Koha Jone_5 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 79 (8520)

E premte, 5 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi takime në Berlin me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deklaron: Morëm mbështetje për projektin transformues të opozitës

Basha: S’ka zgjedhje pa qeveri TRANZITORE “Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet, apo për zgjedhje të tjera”,- deklaron kreu i PD FAQE 3

Ministrja e Financave, Anila Denaj: Rriten pagat për 65 mijë buxhetorë

Petrit Vasili: Alarm, mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë

FAQE 5

Në foto: Petrit Vasili ANALIZË

REFORMA ZGJEDHORE

Bylykbashi: Berat Buzhala: Ky është shtet Propozimet e PS për Zgjedhor, një mafioz që vjedh Kodin rrëmujë e vërtetë zgjedhjet!

FAQE 7

FAQE 15

DREJTORI I POLICISË

Ardi Veliu: Ndryshime drejtuesish në 14 komisariate vendore

FAQE 15

FAQE 15

Në foto: Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj KRYETARJA E LSI

REAGIMI

Shoqëria civile: 8 probleme serioze me reformën në drejtësi

Monika Kryemadhi: Qeveria ka ulur buxhetin për fermerët

FAQE 9

FAQE 2

NË 110 VJETORIN E GAZETËS DIELLI

VATRA, “Qeveria shqiptare” në mërgim Nga Mal Berisha

FORUM

Për Aleksandër Moisiun! Nga Alfred Moisiu Emri i Aleksandër Moisiut është i njohur për shqiptarët prej shumë kohësh, por shumë pak është...

FAQE 12

FAQE 10-11


POLITIKE

2

E premte, 5 PRILL 2019

ANALIZË

Berat Buzhala: Ky është shtet mafioz që vjedh zgjedhjet! Gazetari Berat Buzhala deklaroi në emisionin Open me EniVasilin se në Shqipëri kemi të bëjmë me një shtet mafioz.“Kur dëgjoj një ministër si pjesë e bandave të drogës, kur dëgjoj kryebashkiakun që blen vota me elementë kriminalë të

certifikuar, mund të themi se ky është shtet mafioz”, deklaroi Buzhala. Ndërsa Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Open” se Shqipëria nuk ka një pjekuri politike siç ka edhe Maqedonia, që bëri referendum apo edhe arriti që të

nxjerrë mandate arresti për ishkryeministrin.Sipas tij aksioni i opozitës i ka dhënë Edi Ramës një aksion të madh politik, duke e ekstremizuar votën politike.“Mungesa e qeverisjes së mirë ekonomike është problem i madh i vendit”, tha Nazarko.

Denoncimi i LSI-së: 32 milionë euro të financuara nga BE për administratën publike janë bërë “rrush e kumbulla”, po nga kjo qeveri

Petrit Vasili: Shteti i detyruar të paguajë 102 milionë euro për largimet e Rëmës nga puna L

argimet e padrejta dhe për qëllime politike të bëra nga qeveria “Rama”, i kanë shkatuar një dëm të pallogaritshëm buxhetit të shtetit. Deklarata vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes ish-kreut të grupit të saj parlamentar Petrit Vasili u shpreh se shteti shqiptar në vetëm 5 vite është detyruar të paguajë 102 milionë euro për largimet partiake nga puna. Nga foltorja e selisë së LSI-së, Vasili tha se këto para përdoren për ndërtimin e një administrate të korruptuar dhe të kontrolluar direkt nga Edi Rama. “Vetëm për largime të padrejta, partiake, pa rregull, pa ligj, shteti shqiptar detyrohet të paguajë vetëm në 5 vite, 102 milionë euro. Këto para që janë as më shumë e as më pak se sa 3 spitale të reja, janë minimumi 20 shkolla të reja. Shkojnë pikërisht për kapriçot e pushtetit dhe për të ndërtuar një administratë të korruptuar, të paaftë, ineficente dhe armike të qytetarit. Vetëm në vitin 2018, nga janari deri në dhjetor janë shpenzuar 13.8 milionë dollarë. Pra afër 14 milionë dollarë kemi paguar në vitin që lamë pas vetëm për heqjet e vëniet e Rilindjes për të vënë militantët e saj në funksion të timonit dhe tepsisë së një kryeministri të çartur

plotësisht, i cili nuk ka asgjë në mendje veçse rrëmbim pushteti dhe vendosje njerëzish të korruptuar. Këto shifra vit pas viti janë të tilla, njëra më e rëndë se tjetra. Duke filluar që nga revanshi i vitit 2014, ku janë paguar plotë 32 milionë dollarë vetëm e vetëm për heqjet masive të bëra në administratë gjithkund anë e mbanë vendit dhe pushtimin e administratës

nga njerëz të paaftë”, deklaroi dje Petrit Vasili. Në vijim, ish-deputeti i LSI-së u shpreh po ashtu, se 32 milionë euro të financuara nga Bashkimi Europian për administratën publike janë bërë “rrush e kumbulla”, po nga kjo qeveri. “Bashkimi Europian ka financuar plot 32 milionë euro për administratën publike dhe konsolidimin e saj. Pra 32 milionë

euro nga taksapaguesit europian kanë ardhur në Shqipëri që Shqipëria të kishte një administratë efiçente, të pa korruptuar dhe profesionale, në mënyrë që qytetarëve në të gjitha nivelet ku ata marrin shërbime, që nga zyrat e shtetit, përfshirë këtu edhe elementët e tjera që përbëjnë jetën shoqërore të vendit, të shërbeheshin mirë, dhe jo vetëm në mënyrë profesionale, por edhe të pa korruptuar. 32 milionë euro të Bashkimit Europian po them që janë bërë thjesht dhe vetëm rrush e kumbulla. Janë rrëmbyer nga administrata e Edi Ramës nëpërmjet projekteve dhe programeve. Dhe çfarë kanë prodhuar në fund të ditës? Qytetarë fiksojeni mirë në mëndje, 102 milionë dollarë kanë ikur nga financat e shtetit, pra spitalet, shërbimet shëndetësore, barna, shkolla, zyra, mundësi punësimi, investime në infrastrukturë, para të bollshme për të dëmshpërblyer në mënyrë korrekte banorët e Unazës së Re. Me bollka do të kryheshin të gjitha këto. Pra kjo hajdutëri e madhe ka ndodhur vetëm e vetëm për të vendosur militantët e timonit dhe tepsisë”, deklaroi dje në reagimin e tij, ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Kryetarja e LRI-së: Policia presion ndaj të rinjve. Kjo qeveri i ka ditët e numëruara

N

jë ditë pas protestës që të rinjtë e opozitës organizuan para Kuvendit, në një deklaratë për mediat nga foltorja e LSIsë, ish-deputetja e kësaj force politike, Floida Kërpaçi u shpreh dje se të rinjtë nuk i ndalon dot askush që të protestojnë për një jetë më të mirë, për punësim të mirë paguar dhe për një arsim cilësor e pa taksa. Ish-deputetja e LSI-së denoncoi dhe presionet e ushtruara nga policia e shtetit për të intimiduar të rinjtë të mos protestojnë. “Menjëherë pas protestës së djeshme, të rinj janë ndaluar nga oficerë policie të paidentifikuar si dhe me sjellje rrugaçërore drejtuar të rinjve. Po denoncoj para jush sjelljen rrugaçërore që policia ka

Kërpaçi: Të rinjtë s’i ndal dot askush që të protestojnë për një jetë më të mirë drejtuar ndaj të rinjve protestues duke i pyetur pse kanë dalë në protestë, kur do të jetë protesta e radhës dhe a do të jenë ata pjesëmarrës ne protestën e radhës, duke ushtruar presion e dhunë psikologjike për ti frenuar që ata të marrin pjesë në protestë. Po i drejtohem ministrit të brendshëm dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë. Ç’punë ka policia e shtetit të ushtrojë presion mbi të rinjtë dhe ti pyesë duke i intimiduar a do të jenë pjesëmarrës në protestën e radhës së opozitës? Asnjë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

intimidim apo presion i policisë duke filluar nga provokatorët e futur në protestë e të demaskuar publikisht e deri tek rrëmbimi i të rinjve nuk e ndal dot zemërimin e dhjetëra mijëra qytetarëve të rinj e të reja, burra e gra në protestë. Të rinjve edhe u kanë vrarë shpresën, edhe i kane lënë mes 4 rrugëve pa mundësi arsimi, pa mundësi punësimi të mirë paguar por edhe nuk i lejojnë të protestojnë për problemet e tyre dhe te familjeve të tyre. Policia e bërë njësh me krimin, rrëmben të rinjtë, familjarët tek Unaza e Re,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

fermerët që derdhin qumështin, por nuk ndal hajdutët e qeverisë që bëjnë korrupsion dhe që blejnë vota. Kjo qeveri e kalbur i ka ditët e numëruara. I bëjmë të qartë policisë që i kemi identifikuar të gjithë ata që rrëmbyen dhe sjelljet e tyre rrugaçërore drejtuar të rinjve dhe pa diskutim që do të përballen me ne përpara drejtësisë. Ashtu si ne, i bëj thirrje të sinqertë edhe faktorit ndërkombëtar të shohë nga afër rastet e dhunimit të të drejtave themelore të njeriut nga ana e qeverisë që helmon popullin e t’i qëndrojë pranë qytetarëve që po vuajnë dhunën e pushtetit që është i gatshëm për çdo mjet në mbrojtje të pushtetit”, tha ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 5 PRILL 2019

Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi takime në Berlin me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deklaron: Morëm mbështetje për projektin transformues të opozitës

Basha: S’ka zgjedhje pa qeveri TRANZITORE “Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet, apo për zgjedhje të tjera”,- deklaron kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo mundësi që opozita të hyjë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Nga Berlini ku ndodhet në një vizitë disa ditore për takime me drejtues të rëndësishëm të politikës gjermane, kreu i PD-së ka rikonfirmuar edhe një herë kërkesat e opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, si dhe hetimin e gjithë abuzimeve që janë bërë gjatë zgjedhjeve të fundit. Në një intervistë dhënë për radion shtetërore gjermane “Deutsche Welle”, Basha u shpreh se “çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të tjera”. Kreu i PD-së ka theksuar se qytetarëve dhe votuesve u duhet rikthyer besimi te proceset elektorale dhe kjo nuk mund të ndodh pa u ndëshkuar ata që janë faktuar se kanë vjedhur zgjedhjet. “Prioritet dhe emergjencë kombëtare është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Dhe për këtë duhet patjetër, përpos largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore, të çohen para drejtësisë: dosja 339 dhe të gjithë kokat politike të përfshira në këtë dosje”,- deklaroi Basha. Deklarata e kreut të PD-së është pjesë e qëndrimeve të opozitës që

pas djegies së mandateve në muajin shkurt dhe fillimit të protestave. Rëndësia e këtij qëndrimi lidhet me vendin ku bëhet deklarata, pikërisht në Gjermani. Këto ditë, kreu i Partisë Demokratike është pritur nga zyrtarë të lartë të parlamentit gjerman, drejtues të ministrisë së jashtme gjermane, ekspertë të qeverisë gjermane për rajonin e Ballkanit, si dhe bashkëpunëtorë dhe politikanë të afërt me kancelaren Angela Merkel. Që pas nisjes së protestave dhe shpërthimit të krizës politike, kjo është vizita më e rëndësishme e kreut të PD-së në vendet e BE. Roli i Gjermanisë në situatën politike në Shqipëri është i dorës së parë, për shkak edhe të ndikimit të

Berlinit që ka në vendimmarrjen e Bashkimit Europain. Ndaj dhe deklarimet e Lulzim Bashës dje nga Berlini vijnë edhe si një sinjal se politika e vendit më të rëndësishëm në Bashkimit Europian ka pranuar problemet që ka qeverisja “Rama” në Shqipëri dhe si faktin se parimet demokratike janë vënë në rrezik si asnjë herë më parë. Lulzim Basha konfirmoi dje se axhenda e opozitës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë marrë mbështetjen e gjithë zyrtarëve amerikanë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme lidhet me faktin, se pas këtyre takimeve, Lulzim Basha foli për një projekt opozitar që nuk synon vetëm rrëzimin e

Edi Ramës dhe fitoren e zgjedhjeve, por një ndryshim të sistemit aktual që prodhon kriza të tilla të forta politike. “Dalja e opozitës (nga ky parlament) është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politik. Jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë axhendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvëndësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër”,- deklaroi kreu i PD-së. Nga Berlini, Lulzim Basha bëri një ndarje të qartë mes kryeministrit Edi Rama dhe figurave të tjera në PS që e kuptojnë situatën. Konkretisht, Basha u pyetur për qëndrimin e ish-ministrit Dimtir Bushati, i cili ka folur i pari për një krizë që kërkon reflektim edhe nga brenda PS dhe qeverisë. Lidhur me këtë qëndrim, Basha deklaroi se ai dhe opozita janë “të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një të ardhme europiane për Shqipërinë”. Por tashmë vendimi zyrtar nga lideri i opozitës shqiptare u tha në Berlin: Nuk ka zgjedhje me 30 qershor pa ikur Edi Rama. Qamil Xhani


INTERVISTA

4

E premte, 5 PRILL 2019

Kreu i PD-së intervistë për Deutsche Welle: Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra dhe shtetin e kapur nga krimi

Basha: Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Gjermania ku ka zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm gjermanë, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle. Basha tha se ka zhvilluar takime në Bundestag dhe me qeverinë federale gjermane. Basha është shprehur edhe për zgjedhjet lokale. Sipas tij, pa ndëshkimin e atyre që vodhën votën në 2017 dhe largimin e Edi Ramës nuk do të ketë zgjedhje lokale. “Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet, vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur në vjedhje në zgjedhjet e kaluara. Pa u kapur, ndëshkuar pa marrë fund ky model, i bashkëpunimit të hapur mes krimit dhe qeverisjes, as që nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera. Prioritet dhe emergjencë kombëtare është rikthimi i shqiptarëve tek besimi i zgjedhjeve. Largimi i qeverisë aktuale dhe ngritja e një qeverie transitore dhe çuarja para drejtësisë e dosjes 339 dhe të gjithë kokave që kanë vjedhur votat”, është shprehur Basha. Pjesë nga intervista Zoti Basha, vitin e kaluar ju erdhët dhe thatë: po bëj lobim për çështjen e negociatave. Keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot? Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Bundestag, edhe në qeverinë federale, edhe në kancelari dhe në Ministrinë e Jashtme, kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë. Parlamenti është zgjedhur nga vota. Kemi pasur rastet e shitblerjeve, por a nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashti siç ndodh në demokracitë e tjera? Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar dhe nga mediat ndërkombëtare, tregon se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Fakti që

parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me krimin që ka sjellë një braktisje totale, një tradhtim të interesit publik dhe të interest të qytetarëve shqiptarë nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vetë jo me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar. Është pikërisht krimi i organizuar dhe kapja e shtetit, kapja e politikës, kapja e ekonomisë nëpërmjet krimit të organizuar përmes pastrimit të parave, që u ngrit në raportin e DASH, ato që kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë, kanë shkaktuar emigracion masiv të shqiptarëve. Tani është koha që ne të gjithë të veprojmë sëbashku, jo thjeshtë dhe vetëm për të larguar një qeveri të kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar, duke vjedhur paratë e shqiptarëve skandal pas skandali, por për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një transformim rrënjësor të mënyrës se si qeverisemi, për të ndërtuar një raport të ri midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, midis qeveritarëve dhe qytetarëve. Një raport bazuar mbi vlerat europiane të kontrollit dhe të balancës së pushteteve, të drejtësisë së pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar apo të kapur në korrupsion. Ju keni disa mandate dhe të gjitha këto problem mund ti zgjidhni ose mund ti kishit zgjidhur në kuadër të mandatit që u ka dhënë populli juve, pa e blerë votën, ti zgjidhnit atje në parlament paralelisht duke bashkëpunuar për forcimin e drejtësisë. Ju e bëtë këtë hap, por si mund ta zgjidhni? Do ktheheni prapë në parlament

pasi ai është i vetmi vend për të zgjidhur këto çështje? Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjermanë në Bundestag, në qeverinë gjermane i njohin këto problem, i kemi ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti. Për fat të keq gjërat këtë vit nuk janë përmirësuar por janë përkeqësuar. Jo vetëm kaq, por tani më kemi prova zyrtare të të bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Dalja e opozitës është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik, funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politike. Kam besim të madh se ky transformim, që tashmë ka nisur, me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krah të kriminelëve apo personave të emëruar nga krimi në Parlament do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë agjendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvendësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare. Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri,

të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter i kryeministrit. Të garantojmë që reforma në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesshme penale. Si? Me cilat instrumenta? instrumenti i parë është të kemi një proces politik, të lirë nga influenca e krimit. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme që do ti garantojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo, siç tregojnë tashmë provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influenca e bandave të narkotrafikut, për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare. Reforma zgjedhore ama ka ngelur në vend…! Gjykatat dhe gjyqësori nuk po funksionon! Këto janë simptoma të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Këtë thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, këto janë shqetësimet që kanë ngritur partnerët tanë gjermanë edhe para një viti. Dhe sot janë edhe më të shqetësuar se një vit më parë. Ndaj është emergjencë kombëtare, jo thjeshtë dhe vetëm të largojmë një qeveri të kapur duke vjedhur zgjedhjet, dhe pastaj duke vjedhur shqiptarët, pot ë ndërtojmë të gjithë së bashku një proces transformues, një ndryshim të madh, ku padyshim rol duhet të kenë të gjithë, edhe socialistët e ndershëm, opozita që natyrisht është në ballë të kësaj përpjekje, edhe shoqëria civile, intelektualët dhe media e lirë. Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë e të gjithë politikanëve socialist të kapur nga prokuroria,

zyrtarisht, në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatërruar procesin zgjedhor të vitit 2017-të. Këto janë vetëm hapat e parë, por ne duhet që për këtë transformim të madh i cili duhet të futet edhe në çështje të tilla si Sistemi Zgjedhor. Mundësia e forcimit të rolit të Parlamentit, garancitë që drejtësia të jetë e pavarur dhe do të cojë deri në fund çeshtjet e korrupsionit të lartë zyrtar. Liria e medias, mundësia e qytetarëve për tu shprehur përmes referendumit. Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë e cila do të bëjë të mundur që në të ardhmen, asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të mos jetë në gjendje që si sot të kapë të gjitha pushtetet në një dorë, të shkatërrojë mundësitë për shqiptarët dhe ti detyrojë ata ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit siç po ndodh sot në Shqipëri. Keni një ofertë për zotin Bushati që pati dje një fjalim në Parlament, i cili ftonte për bisedë e dialog? Ka shumë zërë, publikë dhe jo publikë, të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, është po kaq problem kombëtar sa ç’është problem për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që Partia Socialiste e Shqipërisë të gjejë forcën ti shërbejë këtij projekti të madh kombëtar, këtij transformimi kombëtar, për të ndërtuar së bashku vlerat europiane në Shqipëri. Duke filluar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet e kaluara, duke vjedhur në afera të tmerrshme korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe në këtë kuptim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një të ardhme europiane për Shqipërinë. Zgjedhje lokale pra nuk do të ketë? Çështja e zgjedhjeve lokale, zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të tjera. Prioritet dhe emergjencë kombëtare, është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Dhe për këtë duhet patjetër, përpos largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore, të çohen para drejtësisë: dosja 339 dhe të gjithë kokat politike të përfshira në këtë dosje.


POLITIKE

5

E premte, 5 PRILL 2019

Rektori i Universitetit të Tiranës i përgjigjet ashpër kryeministrit: Përgjegjësitë kërkoji te Dekanët që i mban në rresht të parë gjatë takimeve

Koni i kthehet Ramës: Akuza tendencioze e të paprecedenta P

as akuzave të bëra nga kryeministri i Shqipërisë në adresë të tij ka reaguar në “Facebook” Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Përmes një letre të hapur drejtuar stafit akademik të UT-së, studentëve, por edhe opinionit publik, Koni thotë se akuzat dhe sulmet e vazhdueshme të Ramës ndaj tij janë tendencioze dhe të paprecedenta. “Kur dëgjon dhe sheh kryeministrin në takime me lista të porositura të personave që duhet të marrin pjesë në to dhe me pyetje të parapërgatitura nga stafi i tij, dhe që në mënyrë të vazhdueshme, merret, fyen dhe përpiqet të fajësojë për çdo gjë dhe në çdo drejtim vetëm Rektorin e Universitetit të Tiranës, vetvetiu të lind pyetja: Cili është në fakt qëllimi që, në një kohë kur Shqipëria ka 12 universitete publike, sulmohet në mënyrë kaq tendencioze, të pareshtur, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe në asnjë provë konkrete vetëm Rektori i Universitetit të Tiranës?… Si është në fakt e vërteta?”, shkruan Koni. Sipas rektorit Koni, e vërteta është krejt ndryshe për të gjitha akuzat që ngre Rama. Në lidhje me kontrollin anti-plagjiaturë të disertacioneve ai thotë se u ka kërkuar të gjithë fakulteteve të përcillnin listën e personave që kanë mbrojtur disertacionin dhe kanë fituar grada ose tituj shkencorë të baraz-vlefshëm me to. “Në cilësinë e Rektorit

të UT, iu kam kërkuar në rrugë zyrtare të gjitha njësive kryesore (fakultete/institute) të UT-së, të përcillnin listën e personave që kanë mbrojtur disertacionin dhe kanë fituar grada ose tituj shkencorë të baraz-vlefshëm me to (kërkues dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor, etj) që nga viti më i hershëm që dispononin, duke përcaktuar edhe afatin kohor (data 11 Mars 2019). Përjashtuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, asnjë nga dekanët e fakulteteve të tjera të UT-së, deri më tani, nuk kanë përcjellë asnjë informacion në lidhje me çfarë ju është kërkuar”, shkruan rektori

në letër. Më tej, Koni thekson se përgjegjësitë duhet të kërkohen te dekanët që kryeministri i mban në rresht të parë gjatë takimeve. “Pra, kush e pengon zbatimin e VKM -së???? …Rektori i UT apo dekanët, të cilët, siç edhe duhet t’i keni parë, janë gjithmonë në rreshtin e parë në takimet e zhvilluara nga kryeministri dhe dëgjojnë akuzat e tij ndaj rektorit dhe sigurisht as nuk reagojnë, por vazhdojnë dhe nuk zbatojnë detyrimet e tyre ligjore si drejtues të njësive kryesore që i kanë zgjedhur… duke u bërë pengesë për çdo gjë dhe ndaj çdo gjëje”, theksoi rektori

ZËDHËNËSJA E QEVERISË

Akuzat e PD për pagat, Spiropali: Probleme serioze me njohuritë

Mynyr Koni. Dhe teksa ndalet tek punësimet në Universitetin e Tiranës, Rektori Koni flet me emra konkretë se cilët janë dekanët që po mbështeten direkt nga Rama përmes Ministrisë së Arsimit. “Pra lehtësisht është e kuptueshme se kush e pengon në fakt rekrutimin e personelit në këto fakultete... Dekanët, Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, në mbështetje të hapur nga MASR, shkelin ligjin, e tjetërsojnë atë, dhe në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme, shpikin, sajojnë, tjetërsojnë të vërtetën, siç duket qartë edhe nga takimet e tyre të fundit me Kryeministrin e vendit. Në vitet e mia si Rektor i UT, disa herë kam kërkuar takim me Kryeministrin, për të sqaruar situatën dhe të vërtetën në UT, por në të gjitha rastet, nuk ka patur as mundësi dhe as kohë, …..kur në të njëjtën kohë, shikohet në mënyrë permanente të organizojë takime me këta dekanë fakultetesh, apo me ministrat e qeverisë së tij… dhe në asnjë rast nuk ftohet dhe nuk është Rektori …..A e di Kryeministri se Rektori është titullari i institucionit?”, shprehet Koni. Në vijim ai thekson se një provë tjetër që këto tre dekanë kanë mbështetje të hapur nga Ministrja e Arsimit, është edhe rasti i fundit në lidhje me zgjedhjen e komisionit të përhershëm në nivel njësie kryesore për promovimin e gradës shkencore “Doktor”.

Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, i është përgjigjur deklaratave të ishdeputetes demokrate Albana Vokshi lidhur me çështjen e pagave të mësuesve dhe mjekëve. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Spiropali i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj. Në reagimin e saj, Spiropali ndër të tjera nuk kursen edhe ironinë, ndërsa shprehet se dalja nga parlamenti i ka shkaktuar probleme serioze edhe në njohuritë për institucionet shtetërore. “I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”, u shpreh dje në rrjetet sociale zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.

vitet e kaluara. “Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur kokë e këmbë nga trafiqet dhe krimi, a e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve”,- shprehet Vasili. Raportimet e një pjesë te medive flasin se dhe zjarret e shumta që kanë rënë javët e fundit në zona

të ndryshme malore të Shqipëri, janë të qëllimshme dhe lidhen me hapjen e tokave për të kultivuar drogë. Mesa duket, ky vit, i cilësuar si elektoral po përdoret nga grupet kriminale për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Nisja e mbjelljeve në zona të mëdha gjithë ka treguar se pas këtij biznesi direket apo indirekt janë segmente të shtetit, njëlloj si në vitet 2014-2016.

Denoncimi i Petrit Vasilit: Policia e kapur kokë e këmbë nga trafiqet

“Ka rinisur fushata e mbjelljes masive të hashashit”

N

ë Shqipëri ka nisur fushata e mbjelljes së hashashit. Denoncimi i rëndë është bërë nga ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.Në një postim në Facebook, Petrit Vasili deklaron se në disa zona të vendit ka nisur kultivimin masiv i lëndëve narkotike. “Alarm, mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë, qeveria është bërë njësh me të!!! Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit,

te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq së në 2015!!!”,- shkruan Vasili. Përfaqësuesi i LSI flet për të njëjtën strategji me të cilën nisi kultivimi më i madh i hashashit në Shqipëri gjatë viteve 20142016. Ashtu si në ato vitet edhe tanit duket se kemi të bëjmë me një projekt që nuk mund të zhvillohet pas pasur indirekt mbështetjen e strukturave të shtetit. Në apelin e tij, Vasili i bën thirrje medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që të tregojnë përgjegjshmëri qytetare dhe të

dokumentojnë fenomenin për të cilin ka të dhëna se po ndodh në disa zona të vendit. “Gazetarë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile nëse keni mundësi, vullnet dhe përgjegjshmëri, celularët, aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona të Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera”,- deklaron Perit Vasili. Ai fajëson direkt Policinë e Shtetit si institucioni që po lejon që zhvillime të tilla të rënda në sigurinë dhe ekonominë e vendit të ndodhin njëlloj si në


POLITIKE

6

E premte, 5 PRILL 2019

Reforma në Drejtësi, Komisioni i Ligjeve përfshihet në debate. Edhe Bashkim Fino kundërshton projektligjin për Policinë Gjyqësore

K

omisioni parlamentar i Ligjeve në mbledhjen e së enjtes nisi shqyrtimin nen për nen të projektligjit për “Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”. Gjatë seancës, morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, së Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes. Po ashtu, të pranishëm ishin dhe përfaqësues të trupës së partnerëve ndërkombëtarë që kanë asistuar në hartimin e projektligjit. Gjatë diskutimeve të draftit, oponenca do të bëhej nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh kundër vendosjes së policisë gjyqësore në Prokurori dhe Policinë e Shtetit. Sipas, njeriut që udhëhoqi reformën në drejtësi, dualizmi do ta përkeqësojë situatën, pasi siç u shpreh ai për shumë vite policia gjyqësore ka shërbyer si seksere e prokurorëve. Për këtë projektligj, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, treguan interes të veçantë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Euralius. Debatet në Komision Prania e strukturave të policisë gjyqësore njëherësh në Prokurori dhe Policinë e Shtetit shkaktoi debate mes socialistëve në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Diskutimet për projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” nxorën në pah problemet e funksionimit të kësaj strukturë. Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzoi policinë gjyqësore që për shumë vite kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve. “Ky lloj dualizmi druaj se kjo zgjidhje mund ta përkeqësojë. Në seksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, u shpreh deputeti Fatmir Xhafaj. Një evidentim i tillë u pohua edhe nga eksperti i Euralius-it, i cili u shpreh se vendosja e policisë gjyqësorë si në Prokurori dhe në Polici është parë me skepticizëm edhe nga ndërkombëtarët. “Ne kemi dhënë alternativa, po sikur seksionet e prokurorisë të shikohet mundësia të bëhen ndihmës prokurorë”, u shpreh eksperti i Euralius-it. Ndërsa deputeti tjetër socialist Bashkim Fino nuk u bind nga relatorët për të votuar pro këtij projektligji, pasi për të është e panevojshme

Policia gjyqësore fut në sherr PS-në, Xhafaj: Janë sekserë të prokurorëve

krijimi i dy strukturave. “Unë nuk mund të bëj ligj për 100 veta, ligjin e bëj për më shumë njerëz”, theksoi Bashkim Fino. Kundër vendosjes së policisë gjyqësore u shpreh edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. “A duhet të ketë policia e shtetit në përbërje të këtij seksioni oficerë të policisë gjyqësore? Mendimi im personal është jo”, u shpreh deputeti i PSsë, Ulsi Manja. Projektligji Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë

Gjyqësore”, si pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, ka për qëllim zgjidhjen e problematikave të konstatuara edhe në Dokumentin Analitik të sistemit të Drejtësisë në organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore. Një nga problematikat e konstatuara është dhe dobësimi i lidhjeve të oficerëve të shërbimeve, të caktuar në seksionet e prokurorive, me administratën e origjinës, lëvizjet dhe transferimet e shpeshta të tyre, dobësimi i bashkëpunimin

midis prokurorisë dhe policisë gjyqësore. Dokumenti Strategjik për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ka parashikuar, ndër të tjera, si objektiv të reformës, riorganizimin në tërësi të policisë gjyqësore, duke forcuar dhe përmirësuar statusin e saj, profesionalizmin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe eficiencën. Qëllimi i ligjit është riorganizimi strukturor dhe funksional i policisë gjyqësore. Qartësimi i roleve të Prokurorit dhe Policisë Gjyqësore, duke e kthyer prokurorin në një mbikëqyrës të hetimit penal, dhe duke i deleguar kompetencat e hetimit dhe një pjese të veprimeve procedurale gjatë hetimit Policisë Gjyqësore. Po ashtu, ky projektligj parashikon dhe rregullimin e raportit të numrit të prokurorëve me numrin e oficerëve të Policisë Gjyqësore sipas organizimit të brendshëm të vetë prokurorisë dhe ngarkesës së çështjeve dhe problematikave të kriminalitetit në zona të caktuara; Po ashtu ligji i ri parashikon forcimin e kritereve profesionale, etike e morale në rekrutimin dhe promovimin e oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke synuar krijimin një sistemi qe mundëson arsimim te përshtatshme profesional, zhvillimin e një karriere të qëndrueshme si edhe trajnimin dhe kualifikimin vazhdues të tyre.

KREU I REFORMËS ZGJEDHORE

Gjiknuri: Në zgjedhje do kemi parti të tjera përballë, nëse opozita bojkoton

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, një ditë pas marrjes së mandatit nga Kuvendi si kryetar i komisionit të reformës zgjedhore deklaron se në rast se opozita reale nuk hyn në zgjedhjet vendore, të tjera forca politike dhe individë do të marrin pjesë. Gjiknuri deklaroi se PD dhe LSI mund të marrin pjesë në komision duke mbajtur rolin e vëzhguesit. Në një intervistë për “Klan”, Gjiknuri pohon se nuk ka asnjë komunikim me selinë blu nëse do të pranojnë të bëhen pjesë në rolin e vëzhguesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, por me të drejta të plota për të propozuar. Përfaqësuesit e opozitës së re në Parlament i kërkuan në kor Kryeministrit ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka kërkohet dhe nga aleatët e vegjël të Lulzim Bashës. Por kjo nuk duket të jetë në krye të agjendës së socialistëve për këtë reformë. “Pse krijohet një grup në Parlament dhe kërkon këtë, s’mund të bëjnë ndryshime që kërkojnë dhe ndërhyrje në Kushtetutë, kjo do konsensus të gjerë”, tha Gjiknuri. Po ashtu ai hodhi poshtë dhe propozimin e bërë nga Bashkim Fino, që bëri thirrje për zëvendësimin e anëtarëve të propozuar nga PS në KZAZ me njerëz nga shoqëria civile. I pyetur nëse do të futen socialistët të vetëm në zgjedhje nëse demokratët nuk futen në garën e 30 Qeshorit, Gjiknuri tha se këtë nuk do e bëjë vetëm PS-ja. “Kush tha të vetëm? Mund të ketë individë, parti të tjera ose grupime të tjera që do të duan të futen”,- tha ai. Gjiknuri pranon se iniciativa për të ulur në tryezë për ndryshimet elektorale është e diktuar nga fakti se është vendosur si kusht nga BE për çeljen e negociatave.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Kriza politike, Braçe kundër zgjidhjeve ekstraligjore P

ër Zëvendëskryeministrin Erjon Braçe zgjedhjet e kaluara parlamentare janë certifikuar nga partnerët ndërkombëtarë, e për këtë shkak pretendimet e opozitës bien automatikisht. Braçe tha dje për mediat se ishte kundër zgjidhjeve ekstra-ligjore të kësaj krize politike. Nga Patosi, duke folur në një prononcim për gazetarët, Braçe kujtoi se ndërkombëtarët e njohin maxhorancën në Kuvend dhe në qeveri si legjitime, ndërsa opozitën e etiketoi “të vjetër”. “Që të gjesh gjuhën e përbashkët duhet të jenë dy, tre katër, pesë palë e me radhë. Ne jemi legjitim në Kuvend, legjitim në godinën e qeverisë dhe kur flas për këtë

i referohem votës së qytetarëve. Nuk di, nga Shkodra në Sarandë të kemi marrë pushteti jo legjitim. Qytetarët kanë votuar të lirë dhe vota e tyre është monitoruar nga faktori ndërkombëtar i i cili ka monitoruar zgjedhjet

dhe ka çertifikuar në mënyrë të qenësishme qoftë mazhorancën në parlament qoftë edhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. I konsideroninstitucionekushtetuese dhe legjitime, prandaj është e tepërt që unë të komentoj për sjelljen

e palës tjetër, që është opozita e vjetër në këtë vend. E vjetër dhe si historik po dhe personazheve që e kryesojnë. Nga Shkodra deri në Sarandë nuk ka një votë të kontestuar nga një komisioner jo i joni por as i PD-së. Thënë këtë patjetër që është i dobishëm dialogu, por mbi të gjitha është e dobishme ligjshmëria, dhe kushtetutshmëria. Unë nuk jam gati për të folur për zgjidhje ekstraligjore. Shqipëria ka nevojë për kushtetutën dhe ligjet dhe jo për kompromise që i vijnë ndesh në mënyrë të qartë institucioneve legjitime, kushtetuese dhe kushtetueshmërisë”, u shpreh dje zëvendëskryeministri Erjon Braçe.


POLITIKE

7

E premte, 5 PRILL 2019

Reforma Zgjedhore, ish-deputeti i PD-së: Propozimi i PS-së nuk prek rekomandimet prioritare

P

artia Demokratike ka reaguar ndaj kërkesës së Partisë Socialiste për reformën zgjedhore, pasi socialistët kërkuan shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, personi që partia më e madhe e opozitës i ka besuar reformën zgjedhore, i cilëson si jo normale çështjet e ngritura nga socialistët, pasi nuk prekin thelbin kryesor të problemit. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi i cilësoi dje propozimet jo si një reformë zgjedhore, por si “Zgjeforma Redhore”. Gjithashtu, ai ironizon dhe propozimet e dy deputetëve të PD-së, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, edhe pse nuk i përmend në mënyrë direkte. “Nuk e kam gabim, është pikërisht kështu “zgjeforme redhore”, sepse është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistët, dhe kakofonia ‎dhe idetë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti serë me plastmas, apo që është çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale. Socialistët e kanë nga halli, sepse e shohin se si e gjitha po u shkon për dreq përmes gishtërinjve dhe bëjnë disa propozime për amendamente ‎që siç e thonë vete nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8 ). Pra, çfarë reforme do ishte po të mos trajtonte këto? Asgjë tjetër vetëm si

Bylykbashi: Propozimet e PS për Kodin Zgjedhor, një rrëmujë e vërtetë një seancë tek salloni i bukurisë tek lagjja, para se të shkosh në takim me ndërkombëtarët në takimin e qershorit.‎ Pak krehje flokësh, pak truk aty-këtu që stonon në kombinimin perfekt me ngjyrën e getave dhe takat e këpucëve”, shprehet Bylykbashi. Sipas tij, socialistët bëjnë disa propozime për amendamente ‎që nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës, presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës. “Po t’i pyesësh më tej se si duhet bërë një gjë e tillë, pra si të reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk është çudi të dëgjosh: “Duam mazhoritar me lista të hapura”, shton ai. Në këtë kontekst, ish-bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore shprehet se mazhoranca kërkon ta bëjë reformën si Pazar. “Nuk duan asgjë më pak‎ se ndryshime sistemi. Think big (si perëndimor) ose kërko 100 të marrësh 50 (si në pazar perimesh sere) kanë mësuar në shkollat respektive. Njeri ia këput gozhdës, tjetra gozhdës tjetër. Po t’i pyesësh më tej se si duhet bërë një gjë e tillë, pra si të

reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk është çudi të dëgjosh: “duam mazhoritar me lista të hapura! Partitë të jenë me frymë euroatlantike paqësore”. Sir Thomas Hare apo Victor d’Hondt‎ kanë qenë thelbësisht

MBLEDHJA E KQZ-SË

T

eksa KQZ-ja i ka bërë thirrje kandidatëve që të dorëzojnë formularin e dekriminalizimin, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të mos i plotësojnë formularët duke mos pranuar mandatin e deputetit. Nisur nga ky fakt KQZ-ja vendosi dje shpalljen e mos zgjedhshmërisë për 8 kandidatë të PD-së, duke fillluar nga Blendi Sulaj i cili vjen nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë. Gjithashtu KQZ-ja ka bërë moszgjedhshmërinë e Flamur Hoxhës dhe Fuat Haxhiymerit nga lista shumemërore po për këtë qark pasi nuk dorëzuan formularin e vetëdeklarimit brenda Afateve. Po kështu kanë refuzuar mandatin dhe kandidatët e tjerë të kësaj partie nga qarqet Vlorë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. KQZ-ja ka shpallur moszgjedhjen e kandidatëve e më konkretisht: “KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë; KQZ shpall moszgjedhshmërinë

Refuzojnë mandatin e deputetit 8 kandidatë të PD-së

për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë; KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë; KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan; KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier; KQZ shpall

moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë; KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë; KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore e PD, qarku Shkodër”, deklaroi dje kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

gabim mesa duket që nuk e panë sistemin zgjedhor si një çështje agrokulturore. “Ku marrin vesh ata e’re!” do të thoshte ndonjëri”, ironizon Bylykbashi. Sipas tij, çështja nuk është te sistemi, por te mënyra se si po tentojnë të futen

këto ndryshime. “Kjo Zgjeforme Redhore me Don Kishotin e gjatë të mazhorancës, Sanço Pançot dhe Dylqinetë që i mbajnë ison në atë sallë, e kanë gjetur cilit mulli me erë t’i turren atje në sallën e Parlamentit. “Sistemi sistemi!” bërtasin, a thua se sistemi e ka fajin pse demokracia në partitë politike është në pike të hallit, futen kriminelët në Parlament, lihen jashtë gra dinjitoze, korrupsioni politik bën kërdinë etj. Ky është karburanti politik që u fusim sistemeve zgjedhore. Deri më sot kemi shkatërruar katër lloje sistemesh. E t’u vesh fajin atyre për sjelljen e partive dhe individëve politikë në Shqiperi, është si të thuash që fajin e ka Daimler Benz pse prodhon Mercedes Benz që nuk duron dot naftën e Ballshit dhe ngec në rrugë. Nuk është çudi që në këtë rrumpallë, “Zgjeforma Redhore” në atë serën apo inkubatorin e vet, ‎të na prodhojë ndonjë sistem të ri, p.sh “Zirrum me Prim”. Si ato domatet me hormone mbi vlerat e lejuara. Sir Thomas Hare dhe Victor d’Hondt që kanë shpikur dy prej formulave të sistemit tonë zgjedhor, do të rrotulloheshin në varr! Po ata kanë qenë gabim që reformën e sistemit zgjedhor e shihnim në mënyrë elitare”, tha demokrati Oerd Bylykbashi. Gjithashtu, Bylykbashi ironizon deputetë e rinj të Kuvendit duke i konsideruar ato si jo përfaqësues të qytetarëve, por të familjeve të tyre. “Ndërkohë deputetet që bëjnë betimin se do përfaqësojnë veten dhe familjen e vet janë si ai transplanti i fytyrës që nuk ngjit, nuk është kompatibël, sepse nuk përputhen as grupi i gjakut, as gjë tjetër”, deklaroi dje ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi

ISH-DEPUTETI I PD-SË

Sondazhi, Agron Shehaj: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët Mbrëmjen e së mërkurës u dha një sondazh, ku edhe pse donin ta mbronin kryeministrin Edi Rama, përsëri shifrat ishin katastrofike për qeverisjen. IPR Marketing dhe RTV Ora publikuan sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës së 3 prillit 2019, ku u detyruan të pranojnë se 53 % e popullit nuk e voton kryeministrin dhe PS-në. Pra, në çdo rast, zgjedhje vendore apo parlamentare, zgjedhjet i fiton opozita. Duke marrë shkas nga këto të dhëna, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh dje se çdo ditë e më shumë qytetarët po i afrohen opozitës. Sipas tij, sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. “Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj


POLITIKE

8

E premte, 5 PRILL 2019

STUDENTI LIHET NË BURG

Këlliçi: Marigleni, nëse do ishte trafikant a përdhunues, sot do të ishte deputet i PS Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg banorët e zonës së “Astirit” Dorian Protoduari dhe Mariglen Doçi, që prej më shumë se 5 muajsh protestojnë kundër projektit korruptiv të Qeverisë “Rama” për zgjerimin e Unazës së Re, ka reaguar dje me vendosmëri Partia Demokratike. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi nga Gjykata e Apelit Tiranë, pas dhënies së vendimit për protestuesit e arrestuar deklaroi

nëse protestuesi Marigleni, do të ishte trafikant a përdhunues, sot do të ishte deputet i Partisë Socialiste. “Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi një standard të paprecedentë, duke lënë në burg studentin Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduarin, i cili ka mbi 150 ditë në protestë në zonën e Astirit, në mbrojtje të shtëpisë së tij, pa asnjë provë, pa asnjë fakt, por vetëm me urdhrin politik të Edi Ramës. Nëse Mariglen Doçi

do të ishte trafikant droge, përdhunues në grup, ose kriminel, ai me siguri sot do të ishte deputet, ose kryetar bashkie i PS-së. Studentët e të rinjtë do të vijojnë protestën dhe betejën e tyre deri në plotësimin e plotë të 8 pikave të kërkesave të studentëve, garantimin e standardeve dhe lirive të njeriut dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e aspiratën e saj evropiane”, tha kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Banorët e “Astirit” lihen në burg, Balliu: S’ka mbetur më, veç të shohim Ramën t’i japë vetë vendimet në gjykatë

Apeli lë në burg 7 protestues, Balliu: Këto janë gjykata të ERTV-së G

jykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg shtatë protestues të cilët janë ndaluar për veprime të dhunshme gjatë tubimeve të mbajtura nga opozita në Unazën e Re dhe para parlamentit. Në seancën e së enjtes togat e zeza të Apelit vendosën ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për 5 protestues të tjerë. Mes të arrestuarve të lënë në burg nga Apeli është dhe Florenc Hoxha, i cili u ndalua pas protestës së 16 marsit dhe Dorian Protoduari, i cili akuzohet si organizator i tubimeve tek Unaza e Re. Familjarët e protestuesve bashkë me ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu, thanë se vendimet e gjykatës janë politike dhe se protestuesit po mbahen në burg pa asnjë provë. “Kemi rreth një muaj, dy muaj, që shohim vetëm protestues të arrestuar, të cilët mbahen në burg sepse shihen si rrezik, por ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë apo qytetarëve të tjerë, por janë të rrezikshëm ndaj pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Ne kemi parë në gjyqe të ndryshme, se si njerëz të përfshirë në vrasje janë lënë në masë arresti edhe më të lehta dhe janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërkohë, protestuesit, që po çohen kundër një pushteti ilegjitim, i arrestojnë, i bëjnë presion dhe gjykatat vendosin arrest me burg për ata që nuk ka asnjë provë. Sot, Dorian Protoduarin, që në mëngjes, pavarësisht njoftimit të gjykatës se duhej të paraqitej këtu, Policia

tentoi të mos e sillte fare këtu dhe u desh të bëhej një njoftim i dytë për Dorian Protoduarin, sepse tashmë ata e kanë etiketuar atë si një armik të pushtetit të tyre ilegjitim dhe kjo refletkohet edhe

në vendimin absurd jo vetëm në vendimin e gjykatës së Apelit, por edhe të Shkallës së Parë, sepse nuk ka asnjë provë as për Dorianin, as për Maringlen Doçin, që po ashtu kanë dhënë

ARREST ME BURG

ARREST SHTËPIE

Mariglen Doçi Dorian Protoduari Ilir Hamedani Ferit Dankshi Saimir Rexhepi Florenc Hoxha Agim Peposhi

Pal Daija Gazmir Bekshiu Aldi Spaho Ermir Bruka Emiljano Mustafa

masën arrets me burg. Nuk ka asnjë provë dhe kamerat e gazetarëve tuaj nuk kanë asnjë provë. Le të na tregojnë qoftë dhe një xham të thyer tek parlamenti; të na tregojnë qoftë një polic të lënduar. Sepse nuk ka pasur dhunë, por vetëm protestë. Nuk ka mbetur gjë tjetër veç të shohim LIVE gjykatat në ERTV, këto tani janë gjykatat e ERTV, janë gjykatat e Rilindjes, nuk ka mbetur më asgjë këtu veçse të shohim Edi Ramën vetë këtu dhe të japë vetë ato vendime. Këto janë vendime të turpshme, ndërkohë që Shkodra

ANKIMIM NGA PROKURORIA QË JANË REFUZUAR NGA GJYKATA

Klajdi Poci Denaldo Buzi Eduart Buzi Florjan Zeneli Jeton Spahiu Ali Bruci Kenin Kastrati Flamur Rraja Edison Tahiri Elidian Buzi jeton në terrorin e bandave që janë të lira dhe nuk guxon njeri t’i shohë me sy, jo të arrestohen; ndërkohë që Vlora është kthyer në Palermo, këta merren me protestuesit. 3500 forca policie në çdo protestë!!! Presione, shtyrje, provokime, njerëz të infiltruar! Kush më thotë nga ju, ku është ai xhupit të kuq në 16 shkurt?! Pse nuk është arrestuar ai që nxite dhunën, i infiltruar nga Policia, nga Edi Rama? Se këtu s’ka më as Polici, as gjykata, ka vetëm Edi Rama dhe një arsye pse Protoduari dhe Doçi lihen në arrest me burg”, deklaroi dje ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili shoqërohej edhe nga nëna e Dorian Protoduarit.


POLITIKE

9 E premte, 5 PRILL 2019

Shoqëria civile ngre alarmin: Reforma në drejtësi po bëhet pa transparencë

8 probleme serioze me reformën në drejtësi O

rganizatat e shoqërisë civile që protestonin dikur pro reformës në drejtësi dhe ndonjëherë sulmonin dhe opozitën si penguese të saj, dy vite pas votimit të ligjeve për këtë reformë, shohin se problemi i zbatimit të saj është te qeveria. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti për Studime Politike si dhe një grup shoqatash të tjera në një deklaratë për mediat shprehin shqetësimin për bllokimin e reformës në drejtësi. Vërejtjet serioze nisin që nga mungesa e fondeve dhe ambienteve për institucionet e reja, gjë për të cilën është përgjegjëse qeveria dhe shkojnë deri në çështje që lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të pavarura. Në deklaratë ata theksojnë se reforma po kryhet pa transparencë. Pra, institucionet kryesore

që monitorojnë reformën bëhen një ditë para se përfaqësuesja e BE të mbërrijë në Tiranë, për tu njohur me ecurinë e projektit ku ndërkombëtarët janë investuar më shumë vitet e fundit. Edhe pse ambasadorët thonë se reforma po ecën me ritmet e duhura, shqetësimet serioze që paraqesin sot organizatat që bashkëpunojnë me BE tregojnë se reforma më e pakta e është e vonuar, më e rënda është mungesa e transparencës. Dhe kur flitet për mungesë transparence, pas saj mund të fshihen shumë probleme të tjera që edhe ata që financuan reformën duket se nuk i dinë. Deklarata e plotë e organizatave për reformën në drejtësi “Organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë ecurinë e reformës në drejtësi dhe aktivitetin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, Komiteti Shqiptar i

varur të Kualifikimit deri tani ka përfunduar procesi i rivlerësimit vetëm i më pak se 15% të të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. 3. Procesi i ngritjes së institucioneve të reja, sidomos i Gjykatave të Posaçme dhe i SPAK, ka tejkaluar afatet kohore ligjore sipas të cilave këto institucione duhet të ngriheshin: brenda dy muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga ngritja e tyre, ende nuk ka informacion në lidhje me koordinimin ndërmjet dy organeve në drejtim të ngritjes së harmonizuar kohore të institucioneve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme është parashikuar të zgjasë rreth 8 javë, aktualisht nuk ka asnjë informacionin mbi emërimin e përkohshëm të

Prokurorit të Përgjithshëm gjithashtu po ecën me ritme të ngadalta ndërkohë që Shqipëria po mbush 15 muaj me Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. 6. Shqetësim paraqesin edhe disa vendimmarrje të KLGJ-së dhe KLP-së, të cilat kufizojnë aksesin për informim publik dhe monitorim para dhe gjatë realizimit të mbledhjeve plenare. Si rrjedhim, kjo situatë pamundëson jetësimin e parimit të transparencës, krijon elementë të dyshimit në integritetin e aktivitetit të institucioneve dhe ndaj mund të cenojë besimin e publikut në rezultatet dhe ecurinë e procesit. 7. KLP nuk ka ende një godinë definitive ku të ushtrojë në mënyrë permanente veprimtarinë e tij, ndërkohë që si KLP dhe KLGJ nuk i është alokuar ende buxheti, nuk janë pajisur me personelin administrativ mbështetës. Kufizimet në buxhet dhe personel kanë bërë që në disa raste, këto institucione të mos respektojnë afatet ligjore të informimit ndaj aktorëve vendas që moni-

torojnë veprimtarinë e tyre. 8. Në fundmi, ne apelojmë institucionet përgjegjëse, KLGj, KLP si dhe organet e vettingut për transparencë dhe komunikim me publikun duke iu përgjigjur interesimit të tij për ecurinë dhe proceset në drejtim të ngritjes së institucioneve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke hedhur dritë mbi ecurinë e deritanishme për të shmangur politizimin dhe ecjen me hapa të shpejtë të këtyre proceseve. Transparenca dhe komunikimi i qartë, i kohshëm dhe i shpeshtë me publikun kontribuon në një klimë besimi me të mirë dhe adreson pritshmëritë që qytetarët kanë për këtë proces. Gjithashtu, i kërkojmë organeve të vettingut të trajtojnë me përparësi rastet për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve kandidatë për gjykatat e posaçme, kandidatëve për prokuror për SPAK si dhe në tërësi ecjen me ritme më të shpejta të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

TAKTIMET

që kanë në dorë fatin e drejtësisë së vendit, refuzojnë të informojnë për punën e tyre edhe organizatat që kanë statrus të veçantë për ndjekjen e zbatimit të reformës. Procesi i emërimeve në institucionet e reja është bllokuar. Vendi ka 15 muaj me Prokurori të Përkohshme dhe vetingu nuk ka ecur as me 15 % të planit të parashikuar gjatë votimit të reformës edhe pse komisionet kanë konsumuar gjysmën e mandatit. Kjo është hera e parë që organizata të shoqërisë civile vënë në dukje problemet që lidhen me bllokimin e reformës. Në mënyrë të hapur, përgjegjësia për pengesat dhe transparencën ka të bëjë me qeverinë, e cila falë edhe mbështetjes së madhe të këtyre shoqatave po e çon reformën drejt bllokimit. Tetë shqetësimet e organizatave

Helsinkit (KSHH), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, bazuar në rezultatet e deritanishme të procesit të reformës në drejtësi, ndajnë me publikun qëndrimin se: 1. Edhe pse reforma në drejtësi po vijon, ajo ende po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta, si përsa i përket procesit të vettingut ashtu edhe ngritjes së institucioneve të reja. Përveç ritmit konstatohet koordinim i pamjaftueshëm ndërinstitucional si dhe në disa elementë ka probleme me nivelin e transparencës. 2. Përsa i përket procesit të vettingut, ndonëse është konsumuar gjysma e mandatit kohor kushtetues të Komisionit të Pa-

gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe pse ky proces ka filluar në fund të muajit dhjetor 2018. Vonesat po shoqërohen ndërkohë me mungesë transparence ndaj publikut, për procedurat, afatet dhe përgjegjësitë nga vetë organet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji. 4. Organet e vettingut ende nuk kanë trajtuar me përparësi rastet për rivlerësimin kalimtar për gjyqtarët kandidatë për gjykatat e posaçme dhe kandidatët për prokuror për SPAK, ashtu siç edhe disa prej anëtarëve të zgjedhur të KLP (3 anëtarë) nuk kanë ende vendim përfundimtar të konfirmimit në detyrë, pasi vijojnë të jenë në pritje të gjykimit në shkallën e dytë të vettingut. 5. Procesi i zgjedhjes së

Shefja e ONM, vizitë në Tiranë

G

enoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perën dimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), do të marrë pjesë sot në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në Hotel “Tirana International”, në Tiranë. Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi. Gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, 4-5 prill, zonja Ruiz Calavera do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministren e Financave Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.


SPECIALE

10

VATRA,

“Qeveria shqiptare” në mërgim Në 110 vjetorin e gazetës “Dielli”

Nga Mal Berisha Pjesa e Par Parë

F

ederata Pan – Shqiptare VATRA e Amerikës dhe organi i saj botues “DIELLI” kanë luajtur një rol të tillë në historinë e Shqipërisë sa është e vështirë të krahasohen me ndonjë tjetër. Të dyja përbëjnë atë pjesë të shpirtit dhe mëndjes shqiptare e cila u largua nga atdheu duke e lënë atë në kushte e rrethana që dihen, por pa e harruar kurrë. Në fakt kjo ndarje e dhimbshme e atyre që e frymëzuan dhe e ndërtuan “Vatrën” dhe “Diellin” vazhdon të coptojë zemrën e shumë e shumë të tjerëve, të cilët edhe sot po largohen nga atdheu, jo ngaqë nuk e duan atë, por sepse kushtet dhe rrethanat ua diktojnë diçka të tillë. Roli që ka luajtur “Vatra” jonë dhe organi i saj “Dielli” në ruajtjen e territoreve etnike shqiptare dhe në formimin e shtetit shqiptar gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe sidomos në Konferencën e

Paqes në Paris është i pashembullt. ROLI I VATRËS NË MBROJTJEN E KUFIJVE DHE PAVARESISË SË SHQIPËRISË Siç dihet, pas shpalljes së pavarësise më 1912, fuqitë e mëdha e trajtuan çështjen shqiptare si një mjet për të plotësuar egot e veta, por edhe për të ruajtur paqen midis tyre, gjë që e bënë duke iu falur territore shqiptare fqinjëve. Por, në thelb, këto nuk qenë veçse lëshime që ata bënë, qoftë për armiqtë e Shqipërisë qoftë për interesat e tyre. Në vitin 1913 u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër e cila la jashtë territorit të shtetit shqiptar gjysmën e vendit, madje mund të thuhet se nuk përfshiu pikërisht ato pjesë të cilat kishin luajtur një rol përcaktues për heqjen e zgjedhës otomane. Kjo padrejtësi historike nuk mjaftoi ose nuk i kënaqi qarqet anti-shqiptare dhe kështu më 1915 u mbajt Traktati i Fshehtë i Londrës i cili synoi t’u shpërndante fqinjëve edhe atë pak territor që i mbeti Shqipërisë në një kohë që po ashtu edhe Italia pretendonte të merrte Vlorën me rrethinat që të plotësonte ëndrren e saj të vjetër për ta kthyer Detin Adriatik në një “Liqen Italian “ nëpërmjet Otrantos. Pikërisht në një situatë të tillë, pra në vigjilje të coptimit të plotë të territoreve shqiptare, “Vatra” me gazetën e saj “Dielli” treguan pjekurinë dhe

përgjegjësinë më të madhe për kombin e tyre dhe u hodhën në një betejë të pashembullt në mbrojtje të atdheut. Është folur dhe shkruar shumë lidhur me qëndrimin e “Vatrës” dhe gazetës së saj “Dielli”. Por unë do të ndalem shkurt në trajtimin që i kanë bërë kësaj çështjeje tre autorë të huaj, të cilët kanë botuar tre libra shembullorë për Historinë e Shqipërisë. Në të tre është trajtuar roli i “Vatrës” dhe i “Diellit” duke iu referuar shtypit të kohës dhe dokumentave historike. 1.- Edwin E. Jacques Jacques, autor amerikan, me librin e tij “Shqiptarët, një histori etnike prej kohëve Para-Historike deri në Kohët Moderne”, botuar në ShBA Tetor 1995. Ky autor, i cili jep një përshkrim historik të gjenezës shqiptare dhe zhvillimin e këtij kombi deri në ditët e sotshme është ndalur edhe tek roli që luajtën shqiptarët e Amerikës në demaskimin e

E premte, 5 PRILL 2019

intrigave të fuqive europiane dhe në formimin e shtetit të tyre shqiptar e veçanërisht në rolin që luajtën ata në Konferencen e Paqes në Paris. Libri i Edwin Jacques ka sjellë citime të shumta nga arshivat në Washington por unë do të ndalem tek disa prej tyre: “Shqiptaro - amerikanët e Bostonit u mblodhën në një tubim historik më 4 Nëntor 1915 per t’i dërguar një peticion Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të formuar një fond ndihmash ushqimore në ndihmë të popullatës shqiptare e cila po vdiste nga uria si rezultat i bllokadës italiane në bregun e detit shqiptar pas Traktatit të Fshehtë të Londrës i cili i jepte Italisë Vlorën. Në ato ditë të vështira të mbijetesës së popullit shqiptar, ishte Peshkopi Fan Noli i cili lëshoi apelin poetik, “Jepni për Nënën” duke nxitur djemtë besnikë të shqipes që të kontribuonin me 150.000 dollarë në ndihmë të Shqipërisë, çka ishte një shumë kuptimplotë po të kihet parasysh situata e atëherëshme dhe vlera e monedhës.” Ndër kontributet më të mëdha historike të “Vatrës” sigurisht mbeten mardhëniet e krerëve të saj me Presidentin Willson. Më 4 Korrik 1918 Peshkopi Noli, i cili përfaqësonte Federatën Pan Shqiptare “Vatra”, si dhe përfaqësues të tjerë kombesh të vogla, e shoqëruan Presidentin Willson në jahtin presidencial “Mayflower” për tek varreza e George Washingtonit në malin Vermont. Në këtë datë të shënuar, presidenti Willson deklaroi katërmbëdhjetë pikat e vetëqeverisjes së kombeve të vogla. Më pas Fan Noli u takua me presidentin në “Mayflower” për të folur në emër të pavarësisë së Shqipërisë. Në atë takim presidenti Willson i tha Fan Nolit: “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë.” Presidenti ishte prekur thellë nga telegramet dhe letrat që kishte marrë nga shqiptarët e Amerikës për pavarësinë dhe ruajtjen e territorit të Shqipërisë. Konferenca e Paqes e njohu Shqipërinë si një komb me vetëqeverisje të ligjshme brenda kufijve të vendosur më 1913 dhe i urdhëroi ushtritë e vendeve fqinjë që të largoheshin menjëherë prej

territorit të saj. Fan Noli, si perfaqësuesi i “Vatrës” deklaroi: “Presidenti Willson bëri më shumë se askush tjetër për pavarësinë e Shqipërisë; Willsoni refuzoi kategorikisht të nënshkruante marrëveshjen deri në momentin kur u sigurua për të drejtën vetëqeverisëse të shqiptarëve”. Është e lehtë të kuptohet se sa cinik ka qënë sistemi komunist në Shqipëri kur deklaronte se i vetmi regjim që i mbrojti të drejtat e kombeve të vegjël ishte ai sovjetik i udhëhequr nga Lenini. Nuk ka asnjë dyshim se roli i “Vatrës” dhe organit të saj “Dielli” ka qënë përcaktues në qëndrimin e ShBA-s në atë kohë dhe sidomos në atë të Presidentit Willson lidhur me të ardhmen e Shqipërisë ose më mirë të themi, lidhur me vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. 2.- Harris Silajxhiç në librin i cili e ka bërë Doktor të Shkencave Historike: “Shqipëria dhe shqiptarët ne Arkivat e Washingtonit” ka dhënë një pasqyrë të shkëlqyer të luftës dhe përpjekjeve që intelektualët shqipëtarë dhe vatranët në SHBA kanë bërë për mbrojtjen e pavarësisë së Shqiperisë dhe në formimin e shtetit shqiptar. Zoti Silajxhiç mund të themi se ka arritur të na japë me dashamirësi orientimin perëndimor e veçanërisht orientimin proamerikan të shqiptarëve çka është një nder për ne dhe një goditje për pseudohistorianët, të cilët kërkojnë ta identifikojnë kombin shqiptar me një komb të prapambetur e të paorientuar. Në këtë libër autori ka arritur të nënvizojë aftesinë e vatranëve për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar si dhe krijimin e miqve të cilët e duan Shqipërinë. Dhe këta miq janë gjetur e gjënden gjithnjë në ShBA. Në librin e tij, Zoti Silajxhiç i ka kushtuar një vëmendje shumë të madhe ndikimit të “Vatrës” mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan mbi këtë çështje. Për këtë ai i është referuar gazetës “Dielli” dhe shumë burimeve të tjera të botuara. Megjithëse vatranët nuk arritën t’ia mbushnin mendjen presidentit amerikan që ta merrte Shqipërinë nën një protektorat amerikan, (Vijon në faqen 11)


SPECIALE

11 E premte, 5 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 10)

prapëseprapë roli i “Vatrës” në mbrojtjen e kufijve të përcaktuar më 1913 nga një coptim i mëtejshëm mbetet historik. Vatranët e drejtuan luftën e tyre në këto drejtime kryesore: 1- Në bindjen e delegacionit amerikan mbi drejtësinë e kërkesave shqiptare. 2- Në diskretitimin e propogandës armiqësore anti-shqiptare e sidomos asaj greke sipas së cilës të tërë ortodoksët e Jugut të Shqipërisë janë grekë. 3- Gjallërimin e jetës politike në atdhe. Detyra bazë e emigrantëve shqiptarë në Amerikë të grumbulluar rreth “Vatrës” ishte që të demonstronin se shqiptarët e besimit ortodoks që jetonin në Shqipërinë e Jugut ose ata që kishin ardhur në Amerikë nga ajo zonë nuk janë grekë. Shqiptarët e Amerikës të shqetësuar nga deklaratat e Venizellosit dhe Politisit u dërgojnë nëpërmjet të Mehmet Konicës një telegram udhëheqësve të katër fuqive të mëdha, në të cilën tregojnë vendosmërinë e tyre në favor të çështjes shqiptare. Në atë mbledhje morën pjesë 124 priftërinj ndër ta edhe rumunë me origjinë nga Korça, çka ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj presionit të Patriarkanës Greke ndaj popullsisë ortodokse shqiptare në Shqipërinë e Jugut. Këtu vlen të përmendet edhe një telegram i Dr. Mihal Turtullit, Dr Charles Telford Erciskon dhe Imzot Bumçit në emër të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, dërguar presidentit Willson, ku i jep fakte rreth fallsitetit të thënieve greke rreth numrit të grekëve në Jug të Shqipërisë. Në vorbullën e intrigave anti-shqiptare të grekëve dhe qarqeve tjera, Federata PanShqiptare “Vatra” luajti një rol të pazëvendësueshëm në sqarimin e identitetit të kombit shqiptar, përkatësisht të banorëve shqiptarë të zonave që synohej të coptoheshin. Në një letër drejtuar presidentit Willson, vatranët e krishterë shkruanin: “Ne të poshtëshënuarit, të krishterë ortodoksë, të lindur në këtë pjesë të Shqipërisë të cilin disa e quajnë Epir të Veriut, protestojmë energjikisht kundër deklarateve të Z.Karapanos. Situata në të cilën gjënden banorët e besimit kristian nuk dallon aspak nga situata në të cilën gjëndet pjesa tjetër e bashkatdhetarëve tanë. Të krishterë dhe muslimanë, bij të të njëjtit atdhe, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtat ndjenja dhe interesa dhe që gjithmonë kanë punuar së bashku për të njëjtën çështje: Tërësinë tokësore dhe pavarësinë e Shqipërisë, jo vetëm që nuk kanë pranuar pushtimin e Shqipërisë nga trupat greke, por sapo kujtojnë genocidin e tyre të pashembullt mbi shqiptarët, kryer gjatë vitit 1914, u dridhet zemra nga tmerri.” Vatranët kanë meritë të madhe sepse i ofruan për herë të parë delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris të drejtën

për të dëshmuar në Komitetin e Mardhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan. Prezantimin para Senatit e ka bërë njëri ndër antarët aktivë të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Konstandin Çekrezi (antar i Kolegjiumit të Universitetit Kolumbia) i cili pasi paraqiti shkurtimisht Historinë e Shqipërise iu kërkoi senatorëve që të përqëndroheshin veçanërisht në Shqipërinë e Jugut. Ai e akuzoi Unionin Pan-Epirot për fallsifikim të nënshkrimeve në memorandumin që kjo organizatë i kishte dërguar Konferencës. Ai akuzoi pjesëmarrësit në Konferencë se çështjen e Shqipërisë po e përdornin si një objekt kompensimi për çështjet e tyre. Kristo Dako po ashtu akuzoi Greqinë për gjithçka që kishte bërë duke dëshmuar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve dhe kërkoi komision hetimi në vend, i cili të vendoste për fatin e Shqipërisë. Merita e “Vatrës” qëndron tek fakti se ajo arriti të bënte që ShBA të bllokonte vënien në jetë të Traktatit të Fshehtë të Londrës. Pra vatranët arritën ta bindin presidentin Willson për drejtësinë e kauzës së tyre. Idetë e “Vatrës” për orientimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve janë shprehur më së miri nëpërmjet të kryetarit të atëhershëm të Vatrës, Fan Noli, i cili kërkonte një komision amerikan si i vetmi i paanshëm për të ndihmuar shqiptarët për krijimin dhe vënien në efiçiencë të një shteti ku çdo shqiptar besnik të ndjehej i kënaqur. Noli ishte i sigurtë se shumë shqiptarë që ishin detyruar të emigronin në Amerikë kishin dëshirë të ktheheshin në atdhe dhe të jepnin ndihmesën në zhvillimin e tij dhe “me futjen e koncepteve amerikane të lirisë, ekonomisë dhe zhvillimit politik” ta fusnin Shqipërinë në rrugën e rilindjes ekonomike dhe kulturore. Institucionet arsimore amerikane, sipas mendimit të Nolit, do të ishin: “shpëtim për Shqipërinë, duke patur parasysh se kultura anglosaksone i përshtatet më mirë shpirtit puritan të racës shqiptare”. Bie pra në sy se çfarë orientimi donte që t’i jepte “Vatra” zhvillimit të ardhshëm politik e ekonomik. Shqiptarët e Amerikës nën drejtimin e saj arritën që të

kenë një influencë të jashtëzakonshme tek përfaqësuesit amerikanë në Konferencë. Ata luftuan për ta patur Amerikën një mandatore. Në mënyre të veçante ra në sy roli i amerikanit Çarls Telford Erikson i cili insistoi shumë për një mandat të tillë amerikan. Vatra dhe Dielli kanë qënë të pamëshirshëm ndaj çdo tradhëtie. Në mënyre të veçante spikat qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë të Amerikës ndaj Esat Pashës dhe lojërave të tij ndaj çështjes shqiptare. Kështu, në një memorandum për presidentin Willson, vatranët e kundërshtojnë takimin e tij me Esat Pashën duke e konsideruar këtë të fundit një njeri që “nuk përfaqëson askënd tjetër përveçse veten e tij”. 3.- Edith Pierpont Stickney Stickney, edhe kjo një autore amerikane, e cila ka doktoruar në shkencat historike me librin: “Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në çështjet Europiane Ndërkombëtare nga viti 1912 deri me 1923”, botuar më 1925 nga Standford University Press. Autorja e ka eksploruar materialin e jashtëzakonshëm të Bibliotekës së Hooverit në ShBA (Koleksioni më i madh në botë rreth Shqipërisë për periudhën në fjalë) dhe ka sjellë tek ne një studim i cili ndonëse nuk mund të thuhet me entuziazëm se është proshqiptar për shkak të ftohtësisë së trajtimit të fakteve, prapëseprapë duhet çmuar për shumë të vërteta që janë thënë aty. Në morinë e fakteve të trajtuara nga Stikney do të desha të ndalem tek përshkrimi që ajo i ka bërë rolit që luajti “Vatra” jonë si kundërshtare e denjë dhe bindëse ndaj propogandës greke ne Konferencën e Paqes. Ajo çfarë duhet nënvizuar është fakti që rreth 31 organizata Pan-epirote nga ShBA-ja, Anglia, Australia e gjetkë, kishin ndërmarrë një fushatë të ethshme shpifjesh e mashtrimesh mbi të drejtën historike dhe legjitime, që sipas tyre, gëzonin grekët mbi Epirin e Veriut ose mbi Shqipërinë e Jugut. Autoria thotë se në përbërje të këtyre organizatave bënin pjesë gjithfarë pseudohistorianësh, pseudogazetarësh, fallsifikatorësh, pamfletistësh, karikaturistësh, fotografësh, të cilët mbushnin çdo rrugë kryesore të Parisit me fletush-

ka të cilat shprehnin gjoja padrejtësinë e madhe që u ishte bërë grekëve të Epirit të Veriut. Kësaj lukunie greke i bënte ballë me dinjitet Federata - Pan Shqiptare “Vatra” si dhe organi i saj “Dielli”. Ndërsa nga Anglia një grup intelektualësh të shquar anglezë të drejtuar nga e njohura Edith Durham punonte pareshtur sa me Foreign Officin anglez aq edhe me mjetet e atëherëshme propagandistike për të bindur opinionin publik mbi drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve. Stikney nënvizon faktin se Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës që nga formimi i saj më 1912 e deri më 1919 kishte arritur të ndërtonte 72 degë anë e mbanë ShBA - s dhe Kanadasë si dhe të botonte gazetën e saj “Dielli” dhe një revistë mujore të quajtur “Adriatic Revieë.” Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës pati një delegat në Paris më 1919, Rev. C.Telford Erikson, misionar amerikan në Shqipëri. E dyta për nga rëndësia thotë Stikney, ishte Shoqeria Anglo Amerikane e themeluar pak para sesa të përfundonte lufta e që kishte si qëllim njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo shoqëri luftonte në dy fronte: atë të botimeve dhe të komunikimit me shtypin dhe Dhomën e Komunave. Nga më të shquarit prej tyre ishte i nderuari Aubrey Herbert, si president dhe Edith Durham, të dy miq të flaktë të Shqipërisë. Përkrah përfaqësuesit të Federates Pan Shqiptare “Vatra”, ishin edhe delegacione të tjera të përbëra prej delegatësh nga kolonitë në Stamboll, Rumani dhe nga territoret e Korçës. Rëndësinë e veprimtarisë së Vatrës në dobi të çështjes shqiptare e ka shprehur më mirë se kushdo një ndër armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, Kryeministri i atëhershëm grek Venizellos kur deklaronte: “Ishte Vatra ajo që ma hoqi nga dora Vorio Epirin.” “Vatra” është nga ato organizata shqiptare që ka vulosur në historinë e Shqipërisë një emër të artë dhe kjo pikërisht sepse korifejtë e kulturës tonë kombëtare, Noli e Konica, e sa e sa bij të tjerë të Vatrës kanë vënë çdogjë në shërbim të atdheut. Në këtë pamje, le ta

kujtojmë historinë e Vatrës që ajo të përsëritet tek brezat e rinj qofshin të lindur, qofshin të ardhur së voni në Amerikë. Delegati i Vatrës, Ch.T. Erikson deklaronte në Kongresin Amerikan në vitin 1919 si më poshtë: “Tek shqiptarët gjen virtyte të cilat do të ishin të dëshirueshme për shumë popuj të përparuar. Propaganda sistematike i ka paraqitur si armiq të qytetërimit dhe plaçkitës por kjo është vetëm një gënjeshtër. Une kam jetuar disa vite në mes të shqiptarëve dhe për këtë ndjehem i detyruar të them të vërtetën. Ata janë intelegjentë, fisnikë, punëtorë, e duan jetën familjare, seriozë, mikpritës, besnikë deri në vdekje. Për të tillë popull e kam njohur popullin shqiptar dhe jam krenar që po e përfaqësoj sot këtu”. Pikërisht në këtë traditë të “Vatrës” u zhvillua lufta për Kosovën nëpërmjet përfaqësuesve të popullit amerikan në Kongres, Senat e administratë. E nëse i nderuari Bob Doll u angazhua kaq shumë në çështjen tonë për Kosovën të mos harrojmë se ishin shqiptarët e Amerikës ata që e njohën, bindën dhe vunë në veprim një figurë kaq të nderuar. Kjo është beteja për kauzën tonë kombëtare. Henry Kisinger, vetëm disa ditë përpara fillimit të bombardimit në Jugosllavi deklaronte hapur se ishte kundër një ndërmarrje të tillë. Por kur Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, në sallën e Kongresit Amerikan i dorëzoi atij librin “Shpëtimi në Shqipëri” botuar nga kjo Ligë dhe kur i thanë se tek ky libër do të gjente një histori të madhe të nje kombi që sot rrezikohet si hebrejtë dikur, nuk vonoi dhe doli mbrojtësi më i flaktë i bombardimeve dhe përpjekjeve amerikane për çlirimin e Kosovës. Në një cikël emisionesh të drejtëperdrejta televizive të Kanalit CN8 Nju Xhersi kam patur rastin të debatoj me shumë shikues. Një prej tyre më tha: “Ju shqiptarët po na goditni ne serbëve me dorën e Bob Dollit i cili është shqiptar nga origjina.” Edhe pse kjo nuk ishte e vërtetë, prapëseprapë tregon sesa afër janë ndjerë shqiptaro - amerikanët me heroin American, të nderuarin Senatorin, Robert Doll. Por përkrah tij kanë qenë miq të tjerë të shqiptarëve, miqtë e “Vatrës” dhe të organizatave te tjera shqiptare siç jane Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e drejtuat nga ish - Kongresmeni me origjinë arbëreshe, i nderuari Joseph DioGuardi dhe kongresmenët Benjamin Gilman, Eliot Engell, Sue Weisenbarger Kelly, të gjithë si dhe shumë të tjerë në administratë të cilët janë angazhuar në çështjen shqiptare falë përpjekjeve të shqiptaro - amerikanëve. Kjo përbën pjesën më të shkëlqyer të asaj që “Vatra” dhe vatranët si dhe shqiptaro - amerikanët në përgjithësi kanë bërë për Kosovën deri tek presidenti amerikan. *Studjues dhe diplomat. (Vijon në numrin e nesërm)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

FORUM

12 E premte, 5 PRILL 2019

Për Aleksandër Moisiun! Nga Alfred Moisiu

E

mri i Aleksandër Moisiut ësh të i njohur për shqiptarët prej shumë kohësh, por shumë pak është bërë këtu në vendin tonë për ta njohur këtë figurë të madhe, me origjinë shqiptare, në brendësi dhe në madhësi të saj, aq më shumë për ta përjetësuar dhe pasqyruar aktivitetin e jetës së tij. Ky është qëllimi kryesor i Fondacionit "MOISIU" në bashkëpunim me pushtetin vendor të qytetit të Kavajës dhe në përpjekjet tona për të inkluduar këtu edhe organet e kulturës shqiptare. Për fat të keq pak është arritur deri tani. Në vitin 2016 Fondacioni, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe Shtëpinë Botuese Argeta-LGM, arriti të organizojë një ekspozitë dedikuar kësaj figure. Ndërsa vitin e kaluar në Shkodër, me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe bashkisë së qytetit, u hap ekspozita e hu-

lumtuesit të apasionuar e të njohur të kësaj figure Pjetër Logoreci. Kjo ekspozitë është rënë dakord që në kuadrin e kujtimit të përvjetorit të lindjes së këtij artisti të madh me famë botërore dhe me gjak shqiptari, në një të ardhme të afërt të hapet edhe në ambjentet e COD pranë Kryeministrisë. Përveç këtyre janë bërë përpjekje nga ana e Fondacionit dhe Bashkisë së qytetit për të ndërtuar një muze modern për Moisiun në Kavajë, por deri tani jemi ende në fazën fillestare dhe të fjalëve. Famën për Moisiun nuk mund ta shpikim dhe ta reklamojmë ne, ai

këtë e ka arritur në kohën e tij dhe më vonë, me punën dhe talentin e madh të tij. Ne na mbetet veç t'i themi botës që ai ka qenë me gjak shqiptari dhe ta nderojmë, por nuk e kuptojmë pse deri tani nga Ministrat e Kulturës së këtij vendi shohim vetëm indiferentizëm. Moisiu ishte një nga interpretuesit më të shkëlqyer të Hamletit të Shekspirit, pikërisht kjo na shtyu që në vitin 2016 , vitin e shkrimtarit të madh anglez William Shekspir ta kujtonim edhe veprimtarinë e Aleksandrit. Janë bërë edhe më parë aktivitete të ndryshme, që kanë përkujtuar figurën dhe aktivitetin e këtij artisti të madh, por jo në vazhdimësi. Shumë rrugë dhe institucione janë emërtuar me emrin e tij në vendin tonë, disa prej të cilave me kalimin e kohës, si pa vënë re janë hequr dhe pakësuar. E kështu me radhë. Në Vienë, një rrugë pranë Danubit i është vënë emri i Moisiut. Në një lulishte pranë saj, në vitin 2005, gjatë vizitës time zyrtare në Austri, është vendosur busti i Aleksandër Moisiut, vepër e skulptorit shqiptar Qazim Kërtusha. Mbi jetën dhe veprimtarinë e tij janë botuar disa libra nga autorë dhe studiues shqiptarë si: Vafsi Seamini ( që në kohën e mbretërisë), i cili është i pari që ka shkruar dhe botuar mbi këtë figurë; Selman Vaqarri pas çlirimit në vitin 1957; Bardhyl Kosova; Vangjel Moisiu i cili ka bërë një hulumtim shumë të gjerë mbi Aleksandrin, që përveç se librave në shqip, libri i fundit është botuar në gjuhën angleze dhe italiane, mbështetur nga UNESCO. Nga botues të huaj libri i parë është shkruar nga Hans Bohm, botuar në Berlin në vitin 1927 dhe nga Rudiger Schaper në vitin 2000 në Berlin, që është përkthyer edhe në shqip. Tashmë është e njohur nga të gjithë se Aleksandrin janë përpjekur ta privatizojnë shumë shtete europiane. Italia i dha edhe nënshtetësi në momentet e fundit të jetës së tij. Nënshtetësinë shqiptar, Mbretëria Shqiptare ja kishte dhënë, sipas kërkesës së tij, që në vitin 1934. Por sikurse është zbuluar nga dokumentat e hershëm, rezulton që edhe Princ Vidi ia kishte dhënë dokumentin e nënshtetësisë shqiptare që në vitin 1914, po me kërkesën e tij. Këtë e ka thënë vetë Aleksandri në një intervistë të tij. Por është shumë domethënëse një deklaratë e Moisiut, ku ai thotë: "Gjaku im i përket origjinës shqiptare dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit. T'i shikosh shqiptarët në jetë, duken si njerëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shndërrohet në fuqi luani, e s'ka zot që i mban nëse dikush i prek në sedër dhe në të drejtat e tyre". Aleksandër Moisiu ka lindur në Tri-

este me 2 prill 1879 dhe vdiq në vitin 1935 në Vienë, në moshën 56 vjeçare. E kishte lënë me gojë që të varrosej në Markote të Zvicrës, afër qytetit Lugano. Aty është varrosur më vonë edhe bashkëshortja e tij Johana Tervin. Babai i tij Konstandin Moisiu është i biri Themistokliut nga Kavaja. Themistokli Moisiu, përveç babait të Aleksandrit kishte edhe një djalë tjetër Grigorin, nga i cili rrjedh dega e pjesës tjetër të Moisive të Kavajës. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Europës, Amerikës Veriore dhe në Argjentinë. Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës europiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit "Kufoma e gjallë" e të tjera. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 11 produksione të filmave, 9 prej tyre ishin filma pa zë, ndërsa dy ishin me zë. Për të parë sesi e ka vlerësuar kultura botërore kujtimin e Aleksandër Moisiut po përmend fjalët e paharruara të shkrimtarit

të madh Stefan Cvajg të thëna në ceremoninë funebre të Moisiut: "Le ta rikujtojmë pra në këtë çast me shpirt vllazëror. Ta mbajmë fjalën që tek ai nuk mund të arrijë, për të dëgjuar akoma në qetësinë e zemrës, zërin e tij, për të riparë edhe njëherë secili prej nesh në shpirt me shikim të brendshëm, figurën e tij të dashur. Atëherë nuk do të jetë i braktisur në vdekjen e tij, nuk do të jetë i humbur, por midis nesh, mik i dashur, figurë e pavdekshme, Aleksandër Moisiu, ylli i rinisë sonë, simbol i bukurisë në pamje e mendim, mik dhe shok të cilin e humbëm por që nuk duam ta humbim, Aleksandër Moisiun, artistin e madh të botës". Që Aleksandër Moisiu ka qenë një artist i përmasave botërore kjo dihet. Por e keqja është se deri tani Shqipëria, sidomos Kavaja, nuk kanë qenë në gjendje të ngrenë një muze, dedikuar këtij kollosi të skenës botërore. Dhe ky është një turp i madh për shtetin shqiptar, për drejtuesit e pushtetit lokal të qytetit, për inteligjencën e qytetit tonë. Turp për të gjithë ne, por që duhet korigjuar sa më parë. Shpesh më thonin se ku është muzeu i Aleksandrit, vihesha në vështirësi, por kjo është e vërteta. Kryeministrat shqiptarë me fjalë gjithmonë kanë qenë dakord për ta ngritur një muze, por në fakt asgjë nuk kanë bërë, përfshi edhe kryeministrin e sotëm, i cili edhe vetë është njeri i artit. Pa folur këtu për ministrat e kulturës që nuk e quajnë detyrë të tyre këtë punë. Sot, Fondacioni "Moisiu", edhe një herë, me rastin e 140 vjetorit të lindjes së tij (2 Prill 2019), po e ngre zërin për t'i kujtuar të gjithëve se duhet vepruar, për të përjetësuar këtë shqiptar të madh të artit, i cili asnjëherë jo vetëm nuk e vuri në diskutim origjinën e tij, por kudo që shkoi dhe luajti nëpër botë fliste dhe e ndjente veten krenar që ishte me gjak shqiptar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

V

eliaj: “Krenar për trans formimin e Tiranës, mer itë e qytetarëve; Nëse bashkëpunojmë, edhe 4 vitet e tjera do jenë histori suksesi” Tirana është ftuar në Forumin e Mjedisit të Qyteteve Evropiane si një nga modelet më të mira në avancimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Xhenovës në Itali, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kryebashkiakëve për objektivat e 2030, si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira midis qyteteve për adresimin e sfidave të shumta që lidhen me ndryshimet klimaterike. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet model, i cili brenda një kohe të shkurtër ka avancuar në çështjet e mjedisit, si mbjellja e pemëve, transformimi i transportit publik etj. “Së pari, jam shumë krenar për Tiranën, për atë që kemi arritur sot: të qenit një nga qytetet model, i cili në një kohë shumë të shkurtër ka bërë përparimin më të madh kur vjen puna për mbjelljen e pemëve, krijimin e kor-

13 E premte, 5 PRILL 2019

Tirana, model suksesi edhe në Forumin e Mjedisit të Qyteteve Evropiane në Xhenova

sive të biçikletave, vendosjen e biçikletave të përdorshme nga të gjithë, testimin e autobusëve elektrikë që po i fusim si flotë këtë vit, apo shumë prej ndërtesave, të cilat i kemi veshur me kapotë, për të ulur shpenzimet

e energjisë”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se arritja e rezultateve të tilla që vlerësohen në të gjithë Europën është meritë e qytetarëve. Veliaj shtoi se ky është treguesi më i mirë se kur të gjithë punojnë bashkë, mund të lihen mënjanë sherret dhe të vendoset fokusi në projekte që rrisin cilësinë e jetës. “Në kaq pak kohë të arrish kaq shumë dhe të vlerësohesh në të gjithë Europën është e gjithë merita e qytetarëve të Tiranës. Do të thotë se kur punojmë bashkë mund të ndryshojmë mentalitetin, mund ta lëmë histerinë mënjanë, të lëmë sherret me njëri-tjetrin dhe të fokusohemi në projekte që realisht rritin cilësinë e jetës”, deklaroi ai.

Veliaj shprehu bindjen se përtej bindjeve të majta apo të djathta, sot ndryshimet që ka pësuar Tirana janë të dukshme. Ai siguroi se nëse të gjithë do të bashkëpunojnë si një familje, edhe katër vitet e ardhshme do të jenë

një histori tjetër suksesi. “Nuk ka rëndësi çfarë bindjesh kemi, të majta ose të djathta, një gjë sot është e sigurt: me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri, me korsitë e biçikletave, me çerdhet, kopshtet dhe shkollat e reja, Tirana është më e mirë. Nëse të gjithë bashkë, si një familje, bashkëpunojmë kështu edhe në katër vitet e tjera, sigurisht që edhe ato do të jenë një histori suksesi”, deklaroi Veliaj. Forumi i Mjedisit të qyteteve evropiane në Xhenova bëri bashkë politikanë dhe kryebashkiakë nga e gjithë Europa për të diskutuar dhe ndarë njohuritë e praktikat e mira për çështjet mjedisore. Sot ky forum mbledh më shumë se 8,800 përfaqësues nga autoritetet lokale dhe rajonale nga 57 vende të ndryshme.

madje gazetarja izraelite ka filmuar edhe brenda kuzhinës. “Pushimet në Shqipëri janë super të lira”, thuhet në kronikë, teksa jepen edhe referencat e çmimeve në monedhën izraelite, shekel. Theksi i vihet edhe mundësive që kanë turistët izraelitë për të bërë shoping në qendrat e mëdha

tregtare, në dyqanet e të cilave janë të gjitha brendet më të njohura ndërkombëtare të veshjeve, por edhe jetës në Shqipëri, raporton Izrael Sot. Në fund të muajit prill nisin edhe fluturimet direkt nga Tel Avivi në Tiranë, tri herë në javë, të cilat përfundojnë në muajin tetor.

TELEVIZIONI SHTETËROR IZRAELIT

“Në Shqipëri na presin krahëhapur” T

elevizioni shtetëror izraelit, “Arutz 13” (Kanali 13), në emisionin e tij “Barkod”, përmes një

kronike të titulluar “Sekretet e Shqipërisë – vendi mysliman që i pret me krahëhapur turistët izraelitë”, i bëri një

prezantim të shkëlqyer mundësive të shumta që ofron “Vendi i Shqiponjave” për turistët izraelitë. Intervista të shumta, ku spikasin ato me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (me një përshëndetje “Shalom” dhe “E duam Izeaelin”) dhe zëvendësambasadoren e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg. Në kronikën e realizuar, ku në fokus kanë qenë atraksionet turistike qe ofron Tirana dhe Durrësi, si dhe zona bregdetare e Golemit, jepen informacione të shumta mbi çmimet e lira që ofrojne hotelet dhe kuzhina shqiptare dhe ajo mesdhetare,


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

R

ezultatet e sondazhit të IPR marketing i kanë hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit të debatit që po zjen në vend, nëse djegja e mandateve nga partitë opozitare ishte apo jo vendimi i duhur. Po t’i lexosh shifrat e tij në një mënyrë sipërfaqësore duket sikur ato mbërijnë në një rezultat paradoksal. Nga njëra anë të anketuarit refuzojnë në mënyrë plebishitare vendimin ekstrem të opozitës. 61/% e të pyeturve nuk e miratojnë atë, ndërkohë që vetëm një bërthamë radikale (18.7%) e përkrahin pa rezerva. Pra nga ky hulumtim të krijohet përshtypja sikur profecia e Ramës se stemat e PS dhe LSI mund të shkojnë për skrap dhe opozita reale rrezikon të zhduket, është në sintoni me atë që mendojnë shqiptarët. Por, një tabelë tjetër, ajo se për kë elektorati do të votonte nëse zgjedhjet lokale apo të përgjithshme zhvillohen sot, ka marrë një përgjigje befasuese. Sipas saj, një koalicion i mundshëm PD-LSI i fiton bindshëm zgjedhjet me një epërsi të thellë prej 5 deri 9 pikësh kundrejt Rilindjes

(53% me 44-48%). Pra kjo pasqyrë e dytë jep përshtypjen sikur PD është rritur ndjeshëm duke e rikuperuar erozionin e madh të votave që dmokratët pësuan pas “zbutjes” të radikalizmit që erdhi si pasojë e marrëveshjes Basha – Rama. Ajo konfirmon se ndryshe nga pandehmat e një partie që mbijeton vetëm në kuadër të pushtetit, LSI, ka ditur t’i ruajë në kuota të kënaqshme përkrahësit e saj( 14-15%). Pra leximi i këtyre shifrave kundërthënëse të bën të ngresh disa pyetje logjike: cili nga versionet është reali, ai se opozita po rrezikon zhdukjen, apo ai tjetri se ajo është në prag të fitores? Përpos kësaj dileme themelore, këto rrezultate ngrejnë edhe një tjetër. A duhej vallë që PD- LSI të shkonin drejt një hara-kiri të pa dëgjuar në histori, kur Rama u mundkërka edhe me zgjedhje? A duhet bojkotuar sistemi kur ai e krijoka mundësinë e rotacionit të natyrshëm? Këto të dhëna, në pamje të parë kundërthënse, kërkojnë një shpjegim, aq më tepër që hulumtimi i IPR

14 E premte, 5 PRILL 2019

Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegjen e mandateve përdor për të zhbërë atë avantazh prej 5-9 pikësh që ka aktualisht opozita. Dhe megjithëse, indiferenca, tutaltja, firka ndaj trazirave dhe prishja e komoditetit të jetës së përditshme i bëjnë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve të japin përgjigje kundër skenarëve ekstremë, djegja e mandateve, duket se i ka ndërgjegjësuar ata për problemin real që ka vendi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që rezultati i songazhit të konfirmojë se Rama nuk është më në gjendje ta mbajë tepsinë vetëm për vete. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që PD ka një rekuperim të papritur në raport me zgjedhjet e 2017. Në, këtë kuptim, shifrat e IPR marketing e konfirmiojnë rrugën e mundimshme të zgjedhur nga opozita. Ndryshe nga ç’thuhet në propagandën e regjimit, ajo nuk rrezikon zhdukjen, por forcimin në sytë e zgjedhësve, për sa kohë po lufton me fantazmën e një opozitë fallco, të dobët,

që shërben si fasadë dhe në fund gënjehet me disa poste shtetërore nga Rama. Djegja e mandateve nuk po rezulton në sytë e shqiptarëve si frikë nga gara, por si kurajo për t’u mbrojtur nga vjedhja. Tani sfida reale e PD-LSI-së është të mendojnë si të garantojnë ato 5-9 pikë përparësi që akordojnë shqiptarët dhe që mund t’u treteshin si kripa në det nëse ëndërrojnë një pakt të ri me kryeministrin. Prandaj, të gjithë ata që kërkojnë të hapin debatin pas atij 61%-shi të frikshëm (që janë shprehur kundër braktisjes së parlamentit) gabohen. Atyre nuk duhet tu’a zërë sytë mjeti, përpara se të shohin qëllimin. Sepse shifrat e sondazhit, megjithëse treguan ndrojte për të parin, konfirmuan të dytin. Ata i japin më shumë përkrahje një opozite pa mandate, se asaj që kishte tjetërsuar mandatin duke bashkëpunuar me Ramën. Lapsi.al

Deputetët e opozitës që po turpërojnë Ramën

tilla. Por ajo nuk i artikuloi këto kritika kur i tha po PD-së për deputete. Fakti që kujtohet sot e bën atë të pabesueshme dhe qëllimkeqe. Me një fjalor që i shkon për shtat portretit të tij, Myslim Murrizi nuk ka lënë fjalë pa përdorur për ish deputetët demokratë: “Spurdhjak” , “Pervers”, ‘fundërrina” “qen të zgjebosur që hanë m… nëpër studio” . Ai ironizoi me fotografin dixhital të Sali Berishës dhe nuk e kurseu presidentin duke thënë se mezi pret që Ilir Meta të shkojë në vetëvrasje. Natyrisht të gjitha këto janë të drejta të tij legjitime, por ato nuk kanë asgjë të përbashkët me atë çka përfaqëson opozita reale ndaj Ramës. Prandaj, me të drejtë, kur kryeministri i tha dje në parlament se ju jeni njësoj me ata jashtë, Ralf Gjoni ia ktheu se ai gabohet dhe ata nuk janë njësoj. Dhe kjo është e vërtetë, se ata përpara se të bëjnë kritikën e Ramës janë futur në një garë absurde me të se kush shan më shumë Lulin dhe Monikën. Prandaj çdo rrekje e Ramës për ti shitur si opozitë reale madje dhe për të provokuar debate fals me ta, vetëm sa e bën qesharak kryeministrin e mbatur pa armik” Lapsi.al

Marketing, e ka vërtetuar seriozitetin e tij në vite, ndryshe nga eksperiencat alla Gani Bobi, që kanë lënë një shije të hidhur për publikun shqiptar. Dhe përfundimi i parë është se këtu nuk ka asnjë paradoks. Sepse harta elektorale e një sondazhi nuk është kurrë e njëjtë me atë që ndodh në terren. Ajo as nuk mund të parashikojë makinacione të tipit Gjush-Avdylaj, as mijëra çamët e rilindur në Dibër dhe as atë përqindje votash të blera në finish të garës për të cilat flet OSBE ODHIR-i. Ajo konfirmon se fuqia e Edi Ramës nuk qëndron tek vota popullore, por tek makinacionet ekstra elektorale që ai ndërmer së bashku me trekëndëshin tashmë të njohur kriminalooligarkiko- mediatik. Pra, në këtë kuptim djegja e mandateve nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë të mposhtjes së Ramës me një garë reale, por si kundërshtim ndaj metodave që ai

ANALIZË

E

di Rama i është futur një përpjekje të kotë për të paraqitur si opozitë reale kandidatët e listave të LSI dhe PD-së që pranuan mandatet e djegura nga paraardhësit e tyre. Në një fjalim të gjatë në parlament kryeministri iu drejtua se ju jeni njësoj me ata që ju kanë zgjedhur, bashkë keni qenë dhe bashkë do të bëheni prapë, në një përpjekje qesharake për të stimuluar një debat gjoja me përplasje. Madje ai e çoi parodinë në kulm kur u fut në replika inteligjente hidh e prit me Myslim Murrizin, apo kur debatoi për ngjyrën e bojërave me të ciliën ishin goditur respektivisht me Ralf Gjonin. Por e gjitha kjo farsë që Rama mezi po mundohet t’a mbajë në këmbë, rrëzohet si një kështjellë rëre nga vetë ata që ai i konsideron si deputetë opozitarë. Po të shohësh në bllok diskutimet e atyre që kanë guxuar të flasin

ato mbështeten në dy pika kryesore: kritikojnë njësoj PD dhe PS për ndryshimet kushtetues të vitit 2008 dhe po ashtu listat e mbyllura të hartuara nga kryetarët e partive. Por këta personazhe kanë milituar në këto parti dhe kanë ndenjur squk si anëtarë listash të mbyllura dhe se kanë hapur kurrë gojën më

parë për shkatërrimin që iu bë ligjit themeltar të shtetit nga Rama dhe Berisha në 2008. Pra më e lehtë është të besohet se ata po kërkojnë forma për të goditur Bashën dhe PD, Kryemadhin dhe LSI-në sesa të bëjnë opozitë. Kështu p.sh Rudina Hajdari u përfshi në një polemikë lidhur me nderimin e 2 prillit bashkë

me Gramoz Ruçin. Natyrisht nisma e saj për të mbajtur një minutë heshtje në kuvend për Arben Brocin më shokë nuk kishte asgjë për tu kritikuar. Por argumenti që ajo gjeti për tu vetëmbrojtur çalonte shumë: “Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë. Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lefter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion. Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetëra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..”! Pra po të dëgjosh bijën e Azemit ajo i quaka skandale këto që kanë ndodhur në PD e kohës Berisha. Dhe ato mund të jenë vërtet të


AKTUALITET

15

E premte, 5 PRILL 2019

Që prej fillimit të ofrimit të shërbimit të hemodinamikës në vitin 2015, janë 24 mijë qytetarë kanë përfituar paketat e hemodinamikës falas, paketa që ofrohen me financim publik

“Ulet listë-pirtja për kryerjen e koronarografive për pacientët me probleme kardiake, me dyfishimin e kapacitetit të kryerjes së procedurave të hemodinamikës në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi””. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për vendosjen e sistemit qendror të ngrohje-ftohjes në këtë spital. Manastirliu, tha se në QSUT janë kryer 6 mijë ndërhyrje në vit dhe se i kanë kursyer qytetarëve shqiptarë rreth 5 milion euro. “Me hapjen e Njësisë së Hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit dhe 3 njësitë e tjera të Hemodinamikës në Tiranë dhe në Shkodër, kemi arritur që nga 700 procedura të hemodinamikës që kryheshin 3 vite më parë në QSUT, të mundësojmë mbi 6 mijë ndërhyrje në vit, duke i kursyer qytetarëve shqiptarë rreth 5 milion euro, që më parë i shpenzonin në spitalet private për të marrë këtë shërbim”, tha Manastirliu. Aktualisht spitali “Shefqet Ndroqi” kryen rreth 1300 koronarografi në vit për pacientët me probleme kardiake dhe brenda vitit, me zgjerimin e ekipit mjekësor, ku shërbimi tashmë ofrohet nga 3 mjekë hemodinamistë, pritet të kryhen rreth 2 mijë koronarografi në vit. Ministrja Manastirliou lajmëroi në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” hapjen së shpejti të shërbimit të ri të Kardiokirurgjisë. “”Shefqet

Manastirliu te Sanatoriumi: Hapet shërbimi i ri i Kardiokirurgjisë ZGJERIM TË SHËRBIMEVE “”Shefqet Ndroqi” nuk është më vetëm një spital i sëmundjeve të mushkërive, pasi interventet e urgjencave kirurgjikale janë dyfishuar në këtë spital vetëm gjatë 8 muajve të fundit por ne synojmë që përveç zgjerimit të shërbimit të hemodinamikës, së shpejti të hapim në këtë spital shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë”.

Ndroqi” nuk është më vetëm një spital i sëmundjeve të mushkërive, pasi interventet e urgjencave kirurgjikal e janë dyfishuar në këtë spital vetëm gjatë 8 muajve të fundit por ne synojmë që përveç zgjerimit të shërbimit të hemodinamikës, së shpejti të hapim në këtë spital shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë”, tha

Manastirliu. Që prej fillimit të ofrimit të shërbimit të hemodinamikës në vitin 2015, janë 24 mijë qytetarë kanë përfituar paketat e hemodinamikës falas, paketa që ofrohen me financim publik, si në spitalet publike, ashtu edhe ato jopublike. Disa javë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

firmosi urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit. Janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku. Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në

MINISTRE E EKONOMISË

P

Denaj: Rritja e pagave do të aplikohet nga data 1 prill

as deklaratve të PD-së për mosrritjen e pagave të mësuesve e mjekëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar se ky premtim i qeverisë do të mbahet. Denaj pohon se punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje e të nivelit të pagave të tyre. Ministrja shton se rritja do të aplikohet duke filluar nga data 1 prill 2019. “Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

36 mijë mësues të Arsimit P a r a s h k o l l o r, A r s i m i t Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %, 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %, 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje

mesatare të pagës mujore në masën 7 %, 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%, 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%. Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë. Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve”.

ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione. Aktualisht spitali “Shefqet Ndroqi” kryen rreth 1300 koronarografi në vit për pacientët me probleme kardiake dhe brenda vitit, me zgjerimin e ekipit mjekësor, ku shërbimi tashmë ofrohet nga 3 mjekë hemodinamistë, pritet të kryhen rreth 2 mijë koronarografi në vit.

SITUATA

N

ë 10 vite, shifra e fëmijëve me çrregullime të spektrik autik është rritur shumë shpejt, aq sa po shndërrohet në një krizë shëndetësore. Rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve më këto çrregullime, nga viti në vit, e ka gjetur Shëndetësinë shqiptare të papërgatitur për të ofruar shërbime mbështetëse për rehabilitimin e tyre. Ekspertët thonë se është përmirësuar diagnostikimi, por kjo duhet të pasohet me ndërhyrje me terapi. “Dikur flisnim për 1 në 150 fëmijë, ndërsa tani flasim për 1 në 59 fëmijë. Këtë vit kanë bërë edhe matje nëpërmjet pyetjes së drejtpërdrejtë të prindërve nëpër familjet shqiptare, e iu del se mund të jemi edhe në shifrat 1 me 40”, shprehet Ariel Çomo, drejtues shkencor i qendrave të autizmit. Ajo që është sfidë e qeverisë, përveç ngritjes së shërbimeve për

Fëmijët me autizëm, rritje në 10 vitet e fundit

këta fëmijë, është përfshirja e tyre në arsim. “Fëmijët me autizëm e kanë vendin te sistemi i edukimit, në kopshte apo në shkolla. Dekada që vjen, me sa duket do të ketë një vëmendje të shtuar, me

shumë gjasa do të avancojë te moshat adoleshente. Njerëzimi di pak sesi të merret në mënyrë shumë specifike me këto adoleshentë, apo rritjen e hershme, apo të rriturit”, tha më tej Ariel Çomo.


AKTUALITET

16

E premte, 5 PRILL 2019

37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP, do të përdoren nga strukturat e FA-të

F

orcat e Armatosura të Shqipërisë, do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine ResistantAmbushProtected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s. 37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh. Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Leyla MosesOnes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. Në fjalën e saj, Xhaçka se mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara. “Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju

SHBA blindon FA-të shqiptare, Moses-Ones: Jeni lider në Ballkan

MJETET “37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh”.

LIDER

shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita-ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë. Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve

BULQIZË

Rrugët bllokohen nga parkimet e gabuara

Në rrugët e Bulqizës, banorë e nxënës shkollash rrezikojnë çdo ditë jetën. Parkimi i kundërligjshëm në të dy kahet e lagjes “Gjeologu” vështirëson qarkullimin. Banorët thonë se automjtetet nuk janë të personave që banojnë në lagje. Shpesh ata detyrohen të vënë pengesa në rrugë, ndaj kërkojnë zgjidhje përfundimtare nga bashkia. Aksidentet nuk kanë munguar dhe situata më e vështirë është pranë gjimnazit të Bulqizës dhe shkollës 9-vjeçare. Edhe pse gjimnazi është përballë Komisariatit të Policisë, rruga që të çon në oborrin e dy shkollave është e bllokuar nga makinat. Rastet kur Policia Bashkiake bllokon automjetet nuk mjaftojnë për të ndërgjegjësuar ata që parkojnë gabim. Mungesa e sinjalistikës rrugore në rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës është një tjetër problem, që e bën të vështirë zbatimin e rregullave.

shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”,-u shpreh ministrja Xhaçka. E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, LeylaMoses-Ones e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë por edhe për Aleancën. Moses-Ones vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe

lidershipin aktual të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes. “Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve

“Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë”. globale. Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë”,-tha ajo.

EKIPI I BE

Qytetarët, qasje më të lehtë në 76 shërbime online Q ytetarët në bashkitë e Pogradecit, Librazhdit dhe Cërrikut do të përfitojnë qasje më të lehtë në 76 shërbime online përmes praktikave më të shpejta, më të mira, të gjurmueshme dhe transparente. Ekipi i delegacionit të BE-së, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe UNDP-së Shqipëri, vizituan qendrat e shërbimeve publike me një ndalesë, të themeluara kohët e fundit në këto bashki. Mario Mariani, shefi i bashkëpunimit në delegacionin e BE-së, theksoi rëndësinë e qendrave me një ndalesë për jetën e përditshme të qytetarëve. ‘’Krijimi i këtyre qendrave në të gjithë vendin përbën një hap vendimtar që pritet të përmirësojë performancën e përgjithshme të bashkive në ofrimin e shërbimeve. Kjo është

e rëndësishme për qytetarët por dhe në kontekstin e Reformës së Administratës Publike që është një prioritet kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së’’, tha ai. Deri në fund të vitit 2019, projekti

STAR2 i bashkëfinancuar nga BE-ja, Italia, Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara synon të ndihmojë krijimin e “qendrave me një ndalesë” në të gjitha bashkitë shqiptare.


AKTUALITET

17

E premte, 5 PRILL 2019

POLICIA E RE

Q

everia ka vendosur të krijojë policinë e re që do të mbrojë objektet dhe personat. Kjo strukturë është në varësi të të Ministrisë së Brendshme dhe është emërtuar “Illyrian Guard”. Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie në varësi të Ministrisë së Brendshme do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Shërbimet me pagesë ofrohen kundrejt subjekteve të treta, publike apo private në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së

“Illyrian Guard”, do të ruajë objektet dhe personat

informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja

dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.

KUFI

Mungesa e raportimeve sistematike të policisë së kufirit, krijoi në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ishte shtuar. Në një takim në prefekturën e Gjirokastrës drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, pohoi se fluksi ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit ku vetëm në dy ditë drejt qendrës së pritjes në Tiranë janë nisur nga Gjirokastra 65 persona. Gjendja shëndetësore e emigrantëve shpesh është problematike pasi një pjesë e tyre janë bartës të disa sëmundjeve si fruthi. Sipas tij pritet një fluks në rritje refugjatësh drejt kufirit shqiptar. Sipas tij nëse do të hynte vetëm 10% e sasisë së raportuar, kjo do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare

Kapen 65 refugjatë, disa të sëmurë me fruth

pasi vendi ynë nuk ka kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh. Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve

nga vendet e Lindjes. Një pjesë e prurjeve të këtij fluksi në pritje mendohet se do të mbeten në këto vende, ndërsa të tjerë do të vijojnë udhëtimin drejt perëndimit të Europës.

Shumë drejtues me një karrierë të gjatë në strukturat e policore, priten të komandohen në disa qarqe që kanë probleme me krimin e organizuar dhe zbardhjen e vrasjeve pa autor

M

e qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e Shefave të Komisariateve në rrethe. Ndryshimet e drejtuesve të policisë prekën fillimisht Tiranën dhe Shkodrën, për të vijuar më pas me 14 emërime të tjera në qyetet kryesore, ku ka pasur shumë vrasje të pazbardhura dhe pa autor. 14 ndryshimesh u firmosën në radhët e Shefave të Komisariateve në drejtoritë vendore, Kukës, Gramsh, Pogradec, Mat, Fier, Peqin, Cërrik, Dibirë, Mirditë, Skrapar, Kuçovë, Tepelenë dhe Përmet. Pritet të ketë edhe emërime të tjera në drejtoritë e Durrësit, Vlorës, Beratit dhe Lushnjes. Në këto qytete ka pasur një numër të lartë të krimit kundër jetës gjatë vitit 2018. Ndryshime do të pësojë edhe vetë kupola e Policisë së Shtetit. Shumë drejtuesit e saj me një karrierë të gjatë në strukturat e policore priten të komandohen në disa qarqe që kanë probleme me krimin e organizuar dhe zbardhjen e vrasjeve pa autor. Ndryshimet e plota 1-Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në

14 komisariate vendore me shefa të rinj, Veliu: Për goditjen e krimit

Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë; 2-Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës; 3-Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë

transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh; 4-Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef i Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec; 5-Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe

emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat; 6-Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier; 7-Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin; 8-Komisar Bilal Semanaj deri

tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik; 9-Komisar Gazmend Demrozi deri tani Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër; 10-Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë; 11-Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar; 12-Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë; 13-Kryekomisar Elidon Çela deri tani Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë; 14-Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.


AKTUALITET

P

ërmes një deklarate për shtyp, Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra nga kontrollet e “Task Forcës Antikorrupsion”. Gjonaj tha se “Task-Forca” është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore. Si pasojë e shkeljeve, Gjonaj tha se janë rekomanduar 9 masa disiplinore përfshirë drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë dhe drejtorin e komanduar të agjencisë. Nën kontrollin e “Task-Forcës” ishte Agjencia Rajonale e Mjedisit në Durrës por jo vetëm. Gjonaj u shpreh se kontrolle periodike janë ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve si dhe nga strukturat kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Shkeljet Mosadministrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor apo edhe me ISHMPUTnë duke i kthyer shpeshherë në leje formale. Mos kryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjensisë për mospërputhje të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve. Mungesa e standartizimit në rastet e refuzimit të vetëmonitorimeve sipas aktiviteteve që ushtrojnë subjektet. Mos kryerje e matjes së zhurmave nga laboratorë të akredituar dhe të certifikuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit. Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore. Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara. Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjensisë. 7 vërejtje për specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit. Deklarata e plotë Gjatë javës së kaluar “Task-Forca Anti-Korrupsion”, ka zhvilluar kontrolle dhe inspektime në zyrat e administratës që ofrojnë shërbime për qytetarët. Pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al “TaskForca Anti-Korrupsion” ka kryer një kontroll të detajuar pranë Agjencisë Rajonale të mjedisit Durrës, lidhur me disa çështje siç janë respektimi i rregullave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e gjendjes së mjedisit, monitorimin e ndikimit në mjedis, parimet e përgjegjësisë mjedisore si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit. Nga kontrolli janë

18

E premte, 5 PRILL 2019

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra nga kontrollet e “Task Forcës Antikorrupsion”

Korrupsion, Gjonaj: Procedim penal për 27 autorë

evidentuar shkelje si në vijim: Mosadministrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor, apo me institucione të tjera duke i kthyer shpeshherë

në leje formale. Mos kryerjen e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjencisë për mos përputhje të dokumentacionit të pronësisë së ambienteve,

KUVENDI

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, 8 kandidatë në garë

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur listën e kandidatëve për gjyqtar për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Në faqen e internetit të Kuvendit, janë publikuar emrat e 8 kandidatëve që do të plotësojnë vakancën. “Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4.3.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës,

kandidatët: Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala (Pajo), Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj dhe Ilir Mustafaj”,thuhet në njoftimin e Kuvendit. LISTA Arta Vorpsi Avni Shehu Elsa Toska Fiona Papajorgji Klodian Rado Kostandin Kazanxhi Mitat Dautaj Ilir Mustafaj Valbona Bala (Pajo)

mungesën e standardizimit në rastet e refuzimit të vetë monitorimeve sipas aktiviteteve që ushtrojnë subjektet si dhe mos kryerjen e matjeve të zhurmave

në laboratorët e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit. Në përfundim janë rekomanduar 9 masa disiplinore. Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet për drejtorin e Agjencisë Rajonale Durrës në detyrë në kohën e shkeljeve të konstatuara. Vërejtje për drejtorin e komanduar të agjencisë si dhe shtatë vërejtje për specialistët e monitorimit të mjedisit. Kontrolle periodike ushtrohen dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në datën 1.4.2019 janë referuar në Prokurorinë e Krujës materialet procedurale në ngarkim të tre punonjësve të institucionit të ekzekutimeve penale në Fushë-Krujë. Nga strukturat kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre, duke proceduar penalisht 27 autorë.

FIER

FA-të zhvendosin predhën në Frakull

Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bomba mendohet se peshon rreth 250 kg. Ka qenë një fermer i Frakullës së Madhe, i cili duke punuar tokën ka konstatuar prezencën e materialit në parcelën e tij. Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjesohet. Asgjesimi bëhet në zona të përcaktuara për këtë funksion nga Forcat e Armatosura, larg zonave të banuara dhe nën masa sigurie të larta.


SHOWBIZ

19 E premte, 5 PRILL 2019

Dua Lipa me album të ri, këtë herë muzikë live

Ajo është në majat e suksesit edhe pse kohët e fundit nuk ka sjellë disa të re për fancat e sajë. Kjo “heshtje” ka një arsyje. Dua Lipa ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e dytë në karrierë. Këngëtarja shqiptare ka pohuar ditë më parë se nuk do të nis ndonjë turne muzikor këtë vit, pos koncerteve pasi forcat i ka përqendruar te albumi i ri. Bukuroshja ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale për procesin rreth albumit të dytë duke dhënë edhe detaje të reja. Sipas Dua-s, meqenëse albumi i kaluar ka qenë i dominuar nga tingujt e muzikës elektronike, këtë herë ajo dëshiron të vijë para publikut më e butë, duke sjellë këngë të incizuara me instrumente live. “Unë dua t’ju mbaj të gjithëve të informuar me procesin. Kështu po eci ngadalë dhe kam filluar të përfundoj këngët për albumin tim të ardhshëm. Pas turneut të parë kam kuptuar se në albumin e parë kam pasur më shumë muzikë elektronike ndërsa tanimë më nevojitet shumë më tepër instrumente live”, tha Dua. Ajo më tutje ka treguar se ishte për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin dhe se mezi po pret që të dëgjohen këngët e reja. 23-vjeçarja i është bashkangjitur një numri të madh të artistëve botëror që po bëjnë thirrje për bojkotimin e bizneseve të Sulltanit të Bruneit, i cili ka sjell një ligj që dënon me vdekje personat që tregojnë publikisht se i përkasin komunitetit LGBTI. Nga ana tjetër mediat e

Një milion dollarë për një shfaqje në ‘’Eurovision Song Contest’’ Madonna do të performojë për një milion dollarë në ‘’Eurovision Song Contest’’ që do të mbahet në Izrael. Kjo pagesë do të paguhet nga miliarderi Silvan Adams, i cili mori këtë hap pas bisedimeve me korporatën televizive izraelite, ku do të jetë një prej sponsorëve të festivalit evropian të muzikës. Në vitin 2015, mbretëresha e muzikës pop u shpall këngëtarja më e komercializuar dhe emri i saj është në librin e të dhënave të Guinness. Eurosong-u do të mbahet në “Tel Aviv” nga data 14 deri në 18 maj. Aktualisht, programi është përpiluar dhe pritet që çdo gjë të shkojë në rregull. Theksojmë se disa shtete duke përfshirë Turqinë do të bojkotojnë këtë ngjarje madhore muzikore europiane. Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.

Meghan ndalohet të përdorë stolitë e Dianës Sipas Anthony Blair, një gazetari të Daily Star, mbretëresha Elisabeth ia ka ndaluar rreptësisht Meghan-it të përdorë bizhuteritë e koleksionit mbretëror, që më parë kanë qenë të princeshë Dianës. Ky vendim është paksa i çuditshëm, pasi Kate gjithmonë i ka përdorur dhe vazhdon t‘i përdorë këto bizhuteri. Sipas lajmeve që po qarkullojnë me shpejtësi në të gjitha mediat, vendimi i mbretëreshës ka shkaktuar tension dhe pakënaqësi, veçanërisht për Harry-n. Më parë, Meghan ka përdorur disa bizhuteri që i përkisnin Diana-s por ato ishin një pjesë e koleksionit që u është dhënë Harry-t dhe William-it për t’ua dhuruar grave të tyre.

huaja kanë bërë të ditur se këngëtarja kosovare, do të jetë pjesë e filmit më të ri të James Bond. Sipas tyre ende nuk ka filluar xhirimi i videoklipit por pritet të niset puna në fund të muajit gusht. Gjatë një interviste të fundit për Capital FM, Dua është shprehur shumë entuziaste. “Ndihem me të vërtetë e mrekullueshme për të punuar në një film kaq të jashtëzakonshëm, është një nder”, është shprehur këngëtarja. Ndërsa një

këngëtare suedeze e pop- it, Amanda Winberg mendoi ta titullonte këngën e saj të dashurisë, thjesht dhe vetëm “Dua Lipa”. Në një intervistë për “Women in Pop”, Amanda shpjegoi arsyen se përse preferoi të vendoste emrin e këngëtarës së famshme me origjinë shqiptare. “Dua Lipa është seksi, e paparë dhe shumë njerëz, besoj unë do bënin gjithçka për të. Njësoj si unë me tipin për të cilin më ka rënë në kokë në këngë”.

Zyrtarisht një këngë me titull “Dua Lipa” K

ëngëtarja suedeze e pop- it, Amanda Winberg mendoi ta titullonte këngën e saj të dashurisë, thjesht dhe vetëm “Dua Lipa”. Në një intervistë për “Women in Pop”, Amanda shpjegoi arsyen se përse preferoi të vendoste emrin e këngëtarës së famshme me origjinë shqiptare. “Dua Lipa është seksi, e paparë dhe shumë njerëz, besoj unë do bënin gjithçka për të. Njësoj si unë me tipin për të cilin më ka rënë në kokë në këngë. Sinqerisht, teksa realizoja këtë këngë [Dua] ishte njeriu i parë që më erdhi në mendje. Ishte e para për të cilën mendova “Ç’është më e mirë se një akullore? Ah, Dua Lipa”. Videoklipi është realizuar në Spanjë dhe siç artistja tregon për Billboard “kënga ka ritëm të gëzueshëm, po nuk i mungon as ana melankolike. Kur unë bie në dashuri e gjej veten pikërisht mes emocionesh të tilla”.


SPORT

20

E premte, 5 PRILL 2019

Ish-mesfushori i kombëtares ka treguar se si zbuloi super talentin e Kosovës para disa vitesh

Altin Lala: Rashicën e zbulova në televizor, i thashë djalit tim për të

KUQEZINJTË

Shqipëria humbet 1 vend në renditjen e FIFA, Kosova fiton tre Shqipëria humb një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin prill. Kombëtarja Shqiptare pozicionohet në vendin e 62të si rezultat u humbjes me Turqinë në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020. Pavarësisht se sfida disfata e “Loro Boriçit” u pasua nga fitorja e thellë 0-3 në fushën e Andorrës, cilësia e dobët e kundërshtarit, krahasuar me Turqinë, bëri që kuqezinjtë të humbnin terren ne klasifikim. Kosova vijon ngjitjen, pasi mori dy barazime inkurajuese në “Fadik Vokrri”, 2-2 me Danimarkën në miqësore dhe 1-1 me Bullgarinë në eliminatoren e parë të Euro 2020. “Dardanët” nga vendi i 130-të ngjitën në të 127-in. Nuk ka shumë ndryshime sa i përket 10-shes më të mirë. Vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca e Brazili. Anglia shkëmben vendet me Kroacinë, ndërsa Uruguai me Portugalinë.

SITUATA

Vllaznia mbetet në kaos, skuadra nuk del në stërvitje pas kërcënimeve

Nga Rozalb Lika

M

ilot Rashica është futbollisti i momentit në Gjermani. Lojtari i kombëtares së Kosovës, është padyshim gabimi më i madh i De Biasit, i cili vendosi që të linte jashtë listës për Europianin e Francës, duke sjell më pas vendimin e lojtarit për të luajtur për dardanët. Super goli në minutën e 65-të në Kupën e Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje ndaj Schalkes është vetëm një nga “perlat” e shumta që ai ka shënuar gjatë këtij sezoni. Rashica ka realizuar 9 gola në 11 ndeshje në vitin 2019, por kjo ecuri nuk është aspak një surprizë për Alin Lalën. Ish-mesfushori i kombëtares sonë, i cili është edhe agjenti i

DEKLARATA Karriera e tij ka përfunduar si mos më keq. Elvis Kabashi shihej si një nga talentet më premtues të Juventusit, stërvitej me ekipin e parë dhe shokët e skuadrës e mbysnin në elozhe. Elvisi ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U-19 dhe shënoi 1 gol. I mirëpritur dhe i respektuar nga drejtuesit e federatës tonë. Ai bëri bujë në Shqipëri dhe u vesh me epitetin “tradhtar” për shkak të refuzimit që i bëri ekipit tonë kuqezi. Një letër në italisht në Federatën Shqiptare të Futbollit ku shkruante se nuk donte të ftohej më nga Shqipëria, pasi priste ftesën e Italisë. Gazetari Elsion Vaso ka përfituar nga ky rast

tij ka dhënë një intervistë për “DeichStube”. “Gjithmonë e dija që Rashica do të arrinte në këto nivele. Ai mund të bëjë edhe shumë më shumë”, shpjegon ai. Altin Lala ishte para TV së bashku me djalin e tij, kur po ndiqte një ndeshje miqësore mes 21-vjeçarëve të Kosovës dhe të Ganës. “I thash djalit tim: Duhet të kesh kujdes nga ky, është shumë i mirë”, tregoi Lala, i cili e takoi personalisht një vit e gjysmë më vonë. Këtë herë ishte në një ndeshje ndërkombëtare, dhe ish-mesfushori shqiptar shkoi në stadium për ta ndjekur nga pranë. “Ky ishte çasti kur u vendosa në kontakt me të dhe babai i tij e priti shumë mirë. Vendosa që ta mbështesja”, tregon Altini. Rashica nisi karrierën në Kosovë me Vushtrria-n, ndërkohë që më

pas u largua të Arnhem në Holandë. Lala kërkoi që ta ndihmonte për ta transferuar te ish-klubi i tij, Hannover 96. “Në një seancë stërvitore, Miloti pësoi një dëmtim në ligamentin krucial”, tregon Altin Lala, i cili vendosi që ta ndihmonte me operacionin dhe jetoi me të për pothuajse një vit, sikur ta kishte djalin e tij. Qëndrimi i tij ishte me 3 mujor, pasi i lejohej që të qëndronte në Gjermani vetëm për 90 ditë. “Unë jam konsulent futbollistësh. Dua të ndihmoj talentet. Rashica nuk ka qenë asnjëherë një problem për mua. E ardhmja? Nuk ka asgjë të re. Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022. Në 3 muajt e fundit ka luajtur shumë mirë më Werder Bremen-in. Jemi të qetë dhe do të bëjmë një hap vetëm në kohën e duhur”, u shpreh Altin Lala.

Kabashi: Nuk e refuzova Shqipërinë, letrën e dorëzoi menaxheri im për t’i bërë një intervistë. Ai e ka pyetur Kabashin për refuzimin e kombëtares shqiptare dhe ka marrë disa komente mjaft interesante. “Unë nuk e kam refuzuar Kombëtaren shqiptare. Ishte manaxheri im, me të cilin kam akoma gjyqe për të mbyllur, ai që dërgoi atë letrën në federatë. Unë mora ftesë nga Italia dhe e refuzova, për të qenë pjesë e Shqipërisë. Unë jam shqiptar, të gjithë miqtë e mi të ngushtë janë shqiptarë. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë.

Manaxheret dhe disa zgjedhje të gabuara më kanë lëne mbrapa. Kur ika nga Juventusi për herë të parë, unë doja të zgjidhja Empolin dhe jo Pescaran, ashtu siç donte menaxheri. Mbase do ishte më ndryshe për mua, sepse do kthehesha te klubi ku jam rritur. Tani çdo gjë ka kaluar, kam firmosur me një klub të madh si Dinamo e Bukureshtit. E dëgjova që ditët e para që këtu ka bërë histori një shqiptar si Sulejman Demollari”, deklaroi Kabashi.

Kaosi te Vllaznia vazhdon, pas presioneve ndaj administratorit të klubit, Suad Lici e trajnerit Agim Canaj. Skuadra kuqeblu nuk ka dalë sërish në stërvitje, pas urdhrit të kryebashkiakes, njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi. Edhe pse mungojnë hapat konkretë për normalizimin e situatës, nëpërmjet një deklarate për mediat, klubi i Vllaznisë njoftoi se “stafi vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme, për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë”. Ndërkohë, trajneri Canaj ndodhet pranë familjes në Tiranë. Drejtuesi i stolit nuk pranon të punojë në kushte të tilla dhe ia dha mesazhin klubit. Lojtarët nuk zbresin në fushë, edhe pse të dielën luajnë ndeshjen me Erzenin, ndërkohë që policia e Shkodrës njofton se nuk ka denoncim për ngjarjen.

MESFUSHORI

Memushaj pas golit: Më vjen mirë që i dhashë një dorë ekipit! Ledian Memushaj është shprehur i kënaqur me përmbysjen e Pescarës në suksesin 3-2 ndaj Palermos. Mesfushori i kombëtares sonë ishte protagonistë duke shënuar një super gol nga distanca, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm. “Pavarësisht golit, nga ku jam i kënaqur sepse ishte i pari sezonal, më vjen mirë që i dhashë një dorë të mirë ekipit në një moment delikat. Tani duhet të shohim përpara, pasi pas 4 ditësh, do të luajmë një tjetër ndeshje të rëndësishme. Trajneri na ka karikuar, problemi është se po kalonim një moment të veçantë, nuk ishte e thjeshtë për të dalë. Gjithsesi tani jemi të kënaqur. Sa i përket publikut e kam thënë edhe në Lecce, na vjen mirë që u dhuruam kënaqësi. Këtë sezon me ta kemi një raport të veçantë, më të mirë se dy vite më parë, edhe pse vijnë më pak njerëz në stadium”, deklaroi Memushaj.


SPORT

21

E premte, 5 PRILL 2019

Bardhezinjtë mund të shpallen kampion gjatë kësaj fundjave nëse dështon Napoli

Titulli i rekordeve, Juventus mund të festojë që këtë të diel K

ampionati i tetë radhazi është vetëm një hap larg për Juventusin, i cili pret vetëm aritmetikën për të festuar fitoren e një kampionati të dominuar. Bardhezinjtë kanë fituar 81 pikë nga 90 të mundshme deri më tani, si rezultat i 26 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm një humbjeve ndaj Genoas në 30 ndeshje. Një rrugëtim rekord, duke u shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë, pasi Napoli këtë mesjavë u mund 2-1 nga Empoli në mënyrë surprizë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një skuadër të udhëheq me 18 pikë nga vendi i dytë brenda 30 javësh kampionat. Një situatë që i jep mundësinë Juventusit që të luajë “matchball”-in e parë të fitores së kampionatit që në duelin e kësaj fundjavë. Në rast të një triumfi ndaj Milanit, e pasur edhe nga një humbje e Napolit kundër Genoas në “San Paolo”, do t’i dërgonte bardhezinjtë në një distancë 21 pikë nga vendi i dytë. Me 7 javë nga fundit, do të siguronte aritmetikisht titullin kampion, duke vendosu një rekord të ri

në Seria A. Për të pasur sigurinë aritmetike për të fituar titullin, Juventusit i duhen vetëm 6 pikë. Dy fitore do t’i jepnin mundësinë bardhezinjve që të festonin, pa marrë parasysh rezultatet e Napolit. Edhe nëse kampionati do të sigurohet ndaj Spalit, do

të jetë sërish një rekord, pasi 6 javë nga fundi asnjë skuadër nuk ka mundur që ta fitojë titullin kaq shpejt. Në 80 vitet e fundit, ka ndodhur vetëm në tri raste që kampionati është fituar 5 javë nga fundit: Torino sezoni 1947/48, Fiorentina 1955/56

dhe Inter 2006/07. Skuadraq e Massimiliano Allegrit duket se këtë sezon ka vendosur për të thyer pikërisht këtë rekord, duke fituar titullin e 8-të radhazi, edhe ky një tjetër rekord më vete, pasi asnjë skuadër nuk ka mundur që të fitojë kaq shumë radhazi.

BUNDESLIGA

KROATI

MILANI

Rekord kamerash për super ndeshjen Bayern-Dortmund

Mandzukic rinovon me Juven deri në vitin 2021 dhe i rritet paga

Gattuso “merr frymë”, rikuperon Kessi dhe Suson për Juven

Lajmi qarkullonte prej disa javësh, por ditën e sotme është bërë zyrtar. Mario Mandzukic ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 me Juventusin. Sulmuesi kroat zbarkoi në Torino në vitin 2015, duke u kthyer në një nga lideret e dhomave të zhveshjeve të bardhezinjve dhe një nga elementët thelbësor të Massimiliano Allegrit. Gjatë katër viteve të fundit me Juventusin Mandzukic ka koleksionuar 159 ndeshje, teksa ka shënuar 43 gola dhe ka dhënë 19 asiste. “Karizma e Marios është diçka që ndihet sa herë që ai zbret në fushë, Është një kampion që jep shembullin për të tjerët. Një shembull që do të vijojë ta japë edhe për dy vite të tjera”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.

Më në fund lajme të mira edhe për Milanin. Gattuso pasi humbi Pasqueta dhe Donnarumma për shkak dëmtimesh, do të ketë të gatshëm dy futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen e madhe ndaj Juves. Kessie, duket se ka kaluar problemin në gju dhe po rikuperohet me shpejtësi për të qenë gati për duelin e së shtunës. I njëjti diskutim edhe për Susson, i cili është stërvitur me grupin, pas shqetësimeve në këmbën e majtë. Për Kessie do të jetë më i vështirë rikuperimi, pasi ka zhvilluar vetëm stërvitjen e parë me grupin, ndërkohë që spanjolli duket se e ka kaluar goditjen në këmbë dhe pritet që të zërë vendin e Paqueta-s. Barazimi i fundit ndaj Udineses i ka kushtuar rëndë kuqezinjve, që në këtë fund sezoni po vuajnë shumë dëmtimet e shumta të disa prej futbollistëve më në formë.

Këtë të shtunë do të luhet ndeshja më vendimtare e sezonit në Bundesligë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Gazeta “Bild” shkruan se ende ka filluar ndeshja, është vendosur rekordi i parë. 25 kamera do të jenë në stadium në vend të 19 apo 21 kamerave që ndodhen zakonisht për të transmetuar ndeshjet. Pamjet nga ajri do t’i mundësojë një dron me kamera të integruar. Prapa portës do të ketë për të parën herë kamera të vogla “ultraslowmotion” që do të komandohen nga larg. Pamja e tyre kalon përtej rrjetës së portës dhe pritet të shfaqin disa momente të bukura dhe të papara ndonjëherë në atë mënyrë. Një tjetër risi do të jetë kamera e vendosur në flamujt e këndit! Plot 260 persona janë duke punuar në televizion për këtë ndeshje. Sfida do të ndiqet nga tifozët e futbollit rreth e qark botës. Ajo do të transmetohet në 205 vende, nëpërmjet 16 kanaleve ndërkombëtarë. Në 10 ndeshjet e fundit, Bayerni ka fituar pesë, ndërkohë që verdhezinjtë vetëm tre.

MANCHESTER UNITED

Solskjaer bën gati 4 emrat e parë që do të largohen në verë

Manchester United po përgatitet për një minirevolucion gjatë merkato së verës pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer synon të ndërtojë një ekip të aftë për të konkurruar për titullin e Premier League. Merkatoja e verës pritet të tronditë ambientin tek United, sikurse ndodhi në vitin 2015, kur trajneri holandez, Louis van Gaal nënshkroi me gjashtë lojtarë, duke larguar tetë të tjerë I pari që nuk bën pjesë në planet e Soskjaer edhe sulmuesi kilian, Alexis Sanchez. Antonio Valencia gjithashtu duket i sigurt drejt largimit, pas një dekade me United. Matteo Darmian nuk ka vend në formacion, ndaj për të është projektuar kthimi në Itali. Mbrojtësi 29-vjeçar ka luajtur vetëm gjashtë herë këtë sezon dhe vetëm dy herë nën drejtimin e Solskjaer. Manchester United gjithashtu ka të ngjarë të shesë edhe një mes Marcos Rojos dhe Eric Bailly-t, për të liruar në vend në qendër të mbrojtjes. Ander Herrera dhe Juan Mata janë të dy të vendosur të largohen si lojtarë të lirë nëse nuk arrijnë të bien dakord për kontratat e reja pas 18 muaj negociatash. Përveç lojtarëve të sipërpërmendur, pritet të largohen edhe Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe, aktualisht të huazuar tek Fulhami dhe Aston Villa. United ka prioritet nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë dhe ndoshta dy mesfushorë qendrorë. Wan-Bissaka, pjesë e 21-vjeçarëve të Anglisë, është një objektiv kryesor dhe pritet të kushtojë 35 milionë paundë. Për mesfushën pëlqehen Saul Niguel, Rodri dhe Thomas Partey, si dhe Ivan Rakitic i Barcelonës dhe Declan Rice i west Hamit.


SHENDETESI

22 E premte, 5 PRILL 2019

Arra, një furnizues i mirë me Vitaminën E dhe Omega 3

HULUMTIMI

N

uk kanë vetëm efekt antiok sidant. Efekti mbrojtës i fru ta-perimeve ndaj sëmundjes së Parkinsonit, nuk lidhet vetëm me praninë e vitaminës E dhe ndaj efektit të përgjithshëm antioksidant, por dhe prej disa substancave të tjera. Një studim i kryer nga një grup studiuesish amerikanë, i kryer mbi një kampion prej më tepër se 100 mijë personash të ndjekur për gati 13 vjet, i publikuar në revistën "Neurology", hedh hipotezën se perimet mbrojnë neuronet falë disa substancave që lidhen me vitaminën E. Shumin Zhang, specialist pranë "Harvard School of Public Health" në Boston, ka ekzaminuar dietën e një kampioni prej 77 mijë grash dhe 47 mijë burrash, prej të cilëve 371 vuanin nga Parkinsoni. Analizat kanë treguar se përdorimi i integratorëve dietikë që përmban vitamina E (edhe në doza të mëdha), vitamina C ose karotenoidet, nuk kishin asnjë efekt mbi rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Ndërsa probabiliteti për tu sëmurur ulej ndjeshëm nëse përdoreshin perime që përmbanin vitamina E, ose arra (që janë burim i vitaminës E). Kush konsumonte të paktën 5 herë në javë këto produkte kishte një propabilitet më të ulët për tu prekur nga sëmundja sesa ata që i konsumonin vetëm një herë në muaj. Sipas Zhang, këto të dhëna sugjerojnë se efekti mbrojtës i këtyre perimeve nuk varet nga antioksidantët që përmbajnë, por lidhet me substanca të tjera, ende të paidentifikuara, që nuk lidhen me vitaminën E. Ky rezultat duket të kundërshtojë hipotezën e hedhur nga studime të mëparshme, se Parkinsoni shkaktohet nga shtimi i proceseve oksidante. Në saj të përmbajtjes së tyre të pasur edhe me Omega 3, vitamina dhe minerale arrat duhet të konsiderohen si një prej ushqimeve më të rëndësishme për të gjithë ne. Njihuni me vlerat, përdorimet dhe llojet e tyre Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Grekët i quanin "karyon", që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kafkën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin. Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallat e ndryshme. Arra është një frut që i përket stinës së vjesh-

tës, dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor. Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, "Një arrë në ditë e mban mjekun larg". Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Prandaj vlen të theksohet se për të parandaluar kolesterolin e lartë është e domosdoshme një dietë mesdhetare, e cila të përmbajë një sasi të caktuar vaj ulliri si dhe një sasi të caktuar arrash. Vlen të theksohet se arrat është mirë që të konsumohen të freskëta dhe jo të pjekura, sepse në këtë mënyrë ulen vlerat e tyre ushqyese. Arrat. Nëse darka që do të kosumoni është shumë e rëndë, frutat e thata si arrat, e ekuilibrojnë atë. Ushqimi i shëndetshëm po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej problemeve kryesore të një grupi të gjerë njerëzish. Arrat, më të shëndetshme se vaji i ullirit Studiuesit kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit. Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme

djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur. Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gr arra. Pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve. Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj. Vlerat ushqyese të arrës Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë. Janë të pasura në Omega- 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke iu mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji, dhe në shtyllën kurrizore. Arrat janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet. Vaji i arrave ka një aromë mjaft të këndshme dhe njëkohësisht ka vlera ushqyese të shumta. Ai është një prej armikëve kryesorë të lëkurës së thatë. Ai zë një prej vendeve më të rëndësishme si në industrinë kozmetike, farmaceutike ashtu edhe në atë aromaterapeutike. Arra dhe përdorimet e saj të shumta Përveç të qenurit një prej ushqimeve më të rëndësishme, druri i arrës është një prej më të kërkuarve në treg, kjo në saj të rezistencës së tij, cilësisë dhe bukurisë në paraqitje. Druri i arrës gjen përdorim të shumtë në ndërtimin e mbobiljeve të ndryshme, pjesëve të brendshme të makinave, apo edhe armëve të llojeve të ndryshme

Molla një depozitë natyrale vitaminash dhe kurë për disa sëmundje Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës. Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur Disa prej tyre Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë. Si na zbukuron molla Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë. Dieta me mollë Për t'u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete. Lufton pagjumësinë Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur. Çaj me mollë Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre. Në shtatzëni Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes. Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor. Gjithashtu ajo do të këtë mjaft qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror. Përgatiti: Albert Vataj


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ndarje administrative e qytetit ose e fshatit në të tilla 9. Shtëllungë e gjatë liri, që është rrahur e krehur për t'u tjerrë 12. Paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra, e cila i bën të ngatërrojnë sidomos të kuqen me të gjelbrën 13. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 16. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 17. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek. Edhe mbulesë për gratë myslimane 18. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 19. Bathias ...filozof anglez (rreth 1100). Ai u përpoq të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit 20. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 21. ... Pano, Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit 22. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 24. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 25. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 29. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 31. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 33. Urren çdo gjë të huaj, s'pranon asgjë të huaj, grekët për shqiptarët ishin të tillë 34. Disa kandrra të vogla pa krahë dhe që dëmtojnë bimët 37. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 39. Që shërben për të goditur a për të rrahur. 41. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 43. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 44. Rërë e trashë e përzier me gurë të vegjël, që gjendet zakonisht në brigjet e në shtratin e lumenjve 45. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 46. Kur fut dikë a diçka në ujë 48. Sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuar 50. Liqeni ... është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit që ka atë emër 51. Cipë e hollë, e përbërë nga një lëndë e bardhë dhe e tejdukshme, që vesh faqet e brendshme të disa organeve të trupit 53. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 54. Volfgang ... Mocart, ai është më i madhi prej gjenive të muzikës në histori 57. Disiplinë e fizikës që studjon trupat në gjendje qetësie apo ekuilibri 60. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 61. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 62. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 63. Ai që lëron tokën me qe dikur, quhej ashtu

E premte, 5 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

64. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 65. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 66. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo 73. Ashtu quheshin xhandar turq 74. Një nga perimet më të preferuara në kohën e zisë 75. Troftë më e vogël se korani, në ngjyrë argjendi, që rron në liqenin e Pogradecit 76. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 77. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 79. Pemë që rritet në pyllë 81. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 82. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj 83. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 84. Dakord në gjuhë universale 85. Tirana, e kishte targën e makinave ... 87. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 89. Jo vetëm mungesa e dijeve arsimore e katandisin një person në qënjen si i tillë 90. Piktori me famë, Ibrahim Shaban Likmetaj ... (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918, vdiq në Milano më 7 shkurt 2006 91. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 92. Pastaj e ka brenda 95. Rrethi i Vlorës, e kishte ash-

tu targën e makinave 96. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj. Ecën duke u hequr zvarrë 100. Sëmundje e shkaktuar nga të ftohtët, shfaqet me ënjtje, skuqje dhe kruarje të lëkurës së duarve, të këmbëve e të veshit 101. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 102. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 103. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 104. Lëng i trashë e shumë i ëmbël, në ngjyrë të qelibarit, që e bëjnë bletët me nektarin e disa luleve dhe që përdoret si ushqim 105. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 106. Që është zënë me tharm a me brumë të thartë; kund. i ndormë 108. Banka Botërore 109. Nuk shkoj por v... 111.E vendos dikë a diçka në një vend 112.Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 113.Veç emrit ai quhet ashtu, personi që hyn në një përballje, garë, sfidë 114.I Badh dhe i Zi, lumi që përshkon shqiptarët e Ballkanit VERTIKALISHT 1. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 2. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 3. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 4. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave

5. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 6. Zog me trup të madh, me pendë të zeza ose si të përhime. Ai ushqehet me kërma 7. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 8. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 10. Lëndë prej gome, tërhiqet ose të përkulet duke ardhur përsëri në gjendjen e mëparshme, gomë 11. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës 13. Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 14. Të lag e të bën qull 15. Vijë e gjatë, që hapim në arë me plug ose me një vegël tjetër bujqësore, hulli 16. Gradë nënoficeri e shkallës së dytë, më e lartë se e rreshterit 18. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 23. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 24. Federico García ...,shkrimtar spanjoll 26. Ashtu bëj kur dua të njihem me peshën trupore 27. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 28. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 30. Banor turk i Azisë së Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman 32. Enë qelqi në trajtën e një gypi,

pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 55. Vegël, shërben për të kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë 56. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 58. Që e ka lëkurën të zezë a të murrme 59. Vendi ku lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave 66. Quhet ashtu një grup njerëzish me interesa dhe ndërmarrje të përbashkët 67. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 68. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 69. Libri i lutjeve fetare dhe i meshës. Ai i Gjon Buzukut 70. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 71. Zë i çjerrë a tinguj që të vrasin veshin (për zërin e një vegle muzikore të çakorduar) 72. Bar që përdoret nga mjekësia popullore që përdoret për të lehtësuar të dalët jashtë 74. Panajot ... futbollist, mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar 78. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 80. Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrime 86. Boris ..., fizikanë dhe astronaut rus 88. Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm 93. Shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjalla 94. Hiri që lë duhani kur digjet 96. Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur disa ditë pa u groposuar 97. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 98. Ismail ..., ai që më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin në florë dhe e shpalli Shqipërinë të mosvarme 99. Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të sodës a të potasit 101. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 106. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 107. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 110.Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit

zakonisht të shkallëzuar, që përdoret për punë laboratorike; epruvetë 34. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese 35. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 36. Petar Iliç ...kompozitor i madh rus, përfaqësues i romantizmit, (1846-1893) 38. Xhon ... Presidenti i SHBA-ve, i cili u vra në një atetat, autorët e së cilës mbeten edhe sot mister 39. I lodhur shumë, i dërrmuar, i këputur, i kapitur 40. Albert ..., gazetar, eseist dhe dramaturg francez, nobelist për letersi 1957 42. Sëmundje e rëndë ngjitëse, shfaqet me puçrra dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa 47. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 49. Lindi në Dardhë të Korçës, ... Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar 52. Eshtë arti i marrjes në film të 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

K E

C

E

A

4

I

5

M E

6

7

R I

T ¸

E

P

8

O P

E L

P

14

T 15

A

R F

B

R

P

E

12

A

L

17

I

P

D

A N

A J

19

S

L

11

A R

16

U M

9

V

10 13

M

P

S

L

U

A

24

O

B

N E

M

K 25

A T

26

A K

˙

S

H

K

¸

28

G

T

A

R

D

36

A K

F

I

I

A

¸

S

R

A D R

M

33

K P

B

E

Y

A

T

R

34

K A

L L

N R

L

E M

A

E F

R E

O

T

K A

O

S

T

L

S

E

O

K

51

R E

S

I

K

R

H

S

B

Z

S

S

H

K

I

62

R

I

A

M 72

G 77

78

O K

73

K

V

O

L E

D H

E

I

R

M

K

I

A

R

A

A H

N I

E

˙

R

E

N

E

U R

O J

O M U N

I

K

A T

¸

E

E

R

I

86

S

A

N J

F

S P

88

V

˙

H

90

R

D

A

A N

A

L

T

G

R

91

R T

I

F

I

C

I

A

93

K U

L A

˙

94

A M E Z

N

¸

R

95

R

B

96

I

L

J

99

A

Z E

100

K

D R I

H

I

E

O H

V

R

L E

M E

D

N

T

L

E Z

A R

I

P

D

X

W

E

E

H I

M B

R E

L L

¸

O

M

E

108

A 111

R

112

R

O A

C

T

B 120

N A

S

T

F

E

A

R R

B

¸ R

A

N

116

K 117

M A

121

D

O

122

D

R

109

115

T

B

119

M A

I

R

113

K R

R I

114

M T

L E

T

U

107

110

A R 102

I

104

O S

106

E

101

M

103

I 105

97

C

L 98

118

A

A

83

P

87

M Y S

I A

92

N

R U

M I

82

E

89

I

T

E

¸

80

85

T

71 75

M B 81

A N

¸

S D

79

V

S

67

74

L

J

58

70

E P

N

B

K

A

63

B

66

T R

S

P K

L E

A

61

65

T

¸

B

69

S

P 57

M I 60

68

U

47

55

A

J

R

E 64

E T

P 52

56

O

S 46

I 50

U R

P

54

59

R

V

L

45

R

I B

˙ L

76

P 40

O H

49

53

K U

L K

39

A

44

H E

48

D

Z

42 43

J

H

L O

I

B

41

J

S

30

P

32

F

38

Z I

29

C E

37

K U

A

Z

27

I

31

M 35

84

Z

K 21

U A

23

K

L

R

20

H

22

P

B U

18

B 123

A B

I

E

T

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

K

ryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi ishte dje në Dibër për të parë nga afër situatën e fermerëve dhe për të diskutuar me ta për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballën. Në profilin e saj në Facebook, ajo shprehet se ka qënë dje në Kalanë e Dodës, ku ka takuar nga afër blegtorë e fermerë. Ata kanë ndarë bashkë kafen e mëngjesit, ndërsa Kryemadhi ka dëgjuar hallet e tyre. Fermerët janë shprehur se nuk ka asnjë subvencionim për

24 E premte, 5 PRILL 2019

Kryemadhi me blegtorë e fermerë në Dibër

blegtorët në këtë zonë. “Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone. Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë. Numri i bagëtive

ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë herë”,- shkruan Kryemadhi në Facebook.

KRYEMINISTRI

Rama, qytetarëve: Ankohuni online për hallet që keni që nuk gjejnë të drejtën e tyre, mjafton që t’i drejtohen platformës dhe skuadra është e gatshme, në kohë reale që të adresojë problemin dhe të japë zgjidhje. Nga ana tjetër kemi bërë një anketim Kombëtar,

K

ryeministri Edi Rama ishte në takimin e për javshëm te “Bashkëqeverisjes”, ku disa qytetarë prezantuar problemet e tyre të zgjidhura nëpërmjet platformës.

Gjatë fjalës së tij ai tha se çdo qytetar që ndeshet me një proces administrativ të pafavorshëm, t’i drejtohet platformës së “Bashkëqeverisjes”, për të zgjidhur problemin e tyre. “Ata qytetarë

lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet dhe me kënaqësi kemi konstatuar se ka përmirësim”,- tha Rama. Ai shtoi se gjithë qytetarët duhet të ankohen me anë të platformave online. “Përqindja e qytetarëve që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar, është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme në krahasim me një vit më parë. Në këtë përmirësim platforma e bashkëqeverisjes ka rolin e saj, sepse ushtron presion pozitë mbi administratën, të cilët kuptojnë se nuk bëhet shaka me të drejtën qytetarit. Sot qytetari nuk mbetet pa zgjidhje dhe mjafton t’i drejtohet platformës dhe ka qeverinë në dispozicion”, tha Rama.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.