Koha Jone_5 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 239 (8680)

E shtunë, 5 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministrit i duhet vetëm pjesa e Venecias që “legalizon” 30 qershorin, ndërkohë që “ekspertët e Venecias kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore”

Kurthi i PS-së për Venecian

Presidenti Ilir Meta i dërgoi letër Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio për projekt-opinionin ku i sqaron, ndër të tjera se opinioni i Komisionit rindezi polarizimin politik në vend. Dokumenti u dërgua nga deputetët e PS që e kanë marrë vendimin për shkarkimin dhe drafti po përdoret politikisht. Si mund të hetojë një komision në mënyrë të pavarur, kur anëtarët e të cilit e kanë dhënë votën hapur kundër Kreut të Shtetit?! FAQE 3

Zyrtare, qeveria e Holandës: Majko kundër Ramës: Ideja e ndarjes JO negociata me Shqipërinë së Kosovës erdhi nga Beogradi

FAQE 7

Në foto: Kryeministri i Holandës, Mark Rutte

AKTORJA

Enxhi Cuku: Eksperienca ime te “Gjyshja” dhe mesazhi që përcjell roli i Shpresës

ANALIZË

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve Nga Andi Bushati

Intervistoi: Albina Gjergji FAQE 9

FAQE 11

FAQE 10

Në foto: Ministri i Diasporës, Pandeli Majko

OPINION

DEPOZITAT

Pse është nervoz Shërbim i ri për kryeministri? klientët, Raiffeisen Ka lepur pas Bank marrëveshje ferrës? me Postën Nga Artur Zheji Shqiptare FAQE 11

FAQE 12

ISH-MINISTRJA E INTEGRIMIT

Klajda Gjosha: Komisioni i Vencias nuk është institucioni që legjitimon zgjedhjet Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 8


POLITIKE

2 E shtunë, 5 TETOR 2019

Kreu i PD-së: Rama ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Duhet të ishte në burg pas asaj që doli së fundmi nga SHBA

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fajëson kryem inistrin Edi Rama për situatën në të cilën gjendet vendi dhe pas “Jo”-së së radhës për çeljen e negociatave. Sipas Bashës, pasojat e keqqeverisjes po i vujanë të gjithë shqiptarët. “Edi Rama nuk është më axhenda e Lulzim Bashës apo opozitës. Ky ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe SHBA. Pasojat i vuajnë shqiptarët, të papunët, fermerët, pensionistët, studentët. Këtu vendin nuk e ka sjellë as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë e ka Edi Rama”, u shpreh Basha. Një ndër 5 pikat që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit Edi Rama është edhe ajo se, “kjo qeveri nuk e ka autoritetin për të zhvilluar zgjedhje të lira”. Sipas Lulzim Bashës, opozita nuk kërkon të mbajë me pekule kryeministrin, por të zgjidhë krizën që ka kapluar vendin. I ftuar në “Çim Peka LIVE”, kreu i PD-së tha se me kryeministrin Edi Rama, opozita nuk do të ulet në tavolinë, “pasi PD-ja e do Ramën para drejtësisë”, tha Basha. Nga ana tjetër, për zgjidhjen e krizës ai tha se janë zgjedhjet e lira e të ndershme. “Partia Demokratike, Edi Ramën e do para drejtësisë për atë që ka bërë. Por, në respekt të qytetarëve shqiptarë, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë, për të angazhuar PS-në për përgjegjësitë që ka përpara shqiptarëve dhe hapi konkret është propozimi me 5 pika për Reformën Zgjedhore. E ka mbi tavolinë, sepse ia ka çuar Damiani me shokët e tij. Të bëhet gati ta zbatojë, ose të hapë krahun”, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha. PJESË NGA INTERVISTA Pyetje: A keni koment mbi refuzimin e Ramës për planin tuaj për reformën zgjedhore? Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga mos hapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve. Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë, i fundit doli para dy ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë duke bërë kllounin para Kuvendit. Por Edi Rama nuk është më agjenda ime, as e PD, as e opozitës dhe as nuk duhet të jetë agjenda e

“Zgjidhja janë zgjedhjet”, Basha: PD e do Ramën para drejtësisë

shqiptarëve. Ky është një njeri që ka lënë në baltë këdo, ka 6 vite që ka lënë në baltë Shqipërinë, ka 6 vite që ka premtuar për ta çuar vendin drejt BE-së dhe ka 6 vite që dështon. Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër, thotë Edi Rama, por përkthyes të huaj në shqip, kurrën e kurrës. E thënë shkurt, Rama nuk e ka pranuar propozimin tuaj që këtë reformë ta bëjnë ekspertë të huaj… Rekomandimet janë e zezë mbi të bardhë. Rekomandimi numër 1 është kundër shitblerjes së votës. Çfarë propozon ai? Ata që kanë blerë votat janë këta të Ramës, rrinë me Ramën, hanë me Ramën, ndajnë paratë e shqiptarëve me Ramën, grabisin bregdetin me Ramën. Bëjnë drogën me bekimin e Ramës. Ne kemi një plan të qartë dhe të detajuar për të gjitha rekomandimet dhe jo vetëm për rekomandimin numër 1 dhe padyshim që jam i lumtur të sjell këtu ekspertët tanë të ripërsërisin këtë plan që kemi bërë publik disa herë. Po pse ju duhen ekspertët ndërko-

mbëtarë për këtë plan? Për një arsye fare të thjeshtë. Sepse duket që pala tjetër ose kreu i saj nuk ka vullnet, dhe e dyta; kur të detyrohet të futet në këtë rrugë sepse nuk ka rrugë tjetër, duhet të kemi jo thjesht mbështetje dhe ekspertizë, por dhe një dëshmi të fortë ndërkombëtare për të detyruar një parti të kriminalizuar në palcë siç është sot PS-ja, kanë turp socialistët e thjeshtë sot kur shohin një kupolë të kriminalizuar si ajo, që t’i përmbahet. Sepse në fund të fundit një reformë zgjedhore do ta ç’armatosë kupolën e Partisë Socialiste nga arma me të cilën ka grabitur zgjedhjet tre herët e fundit, që është bashkëpunimi me krimin, paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit. Pika 4 e planit me 5 pika i opozitës tregon se nuk ka asnjë tërheqje, se ne e bëjmë të qartë se për shkak reforma zgjedhore është tashmë një kusht edhe për integrimin europian e konsiderojmë një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike. Pse e vendosni në tryezën e zotit Rama këtë plan, ku një nga pikat thotë se qeveria e zotit Rama nuk

e ka autoritetin për të bërë zgjedhje? Detyra jonë nuk është për të marrë me të mirë dhe për të qetësuar Edi Ramën. Detyra jonë është për t’i dhënë shqiptarëve zgjidhje për krizën. Detyra jonë nuk është të mbajmë me pekule Edi Ramën, sepse Edi Rama është në zyrën e tij luksoze, është në avion luksoz, shkon në Surrel dhe jeton një jetë luksoze. Problemi jonë janë shqiptarët që hapin frigoriferët dhe janë bosh, tavolinat gjithmonë e më të varfra, xhepat gjithmonë e më bosh. Koston e jetësës e kanë gjithnjë e më të lartë, shumica dërmuese mendon të largohet nga vendi, pothuajse çdo i ri mendon të largohet nga vendi. Këto janë preokupimet tona, ti japim zgjidhje kësaj krize është detyra jonë, jo të mbajmë Edi Ramën me pekule. Padyshim qëndrimi jonë është i qartë. Ju po i lini në tavolinë një hajduti elektoral, një paketë që shmang vjedhjen elektorale? Jo. Ne po japim një propozim për mënyrën se si duhet të plotësohet një nga kushtet kryesore të Këshillit Europian të vitit të kaluar, të OSBE ODIHR të dy zgjedhjeve të kaluara dhe të Bundestagut gjerman të para një jave. Këtë po bëjmë. Ne po ndërmarrim një rol aktiv për zgjidhjen e krizës politike siç e ka kërkuar dhe Bundestagu në dokumentin e vet, ku thotë se palët duhet urgjentisht të ndërmarrin hapa për kalimin e krizës së rëndë politike në vend. Z. Basha sa rrezikon Kryeministri shqiptar përderisa pretendohet se ka shkelur ligjin elektoral amerikan? A rrezikon realisht të dënohet në Amerikë apo z.Rama riskon të përballet vetëm me drejtësinë në Shqipëri ku sipas informacioneve që ka Syri? Më duhet të bëj një konsultë juridike. Asnjë jurist nuk e di përmendsh ligjin kush thotë ndryshe, gënjen. Por si kryetar i opozitës mund t’ju them se ky është një rast i paprece-

dentë, siç ishte një rast i paprecedentë dhe rasti i sulmit politik ndaj presidentit aktual, kur ishte kandidat për president dhe tani kemi një rast të paprecedentë, ku është shkelur ligji zgjedhor, i cili ndalon kontribute të huaja në një fushatë elektorale. Dhe pas kësaj shkelje flagrante nuk ka asnjë dyshim se qëndron njeriu që është aktualisht kryeministri i Shqipërisë. Sipas informacioneve të Syri.net, prokuroria e Tiranës ka regjistruar çështjen për kryeministrin Rama. Tashmë mund të konsideroheni baraz, ka një çështje për ju z.Basha, ka një çështje për sponsorizime të paligjshme, ka një çështje për z.Rama, sigurisht prapë për sponsorizime të paligjshme? Edi Rama ka fshehur, ka mohuar gjithçka prej fillimit, ndërsa ne prej fillimit i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë për akuzat e ngritura nga e njëjta gazetë që ngriti akuzat kundër presidentit aktual të Amerikës. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga hetimi federal në SHBA dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se nga akuzat e ‘Mother Jones’ ndaj PD, autoritetet federale në SHBA-ve kanë vendosur që këtu nuk ka asnjë bazë për një hetim. I vetmi që vazhdon hetimet prej një viti e gjysëm dhe vazhdon e zgjat dhe zgjat është prokuroria e vendosur nën trysninë politike të Edi Ramës; kjo nuk krijon asnjë shqetësim për mua dhe as për bashkëpunëtorët e mi sepse as PD, as unë nuk kemi shkelur asnjë një ligj as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në gjetkë. Por është një tregues se si përdoret prokuroria, se si përdoret presioni politik për të goditur kundërshtarin politik. Ndërsa në rastin e Edi Ramës kemi të bëjmë me një akt penal të konsumuar të cilin kemi dy të dënuar me burg dhe këta dy të dënuar kanë qenë ndihmës në një vepër penal nga e cila ka përfituar person i tretë, që siç thotë drejtësia amerikane është kryeministri në detyrë Edi Rama. Prandaj nuk ka asnjë shenjë barazi mes nesh.

fotot në fakt kthehen ndonjëherë në bela, bëhen si këto fotot e pjeshkave të bllokut në Instagram, se kush doli më bukur. Le të mos harrojmë këtu që edhe z. Basha ka një llogari të hapur…

Vetëm se ka një ndryshim që z. Basha e heton Prokuroria e Arta Markut, ndërsa z. Rama e heton drejtësia amerikane”, tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Fotografia me Obamën” përballë “lobimit rus”, kryetarja e LSI-së: Rama hetohet nga drejtësia amerikane, Basha nga Arta Marku

Kryemadhi: Hetimi amerikan do të sjellë një problem të madh për Ramën Kryeministri Edi Rama po hetohet në SHBA për foton me presidentin Obama në vitin 2012. Kështu është shprehur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë dhënë mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java” në RTSH. Për Kryemadhin, hetimi amerikan do të sjellë një problem të madh për Edi Ramën, pasi është pranuar se është paguar për atë foto. “Përveç gjithë skan-

daleve që janë bërë sa një mullar te dera e Edi Ramës, kemi edhe një skandal tjetër, edhe më të madh, por ky do të jetë skandali që do ta vendosë Edi Ramën në një pozicion shumë të vështirë në të ardhmen, jo me drejtësinë shqiptare, por me drejtësinë amerikane, që është fotoja e famshme e 2012-s. Nuk kam paguar asnjë qindarkë tha ai dhe se kjo foto është bërë një çast përpara se ai të bënte marrëveshjen me

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

ju… Problemi i Edi Ramës nuk është thjesht fotoja me Obamën, por problemi i tij është që qytetari i huaj numër ka pohuar që unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës. Dhe tjetra është që: në Amerikë thanë vërtet janë elementet dhe mjetet për të kryer këtë veprim, por kush është përfituesi dhe në këtë rast është ai që ka bërë foton. Kështu që kjo është diçka që do ta zgjidhë vetë Edi Rama. Këto

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 5 TETOR 2019

Kryeministrit i duhet vetëm pjesa e Venecias që “legalizon” 30 qershorin, ndërkohë që “ekspertët e Venecias kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore”

Kurthi i PS-së për Venecian

Presidenti Ilir Meta i dërgoi letër Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio për projekt-opinionin ku i sqaron, ndër të tjera se opinioni i Komisionit rindezi polarizimin politik në vend. Dokumenti u dërgua nga deputetët e PS që e kanë marrë vendimin për shkarkimin dhe drafti po përdoret politikisht. Si mund të hetojë një komision në mënyrë të pavarur, kur anëtarët e të cilit e kanë dhënë votën hapur kundër Kreut të Shtetit?! Pas zhurmës së sponsorizuar nga Partia Socialiste për projekt-opinionin e Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sqaruar dje në një letër publike gjithë keqkuptimet e lindura nga ky dokument. Në letrën që kreu i shtetit shqiptar i dërgon Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, paraqiten në mënyrë të detajuar argumentet ligjore ku është mbështetur kreu i shtetit në anulimin e 30 qershori, si dhe faktohen mospërputhje të dokumentit të Venecias me zhvillimet në Shqipëri. Kreu i shtetit vlerëson se qëndrimi i ekspertëve të Venecias për aktet e kreut të shtetit, lidhur me anulimin e 30 qershorit është, në disa raste, kontradiktor, i pabalancuar në paraqitjen e fakteve, dhe ka tejkaluar kompetencat e një misioni këshillimor. Nga ana tjetër, kreu i shtetit duke ju referuar dhe takimit që ka pasur në Tiranë me ekspertët e këtij komisioni, shprehet se informacioni që ata kanë pasur për zhvillimet në Shqipëri ka qenë i paplotë. Por në opinionin e Venecias, që është ende draft dhe nuk është dokument zyrtar ka dhe çështje të tjera që vënë në pikëpyetje seriozitetin ekspertëve.

Konkretisht pyetjet që ju dërguan Venecias për të sqaruar nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën apo jo u firmosën vetëm nga deputetët e PS. Janë të njëjtët deputetë që kanë votuar në Kuvend një rezolutë ku janë dakord që të shkarkohet kreu i shtetit. Pra, ata që po hetojnë Presidentin që në fillim e kanë shprehur votën e tyre pro shkarkimit të presidentit. Në këtë pikë, kërkesa që i kanë drejtuar Venecias për “sqarim” është thjesht një manovër politike, që kreu i shtetit në letrën e tij e quaj kurth për Komisionin e Venecias. “Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 (tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias. Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht”, shkruan kreu i shtetit. Për pasojë, drafti i Venecias u përdor politikisht nga PS dhe çfarë është me e keqja, në vend t’i shërbente uljes së tensioneve sot e ka ndezur dhe

më shumë palët politike. “Ende pa arritur në duart e palëve projekt-opinioni, eksponentë të mazhorancës dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentisht lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën” dhe “Venecia shkarkon Presidentin” duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri”,shprehet kreu i shtetit në qëndrimin e tij. Lidhur me tejkalimin e kompetencave të ekspertëve, që nga mediat afër qeverisë u cilësua si një akuzë e rendë e kreut të shtetit, Presidenti ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. Konkretisht Venecia u pyet vetëm nëse kreu i shtetit ka apo jo të drejtë të anulojë zgjedhjet, në situatën e caktuar politike në Shqipëri. Por ekspertët kanë shkuar përtej kësaj çështje dhe vlerësojnë se zhvillimi i zgjedhjeve vetëm më një parti nuk është proces i paligjshëm! “Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Në analizën dhe

konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues”,shprehet kreu i shtetit. Drafti i komisionit të Venecias, nëse nuk ndryshon deri në vendimin final, në vend tu shërbente palëve për të zgjidhur krizën politike dhe ligjore, ka krijuar më shumë kos. Veç faktit që thotë se “Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën”, drafti merr përsipër të “njohë” zgjedhjet e 30 qershorit. Për të sqaruar këtë paradoks logjik dhe ligjor, Presidenti u ka dërguar dje 10 pyetje ekspertëve të këtij komisioni. Formulimi i pyetjeve nuk la hapësira që përgjigjet të jenë “as mis dhe as peshk” dhe mbi të gjitha, janë pyetje që u japin fund dilemave për 30 qershorin dhe për gjithë krizën kushtetuese dhe politike në vend. Po mbrëmë dolën edhe komentet e zyrës së presidentit që rrëzojnë çdo hamendësim nga mazhoranca se mund të luajnë me një draft-raport të tillë. Mili Xhani


POLITIKE

4 E shtunë, 5 TETOR 2019

Presidenti Ilir Meta, letër Presidentit të Komisionit të Venecias, Giani Buquicchio: “Kuvendi ngriti një kurth për Venecian”

Meta-Buquicchios: Drafti rindezi polarizimin politik

Presidentit Ilir Meta i ka dërguar dje një letër Presidentit të Komisionit të Venecias, Giani Buquicchio. Letra përmban komentet dhe qëndrimin dhe komentet e Presidentit të Republikës mbi “Projekt-Opinionin” e Komisionit të Venecias. Në vijim letra e plotë e kreut të shtetit: REPUBLIKA E SHQIPËRISË, PRESIDENTI Nr. 3493 Prot. Tiranë, më 04 .10.2019 Lënda: Përcillen komentet dhe qëndrimi i Presidentit të Republikës mbi “Projekt-Opinionin” Nr.959/2019 të përgatitur nga ekspertët anëtarë të Komisionit të Venecias “Për kompetencat e Presidentit për të caktuar datat e zgjedhjeve në një sistem parlamentar”. Drejtuar: Zoti Gianni BUQUICCHIO, PRESIDENT I KOMISIONIT TË VENECIAS, STRASBOURG, FRANCË Për dijeni: ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS I nderuar Zoti Buquicchio, Ju falenderoj për ndihmën e çmuar që Komisioni i Venecias ka dhënë në vijimësi për reformat e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. U njoha me projekt-opinionin e përgatitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias dhe konstatimin e qartë se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje të Kushtetutës. Megjithatë dëshiroj të evidentoj disa çështje kyçe që duket se nuk janë marrë parasysh por që kanë rëndësi thelbësore për analizën objektive dhe konkluzioneve që rrjedhin prej saj. Informacioni që po përcjell në formën e komenteve në vëmendje të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias është objektiv dhe në funksion të diskutimit, ndryshimit dhe përmirësimit të projekt-opinionit, përpara se ai të marrë formë përfundimtare. Së pari dhe mbi të gjitha, ju bëj me dije se në cilësinë e Presidentit të Republikës jam betuar se do t’u bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Nën këtë betim, aktiviteti im mbizotërohet nga interesi më i lartë kombëtar në shërbim të vendit dhe bashkëqytetarëve të mi. Duke mirëkuptuar pozitën e pazakontë ku është vendosur Komisioni i Venecias, për t’u shprehur rreth një çështjeje që prek si aspektin politik ashtu edhe atë juridik dhe që ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të paprecedent, e gjej me vend të theksoj se vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit. Këtë bindje e përforcova gjatë takimit që

pata me reporterët e Komisionit të Venecias në Tiranë, të cilët më shfaqën hapur shqetësimin se nuk e njihnin aspak as historinë dhe as kontekstin e zhvillimit të ngjarjeve, duke e konsideruar si element kyç për interpretimin e saktë të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës. Pika 7 e projekt-opinionit pohon se kronologjia e fakteve nuk është e plotë dhe nuk përbën provë për ndonjë nga ngjarjet e përmendura. Vlerësimi dhe interpretimi i gërmës së Kushtetutës në lidhje me ushtrimin e kompetencave dhe rolin e Presidentit të Republikës janë të pamjaftueshme nëse nuk vendosen në dritën e rrethanave ekstreme ku janë zbatuar. Përshkallëzimi i krizës së paprecedent, ende të pazgjidhur, në Shqipëri ka qenë në fokus jo vetëm të autoriteteve, mediave, dhe aktorëve të tjerë vendas, por edhe shqetësim në rritje i partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave të huaja. Asnjë President Republike nuk do të mund të anashkalonte apo të mbetej i

pandikuar prej rrezikut permanent të gjakderdhjes dhe cënimit të stabilitetit dhe imazhit të vendit. Asnjë shqiptar që ka ende kujtesë nga regjimi çnjerëzor komunist nuk do të mbetej i pashqetësuar prej rrezikut të kthimit të shtetitparti pas 29 viteve të demokracisë së brishtë shqiptare. Nga shqyrtimi me vëmendje i projektopinionit konstatoj se: 1. Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit; 2. Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt-opinion është e pabalancuar dhe e paplotë. Ekspertët do të duhet të ndërtonin ose një opinion teorik, duke iu referuar vetëm bazës ligjore, jurispru-

dencës dhe doktrinës kushtetuese, ose një opinion në themel, duke u futur plotësisht në brendësi të çështjes. Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledhës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike. 3. Projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor, dhe për të cilat nuk është pyetur nga Kuvendi i Shqipërisë. Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias. Gjithashtu ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit; 4. Disa vlerësime dhe konkluzione të ekspertëve të Komisionit të Venecias bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta, përsa i takon rolit dhe kompetencave të Kreut të Shtetit; 5. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur një opinion të Komisionit të Venecias për të bërë një përshkrim teorik e kushtetues se cili është Roli i Presidentit të Republikës, si moderator në situata krizash të rënda si kjo që po kalon Shqipëria, duke qëndruar si garant i kushtetutës dhe i parimeve të mbrojtura prej saj, në ruajtje të interesit të përgjithshëm. 6. Institucioni i Presidentit të Republikës ka mirëpritur projekt-opinionin e Komisionit të Venecias për të evidentuar mangësitë në legjislacion dhe këshillimin për plotësimin e vakumit ligjor të mundshëm. 7. Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Në analizën dhe konkluzionet e ekspertëve nuk gjejnë vend/referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzioneve të 3 (tre) Raporteve të OSBE/ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues. Projekt-opinioni i Komisionit të Venecias dhe Raportet e OSBE/ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzionet e njëri-tjetrit; 8. Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik. Nëse ky projekt miratohet siç është atëherë çdo lider autokrat mund ta intepretojë këtë opinion të Ko(Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5 E shtunë, 5 TETOR 2019

(Vijon nga faqja 4)

misionit të Venecias në favor të tij. Në emër dhe në respekt të aspekteve proceduriale, çdo lider autokrat do të frymëzohet për të shtyrë opozitat që të dalin jashtë sistemit, apo të pamundësojë me forma të fshehura pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duke shkelur në themel të gjitha standardet thelbësore të zgjedhjeve në sistem demokratik, gjithmonë në emër të “respektimit” të procedurave të zhvillimit të tyre. Shqipëria ka patur votime periodike dhe plotësisht të qeta gjatë sistemit totalitar, por kjo s’do të thotë se ato ishin të lira, të ndershme dhe demokratike; 9. Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu; 10. Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 (tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetuese për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisonin e Venecias. Të gjithë anëtarët e Komisonit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtarinë me një përfundim të marrë paraprakisht. Mazhoranca e përdori menjëherë projekt-opinionin për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga Raporti i OSBE/ODIHR, kushtet e vendosura për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kriza e brendshme politike, dhe përpjekjet e pasuksesshme për të legjitimuar votimet e paligjshme të 30 qershorit. Ende pa arritur në duart e palëve projekt-opinioni, eksponentë të mazhorancës dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentisht lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutën” dhe “Venecia shkarkon Presidentin” duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri. Ky projekt-opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikisht nga Kuvendi, por vetëm politikisht, pasi ky ishte edhe qëllimi fillestar dhe i vetëm i të gjithë procesit. Kujtojmë se Kuvendi aktualisht ka vetëm 122 deputetë, nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas Kushtetutës. Plotësimi i vendeve pamundësohet për shkak të dorëheqjeve në bllok të 182 deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të Partive opozitare parlamentare. I nderuar President i Komisionit të Venecias, Për të gjitha çështjet e parashtruara në projekt-opinion, për të cilat Presidenti i Republikës ka një vlerësim të ndryshëm, ju përcjell bashkëlidhur komentet e trupëzuara në tekst. Presidenti i Republikës, si palë e interesuar në këtë proces, vlerëson të domosdoshme dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias edhe për pyetjet dhe çështjet e mëposhtme: 1. Përveç Presidentit të Republikës, cilit institucion tjetër i njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve? 2. A ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë që ka urdhëruar shfuqizimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 dhe Dekretit nr.11211, datë 27.06.2019? A është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i vetmi organ që shqyrton kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit të Republikës? 3. A i është kërkuar Komisionit të Vene-

cias të japë një opinion për vlerësimin e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019? A është në kompetencën e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri? A vendos një vlerësim i ndryshëm nga OSBE/ODIHR mbi procesin zgjedhor një precedent përplasjeje midis institucioneve ndërkombëtare? A i ka kërkuar Komisioni i Venecias opinion Kongresit të Autoriteteve Lokale mbi vendimin për mosdërgimin e vëzhguesve për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri, duke patur parasysh se të dy këto institucione veprojnë nën suazën e Këshillit të Europës? 4. A përfshihet në fushën e veprimtarisë së Komisionit të Venecias përcaktimi shkallës së nivelit të sigurisë në Republikën e Shqipërisë? A kanë patur reporterët në dispozicion të dhëna nga Agjencitë e specializuara të sigurisë? A mund të shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias mbi gravitetin e fakteve dhe grupfakteve që Presidenti i Republikës disponon në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për situatën kërcënuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri? 5. Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativa konkurruese: A do të përbënte gjendje shkelje apo cënim të parimeve themelore kushtetuese (të parashikuara nga nenet 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, të Kushtetutës)? A do të përbënte shkelje të standardeve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së saj në lidhje për respektimin e Nenit 3, të Protokollit 1 të saj? 6. Nën dritën e faktit se Gjykata Kushtetuese ka 18 muaj që është jashtë funksionit: A përbën kjo një situatë krize kushtetuese? A sjell pasoja në respektimin dhe zbatimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, ndarjes e balancimit të pushteteve, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe demokracisë? A ka pasoja për rendin kushtetues dhe respektimin e kushtetutshmërisë? A krijon terren për nxitjen e konflikteve institucionale ndërmjet organeve kushtetuese? A pamundëson kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve/vendimeve të organeve qendrore, pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit legjislativ? A mundet që Kuvendi të ushtrojë kompetencat e kontrollit kushtetues që neni 131 i Kushtetutës ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese? 7. Referuar përmbajtjes së Kushtetutës së Shqipërisë: A ka kompetencë Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë apo të shprehet me vendim për të vlerësuar, apo për të

rrëzuar Dekretet e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor? A i nënshtrohet kontrollit nga Parlamenti Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe nëse po, cila është dispozita që e bën të mundur këtë? Cila është vlera detyruese e Rezolutave që miraton Kuvendi i Shqipërisë në përcaktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore? 8. Miratimi nga Kuvendi i Rezolutës datë 13 qershor 2019, mbi vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019 dhe thirrja ndaj të gjithë institucioneve shtetërore për moszbatimin e dekretit: A përbën shkelje kushtetuese nga Kuvendi bllokimi i veprimtarisë dhe vendimmarrjes kushtetuese të Kreut të Shtetit? A cënon rolin e Presidentit të Republikës si ndërmjetës dhe Arbitër midis palëve? A shkakton prishje të ekuilibrave institucionale dhe kushtetues dhe për rrjedhojë tronditje të themeleve të shtetit të së drejtës? 9. Në kushtet kur Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij me Rezolutën e datës 13 qershor, ku votues të këtij akti janë 100 deputetë dhe ku përfshihen edhe anëtarët e Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamentar, a është në kundërshtim me parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor? 10. Në kushtet e qëndrimeve refraktare të të dy palëve ndaj thirrjeve të përsëritura të Presidentit për dialog, a kishte Presidenti në dispozicion ndonjë me-

kanizëm tjetër, të ndryshëm nga nxjerrja e dekreteve apo veprimtaria që ai kishte kryer, që të krijonte një mundësi për rinisjen e dialogut politik, ruajtjen e paqes sociale, uljen e tensionit, për të arritur në zgjidhjen e krizës ashtu dhe në ruajtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese dhe detyrimeve ndërkombëtare? I nderuar Zoti Buquicchio, Nisur nga situata e paprecedentë ku ndodhet sot vendi im, ku asnjë prej Institucioneve kushtetuese të sistemit gjyqësor që garantojnë kontrollin dhe balancën midis pushteteve nuk funksionon, si dhe në kushtet kur kriza e rëndë duket se po hyn drejt një zgjidhjeje falë investimit të autoriteteve më të larta të vendeve partnere kryesore europiane, do të kërkoja që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen më të plotë të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias. Institucioni i Presidentit ju ka përcjellë më herët një material shterrues me fakte mbi çështjen objekt shqyrtimi. Ky material, komentet mbi projekt-opinionin dhe çështjet e parashtruara më sipër duhet të shqyrtohen në mënyrë të integruar dhe nga të gjithë anëtarët përpara dhënies së një opinioni përfundimtar. Presidenti i Republikës mbetet i hapur për sqarime të mëtejshme nëse do të konsiderohet e nevojshme nga ana juaj. Duke ju siguruar për konsideratën më të lartë, Sinqerisht, Ilir Meta


POLITIKE

6 E shtunë, 5 TETOR 2019

Zëvendëskryeministri merr pjesë në gjyq dhe zbulon “prokurorin që mbështet banditët në Durrës”, që denoncoi Rama në Kuvend

Braçe: Prokurori Arian Ndoja, presion kriminal kreut të Kadastrës, Liridon Pulës M

bi një deklaratë të fortë që kreu i qeverisë Edi Rama bëri të enjten në Kuvend, ka hedhur dritë dje zëvendëskryeministri Erjon Braçe. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, tha se një prokuror në Durrës, punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Braçe ka zbuluar emrin, duke thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, mbështet një grup kriminal në Durrës. Edhe Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja. Prokurori Ndoja ishte dje në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie “arrest me burg” për Liridon Pulën, një masë që sipas Braçes është e pabazuar në prova dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstruoze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. Braçe e ndoqi vetë seancën gjyqësore sot në Durrës drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arian Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetuese pasi akuza e shpërdorimit të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucionet e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bash-

kë me Hipotekën që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës. “Në ALUIZN-in e Durrësit ka pasur probleme të vjetra, në mënyrën se si janë administruar këto zyra, dhe kohë pas kohe ka pasur lëvizje të drejtuesve dhe procedime penale. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme. Më takonte të isha këtu për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar. Pa më të voglin diskutim që është

akti final i një historie të gjatë gati një mujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Eshtë bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit. Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas

asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akuza e ngritur me të është e paprovuar por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë. Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe që vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”, tha Braçe. Akuzat e ngritura nga prokuroria janë se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet të kenë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, regjistrimeve të paligjshme në regjistrin e Kadastrës, kryesisht në bregdet. Pyetje: E kishte fjalën Rama

për këtë prokuror? Erion Braçe: Duhet të pyesni zotin Rama. Erdha këtu ta dëgjoja me vesh. se kisha dëgjuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kam qenë në dijeni të çdo kërcënimi, shantazhi që i është bërë këtij drejtuesi, jo për këtë çështje, për çështje të tjera që kjo qeveri ka pasur vullnetin t’i bllokojë duke mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Durrësit, dhe në zonën bregdetare. Ka forca të tjera që janë kundër këtij vullneti, kundër interesit të qytetarëve, dhe kundër çdo nëpunësi shteti që kryen punën me ndër në përputhje me ligjin. Reforma në drejtësi duhet të marrë para gjithë këtë pisllëk zhuli. Ky është vetëm një rast. Imagjino sa raste ka që qytetarët merren në qafë nga zhuli dhe krimi që është instaluar në sistemin e drejtësisë. Janë disa njerëz që nuk kanë kaluar në vetting që duhet të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në veting për t’i dhënë fund krimit përkundrejt interesit publik. Sipas logjikës së këtij prokurori, çdo lloj drejtuesi mund të rrezikojë të përfshihet në të njëjtën situatë. Shkelja është e hetuar. Pas asaj shkelje ka një ngjarje shumë të rëndë, e dinë durrsakët shumë mirë se çfarë ka ndodhur nga këtu e deri në Sukthit. Ka një shkelje shumë të rëndë që duhej të ishte hetuar në themel për të shkuar jo vetëm tek ata banditë që grabisin atje, por për të arritur deri tek ata banditë me kollare që i mbështesin, kudo që janë në zyra shteti, apo në prokurori e gjykatë.

Erion Braçes për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend, si dhe shantazhimin që ai bën me procesin e vettingut për çështje individuale dhe konkrete. Presione të tilla

tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin”, deklaroi ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj: Prania e Erion Braçes në gjyqin e kreut të Kadastrës së Durrësit, prova më e qartë e presioni të qeverisë ndaj drejtësisë

PD: Braçe kërcënoi prokurorët dhe gjyqtarët për të liruar kushëririn e tij Partia Demokratike akuzoi zëvendëskryeministrin, Erion Braçe se ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët e Durrësit. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi prania dje e Erion Braçes në gjyqin e kreut të Kadastrës së Durrësit është prova më e qartë e presioni të qeverisë ndaj drejtësisë. “Presioni i Qeverisë nga Kryeministri tek Zëvendëskryeministri ndaj prokurorisë dhe gjykatës që kanë urdhëruar arrestimin e Drejtorit të Kadastrës në Durrës, është kriminal. Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për

çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vettingun për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij. Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Bra•e. Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim

gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Bra•es, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion. Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën. Partia Demokratike bën thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Edi Ramës dhe


POLITIKE

7 E shtunë, 5 TETOR 2019

Holanda: Shqipëria nuk është e gatshme për në Bashkimin Europian. Të luftojë korrupsionin

Zyrtare - Qeveria e Holandës: “JO” negociata me Shqipërinë

Q

everia e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme. “Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organi-

zuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letër. Këtë vendim e paralajmëroi media holandeze dhe vetë ministri i jashtëm hollandez Stef Blok, ndërsa mësohet se vota holandeze do jetë “PO” për Maqedoninë e Veriut. Sipas Blok, Shqipëria nuk është ende gati për

negociatat. “Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur ministri holandez. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Blok ka deklaruar se Qeveria ku ai bën pjesë është e interesuar për hapjen e negociatave me shtetin ballkanik. “Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë”, është shprehur Blok. Holanda bëhet shteti i parë i

Bashkimit Evropian që konfirmon votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që

do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një skeptike, nuk ka folur ende.

Ish-kryeministri: Edi Rama mashtron duke deklaruar se nuk është bërë asnjë pagesë për foton me ish-presidentin Obama

Berisha: Rama shkon si qeni në vreshtë! Së paku 8 vite burg nga drejtësia amerikane! I

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me skan dalin e fotografisë që Edi Rama në cilësinë e kreut të opozitës vetëm pak muaj para se të vinte në pushtet ka bërë me ish-Presidentin amerikan, Barack Obama. Përmes një reagimi të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha i cilëson si shkatërrimtare 16 pyetjet e drejtësisë amerikane të cilat sipas tij damkosin përfundimisht Edi Ramën. “Shkatërrimtare, 16 pyetjet e drejtësisë amerikane, që gozhdojnë Bilal Hanëmin. Ashik Bilali dhe Bill Ageros, në përgjigjet e tyre të pyetjeve para gjykatës amerikane, damkosin përfundimisht Edvin Mafinë. Cilido që lexon 16 pyetjet e bëra dje publike nga “Zëri i Amerikës”, e ka tashmë të qartë si drita e diellit se prapa pagesës prej 80 000 $ për foton me ishpresidentin Obama, qëndron vetë Edi Rrena. Këtë pohojnë në përgjigjet e tyre, Ashik Billali që e shoqëroi Ramën si bashkëshorten e tij për foton me ish-presidentin Obama dhe po këtë deklaroi edhe Bill Ageros, i burgosuri i dytë për foton e Ramës, për shkak të shkeljes së rëndë të ligjit elektoral amerikan. Me gjithë këto pohime nën betim të Ashik Bilalit dhe Ageros, Edi Rama mashtron duke deklaruar se nuk është bërë asnjë pagesë për foton me ish-presidentin Obama. Kështu që Edi Rama, së shpejti, do të hetohet dhe gjykohet për tre akuza të rënda nga drejtësia amerikane dhe konkretisht: Shkelje e rëndë e ligjit elektoral të SHBA që ndalon financime nga shtetas të huaj, dënohet 3-5 vjet burg; Mashtrim të drejtësisë (perjury), dënohet 4-6 vjet burg; Përdorimi i martesës falso (fake marriage) për përfitime të paligjshme, dënohet 5-7 vjet burg. Bashkimi i dënimeve, sipas ekspertëve të shquar përfundon me 8

vite burg për Edvin Mafinë. Këtu më poshtë keni 16 pyetjet shkatërrimtare të drejtësisë amerikane, që çojnë Edvin Mafinë në 6 vite burg!”, shprehet ish-kryeministri Berisha i cili fton ndjekësit e tij që të lexojnë raportimet e “Zërit të Amerikës” lidhur me këtë çështje. Kronika e 1.7.2 016 e Zërit të 1.7.20 Amerikës, ditë kur është dënuar Bilal Shehu në SHBA SHBA: Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh që përmenden në akuzën ndaj shtetasit Bilal Shehu janë me origjinë nga Shqipëria. Sipas akuzës, personi në fjalë u përpoq të bëjë transferimin e këtyre fondeve për fushatën elektorale të presidentit Obama dhe për të futur në një takim elektoral një shtetas të huaj, i cili ndonëse nuk hyri dot, arriti të bëjë një fotografi me presidentin Obama. Ja pyetjet që iu drejtuan në seancën gjyqësore shtetasit Bilal Shehu me banim në Paramus të Nju Xhersit, i cili pranoi fajësinë se kishte ndihmuar për të fshehur kontribute të huaja gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA. I akuzuari iu përgjigj pozitivisht të gjitha pyetjeve: 1. Gjatë, ose rreth muajit tetor 2012, në Distriktin e Nju Xhersit dhe gjetkë, a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për një komision të përbashkët për mbledhje fondesh (më poshtë “Komisioni i Përbashkët për Mbledhje Fondesh”), i cili përfshinte komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama? 2. Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate,

që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë (“Aktiviteti i San Franciscos për Mbledhje Fondesh”)? 3. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a mësuat gjithashtu se Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh do t’i jepeshin fonde prej rreth 80 mijë dollarë përpara 8 tetorit 2012, me qëllim që dy individë të merrnin pjesë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh në atë datë? 4. A mësuat gjithashtu se, për të hyrë në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, një jo-shtetas që kërkon të marrë pjesë duhet të jetë i shoqëruar nga një shtetas amerikan? 5. A mësuat gjithashtu se, sipas ligjit amerikan, jo-shtetasi nuk mund të jetë burim i një kontributi prej rreth 80 mijë dollarësh, që do të thotë se e tërë shuma prej 80 mijë dollarësh duhet të

dhurohet nga shtetasi amerikan, që shoqëron të ftuarin jo-shtetas? 6. A ratë dakord të merrnit pjesë bashkë me Shtetasin e Huaj 2 në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, për të mundësuar kështu hyrjen në Aktivitet të Shtetasit të Huaj 2 përmes statusit tuaj si shtetas amerikan? 7. A ratë dakord gjithashtu të shërbenit si kontribues i shumës prej 80 mijë dollarësh për Komisionit e Përbashkët për Mbledhje Fondesh, pra të pranonit fonde prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj, të cilat do t’ia jepnit pastaj Komisionit të Përbashkët, duke bërë që të dukej sikur ky ishte kontribut i juaji personal? 8. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a i dhatë një tjetër individi në SHBA emrin, datëlindjen dhe

informacionin tuaj personal si dhe atë të gruas suaj, me dijeninë se këto informacione do t’i jepeshin Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh, në pritje të pjesëmarrjes suaj në Aktivitetin e San Franciscos? 9. A i dhatë të njëjtit individ informacionin e llogarisë suaj bankare, duke e ditur se ky do të përdorej për transferimin e rreth 80 mijë dollarëve, nga një burim i huaj tek llogaria juaj personale, që ju kishit rënë dakord t’ia kalonit pastaj Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh? 10. Gjatë, ose nga fundi i muajit shtator 2012, a morët një shumë prej rreth 80 mijë dollarësh, me transfertë elektronike, në llogarinë tuaj bankare në Nju Xhersi nga llogaria e Shtetasit të Huaj 1, duke e ditur se këto nuk ishin para që ju takonin dhe që ju do t’ia dorëzonit Komisionit të Përbashkët për Mbledhje Fondesh? 11. Në ose rreth datës 29 shtator 2012, ndërsa ishit në Nju Xhersi, a i përdorët ju dhe gruaja juaj këto 80 mijë dollarë për të blerë dy çeqe bankare në emrin tuaj dhe të gruas suaj për 70 mijë dhe 10 mijë dollarë? 12. A ia dërguat ju më pas këto çeqe Komisionit për Mbledhje Fondesh për të siguruar hyrjen në Aktivitetin e San Franciscos për veten dhe për Shtetasin e Huaj 2? 13. Në fillim të tetorit 2012, a shkuat ju me avion në San Francisco, ku shoqëruat Shtetasin e Huaj 2 në vendin ku do të mbahej Aktiviteti për Mbledhje Fondesh? 14. A iu mohua Shtetasit të Huaj 2 hyrja në Aktivitetin e San Franciscos për Mbledhje Fondesh, por iu lejua të bënte fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara? 15. Duke vënë në jetë këtë skemë, a vepruat ju me dijeninë dhe me dëshirën tuaj? 16. A jeni fajtor për akuzën e ngritur në Informacion?


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E shtunë, 5 TETOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Pakti PS-PD do thellonte krizën. Nuk kanë çfarë të hetojnë për Presidentin

Gjosha: Holanda, dhe vende të tjera “Jo” Shqipërisë për negociatat Intervistoi: Redjon Shtylla

P

ë r ish-ministren e Inte grimit, Klajda Gjosha, nuk ka marrëveshje mes PS-PD. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së, thotë se rolin kryesor e kanë qytetarët dhe se çdo pakt do ishte thellim i krizës. E pyetur sesi e lexon opinionin e Komisionit të Venecias, ish-ministrja thotë se ky Komision nuk mund të përdoret nga PS-ja si pjesë e politikës së sajë. Nga ana tjetër, ajo thotë se Komisioni Hetimor nuk ka se çfarë të hetojë në lidhje me Presidentin Meta. Për qëndrimin që do të mbajnë më 15 tetor, ministrat e jashtëm të BE-së, si ish-ministe e Integrimit, pohon se shumë vende të BE-së anojnë tek një “JO” e prerë. Z. Paskal Milo dhe zërat nga “opozita e re”, flasin për një

marrëveshje PS-PD për Reformën Zgjedhore dhe që sipas tyre kjo do të realizohet edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar. Ju si LSI, do të jeni të përfshirë në këtë pakt dhe nëse ka marrëveshje vetëm PS-PD, ju si aleatë të opozitës së bashkuar si do të reagoni? Ka mbaruar koha e marrëveshjeve të fshehta PD-PS. Nëse duam platformë për zgjidhjen e krizës, rolin kryesor e kanë qytetarët shqiptarë dhe ata janë të lodhur me marrëveshje që kryhen në kurriz të tyre. Çdo pakt momental për kapërcimin e krizës nuk është zgjidhje por thellim i krizës. Sipas PS-së, Komisioni i Venecias në opinion e saj, të publikuar paraprakisht, legjitimoi 30 Qershorin që për ju si opozitë ishte ditë votimet.

Pyetja që kemi, është se a mundet që një Komision i tillë të jetë bazë vendimtare dhe çertifikuese për zgjedhjet në Shqipëri? Komisioni i Vencias nuk është institucioni që legjitimon ose jo zgjedhjet. PS-ja bën mirë të jetë e kujdesshme pasi jo me çdo aktor vendas apo të huaj mund të bëhet politikë. Zgjedhjet e 30 Qershorit tashmë e kanë marrë delegjitimimin nga OSBE/ODHIR dhe nga pikëpyetje e ngritura nga Bundestagu Gjerman. Më 11 tetor Komisoni i Venecias do të paraqesë raportin përfundimtar lidhur me çështjen e vendimmarrjes së Presidentit Meta sa i takon anulimit të datës së zgjedhjeve. A mendoni se duhet të vijojë punën Komisoni hetimor parlamentar dhe a mundet që ta

shkarkojnë Kreun e Shtetit? Komisioni Hetimor nuk ka çfarë të hetojë sepse ata e kanë shprehur vendimin e tyre me rezolutë parlamentare. Është e turpshme që në një moment kaq të rëndësishëm, Shqipëria në vend të diskutonte për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kushteve, bën retorikë politike për shkarkimin e Presidentit. Ky debat bëhet edhe për të mbuluar gjithë rrënimin ekonomik dhe keqqeverisjen e vendit. “PO”-ja me 9 kushte e dhënë për Merkel që të mbështesë Shqipërinë më 15 tetor, në terma praktikë çfarë do të thotë së bashku me shtimin e kushteve? A është një “JO” teknike, pasi nuk ka një panoramë të qartë se kur nis ky proces, se kur do të shqyrtohet kapitujt e negocimit? Parlamenti

Selia blu rendit tre akuza ndaj Bjarke Ingels: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Holandez dha “JO” dhe Franca është e shqetësuar nga kërkesat për azil. Besoni se do ketë edhe shtete të tjera që do japin “JO”? Shqipëria nuk i cel dot negociatat pa përmbushjen e këtyre kushteve. Shqipëria bëhet precedenti i parë për ndryshimin e procedurave për hapin e negociatave. Kjo do të prekë në të ardhmen edhe vendet e tjera si Kosovën dhe Bosnjen. Më 15 tetor varianti më pozitiv është që vendet të pranojnë opsionin me kushte të Gjermanisë. Në mënyrë që të merret ky vendim, vendet anëtarë duhet të votojnë në unanimitet. Edhe një Veto e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë dhe duket se Holanda dhe disa vende të tjera po anojnë më shumë drejt një “Jo”-je të prerë.

PADIA NDAJ ARKITEKTIN DANEZ

PD padit arkitektin danez: Mori pjesë me vetëdije në projektin e paligjshëm për Teatrin

P

artia Demokratike dërgon për ndjekje penale arkitektin danez, Bjarke Ingels, pasi sipas saj, ai është përfshirë në mënyrë të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike te Teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private. Akuzat në padinë

që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori kundër arkitektit danez janë tre: “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. “Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të

projektit korruptiv për Teatrin sjell me detaje historikun e këtij projekti, bazuar mbi deklaratat publike të Edi Ramës, Erion Veliajt, Bjarke Ingels dhe akteve zyrtare, që çojnë në konkluzionin se Edi Rama, bashkë me Erion Veliajn kanë bashkëpunuar me Bjarke

Ingels për një projekt të pabazuar në asnjë ligj. Duke cituar Bjarke Ingels në një intervistë më 14 Mars 2018, bëhet e qartë se projekti ka pasur porositës kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa kompania “Fusha shpk” vetëm sa ka kryer pagesën për një punë të paracakuar nga dy prej

njerëzve me më shumë pushtet në vend, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës. Projekti është porositur prej tyre që në vitin 2016, shumë kohë përpara se Fusha shpk ta paraqiste si projekt të financuar prej saj. “Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”- citohet të ketë thënë më 14 Mars 2018 Bjarke Ingels. “Ky fakt provon se jemi përpara marrjes së një përfitimi të parregullt dhe pranimit të një oferte që vjen nga një përfitim i parregullt.”- thuhet në padinë e Partisë Demokratike. Aty vihet në dukje se “kryerja e një projekti për zhvillimin e pronës publike dhe ndërtimin e një pasurie publike, si Teatri Kombëtar, pa asnjë marrëveshje me autoritetet publike shqiptare dhe pa u njohur me ndonjë procedurë konkrete ligjore për partneritet

publik privat, nënkupton se studio arkitekturore “BIG-BJARKE INGELS GROUP” dhe arkitekti i saj z. Bjarke Ingels, kanë konsumuar veprën penale të parashikuar në nenin 164/b “Korrupsion pasiv në sektorin privat”, vepër e cila dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet. “Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”- shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Mes të tjerave, në padi, theksohet fakti se për t’i hapur rrugë projektit të Bjarke Ingels, të porositur nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë që në 2016-ën, pa u bazuar në asnjë procedurë ligjore, qeveria ka ndërmarrë disa veprime përpara paraqitjes nga “Fusha shpk” të propozimit të pa kërkuar për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa kulla përreth, i cili mban datën Shkurt 2018.

“Teatrin Kombëtar”, Boçi: Do t’i çmontojmë skemat korruptive Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për padinë që selia blu ka bërë dje në prokurori për arkitektin danez, Bjarke Ingels. Sipas PD-së, arkitekti në fjalë është përfshirë në mënyrë të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike te Teatri Kombëtar për ndërtimin në këtë atje të kullave private. “PD i është referuar kodit të procedurës penale dhe prandaj janë ato parashikime. Oferta e Fusha shpk nuk është një ofertë e pa kërkuar, por qenka një ofertë e mirë studiuar. Kjo është një akuzë që çmonton një mega aferë. Ka disa emra, të cilët do të thirren për të dëshmuar. Projekti i arkitektit, Bjarke Ingels ka qenë i porositur për një ndërtim publik. Akuza është e faktuar. Nuk kemi një, por kemi disa persona të akuzuar dhe prokuroria do ta ndërtojë atë në mënyrë progresive. Kur them të çmontohet? Them që të dalë skema korruptive. Projekti është shpall fitues nga ana e kryeministrit pa garë, pa respektuar asnjë ligj. Arsyeja e opozitës në raport me reformën zgjedhore është një reformë e kërkuar edhe nga vetë PD. Rama nuk e bën dot pa opozitën, sepse ajo në parlament nuk është opozita reale, por flasin në emër të saj”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi për “News 24”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA Enxhi Cuku: Eksperienca ime te “Gjyshja” dhe mesazhi që përcjell roli i Shpresës

Intervistoi: Albina GJERGJI

Q

uhet Enxhi Cuku, është 23 vjeç e deri tani numëron sh tatë role të suksesshme në kinematografinë tonë. Edhe pse shumë e arrirë profesionalisht për moshën që ka, sapo nis bisedën me të, vëren që Enxhi karakterizohet nga një modesti tejet simpatike. E tërhequr nga “zhurmat” që qëllimisht personazhet mediatikë shkaktojnë për efekt pompoziteti, ajo ndryshe nga ata preferon qetësinë dhe përkushtimin me seriozitet në punë. E kjo duket se e ka bërë të veçantë në llojin e saj, pasi për Enxhin ambicia profesionale duhet patjetër të përkojë edhe me talentin. Virtyt me të cilin natyra e ka bekuar. Roli i saj më i fundit në kinematografi është ai i Shpresës në filmin me metrazh të shkurtër “Gjyshja”. “Shpresa, pra, personazhi që unë luaj në këtë film është një rol delikat për mua, pasi luaj gjithe kohës me emocione dhe e gjitha shprehet pa fjalë në këtë film”, tregon për gazetën “Koha Jonë” aktorja Cuku, duke shtuar më tej se, “Ky film flet për një temë shumë delikate dhe që do të shkaktojë diskutime”. “Gjyshja”, e cila trajton një dramë shqiptare pritet të vijë premierë mbrëmjen e datës 7 tetor në kinema “Millennium”. Me skenar dhe regji të Eduart Grishaj ky film artistik sjell në role aktorë të mirënjohur si, çun Lajçi, Ema Andrea, Rita Gjeka, por edhe të rinj mjaft të talentuar sic është dhe Enxhi Cuku. Aktore e re në moshë, por me disa pjesëmarrëse në filma me metrazh të shkurtër e të gjatë. Mund ta na flisni pak për eksperiencën tuaj ne kinema Enxhi? Unë jam e dashuruar me botën e kinematografisë. Që në rolin tim të parë protagonist në filmin “Femrat” nuk jam ndalur më. Kuptova që është aktrimi ajo që dua të bëj dhe po punoj fort që ta kthej në profesion sa më shpejt. Kanë kaluar 6 vite që nga roli i parë dhe ndjehem mirë me aq punë sa kam realizuar në Shqipëri. Kur kthehem dhe numëroj rolet që kam luajtur, arrij në përfundimin që kam interpretuar vetëm role që i dua, role me “esencë” i quaj dhe sigurisht në skenare që vërtetë besoj. Po për përfshirjen tek filmi “Gjyshja”, i cili sapo është prezantuar si i përfunduar nëpërmjet trailer-it? Mund të them që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. E dua shumë si skenar dhe më ka pëlqyer shumë kor-

rektesa dhe pasioni i regjisorit, Eduart Grishaj. është shumë i rëndësishëm roli i regjisorit në film, pasi është ai drejtuesi i të gjithë punës. Filmi “Gjyshja” është realisht një nga projektet që kam më shumë përzemër dhe kam pritshmëri. Një film i ideuar nga regjisori, Eduart Grishaj, si erdhi tek ju oferta për të qenë pjesë e “Gjyshes”? Më kontaktoi vetë Edi për këtë rol. Mendoi se do ishte shumë e përshtatshme ta luaja unë këtë rol, pasi isha imazhi që ai kishte në kokë. Plus edhe premiera e filmit “Internimi”, ku luaj një vajzë të viteve ’80-të, i dha dhe një imazh më të freskët për t’u qasur në një tjetër rol të ngjashëm. Roli juaj? Mesazhi që përcjell personazhi që interpretoni dhe si ishte të futeshe nën këtë “lëkurë”? E dua shumë këtë rol. E them shpesh

në fakt për cilindo rol që me pyesin, por është e vërtetë. Krijoj një lidhje shumë të fortë me personazhet që luaj. U jap diçka nga Enxhi dhe u marr diçka të re. Shpresa, personazhi që unë luaj në këtë film është një rol delikat për mua, pasi luaj gjithë kohës me emocione dhe e gjitha shprehet pa fjalë në këtë film. Filmi flet për një temë shumë delikate, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën dhe shkakton diskutim. Nuk po e zbuloj tematikën, sepse edhe pak ditë na ndajnë nga premiera. Në këtë film që i përket metrazhit të shkurtër shkurtër,, ju interpretoni përkrah artistëve të mëdhenj si, Çun Lajqi, Ema Andrea, Rita Gjeka. Si ishte të luaje përkrah tyre? Për mua si aktore është jashtëzakonisht shumë mirë të luaj në krah të aktorëve të talentuar (jo medomos të njohur) dhe të ndaj ekranin me ta. është

9 E shtunë, 5 TETOR 2019

shumë i rëndësishëm partneri, aktori/ ja që ndaj skenën. Nuk ka rëndësi roli yt sado i mirë të jetë, në momentin që ti ndan skenën me një aktor që nuk të ndihmon në marrëdhënie. Filmi mendoj se është punë grupi, pra duhet bashkëpunim. Të gjithë për një qëllim, të realizojmë një film shumë të mirë. Është më e vështirë, apo më e lehtë të aktrosh përkrah aktorëve të mëdhenj? Këtu kemi të bëjmë dhe me personalitetin e vërtetë. Gjatë xhirimeve unë shikoj rolin tim, fokusohem në skenën e radhës dhe merrem me punën time. Kjo është në fakt çfarë duhet të bëjë çdo aktor në punë (të punojë me rolin). Sigurisht, që ka raste që aktorët marrin dhe rolin e “mësuesit”, kanë teka, kanë dëlir, por për mua është ok. Nuk më cënojnë në punën time, kështu që s’mund ta ndaj është e lehtë, apo është

e vështirë. Për mua, është vetëm një punë që duhet bërë dhe unë kam për detyrë të realizoj pjesën time. Po me regjisorin Eduart Grishaj dhe gjithë stafin si rezultoi bashkëpunimi? Ishte bashkëpunim shumë i mirë. Nëse çdokush fokusohet te puna e tij, ta realizojë atë sa më mirë, kur ndërthuremi bashkë arrin puna e dëshiruar. Ishin 3 ditë xhirime, intensive dhe korrekte. I kam shijuar shumë. Sa vite keni që merreni me aktrim dhe sa role numëroni deri tani Enx hi? Enxhi? U bënë 6 vite. Kam filluar me rolin tim të parë në moshën 17 vjeç. Shpresa është roli im i shtatë në kinema. Dhe Dhe,, cili prej rolev rolevee mbetet me i veçantë për ju deri tani? Për secilin rol mund të them diçka. E

vështirë t’i ndash, sepse sa herë që kam marrë skenarin e tyre në duar kam thënë, “e dua këtë rol”. Por me Fridën, në filmin “Internimi” kam një lidhje të fortë. E kam më pranë zemrës si rol, sepse ka qenë shumë sfidues nga çfarë kisha realizuar më përpara. Edhe pse mjaft e arrirë profesionalisht për moshën që keni, dukeni shumë modeste në mënyrën sesi e prezantoni veten në publik. Kjo ka te beje më shumë me natyrën tuaj, apo më shumë me dëshirën për të qenë ndryshe nga “turma”? është natyra ime. Kështu kam qenë që e vogël dhe si rrjedhojë “veçohem” nga turma. Por edhe kam kuptuar që ndjehem shumë mirë kështu. është zgjedhja ime sot. Përkundrazi, fokusohem totalisht në punën që dua të bëj dhe te vetja ime. Artistikisht, cili është projekti i radhës që do jeni pjesë e tij? është filmi autor “Shadow of the sun” me regji nga Julian Canameti dhe Dritan Mesareja. Pritet të dalë premierë në muajin nëntor. Me një kastë aktorësh në role kryesore: Eva Alikaj, Gent Decka dhe Andi Begolli. Ambiciet tuaja për të ardhmen, ku e shihni veten profesionalisht më vonë? Dëshira dhe përfytyrimi im është duke ushtruar vetëm aktrimin. Të kthej pasionin tim në profesion jashtë Shqipërisë. Në këtë sezon jeni edhe pjesë e ekranit të Vizion plus me emisionin, “Who’ “Who’ss next” next”.. Dëshirë e vjetër e juaja prezantimi televiziv televiziv,, apo...? Prezantimi më pëlqen, por nuk e mund dot dashurinë që kam për kinemanë. Vij në ekranin e “Vizion plus”, pasi m’u propozua një program ku mund të flas për kinemanë. Meqenëse, kinematografia është me ritme më të ngadalëta në vendin tonë, më pëlqen të jem aktive në program, por të paktën të përfaqësoj atë që unë bëj dhe më pëlqen. Një vajzë kaq e bukur sa Enxhi, a ka menduar ndonjëherë të bëhet pjesë e spektakleve të bukurisë? Faleminderit shumë. E kam menduar në adoleshencë para se të merresha me art dhe televizion. E kam menduar më shumë si trampolinë, por që gjërat morën një rrjedhë tjetër, ndoshta edhe më të mirë. Kështu që them se kam formuar tjetër figurë, apo imazh për veten. Si e shihni bukurinë si koncept? Si avantazh, apo disavantazh në kohët që po jetojmë? Pse? Bukuria… s’mundem dot ta përkufizoj. është koncept dhe shije shumë personale. Në kinema nuk është kriter. Mund të jetë kriter për një rol specifik, por nuk do të thotë që të zbeh talentin, apo se nuk ke të ardhme në kinema. Ashtu si në jetën reale, ku gjejmë individë, karaktere, paraqitje dhe jetë të ndryshme, ashtu edhe kinemaja nuk njeh filtër dhe ka nevojë gjithmonë për realitet.


POLITIKE

10 E shtunë, 5 TETOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: Ky që i fali jo pak, por 7% oligarkëve, shet sot një taksë të re, “Shqipërinë Solidare”!

“Shqipëria solidare”, Vasili: Ky është një turp kolosal i një kryeministri grabitqar

N

ënkryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk heq dorë nga akuzat ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, ndërsa thotë se edhe pse grabit çdo ditë miliarda koncesione, Rama vijon të flasë për fondin e “Shqipërisë solidare”. Sipas Vasilit, kjo është një formë dhe strategji e re e tij për aplikimin dhe vjeljen e taksave të reja pas tërmeteve të 21 shtatorit, ku disa shtëpi u dëmtuan në Durrës dhe Tiranë. “”Shqipëria solidare”, apo “Sevapi me pahir”, një taksë e re e kryeministrit hipokrit! Kryeministri e uli tatimin mbi dividentin nga 15% në 8%, duke shkelur në mënyrën më skandaloze Kushtetutën. Ky që i fali, pra, jo pak por 7% oligarkëve, shet sot një taksë të re, “Shqipërinë Solidare”, apo thënë ndryshe “Sevapi me pahir”! Po ky kryeministër, që grabit përditë miliarda me koncesione dhe që përgjysmon tatimin mbi dividentin, bile edhe me fuqi prapavepruese, na flet për Shqipërinë e ashtuquajtur solidare, ndryshe “Sevapi me pahir”. Ky është një turp kolosal i një kryeministri grabitqar që ka zbrazur arkën e shtetit me llojlloj grabitjesh, koncesionesh,

tenderash rrugësh, etj, etj., dhe tani në panik s’di ç’bën e flet. Është kaq i marrë ky sa thotë që “Shqipëria Solidare” nuk është taksë e re dhe tre rreshta më poshtë thotë do të jetë 2% mbi dividentin. Ky, në rastin më të mirë, është një i çmendur, dhe në rastin më të keq është një grabitqar i pangopur. Lexojeni vetë se ç’tha dje ky Edi Rama: “Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit por mekanizëm bashkëpunimi, mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë,

qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj. Ideja është që të biem dakord për vendosjen e një bazë të sipërme, secilit prej jush ti bjerë një barrë e barabartë për këtë mekanizëm solidariteti, 2% mbi dividendin, jo kompanisë, por dividendin tuaj.””, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili. “Shqipëria solidare” Dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilëve u ka kërkuar

MINISTRI PËR DIASPORËN

Majko sulmon Ramën: Ideja e ndarjes së kufijve erdhi nga Beogradi

M

inistri për Diasporën Pandeli Majko, njëherësh dhe ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, deklaroi dje në “Top Talk” se ideja e ndarjes së territorit të Kosovës me Serbisë ishte shqetësuese për Tiranën. Ai tha se kjo ide nuk erdhi nga Prishtina, por nga Beogradi. “Nuk më pëlqen

që nga Tirana të dalin kompetentë për çfarë ndodh në Prishtinë. Dhe nuk më pëlqen që nga Prishtina të dalin disa kompetentë që të flasin me kompetencë të plotë se çfarë ndodh në Tiranë. Mendoj se jemi ende herët që të flasim me kompentecë se çfarë po ndodh në Prishtinë. Kjo historia e “kompetentëve” duhet parë me shumë kujdes. Mendoj që kë më shumë mund të prishë punë sesa të rregullojë punë. Sa i përket çështjes së kufirit ishte një çështje që shqerësoi të gjithë klasën politike, por jo vetëm Prishtinën dhe Tiranën, por edhe më gjerë. Mendoj se ishte një mënyrë që nuk vinte nga Prishtina, por nga Beogradi zyrtar. Kur të gjithë në Bruksel dhe në qendrat e rëndësishme të Evropës e shohin Beogradin me kujdes, kjo nuk orientohet nga pesha e vërtetë gjeopolitike që ka Beogradi, por pas Beogradit qëndron “Ariu i madh”, u shpreh Majko. Qëndrimi i Majkos kundër ndarjes së Kosovës kritikon direkt qëndrimet e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka qenë një nga mbështetësit e kësaj ideje së bashku me Presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin e Kosovës, Aleksandër Vuçiç. Edhe më serioze për pozicionin e Ramës në këtë histori është deklarata e Majkos se pas Beogradit qëndron “Ariu i madh”, pra Rusia.

të bëhen pjesë e një mekanizimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të varfër të Shqipërisë. Rama u shpreh se fatkeqësisht njerëzit e pasur janë vënë në qendër të shënjestrave politike por se ata mund të bëjnë shumë, duke dhuruar më tepër për shtresat më të varfra të shoqërisë. “Dua të prezantoj para jush krijimin e një fondi për Shqipërinë solidare, për të adresuar bashkë me ju nevoja në drejtim të atyre që janë më në hall. Ky është një bashkëpunim mes qeverisë dhe sipërmarrësve, pra mes qeverisë dhe jsuh si individë secilit prej jush t’i bjerë një barrë thuajse e barabartë përgjegjësie. Mekanizmi nuk do të kontrollohet nga qeveria, por nga ju. Ne do të jemi bashkë për të adresuar halle dhe nevoja për shqiptarët, që duhen realizuar në terrenin e jetës të përditshme. Unë dëshiroj të krijohet një lidership kombëtar në funksion të Shqipërisë Solidare. Ky është një solidaritet ndaj shqiptarëve. Kjo nuk ka asnjë lidhje me gjuhën e urrejtjes së opozitës, me “oligarkët””, tha Rama. Ai deklaroi se fondi është për t’iu ardhur në ndihmë të pamundurëve, kurse ka thënë edhe skemën sesi funksionin fondi.

Ish-deputeti i LSI-së

Panariti: Presidenti nuk bën lëvizje të papërgjegjshme. Ndaloi votimet moniste “Presidenti Ilir Meta ndaloi mbajtjen e votimeve moniste”. Kështu u shpreh në një intervistë për portalin informativ “Syri Tv”, ishministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti. Sipas Panaritit, kreu i shtetit ka pasur informacionet e nevojshme se vendi rrezikonte të shkonte drejt një konflikti. “Presidenti në mënyrë të qartë reagoi mbi rreziqet për një konflikt, nëse do të ruhej ajo statusquo në bazën e një konflikti civil. Ai ka patur informacione që i ka ndarë me faktorët. I ka pasur edhe nga organet e sigurisë së vendit. Janë të klasifikuara dhe nuk mund të bëhen publike. Prandaj dhe shkoi në Komisionin Hetimor. Presidenti nuk bën lëvizje të papërgjegjshme”, u shpreh Panariti. Sipas Panaritit, vendi është më i përçarë se kurrë. “Më shumë se gjysma e vendit nuk ndjehet e përfaqësuar”, deklaroi ishministri Edmond Panariti.

KREU I LZHK-SË

Shehi i përgjigjet Ramës: Jashtë BE-s s’na la kokaina që pi ti, por korrupsioni dhe krimi

K

reu i LZHK-së Dashamir Shehi i është përgjigjur bullzimit të kryeministrit Rama, i cili u manifestuar dy ditë më parë në emisionin e Sokol Ballës. Kreu i LZHK-së u shpreh për “Fax News”, se Edi Rama është drejt fundit të tij politik, dhe për këtë tashmë është bërë agresiv dhe merret me sulme personale. “Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë Europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze. Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hidhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash. Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit. Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton. Termat opozitë parlamentare dhe jo parlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas interesave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim pervers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh dje kreu i LZHKsë, Dashamir Shehi.


POLITIKE OPINION Nga Artur Zheji

D

oli përsëri në Tv, kryeministri. Nuk dihet përse duhet të dilte përsëri, sepse me datë 3 Tetor 2019, ai kishte dalë disa herë, duke përsëritur të njëjtën salcë, të njejtën majonezë dhe po aq spec djegës, gjatë gjithë asaj dite. Tepër nervoz dhe me shtjella pasioni dhe me mendime vrapuese e të rrjedhshme si një aktor improvizues, që edhe e shkruan vetë tekstin dhe e reciton, duke dhënë shfaqje pas shfaqjes. Duke vënë pasionin përpara logjikës, atij i duket se ja mbërrin qëllimit, që të mund të flasë edhe pa logjikë, boll që të tërheqë audiencën në shtigjet e pyllit dhe në shtigjet e qafëmaleve, gjithmonë për të shmangur marramendjen dhe pamjet e greminës ku jemi sot. I vetëviktimizuar, gjithmonë

në mbrojtje nga sulme të vërteta, por më së shumti nga sulme imagjinare, që duan të krijojnë bindjen, se e keqja buron nga opozitarizmi, nga ‘sharësit” që nxijnë realitetin. Me siguri, shumica e audiencës, ka mbetur pa fjalë dhe pa gjykim, sepse kryeministri-viktimë, në rastin më të mirë: “Nuk di!”, dhe në rastin më të keq: “Nuk kam asnjë përgjegjësi!”, i bie që Rama, vetëparaqitet si ata larësit e xhamave të makinave të të tjerëve. Duke dashur të na bëjë të mendojmë, se kjo makina, që është edhe qeveria e tij, baltoset nga të tjerët dhe vetëm nga të tjerët. “Korrupsion ka!”, por ja aq sa thuhet, e pra nuk është korrupsioni e keqja, por keqdashja që zmadhon përmasat e korrupsionit, ajo po, është e keqja jonë më e madhe, që na nxin e na baltos, sipas të

ANALIZË Nga Andi Bushati

E

di Rama mblodhi në pallatin mbretëror “aristokracinë” e biznesit shqiptar në një përpjekje të dëshpëruar për të retushuar imazhin e tyre në publik. Kryeministri pranoi se ata 200 burra dhe gra që i kishin ardhur në sallë, ishin viktima të “frymës agresive kundër gogolit të oligarkut”, të një preceptimi të keq popullor, që kulmon deri në thirrjet për djegien e bizneseve dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre. Dhe për këtë i ftoi ata që të dhuronin nga paratë e tyre përmes një fondi, që do të rriste solidaritetin me më të varfrit, duke e shndërruar ajkën e kapitalizmit shqiptar në një “lokomotivë morale për shoqërinë”. Masa që propozoi shefi i qeverisë, në atë monolog ku njerëzit më të pasur të vendit bënin rolin e spektatorit avdall, dhe ai vetë të star-it që vjen me vonesë për të performuar para turmës, ishte që biznesmenët e mëdhenj të dorëzonin 2% të dividentit personal (jo të fitimit të kompanisë) në këtë fond solidariteti që do i vishte fytyrave të tyre një maskë njerëzore. Duhet thënë që në fillim se ajo nismë dhe ai format ishin krejt të pakuptimta. Dhe kjo për disa

arsye… Së pari, se perceptimi armiqësor ndaj “figurës së urryer të oligarkut”, nuk ka prekur të gjithë biznesmenët e mëdhenj shqiptarë. Është e vërtetë se në imagjinatën popullore, mund të ngatërrohet i njomi me të thatin, është e vërtetë se nën sundimin arbitrar të rilindjes po thellohet një kontradiktë që buron prej pabarazisë së skajshme, ajo mes të pasurve dhe të varfërve, por duhet thënë gjithashtu, se pjesa më e madhe e publikut e di se cilët janë mëkatarët e vërtetë: se cilët marrin koncesione dhe PPP multimilionshe, se cilët fitojnë tendera pa garë dhe “gara” ka konkurrent, se cilët lobojnë për ndryshimin e ligjeve në favor të tyre, se cilët janë kilentët e përhershëm të cilët majmen vazhdueshëm nga paratë publike. Në atë sallë kishte edhe plot biznesmenë të ndershëm, që fitojnë me punën dhe djersën e tyre, pa ndihmën e fondeve publike dhe lobimit për lehtësira fiskale. Dhe natyrisht ata nuk mund të detyrohen për të shplarë imazhin e oligarkëve të Ramës, disa prej të cilëve, si për ironi të fatit, as nuk gjendeshin në atë sallë, të organizuar për të bërë makiazhin e tyre.

11 E shtunë, 5 TETOR 2019

Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës? thënave të kryeministrit. “Trafiku i drogës? Tonelatat e kapura në Athinë me destinacion Shqipërinë? Apo gjurmë të tjera që kapen gjithkund tjetër?” Dukshëm, duket se edhe kryeministri i merr vesh këto lajme nga mediat edhe ay, dhe pret vendimet e drejtësisë shqiptare… e kështu futja tja fusim! Le të ecë përpara qeverija, të mbyllim gojën të gjithë dhe të bëjmë spektatorin e spektaklit të ish piktorit, zbuluar befas aktor dhe regjizor njëherësh, që reciton monologun e viktimës, që vanë dhe e vunë me zor kryeministër. Po përse është kaq nervoz kryeministri pasio-

nant? Përgjigja duket e thjeshtë dhe është para syve të të gjithëve: Nuk ka kontroll në asgjë e për asgjë! Nuk qeveris e vetëm përrallis, ankesa të pafundme, që për hir të së vërtetës, i ujdis bukur mirë në të folme! Sepse largimi masiv i shqiptarëve, është prej kohësh një braktisje reale e teatrit, ku ish piktori-aktor, shumë shpejt do të përrallisë në një sallë të zbrazur. Porse kjo është një humbje për të gjithë, pozitë dhe opozitë, popull apo elitë. Dhe pyetja që bëhet rëndom është, jemi vonë apo mirëfilli e meritojmë këtë kryeministër mendjemadh, të cilit pa kuptuar po i bosha-

tiset kafka, nga neuronet e pakta racionale, shpesh aspak interesante, por po kaq shpesh të domosdoshme, që duhet të ketë një shtetar? Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës? Çfarë “Fati”! kemi një interpretues të mirë, gënjeshtrathënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara. Mjerisht dhe fatmirësisht shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh pa kthim. Ndërkohë që kryeministri flet e flet. E përsëri, flet e flet. 360grade.al

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve Së dyti, ti kërkosh bosave të biznesit shqiptar të derdhin në një fond solidariteti të drejtuar dhe kontrolluar prej tyre 2% të dividentit, është një masë qesharake. Edhe sikur të funksionojë, ajo shumë, nuk është asgjë më tepër sesa një piku uji në oqean, për të korrigjuar hendekun mes atyre që kanë dhe atyre që s’kanë. Atë e bën edhe me groteske fakti se nuk ka kaluar as një vit, kur me një ligj antikushtetues të kthyer pas edhe nga presidenti, Rama i fali, po, po, i fali më të pasurve të vendit, 7% të dividentit, jo vetëm për një vit, por edhe me efekt prapaveprues për vitet që patën kaluar. Së treti, një qeveri e majtë, e cila shqetësohet realisht për thellimin e pabarazive, për thyrejen sociale që rrjedh prej tyre, për kalcifikimin e një sistemi ku të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe pjesa tjetër varfërohet gjithnjë e më tepër, nuk e zgjidh këtë me anë të lëmoshës, as me fondet për rindërtimin e një shtëpie, apo kurimin e një fëmije të sëmurë. Ajo e zgjidh me anë të taksimit. Tashmë në mbarë botën po pranohet njëzëri se Amerika e pas krizës

dramatike të 1929, kur Ruzvelti vendosi të aplikojë deri në 80 % taksim për pasuritë më të mëdha, përjetoi bumin e vet të lavdishëm ekonomik. Po ashtu edhe Europa e pas luftës së dytë botërore, që vendosi të ndërmarrë, politika fiskale të bazuara tek solidariteti, kujton ditët e saj më të arta. Vetëm këto janë masa që mund të rikthejnë kohezionin social të shkatërruar dhe të ringjallin ekonominë e kapur për fyti nga 10 -15 vetë. Natyrisht, Edi Rama i di këto. Që kur erdhi në pushtet në 2013, ai e bëri një nga refrenet e fushatës së tij, zbutjen e pabarazive, në një vend ku siç i pëlqente të thoshte atëherë, vetëm 5% e shoqërisë kanë sa 95% tjetër. Pikërisht për këtë ai nisi betejën për taksimin progresiv ku ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë. Por, me ta ardhur në pushtet ai lundroi në drejtim të kundërt. Ai jo vetëm e thelloi hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, por krijoi një diferencë edhe midis vetë biznesmenëve duke veçuar prej tyre një grusht oligarkën që bashkëqëverisin me të. Ai jo vetëm që nuk bëri gjë për më të paprivilegjuarit,

por do të mbahet mend për thirrjen drejtuar sipërmarrësve italianë që të vijnë në Shqipëri se këtu fuqinë punëtore mund ta shfrytëzojnë si mish për top, pasi nuk ka as sindikata. Të gjitha këto politika të denja për një ekstremist ultraliberal i kanë dhënë frytet e tyre. Ato kanë konverguar në atë që Rama e quajti së fundi përpara 200 ‘aristokratëve” të biznesit, si frymën agresive të shoqërisë kundër gogolit të oligarkut. Dhe këtu ai ka meritën e pamohueshme se di ta masë pulsin e shoqërisë. Ai tregoi se e ka kuptuar se virusi i kësaj fryme po përhapet me shpejtësi. Prandaj zhvilloi dhe tubimin farsë në pallatin mbretëror. Por, ashtu si shpesh herë, problemi i tij nuk është se s’di të kapë problemet e duhura, ai është se jep përgjigjet e gabuara. Kështu bëri edhe këtë herë kur veshi përparsen e krirurgut estetik të oligarkëve: në vend që të marrë masa për të zbutur kontradiktën në thellim mes të pasurve dhe të varfërve, ai mbajti një fjalim para biznesit të madh me shpresën për ti transformuar ata nga “djaj”, në lokomotiva morale të shoqërisë.


SOCIALE

K

a nisur puna për ndërtimin e materni tetit të ri të Lezhës, brenda korpusit të këtij spitali rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për maternitetin e ri, një investim i qeverisë shqiptare prej 3.2 milionë dollarë, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e Lezhës. ‘’Qeveria shqiptare ka vendosur në prioritetet e saj shëndetin e nënës dhe fëmijës, ndaj rikthehemi në Lezhë me një premtim të mbajtur, duke bërë realitet një prej investimeve më të mëdha në dekadat e fundit për shëndetësinë në Lezhë, ndërtimin e maternitetit të ri, me vlerë 3.2 milion dollarë’’. Duke theksuar se ky investim do të transformojë shërbimin për nënën dhe fëmijën për qarkun e Lezhës, Manastirliu tha se ky nuk është i vetmi investim në maternitete këtë vit. ‘’Pas ndërtimit të maternitetit të Korçës dhe Sarandës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke investuar me fonde të buxhetit të shtetit për tranformimin e materniteteve edhe në spitalet rajonale të Kukësit dhe Beratit, me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor, duke garantuar shërbim cilësor për nënat dhe fëmijët sa më afër vendbanimit’’. Materniteti i ri i Lezhës do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Do të ketë 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve të ndërtimit të maternitetit të Lezhës, Ministr-

12 E shtunë, 5 TETOR 2019

Materniteti do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate, 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje të teknologjisë së lartë

Materniteti i ri i Lezhës, ministrja Manastirliu: 3.2 milion dollarë investim INVESTIMI “Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për maternitetin e ri, një investim i qeverisë shqiptare prej 3.2 milionë dollarë, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e Lezhës. ‘’Qeveria shqiptare ka vendosur në prioritetet e saj shëndetin e nënës dhe fëmijës, ndaj rikthehemi në Lezhë me një premtim të mbajtur, duke bërë realitet një prej investimeve më të mëdha në dekadat e fundit për shëndetësinë në Lezhë, ndërtimin e maternitetit të ri, me vlerë 3.2 milion dollarë’’”. ja Manastirliu shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku dhe deputetja Ardiana Jaku të cilët vlerësuan si shumë të rëndësishëm për Lezhën këtë investim të qeverisë shqiptare. Në godinën e re parashikohen të sistemohen shërbimet e Obstetike-Gjinekologjisë, Neonatologjisë, blloku i lindjeve si dhe

konsultori i gruas. Godina e re do të jetë 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Transferimi i funksioneve të godinës së maternitetit do të bëhet me përfundimin e godinës së re. Duke deklaruar se ky është investimi më i rëndësishëm prej më shumë se 2 dekadash në këtë spital, Ministrja Manastirliu tha se projekti do të vijojë edhe në dy faza të tjera,

TETORI ROZË

me rehabilitimin e Poliklinikës së spitalit dhe rehabilitimin e plotë të godinës qendrore të spitalit të Lezhës. “E kemi dëgjuar shpesh që mungojnë mjekët specialistë. Politika e bllokimit të specializimeve për 4 vite patjetër që shkaktoi probleme dhe mungesa por sot pas katër vitesh specializim ja ku janë mjekët e rinj që po ofrojnë shërbime të spe-

cializuara. Janë 167 mjekë specialistë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, që prej muajit mars janë atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake në vend”. Materniteti do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate, 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje të teknologjisë së lartë.

SHËRBIM I RI PËR KLIENTËT

Kanceri i gjirit, më shumë gra janë kontrolluar “Tetori Rozë” është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe

zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot shifrat e kontrollit të gjirit në 9 mujorin e 2019. “+19% gra më shumë kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin 2019, krahasuar me 9 mujorin 2018. Nga 5 mamografët e rinj nga prill 2018 deri në shtator 2019 kanë përfituar 5 531 gra”, thekson Rama. Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysëm ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje. Të parandalosh është më mirë se të kurohesh thonë mjekët. Për këtë arsye muaji tetor i dedikohet ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ndryshe nga sa mendohet, edhe ky lloj tumori prek të dy gjinitë, por raporti te meshkujt është shumë më i ulët. Sëmundshmëria nga kanceri i gjirit është më e lartë në zonat urbane. Tirana, Korça dhe Fieri kanë numrin më të lartë të pacientëve me këtë lloj tumori, ndërsa më të ulëtin Kukësi, Dibra dhe Durrësi. Sipas mjekëve, faktorët kryesorë të sëmundjes janë historitë familjare, ndryshimi i stilit të jetës, stresi dhe mënyra e ushqyerjes.

Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare Të hënën më datën 7 tetor do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Raiffeisen Bank dhe Postës Shqiptare, për shërbimin e ri që do të afrohet për klientët e Raiffeisen Bank, atë të depozitimit cash pranë sporteleve të zyrave postare. Marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris dhe Administratorit të Postës Shqiptare, Laert Duraj, në orën 15.30 (ditën e hënë) pranë zyrave qendrore te Postës Shqiptare.


SHOWBIZ

13 E shtunë, 5 TETOR 2019

Demi Lovato kërkon ndjesë publikisht për udhëtimin në Izrael Demi Lovato shijoi disa ditë pushime në Izrael, por për shkak të kësaj u përball me kritika të shumta nga ana e ndjekësve në rrjete sociale. Këngëtarja u pagëzua në lumin Jordan dhe shumë persona e akuzuan se po mbështet Izraelin në konfliktin e gjatë me Palestinën. Për këtë gjë Demi vendosi të sqarohej publikisht dhe t’ju kërkonte falje të gjithë personave që janë ofenduar nga udhëtimi i saj. “Jam shumë e mërzitur. Unë pranova të bëja një udhëtim në Izrael në shkëmbim të disa postimeve. Askush nuk më tha se është e gabuar të shkosh apo se do të ofendoja ndokënd. Më vjen keq nëse kam lënduar apo ofenduar dikë, ky nuk ishte qëllimi im. Ndonjëherë njerëzit të prezantojnë me disa mundësi, por askush nuk të tregon se çfarë reagimi mund të marrësh mbrapsht. Ky udhëtim kishte si qëllim që të shërbente si një eksperiencë shpirtërore për mua dhe jo një mbështetje

politike. Tani e kuptova se kam lënduar njerëz dhe për këtë gjë më vjen keq. Më vjen keq që nuk jam më shumë e edukuar dhe më falni që mendova se ky udhëtim ishte thjesht një eksperiencë shpirtërore”, ka shkruar Demi në një postim në ‘Insta-

Arjon Muça iu fut televizionit dhjetë vjet më parë dhe siç e tha edhe vetë, është penduar. Sipas tij i vetmi aspekt që çalon është niveli ekonomik, pra thënë shkurt: pagat! “Nëse do të kthehesha pas në kohë nuk do të isha marrë kurrë me televizion. Të paktën në Shqipëri, duke eliminuar disa realitete që kam pasur fatin t’i prek, nuk është në fazën evropiane. Jo në aspektin teknik sepse kemi regjisorë shumë të mirë, operatorë shumë të mirë. Nga ana njerëzore është gjithçka në maksimum. Nga ana ekonomike, televizionet në Shqipëri as nuk krahasohen me televizionet evropiane.” “Kam prekur dhe anën tjetër, kam prezantuar në Itali. Në fund të ditës njeriu, nuk ushqehet as me duartrokitje as me lakimet e emrit nëpër rrjetet sociale. Ushqehet me rrogën e tij. “Pas dhjetë vitesh që punoj, e them me keqardhje që

në Shqipëri nuk ndërton dot një karrierë të mirëfilltë. Je i detyruar të hapësh biznes, të gjesh mundësi të tjera,” tha ai.

gram’, të cilin më vonë e ka fshirë. Ajo ka treguar se udhëtimi ka qenë mjaft i dobishëm për shëndetin e saj në përgjithësi, zemrën dhe shpirtin. Menjëherë pasi nisën kritikat për të Demi vendosi të mbyllte hapësirën e komenteve në postimet e saj.

Ish-asistentja padit Robert De Niro për ngacmimin seksual dhe diskriminim Ish-asistentja e Robert De Niro ka paditur aktorin për 12 milionë dollarë duke e akuzuar për diskriminim gjinor dhe bullizëm. Graham Chase Robinson pretendoi se aktori abuzonte me të verbalisht, kishte kontakt fizik të padëshiruar si edhe i bënte komente seksuale. Por avokati i De Niro tha se akuzat janë përtej absurditetit. Akuzat erdhën disa javë pasi aktori paditi Robinson, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve në Netflix. Në dokumentet e saj ligjore, që u botuan nga mediat amerikane, ishasistentja pretendon se De Niro po ngre akuza ndaj

Moderatori shqiptar: Në televizionet shqiptare nuk paguhesh

saj për të parandaluar që ajo të ndërmarrë veprime si edhe për t’i shkatërruar karrierën dhe reputacionin e saj. Robinson filloi të punojë si asistente ekzekutive e yllit të Hollywood në vitin 2008. Ajo pretendon se aktori komunikonte me të në mënyrë armiqësore, abuzive dhe frikësuese, përfshirë edhe bërjen e komenteve vulgare dhe të papërshtatshme ndaj saj. Gjithashtu e akuzon De Niro se e paguante më pak se një burrë dhe i kërkonte të bënte detyra të tilla si heqja e të brendshmeve, varjen e rrobave dhe pastrimin e banesës së tij.

Gigi Hadid ndahet nga i dashuri i ri pas vetëm 2 muajsh lidhje Modelja me famë botërore Gigi Hadid është lakuar kohët e fundit për një lidhje të mundshme të saj me personazhin televiziv Tyler Cameron. Që pas ndarjes së bujshme me këngëtarin Zayn Malik, Cameron ishte personi i parë me të cilin Gigi nisi të dalë dhe njerëz pranë tyre treguan se kishin pëlqim reciprok për njëri-tjetrin. Dy muajt e fundit ata shfaqeshin shumë shpesh bashkë, madje ai u pa disa herë të dilte nga shtëpia e modeles pasi kishin kaluar natën së bashku. Gjithashtu pak javë më parë ai i qëndroi pranë Gigit gjatë funeralit të gjyshes së saj. Megjithatë sipas “Entertainment Tonight” ata i kanë dhënë fund lidhjes pas vetëm 2 muajsh. Gjithashtu është shkruar në media se ndarja e tyre ka ardhur menjëherë pas intervistës së Tyler, i cili u shpreh se ishte ‘vetëm’. Më pas ai e quajti Gigin vetëm një mikeshë duke e lënë të paqartë marrëdhënien mes tyre.

Këngëtarja shqiptare ofron 1000 dollar për atë që kërcen më mirë këngën e saj Këngëtarja shqiptare Linda Halimi është rikthyer me një produkt në Shqipëri këtë herë, në Kënga Magjike. Kënga e saj titullohet “Want my Love”, ndërkohë që për këtë këngë Linda po kërkon kërcimtarë të zotë të cilët do t’i paguajë mjaft mirë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka shkruar: “Dua të shoh pak kreativititet, valltarët më të mirë që vallëzojnë “Want my love”, këngëtarin më të mirë … dhe më i pëlqyeri ose më i komentuari do të fitojë 500 dollarë, dy fitues, gjithsej 1000 dollarë”, -ka përfunduar Linda shkrimin e saj. Ajo e ka bërë në një formë konkursi këtë gjë, pasi personat që marrin më shumë ‘like’ dhe do ko-

mentohen për mirë, do të jenë edhe fituesit.


SPORT

14 E shtunë, 5 TETOR 2019

Si Conte ashtu edhe Sarri duket se kanë shumë pak dilema për duelin e së dielës në mbrëmje

Inter-Juve bëjnë gati “armatimet e rënda” për Derbin e Italisë N

umërimi mbrapsht për Derbin e Italisë mes In terit dhe Juventusit ka nisur dhe duket se do të zgjasë deri në infinitë. Një duel që këtë sezon do të jetë më i veçantë për shkak se të dyja skuadrat luftojnë për titullin kampion. Me Antonio Conte-n në stol, zikaltërit janë të pamposhtur në kampionat, ku kanë regjistruar gjashtë fitore në po kaq ndeshje. Në anën tjetër, Juventusi i Sarrit ka dy pikë më pak në renditje, pëson më tepër gola se zakonisht, por ka një grup mjaft cilësor futbollistësh. Inter do të synojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe lojën agresive të ish-trajnerit bardhezi, për të paraqitur 60 minutat e shkëlqyera të lojës së shfaqur në Champions ndaj Barcelonës. Conte luan kundër së kaluarës, për të hedhur baza të forta për të tashmen dhe për të ardhmen. Me synimin që ta rritë në 5 pikë diferencën nga rivalët, Interi do të mbështetet te Romelu Lukaku, i cili do të luajë përkrah Lautaro Martinez. Me mbrojtjen që nuk ndryshon dhe të konfirmuarit Barella, Sensi, Brozovic e Asamoah, ndryshimi tjetër në mesfushë mund të jetë ZIKALTRIT

aktivizimi i D’Ambrosios në krahun e djathtë për Candrevan. Në anën tjetër, Juventus kërkon të marrë kryesimin, por edhe të ndërpresë entuziazmin e Interit. Cristiano Ronaldo pritet të jetë sërish elementi kryesor i supersfidës dhe dueli me Lukakun premton spektakël. Përkrah yllit portugez në sulm, Higuain duket më i avan-

tazhuar se Dybala. Ramsey duket se do ta ketë të sigurt një vend në regjinë e sulmit, pasi duket më i avantazhuar se Bernandeschi, i cili ua aktivizua në mesjavë. Interi kurrë në disavantazh- E përqendruar dhe agresive që nga fillimi, ndeshja ndaj Barcelonës konfirmoi trendin e ri të Interit, i vendosur për të sulmuar kundërshtarin që nga fillimi i ndeshjes.

Pikërisht ky ritëm, ka bërë që skuadra zikaltër të mos jetë asnjëherë në disavantazh në kampionat. Një situatë të tillë ekipi i drejtuar nga Conte e ka provuar vetëm në Champion League, ndaj Slavias së Pragës. Interi është skuadra e vetme që ka qenë asnjëherë në disavantazh në kampionat, dhe ajo që ka qëndruar më gjatë në avantazh me 334 minuta.

MESFUSHORËT

Barella dhe Sensi, dy liderët e ri të mesfushës zikaltër Sikur të ishte provimi i diplomimit, ata do të ishin kthyer në shtëpi me fletë lavdërimi. Inter u kthye nga Barcelona ende i zemëruar për humbjen, por gjatë fluturimit për në Milano mori një konfirmim të rëndësishëm. Nicolo Barella dhe Stefano Sensi janë gati të hapin një kapitull të ri në historinë e zikaltërve. Nicolò dhe Stefano nuk kanë befasuar, por kanë konfirmuar vlerat e tyre ndaj katalanasve. Lojë me kualitet dhe personalitet, të kombinuar me dinamizëm te Barella dhe Sensi, të cilët për një orë vendosën në krizë një skuadër si Barcelona. Ata vendosën në vështirë futbollistë të klasit botëror si Arthur, Busquets dhe De Jong. E diela do të jetë e njëjta, Sensi dhe Barella do të sfidojnë Juventusin, sypatrembur ndaj kampionëve që dominojnë prej vitesh në Itali.

VENDIMI

UELLSIANI

Këshilli Bashkiak del kundër stadiumit të ri të Milanit dhe Interit

Ramsey: Sarri është fantastik, Ronaldo shumë mikpritës

Në mes të tetorit, këshilli bashkiak i Milanos pritet të votojë projektin e ri të stadiumit që duhet të zëvendësojë “San Siron”, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Nga 48 këshilltarë, vetëm dy janë të gatshëm që të miratojnë një nga projektet, ndërkohë që pjesa më e madhe është pavendosur. Ky rezultat vjen edhe për shkak të fushatës mediatike të Interit dhe Milanit që njoftuan publikisht projektet e reja, “duke anashkaluar” politikën. Projektet “Anelli di Milano “ (nga studiot e Manica Sportium) dhe “Cattedrale” (nga studioja Populous) mbërritën pas një faze të parë seleksionimi, ku ishin fillimisht katër projekte. Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit kushton rreth 510 milionë euro, ndërkohë që është parashikuar një afat prej 4 vitesh për ndërtimin e tij. Ligji për ndërtimin e stadiumeve nuk parashikon detyrimin për të kaluar në këshillin bashkiak në këtë fazë paraprake, por komuna e Milanit ka dashur të dëgjojë mendimin e këshillit në mënyrë që t’i japë (ose jo) dritën jeshile për interesin e publi

Aaron Ramsey zgjodhi të niste një aventurë te re gjatë kësaj vere te skuadra e Juventusit. Futbollisti uellsian ka arritur që të bindë trajnerin Sarri edhe pse kishte një dëmtim prej disa muajsh. Në një rrëfim për BBC, ai ka folur për largimin nga skuadra e Arsenalit. “Kishte shumë konfuzion, dhe gjëra të mbetura pezull. Vendimi ishte marrë, ndaj po shqyrtoja mundësitë që më ofroheshin. Ata po kalonin një periudhë të vështirë, por tani mendoj vetëm për Juventusin. Është një mundësi e madhe në një klub fantastik. Shpresoj që të mundem që të ndihmoj shokët e skuadrës dhe klubin për të arritur gjëra të mëdha. Ronaldo? Është si të gjithë të tjerët, shumë mikpritës. Thyen menjëherë akullin dhe të bën të ndjehesh sikur kur po flet me dikë tjetër. Ka një klimë familjare në të gjithë klubin. Të gjithë janë të motivuar dhe të përqendruar për atë që duhet bërë. Sarri? Deri tani ka qenë fantastik. Ka sjellë ide të reja dhe udhëzime për të cilat po punojmë për t’i vendosur në praktik. Jemi përmirësuar me shpejtësi për atë që na kërkon për të bërë në rolin tonë. Interi i Contes? Është përmirësuar këtë sezon. Conte e ka organizuar, duke mos lënë asnjë pikë. Do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të vëmendshëm për të marrë rezultatin që duam”, deklaroi Ramsey.

Interi rekord arkëtimesh për derbin e Italisë 110 vite nga ndeshja e parë, Inter-Juventus do të luajnë të dielën një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. “San Siro” do të jetë e gjitha e ezauruar për Derbin e Italisë numër 236. Në stadium do të jenë të pranishëm plotë 75 mijë tifozë nga e gjithë Italia apo Bota, me një rekord përfitimesh, pasi do të arrihet shifra 6.5 milionë euro. Në stadium do të jenë të pranishëm njerëz nga 100 vende të ndryshëm. 500 klube kanë marrë 20 për qind të biletave të vendosura në dispozicion të të huajve. 40 transmetues do të japin ndeshjen në 200 vende. Një ndeshje që deri më tani ka kaluar të gjithë pritshmëritë, por që mund të rezultojë një nga duelet më të bukura dhe vendimtare të sezonit.


SPORT

15 E shtunë, 5 TETOR 2019

KUPA MESDHETARE

Qerimaj “i artë”, medalje edhe për Godellin e Çaljan

N

ë San Marino, po zhvillohet edicioni i 12-të i Kupës Mesdhetare në peshëngritje, një event ku Shqipëria mori pjesë me 3 shtangistë. Erkand Qerimaj shkëlqeu me plot 3 medalje të arta në peshën deri në 81kg. Stilin e shkëputjes, shkodrani arriti peshën 156kg, duke e mbyllur i pari,

ndërsa po i pari doli edhe në shtytje, me 190kg. Me 346 kilogramë në total, Qerimaj arriti kështu plot 3 medalje të arta në këtë kompeticion. Po në këtë peshë, garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Daniel Godelli. Ai u rendit i katërti në shkëputje, me 145kg, ndërsa arriti medaljen e bronztë në shtytje, me 181kg.

Në renditjen totale, ai e mbylli i katërti në total, duke mos arritur dot në zonën e medaljeve. Briken Calja, arriti medalje të argjendtë në shkëputje, në peshën deri në 73 kg, teksa ngriti 151 kilogramë. Në shtytje, Calja ngriti 175kg dhe u rendit i treti, ndërsa po i treti e mbylli edhe renditjen totale në të dyja garat.

shumë të dëmtuar”, shkruan media gjermane. Ata i bëjnë edhe një pasqyrim të deklaratave të pas-derbit mes dy klubeve. “Akt terrorist” e quajti Partizani, ndërsa nga ana tjetër, KF Tirana e distancoi veten nga këto incidente. Më tej, gjermanët tregojnë edhe se kontrollet në hyrjet e stadiumeve ishin shumë të pakta, madje në stadium u fut

edhe një banderolë e madhe, e cila shfaqte dy komunistë të varur, ndërsa përmendet fakti edhe se raportet mes dy tifozerive, janë acaruar më tepër 3 vitet e fundit, pasi Partizani luan në stadiumin e Tiranës. “Lufta futbollistike në Shqipëri prej kohësh ka kaluar përtej sportit”, shkruhet në artikullin e “Der Spiegel”.

E përditshmja gjermane ka komentuar episodet e dhunës të ndodhur në duelin e kryeqytetit fundjavën e kaluar

“Der Spiegel” për Derbin: Ndeshja më shpërthyese e futbollit në Shqipëri!

D

erbi i kryeqytetit mes Ti ranës dhe Partizanit, ka bërë një jehonë të madhe edhe në mediat botërore, teksa gazeta “Der Spiegel” në versionin e saj online, i ka kushtuar një artikull të gjatë takimit të luajtur të dielën e kaluar. “45 minuta ore para fillimit të derbit mes KF Tirana dhe Partizanit, situata në stadiumin “Selman Stërmasi” papritmas u përshkallëzua. Të dy grupet e tifozëve këndonin kore të ndryshme. 9000 spektatorë ishin të pranishëm, duke krijuar një atmos-

ferë të bukur, por jo të qetë. Më pas, tifozët miq u futën në pjesën e brendshme të rrethimit dhe hodhën tek tifozët vendas flakadanë. Reagimi erdhi nga tifozët vendas, dhe edhe ata u futën në fushë me mjete të rënda. Teksa qindra karrige dhe flakadanë fluturonin, dëgjoheshin edhe koret e tifozëve bardheblu që shanin ato të partizanit. Vetëm pasi policia u fut në këtë sherr, grupet mund të ndaheshin” shkruan “Der Spiegel”. Më pas, skenën e mori ndeshja që startoi, por edhe gjatë ndeshjes të shumtë

ishin flakadanët e ndezur, si edhe ndalesat e ndeshjes. Diçka që për tifozët në Bundesligë nuk imagjinohet. “Der Spiegel” i kushton një hapësirë të veçantë gropave të mbushura me material piroteknik nga tifozët e Tiranës, para tribunës së atyre të Partizanit. “Një ditë para ndeshjes, tifozët vendas kishin fshehur aty tre ‘pajisje eksplozive’, të cilat do ndizeshin me një fije të lidhur. Sipas policisë, ato ishin ‘pajisjet eksplozive’ ishin vetëm disa materiale piroteknike, por sigurisht që paniku do shkaktonte edhe

MASAT

PARTIZANI-TEUTA

Lerda: Ndjenjë e çuditshme të luash pa tifozë, duam fitoren

F Nga kilet e tepërta te përdorimi i celularit, ja si gjobiten te Reali

T

e Real Madrid vonesat nuk tolerohen, teksa përdorimi i celular mund të gjobitet. “Deportes Cuatro” ka zbuluar gjobat që duhet të paguajnë futbollistët që shkojnë nga 250 deri në 3000 euro. Rregullorja përfshin sanksione për lojtarët që kanë kile të tepërta, për përdorimin e telefonave celularë në zona jo specifike ose për ata që vijnë me vonesë për trajnime. Ramos dhe shokët e tij janë gjithmonë të detyruar që të paraqiten në stërvitje 45 minuta para orarit. Më poshtë ju sjellim listën e gjobave: 250 euro nëse vjen në stërvitje 5 minuta me vonesë 500 euro nëse vjen në stërvitje 15 minuta me vonesë 1000 euro nëse vjen në stërvitje me më shumë se 15 minuta me vonesë 3000 euro nëse një futbollist mungon në një seancë trajnimi pa ndonjë arsyetim 250 euro nëse lojtari përdor celularin gjatë fizioterapisë 500 euro nëse lojtari përdor celularin teksa udhëton në autobus me ekipin 1000 euro nëse lojtari përdor celularin në dhomën e zhveshjeve 250 euro për çdo kilogram shtesë nga 250 në 1000 euro nëse lojtarët largohet nga kryeqyteti Spanjoll pa njoftuar më parë klubin dhe nëse nuk përshtatet me reklamat komerciale të klubit.

itorja në derbi i ka dhënë një tjetër shtysë Partizanit, që nuk e ka nisur mirë kampionatin. Trajneri Franco Lerda, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Teutës, konfirmoi se pret një tjetër fitore. Mungesa e tifozëve sipas Lerdës mund të ndikojë negativisht te skuadra e tij, pasi fansat e kuq janë një shtysë e madhe për Partizanin. “Ishte shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik së pari. Mendoj se kjo fitore që na bën të kërkojmë vazhdimësinë që në ndeshjen me Teutën. Durrsakët i respektojmë siç kemi bërë me të gjithë, por kemi besim te forcat tona. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë këtë ndeshje. Telushi dhe Boldor? Janë stërvitur dhe rikuperuar dhe do jenë gati për ndeshjen me Teutën. Ndeshja pa tifozë? Do jetë një handikap për ne të luajmë pa tifozë. Uroj të mos ndodhë, por do jemi gati ta përballojmë këtë situatë. Trashi? Të shohim në stërvitje. Do e shohim. Kemi besim se do të bëhet gati. Dje nuk u stërvit me ekipin për shkak të goditjes në kavilie. Mungesa e tifozëve? E kam provuar të luaj pa tifozë si lojtar dhe trajner, është një ndjenjë e çuditshme. Shpresoj të mos ndodhë. Nëse ndodh, atëherë do të mundohemi ta përballojmë këtë situatë”, deklaroi Lerda.

SULMUESI

Tottenham nxjerr në shitje bomberin Harry Kane

T

ottenham po kalon një ndër momentet më delikate në sezonet e fundit, teksa në mesjavë u turpërua nga Bayern Munich 7-2. Sipas të përditshmes në fjalë presidenti i Tottenham Hotspur Daniel Levy po mendon seriozisht të shesë sulmuesin Harry Kane në verën e ardhshme. Reali i Madridit, por edhe Barcelona e Paris Saint Germain janë gati të bëjnë çmendurira financiare për të firmosur me gjigantin e kombëtares angleze pa harruar, Chelsea-n dhe Manchester United që ka nevojë urgjente për një sulmues me peshë dhe Kane do të ishte ideali pasi do t’u garantonte të paktën 25 gola në sezon. Drejtuesit e Tottenham e vlerësojnë plot 280 milionë euro sulmuesin dhe për pak se 250 milionë nuk janë aspak të gatshëm të hynë në bisedime me klubet e interesuara.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E shtunë, 5 TETOR 2019

Presidenti Meta merr pjesë në koncertin për nder të At Gjergj Fishtës Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje në veprimtarinë kulturore dhe koncertin festiv të Shoqatës “Kuvendi

Folklorik Kombëtar” që u mbajt për nder të At Gjergj Fishtës në Lezhë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

“Jam i lumtur që gjendem sot në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në të cilin gjendet jo vetëm memoriali i Heroit tonë

kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por dhe qarku ku ka lindur Homeri i letrave shqipe, At Gjergj Fishta. Dëshiroj të përgëzoj Shoqatën “Kuvendi Folklorik Kombëtar” që prej disa vitesh nderon kujtimin e At Gjergj Fishtës dhe sot organizon këtë koncert në nderim të veprës së tij. Kur flasim për At Gjergj Fishtën, kemi përballë një nga figurat më të shquara dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe për më shumë se gjysëm shekulli. Ai ishte poet, dramaturg, prozator, përkthyes por edhe kritik arti, historian i letërsisë dhe estet, duke u kurorëzuar me të drejtë si Poeti ynë Kombëtar”. Gjatë ceremonisë Presidenti i Republikës çmoi rapsodin e shquar popullor Gjon Frroku me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për talentin e tij ar-

tistik dhe kontributin e njohur shumëvjeçar në pasurimin e folklorit të trevave veriore, si dhe për përçimin e vlerave të rralla e të vyera të muzikës popullore shqiptare në skenat ndërkombëtare”.

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

Veliaj: Tirana vlerësohet në Komitetin e OKB-së

T

irana vlerësohet sërish nga Organizata e Ko mbeve të Bashkuara si një nga qytetet që ka bërë më shumë në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes mbjelljes së pemëve, shtimit të hapësirave të këmbësorët dhe vëmendjen ndaj fëmijëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në sesionin e 80 të Komitetit të OKB-së mbi Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Territorit, i mbajtur në Gjenevë, ku prezantoi Tiranën dhe arritjet në disa nismave që e kanë bërë qytetin më të jetueshëm. “Ishte vërtet kënaqësi të ishim pjesë e qyteteve themeluese të Forumit të Kryetarëve të Bashkive nga OKB-ja. Një nismë që ne e filluam vjet në Gjenevë, ditën e qyteteve, dhe fakti që Tirana

është avangardë kur vjen puna te disa zgjidhje që janë me kosto të ulët, por me përfitim të lartë shoqëror, si mbjellja e pemëve, hapësirat tona pedonale, fokusi te fëmijët, ishte vërtetë një moment për t’u bërë krenar që drejtoj një nga qytetet që sot është bërë shem-

bull”, tha Veliaj. Ai nënvizoi faktin se Tirana arriti që në një kohë të shkurtër të përballojë situatën e emergjencës pas tërmetit, duke nisur menjëherë rimëkëmbjen dhe rikuperimin e të gjitha dëmeve. “Qytetet e kalitura janë ato qytete që ngrihen menjëherë në këmbë. Sot Tirana është ngritur në këmbë dhe jo vetëm që falenderova vendet anëtare që na ndihmuan në ditët e para me tërmetin, siç ishte Katari, Kuvajti, Italia, Greqia, Turqia

gjithashtu, por ishte edhe një mënyrë për të treguar se një qytet si Tirana ngrihet shpejt

në këmbë. Fakti që sot pothuajse të gjitha shtëpitë e rrënuara janë adoptuar nga një kompani që ka filluar rindërtimin, falë edhe ndihmës së kryeministrit për të lehtësuar të gjitha procedurat, besoj se Viti i Ri do të na gjejë me shtëpi të reja, totalisht të rimëkëmbur nga tërmeti”, theksoi kryebashkiaku.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.