www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
“Die Press” lajm shokues, “Bild” sulm shkatërrues E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 132 (8573)
E mërkurë, 5 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Ish-presidentët e rajonit Lulzim Basha në Gjermani: Pa kundër idesë së Thaçit dhe zgjidhjen e krizës dhe ikjen e Vuçiç për rishikimin e kufijve Edi Ramës s’ka negociata
Në foto: Ish-presidentët e Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë, dje gjatë takimit në Shkup
MEDIAT NDËRKOMBËTARE
Protesta e radhës vendimtare për Shqipërinë! Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës
OPINION
Lista e dëmeve të pallogaritshme të zgjedhjeve vendore pa opozitë
FORUM
Një këshillë publike për mikun tim, Sandër Lleshin! Nga Enver Bytyçi FAQE 6
Në foto: Kreu i PD, Lulzim Basha me Kryekëshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Joachim Bertele
EDITORIAL
Një përgjigje e Bashës nga Berlini për 7 letrat e Ramës Nga Qamil Xhani
Nga Artan Fuga
Unë nuk po i hyj këtu një analize për të gjetur përgjegjësitë politike...
Shqipëria po kalon këta javë ditët me kritike që do të vendosin mënyrën...
DOSSIER
AMBASADORI ITALIAN
Pse e kujtojmë masakrën në Tiananmen
Cutillo: Kriza politike në Shqipëri, e pashembullt
FAQE 2
FAQE 10
FAQE 24
FAQE 19
FAQE 7
FAQE 2
FAQE 4-5
REAGIMI PD
TËRMETET
Ervin Salianji: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është njerëzore
Manastirliu në Korçë: Mbështetje maksimale për banorët
FAQE 9
ISH-DEPUTETI
Gent Strazimiri: Më 30 qershor do bllokojmë procesin e votimit
FAQE 11
FAQE 8
CEREMONIA
Festa e Fitër Bajramit, mesazhe paqeje për zgjidhjen e krizës politike
FAQE 14-15
POLITIKE
2
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Ambasadori italian nga Shkodra: Pa marrëveshje nuk duhet të shtyhen zgjedhjet. Tre skenarët për negociatat
Cutillo: Kriza politike në Shqipëri e pashembullt
A
mbasadori italian Alberto Cutillo nga Shkodra në një takim me të rinjtë nuk ka mundur të shmangë interesin e tyre lidhur me proceset integruese të Shqipërisë por dhe ndikimin që ka kriza politike në këtë proces. Kjo pasi, tema e ditës në Shqipëri është kriza politike dhe ambasadori italian Alberto Cutillo nuk nguroi të thoshte se në Parlamentin Europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit ne vendin tonë. “Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues. Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës
duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “‘arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, u shpreh Alberto Cutillo. Skenarët për negociatat Ambasadori italian në Shqipëri tha se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprovojnë çeljen e negociatave, kjo është diçka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit. E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja. Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër.
Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohe ta studionim”, theksoi kreu i diplomacisë italiane në vendin tonë. Po ashtu Cutillo u pyet dhe mbi shtetet kritike për integrimin e Shqipërisë, teksa tha që nuk është ndonjë sekret
që Franca dhe Holanda janë zëra kundër. “Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit, jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne
parlament heqjen e vizave për Shqipërinë”, theksoi Alberto Cutillo. Ambasadori italian ishte në Shkodër në kuadër të festës së Republikës së Italisë në një sërë aktivitetesh socialkulturore. Siç dihet kriza politike shqiptare është bërë e njohur nga mediat ndërkombëtare, ndonëse shtete të rëndësishme nuk kanë folur akoma zyrtarisht, përveç Gjermanisë e cila ka filluar të negociojë për ta zgjidhur krizën shqiptare. Ndërkohë akoma vazhdon vizitën Lulzim Basha në Berlin, ndërkohë që priten lëvizje të tjera të rëndësishme këto ditë drejt Gjermanisë. Të shtunën me datë 8 qershor opozita ka lajmëruar një protestë masive, pa orator dhe ku mendohet se populli do jetë i lirë të veprojë kundër qeverisë. Akoma nuk dihet skenari final, porse parashikohet që në fillim e dhunshme te parlamenti. Të dhëna të besueshme vijnë se me 8 qershor do të marrin parlamentin, populli i revoltuar. Gjithnjë nëse deri ditën e premte nuk ka ndonjë marrëveshje apo ulje në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën e madhe dhe të pashembullt shqiptare, siç tha edhe ambasadori italian.
“A DO TË ARRIJË PROTESTA E OPOZITËS TË RRËZOJË KRYEMINISTRIN?” PYET AGJENCIA PRESTIGJIOZE E LAJMEVE
A
gjencia prestigioze “Reuters” ka publikuar një artikull lidhur me protestën e shtatë kombëtare të opozitës, ku mijëra qytetarë shqiptar dolën në rrugë duke protestuar dhe kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Reuters” shkruan se protesta e radhës do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Sipas prestigjiozes një protestë aq masive dhe e dhunshme mund të jetë e rrezikshme për negociatat e Shqipërisë, por dhe ekonominë e të gjithë Ballkanit, pasi trazirat e shumta do të ndikojnë negativisht pranë sezonit turistik. Turistët britanikë, por dhe të huajt kanë frikë se trazirat politike në Shqipëri do të kenë influencë në Maqedoninë e Veriut por dhe në Greqi dhe duket që rastet e dhunës do t’i ndalojnë ata për të udhëtuar në Ballkan për pushime, shkruan “Reuters”. Lideri i opozitës Lulzim Basha, tha se s’ka më kohë për fjalë dhe pritet që situata në protestën e fundit të jetë shumë e “nxehtë”.
Reuters: Protesta e radhës vendimtare për Shqipërinë! Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës “A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin?”, pyet “Reuters” në fund dhe këtë përgjigje mbetet për ta marrë, të shtunën e 8 qershorit. Protesta e së dielës Në orën 19:30 do të niste protesta e shtatë kombëtare e opozitës dhe më shumë se një orë para nisjes së saj, në sheshin para Kryeministrisë do të niste mbledhja e protestuesve. Në protestën e shtatë kombëtare, balonat e protestës së shkuar u zëvendësuan me tullumbace me shkrimin: “Rama ik!”, ndërkohë që të rinjtë formuan një rreth me yjet e Bashkimit Europian para oborrit përmes të cilit u përcoll mesazhi se edhe vendet e Bashkimit Europian janë kundër qeverisë “Rama”. Në protestën e radhës do të mungonte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ndodhej jashtë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
vendit për arsye shëndetësore. Por LSI-së do të përfaqësohej nga krerët e saj më të lartë. Edhe pse skenari i protestës nuk u bë i ditur deri në minutat e fundit të nisjes së saj, fjalimi i vetëm politik do të mbahej nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili në përfundim të
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
fjalimit të tij, i ftoi pjesëmarrësit në marshimin drejt godinës së parlamentit, si institucioni simbol i korrupsionit dhe krimit të lidhur me politikën. Por ashtu sikurse ka ndodhur në shumë prej protestave të kaluara të opozitës, grumbullimi i militantëve para Parlamentit është shoqëruar me
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
dhunë dhe tension. Situata do të tensionohej në momentin që Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës u afruan para hyrjes së Kuvendit. Një grup i shkëputur militantësh të dhunshëm kanë qëlluar me kapsolla, gurë, flakadanë dhe sende te tjera të forta drejt policisë, e cila ishte në pjesën e brendshme të oborrit të parlamentit. Por ndryshe nga herët e tjera, policia u tregua më e vetëpërmbajtur, por që gjithsesi nuk e shmangu dot kundërpërgjigjen e ashpër ndaj protestuesve duke përdorur fillimisht ujë, e më pas gaz lotsjellës. Nga këto përplasje u raportua se mbetën të plagosur si nga ana e policisë, ashtu edhe nga ana e protestuesve. Ndërkaq në orët e vona të mbrëmjes pas një mbledhjeje urgjente të thirrur në selinë blu, u vendos që opozita do të protestojë sërish të shtunën, në datë 8 qershor.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
“Die Press” lajm shokues, “Bild” sulm shkatërrues
Ndërkohë që në Tiranë zihen e përplasen drejt një kaosi civil me datë 30 qershor, e ku Rama vrapon për ti marrë të gjitha bashkitë pa kandidatë rivalë dhe nga ana tjetër Basha që deklaron se nuk do lejojmë zgjedhje farsë; kanë mbërritur dje pasdite dy lajme nga gazetat kryesore gjermane dhe austriake. Gazeta “Bild”, më e madhja në Gjermani, lajmëron se këto ditë do publikojë një shkrim ku dalin politikanë shqiptarë në përgjimet e Durrësit duke e gozhduar mazhorancën në hurin e krimit. Ndërsa gazeta kryesore austriakë “Die Press” shkruan se BE-ja nuk do t’i hap negociatat me Shqipërinë dhe vendimi është marrë e pritet ti komunikohet komisonerit europian për Zgjerimin, Johannes Hahn. Furtuna që po vjen nga Gjermania do të jetë shkatërruese për kryeministrin dhe PS-në. Dhe pikërisht nga gazetari i prestigjiozes gjermane “Bild”, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në këtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër, në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës. Në një komunikim me televizionin “Fax News”, Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave me politikanë shqiptarë dhe persona me precedentë penalë, si rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut. Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë “Rama”, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën. “Përshëndetje, kam një histori të
re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht … Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikan dhe votues”, - shkruan gazetari Tiede. Për këtë dosje përgjimesh, ku vërtetohet se votat janë blerë për PS nga bandat e drogës ka shumë polemika në Tiranë dhe mbetet thelbi i krizës së sotme politike. PD dhe LSI kanë akuzuar se kryeministri ka blerë votat me bandat dhe kësisoj nuk ka pushtet të ligjshëm, e si rrjedhim
as kryeministri nuk ka mandat ligjor, por mandat që vjen nga bandat. Madje, dosja 339 akoma vazhdon të mbahet në sirtarët e prokurorisë, ndonëse kanë nxjerrë disa peshq të vegjël, të cilët i kanë nisur për gjykatë. Gazeta me e madhe gjermane, “Bild” pritet të botojë fakte e përgjime të reja për PS dhe qeverinë. Kjo do të jetë shkatërruese. Si të mos mjaftojë kjo, po vjen edhe përgjigja nga gazeta austriake “Die Press” se BE e ka marrë vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duke cituar burime diplomatike, media austriake rendit tre shtete, Francë, Holandë dhe Danimarkë si vendet që do të votojnë kundër çeljes së negociatave me Shqipëri.
Vendimi i këtyre shteteve pritet t’i bëhet i ditur edhe përfaqësuesve zyrtarë të Komisionit Europian. Në këtë mënyrë, mbledhja e radhës e Këshillit Europian ku do të jepej vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë është një proces formal, pasi vendimi për mos çeljen e negociatave dihet. Dhe kjo është dërmuese për kryeministrin dhe natyrisht një shpresë e humbur për popullin shqiptar. “Bild” dhe “Die Press” janë paralajmërueset e lajmeve të këqija për Edi Ramën këtë javë. Ndërkohë ditën e shtunë opozita do ketë protestën-demonstratë e cila do jetë fatale për qeverinë, pasi përplasja do jetë e pashmangshme, siç ka pohuar Lulzim Basha. Alban Marku
POLITIKE
K
ryetari i Partisë Lulzim Basha, i cili ndodhet në Berlin duke marrë pjesë në Kongresin Ekonomik të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial, në bisedë për DW thekson, se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të kryeministrit Edi Rama dhe krijimit të qeverisë transitore, për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja. INTERVISTA Zoti Basha, ju jeni këtu në një delegacion dy ditor me një sërë takimesh me persona të rëndësishëm. Dje patët një takim me këshilltarin e kancelares Merkel për çështjet e sigurisë. Cili ishte mesazhi që ju dha ai për zgjidhjen e krizës aktuale në Shqipëri? Dua t’ju them, në radhë të parë, që takimi këtu është një dialog i nivelit të lartë, që mbahet me përfaqësuesit më të lartë politikë të Gjermanisë, qeverisë gjermane, të industrisë gjermane dhe të biznesit gjerman mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Europë dhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik. Pra, bëhet fjalë për një dialog të nivelit të lartë që shikon, jo vetëm tek e sotmja, por tek e nesërmja e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, në veçanti e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, si dhe të integrimit europian të vendit. Cili qe mesazhi që morët tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel? E gjithë kjo konferencë po zhvillohet sipas asaj që njihet si rregulli “Chatham House rule”. Pra, unë kam zhvilluar biseda jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk jam i lirë të atribuoj përmbajtjen e këtyre bisedave. Por konkluzioni që mund të ndaj me ju dhe, përmes jush, me gjithë ndjekësit e Deutsche Welle në Shqipëri dhe anembanë hapësirës shqiptare, është ky: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht. Në momentin aktual, në Gjermani, sikundër dhe në shumicën e vendeve vendimmarrëse të Bashkimit Europian, predominon mendimi që nuk do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, dënimi i politikanëve të kapur dhe të përgjuar në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur votat dhe për të falsifikuar rezultatin elektoral të vitit 2017-të. Nga ana tjetër, është shqetësimi që, në qoftë se nuk ka ndryshim, Shqipëria rrezikon të humbasë një mundësi të madhe, e cila, pastaj, do ta veçonte dhe nga Maqedonia e Veriut. Ajo do të shkonte përpara në këtë proces, ndërkohë që Shqipëria do të mbetej në vendnumëro apo akoma
4
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së shuan shpresat për negociatat: Nëse s’ka ndryshim, Shqipëria veçohet nga Maqedonia e Veriut
Basha: Mesazhi i Berlinit, pa zgjidhjen e krizës s’ka negociata
më keq, do të izolohej. Shqetësim kanë gjermanët edhe për shkak të largimit tuaj nga institucionet. Si do t’i zgjidhni ju këto probleme, me përmbysjen e qeverisë? Është një problem i diskutuar që në vizitën time në prill. Padyshim që, hapi i marrë nga opozita, është një hap i fortë, i paprecedent, por, nga ana tjetër, ka shërbyer për të ilustruar krizën e paprecedentë ku ndodhet vendi – pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një prokuror të përkohshëm të emëruar në mënyrë antikushtetuese, pa asnjë hetim domethënës në çështjet e mëdha, në luftën ndaj korrupsionit dhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Pra stanjacioni total, kriza e thellë politike dhe kushtetuese janë arsyeja që kanë çuar në veprimet e opozitës. Ajo që po diskutojmë sot është rruga e daljes nga kjo krizë. Në këtë kuadër, qëndrimi ynë është i qartë. Kjo krizë mund të zgjidhet vetëm duke aplikuar standardet dhe precedentët evropianë. Në cilin vend të Evropës nuk do
të kishte dhënë dorëheqjen një kryeministër, i cili është kapur bashkë me kupolën e tij duke asgjësuar procesin zgjedhor, që është kapur në afera të tmerrshme korruptive, ndërkohë që drejtësia duket se është e paralizuar dhe nuk është në gjendje t’u japë përgjigje këtyre skandaleve?! Por ka shumë përfaqësues të CDU/CSU-së, edhe deputetë këtu, që e shohin pak më ndryshe nga ju këtë çështje dhe thonë se nuk është vertetuar akoma që zoti Rama është kapur në këto, qoftë edhe në përgjime e në dosjet në fjalë, që duhen ndjekur nga hetuesia, pastaj të flasim për një faj apo përgjegjës. Shiko, Gjermania është një vend i madh dhe këtu ka lindur një koncept politik “verstehers”, ka Putin-verstehers, ka edhe Ramaverstehers, por qendrimi zyrtar dhe, me siguri, këtë ju ua shpjegoni teleshikuesve tuaj se çdo të thotë verstehers. Do të thotë dikush që mundohet të justifikojë veprime apo sjellje të pajustifikueshme për normat dhe standardet
evropiane. Putin-verstehers janë ata politikanë në Gjermani, të cilët mundohen të justifikojnë sjelljen e Putinit, Rama-verstehers janë ata politikanë në Gjermani që mundohen të justifikojnë sjelljen e Edi Ramës. Qëndrimi zyrtar është i qartë dhe i prerë. Natyrisht ne e kemi dëgjuar thirrjen e tyre për dialog. Kam pasur mundësinë të shpreh angazhimin total në emër të opozitës dhe, natyrisht, të Partisë Demokratike për zgjidhjen e kësaj krize. Kërkesa e vetme, e cila ka gjetur mirëkuptim të plotë është përmbajtja e standardeve evropiane. Standardet evropiane, në këtë rast, e parashtrojnë fare qartë rrugën e zgjidhjes së kësaj krize. Pra ju jeni të gatshëm të hyni në dialog me Ramën? Këtë doja t’u thoja. Pra, standardet evropiane dhe precedentët evropianë e parashtrojnë fare qartë rrugën e zgjidhjes së kësaj krize. Ajo kalon përmes largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe garantimit të standardeve zgjedhore si hap i parë, ndërkohë që Partia Demokratike dhe opozita ka një platformë që është pjesë e një dialogu kombëtar për një reformë të thellë kushtetuese, që do të garantojë balancimin dhe ndarjen e pushteteve dhe që kurrë më Shqipëria të mos përfundojë në këtë situatë, ku një grup njerëzish, një grup politikanësh, një grup kriminelësh, një grup oligarkësh kanë marrë peng gjithë vendin. Shiko çfarë ka ndodhur, janë kapur me skandalin e Unazës së Re, të cilin e ka pasqyruar Deutsche Welle, siç e ka pasqyruar edhe Zëri i Amerikës. 40 milionë euro për 2 kilometër, 30 milionë euro një kompani fantazëm. Asnjë nuk shkon para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia është kapur. Dhe çfarë ndodh? Kalojmë nga ky skandal në një skandal tjetër, 300 milionë euro tek rruga MilotBalldren. Po të marrim MilotBalldren dhe Rrugën e Arbrit do të shikojmë se dy kompanive, që i takojnë nje nipi dhe një daje, po i jepet 5% e PBB-së, mbi 500 milionë euro. Pra mesazhi është i qartë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ky është rekordi me i lartë, më i zi i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi
i organizuar. Ky është mesazhi qe vjen nga Berlini, meqë më pyetët për mesazhin e Berlinit. Në këtë situatë nuk ka shanse që të hapen negociatat për Shqipërinë. Kërkohet ndryshim politik. Partia Demokratike dhe opozita janë gati të luajnë rolin e tyre për këtë ndryshim politik, nga i cili të përfitojnë të gjithë shqiptarët. Të hapet rruga europiane e Shqipërisë, që është bllokuar dhe shkaktarët e bllokimit janë një dhe vetëm një – është pushteti i ardhur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe që po mbahet me ndihmën e krimit të organizuar dhe nje grushti oligarkësh në kosto të zhvillimit të Shqipërisë, të punësimit të shqiptarëve, të varfërimit te shqiptarëve, të bllokimit të integrimit europian të Shqipërisë. Ju mund t’i bëni të gjitha këto biseda edhe me Ramën. Ai ju ka bërë 7 letra deri tani. Kjo nuk është çështje personale midis meje dhe zotit Rama. Këtu bëhet fjalë për një qasje serioze dhe një përkushtim të dimensionit europian. Prandaj, ndodhem sot unë këtu dhe jo zoti Rama. Prandaj ndodhem unë sot këtu si interlokutori i autoriteteve gjermane dhe i kapitalit te industrisë gjermane, sepse zoti Rama ka humbur shansin të tregojë seriozitet me përkushtimin ndaj standardit europian. Si mund të pritet nje zgjidhje përmes letrave, ndërkohë që nuk trajton problemet kryesore të krizës? Problemi kryesor i krizës është një Parlament i dalë nga vota e vjedhur me krimin e organizuar. Problemi kryesor i krizës është rënia e të gjithë institucioneve të drejtësisë, kapja e te gjithë pushteteve në një dorë. Problemi kryesor i krizës është mungesa totale, siç vihet re edhe këtu, e investimeve perëndimore apo i investimeve gjermane. Është rënia e ekonomisë ne duart e krimit të organizuar. Sot në Shqipëri aktiviteti kryesor ekonomik, është pastrimi i parave te pista. Shkaktari i këtyre problemeve nuk mund të jetë zgjidhja e këtyre problemeve. Ndaj, parashtrimi i opozitës, zgjidhja politike
(Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla tur lobimi në Gjermani për negociatat
K
ryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, nga dje po zhvillojnë një seri takimesh intensive në Parlamentin Gjerman (Bundestag), po ashtu edhe me përfaqësues të Qeverisë gjermane. Takimet në Bundestag janë me deputetë të koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporterët për Shqipërinë të këtyre grupimeve. Në grupin e CDU/CSU, Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müllet, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer. Qëllimi i këtyre takimeve është angazhimi lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i këtij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman. Në takimin me Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit të Komisionit Europian. Hauptmann
(Vijon nga faqja 4) që ne kemi parashtruar është rruga e vetme për të shmangur konfliktin civil, për të shmangur çmendurinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve fallco, moniste, prapë të diktuar nga krimi, prapë me kandidatë kriminelë dhe mbylljes përfundimtare të derës së Europës. Ndaj, mund t’ju them nga Berlini, ju dhe teleshikuesve tuaj, se jam me shumë shpresë nga këto takime, tashmë në gjysmën e aktivitetit tim, – do të vazhdoj edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, në takime të nivelit të lartë, – se me ndihmën e partnerëve gjermanë, me ndihmën e partnerëve europianë, ne do të mund ta tejkalojmë këtë krizë, do ta hapim rrugën e Europës. Por kjo kalon përmes marrjes së përgjegjësive politike nga shkaktarët e kësaj krizës, përmes largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këto janë çështje morale, që duhet ta zgjidhë secili me moralin e tij. Një dorëheqje është çështje morali… Në rastin konkret është çështje stabiliteti politik. Është çështje e së ardhmes europiane të vendit dhe nuk është vetëm çështje morale. Megjithatë edhe ju jeni përgjegjës për stabilitetin politik të vendit, sepse ju po bëni thirrje për kryengritje. Edhe ish kryeministri Sali Berisha bën thirrje për kryengritje. Të mos dalim nga tema. Secili ka mënyrat e veta për t’i folur publikut dhe unë nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt. Unë flas ne emrin tim, në emër të PD, në emër të opozitës së bashkuar, sepse jam kryetari i PD dhe opozitës së bashkuar. Me përgjegjësinë
Hauptmann: Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje
vlerësoi mak s i m a l i s h t e c u r i n ë e Reformës në Drejtësi, si një kusht i përmbushur tashmë për vijimin e rrugës Europiane të Shqipërisë në
totale po ju them zgjidhja politike që opozita ka parashtruar, zgjidhja politike që kalon përmes standardeve europiane, është rruga e vetme, rruga e sigurtë për të shmangur konfliktin total civil, për të cilin nuk është e interesuar as opozita, as Partia Demokratike, as shqiptarët. Kushdo që është i interesuar në krahun tjetër, kushdo që bën llogaritë se duke nxitur konfliktin civil, mund t’u shpëtojë përgjegjësive politike dhe ligjore për aferat korruptive dhe kriminale, e ka shumë gabim. Zoti Basha, Ministri i Brendshëm ju ka akuzuar juve që jeni përgjegjës për vrasjet e Janarit 2011… Nuk merrem me fosile komuniste, të promovuara për shkak të servilizmit dhe për shkak të shkeljes flagrante të ligjit e të Kushtetutës. Të gjithë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë, sepse kanë rikthyer të burgosurit politik në Shqipëri, duke nisur
stacionin tjetër. Ai shprehu qëndrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve,
me Ministrin e Brendshëm, duke vazhduar me Kryeministrin. Çështja nuk qëndron këtu. Asnjë diversion, asnjë sulm i tyre nuk mund të heqë vëmendjen nga nevoja akute për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur konfliktin civil. Zgjedhje moniste, zgjedhje me krimin, pushtet të marrë me dhunë dhe të mbajtur me dhunë, nuk do të ketë më. Ndaj, edhe njëherë dua t’ju them se, këtu nga Berlini, bashkë me preokupimin e jashtëzakonshëm për krizën politike në vend, sjell edhe një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët që, me zhbllokimin e rrugës që e ka bllokuar sot Edi Rama dhe të krizës politike që ka imponuar ai, Shqipëria ka me të vërtetë mundësi të jashtëzakonshme. Këtu kemi partnerë dhe miq të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë, që mund të ndihmojnë në nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe nga kriza
rregullave dhe Kushtetutës nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë palë. “Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, por askush nuk është i detyruar. Kjo është demokracia”, tha ai. Në njoftimin e shpërndarë dje nga zyra e shtypit të PS-së, thuhet se politikani gjerman është shprehur në takimin me Ballën se: “nuk është e drejtë, të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik”. Në takimin me Nikolas Lobel dhe Axel Müller u diskutua mbi procedurat që do të ndjekë Bundestagu gjerman për shqyrtimin e vendimit për fillimin e bisedimeve. Muller vlerësoi se qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë plotësuar detyrat e lëna nga qershori i vitit të shkuar në Këshillin Europian. “Ka një vlerësim pozitiv edhe këtu në Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjatë 2019”, tha ai.
ekonomike, duke sjellë investime gjermane në Shqipëri, duke hapur vende pune dhe duke bërë transferimin e përvojës së tyre të suksesshme, teknologjisë dhe, në veçanti, për rininë, përvojës së tyre, atë që quhet arsimimin dual, për të cilin kemi folur. Ka shumë zgjidhje, por që të mos e kthejmë në miting të PD… Jo, më vjen keq. Këto janë përshtypjet e mia pozitive nga takimet me bosët e industrisë gjermane, te cilët janë të gatshëm dhe shpresëplotë… Dakord, por për këtë ju duhet pushteti dhe ju nuk merrni pjesë akoma as në zgjedhje. Nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ka një proces fals kriminal, ku, njerëzit që duhet të ishin në burg për trafik droge, për trafik vajzash dhe grash apo për trafik votash, nga Pjerin Ndreu tek Valbona Sako, në vend që të shkojnë para drejtësisë, promovohen. Kjo është faza e fundit e kalbëzimit të një regjimi kriminal, që ka marrë peng Shqipërinë. Ndaj, zgjidhja është dhënia fund e këtij regjimi dhe kthimi i së drejtës për të zgjedhur qeverinë me votë tek qytetarët shqiptarë. Kjo betejë bëhet për qytetarët shqiptarë, kjo betejë bëhet për vlerat europiane dhe mënyrat europiane të daljes nga kjo krizë. Megjithatë pajtoheni dhe ju dhe nuk jam unë e vetmja që mendoj se, tek e fundit, edhe ju, duke qenë pjesëmarrës i një qeverie të mëparshme, keni edhe ju përgjegjësinë tuaj për gjendjen e vendit apo jo? Ndoshta është një zgjidhje që, përveç zotit Rama, ndoshta dhe ju, me të tjerë persona që, nuk po them janë konsumuar, por e kanë dëshmuar aftësinë e tyre qeverisëse, të largohen për t’i
lënë vend brezit të ri? Unë jam brezi i ri. Do apo nuk do zoti Rama apo lakejtë e tij, unë jam brezi i ri. Unë kam ardhur si pjesë e brezit të ri dhe përfaqësoj vlerat europiane të besimit tek demokracia, tek zgjedhjet e lira e të ndershme. Jam njeri që kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin, edhe kur kjo i ka sjellë faturë politike partisë sime. Në këtë kuptim, jam i bindur se përfaqësoj atë qe i duhet Shqipërisë: një politikë të ndarë nga krimi dhe vullnet politik për të mos kompromentuar interesin e shqiptarëve për shkak të karriges. Pra, qartësisht, nuk jemi njësoj dhe të barabartë. Kemi një qeveri që qeveris prej 6 vjet e gjysëm, kemi një opozitë dhe një kryetar opozite që ka luftuar kundër krimit të organizuar, kundër kanabizimit, kundër aferave të tmerrshme korruptive, kur askush nuk e hapte gojën. Prandaj ndodhem sot këtu, si përfaqësues i një gjenerate të re të shqiptarëve, si një njeri që ka privilegjin dhe përgjegjësinë të drejtojë një parti politike dhe një opozitë, të bashkuar rreth vlerave, programit dhe vizionit europian për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kjo është arsyeja pse ndodhem këtu, si një partner i besueshëm i Gjermanisë, sot si kryetar i opozitës dhe nesër, me besimin e qytetarëve shqiptarë, në drejtimin e një qeverie europiane, me zgjedhje të lira e të ndershme. Kur do të bëhen ato? Kjo është beteja. Nëse ju e quani kryengritje, apo revolucion, apo diçka tjetër. Kjo është një betejë popullore, pikërisht, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ku, në fund, produktin ta diktojnë qytetarët shqiptarë me votë.
POLITIKE
6
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
FORUM
Një këshillë publike për mikun tim, Sandër Lleshin! Nga Enver Bytyçi I dashur Sandër, Unë dhe ti njihemi. Jemi takuar në rrethana të tjera dhe na kanë bashkuar miq të përbashkët. Me beso se nuk të paragjykoj, edhe për faktin se njihemi! Ndaj dhe kam një këshillë të sinqertë për ty, mik i dashur. Qeveritë vijnë dhe ikin,
shteti mbetet! Shqipëria mbetet! Nderi mbetet! Lëre shefin tënd në fatin e vet dhe mbroje shtetin, nderin dhe Shqipërinë! E di se ne, “malokët”, kemi një ves të keq e të mirë njëkohësisht: – Jemi me tepri mirënjohës! Dhe është mirë që jemi mirënjohës, por mos u komplekso nga “ndera” që kryeministri të
bëri, duke ju dërguar madje me forcë në krye të ministrisë së Brendshme! Nuk e ka bërë për ty! E ka bërë për të shfrytëzuar dobësinë tënde të “besnikut” në “mirënjohje”! Mbaje kontratën, i dashur mik, me qytetarët e Shqipërisë dhe jo me një kryeministër tiran të shqiptarëve! Nëse do ma marrësh parasysh këtë këshillë, të siguroj se
do të jesh i suksesshëm dhe do dalësh me faqe të bardhë nga kjo betejë, e cila do të përfundojë me ikjen e shefit tënd, kryeministër! Sigurisht do ikësh dhe ti bashkë me shefin. Por së paku, nëse ndryshon sjellje, do ndjehesh i lirë të dalësh shëtitje rrugëve të Tiranës. Ndryshe as Tiranën nuk do ta shijosh!
Artistët dhe qytetarët paralajmërojnë se do të kundërpërgjigjen me të gjitha mjetet, edhe fizkisht
Aleanca për Teatrin: Kjo është shpallje lufte! N
uk ndalon së provokuari Edi Rama. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar ditën e sotme pas botimit në fletoren zyrtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për ngritjen e një komisioni që bën fakt të kryer prishjen përfundimtare të Teatrit Kombëtar dhe nisjen e punimeve për ngritjen e 6 kullave në tokën e tij dhe përreth. Këtë veprim të qeverisë Rama, Aleanca, e konsideron “luftë të hapur” ndaj tyre dhe qytetarëve të shumtë që i janë bashkuar protestës mbi 1 vjeçare dhe paralajmërojnë se do të kundërpërgjigjen me të gjitha mjetet, edhe fizkisht. Deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Me botimin dje në fletoren zyrtare të VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit sipas “ligjit special”, Edi Rama dhe
Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Nuk mjafton fakti që “ligj special”, i miratuar në fund të vitit të shkuar mbas dy refuzimesh nga ana e Presidentit dhe pas kritikave nga ana e Komisionit Evropian, është tërësisht anti-Kushtetues. Nuk mjafton fakti që në VKM-në e botuar dje qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën të për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me Teatrin, në përftim të një kompanie tjetër private. Nuk mjafton fakti që VKM-ja duhet të ishte botuar në fund të dhjetorit 2018, duke e bërë tashmë të pavlefshme ngritjen e komisionit. Ngritja e këtij komisioni teksa vendi mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe krijimi i saj mbetet një nga prioritetet
kryesore edhe në komunikimet e të gjithë vëzhguesve të brendshëm e të huaj, tregon edhe njëherë dëshirën patologjike që kanë çifti Rama-Veliaj për të grabitur çdo aset publik në këtë vend, sidomos tani që nuk i kontrollon dot kush! Projekti për Teatrin e ri ka qenë e mbetet një përpjekje për të grabitur në çdo mënyrë truallin publik, dhe privat, e për t’ua falur atë klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke shkelur çdo parim minimal të një shteti ligjor. E megjithatë, ne nuk trembemi! Kemi qenë të bindur që kur e nisëm këtë betejë, thuajse 18 muaj më parë, se një ditë do na duhej të përballeshim qoftë fizikisht me qeverinë. Sot, jemi të bindur më shume se kurrë se kemi me vete të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar ditë për ditë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Sot, jemi shumë më shumë seç ishim kur filloi kjo histori, e prandaj jemi të vendosur ta mbrojmë Teatrin deri në fund. Historia do e gjykojë këtë ngjarje si fundin e një tirani grabitqar, i verbër deri në limite në dëshirat e tij për të grabitur çdo gjë të shenjtë në këtë vend. Por historia do gjykojë edhe ata që heshtën, ulën kokë, dhe u bënë palë me veprimet apo mosveprimet e tyre. Nuk është e largët dita kur termi “artist” nuk do mund të përdoret më nga ata të cilët
nuk ishin një ditë në mbrojtje të djepit të artit shqiptar. Nuk do mund kush të flasë për interesin publik nëse nuk shpenzoi të paktën një pasdite në protestën më të gjatë të këtyre 30 viteve. Ngjarja e Teatrit sot është një moment përcaktues në historinë e Shqipërisë, ndërmjet atyre që këtë vend donin ta grabisnin dhe atyre që e mbrojtën. Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se ne dhe të gjithë miqtë që na kanë mbështetur jemi në anën e duhur të historisë!
“TEATRI DO TË MBROHET FIZIKISHT”, FLET AKTIVISTI: DO E MBROJMË FIZIKISHT PËR SA KOHË NUK KA GJYKATË KU TA ANKIMOJMË
Goci: Opozita të premtojë se zyrtarët që fshihen pas koncensioneve do shkojnë në burg
P
edagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka qenë i ftuar në studion e Fax Neës, ku ka komentuar dhe hyrjen në fuqi të vendimit të qeverisë, për ngritjen e komisionit të vlerësimit, që do t’i hapte rrugë përzgjedhjes së firmës fituese, që do të ndërtojë gjashtë Kulla në vendin ku sot është godina e Teatrit Kombëtar. Goci u shpreh se artistët e kanë të qartë se e vetmja formë e rezistencës do të jetë ajo fizike, sa kohë që sistemi i drejtësisë është i kapur, ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. “Është bërë një nga hapat për ngritjen e komisionit të vlerësimit, vendimi është thjesht strukturë e atij ligji që u bë në kushte të jashtëzakonshme për të favorizuar një kompani private. Ne nuk mund të zgjedhim që të shkojmë në Gjykatë, sa kohë që vendimet e dhëna bien ndesh me interesin publik. Ne kemi zgjedhur
një rezistencë më informale, që është ajo e rezistencës fizike. Një rezistencë 1 vit e gjysmë nuk mund ta çojmë në Gjykatë, sa kohë që e vetmja gjykatë që mund ta shqyrtonte, ajo Kushtetuese nuk është në funksion”, u shpreh Goci. Një nga problemet që ai evidentoi ishte dhe ajo e dhënies së koncensioneve, që sipas tij bëhen me qëllimin e vetëm për
të pastruar paratë e pista. Goci shtoi se reagimi që duhet të ketë opozita që proteston prej muajsh duhet të jetë më i fortë, dhe duhet të ketë një premtim publik se do të çohen në burg, të gjithë zyrtarët që kanë dhënë koncensione. “Ata kanë vendosur që të avantazhohet firma që ka pronë në vendin ku planifikohen që të bëhen 6 kulla, dhe kanë dashur ta bëjnë pak më të bukur në formë, në mënyrë që t’iu bjerë në sy ndërkombëtarëve. Thelbi është që aty kemi një vendimmarrje totalisht arbitrare, një koncensioni pa kërkuar dhe e vetmja që avantazhohet është kompania “Fusha”. Përmes këtyre ndërtimeve pastrohen paratë e pista, që në vendin tonë kanë qenë
me shumicë gjatë kësaj qeverisje. Reagimi duhet që të jetë shumë i fortë, dhe jo Rama ik, nevojitet një lëvizje që të thotë që ne do të zbërthejmë skemën mafioze të pastrimit të parave. Nuk ka më para për emergjencat civile, për shkak se ato janë dhënë të gjitha në koncensione, e pamë se çfarë ndodhi në Korçë ku banorët u detyruan që të përplasen me punonjësit e emergjencave civile”, u shpreh Goci. Pedagogu tha se mbështet plotësisht protestat e opozitës, po në rast se nuk ka një ligjërim publik më të fortë, vendit i lind nevoja emergjente për të pasur një pol të ri politik. “Opozita duhet të mbajë qëndrim më të fortë politik, për shkak se duhet bërë e qartë se
zyrtarët që kanë kryer abuzime me paratë publike, duhet të shkojnë në burg. Rruga më e shtrenjtë që është kryer në Europë, është në Austri, ku kostoja e një kilometrik shkon 12 milionë euro, ndërsa ne vetëm për një kilometër te Unaza e Madhe paguajmë 22 milionë euro për një kilometër rrugë. Ligjërimi që po bën opozita është tmerrësisht i dobët, mua nuk më duhet thjesht që tit ë artikulosh “lidhja e krimit duhet shkëputur te vota”, mua më duhet një platformë sesi do të çosh në burg ata që kanë kryer shkeljet. Nuk ka garanci që kur opozita të vij në pushtet të mos pësojë një ndryshim dhe të mos mbajë asnjë nga premtimet e bëra”, tha më tej Goci.
POLITIKE EDITORIAL
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Një përgjigje e Bashës nga Berlini për 7 letrat e Ramës
Nga Qamil Xhani
S
7
hqipëria po kalon këta javë ditët me kritike që do të vendosin mënyrën sesi do të zgjidhjet kriza politike, por edhe çfarë rruge do të marrë procesi i integrimit të vendit. Mazhoranca ka hyrë në një fushatë të paprecedentë elektorale në garë me veten, ndërsa opozita ka paralajmëruar të shtunën një protestë kombëtare ndryshe ku në vend të politikanëve do të flasë populli. Skenari më i keq për zhvillimet në vend është 4 ditë larg dhe askush nuk mund të bëjë parashikime se çfarë do të ndodhë të shtunën apo një ditë më pas. Por nëse
palët nuk arrijnë një marrëveshje, përplasja është e sigurt. Para protestës së madhe, Lulzim Basha zhvilli një vizitë në Gjermani. Për shkak të rëndësisë që ka ndikimi gjerman në BE dhe rajon, mesazhet që vijnë nga Berlini shihen si ‘peshorja’ që përcakton se cila nga palët në konflikt ka të drejtë. Basha ka marrë pjesë në takime të nivelit të lartë, ku bëjnë pjesë ministra federal të qeverisë gjermane, komisionerët e Gjermanisë në Komisionin Europian, këshilltarë personalë të kancelares Angela Merkel, si dhe deputetë dhe eurodeputetë të Gjermanisë në Parlamentit Europian. Takimet u zhvilluan në samitin dy ditore, “Dialogun
ANALIZA
Bushati: Paradoksi i fushatës së Ramës, merret ende me opozitën
për Ballkanin Perëndimor në Berlin”. Në këtë forum marrin pjesë jo vetëm politikanë të lartë të Berlinit, por edhe bizneset kryesore gjermane dhe investitorë që e shohin Ballkanin si rajon me mundësi zhvillimi. Ndaj dhe takimet e kreu të opozitës shqiptare kanë pasur një rëndësi ndryshe nga takimet e zakonshme. Basha nuk ishte i ftuar vetëm në cilësinë e një kryetari opozite, që normalisht ka jo pak rezerva për mënyrën sesi po ecën Shqipëria me qeverinë “Rama”, pro edhe si njeriu që duhet t’u ofrojë partnerëve gjermanë këndvështrimin e tij për qeverinë e së nesërmes në Shqipëri. Si lider i opozitës, Basha ka pasur mundësi në këto takime të
shpalosë jo vetëm krizën e sotme në të cilën ndodhet vendi, por dhe për mënyrën se çfarë do të bëjë ndryshojë opozita me projektet e saj. Në deklaratat që bëri dje Basha pas takimeve, binte në sy një tjetër qasje e tij, në raport më ndërkombëtarët. Jo si opozitari që Rama dhe PS kanë vizatuar në perëndim si njeriu i krizës, por si ai që jep garanci për zgjedhjen e saj “Ndodhem unë sot këtu si interlokutori i autoriteteve gjermane dhe i kapitalit te industrisë gjermane, sepse zoti Rama ka humbur shansin të tregojë seriozitet me përkushtimin ndaj standardit europian”,- tha kreu i PD-së në një intervistë për Deutsche Welle. Takimet si ai i mbajtur në Ber-
lin nga Basha nuk dalin me deklarata përfundimtare dhe as me konferenca shtypi, por janë forumet tipike ku vendoset se çfarë do të ndodhë realisht në ditët e vijim. Dhe nga qëndrimet publike të Lulzim Bashës, dje nga Berlini kuptohet se mesazhi gjerman nuk është ai që transmeton Edi Rama dhe Taulant Balla, sa herë që duhet të thotë se kanë mbështetjen e BE për atë që po ndodhë në Shqipëri. Mesazhet e Bashës dje në Berlin ishin dhe një përgjigje e vetme për shtatë letrat e gjata që Edi Rama ka dërguar në adresë të tij. Një përgjigje e thjeshtë që e shesh problemin të modeli që ka instaluar kryeministri në vend dhe sugjeron zgjidhen e krizës duke ikur Rama.
Në PS ka vetëm një burrë me tuta që vjen vërdallë
A
nalisti Andi Bushati ka komentuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” fushatën e saponisur të maxhorancës dhe protestën e opozitës. Duke iu referuar të parës, Bushati tha se fushata e kryeministrit Edi Rama është paradoksale duke e bazuar këtë në dy fakte. Sipas tij nuk ka bilanc dhe merret ende me opozitën, duke i dhënë vëmendje, pavarësisht se nuk është në zgjedhje. “Janë paradoksale jo vetëm se Rama merr pjesë në një fushatë ku do konkurrojë vetëm. Ajo çka e bën më paradoksale është fakti se meqë ka vendosur të bëjë fushatë, njeriu që priret ta dëgjojë do të shikojë bilancin, ç’kemi bërë 4 vjet. Unë kam ndjekur 3 mitingje nga fillimi deri në fund dhe bëhet fushatë duke sharë dikë që nuk merr pjesë në zgjedhje. Është fushatë për zgjedhje apo vazhdim i betejës parlamentare. Gjithë propaganda që i parapriu zgjedhjeve të 30 qershorit ka qenë kjo që një parti e madhe që nuk merr pjesë në zgjedhje po iu fsheh garave elektorale do shkojë drejt fshehjes. Në vend që ta injoronte po i jep vëmendje maksimale, duke u marrë totalisht me ta. Quhet kjo fushatë apo është ping-pong replikash me opozitës. Për mua është absurde”, deklaroi Bushati. Ai tha se Rama dhe të vetët e dinë që janë futur në një qerthull absurd. “Sepse as para 30 vjetësh nuk mendohej një fushatë e tillë. Kur tha Ramiz Alia ne qeshnim, Rama ishte një nga ata që qeshnin nuk mund ta pranojë këtë pas 30 vitesh. Po të shikosh vijësjelljen politike të Ramës këto 6 vjet ai nuk funksionon dot pa një armik. Pra nuk bën dot politik pa thënë që fajin e ka Saliu, e ka ai apo ai. Ndaj në këtë fushatë i duhet të shpikë një armik”, tha Bushati. Sa i përket paralajmërimeve të opozitës se tashmë koha e fjalëve ka mbaruar dhe do vendosë sovrani, Bushati tha se opozita nuk e mund dot Rilindjen për dhunën. “Nuk mendoj që opozita është e aftë të mundë në sfidën e dhunës Rilindjen. Mendoj që koha e fjalëve do vazhdojë dhe do jemi prapë në qerthullin e fjalëve”, tha ai. Sipas Bushatit, veprimet e opozitës dhe protestat, janë një kundërpërgjigje ndaj dhunës. “Problemi është a duhet të bëjë dhunë një forcë politike. Unë them prapë dhe tek opozita që kemi me gjithë mëkatet që ka, ajo që opozita që po bën sot është një kundërpërgjigje ndaj dhunës sistematike të pushtetit. Nuk më shqetëson më shumë një fishekzjarrë e hedhur para parlamentit apo kryeministrisë se sa mos dënimi i grabitësve të zgjedhjeve. Nuk më shqetëson një molotov në Bulevard sa ajo që jepet një tender një njeriu për 17 km 396 mln euro”,- deklaroi Bushti.
Nga Ylli Dylgjeri
E
lexoj këtë histori njerë zore të një tifozi europi an të verbuar, dhe kujtesa më shkon larg në historinë e PS-së të para viteve 2005. Ishte edhe Ajo dikur si një Klub, si një Ekip. Një ekip progresist politik, me një Trajner bashkëkohor. Ishte koha kur u hodhën shumë teza për veprim e zhvillim. Nuk harrohen tezat e para, “të dorëzojmë pushtet për të bërë shtet”, etj etj. Ishte koha e rritjes së përvitshme ekonomike 5%. PS-ja, aso kohe kishte ekip, lojtarë, tifoza e mbështetje. Por vjen një ditë që Trajneri të ikte. Trajneri së fundi e humbi garën e iku, duke lënë pas një histori të re me një skuadër të lodhur nga lufta brenda llojit. Trajneri… u harrua. Kur e pyeta aso kohe konfidencialish “Trajnerin” se pse e humbe PS? Mu përgjigj: E para -nuk mund ta mbaja dot më. Partia ime e përfundoi ciklin e saj. Ministrat dhe fryma brenda saj duhet të ndërrohen. E dyta, pronën nuk e bëmë dot, e nuk ua kthyem shqiptareve ashtu
siç ua premtuam. E treta, edhe Kosovën, nuk e zgjidha dot! Më pas, u bë rrëmbimi i PS nga Rama, (le të thotë kush të dojë se fitoi me garë të rregullt në Kongres) e si zakonisht lojtarët e tifoza u përzunë nga ekipi. Mbetën vetëm Taulantët, Ahmetajt, Qametajt e të tjerë “zvarranikë” të këtij lloji. Aty kemi qenë, i kujtojmë matrapazllëqet e tyre me sekserët e banditë të veriut e të jugut. I kujtojmë edhe hakërrimet e Ramës: Atë mos e shoh më në PS! EkipI u ndërrua sipas Trajnerit të radhës. Rezultati… po shihet çdo ditë. Mbërritën Oligarkët. Do kalonin 15 vitet nga ajo kohë, dhe PS sot e ka humbur sërish busullën edhe pse ka Trajnerin e Ri në timon. Asgjë
për T’u shënuar. Korrupsion, drogë e amulli. Pa Program, pa Ide dhe pa Fabrikë Idesh. Sërish edhe sot të 3 problemet e para 15 viteve qëndrojnë pezull e të pa zgjidhura. As Partia, as Pronat, e as Kosova nuk kanë marrë udhë. Është shtuar dhe një hall i 4-tër. Borxhi i jashtëm… Duke iu kthyer sërish tifozit të verbër të Valencias, që Klubi mirënjohës i ngriti Statujë po pyes Rilindasit: Po në PS nuk ka pasur lojtarë e trajnerë me sy, veshë për tu nderuar me Statuja? Nuk ka histori? Nuk do të marr përgjigje, sepse në PS nuk ka më memorje, nuk ka më Klub. Nuk ka më Trajner. Ka vetëm një burrë me tuta që vjen vërdallë. Në PS nuk ka më mirënjohje.
POLITIKE
8
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Ministria e Mbrojtjes: Banorët e dëmtuar strehohen në shkollën e fshatit Floq dhe në qendër sociale
Në Floqin e tërmeteve, banorët në çadra: Jemi të traumatizuar
PAMJET
Tërmetet në Korçë, “fshati digjet, Peleshi dhe prefekti zgërdhihen”
T
oka vijon të lëkundet herë pas here në zonën e Korçës si pasojë e nëntërmeteve që kanë rënë pasd i t en d he mbrëmjen e djeshme. Të paktën 12 tërmete të lehtë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Korçës, ndërkohë që epiqendrat kanë qenë fshatrat, Vithkuq, Dardhë dhe Floq. Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë lënë pa shtëpi më shumë se 200 vetë në qarkun e Korçës, përveç çadrave janë gjetur edhe mënyra alternative për strehimin e tyre. Ministria e Mbrojtjes bëri dje me dije se në fshatin Floq, që rezulton të jetë më i dëmtuari nga tërmetet e ditëve të fundit, 45 banorë janë akomoduar në shkollën e fshatit, ndërsa 25 të tjerë në qendrën sociale “Kenedy”. Po sipas Ministrisë, aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë të tyren. Nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë së Tiranës po niset një kamion me ndihma në veshmbathje dhe ushqime. Pesë ditë më parë zona e Korçës u prek nga disa tërmete, që i shkaktuan edhe dëmtimin e banesave. Dëshmitë e banorëve Në një kronikë të gjatë mbi atë çfarë po përjetojnë banorët e dëmtuar nga tërmetet e ditëve
të fundit në Korçë, “Neës 24” raportoi mëngjesin e djeshëm situatën në fshatin Floq të Korçës, më i prekuri nga dëmet që lanë pas më shumë se 70 tërmete të rëna në katër ditët e fundit. Disa prej banorëve që kanë kaluar natën në çadrat e ngritura provizorisht nga Ushtria, thonë se lëkundje tërmeti ka pasur edhe sot në mëngjes dhe kjo i bën të pasiguritë për tu kthyer nëpër
banesa. Njëri prej banorëve që kaloi natën në çadër thotë se kushtet janë të vështira, pasi gjatë natës ka qenë ftohtë. “Jemi të traumatizuar nga gjithë ato lëkundje, ka pasur edhe sot në mëngjes. Tani këtu në çadër dihet që është vështirë të rrish, pasi gjatë natës është shumë ftohtë. Temperaturat shkonin deri në 2 gradë celsius, po s’kemi ç’bëjmë, këto janë kushtet.
Këtu kemi fjetur 19 persona në këtë çadër”,- tha ai. Po sipas banorëve, në çadra janë akomoduar vetëm të rriturit, pasi të gjithë ata që kanë pasur fëmijë të vegjël janë zhvendosur drejt Korçës. Një tjetër banore që ka kaluar natën në çadër shprehet: “Kjo situatë vijon prej tre ditësh. Tani s’kemi ç’bëjmë, jemi me sytë nga Zoti”, u shprehën banorët e traumatizuar.
ISH-DEPUTETI I PD-SË TAKIM ME BANORËT E DËMTUAR NGA TËRMETET: NEVOJË EMERGJENTE PËR USHQIM DHE ILAÇE
Situata në Korçë, Salianji: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është njerëzore
I
sh-deputeti demokrat Ervin Salianji vijon të monitorojë nga afër situatën me banorët e prekur nga tërmetet e fundit në Qarkun e Korçës. Përmes një qëndrimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është njerezore, jo për përfitim politik, pasi siç tha ai, situata nuk zgjidhet me shoë. “Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqendrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti! Fëmijë të vegjël, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm
dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flenë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht. Nuk është kërkesë për përfitim politik, është kërkesë njerëzore përveçse detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada, por me përqendrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaçe, batanije dhe më shumë se këto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen! Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!”, shprehet ish-deputeti Ervin Salianji.
Gjendja në qytetin e Korçës, pas më shumë se 75 tërmeteve të rënë duket se nuk është aspak e qetë. Në një video të publikuar gjatë ditës së djeshme shfaqen pamje se si prefekti Dhori Spirollari dhe deputeti socialist Niko Peleshi të pranishëm të dy në çadrat ku banorët e Floqit janë strehuar po buzëqeshin. Duke i rregulluar jakën e xhaketës, Spirollari dhe Peleshi, shprehin shumë pak shqetësim për banorët të cilët prej disa ditësh zgjohen nga lëkundje e tërmetit. Banorët e fshatit Floq e kanë zbardhur ditën e sotme të Bajramit sërish nën çadra dhe larg shtëpive të tyre, duke mos pasur kështu mundësi të kryejnë ritualet apo dhe përgatitjet e nevojshme të festës së besimtarëve muslimanë. Ditën e djeshme në Floq ka qenë dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për të vizituar banorët, ku është njohur nga afër me problematikat e shumta që kanë banorët pasi kanë mbetur pa shtëpi. Xhaçka deklaroi se qeveria do ti mbështesë banorët deri në rimëkëmbjen e shtëpive teksa shtoi se, çdo shtëpi e shembur do të dëmshpërblehet. “Fatkeqësi e madhe. Dhjetëra familje në vështirësi. Janë vendosur banorët në çadra, shkolla dhe qendra sociale. Strukturat shtetërore dhe vullnetarëve na janë bashkuar. Do ti ndihmojmë deri në rimëkëmbjen e shtëpive. Do të përmirësojmë kushtet dhe të marrim masa për mangësitë. Do të ngremë çdo shtëpi të shembur dhe dëmshpërblejmë çdo banorë të dëmtuar”, tha ministrja Olta Xhaçka ndër të tjera.
AKTUALITET NISMA E BASHKISË
K
ryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me stafin e emergjencave dhe vullnetarë, u organizuan në një fushatë bamirësie për të mbledhur ndihma për banorët e prekur nga tërmetet në Korçë. Në ditën e shenjtë të Fiter Bajramit, me qindra qytetarë u solidarizuan që në orët e para të mëngjesit, duke mbushur tre kamionë të mëdhenj me ushqime, veshmbathje, të cilët u nisën drejt Korçës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. “Kemi vendosur që ta mbajmë stendën të hapur gjatë gjithë ditës. Njerëzit kanë festën e
9
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Tirana solidarizohet për Korçën: Nisen kamionë me ndihma për familjet e prekura Bajramit, është një mundësi e mirë për sevap, për ndihmë dhe pak solidaritet, ndaj pasi mbarojnë ceremonitë, drekat apo të gjitha pritjet e përcjelljet në institucionet e besimit, secili mund të bëjë një ndalesë të vogël tek Bashkia e Tiranës dhe të japë kontributin e vet”, nënvizoi Veliaj. Ndihma e Bashkisë së Tiranës nuk konsiston vetëm në pakot me ushqime dhe veshmbathje. Një grup emergjencash janë nisur drejt qytetit të Korçës për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate.
Sipas Veliajt, një nga vendimet e para të Këshillit të ri Bashkiak, do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive në Korçë. “Ndoshta nuk i ndërtojmë dot të gjitha, qeveria do të bëjë të vetën, Bashkia e Korçës po ashtu, por ne, si Bashki e Tiranës, duam të marrim një numër shtëpish që t’i ndërtojmë si dhuratë e qytetarëve të Tiranës. Do përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive dhe besoj se do të jetë në nderin e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, që t’i përgjigjemi
jo vetëm me ndihmat personale, por edhe me një ndihmë institucionale”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndihma do të vijojë edhe në ditët në vijim, si në ushqime dhe veshmbathje, ashtu edhe me grupe të shërbimit social dhe shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë me banorët e Floqit në Korçë: Shërbim shëndetësor 24 orë në zonat e prekura nga tërmeti
“Fëmijët, gratë dhe të moshuarit do të evakuohen nga çadrat, me mbështetjen e strukturave vendore, për t’iu garantuar kushte sa më të përshtatshme”. Kështu u shpreh gjatë takimit me banorët, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të evakuohen nga çadrat fëmijët, gratë dhe të moshuarit Korçë. “Fëmijët, gratë dhe të moshuarit do të evakuohen nga çadrat, me mbështetjen e strukturave vendore, për t’ju garantuar kushte sa më të përshtatshme”. Gjatë takimit me banorët e Floqit, zona më e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Korçë, Manastirliu garantoi shërbimin shëndetësor pa ndërprerje për banorët e zonave të prekura nga tërmeti. “Jemi këtu për të garantuar mbështetjen maksimale për banorët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, në këto ditë të vështira. Kemi organizuar shërbimin me mjekë dhe infermierë këtu në kapmin e emergjencës 24 orë, në mënyrë që të monitorojmë situatën shëndetësore, sidomos të fëmijëve, grave dhe të moshuarve”, tha Manastirliu. Shërbimi shëndetësor është organizuar edhe me autoambulanca në dispozicion dhe
Tërmetet, Manastirliu në Korçë: Mbështetje maksimale për banorët
shërbim të përforcuar në spitalin e Korçës. Gjatë takimit me banorët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i siguroi edhe për shërbimin
psiko-social, me psikologë dhe psikiatër që po monitorojnë situatën e banorëve të tronditur nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndërkohë në kampin e ngritur për
banorët e Floqit, emergjenca civile, strukturat e Bashkisë, Shërbimit Social dhe vullnetarët e shumtë kanë siguruar ushqime dhe veshmbathje për banorët. Emergjencat civile me strukturat vendore të Bashkisë së Korçës po vlerësojnë zhvendosjen e banorëve nga çadrat, në struktura të tjera akomoduese. Ndërkohë dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se të gjitha banesat do të rindërtohen. Kreu i qeverisë deklaroi se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave. “Të gjitha banesat do të rindërtohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, njoftoi kreu i Qeverisë Edi Rama.
Situata nga tërmetet, Prefekti Spirollari: Mbështetje dhe strehim për të gjithë banorët
Prefekti i Korçës: 60 banorë s’pranojnë të largohen nga çadrat nga frika
N
ë një intervistë për Report Tv, prefekti i Korçës, Dhori Spirollari është shprehur mesditën e djeshme se situata është drejt përmirësimit. Ai bën të ditur se një pjesë e banorëve, nuk kanë pranuar që të largohen nga çadrat, ashtu si kurse disa të tjerë nuk kanë pranuar që të largohen nga banesat e tyre, për
shkak se i tremben një vjedhjeje të mundshme të shtëpive të tyre. “Situata është në përmirësim e sipër. Gjendja është e stabilizuar, banorët kanë marrë ndihmën e parë. Po përpiqemi që banorët që janë në çadra t’i strehojmë në banesat sociale. Banorëve u është dhënë e gjitha ndihma. Hapi i parë është vendosja në çadër në
të gjitha vendet Europiane, dhe ne këtë e arritëm me sukses. Është bërë furnizimi me ushqim i banorëve. Ka pasur vetëm një vonesë në sjelljen e ushqimit të kompanisë private, por ishte një ngatërresë e vogël. Një pjesë janë zhvendosur, ka banorë që nuk lëvizin nga çadra për shkak të frikës. 60 banorë në çadër”, tha prefekti Dhori Spirollari. Ndërsa në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Spirollari tha se ka nisur procesi i ngritjes së Komisioneve për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti që ka prekur Korçën ditët e fundit. “Aktualisht është bërë një vlerësim i parë jo ligjor për të kuptuar më mirë
situatën, ndërsa nga dita e sotme po ngrihen dhe komisionet e vlerësimit të dëmeve për të pasur një situatë të saktë dhe ligjore të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike që kanë prekur zonën e Korçës. Situata është nën kontroll. Të gjithë banorët janë stabilizuar, disa në strehim social, një pjesë në qendrat komunitare dhe një pjesë në shkollën e fshatit Floq. Ndërsa rreth 60 banorë preferojnë të qëndrojnë në çadër. Për banorët që duan strehim është vendosur në dispozicion dhe godina e ishmaternitetit në Korçë. Ndihma dhe kontrollet mjekësore janë të vazhdueshëm në të tre fshatrat,
Floq, Qafëzezë dhe Vidohovë. Në këto fshatra janë ngritur dhe qendra shëndetësore veçanërisht për banorët. Furnizimi me ushqim ka qenë në vijueshmëri, por kemi pasur dhe mbështetje humanitare të cilët janë pranë banorëve për nevojat e tyre”, deklaroi Prefekti Dhori Spirollari. Sa i takon dëmeve, ai sqaron se “janë evidentuar të gjitha ndërtesat me probleme ndërsa kërkon kohë për saktësi absolute. Ka nisur puna për ngritjen e komisioneve të vlerësimit për çdo fshat dhe më pas do të bëhet evidentimi i plotë i dëmeve dhe llogaritja ekonomike e tyre sipas ligjit”.
AKTUALITET
10 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
SHIFRAT
Kultivimi i narkotikëve riaktivizohet në 6 qarqe Lufta ndaj kanabisit u shpall si e fituar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme në vitin 2018, por edhe përgjatë vitit 2019 rastet e kultivimit janë shqetësuese. “Çdo bimë, çdo fidan e çdo farë që kapet në territorin e Shqipërisë deri më datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve vendorë të Policisë. Çfarë kapet pas datës 15 qershor, është përgjegjësi e secilit prej jush”, pati deklaruar ministri
i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në 9 maj. Në task-frocën qendrore, Ministri i Brendshëm tha se disa grupe kriminale po riaktivizohen në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se 6 qarqe janë problematike. Ministri i referohet kultivimit të hashashit në Krujë, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Tepelenë dhe Librazhd. Kjo ka vënë në
lëvizje të gjitha strukturat duke organizuar kontrolle të imtësishme ndërsa vetëm për periudhën janar-maj të këtij viti, janë gjetur 12 186 kubikë kanabisi në këto qarqe. Sipas të dhënave të policisë janë goditur në total 14 raste të kultivimit të narkotikëve, ndërsa në terren janë zhvilluar 44 414 kontrolle, ku janë përfshire 14 586 punonjës policie. Pas datës 15 qershor, pritet të nisin dhe monito-
rimet nga ajri për parcelat me kanabis. Për këtë, policia shqiptare do të bashkëpunojë
me homologët italianë dhe Guardia di Finanza, për rastet e trafikimit.
“Neue Zurcher Zeitung”: Rasti “Tahiri” dhe goditja vetëm e korrierëve të vegjël
Nga Adelheid Wölfl Shqipëria vend ideal për krimin e organizuar. Vendi është i kapur nga mafia e drogës. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit nxit korrupsionin. Është e pamundur që të jesh i pastër. Barinjtë i çuan oficerët e policisë në fushë me kanabis, por zyrtarëve nuk u interesonin. Ishte vetëm një fushë e vogël, thanë dhe ikën. Skena ndodhi kohët e fundit në afërsi të fshatit malor të Pilurit në jug të Shqipërisë - por kjo mund të ndodhte kudo në vend Shqipëria prodhon 900 tonë kanabis në vit, me një vlerë prej mbi 5 miliardë franga (4,5 miliardë Euro; shën i red.), e vlerësuar nga policia italiane pak vite më parë. Shumica e marihuanës dhe hashashit për tregun evropian vijnë nga Maroku dhe Afganistani. Megjithatë, në vitet e fundit, shumë shtete anëtare të BEsë kanë siguruar kanabis nga Shqipëria, siç thotë Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën. Është e vështirë të vlerësohet në tërësi rëndësia e kanabisit shqiptare për tregun europian.. Shteti i vogël i Adriatikut është i përkryer për kultivim: dielli shkëlqen në 218 ditë, dhe peizazhi i shtrirë malor ofron shumë mundësi për kultivim të fshehtë. Përveç kësaj: Pagat e popullsisë janë shumë të ulëta, gjë që e bën biznesin ilegal edhe më tërheqës. Pasojat janë shkatërruese: trafikimi i drogës korrupton shoqërinë. Është e vështirë të qëndrosh i pastër. Pak gjyqtarë të pastër. Në vitin 2014, më shumë se njëqind tonë marihuanë u konfiskuan në Shqipëri, duke shkatërruar gjysmë milioni bimë të kanabisit. Dy vjet më vonë kishte 2.5 milionë bimë. Por me veprimet e asgjësimit edhe sipërfaqja e kultivimit u rrit. Qeveria u përpoq të paraqesë veprimet e policisë si një sukses kundër trafikut të drogës: Kryeministri Edi
Shqipëria e kapur nga mafia e drogës Gazeta kryesore e Zvicrës “Neue Zurcher Zeitung” në një artikull investigativ për drogën në
Rama dërgoi policinë në zonat e rritjes së kanabisit në Lazarat 2014 në një operacion shumë të mediatizuar. Por shumë struktura kriminale nuk u prekën. Vetëm korrierët e vegjël u goditën. Komisioni Europian, i cili rekomandoi pranimin e Shqipërisë në BE, vlerëson në progres raportin e kësaj jave se operacionet policore janë intensifikuar. “Shqipëria ka luftuar vazhdimisht prodhimin dhe tregtinë e kanabisit në vitet e fundit,” thuhet në raport. Gjithashtu, theksohet se Guardia di Finanza italiane mbikëqyrte sipërfaqen e mundshme të kultivuar: “Gjatë dy sezoneve të korrjes, monitorimi nga ajri ka konfirmuar se në Shqipëri nuk ka patur asnjë kultivim të kanabisit”. Megjithatë, ky vlerësim është në
kundërshtim me Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit të Shtetit të publikuar në mars. Raporti shënon se “Korrupsioni pengon luftën kundër krimit të drogës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Trafikantët e drogës veprojnë lehtësisht pa u pandëshkuar. Papunësia e lartë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një mjedis ideal për krimin e organizuar. Megjithatë, reforma gjyqësore përmendet pozitivisht – një projekt që nuk ka ekzistuar në këtë mënyrë më parë. Për dy vjet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe në veçanti të ardhurat e tyre po kontrollohen. 88 nga 140 janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht sepse nuk kanë mundur të justifikojnë
pasuritë e tyre. Pastrimi ka krijuar kaos. Gjykatat më të larta janë jofunksionale për muaj pasi numri i madh i gjykatësve të nxjerrë jashtë sistemit ende nuk është plotësuar. Rastet e rëndësishme mbeten të pashqyrtuara. Këtë prill, një ton e gjysmë kanabis dhe dy anije me motor u konfiskuan, pesë shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan. Korrierët përdorin barkat e shpejta, por edhe avionë të vegjël (Pipers) për të sjellë drogën në Korfuz ose Itali, shpesh e shtrijnë biznesi edhe mbi Malin e Zi. Pa bashkëpunimin e policisë së korruptuar, kontrabanda nuk do të ishte e mundur. Shumica e tyre janë ato në krye që detyrojnë ata që janë në fund për të marrë pjesë. Një përmirësim i pagës luan një rol të madh. Një oficer policie fiton rreth 400 franga në muaj. Kushdo që dëshiron të luftojë trafikantët e drogës përtej stimujve financiarë jeton nën kërcënim. Rasti i oficerit të policisë Dritan Zagani, i cili hetonte narkotrafikantët dhe që u arratis në Zvicër në vitin 2015, u bë i njohur. Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare me dyshimin se ka marrë parave në këmbim të informacionit. Ai vetë thotë se thjesht e bëri punën e tij shumë mirë dhe zbuloi se cilat rrugë dhe aeroplanë janë përdorur nga korrierët e drogës. Shumë nuk arrijnë të qëndrojnë të pastër. Besimi, nepotizmi, farefisnia, frika, mbijetesa tërheq shumë në makinacionet e korruptuara të kanabisit. Mafia e drogës ka depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare. Në tetor të vitit 2017, pas arrestimit
të katër italianëve dhe tre shqiptarëve, janë zbuluar biseda telefonike në të cilat Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del si personi kryesor kontakti me një bande trafikantësh droge. Gjithashtu u zbulua dhe marrëdhënia e tij me vëllezërit Habilaj, që sipas të dhënave të Guardia di Finanza italiane kontrollonte policinë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe tregtinë e drogës atje. Ndër të tjera, Tahiri u siguroi vëllezërve Habilaj makinën e tij të shërbimit, në të cilën ata mund të lëviznin në një mënyrë të pakontrolluar. Tahiri dha dorëheqjen si ministër disa javësh pas protestave në vitin 2017. Pasardhësi i tij në postin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor 2018, sepse vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali. Opozita, Partia Demokratike po bën thirrje prej kohësh nisjen e një hetim nëse paratë e drogës janë përdorur për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo pretendon se zgjedhjet ishin “vjedhur” dhe se Shqipëria ishte bërë një parajsë prodhuese e drogës nën qeverinë Rama -, sigurisht,pa përmendur se kultivimi i kanabisit lulëzonte edhe para se të vinte në pushtet. Makinacioni i pastrimit të parave nga tregtia e drogës, zakonisht përfundon me shitjen fiktive të stacioneve të benzinës, në lojëra të fatit ose në ndërtim. Shumë godina të ndërtuara janë shpesh bosh. Fasadat e tyre të ndritshme duken si simbole të amoralitetit.
EKONOMI
11
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Analiza: Shteti i ka të gjitha mundësitë, ka me mijëra hektarë tokë në pronësi, ndërkohë që ka zgjedhur kompensimin financiar
S
hteti i ka të gjitha mundësitë t’i kompensojë pronarët me mijëra hektarë tokë që ka në pronësi, ndërkohë që ka zgjedhur kompensimin financiar. Është ky konkluzioni i Avokatit të Popullit në analizën e zbardhur dje që i bën institucioni i Avokatit të Popullit çështjes së trajtimit të pronës, peng i të cilit janë 26 mijë subjekte në pritje të kthimit apo kompensimit të pronës. “Edhe pse janë të evidentuara mijëra hektarë tokë me regjim juridik “Shtet”, të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjes së kompensimit në natyrë, kjo çështje sipas Ligjit nr.133/2015, është adresuar kryesisht për t’u zgjidhur me anë të kompensimit financiar. Mosekzekutimi deri më sot i 26 mijë vendimeve me të drejtë kompensimi, të dhëna ndër vite prej Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve (AKKP), sot Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), ka bërë që ky proces të mbetet ende në kuadrin deklarativ”, thekson në analizë Avokati i Popullit. Ndërkohë që analiza shpreh rezerva të forta edhe mungesën e vullnetit për të ekzekutuar vendimet e njohura për kthim kompensimin e pronarëve. Çështja e moszbatimit të vendimeve të gjykatave si dhe i vendimeve administrative, në lidhje me kthimin dhe/ose kompensimin e pronarëve ka qenë dhe mbetet një problem sistematik. ATP-ja edhe pse është urdhëruar të përmbushë detyrimin në të holla sikurse është vendosur nga gjykata, zvarrit pa shkak ekzekutimin e tyre, thekson Avokati i Popullit. E njëjta situatë vërehet dhe
Kompensimi i pronarëve, Avokati i Popullit: T’u jepen tokat shtetërore
në procesin e ekzekutimit të vendimeve të dhëna prej Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, me palë shtetin shqiptar, i cili duhet të përmbushë detyrimet e vendosura në këto vendime, brenda afateve të përcaktuara. Sipas Avokatit të Popullit, detyrimi i parashikuar në pikën 1, të nenit 34, të Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, për përfundimin e procesit të shqyrtimit të dosjeve që janë aplikuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që kanë qenë në proces shqyrtimi pranë ATP-së, brenda një afati 3 vjeçar nga hyrja në fuqi e ligjit, nuk është përmbushur nga ana e ATP-së. Parashikimi i kryer në ligjin 133/2015, për detyrimin e ATP-së
për të mos trajtuar me vendim kërkesat që mbështeten vetëm në një vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik të pronës, neni 27/3 i Ligjit 133/2015, vlerësojmë se nuk vjen në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nuk respekton të drejtën për një proces të rregullt ligjor, apo edhe të drejtën e pronës, vëren në analizë institucioni i Avokatit të Popullit.
HYJNË NË FUQI KRITERET E REJA, 17 KATEGORITË QË PËRFITOJNË SUBVENCIONIMIN NGA NJËSITË VENDORE
Q
everia ka përcaktuar kriteret e reja që u japin të drejtë, kryesisht familjeve nga grupe të pa favorizuara apo me të ardhura të ulëta, që të përfitojnë pagesën e qirasë nga buxheti shtetit. Në total janë 17 kategori që përfitojnë që nga individët me statusin e jetimit, tek viktimat e dhunës, komuniteti rom dhe egjiptian, gratë e vetmuara, etj. Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila përcakton dhe vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social në tregun e lirë. Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/ familje llogaritet si diferenca
Miratohen kategoritë që përfitojnë pagesën e qirasë nga shteti ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit. Sipas vendimit, masa e subvencionimit të qirasë është: a) e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura; b) e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes; Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të
ISH-DEPUTETI MESAZH RAMËS
“Do të bllokojmë procesin e votimit, jo procesin e zgjedhjeve”
Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri në një lidhje telefonike në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora u shpreh i bindur se opozita do të bllokojë procesin e votimit në 30 qershor. “Sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo përmes influencave kriminale. Përmes përballjes së alternativave dhe jo përmes influencave kriminale.Jemi vetëpërjashtuar dhe i bëjmë nder vetes dhe vendit me këtë qëndrim. Të thuash sot që do të bëjmë votime demokratike, është njësoj siç thoshte RamizAlia në ‘87”,deklaroi Straizimiri. I pyetur për incidentet gjatë protestave të opozitës, Strazimiri tha se qytetarët janë të revoltuar, por nuk kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit. “Është një popull i revoltuar që ka dalë në rrugë. Nuk është një popull që ka dalë për të ndaluar gjuetinë e dhelprës së kuqe. Është një popull që ka dalë se i ka fëmijët pa bukë. Është një popull që shtohet dhe është në rritje. Ajo që quhet dhunë është ajo që deri në 1 janarin e viti 2018 ishte festa për të festuar Vitin e Ri. Hedhin kapsolla, hedhin fishekzjarre. Nuk do ta quaja dhunë. Dhunë po është t’i lesh tjetrit fëmijët pa bukë. Dhunë është që nga 12% papunësi ta çosh në 43.7% mjerim. Të vjedhësh në këtë mënyrë siç kanë vjedhur me koncesion dhe me PPP. Dhunë është të shklësh kushtetutën duke shfrytëzuar. Është pranuar publikisht nga Vangjush Dako, po unë jam supermeni dhe shfrytëzoj influencat në zonën time dhe nëpërmjet tyre mbledh votën”,- tha Straizmiri. tjera të ligjshme për individët/ familjet që përfitojnë prej tyre; c) e barabartë me zero, kur një familje me të ardhura mujore mesatare shpenzon më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Për shembull. Një familje me 4 persona, me të ardhura familjare 60 mijë lekë në muaj, përfiton një apartament 2+1. Sipas kritereve, familja përfshihet në grupin e dytë, me të ardhura të ulëta, dhe mund të shpenzojë vetëm 20 për qind të tyre për qiranë, çka do të thotë se pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Në kampin e tërmetit J etesa në çadër për banorët që u prekën nga tërmeti në zonat e Korçë, duket e vështirë. Edhe më shqetësues është kur bëhet fjalë për fëmijë gra dhe të moshuar. Banorë të fshatit Floq janë akomoduar në shkollën e fshatit, pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme nga tërmeti i 1 Qershorit. 25 të tjerë janë marrë përsipër nga qendra sociale “Kenedy”. Ende në çadra mbeten 70 banorë që po asistohen me ndihma. Për këtë arsye strukturat vendore po shikojnë mundësinë e vendosjes në ambiente më të përshtatshme.”Fëmijët, gratë dhe të moshuarit do të evakuohen nga çadrat, me mbështetjen e strukturave vendore, për t’ju garantuar kushte sa më të përshtatshme”, tha Ministrja Manastirliu. Gjatë takimit me banorët e Floqit, zona më e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Korçë, Manastirliu garantoi shërbimin shëndetësor pa ndërprerje. “Jemi këtu për të garantuar mbështetjen maksimale për banorët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, në këto ditë të vështira. Kemi organizuar shërbimin me mjekë dhe infermierë këtu në kampin e emergjencës 24 orë, në mënyrë që të monitorojmë situatën shëndetësore, sidomos të
fëmijëve, grave dhe të moshuarve”. Shërbimi shëndetësor është organizuar edhe me autoambulanca në dispozicion dhe shërbim të përforcuar në spitalin e Korçës. Banorëve iu është siguruar edhe shërbim psikosocial, me psikologë dhe psikiatër, si dhe ushqime dhe veshmbathje. Prej 1 Qershorit janë shënuar mbi 700 lëkundje në qarkun e Korçës. Numërohen mbi 180 shtëpi të dëmtuara, 60% e të cilave janë bërë të pabanueshme. Në zonat e prekura nga tërmeti ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka që premtoi se do të ndërtohet nga e para çdo shtëpi e rrënuar dhe do të dëmshpërblehen familjet për të riparuar shtëpitë me dëmtime të lehta.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
13 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
SPECIALE FESTA
M
enjëherë pas përfundimit të programit të Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert për të pritur vizita me rastin e kësaj feste. Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman ishin ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, Loreta Aliko, drejtues të institucioneve shtetërore, lokale, përfaqësues të subjekteve politike, trupit diplomatik, personalitete të jetës publike, të fushës së artit, medias, biznesit, etj.
14
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Komuniteti Mysliman feston Bajramin, mesazhe dhe për politikën Por në këtë ditë të shënuar të besimit islam, nuk munguan as mesazhet e ndërkombëtarëve për krizën politike në vend. Ambasadorja gjermane, Suzanne Schutz, u mjaftua vetëm me thirrjen “Jo dhunës!”, por më herët ambasadori britanik deklaroi se politika duhet të japë mesazhin që feja jep në Shqipëri dhe që lidhet me bashkëjetesën. Pjesë e kësaj dite të begatë e festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kreu i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, Kreu i Kishës Katolike, George Frendo, dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në mesazhet e tyre drejtuar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta për sakrificën e besimtarëve myslimanë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit që lamë pas si dhe uruan besimtarët për më shumë mirësi në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.
Gjatë ligjëratave të namazit u përcollën mesazhe për paqe dhe harmoni në shoqëri dhe në familje
B
esimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë Fitër Bajramin, ditën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë për ta, të Ramazanit! Mijëra besimtarë falën namazin në sheshet dhe xhamitë kryesore të vendit. Gjatë ligjëratave të namazit u përcollën mesazhe për paqe dhe harmoni në shoqëri dhe në familje. Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Fiter Bajrami në Tiranë Mëngjesi i së martës, mblodhi mijëra besimtarë mysliman në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e ditës së Bajramit. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme bëri që sheshi të dukej shumë i vogël dhe sikur të mos ishte i mjaftueshëm. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të besimeve të tjera fetare, vuri dhe një herë në pah, frymën e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës fetare që ekziston në vend. Për Myftiun e Tiranës Ylli Gurra kjo ditë ishte një këshillë e fortë për politikën për të rritur bashkëpunimin dhe për të marrë seriozisht udhëheqjen e vendit. “Shqiptarët që ishin sot në shesh janë dëshmia e asaj që janë të gatshëm, të pakursyer për gjithçka që duhet investuar, biseduar dhe punuar në të mirën e shqiptarëve. Shqipëria duhet të jetë e para, pastaj duhet të vijnë të tjerat”, tha Ylli Gurra. Ndërsa besimtarë të shumtë rrëfyen publikisht dhe nisjen e lidhjes së tyre me besimin. “Kam agjëruar që në moshën 6 vjeç”, thotë një besimtare. Ndërsa ajo që u vu re në kremtimet e djeshme ishte dhe trashëgimi i besimit nga një brez në tjetrin. “Nipi im falet, ky ka shkuar në xhami që i vogël”, thotë një besimtar tjetër. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë. “Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur”, u shpreh Spahiu. “Fitër Bajrami është
Besimtarët festojnë festën e Fitër Bajramit, Spahiu: Le të heshtim në vend të fjalës së keqe
ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar. Të nderuar besimtarë, ta gëzojmë këtë festë me familjen, farefisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër krijuesit e njerëzve. Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur. Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”- tha Spahiu gjatë fjalës së tij. Në ligjëratën e rastit, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Lauren Luli, pasi uroi të pranishmit për Fitër Bajramin u
fokusua tek kujdesi dhe vëmendja ndaj familjes dhe rinisë. “Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, sot është dita që të rifreskojmë edhe një herë seriozitetin me të cilin duhet të kujdesemi për gjënë më të shtrenjtë e të çmuar që Zoti na ka falur, familjen. Kurrsesi nuk mund të tolerojmë asnjë kërcënim që i afrohet qelizës më të vogël por më të rëndësishme të shoqërisë. Familja është e shenjtë dhe me shenjtërinë e saj nuk guxon askush të luajë e ta nëpërkëmbë atë për përfitime të ndryshme vetjake. Sepse kjo do të sillte një dëm, rikuperimi i të cilit do të na kushtonte shumë të gjithëve. Prandaj më lejoni që thirrja ime ti drejtohet jo vetëm të pranishmëve por edhe më gjerë, mos e kërcënoni të ardhmen tonë. Ta ruajmë rininë tonë nga veset si alkooli, droga, imoraliteti, mashtrimi, kumari që janë viruse shkatërruese të mirëqenies së një shoqërie”, tha ai. Më tej u bë falja e namazit
të bajramit nga Kryetari i Komunitetit, H. Bujar Spahiu, për të vazhduar më pas me hytben e Fitër Bajramit, e cila u mbajt po nga kryetari i KMSH-së. Gjatë ligjërimit, Kryetari Spahiu, u lut për më shumë paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë. “Festimi, urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Në vazhdën e kësaj tradite, i uroj besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta gëzojnë këtë festë me familjen, farefisin, miqtë dhe fqinjët. I lutem Zotit me dëshirën më të madhe, që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”, tha ai. Më pas besimtarët e pranishëm në shesh u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.
SPECIALE
15
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Politika uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
“Fitër Bajrami”, Kryemadhi: Të vlerësojmë më shumë jetën
URIMET
SHBA dhe BE, mesazhe urimi shqiptarëve për Fitër Bajram
M
yslimanët festuan dje Fiter Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sheshit “Skënderbej” në Tiranë për të falur namazin. Për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, urime do të vinin edhe nga politika. Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Kreu i qeverisë postoi në rrjetet sociale foto nga xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet, ndërsa uron thjesht: “Gëzuar Bajramin”. Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me rastin e festës së Bajramit të Madh, u dërgoi një mesazh urimi besimtarëve myslimanë. “Sot, kur shoqëria shqiptare është kthyer përfundimisht me mendje e shpirt drejt familjes europiane, është dita të kujtojmë se asnjë virtyt mysliman nuk vjen kundër vlerave europiane, qytetëruese e perëndimore. Shqipëria do t’i bashkohet familjes evropiane me të gjithë bukurinë, pasurinë dhe ndriçimin që buron nga mozaiku dhe diversiteti ynë fetar”, u shpreh kryeparlamentari Ruçi. Edhe kreu i PD, Lulzim Basha zgjodhi rrjetet sociale për të uruar besimtarët. “Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin! Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, tha Basha në urimin e tij. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet
sociale, Kryemadhi ndalet edhe te festa e Ramazanit, ndërsa shkruan se vetëpërmbajtja, sakrifica dhe përkushtimi janë mësimet më të volitshme të këtij muaji. “Gëzuar Fitër Bajramin!
Nga zemra dua të uroj sot çdo shqiptar e veçanërisht besimtarët mysliman për festën e Bajramit të madh! Dita e sotme fillon ndryshe për të gjithë agjëruesit e muajit të bekuar të Ramazanit
dhe unë dua ti bashkohem urimit për agjërim të pranuar e lutje të plotësuara! Vetëpërmbajtja, sakrifica, përkushtimi dhe fokusimi tek e mira janë mësimet më të volitshme nga muaji i Ramazanit, mësime të cilat ne duhet ti përthithim e ti bëjmë pjesë të jetës tonë të përditshme! Ne të gjithë jemi mëkatar, e tillë është qenia njerëzore, ama më të mirët ndër ne janë ata që pendohen me sinqeritet dhe kërkojnë falje. Prandaj është koha më e volitshme për ti thirrur arsyes dhe për të reflektuar, gjithmonë m b e t e t n ë f u q i shprehja më mirë vonë se kurrë! Sot kur të gjithë japin diçka nga vetja për më të pamundurit, le të reflektojmë e të vlerësojmë më shumë jetën! Të bashkuar rreth të mirës mund të bëjmë shumë më shumë për veten, familjen e vendin! Zoti e bekoftë
Përfaqësues të selive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë uruan dje festën e Fiter Bajramit për gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë. Me urimin Gëzuar Fiter Bajramin, Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca uroi që të sjellë kjo ditë e veçantë paqe, lumturi dhe prosperitet për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë”. Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shprehu urimet më të mira për të gjithë ata që festojnë Fiter Bajramin. “Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. Shqipërinë e shqiptarët!”, tha Kryemadhi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, solli si shembull bashkëjetesën fetare, për ti bërë apel për reflektim dhe opozitës. “Sot një ditë e mirë për besimtarët, por një ditë shumë e trishtë për politikanët ku besoj duhet të reflektojmë. Nuk mund të themi dhe ti predikojmë për harmoni monsinjorit dhe imamit, ndërkohë që vetë nuk ulemi dhe të flasim, nuk ulemi të diskutojmë”, u shpreh ndër të tjera, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
FITËR BAJRAMI NË SHQIPËRI, BESIMTARËT U FALËN NË PALESTRA DHE STADIUME
Fiter Bajrami, shembulli i frymëzimit që na vjen nga Lezha M
e thirrjet “Allahu Ekbar”, besimtarët myslimanë në të gjithë vendin falën namazin e Fiter Bajramin, festës që përmbyll muajin e Ramazanit. Në Durrës, Korçë e Vlorë, Shkodër, falja u krye pranë xhamive kryesore në praninë e mijëra besimtarëve të moshave të ndryshme. Një pjesë e tyre u detyruan të qëndrojnë në rrugë. Myslimanët e Lushnjes u falën në Palestrën e një shkolle, ndërsa në Fushë Krujë, besimtarët e falën
Kurban Bajramin në stadiumin e qytetit. Besimtarët u lutën për shëndet, mbarësi e lumturi, ndërsa imamët e myftitë në të gjithë vendin dhanë mesazhe solidariteti e harmonie. Mbrojtja e vlerave të familjes dhe shoqërisë shqiptare ishte pjesë e ligjëratës. Festa e Fiter Bajramit vijon me tej me vizita urimi dhe me drekën tradicionale me familjen. Një shembull frymëzues erdhi dje në këtë ditë feste nga qyteti i
Lezhës. Besimtarët myslimanë që kremtojnë Fiter Bajramin janë bërë bashkë me besimtarët katolikë për të treguar edhe njëherë se pavarësisht besimit, festat i kanë bashkë. Të mbledhur pa dallim feje ata kanë shpërndarë në rrugët kryesore të qytetit ëmbëlsira, ndërsa motoja që i udhëheq është shprehja e At Gjergj Fishtës: Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
KOSOVE Nga Luljeta Krasniqi Veseli
P
avarësisht dhjetëra mar rëveshjeve të nënshkru ara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat kanë për qëllim lehtësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, barrierat tregtare vazhdojnë mes dy shteteve. Përfaqësues të bizneseve në Kosovë paraqesin një gjendje jo të mirë të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve. Gjatë një konference për media ata thanë se janë autoritetet shqiptare të cilat po pengojnë bizneset nga Kosova që të jenë më të pranishme në tregun e Shqipërisë. Prodhuesve nga Kosova, sipas përfaqësuesve të bizneseve, po iu paraqiten barriera tarifore dhe jotarifore, si rasti i akcizës së birrës, pastaj procedurat e zhdoganimit në Shqipëri, pagesa e skanerit, noterizimi i analizave, mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga Dogana Shqiptare e shumë pengesa tjera që sipas tyre, po dëmtojnë konkurrueshmerinë e produkteve të Kosovës në Shqipëri. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se kompanitë nga Kosova nuk kanë arritur që të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë. Barrierat tarifore dhe jotarifore që paraqesin autoritetet shqiptare për bizneset nga
16 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Bizneset nga Kosova fajësojnë Shqipërinë për barriera tregtare
Kosova, thotë Rukiqi, kanë penguar zhvillimin e veprimtarive të këtyre bizneseve. “Kemi shumë çështje të pazgjidhura që pothuajse janë të mbledhura më shumë se një dekadë dhe të cilat nuk po duket se ka vullnet politik ose një plan të qëndrueshëm se si të trajtohen, dhe kur them vullnet politik po i referohemi qeverisë së Shqipërisë. Qoftë të prokurimet publike, qoftë tek investimet e drejtpërdrejta, qoftë eksporti i mallrave tona
drejt tregut të Shqipërisë apo çfarë partneriteti që është tentuar të ndërtohet në tregun e Shqipërisë nga kompanitë e Kosovës, ka pasur barriera të ndryshme tarifore dhe jotarifore dhe deri te cenimi i investimeve”, thotë Rukiqi. ‘Patriotizmi folklorik’ i marrëveshjeve Kosovë - Shqipëri Ndërkohë, liderët në Kosovë dhe Shqipëri në vazhdimësi janë deklaruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet
dy vendeve dhe eliminimit të të gjitha barrierave. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë çdo vit i mbajnë edhe mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë, por që të gjitha këto, sipas përfaqësuesve të bizneseve mbesin vetëm në letër. Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve thotë se përgjatë viteve prodhuesit vendorë janë duke hasur në pengesa të shumta gjatë tregtimit të
Njeri i dytë i Selisë së Shenjtë, vizitë në Kosovë
“Dhashtë Zoti Vatikani ta njohë pavarësinë” S
ekretari i Shtetit të Vatikanit, kardina li Pietro Parolin, do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, ku do ta vizitojë Prishtinën e Prizrenin. Kisha Katolike në vend e sheh këtë vizitë si një mundësi për ndryshim të qëndrimit sa i përket njohjes së pavarësisë së shtetit. Në një prononcim për Express, vikari i Ipeshkvisë, Don Lush Gjergji jep detaje për vizitën Njeriu i dytë i Kishës Katolike, Kardinali Pietro Parolin këtë vikend do të qëndrojë në Kosovë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit që shumëkush e sheh edhe si Papën e ardhshëm, pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë të marrë pjesë në dy mesha në Prishtinë e Prizren. Në Kosovë shpresojnë që kjo vizitë e tij të sjellë edhe mesazhe politike që mund të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga Vatikani. Vikari gjeneral i Ipeshkvisë në Kosovë, Don Lush Gjergji në një prononcim për Gazetën Express ka bërë të ditur se kjo vizitë vjen pas shpalljes së Dekretit të Papës për Ipeshkvinë Prizren e Prishtinë. “Është publike vizita e tij, ka qenë më parë edhe delegati apostolik i Papës ku është bërë publik dekreti i Papës për
shpalljen e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë. Kardinali Pietro Parolin vjen për një vizitë pas shpalljes dhe ka me qenë edhe ri shugurimi i Katedralës së vjetër që është meremetuar në Prishtinë”, tha ai. Sipas Don Lush Gjergjit, ai do të vijë në Kosovë të shtunën e ardshme, derisa të dielën do të ketë meshë në Kateralen Nëna Terezë në Prishtinë si dhe në Prizren, deri sa të hënën do të largohet nga Kosova. Por, se sa mund të sjellë ndonjë mesazh nga Vatikani për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Don Lush Gjergji shpreson për zhvillime të reja. “Është gjest vetë ngritja e administraturës në nivelin e Ipeshviksë vetë ardhja e delegatit apostolik të ri vetë ardhja e personalitetit të dytë të Kishës flasin vetvetiu për marrëdhënie të mira dhe dashtë zoti për zhvillime të reja”, deklaroi ai. Ndryshe dy muaj më parë në Vatikan, Papa Francesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkruar se denominimi i Dioqezës Prishtinë Prizren, emërtimet e nivelit të lartë të përfaqë-
suesve janë tregues të avancimit të raporteve në mes të Kosovës dhe të Vatikanit. E Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin vitin e kaluar ka vizituar edhe Serbinë, aty u diskutua edhe për çështjen e Kosovës. Sekretari i Shtetit kishte takuar patriarkun serb Irinej, me të cilin ai kishte trajtuar çështjen e Kosovës. Irinej kishte lavdëruar pozitën e Vatikanit karshi mosnjohjes së Kosovës. Takimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit me Pariarkun Irinej është bërë me 30 qershor të vitit të kaluar. Në të njëjtën ditë, Parolin u takua me presidentin serb Aleksandër Vuciq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daciç. Parolin kërkoi që përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet një zgjidhje dhe kompromis për Kosovën me qëllim mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit, duke shtuar se Vatikani ndjek me vëmendje të veçantë situatën në rajon dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë është me rëndësi të veçantë për Këshillin.
produkteve të tyre në Shqipëri. “Pa marrë parasysh gjuhën e ëmbël që e përdorin politikanët e Shqipërisë, procedurat po i kanë shumë të hidhura me prodhuesit e Kosovës. Vetëm në vitin 2019, eksporti i produkteve të Shqipërisë në Kosovë kap vlerën 64 milionë euro, ndërsa eksporti i Kosovës në Shqipëri është 18 milionë euro”, thotë Panxha. Panxha duke iu referuar një raporti të Komisionit Evropian, thotë se pas Serbisë, Shqipëria është e dyta që vendos barriera tregtare ndaj Kosovës. Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri, me shumë barriera Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Të dy vendet kishin ndërtuar autostrada të cilat lidhen të dy shtetet. Por, në shtator të vitit të kaluar, autoritetet shqiptare vendosën që autostrada “Rruga e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, e cila është e gjatë 114 kilometra, të bëhet me pagesë. Kjo pagesë cila për një drejtim ka shumën prej 5 euro deri në 22.5 euro, u konsiderua barrierë shtesë për bizneset nga Kosova të cilat eksportojnë në Shqipëri. Europa e Lirë KREU I LDK
Mustafa: Unë nuk i kam dhënë këshilla Thaçit, opozita nuk këshillon
P
ara disa ditësh, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, kishte shkruar një status në Facebook ku kishte thënë se sulmet ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës, janë të panevojshme sepse nuk i sheh si bashkëpunëtorë të Serbisë. Pas këtij shkrimi kishte reaguar Thaçi i cili kishte thënë se e falënderon Mustafën për këshillat e dhëna Në një intervistë për Gazetën Express, Mustafa tha të hënën se nuk e ka këshilluar Thaçin, sepse sipas tij opozita nuk këshillon. “Unë nuk i kam dhënë këshilla presidentit Thaçi, sepse opozita nuk këshillon. Por ia kam shfaqur mospajtimin tim të thellë për korrigjimin e kufijve, ndryshe thënë këmbimin e territorit, përkatësisht vënien në tryezë të bisedimeve të Deklaratës së Pavarësisë”, ka thënë Mustafa. Ndërkaq rreth idesë së Thaçit për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, Mustafa ka thënë se kjo ide është si pasojë e konfuzionit politik të Thaçit. “Sa i përket bashkimit me Shqipërinë, presidenti do të duhej që së pari t’i propozojë Kuvendit ndryshimin e nenit një dhe dy të Kushtetutës, sepse përderisa ato janë në fuqi ai e shkel Kushtetutën me një qëndrim të tillë. Ndryshe kjo ide e tij, konsideroj se është pasojë e konfuzionit politik të tij apo të rrethit të tij. Që e shoh të rrezikshëm për vendin”, ka thënë Mustafa.
FORUM ANALIZË Nga Artan Fuga Unë nuk po i hyj këtu një analize për të gjetur përgjegjësitë politike të ndokujt. Sigurisht nuk është aq e vështirë për t’a bërë atë lloj analize. Por, jo medoemos është analiza e vetme. Problemi është tjetër, edhe më thelbësor. Ku po shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje? Nëse elektorati opozitar nuk paraqitet në kutitë e votimit? Nëse na dalin 61 bashki ku partitë qeveritare të jenë përfaqësueset e vetme të vullnetit elektoral. Me një fjalë ku po shkojmë nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e partive politike opozitare? Pasojat do të ishin: - Këshilla bashkiake pa këshilltarë opozitarë, çka do ta degradonte edhe më tej pushtetin lokal anë e mbanë vendit, madje më keq sa edhe çfarë ai është. - Veç faktit që vendi është me President pa kompetenca të vërteta pushtetore, honorifik, pa gjykatat e veta si sistem i plotë, me parlament të shkrehur, do të kemi edhe një pushtet lokal, i cili nuk do të ketë parametrat minimale të një demokracie, sepse nuk do të jetë pluralist. - Kriza e bllokimit të demokracisë shqiptare do të institucionalizohej në mënyrë të pakthyeshme sepse për disa vite rresht këshillat bashkiake dhe bashkitë do të qëndronin në këtë situatë. Kjo për faktin se zgjedhjet
bashkiake nuk do të mund të përsëriteshin më pas disa muajsh, ose edhe një kohe më të gjatë. - Ndarja midis popullit shqiptar do të kthehej në një vijëndarëse e dukshme dhe jo thjesht politike, por edhe institucionale. Njëra pjesë e kombit do t’i njihte institucionet bashkiake kurse pjesa tjetër jo. Përçarja pra do të ishte institucionale. Nga kjo pikëpamje nuk do të kishim as parametrat e Konferencës të Pezës në 1942 dhe jo më të një demokracie moderne! - Do të kishim 62 kryetarë bashkie me legjitimitet pushtetar të kontestuar dhe të dyshuar. Sepse edhe komisionet zgjedhore pa opozitën do të ishin krejtësisht të pabesueshëm. - Do të thyhej institucionalisht edhe miti i demokracisë si pluralitet alternativash në pushtetin lokal te brezi i ri që ka lindur dhe rritur me ëndrrën se po shkon drejt një Shqipërie demokratike. - Shtohen risqet që administratat bashkiake të bëjnë shërbime të diferencuara për elektoratin që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe atë që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Kjo do të nxiste genocidin politik në pushtetin lokal! - Shqipëria do të pësonte një goditje vdekjeprurëse në imazhin e saj në Europë dhe në botë duke qenë i vetmi vend në planet me pushtet lokal të formësuar qysh në origjinë si
17 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Lista e dëmeve (copë 20) të pallogaritshme, por të pritshme të zgjedhjeve vendore pa opozitë pushtet monist. - Vulosja e një pushteti lokal monist do t’a bënte të pakthyeshme dhe do t’a mbyllte [do dialog të mëvonshëm midis klasës politike shqiptare për t’u rikthyer në rrugën e normalitetit institucional. Do t’a kthente krizën politike të sotme nga një krizë konjukturore në krizë strukturore. - Do ta mbyllte mundësinë për ballafaqimin midis alternativave të kundërta në administrimin e proceseve urbanizuese, të shërbimeve sociale, të taksave lokale, të ekologjisë, etj. Pushteti lokal do të kthehej thjesht në një vegël edhe më të thjeshtëzuar të pushtetit qendror seç është deritani. - Do të krijohej precedenti i zgjedhjeve pa alternativë opozitare që do ta përdorte në vazhdimësi çdo diktator kokëkrisur e çdo aventurie në të ardhmen. - Do të rrezikonte mbijetesën e partive opozitare, por edhe të partisë në pushtet, të parat me rrezikun e shuarjes, e dyta me rrezikun e kthimit në një bandë të inkriminuar nga shkelja e neneve dhe frymës të Kushtetutës! - Partnerët dhe aleatët tanë do t’a konsideronin këtë gjendje si
“normale” për rastin shqiptar, pra do të shpallej se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet. - Nëpunësit lokalë do të ishin si mbi gjemba dhe do të kishin vështirësi për t’iu kushtuarve detyrave të tyre. Shkalla e korrupsionit te ata do të arrinte maja të papara. - Shumica e përfaqësuar në këshillat bashkiake do të ishte disa herë më e madhe sesa përfaqësimi i elektoratit proqeveritar atje. Demokracia edhe në planin e vlerës të brendshme do të kishte marrë goditje vdekjeprurëse. - Parti pothuajse fantazmë dhe pa elektorat, me kryetarë të dështuar, të rreshtuara në krah të partisë qeveritare do të fryhen e mbufaten duke u hequr si parti politike të vërteta, do të marrin pushtete duke iu imponuar partisë socialiste me presion. Ja a nuk ja shiti partisë social demokrate akademinë e shkencave partia socialiste? - Një pjesë e elektoratit opozitar që ka vende pune në pushtetin lokal do të mbetet e papunë dhe energjia destruktive antiqeveritare do të rritet duke rrezikuar destabilizimin e pakthyeshëm të vendit. Krimi lokal do të rritet jashtë mase.
- Pushteti qendror do të duhet të merret edhe më në mënyrë hierarkike dhe të çentralizuar se derimësot me pushtetin lokal duke mos ditur se ku e ka kokën, cilat janë prioritetet dhe administrimi i vendit do të shkojë në rrëpirë! Ja lista e dëmeve parë me ftohtësi dhe me neutralitet shkencor! T’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë! Lërini o politikanë iftaret dhe urimet për Bajramin. Nuk i presim nga ju! Sepse janë hipokrite, për vota. Pra, bien ndesh me frymëzimet e një feje pa politizëm. Shihni përrballë dëmet që po shkaktoni! Cfarë janë dëmet e tërmetit në Korçë përballë dëmeve dhe shkatërrimeve të këtij tërmeti politik! Asgjë! Mos thoni se nuk ju thamë! Sepse nuk ka kush ju thotë! Universitetet si qendra të dijes kombëtare janë nën thundrrën e bordeve të politizuara. Nuk flasin ato! Akademia e shkencave nuk flet se nuk ka kush flet atje, kurse drejtimi i saj është krejtësisht politik. Nuk flet sepse fle! Shoqatat nuk flasin sepse duan të marrin fonde! Mos dëgjoni budallenjtë! Shqipëria po bie në humnerë!
dhe i vëmendshëm ndaj përvojave tuaja, ka efektin e zgjerimit të kohës, meqë vetëdija rrit sasinë e informacionit që ne përpunojmë. Nga kjo pikëpamje, ne nuk duhet ta mendojmë kohën si një armike. Në një farë mase, ne mund ta kuptojmë dhe ta kontrollojmë përvojën tonë të kalimit të kohës. Shumë prej nesh përpiqen të
sigurohen që mund të jetojmë për aq gjatë sa të jetë e mundur, duke ngrënë ushqim të mirë dhe duke u ushtruar, gjë që është e ndjeshme. Por, ka gjasa që ne të rrisim në një mënyrë apo tjetrën, sasinë e kohës që përjetojmë në jetën tonë – duke e zgjeruar përvojën tonë të kohës. Science Alert – Bota.al
Psikologët: Ja çfarë mund të bëni për ta ngadalësuar kohën
P
ër fëmijët, bota është një vend interesant, plot me përvoja të reja dhe ndjesi të freskëta. Kur jemi të rritur, kemi më pak përvoja të reja, dhe bota rreth nesh bëhet gjithnjë e më e njohur. Ne bëhemi të pandjeshëm ndaj përvojës tonë, ç‘ka do të thotë se ne përpunojmë më pak informacione, dhe koha duket sikur përshpejtohet. (Një faktor tjetër mund të jetë aspekti “proporcional”, që do të thotë se teksa moshohemi, çdo periudhë kohore, përbën një pjesë më të vogël të jetës sonë në tërësi). Për rrjedhojë, përvoja jonë mbi kohën, duhet të zgjerohet në një mjedis të panjohur, sepse pikërisht atje mendjet tona përpunojnë më shumë informacione sesa normalisht. Kur shkoni në një vend të huaj, jeni shumë më të ndjeshëm ndaj mjedisit tuaj. Çdo gjë është e panjohur dhe e re, prandaj i kushtoni shumë më tepër vëmendje, dhe merrni më shumë informacion. Është e njëjta gjë kur kaloni një ditë në një kurs trajnimi, duke mësuar gjëra të reja, me një grup njerëzish të panjohur. Ndihet sikur ka kaluar më shumë kohë, se sa nëse do të kishit qëndruar në shtëpi me rutinën tuaj normale. E gjithë kjo çon në dy
sugjerime të thjeshta, se si mund ta zgjerojmë përvojën tonë të kohës. Së pari, pasi e dimë se njohja bën që të duket se koha kalon më shpejt, mund ta ngadalësojmë kohën, duke e ekspozuar veten ndaj përvojave sa më të reja që të jetë e mundur. Pra, udhëtoni në vende të reja, ofrojini vetes sfida të reja, takoni njerëz të rinj, ekspozojini mendjet tuaja ndaj informacioneve, hobeve dhe aftësive të reja, e kështu me radhë. Kjo do të rrisë sasinë e informacionit që përpunon truri ynë, dhe do të zgjasë përvojën tonë të kalimit të kohës. Së dyti, dhe ndoshta më efektivisht, ne mund ta ngadalësojmë kohën, duke bërë përpjekje të ndërgjegjshme për të qenë më “të vetëdijshëm” mbi përvojat tona. Dhe kjo nënkupton pasjen e të gjithë vëmendjes tonë tek një përvojë – mbi atë që jemi duke parë, ndjerë, provuar, nuhatur ose dëgjuar- në vend të vetëm mendimeve tona. Kjo do të thotë të jetosh përmes shqisave dhe përvojës, se sa nëpërmjet mendjes. Është një qasje tjetër për të shmangur familjarizmin me diçka, dhe kjo ndodh jo vetëm duke kërkuar përvoja të reja, por edhe duke
ndryshuar qëndrimin tonë ndaj këtyre të fundit. Për shembull, kur bëni dush në mëngjes, në vend se të vrasësh mendjen mbi gjërat që duhet të bësh sot, apo ato që ke bërë mbrëmjen e djeshme, përpiqu të fokusosesh tek përvoja që po përjeton në atë moment, pra ji i vetëdijshëm për ndjesinë e ujit që përplaset në trupin tuaj, dhe ndjenjën e ngrohtësisë dhe pastërtinë që ju mendoni se merrni nga kjo. Ose gjatë kthimit nga puna në shtëpi, në autobus apo tren. Në vend se të mendosh mbi të gjitha problemet që ke hasur gjatë ditës në punë, përqendroje vëmendjen jashtë gjërave personale. Shih, në shtëpitë dhe ndërtesat që parakalojnë, nga dritarja e mjetit ku udhëtoni, dhe të jeni të vetëdijshëm për veten tuaj këtu, duke udhëtuar mes tyre. Kur merreni me aktivitete të tilla si kositja e barrit në kopësht, apo larja e pjatave në lavaman, mos dëgjoni muzikë në kufjet, apo të fantazoni diçka tjetër. Kushtojani vëmendjen tuaj objekteve dhe fenomeneve rreth jush, si dhe ndjenjave fizike që po përjetoni. Ajo që do të zbuloni, është se këto punë do ju duken më të këndshme. Po ashtu do të zbuloni se ky qëndrim i hapur
DOSSIER
18 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Nga Skifter Këlliçi
F
ragment nga romani i mirënjohur i shkrim tarit Skifter Këlliçi, me rastin e 99-vjetorit të atentatit të Avni Rustemit kundër Esat pashë Toptanit, (13 qershor 1920) Ora shënonte 12.30, kur Avniu la restorantin. Pas paku ndodh në krye të rrugës “Kastilione”. Qëndroi ca. Pastaj, me hapa të ngadalshëm zuri t’i afrohej hotelit “Kontinental”. Makina e Esat Pashës, si zakonisht gjatë atyre ditëve, qëndronte buzë këmbësores. Eci përgjatë saj dhe u ndodh para shkallëve të hotelit. Në holl nuk kishte lëvizje, por përmes qelqeve shqoi Esat Pashën dhe përkrah tij një grua të re që po gajasej. Avniu shtrëngoi revolverin që mbante në xhepin e xhaketës dhe bëri tutje, pranë njërës prej kolonave me harqe, që mbulonin balloren e “Kontinentalit”. Priti…Kaluan kështu edhe njëzetë minuta të tjera. Ndërkohë, Esat Pasha u duk në shkallët e hotelit dhe nisi t’i zbriste ato ngadalë, për të shkuar te makina që priste gjithnjë pranë këmbësores. Përreth kalimtarët e paktë nxitonin, pa u shkuar ndërmend se çdo të ndodhte ca më pas. Diell zhuritës, vapë, zaguzhi. E tillë ishte ajo mesditë e 13 qershorit të vitit 1920. Avniu u shkëput nga kolona pranë së cilës kishte qëndruar deri atëherë. Tani ndodhej thuajse përballë tij, përballë Esat Pashës. …Roja pranë tendës e shoqëroi me sy atë që po sillte habere valiut. Dhe ai ishte Gjoleka. Valiu e këqyri nga sytë këmbët. Edhe Gjoleka e këqyri valiun. Valiu i kishte duart të skuqura, sikur të kishte vrarë dikë dhe prej tyre të ridhnin pika gjaku…Vrasësi duhej vrarë. Gjoleka nxori koburen. Valiu deshi të ngrihej, t’i sulej. Por ishte tepër vonë… Edhe Avniu nxori revolverin. Vetëtimthi si Gjoleka. Esat Pasha shqeu sytë dhe u drodh. U dëgjua një e shtënë. Një klithmë e çjerrë shpërtheu përmes buzëve të llagavituratë Esat pashës. Sytë e tij me vështrim të mjegulluar po humbisnin çdo lidhje me gjithçka përreth tij, që valëvitej, shfigurohej, shuhej.
Atentat në Paris Veçse vdekja në trajtat e një djaloshi përftohej gjithnjë e më shkoqur. U dëgjua një tjetër e shtënë. Dërgoi Gjolekë Spanoi, Tafil Buzit të m’i thoi, Gjoleka s’e turpëroi, Me të shtata e qëlloi… Esat Pasha lëshoi goja një rënkim që zuri të shuhej si llokoçitjet e ujërave të ndenjura. Trupi i tij i bëshëm u lëkund, u mpak dhe u këput për tokë. ..Në brinjët e shekujve të zymtë, mbi të cilët shkelte atdheu, kërrusur, por kurrë gjunjëzuar, tradhtia ishte shfaqur jo rrallë në trajtat e një vogëlusheje lozanjare, ose të një gruaje fatkeqe që të ndjell mëshirë, duke fshehur kthetrat e saj të kobshme dhe të lemerishme. Por mjaftonte një grimë dhe ajo, kur nuk e prisje, t’i ngulte ato kthetra në grykë, ose, për më keq, të hidhte kupën e helmit për të të mbytur e për të të vajtuar pastaj të nesërmen me kuje, ashtu siç dinte të të vriste e të të qantevetëm ajo, tradhtia… Avniu shtrëngoi edhe një herë këmbëzën e revolverit, thua se duke qëlluar mbi Esat Pashën, po qëllonte mbi tradhtinë, që për shekuj e shekuj, duke u ngjeshur e shtrydhur si plehra të mykura, si zhele të ndotura, si fëlliqësira të neveritshme, kishte marrë përmasat e këtij pashai. Revolveri këtë herë nuk mori zjarr. Avniu e shtërngoi sërishmi këmbëzën e tij, por arma edhe këtë radhë heshti. U bë rrëmujë. Dy gra që po kalonin parën, ia dhanë ulërimës. Të tjerë aty përreth, u hallakatën si mundën. Britma, vikama, lebetije mbuluan rrugën “Kastilione”. -Ndihmë, ndihmë! Dikë qëllu-
an, ndihmë!... Avniu u përkul tërë ankth mbi trupin e Esat Pashës. “Dy të shtëna, vetëm dy…Thua të këtë vdekur?...”. Ai deshi të vinte dorën në gjoksin e pashait të gremisur përdhe, për të parë nëse i rrihte zemra, por ndjeu se dikush e goditi fort nga pas. Pastaj një tjetër dhe ca më pas disa të tjerë. -Vrasës! -Ti je vrasës mizor!... Ktheu kryet. Mbi të u sulën sakaq edhe të tjerë, që zunë ta qëllonin ku të mundnin, në kurriz, në kokë, gjoks, fytyrë. - Nuk jam vrasës, jam student shqiptar, - briti Avniu.- Befas m’u shfaq përballë ky, Esat Pasha, tradhtar i popullit tim dhe unë nuk u përmbajta e kështu qëllova mbi të. - Atë do ta shohim, ndaj mos bëj gëk!… - Lëreni, nuk e shihni që ai nuk kërkon të ikë?... - Vërtet, as që e bëri këtë përpjekje… Dy policë e mbërthyen Avniun nga krahët dhe me forcë e shtynë përpara. Turma njerëzish u grumbulluan tanimë në hyrje të hotelit. Policët mezi i përmbanin. Disa prej tyre e ngritën trupin e Esat pashës dhe e futën në hollin e hotelit. -Një mjek, gjeni një mjek!- briti dikush. U dëgjua një klithmë e mbytur. - Gjenerali im, gjenerali im!... -Kush është kjo? - pyeti dikush. -Ndoshta e bija! -Ç’thua! E njoh unë këtë. Esat Pasha e kishte të dashur…Pale, ishte edhe i martuar!.. -Ç’burrështeti na qenkësh, pra, ky Esat Pasha?...
Turmat e kurreshtarëve shtoheshin gjithnjë e më shumë. Policët përsëri mezi i përmbanin. -Më lini të futem brenda, - i tha ndërkohë dikush një polici. Ishte Gaston Rishari, që sapo kishte arritur para hotelit “Kontinetal”. -Nuk lejohet! -Ju lutem, më lini! Jam gazetar i “Lë Pëti Parizienit”. Erdha këtu, sepse dua t’i marr një intervistë Esat Pashës. -Keni ardhur tepër vonë. Atij sapo i bënë atentat. -Atentat ? Cili pati këtë guxim prej të çmenduri?- pyeti Gaston Rishari i çmeritur. -Një djalosh nga Shqipëria. -Ç’u bë, ia mbathi? -Jo, çuditërisht shtiu mbi të dhe nuk bëri asnjë lëvizje tjetër. “E habitshme, - tha me vete Gaston Rishari.- Ky djalosh qëllon mu në mes të ditës, Pashain e Tiranës dhe nuk bën si atentatorë të tjerë, që pasi shtien, në vrimë të miut kërkojnë të futen. -Po pse nuk ia mbathi? - pyeti dikush. -Vërtet, në këtë zallamahi , nuk e kishte të vështirë që thembrat t’i shpine prapa kokës., - u dëgjua një zë.- Po një djall e merr vesh e përse nuk e bëri këtë… - Po Esat Pasha është gjallë? pyeti përsëri Gaston Rishari duke kapsallitur sytë. -Nuk e di, zoti gazetar. Plumbat e kanë qëlluar në gjoks. Gaston Risharit thuajse nuk i besohej se ç’kishte ndodhur. -Qenka me të vërtetë e çuditshme, - tha pastaj. -Për ju gazetarët atentatet janë sensasionet më të mëdha…Do të keni me se ta mbushni gazetën, - ia priti dikush nga
turma. Avniun e futën në hollin e hotelit, gjithnjë nën mbikëqyrjen e rreptë të policëve. Mbi tapetin e gjerë të hollit dergjej trupi i Esat pashës. -Ka vdekur?- pyeti Gaston Rishari, që mundi të depërtonte deri aty. Dikush u përkul mbi trupin e viktimës. Ishte një mjek që rastësisht ishte ndodhur në rrugën “Kastilione”. -Për fat të keq, po. Dy të shtëna nga afër i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shpjegoi pastaj mjeku. “Ç’trim! - mendoi Gastin Rishari.- Vret Esat Pashën, nuk përpiqet të humbë gjurmët, por qëndron aty ku ishte, që të presë ditën e gjykimit të tij.. Siç duket, ka ç’të rrëfejë për këtë pasha, që besonte se shpejt do kthehej sulltan në Shqipëri. Avniu ndjeu se ankthi, që si kafshë e padukshme e kishte brejtur nga brenda gjatë atyre katërmbëdhjetë ditëve kur, hap pas hapi e kishte ndjekur Esat pashën, kudo që vinte, po tretej nga qenia e tij. Ktheu sytë nga trupi i shtrirë i pashait. Por ai trup tanimë ishte kufomë. (Ky fragment është shkëputur nga romani i mirënjohur “Atentat në Paris”, (1978 dhe ribotur me 2011). Në qendër të romanit është akti heroik i atdhetarit Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në qendër të Parisit një ndër tradhtarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Esat pashë Toptanin. I ndodhur në kryeqytetin francez, ai thurte intriga në favor të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin copëtimin e vendit tonë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e tij në krye të shtetit shqiptar).
FORUM
19 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
KOMENT Nga Perry Link
A
duhet të kujtohet sot kry engritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë vetë. Perry Link thotë pse është i rëndësishëm përkujtimi i shtypjes së kryengritjes studentore. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse Jian Jielian atëherë ishte 17 vjeç. Ai është ende 17 vjeç. Ai do të jetë përgjithmonë 17 vjeç. Sepse ata që vdesin nuk plaken. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse shpirtrat e humbur, që i shkuan fshehurazi Liu Xiaobos (poet e aktivist kinez, ndërroi jetë në vitin 2017, shën.red.) deri sa ai ndërroi jetë, do të na vizitojnë edhe ne deri sa të jetojmë. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse reflektimi i zjarrit tek bajonetat është diçka që nuk harrohet. Edhe për atë që nuk e ka parë. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse kjo ditë e shfaqi thelbin e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze. Asnjë libër, asnjë film, asnjë muze nuk do ta nxirrte atë kaq të gjallë. E kujtojmë 4 Qershorin për shkak të punëtorëve të thjeshtë që ndërruan jetë. Shumicën e emrave nuk e kujtojmë dot, sepse një numër të madh të tyre nuk e njihnim. Por ne i kujtojmë ata si njerëz. Dhe kujtojmë, se nuk i njihnim emrat e tyre. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse pati një masakër - jo thjesht një “bastisje”, as “incident”, “ngjarje”,
Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen
një shijian apo fengbo. Jo një kryengritje kundërrevolucionare. Nuk është një kujtim i mjegullt. Ose, si mund të mendojë një fëmijë në Kinë sot, që kjo as nuk ka ndodhur. 4 Qershori ishte një masakër. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ishte, siç e vuri në pah një profesor kinez Fang Lizhi me mençurinë karakteristike, rasti i vetëm që ai njeh, kur një komb sulmon vetveten. Kujtojmë 4 Qershorin, sepse duam të dimë, se çfarë kujtojnë ushtarët vrasës. Në periferitë e qytetit atyre iu bë shpëlarje truri, para se të kryenin urdhrat vdekjeprurës. Edhe ata ishin viktima. Ne nuk e dimë, se çfarë men-
donin ata në ato momente. Por ne e kujtojmë këtë, sepse duam të dimë. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse Ding Zilin ende jeton. Ajo është sot 82 vjeç. Kur del nga shtëpia, policët e ndjekin atë nga pas në veshje civile. Siguri për të? Jo. Siguri për shtetin. Po, është e vërtetë: Një regjim me një prodhim të brendshëm bruto 100 bilionë yuan dhe dy milionë ushtarë duhet të mbrohet nga një 82 vjeçare, nga idetë e saj. Këtë duhet ta kuptojmë. Kujtojmë 4 Qershorin për të mbështetur të tjerët, që e kujtojnë atë. Ne kujtojmë vetëm, por përkujtojmë së bashku. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse
kujtimi na bën njerëz më të mirë. Përkujtimi është në interesin tonë. Kur politikanët flasin për “interesat e tyre” kanë parasysh interesat materiale. Por interesat morale janë po aq të rëndësishme, jo, janë më të rëndësishme. Më e rëndësishme se të kesh një jaht. Kujtojmë 4 Qershorin, sepse ai ishte një pikë kthese për një të pestën e botës. Një pikë kthese në drejtim frikësues. Ne shpresojmë, që të mos ketë qenë një pikë kthese që t’i sjellë fatkeqësi botës. Po nuk e dimë. Do ta përjetojmë. Kujtojmë 4 Qershorin, sepse nëse nuk do ta kujtonim, nuk do të kishim asnjë imazh për të. A do mund ta kishim imagjinuar? Jo. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka njerëz, që duan që ne ta kujtojmë atë. Ata ngushëllohen ta dinë, se ne i kujtojmë. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, sepse ka edhe njerëz që nuk duan që të kujtojmë. Ata duan që ne të harrojmë. Sepse harrimi ruan pushtetin e tyre politik. Çfarë loje e poshtër! Ne duam t’i kundërvihemi këtij pushteti, edhe nëse kujtimi për masakrën, do të ishte rruga e vetme për këtë. Ne e kujtojmë 4 Qershorin, që të
mos harrojmë, se si qeveria kineze gënjen veten dhe të tjerët. Ajo thotë, se populli kinez ka dhënë prej kohësh “gjykimin e drejtë për kryengritjen kundërrevolucionare në Sheshin Tiananmen 1989”. Por çdo vit më 4 Qershor policët e veshur civilë nuk i lejojnë njerëzit të hyjnë në këtë shesh. Pse? Nëse kinezët, siç pretendon qeveria e besojnë të gjithë këtë: Pse nuk lejohen të shkelin njerëzit në shesh për të dënuar kundërrevolucionarët? Prezenca e policisë tregon, që regjimi nuk i beson as gënjeshtrat e veta. E kujtojmë 4 Qershorin, sepse zhvillime të tilla e trondisin mendjen njerëzore për një kohë të gjatë. Edhe sikur të përpiqemi, ne nuk mund të harrojmë! Perry Link është profesor i letërsisë së krahasuar dhe gjuhëve të huaja në Universitetin e Kalifornisë. Më parë ai ka qenë profesor për studime aziatiko-lindore në Universitetin Princeton. Ai është i specializuar për gjuhën dhe letërsinë kineze. Perry Link ka qenë i përfshirë në përkthimin e “dosjeve Tiananmen”, një tërësi dokumentesh sekrete që u mblodhën nga qeveria kineze pas masakrës së vitit 1989. DW
se mania e Xi Jingping-ut për të çensuruar çdo gjë rreth Tiananmenit reflekton pasigurinë në rritje të udhëheqjes kineze. Ndërsa Kina përpiqet të shtypë çfarëdolloj kujtese të protestave në Tiananmen, në mbarë botën, si këtu në Uashington, mbahen tubime dhe ceremoni përkujtimore duke treguar se nuk ato nuk janë harruar. “Misioni mbetet i papërfunduar. Duhet ta vazhdojmë. Vijmë këtu për t’u riangazhuar në këtë betejë”, thotë Jian Li Yang, ish-student protestues në Tiananmen.
“Megjithëse kanë kaluar 30 vjet, shpresoj që njerëzit ta kujtojnë këtë tragjedi. Qeveria kineze ka gjithçka për ta çensuruar këtë incident. Unë ndjej përgjegjësinë t’ua kujtoj njerëzve ngjarjet e asaj dite”, thotë zoti Zheng. Edhe kur flasin për këtë çështje, zyrtarët kinezë refuzojnë çfarëdolloj kritike. Gjatë një forumi këtë javë në Singapor, Ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe përsëriti linjën zyrtare, duke thënë se shtypja ishte politika e duhur në atë kohë për të qetësuar trazirat politike. /VOA/
Të mbijetuarit rrëfejnë masakrën në sheshin Tiananmen
“Një tank më shtypi këmbët” 30 vjet më parë, qeveria kineze dërgoi ushtrinë dhe tanket për të shtypur protestat e studentëve në sheshin Tiananmen të Pekinit. Që atëherë, qeveria është përpjekur që jo vetëm të fshijë sistematikisht të gjitha kujtimet e shtypjes së dhunshme, por edhe të frenojë çfarëdolloj thirrjesh për reforma politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kook bisedoi me aktivistë politikë dhe analistë për efektin që kanë ende sot të shtënat e atëhershme. Për tre dekada, “burri mbi tank” ka qenë simboli më i njohur i ngjarjeve të mbrëmjes së 4 qershorit 1989, kur Partia Komuniste Kineze shtypi protestat e organizuara kryesisht nga studentët. Ndër qindra mijëra protestuesit ishte edhe atleti Fang Zheng, student në Universitetin e Pekinit. Edhe ai, qëndroi përpara një tanku atë natë. “Na rrethoi gazi helmues dhe i ra të fikët njërit prej shokëve të klasës. U përpoqa ta tërheq në
anë të rrugës. Atëherë pashë përmes mjegullës se po na afroheshin tanket me shpejtësi. I pashë me vonesë… Një tank më shtypi këmbët. Sidoqoftë, unë isha me fat. Studentë të tjerë u shtypën krejtësisht nga tanket”, tregon zoti Zheng. Gjakderdhja kulmoi pas tensioneve prej muajsh të tërë. Deri atë mbrëmje, miliona kinezë protestonin në shumë qytete, por u shtypën me forcë brutale. Ishte një pikë kthese për Kinën, por shumë kinezë nuk kanë sot dijeni për shkak të çensurës së qeverisë. Qu Yige, i lindur në vitin 1990, thotë se ka parë fshehurazi bashkë me shokët një dokumentar për incidentin në Tiananmen. Pasi mësoi të vërtetën, ai thotë se nuk ndryshoi ndonjë gjë. “Nuk bëmë ndonjë gjë më pas. Në përgjithësi, studentëve nuk u pëlqen të flasin apo të debatojnë haptazi për këto lloje gjërash. Nuk kanë ndjesinë se vendi u përket”, thotë ish-
studenti Qu Yige. Por, studentët kinezë nuk janë krejtësisht apolitikë, thotë një ekspert për regjimin totalitar kinez. “Ka një lloj pragmatizmi në radhët e tyre se nuk mund të bëjnë gjë për ndryshimin. Pra, vërtet mund të mos dalin në rrugë për të protestuar, por mendoj se janë të vetëdijshëm që ekizston një rrugë më e hapur e shoqërisë”, thotë Michael Davis, i Institutit Kissinger për Kinën dhe SHBA-në. Komuniteti ndërkombëtar dhe aktivistët politikë të larguar në azil jashtë vendit kanë bërë thirrje të përsëritur që Kina të kërkojë ndjesë për masakrën e vitit 1989. I kanë bërë thirrje vendeve si Shtetet e Bashkuara, që të përdorin tregtinë si mjet presioni ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Kinës të të drejtave të njeriut. Në vigjilje të 4 qershorit, autoritetet kineze kanë arrestuar me dhjetëra persona dhe kanë mbyllur llogaritë në mediat sociale që flasin për këtë masakër. Zoti Davis thotë
SPORT
20
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
KONTRATA
TRAJNERI ITALIAN
“Drejtori shqiptar është numri një për përzgjedhjen e lojtarëve” Igli Tare do të ketë një verë të nxehtë, të mbushur me shumë punë, jo vetëm për të ardhmen e tij por dhe për futbollistë të caktuar, si Milinkovic-Savic që kërkohet nga Juventusi. Trajneri i njohur italian, Luigi Cagni, ndërkohë nuk i kursen elozhet për drejtuesin shqiptar: “Mendoj se Lotito dhe Tare po bëjnë një punë të mirë. Më pas është edhe Inzaghi, me siguri që kanë vendosur edhe për rastin Milinkovic. Duhet kuptuar se çfarë u ka kërkuar trajneri bardhekaltër, por drejtori shqiptar është numri një për përzgjedhjen e futbollistëve”, ka thënë 68-vjeçari që ka drejtuar disa skuadra në Itali, teksa Brescia është eksperienca e fundit.
Klubi merengues po bën tentativat e para për të afruar Eden Hazard dhe Mbappe
Real Madrid firmos me Joviç, por ka ëndrra të mëdha në merkato
Klopp i përgjigjet Beckenbauerit: Kam kontratë me Liverpool-in Jurgen Klopp nuk ka ndërmend që të largohet nga Liverpooli pas triumfit në Ligën e kampionëve. Strategu gjerman ka refuzuar ftesën e Franz Beckenbauerit për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut. Pas finales së Championsit, e fituar nga Liverpooli, “Kaiser”-i e shprehu hapur dëshirën për të parë në krye të bavarezëve trajnerin gjerman të Liverpoolit: “Është një nga trajnerët më të mirë në botë.” Por Klopp, kontrata e të cilit me klubin legjendar anglez skadon në vitin 2022, ishte i qartë teksa u shpreh për “Bild” së nuk do të transferohet në “Allianz Arena” në një të ardhme të afërt. “Më pëlqen shumë Franz dhe unë i pëlqej atij, por kam një kontratë afatgjatë me Liverpoolin. Pastaj, si Dortmundi ashtu edhe Bayerni drejtohen aktualisht nga trajnerë shumë të mirë. Se çfarë mund të ndodhë pas 4 apo 5 vitesh, nuk e di. Ndoshta do të dalin trajnerë krejtësisht të ndryshëm.”
STRATEGU
Sarri: Për ne italianët thirrja e shtëpisë është e fortë Maurizio Sarri është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Juventusit pas largimit të Massimiliano Allegrit. Trajneri toskan, i cili ka fituar trofeun e parë si strateg, Europa League me Chelsea-n, në një intervistë për “Vanity Fair” ka rrëfyer dëshirën për t’u rikthyer në Itali. “Për ne italianët thirrja e shtëpisë është e fortë. E ndjen se diçka të mungon. Ka qenë një vit i vështirë dhe fillova të ndjej mungesën e miqve dhe prindërve të moshuar që i shoh shumë rrallë. Por në moshën time bëj vetëm zgjedhje profesionale, jam 60 vjeç dhe nuk mund të stërvis edhe për 20 vite të tjera. Tutat? Nëse klubi më kërkon të vishem në një tjetër mënyrë, duhet ta pranoj”, deklaroi ish-trajneri i Napolit. Në ditët në vijim pritet që Sarri të zgjidh kontratën me Chelsea-n, për të firmosur më pas me kampionët e Italisë.
JUVENTUS
Paratici: Po studiojmë disa emra për trajner, s’e kemi me nxitim
R
eal Madrid ka konfirmuar blerjen e Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt. Sulmuesi serb ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 60 milionë euro, plus 5 të tjera në formën e bonuseve. 30% e kësaj shume do të shkojë për Benfican, pasi kjo ishte marrëveshja e pak muajve më parë kur Frankfurt e bleu për 7 milionë euro 21-vjeçarin. Sulmuesi këtë sezon arriti të shënojë 27 gola në të gjitha kompeticionet me skuadrën gjermane. Por ai nuk do të jetë goditja e vetme, pasi synimet e mëdha janë Hazard dhe Mbappe. Refuzohen dy ofertat nga Chelsea- Transferimi i Eden Hazard gjatë kësaj vere, duket se është vetëm çështje kohe. Klubi merengues do të duhet të pres ndeshjet e kombëtareve për të
tentuar transferimin e belgut, që i është bashkuar kombëtares së Roberto Martinez. Drejtori i përgjithshëm i Realit, Jose Angel Sanchez ka udhëtuar në Londë për të zhbllokuar situatën, teksa sipas të përditshmes belge “HNL”, klubi anglez ka hedhur poshtë dy oferta. E para ishte 100 milionë euro në muajin prill, ndërkohë që e dyta ka qenë 120 milionë euro, e bërë disa orë më parë. Chelsea kërkon që ta shesë për të paktën 150 milionë euro, por me kontratën që i skadon Hazardit, verën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur. O f e r t a e d ytë 120 milionë euro, përfshin 20 milionë euro përfshin bonuset nga paraqitjet e lojtarit, ndërkohë që fillimisht do të paguhen 100 milionë euro. Marrëveshja e madrilenëve me futbollistin, është arritur prej kohësh, por tashmë duhet gjetur
gjuha e përbashkët edhe me skuadrën angleze. Ëndrra Mbappe - Në korrik, kupola drejtuese e Realit do të jetë shumë e vëmendshme ndaj evoluimit të ngjarjeve rreth Mbappesë, i cili e mbylli me zhgënjim sezonin me PSG. Operacioni “Mbappé” nuk është i lehtë, as nuk do të jetë i shkurtër. Por Reali nuk do ta humbë shpresën deri në ditën e fundit të merkatos së verës. Për të madrilenët janë të gatshëm që të thyejnë edhe rekordin e transferimeve, që për momentin mbahet nga shoku i tij te PSG, Neymar. Dëshira e sulmuesit të talentuar francez është që të transferohet në Madrid, atje ku do të ketë mundësinë për të luftuar për “Topin e Artë” dhe për të fituar Champions League, një kompeticion që duket i vështirë për t’u fituar te PSG.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, i pranishëm në një takim të “Football Leader 2019”, ka komentuar edhe zërat për trajnerin e ardhshëm të bardhezinjve, duke lënë të kuptohet se çështja e trajnerit do të vijojë të mbetet e hapur. “Është një rang trajnerësh, të cilët po i shqyrtojmë. Kemi ide të qarta dhe po punojmë. Nuk e kemi kohën e kufizuar, duhet ca kohë dhe më pas do ta zbulojmë se kush do të jetë”. Sarri ka thënë që ka nostalgji për Italinë. Çfarë mendoni? E ka thënë, por këtë e thonë të gjithë italianët. Këtu haet shumë mirë. Sarri te Juventusi pas Napolit? Kam shumë miq në Napoli. Në këto ditë ka pasur shumë zëra, por unë kam preferuar për të qëndruar larg. Keni pasur kontakte me Chiesa-n? Kemi një skuadër kompetitive dhe sa i përket merkato do të presim emrin e trajnerit. Do të bëjmë të gjitha vlerësimet e duhura pasi ta kemi prezantuar. Ronaldo? Nuk mund të flitet për Cristianon keq pas 15 sezonesh top! Ka sjellë te Juventusi dhe futbolli italian entuziazëm dhe duhet vetëm te falënderohet presidenti Agnelli që e solli futbollistin më të mirë në botë, që ta shohim çdo të diel”, deklaroi drejtori sportiv i bardhezinjve.
SPORT
21
E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
PËRGATITJET
ZV-TRAJNERI
Reja me “dhimbje koke”, Abrashi dhe Ismajli me probleme Amir Abrashi ishte shqetësimi kryesor i trajnerit Edi Reja në stërvitjen e kësaj të marte të Kombëtares në Gjermani. Mesfushori i Freiburgut, i cili kishte pësuar një dëmtim në stërvitjen e pasdites së të hënës, nuk është stërvitur me grupin në seancën e radhës.
Ai është parë i veçuar, pasi ka ndierë shqetësime nga goditja e marrë një ditë më parë. Diçka që për momentin nuk paraqitet problematike për trajnerin Edy Reja, por që mund të kthehet në një shqetësim për italianin, duke parë që nga dëmtimet është detyruar të heqë dorë nga disa
lojtarë në këtë grumbullim të parin për të. Ndërkohë, probleme kishte edhe për Ardian Ismajlin, një prej lojtarëve më në formë të prapavijës kuqezi. Mbrojtësi ka një problem muskulor e për të mos rrezikuar, është vendosur që në seancën e pasdites ai të stërvitej veçmas.
Bulku: Reja me ide qarta, mendojmë vetëm për t’u shprehur mirë
Sulmuesi kavajas pas mungesës së gjatë, shprehet optimist në prag të dy sfidave
Rozalb Lika
S
okol Cikalleshi është rikthyer në kombëtare pas një mungese të gjatë. Bomberi kavajas ka zbritur për herë të fundit në fushë me fanellën kuqezi më 31 maj të vitit 2014, në miqësoren e humbur 0-1 ndaj Rumanisë. Me ardhjen e Rejës, më në fund ka pasur hapësira edhe për të, teksa në konferencën e radhës për shtyp nga Gjermania ai ka konfirmuar se përgatitja po shkon shumë mirë dhe shpreson që të japë kontributin e tij me Rejën. “Të jesh është pjesë e Kombëtares është kënaqësi dhe kontributi për të është një nder. Kështu do jetë gjithnjë, ndjehemi mirë dhe po punojmë me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit të ri punojmë shumë mirë, uroj që këtë punë ta shfaqim në ndeshjen kundër Islandës. Në dy grumbullimet e fundit kam qenë i dëmtuar, ftesa më ka ardhur, por kam qenë i dëmtuar. Tashmë jemi në kapitull të ri dhe është më mirë ta lëmë pas të shkuarën”. Skema me dy sulmues – “Duke iu referuar sistemit të ri, duket se sulmuesit janë më të avantazhuar për të luajtur. Nga
Cikalleshi: Nder të përfaqësosh kombin, harmonia na ndihmon katër që jemi luajnë dy, por nuk është përfundimtare. Nuk kemi problemi kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Kur ka luajtur Balaj, Sadiku apo Uzuni, kanë pasur mbështetje. Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo harmoni e re që është krijuar do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Edhe pse futbolli nuk është matematikë, por ndihet diçka e re, një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë”. Pak fat para porte - “Unë kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla, por nuk kam ngelur asnjëherë i pakënaqur. Më kënaq rezultati, duke qenë se luajmë me dy sulmues, shanset janë më të mëdha për të shënuar. Qëllimi kryesor është rezultati pozitiv, pavarësisht kush shënon”.
MBROJTËSI
PRAPASKENA
Ajeti: Reja na ka dhënë diçka që na ka munguar
Përplasje me Rejën, zbulohet si braktisi Grezda grumbullimin
Në konferencën e radhës për shtyp nga Gjermania, ka qenë i pranishëm edhe mbrojtësi Arlind Ajeti. Mbrojtësi fjalëpakë është shprehur se tashmë atmosfera është shumë pozitive në grupin e futbollistëve. “Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë. Problemet në mbrojtje? Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi. Forca e grupit? Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë, duke dhënë gjithçka kemi. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep trajneri”, deklaroi Ajeti.
Eros Grezda u largua në mënyrë misterioze nga grumbullimi i kombëtares dy ditë më parë, duke lënë shumë dyshime, pasi FSHF e justifikoi se kishte probleme personale. Vetë futbollisti ndërkohë u shpreh se kishte probleme në gju. Dy deklarata kontradiktore, që më vonë sollën arsyen e vërtetë të largimit të Grezdës. Stafi i kombëtares e ka vënë në dijeni 24-vjeçarin se ai nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme, atë ndaj Islandës më 8 qershor dhe ndaj Moldavisë më 11 qershor. Kjo ka krijuar tension mes lojtarit dhe stafit, që mësohet se kanë debatuar për këtë fakt dhe Grezda ka vendosur të braktisë grumbullimin, duke e ditur që trajneri Edi Reja nuk e konsideron pjesë të formacionit, të paktën për këto dy ndeshje, ku do të provohet skema 4-3-3 ose 3-5-2. Lajmi është zbuluar nga media skoceze “Daily Record”, që ka shkruar që ditën e hënë në orën 12:09, se Grezda u largua nga kombëtarja kuqezi për shkak të tensionit të krijuar dhe jo sipas deklaratave të dhëna nga vetë lojtari dhe federata.
Ervin Bulku qëndroi në krye të kombëtares sonë vetëm në një ndeshje ndaj Andorrës pas largimit të Panuccit. Ai është rikthyer në rolin e ndihmësit, por këtë herë të Edi Rejës, teknikut italian, që ka marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare. “Është java e dytë e përgatitjeve dhe mendoj se çdo gjë po shkon sipas planit të përgatitur nga trajneri. Reja? Unë mendoj se çdo trajner ka idetë e tij, të cilat i ndërton duke parë edhe grupin e lojtarëve, por edhe cilësinë e tyre. Asgjë nuk është vendosur deri në këto momente, pasi ka kohë për të menduar për skemën. E vetmja gjë që po mendojmë është të gjejmë një mënyrë për t’u shprehur sa më mirë dhe për t’i bërë keq kundërshtarit. Mendoj që trajneri i ka idetë e qarta dhe po ua shpjegon nga dita në ditë lojtarëve, për t’i bindur dhe për t’i ndihmuar të shprehin më të mirën në fushën e lojës, kur të vijë dita e ndeshjes. Islanda? Jemi përballur edhe para 5 viteve, kur kemi qenë në grup, por gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Islanda, ashtu si edhe Shqipëria. Besoj që nuk është ajo Islanda që kemi përballuar atëherë, por gjërat ndryshojnë edhe nga ndeshja në ndeshje. Kemi nevojë edhe për pak fat, të cilin besoj se do ta kemi në anën tonë”, u shpreh Bulku për Supersport.
SHOWBIZ
22 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Dua Lipa imazh i markës së njohur të parfumit Sukseset nuk kanë të përfunduar për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa. Përmes disa postimeve në rrjete sociale ajo u ka treguar ndjekësve se është përzgjedhur për të qenë imazhi i markës së njohur të parfumit “YSL”.”Sekreti më i vështirë për t’u mbajtur. Jam shumë krenare dhe e emocionuar që më në fund po ju tregoj se jam imazhi i aromës së re për femra të ‘YSL’. Faleminderit për punën e mrekullueshme të skuadrës që më bëri të ndihem si në shtëpi, që më lejuan të kem një rol të vogël në përzgjedhjen e aromës përfundimtare dhe që bën ëndrrën time realitet, pasi arrita të punoj me një ‘brand’ që e dua shumë. Mezi po pres t’ju tregoj fushatën”,-shkruan Dua. Kjo periudhë duket se ka qenë shumë e suksesshme në fushën profesionale për Duan, duke kujtuar edhe 2 Grammy Awards që ka fituar më herët si dhe klikimet e shumta që kanë marrë këngët e saj.
Ciara tregon pse u nda nga ish-i fejuari Ciara ka folur për vendimin e vështirë që ajo e ka marrë për t’u ndarë nga ish-i fejuari i saj Future. Këngëtarja 33 vjeçare e “Thinkin’Bout You” është ndarë nga reperi 35 vjeçari në vitin 2014 vetëm tre muaj pasi ata ishin bërë prindër të djalit Future. Duke u kthyer prapa në kohë, Ciara ka thënë se pavarësisht frikës që ajo kishte të ishte një nënë beqare vendimi i saj ishte i duhuri sepse kështu e mundi frikën e saj më të madhe: ta jetonte kot jerën e saj. “Unë jam rritur me të dy prindërit. Ideja e prindërve të ndarë më frikësonte. Po ashtu, unë jetoj jetën time në sytë e botës prandaj kjo përbën edhe një problem tjetër. Unë ndjehesha sikur po dështoj”, ka thënë ajo në “Red Table Talk” me Jada Pinkett Smith. “Gjëja e vetme që unë kam frikë në jetë është ta jetoj jetën kot. Kur e kupton se koha nuk ndalon atëherë skenari më i keq është të rrrish në një situatë që nuk është e shëndetshme për ty dhe nuk do të përmirësohet me
kalimin e kohës. Unë e kuptova se ishte koha që unë të merrja disa vendime më ndryshe”, ka vazhduar tutje këngëtarja e shumë hiteve. Ciara tha se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së saj të dashurisë ishte diçka për të cilën ajo ishte menduar një kohë të gjatë. “Kur unë mendoja për djalin tim, unë e dija
se çfarë dëshiroja të ndjej. E di dashurinë që e dua për ne. Prandaj thashë se ne do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Ciara. Këngëtarja e njohur ka deklaruar po ashtu se e ka parë martesën e prindërve të saj si një shembull për ta krahasuar me lidhjen e saj të dashurisë dhe nuk i kishin pëlqyer rezultatet.
Jay-Z reperi i parë që shpallet miliarder nga “Forbes” Jay-Z është reperi i parë që ka arritur të bëhet miliarder sipas revistës “Forbes”. Partneri i Beyonce-s është investitor në shumë kompani, përfshirë dhe atë “Uber”. Këngëtari fiton 310 milionë dollarë nga kompania “Armand Brignac Champagne”, 100 milionë dollarë nga “D’Usse”, 70 milionë nga albumet muzikore, 220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme, 70 milionë dollarë nga kompania “Uber” si dhe 60 milionë nga reklamimet e ndryshme.Pasuritë e paluajtshme të 49-vjeçarit arrijnë shifra marramendëse, pasi në 2017-n, Jay-Z dhe Beyonce blenë disa shtëpi, një vilë 26 mln $ në East Hampton dhe
një tjetër 88 mln $ në Bel Air. Jay-Z gjithashtu është pronar i një apartamenti në Tribeca, New York, që prej vitit 2004, që e ka blerë 6.85 mln $.
Bukuroshja ruse sjell në jetë fëmijën e mbretit të Malajzizë Mbretëresha e bukurisë ruse e cila u martua me mbretin e Malajzizë pak para se ai të abdikonte nga froni, ka lindur fëmijën mbretërore. Oksana Voevodina, 25 vjeç, u martua me Sultan Muhammed V në Kelantan në një ceremoni surprizë nëntorin e kaluar. Monarku abdikoi nga froni herët këtë vit pas publikimit të fotove dhe videove të bashkëshortes së tij, duke kryer marrëdhënie seksuale në një reality show në Rusi. Tani Oksana ka konfirmuar lindjen e djalit të saj në 21 maj, fëmijës së parë mbretërore të burrit të saj, Mohammad, i cili ka 24 vite në pushtet. Ajo postoi foto të reja nga jeta familjare dhe dërgoi një mesazh në gjuhën angleze dhe ruse të shoqëruar me foton e këmbës së djalit, “21 maj 2019, dita kur jeta ime u nda në para dhe pas.”-shkruante ajo.
Reperi shqiptar thumbon Mc Kreshën dhe Lyrical Son: Ata nuk janë burra Reperi Bim Bimma ka qenë ndër themeluesit e grupit P.I.N.T, i njohur ndryshe si Specat, së bashku me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Pas një periudhe, rrugët e tyre u ndanë dhe Bim Bimma ka zbuluar arsyen përse ndodhi kjo gjë. “Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, tha ai në një intervistë për NIN. Ndonëse zgjodhi të mos i përmendte emrat e reperëve, Bim Bimma sqaroi se kuptohet qartë për kë po flitet.
KULTURE
23 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019
Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Prishtinë M
uzeu Historik Ko mbëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2019 çelën ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim edhe të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit. Ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të vitit të kaluar, i cili shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar.Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës përshën-
deti Selim Bazeraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koçi, Dekani i Fakultetit të Filozofisë Prof. Ass. Dr. Bujar Dugolli dhe Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të
Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës. Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.
HUMORISTI
Homazhe në Vlorë në nderim të parodistit Muhamet Liko Në hollin e teatrit “Petro Marko” në Vlorë u zhvilluan homazhet në nder të “Mjeshtrit të madh” Muhamet Liko, humoristit vlonjat që ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak Duke nisur nga mesdita e sotme në teatrin “Petro Marko” miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë personalitete të jetës publike e artistike i dhanë lamtumirën e fundit parodistit të njohur. Parodisti dhe aktori i njohur i humorit u nda nga jeta më 31 maj në Itali, në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë në zemër. Ai mban shumë tituj dhe çmime për
artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Katër parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit “Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali, por nuk ia doli dot.
Ditët shqiptarë në Bavari” hapen me Ermonela Jahon Ditët shqiptare në Bavari organizuar nga konsullata e Përgjithshme shqiptare në Mynih, çelën siparin me një aktivitet ku performoi sopranoja me famë ndërkombëtare , Ermonela Jaho, mezzo-Sopranoja Flaka Goranci dhe Pianisti Ausilio Mehmeti.”Ditët shqiptare në Bavari’ është kthyer në një aktivitet të përvitshëm që mbahet në Mynih. Konsulli shqiptar Arten Hanku, tha se përgjatë 1 muaji Përfaqësitë Diplomatike, Shoqatat dhe mbarë komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend të Gjermanisë, organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore-sportive, duke promovuar para publikut bavarez, trupit diplomatik, medias dhe mbarë komuniteteve të tjera vlerat e kulturës, artit, sportit dhe traditës shqiptare. Sopranoja Ermonela Jaho vlerësoi zhvillimin e këtij aktiviteti si një mundësi e mirë për të
treguar vlerat e artit dhe kulturës shqiptare. Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë së Prishtinës, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, përfaqësues të Trupit Diplomatik, medias, shoqatave shqiptare dhe komunitetit bavarez.
Helidon Haliti: Me “Street Art”, Shqipëria në hartën e muraleve të botës “Street Art” është një formë mjaft interesante për të transformuar objekte të ndryshme duke i kthyer ato në vepra arti dhe pse jo duke i bërë të duken të rinovuara. Disa prej artistëve të mëdhenj të Street Art, të njohur në të gjithë botën, kanë bashkëpunuar me bashkinë e Patosit, duke ndërhyrë në disa prej ndërtesave, pallateve apo fasadave të qytetit. Ky projekt sapo është mbyllur dhe synimi është që pas këtij transformimi të tërhiqen sa më shumë turistë për të vizituar zonën. Artistët, me mbështetjen e kuratorit Helidon Haliti, kanë gërshetuar tre teknika të ndryshme: iluzionin, 3D dhe realen duke shfrytëzuar vendin fizik. Koncepti i idesë për këtë qytet është i bazuar në gjetjen e ekuilibrave midis mjedisit dhe industrisë së nxjerrës së naftës, duke qenë se Patosi njihet për këtë industri. Për të realizuar këtë projekt kanë punuar 10 artistë ndërkombëtarë, së bashku me ndihmësit e tyre, janë pikturuar fasadat e 6 pallateve në total me një sipërfaqe prej rreth 1,200 m2. Më herët një projekt i ngjashëm është realizuar edhe në qytetin e Urës Vajgurore, ku muralet e kësaj zone u renditën si ndër 10 më të mirat në botë për vitin 2018. Festivali “Street Art” do të vijojë edhe në qytete të tjera.
Ndahen çmimet e edicionit të 23 të “Netëve të poezisë korçare” “ Netët e poezisë korçare” mbylli edicionin e tij të 23 me veprimtaritë e zhvilluara këtë fundjavë. Një prurje më cilësore e krijuesve të artit poetik ishte një lloj risie e këtij edicioni. Një përzgjedhje kjo e kujdesshme e organizatorëve për gati 30 poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Sërbia, Italia, Zvicra, SHBA. Poetët pjesmarrës në natën e parë recituan krijime por edhe I shijuan ato nga interpretimi I aktorëve. Poetja Flutura Açka si e ftuar nderi këtë vit u nderua edhe me mbjelljen e pemës me emrin e saj në lulishten ‘Vangjush Mio’. Aktiviteti kryesor me paradën e poetëve u zhvillua në ambientet e qendrës së re kulturore ku do funksionojë edhe biblioteka e re e qytetit. Poetët pjesmarrës në konkurim recituan poezitë e tyre para jurisë të drejtuar nga Flutura Açka dhe emra të tjerë të njohur si Petrit Ruka e Skënder Rusi. Ata vlerësuan me kurorën e poezisë autorin amerikan Xhorxh Uollers. Çmimin ‘Dritëro Agolli’ e fitoi poetja turke Selma Gylen. Me çmim special u vlerësua poeti Albi Nushi. Poeti I njohur Agron Tufa u nderua me çmimin ‘Asdreni’ ndërsa poetja kosovare Naime Beqiraj u vlerësua për poezinë më të mirë. Aktiviteti Netët e poezisë korçare si inisiativë e klubit ‘Bota e Re’ organizohet çdo vit me mbështetjen e bashkisë dhe Ministrisë të Kulturës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE KLUBIT TË PODGORICËS
Ish-presidentët e rajonit, kundër ideve të Vuçiçit dhe Thaçit
N
ë një konferencë rajonale në Shkup të titulluar " Integrimet europiane në udhëkryq" nën orga nizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish -Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve. Në një deklaratë të ish- Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish-Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ishPresidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se " ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde"
Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. "Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor" thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave. Më pas ata kanë bërë edhe një referencë direkte në lidhje me situatën në Kosovë e në Bosnjë e Serbi duke theksuar se idetë retrograde të ndarjeve që i shkojnë kundër bashkëpunimit rajonal e që nxisin izolacionizëm, politikën e kthimit prapa dhe që bazohen në popullizëm në vend se të bazohen në vlerat e përbashkëta dhe standardet europiane, për fat të keq, nuk janë vetëm kujtime të largëta historike por përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.
24 E mërkurë, 5 QERSHOR 2019