateve që BE të reagojë
FAQE 6
FAQE 2
Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Arnold Schwarzenegger, gjatë Samitit të Klimës në Poloni
KRYEMINISTRI
Negociatat me BE, Rama: Në qershor na jepni atë që meritonim këtë vit!
FAQE 8
REAGIMI
FAQE 24
KRYEBASHKIAKU
Petrit Vasili: Buxheti 2019 Erion Veliaj: Kush ka është turpi i qeverisë zaptuar e ka ndërtuar “Rama”, do sjell pa leje, nuk e mban dot shkatërrimin e vendit peng qytetin FAQE 7
FAQE 13
POLITIKE
2
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Kryebashkiaku: Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe s’kemi unazë
Veliaj: Ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk e mbajnë dot peng qytetin
F
orcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mbyllur sot në mbrëmje me një koncert të bandës frymore të mbajtur në Sheshin Skënderbej, serinë e një sërë aktivitetesh të ndryshme festive të organizuara me rastin e 106 vjetorit të tyre. Pjesë e këtyre festimeve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit në qytet, theksoi se ushtarakët janë një shembull për të gjithë shoqërinë si njerëz që respektojnë ligjet dhe rregullat. “A ka mundësi shoqëria jonë të mësoja nga ushtarakët, që njeriu pavarësisht vështirësive ka dinjitet, i thotë vetes qytetar, nuk i shkel shoqërisë dhe nuk i kërkon shoqërisë detyrime që shoqëria nuk ia ka. Sot shikoja që teksa po vazhdon progresi i qytetit, njerëz të cilët thonë “duam paret tona”. Paret e kujt? Në momentin që ke bërë 8 shtëpi pa leje, ne kemi detyrë të të strehojmë, se 7 të tjerat po i jep me qira. Sot nuk mundet shoqëria të të japë fitimin e munguar të diçkaje që e ke marrë me pa të drejtë, se po të ishte për këtë, atëherë do të ishin ushtarakët të parët. Ushtarakët që nuk zaptuan, që nuk i ranë njeriu më qafë, që i kanë shërbyer çdo qeverie të majtë e të djathtë në të gjitha kohërat, me orar e pa orar, dhe për sa kohë që ushtarakët nuk e bëjnë këtë, atëherë askush tjetër nuk ka gojë të kërkojë diçka nga shoqëria, që shoqëria nuk ia ka borxh”, - tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ai evidentoi paradoksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon për të vendosur paqen Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infrastrukturën e duhur rrugore, ndryshe nga kryeqyteti ynë Tirana. Për këtë ai theksoi se
është shumë e rëndësishme që shqiptarët të ndryshojnë mentalitetin dhe mënyrën e të menduarit të gjerave. “Sot merremi gjithë ditën dhe diskutojmë në vitin 2018, a do të ketë Tirana unazë si e gjithë bota e civilizuar? Po si
ka mundësi që sot ne çojmë 66 ushtarakë në Kabul, dhe Kabuli ka unazë. Kabuli sot ka unazë. Ka terroristë, ka talibanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka unazë. Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe
s’kemi unazë. Dhe ndërkohë kërkojmë të zgjidhim dhe të çlirohemi nga Kabuli brenda vetes, nuk flas për Kabulin si vend, flas për Kabulin si mentalitet. Se çfarë ndodh në Kabul, një minorancë mundohet t’i ushtrohet gjithë shumicës tjetër, thonë do ta bëjmë siç e kishim ne. Dhe quheshin talibanë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Duke hequr paralele mes asaj që ndodhi në Afganistan dhe asaj që po ndodh në Tiranë, Veliaj u shpreh se edhe këtu do të fitojë civilizimi, duke theksuar se askush nuk mund të bëhet pengesë për zhvillimin e qytetit. “Civilizimi fitoi mbi talibanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”, u shpreh Veliaj.
MINISTRJA E MBROJTJES OLTA XHACKA VLERËSON KREUN E BASHKISË SË TIRANËS
“Falë punës së Veliaj do të shohim shumë më tepër se sa kemi parë deri tani” M inistria e Mbrojtjes Olta Xhacka ka vlerësuar kryebashkiakun Veliaj për punën e jashtëzakonshme që po bën në krye të Bashkisë së Tiranës. Xhaçka shprehu bindjen e plotë se nën drejtimin e Veliajt, Tirana është tashmë një qytet shumë herë më i mirë për të hetuar. Teksa theksoi se Tirana meriton të ketë edhe rrugë, edhe Unazën, edhe
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
parqe, ministrja Xhaçka tha se falë punës së Veliaj, Tirana do të shohë akoma edhe shumë më tepër se sa ka parë tani. “Si qytetare e Tiranës dua të falënderoj nga zemra për gjithë punë e jashtëzakonshme për sakrificat përkushtimin, dhe vizionin e drejtimit që jam e bindur qo të sjellë një qytet shumë më të mirë për të jetuar. Padiskutim një qytet
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
që meriton të ketë të gjtha ato që duhet të ketë, edhe unazën edhe rrugët, edhe parqe, gjithçka që një qytet pretendon të jetë një qytet I rëndëishëm tashmë dhe jam e bindur që falë punës tënde do të shohim shumë më tepër se sa kemi parë deri tani. Kjo disiplinime falë punës e tregon që je fëmijë ushtarakësh”,- deklaroi Olta Xhaçka.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Opozita, apel protestuesve: Rrethoni Kryeministrinë dhe Edi Ramën. Nuk ka zgjidhje tjetër! Ndërkohë policia merr masa drastike për të mos lejuar asnjë grumbullim. Kryeministri ka deklaruar se nuk do t'ia dijë për këto protesta
Thirrja e Lubonjës: Mblidhuni të gjithë kundër Edi Ramës! "Nëse nuk bashkohemi do të na hanë, kështu siç e kanë nisur, një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë këtu; të bashkohemi për Teatrin Kombëtar, për Shkozën, për banorët e Unazës së Re dhe kudo ku ka projekte korruptive që kërcënojnë qytetarët",- u shpreh intelektuali kurajoz Fatos Lubonja
P
rotesta e banorëve të "Astir" nga një tubim i veçuar është kthyer në ngjarjen më të rëndësishme sociale dhe politike në vend. Në ditën e 31-të të protestës, qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re, veç deputetëve të opozitës, iu janë bashkuar dhe përfaqësues të njohur të shoqërisë civile. Publicisti Fatos Lubonja ishte dje mes protestuesve duke shprehur hapur mbështetjen për kauzën e tyre. Në shenjë solidariteti me kërkesat e qytetarëve, Lubonja veshi gjatë protestës jelekun portokalli, të cilët janë kthyer në simbolin e reagimit të protestuesve. Një kopje simbolit të protestës së francezëve në Paris të cilët detyruan Presidentin Macron të tërhiqet nga rritja e çmimit të karburantit me pak qindarka. Mbrëmë duke folur në protestë, intelektuali i shquar Fatos Lubonja deklaroi se reagimi i qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim për një pronë e cila po u merret
nga shteti, tashmë nuk është një problem që u përket vetëm disa banorëve që preken të zona e "Astir". Ai tha se ajo që po ndodh këto ditë me projektin korruptiv të Unazës së Re është diçka shumë më e madhe që kërkon një reagim të gjithë qytetarëve. Nga sheshi i protestës, publicisti i njohur u bëri thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës që të marrin pjesë në protestë, pasi kjo është mënyra e vetme për të frenuar atë që e cilësoi si një qeveri të korruptuar dhe të dëmshme për vendin. "Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin. Qëndresa e tyre është dhe një mesazh për ne, ndaj duhet t'i mbështesim",- deklaroi Fatos Lubonja në protestën e "Astir". Lubonja u shpreh se nëse qytetarët nuk
bashkohen, qeveria e ka shumë më të lehtë për të vazhduar me projekte korruptive. "Nëse nuk bashkohemi do të na hanë, kështu siç e kanë nisur, një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë këtu, të bashkohemi për Teatrin Kombëtar, për Shkozën dhe kudo ku ka projekte korruptive që kërcënojnë qytetarët",- u shpreh Fatos Lubonja. Apeli i publicistit të njohur vjen në kohën kur qeveria duket e vendosur t'i shkojë deri në fund projektit për shembjen e banesave pa dhënë dëmshpërblim të plotë. Aq me tepër në një tender me 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë, një korrupsion gjigant mu në mes të Tiranës. Por harta e banesave që do shemben është zgjeruar dhe me ato të zonës së Shkozës dhe Laprakës. Dje fadromat e Autoritetit Rrugor Shqiptar mbërritën në Shkozë dhe në Laprakë. Edhe në këto dy zona, forcat e policisë janë ndeshur me reagimin e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria. Hapja e tre vatrave të prishjeve të ndërtimeve ka krijuar dhe
tre zona ku kanë nisur protesta në kryeqytet. Vendosmëria e qeverisë për të prishur banesat, pavarësisht reagimit, ka krijuar më shumë irritim në radhët e qytetarëve. Dje në Shkozë, banorët deklaruan se do të kishte përplasje të ashpra me policinë nëse tentonin të shkatërronin banesat. Ndërkohë protesta që banorëve që ka si qëllim shkaqe sociale është kthyer në një kauzë të vërtetë politike nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste, veç dëmshpërblimeve, kanë denoncuar kostot e larta të projektit të Unazës së Re, të cilat sipas tyre fshehin korrupsioni më të madh që është bërë ndonjëherë me tenderat publikë. 40 milionë euro për 2 km rrugë plus dhe 8 milionë euro TVSH, duke shkuar në 48 milionë euro kjo rrugë të Unaza, sipas opozitës, tregon se kjo është një vjedhje e hapur dhe arrogante. Në situatën kur qeveria nuk tërhiqet dhe numri i qytetarëve që humbasin shtëpitë shtohet çdo ditë, opozita ka kërkuar që protestat të mos zhvillo-
hen më në lagjet e Tiranës, por në sheshin kryesor para Kryeministrisë. Deputeti demokrat Aldo Bumçi, i pranishëm në protestën e Shkozës, deklaroi se me këtë kryeministër dhe këtë qeveri nuk ka zgjidhje tjetër veç protestave për ta detyruar të heq dorë nga projekti korruptiv dhe të përgjigjet para drejtësisë. Bumçi tha se banorët nuk mund të trajtohen si kafshë nga shteti i tyre ndaj duhet të reagojnë. "Zgjidhja është të rrethojmë Edi Ramën dhe Kryeministrinë. Nuk mund të vazhdohet më kështu", tha deputeti i PD para protestuesve. Qëndrimi i qeverisë ndaj protestave dhe sulmet ndaj protestuesve duket se po e bëjnë të pashmangshme kthimin e tubimeve në lëvizje mbarëpopullore. Nga Unaza e Re, Shkoza, Lapraka dhe pikat e tjera ku qeveria e ka ndarë mendjen ti nxjerrë përjashta, grumbullimet do të bëhen para kryeministrisë, thonë në selitë e PD dhe LSI. Shembulli francez është i freskët, ndaj këto ditë priten protestat para kryeministrisë.
POLITIKE
4
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Protesta edhe në Shkozë kundër projektit të Unazës së re, banorët: Nuk dorëzohemi!
Q
ytetarët e Tiranës kanë nisur protesta në shumë zona të kryeqytetit që nga Shkoza tek Unaza e re, studentët e Inxhinierisë dhe minatorët. Edhe pse aksioni për prishjen e banesave ka vijuar paradite, banorët e Shkozës në Tiranë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre. “Ne nuk jemi kundër rrugës, jemi pro rrugës, pro çdo gjëje të mirë por jo të na nxjerrë në rrugë. Një shtet i mirë e strehon qytetarin e tij. Më ka ardhur fëmija 3 vjeç në shtëpi obobo ma do na prishin shtëpitë. Të kishit qenë sot në orën 5 të mëngjesit ta kishit parë si e kanë prishur shtëpinë e komshiut. Terror! I kam parë vetë si e kanë ngritur, me copa hekurash. Me gjak, unë qaj për ata fëmijë se i kam parë vetë. I kanë fëmijët moshatarë me të mitë. Kjo nuk është e drejtë”, tha një protestuese. Ata kanë bllokuar rrugët dhe vazhdojnë të qëndrojnë si pararojë përballë fadromave. “I drejtohem kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë. U bënë tre gabime shumë të rënda. Projektin e fute nëpër shtëpia, prishe shtëpitë pa qenë të zotët e shtëpisë aty, sot bërë terrorin më të madh se prishe shtëpinë natën me kalamaj brenda. Hajdeni uluni me popullin, nëse jeni kundër nesh na thoni. Po na erdhët edhe njëherë si sot, me ne keni luftë, nuk ke më protestë”- deklaroi një tjetër banor. Ndërkaq banorët e Shkozës janë shpre-
Tirana proteston/ Banorët bllokojnë rrugën, djegin kazanët në Shkozë
hur dje për mediat se janë të terrorizuar nga shteti dhe madje edhe fëmijët e tyre dhe të moshuarit janë nën terror pikërisht për shkak të kësaj që po ndodh. Njëri nga banorët tha se të paktën dukët të ishin lajmëruar 6 muaj më parë se do t’u prishen shtëpitë. Ai tha se është djersa e 24 viteve e investuar në atë shtëpi që shteti kërkon t’ja prishë. “Dy vjet në Amerika kam punuar për atë shtëpi, janë 24 vjet djersë, kam shitur shtëpi në fshat, dyqan, për
të blerë atë shtëpi”, u shpreh ai. Ndërkohë një zonjë u shpreh se kjo që po ndodh është thjeshtë një terror i ushtruar nga një kriminel. “Terror, terror, terror. Jemi ngrit ashtu si kemi qenë me rrobat e gjumit, është turp, por turpi është i Edi Ramës është një kriminel. Unë jam e papunë, ku të shkoj po të më shembin shtëpinë”, u shpreh ajo. Një tjetër protestuese tha se nuk e priste që shteti të sjellë fadromat në 5 të mëngjesit duke I detyruar
të dalin me rroba nate për të mbrojtur banesat. Qytetarja tha se kishte para dhe policë duke qarë. “Kam parë policë duke qarë, më shkoi mendja t’i qëlloj kur dolëm, por kur pashë tre policë që qanin duke na parë neve, ndalni thashë. Ama ishte dhe njëri që qeshte, fytyrën e tij nuk e harroj, turp të ketë”, u shpreh qytetarja. Gjatë ditës së djeshme deputetët e opozitës ishin gjithashtu në protestë në mbështetje të tyre.
PASOJAT E SHEMBJEVE - EDHE TEK BREGU I LUMIT, BANORËT KËRKOJNË DËMSHPËRBLIMET
A
shtu siç u paralajmërua gjatë ditës së djeshme ka pasur protesta edhe tek zona ku po ndërtohet Bulevardi i ri i Tiranës. Banorët ankohen se nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. Ndërsa një tjetër protestë do të zhvillohej po pasditen e djeshme në orën 16.00 në Shkozë, ku do të protestohej për mbrojtjen e shtëpive nga fadromat. Edhe aty do të ketë deputete të PD për t’i mbeshtetur. Ndërsa në orën 17.00 tek Unaza e Re, jelekët portokalli do të dilnin në ditën e 31-të të tyre në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Banorët e “Astirit” kanë bllokuar sërish mbrëmjen e djeshme lëvizjen e makinave në shenjë proteste
Banorët e “Astrit” nuk ndalen, rrëzojnë murin rrethues të firmës dhe blloqet e betonit
kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në 100% të vlerës së tyre. Me thirrjet “Qeveri e shurdhër”, “Qeveri
e krimit”, “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”, “Rama ik” etj, qytetarët shprehen të vendosur në kauzën e tyre dhe kanë paralajmëruar se do t’i mbrojnë pronat e tyre me gjak.
Pas kësaj ata kanë rrëzuar në shenjë proteste blloqet e betonit si dhe rrethimin e vendosur nga kompania zbatuese e projektit. Banorët u shprehën se protestat do të vijojnë, ndërsa shtojnë se janë ata që vendosin, e jo qeveria e bashkia. Më tej ata e kanë krahasuar kryeministrin Rama me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se ai është më i keq edhe se vetë ai. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kësaj proteste i është bashkuar edhe analisti i njohur Fatos Lubonja, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së banorëve të “Astirit”, ndërsa këtyre të fundit u tha që duhet të jenë të vendosur, e më tej të marshojnë drejt bulevardit dhe Kryeministrisë.
POLICIA I NXJERR ME FORCË FAMILJARËT E NGUJUAR, “HIDHET NË TOKË” BANESA NË LAPRAKË
“Astiri”- Shteti i shemb shtëpinë, me lot në sy: Po tani ku të fus kokën unë?!
Përplasje dhe tensione në Unazën e Re, ka qenë panorama e krijuar nga aksioni i IKMT-së, i cili nisi dje nga Lapraka valën e shembjeve të shtëpive që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re të Tiranës. Që prej orëve të para të mëngjesit situata ka qenë e tensionuar në zonën e Laprakës, pasi banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për prishjet e banesave. Kati i parë i këtij objekti funksiononte si byrektore dhe farmaci bujqësore, ndërsa kati i dytë si objekt banimi i dhënë me qera. Pas njoftimit për shemben e objektit qiramarrësi ishte larguar dhe godina ishte boshatisur. Për të penguar shembjen familja Nelaj dhe banorë të tjerë të zonës u ngujuan brenda në banesë për rreth 60 minuta. U desh ndërhyrja e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake që i nxorën nga banesa dhe godina për disa minuta u shemb e gjitha. Bashkëshortët Nelaj u futën brenda në banesën e tyre që ndodhet tek ish-AMC mbrapa “Shqiponjës”, tek ish-pularia. Ata pretenduan se iu prishën pronat pa asnjë paralajmërim, duke theksuar se shtëpitë e tyre janë të legalizuara. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjerat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave në Laprakë, e cila u shemb dje nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha”, pohon për mediat, zonja Nelaj me lot në sy. Në vendngjarje ndodheshin dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi. Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar. Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.
POLITIKE
5
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
DEPUTETI I PD-së: BANORËT QË PREKEN NGA PROJEKTI TË MARRIM SHEMBULL NGA FRANCA, PROTESTAT DO PËRSHKALLËZOHEN
“Unaza”/ Shembja në Laprakë, Balliu: Policia e pabesë! Ky është Edi Rama!
P
artia Demokratike do të përshkallëzojë protestat në mbështetje të banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re. Nga Lapraka, ku u prish banesa e parë pa konsensusin e banorëve, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se duhet të marrim shembull nga qytetarët europianë të Francës. I pranishëm gjatë shembjes së një objekti dykatësh, Balliu u shpreh se Rama po u shkatërron jetën qytetarëve. Balliu nuk kurseu akuzat edhe ndaj Policisë së Shtetit, të cilën e cilësoi si të pabesë, për faktin që nuk i la kohën e duhur banorëve të nxjerrin
gjërat nga objekti që po shembet. Deputeti demokrat duke iu referuar ngjarjes paralajmëroi edhe përshkallëzim të mëtejshëm të protestave. “Kjo është pamje e fytyrës së Edi Ramës. Ndaj policisë së shtetit nuk është ushtruar asnjë dhunë nga ana e banorëve, pavarësisht kërcënimeve nga banda e Habilajve, janë sjellë si qytetarë. Të marrim shembull nga Franca, nga vëllezërit tonë europiane. Kur fiton një bandid shembet një shtëpi, kur fiton një qytetar ndërtohet shteti. Të shembet shtëpia do të thotë të shembet jeta. Kjo ishte për hir të diskutimit,
që zonja ka bërë me mirëbesim me policinë e Shtetit, por janë të pabesë. Këto meritojnë revoltë sot protesta do të jetë më e madhe. Do vazhdojmë mbështetjen tonë për këta qytetarë që po mbrojnë shtëpitë e tyre kundër një banditi si Edi Ramës. Kush gëzon nga shkatërrimi i qytetarëve, nuk duhet të jetojë në këtë vend. Sa para të tjera duhet të presim të vjedhin nga ky shtet. Gjithë policia të hedhë kapelet të marrë shembull nga policia e Francës, e cila iu bashkua kauzës së qytetarëve për naftën”, deklaroi dje deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Deputetja demokrate denoncon mosdhënien e dëmshpërblimeve për banorët që u prekën nga projekti i dy viteve më parë
“Bulevardi i ri”, Jorida Tabaku: Qeveria i mashtroi banorët D
eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur edhe këtë martë në krah të banorëve në bregun e lumit në Tiranë, të cilët janë mbledhur për të kërkuar dëmshpërblimet e pronave të prekura dy vite më parë si pasojë e realizimit të projektit për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës. Duke iu premtuar mbështetje të gjithë banorëve, Tabaku theksoi dje se kreu i bashkisë, Erion Veliaj së bashku me Ervin Bushatin dhe Sadri Abazin i mashtruan duke iu thënë se prona e tyre do të dëmshpërblehet me 50 mijë lekë të reja për metër katror. “Erion Veliaj bashkë me Ervin Bushatin dhe Sadri Abazin thënë se do ti dëmshpërblejnë me 50 mijë lekë të reja metrin katror. Sot atë premtim e morën dhe e shkelën me dy këmbë. Nuk ka zgjidhej, sot ose do kemi këtu që të mbrojmë pronën, pavarësisht nëse jemi pronarë të vjetër ose të rinj ose do t’ia lejojmë këtij shtetit që nesër të vij në shtëpitë e gjithsecilit prej nesh. Unë jam këtu për të mbrojtur banorët së bashku me kolegët deputetë të PD. Do të bëjmë një betejë ligjore deri në pikën e fundit për t’i mbrojtur këto banesa”, tha Tabaku. Gjithashtu Tabaku përmendi faktin se Partia Demokratike është në mbrojtje të këtyre banorëve, duke sulmuar ashpër kreun e bashkisë, i cili siç tha ajo e di mirë se qytetarët e kësaj zone janë të pambrojtur dhe pa mbështetje. Për Tabakun, të gjithë qytetarët duhet të dalin sa më parë në protestë për të ndaluar planet që kanë për synim grabitjen e pronës. Sipas saj, një qeveri e cila dhunon djersën e qytetarëve përfundimisht ka rënë dhe është një alarm për të gjithë, madje edhe
për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së. “Ashtu siç po luftojnë të gjithë qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Nesër do të jetë vonë, nesër do të vijnë në shtëpinë tonë dhe do na marrin pronën. Kjo betejë
është një betejë jo vetëm për pronën, pro edhe për procesin e integrimit, sepse prona është prioriteti kryesor i këtij procesi. Një shtet që shkel me dy këmbë, punën, kapitalin, jetën e këtyre njerëzve këtu, ai shtet nuk vlen
më, ai shtet ka mbaruar. Erion Veliaj e di se edhe këto njerëz nuk kanë mbështetje. Këto qytetarë po kërkojnë që mos të shkelet ligji. I bëj thirrje qeverisë të tërhiqet”, deklaroi dje deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
DEPUTETI I PD-së
Shembjet në Shkozë, Bumçi: Mblidhuni tek Kryeministria, të largojmë pushtuesin
Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka qenë gjatë dy ditëve të fundit pranë protestuesve në Shkozë në mbështetje të tyre dhe kundër prishjes së banesave pa siguruar strehim dhe dëmshpërblim për ata që preken nga zbatimi i projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai iu ka bërë thirrje banorëve të mblidhen tek kryeministria për të larguar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se po sillet si pushtues. “Nuk ka zgjidhje nëse nuk mblidhen protestuesit pranë kryeministrisë. Ta largojnë atë njeri që po sillet si pushtues. S’ka rrugë tjetër. Lapraka është zona që do goditet më rëndë nga kjo valë prishjesh të këtij kryeministri pushtues”, deklaroi Bumçi nga Shkoza. Në protestë ishin dje dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Banorët kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i hedh në rrugë, ndërsa kanë rrëfyer tmerrin e kaluar në orët e para të mëngjesit kur është prishur një banesë.
KREU I GRUPIT TË LSI-së:
Petrit Vasili: Unaza e Re, aferë e zezë e korrupsionit të qeverisë
K
a krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën. Por për kreun e grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar. I ftuar dje në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Ve-
liaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë. Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç
janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit. Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh me PD. “Për mua kontrata e këtij Kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij Kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili. Sa i përket bojkotit të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI
la të hapur mundësinë e rikthimit të opozitës në parlament, por vetëm kur të trajtohen ligje që janë në shërbim të qytetarëve. “Ne kemi ndërmarrë një bojkot të kushtëzuar. Do të rikthehemi në parlament kur ta shohim ne të arsyeshme se do të nevojitet prezenca jonë” u shpreh ai. Duke u ndalur tek çështja e Unazës së Re, Vasili e cilësoi atë si një aferë të pastër korruptive duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe të nisë një hetim përballë fakteve të tilla.
POLITIKE
6
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Partneriteti Publik-Privat/ Deputeti i LSI-së analizon situatën: Paratë i paguhen privatit nga buxheti i shtetit
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për debatet e krijuara së fundmi mbi PPP-të (Partneriteti Publik Privat). Në analizën e tij të ndarë 5 çështje kryesore, ish-ministri i Transporteve rreshton disa nga problemet kryesore që, siç thotë ai, qëndrojnë në PPP-të në vendin tonë siç janë: Kosto e tyre e lartë, e lidhur pazgjidhshmërisht me pakonkurueshmërinë në përzgjedhjen ofertës fituese dhe me koston e lartë të parave të përdorura nga private; Cilësia e veprave, apo shërbimeve; prioriteti. Analiza e plotë e Edmond Haxhinastos Debati për PPP-të (Partneriteti Publik Privat) vazhdon. Së fundmi, EURODAD, një njësi e specializuar që monitoron borxhin dhe zhvillimin, e përbërë nga 47 organizata nga 20 vende evropiane, ka sjellë vlerësimin e saj shumë kritik. Tërheqin vëmendjen eksperiencat e dështuara në 10 vende të ndryshme, mes tyre, edhe vende si Franca dhe Suedia. Për Shqipërinë, raporti konkludon se “disa praktika kontabël, i lejojnë qeverisë të mbajnë koston e projektit dhe detyrimet e saj të kushtëzuara“ jashtë bilancit”. Kjo përfundon duke ekspozuar financat publike ndaj rreziqeve të tepërta fiskale”. Në fakt kjo është pikërisht çka kemi kundërshtuar dhe sjellë në vëmendje të qeverisë. Këtë kanë bërë edhe organizata ndërkombëtare si FMN. Në vijim dhe përtej mbështetjes së konluzioneve të këtij raporti, mendoj se problemet kryesore të PPP qëndrojnë në 3 çështje kryesore: Kosto e tyre e lartë, e lidhur pazgjidhshmërisht me a) pakonkur-
Koncesionet, Haxhinasto: Dalldisë së PPP-ve duhet ti japim fund!
rueshmërinë në përzgjedhjen ofertës fituese dhe b) me koston e lartë të parave të përdorura nga privati. PPP janë oferta të pa kërkuara. D.m.th, operatori privat bën një propozim për të ndërtuar një vepër publike, ose të ofrojë një shërbim publik, me një kosto të caktuar. Pjesë e ofertës është edhe mënyra se si privati do t’i marrë paratë mbrapsht paratë e investuara, plus normën e fitimit. Format janë të ndryshme, por kanë një të përbashkët: paratë i paguhen privatit nga buxheti i shtetit. Vendimmarrja për këtë ofertë të privatit kryhet pas një procesi negociatash midis privatit dhe përfaqësuesve të sektorit publik. KËTU qëndron problemi i parë. Oferta më e mirë nuk vjen si pasojë e konkurrimit të hapur mes
privatëve, të cilët japin ofertat më të ulëta të mundshme për të fituar tenderin. Këtu konkurrimi nuk ekziston, dhe si pasojë oferta private e tejkalon në vlerë ofertën që do të vinte në një proces te hapur tenderimi. Pra, PPP-të janë forma e fshehur e prokurimit të drejtpërdrejtë. Për sa i takon kostos se parave që mund të sigurojë privati (nga bankat), ajo është gjithnjë më e lartë (interes tregtar) se kosto e parave që siguron qeveria pasi qeveria mund të gjejë para me interes të ulët zhvillimor. Gjë që nga qeveritë nuk është e vështirë të bëhet. (Sigurisht, përjashtohet këtu rasti që në PPP investohet nga privati për të pastruar paratë.) Prandaj, kosto e PPP-ve rritet edhe nga ky faktor, kosto e parave të investuara nga privati.
2. Cilësia e veprave apo shërbimeve. Dikush mund të thoshte se do ishte gati të paguhej një kosto më e lartë për një cilësi infrastrukture apo shërbimi më të lartë. Por investimi nga privati ka qëllim të drejtpërdrejtë të rrisë vlerën e fituar prej tij nga paratë e investuara. Ndryshe nga interesi dhe perspektiva e sektorit publik (apo qeverisë) e cila vlerëson impaktin social-ekonomik dhe qëndrueshmërinë afatgjatë te veprës, interesi i privatit është që “jetëgjatësia dhe cilësia” e veprës së bërë prej tij të jetë deri në momentin që atij i kthehet investimi së bashku me fitimin. Pra, pa dashur të paragjykoj asnjë privat, interesi i tij është që vepra të funksionojë me cilësi pikërisht për këtë periudhë, dhe më pas, ai nuk ka asnjë përgjegjësi dhe nuk është i interesuar. Këtu qëndron një kontradiktë tjetër e madhe. 3. Prioriteti. Një qeveri normalisht duhet të ketë listën e saj të prioriteteve, apo radhës se si dhe kur duhet investuar në veprat publike. D.m.th, cila vepër të investohet e para, e dyta, e kështu me radhë. Një radhë të tillë për infrastrukturën, e përcaktoi Samiti i Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjë që është detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë. Por, ajo që vëmë re është se ofertat e pa kërkuara nga privati, nuk kanë lidhje me këtë listë të projekteve prioritare. Ndërkohë për privatin “Prioritare” vlerësohet çdo kontratë/konçesion ai mund të fitojë në këtë mënyrë (PPP) që
u kthen investimin dhe fitimin. Pra, krijohen borxhe dhe detyrime publike ndaj privateve, por jo për realizimin e atyre veprave që janë prioritare dhe detyrim për vendin. Dhe këtu qëndron konflikti dhe kontradikta e tretë e madhe. Unë mendoj se “dalldisë” së PPP-ve i duhet dhënë fund. Ka një matës për të vlerësuar PPPtë. Është domosdoshmëri që të bëhen pyetjet e mëposhtme” 1. Në çfarë niveli shkon borxhi publik nëse i shtohen edhe pagesat vjetore për kontratat koncesionare PPP? 2. Sa është rritur kosto e veprave publike me PPP krahasuar me procese të hapura tenderimi? 3. Sa është rritur kosto e parasë së investuar nga privati? 4. Çfarë përgjegjësie ka privati për cilësinë e veprës pas përfundimit të kthimit të investimit dhe periudhës koncesionare? 5. A janë këto koncesione PPP, sipas rendit prioritar që ka strategjia e zhvillimit të vendit në sektorët e përkatës? Në përfundim, mund t’i referohem edhe një here raportit të EURODAD që u bën thirrje “të gjithë atyre që merren me drejtësinë, barazinë, qëndrueshmërinë dhe të drejtat e njeriut për t’i rezistuar shkeljes së PPP-ve dhe për të nxitur në vend të tyre shërbime publike me cilësi të lartë të financuar nga publiku, të kontrolluara në mënyrë demokratike dhe të përgjegjshme. Mirëqenia e bashkësive dhe shoqërive tona varet nga ajo.”
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-së: KY BUXHET TURPI, ANTISOCIAL, GRABITQAR, TRAGJIK
Petrit Vasili: Ky buxhet sjell shkatërrimin e Shqipërisë
N
jë ditë pas votimit në Kuvend, Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson të turpshëm buxhetin e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm. Nga foltorja e LSI-së, kreu i grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, teksa nuk i kurseu sulmet edhe për qeverinë aktuale , u shpreh se ajo po përgatitet për largim dhe shkatërrim të plotë të vendit. Deklaratën e tij, për buxhetin, Vasili e shoqëroi me shembuj dështimesh nga shtete si Franca dhe Spanja, ndërsa shtoi se borxhi i vendit do të rritet me 87%, i cili do shkojë në kurriz të familjeve shqiptare. “Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një buxhet turpi, që ka legjitimuar një grabitje shtetërore të padëgjuar. Shembujt që jepen janë të shumta dhe vijnë nga realitete ekonomike dhe demokratike të konsoliduara që nga Franca, Spanja, ku edhe praktikat kanë qenë njëra më e dështuar se tjetra. Vetëm koncensioni i shkollave rezultoi me probleme të mëdha dhe ishin në rrezik shembje. E çojnë borxhin e Shqipërisë me 87%, një borxh që ia
thyen këmbët ekonomisë shqiptare. Është preludi i piramidave financiare shumë herë më të rënda sesa atyre të 97-ës. Këto konçensione shpesh kanë dështuar dhe kanë mbetur në mes, për njëjtën gjë që shqiptarët duhet të paguanin 1 lek kanë paguar 100 lekë, duke rënduar buxhetin e familjes, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër duke i futur në qorrsokakun e mjerimit. Një ekonomi dhe varfëri të tillë pamundësia detyron shqiptarin e shkretë të ndërmarrë të gjitha mjetet e mundshme, ku kryesorja është emigracioni. Ky buxhet sjell shkatërrimin e Shqipërisë dhe largimin e qeveritarëve që veten rregulluan”, tha Vasili. Kreu in deputetëve të LSI-së u ndal edhe tek situata e krijuar nga dhënia e koncesioneve masive nga ana e qeverisë për realizimin e punëve publike. “Për sa i takon situatës me koncesionet, Shqipëria dhe qeveria shqiptare, ka ecur dhe po ecën me kokëfortësi, shumë të rrezikshme në një rrugë pa krye, pasi Parlamenti Europian vetëm pak
ditë më parë ka marrë në shqyrtim gjerësisht koncesionet në Europë por veçanërisht në Ballkan dhe i ka konsideruar ato një dështim të vërtetë. Shqipëria në mënyrë të veçantë është paralajmëruar në mënyrë të qartë nga
FMN nga Banka Botërorë dhe madje dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kërkesa ka qenë një dhe vetëm një. Ndalni koncesionet. Kjo do të thotë ndalja e shkatërrimit. Pasi këto koncesione deri tani kanë që arritur vlerën 2.2 miliardë euro dhe projektuar për 3 miliardë, e çojnë borxhin e Shqipërisë mbi 80 e ca %. Edhe për shqiptarin më të thjeshtë për ta kuptuar, është një borxh që ia thyen këmbët ekonomisë së brishtë shqiptare, është preludi i një kolapsi ekonomik pa kthim. Thënë akoma më thjeshtë që edhe shqiptari me i fundit ta kuptojë, është preludi, paradhoma e piramidave të reja financiare shumë herë më të rënda se ajo që përballuam në vitin ’97. Këtu do të thotë që të gjithë paratë publike janë futur në piramidë. Pasi vihet shumë qartë që edhe në shumë koncesione të tjera të dhëna në vende të tjera shumë më të fuqishme, shumë më të stabilizuara nga pikëpamja e administrimit të shtetit sesa Shqipëria”- theksoi dje Petrit Vasili.
POLITIKE
7
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Raporti për ndikimin në mjedisin ekonomik të Ballkanit: Kur PPP shkojnë keq paguan gjithmonë publiku
Ç
do projekt investimi në infrastrukturë është një mundësi për korrupsion, por projektet me koncesion Partneritet Publik-Privat (PPP) krijojnë një shtrat më të favorshëm për shkak të: mungesës së konkurrencës dhe kompleksitetit e projekteve, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndjekjen e përgjegjësive për shkak të sundimit të dobët të ligjit në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore. Kjo i bën këto projekte toksike që mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë publikut, konkludoi organizata Ballkani Monitoron Financat publike në një raport të posaçëm për ndikimin në mjedisin ekonomik të Ballkanit të projekteve me partneritet Publik-Privat. Disa vëzhgues të organizatës kanë argumentuar madje se PPPtë janë projekte të korruptuara në thelb, sepse ato praktikisht garantojnë fitime të larta për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike. “Ballkani Monitoron Financat publike” ka gjetur se, investimet me PPP janë rezultat vendimmarrjeve të korruptuara, pasi është një proces që i vë fitimet e korporatave para nevojave reale të infrastrukturës publike. Ka përvoja shumë negative me PPP-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo ngre shqetësime se sa problematike mund të jenë këto kontrata në vende të tilla si ato të Ballkanit ku ekspertiza dhe mundësitë për ti kontrolluar këto projekte janë shumë më të ulta. Projektet PPP duke qenë se ofrohen dhe zbatohen nga kompanitë që i zbatojnë janë më pak të mbikëqyrura dhe të supervizuara nga ana teknike nga qe-
“Ballkani Monitoron”: Projektet me koncension PPP janë korruptive në themel
veritë si në rastin e investimeve publike klasike. Një nga shembujt më famëkeq ka ndodhur në Skoci në 2016 ku shkollat e ndërtuara me PPP ne Edinburg kanë nisur të shemben. Për pasojë të 17 shkollat e ndërtuara në këtë mënyrë u mbyllen për shkak se standarti i ndërtimit nuk ishte respektuar aspak nga kontraktorët e PPP-ve. Pas këtij incidenti, Dave Watson i sindikatës së shërbimit publik UNISON vuri
në dukje se megjithëse probleme mund të ndodhin me çdo projekt ndërtimi, këto dështime janë një rrezik më i madh në PPP sepse: Kompania e ndërtimit në PPP është edhe klienti dhe kontraktori. Ndryshe nga prokurimi konvencional, nuk ka ofrues të shërbimit publik që kryen roli mbikëqyrës i klientit gjatë ndërtimit. Ka një nxitje që krijon ambicia për fitime për t’i mbajtur kostot
DEPUTETI I LSI-së
“PPP-të”, Spahiu: Dështim me pasoja katastrofike financiare, të ndalohen me ligj!
P
as publikimit të gjetjeve nga “Ballkani Monitoron Financat Publike” lidhur me pasojat që shkaktojnë dhëniet me koncesion apo marrëdhëniet kontraktuale me Partneritet Publik-Privat do të reagonte ditën e djeshme edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shprehet se PPPtë garantojnë fitime për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike. Gjithashtu,
minimale. Çdo kursim rrit fitimet si për kompaninë e ndërtimit. Pra, ekziston një nxitje më e fortë e kostos sesa në prokurimin konvencional. Shumë skema PPP janë nën presion për të ulur shpenzimet në një fazë të vonë për shkak të buxhetit konsumuar. Skemat PPP për ndërtesa të shumëfishta si shkollat, kanë tendencë të përdorin dizajne standarde për të mbajtur të ulëta shpenzimet. Nëse një tipar i pro-
jektimit dështon, mund të ketë implikime për disa ndërtesa, jo vetëm një. Kur PPP shkojnë keq paguan gjithmonë publiku Realiteti ka treguar se nëse një PPP shkon keq, është publiku sektori që përfundon duke paguar kostot, thuhet në raportin e “Ballkani Monitoron Financat Publike”. Një autoritet publik përballet me një PPP kur investimi nuk eceën sipas parashikimit. Në të gjitha rastet e edhe ku fajin e ka partneri privat, kostot kalojnë në publik dhe qytetarët i paguajnë ato nga taksat. P.sh: Nëse lind nevoja për rishikimin e kontratës dhe shteti rrit presionin mbi kontraktuesin privat ky i fundit kërcënon me prishjen e marrëveshjes dhe lënien e projektit përgjysmë. Kjo do të kishte kosto edhe më larta, ndaj qeveritë vijojnë të financojnë privatët duke paguar. Edhe në rastin më të mirë, nëse një autoritet publik kërkon ndryshime nga sektori privat, ai do ka shumë të ngjarë të paguajë më shumë. Nëse projekti dështon plotësisht, autoriteti publik duhet të paguajë përsëri koston e marrjes së shërbimit. Kjo mund të tingëllojë dramatike, por ka ndodhur disa herë, për shembull në rastet e autostradave M1 / M15 dhe M5 në Hungari, PPP në metronë e Londrës. /Marrë nga Monitor
KONCESIONET
“PPP-të”, Panariti: Qeveria “Rama” e ka çuar vendin në humnerën koncensionare
D
ligjvënësi i LSI-së thekson se tashmë nuk mjaftojnë më as amendimet për PPPtë, por ato duhen ndaluar me ligj. “PPP-të garantojnë fitime të larta për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike”, ky është thelbi i thënë nga Ballkani Mon-
itoron Financat Publike por edhe EURODAT ku i cilëson PPP-t si dështim me pasoja katastrofike financiare. Tashmë as amendime nuk mjaftojnë, PPP-të duhen ndaluar me ligj..!!!”- u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
itën e djeshme edhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar mbi PPP-të dhe pasojat e pasojat e tyre. Me anë të një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti u shpreh se qeveria “Rama” si moto të funksionimit të saj ka sloganin: “Pas nesh le të bëhet qameti”! Dhe kjo sipas tij, është arsyeja se pse kjo qeveri e ka çuar tashmë vendin në atë që quhet ndryshe si humnera koncesionare të Shqipërisë, ku siç shpjegon ai, 70% e pasurive dhe shërbimeve publike është në duart e një për
qind të popullsisë. “Pas nesh le të bëhet qameti!.. Kjo është domethënia e humnerës koncesionare të Shqipërisë! Ku 70% e
pasurive dhe shërbimeve publike është në duart e një për qind të popullsisë. Të tjerët rrinë dhe vështrojnë! “Pas nesh le të bëhet qameti” është një shprehje e Luigjit të XV dhe të dashurës së tij Madame Pompadour, kur këshilltarët e oborrit mbretëror i paralajmëruan për rrezikun e katastrofës financiare dhe varfërimit të Francës.. Për analogji kjo është përgjigja e nënkuptuar e shumicës qeverisëse për popullin i cili do të jetë paguesi i vetëm i faturës së “çmendurisë së PPP-ve ” në breza”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
POLITIKE
20 8
E mërkurë, 5 dhjetor 2018 2018 E mërkurë, 5 DHJETOR
Kreu i Qeverisë kundër Haradinajt: Taksa 100% e Kosovës ndaj Serbisë, është anormale, por duhet marrë si reagim politik
Rama: “Shqipëria e Madhe” në Beograd artikulohet sa herë ne kërkojmë të drejta
K
ryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci ku ditën e djeshme është pritur nga homologu kroat, Andrej Plenkoviç. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat kanë dhënë edhe një konferencë për shtyp ku i janë përgjigjur interesit të medias. Kreu i qeverisë kroate u shpreh se Zagrebi mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në në qershorin e ardhshëm. Ai theksoi se pas zgjedhjeve europiane, Brukseli duhet t’i çelë dritën jeshile Shqipërisë, duke vlerësuar kursin progresiv të reformave, siç është reforma në sistemin e drejtësisë. “Sa herë takohem me kryeministrin Rama kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar edhe në mbledhjen e Sofjes se Kroacia është për hapjen e negociatiave të Shqipërisë por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit”- u shpreh kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria meritonte çeljen e negociatave që këtë qershor, ndërsa u shpreh se
një vendimmarrje të tillë nga a e Brukselit Tirana e pret qershorin e 2019-ës. “E thashë dhe më përpara që Kroacia ka qenë në mbështetje e gjithëhershme për Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditët e para të pavarësisë së saj. Ajo që presim nga BE qershorin e ardhshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim”- deklaroi dje kryeministri shqiptar Edi Rama. “Shqipëria e Madhe” Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve vendas edhe për akuzat e Beogradit sa i takon “Shqipërisë së Madhe”. Duke ironizuar sulmet që vijnë nga politika dhe medias serbe, shefi i qeverisë shqiptare tha se akuzat e Beogradit nuk i kupton serbisht, por kroatisht. Ndërsa lidhur me taksën 100% të Kosovës për produktet serbe, Rama tha se është vendim politik përballë agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pjesë nga konferenca Pyetje nga gazetarët:
Çfarë qëndrimi do mbajë Kroacia ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe pyetja për kryeministrin Rama, çfarë prisni ju nga Brukseli? Andrej Plenkoviç: Ishte një pyetje aktive dhe çdo herë kur takohemi me Ramën kjo pyetje është e para. Sa i përket qëndrimit të Kroacisë e kam theksuar se Kroacia është për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pas zgjedhjeve everopiane, Shqipëria dhe Maqedonia do fillojnë negociatat.
SAMITI I ZAGREBIT
Rama: E ardhmja e Ballkanit duhet të ankorohet në BE Gjatë këtyre dy ditëve po mbahet në Zagreb të Kroacisë Samiti i Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Në fjalën e tij, Rama tha se duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të rajonit. “Integrimi Europian mbetet prioriteti i qeverisë shqiptare dhe e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit Europian”- kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Zagrebi. Gjatë fjalës së tij në Samit, paraditen e djeshme, Rama ka theksuar se në të njëjtën kohë me këtë prioritet, duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve
tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë. Kryeministri u shpreh i bindur se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Edi Rama: Kroacia ka qenë një mbështetje për
Shqipërinë dhe shqiptarët që në ditën e parë të pavarësisë së saj dhe pas lindjes së Kroacisë moderne. Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin. Pyetje nga gazetarët: Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe? Edi Rama: Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente. Pyetje nga gazetarët:
Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe? Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politik dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli
SPECIFIC PROCUREMENT NOTICE REQUEST FOR BIDS (Without Prequalification) Employer: Albanian Development Fund (ADF) Project: Regional and Local Roads Connectivity Project (RLRCP) Contract title: “Reconstruction of the road “Pogradec-Tushemisht” Country: Albania Loan No.: IBRD loan 8850-AL RFB No: RLRCP/1/1.2/2018 Issued on: December 04, 2018 1. The Government of Albania has received financing from the World Bank toward the cost of the Regional and Local Roads Connectivity Project (RLRCP), and intends to apply part of the proceeds toward payments under the following contract. Albanian Development Fund (ADF) is the Project Implementing Agency for the “Regional and Local Roads Connectivity Project (RLRCP)” Project. 2. ADF now invites sealed Bids from eligible Bidders for: RLR CP/1/1.2/2 018, “R econstruction of the road “P ogradec RLRCP/1/1.2/2 CP/1/1.2/20 “Reconstruction “Pogradec Tushemisht” ushemisht”. The construction period is 8 months. The project aims full reconstruction of Pogradec-Tushemisht road. The construction services required consist on: road reconstruction, urban improvement and upgrading works, landscape rehabilitation works. The road reconstruction will increase surrounding asset value, ease area access and mobility for local habitants and accessibility to the castle by tourists. The required works under this contract consist mainly on; earth movement and excavation, laying and compaction of road subgrade layers, asphalt works, utility works, concrete and reinforcement, and landscaping works. The Site is located at Pogradec municipality. 3. Bidding will be conducted through international competitive procurement using Request for Bids (RFB) as specified in the World Bank’s “Procurement Regulations for IPF Borrowers” July 2016, as amended (“Procurement Regulations”), and is open to all eligible Bidders as defined in the Procurement Regulations. 4. Interested eligible Bidders may obtain further information and inspect the bidding document during office hours 10:00 to 14:00 hours at the address given below. 5. The bidding document in English may be purchased by interested eligible Bidders upon the submission of a written application to the address below and upon payment of a nonrefundable fee of 100 Euro. The method of payment will be direct deposit to the ADF account, at Union Bank, as follows: Name of the Bank: UNION BANK –Tirana, Albania Name of account: “Llogari Projekti ADF” IBAN CODE: AL47 2141 1106 0117 2854 6403 0120
Client number: 285464 The document will be sent by e-mail or dispatched. For the direct deposit, the Bidder should provide Bank’ payment receipt to ADF. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the non-refundable fee, the documents will promptly be dispatched. In addition, if requested, the documents can be dispatched electronically after presentation by the prospective tenderer of an appropriate evidence of payment of the non-refundable fee. In the event of discrepancy between electronic and hard copies of the documents, the hard copy shall prevail. 6. Bids must be delivered to the address below on or before January 22, 2 019, 1 1:00 hrs. Electronic bidding will not be 20 11:00 permitted. Late Bids will be rejected. Bids will be publicly opened in the presence of the Bidders’ designated representatives and anyone who chooses to attend at the address below. 7. All Bids must be accompanied by a bid security in the amount of 12,414,600 Albanian Leke (ALL), or its equivalent in a convertible currency (using the Bank of Albania official exchange rate on the date of publication of the Specific Procurement Notice. 8. Attention is drawn to the Procurement Regulations requiring the Borrower to disclose information on the successful bidder’s beneficial ownership, as part of the Contract Award Notice, using the Beneficial Ownership Disclosure Form as included in the bidding document.” 9. The addresses referred to above are: For further information and inspection of the bid document: Albanian Development Fund Address: Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10, Tirana, Albania Contact name: Ms. Manjola Dhamo Second Floor Tel: +355 4 22 35 597/8 Fax: +355 4 22 28 548 E-mail: adf@albaniandf.org; mdhamo@albaniandf.org Web site: www.albaniandf.org For Bid submission: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Ground Floor, Protocol Office City: Tirana Country: Albania For Bid opening: Albanian Development Fund Street Address: Rr. Sami Frasheri, No. 10 Floor/Room number: Fourth Floor. City: Tirana Country: Albania
POLITIKE
9
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
DEPUTETJA E PD-SË: RAMA VAZHDON TË NGULË KËMBË DHUNSHËM NË PRISHJEN E SHTËPIVE PËR INTERESA OLIGARKËSH
Jorida Tabaku: Rama u shërben atyre me të cilët ndan paratë publike
Z
hvillimet e fundit sociale në Paris të Francës dhe rezultati i protestës disaditore kundër rritjes së çmimit të naftës duket se janë kthyer në burim frymëzimi për përfaqësuesit e opozitës në Tiranë. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku paraditen e djeshme ka bërë një krahasim mes qeverisë franceze, e cila u tërhoq pas protestave të qytetarëve të saj dhe qeverisë shqiptare që vijon me këm-
bëngulje dhe dhunë të prishë banesat e qytetarëve. Sipas saj kemi të bëjmë me një qeveri demokratike (në Francë) dhe një tjetër totalitare (këtu në Shqipëri), shkruan Tabaku duke shtuar se të drejtat e qytetarëve janë të pa negociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze, thotë Tabaku, është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar. “Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare. Pas javësh të mbushura me përleshje, qeveria franceze ka marrë sot (dje) vendimin për të pezulluar rritjen e taksës se karburantit. Ishte kjo taksë që do të rriste çmimin e naftës e për rrjedhojë të të gjitha produkteve në Francë. Qeveria dhe vetë presidenti Macron reflektuan, duke e pezulluar rritjen që do të niste në janar 2019. Ndryshe nga qeveria një
qeveri demokratike, kryeministri Rama që udhëheq një qeveri gati totalitare, vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh. I kapur në ethet e pushtetit absolut, ai ka refuzuar të dëgjojë banorët e lë më pastaj të tërhiqet nga veprimi i tij. Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetëm ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit. Të drejtat e qytetarëve janë të pa negociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar”, u shpreh dje në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
Kreu i LZHK-së: Ne aleatët kemi pretenduar se duhet një sistem i ri zgjedhor… o lista të hapura, o zona të korrektuara mazhoritar me proporcional
Dashamir Shehi: Situata është rëndë, ja vlen edhe djegia e mandateve që BE të reagojë D
jegia e mandateve shihet nga një pjesë e opozitës si e vetmja mundësi për të ndryshuar situatën në vend. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi në një prononcim dhënë për televizionin “Klan”, deklaron se djegia e mandateve është e vetmja mënyrë për të ndërgjegjësuar edhe ndërkombëtarët se gjërat nuk po ecin mbarë në Shqipëri. Ai e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament. “Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë’, tha deputeti i opozitës, Dashamir Shehi. Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë kryetari i LZHK-së, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione. “Duam ligj për Vettingun në politikë, për dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë dhe kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë”, u shpreh Dashamir Shehi. Reforma zgjedhore Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur
flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike. Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral. “Pavarësisht se PD nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për ndryshimin e
sistemit, e ka filluar me numërim elektronik, gjëra shumë të rëndësishme, por ne aleatët kemi pretenduar se Shqipërisë i duhet një sistem i ri zgjedhor… o lista të hapura, o zona të korrektuara maxhoritar me proporcional, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar”, deklaroi dje deputeti i opozitës, Dashamir Shehi.
NËNKRYETARI I PD
Paloka: Franca proteston për çmimin e naftës, Rama vjedh dhe qindarkat e shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të qeverisë franceze për të pezulluar rritjen e çmimit të naftës. Paloka shkruan se francezët për pak cent janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë, ndërkohë që Rama kaloi në parlament një paketë taksash dhe një buxhet që u rrëmben dhe qindarkat e fundit shqiptarëve. Më tej, Paloka shton me ironi se këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplome të kopjuar, apo atë me diplomë false. “Francezët për pak cent, janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë… dhe nuk janë populli më i varfër i Evropës… Rama kalon në Parlament një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij (praktikisht për ti kaluar në xhepin e tij) ndërkohë që nxjerr në rrugë qindra familje pa ju dhënë asnjë cent… por këtu janë në hall se ke nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplomë të kopjuar apo atë me diplome false…”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Edi Paloka.
DEPUTETI I PD-SË
Tritan Shehu: Francezët, dëshmi e popullit që lufton për të drejtat
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka vlerësuar popullin francez pas protestave të mëdha kundër rritjes së çmimit të karburantit. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu u shpreh dje se francezët janë dëshmi e një populli që di të luftojë për të drejtat e tij dhe të fitojë. Sipas tij, janë thelbësore këto velera shpeshherë, pikërisht për të vendosur drejtësi. “Francezët, dëshmi e një populli që di të luftojë për të drejtat e tij… dhe të fitojë. Qofte edhe duke vendosur “gijotinën” poshtë zyrave të qeverisë… Në fakt dikur i vendosën realët… Tërhiqet qeveria franceze përballë presionit popullor, duke shpallur moratoriumin për rritjen e taksave të karburanteve, deri në një kompromis me protestuesit. Një popull vital, me koshiencë qytetare ai, që nuk duron dot padrejtësitë dhe arrogancën mbi kurriz. Thelbësore këto vlera shpeshherë, pikërisht për të vendosur drejtësi”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Tritan Shehu.
AKTUALITET
10
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën përshëndetëse ka theksuar se krijimi i Forcave të Armatosura , moment i rëndësishëm për historinë tonë shtet-formuese
P
ak ditë pas festimit të ditës së Flamurit, Ushtria Shqiptare festoi të martën 106-vjetorin e krijimit. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën përshëndetëse theksoi se krijimi i Forcave të Armatosura , është moment i rëndësishëm për historinë tonë shtet-formuese. Për 106-vjetorin e FA-së, u nis edhe kontingjenti i radhës për në Afganistan, ku 66 ushtarakë shqiptarë do të shërbejnë 6 muaj në Kabul. “Vlerësime për kontributin e FA në misionet e NATO dhe BE. Së shpejti fillojmë angazhimet nën ombrellën e OKB”, u shpreh Xhaçka. Kryeministri Edi Rama, tha se vendi ynë kontribuon denjësisht prej vitit 2002. “Në 106 vjetorin e krijimit të FA, edhe ceremonia e përcjelljes së 66 forcave shqiptare për në misionin e radhës në Afganistan ku vendi ynë kontribuon denjësisht prej vitit 2002”, u shpreh Rama. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, para ceremonisë, përmes një postimi në facebook uroi të gjithë ushtarakët shqiptarë me një fotografi që publikohet për herë të parë. Në këtë fotografi janë 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të themelimit të ushtrisë, në vitin 1912. “Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, shprehet Xhaçka. Po ashtu ministrja Xhaçka ka falënderuar bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Erion Veliaj që e kanë stolisur bulevardin “Dësh-
106-vjetori i FA-së, 66 ushtarakë shqiptarë nisen për në Kabul
morët e Kombit” me stemat dhe historikun e Forcave të Armatosura me rastin 106-vjetorit të Ushtrisë Kombëtare. Më 4 dhjetor 1912, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e ushtrisë, e cila përbëhej nga xhandarmëria dhe rezervistë. Në kuadër të këtij vendimi kabinetit qeveritar iu shtua edhe Ministria e
Luftës e kryesuar nga Mehmet Pashë Dërralla. Po në këtë ditë kabineti qeveritar vendoset në selinë e tij, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ministri i parë i Mbrojtjes shqiptare ishte Mehmet Dralla ndërsa shtabin e Përgjithshëm e drejtonte Ali Shkupi. Në atë kohë ushtria e Shqipërisë përbëhej nga 12 mijë vetë, si forca aktive dhe
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, uroi të gjithë ushtarakët shqiptarë me një fotografi që publikohet për herë të parë. Në këtë fotografi janë 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të themelimit të ushtrisë, në vitin 1912. “Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, shprehet Xhaçka.
“Ushtria shqiptar ka një personel aktiv prej 8500 vetësh dhe në rezervë janë 14 mijë persona. Zotëron një flotë ajrore prej 23 helikopterë transportues, 688 vetura luftarake, 28 anije patrulluese dhe dy anije luftarake”.
MISIONI “Për 106-vjetorin e FA është nisur kontingjenti i radhës për Afganistan, ku 66 ushtarakë shqiptarë do të shërbejnë 6 muaj në Kabul. “Vlerësime për kontributin e FA në misionet e NATO dhe BE. Së shpejti fillojmë angazhimet nën ombrellën e OKB”, u shpreh Xhaçka”. luftës ushtria nisi të funksiononte si një trupë normale në kohë paqeje dhe numri i personelit ra në 27 mijë. Në fillim të viteve 90 ushtria shqiptare u reformua duke hequr simbolet e komunizmit dhe duke marrë trajtën e një ushtrie të depolitizuar. Pas kërkesës në vitin 1992 për tu bërë pjesë e NATO-s, në 1 prill 2009 Shqipëria u bë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo është arritja më e madhe e forcave të armatosura. Në 2010 u hoq shërbimi i detyruar ushtarak. Aktualisht ushtria shqiptar ka një personel aktiv prej 8500 vetësh dhe në rezervë janë 14 mijë persona. Zotëron një flotë ajrore prej 23 helikopterë transportues, 688 vetura luftarake, 28 anije patrulluese dhe dy anije luftarake.
QEVERIA
FOTOLAJM
Ushtria në 1912
në rezervë dhe xhandarmëria. Fillimi i Luftës së dytë Botërore i dha goditjen fatale ushtrisë por dhe shtetit shqiptar. Në kohën e luftës rolin e ushtrisë e morën forcat kombëtare antifashiste nacional çlirimtare të cilat në nëntorin e vitit 1944 arritën një numër të konsiderueshëm personeli në rreth 70 mijë, pothuajse 70% e popullsisë së vendit. Pas
14 MIJË USHTARË
P
as pak ditësh qeveria do të shpërndajë shpërblimet e pensionistëve me rastin e fundvitit. Ministri Ahmetaj tha se çdo pensionist do të përfitojë 5 mijë lekë shpërblim. “Pas disa ditësh qeveria do të shpërndajë edhe bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë të reja për pensionistë. Nuk ka pasur kurrë precedentë të kësaj shume. Ne e kemi kthyer në traditë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë të konsoliduar buxhetore”, tha ministri. Kreu i Financave Ahmetaj u shpreh se pas pak ditësh qeveria do të miratojë vendimin për rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. “Një lajm i mirë për buxhetin dhe që së shpejti kalon vendimi në qeveri është rritja e pagës minimale. Po shkon 26 mijë lekë, pra një rritje graduale. Është marrë parasysh shumica e kërkesave të sipërmarrjes”, tha ministri.
5 mijë lekë shpërblim pensionistëve
AKTUALITET
N
11
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Qendra LILIUM është një qendër sipas standarteve europiane, e financuar nga Qeveria shqiptare në përmbushje të rekomandimeve të Konventës së Stambollit
ë 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi qendrën Lilium, e para qendër e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, e cila do të ofrojë shërbim multidisiplinar për të gjithë të mbijetuarit nga dhuna seksuale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mori pjesë në inagurimin e qendrës së re që do të trajtojë me të gjitha shërbimet, viktimat e dhunës seksuale. “Qendra Lilium, që ka emrin e një luleje, është qendra e parë e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, ku do të ofrohen shërbime të integruara për viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu. Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja e provave për ndjekjen e rastit nëpërmjet drejtësisë penale dhe shërbimet psikosociale, ofrohen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe nga profesionistë të specializuar veçanërisht për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale. “Për shkak të stigmës dhe mungesës së shërbimeve të specializuara, rastet e dhunës seksuale janë të nënraportuara por ne besojmë se me hapjen e kësaj qendre tashmë me standarte të çertifikuara, do të kenë mundësi të marrin shërbim pa dallim dhe në anonimitet të plotë të gjithë viktimat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu. Qendra LILIUM është një
Qendra për viktimat e dhunës seksuale, Ogerta Manastirliu: Mbrojtje pa dallim VIKTIMAT E DHUNËS “Për shkak të stigmës dhe mungesës së shërbimeve të specializuara, rastet e dhunës seksuale janë të nënraportuara por ne besojmë se me hapjen e kësaj qendre tashmë me standarte të çertifikuara, do të kenë mundësi të marrin shërbim pa dallim dhe në anonimitet të plotë të gjithë viktimat e dhunës seksuale”.
QENDRA
qendër sipas standarteve europiane, e financuar nga Qeveria shqiptare në përmbushje të rekomandimeve të Konventës së Stambollit, Raportit të GREVIO-s dhe ligjit të ri për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ajo ofron shërbim nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të përbërë nga: punonjës socialë, punonjës
AKSIONI
Barnat, 139 masa për shkelje
të policisë, infermierë, mjekë ligjorë, gjinekologë, pediatër, psikiatër, psikologë klinikë, punonjës të prokurorisë, avokatë, etj. Qendra LILIUM, është një qendër që ka si përparësi shëndetin dhe mirëqenien e të mbijetuarëve nga dhuna seksuale, pavarësisht moshës, gjinisë, etnisë, grupit social, aftësisë së kufizuar, preferencës seksuale
apo çdo lloj dallimi tjetër. Gjatë inagurimit të qendrës Lilium, merrnin pjesë edhe drejtor i UN Women në Shqipëri, zëvendësministret e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme, mjekë dhe punonjës të specializuar që do të ofrojnë shërbimet multidisiplinare në këtë qendër. Ministrja Manastirliu thek-
“Qendra LILIUM ofron shërbim nëpërmjet një ekipi multidisiplinar të përbërë nga: punonjës socialë, punonjës të policisë, infermierë, mjekë ligjorë, gjinekologë, pediatër, psikiatër, psikologë klinikë, punonjës të prokurorisë, avokatë, etj”. soi se modele të tilla të qendrave që ofrojnë shërbime multidisiplinate për viktimat e dhunës seksuale do të shtrihen në të gjithë vendin.
SITUATA
3 mijë të mitura lënë arsimin e mesëm
T
Në funksion të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së barnave në tregtimin e tyre, Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë ka kryer kontrolle në 300 farmaci ku janë marrë 139 masa për shkelje administrative. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontrollet i përkasin periudhës nga 13 shtator deri më 27 nëntor ndërsa s’do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që japin barna pa recetë, pa pullën e sigurisë apo që mbahen në kushte jo të përshtatshme. Sipas ministrisë, siguria e qytetarëve mbetet prioritet i punës së përditshme.
ë rinjtë braktisin arsimin e mesëm edhe nga përqendrimi i shkollave të mesme në zona urbane ose që një shkollë mbulon disa fshatra ka bërë që shpesh mjaftohen me vetëm 9 klasë në këto zona. Më të diskriminuara në këtë pikë duket se janë vajzat pasi çdo vit 3000 braktisin arsimin e mesëm. Shumë shkolla në vendin tonë kanë tualete të përbashkëta si djemtë dhe vajzat. ‘’Shkollat janë larg, bashkitë nuk marrin masa për të ofruar mjedise dhe transport të sigurt për vajzat që të shkojnë në shkollë’’, u shpreh Altin Hazizaj. Ndryshe nga djemtë të cilët kërkojnë të arsimohen me shpresën për të gjetur një punë edhe pse arsimi në Shqipëri nuk përputhet me tregun e punës, vajzat në zona
rurale pasi arrijnë një moshë të caktuar kanë prioritet martesën dhe jo arsimin. Të arsimuar ose jo, pamundësia për të gjetur punë i ka detyruar të rinjtë të emigrojnë drejt BE-së qoftë duke
u martuar herët me shqiptarë që jetojnë jashtë apo për të gjetur një punë për të jetuar në rastin e djemve. Sipas statistikave të INSTAT afro 80 % e të rinjve kanë emigruar në dy vitet e fundit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Prezenca austrohungareze në arkeologjinë shqiptare Konferenca e djeshme, e cila erdhi si bashkëpunim mes Ambasadës austriake në Tiranë, Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare, si dhe synon të japë një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor, të cilët me pasion dhe përkushtim, zbuluan dhe dokumentuan mjaft të dhëna arkeologjike për qytete të ndryshme antike të Shqipërisë. Të dhënat më të hershme të kërkimeve austriake rreth pasurive arkeologjike të vendit tonë, vijnë nga arkeologu Karl Paç, i cili në fakt mbyll edhe serinë e udhëtarëve arkeologë në fillim të shek. XX, transmeton atsh. Konferenca u hap me përshëndetjet e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi dhe Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, të cilët theksuan se studimet arkeologjike në Shqipëri përjetuan një etapë të re gjatë viteve 1916-1918, ku Akademia e Shkencave të Vjenës në bashkëpunim me komandën e trupave austro-hungareze, të cilat kishin pushtuar pjesën më të madhe të territorit tonë, organizuan ekspedita informative me qëllimin identifikimin dhe grumbullimin e objekteve të ndryshme arkeologjike, dhe si rrjedhojë duke realizuar një vlerësim paraprak
Filmi "Të Thyer" shpallet fitues në festivalin e Salernos mbi pasurinë arkeologjike të Shqipërisë, si dhe fazat historike të këtij territori. Një pjesë e këtyre objekteve arkeologjike, të identifikuara prej arkeologëve austriakë, janë përfshirë si pjesë e ekspozitës arkeologjike të përhershme në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar, ku veçojmë mozaikun e ashtuquajtur Bukuroshja e Durrësit, ndër punimet e para të artit muziv të dëshmuar në territorin tonë, të datuar në fund të shek. IV - fillimi i shek. III p. Kr., zbulimi i saj në vitin 1958, u realizua pikërisht falë njoftimeve të shënuara më parë nga Prashniker.
Një objekt tjetër i ekspozuar në muze, identifikuar nga Prashniker e Shober, është stela e varrit e njohur si e Falakrës dhe Neagenës, datuar në fund të shek. III - fillimi i shek. II p. Kr.; po ashtu, një gjetje mjaft interesante përbën edhe portreti prej mermeri i perëndisë Silen, identifikuar fillimisht nga arkeologu austriak K. Paç, në muret e manastirit të Apolonisë. Kjo konferencë u mundësua nga Sabine Ladstatter dhe Alexander Sokolevic nga Instituti Arkeologjik Austriak në bashkëpunim dhe me arkeologët e profesorët shqiptarë si; Neritan Ceka, Luan Përzhita dhe Bashkim Lahi.
Premiera "Babagjyshi ekziston" sjell festë për fëmijët në teatër "Babagjyshi ekziston" është premiera më e re për fëmijë që do të ngjitet në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" duke filluar nga kjo fundjavë çdo të shtunë dhe të dielë. Shfaqja trajton temën e mosbesimit të babagjyshit nga të rriturit dhe do të vi nën interpretimin e aktorëve Ledian Gjeçi, Algiona Aga, Dajana Nenaj, Ledio Shehi, Mateo Dervishaj. Kjo është një shfaqje për fëmijë, por që i drejtohet edhe prindërve të cilët pa dashur ia transmetojnë këtë mosbesim fëmijëve të tyre. Subjekti i saj është për festat e fundvitit. Sipas këtij subjekti, babagjyshi për të parën herë këtë vit vjen nga Poli i Veriut përpara se të vijnë elfët e tij. Ai vjen, sepse do t'i shohi fëmijët përpara se të flenë për të parë në sytë e tyre lumturinë kur presin dhuratën e tij. Pasi ai vjen në Tokë dëgjon një prind i cili i mbush mendjen fëmijës së tij se babagjyshi nuk ekziston. I fyer nga kjo gjë ai vendos që këtë vit mos të shpërndaj dhurata. Pasi elfët e marrin vesh këtë gjë, ata bëjnë ç'është e mundur që t'i bindin prindërit për ekzistencën e babagjyshit dhe t'i kthejnë fëmijëve besimin të cilët po e humbnin pak e nga pak. Pasi e bindin prindin, ky i fundit kthehet në një elf dhe bashkë me elfët e tjerë i rikthen besimin fëmijëve. Në këtë shfaqje, aktorët jo vetëm aktrojnë por ata kërcejnë dhe gjithashtu këndojnë duke e bërë këtë shfaqje me akoma më shumë atmosferë festash. Mesazhi i kësaj shfaqje është për të gjithë grupmoshat që ata mos t'i shuajnë fëmijëve imagjinatën, ëndrrat dhe shpresat e tyre të
cilat ia bëjnë fëmijërinë më të bukur. Gjithashtu kjo shfaqje kërkon që edhe tek të rriturit të zgjojnë besimet që ata kanë pasur në fëmijërinë e tyre. Shfaqja "Babagjyshi ekziston" do të vijë çdo fundjavë për publikun e vogël në orën 10:30 në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".
Me regji dhe skenar nga Edmond Budina, filmi "Të Thyer" është shpallur fitues i festivalit të 72 të Salernos në Itali. Këtë vit ishin 120 filma në konkurrim midis të tjerëve mori pjesë edhe Matteo Garrone me "Dogman". Producentja Adele Budina shprehet entuziaste për këtë vlerësim në një prej festivaleve më të vjetër të filmit. "Shoh me kënaqësi që filmi ka vlera universale dhe po pëlqehet edhe nga një publik i huaj. U vlerësua nga një juri ndërkombëtare edhe për nivelin e tij artistik dhe kritika e specializuar arriti ta zbërthejë në detaje dhe ta vlerësojë. Si producente e A. B. Filmit, çmimi është shumë i rëndësishëm për vlerën artistike, për faktin që festivali është ndër më të vjetrit, por edhe pse me filmin e parë nën prodhimin tim personal mora një çmim kaq të rëndësishëm dhe kjo nuk u ndodh të gjithëve në fillimin e karrierës", shprehet producentja Budina, citon atsh. Filmi "Broken" (Të Thyer) është një tjetër çmim për regjisorin e njohur Edmond Budina, por ky vlerësim shkon dhe për kinematografinë shqiptare. Producentja Adele Budina shprehet me falënderime për të gjithë që ndihmuan për filmin. "Është emocionuese të shohësh njerëzit me lot në sy në fund pas projektimit të filmit në kinema, dhe ky çmim vjen pas shume sakrificave , pas kaq shumë pune e zhgënjimesh. Kam zemrën të mbushur me gëzim, jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që janë munduar me shumë sakrifica, si të gjithë emigrantët, për të pasur një jetë sa më dinjitoze në Itali. Jam e gëzuar për Shqipërinë, vendi im, dhe për Qendrën Kombëtare të Kinematogarfisë, që na dha mundësinë të realizojmë një film me temë universale. Po ashtu dua të falënderoj dhe Italinë, vendin tim të dytë, me MIBACT (ministria italiane e Kulturës) që më ka mbështetur gjithmonë, po ashtu falënderoj Agjencinë Maqedonase të Filmit që përkrahu "Të Thyer", gjithë bashkëpunëtorët dhe gjithë stafin", vijon Budina. Produenctja tregon se puna me filmin ka pasur synim për të sjellë një prodhim kinematografik sa artistik dhe shoqëror. Në gjithë këto vite nga Festivali i Salernos kanë kaluar emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, këtu filluan hapat e tyre të para Mario Soldati, Norman MacLaren, Vittorio De Sica Claude Lelouch, Giorgio Treves, Manfredo Manfredi, Duccio Tessari, Alberto Sordi e shumë të tjerë etj. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Salerno arriti këtë vit në edicionin e tij të 72 dhe është një nga më të vjetrit në botë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Qytetarët i bashkohen nismës dhuro një pemë për ditëlindje
Veliaj: Tirana, sukses i njerëzve të thjeshtë Prej shumë vitesh, Ilia Duka dhe bashkëshortja e tij, Maria, e kanë kthyer në një traditë të bukur shëtitjen në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Në 75vjetorin e lindjes, vajza e tij, Blerina, vendosi që ta përjetësojë këtë kujtim me mbjelljen e tre fidanëve në një nga shtigjet ku Ilia dhe Maria shëtisin çdo ditë. Surprizës së bukur iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. "Jam shumë i lumtur që e nisëm ditën mbarë me një surprizë për mikun tonë, Ilia, që është një djalë i ri, por me letra sot ka 75vjetorin. Jam shumë i lumtur që Blerina dhe Maria, dy vajzat e shtëpisë, organizuan këtë surprizë. Nuk besoj se kishte mënyrë më të mirë se kjo për t'i dhuruar tre pemë parkut tonë, në një rrugë të cilën Ilia dhe Maria e përshkojnë çdo ditë në ajër të pastër", tha Veliaj.
Ai u shpreh se kjo zonë është pastruar nga të gjitha ndërtimet pa leje që kishin zaptuar territorin dhe nënvizoi se pavarësisht se ishte një vendim i vështirë, falë kësaj nisme, Parku i Liqenit është më i bukur e shfrytëzohet nga të gjithë. "Unë e mbaj mend si ka qenë ky territor: komplet i zaptuar, me ndërtime pa leje, me shkatërrime dhe degradim. Ishte vendim i vështirë, u desh të prishnim disa struktura, por ja ku jemi sot! Vendi është më i bukur dhe shijohet nga të gjithë, nga 1 milionë banorë, jo vetëm nga 2-3 që kishin zaptuar hapësirën këtu. Sot jam shumë mirënjohës sepse në fund të ditës pemët që kam përballë dhe pemët që kemi mbrapa janë mbjellë nga njerëz të thjeshtë, jo nga kompani, por ashtu siç i vajti mendja Blerinës për të kujtuar ditëlindjen e babait duke mbjellë tre pemë. Ky
qytet është sukses i njerëzve të thjeshtë", theksoi Veliaj. "Nëse ky qytet rri sot në këmbë është falë një shumice të drejtë, të ndershme, që e do qytetin, familjen dhe i shikon të dyja të lidhura bashkë. Asnjë njeri nuk është një ishull, të gjithë komunikojmë me njeri-tjetrin dhe nga sot Ilia dhe Maria do e bëjnë xhiron edhe me tre pemët e tyre, që ne si APR do kujdesemi që të rriten, të lulëzojnë e të japin
edhe një shembull edhe për të tjerët", deklaroi ai. Kryebashkiaku ftoi që kësaj nisme t'i bashkohen edhe qytetarët e tjerë. Ai shtoi se një qytetar i mirë nuk është vetëm ai që paguan taksat apo respekton semaforin, por edhe ai që bën më shumë se sa vetëm minimumi, duke mbjellë një pemë apo duke kontribuar si vullnetar në dobi të komunitetit. "Një banor i mirë është ai që paguan taksat, respekton se-
maforin dhe nuk hedh plehra në tokë. Por, një qytetar i mirë është ai që bën më shumë se sa minimumin, është ai që dhuron një pemë, bën një punë vullnetare, që shërben një pjatë supë. Ndaj, besoj se Tirana ka shumë banorë të mirë, por ka ardhur koha që të jemi edhe qytetarë të mirë, të bëjmë më shumë se sa vetëm minimumin. Jam shumë i lumtur që familja e bukur dhe e mirë e Ilias, Marias dhe Blerinës janë qytetarë të mrekullueshëm dhe për këta qytetarë, unë jam sot pafundësisht mirënjohës", tha Veliaj. Në 75-vjetorin e ditëlindjes së tij, Ilia Duka vlerësoi angazhimin e kryebashkiakut Veliaj për nismat e ndërmarra në dobi të qytetit. Shumë qytetarë po zgjedhin që për raste të veçanta si ditëlindje apo përvjetorë, të mbjellin pemë në Tiranë, duke e kthyer këtë nismë në trendin e ri të kryeqytetit. Prej tre vitesh, që kur ka nisur fushata për mbjelljen e pemëve, kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve apo prindërve të tyre dhurata të veçanta si mbjellja e një peme.
individit të kenë qasje në risitë teknologjike ", tha z. Gjiknuri. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris tha: "Vodafone ofron kapacitetin, rrjetin global, ekspertizën, inovacionin dhe zgjidhjet e ndërlidhura për të përshpejtuar dhe mundësuar evolucionin digjital. Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik së bashku me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë". Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucio-
ni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale (AI), Internetin e Gjërave (IoT) dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t'i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri. Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023, Vodafone Albania do të jetë një lider digjital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë. Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001, dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard EURO në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale si edhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.
Vodafone Albania prezanton eksperiencën e parë të rrjetit gigabit në Shqipëri
V
odafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në in dustrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Gjatë eventit të organizuar sot në zyrat qendrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë Gigabit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta.
"Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotë-
sisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të
SPECIALE
14 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Na ndihmoni të protestojmë, sepse energji të vërteta të shqiptarëve kanë emigruar!
Dr. Gjovalin Gjeloshi* Me rastin e luftës së Kosovës, në Shqipëri u strehuan një numër i madh i kosovarëve. Gjatë atyre ditëve, kampet e akomodimit dhe institucionet shtetërore në Shqipëri, vizitoheshin nga shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme shtetërore dhe humanitare. Kam qenë kryetar komune në rrethin e Lezhës, kur më erdhi në zyrë një vëzhgues i OSBE. Gjatë bisedës që bëmë, fillova për me i tregua për ne shqiptarët: u futa thellë në histori, qysh me luftën e Trojës, me Akilin, me Aleksandrin e Maqedonisë, me Pirron, Teutën, Gjergj Kastriotin e çfarë nuk i përmenda dhe pak pa ardhur te Nanë Tereza, më ndërhyri me dashamirësi (pa e kuptuar se më kishte ndërprerë) dhe foli: ne kanadezët, tha ai, jemi një popull i ri, nuk kemi histori të tilla. Jam dakort se njeriu duhet të ndihet krenar për paraardhësit e vet, qoftë kur përfaqësojnë një familje e aq më tepër një komb. Ju, vijoi ai, - duhet të shikoni e të flitni më tepër se kush jeni sot, çfarë bëni për vendin tuaj ju, e jo vetëm çfarë patën bërë ata të parët. Ata e përmbushën detyrimin e tyre. Po ju sot? Kjo do të ishte më e rëndësishme. Më dha një mësim të vlefshëm. Jo se ne nuk jemi vetë dikushi, por të gjithë sikur e teprojmë nga pak me mburrjen për të parët tanë, duke harruar të krahasojmë se sa u kemi ngjarë atyre dhe mbi të gjitha, çfarë bëjmë ne sot për të çuar më përpara ose së paku për të mbajtur në atë shkallë përvujtërinë dhe burrërinë, patriotizmin dhe ndershmërinë që kishin ata dikur. Nuk kam pse të rrah gjoksin gjithë ditën unë se qenkam nipi i Uc Turkut a Prek Calit; dikush prej jush, se është i derës së Çun Mulës së Hotit apo Dedë Gjo' Lulit; dikush tjetër thotë, se emri i shpisë sonë ka qenë i shkruar në derë të Stambollës; se axha im ka qenë ai, vet i gjashti që u vra në Bratilë tw Deçiqit më 1911; tjetri i Luc Nishit; se daja im është vrarë në shtëpi prej forcave ushtarake malazeze dhe nuk e ka dorëzuar mikun. Se jam i Gjon Dedë Bajraktarit apo shpisë Gjo' Rapukës së Vuklit; jam i Ivezajve apo Vuksan Gjelit të Grudës; Prel Tomës së Kastratit apo Marash Vatës së Shkrelit. Të gjithë sa janë në këtë sallw, për fat të mirë kanë ç'të tregojnë se të kujt janë. Por pyetja që shtrohet përpara nesh është: jo të kujt jemi, por kush jemi ne sot? Çdo vit kujtojmë, festojmë, organizojmë ceremoni, panaire, sesione shkencore e jubilare, botojmë libra e mbajmë referate. Përkujtojmë Gjergj Kastriot Skenderbeun, Shpalljen e Pavarësisë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Konferencën e Bujanit, Lidhjen e Pejës, Kryengritjen e Malësisë së Madhe 1911-1912, Kryengritjen Antikomuniste të Kelmendit,
Kush ishin ata apo kush jemi ne? Lëvizjen e Postribës etj, etj dhe natyrisht që mirë bëjmë dhe duhen përgëzuar nismëtarët e këtyre përkujtimeve, sepse të gjitha këto ngjarje lidhen me luftën dhe jetën e gjysh-stërgjyshërve tanë. Por duke ndjekur porosinë e mikut tim kanadez, sa kanë ndikuar këto ngjarje tek edukimi atdhetar i brezave tanë, sa e ndjejmë veten shqiptar në çdo pikëpamje? Nëse atëherë në luftë e në robëri, dëgjohej për mirë zëri i shqiptarit, po sot në paqe e demokraci, çfarë emri i kemi shtuar vetes, si shtet e si komb? Si na njeh bota? Dhe më qartas: si i përcjell Europa apo Shtetet e Bashkuara zhvillimet tona të tashme, ekonomike e sociale, kulturën tonë demokratike? A dimë të orientohemi, a dimë të zgjedhim midis shumë rrugëve, atë më të mirën? Nuk lëmë rast pa u mburrur për shqiptarë që bënë këtë apo atë shtet, që drejtuan atë apo këtë Perandori. Iliria vetë kurrë nuk qe një mbretëri e përbashkët, por emrat e mbretërve që kishin shtetet e vogla ilire i dinë përmendsh edhe fëmijët tanë: me Pirron e Gentin, Teutën, Glaukun etj. Numërojmë perandorët ilirë që drejtuan Perandorinë Romake për 300 vjet me radhë dhe ndër to Justinianin, që ndryshoi Romën e i dha Ilirisë status të veçantë apo Konstandinin, perandorin e parë të krishterë. Pse jo, një fakt domethënës historik kur 39 vezirë të mëdhenj të Perandorisë osmane ishin shqiptarë, nga viti 1475 deri më 1920. Vetëm dinastia e Qyprylinjëve nga Roshniku i Beratit, qëndroi 50 vjet në krye të Veziratit të Madh Perandorak. Të gjithë kontribuan në zgjerimin e kufinjëve të kësaj Perandorie pushtuese. Dimë më mirë për dinastinë mbretërore të Faruk shqiptarit në Egjipt, se sa historinë e vërtet, të papolitizuar të Ahmet Zogut, mbretit të Shqipërisë tonë. Njohim Pashko Vasën si poet e shkrimtar në vendin tonë, por ai qe guvernator në Liban. Teodor Kolokotroni ose "Plaku i Moresë", qe shqiptari që udhëhoqi revolucionin grek kundër Perandorisë Osmane dhe i dha lirinë Greqisë. Numërohen edhe nëntë kryeministra grekë me prejardhje arvanitase, një president dhe një general, Theodor Pangalo që në karrierën e tij diktatoriale-ushtarake u tregua më i keq se me çdokënd, me shqiptarët e vet. Vasil Koçi ose Vasil Ujku, me prejardhje nga Shqipëria Jugore, i cili qëndroi 19 vjet në fronin e Moldavisë dhe thuhet se, mes punëve të tjera të mira, ndërtoi
mbi 30 kisha në këtë shtet. Dera princërore e Serbisë, Karagjeorgjeviçët, që udhëhoqën kryengritjen serbe kundër perandorisë osmane, kishin prejardhjen nga Kelmendi i Gurit dhe ishin kelmendasit ata që i shpëtuan jetën mbretit Aleksandër më 1915. Mihal Gjika, guvernator i principatës së Vllahisë, bija e të cilit ishte Elena Gjika (Dora D'Istra), një nga personalitetet më të mëdha të gjinisë femërore të të gjitha kohrave, shqiptarja e famshme e Bukureshtit. Krenohemi edhe me nipërit tanë: presidentin e parë të SHBA, Xhorxh Uashingtoni, i biri i shqiptares Marie Bala, nga Peja dhe Ataturkun, presidenti i parë turk, arkitektin e Turqisë moderne, i ati i të cilit qe shqiptar etj. Ja pra shqiptarët, si nga lisi i gjakut si nga ai i tamlit, bënë shtete moderne, drejtuan perandori, zbuan perandorinë osmane prej vendeve të tjera, murtajën që kombi ynë ia pa sherrin më shumë se çdo perandorie apo pushtuesi tjetër në 2000 vjet histori. Po Shqipërinë, pse nuk e bënë shqiptarët? Pse nuk e bënë dje dhe pse nuk e bëjnë siç duhet as sot? Fan Noli i madh ka shkruar se "nëse Hamza Kastrioti, i nipi, nuk do ta kishte tradhtuar Gjergj Kastriotin, Shqipëria do të kishte pasur një Skënderbe të dytë në historinë e saj". Disa historianë e albanologë shqiptarë e të huaj, shfaqin mendimin se "nëse Ali Pash Tepelena në Jug dhe Kara Mahmut Pasha në Veri, të dy bashkëkohës, do të kishin bashkuar forcat e nuk do të ishin grindur e bërë luftë me njëri tjetrin për territore e pushtet, Shqipëria nuk do të kishte mbetur kaq shekuj nën perandorinë osmane dhe do të pavarësohej shumë më përpara Greqisë, Serbisë apo Malit të Zi. E nëse Enver Hoxha nuk do ta kishte prishur marrëveshjen e Mukjes me sugjerimin e jugosllavëve në vitin 1943, Shqipëria nuk do të kishte mbetur nën gubernen ruse dhe ne nuk do të kishim kaluar natën e gjatë 45 vjeçare. Nëse Ramiz Alia do të kishte pranuar një ofertë bujare të Shtrausit e Gensherit, Shqipëria do të ishte futur në rrugë demokratike përpara Rumanisë e vendeve të tjera të Bllokut të lindjes e ne do të kishim zhvillime të tjera në rrugën tonë të zhvillimit. Në vitin 1994, drejtori i fondit Monetar Ndërkombëtar deklaronte se, "nëse Shqipëria do të ecë me këto ritme, për 10 vjet ajo do të arrijë zhvillimin ekonomik të Portugalisë". Por, pushteti që nuk u menaxhua drejt
dhe opozita e mësuar me pushtet 45 vjeçar, do të ishin dy shkaqet që u shkaktuan trazirat shkatërruese të vitit 1997, të cilat e çuan Shqipërinë disa dekada mbrapa duke shkaktuar dëme që nuk janë riparuar as sot. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dëme thjesht ekonomike. Për të ardhur deri më sot kur ne akoma nuk po gjejmë rrugën e duhur. Dhe kjo po ndodh se Shqipëria pati pak burra shteti në krye. Sw paku ata që na drejtojnë tw jenw thjesht burra: burrat nuk shahen, nuk fyejnë, nuk luftojnë vetëm e vetëm për të bërë të pasur veten dhe emërtimi "Kuvend" që kemi sot, gadi i fyen kuvendet e traditës shqiptare. Në kuvend kur burrat flisnin me radhë, dëgjonin shoku shokun, vërejtjet i bënin më të menduara, nuk mbronin kollaj të keqen dhe për çështjet madhore të vendit të tyre merreshin vesh edhe nëse ishin në konflikt me njëri-tjetrin. Aty nga viti 1988, kur njerëzve në Vermosh u kishte shkuar thika në palcë e nuk po duronin më varfërinë, shtypjen e diskriminimin klasor, shumë banorë muarën guxim dhe kapërcyen natën piramidat duke u larguar nga vendi për të mos u kthyer më kurrë. Në shumë raste linin familjet këndej kufirit edhe pse e dinin se mbi ta do të derdhej urrejtja e pushtetit. Pranoheshin vuajtje të tilla: djemve ua bënin hallall nanat, fëmijët baballarëve dhe motrat vllezërve. Atëhere lajme dhe statistika të tilla nuk jepeshin në gazeta, por qeveria natyrisht se ishte e shqetësuar për këtë fenomen që nuk e ndalonte dot si në zonat e tjera të Shqipërisë, ku kufirin e kishte rrethuar me tela me gjemba dhe e kishte "fortifikuar" me energji elektrike. Për Vermoshin gardhi me tela ishte në Rapsh, disa dhjetra km larg. Për të ulur sado pak numrin e këtyre rasteve, pushteti i Tiranës dërgoi në Vermosh për të biseduar fshatçe me banorët, një zyrtar të lartë të ministrisë së brendshme. Në mbledhje me të gjithë vermoshasit, pyetja shtrohej: "pse njerëzit ikin, kur partia na i ka siguruar të tëra të mirat"? Heshtjen disi të gjatë, sepse ata njerëz nuk kishin dëshirë me fol çfarë kishin në mendje, e theu një burrë i moshuar, duke e parë drejt e në sy, do t'i drejtohej: "Zotni ministër (nuk i tha "shoku ministër" dhe ky i fundit e kapërdiu këtë), të parët tanë e kanë mbrojtë me gjak këtë truall, këtë Kelmend, këtë Vermosh. I kena eshtnat e baballarëve e gjyshave tanë të
mbjellun përgjatë kufinit, për mos me i lanë ata me na ardhë këndej. Sot fmitë tanë po ikin andej. Pse-hin gjeje vet". Pra pse-hin e arratisjes, pushteti i atëhershëm duhej ta kërkonte te vetja e vet!... Se si të parët tanë i kanë mbrojtë ato troje për mos me ardhë kush me i shkelë, do të ju paraqes këtu me pak rrjeshta, atmosferën e njërës prej luftërave heroike për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që në histori njihet si "Lufta e Nokshiqit", të cilën na e përcjellë at Daniel Gjeçaj, duke komentuar rreth "Këngës së njëzetepestë" tek "Lahuta e Malcisë": "Këcen në kambë Mark Milani dhe me fjalë të zjarrta zemëron luftëtarët për msymje. Zâni i burisë, krizma e trompetës e urdhni i Mark Milanit shpërthen luftën në të katër anët…Ushtritë shqiptare jo veç që s'topiten para morisë së forcave malazeze, por xehen edhe mâ tepër e egërsohen. Hallakaten luftëtarët, bërtasin, ngatërrohen shoq me shoq, kacafyten; fishkullojnë plumbat, gjimojnë topat, shungullon bjeshka, dridhen malet. Përleshen Hot e Grudë me të Vasoviqas; lëshohen Shkrel e Kastrat me herojtë e vet; rrâ Kelmendi, mësue përherë me u dà në shêj ndër beteja….ja edhe dyluftimi i malaziasit Vuko Lekë Drava me Prel Memën e Vuklit, tue e fitue ky i mbrami. Para korisë që mbulon ushtrinë karadake, lëshohet Mark Milani dhe me fjalë zjarm, i nxit të vetët me e çue nderën në vend. Ndër heroj malazez dahet në shej Kik Mëhilli, që në Hercegovinë pat vra Smajl Agën Çengiq e sa tjerë. U rrijnë përballë hordhive të zgjedhuna malazeze kreshnikët shqiptarë me Turk Shabin, Masha Cokun, Muç Hasin, Prel Mirin, Dedë Ivanin etj. Hynë në veprim taborri i zgjedhun i Biocave: ndeshen ndër parzme të tanëve dhe thehen, si tallazet e Drinit ndër kambët e urës granitit. Arrijnë fuqitë e freskëta shqiptare nën Prel Tulin; rrâjnë Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e Rekë, Postribë e Shllak. Mark Milani e sheh vedin ngusht... ushtria karadake tërhiqet natën, nëpër gryka e prroje...". Populli nga keni origjinën ju, sot ka humbur nëpërmjet emigrimit, pjesën më të madhe të forcave më të mira dhe më aktive, në 50 vjeçarin e sidomos në 25 vjeçarin e fundit. Kësisoj nuk ka energji të brendshme të mjaftueshme për të reaguar, për të luftuar për një qeverisje më të mirë. Një ndër presidentët e SHBA-ve ka thënë se "çdo popull meriton qever(Vijon në faqen 15)
SPECIALE (Vijon nga faqja 14)
inë që ka". Mbase të gjithë ne që kemi mbetur atje, meritojmë ata që kemi në krye. Krahasoni lëvizjet e protestat e vitit 1991 e disa vite më vonë në Shqipëri dhe do të bindemi për këtë. Lëvizjet e fuqishme nuk i realizon politika. Protestat që sjellin rrotacionin e pushteteve të paafta e të korruptuara i realizon shoqëria civile, komunitetet e ndërgjegjësuara që dinë se çfarë kërkojnë dhe kur duhet ta kërkojnë. Por shoqëria civile nuk është ajo që duhet për t'u ngritur në nivelin e detyrave që shtron koha. Popullsia në trojet e veta po plaket. Sipas të dhënave statistikore, këtë vit u regjistruan në universitete 44 mijë studentë më pak se katër vjet më parë dhe filluan shkollën 130 mijë nxënës më pak në vitin shkollor 2018-2019 se sa vitin e kaluar. Këtë vit ministria e arsimit në Shqipëri mbylli 135 shkolla me klasa kolektive. Këto shkolla para 20 viteve kishin së paku secila nga 100120 nxënës. Ato u mbyllën se secila pati më pak se 5 nxënës mesatarisht. Shqiptarët janë në krye të listave për azilkërkues në vendet e BE. 55 mijë shqiptarë kërkuan azil në vitin 2015 dhe vetëm në Gjermani e Francë ishin 27.500 në vitin 2017. Nga ana tjetër, për aplikimet në llotarinë amerikane, ne jemi në krye të të gjithë botës: sipas burimeve të Departamentit të Shtetit, në vitin 2013 aplikuan për llotari amerikane 87 mijë shqiptarë dhe pesë vjet më vonë, 2018 kjo shifër ishte mbi 4 fishuar; 367 mijë vetë. Kjo përbën 17 përqind të të gjithë popullsisë që mund të aplikojë mbi 20 vjeç. Në një kohë që kjo përqindje për Libinë është 15 përqind, në Sierra Leone 14 % dhe në Gana është vetëm 8 %. (Natyrisht që ky nuk është tregues vetëm i dashurisë për Amerikën). 2500 infermierë janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe 2000 të tjerë presin në radhë. "Ikin për një punë më dinjitoze dhe nuk janë të sapodiplomuar", - thotë presidenti shoqatës së tyre, Elson Jacaj. Shqiptarët kanë zgjedhur si protestë të vetme të tyre, ikjen. E vetmja protestë që nuk kontrollohet dot nga qeveria. Këtë fenomen e kanë vënë re edhe të huajt. Gazeta gjermane "Hanoversche Zeitung" (Hanovershe Cajtung), në një nga numrat e saj të fillimit të tetorit të këtij viti, shkruante: "Shqiptarët janë mjaft të pakënaqur me qeverisjen aktuale. Por për çudi ata nuk dalin në rrugë për të protestuar, por preferojnë të shkojnë në aeroport dhe të arratisen nga Shqipëria". - Gjithshka filloi në vitin 2015, deklaronte Jorg Ristov, një oficer i Policisë Federale në Hanover, duke komentuar për udhëtimin e vështirë nga Cuxhaveni i Gjermanisë për në Britaninë e Madhe, si udhëtim ilegal. Duke shtuar më tutje se, "mbi të gjitha, këto rreziqe të mëdha i ndërmarrin kryesisht shqiptarët", - citonte në fillim të tetorit të këtij viti, revista e shqiptarëve të Zvicrës "Albinfo-ch". Aty nga fillimi i viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur u zbut pak armiqësia e pajustifikuar midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëher-
shme, disa nanave e gjysheve tona që ishin bija të Hotit a Grudës, iu dha e drejta me ba vizita tek prindërit dhe vllezërit e tyre në Malin e Zi. Një ndër to ishte edhe një nuse e axhës së babës tim, Prenaqja, vajza e Gjokë Nicajt. Shkoi, ndenji, pa e u ç'mall. Kur u kthye, në ditët e para nuk fliste asnjë gjë për jetesën e bisedat atje, se ashtu ishte e porositun nga njerëzit e sigurimit shqiptar kur kishte marre vizën. Ma vonë filloi të na tregonte në familje se çfarë kishte parë e ne na dukej se po flet përralla. Tash të gjitha i kam harruar, por veç një thënie më ka mbetë në mendje: I vëllai, Rroku, me sa ia mbaj mend unë emrin, duke dëgjuar të motrën për varfërinë e paimagjinueshme dhe për frikën që ngjallte sistemi komunist te ne, i kishte thënë një ditë: -Naqe, ti the që ke katër djem, po? Edhe të tjerët kanë djem natyrisht. Pse nuk ia falni te tana familjet ka nji djalë Enver Hoxhës e shpëtoni një herë e mirë prej tij? Morali i thënies së Rrokut është i qartë: nuk fitohet liria pa humbje njerëzore, por as demokracia dhe jeta normale nuk arrihen pa sakrifica, pa kundërshtuar, pa protestuar, pa i thënë ndal, qeverisjes së keqe. Ne kemi pak forca për të luftuar për ndryshimin. Na ndihmoni ju. Ne s'kemi forca të brendshme për të ndaluar shitblerjen e votës. Na ndihmoni ju. Ne nuk kemi forca për të bërë protesta dhe çdo protest (kur arrihet të bëhet) e konsiderojmë politike. Ne kemi çmimet më të larta në fluturimet ajrore, më të lartat në telefoninë celulare, më të lartat në energjinë elektrike. Nuk protestojmë. Kemi çmimet më të larta për karburantet dhe me të njëjtin çmim e blen karburantin si vetura luksoze e trafikantit të drogës si traktori i fshatarit të varfër që don të punojë një dy tokë për të fituar bukën e gojës. Nuk e bllokojmë rrugën me mjete bujqësore ashtu siç bën fshatari grek që cënohet dhjetë herë më pak se sa ne dhe nuk proteston kush ashtu siç ndodhi muajin e fundit nw Francw. Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet rural, dhe kjo nuk është gjë e keqe, por keq është se bujqësia është më e pambrojtura dhe më e varfëra e të gjithë vendeve të rajonit. Jemi vendi që financojmë bujqësinë shumë më pak se vendet fqinjë rreth e rrotull. Një litër qumësht që prodhon fshatari ynë, ia grumbullojnë me një çmim sa gjysma e çmimit të ujit të amballazhuar. Prap nuk ka protesta. Ndërmarrja më e pasur në Shqipëri rezulton një ndërmarrje shtetërore, që është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sepse çdo muaj faturon energji elektrike të pashpenzuar nga konsumatorët, kundrejt asnjë investimi dhe prap nuk ban zë kurrkush. Ne nuk protestojmë. Ne mësyjmë lojrat e bixhozit: për pesë vjet, është pesfishuar numri i pikave të lojrave të fatit: mbi 4 mijë të tilla ka në të gjithë Shqipërinë. Aty humbin lekët, familjen deri edhe jetën. Ne dimë të vrasim vëllain a kushëririn për një metër tokë; nipi din me vra gjyshen se nuk i jep lek për hashash, t'u vemë gjoba bisnesmenëve të ndershëm, dimë të gra-
15 E mërkurë, 5 dhjetor 2018 bisim me maska, të vrasim me pagesë, të punojmë në fushat e mbjella me kanabis dhe të votojmë për atë që na jep një thes miell apo vlerën e 50 dollarëve, por nuk dimë të protestojmë me dinjitet, të luftojmë për të drejtat tona e kështu të edukojmë si duhet fëmijët tanë, brezat e nesërm të atdheut tonë. Në 25 vite ne shkuam prapa në promovimin e realizimin e vërtet të demokracisë: më 1992, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ishte Pjetër Arbnori, një disident i regjimit komunist, i cili vuajti afro 30 vjet në burgjet e diktaturës dhe 25 vjet më vonë, viti 2017, sjellë në këtë post Gramoz Ruçin, persekutorin e tij politik, një zyrtar i lartë i nomenklaturës komuniste. Ashtu siç më 1992 ministër i jashtëm ishte Alfred Serreqi, një mjek që vinte nga "populli" i vuajtur dhe 25 vjet më vonë është ministër i jashtëm djali i Sulejman Bushatit, pjesë e së njëjtës infrastrukturë politike me Ruçin. Më tutje, drejtoreshë e Agjensisë së trajtimit të pronave është vajza e Llambi Gegpriftit, ishanëtar i Byrosë Politike, ashtu siç edhe në institucione të tjera të larta, janë "bijtë e bijat e etërve". Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, qeveria shqiptare ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata me partneritet publik-privat ose koncensione, deri në fund të vitit 2017, duke eliminuar në maksimum konkurencën në tregun e shërbimeve dhe investimeve. Po kështu edhe raporti europian shprehet se, "në Shqipëri nuk ka garë për miratimin e kontratave koncensionare". Dhe shifrën e saktë e plotëson vetë ministria e financave shqiptare, kur thotë: "janë 223 kontrata me vlerë mbi 5 milion euro". Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet kundër koncensioneve, qeveria as nuk dëgjon nga ai vesh. Jep me koncension naftën dhe në arkën e shtetit nuk vjen asnjë lek, megjithëse vetëm Patos-Marinza, zona kryesore e naftës në Shqipëri dhe më e madhja në Europë, me sipërfaqe 17.8 mijë ha llogaritet të ketë rezerva të provuara mbi 5.5 miliard fuçi naftë. Aeroporti i Rinasit me çmimet më të larta në botë, deklaron 17 milion euro fitim për vitin 2016. Tetë milion euro fitim ka koncensionari i pasaportave. 120 milion euro i jep qeveria koncensionarit të chek-upit për punë të pakryer dhe shëndetësia falas rezulton një megamashtrim ashtu siç është dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar- një propagandë që lulëzon përditë. Po shkatërrohet në mënyrë të pariparueshme natyra shqiptare, duke dhënë me koncensione ndërtimin e qindra HEC-eve me fuqi nën 2 MG. Nuk ka përrua, degë lumi apo lumenj të vegjël malor, nga Cemi i Kelmendit, Valbona e Tropojës, Lura e Dibrës e deri te kanionet e Osumit, që të mos jetë planifikuar të ndërtohen HEC-e, në të shumtën e rasteve duke rënë ndesh me natyrën e virgjër, pyjet e biodiversitetin dhe interesat e banorëve. Kurrkush nuk proteston. Vetëm për HEC-et në Valbonë protestonte para pak kohësh një amerikane me nja
dhjetë fshatarë nga Tropoja. Kelmendasit emigrantë, a kanë qenë kohët e fundit në Vermosh? Lumin e tyre të dashur "Cemin e Selcës", po e fusin në tub. Në një gjatësi prej disa kilometrash, nuk do ta shohin më askund ujin e tij të kaltër si deti, të pastër si kristali, të ftohtë në të cemtë e të vrullshëm si orteku i bjeshkëve. Politikat fiskale të qeverisë kanë shkatërruar bisnesin e vogël, një ndër bazat kryesore të punësimit në Shqipëri. Para një muaji, shoqata e këtij biznesi njoftonte se "në 6 muajt e fundit, në Shqipëri janë mbyllur 13 mijë biznese të vogla, (që përkthehet në, minimumi 13 mijë të papunë), pasi qeveria vendosi me i përfshi në skemën e tvsh-së". Dhe më të rëndat: kriminalizimi i politikës, ekonomisë, pushtetit, cënimi i lirisë së personit, blerja e mediave etj, janë maja e asaj katrahure që po ndodh në Shqipëri. Qeveria shqiptare është më shumë e shqetësuar që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Federatën e Shën Kristoforit dhe Nevisit, një minishtet që gjendet diku këtu, mes dy Amerikave afër jush, se sa të luaj diplomacinë e kujdesshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm për faktin se ky ishull i vogël është një parajsë për fshehjen e pasurisë me origjinë të dyshimtë. Në të dhënat që publikon CIA më 1 nëntor të këtij viti, e konsideron Shqipërinë "një ndër vendet aktive ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore". Por CIA nuk ndalet vetëm te droga: "pastrim parash, trafik armësh dhe kontrabandë refugjatësh", janë fenomene të tjera kriminale aktive dhe që kryhen nën hundën e qeverisë. Na ndihmoni të protestojmë dhe mos t'i lemë qeveritë më shumë se 6 muaj në pushtet kur ato nuk përmbushin detyrimet dhe premtimet që bëjnë. Jo vetëm ju këtu, të gjithë atje ku kanë emigruar, duhet ta ndjejnë peshën e asaj mangësie që i kanë lënë vendit me largimin e tyre, boshllëkun që keni krijuar. Mos harroni se dobia që keni sjellë këtu nuk ka qenë pa pasoja për vendin tuaj. Shembulli më domethënës se ç'mund të bëjnë ata që janë larguar, për vendin e tyre, është rasti i protestave të fuqishme të kohëve të fundit që u zhvilluan në Rumani: mediat raportonin për rreth 3 milion emigrantë rumunë që ishin kthyer atje vetëm për protestat dhe nuk do të largoheshin nga sheshi pa u realizuar qëllimet e protestuesëve. Nuk e kanë më të afërt ata Rumaninë se sa e kanë bashkëatdhetarët tanë Shqipërinë. Është për të të ardhur keq kur në disa raste një numër emigrantësh nga Greqia apo Italia vijnë kur ka zgjedhje parlamentare dhe votojnë për atë parti apo kandidat që u ka paguar biletën e udhëtimit. Pse, kaq mund të gjykojmë ne, kaq mund të bëjmë për vendin tonë? Kaq dritëshkurtër jemi: njëlloj si fshatari i varfër që e shet votën për një thes miell, si emigranti që ka parë jetë e vende demokratike, të japë votën në kompensim të biletës 30 apo 50 euro? Nuk e ndjejmë për detyrë ndaj atdheut që të vijmë e të votojmë me mendtë tona, me gjykimin tonë? Ju mund ta ndihmoni më shumë ven-
din tuaj, por së pari ndoshta duhet të reflektojmë me ndërgjegje të plotë ndaj konstatimit që bën gazetari i shquar Frank Shkreli, kur thotë: "Diaspora sot është më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, falë fatkeqësisht edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara". Unë kam dëshirë të mos e besoj këtë konstatim dhe vetë z. Shkreli, do të dëshironte të ishte i gabuar në thënien e tij. Në fund dy gjëra krejt të thjeshta, që përfaqësojnë dy prej disa karakteristikave tonat si komb: E para, për të treguar se sa ngadalë e kurrë, i ndryshojmë konceptet ne shqiptarët, Ju jap një shembull konkret: edhe pse ka 54 vjet (unë kam qenë 4 vjeç) që ka ndryshuar vlera e lekut në Shqipëri, edhe sot, i madh e i vogël, monedhës 50-she, i thotë 500 lek. Por jo vetëm populli mbarë, edhe qeveria. Edhe kryeministri, që tash së fundmi do të marrë vendim me shpërblye lindjen e fëmijës së tretë (nuk e di se kush do t'i lindin fëmijët në Shqipëri, sepse mosha që bën fëmijë janë të gjithë nëpër botë) me 120 mijë lek, i thotë "një milion e 200 mijë lek". Edhe kur qeveria u jep pensionistëve 5 mijë lek në fund të vitit, del kryeministri e thotë: do të shpërblejmë pensionistët me 50 mijë lek. Media, gazeta e televizione, po kështu flasin. Dhjetë milionshit i thonë 100 milion. Edhe të huajt kanë rënë në hall me ne kur blejnë, dhurojnë apo investojnë: lek i ri, lek i vjetër. E dyta, për të treguar se si janë ruajtur në kujtesën e të parëve tanë burrat e veçantë të Malësisë, po ju tregoj një ngjarje që ka ndodh këtu e 65 vjet më parë: në vitin 1953 në zonën e Bregut të Matës në Lezhë, ishte me shërbim ushtarak një oficer nga jugu i Shqipërisë. Meqenëse nuk kishte kushte jetese të mira në kazermë, oficerit i ishte pajtuar një odë shpi në banesën e një gruaje malësore të moshuar. Një ditë, aty nga marsi i atij viti, ushtaraku po kthehet në banesë duke qarë e uluritur, sipas tij, për një gjëmë që kishte ndodhur. E moshuara e dëgjon komshiun e vet, shqetësohet ashtu si dinë nanat me u shqetësua dhe e pyet: Çfarë ke more bir që qan, çfarë të ka ndodh? -E moj nëne,- i përgjigjet ky me aq mërzitje sikur i kishte ngjarë diçka e rëndë në familje,- nuk më ka ndodhur vetëm mua. Është sosur bota, ka vdekur Stalini. Plaka, e lehtësuar prej shkakut të lemerisë së tij, ashtu me mashë në dorë duke shprushë në breg të forumit ku digjeshin do dru zjarmit jo fort të mira, e prej tymit gadi po i delnin lot edhe asaj, duke tund me krye prej habisë e me një qetësi sikur nuk kishte ndodhë kurrgja, i kthehet oficerit të ushtrisë popullore: - He ty të pastë kjo nanë, paj ka dekë Prêkë Cali e nuk asht shua bota. *Autori ishte ftuar që t'a referonte këtë temë në festimet e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në ambjentet e Kishës së Shën Palit në Detroit të SHBA nga Shoqata "Malësia e Madhe", por nuk pati mundësi të merrte pjesë.
FORUM PROFIL
P
Nga: Anila Rezhda*
avlina Evro, atletja shqiptare që në 1984-rën do thyejë dhe mbajë deri më sot rekordin në 1500 m në Nicë, Francë, është Konsullja Shqiptare në Selanik. Nuk është lajm i ri por një rikthim te figura e saj. Diplomacia ndërkombëtare bën historikisht dy emërime diplomatësh, persona me studime në shkencën e diplomacisë dhe tjetri, emërimi i personaliteteve të shquara të kombit. Zonj. Evro i përket rastit të dytë. Kanë kaluar vite që Ajo mban këtë detyrë të nderuar dhe shkrimet rreth saj pa pushim publikohen. Jo me të gjithë dipllomatët ndodh ky fenomen. Ku qëndron veçantia e Saj që sot edhe mua më bën të ulem me dashuri dhe respekt që të shkruaj. Gjithçka për Pavlinën tonë (popullarizimi i emrit të saj nga emigrantët në Selanik), fillon nga fakti i lartëpërmëndur, pra një person që hyn sëpari në zëmrat tona, na bën krenar duke ngritur Flamurin Kombëtar në Francë dhe mbetet mit dhe dëshirë që ta njohë nga afër çdo bashëatdhetar. E deshëm para se ta njihnim dhe takonim si Konsullën e Shtetit tonë në Selanik. Këto emërime janë gjithmonë nga më rezultativet gjithëhorizontalisht pasi, jo vetëm bashkëkombësit që jetojnë në atë vëndemërim ndjehen krenar por dhe shteti ku u emërua ndjen impenjim të dyfishtë respekti karshi jë Figure me dimension Ndërkombëtar. Është rasti të kujtojme se dikur shteti Hellen emëroi Konsull në Konsullatën Greke në Korçë Nobelistin dhe Diplomatin e shquar të saj, George Seferis. Ç'farë koiçidencë e bukur që Pavlina jonë është vajzë nga ky qytet! Diplomatët janë një nocion real që tek njeriu i thjeshtë janë regjistruar si njerëz të zotë, të aftë, të hijshëm, fisnikë, fjalëpakë, shumë të kujdeshëm në press konferenca të përbashkëta me kreun e shtetit tjetër ndonëse problemet në atë moment janë ashpërsuar. Populli i ka pakëzuar me shpëtuesit e tij të mënçur, pasi ai dëshëron gjithmonë mbarëvajtje mes shteteve, situatat e ndërlikuar e trëmbin. Në dëshirën time të përshkruaj Pavlinën tonë gjithësova aftësitë e Saj edhe për Diplomatët e tjerë pasi profesioni im më ka lejuar të kem opinion nga bashkëpunimi me ta. Dipllomatët i trëmb popullarizimi, ju duket sikur dalin nga gigura e tyre e ftohtë dhe asnjanëse që duhet të kenë. Pavlina jonë guxon dhe arrin të krijojë një model të ri diplomati që plotëson mungesën totale të interesimit të shtetit karshi mijëra emigrantëve Shqiptarë. Ndonëse të barabartë në detyrime karshi shtetit tonë, me taxa dhe rëndesa të tjera ekonomike, karshi një
16 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Pavlina, një diplomate ndryshe… "harrese" për të qënë edhe ne të regjistruar dhe votues, ne emigrantët jeni jo të barabartë në të drejtat në Atdhe. Në këtë periudhë të vështirë ku mbizotëron ngërçi, mërzia shpirtërore, lodhja e skajshme për t'u stabilizuar si brezi i parë i emigrantëve që vuan në gjithçka, një Konsulle e nderuar në jetë dhe detyrë merr përsipër që mes Prezencës së saj individuale të përmbushë detyra më të gjithësishme sikur shteti ynë të mos kish munguar kurrë. Do i përgjigjet me sukses axhentës së saj diplomatike dhe do gjejë kohë për të pritur, dëgjuar dhe interesuar për ç'do shoqatë shqiptarësh ose individ që mbas 25-së vjetësh realisht vështirësohet të relacionojë me institucionet Shqiptare. Ajo do jetë prezente në shpjegimet që jep punonjësi dipllomatik te qytetari shqiptar duke shtuar nga vetja interesimin personal. Hallet janë të shumta, të vështira, duhet kohë, mund, pagesa dhe po të shtosh edhe faktorin psiqit të lodhjes së njerëzve nga kriza ekonomike, doza e vështirësisë në përgjigje të kërkesëankesave të tyre dyfishohet. Por ajo ia del mbarë bukuri. Koordinon dhe impenjon Inteligjencën Shqiptare në Selanik sipas profilit që kanë me avokatë, përkthyes, biznesmenë, punëdhënës dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve konsullatëemigrantë do krijohen një vatër e ngrohtë bashkëpunimi. Është e para Konsulle në Selanik që besoi dhe vlerësoi fuqinë njërëzore Shqiptare që rron këtu duke e angazhuar Personalisht dhe Zyrtarisht. Ajo do ftojë me aq
finesë dipllomatike në Pritjen zyrtare të Konsullatës tonë për Festat Kombëtare të këtij viti të gjithë ata /ato shqiptarë që meritojnë të jenë prezent në një njgarje kaq të rëndësishme ndërshtetërore. Kurrë më parë Konsullata jonë në Selanik nuk ka patur listëthirrëse per shtetasit e saj të nderuar këtu. Kush e degjonte ose informohej rastësisht për vëndin dhe orën e festës shkonte vetë, ashtu i lodhur dhe i
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) kërkon të punësojë një Specialist Finance, pranë Njësisë së Specialisteve të Financës, Departamenti i Fianancës. Detyrat dhe përgjegjësitë e specialistit të financës · Përgatitje e kërkesave për disbursim fondi tek donatoret. · Kontroll i kerkesave për pagesë. · Përgatitje e pasqyrave financiare sipas nevojave. · Ndjekje e procedurave te auditit te brendshem dhe te jashtem. Profili profesional dhe kualifikimet e nevojshme · Të jetë diplomuar në fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë, Administrim Biznesi. Preferohet me Diplomë Master Shkencor në Fushën e Ekonomisë. · Të ketë një eksperience pune jo më pak se 5 vjet në fushen finance- kontabilitet dhe në menaxhimin financiar të prohjekteve ne sferen publike dhe private. · Të kete eksperienca të mepareshme me projeket me donatorë të huaj.
· Të njohë mirë legjislacionin përkatës, perfshire çështjet fiskale. · Të zotërojë Gjuhën angleze (të shkruar & të lexuar). · Njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office dhe aplikacioneve të ndryshme software që mund të lidhen me punën. · Të ketë aftësi komunikuese, organizative dhe planifikuese, vëmendje ndaj detajeve, inisiative dhe tolerancë ndaj stresit. Dokumentacioni që kërkohet: Kërkesë me shkrim, Curriculum Vitae + fotografi, Fotokopje të diplomës universitare dhe pasuniversitare Master, Listë të notave të secilës prej diplomave, Dëshmi kualifikimi, etj. Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet brenda datës 10 dhjetor 2018, në adresen: Fondi Shqiptar i Zhvillimit Rr.”Sami Frasheri”, Nr.10,Tirane. Tel/Fax 042234885 E-mail : burimenjerezore@albaniandf.org Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Dokumentat e dorëzuara pranë FSHZH-se nuk kthehen.
panjohur nga askush.Në këtë Nëntor, ne të gjithë që u informuam u përlotëm. Askush nga ne nuk ndjeti pa e përmënduar këtë fakt të rrallë dhe kaq domethënës, që u ftuam zyrtarisht nga Konsullata mes një zeri tipik të edukuar femre që fliste përfekt në tre gjuhë, punonjëse konsullate. Dhe festuam të gjithë sëbashku këto festa më të gëzuar dhe më të bashkuar se kurrë. Me këtë rast Pavlina jonë krijoi traditën e realacionit të parë zyrtar KonsullatëEmigratë dhe urojmë që pasardhësit e Saj ta ruajnë se është Vlerë për Kombin ky komunikim. Në këto 25-së vjet Pavlina jonë është e para Konsulle Shqiptare që viziton personat që vuajnë dënimet në institucionet e vuajtjes së dënimeve në shtetin Helen. Autoritetet Gjyqësore do shprehen të mahnitur që Konsullata Shqiptare për herë të parë do interesohet zyrtrisht për shtetasit e saj, personalisht vetë zonja Evro. Dihet që shtetasit Shqiptarë në ndryshim nga gjithë shtetasit me origjina të ndryshme nuk kërkojnë të kontaktojnë me Konsullatën e tyre por me avokatin, ç'ka tregon se janë të vetmit që besojne se shteti i tyre nuk do interesohet për ta. Pavlina jonë do tregohet në këtë rast një femër aq e plotfuqishme në mendim, në iniciativë dhe veprim. Ky është një fakt i rrallë që pak vetë e dinë dhe kam nderin dhe detyrën ta percjell si Interprete Gjyqësore Zyrtare që jam. Unë besoj se Ne emigrantët veçuam me dashuri zonjën Pavlina Evro, një diplomate, një Zonjë, të cilën nga Konsulle në detyrë ja rikthejmë Atdheut në aspektin ndjesor në Figurë Popullore. *Shkrimtare
AKTUALITET
17
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Në 10 muajt e këtij viti është dyfishuar numri i qytetarëve që janë refuzuar në dalje për shkak se nuk plotësonin kushtet dhe dyshohet se do të kërkonin azil në vendet e BE
K
apshtica është pika kryesore që refugjatët e Lindjes e jo vetëm, e shohin si rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Ndërsa për vetë shqiptarët është aeroporti “Nënë Tereza”, pika kryesore e kalimit kufitar për të udhëtuar në zonën Shengen, kjo për qëllim azilin. Fluksi i madh i pritshëm për festat e fundvitit në aeroportin e Rinasit ka vënë në lëvizje Policinë Kufitare për të hartuar planin e masave të detajuar për përballimin e hyrje-daljeve, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit. Policia e Rinasit bën bilancin e nëntorit, ku thotë se ka arrestuar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara. Po ashtu në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen. “Po gjatë muajit nëntor nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve. Si dhe janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri”, sqaron policia. Është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitëdhënie, si dhe është arrestuar dhe një person për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Nëntori, që përkon si çdo vit edhe me festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, ka bërë që përmes aeroportit të Rinasit të hyjnë e dalin plot 203.694 shtetas shqiptarë apo të huaj. “Për muajin dhjetor 2018, duke pasur parasysh edhe përvo-
Në 1 muaj, 207 shqiptarëve ju refuzua lëvizja në Shengen BILANCI “Janë goditur 66 raste të paligjshmërisë, janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, ndërsa u është refuzuar dalja 207 shtetasve që nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën “Schengen””.
7500 SHTETAS
jën e viteve të kaluara, por edhe tendencën në rritje të fluksit në hyrje dhe në dalje të qytetarëve dhe turistëve, do shtojë burimet njërëzore me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe do bashkëpunojë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë”. Por si është situata në Rinas lidhur me masat e marra? Prej më shumë se një viti në aeroport masat për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit monitorohen herë
DURRËS
pas here edhe nga oficerë të Frontex, agjencisë europiane për kontrollin kufitar. Vetëm në Rinas, në vitin 2017 numri i qytetarëve që nuk u lejuan të udhëtonin ishte 939, ndërsa për vitin 2018 ende pa u mbyllur viti, statistikat flasin për rreth 1700 shtetas të refuzuar. Po ashtu gjatë 10 muajve të këtij viti rreth 7500 shtetas shqiptarë janë kthyer në vend si të deportuar pasi në vendet e BE-së iu është refuzar statusi azilantit ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen. Sipas
burimeve policore, qytetarëve që u është refuzuar udhëtimi, kanë paraqitur mangësi me adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit, ftesën e pritësit, biletën e kthimit, si dhe mbulimin financiar për periudhën e qëndrimit. Masat në kufi kanë ulur ndjeshëm numin e kërkesave për azil, ndërsa vendet e BE-së e klasifikojnë Shqipërinë një vend të sigurt. Policia Kufitare fton qytetarët që përdorin aeroportin e Rinasit për të udhëtuar jashtë vendit
“Po ashtu gjatë 10 muajve të këtij viti rreth 7500 shtetas shqiptarë janë kthyer në vend si të deportuar pasi në vendet e BEsë iu është refuzar statusi azilantit ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën “Shengen””. apo për të ardhur në Shqipëri që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”, si dhe në numrin 0800 90 90 çdo parregullësi, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke ju garantuar një reagim të shpejtë profesional e të paanshëm.
MAT
Vodhën kasafortën e Kapet 43-vjeçari i shpallur në kërkim policisë, burg të rinjëve S
“Arrest me burg pa afat”, dha Gjykata e Durrësit për dy të rinjtë e akuzuar për vjedhjen e zyrës së gjobave të qarkullimit rrugor në policinë e Durrësit. Gjyqtari Rexhep Bekteshi e vleftësoi si të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve, Xhani Ymeri 30-vjeç, i dënuar më parë për “vjedhje”; dhe Ekilian Bibi 27vjeç, të dy banues në Durrës, dhe vendosi masën e sigurisë arrest në burg për të dy. Ata akuzohen nga organi i akuzës si autorë të një sërë vjedhjesh në qarkun e Durrësit, ndërkohë që arrestimi i tyre u bë të shtunën disa orë pas vjedhjes së zyrës ku paguhen gjobat në komisariatin e policisë Durrës. Mbi të rinjtë rëndon akuza edhe për 2 vjedhje të tjera, të kryera gjatë fundit të muajit të kaluar dhe të dokumentuara me prova shkencore. Mes akteve kriminale të kryera kundër pasurisë është dhe vjedhja me thyerje e repartit të imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës, si dhe një banese. Të treja vjedhjet janë kryer në lagjen nr.8 të qytetit pranë spitalit dhe drejtorisë së policisë.
trategjia e Policisë së Shtetit, me publikimin e fotove të personave në kërkim për çdo qark, po jep rezultatve. Pas publikimit të fotove të personave në kërkim nga Policia është bërë i mundur ndalimi i Alban Gjegjit. 43-vjeçari u arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë duke u dënuar me 8 vjet burg. Pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji u arratis pak ditë pas vendimit të gjykatës. Për shkak të krimeve të kryera, Gjegji ishte pjesë e listës 22 të kërkuarve në listën e qarkut të Dibrës të publikuar më 18 nëntor. Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij të bujshëm të Gjegjit në kullën e prindërve të tij. “Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet
burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit
Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
VIP
18 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Cardi B zbulon koston e bukurisë: Më shumë se 1000 dollarë për flokë e thonj Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar shifrat marramendëse që shpenzon për të plotësuar “tekat” e bukurisë. Cardi njihet për mënyrën si eksperimenton me flokët dhe thonjtë sa herë del në skena muzikore, intervista apo klipe. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se femrat sot nuk mjaftohen me gjëra të thjeshta, siç ndodhte në të kaluarën. Cardi thotë: “Po bëhet shumë e shtrenjtë për t’u mbajtur një femër. Nuk janë vitet e hershme të 2000 kur kemi mundur që me 100 dollarë të rregullojmë flokët dhe të blejmë një komplet me thonj plastike me tre lloje dizajnësh për 17 dollarë. Jo, tani thonjtë na kushtojnë deri 200 dollarë pasi kërkojmë dizajnë me kristale Swarovski. Gjithashtu, nuk mjaftohemi vetëm me një rregullim të flokëve, por duam paruke të plota që kushtojnë 500 deri në 700 dollarë, plus stilimi i tyre deri në 300 dollarë, dhe e gjithë kjo na bëhet 1000 dollarë”.
Zbulohen fotot e para të dasmës së Priyanka Chopra dhe Nick Jonas Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kanë zbuluar fotografitë e para zyrtare të dasmës. Në fotot shihet çifti i lumtur në dy ceremonitë e martesës, atë katolike dhe Hindu në Jodhpur të Indisë gjatë fundjavës. Ceremonia katolike u mbajt të shunën dhe nusja shihet me një vello të bardhë ndërsa dhëndri me kostumin e zi të zakonshëm nga stilisti amerikan Jodhpur gjatë fundjavës. Fustani i aktores indiane mori një total prej 1.826
orësh për tu përfunduar. Veshja u bë me dorë dhe u qëndis me kristale Sëarovski ndërsa velloja ishte 23 metra e gjatë. Dhe një ditë më vonë 36vjeçarja dukej mahnitëse me veshjen e kuqe indiane të dizenjuar nga stilisti i njohur Sabyasachi Mukherji. Ajo mbante një gjerndan ari Chopard me diamantë në formë dardhe. Ndërsa dhëndri 26-vjeçar mbante veshur një kostum tradicional indian.
Ua kushtoi ish të dashurve, kënga e Ariana Grandes në krye të Billboard “Thank U, Next” e Ariana Grandes vazhdon të dominojë tabelat. Billboard publikoi të dhënat më të fundit nga tabela Hot 100, ku u shfaqën këngët më të fundit dhe më popullore për javën e parë të dhjetorit. Dhe vendin e parë e kryeson kënga që Grande u kushtoi ish të dashureve, “Thank U, Next”. Ajo ndiqet nga “Sicko Mode” e Travis Scott, këngë që është pjesë e albumit të tij të fundit Astroworld dhe vendin e tretë a mban “Happier” e Marshmello dhe Bastille. “Thank U, Next” qëndron në krye të tabelës prej 3 javësh tashmë. Kënga i kushtohet marrëdhënieve të Grandes me ish të dashurit dhe ndarjen e saj të fejuarin Pete Davidson. Ajo gjithashtu përmendi të ndjerin Mac Miller, Alvarez dhe Big Sean.
Gigi Hadid zbulon fobinë e saj më të madhe Të gjithë kemi fobi nga gjëra të ndryshme. Por fobia e Gigi Hadid do ju lërë me gojë hapur. Gjatë një interviste me revistën W, supermodelja zbuloi se asgjë nuk e frikëson më shumë se sa tualeti. Po është e vërtetë, tualeti. “Jam në rregull me merimangat, lartësitë dhe kllounët,”-tha ylli i pasarelave, pasi u pyet nëse kishte frikë nga ndonjë gjë. “Nuk më pëlqen të dal nga dushi dhe për tu ulur në tualet,”-shtoi ajo. “Kur lahemi dhe tualeti ka ujë në të, unë thjesht nuk bëj dush kur tualeti është i hapur. Ju garantoj se nëse shikoni në tualet ndërsa po bëni dush do të ndiheni të çuditshëm.”
E dashura e Dani Alves shpërthen në Kubë Modelja spanjolle Joana Sanz, partnere e futbollistit të PSG Dani Alves, jep spektakël në rrjetet sociale. Nëpërmjet Instagramit të saj, bukuroshja Joana ka postuar disa foto të shkrepura gjatë pushimeve të saj në Kubë. Me trupin si “ngjalë”, Joana ua ka marrë mendjen ndjekësve të saj.
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Katy Perry ofron 50.000 dollarë për një takim me Orlando Bloom
Katy Perry mori pjesë në një koncert bamirësie të dielën dhe fitoi një takim me të dashurin e saj Orlando Bloom, në të njëjtën kohë. Këngëtarja këndoi në koncertin One Love Malibu në Kaliforni, që gumbulli para për të prekurit nga zjarri i fundit në Woolsey. Të gjitha paratë e mbledhura shkuan për komunitetin që po punon për rindërtimin e banesave pas zjarreve shkatërruese. Por gjatë koncertit u hap një ankand për Bloom. Fansat duhet të ofronin sa më shumë para për të fituar një udhëtim me motor dhe një drekë me aktorin e famshëm. Por Katy u bë 'xheloze' se ndonjëra nga fanset mund ti afrohej ndaj vendosi të merrte pjesë në ankand edhe vetë. "Ju mund të bëni një udhëtim me motor dhe gjithashtu mund të hani drekë me Orlando Bloom,"-tha Perry në stadium të martën. "Kjo do të thotë se ju do të jeni në
Forbes ka shpallur listën e moderatorëve më të paguar në botë. Vendin e parë e mban Judy Sheindlin, e njohur ndryshe si "Judge Judy", e cila ka fituar 147 milionë dollarë vitin e kaluar. Sipas Forbes, moderatorja i shiti CBS për 100 mijë dollarë të drejtat e 5.200 episodeve të emisionit mjaft të ndjekur "Judge Judy", si edhe episodet e ardhshme. Me një pasuri neto prej 400 milion dollarësh, Sheindlin është gruaja e 48-të më e pasur në Shtetet e Bashkuara. Moderatorja mundi Ellen DeGeneres, e cila mban vendin e dytë me 87 milionë dollarë. Ato u ndoqën nga Dr. Phil McGraw që u rendit i treti në listë me 77 milionë dollarë dhe Ryan Seacrest në vendin e katërt me 74 milionë dollarë. Ndërsa vendi i pestë mbahet nga Steve Harvey erdhi në vendin e pestë në listë me 44 milionë dollarë pasi solli shfaqjen e tij të re, Steve, vitin e kaluar.
motor me të dhe do ta mbaheni tek trupi i tij në një mënyrë që mua nuk më emocionon. Ti po mbahesh në muskujt e tij dhe…" Kur një fanse e quajtur Laura ofroi 20.000 dollarë për takimin me Bloom, Katy
hyri në ankand dhe ofroi më shumë se dyfishin e ofertës dhe arriti të fitonte takimin me të dashurin e saj. "Më vjen keq Laura, po e marr për 50.000 dollarë,"-tha këngëtarja duke qeshur, ndërsa turma brohoriste.
Michelle Obama kujton momentin kur Mbretëresha i tha se protokolli është "mbeturinë"
Ish-zonja e Parë, Michelle Obama ka zbuluar se Mbretëresha Elizabeta e konsideroi "mbeturinë" protokollin mbretëror. Vizita e fundit e Barack si president i SHBA-së u bë drejt Britanisë për të takuar Mbretëreshën.
Njihuni me moderatoren më të paguar në botë
Michelle zbuloi se ajo po ankohej për rregullat e sigurisë kur po zbriste nga helikopteri. "Kjo ndodhi në vizitën tonë të fundit kur shkuam në Kështjellën Windsor dhe morëm Marine One, helikopter, dhe ne u ulëm në
një fushë. Ne do të udhëhiqeshim nga Mbretëresha. Një nga qëllimet e mia kryesore për tetë vitet si Zonjë e Parë ishte që të mos bëhesha kurrë meme në rrjete sociale. Kështu që unë kisha protokollin në mendje gjatë gjithë kohës dhe mendoja si të mos shikoja shkallët, të mos prekja askënd dhe të mos rrëzohesha. Në këtë moment Mbretëresha tha 'vetëm hyni, uluni ku të dëshironi'. Kur i thashë se po kujtoja protokollin, ajo tha, 'Oh është e gjitha mbeturinë, vetëm hyni'", u shpreh Michelle. Në instervistën për "Chimamanda Ngozi Adichie", zonja Obama kujtoi një vizitë tjetër dhe polemikat që shkaktoi kur preku belin e Mbretëreshës. "Unë e preka atë. Pas gjithë kësaj, unë jam një njeri.", përfundoi Michelle.
Eddie Murphy mirëpret fëmijën e tij të 10-të Eddie Murphy është bërë përsëri baba. E fejuara e tij Paige Butcher, lindi fëmijën e tij të 10 të premten (30 nëntor). Max Charles Murphy u soll në jetë në Los Angeles. Të dy, nëna dhe djali janë mirë, sipas një përfaqësuesi të familjes. Aktori njoftoi se Butcher ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë në gusht. Çifti, që u takuan në vitin 2006 dhe filluan të dilnin në vitin 2016, kanë së bashku edhe një vajzë 2-vjeçare, Izzy. Eddie i propozoi për martesë 39vjeçares në shtator. Murphy ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme. Ai ka djalin Eric, 29 vjeç, me Paulette McNeely, vajzat Bria, 28, Shayne, 24, Zola, 18, Bella, 16 vjeç dhe djalin Miles, 26 vjeç, me ish-bashkëshorten Nicole. Aktori gjithashtu është baba i Christian, 28 vjeç, me Tamara Hood dhe vajzës Angel, 11 vjeç, me yllin e Spice Girls, Mel B.
Demi Rose tërbon me të kuqe Demi Rose nuk ka turp të theksojë format e saj bombastike. Dhe modelja u shfaq shumë seksi në një darkë të Krishtlindjeve mbrëmjen e së hënës. 23vjeçarja u sigurua që e gjithë vëmendja të ishte drejt saj. E veshur me një fustan të kuq të shkurtër ku theksi vihej tek busti i saj, Demi i tërboi të gjithë.
SPORT
20
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Në mungesë të Kupës së Botës apo Europiani zgjidhja e vetme mbetet fitimi i “tripletës”
Rozalb Lika
L
uka Modric ka fituar “Topin e Artë” dukshëm i shkëputur nga Cristiano Ronaldo. Në vitet e fundit jemi mësuar që të merren parasysh Champions League dhe Kupa e Botës, ndërkohë që në këtë mes duket se është penalizuar Antonie Griezmann, i cili u shpall kampin Bote duke qenë protagonist, ndërkohë që fitoi dhe Europa League me Atletico Madrid. Duke filluar që nga viti 2006 kur ky çmim u fitua nga Fabio Cannavaro, ishte hera e fundit që “Topi i Artë” nuk shkonte te një sulmues (kishte ndodhi vetëm në vitin 1956). Në atë kohë ai kishte fituar Kupën e Botës me Italinë ndaj Francës dhe duke qenë një ndër më të mirët në këtë repart, duke u ndihmuar dhe nga forma e shkëlqyer e Buffon. Në Botëror vendimtare nuk ishte fakti se Griezmmann triumfoi në finale ndaj Modric, ashtu si në fakt bëri Iniesta në vitin 2010, por më pas u mund nga Lionel Messi. E njëjta gjë nuk ndodhi as në vitin 2014, kur Ronaldo mposhti futbollistët e Gjermanisë duke marrë çmimin e “France Football”. Në të kaluarën për të gjetur një fitues të “Topit të Artë” që nuk ka fituar nuk është përcaktuar nga Kupa e Botës, ka qenë viti 1994, kur Stoichkov ndihmoi Milanin për të fituar Kupën e Kampionëve ndaj Barcelonës, duke befasuar Baggion dhe Maldinin në fitimin e këtij trofeu individual.
Ronaldo dhe Messi kanë vetëm një mundësi për të rifituar “Topin e Artë”
Ky sezon ndërkohë do të jetë më i thjeshtë për t’u gjetur fituesi. Nëse marrim një hipotezë të thjeshtë: Ronaldo duhet të fitojë tripletën me Juventusin, ose qoftë Championsin me kampionatin për ta fituar, pasi Kupa e Italisë konsiderohet si një
kompeticion që nuk ka shumë ndikim. Ylli portugez ka qenë përcaktues edhe në sezonin e kaluar në Champions League, por avantazhi i Modric ishte fakti se shkoi deri në finale. Nëse një prej Ronaldo ose Messi fiton Ligën e Kampionëve, do
Antoine Griezmann ka mbetur i zhgënjyer nga fakti se nuk fitoi “Topin e Artë” pas një super sezoni me Ateticon dhe fitimit të Kupës së Botës me Francën. Sulmuesi i njohur deklaroi se trofeu me “gjelat” është më i rëndësishëm se trofetë individualë. “Jam shumë i lumtur me vitin tim 2018. Unë fitova Ligën e Europës dhe Kupën e Botës, kështu që është një vit i madh. Jam pak i zhgënjyer që nuk e fitova dot “Topin e Artë”, por ishte një natë e madhe për të festuar fituesit. Nëse vazhdoj të punoj kështu, pse jo? Jam në rrugën e duhur. Kam marrë pjesë në dy podiume të këtij çmimi, kështu që duhet të vazhdoj kështu .I pyetur se cilin trofe do të zgjidhte mes “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës, Griezmann nuk pati fare dilema, dhe konfirmoi: “Patjetër, Kupën e Botës”!
“Pleshti” dhe CR7 mund të ribashkohen në “Santiago Bernabeo”
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim në një mbrëmje sërish së bashku. Nuk bëhet fjalë për një ndeshje ku ata do të luajë në një formacion, apo si kundërshtarë, por për të qenë të pranishëm në super klasiken mes River Plate dhe Boca Juniors. Ndeshja do të luhet më 9 dhjetor, një ditë të cilën Ronaldo dhe Messi do ta kenë pushim, teksa kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në tribunën SuerVip. Messi në Argjentinë bën tifo për Nesell Ols Boys dhe nuk ka asnjë ekip te preferuar. Messi i ka kërkuar bileta Federatës Spanjolle, ndërkohë që Ronaldo ka siguruar një vend dysh nga presidenti Fiorentino Perez. Portugezi luan të premten në mbrëmje ndaj Interit, ndërkohë që Messi sfidon të shtunën Espanyol-in. CR7 është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, me Messin që është i dyti. Ata e kanë fituar të dy “Topin e Artë” nga pesë herë, dhe kanë shënuar të paktën mbi 40 gola në çdo sezon që nga viti 2009-10.
PORTIERI
FRANCEZI
Griezmann: Kupa e Botës vlen më shumë se “Topi i Artë”
të jetë thuajse e pamundur që ndonjë futbollistë tjetër të arrijë të fitojë sërish “Topin e Artë”. Derisa ata të dy të luajnë ky mision duket i vështirë, pasi dhe vetë Modric e pranoi në trofeun që mori nga “France Football”, se ata janë nga një tjetër planet.
SUPER KLASIKJA
G
ianluigi Buffon të hënën në mbrëmje foli për programin “Tiki Taka” duke zbuluar disa prapaskena shumë interesante pas transferimit të Ronaldos. “Për mua ishte drejt fundit aventura me Juventusi dhe ndoshta dhe disa lojtarë te Juventusi kishin këtë ndjesi. E vetmja mënyrë për t’i bindur për të qëndruar ishte nënshkrimi me Ronaldon. Fitova titullin për 7 sezone. Edhe pse kishim ekipin më të mirë, të fitosh asnjëherë nuk është e thjeshtë. Veçanërisht në nivelin fizik nuk është e thjeshtë për të qëndruar në nivele të larta. Për mua ishte një karrierë e marrë fund, dhe vetëm një kampionat i një niveli të lart mund të më bindte për të vazhduar. PSG ma dha këtë shans. Do të doja që të përballesha me Juventusin në Champions League, por jo në finale. Do të ishte shumë e vështirë për mua. Nuk jam i bindur nëse do të bëja pritje të mira, do të doja ta sfidoja Juven në ndonjë raund tjetër. Sot nuk shoh pika të dobëta
Buffon: Ardhja e Ronaldos bindi yjet e Juventusit për të qëndruar
në atë skuadër. Më duket Juventusi i zakonshëm plus Cristiano Ronaldon. Mentaliteti, vlerat dhe grupi historik ka mbetur i njëjti e përveç kësaj është shtuar edhe një lojtar i madh. Pas 10 vitesh fitore kishin nevojë për një lëvizje të tillë për të rikrijuar entuziazëm dhe energji të reja për të vazhduar serinë e fitoreve.
Pasi fiton 7 vite radhazi titullin, nuk është e thënë që të vazhdosh medoemos të fitosh, edhe nëse je më i forti. Siç ndodhi me mua, edhe të tjerë mund të mendonin të ndryshonin ambient. Për këtë arsye, për të rifilluar gjithçka sa i përket motivimit, mënyra e vetme ishte të siguronin një blerje të madhe”, deklaroi Bufon.
SPORT
21
E mërkurë, 5 DHJETOR 2018
Skuadra angleze pasi ka shkelur rregullat e “Play-it Financiar” rrezikon një dënim të rëndë nga UEFA
M
anchester City në telashe serioze. Gazeta britanike “The Times”, shkruan se klubi anglez është shumë pranë përjashtimin nga Champions League. UEFA po përmbyll hetimet që ka nisur prej kohësh në kuadër të respektimit të rregullave të Fair Play-it Financiar, ku ka gjetur prova të thyerjes së këtyre rregullave nga klubi i Manchesterit, sikurse u zbulua nga “Football Leaks”. “Qytetarët” nëse do të konfirmohen zyrtarisht shkeljet financiare, automatikisht përjashtohen nga çdo aktivitet i organizuar nga UEFA, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Manchester City është duke shkëlqyer në fushë, falë skuadrën fenomenale që ka ndërtuar Pep Guardiola, por jashtë fushe klubi ka probleme. Një hetim i pavarur nga qeveria europiane e futbollit është hapur kohët e fundit, pas informacioneve sekrete zbuluar nga Football Leaks dhe publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, ku pretendohet se marrëveshjet e sponsorizimit te City janë bërë vetëm për të anashkaluar rregullin që përcakton sa para mund të futë në klub pronari. Në një takim të komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Dublin, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e përshkroi hetimin si “një çështje konkrete për hetim” dhe premtoi se “shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret”. Deri tani UEFA ka qenë shumë tolerante sidomos në lidhje me shkeljet e klubeve të mëdhenj, por nëse
Manchester City rrezikon që të përjashtohet nga Champions League
nuk merr masa as tani, është e qartë që serioziteti i organizatës dhe rregulloreve të saj vihen në dyshim të madh, ndaj City rrezikon shumë. Kampionët e Premier League janë gjobitur më parë me 49 milionë sterlina për shkelje të FFP në vitin 2014, por ia hodhën me aq dhe gjoba u
ul në 18 milionë sterlina më pas. Gjithsesi, e-mailet e publikuar nga zbulimet e Football Leaks tregojnë se City ka bërë shkelje shumë më serioze sesa mendohej fillimisht. Në një korrespondencë nga një prej drejtuesve të lartë të City-t, Jorge Chumillas, zbulohet se një kontratë sponsorizimi prej
68 milionë sterlinash me Etihad Airlines në realitet është paguar nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group (ADUG). Der Spiegel gjithashtu pretendon se City gjeti një shteg edhe për të paguar të drejtat e imazhit të lojtarëve, të cilët paguheshin nga Abu Dhabi United Group.
SULMUESI
Cikalleshi nuk ndalet në Kupën e Turqisë, shënon një tjetër gol
Sokol Cikalleshi lë sërish shenjë në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar rezultoi edhe njëherë tjetër përcaktues në këtë kompeticion duke realizuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën Goztepe që erdhi sërish në Kupë. Cikalleshi u aktivizua titullar në sfidën e parë të raundit të 1/16-ve mes Nazillispor dhe Goztepe. Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e 1/8ave. Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas i cili në këtë kompeticion e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Istanbul Basaksehir e Osmanlispor. Me këtë gol Cikalleshi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci se po kalon një formë shumë të mirë dhe meriton të grumbullohet sërish në ekipin përfaqësues.
MERKTO
MBROJTËSI
Skuadrat e Seria A në gjurmët e “pleqve” Ribery dhe Robben
Skriniar sfidon Juven dhe Ronaldon: Mund t’i mundim, jemi ekip i madh M
Franck Ribery dhe Arien Robben po luajnë sezonin e tyre të fundit me Bayernin e Mynihut, gjë që është pranuar si nga drejtuesit bavarezë, ashtu edhe vetë futbollistët, ndërsa e ardhmja e tyre mbetet ende për t’u deshifruar. Në fund të sezonit të ardhshëm, francezi do të ketë 36 vite mbi supe, ndërsa holandezi një më pak, 35, por shanset që dy futbollistët të tërhiqen, duken të pakta, pasi ka interes nga klube europiane, por edhe kineze e amerikane për shërbimet e tyre. Sipas mediave italiane, janë disa klube në Serinë A, që kanë filluar të kërkojnë informacion për dy yjet e Bayernit, pasi shihen si mundësi mjaft të mira, sepse vijnë me parametra zero dhe mund të ndihmojnë me eksperiencën dhe kualitetin që kanë. Milani, Interi, Roma, Lazio, por edhe Napoli, janë disa nga klubet që “joshen” nga dy futbollistët e Bayernit, sepse pavarësisht se ata nuk mund të garantojnë shumë ndeshje në një sezon, janë mjaft të rëndësishëm për të rritur besimin në grupet respektive, por edhe për të ndihmuar në rritjen e të rinjve. Përveç faktit që në verë Ribery dhe Robben do të jenë futbollistë të lirë, edhe paga që ata pretendojnë, natyrisht që është ndjeshëm më e ulët sesa ajo që fitojnë aktualisht te klubi gjerman.
ilan Skriniar nuk ka dyshime për mbrojtësit më të fortë në Serie A: “Koulibaly, Chiellini, Bonucci e Manolas”. Slllovaku i Interit nuk ka përfshirë veten në këtë listë dhe asnjë nga shokët e ekipit. “Mund të përmirësohem gjithmonë. Nuk është faji im që më quajnë Milan, në fillim tifozët zikaltër e kishin problem, ndërkohë që tashmë e kalojnë me një të qeshur”, ka zbuluar sllovaku në një deklaratë të dhënë për Sky Sport 24. Të premten Interi sfidon Juventusin, një ndeshje që Skriniar preferon t’i hap sfidë bardhezinjve: “Ndeshje e vështirë, por ne jemi që tani skuadër e madhe dhe mund të fitonim edhe ndaj Romës. Nuk e arritëm këtë gjë, por mund ta bëjmë ndaj bardhezinvje. Ata kanë fituar thuajse të gjitha ndeshjet, por ne mund të luajmë ndaj tyre. Ronaldo? Do të jetë i vështirë për
t’u markuar, por duhet të bëjmë kujdes ndaj të gjithëve, jo vetëm ndaj tij. Nuk mund të përqendrohemi vetëm te CR7. Ëndërroj që të përsërisim tripletën e vitit 2020 me këtë fanellë. Zërat në merkato? Është kënaqësi kur dëgjon
që të kërkojnë ekipe të mëdha, por edhe Interi ka një skuadër të madhe, dhe tifozët mund të rrinë të qetë, pasi jam mirë këtu si brenda ashtu edhe jashtë fushave”, deklaroi Skriniar në prononcimin për Sky Sport.
KORESHTI Bëri kërkesën e pazakontë për ndryshimin e datës së lindjes, gjykata nuk e aprovon Është rrëzuar kërkesa e holandezit për të ndryshuar datën e lindjes. Emile Ratelband humbi betejën e tij ligjore për të ulur datën e lindjes me 20 vite për të shmangur atë që e konsideroi diskriminim. 69vjeçari donte të ndryshonte datën për shkak se haste probleme për të lënë takim me femrat që njihte në Tinder. "Ne jetojmë në një kohë kur mund të ndryshosh emrin dhe gjininë. Pse unë nuk mund të vendos për moshën time?"-tha ai. Por gjykata nuk e miratoi vendimin e tij, duke theksuar se shumë të drejta në ligj bazohen në moshën e një personi dhe ndryshimi i saj mund të shkaktojë shumë probleme. Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk ka asnjë bazë ligjore për të bërë një ndryshim të tillë. "Ratelband është i lirë të ndihet 20 vite më i ri se mosha e tij e vërtetë dhe të veprojë në përputhje me rrethanat,"-u shprehën gjykatësit. "Por ndryshimi i dokumenteve të tij ligjore do të kishte implikime të
E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Donte të bënte realitet skenat e përrallave, “shtriga” përfundon në burg Një 33-vjeçar është akuzuar për sulmin ndaj adoleshentit gjatë karnavaleve magjike në jugperëndim të Gjermanisë. Reinhold K. u maskua si "shtrigë" në festivalin vjetor "Witchcraft Eppinge" që u realizua në muajin shkurt dhe bëri një shaka nga e cila e pësoi keq. Viktima ishte 18-vjeçarja Janine, e cila pësoi djegie të rënda në këmbë. Ajo qëndroi për dy muaj në spital që të kurohej për lëndimet që do ti mbeten gjithë jetës në trup. Miqtë e Janines e sfiduan që ti afrohej grupit të shtrigave. Njëra prej tyre (Reinhold) e mbajti ndërkohë që një tjetër ngriti kapakun dhe i tha të fuste këmbën në ujin e valuar. Thuhet se ky veprim u bë për të imituar skenat në përralla dhe legjenda ku shtrigat i fusnin viktimat e tyre në ujë të valuar. Ende nuk dihet dënimi që do marrë 33-vjeçari për këtë veprim.
padëshirueshme ligjore dhe shoqërore." Ratelband pushtoi titujt e mediave në mbarë botën me kërkesën e tij të pazakontë. Para seancës gjyqësore ai u shpreh se ndihej i diskriminuar kur kërkonte pune dhe në aplikacionin popullor Tinder, pasi ishte shumë i madh për tu lidhur me
femra. Ndërsa u rrëfeu se mjekët i kishin thënë se kishte trupin e një personi 40-vjeçar. "Nëse do isha 49 vjeç, atëherë do të mund të blija një shtëpi të re, të drejtoja një makinë tjetër. Do punoja më shumë,"-u shpreh ai. "Kur u them femrave në Tinder se jam 69 vjeç, nuk më kthejnë përgjigje."
Futi në "kurth" 150 burra, rasti habit edhe gjyqtarët Një burrë nga Florida e Jugut u dënua me 3 vite burg për joshje të drejtpërdrejtë të burrave në shtëpinë e tij. Ai paraqitej si femër në internet dhe pasi i fuste në "kurth" filmonte aktet seksuale me ta duke i postuar në një
22
faqe pornografike. Në një krim aq i çuditshëm se mund të ndodhë vetëm në Florida. Bryan Deneumostier ka joshur të paktën 150 burra në shtëpinë e tij përgjatë disa viteve. Ai pretendonte se kërkonte argëtim pasi
burri i saj ishte larg me misione ushtarake. Ai përdori pseudonimin susanleon33326. Ai përfitoi 3 mijë dollarë në muaj nga faqja StraightBoyz, ku ai ngarkoi videot e tij. Meshkujt homoseksual paguajnë 35 dollarë në muaj për të parë 620 videot e publikuara aty. Prokurorët kërkuan burgim prej 8 vjetësh për Deneumostier. Megjithatë, është krejtësisht e mundshme që çudia e krimit ka kontribuar në një dënim më të vogël. Deneumostier përfundimisht u deklarua fajtor për dy akuza të përgjimit të paligjshëm të komunikimeve me gojë në këmbim të rënies së tre akuzave për mbajtjen e të dhënave të pahijshme. "Është krejt e pazakontë dhe nuk mund të them se kam pasur ndonjëherë një rast të tillë më parë", tha gjyqtarja Cecilia Altonaga
Peshon 190 kg, por pranon romanca vetëm meshkuj të dobët Një grua që peshon 190 kilogramë ka zbuluar se pranon të dalë vetëm me meshkuj të dobët dhe kjo arsye lidhet vetëm me seksin. Nikki Baker, 28 vjeçare thotë se nëse do takojë një mashkull me përmasat e saj, do të limitojë performancën seksuale duke e bërë 'të vështirë'. Gjatë kësaj kohe, ajo ka dalë me një djalë që quhet Brandon Noland. Ai tregon se jeta e tyre seksuale është "shpërthyese" dhe tërhiqet shumë nga vetëbesimi i Nikkit. Ajo ka qenë 'e shëndoshë' gjatë gjithë jetës dhe është ngacmuar gjithmonë për peshën, por gjjithçka ndryshoi nga një fotograf. Në vitin 2009, një fotograf modelesh i propozoi idenë që të dashurojë trupin që ka.
Gjenden monedhat e arit, u fshehën për 900 vite pranë pusit Një koleksion me monedha arit, të cilat besohet se u fshehën para 900 viteve janë zbuluar nga arkeologët në qytetin e lashtë të Cezaresë, Izrael. Ata gjetën një kuti prej bronzi që përmbante monedha dhe një unazë të vetme ari. Të gjitha ishin të fshehura mes gurëve në anën e një pusi. Besohet se dikush fshehu kutinë me 24 monedha ari, por nuk u kthye ta merrte kurrë. Arkeologët thonë se pronari mund të ketë vdekur në vitin 1101. Zbulimi është bërë gjatë një projekti gërmimi dhe konservimi në vendin e Trashëgimisë Botërore të Cezaresë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 5. Vihet në majë të grepit për të ndjellë peshkun 7. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 8. Milto Sotir ...(1884-1972), atdhetar, shkrimtar e publicisti, botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë" 11. Ajo lind në mes dy a më shumë vetave pa lidhje gjaku dhe që mbështetet në besimin e nderimin ndaj njëri-tjetrit 13. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura 15. Pjetër ..., i ashtuquajtur, mandela i shqiptarëve për vitet e burgut komunist 16. Ai që shet mend, njeri mendjemadh, ai që ngrefoset si gjel e mburret 19. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 20. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dezinfektuese (simboli Cl) 21. Të tillë janë njëgjuhës, dygjuhët. Libra të mëdhenj që ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës 23. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 24. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 25. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 26. Partia Levizja e Legalitetit 27. jesa e përparme e anijes ose e barkës 29. Veti a cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, karakteristikë dalluese 30. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 32. Pezmatim i kyçeve, cermë 34. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 35. Zbuloj dikë a diçka pasi e kam gjurmuar, e gjej 38. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gabzherr, gurmaz ose ... 39. Atë status morën në socializëm pronarët e tokave, latifondistë quheshin zotëruesit e mëdhenj 43. Eshtë i tillë motivi kryesor i përsëritur, në një vepër muzikore, të madhe kur nis një akt 46. Aty ... dëshmorët e lirisë së Atdheun 48. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 49. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 51. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 52. Ai që bën e ndreq këpucë 54. Shprehje e relievit, pjesë e ngritur mbi një sipërfaqe të rrafshët
E mërkurë, 5 dhjetor 2018
Nga Albert VATAJ
56. Pastaj e ka brenda 57. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 59. Shkurtim për: Artileria bregdetare 61. Partia Aleanca Popullore 64. Sëmundje e syrit që shfaqet me një perde, ose ujvarë 65. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 66. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 68. Zbraz një lëng a diçka të imët nga një enë, nga një thes etj 69. Nivel jo i njëjtë, ndryshim niveli; të qenët e dy gjërave, e dy sendeve etj. në lartësi a në nivele të ndryshme 70. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 71. Lum që lag Shkodrën 73. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 74. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 75. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 76. Filmi "Ëndërr për një ..." prodhim i vitit 1984. Regjia Fehmi Hoshafi, skenari Gjikë Kurtiqi, dhe muzika Tahsim Hoshafi 77. Banka Botërore 80. Më 18 janar 2012, Wikipedia në gjuhën angleze mbyllet për 24 orë në formë proteste ndaj ... e PIPA 83. Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po" as "jo" për një vendim që merret me
votim; nuk marr pjesë në një punë, shmangem 85. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 86. Shprehja e jashtme a shfaqja e thelbit të sendeve e të proceseve të realitetit 87. Ajo që bën redaktimin e një teksti quhet ashtu 89. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 90. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 93. Ornella e famshme e kinematografisë italiane, duhet mbiemri 94. Emër me të cilin zakonisht fëmijët e vegjël thirrësin me përkëdhelje atë që përkujdeset për ta (gjyshen, nënën a motrën e madhe) 96. Tufëz lulesh a kokrrash, që dalin së bashku në një bisht ose në një kërcell të hollë 97. Ajo që bën pula, vezë ose.. 99. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 102. Volfgang ... filozof, sociolog dhe politolog i shquar gjerman 105. Klithma që nxjerr njeriu në rast fatkeqësie, nga dhembja që ndien etj.; britmë e madhe, sokëllimë 108. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike 110. E dërgoj një njeri diku larg 113. Gjinia femërore e zhytësit 114. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e punonjësve ose e trupave ushtarake 115. Flijimi i vetes dhe i interesave vetjake për të mirën e kauzës
VERTIKALISHT 1. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 3. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 4. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 5. Lundër e vogël, e gjatë, e ngushtë dhe e cekët, që vihet në lëvizje zakonisht me lopata 6. Mustafa ..., Kryeministër i Shqipërisë (1941 - 1943) dhe Senator i Mbretërisë Italiane (v. 1957) 9. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 10. Pjesa e sipërme dhe e thatë e bukës, kore, krodhë; copë buke e thatë 12. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 14. Bëj të njëjtën gjë për herë të dytë; kryej krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme 15. Bojë uji për të pikturuar; mënyra e pikturimit me këtë bojë 17. Argjentina atë ka karmonedhën e saj 18. Ashtu quhet monedha e Kenias 22. Pjesë e sipërme e palosur dhe e modeluar e rrobeve 28. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 29. Ai që di të hedhë valle, ai që kërcen valle; kërcimtar. 31. I iki fshehurazi, largohem pa u vënë re nga të tjerët 33. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 36. Romani i Anton Pashkut 37. Veprim i njëhershëm i nje-
58. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 60. Pa të shiu do të na lagte e do na bënte qullë 62. Ai që është penduar për një faj a për një mëkat 63. Transformimi që trashëgoi si element koloristik Partia Sociliste Shqiptare më 2013 67. Ka dy lloj plehrash, pleh ... dhe pleh kimik 72. Organizata Ndërkombëtare e Punës 75. Shi që bie me rrëmbim, me pika të mëdha e të dendura, shi i madh 78. Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plot gurë 79. Pashko ..., një prej jezuitëve gjurmëlënës në letrat shqipe, njihet për shqipërimin e "Komedisë Hyjnore" 81. Ai që ka bërë bir a bijë në shpirt një fëmijë të tjetërkujt 82. Para se të hynte euro, ishte njësia monetare bazë e Italisë 84. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive 86. Me ujin e kripur e bregun me rërë 88. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 89. Partia Unitetit Kombetar 91. Pëllitja e kafshëve është e tillë 92. Hija e një të vdekuri, që u fanitet njerëzve 95. Aleanca Kuq e Zi 98. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 100. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 101. Fryma e Re Demokratike 103. Arabia Saudite ka atë lekun e saj 104. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 105. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 106. Thimi ..., (1820-1890) ishte një rilindas shqiptar dhe folklorist 107. Lëng i trashë qumështor me veti helmuese, dehëse e gjumëdhënëse. 109. Një nga katër llojet e letrave të bixhozit me shenjë si romb 110. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 111. Po Gjirokastra si e kishte targën 112. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë
riut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 40. Që është lënë i lirë, pa fre; i shpenguar, që nuk ka ndonjë pengesë 41. Vendi ku përthyhet krahu 42. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 44. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 45. E pres pak; i bëj një kllapë, një send metali, deltine, mermeri apo tjetërçka 46. Ai prej të cilit ne kemi prejardhjen quhet ... 47. Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë 50. Brams ..., një nga kompozitorët e njohur të muzikës klasike gjermane 53. Quhen një klasë substancash që neutrallizojnë acidet 55. Frut, "... e ka bishtin mrapa" 56. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 1
2
D I
3
P
9
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
10
A
I
M O R
F E
4
5
K L
6
U B
11
L
15
I
P E
U
K
L
I 18
K U R O H E
19
M
P
I
B
28
R
B 26
R A V G O J
E
P
E
S
U 33
34
B A N D I
T
˙ A
E 41
E T
R I
T
B
T
L E
E
E T
N A
H
I
A T
T
A
R
B
A
A N D E 61
Z I
69
A
T
C
T
64
P A H I R 71
L
U K 75
I
72
73
E
B
V
I
K
E
U
I
P G
L
A
E
˙
K
R
¸
F U T E R
X 82
83
M Y F T
I
N
M
O S
I
88
A T
K A R
K A L E
U
T
C
R
L
M
A
92
S
A
N
D
P
93
J
89
I
A Q J
E Y R
D U K S
I
O N
R
P
T
U
E
S
B
I
L Z
E L
E
99
P
R
H
K J 103
V I
C
T O R
G
S
102
O J
E
97
S O M
A
101
D E T
R
96 98
100
K
94
D E
V A
95
A
I
91
K U A D R P
O J
S ˙
87
D
E
74
80
P A L M O R 86
A C
77
O G I
90
T
Z
65
Z
79 81
P
N L ¸
76
Z
B
68
O I
S
78
A
B
H
M U T
63
M A K E
O
I
49
E B
P
T
62
70
85
B 56
67
K O S ¸
84
48
M B A L E 58
60
I
E
L
R
P
K ¸
K O K O N A
66
L
44
F 47
P E
M
G
M
I
57
M I
L
46
T E
N
E 38
S
55
59
N D I
52
A L
54
E R
J
51
M
53
Z N E
43
B
R 45
I 50
T
P P E
42
L U
I
Z
35 37
H S
40
S B
R
K O M S H I
A
O 32
36
K P
27 30
O S 31
Q
T
D H A M O
E
25
29
A R T
39
L
U 21
A N I
24
N
B
17
K 23
A
14
C
20 22
8
L
13
D K
16
M ¸
7
M A ˙
12
E
L A M ¸
L
104
F
105
106
T
A
E
T
T
E
R M E X O
I
V
107
I
E
S
E
Z 108
M 110
A L
V E N D O S
R
111
M A L
U I
A
M 114
R
O 112
O K
N
T R
Z E
M
109
D
S
115
O
118
D Y S H E M E
I
R 113
N T E
116
K ¸
117
S
T
T
N
119
E L
R U S
U 120
E
T
R
T
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 5 dhjetor 2018
106 VJETORI I USHTRISË SHQIPTARE
P
residenti i vendit, Ilir Meta ka përcjellë dje urimet me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti u ka përcjellë konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta burrave dhe grave nën uniformë. Në mesazhin e tij, Presidenti Meta shprehet: “Me rastin e 106-vjetorit
të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare. Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë
Presidenti Meta mesazh për burrat dhe gratë me uniformë
operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse! Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATOs, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”.
KATOVICË
Presidenti Ilir Meta takon Arnold Schwarzenegger
G
jatë pjesëmarrjes në Samitin e Klimës në Katovicë të Polonisë, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me aktorin e njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger. Ylli i Hollivudit, i cili është mjaft popullor në Shqipëri, veç angazhimit të
tij të përkohshëm në politikën e SHBA është dhe pjesë e nismave ndërkombëtare për klimën dhe parandalimin e ngrohjes globale. Presidenti Ilir Meta në adresën zyrtare në Facebook ka postuar një foto nga takimi me aktorin e njohur. “Kënaqësi të takoja në
Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”,shkruan Presidenti Ilir Meta.
Presidenti polak do të vizitojë Shqipërinë P
Marrëdhënie të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Zvicrës
P
residenti Ilir Meta është takuar me presidentin e Zvicrës, Alain Berset, gjatë punimeve të Samitit të Klimës në Poloni. Dy presidentët kanë diskutuar për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve dhe rritjen e tyre të mëtejshme. “Kënaqësi të vlerësonim me Presidentin e Zvicrës z.Alain Berset, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, me vullnetin për t’i intensifikuar më tej në të gjitha fushat”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
residenti Ilir Meta, gjatë Samit të Klimës në Poloni është takuar dhe me presidentin polak, Andrzej Duda. Kreu i shtetit bën të ditur se vitin e ardhshëm, presidenti polak do të vizitojë Shqipërinë. “Marrëdhëniet me Poloninë po përjetojnë një rritje të qëndrueshme dhe premtuese, jo vetëm në fushën e turizmit. Vizita zyrtare vitin e ardhshëm në Tiranë e Presidentit, z.Andrzej Duda, tepër e mirëpritur”,- shprehet Presidenti Meta në mesazhin e tij.