Koha Jone_5 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha-Kryemadhi: Ramën e largojmë më 11 MAJ E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 105 (8546)

E diel, 5 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Data 11 maj do të tregojë përfundimisht se cila palë do ta fitojë duelin. Opozita po deklaron se me 11 maj do t’i japin udhën Kryeministrit, duke e çuar vendin drejt një qeverie tranzitore, pa Ramën Kryeministër. Por mbetet të presim nëse opozita do të bëjë tre herë xhiron përreth Kryeministrisë e do shkojë në shtëpi, apo do ta rrethojë përfundimisht sheshin para Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit dhe Bulevardin. Njerëzit e revoltuar nuk presin më, ndaj sinjalet popullore janë se me 11 maj do jetë beteja finale e opozitës me qeverinë e krimit, siç e akuzojnë liderët e opozitës

Konventa e LSI. Monika Kryemadhi: Regjimi kriminalo-oligark i Ramës u kthye në rrezik dhe për Kosovën

FAQE 3

KRYETARJA E FORUMIT TË GRAVE TË PPE

Doris Pack: Drejtësia është kapur. Vetëm zgjedhjet e lira zgjidhin krizën

FAQE 10

VIZITA

Presidenti Meta pritet në takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë FAQE 12

OPINION

5 MAJ

Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

Sot Dita pa Makina në Tiranë, aktivitete artistike në qendër të qytetit

Nga Andi Bushati

Në foto: Monika Kryemadhi dje në Konventën Kombëtare të LSI

SPECIALE

Mirënjohje dhe respekt për mirditorët e Mirditës Nga Mark Uci FAQE 18-19

FAQE 4-5

I gjithë kori i larmishëm i atyre që mbështetën idenë marroke të shkëmbimit të popullsive dhe territoreve, bazohej në një argument sa cinik, po aq edhe të parealizueshëm. Kur dikush i kundërshtonte me principin mbi të cilin është... FAQE 6

FAQE 13

DYSHIME PËR UJIN E PIJSHËM

Bulqizë, 30 persona përfundojnë të helmuar në spital FAQE 13

AKTORI

Mesazhi i Mirush Kabashit për politikën: Mos e ndani Shqipërinë, shoqëria ka harruar vlerat e moralit

FAQE 19


POLITIKE

2

E diel, 5 MAJ 2019

Kreu i PD-së kërcënon nga Lezha: Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ne, 4-5 oligarkë, do ua marrim pasuritë

J

o vetëm protesta, por edhe program politik, të dhëna që flasin për një përgatitje të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo për zgjedhje vendore, por parlamentare, kurdo që ato të ndodhin. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të shtunë në Lezhë ku zhvilloi një takim me qytetarët, ku dhe do të kishte edhe anëtarësime të reja. Me të hyrë në qytetet, kreu i PD-së është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, ç’ka “e detyroi” Lulzim Bashën që pamjet e kësaj pritjeje që i rezervuan lezhianët ti shpërndante për ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale, pamjet ku dukeshin përkrahës të Bashës të cilët kishin dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike. Përballë demokratëve të Lezhës, Lulzim Basha tregoi se nuk ka nisur një fushatë zgjedhore, por një lëvizje kombëtare për t’i dhënë fund tranzicionit.“Çdo shqiptar duhet ta dijë se në fund të kësaj beteje për jetë a vdekje për demokraci dhe liri, nuk ka thjesht dhe vetëm një rotacion politik, por një program transformues ekonomik dhe shoqëror”, u shpreh Basha. Gjatë aktivitetit të djeshëm, kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur para qytetarëve lezhianë, programin e Partisë Demokratike duke i marrë të gjitha shtresat dhe problemet e tyre me radhë. Basha tha se me PD në pushtet do të ketë ulje taksash që do shkojnë në funksion të rritjes së punësimit. “Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo

Basha: Beteja jonë është për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm. Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 milionë vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë”, deklaroi Basha. Ai tha se vizioni nuk mjafton, duhet vullnet, që qindra mijëra studentë shqiptarë në kushtet më të zeza, të gëzojnë benefitet e buxhetit të shtetit që sot i gëzojnë 4-5 oligarkë. Kreu i PD tha se ata që duhet të kenë frikë nga ardhja e PDsë dhe opozitës në pushtet janë disa oligarkë. “Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve”, tha Basha duke theksuar se ato para do iu kthehen shqiptarëve. “100 mijë fëmijë më pak se një vit më parë, 100 mijë vogëlushë të larguar që do të thotë se vetëm

vitin e kaluar janë larguar 50 mijë familje. Rënia dramatike e prodhimit bujqësor ka çuar në braktisjen totale të fshatit. E vetmja qeveri do të hyjë në historinë e Evropës që shkatërroi skemën e subvencioneve. Rama bën selfie me Vuçiç, punë e madhe

se fermeri serb i sjell prodhimet këtu e fermeri shqiptar jo. Moshës së tretë i them se nuk ka tërheqje pas, pensioni minimal 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo do të bëhet realitet për çdo pensionist”, premtoi Basha. Nga Lezha, Lulzim Basha u shpreh

se Edi Rama i do njerëzit në emigracion dhe jo në Shqipëri. Basha tha se Rama do Shqipërinë e përjashtimit dhe jo atë të demokracisë dhe zhvillimit. “Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ramës i ka ikur truri, është i çoroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë”, tha Basha. Lulzim Basha shtoi se PD në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht realitetin në Shqipëri. Basha tha se PD do të bëjë që të gjithë shqiptarët të jenë të përfshirë në demokraci, të gjithë të gëzojnë respektin dhe dinjitetin që iu takon e jo të shtypen nga kriminelë e banditë të lidhur me Edi Ramën. “PD ka një program të qartë. Ne do të sjellim ndryshimet që i duhen Shqipërisë, për një demokraci gjithëpërfshirëse. Kemi një program të qartë ekonomik dhe social, që shqiptarët të mos vuajnë më për bukën e gojës. Beteja jonë është më shumë se elektorale. Beteja jonë është për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha. Demokratët nuk do t’ia dorëzojnë krimit Bashkinë e Lezhës tha Basha, ndërsa dorëzoi kartat e anëtarësimit te disa të rinj që iu bashkuan PD-së.

ISH-KRYEMINISTRI PUBLIKON DENONCIMIN: RAMA KA BLLOKUAR DORËHEQJEN E PËRPARIM DEMËS PËR TË MBROJTUR SANDËR LLESHAJN

Grabitja në Rinas, Berisha: Shefi i komisariatit dha dorëheqjen, por s’e la Rama

I

sh-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari, i cili shprehet se nga një burim serioz ka mësuar se shefi i komisariatit të Rinasit ka dashur të japë dorëheqjen pas grabitjes së miliona eurove, por nuk është lejuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ai nuk është lejuar për shkak se kjo do të implikonte edhe qeverinë. Berisha shprehet se Përparim Dema, kreu i komisariatit të Rinasit është dorëhequr, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga Kryeministri, dhe kjo për shkak se do të implikohej edhe ishdrejtori i bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil, sot ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Berisha thotë se Rama ka bllokuar dorëheqjen e Demës për të mbrojtur Sandër Lleshajn, që sipas ish-kryeministrit, është përgjegjësi kryesor për grabitjen e ndodhur në Rinas. Ish-kreu i qeverisë ka publikuar një mesazh të një qytetari që konfirmon këtë version. “Pse Edvini bllokon dorëheqjen e Përparim Demës! Të dashur miq, burime nga brendia e narkoshtetit informojnë se pas grabitjes shtetërore të shekullit të 10 milionë eurove në barkun e avionit dhe dorëheqjes së drejtorit të Aviacionit Civil, edhe shefi i narko-komisariatit të policisë së Rinasit, Përparim Dema ka dhënë dorëheqjen. Por ka ndodhur ajo që pritej. Kreu i “Meduzës” dhe banda e autorëve të vërtetë të grabitjes së shekullit kanë kundërshtuar

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

preras dorëheqjen e Demës. Kundërshtimi është bërë jo për lëkurën e këtij të fundit, por për menderen e vetë kreut të “Meduzës”, gjeneral Kanabisit, ish-kryetar i bordit

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të Autoritetit Civil, personit më përgjegjës për masat e sigurisë që duheshin marre pas vjedhjes shtetërore të milionave në pistën e aviacionit në vitet 2016, 2019. Kundërshtimi është bërë jo për vlerësim të Demës, por për menderet e ndrikull Reformatos, Don Agaçios dhe Don Enio Bushit. Dy te parët konfidentë kryesor të kreut të “Meduzës” dhe anëtarë të bordit të Autoritetit të Avicionit Civil, dhe i treti aksioner në kompaninë “ITC”, përgjegjëse për sigurinë e aeroportit dhe avokat i kreut të “Meduzës” dhe Riformatos. Dorëheqja e Demës u kundërshtua, sepse ajo para publikut dëshmonte përgjegjësine direkte të bandës shtetërore të kreut të “Meduzës” në grabijen shtetërore të shekullit. Pas dështimit të plotë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

të operacionit “Fred Alizoti Bis” me punëtorin e servisit, gjithnjë e më shumë po besohet se “dajo” i vërtetë i grabitjes shtetërore të shekullit është Gjeneral Kanabisi, femra famoze Elona Bici është ndrikull Reformato, ndërsa narko-projektues dhe zbatues të tjerë janë sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore Don Agaçio me asistent të tij kryesor Don Enio Bushin etj. I nderuar Doktor Berisha, nga një burim serioz më thonë se shefi komisariatit të Rinasit, Përparim Dema ka dashur të jaë dorëheqjen. Por Rama e ka urdhëruar mos ta bëjë një gjë të tillë, sepse kjo do të implikonte qeverinë. Me respekt…”, u shpreh dje ish-kryeministri Sali Berisha teksa publikon dhe denoncimin e ardhur në adresën e tij elektronike.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 5 MAJ 2019

Basha-Kryemadhi: Ramën e largojmë më 11 MAJ

Data 11 maj do të tregojë përfundimisht se cila palë do ta fitojë duelin. Opozita po deklaron se me 11 maj do t’i japin udhën Kryeministrit, duke e çuar vendin drejt një qeverie tranzitore, pa Ramën Kryeministër. Por mbetet të presim nëse opozita do të bëjë tre herë xhiron përreth Kryeministrisë e do shkojë në shtëpi, apo do ta rrethojë përfundimisht sheshin para Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit dhe Bulevardin. Njerëzit e revoltuar nuk presin më, ndaj sinjalet popullore janë se me 11 maj do jetë beteja finale e opozitës me qeverinë e krimit, siç e akuzojnë liderët e opozitës E shtuna e 11 majit pritet të jetë dita e një përballje të fortë mes opozitës dhe qeverisë “Rama”. Krerët e opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar dje se protesta e javës së ardhshme do të jetë vendimtare për largimin e qeverisë dhe garantimin e kushteve për zgjedhje të lira parlamentare. Në fakt pritshmeria e njerëzve antiRama është e madhe në opozitë, por edhe brenda radhëve të PS-së, të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës. Nga Lezha, ku mori pjesë në një takim me të rinj, Lulzim Basha u shpreh se beteja aktuale e opozitës nuk është me një qeveri legjitime, por me një bandë kriminale që, sipas tij, duhet të iki sa më parë. “11 maji na thërret në një tjetër përballje vendimtare të vlerave tona, të lirisë, të demokracisë, Europës dhe Amerikës, me tiraninë despotike-kriminale-orientale, që kurrë nuk do ta marrë Shqipërinë peng, nuk do t’ia vërë duvakun popullit shqiptar, popullit më europian të Ballkanit... Le të jetë 11 majit, një tjetër kohë monumentale e përballjes tonë popullore për liri, për demokraci”,- deklaroi kreu i PD-së. Ndërkohë në Tiranë, Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën Kombëtare, forumin e saj më të lartë drejtues. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti një nga fjalimet më të forta dhe karizmatike, ku jo vetëm sulmoi qeverinë “Rama”

për krizën ekstreme ku e ka futur vendin, por edhe sugjeroi programin për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza politike dhe ekonomike. Kryetarja e LSI-së deklaroi se situata ku është futur vendi nuk kërkon më vetëm fjalime dhe akuza, por reagim konkret kundër asaj që e cilësoi bandë qeverisëse. Duke cituar vargje të poetit të madh Dritëro Agolli, kryetarja e LSI, Kryemadhi u shpreh se vagabondëve në pushtet duhet t’u përgjigjemi me gjuhën që kuptojnë vagabondët. “Miku ynë, Dritëro Agolli, ka shkruar një poezi. Ka shkruar një poezi “Vagabondët”, që në fakt flet sesi dy vagabondë rrahën një grua në rrugën Konferenca e Pezës. Pasi e shpjegon, ai e mbyll poezinë me dy vargje: “Unë u rraha me ta e u grisa në gjoks e krahë, si mund të rrija në paqe? Poeti duhet të dijë të rrahë dhe jo vetëm të thurë vargje”. E pra ne do të dimë si të sillemi me këta vagabondë, me këta vagabondë të demokracisë , të cilët rrahin dhe shtypin shqiptarët dhe tjetërsojnë jetën e

shqiptarëve në një jetë të krimit të organizuar”,- deklaroi Kryemadhi. Në mesazhin e saj të ashpër kundër qeverisë, Kryemadhi u ndal edhe te data 11 maj. Kryetarja e LSI u shpreh se është koha për t’i dhënë fund një regjimi kriminal. “Në 11 maj jemi të gjithë në shesh, për t’i dhënë dërrmën përfundimtare këtij regjimi kriminal, por jo vetëm në 11 maj, çdo ditë të vitit, çdo minutë të Zotit mos ndaloni dhe nuk do të ndalojmë. Zgjedhje farse, që Edi Rama kërkon të bëjë për të mashtruar me qëllim për të vazhduar të grabisë shqiptarët, nuk ka për të pasur as në ëndërr dhe as në makthin e tij...”,- deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së ka folur edhe për projektin e qeverisë për zgjedhje pa opozitën më 30 qershor. Në këtë pikë mesazhi i saj ka qenë dhe më i fortë, duke deklaruar se “ne nuk do të ndalen në asnjë moment përballë krimit dhe grabitjes së Edi Ramës, për t’i prerë të dyja duart, duart që fut në kutitë e votimit dhe duart që fut në xhepin e shqiptarëve”. Thirrjet e krerëve të opozitës për protestën

e 11 majit vijnë pas qëndrimeve të Edi Ramës kundër opozitës dhe protestuesve. Pak ditë më parë, Kryeministri paralajmëroi se do të burgoseshin të gjithë qytetarët do të cenonin procesin e votimit më 30 qershor. Po ashtu, deklaroi se do të merren masa të rrepta për protestat e opozitës me bllokime rrugësh. Pa kaluar as 24 orë nga kërcënimet e Edi Ramës, Partia Socialiste depozitoi në Kuvend projektligjin për ndryshime në Kodin Penal. Ndryshimet në ligj parashikojnë dënime nga 3 deri në 10 vjet burg për vepra që lidhen pikërisht me aktivitetin e partive të opozitë gjatë muajve të fundit, si protestat dhe bllokimi i rrugëve. Vënia në lëvizje e mazhorancës për të ndryshuar Kodin Penal për akte që lidhen me zhvillimet politike në vend tregon se qeveria është ajo që po nxit përplasjen me çdo kusht. Data 11 maji do të tregojë përfundimisht se cila palë do ta fitojë duelin. Opozita po deklaron se me 11 maj do t’i japin udhën kryeministrit, duke e çuar vendin drejt një qeverie tranzitore, pa Ramën kryeministër. Por mbetet të presim nëse opozita do të bëjë tre herë xhiron përreth kryeministrisë e do shkojë në shtëpi, apo do ta rrethojë përfundimisht sheshin para kryeministrisë, kryesinë e Kuvendit dhe Bulevardin. Njerëzit e revoltuar nuk presin më, ndaj sinjalet popullore janë se me 11 maj do jetë beteja finale e opozitës me qeverinë e krimit, siç e akuzojnë liderët e opozitës. Qamil Xhani


POLITIKE

4 E diel, 5 MAJ 2019

Fjala e plotë e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Ne nuk do të ndalemi. Do të shembim sistemin që varfëron shqiptarët Nga Monika Kryemadhi

P

ërshëndetje të nderuar delegatë. Ashtu siç e tha dhe Endriti, në këtë Konventë pune e cila në fakt tashmë ne na duket shumë e vogël. Na duket edhe e parëndësishme sepse kemi marrë disa detyra të reja. Kemi marrë një drejtim të ri. Kemi marrë një pozicionim komplet ndryshe nga ai të cilin ne jemi mësuar të qëndrojmë në këto vite ku LSI për hir të së vërtetës ka qenë një forcë politike që ka krijuar stabilitetin dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje politikës. Jo se sot nuk i japim zgjidhje, përkundrazi. Sot LSI me të gjithë partitë e opozitës, nuk është vetëm për zgjidhje, por është si ai doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë sëmundjen kronike për të cilën Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon. Prandaj edhe si doktoreshë. Edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur, të begatë, pa Edi Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët. Në mëngjes Endriti më thoshte: Monika janë disa delegatë të cilët vazhdojnë të jenë në punë shteti ose janë kërcënuar dhe nuk duan të vijnë, a mund t’i zëvendësojmë me të tjerë? I thashë: Jo Endrit, karriget e tyre që janë bosh sot nesër do të zëvendësohen nga të rinj dhe të reja që duan një Shqipëri të lirë. Karriget e tyre do të zëvendësohen nga ata njerëz, të cilët kanë derdhur djersën për votat e LSI-së dhe mandatet e tyre do të tunden në duart e atyre njerëzve të cilët duan Shqipërinë më shumë se xhepi i tyre, biznesi i tyre apo edhe shoqëria e tyre. Kaq kisha dhe Endrit ta them sepse je shumë më i ri, por LSI-në nuk e bëjnë njerëzit. LSI-në e bën shpirti. LSI-në e bën ndjenja dhe mbi të gjitha LSI-në e bën dashuria që kemi ne për njëritjetrin. Të nderuar delegatë! Për herë të parë vijmë në këtë konventë si shqiptarë të thjeshtë. Një pjesë e jona pa mandatin e deputetit. Ndaj dhe ndjejmë përgjegjësi shumë më të madhe se sa të ishim ulur në sallën e Parlamentit, sepse po pretendojmë të ulemi në një sallë më të madhe dhe më fisnike, në shtëpinë e shqiptarëve, në Parlamentin e shqiptarëve. Unë e di shumë mirë që të pushtosh zemrën e një shqiptari është shumë më e vështirë se sa të pushtosh sallën e Parlamentit apo godinën e një Kryeministri. Për këtë më besoni, sepse kam takuar dhe shtrënguar me qindra duar. Kam parë në sy me qindra shqiptarë dhe një gjë iu a them me bindje, shqiptarët tashmë nuk i gënjen dot as Rama dhe as klonet e tij lokale nëpër Shqipëri. Nuk i gënjejmë dot as unë dhe as bashkëudhëtari ynë i opozitës. Nuk i gënjen dot shqiptarët askush, sepse janë të mbingopur nga gënjeshtrat, nga premtimet e parealizuara dhe

kanë të drejtën e Zotit që të na paragjykojnë të gjithëve. E di alergjinë që me të drejtë kanë krijuar për politikën dhe kjo vjen si rezultat i mosbesimit që kanë akumuluar njerëzit e thjeshtë prej saj. Paragjykimet dhe mosbesimi, por di të them edhe një gjë tjetër, që përveçse politikës, hallet dhe problemet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen me gjë tjetër. Unë e di shumë mirë që tryezat e shqiptarëve nuk mbushen me ushqim dhe as nuk i shkollojnë dot fëmijët e tyre me parullën “Rama ik”, apo “Luli, Mona hajde”. E di shumë mirë dhe janë e ndërgjegjshme që fjalët e mia mund t’ju ngrenë ju që jeni këtu në sallë dhe çdo anëtar të LSI-së, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh ata 300 mijë shqiptarë që ushqehen me 2 dollarë në ditë, apo 600 mijë shqiptarë të tjerë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. E di shumë mirë që nuk mund të entuziazmosh një nënë,e cila nuk ka mundësi dhe para për të shkolluar vajzën. Nuk mund të entuziasmosh një baba, i cili një natë më parë ka nisur djalin e tij në emigracion. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve vetëm nëse do të nënshkruajmë një kontratë me ta. Dhe kontrata jonë duhet të jetë e vërtet. Jo që të presim thonjtë, por ti presim dorën oligarkëve dhe krimit të organizuar të këtij regjimi kriminal që ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve. Dhe kjo prapë nuk mjafton. Ne duhet të ngrejmë një sistem që do të pres çdo dorë që do të tentojë ta bëjë këtë gjë. Kjo vërtet bëhet me vullnet politik apo dhe me fjalime politike, por tashmë nuk ka më kohë. Tashmë duhet me ligje, me nene, e shkruajtura e zezë mbi të bardhë, sepse shqiptarët janë lodhur nga premtimet dhe mashtrimet e politikës. Fjala shpresë është një fjalë shumë e bukur. Në fakt tingëllon e bukur, kur e thotë një politikan, por ajo nuk ka kuptim dhe nuk ngroh askënd, nëse nuk kthehet në një shans real dhe mirëqenie reale për arsimim të vërtet për fëmijët tanë, për shëndetësi të barabartë, për drejtësi të barabartë, për taksa të ulëta, për ekonomi të vërtet për atë që kanë nevojë shqiptarët, për mirëqenie për familjet e tyre. Dhe kjo mirë apo keq nuk mund ta bëjë vetëm fjalët, por duhen politika për të ndërhyrë me çdo lloj mjeti. Ne duhet të rikthejmë besimin te politika. Dhe vetëm me besim mund të bëjmë që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ndaj edhe puna jonë sapo ka filluar. Shqipëria është në krizë të shumëfishtë institucionale, konstitucionale dhe ekonomike, kryesisht prej paaftësisë, pangopshmërisë dhe kleptomanisë së një njeriu që kërkon të marrë dhe të kontrollojë të gjitha, drejtësinë, ekonominë, median, paratë e krimit dhe të drogës, të cilat tashmë kërkon edhe ti pastrojë duke e kthyer Shqipërinë

në lavatriçe të tyre. Dhe janë aq shumë saqë dhe betoni i shtëpisë së tij pa dritare nuk i mbulon dot. Sot krimi i organizuar dhe ai grusht oligarkësh që ndajnë paratë e shqiptarëve me kryeministrin, nuk po rrezikojnë thjesht ekonominë e shqiptarëve, por po rrezikojnë mbi të gjitha, dhe në këto 30 vite tranzicion, dëshirën, forcën dhe kurajën e shqiptarëve që kanë pasur për të ndërtuar një demokraci të vërtet në Shqipëri. Mund të ketë pasur në historinë e tranzicionit shqiptar që demokracia të jetë rrezikuar, por kurrë nuk ka ndodhur që demokracia shqiptare dhe vetë Shqipëria të rrezikohen seriozisht nga një bashkëpunim kaq i ngushtë, kaq i mirëmenduar midis krimit të organizuar, politikës dhe oligarkëve. Në këtë situatë nuk kemi qenë kurrë më parë, dhe e pranoj që ndjeshmërinë tona si LSI, por ashtu edhe si opozitë, edhe si media, edhe si shoqëri civile, duhet të kishin qenë më të larta për të mos e lejuar këtë situatë. Unë sot jam e bindur, që në bazë të një plani mafioz, të mirëmenduar mirë dhe në emër të së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, me qëllim dhe me paramendim kemi mbetur pa gjykata, pa Gjykatë të Lartë, dhe pa gjykatë Kushtetuese. Që ligji për Katasdrat dhe për tjetërsimin e pronave mos të ketë ku të paditet, por banda dhe krimi i organizuar bashkë me oligarkët të grabisin pronat e shqiptarëve dhe shtëpitë e tyre. Që ligji për dividentin që favorizon oligarkët dhe klientët e kryeministrit dhe kompanive të tyre të kthehen në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit dhe të drogës, që teatri të shkatërrohet dhe të vidhet prona publike dhe gjithashtu e shumë e shumë projektligje që kanë kaluar. Ne sot shohim një Kryeministër që në emër të PPP të famshme, qeras oli-

garkët me 2.2 miliardë euro. Them qerasë sepse këto PPP e famshme nuk janë kështu siç po i bën ky njeriu. Sepse PPP janë që privati të fillojë të punojë me paratë e tij dhe pastaj ti marrë vit mbas viti paratë nga shteti. Por ky zotëria ka deformuar dhe PPP, ka deformuar dhe formulën e tillë. Pra çka bërë? Ai jep të gjitha paratë menjëherë oligarkëve. Pra shteti qeras privatin dhe privati me paratë e shtetit mbush xhepat e tij. Dhe më pas privati dhe oligarkët qerasin “kryeministrin tonë të dashur”. Dhe me një dorë marrin paratë e gjithë shqiptarëve të cilat do të vazhdojnë ti paguajnë dhe foshnjat që nuk kanë lindur akoma sot. Sot Edi Rama është një telekomandë me dy funksione. Në njërën anë është marrëse, ku ky njeri merr dhe telekomandon krimin e organizuar dhe oligarkët. Dhe nga ana tjetër është dhënës kur ky njeri telekomandohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët. Por në fakt beteja jonë nuk është me Edi Ramën. Beteja jonë është që të fitojnë shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. Beteja jonë është shembja e këtij sistemi të kalbur dhe këputja e këtyre fijeve. Shkatërrimi i kësaj telekomande që brezat e ardhshëm jo vetëm në Shqipëri por kudo të kenë mundësinë që të studiojnë dhe të kuptojë n sesa i rrezikshëm është bashkëpunimi midis politikës, krimit të organizuar dhe oligarkisë për ekonominë e vendit, për të ardhmen e një vendi dhe një kombi dhe mbi të gjitha për demokracinë e një vendi. Ndaj sa më parë të shembet ky regjim aq më shumë shanse do të kenë shqiptarët për punësim, për rritje rrogash dhe për një integrim evropian sa më të shpejtë. Të gjithë e pamë që falë këtij Kryeministri dhe këtij regjimi ne humbëm sërish shansin për hapjen e negociatave. Dhe jo vetëm kaq por rrez-

ikojmë dhe rikthimin e vizave për shqiptarët. Madje sjellja e këtij Kryeministri dhe kësaj qeverisje mori në qafë dhe vëllezërit tanë kosovarë. Asaj fatkeqësisht Kosovës iu dha sinjale të qarta se liberalizimi i vizave po i vonohet për shkak kriminelëve të “bekuar” dhe të inspiruar nga Tirana. Po, krimi i organizuar dhe oligarkia po rrezikojnë demokracinë dhe të ardhmen e shqiptarëve tanë. Madje dhe shumë më shumë se kaq. E keni vënë re tashmë që Ramës i mjafton vetëm krimi i organizuar dhe oligarkia me median e blerë. Nuk i hyn më në punë as Partia Socialiste, as kapaciteti i saj, as njerëzit e saj të ditur dhe të mençur. Ishte trishtim i madh për mua si një ish-anëtare e PS që në nëntor të vitit 1991 dhe jo vetëm për mua por dhe shumë socialistë të tjerë që të shikoja Kryeministrin e vendit tim në një samit të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, siç ishte Samiti i Berlinit. Dhe të shihja që në krah të Kryeministrit të v endit tim nuk kishte njerëz me reputacion, serioz dhe me eksperiencë qoftë edhe të PS. Shqipëria jonë vërtet është e varfër por njerëzit nuk i kanë munguar asnjëherë asaj. Aq më shumë PS. Partia Socialistë meriton shumë më shumë se butaforitë primitive, egocentrizmin e një Kryeministri dhe Kryetari partie në ikje. I cili nuk prodhon gjë tjetër veçse trishtim dhe dëshpërim për shqiptarët. Më lejoni të ftoj të gjithë ata socialistë të tradhtuar, nga idealet e tyre dhe programi i social demokracisë, të cilin Rilindja e ktheu në grabitje të biznese dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, ku solidaritetin dhe barazinë njerëzore e ktheu në një gjenocid të heshtur për rininë shqiptare, t’i ftojmë dhe të hapim dyert për të gjithë ata socialistë të cilët janë të drobitur nga shfrytëzimi i pamëshirshëm i sektit të Rilindjes. Dhe ne do të luftojmë së bashku, të gjithë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ne duhet të shihemi më mirë dhe më gjatë në pasqyrë. Sepse dhe ne kemi gabimet tona. Sepse edhe në Shqipërinë e shekullit 21 ne e dimë shumë mirë që shqiptarët nuk presin që ne thjesht të ndërrojmë karrigen me Ramën dhe anasjelltas. Por shqiptarët presin prej nesh që të ngremë një sistem të fortë dhe të sigurt, që i mbron ata dhe i garanton. Dhe ne duhet t’ua garantojmë shqiptarëve që nuk mund të ulen dot kurrë në karrigen e pushtetit asnjë lloj Rame apo i ngjashëm me të, i shkurtër apo i gjatë, grua apo burrë qoftë. Ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë më aksidente të tilla historike. Ne besojmë në demokraci, e duam këtë vend dhe ndaj do të luftojmë me të gjitha mënyrat dhe mjetet, politike dhe jo politike, që shteti të qëndrojë aty ku duhet të jetë në demokraci. Dhe në një vend (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5 E diel, 5 MAJ 2019

(Vijon nga faqja 4)

demokratik shteti është nën këmbët e qytetarëve, dhe jo mbi kokat e qytetarëve si xhelat. Burgosen dhe mbahen në burg njerëz që kanë vonuar për të paguar energjinë elektrike, dhe nuk burgosen ata që kanalizuan vendin. I pritet energjia elektrike një 90 vjeçareje fillikat e vetme në shtëpi, kurse zëdhënësit të kryeministrit, merret fondi i ekselencës dhe i jepet për të studiuar mastar jashtë shtetit. Vidhen 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë të shtruar dhe nuk burgoset asnjë, jo më të hetohet. Por përkundrazi mbahen në burg ata që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre që kërkon t’ua shembë qeveria e Edi Ramës në mënyrë të paligjshme. Ja pra pse ne duhet të luftojmë, që shteti të qëndrojë aty ku i takon, nën këmbët e qytetarit dhe jo si xhelat mbi kokat e qytetarëve. Ne dogjëm mandatet duke mos qenë fasadë, që jo vetëm shqiptarët, por edhe ata ndërkombëtarë të ndershëm që nuk janë të mikluar nga paratë e drogës dhe të krimit të organizuar, të shohin tashëm mbretin lakuriq, ashtu siç është në të vërtetë, me një dorë në kutinë e votimit dhe me një dorë në xhepin e shqiptarëve. Kam dëgjuar të artikulohet këto kohë nga ata që edhe e njohin përciptazi Shqipërinë, por të cilët nuk dalin dot nga koraca e burokracisë, të cilët thonë se kanë hallin e precedentit të Rajonit apo të stabilitetit. Unë sot po them se nëse në një vend të Rajonit avionët e drogës do të bëhen si autobusë në qiell dhe me paratë e tyre do të blihen zgjedhjet, gjë që u vërtetua edhe nga Prokuroria Shqiptare dhe nga mediat e ndërkombëtarëve, ku drejtorët e inkriminuar të Policisë së Shtetit janë në arrati dhe asnjëri nuk është arrestuar. Për mua do të ishte më mirë që për stabilitetin e këtij vendi, të digjen mandatet e opozitës se sa të kapet shteti nga krimi i organizuar. Nëse Prokurorja e Përgjithshme e një vendi të rajonit, do të zgjidhej në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, për mua do të ishte më mirë që të digjen mandatet e opozitës, se sa të shkelet ligji dhe Kushtetuta. Nëse Kryeministri në një vend në rajon, në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë së kryeqytetit shkelin ligjin për të shkatërruar një pasuri të trashëgimisë, me synimin e vetëm zaptimin e pronës publike ku dhe një shumicë deputetësh shkelin sërish ligjin me urdhër politik dhe kriminal, për mua do të ishte më mirë që të digjen mandatet e një opozite, se sa të bëhej një deformim dhe përdhunim i shtetit të një vendi. Nëse kryeministri i një vendi kalon në Kuvend një ligj të posaçëm për tjetërsimin e titujve të pronësisë dhe nuk ke gjykatë ku të ankohesh dhe as arbitër, është më mirë që të digjen mandatet e opozitës, se sa të vidhen dhe të grabitet prona e shqiptarëve dhe shtëpitë e shqiptarëve. Unë jam e bindur që të gjitha këto fenomene që thash më lart, nuk e dëmtojnë aspak rajonin tonë dhe shumë më shumë precedenti i djegies së mandatit, nuk e dëmtojnë kur ne e themi. Fenomenet që ka ngritur Edi Rama dhe qeveria e tij, detyruan djegien e mandateve, sepse mendojmë që djegia e mandateve të një opozite, është shumë më e rëndësishme, se sa

kapja e shtetit, se sa prishja e demokracisë, se sa shkatërrimi i një shtetit, se sa shkatërrimi i të ardhmes së fëmijëve të shqiptarëve. Në fund të fundit çfarë përfiton kjo opozitë që dogji mandatet? Kërkon të mbrojë demokracinë e brishtë të një vendi të vogël dhe mbi të gjithë kërkon që shqiptarët më në fund të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë jam e bindur se stabilokracia pa demokraci, nuk funksionon. Prandaj nuk kemi sot nevojë për stabilokratët, por kemi nevojë për të rinj dhe të reja,për ata politikanë që duan të luftojnë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Dhe meqë jemi te frika e të bërit të precedentit rajonal po ju drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve në këtë konventë. Dëmin e parë të këtij regjimi kriminalo-oligarkë që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri desh e pësuar vëllezërit tanë në Kosovë. Pikërisht prej këtij regjimi që në themel të tij ka pazare dhe jo transparencën. Pikërisht se formati i pazareve të oligarkisë dhe krimit e ka të shndërruar në skemë dhe format politik dhe diplomatik. Pikërisht se trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me oturakun e qarqeve antishqiptare. Pikërisht sepse dhe në politikë dhe në diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve, guxuan deri aty sa të hedhin në treg për turpin e tyre dhe ndarjen e Kosovës. Aq sa u desh një Samit i madh evropian për ti thënë një JO të madhe pazarxhinjve të trojeve shqiptare. Sa më shpejt të shembet ky regjim, aq më shpejt Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve. Por jo vetëm kaq. Edhe Kosovës dhe vëllezërve tanë do tu largohen retë e zeza që u rrinë mbi kokë prej autokratëve dhe atyre që i konsiderojnë shqiptarët si tregun e gjësë së gjallë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Ne sot Shqipëria na ka caktuar një detyre, shkurt dhe shqip. Të mbrojmë demokracinë. Ne nuk kthehemi më prapa. Tashmë nuk është më sekret, me sondazhe dhe pa sondazhe. Ne jemi shumicë. Sepse në njërën anë është një njeri me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh dhe disa kërpudha që janë kthyer në fasada të tij. Dhe në anën tjetër janë shumica e shqiptarëve që duan integrimin e SHQIPËRISË. Në këtë vend fatmirësisht, ata që nuk pranuan të bëhen fasadë e Edi Ramës, janë sot shumica. Dhe sot shumica është opozita e bashkuar dhe

jo vetëm por me të gjithë ata shqiptarë të cilët duhet të bashkohen dhe të rrëzojnë këtë regjim kriminal. Protestat tona dhe mosbindja civile do të vazhdojnë derisa sulltani i krimit të bindet me hir a me pahir se në Shqipëri do apo nuk do ai, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët. Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar në Shqipëri. Në fakt një miku ynë, Dritëro Agolli, ka shkruar një poezi. Ka shkruar nj poezi “Vagabondët”, që në fakt flet sesi dy vagabondë rrahën nj grua në rrugën Konferenca e Pezës. Pasi e shpjegon ai e mbyll poezinë me dy vargje: “Unë u rraha me ta e u grisa në gjoks e krahë, si mund të rrija në paqe? Poeti duhet të dijë të rrahë dhe jo vetëm të thurë vargje”. E pra ne do të dimë si të sillemi me këta vagabondë, me këta vagabondë të demokracisë , të cilët rrahin dhe shtypin shqiptarët dhe tjetërsojnë jetën e shqiptarëve në një jetë të krimit të organizuar. Jeta e shqiptarëve është çdo minutë për të qenë jetë, frymë dhe garanci për fëmijët e shqiptarëve, dhe jo për t’i dhënë jetë krimit dhe bandave të Edi Ramës dhe bandës së tij. Prandaj vagabondëve të demokracisë do ta përcjellin në të gjitha mënyrat, ashtu siç dinë të mbrojnë nënat fëmijët e tyre, ashtu siç dinë burrat të mbrojnë strehëzat e tyre. ndaj nuk do të ndalemi në asnjë moment. Por krahas shporrjes së vagabondëve dhe shkatërrimit të telekomandës, e cila aktivizon lidhjet okulte të Edi Ramës. Ne duhet të mendojmë edhe për themelet e një demokracie të re, një demokracie të re dhe të qëndrueshme. Themelet për një Shqipëri ndryshe, ku siç thashë edhe pak më sipër, shteti të mos rrijë si sëpatë mbi kokat e qytetarëve, por të jetë një shërbëtor në këmbët e tyre. Por sigurisht që ne që jemi pjesë e këtij procesi, duhet që partia jonë të hapet. Duhet që partia jonë të krijojë hapësira të reja për të rinj dhe të reja, për botën akademike, për botën e biznesit, në mënyrë të tillë që LSI-ja çdo ditë e më shumë jo vetëm të rritet, por të formatohet dhe të krijojë profilin e saj që u shërben të rinjve dhe të rejave. E them këtë sepse LSI-ja e sotme dhe e nesërme do të ketë ambicie më të mëdha, jo për të kërkuar dhe për të ndarë pushtet, por për të ngritur zërin më shuam për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit, më të papërfaqësuarit dhe më të nëpërkëmburit.

Dhe vetëm një LSI e hapur dhe demokratike, pa idhuj dhe pa kulte, mund të imponohet më fort, më seriozisht ndaj kujtdo që mund të jetë në pushtet apo në opozitë. LSI-ja, siç thotë Petrit Vasili e kemi mbajtur një këmbë në frena dhe një këmbë në gaz, unë mendoj që që sot LSI-ja duhet të mbajë këmbën vetëm në gaz, për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të oligarkisë, të cilët kanë shkatërruar shtetin shqiptar. Vetëm duke mbajtur këmbën në gaz kundër këtij sekti ne do të rivendosim rendin kushtetues, për të rikuperuar sa ë shpejt kohën e humbur në Edokracinë e Edi Ramës dhe për tu ulur sa më shpejt në shtëpinë e vëllezërve tanë në Bashkimin Europian. Ne besojmë,sepse në Parlament duhet të jesh përfaqësues i qytetarëve dhe jo përfaqësues i kriminelëve dhe oligarkëve. Prandaj çdo përfaqësues i LSI-së, do të kalojë përveç filtrave ligjorë edhe një proces të rreptë Vettingu nga vetë LSI-ja dhe strukturat e saj. Ne besojmë që pa parti politike transparente, klasa politike dhe jeta politike shqiptare nuk do të jetë asnjëherë transparente. Prandaj do ti rikthehemi edhe njëherë transparencës tonë të partisë politike, për të treguar edhe njëherë se si funksionon LSI-ja, e cila në bazë të saj ka anëtarin dhe kuotizacionin e saj. Në bazë të LSI-së funksionon angazhimi i anëtarëve dhe angazhimi vullnetar i anëtarëve të LSI-së, prandaj ne do të rikthejmë dhe do të japim një model të ri dhe të qartë për të gjitha partitë politike. Ne besojmë se është domosdoshmëri për të vendosur në vend rendin dhe Kushtetutën. Prandaj garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për shqiptarët është e domosdoshme, sepse sot më shumë se kurrë një shtet pa gjykata, pa sistem drejtësie është veçse një parajsë e bindur dhe e bukur për krimin e organizuar, dhe një ferr për fëmijët e shqiptarëve që duan të ndërtojnë jetën e tyre. Më lejoni që në emrin tuaj të mos ndalem asnjë ditë, por të takoj çdo shqiptar për ti dhënë dorën e fjalës së dhënë, të asaj fjale që ne si LSI sime ta mbajmë, sepse e kemi mbajtur fjalën. Si Lëvizje Socialiste për Integrim, do të angazhohemi për të gjitha pikat e programit që Erisa i lexoi pak më përpara. Por jo vetëm për tu angazhuar politikisht, por për tu angazhuar në veprim politik, për të realizuar ato. Sepse vetëm më një program të tillë ku në bashkëpunim dhe me partnerë të tjerë të opozitës dhe të fronit opozitar duhet të çlirojmë ekonominë shqiptare nga oligarkia dhe krimi i organizuar. Duhet të çlirojmë arsimin shqiptar nga mediokrit dhe kapja e arsimit. Duhet të çlirojmë shëndetësinë shqiptare nga mafia e zezë. Duhet të çlirojmë çdo segment të shtetit shqiptar dhe administratës publike nga kapja e krimit të organizuar. Ajo që është shumë e rëndësishme kërkon punë të përditshme, kërkon angazhim të përditshëm, por mbi të gjitha kërkon besim. Kërkon besim dhe solidaritet me njëri-tjetrin. Mos ndaloni asnjë moment dhe asnjë minutë të ditës. Takoni çdo njeri, e di që është e vështirë sepse ndodhemi përballë presionit politik të qeverisë së Edi Ramës. Por bisha e plagosur në thagmat e fundit të saj bëhet më e tërbuar. Kur shikoj sesi ulërasin, sesi kërcëno-

hen shqiptarët me kod penal, do të thotë që frika i ka përfshirë në të gjithë trupin e tyre dhe pika e gjakut të helmuar e tyre është në momentet e fundit. Helmin të cilin e kanë futur në trupin e sektit të tyre është një helm i cili do ti tresë. Do ti tresë por për hir të së vërtetës ndoti dhe ambientin e shqiptarëve. Prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë çdo ditë, për ta rrëzuar këtë regjim për të shpëtuar shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve. Dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarë. Unë sot, jam e bindur që jemi në rrugë të mbarë, sepse mbi të gjitha sot më shumë se kurrë në këtë konventë, jemi vetvetja. Sot më shumë se kurrë në këtë konventë janë ata të rinj dhe të reja të 2004 që sot janë nëna me fëmijë dhe kanë themeluar LSI-në. Sot më shumë se kurrë janë ata të rinj dhe të reja që janë bërë anëtarë të LSI në momentet më të vështira të saj. Sot më shumë se kurrë, janë ata akademikë që shkruan programin dhe statutin e LSI-së në 2004. Sot më shumë se kurrë janë të gjithë ata burra dhe gra që iu kanë shërbyer shqiptarëve me ndershmëri dhe që i kanë qëndruar stoikë përpara çdo tundimi financiar dhe kriminal. Në fakt kanë filluar të na pëlqejnë më shumë protestat në bllokimin e rrugëve dhe në sulmet ndaj godinave, por kjo konventë ka një rëndësi të veçantë, sepse vjen në një moment shumë delikat jo vetëm për LSI-në, por dhe për situatën politike. Sepse nëpërmjet kësaj konvente, ne jemi shumë të qartë për të thënë edhe njëherë të gjithëve, skeptikëve dhe atyre që na besojnë, që strukturat drejtuese të LSI-së nga Kryesia, nga KDKja dhe Konventa Kombëtare janë dakord me djegien e mandateve të opozitës dhe largimin nga ai Parlament ilegjitim. Sot më shumë se kurrë, kjo konventë edhe pse ka më pak njerëz në sallë se herët e tjera, por ka snajpera që shkojnë te kutia e votimit si Vasily Zaitasev, i cili nuk çoi asgjë dëm. Sot ka këtu çdo të ri dhe të re, çdo burrë dhe grua që nuk do të ndalen në asnjë moment. Nuk do të ndalen në asnjë moment përballë krimit dhe grabitjes së Edi Ramës, për t’i prerë të dyja duart, duart që fut në kutitë e votimit dhe duart që fut në xhepin e shqiptarëve. Sot nuk ka më njoftim tjetër për të gjithë ju që të gjithë do takoni njerëzit. Në 11 maj jemi të gjithë në shesh, për t’i dhënë dërrmën përfundimtare këtij regjimi kriminal, por jo vetëm në 11 maj, çdo ditë të vitit, çdo minutë të Zotit mos ndaloni dhe nuk do të ndalojmë. Zgjedhje farse, që Edi Rama kërkon të bëjë për të mashtruar me qëllim për të vazhduar të grabisë shqiptarët, nuk ka për të pasur as në ëndërr dhe as në makthin e tij. Sot ne jemi shumë të qartë për të thënë që ne nuk ndalemi. Nuk ndalemi dhe as nuk kemi për t’u ndalur. E them këtë me bindje të plotë, sepse problemin më të madh krimi i organizuar e ka me ne. Sepse jemi ne ata që bëjmë diferencën. Jemi ne ata që bëjmë ndryshimin, jemi ne ata që vendosim. Dhe ne kemi vendosur: jemi me shqiptarët, për shqiptarët dhe do të bëjmë çdo gjë për fëmijët e shqiptarëve. Zoti ju ruajttë ju, Zoti ju ruajttë familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.


POLITIKE

K

onventa Kombëtare e LSI miratoi dje me shumicë vot ash një rezolutë që synon t’u jap zgjidhje problemeve kryesore që ka vendi me zgjedhjet dhe keqqeverisje. Dokumenti jep përgjigje dhe për sfidat kryesore të zhvillimit social dhe ekonomik të vendit. Në vijim rezoluta e plotë votuar nga delegatët e konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim. *** Duke vlerësuar se situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit; Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin e integrimit në Europë. Se ajo ka zgjedhur arrogancën dhe paligjshmërinë në gjithë veprimtarinë e saj, duke rrënuar tërësisht respektin e saj për Kushtetutën, ligjin dhe ligjshmërinë; Duke provuar se mazhoranca ka shkatërruar ne themel institucionin e zgjedhjeve, duke u lidhur me krimin dhe duke u rënë peng i tij; Në kushtet kur Ekonomia e Shqipërisë është e marrë peng nga pak oligarkë, të cilët janë përfituesit kryesorë të parave publike dhe pasurive kombëtare duke thelluar polarizimin ekonomik e social të shoqërisë; Dhe shoqëria shqiptare, kryesisht rinia, gjendet sot përpara një krize të thellë të besimit dhe po përjeton një emigrim masiv; Lëvizja Socialiste për Integrim, me përgjegjësi kombëtare e politike, shpall si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti, te Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët! Për këtë LSI-ja synon të garantojë: 1. VENDOSJEN E SHTETIT NË THEMELET LIGJORE DHE KUSHTETUESE NËPËRMJET: (I) Realizimit të zgjedhje të lira e të ndershme, duke eliminuar dhe ndëshkuar rëndë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nëpërmjet parasë, intimidimit dhe forcës, procesit të manipuluar zgjedhor. Qytetari është sovran nëpërmjet votës së tij. (II) Ndalimit të trafikut parlamentar, me sanksionimin në Kodin Zgjedhor të rregullave të qarta të zgjedhjes dhe veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur. (III) Përfundimit të reformës në

6 E diel, 5 MAJ 2019

Rezoluta e LSI: Zgjidhje për krizën politike dhe projekte për zhvillimin e vendit drejtësi, duke evituar kapjen e sistemit nga mazhoranca aktuale dhe duke vendosur ligjshmërinë, integritetin dhe paanshmërinë e tij. (IV) Forcimit të sistemit të llogaridhënies përpara ligjit dhe qytetarëve të veprimtarisë së përfaqësuesve të zgjedhur si dhe funksionarëve publikë në qeverisje. (V) Plotësimit sipas ligjit të institucioneve kushtetuese dhe forcimit të sistemit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. (VI) Forcimit të rendit publik dhe rritjes së sigurisë së jetës së qytetarëve. 2. Realizimin e reformave të integrimit me përqasje gjithëpërfshirëse. Mobilizimin e gjithë kapaciteteve kombëtare politike, të shoqërisë civile dhe akademisë, në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. 3. Rritjen ekonomike dhe punësimin, nëpërmjet: (I) Çlirimit të ekonomisë nga oligarkët dhe monopolet dhe nxitjes së veprimtarisë ekonomike duke ulur taksat dhe duke respektuar rregullat e tregut të lirë. (II) Thjeshtimit të pagesës së detyrimeve fiskale duke evituar korrupsionin. Shpërndarje më të drejtë dhe të prekshme tek pagat dhe pensionet. (III) Forcimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, me mbështetje për start-up-et, veçanërisht në fushën e IT dhe inovacionit. (IV) Nxitjes së punësimit që në bankat e shkollave të mesme e profesionale. Lidhje të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike me sistemin arsimor, veçanërisht me shkollat teknike, profesionale dhe shkollat e larta për shkencat e aplikuara. (V) Rritje te produktivitetit dhe eksporteve. Mbështetje për inovacionin.

(VI) Mbështetje parësore për bujqësinë si sektor kryesor ekonomik. Zhvillimi të industrisë së agropërpunimit. (VII) Krijimi i një klime dhe hapësire miqësore për biznes, mbështetje për investimet e vendit dhe të huaja. 4. Kthimin e besimit te rinia dhe mbështetje për familjet e reja. (I) Kthimi i besimit nëpërmjet ofrimit të mundësive konkrete dhe të barabarta për arsimim dhe punësim. (II) Ndalje e tkurrjes së popullsisë. (III) Mbështetje për strehim për familjet e reja dhe rritje të lindshmërisë. PËR REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TE SAJ, LSI PROPOZON MASA DHE POLITIKA KONKRETE 1. (I) Ulje e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin: Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një takse të sheshtë prej 10% për tatim fitimin dhe të ardhurat personale. (II) TVSH 0% për prodhimin bujqësor (III) TVSh 6 % për produktet e shportës; (IV) Heqja e pagesës së TVSh-së në doganë. (V) Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekësh në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit. (VI) Heqja e tatimit të transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme. VIIPagesa vetëm 1% takse mbi shumën e transaksionit. Për blerjen e shtëpisë së parë pagesa është 0. (VIII) Ulje e tavanit të taksave vendore për t’i dhënë fund abuzimit me to. (IX) Mbështetje me grant 20000 euro për start-up-et. 2. SEKTOR KRYESOR EKONOMIK –

BUJQËSIA (I)Subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. (100 milionë Euro në vit); (II) Subvencionim i vlerës së interesit bankar për çdo kredi të dhënë për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese. Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese. (III) Ndërtimi i sistemit të Kartës së Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVShsë për imputet bujqësore, plehra kimike, fidanë, fara, naftë. (IV) Konsolidim i rajonalizimit të prodhimit bujqësor. (V) Dhënie e çertifikatave të pronësisë mbi tokën brenda dy viteve të para të qeverisjes. (VI) Targetim i zëvendësimit me përparësi të importeve të produkteve të përpunuara me prodhime vendi. (VII)Forcim i sigurisë ushqimore. Inpute të sigurta dhe proces prodhimi i sigurt. Ndërtimi i një laboratori të kontrollit ushqimor për çdo qark.

3. MBËSHTETJE PARËSORE PËR ARSIMIN (I)Dyfishim buxheti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe paga mësuesish. Rritje pagash për mësuesit 50 % në 4 vite; (II) Rritje e cilësisë së mësimdhënies. (III)Rritje e autonomisë universitare që u garanton studentëve dhe pedagogëve rritje të cilësisë së mësimdhënies dhe lidhje me tregun e punës. (IV) Orientim i 50% të temave studimore në Programet Master dhe PHD në çështje konkrete të zhvillimit të ekonomisë. (V) Realizimi i Programit “Mëso dhe fito” për shkollat profesionale (punësim me pagë dhe mësim) dhe për shkencat e aplikuara; 4. MBËSHTETJE E FAMILJES SË RE (I)Krijimi i fondit të shtëpive për familjet e reja. (II)Punësim parësor për të paktën një nga prindërit e një familje me fëmijë. Paraqitur për miratim, sot dt 4 Maj 2019, ne Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.


FORUM

7

E diel, 5 MAJ 2019

OPINION Nga Andi Bushati

I

gjithë kori i larmishëm i atyre që mbështetën idenë marroke të shkëmbimit të popullsive dhe territoreve, bazohej në një argument sa cinik, po aq edhe të parealizueshëm. Kur dikush i kundërshtonte me principin mbi të cilin është ngritur rendi i sotëm i paqes, atë të pandryshmërisë së kufijve, kur dikush debatonte me ta mbi pamundësinë e realizimit të kësaj hipoteze që hapte “Kutinë e Pandorës” në Ballkan, kur dikush përmendte përdhosjen e vlerave europiane të multietnicitetit dhe bashkëjetesës, ata të jepnin gjithmonë një përgjigje simpliste dhe njëkohësisht përbuzëse. Mos po bëhesh merak si internacionalist për popujt e tjerë? Kush e ka çarë kokën për shqiptarët, që tani, ne, të mendojmë edhe për fqinjët? Ç’punë kemi ne kur zgjidhim hallin tonë, nëse flaka bie të komshiu? Pra me një fjalë, Kosova dhe

Serbia duhet të bënin paqe mbi principin e ndryshimit etnik të kufijve, pavarësisht se marrëveshja e Dejtonit përfundonte në kosh, pavarësisht se shkpëputja e Republika Serbska e hidhte në erë Bosnjën, pavarësisht se edhe kroaët mund të kërkonin pjesë të saj, pavarësisht se Maqdonia e Veriut mund të vinte në pikpyetje ekzistencën e mëpasshme, e kështu me radhë. Por, kjo filozofi sa mendje shkurtër, po aq e zhveshur edhe nga çdo vlerë, mori një përgjigje të qartë në samitin e Berlinit. Po të shikohet përbërja e asaj tryeze ajo është kuptimplotë. Prezenca e Kroacisë dhe Sllovenisë, dy shtete që janë tashmë ne BE, dhe i kanë papërcyer sfidat e vendeve të Ballkanit Perendimor, nuk qe një koincidencë e pamatur me kujdes. Ato që më parë qenë shprehur kundër idesë të rreziksme të ndryshimit të kufijve. I menduar në mënyrë edhe më

Dështimi i propogandistëve të idesë së Vuçiçit perfide nga organizatorët, qe qëndrimi i Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, DenisZvizdiq, i cili në takimin me dyer të mbyllura arriti të përmendë edhe ringjalljen e fantazmave të luftës. Nuk qe i rastësishëm fakti se ai “u gjend” në të njëtën linjë me qëndimet e kancelares gjermane. Kur, Hashim Thaçi dhe më pas Edi Rama mbështetën në gushtin që shkoi idenë e AleksandarVuçiçit për këmbimin e territoreve dhe popullësisë, Merkel zgjodhi të shfaqet në krah të Zvizdiq, për të shpallur: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështjet e kufijve të hapet sërish. Kjo nuk mund të ndodhë (13 gusht 2018)”.

Edhe këtë javë në Berlin, pas paralajmërimeve për luftë që bëri në sy të EmmanuelMacron, kryeministri i Bosnjës u tregoi mediave se Presideni Serb Vuçiç ishte inatosur keq me të për shkak të shkelmit që i dha kësaj ideje. Vuçiç nuk e duroi dot faktin që unë tregova “se rivizatimi i kufijve në linja etnike në Ballkan gjatë viteve të 90-ta ka përfunduar me luftëra të përgjakshme” i tha ai gazetës “SlobodnaBosna”. Kjo e bëri liderin e fortë serb që kur u kthye në Beograd të deklaronte se ideja e nisur prej tij kishte dështuar. Bashkë me të dështuan edhe të gjithë ata shqiptarë që i vunë gjoksin asaj. Dhe kur thuhet kjo, fjala nuk është aspak për dokra me patiotë e tradhëtarë siç pretendojnë opozitat në dy anët e kombit. As me historitë që ne tregojmë rëndom për

të shiturit tek shkjau apo spiunët e Serbisë. Jo aspak. Sepse mëkati i atyre ata që përkrahën planin serb në Tiranë dhe Prishtinë, nuk ishte tradhëtia, por mendjelehtësia për tu mbështetur tek një premisë, sa naïve po aq edhe e pamundur. Ata e arsyetuan rrugëtimin e tyre me parullën le të shpëtojmë veten, por flaka u rrëntë të tjerëve. Por, samiti i vendeve të Ballkanit tregoi krejt të kundërtën. Tregoi se ashtu sikurse pranoi edhe në fund presidenti francez, që u afrua me qëndrimin e Merkelit, nuk mund të ketë zgjidhje që cënon palët e treta. Për këtë arsye Berlini ishte një fshikullimë edhe për ata që verën e kaluar pyesnin me ironi: “Ç’na intereson ne, Bosnja dhe Kroacia”? Lapsi.al

25 VITE MË PARË

90 ditët e burgut të Martin Lekës; Gazetari i “Koha Jonë” kujton ngjarjen Nga MuhamedVeliu

Ç

erek shekulli më parë gazetari i “Koha Jonë”, Martin Leka fitoi lirinë. Ai ishte dënuar me burg dhe si sot në 4 majin e 25 viteve më parë la qelinë. Martin Leka thotë se shkrimi në gazetë ishte sebepi, por në të vërtete sipas tij, dënimi ishte politik. Leka kujton se presioni ndërkombëtar e detyroi Presidentin e kohës, Berisha, për të lëshuar dekretin. Si sot 25 vite më parë pas tre muaj në burg gazetari Martin Leka do të rifitonte lirinë. Burgosja erdhi si pasojë e një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, në Dhjetor të vitit 1994, ku tregohej se si qeveria e kohës përmes një urdhri të brendshëm sekret u hiqte ushtarakëve mbajtjen e armëve jashtë reparteve paçka se ligji i miratuar në Parlament ua lejonte. Në një intervistë për Top Channel, Martin Leka, tregon arsyen e vërtetë të burgosjes.“Shkrimi ishte sebepi, sepse “Koha Jonë” kishte një valë të gjerë persekucioni psikologjik, por edhe real. Ky ishte një akt i mirëfilltë politik që

kishte lidhje me lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Një akt kundër lirisë së gazetës “Koha Jonë”. Aleksandri doli i pafajshëm dhe u lirua nga salla e gjyqit dhe unë u dënova me 2 vite e gjysmë burg”, tregon ai. Cilat ishin akuzat ndaj jush?

“Ishte nxjerrja e sekretit shtetëror. Më pas në Gjykatën e Apelit që u zhvillua në prill, përsëri u dënova me një vit e gjysmë burg nga një trup gjykues i kryesuar nga PrelMartini, kryetari i Gjykatës së Apelit. U dënova prapë me të njëjtën sasi burgu, por tashmë me një akuzë të ndryshuar: Shpifje e fyerje, dhe iku akuza për sekret shtetëror”, përgjigjet ai.Fotot e Martin Lekës në qeli dhe gjatë procesit gjyqësor në miniekspozitën me foto të historisë së “Koha Jonë”, ruhen me fanatizëm nga botuesi kësaj gazeta NikollLesi. “Ajo ka qenë një ngjarje shokuese për median e lirë. Ka bërë burg të padrejtë për lirinë e medias, fjalën e lirë, bashkë me Aleksandër Frangajn. Të dy ishin të dënuar me burg. Është një ngjarje që sa herë e kujtoj na bën të rithemi se lufta e medias së lirë, sidomos e gazetës “Koha Jonë”, e cila ishte e vetmja gazetë e kohës përballë frontit të pushtetit të kohës, ishte një betejë mes fjalës së lirë dhe pushtetit”, tregon NikollLesi. Top Channel


POLITIKE PROJEKTI

Ë

shtë prezantuar këtë të shtunë projekti i turizmit BE – BERZH, që do të ketë në fokus investimet në turizmin shqiptar. Projekti parasheh një investim prej 100 milionë eurosh për të zhvilluar turizmin në vendin tonë. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, në fjalën e tij deklaroi se projekti i përbashkët BE – BERZH do të zbatohet kryesisht në nivel vendor. Soreca shtoi se industria e turizmit fuqizon Shqipërinë dhe imazhin e saj. “BE dhe BERZH janë krenarë që në bashkëpunim me njëri –tjetrin investojnë 100 milionë euro në Shqipëri. Programi do të zbatohet kryesisht në nivel vendor. Industria e turizmit fuqizon Shqipërinë dhe imazhin e saj. Turizmi është një prioritet kyç

8

E diel, 5 MAJ 2019

Soreca: BE dhe BERZH krenarë që investojnë në turizmin shqiptar për Shqipërinë, për të përmirësuar imazhin e vendit, për të rritur ekonominë dhe mirëqenien”, tha Soreca. Në vijim, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca vlerësoi se Shqipëria ka vende të mrekullueshme dhe potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi. Ai shtoi se zhvillimi i turizmit do të bëhet kryesisht në 4 rajone të rëndësishme në vend. Soreca vlerësoi Shqipërinë, si një vend me potencial zhvillimi në fushën e turizmit, por i kërkoi qeverisë që të bëj kujdes në strategjinë e investimeve në këtë sektor. “BE po investon 40 milion euro në zhvillimin e turizmit për të nxitur

konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke i dhënë vlerë bukurisë saj natyrore dhe pasurive kulturore. Por duhet bërë kujdes pasi nësë nuk investohet siç duhet mund ta shkatërrojë turizmin në vendin tonë”, u shpreh dje ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Ndërsa, drejtori i BERZH-it Suma Chakrabarti tha se projekti ndihmon në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe atyre mikro. Chakrabarti vlerësoi se do t’i jepet prioritet zhvillimit të bregdetit, por jo vetëm. Ai tha se në fokus do të jenë edhe restaurimet e monumenteve të ndryshme me vlerë historike e kulturore.

Kreu i Qeverisë: Në 5 vitet e fundit numri i turistëve në Shqipëri është dyfishuar, rritje edhe nga një vit më parë

BERZH jep 100 milionë euro për turizmin shqiptar, Rama: Besim te strategjia jonë K ryeministri Edi Rama e ka cilësuar kontributin me 100 milionë eurosh nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për turizmin në Shqipëri dhe BE, një shprehje të besimit e vlerësimit tek strategjia e përzgjedhur prej qeverisë shqiptare përmes rilindjes urbane. Në prezantimin e projektit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe BERZH me 100 milion euro në mbështetje të programit transformues të turizmit në Shqipëri, kreu i qeverisa tha se këto dy forca kanë një kontribut të madhe për vendin tonë. “Nuk ka diskutim që Shqipëria s’do ishte i njëjti vend pa mbështetjen e BE dhe BERZH gjatë më shumë se 25 viteve të fundit. Janë me dhjetëra e dhjetëra projektet që janë mundësuar në vendin tonë falë mbështetjes financiare të BERZH ashtu sikundër është më se e vërtetë që edhe projekti që lançojmë sot si një projekt i përbashkët mes BE-së dhe BERZH përbën jo vetëm shifër 100 mln euro por mbi të gjitha në përmbajtjen e vet një arsye më shumë për të vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë të këtyre dy forcave. Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane”, deklaroi Rama. Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se është një projekt i cili para se t’i jepnim formë programit kombëtar të rilindjes urbane, do të ishte i pamundur sepse

baza e argumentave që është krijuar falë suksesit të programit të rilindjes urbane nuk do të ishte aty. “Çka po diskutonim me presidentin e BERZH-it pak më parë ishte pikërisht se çfarë përpjekjesh transformues kanë sjellë ndërhyrjet e integruara që kanë ndryshuar këndvështrimin e komunitetin e tyre në raport me vendbanimin e tyre dhe vetveten. Nuk bëhet një fjalë për një fond që do shkojë për një komponent por do shkojë për programe të integruara dhe do t’i bashkëngjitet një harte ndërveprimesh të përcaktuara dhe do t’i bashkëngjiten dhe fonde të tjera qoftë nga buxheti i shtetit qoftë nga BB apo që në hapat në vijim pritet të

vihen në dispozicion edhe nga Banka Gjermane”, theksoi kreu i qeverisë. Ashtu si ministri i Turizmit dhe Mjedisit, edhe Rama u shprehen se në 5 vitet e fundit numri i turistëve në Shqipëri është dyfishuar, dhe se ky numër është rritur edhe në raport me një vit më parë. “Në fjalën e sotme ministri superoptimist i turizmit dhe mjedisit, që është që ne në 5 vjet kemi arritur të dyfishojmë numrin e turistëve. Kur them ne, Shqipëria ka arritur ta dyfishojë, ne kemi pasur një rol jo të vogël në këtë rritje. Duke parë sot shifrat e prillit në krahasim me një vit më parë, kemi përsëri një rritje. Duke krahasuar dhe 4 muajt e këtij viti me 4 muajt e

parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje. Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”, tha dje kryeministri. Rama nënvizoi se programi do të vazhdojë të mbështesë transformimin e Korçës, të Beratit, të Fierit. Po ashtu ai do të nxisë transformimin e Shkodrës, ku projektet prioritare janë të identifikuara dhe lidershipi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që në gjithë këtë proces është një garanci në ndërthurjen e të gjithë komponentëve të projektit. “Nuk nuk bëhet fjalë për një fond që do të shkojë për një komponent, për infrastrukturën, apo për ujin, apo për diçka tjetër, por bëhet fjalë për një fond që do të shkojë për programe të integruara dhe do t’i bashkëngjitet një harte veprimesh dhe ndërveprimesh të paracaktuara dhe fondeve të tjera, të cilat janë vënë në dispozicion në këtë proces, qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë nga Banka Botërore, apo që më hapat në vijim pritet të vihen në dispozicion edhe nga Banka Gjermane për Zhvillim”, tha Rama. Kryeministri nënvizoi edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm që adreson programi, siç është komponenti i trashëgimisë kulturore. “Ky është një projekt qendror me një program më të gjerë dhe unë i jam shumë mirënjohës Presidentit të BERZH-it për faktin që në gjithë këtë proces bashkëpunimi, ne, nga BERZH-i nuk kemi përfituar thjesht financime, por kemi përfituar dije, eksperiencë, sugjerimet e duhura në kohën e duhur”, tha kryeministri Rama.


POLITIKE

9

E diel, 5 MAJ 2019

Intrigat: Niko Peleshi përdor konsullin e shkarkuar për të sulmuar Gent Cakajn. Përplasje fizike në zgjedhjen e kandidatëve në PS-në e Kurbinit. E pranishme edhe Lindita Nikolla

P

artia Socialiste nuk gjen qetësi nga intrigat e brendshme. Dhe kjo ka ndodhur fill pas ndërrimit të disa ministrave të kabinetit qeveritar në muajin dhjetor. Ditën e premte në media një vend i veçantë iu rezervua ish-sekretarit të parë të konsullatës shqiptare në Selanik, Artur Porpollogu, i cili është prekur nga vala e shkarkimeve në shërbimin diplomatik. Sipas argumentimit të Ministrisë së Jashtme, që drejtohet nga Gent Cakaj, thuhet se Porpollogu ishte jashtë sistemit të shërbimit të jashtëm si dhe i kishte mbaruar mandati 3-vjeçar. Për rrjedhojë, lirimi i tij nga detyra sipas tij është konform ligjit. Por, Artur Porpollogu nuk e ka kapërdirë këtë fakt, dhe ka përpiluar një letër publike (e botuar fillimisht në Panorama) me një lum akuzash ndaj Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj. Në fakt, mes rreshtave të letrës, duket që ka një dorë të fshehtë dhe ai mund të jetë ish Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Porpollogu është me origjinë nga Devolli, dhe në të shkuarën ka shërbyer si shoqërues dhe disa herë si shofer, gjatë fushatave zgjedhore të Niko Peleshit, raportoi dje portali informativ “Shqip”. Pikërisht, këtë lidhje mes Porpologut dhe Peleshit, e njohin të gjithë në Korçë. Madje, thuhet se vetë Niko Peleshi ka ndërhyrë për të emëruar si Sekretar në Ambasadën shqiptare të Greqisë. Kohët e fundit, Niko Peleshi, si dhe disa ish ministrash, janë bërë bashkë për të sulmuar, denigruar,

Nisin intrigat, përplasjet fizike dhe përçarjet në Partinë Socialiste

pasardhësit e tyre në qeveri. Nga rilindas të përbetuar, sot një pjesë këtyre ish ministrave nuk e dinë as vetë se kujt force politike i shërbejnë. Duke gërryer Partinë Socialiste nga brenda, qëllimi kryesor është dëmtimi i qeverisë së re të Kryeministrit Rama. Ky i fundit përballet sot me disa protesta popullore, për shkak të pakënaqësive të rritura, të cilat vijnë nga keqqeverisja, ku bënte pjesë edhe Niko Peleshi. Konflikt fizik në PS-në e Kurbinit Mbledhja e kryesisë së Partisë

Socialiste të Kurbinit është zhvilluar të premten në një atmosferë të nervozizmit të fortë, ku nuk kanë munguar fyerjet, përplasjet, deri tek ato fizike. Ish-Ministrja Lindita Nikolla, edhe pse e pranishme, nuk ka mundur të vendosë paqen. Burime të besueshme nga PS-ja e Kurbinit, bëjnë me dije se debati i ashpër ka lidhje me emrat e kandidatëve për Bashkinë e Kurbinit, shkruan mapo. Janë propozuar disa kandidatura, por në fund kryesia ka vendosur të

pranojë vetëm 3 emra. Kryetarin aktual të Bashkisë, Artur Bardhi, Bernard Palin dhe Majlinda Carën. Propozimet e tjera janë rrëzuar, cka ka sjellë tension të fortë në mbledhje. Kjo pritet të sjellë pakënaqësi dhe ndoshta çarje në strukturën e PS-së në këtë qytet, që njihet si bastion i Partisë Demokratike, ku herën e fundit fitoi kandidati i qeverisë, për shkak se PDja nuk pranoi të garonte përballë tij, duke e konsideruar si subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

KODI ZGJEDHOR/ HAJDARI E GJIKNURI MBLEDHIN KOMISIONIN, RUÇI FTON PD-në: SILLNI PËRFAQËSUES, KENI TË DREJTA TË PLOTA

P

artia Demokratike ende nuk i ka kthyer përgjigje ftesë së Kuvendit për të caktuar vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore. Mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën pasdite nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Me anë të një letre të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, i kërkohet selisë blu që të përcaktojë përfaqësuesin e saj politik në rolin e vëzhguesit, me të drejta të plota me dy bashkëkryetarët e Komisionit. Edhe pse Partia Demokratike e ka marrë ftesën ditën e premte ende nuk ka një përgjigje në lidhje me caktimin e vëzhguesit. Pasi sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj parti Gazmend Bardhi,

PS ftesë zyrtare PD: Caktoni vëzhguesin në komisionin e reformës zgjedhore

shkresa e Kuvendit nuk është prioritet i PD-së. Mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të mbahet me 7 Maji në orën 17:00 , nën drejtimin e Damian Gjiknurit nga socialistët dhe Rudina Hajdarit nga grupi demokrat. Në rendin e ditës të së martës do të miratohet agjenda e komisionit, si dhe do të miratohen ekspertët si dhe kërkesa për mbështetjen

me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor. Përfaqësuesit e opozitës së re kanë kërkuar që të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, pavarësisht se PS është kundër një ideje të tillë. Reforma zgjedhore Për të shmangur “surprizat” e pakëndshme të minutave të fundit, që do të çonin në ndonjë bllokim të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë formulën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Këto ndryshime vijnë pas diskutimeve mes grupeve parlamentare edhe të përfaqësuesve të “opozitës së re”. Kështu duke iu referuar klimës së mosbesimit mes palëve, Komisioni do të përbëhet nga 10 anëtarë, ku pjesë e saj do të

jenë edhe 4 anëtarë të opozitës së re. Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga PS do të jenë Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni. Ndërsa anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga opozita e re do jenë Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Nimet Musaj. Kjo është hera e parë që një reformë zgjedhore do të udhëhiqet me numër më të madh të anëtarëve nga mazhoranca, pasi në historinë e komisioneve parlamentare që kanë ndërmarrë reformat zgjedhor, komisionet kanë pasur numër të barabartë anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kryetari kishte të drejtën e vetos në raste mosdakordësie.

DITA E DËSHMORËVE

Balla: Refuzojmë çdo përpjekje që hedh baltë mbi Luftën Antifashiste Mesazhet e Luftës Antifashiste janë mesazhe që ne duhet t’i përcjellim me ngulm dhe pas asnjë lëkundje, tek të gjithë përfaqësuesit e gjeneratës tjetër dhe tek çdo vajzë e djalë që lind e rritet në këtë vend, që nuk do të ishte kurrë ky që është sot pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kështu u shpreh dje, kreu i grupit parlament të PS, Taulant Balla, në Ceremoninë e organizuar me rastin e festimeve të 5 Majit në Muzeun Kombëtar, duke shtuar se refuzon cdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste. “Ne refuzojmë me vendosmëri çdo përpjekje që guxon të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste, nga çfarëdo anë që ajo vjen. Prej 28 vitesh vijojnë përpjekjet e dështuara të nxijnë LANÇ, por nuk ja kanë arritur dot. Dhe nuk do t’ia arrijnë edhe së fundmi. Nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo qeverie shqiptare”, vijoi Balla. Deputeti socialist theksoi se Partia Socialiste bën të gjitha përpjekjet, duke e çmuar pa asnjë ekuivok rëndësinë madhore të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm si një faqe e lavdishme e historisë sonë kombëtare, por si burim idealizmi dhe ëndrrash për të ardhmen. “Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e saj në Qeverinë qëndrore dhe ato vendore janë të angazhuar në kujdesin për varrezat e dëshmorëve në cdo qytet, kujdesin për lapidarët në kujtim të heronjve. Ligji që sapo kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për Statusin e Dëshmorit” është një konfirmim i këtij angazhimi të vazhdueshëm tonin”, u shpreh dje deputeti i PS-së Taulant Balla.

VENDORET E 30 QERSHORIT

Vangjush Dako lëshon Durrësin pas tre mandatesh, një gruaja do e zëvendësojë I shumëpërfolur dhe i akuzuar pa fund nga opozita, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako pritet të lërë këtë post pas tre mandatesh rresht. Vetëm disa ditë para shpalljes së kandidaturave për kryetarë të bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit, në Durrës duket se PS ka vendosur të kandidojë një kandidate femër. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të tërheqë kandidaturën e Spartak Kovaçit dhe në vend të tij me shumë gjasë do të jetë një femër. Deri më tani mësohet se po shqyrtohet mes ish-ministres Milva Ekonomi dhe deputetes së Durrësit Klodiana Spahiu.


POLITIKE

10

E diel, 5 MAJ 2019

Kryetarja e Forumit të Grave të PPE-ve nga Shkodra: Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme janë zgjidhja

Doris Pack sulmon Ramën: Një artist që shemb Teatrin Kombëtar. Drejtësia është kapur I

sh-deputetja e PE-së dhe raportuesja Doris Pack në një konferencë për shtyp me gazetarët ka folur për aktualitetin politik dhe social në Shqipëri. Sipas saj asnjë politikan nuk duhet të dalë mbi drejtësinë ndërsa djegien e mandateve nga deputetët e opozitës e konsideron si të vetmin opsion pas ngërçit në gjykatat më të larta të Shqipërisë. “Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci”, u shpreh Pack për gazetarët. Gjithashtu kjo e fundit nuk ka lënë pa shigjetuar dhe kryeministrin Rama duke e parë si paradoks se si një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar. “Në Tiranë u bë një luftë e madhe për Teatrin Kombëtar dhe është një vend në mes të një qyteti dhe a mund ta imagjinoni që tani ta shkatërrojnë një gjë të tillë. Këtë nuk mund ta kuptoj dhe njerëzit thonë që ai është artist. Shpresoj që këto gjëra të rregullohen dhe ai të thotë, po, bëra gabim”, tha Doris Pack. Përpara të rinjve shkodranë, ndërsa referonte në Akademinë e Lidershipit mbi temen “Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe roli i rinisë”, kryetarja e grave të partive popullore europiane, Doris Pack u ndal tek situata politike që kalon Shqipëria dhe rrezikun që i kanoset proçesit integrues. “Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës. Në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë dhe të shohim politikan që futen në sistemin e drejtësisë

dhe janë nga partitë politike dhe ata s’kanë asnjë mundësi tjetër sepse do të duhet të dalin në gjykatë por s’ka gjykatë dhe këtë nuk e kuptoj, prandaj duhet ta zgjidhni. Duhet të ketë një ndryshim në lidhje me sjelljen sepse politika është pjesë e drejtësisë. Drejtësia nuk funksionon, është gabim”, tha Doris Pack. Gjithashtu ishparlamentarja evropiane u ka bërë thirrje të rinjve të shkollohen jashtë dhe të formohen por të kthehen më pas në vendin e tyre. Doris Pack pranon se me Ramën ka pasur diferencat e saj, por shton se të njëjtat vërejtje do t’i bënte edhe Lulzim Bashës po të ishte në vend të tij. “Pa një drejtësi demokracia është kukull. Ndërkombëtarët dhe qytetarët duhet të çohen në këmbë, të ngrejnë zërin dhe të ndryshojnë situatën. Njerëzit ikin për një jetë më të mirë dhe të sigurtë jashtë, kjo po ndodh në vendin tuaj. Shpresoj të edukoheni edhe në vende të tjera, të arsimoheni dhe situata të ndryshojë në Shqipëri dhe të qëndroni në vendin tuaj. Vendi juaj ka nevojë për ju për të kontribuar dhe nëse jeni të fortë ju mund të ecni përpara. Kemi punuar që të kemi frymë Europe edhe në Shqipëri. Krijuam para disa vitesh një grup vullnetarësh dhe bëmë komisionin që duhej. Do më vinte keq që unë të rrisja nipat dhe mbesat e mia në një vend si Shqipëria. Politikanët po marrin shumë nga koha e këtij vendi dhe duhet që gjërat të bëhen siç duhet. Unë jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, ju dua, i them gjërat dhe kritikoj shumë. Me z. Rama kam pasur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është

mirëqenia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqenien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra”, u shpreh ish-eurodeputetja. Ajo ka rrëfyer një histori personale me një intelektuale shqiptare të zhvendosur në Gjermani. “Kam takuar një grua intelektuale që ka ardhur në Gjermani. Ajo tregoi atje vlerat e saj dhe kur e pyeta pse është larguar tha që është larguar pasi Shqipëria nuk i jep mundësi asaj dhe fëmijëve të saj. Kam qenë në Muzeun e Krimeve në Shkodër, keni një të kaluar të dhimbshme që

nuk duhet rikthyer”, tha ajo. Shitblerja e votës Kryetarja e Forumit të Grave në PPE, Doris Pack ka kritikuar fenomenin e shitblerjes se votës, duke deklaruar se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja. Pack u ndal edhe tek situata kriminale, duke folur për banda të forta edhe në vendet europiane që kanë ndikuar jo pak në imazhin e Shqipërisë. Lidhjet e tyre me politikën duhet shkëputur tha ajo. “Duhet të ndalohet blerja e votës, të bëjnë zgjedhje të drejta sepse kjo nuk ndihmon. Duhet ti nxisni dhe ti luftoni për blerjen e

votave dhe ti ndaloni. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja, duhet të keni regjistrin elektoral që duhet të jetë i pastër. Ju duhet të luftoni që politikanët të mos blihen dhe të mos blejnë. Kishte të paktën 10 deputet që duhej të linin pozicionin e tyre për shkak të se shkuarës kriminale. Nuk mund ti jepni shanset atyre që janë të kriminalizuar që të futen në Parlament dhe kete duhet ta ndaloni. Nuk mund të blihet, nuk mund ta blejnë dhe kjo nuk është demokracia e vërtetë. Ka politikanë që e bëjnë për para, natyrshëm që i duhen paratë por jo ta kthejnë në prioritet. Në Belgjikë kishte banda që krijuan një imazh shumë të keq për Shqipërinë, nuk ka mbaruar këtu, janë gjëra që zgjasin. Ky është një vend në mes të BE-së dhe të vjen keq kur sheh që ka qeveri që shfrytëzojnë elektoratin e tyre, përdorin besueshmërinë”, u shpreh Doris Pack. Doris Pack tha se në Shqipëri mbetet problem çështja e drejtësisë, e cila sipas saj është e kapur nga politika. Edhe pse skeptike, ajo shprehet me vettingun mund të ketë ndryshime në këtë aspekt. Jashtë fjalës me të rinjtë në qendrën rinore “Arka” nuk mbeti as çështja e nacionalizmit, që Pack kërkoi të mos keqpërdoret dhe të rrëzohen termat si Shqipëria e Madhe, apo Kosova është Serbi, siç e përdorin fqinjët tuaj. Gjithashtu ajo foli për ndikimin e Brexit në Europë dhe krizat e brendshme. Këto deklarata Doris Pack i bëri gjatë Akademisë së lidershipit rinor, një aktivitet i organizuar në qytetin e Shkodrës.

ISH-KREU I DIPLOMACISË: LIGJI I LUFTËS NUK ËSHTË SHFUQIZUAR, PO SJELL PASOJA JURIDIKE

I

sh-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë mbi sfidat e sigurisë në rajon: “A është Ballkani Perëndimor një rajon në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë?”. Në fjalën e tij, Bushati u ndal tek sfidat me të cilat përballet sot rajoni, llojet e konflikteve dhe mundësitë sesi ato mund të adresohen. “Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë. Ju duhet ta dini që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende ka një ligj lufte në fuqi në Greqi, përkundrejt Shqipërisë. Një ligj lufte që Greqia e vendosi gjatë luftës italo-greke, ndaj Italisë po me efekte dhe për Shqipërinë, një ligj lufte i shfuqizuar pas Luftës së Dytë Botërore përkundrejt Italisë, por i pa shfuqizuar ende ndaj Shqipërisë. Një ligj lufte i cili sjell pasoja juridike në raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizikë dhe juridikë. Origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas. Natyra

Sfidat e sigurisë në rajon, Bushati: Llojet e konfliktit në Ballkan

e dytë, apo mosmarrëveshjet e një kategorie tjetër, janë mosmarrëveshjet që e kanë origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sot e kësaj dite Sllovenia me Kroacinë ende nuk e kanë përmbyllur mosmarrëveshjet që kanë lidhje me çështje kufitare. Kroacia me

Malin e Zi gjithashtu, e për të vazhduar më tutje. Natyra e tretë e konflikteve ka të bëjë me subjektivitetin juridikondërkombëtar. Kemi rastin e Kosovës që nuk njihet nga Serbia, nuk njihet nga Bosnja-Hercegovina dhe natyrisht Kosova ka një deficit përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, por kemi dhe rastin e Bosnje-Hercegovinës. Pavarësisht se Dejtoni i vuri një lloj kapaku konfliktit të përgjakshëm në Bosnje-Hercegovinë, ende sot e kësaj dite kemi një diskutim shumë të gjerë lidhur me funksionalitetin e BosnjeHercegovinës dhe kemi pikëpyetje në lidhje me mjaftueshmërinë e Dejtonit apo me krijimin e mundësive apo hapësirave që Dejtoni do t’i jepte Bosnjes për avancimin në strukturat euroatlantike”, nënvizoi ai. Bushati u ndal tek diferenca mes dialogut ShqipëriGreqi dhe diskutimit mes Serbisë dhe Kosovës. “Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës

ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKBsë, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë për sa i përket subjektivitetit juridikondërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare

të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”, përfundoi ish- shefi i diplomacisë shqiptare. I pyetur nga studentët mbi debatin për ndryshimin të kufijve Bushati tha; “Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër. Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje, tha Bushati.


AKTUALITET

11

E diel, 5 MAJ 2019

“Puna.gov.al” është në fazat e tij finale dhe përveç të tjerave, do të shënojë një hap cilësor jo vetëm në performancën e Shërbimit Publik të Punësimit por edhe në zgjerimin dhe cilësinë e informacionit të tregut të punës

M

inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një vizite në Zyrën e Punës në Shkodër theksoi se “falë ndërmjetësimit të Zyrave të Punës, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti janë punësuar 3 179 punëkërkues në të gjithë vendin”. Gjatë kësaj vizite, Denaj duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shkollat profesionale tha se: “Duhet të bëjmë një rakordim sa më optimal ndërmjet drejtimeve të studimit në këto shkolla dhe kërkesës nga bizneset për burime njerëzore, në funksion të plotësimit në përqindje sa më të lartë të pritshmërive të të dyja palëve”. Nga ana tjetër, tha theksoi se “puna. gov.al” është në fazat e tij finale dhe përveç të tjerave, do të shënojë një hap cilësor jo vetëm në performancën e Shërbimit Publik të Punësimit por edhe në zgjerimin dhe cilësinë e informacionit të tregut të punës. “Përmirësimi i Sistemit Informatik të shërbimeve të punësimit dhe platformës online “puna.gov.al” është në fazat e tij finale dhe përveç të tjerave, do të shënojë një hap cilësor jo vetëm në performancën e Shërbimit Publik të Punësimit por edhe në zgjerimin dhe cilësinë e informacionit të tregut të punës. Kjo do të arrihet përmes mundësive të shtuara për shkëmbim informacioni, duke zgjeruar rrjetin e komunikimit me bazat e të dhënave të tjera kombëtare”, theksoi Denaj. Kurse përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja dha këtë mesazh.

Denaj: 3,179 persona u punësuan në prill

dalohet me urdhër të prokurorisë së Tiranës, një biznesmen në fushën e ndërtimit dhe dy shtetas të tjerë. Dritan Llanaj, së bashku me Kadri Pazari e Arben Caci dyshohen se kanë falsifikuar dokumentat për 25 mijë metër katror tokë në Laprakë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke në Laprakë që është pronë e spitalit të Traumës. Sipas hetimeve, nga Pazari e Caci trualli i është kaluar ndërtuesit Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë tek dy pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin. Në këtë pronë në perimetrin e spitalit ishte planifikuar edhe një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Biznesmeni Llanaj ka

“Përmirësimi i Sistemit Informatik të shërbimeve të punësimit dhe platformës online “puna.gov.al” është në fazat e tij finale dhe përveç të tjerave, do të shënojë një hap cilësor jo vetëm në performancën e Shërbimit Publik të Punësimit por edhe në zgjerimin dhe cilësinë e informacionit të tregut të punës”.

SHKOLLAT

‘’Gjatë një vizite në Zyrën e Punës në Shkodër theksova rëndësinë e bashkëpunimit me shkollat profesionale për të bërë një rakordim sa më optimal ndërmjet drejtimeve të studimit në këto shkolla dhe kërkesës nga bizneset për burime njerezore, në funksion të plotësimit në përqindje sa më të lartë të pritshmërive të të dyja palëve. Ndërkohë, përmirësimi i Sistemit Informatik të shërbimeve të punësimit dhe platformës online “www.puna. gov.al” është në fazat e tij finale dhe, përvec të tjerave, do të

shënoje një hap cilësor jo vetëm në performancën e Shërbimit Publik të Punësimit por edhe në zgjerimin dhe cilësinë e informacionit të tregut të punës përmes mundësive të shtuara për shkëmbim informacioni, duke zgjeruar rrjetin e komunikimit me bazat e të dhënave të tjera kombëtare. Falë ndërmjetësimit të Zyrave të Punës, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti janë punësuar 3,179 punëkërkues në të gjithë vendin’’. Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të

Punësimit, organizoi Panairin e Punës 2019, si pjesë e ciklit të panaireve që do të zhvillohen në të gjithë qarqet e vendit. Për vitin 2019, MFE i është bashkuar organizimit të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë të panairit të Punës në kuadër të eventit “Work & Study 2019”. Në Rajonin e Tiranës ushtrojnë aktivitetin e tyre Zyrat e Punësimit në Tiranë dhe Kavajë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT mbi forcën e punës 2018 për qarkun e Tiranës, pjesëmarrja

Urdhër ndalimi për P biznesmenin e njohur

qenë i arrestuar edhe më herët nga policia pasi ishte akuzuar për tre akuza; “Ndërtim i paligjishëm

“Duhet të bëjmë një rakordim sa më optimal ndërmjet drejtimeve të studimit në këto shkolla dhe kërkesës nga bizneset për burime njerëzore, në funksion të plotësimit në përqindje sa më të lartë të pritshmërive të të dyja palëve”. në forcën e punës është 64,0% nga 62,7%. Për periudhën 1 janar-30 prill 2019, janë shpallur 17905 vende të lira pune, nga këto 6744 në rajonin Tiranë ose 38% të totalit të Vendeve të lira të punës të shpallura në rang kombëtar; janë punësuar 8896 punëkërkues të papunë, nga këta 2390 punësime në rajonin Tiranë; 517 punëkërkues të papunë janë dërguar në kurse të formimit profesional.

EKSPERTËT

PROKURORIA

N

PUNA.GOV.AL

në zonën e Unazës së Re”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

aketa e ndryshmeve të Kodit Penal, për ata që cënojnë sigurinë ushqimore është mirëpritur nga ekspertët e sigurisë ushqimore por sërish kërkohet një sistem i mirëfilltë mbikëqyrje për të gjitha inputet bujqësore dhe ilaçet për kafshët që hyjnë në vend. Mjeku veteriner, Kujtim Mersini, thotë se edhe në rastin e trajtimit të bimëve dhe kafshëve duhet ndjekur një praktikë e ngjashme me atë të recetës elektronike që jepet për medikamentet shëndetësore, pasi kjo do të kufizojë mbipërdorimin e kimikateve dhe antibiotikeve për kafshët. A janë në gjendje institucionet që

Duhet sistem elektronik për barnat dhe pesticidet

të bëjnë një monitorim të plotë të sigurisë ushqimore në vend. Mersini, thotë se duhen më shumë specialistë në këtë fushë. “Shtrëngimi i masave ligjore duhet të shoqërohet detyrimisht dhe me fuqizimin dhe aftësimin e trupës profesioniste që kemi.

Trupa e profesionistëve që kontrollojnë këto produkte, sis veterinar, AKU dhe ISUV. Kemi besoj për përmirësim të personelit, në AKU nuk janë shumica profesionisht, kemi mangësi veterinerësh që ti kontrollojmë këto standarde”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E diel, 5 MAJ 2019

VIZITA

Presidenti Meta pritet në takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë

P

residenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. “Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, - u shpreh Presidenti Meta. Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërm-

jet Shqipërisë dhe Turqisë. Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta vizitoi Turqinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re të qytetit të Stambollit. Në ceremoninë zyrtare, kreu i shtetit shqiptar ka qenë së bashkë mu presidentin turk, Rexhep Tayyp Erdogan si dhe autoritete të larta shtetërore dhe fetare. “Kënaqësi të merrja pjesë sot në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore”,shkruan Presidenti Meta në Facebook.

P

residenti Ilir Meta vizitoi dje stendat e “Panairit turk të bamirësisë”. Aktiviteti ka si qëllim promovimin e humanizmit dhe mbledhjen e të ardhurve për shkollat shqiptare. “Me shumë dëshirë vizitova sot “Panairin turk të bamirësisë” në Tiranë, një aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm kulturor, por edhe humanitar, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për rinovimin dhe përmirësimin e kushteve të disa shkollave shqiptare. Ju ftoj ta vizitoni për të zbuluar dhe shumëllojshmërinë e punimeve të dorës, prodhimeve të artizanatit dhe kuzhinës turke, si një mundësi që frymëzon forcimin e marrëdhënieve tradicionale mes dy popujve tanë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

Kreu i shtetit në “Panairin turk të bamirësisë”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E diel, 5 MAJ 2019

Tirana mikpret 12 trupa teatrore nga e gjithë bota për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave

Veliaj: Në këto katër vite i kemi kushtuar më shumë vëmendje fëmijëve T

irana ka hapur dyert për të mikpritur 12 trupa teatrore nga e gjithë bota për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave. Nga data 3-9 maj 2019, fëmijët e kryeqytetit por jo vetëm do të kenë mundësi, që të shijojnë magjinë e kukullave. Në hapjen e këtij festivali, Kryetari i

Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë në këto katër vite fokusi është vendosur tek fëmijët ku janë ndërtuar kënde lojërash, çerdhe, kopshte etj. “Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë

për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet. Jam shumë i lumtur që përveç asaj paradites që kalohet në institucionet e Bashkisë, ne kemi edhe pasditet dhe fundjavat dhe kemi mundësi që edhe fundjavat t’i kemi shumë argëtuese”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nderoi me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, aktoren veterane të “Teatrit të Kukullave” Tiranë, Shegushe Bebeti, për veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj shumëvjeçare pranë këtij institucioni. duke argëtuar dhe edukuar të vegjlit e kryeqytetit. “Ne e kemi shumë të mirë këtë që jemi një popull mikpritës, edhe që të gjithë atyre që na vijnë, që janë presidentë, që janë kryeministra, u japim medalje dhe vlerësime. Po ne shqiptarët ndonjëherë duhet të mësojmë të vlerësojmë edhe njëri – tjetrin. Një nga njerëzit që unë doja ta vlerësojë është Shegushe Bebeti. Për breza të tërë qytetarësh, artdashës të teatrit, aktorja ka ndikuar në zbavitje, në argëtim, por edhe në edukimin qytetar të tyre, duke u bërë në të njëjtën kohë personazhi, por edhe aktorja e tyre e preferuar. Ndaj Bashkia e Tiranës në shenjë nderimi për veprimtarinë shumëvjeçare të aktores sonë të mrekullueshme, i jep titullin mëse të merituar “Mirënjohja e qytetit të Tiranës””, u shpreh kreu i Bashkisë. Tirana po bëhet gati për të përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të

Atdheut. Por ndryshe nga vitet e tjera, krahas ceremonive zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Bashkia e Tiranës ka menduar që këtë datë të shënuar ta përkujtojë krejt ndryshe për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia dedikuar të gjithë hapësirën këmbësorëve. “Dua t’ju ftoj të gjithëve, që teksa shijoni këtë fundjavë, të gjithë Teatrin Ndërkombëtar të Kukullave, ne të kemi një mundësi që të shijojmë edhe Tiranën pa makina, ndaj në datën 5 maj, ditën e dielë, e gjithë qendra e Tiranës është pa makina, pra kalamajtë përveç se do vijnë tek Teatri i Kukullave, do vijnë me patina, me monopat, me biçikletë ose në këmbë, sepse e gjithë Tirana do marrë pak frymë dhe ashtu siç mendojmë për fëmijët kur vjen puna tek Teatri i Kukullave, duhet të mendojmë çdo ditë: Na intereson më shumë gazi i makinave që prodhon vetëm helme, që prishin mushkëritë e fëmijëve apo na intereson një qytet që mund të marrë ajër të pastër?! Jam i sigurt që nën drejtimin e kalamajve, të gjithë familjet do ndjekin shembullin e tyre, për të pasur një Tiranë pa makina”, tha Veliaj.

për Rininë në Bashkinë e Tiranës. Tek Pallati i Kongreseve do të jetë e vendosur një tjetër skenë, për korin e Liceut Artistik e dirigjuar nga dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku. Në këtë 5 Maj, në Sheshin “Nënë Tereza” mbahet Panairi i Ushtrisë, ku do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, përkatësisht të Forcës Ajrore, të Forcës Tokësore, të Forcës Detare, gomone dhe polumbarë, e mjete të tjera të detarisë. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve.

Shefi sektorit të kontrollit të territorit, në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni u bëri thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që nesër të lënë automjetet e tyre në shtëpi, teksa sqaroi edhe akset ku do të kufizohet qarkullimi. “Ditën e diel do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni.

“Ditë pa makina” dhe festë, Bashkia e Tiranës organizon një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive

K

rahas ceremonisë përkujti more në varrezat e “Dësh morëve të Kombit”, më 5 Maj në Tiranë do zhvillohet edhe dita pa makina. Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia kushtuar të gjithë hapësirën këmbësorëve, ndërsa Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete për të gjitha grupmoshat. Drejtoresha për Rininë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kërxhalli ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbej” dhe në Parkun e Liqenit Artificial. “I ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës të bëhen pjesë e “Ditës pa makina” sepse do të ketë një sërë aktivitetesh. Ato do të përqendrohen në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek Sheshi “Nënë Tereza”, dhe në Parkun e Liqenit. Në sheshin “Skënderbej” do ketë një koncert nga kori i Liceut Artistik, panairi i organizatave rinore, panairi i librit, kurse në lulishten para bashkisë do të mbahet ceremonia e vendosjes së pikturave të partizanëve, ndërkohë që sërish në shesh do të jetë një

Kërxhalli: Ftojmë qytetarët të vijnë të festojnë zonë kushtuar fëmijëve”, tha Kërxhalli. Një vend të veçantë do të zërë edhe panairi i bujqësisë para Ministrisë së Bujqësisë, ku qytetarët mund të njihen me disa nga produktet e zonës, e për të vijuar më tej me panairin e operatorëve turistikë. Ndërkaq, në parkun “Rinia” zhvillohet finalja e lojërave olimpike për shkollat 9-vjeçare, duke vijuar përgjatë gjithë bulevardit me aktivitete të ndryshme sportive, volejboll, basketboll, kalceto, ping-pong etj. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Nënë Tereza” do të zhvillohet edhe Panairi i antikuarëve të Tiranës, ndërsa do të ketë edhe një ceremonial i skulpturave të Partizanëve. Gjithashtu, është menduar një program i pasur artistik, ku nuk do

të mungojë Kori i Shkollave të Mesme, shfaqja e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ etj. “Do ketë një performancë nga balerinë profesionistë, ku subjekti i kërcimit të tyre do t’i dedikohet Luftës Nacional-Çlirimtare. Përgjatë gjithë sheshit “Skënderbej”, por edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do ketë ekrane me filmat që i dedikohen Luftës së Dytë Botërore dhe asaj NacionalÇlirimtare. Në një skenë të vendosur përpara Kryeministrisë do të performojë Ansambli Kombëtar i dancit sportiv. Ndërkohë, në të gjitha lulishtet e Tiranës do të ketë grupime me këngë partizane, një formë improvizimi me studentët e Akademisë së Arteve dhe Liceut Artistik. Nuk do të mungojë as muzeu i hapur dedikuar luftës së Dytë Botërore”, tha Drejtoresha


AKTUALITET

N

ën masa të rrepta sigurie, Markel, Manuel dhe Vincens Bushi mbërritën të shtunën në gjykatën e Kurbinit, si autorë të dyshuar për vrasjen e kushërinjve Mikel dhe Jani Jushit, mbrëmjen e 28 prillit në Laç. Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit Markel, Manuel dhe Vincens Bushi. Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima. Gjatë hetimeve kanë rrëfyer se krimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se debati në lokal kishte nisur për një fotografi të publikuar në rrjetet sociale. Gjatë seancës, Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit por është penduar. “Nuk doja t’i vrisja. Jam pendur për atë çfarë kam bërë”. Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës. “Më goditën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve”. Kurse Manuen Bushi nuk ka folur. Ngjarja Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Sipas policisë, konflikti ka qenë i çastit por shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë. Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën. Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent. Ngujohen familjarët Fisi Bushi në Kurbin është ngujuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e Markel dhe Manuel Bushit, të Vinçens Bushit por edhe kushërinjve të tyre të afërt. Pavarësisht se tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy palëve i janë nënshtruar

14

E diel, 5 MAJ 2019

Një foto çoi në vrasje dy të rinj. Pas kësaj, fisi Bushi në Kurbin është ngujuar. Jo vetëm për familjet e Markel, Manuel dhe Vinçens Bushit por dhe të kushërinjëve të afërt

Vrasja e kushërinjëve, burg tre autorëve: Na goditën, jemi penduar

RRËFIMI “Gjatë seancës, Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit por është penduar. “Nuk doja t’i vrisja. Jam pendur për atë çfarë kam bërë”. Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës. “Më goditën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve”. Kurse Manuen Bushi nuk ka folur”.

NGUJIM

zakoneve të tyre pas ngjarjes. Fillimisht sa u përhap lajmi u mbyllën brenda afro 20 shtëpi. Më pas sipas zakonit, të ngujuar qëndrojnë vetëm familjet e autorëve dhe ata më të ngushtët në rreth familjar nga

rrënjët e babait. Kurse fisi nga nëna ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Për këtë arsye ishte daja, ai që negocioi me shefin e komisariatit te Kurbinit, ç’ka u pasua me vetëdorëzimin në polici të tre djemve Bushi.

Mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtor, apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën.

“Fisi Bushi në Kurbin është ngujuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e Markel dhe Manuel Bushit, të Vinçens Bushit por edhe kushërinjve të tyre të afërt. Pavarësisht se tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy palëve i janë nënshtruar zakoneve të tyre pas ngjarjes”.

BULQIZË

LEZHË

30 persona përfundojnë të helmuar nga uji në spital

Tenton të vjedhë, policia e kap mat

Rreth 30 persona janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës në harkun kohor të 24 orëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore.Burime nga spitali thonë se fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Mjekët thonë se intoksikimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.“Shenja intoksikimi janë, sepse shprehen me të vjella, me heqje barku. Shkaqet pastaj nuk dihen, por më shumë dyshime ngrihen për linjën e ujit të pijshëm. Vet kontigjenti në qytet bën që mundësia të jetë më tepër prej ujit, sepse nuk bëhet fjalë as për dasma, as për takime të tjera”, tha mjeku ShahinKaja. Të kontaktuar nga Top Channel, përfaqësues të Drejtorisë së Ujësjellësit në Bulqizë thonë se nuk janë njoftuar për ndonjë defekt në tubacionet që kalojnë në galeritë e minierave të zonës D.

Një 23-vjeçar me inicialet D.K, i cili kishte përfunduar vetëm një javë më parë dënimin me burg për vjedhje, është kapur në flagrancë duke vjedhur në një banesë. Mësohet se 23-vjeçari në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka tentuar t’i vjedhë banesën shtetasit Gj.K, banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti edhe një thikë. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


AKTUALITET

15

E diel, 5 MAJ 2019

Fokus i këtij takimi krahas masave dhe aktiviteteve të kryera si pjesë e detyrimeve, ishin edhe paraqitja e problematikave të hasura, si dhe nevojat për kapacitete logjistike në përmbushje të detyrave të tyre

J

emi mësuar të shohim kontrolle të shumta policie për shkaqe e motive të ndryshme, mes të cilave edhe kontrollet antidrogë. Mes përpjekjeve të autoriteteve për të goditur trafikun e narkotikëve, ku përfshihen edhe kontrollet e automjeteve dhe të objekteve, kryesojnë metoda më të sofistikuara sikurse janë përgjimet dhe vëzhgimet por tonelatat me kanabis, ende vijojnë të dalin nga Shqipëria drejt vendeve europiane. Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare, ndërsa së shpejti, kontrolleve të territorit nga Policia e Shtetit dhe Inspektorateve të ndryshme, do t’i shtohen edhe monitorimi përmes fluturimeve ajrore, mundësuar nga projekti “Sancas” i financuar nga BE. Në Ministrinë e Brendshme u mbajt takimi i radhës së ‘’TaskForcës’’ Qendrore, në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020. Në mbledhje u diskutua mbi masat e ndërmarra, rezultatet dhe arritjet konkrete të institucioneve anëtare të TFQ-së. Fokus i këtij takimi krahas masave dhe aktiviteteve të kryera si pjesë e detyrimeve, ishin edhe paraqitja e problematikave të hasura, si dhe nevojat për kapacitete logjistike në përmbushje të detyrave të tyre. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda kërkoi bashkëpunim më të ngushtë dhe më intensiv gjatë kësaj periudhe, ndërmjet institucioneve qendrore pjesë e “Task-Forcës”, për të shkëmbyer informacion për raste kultivimi ose trafikimi,

Antikanabisi, nis monitorimi nga ajri i territorit shqiptar BASHKËPUNIM “Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda kërkoi bashkëpunim më të ngushtë dhe më intensiv gjatë kësaj periudhe, ndërmjet institucioneve qendrore pjesë e “Task-Forcës”, për të shkëmbyer informacion për raste kultivimi ose trafikimi, si dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale”.

RAPORTI si dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta ndërinstitucionale. Gjithashtu, anëtarët theksuan domosdoshmërinë e një koordinimi edhe më të mirë me qëllim parandalimin në kohë dhe goditjen me efikasitet të çdo rasti të kultivimit të kanabisit. Së shpejti, kontrolleve të territorit nga Policia e Shtetit dhe Inspektorateve të ndryshme, do t’i shtohen edhe monitorimi përmes fluturimeve ajrore, mundësuar nga projekti “Sancas” i financuar nga BE. Projekti “Sancas” është një nga projektet më të rëndësishme që mbështet veprimtarinë e

STAMBOLL

1.2 ton kanabis, 4 shqiptarë në pranga

Një sasi prej 1.2 ton kanabis, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria është sekuestruar në Stamboll në dy operacione të ndryshme, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda. Operacioni i parë u zhvillua në 20 prill, ku u arrestuan tre persona dhe u konfiskuan 550 pilula ekstaz. Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në Eyüpsultan, ku droga u gjet në një depo, e fshehur në thasë me ushqim për kafshët. Në këtë operacion u arrestuan 4 persona, që dyshohet se janë nga Shqipëria, raporton CNN turk. Droga e konfiskuar në të dy operacionet u raportua të jetë me vlerë 44 milionë lira turke, ndërsa 7 të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve.

Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus kryesisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Lufta kundër krimit të organizuar është fokusi dhe prioriteti kryesori i Ministrisë së Brendshme. Mbështetja e projektit “Sancas”, do të japë efektet e veta. Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit në muajin mars raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky

POLICIA Municione, doza kokaine, fara e kubikë kanabisi ka zbuluar policia në Tepelenë, duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Vasjar. Policia e Tepelenës dhe ajo e Gjirokastrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Liqeni”, duke goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si rezultat i kontrolleve dhe falë informacioneve të ardhura nga qytetarët. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.J, 26-vjeç, banues në Sarandë. 26-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara kanabis si dhe kubikë të kultivuar me fara kanabisi. Policia bën me dije se bijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal

vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet europiane. Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë.

“DASH thotë se Shqipëria është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet europiane”.

Municione dhe kanabis, operacion në Tepelenë

dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për

shtetasin B.LL, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


AKTUALITET

16

E diel, 5 MAJ 2019

Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normanë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale

N

jë ditë pas aksidentit tragjik në Peqin, ku një grua humbi jetën dhe 4 persona të tjerë u plagosën, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin e njërit prej automjeteve të përplasura, pasi dyshohet se është ai personi që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njofton se vuri në pranga shoferin 27-vjeçar nga Korça Florant Hoxhallari. Ai drejtonte automjetin tip “Toyota” kur u përplas në Peqin tek kryqëzimi i Gjocajt, me një tjetër autoveturë. Për pasojë humbi jetën Fatime Braho 50-vjeç që udhëtonte tek Toyota, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho mori dëmtime mjaft të rënda. Të plagosur e tjerë, mbetën Ismail Hoxhallari, Kamber Beqiri, Kristian Hoxhallari dhe vetë shoferi Florant Hoxhallari. Personat e përfshirë në aksidentin e rëndë po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht u mbyll me një fund tragjik. Dyshimet janë që automjeti “Toyota”, ku po udhëtonte viktima dhe dy nga të plagosurit ka kryer parakalim të gabuar. Nga ana tjetër, mjeti tjetër tip “Volkswagen” drejtohej nga Kamber Beqiri. Përplasja e dy automjeteve ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti “Toyota” është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti tip “Volkswagen” ka marrë dëmtime të rënda nga njëri krah. Siguria Numri i viktimave nga aksidentet

Parakalimi i gabuar i mori jetën gruas, Policia apel shoferëve SIGURIA

“Numri i viktimave nga aksidentet rrugore në vend është ulur. Herë pas here policia ndërmerr aksione për ndërgjegjësimin e publikut, siç ka bëri të shtunën, në javën e sigurisë rrugore. Siguria rrugore cënohet nga një sërë shkaqesh, që nga cilësia e rrugëve dhe sinjalistika rrugore, deri tek sjellja e drejtuesit të mjetit. Policia synon të godasë pikërisht disa prej sjelljeve tipike të drejtuesve, që janë burim aksidentesh”.

rrugore në vend është ulur. Herë pas here policia ndërmerr aksione për ndërgjegjësimin e publikut, siç ka bëri të shtunën, në javën e sigurisë rrugore. Siguria rrugore cënohet nga një sërë shkaqesh, që nga cilësia e rrugëve dhe sinjalistika rrugore, deri tek sjellja e drejtuesit të mjetit. Policia synon të godasë pikërisht disa prej sjelljeve tipike të drejtuesve, që janë burim aksidentesh. Paçka se shërbimet e policisë rrugore

patrullojnë të gjithë territorin duke këshilluar por edhe duke proceduar për shkeljet që janë burim për aksidente rrugore, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që nxitojnë për të arritur të parët, pa u shqetësuar për sinjalizimin rrugor dhe kufizimet e tij. Policia Rrugore nëpërmjet publikimeve ka vetëm një qëllim: “Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor”.

SITUATA

POLICIA

Tenton të largohet nga Rinasi me 26 mijë euro

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një 38-vjeçar dhe i sekuestrohen 26500 euro. ‘’Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S, 38-vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’’,-thuhet në deklaratën e Policisë.

Raporti Në 2018-n raporti i aksidenteve me pasojë jetën në Shqipëri ishte 75 për 1 milionë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor” bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet me normë më të lartë, së bashku me Maqedoninë e cila për vitin që lamë pas shënoi rritje të aksidenteve fatale. Sipas Eurostat, Rumania

është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të aksidenteve rrugore për 1 milionë banorë, ndonëse ky raport u ul me 4 për qind në krahasim me një vit më parë. Në të gjithë Bashkimin Europian, sipas Eurostat numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore për 1 milion banorë ishte 49. Për fat të mirë numri i tyre ka qenë në rënie, ku në krahasim me 1 vit më parë ishin 1% më pak, ndërsa nga 2010, vdekjes si pasojë e aksidenteve rrugore ranë me 21%.

P

ër vitin 2018 janë regjistruar shtatë vdekje, ndërsa për 2019 janë regjistruar pesë të tilla. Në përgjithësi është bërë i mundur të zbulohen dhe të identifikohen vetëm për 23 raste të tilla, pasi mungon dëshira e ambasadës sonë në Greqi për një bashkëpunim, në një kohë kur në dy vitet e fundit numri i vdekjeve është tepër shqetësues. Incidentet po bëhen gjithnjë e më të ashpra, shërbimi nuk është në gjendje të mbrojë të burgosurit e dobët. Gjendja ka ikur nga kontrolli në këto tre-katër vitet e fundit, duke bërë që Greqia të jetë vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian. A është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të shqiptarëve në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizata kriminale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e

11 shqiptarë të vrarë në burgjet greke

në vazhdim, urdhëroi njerëzit e tij të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skemë dhe e çuan në burg? Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë por ajo çka dihet

është fakti që viktima të kësaj lufte shume milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke.


NDERMENDJE

17 E diel, 5 MAJ 2019

SOT NE DITEVDEKJEN E NJE NJERIU TE MADH

KUMTIM Nga Albert Vataj

C

i li ishte ai, Napoleon Bonaparti, Perandori i Francës, figura emblematike e kapërcyellit të botëve? Napoleon Bonaparti, më shumë se sa çdo figurë historike ka dominuar imagjinatën e shekullit. “A nuk është ai i pakrahasueshëm në historinë e botës, si ushtarak dhe një burrë shteti?” pyeste George Ponsonby, lider i opozitës liberale në parlamentin britanik 5 vjet përpara betejës së Vaterlosë: “Unë them se është njeriu më i madh që është shfaqur ndonjëherë mbi Tokë. Nuk e kam fjalën për karakterin apo moralin e tij. Flas për forcën e aftësive të tij, si dhe energjitë e mendjes”. Në vitin 1817, juristi dhe politikani danez, Tage Algreen Ussing, më vonë kryetar i bashkisë së Kopenhagenit ka shkruajtur: “Për aq kohë sa do të zgjasë bota, do të ketë vetëm një Napoleon mbi Tokë”. Ndërsa për Gëten, “jeta e tij ishte rendja me hapa gjigantë e një gjysmë-perëndie”. Si jeta ashtu edhe vdekja është një histori, është një “trill” i mbushur përplot befasi dhe ngjarje, i dengur me mister dhe sekrete, i ngjizur dhe i mëkuar në ëndjen e botës për hope transformimi. “Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim… Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në shportë dhe ta çoni në Parmë te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumë me kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim” Ky ishte testamenti i Napoleon Bonapartit, gjeneralit që u bë diktator dhe triumfuest që tranformoi Europën. Napoloni vdiq më 5 maj 1821 në duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kërkuar të varrosej në brigjet e Senës, por u varros në “luginën e shelgjeve” të ishullit të Shën Helenës në një varr të pashënuar. Për vdekjen e Napolonit tashmë ka një debat të madh mes historianëve dhe hulumtuesve. Shumica e tyre, duke u bazuar në faktet e reja që kanë dalë në dritë, janë të mendimit se ai u helmua nga anglezët duke u hedhur sasi të vogla arseniku çdo ditë në ushqim, gjë që solli dhe vdekjen e parakohshme. Trupi i tij u soll në Francë vetëm në vitin 1840. Ceremonia e funeralit të tij mbahet si një nga më të mëdhatë e kohës. Trupi i Napolonit u ruajt me solucionet

të veçanta, u vesh uniforma dhe u ekspozua disa ditë. Ndërsa më pas u vendos në Panteon. Vetëm në vitin 1840 Franca mori nga Britania eshtrat e Napoleonit, duke i bërë më 15 dhjetor të atij viti një varrim madhështor dhe një varr ashtu siç e meritonte. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar me qindra milionë njerëz. *** Një pjesë e tapicerisë së dhomës ku ndërroi jetë Napoleon

Bonaparte mund të shërbejë përfundimisht për të treguar nëse historitë e komplotit, që flasin për helmimin e tij prej britanikëve janë të vërteta. Me një vlerë prej 2 mijë stërlinash, kjo copë tapicerie do të dalë në ankand dhe me aprovimin e blerësit, ajo mund t’i nënshtrohet një testi për gjurmë arseniku. Një teori e vdekjes së Napoleonit thotë se tapiceria e dhomës së tij, në gjashtë vitet e fundit të jetës që kaloi në burgun Shën Helenës u spërkat me arsenik dhe se avujt e helmit të fuqishëm i shkaktuan vdekjen. Figura që udhëhoqi Francën pak pas Revolucionit Francez, Perandori Bonaparte shkroi një prej faqeve më të ndritura të historisë ushtarake të vendit të tij, duke shtrirë kufijtë e Francës deri në kufi me Rusinë e Egjiptin, përpara tatëpjetës së nisur me luftën e humbur për pushtimin e Moskës. Në një autopsi që iu bë Napoleonit pas vdekjes, mjeku britanik i kohës përcaktoi se Perandori ndërroi jetë nga kanceri i stomakut. Ishte i njohur fakti që Bonaparte vuante nga ulçera dhe se babai i tij ndërroi jetë nga ky lloj kanceri,

Dilema e vdekjes së Napoleon Bonaparte Mbreti i Francës vdiq nga kanceri i stomakut apo u helmua nga anglezët me arsenik?! Pikëpyetjet që kanë thurur teori dhe stisur legjenda

por për shumë kohë besohet se mjeku ligjor falsifikoi të dhënat, për të eliminuar çdo dyshim për një vrasje të mundshme të tij prej britanikëve, të cilët e mbanin të burgosur në ishullin e Shën Helenës, i ndodhur në mes të asgjësë në Oqeanin Atlantik. Një provë që mbështet teorinë e helmit daton që në vitin 1840, kur trupi i Napoleonit u transportua nga vendi ku u varros fillimisht dhe ai u gjet në një gjendje shumë të mirë edhe pse 20 vjet pas vdekjes. Arseniku njihet si një lëndë konservuese, ndërsa dyshimet për helmim u rritën edhe më shumë në vitin 2007, pasi një toksikologjist gjeti gjurmë arseniku në flokët e Napoleonit. *** Napoloni qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.

Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmori, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithin kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtone idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët u emëronin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda). Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tioj në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali. Në Paris vëllai Giuseppe ishte mposhtur nga armiqtë Ruse te cilët te udhëhequr nga Zari Aleksandri I kishin hyre në kryeqytetin e perandorisë. Në Fontainebleau Napoleoni kaloi ditët me te vështira te jetës se tij, në fillim kundërshtaret i kishin refuzuar paqen, pastaj i kishin kërkuar terhqen nga perandor i Francës, pas disa mendime ai pranoi te tërhiqej në favor te bir-

it Napoleon II dhe te gruas Maria Luisa. Por Zari i Rusisë Aleksandri nuk e pranoi ketë zgjedhje, zari kërkonte tërheqjen totale te familjes Bonaparte nga froni mbretëror në favor te familjes mbretërore Borbone te cilët ishin përjashtuar nga Franca me Revolucionin e vitit 1892. Napoleoni nuk i pranoi kërkesat e koalicioni dhe i kërcënoi se do te fillonte një beteje te re kundër pushtuesve por me këshillën e gjeneralëve ai pranoi te tërhiqte dore nga froni. Tërheqa e Napoleonit nga froni perandorak ndodhi me 6 prill 1814. Me 12 prill Napoleoni pertupi një dose te male helmi por fatmirësisht nuk vdiq. Në te përshëndetur ushtaret e tij në mënyre heroike Napoleoni u detyra te vishte uniformat e ushtrisë Austriake që te mos diktohj nga Francezet e inatosur. Me 4 maj 1814, Napoleoni i u dërgua në ishullin e Elba-s, ku armiku kishte vendosur ta dëbonte. Në atë periudhë Napoleoni nuk pushoi se punuari, planifikoi dhe ndërtoi rrugë, miniera, mbrojtje, shtëpia, ishulli në pak dite u kthye qendra e botes sepse te gjithë sytë ishin te Napoleoni për te pare fatin që e priste. Në ketë periudhe në ishull mbërritën poete, politikane, ushtarake te shtyre nga kurioziteti për te pare burrin që mbajti në duart e tij fatet e Evropës, por gruaja dhe i biri, mbret i Romes, nuk e vizituan asnjëherë derisa u shua.


DOSSIER

18

Mirënjohje dhe respekt për mirditorët e Mirditës Nga Mark Uci (Vijon nga numri i kaluar) shte viti 1911, i cili shënon një epokë të lavdishme në kryeng ritjen e Malësisë së Madhe nën udhëheqjen e fatosit të maleve Ded Gjo’ Lulit. Flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare, u ngrit në Deçiç me 6 prill 1911. Me 23 qershor 1911 krenët e Shqipnisë shpallen vendimin e Greçës, ku ishin përfshirë 12 pikat e kerkesave tona nacionale. Në këto rrethana delikate, malësorët e Nënshkodrës bënë të gjitha përpjekje për të dalë në bjeshkët alpine për të veruar si zakonisht, gjë që u pengua nga administrata turke e Shkodrës, nga frika e unifikimit të kryengritësëve. Kështu ata u ngujuan në moçalet malarike të Ultësires, nën retë vdekjeprurese të mushkonjave, ku jeta në verë këtu, ishte e pamundur. Malësorët moren arratinë nëpër kodrat e malet për rreth Ultësires. Ndërsa burrat të udhëhequr nga vëllezërit Coku e Llesh Nik Daka, rrokën armët dhe së bashku me mirditoret e krahinave të Lezhës, me në krye Kol Tomen e Velës, zhvilluan shumë aksione luftarake kunder hordhive osmane të udhëhequr nga Turgut Pasha që atë verë zbarkoi në Shëngjin. Për të nx-

I

itur kryenritjen në Lezhë e në Mirditë dhe për t’i dhënë asaj orientim politik, me 15 prill 1911, nëpërmjet Shëngjinit zbriti arbëreshi Terec Toçi me 50 garibaldinë. Këmishkuqet gjeten mbështetjen e plotë të kryengritësve mirditorë, me abatin Preng Doçi e kapedanët, për luftë antiosmane dhe shpalljen e pavarsisë së Shqiperisë. Në një mbledhje të madhe që u mbajt në Kimëz me 27 prill1911, moren pjesë; garibaldinët me Terec Toçin, krenët e 12 bajrakëve të Mirditës me kapedan Marka Gjoni e abatin Preng Doçi, udhëheqës popullor bregamatës të Kelmenit, vëllezerit Coku e Llesh Nik Daka, si dhe udhëheqës e kryengritës popullor të tjerë, gjithsej 300 burra. Aty u vendos që të mbeshtetej kryengritja e malësoreve të Malësisë së Madhe, të çlirohej Lezha dhe më pas tërë krahinat e Shqiperisë. Vendimi më i rëndësishëm që u muar në Kimëz, me 27 prill 1911, ishte shpallja e Pavarsisë së Shqiperisë dhe krijimi i Qeverisë së Përkohshme të drejtuar nga Terec Toçi. Ishin rrethanat e jashtme, veçanarisht politika dritëshkurtër e Fuqive të Mëdha për ruajtjen e statuskosë, që solli që kryengritja e vitit 1911 t’mos ia arrinte qëllimit, si dhe qeveria dhe programi i Kimzës të

dështojë. Por rëndësia e kësaj ngjarje ishte unifikimi i luftës së përbashkët antiosmane të malësoreve e mirditoreve si e gjithë shqiptareve në kryengritjen e përgjithëshme të vitit 1912. Pasojat e kryengritjes së viti 1911, nga reprezarjet e satrapit Turgut Pasha, për malësoret e Nënshkodres qenë katostrofike. Batalioni special osman, në shenjë hakmarrje për kryengritjen, vetëm në Breg të Matit në veren e atij viti dogji dhe rrafshoi 160 shtëpia, duke i lënë ato në qiell të hapur. Kolera e malarja si dhe lufta, zhduku 1/3 e popullsisë së krahinës. Ndërhyrjes së ambasadorëve të huaj në Shkodër, për lejimin e malësoreve për të dalë në bjeshkët e Malsisë së Madhe, në veren e vitit 1912 që po vinte, Turgut Pasha do ti përgjigjej kështu; ‘’Le të ngordhin si derrat nëpër lluca.. Ne nuk kemi frikë se po mbetet Shqiperia e shkretueme. Kemi mjaft njerëz që t’ua zënë vendin shqiptarëve.’’ Për situaten e rëndë që u krijua, le ta lëmë të flasë Edith Durham, e cila për Bregun e Matit, në kujtimet tek libri ‘’Brenga e Ballkanit’’ në pjesen ‘’Lufta’’ për vitin 1911, do të shkruante: ‘’Vendosa të shkoja në qendër të etheve...për të shpërdarë kina, për t’u takuar me disa malësorë dhe për

E diel, 5 MAJ 2019

të shkuar me ta në Breg Matje, vumë re një gjendje shumë shqetësuese, krahina ishte pak a shumë në karatinë për shkak të kolerës. Njerëzit e shkretë vinin me shumicë nga fshati Gurëz për në shtëpinë e Ded Cokut, ku ne shpërdanim kinina. Por kërkesat i tejkalonin shumë rezervat tona. Ishte një punë që të coptonte zemrën. Më pak i sëmuri i familjes vinte që të kërkonte nga ato që kishin mbetur... Të dobët dhe të këputur, me lëkur të verdhë të ngjitur pas kafkës me sy të futur, ata luteshin; ‘’Më jep kinina për pesëmbëdhjetë veta!’’,‘’Unë kam njëzet’’,‘’Unë kam gjashtë fëmijë që po vdesin’’.... Dhe që t’i shpëtonim pamjes së kësaj fatkeqësie të cilën nuk mund ta lehtësonim, s’na mbetej gjë tjetër, veç t’u hipnim kuajve dhe të largoheshim. Ishte një skenë e llahtarshme që nuk do ta harroj.’’ Në këto rrethana teper të vështira për malësorët e Ultësirës, ishte Mirdita bujare që i mori përsipër shpëtimin e këtyre malësorëve fatkeq. Me 11maj 1912 tek kisha e Shenkollit në Zejmen u bë një kuvend i madh, nën drejtimin e priftit patriot mirditor Dom Pjetër Njeçit. Dekumenti për ngjarjen fakton: ‘’Në këtë kuvend moren pjesë 30 bajraktarë e krenë; si paria e Mirditës, Kthellës, Malësia e Lezhës, Kurbinit e Gurzit, ndërsa nga Bregu i Mats pati shumë përfaqsues fisesh.’’- U lidh Besa për luftë të përbashkët për të shporrur turkun nga Shqipnia. - Diten e 28 Majit 1912 t’i binin së bashku Lezhës dhe pasi të merrej depoja e armëve , të ngrihej në kalanë e Lezhës flamuri i Shypnisë dhe të vendosej qeveria e kryengritësve. ‘’ Kërkesës së malësoreve për verim me gja e robni në bjeshkët e Mirditës dhe Kushnenit, të gjithë bajraktarët iu përgjitgjen njëzëri pozitivisht. Dekumenti më poshtë shtjellon; ‘’Madje kapedanët e patën thënë që në fillim, se ishin të gatshëm me u pague trefish damin, që mund tua shkaktonte ndokush malësoreve.’’ Ajo që na kanë treguar të parët tanë dhe që u kishte lënë mbresa atyre, ishte fakti se malësorët në Mirditë, me gja e robni nuk shkuan kuturu por me një organizim të veçantë. Tërheqja dhe strehimi i popullsisë së Ultësires në Mirditë u organizua në mënyrë përfekte, me një përgjegjësi të lartë soldariteti për të cilen u angazhua, në qershorin e vitit 1912, e tërë paria dhe vegjelia e Mirditës. Kapedanët dërguan dyzetë luftëtarë trima të armatosur që do të ruanin e mbronin

karvanët e malësorëve nga do të udhëtonin për në Mirditë, nga shkallët e Pllanës deri në destinacionin e qendrimit në Bjeshkë. Rojtarët luftetarë qendruan ditë e natë, gjatë gjithë qershorit, duke ruajtur pikat delikate të rrugëve nga do të kalonin ardhacakët për t’u kampuar nëpër bjeshkët e nalta. Madje ata, u detyruan shpesh të bëjnë aksione luftarake, në bashkëpunim me luftetarët bregamatas, kunder asqerit turk që u mundua të pengonte malësorët të delnin me veruar në Mirditë nga frika e unifikimit të dy krahinave luftarake. Paria e Mirditës i kishte caktuar secilit bajrak; katundet, fiset dhe familjet malësorë që do tërhiqte dhe përgjigjej për shperdarjen, strehimin dhe verimin e tyre. Mirdita tërhoqi pjesë pjesë, gjatë gjithë qershorit, të gjitha familjet malësore sipas datave të caktuara. Kështu mëhalla e jonë, e Vuksandedajve, u tërhoq dhe shtegëtoi për në Mirditë me 19 qershor, të shoqëruar nga përsona të armatosur të familjeve përgjegjëse që kishin ardhur një natë më parë. Sapo shkuam në Mirditë, ata na lëshun gjysmen e shtëpisë, ndanë përgjysëm miellin e bukës e çdo gjë që kishin. Na lëshuan stanet për bagëti si dhe bjeshkë e vërri për kullota verore. – Ne, ata na trajtuan si robtë e shtëpisë,‘’ tregojnë bashkëkohësit. Siguria ishte e veçantë në këto bjeshkë. Askush nuk guxonte të na grabiste apo të ngacmonte malësoret sepse ishte dhënë fjala dhe lidhur besa në Kuvendin e Dheut, për të cilën mirditorët ishin tepër korrekt. Festat dhe gëzimet e malësorëve u shkrinë në një me ato të Mirditës. Të gjitha bjeshkët, livadhet e ograjet e Mirditës dhe Kushnenit u mbushen me banorë të rinjë. Një bukuri e paparë ndonjëherë. Këmbanat e ogiçëve të berreve, fyjet dhe zymaret e barinjëve, kangët maja-krahut dhe lahuta e malësorëve, të kombinuar me qiftelitë dhe dyzenët e Mirditës, buçitnin si asnjëherë tjetër në këto bjeshkë të nalta. Hyrjet e daljet, vllazërimet dhe kumbarëzimet, në festa e gëzime e mbushën atë verë Mirditën. Dy familjet e mëdha malësore, Cokajt dhe bajraktari i Nikçit Turkajt, i mori për verim vetë kapedani i Mirditës në Orosh. Nuk munguan as edhe krushqitë, atë verë, madje edhe midis familjeve të mëdha’’. Nga ana tjetër, sipas beses së lidhur në kuvendin e Zejmenit, të dy palët, trimat mirditorë e malësorë u bashkuan në luftë të përbashkët kundër (Vijon në faqen 19)


KULTURE

19 E diel, 5 MAJ 2019

Mirush Kabashi: Shoqëria ka harruar besimin e vlerat e moralit Artisti i merituar, aktori i madh Mirush Kabashi i ka drejtuar një mesazh të fortë shoqërisë shqiptare nga një aktivitet fetar në qytetin e Fierit. Ai ka qenë i ftuar në një aktivitet për muajin e Ramazanit të organizuar nga Myftinia Fier dhe ka folur për besimin e vlerat e moralit. Kabashi tha se shoqërisë shqiptare i mungon besimi dhe pikërisht mungesa e besimit ka bërë që të harrojë vlerat shpirtërore e të moralit. Artisti i njohur dha edhe një mesazh për politikën në vend. “Nuk jam një besimtar në kuptimin e rregullave që ka besimi. Por jam kaq i sinqertë kur ju them se dhe unë kam mënyrën time të besimit. I çmoj dhe i vlerësoj shumë ata që besojnë. Besimi nuk është vetëm për besimtarët por është edhe për laikët. Nuk mund të jesh njeri, nuk mund të kesh fisnikëri dhe të jesh i denjë për shoqërinë në qoftë se nuk beson së pari tek vetvetja, tek familja së dyti, tek shoqëria, tek e ardhmja, e pastaj besimi në nivelin më të lartë të tij, te Zoti. Kam bindjen që sot shoqëria shqiptare është e ngërthyer me konfliktualitet, edhe me agresivitet për hir krejtësisht të përfitimeve dhe fshi-

Rediana dhe Florian Vlashi, koncert në dritën e qirinjve në Spanjë hen pas ideologjive, kjo është thembra e Akilit. Sepse shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë. Dhe unë gjykoj që në mënyrë të veçantë, tamam mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë tonë të harrojë vlerat shpirtërore, të harroje vlerat e moralit pa të cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë të futemi në shoqërinë europiane, pa moral. Nuk është ligji, është morali ai që e mban shoqërinë dhe ligji është vetëm për

raste ekstreme…Nuk ka të ardhme pa besimin”, ishte mesazhi i gjigandit të skenës shqiptare. Aktori i madh ka lexuar më pas një poezi të Andon Zako Çajupit, “Amaneti i Skënderbeut” për të cilën tha se është shumë aktuale për gjendjen politike që ka vendi sot. “Ajo me të cilën fshihen politikanët tanë, duke treguar unitetin e fesë, ata për vete nuk e zbatojnë. Janë të parët që kanë zgjedhur konfliktualitetin”, tha më tej aktori i madh shqiptar.

Instrumentistët Rediana dhe Florian Vlashi kanë hapur ciklin e nëntë të koncerteve religjioze çdo vit që organizohet në Balneario Mondariz (Spanjë). Bashkëshortët muzikantë që jetojnë dhe punojnë në La Coruna që nga viti 1992 kanë interpretuar në violonçel dhe violinë vepra nga Tomaso Albinoni (1671 – 1751), autor i njohur Italian i muzikës baroke. “Për të respektuar natyrën e muzikës së përzgjedhur i gjithë koncerti u luajt nën dritën e qirinjve”, – tha për ATSH-në Florian Vlashi, i cili shtoi se Balneario de Mondariz (1873) ishte mjaft njohur dhe frekuentohej nga njerëz të famshëm, mes të cilëve edhe Zhyl Verni. Florian Vlashi tha se “të martën në mbrëmje do të ketë një koncert tjetër si solist në Centro Galego de Arte Contemporaneo në Santiago”.

DOSSIER (Vijon nga faqja 18)

turkut barbar për lirinë e Shqiperisë. Këto ngjarje studiuesi Marin Sirdani, do na i shtjelloi me hollësi tek Revista ‘’Hylli i Dritës’’(v. 1938 f.95), ku ndër të tjera do të shkruante; ‘’Mbasi malësorët venduan robt e gjanë e gjallë në bjeshkët e Mirditës, u ulen me shumicë me trimat e Mirditës me vijue luften për liri kombtare.... Ndërsa komita e malësor, qi shpesh sulmonin nga bjeshkët e Mirditës, në fushë s’lenin në qetësi kërkun ushtri turke në rrethin e Lezhës.’’ Dy ishin betejat më të mëdha, që zhvilluan ‘’Të beslidhurit’’ kundër turkut gjatë verës së vitit 1912. Luftimet që u bënë me 22 qershor 1912, në Breg të lumit Mat në fshatin Shënkoll si dhe tek leqet e Pllanës, ku malësorët dhe mirditorët i bënë një pritë të suksesëshme batalionit special të Turgut Pashës, që çoi në shpartallimin e plotë të këtij batalionit. Sipas shtypit të kohës; ‘’Turqit lanë në fushën e betejes 187 nizam e oficer të vrarë dhe dhjetëra të plagosur,, në mes të tyreve dhe vetë kajmekami i Lezhës, Faik Efendiun me 9 myltezim, 27 xhandarë, u moren 24 mushka me armë e municione.’’. Por edhe kryengritësit paten humbje të mëdha në fushën e luftimit në njerëz e materiale. Sipas po këtyre dekumentave, nga kryengritësit pati 42 të vrarë dhe 9 të plagosur luftëtarë malësorë e mirditorë. Në shenjë kujtimit, në hyrjet të urës së

Matit për në Milot, në fshatin Pllanë, është ngritur një lapidarë kushtuar këtyre dëshmorëve, mirditor dhe malësorë, që dhanë jeten për lirinë e atdheut. Një tjetër ngjarje e rëndësishme për ‘’të beslidhurit’’, ishte organizimin dhe zhvillimi i ekspeditës luftarake të Durrësit, me 14-16 gusht 1912. Për unifikimni e kryengritësve, malësorë e mirditorë, u zhvillua Kuvendi i Rubikut me 1gusht 1912. Këtu morën pjesë të gjithë krerët e Mirditës, Kurbinit dhe përfaqsuesit e malësorëve. Dekumenti për Rubikun na thotë se; ’’... u lidh besa, që kryengritësit të sulmojnë Durrësin dhe aty të vendosej flamuri kombëtar e të shpallej autonomia e

Shqiperisë.’’ Për këtë ekspeditë luftarake u mblodhen në Milot 400 luftetar të armatosur malësorë, mirditor e kurbinas. Ata çliruan krahinat njëra pas tjetrës duke u futur edhe brenda në Durrës. Por atje u tradhtuan nga Esat Toptani që vetë ai pati lidhur besen me to. Për pjesmarrjen e mirditorëve në këtë luftë të shenjtë dhe bashkëpunimin e tyre me malësorët luftarakë, kanë shkruar dy studiuesit e njohur katolikë të asaj kohe. Kështu, Dom Marin Sirdani sqaron se: ‘’Kapidani i Mirditës Marka Gjoni, i cili vetë u nis për në Kosovë, nisi 60 mirditorë me në krye kushrinin e tij Ndue Gjonin për t’u ardhë në ndihmë malcorëve.’’ Ndërsa Dom Ndoc Ni-

kaj tek libri i tij ‘’Shkodra e Rrethueme’’, do të dekumentojë se; ‘’Kapedani Ndue Gjoni që gjindej me 60 mirditas në Bilaj, ishte kah shkonte në kushtrim me u ardhë në ndihmë malcorëve për të çliruar Durrësin.’’ ‘’Në çeten e këtyne spartanëve, qi ranë fli ndër ditët e 15-16 gushtit, nsa zgjati luftimi- vazhdon shkrimin Sirdani, tek ‘’Malësorët Nënshkodrakë’’ (‘’H.i Dritës’’, 1938 f.372 ) ‘’kje; Kolec Marku, Gjok Doda, Zef Simon Harapi, Gjek Marash Haka, Marka Preng Dudi, Mark Përzefi, Preng Nikoll Gjeçi, Prel Deli Shala, Tom Gjugji.’’ Ndersa gazeta ‘’Liri e Shqiperisë’’ e Sofjes, duke komentuar këtë ngjarje, ato ditë shkruante se: ‘’Dishiri që me pa tue valvitë sa ma parë flamurin kuq e zi në pyrgun historik të Durrësit, i shtyni këto fatosa malesh meu mbledhë me qindra, të shterguem n’armë, e me i ra Durrësit, të tanë shpresë se do t’i kishin për vedi gjithë beslidhunit, por mjerisht qellimi i shejtë, qi i shtyni këto çeta spartane, këto sokola malesh me i ra turrshem anmikut, i shtypi, e shkatërroi, e fashiti trathtia e njaj pakice....’’ Në këto luftime të gushtit, plagoset rëndë edhe vetë udhëheqësi i kryengritësve, i quajtur nga shtypi i kohës ‘’Leonidha i Bregut të Mats’’ Llesh Nik Daka. Me gjithë përkushtimin, përkujdesjen e mjekimet e priftit patriot mirditor pader Pal Dodaj tek kisha e fretërve

në Rubik, vdiq me 28 gush 1912 në këtë Kuvend të Shejtë. ‘’ Llesh Nik Dakës iu ba një funerak aq i madhnueshëm nga mirditorët, diten e varrimit, sa nuk i ishte ba kujt deri n’atë kohë’’. Ai u percuell për në banesen e fundit si hero dhe dëshmor i pavarsisë. Poeti ynë, Gjergj Fishta tek ‘’Lahuta e Malcisë’’ në këngën e fundit të librit të tij, evokon këto dëshmorë që dhanë jeten për pavarsinë e atdheut. Në poemen e tij liriko-patriotike shkrinë në një edhe vajtimin që bëri vajtorja prej Rubikut Mara e Pren Gjokës, në varrimin e trimit Llesh Nik Daka, ku, ndër të tjera poeti tregon; ‘’Por jetë shkurt Lleshi ish qellue/ e si u rrfy e u ligjue/ aty trimi ka mbarue,/ i kshtenë, po, nip i Skenderbeut;/ dalë ka aty fisnikja e dheut,/ me dorë ballin ç’po ia lemon,/ hollë e gjatë se ç’po e vajton.’’ Gjatë gjithë verës edhe pas ngjarjes së Durrësit, malësorët dhe mirditorët, në


SPORT

20

E diel, 5 MAJ 2019

Trajneri italian është shprehur i lumtur me zgjedhjen e kuqezinjve për “Corriere dello Sport”

Nga Rozalb Lika

T

rajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për “Corriere dello Sport” në lidhje me aventurën e tij të re me Shqipërinë, por kthen në memorie dhe vitet e kaluara te Napoli. Tekniku ynë ka kaluar momente fantastike, ndoshta më të mirët në karrierë me klubin napolitan. Ai foli fillimisht për ofertë e papritur dhe pranimin e saj për të marrë stolin e Shqipërisë. “Të drejtoj ekipe më bën të ndihem i ri. Mendoj se është mirë dhe për shëndetin, më jep shumë kënaqësi. Propozimi i papritur i Shqipërisë ishte dhe një vlerësim për ata pak gjëra që kam bërë. Shpresoj të jem në gjendje ta kthej me rezultate”, tha fillimisht strategu italian. Tema kryesore ishte te Napoli dhe kujtimet e tij, apo dhe çështjen Insigne që ka shpërthyer së fundmi: “Kam kaluar momente dhe vite fantastike në Napoli. Sa herë kthehem është festë. Takoj miqtë e mi, pasi kam lënë shumë atje. Kampionati? Mendoj se të garosh me Juventusin nuk është aspak e lehtë dhe të dalësh i dyti. Ekonomikisht ata janë të fortë dhe thyejnë barrierat. Projekti i De Laurentis-it ka funksionuar, pasi që nga viti 2005 që e ka marrë klubin ka parë vetëm suksese dhe ngritje. Zgjedhja e

Reja: Shqipëria më rinoi, Hysaj është shumë i zoti

Ancelottit në krye të stolit është e duhura. Ai është një trajner që mund të fitojë dhe në mënyra të tjera jo thjesht duke qenë më i fortë ekonomikisht. Insigne nuk diskutohet. Shtatshkurtri ka

PORTUGEZI

“Dorëzohet” edhe Mourinho: Messi është Zoti i futbollit

Lionel Messi është pa më të voglin dyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, për të mos thënë më i miri dhe vlerësimet për yllin argjentinas nuk ndalen edhe pse tashmë ai është në moshën 31-vjeçare. Barcelona mposhti në mesjavë 3-0 Liverpool-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League të luajtur në “Camp Nou”, pikërisht me dy gola të shënuar nga Messi, i cili shkëlqeu në këtë takim. Në një intervistë për “Russia Today”, edhe portugezi Mourinho ka dhënë vlerësimet e tij për yllin argjentinas.“Disa javë më parë, në këtë televizion, kam thënë se Lionel Mesi nuk do të ishte kurrë ‘Special One’ im, sepse atë që ai ofron në fushë, çdo ndeshje, ka shumë vite që e bën dhe për mua nuk është më një surprizë. Por fakti që ai të ofron ndeshje dhe paraqitje si ajo me Liverpulin, tani më duhet të bëj një hap prapa dhe të them se Lionel Mesi është ‘Special One’ im, por jo vetëm kaq. Messi është mbret, po, ndoshta edhe Zoti i futbollit duke parë mënyrën sesi luan, qetësinë që ofron në çdo gjë që bën në fushë dhe se sa të lehta i bën që të duken gjërat. Po, Messi është Zoti i futbollit aktualisht dhe me Liverpoolin ishte thjesht i pabesueshëm”, deklaroi portugezi në një prononcim për Bein Sport.

shumë cilësi, ka teknikë, është i talentuar dhe mund të bëjë dallimin në çdo moment”. Në fund nuk mund të mungonte një koment edhe për Elseid Hysajn, që është pjesë e Napolit: |I zoti,

shumë i mirë. Djalë serioz, i sigurt, inteligjent në aspektin taktik dhe të jep ata balanca që të shërbejnë në mbrojtje dhe që janë vendimtare”, deklaroi Reja për të përditshmen italiane.

DEKLARATA

Chiellini: Messi dhe Ronaldo janë alienë, si Federer me Nadal-in

Pas golit të 600 të Leo Messit në të gjitha kompeticionet për klube, në derbin mes Juventusit dhe Torinos, ylli portugez arriti në kuotën e 601 golave, duke vijuar sfidën e pafundme mes dy atletëve. Ashtu siç ka shpjeguar Giorgio Chiellini në intervistën pas ndeshjes, deklaroi se dueli mes Cristiano Ronaldos e Messit nuk ka fund, madje i krahasoi me Federer dhe Nadal në tenis. “Për të thënë të vërtetën, Cristiano nuk ka folur për faktin që Messi arriti në kuotën e 600 golave, por ai kishte dëshirën për të shënuar që të mbetej para portugezit. Mua më duket sikur shoh Federer dhe Nadal. Një ditë që thuhet se është më i mirë njeri, ditën tjetër tjetri. Si mund të zgjedhësh? Cristiano Ronaldo dhe Messi janë dy alieno dhe praktikojnë një tjetër sport ndryshe nga të gjithë ne. Mendoj se është fat që luajmë me ta apo të luftosh ndaj tyre në të njëjtën epokë”, deklaroi mbrojtësi i bardhezinjve.

DETAJET

Godin do të jetë futbollisti më i paguar i Interit Ashtu siç përflitet prej kohësh, Diego Godin do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Në Spanjë ndërkohë kanë zbuluar detajet e kontratës së 33-vjeçarit me skuadrën zikaltër. “Cadena Cope” bën me dije se mbrojtësi uruguaian, i cili do të transferohet me parametra zero, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Milano. Ai do të përfitojë plotë 6.75 milionë euro në sezon, 35 për qind më shumë nga paga aktuale që përfiton te Atletico Madrid (5 milionë euro). Nëse këto të dhëna do të konfirmohen, atëherë Godin do të bëhej futbollisti më i paguar te skuadra e Interit. Fituesi i 8 trofeve te Atletico Madrid është duke kërkuar shtëpi në Milano dhe më pas pritet që të bëjë dhe prezantimin në muajin qershor, ose në fillim të korrikut. Drejtuesit e Los Colchoneros i ofruan rinovimin e kontratës edhe për dy sezone me 7 milionë euro në sezon, por Godin e refuzoi duke zgjedhur që të nisë një aventurë të re në Itali.

PORTIERI

Strakosha probleme në shpinë, në dyshime për derbin ndaj Gjimshitit

Lazio ditën e sotme do të luajë shansin e fundit për të arritur në zonën Champions ndaj Atalantës. Bardhekaltrit do të sfidojnë ekipin e Gasperinit, si një antipast para finales së Kupës së Italisë. Trajneri Inzaghi shpreson që të ketë nga minuta e parë portierin Thomas Strakosha: i cili sipas gazetës “Repubblica” ka pasur probleme në shpinë gjatë ditës së djeshme. Kondicioni i portierit të kombëtares sonë do të shihet orë pas ore deri në stërvitje. Për momentin ka optimizëm, që Strakosha të zbresë në fushë rregullisht ndaj zikaltërve. Kujtojmë që Lazio-Atalanta është edhe një derbi shqiptarësh për Europën, pas te zikaltrit nga Bergamo luajnë portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.


SPORT

21

E diel, 5 MAJ 2019

Të kuqtë fituan 3-0 në Vlorë, bardheblutë morën 3 pikë jetike ndaj Skënderbeut

P

artizani është gjithnjë e më pranë titullit kampion në Kategorinë Superiore, teksa ditën e djeshme ka arritur që të marrë një fitore 3-0 ndaj Flamurtarit. Fraksioni i parë ishte i barabartë, por për të prishur ekuilibrat do të mendonte Jasir Asani në minutën e 27-të, i cili arriti të thyente Koliçin me tentativën e dytë rresht dhe Partizani nuk vuajti më, duke gjetur edhe golin e dytë me Mensah në minutën e 52-të, para golit të Çinarit në minutën e 90-të. Të kuqtë administruan gjithçka me shumë zgjuarsi, duke marrë 3 pikë të arta, sepse distanca nga Kukësi mbetet 10 pikë dhe në derbi mund të nisë festa e madhe, në rast suksesi, ose nëse nuk fiton Kukësi në Gjirokastër. Lajmi i vetëm i keq është që Mensah e Asani do të mungojnë në derbi për pezullim. Ndërkaq, Flamurtari mbetet i treti, por me pikë të barabarta me Teutën. Tirana ka marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit, pasi mundi minimalisht Skënderbeun 1-0. Ndeshja nuk kishte ritmin e duhur dhe pjesa e parë ishte mjaft e mërzitshme me të dy skuadrat që nuk dhuruan shumë në fushën e lojës. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka me bardheblutë që ishin më këmbëngulës,

Partizani “prek” titullin në Vlorë, Hasani i jep “frymëmarrje” Tiranës

ndërkohë që korçarët u mbrojtën mjaft mirë . Edon Hasani arriti të ndëshkonte miqtë në minutat e fundit të lojës duke i falur qetësinë 24 herë

kampionëve të vendit. Mbrojtja e Skënderbeut u përgjum, ndërsa Greca e Hasani përfituan nga ky moment. Tirana tashmë e sheh veten me pikë të barabarta

me Luftëtarin dhe 5 pikë më shumë se krutanët. Këta të fundit arritën të marrin vetëm një pikë në transfertën kurbinase ndaj Laçit, ku

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E 32-të

Laçi-Kastrioti 1-1 Flamurtari-Partizani 0-3 Tirana-Skënderbeu 1-0 Teuta-Luftëtari 0-0 Kamza-Kukësi 0-3 RENDITJA 1. Partizani 65 2. Kukesi 55 3. Flamurtari 48 4. Teuta 48 5. Skënderbeu 46 6. Laçi 46 7. KF Tirana 40 8. Luftëtari 40 9. Kastrioti 35 10. Kamza 17 kaluan të parët në avantazh, me golin e shënuar nga Taulant Marku në minutën e 82-të të takimit, por vendasit barazuan në minutën e tretë shtesë, me anë të Regi Lushkjas. Dueli tjetër mes Teutës dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, përfundoi në barazim pa gola, një rezultat që nuk i shërben aspak asnjërës prej skuadrave. Kujtojmë që Kukësi e pati pushim, pasi duhej të përballej me Kamzën, ndërsa mori 3 pikët në tavolinë.

TIRANA

INCIDENTI

SKËNDERBEU

Mema: Po më pushonte zemra nga fundi, mbijetesa s’ka mbaruar

Sherr masivë mes tifozëve VIP të Tiranës dhe drejtuesve të Skënderbeut

Shehi: Pësuam një gol të pakuptimtë, vendimi i CAS ndryshon gjithçka

Fitorja ndaj Skënderbeut, i ka dhënë një dorë të mirë Tiranës në synimin për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Pas ndeshjes trajneri Mema u shpreh se e përjetoi shumë ndeshjen e sotme, ndërkohë që mbijetesa ende nuk është zgjidhur sipas tij. “Po na pushonte zemra drejt fundit. Fitoret në fund japin një lloj kënaqësie të veçantë. Kemi vuajtur shumë. Lojtarët duhet të ishin më të përqendruara në pjesën e parë. Skënderbeu është shumë i fortë. Pati balancë si ndeshje. Ishim disi më të vakët në lojë, por fituam. Jam i gëzuar për pikët. Për lojën ka shumë për të folur”. Mbijetesa- “Në asnjë mënyrë s’ka mbaruar. Duhet të shohim ndeshjet e radhës. Duhet të fitojmë pikët. Nëse nuk i fitojmë pikët kthehemi aty ku ishim. 3 pikë apo 1 pikë me kundërshtarin të vë në presion. Është shumë e rëndë për ne”. Zëvendësimet- “Doja të hidhja çdo gjë në fushë për ta fituar ndeshjen. Doja të freskoja ekipin dhe të fitonim ndeshjen. Pikët na u deshën. Skënderbeu ka përvojën e duhur. Ka lojtarë me eksperiencë. Shpeshherë edhe eksperienca bën diferencën. Mendoj që pati ekuilibër loja. Nuk mendoj se kundërshtari luajti më mirë se ne dhe ne nuk luajtëm më mirë se ata. Shpresojmë që në të ardhmen të luajmë edhe me mirë dhe të kemi rezultat pozitiv”. Derbi- “Duhet të kapim rezultatet që na nevojiten shumë, pastaj të shohim për derbin. Është ndeshje që mezi pritet. Nuk më ka shkuar mendja. Dua të jem me këmbë në tokë”, deklaroi Mema.

Ndeshja me Tiranë luhej pa tifozë, por tensioni në tribuna nuk mungoi në ato pas, nga persona që gjendeshin në tribunën VIP. Në momentin e golit shënuar nga Edon Hasani, një rrëmujë ndodhi mes personave të pranishëm në stadium. Djali i presidentit Takaj, Gerhard Takaj, njëkohësisht administrator i klubit Skënderbeu, që u kap me një nga tifozët e Tiranës të gjendur në tribunën VIP, dhe në një moment gjaknxehtësie, goditi me një send të vogël që kishte në dorë, tifozin në fjalë me të cilin ishte irrituar. Më pas, Gerhard Takaj kërkon që të shkojë akoma më shumë, drejt tifozit, por ndërhyrja në kohë e stjuartëve ka qetësuar gjithçka.

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, nuk e bën dramë humbjen ndaj Tiranës. Ai u ndal te goli i pësuar ndaj Tiranës, ndërsa sipas tij e ardhmja do të varet shumë nga vendimi i CAS.“Të fitosh nuk do të thotë të dominosh. Kemi dominuar, gabuam para portës kundërshtare. Morëm një gol të pakuptimtë”, deklaroi fillimisht strategu i korçarëve. CAS - “Nuk kam se çfarë flas, flas për fushën. Po punojmë shpresoj të dalim mirë në vendimin. Ne duhet të qajmë pikët që lamë vete. Nuk na interesojnë pikët e kundërshtarit. Ne humbëm raste dhe shpërdoruam”. Skema - “Në situata të ndryshme funksionon mirë me dy sulmues. Patëm raste dhe luajtëm mirë me dy sulmues. Otto më pas u lodh dhe u detyrova të fus Gripshin. Me futjen e Grecës nga kundërshtari ndryshuam modul. Skema me dy sulmues herë ka funksionuar dhe herë jo”. Vendimi negativ - “Ne shpresojmë që të jetë pozitive. Ne të gjithë kemi kontratë me klubin. Me përfundimin e kampionatit do të shohim, klubi do të vendosë. Ne nuk e kemi marrë me tapi Skënderbeun”.


SHOWBIZ

22 E diel, 5 MAJ 2019

Bebe Rexha takohet me Michelle Obamën Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon karrierën e saj të suksesshme duke u kthyer në një emër të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore. Rexha së fundmi ka befasuar studentët e Universitetit të Tampas në Florida, duke performuar para tyre në atë që njihet si “Dita e Këndimit në Kolegje”. Këngëtarja shqiptare ka qenë një nga të ftuarit e nderit e organizatores Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, që qeverisi në SHBA përgjatë viteve 2009-2017. Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë, Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles. “Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë. Mesa duket Bebe Rexha shpreson se ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Michelle të ketë një të ardhme të ndritur në politikë.

Modelja dhe biznesmenia e njohur deklarata të forta kundra Angelina Jolie Deklaratat e fuqishme kundër aktores Angelina Jolie kanë sjellë në vëmendje modelen dhe sipërmarrësen e njohur Caprice Bourret. Ajo ka treguar për darkat që ka kaluar me çiftin e famshëm dhe sjellja e Jolie ka lënë për të dëshiruar. 47-vjeçarja Caprice është shprehur se është acaruar në kohën kur ata kishin darkuar të tre së bashku, pasi pretendon se aktorja Angelina e ka injoruar atë. “Kam ngrënë darkë me Brad Pitt dhe Angelina Jolie veç e veç, edhe pse unë nuk mund të kujtoj nëse ata ishin të martuar në atë kohë. Brad ishte shumë xhentil dhe u ndjeva mirë me të, për sa i përket Angelinës ajo ishte thjeshtë një k****, ajo thjeshtë ka ndenjur ulur duke parë diku pa folur një fjalë tërë natën. “- është shprehur Caprice. Po ashtu, ajo ka pohuar se Brad ishte më i përshtatshëm për ish-gruan e tij Jennifer Aniston, me të cilën kishte qëndruar i martuar për pesë vite.

Chris Brown rikthehet në jetën e Rihannës Të gjithë e kujtojmë lidhjen plot ulje e ngritje të çiftit të këngëtarëve Chris Brown dhe Rihanna. Në vitin 2009 ata u ndanë përfundimisht kur Brown e sulmoi fizikisht të dashurën e tij pas përfundimit të edicionit të 51-t të ndarjes së çmimeve Grammy. E gjitha kjo ndodhi pasi ata po debatonin për një mesazh që Brown mori nga një vajzë tjetër. Asokohe Brown u dënua me 5 vjet shërbime komuniteti dhe seanca mbi këshillimin për dhunën në familje. Por këngëtari i ka habitur të gjithë me komentin që ka lënë në koleksio-

Bukuroshja shqiptare që po bën namin në “Canale 5” Gazetari i njohur Olti Curri prezantoi së fundmi në Instastoryn e tij bukuroshen shqiptare që po bën namin në televizionin italian. Ajo quhet Alba Vejseli dhe këtë vit mori pjesë në spektaklin “Ciao Darwin” si personazhi i “Nënës natyrë”. Ky personazh interpretohet çdo sezon nga vajzat më të bukura të ekranit italian dhe kësaj here ishte Alba ajo që mori zemrat e publikut me bukurinë dhe format perfekte, duke i bërë meshkujt të mahniten prej saj.

nin e ri të të brendshmeve të Rihannës. “Të bëra për të thyer internetin! Vazhdo të rritesh Mbretëreshë! Sa më shpejt muzikë të re të lutem,”-ka shkruar Chris duke i lënë të gjithë fansat e Rihannës pa fjalë. Por disa prej tyre i kanë komentuar Brown duke i kërkuar të qëndrojë larg këngëtares. Megjithatë më herët mediat e huaja kanë shkruar se ata vijojnë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin dhe janë shumë mbështetës në projektet e secilit. Aktualisht Rihanna është në një lidhje me biznesmenin Hassan Jameel.

Mikeshat e vjetra Kim dhe Paris bashkë në një projekt Ylli televiziv Kim Kardashian dhe mikesha e saj prej shumë vitesh Paris Hilton do i shohim në një projekt të përbashkët. Hilton do të publikojë një këngë të re dhe i ka kërkuar Kardashian të jetë pjesë e videoklipit. Kënga do të titullohet “BestFriend’s Ass” dhe Paris ka publikuar në Instagram një video me Kim duke paralajmëruar këtë projekt të ri. Kim dhe Paris shfaqen me fustanin ikonik të kësaj të fundit në ngjyrë gri dhe me shkëlqim. Kujtojmë se fillesat e Kim Kardashian në botën e televizionit dhe showbizit datojnë pikërisht në kohën kur ajo qëndronte me trashëgimtaren e hoteleve Hilton.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Shkurtim për: Artileria bregdetare 4. Pushoj se jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, ose... 7. Një lloj qendrimi gjysëm i ulur. Pozicion që marrim gjatë nevojave personale. Ulem ... 13. VIKTOR ... 1889-1972, shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kulturës rumune dhe asaj botërore 14. Atë pëftojmë nga dheu i përzier me ujë 15. I drejtohem një organi më të lartë për të rishikuar vendimin e dhënë nga një organ më i ulët 17. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 18. Jam në një vend ku mund të më shohin të tjerët, shihem, dallohem 19. Pemë që rritet në pyllë 21. Njeri me trup shumë të madh dhe me një sy të vetëm në mes të ballit 22. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 23. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 26. Frikë në italisht 27. Partia Republikane, inicialet 31. Skënder ... (1904-1944) ishte avokat, veprimtar i Ballit Kombëtar. Themelues i së parës parti social-demokrate 32. Ajo që bën pula, vezë ose.. 33. Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi, quhej ashtu kur i përkiste Jugosllavisë së Titos 34. Më 661përdundoi epoka e kalifatit ... me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt 37. ... Kolonja patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare 38. ... Kokona, shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog shqiptar, lindi më 1913 dhe vdiq më 1998 40. Titull i sulltanit në Perandorinë Osmane dhe i sundimtarit absolut në disa vende të Lindjes 44. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 45. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 46. Gjitar brejtës me trup të vogël, kërcen dhe lëviz shumë shpejt nëpër pemë 47. Vegël dore, e cila përdoret për të prerë xham 48. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 49. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 51. Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plot gurë 53. Që i ka veshët të mëdhenj, të gjatë e të varur 56. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë 58. Kontrolloj mallrat që hyjnë brenda shtetit ose që dalin jashtë tij dhe vjel taksat e caktuara për to 61. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 63. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të

E diel, 5 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 65. Qofte gjatoshe me mish, në trajtë suxhuku, e pjekur në skarë, të Korçës janë të njohura 66. I vihet në kokë një mbreti, Miss-i, etj. 67. Del nga thellësia në sipërfaqe të tokës 68. Organizata Botërore e Tregtisë 69. Nëpunës i ngarkuar për të drejtuar një fushë veprimtarie pranë një përfaqësie diplomatike 71. Ai që bën ligjet, legjislator 72. Në një vendimarrje, janë pro, ashtu dhe abstenim 73. Ujë i ngrirë, quhet ashtu 74. Makinë e posaçme, e pajisur me një thikë a me një vegël prerëse me dhëmbëza 76. Zonë e sipërfaqes së Tokës që ndodhet mbi vatrën e tërmetit 78. I madhi i pikturës, shqiptari, ndërkombëtarisht i njohur, Ibrahim Kodra, ishte i tillë 80. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 82. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 86. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 87. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 90. Partia Socialpuntore Shqiptare 92. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 93. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj 94. Përdor Mozambiku si paranë e saj kombëtare

95. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 98. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 103. Që shtrohet si problem për t'u zgjidhur; i ndërlikuar, i koklavitur 105. Ashtu quhet drejtshqiptimi 106. Fryma e Re Demokratike 107. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 109. Degë e statistikës që studion shpërndarjen gjeografike, përbërjen dhe shtimin e popullsisë 111. Llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë) 112. Ashtu quhet trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj 113. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj VERTIKALISHT 2. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër 3. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 5. Titull fetar në kishën ortodokse, grada më e ulët fetare në këtë kishë 6. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 7. Trung çeliku mbi të cilin kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur 8. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 9. Secila nga pjesët për-

bërëse të së tërës, është ashtu 10. Amper-Andrea ... (17751836) fizikant i shquar dhe matematikan francez 11. Josif Visarionovic Xhugashvillit i njohur si... ish udhëheqës i Bashkimit Sovjetik 12. Quhej ashtu ai që u ndante pagat punëtorëve a nëpunësve 16. Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe 20. Jezu ..., ai është shpëtimtari, vullneti i mirë i besimit dhe dlirësisë 21. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 24. Cekëtinë në lumë a në det 25. Thelbi i diçkaje, pjesa ose ana më thelbësore, baza, ashtu i thonë 28. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 29. Partia Demokratike Shqiptare, inicialet 30. E para ishte ajo. Thënie, pohim, bisedë, art ndërtohet nga mjeshtëria e përdorimit të saj 35. Quheshin edhe kështu kundërshtarët e regjimit diktatorial 36. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 39. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 40. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 41. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 42. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve

65. Fund grash prej kambriku, me dantellë përfundi, që vishet nën fustan 69. Që e ka ritmin të çrregulluar, që nuk punon me ritmin e zakonshëm 70. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 71. Tekstshkrim dhe tekstshtyp, vepër shkencore, mësimore, letrare etj 73. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 75. Një copë dërrasë që shërben për të rrafshuar drithin 77. Shkoj nga brenda jashtë 79. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 81. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 83. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 84. Formoj karakterin dhe botëkuptimin e dikujt, fillon me brum 85. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 86. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 88. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 89. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt 91. Ashtu quhet monedha e Kenias 92. Ka qenë dhe është shqiptar, me banim në territorin e Republikës së Kosovës 93. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 96. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 97. Kufomë njeriu e balsamosur në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë 99. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 100. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj 101. Teorema e fundit e Fermatit u vërtetua nga Andrew ... dhe Richard Taylor në vitin 1995 102. Ashtu quhet kartmonedha e Armenisë 104. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 108. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 110. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë

43. Shpata e avlëmendit; krehri i tezgjahut 48. Libri i lutjeve fetare dhe i meshës. Ai i Gjon Buzukut 50. Gjendet në veri-lindore të Afrkës, në veri ajo ka dalje në Detin Mesdhe. Faraonët dhe piramidat janë të saj 51. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 52. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 54. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 55. Marr bekimin fetar 57. Rrah rrobat me pallë kur i laj, kopanis 58. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 59. Eshtë komunë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës, me territor 86,2 km², kufizohet me komunën Deçan 60. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 62. I tillë është një vend ku nuk banon kush 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

P

3

B L

4

5

B

A

R A

K

6

G

J

E

˙

O

7

V I

M

10

O

T U

E

A 11

E

8

U

9

R

Z

U

T

V

A J

O N

T I

K ¸

I

Z

T K

L

A

20

I

C

D

17

M 19

K 13

O M A S

16

K

N I

12

O

N

21

O

G

L

I

B

R E

E J

T O

R I

¸

M

Y 28

M I

S

29

S

L

I

W I U

S

H T

P

O J

F

F

L

K 35

O

D

P

36

A K

O

R

C

40

41

M

N

T P

Z

E F

E R

I

H

42

43

H

47

D

48

Y

Z K

O R

I

53

J

I

R U

S

H

T T

J

V

N

A

A

T

A K

I

F

U

T

61

L

O

S

I

R

R

62

O K

A L

S

L

D

O 59

R 66

K O

D

I

¸

R

A

F

O

M

H

D

O

E

R S

68

K

Q I

E

P

R

E

M 69

R I

P

B

R

M K

A

K U

U

T

A

B P

R O

N

K

F

T O

M

K E

B

I

I

R

Z

93

¸

Z

O K

P

A H A

T

H 111

A N

A L

S

P

R

T

D

R

C

A K

A

M

I

V K

91

R 88

L E

Z

92

A J

M E

K

T

K A

N

P 95

O

L

I

E

D

K

U T ¸

U B

B A

106

S

R

102

I

S

107

V 113

A M A

A 101

105

E D

M

N

A

A C

E

T

117

103

P

E

S

108

B

N

P

A T

I

109

A

G ¸

Z I

M

114

A U

T O

K R

115

B

78

B R

82

B

112

O R

O N

94

T A

104

A

C I

M

100

E S

R

L

97

J 99

R

A

T A O

87

96

110

H

77

V O

O

86 90

˙

E

81

T

85

L O

V

S

73

S

D E

80

M R 84

89

98

S

R

76 79

A

R E

72

A D S

I

A 83

O

I

70

¸

75

P

S

R

65

71 74

Z

63

H

E 67

X

K

60

L 64

I

K

52

56 58

Z

46

O O

K

55 57

A

A

E M I 51

M A

¸ 45

R 49

W H O

54

V

T

44

50

S

S

K

38

D U 39

S

J

E

31 34

U K

I

37

R

T I

26

B R

30

33

U

V

N

A R

D

25

P

T 24

D R

32

C K I

22

A

K

P 27

15

V A R

23

A

14 18

L

K

O

S

D E

R M A N

H

S

A 116

K L

118

A N

J 119

B

O D

¸


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 5 MAJ 2019

Konventa Kombëtare e LSI Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje Konventën Kombëtare, ku u miratua rezoluta për situatën politike dhe programin ekonomik. Në një mesazh në përfundim të takimit, Kryetarja e LSI falënderoi gjithë pjesëmarrësit duke theksuar dhe një herë se në aksionin politik që kanë nisur nuk ka asnjë hap pas. “Faleminderit motra dhe vëllezër për mbështetjen e pakursyer që më jepni në këto ditë të betejës sonë për rikthimin e shpresës mes shqiptarëve. Do jem me ju, së bashku, në çdo qytet, fshat, lagje dhe rrugicë në misionin tonë, që askush nuk mund ta ndalë. Rikthimin e shpresës për një Shqipëri evropiane. Ne së bashku do ta bëjmë. Asnjë hap pas. Fjala shpresë nuk ka kuptim, nëse nuk kthehet në një shans dhe mirëqenie reale, për arsim të vërtetë, për shëndetësi të barabartë, për drejtësi të barabartë, për taksa të ulëta, për ekonomi të zhvilluar”,- shkruan Monika Kryemadhi në një postim në Facebook.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.