Koha jone 5 maj 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 105 (8236)

E shtunë, 5 Maj 2018

Çmimi 30 Lekë

Të gjitha rrugët, këtë vit, të çojnë në zgjedhje. Edhe vetë Rama po përgatitet të shpëtojë, çfarë mund të shpëtojë, nga rrënimi qeverisës

PD-LSI: Gati për zgjedhje politike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pothuaj të sigurta. Në rastin e hapjes së negociatave në qershor do jetë kryeministri që do ta çojë Shqipërinë, me euforinë e negociatave, drejt e në zgjedhje për 45 ditë, ndërsa nëse nuk e merr statusin do jetë opozita që do ta detyrojë me çdo kusht

Monika Kryemadhi: Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti

Në foto: Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

FAQE 2

FAQE 3

Basha: Tahiri shkatërroi provat. Largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

FAQE 4

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha

INFORMACIONET E POLICISË SHQIPTARE

VETINGU I POLICI

AMBASADORI

Arrestohet në Gjermani pronari i kompanisë ku u kapën 613 kg kokainë

Fatmir Xhafaj: S'mund të ketë më policë që paradite veshin uniformën dhe pasdite hanë darkë me kriminelët

Donald Lu: Mirëpresim faktin që Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë

FAQE 10

FAQE 9

REAGIMI

FAQE 8

Vasili: Saimir Tahiri fshihet pas brekusheve të Ramës dhe PS që të mos arrestohet

FAQE 2


POLITIKE

2

E shtunë, 5 Maj 2018

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të partisë deklaroi shqiptarët duhet të përgatiten për të vendosur për të ardhmen e vendit, pasi zgjedhjet janë afër. Duke analizuar situatën politike dhe vendimmarrjen e qeverisë “Rama”, Kryemadhi tha se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë dhe shqiptarët do e bëjnë zgjedhjen e tyre. “Do doja të falënderoja po ashtu edhe ata anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët janë aktivë dhe prezent në godinë. Duhet të jenë akoma dhe më shumë prezent edhe në zonat e tyre, aty ku ata kanë punuar gjatë fushatës elektorale. E them këtë sepse zgjedhjet janë shumë afër për të marrë një vendim politik të cilin nuk do t’ia lëmë në dorë Edi Ramës, por do t’ua lëmë shqiptarëve. Nuk mund të vendosë për fatet e shqiptarëve Edi Rama. Ai mund të vendosë për fatin e vet dhe të familjes së tij“,- tha Kryemadhi. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSIsë, Kryemadhi tha se dorëzimi i mandatit nga Tahiri janë inskenime të Ramës, ndërsa shtoi se ish-ministri i Brendshëm duhet të tregonte dinjitet dhe jo të shantazhonte Edi Ramën. “Kemi përballë një qeveri të diskretituar ndërkombëtarisht, ndërsa qytetarët presin nga opozita një aksion të pakompromis për të shpëtuar Shqipërinë, për ta nxjerrë nga bataku ku Edi Rama kërkon t’a mbajë”, tha Kryemadhi. Ajo tha se për të qenë të fortë duhet të kemi një bashkëpunim me qytetarët dhe duhet të bindim qytetarët që të na bashkohen në aksionin opozitar që nuk do të rresht deri në largimin e Edi Ramës. “Shpesh dëgjojmë batuta të Ramës dhe suflerëve të tij, për-

Kryemadhi: Rama të largohet sa më parë. Zgjedhjet janë afër

dor falangat kundër njerëzve të LSI-së. Por po ju garantoj se shumë shpejt këto falanga do t’i kthehen atij në kokë, pasi është peng i krimit të organizuar”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI bëri publike dhe disa vendimmarrje për riorganizimin e partisë. Ajo njoftoi ngritjen e Departamentit të Organizimit në strukturat e kësaj force politike. Nga ana tjetër,Kryemadhi deklaroi se LSI duhet të mësojë nga gabimet që bëri gjatë qeverisjes. “Mos të harrojmë që tashmë LSI është një forcë politike e cila me dëshirën e saj vendosi për të qëndruar në opozitë. Do të thotë që është një realitet tjetër politik. Do të thotë që

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

është një institucion politik i cili është i pranishëm në jetën politike shqiptare. Pse e them këtë? E them këtë sepse sulmi i Edi Ramës dhe falangave të tij të cilët paguhen nëpër portale apo dhe në media të tjera me

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ne duhet ti lexojmë shumë mirë për të vazhduar përpara dhe për të mësuar nga gabimet tona. Gabimi i LSI ka qenë bërja e Edi Ramës kryeministër. Gabimi i LSI ka qenë pranimi i Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm. Gabimi i LSI ka qenë mos reagimi i saj kur Shqipëria filloi të kanalizohej. Gabimi i LSI kanë qenë votimet e shumë ligjeve, qoftë ligji i arsimit të lartë, qoftë dhe i atyre ligjeve të reformës në drejtësi të cilat u votuan pa kompromis. Sot jo vetëm e vendosin Reformën në Drejtësi në duart e një personi që është i lidhur me krimin e organizuar, por kanë bërë të mundur që kjo reformë të dështojë pa u zhvilluar”,- tha Kryemadhi.

Vasili: Saimir Tahiri fshihet pas brekusheve të Ramës dhe PS që të mos arrestohet Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka cilësuar shpifje të ulta deklarata e bëra nga Saimir Tahiri në drejtim të presidentit Ilir Meta. Vasili deklaroi në një intervistë për Syri.net, se Tahiri as nuk i afrohet Metës, pasi ky i fundit ka vendosur standarde në politikën shqiptare. Vasili solli në vëmendje se kur Ilir Meta u akuzua, ai dha menjëherë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

paratë e drogës për të sulmuar, për të intimiduar apo për të bërë pis LSI do të vazhdojë, por kjo nuk ka asnjë lloj problemi sepse nuk ka qenë ky problemi i LSI. Problemi i LSI ka qenë gabimet e së shkuarës të cilat

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

dorëheqjen dhe u vu në shërbim të drejtësisë, ndërsa Tahiri u fsheh poshtë brekusheve të Edi Ramës dhe deputetëve të PS. “Tahiri një denglaxhi që u fsheh pas votës së socialistëve për mos u arrestuar. Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës. Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet. I dërgoi letër NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Ju nënshtrua gjykimit. Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri. Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp“, tha kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili. Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 5 MAJ 2018

Të gjitha rrugët, këtë vit, të çojnë në zgjedhje. Edhe vetë Rama po përgatitet të shpëtojë, çfarë mund të shpëtojë, nga rrënimi qeverisës

PD-LSI: Gati për zgjedhje politike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pothuaj të sigurta. Në rastin e hapjes së negociatave në qershor do jetë kryeministri që do ta çojë Shqipërinë, me euforinë e negociatave, drejt e në zgjedhje për 45 ditë, ndërsa nëse nuk e merr statusin do jetë opozita që do ta detyrojë me çdo kusht Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpallur dje nisjen e organizimit për zgjedhjet e ardhshme politike. Sipas Kushtetutës zgjedhjet e rregulltat parlamentare duhet të mbahen në vitin 2021, por skandalet e qeverisë, çështja "Tahiri" si dhe fati i çeljes së negociatave në muajin qershor, krijojnë një situatë politike që mund të sjellë surpriza nga momenti në moment. Në fakt edhe në kryesinë e PS-së flasin si nën zë "se jemi duke u organizuar shpejt pasi mund të përfundojnë në zgjedhje parlamentare brenda këtij viti". Po të shikosh edhe vetë Edi Rama nuk ndjehet mirë dhe shikon se përditë bjerret mbështetja për qeverinë, ndaj ka mundësi të jetë duke thurur skenarin e faktit të kryer, pra zgjedhje për 45 ditë që ti gjejë të papërgatitur opozitën. Opozita si rregull i pashkruar fillon që në vitin e parë të qeverisë së re të kundërshtarit politik të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, aq më tepër kur e di dhe deklaron se zgjedhjet iu blenë me paratë e drogës së bandave kriminale që kanë mbështetjen e kryeministrit. LSI ishte dhe mbetet në front opozitar që prej marrjes së mandatit nga Rama në qershor 2017, ndërkohë që PD-ja ndodhet në një fazë sherri e ristrukturimi brenda vetes, por nuk duhet të zgjasë më tepër, pasi surprizat elektorale të papritura mund ta gjejnë akoma në debatet në oborrin e selisë blu. Më e qartë dhe më e vendosur duket LSI, ndonëse pas PD si numër opozitar, përsëri ka manifestuar shpirt e kurajë të madhe opozitare. Kryetarja e saj Monika Kryemadhi mbetet e parimit se kryeministri duhet rrëzuar më çdo kusht e me çdo mënyrë. Monika Kryemadhi në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtare të kësaj force politike tha në mënyrë të qartë se zgjedhjet janë shumë afër. "Zgjedhjet janë shumë afër për të marrë një

vendim politik të cilin nuk do t'ia lëmë në dorë Edi Ramës, por do t'ua lëmë shqiptarëve. Nuk mund të vendosë për fatet e shqiptarëve Edi Rama. Ai mund të vendosë për fatin e vet dhe të familjes së tij",- deklaroi kryetarja e LSI. Teza e zgjedhjeve të parakohshme u përforcua dje edhe nga një tjetër drejtues i LSI-së, ish-ministri Ylli Manjani. Në forumin e LSI-së, Manjani kritikoi qëndrimet e gabuara të opozitës për lënien në mes të mosbindjes civile dhe kërkoi që koalicioni opozitar të dalë me një marrëveshje bashkëpunimi. "Duhet të bëjmë koalicion më këdo tjetër, veç PS dhe Edi Ramës. Nuk duhet të kemi komplekse për aleatët. Nëse opozita është e ndarë fiton gjithmonë qeveria. Duhet të përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë në fund të muajit qershor",- tha Manjani. Jo rastësisht ish-ministri përmendi fundin e muajit qershor. Më 29 qershor Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t'i çelen negociatat e anëtarësimit në BE. Nëse përgjigja do të jetë refuzuese, ky vendim do të jetë dhe goditja më e madhe që qeveria

"Rama" merr nga ndërkombëtarët. "Ngelja" në klasë në Bruksel automatikisht do të vendosë në pozitë të vështirë qeverinë në Tiranë, që veç integrimit ka probleme me korrupsionin dhe skandalet e tjera. Në këtë situatë, veprimi më i logjikshëm i opozitës është që të përgatitet për çdo surprizë. LSI dje ndezi motorët. Por veç opozitës, brenda vetë Partisë Socialiste opsioni i zgjedhjeve të parakohshme duket se ka kohë që po përgatitet. Të vetëdijshëm se BE mund të refuzojë çeljen e negociatave, në kupolën e PS po bëjnë gati planin e daljes nga kriza. Edhe pse zgjedhjet e parakohshme cilësohen si aksident politik, Edi Rama duket se do ta përdor këtë aksident në favor të tij. Në momentin kur opozita ende nuk ka një marrëveshje bashkëpunimi mes aleatësh dhe është e paqartë në shumë aksione, qeveria mendon se futja në zgjedhje të parakohshme mund t'i dhurojë një tjetër fitore. Që ideja e zgjedhjeve nuk është tabu në PS kjo duket nga aktiviteti i ngjeshur i javëve të fundit të qeverisë. Kryeministri shpalli nisjen e fushatës së "Llogaridhënies para qytetarëve", e cila në fakt është një fushatë e pastër

elektorale me premtime dhe kontakte me votuesit. Ndërkohë, jashtë bujës mediatike, gjithë ministrat, deputetët e PS, sekretarët dhe drejtorët e administratës janë rikthyer në zyrat elektorale të partisë. Zyrtarisht thuhet se po bëhet regjistrimi i anëtarësisë, por është i njëjti intensitet dhe ritëm takimesh si në fushatat e zakonshme elektorale. Një qeveri, në vitin e pestë të saj, duhet të ishte e interesuar të reformat dhe rezultatet konkrete. Ndërkohë që këto ditë po bën të kundërtën ka dalë në terren dhe sillet si në fushatë për çdo të papritur. Edi Rama po bën lojën e kapjes mat të opozitës për zgjedhje elektorale. Dje Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha dolën secili veçmas dhe thanë se jemi gati për zgjedhje, sepse qeveria po shkatërron vendin dhe bandat qeverisin. Si dhe plot akuza ndaj kryeministrit. LSI bëri dje e para gjestin që e ka mision çdo opozitë; "gati për zgjedhje në çdo kohë". Dhe jo vetëm gjestin, por edhe organizimin për zgjedhje të pritshme këtë vit. Ndërsa Basha në një deklaratë për mediat, pas dorëheqjes së Tahirit deklaroi se duhet të iki edhe Edi Rama. Por që të bëhet ajo që kërkon Basha duhen protesta masive, duke mos i lenë ato në mes të bulevardit, apo duke mos ja lënë në dorë qeverisë se kur i do ajo zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pothuaj të sigurta. Në rastin e çeljes së negociatave, në qershor do jetë kryeministri që do ta çojë Shqipërinë me euforinë e statusit drejt e në zgjedhje për 45 ditë, ndërsa nëse nuk i merr dot negociatat do jetë opozita që do ta detyrojë me çdo kusht. Edhe vetë Rama po mendon skenarin edhe në këtë rast, por duke patur si slogan që opozita dëmtojë statusin. Të gjitha rrugët këtë vit të çojnë në zgjedhje. A. Marku


POLITIKE

4

E shtunë, 5 Maj 2018

KreuiPD-së:DorëheqjaeSaimirTahiritështënjëmashtrimpërGjermaninë,njëmashtrimpërEuropën

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të djeshëm të ish-ministrit Saimir Tahiri për dorëzimin e mandatit të deputetit. Në krahj të anëtarëve të PD-së në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri”, kreu i PD-së deklaroi se vendimi i Saimir Tahirit erdhi pas presionit që Gjermania i bëri kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Berlin. Por ai tha se pavarësisht largimit të Tahirit nga Parlamenti, ai tashmë i ka shkatërruar provat pasi Rama pengoi prokurorinë ta arrestonte. “Vetëm pas presionit nga Gjermania, ndaj Edi Ramës ku i’u tha se është e patolerueshme që Tahirit nuk i’u hoq imuniteti, erdhi dorëheqja e Tahirit. Por Prokuroria është në dorë të Ramë, pra edhe Tahiri është në dorë të Ramës, ashtu si Rama në dorë të Tahirit. A ka njeri që e beson se Tahiri bënte trafik pa mbështetjen e Ramës? Jo, sepse i duheshin milionat për të blerë votat. Kjo është arsyeja pse Rama pengon zbardhjen e së vërtetës sepse çdo informacion për Tahirin zbardh implikimin e vetë Ramës”, deklaroi Basha. Më tej Basha tha se vendimi i Tahirit tregon edhe njëherë se pse sipas tij Rama ka kapur sistemin e drejtësisë dhe nxitoi të zgjedhë Prokurorin Përgjithshëm pa vetting. “Që kur Edi Rama e mbrojti nga arresti, Tahiri e përdori për shkatërrimin e provave kyçe. E pastroi banesën nga provat. E vetmja gjurmë janë thasët me 830 mijë euro të kapura në makinën e Orest Sotës që edhe ai u lirua. Kjo vjen pasi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm me PPP”, deklaroi Basha. Nga selia blu, Basha u shpreh se Edi Rama

Lulzim Basha: Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës është zgjidhja

do të mbrojë deri në fund Saimir Tahirin për shkak se ai ka qenë vetë në krye të trafikut, dhe për këtë arsye, Basha deklaroi se dorëheqja e Tahirit është pamjaftueshme, por duhet të largohet vetë Edi Rama nga qeverisja e vendit. “Dorëheqja e Saimir Tahirit duhet të ishte një akt i lumtur dhe i gëzuar për vendin nëse do të kishte ndodhur 6 muaj më parë. Edi Rama i ktheu deputetët në mburojë dhe në gjykatës

për Saimir Tahirin. Pas kapjes së prokurorisë u eleminua dëshmitari kyç Nazer Seiti, dhe ende sot nuk ka një hetim për këtë akt jo ligjor. Dorëheqja e Tahirit është një mashtrim për Gjermaninë, një mashtrim për Europën. Pra, Saimir Tahiri është në dorë të prokurorisë, e cila është në dorë të Edi Ramës. Rama është në dorë të Tahirit dhe Tahiri është në dorë të Ramës. Drejtësia e kapur dhe e shantazhuar nuk e

zgjidhin dhe nuk do të zgjidhin dot situatën, vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Vetëm me largimin e tij vendi mund të shkojë drejt BEsë”- deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha. Pyetje-përgjigjet Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar keni paralajmëruar disa skandale që do të plasin kësaj qeverie. A mund ta dimë se cilat janë

këto skandale? Unë komunikimin tim publik e kam të hapur dhe transparent me ju. Prandaj le të mos merremi me çfarë është thënë dhe si është thënë. Skandali më i madh është skandali Tahiri, i cili provon katërcipërisht se ai dhe Edi Rama vazhdojnë paktin e tyre mafioz, loja vazhdon, dorëheqja e tij është pjesë e kësaj loje, pjesë e mashtrimit për t’i hedhur hi syve faktorit ndërkombëtar, por nuk do t’ia dalë dot. Përkundrazi është provuar katërcipërisht me këtë dorëheqje, një javë pasi erdhi në Parlament për të ruajtur mandatin, se pas Saimir Tahirit është Edi Rama, sikundër pas Edi Ramës është Saimir Tahiri. Kur thoni qeveri antimafia, keni parasysh një qeveri teknike me bazë të gjerë apo diçka që na kthen një vit më parë apo? Jemi të hapur për gjithçka. Ajo që kam parasysh është largimi i Edi Ramës dhe i çdo ministri të lidhur me krimin dhe me mafien. Rama nuk dorëhiqet, ndërkohë ju keni tentuar rrëzimin e tij përmes protestave, por si mund të zgjidhet kjo situatë? Largimi i Edi Ramës është zhbllokim i rrugës europiane të Shqipërisë. Ky nuk është vetëm problemi i opozitës, nuk është problemi i vetëm i opozitarëve është problemi i gjithë shqiptarëve, është problemi edhe i socialistëve të ndershëm. Ndaj Partia Demokratike do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve në çdo betejë, në çdo përballje që do të çojë në largimin e një qeverie që është kthyer në një makth për jetën e përditshme të shqiptarëve dhe në një pengesë për Shqipërinë europiane. Ky është qëndrim i të gjithë opozitës.

DEPUTETI I PD-SË NË KOMISIONIN HETIMOR: NUK ËSHTË VETËM PËR TAHIRIN, POR EDHE PËR RAMËN

Alibeaj: Tahiri u kthye në Kuvend mos t’i digjej mandati, por u detyrua ta dorëzonte D

eputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzon qeverinë “Rama” për kapje të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, mbrojtja e Saimir Tahirit gjatë këtyre 6 muajve, u bë me qëllim për t’i dhënë kohë për të pastruar provat e implikimit jo vetëm të tij, por edhe të Ramës me btën e krimit të organizuar. I ftuar pasditen e djeshme në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, deputeti Alibeaj tha se dorëzimi i mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit, erdhi pasi kryeministrit Edi Rama iu kërkua në Gjermani hetimi i këtij rasti. Sipas deputetit demokrat, dy-tre javët e fundit, Tahiri u rikthye në Kuvend me qëllim që mos t’i digjej mandati,

por pavarësisht përpjekjeve, ai u detyrua ta dorëzojë atë. “U shkatërruan të gjitha provat për Tahirin, pasi u kap prokuroria. Ekstraduan Nazer Seitin. Dhe tani vjen dorëheqja. Gjatë vizitës në Gjermani, Ramës i kërkuan që Tahiri t’i nënshtrohej drejtësisë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Tahiri nxitoi që të kapte mandatin mos i humbte. Ndërsa tani pas shantazheve, e dorëzoi. Kjo është një seri e vogël e një telenovele të pështirë për të kaluar lumin e radhës”, u shpreh Alibeaj. Më tej, deputeti demokrat u ndal edhe tek komisioni hetimor për çështjen “Tahiri”. “Komisioni ka për qëllim sjelljen e qeverisë rreth fenomenit të trafikimit të drogës. Nuk është vetëm për

Tahirin. Në fakt ai meriton të quhet Komisioni Rama, pasi kanabizimi ishte projekti politik i Ramës”, tha deputeti Alibeaj. Ndërkaq, pak minuta pas publikimit të lajmit për arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës “Arbi Garden”, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, do të vinte reagimi i parë nga Partia Demokratike. Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj theksoi se arrestimi i Çekajt është një gjë shumë e mirë. Teksa u shpreh skeptik lidhur me faktin se kush fshihet vërtetë pas kokainës, demokrati tha se kjo ishte dorë vetëm e tregtarit. “Është gjë e mirë arrestimi. Por se besoj se një tregtar bananesh të mund

të ofrojë të gjitha këto garanci. Besoj që dikush më tepër, që nuk merret me trageti bananesh i ka këto në dorë. Gjithsesi është shumë mirë që të fillohet nga ky

moment. Sukses do të ishte kapja e “arkitekteve” Perse nuk u prit të merrej informacion? Sukses nuk është vetëm sekuestrimi, por edhe autorët”, tha Alibeaj.


POLITIKE

5

E shtunë, 5 Maj 2018

Kryeministri sulmon opozitën për deklaratën e Bashës: Sa gjynah ata që u besojnë vulëhumburve

P

ak orë pas publikimit të lajmit për arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës “Arbi Garden”, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, do të vinte reagimi i parë nga qeveria shqiptare. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar të tjera arrestime. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se të tjera do pasojnë në javët që vijnë. “Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin”- u shpreh kryeministri Rama. Në vijim të reagimit të tij kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe deklaratës që bëri kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ku foli për dorëheqjen e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. “Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST (Saimir Tahirit) e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Dorëheqja e Tahirit Mbrëmjen e së enjtes kryeminis-

Arrestimi i Arbër Çekajt, Rama paralajmëron të tjera arrestime

tri Edi Rama e ka cilësuar një akt dinjitoz dhe të respektueshëm dorëheqjen nga mandati i deputetit nga ana e Saimir Tahirit. Në një intervistë dhënë për emi-

sionin “Opinion” në Tv Klan, Rama u shpreh se ky është një akt i pari në llojin e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte dijeni për këtë vendim të ish-bashkëpunëtorit

të tij në Qeveri. “Akt dinjitoz, në kujtesën time për herë të parë në historinë e Shqipërisë. I respektueshëm plotësisht. Nuk gjykoj asnjë nga ato që thuhen në këtë rast. Jam shprehur qartë këtu e gjashtë muaj më parë, sa i takon Tahirit dhe drejtësisë. Besoj është humbje kohe që të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, është një akt që flet vetë. Nuk kisha dijeni dhe nuk ia kam kërkuar unë”tha Rama. Sa i përket akuzave të opozitës se dorëheqja e Saimir Tahirit është kërkuar nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama do t’i mohonte këto pretendime. “Unë në Gjermani nuk kam pasur asnjë presion. Në Gjermani në komisionin çështjeve europiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi. Hapja e negociatave nuk ka lidhje fare me këtë rast dhe leje më pastaj me këtë gjest. Hapja e negociatave është tani më një çështje politike”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

“OPOZITA PIKË E VRER PAS DORËHEQJES SË TAHIRIT”

Paloka – Ramës: Klloun që qesh në kulm të dëshpërimit

Pas postimit të bërë nga kryeministri Edi Rama sipas të cilit opozita është mërzitur pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri dhe arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, do të reagonte nënkryetari i demokratëve Edi Paloka, i cili e ka cilësuar Ramën një klloun, që kërkon të duket i lumtur edhe në kulmin e dëshpërimit. “Kllouni qenka shfaqur prapë me surratin lyer me bojëra që e bëjnë, si çdo klloun, të duket i lumtur dhe kur është në kulmin e dëshpërimit. Sipas tij opozita qënka mërzitur që ST ka dorëzuar mandatin… Ne fakt opozita dhe shumica e shqiptarëve po presin që prokuroria dhe drejtësia të bëjnë gjënë e duhur dhe të dërgojnë Tahirin pas hekurave. Kanë kaluar disa orë që kur pupili i Ramës ka dorëzuar mandatin, por ende nuk i janë vënë hekurat. Çfarë ka ndryshuar që nga momenti kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e Tahirit dhe Rama nuk e lejoi? Ka gjetur Tahiri ndonjë alibi që e ka nxjerrë të pafajshëm? Në fakt nga ai moment vetëm një ngjarje më shumë ka pasur lidhur me çështjen: kapja e Orest Sotës me gati 900 mijë euro kesh dhe patentat e skafeve të Tahirit në makinën e tij”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Edi Paloka.

ZËVENDËSMINISTRI I MBROJTJES: KOSTOT E PS-së DO ISHIN TË KONSIDERUESHME NËSE REAGIMI DO TË KISHTE QENË I KOMPROMENTUAR

Z

ëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka qenë i ftuar në studion e Report Tv ku është shprehur lidhur me ngjarjet dinamike të ditëve të fundit, që nga dorëzimi i mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deri tek reagimet e secilit nga politikanët për këtë akt. Ai ka folur gjithashtu edhe për reagimin e Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu. Koçi u shpreh që veprimi i Saimir Tahirit duhet përshëndetur, edhe pse nuk jam dakord me të gjitha ato që tha ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes është shprehur se deri para dorëheqjes opozita e përdorte çështjen “Tahiri” kudo, por tashmë nuk do ta kenë më këtë mundësi. “Akti që mori dje Saimir Tahiri duhet përshëndetur, unë e vlerësoj si veprim edhe pse nuk jam dakord me gjithë fjalimin e tij. Në lidhje me deklaratën që dha sot ambasadori Lu, ai u shpreh i kënaqur që kemi një politikan të akuzuar, ku para drejtësisë do të jetë një qytetar i zakonshëm. E gjithë kjo që po

Petro Koçi: Duhet përshëndetur akti i Tahirit, prokuroria e lirë të hetojë bën sot opozita është një lojë e shëmtuar sepse ato do të donin që ai të mos e jepte dorëheqjen që ta përdornin kudo, dhe tashmë nuk e kanë më këtë mundësi. Në situatën ku Tahiri u duk sikur ju shpalli luftë të gjithëve, mendoj se duhet kuptuar një njeri në atë lloj situate, unë e përshëndes si akt por nuk jam dakord me gjithçka që ai tha. Ai është një politikan me provojë dhe ka të drejtë të dalë në publik. Gjithçka ai ka thënë duhet përqendruar tek akti i tij. Akuzat e Bashës ndaj Tahirit në thelb janë akuzime axhamish. I gjithë rasti ka nisur nga prokuroria italiane, dhe nuk mundet njeri ti prishë provat pasi janë nisur nga prokuroria italiane dhe jo nga ajo shqiptare. Bëhet fjalë për ato lloj provash që nuk mund ti shkatërrojë askush. Ka vende për përmirësim çdo politikë pune e ndjekur nga in-

stitucionet, është një provojë e krijuar, nuk ka asnjëherë asnjë punë që s’mund ti gjesh asnjë të metë, të dy kanë punuar. Xhafaj ka një përvojë politike të

admirueshme, jemi në ritëm të mirë të ministrit të Brendshëm. Unë e kam parë korrekt. Tahiri është në ndryshimet e para të qeverisë, një ndryshim politik i

menduar dhe i kalkuluar. Qëndrimi korrekt i kryeministrit Rama. Kostot e Partisë Socialiste do të ishin të konsiderueshme në rast se reagimi do të kishte qenë i kompromentuar, opozita gjeti vend për të folur në rastin e imunitetit. Në të gjitha hapat e tjerë reagimet kanë qenë në momentin duhur dhe të çastin e duhur. Publiku e sheh edhe politikisht çështjen, e sheh nga kampi ku bën pjesë, mendojnë se Saimir Tahiri është përgjegjës se ai lejoi kanalizimin e etj ,e shohin si fakt konkret. Gjykimi është i mirëfilltë politik. Ne kemi një kazus që kërkon që drejtësia të veprojë pa u ndikuar nga politika, nuk i lihet gjykimit të ftohtë të drejtësisë. PD po i bën presion drejtësisë. Në njërën dorë mban pushkën, në dorën tjetër mban kazmën për të shkatërruar shtetin , edhe kur është opozitë edhe kur është pushtet. Edhe kur është Berisha kryetar edhe kur është Basha, edhe pse është shkolluar në Hollandë”- u shpreh dje zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.


POLITIKE

6

E shtunë, 5 Maj 2018

ISH-KRYEMINISTRI: RAMA VURI NËN KONTROLL TË FUNDIT INSTITUCION QË NUK VAREJ PREJ TIJ

Berisha shpërthen në akuza: Puçi i Ramës, asgjësoi Gjykatën Kushtetuese I

sh-kryeministri Sali Berisha deklaroi se duke nisur nga dita e enjte shqiptarët nuk do të kenë më Gjykatë Kushtetuese. Përmes një reagimi të ashpër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat theksoi se asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi nga puçi anti-kushtetues i kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash ish-lideri i PD-së tha se Shqipëria e sotme i ngjason sistemit të diktaturës, pasi, sipas Berishës, të tre pushtetet janë në dorë të Edi Ramës. “Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Ramës dhe narkoshtetit të tij! Të dashur miq, Shqipëria nga dita e djeshme nuk ka më Gjykatë Kushtetuese, organi përgjegjës sipas Kushtetutës së vendit për garantimin e kësaj teë fundit si dhe lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptare. Ky është një puç i vërtet anti-kushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin

Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë, përdori vetingun për të rrëzuar institucionin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij. Sot në Shqipëri, i gjithë pushteti ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ, njëlloj si në ditët më të zeza të diktaturës është në duart e një kryekrimineli që nuk njeh norma, kufij, apo standarde për pushtetin e tij personal. Përdorimi i vetingut, në sy të mbarë shqiptarëve dhe botës, jo për të reformuar pushtetin gjyqësor, por për të eleminuar institucionet kushtetuese është një akt makabër për vendosjen e plotë të narkoshtetit në Shqipëri. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe puçin antikushtetues të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij, ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre dhe të flakim sa më parë kalbësirën e tij!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat Sali Berisha.

Deputetja e PD-së: Konflikti i Ramës me deputetët gjermanë për shkak të mbrojtjes që PS i bëri Tahirit

Mandati i Tahirit, Tabaku: Pse e dorëzoi tani, Komisioni hetimor do vazhdojë punën

IRONIA ME DORËHEQJEN

Berisha publikon foton dedikuar Saimir Tahirit: Etërit vranë Qemalin, bijtë të vranë ty

D

eputetja e Partisë Demo- kratike Jorida Tabaku e ftuar në “Fax News” është shprehur se lënia e mandatit nga ana e Saimir Tahirit nuk është një akt për t’u përshëndetur. Sipas saj, nëse do ta kishte bërë gjashtë muaj më parë, çështja do të ndryshonte, ndërsa tani Tahiri ka marrë garancitë që nuk do të preket. Tabaku u shpreh më tej se puna e komisionit hetimor për Tahirin do të vijojë, pasi sipas saj trafiku lidhet drejtpërdrejtë me kryeministrin Rama. “Do ishte akt për t’u përshëndetur nëse do kishte ndodhur gjashtë muaj më parë. Tani që ka ndodhur është bërë për shkak të ndonjë presioni, ose për shkak të një pazari politik. Në rast se do linte mandatin atëherë pse vrapoi dy javë më parë në Kuvend. Ky është një vendim që ka ardhur si rezultat i presionit nga jashtë, qeveria nuk ka pasur më me çfarë ta mbronte. Siç duket partnerët ndërkombëtarë janë duke sjellë fakte dhe prova të reja për Tahirin dhe për shefin e tij. Unë do kisha besuar se në momentin që Tahiri dorëzon mandatin prokuroria do ta arrestonte, ndoshta ai ka marrë garanci për tu mbrojtur që kjo të mos ndodhë. Lajm do të ishte nëse lënia e mandatit do të shoqërohej me një dëshmi të plotë në lidhje me atë që që ndodhi realisht me kanabisin në vendin tonë. Do ishim naivë të besonim që dorëzimi i mandatit të Tahirit do të sillte zgjidhjen e çështjes, po ka tre vite që kjo fshihej. Komisioni hetimor do të vijojë punën e tij, madje tashmë do ta ketë edhe më të lehtë në gjetjen e informacioneve, ne presim që të zbulohet lidhja e kryeministrit me këtë trafik”, u shpreh dje në intervistën e saj deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Tensionet me Bundestagun Deputetja demokrate ka folur edhe për raportin e Bundestagut gjerman mbi Shqipërinë sa i përket rekomandimit

pozitiv dhe çeljes së negociatave. Tabaku u shpreh se partnerët janë duke kërkuar rezultate konkrete në të gjitha reformat. “Qeveria ka treguar mungesë totale vullneti për të raportuar. Sillen sikur janë në 2013 dhe sikur nuk kanë qeverisur 5 vite. E pafalshme qe qeveria po humb këtë mundësi të artë të çeljes së negociatave e të faktit që KE është në procesin e hapjes” – tha Tabaku. Sa i përket tensioneve mes disa deputetëve të Bundestagut dhe kryeministrit Rama për çështjen Tahiri, Tabaku tha se ata kanë burimet e tyre të informacionit ku kanë konfirmuar se kryeministri e ka mbrojtur ish-ministrin e vet të brendshëm. “Deputetët e Bundestagut kanë marrë informacion nga burimet e tyre në terren.

Kanë përgatitur një raport që ka hedhur poshtë të gjitha ato që ka thënë zoti Rama. Raporti i deputetëve të Bundestagut thotë qartë që qeveria e ka mbrojtur imunitetin e Tahirit” – u shpreh deputetja e PD. E pyetur nëse tashmë me mandatin e dorëzuar, Tahiri përbën rrezikshmëri për palët politike, deputetja demokrate tha se ish-ministri është zyrtari i radhës që i del kundër kryeministrit Rama, ndër disa ish-deputetëve socialist. “Nuk përbën rrezikshmëri për opozitën sepse ishte min br dhe mund të çonte në prokurori çdo akuzë. Ajo që po ndodh është që një tjetër prej ish-bashkëpunëtorëve të tij po e akuzon. Njësoj siç ndodhi me Kokëdhimën” – tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer asnjëherë sulmet për ish-ministrin Saimir Tahiri, ndaj edhe ditën e djeshme ka bërë po të njëjtën gjë. Duke ironizuar dorëheqjen nga mandati i deputetit, Berisha ka postuar foton e Qemal Stafës, ndërkohë që poshtë bustit është një fotomontazh, me mbishkrime për Tahirin. “Etërit vranë Qemalin, bijtë të vranë ty”, kështu e ka shoqëruar ish-Kryeministri Sali Berisha një fotografi të montuar dhe të publikuar që prej së enjtes në rrjetet sociale. Në foton në fjalë shihet busti i Qemal Stafës, por që në të shkruhet, “Saimir Tahiri hero i popullit, 1979- 2018”. Ky konstatim i Berishës vjen lidhur me dorëzimin e mandatit prej Saimir Tahirit ditën e enjte. Ish-ministri i Brendshëm deklaroi se do të jetë qytetar i lirë, në pritje të së vërtetës nga drejtësia. Megjithatë në fjalën e tij teksa deklaroi lënien e mandatit, Tahiri hodhi akuza majtas e djathtas, duke thënë “Më janë vënë të gjithë kundër. Pushka top t’ju bëhet, unë do ia dal!”- theksoi të enjten ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.


POLITIKE

7

E shtunë, 5 Maj 2018

KREU I GRUPIT TË LSI-së

Ligji i “Strehimit social”, Vasili: Rama mbron oligarkët, urren të varfrit Një ditë pas miratimit të ligjit për “Strehimin social” në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Në një deklaratë për mediat, deputeti i LSI-së tha dje se ndonëse opozita dha konsensusin në parim për një ligj të tillë, kaq të rëndësishëm, amendamentet e saj nuk u shqyrtuan. Vasili akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton

se favorizon oligarkët, dhe dëmton qytetarët e varfër. “Parlamenti miratoi dje ligjin për “strehimin social”, por nuk u shqyrtuan amendimet e opozitës. Këto amendime parashikonin mbrojtjen e qytetarë, por qeveria tregoi sërish qëndrim urryes ndaj të varfërve. Kjo demagogji dhe ky qëndrim i një qeverie që nuk është normale, mbron oligarkët, por dëmton qytetarët. Kryetari i Kuvendit ligjëroi dje një parlament

që ka ikur nga shenjat e parlamentarizmit. Ligji i “Strehimit social”, edhe pse opozita dha konsensusin e saj në parim për t’u bërë një ligj i mirë, u dhunua dje. Në funksion të grabitjes dhe vjedhjes, mazhoranca thyen çdo lloj konsensusi, edhe pse çirret dhe bëjnë sikur duan konsensus. Rama nuk po bën shtet, por po e zhbën shtetin”, u shpreh kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Ministri i Ekonomisë interpelancë me biznesin e vogël: Nuk ka gjoba për deklarimet e gabuara

M

inistri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj zhvilloi të premten një interpelancë me biznesin e vogël, ku deklaroi se qeveria “Rama” hoqi taksat për biznesin e vogël. Teksa qëndroi në këtë linjë, Ahmetaj tha se sipërmarrja e vogël nuk shihet nga qeveria si burim të ardhurash, por sipas tij fokusi është tek biznesi i madh. Kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Këtë filozofi ka përdorur qeveria në lidhje me vendosjen e pragut të TVSH dhe qasjen ndaj biznesit të vogël. “Në ka administratë dhe qeveri në kokë që të harxhojë të gjithë energjitë dhe të fokusohet të shtresa që vetëpunësohet. Jemi të qartë që nuk është ky qëllimi jonë. Që të fokusohemi me kontrolle. Fokusi është biznesi i madh”- deklaroi ministri Ahmetaj. Mes të tjerash Ahmetaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin e ministrisë së Financave se nuk do të ketë gjoba për bizneset që bëjnë deklarimin gabim. “Do diskutojmë çështje të biznesit të vogël, problematika në terren. Thelbësore është vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël. Këtu dua të bëj të ditur që qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0, deri në 5 milion. Kjo është pjesë e paketës së solidaritetit. Sipërmarrja e vogël nuk shihet nga qeveria Rama si burim të ardhurash, por burim punësimi. Fituan nga

Arben Ahmetaj: Po formalizojmë ekonominë që t’ju njihen shpenzimet

kjo ulje takse, ulja nga 10 5 në 7.5%, ku kanë përfituar 75 mijë biznese. Kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Ne rritëm taksën nga 10 % në 15%. Po ta mendon në numër të bizneseve, pak më shumë se 75 % e sipërmarrjeve shqiptare pësuan ulje drastike ulje taksash. Këtu thuhet ajo ‘bolori politike’ që i them unë. Gjithë ajo që duam të bëjmë sëbashku ka të bëjë me

fokus biznesin e madh. Asnjë gjobë për deklarimin e gabuar, pasi mund të ketë edhe deklarim të gabuar. Ministri e ka ngritur urdhër këtë”, tha Ahmetaj. Po ashtu, kreu i financave shqiptare hodhi poshtë të gjitha pretendimet se do të rriten kostot për biznesin e vogël. Biznesi i vogël ka kërkuar rritjen e tavanit nga 8 milionë në 15 milionë e në të njëjtën kohë të mos ketë ndry-

shim të tatim-fitimit për këtë kategori. Gjatë interpelancës, Ministri Ahmetaj u shpreh se do të vijojë të ketë lehtësi për biznesin e vogël. Edhe pse ende nuk është vendosur se me sa do të rritet tavani, sipas ministrit Ahmetaj e sigurt është që nuk do të këtë rritje të tatim-fitimit. Sipas Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave rreth 80 mijë biznese të vogla përfituan nga

ulja e taksave, ndërkohë që për 19 mijë biznese të mëdha janë rritur taksat. Sipas tij, në të gjithë vendin janë gjithsej 9975 biznese që kanë kaluar xhiron prej 2 milionë lekësh për vitin 2017 e që për herë të parë futen në skemën e deklarimit të TVSH-së. “Janë rreth 9975 sipërmarrje të vogla që do të deklarojnë TVSH-në dhe janë sot pak më shumë se 6 mijë biznese që janë informuar dhe ndihmuar nga administrata tatimore në gjithë Shqipërinë. Ne do të shkojmë derë më derë te sipërmarrja, për t’i ndihmuar dhe ndarë informacion dhe do ta lehtësojmë këtë proces”, u shpreh ministri i Ekonomisë. Zërave kritikë për rritje të çmimeve u përgjigjet edhe një herë prerë. “Është folur do ketë rritje çmimesh. Fakti tregon që nuk ka rritje çmimesh”- theksoi Ahmetaj. Ministri Ahmetaj u dha edhe një informacion të fundit që ka të bëjë me shpenzimet. “Ju keni mundësi të përfitoni të zbritshme të gjitha shpenzimet që ju keni. Shumë sipërmarrje do të dalin me TVSH të kreditueshme, veçanërisht në deklarimet e para”- u shpreh ministri Arben Ahmetaj.

ALBANA VOKSHI: KEMI DYSHIME SE KËTO TË DHËNA QEVERIA DO TI PËRDORË NË ZGJEDHJE

Denoncimi i PD: Nxënësve po u kërkohen të dhënat personale të prindërve PD denoncoi një urdhër të Ministrisë së Arsimit që detyron të gjithë mësuesit t’u marrin nxënësve të dhënat personale të prindërve të tyre si numri i kartës së identitetit, e-maili dhe numri i telefonit. Në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, teksa nënvizoi se kjo përbën shkelje të Kushtetutës, deklaroi se PD-ja ka dyshime që këto të dhëna të mbledhura qeveria do ti përdorë në zgjedhjet e ardhshme. “Ministria e Arsimit ka nisur fushatën e kundraligjshme për t’u marrë prindërve të dhënat personale përmes nxënësve me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve. Sipas porosisë

nga kabineti i kryeministrit mësuesve u është kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrin sa më shpejt të dhënat përsonale të prindërve duke plotësuar formularët e gatshëm të shpërndarë nga kryeministria me të dhënat për kartat të identitetit, numrat e telefonave, e-maileve dhe të dhëna të tjera personale. Kjo është tabela që prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshëm të dalë nga zyra e kryeministrit. Për shkak se qëlllimi i operacionit antikushtetues dhe antiligjor është mbajtur i fshehtë, ne dyshojmë se qeveria po mbledh të dhënat e shtetasve të vet për t’i përdorur ato në zgjedhje, me identifikimin dhe më

pas blerjen e votës. Që mbrëmë Partia Demokratike e denoncoi këtë skandal antikushtetues dhe antiligjor, pasi mori dhe verifikoi denoncimet e shumë prindërve, të shqëtësuar për këtë urdhër të pazakontë që fëmijët kishin

marrë nga mësuesit. Askush nuk u ka dhënë prindërve arsye PSE duhen këto të dhëna, KUSH i kërkon dhe për llogari të KUJT do të pëpunohen. Partia Demokratike verifikoi se në emailin e Ministrisë së Arsimit kërkohet që

Brenda datës 10 Maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimeve dhe pa gabime, duke i konsideruar si shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Arsimit. Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, Ligjin për Arsimin parauniversitar dhe ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa dhënë pëlqimin. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të japë në mënyrë urgjente sqarime pse ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin”- tha deputetja Albana Vokshi.


POLITIKE

8

E shtunë, 5 Maj 2018

“Shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë” INTERVISTA

R

aportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan ka folur në një intervistë për ABC News lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai nënvizon se diplomacia shqiptare duhet të bëjë ç’është e mundur për të bindur vendet skeptike të Unionit deri në vendimin e Këshillit të Qershorit. Cilat janë pritshmëritë nga samiti i Sofjes në planin politik të rikonfirmimit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, por edhe në atë të projekteve të ndërlidhjes? A pritet të mbështeten projekte të rëndësishme në Sofie? Ne kemi pritshmëri të madhe realiste nga Samiti i Sofies, duke qenë se presidenca bullgare nuk i ka fshehur ambiciet për një event të madh. Samiti i Sofies i 17 Majit konsiderohet si eventi tjetër i rëndësishëm për vendet e Ballkanit pas atij të Selanikut, që mbetet në histori si një datë e rëndësishme për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Ju u shprehët saktë kur folët për rikonfirmim të perspektivës europiane. Ne presim pikërisht rikonfirmimin e institucioneve europiane për t’i dhënë kredibilitet zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Dhe ne presim që dokumenti final apo deklarata e samitit të konfirmojë këtë gjë në gjuhën më të fortë të mundshme. Mendoj, se kjo do arrihet, pavarësisht problemeve që janë shfaqur midis përfaqësueseve të vendeve anëtare të BE-së, apo jo anëtare. Sigurisht, që kredibiliteti i zgjerimit shkon dorë për dore me projektet konkrete. Të arrish deklarata të bukura politike është e rëndësishme, por nuk e dimë nëse do të ketë projekte konkrete që do dalin nga samiti i Sofies. Gjithsesi dokumenti do jetë i rëndësishëm dhe

Kukan: Shqipëria të bindë vendet skeptike deri në Qershor

projektet mund të vijojnë në një të ardhme të shkurtër. Komisioni i punëve të jashtme mbështeti plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Edhe gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në rajon, u konfirmua se progreset e bëra nga dy vendet janë të mjaftueshme për të filluar negociatat e anëtarësimit. A jemi aktualisht në këtë fazë? Jam dakord me vlerësimin e zotit Donald Tusk. Mendoj, se para

vizitës së tij në Ballkan, ai është konsultuar edhe me institucionet e tjera europiane. Vizita e tij në rajon duhet parë si një tjetër konfirmim, se ne e marrim zgjerimin e Bashkimit Europian seriozisht dhe nuk mund të lejojmë humbjen e kredibilitetit të Bashkimit Europian që filloi të ndihej në gjirin e vendeve të Ballkanit. Pra, është një tjetër hap për të arritur në këtë fazë, por nuk jemi ende aty. Presidenti Tusk tha gjithashtu, se qëndrimi i shteteve anëtare është një sfidë më vete. E dijmë që ka disa

shtete anëtare skeptike për Shqipërinë. si Gjermania, Holanda, Franca, ndërkohë që Greqia pret gjithashtu marrëveshje për çështjen e paktit detar. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të bindur këto shtete anëtare skeptike deri në fund të Qershorit? Këtu ka dy pika. Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më e mirë, më objektive dhe më e ndershme

“JANË ARRITUR MARRËVESHJE. ENDE KA MBETUR HAPUR ÇËSHTJA E ZONAVE EKSKLUZIVE EKONOMIKE”

ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane. Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jozyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda. Duhet thënë që Holanda tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dinë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt. Por nëse paraqiten prova bindëse, ata bien dakord. Diplomacia shqiptare duhet të përqendrohet për kohën që mbetet deri në Këshillin e qershorit në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike dhe të bëjë ç’është e mundur për të bindur këto vende deri në vendimin e Këshillit të Qershorit.

Kotzias entuziast: Në qershor mbyllim çështjet me Shqipërinë

M

inistri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka komplimentuar në mënyrë të tërthortë veten dhe homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ngaqë negociatat intensive të muajve të fundit duket se po kurorëzohen me sukses. “Jam shumë i lumtur që në fillim të qershorit do të kemi mbyllur këtë paketë të madhe çështjesh që kishim me Shqipërinë dhe që janë disa prej tyre prej 40, 60 e 70 vjetësh. Ngjanin të pazgjidhshme, por ministrat e Jashtëm kanë për detyrë të zgjidhin probleme”, ka deklaruar Kotzias pas përfundimit të ministeralit të Selanikut.

Duke folur gjatë konferencës për shtyp, ministri i Jashtëm grek ka thënë se me përjashtim të marrëveshjes së detit, kanë mbetur vetëm disa terma teknikë për finalizimin e paketës. “Me Shqipërinë jemi në një proces të zgjidhjes së problemeve tona dypalëshe. Janë arritur marrëveshje. Ende ka mbetur hapur çështja e zonave ekskluzive ekonomike që shpresoj ta mbarojmë deri në fund të qershorit. Ajo që na ka mbetur për të bërë janë më shumë disa çështje praktike, si përkthimi në disa prej dokumenteve”- u shpreh Kotzias. Më herët, gjatë ditës së djeshme,

Kotzias e Bushati patën një takim kokë më kokë në Selanik, ku u zhvillua Takimi i Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Përveç ministrave të jashtëm, në takim merrnin pjesë edhe ministrat e brendshëm dhe ata të transporteve. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati pas takimi me homologun grek në Selanik vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar për marrëveshjen e detit ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë.


AKTUALITET

9

E shtunë, 5 Maj 2018

Ministri tha se do të fillojë një tjetër operacion sikur e cilëson si anti-skifter, që ka në shënjestër shqiptarët që kanë grabitur dhe vjedhur në vendet e BE “Shumë mirë të pastrohet policia, jam shumë dakord, po kjo nuk bëhet brenda ditës e as me Vetting”. Këtu u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë konferencës për shtyp, të enjten në kryesinë e kuvendit. Por dje, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u përgjigj me qetësi dhe shpjegoi pse është me rëndësi Vettingu tek uniformat blu. Nga Lezha, aty ku u ndal “Forumi qytetar për sigurinë publike”, Xhafaj i përmendi paraardhësit të tij, se trupa e Policisë të jetë një trup e pastër, e shëndetshme. Qëllimi, tha ministri Xhafaj, është që ta pastrojë Policinë nga individë që janë të korruptuar dhe në mënyrë të veçantë të inkriminuar, dhe mbi të gjitha tha ministri, nuk është proces letrash. “Nuk mund të ketë një polici për papaqin dhe një polici për ata me makina të shtrenjta. Gjithashtu nuk mund të ketë polica që hanë e pinë më persona të inkriminuar dhe ata që punojnë me përkushtim, jo nuk mund të ketë. Vettingu synon që të pastroj policinë nga policë që janë të inkriminuar dhe të përfshirë në afera korruptive”, u shpreh Xhafaj. Nuk nguroi as të theksonte se Vettingu është për të rritur besueshmërinë tek Policia e Shtetit, dhe se qytetari duhet të shoh tek polici një njeri me figurë të pastër, njeri me integritet. “Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që Vettingu në Policinë e Shtetit ishte dhe është i domosdoshëm, për ta forcuar integritetin e Policisë, për të rritur besueshmërinë brenda radhëve

Vettingu, Xhafaj: Jo vetëm për policët e inkriminuar, rrit besueshmërinë

të Policisë, por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve tek Policia, të cilët duan të shohin tek polici një njeri me figurë të pastër, njeri me integritet, një

AMBASADORJA E BE

Vlahutin thirrje: Mos ikni! Do ju ndihmojmë

njeri në shërbim të tyre. Duke thënë të gjithë këtë dua të distancohem prerë nga disa spekulime që janë lidhur me këtë proces. Ky nuk është një proces letrash”,-tha

Xhafaj. Ai shtoi se ky Vetting nuk bëhet për gabime teknike të plotësimit të formularit, duke e quajtur një spekulim. “Ne nuk do të shohim kush janë gabimet

teknike dhe një apo dy dokumenta, nuk është ky problemi për ne, jo ai polici që e vuri në kolonën një dhe dalin e treta. E kemi me ata që është çuditërisht polic qarkullimi dhe pronar hoteli. Se hotelin nuk e ka bërë nga motori, po xhepat e qytetarëve që u ka marr lekët padrejtësisht”, tha më tej Xhafaj. Gjithashtu ministri sqaroi se shumë shpejt do të fillojë një tjetër operacion sikur e cilëson si anti-skifter, që ka në shënjestër shqiptarët që kanë grabitur dhe vjedhur në vendet e BE. Sipas ministrit, këta persona, një pjesë nga Lezha dhe Laçi kanë dëmtuar imazhin e vendit. Xhafaj paralajmëroi se lufta kundër grabitqarëve të pronave në bregdet vijon, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë. Ministri bëri me dije se të gjitha akset rrugore duhet të monitorohen me kamera. “Ky është një angazhim i Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, që të shikoni sa më pak polic në rrugë dhe ta ndjeni sa më pranë atë”, tha Xhafaj.

LEZHË

Qytetari-Vlahutinit: Mos mëso shumë shqip Në “Forumin qytetar për sigurinë publike”, një banor i Rubikut zgjodhi të shpalosë kërkesat e tij dhe pak me humor. Ai i kërkon ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin të mos mësojë shumë shqip, pasi eksperienca me ambasadorin Donald Lu “nuk ka qenë e mirë”. “I kërkoj të mos mësojë më shqip se bëhet dashamirëse më tepër se sa duhet me ne, se eksperienca e Lu nuk ka qenë e mirë. Na u desh ta përkthejmë dhe nga shqipja dhe anglishtja”, tha ai. Ndërkohë që ka në administrim një fshat turistik ai bëri një ftesë të veçantë për ministrin Xhafaj. “Meqë kam në administrim një fshat turistik, të ftoj për drekë të ftoj që të mos marrësh shumë me vete, se sigurinë e marr përsipër vetë po dhe më lehtëson nga ana financiare”, tha ai.

LEZHË

Hoxha thirrje: Riktheni dënimin me vdekje “Mos ikni. Azilkërkimi nuk është për Shqipërinë, por për vende të tjera që kanë vuajtur. Mos u besoni atyre që mund t’ju japin ide të tilla sepse është humbje kohe dhe humbje kostoje”, tha ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. E pranishme në “Forumin qytetar për sigurinë publike”, Vlahutin tha se Shqipëria duhet të arrijë standarde të përputhshme me vendet e BE-së. Ajo bëri thirrje se azilkërkimi nuk është zgjidhja. Vlahutin tha se policia duhet të fitojë besimin e qytetarëve për të denoncuar çdo lloj krimi. “Policia të fitojë besimin tuaj sepse në momentin që ka këtë besim atëherë mund të denonconi e raportoni çdo lloj krimi, që të dini që do të merrni përgjigje nga ana e tyre”, tha ajo.

Në “Forumin qytetar për sigurinë publike”, hoxha i xhamisë së Lezhës kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje në vend. “Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, tha Hoxha. Por Vlahutin tha se BE-ja nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim po duhet të dini që ka disa vlera themelore që do të thotë jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dëniumi me vdekje nuk pranohet nga BE”, tha Vlahutin.


POLITIKE

10

E shtunë, 5 Maj 2018

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbi Garden”, ku në kontinierët e së cilës iu kapën 613 kg kokainë më 27 shkurt të këtij viti në Maminas “Jo më larg se sot (dje), pasdite, Policia e Shtetit ka dy operacione të suksesshme me Spanjën dhe Gjermaninë, që kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, paralajmëroi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në Lezhë gjatë “Forumit qytetar për sigurinë publike”. Pas kësaj deklarate të ministrit, Policia e Shtetit përmes një deklarate për shtyp, bëri me dije se në Gjermani është arrestuar Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbi Garden”, kontinierët e së cilës ishte fshehur sasia rekord e 613 kg kokainë më 27 shkurt të këtij viti në Maminas. Arratia e Çekajt nuk zgjati shumë, edhe pasi kur u duk se hetimet kishin mbetur në vend numëro, aksioni në Gjermani vërtetoi të kundërtën. 613 kg kokainë është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe vlera e saj në tregun klandestin, mund të shkonte deri në 200 milionë euro. Aksioni Policia shqiptare ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht me atë gjermane, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i Arbër Çekajt. Ai është kapur në një provincë pranë Dusseldorf-it, dhe përfundoi në pranga pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar arresti. Sipas policisë shqiptare u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve

E paralajmëroi Xhafaj, Policia: Kapet në Gjermani “bosi i bananeve” të 613 kg kokaine

të Rënda në Tiranë. Deri tani janë zbuluar lidhje të disa eksponentëve të narkotrafikut, por po punohet për dokumentimin e përfshirjes së tyre. Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që

u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane, pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të

Shqipërisë. Kokaina ishte transportuar nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë, dhe u kap në vendin tonë nën mbulesën e një kontenieri me banane të kompanisë pasi i kishte shpëtuar kontrollit

në disa shtete të tjera. Autoritetet shqiptare pretenduan se operacioni ishte tërësisht i tyre dhe pa bashkëpunimin e agjencive të huaja. “Peshk-banania” Nën petkun e biznesmenit të bananeve, Arbër Çekaj dyshohet se ka futur në Shqipëri sasi të mëdha kokaine, para se në kompaninë e tij, “Arbëri Garden” në Maminas të sekuestrohej sasia rekord prej 613 kilogramësh “pluhur i bardhë”. Gjatë operacionit u arrestuan dy persona, por jo Arbër Çekaj, që konsiderohej “organizatori i këtij trafiku”. Rezultonte se Çekaj kishte lënë Shqipërinë në drejtim të Gjermanisë 1 javë para se të ndërmerrej operacioni i bujshëm nga ana e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda. Destinacioni i kokainës ishin tregjet europiane, ndërkohë që mendohet se Çekaj ka bashkëpunuar edhe me disa persona të tjerë për transportimin e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

REKURSI

AKSIONI

AMBASADA AMERIKANE

Avokatët: Të lirohet shoferi dhe administratori

Operacioni i dytë me kokainën në Spanjë

SHBA: “Peshk-banania i madh” u kap!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk dha detaje për operacionin me policinë spanjolle, por ditët e fundit në Spanjë janë arrestuar dy shqiptarë për trafikun e 1 ton kokaine nga Kolumbia në Madrid, e cila më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Njëri nga të arrestuarit në Spanjë është Arjan Ndoci 41vjeç nga qyteti i Laçit, pikërisht në qarkun që Xhafaj ishte sot i pranishem dhe paralajmeroi operacionin. Arjan Ndoci mendohet se është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë iu kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash.

Arrestimi në Gjermani i Arbër Çekajt, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për sasinë prej 613 kg kokainë, është përgëzuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. “Bravo Gjermania! Bravo Shqipëria”, shkruhet shkurtimisht në postimin e një karikature, ku shfaqe një krijesë, gjysmë banane, gjysmë peshk. Por a është Arbër Çekaj një “peshk i madh”? Sipas standardeve të vendosura nga Donald Lu, po. “Nga çdo këndvështrim, Arbër Çekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për zotin Çekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot”, deklaronte ambasadori amerikan.

Mëngjesin e së premtes, avokatët e shoferit dhe administratorit të kompanisë “Arbi Garden”, nuk kishin idenë se pronari Arbër Çekaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 2 muajsh, do tu arrestonte. Ata dorëzuan rekursin në Gjykatën e Lartë për shoferin Armando Pezakun dhe administratorin e kompanisë Donald Lushaj. Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, pra lirimin nga burgu të dy të arrestuarve. Në rekursin e paraqitur në Gjykatën e lartë, avokatët e dy të arrestuarve argumentojnë se nuk ka asnjë provë, që të tregojë se ata janë përfshirë në trafikun e drogës. Shoferi i kompanisë “Arbi Garden”, Armando Pezaku dhe menaxheri i saj, Donald Lushaj, janë vënë në pranga në 28 shkurt të këtij viti.


AKTUALITET

13

11

E shtunë, 5 Maj 2018

Ministria e Brendshme hedh poshtë aludimet se dy punonjësit e policisë në Fier dhe Shkodër që i dhanë fund jetës, të jenë vetëvrarë si pasojë e presionit mbi Vettingun

mijë efektivë të Policisë së Shtetit, pritet ti nënshtrohen procesit të Vettingut, dhe në vetëm dy ditë kohë të mbetur për të dorëzuar 3 formularët, thirrja për ti dorëzuar dokumentet e nevojshme, vijon nga ministria e Brendshme. Përfundimi i dorëzimit të formularëve, është data 7 maj. “Punonjësit e policisë të cilët për periudha kohore kanë punuar në informalitet apo në emigrim nuk do të penalizohen, mjafton që ta deklarojnë në formularin e vetëdeklarimit për procesin e Vettingut”. Kështu ka deklaruar zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Sipas tij, brenda muajit maj do ngrihen institucionet që do të bëjnë vlerësimin individual të efektivëve. Sipas zëvendësministrit, ata që do të përjashtohen nga radhët e policisë janë të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin, ndërsa pjesa tjetër për aftësitë profesionale do të trajnohen. Dy ditë nga skadimi i afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në radhët e policisë, një numër i konsiderueshëm efektivësh nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka vendosur që zyrat e dorëzimit të formularëve të qëndrojnë hapur edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që do ketë edhe tolerime për gabime njerëzore. “Ne jemi koshient që dikush mund të shkruajë gabim një shifër ose një të dhënë prandaj askush nuk

Vettingu në Polici, Hodaj: Puna informale nuk i penalizon efektivët

JO STRES “Ne jemi koshient që dikush mund të shkruajë gabim një shifër ose një të dhënë prandaj askush nuk duhet të frikësohet apo stresohet, edhe ai që ka punuar në mënyrë informale apo në emigracion, e rëndësishme është të deklarojnë rrethana të vërteta”.

VETËVRASJET “Ministria e Brendshme hedh poshtë aludimet se dy punonjësit e policisë në Fier dhe Shkodër që i dhanë fund jetës, të jenë vetëvrarë si pasojë e presionit mbi Vettingun”.

duhet të frikësohet apo stresohet, edhe ai që ka punuar në mënyrë informale apo në emigracion, e rëndësishme është të deklarojnë rrethana të vërteta”, shprehet Julian Hodaj, zv\ministër i Brendshëm. Por po ashtu një

FIER

I vënë zjarrin shtëpisë së biznesmenit, fëmijët zbresin nga ballkoni

Një biznesmeni në lagjen “15 tetori” në Fier, i vunë zjarrin në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve të tij. Zjarrvënia dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të Saliajt për një biznes dhe një truall. Fëmijët e tij shpëtuan pasi nga ballkoni i tyre kaluan në ballkonin e fqinjit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “15 tetori”. Autorët kanë përdorur 5 litra benzine poshtë derës së banesës së Ilirjan Saliajt. Më pas i kanë vënë flakën. U desh ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikseve që flakët të mos përfshinin gjithë shtëpinë, por dëmet materiale janë të mëdha. Zyrtarisht nuk dihen shkaqet, por policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me konfliktet që Ilirjan Saliaj ka në lidhje me një supermarket. Ndërsa policia ka nisur kërkimet për autorët e zjarrvënies. Vetë biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk ka treguar për ndonjë të dyshuar.

numër i lartë punonjësish policie dhe gardës së republikës që shkon deri në 200 këto kohë kanë dhënë dorëheqjen duke iu shmangur Vettingut. Burime nga policia thonë se shumica janë efektiv në prag të pensionit që

përfitojnë edhe pensionin suplementar. Ndërkohë ministria e Brendshme hedh poshtë aludimet se dy punonjësit e policisë në Fier dhe Shkodër që i dhanë fund jetës, të jenë vetëvrarë si pasojë e presionit mbi Vettingun. Po dje,

ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli në “Forumin qytetar për sigurinë publike” në Lezhë, për ato që i quajti spekulime për procesin e Vettingut. “Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që Vettingu në policinë e shtetit ishte dhe është i domosdoshëm për të forcuar integritetin e policisë për të rritur besueshmërinë brenda radhëve të policisë por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve te policia që duan të shohin te polici një njeri me figurë të pastër, në shërbim të tyre”, tha Xhafaj.

LEZHË

Policia përplaset me furgonin, rëndë 2 efektivët

D

y efektivë policie kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Lezhë-Milot. Policia e Lezhës, bën me dije se një mjet tip furgon është përplasur me një makinë të shërbimit të policisë. Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. “Më datë 04.05.2018, rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten, janë përplasur mjeti tip furgon me targë “AA 564 NB” drejtuar nga shtetasi D.Z, me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë me targë “TR 2703E” drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç. Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin

Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse 2 drejtuesit e 2 mjeteve, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin”,-thuhet

në njoftimin e policisë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12

E shtunë, 5 MAJ 2018 Dhjetëra nxënës të shkollave të Tiranës paraqesin punimet e tyre me materiale të ricikluara

Kryebashkiaku Veliaj: Në qytet ka rregulla, trotuaret janë për të ecur

në qytet. Pra, trotuaret janë për të ecur, tregjet janë për të shitur; plehrat janë për t'u hedhur në kosh, semafori është për të respektuar qarkullimin, hapësira publike është për t'u shijuar nga të gjithë dhe korsia e biçikletave është vetëm për dyrrotakët", tha Veliaj, duke shtuar se nëse një qytet i madh funksionon si një familje e mirë, atëherë të gjithë banorët do të mund të kenë një jetë dinjitoze. Kryebashkiaku vlerësoi edhe kontributin e kompanive, të cilat gjithnjë e më shumë po marrin përsipër përgjegjësi sociale në të mirë të komunitetit.

Nën moton "Ju mund", dhjetëra nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit u bënë pjesë e konkursit për idenë më të mirë në ndërgjegjësimin e të rinjve për diferencimin e mbetjeve dhe riciklimin e tyre. Punët e tyre u paraqitën në një aktivitet në Parkun Rinia, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kultura për të mbajtur një qytet pastër fillon që nga bankat e shkollës. "Një mentalitet i pastër, një kulturë që e do qytetin me higjienë, që kultivon ndjenjën e riciklimit dhe që e fillon këtë që nga bankat e shkollës, është një qytet që ka të ardhme", u shpreh Veliaj. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të përbashkëta në qytet dhe u bëri thirrje që t'i jepet fund fenomenit të shitjes produkteve ushqimore në rrugë, në një kohë kur Bashkia e Tiranës ka ndërtuar tregje të reja me standarde në të gjitha njësitë e Tiranës. "Ka disa të rritur që çfarëdo që të bësh thonë: 'Hip se të vrava, zbrit se të vrava'. Ama, të gjithë e dimë se siç kemi rregulla në shtëpitë tona, ka rregulla edhe

Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut Respektimi i historisë është një nevojë për çdo vend të qytetëruar. Në prag të 5 majit, ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Pas rilevimit gjeodezik e topografik, Bashkia e Tiranës nisi punën për meremetimin e murit mbajtës te parcelat e Varrezave të Dëshmorëve ku ka pasur rrëshqitje e shembje nga sezoni i shirave, duke normalizuar situatën. Gjithashtu është punuar edhe për kurimin e bimësisë dhe të dekoracionit duke zbukuruar shtëpinë e përjetshme të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë! Varrezat e Dëshmorëve janë të përfshira në Protokollin e Shtetit si vend ku kryhen nderime dhe organizohen ceremonitë zyrtare.

"Unë e di sa e vështirë është të jesh mësues. Në fakt një mësues nuk është vetëm dikush që jep një lëndë mësimi, është edhe psikolog, edhe mentor, edhe këshilltar, edhe dikush që të dëgjon, është një shpatull ku mund të mbështetesh, edhe dikush që të jep dorën. Ndaj kam shumë respekt për mësueset sepse nuk njoh një njeri që mund të transformojë jetën e një fëmijë, një të riu, më shumë se sa një mësues apo mësuese", tha Veliaj. Më pas, kryebashkiaku i Tiranës dhe Administratori i Eco Tirana, Diego Testi shpërndanë çmimet fituese për shkollat e kryeqytetit, të cilat

kishin paraqitur idenë dhe punimet më të mira. Edicioni i dytë "Ju mund" u shtri në të gjitha shkollat e qytetit, për t'i lejuar nxënësve të grupmoshave të ndryshme të shprehnin idetë e tyre për mbajtjen pastër të ambientit dhe kategorizimit të mbeturinave.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13

E shtunë, 5 MAJ 2018

Në mungesë të Holandës, presidenti zgjedh shqiptarët në Botëror Presidenti Ilir Meta është një tifoz i përhershëm i Holandës, por në këtë botëror kreu i

shtetit shqiptar do të bëjë tifo për Zvicrën. Duke qenë se ekipi holandez nuk është

kualifikuar, Presidenti Meta do mbështesë Zvicrën, për shkak se në kombëtaren e

zvicerane bëjnë pjesë disa lojtarë shqiptarë. Deklarata e kreut të shtetit për ekipin zviceran është bërë gjatë takimit që Presidenti zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. "Kënaqësi takimi me Presidentin e Këshillit të Madh të Gjenevës Eric Leyvraz. Krenar kur flet për kontributin & historitë e suksesit të Shqiptarëve në Gjenevë & gjithë

Zvicrën. Mezi pres të mbështes Zvicrën në kupën e botës", shkruan kreu i shtetit në Twitter. Veç fakti që në ekipin zviceran luajnë jo pak shqiptarë, komuniteti shqiptar është integruar më së miri në shoqërinë zviceriane, por dhe nga akademitë sportive zviceriane Shqipërisë i vijnë dhjetëra talente që japin kontributin e tyre në kombëtaren tonë të Shqipërisë.

Ekspozitë e veçantë në Presidencë M

jeshtri i madh i punim it të gurit, Gëzim Hid ri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës. Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka shprehur kënaqësi të shihte nga afër 34 veprat e tij të artit, të punuara aq mjeshtër-

isht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare. "Mjeshtri i madh i punimit të gurit, Gëzim Hidri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës. Kënaqësi të shihja nga afër 34 veprat e

tij të artit, të punuara aq mjeshtërisht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare. Të stimulojmë artin e të promovojmë punën krijuese e gjithë atë pasuri shpirtërore që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj, si Gëzim Hidri",- shkruan Presidenti Meta në Facebook.


FORUM

14

E shtunë, 5 MAJ 2018

ANALIZË

N

egociatat për detin mes Sh qipërisë dhe Greqisë janë një pikë e nxehtë e diskutimeve në 10 vitet e fundit. Në librin e tij "Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare", diplomati Shaban Murati e quan një kapitull të errët marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë, të vitit 2009, e cila u njoh si marrëveshja e detit. Hedhja poshtë e kësaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 2010-ën si dhe rihapja e bisedimeve aktualisht me Greqinë e kanë bërë këtë temë më se aktuale. Në bisedën me DW, diplomati Murati thotë se "së pari duhet thënë" që pala shqiptare "hyri në një çështje shumë të rëndësishme siç është çështja e bisedimeve për temën detare pa asnjë lloj përgatitjeje, pa asnjë lloj platforme, strategjie. Ekipi negociator nuk konsultoi as arkivën e dokumentacionit historik dhe diplomacisë, që ekzistonte në Ministrinë e Jashtme." "Kjo mungesë përgatitjeje e bashkuar me mungesën e inferioritetit që ka karakterizuar diplomacinë në të gjitha qeveritë shqiptare në periudhën postkomuniste", vazhdon Murati "bënë që të krijohej një asimetri e thellë në rezultatet e asaj që u quajt Marrëveshja e Detit." "Pasojat ishin në dy drejtime", sqaron diplomati Murati. "Së pari që Shqipëria u cënua në integritetin e saj territorial duke humbur 350 km hapësire detare të cilat fatmirësisht nuk i humbi përfundimisht, sepse gjykata kushtetuese e anuloi këtë marrëveshje të dëmshme. Së dyti, është fakti që krijoi një problem artificial. Ishte artificial në gjenezën e tij, në vazhdimësinë qe ne

Nga Guy Verhofstadt

Ç

do shtatë vjet, Bashkimi Europian jep fonde për të ndihmuar vendet anëtare më të reja të zhvillohen ekonomikisht dhe të arrijnë bllokun e vendeve më të pasura. Por tani këto fonde po abuzohen nga qeveri si Polonia dhe Hungaria, ndaj është koha të merren masa. Që nga viti 2004, kur Bashkimi Europian u zgjerua për të përfshirë shumë nga vendet ish-komuniste për Europën Lindore dhe Qendrore, mekanizimi i saj i financimit rajonal është përshtatur shumë për të përmirësuar pabarazitë ekonomike mes shteteve anëtare të reja dhe të vjetra. Për të siguruar kohezion brenda BE-së, tejkalimi i ndasive mes vendeve dhe përmirësimi i tregtisë, transportit dhe komunikimit në bllok është parë prej kohësh si kritik. Politika e BE-së për kohezion është në fakt iniciativa e saj më e dukshme. Investimet e bëra përmes Fondit të Kohezionit promovojnë zhvillimin rajonal, mbështesin inovacionin, përmirësojnë arsimin dhe zgjerojnë dixhitalizimin dhe rrjetet e transportit dhe ruajnë programe që përmirësojnë tregun e vetëm duke nxitur rritja, prodhimtari dhe specializim. Politika e kohezionit i sjell përfitime qytetarëve, komuniteteve vendase dhe bizneseve në BE, por veçanërisht

Çështja e detit mes Shqipërisë e Greqisë, mësime për diplomacinë pamë gjatë 10 vjetëve me presionin grek për rivënien në efektivitet të kësaj marrëveshjeje të pavlerë dhe të vdekur." Diplomati Murati veçon faktin që diplomacia shqiptare refuzoi në 2009 çdo konsultë dhe ekspertizë me aleatët e saj. "Ajo që të bën përshtypje në dinamikën apo prapaskenat e bisedimeve diplomatike mes Shqiperisë dhe Greqisë në atë kohë është fakti që Shqipëria i është nënshtruar kërkesës greke që mos të konsultojë, të mos marrë ekspertizë nga asnjë aleat i saj". "Është e habitshme", shprehet Murati "se si një shtet anëtar i NATOS i kërkonte Shqipërisë të mos konsultohej me SHBA, Italinë, as me Turqinë." "E habitshme është kërkesa greke, po më e habitshme është kërkesa e Shqipërisë për t'ju nënshtruar kësaj kërkese greke" thotë diplomati. "Kështu Shqipëria e rriti inferioritetin e saj, inkompetencën e e saj, por nga ana tjetër krijoi një disekuilibër në partneritetin e saj me tre shtete aleate të NATOS të cilat afruan ekspertizën e tyre." Në librin e tij "Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare", diplomati Shaban Murati shkruan më tej se ka pasur një lloj nxitimi të diplomacisë shqiptare për ta përmbyllur marrëveshjen e detit. Përse ky nxitim? "Ishte një urdhër politik për ta mbaruar mar-

rëveshjen e detit sa më parë, meqë po afroheshin zgjedhjet parlamentare 2009 dhe qeveria e asaj kohe kishte nevoje për një përkrahje ndërkombëtare, përkrahjen e Greqisë e cila do të përdorte të gjitha instrumentat e saj të njohura që nga minoriteti grek në Shqipëri deri tek Kisha Ortodokse", mendon diplomati. "Ky nxitim politik është i pazakontë dhe nuk gjendet në asnjë manual ndërkombëtar sidomos të të drejtave të detit. Rumania dhe Bullgaria kanë 27 vjet që diskutojnë për 17 km detare në Detin e Zi dhe deri sot e kësaj dite nuk është zgjidhur ky diskutim për detin", kujton Shaban Murati. "Vija e kuqe" për çdo qeveri dhe diplomaci shqiptare që negocion për detin është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i 15 prill 2010, thotë ai. "Ky vendim ka rrezuar si antikushtetues objektin e marrëveshjes 2009, që do të thotë ka rrëzuar çështjen e kufirit detar. Kufiri detar mes Shqipëisë dhe Greqisë ka ekzistuar historikisht, është sanksionuar ne dokumeta, akte, protokolle ndërkombëtare dhe në mënyrë të paligjshme është futur nga delegacioni i Ministrisë së Jashtme në bisedimet e 2009. Kjo do të thotë që çdo bisedim që është bërë, bëhet dhe do të bëhet me Greqinë është i paligjshëm, nëse këto bisedime do të diskutojnë kufirin de-

tar" Diplomati Murati thotë në bisedë me DW se "dy janë çështjet që mund të diskutojmë për temën e detit me Greqinë: çështja e "shelfit kontinental" dhe "zona ekonomike ekskluzive"". "Nëqoftëse diplomacia e sotme do të arrijë të fusë në mënyrë gjenerike termin "zona detare" do të bëjë një gabim, do të përsërisë gabimet e marrëveshjes që kishte marrëveshja e mëparshme që fliste për zona detare, sepse automatikisht i dha mundësinë tjetrit të diskutojë kufirin detar." "Ajo që është interesante është fakti që Greqia, kur ka kërkuar hapjen e bisedimeve në janar 2007 i ka kërkuar në mënyrë specifike për "shelfin kontinental". "Tragjike është se vetë delegacioni shqiptar ka mbytur veten me duart e veta dhe ka transformuar objektin e bisedimeve nga bisedime me shelfin në bisedime për kufirin detar. Kjo është ajo që unë e quaj intrigë greke apo shqiptare." "Fakti është që marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje e vdekur, e paqenë dhe inekzistente" thotë Murati. "Është e gabuar teza e dëgjuar në publik, që Shqipëria do të fitojë me shumë se ç'humbi në vitin 2009. E para nuk mund të krahasohet një marrëveshje e vdekur me një marrëveshje aktuale. E dyta nëse i përmbahemi kësaj teze do të thotë se ti po rinego-

BE-ja duhet të ndalojë fondet për vendet joliberale shteteve të reja anëtare. Buxheti shtatë-vjeçar i Fondit të Kohezionit do të jetë nga viti 2020 deri në 2027 dhe Komisioni Europian do të ofrojë propozime për mënyrën si do të alokohet në fillim të majit. Negociatat për këto propozime pritet të jenë të ashpra. Një gjë dihet, disa prioritete të reja kanë dalë në pah në vitet e fundit, pa përmendur nevojën për mbrojtje më të fortë të kufirit, një sistem për të menaxhuar migracionin dhe më shumë projekte të përbashkëta mbrojtjeje. Për t'i ndërlikuar edhe më tej çështjet, liderët e BE-së shpresojnë të mbajnë shpenzimet në nivelet aktuale edhe pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku pranverën e ardhshme. Dhe sapo të bien dakord për prioritetet e shpenzimeve, Parlamenti Europian do të duhet të miratojë buxhetin final. Por zhvillimi më i rëndësishëm politik që nga negociatat e buxhetit të fundit në vitin 2014 - më e rëndësishme se flukset e refugjatëve apo Brexit - ka qenë shfaqja e qeverive joliberale populiste të krahut të djathtë në Hungari dhe Poloni. Nën buxhetin e kohezionit të 2014-2020,

që ishin në total 350 miliardë euro, Polonia dhe Hungaria morën 77 miliardë euro dhe 22 miliardë euro respektivisht, duke i bërë përfitueset më të mëdha të fondeve të BE-së. Dhe kontribuesit e buxhetit si Gjermania, Franca dhe Britania mbajtën peshën më të madhe. Dhe megjithatë, në vend që të përqafohen vlerat që frymëzuan një bujari të tillë, qeveritë autoritare të Polonisë dhe Hungarisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje për të penguar sundimin e ligjit dhe për të çmontuar sistemet e tyre juridike. Nëse ndonjë nga këto vende do të aplikonte sot për anëtarësim në BE, kërkesat e tyre do të refuzoheshin. Të dyja qeveritë kanë luftuar organizatat joqeveritare dhe kanë shënjestruar ose kapur median. Megjithatë, me atë që ka mbetur nga shtypi i lirë i Hungarisë mund të gjesh disa lajme të besuara që pretendojnë se kryeministri Viktor Orban dhe miqtë e tij po plaçkitin fondet e BE-së për të përfituar ata, familjet e tyre dhe partnerët e tyre në biznes. Në fakt, qeveria e Orban ka qenë subjekt i disa investigimeve nga Zyra Europiane Anti-Mashtrim.

Pavarësisht sjelljes së tillë, Orban u rizgjodh në detyrë më herët këtë muaj dhe partia e tij Fidesz në aleancë me Kristian Demokratët, tani mban shumicën prej dy të tretash në parlament - mjaftueshëm për të amenduar kushtetutën. Gjatë fushatës zgjedhore, qeveria e Orban e çoi vendin në propagandë ksenofobike dhe antisemitike. Sipas monitorimeve të zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, votimet "u karakterizuan nga një mbivendosje e burimeve të shtetit dhe atyre partikae, duke penguar aftësinë e konkurrentëve të garonin në bazë të barabartë". Ndërkohë, partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Polonisë është aktualisht nën hetim nga Komisioni Europian për shkelje të vazhdueshme të standardeve të sundimit të ligjit të BE-së dhe shkeljet e pavarësisë së gjyqësorit. Është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të BE-së të përdoren për të çuar përpara projekte vanitoze të elitave joliberale që nuk e kanë problem të pengojnë institucionet demokratike që e bëjnë BE-në atë që

cion të njëjtat koncepte apo tematikë si marrëveshja e vdekur, sepse marrëveshja e vdekur e detit diskuton kufirin detar dhe nëse del me këtë tezë do të thotë që po diskuton kufirin detar, gjë që ty si shtet, si diplomaci ta ndalon Gjykata Kushtetuese.". "Greqia nuk ka hequr dorë nga marrëveshja. Dhe fakti që Greqia nuk thotë kurrë se për çfarë po bisedohet, Greqia nuk ka një akt zyrtar të heqjes dore sepse për të hequr dorë nga një marrëveshje ndërkombëtare duhet një akt juridik, ose një akt qeveritar, ose një akt diplomatik siç qe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që hodhi poshtë marrëveshjen". Në bisedë me DW, diplomati Shaban Murati thotë së fundi se "publiku akoma nuk ka transparencën se për çfarë u bisedua dhe kush e mori nismën e bisedimeve aktuale, sepse në diplomaci për të filluar një objekt diskutimi mes dy shteteve duhet që dikush të marrë nismën në bazë të notave të përcaktuara dhe në bazë të një tematike të caktuar". "Pra publiku nuk është informuar, se cila është tematika, cila është pala që nisi dhe mbi ç'bazë nisën bisedimet, a filluan me tematikën e vjetër, pra me korrigjimin e tematikës së vjetër që do të ishte një gabim shumë i madh, apo filluan vetëm për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike." DW

është. Nga 2020 e në vazhdim, është thelbësore që fondet e kohezionit të shpërndahen me kushtin që shtetet marrëse të mbajnë dhe forcojnë sundimin e ligjit. Në këtë aspekt, BEja duhet të prezantojë një procedurë objektive për të monitoruar përshtatshmërinë dhe për të ngrirë fondet nëse është e nevojshme. Për shembull, nëse neni 7 i Traktatit të Bashkimi Europian aktivizohet ndaj një shteti për shkelje të sundimit të ligjit, të gjitha fondet e dhëna duhet të futen në një fond rezervë. Dhe derisa procedura e nenit 7 të pezullohet dhe përmbyset, këto fonde duhet të dërgohen për të mbështetur universitete, institucione kërkimi dhe grupe të tjera të shoqërisë civile në vend. Kjo qasje do të tregonte te qytetarët e vendeve që përfitojnë fondet se BEja nuk do t'i ndëshkojë ata për sjelljen e qeverive të tyre. Dhe do t'i jepte qeverive një nxitje më të madhe për t'iu përmbajtur rregullave të BE-së dhe për të ruajtur vlerat e përbashkëta që lejojnë funksionimin siç duhet të tregut të përbashkët. Realiteti i hidhur është se qeveritë joliberale, siç janë ato në pushtet në Poloni dhe Hungari, janë më të lumtura të marrin paratë e BE-së dhe të refuzojnë vlerat e Bashkimit Europian. Është koha të tregojmë se përbuzja e normave të BE ka një çmim. Project Syndicate


KULTURE

15

E shtunë, 5 MAJ 2018

Zero Çmim Nobel për Letërsinë këtë vit, Akademia vendos shtyrje

A

kademia Suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë këtë vit, me shpresën që ceremonia të zhvillohet vitin e ardhshëm. Vendimmarrësit cituan si shkak krizën, në të cilën është përfshirë Akademia, pas skandalit seksual që ka detyruar largimin e disa anëtarëve të bordit. Sidoqoftë, vendimmarrësit shprehën besimin e tyre se ceremonia do të zhvillohet vitin e ardhshëm dhe fituesi i 2018 do të shpallet së bashku me fituesin e vitit 2019. Skandali seksual që ka përfshirë Akademinë Suedeze është më i madhi që prej zanafillës së këtij çmimi në vitin 1901. Kriza filloi nëntorin e vitit të kaluar kur fotografi francez JeanClaude Arnault, i cili drejtonte një projekt kulturor me financim nga Akademia Suedeze, u akuzua nga 18 gra për abuzim seksual. Arnault ka mohuar akuzat, ndërkohë që organizata votoi që bashkëshortja e tij, poetja dhe shkrimtarja Katarina Frostenson të hiqej nga komiteti. Akademia është përfshirë gjithashtu edhe nga një tjetër skandal, ai i publikimit të emrave të fituesve përpara ceremonisë zyrtare të dhënies së çmimit. Në marrjen e vendimit për shtyrjen e Çmimit Nobel këtë vit, disa nga anëtarët e akademisë argumentuan se ceremonia duhet të vijojë për të ruajtur traditën, por të tjerë deklaruan se

institucioni nuk ishte në gjendje për të prezantuar çmimin. Përveç 6 viteve përgjatë luftërave botërore, ka patur vetëm një vit kur çmimi për letërsinë nuk është dhënë, pikërisht në 1935, kur nuk u gjet një fitues i denjë. I dinit këto pesë fakte për Nobelin e Letërsisë? Çmimi Nobel për Letërsinë nuk do të jepet këtë vit. Kështu vendosi Akadamia suedeze e përfshirë nga një skandal abuzimesh seksuale. Më poshtë vijojnë pesë fakte që duhet të dimë për çmimin Nobel për Letërsinë dhe akademinë: - Më i mirëpaguari Akademia suedeze jep 16 çmime, mes të cilëve më të njohurin dhe më të

mirëpaguarin (aktualisht 850 000 euro), çmimin Nobel për Letërsinë. Në testamentin e tij, shpikësi Alfred Nobel ia besoi institucionit suedez misionin për të shpërblyer çdo vit "autorin e veprës letrare më të shquar për frymëzimin idealist". Që prej vitit 1901, katër apo pesë anëtarë, nga 18 të zgjedhur për tre vjet janë ngarkuar për të pritur dhe diskutuar propozimet për nominimin para dërgimit të një liste me emra të gjithë akademikëve. Propozimet diskutoheshin në atë kohë nga të gjithë anëtarët e Akademisë para një votimi me maxhorancë absolute. - 350 propozime në vit Arkivat e Akademisë suedeze janë plot me letra të dërguara

nga emrat më të mëdhenj të letërsisë dhe botuesve ku kërkojnë vëmendjen e akademikëve. Çdo vit, ajo merr rreth 350 propozime të shkruara për kandidaturat që përfshijnë ish-laureatë, akademikë, organizata dhe profesorë të tjerë nga mesi i letrarëve dhe gjuhëtarëve. Për të qenë të vlefshme, kandidaturat duhet të rinovohen çdo vit dhe të mbërrijnë para 1 shkurtit. - Shtatë vite të bardha dhe një refuzim Çmimi Nobel për Letërsinë numëron 114 laureatë. Lista, prej 110 çmimesh të dhëna përfshin katër dhënie të dyfishta të çmimit. Ai është refuzuar një herë, në vitin 1964. Filozofi francez, Jean-Paul Sartre

refuzoi në atë kohë çmimin, një vendim i pazakotë dhe kryesisht i paparashikuar në testamentin Nobel. Mbetet pra në këto ditë, laureati, që nuk mori kurrë paratë e çmimit Nobel. Në vitin 1958, Boris Pasternak u detyrua të refuzonte çmimin, nën presionin e qeverisë sovjetike. Nobeli për Letërsinë nuk është dhënë shtatë herë që prej vitit 1901, kryesisht në kohë lufte, në 1914 dhe 1918, në 1935 dhe më pas 1940, 1941, 1942 et 1943. - Letërsia franceze në përparësi Përsa i përket laureatëve për vend, Franca mbetet në krye, me numrin më të madh të laureatëve (15), ku edicioni i parë në vitin 1901 u fitua nga Sully Prudhomme. Vijnë menjëherë më pas SHBA-ja dhe Britania e Madhe, me nga 12 çmime secila. Gjuha e Molierit është zëvendësuar nga ajo e Shakespeare-t, me 29 autorë anglofonë të vlerësuar që prej krijimit. - Çështja Salman Rushdie Në emër të pavarësisë së letërsisë, akademikët abstenuan për të marrë qëndrim për çështjen Salman Rushdie në 1989, autori britanik i "Vargjeve satanike", urryer nga islamikët, ndarë mes mbështetësve të shkrimtarit dhe garantëve të neutralitetit të grupit. Tre anëtarë të Akademisë suedeze, të indinjuar nga heshtja ishin larguar, pa qenë të autorizuar të dorëhiqeshin. U deshën rreth tre dekada që Akademia të dënonte në 2016 fatwa-n, kundër shkrimtarit.

"Pa asnjë dyshim, shteti ynë është shembull i mirë i paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike. Për një shtet të ri, këto të arritura për një kohë kaq të shkurtër janë inkurajuese", ka deklaruar ai. Por, përkundër kësaj, Thaçi ka thënë se duhet të punojmë me të njëjtin përkushtim dhe profesional-

izëm, në mënyrë që të sigurojmë nivel sa më të lartë të zbatueshmërisë së të drejtave gjuhësore dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ai ka shprehur bindjen se kjo konferencë do të ndihmojë në tejkalimin e sfidave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore si në Kosovë, ashtu edhe në vendet tjera me karakter shumë gjuhësor.

Thaçi: Të drejtat gjuhësore ruajnë identitetet kulturore dhe parandalojnë diskriminimin

P

residenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka hapur konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët. Thaçi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit vendorë e ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. "Kosova e konsideron shumëllojshmërinë e saj etnike, gjuhësore dhe fetare si një burim force dhe pasurie për zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie demokratike që

bazohet në sundimin e ligjit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që lirisht të kultivojnë, shprehin dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre dhe të ruajnë e përmirësojnë elementet esenciale të identitetit të tyre, veçanërisht fenë, gjuhën, traditat dhe trashëgiminë kulturore. Të drejtat gjuhësore janë të rëndësishme për një shoqëri demokratike", u shpreh Thaçi, duke shtuar se ato janë element përbërës i ruajtjes së identitetit kulturor, si dhe parandalimit të margjinalizimit dhe diskriminimit. Kreu i shtetit të Kosovës ka thënë se arsimi në gjuhët e

komuniteteve joshumicë, përdorimi i tyre në media, administratë publike dhe gjyqësor është jetik për një vend demokratik. "Kosova ka krijuar kushtet e duhura për t'ju mundësuar të gjithë qytetarëve që lirshëm të kultivojnë, shprehin dhe zhvillojnë identitetet e tyre gjuhësore, duke ua garantuar këto të drejta përmes Kushtetutës dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve", ka thënë ai. Ai ka shtuar se si një shtet i ri, Kosova ka legjislacionin më të avancuar gjuhësor në Ballkan dhe ka uruar që të jetë model edhe për shtetet e tjera fqinje.


DOSSIER Nga Mark Gjon Zefi

T

ek udhëton nga qyteti i Lezhës për në Kallmet, i gëzohesh panoramës së mrekullueshme që shfaqet para teje në fshatrat Mërqi, Rraboshtë e Kallmet: ndërtesa të reja dy a më shumë katëshe në të dyja anët e rrugës, të ndërtuara me projekt, me oborre plot me lule e pemë dekorative, me parcela të mbjella me ullinj e vreshta që shtohen nga viti në vit me punën e përkushtimin e fermerëve të kësaj zone, me tufat e dhive e të dhenve që i ngjitën malit, çka të përcjell entuziazmin e një jete të re, që përshpejton të begatohet çdo ditë. Mbresat për risitë zhvillimore të kësaj zone në këto vite do të ishin të shumta, por do t'i shmangim ato për të sjellë në fokus të këtij shkrimi një ishobjekt kulti, Kishën e Kastriotit. Në të dalë të Rraboshtës, rrugës për të hyrë në Kallmet, në të djathtë, ngrihet Mali Kastriot, Qafa Kastriot e Kisha Kastriot që, aty-këtu, ndonjë vendas e shqipton "Kastenjot". Në malin Kastriot (Kastenjot), në anën perëndimore të lagjes Kepsh të fshatit Kallmet, ndodhej dikur një kishë që edhe sot njihet me emrin "Kisha e Kastriotit" (e Kastenjotit). Studiuesit Gëzim Hoxha, Luan Përzhita e Flavio Cavallini, autorë të librit "Monumente historike të kultit të krishterë në dioqezën e Lezhës" (Lezhë, 2007), për kishën e Kastriotit, f aqe 49, shkruajnë: "Vendi i kishës është një shesh i vogël në mes të një qafe malore, që quhet "Lugu i Kastriotit". Banorët e kësaj lagjeje nuk janë autoktonë, por të zbritur nga fshati malor i Velës. Këta banorë pohojnë se kujtojnë vetëm rrënojat e kësaj kishe. Po ashtu në majën kundruall Kastenjotit ekzistojnë gjurmët e qelës së priftit dhe disa varre pa identitet. Nga verifikimi i bërë në vend rezulton se nga

16

E shtunë, 5 MAJ 2018

Kisha e Kastriotit në Kallmet të Lezhës

gërmadhat e kësaj kishe nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Vetëm disa konture themelesh, me lartësi 0.10 m, të ruajtura kryesisht në anën verirore të kishës dhe tek absida, si dhe në murin jugor, na dhanë mundësinë për të bërë një skicë planimetrike të përafërt të saj. Ajo duket se ka qenë një kishë njënefëshe, me përmasa afërsisht 7x12 m. Në anën veriore mund të supozohen gjurmët e një hyrjeje, pasi vendi është më i ulët. Kjo gjendje planimetrike e kishës na kujton një skemë të njëjtë me planimetrinë e kishës së Shën Pjetrit në fshatin Rrenc. Vendosja topografike e kishës mbi kodrën e Kastenjotit shkon në një linjë pothuajse horizontale në verilindje me kishën e Shën Eufemisë së Kallmetit dhe me kishën e Shën Gjon Kryepremit të Mërqisë, në jug të saj. Tradita vendase ruan kujtimin e një rruge këmbësore që lidhte këto fsha-

tra me njëri-tjetrin". Studiuesit Hoxha, Përzhita e Cavallini shprehin mendimin se kisha e Kastriotit (Kastenjotit) mund të jetë ngritur para shekullit XV. Burimet e njohura historike nuk thonë asgjë për kishën e Kastriotit. Studiuesi kallmetor, Evaristo Coli, në librin "Kallmeti, fakte e gojëdhëna", botuar më 2014, botime "Albania", shkruan: "Ajo është quajtur kisha e Kastriotit… ndodhet në majën e malit Kastriot që lartësohet ndërmjet Kallmetit e Rraboshtës…" , f.33 dhe "Maja Kastriot" te kapitulli "Toponime", f. 257. Gjithsesi varianti "Kastenjoti" duhet të jetë një shqiptim jokorrekt, që është pasqyruar edhe në shkrim, siç ndodh shpesh në shqiptimin e toponimeve. Shqiptimi i saktë dhe real duhet të jetë varianti "Kastrioti". Është fatbardhësi që studiuesit e mësipërm, në punimet e tyre, e kanë evidentuar këtë fakt të rëndësishëm për

historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare, paçka se nuk e kanë lidhur, nuk i janë referuar familjes së Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit. Toponimet "Mali i Kastriotit", "kisha e Kastriotit", lidhen me dinastinë e Kastriotëve, madje, kisha e Kastriotit, mendoj se është unike, nga informacioni i derisotëm, që një objekt kulti, kishë, të quhet kisha e Kastriotit. Është shkruar për kishën e Vaut të Dejës e të Ardenicës si kisha ku Gjergj Kastrioti ka vënë kunorë me Donikën, të shoqen, për fshatra, fusha, shkëmbinj, gurë etj. në Mat, Has, Dibër, Krujë, që në një formë a në një tjetër i referohen Skënderbeut a dinastisë së Kastriotëve. Prandaj kisha e Kastriotit në malin me të njëjtin emër mbi Rraboshtë e Kallmet, zgjon interes të veçantë. Lezha, nga historiografia, ndër të tjera, njihet si vendi i Besëlidhjes më 2 mars 1444 nën drejtimin e Gjergj Kastriotit, si vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në janarin e vitit 1468 dhe kaq. Dihet se edhe një klerik i lartë, ipeshkv kallmetor, Frang Bardhi, do të shkruante më 1636 "Apologjinë e Skënderbeut" në mbrojtje të origjinës shqiptare të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot - Skënderbeut, duke hedhur poshtë pretendimet e priftit boshnjak Tomko Marnaviçit. Më shumë se kaq, studiues të ndryshëm kanë argumentuar e argumentojnë se familja e Kastriotëve është me origjinë nga Kastra e Vigut të Mirditës, në periferi të rrethit të Lezhës me ndarjen e sotme administrative. Për origjinën e familjes së Kastriotëve

tërheq vëmendjen pohimi i Zef Jubanit(1818-1880), te parathënia e "Historisë së Skënderbeut", dorëshkrim, zbuluar dhe indentifikuar nga Jup Kastrati dhe Dhimitër S. Shuteriqi. Aty Jubani shkruan: "Unë ja kam qitë nji kangë Shqypnisht, për sa mendja ime m'ka vjeftun e ktu po e shkruej, që t'ja këndojmë në lavd të tij. Leu një hyll në Shqypni, me na shndritë, me na drejtue me shum die e me trimni andej Kastrit asht shenjue: Gjergj Kastrioti këtij i thonë, Skander - Beg shumkush e donë." (Revista "Nëndori", 12/1955, f.154.) Në romanin historik të dom Nikoll Mazrrekut, "Me flamujt e Kastriotvet", botime Albanologjike, 2012, që "…është romani më voluminoz që është shkruar ndonjëherë për Skënderbeun në gjuhën shqipe… Ai na jep një panoramë shumë të gjerë dhe të detajuar të botës së Skënderbeut.", shkruan Dr. Edmond Malaj në parathënien e këtij romani, f.11,12. Ndër shumë fakte e ngjarje të tjera, Dom Nikoll Mazrreku me një stil elegant, me një gegërishte të ëmbël letrare dhe me një erudicion të jashtëzakonshëm, shkruan në librin e lartpërmendur: " Nen Merqinje, aty ku kodrat përzihen me fushën, Skanderbegu kishte ngrehë një kamp ushtarak, prej ku kërcnote Lezhën, e do ta sulmote po mos të kishte mrri prej Raguze Gjunjo Petroza, ambasador i Gjon Huniadit… Kur erdh ambasadori i Huniadit, ndodhej te Kastrioti plaku i ditun e i nderuem Gjerazëm Ralni, që msote retorikë në Kastër të Vigut", f. 256-257. Bëhet fjalë për vitin 1448. Pra janë edhe këto fakte që na japin të drejtë për të pohuar se mali mbi Rraboshtë e Kallmet dhe kisha mbi atë mal, janë mali i Kastriotit dhe kisha e Kastriotit. Ky fakt duhet të bëhet objekt i studimeve historike dhe për kishën e Kastriotit arkeologjia duhet të thotë fjalën e saj.

modeli i punës për përgatitjen e sportistëve të rinj dhe për përgtitjen e ekipeve zinxhirë në futboll, basketboll e futboll. Në aksionet e rinisë në Jug të vendit, në Jonufër të Vlorës e në Lukovë të Sarandës bashkoheshim të tre gjimnazet e rrethit, të Krujës, Laçit e të Fushë-Krujës. Këto aksione pune, aksione të vëshira për hapjen e taracave të agrumeve kishin bukurinë e përballimit të vështirësive të punës së rëndë fizike dhe kordinimin me mbrëmjet të ashtuquajtura tematiko-dëfrimi, që në fakt ishin thjesht argëtuese. Ato ishin kënaqësia e jetës si për ne të rin-

jtë gjimnazistë ashtu edhe për të rinjtë aksionistë të zonës së Mbishkodrës që punonin bashkë me ne. Laçi atëhere ishte qytet industrial me përbërje nga e gjithë Shqipëria veri dhe jug. Kishte inxhinjerë të talentuar kimistë e metalurgë, inxhinjerë ndërtimi e ushtarakë të përgatitur që rrezatonin dije , kulturë dhe diktonin kërkesa të reja për jetën , kërkesa këto, që binin ndesh me regjimin e kohës. Ne të rinjtë gjimnazistë mbanim lidhje më këtë elitë intelektualësh dhe mësonim prej tyre. Artikullin e plotë mund ta lexoni në www.kohajone.com

(Me rastin e 50 vjetorit të Gjimnazit të Laçit)

Ne ishim gjimnazistët që sfiduam diktaturën Nga Sakip Cami Kanë kaluar shumë vite dhe kujtimet i kam të freskëta ashtu si në ato vite dhe në ato ditë të bukura të viteve 70. Jo për nostalgji por me të vërtetë kanë qenë ditë të vrullshme, ditë rinore, të veçanta dhe të vështira deri në vetmohim. Unë jam matura e dytë e këtij gjimnazi, pas maturës së parë ku mësuan Alqi Lango, nxënës i shkëlqyer dhe futbollist i ekipit simpatik të futbollit të qytetit tonë industrial të atëhershëm, Izota Katuçi që nuk dallohej nga çunat, Ana Ballta që imitonte babain e saj Nestin mësues historie në gjimnaz, Agim Doda që u bë një regjizor i talentuar e shumë të tjerë.Në klasën time mësonim së bashku me Xhemal Xhafën që vinte nga Thumana dhe ishte nxënës i shkëlqyer që më

vonë u bë mësues fizike i po këtij gjimnazi, Fran Selalën që matematikën e kishte lëndën e tij, Drita Kishtën që ishte një nga vajzat më të mira në matematikë por që studioi për histori, Zef Dugagjinin që udhëtonte me biçikletë nga Adriatiku dhe që ma mësoi edhe mua biçikletën, e unë për "mirënjohje" ja prisha disa herë duke u rrëzuar shumë herë e duke u bërë copë për vehte. Unë vija nga Dibra dhe banoja tek xhaxhai dhe për hir të së vërtetës duhet thënë se isha nxënës shumë i mirë në mësime dhe me vullnet të madh, por gjeta tek çunat e Laçit një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Ne ishim njerëz të varfër ekonomikisht por shumë të bashkuar e të dashur me njëri tjetrin. Edhe sot unë i kam lidhjet me shokët e mi gjimnazistë, me Zefin, me Fran Nezhën e Gjok Ra-

belin, Pashk Kolën, Pashk Syziun, Isuf Gjonin, Nikolin Gjeloshin, Jak Smaçin, Xhemal Xhafën, Ndue Prekën, Ali Laçin, Rrok Pëllumbin, Osman Alushin, Selman Mihanën, Petrit Bushin, Gazmend Tagën, Preng Doçin, Nikoll Vatën, Skënder Mustafain etj. Një homazh të veçantë për Simon Ricën , djalin më të mirë të klasës , të qeshur dhe të shoqërueshëm me të gjithë. Simoni pas studimeve të larta arriti deri në drejtor i uzinës së superfosfatit të Laçit. Mësuesin Dedë Berisha, kosovarin nga Peja që u dashurua dhe u martua me Pranverën nga Gjirokastra dhe që këndonte së bashku me ne në mbrëmjet rinore dhe në aksionet e Jugut këngën kosovare "vajza me kaçurrela" e kishim jo vetëm mësues por edhe shok.Mësuesi i përgatitjes fizike Ndue Tarazhi ishte


VIP

17

E shtunë, 5 MAJ 2018

"Nuk na pëlqen se je e zezë", humbet punën në një azil në Ancona Dukej se ishte "e prerë" për atë vend pune, por në momentin e nënshkrimit të kontratës, nis edhe "dushi i ftohtë": Nuk na pëlqen se je e zezë. Këtë denoncon Fatima Sy, 40 -vjeçarja nga Senegali që jeton në Itali prej 15 vjetësh, pas një periudhe prove në një azil të moshuarish në Ancona të Italisë. Gruaja u surprizua: Kishte një mar-

rëdhënie me të moshuarit, të cilët e thërrisnin në emër, e megjithatë..."nuk mund të punosh këtu, pasi ngjyra e lëkurës tënde bezdis disa prej të moshuarve" Ndërsa drejtuesit e mohojnë një gjë të tillë. Pas dy ditësh pune në provë dhe dy të tjerave akoma, tregon Fatima, "Më kërkuan dokumentat për të nënshkruar

kontratën. Më pas më thanë se nuk mund të bëhej dhe jo për shkaqe pune, por për shkak të ngjyrës së lëkurës time, pasi, sipas tyre, bezdis disa të moshuar". Nëna e dy fëmijëve të cilët jetojnë në Senegal, sipas saj, është përqeshur për shkak të ngjyrës së lëkurës. Përsa i përket stafit drejtues të azilit, Fatima thotë se "Nuk janë sjellë në mënyrë të drejtë me mua-ka shtuar Fatima, Në fillim duhej të ishin dy ditë provë pa pagesë, më pas punova edhe dy ditë të tjera, në përfundim të të cilave më kërkuan dokumentet për të nënshkruar kontratën. Më pas më thanë se kontrata nuk mund të bëhej dhe jo për motive pune". Drejtuesit e azilit ndërkohë as që duan të dëgjojnë të flitet për " racizëm", ata shprehen se "Ka të tjerë të huaj në personelin tonë dhe nuk kanë probleme të tilla. Nganjëherë, ndonjë i moshuar lëshon ndonjë koment 'pa vend'. Por Fatima e mohon një gjë të tillë duke thënë "Kur vajta atje, nuk mora asnjë koment racist, madje, pas katër ditësh të moshuarit më njihnin dhe më thërrisnin në emër".

Moti ekstrem "potencialisht katastrofik" për lakuriqët e natës

Moti ekstrem duket se është shkatërrues për ciklin jetësor të lakuriqëve të natës në Europë. Shkencëtarët u alarmuan kur vunë re se disa lakuriqë nate në Portugali nuk ranë në gjumë letargjik dimrin që kaloi, apo disa prej tyre lindën të vegjlit më herët se zakonisht. Zbulimet rritën frikën se rritja e temperaturave kanë ndikim të paparashikuar mbi lakuriqët e natës, zogjtë dhe kafshë të tjera. Lakuriqët e lindur në fillim viti mund të vuajnë nga mungesa e ushqimit me insekte. "Është një ngatërresë fenomenologjike", thotë doktor Hugo Rebelo nga Universiteti i Porto, i cili po studion impaktin që ka ndryshimi klimaterik në disa specie mesdhetare. "Kjo do të thotë se lindja lindja e lakuriqëve të

natës është pak a shumë e sinkronizuar me shfaqjen e insekteve. Ndaj, kur lakuriqët e natës lindin të vegjlit, ka shumë ushqim të dis-

Tenton të arratiset nga salla e gjyqit, bie nga ballkoni Një burrë i akuzuar për drogë ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në sallën e gjyqit ndërsa tentoi të arratisej. Christopher Clay Rudd, nga Utah ndodhej në gjykatën e Spanish Fork dhe po merrte vendimin. Por ai largohet me vrap nga salla e gjyqit me pranga në duar, hipën mbi kangjellat e katit të dytë dhe bie në dyshemenë e katit të poshtëm. 35-vjeçari thuhet se ishte arrestuar nën akuzat për drogë dhe ndodhej në gjykatë për mosbindje për të marrë pjesë në seancat e rehabilitimit urdhëruar nga gjyktatat. Ngjarja ka ndodhur të hënën ndërsa video është publikuar të enjten. Një zëdhënës i gjykatës, Geoffrey Fattah tha se Rudd theu këmbën, legenin dhe kafkën. Nuk ishte e qartë nëse ai u përpoq që të lëndonte veten qëllimisht. Më 26 prill, Rudd u arrestua për vjedhje, posedim të një arme të rrezikshme dhe për drogë. Ai mund të përballet me akuza shtesë për përpjekjen për t'u arratisur.

Tifozët i prekin të pasmet, gazetarja i gjuan me mikrofon Klubi meksikan Chivas de Guadalajara festoi fitoren ndaj Torontos FC në Concacaf Champions League, gara më e madhe e futbollit për ekipet e klubeve në Amerikën e Veriut. Mes tifozëve kuq e bardhë ishte gazetarja Maria Fernanda Mora, në një transmetim të drejtpërdrejtë me Fox Sports. Në një moment njëri nga tifozët arrin tek gazetarja dhe e prek në të pasme. Por ajo reagon duke e goditur me mikrofon. Pas incidentit, Maria Fernanda Mora me anë të një postimi në Twitter tha se ata e kishin ngacmuar disa herë dhe nuk muna ta pranonte këtë gjë. Fox Sports kërkoi falje dhe mbrojti gazetaren.

ponueshëm për ta dhe për të vegjlit e tyre. "Me këtë mot kaotik që ne po kalojmë në dimër dhe pranverë, nuk dimë se ç'po ndodh".

E pabesueshme, tre festa në një ditë, fiton lotarinë dhe... Një kanadez nuk mund ta festonte më mirë ditëlindjen dhe ditën e daljes në pension. Në ditën e shënuar për të Ping Kuen Shum fitoi lotarinë. Ai bleu një biletë lotari me 28 prill, në ditën e fundit të punës dhe ditën e lindjes së tij. Dhe atë natë British Columbia Lottery Corporation konfirmoi se ai kishte fituar 1.5 milionë dollarë amerikanë ose 2 milionë dollarë kanadezë. Ping po planifikon një udhëtim në Kinë me paratë e fituara. "Është e pabesueshme që të tre ngjarjet ndodhën në të njëjtën ditë,"-tha ai. "Kam punuar shumë për kaq shumë vite dhe mezi pres që ta ndaj këtë pasuri me familjen time." Organizata tha se nuk mund të zbulonte moshën dhe profesionin e Ping.


SHOWBIZ

18

E shtunë, 5 MAJ 2018

Robert De Niro hap hotel luksoz në Tel Aviv Nobu Hospitality LLC, një rrjet hoteliere në të cilën është bashkëpronar aktori i njohur amerikan, Robert De Niro, është duke hapur një

hotel dhe një restorant në zemër të Tel Avivit, pikërisht në Bulevardin Rothschild, një nga rrugët me luksoze dhe piktoreske të

qytetit izraelit. Sipas izraelites, Calcalist, hoteli do të ketë 38 dhoma, qendër fituesi, një pishinë, një taracë private për evente. Rrjeti i hoteleve dhe restoranteve Nobu Hospitality LLC është themeluar nga De Niro, mastershefi i famshëm japonez, Nobu Matsuhisa dhe producenti i Hollivudit, Meir Teper. "Tel Avivi, duke qenë një destinacion i madh turistik dhe biznesi, e bën atë ideal për klientët e Nobu", tha CEO i Nobu, Trevor Horwell. Gjatë vitit 2017, më shumë se 3.6 milionë turistë vizituan Izraelin, ose gati 25% më shumë se në vitin 2016. Hoteli i parë "Nobu" është hapur në vitin 2013 në Las Vegas, ndërkohë që tani ka dhe në Palo Alto, Londër, Ibiza, Manila dhe vende të tjera në botë. Hoteli në Tel Aviv do të jetë i 17-ti, ndërsa janë planifikuar të hapen edhe në Toronto, Sao Paolo, Barcelonë dhe Atlanta.

U dënua përjetësisht se u kap me drogë, Kim Kardashian kërkon lirimin e gjyshes Kim Kardashian West dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner do të bashkohen për të liruar nga burgu një gjyshe 62-vjecare që është akuzuar për posedim të drogës. Alice Marie Johnos u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 pasi për herë të parë u kap me drogë, që konsiderohet shkelje jo e dhunshme. Punoi shumë vite në marketing, por pasi u pushua nga puna, kishte vështirësi financiare dhe iu bashkua një grupi për shitjen e drogës. Kërkesa për faljen e saj u mohua kur ishte në krye të pushtetit Barack Obama. Avokati i Kardashian tha se shpreson të bindë presidentin Donald Trump për të miratuar faljen e Johnson. Sipas faqes zyrtare Mic, cështja po shqyrtohet nga avokatët e Shtëpisë së

Bardhë. "Do ishte mirë që ajo të dilte para Ditës së Nënës. Jam mirënjohëse ndaj Zotit pasi bëri që Kim të na mbështeste", tha vajza e Johnson, Catina Scales për BBC.Historia e Johnson ra

në sytë e yllit të reality shoë pasi pa një video të shkurtër për rastin. Kardashian nuk hezitoi që ta shpërndante në Tëitter dhe u bë virale duke arritur në 3.84 milionë klikime.

Rihanna flet ashpër për Chris Brown dhe Drake, zhgënjehen këngëtarët Në një intervistë të dhënë kohëve të fundit Rihanna është shprehur se marrëdhënia me Chris Brown ka qenë e pavlefshme për të, gjë e cila e ka mërzitur shumë këngëtarin. Sipas burimeve pranë tij Chris ndihet i ofenduar, pasi ajo ka folur shumë hidhur për marrëdhënien e tyre. Sipas tij lidhja me Ririn ka qenë pasionante, reale dhe e paharrueshme, pavarësisht problemeve që ata kanë pasur. "Ata kanë qenë dashuria e parë e vërtetë e njëri tjetrit dhe Chris është trishtuar që rihanna nuk ka të njëjtin mendim me tëo se thjesht ka vendosur ta injorojë", është shprehur një burim i afërt me Chriss Brown. Por sikur të mos mjaftonte kjo Rihanna është shprehur se me Drake nuk janë as shokë, gjë që ka lënduar edhe reperin tjetër. Burime pranë tij kanë treguar se Drake ka ende ndjenja për të, e fakti që këngëtarja nuk e konsideron as shok është një zhgënjim i madh.

Kritika e fortë e Kozeta Kurtit, reagon sërish Ronela Jo më larg se këtë fundjavë, Ronela Hajati bëri një deklaratë lidhur me mospjesëmarrjen e saj në Festivalin e RTSH. E ftuar në "Thumb" javën e kaluar, Ronela Hajati u shpreh se ka shumë dëshirë të shkojë në Eurovision, por personat që përzgjedhin këngën fituese dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë. Gazetarja Kozeta Kurti pikërisht për këtë deklaratë iu desh t'i kthehej Ronelës me një status të gjatë. Një ditë më pas ka reaguar edhe Ronela e cila në një postim në Instastory ka sqaruar se është munduar me mish e me shpirt për muzikën e saj. "Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj si te mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time Kurre!... Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeritjetrin! Nuk na gjen gje", shkruan Ronela.

Christina Aguilera rikthehet me "pullë të kuqe" Pas një pushimi 6-vjeçar, Christina Aguilera është kthyer në muzikë me videoklipin e këngës "Accelerate", e prodhuar nga Kanye West. Këngëtarja 37-vjeçare pothuajse është zhveshur e tëra në klipin e saj më erotike ndonjëherë. Në videoklip, Aguilera shihet duke hedhur në trupin e saj një locion dhe duke lëpirë gishtin. Ajo është krejtësisht e zhveshur, përveçse dy ngjitëseve të zeza në gjoks. Kënga është në bashkëpunim me Ty Dolla $ign dhe 2 Chainz. "Accelerate" është 1 nga 11 këngët e albumit të ri të Christina Aguilera me titull "Liberation", që del në 15 qershor.


VIP "Nuk është gruaja e duhur për ty", shokon vëllai i Meghan Markle, ja letra për Princin Harry

D

ihet tashmë dasma mbretërore që po përgatitet për Princin Harry dhe të fejuarën e tij Meghan Markle. Dhe ndërsa të gjithë po merren me përgatitjet e dasmës dhe po kujdesen për nusen e ardhshme një letër surprizuese nga vëllai i Meghan ka ardhur në drejtim të princ Harry-t. Vëllai i saj, Tomas nëpërmjet një letre ka nxjerrë në pah një tjetër anë të karakterit të Meghan të cilën ne nuk e njihnim.

Ai ka vetëm një porosi për princ Harryn, ta rimendojë martesën me Meghan sa është ende në kohë, pasi ajo nuk është gruaja e duhur për të. Tomas e konsideron këtë dasmë si gabimin më të madh në historinë e dasmave mbretërore. Ai nuk është kursyer aspak për fyerjet ndaj të motrës, madje shprehet i habitur sesi princ Harry nuk e sheh atë siç ajo është realisht. Për të, Meghan është e cekët, mendjemadhe dhe e

19

E shtunë, 5 MAJ 2018

padenjë për të qenë pjesë e familjes mbretërore. Ai gjithashtu ankohet se babai i tyre është i zhytur në borxhe akoma edhe sot vetëm për t'i plotësuar ëndrrën Meghan për aktrim. "Cili është ai fëmijë që do ta

zhyste familjen në borxhe dhe pastaj do ta harronte totalisht duke mos e ftuar as në dasmë?", shton vëllai i Meghan. Tomas e mbyll letrën duke mos e hedhur poshtë Meghan pasi pavarësisht gjithçkaje ajo është

motra e tij, por sipas tij i vetmi qëllim i saj është ta portretizojë veten në mënyrë krejt false si princesha Diana e re. Ky është roli më i madh që Meghan do të luajë në të gjithë jetën e saj si aktore.

Fansat besojnë se Kylie Jenner e ka fëmijën me truprojën dhe kanë prova Kur djali i Kylie erdhi në jetë, interneti filloi me aludimet e veta se babai i vërtetë ishte Tyga, ish i dashuri i Kylie-t. Madje ai kërkoi dhe një test atësie, që iu mohua pa shumë fjalë. Tani, njerëzit janë të bindur se Kylie e ka fëmijën me truprojën dhe ngjashmëritë janë të dukshme, të themi të drejtën. Ky është Tim Chung, truproja e pjesëtares së klanit Kardashian, një bukurosh që fare mirë mund të ishte bërë model. Si mendoni ju ngjan i vogli Storm me Tim?

Kendall Jenner shijon kafenë në oborrin e shtëpisë me të brendshme Ajo është një nga modelet më të famshme dhe më të kërkuara në botë, që shquhet gjithashtu edhe për bukurinë e saj. Kendall Jenner ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me te brendhsme teksa shijon kafen e mengjesit. Me një filxhan kafeje në dorë dhe një tufë lule mbi tavolinë, modelja ka treguar format perfekte në një ambjent të gjelbëruar. Komentet për motrën e Kim Kardashian nuk kanë munguar.

Sabrina Raissa lë "me gojë hapur" tifozët e Coritibas Sabrina Raissa është një "yll" në Instagram dhe kjo s'është e vështirë për ta kuptuar. Fama e saj në Brazil ka marrë dhenë dhe si gjithmonë, në raste të tillë nuk mund të mungonin deklaratat e saj për skuadrën që ka në zemër. Sabrina ka zbuluar se është fanse e zjarrtë e Coritibas dhe se zemra e saj do të rrahë gjithmonë për ngjyrat e këtij ekipi. Ndoshta e ka ekzagjeruar pak, por kjo pak rëndësi ka. Raissa me fotot që ka publikuar në adresën e saj ua ka marrë mendjen tifozëve të Coritibas.


SHENDETESI

20

E shtunë, 5 MAJ 2018

Përfitimet shëndetësore nga kumbullat Kumbullat janë ndër frutat më të preferuara të kësaj stine. Ato janë shumë të mira për kapsllëkun dhe problemet me tretjen. Duke qenë se janë të pasura me fibra dietike si sorbitol dhe isatin, mbrojnë zemrën. Një kumbull mesatare përmban 130 miligramë potasium që ndihmon në menaxhimin e nivelit të lartë të presionit të gjakut dhe ul

rrezikun e atakut kardiak. Kumbullat po ashtu të mbrojnë nga kanceri dhe dëmtimi i qelizave. Ato pastrojnë radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin dhe pigmenti i kuq dhe blu që gjendet në disa kumbulla parandalon diabetin. Kumbullat kanë nivel të ulët të gliceminës dhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2. Sipas një

studimi të realizuar në Florida, kumbullat përmirësojnë shëndetin e kockave. Ato kanë pak kalori dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm për personat që mbajnë dietë. Një kumbull e vogël përmban 30 kalori. Kumbullat po ashtu përmirësojnë kujtesën, ato janë të pasura me antioksidantë që ngadalësojnë shfaqjen e Alzheimer-it.

Uri e vazhdueshme, 10 gjërat që e shkaktojnë këtë ndjenjë të bezdisshme E

mocionet si stresi, ankthi, mërzia mund të nxisin një dëshirë të vazhdueshme për ushqim: është e ashtuquajtura uria nervoze. Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë. Por, shkaqet nuk janë vetëm psikologjike: nëse ndiheni të pangopur, kjo mund të varet edhe nga ADN-ja juaj. Njohja e shkaqeve bën të mundur menaxhimin më të mirë të problemit dhe veprim më efektiv për të "shuar" urinë e vazhdueshme. Kushtojini vëmendje këtyre 10 shkaqeve që shkaktojnë këtë ndjenjë të bezdisshme të urisë së vazhdueshme. Keni etje Edhe nëse keni ngrënë nuk ndiheni të ngopur, ndoshta nuk ka të bëjë me urinë. Mendoni kur ishte hera e fundit që keni pirë ujë. Pini një gotë dhe prisni pak kohë. Ndjenja e urisë do të zvogëlohet dhe do të zbuloni se në realitet keni pasur vetëm etje. Konsumoni një sasi të madhe uji nga mëngjesi dhe gjithmonë gjysmë ore para çdo vakti. Hani ushqime me kalori të zbrazët Të ëmblat, madje edhe nëse merren në sasi të vogla, përfundojnë të nxisin oreksin tonë pa i dhënë trupit ushqim të shëndetshëm dhe ushqyes. Çelësi është që të përpiqeni të zvogëloni numrin e karbohidrateve dhe sheqernave duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Ndoshta nuk flini mirë Nëse nuk keni fjetur mirë do të zgjoheni i uritur, diçka që nuk do të ndodhë nëse flini për 7-8 orë. Gjatë natës organizmi sekreton një hormon të quajtur melatonin që kujdeset për funksionimin korrekt të trupit.

Stresi Ne të gjithë reagojmë në dy mënyra kur përballemi me momente stresi. Njerëzit të cilët nuk mund të hanë asgjë dhe ata që hanë më shumë, vetëm për shkak se ata janë të shqetësuar. Nëse jeni gjithmonë i uritur në kohë stresi dhe ankthi, duhet të mbani parasysh se nuk është arsye për të ngrënë ushqime të

pashëndetshme. Thërrisni miqtë tuaj, bëni sport, lexoni një libër, çdo gjë që do t'ju shkëpusë dhe nuk do të mendoni për ushqimin. Aperitivët dhe alkooli Alkooli ju shëndosh sepse stimulon oreksin tuaj. Mos pini alkool ose e pini në mënyrë të moderuar dhe nëse shkoni me miqtë, zgjidhni ushqime të lehta dhe aperitivë

Arsyeja pse na duhet gjumi Të gjithë e kemi të nevojshëm gjumin. Në fakt, 1/3 e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Shkencëtarët gjithmonë janë munduar të zbulojnë se çfarë ndodh gjatë kësaj kohe dhe duket se e kanë gjetur më në fund. Një studim i ri ka treguar se gjumi duhet për të rindezur lidhjet e kujtesës së trurit, duke bërë që në mëngjes ai të jetë i freskët dhe të ketë vend për kujtime të tjera. Në fund të ditës, lidhjet janë të tendosura dhe të lodhura nga imazhet, bisedat dhe faktet. Gjumi ndihmon në çlodhjen e tyre dhe i bën gati për të marrë informacione të tjera. Studimi është kryer nga psikiatri Christoph Nissen, i Universitetit të Frajburgut.

të shëndetshëm. Mungesa e proteinave Vazhdimi i urisë mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave, të cilat sigurojnë energji dhe një ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Hani perime dhe fruta së bashku me proteina. Mungesa e yndyrnave të shëndetshme Jo të gjitha yndyrnat janë të

njëjta. Për shembull, ushqimet e skuqura, ushqimet e yndyrshme, ushqimet e tymosura dhe miellet përmbajnë yndyrna të dëmshme për shëndetin, yndyrna të ngopura që ju shëndoshin dhe ju mbajnë të uritur. Nuk keni një orar fiks për të ngrënë Për të parandaluar urinë e vazhdueshme, bëni pesë vakte në ditë: mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte në mes. Mos kaloni asnjë dhe nëse mundeni, gjithmonë i bëni ato në të njëjtin orar ose me një interval kohor të ngjashëm. Mos mendoni gjithmonë për ushqimin Tendenca në rritje për të parë imazhet e ushqimit në rrjetet shoqërore gjithmonë na bën të mendojmë për të ngrënë. Mos rrini gjithë kohën në Instagram duke kërkuar çfarë të gatuani për darkë ose festën e ardhshme sepse, në fund, do të dëshironi të hani përsëri. Mos hani me nxitim Ngrënia e ushqimit ngadalë është thelbësor për t'u ndjerë i ngopur në kohën e duhur. Ushqimi shpejt nuk lejon që trupi të asimilojë ushqimet dhe përfundon duke kërkuar më shumë. Është e nevojshme të prisni një kohë para se sinjali i ngopjes të arrijë në tru.


KOHA E LIRE

21

E shtunë, 5 MAJ 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

njeriu në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore 51. Eshtë një ditar personal publikohen në World Wide Web 53. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore 54. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 55. Zë një vrimë a një të çarë me diçka 57. Zhanër arti, kuvendim i një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve 58. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 59. Pëlhurë e trashë prej liri, që përdoret për thasë etj., burdhë 62. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 65. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 66. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 68. Bën pjesë në Qarkun të Korçës, me sipërfaqe prej 805 km² dhe kryeqendër Ersekën 69. Çoj bagëtinë në një vend me hije që të kalojë vapën 70. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 71. Ai prej të cilit ne kemi prejardhjen quhet ... 73. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 75. ...u, kjo nuk është gjë fare! 76. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 77. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 79. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 84. Mbiemri i Tanos, kolosit të humorit shkodran 85. Njerëzit i ka zënë ... nga lëkunjet e tërmetit 86. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik

87. I madhi i aktrimit ... Prosi (6 janar 1920-25 mars 1985, studjoi në Austri për stomatolog dhe u lauru në kinematografi 90. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 91. Banka Botërore 92. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 93. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj 96. Martin Camaj, poeti dhe shkrimtari nga Temali i Dukagjinit, Shkodër, e publikoi këtë novelë më 1987 97. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 98. The Association of Culture and Art Development in Balkans, inicialet e saj duhen 99. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 102. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 106. Aktori i mirënjohur, ..Prosi. "Vilhelm Teli, është sprova e tij e parë në teatër. E fundit ishte në kinematografi me "Kush vdes në këmbë" më 1984 108. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, inicialet 110. Të lag e të bën qull 111. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 112. "Dyel" produktesh, performace, çmimesh, me qëllim rritjen e dominimit dhe fitimit VERTIKALISHT 1. Fat në lojë, në punë a në jetë.

3. Ashtu quhet grimca elementare e dritës 4. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 5. Pasuri që një pronar ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë 6. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 7. Organ këshillues a drejtues. Më së shumti njihen ato të redaksive të gazetave a revistave 10. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 11. Më 393, Perandori romak Theodosius I shpalli djalin e tij 9vjeçar ... bashkëperandor 12. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 14. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 16. Që është lënë i lirë të veprojë a të bëjë si të dojë; i papërmbajtur 18. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 20. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët 21. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 22. Doktrinë filozofike (në Greqinë e vjetër), e cila predikonte mospërfilljen dhe përbuzjen e hapët të zakoneve 23. Aftësia që ka njeriu për të njohur e për të kuptuar botën që e rrethon dhe vetveten 25. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 34. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 35. Gjenerator energjie, ekip futbolli, emër stadiumi 36. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa

shëndetësor 60. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 61. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 62. Partia Republikane, inicialet 63. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 64. Elektrodë e polit pozitiv në një burim rryme elektrike ose e lidhur me polin pozitiv 65. Janë ato që mësyjnë bregun, jo dallgët 66. Ashtu është vendi ku përgatiten dhe gatuhen ushqimet 67. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 69. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve 71. Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje 72. Partia Aleanca Popullore 74. Selam ... lindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë 78. Armë e rëndë artilerie, me tytë të gjerë, më të shkurtër se topi dhe më i gjatë se i mortajës. 79. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit 80. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 81. Përdor Mongolia si paranë e saj 82. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit 83. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 88. E dërgoj një njeri diku larg 89. Pjesa që mbetet nga qumështi i ardhur, nga kosi ose nga ajka 91. Plaçka e sende të ndryshme, të futura në valixhe 94. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 95. Shumë i ftohtë, i akullt; me ngricë (për motin) 100. Amper-Andrea ... (17751836) fizikant i shquar dhe matematikan francez 101. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 103. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 104. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 105. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 107. Shkoj nga brenda jashtë 109. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave

unaza 38. Ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet, quhet oport... 43. Që është i viseve, të cilat ndodhen në veri 44. Shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin 45. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 47. Tokë e papunuar; arë që lihet pa punuar për disa vjet dhe që shërben zakonisht si kullotë 48. Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe në trajtë të pëllëmbës, me lule të mëdha me nga pesë petla në ngjyrë trëndafili ose vjollce të mbyllur, përdoret në mjekësinë popullore 51. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 52. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 56. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 57. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit 1

2

3

4

C

P

K 9

I

C

5

E R

I

6

7

8

M E

D E P

T

A

U T

E T

10

O R

C

T A K 11

˙

Y

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Eshtë një shtet në Evropën qendrore, flamuri i saj është një plus i bardhë në një fushë të kuqe 2. Ajo agrare ishte e famshme në Shqipërinë e pasçlirimit 5. E ka ujin me pakicë. Del rakia me ... 8. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 9. Romani i Anton Pashkut 10. Hero epik i rapsodive tona popullore, me shpirt të paepur e fisnik, hero 13. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 15. Ka atë emër përfaqësia e atyre që kryejnë shërbime dhe kanë detyrime fetare 16. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 17. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 19. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 22. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 24. Plëndës, bark ose ashtu 26. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 27. Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e lindjes dhe të zhvillimit të sëmundjeve 28. Njeriu, të cilit ia hedhin të gjithë, e marrin për budall 29. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është Çarshia-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 30. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 31. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 32. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 33. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres, ku mbërthehen rrezet që dalin nga bucela, ka atë emër 37. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 39. Ashtu është periudha e sundimit të feve pagane 40. Formë qeverisjeje që bazohej në sundimin e një monarku a të një njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut; tirani 41. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 42. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 43. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 44. Veshje që mbulon trupin nga mesi e poshtë 46. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 47. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 49. Ajo që bën pula, vezë ose.. 50. Tërësia e ideve, e bindjeve a e pikëpamjeve të një

16

12

13

K O S

D E

E

A J

17

H E

15

O D

19

20

V E T

B

E

I

G J

R

J

K

M

18

T U M

G

14

E

¸

21

U P U

H

F

F

23

24

A S H K E

25

26

V A R I

K

L

R

A

E

R

M

A

M

O 22

E T

27

R

M

E T

28

29

K R I

T E

R 30

M I

T

Z

U

31

32

O

U 33

R

H

C

R A T O J

L

U

T

˙

A

¸

34

L I

M O N

I

O

D

N

T

O

35 36

37

38

J

M I

39

49

A H I

R 46

O R

R

T O E P

51

54

O 56

K ¸

Z

B

58

A L L

52

N

R

I 55

K

R

D

R N A C

K ¸

E

O

59

I

C

B 60

D R A M

A

D O

61

R

I

N D

Z

J

64

65

B

Z

U

L

63

E

66

T E

62

H

J

A

72

P

A

B

V

D

V

K U L

70

P B

D

74

A L

O N E

L

K

M

N

D

73

B

75

A B

76

A K A P

S H ¸

M 84

85

86

D O M E N

O

I

E

L E

R R

E S

H K

L

E

K

F

87

M I

D

N

O

80

D

L 83

E

H

H

I

O

R

E S C

M

S

A

78

82

U N E

B

L O T ¸

79 81

L

68

H

T

L

E

P

N 71 77

B

R

O K S

67

M E N T A L I

69

T

I V

K

J

L

50

D A S H U R

U

E 57

T ¸ 45

B

N

V A D H

53

G J

P

O

44

48

L I

T

43

O

V

47

S

R

A

42

A K E

N I

40

F R

¸

L E

B

A

I

M

¸

V 41

K R O F I

L M

88 89

Z

N

90

Z A P T

O J

I

91

¸

I 94

P

U

Z

95 99

O

R

N

N

B

B

N O S

N D V R

O J

T I

K

X

M

A

O

T

E

A N K E

G

106

P

A P

H

K 107

E L

108

A A N ¸

V I

J

E

S

¸

I

M

N

109

D

J

L

110

K

I

E

104

V 105

E

98

101

103

M A

93

O

N D

100

V E

D 102

E

97

D

˙

L L

92

A R G J

96

K I

I

F C 111

N S E

E

R


SPORT AUSTRIAKU

22

E shtunë, 5 Maj 2018

Pakult: Titulli i Skënderbeut, s’ka eksperimente ndaj Lushnjës P eter Pakult nuk beson aspak se Lushnja do të tolerojë Kukësinë në ndeshjen e së shtunës në “Zeqir Ymeri”. Trajneri austriak, duke patur parasysh edhe barazimin e “lagunarëve” me Partizanin, nuk pranon se do të bëjë eksperimente. “Kaloi një javë nga ndeshja e kaluar dhe jemi të kënaqur që arritëm të fitonim në Korçë. Kemi disa probleme në ekip me lojtarët, por pa marrë parasysh si janë

gjërat, duhet të marrim pikët nesër. Na mungojnë Kale dhe Alla me kartonë. Kemi pasur një bisedë me ekipin, pasi dihet sa të vështira janë këto ndeshje si me Lushnjën. Çdo ekip që ka luajtur me Lushnjën, ka fituar me vështirësi dhe nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën. Mendoj se edhe ata që kam në stol do të jenë të gatshëm të japin më të mirën, pasi e kanë bërë deri

tani. 11 pikë ndaj Skënderbeut? Unë e kam uruar Skënderbeun. Edhe pse në futboll ndodhin shumë të papritura, e kam thënë se Skënderbeu e ka fituar titullin. Sa i përket Europës, kemi filluar të mendojmë, por po mendojmë më shumë në përgjithësi Aktivizimi i të rinjve? Të them të drejtën, duhet të shohim si shkojnë gjërat nesër. Deri kur të jetë çdo gjë e siguruar, nuk do të eksperimentoj shumë”, tha Pakult.

5 ndeshjet do të luhen në dy orare të ndryshme gjatë ditës së sotme

Rozalb Lika

K

ategoria Superiore luan sot të gjitha ndeshjet e javës së 32-të, të ndara në dy fasha orare të ndryshme. Skënderbeu synon sigurimin edhe matematikisht të titullit, ndërkohë që gara për një vend në Europë dhe në zonën e rënies nga Kategoria janë dy dilemat më të mëdha që rezervon ky fund sezoni në futbollin shqiptar. Kampionët ende në fuqi, Kukësi presin Lushnjën e vendit të fundit. Skuadra e Pakult refuzoi që të “shkurorëzohej”në përballjen direkte javën e kaluar, tashmë deri në fund duhet të konfirmohen në vendin e dytë, por gjithashtu të përfitojnë ndonjë element nga të rinjtë. Ndaj Lushnjës, verilindorët do të kenë dy mungesa të rëndësishme, pasi qendërmbrojtësi Albi Alla dhe mesfushori Elton Kale kanë plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë. Dy lojtarëve të skualifikuar i shtohet edhe kapiteni Ylli Shameti, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe ndaj Lushnjës trajneri austriak nuk ka dëshirë të rrezikojë me aktivizimin e tij të parakohshëm. Në këtë ndeshje do të ketë hapësira edhe për futbollistët që janë aktivizuar më pak të Kukësi. Laçi-Skënderbeu është si një përsëritje e fazës së dytë, pasi sërish do të luhet pa tifozë. Kurbinasit janë të destinuar për të fituar ndaj atyre që konsiderohen si kampionët e ardhshëm të vendit, pasi çdo rezultat tjetër i nxjerr ata nga lufta për zonën europiane. Për më tepër që kjo është një provë gjenerale në vigjilje të finales së Kupës, që do të luhet më 27 Maj. Trajneri Gentjan Mezani duhet të bëjë edhe këtë duel pa brazilianin Maicon Eskuerda, i cili vijon fazën e rikuperimit pas operacionit në menisk. Në krahun tjetër trajneri Ilir Daja nuk ka probleme në formacion dhe pritët që të luajë me formacionin më të mirë. Në fazën e tretë, Kamza-Luftëtari ishte një duel për Europën, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Vendasit luftojnë për të mbijetuar në elitën e futbollit, dhe përballë kanë një ndër ekipet më në formë. Gjirokastritët paraqiten në këtë sfidë

Java e 32-të e Superiores, sfida vendimtare për Europën dhe mbijetesën

pas pesë rezultateve pozitive radhazi, duke regjistruar katër fitore dhe vetëm një barazim. Mungesa e Abazajt, te Kamza nuk shërben për të dhënë qetësi, sepse Luftëtari mbetet i frikshëm në fazën sulmuese me Dejvi Bregun, Rrocën dhe Shkurtajn. Katër pikët e grumbulluara në dy ndeshjet e fundit e kanë rritur disi moralin e ekipit të drejtuar nga Julian Ahmataj, që vinte nga katër humbje radhazi. Partizani luan këtë fundjavë shansin e fundit për një vend në Europë, teksa

përballë ka Teutën, e cila lufton për të mbijetuar në Superiore. Skuadra e Klevis Dalipit duhet të grumbullojë sa më tepër pikë në 5 ndeshjet e mbetura të kampionatit, për të shpëtuar në një vend në Europa League. Lajme të mira ka edhe nga infermieria, pasi Idriz Batha dhe mesfushori Jasir Asani iu bashkuan pjesës tjetër të grupit në stërvitje dhe do të jenë të gatshëm të zbresin në fushë kundër Teutës. Ekipi durrsak ndërkohë nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë që të

marrë pikë. Vllaznia sfidon Flamurtarin, në një ndeshje ku fitorja është detyrim. Vlonjatët kanë shansin e fundit për të shpresuar në një vend në zonën europiane. Matematika ua lejon kuqezinjve të besojnë, por te Flamurtari e dinë shumë mirë se për të luajtur në ndeshjet ndërkombëtare duhet shumë sforco dhe dëshirë dhe sigurimi i një “bilete” nuk do të jetë i lehtë. Ekipi i Ernest Gjokës ka treguar këtë sezon se kur bashkohen mund të marrin edhe fitore të rëndësishme.

PARTIZANI

Dalipi: Lushnja na dha një “shuplakë”, me Teutën ndeshje vendimtare

Partizani do të ketë një kundërshtarë të vështirë në ndeshjen e javës së 32-të në Superligë, pasi sfidon Teutën që lufton për mbijetesë. Të kuqtë, që vijnë pas barazimit me Lushnjën, luajnë ndoshta shansin e fundit për të mbetur në garë për vendin e tretë, që tashmë është pronë e Luftëtarit. “Na dëmtoi shumë lënia e dy pikëve me Lushnjën. E ka goditur me një shpullë skuadrën, me kuptimin që asgjë nuk është e lehtë. Të gjitha skuadrat përfaqësohen denjësisht. Me ndeshjen me Teutën skuadra është përgatitur mirë. Në Gjirokastër pastaj luhen të gjitha kartat. Teuta vjen për rezultat pozitiv dhe i ka jetike pikët. Ne kemi objektivat tona dhe skuadra është e motivuar. Kam besim se do të bëjë gjithçka mirë deri në fund të takimit. Edgar Çanin, i cili nuk do të jetë në dispozicion për nesër (sot). Kemi shumë lojtarë që do të japin maksimumin dhe insistoj që ne jemi ai ekip që morëm 5 rezultate pozitive rresht. Duhet t’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe nëse ne i marrim rivalëve maksimumin e pikëve, atëherë edhe objektivi është më se i arritshëm.

VLLAZNIA

Gjoka: Tregojmë tjetër “fytyrë” në Vlorë, do jetë ndeshje e egër! V llaznia do të luajë një transfertë të vështirë në Vlorë, ku pikët janë shumë të nevojshme për të dyja skuadrat. Pas fitores së fundit me Laçin, te kuqeblutë duket se është rikthyer disi qetësia, megjithatë situata është ende kritike, rreziku i mbijetesës në Superiore është i madh. Trajneri Ernest Gjoka e pranon se ekipi i tij po vuan presionin. “Kemi përballë një Flamurtar që ka patur një start shumë të mirë. Gjatë kohës pati ato luhatjet e veta, por me ndry-

shimin e trajnerit, kjo skuadër pati një fytyrë tjetër. Gjithsesi ne do të shkojmë dhe të arrijmë të tregojmë një fytyrë tjetër në takimet në transfertë. E rëndësishme është që në këtë takim ne nuk duhet që të humbim. Një pikë në këto moment është shumë e rëndësishme dhe të mban në lojë deri në fund. E kaluara nuk ka aspak ndikim. Jemi profesionist, kemi kaluar në disa skuadra dhe kjo nuk është më një gjë e re për mua e për ne. Kam qenë në Vlorë,

kam punuar dy vjet, kam fituar një trofe, por kjo i ka takuar viteve të kaluara. Tani punoj dhe mendoj se çfarë do të bëj me Vllazninë. Unë mendoj se do të jetë shumë ndeshje e egër. Edhe Flamurtari do të kërkojë që të arrijë objektivat e vet. Ngjeshja e kampionatit do t’i vështirësojë më shumë gjërat për të gjitha skuadrat. Lodhje ka, presion të madh do të ketë dhe të gjithë do të jemi në luftë deri në takimin e fundit për të arritur gjithçka kërkojmë.


SPORT

23

E shtunë, 5 Maj 2018

S’ka asnjë ndryshim nga vendimi i parë, korçarët nuk kishin shpresa pas seancës dëgjimore

K

omisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e marrë një muaj më parë nga Komisioni i Disiplinës së këtij institucioni. 10 vite pezullim nga kompeticionet e UEFA-s si dhe 1 milionë euro gjobë. Pra, nuk ka asnjë ndryshim nga vendimi i parë, ashtu siç kishte parashikuar klubi korçar, i cili ishte i bindur se nuk do të kishte drejtësi në këtë shkallë të gjykimit. Mbetet që Skënderbeu të shkojë në CAS dhe të kërkojë drejtësinë në këtë nivel të gjykimit, pasi në dy shkallët e para nuk kishte shanse për t’u falur. Skënderbeu ishte në gjyq me 26 prill për të apeluar në UEFA vendimin e dhënë për 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë nga kompeticionet Evropiane. Në atë datë u mbajt dhe faza dëgjimore ku dëshmuan dhe vetë lojtarët e Skënderbeut në atë vit. Sabien Lilaj, Bledi Shkëmbi dhe Bakari Nimaga ishin të përzgjedhurit e klubit korçar për të folur. Dy të parët udhëtuan dhe dëshmuan në Zvicër, ndërsa Nimaga foli nga një video-konferencë. Dëshmia e tyre ishte shumë e gjatë, pasi dëshmuan për rreth 6 orë. Skënderbeu pas publikimit të vendimit të Apelit doli me një deklaratë për shtyp, ku shprehet optimist për pafajësinë e plotë në CAS. “Sot (dje), më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënder-

Apeli i UEFA-s lë në fuqi dënimin, Skënderbeu: Pafajësia e plotë në CAS!

beu. Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018. KF Skën-

derbeu bën me dije se, brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi,

veçse abuzim me pozicionin dominues. KF Skënderbeu është i sigurt në pafajësinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

FINALJA E CHAMPIONSIT

JUVENTUS

Gafa e radhës e UEFA-s, Liverpuli fiton finalen e Championsit

Alegri: Biseda me Taliaventon? Ishte komedi e gjatë, Dibala qëndron

Faqja e internetit e UEFA-s ka bërë një gabim të çuditshëm që me siguri nuk do t’i pëlqejë aspak madrilenëve. Faqja zyrtare e organizmit më të madh të futbollit kanë nxjerrë si fitues të Ligës së Kampionëve Liverpulin, edhe pse duhen 22 ditë për të luajtur finalen në Kiev. Gabimi në fjalë është bërë në versionin anglisht të faqes zyrtare të UEFA-s. Në ballinën e faqes në versionin anglez dhe atë spanjoll shihet një fotomontazh me lojtarë të të dyja skuadrave (Kros, Kristiano, Ramos, Salah, Van Dijk dhe Firmino) ku shkruhet “Season 2017/18 Winner Liverpool” (Sezoni 2017/18 Fitues: Liverpul). Sidoqoftë, gabimi në faqen e internetit të UEFA-s nuk është i lehtë për t’u gjetur, pasi nuk mund ta gjesh lehtësisht. Ajo ndodhet në faqen e dedikuar për Championsin në sezonin e 2017/18 në seksionin e “historisë “, një përmbajte që mund të shihet vetëm pas përfundimit të ndeshjes.

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri është shfaqur i qetë në prag të ndeshjes ndaj Bolonjës, ndërkohë që nuk ka harruar që të komentojë dhe bisedën që pati me gjyqtarin e katër Taliavento në fundin e ndeshjes ndaj Interit. “Më ka mërzitur, relativisht, ka imazhe që kanë konfirmuar një episod që nuk ekziston. Në Itali pëlqejmë të bëjmë ndonjë komedi të vogël, por kjo ishte një javë komedie e gjatë. Ne duhet të rimarrim forcën që kemi humbur. Bolonja do të vijë këtu për të kërkuar një fitore historike, ne duhet të luajmë me vendosmëri dhe respekt. Entuziazmi nuk duhet të kthehet në prezumim dhe superficialitet, duke menduar se gjithçka është e lehtë. Dibala te Bajerni? Unë nuk do të jap OK për një shitje të mundshme, por këto janë vendime të përbashkëta me klubin. Unë mendoj se Paulo ka pasur një sezon të rëndësishëm dhe ka kufij për t’u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm në botë, por kjo varet nga ai dhe nga dëshira e tij për të sakrifikuar veten çdo ditë, si për të gjithë të tjerët”, tha Masimiliano Alegri.

TREMBEN ANGLEZËT

Statistikat e tmerrshme, Klop trajner humbës në finale

Të mërkurën në mbrëmje, me shumë vuajtje, Liverpuli arriti që të siguronte një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, ku do të përballet me Real Madridin, ekipin që ka ngritur dy edicionet e fundit trofeun më të rëndësishëm në futbollin europian. Skuadra e Klop arriti që të menaxhonte avantazhin 5-2 të kulmuar nga ndeshjes e parë, dhe pavarësisht se u mundën 4-2 në Romë, do të kenë rastin për të provuar kupën e tyre të gjashtë me veshë të mëdhenj. Në Kiev do të jetë strategu gjerman, Jurgen Klop që do të udhëheq “The Reds”, por anglezët janë disi të shqetësuar për rekordin e tij negativ në finale. Në vitin 2013, në kohën kur ishte në krye të Dortmundit, shkoi në finalen e Championsit dhe u dorëzua pa shuam rezistencë 2-1 ndaj Bajernit. Sezonin pasardhës, sërish kundër bavarezëve, humbi finalen e Kupës së Gjermanisë, por këtë herë në shifrat 2-0. Në vitin 2015, ende në Kupën e Gjermanisë, verdhezinjtë e u mundën 3-1 nga Volfsburgu, e cila është dhe finalja e fundit e humbur nga Klop në Gjermani. Në vitin 2016 Klop ishte në krye të Liverpulit, teksa sfidoi Sitin në finalen e Kupës së Ligës. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që u mund 3-1 nga “ruleta” e penalltive. Sërish në të njëjtën vit, “The Reds” arriti në finalen e Europa League, por trofeu u fitua nga Sevija në shifrat 3-1. Është e vërtet se të kesh rival si Bajern Mynih apo Mançester Siti, është e vërtetë që është e vështirë, por në futboll ka vlerë të madhe edhe aspekti psikologjik që shkohet në finale. Këtu do të përpiqet që të mbështet edhe Jurgen Klop, për të prishur trendin negativ në finale ndaj një rivali si Real Madrid, që në letër është dukshëm i favorizuar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

24

E shtunë, 5 MAJ 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.