KOha Jona, 6 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 158 (8289)

E premte, 6 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri dhe ministri Majko bëjnë sherr live në parlament. Ministri braktis seancën dhe nuk pranon të votojë për prishjen e Teatrit. Rama: Ik, mos hajde më!

Ligji miratohet, opozita kundër. Majko largohet Qeveria vendosi me 75 vota “pro” që ta shembë godinën historike të Teatrit Kombëtar. Opozita bën thirrje që ta mbrojnë me trupat e tyre përballë fadromave dhe policisë. Pritet përplasje e madhe mes artistëve dhe policisë FAQE 3

Artistët dhe qytetarët protestë Basha dhe Kryemadhi: Rama tani kundër projektit të qeverisë: do kuptojë forcën e qytetarëve. Do ngujohemi te Teatri Fundi i diktatorëve dihet

FAQE 2

Në foto: Protesta, dje para Kuvendit OPINION

QËNDRIMI I PS

Marrëzia e një Teatri

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

PROCESI

KRITIKAT

DEKLARATA

Balla- opozitës: Dosja "Tahiri", Petrit Vasili: Një nga Protestoni sa të doni, prokuroria kërkon ditët më të errëta të teatri do shembet! burg për ish-ministrin këtij Parlamenti

Nga Frrok Çupi

A ka marrëzi në këtë çështjen "Teatri" që po na zë frymën e gjithë shoqërisë? Prej kohësh ka nisur një 'dramë' diletantësh me subjekt: 'do të prishet godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë për të bërë një tjetër, apo nuk do ta lejojmë…'. "Do të…., apo nuk do të….". Disa njerëz të shtirur si artdashës... FAQE 14

FAQE 6

FAQE 16

FAQE 2

FAQE 11

Ambasadori britanik, Duncan Norman: "Peshqit shqiptarë" akoma janë në oqean!

FAQE 9

BOTËRORI 2018

Çerekfinalet premtojnë spektakël, 8 ekipet bëjnë llogaritë për të kapur finalen FAQE 20


POLITIKE

2

E premte, 6 KORRIK 2018

Kundër shembjes së Teatrit, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para parlamentit

S

eanca e djeshme e Kuvendit është zhvilluar me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Socialistët kanë futur për miratim me procedurë të përshpejtuar ligjin që lejon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në truallin e tij. Opozita deklaron se ky ligj është një vjedhje e hapur e pronës publike dhe një aferë korruptive. Deputetët e opozitës kanë premtuar se ligji nuk do të lejohet në kalojë, në asnjë mënyrë, duke paralajmëruar se draftin do të ankimohet edhe në Strasburg. Ndërkohë artistët të mbështetur nga qindra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit duke protestuar jashtë seancës së Kuvendit kundër miratimit të këtij ligji. Protesta Me vargjet e himnit Kombëtar, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, politika dhe dashamirësit e artit do të nisnin siç dhe e kishin lajmëruar protestën përpara Parlamentit në përpjekje për të ndaluar miratimin e projektligjit të Qeverisë “Rama” që parashikon shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Protesta është thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe protestuesit teksa këndonin Himnin dhe mbanin në duar parulla: “Unë jam teatri”! E ndërsa debati për projektligjin e Teatrit të ri Kombëtar do të përshkallëzohej në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me kreun e opozitës Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, si dhe nga përfaqësues të tjerë të opoitës që kërkonin praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë në mënyrë që të jepte përgjigje jo vetëm për shqetësimet e deputetëve, por edhe për shqetësimet e ngritura prej disa javësh edhe nga

Protestë në shesh për teatrin, sherr dhe akuza në Parlament

komuniteti i artistëve. Ndërsa jashtë ndërtesës së Kuvendit, artistë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qindra mbështetës të opozitës protestuan për më shumë se 8 rresht kundër miratimit të ligjit, që sipas tyre është antikushtetues sepse grabitet prona publike. Me pankarta në duar si “Unë jam teatri”, moto e cila ka shoqëruar protestën disa mujore, artistët dhe jo vetëm po shfrytëzojnë ndoshta mundësinë e fundit për të mos lejuar shembjen e ndërtesave. Gjatë protestës së djeshme janë hedhur edhe tymuese. Protesta e djeshme tërhoqi dhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare, ku ra në

sy transmetimi direkt edhe nga “Zëri i Amerikës”. Disa nga fjalimet në protestën e djeshme Neritan Licaj: Projektligji është në shkelje të Kushtetutës. Ky projektligj bie në kundërshtim me kodin civil të Republikës së Shqipërisë, si ligji për pronat dhe politikën vendore. Është rasti i parë në demokraci që qeveria paraqet një projektligj personal. Rama preferon që fajësia të jetë kolektive dhe jo personale e tij. Ky ligj nuk shoqërohet me faturë financiare dhe vendos shtetin shqiptar në rolin e sekserit me një kompani private. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij projektligji dhe presidenti

të vlerësojë këtë projektligj për gllabërimin e pronës publike. Bujar Asqeriu: Ky Kuvend të mendohet mirë pasi të mundohet për të kafshuar Teatrin, kulturën dhe historinë tonë. E përsërisim. Kini kujdes dhe mos luani me artistët se janë njerëzit më të nderuar të kombit. Nëse votoni këtë ligj do bëni një hap të gabuar. Dhëmbët tuaja nëse do i ngulen teatrit nuk do harrohen kurrë. Ndaj ju bëj thirrje mos e kafshoni teatrin. Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.

Alert Celoaliaj: Dje e patë një zjarrfikëse në teatër pas tërmetit. Dua që të gjithë qytetarët e Tiranës të më thonë nëse ka pasur ndonjë zjarrfikëse tek maternitetit për të verifikuar dëmet por jo. Qëllimisht për të vazhduar farsën, zjarrfikësja erdhi për të verifikuar shembjet që ne me video i kemi bërë që në janar që i janë faturuar tërmetit të djeshëm por nuk ka tërmet që e shemb Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimtal. Dashamir Shehi: Dua tu falënderoj në emër të Grupit Parlamentar. Debati nuk ka filluar ende se kjo është një strategji e atyre që ne të lodhemi. Kjo është protesta më e madhe e shoqërisë, dhe më e bukura. Kanë dalë për partinë apo për rrogën, por sot kjo që keni bërë ju është shumë e rëndësishëm, pasi keni emancipuar shoqërinë. Kujt i pëlqen liria të qëndrojë këtu, kush është për paratë të shkojë atje të rreshtohet me ata. Ne tani do të shkojmë aty do të vazhdojmë betejën tonë, po ju them që dhe ju të qëndroni të rezistoni këtu, Ju falënderoj për këtë qëndresë. Jorida Tabaku: Unë sot këto kartolina” Unë jam Teatri”, do t’i vendos në Kuvend. Sot nëse ky ligj do të miratohet shuhet trashëgimia e qytetit. Ju falënderoj se ju keni qëndruar në shi dhe në diell, keni kenë pak dhe sot jeni shumë. Ne dhe ju nuk do ta lejojmë që ky makabritet të bëhet. Opozita është gati të ndjekë çdo rrugë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit, do ta çojmë këtë çështje deri në Strasburg.

MONIKA KRYEMADHI DHE LULZIM BASHA REAGOJNË PËR MIRATIMIN E LIGJIT QË LEJON SHEMBJEN E TEATRIT KOMBËTAR

“Qytetarët janë më të fortë se një qeveri hajdute” K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësojnë votimin e ligjit për shembjen e Teatrit nga PS-ja si një akt skandaloz të qeverisë “Rama”. Në reagimet e para pas seancës në Kuvend, ku PS kaloi ligjin vetëm me votat e saj, dy krerët e opozitës paralajmërojnë protesta dhe reagime të ashpra. “Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë. Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur

atë edhe me trupat tanë. Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutët e bashkuar”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa Monika Kryemadhi deklaroi se ky është akti më i turpshëm i qeverisë “Rama”. Kryemadhi u shpreh se sot Tirana nuk ka humbur vetëm teatrin, por edhe kurajën për tu përballur me një diktator si Edi Rama. “Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit. Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës. Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë. Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit”,- deklaroi kryetarja e LSI. Kryemadhi paralajmëroi reagime të forta duke u shprehur se fundi i diktatorëve është i shkruar. “Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri! Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës. Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij. Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament!”,- tha kryetarja e LSI.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E premte, 6 KORRIK 2018

Kryeministri dhe ministri Majko bëjnë sherr live në parlament. Ministri braktis seancën dhe nuk pranon të votojë për prishjen e Teatrit. Rama: Ik, mos hajde më!

Ligji miratohet, opozita kundër. Majko largohet Qeveria vendosi me 75 vota “pro” që ta shembë godinën historike të Teatrit Kombëtar. Opozita bën thirrje që ta mbrojnë me trupat e tyre përballë fadromave dhe policisë. Pritet përplasje e madhe mes artistëve dhe policisë Partia Socialiste miratoi dje me 75 vota pro ligjin e shumë debatuar për Teatrin Kombëtar. Në këtë mënyrë, qeveria i hap rrugën projektit për shkatërrimin e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave biznesi nga një kompani private. Votimi i bërë dje në mbrëmje erdhi pas një seancë me sherre dhe debate maratonë mes opozitës dhe mazhorancës që zgjati më shumë se 12 orë. Ndërkohë jashtë sallës së seancave, mijëra qytetarë dolën në mbështetje të artistëve që kanë disa muaj që protestojnë kundër shkatërrimit të godinës. Seanca e mbajtur në Kuvend ishte ndër më të tensionuarat. Opozita kundërshtoi me argumente dhe fakte ligjin që më shumë se një investim i ri për artin, është vetëm një projekt që ka synim biznesin e kullave të ndërtimit. Kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi nismën e qeverisë si një vjedhje të hapur të pronës publike. Basha shkoi edhe më tej duke akuzuar qeverinë "Rama" për pastrim parash me biznesmenët afër mazhorancës. Në projektin e ndërtimeve të reja në tokën ku ndodhet sot teatri flitet për 200 milionë euro fitim, ku sipas Bashës, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi e cilësoi qëndrimin e qeverisë si një provokim ndaj qytetarëve dhe artistëve të vendit. Kryemadhi deklaroi se opozita në Kuvend nuk i ka numrat për të rrëzuar ligjin, por paralajmëroi se për të për të rrëzuar qeverinë mjaftojnë edhe 100 vetë, sikurse ndodhi në Kukës. Pavarësisht akuzave dhe argumenteve që solli opozita, nga ana e PS nuk pati asnjë tërheqje nga nisma. Kryeministri nuk foli në seancën e djeshme, po ua la detyrë deputetëve që të flisnin për arkitekturën dhe vlerat artistike të kullave si dhe një teatri të ri që do të ngrihet mes tyre. Me argumentin se

qeveria nuk ka para për të riparuar Teatrin ekzistues, por do të shembet për ta ndërtuar një biznes privat, PS hodhi në votim ligjin. Opozita refuzoi të merrte pjesë në votim dhe gjithë deputetët e partive opozitare bllokuan foltoren e Kuvendit. Në këtë moment nuk munguan dhe incidentet. Deputetët e opozitës qëlluan me letra dhe sende të tjera kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të qeverisë. Pavarësisht tensioneve, kjo nuk e pengoi PS-në të mblidhte votat e nevojshme për kalimin e ligjit. Mazhoranca, ashtu siç kishte premtuar, nuk solli surpriza në qëndrimin e saj për të mos hequr dorë nga ndërtimi i kullave. I vetmi lajm që prodhoi grupimi i qeverisë ishte sherri mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko. Ish-kryeministri që 20 vjet më

parë e frenoi Edi Ramën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës që të prishte Teatrin dje duket se ka qenë i vetmi deputet i PS-së që i qëndroi stoik qëndrimit të tij. Deputetët e pranishëm në seancë thanë se mes Edi Ramës dhe Pandeli Majkos ka pasur një debat të fortë para hedhjes në votim të ligjit. Duket se Majko ka tentuar të shpëtoj edhe një herë imazhin e PS si partia që shembi Teatrin Kombëtar. Por ky qëndrim i ministrit të Diasporës nuk është pritur mirë nga Edi Rama. Për të shmangur votën kundër, Rama e ka "urdhëruar" Majkon që të ikte në shtëpi nëse nuk do të votonte pro. Ky ishte i vetmi zhvillim brenda PS për ligjin ditën e djeshme. Pjesa tjetër e deputetëve iu bindën në mënyrë të verbër urdhrit për të votuar pro ligjit duke firmosur shkatërrimin e një nga objekteve më të rëndësishme

kulturore të vendit. Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit, mes artistëve dhe qytetarëve që protestonin, votimi i mazhorancës pro shembjes së teatrit u përjetua si dramë. Mes thirrjeve kundër qeverisë dhe lotëve, protestuesit tentuan të bllokonin daljen e deputetëve nga salla e Kuvendit. Por Garda e Republikës dhe forcat speciale të Policisë së Shtetit kishin marrë masat që në orët e paradites për të mos lejuar me forcë që qytetarët të hynin në perimetrin e sigurisë. Ndërkohë pas votimit kanë reaguar ashpër në facebook Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke bërë thirrje që ta mbrojnë me trupat e deputetëve opozitarë dhe popullit mos prishjen e Teatrit. Tashmë do ketë përballje fizike para Godinës së Teatrit Kombëtar. Q. Xhani


POLITIKE

4

E premte, 6 KORRIK 2018

LSI 40 pyetje për ministrat e Kulturës dhe Financave: Vlera e pronës është 6 milionë euro, ndërsa do të përfitohen 30 milionë

L

ëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar qeverisë 40 pyetje në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka qenë deputeti Nasip Naço i cili në fjalën e tij, i ka drejtuar pyetjet ministres Mirela Kumbaro dhe gjithë qeverisë, duke theksuar ndër të tjera se vlera e pronës shtetërore përfshirë edhe godinat të angazhuara nga shteti shqiptar është rreth 6 milionë euro. Ndërsa vlera e godinës së Teatrit që do të përfitohet është rreth 30 milionë euro. 40 PYETJET PËR QEVERINË Të nderuar kolegë, Sigurisht që duke respektuar artistët, shoqërinë civile si ata që duan të ruajnë vlerat historike dhe kombëtare kulturore të godinës, por edhe një pjesë të artistëve që duan të prishet kjo godinë për ta realizuar një ëndërr të tyren për tu bërë një godinë me parametra europian. E nderuar Ministre e Kulturës, i nderuar Ministër i Ekonomisë dhe Financave, në bazë të nenit 73, neni 2 të rregullores së Kuvendit, ju parashtroj disa pyetje si më poshtë: Sipas relacionit prej 18 faqesh që shoqëron këtë ligj, raportin e vlerësimit dhe shpenzimet buxhetore ju parashtroni se projektligji parashikon financim plotësisht me fonde private të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe godina do ti dhurohet shtetit shqiptar. Vlera e pronës shtetërore përfshirë edhe godinat të angazhuara nga shteti shqiptar është rreth 6 milionë euro. Ndërsa vlera e godinës së Teatrit që do të përfitohet është rreth 30 milionë euro. Po në relacion ju përmendni se modeli ekonomik i propozuar, mbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga qeveria, përgjatë 3 viteve të fundit, 20162018si mënyrë inovative dhe që i japin zgjidhje optimale nevojave dhe kërkesave të palëve të përfshira. Në këtë mënyrë përbën avantazh që shteti disponon njohuri dhe eksperiencën për të hyrë në marrëdhënie të tilla me ligj të veçantë. Duke qenë se në këtë projektligj dhe në relacionin e saj përdoren mënyra inovative të papara më parë, sigurisht që në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, por dhe në emër të shqetësimeve të disa qytetarëve do të parashtroj disa pyetje, pasi nuk e kuptoj dot që shteti vë 6 milionë euro në dispozicion të një kompanie dhe ajo në mënyrë bujare na e jep ne 30 milion euro me çelësa në dorë, për ta dhënë një godinë me parametra europiane. Nga përmbajtja e Projektligjit dhe relacioni nuk del qartë nëse është propozim i pa kërkuar nga operatori ekonomik, sho-

Teatri Kombëtar, pyetjet e deputetit Naço që “gozhduan” qeverinë

qëria “Fusha shpk” apo është propozim i kërkuar nga qeveria. Kush e ka bërë studimin e fizibilitetit, analiza teknike dhe financiare ekonomike dhe ligjore dhe përllogaritjen e vlerës së kontratës së këtij partneriteti publik-privat? Shmangia e procedurave ligjore në kushtet e një propozimi të pa kërkuar nga shoqëria “Fusha shpk” dhe miratimi në negocim, sa do ti kushtojë më shumë qytetarëve shqiptarë? Ku e keni sigurinë që në hapjen e garës nuk do të ketë oferta më të larta se kompania që propozuat? Nga projektligji përcaktohet se kjo kontratë do të lidhet me procedurë të veçantë me atë të negocimit dhe mungon shpallja paraprake e njoftimit të kontratës. Cila është arsyeja që nuk është bërë me procedurë të hapur? Ju drejtorin e Teatrit Kombëtar e zgjidhni me konkurrim ndërsa ndërton një godinë të re multifunksionale, një godinë që e bëni me negocim për 30 milionë euro. Është praktikë e re inovative e qeverisë. A janë bërë studime mjedisore dhe implikimet në natyrë? Sa

është vlera financiare e parashikuar dhe sa do të jetë kohëzgjatja e kësaj kontrate? Sa do të jenë në zbatim te kjo kontratë dispozitat e ligjit për prokurimin publik, dispozitat e ligjit për konçensionet, për investime strategjike. Sa e besueshme është kjo shoqëri duke marrë parasysh kostot dhe risqet e ndërtimit në varësi të zgjatjes së kontratës. Sipas ligjit 87 të vitit 2001 të regjistrimit të pronave të paluajtshme i ndryshuar, përse nuk i është bashkëlidhur këtij projektligji edhe inventari i pronave të paluajtshme në shtet, meqenëse jemi në kushtet ku do të shkëmbehet prona shtetërore me atë private për të parë dhe statusin ligjor. Duke qenë se baza ligjore e kësaj kontrate thuhet se është Kodi Civil por nuk përcaktohet cilat janë nenet, kur Kodi Civil ka rreth 1200 nene dhe përmendi shkarazi vetëm një kontratë shkëmbimi. Dhe po t’i referohemi nenit 760 që është kontrata e shkëmbimit, rregullat e përcaktuara në kontratën e shitjes zbatohen edhe për kontratën e shkëmbimit për aq sa janë në pajtim me atë.

A do të shmanget shoqëria “Fusha shpk” nga tarifat e shitjes së pasurisë së paluajtshme? Pasi kjo është e barabartë me kontratën e shkëmbimit. Dhe nëse po sa është kjo shumë? Sipas nenit 5 të projektligjit, në krye të Komisionit të Negocimit është Bashkia e Tiranës. Nëse qëllimi është ndërtimi i Teatrit Kombëtar, përse në krye të Komisionit të Negocimit dhe autoriteti kontraktor është Bashkia e Tiranës, e cila ka vetëm 2100 metër katror truall, ndërsa teatri i përfaqësuar nga Ministria e Kulturës ka godinën dhe një sipërfaqe prej 6000 metra katror truall? Është praktikë e re inovatore e qeverisë? Cila është arsyeja që nuk është vendosur bashkëlidhur projekt propozimit “Fusha shpk” në kuadër të transparencës edhe relacioni që shoqëron këtë projektligj? Përcakton se avantazh përbën fakti se kemi të bëjmë me një investitor serioz me kapacitete ekspertive dhe eksperiencë të madhe në fushën e sipërmarrjes. Pyetja ime është a ka bërë shoqëria fusha shpk investime të rëndësishme publike si për

shembull me Bashkinë e Tiranës, me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë Financës apo dhe të infrastrukturës. A mund të kemi një CV të këtyre investimeve? Si ka qenë me realizimin e kontratave kjo kompani? A kemi investime të rajonit apo në europiane kjo për transparencë për deputetët dhe opinionin publik? A ka ndërtuar ndonjë vepër të ngjashme brenda apo jashtë vendit si Teatri Kombëtar brenda standardeve europiane që duhet të ketë një teatër? Po kështu në relacionin që shoqëron projektligjin për ju përmendni faktin që shoqëria “Fusha shpk” për më tepër është e lidhur në mënyrë të konsoliduar me projektin duke qenë se kanë porosi një truall dhe objekt selinë dhe zyrat e kompanisë afër Teatrit dhe është tejet e interesuar. Pyetja ime do ishte sa është sipërfaqja në metër katror truall dhe sipërfaqja në metër katror ndërtime që do të jetë në zonën e zhvillimit që ka kjo kompani? Nëse kjo shoqëri është në pronësi të kompanisë, apo në pronësi të personave dhe subjekteve të tjera private që kanë lidhur marrëveshje me shoqërinë “Fusha shpk”. Nëse po cilat janë këto marrëveshje? A ka paraqitur shoqëria “Fusha shpk” një pasqyrë financiare që pasqyron garancitë ekonomike të partnerit privat dhe çdo dokument tjetër provues se pala financuese nëse ka si garantim për zhvillimin e projektit. A ka paraqitur shoqëria fusha shpk bilancin financiar të tre viteve të fundit? Në nenin 6 të projektligjit janë përcaktuar kompetencat e Komisionit të Negocimit. Në nenin 6 ju thoni se Komisioni i Negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e hartuar prej tyre dhe harton projekt kontratën finale të negociuar nga palët. Përse është shmangur hapja e garës për kompani të tjera (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E premte, 6 KORRIK 2018

Ministrja mbron draftin në Kuvend: Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence

N

ë fjalimin që mbajti në parlament, Ministrja e Kulturës Kumbaro nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të opozitës për projektligjin gjë që shkaktoi debate në seancë. Pas insistimit të LSI-së, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe i dha kohë ministrave të përgatiten për t’iu përgjigjur LSI-së. Më herët Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha nga foltorja e Kuvendit se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe mund t’i zërë brenda ata që e frekuentojnë. “Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë”, tha ministrja. Më tej, Kumbaro vijoi fjalën e saj në mbrojtje të projektligjit të hartuar nga vetë ajo për Teatrin Kombëtar, që ishte dhe pjesë e diskutimeve të djeshme në Kuvend. “Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se (Vijon nga faqja 4)

kombëtare apo ndërkombëtare? Dhe pse jemi në kushtet e një propozimi të pa kërkuar nga shoqëria “Fusha shpk”? Përse po shmanget procedura e ligjit për koncesionet, kur procedurat edhe për këto propozime janë të detajuara? Përse pa u bërë vlerësimi po kalohet direkt në lidhje kontrate me kushtet e diktuara nga shoqëria “Fusha shpk”? Si mund të bëhet vlerësimi financiar, pa patur ndonjë inventar të pronës? Në nenin 7, paragrafin e tretë të këtij projektligji, ju thoni se komisioni i negocimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë të përshpejtuar nga ana e Këshillit të Bashkisë, nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave? Pyetja ime është: përse në komisionin e negocimit është shmangur asistenca dhe vlerësimi i projektit nga pikëpamja teknike, financiare dhe ligjore e një konsulence të huaj, të propozimit të paraqitur nga shoqëria “Fusha Shpk” të kontratës që do lidhet, ndryshe nga praktikat e tjera të mëparshme, praktika

Kumbaro: Dy ndërtesat e Teatrit të ezauruara, duhet të shemben

ambientet janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga

Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të til-

la që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore

në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi ministrja e Kulturës. Për Kumbaron, projektligji që diskutohet në Kuvend, është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja. “Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi. Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro.

inovative që përmendni dhe ju në relacion?! Në praktikat e tjera që ju përmendni, siç është Rruga e Arbrit, apo Porti i Karpenit, në projektligj është parashikuar se komisioni i negocimit të kontratës asistohet nga një konsulent i huaj, i cili bën vlerësimet ligjore dhe financiare të propozimit të paraqitur të kontratës që do të lidhet. Përzgjedhja e konsulentit bëhet nga Avokatura e Shtetit në përputhje me vendimin 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave për miratimin e Rregullores për Marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim dhe normat e posaçme proceduriale. Kjo procedurë është ndjekur edhe në rastet inovative, që ka bërë qeveria juaj. Për negocimin në këtë projektligj, pra në projektligj ju keni përcaktor fjalën “mund”, ku thuhet se komisioni i negocimit të kontratës mund të asistojë për marrjen e ekspertizave të specializuara nga konsulenti i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë. Mund edhe të mos e zgjidhni, sepse ju e keni në dorë. Mbase do t’ju dëmtojë transparencën. Përse keni shmangie të garës nga konsulenti i specializuar që

do të zgjidhet pa garë, sipas një procedure të përshpejtuar nga ana e Bashkisë? Si do të bëhet vlerësimi, nëse ky konsulent është më i mirë, nëse nuk ka garë? Përse qeveria sipas këtij projektligji shmang garën? Apo përsëri është një zgjidhje inovative e juaja? Sipas nenit 8 të projektligjit kontrata duhet të përmbajë: kontrata nëpërmjet partnerit shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha shpk”, sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës? Sipas këtij përcaktimi, ky është një detyrim i paracaktuar për të shmangur në çdo rast vlerësimin dhe negocimin, por në çdo rast, ajo do të përmbajë vetëm propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha shpk”. Edhe kjo është një zgjidhje inovative e qeverisë suaj. Sipas nenit 8, pika 2 është vendosur kushti që mbi tokë, godina e re e Teatrit Kombëtar është një godinë më vete, pa asnjë ndërtim tjetër, përveçse pjesës ndihmëse së saj, dhe i gjithë investimi do të përballohet nga partneri privat, sipas parimit me çelësa në dorë. Si relacion, edhe në projektligj

përcaktohet se pronari shtet, në zonën ku propozohet ku të zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 8465 metra katrorë, nga të cilat rreth 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë. Pyetja ime është sa metra katrorë është sipërfaqja aktuale dhe funksionale e godinës së Teatrit Kombëtar? Sa metër katrorë sipërfaqe që do të përfitohet si pjesë e godinës së re të Teatrit Kombëtar me çelësa në dorë? Sa metra katrorë është sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar? ? Sa metra katrorë është sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar që do të shfrytëzohet nga shoqëria “Fusha shpk”? Sa përqind do të jetë koficenti i shfrytëzimit nga shoqëria Fusha Shpk? Dhe sa për qind apo metra katrorë do të jetë përfitimi nga Ministria e Kulturës, pra nga Teatri? Sa për qind do të jetë koefiçienti i shfrytëzimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private dhe sa për qind është përfitimi i tyre? Sipas relacionit, toka e Bashkisë Tiranë është e përbërë prej 2100 metra katrorë truall, që do të zhvillohet nga shoqëria “Fusha shpk”. Sa përqind apo sa metra katrorë do të jetë sipërfaqja përfituese

nga Bashkia e Tiranës? Sa përqind është koefiçienti i shfrytëzimit të përfitimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private? Sipas nenit 10 të projektligjit, miratimi i kontratës është parashikuar se pas nënshkrimit të kontratës nga kryetari i bashkisë, ose personi i autorizuar prej tij, kontrata së bashku me relacionin përmbyllës të negociatave i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në Kuvend. Ndryshe nga praktikat e tjera inovative që keni pasur më parë, kjo praktikë është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me ligjin numër 9000 datë 30.01.2003 për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Ju keni anashkaluar miratimin e projektligjit për miratimin e kontratës në Këshillin e Ministrave dhe dërgimin në Kuvend, pasi nëpërmjet këtij projektligji që ju propozoni, autorizoni vetëm dy ministrisë përkatëse që të ndjekin procedurat ligjore në Kuvend. Dhe kjo është një praktikë e re inovative, ju po i shmangeni qëllimisht miratimit në Këshillin e Ministrave.


POLITIKE

6

E premte, 6 KORRIK 2018

Ministri i Financave u përgjigjet 40 pyetjeve të LSI-së: Teatri i ri, artistët e qytetarët marrin 8 herë më shumë. Zero lekë nga buxheti

M

e rinisjen e seancës së parlamentit, ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa mbrojti draftin e Qeverisë për Teatrin Kombëtar deklaroi se në thelb nuk është duke u shkatërruar asgjë. “Në thelb nuk është duke u shkatërruar asgjë, por në thelb është duke u ndërtuar teatër Kombëtar në favor të aktorëve”, tha Ahmetaj në parlament. Sipas tij, sipërfaqja e Teatrit do jetë po ajo dhe pas përfundimit të Teatrit të ri. “Metrat publike do të mbeten po ato dhe mbi këtë pronë do të ndërtohet pjesa tjetër. Ky ka qenë propozim i artistëve. Sot nëse ndërtesa 1126 metra katrorë dhe është konceptuar se nuk është funksionale, çfarë merr në këmbim shteti? 9 mijë metra katror ndërtim nga 1126 metra katrorë! Buxheti i Shtetit harxhon zero lekë. Në të të njëjtën pronë”, vazhdoi me deklaratën e tij, Arben Ahmetaj. Në vijim, ministri Ahmetaj i ktheu përgjigje edhe 40 pyetjeve të LSI-së për projektligjin për Teatrin Kombëtar. “Natyrshëm unë e mirëkuptoj debatin që eksremizohet me debat politik, pastaj ekstremizmin me sharje e fyerje. Është histori tjetër besoj nuk është vendi për të shkëmbyer sharje e fyerje por domosdoshmëri për të sqaruar. Do marr parimin e draftligjit dhe pastaj do kaloj tek pyetjet duke u munduar të sqaroj publiku, artistët në pension apo aktivë për çfarë është duke përfituar bota e artit dhe qytetarët. Pyetja e parë: Në thelb çfarë është duke ndod-

Ahmetaj: Në thelb nuk po e shkatërrojmë Teatrin

hur. Nuk është duke u shkatërruar asgjë. Në thelb është duke u ndërtuar Teatër Kombëtar në favor të qytetarëve dhe aktorëve. Se di kur ka qenë hera e fundit që keni qenë në teatër por ajo godinë në aspektin fizik është ezauruar dhe në aspektin funksional nuk i përmbush kushtet për t’u ushtruar art. Po kaloj në terma shifrash. Prona e teatrit është 5522 metra katrorë. Brenda kësaj prone ka ndërtesën e teatrit që është 1126

metra ndërtim. Çfarë po ndodh me këtë pronë? Kjo pronë i ngelet sërish shtetit edhe si metra katrorë tokë dhe nëse i referohemi draft ligjit, neni 4 thotë paragrafi i dytë: Sipërfaqja që përbën pronën e teatrit do të jetë po ajo dhe pas përfundimit të Teatrit Kombëtar. Ky diskutimi që u mor teatri u shkatërrua teatri jo. Po vij tek faza e dytë e diskutimit. Çfarë propozohet? Ka qenë kusht i artistëve dhe aktorëve. Kjo

pjesë e shkruar si vijë e kuqe ku interesi publik mbrohet në rritje. Nëse ndërtesa sot ka brenda 1126 metra katrorë kanë rënë dakord që nuk është funksionale. Çfarë merr në këmbim shteti, teatri, qytetarët? Në këmbim merr 9 mijë metra katrorë ndërtim me zero lekë. Buxheti i shtetit harxhon zero lekë. Në të njëjtën pronë. Seancën e sharjeve t’ia lëmë momentin të fundit”, sqaroi ministri Ahmetaj. Ai tha se

artistët përfitojnë 4 salla, një sallë është më 600 vende, 2 salla të tjera me nga 100 vende dhe ka dhe një sallë tjetër, amfiteatër jashtë në katin e tretë dhe nuk ka më asnjë vend privati. “Cili është thelbi i këtij draftligji që qytetarët përfitojnë mbrapsht të njëjtën pronë por gati 8 herë më të madh, më funksional, më modern. Artistët përfitojnë 4 salla. Një sallë me 600 vende dhe dy salla të tjera me pak më pak. Pra cili është thelbi i këtij draft ligji. Pra qytetarët përfitojnë një teatër të madh dhe modern. Nuk ka marrje prone dhe shkëmbim prone. Ka rritje të vlerës së pronës në favor të qytetarëve. Teatri do ndërtohet pa asnjë kosto në buxhetin e shtetit. Pyetja dy që ju keni bërë. Leja e parë i merret komshiut të pronës. Këtu bashkia kërkon të bëjë zhvillim të integruar të pronës. Vija e kuqe është se buxheti nuk jep asnjë lekë për teatrin. Prona publike nuk cenohet. Teatri do jetë aty më i madh dhe më modern. Do ketë një proces negocimi, si inxhinierik, financiar dhe me logjikën e artistëve. Nuk shkelët e drejta e pronës publike. Kemi një pronësi të caktuar dhe logjika është se do bëhet konkurs mbi kokën e dikujt tjetër?”- deklaroi dje ministri Arben Ahmetaj.

PROTESTA, KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-SË: OPOZITA KËSHTU BËRI DHE PËR LODRAT, PAZARIN, SHESHIN

K

ryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se teatri do të bëhet, ndërsa akuzoi opozitës se proteston për çdo gjë të re që bëhet në Tiranë. Në fjalën e tij në Parlament, Balla tha se opozita nuk ka një agjende, pasi në një vit nuk ka sjellë asnjë projektligj në parlament. “Ndërtimi i Teatrit të ri është një lajm i mirë. Këtë e di edhe Luli dhe Saliu, e di edhe deputeti më vulë humbur i partisë së Lulit. Problemi i Lulit dhe Saliut është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si lajm të keq për opozitën. Sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat. Sot po protestoni prapë. Por për çfarë protestoni?! Përgjigjja është e shkurtër, protestoni se nuk keni çfarë të bëni gjë tjetër. Ju nuk keni agjendë, nuk keni ekip, nuk keni program dhe le të më thotë njëri një projektligj që ka sjellë opozita. Se për të protestuar keni protestuar për gjithçka dhe kundër gjithçkaje”- u shpreh deputeti socialist. Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se deputetët e opozitës të njëjtën gjë kanë

Balla-opozitës: Protestoni se nuk keni çfarë të bëni tjetër, teatri do bëhet!

bërë edhe në fillim për këndin e lojërave të Parku i Madh, për sheshin “Skënderbej”, Pazarin e ri dhe Stadiumin, ndërsa sot këto projekte vlerësohen me çmime të rëndësishme ndërkombëtare. “Nëse me luftë Luli kupton investimet për qytete, punë publike që përmirësojnë standardet e jetës së qytetarëve, atëherë Lul jo vetëm që kemi hapur këtë luftë, por do vazhdojmë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet e fshat të Shqipërisë. Luli nuk ka fare hallin e teatrit, problemi i Lulit e Saliut është se ata shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën. Për të protestuar keni protestuar kundër gjithçkaje. Më thoni një gjë të re në Tiranë që ju nuk keni protestuar. Protestuat kundër çdo projekti të madh në Tiranë, e nisët me protestën

kundër këndit të lojërave. Po shihja dje një foto të Strazimirit para TK. U gëzova se kishte shkuar pa pisqollë. Këndi i lojërave ishte dështimi i parë i madh i kësaj strategjie për të penguar gjithçka

. Këndi supersukses. Tirana sot ka plot 30 kënde të tilla në çdo kënd të qytetit. Shkoni protestoni! Vazhduat me protesta në Pazarin e Ri, të ngrinit tregtarët kundër bashkisë. Sot në një

vit ai investim ka gjeneruar 20 milionë dollarë investime nga vetë privatët, 3000 vende të lira pune. Protestuat kundër sheshit “Skënderbej”, e kthyet momentalisht në një panolinë të vogël në mes të qytetit, sot është një nga hapësirat më të bukura të Shqipërisë, fitues për çmimin e hapësirës më të mirë në Barcelonë. TK do ketë përsëri të njëjtën histori suksesi. E dini si i realizoi Basha punimet në bulevardin e ri? Vetëm 2%. Në tre vjet që pasuan Lulin, sot në masën 80%. Kanë sulmuar projektet e gjelbërimit rehabilitimit të lagjeve, infrastrukturës”, deklaroi dje kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, teksa shprehu bindjen e plotë se godina e re e teatrit do jetë një nga veprat më të mira arkitekturore në botë duke tërhequr edhe turistë të shumtë.


POLITIKE

7

E premte, 6 KORRIK 2018

“Peshqit e mëdhenj”, Basha-ambasadorit Lu: Mos gënjeni veten, peshqit e mëdhenj i keni në krah

G

jatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha duke iu drejtuar Taulant Ballës dhe Fatmir Xhafës tha se janë përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazare në Selanik. Basha tha se askush nuk ka për të shpëtuar. “Ju keni vëllain e ministrit të dënuar për trafik droge. Derrkuci i Toyta Jaris jeni të përgjuar nga shërbimet partnere. Nuk keni për t’i shpëtuar kësaj. Jeni përgjuar duke bërë pazare me ‘bacën’ në Selanik. Jeni të përgjuar dhe ua kanë vënë kryqin nga Berlini në Romë, por kryqin e madh do ua vendosin shqiptarët”- tha Basha. “Peshqit e mëdhenj” Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga parlamenti ndaj deklaratave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu të bëra sot në një aktivitet me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Duke iu drejtuar ambasadorit amerikan, Basha tha se peshqit e mëdhenj i ka në krah në çdo pritje zyrtare. “Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament. Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi”, deklaroi Basha. Sipas tij Shqipëria ka nevojë për ndryshime të thella dhe ndryshimi i parë është vetëm largimi i Ramës. “Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i

Basha-socialistëve: Jeni përgjuar nga partnerët duke bërë pazare në Selanik

regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm”, u shpreh Basha. Replikat Basha-Balla Replika të ashpra kanë shkëmbyer mes tyre kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Socialisti Balla ka kërkuar masë disiplinore për Bashën, duke e akuzuar se shkeli kodin e etikës. Por ndonëse nuk ka dashur të replikojë me Ballën, nuk ka munguar përgjigjja e kreut të PD-së. “Përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme nga Kodi

i Etikës. Unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës. Këta persona të papërgjegjshëm nuk mund të lihen jashtë vëmendjes më lejoni të them se për deputetin parafolës do t’i kërkoj Byrosë së Kuvendit për marrjen ne masave disiplinore”, deklaroi Balla. Ndërsa duke iu referuar projektligjit për Teatrin ai theksoi se sot kuvendi autorizon procedurën për negocimin dhe lidhjen e kontratave me objekt. “Nuk është më parlamenti që vuloste kontratat që bënte ai zotëria atje dhe i sillte për vulë

në parlament. Projektligji që ne votojmë sot më së fundi i jep fund të gjitha spekulimeve, gjithë baltës të hedhur në një nga projektet më të rëndësishme. Teatri do të bëhet. Nëse me luftë Luli nën kupton investimet tona për vepra që na bëjnë të ndihemi krenarë atëherë po Lul jo vetëm që e kemi hapur këtë luftë por do e vazhdojmë deri sa ta kemi transformuar dhe modernizuar çdo qytet”, deklaroi socialisti Taulant Balla. Pas tij e ka marrë fjalën Basha, por ndërsa fliste ka pasur ndërhyrje nga vendi nga ana e Ballës, çfarë ka bërë që kreu i PD-së të shpërthejë

në të shara ndaj deputetit socialist. “Me kërriçin e Toyota Yaris nuk kam ndërmend të replikoj. Këtë teke le ta hajnë këta të tjerët. Derrkuc qepe gojën. Qepe gojën hajdut”, tha Basha. Kreu i PDsë tha se para 10 muajsh kishte paralajmëruar 3 gjëra që do ndodhnin dhe sipas tij ato kanë ndodhur. “10 muaj më parë nga kjo foltore paralajmërova 3 gjëra. E para, se pas fazës së trafikut masiv të kanabisit, krimi në vend do evoluojë një fazë më të rë e më të rrezikshme trafikun e drogave të rënda dhe mbi të gjitha pastrimin e parave të krimit dhe kapjen e ekonomisë nga krimi. Paralajmërova se në Shqipëri do shkatërrohej çdo proces demokratik për t’u zëvendësuar me sundimin e një njeriu. Paralajmërova se i vetmi interes i Ramës do ishte ruajtja e pushtetit të tij me thonj e dhëmbë. Edhe pse isha i bindur që këto gjëra do të ndodhnin, as unë vetë nuk e kisha menduar se brenda 10 muajve do të provoheshin plotësisht por në një kohë të shkurtër i gjithë shteti do degradonte. Në 10 muaj Shqipëria ka prodhuar kronika të krimit politik më shumë se Europa në 10 vjet. Këto 10 muaj e keqja ka dalë në shesh pa makijazh, pa ngjyra, pa fasadë. Rilindja ka dalë lakuriq, cullak dhe të gjithë e kanë zbuluar se ajo është një kërmë”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

ISH-KRYEMINISTRI: RAMA I MBETUR NË KOMPLEKSET PRIMITIVE TË NJË ADOLESHENTI TË DROGUAR

Ligji për teatrin, Berisha-mazhorancës: Ndaluni, jeni bërë simbol të krimit I

sh-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mazhorancës që mos e votojnë projektligjin për teatrin. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Shqipëria është kthyer në simbol të krimit dhe drogës. “Nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka dëshmi më flagrantë të shndërrimit në mafie të kësaj pseudo-mazhorance, sesa procedura urgjente e ligjit për të shkatërruar një simbol kombëtar. Unë jam sot këtu, e mora fjalën për procedurë për të kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz. A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin, duhet të ishte një ligj me superurgjencë parlamentare në një kohë kur keni shndërruar Shqipërinë në eksportues droge. Në një kohë kur jeni bërë simbole të krimit dhe drogës, larjes së parave, të vrasjeve shtetërore në zyra. Nuk dini të ndaleni, ndaluni për një moment, se prapa këtij krimi qëndrojnë qindra milionë euro

të “Toyota Yaris”, të ngarkesave të drogës që sillni dhe eksportoni nga Shqipëria. Shqipërinë e shndërruat në eksportin e krimi dhe në vend që të ndaleni, vazhdoni të konsumi një krim të shëmtuar, ti shkatërroni kombit simbolin e tij”- u

shpreh Berisha. Gjatë kohës që Berisha po fliste, Kryeministri Edi Rama si rrallë herë, i ka marrë me sportivitet akuzat e Berishës dhe e ka ndarë humorin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Më herët, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, deputeti demokrat akuzoi pasardhësin e tij, Edi Rama se po vjedh Teatrin Kombëtar përmes projektligjit që synon shembjen e atij ekzistues dhe ndërtimin e të riut. Ai tha se godina aktuale e TK është një simbol i arrirë kombëtar, por Rama, shtoi Berisha, kërkon ta shembë për shkak të urrejtjes patologjike që ka ndaj artit dhe kulturës. “Sot (dje) në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe – iu garan-

toj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi – në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, të Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje në tërësi po veçanërisht ndaj çdo gjëjenë artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar, shkarravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm. Shqiptarët presin çdo bëjë Kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një agjendë, të vjedhë çdo orë, e çdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistët, artistet dhe vetëm artistët”- u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

8

E premte, 6 KORRIK 2018

Ministri tha se është përballur me këto sulme vazhdimisht, por përsëri rezultatet kanë qenë të suksesshme, pasi janë goditur disa grupe kriminale dhe disa të tjera janë në hetim “Besimi i qytetarëve është i dukshëm duke parë sondazhet. 63% e qytetarëve kanë besim tek Policia”. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj theksoi se akuzat e politikës ndaj policisë nuk i shërbejnë uniformave blu, por qarqeve kriminale. Gjatë prezantimit të një raporti të institutit “Hidra” në aktivitetin “Forca e Ligjit në veprim e arritjet dhe sfidat”, ministri tha se në një vit punë janë arritur rezultate shumë të mira edhe pse ka ende për të bërë. Sipas tij Shqipëria ka dalë nga harta e vende të kanabisit.”Siguria dhe rendi publik janë prioritetet kyçe. “Puna për të ngritur shërbimin e Policisë së Shteti në nivelin ku është sot, serioziteti, përkushtimi ka sjellë rezultat të spikatura dhe të njohura tashmë kundër krimit të organizuar. Nxjerrja e Shqipërisë nga harta e vende të kanabisit, numri i veprave penale janë në nivele më të ulëta historike, përfshi këtu numrin e vrasjeve dhe aksidenteve. Operacioni Forca e Ligjit është një çështje e certifikuar. Në saj të saj janë goditur disa grupe kriminale dhe disa të tjera jenë në hetim e sipër. Për të arritur këto rezultate është dashur shumë punë. Jemi krenarë që në zbatim të ligjit ja kemi dalë”. Xhafaj i bëri thirrje politikës që të lërë mënjanë komentet negative, përsa i përket Policisë së Shtetit. “Politika e pozicionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre. Mirëpresim dëshmi konkrete”, u shpreh Xhafaj. Nga ana tjetër, ministri nënvizoi se rezultatet e punës së policisë, politika i komentin sipas interesit të ditës, duke e degraduar këtë debat në

“Forca e Ligjit”, Fatmir Xhafaj: Po hetojmë bandat me ndërkombëtarët. Sulmet personale për të na zbrapsur SULMET “Jemi krenar që me moton “Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarit” ia kemi dalë me sukses të shohim dhe të ecim përpara, të dëshmojë vullnet, por edhe rezultate konkrete”

shpifje dhe trillime. “Politika i komenton rezultatet e kësaj pune sipas interesit politik të ditës. Është e vështirë që nga ky debat i cili shpesh degradon në shpife, në trillime apo sulme të ulëta edhe personale të kuptosh si qëndron puna dhe rezultatet e saj në raport me interesin publik”. Duke u

ndaluar tek sulmet, që siç ministri tha se janë të vazhdueshme, por që përsëri rezultatet e punës kanë qenë të sukseshme, pasi janë goditur disa grupe kriminale dhe disa të tjera janë në hetim. “Është dashur shumë punë dhe vetëm punë, kohë pune pa orar e me përkushtim seriozitet dhe

përgjegjshmëri, por jo edhe pak sakrifica për tu përballur me lloj lloj sulmesh e presionesh që kanë provuar dhe vazhdojnë të tentojnë të na shfokusojnë nga prioritet tona, të na demotivojnë dhe të na zbrapsin. Jemi krenar që me moton “Në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarit” ia kemi

dalë me sukses të shohim dhe të ecim përpara, të dëshmojë vullnet, por edhe rezultate konkrete”. Xhafaj tha se Policia e Shtetit ka hartuar një draft për masat që do të ndërmerren deri në qershor të vitit 2019, në kuadër të luftës së krimit të organizuar dhe falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja shumë grupe kriminale janë goditur. “Prej kohësh po bashkëpunojmë me agjenci të rëndësishme si FBI, Interopl, etj për të goditur grupet kriminale. Kemi përgatitur një plan të posaçëm veprimi deri në qershor të vitit 2019. Ky dokument është një draft dhe do të bëhet i plotë duke marrë parasysh dhe mendimet tuaja. Lufta kundër krimit të angazhuar kërkon angazhim, punë, përkushtim dhe sakrifica njerëzore”.

KRYEMINISTRI

Rama-Lu-së: Arrestimi i Balilit do jetë sukses, por s’është e lehtë JUSTIFIKIMI

N

ë aktivitetin “Forca e Ligjit në veprim, arritje e sfida”, Kryeministri Edi Rama, theksoi se ka ikur koha kur kishte të paprekshëm nga ligji. Sipas tij, Policia e Shtetit e ka zeruar paprekshmërinë, duke u shprehur se tashmë ligji vepron njësoj për të gjithë. Por “sikletin” Rama e kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili tha se policia dhe prokuroria kanë dështuar në kapjen e Balilit, u përgjigj duke thënë se ky person do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë. “Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) për Balilin dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti”, deklaroi Rama. “Sot është në kërkim dhe patjetër që, në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, siç tregojnë edhe shembujt e vendeve të tjera kur bëhet fjalë për persona të kësaj natyre”, tha Rama. Fajin ia kaloi gjykatave: “Ka disnivel mes asaj që bën policia dhe asaj që bëjnë gjykatat. Policia është përgjegjëse për paprekshmërinë e individëve, gjykata është përgjegjëse për ndëshkueshmërinë e kujtdoqoftë”. “Çësht-

“Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) për Balilin dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti”.

ja e rendit ligjor dhe e barazisë para ligjit nuk ka vetëm anën e paprekshmërisë. Ka aspektin tjetër: ndëshkueshmërinë e çdo personi në proceset gjyqësore, pavarësisht statusit shoqëror dhe pasurisë. Në këtë aspekt jemi të vetëdijshëm se shkatërrimi i procesit ligjzbatues në sallat e gjykatave është normë. Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë dhe kanë përsëritur krimet”, u shpreh kryeminis-

tri. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u ndal tek objektivi i para 5 viteve, për të cilin tha se sot çdo person që shkel ligjin ndëshkohet. “Atë çka ne kemi shpallur si objektiv 5 vite më parë do ta realizojmë. Policia e Shtetit shqiptar, nga një trupë që ishte më e vjetra, më e keqshkolluara, më e keqpaguara, dhe më e keqpajisura në rajon, do të ndryshojë. Do të përmirësohen standardet. Sot do të preket çdo njëri që i bie

ndesh ligjit. Do të zerohet paprekshmëria. Po kështu do të ndëshkohet çdo person që shkel ligjin. Ne jemi të vetëdijshëm dhe është në sytë e të gjithëve, se shkatërrimi i procesit ligjzbatues është bërë normë. Janë qindra raste, kur kriminele të arrestuar janë liruar nga gjykata, dhe kanë përsëritur krime”,-shtoi Rama. Duke vënë theksin se ku nuk është proces i lehtë, Rama tha se është pa kthim pas. “Ne jemi po ashtu të vetëdijshëm se ky nuk është një proces që mund të ndodhë në një hark të shkurtër kohe, por është një proces pa kthim. Policia e Shtetit e ka garantuar se paprekshmëria e individit në Shqipëri, nuk ekziston më”, u shpreh kryeministri Rama.


POLITIKE

9

E premte, 6 KORRIK 2018

SHBA deklaratë të fortë për Balilin: Dështim i Prokurorisë, Policisë dhe Qeverisë, s’kanë vullnet për ta arrestuar

Lu: Kapni peshqit e mëdhenj, mungesë aftësie ose vullneti për mos arrestimin e Balilit A

mbasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu hodhi kritika të forta në drejtim të autoritetet për mos arrestimin e Klement Balilit, duke theksuar se autoritetet “nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin” për ta arrestuar. Lu tha gjithashtu se kokat e krimit duhet të kenë frikë pasi drejtësia për ta po vjen. “Së dyti, Shqipëria mbështeti arrestimin e Met Kananit në Turqi. Banda e tij u arrestua këtu në Shqipëri. Së treti, doganat shqiptare zbuluan 630 kg kokainë kolumbiane, që çoi në arrestimin e trafikantit të narkotikëve, Arbën Çekaj në Gjermani. Disa prej anëtarëve të bandës së tij janë arrestuar dhe shpresojmë që ditët e ardhshme të arrestohen të tjerë. Së katërti, kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi, po ndiqen penalisht. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha po gjykohen në Gjykatë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe

AMBASADORI I BRITANISË

Duncan Norman: Peshqit e mëdhenj janë ende në oqean

ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla vazhdon. Ka shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe, por duam të shohim rezultate konkrete.

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg, ky do të ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe të pol-

RUÇI: DERI NË 2019, SHQIPËRIA DO T’I KETË BËRË TË GJITHA DETYRAT

Holanda inkurajon Shqipërinë, Knol: Viti tjetër ju gjen me negociata të hapura E SHTËPISË

N Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për operacionin “Forca e Ligjit”, ai tha se anëtëret e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet. “Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë”- u shpreh diplomati britanik në Shqipëri, Duncan Norman.

icisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më parë, DEA punoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një dënim të përjetshëm plus 15 vjet heqje lirie. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. Askush nuk është mbi ligjin. i bëj thirrje kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit të organizuar pa mëshirë. KPK ka thënë se planifikon të përfundojë këtë verë, vettingun e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kjo do të lejojë krijimin e shpejtë të KLP-së, SPAKU-t dhe BKH-së. Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen”- deklaroi ambasadori në detyrë i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu.

ga një vend skeptik, Holanda tashmë inkurajon Shqipërinë në rrugën drejt BE. Kryetarja e Senatit të Holandës, Ankie Broekers Knol, u shpreh dje në Tiranë, gjatë një takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, se 2019-a do ta gjejë Shqipërinë me negociata të hapura me BEnë. Knol theksoi se vendi ka shënuar progres impresionues, ndërsa vlerësoi reformën në drejtësi dhe Vettingun si një punë të shkëlqyer. “Do kthehem në Holandë me një përshtypje të mirë për gjithçka ka bërë Shqipëria”, tha Knol, duke shtuar se “në këto 12 muaj Shqipëria duhet të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE”. “Jam e bindur që në qershor 2019 do t’i keni mbushur detyrimet për negociatatat. Do të intensifikohen përpjekjet për të pasur rezultate. Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë. Jam e bindur se viti që vjen do të thotë përmbushje e të gjitha kushteve. Viti që vjen do t’ju gjejë me negociatat të hapura, dhe në rrugën për t’u bërë anëtar

i BE-së. jam e impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria. Mezi po pres të zhvilloj takimet në këto 2 ditë që jam në Shqipëri. Do kthehemi në Holandë me impresionet më të mira. Këtë e bëjmë për të ardhmen tonë të përbashkët, Shqipëri-Holandë”- u shpreh kryetarja e Senatit të Holandës, Ankie Broekers Knol. Nga ana e tij kreu i Kuvendit Ruçi i shprehu Presidentes Anki Brukers-Knol mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe të gjithë shqiptarëve, për mbështetjen e vazhdueshme dhe korrekte të Holandës për perspektivën evropiane të Shqipërisë. “Ne jemi të bindur se në qëndrimin e Holandës për çështjen e hapjes së

negociatave me Shqipërinë nuk ka asnjë grimcë paragjykimi, por vetëm vëmendje e kujdes të natyrshëm. Vërejtjet e Holandës po shqyrtohen me shumë seriozitet nga të gjitha institucionet shqiptare dhe lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe trafiqeve po ashpërsohet e thellohet”, nënvizoi Ruçi. Njëkohësisht Ruçi shprehu garancinë se përpjekjet e Kuvendit të Shqipërisë për thellimin dhe qëndrueshmërinë e arritjeve në pesë prioritetet kyçe të procesit të integrimit do të vazhdojnë të rriten dhe do të prodhojnë rezultate më të prekshme e më të larta. “Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur agjendën e vet për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit përgatitor për hapjen e negociatave. Kuvendi po nxit qeverinë të punojë me Komisionin Evropian për procesin përgatitor, në mënyrë që qershorin e ardhshëm të kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Deri në qershor 2019, Shqipëria do t’i ketë bërë të gjitha detyrat e shtëpisë”, tha kryeparlamentari Ruçi.

DEBATET

Qëndrimet e ambasadorëve të huaj, Genc Pollo ironizon Ramën

Kryetari demokrat i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, ka reagur pas debateve të ditëve të fundit mbi qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai risjell një shprehje të Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të, i cili ka thënë se: “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”. Por sipas Pollos, kryeministri Rama e ka ndryshuar këtë shprehje në: “Ambasadorët janë njerëz të mirë që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”. “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”- është një shprehje e njohur e një anglezi të famshëm, Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të. 4 shekuj më vonë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e ka ndryshuar de facto këtë fjalë të urtë: Ambasadorët janë njerëz të mirë që genjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse” “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”- është një shprehje e njohur e një anglezi të famshëm, Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të. 4 shekuj më vonë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e ka ndryshuar de facto këtë fjalë të urtë: “Ambasadorët janë njerëz të mirë që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse””- u shpreh dje deputeti demokrat, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit, Genc Pollo.


POLITIKE

10

E premte, 6 KORRIK 2018

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi: Nuk ka ligj që në tokë dhe nën tokë, as lart në qiell që të shpëtojë Edi Ramën nga ky krim

Kryemadhi: Me 100 veta kundër, Edi Rama zbythet nga vjedhja e krimi Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, dje gjatë fjalimit në Kuvend, se opozita do të jetë në radhën e parë të mbrojtjes së Teatrit nga rruspat dhe se ai nuk është i pamposhtëm pavarësisht se i ka votat e mazhorancës. Ajo tha se projektligji për Teatrin synon vjedhjen e pronës, por paralajmëroi se Edi Rama nuk mund të blejë gjithçka në Shqipëri. "Ky është një ligj që për hir të së vërtetës grabit hapur pronën publike. Tashmë mbasi mbaroi së vjedhuri me përqindjet e tij, fillon dhe grabit me ligj. Grabit pronën publike me ligj, PPP-të e famshme, vjedhjen e parave të buxhetit të shtetit përsëri me ligj. Vazhdon dhe kërkon të bëjë përsëri me ligj që kushedi se çdo shpikë ndonjë gjë tjetër. Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin famëkeq të vjedhjes së pronës publike. Ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë vetëm 100 veta për tu zbythyr nga krimi, vjedhja dhe hajdutëria juaj. Ju e patë shumë mirë se ç'ndodhi me rrugën e Kukësit sepse nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me taksën e Rrrugës se Kombit, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me taksën e Check-up-it të famshëm, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me PPP-të. Nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me pronat publike, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me çdo gjë. Tashmë kërkoni t'u vidhni zemrën dhe shpirtin e tyre që është një gjë shumë e vogël por shumë e madhe për shqiptarët, që është pronë publike",- tha dje Monika Kryemadhi. Ky ishte paralajmërim i fortë, çka do të thotë se do ketë përplasje, edhe fizike, mes mbrojtësve të Teatrit dhe palës së interesuar për të bërë kulla biznesi. Kur 100 veta rrëzuan qeverinë në Rrugën e Kombit, merret me mend se çdo të thotë një barrikadë njerëzore mu në mes të Tiranës me 100 mijë veta, pasi do bëhet thirrje qytetarëve për ta mbrojtur fizikisht. Kryemadhi i cilësoi si mashtrime të ulëta deklarimet se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga tërmetet. "Kur godina i rezistoi dje tërmetit dhe dua të korrigjoj zotin Vasili kur tha që kishte 40 goditje. Z.Vasili nuk ishin 40, por ishin 200. Mendova në fakt që duhet ta ruajmë natën, sepse ky i papërgjegjshmi, ky sharlatani do çojë rrus-

pat natën për ta shembur dhe do thojë që e rrëzojë tërmeti. Por shyqyr që nuk i ka vajtur ndërmend, se kush e di se çfarë efekti ka qenë. Do të thoja dy fjalë për Teatrin, që në fakt janë shumë të varfëra përpara fjalëve të artistëve që po thonë sot përpara Parlamentit, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe kanë ngritur të gjithë karrierën jo vetëm të tyre artistike, por për hir së të vërtetës kanë ndërtuar dhe një histori artistike për Teatrin shqiptar. Dua të bëj një premtim, sepse në fakt kemi dëgjuar dhe vijmë gjithmonë mbajmë këtu fjalimet tona politike, por sot politika nuk ka më vend këtu",- tha kryetarja e LSI. Fjala e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Parlament: Të nderuar kolegë! Vijmë sot në ritualin politik për të thënë disa fjalë në Parlament, për të kuptuar se çfarë ndodh vërtet. Në fakt do të diskutojmë sot lidhur me ligjin e shëmtuar dhe ligjin që grabit pronat e shqiptarëve, të cilin e sjell me rrëmbim Edi Rama. Nuk jam artiste dhe nuk mund të kem performancën e tyre, sepse as nuk kam performuar ndonjëherë në sallën e Teatrit Kombëtar, por kam qenë një spektatore modeste që nga fëmijëria ime dhe ashtu do të vazhdojë të jem. Kur godina i rezistoi dje tërmetit dhe dua të korrigjoj zotin Vasili kur tha që kishte 40 goditje.

Z.Vasili nuk ishin 40, por ishin 200. Mendova në fakt që duhet ta ruajmë natën, sepse ky I papërgjegjshmi, ky sharlatani do çojë rruspat natën për ta shembur dhe do thojë që e rrëzojë tërmeti. Por shyqyr që nuk I ka vajtur ndërmend, se kush e di se çfarë efekti ka qenë. Do të thoja dy fjalë për Teatrin, që në fakt janë shumë të varfëra përpara fjalëve të artistëve që po thonë sot përpara Parlamentit, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe kanë ngritur të gjithë karrierën jo vetëm të tyre artistike, por për hir së të vërtetës kanë ndërtuar dhe një histori artistike për Teatrin shqiptar. Dua të bëj një premtim, sepse në fakt kemi dëgjuar dhe vijmë gjithmonë mbajmë këtu fjalimet tona politike, por sot politika nuk ka më vend këtu. Sot janë dy rrugë; imoraliteti dhe morali përballë shqiptarëve. Në kujtim të Naim Frashëri, Violeta Manushit, Sulejman Pitarkës, Kadri Roshit, Besa Imamit e shumë e shumë të tjerëve që nuk jetojnë sot, ku në shkollat e komunizmit sadopak ne mësuam pak për atdhedashurinë, me mjeshtërinë e tyre ata na i skalitën, por sot ky antishqiptar që ka ndërtuar bandën e tij antishqiptare, kërkon që ta rrëzojë dhe ta zhbëjë, për të kthyer vlerat e imoralitetit, për të kthyer vlerat e hajdutërisë, për të kthyer vlerat e drogës, dhe pse jo për të kthyer dhe vlerat e LGBT-së në shkollat dhe në tea-

trot tona. E them këtë, sepse unë besoj në Zot. Mos e tund kokën Milva, sepse unë nuk do dëshiroja kurrë që familjet e shqiptarëve të mos kenë trashëgimi dhe pasardhës në të ardhme. Në qoftë se ti ke zgjedhur për vajzat e tua që të mos kenë pasardhës, unë nuk do ta pranoj këtë gjë. Besoj në Zot dhe duke besuar në Zot uroj që edhe ju të Rilindjes të besoni në Zot për të ndërtuar themelin e familjes gjë që e keni shkatërruar. Unë do të jem në rresht të parë, prandaj e them këtë betim përpara rruspave të Edi Ramës. Rruspave që furnizohen me karburantin e krimit dhe parave të krimit dhe të drogës. Do të jem në rresht të parë Edi Rama, aty sepse ti nuk ke parë gjë akoma. Sot ti me paratë e drogës mbyll gojën e televizoneve. Sot ti me paratë e drogës blen pronarët e televizioneve. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e deputetëve. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e Prokurorisë. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e policëve. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e dëshmitarëve. Por gojën e shqiptarëve të cilët nuk te besojnë më, nuk ke për ta mbyllur dot sepse ti je vetëm. Dhe duhet ta dish që paraja nuk është shok i mirë. Paraja është shok i keq që të merr në qafë dhe të hedh atje ku ti nuk pret dot. Tani po i kthehem ligjit hajdut të Edi Ramës. Ky është një ligj që për hir të së vërtetës grabit hapur

pronën publike. Tashmë mbasi mbaroi së vjedhuri me përqindjet e tij, fillon dhe grabit me ligj. Grabit pronën publike me ligj, PPP-të e famshme, vjedhjen e parave të buxhetit të shtetit përsëri me ligj. Vazhdon dhe kërkon të bëjë përsëri me ligj që kushedi se çdo shpikë ndonjë gjë tjetër. Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin famëkeq të vjedhjes së pronës publike. Ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë vetëm 100 veta për tu zbythyr nga krimi, vjedhja dhe hajdutëria juaj. Ju e patë shumë mirë se ç'ndodhi me rrugën e Kukësit sepse nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me taksën e Rrrugës se Kombit, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me taksën e Check-upit të famshëm, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me PPP-të. Nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me pronat publike, nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me çdo gjë. Tashmë kërkoni t'u vidhni zemrën dhe shpirtin e tyre që është një gjë shumë e vogël por shumë e madhe për shqiptarët, që është pronë publike. Nuk është as pronë e Edi Ramës, as e Lulzim Bashës, as e Monika Kryemadhit, as pronë e Arben Ahmetaj, është pronë e shqiptarëve. Sot ne jemi këtu, nesër fëmijët e shqiptarëve do të jenë në këtë sallë. Dhe do të dëshiroja që ky Parlament të mos mbajë mbi trup, që të thonë në 2018 u miratua një ligj nga parlamenti shqiptar që iu vjedh pronën shqiptarëve. Sepse edhe ne si opozitë duam apo nuk duam bëhemi pis me këtë ligj hajdutësh dhe vjedhacakësh që na sillni. Nëse ju do të kishit dëshirë ta bënit këtë gjë edhe mund ta bëni. Po bëjeni ashtu siç ka bërë gjithmonë 20 vjet që ka qenë edhe Kryetar Bashkie, edhe Ministër Kulture edhe kryeministër si një vjedhacak i vogël, me intriga. Le të vjedhë siç ka vjedhur gjithmonë por mos t'ju bëjë me turp ju dhe të gjithë ne duke kaluar një ligj të shëmtuar, një ligj kriminal, një ligj grabitës. Vjedhhajduti është frikacaku më i madh, ka frikë nga hija e tij, prandaj dhe ky vjedhhajduti i vogël kërkon që frikën e tij ta mbulojë me ligj. Nuk ka ligj që në tokë dhe nën tokë, as lart në qiell që të shpëtojë Edi Ramën nga ky krim hajdutlliku në të cilën ka hyrë dhe nuk ka për të dalë më. Rrënojat e teatrit do të jenë coveri vdekjeprurës i tij.


POLITIKE FORUM

Nga Luan Rama*

N

ë fakt prej kohësh, mad je prej shumë kohësh, kjo sallë e Kuvendit është shndërruar në teatrin më të shëmtuar, e ne aktorët; me ministra e kryeministrin në krye të tyre në rolet kryesor, e ne të tjerët, deputetët e popullit, dikush në role të dyta e ca në role eposodikë, jemi bërë turpi i këtij vendi, aq sa unë nuk arrij të kuptoj se përse qytetarët nuk vijnë të na përlajnë e të na përzenë si të padenjë për të qenë përfaqësuesit e tyre! Një javë më parë, këtij Kuvendi, iu imponuar me dhunën e kartonmaxhorancës një nismë me procedurë të përshpejtuar, për një projektligj që nuk ka asgjë të veçantë për t'u shqyrtuar e miratuar me këtë procedurë! Ajo seancë ishte vetëm akti i parë, e sot jemi në aktin e dytë, kur Kuvendi gjendet para provës së madhe për të vendosur: të nënshkruaj të vjedhë apo të bëhet barrikadë, siç në fakt ia do nderi e siç ia imponon Kushtetuta! Përse me procedurë të veçantë,

FJALIMI

Nga Petrit Vasili*

S

igurisht që jemi besoj në një nga ditët më të errëta të këtij Parlamenti, pasi minimumi që do të kishim bërë sot, po të ishim në një situatë normale dhe po të kishim mbretërimin e arsyes dhe jo të çmendurisë, do të ishim të gjithë së bashku dhe shumë të lumtur do kishim miratuar një projekt për një teatër dinjitoz. Pikërisht aty ku ai ndodhet, por të ri, të rindërtuar, madhështor, i cili jetonte dhe bashkëjetonte më së miri me një qendër historike, e cila nuk daton në vitin 2013, kur fillon e qeverisë si kryeministër, por i cili është pjesë e historisë që kemi detyrim dhe ta trashëgojmë, ta respektojmë, por edhe ta përmirësojmë sa të jetë e mundur më shumë, pa i humbur asnjë çast as identitetin asaj, por mbi të gjitha pa humbur identitetin e vetes. Jemi pikërisht në një situatë nga më të këqijat, nga më paradoksalet, pasi ne duhet të

11

E premte, 6 KORRIK 2018

Tirana ka nevojë për shenjat e veta të historisë! pra përse me ligj të veçantë, kur ne kemi ligje që normojnë, që kodifikojnë, pra që rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë edhe me projektimin apo zhvillimin qytetës, edhe me perspektivat e tij. Fakti që qeveria vjen me këtë projektligj, fakti që ky projektligj vjen me ngutje të madhe e shoqërohet me nervozizëm e padurim, më e pakta na japin të drejtën të dyshojmë! Dyshojmë, sepse që prej 18 vjetësh dëgjojmë të njëjtin refren, mbi të njëjtin objekt e me të njejtin synim; Teatrin Kombëtar! E kam thënë edhe më parë në këtë sallë, e po e përsëris sërish, qëndrimi ndaj teatrit, shpreh karakterin e një qeverie. Teatri nuk është vetëm i artistëve. Më së pari, ai është i qytetarëve, ndaj mbrojtja e teatrit është përgjegjësi qytetare! Ndërsa transparenca e dialogu me artistët është detyrim i qeverisë. Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë, mbase

edhe në Botë, pa një teatër dinjitoz, dhe unë që e dua teatrin, nuk jam kundër idesë së një teatri të ri, të denjë e që të bëhet një referencë kulture dhe arti për qytetin dhe banorët e tij e t'ju dëshmojë brezave të ardhshëm kohën tonë, vizionin tonë. Po përse duke prishur, përse duke fshirë një referencë që na vjen prej historisë si dëshmi e kohës së vet dhe si bartëse e saj?! Përse duhet ta lemë Tiranën pa shenja kujtese? Përse duhet t'ia zhdukim Tiranës edhe ato pak gjurmë të biografisë së vet si qytet? Kur mendoj se Roma ka ujësjellës që punon prej 2000 vjetësh, ndërsa Tirana ndërtesën më të vjetër e ka më pak se 200-vjeçare, më duket se e kam gjetur shpjegimin se përse Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë. Dhe pse ajo nuk pasurohet, por varfërohet edhe më shumë. Jo se e ka dënuar natyra apo Zoti, por se në Shqipëri sundon vetëdija e shkatërrimit. Meqë zoti Kryeministër i ka kaluar disa vjet në Paris, dhe meqë në politikë e qeverisje vjen si njeri i artit, duhet të ketë parë se si janë sjellë francezët me ndërtesat historike,

kur qyteti është rritur dhe ato janë zvogëluar. Si janë sjellë me sallën "Plejel", për shembull, me sallën e koncerteve të Listit, Shopenit dhe kompozitorëve të tjerë të mëdhenj. Ata ndërtuan sallën e re "Plejel" duke e ruajtur të vjetrën brenda saj. Dhe sot, koncertet elitë zhvillohen në sallën e vjetër "Plejel". Nuk është vetëm çeshtje sentimenti çeshtja e teatrit. Mund të mendoni se sa emocione janë arkivuar në atë ndërtesë. Njerëzit kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kane refuzuar. Jeta e kryeqytetit është e lidhur me këtë ndërtesë, sado modeste te duket. Mirëpo qeveria kërkon ta presë e ta vrasë këtë lidhje, siç në fakt ka prerë e ka vrarë edhe shumë lidhje të tjera! 19 vjet më parë kam qenë në këtë sallë e bashkë me disa kolegë deputetë të Partisë Socialiste kam votuar një ligj për t'i dhënë Ministisë së Kulturës me ministër Edi Ramën, 400 mijë dollarë amerikanë për rikonstruksionin e kinema Republikës, edhe pse kompozitori Limos Dizdari, në atë kohë deputet ishte kundër e na paralajmëroi se ato para do

të humbnin! Dhe kinema Republika nuk është më sot e bashkë me të humbën a u vodhën edhe 400 mijë dollarët! Në vend të kinema Republikës, është ndërtuar një pallat, siç është ndërtuar pallat edhe atje ku ishte kinema 17 nëntori! Pra, qytetit iu vodhën kinematë, për t'u bërë pallate, e i njejti njeri na vjen sot të vjedhë teatrin, emrin, tokën, historinë, emocionet e tij për të bërë pazar! Unë nuk jam kundër; nëse subjekti privat i interesuar do që t'i dhurojë Tiranës një teatër, le ta bëjë duke rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës, me qëllim që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë së vet, njësoj siç humbi Sheshin Skëndërbej, i cili nuk është më ai i kohës së Zogut, njësoj siç humbi bulevardin që e përshkonte Tiranën si jë arterie e vetme prej Universitetit tek Stacioni i Trenit! Jo shtatëdhjetë e ca deputetë, por edhe nëse pesëdhjetë apo njëqind milionë njerëz mbështesin një marrëzi, ajo njësoj mbetet, NJË MARRËZI! *Fjala në Kuvend e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Një nga ditët më të errëta të këtij Parlamenti mbrojmë një teatër të cilin në ditë të vështira pushtimi, pushtuesit menduan ta ngrenë. Pra paratë janë, plot aty kanë qenë paratë, por para sigurisht për një teatër që nuk është thjesht teatër por është një zemër e kulturës shqiptare . Po për vendndodhjen që ka është dhe zemra e kryeqytetit shqiptar dhe duke qenë zemra e kryeqytetit shqiptar është dhe zemra e Shqipërisë. Këta nuk e kanë problem tua shkulin zemrën sepse para për të bërë zyrat nga e para, me nder dhe tualete zyrash nga e para por dhe riparim fasada e të gjitha ka por për Teatrin nuk ka. Gjithmonë mbarohen, gjithmonë janë të pamjaftueshme, mjafton që edhe sokak qytetesh ti bëjmë nga 4 herë apo 7 herë por prapë para për Teatrin nuk ka, nuk gjenden. Këto janë alibi dhe të neveritshme dhe të poshtra në mënyrën e tyre të të sajuarit pasi qëllimi është vetëm një. Që të shuajmë dhe të asgjesojmë atë që është identiteti kulturor edhe i ditës dhe i momentit dhe i të sh-

kuarës dhe i së ardhmes. Dhe qeveritë mos të kenë një besim që quhet besimi kulturor por të kenë atë që quhet besimi qeveritar. Feja e re e shqiptarëve duhet të jetë qeveria. Gjëja ku ata presin dhurata të jetë qeveria. Taksat ato para që janë nëpër duar, buxhete nuk janë të shqiptarëve janë të qeverisë dhe ajo i rrëmben në atë moment i kthen në dhuratë për ta. Dhe të gjithë njerëzit presin në sokake nëpër rrugë, nëpër zyra kudo presin dhuratën e rradhës që qeveria do u japë. Dhe këtë rast qeveria u merr tokën e tyre. Toka nuk është e qeverisë, është tokë e të gjithë shqiptarëve të cilët ja japin për administrim qeverisë por jo që ta vjedhë dhe grabisë qeveria. Dhe në emër të kësaj gjëje kjo pronë shpërdorohet, shpartallohet dhe jepet përpara shqiptarëve bashkëjetesa e një kompleksi historik dhe kulturor siç është kompleksi i ministrive, i trashëguar që është pjesë e po këtij kompleksi të madh, që do të bashkëjetojnë me kullat e reja pa asnjë kuptim,

pa asnjë vlerë, të cilët e zhbëjnë krejtësisht themelin e Tiranës që kemi trashëguar dhe që kishim detyrim ta mbronim dhe ta mbanim. Flas për ata që kanë një minimum identiteti kulturor dhe qytetar. Por ata janë shumë të lumtur që duke e zhbërë dhe duke e shkulur edhe këtë zemër të Tiranës, të kryeqytetit thashë dhe gjithë vendit, jemi të qetë se kemi vënë aty, damkën, thundrrën dhe vulën e qeverisë. Sigurisht që qeveritë kanë një fat të keq. Ato më të shëmtuarat dhe ato të cilat bëjnë gabimet më të rënda janë ato që mbahen mend po për keq. Historia na tregon që për dhjetëra perandorë që Roma e lashtë pati, njëri më i lavdishëm se tjetri, njëri më ngadhënjimtar se tjetri, për fat të keq të të gjithëve mbahet mend vetëm Neroni. Dhe të tillë mendje të çmendur e ka pasur historia. Është gjynah që po ripërsëritet në vendin tonë në kohë të papërshtatshme. Neroni ju e dini ishte më i zoti sesa Neka. I binte lirës më mirë se të tjerët. Ishte arkitekt më

i madh se të gjithë të tjerët dhe e dogji Romën. Pra ishte muzikanti më i madh, filozofi më i madh, arkitekti më i madh dhe dogji Romën, e shkatërroi. Ishte edhe inçestual në planin personal. Edhe kjo ishte një gjë e rëndë. Pse duhet që ne të riprodhojmë në kohët tona, në Shqipërinë e cila ka halle prapë, një qeverisje të kohëve të Neronit. Po ka një garanci do mbahen mend, patjetër që do mbahen mend. Do mbahen mend si Neroni. Ai dogji Romën këta i shkulën zemrën kryeqytetit. Ai pati incest politik, qoftë me kundërshtarët qoftë në familjen e tij, ne këmi incest kundra artit, kundra kulturës. Në qoftë se kjo ndërgjegje rrënohet e s'të thotë gjë, në qoftë se bën kompromis me një ndërgjegje të bërë pis sigurisht mund të votohet me qetësi të madhe. Por fatin të gjitha këto votime e kanë shumë të errët edhe shumë të zi. Faleminderit. *Pjesë nga fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, dje në Kuvend


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12

E premte, 6 KORRIK 2018

"Syni m'qeshë", rikthehet fuqishëm Mateus Frroku Sapo ka publikuar projektin e radhës. Një riardhje e guximshme dhe sfiduese me "Syni m'qesh" e Mateus Frrokut. Një rikthim për të shënuar një tjetër piketë në synimet dhe ambiciet e tij artistike. Nën trysninë e nevojës për komerç, kjo këngë në tërësinë e komponentëve shpërfaq vijimësinë e ngjitjes artistike të autorit, të rritjes së tij profesionale dhe ruajtjes së tiparit dallues, si nëpërmjet vokalit ashtu edhe përmes muzikës dhe tekstit. "Syni m'qesh" vjen në këtë fillim sezoni për të rivlerësuar pozitat e këngëtarit në tregun e madh të muzikës. Mateus Frroku, provon me këtë album se ai tashmë është një faktor në galerinë e promocionit dhe vlerës, me të cilat kënga shqiptare sa vjen e pasurohet, duke ruajtur identitetin e vet përballë rrymave dhe stuhive transformuese dhe tjetërsuese, vërshuar nga koha dhe perimetri i zgjeruar i interferimit. Kënga "Syni m'qesh" është një dozë e shtuar hareje dhe ngjyrash, adrenaline dhe shpengimi në rërë e nxehtë dhe diellin përvëlues të plazheve. /A. Vataj/

Orgesa Zaimi: Kur të jem 40 vjeç do bëj fëmijën e tretë Orgesa Zaimin tashmë është nënë e dy fëmijëve, edhe pse fizikisht ende ngjan si një adoleshente. E pyetur nga Rudina Magjistari në Klan, nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të tretë, Orgesa ka dhënë lajmin e ëmbël se ka vendosur që kur të mbushë 40 vjeç të sjellë në jetë fëmijën e tretë. "Nuk mund të themi asnjëherë jo. Më pëlqen kur të shkoj 40 vjeç. Kur të arrij këtë moshë do ta mendoj të bëj një fëmijë të tretë", është shprehur Orgesa.

Modelja sjell trendin e ri që "çmend" meshkujt

Francesco Totti nuk ndalet së surprizuari, gati projekti i ri

Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe gruaja e tij që është prezantuese televizive, Ilary Blasi raportohet se janë duke planifikuar të bëjnë një spektakël televiziv. Sipas revistës "Chi", projekti është përmendur nga kompania e produksioni që Blasi punon më të. Ajo është prezantuese e versionit italian të Big Brother, pra nuk është e huaj për emisionet televizive.

Mbetet të shihet si do të shkruhet skenari, apo do të jetë ndonjë dokumentar i jetës se tyre të përditshme. Totti është pensionuar vetin e kaluar derisa tërë karrierën e tij e ka kaluar si lojtar i Romës, kurse tani është drejtor i klubit. Cifti ka tre fëmijë kurse martesa e tyre ishte transmetuar drejtpërdrejt në televizion 13 vite më parë.

Modelja e njohur italiane, Valentina Fradegrada ka nisur një trend të ri në rrjete sociale duke marrë vëmendje të madhe. Ajo ka vendosur që këtë sezon veror të përdorë të njëjtat bikini, por ti veshë përmbys. Kur u panë pëlqimet e shumta që mori, një kompani australiane kërkoi mendimin e ndjekësve për këtë trend. Të gjithë vajzat filluan ta pëlqenin sepse nxjerr në pah format e gjoksit që ka secila. Kaq mjaftonte që kompania të bënte një postim ku të gjitha mund të tregonin si i rrinin bikinit me këtë metodë. Kanë kaluar vetëm pak kohë dhe është bërë tepër e famshme në rrjete sociale.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin më afër se kurrë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë parë më afër se kurrë, ndërsa shijonin pushimet në plazh. Çifti i famshëm janë kapur duke shijuar rrezet e diellit në Hamptons. Baldwin dhe Justin ishin vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Mesa duke të dashuruarit kanë dashur të marrin pak kohë për njëri-tjetrin. Modelja e veshur me bikini të zeza vuri në pah trupin e saj të përsosur.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

13

E premte, 6 KORRIK 2018

Dukesha Kate sërish shtazënë, shenjat që e nxorën zbuluar Ndërkohë që Princi Louis s'është ende tre muajsh, po përflitet që dukesha Kate Middleton është sërish në pritje të ëmbël. Kidstime.al shkrua se burime pranë çiftit thonë se ajo është shtatzënë me fëmijën e katërt. Kate ka gjithë shenjat dhe më parë, ajo dhe William kanë thënë se duan katër fëmijë. Në fakt, William do pesë, por Kate mendon se katër janë mjaftueshëm. Çifti ka dy djem, Princin George, katër vjeç dhe Princin Louis, dy muajsh dhe mesa duket, shpresojnë ta bëjnë Princeshën Charlotte, 3, me një motër. Siç është vënë re,

David e Victoria Beckham festojnë 19-vjetorin e martesës David dhe Victoria Beckham janë duke festuar një moment historik mes spekulimeve që ishin ndarë. Çifti festoi përvjetorin e 19-të të martesës mbrëmjes e së mërkurës në një darkë romantike së bashku. Ylli i futbollit dhe stilistja publikuan një foto në Instagram duke buzëqeshur dhe mbajtur dorën e njëri-tjetrit në Paris. "Wow 19 vite… Në këto kohë 19 vite më parë isha veshur nga koka tek këmbët me kostum ngjyrë të purpurt", shkroi David. "Gëzuar përvjetorin gruaja dhe nëna më e mrekullueshme"! Ndërsa Victoria, e cila publikoi të njëtën foto shkruan: "19 vite! Të dua shumë". Stilistja publikoi dhe një foto të dhuratave që kishin marrë nga fëmjët e tyre përfshirë tullumbace argjendi dhe buqeta me lule për rastin e veçantë. Çifti i famshëm kanë 4 fëmjë, Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajza Harper, 6 vjeç.

Kate ka filluar të veshë rroba të lirshme, po shmang alkoolin dhe ka neps për ushqime indiane. Si dhe, po ha biskota me livando që ndihmojnë me të përzierat e mëngjesit si

pasojë e shtatzënisë. Në fakt nëse e mendojmë mirë, Kate po e ushqen me gji të voglin e saj dhe mbetja shtatzënë në këto kushte, kaq shpejt është thuajse e pamundur.

Jessica Alba mes aktoreve të ngacmuara seksualisht

Ylli i filmave, Jessica Alba ka qenë një aktiviste vokale për barazinë femërore. Në një intervistë për CNN, aktorja e famshme Alba tha se beson se lëvizja #MeToo gjithëpërfshirëse për Hollywood dhe përtej saj është vonuar shumë. Ajo gjithashtu foli për përjetimin e ngacmimeve seksuale gjatë gjithë karrierës së saj. 37vjeçarja hyri në industrinë e argëtimit në adoleshëncë. E pyetur nëse kishte përjetuar ngacmime seksuale, ajo tha: "Sigurisht që po, gjatë gjithë kohës". "Ju ndoshta nuk duhet ta pranoni, por si një aktore e re që rritet në këtë biznes duhet ta pranoni të trajtoheni në këtë formë. Dhe kjo nuk është diçka që e miratoj, sinqerisht… Shumë shpejt kam mësuar se si të dal prej situatave të tilla, megjithatë, nuk ndodhi asgjë serioze", tha aktorja.

Naomi Campbell sfidon vajzat e reja, të gjithë e kthejnë kokën Një prej paraqitjeve që tërhoqi më shumë në festën e "Vogue" ishte ajo e Naomi Campbell, e cila kishte guxuar me fustanin e saj. Ajo kishte zgjedhur dicka transparente që tregonte linjat e mira trupore. Supermodelja kishte një fustan të bardhë, por në pjesën e gjoksit ishte transparent. Kjo veshje ishte stilim i Iris Van Herpen dhe bëri që të gjithë të kthejnë kokën për të, duke lënë pak pas dore vajzat e reja.

Këngëtari i njohur i propozon të dashurës për martesë Reperi Chancelor Jonathan Bennett i njohur ndryshe edhe si Chance the Rapper i ka propozuar të dashurës, Kirsten Corley, gjatë një feste me miqtë ditën e djeshme me rastin e Pavarësisë së Amerikës. Siç mund ta shihni edhe në video, 25-vjeçari ulet në gjunjë duke e pyetur: "Kirsten Katrina Corley, do të bëhesh gruaja ime?" Pasi Znjsh.Corley tha "Po!", çifti vazhdoi me festimet për ngjarjen e madhe. Chance dhe Kirsten u lidhën në vitin 2013 dhe dy vite më vonë një vajzë iu bashkua familjes së tyre. Reperi është konsideruar si një fenomen në muzikë për shkak të faktit se fitoi një Grammy për albumin më të mirë rep, "Coloring Book", pa bashkëpunuar me ndonjë shtëpi diskografike të njohur apo këngëtarë të tjerë. Gjithashtu ai triumfoi edhe me 2 çmime te tjera si "Best New Artist" dhe "Best Rap Performance".


FORUM OPINION Nga Frrok Çupi

A

ka marrëzi në këtë çështjen "Teatri" që po na zë frymën e gjithë shoqërisë? Prej kohësh ka nisur një 'dramë' diletantësh me subjekt: 'do të prishet godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë për të bërë një tjetër, apo nuk do ta lejojmë…'. "Do të…., apo nuk do të….". Disa njerëz të shtirur si artdashës kanë kohë që lëvizin nëpër duar 'petalet e luledeles'… si në një spital psikiatrik teatror. A ka marrëzi në oborrin e Teatrit Kombëtar, në Ministrinë e Kulturës (pa kulturë), në selinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe në rrugën para selisë?… Nuk do të kisha guxuar, në këtë klimë 'marrëzie', që të shkruaja me këtë titull, sepse këtu 'të hanë' të vegjlit- ata që nuk kuptojnë, më shumë se ata që kuptojnë dhe shijojnë 'ngrënien' e njeriut si pushtetarë. Por një autor i famshëm, njeri me ngjyrë, në Universitetin e Birmingamit, ka shkruar një libër të tërë me titullin "Madness of the Theatre" (Marrëzia e Teatrit). Femi Oyebode është profesor dhe shef i Departamentit të Psikiatrisë në Universitetin e Birmingamit. Në Teatër, profesori ka zbulu-

ar lidhjet psikike mes dramaturgut, aktorëve dhe publikut. "Teatri, veçanërisht, ofron ndoshta modalitetet më të mirë për psikanalistët për të reflektuar eksperiencën njerëzore, siç është edhe një formë e artit që drejtohet për të studiuar jo vetëm natyrën humane, por gjithashtu reflekton shoqërinë dhe kulturën ku individi është krijuar", shkruan autori në libër. Mes vetë artistëve ka neuroza të frikshme: Ata kanë një qëllim të 'lartë' shumë të keq: Mbrojtjen e një godine 70 e ca vjeçare, të ndërtuar kur kryeqyteti ishte fshat. A të mbrohet a të mos mbrohet Teatri? Dilemat iu brejtën shpirtin gjatë gjithë kohës, derisa ata që nuk duruan, dolën nga radha e mbrojtjes, si Ndrenika, Basha, Derhemi… Ka ndodhur njësoj si me kavjet e Sigmund Frojd: Kavia e parë, një vajzë në moshën e dashurisë së parë. Ajo kujdesej natë e ditë mbi kokën e babait të sëmurë. Por ndërsa shërbente të atin, mendja i shkon te një djalë që i kishte lënë përshtypje erotike. Vajzës gati sa nuk iu zu fryma nga neuroza e mbrojtjes ndaj

ANALIZË Nga Dritan Hila

P

arë me një sy pa pa sione, seanca e djeshme nga pikëpamja e korrupsionit nuk ka asgjë të veçantë. Në një krah ishin socialistët që mbronin kalimin e pronës publike një firme private sepse ashtu kishin urdhër. Disa prej tyre ka mundësi që nuk e dinin çfarë bëhej. Më kujtohet përpara dy vitesh në emisionin "Bardh e Zi" ku përveç meje ishte e ftuar edhe Klotilda Ferhati, në ato kohë drejtuese e grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës dhe sot deputete, që akuzës time se tek këndi i lojërave tek rruga e Elbasanit do ndërtohej kullë, i përgjigjej me mohim. Madje ironikisht. Sot kulla ka filluar dhe po hedh shtat. Ndaj nuk jam i prirur ti gjykoj negativisht shumë prej tyre, pasi ca janë

për bukën e gojës, ca se aq dinë, dhe ata që dinë kanë interesat e tyre. As krahu tjetër nuk ka ndonjë lavdi të madhe sepse shumë prej tyre kanë mbrojtur kauza fantomatike të Berishës dhe e kanë quajtur të zezën të bardhë pa iu dredhur qerpiku, kudo: Në salla parlamenti, studio televizive dhe publik. Shumë deputetë të maxhorancës diskutonin për historinë pa qenë të tillë, për arkitekturën pa pasur kualifikimin përkatës, për leverdinë ekonomike pa pasur atë shkollë, Edhe në të shkuarën kemi parë krahun tjetër që kur ka qenë në podium ka qenë po aq pa llogjikë. As tahmaqarllëku i Edi Ramës nuk është ndonjë gjë e re, pavarësisht se tashmë është shumë lakuriq, sepse edhe demokratët kanë historitë e tyre të megakor-

14

E premte, 6 KORRIK 2018

Marrëzia e një Teatri 'fajit' para babait të sëmurë. Kavia e dytë, një mësuese që ra në dashuri me drejtorin e saj. Mësuesja nisi betejën për të larguar simpatinë ndaj drejtorit, sepse nuk pajtohej me krenarinë personale… Me artistët e Theatrit ka ndodhur thuajse e njëjta neurozë: Ta lënë godinën ku janë mësuar?, pishinën e vogël e të pistë?, kafen në breg të saj?, skutat e vjetërsirave?…, apo të mos i lënë?! Gjurmë të kujtesës që zhvendoset dhe lufta me unin…. Nesër, pasi ta lënë, do të jenë po kaq në difensivë ndaj 'fajit' që kryen… Marrëzia e qëllimtë dhe 'pa dashje' e politikës: E vetmja pjesë e psikikës që nuk mund të analizohej nga profesori i Birmingamit, do të ishte politika e Tiranës në këtë rast. Pse? Sepse as deputetët, as kryetarët e partive, as ministrat…, nuk kanë lidhje me Teatrin. Asnjëri prej këtyre nuk shkon kurrë në Teatër. Atëherë si mund ta analizonte psikanalisti anglez lidhjen e audiencës politike me Teatrin… Sikur të bëhej

një demonstratë pse 'nuk dinë politikanët' gjë prej gjëje nga Teatri e nga Arti, atëherë do të duhej që para Kuvendit të kthehej gijotina për politikanët. Këta derra pa kulturë e Teatër, bien në marrëzi, çajnë ekrane televizionesh dhe na vijnë para fytyrës "në mbrojtje të Teatrit". Simptomat e histerisë së politikanëve nuk lidhen me Teatrin (që e panë për herë të parë në protestë); por lidhen me pushtetin dhe me instinktin e shkeljes së vlerave të kulturës kombëtare. Është njësoj si 'obsesioni i Paskalit" që ishte mbytur në Senë me karrocën e tij në të djathtë, por shikonte majtas ku 'gjente' shpëtim në ajër. Këta janë mbytur në krim dhe kërkojnë shpëtim në Teatër. Marrëzia e njerëzve të turmës: Kjo është më për të ardhur keq, por edhe më për t'u neveritur. Dalin disa njerëz që as këta nuk dinë Art e Teatër dhe thonë "jemi miq të Teatrit"(në fakt janë miq o të Lulit o të Mirelës); vijnë edhe nga rrethet ku nuk ka Teatër

për të mbrojtur Teatrin e kryeqytetit, lënë gjithçka për "qëllimin fluid". Këta nuk dinë cili është dallimi mes turmës dhe dramës. Në manifestimin 'psikik' të kësaj radhe rreth Teatrit, njeriu i turmës ndodhej më shumë në partinë që thërriste turmat, se sa në mes atyre në rrugë. Asnjëri prej tyre nuk guxoi të bisedojë me vete: "A kam unë prona? Pronat e mija a m'i jep politika?… Jo. As e çan kokën". Politika nuk e çan kokën as për pronën publike, por te 'prona publike' që quhet edhe 'Teatër', mund të mbledhë 'shumë miza'. Mund të vijë një ditë që 'protestuesit mobile' do t'i thërrasin mendjes: "More, ku janë pronat e mija…, fëmijët e mi…, unë ku jam?!". Dhe do t'u kthehen bosëve që përfituan nga marrëzia e 'popullit'. Atëherë individin do ta kenë pushtuar obsesione të rënda, saqë do t'i duket vetja vrasës i të gjallëve që kalojnë rrugës…. Teatri ka lidhje shumë të ngushta me Marrëzinë. Veritas.com.al

Nuk është vetëm teatri, ka akoma rupsionit. Me hapin që po ndërmerr Rama nuk është se po pakëson radhët e votuesve të tij. Personalisht jam shumë skeptik. Turmat e kanë kujtesën e shkurtër. Dhe as do ti ikin në krahun tjetër. Por pas rënies së kinemave, stadiumit dhe nëse ndodh, edhe teatrit, do ti vijë rradha të tjerave. Tirana po mbetet pa kujtesë historike. Dhe ky është një hap që shkon përtej hajdutllëkut. Një ndër akuzat që i është drejtuar shpesh shqiptarëve nga armiqtë e tyre është mungesa e institucioneve dhe të shkuarës historike, ku prezenca e godinave është një dëshmi e rrallë. Hapësira shqiptare ka shumë pak të tilla. Ne kemi një gjuhë të kodifikuar vonë që vuan akoma debatet e standartit; kemi arkitekturë të

pakët dhe jo autoktone dhe histori të shkruara nga të tjerët. Nëse ka një luftë që i bëhet një kombi, kjo është shkatërrimi i memorjes së tij. Dhe me këtë sipërmarrje Edi Rama po merr dyshime të mëdha përsipër. Nëse do të ishte dikush tjetër, ky do ishte ndër hamendësimet e para, por në rastin e Ramës duke pasur parasysh imazhin e tij si ekscentrik, nuk ka ndodhur. Por rasti i teatrit dhe synimi i tij për të rrafshuar gjithçka që ka një kujtesë historike, sjell në vemendje edhe vendimet që kështjella sinjifikative për historinë tonë të kthehen në klube. Dhe këtu memorja fillon e rëndohet. Të bësh teori komploti në një komb që e ka të ndezur fantazinë si ky yni është e thjeshtë. Por pas akteve ndaj monu-

menteve historike, shpalljes së dhjetë minoriteteve në Shqipëri, dhe bisedimeve okulte me Greqinë, ka diçka që nuk shkon. Këtu fantazia thahet dhe faktet të bëjnë të shtosh dyshimet. Fatkeqësisht tek ne tradhëtia kalon shpesh si muhabet mejhanesh, ku të bësh ca pare është zotësi, pavarësisht rrugës. Dhe mbase një popull parapolitik kështu i gjykon raportet me vendin dhe të ardhmen. Vetëm se kur vijnë kohët që politika e madhe e botës të diskutojë siç bën një herë në njëqind vjet, dhe të kërkojë dëshmitë e shqiptarëve, dosja jonë do të jetë bosh. Sepse kullat e Edi Ramës janë vetëm dëshmi e delirit dhe tahmasë së tij por jo e ekzistencës së një kombi. /dritare.net


AKTUALITET

15

E premte, 6 KORRIK 2018

Kongresisti Eliot Engel i dorëzoi zyrtarisht biznesmenit dhe filantropistit të shquar Lazim Destani, flamurin amerikan Nga Ruben Avxhiu “Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im”, i tha kongresti Engel duke ia dorëzuar në mënyrë ceremonial një ditë më pas flamurin, ndërsa e falenderoi që Festën e Amerikës e kishin festuar së bashku në Nju Jork. Engel i lexoi edhe përmbajtjen e dokumentit zyrtar që shoqëron flamurin e palosur në mënyrë ceremoniale në fund të ditës së valëvitjes, nga oficerë të Ushtrisë Amerikane. “Ky është një çmim dhe vlerësim që na nderon të gjithë ne shqiptarëve!
Për mua personalisht ky është një nga nderet më të mëdha që kam përjetuar deri më tani. Është i këtillë sepse e pranoj nga shteti Amerikan, nga shteti i cili historikisht na ka mbështetur dhe me të cilin kemi lidhje të forta miqësore”, than ë fjalën e tij biznesmeni dhe filantropi shqiptar me emër, Lazim Destani. Është një traditë e bukur amerikane që flamujt të cilët valëviten mbi ndërtesën e famshme të Kongresit, të njohur ndryshe si Capitol Hill (Kodra e Kapitolit) të përdoren vetëm një herë dhe të ruhen si simbole të vyera amerikane. Ata ruhen për t’u dhuruar miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo figurave të shquara të fushave të ndryshme. Shpesh, si në rastin e filantropistit të shquar shqiptar, flamurit porositet paraprakisht, në mënyrë që të dihet se për kë valëvitet. Në këtë rast, ndërmjetës për të nderuar zotin Destani ishte kongresisti Eliot Engel. Themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan dhe një nga miqtë më të mëdhenj të botës shqiptare në këto 30 vitet e fundit, Engel ka ndërhyrë edhe në raste të tjera për nderime me flamur. “Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Kemi një

Flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill, për nder të filantropit shqiptar

diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar sidomos në Nju Jork, por e shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’i vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”, tha Engel, i cili e falenderoi zotin Destani për miqësinë e tij. Kongresisti kujtoi kohën kur vizitoi Ballkanin dhe shkoi nga Kosova në Tetovë, Maqedoni. “Ju na pritët me bujari dhe krahë hapur dhe u jam mirënjohës”. Engel foli edhe për rrugën e vështirë drejt lirisë që i ishte dashur të bënin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj. Edhe Lazim Destani foli me të njëjtën frymë: “Unë e çmoj lart këtë miqësi mes dy popujve tanë dhe do vazhdojmë ta forcojmë gjithnjë e më shumë duke mbetur përgjithmonë miq të ngushtë mes vete dhe partnerë besnik te idealeve të përbashkëta”. “Ju falënderoj pa masë Juve kongresist Engël,

jo vetëm për iniciativën që të më dhuroni këtë flamur, që në nderim timin u valvit në Capitol Hill, por edhe për angazhimin tuaj personal prej dekadash, duke dhënë kontribut të paçmueshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare si dhe për demokratizimin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi”, tha Destani, nje nga figurat më në zë të botës së biznesit shqiptar. “Ju jeni dhe përgjithmonë do të mbeteni një ndër figurat më emblematike dhe historike për ne shqiptarët si edhe për botën demokratike të rajonit tone”. Disa vjet më parë, flamuri amerikan u valëvit në majën e selisë së Kongresit Amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Në 1996, kur në mes të periudhës së zezë të diktaturës së Millosheviqit, kongresisti Engel siguroi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, ai solli me vete një flamur të tillë

që ishte valëvitur mbi Capitol Hill. Është një nder akoma më i madh kur bëhet fjalë për një flamur të valëvitur në datën 4 Korrik, festës së madhe kombëtare të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi që siguroi pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës e meriton t’ia festosh festën e vet të pavarësisë. Aq më bukur kur në një ditë si 4 Korriku nderohet edhe një figurë shqiptare. Lazim Destani u bë një nga emrat më të njohur të biznesit në Gjermani, fillimisht me Sharr Tourist e pastaj me firmën e tij ndërkombëtare Ecolog. Veprimtaria e tij e shtrirë në mbarë globin përfshiu edhe programe trasporti dhe furnizimi për trupat e NATO-s në disa vende. Duke dashur të bëjë më shumë për shqiptarët dhe komunitetin ku u lind, ai zgjeroi biznesin e tij edhe në Tetovë, investoi në disa aspekte të shoqërisë shqiptare, dhe ka shërbyer e shërben si një shembull model i sipërmarrësit shqiptarë në atdhe dhe në diasporë. Ai është edhe pronar i klubit të fubollit “Shkëndija” me të cilin ka arritur suksese të mëdha nëkampionatin vendas e së fundi me sfida të

forta ndërkombëtare. Lazim Destani është i njohur edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, si pjesëmarrës i rregullt i darkave vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, ku është njohur edhe me kongresistit Engel. Disa vite më parë, gjatë një vizite në Ballkan, i shoqëruar nga aktivisti Harry Bajraktari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, kongresisti Engel ndaloi në Tetovë për t’u konsultuar me zotin Lazim Destani, të cilin e përgëzoi për nismat e tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Zoti Destani shtroi një drekë për miqtë nga SHBA. Lidhjet mes tyre kanë mbetur të forta edhe sot e kësaj dite dhe ishin të dukshme në ceremoninë e mbajtur në Zyrën e Kongresistit Engel. Një vit më parë, Engel kishte marrë pjesë në një festim të 4 Korrikut në Kosovë, të organizuar nga Harry Bajraktari. Këtë vit, ishte Engel që e organizoi në Nju Jork festën për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Kongresisti i njohur dhe miku i tij nga Europa, Lazim Destani u ndanë me urimin që një nga festat e ardhshme të 4 Korrikut ta festojnë në Tetovë, mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Kancelarja Angela Merkel ra dakord për ngritjen e qendrave të tranzitit për emigrantët përgjatë kufirit të Gjermanisë

G

jermania, Austria dhe Italia thanë të enjten se do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme për të diskutuar se si ta mbyllin rrugën e Mesdheut që ndjekin dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika për në Europë. Italia e quajti situatën urgjente dhe të rrezikshme. Nisma erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord për ngritjen e qendrave të tranzitit për emigrantët përgjatë kufirit të Gjermanisë. Përmes këtyre qendrave, emigrantët të cilëve u refuzohet azili mund të kthehen mbrapsht. Vendimi i Kancelares uli tensionet që kërcënonin rënien e koalicionit të saj qeverisës. Por qendrat, të destinuara për të frenuar dhe rregulluar emigracionin nga Afrika dhe Lindja e Mesme, do të varen nga bashkëpunimi i vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të cilat nuk duan që emigrantët të grumbullohen në territorin e tyre. Kriza e emigracionit arriti kulmin me një fluks prej më shumë se një milion njerëz në vitin 2015 dhe, ndërsa shifrat vjetore që prej asaj kohe kanë rënë, anëtarët e BE-së nuk janë marrë dot vesh se si ta ndajnë barrën ndërkohë që mbështetja për partitë euroskeptike dhe anti-emigrantëve është rritur. Sipas planit të Gjermanisë për qendrat e migrantëve përgjatë kufirit të

BE përpiqet të mbyllë Rrugën e Mesdheut për emigrantët

saj me Austrinë, emigrantët që kërkojnë hyrjen në Gjermani, por që janë të regjistruar në vende të tjera të BE-së, do të kthehen mbrapsht në atë vend. Kjo i ka bërë austriakët të shqetësohen se forcimi i kontrolleve nga Gjermania do të sjellë rritjen e numrit të emigrantëve në territorin e tyre – një anatemë për koalicionin qeverisës të konservatorëve të së djathtës ekstreme dhe anti-imigrantëve të udhëhequr nga Kancelari Sebastian Kurz. Duke komentuar pas bisedimeve me zotin Kurz të enjten në Vjenë, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha se plani i Berlinit nuk do ta rëndonte Austrinë me njerëz të regjistruar diku

tjetër. Zoti Kurz tha se Gjermania dhe Austria do të punojnë me Italinë, pikën hyrëse në BE-së për shumicën e emigrantëve, për të frenuar fluksin nga Afrika. Në Romë, Ministri i Jashtëm italian i ekstremit të djathtë Matteo Salvini tha se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Gjermaninë javën e ardhshme përpara një takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Insbruk të Austrisë. “Para se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues nga një vend tjetër evropian, ne duam të shohim një angazhim të saktë; ata duhet të na japin kalendarin, kostot, mjetet, njerëzit dhe burimet pra sesi BE-ja planifikon të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë të

jashtëm”, u tha ai gazetarëve pas takimit me zëvendëskryeministrin e Libisë, nga ku shumica e emigrantëve hipin në anijet e kontrabandistëve drejt Evropës. “Nëse nuk i bllokojmë ardhjet nga jugu, ky është problem për të gjithë … Situata është e rrezikshme”, tha Salvini, duke shtuar se do të vizitojë vendet afrikane javët e ardhshme për të zgjeruar masat kundër emigracionit të paligjshëm. Kufiri i Austrisë me Italinë përfshin Pikëkalimin e Brennit, një korridor jetik evropian për transportin veri-jug. Zoti Kurz ka shprehur më parë gatishmërinë austriake për të frenuar lëvizjet nëpër kufirin deri tani të hapur, gjë që e ka penguar arritjen e një ujdie me Italinë. Nga ana e saj, Kancelarja Merkel po konsultohet me kolegët e BE-së, duke përfshirë Italinë dhe Greqinë, porti tjetër kryesor për emigrantët që hyjnë në BE, për çështjen e emigrantëve që janë regjistruar së pari atje para se të arrijnë në Gjermani. Në Berlin, Zonja Merkel priti kryeministrin hungarez me prirje anti-emigrante Viktor Orban, kritiku më i ashpër i politikave të saj për dyert e hapura. Përplasja nuk vonoi. Zonja Merkel tha se Evropa është moralisht

e detyruar të mos “çangazhohet nga vuajtja” e emigrantëve dhe gjithashtu të ofrojë ndihmë për vendet e varfëra të Afrikës që kanë konflikt, sepse kjo do të shkurajonte popujt e tyre për t’u larguar. Nga ana e tij, Orban, i cili u rizgjodh në muajin prill, tha se BE-ja mund të shfaqë më mirë humanizmin së pari duke mbyllur kufijtë, për të penguar emigrantët të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare. “Duke duke bërë kështu, – tha ai, ne mbrojmë jo vetëm Hungarinë, por edhe Gjermaninë,” tha ai. Në një samit në fund të muajit të kaluar, krerët e BE-së ranë dakord të ndajnë numrin e refugjatëve në baza vullnetare, të krijojnë “qendra të kontrolluara” për të përpunuar kërkesat e azilit dhe për të ndarë përgjegjësinë për migrantët e shpëtuar në det, një kërkesë qendrore kjo e Italisë. Marrëveshja u kritikua për paqartësinë e saj. Aty nuk sqarohej se si do të shpërndahej barra në mënyrë të drejtë kur shtetet anëtare zgjidhnin të mos i ndihmonin vendet simotra. Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia e përsëritën pa vonesë refuzimin e tyre për të pranuar emigrantë. VOA


AKTUALITET

16

E premte, 6 KORRIK 2018

“Nuk ka asnjë arsye objektive për njëanshmërinë time, tha kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, por për arsye etike dhe për të shmangur çdo dyshim jap doreheqjen nga gjykimi”

S

aga fatkeqe e familjes së gjyqtares së ndjerë, Fildes Hafizi nuk po mbaron. Për shkak të ngërçit me Reformën në Drejtësi, nuk është shqyrtuar ende çështja e Fadil Kasemit. Paçka se vrasja e saj ngriti në këmbë të gjithë shtetin, ende sot gjyqi për ish-bashkëshortin vrasës, nuk po arrihet të zhvillohet. Fadil Kasemi duhet të marrë dënimin mbi krimin e rëndë, thirrje që e kanë dhënë shpesh edhe familjarët e së ndjerës. Pas ping-pongut me çështjen, ku gjykatat shpallnin moskopentenca për të marrë përsipër dosjen dhe ja delegonin njëratjetër, së fundmi është kryetari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Sandër Simoni, dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes penale në ngarkim të Kasemit. Shkak për dorëheqjen e gjyqtarit, anëtar në trupën gjykyese të çështjes erdhi pas një pretendimi të avokatit Ilia Ilia për njëanshmëri, pasi, sipas avokatit, Simoni kishte qenë pedagog i viktimës Hafizi gjatë studimeve të saj në Shkollën e Magjistraturës. “Nuk ka asnjë arsye objektive për njëanshmërinë time, tha Simoni, por për arsye etike dhe për të shmangur çdo dyshim jap doreheqjen nga gjykimi”. Seanca tjetër e këtij gjyqit për Fadil Kasemin u caktua në 6 korrik. Duke parë se prej një viti dosja e së ndjerës po shkonte ping-pong, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi para dy muajsh, një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë, të cilëve u kërkonte vëmendjen

Vrasja e gjyqtares Hafizi, ngec gjykimi. Simoni jep dorëheqjen. Sot pritet seanca gjyqësore SHKAKU “Dorëheqja erdhi pas një pretendimi të avokatit për njëanshmëri, pasi sipas avokatit të Kasemit, Simoni kishte qenë pedagog i viktimës Hafizi gjatë studimeve të saj në Shkollën e Magjistraturës”.

dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit të së bijës. Por, fatkeqësisht dy ditë pasi shkroi këtë letër, Bynjamin Hafizi ndërroi jetë, pa marrë vesh nëse do të jepet drejtësi për vrasësin e të bijës. Gjykata

POLICIA

e Lartë para disa javësh mori vendimin që çështjen ndaj Fadil Kasemit për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij gjyqtares Fildes Hafizi, duhet ta gjykojnë Krimet e Rënda. Kjo çështje prej gati një viti po shëtiste sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Sh-

GRUP KRIMINAL

Aksion në Vlorë dhe Sarandë, osja e 3.4 milionë eurove D që u kapën në makinat 3 të rinj në pranga “Toyota Yaris” në portin e

Dy operacione të drogërave të forta janë finalizuar në Vlorë dhe Sarandë. Në Vlorë policia ka sekuestruar 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi lekësh cash, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë. Në pranga kanë rënë: Dashamir Ademi, 28-vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në flagrancë duke i shitur heroninë personave D.B, dhe M.L, të cilët do të procedohen në gjendje të lirë. Policia e Sarandës ka arrestuar Silvjo Hoxhallari, 20-vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen Hoxha, 20-vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën me 23 doza kokainë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Durrësit, është transferuar tashmë tek Krimet e Rënda. Dosja i është besuar ish-drejtuesit të prokurorisë, Blerim Tominaj. 4 të arrestuarit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, do dalin brenda javës para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat. Policia ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe biznesmenin Alban Mollaymeri, i cili ka porositur automjetit nga Belgjika. Në pranga janë vënë edhe pronari i kompanisë që transportoi automjetit, Edi Lika, djali i tij, Klevi Lika si dhe shoferi i “Bizark”-ut, Agim Çeka. Katër të arrestuarit janë lënë në arrest me burg nga Gjykata e Durrësit. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Prokuroria ka nisur hetimet për dekonspirim të operacionit, pas deklaratës së Lulzim Bashës nga foltorja e Kuvendit, kur akuzoi Taulant Ballën se kishte në automjetin e tij “Toy-

kallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet. Në datën 30 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes. Të njëjtin problem më parë e kishte kon-

statuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Familjarët e Fildes Hafizi pohojnëse atë po e vrasin për herë të dytë, duke mos i dhënë dënimin e merituar autorit të vrasjes. Fadil Kasemi qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë. Në korrik të 2015-s, Fadil Kasemi u arrestua nga policia, pasi në Golem të Kavajës kanosi me një armë që mbante pa leje Fildesen në sy të 2 fëmijëve, ndonse magjistratja kishte kishte fituar edhe urdhër mbrojtje në muajin maj të po atij viti, pas divorcit.

“Toyota” me euro, dosja kalon tek Krimet

ota Yaris” ishin konstatuar 1.5 mln euro. Automjetet janë nisur nga Belgjika dhe pas një ndalese dy ditore në Gjermani ku janë pasijur me dokumente

zhdoganimi, kanë mbërritur në Portin e Durrësit. Dyshohet se 3.4 mln eurot e sekuestruara janë para nga veprimtari të paligjshme jashtë vendit.


AKTUALITET

17

E premte, 6 KORRIK 2018

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, dy orë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu: “Hetimet ndaj Tahirit po vijojnë”

I

sh-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më 28 maj 2018, ju hoq masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ku u tha se do të hetohet në gjendje të lirë për dyshimet e trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit. Por duket se për të nuk ka qetësi. Lëvizja e radhës vjen nga Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda, pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokurorët kërkojnë masën e “arrestit me burg” për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1”, sikurse ka bërë edhe në shkallët e mëparshme, një kërkesë që e ka humbur me faktet e paraqitura përpara gjykatave. Si për ironi, para se Prokuroria të bënte me dije rekursin, kjo deklaratë e fortë “pushtoi” mediat: “Hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës po vijojnë. Por ne duam rezultate konkrete. Duam që “peshqit e mëdhenj” të ndiqen penalisht dhe të dënohen”. Ishte kjo deklaratë e bërë paraditen e së enjtes nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në takimin “Forca e Ligjit”. Organi i akuzës kundërshton vendimin e Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi pak javë më parë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për ish-ministrin, i cili akuzohet si i implikuar në organizatën kriminale të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u la në “arrest shtëpiak” në Shkallën e Parë, e më pas u lirua nga kjo masë në Apel, e konsideruar nga organi i akuzës si tepër e lehtë. Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dosja Tahiri, prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë: ‘’Arrest me burg” për ish-ministrin KËRKESA “Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokurorët kërkojnë masën e “arrestit me burg” për ish-ministrin e kabinetit “Rama 1””.

“PESHQIT” “Hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës po vijojnë. Por ne duam rezultate konkrete. Duam që “peshqit e mëdhenj” të ndiqen penalisht dhe të dënohen”.

Deri më tani, prokuroria ka kërkuar në mënyrë sistematike arrest me burg për ish-ministrin. Ish-ministri është liruar nga çdo post në PS që prej nisjes së hetimeve. Dy muaj më parë ai dorëzoi mandatin e deputetit për t’i hapur rrugë hetimeve. “Por, ata (prokurorët) duhet t’i drejto-

hen gjykatës vetëm po ekzistuan dy rrethana, njëra rreziku i ikjes, që nuk ekziston dhe e dyta rreziku i prishjes së provave”, deklaroi avokati i Tahirit, Maks Haxhia, më 28 maj 2018. Pas heqjes dorë nga politika, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kalon fundjavat në shoqërinë e afërmve të tij, pjesë

të cilat i ndan edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Pas lirimit me kusht ndaj akuzave për përfshirje në dosjen “Habilaj”, Tahiri është shfaqur kohëve të fundit, më aktiv në rrjetet e tij sociale. Pas publikimit të fotos me djalin e tij Drinin, ish-ministri ka publikuar foto duke u kujdesur për

koshere bletësh nën dixhiturën: “Me bletët punëtore e me njerëz punëtorë”, dhe në një foto tjetër Tahiri e ka shoqëruar më një dixhiturë pikante: “Një thumb larg”. Pas udhëtimeve në mal, xhirove me kalë në bregdet dhe më e fundit kujdesi ndaj koshereve të bletëve, nuk dihet cila do të jetë aventura e radhës e ish-ministrit Saimir Tahiri, ndoshta në seancë ku ti ngarkohet masa e sigurisë “arrest me burg”.

DOSJA “HAJDARI”

SITUATA

Haxhia ankimon vendimin për dënimin me burg

Dridhet toka në Tiranë, Ormeni: Rreziku i fortë ka kaluar

Izet Haxhiaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës që e dënon me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas rivendosjes në afat të dosjes “Hajdari”, ai ka kërkuar rishikim të vendimit. Ankimimi u depozitua dje nga avokati Bashkim Nikolla. Kujtojmë se Izet Haxhiaj ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha për dosjen “Hajdari”. Avokati Nikolla, tha se do të kërkohet pafajësi lidhur me vendimin e gjykatës për dënimin me 25 vite burg për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Kujtojmë se Haxhiaj ka kërkuar dëshminë e ish-kryeministrit Fatos Nano, si dhe tabultatet telefonike të personave që paraqesin interes.

P

asi vendi u shkund me 400 lëkundje, një tjetër tërmet u ndje në Tiranë, në orën 13:03 të ditës së enjte. Magnituda e tij ishte 3,5 dhe epiqendra 35 km në veriperëndim të Tiranës. Lëkundjet vijnë pasi ditën e mërkurë, në orën 11:01, një pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë u lëkund nga një tërmet me fuqi 6 ballë. Epiqendra ishte Gjiri i Lalzit, në zonën e Durrësit. Fuqia e tërmetit u ndje shumë sidomos në Durrës dhe në Tiranë. Sipas ekspertit në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni, rreziku i një tërmeti të fortë ka kaluar, pasi lëkundjet e tjera janë thjesht tërmete që shoqërojnë të parin me magnitudë më të madhe. ‘’Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë

mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve

të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3’’,-tha Ormeni.


SPECIALE

18

E premte, 6 KORRIK 2018

Trump dhe sozia e tij në të njëjtën ditë në Londër

Balona gjigande e pagëzuar me emrin "Trump baby" ka marrë dritën jeshile për të fluturuar pranë parlamentit gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka miratuar një kërkesë për fluturimin e saj pasi mijëra persona nënshk-

ruan një peticion dhe mblodhën më shumë se 16,000 paund në një fushatë të ndërmarrë për balonën 6 metra të gjatë. Por ndërkohë janë vendosur rregulla të rrepta për fluturimin e balonës në sheshin e parlamentit. Balona lidhet në tokë dhe fluturimi nuk do të shkojë më

Automatiku i famshëm AK-47 Kallashnikov po kalon në pension tashmë dhe rusët kanë menduar për pasardhësit e tij. Ata do të jetë AK12 dhe AK 15 me një dizajn jo shumë të ngjashëm, por me të njëjtën forcë shpuese. Modelet do të jenë në dy kalibre, atë 5.56 që është edhe kalibri standard i vendeve të NATO-s dhe 7.62 që është karakteristikë e Kallashnikovit. AK 12 mund të përdoret edhe nga forcat speciale. Për më tepër, ndiqni provat që bëhen me një AK12.

lart se 30 metra. "Trump baby" do të fluturojë nga ora 9.30 deri në orën 11.30 të premten në 13 korrik - që përkon me vizitën e presidentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një marshim "Stop Trump" në qendër të Londrës. Një zëdhënës i kryetarit të Bashkisë së Londrës tha:

"Kryetari mbështet të drejtën për protestë paqësore dhe e kupton se kjo mund të marrë forma shumë të ndryshme. "Ekipi i tij i operacioneve të qytetit është takuar me organizatorët dhe u ka dhënë atyre leje që të përdorin Parlamentin Square Garden si një pikë bazë për filmin".

Babai vdes si hero, mbron fëmijët nga sulmi i ariut polar Një burrë ka humbur jetën me 3 korrik, duke mbrojtur fëmijët nga sulmi i një ariu polar në Kanada. Aaron Gibbons, 31

“Kallashi” i famshëm del në pension, ky është pasardhësi

vjeç, ishte në Sentry Island, një vend popullor peshkimi dhe gjuetie në bregun perëndimor të Hudson Bay, kur ai u përball

me një ari. Një i afërm tha se "vdiq një hero", duke u thënë fëmijëve të tij të vrapojnë, ndërsa ai filloi përleshjen me kafshën. Fëmijët nuk patën asnjë dëmtim, por Gibbons vdiq në sulm. Më vonë, një person i rritur e qëlloi dhe vrau ariun. "Ai po shijonte ditën e tij me fëmijët e tij. Ata ishin befasuar nga një ari që kishte filluar të kërcejë dhe të afrohet pranë njëri fëmijë", tha xhaxhai i Gibbons Gordy Kidlapik për median kanadeze. Vdekja e Gibbons ka tronditur qytetin e tij të Arviat, rreth 10 km larg vendndodhjes së sulmit, vend që ka arinj polarë, të cilët migrojnë nga veriu.

Qyteti pushtohet nga gjarpërinjtë, banorët i tremben tërmetit vdekjeprurës Qyteti i Kastamonu në Turqi ditët e fundit është mbushur plot me gjarpërinjë, në çdo vend ku të shkosh aty do të gjesh një gjarpër. Ekipet e zjarrfikësve kohët e fundit janë në detyrë vetëm për mbledhjen e gjarpërinjve. Por, frika nuk qëndron këtu. Në qytet kanë filluar që të dëgjohen zëra se kjo mund të jetë ndonjë paralajmërim për ndonjë tërmet të mundshëm, pasi sipas tyre edhe në vitin 1999 në tërmetin famkeq ku u mori jetën mbi 17 mi personave kështu kishin dalë gjarpërinjtë.

Tmerroi botën me pamjen e saj, ja si duket në realitet vajza që kopjoi Angelina Jolie Para pak kohësh rrjetet sociale u dyndën me disa foto të një vajze të re, e cila thuhej se kishte bërë shumë ndërhyrje estetike për t'i ngjarë Angelina Jolie, por për fatin e saj të keq përfundoi në "një monstër". Lajmi u bë pjesë edhe e shumë mediave të huaja, por duket se e gjithë kjo ishte vetëm një mashtrim nga vajza me ermin, Sahar Tabar. Ajo arrin ta shndërrojë fytyrën e saj në këtë formë vetëm falë grimit dhe lenteve të syve. Në të vërtetë ajo është një vajzë simpatike dhe aspak e frikshme.


SPECIALE

Njihuni me bibliotekat më të bukura në botë Bibliotekat janë vendet ku ruhen kujtimet e botës. Nëse ndani të njëjtin mendim si autori i librit "Bibliotekat më të mira në botë", Massimo Listri dhe mendoni se parajsa është bibliotekë, atëherë shikojeni këtë parajsë në Tokë sipas listës që prezanton 21Media.

STIFT KREMSMÜNSTER, KREMSMÜNSTER, AUSTRI

19

E premte, 6 KORRIK 2018

BIBLIOTECA APOSTOLICA VATICANA, VATIKAN Biblioteka e Vatikanit i ka rrënjët në shekullin IV edhe pse përfundimisht është ndërtuar në shekullin XV. Në të ndodhen dokumente që tregojnë shumë për historinë e njerëzimit. Këtu ndodhet edhe dorëshkrimi më i vjetër i Biblës.

BIBLIOTECASTATALEORATORIANADEIGIROLAMINI,NAPOLI Është pjesë e një kompleksi të madh të ndërtuar nga rendi fetar i oratorianëve.

Është ndërtuar në majë të një kodre. Si shumica e bibliotekave të kontinentit është rindërtuar në shekullin e XVII në stilin e barokut.

BIBLIOTHÈQUE SAINTE-GENEVIÈVE, PARIS, FRANCË

KLOSTERBIBLIOTHEK METTEN, KLOSTER METTEN, GERMANI

Është projektuar nga arkitekti Henri Labrouste dhe është hapur në vitin 1851. Në këtë ndërtesë është instaluar ndriçimi i parë me llamba gazi.

Biblioteka është hapur në kohën e mbretit Ludwig I i Bavarisë.

STIFTSBIBLIOTHEK, SANKT GALLEN, ZVICËR

STIFTSBIBLIOTHEK, ADMONT, AUSTRI

Për një kohë të gjatë biblioteka ka qenë një prej qendrave më të rëndësishme në Evropën Qendrore. Ndërtesa është ndërtuar në shekullin VII nga prifti irlandez Gallus.

Është një prej bibliotekave që ka kontribuar shumë në zhvillimin kulturor për pothuaj se njëmijë vjet. Është biblioteka më e madhe fetare në botë, e hapur në vitin 1074.

STRAHOVSKÁ KNIHOVNA, PRAGË, ÇEKI

TRINITY COLLEGE LIBRARY, DUBLIN, IRLANDË

Wshtë ndërtuar në vitin 1143 dhe i ka mbijetuar zjarrit, luftërave dhe përmbytjeve.

Kjo bibliotekë është ndërtuar nga Elizabeta e I-rë në vitin 1592. Në bibliotekë janë të vendosu buste të personaliteteve të ndryshme, si të dramaturgëve Oscar Wilde dhe Samuel Beckett (të dy kanë vizituar këtë bibliotekë).


20

KUPA E BOTËS

E premte, 6 KORRIK 2018

Skema thotë se një mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë e Suedisë do jetë në finale e madhe të 15 korrikut dhe kjo patjetër që është një surprisë

Çerekfinalet premtojnë spektakël, 8 ekipet bëjnë llogaritë për të kapur finalen P

as dy ditëve pushim, të majtueshme për të rikuperuar sa më shumë të jetë e mundur forcat, përpara atyre që konsiderohen si fazat më të ethshme të kampionatit botëror të Rusisë, çerekfinalet premtojnë spektakël. Tashmë situata bëhet më shumë se serioze dhe në Botërorin e Rusisë në lojë kanë mbetur 8 skuadra nga të cilat 6 europiane dhe 2 nga Amerika Jugore. Në garë për trofeun më të lakmueshëm për kombëtare kanë mbetur vetëm 8 pretendentë, të cilët mes së premtes dhe së shtunës do të sfidohen mes tyre për çerekfinalet e turneut “Rusi 2018”. Skema thotë se një mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë e Suedisë do jetë në finale e madhe të 15 korrikut dhe kjo patjetër që është një surprizë. Dueli i parë i çerekfinaleve është mes Uruguajit dhe Francës në Nizhny Novgorod ku transalpinët janë me entuziazmin e eliminimit të Argjentinës dhe me paraqitjen prej “Topi të Artë” të yllit Mbappe. E nëse është thuajse e pamundur të parashikosh se cila mes Brazilit, Francës, Belgjikës apo Uruguajit do të mund t’ia dalë mbanë të shkojë deri në finale, pak më i lehtë bëhet diskutimi nëse e themi në një mënyrë më të thjeshtë nga ana tjetër, se njëra mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë dhe Suedisë do të jetë padyshim në finale. Sido që të shkojë, surpriza është e garantuar. Çerekfinalja e parë është ajo që do të luhet të premten, në orën 16:00, në stadiumin e Nizhny Novgorod. “Gjelat” e Francës janë bërë “me krahë” pas fitores ndaj Argjentinës dhe performancës së denjë për “Top të Artë” nga ylli 19-vjeçar i tyre, Mbappe. Përballë tyre do të kenë Uruguajin, që ndryshe nga arritjet e deritanishme, duket se nuk do të ketë në dispozicion Edinson Cavanin, pas dëmtimit të pësuar ndaj Portugalisë. Në mbrëmje, e gjithë vëmendja e botës do të jetë e fokusuar te supersfida që do të luhet në Kazan. Brazili dhe Belgjika, në letër mund të konsiderohen si skuadrat me më shumë talent në përbërjen e tyre, pa harruar këtu edhe Kroacinë. “Seleçao” nuk pëson gol që nga ndeshja e parë kundër Zvicrës, ndërkohë që Neymar, edhe pse vjen nga

FINALISTËT “Në garë për trofeun më të lakmueshëm për kombëtare kanë mbetur vetëm 8 pretendentë, të cilët mes së premtes dhe së shtunës do të sfidohen mes tyre për çerekfinalet e turneut “Rusi 2018”. Skema thotë se një mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë e Suedisë do jetë në finale e madhe të 15 korrikut dhe kjo patjetër që është një surprizë”. LËVIZJA

Cristiano pranon pagën që i ofron Juventusi

një periudhë e gjatë dëmtimi, po shfaq “shkëndijat” e tij, edhe pse së fundi ka rënë prè e kritikave për një reagim të ekzagjeruar. Ndërkohë, belgët e drejtuar nga Martinez vijnë nga një situatë tejet e komplikuar, teksa përmbysën disavantazhin e dy golave me Japoninë, duke shfaqur kështu një shpirt skuadre dhe një kompaktësi thuajse të pavërejtur më parë. E shtuna do t’u lërë radhën dy sfidave të

TRAJNERI

A

kira Nishino nuk do të jetë më trajneri i përfaqësueses japoneze. 63-vjeçari do të largohet nga posti i tij në fund të këtij muaji, për shkak se kontrata e tij me Federatën japoneze të Futbollit skadon. Skuadra aziatike, pas eliminimit nga Botërori i Rusisë u prit me entuziazëm nga tifozët japonezë, pasi paraqitja e saj në këtë turne ishte vërtet për t’u admiruar. Japonia u eliminua në 1/8-at e finaleve nga Belgjika, në një ndeshje ku ajo për pak sa nuk shkaktoi surprizën e radhës në Kupën e Botës, teksa kryesoi sfidën për pak kohë 2-0, me belgët që e përmbysën vetëm në sekondën e fundit rezultatin e takimit. Nishino e mori drejtimin e Japonisë dy muaj përpara fillimit të Kupës së Botës, për të zëvendësuar Vahid Haliloviç. Ai e drejtoi Japoninë deri në 1/8at e finaleve të një Botërori, rezultat që Japonia nuk e arrinte që nga viti 2010 në Afrikën e Jugut.

tjera. Në orën 16:00, Anglia, që vjen e frekët nga suksesi historik ndaj Kolumbisë përmes 11-metërshave, do të japë gjithçka mundet me objektivin madhor “ta rikthejnë në shtëpi trofeun prestigjioz”. Por, sfida që do të luhet në Samara do të jetë ndaj Suedisë, me nordikët që në mungesë të Ibrahimoviç kanë treguar një lojë grupi të jashtëzakonshme, duke pësuar vetëm dy gola nga Gjermania.

Ky ndoshta është rasti i tyre i artë, duke parë se në rrugëtimin e tyre kanë bërë mënjanë emra të mëdhenj si Holanda, Italia, Gjermania. Turi i çerekfinaleve do të mbyllet me sfidën e të zotëve të shtëpisë ndaj ballkanasve kroatë. Dy kombëtare këto, të cilat kanë arritur deri në këtë fazë pas kohëve shtesë dhe goditjes së penalltive. Rusi-Kroaci do të luhet në Sochi, duke nisur nga ora 20:00.

Japonia mahniti në Botëror, por Nishino ikën

Paga e ka joshur Cristiano Ronaldo-n, i cili është gjithmonë e më pranë Juventusit. Lojtari portugez ka një marrëveshje të plotë me klubin italian prej disa javësh dhe është plotësisht i vendosur që të largohet nga Madridi. CR7 do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. E vetmja pikë që mbetet për t’u zgjidhur është marrëveshja ndërmjet klubeve. “La Vecchia Signora” ka ofruar 100 milionë euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të përfitojë diçka më shumë. Dëshira e Cristianos për të lënë Madridin vjen nga mosmarrëveshjet e tij me Florentino Perez. Gjithashtu, Reali kërkon para’ për të përballuar blerjen e Neymar. Cristiano do të mbyllë një cikël që filloi në vitin 2009. Real Madrid, me largimet e Cristiano dhe Zidane humb dy shtyllat e tij më të rëndësishme të sukseseve të fundit.


DOSSIER

Nga Nuri Dragoj

M

bi qytetin e Përmetit, për shkak të zjarrit të datës 6 korrik 1943, tymi vazhdonte të ngrihej drejt qiellit duke krijuar një mjegull të trishtë. Populli i asaj treve që ndihej i shokuar nga gjëma e madhe e vrasjeve dhe djegieve, mbetur në mëshirë të fatit, pa strehë e ushqim, me pleq e fëmijë të sëmurë, tashmë duhej të përballej me forcat gjermane, të tronditura e nervozuara nga humbjet që pësuan në Barmash. Atë ditë që ushtria italiane i vuri zjarrin qytetit të Përmetit, trupat gjermane dogjën Borovën. Komanda e Wehrmacht - it duhej të spastronte zonën, ndaj vendosi një repart te Mesi Urave për të kontrolluar rrugën, me qëllim që të vijonte udhëtimin drejt Përmetit. Në kohën kur pararoja Sommer, së bashku me batalionin e tretë, të udhëhequr nga majori Rienhold Klebe, pjesë e Regjimentit 98, avancoi në drejtim të Janinës, Salminger me batalionin e dytë të po atij regjimenti, mori urdhër të kthehej në Leskovik dhe nisi operacionin e spastrimit. Në pasditen e 10 korrikut, ai mori lajmin se trupa e patrullës së rikonicionit, që ishte nisur për të parë terrenin përreth lumit të Sarandaporos, në një kodër poshtë majës Kurune pati rënë në një pritë të partizanëve. Togeri Otto u kthye me 6 ushtarë nga 25 që kishte Salminger. Ky lajm ishte mjaft shqetësues dhe, siç citonte togeri Filo, nuk mund të nxirrte asnjë konkluzion për situatën. Ndërkohë Salminger reagoi menjëherë dhe udhëhoqi kompaninë e 9-të për në Glinë, e prej andej në drejtim të kodrës, në kërkim të ushtarëve. Ajo u bashkua me kompaninë e 6-të të Regjimentit 98, e cila po atë ditë qe dërguar për rikonicion. Në mbrëmje Salminger urdhëroi nisjen e operacionit për gjetjen e ushtarëve, ndaj kompania e 6-të mori detyrë të bënte kontroll në mëngjesin e së nesërmes. Kështu u bë e mundur që ushtarët të gjendeshin, ndonëse të shpartalluar dhe në panik. Më 8 korrik 1943, komanda gjermane kërkonte informacion mbi praninë e partizanëve në fshatrat fqinjë, Zhepë, Draçovë e Vllahopsilloterë. Përpara kishin nisur dy ushtarë të zbulimit. Sta u diktuan nga partizanët e çetës së Rrëzës, të cilët qëlluan mbi ta dhe vranë njërin prej tyre. Banorët e Zhepës ishin venë në mëdyshje për mënyrën si të vepronin. Sapo kishte ndodhur masakra e Borovës, ndaj një pjesë ishin të mendimit të fshiheshin në mal, ndërsa të tjerë qortonin partizanët për goditjet pas shpine të gjermanëve, duke u bërë shkak i vrasjes së shqiptarëve të pafajshëm. Sipas tyre, partizanët duhet t'i bënin mirë llogaritë, të masnin forcat dhe t'u binin trupave gjermane deri në shpartallim, duke mbrojtur dhe popullsinë, në të kundërt t'i linin të lirë. Kishte dhe nga ata që thoshin se "gjermanët po nuk i trazove, nuk të ngasin" dhe se ata ishin tranzit në Shqipëri. Të tjerë shfaqnin mendimin se gjermanët nuk hynë me objektiv pushtimin e Sh-

21

E premte, 6 KORRIK 2018

Kur gjermanët pushkatuan 60 burra qipërisë, ndaj nuk duhej t'i sulmonin, për më tepër që "janë të fortë dhe ne s'mund të matemi me ta". Ky ishte opinioni që zotëronte në Zhepë e Draçovë, dy fshatrat që shtrihen më afërsi të Urës së Peratit. Në atë zonë vepronte çeta e Rrëzës me 18 partizanë, por komanda gjermane krijoi mendimin se aty gjendej numër i madh luftëtarësh, ndaj goditën me artileri gjithë pllajën ku shtriheshin fshatrat në fjalë. Pas kësaj u nis pararoja e përbërë nga 10 ushtarakë gjermanë, e cila u godit nga çeta e Leskovikut, por nuk pati të vrarë. Sipas studiuesit Apostol Kotani, kur mbërritën në afërsi të Biovizhdës, te përroi i Vllehëve, ata u pritën me zjarr prej një çete partizane. Gjatë luftimit u vranë 8 prej tyre, një ushtar i plagosur u zu rob, ndërsa tjetri mundi të largohej. Në maketin e historikut të Përmetit bëhet fjalë për 12 ushtarë, 11 prej të cilëve u vranë, tjetri u plagos dhe u zu rob. Çeta mori prej të vrarëve 3 automatikë, 7 pushkë, 3 revolverë, dy aparate fotografikë dhe municion luftarak, të cilat njihen si "armët e para që iu kapën hitlerianëve në Shqipëri nga forcat partizane". Nga frika prej ushtrisë gjermane, çeta partizane e Rrëzës u largua për në Grehot bashkë me disa fshatarë. Banorët e tre fshatrave, të frikësuar nga rreziku që i kanoste, morën masa për siguruar familjet. Thuajse të gjitha gratë dhe fëmijët u larguan nëpër male me rrobat që kishin veshur. Në njoftimet e kohës thuhej se, për shkak të nxitimit dhe tmerrit, me përjashtim të veshmbathjeve personale "nuk u ka mbet as ma e vogëla gja". Në mesditë mbërriti një fuqi tjetër gjermane e përbërë nga rreth 300 vetë. Për shkak të ushtarëve të vrarë, ata u vunë zjarrin fshatrave Perat, Vllahopsilloterë dhe Biovizhdë. Për fat aty nuk u gjet asnjë banor, pasi qenë strehuar në shpellat e malit Nemërçkë. Me largimin e trupave gjermane, fshatarët u kthyen në vendbanimin e vet, por edhe pse e gjetën fshatin të shkretuar, nuk morën masa për t'u larguar. Madje nuk vendosën as roje për të kontrolluar hyrjet në fshatin e tyre. Çeta partizane e Rrëzës pretendonte se kishte dhënë porosi për të vendosur roje, por kjo nuk e justifikon papërgjegjshmërinë e saj. Nëse roja qe i nevojshëm, komanda e çetës duhej ta kishte zgjidhur ngërçin në bashkëpunim me çetën territoriale, apo me simpatizantët e tyre. Kjo neglizhencë bëri që trupat gjermane të hynin në Zhepë pa u diktuar.

Prifti, kryeplaku dhe disa fshatarë besuan se ushtarakët e huaj nuk do t'u bënin keq civilëve, por oficerët gjermanë i mblodhën gjithë fshatarët dhe urdhëruan vrasjen e tyre. Pas kësaj dogjën shtëpitë, madje edhe plevicat. U qëlluan për vdekje 33 burra. Vetëm njëri prej tyre, Dhimitër Buda, i shpëtoi vdekjes për mrekulli. Plumbi nuk depërtoi në brendësi të kokës, por i kaloi shkarazi dhe e plagosi, pa i dëmtuar organin jetik. Ai ra pa ndjenja. Mbi trupin e tij ranë të tjerë fshatarë të vrarë. Kur erdhën për të varrosur trupat e njerëzve të afërm, banorët e gjetën Dhimitrin të gjallë. Ai u bë i vetmi dëshmitarë që pa me sy masakrën e tmerrshme. Pas Zhepës, i njëjti gabim u bë dhe nga burrat e fshatit Draçovë, të cilët nuk dinin gjë për çfarë kishte ndodhur në Zhepë. Nuk dihet saktësisht shkaku i moslargimit të banorëve, ndonëse thuhej se mësuesi Koço Shukollari u bëri thirrje për t'u larguar, ndërsa babai i tij, Teli Shukollari, dhe kryeplaku Stavro Prifti, qenë të mendimit se ushtarakët e huaj nuk merreshin me civilët. Ajo që nuk ndryshon në gjithë pohimet e dëshmitarëve të asaj ngjarjeje, është fakti që në datën 11 korrik u vranë 28 burra e djem të Draçovës. Në një lajm të atyre ditëve thuhej se kompania gjermane që erdhi nga Leskoviku, pasi u njoh me vrasjen e ushtarëve të tyre, shkoi në katundet Draçovë e Zhepë, rajon i komunës së Petranit të nënprefekturës së Përmetit, ku "kanë vrarë 60 burra e djem, tue djegun krejt shtëpitë e kasollet e këtyne dy katundeve". Argumentet apo supozimet e hedhura lidhur me diskutimin e asaj ngjarjeje, shpesh kanë në vetvete karakter subjektiv. E vërteta është se të gjithë banorët qenë kundër pushtuesve, ndonëse u mungoi informimi dhe organizimi. Herrmann Frank Meyer, në përshkrimin e kësaj ndodhie, bënë fjalë për dy gjermanë të vrarë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi mundet që numri i të vrarëve të jetë ekzagjeruar nga historiografia shqiptare, ashtu sikurse dhe mund të jetë minimizuar nga raportimet e komandës gjermane. E rëndësishme është pranimi prej palëve ndërluftuese i faktit që, më 11 korrik 1943, në juglindje të Leskovikut qenë zhvilluar luftime me një çetë partizane, ku u vranë 40 vetë. Trupat gjermane shkatërruan katër çeta të tjera me luftëtarë shqiptarë. Po atë ditë kompania e 11të e batalionit fushor 79, duke ecur përgjatë lumit Vjosë, shkatërroi fshatrat Zhepë dhe Draçovë. Ata vranë 60

civilë, respektivisht 30 në çdo fshat. Dëshmitari i kësaj ngjarje, Aristidh Tetollari ka treguar se ushtarët gjermanë i vranë njerëzit me automatik e revole në dorë. Unë e pashë tmerrin dhe vrapova të marr nënën për të dalë në mal, tregonte ai, por më kapën tre gjermanë dhe më sollën te vendi i ekzekutimit. I merrnin një e nga një dhe i pushkatonin. Erdhi radha të më vrisnin mua. Oficeri gjerman drejtoi krahun drejt meje dhe qëlloi me pistoletë, por nuk i ndezi. Unë përfitova nga kjo dhe vrapova tatëpjetë. Por ata më qëlluan dhe rashë pa ndjenja. Pas një ore përmendem dhe shoh që katilët po largoheshin. Kur ra nata u ngrita me vështirësi dhe ngadalë shkova në fshat. Me zor qëndroja nga plaga. Fshatarët më shihnin në sy dhe donin të dinin për njerëzit e tyre. Më në fund u tregova. Atë ditë në Draçovë u vranë 28 burra. Djegia e dy qyteteve, Këlcyrë e Përmet, masakrat në fshatrat Draçovë dhe Zhepë, por dhe djegia e fshatrave Vllahopsilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Draçovë, Seran, Çarshovë bëri që gjendja politike në krahinën e Rrëzës të zhvillohej në dëm të komunistëve. Fatkeqësitë e ndodhura shiheshin pasojë e luftës së pamenduar mirë që forcat partizane u bënë trupave gjermane. Pra fajësohej Partia Koministe dhe Fronti Nacionalçlirimtar, sepse hakmarrja gjermane shihej si produkt i zemërimit nga goditjet pas shpine. Madje, edhe në fshatrat e padjegura të asaj krahine, Kanikol, Pëllumbar, Strembec e Kaludh, puna e këshillave nacionalçlirimtare u la pas dore dhe njerëz të afërt me idealet e nacionalçlirimtarëve luteshin për të mos u kryer më aksione të armatosura në atë zonë. Për pasojë qe hedhur mendimi të mos pranoheshin çeta partizane dhe ata të mos strehosheshin në shtëpitë e tyre, duke krijuar një farë ftohjeje të popullsisë ndaj lëvizjes nacionalçlirimtare. Celula komuniste e Përmetit informonte qarkorin e Gjirokastrës, më 27 korrik 1943, se reaksioni i shfaqur në krahinën e Rrëzës kryesohej nga Papa Aleksi, i cili edhe pse nuk ishte as ballist dhe as fashist, e kishte kthyer krahinën kundër luftës, për inat të Riza Çaçit. Në këto rrethana, çeta "Musa Fratari" arrestoi Papa Aleksin dhe Agothokli Xhitomin, duke i quajtur përgjegjës për moslargimin e popullsisë në mal, para se të vinin trupat gjermane. U tentua t'u bëhej gjyqi partizan në vend, por morën porosi t'i dërgonin në Zagori, ku komanda e pa të arsyeshme t'i lironte. Koço Lako, bashkë me disa luftëtarë të terrenit, arrestuan Rami Çibukun në afërsi të fshatit Petran dhe ia dorëzuan çetës "Musa Fratari", e cila e gjykoi dhe e denoi me vdekje, duke e pushkatuar. Këtë akt e bënë për të pakësuar influencën e Ballit Kombëtar si

dhe të frikësonin njerëzit që flisnin kundër Frontit Nacionalçlirimtar. Salminger futi tri kompani të batalionit të dytë në marshim drejt Janinës, me objektiv pastrimin e terrenit malor në lindje të rrugës Leskovik - Janinë, të cilët hasën në rezistencën e një grupimi të EDES prej 400 burrash. Rrugët përreth Leskovikut, që ishin të bllokuara nga çetat shqiptare, u hapën nga trupat e paradivizionit Sommer pas një luftimi të shkurtër, ndërsa zona LeskovikPërmet - Ajdenokori - Konicë u spastrua sipas planit prej trupave të Salminger dhe u vranë rreth 150 luftëtarë antifashistë, kryesisht prej çetave greke. U dogjën 15 zona për shkak të strehimit të çetave dhe municionit luftarak në dobi të tyre. Nga analiza e bërë rezultoi se gjatë luftimeve të datës 7 deri në 15 korrik 1943, janë vrarë rreth 400 shqiptarë, 200 grekë dhe 15 gjermanë. Mbi 1 000 shtëpi u shkatërruan. Nuk u raportua asnjë i burgosur, ndonëse shumë trupa u morën peng. Ditën që forcat gjermane kërkonin spastrimin e fshatrave të Rrëzës, italianët hynë në Leusë, ku ndodhej teknika e Partisë Komuniste për rrethin. Pas një kontrolli të kujdesshëm në shtëpitë e fshatit, ata mundën të gjenin të fshehura "4 makina shkrimi dhe një sasi të konsiderueshme letër", të cilat u morën, madje dëmtuan dhe bibliotekën që përdorej nga komunistët. Kolona e shpëtimit, pavarësisht ndërprerjes së urës mbi përroin e Mezhgoranit, arriti të bashkohej me kompaninë e aksionit dhe të mposhtte forcat partizane. Mëngjesin e ditës së tretë ata u bashkuan me detashmentin (njësi) punëtor të Morgovës. Sipas komandës gjermane të Divizionit Alpin, trupat italiane hynë në Këlcyrë, vendbanim me rreth 500 banorë dhe kërkonin të merrnin shpagim, pasi qenë vrarë shumë italianë. Regjimenti Alpin Valle, nën drejtimin e gjeneralit Manfredin, dha kontributin e vet dhe veproi ngjashëm me gjermanët. Më 21 korrik u vranë 20 vetë dhe 90 shtëpi u dogjën. Tri ditë më vonë, Manfredin shkoi në fshatin Peshtan. Ndryshe nga batalionet gjermane që pastronin rrugën, në mënyrë që të mos pengohej lëvizja në anën perëndimore të marshimit të trupave, regjimenti italian u përfshi nga luftimet me bandat e armatosura në jug të vendit. Në ato luftime merrnin pjesë 300 - 400 partizanë dhe mbetën të vrarë 15 ushtarë italianë, u plagosën 17 të tjerë dhe 2 rezultonin të humbur. Ndërkohë 70 vetë u vranë nga çetat partizane dhe u dogjën shumë shtëpi. Në disa banesa, në të cilat u gjetën armë dhe municion, u vranë 5 kryefamiljarë, ndërsa shtëpitë u dogjën. Ky ishte pohim i komandës italiane, i datës 25 korrik 1943. Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online www .kohajone .com www.kohajone .kohajone.com


REPORTAZH

22

E premte, 6 KORRIK 2018

Elena, miti që zbriti në Gorë Nga Besnik Bedollari

E

lena e Trojës, bukuria që trazoi shpirtrat e poetëve dhe ndezi luftra e shkatërroi qytete që në antikitet. Mbetet ende e freskët dhe sot në arkivat e historisë si legjendë apo krijesë e veprës së autorëve grekë. Por emri i saj është lakuar dhe në gojëdhëna në krahinën e Gorës dhe konkretisht në fshatin Strelcë të rrethit të Korçës. Dhe çuditërisht një shpellë jo larg këtij fshati mban emrin e saj. Kurioziteti na nxiti të shkojmë më nga afër dhe të shohim këtë monument natyre. Fshati Strelcë shtrihet në Gorën e sipërme, poshtë vargmalit Valamarë në jug të saj. Ai ndodhet rreth 7 km larg qendrës së Njësisë Administrative dhe për të shkuar drejt tij duhet të udhëtosh 30 minuta me mjete automobilistike. Fshati ka një shtrirje interesante gjeografike i përbëra nga shtatë lagje dhe mes shkëmbinjsh interesantë dhe paronamikë. Shpella për të cilën duam të vizitojmë është në veriperëndim të fshatit. Fillimisht ndalojmë në qendër të fshatit ku kërkojmë ndihmë që dikush të na shoqëronte deri në shpellë. Të ecje në këmbë do të mjaftonte gati dy orë, por na u afruan me dëshirën e tyre disa banorë dashamirës të rinj të fshatit të cilët na mundësuan dhe një makinë tip foristradë që të shkonim sa më pranë vendit të interesuar. Me mjetin me pronar Stilian Sadikaj dhe me të rinjtë e tjerë Vandrias Agolli, Aleks Milloshi, Ermes Milloshi, dhe Romaldo Pëto nisemi drejt shpellës. Rruga gjarpëronte përmes fshatit i cili në stinën e pranverës dhe verës ka një peisash fantastik. Dalim në veri të tij dhe zhytemi drejt bukurisë malore. Pylli i gjithi i blertë mes pishash, ahishtash dhe shkurresh ta bënte me të këndshëm udhëtimin. Padyshim me makinë të vogël do të ishte vështirë. Përrenjtë dhe pse ngjasonin me ujëvarat lozonjare në raste shirash bëheshin të rrezikshëm. Gjithsesi bukuria natyrore na servirej si një mysafire plot buzëqeshje dhe mister. Nuk vonoi gjatë dhe para nesh shfaqet një shkëmb madhështor rrethuar i gjithi nga pemë drusore. Emri gjeografik pranë tij quhet Bllatishtë. Zbresim nga mjeti dhe përballë nesh qëndronte sfida e vargmalit që na ftonte në vizitën e misterit që mbante fshehur brenda gjirit të vet. Djaloshi më kapedan Vadrias Agolli udhëhiqte grupin, pasi ai e dinte me saktësi ku ndodhej shpella, thuajse një sofistikim fantastik që i

bënte vet natyra. Tereni ishte tepër malor dhe shumë i thepisur, madje për një operator thuajse e pamundur. Vështirësitë i shtonte dhe lagështia e një shiu të zgjatur dhe jo normal për një muaj si qershori. Me shumë përpjekje dhe kacavierrjesh mbërrijmë në shpellë. Si fillim të krijonte emocionin e parë. E strukur mes shkëmbit të veshur nga pylli i ahut me drurët fantastikë që rrënjët nuk diheshin ku depërtonin, vështirë se e gjen nga tereni i hapur. Pas një hezitimi në shkurtër hyjmë brenda në shpellë. Padyshim që nevojiteshin elektrikë dore. Misteri dhe kurioziteti ishin të dyfishtë. Ku të çonte kjo shpellë në brendësi dhe a do gjenim gjurmë historike aty brenda. Por dhe frika për ndonjë egërsirë nuk fshihej. Emocioni ishte vërtet dehës. Në çdo hap që hidhje brenda duhej treguar një kujdes i veçantë. Galeritë brenda shpellës ishin shumë interesante. Herë ecje lirshëm dhe herë me siklet. Mjeti që na mungonte ishte litari, të cilin nuk e menduam në nisje. Ndaj të gjashtë ecnim shumë pranë njëri-tjetrit. Shpella ndahej në labirinthe të ndryshëm. Disa raste duhej të kacavirreshe nëpër shkëmbin e lagësht dhe të rrëshqitshëm. Dhe një shkarje mund të ishte dhe fatale. Në zgavra të veçanta bukuria e stalakmiteve ishte vërtet pikturë e derdhur në penel

INVESTIME

Ë

shtë prezantuar në qytetin e Lezhës, Projekti i Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me INCA “Institute For Nature In Albania”, Projekti Mjedisor i Zonave të Mbrojtura, Lagunat Kune-Vain, në bregdetin e Adriatikut në rrethin e Lezhës. Projekti pilot “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore, të Shoqërisë Civile, Medias etj. për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, u prezantua para pjesëmarrësve nga përfaqësuesit e INCA-s. Fokusi i këtij prezantimi, u përqendrua tek Projekti pilot i Zonave të Mbrojtura të Kune-Vainit, si një zonë lagunore, që posedon resurse të shumta natyrore, faunë, florë, biodiversitet, habitate të shumëllojshme etj. Që duhen ruajtur e promovuar edhe si pasuri ekonomike dhe turistike, pasi vizitohet nga pushues e turistë të shumtë nga vendi e bota veçanërisht në periudhën e plazhit. E rëndësishme për zbatimin e vënien në eficencë të këtij projekti me rëndësi mjedisore, por edhe ekonomike e turistike për mbrojtjen e natyrës

nga piktorë të talentuar. Si ka mundësi që natyra e pikturon kaq bukur veten edhe brenda thellësive të trupit të saj? Brenda thellësive zbuluam se ne nuk ishim vizitorët e parë. Të tjerë para nesh kishin lënë gjurmë. Kurioziteti për ndonjë thesar të fshehur i kishte shtyrë të bënin gërmime në të. Mandje dhe disa mjete ishin harruar brenda. Ajo ndjesi errësire të shuante kuriozitetin e madh nëse diçka aty kishte lënë gjurmë apo fshihej. Kërkuam të shkundnim pluhurin e historisë brenda saj, por ajo shpellë qëndronte mistike. E ftohtë dhe e heshtur. Por

aroma e bukurisë së Elenës që tretur mes blrerimit pyjor dhe humbur e shtegëtuar me vitet e shekujt, humbur në histori e legjendë. Vështirësia më e madhe ishtë në kthin për të dalë. Me shumë vëmendje dalin andej nga hymë dha shkasim tatëpjetës terenit të thyer. Disa herë ‘përqafuam’ dhe pushin e pyllit ngatërruar me gjelle dhe shkarpa të kalbura. Tereni i lagësht e bënte të vetëm. Shpella u fsheh përsëri në gjirin e shkëmbit plot mister, kurse ne kthehemi në fshat për të pyetur pse kjo shpellë mban emrin Elena. Një banor interesant i këtij fshati

dashuruar gjithë jetën pas natyrës i quajtur Reiz Petriti na sqaroi se kjo ka mbetur gojëdhënë nga të vjetrit. Historia ka treguar se Shqipëria ka qënë shesh betejash. Dikur këtyre anëve ka jetuar një hyjneshë me emrin Konda e cila mendohet të këtë strehuar pak kohë dhe Elenën në periudhën pas djegjes dhe shkatërrimit të Trojës. E megjithëse rruga Egnatia ka kaluar në jug të malit Valamarë dhe një degëzim i saj ka devijuar këtyre anëve drejtim fshatit Kucakë të Oparit. Mendohet se ajo nga udhëtimi i gjatë ka qëndruar diku afër këtij fshati, ndaj shpella mori emrin e saj. Por gojëdhënat pa fakte mbeten mendim pa objekt dhe nga ana tjetër mali Lenie që thonë se ka marrë emrin e saj, në sllavishte do të thotë vend me gjelbërim të përhershëm. Këtu dalim në konkluzionin se Elena e Trojës është një mit që ka zbritur në legjenda në Gorë. E megjithatë banorët e fshatit Strelcë e kanë trashëguar në breza si shpella me emrin Elena. E tashmë udhëtimi mbrapsh ecën duke lenë pas krahëve bukurinë e patreguar mes shkëmbit e thellësisë së tij, historinë e pashkruar në letër,legjendën që shkon gojarisht brezave me radhë. Edhe pse Elena mbeti mbretëresha e bukurisë së kohërave në letërsinë e vjetër, sot duket si pëlhura e padukshme e bukurisë në misteret e malit të Lenies.

PROJEKTI I BE për Lezhën

dhe shërbimin ndaj komunitetit dhe të turizmit, është promocioni i vazhdueshëm dhe nxitja e funksionimit të rrjeteve të ndërgjegjësimit me burimet natyrore

dhe përdorimi i tyre, që posedon Laguna e Kune-Vainit. Si dhe bashkëpunimi me organizatat mjedisore, shoqërinë civile, median etj. respektimi i publikut

për pjesëmarrjen, për posedim e zbatim, rritja e kapaciteteve, njohja dhe zbatimi i legjislacionit përkatës, korrupsioni në mjedis etj. Me qëllim : për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, ruajtjen dhe vënien në efiçensë të plotë për banorët dhe turistët zonat e mbrojtura Kune-Vain, në funksion të mjedisit, turizmit dhe komunitetit. Ky projekt mjedisor, përmban edhe shpërndarjen e minigranteve për financimin e shoqatave mjedisore, shoqërisë civile etj. për ata që përfitojnë me aplikim, për mjedisin në zonat e mbrojtura në Lagunën KuneVain, Tale, në funksion të mjedisit, turizmit e komunitetit.E zbatimin me korrektësi të këtij financimi, duke fituar projekti më i mirë, ngritja e standardeve me median, shoqërinë, civile, shoqatat mjedisore, institucionet etj në funksion të zbatimit të këtij projekti mjedisor. Jak Rrozhani


KOHA E LIRE

23

E premte, 6 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

doret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 65. Habitem shumë nga diçka e jashtëzakonshme, mbetem me gojë hapur 70. Ai ... Mussolini më 23 shkurt 1919, themeloi Partinë Fashiste 72. Ajo është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të lartë, nga i cili nxirren fije për të bërë thasë, litarë etj 73. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 74. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 75. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 76. Përdor Portugalia si monedhën e saj 79. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 80. Kryeqyteti i Serbisë quhet ashtu 84. KRISTO ... kompozitor, "Artist i Popullit". Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1907 86. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 87. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 88. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 89. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 90. Ne të gjithë e kemi një të tillë, prejardhje ndryshe 92. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 93. Qendër me burime ujërash

termale 95. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 97. Vajzës i thonë ashtu edhe kështu në Veri të Shqipërisë 98. Ose vezë e rrahur dhe e tiganisur, e skuqur. 101. Unioni Postar Universal 103. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 104. Trup i vogël qiellor, i cili hyn me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, nga fërkimi me ajrin shpërbëhet 105. Përfaqësuesja jonë e futbollit, quhet ashtu 108. Organizata Ndërkombëtare e Punës 109. Anëtarët e kongresit të SHBA, quhen ashtu 111. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 113. Gjitar me trup të madh e me lëkurë të verdhë me njolla të zeza 114. Qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj... janë ashtu VERTIKALISHT 1. Britma e lopës ose e kaut quhet ashtu 2. Ajo, fillon me G... fitoi, si vendi i parë i trupeve afrikane, pavarësinë nga Britania e Madhe, më 6 mars 1957 3. Pastaj e ka brenda 4. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 6. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë

e një rrjetë fijesh të forta 7. Indonezia ashtu e ka monedhën e saj kombëtare 9. Angelina ..., aktore e famshme amerikane 10. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt, picak 11. Prish, shkatërroj, shthur etj 13. Pemë që rritet në pyllë 14. Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme 18. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj 19. Pjesa e prapme e trupit të njeriut që nga qafa e supet deri te mesi 20. Monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore 26. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 27. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 28. Gjinia femërore e mësueses së arsimit të lartë 29. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 31. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 33. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm 34. Fshatar rus, kësoj quhej para Revolucionit Socialist të Tetorit 35. Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t'u bashkuar, është ashtu

targa e saj ishte 59. Më vjen gjumë e më varet koka duke ndenjur, dremit 62. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 63. Tërësia e shndërrimeve kimike e biologjike që kryhen në organizmin gjatë shkëmbimit të lëndëve 66. Në të gjitha anët, në çdo vend, anekënd 67. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 68. Njeri që bredh e rron në kurriz të të tjerëve 69. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 71. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 72. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 73. Ashtu quhet ai që ka një bilbil dhe vendos mbi fatin e 22 burrave dhe një topi 77. Shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar 78. Pllakë katrore në pjesën e sipërme të kreut të një shtylle 81. ..ho, sa e mirë është. 82. Vëllai i nënës. 83. Një nga "armët" e ndërtimtarisë të një ustai, tip lopatëze trekëndore me dorez druri. Me llaçin ka punë 85. Kuq e zi me shkabën dykrenare në mes, është ... ynë kombëtar 91. E kundërta e saj është e vërteta 94. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 96. Copë e vogël dhe e hollë që shkëputet nga një dru kur e çajmë a e presim me sëpatë 98. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 99. ... GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 100. Lugë e madhe, qepshe, garuzhde që ndihmon në racionimin e gjellës 102. Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit, të lumit që lëviz 105. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 106. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 107. Organizata Botërore e Tregtisë 110. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 112. Partia Aleanca Popullore

36. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 38. Bërë me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta 39. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 40. Eshtë re... materiali dhe është gati për publikim 42. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 44. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 49. Lëndë e posaçme plasëse a shpërthyese 50. Përgatit dikë a diçka, bëj gati, e rregulloj, e zbukuroj, e stolis, ndryshe 53. Vetia e atij që është i korrekt, jotolerues, kërkues 54. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 57. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, 1

2

L

3

4

M O S

11

5

6

B

A

U S

U F

F

I

A

J

8

K

Q

21

K

T

M K

¸

O

26

I

I T

19

I

O R

A

T

P

Z

A

29

B

M 15

B O Z

E

D

T

20

L

S

25

28

I

18

Z A M

10

L 14

M A

24

A M E S

S 27

A R A Z

T

K 23

V ¸

O 17

22

9

P 13

16

P

7

P B K

12

L E

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. S'ka dalë nga ... i derës sot 5. Xham i pastër; kristal i bardhë 8. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 12. Ai që është i dhënë pas diçkaje me ëndje e me dashuri 15. Aleanca Kuq e Zi 16. Bisedë që bëjnë blerësi dhe shitësi, duke dhënë e duke marrë njëri me tjetrin 17. Në kohën e diktaturës, flitej për të, për rrethim të egër imperialisto-revizionist 20. Sasi sendesh, frymorësh, të njëllojta prej dymbëdhjetë copash 21. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 22. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 23. Dëm, prishje, dëmtim me pasoja. 24. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 25. I madhi i pikturës, shqiptari, ndërkombëtarisht i njohur, Ibrahim Kodra, ishte i tillë 29. Eshtë muaji i vapës dhe sezonit të pushimeve. Ka diçka të përbashkët me të korrat 30. Ithtar e përkrahës i pragmatizmit quhet ashtu 32. Pasi rrushi shtypet bëhet i tillë, më pas vjen vera, dhe pas saj rruga për tek rakia 33. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 37. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 41. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 43. Pjesë e gjatë kohe në jetën e një populli, të një vendi, të një kombi etj 45. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 46. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 47. Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë 48. Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po" as "jo" për një vendim që merret me votim; nuk marr pjesë në një punë, shmangem 51. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 52. Pengesë prej sendesh të ndryshme e të rastit, të famshme atë të luftës 55. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 56. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 58. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 60. Tërësi tokësore, që përbën një njësi të vetme, të pandarë e të paprekshme 61. Llazar ... (1899 - 1944) ishte aktivist dhe mandej kryetar i shoqërisë "Bashkimi" të Avni Rrustemit 64. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që për-

H

J

K O S H A R E

O H N Q U I

¸

T

K

R

30

31

32

N C Y A D A M S

S

33

U

B

R

D L

34

E

38

A

39

T R O P R

A

48

T A R

A L

O

E N E Z

R

H

A

44

A

P

T

I

T

A

A

E

A N A L

F A B E

T

E

R

J

O

47

A R D

K U

R

E

D

R

S ˙

E S

O

54

P

E

H U A R

I

R

D

L

Z

L

I

D I

S

62

A R R E

O

B

K

63

A H M E

T

M

˙

64

E

R E

65

N 68

A

G

K ¸

¸

69

M

A K

D O R E

T

K

R

66

O H 67

O M

57 60

E R

61

P

E

53

K U B

59

E N I

52

56

F R E L

58

N

J 51

55

U

S

E T

R A R I

70

V A S

L

A B A

71

L

72

C

73

U

D

74

I

75

R E C E N S I

79

J

C

T

B L E

T E

A N I

77

S

H

D

80

P P

R 86

S

S

76

T

O N

78 85

81

K

82

83

84

K O R O T

A Y E V

R

D

87

V E

T M I

S

K

A

88

R

O

M

90

S

M E

46

50

A

I

A

45

E L

O

37 42

49

˙

J

T

I

B 41

43

R

L

R

36

B I 40

O J

E

T

35

C E N S

91

H M I

L

I

S

92

˙

O

A

B R A U N

P 98

E D R A L E

99

M U L L

100

101

V A N G ¸

R

P

N

B

B

95 97

K A T

O

A

94

96

O

89

D Y N J

I 93

N

¸

R

102

U K

L

I

I

N

103

M O R O Z

E

104

J 105

106

K

I

V I

C I

108

O Z

G

T 110

D M U L

O J

107

A M B I 114

J

I

Z

L

115

L I

I 111

M

¸

D

Y

E

M E

A

T

B Z

R

S P

A

K U L

L M ¸

S H A R 119

R

L 113

L

E J

E

117

118

U

D A D ¸

Q

U

109

112

116

S

N

E

X


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24

E premte, 6 KORRIK 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.