www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 263 (8704)
E martë, 5 Nëntor 2019
Çmimi 30 Lekë
Nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë, media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i NATO dhe me lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së NATO-s
Teknologjia 5G, “JO” nga SHBA Amerika ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kompania kineze “Huawei Technologies”. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve, si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez
FAQE 3
Çim Peka, gazetari që sfidoi portalet dhe po drithëron televizionet tradicionale
Presidenti Meta: Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit
FAQE 2
Në foto: Gazetari Çim Peka
MË SHUMË SE SIRIANTËT
MINISTRJA E SHËNDETËSISË
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë vizitës në ekspozitën e Avni Delvinës në Teatrin Kombëtar
ISH-DEPUTETI I PD
NËNKRYETARI I LSI
KREU I PD
Azilkërkuesit shqiptarë Manastirliu: Nuk ka Tritan Shehu: Shteti i Petrit Vasili: Rama kthehen në problem asnjë vonesë për Ramës po devijon drejt të sqarojë nismën dhe për Irlandën ndërhyrjet kirurgjikale despotizmit lindor qeveritare kundër SHBA FAQE 11
FAQE 11
FAQE 7
FAQE 16
FAQE 4
Lulzim Basha: Katër oligarkët e Ramës po vjedhin gjithçka FAQE 8
POLITIKE
2 E martë, 5 NENTOR 2019
Çim Peka, gazetari që sfidoi portalet dhe po drithëron televizionet tradicionale SYRI TV është televizioni më i ri që pritet të nis në muajin janar. Drejtori i Syri.net, Çim Peka, në një intervistë për “Koha Jonë” tregon detaje dhe risitë që ky projekt pritet të sjellë në tregun mediatik. “Suksesi që ka patur SYRI.net në 4 vite që prej hapjes e bëri të domosdoshme hapjen edhe të një ‘syri’ tjetër, këtë herë televiziv për ta bërë punën hulumtative të gazetarëve tanë sa më të pranishme edhe për publikun e cili jo medoemos përdor platformat online për të informuar”,- shprehet Çim Peka. Keni paralajmëruar se “shihemi në janar me një stacion te ri televiziv Syri TV”. Bile nënteksti ishte provokues dhe sfidues për televizionet e tjera tashmë kombëtare dhe tradicionale. Është thjesht marketing, që prapë pranohet, apo do jetë televizion që do konkurrojë realisht të tjerët, duke qenë investigues? SYRI TV është një projekt i imponuar nga dy rrethana tejet përcaktuese. E para dhe besoj më e rëndësishmja ka të bëjë me represionin të cilit i janë nënshtruar sidomos në vitet e fundit, media vizive në Shqipëri. Fatkeqësisht, ajo që po ndodh me median në Shqipëri është në kufijtë e nënshtrimit që vjen si pasojë e presionit, miklimit me para publike dhe nevoja e qeverisë për të mbyllur gojët e pakta që ngrenë zërin kundrejt abuzimeve të panumërta që ajo prodhon çdo ditë. E dyta, suksesi që ka patur SYRI.net në 4 vite që prej hapjes e bëri të domosdoshme hapjen edhe të një ‘syri’ tjetër, këtë herë televiziv për ta bërë punën hulumtative të gazetarëve tanë sa më të pranishme edhe për publikun e cili jo medoemos përdor platformat online për të informuar. Investigimi, publikimi i informacioneve sensitive e të tjera si këto është në ADN-në e SYRI-t, kështu që i vetmi ndryshim është se tashmë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, nuk do të përdorim 1, por dy “sy” për të parë e për t’ia përcjellë publikut atë çdo ditë mediat pro-qeveritare mundohen ta fshehin! Ky optimizëm zakonisht kap çdo themelues të një media të re. Pyetja mbetet: a keni staf me emër të konsoliduar që do t’i konkurroni apo do fusni brez të ri në gazetarinë televizive? Ne nuk jemi as optimistë, as entuziastë, por qartazi realistë. Media nuk është më shumë çështje emrash sesa çështje e vullnetit të atyre që punojnë në të për të bërë punën e tyre në shërbim të interesit publik. Unë mund t’iu siguroj juve si media dhe lexuesin e tuaj, se publiku nuk e njeh 90% të gazetarëve dhe punonjësve të portalit SYRI.net, por janë po këta gazetarë “të panjohur” që me punën e tyre prej 4 vitesh e kanë bërë portalin tonë më të lexuarin në vend. SYRI TV është vijimi i këtij modeli modestie, por përkushtimi ndaj të vërtetës dhe interesit më të mirë publik. Gazetarët e ofruar deri tani në redaksinë tonë gjithsesi Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
janë profesionistë të padiskutueshëm, së pari sa i takon integritetit të tyre, e së dyti në njohjen e hollë që kanë në raport me fushat që mbulojnë. Ambrozia Meta është një gazetare që 3 vite më parë ishte një emër i panjohur për publikun, por të gjithë e dinë tashmë nervin e saj veçse profesional për tu përballur me aktorët politik pa dallim logoje politike. Prej disa muajsh ajo është pjesë e SYRI TV. Drejtuesi i lajmeve Bled Koka, Moderatoret Klaudia Karabolli, Armela Ferko e Bledar Marku mund të konsiderohen pa frikë si figurat e freskëta të përçimit të lajmit me profesionalizëm dhe dinamikën e nevojshme që i nevojitet SYRI-t. Kryeredaktorët Ilir Hoxha dhe Romir Saraçi janë padiskutim dy emra personalisht për mua me kontribut të padiskutueshëm në median shqiptare, dhe sot në timonin e SYRI TV, ata janë garancia se ekrani ynë do të jetë vazhdimësia e kulturës më të mirë të përcjelljes së lajmit me profesionalizëm e sa më në kohë reale, duke qenë se formati ynë do të jetë informative. Dita e enjte si rregull quhet se është “pushtuar” nga “musketjerët” mediatikë si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Eni Vasili dhe Artur Zheji. A keni ndonjë “musketjer” nën mëngë që do shfaqet te Ju apo të enjten do ta dorëzoni të sipërpërmendurve? Duke rezervuar vlerësimin maksimal për secilin prej emrave që përmendët me sipër, me lejoni t’ju kujtoj se puna e medias nuk është vetëm dita e enjte nga ora 21.00 deri ne 23.00. Duke rezervuar të drejtën e surprizës për jav-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
ët në vazhdim, më lejoni të theksoj se emisioni “Çim Peka Live” do të jetë i pranishëm në SYRI TV 3 herë në javë. Nëse SYRI TV do të ketë ndonjë “musketier” në radhët e saj kjo mbetet për tu parë, por ajo që ju garantoj është se në ekranin tonë e sigurtë është nuk do të ketë asnjë “Kardinal Rishelje”! Televizioni juaj do jetë në linjën editoriale të portalit syri.net apo do jetë linjë tjetër editoriale? Linja editoriale e SYRI-t do të jetë e njëtrajtshme, qartazi opozitare. Është ajo që thashë në nisje të kësaj interviste, nga 1 tani do të kemi 2 “SY”! Nëse thuhet investimi për këtë media televizive a është në përmasat e investimeve që kanë bërë televizionet e sotme të tjera private kombëtare apo me “xhepa me të lehtë”? Ne nuk jemi të pasur, por jemi të vetëdijshëm se zhvillimi i teknologjisë të lejon që të bësh investime të vogla për një cilësi sa më të madhe. Investimi më i rëndësishëm për të cilin nuk do të “kursehemi” është ai në burime njerëzore të cilët besojnë, kërkojnë dhe duan të zhvillojnë një gazetari cilësore. Në cilën platformë do shikohet televizioni i ri dhe prapë nëse mund të na thoni emrin e drejtorit të ri të televizionit? Drejtimi i Televizionit do të jetë modeli i menaxhimit përmes një bordi vendimmarrje pjesë e të cilit tashmë prej pak ditësh është edhe gazetari i shquar Andi Bejtja. Televizioni momentalisht është pjesë e paketës dixhitale të TVSH-së dhe të Tring.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 5 NENTOR 2019
Nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë, media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i NATO dhe me lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së NATO-s
Teknologjia 5G, “JO” nga SHBA Amerika ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kompania kineze “Huawei Technologies”. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve, si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez
Kryeministri Edi Rama prezantoi, jo pa mburrje, javën e kaluar futjen e teknologjisë së re 5G për përdorim masiv në gjithë vendin në fushën e komunikimeve elektronike. Teknologjia më e fundit e internetit 5G parashikon komunikim shumë herë më të shpejt nga ky aktuali në aparatet e celularëve, por edhe në çdo fushë ku përdoret interneti. Për pasojë, gjithë kompanitë celulare dhe jo vetëm ato, janë në garë për ta përdorur të parët. Në Tiranë ka nisur eksperimentimi nga një kompani celulare, e cila është pajisur me një licencë të përkohshme për këtë shërbim. Por megjithë dobitë që sjellë për komunikimin, teknologjia 5G është aktualisht sherri kryesor mes dy superfuqive SHBA dhe Kinës. Rrjeti 5G ofrohet nga kompania kineze “Huawei Technologies”. SHBA prej disa kohësh ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kjo firmë. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez. Në këtë përplasje superfuqish ka hyrë dhe qeveria “Rama” me eksperimentet e para për shërbimin 5G. Edhe pse pesha e Shqipërisë është e papërfillshme nga pikëpamja
ekonomike dhënia e shërbimeve elektronike kompanive që në SHBA janë në listën e zezë ka krijuar shqetësime serioze të aleati ynë strategjik. Vetëm dy ditë pasi Edi Rama tregonte në Facebook ristë e teknologjisë 5G, duke ngarë një makinë pa shofer, Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi një artikull të gjatë ku shpjegonte pikërisht rrezikun që vjen nga përdorimi i kësaj teknologjie. “Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, thuhet në shënimin e ambasadës. Pra, problem në vetvete nuk është
teknologjia, por burimi (kompania) nga ku ajo merret. Mesa duket qeveria shqiptare është drejtë nënshkrimit të një kontrate me kompanitë kineze dhe kjo duket se ka krijuar pakënaqësinë e SHBA. Reagimi në Facebook i ambasadës ndalet pikërisht në çështjen e sigurisë dhe sinjali është i qartë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Problemi për këtë lloj teknologjie edhe pse duket si një ndërhyrje në të drejtën e biznesit është shumë i prekshëm për rastin e Shqipërisë. Nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze, kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë,
media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i NATO dhe lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së aleancës. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse Ambasada e SHBA vë theksin pikërisht në çështjen e kompanive që do të ofrojnë këtë shërbim dhe të dhënat e qytetarëve. Sigurisht që kryeministri Edi Rama nuk e ka zbuluar sot këtë problem. Përplasja SHBA-Kinë ka dominuar këtë vit gjithë debatet në forumet e ekonomisë dhe sigurisë. Çështja shtrohet se përse pas gjithë këtyre përplasjeve, Edi Rama e ka marrë sërish në konsideratë që të bëjë këtë lloj biznesi të rrezikshëm. Muajt e fundit, sekretari i SHBA Mike Pompeo ka zhvilluar takime në Rumani, Itali, Maqedoni e Veriut etj. Në gjithë qëndrimet publike, ka pasur një kërkesë publike të tij, ku paralajmëronte kushtëzimin e marrëdhënieve të SHBA me këto vende, në rast se ato do të pranonin rrjetin 5G nga Kina. Rumania i ka anuluar kontratat, Italia ende nuk ka firmosur marrëveshjet, ndërkohë qeveria “Rama” ka shkuar edhe më tej duke nisur eksperimentet e para. Është një zhvillim që ngre pikëpyetje mbi qëllimet e qeverisë, por dhe mbi besueshmërinë ndaj aleatëve tanë strategjik. Mili Xhani
POLITIKE
4 E martë, 5 NENTOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Ky rrjet bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve
N
ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim, Petrit Va sili, në një deklaratë për mediat ka thënë se shqiptarët janë njohur me një shqetësim shumë të rëndësishëm të bërë publik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i cili ka të bëjë me rrjetin 5G, të promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i LSI-së ngre disa pyetje shumë të mëdha që kërkojnë përgjigje, pasi sipas Vasilit ky rrjet bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve. “Qytetarët shqiptarë janë njohur dje me një shqetësim shumë të rëndësishëm të bërë publik nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ambasada Amerikane tërheq vëmendjen dhe ngre shqetësimin që rrjeti 5G, i cili po eksperimentohet në Shqipëri, i promovuar e reklamuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, bart rrezikun madhor të keqpërdorimit të të dhënave të qytetarëve. Keqpërdorim, do të thotë që në mënyrë të fshehtë e të paligjshme, komunikimi i qytetarëve, natyrshëm dhe i institucioneve, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare të vendit, të ndodhen në duar të dyshimta, e për pasojë, të keqpërdoren. Siç mund ta kuptojnë të gjithë qytetarët, ky shqetësim është shumë i rëndë, pasi vjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe është një ndihmë e madhe që kjo Ambasadë u ofron qytetarëve shqiptarë, për të qenë vigjilent lidhur me komunikimet e tyre dhe transmetimin e të dhënave të tyre. Është e natyrshme që ka disa pyetje shumë të mëdha që kërkojnë përgjigje: A e ka lexuar dhe
Petrit Vasili: Rrjeti 5G, Edi Rama kundër SHBA
çfarë shpjegimesh ka Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A mundet të tolerohet heshtja e qeverisë përballë shqetësimin të partnerit më të rëndësishëm, më të besueshëm, dhe aleatit kryesor jo vetëm për zhvillimin e Shqipërisë, por edhe për mbrojtjen e saj nga rreziqet terroriste dhe kibernetike? Si mundet që qeveria shqiptare, dhe me çkurajo ajo përbuz dhe anashkalon shqetësimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfaqësojnë dhe garantin më të madh në glob për sigurinë e demokracive kudo në botë, të
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Rrjeti 5G, Manjani: A do lejojë SHBA që Kina të ketë akses në një vend të NATO-s?
E
dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar dje për projektin e qeverisë shqiptare për të futur në përdorim rrjetin e komunikimit 5G. Përmes rrjeteve sociale, Manjani shprehet se Shqipëria nuk është një treg i madh që mund të shqetësojë SHBA, por çështja e rrjetit 5G lidhet direkt me sigurinë e komunikacionit në një vend anëtar të NATO. “Sigurisht që betejën tregtare Amerika me Kinën nuk e ka lënë për ta bërë tek liçensa 5G në Shqipëri. Tregu modest i Shqipërisë nuk vlen as sa një kunj shkrepse para super tregjeve për të cilat ndeshen të dy shtetet. Çështja është tek siguria!!! Do lejohet Kina të ketë akses në komunikacion, në një vend anëtar të NATOs, ku SHBA e konsideron ende si zonë të saj, apo jo? Kjo është çështja. Kaq luks e këllqe ka qeveria jonë të bëjë lojra kineze me SHBA?! Nuk çuditem aspak, sigurisht. Por po pres fundin e kësaj meseleje…”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
lirive dhe të drejtave të njeriut e veçanërisht e gjithë kjo e lidhur me Shqipërinë. Kujt i intereson që Shtetet e Bashkuara të mos dëgjohen dhe të anashkalohen shqetësimet e tyre, lidhur me një fushë të një rëndësie të jashtëzakonshme, siç është Sektori i Telekomunikacionit dhe lidhjet e tij me sigurinë kombëtare, por edhe sigurinë e individit. Si mundet që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, të neglizhojë dhe të refuzojë sugjerimet apo shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë vendi lider i NATO-s. Deri kur do të vazhdojë kjo politikë Anti-Perëndimore dhe
Anti-EuroAtlantike e qeverisë shqiptare, e cila ka kurajo ti kundërvihet dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si mundet qeveria shqiptare të mos dëgjojë shqetësimet e SHBA, por ndërkohë që ajo është akuzuar me prova të pafundme nga Departamenti Amerikan i Shtetit për krimin e organizuar, trafikun e drogës, dhe pastrimin e parave të pista. Operacione këto që kanë në zemër të funksionimit të tyre, telekomunikacionin. Kryeministri Edi Rama, si promovuesi personal i të tërë kësaj nisme, është i detyruar që të dalë dhe sqarojë publikisht këtë situatë, të shpjegojë qartësisht përse ai ju kundërvu vullnetit amerikan dhe i ekspozoi qytetarët ndaj rreziqeve të shumllojshme, nga vjedhja e shpërndorimi i të dhënave të tyre personale, dhe synimi për ta kthyer Shqipërinë në kohën e partisë së punës ku gjithshka e qytetarëve survejohej nga rregjimi? Shqiptarët, kanë besim të palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të garancitë që ato i kanë ofruar Shqipërisë dhe Botës. Ata do të dëgjojnë dhe do të respektojnë gjithshka që amerikanët thonë dhe kurrë nuk do të besojnë një Kryeministër që i ka shitur interesat e tyre, i ka varfëruar ata dhe në të kundërt të tyre e shikon botën nga Lindja dhe jo nga Perëndimi”, deklaroi dje nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili
Ish-deputeti i LSI-së
Tavo: Shqipëria partner i SHBA. Asnjë iniciativë e qeverisë të mos e cenojë atë Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo shprehet i shqetësuar mbi vendimin e qeverisë shqiptare për t’ia besuar rrjetin 5G në Shqipëri, një kompanie kineze. Shqipëria është vend i NATOs dhe partner i ShBA, shkruan Tavo, duke shtuar se asnjë iniciativë e qeverisë nuk duhet të vërë në rrezik këtë partneritet të ngushtë dhe cënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve. “Shqipëria është vend i NATO-s dhe partner i ShBA. Asnjë iniciativë e qeverisë nuk duhet të vërë në rrezik këtë partneritet të ngushtë dhe cënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve. Pro ShBA! Jo marrëdhënieve që cenojnë aleancat Trans Atlantike”, tha dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-SË
“Nderi i Kombit” për Teatrin Migjeni, Luan Rama: Presidenti i bën nder edhe vetë titullit
N
ë kuadër të 70 vjetorit të krijimit të Teatrit “Migje ni” në Shkodër dhe vlerësimit me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti Meta, ka reaguar edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama e quan këtë vlerësim të merituar, një nderim për Shkodrën dhe mirënjohje për të gjithë kulturën tonë kombëtare. Por ndërkohë Luan Rama thotë se Presidenti i Republikës me këtë vlerësim i bën nder edhe vetë titullit “Nderi i Kombit”, pasi sipas tij ky nder i ka munguar për shkak të dhënies në jo pak raste pa kriter. “Teatri “Migjeni” – “Nderi i Kombit”! Në 70-vjetorin e krijimit, teatri “Migjeni” në Shkodër është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Një vlerësim i merituar për teatrin “Migjeni” si tempull qytetar-
ie dhe kulture, nderim për Shkodrën si referencë unikale e identitetit tonë kombëtar, kuluturur dhe historik, dhe mirënjohje për të gjithë kulturën tonë kombëtare, ku teatri “Migjeni” me emrat e mëdhej të artistëve të tij mban kryet e vendit. Po ndërkaq, duke i akorduar titullin e lartë “Nderi i Kombit” teatrit “Migjeni”, Presidenti i Republikës i bën nder edhe vetë titullit, e i jep
“Nderit të Kombit” nderin e munguar prej dhënies në jo pak raste pa kriter e në mungesë të plotë të vlerësimit bazuar në hierarkinë vlerave, cilësisë e kontributeve thelbësisht të veçanta që duhet të përligjin dhënien e këtij nderimi të madh. Faleminderit Shkodër që na ke dhënë teatrin “Migjeni”!”, u shpreh dje në reagimin e tij, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.
POLITIKE
5 E martë, 5 NENTOR 2019
Eurodeputetja Vaidere: Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit, siç bëri me viktimat e fashizmit
N
ëse Shqipëria dhe ven det e tjera të Ballkanit nuk përmbushin reformat dhe niveli i demokracisë nuk kap ato të vendeve të unionit, do ta kenë të vështirë anëtarësimin në BE. Duke folur për “Jonë” e Evropës, eurodeputetja letoneze Inese Vaidere, pjesë e grupimit kriastian – demokrat, deklaroi nga Shkodra se nuk duhet ndalur puna për të përmbyllur të gjitha reformat. “Sipas meje Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni dritë jeshile, por nuk mund të them se kur do të ndodhë. Ju gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe forcimit të sundimit të ligjit. Në momentin që niveli i demokracisë në vendin tuaj do ti afrohet nivelit të demokracisë së BE, Normalisht do të jeni të mirëpritur”, u shpreh eurodeputetja Inese Vaidere. Por sipas eksperiencës evropiane, parakusht për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme është ballafaqimi me të shkuarën. Ajo ka për nevojën që ka Shqipëria për të dënuar krimet e regjimit totalitar në Shqipëri dhe ballafaqimin me atë periudhë, që nuk është e lehtë. “Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën që lidhet me krimet e sistemeve totalitare dhe nuk ishte një proces i lehtë. Siç thashë, nuk ishte proces i lehtë. Por është e domosdoshme që të ketë një për-
Negociatat, eurodeputetja: BE do e hapë dritën jeshile, por se di kur
llogaritje të humbjeve njerëzore nga sistemet totalitare. Në vendin tim e kemi bërë dhe kemi një përllogaritje të viktimave nga fashizmi apo nazizmi dhe Shqipëria duhet të llogarisë dhe ballafaqojë shifrat e viktimave të komunizmit. Nuk është e lehtë, edhe në Bashkimin Evropian në parlament kishte zëra kundër
ISH-MINISTRI I MBROJTJES
dhe kjo është e paimagjinueshme. Kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme, këto janë fytyrat e vuajtjeve të komunizmit dhe unë do t’i marr me vete dhe do t’i dërgoj në Parlamentin Evropian. Sipas meje, Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni një dritë jeshile në të ardhmen, por
nuk mund të them se kur do të ndodhë jo. Gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit. BE sigurisht që është një organizatë e rëndësishme dhe demokratike. Në momentin që niveli i demokracisë do t’i afrohet nivelit të
demokracisë së BE, normalisht që jeni të mirëpritur”, u shpreh Vaidere. Por mesazhin e dhanë të qartë edhe përfaqësues të tjerë të delegacionit për platformën e kujtesës dhe ndërgjegjes evropiane gjatë çeljes së ekspozitës “Totalitarizmi në Evropë”. “Ajo çfarë kemi mësuar në këto 30 vite është parakusht që të ndërtosh demokraci të qëndrueshme, duhet të ballafaqohesh më të kaluarën. Një nga sloganet në Evropë, e ku mbështetet demokracia, është sundimi i ligjit. Po si mund të sundojë ligji kur nuk janë dënuar autorët e krimeve dhe janë në politike apo institucione të tjera. Në këtë mënyrë rrezikojmë që as politikanët të mos i vendosim para përgjegjësisë pa dhënë përgjigje për gjërat që bëjnë. Edhe Shqipëria e ka të nevojshme dhe politika të gjejë forcën që të punojë në këtë aspekt, pasi është i rëndësishëm ky ballafaqim”, theksoi Lukas Kaminski, president i PEMC-së. Delegacioni i platformës do të takohet në ditët e ardhshme edhe me deputetë të kuvendit shqiptar për të diskutuar mbi nismën dhe nevojën e ballafaqimit me të kaluarën.
Pyetja drejtuar shqiptarëve nga SHBA: Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?
Ambasada e SHBA reagon pasi Rama u dha kinezëve teknologjinë 5G
V Mediu: Rrjeti 5 G nga kinezët mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare
V
etëm pak ditë pasi kryeministri Rama promovoi teknologjinë 5G “made in China” në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane, njëherësh dhe ish-ministër i Mbrojtjes Fatmir Mediu i bën thirrje jo vetëm Qeverisë “Rama”, por gjithë klasës politike që të jenë të kujdesshëm sa i përket cenimit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë si pasojë e futjes së internetit 5 G në vend, duke pasur parasysh kërcënimin që vjen nga Kina. “Shqipëria, qeveria, gjithë politika duhet të jenë të përgjegjshëm në partnerët që zgjedhin edhe në sektorin privat, sidomos ato që janë lidhur ngushtë me sigurinë. Sekretari i Shtetit Pompeo bëri thirrje në Maqedoninë e Veriut që duhet të ndalet ndërhyrja kineze në teknologjinë 5G. Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje që partnerët që zgjidhen për 5G duhet të zgjidhen me kujdes. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe SHBA janë partneri ynë strategjik. Në mënyrë urgjente kjo çështje duhet të shtrohet për zgjidhje, nuk i takon një qeverie, por gjithë vendit dhe detyrimeve që kemi si vend anëtar i NATO-s për të përcaktuar këto marrëdhënie”, shprehet në reagimin e tij, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.
etëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama promovoi teknologjinë 5G “made in China” në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadë së SHBA që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze. Burime të sigurta për Syr-in bëjnë me dije se Rama u kishte premtuar amerikaneve 5G. Por orientimi i tij nga miqtë kinezë duket se i ka ndryshuar mendjen. Por edhe i refuzuar nga politika amerikane ai po kërkon që përveçse tu bëjë karshillëk, të rrezikojë seriozisht edhe ekonominë shqiptare që pothuajse e ka çuar në kolaps total… Premtim për teknologjinë 5G për amerikanët Rama do e bënte realitet me takimin me Trump në Neë York. Për këtë arsye kishte marrë me vete edhe Ballukun. Por duke qenë se Trump nuk e priti kryeministri ua dha kinezëve. Kjo shënon edhe një shkallë të re të privatizimit që ai po i bën shtetit duke nxjerrë jashtë qendrës së vëmendjes prioritetet e Shqipërisë. Rrjeti 5G do të mbër-
rijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze 5G Hauëei. Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri. Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Fa-
cebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj. “Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, pyet në reagimin e saj, ambasada Amerikane në Tiranë.
POLITIKE
6 E martë, 5 NENTOR 2019
Ish-deputetja e PD-së: Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat duke përllogaritur vlerat e PPP-ve, do ta çonte borxhin në 81% të GDP-së
Tabaku ngre pyetjen: Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020? I sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shpreh shqetësimin se pse qeveria nuk ka publikuar ende projektbuxhetin e vitit 2020. Në një reagim publik, Tabaku thotë se shqiptarët duhej të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020 e Kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Sipas saj, edhe paketa fiskale 2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset. “Pse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin 2020? Shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020, kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur
mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë. Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit. Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik. Në kushtet e një ekonomie të drobitur, pa asnjë burim rritjeje alternative, ku rritja ekonomike është kritike buxheti i ri nuk ka prodhuar asnjë incentivë në lidhje me sipërmarrjen. Paketa fiskale
2020 nuk prodhon asnjë rregullim në lidhje me problemet që hasin bizneset. Janë rregullime të parëndësishme, qoka të qeverisë apo një grupi të caktuar njerëzish me influencë, si fjala vjen qoka për uljen e tatim fitimit në 5% për industrinë fason të makinave ndërsa fasonët e kanë tatim fitimin 15%. Asnjë shpresë për biznesin e vogël që sot ka ulur masivisht qepenat, asnjë shpresë për fermerin që sot po hedh produktet në rrugë, asnjë shpresë për studentin që do të vazhdojë të ketë tarifat më të larta universtare me investime gjithnjë e më të ulëta në arsim nga qeveria, asnjë shpresë për punonjësit e për shtresën e mesme që sot po largohet masivisht. Praktikisht, metodologjia e politikës fiskale është njësoj si në këto 6 vjet, selektive, qoka për grupe të vogla biznesesh asnjë masë reale për të nxjerrë nga kriza ekonominë dhe asnjë masë reale për të rikthyer
shpresën e besimin! Pesimizmi në ekonomi ka kapluar bizneset, familjet, investimet dhe shanset për një konkurueshmëri në tregun e Investimeve të Huaja Direkte është përherë dhe më i vakët. Projektbuxheti 2020 nuk është incentivues për një rritje ekonomike, madje sipas parashikimeve vërehet se ai nuk përputhet në parashikimin e mbledhjes së të ardhurave as me Buxhetin Afatm-mesëm të qeverisë miratuar një vit më parë. Ky buxhet thjesht tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë sot, arnimin, mungesën e vizionit, mungesën e vullnetit për të bërë ndryshe! Ky buxhet tregon
thjesht se kanë hequr dorë nga gjithcka, dhe po mbyllin ciklin qeverisës. Periudhën më të keqe për ekonomitë familjare, periudhën më të keqe për investimet e brendshme dhe të huaja, periudhën më të keqe qytetarët! Gjithsesi, në këto ditë të turbullta ka ende shpresë! PD sot u ofron qytetarëve një paketë fiskale në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, por mbi të gjitha vizionin e një vendi që përthith investime, u jep më shumë para në xhepa shqiptarëve dhe e kthen Shqipërinë në një qendër investimesh të huaja”, u shpreh ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Debate për operacionin për të tërheqjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet e luftës, Përmeti: Rama injoron Kuvendin
Rama refuzon interpelancën dhe hesht për Alvin Berishën, ia delegon Spiropalin përgjigjen
K
ryeministri, Edi Rama, refuzoi të paraqitet në in terpelancë me opozitën në Parlament për të dhënë llogari për rastin e Alvin Berishës, i cili ndodhet në kampin e Al-Hol të Sirisë. Kreu i qeverisë nuk ia besoi këtë paraqitje as Ministrit të Jashtëm në detyrë i cili pak minuta pasi u paraqit në Parlament u detyrua të largohej, pasi u vendos që të ishte Elisa Spiropali ajo që do t’u përgjigjej pyetjeve të pakicës. Në këtë interpelancë qeveria refuzoi të japë informacione për operacionin për të tërheqjen e shqiptarëve që
ndodhen në kampet e luftës, pasi sipas saj mund të rrezikojë jetën e tyre. Kjo taktikë e Ramës, u konsiderua si injorim nga ana e deputetit Andi Përmeti. “Kryeministri ka të drejtë t’ja delegojë kujdo nga kabineti i Ministrave kur kërkohet interpelancë me kryeministrin. Unë nuk kam kërkuar interpelancë me kryeministrin, kam kërkuar interpelancë me Ministrin e Jashtëm dhe asnjë ministër nuk ka të drejtë t’ja delegojë pjesëtarit tjetër të kabinetit interpelancën”, tha deputeti Andi Përmeti. Ndërsa e dele-
guara e Ministrit të Jashtëm, Elisa Spiropali, nuk dha përgjigje për hapat që po ndjek Shqipëria për tërheqjen e shqiptarëve që ndodhen në kampet e Sirisë, pasi sipas saj cënon operacionin. “Hapat institucionalë nuk mund të bëhen publike, do të vinte në rrezik operacionin dhe jetën e fëmijëve dhe grave në këto kampe.Duke zbuluar identitetin e këtyre personave i ekspozojmë para një rreziku vdekjeprurës. Organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që personat të largohen. Kur rrjedh informacion operacioni komplikohet. Fatkeqësisht disa nga këto fakte janë shfaqur në media nga dashamirësia për të ndihmuar këtë proces duke shtuar rrezikun për të zbuluar plotësisht identitetin e grave dhe fëmijëve shqiptarë para terroristëve”, tha Spiropali. Zëdhënësja e Qeverisë nënvizoi se grupet operacionale në
zonat e luftës kanë vështirësi të identifikimit pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumenta shqiptare. “Kanë ndryshuar identitetin duke marrë emra arabë. 150 janë shqiptarë nga të gjitha trevat, 72 nga Shqipëria ku përfshihen 11-13 burra të klasifikuar terroristë në burgjet e kontrolluara nga forcat kurde. 28 fëmijë janë evidentuar pas një pune intensive”, u shpreh Elisa Spiropali. 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha u rrëmbye nga e ëma 5 vite më parë dhe tashmë gjendet në kampin al-Hol në Siri i plagosur. “Mbi rastin e djalit që ju përmendët, Alvin Berisha, nuk dua të hyj në detaje. Prezenca e tij në kamp është njoftuar për herë të parë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar pranë Ambasadës sonë në Kajro në fillim të muajit shtator. Siç është bërë publike në emision, babai i djalit Afrim Berisha ka marrë një letër nga djali më 27 qershor.
Ambasada jonë në Romë është kontaktuar nga Ministrja e Jashtme italiane me 20 shtator. Në 20 shtator pranë konsullatës shqiptare në Milano ka ardhur një telefonatë dhe komunikim zyrtar letër nga producentët e emisionit ku njoftohej se në datë 22 shtator do të udhëtohej drejt Erbilit në Irak për të marrë fëmijën nga kampi. Është vepruar me të gjitha mundësitë në zbatim të ligjeve shqiptare për të ndihmuar familjen Berisha dhe ka një komunikim në vazhdim me ta dhe sot por kjo nuk ka qenë e mundur brenda premisave të atij emisioni. Takimi në kampin al-Hol ka ndodhur me 25 shtator. Përpjekjet tona për të riatdhesuar të gjitha gratë dhe të miturit shqiptarë vazhdojnë dhe sot. Kontaktet me Alvin dhe të tjerë janë mbajtur përmes organizatave humanitare. Deri tani kampi al-Hol është i sigurt”, tha Spiropali.
POLITIKE
7 E martë, 5 NENTOR 2019
Deklaratat për “Financial Times”/ Zaev: Zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes me Athinën ndodhet në rrezik. Rama: Shqipëria rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së
S
hqipëria dhe Maqedonia e Veriut përballen me rrez ikun e rritjes së nacionalizmit dhe shkatërrimin e reformave ekonomike, pasi Bashkimi Europian ua mbylli derën për një kohë të gjatë shpresave të tyre, kanë paralajmëruar liderët e të dy vendeve, shkruant Valerie Hopkins e gazetës së njohur britanike “The Financial Times”. “Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së në lidhje me zgjerimin. Paralajmërimet nga të dy udhëheqësit e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të destabilizojë një rajon, gjeopolitikisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet. Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshjes së nënkuptuar, pasi si Tirana ashtu dhe Shkupi vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë. Zaev shprehu shqetësimin se marrëveshja me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjalljes së ndjenjës nacionaliste. Ndryshimi i emrit ishte një
Rama e Zaev: Shtyrja e negociatave rrezikon rishfaqjen e tensioneve
hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por ishte i diskutueshëm në të dy vendet dhe Zaev paralajmëroi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes së arritur me Athinën ndodhet në rrezik. “Një pjesë e procesit është e pakthyeshme, por shqetësohem se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur”, deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnike të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve etnikë. “Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e e Veriut,
kjo do u japë politikanëve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë nga të gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose vendit tim”, deklaroi Zaev. Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE-së. Ai ka thënë se marrëveshja e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton. Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur nego-
ciatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologjike në vend dhe ka dëmtuar besueshmërinë e unionit në rajon. “Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja”, deklaroi ai. Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, se ata i
kishin bllokuar negociatat, sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit. Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte paktën një dekadë larg, dhe se vendet e tyre dhe vetë BE-ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre. Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshme për atë që mund të konsiderohet çështje thelbësore”. “Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”, tha Rama. Judy Dempsey, një pjesëmarrëse e rëndësishme jorezidente në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmëria e BEsë ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003 se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BE-së, ata do të pranoheshin, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE-ja si fillim duhet të reformohet. “Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia”, deklaroi ajo. Zaev ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun. “Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Zaev.
çuditeni pse Europa, jo vetëm Franca, është skeptike e po bllokon integrimin tonë prej vitit 2015, kur Macron mbas të cilit ju tentoni të fshiheni, nuk ishte akoma President. Shkakun kërkojeni te politikat tuaja, deformimet e thella të demokracisë që u krijuan në
këto 6 vite, te modeli Lindor që doni të ndërtoni në një vend Perëndimor, duke rrezikuar kështu një tragjedi të tretë për shqiptarët. Veçse kohët kanë ndryshuar, shqiptarët nuk do t’ia lejojnë më askujt një katastrofë të tillë”, u shpreh dje ishdeputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Ish-deputeti i PD-së: Shteti i sotëm i Ramës flet për një devijim të demokracisë Perëndimore drejt një despotizmi Lindor
Shehu: Z. Kryeministër, mos bëni të çuditurin sot, jeni ju që po na çoni në një tragjedi të tretë!
I
sh-deputeti demokrat Tru itan Shehu ka komentuar de klaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në “Financial Times”, i cili u shfaq i pakënaqur nga Franca dhe Brukseli për bllokimin prej 5 vitesh të procesit të integrimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehu i kujton Ramës se nuk është faji i vendeve skeptike, por i vetë atij që ka devijuar demokracinë shqiptare drejt një despotizmi Lindor. “Rama teatral po proteston në “Financial
Times” ndaj Francës e Brukselit për bllokimin prej 5 vitesh të procesit të integrimit, duke folur për një shkëputje të tretë! Është e vërtetë që shqiptarët në histori kanë pasur dy periudha tragjike, ato të shkëputjes së dhunshme nga Europa, gjatë sundimit otoman dhe atij komunist. Fatkeqësisht, nën sundimin e Rilindjes po rrezikojmë për të tretën herë këtë tragjedi, duke stopuar integrimin e ndërtuar këtu një autokraci lindore. Shteti i sotëm, arroganca,
sistemi i drejtësisë i dekapituar, “Kuvendi” 122-sh, pushteti lokal i emëruar, grupet kriminale e droga që kontrollojnë institucionet, e deri te eksodet masive të qytetarëve tanë, më shumë se nga Afganistani e Siria, flasin për një devijim të demokracisë Perëndimore drejt një despotizmi Lindor. Politikat tuaja të jashtme, lidhjet, aleancat, preferencat personale, e deri te kondicionimet që ju imponohen, predominojnë dukshëm me Lindjen. Ndërsa sot po
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E martë, 5 NENTOR 2019
Kreu i PD-së nis turin e “Shpresës” nga Elbasani: Opozita ka projekte që do të rikthejnë shpresën te të rinjtë dhe do të ndikojnë në rritjen ekonomike
ISH-KRYEMINISTRI
Basha: Katër oligarkët e Ramës po vjedhin gjithçka
K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi këtë të hënë turin e bashkëbisedimeve me qytetarët. Ndalesa e parë ishte qyteti i Elbasanit, ku kreu i PDsë zhvilloi një takim me të rinjtë. Basha u shpreh se problemi më i madh që ka sot vendi është emigrimi i të rinjve. “Humbja potenciale për ekonominë shqiptare nga emigracioni për 2018-ën është 590 mln euro. Ky është problemi më i madh, hemorragji për vendin. Shumica larohen për kushte të mira jetese”, tha Basha. Kreu i PD-së tha se problemet që kanë sot të rinjtë vijnë nga modeli i gabuar qeverisës. Basha u shpreh se sot 4 oligarkë kontrollojnë gjithë tenderat dhe ekonominë e vendit. “Ju e dini fare mirë se kë vlerëson kjo qeveri. Këtu në Elbasan, kur e bardha ka qenë e bardhë dhe e zeza e zezë, policia ka mbajtur krahun e banditit. E para që duhet të marrë fund është modeli. Ndaj ne do ndryshojmë modelin, ndarjen e pushtetit nga krimi. Para dy javësh BE dhe Gjermania tha; që të ecni dhe të vini tek ne duhet t’i jepni fund politikës të lidhur me krimin. Duhet të ofroni mundësinë dhe të gjithë shqiptarë të barabartë para ligjit. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat,
Berisha: Katastrofë! Me Edvin Mafinë investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë
PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”, tha Basha. Kreu i PDsë tha se opozita ka projekte që do të rikthejnë shpresën te të rinjtë dhe do të ndikojnë në rritjen ekonomike. Ai premtoi se ndihma ekonomike për studentët do të jetë shumë më e madhe nga ajo aktualja. “Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”, deklaroi kreu i
PD-së, Lulzim Basha. Zgjedhje të parakohshme? Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ky tur është parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme, Basha tha se ajo që PD po përgatit me të gjithë qytetarët është nxjerrja e vendit nga kriza. “Takimi do të thotë atë që do të thotë. Është fillimi i një turi bashkëbisedimi me shqiptarët. Një rrugëtim për Shqipërinë që nis duke i dëgjuar ata, si hallet dhe problemet, shqetësimet që kanë dhe shpresat për të nesërmen, në mënyrë që së bashku të har-
tojmë zgjidhje dhe ta nxjerrim vendin nga kjo krizë. Ajo që ne po përgatisim ne së bashku me të gjithë shqiptarët është nxjerrja e vendit nga kriza. Kjo kërkon një bashkëbisedim të hapur me njerëzit, ku të kemi një vesh për të dëgjuar sugjerimet dhe pyetjet, ashtu edhe kritikat edhe propozimet. Kjo është ajo që po bëjmë sot. Kjo është ajo që po bëjmë me rininë e Elbasanit, do ta vazhdojmë nesër me rininë e qyteteve të tjera, të Korçës, të Shkodrës”, tha kryedemokrati, Lulzim Basha.
Kreu i LZHK-së: Nuk kemi asnjë lloj reflektimi nga kjo qeveri, këtë lloj reflektimi mund ta bëjë vetëm opozita shqiptare
K
ryetari i Lëvizjës për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku ka përsëritur qëndrimin e tij se shteti duhet të dyfishonte pagat dhe të linte disa gjëra mangët, pasi me këto paga po largohet rinia. “Ajo që kam paralajmëruar një vit më parë po ndodh fatkeqësisht, po largohen më tepër dhe nuk kemi asnjë lloj reflektimi nga kjo qeveri, dhe gjykoj që këtë lloj reflektimi mund ta bëjë vetëm opozita shqiptare. Që do të thotë, për sa kohë që ne do ti konsiderojmë shqiptarët në një farë mënyre siç i konsideron kjo qeveri si kavje pune, në qoftë se nuk të pëlqen këtu merr valixhet edhe ik, nuk do ti konsiderojmë domethënë si shtetas shqiptar, se si shtetas shqiptar na burojnë disa të drejta brenda Shqipërisë, si krah pune, mundet që të kemi të drejta më të mëdhaja në gjermani e Greqi apo ku e di unë. Atje krahu i punës sigurisht që vlen më shumë, por ne pretendojmë disa të drejta shqiptar dhe këto duhet ti mbrojë shteti shqiptar me legjislacionin e vet dhe financat e Shqipërisë duke shfrytëzuar burimet e veta. Kështu që ajo tezë që e kam thënë një vit më parë, jo vetëm
Shehi: Po ikën rinia nga vendi, të dyfishohen pagat
unë se është derivat i punës shumë kolegëve, ne po ti rrisim brenda një mandati, ti dyfishojmë pagat, jo vetëm që do të kemi një lloj jo stopim automatikisht se faktorët që largojnë shqiptarët janë edhe të tjera përveç pagave, pasiguria, korrupsioni, niveli i administratës. Kemi edhe një faktor tjetër që këto nuk merren me këtë punë, por unë jam marrë me vite se
kam qenë edhe ministër i punës, që hapja e tregut të punës sigurisht që influencon dhe kur ju hoqën vizat Shqipërisë, në një farë mënyre ministria e Punës institucionet e tjera, duhet të mendonim se çfarë impakti duhet të ketë mbi tregun e punës. Domethënë në këtë mes në një farë mënyre po i bëj pak qefin qeverisë, tezes qeveritare. Por domethënë në ekuacionin e kësaj
punë të qëndruarit në Shqipëri nuk kam heq asnjë nga faktorët që janë real, por kush është i pari? Kush është koeficienti që shumëzon gjithë këtë kllapën brenda? Është sigurisht situata ekonomike, që do të thotë është rroga. Do merremi seriozisht me këtë punë edhe me koston e një inflacioni që do të jetë pak më i lartë. Me rroga më të larta do balancojmë në radhë të parë brenda disa viteve pagën nominale me vendet e tjera ballkanike dhe të asaj Europës së varfër, deri kur të mbërrijmë pastaj tek paga reale. Njëkohësisht kjo lloj reforme do të përmirësojë edhe situatën e pensioneve që është bërë tragjike. Ky është një nga faktorët që mund të ndikojë në mos largimin e një pjese të mirë. Pjesës më të edukuar të Shqiptarëve, pjesës më të kualifikuar dhe do ti japim kësaj ekonomie me këtë dimension të vogël që ka të qëndrojë në këmbë”, tha Dashamir Shehi.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si “Katastrofë” rënien me 85 vende në renditjen e vendeve për mbrojtjen e investimeve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se në 6 vitet e fundit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka nisur investime në Shqipëri për shkak të klimes anti-biznes që mbizotëron në narkoshtetin e Edi Ramës. Sipas tij, me “Edvin Mafinë” investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë! “Katastrofë! Shqipëria e narkoshtetit të Edvin Mafisë pëson rënie katastrofike, zbret me 85 vende për mbrojtjen e investimeve! Të dashur miq, në 6 vitet e fundit asnjë investitor serioz i huaj nuk ka nisur investime në Shqipëri për shkak të klimes anti-biznes që mbizotëron në narkoshtetin e Edvin Mafis. Këtë vit, përveçse Shqipëria sipas Bankës Botërore është e fundit në Europë, për klimën e biznesit ajo tani renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti. Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë. Si përfundim, me Edvin Mafinë investime të huaja nuk ka dhe nuk mund të ketë!”, u shpreh dje ish-kryeministri Sali Berisha.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE OPINION Nga Zef Bushati
T
ryeza e partive jo parlamentare për ndryshimin e Kodit Zgjed hor, u mblodh për herë të fundit më datë 5 dhjetor 2018 dhe në përfundim doli me një deklaratë në mbështetje të Rezolutës së miratuar nga 470 eurodeputetë të Parlamentit Europian për Shqipërinë më 30 nëntor 2018, i cili theksonte si detyrë për vendin tonë: 1-Miratimin e Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve lokale, si kushtin kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendim që do të merrej në tetor 2019. (Shqipërisë nuk ju miratua hapja e negociatave nga vendet anëtare të BE-së edhe për mosrealizimin e kushtit të ndryshimit të ligjit zgjedhor). 2-Depolitizimi i plotë administratës zgjedhore nga KQZ e deri te Komisionet e numërimit. 3-Transparencë në financimin e fushatës. 4-Regjistrimin e votuese. 5-Përdorimin e teknologjive të reja të votimit. Votim elektronik. 6Votimin e shqiptarëve emigrantë jashtë vendit. Kjo rezolutë e 470 eurodeputetëve duket sikur u hodh në (koshin e plehrave) dhe nuk u ratifikua nga Parlamenti. PS e PD, asnjëherë nuk e përmendën këtë rezolutë. Partia Aleanca Demokristiane (PAD): Sistematikisht gjatë 6 viteve të fundit ka shprehur shqetësimet dhe propozimet rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor, të cilin ADK-ja e ka deklaruar si Kodin Zgjedhor më antidemokratik në vendet e BE-së, i cili shkel tre nene të Kushtetutës së Shqipërisë. a-Nenin 1, pika 3: qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike. (Mungon plotësisht barazia zgjedhore midis partive politike konkuruese në zgjedhje, në shkelje të Kushtetutës). b-Nenin 18, pika 2 askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si bindjet politike. (Partitë e vogla diskriminohen në çdo drejtim, si nga ana e të drejtave konkurruese ashtu dhe në barazinë financiare dhe propagandistike në media, etj. në shkel-
je të Kushtetutës). c-Nenin 45, pika 4: vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. (Vazhdon të aplikohet votimi kolektiv nëpërmjet një pjesëtari të familjes në shkelje të Kushtetutës). PAD Aleanca kërkon: a-Ndryshime rrënjësore të ligjit zgjedhor në respektim të Kushtetutës. b-Kërkojmë që KZ të garantojë barazi të plotë financiare dhe zgjedhore midis partive politike që konkurrojnë në zgjedhje parlamentare dhe vendore. c-Kërkojmë një KZ, sipas standarteve europiane, i cili do të eliminonte kriminalizimin e Parlamentit, do të eleminonte deputetët me rekorde kriminale, do të eliminonte deputetët injorantë që nuk kanë lexuar as kushtetutën dhe që nuk njohin ligjet e saj. ç-Kërkojmë depolitizimin e plotë të Komisioneve Zgjedhore duke filluar nga KQZ-ja e deri tek komisionet e votimit dhe të numërimit. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që dy parti drejtojnë e menaxhojnë KQZ-në dhe të gjitha komisionet deri tek qendrat e votimit. Ky është konflikt i hapur dhe i pastër interesi, nga më të qartat dhe nga më të korruptuarit. Si mundet të drejtojnë ata që vetë garojnë. Asnjë parti politike nuk duhet të ketë anëtarë në asnjë nga komisionet. Të gjitha partitë nga PS, PD, dhe të tjerat duhet të kenë vetëm nga një vëzhgues në qendrat e votimit dhe numërimit. Zgjedhjet nuk duhet ti organizojë, drejtojë dhe ti menaxhojë KQZ-ja, i cili përbëhet nga dy parti politike. Zgjedhjet duhet ti drejtojë e menaxhojë një institucion që nuk ka konflikt interesi si psh, Banka Raiffaisen (si në Angli) ose Gjykata e Lartë (si në Itali). Zgjedhjet duhet të administrohen nga avokatë e noterë që nuk paguhen nga qeveria. d-Kërkojmë të zgjidhet problemi i financimit të partive politike. Qeveria nuk duhet të financojë asnjë parti politike nga buxheti i taksapaguesëve shqiptarë. PAD, kërkon që asnjë parti politike nuk duhet të financohet nga buxheti i tak-
9 E martë, 5 NENTOR 2019
Ligji aktual zgjedhor është antikushtetues dhe antidemokratik sapaguesve shqiptarë, veçanërisht në këtë situatë të rëndë ekonomike që po kalon populli shqiptar. Partitë të financohen nga kuotat e anëtarëve dhe nga sponsorizime e donacione transparente. dh-Kërkojmë të zgjidhet në mënyrë të barabartë midis partive konkuruese koha e propagandës televizive. e-Kërkojmë që listat e kandidatëve të jenë të hapura në mënyrë që qytetarët të zgjedhin atë që duan e jo atë që e cakton kryetari i partisë. ëKërkojmë një sistem proporcional pa tavan, pa koeficent 2.5% të përcaktuar në Kushtetë por siç e kanë 80% e shteteve europiane të BE. Shembulli Gjerman është në dëm të demokracisë dhe barazisë. Kuota 5% si në Gjermani apo 2,5% si në Shqipëri është formulë e dhunës ndaj qytetarëve të subjekteve politike të cilët nuk e arrinë këtë kuotë. Një parti mund të fitojë një vend deputeti në parlament edhe me 0.8%. Eleminimi me kuotë ose me dhunë është anti-demokratik. Shqiptarët sot e dinë se çfarë është e mira, e dinë se kush është i miri, e dinë se kush është i ndershëm që punon mirë dhe për interesat e shtetit dhe të popullit. f-Kërkojmë të mos votohet në kundërshtim me Kushtetutën. Vota është vetjake. Asnjë individ nuk duhet të votojë në emër të familjes, fshatit, komunës, qofshin ata edhe “të fortët”, kriminelët dhe të korruptuarit. g-Kërkojmë të respektohet Kushtetuta dhe të mos diskriminohet asnjë nga partitë politike dhe anëtarët e tyre për bindje politike, nëpërmjet Kodit Zgjedhor që kanë hartuar dy parti. Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi, të sigurojë mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga c’do forme sjelljeje qe nxit diskriminimin per bindje politike. gj-Kërkojmë votim dhe numërim elektronik. h-Kërkojmë që
të votojnë të gjithë emigrantët shqiptarë në botë për kandidatët e tyre sipas numrit të votuesve të një zone elektorale të përcaktuar me ligj (modeli kroat). 4-Aleanca për ndryshimin e Kodit Zgjedhor deklaron se: Mbështet fuqimisht kërkesën e PE i cili kërkon që Reforma Zgjedhore të bëhet e plotë para zgjedhjeve të vitit 2019. Mbështet kërkesat e OSBE-së dhe partnereve tanë strategjik SHBA dhe BE. Partia PAD kërkon që: “Reforma të miratohet në kohën e duhur para Zgjedhjeve të parakohshme Vendore dhe zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2021”. Aleanca për ndryshimin e KZ, ka shprehur bindjen se Rezoluta e PE vendosi para përgjegjësisë jo vetëm PS-në dhe PD por edhe drejtuesit e lartë të BE-së dhe OSBE/ODHIR në Shqipëri, Vjenë e Bruksel. PAD shpreh keqardhjen që kjo rezolutë nuk u mor në konsideratë dhe nuk u ratifikua në Parlamentin e Shqipërisë. PADpër ndryshimin e KZ u angazhua për një rol të rëndësishëm që duhet të marrin përsipër edhe partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare, shoqëria civile, shoqatat, organizatat dhe intelektualë të pavarur nga bota akademike, të cilat kanë më shumë se 3 vite që luftojnë për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e KZ. 5-Aleanca për ndryshimin e KZ kërkoi që: OSBE-ja të korrigjojë arsyetimin e vjetër të sajë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i konsideruar një shtet dhe një popull në zhvillim e sipër, duke mbartur kështu edhe një pjesë të fajit për atë çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh ende sot në Shqipëri. Aktet për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor dhe Komisioni Nismëtar në KQZ. Në zbatim të Nenit 64, Nenit 70, pika 3 partitë politike duhet të regjistrohen jo
më vonë se data 21 prill 2019. Ky është njoftimi zyrtar i KQZ-së. Ky është paradoksi 29-vjeçar. Përveç partive politike regjistrojnë edhe Komisionin Nismëtar (Komisioni Nismëtar për themelimin e një partie politike). Çfarë është ky Komision Nismëtar? Një grup nismëtarësh që mblidhen për të themeluar një parti politike, shkruajnë statutin, programin, proces verbalin mbledhës dhe aktin e themelimit. Zgjedhin një Komision Nismëtar dhe një kryetar të Komisionit Nismëtar dhe i depozitojnë në Gjykatë. Gjykata nxjerr vendim për regjistrimin e Komisionit Nismëtar dhe kryetarin e këtij komisioni. të cilët deklarojnë se do të themelojnë një parti politike me emrin X. Ato nuk mund të deklarojnë që kryetari i Komisionit Nismëtar është kryetari i partisë së kryetarin e partisë sipas statutit e zgjedh Kongresi. Ata nuk arrijnë të bëjnë dot asnjë lloj organizimi, as degë nëpër qytete, as kryesi partie, as këshill kombëtar, as kongres dhe regjistrohen në zgjedhje si parti politike me kryetar partie kryetarin e Komisionit Nismëtar. Skandaloze ! Kjo i intereson PS dhe PD. Të gjithë këtë pacavure e bën KQZ. Kur kaloi ligji për partite politike u zhvillua debat i fortë. Mjaft deputetë kërkuan që një parti do të quhet parti politike mbasi ka kryer Kongresin e parë të partisë. PS e PD kundërshtoi. Kjo komedi e 120 partive i intereson vetëm PS dhe PD. Kjo çështje duhet të marrë fund se është qesharake. Kjo nuk ka lidhje me ligjin zgjedhor por me ligjin mbi partitë politike. Partia Aleanca Demokristiane, ka kërkuar që në kuadër të reformës zgjedhore të ndryshohet edhe ligji mbi partitë politike si dhe Kushtetuta. *Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane
çështjen e sjelljes së ujit në Tiranë. Mandej do të fokusohemi vetëm në rrjetin e lagjeve, ku disa prej këtyre lagje pilot, tashmë kanë ujë 24 orë, disave iu është dyfishuar sasia. Na duhet që në mënyrë kapilare të fu-
temi në çdo lagje dhe të sigurohemi që kjo prurje e madhe e dyfishuar e ujit në Tiranë të përballohet nga rrjeti, që në disa lagje ka nevojë për ndërhyrje prej amortizimit”, tha Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj: Për 100-vjetorin e Tiranës, dyfishojmë furnizimin me ujë nga Bovilla; Përmbytjet nga Lumi i Tiranës, një përrallë nga e kaluara
Pas rehabilitimit të Lumit të Lanës, stabilizohet edhe furnizimi nga Bovilla
P
as rehabilitimit të shtratit të Lu mit të Tiranës, brenda vitit 2020 do të marrë zgjidhje edhe furnizimi me ujë të pijshëm shtesë nga impianti i Bovillës. Nga Amsterdami, ku paraqiti sfidat kryesore të Tiranës në konferencën e “Javës Botërore të Ujit”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se brenda një kohe të shkurtër do të dyfishohet sasia e ujit për qytetarët. “Kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm për Astirin, kur në 28 gusht
hapëm linjën e dedikuar që vjen nga Bovilla. Pra, nga 28 gushti, ajo që ka qenë një pikë jo vetëm problematike, pa kanalizime, as lidhje me rrjetin e rregullt të ujit, por furnizohej nga puset e vjetra të Laknasit, sot merr ujë nga Bovilla. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë
edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë”, tha Veliaj, i cili shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të përfundojë edhe dyfishimi i linjës nga Liqeni i Bovillës tek impianti i filtrimit. Kryebashkiaku theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje. “Me dyfishimin e prurjeve dhe filtrit të ujit zgjidhim përfundimisht
AKTUALITET PROCESI
10 E martë, 5 NENTOR 2019
Vetting-u në Polici nuk nis nga Ardi Veliu
P
as shumë zvarritjesh, Vetting-u në Policinë e Shtetit mësohet se nuk do të nisë nga drejtuesit e saj, siç është Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV), do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së
S
hirat e shumtë kanë sh kaktuar përmbytje në një pjesë të konsiderueshme të vendit. Disa rrugë në Durrës u gjendën nën ujë prej shiut të së hënës. Fëmijë e pleq u gjendën në vështirësi. Reshjet bllokuan kanalizimet duke krijuar përrenj nëpër rrugë. Moti i keq shkaktoi edhe vonesa të trageteve që mbërrijnë nga Italia, jo vetëm në Durrës por edhe në Vlorë pasi deti i trazuar pengoi lundrimin. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës fuqi e dallgëve në det të hapur shkon deri në 8 ballë. Më tej në jug reshjet kanë shkaktuar bllokime nga inertet edhe në aksin KordhocëGjirokastër. Ka rrëshqitje dheu dhe bllokim të aksit drejt Koshovicës dhe Llongos në Dropull. I rrezikuar për përmbytje mbetet edhe aksi nacional pranë Gjirokastrës. “Akset problematike, monitorohen 24 orë nga inspektorë të ARRSH”, kështu është shprehur drejtori i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, Erion Koka për sa i përket reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin tonë gjatë orëve të fundit. Koka ka shtuar se situata me reshjet nuk është alarmante dhe se problemet e shfaqura me përmbytjet e rrugëve kanë marrë zgjidhe ose do të zgjidhen në orët në vijim. “Veriu dhe jugu ka qenë më problematik, Qarku i Gjirokastrës, dalja e ujit afër liqenit të Viroit. Akset problematike monitorohen 24 orë. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Punimet janë kryer dhe janë inspektuar. Kemi grupe në mbikëqyrej dhe kemi inspektorët që i vëzhgojnë rrugët. Për çdo taksë për mirëmbajtjen e rrugës’’,-tha për ‘’Report TV’’. Sa i përket situatave në javët në vijim, Erion Koka është shprehur se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është normale që në këtë stinë të vitit të ketë reshje të dendura dhe që të krijohen problematika të ndryshme. Ai ka deklaruar se edhe në vendet shumë të zhvilluara reshjet e dendura sjellin probleme me përmbytjet kur ka
Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA). I pari që do të dalë përpara trupit gjykues dhe do të skanohet njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Seanca do të zhvillohet nesër, 5 nëntor, në orën
12:00. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj. Tre ditë më pas, të premten në orën 12:00, seanca dëgjimore do të zhvillohet me Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA. Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.
Veriu dhe jugu ka qenë më problematik, Qarku i Gjirokastrës, dalja e ujit afër liqenit të Viroit. Akset problematike monitorohen 24 orë. Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar
Situata pas reshjeve, ARRSH: Akset problematike monitorim 24 orë SITUATA “Akset problematike, monitorohen 24 orë nga inspektorë të ARRSH”, kështu është shprehur drejtori i Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, Erion Koka për sa i përket reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin tonë gjatë orëve të fundit. Koka ka shtuar se situata me reshjet nuk është alarmante dhe se problemet e shfaqura me përmbytjet e rrugëve kanë marrë zgjidhe ose do të zgjidhen në orët në vijim.
shi intensiv. Koka ka theksuar se ARRSH merr informacione nga një rrjet i kryqëzuar institucionesh për çdo situatë problematike që pritet të ndodhë me motin. “Jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me IGJEUM. Njoftohemi për çdo gjë për zonat problematike, kur ka një rrezik për një moment të caktuar. Parashikohen reshje por nuk është se do të jenë shumë problematike. Është një qendër në Slloveni që na njofton për rastet e rrezikut
stuhive. Njoftohemi gjatë të gjithë kohës. Kemi informacione nga një kryqëzim institucionesh. Ditët problematike jemi 24 orë në vëzhgim. Nuk është problematikë në horizont”. Për sa u përket kompanive kontraktore që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, Koka është shprehur se të gjithë këto kompani e kanë krijuar intinerarin që duhet ndjekur për çdo muaj dhe i dinë situatat që krijohen dhe për këtë arsye kanë
inspektorë në terren që bëjnë të mundur mbikëqyrjen e zonave problematike. Ambientalisti Lavdosh Ferruni, bën thirrje për marrjen e masave në vendin ku buron lumi. Ai tha se epidemia e hidrocentraleve kapasojë negative për të ardhmen e vendit. ‘’Duhen marrë masa jo aty ku lumi zbrazet por aty ku lumi buron. Një nga problemet e mëdha që kemi ne tani është fenomeni i epidemisë së hidrocentraleve, që është me pasoja
THETH
Rrëshqitje dherash, izolohen banorët
R
eshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë favorizuar rrëshqitjen e dherave në zonën e Thethit. Për pasojë është bllokuar rruga hyrëse për në fshat duke izoluar banorët. Ata raportojnë se prej 2 ditësh kanë probleme edhe me energjinë elektrike. Në mo-
mentin e rrëshqitjes së dherave, fatmirësisht në rrugë nuk ka patur kalimtarë. Nga ana tjetër, aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën ka probleme. Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional. Ka pasur mungesë të energjisë elektrike
në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.
negative për të ardhmen, jo vetëm për komunitetet që janë të afektuar nga ky problemi i hidrocentraleve për arsye se i merret uji. Mund të ketë probleme për ujin e pijshëm. Mungesë uji të pijshëm në një vend si Shqipëria me shumë ujëra nuk duhet të ndodhë. Ky fenomeni i hidrocentraleve ku e merr të gjithë sasinë e uji dhe me një kontratë 30-vjeçare, jo vetëm që i provon këto komunitete nga uji i pijshëm dhe ujitja”.
AKTUALITET
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në seancën e së hënës në Kuvend u ka kthyer përgjigje të gjithë kritikëve të koncensionit të sterilizimit, duke theksuar se nuk ka asnjë vonesë për ndërhyrjet kirurgjikale më instrumentat e rinj. ‘’Asnjë ankesë, nga asnjë qytetar nuk ka sot për vonesa në shërbimin e kirurgjisë me instrumentat e rinj kirurgjikalë. Për ata që flasin, kush nga padija dhe kush nga ligësia i informoj se ky koncesion, nuk është koncesioni i veglave të kirurgjisë por ka lidhje me ofrimin e shërbimit të plotë të sterilizimit dhe dua të siguroj qytetarët se asnjë vonesë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për ndërhyrjet operatore, qoftë kur janë urgjente, gjithashtu dhe për pjesën tjetër të ndërhyrjeve të planifikuara të cilat janë duke u realizuar sipas të gjitha procedurave, me instrumentet e rinj kirurgjikalë, në të gjithë spitalet e vendit’’. Nga ana tjetër, Manastirliu tha se vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti më shumë se 47 mijë qytetarë kanë kryer ndërhyrje me standarde bashkëkohore, duke theksuar dhe investimet e kryera në 9 centralet e sterilizimit. ‘’47 mijë pacientë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale me standarde të larta, me siguri të lartë. 7.3 % më shumë ndërhyrje të kompleksitetit të lartë së një vit më parë. 12 % ndërhyrje kirurgjikale më shumë të kompleksitetit të mesëm së një vit më parë. Më shumë se 9 centrale sterilizimi janë investuar në spitalet rajonale të vendit. Më shumë se 90 mijë sete instrumentash kirurgjikalë sot përdorin mjekët tanë kirurgë’’. Në fjalën e saj në Kuvend ministrja është shprehur se buxheti për 2019 është bux-
11 E martë, 5 NENTOR 2019
Gjatë fjalës në seancën e së hënës, Ogerta Manastirliu tha se 450 mijë qytetarë janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimit të përmirësuar në 100 qendrat e rindërtuara të kujdesit parësor
Sterilizimi, Manastirliu: S’ka vonesa për ndërhyrjet kirurgjikale
heti i qytetarëve pasi ka përmbushur nevojat e tyre në të dy sektorët. Manastirliu nënvizoi se 450 mijë qytetarë janë përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimit të përmirësuar në 100 qendrat e rindërtuara të kujdesit parësor. Janë më shumë se 499 mijë qytetarë të siguruar ose jo kanë
përfituar nga paketa e barnave të rimbursueshme. Gjithashtu ministrja u ndal edhe tek bonus i bebes dhe ndihma ekonomike që vijnë në ndihmë të drejtëpërdrejtë të familjeve shqiptare për 30 mijë fëmijë në vit. Manastirliu u ndal edhe tek programet e tjera të mbrojtjes sociale,
MINISTRJA
duke theksuar 63,860 familje në nevojë kanë përfituar pagesën e plotë të ndihmës ekonomike, e cila deri dje jepej si lëmoshë, e copëzuar prej abuzimeve e politikës së mbrapshtë. Buxheti 2019 është rritur me 300 milion lekë më shumë për aftësinë e kufizuar për imple-
mentimin e reformës së aftësisë së kufizuar, nga e cila do të përfitojnë më shumë qytetarë. Ministrja Manastirliu ka nisur së fundmi një komunikim të përjavshëm me qytetarët mbi të gjitha problematikat e adresuara prej tyre por për të ndarë me ta punët e javës, si dhe ato që janë planifikuar në ditët në vijim i është përgjigjur sot shqetësimit të ngritur nga një paciente e cila kërkon mundësimin e shërbimit të kimioterapisë në spitalin afër vendbanimit të saj. “Sot ne ofrojmë shërbimin e kimioterapisë për dy diagnoza në 6 qendrat tashmë të hapura në spitalet rajonale, por menjëherë pas sugjerimit tënd filluam punën që bashkë me mjekët e shërbimit onkologjik të vlerësojmë mundësinë e zgjerimit të diagnozave dhe paralelisht të fillojmë trajnimin e stafeve për të lehtësuar pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale dhe familjarët e tyre”. Duke veçuar disa prej punëve më të rëndësishme të kësaj jave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Manastirliu tha se më në fund sot ofrohet trajtim i plotë me 100% i terapisë për limfomat malinje, është ulur koha e pritjes për koronagrafinë, pas zgjerimit të shërbimit në 3 qendra shëndetësore, si dhe ka nisur ndërtimi i reanimacionit të kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
SITUATA
Manastirliu bën check up-in: 411 mijë vizita në 10 muaj
Azilantët shqiptarë, “mollë sherri” në Irlandë
M
P
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kryer mëngjesin e së hënës kontrollin mjekësor bazë periodik pranë qendrës së saj shëndetësore në Tiranë, ku u shpreh se vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, 411 mijë qytetarë kanë kryer Check upin. “Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”. Aktualisht ka dyfishim të qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë që nga viti 2015, kur nisi ky program kombëtar për shëndetin e popullatës dhe parandalimin e sëmundjeve. Manastirliu u shpreh se rezultatet që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve, uljen e invaliditetit dhe mortali-
tetit nga sëmundjet kronike. Të dhënat tregojnë se në rang kombëtar 26.2% e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë kanë vlera të larta të Kolesterolit (yndyrna të larta) që rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës. Në rang kombëtar 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet. Në rang kombëtar 13.4 % e qytetarëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë janë anemik; 6.73 % e qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë rezultojnë me rritje të vlera të larta të enzimave të mëlçisë.
as Francës, azilkërkuesit nga Shqipëria janë vënë në qendër të një debate politik në Irlandë, aq sa po cilëson si “mollë sherri”. Komentet e kryeministrit Leo Varadkar, i lidhur me emigracionin e paligjshëm janë cilësuar si shumë të rrezikshme nga grupimet për të drejtat e emigrantëve dhe parti të opozitare. Gjatë një prononcimi për median “The Sunday Independent”, Varadkar tha se emigrantët nga Shqipëria dhe Gjeorgjia me dokumente false qëndrojnë pas rritjes së numrit të azilkërkuesve në vend. Liderja e partisë Sinn Fein, MaryLou McDonald, e akuzoi kryeministrin duke thënë se po përdorë shqiptarët dhe gjeorgjianët si justifikim për të mbuluar dështimet në politikat qeverisëse. Nick Henderson, shef ekzekutiv i Këshillit Irlandez të Refug-
jatëve, thotë për “The Irish Times”, se veçimi i këtyre dy kombësive dhe përcaktimi i tyre si vende të sigurta për të gjithë ishte një vendim shumë i rrezikshëm. “The Irish Times”, shkruan edhe për numrin e lartë të azilkërkuesve gjithnjë e në rritje. Kjo media raporton se muaji shtator i këtij viti regjistroi një rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018. Në total gjithë vitin janë shënuar 3700 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare.
KULTURE
12 E martë, 5 NENTOR 2019
Muzeu i ri etnografik, më i vizituari nga vizitorët e turistë vendas të huaj
Teatrit Migjeni i akordohet titulli “Nderi i Kombit” J për 70 vjetor F
esta e 70-vjetorit të teatrit “Migjeni” si teatër profesionist, ngjiti në skenë plejadën e aktorëve që ndër vite kanë luajtur në këtë skenë dhe ata që vijojnë të jenë pjesë e trupës së këtij institucioni. Nderi i kombit Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti, ngritën në këmbë një sallë, që mes duartrokitjesh priti me emocione dy ikonat e teatrit dhe kinematografisë. Ditëlindja u bë edhe më e veçantë kur në emër të presidentit të Republikës, teatrit “Migjeni” ju akordua titulli i lartë “Nderi i Kombit”, i pari institucion në vend që merr një vlerësim të tillë. Emocionet dhe lotët nuk i fshehu në këtë ditë, drejtoresha e institucionit Rita Gjeka, ndërsa mori në duar këtë vlerësim. Vlerësime të shumta erdhën në këtë feste edhe për ata që kontribuuan ndër vite në këtë tempull, mes tyre ata që jetojnë e të tjerë që kanë ndërruar jetë por duke lënë pas një emër e kontribut të madh për artin shqiptar. “Mjeshtër i Madh” ju
akordua:Drande Xhaj, Ymer Bala, Bashkim Alibalit dhe pas vdekjes Vitore Nino, Jolanda Shala, Fatbardh Smaja dhe Vitor Bruçeti, ndërsa “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Fadil Krajës, Serafin Fankos, Lec Bushatit dhe Ndrekë Prelës pas vdekjes. Për të pranishmit u shfaq në mbyllje dokumentari kushtuar 70-vjetorit të teatrit dhe një video mapping
me imazhet e artistëve të medhenj të skenës, që lartësuan emrin e artit shqiptar. Ishte nëntori i vitit 1949, kur teatri i Shkodrës do të merrte statusin e një teatri profesionist. Plot 70 vite më parë kjo ngjarje e rëndësishme për kohën, do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve të një institucioni që mbi supe ka 140 vite jetë artistike.
anë 850 objekte muzeale që tregojnë historinë dhe kulturën e një qyteti, që shtojnë interesin e çdo turisti dhe vizitori për t‘i parë nga afër. Trashëgimia kulturore materiale është pasuri e brezave e detyrim madhor i tyre, kundrejt së shkuarës dhe të ardhmes, vijimësi dhe trashëgimi e pasur e çdo populli dhe kombi. Si e tillë, ajo është një sfidë e pareshtur, përballë kujdesit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të arritur gjurmët e gjeniut krijues mbarëshekullorë dhe për ta përcjellë atë drejtë së ardhmes tek brezat e rinj. Pjesë e kësaj trashëgimie e pasurie kombëtare, është edhe Muzeu i ri Etnografik, i vendosur tashmë në kushte optimale, me dritën e nevojshme dhe me sipërfaqe ekspozimi prej xhami, në katin e parë të Pallatit të Kulturës të qytetit të Lezhës, i përuruar kohë më parë. Me kujdesin dhe punën e lavdërueshme të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu dhe e drejtorit të Muzeut, Memorialit të Skënderbeut dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, me pasionin dhe dashuri profesionale, muze që pasqyron trashëgiminë etnografike të pesë zonave etnografike të rrethit të Lezhës. Vendosja në këtë objekt të ri, të përshtatshëm e të dukshëm e Muzeut Etnografik Lezhë dhe ekspozimi i 314 objekteve muzeale, me raftet dhe vitrinat me xhama të tejdukshëm, ka bërë që të shtohet interesi i vizitorëve dhe i turistëve vendas dhe të huaj, si nga Evropa etj. Për të vizituar këtë institucion etnografik, që flet shumë dhe i vënë tashmë në kushte të përshtatshme në dispozicionin të çdo qytetari, nxënësi, studenti, intelektuali, studiuesi e vizitori e turisti vendas e të huaj që preferojnë ta vizitojnë atë në çdo kohë. Trashëgimia kulturore etnografike dhe arkeologjike, i përket popullit, i përket vendit, intelektualëve të çdo fushe, i përket memories sonë të përbashkët kombëtare, i përket së ardhmes, brezave. Ndaj duhet vëmendje e veçantë dhe e vazhdueshme, për të promovuar këtë trashëgimi kulturore materiale kombëtare, si pasuri e brezave, si pasuri dhe thesar i kulturës sonë kombëtare . Jak Rrozhani
Popullor mbylli turin Sofra Pukjane”, promovim Ansambli në Odesa të Ukrainës vlerave dhe traditave të T pasura historike N
ë qytetin e Pukës, në verilindje të Shqipërisë, u zhvillua mbrëmjen e së dielës “Sofra Pukjane”, një nismë e intelektualëve dhe biznesmenëve të njohur, që synojnë të promovojnë vlerat e traditave të pasura historike dhe kulturore të vendlindjes dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të saj. Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj e ka konsideruar këtë aktivitet si një çast reflektimi, por dhe si një mesazh se Puka ka nevojë për çdo njërin nga të pranishmit. Gjonaj ftoi të gjithë biznesmenët pukjanë që të rikthenin vëmendjen nga vendlindja me investime kryesisht në fushën e turizmit dhe fasonerisë. “Sofra Pukjane” është një eveniment i përvitshëm themeluar nga Arjan Ndoj e që organizohet nga biznesmenë pukjanë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në
uri i koncerteve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore jashtë vendit u mbyll në qytetin Odesa të Ukrainës. Artistët e ansamblit për collën një program të pasur për pjesëmarrësit në këtë koncert. Më herët artistët e Ansamblit Popullor zhvilluan koncerte dhe në qytetet italiane, por edhe në Ukrainë gjithashtu u përcollën perlat e krijimtarisë sonë popullore. Qyteti i Odesës ku është vendosur edhe një komunitet shqiptarësh e mirëpriti koncertin, që erdhi si përmbyllje e trajnimeve që Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës kryen më herët. Për publikun u soll një koncert me një program, që përmbante këngën dhe vallen e gjithë krahinave. Bashkëpunimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me Agjencinë Kombëtare të Diasporës synoi njohjen e elementëve kulturor, antropologjik, historik dhe folklorik te më të rinjtë e komunitetit shqiptar në Ukrainë. Por sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, 2019 është viti që Ansambli Popullor dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës jetësuan idenë e tyre për të qenë me vallet, këngët, muzikën dhe kostumet e traditës te diaspora.
Pasolini për arbëreshët: “Një mrekulli antropologjike”
R Tiranë dhe zona të tjera të vendit në bashkëpunim me bashkinë e Pukës. Ky aktivitet ka për qëllim bashkimin e pukjanëve të larguar, por dhe njohjen e brezave të rinj me vendlindjen e prindërve. Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet
me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm, etj.
egjisori dhe shkrimtari italian Pier Paolo Pasolini, konsid erohet si një nga artistët më origjinal dhe më me ndikim në historinë kinematografisë. Shumë i njohur për stilin e veçantë të filmbërjes dhe qëndrimet e tij politike, Pasolini mbahet si një gjeni i artit modern. Studiuesi arbëresh Matteo Mandalà, ka treguar se si kur Paolo Pasolini kishte dëgjuar për arbëreshët e Italisë nga Giuseppe Faraco, ai kishte thënë se arbëreshët janë “një mrekulli antropologjike”. I ftuar në emisionin CODEX të KTV-
së, Mandalà ka folur dhe për historinë e arbëreshëve si dhe për studimet mbi arbëreshët në Itali sot.
SHOWBIZ
13 E martë, 5 NENTOR 2019
5 shqiptare në “MTV Europian Music Awards” C
eremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europi an Music Awards”, e mbajtur të dielën mbrëma në Sevilje, Spanjë, ishte një festë e vërtetë për të gjithë emrat më në zë të muzikës, veçanërisht për artistet femra, që dominuan në performanca dhe çmime. Si rrallëherë, në MTV EMA qenë të pranishme pesë artiste me origjinë shqiptare. Dua Lipa, e veshur me trupore dhe geta të zeza, hapi mbrëmjen me një performancë elektrizuese të këngës më të re “Don’t start now”. Ava Max u ngjit gjithashtu në skenë për të kënduar “Torn” dhe “Sweet but Psycho”. Ava, e nominuar për “Best New Artist” dhe “Best Push”, arriti të rrëmbente trofeun e këtij të fundit. Ndonëse jo e pranishme fizikisht, Bebe Rexha ishte një nga pretendentet për çmimin “Best Collaboration”, për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, por nuk ia doli të fitonte. Bashkëpunimi më i
Demi Lovato thyen heshtjen pas mbidozës: Nuk pendohem për asgjë Një vit më parë, Demi Lovato pushtoi mediat për shkak të problemeve shëndetësore me mbidozën. Prej asaj kohe, Demi ka dhënë disa intervista por asnjëherë nuk kishte folur hapur për problemet e varësisë që desh i mori jetën. Lovato theu heshtjen për Teen Vogue, teksa u shpreh se ka patur një vit të vështirë. “Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe tani shoh një luftëtare. Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive. Nuk do të doja ta ndryshoja drejtimin e jetës sime. Nuk pendohem për asgjë. Unë e dua personin që jam sot. Në një koncert në Brooklyn vjet në pranverë, thashë se pija vodka në një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villja në makinë dhe mendova se kjo s’është më e lezetshme, s’është më qejf. Duhet të ndryshoja jetën time. Kështu që ndryshova.”, shtoi ajo. Kujtojmë se në korrik të një viti më parë, Demi u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën si pasojë e mbidozës nga drogërat e forta, kryesisht heroinë dhe kokainë.
mirë u cilësua “Con Altura”Rosalia, J Balvin ft. El Guincho. Loredana dhe Ilira Gashi qenë pretendente për çmimin “Best Swiss Act”, që u jepet
artistëve më në zë të shteteve përkatëse. Fituese u shpall Loredana, e cila në tapetin e kuq i qëndroi besnike stilit të saj.
Veshja e Sendit nga filmi “Grease” shitet me një çmim marramendës Veshja ikonike që Olivia Newton John mbante veshur në filmin “Grease” është shitur për plot 405.700 dollarë në një ankand në Beverly Hills. Shtëpia e ankandeve Julien, bëri të ditur se veshja që shënjoi shndërrimin e Sendit nga një nxënëse shembullore në një vajzë seksi, në filmin e 1978, u shndërrua në hit ndër vite, ndaj u shitën më shumë se dyfishi i çmimit fillestar që ishte parashikuar. Të ardhurat e grumbulluara nga pantallonat e ngushta dhe xhaketa e lëkurës,
dhe sende të tjera nga filmi do të shkojnë për trajtimet kundër kancerit, në një qendër në Australi. Vetë aktorja, tashmë 71 vjeçare, rrëfeu se ky ankand për të kishte shumë rëndësi, pasi në 2019, kanceri i është rikthyer për herë të tretë, pas diagnostikimit për herë të parë në vitin 1992. Në ankand u mblodhën gjithsej 2.4 milionë dollarë, ndërsa vetëm një poster i filmit, firmosur nga Olivia dhe John Travolta u shit për 64 mijë dollarë.
Rikthimi i bujshëm i Dua Lipës Pas muajsh mungesë në skenat ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer bujshëm në MTV Europe Music Awards 2019. Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte artistja që çeli spektaklin më të rëndësishëm të muzikës në Europë, me një performancë fantastike të hitit më të fundit “Don’t start now”. Ndonëse nuk ishte nominuar në asnjë prej kategorive, për shkak se kohët e fundit nuk kishte ardhur me projekte të reja muzikore, Dua dominoi ditën e djeshme në Mtv Ema. Performanca e saj ishte ndër më të vlerësuarat nga publiku dhe kritika.
Gati “Jumanji 2”, Nick Jonas zbulon datën e transmetimit Ditën e djeshme, artisti i njohur, Nick Jonas, lajmëroi datën e transmetimit të filmit të dytë “Jumanji”. Pas suksesit të serisë së parë, në dhjetor të 2019 do të jepet në kinema ‘Jumanji 2 ‘. Me një kast aktorësh të njohur si, Dwayne Johnson, Kevin Heart, Jack Black, Karen Gillan dhe Nick Jonas, pritet që komedia të jetë po aq e suksesshme sa ajo e publikuar në vitin 2017. “Gati për nivelin tjetër (dhe raundin tjetër të margaritave), Jefferson “Seaplane” McDonough rikthehet në Jumanji. Niveli i ri vjen në teatër në 13 dhjetor”, shkruan Nick në publikimin e tij në ‘Instagram’. Që prej lajmërimit të nisjes
së tij, fansat e filmit janë shprehur shumë entuziastë dhe e presin me padurim.
SPORT
14 E martë, 5 NENTOR 2019
Pas një jave shumë të ngarkuar, ku Lerda fitoi sfidën e parë brenda llojit, fitorja ndaj Luftëtarit ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur kreun dhe për të përforcuar edhe më shumë pozitat
T
ë gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht por nuk i druhem asnjë kundërshtari. Skuadra si Kukësi, Tirana janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojë kështu deri në fund”. Kështu shprehet Franko Lerda, i cili është nga të paktët italian që jo vetëm po arrin të përshtatet me Partizanin dhe realitetin shqiptar por tashmë filozofia e tij po rezulton fituese. Me prepotencë, me arrogancë, i mbështetur në maksimum nga stafi drejtues, Lerda ka arritur të dominoj mbi një grup të mbushur me “gjela”, ka vendosur diktatin e tij dhe më në fund mund të buzëqesh pasi Partizani po rikthehet aty ku të gjithë kërkonin, në krye të klasifikimit. 7 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, ekipi që ka gabuar më pak nga të gjithë, një ekip që ka potencialin e duhur për të mbrojtur titullin kampion. Lerda ka në dispozicion një grup solid, një stol cilësorë, të gjithë këto janë faktorë të rëndësishëm për të dominuar një kampionat më shumë se konkurrues. Ndaj Luftëtarit të gjithë ishin protagonist, duke nisur nga kapiteni Alban Hoxha që në momentin më delikat të sfidës priti një 11-metërsh dhe deri te
Partizani 7 ndeshje pa humbje, filozofia e Franko-s drejt fitores RENDITJA Partizani Tirana Kukësi Bylis Teuta Laçi Vllaznia Skëndërbeu Luftëtari Flamurtari
Asani i cili u hodh në fushë si zëvendësues, fitoi dhe shndërroi në gol një penallti që
DHUNË
Rrihen lojtarët në ndeshjen Maliqi-Këlcyra Skenat e përleshjeve në futbollin vendas nuk janë lajmi ri. Këtë herë, dhuna është parë në ndeshjen Maliqi-Këlcyra. Një futbollist i skuadrës së Maliqit përfundoi me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi u godit me grusht nga mbrojtësi i Këlcyrës, Aristidhis Coli gjatë ndeshjes mes këtyre skuadrave e mbyllur me rezultatin 1-1. Pas ekzaminimit, stafi mjekësor vendosi që futbollisti të transportohet në Tiranë për t’iu nënshtruar një operacioni. Trajneri Egli Malesia, thotë se skuadra ka marrë një goditje psikologjike pas kësaj ngjarjeje dhe i kërkoi FSHF të ashpërsojë dënimet për akte të tilla të papranueshme. Trajneri i Maliqit theksoi se dhuna është një fenomen që shfaqet çdo javë në Kategorinë e dytë, gjë që e bën akoma më të vështirë punën e trajnerëve për të motivuar lojtarët, një problem të cilit i bashkohen edhe ato financiare.
hipotekoi fitoren. Pas një jave shumë të ngarkuar, ku Lerda fitoi sfidën e parë brenda llojit,
fitorja ndaj Luftëtarit ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur kreun dhe për të për-
SITUATA
Superiorja, Cungu: Konkurrencë unike Me 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, Laçi futet me prepotencë në garë për objektiva të rëndësishëm. Pas një fillim sezoni me shumë probleme, tashmë nën drejtimin e Armando Cungut, ekipi e sheh veten 5 pikë larg kreut. Fitorja e fundit me “poker” golash në transfertë përballë Skënderbeut, ishte një mesazh i qartë për të gjithë rivalët, Laçi është rikthyer të bëjë laçin, një ekip ekspert i futbollit shqiptar në vitet e fundit. Armando Cungu shijon këtë ecuri pozitive ndërsa ndalet duke i bërë një analizë të ftohtë këtij sezoni që për teknikun shkodran është sa konkurrues por dhe absurd. Këtë herë Cungu ka në dispozicion një “bishë” të vërtetë në sulm, Nuabueze. 7 gola ka shënuar sulmuesi nigerian brenda një harku kohorë prej 15 ditësh, shifra të pabesueshme për nivelin e futbollin shqiptar.
21 pikë 18 pikë 18 pikë 17 pikë 17 pikë 16 pikë 15 pikë 14 pikë 6 pikë 5 pikë
forcuar edhe më shumë pozitat e italianit dhe të Partizanit. Ndaj një rivali të lehtë në letër por të pakalueshëm në fushë, demat e kuq u ndalën për një pjesë por triumfuan me meritë 2-0, duke ligjëruar dhe gëzimin e marrjes së vendit të parë të vetëm. Me këtë fitore Partizani shkëputet 3 pikë në krye të renditjes nga ndjekësit.
LISTA
Grima rikthehet në stolin e Kombëtares Një vit pas arrestimit si pjesë e grupit Bajri në operacionin “Oaz”, për akuzën e manipulimit të ndeshjeve, trajneri i Kombëtares së Femrave, Amir Grima, është kthyer në krye të detyrës. Ai u la i lirë për mungesë të provave që e implikonin duke lënë pas një periudhë të vështirë ku herë ishte i arrestuar dhe herë me detyrim paraqitje. “Ka qenë një periudhë që nuk do ti uroj asnjë njeriu ta provojë por duke patur afër shokë dhe miq gjithçka do të kalojë”. Ndeshja e ardhshme e kombëtares së femrave është kundër Skocisë, për të cilën Grima thotë se do të marrim pikët e para pavarësisht se është një kundërshtar shumë i vështirë. Aktualisht pas tre ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e fundit me 0 pikë. 45-vjeçari u rikthye sërish në stolin e Kombëtares së femrave, teksa bëri publike listën e futbollisteve të grumbullura për sfidën e 8 nëntorit ndaj Skocisë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
SPORT
15 E martë, 5 NENTOR 2019
Schweinsteiger shtyn Mullerin drejt United: Duhet të provojë diçka të re Perez “i fiksuar” me Sterling, gati oferta për të joshur City-n
Bastian Schweinsteiger shtyn ish-shokun e tij të skuadrës te Bayerni dhe përfaqësuesja gjermane, Thomas Muller, që të marrë në konsideratë mundësinë e transferimit në radhët e Manchester United. Spekulimet për një kalim të mundshëm të gjermanit në “Old Trafford” dalin të parat në çdo dritare merkatoje. “Van Gaal, kur drejtonte Manchester United, synonte ta kishte në klub Mullerin. Thomas ishte i ri në atë kohë dhe nuk dëshironte të largohej. Ndoshta ka ndryshuar mendim tani. Thomas në kohën e fundit po qëndron në stol, por duhet të provojë diçka të re”, – deklaroi Schweinsteiger. Muller gjatë këtij sezoni ka luajtur pak ndeshje në formacionin e parë, madje dhe në ato sfida ku ka zbritur në fushë ka hyrë në lojë si zëvendësues.
Reali i Madridit ka fiksuar si objektiv transferimin e sulmuesit anglez të Manchester Cityt, Raheem Sterling, ndërsa drejtuesit po studiojnë ofertën ideale për të bindur kampionët në fuqi të Premier Leagues, të heqin dorë nga ylli i ekipit. Së fundmi, sipas mediave spanjolle, disa ndërmjetësues pritet të diskutojnë edhe njëherë nga afër me vetë sulmuesin, gjatë kohës që ky do të jetë në grumbullim me Anglinë dhe vetëm pas miratimit të Sterling, Reali do nisë joshjen e City-t. Paraprakisht mendohet se Florentino Perez është gati të ofrojë kartonin e Gareth Bale dhe një shifër të majme prej plot 80 milionë eurosh, për të marrë Sterling, por fillimisht duhet kuptuar nëse Guardiola do të pranonte të punonte me uellsianin apo jo. Megjithatë vlen të theksohet se negociata është vetëm në hapat e parë, pasi ky është nga ato transferime që bëhen të mundura vetëm në merkaton e verës, kohë kur madrilenët do të duhet të punojnë shumë për t’u përforcuar akoma.
Allegri shihet si zëvendësues i Kovacit te Bayerni Masimmiliano Allegri është favorit për ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit. Sipas asaj që raporton Bild, kampioni i Bundesligës dëshiron ta emërojë ish-trajneri e Juventusit si strategun e tyre të ri. Italiani është i papunë që nga largimi prej Zonjës së Vjetër në fund të sezonit të kaluar, derisa shihet edhe si opsion për Manchester Unitedin. Allegri kishte bërë të ditur se do ta merrte një skuadër nga sezoni 2020/2021, mirëpo tani që Bavarezët e shkarkuan kroatin, do të jetë një mundësi e mirë për ta marrë drejtimin e skuadrës. Kovaci u shkarkua pas humbjes 5-1 që pësoi në këtë fundjave Bayerni prej Eintracht Frankfurtit, derisa edhe në sezonin e kaluar ishte paralajmëruar largimi i tij. Allegri ishte në krye të Juves për pesë vite, derisa kishte fituar pesë Scuddeto dhe kishtearritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.
Më në fund arrihet marrëveshja mes Interi dhe Flamengon për Gabigol Vazhdon telenovela e “Gabigol”. Sulmuesi brazilian, i cili aktualisht luan i huazuar te Flamanego nga Interi, është një nga protagonistët kryesorë në sukseset e arritura nga skuadra, që më 23 nëntor do të përballet me River Plate në finalen e Copa Libertadores. Zëvendëspresidenti i brazilianëve, Marcos Braz, gjatë një interviste deklaroi se futbollisti është prioriteti kryesor i klubit për projektet afatgjata, por vendimi për të ardhmen i takon lojtarit. Numri dy i klubit pohoi se tratativat me Interin, që zotëron kartonin e Gabigolit, janë drejt përfundimit dhe se të dyja palët janë në pritje të vendimit të 23-vjeçarit.
PSG synon mbrojtësin e Juventusit që në janar Paris Saint Germain ka vendosur të përshpejtojë tratativat me Juventusin për kartoni e të Mattia De Sciglios. Klubi parizien ka mbetur i zhgënjyer nga performanca e Abdou Diallo, i cili nuk po arrin të përshtatet në Ligue 1, duke djegur çdo mundësi të dhënë nga trajneri Tuchel, i cili e aktivizoi në sfidën ndaj Dijonit, ku reparti i mbrojtjes nuk u tregua në lartësinë e duhur dhe për pasojë parizienët u mposhtën 1-2. Për të përforcuar pikërisht mbrojtjen drejtuesit e klubit nga “Parc des Princes” do të synojnë të arrijnë te 27-vjeçari italian që në merkaton e janarit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E martë, 5 NENTOR 2019
90-VJETORIT TË LINDJES I ANASTAS JANULLATOS
Presidenti uron Janullatos për 90-vjetorin e lindjes P
residenti Ilir Meta ka uru ar dje Kryepeshkopit të Ti ranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shpreh mirënjohje për kontributin që ka dhënë Janullatos për kishën dhe besimtarët ortodoksë shqiptarë. “Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij
Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë. Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.
“NOTRE DRAME DE TIRAN”
Presidenti Meta viziton ekspozitën e Avni Delvinës “Notre Drame de Tiran” në Teatrin Kombëtar
“Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitet të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje kspozitën e hapur në ambientet e Teatrit Kombëtar nga artisti Avni Delvina, të titulluar “Notre Drame de Tiran”, nën mbështetjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Pasi vizitoi punimet e artistit Delvina në të cilat paraqiten drejtues të institucioneve dhe personazhe politikë dhe publikë të vendit, Presidenti Meta u shpreh se arti i piktorit Devlina pasqyron kohët në të cilat po kalon vendi. “Jetojmë në kohën e globalizimit, që është një proces, që nuk mundet ta ndalim, pasi është një proces nga i cili edhe përfitojmë, por që nuk duhet të na shkombëtarizojë. Këtu del
LETRAT KREDENCIALE
detyra në radhë të parë e njerëzve të artit e të kulturës, për të mbrojtur interesin kombëtar dhe interesin publik, për të dhënë mesazhe edhe më të forta në mbrojtje të kauzave kombëtare, të atyre që e forcojnë identitetin tonë dhe nuk e zhbëjnë, në mbrojtje të kulturës kombëtare, të vlerave qytetare, të mbrojtje të sovranitetit të qytetarëve”,- tha Presidenti. Kreu i shtetit shtoi se nëse qytetarët nuk kanë të drejtë të vendosin rrezikohet sovraniteti i shtetit. “Dua ta theksoj se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin e tyre të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit. Dhe në të gjitha këto
plane besoj se angazhimi, përkushtimi, shqetësimet që sjell edhe në këtë ekspozitë, në këtë vend kaq domethënës, artisti i mirënjohur Avni Delvina, janë mjaft të mirëpritura. Vendosa për ta nisur sot javën me vizitën në këtë ekspozitë, edhe për të qenë pak më i qetë në ndjekjen e gjithë këtyre punimeve që pasqy-
rojnë edhe një punë mjaft voluminoze e intensive, pasi janë krijime gati të këtij viti të fundit, për shumë arsye. Një arsye është se si sot shumë kohë më parë, në Berlinin Lindor nisën protestat që sollën rrëzimin e Murit të Berlinit”,- deklaroi Presidenti Meta. Gjatë takimit artistët vlerësuan qëndrimin e kreut të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Lidhur me këtë, Presidenti Meta tha se “unë nuk kam bërë asgjë tjetër veçse detyrën time të përditshme, edhe në çështjen e qëndrimit për Teatrin Kombëtar, duke mbrojtur Kushtetutën, duke mbrojtur ligjin, duke mbrojtur trashëgiminë kulturore, duke mbrojtur identitetin kombëtar”. Presidenti theksoi dhe njëherë rëndësinë e dialogut për të zgjidhur
problemet e shoqërisë. “Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojmë e të dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar, e emancipuar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitraritetit, larg dhunës, larg mungesës së transparencës, larg interesave okulte, në interes gjithmonë të kulturës sonë, në interes të qytetarëve tanë, në interes të së ardhmes sonë, sepse e theksoj, është detyra jonë që në këto kohë të vështira edhe më shumë të forcojmë vlerat kombëtare e t’i mbrojmë ato, dhe njëkohësisht edhe vlerat e familjes e të gjithë shoqërisë sonë, në mënyrë që ne të ecim të sigurt në rrugën e përparimit dhe të europianizimit të përditshëm të shoqërisë sonë”,- tha kreu i shtetit.
Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë
P
residenti Ilir Meta priti dje në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në
kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë. Kreu i Shtetit vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës. Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës
janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike. “Liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë”,- theksoi Presidenti Meta.