CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 5 SHKURT 2019
Rama në Prishtinë, Meta në Uashington E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 27 (8468)
E martë, 5 Shkurt 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri Rama u përkujdes që fotoja e darkës parmbrëmë te vila e re e presidentit Thaçi me liderët e tjerë kosovarë, të dilte në sa më shumë në media, për të krijuar idenë se ai mbledh e bashkon faktorin shqiptar në Rajon. Nuk vonoi Albin Kurti, i cili mbërriti dje në Tiranë, duke kërkuar që protestat në Tiranë e Prishtinë të rrëzojnë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si "shitës të tokave shqiptare" te Serbia FAQE 3
Albin Kurti: Erdhi ora! Të Edi Rama publikon foton largojmë Edi Ramën e me liderët e Kosovës të shtëpia e Presidentit Thaçi Hashim Thaçin me protesta
Në foto: Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, FAQE 24 kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj
ANALIZË
Në foto: Kreu i Lëvizjes “Vetvendoja”, Albin Kurti
16 SHKURTI
PROTESTA
Kryemadhi: Protestë nisin Thaçi u tërhoq, Pedagogët jo me flamuj politikë, grevën pa afat, Tirana të por për hallet studentët e çdo shqiptari bojkotojnë mësimin heshtë! FAQE 7
Nga Artur Zheji FAQE 9
QËNDRIMI
Vasili: Mendoj si Basha, më 16 shkurt Rama duhet larguar me popull
FAQE 8
FAQE 2
TAKIMI NË LEZHË
Kreu demokrat Lulzim Basha: Më 16 shkurt të rrëzojmë pushtetin e banditëve
FAQE 8
DITA BOTËRORE KUNDËR KANCERIT
Ministrja Manastirliu: Rritëm financimin publik për shëndetësinë
FAQE 5
INTERVISTA
Bislim Ahmetaj: Nuk ka asnjë kufi midis grevës së studentëve dhe grevës së pedagogëve Bisedoi: Herion Mesi FAQE 6
FAQE 14
POLITIKE
2
E martë, 5 SHKURT 2019
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, takime me studentë dhe pedagogë në Tiranë
K
reu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. Duke folur për situatën ku ndodhet Kosova dhe Shqipëria, Kurti u shpreh se ka ardhur ora për të larguar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Kreu i Vetëvendosjes e cilësoi të gabuar dhe anti-kombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve. Kreu i VV-së akuzoi sërish Presidentin Thaçi se po shet Kosovën tek Serbia. “Serbia është e interesuar që ta ndajë Kosovën që të vijojë duke ndarë Bosnjën, ajo synon që të realizojë Serbinë e Madhe përmes ndarjes së fqinjëve. Kosova nuk ka as 5% serbë, ndërsa Serbia ka 20% pakica, por për Serbinë nuk flitet, por vetëm që të ndahet Kosova”,- u shpreh kreu i Vetëvendosjes. Duke e cilësuar të papranueshme copëtimin e Kosovës, Thaçi dekloi se ka ardhur koha që liderët që bëjnë pazare të largohen. “E gjitha filloi në mesin e 2018 kur Thaçi paralajmëroi kompromis të dhimbshëm. Korrigjimi nëse është korrigjim i një gabimi duhet të na kënaqë jo të na dhembë, atëherë çfarë korrigjimi është ky? Ka pasur bisedime sekrete me Vuçiç për të ndarë Kosovën, duke e maskuar si shkëmbim territorial, apo integrimin
Albin Kurti: Erdhi ora! Të largojmë Edi Ramën e Hashim Thaçin me protesta Ka ardhur koha për një pranverë shqiptare edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, pasi edhe kemi mbetur në fund të vendeve europiane edhe po shtohet rreziqet nga fqinjët grabitqarë, prandaj duhet të kemi një rikthim te populli, pasi institucionet nuk janë në nivelin që na kërkon realiteti
në BE apo OKB, si karrem për të futur edhe Serbinë në lojë. Kosova ka të drejtë të bashkohet me Shqipërinë, por jo duke u tkurrur. Kjo është e papranueshme, e padrejtë dhe anti-kombëtare. Ka ardhur koha për një pranverë shqiptare edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, pasi edhe kemi mbetur në fund të vendeve europiane edhe po shtohet rreziqet nga
fqinjët grabitqarë, prandaj duhet të kemi një rikthim te populli, pasi institucionet nuk janë në nivelin që na kërkon realiteti”,- deklaroi Albin Kurti. Kreu i Vetëvendosjes mbështeti protestat e studentëve në Tiranë duke e cilësuar ato si të drejta dhe reagim normal të të rinjve që nuk pranojnë një shtet dhe arsim monopolesh. “Protesta
e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim. Politika te ne është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë’, u shpreh Albin Kurti për media. Sipas Kurtit qëndresa që po bëjnë studentët
dhe nga sot po ashtu dhe pedagogët, do të çojë në një fitore. “Fitoret edhe në politikë edhe në shoqëri vijnë nga qëndresa. Është e vërtetë që në aspektin e angazhimit tim politik kam filluar me protesta studentore. Në vitet ’90 në Kosovë ndodheshim në okupimin e Serbisë, e cila kishte hequr nga puna të gjithë shqiptarët. Universiteti i Prishtinës zhvillonte mësimet në shtëpi private, por në 1997 filluam protestat. Studentët kanë të drejtë, pothuajse çdo herë dhe çdo kund, por edhe kur mësimdhënësit janë me ata kanë më shumë të drejtë’, deklaroi nga Tirana kreu i Vetëvendosjes”,- tha Albin Kurti.
ISH-PROKURORJA SPECIALE E KROACISË
Tamara Laptos:Arrestova ish-kryeministrin M
isioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar një takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK. Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamara Laptos si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Ajo është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin. Laptos do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri. Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. “Kur unë po hetoja ish-kryeministrin,
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos. Fakti që Laptos e kanë sjellë në Tiranë, parathotë se do kemi arrestime VIP edhe në Tiranë. Kush e ka radhën?-thënie brilante e ambasadës amerikanë në Shqipëri.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 5 SHKURT 2019
Rama në Prishtinë, Meta në Uashington
Kryeministri Rama u përkujdes që fotoja e darkës parmbrëmë te vila e re e presidentit Thaçi me liderët e tjerë kosovarë, të dilte në sa më shumë në media, për të krijuar idenë se ai mbledh e bashkon faktorin shqiptar në Rajon. Nuk vonoi Albin Kurti, i cili mbërriti dje në Tiranë, duke kërkuar që protestat në Tiranë e Prishtinë të rrëzojnë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si "shitës të tokave shqiptare" te Serbia Këtë javë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahet ceremonia Mëngjesit të Lutjeve. Akti-viteti i përvitshëm ku merr pjesë rregullisht Presidenti i SHBA, Senatorët dhe anëtarët e Kongresit të SHBA, cilësohet si një nga takimet më të rëndësishme edhe të politikës ndërkombëtare. Të ftuar në këtë ceremoni, që ka një traditë 67 vjeçare, janë kryetarë shtetesh, kryeministra, politikanë, intelektualë, drejtues të komuniteteve fetare që kanë një lidhje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e saj. Simbolika e kësaj ceremonie të rëndësishme në SHBA është miqësia dhe besimi, ndaj dhe ftesat dhe pjesëmarrja në këtë aktivitet shihet konfirmim i raporteve të veçanta që shtetet dhe politikanët përfaqësues të tyre kanë më SHBA-të. Këtë vit në ceremoninë kryesore, që zakonisht zhvillohet të enjten e parë të muajit shkurt është i ftuar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme. Në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Uashington merr një domethënie të veçantë për zhvillimet në të cilat ndodhet faktori shqiptar në Rajon. Veç marrëdhënieve dypalëshe, Shqipëri-SHBA, tema kryesore në politikën e jashtme është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idetë që kanë nisur që qarkullojnë muajt e fundit për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve. Edhe pse flitet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, më saktë mes dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, çështja është e një rëndësie të tillë që përfshin direkt Tiranën. Ideja e shkëmbimit të territoreve
është cilësuar e rrezikshme nga gjithë faktori shqiptar në Rajon, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos Gjermania. Bëhet fjalë për një projekt që po serviret si zgjidhje për pavarësinë e Kosovës, por me koston e lartë të dhënies të territorit shqiptar për Serbinë. Është një projekt që në këtë mënyrë si e prezantojnë në Prishtinë dhe në Beograd, të dy presidentët nuk ka as përkrahjen direkte të SHBA dhe as të BE. Presidenti Trump, që udhëheq Botën, ka kërkuar që Marrëveshja duhet të ketë përkrahjen e gjithë faktorit politik shqiptar dhe veçanërisht të popullit të Kosovës. Por deri më tani vetëm Thaçi dhe Vuçiç janë pro marrëveshjes pa pyetur popullin dhe po luajnë nën rrogoz për interesat e tyre. Edhe Edi Rama në Tiranë. Serbët kanë arsye të përkrahin një ide të tillë, sepse marrin një pjesë territori që e kanë humbur që në vitin 1999, por nuk kuptohet se çfarë fitojnë shqiptarët, kur pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare dhe nga shumica e superfuqive të botës. Në këtë ekuacion me shumë të panjo-
hura për dëmin që u shkaktohet shqiptarëve, Hashim Thaçi ka marrë rolin e "violinës së parë", ndërsa Edi Rama duket se jep garanci për qëndrimin e Tiranës zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk është kërkuar nga Prishtina, nga qeveria dhe parlamenti i saj, por as nuk është besuar nga shqiptarët në Tiranë, sepse ideja e copëtimit të Kosovës nuk ka mbështetës në të dy kryeqytetet shqiptare. Në këtë linjë, kundër interesave të politikës zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë qenë përpjekjet e Edi Ramës në politikën e jashtme. Deklaratat në Prishtinë për paqe të kushtueshme me Serbinë, propozimi i një ministri të Jashtëm që mbron idenë e ndarjes, si dhe drekat dhe darkat në oda burrash në Kosovë, janë të gjitha pjesë e një lobimi që e rreshton Edi Ramën në favor të ndarjes së Kosovës. Kjo lojë me kërcënime ndaj ndërkombëtarëve, harta që ideohen për rishikim territoresh dhe takime private duket se kanë shqetësuar ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë folur gjithmonë për një marrëveshje mes Serbisë dhe
Kosovës, por duke theksuar se jo çdo gjë qe bie dakord Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të pranohet. Shkëmbimi i territoreve është ideja më pak ose e aspak e përkrahur nga ndërkombëtarët si zgjidhje. Por duket se bisedat personale ThaçiVuçiç, dhe të Ramës në prapaskenë, kanë shkuar më larg sesa duhej dhe mund të lejojnë ndërkombëtarët. Ndaj dhe të vetmet takime serioze diplomatike këto muaj Edi Rama i ka bërë në Prishtinë dhe në asnjë kryeqytet të BE apo në SHBA. Ishte dhe në Gjermani para disa ditësh gjoja për ekspozitën private, por donte takime me kancelaren Merkel. Asnjë zyrtar gjerman nuk e takoj. Kryeministri Rama u përkujdes që foto e darkës parmbrëmë te vila e re e presidentit Thaçi dhe liderëve të tjerë kosovarë, të dilte në sa më shumë media, për të krijuar idenë se ai mbledh e bashkon faktorin shqiptar në Rajon. Nuk vonoi dhe Albin Kurti mbërriti dje në Tiranë duke kërkuar që protestat në Tiranë dhe Prishtinë të rrëzojnë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si "shitës të tokave shqiptare" te Serbia. E. Fuga
POLITIKE
4
E martë, 5 SHKURT 2019
“Thirri mendjes o rrotë”, banorët e Astirit paralajmërojnë Ramën. Ndësa i kërkojnë Bashës që të mos i braktisë ata pas 16 shkurtit
B
anorë të zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë pasditen e djeshme në protestë, duke shënuar ditën e 93-të të rezistencës së tyre duke kundërshtuar projektin për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta, që parashikon shembjen e banesave të tyre. “Me hir hip a me pahir ne këtë (Ramën) do ta rrëzojmë”, u tha dje nga banorët përmes megafonit të protestës në zonën e “Astirit” në Tiranë. Banorët të cilët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por anulim të plotë të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv. Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre do të përballen me rezistencë të fortë. Më tej i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët kundër kësaj qeverie. “Edhe kur të them të marrtë dreqi, e them në kuptimin thirri menjes o rrotë”, ndërsa i tha Lulzim Bashës, “nëse ju atë ditë do të largoheni pa rrëzuar Edi Ramën, unë për vete do të shkëpus çdo lidhje me ju”. Pas kësaj protestuesit brohoritën në kor, “Bravo!”. Dorian Protoduari, banori i Unazës së re, ka treguar për mediat bashkëbisedimin që patën gjatë ditës së dielë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Protoduari tha se Presidenti i kishte garantuar ata se do të kërkonte me shkrim anulimin e këtij projekti. Sipas banorit të Unazës së re, protesta e qytetarëve do të vijojë deri në anulimin e projektit. “Presidenti na premtoi se do të kërkonte me shkrim projektin, pasi ky projekt është totalisht korruptim. Presidenti la të kuptohej se është kundër këtij projekti. Tha që këtu është zhvilluar një tender pa garë. Këta njerëz duhet të shkojnë para ligjit, pasi kanë dhunuar ligjin, kanë dhunuar pronën”, u shpreh banori protestues
Banorët e “Unazës së Re” mesazh Ramës: Me hir apo me pahir do të të rrëzojmë
Dorian Protoduari. Ashtu siç kanë bërë përgjatë këtyre 3 muajve, edhe mbrëmjen e djeshme pranë banorëve ishin dhe deputetë të opozitës që ishin në mbështetje të kauzës së tyre të shenjtë. Deputetët e opozitës, bënë thirrje që të gjithë shqiptareët të bashkohen me 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. “Ne si deputetë të Tiranës kemi bërë gati të gjithë
procedurat me qëllim që institucionet përkatëse t’i dërgojmë shkresat përkatëse me qëllim që të marrin zgjidhej, e njëjta gjë u bë dhe me banorët e Unazës së Re, e njëjta gjë dhe me banorët e Shkozës, kanë 93 ditë banorët e Unazës së Re që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre nga nj projekt korruptiv, nga një projekt i cili doli hapur falë rezistencës së atyre banorëve, falë qëndresës së tyre, që Edi Rama, paratë e dëmshpërblimit nuk do ti çonte
për shërbim publik siç ju tha banorëve të Unazës së Re, por do ti çonte në xhepin e tij, në xhepin e Damian Gjiknurit dhe në xhepin e Afrim Qendros dhe sot nuk një veprim të Prokurorisë së përgjithshme sepse ky njeri i ka kapur të gjitha institucionet. E solla këtë për t’ju treguar që duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 16 shkurt sepse ka mbaruar çdo mjet sensibilizimi politik e tjerë me radhë për t’jua dhënë kësaj qeverie, kemi protestuar së bashku me ju anë e mbanë Tiranës, anë e mbanë Shqipërisë, tani nuk më rrugë tjetër, të bëhemi të gjithë bashkë më 16 shkurt sepse e vetmja rrugë që kemi përballë Edi Ramës është protesta popullore sepse e vetmja rrugë që kanë shqiptarët, është që të largojnë një qeveri te papërgjegjshme, të largojnë një kryeministër që nuk mendon për varfërinë e shqiptarëve, të largojë një qeveri e cila ka larguar të rinjtë dhe të reja nga vendi, nuk mund të tallet Edi Rama dhe vasalët e tij, njerëzit e oborrit të tij me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Shqiptarët kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, dhe ne të gjithë do të punojmë që Shqipëria të ketë zhvillim, që Shqipëria të anëtarësohet, të bëhet pjese e Bashkimit Evropian, por me rregulla, me ligje, por mbi të gjitha me shpresë tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi”- tha deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
NËNKRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE: SHQIPTARËT DUHET TË MARRIN NË DUAR FATIN E TYRE
Paloka: Nuk nxisim dhunë, pushtetin e marrim me votë
N
ënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë për televizionit “A2CNN” foli gjerësisht për aksionin e nisur tashmë nga opozita. Kryetari i PD-së, Basha ka nisur turin e takimeve në rrethe që i paraprin protestës së 16 shkurtit. Dhe për këtë fushatë mobilizimi të ndërmarrë nga kryedemokrati, Paloka u shpreh se tashmë shqiptarët duhet të marrin në duar fatin e tyre. Ai theksoi se protesta është kërkuar nga qytetarët për rrëzimin e qeverisë. “Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Pakënaqësia ndaj kryeministrit është kthyer gati në urrejtje dhe këtë e shprehin
kudo ku hasen me problemet dhe hallet. Ne e kemi prekur këtë realitet. Ka qenë këmbëngulja
e qytetarëve për t’u ngritur në një protestë për të rrëzuar këtë qeveri. Sot, kërkesa e qytetarëve
është për të dalë në një protestë për ta rrëzuar këtë qeveri. Problemet e tyre zgjidhen me largimin e kësaj qeverie”, tha Paloka. Më tej, nënkryetari i demokratëve foli edhe për hapat e protestës dhe synimeve të saj. “Protestohet për hallet e qytetarëve. Hapat e mëtejshëm janë largimi i kësaj qeverie dhe më pas krijimin e kushteve për krijimin e zgjedhjeve të lira. Sot zgjedhjet i përcaktojnë banditët. Ne i japim edhe alternativën qytetarëve dhe shpalosja e programit ekonomik është një ndër hapat e opozitës. Kjo protestë nuk ka të bëjë fare me 21 janarin, ku Rama synoi të merrte pushtetin
BANORËT E RROGOZHINËS
Protestuesit frikësojnë Ramën, Kryeministri ndërron rrugë
Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, dhe kanë dalë këtë të hënë në protestë në autostradën Kavajë-Lushnje. Protesta e qytetarëve të Rrogozhinës vjen për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, krimit, korrupsionit dhe drogës që po u merr frymën shqiptarëve. Banorët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës. E ndërsa situata vijoi për afro 2 orë kryeministri Edi Rama është detyruar të devijojë rrugë, ndërsa ishte nisur për të shkuar në Lushnje. Eskorta e kryeministrit është detyruar të devijojë rrugë, për shkak të protestës së banorëve të Rrogozhinës, të cilët kishin bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje. Qytetarët kanë protestuar ditën e djeshme për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Ata deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit si dhe largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri. “Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”tha një protestues. me dhunë. Nëse nuk proteston për të drejtat e tua, e meriton qeverinë që të të shkelë. Ne nuk i çojmë njerëzit të lënë kokat në kryeministri për të marrë karrigen Lulzim Basha, të cilën do ta bëjë me votë. Në këtë protestë nuk do të ketë dhunë”, u shpreh ndër të tjera, nënkryetari i PDsë, Edi Paloka.
POLITIKE
5
E martë, 5 SHKURT 2019
DEPUTETJA E PD-së TAKIME ME BIZNESET E VOGLA: DHUNA E TAKSAVE NUK DUHET TË SHTYPË LIRINË E ASKUJT
D
Jorida Tabaku: Kurrë s’e kam vërejtur këtë pesimizëm, më 16 shkurt duhet të jemi në shesh
uke marrë shkas nga takimet me banorë të Tiranës gjatë këtyre ditëve, deputetja demokrate shprehet se në sytë e shqiptarëve nuk është parë kurrë kaq shumë pesimizëm për të ardhmen. Teksa publikon pamje nga takime me banorë dhe biznese të vogla, Tabaku shprehet se situata që po kalon vendin duhet të ndryshohet, një ndryshim që siç thotë ajo në rrjetet sociale, do të vijë nga protesta e 16 shkurtit në Tiranë. “Kam që prej vitit 2009 që dal të takoj së paku një herë në muaj bizneset e njësisë 8, por kurrë nuk kam vërejtur në fytyrat e tyre pesimizmin që vërejta sot. Kurrë më parë nuk kisha parë mbi 20 biznese të mbyllura që
kishin ulur qepenat që të hënën në një nga pjesët më të populluara në qytet. Në ato pak biznese që gjeta hapur dhe që bisedova me pronarët apo shitësit dëgjova të njëjtin refren “Taksat e larta, çmimi i lartë i ujit, çmimi i lartë i dritave”. Dikush kish vendosur të hiqte nga fitimi i tij, pra buka e gojës së tij, për të paguar taksat e qeverisë pa rritur çmimin e produkteve. Nuk kishte si të vepronte ndryshe pasi dhe me këtë lëvizje sërishmi konsumi ishte në kuotat minimale. Ndër ushqimore ankoheshin për taksat e larta lokale përtej taksave të larta të qeverisë, ndërsa TVSH-ja për biznesin e vogël është përkthyer në thuajse përgjysmim të fitimit për bizneset. Pjesa e mbetur e bi-
zneseve kishin ulur qepenat, shiteshin ose jipeshin me qira. Biznese që muajt e fundit më kanë përshkruar gjendjen e rënduar financiare, listat e borxheve dhe taksat e rritura. Thirrjes së tyre qeveria u përgjigjet me heshtje apo me tatimorë që i çon tek dyert e dyqaneve. Karrota dhe shkopi, është metoda e kësaj qeverie. Sipërmarrja e lirë nuk është në frymën dhe filozofinë e saj. Më 16 shkurt duhet të jemi të gjithë në shesh, qytetarë të njësisë 8, sipërmarrës të njësisë 8 pasi duhet të tregojmë se askush nuk e shtyp dot lirinë e fituar me mund. Dhuna e taksave të padrejta nuk duhet të shtypë lirinë e gjithsecilit prej nesh”- u shpreh dje në reagimin e saj deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
Kreu i PD-së takime në Lezhë dhe Laç: Nëse shqiptarët duan të ndahen nga mjerimi, të votojnë programin e PD-së
K
ryedemokratit Lulzim Basha i është rezervuar një pritje madhështore nga banorët e Lezhës dhe Laçit, ku ai zhvilloi këtë të hënë dhe vizitat e tij në kuadër të mobilizimit qytetar për protestës së 16 Shkurtit. Pas Lezhës, Basha vizitoi Laçin, qendrën e Kurbinit për të takuar dhe për të biseduar me qytetarët. Por nga ecja e zakonshme përmes qytetit, eventi është kthyer në një miting për shkak të numrit të madh të qytetarëve që merrnin pjesë. Basha tha se Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por i krimit dhe se PD do iu dalë zot kurbinasve. Takimet Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa takoi tregtarët në Lezhë iu rikujtoi se me të ardhur në pushtet, i gjithë biznesi i vogël me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur në vitrinë, e cila nuk do të lejojë taksidarë të abuzojnë. Energjia për biznesin do të ulet dhe plani i PD-së është që biznesi të mos mbyll qepenat, por të shtojë të punësuar. Një tregtar tha se mezi nxjerr bukën e gojës, pasi punë nuk ka. “Puna është zero. Jam zgjuar që në 5. Puna zero. Xhiro fare, taksat në stratosferë”, tha një tjetër tregtare. Duke marrë shkas nga këtio shqetësime, kryetari i PDsë, Lulzim Basha, theksoi se kjo situatë e cila është është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Kjo situatë duhet të marrë fund, tha ai, me zgjidhjen e kontratës me Edi Ramën dhe bandën që e mban në pushtet si sharlatan në zyrat e uzurpuara të qeverisë, shtoi Basha. “I gjithë biznesi i vogël
Basha: 16 shkurti është dita e bashkimit kombëtar, të rrëzojmë pushtetin e banditëve
me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote. Qëllimi ynë është të merrni dikë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi. Këto nuk janë premtime, por një plan i llogaritur nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe gjermanë”, tha kryetari i PD-së. Basha teksa kujtoi se çmimin
e rritur të energjisë dhe të naftës shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë se në të gjithë Europën, një banor ndau shqetësimin e vjedhjes së hapur që i bën shteti familjes së tij me energjinë. “Më kanë fatuar 200 mijë lek drita babait tim i cili është invalid pune. E kam fotokopjuar, kam ikur te OST, dhe më tha i kam harxhuar. Si i kam harxhuar? Ju jap numrat e sahatit. Si 200 mijë
lek drita? Unë s’kam as fabrikë, magazinë”, tha qytetari. Ndërsa Basha i kujtoi se ndryshimi për të dhe çdo shqiptar tjetër i cili ka rënë në mjerim nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës, duhet të vijë nga vota e tyre. “Edi Rama premtoi se do të ulë energjinë. Energjia është rritur 100%. Ne kemi një plan për të ulur çmimin e energjisë mes 30%-40% edhe për biznesin që prodhohen, edhe
për konsumatorin. Fasha nën 300KË do të ketë ulje, familjet me ndihmë ekonomike, 200KË e parë do t’i kenë të paguara nga shteti. 4 milionë e gjysëm i kanë futur në xhep brenda ditës. Kësaj duhet t’i japim fund”, tha Basha. Ai tha se ditën e parë në pushtet, PD do të heqë taksën Rama mbi karburantin. Shqiptarët do të paguajnë 300 lek më pak karburant. Basha pa nga afër edhe situatën e peshkatarëve në Shëngjin, të cilët thanë se një koleg i tyre ka humbur jetën për shkak të amortizimit të anijeve, të cilat kërkojnë investim nga shteti. “Arben Ahmetaj merr 21 milionë euro për tre inceneratorë. 40 shkallë remonti mund të bëhen. T’i marrim Shqipërinë oligarkëve që po grabisin me Edi Ramën dhe kriminelë dhe t’ia kthejmë qytetarëve”, tha Basha. Kryetari i PD-së, bëri të ditur se opozita kërkon nga shqiptarët që të besohet me votë. Shqiptarët të njihen me programin ekonomik të PD dhe të vendosin ata nëse duan të zgjidhin problemet e tyre me votën e tyre. Basha shtoi se më 16 shkurt shqiptarët thirren për të zgjidhur kontratën me bandën që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët. Ai ftoi lezhjanët dhe të gjithë shqiptarët të jenë masivisht në Tiranë për të marrë në dorë fatin e tyre dhe familjeve të tyre!
POLITIKE
6
E martë, 5 SHKURT 2019
Pedagogu i Durrësit rrëfen për “KJ” presionet dhe kërcënimet e Qeverisë ndaj studentëve dhe pedagogëve: Rama nuk do e kalojë pa u lagur
Bisedoi: Herion Mesi Lektori në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Dr. Bislim Ahmetaj zbërthen format dhe mënyrat se si institucionet në varësi të Qeverisë po u bëjnë presione dhe kërcënime jo vetëm studentëve, por edhe vetë pedagogëve, në mënyrë që ata të heqin dorë nga protesta e tyre. Në një intervistë për “Koha Jonë”, profesor Ahmetaj, i cili ishte djr pjesë e Asamblesë së Pedagogëve që vendosi vijimin e grevës, shprehet se Ligji për Arsimin e Lartë është kundërshtuar nga pothuaj të gjitha stafet akademike të universiteteve publike të vendit që në momentin e diskutimit dhe miratimit të tij. por thotë ai, Rama nuk e ka në kulturën e tij dialogun ndaj dhe situata është e tillë. Dhe për këtë arsye, thotë Ahmetaj, ligji dhe VKM-të ndër të cilat edhe ajo e dyfishimit të tarifave që duhet të paguanin studentët në ILA, janë të jashtëligjshme, ndaj dhe duhen abroguar dhe nuk njihen nga ana e pedagogëve dhe studentëve. Profesor Ahmetaj, si është situata mes kolegëve tuaj së fundmi, e krijuar që prej lëvizjes së studentëve? Dhe çfarë po kërkoni realisht me grevën tuaj? Të jemi të qartë, nuk ka asnjë kufi midis grevës së studentëve dhe grevës së pedagogëve. Është e njëjta grevë, ka pothuaj të njëjtat kërkesa veço specifikat që i dallojnë studentët nga mësimdhënësit. Ligji për Arsimin e Lartë është kundërshtuar nga pothuaj të gjitha stafet akademike të universiteteve publike të vendit që në momentin e diskutimit dhe miratimit të tij në vitin 2014, të njëjtin qëndrim kanë pasur edhe studentët që u privuan nga regjistrimi nëpër institucionet e arsimit të lartë publik në vitin 2015 vit kur u aplikua regjistrimi i studentëve me ligjin e ri. Besoj ju kujtohen protestat e studentëve para kryeministrisë në atë kohë. Dhe nuk është kundërshtuar në mënyrë arrogante siç ka vepruar dhe po vepron edhe sot e kësaj dite qeveria, por janë dërguar qindra faqe argumente se si nuk duhej të bëhej një ligj dhe si duhet të ishte ai. Këto kundërshti ranë në veshin e shurdhër të mazhorancës siç po ndodh edhe sot 5 vite pas dështimit të këtij ligji, por edhe të gjithë “reformës” në arsim dhe jo vetëm. Ligji mbeti i pa zbatuar dhe mungesa e pazbatueshmërisë së tij u shfaq në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar kur qeveria nxori VKM-në e dyfishimit të tarifave që duhet të paguanin studentët në ILA. VKM që derdhi në fillim nëpër rrugët e Tiranës dhe më pas në të gjitha rrethet ku ka Universitete Publike në vendin tonë studentët. Në fillim Sulltan Rama, Kryeministri i vendit ju vërsul studentëve me stilin dhe gjuhën e tij të rrugës që e karakterizon. Në zhargonin e tij pervers pati fyerje, deni-
grime, presione vulgare, si dhe shantazhime të drejtpërdrejta. Studentët jo vetëm që s’u tërhoqën, por e përshkallëzuan qëndresën e tyre me ngujim nëpër fakultete. Atëherë ai si mjeshtër i intrigës nisi të njëjtën fushatë kundër pedagogëve dhe trupave akademike të ILA-ve. Kundërvënien e studentëve ndaj pedagogëve të tyre, denigrimin dhe depersonalizimin e figurës së pedagogut para studentëve, por edhe para publikut të gjërë. Veprimet e tij vulgare i shoqëroi edhe me nxjerrjen e disa VKM-ve në fund të dhjetorit 2018 të cilat nga analizimi i tyre rezultojnë në kundërshtim edhe me ligjin aktual të ILA por edhe me shkelje kushtetuese dhe në mungesë totale të mundësisë për tu implementuar. Si përgjigje alegorike për pyetjen tuaj të parë po ju them; Rama veproi dhe po vazhdon të veprojë si një sulltan. Kur një provincë apo grup interesi rebelohej apo kërkonte diçka, në kohën e Perandorisë Otomane, Sulltani ose dërgonte ushtrinë dhe e shuante me zjarr dhe me shpatë rebelimin, ose nxirrte fermanë dhe i zgjidhte kërkesat e tyre, qofshin ato ekonomike apo politike gjithmonë, duke rënduar buxhetin apo liritë e një province tjetër që nuk rebelohej. Edhe Sulltan Rama nxori VKM-në e dhjetorit pikërisht për të shuar protestën e studentëve dhe për ti kundërvënë studentët dhe pedagogët me njëri-tjetrin. Ndaj si studentët, si stafet akademike nuk kërkojnë gjë tjetër veçse abrogimin e Ligjit për ILA-të dhe mos njohjen e fermanëve të tij të dhjetorit 2018. Jemi në sintoni të plotë me studentët tanë. Pas skadimit të afatit që i dhatë javën e kaluar, si dhe pas dështimit për bisedime mes Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse me Ju,
Bislim Ahmetaj: S’ka kufi midis grevës së studentëve dhe grevës së pedagogëve
lidhur me kërkesat tuaja, tashmë keni nisur një grevë. Në fakt çfarë pritet të ndodhë me grevën, do jetë e përqendruar thjesht në moszhvillim mësimi, apo ka ndonjë plan për përshkallëzim të saj? Sulltan Rama nuk respekton afate, nuk e ka në praktikën e punës së tij dialogun. Ai thjeshtë monologon dhe si një makiavelist që do tja kishte lakmi edhe vet Makiaveli, edhe Hitleri, bile edhe Enveri ai përpiqet të mbjellë urrejtje dhe përçarje kudo dhe midis çdokujt në këtë vend. A ju kujtohet kur ndante leje legalizimi dhe tallej me djersën dhe mundin e burrave shqiptarë, duke jua dhënë “tapitë” shumica e tyre fallco grave. Me këtë stigmë donte të nxiste konfliktin edhe në shtratin bashkëshortor metoda të denja për sigurimin famëkeq të shtetit që aplikohen ditën për diell dhe në publik nga kryeministri i vendit. Ai mendon që duke i injoruar rregullat dhe parimet demokratike me të cilët i janë drejtuar trupat akademike të universiteteve publike e “kalon lumin pa u lagur”, ta harrojë! Ne nuk jemi ushtarë, apo rilindas që mund të na e mbyllë gojën me nga një lugë supë, ne jemi ata njerëz që bashkë me studentët tanë do të qëndrojmë deri në realizimin e plotë, jo vetëm të kërkesave tona, por edhe të kërkesave të shumicës së shqiptarëve për normalitet, për shtet ligjor dhe demokratik. Ai po bën lojën
Diktatura komuniste në Shqipëri ishte aq e errët dhe e ligë sa do të duhen dy lëvizje studentore dhe 30 vite për ta mposhtur. Uroj ti ketë ardhur fundi! Unë jam optimist dhe do të mbetem i angazhuar që ky mision të arrihet plotësisht. e tij të ligë të shmangies, dhe zhvlerësimit të protestës së pedagogëve dhe studentëve, lojë që po bind edhe pedagogët dhe studentët më skeptik për t’ju bashkuar protestës dhe grevave që do të vazhdojnë në forma të ndryshme deri sa ta dorëzojmë Sulltanin. Në vendimin e fundit të Asamblesë, keni kërkuar nisjen takimeve me Komisionin Parlamentar të Arsimit për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë. Në fakt a mos do ishte më mirë që ju vetë pedagogët të dilni me një draft tuajin më parë, e më pas të nisnit diskutimet me Kuvendin? Në deklaratën e sotme (djeshme) të Asamblesë u ra dakort që një grup pune të nxjerrë një ekstrakt me arsye bindëse pse ligji dhe VKM-të janë të jashtëligjshme dhe pse duhen abroguar dhe nuk njihen nga ana jonë. Ky material do të prezantohet jo vetëm në Komisionin Parlam-
entar të Arsimit, por edhe nëpër ambasadat e huaja, në Këshillin e Europës dhe në organizata ndërkombëtare që kanë lidhje me arsimin. Këtë kontekst kishte ideja e takimeve. Sa i përket një ligji të ri për arsimin e lartë, padyshim që kur të vijë momenti, ne si grup interesi i drejtpërdrejtë në bashkëpunim të ngushtë me studentët, me ekspertë të fushës vendas dhe të huaj do të bëjmë një ligj bashkëkohor, të zbatueshëm dhe të gjithë pranuar. Në një prononcim për mediat, profesor Mark Marku foli dje për kërcënime ndaj pedagogëve nga ana e qeverisë, e konfirmoni dhe ju një gjë të tillë? Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që përdor kryeministri i vendit është kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë me të cilin janë ballafaquar të gjitha stafet akademike përgjatë këtij muaji që lamë pas dhe fillimit të Shkurtit 2019 , këtë fat kanë pasur të gjithë ata që kanë kundërshtuar Sulltan Ramën që kur ai ka vënë këmbën në pushtet. Në Universitetin e Durrësit më janë shprehur studentët që jua kanë kërcënuar prindërit me heqje nga puna në qoftë se fëmijët e tyre dalin dhe mbështesin protestat. Të njëjtën gjë ma kanë thënë edhe në Tiranë. Mua personalisht para disa ditësh më tha një i njohur i imi në policinë e shtetit që të (Vijon në faqen 7)
POLITIKE
7
E martë, 5 SHKURT 2019
Mbledhja e Asambleve, Marku: Ka pasur presione ndaj pedagogëve, por nuk ka frikësojnë
Pedagogët nisin grevën pa afat, studentët bojkotojnë mësimin
TAKIMI
Protesta - Studentët e pedagogët priten në ambasadën gjermane
P
edagogët e Shkencave Sociale nisën të hënën grevën pa afat. Vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit të Fakultetit, por mori mbështetjen e kreut të Lëvizjes për Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbajti një ligjërim për studentët. Të hënën pedagogët e Shkencave Sociale u paraqitën në Fakultet jo për mësim, por për të nisur zyrtarisht grevën. Vendimi i Asamblesë erdhi fill pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë por edhe takimit me Ministren Shahini nga e cila nuk morën përgjigje për kërkesat. Asambletë diskutuan gjithashtu edhe për krijimin e një sindikate të pedagogëve në Universitetin e Tiranës. Por vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit, Edmond Rapti, i cili tha për mediat se në 10 klasa po zhvillohet mësim. “Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit”- tha Rapti. Për të mbështetur pedagogë e studentë të hënën në Fakultetin e shkencave Sociale ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por ardhja e Kurtit hasi në kundërshti të Dekanit, i cili tha se për praninë e tij në Fakultet duhej të merrej leje. “Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka marrë asnjë lloj kontakti me drejtuesit e Fakultetit dhe është i ftuar aty. Unë jam me studentët dhe i kam mbështetur, edhe qeveria është me studentët”- tha Rapti. E në një kohë që dekani i Shkencave Sociale bënte oponencën e grevës, kolegët e tij në godinën “Liria” u mblodhën sërish Asambletë e Fakulteteve të (Vijon nga faqja 6) kem kujdes kur flas në telefon, sepse telefoni im për shkak të angazhimit në protestat e studentëve qenka nën përgjim. Dhe doni ta dini përgjigjen time për njeriun që më vuri në dijeni për këtë: Ty të falënderoj për kujdesin që tregon ndaj meje, por unë ato që i flas në telefon janë shumë më pak se ato që i shkruaj si komente apo statuse në FB, i deklaroj nëpër mbledhje apo para kamerave. E di që përgjimi i telefonit tim është i paligjshëm, por kujt mund ti ankohesh në këtë vend ku mungon Gjykata Kushtetuese, në një vend që s’ka trupë gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Lartë, që s’ka kryetar të Kontrol-
VENDIMET E PEDAGOGËVE PJESËMARRËS NË ASAMBLE:
Universitetit të Tiranës. Pas afro dy orë diskutimesh u miratuan 5 vendime edhe pse në sallë nuk ishte kuorumi i nevojshëm. Për të marrë vendime duhet të paktën vota e 400 pedagogëve. “Nga takimi iu bë thirrje asambleve të UT dhe gjithë universiteteve të Shqipërisë që të bashkohen me grevën e filluar nga pedagogët e Shkencave Sociale. U mendua që të krijohej një grup pune duke nxjerrë gjithë problematikën
dhe duke dalë me propozime konkrete për ndryshimin e këtij ligji”- u shpreh Mark Marku. Pas përfundimit të mbledhjes së Asambleve të katër fakulteteve, në një deklaratë për media pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku, doli për të treguar për atë që është diskutuar në mbledhje. Marku ka bërë me dije se është diskutuar edhe rreth themelimit të një sindikatë për mbrojtjen e pedagogëve. I pyetur nga gazetarët nëse ka
pasur raste kur ndaj pedagogëve është ushtruar presion ai është përgjigjur se pedagogët nuk kanë frikë. “Po, ka pasur presione ndaj pedagogëve, por nuk kanë për t’i frikësuar”, thekson Marku. Të njëjtin pohim do ta bënte pak minuta më vonë edhe pedagogu tjetër, Arlind Qori. “Presionet janë të shumta edhe brenda fakultetit të shkencave sociale. Ka kolegë që i kujtojnë rrogën dhe vendin e punës. Apo studentëve që u kujtojnë notën”- u shpreh pedagogu. Në vijim ai i cilësoi se këto presione që po u bëhen pedagogëve janë shenjë se dikush ka frikë nga nisma e tyre. “Janë struktura të dhenshme apo nëndheshme të qeverisë dhe partive, por ne nuk duhet të kemi frikë. Njeriu ka frikë kur është vetëm, në momentin kur jemi bashkë ne u kallim frikëm atyre”, u shpreh dje pedagogu Arlind Qori.
lit të Lartë të Shtetit, që s’ka Prokuror të përgjithshëm, që s’ka opozitë. Ka mbetur ti ankohemi vetëm vetes tonë dhe të protestojmë deri sa ta ndalim sundimin e Sulltan Ramës. Ju si pedagog keni qenë aktiv dhe mbështetës i protestës së studentëve, por nga ana tjetër jeni dhe student i Dhjetorit ’90-të? A shihni ndonjë ndryshim mes këtyre dy lëvizjeve? Kam qenë mbështetës aktiv së pari si prind i dy djemve studentë që dua që të ardhmen e tyre ta shohin në Shqipëri dhe jo si emigrantë nëpër vendet e botës, deri tani ja kam dalë ti bind, por nëqoftëse vazhdon e keqja, edhe ata do të ndjekin fatin e shumicës së të rinjve
shqiptarë. I kam mbështetur studentët si pedagog, sepse kam parë që kërkesat e tyre janë minimumi që një shtet demokratik duhet të plotësoj për brezin e ri, i cili do të jetë e ardhmja e afërt e vendit. Sepse dua që ti inkurajoj dhe ti nxisë që ata të mos e braktisin vendin më të bukur dhe më të begatë për nga burimet natyrore në rajon dhe ndoshta në Europë, por ta ndërtojnë atë për vetën e tyre dhe për brezat e ardhshëm. Kam qenë pjesë e protestave të tyre si një njëri i angazhuar, por edhe i revoltuar njëkohësisht. Dhjetori që lamë pas na e ktheu pak buzëqeshjen, na e ripërtëriu shpresën dhe na mbushi me besim që institucioni i protestës tek bashkë-vendasit e mi nuk
ka vdekur, përkundrazi është i gjallë dhe i vërtetë dhe pikërisht aty ku duhet tek studentët dhe të rinjtë shqiptarë. Ata e shkundën qeverisjen e korruptuar, ata kanë zgjuar nga gjumi i gjatë opozitën, kanë ndërgjegjësuar qytetarët që vetëm po të protestosh mund të mbrohesh nga kjo qeveri grabitqarësh. Ndryshimi midis brezit tim dhe brezit të studentëve të sotshëm(!) Kësaj pyetjeje është vështirë ti përgjigjesh. Ne kishim një mision; të shembnim diktaturën komuniste që kishte sunduar shqiptarët për 46 vite dhe atë mision e realizuam 100%. Sollëm Lirinë dhe Demokracinë në Shqipëri, ato produkte ne i lëshuam në duar të pasigurta dhe shihni Shqipërinë e sotshme . Meg-
• Ju kërkojmë asambleve të tjera që të analizojnë situatën • U kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë një qëndrim • Ftojmë trupën akademike të Universitetit të Tiranës
drejt angazhimit sindikalist • Krijimi i një grupi pune për hartimin e një ligji • Rikonfirmojmë mbështetjen për kërkesat e studentëve. • Kërkojmë debat në Komisionin e Medias.
Një grup studentësh dhe pedagogësh së bashku me Unionin Gjerman janë pritur dje në ambasadën gjermane, ku kanë diskutuar mbi protestën studentore dhe çfarë e solli krizën universitare në këtë pikë. Përfaqësues të ambasadës gjermane kanë treguar modelin e tyre universitare dhe kanë vënë theksin që qeveria shqiptare duhet të ketë prioritet arsimin duke financuar më shumë për arsimin. Një pikë tjetër e diskutimit është bazuar mbi kushtet e konvikteve pasi qeveria gjermane ka dhënë një fond prej 20 milion euro për konviktet dhe asgjë konkrete nuk është bërë me këto fonde. Unioni Studentor Gjerman ka bërë një kërkesë për të parë më nga afër kushtet e konvikteve dhe akoma nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga drejtoresha e konvikteve. Pikë tjetër e rëndësishme ishte përfaqësimi i studentëve në vendimmarrje universitare, por theksi u vendos tek mos financimi i qeverisë në arsim. Studentët janë shprehur se qeveria shqiptare ka para për të bërë 2 kilometra rrugë me shifra të frikshme dhe nuk investon në arsim. Si përfundim ata u solidarizuan me qëndresën studentore dhe kërkesat e tyre bazike dhe dënuan dhunën e ushtruar ndaj studentëve. jithatë nuk mund të thuhet që në Shqipëri nuk ka demokraci dhe liri, pavarësisht se si dhe kush i ka përdorur, dhe i përdor këto dy derivate që çliroi lëvizja jonë e Dhjetorit 90-të. Misioni i studentëve të sotshëm është që me anë të protestave dhe qëndresës të vendosin Drejtësinë dhe Shtetin ligjor kaq shumë të nevojshme për funksionimin normal të një shteti demokratik dhe të lirë. Për mbyllje dua të them që diktatura komuniste në Shqipëri ishte aq e errët dhe e ligë sa do të duhen dy lëvizje studentore dhe 30 vite për ta mposhtur. Uroj ti ketë ardhur fundi! Unë jam optimist dhe do të mbetem i angazhuar që ky mision të arrihet plotësisht.
POLITIKE
8
E martë, 5 SHKURT 2019
Kryetarja e LSI-së takimi me strukturat në Tiranë: Frikën më të madhe Rama dhe hordhitë e tij kanë universitetin, pedagogët dhe studentët
Kryemadhi: 16 shkurti, protestë popullore pa flamuj politik K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi deklaroi se Edi Rama bëri shumë premtime të shumta dhe asnjërin nga ato nuk e mbajti. “U premtuan 300.000 vende pune të cilat nuk i mbajti dhe bëri që sot të jemi vendi i parë azilkërkues në Europë. Taksat e bizneseve u rritën, pensionet u ulën dhe kjo e ka varfëruar vendin”-tha kryetarja e LSI-së. Po ashtu, Monika Kryemadhi foli edhe për protestën e 16 shkurtit të thirrur nga opozita, ku u shpreh se 16 shkurti nuk është protestë politike, por tha ajo, është protesta ku shqiptarët do dalin, sepse nuk kanë më shpresë. “Nuk është protestë politike. E kemi thënë dhe e themi, është një protestë që çdo shqiptar duhet të dali për hallin e vet aty. Duhet të dali për hallin e vet aty, sepse unë nuk di dhe nuk shoh ndonjë shqiptar, me përjashtim të Kryeministrit që nuk është në rregull për ta dalluar, por unë shikoj shqiptarët shumë më të varfër seç kanë qenë 5 vjet më parë. i shikoj shqiptarët shumë më të lodhur, seç kanë qenë 5 vjet më parë. i shikoj shqiptarët shumë më të rraskapitur dhe të zemëruar seç kanë qenë 5 vjet më përpara. I shikoj shqiptarët pa pikën e shpresës sepse nuk ka më shpresë. Sot shqiptarët shikojnë si të vetmen zgjidhje largimin nga Shqipëria. Çdo shqiptar që largohet sot nga Shqipëria është
sikur i heq një gjymtyrë njeriut nga trupi i tij. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë kur të gjithë do të mblidhen për të protestuar, për të protestuar për hallet e tyre. Dikush për rrogën, dikush për punën, dikush për ilaçet, dikush për shkollën e fëmijës, dikush për shpresën, dikush për ëndrrat e veta e kështu me radhë. Prandaj më 16 shkurt jam e bindur që secili nga ju, me gjithë familjen e tij, komshinjtë, rrethin tuaj shoqëror do të jeni aty. Fjalime nuk do të ketë sepse nuk ka nevojë të ketë fjalime. Njerëzit nuk kanë më nevojë për fjalë. Nuk kanë më nevojë t’u thuash që je
i varfër, por sot ata kanë nevojë për një reagim dhe ky reagim në radhë të parë duhet të vijë nga ne politikanët që do të jemi njëlloj si ju atje, më pas të gjithë së bashku për të bërë ndryshimin e madh që duhet. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër e për të sjellë një tjetër. Jo. Ndryshimi është për të hequr atë mentalitet që politika mund të bëjë si të dojë me popullin e tij, mund t’i shfrytëzojë, t’i grabisë e t’i vjedhë si të dojë qytetarët e saj, por duhet të kuptojmë që çdo politikan aty ku është duhet t’i shërbejë vendit, qytetarëve dhe votuesve. Protesta e 16 shkurtit
nuk është protestë politike, është protestë popullore dhe është pa flamuj politik, është pa flamuj politik sepse vetëm kështu mund të kuptoj krimi i organizuar me kryetarin e tij në krye të qeverisë që shqiptarët nuk pyesin më dhe nuk kanë frikë kur vjen puna tek fëmijët e tyre, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin ndërmjet rrjeteve sociale apo edhe televizioneve që në 16 shkurt të bashkohen, ti lëmë bindjet politike, por të bashkohen për problemin e tyre, të dalin të protestojnë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi mundësinë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, por mbi të gjitha do të kemi mundësi për ti dhënë një mësim të mirë, siç ja dhanë studentët edhe qeverisë edhe klasës politike, që kur proteston, fiton. Nuk i kanë plotësuar 8 kërkesat studentëve shqiptarë, por ama kërbaçin surratit Edi Ramës ja dhanë duke treguar që ti nuk mund të bësh hajgare me studentët shqiptarë. Nuk i plotësuan 8 kërkesat studentëve, por ama di të them vetëm një gjë që frikën më të madhe kanë studentët, Universitetin dhe pedagogët, sepse vetëm kur njerëzit ngrihen për kauzat e tyre, për problemet e tyre dhe jo për problemet e politikës, janë kauza të drejta ku politika duhet të mësojë nga ata. Unë edhe një herë ju bëj thirrje, mos hajdeni as për LSI-në dhe për Monikën, por hajdeni për problemin tuaj”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KREU I DEPUTETËVE TË LSI
Vasili: Mendoj si Basha, më 16 shkurt Rama duhet larguar me popull
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili deklaroi dje se “mendoj si zoti Basha, që 16 Shkurti do të jetë deadline i fundit i Edi Ramës. Çdo minutë e humbur është shkatërrim i vendit. Unaza e Re duhet pezulluar dhe hetuar deri në fund. Organizimi është elementi më periferik, do të ketë një formësim shumë të madh popullor. Ne kemi vetëm 1 kusht, që Edi Rama si hajdut zgjedhjesh i provuar, dhe si hajdut fondesh publike dhe ky i provuar, është largimi i tij nga qeveria. Shqetësimet e shqiptarëve kanë shkuar deri në Amerikë. Qëndresa do të shkojë deri në fund”. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ditë që po shkon në çdo rreth duke kërkuar se me datë 16 shkurt të mblidhemi dhe të largojmë kryeministrin Edi Rama. Kërkesës së qytetarëve se “duhet ta largojmë Edi Ramën për 24 orë” me 16 shkurt, lideri opozitar ka thënë se e kanë qytetarët në dorë. Pra do jenë qytetarët që do të vendosin me 16 shkurt. Dhe qytetarët po vijnë të rrëzojnë kryeministrin për të krijuar një qeveri me mandat PS-PD-LSI, e cila të integrojë Shqipërinë në BE në qershor si dhe të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, korrekte sqaron shefi i deputetëve të LSI. Më 16 shkurt mendohet pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve kundër kryeministrit Rama, pasi u është premtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi se do ta rrëzojnë atë ditë. Ndaj nëse liderët e opozitës nuk rrinë me protestuesit ditë-natë duke rrethuar kryeministrinë, populli opozitar nuk u vjen më në mitingje.
MARRËVESHJA E KUFIJVE ME BE-në, POLLO: MOS DO DETYROHEMI TË KËRKOJMË PRANI TË SHTUAR TË FRONTEX-it
Gjosha kërkon raportet për azilantët: Kusht për negociatat me BE
N
ë drejtimin e kryetarit, Genc Pollo, u mblodh dje Komisioni për Integrimin Europian. Komisioni miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes statusore ndemjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”. E pranishme në mbledhje ishte zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të ministrisë. Në fjalën e saj, Voda theksoi se, marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për
përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore. “Ratifikimi sa më shpejt i kësaj
marrëveshje do të jetë një vlerë e shtuar në menaxhimin e integruar të kufijve të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Voda. Kryetari i komisionit, Pollo, shprehu mbështetjen dhe konsideratat e tij në lidhje me marrëveshjet me BE-në, por njëkohësisht shprehu edhe shqetësimin se ndoshta kjo marrëveshje tregon dobësinë e organeve tona “dhe detyrohemi të kërkojmë prani të shtuar të FRONTEX-it”, u shpreh deputeti demokrat. Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, në fjalën e saj theksoi se kjo është një marrëveshje me rëndësi për Integrimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht se “pikëpyetjet e mia vijnë, për mënyrën e im-
plementimit”. Ish-ministrja e Integrimit, ngriti gjithashtu, shqetësimin e azilkërkuesve dhe largimin e shqiptarëve, si dy nga çështjet me rëndësi për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Deputetja e LSI-së, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme raporte për këto dy çështje. “Kërkoj raportin me shkrim që do ti dërgohet Komisionit Europian për çështjen e azilkërkuesve nga Ministria e Brendshme dhe analizën e shkaqeve të largimit të shqiptarëve. Kjo çështje është kusht për çeljen e negociatave. Shqipëria nuk është vend që ka luftë, është e pa mendueshme që shifrat të jenë në këto nivele kaq
të larta”, ka thënë Gjosha. Ndërkohë që nënkryetarja e Komisionit, Senida Mesi vuri theksin në rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje për konsolidimin e kufijve të Republikës së Shqipërisë. Mesi u ndal te objektivat e kësaj marrëveshjeje dhe te synimi i rritjes së nivelit të bashkëpunimit operacional në rast fluksesh migratore. “Ne po flasim për marrëveshje standarde dhe jo të një tipi të veçantë –u shpreh Senida Mesi, në përgjigje të shqetësimeve të opozitës Pas pyetjeve të drejtuara zëvendësministres dhe diskutimeve nga deputetët, projektligji u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.
FORUM
9 E martë, 5 SHKURT 2019
QËNDRIMI PËR UNAZËN E RE
P
Fatos Lubonja: Pse ka të drejtë Presidenti
ublicisti Fatos Lubon ja, i ftuar dje në ru brikën “Opinion” në News 24 komentoi reagimin publik të një dite më parë të Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili doli me qëndrim publik për çështjen e Unazës së Re dhe kërkoi anulimin e këtij projekti që prek shumë shtëpi banime me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore. Zoti Lubonja thotë se për të dalë në këtë konkluzion Presidenti Meta i ka bërë kërkesë institucioneve për tu mirë informuar për këtë projekt dhe
është plotësisht në të drejtën e tij. “Të mos harrojmë se ngjarja u bë ngjarje kur u denoncua falsifikimi në News 24. Qëndrimi i Presidentit ka një vlerë tjetër. Unë nuk dua ta shoh këtë si një konflikt mes dy personash, dua ta shoh si mënyrë të funksionimit të ligjit në Shqipëri. Ata që kanë detyrë t’i përfillin nuk i përfillin (Në këtë rast Qeveria nuk përfilli Presidentin) Kjo i tejkalon të gjitha caqet. Është ligji që duhet t’i përgjigjesh. Presidenti rendit nja 8 raste kur është nëpërkëmbur nga
ANALIZË Nga Artur Zheji
P
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi u tërhoq mençurisht nga projekti fillestar i shkëmbimit të territoreve, si pjesë e negociatave Kosovë-Serbi. Ai tashmë e ka lexuar mirë dhe drejtpërsëdrejti mesazhin më të fundit amerikan për këtë çështje. Më vonë do të dalin padyshim detajet e duhura, që do të kënaqin kureshtjen e mediave, në lidhje me qëndrimin amerikan, i cili, me sa duket, është bashkërenduar me qëndrimin e Berlinit, që ka qenë kundra kësaj, që në krye të herës. Në këtë debat të fortë gjeopolitik, për parashtrimin fillestar, të mënyrës se si do të bëhej një marrëveshje e qëndrueshme paqeje ndërmjet dy shteteve, Kosovë dhe Serbi, në Tiranë doli më qartë, qëndrimi i ish Kryeministrit Berisha dhe qëndrimi i Presidentit Meta. Të cilët shprehën kundërshtinë e tyre të vendosur që në krye të herës. Mirëpo për askënd nuk është e qartë deri në fund, nëse kjo çështje është mbyllur përfundimisht, sepse kundërshtia e Haradinajt dhe e Albin Kurtit në Kosovë, është thelbësore, por jo e mjaftueshme, përderisa gjërat të dalin hapur dhe në dritën e diellit. Edhe qëndrimi amerikan në lidhje me këtë, është më shumë
i nënkuptuar se sa i artikuluar kthjelltësisht, por zbythja e Thaçit dhe belbëzimi i Ramës, janë domethënës. Personalisht, nuk kam menduar deri tash, se kjo ka qenë një nisëm qëllim keqe dhe e sponsorizuar nga Moska apo Beogradi, por ndoshta, në rastin më të mirë, një gabim trashanik në përllogaritje dhe një nxitim për të kapur “trenin e historisë”. Deklarata e Presidentit serb Vuçiç me rastin e vizitës së Putinit në Beograd, për rolin thelbësor rus në marrëveshjen Beograd-Prishtinë, ishte një kambanë e kumbueshme alarmi, që largoi çdo iluzion, se kjo marrëveshje, do të ishte, thjesht një marrëveshje dypalëshe. Ndoshta kjo përcaktoi një qëndrim më të vëmendshëm dhe të ndryshëm amerikan, shprehimisht kundër shkëmbimit të territoreve, që lexohet qartësisht në fjalët më të fundit të Hashim Thaçit, që u paraqit në mediat e Tiranës, i zbehur dhe i pamotivuar për të mbrojtur parashtrimin e tij fillestar, madje duke e mohuar krejtësisht atë. Mbështetja e Tiranës ishte e fuqishme, por e tërthortë. Intervista e pakujdesshme e Gentian Cakës te Baton Haxhiu, ku foli për shkëmbime
institucionet e shtetit që duhet ta informojnë. Dhe kjo tregon se kjo pjesë e shtetit që është qeveria kujton se është i gjithë shteti dhe nuk del përtej, atëherë ky është një problem i madh për demokracinë. Padyshim reagimi lidhet me vetë faktin se si është dhënë ky tender. Grabiten 20 milion euro, ditën për diell, nga institucionet e shtetit dhe nuk heton prokuroria. Nuk arrestohet, nuk hetohet personi që qëndron prapa këtij skandali një 26 vjeçarit. Pra shteti vjedh se s’ka frikë nga askush,
opozita nuk quhet, Presidenti nuk quhet, atëherë ku jemi?”, thotë Lubonja. Duke qëndruar në linjën që Presidenti ka pasur të drejtë që ka reaguar publikisht për projektin e Unazës së Re, Lubonja shtoi se kjo histori nuk duhet të mbarojë me kaq dhe se dikush duhet të japë llogari për vjedhjen e 20 milion eurove në atë projekt. “Demokracia është kontroll pushtetesh. Ke një president që
mendon se ka të drejtë, nga ana tjetër është ekzekutivi dhe nga ana tjetër media. Nëse kryeministri thotë media është kazan, nëse Presidentin e quan kryetar opozite ndaj është demokracia ajo ka një gjykatës. Ky karagjozi i Bashkisë thotë Presidenti i rrugëve…Por duhet dhënë përgjigje për vjedhjen 20 milion euroshe, ose ndryshe duhet lënë drejtësia të veprojë”,- tha Lubonja.
Thaçi u tërhoq, Tirana të heshtë! territoresh dhe katapultimi i tij ministër i jashtëm, duke shkarkuar Ditmir Bushatin, që ishte shprehur kundra kësaj, zbuluan bashkëpunimin Thaçi-Rama. Rezistenca institucionale e Ilir Metës, si president, e vuri në fokus çështjen në fjalë dhe zgjoi një interes të pazakontë, sidomos në lidhje me panatyrshmërinë e shkarkimit të ish Ministrit Bushati. Dhe kështu bomba gjeopolitike plasi hapur edhe në Tiranë dhe pati një debat të zjarrtë dhe të përgjithshëm. Tani gjërat janë më të qarta, por gjithmonë larg të vërtetave përfundimtare, të cilat tani për tani, nuk munden të ndikojnë në të sotmen dhe të nesërmen e kësaj çështjeje. Vetëm nëse Ditmir Bushati vendos të flasë, mund të hedhë realisht dritë, por kjo, me sa duket, nuk është në natyrën e tij. Rama vizitoi me ngut dhe në mënyrë informale Prishtinën, për të kuptuar më shumë se në çfarë valleje gjeopolitike ishte futur apo e kishin futur, Hashimi dhe këshilltari i tyre i përbashkët, Baton Haxhiu. Pa dashur të paragjykojmë, qëllimin e mirë, kjo marrëveshje ju vdiq ndër duar dhe çdo shpresë për ta ringjallur, do të ishte tashmë e dënueshme. Tirana zyrtare bën mirë që
hesht në këtë fushë. Është në nderin e shqiptarëve dhe të
vetin, që ta bëjë këtë, tani e mbrapa. 360gradë.al
REKLAMA
10 E martë, 5 SHKURT 2019
REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2019 – 2020, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 50 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 25 profili gjyqtarë dhe 25 profili prokurorë. Rregjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për magjistrat që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte: 1. ka zotësi të plotë për të vepruar; 2. është shtetas shqiptar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/ 2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj: 6. ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore,
mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 7. nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë; 8. nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 10. nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; 11. nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete. Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 3. Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 4. jetëshkrimin; 5. kartë identiteti; 6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë. 13. një fotografi 14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë. Konkurrenti, i cili do të aplikojë edhe për kandidat për këshilltar apo ndihmës ligjor, duhet të paraqesë dokumentat e mësipërme, ose kopje të tyre të noterizuara në dy kopje.
Brenda datës 15 mars mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë. Dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj do të depozitohen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin e gjyqtarit dhe aplikantët që kanë plotësuar kërkesën për këshilltarë/ ndihmës ligjorë në gjykatë, si edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin për prokuror. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2 019 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet më datë 25 019 Prill 2 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, të renditur në 50 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al . Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al
REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 98/2016 “Për organet e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2019 – 2020 për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 25 kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë pranë gjykatave. Në rast se, në përfundim të procedurës së aplikimeve për pranimin në Programin e Formimit Fillestar, nuk ka kërkesa që të plotësojnë numrin e shpallur të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, kuota prej 25 kandidatësh, do t’i shtohen kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Rregjistrimi i kandidatëve për kandidatë për magjistratë dhe i kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë sipas vendimit nr 17, dt 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor 1. këto kritere është shtetas shqiptar; 2. ka zotësi të plotë për të vepruar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 7 (shtatë), si dhe notë mesatare mbi 7 (shtatë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. Të mos jetë i dënuar me vendim penal të formës së prerë; 6. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 7. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 8. Të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. Të mos jetë anëtar i partive politike në kohën e kandidimit.
Kritere të veçanta për pozicionin e Ndihmësit Ligjorë në gjykatat e apelit janë: 1. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvojë profesionale që lidhet me gjykatën. Kritere të veçanta për pozicionin e Këshilltarit ligjor jomagjistrat janë: 1. përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 2. njohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare; 3. njohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian; 4. aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor; 5. të mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme; 6. të jetë autor i artikujve dhe botimeve shkencore në fushën e jurisprudencës. Në dosjen personale për regjistrim, kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si këshilltarë e ndihmës ligjorë. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet; 3. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 4. jetëshkrimin; 5. kartën e identitetit; 6. vetdeklarimin për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si këshilltar apo ndihmës ligjorë në sistemin e drejtësisë; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret, paguajnë tarifën e rregjistrimit në vlerën 10.000 lekë. Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 019, Shkolla e Magjistraturës do të depozitojë pranë Brenda datës 1 mars 2 20 Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj. Me vendimin Nr. 18, datë 29.1.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 – 2020”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është vendosur ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin
e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë. Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Progamin e Formimit Fillestar, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 1 0 mars 2 019, listën përkatëse që plotësojnë kriteret, si dhe 10 20 listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret. Brenda datës 15 mars 2019, Këshilli i Lartë Gjyqosër miraton listën përkatëse të konkurrentëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit të pranimit. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet në datë 25 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët që kanë arritur jo më pak se 50 për qind të pikëve totale, kanë të drejtë të përzgjedhin profilin për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, brenda vendeve vakante të shpallura. Kandidatët fitues për këshilltarë / ndihmës ligjorë të Testit Profesional, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Në rastet kur në renditjen përfundimtare të testimit profesional ka konkurrentë mbi numrin 50, që kanë aplikuar edhe për profilin gjyqtar dhe kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve totale të provimit të pranimit,kuotat e planifikuara për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë mund t’i shtohen numrit të përgjithshëm prej 50 vendesh të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Kandidatët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al
POLITIKE
11
E martë, 5 SHKURT 2019
BLLOKIMI I BUXHETIT TË BASHKISË SË SKRAPARIT, GRUPI PARLAMENTAR I LSI-së KËRKESË PËR INTERPELANCË ME MINISTREN E FINANCAVE
Thesari bllokon çdo shërbim për banorët e Skraparit, LSI thërret interpelancë Denajn
L
ëvizja Socialiste për Integrim kërkon interpelancë urgjente me ministren e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Shkak është bërë problematika e hasur në degën e Thesarit Skrapar, ku LSI-ja pretendon se prej disa ditësh, në kundërshtim me çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtarinë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve, çerdheve, qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, pagat e punonjësve, si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit. Për këtë çështje, interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i LSI-së përmban
vetëm një pyetjeje të cilës ministrja Denaj duhet ti përgjigjet: “Dega e thesarit Skrapar duhet të bllokojë të gjithë veprimtarinë financiare, apo duhet të procedojë me 1/12 të buxhetit të saj?”- thuhet në shkresën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe të firmosur nga kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Kërkesa për interpelancë Bazuar në nenin 97 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë interpelancë urgjente me Ministren e Financave znj. Anila Denaj, pasi Dega e Thesarit Skrapar prej disa ditësh, në kundërshtim me
çdo akt ligjor dhe nënligjor ka bllokuar veprimtarinë financiare si më poshtë: 1-furnizimin me ushqim të konvikteve 2-furnizimin me ushqim të çerdheve 3-furnizimi me ushqim i qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuar, Si dhe ka bllokuar çdo shërbim ndaj komunitetit. – shkruhet në kërkesën drejtuar Kuvendit. Pyetje drejtuar ministres: 1.Dega e thesarit Skrapar duhet të bllokojë të gjithë veprimtarinë financiare, apo duhet të procedojë me 1/12 të buxhetit të saj?
Këshilltari i Presidentit: Ligji juaj ka probleme. PD: Po luhet teatër hipokrit. LSI: Ligj është klientelist
K
omisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Noterisë, i kthyer pak kohë më parë për rishqyrtim. Dekreti u rrëzua me vetëm 10 votat e Partisë Socialiste. Votimit i parapriu një debat mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit kërkoi që të merren seriozisht argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se në ligjin e mazhorancës, socialistët mendojnë vetëm për ata që kanë para, për oligarkët që do të marrin sigurinë e noterëve. Ndërsa për të varfrit që nuk kanë mundësi të paguajnë nuk u garantohet ky shërbim. “E vetmja gjë që është shtuar në ligj është detyrimi i noterëve që të shkojnë te shoqëritë e sigurimit dhe besoj se këtu tenderi është bërë se cili oligark do të fitojë të drejtën për ti siguruar noterët. Me të drejtë Presidenti ka thënë, po për fakirët që nuk kanë të paguajnë tarifat e kripura edhe të noterëve në këtë rast, kush mendon? Këtu mendohet vetëm për ata që kanë para, për oligarkët që do të marrin sigurinë e noterëve. Ky palo shtet shton përditë e më tepër procedurat administrative, për një dokument krejt banal duhet të shkosh te noteri. Këto janë arsye të forta për ta marrë seriozisht zilen që i ka rënë Presidenti i Republikës. Kaq ka të drejtë ai”- u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj. Në replikë, deputeti socialist, njëherësh dhe kreu i Komisionit, Ulsi Manja tha se me këtë draft synohet rritja e cilësisë së shërbimit. “Ligji synon uljen e numrit të noterëve që sot janë 470 noterë në shërbimin e noterisë në Shqipëri, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së shërbimit”- u shpreh deputeti
Ligji “Për noterinë”, PS në Komisionin e Ligjeve rrëzon dekretin e Metës
i PS-së, Ulsi Manja. Ndërsa, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se disa dispozita nuk janë të plota, paraqesin paqartësi në formulim, duke sjellë cënime në parimet kushtetuese. “Jo të gjitha dispozitat paraqesin probleme. Të metat në tre ligje duhen rivlerësuar nga Kuvendi”, u shpreh Dervishaj. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e misionit të EURALIUS, Agnes Bernahard tha se ky ligj mund të krijojë balancë. “Ligji përpiqet të krijojë balancë dhe besojmë se ky ligj krijon këtë balancë”, u shpreh ajo. Përtej diskutimit teknik të draftit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi prezencën e Ministres së Drejtësisë ndërsa e cilësoi të gjithë diskutimin si një
teatër hipokrizie. “Sistemi institucional ka rënë, pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë. Këtu duhet të ishte edhe ministri i Drejtësisë. Ky është teatër hipokrizie. E rëndësishme është që Presidenti ka kthyer një ligj dhe në çfarëdo lloj situate normale kjo duhet te ishte kambanë alarmi. Parlamenti do të duhet ta marrë seriozisht për shkak të interesit publik. Kjo është derexheja ku ka rënë institucionet. Çdo gjë është e paragjykuar. Po e ktheu Presidenti një ligj, vendos ai matanë (Rama)”, u shpreh dje deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj. Argumentet e Presidentit Me 15 janar 2019, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e ne-
neve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji. Në argumentimin e këtij vendimi, Presidenti Meta thotë se ligji “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Formulimi i këtij, neni sipas kreut të shtetit, përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë, si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi. Gjithashtu, sipas Presidentit, në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sig-
urimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pa munduara të shoqërisë. Debati në Komisionin e Ligjeve Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit: Disa dispozita paraqesin probleme. Tre nene paraqesin të meta që duhet të rivlerësohen nga Kuvendi. Ka mos koherencë brenda ligjit. Nuk garantohet një kosto e barabartë mes noterëve gjatë veprimtarisë së tyre. Nuk garantohen shtresat e pamundura për të marrë shërbimet e nevojshme. Dhoma e Noterisë: Nuk jemi dakord me propozimet e Presidentit EURALIUS: Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE. Deputetja e PS-së Vasilika Hysi: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë Deputetja e LSI-së, Silva Caka: Ligj është klientelist, sigurimin përvecse të detyrueshëm e ktheni në tender. Kthehet në ligj partiak me gjithë spiunet tuaj dhe ligj klientelist, do e përcaktoni ju kush e merr tenderin. Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj: Po luhet teatër hipokrit. Keni detyruar presidentin që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese t’i tërheqë veshin parlamentit edhe në cështje të teknikes legjislative.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 5 SHKURT 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 5 SHKURT 2019
Hapet segmenti i dytë i Bulevardit të Ri, nis qarkullimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja”
Veliaj: Bulevardi i Ri, shembull i kontrastit mes atyre që punojnë dhe atyre që sabotojnë D uke nisur nga sot, Bulevardi i Ri nga ishStacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është funksional për automjetet. Bashkia e Tiranës ka përfunduar segmentin e dytë prej 500 metrash të Bulevardit të Ri, si dhe sheshin e tretë në fund të tij, duke ofruar një standard të lartë të punimeve dhe një mjedis çlodhës për banorët e zonës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi cilësinë e punimeve, si dhe faktin që tashmë zgjidhet një nyje që shkaktonte trafik. “Jam shumë i lumtur që kemi hapur sot sheshin e tretë të bulevardit dhe ende pa përfunduar pjesa finale e tij, është funksional për automjetet. Ata që banojnë në njësitë 8 dhe 9, të lidhur përmes rrugëve “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja”, kanë një mundësi të shkëlqyer të shkurtojnë kohën e tyre në
hra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim! Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për
trafik, duke kaluar nga njëra njësi tek tjetra, duke e parë bulevardin si urë dhe jo si ndarje. Jam shumë i lumtur që zgjidhet një nyje e trafikut që i afrohet asaj që në të ardhmen do jetë Unaza e katërt e Tiranës”, tha Veliaj. Ai theksoi rëndësinë që ka ky bulevard për zhvillimin e Tiranës dhe nënvizoi kontrastin që ka sjellë puna e bërë gjatë këtyre viteve në këtë projekt në krahasim me administratën e shkuar. “Më kujtohet kur e nisëm këtë punë, para katër vitesh: Kemi qenë tek ish stacioni i vjetër i Trenit dhe është e pabesueshme sa ecet kur punohet. Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë në lumin e Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që në anën tjetër të lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen ple-
Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull? Unë nuk besoj se në Tiranë duhet të vazhdojnë të hidhen më plehra në lumë, në Lanë apo në Erzen; nuk besoj se duhet të digjen më plehra, ndërkohë që kemi një mënyrë moderne sot të përpunimit; nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Ai u shpreh se Bulevardi i Ri i Tiranës, me ecurinë e deritanishme të punimeve, është dëshmi e faktit se puna dhe vullneti për të bërë gjëra të mira, triumfon mbi çdo përpjekje për ta penguar atë. “Kur filluam punën për bulevardin kishte vetëm një tabelë që thoshte: Nuk na lënë të punojmë! Ndërkohë, si Saliu, si Luli, bashkë ishin edhe në bashki, edhe në qeveri, dhe kishin kohë të punonin. Sot e kuptojmë që në fakt, ata që
nuk të lënë të punosh janë ata vetë dhe fakti që sabotohet Unaza e Madhe, fakti që sabotohen lodrat te Liqeni, fakti që sabotohet Bulevardi i Ri, shkollat, çdo lloj pune publike në Tiranë, do të thotë se paska një pjesë të politikës që nuk ia do të mirën këtij vendi, nuk do që ky vend të bëjë përpara!”, u shpreh Veliaj. Më tej, kryebashkiaku theksoi se ashtu si në këtë bulevard, puna nuk do të ndalet në asnjë projekt tjetër të Bashkisë së Tiranës. “Për pak ditë përgatitemi të festojmë 99-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Kemi 99 vjet që vazhdojmë të mbarojmë projektin që nisën italianët, kur vjen puna tek bulevardi dhe aksi origjinal i tij, i konceptuar nga italianët, i cili mbeti pa u mbaruar edhe nga komunistët, edhe nga kjo përpëlitja jonë 30-vjeçare. Ndaj, për të gjithë ata që duan ta shohin Tiranën Zonjë, do të duhet që të mbështetin Tiranën e punës, Tiranën e pastër,
Tiranën e drejtë, Tiranën që nuk bllokohet nga një minorancë e zhurmshme, por që fuqizohet nga një shumicë e heshtur”, theksoi Veliaj. Ai vuri në dukje se projekti i Bulevardit të Ri po vijon edhe për pjesën tjetër, ndërsa bëri të ditur se ai do të mbyllet me një shesh ceremonial, i ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që ta mirëmbajnë këtë investim dhe të mos e vandalizojnë. “Jo vetëm që ky investim ka ecur sipas planit, pavarësisht se humbëm 4 vjet, rikuperuam gjithë kohën e humbur, po përgatitemi që në sheshin final, i cili do të jetë simotra e sheshit “Nënë Tereza”, të bëjmë një investim të jashtëzakonshëm, të jetë një shesh modern, krahasuar me sheshin klasik që kemi në fund nga ku duket Universiteti i Tiranës”, shtoi ai. Kryebashkiaku theksoi se ky bulevard do jetë boshti i asaj që
nesër do të quhet Tirana e së ardhmes. Veliaj tha se këtu do të vendosen shumë institucione publike dhe të biznesit, çka pritet ta bëjë atë një nga zonat më të mira të Tiranës. “Bashkia e Tiranës ka hartuar të gjitha PDV-të e Bulevardit të Ri: kjo është hapësira ku presim zhvillimin për zyra, institucione, banka, por edhe për disa nga dikasteret e Republikës sonë. Jemi duke folur me kryeministrin për të transferuar këtu Bibliotekën Kombëtare, e cila ka nevojë për më shumë hapësirë. Tirana sot ka nevojë të zgjerohet në këtë drejtim dhe besoj që pas 99 vitesh kryeqytet, apo 50 vitesh mbas fillimit të projekteve të asaj që quhet deri dje Tirana e Re, mund të themi me plot gojën se Tirana e re e 100 viteve të dyta si kryeqytet, do të jetë zona e Bulevardit të Ri dhe gjithë ky zhvillim fantastik që po shohim këtu”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
AKTUALITET
14
E martë, 5 SHKURT 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, foli për përmirësimin e diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve, ku bëri me dije se janë investuar 10 milionë euro
N
ë Ditën Botërore kundër kancerit së qafës së mitrës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, foli për përmirësimin e diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve, ku bëri me dije se janë investuar 10 milionë euro. Ajo u shpreh se me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT, tashmë mundësohet shërbimi radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret, si dhe janë ulur me tre herë radhët e pritjes për pacientët që kryejnë radioterapi. E pranishme në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ndër të tjera ministrja nënvizoi se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit. Ministrja bëri të ditur se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe se financimi publik është rritur me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë. “Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar. Kontrolli Mjekësor Bazë, programi i depistimit të kancerit të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu. Testi HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit
TALENTI
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se për të gjitha gratë që diagnostikohen me kancer gjiri është bërë e mundur sigurimi 100% me herceptinë. ‘’Nuk ka asnjë mungesë për sa i përket grave që diagnostikohen dhe vlerësohen të trajtohen me herceptinë apo medikamentin transfuzimat që mungon në QSUT, apo që referohet për t’u tërhequr nga farmacitë e rimbursimit’’, theksoi Manastirliu. E pranishme në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja u ndal edhe tek problemi i ngritur nga deputetët e opozitës lidhur me marrjen e përgjigjeve të mamografive. ‘’Shërbimi
Kanceri i qafës së mitrës, Manastirliu: Testi HPV falas për 16 mijë gra
PROGRAME “Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, programi i depistimit të kancerit të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.
THIRRJA
të qafës së mitrës. Rreth 16 mijë gra kanë përfituar falas mamografinë gjatë vitit 2018, ose dy herë më shumë se në vitin 2017. Ndërsa nga kontrolli mjekësor bazë, janë kryer mbi 1.3 milion analiza për depistimin e kancerit kolorektal. Ministrja Manastirliu u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer. “Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë
barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë”, tha Manastirliu. Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministrja Manastirliu iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të opozitës, për furnizimin me herceptinë, programin Kombëtar të depistimit të kancerit
Kanceri i gjirit, garantim D 100% i herceptinës
me mamografi të lëvizshme dhe në çfarë i referoheni ju në marrjen e përgjigjeve të mamografive është një protokolll i miratuar nga ekspertë jo më shumë se 5 javë për marrjen e përgjigjeve të lexuara’’, tha Manastirliu. Ministrja u
shpreh se: ‘’Për sa i përket mamografive në Tiranë janë 3, pasi është një edhe në Poliklinikën Qendrore dhe një është edhe në Maternitetin ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, që duam ta rinovojmë që të jetë e një teknologjie më të lartë’’.
të qafës së mitrës, pajisjen me mamografi, si dhe marrjen e përgjigjes së mamografive. “Nuk ka asnjë mungesë për sa i përket grave që diagnostikohen dhe vlerësohen të trajtohen me herceptinë apo medikamentin transfuzimat që mungon në QSUT, apo që referohet për t’u tërhequr nga farmacitë e rimbursimit”, theksoi Manastirliu. Përsa i përket depistimit të qafës së mitrës, Manastirliu tha se “është një program që ka
VES
uhanpirja është ves i vendeve në zhvillim, si Shqipëria. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 80 për qind e konsumatorëve të cigares jetojnë pikërisht në këto vende. Ky ves, sipas OBSH, vret çdo vit 7 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa fajëson për këtë edhe mungesën e njohurive të duhura nga konsumatorët për rreziqet reale që shkakton duhanpirja. “Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe në shumë vende këto mangësi në njohuri janë shumë të theksuara. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani nuk shkakton sëmundje në zemër, është për shembull
“Testi HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Rreth 16 mijë gra kanë përfituar falas mamografinë gjatë vitit 2018, ose dy herë më shumë se në vitin 2017”. nisur në Shqipëri. Kemi marrë të gjitha masat që për sa i përket procedurës së marrjes së testit deri në leximin e tyre sipas protokolleve të miratuara nga ekspertë”.
OBSH: Cigarja vret çdo vit 7 mln njerëz
në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, thotë OBSH. Numri i personave që konsumojnë cigare ka rënë në vitet e fundit.
OBSH thotë se në 2016 konsumimi i duhanit ra me 20 për qind nga 27 për qind që ishte në vitin 2000. Rënia e konsumit është vërejtur edhe në rajonin tonë dhe në të gjitha pjesët e tjera të botës.
AKTUALITET
15
E martë, 5 SHKURT 2019
Ministri renditi edhe fushat ku do të thellohet bashkëpunimi, ku veçohet siguria, lufta kundër terrorizmit, ndaj emigracionit të paligjshëm dhe veçanërisht lufta kundër lëndëve narkotike
M
inistri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshi është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu turk në Ankara, Süleyman Soylu. Në kuadër të pritjes në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, Lleshi firmosi librin e nderit, ndërsa më pas u kalua në takimin dypalësh. Ministri turk Soylu para takimit bëri të ditur se temë e takimit do të jenë problemet e sigurisë në rajon, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve. Duke vënë theksin mbi marrëdhëniet e lashta midis Turqisë dhe Shqipërisë, Soylu nënvizoi bashkëpunimin ndaj terrorizmit dhe kundër FETO-s. “Shpresoj të përfitojmë nga përvoja e njëri-tjetrit dhe t’i vlerësojmë hapat që do t’i hedhim së bashku veçanërisht në fushën e sigurisë, rasteve kriminale, të sigurisë por edhe kundër FETO-s dhe terrorizmit. Po ashtu, lidhur me rajonin tonë, kemi tema të cilat do t’i diskutojmë dhe vlerësojmë, duke filluar nga migrimi i parregullt e deri te lufta kundër lëndëve narkotike”. Soylu ftoi Lleshin të marrë pjesë në një takim në Stamboll më 1921 shkurt në kuadër të forumit konsultativ “Procesi i Budapestit” i cili synon zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për migrimin e rregullt. Nga ana tjetër, ministri shqiptar Lleshi tha se është kënaqësi që vizitën e parë zyrtare e bën në Turqi. Ai i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve dhe vuri theksin mbi rëndësinë e të ardhmes së këtyre marrëdhënieve. “Interesat tona në fushën e sigurisë janë shumë të mëdha, të përbashkëta, edhe si vende aleate në NATO, edhe si vende që kemi përgjegjësi për rajonin ku jetojmë”, deklaroi ministri Lleshi. Më tej ministri
Lleshi pritet nga homologu turk: Bashkëpunim kundër terrorizmit dhe FETO-s FUSHAT “Sigurisht që pres me kënaqësi që në takimin mes dy delegacioneve të diskutojmë në hollësi temat të cilat ju i përmendët, temat që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, veçanërisht luftën kundër drogave dhe trafikimit të tyre, arsimimin, shkëmbimin e përvojave midis policive tona”. Lleshi renditi edhe fushat ku do të thellohet bashkëpunimi, ku veçohet siguria, lufta kundër terrorizmit, ndaj emigracionit të paligjshëm dhe veçanërisht lufta kundër lëndëve narkotike. “Sigurisht që pres me kënaqësi që në takimin mes dy delegacioneve të diskutojmë në hollësi temat të cilat ju i përmendët, temat që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër emigracionit të palig-
TIRANË
jshëm, veçanërisht luftën kundër drogave dhe trafikimit të tyre, arsimimin, shkëmbimin e përvojave midis policive tona”, theksoi Lleshi, duke shprehur bindje se rezultatet e bisedave që do të zhvillojnë do të jenë shumë pozitive. Ndërsa në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme, thuhet se: “Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të ministrit të Brendshëm turk,
PASHALIMAN
vjedhjen e armatimeve Gjendet makina e vrasësve të Bilalit Përnë depon e bazës së Pashalimanit, Shtabi i Përgjithshëm i
Një javë pas ekzekutimit mafioz të Arben Bilalit, policia ka në duar proven e parë që është automjeti që u përdor për realizimin e vrasjes. Makina “Mercedes Benz CLS” me targa të vjedhura, u gjet e braktisur disa orë pas ngjarjes në periferi të kryeqytetit, jo shumë larg zonës së Selitës, ku 50-vjeçari u qëllua për vdekje me breshëri automatiku. Automjeti është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku po i nënshtrohet një ekzaminimi të detajuar. Hetuesit shpresojnë që nga kjo procedurë të përfitohen të dhëna të vlefshme për vrasësit, si gjurmë gishtash, qime floku, apo mbetje të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Hetuesit dyshojnë se autorët e vrasjes nuk kanë pasur në plan ta braktisin makinën në këtë zonë por janë frikësuar nga prania e menjëhershme e patrullave të policisë, në rrugët lidhëse me daljen nga unaza e madhe. Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet mbetet ajo e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së viktimës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekzekutorët të jenë vrasës me pagesë.
Forcave të Armatosura, ka përfunduar hetimin administrative teksa ka dalë në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen është i gjithë zinxhiri komandues i Forcës Detare duke filluar nga komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani. Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën e drejtim komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-koman-
Süleyman Soylu. Gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme, ministri Soylu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, bashkëpunim i cili sipas tij, mbështetet në faktorë historikë, si dhe praninë e madhe të faktorit shqiptar në Turqi. Më tej z. Soylu e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të
paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit”.
Vjedhja e armëve, shkarkohen 15 ushtarakë
dimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. Ministrja e Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar gjithashtu Presiden-
tit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani. Vjedhja e armëve ndodhi në datë 11 janar të këtij viti, ndërsa të arrestuar janë katër persona.
AKTUALITET
16
E martë, 5 SHKURT 2019
Babai i së miturës ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër Redjon Shtylla
P
ër tre muaj me rradhë, në Kavajë u mbajt në heshtje historia e tmerrshme e përdhunimit të një minorene nga 7 adoleshentë nga shkolla 9-vjeçare “Rilindja” dhe nga një i rritur. Ky krim ka shokuar mbarë opinionin publik. Shtatë adoleshentët do të qëndrojnë në burg, së paku deri në fund të hetimit. Këtë vendosi të hënën Gjykata e Durrësit në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një tjetër i ri. Dy nga shtatë të arrestuarit pranuan të kenë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, ndërsa pesë të tjerët e mohuan. Ata kanë thënë se në mungese të prindërve e merrnin nxënësen në shtëpitë e tyre pas përfundimit të mësimit, aty ku kryenin edhe aktin. Prokurorja Oltiana Çifligu kërkoi “arrest me burg” për të shtatë djemtë. Referuar dëshmisë së vajzës, përfaqësuesja e organit të akuzës tha se djemtë i bënin presion 14-vjeçares dhe e detyronin të shkonte në shtëpitë e tyre. E mitura ka pranuar abuzimin nga djemtë dhe ka treguar për kërcënimet që i janë bërë nëpërmjet shantazhit të një video. Seanca gjyqësore zgjati plot tre orë dhe jashtë saj kishte pensione nga familjarë të adoleshentëve. Edhe pse më herët, gjykata kishte lajmëruar zhvillim të seancës me dyer të mbyllura për mediat, familjarët sërish janë konfrontuar me gazetarët, duke mos lejuar filmimin e tyre edhe në ambientet e jashtme. Babai i së miturës
Burg për 7-të përdhunuesit, e mitura u shantazhua me video intime
ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale
në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve. Vajza ndodhet aktualisht në gjendje të qëndrueshme psikike, ndërsa i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekoligjore, pas së cilës mjekët kanë dalë të tronditur. Nga ana tjetër, babai thotë
SITUATA
REAGIMI
Prokuroria: Abuzuesit janë nën 16-vjeç Prokuroria e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë. Përmes një njoftimi për mediat, saktësohet se të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje janë nën 16-vjeç dhe Prokuroria po e trajton rastin me impenjimin e duhur dhe maksimal. Organi i akuzës kërkon nga mediat që të tregohen të kujdesshme dhe të mos bëjnë publike asnjë në të dhënë që do të cenonte vajzën e abuzuar. 7 persona janë arrestuar nga policia për ngjarjen, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. “Rasti në fjalë po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur. Duke marrë shkas nga natyra e veprës penale, personin e mitur që është viktimë e veprës penale dhe të miturit në konflikt me ligjin, që të gjithë të mitur nën moshën 16-vjeç, për rastin hetimi është trajtuar nga Prokurorë të Seksionit për të Mitur pranë kësaj Prokurorie, sipas përcaktimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Për këtë janë mbajtur parasysh në lidhje me publicitetin e këtij hetimi kërkesat e parashikuara në këtë Kod dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës private të të miturit, si dhe me mospublikmin e të dhënave për këtë rast, përcaktime të parashikuara në nenet 33, 43 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur”,-thuhet në reagimin e Prokurorisë së Durrësit.
se tashmë po përgatitet ta largojë vajzën nga Kavaja, për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë në një vend të Bashkimit Europian. Të shqetësuar janë edhe prindërit e fëmijëve të shkollës “Rilindja”. Ata thonë se megjithëse ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës duhej të ishte zbuluar në
fillim nga mësuesit e drejtoresha dhe jo të denoncohej nëpër rrjetet sociale. “Është një ngjarje shumë e rëndë dhe unë e mora vesh nëpërmjet rrjeteve sociale të publikuara nga ish-Kryeministri Berisha dhe sinqerisht ndihem shumë i shokuar që kjo ngjarje them se është mbajtur e fshehur dhe nga instancat përkatëse dhe nga drejtoria e shkollës edhe nga Komisariati i Policisë Kavajë. Ndihem si babai i dy fëmijëve shumë i shokuar ku ka degraduar rinia sot. Ku ka degraduar arsimi sot. Është për të ardhur keq që ne ta marrim vesh me dy muaj vonesë këtë ngjarje”. Ngjarjen e kanë mësuar nga një mbledhje që u zhvillua nga drejtoria me familjarët e nxënësve. Mësohet se aty është diskutuar për gjendjen emocionale të vajzës. “Indiciet e para i ka marrë mësuesja e viktimës në këtë rast. Më pas nga drejtoresha janë thirrur prindërit, të cilët e kanë konfirmuar një gjë të tillë dhe më pas është bërë denoncimi në organet policore”.
S
hërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po heton lidhur me procedurat e ndjekura nga Komisariati i Policisë së Kavajës. Ngjarja e rëndë ka nisur në muajin tetor, ndërsa ndalimi i 7 të rinjve nga policia e qytetit u bë më 2 shkurt, ndërsa një tjetër është në kërkim. Më herët për rastin në fjalë, Komisariati i Policisë së Kavajës ishte njoftuar edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror por nuk u mor asnjë masë, si për t’i mbajtur në vëzhgim 8 adoleshentët, për të ndërhyre më shpejt në kohë. Pastruesja e shkollës “Rilindja”, në Kavajë më datë 22 janar ka marrë informacion rastësisht për abuzimin që kryhej me vajzën 14-vjeçare, për të cilin njoftoi mëseuesen kujdestare të së miturës dhe drejtoreshën e institucionit. SHÇBA-ja mësohet se ka sekuestruar praktikën e ndjekur nga titullari i shkollës, për të parë nëse është njoftuar inspektori i policisë së zonës si edhe kohën kur janë njoftuar prindërit e vajzës. Nga dita ku
SHÇBA heton Komisariatin e Kavajës
u zbulua rastësisht abuzimi me 14-vjeçaren e deri në ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, janë dashur më shumë se 10 ditë për forcat e rendit. 15-vjeçari që dyshohet se ishte i dashuri i vajzës vijon të jetë ende në kërkim.
Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim në Komisariatin e Kavajës më datë 29 janar, pasi kishin parë gjendjen e rënduar psikologjike të vajzës por nuk ishin njoftuar nga shkolla për atë që i kishte ndodhur vajzës së tyre.
AKTUALITET
17
E martë, 5 SHKURT 2019
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi por edhe të vjellja dhe diarreja
T
re jetë të humbura nga gripi i derrit është bilanci i rëndë që ka përfshirë vendin. Shqipëria është drejt epidemisë së gripit. 19 mijë raste janë raportuar javën e fundit të prekur nga infeksionet respiratore në të gjithë vendin, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona, 2 prej të cilëve janë konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) se kanë pasur shkak gripin. Për këtë situatë të rëndë dhe që ka shkaktuar panik tek qytetarët, shefja e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se gripi që po qarkullon është AH1N1 por shtoi se nuk bëhet fjalë për gripin e derrit. Megjithatë, pavarësisht pretendimit të zyrtares së ISHP-së, AH1N1, njihet ndryshe edhe si gripi i derrit. Silva Bino theksoi se numri i qytetarëve në Shqipëri që janë të prekur nga infeksionet respiratore akute llogaritet në 19 mijë. “Ne jemi futur në sezonin e gripit, gripi ka intensitet mesatar por në rritje. Në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve me grip, kjo vihet re me infeksionet respiratore akute, që janë rritur duke arritur në 19 mijë, pak a shumë i ngjashëm me vitin e kaluar. Virusi që qarkullon është AH1NI, situata është pak e shumë e ngjashme me vendet e rajonit dhe europiane, përveç Greqisë që ka intensitet më të lartë. Deri tani janë dy persona që kanë ndërruar jetë, për shkak të gripit, është edhe një person tjetër por po verifikohet rasti, priten analizat.
3 të vdekur nga gripi i derrit, Bino: Qytetarët të vaksinohen
Personat që kanë vdekur kanë qenë të pavaksinuar. Viktimat kanë qenë të moshave 40-60-vjeç, kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe ky është një faktor rreziku”,-deklaroi ajo. Bino bëri apel që qytetarët mund të vazhdojnë të vaksinohen për të patur një imunitet më të mirë. Çdo ditë
në urgjencën e ish-sanatoriumit paraqiten rreth 60 raste. Sipas mjekëve, i gjithë ekipi mjekësor është në gadishmëri për të përballuar këtë situatë. Në spital nuk mungojnë medikamentet dhe as tamiflu me të cilat trajtohen rastet e rënda. Mjekja penumologe Silvan Bala, thotë se gripi
nuk duhet neglizhuar pasi mund të marrë jetë kryesisht te ata që kanë edhe sëmundje të tjera si diabet, probleme kardiake, veshkat apo probleme me mushkëritë. Më problematike paraqitet situata në spitalet e rretheve të cilat kanë bërë furnizimin me tamiflu dhe shpesh rastet vijnë drejt Tiranës
SITUATA
në gjendje shumë të rëndë. Çfarë është virusi i derrit? Virusi AH1N1 është një lloj varianti i gripit të derrit që ndryshoi përsëri në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos. Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Cilat janë shenjat? Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia. Si përhapet? Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
MBROJTJE
Gripi mbush spitalet rajonale Rëndësia e vaksinimit të fëmijëve
N
ë spitale ka një fluks të shtuar për shkak të gripit stinor që qarkullon në të gjithë territorin e vendit, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet me komplikacione, me të prekurit që janë shtruar në spital për mjekim më të specializuar. Vet pacientët dhe familjarët e tyre pretendojnë për një trajtim me më shumë medikamente pranë këtij spitali, për të mos qenë nevoja t’u drejtohen farmacive jashtë tij. “Po, ka pasur raste të rënda, të cilat ne i kemi trajtuar në urgjencë, i kemi stabilizuar dhe pastaj janë hospitalizuar. Kryesisht janë pacientë me komplikacione të rrugëve të frymëmarrjes”, tha Gjergj Qerimi, mjek pranë Spital-
V
it të Durrësit. Sikur të mos mjaftonte fluksi i madh i pacientëve, në Spitalin e Vlorës mungon edhe energjia elektrike. “Kam problme me mushkëritë dhe nuk po më japin rrugëzgjidhje. Vij këtu dhe nuk ka drita”, thotë një qytetare nga Vlora. Në Urgjencën e Fierit, numri i vizitave
kap një shifër rekord. “200 raste për 24 orë, pjesa më e madhe e të cilëve janë me temperaturë. Ajo që kërkojmë është të sensibilizojmë njerëzit që të shkojnë te mjeku i familjes”, tha Blendi Dhespollari, mjek pranë Urgjencës së Fierit. Situatë më normale paraqitet në qytetin e Shkodrës.
aksinimi është një nga mundësitë më të mira që kanë prindërit për të mbrojtur foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nga sëmundjet potencialisht të dëmshme. Sëmundjet e parandalueshme nga vaksina mund të jenë shumë serioze, mund të kërkojnë shtrim në spital ose të jenë vdekjeprurëse, veçanërisht në foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Fëmija ekspozohet ndaj mijëra mikrobeve çdo ditë në mjedisin e tij. Kjo ndodh nëpërmjet ushqimit, ajrit, apo sendeve që vendos në gojë. Sistemi imunitar i foshnjave mund të luftojë shumë mikrobe, por ka disa sëmundje vdekjeprurëse të cilat nuk mund t’i përballojë. Kjo është arsyeja përse ata kanë nevojë për
vaksina që forcojnë sistemin imunitar. Vaksinat përmbajnë sasi shumë të vogla të antigjeneve, dhe ndihmojnë sistemin imunitar të fëmijës të njohë dhe të luftojë sëmundjet serioze. Antigjenet janë pjesë e mikrobeve që vetëm nxisin sistemin imunitar për t’u aktivizuar. Në përgjithësi, asnjë agjent farmaceutik duke përfshirë edhe vak-
sinat, nuk mund të konsiderohet 100% i sigurt. Megjithatë, të gjitha vaksinat që përmban kalendari i vaksinimit dhe që ofrohen nga Programi Kombëtar i Vaksinimit, janë vaksina të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe kanë kaluar një sërë testesh laboratorike dhe sigurie.
VIP
18 E martë, 5 SHKURT 2019
Beyonce ofron bileta koncerti falas për vegjetarianët Beyonce vërtet dëshiron që njerëzit të jenë vegjetarianë. Jo shumë kohë pasi sfidoi fansat që të mbanin një dietë bimore për 22 ditë, këngëtarja u ka ofruar atyre një tjetër marrëveshje të parezistueshme. Në një postim në Instagram, mbretëresha e muzikës njoftoi se nëse njerëzit që ndjekin një mënyrë vegane të jetesës do kenë mundësinë të fitojnë bileta koncerti falas për gjithë jetën. Konkursi është pjesë e Greenprint Project, që synon të
përmirësojë mjedisin duke eleminuar produktet e mishit nga regjimet e ngrënies së njerëzve. “Ju do keni mundësinë që të fitoni bileta falas në koncertin tim ose të Jay Z, për gjithë jetën,”-shkruan mbretëresha e muzikës. Fituesja e Oskar thuhet se ra në peshë pas shtatëzanive me vajzën Blue Ivy, 7 vjeç dhe binjakët Rumi dhe Sir, 19 muajsh, duke eleminuar të gjitha produktet me bazë shtazore nga dieta e saj.
Lidhja me 23 vite diferencë! Këngëtari e do marrëzisht, modelja kërkon vetëm vëmendje Këngëtari Liam Payne po shijon disa momente të bukura me partneren e re, supermodelen Naomi Campbell. Cifti me 23 vite diferencë nisi lidhjen sekrete të dashurisë para dy muajsh. Ylli i “One Direction”, Liam 25 vjec është parë duke qëndruar krah Naomi, 48 vjece në Londër dhe Nju Jork. Një burim pranë tij thotë: “Ai nuk mund t’i besojë fatit që ka”. Thuhet se këngëtari është dashuruar kokë e këmbë me supermodelen britaneze. Supermodelja e ka prezantuar me gjigantët e modës, si Hugo Boss, pasi Liam synon të rrisë karrierën e tij të modelingut. Një burim tjetër tha: “Njerëzit po shqetësohen sepse Liam mund të përfundojë me zemër të thyer. Nga pikëpamja e Naomit, të qenit me Liam e ndihmon të qëndrojë në titujt e faqeve rozë.”
Meghan Markle thyen sërish protokollin, ja çfarë ka bërë këtë herë
19-vjeçari “merr” makinën e legjendës Michael Schumacher
Djali i Michael Schumacher ka kujtuar legjendën duke pozuar në makinën që i solli famën ndërkombëtare, Ferrari F1. Adoleshenti që po ndjek hapat e të atit ka pranuar se ndonjëherë është e vështirë të jesh djali i pilotit më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Për të prekur nga afër trashëgiminë e babait, 19-vjecari Mick vizitoi muzeun Maranello të Italisë ku është një ekspozitë e vecantë, kushtuar kampionit gjerman. Ai shpërndau disa fotografi në Instagram ku shfaqej brenda makinës, me të cilën Michael u shpall kampion bote në garat me makina për 7 herë. Ferrari hapi ekspozitën më 3 janar për të shënuar 50-vjetorin e ditëlindjes së legjendës Schumacher. Gjermani pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski vitin 2013 dhe që prej asaj kohe nuk është parë më në publik.
Meghan Markle ka thyer sërish protokollin e familjes mbretërore duke punësuar një person që t’i mbajë dorën kur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në prill. Dukesha e Sussex, 37 vjece, e cila është rreth gjashtë muaj shtatzënë ka kërkuar ndihmën e një kompanie për ditën e saj të lumtur.”Meghan është e fokusuar në qetësi dhe energji pozitive rreth lindjes”, thotë një person pranë familjes mbretërore për US Weekly. Duket se java e angazhimeve mbretërore nuk është e vetmja gjë që e mban të zënë gjatë ditës. Thuhet se gruaja që ka punësuar për ti dhënë mbështetje morale para lindjes bën vizita të shpeshta në shtëpinë e saj në Oxfordshire si dhe në Pallatin Kesington.
Kylie Jenner do bëhet nënë për herë të dytë? Kohët e fundit, Kylie Jenner deklaroi se nuk është në pritje të një fëmije tjetër. Por duket se ajo po mendon që të bëhet nënë për herë të dytë. 21vjeçarja publikoi dje një fotografi me të dashurin e saj Travis Scott, të shoqëruar me shkrimin: Bebi numër 2. Nuk dihet nëse lajmëroi në këtë mënyrë se po mendon të bëhet nënë sërish apo e konsideron partnerin si një fëmijë. Travis dhe Kylie kanë disa kohë që shijojnë romancën dhe janë prindër të vogëlushes Stormi.
SHOWBIZ
19 E martë, 5 SHKURT 2019
Reperi i famshëm arrestohet në SHBA, u zbulua se ishte shtetas britanik Reperi i famshëm 21 Savage është arrestuar nga zyrtarë të emigracionit në SHBA, pasi rezulton se është shtetas i Britanisë së Madhe dhe jo nga Atlanta siç pretendonte dhe ka hyrë ilegalisht në SHBA kur ishte minoren. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shayaa Bin Abraham-Joseph, ishte 12 vjeç kur erdhi në SHBA në korrik të vitit 2005 dhe nuk arriti të largohej kur viza e tij skadoi një vit më vonë, thanë zyrtarët. Një zëdhënës i Imigracionit dhe Doganës (ICE) tha se ai po mbahej për procedurat e largimit. Më herët gjatë intervistave, 21 Savage tregonte se kishte kaluar fëmijërinë në Atlanta. Për revistën “Fader” në vitin 2016, ai tregonte se për herë të parë kishyte parë një armë në moshën 8 vjeç, edhe pse artikulli nuk specifikonte se ku ndodhi ky incident. Ai gjithashtu është cituar në intervistë duke thënë se ishte përjashtuar nga shkolla në Atlanta, rreth 12 ose 13 vjeç,
Muajin e kaluar ylli i popit, Bebe Rexha shpërtheu ndaj stilistëve që refuzuan ta vishin për mbrëmjen e madhe të çmimeve Grammy. Sipas këngëtares, stilistët nuk pranuan ta vishnin për shkak të trupit të saj me përmasa të mëdha. Por Bebe Rexha nuk është një rast i vetëm. Modelja Ashley Graham tha se eksperienca e 29-vjeçares nuk është një rast unik, por është 100% prezent në industri. “Bebe është masa 8 ndërsa unë jam masa 14-16. E ndejva dhe e kam ndjerë dhimbjen e saj për mjaft kohë. Është shumë e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse ndodh gjatë gjithë kohës. Por kur e dëgjon në mediat sociale, të përplaset në fytyrë,”-tha modelja. “Unë e di zemërimin që ndjen kur të refuzojnë të veshin.” Përpothuajse dy dekada, Graham është munduar të përfshijë në industrinë e modës jo vetëm modelet e dobta por edhe ato të kolme.
pasi mbante armë zjarri në klasë. Një gazetar i CNN citoi një zëdhënës të ICE të thoshte: “I gjithë personi i tij publik është i rremë”.Raporte të tjera citonin ICE të thoshte se reperi po mbahet në shtetin e Geor-
gias si i paligjshëm në SHBA dhe kontigjent kriminal. Ai u dënua për akuza të drogës në vitin 2014. Zyrtarët po prisnin vendimin e një gjyqtari përpara se të vendosnin se si të vazhdonin, tha një zëdhënës.
Dokumentar për David Bowie, por pa muzikën e legjendës Djali i David Bowie ka insistuar që muzika e babai të tij të mos shfaqet në dokumentarin për legjendës së muzikës.
Shpërtheu ndaj stilistëve, Ashley Graham: Bebe Rexha nuk është vetëm
Duncan Jones vendosi që muzika e David të mos jepet në film për shkak se ai nuk ka nënshkruar për këtë. Aktori
britanik Johnny Flynn do luajë rolin e legjendës së muzikës, duke pëshkruar ngritjen e superstarit, duke filluar me një udhëtim në Amerikë në vitin 1971, i cili dha frymëzim për të krijuar një figurë dhe albumin e vitit 1972 “Zigi Stardast”. Jones në një postim në Twitter u bëri të qartë fansave të këngëtarit se filmi biografik nuk do përmbajë asnjë këngë të babait të tij sepse nuk ka dhënë lejët për këtë. “Askush nuk ka dhënë të drejtat muzikore për dokumentarin,”-shkroi ai. Ai gjithashtu la të kuptohet se nuk ishin konsultuar me familjen e tij për filmin. “Nuk po them që filmi nuk do jepet. Po them që nëse bëhet, atëherë nuk do ketë asnjë muzikë të babait tim në të. Nëse dëshironi të shihni një film pa muzikën e tij ose pa bekimin e familjes, është në dorën tuaj,”-tha Jones.
“Po konkurroj me veten”, Dua Lipa fton fansat ta votojnë në Brit Awards Dua Lipa ka siguruar 4 nominime në Brit Awards 2018. Këngëtarja është nomimuar në dy kategori. Por në secilën prej kategorive, atë të ‘British Video’ dhe ‘British Single’, konkurron me dy këngët e saj ‘IDGAF’ dhe ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris. Ylli i popit ka vënë në dukje se po konkurron me veten ndërsa u bën thirrje fansave ta votojnë. “Po kokurroj me veten,”-shkruan ajo në një postim në Instagram. “Votimi në Brits për British Artist Video of the Year është hapur. Ju mund të mo votoni mua ose neve duke postuar në Tëitter hashtag-un #BRITVIDDUALIPA ose #BRITVIDCALVINDUA. Ju mund të votoni vetëm njëherë në çdo 24 orë, një hashtag dhe për fat të keq rishpërndarja nuk llogaritet”.
Chris Brown vërteton që është mbreti i “R&B” Vitin e kaluar, pati debate të mëdha për mbretin e rrymës “R&B”. Bashkëpunimi i ri i Trey Songz dhe Chris Brown me këngën “Chi Chi” mund të bëhet pjesë e playlistës të secilit person që me herën e parë. Muzika është e përshtatme për relaks, pak sensualitet si dhe për të kërcyer. Klipi muzikor është i mbushur me femra seksi që rrethojnë artistët. Pritet që “Chi Chi” të bëhet shumë shpejt pjesë e toplistave muzikore.
SPORT
20
E martë, 5 SHKURT 2019
Portieri i kuqezinjve ka qenë vendimtar në 10 javët e fundit duke pësuar vetëm 3 gola
Jo vetëm Piatek, “sekreti” i rilindjes së Milanit është Donnarumma
ZIKALTRIT
Statistikat që tregojnë se përse Interi është zyrtarisht në krizë
Rozalb Lika
G
ianluigi Donnarumma e nisi shumë keq këtë sezon, duke pësuar shumë gola në javët e para dhe duke qenë jo në pak raste në qendër të vëmendjes. Portieri që është cilësuar si pasuesi i Buffon në kombëtaren italiane e rimori veten me kalimin e javëve, duke u kthyer në pikën më të fortë të ekipit të Gattusos, që duket gjithnjë e më pranë objektivit për të qenëdruar në zonën Champions. Sot, portierët më të mirë në botë (nga Alison te De Gea, Cortuois dhe Neuer) i falen sidomos prapavijë së hekurt. Pa mbrojtjen, vështirë se do të kishin ato vlerësime kartonash apo rendiment. Rasti më i fundit është i Juventusit. Skuadër që në këto shtatë vitet e fundit ka dominuar në Itali dhe ku mbrojtja ishte pika më e fortë. Ndeshje të mbyllura me vetëm 1 gola dhe deri në 10 apo 12 javë pa pësuar gol. Mjaftoi dëmtimi i Chiellinit dhe Bonuccit në të njëjtën kohë për të nxjerrë të gjitha zbuluar: dy ndeshje, gjashtë gola të pësuar, në xhiron e katër ditëve. E njëjta situatë ndodhte me Donnarumman, që sezonin e shkuar përjetoi një trysni të jashtëzakonshme. Çështja e rinovimit të rrogës me shifra marramendëse për moshën e tij (6 milionë euro në sezon vetëm 18 vjeç) bëri që tifozët të shpërthenin. Njëherë
largimi, më pas qëndrimi me kontratën e pasur. Pronarët kinezët dhe ambiciet për të gjetur stabilitet. Pasi Donnarumma u la në harresë, por sidomos pasi Milani ndërroi përgatitës portierësh, duke shkarkuar Alessandro Magnin dhe afruar Valerio Fiorin. Por, siguria që Donnarumma ka fituar shfaqet në dhjetë ndeshjet e fundit . Vetëm 3 gola të pësuar në këto ndeshje. Pra, nga 14 gola të pësuar në 10 ndeshjet e para të se-
zonit në 3 golat e pësuar në dhjetë ndeshjet e fundit, duke përjashtuar Superkupën e Italisë, sepse ashtu bëhen 4. Ndaj Romës, Donnarumma ishte i pakalueshëm dhe u desh një devijim i pafat i Musacchios që ta nxirrte jashtë loje, edhe pse tentoi të shmangte autogolin, por topi përfundoi në këmbët e të talentuarit Zaniolo. Katër pritje të mrekullueshme. Asnjë festë për pritjet, thjesht normalitet për një gjigant që është në sezonin e katërt në Serinë A
BRAZILIANI
DUELI
Douglas Costa shkatërron makinën në aksident, por ia hedh paqë
D
Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën mes Santhias dhe Borgo d’Ale me drejtim Torinon (km 44-45). Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy makinat e përfshira në aksident janë dëmtuar rëndë, por fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë dëmtim në njerëz. Braziliani i cili po drejtonte makinën e tipit Jeep Grand Cherokeea pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërkohë që mjeti tjetër është shkatërruar thuajse plotësisht teksa për të nxjerrë shoferin është dashur prerja e llamarinave. 47-vjeçari që ndodhej në mjetin tjetër mësohet se është dërguar në spital, ndërkohë që policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
si titullar. Praktikisht, Donnarumma ka më shumë se 100 ndeshje dhe duket sikur ka një jetë që mbron portën e Milanit, por duhet të mbushë ende 20 vjeç më 25 shkurt. “Është jashtë normales, një fenomen!”. Nëse këtë fjali e kanë më shumë persona dhe njerëz që me futbollin kanë një jetë, atëherë ndoshta nuk janë thjesht elozhe. Donnaruma është kthyer në një “Supermann” në ekipin e Gattusos.
Humbja e papritur të dielën në mbrëmje në “San Siro” kundër Bolognës, ka hapur zyrtarisht krizën e Interit. Zikaltrit tashmë kanë vetëm 5 pikë avantazh nga vendi i katërt, ku është pozicionuar skuadra e Milanit. Mes shumë statistikave që shpjegojnë vështirësinë e Interit, është një në veçanti që tregon momentin e vështirë në nivelin psikologjik. Në Seria A, Interi është skuadra e vetme që nuk ka arritur që të përmbysë asnjëherë një disavantazh. Asnjëherë, madje duke marrë asnjë pikë, ndërkohë që sa herë kanë kaluar në avantazh, kanë fituar ndeshjen. Inter është mundur në 6 ndeshje në kampionat, kur rivalët kanë kaluar në avantazh me: Sassuolo-n, Parmën, Atalantën, Juventus, Torino dhe Bolognën. Një fakt interesant është se në Champions situata ka qenë e kundërt, pasi kanë përmbysur dy ndeshje ndaj Tottenham dhe PSV. Statistikat në kampionat të lënë të kuptosh se Interi nuk ka më fuqi reaguese, ashtu si në ndeshjen e fundit, ku u mund nga një rival që gjendet në zonën e “ftohtë”. Skuadra zikaltër ndërkohë këtë vit ende nuk ka mundur që të gjejë ende rrugën e rrjetës në kampionat, duke konfirmuar vështirësitë në krijimin dhe shfrytëzimin e rasteve. Mauro Icardi është shumë larg formës së tij më të mirë, duke humbur shanse të shumta shënimi, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit.
“Këpuca e Artë”, vazhdon dueli i ndezur mes Ronaldos dhe Messit
opieta e Lionel Messit dhe dopieta e Cristiano Ronaldos në javën e fundit e kanë bërë edhe më interesante garën për Kupucën e Artë për sezonin 20182019. Dueli mes dy kampionëve që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit, tashmë zhvillohet në distancë, pasi portugezi zgjodhi që në këtë fillim të sezonit që të bashkohet me Juventusin, por golat nuk i ka harruar aspak. CR7 ka shënuar 17 gola këtë sezon në 22 ndeshje, duke vijuar me një rendiment shumë të kënaqshëm, për më tepër që luan në një kampionat shumë ndryshe nga La Liga. Messi ndërkohë vazhdon të jetë lider për këtë çmim, pasi ka shënuar 21 gola duke grumbulluar në total 42 pikë. Me dy
golat e shënuar të shtunën ndaj Valencias, numri 10 i Barcelonës konfirmoi momentin e artë që po kalon, por nuk mundi që të përmbyste disavantazhin. Kylian Mbappé, ndërkohë nuk mundi që
të gjente rrugën e rrjetës në humbjen e skuadrës s tij ndaj Lyon në shifrat 2-1. Messi në këtë moment ka 6 pikë më shumë se francezi, i cili është ndalur në kuotën 36 me 18 gola në Ligue 1.
SPORT
21
E martë, 5 SHKURT 2019
“Të Kuqtë” kanë pësuar vetëm 9 gola këtë sezon në 20 javë, më pak se të gjithë
Gega imiton Allegrin, udhëheq kampionatin me mbrojtje “të hekurt” P
ër të fituar një kampionat, duhet që të kesh mbrojtjen më të mirë të kampionatit dhe jo sulmin më të mirë. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në vitet e fundit ka justifikuar triumfet e bardhezinjve pikërisht me këtë filozofi duke u mbështetur te reparti difensiv që ofron shumë garanci. Në këtë filozofi duket se mbështet edhe trajneri i Partizanit, Skënder Gega, i cili ka ndërtuar një skuadër fituese pikërisht duke u mbështetur te reparti i prapavijës. Këtë sezon “Të Kuqtë” kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 9 gola të pësuar në 20 javë, duke pasur një ecuri fantastike. Edhe pse niveli i kampionatit tonë sigurisht që është shumë më i ulët në raport me ligat kryesore europiane, një ecuri e tillë është për t’u vlerësuar. 0.45 gola të pësuar për ndeshje, do ta kishin zili çdo skuadër. Nëse i hedhim një sy ligave europiane në kampionatet kryesore, në Seria A Juventusi ka pësuar 15 gola në 22 javë, në Spanjë Atletico ka pësuar 14, ndërkohë që në Premier League, Liverpooli është ekipi me mbrojtjen më të mirë me 14 gola të pësuar. Interesant janë dhe të dhënat nga grafiku i golave të pësuar në këtë sezon. Pjesa më e madhe e golave janë pësuar në 10 minutat e para nga minuta e 31-40 dhe në 10 minutat e fundit. Portieri Hoxha nuk ka pësuar asnjë gola gjatë këtij sezoni nga minuta e 11-të deri në të 30-n, si dhe nga minut e 71-të deri
MBROJTËSI
TALENTI
Zhegrova bëhet shokë skuadre me Xhakën dhe Ajetin Edon Zhegrova transferohet zyrtarisht te skuadra e Baselit në Superligën zvicerane. Super talenti i Kosovës është larguar nga Genku pas tri viteve shumë të mirë pasi tërhoqi vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane. 19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë. Fillimisht ishte faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në ekipin ku luajnë Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. “KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e ka marrë në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerjeje pas kësaj periudhe. 19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Paç fat Edon!”, shkruhej në njoftimin e Genkut.
SULMUESI
Teuta prezanton blerjen e katërt, Armando Vajushin
9
Gola në 20 javët e para është një shifër fantastike për klubin kryeqytetas, që pëson gol thuajse çdo dy ndeshje duke qenë shumë solidë në të gjitha repartet
në të 80-të. Shifra që flasin për soliditetin e skuadrës së Gegës dhe faktin se ruajnë shumë mirë përqendrimin në pjesën më të madhe të ndeshjeve.
Elementët kyç- Gega ka formuar një ide fikse për formacionin e tij në repartin difensiv, teksa në të ka shumë pak ndryshime nga një ndeshje
Teuta prezanton blerjen e bujshme të merkatos së dimrit. Tashmë, nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi do të jetë edhe një “xhevahir” i sprovuar brenda dhe jashtë vendit. Fjala është për Armando Vajushin, sulmuesin shkodran, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares kuqezi. Shkodrani ka hedhur firmën mbi kontratë ditën e djeshme, duke u zyrtarizuar te “djemtë e detit” deri në fund të këtij sezoni. “Armando Vajushi ka firmosur sot paradite kontratën, që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Ai është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçari në sezonin e fundit ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit!”, shkruajti klubi durrsak në një postim në rrjetet sociale. Për Vajushin ka pasur interesim edhe nga klubet e tjera të Superiores, por durrsakët kanë arritur që ta bindin. Ai është përforcimi i katërt i Teutës këtë sezon, pasi më parë kanë firmosur Bushiç, Arapi dhe Erlis Frashëri.
në tjetrën. Labinot Ibrahimi është titullar fiks gjatë këtij sezoni, duke u aktivizuar në 18 nga 21 ndeshje në total. Në qendër Belica është titullar fiks në qendër, duke humbur vetëm dy ndeshje këtë sezon, ndërkohë që ai kombinohet
shpesh herë në qendër me Atandën ose si në rastin e sfidës së fundit me Rexhepin. Në krahun e majtë, Trashi është një garanci, pasi është përshtatur mjaft mirë në këtë rol, edhe pse në sezonet e kaluara ka luajtur si mesfushor.
Vangjeli rrëfen dhunën në Fushë-Krujë: Na ndaluan dhe na goditën me grushta Futbolli shqiptar u trondit të shtunën nga një ngjarje e rëndë, teksa futbollistët e Skënderbeut u goditën nga një grup personash në hyrje të stadiumit “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Pasi kanë heshtur për gjithçka ndodhi, një nga protagonistët e ngjarjes, Kristi Vangjeli, futbollist i Skënderbeut, ka treguar ngjarjen në një rrëfim për Top Channel ngjarjen: “Autobusi
u ndalua nga shumë persona. Kur zbritëm, na kanë goditur me grushta. Më janë sulur 7 veta duke më goditur me grushta, njëri prej tyre me gur dhe me një dru që mbante në dorë”. Problematika duket se ka qenë mungesa e Policisë së Shtetit që duhet të garantonte rendin e sigurinë në ambientet jashtë stadiumit. Skënderbeu ka kërkuar sqarime për këtë ngjarje, madje
duke paralajmëruar edhe një bojkot të kampionatit nëse nuk do të merren masa për këtë ngjarje. Gjithçka tashmë ka mbetur në dorë të Komisionit të Disiplinës që mund të vendosë për mbylljen e stadiumit “Redi Maloku” deri në fund të sezonit, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia që ndeshja të fitohet në tavolinë nga korçarët për shkak të episodit të dhunës,
që është një ngjarje e paprecedent. Kujtojmë që pak kohë më parë sfida mes Boca Juniors dhe River Plate u shty për shkak të goditjes së futbollistëve të Bocës gjatë kohës që po shkonin në stadium. Ndeshja u vendos që të luhej në Madrid më vonë, ndërkohë që Skënderbeu të shtunën pranoi që të zbriste në fushë, duke u mundur 2-1 në fund.
KUJTESE
22 E martë, 5 SHKURT 2019
NË KUJTIM TË AKTORIT SHKODRAN, ARTISTIT TË MERITUAR LEC BUSHATI
Nga Xhahid Bushati “Duket sikur është thënë gjithçka për Çehovin. Po akoma është thënë pak për atë që ai ka lënë trashëgim në karakterin tonë, për faktin që Çehovi me eksperiencën e tij ka përcaktuar të sotmen e jetës së atyre që e kanë atë të shtrenjtë. Pothuajse nuk është thënë asgjë për ndjenjën e Çehovit, e këtij njeriu gjithmonë të gjallë e të dashur për ne, për atë ndjenjë të fuqishme dhe fisnike… … Sepse jeta është e pamëshirshme: disa njerëzve, pa të cilët ne pothuaj nuk mund të jetonim, duhej t’u jepte jo pavdekësinë, po të paktën një jetë të gjatë, që ne gjithnjë të ndjenim mbi supet tona dorën e tyre të lehtë.” -K. Paustovski, Ndjenjat e Çehovit1. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, unë e kujtoj atë ditë vjeshte, kur u nisa për të bërë intervistën me aktorin shkodran, Artistin e Merituar Lec Bushati. Vjeshta ishte kudo, edhe tek ato gjethet, ashtu të ndezura flakë e me pikla argjendi si kujtime stine, por që më falnin emocion dhe një poetikë të veçantë. Ishte një vjeshtë shkodrane… si në pikturat e Vladimir Janit, një piktor i talentuar që i mbeti besnik traditës së Vendlindjes. Këtë rrugë, shumë e shumë vite më parë e kishte bërë edhe Kolë Gurashi, nga dinastia e Gurashajve, një figurë interesante e kulturës shkodrane. E kishte bërë edhe poeti i shquar Frederik Rreshpja. Ecja e tij
ka qenë si një lirikë e shfaqur në muzg, por edhe si një trëndafil fëmijërie çelur në skutat e shpirtit të poetit. Kjo rrugë quhet me emrin “Rruga e Murgeshave”. Po shkoja në shtëpinë e aktorit, Artistit të Merituar Lec Bushati për të bashkëbiseduar me të. Kisha bërë një rrugë të gjatë, mbase dhe pakëz të vështirë për t’i mbushur mendjen. Më në fund, falë këmbënguljes sime dhe miqësisë, Leci ishte dorëzuar. Se Lecit, mikut tim të paharruar, me atë hapin e tij të ngadaltë teksa ecte i menduar; fjalëpak e fjalëmirë, trupmadh e trupbëshëm (i thirrur për aktor), shpesh me një gazetë në dorë; nuk i pëlqenin as intervistat e as dukja, as lëvdatat e as reklamat. I pëlqente heshtja. Një heshtje që shkonte deri në kufijtë e vetmisë. Atë magji që kishte derdhur në skenë për pesë dekada, sikur kërkonte të mos ia trazonte kush, të mos ia prekte askush. Mbase jetonte me atë dritë e ëndërrim. Mbase ishte kthyer vetë në ëndërrim. Mbase… 2. Intervista… Xh.B.: Në skenë një jetë 50 vjeçare, mbi 150 role. Kujtesa e aktorit Lec Bushati, i cili u lind në vitin 1923, a mund ta thërras fëmijërinë? Leci: Them se po. Në ndonjë moment harrese, menjëherë më vjen në ndihmë albumi me fotografi (qesh pak kumbueshëm), ku është fiksuar jeta ime. Filloren dhe gjimnazin i kam kryer në Kolegjin Saverian të qytetit tim të lindjes,
Plaku i urtë, Lec Bushati Shkodrës. Gjatë atyre viteve, kam të paharruara dy gjëra: erudicionin kulturor të padër Xhovani Faustit që më jepte filozofi, të padër Daniel Dajanit që më jepte letërsi; dhe më pëlqente të recitoja.Atëhere për botën time fëmijërore recitimi ishte një gëzim i fshehur që e ruante vetëm zemra. Kurse për aktor as që më shkonte mendja se do të bëhesha një ditë… Por jeta ka edhe të papritura. Unë që recitoja plot pasion zakonisht netëve të Kshndellave, në vitin 1942, gjithnjë në Kolegjin Saverian, më detyrojnë të marr pjesë në dramën “Princi i Drishtit” të Zef Harapit. Kisha rolin e një malësori. Më pas mora pjesë te drama “Udha”, të cilën e përktheu Tefë Krroqi. Këto shfaqje zakonisht jepeshin me rastin e ditës së Karnavaleve, që Shkodra ime i ka pasur traditë dhe traditë të bukur. Tani edhe një sekret: thonin atëhere se ata që ishin të talentuar i thërrisnin të merreshin me teatër. Kurse mua, përsëri, për aktor as që më shkonte mendja se do të bëhesha një ditë… Xh.B.: Nëse jam i saktë, keni qenë ndër maturantët e fundit të Kolegjit Saverian. Leci: Është e vërtetë. I dhashë lamtumirën
Kolegjit në vitin 1945. Edhe këtu dua të përmend dy gjëra: së pari, sipari i skenës së Kolegjit, ku interpretonim me aq pasion, ishte punuar nga piktori i talentuar Kolë Idromeno; dhe së dyti, pashë në at’ skenë aktorë të talentuar, si: Tefë Krroqi, Gjenerim Topalli, Injac Saraçi, Pjerin Ashiku, etj. Xh.B.: Mos vallë u mblodhët përsëri?.. Leci: Po, dhe ishte viti 1945. Një grup studentësh të kulturuar, të cilët kishin kulturë përendimore sepse kishin studiuar jashtë shtetit, së bashku me ne maturantët shfaqëm dramën “Bujtina e të varfërve” të M. Gorkit, me regjisor Filip Ndocaj, më 05.02.1945. Ndër më kryesorët ishin Qemal Draçini dhe Zef Zorba. Edhe unë
kisha një rol, atë të Kleqit. Këta intelektualë, që kishin marrë përsipër të gjallëronin jetën kulturore të qytetit, donin t’i jepnin atij një koncept të ri, larg prapambetjes, dhe një lloj arkaizmi që vihej re. Idealet e tyre estetike përkonin me intelektualizmin e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës. E vazhduam me dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit. Interpretova rolin e gazetarit. Ndërsa më 18.11.1945, vumë në skenë “Juda Makabe” të At Gjergj Fishtës. Regjisor ishte Zef Zorba. Kujtoj: aktorët Loro Kovaçin, Pjetër Gjokën, Gac Çunin, Qazim Lilën, Jonuz Tulin, dhe piktorin e skenës Gjon Hilën. Në këtë pjesë luajta rolin e Judës. Xh.B.: Disa vite më vonë vazhduat Institutin dy vjeçar “Aleksandër Xhuvani… Leci: E vërtetë. Pasioni për recitimin, këtu, gjeti një fushë më të gjerë. Profesori im i letërsisë Skënder Luarasi kishte gjithmonë dëshirë t’i recitoja fragmente nga tragjeditë e Shekspirit. Kur mbaroja recitimin më thoshte: “Dëgjo Lec, vendi yt është në teatër!” Profesori paska pasur të drejtë. Në Institut kam pasur dhe profesorë të tjerë të nderuar e mendjendritur, si: Çabejn, Cipon, Pashko Gecin, etj. I kujtoj me respekt! Në vitin 1964 mbarova shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Xhuvani”. Xh.B.: Në vitin 1949 u kthyet nga ushtria… Leci: Si i thonë një fjale, ende pa u çmallur mirë me shtëpinë, kur filluan ngacmimet nga ana e regjisorëve Andrea Skanjeti dhe Lec Shllaku. Ata më ftonin në teatrin profesionist. Me fjalët e tyre, padashur plotësonin një dëshirë të pandërprerë e ngulmuese të profesor Luarasit. Dhe, më në fund, hyra… Xh.B.: Përvoja juaj, e gjatë aktoreske ka ‘privilegjin’, dhe fiton të drejtën e një vlerësimi për regjisorët që kanë punuar në teatrin “Migjeni”… Leci: Me Andrea Skanjetin jam njohur qysh në Shtëpinë e Kulturës. Me grupin teatror të këtij institucioni kam interpretuar në dramat “Nën gështenjat e Pragës”, “Çështja ruse”, “Portreti”, etj. Tani me Andrean u takuam përsëri, kësaj radhe në teatër, si profesionistë. Kujtoj rolin e Vuk Mirash Ucit te drama “Nora” e A. Skanjetit. (Në kujtimet e tij, autori dhe regjisori Skanjeti do të thonte: “Lotët që kujtoj më tepër janë ato të aktorit Lec Bushati në dramën “Nora”, kur njeh të bijën. Tek ai kam parë lot të vërtetë, që rrodhën nga sytë, që shkaktuan dhe lot ndër spektatorë”.) Andrean e karakterizonte saktësia dhe kultura. Nuk mostronte. (kështu e quajmë ne ndërhyrjen e regjisorit në interpretim). Nuk e bënte kurrë…
(Po regjisori Skanjeti, si e portretizonte aktorin Lec Bushati?) Në kujtimet e tij ai shkruan: “… punëtor i paepur i skenës dhe i ekranit. Është një ndër aktorët më të mirë që qiti skena. Shtyllë e fortë e teatrit “Migjeni”. Njeri me edukatë dhe kulturë, atëhere i vetmi me shkollë të lartë. I favorizuar nga fiziku dhe me një brendi shumë të ndjeshme, arriti të na japë një sërë rolesh kaq reale dhe të besueshme sa nuk harrohen lehtë. Si njeri: i thjeshtë dhe mirënjohës, pa mendjemadhësi dhe i sinqertë. E kam simpatizuar përherë. Ai ma ka shpërblyer me një dashuri e miqësi të vërtetë”. Kurse me Lec Shllakun, si regjisor, teatri ynë vuri shumë pjesë të huaja, si nga Molieri, Goldoni, Hygoi, Ostrovski, etj. Veçori e Shllakut ishin: i talentuar dhe punëtor. Kaq punëtor ishte, sa kishte raste të punonim dy pjesë paralelisht. Me këtë regjisor luajta rolin e Sllavit te drama “Jeta fillon përsëri”, rolin e Anselmit të “Kopraci” të Molierit, në fillim rolin e hamallit pastaj të Florindos te “Shërbëtori i dy zotërinjve”, interpretova edhe te “Tirani i Padovës”, etj. Ndërsa me regjisorin-pedagog Esat Oktrova që shfaqte kulturë qoftë në komunikim me pjesën, qoftë në komunikim me aktorët; interpretova në dramat: “Shtëpia e kukullës” e Ibsenit, “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, “Zekthi”, etj. Në fund punova me regjisorin Serafin Fanko, që shquhej për shijet e tij të holla e interesante drejt një shfaqjeje-ansambël. Nuk mund të harroj “Gjaku i Arbrit” i F. Krajës, “Hetimi” i P. Vajs, “Toka jonë” e K. Jakovës, etj. Xh.B.: Përmendët dramën “Gjaku i Arbrit” dhe mua më shkoi përnjëherësh mendja te figura e Plakut të Urtë (Urtia) që e keni realizuar me talentin, dashurinë dhe fisnikërinë tuaj. Ç’mund të na thoni? Leci: Falemnders. Dramaturgu Fadil Kraja (është fjala kur shkruante dramat) kishte parasysh aktorët Tinka Kurti, Lec Bushati, Ymer Bala, Viktor Bruçeti, Bep Shiroka, etj. Dhe kur nisi të shkruaj dramën “Gjaku i Arbrit”, në personazhin e Plakut të Urtë, ai kishte parasysh tiparet e karakterit tim. Këtu edhe unë gjeta veten. Këtë figurë që mbartte urtësinë e popullit, fjalën e matur, universin e mençurisë njerëzore; jam munduar të zbërthej emocionalisht dhe besoj se e dhashë… Plakun e urtë, atë figurë që keni parë në skenë. Xh.B.: Në galerinë e personazheve që keni interpretuar, një vend të rëndësishëm zë figura e malësorit. Si keni mundur të mos bini në përsëritje të personazhit? Leci: Në teatrin “Migjeni” ka qenë një periudhë që dramat me figura malësorësh ishin të shpeshta. Nuk dua të flas për standartizimet në vizatimin e figurave, që i kishte në strukturë e në themel metoda e realizmit socialist, por dua të them diçka të rëndësishme që më parë ia kam thënë vetes, e kam pasur moto në jetë dhe në skenë ku kam interpretuar. Me këto karaktere që jam munduar t’i gdhend me lojën time, asnjëherë nuk kam pasur as më të voglën tendencë tallëse, qofshin
atëhere kur ata kanë qenë të ashtuquajtur me termin “personazh negativ”. Ndërsa për mosrënien në grackën e përsëritjes e të ripërsëritjes, më mirë se kushdo i gjykon spektatori, i cili më nderoi gjithherë me respektin e duartrokitjen e tij. Xh.B.: Në karrierën artistike ç’vend zë filmi? Leci: Kam luajtur gjithsejt në 15 filma. Pra, skena e teatrit zë hapësirë më të madhe sesa celuloidi filmik. Në ekran mund të kisha luajtur më shumë, sepse kam pasur shumë ftesa e kërkesa. Barrikada kryesore, shpesh herë e pakalueshme, ishte Drejtoria me motivin e saj të zakonshëm: “Na duhet për teatrin”, “Na prish punë”, etj., etj. Në filmin “Skënderbeu” dublova zërin e Skënderbeut. Tani me ndihmën e albumit të fotografive (përsëri qesh) kujtoj filmat: “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo 1963, në rolin Ushtaraku i lartë), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Lugina e pushkatarëve” (1970, në rolin e diversantit), “Operacioni zjarri” (1973, në rolin e Ndrecës), “Rrugë të bardha” (1974, në rolin e fshatarit), “Shembja e idhujve” (1977, në rolin e Kapedanit), “I treti” (1978, në rolin e Sokratit), “Ditët që sollën pranverën” (film televiziv 1979, në rolin kryesor, atë të Vuksan Sadrisë”, “Mëngjese të reja” (1980, në rolin e dyqanxhiut), “Nusja” (1980), “Qortimet e vjeshtës” (1981, në rolin e Sokol Markut), “Flaka e maleve” (1982, në rolin e Kol Marashit), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Të paftuarit” (1985, në rolin e babait të Hjorgës), “Muri i gjallë” (1989, në rolin e Arbërit). Dua të nënvizoj edhe diçka me rëndësi për jetën time aktoreske: Marrëdhënie shumë të mira kam pasur me regjisorët e teatrit, ashtu edhe me ato të filmit. Rolet e mia kanë qenë pothuajse kryesorë. Xh.B.: Të merr malli për teatrin, dhe … Leci: Zemra, edhe pse e lodhur, kësaj here më favorizon me bamirësinë e saj duke më thënë: - Po! … meditim për një rol që nuk e interpretoi… Për një çast mbeti i stepur. E mbuluan mendimet, ndonëse një fill mendimi e kërkonte si rrugëzgjidhje. E mbuluan edhe djersët. Kërkonte të komunikonte me dikë: i afërt apo i largët qoftë, veç të komunikonte. Por çdo gjë përreth tij ishte e huaj, e panjohur. Unë (që po zhvilloja intervistën me të) nuk e pata të vështirë ta diktoja se kë kërkonte Leci ahere në atë mjedis të panjohur. Por… një e kishte të njohur e të shtrenjtë. Shumë të njohur. Leci po pyeste zemrën…, se zemrën e kishte pyetur shumë e shumë here. Si një mjegullnajë iu shfaq ngjarja. Udhëtonte si një re-zemre nëpër atë qiell të huaj, në një hotel të largët parizian, ku aktori nga Shkodra (Albania) po bëhej gati për të interpretuar sekuencat e para të filmit “Larg Barbarëve”. Por, në atë muzg të ftohtë, në atë dhomë me dekor të panjohur, i qëndronin mbi krye bluzat e bardha. Fjalët e tyre në gjuhë të huaj shqiptoheshin e përsëriteshin: “E pamundur?! Çuditemi sesi ka ardhur deri këtu?! Si ka udhëtuar?! Të është lodhur..!” -”Mos, bre mik! Mos ma thuaj atë fjalë!” – u përgjigj aktori, sa i turbulluar aq dhe fytyrzbehtë. Aktorit i shpëtoi një pikë loti në faqe. Iu duk sikur skena mbylli një herë e përgjithmonë siparin e saj. Roli që ëndërroi po humbiste (humbi) prapa kuintave. Në dëshpërimin e aktorit roli bëhej i largët, i largët… Prapa kuintave qëndronte në pritjen e pamundur vetë aktori Lec Bushati që skenës i kishte dhënë jetën e tij: artistike dhe njerëzore. Bëri edhe një përpjekje. Edhe një… Por zemra… e lodhur kishte firmosur urdhrin… Pas kësaj dite, aktori Lec Bushati do të jetonte me mallin e përhershëm për teatrin. Asaj skene, ku skaliti personazhe dhe secilit i fali zemrën e tij të madhe; tashmë ajo ishte lodhur, lodhur, ajo… më 16 shtator të vitit 1996.
KURESHTI
23 E martë, 5 SHKURT 2019
Hyri në histori pas lindi 8 fëmijë, njihuni me nënën që bëri filma porno për t’i rritur Dhjetë vjet më parë, ajo u bë e njohur gjerësisht në botë pas rekordit të 8 foshnjave. Asnjëherë më parë nuk kishin lindur kaq shumë foshnje nga një grua dhe që të mbijetojnë të gjitha. Nadja Suleman, u quajt shpejt Octomom dhe u bë e njohur në botë. Por, derisa rasti fillimisht u konsiderua si një mrekulli, nuk zgjati shumë që Nadja të bëhej objekt talljeje. Ajo u akuzua shpejt për shtatzëninë e saj duke u përpjekur për të fituar para. U zbulua se një mjek i kishte implantuar 12 embrione në barkun e gruas. Ndërsa fillimisht u konsiderua si një grua e pambrojtur që do të bënte gjithçka për të pasur shumë fëmijë edhe pse ishte e papunë, shpejt u konsiderua një nënë e keqe, ndërsa synoi të përfitonte për të jetuar me nënën e saj. Ajo thuhet se është përpjekur të
shesë videon e lindjes së saj për një milion dollarë, u përpoq të patentonte emrin e Octomom dhe thuhet se bëri kirurgji plastike për t’u bërë një kopje e Angelia Jolie, e cila gjith-
Binjakët e rrallë të bashkuar me zemra të ndryshme rrezikojnë mbijetesën, flet babai
ashtu ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Por kur paratë mbaruan, dhe Nadja dhe 14 fëmijët e saj u dëbuan nga shtëpia e tyre, ajo ndërmori masa drastike për të fituar para. Kjo përfshin një ndeshje të famshme boksi dhe madje edhe filma pornografik. Kur interesi publik përfundimisht u zhduk, Nadia thuhet se u bë e alkoolizuar ndërsa mori ilaçe për dy vite. Me Octomom jashtë radarit të medias, shumica e njerëzve e imagjinonin jetën e saj - dhe atë të fëmijëve- se mund të shkonte keq e më keq. Por në fakt, Nadja ka arritur të provojë të gjitha mënyrat për të rritur 14 fëmijët e saj. Duke dhënë një seri intervistash për 10 vjetorin e 8 fëmijëve të saj, Nadja ka befasuar shumë duke ofruar një shtëpi të dashur dhe të
shëndetshme për familjen pavarësisht nga vështirësitë dhe streset. Ajo tha se i vjen keq për për shumicën e vendimeve që ka ndërmarrë në të kaluarën dhe se si ajo nuk përdor më emrin ‘Oktomom’ - duke preferuar të përqendrohet vetëm në të qenit nëna më e mirë që mundet. Një gazetar i New York Times, i cili vizitoi shtëpinë e saj në dhjetor, tregoi se 10 fëmijët kishin tre dhoma gjumi në Orange County. Adam Popesku shkruan: “Ata janë të sjellshëm, gatuajnë, janë vegan, lexojnë dy libra në muaj dhe bëjnë detyrat e shtëpisë pa u nxitur. Pavarësisht nga të gjitha tregimet që nga lindja, ata janë model i klasës së katërt”. Nadja Suleman tha se gjithçka ndryshoi kur braktisi jetën e mëparshme për t’u bërë një nënë normale.
Vdes themeluesi i Bitcoin, merr me vete “sekretin” e 190 milionë dollarëve Rreth 190 milion dollarë në kriptovaluta janë “mbyllur” në një vrimë të zezë në internet pasi themeluesi i monedhës virtuale vdiq papritur, duke marrë me vete edhe kodin e aksesit. Investitorët në QuadrigaCX, shkëmbimi më i madh i Kanadasë për kripto-valutat, nuk janë në gjendje të marrin fondet e tyre mbrapsht, pasi themeluesi i saj, Gerald Cotten, vdiq vitin e kaluar. E veja e të ndjerit, Jennifer Robertson tha se shërbimi i detyrohet klientëve të saj, afërsisht 250 mln dollarë kanadezë, ose 190 mln dollarë amerikanë. Cotten, 30 vjeç, vdiq në Indi dhjetorin e kaluar nga komplikimet e një sëmundjeje. Ai ishte në Indi “për të hapur një jetimore për të siguruar një shtëpi dhe strehim të sigurt për fëmijët në nevojë”. Lajmi pasoi një ven-
dim nga Banka Kanadeze Imperiale e Tregtisë (CIBC) për të ngrirë 28 milion $ të aktiveve të mbajtura nga Quadriga pasi tha se nuk ishte në gjendje të identifikonte pronarët e vërtetë të fondeve. Robertson nuk
ishte e përfshirë në biznes. Në dosjen e saj, ajo vuri në dukje se kishte pasur “një numër të madhe komentesh në Reddit dhe platforma të tjera të bazuara në ueb në lidhje me Quadriga, vdekjen e Gerry (duke përfshirë nëse ai është me të vërtetë i vdekur) dhe monedhat e paguara”. Ajo tha se kishte marrë edhe kërcënime dhe komente shpifëse. Platforma vazhdoi të pranonte fonde pas vdekjes së Cotten, por u ndalua nga drejtorët më 26 janar. Më 31 janar, QuadrigaCX paraqiti një kërkesë për mbrojtjen e kreditorëve në gjykatën supreme të Nova Scotia, pas muajsh vonesash transaksioni. Në një seancë gjyqësore më 5 shkurt, kompania kërkon të emërojë Ernst & Young si një monitor të pavarur.
Prindërit e binjakëve të bashkuar kanë frikë se vetëm njëri do të mbijetojë, ndërsa mjekët në Jemen thonë se kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Binjakët, Abdul-Khaliq dhe Abdul-Rahim, kanë lindur në janar të bashkuar në qafë dhe poshtë, raste të njohur si “parapagus dicephalus”. Fenomeni i rrallë nuk lë shumë shpresë për mbijetesën e foshnjave. Ata kanë kaluar ditët e tyre të para të jetës në një inkubator në kujdesin intensiv në spitalin Al-Thawra, në Sana. Mjekët parashikojnë se shëndeti i tyre do të përkeqësohet nëse largohen nga vendi i luftës. Prindërit e të sapolindurve jetojnë në një komunitet rural në periferi të kryeqytetit të Jemenit, sipas mjekëve. Babai, Akram Ali Ahmed, 20 vjeç, tha se nuk dëshiron që ata të ndahen dhe asnjëri prej tyre të mos vdesë për hir të tjetrit. Ai tha: “Unë dua që të dy të jenë në një trup. Unë nuk kundërshtoj atë që Zoti më ka dhënë”. Faisal al-Babli, kreu i departamentit të fëmijëve në spital, tha se binjakët janë mjaft të qëndrueshëm deri më tani, por spitali pret për financim dhe ndihmë për të dërguar fëmijët jashtë Jemenit. Dr al-Balbi tha: “Është një rast unik në Jemen, dy fëmijë në një trup me dy koka, dy zemra, dy mushkëri, dy stomakë dhe dy shtylla kurrizore. Ata ndajnë së bashku vetëm legenin dhe gjymtyrët, dy duart dhe dy këmbët.
Mania e fundit e makiazhit: vajza që ngjajnë si kukulla, shpërthen rrjeti nga transformimet Me makiazhin e tyre të përkryer dhe pamjet perfekte, nuk mohohet dot se kukullat e kahershme Bratz janë bërë një frymëzim për mënyrën e makiazhit. Pra, mbahuni fort ju vajza që jeni ‘tifoze’ të bukurisë dhe shndërrimit, pasi mania më e fundit e make-up-it që ka përfshirë internetin është frymëzuar nga kukullat Bratz dhe rezultatet janë seriozisht mbresëlënëse. Shumë kohë para se Kim Kardashian të na shndërronte në kornizat e saj dhe ikona të tjera të Youtube-it të bënin revolucion në mënyrën e të trukuarit, banda e Bratzit na jepte të gjithë frymëzimin e bukurisë perfekte. Dhe del që, ne nuk jemi të vetmit që mendojnë kështu, shkruan ‘The Sun’. Të shndërrohesh në një kukull Bratz është bërë tanimë një sfidë virale e makiazhit. Nga obsesioni i buzëku-
qit të kuq flakë të Chloe në syrin e Sashës, të gjitha pamjet tona të preferuara Bratz janë rikrijuar në përsosmëri. Për të mos përmendur pastaj flokët me ngjyrat dhe modelet e tyre karakteristike. Edhe pse banda e famshme e Bratz u krijua para 18 vjetëve, mënyra e tyre e makiazhimit është një ‘hit’ për vajzat e rrjeteve sociale. Me pothuajse 38.000 transformime të etiketuara që mbartin Instagram-in, mania për t’u shndërruar në Bratz, i bën vajzat të duken kukulla të vërteta.
Jetoi një shekull, vdekja i vjen nga një hajdut Një prej personave më të vjetër në botë ka humbur jetën pasi theu qafën kur një hajdut i tërhoqi çantën në rrugë. 100-vjeçarja Zofija Kaczan po shkonte për në kishë kur i doli para një 40-vjeçar për t’i vjedhur kuletën. Thuhet se vdekjen e saj e shkaktoi Artur Waszkiewicz, i cili e pa Zofijën si një “objektiv të lehtë” për t’i marrë disa para. Ngjarja tragjike ndodhi më 28 maj të vitit të kaluar. Zofija, i cila kishte festuar ditëlindjen e saj të 100-të vetëm një muaj më parë, u dërgua në spital dhe ishte në gjendje t’i jepte policisë një përshkrim të sulmuesit para se të vdiste disa ditë pas sulmit, më 6 qershor 2018.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 5 SHKURT 2019
Edi Rama publikon foton me liderët e Kosovës të shtëpia e Presidentit Thaçi
K
ryeministri Edi Rama ka kaluar të dielën një darkë me liderët e shtetit të Kosovës, duke nisur nga Presi denti Hashim Thaçi e më tej, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli. Ka qenë vetë Rama që ka publikuar një foto të takimit në shtëpinë e Presidentit Thaçi në profilin e tij në Instagram ku shkruan "Insta of the day". Nga ky takim nuk janë bërë ende publike temat që janë diskutuar por mendohet se qëndrimi për kufijtë apo dhe tarifa e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjën kanë qenë në fokus. Mediat kosovare raportojnë se takimi mund të jetë bërë në shtëpinë e presidentit të Kosovës dhe këtë e bazojnë tek ambientet e shtëpisë. Ky takim vjen në kohën kur raportet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e tarifës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeministri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.
KRYETARI I KUVENDIT
Ruçi, konsultime për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvillon konsultime për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë u ka kërkuar universiteteve dhe institucioneve akademike e historike të vendit propozime mbi organizimin e veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar. Veprimtaritë celebruese do të zhvillohen gjatë periudhës 21-31 janar 2020, por përgatitjet për to nga Kuvendi kanë
filluar. Në vijim të këtyre përgatitjeve, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi ditën e premte një takim konsultativ me drejtuesit e disa prej institucioneve të përfshira në këto përgatitje, si Muzeu Historik Kombëtar, Akademia e Shkencave, Radio Televizioni Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Akademia Studimeve Albanologjike, Posta Shqiptare dhe Instituti i Studimeve Politike. Në këtë konsultë,
Kryetari i Kuvendit Ruçi u prezantoi pjesëmarrësve disa nga veprimtaritë e parashikuara dhe rreth tyre u zhvillua një diskutim i gjatë dhe produktiv. Gjatë diskutimeve u ra dakord që projekti i programit të veprimtarive të diskutohet edhe me të gjitha universitetet dhe institucionet akademike e historike të vendit, në zbatim edhe të marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit mes tyre dhe Kuvendit të Shqipërisë.
lodhur seç kanë qenë 5 vjet më parë, më të rraskapitur se 5 vjet më parë. Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit
nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër. Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”,- tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.
Kryemadhi: Protesta e 16 shkurtit jo protestë politike, por protestë për hallet e çdo shqiptari Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar dje një takim me mbështetës së forcës politike që ajo drejton në njësinë administrative numër 8 në Tiranë. Kryemadhi tha se në 16 shkurt duhet të jenë të gjithë që të protestojnë sepse nuk është një protestë e partive, por është një protestë për shqiptarët. “ Data 16 shkurt është një datë që opozita e ka lënë për një protestë për të gjithë Shqipërinë. Nuk duhet të dalin për opozitën, por të dalin për hallin e tyre. Unë shqiptarët i shikojë më të