Koha Jone_5 mars 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E martë, 5 MARS 2019

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 52 (8493)

E martë, 5 Mars 2019

Çmimi 30 Lekë

Policia merr urdhër të mos qëllojë asnjë protestues, edhe nëse ata sulen për të hyrë në sallën e parlamentit

Sot populli para Kuvendit Shqipëria, fatkeqësisht, po shkon në përplasje të madhe civile për fajin e kryeministrit. Mazhoranca po blen deputetë “opozitarë” deri në 300 mijë euro cash, çka është një korrupsion i pastër

FAQE 3

EDITORIAL

Çmenduria e mazhorancës për t’i vënë flakën vendit: “Në zgjedhje pa opozitën!”

Presidenti Ilir Meta: Jemi në krizë politike, institucionale dhe Kushtetuese. Palët të reflektojnë

Mbrëmë kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë së PS-së të Tiranës se “në zgjedhjet vendore do të shkojmë pa opozitën”. Kjo deklaratë jo vetëm ndez përplasjen mes tij dhe opozitës, por realisht i vë flakën vendit...

INTERVISTË

Lulzim Basha: Nuk do të lejojmë krijimin e një opozite fasadë

FAQE 7

INVESTIMET

Manastirliu: 2 milionë euro për rindërtimin e pediatrisë Durrës

FAQE 2

REAGIMI I FORTË NGA GJERMANIA

Doris Pack: Më vjen turp nga Knut Fleckenstein

FAQE 10

PRETENCA

U vra për një karikues, 87 vite burg për vrasësit e Marvit

FAQE 7

PROTESTA E OPOZITËS

Luan Rama: Policia të mos tejkalojë ligjin! FAQE 4

FAQE 11

OPINION

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti slloven Borut Pahor, dje gjatë konferencës për mediat

FAQE 24

KONCERTI NË TIRANË

Ermal Meta: Tirana jashtë mase e bukur falë punës së mrekullueshme të Erionit

FAQE 9

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin Nga Andi Bushati FAQE 16

OPINION

Shqipëria, shqiptarët dhe fati i saj Nga Raimond Todhe FAQE 20


POLITIKE

2

E martë, 5 MARS 2019

Çmenduria e mazhorancës për t’i vënë flakën vendit: “Në zgjedhje pa opozitën!”

M

brëmë kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë së PSsë të Tiranës se “në zgjedhjet vendore do të shkojmë pa opozitën”. Kjo deklaratë jo vetëm ndez përplasjen mes tij dhe opozitës, por realisht i vë flakën vendit. Protestuesit po kërkojnë një qeveri tranzitore që të çojë Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme, e ku Edi Rama të mos jetë kryeministër i kësaj qeverie të gjithëpranuar. Thjesht opozita thotë se të provojmë forcat, duke qenë në pozita të barabarta

konkurruese e jo si zgjedhjet e qershorit 2017, ku bandat blenë votat, aqsa duhej për të siguruar mazhorancën. E thanë “Zëri Amerikës”, RAIUNO, e thanë OSBE në raportin e saj, por e nxori në dritë blerjen sidomos dosja 339 ku janë implikuar deputetë, ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish e natyrisht që pas tyre është kryeministri. Ajo çka tha këtë të hënë në darkë kryeministri se do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën mbetet një vendim diktatori. Opozita jo vetëm që do ta rrëzojë qeverinë Rama pa shkuar në

zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por edhe nëse ndodh që e kap datën 30 qershor si kryeministër (nuk ka asnjë gjasë të jetë) krejt populli opozitar do të hyjë në qendrat e votimit duke ia djegur kutitë. Nuk do ketë kuti votimi të pa djegur dhe hedhur në Lanë, kështu që duhet të gjendet udha e arsyes nga PS për të shpëtuar vendin dhe ruajtur demokracinë. Kjo që tha Rama e çon vendin, fatkeqësisht, në përplasje civile. Asnjë nuk e dëshiron, ndaj duhet që pikësëpari kryeministri të jap dorëheqjen dhe me pas të konkurrojë për zgjedhje.

Kreu i PD-së: Ditë dhe orë intesive për opozitën, Rama të ketë kujdes nga dosja 184

NËNKRYETARI I PD

Basha plan me aleatët për protestën: Nuk do të lejohet opozita fasadë

Rrethohet me tela Kuvendi e Kryeministria, Paloka i Ramës: O idiot, ç’kërkon të bësh?

K

reu demokrat, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të martë në selinë blu aleatët e koalicionit opozitar ku në fokus të bisedës të zhvilluar me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 60 minuta, mësohet se ka qenë skenari i protestës së ditës së sotme para Kuvendit. Në përfundim të takimit, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi për mediat se këto ditë dhe orë janë tepër intensive për opozitën. Basha tha se opozita do të vijojë protestat, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, po vendos regjim ushtarak për të mbrojtur Parlamentin. Basha theksoi se qeveria ka si synim pengimin e qytetarëve që protestojnë. Ai deklaroi gjithashtu se beteja e opozitës kundër qeveris do të vijojë çdo ditë. Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga qeveria. Sakaq, ai foli gjithashtu edhe për një tjetër dosje në duart e prokurorisë, ku sipas tij, Edi Rama e di mirë se çfarë përmban. “Këto janë ditë dhe orë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë që po ndihmojnë Partinë Demokratike dhe janë të gatshëm ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës, për përgatitjen e Partisë Demokratike që të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”, që tani është edhe në statutin e Partisë Demokratike. 16 shkurti është mbi të gjitha një rrugëtim shprese, i cili do të mundë sistemin e frikës, me të cilën Edi Rama ka sunduar vendin këto pesë vite e gjysmë. Dhunë, frikë, kërcënime dhe propagandë, përçarje dhe mashtrime, këto kanë qenë veglat e sundimit të Edi Ramës. Por sot, makineria e Edi Ramës është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim, nesër, me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë që detyrohen të sillen si policë,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar, e drejtë kushtetuese, e drejtë themelore e qytetarëve. Opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin e përbashkët kundër parlamentit ilegjitim, kundër kësaj qeverie ilegjitime, e cila është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar siç reagon “Dosja 339”. Edi Rama, “Dosja 339” është makthi yt! Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN, çfarë përmban ajo dosje, uroj ta dish se çfarë përmban edhe “Dosja 184”. Të dyja këto dosje do të zbardhen! Drejtësisë do t’i zgjidhen duart! Të gjithë politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Ndaj beteja vazhdon e do të vazhdojë ditë për ditë, si në aksionin qytetar, në protesta, ashtu edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë. Ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do te përpiqet të ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

shesë nesër si “fasadë opozitë”. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur: të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin që u takon dhe për t’ua hequr këtë njëherë e mirë nga dora krimit të organizuar dhe oligarkëve, që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama”, tha Basha. I pyetur për marrjen e mandateve nga pasuesit në listat e deputetëve të opozitës, kreu i demokratëve deklaroi se asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim nuk njihet nga opozita. “Çdo hap i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, nuk njihet nga opozita. Këto pra janë vendime që nuk kanë absolutisht asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur”, tha Basha. NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, Policia e Shtetit ka marrë menjëherë masat për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga sulmet e mundshme të protestuesve duke e izoluar perimetrin e godinave me tela me gjemba. Për këtë ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili shpreh habinë ndaj veprimeve të qeverisë shqiptare për të mbuluar Kuvendin me tela me gjemba. Ai sulmoi dje shefin e qeverisë, ndërsa shprehet se nuk mund të mbrohet karrigia e kryeministrit me forma dhe veprime të tilla. Paloka mes tjerash i kërkon shpjegime Ramës për mesazhin e një fotoje, të cilën shefi i ekzekutivit e publikoi të shtunën në mbrëmje ku shfaqej i ulur në një karrige tek pallati i Operas dhe Baletit me vështrim nga sheshi “Skënderbej”. “O idiot, çfarë kërkon të bësh, do e mbushësh Tiranën me rrethime me tela ?! Tiranën nuk mund ta kthesh në West Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba. Kështu shpreson me të vërtetë të mbash karrigen?!! Kështu do ta ndalosh urrejtjen që kanë për ty? Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos që kishe bërë në mes të Tiranes “ i qetë” dhe ”i vetëm” në stol…?”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PDsë, Edi Paloka.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 5 MARS 2019

Policia merr urdhër të mos qëllojë asnjë protestues, edhe nëse ata sulen për të hyrë në sallën e parlamentit

Sot populli para Kuvendit Shqipëria, fatkeqësisht, po shkon në përplasje të madhe civile për fajin e kryeministrit. Mazhoranca po blen deputetë “opozitarë” deri në 300 mijë euro cash, çka është një korrupsion i pastër

Opozita do të zhvillojë sot në orën 10:00 protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë “Rama”. Protesta vjen gati dy javë pasi deputetët e partive opozitare dogjën mandatet, si formë reagimi për të detyruar kryeministrin Edi Rama që të krijojë një qeveri tranzitore dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Që nga data 21 shkurt kur Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe gjithë deputetët opozitarë dorëzuan mandatet kanë ndodhur shumë zhvillime. Në vend të uljes në gjetjen e zgjidhjes politike duke dhënë dorëheqjen që vendi të mos destabilizohet, Rama po përdor arrogancën dhe mospërfilljen. Në mënyrë të paprecedentë, Partia Socialiste dhe qeveria e PS ka lejuar nisjen e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të opozitës, duke e provokuar me keq përplasjen fizike mes palëve. Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicën e votave të PS, votoi emërimin e disa deputetëve që vijnë nga listat e partive opozitare të vitit 2017. Emrat që janë përzgjedhur, vetëm formalisht tashmë janë të opozitës, pasi që nga viti 2017 shumica e tyre ose nuk kanë më lidhje me partitë e opozitës, ose janë nëpunës të administratës shtetërore. Më emblematiku është emri i Lefter Maliqi, i cili aktualisht paguhet nga qeveria si nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Me vendimin unanim të PS, tashmë drejtori i Rilindjes në Parlament

do të bëjë pas punës dhe deputetin opozitar. Lista vijon me emra të tjerë anonim dhe pa asnjë kontribut politik që u votuan dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përveç se kemi të bëjmë me njerëz që s’kanë më lidhje me PD apo LSI, emrat që kanë pranuar mandatin lënë dyshime të forta për pazare dhe oferta që përfaqësues të mazhorancës u kanë bërë për t’i futur në Kuvend. Përveçse emërime të tilla të opozitës janë të pamoralshme, këto lëvizje janë dhe të rrezikshme. Me këtë skemë që ka vënë në zbatim Partia Socialiste, po krijon precedentin e klonimit të opozitës duke e kthyer vendin në një shtet hibrid dhe duke paralajmëruar kaos. Deri më sot janë gati 10 emra kandidatësh anonimë që kanë “marrë” përsipër të zëvendësojë opozitën zyrtare. Duke përdorur blerjet deri në 300 mijë euro cash, mazhoranca me këtë ritëm mund të kapë dhe shumicën kush-

tetuese për të ndryshuar Kushtetutën. Por kjo do fus flakën vendit. Këta deputetë “opozitarë” që s’e kanë për gjë të thonë se do zëvendësojnë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në Kuvend, nesër mund të kenë dhe pafytyrësinë të votojnë ndryshimin e Kushtetutës, apo dhe të zhbëjnë gjithë ligjet e vendit sipas kërkesave që ka Rilindja. Ndaj projekti me deputetë anonimë të blerë është jo vetëm skandal moral për një shtet, por edhe rreziku i ri me të cilin Rilindja po kërcënon gjithë rendin kushtetues të vendin. Djegia e mandateve ishte një masë ekstreme që duhet të kthente në shinat qeverisjen, por mbështetja e dyshimtë që Edi Rama mori nga një pjesë e ndërkombëtarëve, po i jep qeverisë guximin të shkojë përtej çdo imagjinate duke tentuar të kap çdo qelizë të shtetit. Për këtë dhe arsye të tjera, tashmë opozita ka më shumë motiv për të vijuar protestat masive kundër

qeverisë “Rama”. Në seancën e ditës së sotme, një pjesë e deputetëve që morën mandatin në KQZ do të bëjnë betimin. Ndaj protesta e sotme pritet të mos jetë e qetë. Acarimit të situatës nuk i shërbyen vetëm deputetët e blerë, por edhe masat ekstreme të policisë dhe Gardës së Republikës. Të vetëdijshëm për krizën ku e kanë futur vendin, Edi Rama dhe ministrat e tij dje kanë dhënë porosi që parlamenti të blindohet. Garda ka marrë urdhër të përdor me shumicë gaz lotsjellës, si dhe mijëra forca policore do të jenë përballë qytetarëve për t’i ndaluar. Ndërkohë nga PS nuk mungojnë dhe provokimet, pasi edhe pse po qeverisin me tela me gjemba dhe kundragaz thonë se vendi nuk ka krizë dhe deputetët e rinj do jenë opozita reale. Këto qëndrime që nxisin konflikt vetëm sa paralajmërojnë sot përplasje të fortë. Shqipëria, fatkeqësisht, po shkon në përplasje civile. Qamil Xhani


POLITIKE NËNKRYETARJA E LSI-së

N

ënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar me anë të një komenti në rrjetet sociale ku u shpreh se argumentimet e policisë shtetit që refuzojnë kërkesën e qytetarëve për protestë janë sa qesharake dhe të turpshme. “E drejta për të protestuar një e drejtë kushtetuese neni 47 i Kushtetutës. Të dëgjoj argumentimet e policisë shtetit që refuzojnë kërkesën e qytetarëve për protestë është sa qesharake dhe e turpshme. E drejta

4

E martë, 5 MARS 2019

Policia nuk jep leje, Xhixho: Protesta një e drejtë kushtetuese për protestuar është fituar prej shekujsh nuk mund të refuzohet pasi ajo vetëm mund garantohet në ushtrimin e saj nga Policia Shtetit e cila qartazi tashmë është kthyer në një polici politike. Unë kam qenë dëshmitare e protestave mëse paqësore, ku asgjë polic nuk është dhunuar përkundrazi kam parë dhe përjetuar helmimin nga gazi qe kane hedhur pa kriter ndaj protestuesve dhe qytetarëve, grave, fëmijëve që studionin në shkollën profesionale

ekonomike ( ish pedagogjike) afër Kuvendit. Përkundrazi provokimet ndaj ana e saj kanë qenë permanente. Ne kemi zgjedhur të kundërshtojmë me forcën e njerëzve e rezistencë popullore parlamentin ilegjitim duke ndërtuar parlamentin e qytetarëve dhe lirisë sa herë do ketë seancë parlamenti i Rilindjes, ndaj ta harroj çdo kush qe mendon se mund të na frikësojë ose intimidojë. Asnjë hap pas”, u shpreh dje Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Zëvendës Kryetari i LSI-së: Nuk pranojmë këshilla për ndërkombëtarë që nuk përfaqësojnë asgjë

Z

ëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i bëri thirrje nga studioja e “Top Talk” në Top Channel drejtuesve të policisë që të mos tejkalojnë kompetencat e tyre gjatë protestës së opozitës që do të mbahet paraditen e sotme në sheshin para Parlamentit. “Në të gjitha qëndrimet e mia, unë nuk jam në anën e atyre që shkelin ligjin, ndaj apeloj drejtuesit e policisë që të zbatojnë ligjin në përputhje me udhëzimet në zbatim të tij, pasi kam vënë re se ka pasur tejkalim të autoritetit nga drejtues që mendojnë se duke shërbyer politikisht mund të realizojnë imunitetin e tyre përballë vetting-ut në polici. Në udhëzimet e përdorimit të gazit lotsjellës thuhet se është hap që merret në skajin fundor të reagimit të policisë. Ligji është rigoroz dhe duhet të ecet mbi bazën e ligjit. Kur nuk respektohet ligji, krijohen konflikte të panevojshme”, deklaroi Luan Rama. Më tej, Luan Rama shtoi se ligji nuk e lë në duart e policisë vendimmarrjen për vendin e protestës. “Qytetarët zgjedhin të protestojnë aty ku mendojnë se transmetohet më mirë mesazhi. Ajo që duhet të bëjë policia është që të zbatojë ligjin dhe drejtuesit e saj të mos ndërhyjnë politikisht”, deklaroi dje Luan Rama. Negociatat Luan Rama u shpreh në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se opozita nuk ka komplekse nëse Presidenti i Republikës i thërret të gjitha palët në një tryezë për zgjidhjen e krizës politike. “Ne nuk kemi komplekse dhe nuk kushtëzojmë se kush vjen në tryezë dhe për çfarë vjen subjekti

Protesta e opozitës, Luan Rama: Policia të mos tejkalojë ligjin!

apo institucioni. Ne kërkojmë që për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, që ky kryeministër të japë dorëheqjen. Sot më i rëndësishëm është interesi i vendit në kuadër të procesit të integrimit

europian”, deklaroi Luan Rama. Kur iu vu në dukje se trojka europiane para pak ditësh legjitimoi qeverinë, Luan Rama i cilësoi eurdeputetët që javën e kaluar vizituan Tiranën si dëshmitarë të një sekti

në ikje e sipër. “Ata janë si dëshmitarët e një X sekti që janë në ikje e sipër. Me gjithë respektin, ata le të zgjidhin problemin e tyre në kuadër të zgjedhjeve që kanë në prill. Sot ata nuk përfaqësojnë më asgjë, janë deputetë në ikje”, u shpreh dje Luan Rama. Zëvendësimi i opozitës në Kuvend Zëvendës kryetari i LSI-së komentoi edhe marrjen e mandateve nga ana e 4 deputetëve të rinj nga lista e LSI-së. Sipas tij, ka krizë politike që zgjidhet me mjete politike dhe vullnet politik dhe për këtë arsye, KQZ-ja nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj farse. “Puna e Kuvendit dhe komisionet kanë rregulla strikte se si procedohet. KQZ-ja është investuar pa u zbatuar ligji pasi është detyrim ligjor që çdo deputet që largohet, duhet ta shprehë këtë në një seancë publike pasi nuk është thirrur komisioni përkatës i Kuvendit për të legalizuar djegien e mandateve të opozitës”, deklaroi Luan Rama. Më tej, Luan Rama theksoi se Kushtetuta e përcakton qartë kur Shqipëria ka Kuvend real dhe funksional. “Kushtetuta thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë dhe në momentin kur nuk janë aq, nuk është më Kuvend. Edhe një kur ikën, zëvendësohet menjëherë. Pavarësisht makinacioneve që bëhen, nuk shkohet te numri 140”, deklaroi dje Luan Rama.

ISH-DEPUTET I LSI-SË: PARLAMENTI ËSHTË KTHYER TOTALISHT NË ZYRË NOTERIMI E VKM-VE TË KRYEMINISTRIT

Protesta, Edmond Panariti: Policia të mos përdorë gaz lotsjellës, ka fosfor

I

sh-deputet i LSI-së, Edmond Panariti ka komentuar në studion e News24 zhvillimet e fundit dhe situatën politike. Duke folur për deputetët e rinj, ku katër nga radhët e LSI-së që dje morën mandatin nga KQZ-ja, ai tha se ajo nuk është opozitë reale. “Opozita e vërtetë ndodhet mes njerëzve të vërtetë, jashtë atij parlamenti. Artificat për të tentuar për të zëvendësuar opozitën për mua nuk ka vlerë. Këtu dëshmohen dhe cedime të integritetit të individit. Nuk jemi marrë me ata që kanë marrë mandatin. Djegia e mandateve ishte një vendim politik, kolektiv por i peshuar dhe në

mënyrë individuale nga secili nga ne. Nuk kishim ç’të bënim në një parlament ku debati degradoi në sulm të hapur, bullizëm. Nuk mund të ishim më qesharakë. Ata nuk përfaqësojnë opozitën”, tha Panariti. Ai u shpreh se parlamenti ka kaluar ligje antikushtetuese për mungesë të Gjykatës Kushtetuese. “Po ju tregoj dy ligje që tregoj aleancën që qeveria ka pasur me oligarkë që kontrollojnë me koncesione pasurinë e vendit. Ligji i teatrit, ligji i faljes së interesave të dividentit me efekt prapaveprues”, tha ish-deputeti i LSI. Madje, Panariti e cilësoi parlamentin një zyrë noterimi e VKM-

ve të kryeministrit. Më tej, Edmond Panartit u ndal dhe tek deklaratat e ndërkombëtarëve, veçanërisht tek ajo e bërë për një qeveri tranzitore. “Kam pritur diçka tjetër. Kam dëgjuar shprehje… nuk mund të thuhet ‘no ëay’, në asnjë mënyrë. Nuk ka ‘në asnjë mënyrë’ por ka gjithmonë një mënyrë. Ne nuk kërkuam pushtetin në tavolinë. Ne kërkuam një qeveri tranzitore, të mirëbesimit e cila do përgatiste vendin për zgjedhjet. Ne e kërkojmë në të mirë të vendit. Mund të marrë përmasa të frikshme kriza”, tha Panariti. Për sa i përket protestës së nesërme të paralajmëruar nga policia, Panariti i

bëri thirrje policisë të mos përdorë gaz lotsjellës. Ai hodhi dyshime se lënda e hedhur nga policia mund të ketë përmbajtje fosfori organik, i cili është i rrezikshëm për njerëzit. “Është qesharake që kërkohet të riaktivizohet një parlament i vdekur. Dyshoj se lënda e hedhur nga policia ka përmbajtje fosfori organik. Policia në mënyrë kategorike të mos përdorë gaz lotsjellës nesër. Pavarësisht se mund të ketë VKM dhe procedura. Ne nuk do dalim me lule dhe buzëqeshje. Aktet e vandalizmit i gjejmë tek policia”, deklaroi dje ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.


POLITIKE

5

E martë, 5 MARS 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: Nuk ka krizë në vend. Procesi i mbushjes së Kuvendit me deputetë do vijojë

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se mazhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën edhe me ndërmjetësimin e Presidentit Meta, por ai thotë se maxhoranca nuk mund të pranojë negociata në kurriz të demokracisë së vendit. “Dialogu është gjithmonë i mirëpritur nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialogu edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, tha Balla. Sipas tij, “Fajtor kryesor të kësaj situate janë ata (opozita) që morëm atë vendim (djegien e mandateve). Jemi në fazën që një pjesë e tyre po zëvendësohen. Opozita përsëri është e përfaqësuar në Kuvend, deputetët që po rimarrin përgjegjësi me apo pa ndërmjetësim është i mirëpritur, por jo negociata në kurriz të demokracisë”, tha Balla. Në një intervistë dhënë dje në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24”, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, mohoi që vendi të jetë në një krizë politike. Sipas tij, e vetmja krizë që ka në vend është kriza brenda opozitës. Sa për vendet e lëna bosh prej tyre në Kuvend, Balla tha se ato do të plotësohen, ndërsa shembullin e dhanë sot 4 deputetë nga radhët e LSI-së që pranuan mandatin. “Procesi i mbushjes së Kuvendit me deputetë do

Balla: Dakort për dialog te Presidenti, por jo negociata në kurriz të demokracisë

vijojë. Se vetëm në Tiranë ka pasur 50 kandidatë PD. Kjo është një krizë brenda tyre, e shpikën këtë krizë me një mekanizëm që dihet ku do t’i çonte”, tha Balla. Më tej, socialisti la të kuptohet

që as deputetja Rudina Hajdari nuk do ta dorëzonte mandatin. Ai paralajmëroi se vajzën e Azem Hajdarit e pret i njëjti fat si Myslim Murrizi, përjashtimi nga të gjitha funksionet në

Partinë Demokratike. “Gjithçka mund ta pranoja, por të vijë një ditë që Gerd Bogdani të përjashtojë vajzën e Azem Hajdarit nga partia kjo nuk e dija që ndodhte”, tha Balla. Sa për protestën e sotme të paralajmëruar nga opozita, Balla kërkoi të mos ketë akte dhune. Ai tha se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. “Në këtë fazë që janë është që PD të heqë dorë nga dhuna ndaj institucioneve. Nesër kurrsesi nuk do doja të shikoja përsëri PD dhe LSI teksa urdhërojnë elementë kriminalë, huliganë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë”, tha Taulant Balla. Në vijim, kreu i lgijvënësve socialistë deklaroi se për çdo situatë të krijuar përgjegjës janë tre persona: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Këtyre të fundit iu drejtua me fjalët: “Mos e shtoni zullumin në dëm të interesave të Shqipërisë. Do mbani përgjegjësi për dëmin që po i bëni Shqipërisë”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

MAZHORANCA PROVOKON OPOZITËN QË NDODHET NË RRUGË

Q

everia kërkon bashkëpunimin e 4 deputetëve të rinj për të diskutuar për të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë. Drafti i reformës zgjedhore, e cila përfshin edhe votën e diasporës është depozituar në Kuvend, por për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën e larguar nuk është bërë e mundur miratimi i saj. Pas zëvendësimit të mandateve me 4 deputetët e rinj të LSI dhe dy deputetët Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, në karriget e opozitës në Parlament pritet të ulen 6 deputetë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamenti Elisa Spiropali i ka bërë thirrje opozitës së re që të bashkojë votat me PS-në për t’u dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Edhe pse PS ka depozituar në Kuvend draftin për reformën zgjedhore, ende nuk ka kaluar në seancë, për shkak të mungesës së konsensusit nga ana e opozitës së dorëhequr. “Ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht të theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje, duke e bërë pjesë

Emigrantët, qeveria kërkon votat e “opozitës së re” të përfaqësuar nga Ylli Shehu

të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore”, deklaroi ministrja Spiropali, duike lënë të kuptohet se futjet në Kuvend të pasuesve të deputetëve që dogjën mandatet janë produkt i marrëveshjeve të kulisave mes tyre dhe kreut të mazhorancës Edi Rama. Njohja e pensioneve është një tjetër pikë në interes të shqiptarëve që jetojnë jashtë është njohja e pensioneve. Për këtë arsye qeveria ka emëruar

një Koordinator Shtetëror për Pensionet. Në Samitin e Diasporës është diskutuar krijimi i Bankës së Diasporës si dhe ngritjen e Dhomës së Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset e diasporës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Spiropali theksoi se, gjatë Samitit u nënvizua gjithashtu domosdoshmëria e zbatimit konkret të së drejtës së votës në Kosovë, ku

parashikimet ligjore e njohin këtë të drejtë, por për arsye të ndryshme ende nuk është e mundur të implementohet. “Jemi të kënaqur që pas disa viteve punë Shqipëria është sot shumë më pranë realizimit të kësaj të drejte”, tha Spiropali, duke shtuar se, “që prej muajit korrik të vitit të kaluar ministri Majko ka depozituar, në Kuvend një dokument të detajuar me sugjerimet përkatëse për hapat që duhet të ndiqen për lejimin e votës së emigrantëve. Për fat të keq bllokimi Kuvendit nga opozita e ka bërë të pamundur debatimin e kësaj teme me rëndësi kombëtare. Ndaj gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje e njëkohësisht t’i theksojmë se mbetemi shpresëplotë që opozita të marrë seriozisht këtë çështje duke e bërë pjesë të bisedimeve të reformës së ardhshme zgjedhore”, tha ministrja Elisa Spiropali.

NËNKRYETARJA E KUVENDIT

PS, Hysi: Lënia e mandateve e pakthyeshme, por jo dialogu

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ftoi këtë të hënë opozitën për dialog, por shtoi se nuk mund të dialogohet kundër sistemit të demokracisë. Në një intervistë dhënë dje për “Ora News”, nënkryetarja e Kuvendit u shpreh gjithashtu se heqja dorë nga mandatet është e pa kthyeshme, por theksoi se kjo ndodh në rastin kur kërkohet dialog mes palëve. “Heqja dorë nga mandatet është e pa kthyeshme, kjo është e vërtetë. Pra një deputet që ka deklaruar se heq dorë nga mandati nuk ka kthim mbrapa. Por protesta dhe mungesa e dialogut nuk është e pakthyeshme. Disa herë është bërë thirrje për të ulur dhe dialoguar lidhur me gjithçka që opozita kërkon për hapësirat në Parlament. E vetmja gjë që nuk mund të dialogohet janë parimet e demokracisë dhe sistemit. Heqja dorë nga mandati ka goditur demokracinë e sistemit. Nëse një parti në opozitë do të zgjidhte metodën e lënies së mandateve rezulton se nuk do të kishte nevojë të zhvillonim zgjedhje dhe asnjë parti nuk do të mbante përgjegjësi për premtimet që bën. Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje opozitës për t’u ulur dhe për të gjetur gjuhën e nevojshme për interesat e shqiptarëve. Ne nuk mund të negociojmë për të pasur një qeveri teknike pa kryeministër Edi Ramën. Siç e dini, një herë në 4 vjet ka zgjedhje. Qeveria del nga vota e shumicës. Miratohet një program qeverisës dhe nëse nuk i ka mbajtur premtimet është zgjedhësi që vendos për ta votuar dhe për të mos e votuar”, u shpreh dje deputetja e PS-së, Vasilika Hysi.


POLITIKE

6

E martë, 5 MARS 2019

Masa të forta sigurie – Përveç blindimit me kamera shtesë në perimetrin e Kuvendit, Garda instalon shkalla emergjence që deputetët të futen

Deputetët betohen përmes protestës - Opozita dhe Policia rrethojnë Kuvendin K

uvendi njoftoi 24 orë para seancës se Parlamenti do mblidhet të martën në ora 10:00. Seanca do të nisë me betimin e 4 deputetëve të rinj të cilët marrin vendet e lëna bosh nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia demokratie, ose siç quhen “deputetët tradhtarë dhe të blerë nga Rama”. Protesta do jetë e paparashikuar sepse nuk dihet skenari real i opozitës për këtë martë. Dihet se do ketë përplasje dhe se masat janë marrë radikale nga të dyja palët. Liderët e opozitës janë të vendosur për përballje me kryeministrin Rama, të cilin synojnë ta marrin peng protestuesit në sallën e Kuvendit. Organizimet e kampeve Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, socialistët mësohet se i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj t’u garantojë sigurinë fizike nga një sulm i mundshëm nga ana e protestuesve të cilët pritet të rrethojnë sërish hyrjet dhe daljet e Parlamentit. Vetë kryesocialisti Edi Rrama, i pranishëm në mbledhjen e djeshme në selinë rozë, u siguroi deputetëve të tij se incidentet e herës së shkuar nuk do të përsëriten. Masa për protestën e 5 marsit morën dhe opozitarët. Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu për detajet e fundit, ndërsa në rrjetet sociale të oapozitarëve u publikuan video ku protestuesve u tregohej mënyra se si mund të mbroheshin nga gazi lotsjellës. Deputetët socialistë janë urdhëruar që në 09:30 duhet të jenë futur të gjithë në sallë. Kjo ka vënë në lëvizje demokratët, ku Sekretariati Organizativ i PD-së u

VENDIMI

K

atër deputetët e rinj të cilën morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të betohen sot në Parlament për t’u bashkuar me Myslim Murrizin dhe Lefter Kokën nga ana e opozitës. Ata pritet të betohen në seancën e së martës, ku deputetët e dorëhequr do të zhvillojnë protestën e radhës. Pas dorëzimit në KQZ ka nisur edhe verifikimi i formularit të vetëdeklarimit të Lefter Maliqit për ti hapur rrugë marrjes së mandatit. Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar

ka dërguar dje menjëherë mesazh degëve të PD-së që në orën 9:30 protestuesit duhet të mblidhen para Kuvendit. Në seancën e sotme në parlament pritet të betohen 4 deputetë të rinj nga radhët e listave shumëemërore të LSI-së, ndërsa të tjerë nga radhët e Partisë Demokratike pritet të marrin mandatin. Masat e policisë Përgatitje për sigurinë e seancës së sotme gjatë jkëtyre ditëve ka bërë edhe policia. Krahas forcave të shumta të cilët do rrethojnë Parlamentin, në rrugët anësore dhe përballë godinës së seancave plenare, zona është blinduar me kamera sigurie. Ndërkaq, Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia

është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë. Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e Kryeministrisë, për t’i paraprirë ndonjë zhvendosjeje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputetët e opozitës dorëzuan mandatet. Në protestë pritet të angazhohen mbi 1000 punonjës policie, të cilët do të krijojnë një kordon më të gjerë se gjatë protestave të tjerë, me qëllim ruajtjen e godinës së parlamentit, ndërsa një mundësi nga policia është dhe bllokimi i “Pedonales” deri tek Ministria e Brendshme. Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të

cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve. Refuzimi Ndërkohë që policia thekson se i ka marrë masat, ajo nuk i ka dhënë leje opozitës për të protestuar sot para Kuvendit. Në korrespodencën mes Policisë dhe Partisë Demokratike për çështjen e protestës, që u publikua të dielën, mësohet se Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë e para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po

PROTESTA E OPOZITËS

Ambasada thirrje amerikanëve në Tiranë: Shmangni kalimin para Parlamentit

Qytetarë, mbështetës të opozitës, dhe vetë përfaqësuesit e saj do të mblidhen sot para Kuvendit në kohën kur brenda tij do të zhvillohet seanca plenare sipas rendit të ditës, ndërsa policia ka marrë masa të rrepta për të siguruar godinën dhe deputetët, të cilët do të jenë në Kuvend. Gjithçka pritet të jetë e tensionuar, ku duke iu referuar dhe ngjarjeve të javës së kaluar nuk përjashtohen dhe mundësitë e përplasjeve fizike mes protestuesve, policisë por dhe vetë ligjvënësve që do tentojnë të kalojnë përmes dy gardheve. E për këtë situatë ka reaguar mesditën e djeshme Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar. Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin pikat ku do të grumbullohen protestuesit. Në apelin e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës. “Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e djeshëm të ambasadës amerikane në vendin tonë. Po ashtu ambasada i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të monitorojnë mediat.

shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.

KQZ nis zëvendësimet e mandateve të LSI-së në Kuvend opozitën e re. Pas partisë së Gjelbër, në KQZ u regjistrua për zgjedhjet e vendore të 30 qershorit edhe Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslia. Ndërkohë KQZ-ja në mbledhjen e kësaj të hëne i dha mandatin e Endrit Braimllarit pasuesit në listë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha gjithashtu Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës. Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI-së të

Edmond Haxhinastos e mori kandidati që vjen pas tij Enver Roshi. Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati i listës së LSI-së, Ylli Shehu. Zhvillime pati dhe nga demokratët. Lefter Maliqi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Mësohet se formulari i dekriminalizimit u bë dje në orën 08:00. Me këtë vendim parlamenti deri më tani do të ketë 85 deputetë, por mbetet për t’u parë nëse në seancën parlamentare do të jenë

Myslim Murrizi dhe Lefter Koka. Nga PD-ja, Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në fletoren zyrtare. Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i cilësoi ‘tradhtarë’ ata që dolën kundër vendimit të kësaj force për djegien e mandateve dhe pranuan të hyjnë në parlament. Ajo tha se nuk do të falen.


POLITIKE ISH-ANËTARJA E PE-së

I

sh-anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri. Ajo e konsideron si hipokrizi qënd rimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin

7

E martë, 5 MARS 2019

Reagimi i fortë nga Gjermania, Pack: Më vjen turp nga Knuti dhe qeverisjen e korruptuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet: “Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.

Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”. Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte. Ai u shpreh: “Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të

opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja”.

Kreu i PD-së: Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Qytetarët na vunë para zgjidhjes

V

endimi për djegien e mandateve të deputetëve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha rrëfeu se ka qenë një vendim që u imponua nga qytetarët. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” në Ora News, Basha tha se vendimi për djegien e mandateve erdhi pasi opozita ishte kthyer në fasadë. “Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. Ne nuk arrinim dot përmes rolit parlamentar që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s. Është pjesë e marrëveshjes BashaRama që të rrini aty. Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune”, u shpreh Basha. Sipas tij, ky vendim ka qenë shumë i vështirë, por i domosdoshëm. “Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, aspak i lehtë, por në këtë vendim kemi arritur pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i shërbyer interesin publik. Ne jemi përpjekur të zgjidhim përmes iniciativave tona problemet kryesore të vendit. Zgjedhjet jo të lira, qeveria e korruptuar, lidhjet e politikës me krimin. Mjerimi ekonomik që shkaktohen nga afera të mëdha korruptive”, deklaroi ai. Basha u shpreh i vendosur sa i përket çuarjes deri në fund të realizimit të kauzës së opozitës dhe qytetarëve. “Regjimi i Ramës ka mbaruar. Regjimi i Ramës është një kufomë politike e pakallur. E dyta, do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend. E treta që mund ta them me siguri, është që beteja jonë nuk është betejë për pushtet në tavolinë, për të favorizuar një palë politike me një palë tjetër. Është një betejë për të shkatërruar këtë sistem që u vodhi shqiptarëve votën dhe pastaj u vodhi paratë. Nuk duam thjesht largimin e Ramës, duam që në Shqipëri të marrë një herë e mirë fund koha kur Parlamenti diktohet nga interesa kriminale, okulte apo

Basha: Regjimi i Ramës ka mbaruar. Do të ketë zgjedhje të parakohshme kakistokracia”, u shpreh Basha. Marrëveshja e 2017-ës Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se marrëveshja me kryeministrin Edi Rama në vitin 2017, nuk funksionoi. “Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne përfundimisht e kemi braktisur regjimin e Ramës. Dhe siç e the edhe vetë, ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangnim përplasjen civile mes shqiptarëve dhe të jepnin një shans tjetër mudnësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot pothuajse dy vjet pas asaj marrëveshje është e qartë që ne kishim të drejtë, marrëveshja nuk funksionoi, përgjimet tregojnë qartë se Edi Rama e përdori marrëveshjen si një mbulesë poshtë së cilës ai me Avdylajt, me Shullazët dhe me Bajrat dhe me gjithë grupet e tjera të krimit të organizuar vodhën votën e qytetarëve, solli një parlament të diktuar nga vota e krimit dhe me këtë parlament ditë për ditë, me këtë parlament dhe me këtë qeveri marrin vendime kundër interesave të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne?! Ne po kërkojmë të rikthejmë Shqipërinë tek vlerat europiane, të kthejmë Shqipërinë tek shpresa. Si bëhet kjo?! Në radhë të parë duke rikthyer demokracinë, zgjedhje të lira dh etë ndershme. Kush mund ta bëjë këtë?! Vetëm qytetarët. Kërkesa jonë është fare e thjeshtë: Të kthejmë legjitimitetin politik, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe hapi që kemi hedhur përjashton çdo mundësi për një përsëritje të 2017-ës. Këto janë vendime”, tha ai. Ftesa për socialistët Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se kriza aktuale do të zgjidhet bashkë me Partinë Socialiste për të rikthyer sipas tij vlerat evropiane. “Kërkesa jonë dhe vullneti ynë politik është që bashkë me Partinë Socialiste ta zgjidhim këtë krizë politike, institucionale, kushtetuese, duke bërë hapin e parë që është një

qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri e cila nuk i lidh duart drejtësisë për të vepruar në ato raste ku politikanët janë kapur në flagrancë. Rasti Dako është vetëm maja e ajsbergut. Kjo betejë nuk është një betejë që i bashkon shqiptarët. Nuk po bëhet që të vijë në pushtet një parti apo një parti tjetër por që të kthejmë në Shqipëri sistemin dhe vlerat evropiane për të cilën shqiptarët po ikin siç kanë ikur në vitin 1990”, tha Lulzim Basha. Paralajmërimi Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se disa kriminelë janë liruar pas arrestimeve për shkak se kanë kërcënuar me video Edi Ramën duke mbushur kutitë e votimit. “Janë arrestuar disa kriminelë dhe janë liruar përsëri. Shumë shpejt do të keni prova për këtë. Janë liruar sepse kanë treguar filmimet që kanë bërë gjatë zgjedhjeve të 2017-s duke

mbushur kutitë e votimit. Me këto video kanë kërcënuar qeverinë, Edi Ramën dhe vartësit e tij. Shumë shpejt këto të dhëna do të publikohen nga media e lirë dhe e pavarur. Është një kryeministër që i merr vendimet nga hatri i kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk i merr mbi interesin e njerëzve. As për dashurinë dhe as për frikën ndaj popullit”, deklaroi Basha. Protesta të dhunshme? Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama përfiton nga dhuna për të hequr vëmendjen nga shkaqet e protestës. “Deri më sot nuk ka pasur asnjë polic të plagosur. Ka pasur vetëm qytetarë të plagosur. Edi Rama është ai që përfiton nga dhuna, frymëzon dhunën për të hequr vëmendjen nga shkaqet e protestës. Qytetarët kanë zbritur në sheshe sepse besojnë se rrugëdalja e vetme nga kjo krizë politike është rrugëdalja

e kthimit të legjitimitetit politik për zgjedhje politike të ndershme dhe një qeveri tranzitore pa Edi Ramën në krye”, u shpreh Lulzim Basha. Ndërkombëtarët Duke iu përgjigjur deklaratave të ndërkombëtarëve, Lulzim Basha tha se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci. “Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve. Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve. Por tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës. Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat. Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët. Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respektimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj. Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde s i ç z b a t o h en në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE DEPUTETË QË PRANOJNË MANDATIN

K

atër deputetë të LSI-së morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Por a do i përjashtojë LSI-ja nga partia këta katër deputetë?I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i quajti ata si gjallesa elektoral.“Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në. Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithçka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera”, u shpreh Vasili. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Ylli

8

E martë, 5 MARS 2019

Vasili: Në kopshtin zoologjik të Ramës u shtuan edhe ca gjallesa Shehut, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit, të 4 kandidat nga lista shumëemrore e LSI.Me 5 votat e anëtarëve të KQZ u vendos që EdmondHaxhinasto në Elbasan të zëvendësohet në parlament nga Enver Roshi, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari në Tiranë nga Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi dhe Përparim Spahiu në qarkun e Dibrës nga Aurora Mara.Më herët, deputeti tjetër i LSI, Lefter Koka, nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit. Lidhur me protestën e opozitës, Vasili tha “ nesër (sot) vijon një aksion politik pa kthim që ne tashmë e kemi startuar dhe

një provë tjetër e papajtueshmërisë sonë me gjithçka ka ndodhur, një evidentim i kësaj tragjedie politike që po konsumohet në kurriz të shqiptarëve, të këtij kriminalizimi, i cili është ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë dhe kreut të saj. Të një kriminalizimi dhe korrupsioni që i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ka kaluar edhe oqeanin dhe është prezente në të gjitha kancelaritë por edhe në të gjitha mediat më prestigjioze të globit, e që kërkon një zgjidhje. Dhe këtë tanimë e ka marrë populli në dorë, ku pjesë e popullit jemi dhe ne, si njerëz me besimin e popullit, me mbështetjen e popullit, por

pa një mandat të kompromentuar, i cili nuk e përfaqësonte më popullin. Kjo është gjithçka që do të ndodhë nesër, me një fuqi akoma dhe më të madhe se ju e keni ndjekur edhe më parë, në protestat shumë domethënëse që ne kemi mbajtur”,- deklaroi Petrit Vasili.

Ish-ministrja: Dialogu është arma e vetme e veshjes së mendimit dhe veprimit në një shoqëri demokratike, në një shtet të së drejtës

Lindita Nikolla: Qëllimi i opozitës është të pengojë negociatat S

ot pritet që një tjetër moment tensioni të përfshijë vendin. Mazhoranca do jetë në parlament për seancën e rradhës, ndërsa opozita do të protestojë kundër qeverisë. E gjithë kjo do të ndodhë në kohën kur katër kandidatë nga listat e LSI-së do bëjnë betimin në parlament si deputetë të rinj, të cilët tashmë janë konsideruar si opozita e re. Për të dhënë më shumë detaje rreth aktualitetit politik në të cilin ndodhet vendi ynë, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qene deputetja e PS-së Lindita Nikolla. Nesë parlamenti do të jetë përballë protestës së opozitës sërish. A mund të kemi normalitet në parlament në kushtet kur gjysma, pra opozita ndodhet në rrugë? Shqipëria i është larguar kauzit dhe papërgjeshmerisë, por për fat të keq opozita ende vuan papërgjegjshmerinë. Aktet e opozitës të PD-së dhe të LSIsë së fundmi janë akte të pastra anti demokracisë kushtetuese dhe funksionale duke djegur mandatet dhe duke ofruar dhunë. Të gjitha këto shkojnë kundër rrugës që po përshkon Shqipëria, mos të harrojmë se në qershor pritet të hapen negociatat, për Shqipërinë dhe gjithçka që po ndodh dhe po dëgjojmë që të flitet nga kampi opozitar ka të bëjë me zbrapsjen e disa reformave të rëndësishme në të cilat është përfshirë Shqipëria, ka gjithashtu të bëjë të mundur një imazh negativ të vendit nëpër botë dhe gjithashtu të furnizojë të sinergjizojë edhe skeptikët e disa prej vendeve anëtare për hapjen e negociatave. Ju po thoni që qëllimi i opozitës është të pengojë negociatat? Po sigurisht veprimet e fundit të opozitës që lidhen me djegien e mandateve janë qartazi antikushtetuese dhe antidemokratike, edhe në lançimin tuaj vumë re se si SHBA, vendet e BE-së bëjnë thirrje për përgjeshmeri dhe se demokracia funksionale funksionon brenda institucioneve jo dhunës, pra gjithçka që ofrohet sot nga opozita është qartazi kundër frymës së SHBA-së ,

kundër shteteve të BE me ato forca që janë anti Bashkimit Evropian, le ta themi pse jo edhe Rusisë që kërkon destabilizimin e Ballkanit, për të shtrirë influencën e vet. Kjo është akuzë e rëndë, zonja Nikolla të vendosë Rusinë pas këtyre zhvillimeve? Po si mund të shpjegohet ndryshe, që ende bëhet thirrje për protesta të dhunshme ende bëhet thirrje për dalje nga sistemi demokratik, ndërkohë që partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë ftojnë të kundërtën madje thonë që anëtarë të tjerë që janë pjesë e listës zgjedhore të këtyre partive të marrin detyrën dhe të fillojnë punën aty ku duhet në parlament. Këta deputetë që hyjnë nesër në parlament dhe marrin mandatin, janë konsideruar nga zonja Spiropali si opozita e re. A mund të jenë ato opozita e re në këto kushte? Në qoftëse në zgjedhjet e 2017 PD-ja dhe LSI-ja ku kanë shpallur kandidatët e tyre

e kanë pasur me gjasme kjo është histori e tyre, kandidatët në një fushatë elektorale janë pjesë e një skuadre dhe për secilin bëhet ftesa. Por ato kanë qenë pjesë e një besimi politik dhe për sa kohë që PD-ja dhe LSI-ja vullneti politik ka qenë për të qenë jashtë, si mun d ato të zëvendësojnë opozitën? Patjetër se ato janë pjesë e vullnetit dhe përfaqësojnë popullin nuk përfaqësojne partitë, kjo është demokracia funksionale dhe kushtetuese dhe nga ana tjetër përsa na takon neve, fakti i mungesës së opozitës klasike. Këto kanë dalë si skuadër, pyetja që duhet të bëjmë është kush janë arsyet dhe pse duhet që deputetët e opozitës të PD-së dhe të LSI-së të dalin në akte të tilla të paprecedenta. Akte të tilla të paprecedenta qoftë edhe teorikisht të djegies së mandateve nuk është në asnjë lloj teorie të demokracisë funksionale. Ndërkohë që mazhorancës i rritet edhe

më shumë përgjegjshmëria dhe qëndrimi ynë për të ecur më shumë dhe më shpejt në atë që ne e quajmë dhe besojmë fortë bashkëqeverisja me njerëzit dhe për njerëzit. Zoti Meta këtë të hënë ka bërë një deklaratë ku ka kërkuar dialog mes palëve dhe ka konsideruar se Shqipëria ndodhet në krizë politike dhe institucionale, ndani të njëjtin mendim me presidentin? Unë dua të them se dialogu është arma e vetme e veshjes së mendimit dhe veprimit në një shoqëri demokratike, në një shtet të së drejtës. Kryeministri i Shqipërisë ka qenë i pari që ka bërë ftesën dhe kjo mazhorancë ka shtrirë dorën për dialog, në kushtet patjetër të një kornize ligjore dhe kushtetuese dhe jo në negociata për të ndryshuar pushtetin në tavolinë. Por për një dialog me rregulla të barabarta loje dhe besoj që kjo mazhorancë ka dhënë shembullin ekselent në 2017-ën. Atë që kurrsesi nuk mund ta bënte as Sali Berisha as LulzimBasha bashkë në kohën kur qeverisnin, ne lëshuam mbi gjysmën e qeverisë, disa institucione të rëndësishme në 2017-ën, për ti dhënë garanci. Por tashmë jemi në një situatë të re do të lëshoni? Ftesa jonë për dialog, në kushtet e një kornize ligjore dhe kushtetuese të një demokracie funksionale. Kalendarin elektoral e vendos vota dhe popullli në 2017-ën, ka përcaktuar kalendarin elektoral vitin 2021. Si po ecën zhvillimi i paktit për universitetin? Studentët nuk janë harruar, përkundrazi në detyrat funksionale të qeverisë jo vetëm në atë të ministrisë së Arsimit por në një sërë ministrish që kanë ndërtuar një partneritet me shumë Universitete publike në vend, pakti i universitetit po ndërtohet sëbashku me pedagoget dhe me studentët për të kaluar më pas në një kontratë të qeverisë me secilin universitet ku qeveria merr përsipër detyra e veta dhe besoj se do të ketë një hov të cilësisë.


SOCIALE

9 E martë, 5 MARS 2019

Kantautori shqiptar Ermal Meta dhe “GnuQuartet” koncert në Pallatin e Kongreseve

Ermal Meta: Tirana jashtë mase e bukur falë punës së mrekullueshme të Erionit

P

as suksesit të një viti më parë, Ermal Meta rikthe het me një tjetër koncert në Tiranë. Të gjithë adhuruesit e zërit të kantautorit të mirënjohur shqiptar kanë mundësi ta ndjekin sot në mbrëmje nga afër në Pallatin e Kongreseve, ku Ermal Meta do të performojë për publikun shqiptar së bashku me “GnuQuartet”, një grup i njohur instrumentistësh, si vijim i turit “Ermal Meta në Teatër me GnuQuartet”. Para koncertit të sotëm, kantautori u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin mbolli

edhe një pemë. “Jam shumë i lumtur që vëllai im, Ermali, është kthyer sërish në Tiranë për të lënë gjurmë, për të hedhur rrënjë këtu. Bëmë edhe një mbjellje për të hedhur ca rrënjë fizike. Jam shumë i lumtur që i gjithë koncerti është “sold out”, një nga më të mëdhatë në Pallatin e Kongreseve të turit të Ermalit me GnuQuartet, një grup fantastik nga Xhenova. Kanë bërë një tur në të gjithë Italinë dhe jam shumë i lumtur që me këmbënguljen e Ermalit, edhe Shqipëria u bë pjesë e këtij turi”, tha Veliaj. Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Veliaj vlerësoi kantautorin dhe e cilësoi atë si shembullin më dinjitoz shqiptaro-italian. “Jam entuziast për faktin se sapo mbaruam Samitin e Diasporës dhe kur flasim për ambasadorë të Shqipërisë dhe për njerëz që na bëjnë të ndihemi krenarë, Ermali është i pari që më vjen në mendje. Jam sot shumë i lumtur, që si ambasador i Shqipërisë në një Itali që gjithmonë

FUNDJAVA

shumë emocione. Faleminderit shumë! Qyteti më duket jashtë mase i bukur, më pëlqen ndjenja që gjej rreth e rrotull, e kjo është mbi të gjitha për punën e mrekullueshme që ka bërë Erioni në këtë qytet”, deklaroi Ermal Meta. Në koncertin e sotëm para publikut shqiptar, do të bëhen bashkë një sërë instrumentesh muzikore si violë, violinë, violinçel dhe flaut. Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumentistëve, do ta bëjnë edhe më të gjallë muzikën e kantautorit shqiptar.

Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE dhe atë të Austrisë Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale. Edhe ambasadori austriak Johann Sattler nuk i ka rezistuar këtë fundjavë bukurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin. “Kanioni i Erzen / Pëllumbas Cave jashtë #Tirana. Vend i shkëlqyer për të kaluar ditët e para të pranverës. #TiranaRocks @ExploringwithGysi”,

E

diela në Tiranë është e diela e turistëve, të cilët rendin për të vizituar atraksionet e shumta që ofron kryeqyteti. Mrekullive natyrore të Tiranës nuk kanë mundur që t’;i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Euroian apo ai i Austrisë. “Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit. Visit

e më shumë ka debate për të huajt, për ata që kanë ndoshta bindje të ndryshme, për ata që kanë opinione të ndryshme, unë besoj se Ermali është shembulli dhe produkti më dinjitoz shqiptaro-italian. Jam shumë i lumtur që je kthyer në shtëpi dhe mezi pres ta bësh rrugë dhe të vish më shpesh”, tha Veliaj. Artisti Ermal Meta vlerësoi ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj. “Kjo është shtëpia ime, është Shqipëria, edhe kthehem gjithmonë me

Tirana @visit_albania. BE per Shqiperine”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e

fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër.

shkruan Johann Sattler. Qendra e fshatit Pëllumbas dhe rruga hyrëse janë transformuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës duke e shndërruar këtë zonë në një nga pikat më të bukura të eko-turizmit shqiptar që tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj. Në fshatin Pëllumbas, Bashkia e Tiranës ka u inauguruar dhe hapjen e zyrës së menaxhimit të turizmit.


AKTUALITET

M

10

E martë, 5 MARS 2019

Ministrja Ogerta Manastirliu, prezantoi 7 mjekët specialistë që i shtohen këtij spitali, nga 168 mjekët me kontrata të lidhura në të gjithë spitalet e vendit

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi nga afër punimet për rindërtimin e pediatrisë të spitalit rajonal Durrës, e cila do t’u shërbejë rreth 55 mijë pacientëve në vit. Teksa e cilësoi si investim të rëndësishëm për qytetarët, shtoi se do të ndikojë edhe në turizëm, pasi ka turistë të shumtë që frekuentojnë plazhin. “Në Pediatria e Durrësit po investohet për ta kthyer në një spital modern, falë investimit të qeverisë në vlerë 262 milionë lekë. Një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, por jo vetëm, edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë plazhin gjatë sezonit turistik”,-tha Manastirliu. Duke u ndalur tek investimi për burimet njerëzore, Manastirliu, e cila u shoqërua gjatë vizitës në spital nga mjekët e rinj specialistë, u shpreh se 160 mjekë specialist do të shërbejnë në spitalet rajonale, nisur nga ky muaj. “7 mjekë specialistë i shtohen spitalit rajonal të Durrësit, për shërbime shumë të rëndësishme si Pediatria, Kirurgjia, Urgjenca, Kardiologjia etj. Plotësojmë kështu shumë nga nevojat në spitalet tona rajonale me përfundimin e specializimeve të 300 mjekëve specialistë, mbi 160 prej të cilëve do të shërbejnë pikërisht në spitalet rajonale dhe bashkiake, duke filluar nga ky muaj”. E pyetur në lidhje me projektligjin për mbrojtjen nga produktet e duhanit, Manastirliu u shpreh se jemi në fazë konsultimesh me grupet e interesit, për projektligjin e ri. “Synimi ynë është të forcojmë akoma më tej masat kundër duhanpirjes në

Manastirliu: 2 milionë euro për rindërtimin e pediatrisë Durrës 7 MJEKËT “7 mjekë specialistë i shtohen spitalit rajonal të Durrësit, për shërbime shumë të rëndësishme si Pediatria, Kirurgjia, Urgjenca, Kardiologjia etj. Plotësojmë kështu shumë nga nevojat në spitalet tona rajonale me përfundimin e specializimeve të 300 mjekëve specialistë, mbi 160 prej të cilëve do të shërbejnë pikërisht në spitalet rajonale dhe bashkiake, duke filluar nga ky muaj”.

ambientet publike, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme. Sepse për ne parësor është shëndeti i qytetarëve”,-tha ministrja. Ministria kërkon që në Shqipëri të ndalohet shitja e paketave me dhjetë cigare, apo më pak si dhe cigareve apo duhanit të dredhur me shije që fsheh atë

origjinale, si menthol vanilje etj. Ndërkohë prodhuesit apo importuesit e produketeve të duhanit duhet të lajmërojnë Ministrinë e Shëndetësisë për çdo produkt të ri që futet në vend. Aktualisht produktet e duhanit i gjen në të gjithë dyqanet e lagjeve, supermarket, bare por dhe në rrugë. Manastirliu deklaroi se Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit Bloomberg për përmirësimin

KËRKESA

RAPORTI

Korrupsioni, jemi në vendin e 72-të

Një shprehje e lashtë kineze, thotë se korrupsioni dhe zogu në fluturim vështirë të kapen. Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit për 2018, të publikuar nga “World Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ynë renditet i 72-ti ndër 126 vende gjithsej. Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla. “Korrupsioni është në spitale, gjykata, zyrat e shtetit, ambulancë, shkolla dhe polici”, përgjigjen qytetarët. Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 78). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 56) dhe Bosnja është në vend të 60-të.

e treguesve shëndetësore, ndaj edhe në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të vijojnë të forcohen masat për duhanpirjen në ambientet publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi gjatë interpelancës me mjekët specializantë, se brenda muajit mars do të hapet portali “Mjekë për Shqipërinë”, një hapësirë ku mjekët do të kenë

informacionin e duhur për vendet vakante, për t’u punësuar mbi bazë merite, me konkurse transparente. “Vetëm gjatë muajit janar kanë aplikuar 103 mjekë dhe janë punësuar 66 prej tyre në qendrat shëndetësore nga veriu në jug. Është e rëndësishme për të theksuar se mënyra si po afrojmë mjekët e rinj dhe po bëjmë procesin transparent duhet përmirësur më tej. Ndaj brenda muajit mars do të ndërtojmë portalin “Mjekë për Shqipërinë” që mjekët të kenë informacion për vendet vakante në sistemin shëndetësor”, tha Manastirliu.

P

ikat e tregtimit të produkteve të duhanit duhet të pajisen me licencë. Kërkesa vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila përmes një projektligji të posaçëm kërkon gjithashtu edhe ndalimin, tregtimin e paketave me 10 apo më pak cigare. Paketën e cigares shumë shpejt nuk do ta blini me në dyqanin e lagjes. Tregtimi i tyre do të bëhet në vende të përcaktuara. Ministria kërkon përmes ndryshimeve në ligjin për “mbrojtjen nga produktet e duhanit” që pikat e shitjes së këtyre produkteve të pajisen me licencë të veçantë. Qëllimi thuhet në nenin dy të projektligjit është kufizimi i numrit të pikave të tregtimit të këtyre produkteve në vend. Jo vetëm kaq. Ministria kërkon që në Shqipëri të ndalohet shitja e paketave me dhjetë cigare, apo më pak si dhe cigareve apo duhanit të dredhur me shije që fsheh atë origjinale, si menthol vanilje etj. Prodhuesit

Duhani, MSH: Pikat e shitjes të pajisen me liçencë

PROJEKTLIGJI

“Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila përmes një projektligji të posaçëm kërkon gjithashtu edhe ndalimin, tregtimin e paketave me 10 apo më pak cigare. Paketën e cigares shumë shpejt nuk do ta blini me në dyqanin e lagjes”.

apo importuesit e produketeve të duhanit duhet të lajmërojnë Ministrinë e Shëndetësisë për çdo produkt të ri që futet në vend.

Aktualisht produktet e duhanit i gjen në të gjithë dyqanet e lagjeve, supermarket, bare por dhe në rrugë.


AKTUALITET

J

11

E martë, 5 MARS 2019

Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që trupa gjyqësore të japë vendimit, do të mbahet më 19 mars 2019

anë dashur afro 2 vite që Prokuroria e Tiranës të japë pretencën për vrasjen e të riut, Marvi Mihali. Të dyja palët, edhe prindërit e viktimës, edhe prindërit e të akuzuarve për krimin, nuk munguan as në seancën e konkluzioneve përfundimtare. Të hënën, Prokuroria ka dhënë pretencën për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri mes të rinjve për një karikues telefoni. 24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm. Babai i të pandehurit Eugen Bitrajt, Zef Bitraj, tha: “Na kërkojnë 340 milionë lekë dëmshpërblim për vrasjen e Marvi Mihalit. Ku t’i gjejmë? Kjo pretencë është e padrejtë”. Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që trupa gjyqësore të japë vendimit, do të mbahet më 19 mars. Seanca Në seancën vendimtare gjatë të cilës u shpall pretenca dhe u kërkuan 87 vite burgim, munguan vetë të pandehurit, dy prej të cilëve mbahen në paraburgim dhe dy janë në arrati. Sulmi vdekjeprurës kundër 22-vjeçarit Marvi Mihali për shkak të një karikuesi telefoni u konsiderua edhe në seancën e konkluzioneve si vrasje në bashkëpunim. “Ne kërkojmë dënime të ashpra”, nënvizoi prokurori , “sepse ngjarja është e rëndë dhe tronditi opinionin publik e për këtë të bëhet shembull edhe për të rinjtë e tjerë që për shkaqe kaq banale konfliktet të mos përfundojnë me pasojë. Për këtë krim, Dejvi Bitraj të shpallet fajtor, deklaroi

U vra për një karikues, 87 vite burg për vrasësit e Marvit NGJARJA “Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali. Sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës”.

87 VITE BURG

dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur

ta bindë Marvin. Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka pasur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe mikut të këtij të fundit. Më pas, sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij, Eugen Bitraj, 24-vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Dejvi Bitraj e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

pasi kishte vrarë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë

e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre.

“24 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm. Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ku pritet që trupa gjyqësore të japë vendimit, do të mbahet më 19 mars”.

prokurori, e të dënohet me 24 vite burgim; Marsel Alla të dënohet me 20 vite, Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite burgim. Pas pretencës është radha e avokatëve mbrojtës të katër të rinjve për të folur para gjykatës

penale.

Vrasja Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte

SEANCA

GREQI

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Ervin Matën, i pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elion Hato. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Ervin Matën, i vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së premtes pas 5 muajve në arrati që nga koha e ngjarjes së rëndë. Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën për masën e sigurisë por është përfaqësuar nga avokati i tij. Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në ish-bllok, pas një konflikti me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Viktima Fabiol Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo, i cili është ende në kërkim pas ngjarjes.

12 gardianë, që akuzohen se shkaktuan vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli përmes torturave në burg në vitin 2014, janë përjashtuar përfundimisht nga puna në sistemin grek të riedukimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministria greke e drejtësisë, në varësi të së cilës ndodhen burgjet e vendit. Masa nga ministria e drejtësisë vjen më shumë se dy vjet pasi gjykata i kishte shpallur ata fajtorë, dhe u kishte dhënë dënime nga 5 deri në 7 vjet me liri me kusht. I burgosuri shqiptar Ilia Kareli, emri i vërtetë i të cilit ishte Kudret Kume, u gjet i vdekur në qeli më 25 mars 2014. Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë

Vrasja në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Matën

Tjetër vendim për gardianët që vranë Karelin


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E martë, 5 MARS 2019

Presidenti Meta: Çdo ndërhyrje nga ana e Shqipërisë do të ishte mungesë respekti për institucionet e Kosovës

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta, priti dje në Tiranë, Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit zyrtar, dy presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për mediat ku folën për zhvillimet në rajon dhe situatën politike në Shqipëri. Gazetari: Prej disa javësh vendi ka hyrë në një krizë për shkak se opozita parlamentare ka djegur mandatet e deputetëve. A ka në plan Presidenti i Republikës të tentojë apo të organizojë një tryezë për të ulur së bashku zotin Rama, zotin Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës për të zgjidhur ngërçin që ka kapur vendin prej disa javësh? Presidenti Meta: Nuk do të doja të përqendroheshim në çështje të brendshme gjatë

kësaj konference për shtyp me Presidentin e Sllovenisë, zotin Pahor, por nuk mund

të ndaloj pyetjet e juaja. Shumë thjesht mund t’u deklaroj se jemi në kushtet e

vendimit të qershorit të kaluar, kam thënë se duhet të fillojmë punën menjëherë me

dialog qeveri dhe opozitë, sepse siç iku një ditë – kam thënë – mund të iki dhe një vit dhe mund të mbetemi përsëri në vend. Kështu që në vijim edhe të thirrjeve të mia të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend, unë besoj se kur ka vullnet e përgjegjshmëri dhe vihen në plan të parë interesat kombëtare - dhe interesi kombëtar gjithashtu duhet të na motivojë shumë fort për shkak edhe të kohës që po pakësohet, ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut - duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve (Vijon në faqen 13)

një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog midis palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e vitit të kaluar për mundësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë në qershorin që po vjen. Dhe një ditë pas


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E martë, 5 MARS 2019

(Vijon nga faqja 12)

të mençura dhe drejt zgjidhjes politike të kësaj situate. Gazetari: President Pahor, gjatë vizitës suaj në Beograd, i pyetur rreth çështjes së kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, jeni shprehur pak skeptik, por keni thënë “pse jo”. Tashmë që keni një situatë të tillë dhe deklarata nga të dyja vendet, cili është qëndrimi zyrtar i Sllovenisë për këtë çështje? Madje kam dëgjuar që edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka deklaruar që mund të përfshihet Shqipëria dhe Serbia për ta zgjidhur çështjen e Kosovës? Cili është qëndrimi juaj? Kjo pyetje vlen për të dy presidentët. Presidenti Pahor: Qeveria sllovene ka një qëndrim shumë të frenuar lidhur me këtë çështje. Unë vetë kam marrë kurajo që të jem më i drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë që edhe në këtë mënyrë të kemi një zgjidhje paqësore të krizës në favor të paqes, sigurisë, mirëqenies dhe bashkëpunimit, jo vetëm mes dy popujve e dy shteteve, por më gjerë në rajon, mirëpo me kushte të caktuara. Këtu, dua të theksoj edhe një herë se, kjo në pohimet e mia shpeshherë harrohet. Unë e kam thënë se jam i hapur edhe për këtë variant, nëse të dyja shtetet e ofrojnë një mundësi dhe mbështetin një mundësi të tillë. Nëse ky proces do të menaxhohet në mënyrë të mençur dhe me kujdes, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe me faktorë të tjerë ndërkombëtarë që do të garantojnë një akt apo një përpjekje të tillë të guximshme, të mos devijojnë dhe të mos kalojë në konflikt dhe me kusht që kjo përpjekje “sui generis” mos ta kuptojë asnjë si një hapje të efektit domino, dhe në mënyrë të pakontrolluar do shkaktonte dëme kolaterale

në siguri dhe në të gjitha çështjet në rajon. Nuk jam mbështetës i ndryshimeve të kufijve për të plotësuar kriteret nacionaliste, në këtë pikë dua të jem shumë i qartë, po ashtu nuk mendoj që synimi i një akti të tillë në dialogun mes Vuçiçit dhe Thaçit, që të ecin drejt këtij kriteri. Bëhet fjalë për korrigjim të nevojshme të kufirit, që do t’i mundësojnë të dyja shteteve që të lidhin më lehtë marrëveshjet e bashkëpunimit të tyre. Po ashtu edhe me njohjen reciproke diplomatike, e cila do të mundësojë që të gjitha shtetet në rajon të përfshihen në të ardhmen në Bashkimin Europian. Presidenti Meta: Lidhur me këtë pyetje mund t’ju them se Shqipëria është një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe që respekton dhe mbështet shtetin e pavarur të Kosovës. Në këtë drejtim çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është një përgjegjësi që i takon udhëheqësve të Kosovës, të cilët janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e saj dhe çdo ndërhyrje në çështjen e

dialogut nga ana e Shqipërisë do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të zgjedhura të Kosovës. Në këtë drejtim unë mund të them se përkrah fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë për të garantuar njëherë e përgjithmonë të ardhmen europiane, jo vetëm të këtyre dy vendeve, por edhe për të forcuar të ardhmen europiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Së dyti, edhe një herë dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të nxitur të gjithë drejtuesit e institucioneve të Kosovës, që të bashkëpunojnë ngushtësisht, përfshirë këtu edhe udhëheqësit e opozitës, për të çuar këtë dialog përpara në interesin më të mirë të Kosovës, por edhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën, Serbinë dhe të gjithë rajonin tonë. Ne do të respektojmë çdo zgjidhje, që institucionet e Kosovës do të pranojnë dhe do të përkrahin në mënyrë demokratike. Përsa i takon marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, ju e dini se që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua dhe nga vetë populli serb me votë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë mund të them se kanë qenë shumë të mira dhe Shqipëria gjithmonë ka bërë hapa të guximshëm për të përmirësuar sa më shumë këto marrëdhënie, si në planin bilateral, ashtu dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe do të vazhdojmë të punojnë pa u lodhur për t’i forcuar këto raporte bilaterale, duke menduar dhe shpresuar që kjo ndihmon edhe për një klimë sa më pozitive edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por kurrë duke marrë përsipër për të përfaqësuar Kosovën për çështje që ajo i ka në dialog me Serbinë. Kjo është një çështje dhe një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës.


FORUM

Nga Zef Mulaj*

P

rodukti kimik ortokloro-ben ziliden-malononitril (i ashtu quajturi gaz CS), sintetizohet kimikisht duke reaguar dy komponime kimike: (1) 2-klorobenzaldehid dhe malononitrile. Gazi CS është përdorur në mënyrë të përsëritur si gaz lotsjellës nga forcat e policisë gjatë manifestimeve dhe trazirave, në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Ato përdoren nga forcat e policisë në mbarë botën për të kontrolluar manifestimet e dhunës kolektive (ose për të shtypur dhe shpërndarë demonstratat e paautorizuara të protestës): për këtë qëllim ato përdoren në formën e bombolave të gazit lotsjellës, artificiale për t’u hedhur me pajisje të ndryshme dhe pushkë. Ata janë cilindra me një ngarkesë të vogël termike që, shkaktuar nga lansimi ose ndikimi me tokën, shpejt nxehet ena dhe avullon substancën e lëngshme, e cila bëhet e dukshme si një tym i bardhë. Ndër lotët e përdorur, më të përdorurat janë deri tani tre: Orto-kloro-benzal malonitril (gaz CS)/ Dibenzen (b, f) -1,4-diozepinë (gazi CR)/ Kloroacetophenon (gaz CN)/ (1)- ClC6H4CHO + H2C (CN)2 ’! ClC6H4CHC(CN)2 + H2O Efektet e menjëhershme të gazit tek njerëzit ndodhin në përqendrime të ulëta dhe varen nga veprimi irritues ndaj lëkurës dhe mukozave. Organet e para të synuara përfaqësohen nga sytë: irritime intensive për shkak të acarimit të mukozës, blefarospazmës, konjuktivitit, edemës periorbitale, djegies dhe dhimbjes. CS zakonisht klasifikohet si një armë jo vdekjeprurëse për të kontrolluar trazirat. Megjithatë, gazi CS ka provuar të ketë efekte anësore toksike, të cilat aktualisht studiohen në toksikologji. Sipas Amnesty International, pas ekspozimit në trazirat në 2001 shumë persona kanë paraqitur një ankesë formale, të shoqëruar me raporte mjekësore, duke pretenduar se vuajnë pasoja afatgjata (dëmtime në mushkëri, fyt dhe lëkurë) për shkak të ekspozimit ndaj gazit CS. Raporte të ngjashme janë në dispozicion nga njerëz të tjerë të ekspozuar në manifestimet gjatë 2011-2015. Në lëndimet e dobëta, literatura flet për dëmtimin e mushkërive, dhe në disa raste janë raportuar efekte mbi zemrën dhe mëlçinë. Dëmtimi i mundshëm i organeve të brendshme, si dhe simptomat gastrointestinale, u evidentua nga ekspozimet aksidentale të raportuara në literaturë. Në lidhje me sytë, rritja e presionit intraokular mund të fillojë glaukoma akute në individë të prekshëm. Sa i përket aparatit të frymëmarrjes, efektet e zakonshme përfaqësohen nga acarimi i rrugëve të frymëmarrjes së sipërme që shfaqen klinikisht si kongjestion nazale dhe hunda e lëngshme: ato efekte zakonisht janë të

14 E martë, 5 MARS 2019

Efektet e rënda të gazit që përdor Garda e Republikës dhe Policia kundër shqiptarëve kthyeshme dhe zhduken brenda një kohe të shkurtër nëse personi i ekspozuar lëviz në ajër të pastër dhe lan vetë dhe rrobat me ujë të freskët. Në disa raste, efektet irrituese mund të shtrihen distalisht dhe të shkaktojnë laringit, tracheitis, acarim bronkial dhe kollë me gëlbazë të bollshme. Në raste të rënda, laringit mund të rezultojë në laringospazmë dhe acarim të rrugëve të frymëmarrjes më të ulëta, përkatësisht ARDS (Sindromi i Sëmundjes stres respiratorio). Në literaturën mjekësore raportohen edhe raste të shumta të kollës së zgjatur dhe vështirësive të frymëmarrjes për disa muaj. Në lidhje me lëkurën, kontakti me lëkurën e gazit shkakton ndjesi djegieje që zakonisht ulet shpejt: kontaminimi i veshjeve mund të zgjasë efektet dhe në rast të ekspozimit të zgjatur mund të çojë në djegie të vërtetë. Për traktin gastrointestinal, efektet zakonisht rrjedhin nga kontaminimi i ushqimit dhe pijeve, dhe varen nga acarimi i mukozave dhe çojnë në simptoma të tilla si: të përzier, të vjella, humbje e oreksit, diarre, dhimbje abdominale. Efektet më serioze, siç është sëmundja akute e mëlçisë (hepatiti), janë raportuar gjithashtu herë pas here. Ka shumë prova nga studimet e kohëve të fundit të efekteve kancerogjene dhe mutagjene të CS. Ato integrojnë mekanizmin që nënkupton veprimin toksik të CS, përkatësisht formimin e cianideve. Mekanizmi kancerogjen i CS nuk bazohet në ndërveprimin e përbërjes me ADN, por drejtpërdrejt në aparatin e qelizave mitotike, duke shkaktuar ndryshime kromozomale. Efektiviteti i CS në kontrollin e turmës vjen nga veprimi e tij si një ngacmues i lëkurës dhe mukozës dhe krijues tejet i rëndë, edhe në doza të ulëta. Conjunctivitis dhe blepharospasm shoqërues, djegia dhe dhimbja janë tipike. Këto simptoma janë përkeqësuar në mjedisin e nxehtë ose të lagësht. CS zakonisht është mikronizuar dhe e përzier me një antiagglomerant ose është trajtuar me një silikoni që hidhet në ujë (formulimet e njohura si CS1 dhe CS2, respektivisht): në ato raste, ajo mund të mbetet aktive për ditë ose javë kur pluhurohet në tokë. Përdorimi i gazit lotsjellës në situatat e fundit të trazirave civile tregon se ekspozimi ndaj armës është i vështirë për t’u kontrolluar dhe kjo armë rrallë përdoret gabimisht. Janë dokumentuar lëndime të rënda traumatike nga shpërthimi i granatave të gazit lotsjellës dhe dëmtimi toksik. Përveç kësaj, të dhënat ekzistuese toksikologjike ende janë të pasigurta në lidhje me mundësinë e kësaj agjenti

për të shkaktuar efekte afatgjata të mushkërive, kancerogjene dhe riprodhuese. Megjithatë, testet e botuara në in vitro treguan o-klorobenzilidenemalononitrile të jenë si mutagjene ashtu edhe klastogjene. Përdorimi i përhapur i agjentëve të gazit lotsjellës natyrisht ngre çështjen e sigurisë së tyre. Për fat të keq, natyra e zbatimit të saj e bën të vështirë hetimin epidemiologjik të personave të ekspozuar. Në përgjithësi, autorët e artikujve të publikuar të hershëm (70 dhe 80) kanë kuptuar se nëse përdoren si duhet, efektet e dëmshme janë të përkohshme dhe nuk kanë asnjë pasojë në afat të gjatë. Bëhet pyetje për efektet e gazit lotsjellës kur përdoren në mënyrë të pa kontrolluar. Në vëzhgimin e komunitetit, të kryer në vitet e fundit (2011-2015) në disa vende, ka pasur raporte të përsëritura për forcat e policisë që qëllonin gaz lotsjellës drejtpërdrejt në tubime të turmave dhe hapësira të mbyllura si dhomat dhe dyqanet. Njerëzit që gjenden pranë shpërthimit të granatave të gazit lotsjellës, mund të marrin një traumë depërtuese nga fragmentet plastike, gjë që përkeqësohet nga prania e gazit lotsjellës kimik. Shumë individë te marrin djegie të lëkurës të përplasura nga kontakti i drejtpërdrejtë me pluhurin e gazit lotsjellës. Ka pasur disa histori të njerëzve që kanë përjetime lëndime toksike më të rënda që kërkonin kujdes mjekësor dhe, në disa raste, hospitalizimin. Sondazhe mbi komunitete të ndryshme kanë grumbulluar disa simptoma të zakonshme, duke përfshirë kollitjen dhe frymëmarrjen, në mesin e të anketuarve dhe fëmijëve të tyre, që vazh-

donin javë pas ekspozimit. Urgjencat mjekësor kanë venë në dukje se pacientët me astmë dhe sëmundje kronike obstruktive treguan përkeqësimin e funksionit të mushkërive, disa në një shkallë serioze që kërkonin trajtim mjekësor dhe hospitalizim. Shumë studime në mes vullnetarëve kanë vërejtur se në shumicën e rasteve heqja nga ekspozimi ndaj CS përcakton një shërim mjaft të shpejtë me ndërprerjen e të gjitha simptomave brenda një kohe të shkurtër. Studimet e toksikologjisë nga inhalimi në nivelet e larta të ekspozimit CS, kanë treguar aftësinë e tij për të shkaktuar pneumoninë kimike dhe edemin pulmonare, dëmtime në zemër e hepatocelular, janë raportuar edhe vdekje. Përqendrimi në traktitin respirator të CS është vdekjeprurëse deri në 50% të të rriturve të shëndetshëm vlerësohet të jetë 25000150000 mg / m3 për minutë, bazuar në studimet e kafshëve. Kur shpërthen jashtë, një granatë CS përhap një re prej 6 deri në 9 m në diametër, në qendër të së cilës mund të prodhohet një koncentrim prej 20005000 mg / m3, me përqendrime që shpejt ulen me distancë. Përveç kësaj, armët kimike në përgjithësi janë vërejtur të jenë jo të njëtrajtshme në shpërndarjen e tyre. Studimet e toksikologjisë orale kanë vërejtur aftësinë e CS për të shkaktuar gastroenterit të rëndë me perforim. Studimet metabolike tregojnë se CS absorbuar metabolizohet në cianid në indet periferike. Sidoqoftë, mundësia aktuale e ekspozimit ndaj niveleve të CS që shkakton formimin të rëndësishëm të cianidit në nivelin e indeve është e diskutueshme: Djegia për shkak të

kontaktit dhe zhvillimit të ndjeshmërisë së lëkurës me alergji të kontaktit ka qenë përshkruar në një sërë studimesh eksperimentale dhe vëzhguese mbi kafshët dhe njerëzit është në përputhje me shumë djegie të lëkurës të hasura gjatë hetimeve. Në studimet që afirmojnë se mekanizmi kancerogjen i CS nuk bazohet në ndërveprimin e përbërjes me ADN, por drejtpërdrejt në aparatin e qelizave mitotike, duke shkaktuar aberrime kromozomale. Agjenti CS mund të alkilizojë grupet sulfhidril dhe, ndoshta, ADN Si i tillë, është potencialisht gjenotoksik. Disa studiues kanë treguar se CS është mutagjene në qelizat e salmonelës dhe minj. Nga pikëpamja toksikologjike ekziston një nevojë e madhe për hulumtime më epidemiologjike dhe laboratorike që ndriçojnë pasojat shëndetësore të ekspozimit ndaj përbërësve të plotë të gazit lotsjellës si CS. Mundësia e pasojave shëndetësore në afat të gjatë, siç është formimi i kancerit, efektet riprodhuese dhe sëmundjet e mushkërive, është veçanërisht shqetësuese për shkak të ekspozimeve të shumëfishta të demonstruesve dhe jo demonstruesve në disa zona të trazirave civile. Zhvillimi i tolerancës së CS, një fenomen që është konfirmuar në studimet mbi vullnetarët njerëzorë ka rritur ndoshta gjatësinë dhe intensitetin e ekspozimit të mbajtur nga disa individë. Shumë studime kanë lidhur ekspozimin e CS me aborte spontane. Për më tepër, kur CS është metabolizuar, cianidi mund të gjendet në indet njerëzore. (Vijon në faqen 15)


FORUM OPINION

N

jë valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusiti fikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale, që pas shqetësimit naiv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat po prishin imazhin e Shqipërisë. Deklarata e tij, se do duhej të jepte edhe 200 shfaqje plus për të zhbërë pamjet e një gome të djegur në mes të Tiranës, është kthyer parç dhe mbrapsht, kryesisht nga idhtarët e opozitës. Disa i kujtojnë se askush nuk e ka caktuar atë gardian të imazhit të vendit dhe prandaj nuk ka pse shqetësohet që të paguhet edhe për 200 koncerte më shumë. Të tjerë e krahasojnë me masat dhe peshat e këtueshme, duke i kërkuar se pse nuk turpërohej për hashashin dhe trafikun e drogës, por ngre zërin ndaj njerëzve që protestojnë kundër tyre. Ka që shkojnë edhe më tej dhe e fusin padrejtësisht në aradhën e pafundme të artistëve të oborrit, që ky vend ka prodhuar me shumicë. Të gjitha këto në fakt, janë përcaktime sa sipërfaqësore, po aq dhe të bëra në zemërim e sipër. Ato, të mara së bashku, janë rrjedhojë e disa keqkuptimeve. Këto keqkuptime gëlojnë së pari në vetë kokën e tenorit të famshëm nga Elbasani. Shqetësimi i tij, se një gomë e djegur në bulevard mund të përdhosë emrin e Shqipërisë, buron nga një propagandë e neveritshme e të gjitha pushteteve, sipas së cilës nuk duhet t’i tregojmë të mbathurat tona të palara në publik. Po ta shikojmë me vëmendje të njëjtën gjë bënin ber-

ishistët dje kur ishin në pushtet dhe të njëtën gjë bëjnë rilindasit sot pas protestave të opozitës. Thelbi i kësaj teorie përmblidhet në shprehjen e Edi Ramës se “për shqiptarët nuk flas keq në gjuhë të huaj”. Sipas saj, “botës” i duhet treguar një fytyrë e rreme, të huajt duhen gënjyer për çka është në të vërtetë realiteti shqiptar. Ata duhet të na njohin vetëm për zërin e Saimirit apo të Ermonelës, për sparkatat e Elseid Hysaj apo qoftë edhe për pozat e nxehta toples të Rita Orës, por kurrsesi për atë çka jemi në të vërtetë. Kjo klishe që është krijuar që prej kohës së Rilindjes Kombëtare, që u çua në ekstrem nga komunizmi, është ruajtur me forcë edhe nga politikanët e sotëm në pushtet, aq sa është shndërruar në një dogmë. Pikërisht kjo dogmë është ngulitur edhe në kryet e Saimir Pirgut dhe faji i tij i vetëm është se e ka përtypur me naivitet atë. Thjesht si një tenor, që ka shumë çka tjetër për se ta vrasë mendjen, sesa për problemet e ndërlikuara të funksionimit të shoqërisë. Një keqkuptim i dytë, i cili gjithashtu vjen nga një kohë që e kemi lënë pas, është ai për rolin e artistit dhe misionin që ka ai në raport me kombin. Askush nuk do kishte pasur guximin t’i kërkonte Gabriel Garsia Markezit edhe 200 tregime më shumë, për të zbehur imazhin që Kolumbisë i pati lënë Eskobari. Askush nuk do kishte tentuar t’i kërkonte Zherar Depardjësë 200 role plus, për të fshirë nga kujtesa djegiet dhe thyerjet që bënë jelekëtver-

15 E martë, 5 MARS 2019

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin dhët anekënd Francës. Askush nuk do t’i kishte kërkuar Çelentanos të rikthehej në skenë, për t’i fshirë Italisë imazhin e ksenofobit që po i mvesh një racist si Salvini. Po ashtu dhe Saimir Pirgu nuk ka pse e mban këtë peshë mbi supe. Ai, Dua Lipa, Hamdi Salihi, apo qoftë dhe vetë Kadareja, janë të zhveshur nga kjo përgjegjësi. As ne nuk kemi të drejtë t’ua kërkojmë atë, as ata nuk na e kanë borxh. Ata mjaftojnë të jenë ata që janë, të synojnë kulmet në karrierën e tyre dhe duke i bërë mirë vetes, në një farë mënyrë do të arrijnë të përmendin për mirë edhe Shqipërinë. Askush nuk i detyron për më shumë. Sepse veshja e këtij kostumi prej superheroi, që mëton të transformojë imazhin e një kombi të tërë, më shumë sesa të dobishëm, mund t’i shndërrojë në qesharakë. Një tjetër keqkuptim, disi më i koklavitur dhe më i vështirë për rrugën që ka zgjedhur të marrë në jetë dhe për formimin me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu, është ai nëse protestat, qofshin ato edhe të forta apo radikale, janë bekim apo mallkim për imazhin e një vendi? Sot është e vështirë të thuhet se popujt që guxuan të ndërmerrnin, aspak në mënyrë paqësore, pranverën arabe për të transformuar shoqëritë e tyre, kanë vulosur një imazh të keq

për veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për serbët që ia mësynë godinave qeveritare për të rrëzuar Millosheviçin apo për ukrahinasit dhe gjeorgjianët që u sollën po njësoj në revolucionin e portokalltë apo të trëndafilave. Pra debati se kush gëzojnë imazh më të mirë, ata popuj që duan të ndryshojnë, qoftë dhe me çmimin e gomave të djegura apo të xhamave të thyer, apo ata të tjerët që janë të gatshëm të nënshtrohen duke duruar një letargji vdekjeprurëse, e ka marrë tashmë përgjigjen. Por natyrisht, ky debat elitar, këto kontradikta me të cilat argëtohen intelektualët, këto dilema që mundojnë sa filozofët, po aq edhe sociologët, nuk janë shqetësimet e përditshme, as brumi me të cilin është mbrujtur Saimir Pirgu. Preokupimi dhe talenti i tij kanë qenë të tjera. Që nga ditët e largëta kur merrte mikrofonin dhe këndonte në dasmat elbasanase e deri në pikën kur Klaudio Abado e mori pas vetes, duke thënë se ky djali do të jetë Fernandoja im, investimi i tij ka qenë për vokalin, sjelljen skenike dhe përvetësimin e repertorit të më të mëdhenjve të globit. Dhe aty vërtet ka shkëlqyer me koston e lënies pas dore të një pjese shqetësimesh që kanë të vdekshmit e tjerë, si ato për politikën, demokracinë dhe zhvillimin shoqëror. Gafa e Saimir Pirgut

ishte se këtë herë, ai përdori atunë që i ka dhënë talenti i tij i veçantë për të zbarkuar në një fushë ku është më i zakonshëm sesa të zakonshmit. E në këtë botë, që nuk është e tija, ai duket si një personazh i çakorduar. Aty ai ngjan me atë vizatimin brilant që Milosh Forman, tek Amadeus, i ka bërë Moxartit të vet: Një gjeni i pakrahasueshëm në skenë, por fëminor dhe gati qesharak mes intrigave të oborrit mbretëror. E tillë ishte edhe përpjekja e Saimir Pirgut për të hyrë në një fushë që nuk ishte e tija. Aq e papërshtashme dhe aq e pavend, sa do të qe edhe gjykimi i roleve të tij nga urdhëruesit e djegies së gomave. Sepse reagimi i Pirgut për to është i barazvlefshëm me gjykimin që mund t’i bënte Monika Kryemadhi “Rigoletos” apo Flamur Noka “La Boheme”. Prandaj si i tillë, ai as nuk duhet anatemuar dhe as nuk duhet paragjykuar. Pirgu i sharjeve ndaj tij është i pavend. Ofendimet si artist oborri janë të ekzagjeruara. Paranojat se i shërben dikujt apo po përdoret prej një tjetri janë qesharake. Ai thjesht duhet justifikuar si dikush që zbret si ufo në një botë që nuk e njeh. Si dikush që merr guximin të mos heshtë për gjera që nuk i kupton, duke harruar për një çast se e ka të pamundur të jetë më shumë sesa një tenor i madh. Lapsi.al

mund të shkaktojë ndryshime në kromozome është vlerësuar se kjo do të rezultojë në dëmtim gjenetik dhe mund, në disa raste, të rezultojë në humbjen e kontrollit të rritjes së qelizave favorizon krijimin e kolonive të tumorit. • Në afat të gjatë nuk ka të dhëna epidemiologjike - tani për tani - për shkak se për fat të mirë nuk ka popullata ekspozuar - tani për tani - me këtë agjent të gjatë-gjenotoksike por ka treguar si në vitro dhe in vivo se efektet CS rritja e shpeshtësisë së ekspozimeve gaz lotsjellës (i quajtur edhe CS, CN, ose CX) dhe llak piper (OC) janë komponimet kimike që janë armët projektuar për përdorim nga ushtria dhe policia për të shpërndarë turmën e nënshtrojeni individëve. Këto komponime irritojnë membranat mukoze (brenda gojës dhe hundës, ndër të tjera, janë plot me mukozë) dhe lëkurën. Ata janë të përzier me tretës, dhe furnizohen nëpërmjet përdorimit të shtytësve. Disa njerëz mendojnë se komponimet, tretësit ose shtytësit mund të shkaktojnë kancer, defekte të lindjes dhe mutacione gjenetike. Në vitin 1999, protestat Seattle, një shumë e gazit lotsjellës përmban klor-

id metilen, një tretës shumë toksike që mund të shkaktojë konfuzion mendor, dhimbje koke, ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë, takikardi, vizuale dhe hallucinations auditory, përçarje e ciklit menstrual, abort, dhe efekte të ndryshme në mushkëri dhe në sistemin e tretjes stresi akut, frika që shkakton trauma (që çon në çrregullime të stresit akut ose çrregullime të stresit post-traumatik) çorientim, konfuzion dhe nganjëherë panik. Disa njerëz raportojnë ndjenja të depresionit të fortë. Në këtë rast, ju nuk bëheni një pacient i afërt me dikë që është ekspozuar pa komunikuar qartë se kush jeni CS (O-chlorobenzylidene malonitrate) Gazi merr emrin e saj me inicialet e dy shkemctarve (Corson dhe Stoughton) të cilët e sintetizuan në vitin 1928. gjendjen e tij natyrore është e fortë, por është i tretshëm në ujë dhe përdorimi i saj i përhershëm është në formën e aerosoleve, tymit ose avullit. Përdorimet e zakonshme janë ato të luftës ose të policisë si kontroll trazimi, ajo përdoret gjithashtu si një armë e vetëmbrojtjes. Studimime të Parlamenti Evropian gjithashtu përmban një listë të detajuar të dëmit të përhershme lidhur me përdorimin e dy kimikateve të

përdorura si gaz lotsjellës, NK dhe Cs. Në veçanti, për sa i përket këtij të fundit, ajo përmbledh gjetjet e 115.107 publikimeve shkencore sull’OrthoChlorobenzylidene-malonitrile “anketuar” nga Stoa, dokumentuar se përdorimi i këtij kimike në disa raste mund të jetë seriozisht e dëmshme, sidomos nëse të përdorura në zonat e mbyllura dhe pa rrugë shpëtimi, ku është e pamundur të largohen shpejt nga zonat e përqendrimit maksimal të gazit. Pezmatim i lëkurës, gastroenterit, edemë pulmonare, dështimi congestive zemrës, dëmtim të mëlçisë, modifikimet gjenetike, Kancer: këto janë, disa nga rreziqet serioze të shkaktuara nga ekspozimi ndaj gazit lotsjellës “ngarkuar” me Cs. Duke u treguar se ekspozimi ndaj CS mund të shkaktojë ndryshime në kitin kromozomal me sa duket se kjo mund të rezultojë në dëmtim gjenetik dhe mund, në disa raste, të përcaktojë humbja e kontrollit të rritjes së qelizave duke favorizuar krijimin e kolonive neoplastike. *Doktor në shkenca “Metodologjit Analitike Forense”, ekspert dhe konsulent shkencor në Kiminë T oksikologjike Toksikologjike oksikologjike,, Forense Itali

FORUM (Vijon nga faqja 14)

Në përfundim, pretendimet se gazi CS nuk është toksik, janë kundërpeshuar nga shumë gjetje nga studimet e fundit, duke treguar shumë efekte toksike, veçanërisht në rast të keqpërdorimit të gazit, ose në lëndë të dobëta dhe të ndjeshme. Miratimi i parimit të kujdesit paraprak duket, në këtë rast, i rekomandueshëm. Përdorimi i gazit CS nga ana e forcave të policisë për kontrollin e trazirave duhet të braktiset, të zëvendësohet me kundërmasat e tjera. Substanca e llojit të CS klasifikohen nga KE (substanca të rrezikshme Direktiva 675/148 / EEC) në klasën e 3, përkatësisht: “substancat paraqitur rezultate pozitive duke zbuluar më shumë testet mutagjenet, për të cilat nuk ka të dhëna në dispozicion në vivo. Substancat e këtij lloji janë të rrezikshme për njerëzit, për shkak të efekteve të tyre të mundshme mutagjene “(Rregulloren e Këshillit Evropian 793/93 / EEC të datës 23 mars 1993. O.J. n.L84 1993/05/04). Efektet afatgjata Ka prova dhe studime të kohëve të fundit që pastrojnë fushën në lidhje me efektet kancerogjene dhe mutagjene. Ne do të marrim vetëm disa

shembuj. • Në artikullin mbi Arch. Toxikol. nga Frankemberg dhe Sorbo i 1973, 31 (1973) 99-108, është identifikuar mekanizmi themelor i veprimit toksik të CS, përkatësisht formimi i cianideve. • Në artikullin e vitit 1981 në të njëjtën revistë, Von Daniken dhe të tjerët, 49 (1981) 15-27 përcaktuar se CS nuk kishte asnjë efekte kancerogjene ndërmjetësuar dëme të ADN-së. Por në artikullin mbi Arch. Toxicol. Ziegler-Skylakakis et al, 1989, 63 (1989) 314-319 zbulon mekanizmin kancerogjene e CS: ajo nuk është e bazuar në bashkëveprimin e kompleksit me ADN-në, por direkt në aparatin e qelizave mitotike, duke shkaktuar aberrations kromozomale. Ekspozimi ndaj CS çon në ndryshime të kitit kromozomal (si thyerja dhe aneuploiditeti) dhe në formimin e radikalëve të lirë. Një efekt kancerogjene është për këtë arsye edhe nuk ka dëme të ADN-së, direkt duke ndryshuar normën e mitozës të qelizave, që është duke e bërë ata të luajnë më të shpejtë, ose duke i bërë ata nismëtarët e kolonive të tumorit. Me një fjalë, qelizat e kancerit. • Duke treguar se ekspozimi ndaj CS


AKTUALITET

16

E martë, 5 MARS 2019

Në ceremoninë e hapjes së kursit të oficerit të policisë kriminale, Rama tha se këta studentë të fakulteteve të ndryshme, u përzgjodhën mes më të mirëve në një proces seleksionimi

N

ë një aktivitet të organizuar në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ku foli për transformimin që ka pësuar Policia e Shtetit dhe luftën pa kompromis kundër krimit, kryeministri Edi Rama theksoi se do të vijojë të adresohet problemi i moshës dhe i shkollimit në radhët e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, Rama theksoi se ruajtja fizike e objekteve të ndryshme që sot mbulohet kryesisht nga policitë private, do të kryhet nga një strukturë e posaçme e Policisë së Shtetit. “Besoj që me një reformë që ministri i Brendshëm po udhëheq dhe me krijimin e një strukture të re që do të jetë strukturë shërbimi e Policisë së Shtetit në formën e një ndërmarrje që do ofrojë shërbim për ruajtjen e objekteve, do të krijohet mundësia për tranzicion të butë për oficerët më të moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj, duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në pastrimin e një xhungle të policisë private, që shpeshherë janë thithëse të mëdha të nevojave publike dhe shpeshherë nuk e ofrojnë kurrsesi atë shërbim që mund të ofrojë Policia e Shtetit. Një ndërmarrje moderne që do të sigurojë ata që shkojnë në një moshë të caktuar të vazhdojnë të shërbejnë”, tha Rama. Sipas kryeministrit, pas 1 dekade të tërë mbyllje dhe braktisje, kjo akademi sot është rikthyer në jetë dhe ka nevojë për shumë më

Rifreskim trupës policore, Rama: Jo më “xhungël private”

PROCESI

“Këta 52 studentë që do të përfundojnë Universitetin me rezultate të larta do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit. Ata u përzgjodhën nga 589 aplikantë si më të mirët, ndërsa u konfirmua edhe njëherë vullneti ynë për të garantuar meritën, pa parë mbiemrin, tarafin, xhepin apo partinë. Ky është një proces që do të rihapet për studentët me rezultate të larta në shtator të këtij viti për të vijuar me rifreskimin e trupës policore”.

tepër akoma prandaj në kuadrin e Paktit për Universitetin, edhe kjo akademi do përfshihet në programin e madh të rindërtimit

në bazë të një projekti që si të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të universiteteve, ne do të financojmë. Në ceremoninë e

hapjes së kursit të oficerit të policisë kriminale, Rama tha se këta studentë të fakulteteve të ndryshme, u përzgjodhën mes më të mirëve në një proces seleksionimi të 589 aplikantëve pa parë mbiemrin, pa parë tarafin, xhepin apo partinë. “Këta 52 studentë që do të përfundojnë Universitetin me rezultate të larta do të jenë oficerë policie me gradën e nënkomisarit. Ata u përzgjodhën nga 589 aplikantë si më të mirët, ndërsa u konfirmua edhe njëherë vullneti ynë për

MINISTRI

të garantuar meritën, pa parë mbiemrin, tarafin, xhepin apo partinë. Ky është një proces që do të rihapet për studentët me rezultate të larta në shtator të këtij viti për të vijuar me rifreskimin e trupës policore”tha Rama, duke vlerësuar faktin se në këtë proces është vendosur dhe një standard i ri, ai i njohurive mbi gjuhën angleze. Në janar 2019, Policia e Shtetit sekuestroi 5 milionë euro asete kriminale, ndërkohë që në vitin 2013 sekuestroi vetëm 1.2 milionë euro. “Jo unë, as ministri i Brendshëm apo drejtori i Policisë së Shtetit por faktet dhe shifrat flasin më së miri për faktin që jemi në një fazë të ndërmjetme ku ka shumë arsye për të qenë krenarë për shumëçka është bërë, ashtu sikurse ka motive për të kërkuar më tepër”, tha Rama. Kryeministri kujtoi se “vetëm pak javë më parë Guardia di Finanza e konfirmoi pastrimin e Shqipërisë nga fenomeni i përhapur i kultivimit të kanabisit. Me numrin më të lartë të fluturimeve skanuese në territorin e Shqipërisë sipërfaqja e zbuluar ishte 0.8 ha, praktikisht asgjë. Ndërkohë që vetëm 5 vitet më parë Guardia si Finanza, me një numër më të kufizuar orësh fluturimi evidentoi 320 ha”, tha Rama.

TAKIMI

Policia Kriminale, Lleshaj: Studentja: Me guxim profesional Periudhë e re në përballjen me krimin drejt familjes europiane G jatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale në Tiranë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se me fillimin e këtij kursi, shënohet fillimi i një periudhe të re në përballjen e Policisë me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. Lleshaj njoftoi se pjesë e këtij kursi është edhe Adriana Alistafa, motra e Pajtim Alistafës, një prej të rënëve në detyrë. Qeveria i ka akordur nënkomisar Alistafajt titullin ”Dëshmor i Atdheut”. Alistafa humbi jetën gjatë drejtimit të një grupi të ngritur në autostradën TiranëDurrës. Një automjet me

targa të huaja nuk i ndaloi policisë duke e goditur për vdekje Alistafajn. “Reforma në drejtësi, e cila tashmë ka hyrë në fazën e saj kulmore dhe të pakthyeshme, mund të japë rezultatet e pritura vetëm atëherë kur Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligj zbatuese në tërësi por sidomos strukturat e Policisë Kriminale

dhe ato të Hetimit në veçanti, janë në nivelin e duhur si në aspektin e integritetit, ashtu dhe në atë profesional. Fakti i parë, që për këtë kurs ka pasur një numër shumë të lartë aplikantësh dhe fakti i dytë, që megjithatë në fund të procesit u zgjodh një numër i kufizuar i më të mirëve nga më të mirët, është një sinjal i qartë se nga njëra anë, interesi i të rinjve të talentuar për t’u bashkuar në radhët e Policisë së Shtetit është i lartë dhe nga ana tjetër, kujdesi i Ministrisë së Brendshme dhe i PSH për të mbajtur në maksimum kërkesën për integritet dhe cilësi është dhe do të jetë shumë i lartë”.

“Vetëm me specialistë të aftë, guxim profesional, dashuri për vendin dhe me një vullnet të hekurt mund t’i bashkohemi familjes europiane”. Studentja e ekselencës, Jonida Gurra përshëndeti në emër të studentëve të ekselencës eventin “Në nisje të Shkollës Bazë të Policisë dhe kursit për oficerë të Policisë Kriminale”. Gurra shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata shtetarë që krijuan këtë mundësi për studentët e ekselencës. Ajo tha se është një ndër nismat e para që është i është atribuar të rinjve të kësaj kategorie. “Ka gati 3 dekada që Policia rritet dhe zhvillohet por kjo mundësi sot po ndodh për

herë të parë. Respekt për vizionin e atyre që ideuan dhe mundësuan një gjë të tillë, e cila tregon rrugën e Shqipërisë europiane dhe modernizimin e Policisë së Shtetit. Është me të vërtetë përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e Policisë së Shtetit,

sakrificë, përkushtim, angazhim i madh por realisht çka mbart admirim të madh këto ditë është pikërisht frymëzimi i shumë të rinjve për të pasur ambicie dhe për të arritur rezultate të larta. Të kenë mundësi të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit”, tha Gurra. “Risia qëndron në përgatitjen e një formati profesionistësh të cilët do të ofrojnë një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar falë aftësive me gjuhët e huaja dhe raportet e tyre me teknologjinë e informacionit duke rritur dukshëm cilësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”, nënvizoi ajo.


AKTUALITET

17

E martë, 5 MARS 2019

SARANDË

SHKODËR

Qëllohet, 52-vjeçarin e lënë në rrugë Tre persona janë arrestuar për një grabitje dy ditë më parë në lagjen “Vasil Shanto”. Të arrestuarit janë; B.F 30-vjeç, F.S 29vjeç dhe M.Q 58-vjeç, të tre banues në Shkodër. Në bashkëpunim me njëritjetrin dy ditë më parë ata dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një 60-vjeçari duke i marrë sasi të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri floriri. Policia vijon hetimet për këtë grup pasi dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin

Një 52-vjeçar u gjet mëngjesin e së hënës i plagosur në aksin rrugor Sarandë - Borsh, pranë fshatit Volloder të Himarës. Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë të Sarandës u gjet në anë të rrugës, larg banesave. Ai ka fraktura të rënda në kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për të mësuar se si ka mbetur i plagosur rëndë 52-vjeçari, por parapraksiht dyshohet që ai të jetë qëlluar me sende të forta në pjesën e kokës.

Grabitën të moshuarin, kapen autorët

e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor

Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Të afërmit pohojnë se 64-vjeçari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj të moshuarës. Viktima dhe i biri jetonin në të njëjtën banesë. Ai ishte divorcuar nga bashkëshortja

Redjon Shtylla

K

ur duhet ti uronte 8 marsin (dita e nënës), Nesim Demollari kreu aktin tragjik në familje. I alkoolizuar dhe i dhunshëm, është profili i 64-vjeçarit që mbyti të hënën nënën e tij, 85-vjeçaren, Nazime Demollari. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Në fillim mësohet se ka patur një debat mes Nazime dhe Nesim Demollarit dhe ky i fundit në gjendje të dehur, ka shkuar deri aty sa të mbys me duar nënën e tij e cila ishte e sëmurë. Më pas një fqinj ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen e rëndë. Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë. “Unë erdha ta shikoja, e shikoj në krevat të shtrirë. I thashë Nazime çfarë ke, je sëmurë? Sëmurë jam më tha. Edhe desha ti jepja çik kos, e ngrita ta ushqeja dhe më tha më lër se jam sëmurë, e shtriva në krevat. Vjen ky që jashtë. I dehur tapë ishte. Ai duhet varur”,-thotë kunata e

Djali mbyt nënën, merr të vëllain: Dërgo njerëz se e vrava DËRGO NJERËZ “Të afërmit pohojnë se 64-vjeçari ushtronte dhune të vazhdueshme ndaj të moshuarës. Pas vrasjes autori ka telefonuar të vëllanë dhe i ka thënë dërgo njerëz se unë vrava nënën. Nesim Demollari është arrestuar në flagrance nga policia. Viktima dhe i biri jetonin në të njëjtën banesë”.

NGJARJA

viktimës. Të afërmit pohojnë se 64-vjeçari ushtronte dhune të vazhdueshme ndaj të moshuarës. Pas vrasjes autori ka telefonuar të vëllanë dhe i ka thënë dërgo njerëz se unë vrava nënën. Nesim Demollari është arrestuar në flagrance nga policia. Viktima dhe i biri jetonin në të njëjtën banesë. 64-vjeçari para disa vitesh ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe njihej si person i alkoolizuar. 64-vjeçari mësohet se prej disa kohësh ishte i papunë

dhe kishte rënë në vesin e pijës, çka duket se i ka bërë të pashmangshme konfliktet mes nënës e djalit, deri të hënën që përfundoi me krim në familje. Deri Vrasja e 85-vjeçares e çon në 8-të numrin e grave të vrara gjatë 2019. Viti nisi me vrasje. Situata e rendit është përkeqësuar pasi gjatë dy muajve të parë janë shënuar 16 të vrarë, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse. Referuar dhe të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit

2018 janë shënuar 12 vrasje, ndërsa vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti janë vrarë 16 persona. Ishdrejtues të policisë thonë se kjo situatë lidhet me punën e dobët parandaluese. Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt. Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT,

“Mësohet se ka patur një debat mes Nazime dhe Nesim Demollarit dhe ky i fundit në gjendje të dehur, ka shkuar deri aty sa të mbys me duar nënën e tij e cila ishte e sëmurë. Më pas një fqinj ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen e rëndë”. gjatë 3 mujorit të parë të 2018ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017. Për ishdrejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale.


KULTURE

18 E martë, 5 MARS 2019

Ansambli folklorik “Tirana”, dy koncerte në teatrin Metropol Ansambli folklorik “Tirana” do të vijë me dy koncerte në teatrin Metropol. Në kuadër të festivalit “Metro SoundsPërrallë Mesdheu” mbrëmjet e datave 8 dhe 9 mars, artistët do të përcjellin krijimtarinë e pasur folklorike për publikun. Ansambli me dy koncertet do të jetë në skenë edhe si pjesë e programit të festivalit “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu”, që përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare, raporton ATA. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Pak mbi Ansamblin folklorik “Tirana”… Ansambli folklorik “Tirana” është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga një traditë e gjatë e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim artistësh që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe

kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e Mesme, repertori kryesor i ansamblit folklorik “Tirana” është i pasur dhe përfshin të gjithë traditat muzikore të mbarë Shqipërisë. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin. Ansambli “Tirana” është një laborator ku ndërthuren se bashku brezi i vjetër i artistëve

me të rinjtë. Ansambli ka në përbërjen e tij 22 valltarë, 5 orkestrantë dhe 2 këngëtarë. Në repertorin e këtij ansambli përfshihen një grup vallesh, një seksion instrumental, dhe një regjistër të solistëve dhe këngëtarë ansamblit. Muzika, instrumentet dhe kostumet janë autentike të Shqipërisë. Shfaqjet e ansamblit përfshijnë lloje të ndryshme të kostumeve nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe instrumente të veçanta muzikore që janë bërë nga ana e instrumentistëve tradicionale.

Karnavali i njohur i Venecias është në kulmin e tij dhe njerëzit e shijojnë me kostume të bukura dhe maska të jashtëzakonshme. Maskat mund të jenë me tema klasike dhe historike, por edhe krijime moderne, origjinale. Ju njohim tani me një punishte të Venecias, ku një shqiptar derdh talentin e tij për të krijuar maskat e ndërlikuara. Është kohë karnavalesh në Venecie dhe njerëzit veshin kostume shumëngjyrëshe

dhe maska të bukura, për të cilat qyteti është i famshëm. Maskat janë një homazh për origjinën e karnavaleve që datojnë prej një mijë vjetësh. Në dyqanin e tij, Armando Balla i krijon maskat në mënyrë artizanale me metodën tradicionale të kartonit të presuar. “Maskat janë sigurisht pjesë e jetës së Venecies. Ato i lejonin njerëzit të shprehnin gëzimin e tyre për jetën, por gjithashtu u jepnin intimitet për të bëra gjëra që

nuk do t’i bënin dot pa maskë”, thotë ai. Mjeshtri i maskave e nis punën duke hedhur shtresa letre të lagur mbi një model. Pastaj modelohet balta. Disa nga maskat më të njohura të Venecias mund të maskojnë edhe zërin e njeriut që e vesh. “Kjo ju lejon të vendosni dorën brenda maskës, të hani, dhe madje edhe të pini duhan me llullë. Forma e maskës e ndryshon zërin duke e bërë atë të tingëllojë si gjëmim”, thotë zoti Balla. Dhe sigurisht, maska ndihmon fshehjen e identitetit të një njeriu, duke e bërë misterioz. Prej më shumë se 20 vjetësh, Armando Balla ka krijuar më shumë se 500 modele maskash. Duhen tre ditë për të krijuar një maskë të thjeshtë dhe një javë për një model maske të sofistikuar. “Ne studiojmë piktura dhe libra për t’i riprodhuar maskat ashtu siç ishin dikur. Përdorim gjithashtu imagjinatën dhe shtojmë idetë tona”, thotë ai.

Shkodra feston karnavalet, organizohen disa aktivitete Prej 3 ditësh qyteti i Shkodrës është në festën e karnavaleve. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve performuan në sheshin para bashkisë, duke krijuar një atmosferë festive. Pjesa më interesante e festës është interpretimi i bejteve në sheshin para bashkisë, përmes të cilave oratorët përcollën mesazhe therëse ndaj së keqes dhe thumbuan me batuta edhe drejtuesit e qeverisë.Gjatë festimeve, dordoleci, simbol i fenomeneve negative, u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, ku u bë edhe djegia e tij. Festa e karnavaleve nuk përcjell vetëm harmoni, por largon e thyen rutinën e monotoninë që karakterizon përditshmërinë e njerëzve. “Karnival 20193 shënon 20-vjetorin e festimeve në demokraci dhe 158 vjet traditë në Shkodër, ndonëse ndryshe nga viti i kaluar, ky përvjetor la për të dëshiruar sa i përket organizimeve.

Artisti shqiptar krijon maska për Karnavalin e Venecias

Në Gjirokastër dalin në “dritë” thesaret Pazari historik i Gjirokastrës po zbulon rrënoja të tjera me interes të lartë për rishkrimin e historisë. Gjetjet e fundit prej gërmimeve për restaurimin e kalldrëmeve kanë nxjerrë në dritë fragmente të një banese mesjetare, fragmente të një stere uji dhe pjesë të kalldrëmit të hershëm krah tyre. Arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka i vlerësoi gjetjet si shumë interesante dhe me vlerë për të hedhur dritë mbi të shkuarën historike të qytetit. Gjetjet, sipas tij, janë dëshmi e asaj sesi qyteti i ka dhënë zgjidhje në mënyrë të sofistikuar problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Uji ka qenë një problem madhor për Gjirokastrën për shekuj me radhë. Ndërkaq, sugjerimi për vijimësinë është që një pjesë e gjetjeve të datohen dhe të ekspozohen për vizitorët. Gërmimet po zbulojnë një rrjet të mirëndërtuar kanalizimesh, një kolektor gjigant dhe shumë mjedise të nëndheshme të njësive të pazarit. Studimi pritet të hedhë dritë edhe mbi funksionin e kësaj zone para ndërtimit të pazarit. Gjetjet deri tani kanë provuar se kjo pjesë e qytetit ka pasur një zhvillim edhe para periudhës 300-vjeçare kur datohet pazari tradicional dhe qendra historike.

Ndërron jetë Keith Flint, lideri i “Prodigy” Këngëtari britanik, Keith Flint, lideri i grupit i muzikës elekronike “The Prodigy” u gjet dje i vdekur nga policia e Essex (juglindje të Anglisë) në moshën 49 vjeç, raporton agjencia britanike e lajmeve PA. ‘’Me trishtim dhe tronditje të thellë ju konfirmojmë vdekjen e vëllait dhe mikut tonë të mrekullueshëm Keith Flint”, thuhej në një komunikatë të grupit. “Një pionier i vërtetë, një inovator, një legjendë. Ai do të na mungojë përgjithmonë”, tha PA. Vdekja e tij nuk konsiderohet si e dyshimtë, njoftoi policia e Essex (lindje të An-

glisë). Vdekja e liderit njoftohet ndërsa The Prodigy do të kryente një turne ndërkombëtar për të promovuar albumin e shtatë ‘’No Tourists” me ndalesa në Kolumbi dhe Austri në fillim të prillit, disa data në SHBA në muajin maj dhe në Francë gjatë verës. Personazhi karizmatik me pamje diabolike, me një model të çuditshëm flokësh, me piercing dhe tatuazhe që i fuste frikën fëmijëve, Keith Flint spikati në interpertimin e këngës “Firestarter” në vitin 1996.


SHOWBIZ

19 E martë, 5 MARS 2019

Rita Ora ndërpret koncertin për arsyen që nuk pritej Ajo është padyshim një ndër këngëtaret që na bën gjithmonë krenarë. Mirepo së fundi Rita Ora i ka befasuar të gjithë pasi ndaloi koncertin e saj në Sidnej, sepse një mashkull kërkoi të thoshte diçka gjatë performancës së saj. “Mund ta ndalojmë shfaqjen. Të gjithë ndaloni. Adam ka një pyetje”, tha këngëtarja 28-vjeçare. Adam kërkoi nëse mund t’i afrohej më shumë skenës, ndërsa Rita iu përgjigj: “Po bëhesh pak nazeli i dashur. Të gjithë kanë blerë një biletë për këtë shfaqje. Na vjen keq djema”. Ndërsa djali arriti t’i afrohej më shumë skenës, Rita mund të dëgjonte komplimentin e tij që po mundohej që ta thoshte me zë të lartë gjatë performancës së këngëtares. “Adam sapo pranoi që erdhi në shfaqje duke mos e ditur se çfarë e priste dhe unë tani fitova një fans”, tha me krenari Rita. Ajo më tej falënderoi fansin dhe i kërkoi ndjesë audiencës, ndërsa vazhdoi shfaqjen.

Ava Max flet shqip në Rai Uno: Ju dua shumë shqiptar! Ava Max tashmë ka nisur të shndërrohet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo po bën një karrierë të suksesshme në Britani të Madhe dhe duket se jo vetëm kaq, pasi po kërkohet edhe në shtetin italian. Këngëtarja që në realitet quhet Ava Koçi bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit “Sweet but a psycho”. Së fundi, bukuroshja ishte mysafire speciale e televizionit Rai Uno, ku kishte një performancë të jashtëzakonshme. Pas kësaj, bukuroshja pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi. “Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori teksa këngëtarja nuk ngurroi ta bëjë një gjë të tillë, “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”. 23-vjeçare ka lindur më 16 shkurt të 1996-së në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria.

Këngëtarja kosovare përfaqëson Serbinë në Eurovizion Përfaqësuesja e Serbisë e këtij viti në Eurovizion do të jetë një këngëtare shqiptare nga Mitrovica. Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Nevena Bozovic, e cila u shpall fituese e festivalit “Beozivija 2019”, në Serbi. Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion. Nevena do të përfaqësoj Serbinë në Tel Aviv me këngën “Kruna” që do të thotë në shqip ‘kurorë’. 24-vjeçarja, e cila ka jetuar pak vite në Mitrovicë ka kryer shkollën e muzikës në Beograd. Gjithashtu Bozovic ka marrë pjesë në talent shoë si “The Voice” në Beograd. Në një intervistë në vitin 2012 këngëtarja ka pranuar origjinën e saj nga Kosova dhe është shprehur se është gjithnjë në zemrën e saj, ndonëse nuk shkon t’a vizitojë shpesh.

Tika Camaj në listën e femrave më të bukura në botë Tika Camaj është modelja shqiptare që është bërë e njohur për gjithë botën. Modelja që punon për Victoria’s Secrets pozon shpeshherë fotografi provokuese dhe kjo gjë i është shpërblyer pasi është shpallur një nga 12 femrat më të bukura të botës. Instagrami i shqiptares numëron shumë fansa dhe prej kohësh kënaq ata me poza bujare. Tika është në super formë dhe pse ka thënë shpeshherë që gjenetika e saj i ka sjellë shumë të mira dhe nuk mundohet shumë.

Ariana Grande: Fansat dhe muzika më shpëtuan jetën Ariana Grande ka thënë se fansat dhe muzika, “me të vërtetë ia kanë shpëtuar jetën” pas një viti të vështirë. Viti 2018 ishte i vështirë për të pas vdekjes së ishtë dashurit, Mac Miller dhe në fund të ndërprerjes së fejesës me Pete Davidsonin. Këngëtarja u tha adhuruesve se ende është duke e rimarrë veten pas disa tragjedive që e kanë përcjell gjatë vitit të kaluar. “Unë vetëm dua të them se sa mirënjohëse jam për jetën time, për njerëzit që më rrethojnë, për ngritjet dhe sfidat, për të qeshurat dhe dhimbjet”, shkruante ajo. “Unë nuk mund të kuptoj me të vërtetë gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit. Unë nuk e di edhe se ku po shkoj me këtë post, por jam mirënjohës që jam ende këtu”, pohoi bukuroshja amerikane. Ndërkohë, këngëtarja së fundi ka mbajtur një koncert në qytetin e Mançesterit, ku u kritikua për paraqitjen skenike. Zeshkania ka paralajmëruar se së shpejti do të nis një turne muzikor anembanë globit gjersa është duke punuar në projekte të reja muzikore.


FORUM OPINION Nga Raimond Todhe

S

ot 28 vjet nga pseudo ndry shimet e politikës diktatoriale një partiake, vazhdojmë të keqqeverisemi dhe grabitemi nga injoranca dhe primitiviteti, që me babëzinë e tyre po shkatërrojnë çdo ditë bukuritë dhe resurset vëndit tonë të mrekullueshëm dhe të bekuar nga vetë Zoti. Çdo ditë vendi braktiset nga të rinjtë të pashpresë dhe vdekja vazhdimisht i rri në kokë atyre që për vite me radhë konsumuan djersën dhe dijet e tyre për të ndërtuar një vënd me të ardhme të sigurtë, por që injoranca, fanatizmi i kuq dhe tirania, jo vetëm shkatërruan të mira materiale por, vranë shpresën për një të ardhme më të mirë. Mbjellja çdo ditë e urrejtjes përkundër dashurisë, vesit përkundër virtutit, rrugëtimi në shtigje të pashkelura në errësirë përkundër rrugës së ndriçuar, manipulimi i vlerave të Demokracisë, nëpërmjet demagogjisë së lakejve të pushtetit, vlerësimi i paaftësisë dhe shkatërrimi i vlerave intelektuale, ky është realiteti i zymtë dhe mbytës që po asfiskon shoqërinë dhe të ardhmen e këtij vëndi . Demokracia e shprehur nëpërmjet Pluralizmit politik, nuk është gjë tjetër përveçse një Tirani e sofistikuar, e kamufluar për, sa kohë ka munguar dhe mungon demokracia në vetë Partitë Politike, fenomen i cili nuk ka lejuar angazhimin e lirë të të gjithë kapaciteteve intelektuale, të kontribojnë për ndërtimin e një Shteti Demokratik ku Liria dhe Ligji të garantohen njëlloj për çdo shtetas. Lind pyetja e natyrshme se si ka mundësi që shqiptarët, një nga Kombet më të vjetër në Ballkan, një popull me trashëgimi të pasur Kushtetuese, një vend me resurse të bollshme natyrore, nuk po mundet të vetqeveriset, për të zënë vendin që i takon jo vetëm ne Europë por dhe në Botë. Ne më shumë se çdokush tjetçr jemi krijuar nga Zoti si qënie të lira, të vendosur me vullnetin e Zotit në qëndër të rruzullit, me një trashëgimi të pasur që ruhet në venat e gjithsecilit dhe që trasmetojnë në këtë realitet të hidhur, dashuri, krenari, vendosmëri dhe qëndresë ndaj kujdo që kërkon të trasformojë karakterin dhe dhuntitë individuale të këtij kombi të të lirë dhe vital, që është ushqyer dhe mbijetuar në breza nga ajri dhe uji i pastër i maleve tona Populli Shqiptar më shumë se kushdo tjetër është rritur duke kultivuar në individualitetin e tij Lirinë, paprekshmërinë e dinjitetit të Familjes së tij dhe pronës, pasuri të cilat qarkullojnë në gjakun e gjithsecilit, janë të trashëguara nga të parët tanë. Vetë Demokracia, nënkupton predominimin dhe udhëheqjen politike të një grupi interesi ndaj pjesës tjetër nëpërmjet, një procesi zgjedhor, transparent të ndershëm të

mbrojtur posaçërisht nga Kushtetuta e R.SH dhe ligjeve specifike të miratuara për këtë qëllim. Në vendin tonë nocioni Demokraci, u konceptua dhe implementua në mënyrën më të keqe të mundshme, qëllimisht për të krijuar një ide krejtësisht të gabuar për sistemin e Demokracisë dhe vlerave progresiste të ketij sistemi. Gjate gjithë historisë post viteve 90, në Shqipëri asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, qëllimisht për të mos lejuar qytetarët dhe pjesën intelektuale të përfaqsohen në Institucionet e Shtetit, për të mundësuar lehtësisht realizimin e qëllimeve ogurzeza të shkatërrimit jo vetëm të ekonomisë së vëndit por më kryesorja burgosjen e shpirtit të lirë të qytetarit shqiptar dhe humbjen e besimit, qëllim që e kanë realizuar më së miri nëpërmjet gjithpërfshirjes së injorancës dhe primitivitetit në Institucionet e Shtetit. Mungesa totalisht e pamvarësisë së tre pushteteve, natyrshëm nuk mund të instalonte veçse një Sistem autokratik, me liri veprimi në kahje të kundërt ku prevalojnë, vjedhja pa kriter, abuzimi me pushtetin, çoroditja dhe anarshia neë çdo skaj të jetës. Sot lehtësisht e dallueshme, është arritur të cënohen të drejta dhe liri themelore të saksionuara në Kushtetute te drejta natyrore të trashëguara në dejet e ketij populli gjatë gjithë Historisë së ekzistencës së tij. Në një Shtet të së Drejtës, një Parti Politike mund të fitojë zgjedhjet dhe me mazhorancë absolute, por kjo asnjëherë nuk nënkupton, që kjo mazhorancë ka të drejta të pakufishme, sepse në këtë rast lehtësisht një forcë politike e pa kufizuar në ushtrimin e politikave të saj mund të ç’instalonte Institucionet demokratike dhe të rivendoste një pushtet mbretëror apo diktatorial, dhe Shqiperia i ka në kujtesë veprime të tilla . Në Shtetin e së Drejtës, të Drejta themelore si ajo e pronës, e lirisë së shprehjes, e Taksës së drejtë, Pluralizmi Politik etj, janë të drejta të panegociueshme, të mbrojtura posaçerisht nga Kushtetuta dhe që asnjë forcë politike apo shumicë parlamentare nuk mund ti cënojë qoftë dhe me Referendum . Brezi i ri duhet të mësohet dhe të edukohet me konceptin e pacënueshmërisë së të Drejtave dhe lirive themelore, nga asnjë pushtet qoftë ky Parlament mazhoritarë apo Gjykatë Kushtetuese, duke i konsideruar ato si të Drejta Hyjnore të fituara në momentin e ardhjes në jetë. Që të grantohen këto të Drejta duhet domosdoshmërisht të ketë një pushtet të pamvarur të gjyqsorit, pushtet i cili duhet të burojë drejtpërsëdrejti nga Sovrani Populli, të cilit i takojnë pushtetet dhe që s’mund ti delegohet askujt. Burrat e

20 E martë, 5 MARS 2019

Shqipëria, shqiptarët dhe fati i saj Shtetit që kanë marrë përsipër udhëheqjen e këtij vëndi duhet domosdoshmërisht të marrin përgjegjësitë jashtë interesave personale, për të instaluar në këtë vënd institucione të pamvaruara jashtëpartiake, të ndërtuara mbi meritën e gjithsecilit, për të sjellë paqe, dashuri dhe besim ndaj njëri tjetrit, përkundër urrejtjes dhe ndasive që janë mbjellur nëpërmjet propogandës poltike dhe fetare, të cilat i shërbejnë vetëm të Huajve dashakeqës dhe jo zhvillimit dhe progresit të vëndit tonë. Diskretitimi, nëpërmjet procesit të Vettingut të përfaqsuesve më të lartë të sistemit gjyqsor, qartë dhe pa asnjë dyshim, tregon mungesën plotësisht të Pushtetit të Drejtësisë në vëndin tonë, fenomen që zhvlerëson plotësisht demagogjinë e propogandës politike, për ndërtimin dhe funksionimin e Demokracisë në vëndin tonë . Megjithë që prona private garantohet nga Kushtetuta e R.SH, e cila është maja piramidale e legjislacionit në Shqipëri, politikanët, parlamentarët mosnjohës të të drejtave dhe lirive themelore te individit, si dhe Gjyqtarë komprometues te Gjykatës Kushtetuese, kanë miratuar dhe implementuar Ligjin 9482 ...Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e ndërtimeve pa leje .., Ligj i cili në mënyrë arbitrare grabit pronën private nën mbrojtjen e Institucioneve të Shtetit të cilat presumohet që mbrojnë interesat e të gjithë shtetasve, duke ja dhënë atë dhunuesit, grabitësit, duke cënuar një nga parimet më të rëndësishme atë të saksionuar në Nenin 41 të Kushtetutes, e drejta e pronës private. Taksa paguesit Shqiptarë kanë paguar dhe do të vazhdojnë të paguajnë, detyrimet që rrjedhin nga Vendime famëkeqe të gjyqsorit në Shqipëri, të ndryshuara nga Vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasbourg . Eshtë e pandershme që keto detyrime të paguhen nga qytetarët shqiptare dhe jo nga ata që i kanë shkaktuar keto dëme qoftë për paaftësi të tyre, apo se kanë konsumuar termin modern, mos justifikimi i pasurise. Në këtë rast mos ç’demtimi për dëmin e shkaktuar, cënon të Drejta themelore të saksionuara në Kodin Civil, duke krijuar pabarazi ndaj Ligjit fenomen që cënon të drejtën Kushtetuese -

Parimin themelor të barazisë së shtetasve përpara Ligjit. Vendosja e taksës ndaj banesës pronë private, për të cilin qytetari ka paguar detyrimet ndaj shtetit, dhe nuk shfytëzohet për bisnes, pra nuk regjeneron fitim, është thjesht vjedhje, dhe zveshje nga e drejta e pronësisë . Pronari duke paguar taksë për banesë, humbet të drejtën e pronarit duke u trasformuar në qeraxhi ndaj pronarit të pa ligjshëm shtet . i cili nuk ka asnjë kontribut dhe asnjë të drejtë legjitime. Imagjinoni që ndër vite, fëmijet dhe nipërit do të paguajnë qera për banesën që e kanë blerë prindërit e tyre, që do të thotë kjo banesë nuk është më në pronësi private, dhe nëse nuk do të paguhej qera përmberuesi thjesht do ta nxirrte në ankand për të rimbursuar një detyrim antikushtetues. Kjo takse cenon parime themelore te patjetersuseshme te mbrojtura me Kushtetute Neni 41 i saj. Kahjet e Politikës Shqiptare rivalizojnë ndërmjet tyre lidhur me përparësitë që ka politika ekonomike e taksës progresive apo taksës së sheshtë. Unë mendoj që asgjë nuk ndryshon për sa kohë nuk do të respektohen kufiri I taksimit, trasparenca publike e menaxhimit dhe investimit të fondeve publike, heqja e politikave monopoliste për një ekonomi tregu të lirë me shanse të barabarta dhe minimizimi i influencës së politikave partiake në Institucionet Shtetërore. Administrata dhe punonjësit e saj nuk duhet të kenë asnjë varësi ndaj Politikës. Ata duhet të jenë të varur vetëm ndaj Ligjit dhe të përzgjedhur me meritokraci. Kjo do të mundësojë që politika të përfaqsohet nga individë profesionistë dhe intelektualë të shquar që do të punojnë në interes të vendit dhe shoqerisë. Sot pjesmarrja në politikë është thjesht një mundësi pasurimi dhe punësimi, fenomen që ka shkatërruar çdo qelizë të administratës shtetërore . Sot komunikimi elektronik, mundëson kontaktin drejtpërsëdrejti dhe me Kryeministrin i cili ka zgjidhur problematika të ndryshme të qytetarëve, por kjo është zgjidhja në Shtetin e së Drejtës që duam të ndërtojmë? E drejta e mosprekjes së Administratës nga Drejtues Politik në Institucione duhet të jetë e panegociushme, duhet të jetë një e drejtë themelore e garantuar nëpërmjet Kodit të Punës, Ligjit për

Shërbimin Civil dhe Kushtetutës së RSH. Praktika e deritanishme për të kontrolluar me çdo kusht, shkollën e Magjistraturës dhe nëpërmjet saj dhe Pushtetin Gjyqsor, ka sjellë përfundimisht mosekzistencën e këtij pushteti, mungesën totale të së drejtës. Politika ka folur dhe flet për shtet ligjor, por Demokracia nuk përfaqësohet nga Shteti Ligjor, por nga Shteti i së Drejtës. Shtet Ligjor të mirfunksionuar kemi pasur dhe në Diktaturë, por ka munguar dhe vazhdon të mungojë e drejta, si e vetmja Garanci e paprekshmerisë së pronës, dinjitetit dhe personalitetit të individit, zhvillimit të ekonomisë së tregut të lirë të mbështetur në kërkesë - ofertë, dhe e mbrojtjes së konkurencës së paligjshme. Shteti i së Drejtës kërkon detyrimisht arbitrin e pamvarur, Pushtetin e Drejtësise, të zgjedhur jo nga Politika por nga qytetarët e këtij vëndi garant i moscënimit të të drejtave dhe lirive themelore të tyre . Imuniteti fals i dhene Gjyqtarëve nga Politika, është bërë qëllimisht për të mbrojtur interesat e një grupi, të privilegjuar në raport me pjesën tjetër të popullsisë . Kushdo që shkakton një dëm me qëllim apo jo duhet të përgjigjet . Shfuqizimi që Gjyqtarët, me mosjustifikim të pasurisë të Gjykatës Kushteturese, i bën Neneve që ngarkonin me pergjegjesi Gjyqtarët për dhënie të Vendimeve të padrejta, ishte shkelje e hapur e Parimit Kushtetues të Barazisë së shtetasve përpara Ligjit. Ndërtimi i një shoqërie të re të mbështetur në të Drejtat dhe liritë themelore të individit, duke pasur si garanci SHBA dhe vendet demokratike të BE, jashtë çdo dëshire dhe përpjekje te kastës së vjetër, detyrimisht kërkon regjenerim të plotë të Forcave politike duke larguar nga skena politike të gjithë aktorët e saj përgjegjës të gjendjes ku ndodhet vendi. Duhet ti hapet rruga angazhimit dhe shfrytëzimit të gjithanshëm të energjive të pashtershme të rinisë shqiptare pa dallim feje, krahine dhe ideje, mendoj që duhet të fillohet me ndertimin e themeleve të një Shteti të Ri modern, për tu renditur përkrah kombeve, ku në themelet e pushtetit të çimentohen gurët e themelit që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të individit, garantojnë barazinë dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar kudo që jeton dhe punon.


SPORT

21

E martë, 5 MARS 2019

Shoqata e Arbitrave bëri thirrje për një rikthim urgjent të policisë në stadiumet shqiptare, në mënyrë që të evitohet përsëritja e ngjarjeve të tilla të shëmtuara

Dhuna ndaj arbitrave, FSHF akuza Policisë: Ndërpresim kampionatin

D

huna në Kampionatin Superior në Shqipëri, është në nivel alarmues. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku doli të hënën në një konferencë për shtyp pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi. Akuzat ishin për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij nuk ka reaguar ndaj këtij incidenti. “Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kemi kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit nga tifozët e Partizanit. Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë por asnjë reagim nga

REAGIMI

AKUZA

“Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kemi kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit nga tifozët e Partizanit. Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë por asnjë reagim nga shteti”.

shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një “show” nga ana e policisë por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre”,-deklaroi Shulku. “Tani lind pyetja, është i interesuar shteti dhe policia, që futbolli të vazhdojë punën në kushte normale? Në këto kushte është e vështirë të vazhdohet”, shtoi Shulku. Ai ka përsëritur

edhe një herë ultimatumin e FSHF-së. “Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kjo shoqatë ngre akuzat pikërisht mbi Policinë e Shtetit, duke deklaruar se dhuna e përsëritur

BALE

Në stol dhe me turp

Gereth Bale do të rikthehet në pankinën e Realit të Madridit mbrëmjen e kësaj të marte në një ndeshje ku galaktikët do të synojnë të shpëtojnë sezonin me kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Uellsiani që është kthyer në një imazh posteri të këtij sezoni shkatërrues dhe duket si simboli i gjërave që nuk po ecin mirë te “Los Blankos”, nuk do të jetë pjesë e formacionit, e me gjasë as nuk do të aktivizohet kundër Ajaksit. Trajneri Santiago Solari do të rikthejë Lucas Vazquez në formacionin startues e bashkë me të edhe talentin brazilianin Vinisius si dhe sulmuesin francez Karim Benzema. kritikat e fundit nga tifozët dhe nga shtypi spanjoll ndaj Geret Bejl kanë qenë të ashpra dhe po e cojnë anësorin teknik në një largim nga kryeqyteti iberik në muajin qershor. Si në ndeshjen ndaj Alavesh, ashtu dhe në atë me Espanjolin dhe disfatën e së mërkurës në El Klasiko, uellsiani ka qenë shënjestra numër 1 e tifozëve madrilenë, pasi shihet si simbol i dështimit. Skuadra galaktike ka shënuar 87 gola në 44 ndeshje, numri më i keq që prej vitit 2007 në një ekip të mësuar me festivale rrjetash dhe me akrobaci të pafund. është pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të saj. Sipas Shoqatës së Arbitrave, gjithçka po ndodh në futbollin shqiptar të lë të mendosh se policia po bëhet partnere me krimin, pasi nuk ka pasur asnjë reagim ligjor për këto raste dhune të përsëritura. Ashtu sikurse edhe Federata Shqiptare e Futbollit, edhe Shoqata e Arbitrave bëri thirrje për një rikthim urgjent të policisë në stadiumet shqiptare, në mënyrë që të evitohet përsëritja e ngjarjeve të tilla të shëmtuara. “Është moment i vështirë i futbollit shqiptar, ngjarje shumë e rëndë që trondit çdo individ, çdo shqiptar. Janë pamje të rëndë, edhe në fushë më të rëndë të jetës nuk ndodhin këto incidenteve. Jeta e gjyqtarëve është në rrezik, para jetës së gjyqtarëve nuk vënë asgjë. Ne si shoqatë kemi bërë deklarimet tona, ku kërkojmë me forcë që të bëjmë çmos për të ndaluar dhunën ndaj arbitrave. Kjo dhunë sa vjen e përsëritur dhe

rritet, vjen si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të policisë”. Një penallti e vërshëllyer në minutën e fundit shtesë të takimit Kamza-laçi, në favor të skaudrës kurbinase, i ka kushtuar shtrenjtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes Eldorjan Hamiti. Kur dukej se Kamza po shkonte drejt fitores minimale 1-0 ndaj Laçit, portieri Avdyli bëri një faull në zonë dhe pas 11-metërshit, Laçi arriti të barazojë, duke i hequr dy pikë nga duart skuadrës vendase. Megjithatë kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozë e drejtues të Kamzës, të cilët në përfundimit të takimit vërshuan në fushë, duke sulmuar arbitrin kryesor dhe duke e goditur atë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, që rikthen Kategorinë Superiore shumë vite mbrapa, pasi nuk mbahej mend që kur nuk kishim parë të tilla skena, në ligën kryesore të futbollit shqiptar

Policia: Kemi kërkuar bashkëpunim për sigurinë

S

hkarkim përgjegjësie nga vetvetja i ka cilësuar Policia e Shtetit deklaratat e FSHF se do të kërkojnë për të disatën herë takim me drejtuesit e policisë, e cila sipas autoritetit më të lartë të futbollit duhet të marrë përgjegjësitë e saj. “Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keqardhur për reagimin e sotëm të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjësitë tek Policia e Shtetit, dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi si aktore kryesore e organizimit të aktiviteteve

sportive”, thuhet në reagimin e policisë. Policia e Shtetit, thotë se ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, për përmbushjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë në aktivitetet sportive, futbollistike. “Në këtë kontekst, Policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucioni përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e eventeve sportive”, thuhet në reagim, duke renditur edhe një serë argumentesh. “Së pari, në datën 19 mars 2018, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

së Shtetit i është drejtuar Presidentit të FSHF-së me shkresë mbi marrjen e përgjegjësive institucionale që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit, duke kërkuar nga kjo e fundit si institucioni organizator dhe përgjegjës në zbatim të ligjit Nr. 79/2017 “Për sportin”, krijimin e kushteve në ambientet sportive për Kampionatin e Futbollit 2018-2019, që nisi në gusht 2018. Kjo, pasi Policia do të zbatonte vetëm detyrimet në funksion të zbatimit të këtij ligji. Nga FSHF-ja nuk pati asnjë reagim apo përgjigje, as verbale dhe as shkresore”.


SHENDETESI

22 E martë, 5 MARS 2019

NJIHUNI ME MAGJINE E USHQIMEVE

Sëmundjet që mund të shërohen edhe me ushqime N

ëse ju dhemb barku, vuani nga pagjumësia ose keni infeksione nga kërpudhat, është mirë të hani ndonjë ushqim para se të filloni me barnat, pasi që disa përbërës të ushqimit të zakonshëm janë po aq efikase sa edhe barnat. Ftohja Mjekimi: Supa Supa vërtet i largon simptomat e ftohjes. Deri sa e pini supën e nxehtë thitheni avullin e saj që t'i pastroni rrugët e frymëmarrjes. Shkencëtarët i kanë detyruar personat me ftohje që supën ta pinë me kashtë dhe kanë ardhur në përfundim se nuk ka ardhur deri te tharja e hundës në këtë rast. Prandaj preferohet që supa të pihet me lugë apo me gotë më të hapur. Kapsllëku Mjekimi: Fara e lirit Edhe pse nuk është fshehtësi se ushqimi i pasur me karbohidrate dhe lëngje pengon paraqitjen e kapsllëkut, shumë pak dihet se veprim shumë më të shpejtë ka fara e lirit. Merrni një apo dy lugë fara me shumë lëng, ose përzini disa lugë me fara të bluara në një gotë me jogurt. Pagjumësia

Mjekimi: Sandviç me mish bibe Ushqimi i pasur me triptofane, siç është mishi i bibës, shkakton gjumësi. Ky aminoacid i cili nxit prodhimin e serotoninës, është i pranishëm edhe në produktet qumështore, sojë, lajthi dhe kikirikë. Që të ketë efekt triptofani duhet që ta merrni së bashku me karbohidrate, sepse ato e bartin deri në tru ku prodhohet serotonina. Për këtë arsye,

sandviçi me mish bibe ka shumë efekt, sepse i përmban të dyja së bashku. Shpim në gojë Qumështi Herën tjetër kur të jeni djegë nga ushqimi, pini një gotë qumësht të ftohtë në vend të ujit. Kazeina, proteinë e pranishme në qumësht, vepron mbi kapsaicinën e cila e bën ushqimin djegës. Ndezja e veshit

Mjekimi: Hudhra Hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, bashkëdyzim i cili i shkatërron bakteret. Ky është një lajm shumë i mirë, sidomos tani kur bakteret kanë krijuar rezistencë ndaj shumë antibiotikëve të cilët vazhdimisht përshkruhen. Është më së mirë që të përdoret e papërpunuar, pasi që temperatura e lartë e dëmton veprimin e saj. Është pak e palakmueshme e aroma e saj, meqenëse për të arritur efektin e saj duhet që të hahet shumë hudhër. Dhimbja e barkut Mjekimi: Xhenxhefil Nëse keni mundim në bark, pini çaj nga xhenxhefili. Studimet kanë treguar se xhenxhefili në forma të ndryshme (i freskët, i thatë apo pluhur), e largon mundimin e krijuar nga shtatzënia, vozitja ose hemoterapia. PMS (sindroma premenstruale) Mjekimi: Djathi Studimet kanë treguar se femrat të cilat hanë ushqim të pasur me kalcium kanë më pak simptoma të lidhura me PMS, transmeton Telegrafi. Hani katër porcione me produkte të qumështit

gjatë atyre ditëve. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj produkteve të qumështit, provoni me preparate të kalciumit në formë të tabletave. Infeksioni i fshikëzës së urinës Mjekimi: Lëng thane Një gotë e gjysmë me lëng thane do ta pengojë shumimin e E.coli, bakteri më i shpeshtë i cili shkakton infeksione të rrugëve urinare. Infeksion me kërpudha Mjekimi: Jogurti Jogurti përmban bakterin e shëndetshëm, lactobacillus acidophilus, i cili i lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe kështu e mban nën kontroll infeksionin. Sipas një studimi femrat të cilat kishin pirë për çdo ditë nga një gotë jogurt e kanë zvogëluar infeksionin me kërpudha për 75%. Temperatura e lartë Mjekimi: Jogurt pemësh Organizmi juaj ka nevojë për energji shtesë në momentet kur duhet ta luftojë infeksionin. Kur ju rritet temperatura, metabolizmi rritet për 7%. Hani ushqim të pazier mirë i cili jep energji, siç është jogurti dhe lëngjet e pemëve dhe supa.

KESHILLAT E MJEKUT SPECIALIST

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, shkaktarët dhe trajtimi i duhur ushqimor

Rinitet, sindromat gripale, faringitet, bronkitet: terapia e parë për këto sëmundje të bezdisshme është parandalimi. Patologjitë e mësipërme shkaktohen nga viruse dhe baktere që shumohen pa masë në ambiente të paajrosura, në filtrat e kondicionerëve, në vendet shumë të populluara, të cilave u shtohet edhe tymi i qyteteve tona. Këta parametra fatkeqësisht gjenden në shkollat e fëmijëve tanë: pak hapësirë, shumë njerëz, kaloriferët në maksimum. Për pesë orë rresht fëmijët thithin në mushkëri të e

tyre të njëjtin ajër të ngarkuar me baktere, viruse e shpesh pluhur, duke parë që të gjitha qytetet janë të mbingopura. Është pra e rëndësishme të ajrosim ambientet ku jetojmë, apo gjysmë ore shëtitje në ajër të pastër, në fshat apo në lulishte. Dhe, në qoftë se pavarësisht nga këto, përsëri sëmuremi me grip apo ftohje, veprimi i parë që duhet të bëjmë është pushimi në shtrat; asnjëherë mos e përballoni një virus gripal duke vazhduar të punoni, rrezikohen komplikacione: për t'u mbrojtur organizmi

ynë ka nevojë për qetësi. Ushqime të këshilluara Sa më shumë fruta nga të gjitha llojet, por me kusht të jenë të stinës. E meqenëse sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes hasen pothuajse gjatë dimrit, frutat stinore reduktohen në agrume dhe kivi. Zarzavate Lakra të llojeve të ndryshme, kopër, selino, karota. Por këto zarzavate, që të kenë fuqi të fortë antivirale, duhet të konsumohen të gjalla. Një mënyrë e mirë, sidomos për karotat është shtrydhja e tyre: shija është e shkëlqyer dhe vetëm në një gotë lëngu mblidhen cilësitë e gati një kileje karota. Përdorni sa më shumë: hudhër, qepë, presh, spec djegës, rrepa. Ushqimi ideal Lëngu i pulës (në lëkurën e pulës

janë të pranishme antibiotikë natyralë shumë të fuqishëm kundër viruseve të sëmundjeve të ftohjes).Fitoterapia o Infuzion me qumësht, gjethe sherbele e mjaltë: 10 gram gjethe sherbele në infuzion për 10 minuta në një filxhan me qumësht të valuar; shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Pini dy filxhanë në ditë. o Verë ftoi dhe kanellë: zbusni në një litër verë të kuqe një ftua të prerë në feta dhe 10 gram lëkurë kanelle. Pini një filxhan kafeje me verë të ngrohtë pas buke. o Avullim avujsh me gjethe kamfurë (një lloj druri i Lindjes së Largët, me gjethe si dafina), eukalipti (dru gjithmonë i gjelbër, që rritet shumë shpejt, me trung shumë të lartë e gjethe të holla) bashkë me lëvore e sythe bredhi të bardhë dhe pishë pylli. Në një enë

të madhe prej metali zieni tri litra ujë: shtoni 50 gram gjethe të thërrmuara eukalipti dhe kamfurë, 100 gram lëvozhgë dhe 30 gram syth a bredhi. Thithni avujt duke mbuluar kokën me një peshqir; veprimi balsamik dhe qetësues (veçanërisht për kollën) i këtyre bimëve lehtëson mukozat bronkiale dhe hollon gëlbazën. o Kataplazmë me qepë të nxehta dhe spec djegës: zieni me pak ujë dy qepë të grira dhe një çerek speci djegës të freskët: mbështilleni përbërjen e nxehtë në një shami linoje dhe mbajeni për 10 minuta mbi gjoks. o Kompresë me vajë kamfuri dhe lakër: fërkoni me vaj kamfuri të sëmurin, pas disa minutash aplikoni mbi pjesën e fërkuar një shtresë me gjethe lakre, të shtrirë më parë me hekur.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Eshtë i tillë ai i Madhi dhe i Vogli për myslimanët 6. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 7. Partia Aleanca Popullore 8. Komuna e Preshevës, vendlindja dhe mbiemri i Idrizit të luftës për bashkim kombëtar 9. Partia Socialiste e Moderuar 11. Përfaqësia diplomatike më e lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër 14. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 15. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar 16. Dhjami, gjalpi a vaji që përdoren si ushqim 18. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 20. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 23. Pjesë e matematikës, që studion veprimet me numrat 24. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 25. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 26. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 27. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka 29. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit 30. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 31. Përcaktoj me përpikëri vendin ku ka qenë a ku ndodhet diçka 32. Lëvdatë e gënjeshtërt dhe e tepruar që i bëhet dikujt për ta joshur, manipuluar 36. Ka edhe këtë emër, kockat e mëdha të legenit në anën e majtë e të djathtë të ijëve 39. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 41. Vegël muzikore si violinë e gjerë me gjashtë tela, ka të tilla elektrike dhe akustike 44. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 45. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 46. Fshatar rus, kësoj quhej para Revolucionit Socialist të Tetorit 47. Si kishtin makinat e Durrësit targën 49. Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur 50. Vishet me bimësi, mbulohet me bar e me gjethe të blerta 52. Çdo punë, aktivitet apo veprimtari, qoftë edhe mjet ka nevojë për një tillë 54. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 55. Tokë që lihej djerrë për një kohë të caktuar dhe që shfrytëzohej për kullotë nga të gjithë 57. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 59. Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 60. Ndryshe quhet një pronar, sipërmarrës, punëdhënës 62. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 63. Pjesëtar i njërit prej fiseve

E martë, 5 MARS 2019

Nga Albert VATAJ

kryesore ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga shqiptarët 65. Po Gjirokastra si e kishte targën 66. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 67. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 70. Nuk shkoj por v... 71. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 72. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 75. Organizata Ndërkombëtare e Punës 76. Pëlhura e merimangës. Rrjetë; kurth. 79. Më 661përdundoi epoka e kalifatit ... me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt 81. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 82. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 7 janë ... dhe 29 janë bashkëtingëllore. 83. Tirana, e kishte targën e makinave ... 85. Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë 86. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 87. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 89. Shkop i trashë e i qëruar me një xhungë të rrumbullakët në njërën anë 92. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori 93. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 94. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 97. Ndoc ... lindi në Shkodër

më 15 qershor 1865, vdiq në burg më 1951. Shkrimtar me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip 98. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 99. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 102. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 104. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 105. Kuvendim, bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t'u zbavitur 107. Çoj bagëtinë në një vend me hije që të kalojë vapën 108. Partia Lëvizja Shqipëria e Re VERTIKALISHT 1. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 2. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 3. Shumë i ftohtë, i akullt; me ngricë (për motin) 4. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 5. Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në Evropën Perëndimore në shek. XVI 6. Sëmundje e rëndë ngjitëse, shfaqet me puçrra dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa 7. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 10. Eshtë pjesa aziatike e Rusisë, kufizohet me Uralin, në veri me Oqeanin e ngrirë të veriut, në lindje me Oqeanin paqësor dhe në jug me Kinën, Mongolinë

dhe Kazakistanin 11. Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po" as "jo" për një vendim që merret me votim; nuk marr pjesë në një punë, shmangem 12. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 13. Shënuesi i kilometrave të bëra nga automjeti, quhet ashtu 16. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake 17. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 18. Mbulesë tryeze prej pëlhure të trashë e zakonisht me qëndisje 19. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 21. Mitologjia greke, me vështrimin e saj nguroste në vend çdo njeri që e shikonte 22. I tillë është një vend ku nuk banon kush 26. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 28. Monopol, i formuar nga bashkimi i disa ndërmarrjeve a i disa degëve të ndryshme të industrisë 29. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 33. Eshtë arti i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 34. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 35. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 37. Edhe ky lloj oguri paralajmëron të mirën. 38. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë

e vjetër e me vlera artistike ose historike 58. Shpend shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata 61. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 62. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 63. Muaji i fundit i vitit 64. Ndriçimi i qiellit në mëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit 68. Ibrahim ... i njohur si Dervish Hima veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes 69. Besim i njerëzve te forcat e mbinatyrshm 73. Fundi, mbarimi i botës sipas paragjykimeve të fesë së krishterë 74. E vendos dikë a diçka në një vend 77. Një krahinë a fshat në rrethin e Pukës, nuk është kryebardhë 78. Mjeshtër që merret me punimin e drurit, mobilier, ose ... 80. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 84. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 87. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 88. Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit të një frymori, quhet ashtu 89. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 90. Shprehje krahinore, xhaxha, axh, vëllai i babait 91. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 95. Dakord në gjuhë universale 96. Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të drejtë, me kurorë të gjerë 99. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 100. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 101. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 103. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 106. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 107. Po rrethi i Matit, si e kishte targën

40. Ai që prek diçka a dikë për t'i shkaktuar një dëm 41. Pëlhurë e ashpër, me fije të trasha zakonisht prej kërpi, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës a të palltos 42. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 43. Poet, shkrimtar dhe politikan italian... Alighieri konsidrohet si poeti më i madh i Italisë, kujtojmë "Komedinë Hyjnore" 48. shtatën ka në të, edhe pse ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 49. Parashikim për një dukuri, ngjarje etj. sipas disa të dhënave shkencore 51. Është një nga shkencat e natyrës 52. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 53. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 56. Ndërtesë a vepër tjetër arti, 1

2

K

I

N

3

E M A

4

R 14

E 15

B

S

7

M

K T

I

8

O

R 11

¸

K O

T

O

L

O

L E

12

V

E

¸

D

A

13

C I

D 17

A N

19

P

6

U

10

V

16

18

A

5

K

P 9

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

O

A

20

21

K E

L

S

A J

S

U

H

L

I

P

A T

E

F

N

R

D

A R

E

G

S

22

Z L

E R

A

A

O

T

K

U

F

R

23

L

A

M F

I

B

24

L

25

A

O 27

A

R

Z

26

H Y

28

E B

B

M

E G

J

I

P

T

I

T

29

E L

I

30

B O

D R

U M

K

I

K

O 31

F

E

32

M

I

33

A

N T

Q

O

34

I

T

E Z

E

K

M

35

A B

G

J

36

U L

I

A

N

B

37

R

M I

T

E

A

38

E

¸

39

O

P

U 40

A J

I

41

M E

D U

42

D I

A L

E K

M A

43

T

V

L

I

E

C

46

E 51

45

L I

B

¸

S

47

V

48

M O D

49

O

S

A R

O H

¸

52

I

P 56

K

J 60

54

R

E T

57

P

L

V A

G O

S

N

E

A

T

59

D U

V

A

G

R

R

D H

A K

A R

R

I

S

J

T

E

K

66

O

O

H

D

B

D I

M 65

A R

V

L

O

L

E K

K

70

L E

R

72

J

73

A N

L A

L

L

R

¸

S

G

71

M ¸

74

C E

A

H

J

69

M A ˙

L

67

E M O N

68

P

F

62

N I

64

I

E

U

O

61

P

A K

55

J 58

63

K

50

Z H

53

M O S

R

F

44

H

N

L

L E

N J

¸

75

O P

A

M

A

A

76

L

¸

A

¸

M 77

O

K

78

E K

79

L E

K T

E

A

I

Z

87

V

88

R E

R

D A

R

P

A

G

L

H

N A

V

A

O

N A

L

J

¸

F

E

A

R P

H

V

97

E S

T A

P

G

R

U

O B

A

V

R

94

96

D

91

Z A

D A

B

95

G A

83

M ¸ 90

I

93

E

82

L ¸ K T

89

K S

92

P

K

M 81

E M 85

M 86

A

80

I

84

T

98

N T

L O

Y

M

D ¸

˙

R

99 100

K

101

J

R 102

I

O

H O

B

U F

O N

L

C

C

I

R

103

R E

M ¸

A

A

104

L ¸

106

105

N D

I

S

H T

107

R

109

E

E

O T

E M

110

V A

K

¸ 108

D

Z A

T 111

U ˙

K

N


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 5 MARS 2019

Presidenti Meta: Jemi në krizë politike, institucionale dhe Kushtetuese. Palët të reflektojnë

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, i uroi dje mirëseardhjen Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili me ftesë të Kreut të Shtetit po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri. Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himn-

eve kombëtare të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Pahor zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar midis delegacioneve zyrtare. Të dy Presidentët ndanë mendimin se ka ardhur koha për impulse të reja dhe intensifikimin e mar-

rëdhënieve midis dy vendeve, në tërësi dhe në fusha të veçanta me interes të ndërsjellë. Duke ju përgjigjur interesit të mediave për zhvillimet politike në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta deklaroi se vendi është në një krize politike kushtetuese dhe institucionale dhe se për këtë duhet dialog mes palëve. “Deklaroj se jemi ne kushte e një krize politike kushtetuese dhe institucionale e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme kam apeluar për dialog, për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që pritet që nga qershori për çeljen e negociatave. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë për të rivendosur normalitetit politike kushtetues institucionale. Kur ka vullnet politike dhe nuk vihen interesat personale duhet të na shtyjë drejt

zgjidhjeve të mençura me dialog” – tha Meta. Presidenti kërkoi nga palët që të bëjnë hapa mbrapa dhe të reflektojnë për të rivendosur normalitetin politik në vend. “Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjsh-

mëri për të rivendosur normalitetin politik në vend. Kur vihen në plan të parë interesat kombëtare, na shtyjnë drejt zgjidhjeve të mençura dhe zgjidhjes politike të kësaj situate”, u shpreh Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.