Koha jone 5 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 157 (8288)

E enjte, 5 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

PS do të votojë në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët dhe opozita paralajmërojnë reagim të fortë dhe përplasje para Parlamentit dhe brenda sallës

Dje tërmet në Tiranë, sot tërmet në Kuvend Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklarojnë se nuk do të lejojnë miratimin e ligjit, pasi në të kundërt “tërmeti” opozitar do rrëzojë godinën e kryeministrisë dhe krejt kullat e biznesit të oligarkëve të Ramës

FAQE 3

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Monika Kryemadhi: Asnjë Do e mbrojmë Teatrin hap prapa, të mbrojmë teatrin Kombëtar me trupat tanë nga hajdutët e qeverisë

FAQE 2

Në foto: Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha SITUATA

Panik dhe dëme materiale, 40 tërmete tronditin Shqipërinë

MINISTRI I MJEDISIT

KREU I PDIU

Ambasadorët duhet të ishin treguar më seriozë

Blendi Klosi: Ndalohet me ligj riciklimi dhe përdorimi i qeseve plastike

Shpëtim Idrizi, mesazh Ramës: Do përgjigjesh nëse bën pazar për Çamërinë

Nga Zef Bushati FAQE 15

FAQE 10-11

Në foto: Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

ANALIZË

FAQE 9

FAQE 2

PAVARËSIA E SHBA

Presidenti Ilir Meta uron Donald Trump

FAQE 5

FAQE 24


POLITIKE

2

E enjte, 5 KORRIK 2018

Ligji për teatrin, kreu i PD-së u premton artisëve: Do ti bëj presion Presidentit që mos ta dekretojë

“Teatri”, Basha bashkohet artistëve: Vetëm idiotët shohin interesin e tyre

DEPUTETI I LSI-së

Viktor Tushaj, Ramës: I je afruar greminës, por nuk e sheh

K

reu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar protestës së artistëve dhe lëvizjes qytetare që kanë nisur peticion kundër ligjit për teatrin, i cili pritet të kalojë sot në Parlament. Basha ka hedhur firmën e tij në peticion. “Së bashku me artistët jemi kundër shembjes së Teatrit. Firmosa peticionin bashkë me qytetarët shqiptarë, i cili kundërshton për mosdekretimin e ligjit për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të kullave”, u shpreh fillimisht Basha përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë, pak minuta më vonë, gjatë fjalës së tij në protestën në sheshin para Teatrit Kombëtar, Basha e ka quajtur këtë akt të shkatërrimit të historisë dhe kulturës, dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama. “Projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri. Kjo protestë është kthyer në maratonë të qytetarisë, të kulturës. Qëndrimi juaj është shembulli i kulturës sonë. Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë shoqërore. Shkatërrimi i kësaj pjese esenciale është shkatërrim i identitetit, i kulturës, fshirje e gjurmëve të baballarëve tanë. Akt kundër kujtesës së qytetit. Kjo nuk është vetëm betejë qytetare. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë, politikë do të thotë të kujdesesh për fatin e qytetit. Ashtu si dhe fjala idiot që në greqishten e lashtë janë atë që nuk kujdesen për qytetin por shohin vetëm interesin e tyre. Nuk bëhet politika me narkoshtet. Kudo ku ka dy qytetarë bëhet politikë. Projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri. Shumë e dinë se sa e ka dashur kryeminsitri këtë projekt. Por nuk ja ka dalë. Por sot ai njeri ka në dorë të gjitha pushtetet, është kryeministër, kreu i kupolës mafioze, kreu i drejtësisë. Nëse me një Toyota futen 3 milionë imagjino sa futen në Shqipëri. Ky projekt këtu është projekti i vjedhjeve të 200 milionë euro fitim me kullat që duan të ndërtojnë mbi këtë histori të shenjtë”, tha Basha. Presion Presidentit Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do të bëjnë të pamundurën që ky ligj mos të kalojë sot në Kuvend, por edhe nëse kalon, ai paralajmëroi se do t’i bëjnë presion Presidentit të Republikës Ilir Meta që mos

ta dekretojë. Ai i bëri thirrje, gjithashtu, edhe trupit diplomatik që të mos heshtë përpara këtij atentati kushtetues, siç tha Basha. “Ligjet antikushtetuese të kaluara në mungesë të Gjykatës Kushtetuese janë shpallje lufte, janë shpallje lufte një narkoqeveria ndaj popullit të vet dhe unë e di se populli do të dijë ti përgjigjet. Ju siguroj që edhe ne do të dimë ti përgjigjemi nesër brenda sallës. Ju inkurajoj të jeni atje masivisht edhe ju. Ju

bëj thirrje gjithë demokratëve, qytetarëve edhe socialistëve të ndershëm që nuk kanë në sofrën e krimit ti bashkohen protestës nesër. Ne do të bëjmë gjithcka që ligji nesër mos të kalojë. Por ju e dini numrat i ka narko shteti, nuk i ka opozita. Ne pas kësaj do t’i bëjmë presion Presidentit mos ta dekretojë ligjin. Nëse përsëri mazhoranca nuk heq dorë dhe sjell ligjin në parlament ne prap do tju ftojmë në një betejë. Unë i bëj thirrje përsëri trupit diplo-

matik të mos mbyllë sytë përpara këtij atentati kushtetues dhe para këtij akti të thellë korruptiv. Dhe nëse të gjithë këto nuk mjaftojnë të jeni të sigurt që dhe ne do të jemi këtu me trupat tanë për tu kundërvënë me të gjitha mjetet me çdo formë dhe çdo cmim”- deklaroi kreu i PDsë, Lulzim Basha. Protestës në mbrojtje të godinës së Teatrit i është bashkuar pasditen e sotme edhe kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj akuzon kryeministrin Edi Rama se po sillet me arrogancë ndaj kërkesave të artistëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Tushaj shprehet se shpërfillja ndaj intelektualëve po e afron Edi Ramën drejt greminës. “Quò vadis o kryeministër! Kur nuk dëgjon artistët, që si krenari e një kombi, zëri i tyre kumbon fort, si mund të dëgjosh zërin e minatorëve nga nëntoka? Arroganca e pashembullt ndaj një populli fukara dhe shpërfillja e zërit intelektual ta ka afruar afër greminën që s’do ta shohësh”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së në Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj.

KRYETARJA E LSI: NE E DIMË QË KEMI SHUMË GJËRA PËR TË KRITIKUAR NË PUNËN TONË. ÇËSHTJA E TEATRIT ËSHTË KOMBËTARE

K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për të mbrojtur godinën dhe vlerat e qytetarisë. Në mesazhin e saj, Kryemadhi pranon se ka jo pak gjëra për të kritikuar në punën e opozitës, por mbrojta e Teatrit Kombëtar është një detyrë kombëtare. “ Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim! Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës”,- shprehet Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së thotë se opozita është e vendosur në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ajo shton se LSI ka qenë e qartë që në fillim të protestave të artistëve për këtë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Kryemadhi: Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

çështje. Kryemadhi shprehet se çështja e teatrit nuk është vetëm e artistëve, por e gjithë kombit. “”Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë! Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve. Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku”,- deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kauzën e artistëve pa dallime partiake. “Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha. Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi”,- deklaroni dje Monika Kryemadhi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E enjte, 5 KORRIK 2018

PS do të votojë në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët dhe opozita paralajmërojnë reagim të fortë dhe përplasje para Parlamentit dhe brenda sallës

Dje tërmet në Tiranë, sot tërmet në Kuvend Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklarojnë se nuk do të lejojnë miratimin e ligjit, pasi në të kundërt “tërmeti” opozitar do rrëzojë godinën e kryeministrisë dhe krejt kullat e biznesit të oligarkëve të Ramës

Kryeqyteti i vendit u trondit dje nga disa lëkundje të fuqishme tërmeti që nuk ishin regjistruar prej shumë vitesh në Shqipëri. Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në rrethinat e Durrësit, krijoi panik masiv. Qendra e Tiranës dhe rrugët e qytetit u mbushën me njerëz që dilnin të frikësuar nga banesat. Një situatë e ngjashme u pa edhe në Durrës. Edhe pse me intensitet më të vogël, lëkundjet e tërmetit kanë vijuar dje përgjatë gjithë ditës. Fatmirësisht, përveç disa dëmeve në banesa lëkundjet nuk kanë shkaktuar pasoja të tjera. Shqiptarët i gëzohen kalimit pa pasoja të një fenomeni të frikshëm natyror, por sot Tirana pritet të përballet me një tjetër "tërmet". Këtë herë jo për shkaqe natyrore, por tërësisht njerëzore. Në seancën e sotme të Kuvendit, Partia Socialiste ka njoftuar miratimin e ligjit për dhënien e tokës publike ku ndodhet Teatri Kombëtar një kompanie private. Kompania ka marrë përsipër që në këtë truall ndërtimi të ngrejë 6 kulla shumë katëshe biznesi për llogari të saj dhe një godinë të re të teatrit. Me këtë ligj automatikisht miratohet dhe shkatërrimi i godinës ekzistuese, 70 -vjeçare të Teatrit Kombëtar. Për ruajtjen e kësaj godine që ka vlera historike artistët protestojnë që nga muaji shkurt i këtij viti. Aktorëve u janë bashkuar me mijëra qytetarë që marrin pjesë rregullisht në protestën e pasdites para godinës. Një peticion kundër shkatërrimit të godinës ka arritur të mbledhë me mijëra firma qytetarësh brenda dhe jashtë vendit. Nuk mungojnë firma artistësh dhe qytetarësh nga Kosova e diaspora, të cilët e cilësojnë këtë objekt si shenjë e një identiteti të veçantë të kombit. Së fundi, pjesë e protestës së artistëve është bërë dhe opozita. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dje në protestën e aktorëve dhe premtoi se

deputetët e opozitës do të bënin çmos që të mos lejohej miratimi i ligjit dhe as shembja e godinës. Lëvizja Socialiste për Integrim, në mbledhjen e grupit parlamentar të së martës vendosi që zyrtarisht të jetë pjesë e protestës dhe të bllokojë ligjin në parlament. Mbrëmë, në një reagim publik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi prerë së nuk do të ketë "asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!" Në këtë debat janë krijuar dy kampe që duket se nuk kanë asnjë rrugë tjetër veç shkuarjes drejt përplasjes që mund të ketë efektet e një tërmeti në shoqërinë shqiptare. Nga njëra ana janë artistët që janë gati të mbrojnë me jetën e tyre Teatrin Kombëtar, qytetarët dhe opozita si forcë politike që është kundër projektit qeverisës. Nga tjetër është qeveria, një grup aktorësh drejtorë dhe biznesi privat që llogarit milionat e eurove që fitohen nga shembja e teatrit. Është një betejë që nuk ka nisur sot, por sot do të maten forcat. Gjatë këtyre muajve, ashtu si në një shfaqje teatri, janë konsumuar të gjitha aktet që mund të sillnin

zgjidhje të kënaqshme për të gjithë. Fillimisht negociatat nuk dhanë efekt. Më pas u kalua në shantazhe dhe blerje të kundërshtarëve të qeverisë dhe artistëve që nuk e lëshojnë godinën. Një pjesë u shitën që në fillim, të tjerë ndryshuan mendje rrugës në këmbim të favoreve dhe dolën në krah të qeverisë. Kur nuk i bleu dot të gjithë artistët, qeveria nisi skemën e njohur të hedhjes së baltës dhe denigrimit të aktorëve. Një fushatë balte dhe llumi që vetëm sa i bëri më të vendosur ata pak artistë që nuk duan që teatri të kthehet në një aneks të bizneseve të kullave. Së fundi, u hodh në qarkullim dhe teza e qeverisë se Teatri Kombëtar është një karakatinë e vjetër që do të zërë brenda saj artistët. Tërmeti që ra dje, ndër më të fortët e viteve të fundit, plasariti disa godina qeveritare, por për çudinë e të gjithëve nuk shkaktoi asnjë dëm te Teatri Kombëtar. Natyra u dha artistëve një tjetër provë se gjithë fushata e qeverisë për teatrin nuk ka hallin e jetës së tyre apo godinës, por hallin e miliona eurove që thuhet se do ndahen mes

biznesit dhe qeverisë nga kullat. Por për këtë biznes kullash duhet trualli, por trualli është i Teatrit në një pjesë të madhe të planit të ndërtimit. Sot qeveria do të nisë seancën e Kuvendit me idenë fikse se do ta miratojë ligjin e futur jashtë radhe, ligj i cili shemb teatrin. Ndërkohë kundër këtij projekti nuk do të jenë vetëm artistët qëndrestarë, por mijëra qytetarë që u janë bashkuar kauzës së tyre. Në orë 09:00 pas Kuvendit është thirrur një protestë masive e aktorëve dhe shoqërisë civile. Pjesë e protestës do të jenë edhe qytetarët e thirrur nga opozita. Ndërsa brenda sallës, deputetët e opozitës premtojnë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që seanca të përfundojë me miratimin e ligjit. Protesta synon të jetë qytetare, por fati i saj do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës. Nëse qeveria nuk heq dorë nga votimi i ligjit, protesta do të ketë të njëjtin efekt me lëkundjet e tërmetit. Tërmeti i sotëm në Parlament mund ta çajë krejt tokën e qeverisë dhe të rrëzojë edhe kryeministrinë. Q. Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 5 KORRIK 2018

Albana Vokshi: Në territorin e Teatrit do ndërtohen 3 kulla, Veliaj zgjodhi të heshtë

O

pozita vijoi edhe gjatë ditës së djeshme aksionin e saj për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar dhe denoncuar angazhimin e mazhorancës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin është antiligjore dhe antikushtetuese. Vetëm pak ditë më parë opozita kërkoi prezencën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në Komisionin e Kulturës dhe Medias, por me sa duket kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga kryebashkiaku Veliaj. Në një deklaratë për mediat kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi dje se Erion Veliaj duhet të ishte i pranishëm për të diskutuar për rëndësinë që ka dhe njëkohësisht duhet të japë llogari për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar. nga foltorja e selisë blu, Vokshi u shpreh gjithashtu se Veliaj duhet të japë llogari dhe jo të heshtë. “Pse zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar, i merr atij pronën dhe ia jep kompanisë private të Edi Ramës për të pastruar, nëpërmjet 6 kullave, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit”, tha Vokshi. Deputetja demokrate ka vijuar me tej duke akuzuar numrin 1 të Tiranës, duke deklaruar se këto kulla do të pastronin paratë e krimit dhe të drogës. “Në territorin e Teatrit

PD denoncon skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar

Kombëtar, sipas projektit që ka publikuar Studio Arkitekturore, do të ngrihen 3 kulla nga 6 të planifikuara, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e drogës. Tre kulla brenda sipërfaqes që ju e shihni me të verdhë që i takon

sipas vërtetimit hipotekor Teatrit Kombëtar”, u shpreh Vokshi. Ajo tha se për të ndalur shkatërrimin e Teatrit i është drejtuar Institucioneve Europiane Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, drejtoreshës ekzekutive

PD NXJERR DOKUMENTET

Tabaku: Ja si u shit nga familja Libohova tek italianët toka e Teatrit Kombëtar

të UNESCO-s dhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pasi sipas saj, kjo nuk është vetëm çështje ruajtje trashëgimie kulturore, por është një aferë skandaloze që shkel Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. “Kjo

është një thirrje në kushtet kur Edi Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi Albana Vokshi. Në mbyllje të deklaratës së saj nga selia blu, deputetja demokrate i bëri thirrje që ti bashkohen protestës së sotme të artistëve dhe opozitës që do të para Parlamentin në shenjë kundërshtimi të miratimit të projektligjit. “Duhet reaguar sot, për të ndalur vrullin kriminal të Edi Ramës i cili po zhduk çdo kujtesë historike nën kullat që sot mund të rrënojnë teatrin, nesër Galerinë e Arteve, tërë qendrën historike për tja dhënë oligarkëve që me ato fitime po e mbajnë Edi Ramën në pushtet. Teatrin Kombëtar nuk e preku dot sot as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme! Kjo është një shenjë se ne, njerëzit e qytetëruar, të ndershëm dhe me dinjitet nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia Teatri Kombëtar dhe prona publike, të preket nga korrupsioni i pushtetit kriminal i Edi Ramës. Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, të dalin nesër para Parlamentit, në orën 10.00.”- përfundoi reagimin e saj, deputetja demokrate, Albana Vokshi.

KRYEBASHKIAKU I PËRGJIGJET NEGATIVISHT KËRKESËS PËR SEANCË DËGJIMORE NË KOMISIONIN E MEDIAS

“Teatri”, Veliaj refuzon opozitën: Janë dhënë shpjegimet

P

Deputetja demokrate Jorida Tabaku publikoi dokumenta autentike të vitit 1938, që ndalojnë tjetërsimin e pronës tek Teatri Kombëtar. Tabaku i paraqiti dokumentet në Komisionin e Ekonomisë si argument shtesë në pretendimin se akti i qeverisë është korruptiv dhe shkel cdo norme kushtetuese për pronësinë. “Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, tha Tabaku. Bashkëngjitur është kontrata e cila vërteton se prona ka një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë. E blerë nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. Në total 74377.17 monedha floriri. “Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama”, vuri në dukje deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

ak ditë më parë opozita bëri një kërkesë zyrtare në Komisionin e Kulturës dhe Medias, ku kërkonte që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të thirrej në seancë dëgjimore, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Por kryebashkiaku është përgjigjur zyrtarisht, ku refuzon që të shkojë. Veliaj thotë se i ka dhënë të gjitha sqarimet lidhur me këtë çështje. Madje ai sqaron se të gjitha pikëpyetjet kanë marrë përgjigje nga projektligji dhe relacioni shoqërues, si dhe nga shpjegimet e dhëna në komisionet parlamentare, nga përfaqësuesit e bashkisë. Veliaj ka sqaruar përmes një letre të gjatë se përfaqësues të bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse duke ezauruar kështu kërkesën e opozitës për praninë e tij në komision. “Nisur nga kërkesa juaj e përsëritur ku ritheksoni se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhjet e komisioneve paralamentare është detyrim kushtetues dëshiroj

t’ju bëj me dije se nuk është detyrim.Përfaqësuesit e bashkisë së bashku me ministrinë e kulturës kanë dhënë të gjitha shpjegimet përkatëse të kërkuara nga deputetët në komisione gjatë shqyrtimit të projektligjit për Teatrin duke ezauruar kështu kërkesën tuaj në lidhje me praninë e kryebashkiakut Veliaj në komision”- thekson kryebashkiaku Veliaj në përgjigjen e tij. Kërkesa për dëgjesën ishte firmosur nga deputetët e

opozitës në Komisionin e Medias, me argumentin se projektligji i propozuar është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera. Kjo seancë dëgjimore u kërkua të mbahej ditën e djeshme, për shkak se në seancën e sotme parlamentare është parashikuar të kalojë për votim projektligji për Teatrin. Kujtojmë se javën e kaluar Veliaj, lajmëroi arritjen e një marrëveshjeje mes Bashkisë së Tiranës dhe artistëve për ndërtimin e një teatri të ri.


POLITIKE

5

E enjte, 5 KORRIK 2018

“Çamët, kriminelë lufte”, PDIU reagon pas deklaratave të zyrtarëve grekë, i bën 16 pyetje Bushatit

Idrizi: 16 pyetje për Ramën. Ky është viti i Skënderbeut, apo Esat Pashës? K

reu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek dhe atij të Mbrojtjes për çështjen çame. Përmes një deklarate për shtyp, Idrizi theksoi se Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës. Mes të tjerash Idrizi i ka bërë 16 pyetje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, ku i kërkon që ky i fundit të sqarojë opinionin publik. “Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur ndërkohë qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?”- thuhet në reagimin e djeshëm të PDIU-së. Idrizi tha se PDIU dhe Shoqata Çamëria do të ndërmarrin të gjitha hapat e duhura ligjore dhe do të radikalizojë qëndrimin ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë. “Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujtdo ,që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti”- tha Idrizi. Kreu i PDIU, tha se pala greke vazhdon ndalimin në kufi të të moshuarve çamë që sot janë nga 75 - 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës. Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes se Greqisë, Panos Kammenos provokoi me një deklaratë lidhur më çështjen çame. “Ato që kërkonte Greqia nga Shqipëria po realizohen. Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk ka lidhje me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe kriminelët e luftës”- pohoi ai.

Ndërkohë, edhe ministri Kotzias deklaroi se nuk kishte folur asnjëherë dhe nuk do të pranonte të fliste me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushatin për çështjen çame në negociatat që po zhvillohen aktualisht mes Athinës dhe Tiranës zyrtare. Më poshtë pyetjet e PDIUsë dhe Shoqatës Çamëria drejtuar Ditmir Bushatit Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i “Skënderbeut” dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës. PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë: “:… jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën shqiptare për Çështjen Çame…”. Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një takim urgjent për

të na sqaruar ne dhe opinionin publik: 1. Çfarë është biseduar me palën greke për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe sa është zbatuar “Rezoluta për Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme? 2. Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur ndërkohë qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues? 3. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës? Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe

të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”. 4. Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare? 5. Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore të shqiptarëve të Çamërisë? 6. Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë dhe përse? 7. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë pasur në vitin 1927 në Greqi. 8. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë? 9. Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë? 10. Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet mikse për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”? 11. Çdo të thotë për interesat e sovranitetit dhe integritetit Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të jetë më e mirë se e para? Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12 milje? Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të mbetet e saj. 12. Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e kufijve tokësorë dhe marrëveshjen

për administrimin e zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk e ka ratifikuar ende? 13. A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i Marrëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit subjekteve të interesuara siç është dhe PDIU për ta kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese? 14. A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës? 15. A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar nga etja, uria e sëmundjet. 16. A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës? Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura më sipër: – Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhura ligjore e e vene para përgjegjësisë ligjore e morale , si dhe do të intensifikojmë e do të radikalizojmë qëndrimin tonë, ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë. Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujtdo ,që mendon se çështje të tilla mund të lihen, apo të merren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti. Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për Shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait e Esad Pashes së radhës …


POLITIKE

6

E enjte, 5 KORRIK 2018

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË: KRYEMINISTRI KA 10 MUAJ QË NUK QEVERISËN

Endrit Braimllari: “Llogaridhënia”, dështimi më i madh i qeverisë “Rama”

S

ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari deklaron se ajo që Edi Rama e cilëson si llogaridhënie për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve është dështimi më i madh i qeverisë “Rama”. Në një reagim në rrjetet sociale, Braimllari u shpreh dje se në vend të dhënie së llogarisë, Edi Rama i ka kthyer takimet në demonstrim arrogance dhe spektakël banal. “Llogaridhënia publike, dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri. Qytetarët nuk kanë nevojë për show me regji dhe skenar të një Kryeministri arrogant dhe të

papërgjegjshëm që nuk e mbajnë as nervat në llogaridhënien e tij partiake. Llogaridhënia publike bëhet vetëm për të shfajësuar veten ky Kryeministër dhe për të gjetur fajtor për keqqeverisjen. Tipike për sistemet diktatoriale: Ku dominon gjyqi publik pa pyetur për institucione dhe ligje. Shembulli më i mirë i dështimit të llogaridhënies ka të bëjë me qytetarët e Kukësit, ku ky Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm nuk i thirri në dëgjesë përpara se të vendoste traun por e bëri fakt të kryer. Kjo është llogaridhënia publike

me këtë Kryeministër? Në këto 10 muaj ky Kryeministër nuk po e qeveris dot vendin, nuk ka asnjë plan konkret për uljen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës nuk ka asnjë plan për emigrimin e të rinjve nga Shqipëria. Nga 10 të rinj që mbarojnë universitetin 8 prej tyre duan të largohen nga vendi. Nuk ka asnjë strategji për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Qytetarët nuk duan show dhe portale partie. Duan punë, mirëqenie dhe siguri publike”- u shpreh dje Endrit Braimllari.

Zëvendës kryetari i LSI- së: Vettingu si mejhane korrupsioni, që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e ONM-së

K

omisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin lidhur me pastërtinë e figurës së kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Vetë Marku nuk ishte e pranishme as në seancën e së martës dhe as në shpalljen e vendimit, por ajo përfaqësohej nga avokatja e saj. Por, mungesa e kryeprokurores në KPK është cilësuar nga Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama si refuzim për t’ju nënshtruar Vettingut. Në reagimin e tij pas konfirmimit në detyrë të kryeprokurores Arta Marku, Luan Rama e quan sjelljen e Markut arrogancë, mungesë respekti për institucionin e vetingut, frikë prej paaftësisë për t’u ballafaquar, sepse thotë Rama, ajo nuk di të flasë, kompleks inferioriteti, mungesë vetëdijeje për autoritetin që përfaqëson. Duke këmbëngulur në mungesën e zonjës Marku në seancë, ai madje e krahason vettingun me një mejhane korrupsioni. Dhe në qëndrimin e tij, Luan Rama nuk lë pa shigjetuar edhe ndërkombëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i cilëson të paaftë, pasi sipas tij, ata nuk janë në gjendje të mbrojnë dhe garantojnë in-

Marku kalon Vettingun, Luan Rama: Monument i mediokritetit që mbrohet nga qeveria

tegritetin e procesit. “Vettingu si mejhane korrupsioni! Edhe sot, prokurorja zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm, alias

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ndryshe prej Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk u paraqit para Komisionit të

Vetingut! Nuk u paraqit edhe pse e dinte paraprakisht rezultatin! Arrogancë, mungesë respekti për institucionin e vetingut, frikë prej paaftësisë për t’u ballafaquar sepse nuk di të flasë, kompleks inferioriteti, mungesë vetëdijeje për autoritetin që përfaqëson! Shkurt, monument i mediokritetit që mbrohet nga qeveria! Natyrisht që ligji ia njeh të drejtën e përfaqësimit edhe me avokat! Por, avokati nuk mund ta përfaqësojë e të përgjigjet në emër të Prokurorit të Përgjithshëm, për ato elementë të vlerësimit në procesin e vetingut, që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës së lartë në krye të organit të akuzës, si për shembull, lidhur me transferimet, komandimet apo uljet ne detyrë të shumë prokurorëve apo edhe për ç’organizimin e Prokurorisë, intimidimin dhe

cenimin e pavarësisë profesionale! Pra, janë çështje për të cilat duhej e mund të përgjigjej vetëm ajo, pasi avokatja e saj, nuk disponon çertifikatë sigurie për t’u njohur me informacione që për shkak të detyrës i di vetëm zonja Prokurore që kryen detyrën e Prokurores së Përgjithshme! Ndërsa, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo më thjeshtë për lexuesit, Komisioni i Vetingut, edhe pse i poshtëruar dhe i pa konsideruar qoftë edhe formalisht me mosparaqitjen para tij të Prokurores së Përgjithshme, u shfaq i mjerë, si për të na thënë se vetingu është një mejhane korrupsioni që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e ONM-së, të paaftë të mbrojnë e garantojnë integritetin e procesit!”- u shpreh dje në reagimin e tij, Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama.

KREU I GRUPIT TË LSI-së

Vasili sulmon Ramën: Po mbron trafikantët e qeverisë së tij K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke reaguar mbi deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini, për luftën ndaj mafies, jep 6 arsye, sipas të cilit, Rama mbron mafien dhe jo shtetin. Ndër të tjera, kreu i ligjvënësve të LSI-së thotë se kryeministri Rama është pengesë për integrimin në BE. Në vijim të reagimit të tij, ai shton se Rama vegjeton në pushtet me votat që trafikantë e kriminelë blejnë për të. Po ashtu, Vasili deklaroi ndër të tjera se Kryeministri shkatërron drejtësinë që mafiozë e trafikantë të mos dënohen prej saj, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ndërton e beson çdo ditë te “Drogështeti dhe jo te shteti së drejtës”. “Pa Ramën dhe me Salvinin do të ishim nga Drogështet një BE shtet. Pse është Shqipëria sot drogështet? Përgjigjja është më e lehta në botë. Kemi Ramën kryeministër, dhe jo Salvinin. Sepse Rama ndërton autostrada për drogën dhe asnjë kilometër rrugë për shqiptarët. Sepse Rama me votën e tij mbron trafikantët e mafiozët e qeverisë që të mos arrestohen. Sepse Rama vegjeton në pushtet me votat që trafikantë e kriminelë blejnë për të. Sepse Rama shkatërron ekonominë e shqip-

tarëve që mafioze e trafikantë të pastrojnë paratë në të. Sepse Rama shkatërron drejtësinë që mafiozë e trafikantë të mos dënohen nga ajo. Sepse Rama ndërton e beson çdo ditë të Drogështeti dhe jo te Shteti i së Drejtës. Ndërsa, Salvini është në vijën e parë të luftës kundër të gjitha llojeve të mafieve, Rama ka për menu të pushtetit vetëm Mafiet e çdo lloji. Eh sikur të ish Salvini kryeministër dhe jo Rama...... Nga Drogështet do të ishim tamam Beshtet”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Deklarata e së martë e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, se do të shkatërrojë mafian do të fuste në “sherr” politikën shqiptare. Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, do të reagonte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili shpresonte që llogaria e Bashës në rrjetet sociale të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij. Sipas Bushatit, deklaratat e Bashës pro Salvinit janë të turpshme, pasi ministri italian njihet për pikëpamjet e tij kundër shqiptarëve.


POLITIKE

7

E enjte, 5 KORRIK 2018

Deputeti i PD-së: Kryeprokurorja e Përkohshme duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional

U konfirmua në detyrë, Alibeaj: Pesë arsyet pse Arta Marku duhet shkarkuar

D

eputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka dalë me deklaratë lidhur me konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, e cila iu nënshtrua procesit të vetingut dhe e kaloi. Ai thotë se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional. Sipas tij, kryeprokurorja duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte dhe të pakundërshtueshme. “Në 6 muaj në krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore; Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit; Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji; Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit; Në cilësinë

e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë”- deklaroi nga foltorja e selisë blu, Enkelejd Alibeaj. Në vijim, deputeti demokrat tha se nëse procesi i vetingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, që dje Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Sipas tij, kjo nuk ndodhi, sepse procesi

drejtohet nga Edi Rama. Prandaj shtoi ai, kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vetingun dhe do të qëndrojë në detyrë. “Sot në krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!

Vendimi i sotëm i Komisionit të vetingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij”, deklaroi Enkelejd Alibeaj. Ai tha ndër të tjera se Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të “kamikazes së Edi Ramës” në krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut. Alibeaj garantoi qytetarët se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, “përfshirë kamikazen e Edi Ramës” në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i shërbejë Kryeministrit dhe interesave mafioze. “Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i shërbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze. Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS: DEKLARATAT E SALVINIT NË ITALI, BËNË QË QEVERITARËT SHQIPTARË TË FRIKËSOHESHIN

D

eklarata e së martë e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, se do të shkatërrojë mafian që vepron në vendin e tij do të nxiste debate edhe në politikën shqiptare. Pas deklaratës së kreut të PDsë, Lulzim Basha, i cili tha se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, do të reagonte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili deklaratat e Bashës pro Salvinit do ti konsideronte si të turpshme, pasi sipas Bushatit, ministri italian njihet për pikëpamjet e tij kundër shqiptarëve. Dhe në këtë debat do të përfshihej dje edhe ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili theksoi se kjo nismë e qeverisë italiane duhej të kishte marrë solidaritetin e qeverisë shqiptare, gjë që nuk ndodhi. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Nishani vlerëson reagimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa vëren me shqetësim vërsuljen e qeverisë ndaj Bashës, në vend që të tregonte reflektim. “Një angazhim publik i Ministrit të ri

“Luftë mafias”, Nishani: Vërsulja e qeveritarëve mbi opozitën, shenjë e mirë. E humbën qetësinë e shtirur

të Brendshëm të Italisë fqinje, për t’i shpallur luftë pa kompromis Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, trafikantëve të drogës dhe vajzave të pambrojtura, vrasësve dhe hajdutëve në Itali, përçoi një mesazh shprese edhe në Shqipëri. Si vend fqinj me

Italinë, Mafia, krimi organizuar, trafikantët, vrasësit, hajdutët, në Shqipëri kanë bërë lidhjen e ngushtë me bashkëpunëtorët e tyre përtej Adriatikut. 4 familje mafioze, mbi 40 grupe të krimit të organizuar, qindra anëtarë të grupeve kriminale, qindra hajdutë e grabitës shtëpish, pronash, pasurish e biznesesh të shqiptarëve raportohen tani zyrtarisht në Shqipëri. Kjo politikë e re e Qeverisë së re Italiane duhet të kishte marrë solidaritetin e menjëhershëm të qeverisë në Shqipëri. Ajo heshti, u fsheh, u tulat. Kuptohet! Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Por ajo nuk u ndal veç në heshtjen e saj. Lideri opozitës demonstroi përgjegjësinë dhe konfirmoi modelin e alternativës së qeverisjes së ardhshme. Luftë pa kompromis kundër Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, oligarkëve, trafikantëve, hajdutëve. Tronditja e parë erdhi! Qeveritarë e obor-

rtarë të modelit “narkos” u vërsulën mbi opozitën dhe liderin e saj me shantazhe dhe kërcënime. Më në fund një shenjë e mirë edhe në Shqipëri! Të inkriminuarit e humbën toruan dhe qetësinë e shtirur. Kanë filluar të mendojnë pak dhe për nesër. Shqipëria, nuk është rasti i parë ku Mafia dhe paratë e pista të drogës kanë blerë pjesë të politikës, pjesë të shtetit, pjesë të drejtësisë, pjesë të medias, pjesë nga gjithçka. Opozita dhe lideri i saj duhet tu konfirmojnë çdo ditë pa u lodhur shqiptarëve se: që nga dita e parë e qeverisjes së tyre do ndjekin në çdo vrimë paranë e zezë të krimit, pa marrë parasysh se në çfarë pjese të shoqërisë shqiptare ajo është përlyer. Shqiptarët e dinë se krimi dhe paraja e pisët e tij, janë varfëria e tyre e përditshme. (padyshim shkëlqimi i zi i të inkriminuarve prej saj)!”- tha dje në reagimin e tij, ish-kreu i Shtetit, Bujar Nishani.

VENDIMI I KPK-së

Kryeprokurorja Marku del “e pastër” nga vetingu, konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli paraditen e djeshme, vendimin lidhur me pastërtinë e figurës së kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Kryeprokurorja Marku kaloi procesin e vettingut, pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit dhe hetimit të thellë administrativ. Ajo u konfirmua në detyrë, pasi rezultoi “e pastër”, sa i takon pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional. Vendimi ndaj saj u dha nga trupi gjykues me përbërje, Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu. Sakaq të martën, kur dhe u zhvillua seanca dëgjimore me kryeprokuroren Arta Marku, pati disa momente shigjetimesh ndaj drejtueses së organit të akuzës. Lidhur me ushtrimin e detyrës së saj, nga relatorja Suela Zhegu, u denoncua si problematike vendimmarrja e saj, ndaj shtetasit A.B., i cili e akuzon Arta Markun se nuk i ka shpjeguar arsyet pse u mbajt në burg, dhe u dënua me 2 muaj, për drejtimin të makinës nën efektin e alkoolit, duke u cilësuar si masë ekstreme. Ndërkohë, vëzhguesi i huaj i Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Theo Jacobs, ka kërkuar shpjegime nga zonja Marku, se pse kërkoi dy herë me radhë “arrest me burg” për shtetasin A.B. Në këtë drejtim ai shtoi se, “Zonja Marku nuk duhet të japë vetëm urdhra, por të përmirësojë imazhin e Prokurorisë”. Në seancë, Prokurorja e Përgjithshme nuk ishte e pranishme, duke u përfaqësuar nga avokatja Lirime Çukaj, ashtu si ditën e sotme kur u dha vendimi. Me kalimin e vetingut, kryeprokurorja Marku fiton të drejtën për t’u zgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, për një mandat 7-vjeçar.


POLITIKE

8

E enjte, 5 KORRIK 2018

Klajda Gjosha - ministrit: Është detyrë e qeverisë që të bashkëpunojë me Diasporën për çështjet parësore

Vota e emigrantëve, Majko: Kemi dorëzuar dokument të plotë në Kuvend M

inistri i Diasporës Pandeli Majko, gjatë raportimit para Komisionit të Jashtëm mbi çështjet e trajtuara nga institucioni që ai drejton, theksin e vendosi tek rëndësia që ka votimi i emigrantëve. Ministri Majko tha se i ka dorëzuar Kuvendit një dokument të plotë mbi metodologjitë dhe sistemet që aplikojnë vende të ndryshme, duke theksuar se të gjithë institucionet në vend janë të vetëdijshëm mbi rëndësinë që ka vota e shqiptarëve në emigracion. Sipas tij, komisioni duhet të njihej me eksperienca apo sugjerimet që do të ndihmojnë në realizimin e reformës së Kodit Zgjedhor. “Është një opinion, një informacion i plotë, të paktën për të gjithë në eksperiencat që ekzistojnë për sa i përket votimit të shtetasve jashtë vendit sepse i takon këtij komisioni të marrë vendimin lidhur me këtë çështje”- u shpreh ministri i Diasporës. Në vijim, Ministri Majko, i mëshoi faktit se institucionet në vend kanë firmosur akte bashkëpunimi për diasporën, por ky moment u pa me kritikë nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha. “Është detyrë e kabinetit qeveritar të bash-

këpunojë për të gjitha çështjet që janë parësore, aq më tepër për një çështje kaq delikate sa ç’është ajo e diasporës, e harruar tashmë prej kohësh”- u shpreh ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në ndërhyrjen e saj. Ndërkaq, duke folur tek memorandumet e bashkëpunimit, Ministri Majko, u ndal tek arsimi, duke theksuar se projekti për librat online, do mund të arrijë më lehtësisht te brezi i ri, dhe do ndihmojë të arsimohen dhe të ruajnë gjuhën shqipe. “Pa dashur të jem zëvendës i Ministrisë së Arsimit, dëshiroj të them që është miratuar kurrikula arsimore për fëmijët tanë, për brezin e fëmijëve që emigracion apo të diasporës dhe tani ka filluar puna për realizimin e këtyre librave”- theksoi Majko. Ministri i Diasporës Pandeli Majko, informoi Komisionin e Jashtëm se qeveria shqiptare po përgatetimi për Samitin e dytë të Diasporës, i cili tha ai mund të mbahet 26-28 nëntor të vitit 2018. Pjesë e raportimit ishin edhe pasqyrat financiare të vizitave të Ministrit nëpër vendet ku ka komunitet shqiptar. Për këtë çështje, Majko u shpreh se vizitat janë bërë në kuadër të fuqizimit të diasporës shqiptare nëpër

vendet e botës. Kryetarja e Komisionit Mimi Kodheli, ndër të tjera u ndal në fjalën e saj në nevojën e ratifikimit të një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke i cilësuar këto dy ministri si çelës në rritjen e cilësisë së diasporës. “Kërkoj nga ju një mbështetje të madhe që kjo marrëveshje të ishte pak e veçantë nga marrëveshjet e tjera sepse mendoj se

Ministria e Arsimit është ministria çelës, përtej tuajës, në rritjen cilësore të diasporës në ruajtjen, rezervimin e gjuhës, traditës, historisë e kështu me radhë”,- u shpreh deputetja socialiste Mimi Kodheli. Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli, e pyeti Ministrin mbi autoritetin dhe kriteret për dhënien e çmimin “Ambasador i Kombit” dhe gjithashtu për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, që e cilësoi si tepër të

rëndësishëm. Sa i përket çështjes së parë, Ministri tha se kandidatët për çmimin simbolik do të propozohen nga Ambasadorët në shtete të ndryshme, mbi bazë të arritjeve, kontributit dhe angazhimeve për promovimin dhe ruajtjen e vlerave shqiptare. Sa i përket pyetjes së dytë, Majko tha se po punonin ngushtë me Ministrinë e Arsimit, veçanërisht për kurrikulën arsimore jashtë vendit. Anëtarët e Komisionit i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me ecurinë e procesit të ngritjes së Agjencisë për Diasporën dhe Fondit të Zhvillimit, mbi nxitjen e marrëveshjeve për sigurimet në vendet ku jetojnë shqiptarë dhe krijimin e një baze të plotë të dhënash të shqiptarëve jashtë vendit. Në fund u prezantua edhe një projektrezolutë për reformën e politikës shtetërore për diasporën, e cila do të shqyrtohet nga komisioni. Në fund të mbledhjes, Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli u shpreh se Komisioni do të vijojë bashkëpunimin me Ministrinë e Shtetit për Diasporën duke kërkuar një intensitet më të lartë, si nga Ministria, ashtu edhe nga Nënkomisioni parlamentar për Diasporën, të punës për fuqizimin e rolit të diasporës.

QEVERIA MIRATON RREGULLAT PËR REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE QË JETOJNË E PUNOJNË JASHTË VENDIT

K

ëshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim që detyron emigrantët që të deklarojnë vendin e tyre të rezidencës jashtë Shqipërisë. Në vendimin e miratuar theksohet se emigrantët shqiptarë duhet të deklarojnë adresat e sakta ku jetojnë. Shqiptarët jashtë vendit mund të aplikojnë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra; elektronike dhe manuale. Vendimi ka si objektiv regjistrimin e emigrantëve shqiptarë. Vendimi Qeveria ka miratuar rregullat mbi detyrimin dhe vetë-deklarimin e adresës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe procedurat e plotësimit e të dorëzimit të formularit të vetë-deklarimit, dokumenteve shoqëruese të tij. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave të njoftimi i detyrimit ligjor të vetë-deklarimit të adresës së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga autoritetet përgjegjëse bëhet nëpërmjet publikimit në faqet zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. “Nëpërmjet programeve, reklamave dhe spoteve për transmetim nga operatorë radiotelevizivë, fletëpalosjeve, takimeve me përfaqësues të shoqatave shqiptare jashtë vendit dhe të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e emigrantëve”- thuhet në VKM. Shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë aplikojnë për plotësimin e formularit tip të vetë-deklarimit të publikuar në

Regjistrimi - Emigrantët shqiptarë detyrohen të deklarojnë adresën

faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në mënyrë elektronike ose në mënyrë manuale. Aplikimi elektronik Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, ndjekin procedurën e përcaktuar në manualin që i bashkëlidhet këtij vendimi. Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, vetëm për t’u njohur dhe për të printuar nga sistemi formularin tip të vetë-deklarimit, ndjekin njërën nga procedurat e mëposhtme: a) pasi të kenë shkarkuar, printuar dhe plotësuar formularin, sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, e dërgojnë atë me postë pranë misioneve tona diplomatike ose posteve

konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre; b) pasi të kenë printuar dhe plotësuar formularin sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, paraqiten fizikisht pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre. Shtetasit, të cilët paraqiten pranë zyrave përgjegjëse dhe që nuk kanë aplikuar dhe siguruar formularin, sipas përcaktimit të pikës 5, pajisen me formular nga nëpunësi përgjegjës dhe e plotësojnë atë në prani të tij. Në rastet kur shtetasi plotëson formularin në mënyrë elektronike dhe e konfirmon atë sipas manualit, nuk ka nevojë të paraqitet pranë nëpunësit përgjegjës, pasi ky i fundit ka mundësinë e printimit të tij nga programi i regjistrimit të adresës. Aplikimi manual Në rastet kur aplikimi i formularit plotësohet në mënyrë manuale, nëpunësi përgjegjës kryen veprimet për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, sipas manualit të miratuar nga ministri që mbulon shërbimin e gjendjes civile. Nëpunësi përgjegjës, pasi merr formularin e aplikimit në një nga format e parashikuara në këtë vendim dhe pasi ka kryer veprimet sipas

pikës 8 të këtij vendimi, përgatit praktikën për konfirmim të adresës nëpërmjet shërbimit postar. Bëjnë përjashtim nga konfirmimi i adresës, nëpërmjet shërbimit postar, rastet kur shtetasi plotëson dhe dorëzon formularin me paraqitjen e tij fizike pranë nëpunësit përgjegjës dhe, bashkë me formularin, paraqet çdo dokument ligjor, i cili provon adresën e tij, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton. Në rastet kur adresa konfirmohet nëpërmjet shërbimit postar, nëpunësi përgjegjës kryen veprimet përfundimtare për regjistrimin e adresës së shtetasve, të cilët janë deklaruar në formular dhe janë verifikuar si pjesëtarë të familjes së deklaruesit, sipas manualit të miratuar për këtë qëllim. Administrimi i dokumentacionit Pas përfundimit të procedurës së identifikimit dhe regjistrimit të adresës, nëpunësi përgjegjës do të administrojë dokumentacionin, me anën e të cilit u krye regjistrimi i adresës, sipas rastit: a) për aplikimin në mënyrën elektronike dhe në mënyrën manuale para nëpunësit përgjegjës do të ruhet konfirmimi i sjellë nga shërbimi postar; b) në rastet kur aplikimi kryhet sipas pikës 10, të këtij vendimi, atëherë nëpunësi përgjegjës do të ruajë, përveç formularit të vetëdeklarimit, edhe kopjen e dokumentacionit me anë të të cilit shtetasi ka provuar adresën e tij. Dokumentacioni, në bazë të të cilit kryhen veprimet për regjistrimin e adresës, siç është përcaktuar në pikën 12, të këtij vendimi, do të ruhet për një afat 5-vjeçar.


AKTUALITET

9

E enjte, 5 KORRIK 2018

Sejko: Ekonomia shqiptare është në zhvillim

GUVERNATORI I BANKËS SË SHQIPËRISË

G

uvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, gjatë një konference për shtyp ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjen e fundit të jashtëzakonshme në tregun valutor. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte për të ruajtur objektivin e inflacionit të institucionit monetar qendror. “Në momentin që pamë që kursi do ndikonte negativisht në inflacionin e pritur, mund të na çonte në një situatë në nivelin zero, morëm vendim për të tërhequr tepricën e valutës”, tha ai. Sejko shtoi se ata për momentin arritën që ta stabilizonin kursin e këmbimit, por ata nuk arrijnë të parashikojnë dot si do të jetë ecuria e kursit në të ardhmen. “Kemi filluar aplikimin e programit të ndërhyrjeve duke blerë në treg, e ndaluam mbiçmimin e mëtejshëm

N

ë ditën përmbyllëse të fushatës 1 mujore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, artistë të njohur të skenës dhe ekranit dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. “Kemi një lajm të mirë në këtë ditë përmbyllëse të fushatës, kemi kapërcyer një periudhë shumë të vështirë për mbulimin e nevojave me gjak sidomos për fëmijët talasemikë dhe besojmë se kjo verë, me të gjitha gjasat, nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, për të bërë një jetë sa më normale. Dhe kjo falë dhuruesve të shumtë që na u bashkuan në këtë iniciativë, duke bërë që të kemi gjatë këtij muaji, të kemi tre herë më shumë dhurues krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu. Mbi 1500 dhurues vullnetarë nga e gjithë Shqipëria, nga institucione publike e private, njerëz të zakonshëm, dhurues periodikë por edhe shumë dhurues për herë të parë, personeli shëndetësor, ambasadorë, politikanë dhe sidomos të rinjtë, ju përgjigjen nismës së ministres Manastirliu, duke dhuruar gjak në ndihmë të

të lekut”, tha ai, duke shtuar se në bazë të ecurisë, do të gjykohet sa do të vazhdojë ky program. Sejko tha se valuta që qarkullon në vend, sidomos ajo që hyn në tregun informal është praktikisht e pamatshme. Banka e Shqipërisë ka të dhëna vetëm për valutën që qarkullon në sistemin bankar, e cila është rreth 4 miliardë euro. Sejko nuk bëri të ditur një shifër, se sa është shuma me të cilën banka ka ndërhyrë deri tani. “Për programin e ndërhyrjeve, ne raportojmë në fund të çdo tremujori dhe deri tani është bërë publik vetëm tremujori i parë”. Aktualisht jemi në një program ndërhyrje për efekt të kursit të këmbimit në inflacion, shtoi Sejko. Më parë kemi ndërhyrë për efekt të rritjes së rezervës valutor. Sejko tha se tregjet financiare janë karakterizuar

nga një zhbalancim relativisht i fortë i raporteve të kërkesës dhe ofertës për valutë, të cilat kanë sjellë dhe mbiçmimin e shpejtë të kursit të këmbimit. “Në opinionin tonë, ky zhbalancim është prodhuar nga faktorë të përkohshëm të tregut valutor”. Guverantori tha se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë trende pozitive zhvillimi. “Në veçanti, rritja ekonomike e tremujorit të parë rezultoi më e lartë se pritjet tona, ndërsa inflacioni i muajve prill e maj shënoi një rritje të lehtë krahasuar me tremujorin e parë. Tregjet financiare karakterizohen nga norma të ulëta interesi dhe tregues likuiditeti në përmirësim, por kursi i këmbimit vijon të shfaqet i fortë dhe rritja e kreditimit mbetet e ngadaltë”, tha Sejko.

Mbyllet fushata 1-mujore e dhurimit të gjakut, Ministrja Ogerta Manastirliu: Dhuruan 1500 qytetarë, kapërcyem një periudhë të vështirë për mbulimin e nevojave me gjak

Artistët i bashkohen nismës së Manastirliut

fëmijëve talasemikë. Shqipëria ka 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për

gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj Ministrja Manastirliu së bashku me artistët Manjola Nallbani, Gazmend Paja, Erion

Isai, Myfarete Laze, Roland Hysi etj, bënë apel për qytetarët që të dhurojnë gjak, një gjest solidar që kushton vetëm 10 minuta kohë dhe i jep mundësi për të bërë një jetë normale fëmijëve talasemikë. “Fushata mbyllet sot por nuk ndalemi këtu: Vijojmë me një kalendar të përcaktuar përgjatë gjithë verës, sidomos gjatë muajit gusht për të garantuar plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë dhe për këdo që ka

nevojë”, tha Manastirliu. Nisur nga nevojat e mëdha për gjak që ka stina e verës, një muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut ‘Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë’, ku Ministrja Manastirliu dhe stafi i Ministrisë dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gjatë 30 ditëve të fushatës, nismës ju bashkuan 1500 qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

MINISTRI I MJEDISIT, BLENDI KLOSI TAKIM KRYEINSPEKTORËT E MJEDISIT DHE MONITORUESIT: MASA TË RREPTA PËR PRODUKTET E PALIGJSHME

N

ga 4 korriku në Shqipëri ndalohet prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i qeseve plastike të holla nën 30 mikron. Dje hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për ndalimin e përdorimit të këtyre qeseve në Shqipëri. Në mbështetje dhe zbatim të këtij vendimi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DAP-it, Vasilika Vjero zhvilluan një takim me gjithë Kryeinspektorët e Mjedisit dhe Pyjeve, monitoruesit dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. “Nga sot, më 4 korrik ndalohet riciklimi dhe përdorimi i amballazheve plastike qeseve nën 30 mikron. Nga sot ky produkt konsiderohet i paligjshëm në territorin e Shqipërisë. Prandaj në zbatim të këtij vendimi, i cili erdhi në

Klosi: Ndalohet riciklimi dhe përdorimi i qeseve

kuadër të operacionit tonë të madh “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe operacionit “Cleen and green tëenty tëenty” ne jemi së bashku në një takim total të Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe gjithë Inspektoratit Tatimor, për të bërë thirrjen e fundit publike, për të gjithë ata përdorues, importues dhe prodhues të qeseve më të holla se 30 mikron, që nga ky moment do të kenë të pamundur realizimin e këtij aktiviteti në Shqipëri, t’i prodhojnë, t’i përdorin dhe t’i tregëtojnë ato”, deklaroi në prani të mediave Ministri Klosi. Vendimi i Këshillit të Ministrave do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të

Tatimeve dhe zbatimi këtij vendimi do të nisë nga prodhuesit e këtyre qeseve, tregëtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë, qytetari. “Po ashtu prej dy muajsh, kemi kontaktuar me mbi 70 kompani të cilat nga regjistrimi i tyre në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit kanë të regjistruar fjalën

plastik, prodhimin dhe tregtimin e tyre. Të gjitha këto kompani nga Drejtoria e Tatimeve do të jenë në sitën e evidentitmit, po ashtu dhe të transfomimit për t’i kthyer bizneset e tyre në prodhimin e qeseve mbi 30 mikron në qese mbi këtë masë dhe përbërje po ashtu drejt eleminimit total të përdorimit të

qeseve plastike në vendin tone”, tha Ministri Klosi. Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve premtoi bashkëpunim dhe angazhim maksimal në këtë drejtim. “Administrata Tatimore do të angazhohet në mënyrë specifike që ata tatimpagues që janë dhe përdoruesit kryesor të këtyre qeseve do të bëjmë kontrrolle dhe inspektime të veccanta në vendet ku ata ushtrojnë aktivitetin qoftë në drejtim të detyrimeve tatimore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi të prodhimit dhe tregëtimit të këtyre produktevge dhe padyshim do të jentë në fokusin e kontrrolleve tona ditore të gjithë ata tatimpagues që tregëtojnë dhe prodhojnë qese plastike”, tha Vjero.


AKTUALITET OSSHE

10

E enjte, 5 KORRIK 2018

Tërmeti la pa energji disa qytete dhe fshatra T

ërmeti i fuqishëm që goditi pjesën qendrore të Shqipërisë, ka shkaktuar probleme dhe në linjat 110 kV të OST, si pasojë e lëkundjes tektonike. U lajmërua për dëmtim të shkarkuesit në zbarrat 110 kV të N/stacionit Laç 2. Si pasojë e

kësaj avarie u stakuan linjat 110 kV të OST Shkopet-Rubik, UlëzLaç 2 dhe Bushat i ri-Lezhë. Si rezultat i veprimeve operative për kthimin e skemës u stakua për disa minuta energjia elektrike. Brenda orës 12:00 të ditës së djeshme u rilidh energjia

elektrike në të gjitha nënstacionet e prekura nga defekti: Fushë-Arrëz, Kalimash, Kalimash Tunel, Kukës, Tuc, Pukë, Krumë, Lac 2, Fushë-Kuqe, Rrilë, Rubik, Rreps, Rrëshen, Kaçinar, Gropaj, Bajram Curri, Bushat i Vjetër dhe Lezhë.

Bilanci i dëmeve të tërmetit që tronditi Shqipërinë. Lëkundjet më të mëdha u ndjenë rreth orës 11:00, ku sipas të dhënave tërmeti kishte intensitetin 5.1 gradë të Shkallës Richter

Valë tërmetesh tundin Tiranën dhe Shqipërinë. Një në çdo orë, priten lëkundje N

ë orën 11:01, një pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë u lëkund nga një tërmet me fuqi 6 ballë. Epiqendra ishte Gjiri i Lalzit, në zonën e Durrësit. Katër termite janë ndjerë nga qytetarët. I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik. Por, vala e tërmeteve ka vijuar dhe pritet që në ditët në vijim të ketë lëkundje. Ndërkohë në çdo orë, qendrat sizmike në Shqipëri dhe qendrat rajonale kanë regjistruar lëkundje serioze që kalojnë 3.5 gradë të Shkallës Richter. Qendra Europiane e Tërmeteve raporton për të paktën 5 tërmete më mbi 3 ballë, të cilët konsiderohen serioz. Ndërkohë lëkundje të tjera, nën këtë nivel ka pasur mbi 40 gjatë orëve të fundit. Rexhep Koçi, përgjegjës i Departamentit të Sizmiologjisë thotë: “Tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe me thellësi 18 km. U ndje fort në Tiranë”. Në orët e para nuk janë raportuar dëme serioze, por më shumë panik.

Pas goditjes së parë, lëkundjet kanë vijuar edhe për disa orë. “Një orë pas ngjarjes kryesore janë regjistruar 40 pasgoditje me intensitet më të ulët”,-shton Koçi. Fuqia e lëkundjeve është ndjerë shumë e fortë në Durrës dhe në Tiranë. Sipas sizmiologëve fuqia ka shkuar mbi 6 ballë. “Në këtë zonë ka 5-6 vite që nuk ka rënë

DURRËS

Banorët e Hamallajt rrëfejnë panikut: Na dëmtoi shtëpitë Tërmetet e njëpasnjëshme që përfshinë Shqipërinë mesditën e djeshme, shkaktuan frikë dhe panik tek mijëra njerëz. Më të prekurit janë banorët në rrethin e Durrësit, sidomos në Hamallaj jo shumë larg Gjirit të Lalëzit, aty ku kishte epiqendrën tërmeti më i fortë. Banorët tregojnë momentet e panikut dhe dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. “Në momentin që filloi tërmeti ne ishim pranë banesës. Filluam duke u lutur. Lëkundjet ishin shumë të fuqishme. U larguam nga shtëpia dhe dolëm jashtë. Në atë moment pamë shtëpitë duke u lëkundur. U tremba shumë. I rashë telefonit sepse isha tek Gjiri i Lalëzit duke punuar. Erdha në shtëpi dhe konstatova çarjen e murit. Në dukje është shumë e vogël, por ka shkëputje nga kollona. Ne ishim të gjithë përjashta dhe ishte krejtësisht e befasishme. Ka ikur vala e parë. Aty ku na zunë pozicionet. Janë shkaktuar plasaritje në mur, në pjesën e dritareve dhe te banja”,-tha një banor.

tërmet i tillë”,-thekson Koçi. Tërmetet janë të paparashikueshme dhe ndodhin në thellësi shumë të mëdha të tokës, ku ngjarjet sipër saj nuk kanë asnjë ndikim. Se kur do të ndodhin lëkundjet e tjera, askush nuk mund ta shpjegojë shkencërisht. Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm

të Forcave të Armatosura ka publikuar bilancin e dëmeve materiale të tërmetit që tronditi Shqipërinë pak pas orës 11:00 të paradites të së mërkurës. Në fshatin Manzë të Durrësit ka rënë një çati në një banesë të braktisur; në fshatin Yrshek të Tiranës i është çarë muri një banese; në Marqinet të Vorës raportohet dëmtimi i çatisë së një banese; në Elbasan ka plasaritje të mureve të një pallati; në fshatin Cudhi të Krujës është plasaritur një banesë; në fshatin Brret të Krujës është plasaritur një banesë. Në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz. Lëkundjen tundën edhe Kuvendin. Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillonin punimet disa komisione parlamentare. Në sallën e byrosë, në Komisionin e ekonomisë po debatohej mbi çështjen e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kur nisën lëkundjet. Disa momente shtangieje dhe salla u braktis menjëherë nga deputetët, punonjësit e Kuvendit, gazetarët dhe Garda.

PANIK

Lëkundjet nxjerrin njerëzit në rrugë Paniku ishte i madh nga lëvizjet e forta të tokës. Ato janë ndjerë me fuqi mbi 6 ballë në Tiranë. Rrugët e qyteteve afër epiqendrës u mbush me njerëzit që dilnin të frikësuar nga ndërtesat. “U ndje goxha dhe zbritëm poshtë”, thotë një djalë. Ndërsa një shtetase e huaj, është shprehur se: “Fatmirësisht ishim në katin e tretë dhe nuk i ndjemë shumë lëkundjet. Imagjino sikur të isha në katin e fundit, do të ishte edhe më e frikshme. Tani do të kthehemi mbrapsht sepse mendojmë se situata u qetësua. Shpresojmë të mos ketë lëkundje të tjera”, shprehet një shtetase e huaj.

ELBASAN

E moshuara e tmerruar nga lëkundjet e tokës

Dëme nga tërmetet janë regjistruar në Elbasan. Sipas të dhënave nga emergjencat civile në Prefekturën e Elbasanit ka patur plasaritje të mureve në disa pallate dhe dëme në banesa, por nuk raportohet për të lënduar. Momente frike dhe paniku ka përjetuar kjo e moshuar në Elbasan. Pallati ku banon u lëkund nga tërmeti. “Është 70 vjet ky pallat. Poshtë është dëmtuar nga themelet”. Zyra e emergjencave civile ka konfirmuar se në mjaft banesa janë konstatuar plasaritje. Në një pallat pranë bulevardit kryesor, lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime serioze. Më shumë lëkundjet janë ndjerë në katet e larta të pallateve në Elbasan dhe në bashkinë e Peqinit. Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj dhe Sektori i Emergjencave Civile Elbasan bënë me dije se janë duke komunikuar me bashkitë dhe njësitë vendore për të marrë masat e nevojshme.


AKTUALITET

11

E enjte, 5 KORRIK 2018

Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik

K

ur bie një tërmet, gjithsecili e përjeton në mënyra të ndryshme. Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie tërmet? Çfarë duhet të bëjmë kur tërmeti na gjen brenda në banese? Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit epiqendra e këtij tërmeti ishte në Lalëz. IGJEUM ka publikuar disa informacione shtesë dhe këshilla nga sizmologu Ervin Kasaj se si duhet të mbrohemi, pasi tërmetet nuk mund të parashikohen. Tërmetet nuk parashikohen, por si të mbrohemi? Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet. Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimumi njëherë, ndërsa tërmetet

Si duhet të reagojmë kur bie një tërmet, sizmologu: Duhet ruajtur qetësia, nuk parashikohen mbi ty. Kur nisin lëkundjet, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet. Panik nga tërmeti Qytetarët duhet të dinë se pas një aktiviteti sizmik, sidomos me magnitudë mbi 4 ose më shumë në 99 përqind të rasteve, shoqërohen më pas me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në

Itali më 24 gusht 2016 me magnitude 6.2 të shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitud 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter, ku deri më sot janë regjistruar më shumë se 1000 tërmete. Kjo do të thotë, se dhe pasgoditjet

KUVEND

Deputeti rrëfen momentin kur ra tërmeti

Tërmetet që goditën vendin kanë shkaktuar edhe plasaritjen e tavanit në sallën e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu po mbante fjalën kur lëkundjet u ndjenë. “E nisa fjalën sot (dje) në Komision e Ekonomisë në mbështetje të protestave të minatorëve në mbarë vendin, si rrugë e vetme e zgjidhjes së problemeve me këtë qeveri dhe parlament. Mbase dhe tërmeti qe një mesazh që gjithësecili, besimtarë ose jo mund të japë një gjykim”,-shkruan Spahiu në facebook.

SITUATA

L

ëkundjen e fuqishme, shkaktuan frikë dhe panik mes deputetëve. Nga ana tjetër, tërmetet që goditën vendin kanë shkaktuar edhe plasaritjen e tavanit në sallën e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në disa portale u raportua për dëme të mëdha, por zyra e shtypit të Kuvendit sqaron se nuk ka asnjë dëm të kësaj natyre dhe se komisionet parlamentare do vijojnë punën normalisht. “Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit. Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës. Faleminderit”,-thuhet në reagimin e Kuvendit.

janë po aq të rrezikshme se tërmeti i parë, në të shumtat e rasteve dhe këto vijnë duke u ulur. Duhet ruajtur qetësia e para, uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhini duart dhe krahët, përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline, apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet

Pse ndodhin tërmetet? Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar zonat me sizmicitet të lartë dhe mesatar. Në hartën e intensiteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtuara maksimalisht IX,VIII,VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërmeteve të fuqishëm. Intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë). Tërmetet nuk mund të parashikohen, po duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos pasur katastrofa të dhimbshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marrë masa konstruktive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve.

Lëkundjet në Komision, Kuvendi: Nuk ka dëme


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12

E enjte, 5 KORRIK 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E enjte, 5 KORRIK 2018

Yiorgos Kaminis: Veliaj po e transformon Tiranën në një qytet modern

M

Veliaj vlerësohet nga kryebashkiaku i Athinës

es Tiranës dhe Athinës fillon një erë të re bashkëpunimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë, ku u prit në një vizitë zyrtare nga homologu i tij grek, Yiorgos Kaminis. Dy kryebashkiakët ranë dakord të çojnë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy qyteteve, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ata vendosën që të nënshkruajnë së shpejti në Tiranë një protokoll bashkëpunimi dhe theksuan

u shpreh se kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes kryeqytetit të Greqisë dhe Shqipërisë. "Më vjen mirë që në këtë frymë të re të bashkëpunimit midis shteteve tona, për të zgjidhur

dëshirën mes dy bashkive për bashkëpunime konkrete në të ardhmen. Kreu i Bashkisë së Athinës, Yiorgos Kaminis, e vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për transformimin e Tiranës në një qytet modern. "Prej tre vitesh, z. Veliaj i shërben qytetit të tij me dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta transformuar Tiranën në një qytet modern, që i përballon me eficencë problemet e veta, me vështrimin drejt të nesërmes. Është diçka analoge me atë që po përpiqemi të bëjmë edhe në Athinë, gjatë mandatit tonë. Prandaj, është e kuptueshme dëshira për t'u takuar dhe planifikuar një rrugë bashkëpunimi për vitet e ardhshme", tha Kaminis. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e falenderoi homologun për mikpritjen dhe

përfundimisht në një mënyrë paqësore shumë probleme të mbartura, i bashkohemi kësaj energjie, por në funksion të qyteteve. Pavarësisht bindjeve politike që kemi, në fund të ditës njerëzit duan që autobusi të vijë në kohë, që mbetjet të mblidhen, që qyteti të ketë gjelbërim, që shkollat të funksionojnë, që të ketë terrene sportive. Ndaj, besoj se kemi shumë për të mësuar nga Athina dhe shumë për të bashkëpunuar me njëritjetrin", tha Veliaj. Duke vlerësuar punën e Kaminis si kryetar i Bashkisë së Athinës dhe vizionin e tij për integrimin e emigrantëve shqiptarë, Veliaj theksoi se kryeqyteti helen është një shembull frymëzues për shumë qytete të tjera në Ballkan. "Jam i impresionuar nga dy mandatet e z. Kaminis në

drejtimin e Athinës. E kam ndjekur nga shumë afër politikën greke. E di që, si politika jonë, ka shumë debate, ka diskutime, shumë emocion, por fakti që kjo 'anije' në këtë qytet ruan kursin e saj, pavarësisht gjithçkaje tjetër, është mbresëlënëse dhe është një shembull frymëzues, sidomos me sfidat e kohëve të fundit;

pra, si të menaxhosh një qytet, i cili e ruan balancën edhe nga ana ekonomike, e megjithatë mbetet i hapur për emigrantët, duke mbajtur një fytyrë sociale. Për mua ka qenë një frymëzim i vërtetë", theksoi Veliaj. Nga ana e tij, kryebashkiaku i Athinës vlerësoi kontributin që japin mijëra emigrantë që

jetojnë në Athinë, edhe si një urë e fortë bashkëpunimi dhe shkëmbimesh kulturale mes dy qyteteve. "Në figurën e kryebashkiakut të Tiranës nderojmë sot kontributin e qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria, që po mbështesin prej dekadash qytetin tonë, me punën e tyre të madhe, zgjuarsi dhe optimizëm. Komuniteti Shqiptar i Athinës kontribuon jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por para së gjithash në kohezionin social, me pjesëmarrjen e vet aktive dhe integrimin veçanërisht të suksesshëm në shoqërinë greke. Për një qytet me përqindje të madhe emigrantësh, siç është Athina, një qytet që

menaxhon në bazë të përditshme kontributin e mjaft kulturave të ndryshme, vlera e këtij shembulli është e paçmuar", u shpreh Kaminis. Ndërkaq, Veliaj tha se bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej me një sërë projektesh dhe nismash konkrete që do të finalizohen edhe me nënshkrimin e një dokumenti mirëkuptimi mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Athinës. "E mezi pres propozimin e kryetarit Kaminis për të pasur një kalendar të përbashkët kulturor. Marrëdhëniet midis shteteve dhe diplomatëve janë shumë të rëndësishme, marrëdhëniet midis njerëzve janë akoma edhe më të rëndësishme. Ndaj, mezi pres që në vizitën e kthimit në Tiranë të kemi dakortësuar një kalendar kulturor shkëmbimesh, edhe një mënyrë se si të mësojmë akoma më shumë nga njëritjetri", tha Veliaj. Z. Kaminis konfirmoi për mediat se e kishte pranuar ftesën e kryebashkiakut Veliaj për të vizituar së shpejti Tiranën. "Aspirojmë që bashkëpunimi, të cilin e filluam sot, të specifikohet muajt e ardhshëm në fusha konkrete. Do të vijojë një vizitë e imja në Tiranë, së shpejti, dhe dua të falenderoj kryebashkiakun Veliaj për ftesën. Vizita do të përfundojë me nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi mes dy qyteteve", deklaroi ai. Gjatë vizitës së tij në Athinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë.


AKTUALITET

D

14

E enjte, 5 KORRIK 2018

Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme

uket se sëmundja e bashkëshortes nuk ka qenë e lehtë për 65-vjeçarin Shyqyri Lici, i mendohet të ketë marrë aktin tragjik të vetëflijimin, mesnatën e së mërkurës. Sipas burimeve policore, burri ka hapur bombulat e gazit dhe më pas i ka vënë flakën banesës, ku brenda saj ishte edhe bashkëshortja, Sabire Lici. Dyshimet janë se 65-vjeçari Lici e ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur bashkëshortja, por edhe pasi ishte një konsumues i alkoolit, fakte që konfirmohen edhe nga fqinjët e familjes. Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur dy bombula gazi, një në katin e parë dhe një në katin e dytë të banesës ku jetonin dhe i ka vënë flakën. Për pasojë ambientet e brendshme të shtëpisë dykatëshe ku banonte çifti janë pëfshirë nga zjarri, ndërsa dy bashkëshorttet dyshohet se ndërruan jetë nga nga asfiksia. Çifti Lici jetonin vetëm në këtë banesë dykatëshe, ndërsa fëmijët i kishin jashtë vendit. Zjarri është konstatuar nga nipi i bashkëshortëve Lici, i cili ka shkuar menjëherë pranë banesës, duke u futur brenda në shtëpi, por pa arritur të shpëtojë të moshuarit. Policia e Elbasanit thotë se ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e motiveve që çuan çiftin e bashkëshortëve të ndërmarrin aktin ekstrem. “Ende mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e së vërtetës. Sipas grupit hetimor, paraprakisht mendohet se shkak i shpërthimit të zjarrit në dhomën

Çifti digjet brenda shtëpisë. Fqinjët të shokuar: Nga depresioni burri hapi gazin ME QËLLIM “Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme”.

e çiftit ka qenë një bombul gazi që është çmontuar qëllimisht nga kryefamiljari e më pas i është vënë flaka. Ky veprim është ndërmarrë në kushte të tronditjes nervore. Megjithatë hetimet vazhdojnë”,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit. Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në

banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje. Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e

sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme. “Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s’kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet.

VENDIMI

TIRANË

Sekuestrohen llogari bankare prej 1.5 mln eurosh N

jë hetim i Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit ka çuar në sekuestrimin e llogarive bankare, si dhe të aseteve, në vlerën e 1.5 milionë eurove, të ardhura këto të dyshuara nga aktivitet kriminal dhe burime të dyshimta. Italiai Stefano Lorenzi, kishte krijuar një shoqëri në vendin tonë me objekt veprimtarie në fushën e tregtisë ndërkombëtare. Ky shtetas, me precedentë të ndryshëm penalë në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve, ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në euro

S’kam ç’a të them”. Ndërsa një tjetër pohoi se: “U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar”. Fqinji i çiftit, i tronditur nga ngjarja e rëndë, thotë veç fjalë të mira pasi nuk e beson këtë që ka ndodhur. “I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi”. Mësohet se fëmijët po kthehen nga emigracioni, për të përcjellë trupat e pajetë drejt banesës së fundit.

Lirohet Tom Doshi, dënohet Bami dhe Frroku G

nga shoqëri të huaja, e një pjesë të tyre i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali. Në muajin maj, Prokuroria e Tiranës zbuloi një tjetër skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, kësaj radhe nga dy shtetas norvegjezë, të cilët zgjodhën

Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se ishin krijuar nga skema mashtrimi. Për rastin e fundit është kërkuar informacion edhe nga autoritetet italiane, për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në pastrimin e parave.

jykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Tom Doshin, ndërkohë që Durim Bami dhe Mark Frroku u dënuan me 8 muaj burg. Të tre këta persona ishin të akuzuar për kallëzim të rremë në lidhje me një atentat të supozuar ndaj Doshit. Për secilin nga të pandehurit organi i akuzës kërkoi dënimin me nga 1 vit burgim. Por, duke qenë se gjyqtari i çështjes Bledar Abdullai pranoi gjykimin e shkurtuar, automatikisht ulet një e treta e masës së kërkuar dhe përfundimisht kërkesa e prokurorisë ishte 8 muaj burgim për secilin. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, Doshi, Frroku dhe Bami

kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eleminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Nga verifikimet e akuzës ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim që ka patur me Doshin. Madje

ka qenë Frroku, që sipas prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin me porosi të ish-kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta. Pikërisht për këto dëshmi të rreme prokuroria i ka akuzuar për kallëzim të rremë.


FORUM Nga Enver Robelli

G

Europian kundër popullit më demokratik, më civilizues dhe më të arsimuar të Ballkanit – kundër popullit serb”. Në Kaliningrad, në Königsbergun e famshëm të Immanuel Kantit, Xhaka dhe Shaqiri, pasi që nuk janë filozofë për të debatuar me huliganët rusë e serbë në tribunë, bëjnë pak gjimnastikë me gishta dhe ua kujtojnë atyre dështimin e projektit për gjenocid në Kosovë. Tash shfaqet ndonjë publicist shqiptar dhe kushedi për çfarë motivesh (ndoshta sall për protagonizëm publik) ua qan hallin serbëve dhe zviceranëve që qenkan provokuar nga gjesti me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit. Kjo tregon për një injorim skandaloz të historisë më të re të Kosovës dhe të Zvicrës. Nacionalistët serbë do të flasin me shkumë para buzëve sa herë që shohin ndonjë shqiponjë. Do të ketë edhe populistë e demagogë zviceranë që të shtyrë nga motivet raciste hedhin poshtë gjestin me shqiponjë. Por, realiteti është pak më i ndërlikuar. Së pari: s’duhet t’ua qajmë hallin nacionalistëve serbë. Së dyti: për të shkruar për situatën në Zvicër nuk mjafton të dish vetëm se Berna është kryeqyteti i këtij vendi dhe Gjeneva ndoshta është në kufi me Austrinë. Ndërsa fëmijët zviceranë, familjet e të cilëve mbajnë mbiemrin Müller e Meier prej se është kur-

OPINION Nga Zef Bushati

A

mbasadorë, nuk po ju drejto hem si një koleg i juaji, edhe pse gjatë misionit tim të Ambasadorit të Shqipërisë kam lënë gjurmë pozitive, që i shërbyen më së miri forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit, por po ju drejtohem nga pozicioni i një politikani me mjaft përvojë. A mundet të na shpjegoni përpara se të largoheni nga Shqipëria se ku qëndron ndryshimi midis Vettingut dhe Inspektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave? A e dini ju, apo ekspertët tuaj, se cili është misioni i Inspektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave? A ishit të qartë ju rreth platformës dhe misionit të Vettingut ? Dhe e fundit që mos t'ju ngarkoj shumë në këto ditë te nxehta, a e dini se me variantin tuaj të Vettingut e çorientuat dhe e zhgënjyet këtë popull, i cili, çdo ditë kur dëgjon konkluzionet e ekspertëve të Vettingut thotë: Çfarë prisnim e çfarë na doli ?!

E enjte, 5 KORRIK 2018

“Vrite,vriteshqiptarin”

ANALIZË jatë luftës në Zhegër janë vrarë 13 civilë dhe janë sh katërruar 410 shtëpi. Mijëra familje janë dëbuar, duke kërkuar shpëtim në Maqedoni dhe në Shqipëri. Si shumë fshatra të Kosovës edhe Zhegra falë ndihmës edhe nga diaspora i ka sanuar dëmet e luftës. Si në çdo fshat të Kosovës edhe këtu njerëzit ankohen për mungesë perspektive, por tash është një milion herë më mirë se në vitin 1991, kur një patrullë policore serbe mund të terrorizonte një fshat të tërë. Duhet pasur parasysh historinë më të re të Kosovës për të kuptuar përse futbollistët shqiptarë të Zvicrës e bëjnë shqiponjën. Nëse 90 minuta ultranacionlaistët serbë në Kaliningrad çirren “Vrite, vrite shqiptarin”, atëherë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do ta tregojnë shqiponjën, natyrisht pasi më parë kanë goditur me grusht kryqin e Zvicrës në gjoks. Bërja e shqiponjës i tmerron shumë serbë nacionalistë për shkak se ua kujton dështimin e projektit për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Futbollistët shqiptarë që e bëjnë shqiponjën i përgjigjen në mënyrë kreative ideologëve fashistë të Beogradit si Dobrica Qosiq. Në vitin 1999 babai i kombit serb, i tmerruar që shqiptarët “primitivë” lidhën aleancë me Perëndimin, shkruante: “Ky llum social, politik dhe moral i Ballkanit tribal dhe barbar bën aleancë me Amerikën dhe Bashkimin

15

Zoti LU ky popull priste "peshqit e mëdhenj" që premtove se do kapeshin nga Vettingu. Ju deklaruat shumë data dhe asnjëra nuk ju doli, tek asnjë nga "datat" tuaja nuk u arrestua ndonjë "peshk i madh". Tani po largoheni pa kapur asnjë peshk zoti Lu. A e dini pse? Se Vettingu që ju propaganduat nuk është ky që krijuat.... Ju zonja Vllahutin, si më "e përmbajtura" ambasadore me maxhorancën Qeverisëse, me një staf të gjerë e për t'u admiruar nga numri punonjësve në ambasadën e BE, nuk arritët asnjëherë te bënit dallimin midis Vettingut dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Zhgënjim. Totalisht çoroditje. Të gjithë kujtuam se nëpërmjet Vettingut do të merret në një analizë të thellë e të hollësishme e gjithë puna e Prokurorëve dhe Gjykatësve, kujtuam se do merreshin në shqyrtim çështjet që ata kanë gjykuar, shkeljet që ata kanë bërë në vendimet e tyre në kundërshtim me ligjin dhe në favor të zyrtarëve të larte

disur dynjaja, bëjnë shqiponjën me entuziazëm, britmat e shtypit zhurmues të Beogradit dhe të ndonjë shqiptari të etur për protagonizëm do të mbesim vetëm – britma joserioze. “Ich mach’ mal den Doppeladler!” – “Po e bëj njëherë shqiponjën”, kjo ka qenë njëra ndër fjalitë me të thëna në Zvicër në dy javët e fundit. Mijëra fëmijë zviceranë janë fascinuar me këtë gjest. Befas u bë “cool” të bësh shqiponjën. Në çdo shoqëri, edhe në atë zvicerane, ka kritikë të këtij gjesti, por nëse kryqëzimin e duarve për të formuar shqiponjën e refuzojnë disa populistë e demagogë, që fitojnë rreth 30 për qind të votave, kjo s’duhet të na irritojë: janë edhe 70 për qind zviceranë që votojnë parti të tjera, mes tyre edhe parti të majta që në këtë gjest shohin thjesht një shpërthim pozitiv identitar. Ndonjë publicist shqiptar duhet të ketë kujdes që në furinë e tij gjoja kozmopoliste të mos humb çdo masë gjykimi dhe të mos bëhet pjesëmarrës në kriminalizimin e një simboli kombëtar. Nëse bërja e shqiponjës qenka provokim nacionalist, atëherë përse nesër nacionalistët serbë të mos kërkojnë heqjen e flamurit shqiptar para Ambasadës së Shqipërisë në Beograd? Siç ka në Zvicër politikanë racistë që kundërshtojnë bërjen e shqiponjës, po ashtu ka edhe gazeta që botojnë tekste me titull: “Mos keni frikë nga shqiponja” ose edhe më ashpër: “Kombëtarja jonë ua tregoi zogun nazistëve”. (Në gjermanisht t’ia tregosh zogun dikujt domethënë t’ia

bësh të qartë se është budalla). E vetmja gjë që mund të kërkohet nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës është të shënojnë edhe më shumë gola, të luajnë më mirë dhe të identifikohen pak më shumë me Zvicrën, ta zëmë duke kënduar himnin, ndonëse nuk është himn aq bukurtingëllues si ai francez, i cili çon peshë jo veç kombin francez. Sidoqoftë, nga prizmi kosovar as që kemi të drejtë të flasim për himn, kur dihet se Kosova nuk ka tekst që ilustron melodinë, por kjo është temë tjetër. T’u thuash zviceranëve se shqiponja për ta është provokim, siç mund të lexosh këto ditë nga pena e ndonjë gazetari shqiptar, është nënçmim total i mençurisë së opinionit iluminist zviceran, i cili ende drejton punët e këtij vendi. Ish-ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline CalmyRey, tha se si mund ta dëshmojnë lojtarët shqiptarë lojalitetin e tyre më mirë se duke dhënë gola e duke u sakrifikuar totalisht? Kjo ishte përgjigje ndaj atyre që thoshin se ai lojtar që bën shqiponjën nuk është lojal ndaj Zvicrës. E ndaj kujt kanë qenë lojal ata lojtarë tamam zviceranë që në vitet ’60, ’70 dhe ’80 nuk arrinin ta kualifikonin Zvicrën as në Kupën Botërore, as në Kampionatin Europian. Nga viti 2004 Zvicra nuk është kualifikuar vetëm njëherë, përndryshe ka marrë pjesë në çdo kampionat – edhe falë tipave “jolojalë” nga viset shqiptare. Këta lojtarë do të luftojnë përherë me zemra të ndara, sepse e tillë është biografia e tyre, pastaj nëse ndokush

kërkon lojalitet absolut, le të pyes veten nëse gjatë jetës së tij përherë ka qenë lojal ndaj shtetit të vet. Fundja, shteti modern as që guxon të kërkojë lojalitet nga qytetari, vetëm respektim të ligjeve. Kaq mjafton. Ky është kuptim modern i shtetit. Ka diplomatë kinse kozmpolitë, por edhe mbushës të faqeve të internetit me shkronja që thonë “e kaluara duhet të harrohet”, “duhet të jemi tolerantë” e kështu me radhë. Po, këto janë thirrje ndoshta fisnike dhe vërtet duhet të jemi tolerantë dhe të mos biem në kurthin e urrejtjes së një populli, por – për shembull – askush nga polakët nuk guxon të kërkojë të harrojnë krimet naziste, as nga britanikët të harrojnë agresionin e Adolf Hitlerit. Përse për shqiptarët të vlejnë standarde të tjera kur bëhet fjalë për kujtimin e krimeve serbe? Kjo është një tendencë për të imponuar rrëfimin se në Ballkan të gjithë janë fajtorë, të gjithë janë nacionalistë, të gjithë janë shovinistë dhe të gjithë agresorë të përzier në një luftë civile lesheli. Kush mendon kështu, nuk duhet të lodhet fare për të diferencuar dhe hulumtuar. Por, kjo qasje është e dëmshme, sepse injoron emërimin e agresorit: Serbisë. Një shtet që ka kryer gjenocid në Bosnjë, është ndalur nga NATO-ja ndërsa kryente gjenocid në Kosovë, ka sulmuar Kroacinë dhe Slloveninë. Kjo nuk nënkupton injorimin e faktit se edhe viktimat, sa herë që kanë pasur rastm, janë hakmarrë. Çdo histori konflikti tregon se viktima fisnike nuk ka. Dialogplus.ch

Ambasadorët duhet të ishin treguar më seriozë të korruptuar. Shkeljet ligjore në vendimet e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në favor të çdo zyrtari të korruptuar pavarësisht nga niveli. Vendimet e Prokurorëve dhe gjyqtarëve në favor të korrupsionit në të gjitha fushat, deri tek pronësitë, tek vendet e punës, etj. Vettingu pritej të bente publike se sa miliona lekë kanë përfituar Prokurorët e Gjyqtarët nga vendimet e marra në favor të kriminelëve, kontrabandistëve të droges e mishit të bardhë, hajdutëve, matrapazëve dhe sekserëve. Vendimet e kundra ligjshme të Prokurorëve dhe Gjykatësve në proceset e lidhjes së kontratave shtetërore si ajo e ÇEZ e ARMO apo kontratat e shitjes së armëve, dhënies së liçensave, lejeve të ndertimit, etj,etj. Qytetarët shqiptarë po prisnin " tërmetin e madh" nga

Reforma në Drejtësi dhe Vettingu, por siç thote populli: "u mbars mali dhe polli një mi". Vettingu, pa e ditur askush nga qytetarët, i kishte marrë kompetencat Ispektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe filloi nga puna duke gjykuar se ku i kanë gjetur paratë Prokurorët dhe Gjyqtarët për të blerë një shtëpi apo një dyqan. Dhe nëse "ata" nuk i justifikojnë blerjet dhe paratë i largojnë nga detyra. KAQ. A nuk ju duket qesharake Ambasadori LU & Ambasadorja Vllahutin? A nuk ju duket komike që Prokurorë e Gjyqtarë largohen "vullnetarisht" nga detyra për të mos iu nënshtruar edhe këtij varianti të Vetingut? A nuk dyshoni që këta Prokurorë e Gjyqtarë kanë bërë namin me vendime të kun-

dra ligjshme, kanë përfituar miliona për shkak të detyrës dhe tani largohen për t'i gëzuar paratë e fituara në rrugë të pisët në ndonjë shtet tjetër? A nuk ju bën përshtypje mëkati që keni bërë duke mashtruar një popull të tërë qe besoi verbërisht te ju? Ambasadori LU & Ambasadorja Vlahutin e çoroditët këtë popull, e zhgënjyet këtë popull dhe përpara se të largoheni nga Shqipëria ju sygjeroj të shkoni në kishë, rrëfehuni për mëkatet e juaja, kërkojini falje Zotit për atë që bëtë ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë mandatit tuaj. Ndoshta Zoti do ju falë, por në memorjen e qytetarëve shqiptarë do të mbeteni si mëkatarë, si dy diplomatë qe e çoroditët këtë popull me propagandën tuaj, që i zhgënjyet dhe qe nuk arritët të bëni asgjë.


KULTURE Misteri i dorëshkrimit të Arkimedit Identifikimi i një dorëshkrimi në vitin 1906, që përmban disa nga veprat e Arkimedit, përfshirë "Metodën e Teoremave Mekanike" është pothuajse aq i shquar sa dhe vetë përmbajtja e tij. Në 1840-ën, një vizitor dhe studiues i hodhi një sy gjurmëve të simboleve matematikore të shkruara nën tekstin e një libri lutjesh. Disa linja të transkriptuara u kataloguan si pjesë e koleksionit të bibliotekës, transmeton bota.al. Pas mësimit të ekzistencës së këtij tekstit, arkitekti Johan Heiberg

udhëtoi për të parë dorëshkrimin dhe më vonë e identifikoi atë si një nga veprat origjinale të Arkimedit, shumica e të cilave konsideroheshin të humbura që nga viti 1906. Dorëshkrimi pastaj u zhduk, duke u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu atë në ankand për dy milionë dollarë dhe e dhuroi më vonë në Muzeun e Artit Walters në Baltimore, Maryland, ku është rivendosur dhe digjitalizuar. Leonardo Da Vinci e ka shfaqur admirimin e tij për Arkimedin. Dijetari i madh e

Rilindjes u habit jo vetëm nga llogaritë e makinave luftarake arkimediane, por edhe nga aftësia e tij për t'iu përgjigjur pyetjeve gjeometrike dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij. I interesuar në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi me një top të posaçëm avulli, të cilin e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga historiani i shekullit të parë. Leonardo e përcaktoi arkitroninën si një "Shpikje të Arkimedit", një makineri prej bakri, e cila thuhej se i hidhte

16

E enjte, 5 KORRIK 2018

topat me zhurmë dhe më forcë të madhe. Ashtu si shkencëtarët e tjerë që i përkasin historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të

sulmuar nga distanca. Dëshmitë se Arkimedi e ka arritur një gjë të tillë mungojnë, por legjenda mbeti, mjaftueshëm sa ta nxiste Leonardon të provonte vetë një gjë të tillë.

Borgesi, ndërmjet historisë dhe amshimit: Politika e modestisë Nga: Hernan Diaz (Përktheu, Elvis Zaimi)

N

ëse Jorge Louis Borges perceptohet si një sh krimtar skajshmërisht i shkëputur nga realiteti, i zhytur në abstraksione, enigma letrare, dhe gjëegjëza filozofike të pazgjidhshme, kjo është më së shumti për shkak të vetë veprës të cilën e krijoi. Ai e kultivoi këtë mit për veten e tij jo vetëm në tekstet që shkroi ("Borges" - bibliofili i turpshëm dhe i ndrojtur është një personazh në disa nga tregimet dhe poemat e tij), por edhe në intervistat e shumta që jepte mbarë e prapsht në fund të jetës së tij, tek luante rolin e të Urtit të Verbër dhe Solemn, të cilin kjo botë e kishte befasuar dhe shndërruar në një njeri konfuz, teksa shndërronte çdo çështje tokësore në letrare. Për meritë të tij, në shkrimin "Borgesi dhe Unë", ai i denoncoi në mënyrë të famshme "shtirjet e veta", dhe sesi ato ishin kthyer në "atribute të një aktori". Në po këtë tekst, ai e pranon se "lojërat e tij me kohën dhe pafundësinë" ishin shndërruar në klishe të akteve të tij publike, ndonëse denoncimi që ai i bënte tekave dhe shtirjeve të veta, u kthye në tekën e tij më famëkeqe. Kjo lloj ndrojtjeje e përllogaritur paraprakisht prej tij, e shndërroi Borgesin në vite në epigonin e vetvetes. Në parathënien e "Qoftë lëvduar Errësira" (Elogio de la Sombra, 1969) ai vajton me keqardhje për "marifetet" e tij, duke iu referuar "pasqyrave, labirinteve, dhe shpatave që prêt lexuesi im në rezignatë…."! Këto lojëra me "kohën dhe pafundësinë" të shndërruara në akte publike të Borgesit - që shumëkush i kujton apo beson se janë të ndara nga realiteti - dhe që shumica e lexuesve dhe fjalorëve I identifikojnë men-

jëherë si "Borgesiane", duke nënkuptuar me to mënyrat sesi realiteti mund të depërtohet nga fiksioni, sesi zgjëndra e jetës tonë mund të jetë ëndrra e jetës së tjetrit, sesi kujtesa mund të parakalojë dhe lejë pas tërësisht të tashmen, sesi aktualiteti mund të kthehet në një reprezentacion që ne e vëmë në skenë për përfitimin tonë, dhe sesi pafundësia na

përgjon e fshehur dhe na zë pritë gjithandej, në nëndarjet që shpërthejnë se brendshmi segmenteve më pak domethënëse të lëndës dhe kohës. Të gjitha këto janë tema të rëndomta borgesiane, por po aq e vërtetë është se këto shpotira abstrakte për mendjen vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e vendit që kemi në këtë botë, sepse

zbulojnë haptas brishtësinë dhe pasigurinë e kategorive që rregullojnë perceptimin tonë për të. Nga ky pikëvështrim i mbramë, mjaft çuditshëm, subjektet ezoterike borgesiane e zbulojnë veten të jenë thellësisht tokësore, sepse na mundësojnë të shqyrtojmë dhe kuptojmë se realiteti ynë është një "realitet I administruar" dhe jo "I dhënë". Dhe kjo

çështje menjëherë mund të shndërrohet në një çështje politike, sepse pushteti politik është përherë i lidhur me imponimin e detyrueshëm të një realiteti. Obsesioni i Borgesit me ëndrrat, argumentat e tij skeptike që ai shpesh i deklamonte me zemëratë, komplotet solipsisticiste dhe rebuset e tij teologjike mundet pra në këtë mënyrë të lexohen si "nyja përbashkuese" ku letërsia, metafizika dhe një refleksion i përgjithshëm mbi pushtetin dhe institucionet që e përfaqësojnë atë, takojnë njëri-tjetrin. Në vitin 1933, në revistën Contra, Borgesi shkruante "Është një e vërtetë e pashije dhe famëkeqe se arti i vërtetë nuk duhet t'i shërbejë politikës. Të flasësh për art social është si të flasësh për gjeometrinë vegjetariane, ose për artilerinë liberale, ose për të bërë brumë embëlsirash në njëmbëdhjetë rrokje". Letërsia pra për Borgesin përbënte një sferë veprimtarie autonome, e cila nuk mund t'i nënshtrohej asgjëje tjetër, veç vetvetes. Ka megjithatë, mënyra sesi letërsia mund të jetë politike, pa qenë e varur prej saj, dhe vepra e Borgesit ofron shumë shembuj të tillë.

77 arkitektë, urbanistë dhe konstruktorë: Jo shembjes së teatrit në Tiranë Në një letër drejtuar Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, 77 arkitektë, urbanistë e konstruktorë i thonë jo shembjes së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental. "Ne, arkitektët, konstruktorët, restauratorët dhe urbanistët nënshkrues të kësaj letre, shprehim shqetësimin tonë të thellë për shpërfilljen e mendimit të specialistëve të fushës dhe mosrespektimin e procedurave në vendimmarrjen politike për shembjen e ndërtesave historike të Teatrit Kombëtar (TK) dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental (TKE) dhe zëvendësimin e tyre me një ndërtesë të re. Qysh me shpalljen e këtij plani nga Qeveria, Unioni i Arkitekteve (AUA), Shoqata e Arkitektëve (SHASH), Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe shoqata ndërtuesish (emrat e te cilave do te radhiten me poshtë, tek firmat) kanë bërë deklarata zyrtare kundër tij dhe në mbështetje të rikonstruktimit apo restaurimit, zgjidhje që duhet të dalë nga tryeza publike specialistësh. Gjatë tre muajve, specialistë të shumë kanë bërë deklarime publike në media, duke dhënë argumentet e tyre kundër shembjes, por ato kanë rënë në vesh të shurdhët. Në dëgjesat e kryera ne jemi lënë jashtë qëllimisht", thuhet në letrën e tyre.


KURESHTI

17

E enjte, 5 KORRIK 2018

Arratisja spektakolare e gangsterit famëkeq, u realizua nga miqtë besnikë Arratisja spektakolare e gangsterit famëkeq francez, Redoine Faid u realizua nga katër ose pesë miq të tij të ngushtë dhe besnikë. Detaje të reja kanë nga arratisja, në të cilin sulmuesit e prenë rrugën e tyre në dhomën e vizitës së burgut përpara se të largoheshin me helikopter. Policia franceze paralajmëroi se "përtej karizmës dhe aurës së tij, Faid është një individ i rrezikshëm". Ministrja franceze e drejtësisë i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen mbi skandalin. Ajo zbuloi se telefonat celularë do të bllokohen tërësisht në burgjet franceze nga tetori. Mijëra policë u bashkuan në një kërkim për gangsterin e arratisur, i cili nuk është parë që nga ajo kohë. Policia franceze thotë se ata janë ende duke u përqendruar në kërkimet brenda vendit, por pranojnë se Faid mund të ketë ikur jashtë vendit. Të dielën në mëngjes, dy burra, të cilët raportohet se ishin baba dhe bir të moshës 50 dhe 20 vjeç shkuan në një klub të vogël për fluturime në Fontenay-Tresigny. Piloti, Stephane Buy, tha për RTL se i kishte takuar ato një herë

apo dy herë më parë, por që të dielën palët dukej se dinin shumë për të dhe avionin, duke kërkuar një helikopter të veçantë. Ai nuk pranoi, duke thënë se ishte i papërshtatshëm për fillestarët, por u mor peng dhe familja e tij u kërcënua. Helikopteri u fluturoi në një fushë për të marrë një bashkëpunëtor të tretë, dhe Buy rrëfeu se atij iu tha se çfarë duhet të bënte duke e kërcënuar me armë. Në burgun Sud-Francilien, Faid ishte në dhomën e vizitorëve me vëllanë e tij kur helikopteri u ul në oborr, i cili nuk ishte i mbuluar me rrjeta anti-avion, sepse ishin jashtë përdorimit. Pak para mesditës, bashkëpunëtorët e tij përdorën

një fresibël dhe tymuese për tu futur në burg, ndërsa të tjerët ruajtën Blej dhe helikopterin e tij jashtë. Pasi morën të burgosurin ata fluturuan në zonën Gonesse, duke braktisur avionin të cilën e dogjën. Ata morën më pas një furgon të bardhë që u gjet i djegur gjithashtu. Belloubet e quajti operacionin "një ikje spektakolare" dhe tha se grupi mund të ketë përdorur dronë për të vëzhguar burgun paraprakisht. Nuk është hera e parë që një i burgosur është arratisur me helikopter. Vrasësi i dënuar, Pascal Payet, u arratis dy herë duke përdorur të njëjtën metodë dhe ngjarja e së dielës ka nxitur debat të gjerë në Francë për sigurinë e burgjeve.

Vdekja, lëndë mësimore Matematika, shkenca, historia dhe vdekja? Kjo mund të jetë lëndë mësimi në shkollë në një shtet në Australi, nëse pranohet një propozim nga Australian Medical Association Queensland, shkruan BBC. Ata duan që të rinjtë të njihen më shumë me të folurit për fundin e jetës. Mjekët thonë se përmirësimet në mjekësi dhe një popullsi që po shkon drejt plakjes, nënkuptojnë se ka një numër në rritje familjesh që përballen me pyetje të vështira për të afërmit e tyre të moshuar dhe se si

do të përballen me ditët e tyre të fundit. Por shumë shpesh të rinjtë në Perëndim nuk janë të përgatitur për të folur për vendime të tilla të vështira. Ekziston një tabu rreth subjektit dhe shumica e vdekjeve ndodhin larg vështrimit tonë në spitale. Nxënësit mund të kenë rezerva për mësimet në arsimin e vdekjes, por mjekët australianë argumentojnë se, nëse ligjet dhe etika rreth eutanazinë dhe vdekjes pa dhimbje do të mësohen në klasa, do të bënin çështje të tilla më pak "traumatike" dhe do

t'i ndihmonin njerëzit që të merrnin vendime më të mira. Dr Richard Kidd i Queensland GP thotë se të rinjtë mund të gjejnë veten gjatë marrjes së vendimeve se si të trajtojnë të afërmit në ditët e tyre të vdekjes. "Unë kam parë njerëz vetëm 21 vjeç që kanë bërë rolin e avokatit" thotë ai. Mungesa e njohurive të tyre e bën atë një kurbë të madhe mësimore në "si të bëjmë gjërat në një mënyrë që është në interesin më të mirë të të dashurve të tyre dhe në përputhje me ligjin", thotë ai.n Ai thotë se 'tabu rreth vdekjes' do të thotë që familjet zakonisht e shmangin diskutimin derisa të jetë tepër vonë. Shumica e njerëzve nuk e dinë se si të afërmit e tyre duan të trajtohen nëse ndodh më e keqja. "Pra, ne duhet të fillojmë përgatitjen e të rinjve dhe t'i bëjmë ata të kenë biseda të forta me të dashurit e tyre", thotë ai. "Leksionet e vdekjes" mund të përfshijnë aspektet ligjore të asaj që do të thotë aftësia mendore dhe fizike, si të hartojë një vullnet dhe një plan të kujdesit të avancuar, dhe proceset biologjike të vdekjes.

Donte ta dërgonte në azil, 92-vjeçarja vret djalin Një grua 92-vjeçare ka qëlluar për vdekje djalin e saj, i cili dëshironte ta dërgonte në azil. Anna Mae Blessing, e cila akuzohet për vrasje kuptoi qëllimet e 72-vjeçarit për ta dërguar në shtëpinë e kujdesit për të moshuarit. "Ti më ke marrë jetën, prandaj unë po marr jetën tënde", tha e moshuara ndërsa u shoqërua nga shtëpia e saj në Arizona që e ndante me djalin dhe të dashurën e tij. Blessing i tha policisë se ajo kishte për qëllim të vriste edhe veten gjithashtu. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 2 korrikut në qytetin e Fountain Hills. Djali i Blessing, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, donte që ajo të largohej në azil, sepse e ëma e kishte të vështirë për të jetuar me të. Nëna fshehu dy armë zjarri në xhepat e mantelit të saj para se të përballej me djalin e saj në dhomën e tij të gjumit. Gjatë argumentit ajo nxori një revolver, të blerë në vitet 1970 dhe gjuajti mbi djalin. Policia e gjeti 72-vjeçarin me dy plagë, në qafë dhe në nofull. Blessing më

pas i drejtoi armën të dashurës 57vjeçare të djalit, e cila arriti që t'ia marrë nga duar dhe e hodhi në një cep të dhomës. Ajo më pas mori pistoletën e dytë, të cilën sipas policisë ia kishte dhënë burri i saj i ndjerë në vitet 1970. 57-vjeçarja arriti që t'ia largonte dhe armën e dytë nga duart të moshuarës, para te se thërriste policinë. Policia e gjeti Blessing në një karrige në dhomën e saj të gjumit. Ajo u tha atyre se duhet të vdiste për veprimet e saj.

Kreu vrasjen e "ëndrrave", gozhdohet me kritika Imazhet e postuara nga një gjuetare amerikane pasi kreu "vrasjen e ëndrrave", një gjirafë të rrallë 18-vjeçare që rrezikon të zhduket në Afrikën e Jugut, ka shkatërruar zemërim online dhe ka nxitur gjahtaren të mbrojë veprimet e saj. Fotot u realizuan në qershor 2017 u rishfaqën, pasi u ndanë nga një faqe interneti e Afrikës së Jugut, AfricLand Post disa javë më parë. Fotot u shpërndanë mbi 37 mijë herë, duke marrë vëmendjen e mijëra njerëzve të zemëruar për vrasjen e kafshëve. "Gjirafat tani janë në "listën e kuqe" të rrezikimit për shkak të rënies prej 40% gjatë 25 viteve të fundit", shkruajti aktori i famshëm Ricky Gervais. "Ato mund të zhduken përgjithmonë dhe ne akoma lejojmë për t'i qëlluar me hark apo shigjetë për argëtim". Tess Thompson Talley, me qendër në Kentaki, është gjuetarja krenare e fotografuar në foto. Shumë njerëz shpërndanë në Twitter postimin, duke shprehur neveri me gëzimin e Talley për vrasjen e gjirafës.

Merr fund martesa 14-vjeçare, gruaja i shante Lionel Messi-n Futbolli ka ndikuar shpeshherë në lidhjet e dashurisë, ku femrat kërkojnë vëmendje më të madhe ose pëlqejnë ekipet "armike" me ato të partnerit. Një çift rus që është njohur në Botërorin e 2002 ka vendosur t'i japë fund romancës. Divorci u shkaktua nga një debat kur gruaja shfaqte urrejtje për lojtarin e preferuar të bashkëshortit, yllin e Argjentinës, Lionel Messi. Sipas Mirror, ai tha: Që në fillim të Botërorit, ajo filloi ta tallte Messin dhe tha se ai nuk është i zoti as të shënojë penallti kundër Islandës. Nuk u përmbajta dot dhe i thashë ato që mendoja për Ronaldon, ekipin kombëtar portugez dhe të gjitha klubet që asaj i pëlqejnë. Në fund i mblodha plaçkat dhe u largova përgjithmonë. Kur argjentinasit fituan kundër Nigerisë, ai po festonte fitoren, gjë që shkaktoi konflikt me gruan, me të cilën ishte martuar para 14 vitesh. Pasi debatuan gjatë, të nesërmen ai mblodhi rrobat dhe u largua për të kërkuar divorcin në gjykatë.


SHOWBIZ

18

E enjte, 5 KORRIK 2018

Kevin Spacey përballet me akuza të tjera për sulme seksuale Policia po heton tre pretendime për sulme seksuale kundër Kevin Spacey. Mes shkurtit dhe prillit të këtij viti, aktori amerikan u akuzua se ka sulmuar seksualisht meshkuj në Londër dhe Gloucester. Kjo rrit numrin e akuzave kundër aktorit duke e çuar në gjashtë, 5 akuza për sulm seksual dhe një për përdhunim. Dy nga pretendimet e fundit thuhet se kanë ndodhur në Londër Westminster në vitin 1996 dhe Lambeth më 2008 dhe i treti në Gloucester më 2013. Në vitin 2017 policia mori një deklaratë për përdhunim që thuhet se ka ndodhur në Lambeth (2008) dhe dy pretendime për sulme seksuale, një në Lambeth dhe një tjetër në Westminster, të dyja në vitin në 2005. Fituesi i çmimit Oskar është përballur me akuza për sulm seksual nga më shumë se 30 burra. Pretendimi i parë erdhi nga aktori Anthony Rapp në nëntor 2017, i cili tha se Spacey e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986 kur ishte 14 vjeç dhe Spacey ishte 26 vjeç.

Familja Mbretërore, të afërmit e Charles nuk e duan Meghan Markle Familja mbretërore britanike duket e palumtur me dukeshën Meghan Markle. Një mik shumë i afërt i Princit Charles, Nicky Haslam në një

intervistë për Daily Mail është shprehur kundër Meghan Markle dhe familjes së saj. "Ata janë persona shumë të zakonshëm", ka thënë Nicky,

veçanërisht për babain e Meghan. "Do të ishte shumë e shëmtuar nëse babai i saj do të merrte pjesë në dasmën mbretërore", ka shtuar ai. "Nuk më pëlqeu shumë fustani i saj, dukej si kur nuk shkonte shumë me gjërat e tjera. Duhej që të bëhej nga një material më i hollë, sepse ashtu dukej sikur ishte bërë prej betoni", ka thënë ai. Megjithatë Nicky Haslam nuk është i vetmi që flet në këtë mënyrë, sepse ka dhe shumë të tjerë që nuk mund janë të kënaqur me Meghan dhe problemin më të madh e kanë me babain e saj.

Mos e besoni po deshët, por Miss Spanja dikur ka qenë djalë Gjatë kompeticionit të bukurisë në Spanjë, "Miss World Spanja" të gjithë janë habitur kur çmimin e parë dhe kurorën e më të bukurës i ka rrëmbyer modelja transgjinore, Angela Ponce. Angela ka lindur djalë në Sevilje dhe kjo nuk është gara e parë e bukurisë që ajo ka marrë pjesë. Ponc ishte pjesëmarrëse edhe në konkurse të tjera bukurie. Mirëpo, pas përzgjedhjes së saj si "Miss Spanja", publiku ka shpërthyer menjëherë në kritika, duke mos e parë si të denjë Poncen për të përfaqësuar Spanjën në "Miss World". Kujtojmë se 5 vite më parë, në konkursin e bukurisë "Miss World Spanja", u lejua konkurimi i transgjinoreve dhe Angela është e para transgjinore që po shijon titullin "Miss".

Demi transparente e pa të brendshme, tregon format bombastike Demi Rose nuk ka pasur kurrë frikë të tregojë trupin e saj, i cili është për t'u pasur zili. Modelja ka treguar dhe njëherë anën e saj më të mirë, ndërsa pozpoi për koleksionin e saj të sawitfirst.com. 23-vjeçarja e veshur transparente dhe pa të brendshme nuk la vend për imagjiantën. Demi vuri në pah format e saj bombastike ndërsa u sigurua që të mbrojë pasuritë e saj me lule.

Cardi B nuk kontrollon dot nepsin dhe ha me thonj Reperja e njohur, Cardi B ka shokuar ndjekësit e saj ku tregon se ushqehet me thonj. Ajo është në pritje të fëmijës së parë dhe nepsi është dicka e zakontë për të. Në një video të postuar në Instastory ka treguar se mungesa e lugës apo pirunit e detyroi të hante me thonj. Shpeshherë është komentuar për faktin që i pëlqen gjërat ekstreme dhe thonjtë janë një ndër detajet më të pikasura tek ajo.


VIP

19

E enjte, 5 KORRIK 2018

Aksidentohet këngëtari i famshëm shqiptar, Ardian Bujupi Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka pësuar një aksident me makinë. Lajmin e keq e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon makinë e tij luksoze të dëmtuar. Fatmirësisht shihet se ai është në gjendje shumë të mirë, ndërsa makina ka disa dëmtime. Ardiani jeton në Gjermani aty ku ka ndodhur edhe aksidenti. 27vjeçari ka postuar në Instagram edhe një foto ku shfaqet karrotreci, duke marrë makinën.

Akuzohen 3 persona për rrëmbimin dhe robërimin e aktorëve të Hollywood Tre persona janë akuzuar për rrëmbimin e një yllit të filmit "Halloween", së bashku me një aktore tjetër, ku këtë të fundit për shpërblim. Dy burra dhe një grua janë akuzuar për 17

akuza kriminale, duke përfshirë rrëmbimin dhe sulmet me armë zjarri. Sipas BBC, ata akuzohen për rrëmbimin e aktorit Joseph Capone dhe Daisy McCrackin. Thuhet se

Capone është mbajtur në robëri për 30 orë pa ushqim. Sipas informacionit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit, drama filloi më 3 maj 2017. Të pandehurit, të identifikuar si Keith Andre Stewart, Johntae Jones dhe Amber Neal janë akuzuar se kanë shkuar në shtëpinë e McCrackin në jug të Los Anxhelosit. Atje Stewart dyshohet se e goditi Capone në mënyrë të përsëritur me një armë zjarri. Dyshohet se dyshja u dërgua në shtëpinë e Jones. Dokumentet zyrtare thonë se Capone u zhvesh lakuriq dhe u lidh në një vaskë, ndërsa McCrackin u dërgua në disa banka për të siguruar së paku 10,000 dollarë për lirimin e aktorit. Sipas njoftimeve zyrtare, McCrackin ishte në gjendje të shpëtojë dhe të njoftojë policinë pasi u dërgua përsëri në shtëpinë e saj.

E dashura e mesfushorit anglez i rrëmben vëmendjen ndeshjes Mbrëmjen e djeshme Anglia u përball me Kolumbinë dhe arritën të kualifkohen vetëm me anë të penalltive në fazën e çerekfinaleve. Shumë prej futbollistëve kishin edhe njerëzit e tyre të afërm për ti mbështetur në stadium. Kështu edhe mesfushori Dele Alli, kishte një mbështetje të veçantë mbrëmjen e djeshme që tërhoqi shumë vëmendje në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për bukuroshen Ruby Mae, e cila njihet si e dashura e Dele Alli. Ruby Mae është fokusuar disa herë gjatë ndeshjes nga kamerat e stadiumit dhe dukej shumë atraktive me pamjen e saj e veshur me fanellën e Anglisë të kombinuar me xhinse të shkurtra. Ndryshe nga i dashuri që nuk dha shumë në fushën e blertë Ruby duket se mori më shumë vëmendje se ai.

Vajza 10-vjeçare e Jennifer Lopez shkruan libër Duket sikur jo vetëm gjigantja latine, Jennifer Lopez është e talentuar për biznes. Vajza e saj 10-vjeçare, Emma ka plane dhe ide serioze. Ajo tashmë ka zhvilluar takimin e saj të parë të biznesit për botimin e një libri. "Sot është një ditë shumë e veçantë, Emma dhe unë do të kemi takimin tonë të parë me botuesit. Ne jemi shumë të ngazëllyer, sot kemi gjithsej tre takime", tha këngëtarja dhe aktorja e famshme lidhur me "misionin" e së bijës për botimin e librit.

Mila Kunis: I urrej rrjetet sociale Aktorja e "Friends with Benefits", Mila Kunis nuk ka përdorur rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, për shkak se ajo nisi t'i urrente se si platforma nisi të bëhej "gjithçka rreth asaj se kush po bëhej më i zhurmshëm, më i zemëruar dhe negativ". Ndërkohë, Mila Kunis së fundmi zbuloi se ajo fitoi besimin dhe bëri "selfie të shkëlqyeshme" pasi u bë nënë e Wyatt dhe Dimitrit. "Duke ditur se do të kem fëmijë, që do të jenë sikurse unë isha e detyruar të heq dorë nga shumë gjëra të mia dhe tani jam e lumtur me këtë", tha ajo e pyetur se si ka ndryshuar që nga koha pas lindjes së fëmijëve.


20

KUPA E BOTËS

E enjte, 5 KORRIK 2018

Zbulohen detaje të reja për transferimin e portugezit, vizitat mjekësore para pushimeve

Ronaldo shumë pranë Juves, kërkon shtëpi prej dy javësh në Torino

MERKATO

Në Itali e bëjnë të kryer: Higuain arrin akordin me Chelsean për 60 milionë euro

Rozalb Lika

C

ristiano Ronaldo dhe Juventus, është një ëndërr që shumë shpejt do të bëhet realitet. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me klubin madrilen dhe futbollistin, dhe tashmë janë për t’u zgjidhur vetëm detajet e fundit. Sulmuesi portugez e konfirmoi largimin e tij nga Real Madrid që në përfundim të ndeshjes finale të Champions League ndaj Liverpool, ku triumfuan për të 13-ën herë në historinë e klubit. Mediat iberike dhe ato italianë raportojnë se 33-vjeçari është në kërkim të një shtëpie në Torino, pasi pritet të nënshkruajë me gjigantët e Serie A, Juventus. Nuk bëhet fjalë për një qytet aq të gjallë dhe të ngrohtë sa Madridi, por ama jetesa edhe në Torino do të jetë po aq e mirë për pesë triumfuesin e “Topit të Artë”, edhe pse moti nuk do të jetë aq dashamirës sa në Spanjë. Ronaldo e di mirë këtë. Por, me rëndësi është fakti që ai ka kujtime mjaft të mira nga bardhezinjtë, sidomos me tifozët. Në përballjen e fundit ku ai realizoi roveshatën e famshme, u duartrokit nga mbarë tifozët juventinë në stadium për përformancën e tij të shkëlqyer. Ky ishte një detaj që tregoi interesin dhe simpatinë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë për yllin portugez. Programi “El Chiringuito”

që dha edhe lajmin ekskluziv për kalimin e Ronaldos te bardhezinjtë, dje në edicionin e radhës, përmes një lidhje direkte nga Torino, ka konfirmuar se shumë shpejt pritet që të kryhen edhe vizitat mjekësore. Sipas programit në Spanja, pritet që Ronaldo t’i kryejë testet mjekësore para se të shkojë me pushime, në mënyrë që ai të jetë sa më i qetë në pushime e të mos shqetësohet për të ardhmen. Megjithatë ende

DREJTORI SPORTIV

BRAZILIANI

Marotta: Higuain te Juve? S’mund të flas ...

Në Torino gjithnjë e më shumë po e besojnë se Cristiano Ronaldo do të jetë i Juves në sezonin e ardhshëm. Së fundmi drejtori sportiv i bardhezinjve, Marotta, ka qenë i pranishëm në Milano për të mbyllur disa detaje të marrëveshjes, por është kapur nga mediat, që kanë nxituar ta pyesin: “A mund të ëndërrojnë tifozët e Juves? Nuk mund te flas”. Sërish paqartësi, megjithatë diçka po lëviz, kjo mund të lidhet dhe me faktin se bardhezinjtë po punojnë edhe në dalje për të shitur Higuain dhe Ruganin tek Chelsea.

“Fenomeni” Ronaldo së fundmi ka dhënë një intervistë, teksa ka komentuar dhe transferimin e mundshëm te Cristianos te Juventusit. Por ndryshe nga të gjitha mediet italiane dhe ato spanjolle, braziliani nuk është shumë i bindur për këtë kalim. “Nuk e di nëse do të pranojë, apo jo Juventusin, por besoj në fund do të qëndrojë te Real Madrid. Nuk kam folur me të. Nuk besoj se do të kishte probleme për të luajtur në Serie A. Sigurisht që do të kishte më pak hapësira se sa në Spanjë apo në Angli, por ndryshimin e cilësisë në skuadër do ta bënte patjetër. Cristiano do të jetë Cristiano pavarësisht se ku do të luajë. Mund të luajë ku të dojë, në çdo skuadër do të bënte figurë të mirë”. Më tej ai ka dhënë një mendim edhe për Neymar, i cili po shfaqet protagonist me Brazilin e tij, por për simulimet e tij. “Neymar është viktimë e një fushate mediatike kundër tij, sidomos në rrjetet sociale, ku është një prej objek-

nuk ka ardhur një ofertë formale nga Juventus por gjithçka pritet të mbyllet në ditët në vijim. Massimiliano Allegri është i sigurt për ardhjen e Cristiano Ronaldo, për këtë ai ka bërë gati edhe skemat se si do të luajë sezonin e ardhshëm. Ku dukshëm do të ketë një sulm tepër të fortë me Mandzukic, Dyabala dhe Douglas Costa që do ta mbështesin në skemën 4-2-3-1, ndërkohë që në në mbrojtje spikat blerja e Cancelos.

Në mesfushë Emre Can pritet që të jetë titullar së bashku me Pjanic. Në lidhje me shifrat e transferimit mësohet se bardhezinjtë nuk janë të gatshëm për të ofruar më shumë se 100 milionë euro, sa është edhe oferta që mësohet se është pranuar nga merengues. Portugezi do të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërkohë që mësohet se ai do të jetë edhe imazhi i Fiatit.

Afrimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, shoqërohet me një lëvizje të bujshme në dalje. Sipas “Sportmediaset”, klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për transferimin e argjentinasit në Londër për 60 milionë euro. Zyrtarizimi i sulmuesit në “Stramford Bridge” pritet të ndodhë sapo të marrë detyrën Maurizo Sarri. Higuain nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt kryeqytetit të Anglisë. Sarri ka kërkuar nga kampionët në fuqi të Italisë edhe Ruganin, me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Empolit. Chelsea do të mbyllë menjëherë marrëveshjen me Juventusin për Higuainin, për të cilin ka pranuar të shpenzojë 60 milionë euro, pavarësisht 30 viteve që ka mbi shpinë sulmuesi argjentinas.

FRANCEZI

Matuidi: Do të ishte bukur, të luaja menjë nga më të mirët në Botë

“Fenomeni” Ronaldo: Cristiano nuk shkon te Juvja, Neymar viktimë e mediave

tivave të preferuar. Por unë jam kundër gjithçkaje që thuhet për të. Futbolli mund të interpretohet në shumë mënyra dhe ai di si të përdorë lëvizshmërinë e tij. Edhe mua më ndodhte. Më ndërhynin dhunshëm dhe e di që ato shkelma i ndjen. Por ai

mund të lërë pas Messin dhe Cristianon. Botërori do të jetë më vendimtar se kompeticionet e tjerë për sa i përket votave për Topin e Artë. Unë në vitin 2002 e fitova prej Botërorit, kështu që nuk i dihet kurrë”, deklaroi braziliani Ronaldo.

Mesfushori i Juventus Blaise Matuidi thotë se do të ishte bukur të luante me një nga lojtarët më të mirë në botë, në mes të thashethemeve të Cristiano Ronaldo-s. Thashethemet e kanë lumturuar Matuidi, i cili ka folur në një konferencë për shtyp për mediat. “Nuk dua t’ju gënjej. Do të ishte bukur të luaje me një nga lojtarët më të mirë në botë tek Juventus. Do të ishte fantastike por klubin dhe ne lojtarët. Por aktualisht jam me Francën dhe e kam mendjen diku tjetër, pasi kemi objektiva të mëdha për të arritur


21

KUPA E BOTËS

E enjte, 5 KORRIK 2018

Të premten do të luhen ndeshjet e para për fazën çerekfinale në Kupën e Botës

Uruguai një “mace e zezë” për Francën, Griezmann sfidon mikun Godin

Ç

erekfinalet e Kupës së Botës në Rusi fillojnë të premten me sfidat Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë. Kjo anë e çerekfinaleve është më e vështirë për t’u parashikuar. Ndeshja mes Uruguait dhe Francës është dueli që hap ndeshjet çerekfinale dhe do të luhet në orën 16:00. “Celestët” janë të pamposhtur në Kupën e Botës ndaj “Gjelave” (1 fitore dhe dy barazime: një sukses 2-1 në vitin 1966 dhe dy barazime, 0-0 në 2002 dhe me të njëjtën rezultat në vitin 2010. Franca ka fituar vetëm një herë në 8 ndeshjet e fundit ndaj Uruguait (4 barazime, 3 humbje), teksa ka humbur për herë të fundit në një fitore në qershorin e vitit 2013, me një gol që u shënua nga Suarez. “Gjelat” janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës të luajtur ndaj skuadrave nga Amerika e Jugut (5 fitore dhe 4 barazime), dhe e kanë mbajtur portën e paprekur në 7 raste, Nga 7 ndeshjet e fundit duke përjashtuar finalen e Kupës së Botës, kanë fituar 6 ndeshje dhe humbur vetëm një. Të gjitha ndeshjet janë mbyllur brenda 90

6 korrik

ora 16:00

Uruguai - Francë 6 korrik

ora 20:00

Brazil - Belgjikë 7 korrik

ora 16:00

Rusi - Kroaci 7 korrik

ora 20:00

Suedi - Angli

GJYSMËFINALE 10 korrik

ora 20:00

Uruguai/Francë-Sfida 5/6 1 11 korrik

ora 20:00

Sfida 3/4- Sfida 7/8

2

FINALE 15 korrik

ora 17:00

Gjysmë 1- Gjysmë 2 DEKLARATA

Babai i Higuain sulmon ashpër Sampaolin: La në stol 600 gola! minutave. Do të jetë një sfidë e veçantë për Antoine Griezmann, i cili ka një lidhje të ngushtë me Uruguain. Një lidhje e fortë e lindur kur francezi ka qenë pjesë e Real Sociedad, ku kishte trajner Martin Lasarte dhe ndihmësin e tij Carlos Bueno. Ky i fundit e prezantoi atë me zakonet dhe traditat e vendit të tij, duke i mësuar pije tradicionale të Amerikës së

KOLUMBI

Jugut. Falë Buenos, Griezmann u bë një tifoz i Penarol dhe mësoi koret e tifozëve. Marrëdhëniet me Uruguain nuk është se u ndërprenë, pasi te Atletiko ai gjeti futbollist si Diego Godin apo Gimenez. Do të jetë një duel interesant mes Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, të cilët luajnë së bashku te PSG. “Matador” është ende i dëmtuar dhe vështirë se do

të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje. Uruguai ka shfaqur një skuadër shumë solide, ndaj dhe për francezët nuk do të jetë aspak e thjesht për të gjetur rrugën e rrjetës, edhe pse kanë dy futbollist shumë cilësor në repartin e avancuar si Mbappe dhe Griezmann. Mungesa e Cavanit mund të jetë përcaktuese në një duel, ku diferencën në fund do ta bëjnë detajet.

ÇEREKFINALE

Humbën penallti ndaj Anglisë, dy lojtarët e kërcënohen me vdekje

B Carlos Bacca dhe Mateus Uribe janë kërcënuar me vdekje nga tifozët kolumbianë pasi humbën 11-metërshat në ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Botës kundër Anglisë. Pjesa më e madhe e mesazheve në rrjetet sociale i janë drejtuar Bacca-s, i cili humbi një penallti vendimtare ndaj Pickford , ndërsa goditja e Uribe përfundoi mbi traversë. Më 3 korrik ishte përvjetori i vdekjes së Andres Escobar, i cili u vra në Kolumbi, pasi shënoi një autogol kundër Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës, duke çuar në eliminimin “Cafeteros”. Një tjetër lojtar, Carlos Sanchez, ishte kërcënuar me vdekje për shkaktimin e një penalltie, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë ndaj Japonisë në Rusi 2018.

ÇEREKFINALE

Neymar sfidon “Brazilin e Europës”, premtohet një duel spektakolar

razil-Belgjikë është e gjitha për t’u shijuar, në një nga duelet padyshim më të bukura të fazës çerekfinale. Në njërën anë janë 5 herë kampionët e Botës që nuk kanë nevojë shumë për koment, ndërkohë që në krahun tjetër ekipi evropian më i talentuar. “Selecao” mbështet te Neymar, në një formë shumë të mirë në duelet e fundit, por pa harruar as mbrojtjen shumë solide. Belgjika ndërkohë beson shumë te fantazia e Hazard dhe forca fizike e Lukakut në sulm. Skuadra e Tites ka pësuar vetëm një gol në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, teksa tashmë duket se i ka zgjidhjet ne mbrojtje për të mos përsëritur më humbjen 1-7 të 4 viteve më parë ndaj Gjermanisë. Vetëm me një triumf të mundshëm në Kupën e Botës, ai mund të përfundojë në librin e artë të kujtimeve.

Më parë ka vetëm një precedent në Kupën e Botës, mes këtyre kombëtareve, teksa kanë buzëqeshur brazilianët pas një fitoreje 2-0 me golat e Rivaldos dhe Ronaldos në vitin 2002. Në fund ata fituan dhe Kupën e Botës. Në krahun tjetër Martinez ka barazuar

arritjen e vitit 1986 dhe 2004 dhe tashmë kërkon një rezultat historik. Talenti nuk mungon, falë Hazard, De Bruyne dhe Mertens, ndërkohë që bomberi Lukaku edhe kundër Japonisë bëri një paraqitje të mirë. Sa do të shërbejnë për të mundur Seleçaon, mbetet që ta shohim ...

Nuk kanë fund reagimet edhe pse kanë kaluar disa ditë nga eliminimi i Argjentinës në Kupën e Botës. Disfata ndaj Francës nuk është pritur mirë nga babai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain. Ai ka reaguar për shkak se djali i tij u la në stol, teksa trajneri Sampaoli zgjodhi që të luante pa asnjë sulmues. “Unë nuk e di se si një skuadër luan me një sulmues që bën rolin e 9-tës false, kur ke në skuadër dy sulmues që janë adapt për atë pozicion. Sampaoli kishte arsyet e tij, por nganjëherë është e vështirë t’i kuptoj ato. Ju keni dy lojtarë si Higuain dhe Aguero që kanë shënuar rreth 600 gola në total dhe nuk luajnë! Nëse nuk ju pëlqen njëri, luan tjetri!”, tha Higuain Sr për “Canal America”. Argjentina u eliminua që në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pas humbjes 4-2 kundër Francës.


FORUM

Nga Qerim Vrioni

N

ë galerinë e madhe të veprave të Kel Marubit hyn edhe fotografia inter esante me titull "Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës", realizuar në vitin 1922. Kjo fotografi është përfshirë edhe në albumin "The Photo Book", Londër 2000(2), të shtëpisë botuese prestigjioze "Phaidon". Aty janë riprodhuar 500 foto të zgjedhura nga 59 vende të botës të bëra gjatë 150 vjetëve të ekzistencës së artit fotografik. Autorët e albumit shkruajnë ndërmjet të tjerash, se në foto "…nuk kuptohet qartë se çfarë ndodh" (The Photo Book- LONDON, 2000-fq 302) . Të njëjtin përfundim jep edhe albumi "Albania. Volto dei Balcani" scritti di luce dei fotografi Marubi, Torino, 1996(3), ku krahas disa mangësive të tjera, për subjektin e fotos jepen disa hamendje, të gjitha të pezullta dhe në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ishte pra një detyrim i madh, studimi analitik i kësaj fotografie që të huajt e kanë vlerësuar dhe çmuar më shumë e më mirë se ne që e kemi tonën. Çelësi i zbërthimit të subjektit të kësaj fotografie është viti 1922, kur ajo është realizuar. Në këtë vit, në bazë të një ligji të miratuar nga Këshilli Kombëtar (Parlamenti i asaj kohe), popullsia civile detyrohej t'i dorëzonte armët shtetit, pra është bërë çarmatimi i atyre që nuk duhej t'i kishin ato. MIDIS KANUNIT DHE LIGJIT Siç është përmendur më lart, fotografia pasqyron nje çast nga dorëzimi i armëve nga ana e popullsise civile, përfaqësuesve të shtetit. Thënë ndryshe, ajo na sjell pikën kulmore të përplasjes ndërmjet kanunit dhe ligjit, traditës dhe qytetërimit, bashkësisë së fiseve dhe shtetit të organizuar. Kjo pikë në fund të fundit kishte të bënte me të drejtën e armës ose pronësinë mbi armën. Në Shqipërinë e veriut vepronte kanuni i Lek Dukagjinit, ndërsa në jug kanuni i Papa Zhulit. Arma sipas kanunit të Lek Dukagjinit, ishte mjeti i domosdoshëm që një shqiptar të ishte burrë me nder: "Kur i merret burrit ndera ? - Me ia marrë armën e krahit a të brezit "(12). Në kanun arma nuk është istuticion me vete, por në të, ndjehet institucioni i armës. Ajo ishte si puna e femrës, komentet për të ishin rreptësisht të dënushme. Operiacioni i dorëzimit të armëve si në të gjithë Shqipërinë u krye edhe në krahinën e Shalës së Shkodrës. Kjo krahinë është përmendur në historinë e vendit në luftrat për pavarësi kundër turqve dhe malazezëve. Për t'u përmendur nga historia e Shalës është edhe ngjarja e vitit 1816, kur veziri turk i Shkodrës thirri shtatë kryetarë fisesh nga Shala në sarajet e tij për ti vrarë. Ata e kuptuan dredhinë tij dhe me armë dhe trimëri e sfiduan vezirin. Kjo ngjarje është përjetësuar nga artisti i popullit Nderk Luca në dramën e njohur "Shtatë Shalianët". Gjergj Fishta shkruan për krahinën e Shalës në "Lahutën e Malcisë"(13), "Mjafte me thane Shala mizore / N'za per pushke, kjo, e buke e ndore". Mark Milani (1833-1901), vojvoda malazeze që i ka njohur shumë mirë shqiptarët ka thënë për Shalën se "Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat s'i dorëzon pa armë"(14). Studiuesja amerikane Rose Wilder Lane që udhëtoi në Shqipërinë e Veriut dhe në Mat më 1922, pasi mbeti shumë e hapitur dhe e kënaqur nga shqiptaret, sjellja shkruan per nje malesor te Shales: "ishte fytyra me e bukur qe kisha pare ndonjehere"(15), dhe me tej vazhdon po per ate krahine:"pa dyshim, ne ishim ne mesin e njerezve me te sjellshem ne bote"(16). Shaljanët kanë qënë shumë bësnikë ndaj normave të kanunit(17). Në këtë krahinë kemi një gërshetim harmonik të atdhedashurisë me kanunin. Këtej kanë dalë figura të njohura atdhetarësh si Mehmet Shpendi, Mark Lula, Kol Ndou etj,. E pra këtë krahine zgjodhi patrioti dhe fotografi Kel Marubi për të përjetësuar në fotografi operacionin e

22

E enjte, 5 KORRIK 2018

Dorëzimi i armëve në një foto të Kel Marubit rëndësishëm të dorëzimit të armëve nga popullsia civile. Fotoja ngërthen idenë se ndeshjen ndërmjet kanunit dhe ligjit për të drejtën e armës në Shqipëri e ka fituar ky i dyti. Por kjo nuk mbaroi me kaq. Për fatkeqësi a mallkim të shqiptarëve kjo ndeshje do të kishte shumë pjesë. PERSONAZHET Dy përsonazhet kryesore të fotografisë janë kapiteni Mark Raka, oficeri në qendër të fotos, ulur që merr armën, dhe kryetari i fisit të Shalës ose bajkatari i Shalës që në vitin 1922 ishte Lush Prela plaku me veshje malësori që dorëzon armën. Bajkatari i Shales, Lush Prela është nipi i Mark Lules, përfaqësues i Shalës së Dukagjinit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i shquar në luftrat për pavarësinë e vendit …." Në prill të vitit 1913, Lush Prela ka ngritur flamurin kombëtar në Shalë(18). "Lush Prela mer pjese aktive ne pergatitjen dhe firmosjen e nje proteste qe i dregohej Konferences se Paqes ne Parise, me 1919, ku tregohej vendosmeria per te mbrojtur deri ne vdekje tokat shqiptare."(19). U vra nga shërbimet sekrete serbe në tokat shqiptare në Malin e Zi në vjeshtën e vitit 1925, bashkë me dy djemtë e tij "(20). Një nga vajtimet në vdekjen e tyre ishte aq pikëlluese dhe aq e bukur sa më pas për shumë kohë këndohej si këngë në raste të ndryshme(21). Kapiteni Mark Raka lindur në Shirokë të Shkodrës më 1890 ka kryer studime ushtarake në fillim të Innsbruck të Austrisë e më vonë në Bari të Italisë ku më 1913 u titullua oficer me gradën nëntoger(22). Më 28 nëntor 1915 Mark Raka bashkë me atdhetarë të tjerë ngriti në qendër të Romës flamurin kombëtar dhe për këtë u internua 3vjet në një ishull të Sicilisë(23). Më 1919 u kthye në Shqipëri dhe më 1920 ka qenë përfaqësues i Milicisë Shqiptare dhe ka shoqëruar Qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës për në Tiranë, kryeqytetetin e porsashpallur. Në vitin 1921 kapiteni Mark Raka "ka marrë pjesë në shtypjen e kryengritjes antikombëtare të Mirditës "(24). Në vitin 1922 emërohet nga Ministria e Brendshme që të drejtonte operacionin e dorëzimit të armëve për Shqipërinë e Veriut. Më 1924 Mark Raka si shumë ushtarakë të tjerë mori pjesë në Lëvizjen e qershorit që rrëzoi qeverinë e asaj kohe dhe që krijoi një qeveri të re me kryeministër Fan Nolin. Ky e caktoi në fillim Mark Rakën kryekomandant të vendit (për vendin), pastaj vetëm për Shkodrën dhe krahinat e saj. Me rrëzimin e qeverisë së Nolit, burgoset. Më 1925 lirohet nga burgu dhe shkon në Malin e Zi ku vdes në gusht të vitit 1926 në një aksident e përgatitur mirë nga qarqe shoviniste antishqiptare në afërsi të Cejtinës. Kapitenit Mark Raka iu bë një varrim madhështor nga shqiptarë që jetonin në Malin e Zi dhe nga shumë të tjerë të vuajtur posaçërisht nga Shqipëria. Më 1993 Kuvendi Popullor e dekoroi (pas vdekjes) Mark Rakën me "Urdhërin për veprimtarinë patriotike "të klasit të parë"(25). Eshtrat e tij ndodhen ende në Cetinje të Malit të Zi, atje ku u varros rreth shtatëdhjetë e pesë vite më parë. Përveç kapitenit Mark Raka dhe bajraktarit të Shalës Lush Prela, në foto përfshihen edhe persona të tjerë të njohur e të përmendur në krahinën e Shkodrës e më gjerë, si Gaspër Pali (i pari majtas), Serafin Mazreku (i dyti majtas), Mul Deliu (nga e djathta në këmbë), Gjysh Deda ( i dyti nga e djathta në këmbë), Gaspër Mosi (i pari djathtas ulur) dhe Kol Çamuku (i pari djathtas në këmbë). Gasper Pali - (1899-1972), ushtarak me origjinë nga Shkodra, gradën major e ka marrë në vitin 1935. Në vitet '40 ka arritur deri në detyrën e shefit të zyrës së përgjithshme të mobilizimit. Si shumë ushtarakë të tjerë të lartë shqiptarë ka kundërshtuar luftën italo-greke. Serafin Mazreku - (1890-1970). Me origjinë nga Kosova. Ka kryer shkollën pedagogjike

në Austri dhe ka shërbyer si arsimtar në Shkodër, Korçë (lice), Vlorë (tregtare). Në vitin 1922 ka qënë sekretar i prefekturës së Shkodrës dhe në foto paraqitet duke i dhënë letrën e qeverisë Bajraktarit të Shalës. Ka patur grua motrën e Luigj Gurakuqit dhe ka qënë babai i Anton Mazrekut. Mul Deliu (Bajraktari) - (1896-1952). - Ka lindur në Hot. Djali i Deli Metës, bajraktarit të përmendur në luftërat kundër malazezëve. Ka studiuar shkollë ushtarake në Austri. Më 1921 ka marrë pjesë në shtypjen e lëvizjes separatiste të Mirditës e më vonë ka mbuluar detyra të ndryshme në ushtri. Në vitin 1944 internohet nga gjermanët në kampe përqendrimi, nga ku u lirua në vitin 1945. Në emigracion u bashkua me grupet antikomuniste, pa veprimtari të veçantë. Ka vdekur në Siri. Më 1994 iu sollën eshtrat në Shqipëri për tu prehur në vendlindjen e tij, Hot(26) . Gjysh Deda (1891-1947). - Nga një familje patriotike e Shkodrës. Ka kryer studimet të larta ushtarake në Itali. Në vitet '30 ka qënë qark-komandant i Korçës. Gradën major e ka marrë në vitin 1931. Është pushkatuar në vitin 1947 nga diktatura komuniste(27). Gasper Mosi - Student në kolegjin Saverian. Më vonë ushtarak me gradë toger. Ka jetuar në Malin e Zi. TEKNIKA E FOTOGRAFIMIT Marubi e ka realizuar fotgrafinë në një mjedis me dritë natyrore të shpërndarë që u bie figurave nga krahu i djathtë. Ajo nuk krijon hije të forta dhe të theksuara, por është e mjaftueshme për të ndriçuar fytyrat e pothuajse të gjithë pjesmarrësve në mënyrë të atillë që të pasqyrojë qëndrimin e tyre ndjesor për atë që po ndodh. Fokusimi i pamjes, diafragma e aparatit dhe koha e ekspozimit janë ndërthurur nga mjeshtri fotograf në kufijtë e persosmërisë duke na dhënë një fotografi mjaft të pastër teknikisht. Kjo shihet edhe në një riprodhim me përmasa 2 x 4.5 metra që ndodhet në një nga hollet e Ministrisë së Kulturës. Ajo ka një qartësi të konsiderueshme, sidomos po të kemi parasysh se negativi në pllakë xhami është bërë mbi 80 vite më parë. KOMPOZIMI ARTISTIK Fotografia "Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës" nuk është e aty -per-atyshme. Fotografi e ka kuadruar mire e bukur gjithçka do fiksonte në pllakë xhami. Kështu që në foton e stampuar ka fare pak sipërfaqe parazitare. Ajo është e studiuar dhe e kompozuar si një çast nga skene teatri ku zhvillohet një dramë, e po ashtu na kujton edhe bocetet e piktorëve të filmave kinematografikë që përmbledh në një pamje të vetme dramacitetin e një akti të tërë, duke shpalosur kështu aftësitë e mjeshtrit fotograf si një regjizor dhe skenograf. Qendra e rëndesës problemore e fotos përfshin treshen që përbëhet nga civili me kostum të zi që lexon dhe dorëzon letrën e Qeverisë, bajraktarit të Shalës që merr letrën dhe dorëzon armen dhe kapiten Mark Raka i cili po merr me te

dy duart pushken. Të tre keta persona jane lidhur ndërmjet tyre nga marrëdhënie institucionale (zyrtare) dhe shoqerore (besa) që edhe pse nuk kanë dinamikë pamore, kanë një dramaticitet të veçantë. Me vështrimin e tij të përqendruar mbi letrën që merr dhe jo drejt pushkës që dorëzon, plaku të krijon përshtypjen se nuk do të ketë të bëjë më me armën, të shkuarën, por me shtetin, ligjin, të ardhmen. Plaku vërtet po dorëzon armën e krahut (sipas ligjit) gjë që pas tij do ta bëjë i gjithë fisi (autoriteti i bajraktarëve të fiseve ishte mese ligjor), por ai që po ia merr, kapiteni është i ulur, pra ndjen një epërsi çasti. Plaku vërtet po dorëzon pushkën, gjithmonë si i pari fisit, por në brez mban një nagant të stolisur, nga i cili do të ndahet vetëm kur të mbylli sytë, pra me dinjitetin e malësorit. Në qendër të fotos vërejmë dy elementë që marrin vlera simbolike. Ato janë pushka mbrapsht (sipas traditës kështu jepet pushka kur dorëzohet) dhe dora e majtë e plakut të Shalës qe jo rastësisht ndodhet në boshtin optik të fotografisë dhe që është fiksuar nga fotografi -artist, e lëshuar dhe e pafuqishme. Ndonëse përcjell dhimbje, ajo nuk pasqyron dobësi. Mbase intuita artistike e Marubit ka bërë dallim ndërmjet dorës së djathtë (përgjithësisht e mbara) që merr letrën që përfaqëson ligjin-shtetin dhe dorës së majtë që dorëzon pushkën, burim vrasjesh dhe gjëmash. Çuditërisht, pushkën e dorëzon një dorë e mbështjellë me një mëngë të bardhë këmishe (rastësi e plotë) ne na kujton simbolin e dorëzimit në betejat luftarake. "Dora e majtë me kanu (kanun) quhet e pandershme(28). Fotografia të mban gjatë duke e shikuar. Ka një qetësi solemne, po ashtu edhe përzemërsi, që duket edhe nga afërsia fizike e personave, si dhe nga duart e hedhura mbi supet e njëri - tjetrit. Dy figura në plan të dytë, një civil dhe një ushtarak të mbajtur nga fotografi në tone të errta, e shqetësojne pak frymën paqësore. Ushtaraku shkruan një dokument, mbase proces verbalin e dorëzimit, ndërsa civili e shikon me njëfarë mosbesimi. Kjo dyshe ndoshta pasqyron faktin se gjatë operacionit të dorëzimit të armëve jo çdo gjë ka shkuar vaje. Në kontrast me këtë figurë interesante dhe simpatike është malësori i ulur këmbëkryq (shqiptarçe) që rri mjaft rehatshëm në foto, ai ka një shikim të qetë e me plot besim se ajo që po ndodhte nuk do të sillte të këqija. Një nga motivet kryesore që e bën të realizueshëm operacionin e dorëzimit të armëve, ishte besa që u kërkoi shteti atyre që kishin armë dhe që ata gjithsesi ia dhanë. Për shqiptarët dihet se institucioni i besës (te drejtës kanunore), ishte shtylla kryesore ku mbështetej jeta dhe veprimtaria e tyre. Por tani nuk flitet për besën ndërmjet dy njerëzve apo dy fiseve. Kjo është besë e re, besa e shtetit me shtetasit e tij, që në fund të fundit i bënte shqiptarët e ç'armatosur që të "ishin në besë të shtetit" për t'i mbrojtur ata

nga rreziqet e mundshme. Kjo besë ishte disi e veçante dhe e pa provuar më parë, e për ta arritur atë, duheshin motive të forta atdhetarie, karakteri, burrërie dhe institucionale (ligjore). E malësori i ulur këmbëkryq i pasqyron këto motive dhe njëkohësisht i shikon tek ata që edhe në emër të tij po bëjnë diçka që ishte e pandodhshme dhe e pabesueshme: shqiptari po i dorëzonte armën shtetit. Marubi e kufizon fotografinë majtas dhe djathtas me dy persona që qëndrojnë në këmbë plot dinjitet, por njëkohësish kanë edhe butësi. I pari majtas, oficeri me kostum të hirtë, ka hedhur dorën mbi supin e civilit, përfaqësuesit të shtetit qe lexon letrën, ndërsa civili në cepin e djathtë të fotos me veshje qytetari, ka mbështetur dorën e djathtë në supin e oficerit me kostum të bardhë. Këta të dy (skajet e fotos ) lidhen psikologjikisht me grupin qëndror, qoftë nga gjendja e tyre (ushtarake dhe civile), qoftë edhe nga vemendja me të cilën shoqërojnë atë që po bën treshja kryesore. Kompozimi linear (horizontal) i fotografisë i shërben qetësisë, pajtimit, njëmendësisë (rënies dakord), por dramaticitetin e brendshëm pasqyron rritja graduale e kontrastit tonal kur syri vijon shikimin nga e majta në të djathtë. Shikimi gjithmonë duke lëvizur nga e majta në të djathtë të fotos, has në të gjitha tonalitetet e gamës bardhë e zi të alternuara nga artisti me një farë rregullsie thuajse sinusodiale. Ky alternim, qoftë dhe i rregullt tregon se kemi të bëjmë me diçka dramatike që me vështirësi e përmbajnë personazhet, sidomos siç është thënë më sipër, dy përmbylltësitë e fotos, ushtaraku majtas dhe civili djathtas. Konfiguracioni i pjesës së sipërme të fotos të sjell ndermend majat dhe kreshtat e maleve; ndoshta edhe kjo hyn në ato gjetjet artistike që Marubit i kristalizoheshin në çastet e frymëzimit me tepër nga intuita artistike se sa nga një mendim i ftohtë. Po ta ndajmë foton në një bosht vertical imagjinar në mes, do kemi dy pjesë, njëra me tre veta, tjetra me tetë veta, pra një asimetri numerike. E megjithatë mendoj se të dy pjesët janë në barazpeshë nga ana kuptimore, kanë të njëjtin dramacitet, pra janë në një simetri ideore. Marubi e ka shkrepur aparatin e tij bash në "sekondën e artë", aq të kërkuar nga fotografët që në rastin tonë perputhet me pikën kulmore të subjektit. Fiksimi i pamjes qoftë edhe një sekondë më parë kur pushka ishte vetëm në dorën e plakut qoftë ndonjë sekondë më pas kur ajo do të mbahej nga kapiteni Raka do të zbehte mjaft forcën artistike të fotos dhe do të pengonte përcjelljen e të gjithë atyre vlerave dhe ngacmimeve të këndshme që realisht ka dhe jep ajo. Larmi domethënëse në fotografi kanë mbajtjet e duarve që nuk përsëriten nga njëra figurë te tjetra. Shprehëse sidomos janë duart e malësorit këmbëkryq e djathta e kontraktuar mbështetur në gjurin e tij, ndërsa e majta ka kapur dorën e ushtarakut ulur pranë tij. Duart e tyre kapura me njëra -tjetrën thuajse në mënyrën të pavetëdijshme dhe ndonëse nuk bien në sy menjëherë, kanë një ngarkesë emocionale të veçante dhe rrisin ndjeshëm vlerat artistike të Fotografisë. Përfundimisht mendoj se nivelin artistik të subjektit që ka arritur kjo fotografi vështirë ta arrinte piktura e zakonshme. Renditja e kësaj fotografie nga komisioni artistik i shtëpise botuese "Phaidon" nder 500 më të mirat e botës në 150 vjet, pa njohur subjektin që ia rrit teper vlerat tregon siç u shtjellua më sipër se kompozimi i saj artistik është mjaft i arrirë. Marrë së bashku trajtimi historiko-shoqëror dhe ai artistik e ngrejnë fotografinë në simbol dhe e bëjne atë të qëndrojnë si e barabartë me ajkën e simotrave nga e gjithë bota.


KOHA E LIRE

23

E enjte, 5 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat 73. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 74. Vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike 79. Partia Pajtimit Kombëtar 81. Andrey ...,antropolog rus, historian ekonomik dhe sociolog 85. Ajo mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin 86. Gjendje që e kaplon një njeri që e kanë lënë vetëm 88. Botë, numër i madh njerëzish, shumë syresh 90. Aktori, Shpëtim ... me një galeri të larmishme rolesh dhe karakteresh në kinema dhe teatër 95. Eva Anna Paula ... (6 shkurt 1912-30 prill 1945) e dashura e Adolf Hitler 96. Kisha kryesore në një qytet 98. Plëndës, bark ose ashtu 100. Bel i ngushtë dhe i mprehtë, që përdoret kryesisht për të punuar tokën thellë 101. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 102. Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë, shprehje e vjetër 104. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 105. Ai që ka dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka 108. Gjysheve zakonisht i thërrisnim edhe ashtu. 110. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 113. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj.

114. I zoti i mullirit ose ai që punonte në mulli për bluarjen e drithit 116. Libri i lutjeve fetare dhe i meshës. Ai i Gjon Buzukut 118. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 119. Në ngjyrë të mjaltit; i përhimë në të verdhë VERTIKALISHT 1. Në auditor një profesor që mban leksione, është ... 2. Ajo lind në mes dy a më shumë vetave pa lidhje gjaku dhe që mbështetet në besimin e nderimin ndaj njëri-tjetrit 3. .. Bej Frashëri, si ishte rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll 4. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 5. Portret i një piktori, skulptori a shkrimtari, që e ka bërë ai vetë 7. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 8. Pastaj e ka brenda 9. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 10. Njësi kryesore për matjen e gjatësisë, që ndahet në njëqind centimetra 13. Veshje e sipërme prej shajaku, prej doku etj., si jelek me mëngë që kopsitet përpara 15. Vjershë lirike a këngë solemne. 18. Lëng i trashë veshtullor, me ngjyrë të errët, që nxirret nga kullimi i naftës dhe përdoret si lëndë djegëse 19. Përcaktoj me përpikëri vendin ku ka qenë a ku ndodhet diçka 20. shtatën ka në të, edhe pse

ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 21. Ai që bën e ndreq këpucë 24. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 27. Largimi me anë të të menduarit nga vetitë, tiparet e lidhjet e ndryshme të sendeve e të dukurive konkrete dhe dallimi, veçimi e përgjithësimi i tipareve të tyre më thelbësore 28. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 30. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 31. Rudolf ..., (25 shkurt 1861 30 mars 1925) ishte një filozof austriak, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik 32. Kirkizia ka atë monedhën e saj 36. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 39. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 40. Regjizori ... Hitchcock paraqiti më 24 janar 1927 filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli 42. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 43. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 45. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 47. Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjedhura 48. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 52. Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që

72. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 75. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 76. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 77. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 78. Kllapi, përçartje. Flet kot, flet në tym, flet përçart 80. Partia Social Demokrate 81. Krapin i vogël e thërrasin ashtu 82. Dakord në gjuhë universale 83. Teodor ...., filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). 84. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 85. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 87. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 89. Del nga thellësia në sipërfaqe të tokës 91. Nicolas ... më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni 92. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 93. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. 94. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 97. Diçka që është shumë e vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar 99. Maja e një plage që ka zënë qelb 101. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 103. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, inicialet 106. Partia Mendimi I Djathte Liberal 107. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit 109. Ashtu quhet kartmonedha e Armenisë 110. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 111.Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 112. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 114. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 115. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 116. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 117. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën

është i brishtë e shkrihet shpejt, (simboli Bi) 53. E sulmuan pas shpine, e vranë ... 56. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 59. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 62. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 64. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 65. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 67. Tërësi dijesh për mallrat si objekt i tregtisë, mbi vetitë e cilësitë e tyre, mbi llojet e tyre, mbi vlerat që kanë në përdorim etj. 69. Tretem, dobësohem, ose ashtu... është shprehja dialektore 70. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 71. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 1

2

B U F 10

3

M

U

L

4

12

5

H

D

11

L E

6

A

13

7

B

8

A S

9

D

14

E K S P

E V

V

15

L O R I

M

16

P

A M E 17

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 6. Partia Balli Kombetar 11. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 12. Poet shqiptar dhe veprimtar i shuqar atdhetar ... Gërvalla 13. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 14. Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe 16. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 17. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 22. E vendos dikë a diçka në një vend 23. Që është lënë për farë ose për shumëzim me filiza 25. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 26. Morrat, pleshtat, etj. janë ashtu 29. Emri i plotë i presidentit të 6të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 33. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 34. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 35. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 37. Më 3 mars 1923 erdhi në jetë një nga revistat amerikane më prestigjoze, e cila jeton ende, dhe quhet ... Koha, anglisht duhet 38. Me sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri 41. Monedhë e vjetër argjendi, shumë e hollë, që përdorej edhe si stoli; pare 44. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtresave 46. Masë gjatësie që përdoret në disa vende, e barabartë me 91, 44 cm 49. Që nuk di të shkruajë e të lexojë 50. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 51. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 54. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 55. Që është lënë i lirë të veprojë a të bëjë si të dojë; i papërmbajtur 57. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut 58. Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane 60. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 61. Mundim, mund; vështirësi, zor, ose z...t 63. Një nga katër pjesët e barabarta 65. Romani i Anton Pashkut 66. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 68. Aleanca Kuq e Zi 69. Enë e madhe si lug, lahemi në të 70. Njeriu i letrave 72. Secila nga dy gjymtyrët e

D

F

19

¸

Z 20

K

21

P R E D I

K I

22

M

M

23

K

R

Z

V E

T ¸

I

S

P

G O R I

F E

18

H A K E

24

25

N

S

R

26

R

A

F

R I

R

T

L

27

28

M I

S

N U S

D

Z

L

35

L I

M ¸

H

R

J

¸

M

¸

Z

N

P

S

L

N 45

A N A D R

L

K A R T O T E

N

E

L

S

K E

T J

O

C

T

E

H

53

V I

J

N

L U

R

M E

U

A

R

D

R A

62

N

T

A R I

S T

O K R A T

O

N

F

P

65

V ¸

A

67

A B A

P

T 60

O I

L

P E

66

N

U

P

R

59

64

K J

H

56

C D I

M E

48

O S

52

61 63

43

D E R D I P

51

58

M ¸

A

D

42

55

L 57

E

N

47

A

K 54

D

I

J 50

J

K

46

D U A

T

A R P 41

44

R I

38

40

49

A R A P

36

37 39

M E

S

G A N A

34

H A N G ¸

T

31

H

B 33

B R I

N

30

V 32

29

G

68

R E F

R E

L

N

69

M O D ¸

M I 70

M 71

I 73

B O H E M E

K A O S

O

I

72

W H 79

R

E

I

L

75

A G J

E

J

S 77

S

B

O

80

F

M

C 84

I

O

85

D R I

Z

82

E

86

B

Z

M

D I

K T

N

Z

93

A N A L

T

R

I

Z

F L

Z

E T

O R E

N 106

A 109

L

B E

L

L

K

107

E V R E

K

K

O

O

R B

P

P

I 112

L

K 113

M

L

A K

S

O

98

B 105

L A K ¸

R

D I

T E

A

O

O N

Z

M 114

E M B R I

S

M O T

O

A V A Z

118

A S

C

A 104

116

117

R

P

103

L A M B A D A R

115

T

A 102

A 111

A

E

108

110

K A K I

R

101

S

H

N 97

100

V E N D

N C I

95

96 99

M

A M B I

J

94

F A B E

S 89

M 91

A R E

A

M A L

S 88

I

90 92

T I

83

87

L

J

K

78

O P

I 81

O M

G

74

L 76

119

¸

R

L

A F

S H ¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E enjte, 5 KORRIK 2018

Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet uaja në forumet përpjekjeve TTuaja shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë. Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona. Mesazhi i Presidentit Ilir Meta drejtuar Presidentit të SHBA, Donald Trump për Festën e Pavarësisë

Presidenti Meta uron Donald Trump P

residenti Ilir Meta ka uruar dje Presi dentin e SHBA, Donald Trump me rastin e Festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në urimin e tij, Presidenti Meta ndalet dhe në raportet speciale që ekzistojnë mes SHBA dhe Shqipërisë. “Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij partneriteti bazuar mbi parimet e përbashkëta që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. Duke ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e prezencës së ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta dërguar Presidentit të SHBA, Donald Trump për Festën e Pavarësisë: “Me rastin e 242-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplotë ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati. Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e këtij partneriteti bazuar mbi parimet e përbashkëta që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. Duke ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e prezencës së

ShBA-ve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç

për paqen, stabilitetin dhe forcimin e mëtejshëm të sigurinë. Partneritetit dypalësh Ne jemi të gatshëm për Strategjik në fushën e Sigurisë dhe në NATO, dhe besoj se nën drejtimin Tuaj ne do ti forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin, në dobi të lirisë dhe begatisë së vendeve tona, dhe më gjerë. Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet me ShBA, dhe me modesti por vendosmërisht, do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe për t’i dhënë mundësi të reja paqes në botë. Me kënaqësi të veçantë, dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në ShBA, të cilët përfaqësojnë një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidhin drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona. Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së ShBA dhe përshëndetjet më të mira për Ju, familjen Tuaj dhe popullin e madh amerikan. Lutem pranoni, Zoti President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.