Koha Jone_6 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Tragjedia e paralajmëruar e Durrësit dhe Thumanës E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 291 (8732) E premte, 6 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Zbulohet studimi nga “Zëri Amerikës” për banesat në Durrës që i klasifikonte një pjesë të ndërtimeve si objekte të ndërtuara me cilësi të ulët dhe spekulative. Bashkia nuk mori asnjë masë që nga viti 2016. Në Thumanë pallatet që morën jetë njerëzish nuk u bllokuan pas tërmetit të 21 shtatorit, por njerëzit u lanë të banonin FAQE 3

Monika Kryemadhi: Tërmeti ndikim ekonomik dhe social, do paralizojë ekonominë

FAQE 5

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

VOTIMI

Olsian Çela zgjidhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme FAQE 6

ANALIZA

Edi Rama: Të gjithë abuzuesit me cilësinë e ndërtimeve do ndëshkohen. Nuk duhet të shpëtojë asnjë

NËNKRYETARI I LSI

Andi Bushati: Sikur qeveria të kishte dëgjuar Metën, sot do ishim në një situatë më të mirë FAQE 11

FAQE 16

Në foto: Kryeministri Edi Rama

EMRAT

Petrit Vasili: Pas Presidenti Meta tërmetit, emergjencë përzgjedh me short hartimi i një plani nëntë anëtarët e KED sanitar për vitin 2020 FAQE 5

FAQE 16

FORUM

“Qypat” e Kuvendit hetojnë Presidentin, por nuk kërkojnë komision hetimor për emergjencat Nga Ambrozia Meta FAQE 11


SPECIALE

2 E premte, 6 DHJETOR 2019

Kreu i PD-së viziton banorët e prekur nga tërmeti në Krujë dhe Lezhë: Nevojë urgjente për grupe vlerësimi nga inxhinierë profesionistë

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar banorët në Rrëzë të Krujës ku me dhjetëra familje janë në qiell të hapur, pasi banesat e tyre janë të pabanueshme. Basha shprehet se pa humbur kohë, 150 milionë dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur. “Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar. Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti. Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur. Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara”, u shpreh Basha. Si-

Tërmetet, Basha: 150 milion dollarët e ndarë për 10 oligarkë të kalojnë për banorët

pas PD-së, fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, janë të prekura nga tërmeti, ku qindra shtëpi janë dëmtuar dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë. Askush nga shteti ose bashkia nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëm-

Rama shkarkon Arben Malajn nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

nuk e ndalon asgjë të përballet ligjërisht dhe publikisht me shpifsat edhe abuzuesit. “Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim t’i shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore, apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj!”, u shpreh dje ishdeputeti dhe ish-ministri socialist, Arben Malaj.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme. Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara. Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri. Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave. Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë”, tha dje Lulzim Basha.

NËNKRYETARI I PD-SË

ISH-MINISTRI I PS-SË

Teksa gjithë vendi është përfshirë në një emergjencë kombëtare për të përballuar dëmet e tërmetit, në Fletoren Zyrtare është publikuar dje vendimi për pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, konkretisht profesor Arben Malaj. Propozimi ka ardhur nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe mban datën 3 dhjetor. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim. Pak minuta pas publikimit të kët8ij vendimi do të reagonte ishanëtari i Kryesisë së PS-së, Arben Malaj duke theksuar se tashmë

ijët dhe të moshuarit e sëmurë. Të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë shtetasit nga Kosova. Shumë familje jetojnë në qese plasmasi, në sera, dikush në çadrën e cila u erdhi 1 javë pas tërmetit. Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD-së Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë. “Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë

ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator. Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit nuk pati dëme në njerëz. Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet. “Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha. Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë. Basha shprehet se ka takuar banorët, është njohur nga afër me problematikat që ata kanë, ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët. “Në Lezhë

Paloka: Në vend të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, japin shfaqje në Kuvend me të zeza Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe maxhorancës për situatën në vend pas tërmetit të fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit. Përmes rrjeteve sociale Paloka tregon rastin e një ish-deputeti që ditën e tërmetit i dëshpëruar për të nxjerrë njerëzit e tij nga rrënojat iu kërkonte kova fqinjëve, ndërsa thotë se grupet e emergjencave nuk kishin as doreza. Paloka thekson se ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për shpëtimtarin në krye të tyre. Sipas tij, kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë. “Të pafytyrë! Në vend që të japin llogari e të mbajnë përgjegjësi, kanë dalë të marrin dekorata në sallën e Parlamentit. “Qeveria ka vepruar në mënyrën më ekselente”thotë një ministre e qeverisë së babëzisë dhe duke hyrë në rol, njësoj si kryekllouni, shton se “po i mbaj lotët deri sa të mbaroj fjalimin”. “Ishim tek pallati i shembur në Durrës që herët në mëngjes”, tha.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Thua se kjo është detyra e qeverisë. Opozita vërtetë ka heshtur këto ditë për përgjegjësitë, po jo që këta të pafytyrë në vend që të mbajnë përgjegjësi, të fillojnë të ndajnë dekorata për njeri-tjetrin. Isha dhe unë atë mëngjes në Durrës, për fat të keq i pafuqishëm si shumë të tjerë. I pafuqishëm si disa nga familjarët e atyre që ishin nën rrënoja. Sigurisht që nuk kam gjë tjetër veç falënderimeve si për zjarrfikësit ashtu dhe për punonjësit e policisë që ndodheshin aty. Por… Ne që ishim aty pamë se këta njerëz që kishin

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

ardhur për emergjencë, nuk kishin as doreza pune e jo pajisje të tjera. Më vjen keq që detyrohem të përmend një detaj; njëri prej familjarëve që kishte njerëzit nën rrënoja, ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe dilte vetë, i dëshpëruar si një njeri që ndihet i pafuqishëm të ndihmojë të dashurit e tij, e iu kërkonte fqinjëve të pranishëm të sillnin kova nga shtëpitë për të hequr mbeturinat… Kjo ishte gatishmëria dhe sjellja “ekselente” e qeverisë. E kësaj qeverie që pas tërmetit të shtatorit në vend që të merrte masa, deklaronte nëpërmjet Xhaçkës se jemi më të përgatitur se kurrë për emergjenca. Ndërkohë kaosi total që vazhdon nuk pritet të sjellë asgjë të mirë për mijëra familje në fatkeqësi. Ato familje e ata njerëz nuk kanë nevojë për spektaklin dhe karagjozllëqet e kryeministrit, as për shfaqjen e ministreshave që me veshje të zeza bëjnë sikur mbajnë lotët në podiumin e Parlamentit dhe thurin lavde për “shpëtimtarin” në krye të tyre. Kjo është rruga për ta bërë edhe më të thellë krizën dhe rënduar fatkeqësinë”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


SPECIALE

3 E premte, 6 DHJETOR 2019

Tragjedia e paralajmëruar e Durrësit dhe Thumanës

Zbulohet studimi nga “Zëri Amerikës” për banesat në Durrës që i klasifikonte një pjesë të ndërtimeve si objekte të ndërtuara me cilësi të ulët dhe spekulative. Bashkia nuk mori asnjë masë që nga viti 2016. Në Thumanë pallatet që morën jetë njerëzish nuk u bllokuan pas tërmetit të 21 shtatorit, por njerëzit u lanë të banonin

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit bëhen më të rënda pas zbulimit të dhënave shokuese për mos veprimin e institucioneve. “Zëri i Amerikës” publikoi dje një dokument të hartuar nga Bashkia e Durrësit në vitin 2016 për cilësinë e banesave në këtë qytet. Të dhënat e këtij raporti që kishte qëllim hartimin e një profili të gjithë godinave janë shokuese. Në dokumentin e publikuar thuhet tekstualisht se “ndërtesat e reja shumë-katëshe (8-15 kate) përdoren përkohësisht në verë me rreth 15,000 njësi në zonën e plazhit, Durrës dhe Rrashbull. Këto objekte janë të natyrës spekulative dhe të standardeve shumë të ulët të ndërtimit”. Pra vetë ekspertët e Bashkisë së Durrësit konstatojnë në vitin 2016 se këto ndërtesa janë me standarde të ulta ndërtimi. Raporti më pas jep të dhënat e sizmiologëve shqiptarë për Qytetin e Durrësit, të cilët në studim shkruajnë se “Durrësi konsiderohet si qendra e tërmeteve në Shqipëri. Studimi i Bashkisë së Durrës më tej thekson se “të dhënat sizmologjike për Bashkinë Durrës tregojnë së tërmetet e ndodhura në vite kanë qenë me intensitet të lartë dhe me rrezik për jetën e banorëve të Durrësit, gjë e cila duhet të mbahet parasysh nga autoritetet e ndërtimit, pasi mund të ketë pasoja tragjike”. Pra, vet Bashkia e Durrësit ka pasur një dokument serioz që ka vënë në dukje cilësinë e dobët të banesave. Ka theksuar rrezikun sizmik që ka kjo zonë dhe mundësinë e ndodhjes së fatkeqësive. Ndërkohë që nga viti 2016 nuk është marrë asnjë masë. Nuk është bërë asnjë verifikim dhe për më tepër është lejuar vijimi me ndërtimi pa cilësi njëlloj si më parë. Çuditërisht, mbi këto të dhëna alarmante që lëshuar dhe hipoteka dhe leje për kate shtesë në zonat më

të rrezikshme, siç janë ato afër bregut të detit. Veç raportit të Bashkisë së Durrësit nuk ka studim të Akademisë së Shkencave dhe botime serioze për rreziqet në Shqipëri që të mos e ketë theksuar rrezikun sizmik në këtë zonë. E megjithatë, zyrtarët e administratës, qeverisë, inxhinierët, arkitektët dhe projektuesit kanë vijuar të ndërtojnë njëlloj si më parë. Fakti që në Durrës janë shkelur rregullat teknike dhe madje s’janë marrë parasysh as studimet e vetë bashkisë e bënë edhe më të rëndë situatën dhe tregon se tragjedia që mori jetë njerëzish ishte e paralajmëruar me kohë. Nëse autoritet do kishin reaguar në kohë në Durrës mbase numri i viktimave nuk do të ishte 24.

Edhe më i paprecedentë është rasti i Thumanës, ku pallatet që u morën jetën 24 personave të tjerë, ishte paralajmëruar. Historia e viktimave të kësaj qytezë është dukshëm papërgjegjshmëri e institucioneve vendore dhe qeverisë. Tërmeti i 21 shtatorit dëmtoi shumë nga këto banesa. Pikërisht në pallatet që u rrëzuan më 26 nëntor, kanë shkuar autoritet dhe kanë konstatuar dëmtime të rënda. Banorët që i mbijetuan tragjedisë dëshmojnë se në muajin shtator zyrtarë shtetërorë u kanë thënë se pallatet janë të pabanueshëm. Edhe pse dëmet kanë qenë serioze sërish këta banorë janë lejuar apo udhëzuar që të hyjnë brenda në apartamente duke shkelur çdo rregull për sigurinë e tyre.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte dhe më shkatërrues në këto pallate që kishin marrë goditje një muaj më parë dhe ndaj viktimat në Thumanë ishin më shumë se në vendet e tjera. Nëse institucionet do kishin bllokuar këto pallate që në shtator sot bilanci i viktimave do të ishte disa herë më vogël. Pas tragjedisë së 26 nëntorit qëndrimi i qeverisë dhe një pjesë të “ekspertëve” është se tërmeti ishte shkatërrues dhe për viktimat dhe dëmet në banesa fajësohet vetëm forca e natyrës. Por dokumentet dhe faktet që po dalin në dritë tregojnë se tragjedia e Durrësit dhe Thumanës ishte paralajmëruar me kohë. Ndaj duhet që prokuroria të hetojë deri në fund dhe pa asnjë hezitim. Mili Xhani


SPECIALE

4 E premte, 6 DHJETOR 2019

Kryeministri nuk jep asnjë të dhënë nga vijnë paratë për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti: Buxheti nuk do rëndohet

K

ryeministri Edi Rama propozon që Ballkani të ketë një rrjet të integruar emergjencash civile, ku çdo vend rajonit të jetë i detyruar që të angazhojë emergjencat e veta në ndihmë të një vendi që përballet me fatkeqësi natyrore, si në rastin e fundit në Shqipëri. “Kemi kërkuar një rrjet të integruar të emergjencave civile në Ballkan, jo me vullnetarizëm, por me detyrim, siç e ka Bashkimi Europian. Kur ndodh në një vend të BE-së, ata e kanë me detyrim që të gjithë të ndihmojnë vendin në fjalë”, deklaroi Kryeministri gjatë fjalës së mbajtur këtë të enjte në Kuvend. Kryeministri ripërsëriti deklaratat e bëra nga terreni gjatë ditëve që ka qenë në inspektim të zonave të prekura nga tërmeti ku ka folur për programin e rindërtimit, si dhe garantimin që sipas tij se nuk do të pengohen projektet e nisura për ti adresuar paratë në këtë proces. Duke mos dhënë asnjë argument se nga vijnë paratë për rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga tërmeti, Rama shprehet se buxheti i shtetit nuk do të rëndohet më dhënien e një pjese të tij për zonat e prekura. Kryeministri ka përmendur gjatë fjalës së tij edhe çizmet, portalet e revistat, pasojat e tërmetit tek opozita parlamen-

Tërmetet, Rama propozon “Shengen ballkanik” edhe për emergjencat

tare dhe jo parlamentare apo se sa e zonja është qeveria. “Nuk është e mundur që përveç halleve të mëdha me fatkeqësitë natyrore të ketë edhe hallin a tyre që vetëshpallen si prokuror, sizmolog, inxhinier etj. Nuk përdoret matrapiku Ralf nën rrënojat që ka ende njerëz. Dëgjoj këtë zonjën këtu

KOMISIONERI I BE-SË NË DURRËS

Rama i thotë zyrtarit të BE: Ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen Kryeministri Edi Rama pranoi se “ndonjëherë standardet e sigurisë së ndërtimit” nuk respektohen as kur bëhet fjalë për një godinë ky mësojnë mbi 900 të mitur. Rama inspektoi dëmet e tërmetit në Spitallë të Durrësit së bashku me komisionerin e Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç. Zyrtari i BE-së foli jo pa habi kur pa gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”. “Kjo është godinë e re”, tha ai. “Epo e di…ndonjëherë standardet e ndërtimit nuk respektohen”, iu përgjigj Rama. Më pas gjatë mbledhjes së zhvilluar në bashkinë Durrësit Lenarèiè u shpreh se më me rëndësi është për momentin është pikërisht vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. “Jemi lidhur me Organizatën e Kombeve të Bashkuara me institucionet financiare dhe do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet por duhet të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur” tha ai. Rama vendosi theksin tek krijimi në të ardhmen i një strukture të vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të pësonte një fatkeqësi natyrore, ashtu sikurse funksionojnë vendet e Bashkimit Europian.

që përmend makinat dhe shpenzimet e luksit apo për buxhetin, që se ka lexuar fare. E mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të veten edhe me ju e fjalimet tuaja. Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu, dua të theksoj së pari se buxheti angazhon një fond afro 20 miliard prej të cilave 13 miliardë janë lekë si

transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliardë janë nga të ardhurat e donacioneve të ndryshme. Kam dëgjuar gjithë këto krisje e çizme që janë jehonë që përcillen nga portalet dhe vitrinat se shteti paska ngelur pa lekë dhe nuk ka kapacitet për të menaxhuar këtë situatë dhe i paska shtrirë dorën botës. Kjo është e pavërtetë, dhe dëgjojeni mirë, ne do të çojmë para këtë proces edhe sikur të mos marrim asnjë kokërr leku nga bota, sepse është detyra jonë ta bëjmë sepse ne jemi më të zgjuar, më të zot, më të aftë se sa ju dhe ata që ju sollën ju këtu. I them këto pasi duhet një kurajo për të dalë këtu sot e folur broçkulla. Programi për rindërtimin do të financohet me anë të një fondi buxhetor të transferueshem gjithmonë brenda programit buxhetor. Shuma e alokuar që do kalohet që sot, jo vetëm është e konsiderueshme për të hapur procesin, por garanton që program i rindërtimit të fillojë në një shkallë të gjerë por edhe për të integruar donacionet e rindërtimit. Përfshirja e fundit si një pro-

gram buxhetor shërben për të vendosur një monitorim të plotë mbi institucionet përgjegjëse për transformimin e fondeve në vepra apo akte të tjera në program. Është e mundur që të identifikohet nga të gjithë dhe të bëhet transparente totalisht dhe duke ndarë këtë pjesë nga pjesa tjetër e buxhetit. Ne nuk do ti prekim paratë neto të projektbuxhetit vjetor, nuk do të marrim nga një anë nga populli tia japim në anën tjetër po popullit. Në 2020 do të realizojmë edhe domosdoshmërinë për të mbajtur dhe fuqizuar shërbimet por edhe për të vijuar hap pas hapi rindërtimin. Janë 62 milionë dollarë që janë rishikuar në funksion të rindërtimit vetëm nga projektet në ministrinë e linjës, ndërkohë janë financuar projektet e reja edhe në proceset e kullimit. Nuk ka asnjë kuptim të ndalojmë investimet, kontrollet mjekësore për rindërtim. Nuk mund të rikthehemi në kohën e torturave se do të bëhet rindërtim, apo paciantëve hajdeni me gërshërë me vete se do të bëjmë rindërtim”, u shpreh dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.

BUXHETI 2020, ARBEN AHMETAJ

Qeveria optimiste për rindërtimin post-tërmet brenda 1 viti, por ende s’ka strategji

S

trategjia e rindërtimit posttërmet ende nuk është përcak tuar, apo të paktën nuk është bërë publike. Megjithatë për qeverinë rindërtimi do të ndodh me standarde të larta duke patur mbështetjen financiare të donatorëve dhe buxhetin e shtetit. Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh në seancën e djeshme plenare se 7 miliardë lekë do të dedikohen nga buxheti për këtë program porse deri në mes të vitit përmes konferencës së donatorëve do të sigurohen me shumë mundësi edhe 150 milionë euro për këtë program. Duke mbrojtur buxhetin e vitit të ardhshëm Ahmetaj tha se pavarësisht situatës nuk preken investimet dhe shërbimet, ndërsa deficiti qëndron në nivelin 2.2 për qind. Ahmetaj theksoi se edhe borxhi nuk do të rritet. Me shumë gjasa, tha ai, deri në Krishtlindjen e vitit 2020 ndoshta 80 për qind e e familjeve do jenë në shtëpinë e tyre. “Ne besojmë se deri në mes të vitit edhe përmes konferencës së donatorëve do të kemi një mbështetje me më shumë se 150 milionë euro ndërkohë 7 miliardë lekë janë angazhuar nga qeveria. Ky është buxheti. Thelbi i buxhetit 2020 është ky : ka një program të rëndësishëm rindërtimi që do fokusohet tek

ndërtimi i banesave në Tiranë, Durrës në Thumanë, në Lezhë apo dhe diku tjetër ku janë dëmtuar apartamente apartamente apo banesa. Në të njëjtën kohë paralel do të ketë një politikë të tërë strehimi për ata që kanë nevojë për strehim afatgjatë nga ekobanesat në fshat tek bonusi i qerasë që në buxhet është 1 miliardë lekë.”- tha Ahmetaj, duke shtuar se kosto e akomodimit sot është 2.4 milionë USD në muaj që paguhet nga qeveria. “Do bëhet kalimi nga hotelet në apartamente që ti jepet frymë turizmit që mos ndikohet ekonomia. Për dy muaj duhet të mbarojmë këtë fazë. Duhet të fokusohemi tek zhdukja e pasojave, moslënia e asnjë qytetari pas, rindërtimi i vendit dhe rritja

ekonomike. Pse e theksoj? Ky buxhet që kalojmë ne këtu nuk cënon asgjë, as paga, as pensione, as shërbime asnjë, shërbim publik, asnjë investim, asnjë subvencion”, u shpreh Ahmetaj. Për të kjo qeveri do të ndjekë ritmin vjetor të rritjes dhe programi i rindërtimit fillon me një “shumë dinjitoze” që përkthehet deri në mes të vitit 150 milionë euro nga donatorët. Mendoj, u shpreh Ahmetaj, që qeveria është e angazhuar 24/7 ditë të javës dhe me fillimin e rindërtimit me synimin që brenda vitit 2020 do kemi mbyllur një pjesë shumë të madhe të rindëritmit dhe deri në Krishtlindje të 2019 do jenë pastruar gjithë rrënojat.


SPECIALE

5 E premte, 6 DHJETOR 2019

Kriza politike, Kryetarja e LSI-së: Kushtet e Bundestagut në dorë të mazhorancës, të miratojmë një reformë zgjedhore të pranuar nga të gjitha palët

K

ryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë nga Brukseli për gazetaren, Erisa Zyka, ka thënë se tërmeti ka ndikim ekonomik dhe social dhe që sipas saj, do të paralizojë ekonominë dhe shkollat. “Vendimi që KE ka marrë për ndihmën prej 15 milion eurosh dhe krijimin e një konference, është një lajm i mirë në këto lajme të këqija që ne po dëgjojmë. Angazhimi i KE dhe i gjithë strukturave të PE për të qenë pranë Shqipërisë, shqiptarëve në këto ditë të vështira, është një gjë shumë e mirë. Kemi diskutuar me të gjithë miqtë tanë dje dhe sot është situata pas tërmetit. Nuk bëhet fjalë për thjesht për goditje godinash, por bëhet fjalë për një tërmet psikologjik që po kalojnë shqiptarët, tërmet social dhe ekonomik. Dhe ajo që të bën përshtypje nuk është thjesht disa pallate që do shikojmë, por kemi disa shkolla në Tiranë që kanë dalë jashtë përdorimit. Kjo do të paralizojë jo vetëm jetën ekonomike dhe komplet sistemin arsimor, por do të krijojë probleme sociale”, u shpreh Monika Kryemadhi. Kriza politike E pyetur mbi krizën politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se një viti tashmë, kryetarja e LSI-së deklaroi se kushtet e Bundestagut janë në dorë të mazhorancës, pasi sipas saj, duhet të miratohet një reformë

Kryemadhi: Tërmeti ndikim ekonomik dhe social, do paralizojë ekonominë dhe shkollat

zgjedhore të pranuar nga të gjitha palët. “Kjo është e vërtetë faktikisht. Është një axhendë shumë agresive dhe shumë ambicioze. Sigurisht që ajo çfarë është në dorë të opozitës, ne do të ecim përpara si opozitë për të çuar dhe për të realizuar atë çfarë kemi ne si detyrë. Por pjesa më e madhe dhe kushtet e

NËNKRYETARI I LSI-SË

Petrit Vasili: Pas tërmetit, emergjencë hartimi i një plani sanitar

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në studion e “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin vlerësoi emergjencën e një plani sanitar pas tërmetit. Sipas Vasilit, ky plan është i domosdoshëm dhe se drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Vasili theksoi se ndërtesat e prishura kanë potencial dëmtues të shëndetit publik, ndërsa nuk janë marrë masa për një gjë të tillë. “Pse duhet një plan sanitar? Duke filluar që nga ndërtimet e prishura dhe mbi të gjitha në të gjitha qendrat e grumbullimit kërkohen mjete sanitare. Ndërtesat e prishura që bashkë me to ka dëmtim të kanaleve dhe të gjithë këto së bashku kanë potencial dëmtues të shëndetit publik. Një nga artikujt e parë që kërkohet ndihma janë tonelata klor për të parandaluar një risk për një epidemi. Një plan sanitar pas tërmetit është nevojë jetike. Të tërë komunitetet që ju shikoni kërkojnë së pari një mbikëqyrje sanitare të vazhdueshme. Ndjekja me plan sanitar duhet të jetë edhe në tavolinën e emergjencës. Duhet të verifikohen të gjithë fëmijët për vaksinimin. Të gjithë drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Nuk ka raportime për gjendjen shëndetësore. Pas prishjes duhet të hynin ekipet. Prishjet duhet të ndodhin pasi Prokuroria të marrë vendimin për mbylljen e hetimeve. Prokuroria duhet të thotë fjalën e fundit. Ne kemi një hetim të pa kryer të 21 shtatorit, kjo e bëri edhe më të rëndë 26 nëntorin. Shumë ndërtesa, pati denoncime në tv tuaj se nuk u morën masa. Apo në zonën e Thumanës që pa bërë ato, ka njerëz që humbën jetën”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Bundestagut si kushtet kryesore janë shumica në dorë të mazhorancës, të kryeministrit dhe të PS. Megjithatë ajo çfarë kemi kuptuar dhe çfarë kemi kuptuar në të gjitha takimet, është që komisioneri e kupton shumë mirë që ka pasur një lloj disbalance, tjetër gjë vinte nga komisioni dhe tjetër gjë vinte

nga vendet anëtare. Pra një mbivendosje të informacioneve. E rëndësishme është që ka filluar të kuptohet dhe nga Komisioni Europian. Ka filluar të krijohet një lloj rakordimi mes vendeve anëtare dhe fillimit të një ndërgjegjësimi apo të një rishqyrtimi të të gjithë procesit të Shqipërisë sepse e dimë

shumë mirë dhe jemi koshient që në të gjitha takimet që patëm kuptuam që Maqedonia është ndëshkuar për shkak të Shqipërisë sepse nuk kërkonin një ndarje sepse nëse do të ndahej Shqipëria nga Maqedonia, do ta kishte të pamundur hapjen e negociatave. Nuk është më çështje lobimi kryerja e reformave, nuk është më çështje imazhi dhe fasade kryerja e reformave dhe rezultatet e tyre. Pa krijimin e tyre do ta kemi të pamundur për të hapur negociatat. Sepse tashmë nuk mund t’i hedhim më hi syve, qoftë reporterëve, qoftë Parlamentit Europian, qoftë Komisionit Europian. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë duhet t’i lëmë fjalët dhe të bëjmë përpara me reformat. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme është që do të ecim drejt miratimit të një reforme zgjedhore e cila duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët dhe të gjitha grupet e interesit sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse ne do të kemi një reforme zgjedhore të pa pranuar nga partitë politike nuk kemi bërë asgjë”, theksoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

ZËVENDËS KRYETARI I LSI-SË

Luan Rama i drejtohet Markut: Çfarë keni bërë deri më tani për dy tërmetet?

Z

ëvendës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka drejtuar disa pyetje sërish këtë të enjte Prokurorisë duke i kërkuar informacione mbi hetimet pas tërmetit të 21 shtatorit, që e cilëson paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit. Në një deklaratë për media nga selia e LSI-së, Luan Rama tha se Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve. Duke iu drejtuar prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ai i kërkon të informojë publikun për gjithçka të bërë në përmbushje të detyrës kushtetuese. “Situata tragjike dhe pasojat e rënda që krijoi tërmeti i 26 nëntorit na bënë të gjithëve jo vetëm të reflektojmë, por të demonstrojmë edhe përgjegjshmërinë që gjithçka ka ndodhur të evidentohet, të hetohet, të zbardhet në sytë e

opinionit publik sepse vetëm kështu do krijohet besimi se institucionet e shtetit po e bëjnë detyrën. Prokuroria jo vetëm që nuk është prezente në detyrimin kushtetues për të informuar publikun në lidhje me pasojat dhe shkaqet që çuan në këtë situatë të rëndë, por të gjithë mbajnë mend nxitimin e prokurorisë për të informuar publikun pas çdo proteste që bënte opozita a thua se nuk kishte punë tjetër prokuroria. Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat në fakt kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve. Meqenëse prokuroria vazhdon të heshtë jam i detyruar ta pyesë publikisht zonjë prokurori të Republikës së Shqipërisë. Jo me qesëndi e konsideroj zonja dhe jo prej faktit që e drejton një zonjë. Zonja prokurori çfarë keni bërë për të hetuar pasojat dhe shkaqet që çuan në pasojat e rënda të tërmetit të 21 shtatorit, të

tërmetit që ishte parathënia apo paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit? Cili ka qenë grupi hetimor që është marrë, ka hetuar? A keni evidentuar gjatë hetimit tuaj pas tërmetit të 21 shtatorit objekte, ndërtesa, godina banimi në risk, të dëmtuara ë të cilat nuk duhet të kishte qytetarë? Në sa prej godinave të dëmtuara kanë qenë të evidentuara si të papërshtatshme? Jeni e lutur të informoni publikun për gjithçka keni bërë në përmbushje të detyrës suaj kushtetuese. Për të evidentuar përgjegjësinë dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që me mosveprimin e tyre skandaloz dhe kriminal pas tërmetit të 21 shtatorit, janë bashkëfajtorë në krimin e shëmtuar të tërmetit të 26 nëntorit. Jepni përgjigje. Demonstroni që jeni institucion i pavarur, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës. Jemi në pritje të përgjigjes suaj në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se ju nuk vepronin nën urdhër apo nën presion politik”, deklaroi dje Zëvendës Kryetari i LSI-së, Luan Rama.


SPECIALE

6 E premte, 6 DHJETOR 2019

Kuvendi voton me 101 vota “pro” , 2 abstenim dhe 10 kundër emrin e ri që do të zëvendësojë Arta Markun që u abstenua masivisht nga socialistët

Reforma në drejtësi, Olsian Çela zgjidhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme O

lsian Çela është kryeprokurori i parë i Përgjithshëm i Shqipërisë i dalë pas reformës në drejtësi. Parlamenti votoi me 101 vota pro, 2 abstenim dhe 10 kundër emrin e tij, që u rendit i pari në listën që Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte dërguar në Kuvend, ku e dyta renditej kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku me 78 vota abstenim, ku socialistçt duket se i bçnç shërbimin e fundit pçr tç mos e votuar kundër emrin e saj; dhe e treta Fatjona Memçaj. Zgjedhjen e Olsian Çelës e paralajmëroi grupi parlamentar socialist, që përmes një vendimi të marrë para nisjes së seancës parlamentare deklaroi se do të mbështesë kandidaturën e tij. Çela u “sponsorizua” edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas shpalljes së listës se kandidaturave për kryeprokuror. Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, në fund të seancës së vlerësimit të tre kandidaturave dhe shpalljes së pikëve për secilin prej tyre, ftoi Parlamentin që të ndiqte logjikën e institucionit që ai drejton. Rruga e tre ish-shokëve të Magjistraturës u nda nga votimi në Parlament. Olsian Çela, Arta Marku e Fatjona Memçaj ishin tre kandidatët për kryeprokuror me një mandat 7-vjeçar. Pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. I pari u rendit prokurori Olsian Çela,

ndjekur nga kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj. Olsian Çela mori 459 pikë, Arta Marku 406 pikë dhe Fatjona Memçaj 362 pikë. Kush është Olsian Çela? Ai është diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001. Karriera e tij nisi si prokuror i Tiranës, ku pas 3 vjetësh kaloi prokuror te Krimet e Rënda. Çela pati në dorë disa nga dosjet më të nxehta të trafikut të drogës, siç ishte dosja “Xibraka” që la në burg nipin e Enver Hoxha dhe

anëtarët e tjerë të këtij grupi, apo dosjen “Kompas” që la në burg 32 persona që përdornin prostitutat si korrierë dhe çështjen e “vrasjes së Mirit të Xhikes”. Po ashtu Çela ka hetuar edhe Emiljano Shullazin. Për këtë çështje dy vjet më parë, ai u përplas me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela. Ndërhyrja e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku për këtë konflikt solli transferimin e tij në Berat. Por Çela ankimoi vendimin e Markut dhe u rikthye te Krimet e Rënda. Në

DEPUTETI SHPËRTHEN NDAJ QEVERISË

10 mijë. Po kjo është hetimi që nuk bëhet kurrë, pa hetoni njëherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit. Leje, babëzi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me show që lyen shkallët lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në…. Duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar, të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është

janë në rrugë sot dhe nuk kanë të ardhme dhe që nesër janë fidanishte të krimit”, ka thënë prokurori Çela. Më tej, ai u shpreh se edhe vetë kodi i procedurës penale të lejon të zbatosh si duhet, të mos jesh ekstrem. Ne përgjithësisht jemi ekstrem, nuk i di arsyet. “Ajo që unë kam propozuar në platformë është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal, sanksionet e zbatuara, efektet që kanë këto sociale mbi qytetarët, efektet parandaluese pra sa na kanë ndihmuar ne për të ulur kriminalitetin”, theksoi Çela. Pyetjes së anëtarëve të KLP-së se si do e përballonit presionin e politikës nëse zgjidheni, Çela iu përgjigj: “Të jesh prokuror i përgjithshëm është fytyra e organit. Tek prokurori i përgjithshëm qytetarët shohin garantin e sigurisë së tyre. Media kërkon të jetë model për interesin publik. Nuk ka nevojë prokurori i Përgjithshëm t’i nënshtrohet presionit politik. Ne po fitojmë pavarësinë me vettingun. Në qoftë se nuk është i përgjegjshëm nuk do të ishte një funksionar i mirë por thjesht një zbatues mekanik! Demokracia mbrohet duke vënë para përgjegjësisë penale ata që shkelin ligjin! Duke qenë vigjilent ndaj respektimit prokurori të jetë edhe në hallkën e pare garantuese edhe të ligjit edhe që shoqëria s’do t’i nënshtrohet dhunës së arbitraritetit”, do të deklaronte Olsian Çelaj.

AMBASADORI SORECA

Lefter Maliqi në Kuvend për viktimat e tërmetit: Janë vrasje me paramendim Kuvendi u mblodh këtë të enjte, një javë pas tërmetit tragjik. Deputeti Lefter Maliqi ka mbajtur një fjalim me tone tejet të forta në seancë, teksa ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e pasojave të tërmetit, që sipas tij treguan tallje dhe përçmim në drejtim të qytetarëve. Duke shprehur ngushëllimet për viktimat, Maliqi tha se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, ku politika, oligarkët dhe ndërtuesit kanë përgjegjësi direkte për pasojat e tragjedisë. Deputeti tha se burgjet janë mbushur me të dënuar për 30 gramë hashash dhe ata që kanë lejuar dhe ndërtuar banesa pa standarde ende nuk janë thirrur të pyeten. Sipas tij, shifra e parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm për rindërtimin është qesharake dhe një mënyrë shumë e mirë për të gjetur paratë do të ishte që të hetoheshin pasuritë e ministrave dhe ish-ministrave. “Për vitin 2020 janë 300 milionë dollarë vetëm për investime, vetëm kryeministria ka 10 milionë euro më shumë, por jo mo jo nuk është kjo vetëm, është babëzia, a e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente por për

këtë konflikt me Prelën u kuptua edhe ambicia e tij për të qenë në krye të organit qendror të akuzës shqiptare, aq i debatueshëm këto dy vitet e fundit, që kur në krye të këtij institucioni u zgjodh përkohësisht Arta Marku. Po ashtu Çela është edhe prokurori që hetoi grabitjen e parë të parave në pistën e Rinasit. Prezantimi Më 13 nëntor në seancën e intervistimit në KLP, Olsian Çela ishte kandidati i tretë për postin e kryeprokurorit që doli përpara Këshillit të Lartë Prokurorisë dhe ndërkombëtarëve. Renditja ishte sipas rendit alfabetik. Çela pranoi se prokuroria ka qenë e ashpër me shtresat e dobëta. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodhë, pasi krijon probleme të rënda sociale. “A ka qenë e domosdoshme vërtet që prokurori të shkojë të kërkojë masa ekstreme në çdo rast? A mendojmë ne që ai njeriu që ka bërë një vepër penale me të cilën mund të hetohet dhe pa shkuar në burg, ka një punë ka një familje, ka fëmijë që ngelen pa mbështetje?! Ata fëmijë të cilët e atij njeriu që dënohet me burg kur ndoshta mund të aplikoheshin metoda alternativa të dënimit, si do jetojnë? Do jenë në rrugë! Çfarë do bëjnë për të jetuar? Ne nuk jemi një shoqëri e pasur. Duke thelluar problemet sociale ne përgatisim breza të rinj që

politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri? Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni, çfarë nuk prunë këta në këtë vend, jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë ky nuk ikën. Ka çuar ministrin e Bujqësisë që të drejtojë gjithë shtabin, ku janë mo zyrtarët e lartë që drejtojnë operacionet, nuk ka rënë një pulari që shkon ministri i Bujqësisë. Unë vetëm një kazoniere mund të jap, po këta mund të japin miliarda, boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët që kanë rënë dëshmor për këtë vend, ky është një turp”, tha deputeti Lefter Maliqi dje në Kuvend.

Emërimet e reja, BE: Reforma në Drejtësi, kryesore për integrimin Menjëherë pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm, do të shënohej dhe reagimi i parë ndërkombëtar. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në një reagim përmes rrjeteve sociale deklaroi dje se e mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas diplomatit europian, zbatimi i Reformës në Drejtësi është kryesor për rrugën evropiane të Shqipërisë. “Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, u shpreh dje ambasadori Luigi Soreca.


FORUM

7 E premte, 6 DHJETOR 2019

“Qypat” e Kuvendit hetojnë Presidentin, por nuk kërkojnë komision hetimor për emergjencat

Nga Ambrozia Meta Një javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, bufat u mblodhën sot për të shtyrë me 4 muaj afatin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Referuar afateve ligjore, mbledhja duhet të zhvillohej sot sepse kërkesa do t’i paraqitet seancës plenare këtë të enjte. Do të mjaftonin firmat e 35 qypave të Kuvendit për të bërë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve, pas tërmetit që goditi vendin më 21 shtator. Në muajin korrik Ministrja e Mbrojtjes shprehej se Shqipëria kishte kapacitetet më të plota në 30 vjet për të përballuar çdo situatë

emergjence. Për çfarë kapacitetesh fliste ministrja, kur ekipet speciale shqiptare gërmonin nën rrënoja, me duar e lopata dhe kërkonin matrapik? Çfarë rezervash kishte Shtabi i Emergjencës që i kërkonim oriz dhe batanije, NATO-s? Ku kanë shkuar 1.1 milion dollarë që shteti ka dhëne për te stërvitur qentë e specializuar ne një kohë kur qentë tanë mund të nuhasin bërxollat dhe jo njerëzit? Çfarë veprimesh kanë ndërmarrë autoritet vendore dhe çfarë inspektimësh janë bërë pas tërmetit të 21 shtatorit? Banorë pretendojnë se pas goditjes së 21 shtatorit,

Nga Artur Zheji

Ë

Andi Bushati: Sikur qeveria të kishte dëgjuar Metën, sot do ishim në një situatë më të mirë Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel deklaroi se nëse qeveri do kishte marrë seriozisht paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta për emergjencat, situata pas tërmetit do ishte përballuar më mirë. “Sikur Metën ta kishin dëgjuar për atë që tha në qershor dhe të ishin ulur në gusht apo në korrik rreth një tryeze të rrumbullakët dhe të diskutonin, ore a kemi qenë, a kemi doreza, a kemi mjete për të gjetur njerëzit, a kemi batanije apo do ja kërkojmë batanijet NATO-s, etj. Po t’i kishim bërë këto në qershor dhe të mos bënim show që na u çmend presidenti , pra të të kthenim në debat të shoqërisë jo nevojat për emergjenca, por si të sulmonim presidentin, sot do të kishim qenë më mirë”,- tha Andi Bushati. Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në Open në Top Channel u shpreh kritik ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës pas tërmetit. “Ne mund të vazhdojmë të flasim pafund emocionalisht duke thënë që kishim solidaritet, ishim vëllezër dhe motra, por qeveria dështoi në emergjencat civile. Emergjencat civile që nuk kishin helmeta për të mbrojtur veten e vet. Në fillim nuk shkoi shteti por shkuan kompanitë privatë të oligarkëve. Ne kemi një shtet feudal, ku një udhëheqës i merr përsipër gjithçka, si në fshatrat ku kryeplaku i fshatit kujdeset për gjithçka. Të huajt erdhën me pajisje dhe na treguan si punohet në emergjenca civile”, tha Sejamini.

Diktatura doli në sipërfaqe pas tërmetit

OPINION shtë e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktatura ishte e nëndheshme deri dje, para tërmetit të 26 Nëntorit, tani doli krejt në sipërfaqe me përmasat e saj të plota. Arrogance e djeshme e Ramës, u shëndrrua në brutalitet verbal, xhestual dhe në veprim. Së pari pushtoi ekranin apo ekranet, nga ora 7 e mëngjesit deri ne darkë, pa pushim, pa dialog, pa dëgjesë, vetëm urdhra, porosira, ‘mençurira’ dhe një përrua psikik që gurgullon të njoma dhe të thata, koncepte me gungë apo të dysta, e kështu ndaç haje, ndaç mbyll Tv. Pastaj kryeministri e përcaktoi sloganin, do

dëmet në godinat që u shembën totalisht të martën e shkuar, ishin të dukshme. Disa banorë i kanë riparuar dhe lyer vetë shtëpitë, nje pjesë e tyre fatkeqësisht për të vdekur në to. Pse u urdhërua pastrimi i rrënojave dhe shembja totale e godinave para se të nisnin zyrtarisht hetimet? Etj, etj?! Po bufat e opozitës parlamentare shqyejnë sytë dhe gëzojnë se flasin në mikrofon para kamerave. U intereson vetëm ndryshimi i sistemit zgjedhor se kanë shpresë që listat e hapura do ti sjellin sërish në Kuvend. A të mjerë, po ju nuk u votojnë as familjarët tuaj!

PËRBALLIMI I SITUATËS SË TËRMENTIT

të ndërtojmë Lagjet e Reja të Rilindjes, nënkupto këtu o vlla lexues, ‘që nuk i tremb tërmeti, as shiu dhe as qameti’, se kështu na premtoi dhe na dha llafin mbreti… Pastaj ay, KM-ja krejt pa gjumë, me nervat ‘tel’ e ‘kaçurel’, bëri për ‘një lek’ edhe djalin e tij shpirtëror të viteve të fundit, ‘Lali Erin’ alias Erion Veliajn! Para kamerave, e shndërroi publikisht kryebashkiakun e Kryqytetit, në një Bojaxhi no name, no face, no person, që duhet të bindet të lyejë shkallët e pallatit ku ay, ‘Il Grande Capo’ ose ‘Sulltani i vogël’, ngjitet për qoka ose ngushëllime patetike…

Provën gjenerale e kishte bërë ca orë më parë me Elisa Spiropalin dhe dashurinë e saj të sinqertë politike për kryeministrin suprem, kur e turpëroi pa shkak e për llastim të vet, thjesht se vajza entuziaste, ish kryetare doganash, por edhe ish kryefreshiste trime, vite apo shekuj më parë, e duartrokiti vrullshëm ‘Udhëheqësin’ (italisht ‘Il Duce’). Por Elisa, ish-kryefreshistja trime e ish-antiNanoiste e ishantiBerishiste e paepur, e duartrokiti, pa leje dhe kur Ay, nuk kishte krruar ende kokën apo kafkën e thinjur… Po nejse qoftë Elisa e qoftë lali

Eri, shërbyen për diçka, na bënë me dije hapur, se Udhëheqësi (italisht ‘Il Duce’), nuk pyet as për ta, dhe se ata të parët, duhet të fshijnë nga koka iluzionet e demokracisë në këtë Vend të tërmetosur… Për tu kthyer në Temën e fillimit, Rama, si hap të Dytë, e shndërroi ‘tërmetin26nëntor’, në një gur themeli për të mbaruar projektin e vendosjes së plotë të Diktaturës. Ndërkohë që shumë shtëpi e pallate që po prishen, mbajnë akoma vulën e Mëkatit vrastar, të bashkëpunëtorëve të tij, në Durrës, apo të atij vetë në Tiranë. Kush pyet sot për

këtë?! Sepse Sot, e gjithmonë e më shumë edhe nesër, të gjitha në një Dorë do të mblidhen grusht, Prokuroria, Parlamenti komik, dhe … Dhe … Gjeneral Lleshaj që po i hanë duart dhe fantazitë e paragjumit, për një luftë rrafshuese dhe kësaj radhe përfundimtare, me gaz e shkopinj e me plumba gome, ndaj opozitarizmit, kudo që të shfaqet! Mjafton të fishkëllejë Udhëheqësi! Por edhe Opozitën, nëqoftëse ka një Opozitë, duket se e ka zënë edhe atë ‘tërmeti26nëntor’ dhe për këtë vërtet që nuk ka faj Rama… 360grade.al


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

8 E premte, 6 DHJETOR 2019

Ka përfunduar riparimi i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit, pas dëmeve të lehta që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Tashmë reparti i Urgjencës funksionon me kapacitet të plotë

MINISTRJA

Materniteti “Koço Gliozheni”: Dëmet jo në strukturë, nënat dhe bebet janë të sigurt

Familjet e pastreha, shërbim shëndetësor pa ndërprerje Për qytetarët e mbetur pa strehë që janë vendosur në pikat e emergjencës është siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se po garantohet vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5-vjeç, për t'i mbrojtur nga viruset stinore. "Kemi siguruar shërbim shëndetësor pa ndërprerje për qytetarët e mbetur pa strehë që janë strehuar në pikat e emergjencës. Po garantojnë vaksinimin kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t'i mbrojtur nga viruset stinore".

M

aterniteti "Koço Gliozheni" në Ti ranë përgënjeshtron Partinë Demokratike që përmes ish-deputetit Bardh Spahia, tha se ky institucion ka pësuar dëme nga tërmeti dhe situata është mbajtur e fshehtë. Përmes një postimi në facebook, materniteti thekson se ka nisur puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e tërmetit dhe bëhet fjalë për dëme të rekuperueshme dhe jo dëmtim në strukturë. Më tej, materniteti thekson se nuk ka vend për panik dhe se nënat dhe fëmijët që po marrin shërbim në këtë spital janë të sigurt dhe nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve. "Në maternitetin ''Koço Gliozheni'' ka nisur puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e tërmetit. Bëhet fjalë për dëme të rekuperueshme dhe jo dëmtim në strukturë. Drejtoria e materniteti ''Koço Gliozheni'' bën me dije për qytetarët se puna aty vazhdon normalisht. Nënat dhe fëmijët që po marrin shërbim në këtë spital janë të sigurt dhe nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve", thuhet në reagimin e plotë. Ish-deputeti i PDsë Bardh Spahia, publikoi sipas tij aktin e konstatimit të Institutit të Ndërtimit, ku theksohet se godina nuk ka dëmtime në strukturë por çarje dhe plasaritje që duhet të riparohen

pasi nëse ka lëkundje të tjera mund të krijojnë shkëputje apo zhvendosje. Spahia akuzon se raporti po mbahet i fshehtë dhe dëmet po mbulohen me çarçafë. ''Në aktin e ekspertimit, thuhet se për shkak të tërmetit, përveç dëmeve në godinën bazë, ka probleme serioze në shtesën 4 katëshe dhe këshillohet ndërhyrje e menjëhershme, sepse lëkundje të tjera mund të sjellin shkëputje të shtesës! Pra situata është tejet serioze. Çfarë bën

shteti i papërgjegjshëm? Përveç se e fsheh sepse nuk është raportuar në asnjë nga informacionet që Bledi Çuçi nxjerr dy herë në ditë, shikoni zgjidhjen mesjetare që i jepet. Të çarat mbulohen me çarçafë operatorë. Këtu kalohen kufijtë e papërgjegjshmërisë dhe hyhet në kufijtë e një vepre kriminale. Sa të sigurt mund të jenë pacientët e personeli mjekësor në këtë ndërtesë, ku dëmet e tërmetit thjesht mbulohen me çarçafë, e nuk ndërhyhet për të

ZHVENDOSJA

Nxënësit e "Musine Kokalarit", nga e hëna mësim tek "Besim Muço" Në Tiranë procesi mësimor rinis të hënën e 9 dhjetorit. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Musine Kokalari", do të zhvendosen te shkolla "Besim Muço" në Kombinat. Shkolla ka pësuar dëme të mëdha nga tërmeti, kryesisht në muret ndarëse te godina e vjetër. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dije se e hëna tjetër nuk do të bëhet pushim për shkak të 8 dhjetorit për shkak të orëve që humbura të mësimit. Në Tiranë sipas ministres nuk do të ketë asnjë shkollë tjetër që do të shembet përveç asaj në

Pezë, ndërsa do të prishen edhe disa në Durrës, Thumanë dhe Vorë. "Bashkia Tiranë përveç fshatit Pezë që shkolla ka dalë komplet jashtë funksionit, nuk ka shkolla të tjera që kanë dëme

për t'i nxjerrë komplet jashtë funksionit por ka mjaftueshëm shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër. Kështu që në bashkinë Tiranë mësimi fillon në 9 dhjetor".

siguruar godinën, e sidomos kur nuk raportohet publikisht si dëm serioz?'',-denoncon ish-deputeti demokrat. Nga ana tjetër, mësohet se ka përfunduar riparimi i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit, pas dëmeve të lehta që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit. Tashmë reparti i Urgjencës funksionon me kapacitet të plotë. Tërmeti i fuqishëm nuk shkaktoi dëmtime në strukturë por vetëm në pjesët e mureve. Më shumë se 3 mijë

vizita dhe trajtime mjekësore janë kryer nga ekipet e posaçme mjekësore për qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët janë sistemuar përkohësisht në kampet e emergjencës dhe hotele. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në në Shijak, ekipe mjekësore të zonës si dhe mjekë familje të ardhur nga Tirana dhe Durrësi po mbulojnë shërbimin shëndetësor dhe vaksinimin në kampin e emergjencës.

SITUATA

Lezhë, rinis mësimi në të gjitha shkollat

Pas panikut nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të enjten nxënësit e qarkut të Lezhës u rikthyen në shkollë. Kurse në qarkun e Durrësit, bashkinë Kurbin, Vorë dhe Tiranë, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, të hënën. Drejtori Rajonal i Lezhës, Bardhok Pulaj tha se mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës. "Mësimi ka filluar normalisht në të gjitha shkollat e Lezhës. Fëmijët e ardhur në Shëngjin bëjnë mësim në shkollën e Shëngjinit. Kopshti është hapur tek hoteli Rafaelo. Nxënësit e shkollës së mesme me

transport kanë filluar mësim në gjimnazin e Lezhës. Një pjesë kanë libra ndërsa pjesa tjetër do i marrin së shpejti. Janë pajisur me bazë materiale. Situata është

nën kontroll". Tërmeti i 26 nëntorit preku rreth 4800 nxënës, pra që kanë shtëpi të dëmtuara apo të pabanueshme, ndërkohë që janë rreth 650 mësues në situatë të ngjashme.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E premte, 6 DHJETOR 2019

U dëmtua rëndë nga tërmeti, Këshilli Bashkiak miraton vendimin për shembjen godinës Nr. 15 në “Qytetin Studenti”

Veliaj: Padi penale për këdo që pengon evakuimin dhe rrezikon jetën e banorëve

K

ëshilli Bashkiak i Ti ranës ka pranuar aktkonstatimin e Institutit të Ndërtimit, i cili e ka shpallur të pabanueshme godinën nr. 15 në Qytetin Studenti, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe ka vendosur ta shembë atë për të mos rrezikuar jetën e banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se për shkak të amortizimit ndër vite godina nr. 15, ashtu si edhe dy godina të tjera në “Qytetin Studenti”, kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i javës së shkuar, çka i ka detyruar inxhinierët e Institutit të Ndërtimit ta shpallin si të pabanueshme dhe një rrezik potencial për banorët që jetonin aty. Ai shpjegoi se ashtu siç po veprohet me shumë ndërtesa të tjera që kanë pësuar dëmtime në strukturë, edhe kjo godinë do të prishet. “Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i Ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat nr. 15, 18 dhe 19 në “Qy-

tetin Studenti”, janë dëmtuar përtej asaj se ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studentë, janë tejet të amortizuara, të zaptuara prej 30 vitesh, që nga viti 1991. Kanë qenë në plan të ribëhen të reja nga Bashkia e Tiranës me projektin e KFË-së, por nuk mund të presin deri në fund të vitit tjetër, kur të jemi gati për zbatimin e projektit. Kush ka parë pamjet, e ka parë sesi duket edhe nga jashtë, çarjet që janë bërë, ndërhyrje në mure. Një portal kishte zbuluar një pemë që dilte nga muret, dhe pema dilte nga brenda jashtë, pra bëhet fjalë për një skenar të denjë për vende dhe popuj. Kjo është arsyeja pse dua që të kërkoj miratimin e Këshillit Bashkiak për çmontimin e kësaj godine”, tha Veliaj. Sa i përket familjeve që e kanë zaptuar dhe që janë strehuar në të, kryebashkiaku Veliaj bëri të

ditur se ato do të trajtohen me bonus qiraje, si të gjitha familjet e tjera të prekura nga tërmeti. “Shumica prej tyre më rezulton se i kanë plotësuar formularët e qirasë; do t’ua kalojmë qiranë njësoj si familjet e prekura nga tërmeti, pavarësisht se nuk janë pronarë të asaj godine, pavarësisht se e kanë zaptuar atë godinë, dhe pavarësisht se një pjesë e madhe as nuk paguan detyrimin minimal, ujë, drita dhe qira Qytetit Studenti”, tha Veliaj. Ai paralajmëroi me ndjekje penale të gjithë ata që do të pengojnë uniformat e shtetit në evakuimin e banorëve nga godinat e klasifikuara të rrezikshme prej tërmetit. “E kuptoj se në një vend si Shqipëria, edhe kur je në ditë të fatkeqësisë, edhe kur je në një situatë të vështirë emergjence dhe fatkeqësie natyrore, politika e vjetër nuk heq dorë; skenat që pashë mbrëmë, ku një ish-deputete shkonte dhe therej me policinë dhe zjarrfikësen, ishin të pashembullta. Ky nuk është momenti për të bërë politikë. Do të vijnë në 2023 zgjedhjet lokale dhe le të fitojë më

i miri, nëse nuk e bëjmë mirë këtë punë. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, deputetë, ishdeputetë, çfarëdo qofshin, na lini të bëjmë punën, ky është menaxhim i emergjencës, kjo nuk është fushatë elektorale, kështu që nëse më parë këta personazhe i kam çuar dhe i kam paditur në gjykatë për shpifje dhe i kam fituar ato beteja, kësaj here do t’i padis penalisht, nëse dikush pengon zjarrfikësen apo policinë që të bëjë evakuimin dhe rrezikon

jetën e banorëve do të paditet penalisht. Lini forcat e rendit, zjarrfikëset dhe stafin me uniforma të bëjë detyrat sipas ligjit dhe të respektojë vendimet e Këshillit Bashkiak, pastaj bëni politikë sa të doni”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se përfaqësuesit e opozitës që sot dalin edhe shfaqen sikur po mbrojnë banorët e godinës Nr.15 në Qytetin Studenti, kishin 30 vite që t’i sistemonin me banesë këta qytetarë, por nuk e bënë.

Qeveria paraqiti bilancin e pasojave dhe planet për rikuperimin e dëmit pa cenuar buxhetin. Opozita propozon anulimin e tenderave të planifikuar

Tërmeti shkatërrimtar dhe planet për rindërtim

Nga Ani Ruci

D

hjetë ditë pas tërmetit vdekjeprurës prej 6, 4 ballësh të 26 nëntorit , mijëra vetë jetojnë ende në çadra dhe hotele, mësimi është ndërprerë në 50 shkollat e dëmtuara në Durrës. Lezhë, Krujë dhe Tiranë dhe rrënojat ende të pa hequra në Durrës dhe Thumanë dëshmojnë përmasat e shkatërrimit dhe humbjen e jetës së 51 vetëve. Në Durrës dhe Thumanë ushtria po vazhdon të hedhë në erë dhjetra godina banimi gjysmë të shkatërruara që rrezikojnë të shemben dhe shkaktojnë viktima të reja . Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri i Shqipërisë Edi

Rama , i sapokthyer (4.11.2019 ) nga Samiti i NATO-s në Londër, paraqiti bilancin e situatës së strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti: “Në çadra dhe hotele janë të strehuar 12 mijë e 366 persona. Në Tiranë janë 604 godina të pabanueshme, në Lezhë 55 pallate dhe 13 institucione”, tha Rama. Në total rezultojnë 3,822 banesa dhe 461 ndërtesa me apartamente të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme. Tërmeti shkatërrimtar duket se hapi rrugën për ide të reja lidhur me akomodimin e banorëve të mbetur pa strehë. Ekspertët vërtetuan se banesat e meremetuara nga dëmet në tërmetin paralajmërues, dy muaj më parë, më 21 shtatorin e kaluar, nuk i rezistuan tërmetit të 26 nëntorit. Madje ato që kishin krisje muresh rezultuan fatale për jetët e njerëzve. Qeveria venosi sot t’u thotë “jo” meremetimeve dhe “po” ndërtimeve të reja për të pastrehët nga tërmeti. Ku do të gjenden fondet për ndërtimet e reja? Ursula von der Leyen, presi-

dentja e re e Komisionit Europian (KE) deklaroi të mërkurën (4.11) se KEdo të japë 15 milionë Euro për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit dhe se do të organizojë një konferencë donatorësh për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti. Burime zyrtyare citojnë presidentin francez, Macron, të ketë propozuar në përfundim të samitit të NATOs , “një konferencë ndërkombëtare solidariteti për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti”. Komisioneri i Bashkimit Europian, (BE) për Menazhimin e Krizave, Janez Lenarèiè, ndodhet sot, ( 5.11.2019 ) në Shqipëri për të parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe nevojat e popullsisë pas tërmetit shkatërrues prej 6,4 ballësh të 26 nëntorit. Lenarèiè i shoqëruatr nga kryeministri Rama vizitoi një nga qëndrat e emergjencës në Vorë, ku janë vendosur familje kryesisht nga Durrësi, Tirana dhe Kruja që mbetën pa strehë

prej tërmetit. Nga kjo qendër ai rikonfirmoi mbështetjen e BE. “ BE është në krah të Shqipërisë për ta mbështetur atë me asistencë dhe fonde, pasi tëbëhet vlerësim i nevojave pas katastrofës”, theksoi , Janez Lenarèiè . Disa dhjetëra milionë euro janë derdhur në llogatritë bankare të krijuara në Shqipëri enkas për përballimin e pasojave të tërmetit nga donacionet e biznesmenëve vendas, Kosova, individëve dhe diasporës shqiptare nga 76 vende të botës. Turqia ka marrë përsipër të ndërtojë 500 apartamente të reja. Kryetari i PD dhe gjithë opozitës jashtë parlamentare i propozon kryemnistrit Rama anulimin e disa tenderave që arrijnë në mbi 150 milion euro , që opozitas i konsideron “koncesion për oligarkët” që ato të përdoren për rindërtimin e banesave të reja. Por kryeministri Rama ka deklaruar se “asnjë tender nuk do të anulohet”. Por kryeministri ka deklaruar ditët e fundit se prioritetet e

buxhetit 2020 nuk do të preken për të rimëkëmbur vendin nga dëmtimet e tërmetit. Ajo që do të ndodhë ështrë rishikimi i shpërndarjes së fondeve në buxhetin e shtetit 2020, për të mundësuar ndërtimin e shtëpive të reja me një kosto prej vetëm 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të barabartë me 7 miliardë lekë. Gjithsesi fondi i deritanishëm i vënë në dispozicion është i pamjaftueshëm për të ndërtuar lagje të tëra të reja në zonat e nxehta , më të prekurat nga tërmeti. Ende nuk ka qartësi se ku do të gjenden fondet. Kryetari i Komisionit të Menaxhimit të Fondeve për post-tëmetin, ishministri i Finanacave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur (4.12) në një kanal kombëtar televiziv se “deri në 31 dhjetor të vitit 2020, 80% e punës për rindërtimin e banesave dhe strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti do të ketë përfunduar. Më 1 janar 2020 fillon strehimi me bonusin e qirave në banesat prej druri në zonat rurale. Marrë nga Deutshe Welle


SPECIALE

N

10 E premte, 6 DHJETOR 2019

Kryeministri Edi Rama, tha se duhet të nisë sa më shpejt shembja e pallateve të rrezikshme dhe prej andej të nisë ndërtimi i lagjeve të tjera me parametrat dhe standardet e duhura

ë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë referuar materialet për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspert¸t teknik¸ të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr.3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 kat¸she, si shkak i t¸rmetit t¸ datës 26.11.2019, do të shemben, pasi kishte dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe savaje. Grupi hetimor po bën veprimet procedurale në qytetin e Laçit për 7 pallatet që priten të shemben. Do hetohet çdo ndërhyrje strukturore e bërë në këto godina nga ana e banorëve apo dhe bizneseve. ‘’U mor¸n pjes¸ t¸ l¸nd¸s s¸ nd¸rtimit t¸ pallateve si: tull¸, llaç lidh¸s nd¸rmjet tullave, beton t¸ kollonave dhe kampione suvatime. Një nga pikat kryesore që do hetohet është nëse janë bërë ndërhyrje në strukturat mbajtëse të pallatëve për ndërtim dyqanesh apo lokalesh në katet e para’’,-thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në Laç do të nisë shembja e godinave të cilat kanë rezultuar të pabanueshme për shkak të tërmetit. Kryeministri Edi Rama, tha se duhet të nisë sa më shpejt shembja e pallateve të rrezikshme dhe prej andej të nisë ndërtimi i lagjeve të tjera me parametrat dhe standardet e duhura. ‘’Në Laç do të fillojmë shembjen e atyre godinave, nuk kemi çfarë presim më. Të gjitha pallatet që vizitova unë, pallatet e revolucionit demokratik duhet të shemben dhe të gjithë atyre duhet t’u bëjmë shtëpi të reja pa dis-

Tërmeti, Prokuroria nis hetimet për shtatë pallatet e rrënuara në Laç

kutim. Që të kemi edhe në Laç një lagje krejt të re të re të ndërtuar me parametra të tjerë në të gjithë atë zonë. Kështu që filloni menjëherë shembjen e atyre pallateve, komunikoni me banorët për të marrë çfarë ka brenda, ndih-

LIBRAZHD

mojini që t’i marrë gjërat që kanë brenda në qoftë se nuk ka probleme rrezikshmërie për të qenë të sigurt 100%, nxirrjani gjërat që kanë brenda dhe filloni shembjen e pallateve. Të gjithë ato pallate problematike në atë zonën që viz-

ituam do të pastrohet, e gjithë ajo zonë do të bëhet një lagje e re e Laçit. Të fillojmë menjëherë’’,-tha Rama. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri të ditur lajmin se do të ketë një lagje të re në Laç. Pas inspektimeve në

Fushë Mamurras, Lleshaj tha se: ‘’Akoma nuk është përcaktuar se ku, por ajo që është përcaktuar është që do të kemi një lagje të re në Laç, në të cilën do të sistemojmë të gjithë ata banorë, të cilat janë prekur rëndë nga dëmtimet’’. Nga ana tjetër, dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për objektet e rrënuar nga tërmeti. Hetimet do të bëhen për objektet që kanë shkaktuar viktima dhe një tjetër për 200 objekte që kanë pësuar dëme por nuk kanë shkaktuar viktima. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe ‘’Task-Forcës’’ ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit. Një tjetër hetim po kryhet në 6 objektet te cilat shkaktuan viktima mes tyre hotele, shtëpi private. Ky hetim pritet të zbardhë nëse zonat në të cilat janë kryer ndërtimet kanë pasur apo jo dhe miratimin e Institutit të Sizmiologjisë i cili është një ndër kushtet kryesore për t’u pajisur me leje ndërtimi. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima por nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme.

ZV/MINISTRJA

Verifikimi i banesave, Voda: 22 grupe me ekspertë shqiptarë dhe të huaj

Urë e re, Xhaçka: FA në krye të detyrës Shumica më e madhe e trupave të ushtrisë shqiptare është angazhuar për të përballuar dhe menaxhuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo nuk ka penguar që një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin. Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sqaron se ura që është ndërtuar nga xhenierët e FA, do të lehtësojë lëvizjen e qindra banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd. “Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd. FA në krye të detyrës’’.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se në Durrës ka filluar pastrimi i vendeve nga inertet aty ku ndërtesat janë shkatërruar tërësisht dhe shembja e godinave që përbëjnë rrezik për banorët. “Sfida më e madhe ka qenë ajo e akomodimit, por një nga porositë e lëna që në mbledhjet e para të qeveria dhe nga Kryeministri Rama ka qenë akomodimi i banorëve në hotele që tu mundësojmë edhe një lloj standardi edhe për shkak edhe të kushteve atmosferike. Në strukturat hoteliere në Durrës kemi 2 mijë banorë të akomoduar në 7 struktura hoteliere të cilat janë verifikuar para se banorët të strehoheshin aty dhe ofrimi i asistencës shëndetësore. Jo vetëm qendra shëndetësore 24 orë në 24 por edhe ekipe mjekësore të specializuara për të sëmurët me sëmundje kronike, për ata qenë kanë nevojë për mbështetje psikologjike por edhe përsa i përket fëmijëve. Në hotelet ku ata rrijnë jemi munduar të krijohen ambiente rekreacioni në mënyrë

që fëmijët të kalojnë posttraumën e tërmetit por edhe të përgatiten për të filluar shkollën”,-tha për ATSH-në. Sa i përket inspektimit në shkolla, Voda tha se ka përfunduar inspektimi në shkollat publike dhe po vazhdohet me shkollat private, kopshtet çerdhet. Për ato që nuk do të hapen, Voda tha se do të ketë një plan të posaçëm nga Ministria e Arsimit që nxënësit të akomodohen në shkolla të tjera. Durrësi është një

qytet që po vazhdon të marri jetë, rrugët e qytetit janë mbushur, grupet e verifikimit në terren janë shtuar dhe kërkesat e njerëzve tashmë nuk vijnë më shumë për akomodim se për verifikimin e banesave të tyre. “Në terren 22 grupe vetëm për bashkinë Durrës nga të cilët 70 ekspertë vendas dhe 30 ekspertë ndërkombëtarë, 6 grupe me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë në Bashkinë Krujë dhe 6 në Bashkinë Shijak”.


SPECIALE

11 E premte, 6 DHJETOR 2019

Banesa të pabanueshme sipas ekspertizave në terren janë 1971. Rovena Voda thotë se vijon përditësimi i të dhënave në Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë

Z

v/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka pub likuar informacionet e përditësuar për sa i përket bilancit me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një deklarate për shtyp, Voda tha se në qarkun e Durrësit, konkretisht Durrësit, Thumanës dhe të Shijakut janë për tu shembur edhe 363 banesa. Ndërkohë banesa të pabanueshme sipas ekspertizave në terren janë 1971. Sipas ministres Voda vijon puna dhe përditësimi i të dhënave në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë. “Deri në orën 17:30 të ditës së enjte, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë-198; Durrës-204; Lezhë36; Elbasan-1; Shkodër-1). Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë”,tha Voda. Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, Voda dha një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë. “Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht: Franca: 4; Zvicra: 2; Italia: 8; Greqia: 16; Turqia: 8; Maqedonia e Veriut: 16; SHBA: 2; Kosova: 20; Izraeli: 7. Dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria. Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inx-

Voda: Në Durrës edhe 363 banesa për t’u prishur, kanë ardhur 83 ekspertë

hinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe”. PUNA NË TERREN Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 05.12.2019 me shembjen të objektit 3-katësh në Shkozet janë

shembur gjithsej 28 objekte: 10 objekte në qytetin e Thumanës dhe; 18 objekte në Bashkinë Durrës. Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim: Bashkia Durrës-1267 objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur; Bashkia Krujë-2185 objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur; Ndërkohë në Krujë qytet po

bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike. Bashkia Shijak-1497 objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur; Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara. Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si indi-

vid/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Deri më tani (05.12.2019-18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale. SIGURIA Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit. Këto struktura janë angazhuar duke mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave, ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj. Janë shtuar shërbimet policore në terren është rritur prezenca dhe partrullimet duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.

TERREN

DOSJET

Prokuroritë marrin lejet e ndërtimit pas viteve 90 dhe 2000

P

rokuroria e Durrësit dhe e Tiranës, prej disa ditësh kanë nisur hetimet pas shembjeve të pallatave nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Dyshimet kryesore në Durrës janë se pasojat e tërmetit, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa

leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës. Pjesë e hetimit pritet të jenë shumë banorë që pretendojnë të jenë pjesë e procesit hetimor. Pyetja e tyre nga prokuroritë prite të bëhet në një fazë të dytë. Një

grup prokurorësh po verifikon organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë zbatuar siç duhet nga ndërtuesit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacione paraprake Bashkisë së Tiranës për banesat me dëme dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. Në Krujë organi i akuzës nuk ka regjistruar procedim, por nga ana tjetër në terren janë marrë të gjitha provat e mundshme. Prokurorët dhe oficerët gjyqësore ishin në Thumanë, ku u shembën tre pallate, e ku humbën jetën 24 persona. Ata kanë kryer të gjitha veprimet për mbledhjen e provave. Verifikimi është shtrirë edhe në shumë shtëpi e objekte të tjera të dëmtuara. Në cilësinë e provës materiale janë marrë mbetje të ndërtesave, si dhe janë siguruar edhe kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Ndihma zvicerane, strehim banorëve dhe ekspertizë

N

ë mesin e shteteve që kanë dërguar ndihmë pas tragjedisë, është edhe Zivcra, e cila ka sjellë në vendin tonë ekipe të specializuara për të ndihmuar me pasojat e tëmretit të 26 nëntorit. Nevoja për strehim e banorëve të zonave rurale që u prekën nga tërmeti ka marrë si përgjgije paketa strehimi të cilat përbëhen nga çadra, shtretër dhe batanije. Për shkak se banorët e këtyre zonave jetojnë me bujqësi dhe blegtori, transferimi i tyre në hotele nuk është një alternativë e mirë. Bazuar në vlerësimin zviceran, çadrat do t’i lejojnë banorët të qëndrojnë pranë tokës dhe bagëtive është një zgjedhje më e mirë. “Zvicra është një partner për Shqipërinë jo vetëm kur koha është e mirë, por edhe në kohë të vështira. Menjëherë pasi morëm këresën për ndihmë nga pala shqiptare ne u përgjigjëm me një ekip multidisiplinar i cili mbërriti këtu një ditë pas tërmetit. Kemi sjellë edhe inxhinierë strukturorë të cilët nisën menjëherë punën për vlerësimin e dëmeve në godina”.


SPECIALE

12 E premte, 6 DHJETOR 2019

Katastrofat natyrore dhe ndotja po nxjerrin në pah neglizhencën e qeverive dhe dështimet institucionale në Ballkanin Perëndimor. Aktivistët duhet të mbajnë përgjegjës për këtë elitat politike

Nga Jasmin Mujanovic

T

ërmetet që vazhdojnë të godasin Sh qipërinë, më i madhi prej të cilëve shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe la mijëra të pastrehë, kanë drejtuar përsëri me të drejtë vëmendjen te ndërthurja e politikës dhe mjedisit në Ballkanin Perëndimor – pra, te tendenca në të cilën mungesa e përgjegjësisë politike ka përkeqësuar me vite kostot ekonomike dhe njerëzore të katastrofave natyrore dhe një klimë në ndryshim. Ngjarjet në Shqipëri, për shembull, kanë nxjerrë në pah pyetje në lidhje me ndërtimet e paligjshme ose të rrezikshme në vend, por ky është një fenomen rajonal. Reduktimi i kostove, shkeljet e kodit dhe zonave të ndërtimit, punëtorët e papërvojë – lista e faktorëve që kontribuojnë në një epidemi të vërtetë ndërtimesh të pasigurta është sa e gjatë aq edhe alarmante. Kushdo që ka kaluar sadopak kohë në ndonjë qendër kryesore urbane në rajon, por veçanërisht në zonat periferike dhe rurale, nuk mund të mos ketë parë shembuj të shumtë të këtij fenomeni. Në fakt, ekziston një industri e vërtetë grupesh nëpër media sociale që merren me ndjekjen e shembujve të tillë, megjithëse shpesh në mënyrë komike. Tërmetet shqiptare duhet të sqarojnë, megjithatë, se kjo nuk është çështje për të qeshur. Mbi të gjitha, Ballkani

Politika të gjelbra për Ballkanin Perëndimor? Perëndimor nuk është bërë aktiv sizmikisht kohët e fundit. Ashtu si tërmeti që goditi qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit në orët e para të 26 nëntorit 2019, tërmeti famëkeq i Banja Lukës i vitit 1969 ishte me madhësi 6.4. Në vitin 1961, Shkupi u shkatërrua nga një tërmet me madhësi 6.1 që vrau 1,100 persona dhe shkatërroi thuajse të gjithë qytetin. Edhe tërmetet më të vogla kanë qenë një dukuri e rregullt në të gjithë rajonin për dekada me radhë. As mungesa e përgjithshme e gatishmërisë ndaj katastrofave në të gjithë rajonin nuk është për të qeshur. Përmbytjet e vitit 2014 që prekën zona të mëdha të Kroacisë, Bosnjës dhe Serbisë – më të këqijat në më shumë se një shekull – duhet të ishte tashmë një thirrje zgjimi; si në aspektin e mungesës së përgjithshme të kapaciteteve emergjente nëpër rajone të ndryshme administrative në të tre vendet, ashtu edhe për mungesën edhe më të thellë e kapaciteteve për t’u përballur me realitetet në rritje të ndryshimeve klimatike. Pak ka ndryshuar në pesë vjet që nga ai vit, edhe pse përmbytjet sezonale janë bërë akoma më të rënda. E njëjta gjë mund të thuhet për çdo faktor klimatik ose mjedisor në këto vende. Zjarret po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më shkatërruese çdo vit në të gjithë brigjet dalmate dhe Malit të Zi

KOMENT Nga Mentor Kikia

K

ur ishim fëmijë dhe udhëtonim me tren në Golem, mezi prisnim të shfaqej deti, pasi nuk e linte pylli i pishave. Mungesa e parave e ruajti këtë gjendje deri aty nga vitit 1997. Pastaj filloi batërdia. Pa leje, pa projekte, pa asnjë plan urbanistik, pa asnjë etikë dhe estetikë, pa shpirt, pa arsye, pa mëshirë… iu sulën bregdetit të Durrësit. Pri pisha, hap gropa në rërë e ndërto, secili sipas

takatit. Shtëpi, lokale e hotele. Fillimisht të vogla e të ulëta. Pastaj prish e ngri më lart, hap themele për tre kate e shto çdo vit nga një kat. Çdo vit duke iu afruar më shumë vijës së ujit. Deti bënte përpara, e ndërtimet edhe më përpara. Derisa sot i ndjanë vetëm pak metra. Sot aty ka më shumë hotele së pemë. Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse përgjegjësi nuk ka emër. Ndërtues të babëzitur. Pushtetarë që spyetën fare për bregdetit.

dhe po përhapen gjithnjë e më shumë në brendësi të rajonit, veçanërisht në tokat e thata të Hercegovinës. Dhe ekziston edhe cilësia e rrezikshme e ajrit në të gjithë rajonin, me norma sidomos të rënda të ndotjes së ajrit në Sarajevë, Beograd, Shkup dhe Prishtinë. Në fund të fundit, në një kontekst global, këto janë qytete të vogla – me një popullsi prej gati katër milionë banorë së bashku. E megjithatë, këto qytete kanë indekse të cilësisë së ajrit në të njëjtën kohë me super qytete të mëdha indiane dhe kineze, të cilat janë po ashtu qendra të mëdha industriale. Qartazi, çështja këtu nuk është rritja e kapaciteteve ekonomike të këtyre politikave të Ballkanit Perëndimor. Jo, problemi këtu është një neglizhencë qeveritare dhe dështimi institucional. Cilësia e ajrit në rajon po arrin nivele kritike sepse qeveritë nuk kanë pranuar të rregullojnë ndotësit industrialë, për t’i bërë karburantet e pastra të përballueshme për konsumatorët, sidomos për ngrohjen e shtëpive, as nuk kanë bërë shumë për të inkurajuar zhvillimin e energjisë së rinovueshme apo edhe transportin publik. Por qeveritë lokale jo vetëm nuk kanë arritur të rregullojnë cilësinë e ajrit. Vendimi i fundit i Bosnjës për t’iu drejtuar një banke kineze zhvillimi për të financuar një

zgjerim masiv të termocentralit famëkeq të qymyrit Tuzla tregon se këtu ekziston një element interesit malinj. Elitat politike dhe bashkëpunëtorët dhe donatorët e tyre në industrinë e ndërtimit dhe atë të energjisë po punojnë së bashku për të parandaluar zbatimin e reformave të rëndësishme rregullatore dhe mjedisore. Pse? Për shkak se karburantet e pista dhe mungesa e rregullimit do të thotë më shumë para në xhepat e tyre. Është e qartë se këtu ekziston një problem sistemik dhe, po ashtu, ekziston një nevojë urgjente për një ndryshim të madh në politikat e qeverisë. Por e njëjta gjë mund të thuhet për secilën nga këto probleme: tërmetet, përmbytjet, zjarret etj. Secila prej këtyre kërkon qeveri të gatshme të sakrifikojnë burime dhe ekspertizë për të matur me kujdes rreziqet, për të punuar me zell për të zbutur efektet dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar jetë. Fakti që kjo nuk ka ndodhur mund të hidhet poshtë si një tjetër dështim i elitës politike të Ballkanit Perëndimor, një tjetër aspekt i mosrespektimit të tyre të zakonshëm për mirëqenien e qytetarëve të tyre. Por nuk duhet të jemi aq cinikë. Që nga fillimi i kësaj dekade, kemi parë në heshtje shfaqjen e një lëvizjeje të vogël, por të mirëorganizuar të gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Deri më tani, ajo ka qenë

e organizuar tradicionalisht në kontekstin e betejave specifike, në komunitete specifike. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe dështimi institucional për t’u përballur me faktorët mjedisor fillon të ofrojë kosto gjithnjë e më të mëdha ekonomike dhe njerëzore në rajon, ne prapë mund të shohim të lindë diçka më e bashkuar. Ose, në të kundërt, duhet të punojmë për t’u siguruar që pikërisht kjo të ndodhë. Qytetarët, politikëbërësit dhe aktivistët në rajon nuk mund ta trajtojnë më klimën dhe mjedisin si një shqetësimi të Botës së Parë. Efektet më shkatërruese të një neglizhencë të tillë janë parë pikërisht në rajone të pazhvilluara dhe periferike si Ballkani Perëndimor. Dhe ndërsa efektet e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes thjesht përkeqësohen nga çështjet e korrupsionit dhe prapambetja demokratike në rajon, shëndeti themelor i biosferës lokale, aq sa edhe kapacitetet lokale për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore, paraqesin një mundësi tjetër për t’i mbajtur elitat politike përgjegjëse. Thjesht, këto duhet të jenë biseda që shqetësojnë në mënyrë direkte publikun. Nga kjo gjë varen jetë njerëzish. Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN. Reporter

Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet! Dhe në fund legalizmet i vunë vulën. Po sikur të kishim ruajtur brezin e gjelbër? Po sikur të mos ishte ndërtuar poshtë rrugës automobilistike, a do ishte Durrësi dhe Golemi një zonë turistike elitare? Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet! Ja pasojat e batërdisë. Megjithatë, të heqim kosotn njerëzore, tërmeti ishte zgjidhja e vetme për këtë batërdi.


SHOWBIZ

13 E premte, 6 DHJETOR 2019

Bebe Rexha nuk ndalet ka një tjetër suprizë për shqiptarët Këngëtarja Bebe Rexha iu gjend pranë popullit të saj pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë. Ajo u nis drejt vendit tonë dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë pas tërmetit. Bebe pa nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa prej momenteve i ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert. Gjithashtu, Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku bëjnë fuqinë e femrës.

Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij Jessica Biel për një “humbje të fortë në gjykim” Justin Timberlake ka thyer heshtjen pas fjalëve se ai po tradhton bashkëshorten e tij me kolegen e filmit më të ri që po xhiron. Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij Jessica Biel për një “humbje të fortë në gjykim” pasi ai ishte fotografuar duke mbajtur dorën e një gruaje tjetër. Të mërkurën, këngëtari ndau një postim në Instagram në të cilin ai pranoi se “duhet ta kishte ditur më mirë”. Timberlake fajësoi se kishte pirë tepër alkool pasi ai u fotografua duke mbajtur dorën e Alisha Wainwright në New Orleans, ku ata të dy po xhirojnë filmin e ri “Palmer”. Ish-këngëtari i grupit NSYNC shtoi se ai shprehu keqardhje për sjelljen e tij dhe se “nuk është shembulli që dëshiron të paraqesë për djalin e tij” – duke iu referuar fëmijës së tij të vetëm me aktoren Jessica Bielin, Silas katër-vjeçar. “Unë qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që kam mundësi, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë

Mesazhi i fuqishëm i Anna Oxës për shqiptarët Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa, ka performuar në skenën e festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”. Para se të ngjitet në skenë për të dhënë performancën magjike, ajo pati një mesazh të fuqishëm për shqiptarët. “Duhet të mësojmë të jetojmë me forcë të mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe ndjenjat tona, ndaj duhet të kemi mundësinë për të ndërtuar. Duhet të krijojmë kompeticionin më të bukur, më origjinal të mundshëm”, tha ajo. “Unë jetoj në Zvicër dhe kam fatin që të shoh ato male të mrekullueshme dhe të kuptoj se sa qeniet njerëzore mund të ndahen nga vetvetja. Ju ftoj që të futemi përmes çdo platforme të artit, duke dhuruar që i përket një shprehje më natyrale, një kënge natyrale”, tha Anna Oxa në skenën e festivalit “Kënga Magjike 2019”, ka përfunduar Anna Oxa.

Dhurata Dora në bashkëpunim me yllin botëror, zbulohet detajet Dhurata Dora padyshim është ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila ka prekur tregun e huaj. “Zemër” në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking vazhdon të dëgjohet kudo ende dhe mbetet ndër hitet më të padiskutueshme të viteve të fundit. Por, sukseset për Dhuratën nuk kanë të ndalur. Këngëtarja shqiptare ka vazhduar më tej me një bashkëpunim ndërkombëtar duke bashkuar forcat me Maitre Gims. Gazeta “Express” mëson se kënga është në fazat finale dhe do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar. Për publikun kënga do të jetë gati brenda pak ditësh, ndërsa promovimi i saj mësohet se do të bëhet në një nga radiot më të mëdha botërore.

Këngëtarja e njohur zbulon pse pinte alkool para çdo interviste dhe performance

njerëzit që dua,” shkruan Timberlake. “Disa javë më parë bëra një gabim të fortë në gjykim – por më lini të qartësoj – asgjë nuk ndodhi midis meje dhe bashkëyllit tim. Kam pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet ta kisha ditur më

mirë. Ky nuk është shembulli që dua të bëj për djalin tim. Unë kërkoj falje nga gruaja dhe familja ime e mahnitshme që kaluan përmes një situate kaq të sikletshme dhe unë jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem, “ shtoi ai.

Ellie Goulding pranoi se ka pirë një gotë alkool para intervistave dhe performancave për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”. Goulding zbuloi po ashtu se i është nënshtruar për një kohë të gjatë një terapie sa i takon kontrollit të zemërimit. Këngëtarja, e cila pati hitin e saj të parë të madh “Starry Eyed” në vitin 2010, u është kthyer pijeve që kurka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Në një intervistë për Fern Cotton, gjatë prezantimit të podcast-it “Happy Place”, 32-vjeçarja tha se shpesh duhet të prezantohet ashtu si nuk është ndaj pi për t’u përballur me “situatën surrealiste”. Ajo gjithashtu tha se përgatitej për intervista duke pirë, madje edhe para se të paraqitej në “Live Lounge” të BBC-së, e cila zakonisht xhirohet herët në mëngjes. “Mendova se pija do të më bënte pak më shumë interesante dhe gazmore,”

tha Goulding. Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, u bë e famshme falë hiteve “Love Me Like You Do”, “Burn” dhe “How Long Will I Love You”.


SPORT

14 E premte, 6 DHJETOR 2019

“Gazzetta dello Sport” raporton se Lazio do të mbështet te portieri shqiptar për të synuar fitoren ndaj Juventusit

Strakosha sfidon Ronaldon dhe Dybala-n, kërkon ta kyçë portën Nga Rozalb Lika

D

uhet një ndeshje perfekte. Një gjë të tillë duhet ta garantojë ekipi dhe lojtarë të veçantë. Duke filluar që nga Thomas Strakosha. Portieri i Lazios, i cili spikat gjithmonë në

mënyrë specifike, ndeshjet e Strakoshës ndaj Juventusit kanë qenë të paharrueshëm për të dhe tifozët. E para daton në më 13 gusht 2017, në atë ditë në Superkupën e Italisë, “gardiani” shqiptar bën fenomenin me një pritje fantastik ndaj Cuadrados, kur rezul-

ndeshje që hyri në historinë e Lazios. Bardhekaltrit triumfuan pas 16 vitesh në transfertë ndaj ekipit torinez. Rezultati u mbyll 2-1, me portierin shqiptar që arrin të ndalë nga pika e bardhë Dybala-n në fundin e ndeshjes. Një pritje që e kthehu atë në mit. Këtë gjë

UELLSIANI

Ramsey sërish në bokse, mungon ndaj Lazios Nuk kanë fund problemet në mesfushë për skuadrën e Juvntusit. Pas operimit të Khedira, i cili do të mungojë 3 muaj, së fundmi infermierisë i është shtuar edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian nuk është grumbulluar për ndeshjen kundër Lazios në fundjavë. Ai ka një mbingarkesë në muskujt e këmbës së majtë dhe nuk dihet se sa do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës. Uellsian ka patur vazhdimisht shqetësime në muskuj gjatë karrierës së tij dhe frika në Torino është e madhe. Italianët kanë dalë me një deklaratë zyrtare dhe kanë komunikuar se lojtari nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri për ndeshjen e radhës në Serie A. Ramsey u afrua në merkaton e verës te Juventusi me parametra zero, por nuk ka arritur që të aktivizohet në vazhdimësi edhe për shkak të problemeve të shumta fizike, njëlloj si te topçinjtë në sezonet e fundit.

INICIATIVA

Torino kontribuon për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

ndeshje të mëdha, kërkon që të shtunën të bëjë një tjetër paraqitje të mirë ndaj bardhezinjve. Një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë. Këtë sezon, ka mbajtur portën të paprekur në 4 ndeshje nga 7 takime që ka zhvilluar në shtëpi. Portieri i kombëtares sonë do të provojë të ndalë futbollistë të klasit botëror si Ronaldo, Dybala dhe Higuain. Në dy raste, në

tati ishte 0-0. Ndeshja ishte e vështirë, por Lazio, arriti që të triumfonte 3-2, falë edhe paraqitjes shumë të mirë të tij. Gjatë ndeshjes bëri edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera ndaj Higuain, Pjanic, duke u dorëzuar vetëm ndaj Dybala-s, i cili realizoi me goditje dënimi dhe penallti. 14 tetorin e ardhshëm, Strakosha u bë protagonist absolut në një

tifozët shpresoj që ta shohin edhe të shtunën, duke shpresuar që të jenë ekipi i parë që mund Juventusin e Sarrit. Mund të jetë një fitore fantastike në rrugëtimin për Champions League, një objektiv i madh në vitet e fundit. Një ëndërr e madhe për tifozët bardhekaltër, teksa shpresohet sërish në mrekullitë e Strakoshës.

Klubi i Torinos është përfshirë në iniciativën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, që solli shumë viktima dhe dëme në disa vende të ndryshme. Klubi granata prej kohësh ka lidhur një marrëveshje me KS Ali Demi, duke e pasur si ekip satelit. Sipas Tuttosport, klubi shqiptar ka marrë një fanellë nga Belotti dhe topin zyrtar të firmosur nga të gjithë futbollistët. Të dyja dhuratat do të nxirren në an-

kand dhe të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e tyre do të shkojnë të gjitha te shoqata “Fundjava Ndryshe” e cila po grumbullon ndihma për të prekurit nga tërmeti. Deri më tani janë grumbulluar nga kjo shoqatë më shumë se 6 milionë euro, ndërkohë që duhet vlerësuar edhe gjesti i klubit të njohur italian, që nuk mbeti jashtë vëmendjes duke treguar interes për vendin tonë.

PËRGATITËSI ATLETIK

MAQEDONASI

Nuk kthehet se ka frikë nga tërmeti, Kukësi bën gati “divorcin” me Kitanovskin

F

utbollistët e Kukësit e përjetuan keq tërmetin e së martës të datës 26 nëntor, por një prej atyre që e përjetuan shumë keq ishte mbrojtësi i Kukësit, Tome Kitanovski. Mbrojtësi i majtë maqedonas nuk është kthyer akoma në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit e natyrisht që ka humbur edhe ndeshjen kundër bardhebluve. Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me lojtarin, të cilit i dhanë leje vetëm për 2 ditë, por ai e shkeli atë dhe gazeta mëson se 27vjeçari u ka thënë drejtueseve të Kukësit se e ka shumë të vështirë për t’u kthyer më në Tiranë. Kështu që mbetet i hapur largimi i tij në janar, madje mund të jetë akoma më i shpejtë, pra që para Vitit të Ri. Kitanovski ishte një afrim cilësor i Kukësit në merkaton e verës, madje mund të themi i vuajtur, pasi mbrojtësi kishte disa oferta serioze, por ishte drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ai që e bindi lojtarin. Në këtë mënyrë në krahun e majtë, alternativa e vetme mbetet Kotobelli, i cili do të aktivizohet edhe më shumë këtë sezon.

“Ronaldo është si një motor, lojtari më i kompletuar në botë” Cristiano Ronaldo kaloi një muaj nëntor shumë të vështirë, duke mos gjetur rrugën e rrjetës me Juventusin, ndërkohë që nuk e priti aspak mirë as zëvendësimin në duelin ndaj Milanit. Ish-përgatitësi atletik i tij, Giovanni Mauri, i cili ka punuar me të te Real Madrid nga vitit 2013-2015, ka sqaruar situatën e portugezit. “E njoh mirë atë, është një ‘motor’. Më duket e çuditshme që disa njerëz e konsiderojnë një kampion si Ronaldo të mbaruar. Ata flasin në rrjete sociale. Nuk mund të flas pa rezultate, pasi janë përgatitësit atletikë të Juventusit që kanë të dhënat e formës së tij. Ronaldo është shumë shpërthyes dhe kjo është një ndër pikat e tij më të forta dhe në momentin që ka një shqetësim që e pengon ndalet pak. Te Reali nuk ka patur një problem të ngjashëm. Askush nuk e njeh trupin e tij si ai. Ai është lojtari më i kompletuar në botë, më i miri. Vetëm Mbappe potencialin e tij fizik”, deklaroi Mauri.


SPORT

15 E premte, 6 DHJETOR 2019

INTER

Conte: Të shtrëngojmë dhëmbët, ja përse e refuzova Romën në verë

A

ntonio Conte ka kërkuar që skuad ra e tij të “shtrëngojë dhëmbët” pasi e presin dy ndeshje të vështira ndaj Romës në kampionat dhe mas ndaj Barcelonës në Champions League. Strategu italian ka zbuluar edhe kontaktet që ka pasur me klubin verdhekuq gjatë verës së kaluar. “Do të jetë një përballje mes dy ekipeve që po bëjnë shumë mirë kohët e fundit. Ata janë në një formë shumë të mirë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe pas fitores 3-1 ndaj Veronës. Duhet të bëjmë kujdes pasi Roma ka lojtarë të mirë falë edhe një trajneri që është ambientuar menjëherë në Itali. Është një ndeshje e vështirësisë së lart për shkak të kundërshtarit. Ata kanë entu-

ziazëm dhe besim. Duhet të jemi gati për të vuajtur në momente të vështira dhe për t’u bërë keq rivalëve kur të kemi topin. Ekipi duhet të ruajë përqendrimin pasi kemi ndeshjet ndaj Romës, Barcelonës, Fiorentinës dhe Genoa-s. Të shtrëngojmë dhëmbët dhe shpresojmë që të arrijmë para pushimeve enë mënyrën më të mirë të mundshme. Refuzimi i Romës? Me topin kam ruajtur marrëdhënie që nga Europiani. Ai më telefonoi duke më shpjeguar situatën. Unë analizova situatën dhe nuk mendova se ishte momenti për të shkuar te Roma. Në atë moment nuk ishte as Inter apo ndonjë ekip tjetër. Atje është një qytet i bukur, ku shpresoj që të punoj, por nuk ishte moment i duhur”, deklaroi strategu i zikaltërve.

Sulmuesi suedez ka rrëfyer disa prapaskena, teksa nuk ka vonuar edhe përgjigja e mbrojtësi italian

Ibrahimovic: Prita 4 vite për të bërë për spital Materazzin

Z

latan Ibrahimovic është një nga futbollistët që i pëlqen që t’i thotë gjërat hapur. Mediat italiane sot kanë publikuar pjesën e dytë të intervistës për revistën “GQ”. Eksperienca e parë të Juve – “Të jetosh dhe të luash në Itali më kanë bërë atë që jam sot, Capellon e kam ndjekur shumë. Çdo ditë pas stërvitjeve më vendoste 5-6 mbrojtës për të bërë një goditje me kokë. Më pas kalova tek Interi, kishin një ekip të fortë, dhe kishin nevojë edhe për ndihmën time”. Vitet te Milani – “Galliani ishte një drejtues fantastik, ekipi i vjetër ishte i madh. Pas dy vitesh i thash: nuk dua të iki, jam mirë të Milani. Më pas në plazh pashë 5 thirrje brenda 30 sekondash, e kuptova që kishte ndodhu diçka. Telefono-

va Raiolën dhe mora vesh që jam shitur te PSG”. Kalimi në MLS – “Kur u hap si mundësi për të shkuar në Amerikë, mendova: Kam nevojë për një fillim të ri, sidomos pas dëmtimit te Manchester United. Një peri-

KRITIKAT

Messi: Është turp që Mane u rendit i katërti për “Topin e Artë”

L

ionel Messi nuk i ka kursye elozhet për sulmuesin e Liverpoolit Sadio Mane, duke e cilësuar si turp faktin që përfundoi në vendin e katërt për “Topin e Artë”. Sulmuesi argjentinas mori këtë çmim të hënën, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Van Dijk dhe Ronaldon. Ylli argjentinas beson se Mane nuk duhet të kishte përfunduar jashtë podit. “Është turp të shohësh Mane të përfundojë në vendin e katërt”, deklaroi Messi për “Canal +”. “Unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyer këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë. Por unë zgjodha Sadio Mane (për çmimin The Best) sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Ishte një vit të shkëlqyer për të gjithë ekipin e Liverpool-it. Ndaj e zgjodha atë. E përsëris ka pasur shumë lojtarë shumë të mirë këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë”, deklaroi Messi për kanalin francez.

udhë e bukur me 53 gola në 58 ndeshje. Por tani është koha për t’u kthyer në Europë. Derbi i famshëm i vitit 2010 – “Gjatë një ndeshje të vitit 2006 mes Juventusit dhe Interit, dola nga fusha pas një ndërhyrje vrastare të Mater-

azzit. Pas kalimit te Milanit, gjatë një derbi, në pjesën e dytë, sërish Materazzi më ngacmoi sërish dhe më pas bëra një ndërhyrje taekëondo. E bëra për spital. Stankovic më pyeti: “Përse e bërë? Dhe unë ju përgjigja: “E kisha pritur këtë moment për katër vjet. Ja përse”. Materazzi reagon- Menjëherë ka ardhur edhe përgjigjja e mbrojtësit italian nëpërmjet Instagramit: “Gjithmonë faleminderit, Ibrahimovic. Pa ty nuk do ta kishim fituar kurrë”. Ky koment u shoqërua me foton e suksesit të Interit në Champions League, në vitin 2010. Vetëm një vit më parë, Ibra ishte larguar për te Barcelona, ndërsa te zikaltërit ishte afruar Samuel Eto’o, një nga lojtarët kryesorë të triumfit të Interit të Tripletës.

MERENGUES

SULMUESI

Ngoo rrëfen tmerrin nga tërmeti: Mendova se ishte bombë, iu drejtova Zotit!

M

ichael Ngoo, sulmuesi anglez i Tiranës, në një rrëfim për Supersport, ka treguar momentet e panikut dhe frikës për tërmetin e datës 26 nëntor, në orët e para të mëngjesit. “Jetoj në katin e 7-të të një pallati dhe e ndjeva që lëkundej i tëri. Më shkoi mendja që do ishte diçka natyrore ose një bombë. U çova menjëherë dhe thashë me vete: “Çfarë po ndodh?”. Iu drejtova Zotit dhe i thashë të më falte mëkatet që kisha bërë! Në fund, kur pushoi gjithçka, iu drejtova me një “faleminderit”. Mora çelësat dhe vesha pantallonat që të zbres. Pashë njerëz dhe kuptova se kishte rënë tërmet. Nuk ishte diçka normale. Është diçka që nuk e kam përjetuar më parë në jetë. Ishte një situatë shumë e trishtë, dhe mendja të shkon tek personat që humbën jetën dhe i shpreh ngushëllimet e mia”.

Reali pa Eden Hazard në “El Clasicon” ndaj Barcelonës

E

den Hazard nuk do të jetë në “El Clasic con” e parë të këtij sezoni në La Liga. Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në kavilje në takimin ndaj PSG në Champions dhe sipas stafit mjekësor të klubit të “Los Blancos” do të mungojë edhe në duelin plor rivalitet kundër Barcelonës. Situata është edhe më e rëndë, pasi periudha e riaftësimit do të zgjasë nga 4 deri në 6 javë. Stafi mjekësor i klubit madrilen ka konfirmuar se pas testeve mjekësore të kryera, Hazard e ka të pamundur të rikthehet në fushën e blertë përpara afateve të caktuara nga mjekët. Një mungesë e rëndësishme në radhët e Realit të Madridit, për më tepër që kalendari për “Los Blancos” parashikon sfida tepër të vështira me Espanyolin për të vijuar me Valencian, El Clasicon kundër Barcelonës, Atheltic Bilbaon dhe Getafen.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E premte, 6 DHJETOR 2019

Presidenti Meta përzgjedh me short nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020 P

residenti i Repub likës, Ilir Meta në zbatim të plotë të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjore, zhvilloi dje në datë 5 dhjetor 2019, ora 12:00 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, rinda Ballanca, e cila monitoroi procesin së bashku me përfaqësuesit e institucionit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Gent Ibrahimi, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor zotit Maksim Qoku, përfaqësueses të Gjykatës Kushtetuese zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara zonjës Leyla Moses-Ones, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit për zbatimin e ligjit nr.115/2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacionit të Bashkimit Europian zonjës Lenka Vitkova, etj. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ushtron detyrën me një mandat njëvjeçar. Mandati i këtij këshilli ushtrohet prej datës 1 janar 2020 deri në 31

dhjetor 2020. Procesi i shortit u transmetua direkt e me transparencë të plotë edhe nga Televizioni Publik Shqiptar. Për shkak të mungesës së kandidatëve nga lista e dërguar nga Këshilli i

Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë nuk ka anëtar zëvendësues. Me të njëjtën procedurë u zgjodhën dhe Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për çdo institucion,

nga Gjykata Kushtetuese; nga Gjykata Kushtetuese; nga Gjykata e Lartë; nga Prokuroria e Përgjithshme; 5. Miranda Andoni nga Gjykatat e Apelit; 6. Saida Dollani nga Gjykatat e Apelit; 7. Ludovik Dodaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit; 8. Fatjona Memçaj nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit; ANËTARËT ZËVENDËSUES TË 9. Arjan Qafa nga Gjykatat Administrative. KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

1. Marsida Xhaferllari

nga Gjykata Kushtetuese; 2. Bilbil Mete nga Prokuroria e Përgjithshme; 3. Nazmi Troka nga Gjykata e Apelit; 4. Nezir Gjoka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit; 5. Marjana Velçani (Idrizi) nga Gjykatat Administrative.

KRYEMINISTRI NË DURRËS

Rama: Të gjithë abuzuesit me cilësinë e ndërtimeve do ndëshkohen. Nuk duhet të shpëtojë asnjë

K

ryeministri Edi Rama ka vijuar mbrëmë inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti. Kreu i qeverisë bashku me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin, panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës, të cilat u dëmtuan

ANËTARËT E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa u njoh me punën që po kryhet në terren dhe për destinacionin se ku do shkojnë inertet e banesave të shkatërruara, kreu i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale. “Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet

që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha kryeministri Edi Rama. Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.

1. Fiona Papajorgji 2. Vitore Tusha 3. Ardian Dvorani 4. Arta Marku


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.