Koha Jone_6 korrik 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 160 (8601)

E shtunë, 6 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

Skandali i kërcënimeve ndaj kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe familjes së tij. Mesazhe të krimit për të mbyllur gojën dhe të mos flasë për masakrën e votave më 30 qershor. Heshtja e turpshme e qeverisë ndaj këtij kërcënimi të kryer nga mbështetës të Rilindjes

Pas vjedhjes së votave, nisin kërcënimet me jetë “Do të vras ty dhe familjen tënde”. Ky është mesazhi që ka marrë Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij, një ditë pasi kërkoi në KQZ hetim për masakrën e votave të PS. Kërcënimi ndaj zyrtarit të lartë të shtetit dhe të vetmit përfaqësues të opozitës në KQZ është bërë nga një person me emër dhe mbiemër. Televizioni “Report TV” raportoi dje se ai “që ka bërë kërcënimin është Emiljan Pjetri”. Bëhet fjalë për një person real dhe jo adresë anonime. Ai bredh i lirë dhe nuk është arrestuar deri mbrëmë vonë

Presidenti Meta me kongresmenin Engel: S’ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

FAQE 3

NËNKRYETARI I PD

Edi Paloka: Koha që shumica t’i marrë frymën bandës sunduese Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 8

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Jemi në këtë Prezantuesja e “Top betejë për të zgjidhur Media” dhe “Digitalb”, krizën 30-vjeçare të Elona Duro në studiot tranzicionit e “Mediaset”

FAQE 11

HETIMET

Kryeministri gati ligjin kundra mediave online. Gjoba të mëdha dhe mbyllje të mediave FAQE 10

Në foto: Presidenti Ilir Meta me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, kongresmenin Eliot Engel, dje në Tropojë

FAQE 24

FAQE 22

“PAKETA ANTISHPIFJE”

Albana Vokshi: Rama po censuron median

FAQE 7

FLET KREU I SHOQATËS SË ISH-USHTARAKËVE, “SKËNDERBEJ” NË AMERIKË, BUJAR HASANI

Ish-ushtarakët shqiptarë në SHBA, “Zoti e bekoftë Amerikën” Intervistoi: Albina Gjergji FAQE 12-13


POLITIKE MASKARADA E 30 QERSHORIT

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar dje situatën post-zgjedhore në vendin tonë. Sipas Shehut ajo që ndodhi në 30 Qershor është një proces nul dhe i pavlefshëm, që tentoi të acaronte edhe më shumë klimën mes qytetarëve në vendin tonë. Ish-deputeti foli dhe për kërcënimin që iu bë kreut të KQZ-së Klement Zguri, duke thënë se kjo është gjuha e mbjellë nga “Rilindja”. “Padyshim që në këtë mënyrë stimulohen keqbërësit që përdorin mjetet e dhunës, dhe janë përdorur dhe në proceset e votimeve

2

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Kërcënimi i kreut të KQZ-së, Shehu: Kjo është gjuha e mbjellë nga “Rilindja” nga Rilindja. Ky është një akt që duhet dënuar”, u shpreh Shehu në një intervistë dhënë dje për “Fax News”. I pyetur nëse ka opozita mjaftueshëm fakte për manipulimin e procesit zgjedhor, Shehu tha se kjo është e parëndësishme, sa kohë që i gjithë procesi është antiligjor. “Unë mendoj se ne kemi kolonën kryesore, që është fakti se zgjedhjet janë të paligjshme, janë zgjedhje nul, pasi e konfirmon dhe raporti i OSBE-OHDIR, i cili thotë se

dekretin e presidentit mund ta hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ata i kanë pasur në dorë të gjitha, janë provokacione që duhet të dënoheshin nga ana e prokurorisë, të tjerat janë argumenta dhe shtesa. Në Shqipëri nuk ka pasur jo zgjedhje, po as votime”, deklaroi më tej ish-deputeti, i cili theksoi se në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, që ai mbulon ka pasur manipulime skandaloze. Ndërkohë që Shehu ka folur dhe për

ofertën e Metës, për zgjidhjen e krizës, që synon mbajtjen e 3 palë zgjedhjeve në Tetor, duke e konsideruar këtë si një mundësi serioze për daljen nga ngërçi në të cilën ndodhet vendi.

Paloka: Policia të veprojë urgjentisht, është i njëjti person që ka kërcënuar më parë dhe profesorin Aurel Plasari

Kërcënimi i Zgurit, PD: Kryeministri gangster të tërheqë banditët, ndryshe do të përgjigjet D

uke marrë shkas nga kërcënimi për shkak të detyrës i kryetarit të KQZ-së Klement Zguri, Partia Demokratike i bëri thirrje kryeministrit Edib Rama që të tërheqë bandidët e tij, në të kundërt ai do të jetë bashkëfajtor dhe si i tillë do të mbajë përgjegjësi deri më një për atë çfarë po ndodh në vend. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka kërkoi dje nga Ministria e Brendshme dhe kryeministri Edi Rama që të arrestojë personin E. P. që kërcënoi me jetë kreun e KQZ-së, Klement Zguri. Sipas mediave dhe PD-së, kërcënuesi me jetë i Klement Zgurit dhe familjes së tij është një person me emrin E. Pjetri. Paloka madje zbuloi që i njëjti person më herët kishte kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, i cili bëri publik faktin e kërcënimit të kreut të KQZ-së. “Mediat në vend kanë raportuara se menjëherë pasi Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkoi hetim administrativ të manipulimit dhe mbushjes së kutive në votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, ai ka marrë kërcënime serioze, për jetën e tij dhe të familjes së tij. Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeverisë bashkë

me të, kushdo që guxon të zbatojë ligjin, kërcënohet nga bandat e Edi Ramës. Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë vota

dhe shantazhojnë votues, sot kanë kaluar çdo limit duke kërcënuar me jetë Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Klement Zguri dhe

familjen e tij. Partia Demokratike kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të banditit që, për pushtetin e Edi Ramës, kërcënon kreun e KQZ-së, për shkak të kërkesë së tij për të hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e numrit të votuesve. Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plasarin, i cili e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ, duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Rama ka organizuar 30 Qershorin. Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 Qershor. Sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në KQZ, sado të përdor bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre. 85% e qytetarëve refuzojnë Edi Ramën. Duke e konsideruar Edi Ramën të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë, Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve për të kërcënuar këdo që nuk i bindet. Në të kundërt, ai do të mbajë vetë përgjegjësi për gjithçka!”, deklaroi dje nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Denoncimi i intelektualit të njohur: Kërcënime ndërsa ministri Lleshi ruan gazin lotsjellës

Kërcënimi i Zgurit, Aurel Plasari: I njëjti person më ka kërcënuar dhe mua

L

ajmi për kërcënimin me jetë të kreut të KQZ-së, Klement Zguri ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh jo vetëm nga opozita, por edhe të personazheve publike në vend. Sipas mediave dhe PD-së, kërcënuesi me jetë i Klement Zgurit dhe familjes së tij është një person me emrin E. Pjetri. Nga Shkodra dyshohet të jetë, por që ka mbështetje nga PS. Mësohet gjithashtu, se policia e shtetit është në kërkim të gjetjes së këtij personi të rrezikshëm. Po kështu janë lajmëruar Interpoli

si dhe po survejohen lidhjet e tij për të shkuar në kapjen e E.P. dhe na valë e reagimeve, dje intelektuali i njohur Aurel Plasari ka denoncuar kërcënime të marra në adresë të tij nga i njëjti person që ka denoncuar Klement Zguri. Në një postim në rrjetet sociale, Plasari thotë se në datën 28 qershor, Emiljano Pjetri ka marrë kërcënime në rrjetet sociale. Studiuesi Plasari e ka publikuar në “facebook” mesazhin e kërcënuesit, i cili e pyet “sa vajza ke”, ndërsa kërkon

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

të saktësohet emri i përdorur nga kërcënuesi në rastin e Zgurit, pasi sipas tij, mund të jetë i njëjti. “Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues. Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijëve nuk mobilizohet ndonjë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

“gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, shkruan studiuesi Aurel Plasari.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Skandali i kërcënimeve ndaj kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe familjes së tij. Mesazhe të krimit për të mbyllur gojën dhe të mos flasë për masakrën e votave më 30 qershor. Heshtja e turpshme e qeverisë ndaj këtij kërcënimi të kryer nga mbështetës të Rilindjes

Pas vjedhjes së votave, nisin kërcënimet me jetë “Do të vras ty dhe familjen tënde”. Ky është mesazhi që ka marrë Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij, një ditë pasi kërkoi në KQZ hetim për masakrën e votave të PS. Kërcënimi ndaj zyrtarit të lartë të shtetit dhe të vetmit përfaqësues të opozitës në KQZ është bërë nga një person me emër dhe mbiemër. Televizioni “Report TV” raportoi dje se ai “që ka bërë kërcënimin është Emiljan Pjetri”. Bëhet fjalë për një person real dhe jo adresë anonime. Ai bredh i lirë dhe nuk është arrestuar deri mbrëmë vonë

“Do të vrasë ty dhe familjen tënde”. Ky është mesazhi që ka marrë Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij, një ditë pasi kërkoi në KQZ hetim për masakrën e votave të PS më 30 qershor. Kërcënimi ndaj zyrtarit të lartë të shtetit dhe të vetmit përfaqësues të opozitës në KQZ është bërë nga një person me emër dhe mbiemër. Televizioni “Report TV” raportoi dje se ai “që ka bërë kërcënimin është Emiljan Pjetri”. Bëhet fjalë për një person real dhe jo adresë anonime. Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kreun e KQZ-së, ndërkohë që policia dhe prokuroria ende nuk kanë reaguar edhe pse bëhet fjalë për një person për të cilin kanë prej kohësh të dhëna në arkivat e tyre, si një individ me të dhëna kriminale. Për këtë person ka dosje në polici dhe prokurori, por asnjëra nuk e ka vënë ujin në zjarr edhe për kërcënime të tjera kryer ndër vite. Këto ditë, Klement Zguri është i vetmi zë në gjithë strukturat e shtetit që po flet se në 30 qershor, jo vetëm nuk ka pasur zgjedhje, por çdo qelizë e shtetit është futur në një proces kriminal. Zguri ishte i vetmi anëtar i KQZ që deklaroi, se edhe pse ka më shumë se 20 vjet përvojë në proceset zgjedhore, nuk i ka ndodhur kurrë që ky institucion të vlerësojë nëse një dekret i Presidentit është i ligjshëm apo jo. Socialistët e quajtën militant kryetarin e KQZ, ndërsa më 1 korrik OSBE/ ODIHR i dha të drejtë Klement Zgurit dhe nxori si militantë partiakë anëtarët e tjerë të KQZ që gjykuan dekretin e Presidentit. Zguri është i vetmi që po flet këto ditë për një manipulim ekstrem me shifrat e pjesëmarrjes së votuesve në

30 qershor, pra për rritjen fiktive të votave. Dy ditë më parë, për të hequr çdo dyshim që rëndon mbi këto votime, ai kërkoi hetim administrativ për numrin e votuesve, publikimin e rezultateve të KQZ dhe hapjen e kutive për të verifikuar procesverbalet. Kërkesa u rrëzua nga kolegët e tij socialistë, por qëndrimet e Klement Zgurit kanë shkaktuar panik në radhët e PS. Hetimi dhe hapja e kutive për procesverbalet e pjesëmarrjes në votim dhe verifikimin e votuesve rrëzon gjithë 30 qershorin. Sepse aty del gjithë krimi elektoral që kanë bërë komisionerët e PS duke futur në kuti më shumë vota se sa kishte votues në qendrat e votimit. Nga këto dokumente del dhe fakti më skandaloz, që më 30 qershor jo vetëm u manipulua rezultati, por

kanë “votuar” edhe emigrantë që më 30 qershor nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Jo rastësisht kërcënimi me jetë ndaj Klement Zgurit ka ardhur nga një person që nuk jeton në Shqipëri, por kërcënon njëlloj si të ishte pjesë e bandave që ndjehen të shqetësuar për pushtetin këtu. Mesazhi që vjen nga kjo skemë kriminale është trajtuar dje me amatorizëm dhe nga një pjesë e mediave. Propaganda e qeverisë nxitoi të ulë rëndësinë e një kërcënimi online, duke e trajtuar si “lojë facebook-u”, pa u thelluar në të kaluarën e personit që thoshte se “ka profesion kërcënimin”. Kjo mënyrë sjellje i bënë fajtorë edhe atë pjesë të mediave që e sheh kërcënimin si diçka normale. Edhe nëse kjo pjesë e shoqërisë mendon se Klement Zguri

duhet kërcënuar për qëndrimet që ka mbajtur, po familja e tij çfarë faji ka? Bashkë me heshtjen e turpshme të institucioneve duket sikur propaganda e qeverisë dje inkurajonte që gjithë kundërshtarët e saj mund të kërcënohen, madje familjarisht. Këtu nuk jemi më në politikë, por në mentalitet bandash. Kjo që ka ndodhur është kriminale, por edhe më kriminale e bën heshtja e qeverisë. Masakra e 30 qershorit është krim elektoral, që sipas ligjit dënohet ashpër duke nisur nga anëtarët e KQZ dhe deri të komisionerët dhe qytetarët që janë bërë pjesë e manipulimeve. Madje, nëse i referohemi deklaratave të Edi Ramës, para 30 qershorit, që kush prek zgjedhjet i ndalohet hyrja në SHBA dhe BE, sot gjithë kandidatët e PS dhe kupola e selisë rozë duhet të ishte marrë nën hetim dhe t’u hiqej viza. As më shumë dhe as më pak, janë faktuar si vjedhës dhe hajdutë të votave, një krim që ndëshkohet kudo, siç premtonte dhe vetë Edi Rama. Por pasi vodhën votat dhe çdo gjë, Rilindjes nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërcënojë dhe me jetë për të mbyllur gojën atyre që flasin për këtë manipulim e zgjedhje partiake. Është një skemë mafioze, ndaj së cilës nëse shoqëria nuk reagon do të bëhet dhe më kriminale. Kur kërcënohen zyrtarët e lartë shtetërorë që kanë detyrë të zbatojnë ligjin, mendoni çfarë ndodhe me të tjerët. Kur tentojnë deri te kryetari i KQZ për ti mbyllur gojën, cili qytetar do ketë kurajë të denoncojë vjedhjen e votave? Nëqoftëse policia nuk e arreston personin kërcënues, atëherë është vetë qeveria që inkurajon elementë të tillë, duke e kthyer qeverisjen nga hajdute votash, por edhe kriminale. Mili Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Portali evropian “Euractiv” i ka kushtuar një shkrim situatës politike në Shqipëri, si dhe mbajtjes së votimeve të 30 qershorit

Z

gjedhjet e fundit lokale në Shqipëri kanë dëmtuar më tej shanset që vendi të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Që nga shkurti, skena politike e Shqipërisë shpresëdhënëse të BE-së ka qenë në krizë të thellë dhe është prishur nga protestat. Të dielën (30 qershor), qeveria vendosi mbajtjen e zgjedhjeve lokale megjithse opozita i bojkotoi ato.Këshilli i BE pritet të marrë një vendim nëse do të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë në tetor në përputhje me rekomandimin e Komisionit. Por ngjarje të tilla si votimi i së dielës vetëm përforcojnë bindjen e disa shteteve evropiane rreth paaftësisë së Shqipërisë për të përmbushur kriteret e pranimit.“Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo, së bashku me mediat polarizuara që përqendroheshin në krizën politike në vend që të jepnin informata të paanshme për kandidatët, mbajtën disa votues që të bënin zgjedhje të lira dhe të informuara”, komentoi ambasadori AudreyGlover, misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it. ODIHR, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, është organi i specializuar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që merret me ‘dimensionin njerëzor’ të sigurisë. Ajo shtoi se “mungesa e partive kryesore opozitare nga zgjedhjet

“Skena politike në krizë të thellë, votimet dëmtojnë shansin për BE”

në mënyrë të konsiderueshme ka zvogëluar zgjedhjen e kandidatëve për votuesit”.Misioni i ODIHR ka dy muaj për të mbledhur prova për mashtrim zgjedhor ose sjellje të pahijshme. Peizazhi politik në Shqipëri karakterizohet nga një përçarje më e thellë midis Partisë Socialiste (PS) qeverisëse të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike të opozitës (PD) të LulzimBasha së bashku me Lëvizjen Sociale për Integrim (LSI). Në shkurt, PD dhe LSI u tërhoqën nga parlamenti dhe njoftuan se nuk do të kthehen derisa të dorëhiqetRama. Kryeministri hodhi poshtë kërkesat e tyre dhe PD-ja organizoi

disa protesta, të shënuara nga dhuna e rastësishme në rrugë dhe vandalizmi. Dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi paqësore, por pjesëmarrja kombëtare ishte e vogël 21.6%. Si shumë herë në të kaluarën, BE bëri thirrje për dialog.“Qeveria dhe opozita duhet të demonstrojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në zbatimin e vazhdueshëm të procesit të reformës. Ne besojmë se çdo pikëpamje e ndryshme

rreth procesit zgjedhor mund të adresohet së shpejti nga institucionet kompetente në Shqipëri “, tha për EURACTIV Maja Kocijančič, Zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE dhe Politikën e Sigurisë.Rama fajësoi opozitën për mosgatishmërinë e tij për të filluar një dialog, pavarësisht nga kërkesa e tij.Kreu i opozitës, LulzimBasha, nga ana e tij, akuzoi kryeministrin për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ai e përshkroi zgjedhjen si “jokushtetuese” dhe “një parodi tragjike të demokracisë. Është një votim me një parti, i kontrolluar nga një parti. Për ne, ky votë është zero, “tha ai.Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje udhëheqësve të “qetësojnë dhe të fillojnë një dialog”.Por fushata është dominuar nga retorika inflamatore. IshPresidenti Sali Berisha e përshkroi kryeministrin si “një cadaver politik që akoma nuk është djegur”.Ndërkohë, Rama shpesh i referohet kreut të PD-së si “Pinocchio” dhe udhëheqësit të LSI-së si “tregues i pasuri”, “tha raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve.Mediat vetëm përforcuan mesazhe të tilla. Për shkak të kushteve të pasigurta të punës, gazetarët janë të prekshëm ndaj presionit

dhe vetë-censurës.Praktika e përdorur nga partitë kryesore politike dhe zyrtarët publikë për sigurimin e mediave me fotografi të autorizuar nga ngjarjet zyrtare dhe ato të fushatës, duke kufizuar qasjen e mediave në ngjarje, aftësinë e kufizuar të votuesve për të marrë informacion objektiv, tha raporti.Perspektiva e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE mbetet një vend i largët. Presidenti francez EmmanuelMacron tha të hënën (1 korrik) se do të ndalë zgjerimin e mëtejshëm të bllokut përpara se të bëhen reforma të thella në mënyrën se si funksionon BE-ja institucionalisht. “Shqipëria nuk është gati të bashkohet me Bashkimin Evropian, por ne jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet e pranimit. Ne duhet të përgatisim; ne kemi nevojë për modernizimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar “, tha Edi Rama. Ndërkohë, kërkesa e qeverisë holandeze për Komisionin Evropian për të pezulluar marrëveshjen e liberalizimit të vizave të Shqipërisë është refuzuar. Parlamenti holandez kishte votuar në qershor për të bërë kërkesën, pasi ligjvënësit këmbëngulnin se regjimi pa viza përfitonte krimin e organizuar. Marrë nga “Euroaktiv”

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË REAGON EDHE PËR DEKRETET E PRESIDENTIT: PARLAMENTI MONIST DHUNOI 11 HERË KUSHTETUTËN

I

sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër në lidhje me kërcënimin me jetë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Ai tregon se kërcënimi i tij vjen pasi Zguri kërkoi hetim administrativ për të zbuluar faktin se pse u raportuan më shumë vota se sa votues, në procesin e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. Manjani shkon më tej teksa shprehet se mirë që Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, por shtron pyetjen se kush do ta bëjë hetimin për shkeljet administrative për shtimin e votave në kutitë e votimit. “Klement Zguri raportohet të jetë kërcënuar me jetë, sepse kërkoi hetim administrativ që të zbulohet përse kishte më shumë vota e votues. Raportohet gjithashtu se Policia dhe Garda e Republikës mësynë në KQZ me forca të shumta. Dakort, shumë mirë që mbrojnë Klementin, po atë hetimin që kërkoi Ai e bëjnë dot Policia&Garda?!”, u shpreh Ylli Manjani në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale. Po dje, ish-ministri i Drejtësisë do të reagonte edhe lidhur me çështjen dekreteve të Presidentit Ilir Meta që janë refuzuar nga Edi Rama. Manjani ka nxjerrë 11 rastet e dhunimit të Kushtetutës nga ai Kuvend që e konsideron sot si “parlamenti monist”. Për këto fakte, Manjanit i kanë shërbyer pikërisht dekretet e Presidentit Ilir Meta, që i kthenin sërish në Kuvend, ligjet e miratuara, ku burimi i këtij informacioni ai thekson se është faqja zyrtare e Presidentit të Republikës. “Dikush më shkruante cilat janë rastet e dhunimit të

Kërcënimi i Zgurit, Manjani: Kush do hetojë shkeljet administrative

Kushtetutës nga Parlamenti monist. Bëra një kërkim në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës dhe dalin këto raste: 1. Dekreti nr.11195, datë 31.05.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 26/2019,“Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti; 2. Dekreti nr.11175, datë 19.04.2019 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e

Brendshme” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin; 3. Dekret nr.11055, datë 15.01.2019 për “Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr.111/2018 “Për Kadastrën” dhe arsyet e kthimit të ligjit qe shoqërojnë Dekretin; 4. Dekret nr. 11015, datë 20.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (Dividentin), me qëllim rishqyrtimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin; 5. Dekret nr. 11054, datë 14.01.2019, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin; 6. Dekret nr. 10997, datë 13.12.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. Rishikimi dhe përmbushja e nevojave ekonomike të studentëve shfaqura në protestave të tyre; 7. Dekret nr.10908, datë 11.10.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e

kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin; 8. Dekreti nr. 10850, datë 30.07.2018, për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me qëllim rishqyrtimin e nenit 6 të këtij ligji”. Lehtësimi fiskal i bizneseve të lojërave të fatit; 9. Dekret nr. 10849, datë 27.07.2018 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. ” dhe arsyet e kthimit të ligjit që shoqërojnë Dekretin; 10. Dekret nr. 10656, dt 22.11.2017 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” dhe arsyet e kthimit që shoqërojnë Dekretin; 11. Dekret nr. 11183, datë 06.05.2019 për “Rrëzimin e propozimit nr. 4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas aktit të emërimit Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 9609, datë 26.05.2016”, u shpreh dje në denoncimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


POLITIKE

5

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Oerd Bylykbashi: Provat janë mbledhur, po dokumentohen përditë, kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës duke filluar nga KQZ

V

ijon debati për shifrat kontradiktore të pjesëmarrjes në votimet moniste të së dielës dolën që në përfundim të procesit, ku pas orës 19:00 u deklarua se kanë votuar 21% dhe në përfundim të numërimit doli se pjesëmarrja ishte 22.97%. Kjo u reflektua edhe në një pjesë të bashkive ku u konstatuan më shumë vota se pjesëmarrja. Lidhur me këtë fazë denoncimesh, Partia Demokratike publikoi dje një tjetër video dhe thotë se ka në dorë provën e radhës sipas të cilës vërtetohet mbushja e kutive me fletë votimi, për të rritur fiktivisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga foltorja e selisë blu, një ndër ekspertët e çështjeve zgjedhore në vend, dhe njëherësh ish-deputet i PD-së, Oerd Bylykbashi bëri publike videon në një qendër votimi në Kavajë ku, siç tha ai, një prej komisionerëve fut në kuti fletë votimi të plotësuara më parë nga një anëtare tjetër e komisionit që shfaqet në materialin filmik. Bylykbashi paralajmëroi përgjegjësi penale për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij manipulimi të pastër për të rritur pjesëmarrjen, teksa tha se nga të dhënat e PD në 30 qershor votuan vetëm 15%. “Më 30 qershor Edi Ramën e braktisën 85 përqind e votuesve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e votuesve votuan për të, përfshirë administratën, dhjetëra mijëra punonjës të administratës të trysnuar, të dhunuar psikologjikisht dhe të kërcënuar me vendin e punës u detyruan të shkojnë të votojnë përndryshe ditën e hënë, me datë 1 korrik humbisnin vendin e punës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra të manipuluara të pjesëmarrësve në votim, në orën 11:00 të asaj dite e dha pjesëmarrjen si 12 përqind, ndërkohë vetë shifrat e

“30 qershori”, PD publikon videon: Kutitë e votimit u mbushën nga komisionerët

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregonin vetëm 6 përqind. Në mbrëmje dha shifrën për orën 19:00 duke manipuluar përsëri, deklaroi 24 përqind kur shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jepnin vetëm 21 përqind. Kjo maskaradë e urdhëruar nga Edi Rama, e ekzekutuar në mënyrë piramidale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga katër

militantët e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këto krime zgjedhore që ata kanë kryer dhe ekzekutuar, duke filluar nga KQZ dhe urdhri që ka dhënë KZAZ-ve dhe Komisionit të Qendrave të Votimit është një mekanizëm i tërë piramidal vetëm e vetëm për të ekzekutuar porosinë e Edi Ramës, që pjesëmarrja ën

votime të ishte sa më e lartë e mundshme. Megjithatë kjo ishte e pamjaftueshme për Edi Ramën, sepse numri i votave në kuti nuk do t’i korrespondonte pjesëmarrjes në votim dhe kjo është shumë e qartë. Vetëm 15 përqind kanë votuar dhe kjo është monitoruar një më një për 12 orë rresht nga vëzhguesit e Partisë Demokratike edhe pse opozita iu mohua aksesi në qendrat e votimit. Sot ju paraqesim provën filmike të kësaj skeme kriminale të manipulimit të rezultatit zgjedhor. Mekanizmi është shumë i pastër: është mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerët. Do t’ju transmetojmë një video, nga një qendër votimi në Kavajë. Siç do ta shihni kjo është qendra e votimit që nuk ka asnjë garanci, është qendër e hapur. Mund ta shihni ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit. Ky komisioner dhe të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të mbushjes së kutive. Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë, përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e

bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues të paraqitur. Komisioneri tjetër plotëson fletën e votimit, e mbush aty ku duhet. Janë të gjithë anëtarë të PS, aty gjendet edhe komisioneri që në mënyrë fallso vendosur nga shoqëria civile. Merret fleta e votimit, mbushet kutia dhe siç tregohet nga videoja jemi herët në procesin e votimit pasi shihni se sa pak ka fletë votimi në kuti dhe më pas pasi kryen detyrën komisioneri me badge-n e KQZ pasi kryen veprën penale “krimi zgjedhor” ulet në komision. Kjo është skema me të cilën Edi Rama ka mbushur kutitë. Sot Edi Rama ka urdhëruar dhe ia ka ekzekutuar KQZ që në kutitë të ketë vota, sa i duhen Edi Ramës. Por më 30 qershor ka pasur vetëm 15 përqind votues, ndërsa 85 përqind e zgjedhësve e refuzuan 30 qershorin e Edi Ramës. Kjo skemë kriminale është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Provat janë mbledhur, po dokumentohen përditë e më tepër dhe kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës duke filluar nga KQZ dhe në të gjithë administratën. Sigurisht që është detyrim i Prokurorisë që të fillojë ndjekjen penale por siç e dimë deri më sot nuk ka asnjë veprim dhe siç e dimë mbi dosjen “339” dhe “184” nuk ka bërë asnjë veprim. Me këtë skemë krimesh zgjedhore këto zgjedhje nuk kanë asnjë vlerë, janë vetëm votime moniste, ODIHR e ka thënë qartë se zgjedhësit atë ditë nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe për rrjedhojë ato nuk janë zgjedhje”, tha ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso nxjerr shifrat: Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit

P

artia Demokratike ka folur dje me shifra konkrete për të faktuar se si u manipuluan të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votimet monopartiake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017-ës. Ai tha se për këtë përdori anëtarët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe komisionerët për të mbushur kutitë për të rritur numrin e pjesëmarrësve. Dhe në këtë vazhdë, Kaso deklaroi se Rama mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si “babloku i madh”. Në vijim, Kaso shtoi se janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. “Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit. Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës. Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë

Manipulimi i pjesëmarrjes, PD: Rama mbushi kutitë me 280 mijë vota më shumë

për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së

votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime. Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë. Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind. Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Fallsifikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind. Pra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit

mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit. Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues. Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas 30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër për qendër. Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë”, deklaroi nga selia e PD-së, Ivi Kaso.


POLITIKE

6

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Kryebashkiakja e Prrenjasit: Askush nuk do dhunojë zyrën dhe qytetarët, duke ardhur në krye të saj, pa votë

K

ryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim 4 vite më parë, ka deklaruar se dhe ajo i bashkohet kolegëve të saj ën bashkitë që drejtohen nga opozita se as ajo nuk do e lirojë zyrën e saj, duke refuzuar publikisht votimet moniste të 30 qershorit. Në një mesazh për bashkëqytetarët e saj përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rira shprehet se zyra e bashkisë nuk është e saja, por ajo është e qytetarëve të Prrenjasit, me të cilët ajo thotë se ka një kontratë sociale qëkurse ata e zgjodhën 4 vjet më parë! Ajo zyrë, shton kryebashkiakja, do të mbetet e tyre, derisa në krye të saj të vijë ai/ajo që do të zgjedhin me votë të lirë vetë banorët dhe qytetarët e Prrenjasit dhe jo Partia Socialiste. “Votime moniste, me një parti në garë! Njësoj sikur të luajë në fushë vetëm një skuadër! Rezultati dihej! Të gjithë shqiptarët e dinin se kush do të ishin “ fituesit” e këtyre votimeve! Epo kjo nuk është garë! Që dikush të vijë në krye të bashkisë së Prrenjasit, duhet ta meritojë atë! Të hyjë në një garë reale, me kundërshtarë realë dhe jo imagjinarë! Ashtu sikurse unë erdha në atë bashki, përmes një konkurrence të fortë dhe reale, jo përmes zgjedhjesh monopartiake!

Miranda Rira: S’e liroj zyrën time! Shihemi më 13 tetor!

Zyra e bashkisë nuk është e imja, ajo është e qytetarëve të Prrenjasit, me të cilët unë kam një kontratë sociale qëkurse ata më zgjodhën 4 vjet më parë! Ajo zyrë, do të mbetet e tyre, derisa në krye të saj të vijë ai apo ajo që do të zgjedhin me votë të lirë vetë banorët dhe qytetarët e Prrenjasit dhe jo partia socialiste. Askush nuk do dhunojë zyrën dhe

qytetarët, duke ardhur në krye të saj, pa votë dhe pa zgjedhje të lira e demokratike! Askush! Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë thelbi i demokracisë! Këto që pamë të dielën, ishin modeli më i shëmtuar i tyre! Shihemi në 13 Tetor bashkë, datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës! Deri atëherë, shumë zhvillime të reja na presin!”, u shpreh

dje në mesazhin e saj, kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira. Bashkia e Shkodrës Edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se do të qëndrojë në zyrë pasi është duke zbatuar ligjin. Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, Ademi tha se përfaqëson njerëzit pasi është zgjedhur në mënyrë legjitime. “Unë

përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë se zbatimi i ligjit. Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve. Gjatë gjithë këtij proces, po flas për zgjedhjet vendore, unë kam zbatuar vetëm ligjit. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha Ademi. Duke treguar takimin me monitoruesit me OSBE/ OHDIR, Ademi tha se në Shkodër kanë votuar rreh 10 mijë vetë. E duke iu referuar kësaj shifre kryetarja e Bashkisë tha se nuk mund të lejojë që qytetin ta uzurpojë krimin. “Rezistencat e mia edhe pas 30 qershorit janë ligjore dhe janë në zbatim të ligjit. Kush do ta merrte përsipër që në qytetin e Shkodrës, përballë asaj mase të madhe njerëzish të mund të lejojë që kriminaliteti të uzurpojë pushtetin. Jemi shumë herët për të dhënë përfundime”, theksoi kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

DËSHMIA “LIVE” E ARBJON ALIKOS: DREJTORI I BURGUT GENC FEJZOLLARI I KA BËRË PRESION TË BURGOSURVE QË TË VOTONIN TË DIELËN

Denoncimi nga burgu i Drenovës: Votoni në 30 qershor ose do ju shtypim N

jë denoncim ka mbërritur në redaksinë e RTV Ora për zgjedhjet e 30 qershorit. Arbjon Aliko i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës tha se drejtori i burgut i ka bërë presion të burgosurve që të votojnë në 30 qershor. “Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Doja tju vija për situatën që është tani në burg pas 30 qershorit. Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i burgut, Genc Fejzollari, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të

burgosurve duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim”, denoncoi drejtëpërsëdrejti gjatë transmetimit Arbjon Aliko. Prononcimi Gazetari: Kjo ju është thënë në grup apo secilit individualisht? Arbjon Aliko: Shumë vetave iu është thënë individualisht, ndërsa neve si sektor na i kanë thënë në grup. Në datën 30 qershor 95% e të dënuarve e bojkotuan, sepse ka disa që janë besimtarë myslimanë që nuk votojnë, nuk merren me politikat e këtyre. Disa të tjerë nuk janë të kënaqur, psh në sektorin tim 100% është bojkotuar nuk ka

shkuar askush të votojë. Gazetari: Çfarë ka ndodhur më pas, pasi u informuan që ju nuk keni votuar? Arbjon Aliko: Disa prej të dënuarve që e kishin të drejtën e votës dhe nuk kanë votuar, kanë ardhur i kanë bërë presion, duke i thënë: “Tani do ta shikoni çfarë kemi për tju bërë”. Që në datën 1 korrik, ka filluar reprezalja. Gazetari: Në ç’kuptim? Arbjon Aliko: Ka filluar të na pengojnë ajrosjen. Ministria e ka vënë rregull që ajrosjen e keni dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite. Brenda dy orëshit mund të dilni kur të doni. Këta tani thonë nëse nuk e kapni

10 minuta apo çerek orët e para nuk dilni më në ajrim. Ata kanë 2-3 ditë që nuk na lënë ta dalim sepse vonohemi 1 apo 2 minuta. Këta me këto gjëra kërkojnë që të nxisin revolotë. Sepse unë e shikoj po na provokojnë, na flasin që ne të kundërpërgjigjemi me dhunë. PSH të martën më erdhi mua familja në takim, më erdhi babai me hallën. Babin me lejuan, ndërsa hallën jo sepse nuk ka dokument. Ndërkohë

rregullorja thotë se nëse një mik vjen me një person nga familja me mbiemrin tënd, mund të futet pa kartë identiteti. Gazetari: Këto masa shtrënguese ju i quani si të stimuluara nga mungesa e përgjigjes tuaj për të mos votuar? Arbjon Aliko: Po po, na kanë thënë ata. Këto janë masat paraprake sepse rreth 20-30 personave nuk u janë lejuar familjarët. I kanë penguar edhe në takimet me grave.


POLITIKE

7

E shtunë, 6 KORRIK 2019

ISH-DEPUTETI I LSI-së: ULJA E PRAGUT NGA 5 NË 2 MILIONË E QËLLIMSHME PËR TË MBYLLUR MIJËRA BIZNESE

Spahiu: Ulja e pragut të TVSH-së, dështim i politikave fiskale të Rilindjes! I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Përparim Spahiu ka reaguar dje lidhur me pragun e TVSH-së në Shqipëri. Me anë të një qëndrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu deklaroi se ulja e këtij pragu nga 5 në 2 milionë lekë rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes. Sipas tij, mosreagimi dhe mbajtja e TVSH në nivele të tilla, nuk ka pasur asnjë plan tjetër veçse mbylljen e qëllimshme të

mijëra bizneseve të vogla dhe orientuar e konsumatorët shqiptarë drejt qendrave të mëdha. “LSI ka kundërshtuar prej kohësh uljen e pragut të TVSH nga 5 milion lekë në 2 milion. Një masë e tillë u parashikua, por dhe rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes. Ajo thjesht vu në vështirësi financiare biznesin e vogël, duke mbyllur mijëra prej tyre, por nuk rezultoi as në rritjen e të ardhurave. Qartazi mosreagimi dhe mbajtja e TVSH në nivele të tilla, nuk ka pasur asnjë plan

tjetër veçse mbylljen e qëllimshme të mijëra bizneseve të vogla dhe orientuar e konsumatorët shqiptarë drejt qendrave të mëdha. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që as kërkesa dhe kritikat e FMN, përsëritur dhe në raportin e fundit të saj, nuk merren parasysh. LSI ka në programin e saj rritjen e pragut në 8 milion lekë dhe uljen e TVSH së produkteve të shportës në 6%, kjo e fundit kërkuar dhe në amendime kur miratonim buxhetin”, u shpreh dje ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Rrugët “Milot-Balldren” dhe “Dukat-Orikum”, Nënkryetari LSI-së: Qindra miliona euro që po u grabiten shqiptarëve

Vasili: Rama po grabit shqiptarët, të gjithë në protestë më 8 korrik P

ër Lëvizjen Socialiste për Integrim refuzimi masiv i shqiptarëve për të marrë pjesë në votimet monopartiake të 30 qershorit ishte treguesi i përbuzjes ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se në 30 qershor u refuzuan dhe përbuzën hajdutët e qeverisë, të votave dhe hajdutët e të ardhmes së vetë qytetarëve shqiptarëve, duke shtuar se mospjesëmarrja në votimet moniste ishte një aksion madhor i tyre. “Në 30 qershor, 85 përqind e shqiptarëve, ndoshta edhe më shumë, refuzuan dhe përbuzën në mënyrë kategorike pa asnjë hezitim këtë qeverisje kusarësh e cila grabit në mënyrë të pamëshirshme të ardhmen dhe sigurisht të tashmen e të tërë shqiptarëve dhe të tërë brezave që vijnë. Jo më larg se sa një dit më pas këtij refuzimi madhor dhe demaskimit të vjedhjes çnjerëzore që socialistët u bëjnë edhe vetvetes në votimet socialiste që organizojnë dhe bëjnë po vetë, FMN pikërisht në 1 korrik ka bërë raportin e tij për Shqipërinë ku tregon qartë dhe vë gishtin në plagë që me borxhin e tmerrshëm publik dhe atë të fshehur, pra të padeklaruar, të mbajtur fshehtas të koncesioneve që ju i njihni fare mirë se çfarë vjedhje grabitqare e dimensioneve të mëdha është, pra, FMN paralajmëron qartë për rreziqet negative në bilancin ekonomik dhe në qasjen, pra me aftësinë që këto financa publike të vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën ekonomike të vendit. Përse është ky shqetësim kaq i madh i FMN, pra i institucioneve më të rëndësishme financiare të botës që po paralajmërojnë qartë një greminë financiare e cila ndodhet para shqiptarëve dhe e cila po përvijohet qartë. Sepse, kjo qeveri siç e dini dhe nuk duhet ta harroni kurrë të nderuar qytetarë, të cilët ju që me shumë të drejtë refuzuat dhe përbuzët 30 qershorin e votimeve socialiste. Sepse kjo qeveri vjedh vetëm në një segment rrugë, siç është Milot-Balldren, plot 180 milion euro. Për çdo shqiptar që do të më kuptojë më qartë, vetë qeveria kishte planifikuar ta ndërtonte këtë rrugë me

fondet e saja dhe sipas parashikimeve të qeverisë kjo do të kushtonte 100-102 milionë euro. Pasi e japin me koncesion e PPP, rruga me të gjitha interesat e me gjithçka deri në likuidimin e saj, shkon deri në 290 milionë euro. Pra 190 milionë euro të nderuar qytetarë në një rrugë që lidh dy segmente fundore. Po e njëjta gjë ndodh me rrugën Orikum-Dukat. Një rrugë fushore ku shtimi i një segmenti anësor rruge do t’i kushtojë xhepave të shqiptarëve 70 e ca milionë euro. Sot shqiptarët absolutisht nuk e kanë shlyer, nuk e shlyejnë nga mendja dhe e kanë

në mënyrë të përditshme në sytë dhe në mendjen e tyre, për shkak edhe të protestës do të thosha, të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar, të banorëve të Unazës së Re. 40 milionë euro në Unazën e Re u përgatitën për t’u grabitur dhe kilometri i rrugës arrit deri në 19-20 milionë euro. E kam krahasuar nga kjo foltore dhe kam thënë se kushton më shumë se centimetri i floririt centimetri i rrugës së Unazës së Re. Kjo hajdutëri galoponte vazhdon e zhvillohet pa u ndalur. Sot kusarët e qeverisë për të shpëtuar nga përgjegjësitë, nga të cilat sigurisht nuk

shpëtojnë dot, kanë thirrur në ndihmë edhe Parlamentin. Dhe këta që nuk i çonin koncesionet dhe refuzonin t’i çonin në Parlament. Tani gjithë këtë hajdutëri e çojnë te parlamenti i patateve te kalbura në mënyrë të ti bëjnë bashkëfajtorë dhe ata dhe të shpëtojnë nga përgjegjësitë e tyre. Sigurisht parlamenti i patateve të kalbura sikurse i miratoi këto koncesione në komisionet përkatëse të tij është bërë gati ti miratojë dhe në seancë plenare, pasi hajdutëria, kapja, kriminalizimi nuk kanë kufij. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, Në 30 qershor ju refuzuat dhe përbuzët, hajdutët e qeverisë, votave dhe të ardhmes suaj. Mospjesëmarrja juaj ishte një aksion madhor i pashembullt, nuk ka pasur të dytë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe nuk ka pasur të dytë në 30 vitet e fundit në gjithë skenën e gjithë vendeve ballkanike. Në 8 korrik ne jemi thirrur që të marrim pjesë, pra ti japim vijim aksionit tonë për dhënë të kuptuar që refuzuam për të mos u pajtuar dhe jemi gati për të marrë fatet e vendit në dorë. Qytetarët nuk mund të pranojnë t’u grabitet vota, paratë dhe varfëria r tyre të kaplojë për 10 vjeçar dhe të gjithë ne pa përjashtim të marrim përgjegjësinë e ligë që tu linim pasardhësve tanë pikërisht një varfëri nga e cila nuk do dilnin kurrë për shkak se një kryeministër dhe ca përreth tij duhet të bëhen miliarderë, të plaçkitin Shqipërinë dhe ta lënë atë më në mjerim se kurrë. 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe. Atë që kemi dertuar në 30 qershor me një vitalitet të jashtëzakonshëm shoqëror duke treguar një dimension më evropian që do ta kishte zili çdo popull në Europë dhe më gjerë, duhet ta finalizojmë më 8 korrik me një tjetër demonstrim por me pjesëmarrje madhështore. Refuzuam 85% duhet te marrim pjesë 95% në këtë takim tonë të përbashkët në mënyrë që ta finalizojmë aksionin pasi kusarët nuk mund të qëndrojnë dot më pasi asnjë shpotar nuk mund të paguajë më një centimetër asfalt më shtrenjtë se një centimetër flori”, tha nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.


POLITIKE

8 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka: 13 tetori është data e dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet lokale por kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e opozitës

Paloka: Koha që shumica t’i marrë frymën bandës sunduese N Nga Redjon Shtylla

ënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një analizë të plotë të 30 qershorit, në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se kryeministri Edi Rama shpresonte në një përplasje të dhunshme. “Për këtë arsye rimobilizoi të gjitha bandat, në gjithë qytetet kryesore. Një e dielë e mbushur me viktima, do bënte që të gjitha zullumet ku është zhytur Rama deri më sot, të kalonin në plan të dytë e mbase dhe të liheshin në hije”. Opozita vijon qëndrimin e saj, për të cilin Paloka thotë se më 8 korrik, në protestën e 10-të kombëtare, shumica do ti marrë frymën bandës sunduese. “Sot është e qartë për këdo se vetëm një grup i vogël njerëzish, aleancë e Ramës me disa oligarkë dhe bandat kriminale, kërkojnë të sundojnë shumicën e shqiptarëve duke i vjedhur e duke i dhunuar. Është koha që shumica ti marri frymën bandës sunduese”. Duke eleminuar një konflikt politik, Paloka thekson se sot kemi një bandë në pushtet që është në konflikt me mbi 85% të shqiptarëve, të cilët nuk janë pjesë vetëm e opozitës. Në këtë krizë politike, ndërkombëtarët janë parë më pranë qeverisë por që për nënkryetarin e PD-së, shtypi i huaj e kanë nxjerrë lakuriq regjimin kriminal të Ramës. “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, që evidenton se Rama e ka kthyer Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar që po cënojnë dhe interesat e vetë SHBA, nuk më duket si mbështetje për të”.

Z. Paloka, PS-ja thotë se në 30 qershor u bënë zgjedhje normale normale.. Ambasadat në Tiranë, pothuajse i njohën edhe pse OSBE/ODIHR, nxori një nga raportet paraprake më kritike për proceset e zgjedhjeve në Shqipëri. Çfarë ishte 30 qershori për opozitën? Më 30 qershor, Rama dështoi në të gjithë skenarët e tij. Zgjedhjet si koncept ranë që në momentin kur opozita vendosi të mos merrte pjesë. Më 30 qershor nuk pati as votime moniste. Rama ja doli që dhe votimet që i organizoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë dhe administroi vetë, ti degjeneronte në një tjetër kompleks krimesh elektorale, penale dhe kushtetuese. E çfarë është më e rëndësishme, pretendoi me të drejtë opozita, u pasqyrua që në raportin paraprak të OSBEODIHR-it. Praktikisht të ashtuquajturat “zgjedhje” të 30 qershorit u rrëzuan që më 1 korrik nga ky raport. Nga moria e konstatimeve të raportit, unë do merrja vetëm një pikë që mjafton për të rrëzuar farsën e Ramës. Raporti evidenton faktin se Presidenti dekretoi një datë tjetër zgjedhjesh dhe i vetmi institucion që mund ta shqyrtonte dhe ta hidhte poshtë këtë dekret është Gjykata Kushtetuese. Mjafton kjo pikë për të bërë nul çdo farsë megjithëse raporti rreshton një mori me probleme të rënda. Është e njëjta situatë si tek ajo anektoda me hierarkun e lartë të kishës që pyeti se pse nuk ra këmbana për nder të tij kur hyri në fshat. Prifti i fshatit u përgjigj se kishte 11 arsye pse nuk ra këmbana; arsyeja e parë është se nuk ka këmbanë. Kështu është dhe çështja e 30 qershorit; arsye pse nuk mund të quhen zgjedhje ka me dhjetëra por e para është që ligjërisht zgjedhjet janë dekretuar për 13 tetor. Në fakt këtë pikë Rama e kishte të qartë po prapë kërkoi ta çonte deri në fund skenarin e tij. Ai shpresonte në një përplasje të dhunshme më 30 qershor. Për këtë arsye rimobilizoi të gjitha bandat, në gjithë qytetet kryesore. Një e diel e mbushur me viktima do bënte që të gjitha zullumet ku është zhytur Rama deri më sot, të kalonin në plan të dytë e mbase dhe të liheshin në hije. Për këtë arsye, qëndrimi i opozitës e kapi Ramën

në befasi. Ai ishte përgatitur për përplasje e dhunë por opozita kaloi në pozicion thjesht monitorues të farsës. Kështu, Rama që ishte përgatitur të dilte përpara kutive të thyera, qendrave të djegura e madje dhe përpara viktimave njerëzore e të deklaronte se populli e donte dhe e votonte por ishte opozita e dhunshme që nuk lejonte popullin të votonte, u kap gafil. Papritur ju desh të ndryshonte skenarin por e kapi me vonesë. Kutitë nuk u prishën dhe qendrat nuk u dogjën, përkundrazi atmosfera ishte më e qetë se në çdo proces tjetër. Votoi kush deshi, hodhën letrat në kuti dhe ata që u kërcënuan me bukën e gojës por dhe ata që u paguan për të votuar. Rama e kuptoi që në fund, e gjithë farsa do kishte dhe një rezultat dhe rezultati do e nxirrte zbuluar. Ai që deklaronte çdo ditë se opozita nuk merrte pjesë në zgjedhje se nuk kishte vota për ta mundur, u gjend papritur përballë situatës që farsa e organizuar nga ai, do diskretitonte pikërisht atë vetë. Megjithëse blerjet e votuesve, kërcënimet ndaj administratës për të votuar me gjithë familjen, se ndryshe do fluturonin nga puna e kërcënimet ndaj bizneseve për hakmarrje, në mbyllje të procesit kutitë ishin bosh. Atëherë u urdhërua masakra pas mbylljes së procesit. Se çfarë ndodhi, tani është në sy të gjithë shqiptarëve. Aq trashë e bën gjënë, sa në vend që të vinte vetulla nxori dhe sytë. Nëse nuk do të sulej të mbushte kutitë pas orës 19:00, për të treguar që ai realisht ishte i votuar, vërtetë procesi do ishte nul por nuk do vërtetonte kaq hapur gjithë akuzat që i ishin bërë deri tani. Sot kushdo e ka parë se Rama jo vetëm është minorancë e minorancës (sepse nuk e kanë votuar dhe mjaft socialiste) por edhe kur është i vetëm në zgjedhje, nuk heq dorë nga vjedhja dhe manipulimi. Sa për qëndrimet e ambasadave, ato deklarohen se mbështesin raportin e OSBE-ODIHR dhe raporti në fjalë e rrëzon që në fjalitë e para farsën e 30 qershorit. Nga 1 korriku harta elektorale e të zgjedhurve vendorë ka vetëm një ngjyrë: vishnje! Përveç Kuvendit, tashmë edhe në parlamentet lokale lokale,,

opozita nuk është më e përfaqësuar përfaqësuar.. Bojkoti ka rezultuar me çmim të lartë por çfarë do të ndodh më 8 korrik, do jenë shqiptarët edhe më shumë pranë opozitës? Në linjën politike të opozitës nuk ka ndryshuar asgjë. Është shtuar vetëm një tjetër kusht i panegociushëm, që është mosnjohja e farsës së 30 qershorit. Ndërkaq është shpallur një tjetër protestë kombëtare të hënën më datë 8 korrik. Opozita nuk ka rrugë tjetër, veç protestës dhe revoltës, po tashmë kjo nuk është çështje vetëm e opozitës politike por e gjithë qytetarëve shqiptarë. Unë e kam deklaruar mëse një herë, edhe përpara konfirmimit të 30 qershorit, se mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë sot largimin e Ramës. Është koha që kjo shumicë absolute të kalojë nga protesta pasive si ajo e 30 qershorit, në lëvizje aktive. Sot është e qartë për këdo se vetëm një grup i vogël njerëzish, aleancë e Ramës me disa oligarkë dhe bandat kriminale, kërkojnë të sundojnë shumicën e shqiptarëve duke i vjedhur e duke i dhunuar. Është koha që shumica ti marri frymën bandës sunduese. Në fjalimin pas 30 qershorit, kryeministri R ama falenderoi edhe faktorin ndërkoRama mbëtar a mbëtar,, për rezistencën e palëkundur palëkundur.. K Ka pasur dhe a ka ende opozita një mbështetje nga të huajt në kauzën e saj? A ju kanë dëgjuar sa duhet? Shpesh propaganda e Ramës përpiqet të krijojë perceptimin se “Rama ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Të jem i sinqertë në shumë raste ja ka dalë ta krijojë një perceptim të tillë. Në fakt, ata që quhen në grup si “faktori ndërkombëtar” nuk janë ata burokratët që bëjnë deklarata apo japin intervista sa herë i duhet Ramës. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, që evidenton se Rama e ka kthyer Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar që po cënojnë dhe interesat e vetë SHBA, nuk më duket si mbështetje për Ramën. Fakti që Rama ka 6 vjet në qeveri dhe nuk ka mundur të bëjë asnjë hap për-

para në integrimin e vendit, që nga marrja e statusit të vendit kandidat, frut i punës së qeverisë së PD. Hapi tjetër, hapja e negociatave ka mbetur në llucën e krimit dhe korrupsionit. Madje sot ka vende si Holanda e Zvicra, që mendojnë së shqiptarëve duhet t’ju bllokohet lëvizja e lirë. A mund të quhet kjo mbështetje ndaj Ramës? Po qëndrimet e qarta të partisë më të madhe qeverisëse në Gjermani? Fakti që Kongresi i Autoriteteve lokale të Këshillit të Europës, nuk pranoi të vëzhgonte farsën e 30 qershorit, a është mbështetje për Ramën? Pa futur një faktor determinant siç është ai i mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, që tanimë e kanë nxjerrë lakuriq regjimin kriminal të Ramës përpara gjithë opinionit botëror. Atëherë ku qenka kjo mbështetje ndërkombëtare? Bota demokratike ka parime dhe parimet nuk mund ti ndryshojnë disa burokratë me interesa të dyshimta. A jemi më pranë zgjidhjes së konfliktit politik apo jemi afruar përplasjes së radhës? Nuk kemi më një konflikt politik, që presupozon përplasje midis krahëve politike. Sot kemi një bandë në pushtet që është në konflikt me mbi 85% të shqiptarëve, të cilët nuk janë pjesë vetëm e opozitës. Unë si shumica e shqiptarëve, uroj që të mos shkohet në përplasje të dhunshme por kjo nuk varet vetëm nga ne. Mendimi im ka qenë dhe mbetet që për të ndaluar rivendosjen e diktaturës në Shqipëri, asnjë sakrificë nuk eshte e tepërt duke patur parasysh pasojat që do të kishte rivendosja e diktaturës. A është data e propozuar nga Presidentit 13 tetor tetor,, një mundësi për përsëritjen e zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme? 13 tetori është data e dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet lokale por kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e opozitës. Ne kërkojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri e për këtë kemi përcaktuar dhe pikat që i realizojnë këto kushte.


POLITIKE

9

E shtunë, 6 KORRIK 2019

ISH-DEPUTETJA DEMOKRATE PUBLIKON HARTËN E VENDEVE QË PËRFITOJNË NGA SAMITI I POZNANIT TË BALLKANIT

Samiti në Poloni, Tabaku: Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve

T

eksa kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në Samitin e Poznanit të Ballkanit, i shoqëruara edhe nga disa ministra të kabinetit të tij, një reagim lidhur me rezultatet e këtij samiti do të vinte nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit është e mendimit se Shqipëria po del e humbur nga ky samit. Për të ilustruar rëndësinë e përfitimeve, Tabaku publikoi edhe një hartë ku tregohen projektet që përfitoi rajoni nga ky samit, ndërsa thotë se ne dje nuk morëm asnjë lajm pozitiv. Në përfundim të reagimit të saj, ish-deputetja demokrate u bëri thirrje

qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut që do të organizohet nga opozita në Tiranë. “Shqipëria kjo humbëse e madhe në Samitin e Poznan! Ndërkohë që Samiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE! Procesi i Berlinit u lançua nga Merkel për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe qysh në nisje Shqipëria dështoi për të përfituar duke mbetur e fundit në rajon në të gjitha fazat. Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jonë Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv

dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni. Ashtu si shihet në hartë Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me radhë! Procesi i i integrimit kërkon partnere serioze, kërkon rezultate e kërkon meritë! Asnjë nga këto fatkeqësisht nuk mund ta gjejmë me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni janë në nivelet më të larta, sot vullneti politik po e çon Shqipërinë me drejtim tjetër e jo drejt BE! Është fatkeqesi që mbas çdo samiti ku në duhej të prisnin rezultate, na shitet vetëm foto e radhës! Dhe këtë herë u theksua ajo që gjithë shqiptarët kanë parë e kanë provuar, me Edi Ramën nuk ka negociata! Me Edi Ramën nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik të gjithë do protestojnë për ti hapur rrugë zhvillimit të Shqipërisë! Asnjë hap pas!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda: Pa Ballkanin, Europa nuk do të marrë frymë lirisht

Polonia kritikon BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Të hapen negociatat P

residenti i Polonisë, Andrzej Duda gjatë takimit të Poznanit që po zhvillohet në vendin e tij kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se shteteve të Ballkanit nuk duhet t’iu kërkohet të marrin pjesë në një garë ku nuk mund të shohin vijën e finishit. Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër “reforma të vështira”, për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim në BE. “Ballkani është, pikë së pari, një pjesë integrale e Europës, si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht dhe historikisht. Pa integrimin e plotë të Ballkanit, së bashku me traditat e tyre të bukura dhe kulturën e larmishme, Europa nuk do të jetë në gjendje kurrë të marrë frymë thellë. I them këto fjalë me ndërgjegjen e të qenit President i një vendi që ka përfituar shumë nga resurset zhvillimore të Bashkimit Europian, me dijeninë që këto resurse duhet të përdoren në të ardhmen edhe për të tjerët. Theksoj se Polonia është një vend që mbështet politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, sepse mbështet Europën e hapjes dhe solidaritetit, jo Europën e paragjykimeve të ndërsjellta, e të mbylljes nga interesa dhe frika të veçanta. Nuk është kjo Europa që duam. Vetëm përpara pak kohësh në Tiranë, në kuadrin e samitit të Brdo-Brijunit, pata mundësinë të flisja me shumë nga liderat e rajonit. Të gjithë theksuan idenë që integrimi europian është sot vizioni më i rëndësishëm që bashkon të gjithë rajonin, e mungesa e këtij vizioni do të destabilizonte seriozisht Ballkanin. Si pjesë e komunitetit europian, ne jemi të

SAMITI I POLONISË

Rama bën filozofi: Çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt

Kryeministri Edi Rama, duke folur për median mbi zhvillimet e Samitit në Poznan të Polonisë, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një rrugë, atë të bashkëpunimit rajonal. Rama tha se çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt seç ka qenë më parë. “Është samit për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në tërësi në rajonin tonë. Kemi pasur diskutime intensive, interesante, të hapura dhe është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim dhe arritjet nuk janë pak. Çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt seç ka qenë më parë. Ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e forcimit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë aspekt, Bashkimi Europian, në radhë të parë Gjermania por edhe Franca së fundmi me riangazhimin në rajon dhe agjencinë franceze të zhvillimit të përfshirë për herë të parë historikisht në rajon, janë në mbështetje”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

KREU I PD-së

Basha: Asnjë hap pas për largimin e Ramës! Të hënën protestë

detyruar të caktojmë një datë të qartë për integrimin. Do të përsëris këtu të njëjtat fjalë që thashë edhe në Samitin e Tiranës. Polonia nuk do të pranojë që vendet e rajonit të përfshihen në një vrapim, pa një vijë finishi në horizont. Inkurajoj këtë mesazh që të jetë një deklaratë e qartë e këtij Samiti të Poznanit. E ardhmja e Ballkanit do përcaktojë suksesin e zhvillimit në tre drejtime: ekonomik, institucional dhe të sigurisë. Besoj se qëllimi që ky rajon ka, i njëjti qëllim që ka e gjithë BE-ja është: së pari, pasuria ekonomike, së dyti, rritja e cilësisë dhe forcimi i institucioneve shtetërore dhe, së treti, zhvillimi i sigurisë së qëndrueshme në këtë pjesë të Europës. Vendet e Europës Juglindore duhet të përfitojnë sa më shumë të munden nga kjo periudhë që i paraprin anëtarësimit. Ata duhet së pari

të zbatojnë reformat e domosdoshme. Megjithatë ata nuk mund të lënë pas dore integrimin e vendit, që, duke marrë parasysh të shkuarën kaq të ndërlikuar, duhet të mbështetet në frymën e faljes dhe të përpjekjeve për mirëkuptim. Mendoj që pajtimi mes Polonisë dhe Gjermanisë, që përmenda në fillim, mund të shërbejë si një shembull i mirë për tu ndjekur. Gjithsesi, ne, politikanët që përfaqësojmë Bashkimin Europian, duhet t’i tregojmë partnerëve në Ballkan solidaritetin e vërtetë, duke marrë vendimin politik për të zgjeruar bllokun”, deklaroi Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda. Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE-së e kanë shtyrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor, për shkak të hezitimeve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Holandën.

Opozita ngul këmbë se ishte vetëm 15 % pjesëmarrja në votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht shifrave të bëra publike nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke theksuar se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithëve shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 8 korrikut. “Më 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha në mesazhin e tij.


POLITIKE ANALIZË Nga AleksandraBogdani

10

E shtunë, 6 KORRIK 2019

‘Paketa antishpifje’ e qeverisë: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

P

rojektligjet e publikuara të premten nga qeveria kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike ndaj drafteve fillestare të shumëkritikuara; duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramendëse të aplikuara përmes ligjit të AKEP. Dy projektligjet kyçe të së ashtuquajturës “paketa antishpifje” e qeverisë Rama e vendosin median në internet nën policimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe ekspozojnë atë ndaj gjobave të dyfishta nga të dy institucionet.Të publikuara të premten në faqen e Këshillit të Ministrave, draftet kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike nga variantet fillestare, të cilat u kritikuan gjerësisht nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias si antikushtetuese dhe drakoniane. [Lexo projektligjet e plota] Ndryshimet e ligjit “Për median audiovizive..” i qëndrojnë konceptit të regjistrimit të mediave në internet, ndonëse nuk e bëjnë atë të detyrueshëm. “Ofertuesit e shërbimeve të medias që nuk janë regjistruar në këtë regjistër… nuk do të përfitojnë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër,” sugjeron projektligji.

Draftet janë kufizuar gjithashtu në parashikimet fillestare drastike për mbylljen e mediave, por i lënë AKEP-it kompetenca të gjera për ndërhyrjen në përmbajtje si dhe i vendosin ato nën thundrën e gjobave marramendëse që AKEP aplikon ndaj kompanive të telekomunikacionit.Autoriteti i Mediave Audiovizive ndryshon emërtimin në Autoritetin e Mediave Shqiptare dhe e zgjeron fushën e vet të veprimit mbi çdo publikim

elektronik me përmbajtje editoriale; ku përfshihen portalet, faqet në internet të mediave të shkruara apo edhe blogjet individuale. Projektligjet u imponojnë publikimeve online një sërë detyrimesh, duke përfshirë parimet etike të respektimit të privatësisë, dinjitetin e qytetarëve dhe mbrojtjen e integritetit të të miturve.Në qendër të projektligjit vendoset rregullimi nga AMA i ankesave, korrigjimit të informacionit apo i të drejtës

për përgjigje – çështje këto që sipas standardeve ndërkombëtare i përkasin vetërregullimit të medias apo zgjidhen në instancë të fundit në gjykatë. Ndërkohë, sesionet e hapura të Kuvendit apo të organeve të tjera shtetërore përjashtohen nga detyrimet për ankesat; duke prezumuar se raportimet rreth tyre janë të vërteta.Projektligji detyron çdo publikim online që të shqyrtojë çdo ankesë me shkrim nga çdo person për programet e publikuara prej tij, përfshirë dhe kërkesa për heqje të përmbajtjes. Në rast se mediat online e rrëzojnë ankesën ose nuk kthejnë përgjigje brenda 72 orësh, e drejta për shqyrtimin e saj i kalon Këshillit të Ankesave në AMA. Nëse Këshilli i Ankesave merr një vendim të ndryshëm nga media përkatëse, vendos sanksione, ndërkohë që media detyrohet brenda 48 orësh të publikojë konkluzionin e Këshillit të Ankesave, në mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me shkrimin. Projektligji i qeverisë shkon edhe më tej duke futur në lojë Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP. Në nenin 132 të ligjit, mediat jo vetëm që detyrohen të publikojnë “formulën e ndjesës” sipas formës dhe përmbajtjes së përcaktuar nga AMA dhe heqjen e shkrimit të mëparshëm, por në faqen

e tyre do të shfaqet përmes AKEP-it njoftimi i mësipërm në formën e një “pop up”-i. Projektligjet i japin të drejtë AKEPit të bllokojë aksesin në internet, në rastet kur evidenton “pornografi me fëmijë; vepra për qëllime terroriste apo shkelje të sigurisë kombëtare”. AKEP merr gjithashtu përsipër të zbatojë vendimet e AMA-s përmes vendosjes së “pop up”eve në faqet përkatëse të internetit. Seksioni i penaliteteve është i paqartë, por i ekspozon mediat në internet ndaj gjobave marramendëse prej të dyja autoriteteve.Sipas projektligjit “Për mediat audiovizive…”, gjobat shkojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë për konkluzionet e Këshillit të Ankesave për shkelje të privatësisë, dinjitetit, integritetit të të miturve dhe 800 mijë lekë për mosrespektimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Ndërkohë, mediat onlinepenalizohen edhe nga ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike..”, me gjoba të parashikuara në nenin 137 të tij për personat fizikë deri në 10 milionë lekë dhe për personat juridikë deri në 100 milionë lekë. BIRN i kërkoi zyrës së shtypit të kryeministrit Rama që të qartësonte nivelin e gjobave të parashikuara nga projektligjet për median online, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi. BIRN

TREGU I REKLAMAVE PREJ 39 MILIONË EURO NËNVIZOHET NË KËTË STUDIM ËSHTË MË I ULËTI NË RAJON DHE PO ULET VAZHDIMISHT

Nga Mimoza Picari

S

ektori i medias në Shqipëri po kalon kohëra të vështira financiare pas rrudhjes së tregut të reklamave vit pas viti. E megjithatë ai vazhdon të mbijetojë. Një studim i IREX nxjerr në pah, se numri i madh i mediave në një treg kaq të vogël nuk lidhet me blerjet e lexuesve apo shikuesve por me interesat momentale të tyre duke bërë favore në drejtime të ndryshme. Analistë dhe ekspertë vërjenë, se në sektorin mediatik qarkullojnë mjaft interesa politike dhe para të padeklaruara. Një tjetër shqetësim lidhet me kufizimin e pronësisë në media një nen i ligjit për mediat audiovizive që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas një përpjekje të dështuar të përfaqësuesve të shumicës qeverisëse për ta realizuar një gjë të tillë në parlament.Në Shqipëri sektori i medias përfshin afro 1100 subjekte. 65 TV, 72 Radio, 800 media online, 16 mediaprint, 68 periodike, 3 platforma dixhitale, 124 platforma kabllore. IREX në një studim mbi indeksin e qëndrueshëmrisë së medias në botë nënvizon për Shqipërinë, se financimi i medias shqiptare mbetet një mister për shumë vite dhe se është ende e panjohur, se si shumë media veprojnë dhe mbijetojnë në një treg kaq të vogël. Tregu i reklamave prej 39 milionë euro nënvizohet në këtë studim është më i ulëti në rajon dhe po ulet vazhdimisht. Numri i madh i televizioneve, gazetave dhe portaleve nuk mbijeton nga blerjet e lexuesit apo shikuesit, thuhet në studim, por nga lidhjet e interesave momentale të tyre duke bërë favore në drejtime të ndryshme.Ekspertët dhe analistët vërejnë se mjaft media kanë financime

Media në Shqipëri në ditë të vështira financiare

që nuk vijnë nga tregu i reklamave ,që gjithashtu është në ulje për shkak të ngadalësimit të ekonomisë. Ato mbështeten nga kompani të tjera, pra nga biznese mbështetëse brenda së njëjtës pronësi.“Me rënien e buxheteve të kompaninve reklamuese, ka patur vitet e fundit një stanjacion ose tkurrje të të ardhurave të televizioneve kryesore dhe kjo është reflektuar në uljen e fitimit. Sepse duhet të kemi parasysh dhe një gjë, që televizionet kanë qenë në një konkurencë shumë të madhe mes tyre, dhe janë detyruar të investojnë dhe nga ana tjetër mjedisi reklamues dhe të ardhurat kanë qenë në rënie. Fitimi maksimal është diku tek 2 milion euro në vit, ndërsa fitimi minimal afërsisht 30 mijë euro. Ka dhe televizione që janë me humbje”- thotë OrnelaLiperi, kryeredaktore e revistës “Monitor”. “Ajo që është akoma më e cuditshme është fakti, se megjithëse ky fenomen

ka ndodhur, tregu i reklamave është tkurrur, numri i mediave online dhe numri i televizioneve vazhdon të jetë i njejtë, ose më shumë. Kjo tregon qartë se media është preh e parave të padeklaruara. Këto para në përgjithësi janë para që investohen për interesa politike”- shprehet analisti EntonAbilekaj. Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm për këtë situatë, kur pranon faktin e një gjenerimi të tejskajshëm të pasurisë në media, gjatë një konference rajonale për lirinë e medias në nëntor të 2017-ës.“Sot në media në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Nëse flasim për përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje të disproporcionale të tëadhurave të personave, kjo thuhet në media se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median” - tha Kryeministri Edi Rama. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj në shkurt të vitit 2018 shkoi më tej duke

bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, kur tha se krimi i organizuar financon para dhe influencë edhe në media dhe se për këtë ai kishte indicie.“Kjo mund të ishte një deklaratë që bëhet nga opozita, që akuzon krimin e organizuar që ka akses në media. Por nëse e bën një ministër i brendshëm këtë deklaratë atëherë do të thotë që Ministria e Brendshme nuk ekziston. Por në momentin, që ky problem ngrihet nga të gjithë dhe nuk e adreson qeveria, atëherë mund të themi se qeveria është më e interesuar së të gjithë që këto para, këto financime të fshehta të mos zbardhen kurrë”- shpjegon analisti EntonAbilekaj.Një shqetësim i përfaqësuesve ndërkombëtar lidhet me pronësinë në media. Neni 62 i Ligjit për mediat audiovizive i miratuar në kuvend në vitin 2013 kufizonte pronësinë në një transmetues kombëtar dhe nuk lejonte një person fizik apo etnitet të kontrollonte më shumë se 40% të aksioneve. Kjo ishte një masë për të shkëputur politikën editoriale të një mediaje nga interesat e një pronari të vetëm. Vetëm dy vite pas miratimit kryhen tentativa nga përfaqësues të shumicës për ta zhbërë këtë nen.“Ka patur dy tentativa, njëra prej të cilave e suksesshme. Tentativa e parë ishte e deputetit socialist Taulant Balla për ta shfuqizuar këtë nen në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u zhbë pas protestave të faktorit ndërkombëtar. Dhe një e dytë ishte nga shoqata e mediave audiovizive që e dërgoi nenin 62 në Gjykatë Kushtetuese e cila gjykoi

që ky kufizim është në disporpocion me qëllimin”- shpjegon Gjergj Erebara, gazetar i BIRN.Edhe OSBE ka shfaqur shqetësim në lidhje me shfuqizimin e këtij neni nga Gjykata Kushtetuese.“Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar dispozitën ligjore që kufizonte pronësinë në media, por kjo nuk duhet ta pengojë Kuvendin të kërkojë mënyra të tjera për të garantuar pluralizmin në fushën e medias”- u shpreh Ambasadori i OSBE BerndBochardt. Mazhoranca ndodhet sot përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi nenin që kufizon pronësinë në media. Kjo çështje ka marrë vëmendje dhe në progres-raportin e Komisionit Europian.“Progres raporti i vitit 2016 i lë Shqipërisë tre detyra shtëpie për përmirësimin e gjendjes së medias në vend.1. Harmonizimin e legjislacionit për rritjen e transparencës.2. Kufizimin e të drejtës së pronësisë së medias në bazë të standardeve ndërkombëtare, dhe forcimin e pavarësisë së Radiotelevizionit public shqiptar”- shpjegoi Kryeministri Edi Rama, gjatë një konferencë për lirinë e medias në nëntor të vitit 2017. Sipas autoriteteteve qeveria po punon për të hartuar një nisëm ligjore në përmbushje dhe të detyrave të lëna nga Komisioni European, por ekspertët vërejnë se mbetet e paqartë se si do mund të kapërcehet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Kjo çështje e shton edhe me tej problemet në fushën e financimit të medias në Shqipëri si dhe të pavaraësisë së saj në dëm të lirisë së medias, raportimit dhe informacionit. “Zëri i Amerikës”


POLITIKE

11

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Kryetarja e LSI takim me strukturat e LSI në Tiranë: Jemi në këtë betejë për të zgjidhur zgjidhur krizën 30 vjeçare të tranzicionit

Manipulimi i votave, Kryemadhi: Dosjeve “184” dhe “339”, do i shtohet dhe “30 qershori” K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi tha se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Ajo paralajmëroi një tjetër dosje të bujshme hetimore, përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje. Kryemadhi tha se do të ketë edhe një dosje “30 qershori”. “Edi Rama është njeriu i suportuar, i mbështetur dhe i frymëzuar nga krimi i organizuar edhe pse mendon që trumpetohet si lideri i Ballkanit apo si lider ndërkombëtar, sot atë e kemi njeriun më të shkatërruar politikisht, por edhe moralisht. Megjithatë beteja e opozitës nuk është betejë për të thënë që 85 për qind e shqiptarëve janë përkrahës të opozitës. Jo. Opozita është një pjesë e gjithë kësaj proteste madhështore të qytetarëve shqiptarë, të cilët refuzuan me një bindje të plotë, pa asnjë lloj mëdyshjeje vendosjen e diktaturës dhe të monizmit që Edi Rama kërkon të vendosë në Shqipëri. Që nga data 30 qershor që për të gjithë ne ka qenë një ditë normale, ku pjesa më e madhe e juaj ka qenë vëzhgues jashtë qendrave të votimit për të parë sesa njerëz hynin nëpër qendrat e votimit, dhe që në bazë të statistikave tona është më e ulët edhe sesa ajo që deklarojmë ne si opozitë, por si gjithmonë që vendosim një si lloj dashamirësie për t’ia falur Edi Ramës që prapë ke pasur një çikë më shumë se ç’pretendojmë ne, e keni parë që 30 qershori ishte faktikisht edhe fundi jo vetëm i imazhit por edhe gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij politik për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Në fakt, sot kemi një raport të ODIHR-it, një raport shumë i qartë ku thuhet se shqiptarëve u mungoi e drejta për të zgjedhur, një raport që thotë që kemi një parti politike të regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, ku në 31 prej bashkive kishim kandidatë të vetëm dhe në 30 bashki të tjera kishim kandidatin e Partisë Socialiste dhe kandidatin e partisë patericë, që është jolegjitime e regjistruar në KQZ. Por po ju them një gjë që 339 dhe 184 janë lule përpallë falcifikimeve dhe përballë dokumentacionit që ka sot, jo vetëm opozita, por dhe shumë elementë të tjerë vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë që kanë qenë në procesin zgjedhor janë aq flagrante saqë në anën tjerët janë dhe aq qesharake. Janë qesharake sepse si një njeri mund të vjedhë veten e tij dhe partinë e tij, se si një njeri mund të bëjë një proces ku e dinte shumë mirë që çdo gjë ishte e vëzhguar, prandaj hoqi dhe komisionerët e LSI-së dhe të PD-së,

prandaj përzuri dhe në momentet e mbylljes së bazës materiale, ju e dini shumë mirë ku mbylleshin qendrat e votimit. Vëzhguesit i nxirrnin jashtë, mirë vëzhguesit shqiptare, po vëzhguesit e huaj pse i nxirrnin jashtë këta kur paska qenë kaq transparent. Pra është zhytur akoma më thellë seç ishte. Me gjithë atë qëllimi i misionit tonë nuk është që të merremi me të. Misioni ynë është të zhvillojmë dhe të ecim përpara sepse Shqipëria nuk ka më nevojë, e kam thënë, e them dhe do ta them gjithmonë, nuk ka nevojë për lider të fortë. Shqipëria ka nevojë për një sistem të fortë. Liderët, politikanët duhet të kenë frikë nga sistemi, nuk duhet të kenë frikë nga njeriu i cili ka pushtet sot, se nesër e merr dikush tjerët

pushtetin, pushteti i qytetarëve qëndron tek sistemi i fortë, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e Reformës në Drejtësi, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e ekonomisë shqiptare, prandaj Edi Ramës i intereson kapja e diplomacisë sepse ambasadat janë kthyer në shpërndarëse të propagandës moniste si një herë e një kohë, ekonomia shqiptare është kthyer në një lavatriçe të drogës edhe të krimit dhe tashmë do edhe sistemin e drejtësisë të cilët do ta përdori si kamxhik kundër shqiptarëve. Reforma në drejtësi pa LSI-në nuk do të ishte votuar, ndoshta kemi bërë edhe gabim që e kemi lejuar diçka të tillë, pa votat e LSI-së, pa ndikimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Reforma në drejtësi nuk

do të ishte votuar me 140 vota. Gabimi i LSI-së duke qenë besnik në marrëveshjet tona, edhe me ndërkombëtarët që besuam sy mbyllurazi 7 ligjet të cilat i dhanë shansin e kapjes së Reformës në Drejtësi nga Edi Rama dhe aq më shumë duke vazhduar më pas në përdorimin e këtij instrumenti për të shantazhuar prokurorë dhe gjyqtarë, por mbi të gjitha për të kthyer sistemin e drejtësisë jo për të dënuar kriminelët e rrezikshëm që kërkohen nga drejtësia Europiane apo edhe Amerikane, po për ta kthyer këtë sistem të drejtësisë në një element i cili ndëshkon popullin e tij dhe i shërben kriminelë të cilët janë sot në paraburgime apo në momente të tjera në të cilat i duhet ekskludimi i Gjykatës së Lartë edhe Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ata të kthehen prapë në parajsat e tyre financiare dhe kriminale që kanë ndërtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Po të ishte një njeri me moral dhe integritet, ai do kishte ikur dhe të gjithë do ta shikonin në formën e viktimës. Ne në fakt na leverdis që të qëndrojë, se është më keq për shqiptarët po më mirë për ne politikanët. Prandaj njerëzit i kanë inat politikanë, sepse bëjnë llogari politike, por sa më shumë të rrijë Edi Rama aq më shumë dëm i bën PS-së, aq më shumë e rrit revoltën e qytetarëve dhe aq më shumë na jep ne shanset dhe mundësitë për t’u takuar me qytetarët, për të biseduar më shumë me qytetarët. Ne nuk duhet të bëjmë kurrë gabimet që ka bërë Edi Rama dhe gabimet që ka bërë klasa politike në të shkuarën. Ne nuk duhet ta mendojmë kurrë që qëndrimi i Edi Ramës si kryeministër, do ti japi më shumë vota LSI apo opozitës. Ne duhet të mendojmë që qëndrimi

i Edi Ramës më shumë në pushtet do të jetë fatkeqësi për shqiptarët dhe duhet ta ndryshojmë këtë regjim dhe duhet ta kthejmë në një sistem që asnjëherë e ardhmja e njerëzve, begatia të mos lidhet me të qenurit në karrigen e një politikani. Sistemi duhet të eci në mënyrë të barabartë si në SHBA, në Europë apo vendet Skandinave. Sepse pavarësisht partisë politike që drejton është shumë e rëndësishme që shteti mbahet nga taksat e qytetarëve dhe duhet ti shërbejë qytetarëve. Ju bëj thirrje që të hënën duhet ta marrim shumë seriozisht protestën dhe pjesëmarrjen në të. Njerëzit janë të gëzuar që i dhanë një shuplakë surratit të Edi Ramës, por nga ana tjetër njerëzve duhet ti japim besimin dhe shpresën që beteja jonë do të vazhdojë, do të jetë qëndrestare, do të jetë betejë e fortë dhe ne nuk do të ndalemi në asnjë moment. Sot jemi më shumë seç kemi qenë asnjëherë tjetër, sepse janë me mijëra emigrantë që na shkruajnë dhe po kërkojnë të bëjmë tubime në vendet e tyre kundër institucioneve shtetërore, të cilat kanë mbyllur sytë dhe veshët për krimin e organizuar në Shqipëri. Por beteja jonë nuk është në vendet evropiane. Beteja jonë është në Shqipëri, në Tiranë, duke folur dhe duke trokitur çdo ditë derë më derë me qytetarët. Për ti zgjuar dhe për ti ndërgjegjësuar. Për të ndërgjegjësuar dhe socialistët, sepse dhe ata do të marrin në dorë fatin e tyre. Nëse do të lemë fatet e tyre në dorë nga fjalorët akademike, fjalimet akademike dhe nga gjuha akademike që përdornin liderët socialistë, të kthehet në një fjalor vulgar dhe rrugësh, atëherë ky është fundi i PS-së”, deklaroi dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

ISH-DEPUTETJA E PD-SË: RAMA KËRKON T’I MBYLLË GOJËN ÇDO MEDIAJE KRITIKE NDAJ TIJ

“Paketa Antishpifje”, Albana Vokshi: Rama po censuron median Paketa “Antishpifje” e mira-tuar nga Këshilli i Ministrave është kundërshtuar ashpër nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi tha se kryeministri Edi Rama po synon censurimin e mediave on-line dhe mbylljes së gojës së gazetarëve. Sipas Vokshit, kjo paketë e censurës së Edi Ramës kundër medias online është goditje ndaj demokracisë dhe pengon nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. “I refuzuar, i bojkotuar, nga 85% e shqiptarëve në votimet moniste të 30 qershorit. I braktisur edhe nga mijëra socialistë të ndershëm, Rama ka miratuar me nxitim e fshehtësi të plotë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave paketën e censurës së medias online. Me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje

kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kjo paketë vendos gjoba të papërballueshme, parashikon mbyllje të portale dhe denigrimin e tyre publik. Kur të vendoset ndëshkimi i portalit, në

vend të lajmeve, aty do të shfaqet fletërrufeja e shkruar nga Rama për të damkosur çdo kritik të tij. Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoritetit të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjeve dhe shkarkimeve politike të dy anëtarëve të tij. Të nderuar qytetarë, Rama po instalon diktaturën në Shqipëri. Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka demokraci. Pa liri të medias nuk ka hapje të negociatave as në tetor. Këtë paralajmëruan Reporterët pa Kufij në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunë alarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria. Edi Rama dhe kllouni i tij Erjon Veliaj, u shpallën zyrtarisht armiqtë e medias në Shqipëri edhe nga koalicioni i 7 organizatave të medias

që erdhën para disa ditësh në një mision faktmbledhës. Çensorët e gazetarëve dhe diktuesit e politikave editoriale u kritikuan si diktatorë të lirisë së medias dhe u paralajmëruan nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve. Miratimi ne KM të ligjeve të censurës së mediave, duke injoruar rekomandimet e Koalicionit të organizatave te medias, është këmbanë alarmi për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Paketa e censurës së medias është antikushtetuese! Nëse ajo miratohet nga parlamenti i dalë prej votave të krimit, Partia Demokratike angazhohet se do ta anullojë menjëherë atë, sapo të marrë besimin për të qeverisur vendin!”, tha dje ish-Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Albana Vokshi.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

12 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Intervistë me kreun e shoqatës së ish-Ushtarakëve, “Skënderbej” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bujar Hasani

Intervistoi: Albina GJERGJI

Ish-ushtarakët shqiptarë në SHBA, “Zoti e bekoftë Amerikën” M

ë 4 korrik, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u celebrua 243-vjetori i Pavarë sisë së saj. Një ditë mjaft e veçantë kjo jo vetëm për amerikanët, por edhe për të gjithë emigrantët e botës, të cilët Amerika ndër vite i ka mirëpritur dhe u ka hapur dyert e një jete më të mirë. Në këtë shtet, i cili njihet botërisht si shteti i mundësive të mëdha, shqiptarët gjithashtu festuan në mënyrën më dinjitoze të mundshme nën urimin ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN. Muzikë, valle, trokitje gotash, fishekzjarre, dashamirësi e mikpritje e rrallë, është panorama e datës 4 korrik në të gjitha familjet shqiptare, në dyert e të cilëve valëvitet flamuri amerikan dhe ai kuq e zi. Por një nga festat, e cila këtë vit meriton të cilësohet si më e veçanta, të paktën në shtetin e Neë Yorku-t, padyshim është ajo e organizuar mjeshtërisht nga Shoqata e Ish-Ushtarakëve Shqiptarë në USA, e quajtur “Skënderbej”. E regjistruar sipas rregullave dhe ligjeve të shtetit amerikan, kjo shoqatë u krijua pak vite më parë nga vullneti i mirë i disa shqiptarëve të lirë. Solidariteti, mbështetja, njohja me njëri-tjetrin në tokën e bekuar, si dhe promovimi i vlerave të Shqipërisë në USA janë vetëm disa nga qëllimet e krijimit të shoqatës. Të kësaj shoqate që brenda vetes ka rrokur disa nga emrat me dinjitozë të ish-ushtarakëve shqiptarë. Përmendim këtu, kryetarin e saj, Bujar Hasani, Përparim Seitajn, admiralin Muharrem Kuçana, (anëtar nderi i shoqatës me një kontribut të vyer në krijimin e shoqatës) Gëzim Shantollin, Flutura Zekajn, Agim Pira, etj.. Në festën e madhe, e cila u çel me himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kishte si të mungonte as himni shqiptar dhe as letra përshëndetëse e ambasadores shqiptare në Washington, znj. Floreta Faber. Ajo vlerësoi nismën e ish-ushtarakëve shqiptarë në USA dhe përshëndeti të pranishmit e shumtë në aktivitet. “Eshte përherë kënaqësi të festosh me bashkatdhetarët e tu Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që tashmë është atdheu juaj i dytë. ç’ka e bën të veçantë këtë aktivitet është respekti dhe mirënjohja që ju tregoni në këtë ditë për personelin ushtarak shqiptar që ka marrë pjesë në misionet e përbashkëta në kuadër të NATO-S, BE-së, apo edhe si vëzhgues të OKB-së. Eshtë kontributi, por edhe gjaku i këtyre djemve dhe vajzave që na bën të ndjehemi krenarë përkrah aleatëve tanë në Aleancën Euro-Atlantike. Përkushtimi dhe angazhimi juaj në Shqipërinë amerikane është një urë e fortë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve dhe treguesi më i qartë i vlerave më të mira të kombit tonë”, u shpreh në letrën e saj dërguar shoqatës “Skënderbej” znj. Faber. Shoqata “Skënderbej” së shpejti do të inaugurojë dhe disa degë të tjera të saj, siç do të jetë ajo në Boston dhe në Virginia. Më shumë detaje mbi idenë, krijimin dhe qëllimin e kësaj shoqate jo fitimprurëse për “Koha Jonë” nga USA na flet kryetari i saj, Bujar Hasani.

Prej disa vitesh të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a mund të na thoni si lindi idea e krijimit të shoqatës “Skënderbej” z. Hasani? Fillimisht më lejoni të uroj të gjithë shqiptarët e Amerikës, por edhe të gjithë amerikanët, Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Amerikën. E për të dalë tek pyetja juaj, do thoja që

akësh, por në tërësi shqiptarësh. Pasi neve na ka lidhur shumë jeta ushtarake me njëri-tjetrin dhe fatmirësisht vazhdon të trashëgohet kjo lidhje e fortë edhe tek fëmijët tanë. Cili është qëllimi, apo objektivat e krijimit të kësaj shoqate? Një nga objektivat tona ështëqë ta ruajmë dhe t’i çojmë më tutje traditat e mira të ushtrisë në veçanti

shoqëria e ushtarakëve këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë është ingranuar natyrshëm në shoqërinë amerikane. Kështu që duke e parë si të tillë, e shikuam të arsyeshme, që edhe ne të mblidheshim si shoqatë dhe të krijonim bashkarisht e vullnetarisht një fole të përbashkët jo vetëm ushtar-

e të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Njëherësh, duke qenë se në USA vijnë dhe të rinj, pra familje të reja ne me mundësitë tona përpiqemi t’u vijmë në ndihmë atyre. Duke parë edhe kërkesat, radhitëm një sërë objektivash që kjo shoqatë duhet të realizojë dhe ashtu natyrshëm u (Vijon në faqen 13)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA (Vijon nga faqja 12)

mblodhëm në dhjetor të viti 2017-të mbi 50-të ish-ushtarakë dhe krijuam shoqatën “Skënderbej”. Sigurisht që ne kemi pranuar jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe familjet e ish-ushtarakëve, apo fëmijët e ish-ushtarakëve që për arsye të ndryshme nuk janë këtu, ose që kanë ndërruar jetë, për t’i përkujtuar edhe ata që do të jenë gjithmonë në vëmendjen tonë dhe të brezave që do të vijnë. Pra, kështu lindi shoqata jonë. Si funksionon pjesa e financës tek shoqatat si e juaja, pra jofitimprurëse z. Hasani? Kryefjalë janë donacionet, të cilat sigurisht nuk janë fikse dhe as të detyruara. Secili sipas mundësisë që ka mund të bëjë donacion. Shuma e mbledhur nga donacionet ka për synim kryesor përdorimin për njerëzit në nevojë, duke u nisur nga fatkeqësitë, vdekjet, sëmundjet, por edhe për të promovuar Shqipërinë, apo edhe për të marrë në ndihmë fjala vjen një student, që nuk i ka mundësitë nga Shqipëria. Të gjithe ne bashkarisht përpiqemi që të strehojmë, punësojmë dhe në përgjithësi të ndihmojmë shqiptarët tanë. Organizoni shpesh festa si kjo e sotmja, që jo rastësisht përkon me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës? Nga dita që u vendos krijimi i shoqatës në ditën e miratimit nga Departamenti i Shtetit të New York-ut, më 28 shkurt të vitit 2019 ne mblidhemi

13 E shtunë, 6 KORRIK 2019 hësisht, përderisa na kanë dhënë të drejtën e shtetësisë si qytetarë amerikanë, por edhe që të mos e humbasim shtetësinë tonë ky fakt duhet vlerësuar si privilegj dhe patjetër që ia dimë për nder. Në këtë kontekst ne ndjejmë që jemi pjesëtarë të këtij shteti, prandaj edhe celebrojmë çdo 4 korrik Festën e Pavarësisë së Amerikës. A mund të na përmendi disa nga ish-ushtarakët, kontributorët dhe anëtarët e shoqatës “Skënderbej”? Me kënaqësi do përmendja anëtarin e nderit, admiralin, z. Muharrem Kuçana si një nga kontributorët më të vjetër të kësaj shoqate. Shoqërisht dhe vëllazërisht mua më kanë votuar si president të bordit të kësaj shoqate, zv/president Gëzim Mustafaj (doktor shkencash ushtarake), Përparim Seitaj (anëtar), Gëzim Shantolli (sekretar), Flutu-

shumë shpesh dhe i bëjmë këto evenimente për të respektuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë, të Pavarësisë së Amerikës dhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me promovimin, vlerat dhe traditat e përbashkëta. Sa domethënëse është për shqiptarët e Amerikës 4 korriku? Shqiptarët jetojnë e punojnë këtu falë autoritetit të këtij shteti, falë mirësisë që ka patur historikisht ky shtet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me të drejtë shumë nga ne e quajmë vendlindjen e dytë. Njëko-

ra Zekaj (shefe finance), Agim Pira (anëtar kryesie), Besnik Sokoli, Dirka dhe Astrit Xhakollari, Mihal Jano, etj.. Të gjithe ne kur mblidhemi bashkë e ndjejmë veten si një familje, pasi në mënyrën tonë krijojmë një copëz Shqipërie të vogël në mes të New Yorkut. Rjedhimisht ndjehemi harmonikë midis flamurit tonë dhe flamurit amerikan që padyshim janë dy flamujt më të mirë në botë. Cili është urimi juaj si kryetar shoqate për shqiptarët e Amerikës, por edhe për të gjithë amerikanët në këtë ditë feste? Përfitoj nga rasti në këtë datë historike t’i uroj nga zemra të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shteti me demokracinë më të kuluar në botë. Ky vend është tokë e bekuar dhe është fat i madh për ne.


SOCIALE

14 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Kënd i ri lojërash për fëmijë në zonën e “Don Bosko-s”, do u shërbejë 5 mijë banorëve

Veliaj: Puna për fëmijët, një nga projektet më afër zemrës sime B

ashkia e Tiranës e ka nisur mandatin e ri aty ku e la para zgjedhjeve të 30 qershorit, te puna për fëmijët. Njësoj si bashkëmoshatarët e 46 lagjeve të tjera në Tiranë, edhe fëmijët e bllokut të banimit në Rr. “Eshref Frashëri” në “Don Bosko” do të kenë shumë shpejt një hapësirë vetëm për lojëra dhe argëtim. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e këndit rekreativ për 5 mijë banorët e zonës dhe u shpreh shumë entuziast për punën e bërë. “Fill pas zgjedhjeve vijojmë me një nga projektet që e kam shumë më afër zemrës sime, por besoj edhe për prindërit e Tiranës, këndet e lodrave. Nëse bëmë diçka mirë në mandatin e parë, ishte fakti që çdo muaj bëmë nga një kënd të ri lodrash. Besoj se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj me nga një kënd të ri lodrash edhe në mandatin e dytë. Pra, në qoftë se kemi bërë 4647, të bëjmë edhe 50 të tjera, prandaj besoj se deri në fund të këtij mandati të kemi 100 kënde lodrash, në 100 pika të ndryshme të Tiranës”, tha

Veliaj. Ai theksoi se investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit është puna që bëhet me fëmijët, për t’i nxitur ata të merren me aktivitete fizike. “Kjo puna e fëmijëve në komunitet është në dorën tonë. Ata mund të jenë të padukshëm nëse nuk ka asnjë infrastrukturë për fëmijët. Të gjithë pyesin ku janë kalamajtë: ata janë ose nëpër telefona e pajisje elektronike, duke u kërrusur dhe atrofizuar në shtëpi; ose mund të zgjedhim që ata të jenë të dukshëm. Në momentin që krijohet një kënd lodrash, krijohet një hapësirë për aktivitet fizik dhe befas një zonë që duket sikur s’ka fëmijë, bubërron nga

jeta dhe fëmijët. Mezi pres që në datën 10 korrik ky bast të fitohet edhe në këtë komunitet”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se ky

kënd do t’i shërbejë edhe më të rriturve, kryesisht gjyshërve dhe gjysheve, të cilët mund të shoqërojnë nipërit dhe mbesat e tyre, si dhe të

kalojnë kohën në një hapësirë të gjelbëruar. “Shpresoj që funksionet e munguara për një komunitet me 5 mijë banorë, t’i kemi pasqyruar në këtë kënd të ri lodrash. Jam shumë i bindur se edhe për të rriturit, edhe për gjyshet dhe gjyshërit që dalin me fëmijët, hapësirat rekreative, një stol, një lojë domino, një shah, është një mundësi fantastike që edhe ata të argëtohen, e që të mbajnë një sy te djemtë dhe vajzat e komunitetit. Besoj

se kjo është copa e fundit që e kompleton investimin në këtë lagje: shkolla e re këtu ngjitur zgjidh çështjen e mësimin me dy turne, edhe besoj që në 10 korrik, kur të kemi gjallërinë dhe energjinë e fëmijëve, do e kemi nisur mbarë këtë mandat”, tha Veliaj. Ai theksoi se puna për ta bërë qytetin më të mirë do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, ashtu si edhe gjatë mandatit të parë. “Ka shumë njerëz që thonë zgjedhjet mbaruan, çfarë jeni duke bërë? Të gjithë atyre njerëzve u themi që për ne fushata është e përditshme. Një nga arsyet pse fushata shkoi mbarë është se nuk punuam 30 ditë, por kemi punuar 1500 ditë. Ndaj, fushata ishte thjesht vazhdimi i rutinës sonë të përditshme. Me të njejtën frymë dua që të vazhdojmë edhe në këtë mandat”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Këndi i lojërave në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, në Njësinë 9, ka një sipërfaqe rreth 700 m2, dhe veç moduleve të lodrave për fëmijë do të ofrojë një hapësirë të gjelbëruar, me ambiente çlodhje dhe ndriçimin përkatës.


AKTUALITET

15

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe ajo e Rrjetit Akademik Shqiptar kanë hartuar një kalendar me afatet për çdo procedurë që ndjekin kandidatët për në Universitete “Arratisja” e maturantëve drejt vende të BE-së për të vijuar studimet e larta, shihet nga ekspertët si një emigrim modern. Mijëra maturantë ikin çdo vit nga Shqipëria, për të vijuar studimet jashtë, ndërsa numri i atyre që kthehen është shumë i vogël. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, studentët që njësojnë diplomat e huaja ka ardhur në rënie. Në vitin 2013 rezultojnë 1,688 diploma të konvertuara, në 2014 ishin vetëm 976 të tilla, ndërsa në 2016 janë 784. Viti 2017 ka pasur një rritje të lehtë, pasi janë njësuar diplomat e 951 të rinjve që kanë përfunduar studimet e larta jashtë vendit. Ndërkohë që viti 2018 ka rënien më të madhe, pasi vetëm 670 të rinj që kanë studiuar jashtë kanë njësuar diplomat në ministri, ose 60% më pak se në 2013. Sipas ekspertit të arsimit, Albano Zhapaj kjo “arratisje” e të rinjve është kthyer në një formë të re emigrimi. “Formë e re emigracioni për të rinjtë. Familjet e kanë kuptuar që më mirë paguajnë për të bërë studimet jashtë se sa të emigrojnë pas studimeve që ka bërë këtu. Pasi ka më shumë kosto”. Aplikimi Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe ajo e Rrjetit Akademik Shqiptar kanë hartuar një kalendar me afatet për çdo procedurë që ndjekin kandidatët për në universitete, që nga kryerja e pagesës e deri te regjistrimet finale në sekretaritë mësimore të fakulteteve. Të rinjtë do të shprehin dëshirat e tyre nga data 31 korrik deri në 5 gusht, ndërsa deri në fund të gushtit do ta kenë marrë vesh nëse

Arratisje përmes diplomës në Europë, kalendari për maturantët SITUATA “Sipas ekspertit të arsimit, Albano Zhapaj kjo “arratisje” e të rinjve është kthyer në një formë të re emigrimi. “Formë e re emigracioni për të rinjtë. Familjet e kanë kuptuar që më mirë paguajnë për të bërë studimet jashtë se sa të emigrojnë pas studimeve që ka bërë këtu. Pasi ka më shumë kosto””.

UNIVERSITET

janë në listën e parë të fituesve. Fatlumët e parë zakonisht janë ata me dhjeta absolute, të cilët ezaurojnë kuotat në degët më të preferuara. Nxënësit gjithashtu shumë të mirë dhe ata me më pak pikë do të garojnë në gjashtë fazat pasuese të raundit të parë (gjithsej 7 faza regjistrimesh), nga 2-15 shtator. Shanse të tjera për të rinjtë por edhe për fakultetet që duan të realizojnë numrin e kuotave, ka në dy raundet pasuese të aplikimregjistrimeve, të cilat zvilohen në fund të muajit shtator dhe fillim tetorit. Ndonëse

KORÇË

Protestë në burgun e Drenovës Sektori dy në burgun e Drenovës, në qarkun e Korçës, ka hyrë në protestë. 24 persona që vuajnë dënimin në këtë burg po kundërshtojnë vendimin që u kufizon atyre takimin me familjarët. Ky kufizim për disa të dënuar është marrë për shkak të një vendimi të Gjykatës së Korçës për “burgim” brenda burgut për gjashtë të dënuar, të cilët kanë organizuar më parë një revoltë pasi kërkonin që në regjimin e tyre të brendshëm të vinte një i dënuar që i përkiste Camorres. Në muajin maj të këtij viti, të dënuarit dogjën dyshekët në formë revolte dhe gjatë përplasjes me forcat e sigurisë jo zyrtarisht thuhet se u kërcënua edhe kreu i këtij burgu.

auditorët hapin dyert në datën 14, regjistrimet me qëllim ezaurimin e kuotave do të vijojnë nga sekretaritë deri në datën 31 tetor. Kushtet Kusht primar për t’u bërë pjesë e garës në universitete, qoftë publike apo private, është kryerja e pagesës së tarifës prej 2 mijë lekësh. Trajektorja që duhet të ndjekin kandidatët për në Universitet është shumë e thjeshtë. Si fillim duhet të logojnë në portalin u-albania, me anë të cilit do të ndjekin gjithë ecurinë, nga aplikimi deri në regjistrimin

në degën e fituar. Kjo gjë bëhet duke futur ID e Maturës dhe atë të kartës së identitetit, ku secili duhet të shkarkojë nga portali faturën e pagesës, të cilën mund ta kryejnë në postë ose bankë. E rëndësishme është që të ruani kodin, ndërsa mandatin e pagesës ta dorëzoni te mbikëqyrësja e shkollës, e cila do të hedhë në sistem notën mesatare. Vetëm pas këtij procesi, portali i aplikimeve për degët e arsimit të lartë publik e privat është i hapur për të rinjtë. Para se të plotësojnë Formularin A2, këshillohet konsultimi me

SITUATA

“Të rinjtë do të shprehin dëshirat e tyre nga data 31 korrik deri në 5 gusht, ndërsa deri në fund të gushtit do ta kenë marrë vesh nëse janë në listën e parë të fituesve. Shanse të tjera për të rinjtë por edhe për fakultetet që duan të realizojnë numrin e kuotave, ka në dy raundet pasuese të aplikim-regjistrimeve, të cilat zvilohen në fund të muajit shtator dhe fillim tetorit”. kriteret e pranimit në degët që preferojnë dhe kuotat për vitin e ardhshëm akademik.

Fëmijët e Shkodrës pa hapësira M

e mbarimin e shkollës, fëmijët në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e hapësira publike, për të kaluar kohën e lirë. Të vetmet hapësira ku ata mund të luajnë janë lulishtet apo rrugët teksa fusha sportive për fëmijët nuk ka. ‘Nuk mund ta përcaktoj nëse janë të mjaftueshme apo jo, përveç faktit që bëhet një radhë e gjatë për të zënë një lojë. Them se është e pamjaftueshme”, thotë një i moshuar. “Nuk ka ambiente të mjaftueshme për fëmijët”,-thotë një tjetër prind. ‘’Më shumë rri në shtëpi ose dal me shokët për të luajtur playstation ose nëpër kalçeto”, thotë një fëmijë. Prej 20 vitesh, çdo verë, oratori “Don Bosko” i kishës Katolike, kthehet në shtëpinë e fëmijëve të Shkodrës, të cilët kalojnë orët më argëtuese në këto mjedise. Këtë vit janë regjistruar rreth 1 mijë të rinj, të cilët përveç lojërave, mund të studiojnë edhe gjuhët e huaja apo të bëhen pjesë e aktiviteteve artistike.


AKTUALITET

16

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në komunikimin me median se në këto 6 vite lista e rimbursimit ka patur një zhvillim cilësor jo vetëm për nga zgjerimi i mbulimit me alternative të reja

Manastirliu: Ulet çmimi i barnave të shtrenjta për sëmundjet tumorale Z

gjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda, që kishin barrë të madhe financiare për qytetarët. Në një komunikim me median, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se me hyrjen në fuqi të listës së re të barnave të rimbursueshme, janë zgjeruar kategoritë përfituese, duke ulur barrën e pagesave nga xhepi për qytetarët. “Në listën e re të barnave të rimbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhetë vështira për t’u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj”, tha Manastirliu. Risia e kësaj liste është përfshirja e barnave me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negociimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues. Nga ana tjetër, ministrja tha se kjo është arritur falë një procesi negociimi me kompanitë prestigjoze ndërkombëtare. “Ja kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t’u trajtuar me barna shumë të kushtueshme për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negocimi me kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinën”. Në medikamentet e reja, janë shtuar barna për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut apo hepatitit C, që kanë qenë gjithmonë problem sa i takon mbulimit të nevojave. “Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj. Apo për sëmundjet malinje të gjakut, mjafton të përmendin barin Mabthera që i kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas. Me shtimin e formëdozave të reja që janë përfshirë në LBR 2019 lehtësohen pacientët, siç është rasti i pacientëve me sëmundje psikiatrike, që më parë merrnin mjekimin çdo muaj, ndërsa

14 BARNA “Në listën e re të barnave të rimbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhetë vështira për t’u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj”.

HEPATITI C

me formë dozën e re, e marrin trajtimin e plotë, 1 herë në 3 muaj”. Ministrja Manastirliu deklaroi në komunikimin me median se në këto 6 vite lista e rimbursimit ka patur një zhvillim cilësor jo vetëm për nga zgjerimi i mbulimit me alternative të reja por edhe

zgjerimi i përfituesve nga skema e rimbursimit, me përparësi grupet e margjinalizuara. Sot, 600 mijë të pasiguruar që më parë përjashtoheshin nga mundësia për të përfituar barnat me rimbursim, i marrin ato falas, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e familjeve shqiptare.

Është rritur me 30 milion dollarë financimin e listës së barnave të rimbursueshme, duke siguruar mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë. Fondi në dispozicion për LBR 2019 është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më

“Me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj. Apo për sëmundjet malinje të gjakut, mjafton të përmendin barin Mabthera që i kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas”. të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute.

MOTI

ELBASAN

Korriku përvëlues, deri në 38 gradë nën hije

Vapa, në Urgjencë 80 fëmijë në 24 orë

Muaji korrik do të shënojë temperatura deri në 38 gradë. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, këto temperatura matën në hije, që do të thotë se në diell ne i ndjejmë 5 gradë më shumë. Korriku ka nisur përvëlues. Ai do të jetë i nxehtë dhe i thatë me shumë pak reshje, në zonat malore. ‘’Gjatë këtij 10 ditëshi patën 3-4 ditë me temperatura 37-38 gradë celcius. Do të kemi edhe disa ditë në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë. Ndërsa temperaturat zotëruese do të variojnë nga 33 në 36 gradë celcius. Nuk parashikohet që gjatë këtij muaji të kemi temperaturë ekstremisht të larta, 39-40 gradë celcius’’, ka thënë Meteorologia Adiola. Gjatë të premtes, temperaturat ranë me 2 gradë celcius. Në fundjavë temperaturat nuk do të luhaten shumë. Në zonat e ulëta do të shkojnë në 36 gradë. Ndërsa në vendet bregdetare 34 gradë, për shkak të ndikimit të detit. Mjekët rekomandojnë shmangien e orëve të pikut dhe lëvizjen në zonat e zhveshura nga gjelbërimi dhe si gjithmonë konsumim i shtuar i ujit kryesisht.

Rreth 80 fëmijë në 24 orë u paraqitën në urgjencën e pediatrisë së Elbasanit për ndihmë mjekësore. Shkak i këtij fluksi janë temperaturat e larta të ditëve të fundit, që shkaktojnë disa lloje komplikacionesh. Mjekët e urgjencës shprehen se ky fluks është edhe për shkak se prindërit shmangin mjekun e familjes. Mjekët sqarojnë situatën si dhe japin këshillat. “Fëmijët që paraqiten kanë probleme më së shumti me traktin gastro-intestinal, po kemi fëmijë edhe me bronkopneumoni. Prindërit të kenë kujdes që pas orës 10 fëmijët të rrinë brenda, t’ i japin ushqime të ruajtura në temperatura optimale, të kenë shumë kujdes me higjienën”, thotë Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan. Shtimi i fluksit të fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë nuk ka si shkak vetëm vapën. Evitimi i mjekut te familjes sjell edhe raste te shtuara pranë pediatrisë. Prindërit thonë se shkojnë aty për të pasur një shërbim më të mirë mjekësor.


AKTUALITET

17

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Masa të menjëhershme për disiplinimin e nivelit të zhurmave, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike por dhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve

P

olicia e Shtetit është e shqetësuar për muzikën LIVE, ndonëse dy ditë më parë në Kavajë u vra një qytetar i cili kishte dalë për blerë bukën për ta çuar në familje por plumbat e sherrit mes të rinjëve i mori jetën padrejtësisht. Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, i ka bërë thirrje bizneseve disko, lokale nate apo me muzikë live, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis, sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë. Loka theksoi se Policia ka marrë disa ankesa për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare por edhe në zona të tjera urbane. Gjovalin Loka kërkoi masa të menjëhershme për disiplinimin e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimit të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike por dhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, që nuk përmbushin detyrimet. Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të Task-Forcës “Për sezonin turistik veror 2019” ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të

Siguria në alarm, Policia e shqetësuar për muzikën LIVE

qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare. Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive

MINISTRIA

të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë live, që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora

Inspektime për monitorimin N e zonave bregdetare

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për inspektimin e zbatimit të kushteve dhe kritereve për stacionet e plazhit, ka vijuar kontrollin dhe monitorimin në zonat bregdetare të vendit. Në angazhimin për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, në plazhet publike dhe private, Task-Forca e Turizmit po vijon inspektimet në gjithë bregdetin nga veriu në jug. Sot konkretisht inspektimet janë kryer nga Durrësi, në Velipojë nga Velipoja në Rradhimë dhe Orikum të Vlorës, deri tek Gjiri i Baxhos dhe 3 ishujt në Ksamil të Sarandës. Grupet e punës janë çdo ditë në terren, në misionin për të kërkuar zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim sigurimin e jetës së qytetarëve në plazhet shqiptare, garantimin e higjienës në strukturat akomoduese dhe ofrimin e shërbimeve të certifikuara.

DURRËS

ë njësinë nr. 6 në qytetin e Durrësit janë çelur zyrat e reja të aplikimit për pasaporta biometrike dhe karta identiteti. Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ishte e pranishme në ceremoninë përuruese nga ku u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit, të nxitojnë dhe të aplikojnë për dokumentet e reja, në rast se ato skadojnë gjatë këtij viti. “Ajo çfarë unë do t’u bëja thirrje të gjithë banorëve, të 43 mijë banorëve të kësaj zone, do të ishte patjetër që tashmë kanë mundësinë të vijnë, të aplikojnë. Është një kohë shumë e shkurtër, aplikimi nuk merr veçse 3-4 minuta kohë, zyrat janë në kushte shumë të mira, kanë patjetër punonjësen këtu në dispozicion, shërbimi i Gjendjes Civile është afër për çdo problematikë. Mos të harrojmë që kemi dhe fluksin e emigrantëve që na vijnë nga jashtë. Durrësi është një qytet që mirëpret dhe ka

24:00 në fundjavë. Vendimi i Këshillit të Ministrave, urdhrat dhe udhëzimet e dala në bazë dhe për zbatim të tij, udhëzimi i fundit i Ministrit të Brendshëm për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë, detyron një sërë institucionesh të përfshira në Task-Forcën “Për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019”, për bashkërendim të masave për garantimin e rendit, rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe menaxhimin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe

bregdetare. Me qëllim plotësimin e standardeve për pushime të sigurta dhe të qeta në zonat turistike dhe qendrat e banuara, Policia e Shtetit ka hartuar dhe po zbaton një plan masash të detajuar me detyra sipas strukturave përkatëse, në zbatim të detyrimeve institucionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në lidhje me sezonin turistik veror 2019. Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjitha institucionet që kanë detyrime në kuadrin e Task-Forcës, që të ushtrojnë kompetencat e tyre ligjore dhe të marrin masa të menjëhershme për disiplinimin e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimit të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike por dhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, që nuk përmbushin detyrimet.

Zyra të reja për kartat dhe pasaportat

shumë banorë të tij që janë emigrantë. Për shkak edhe të fluksit, por edhe të rinovimit të pasaportave biometrike, unë do t’i inkurajoja që të gjithë që në

këto ditë të para të korrikut, të vijnë sa më parë, të vijnë në këtë zyrë, do të thoja tepër moderne dhe të aplikojnë e të pajisen me karta të reja identiteti”.


POLITIKE

18 E shtunë, 6 KORRIK 2019

ANALIZË Nga Çim Peka

N

ëse ka dy persona në politikën shqiptare që vijnë nga dy planete të ndryshme, ata janë Lulzim Basha dhe Edi Rama. Janë të ndryshëm në gjithçka. Të ndryshëm në origjinë; të ndryshëm në fëmijëri; të ndryshëm në shkollim; të ndryshëm në formim; të ndryshëm në karrierë profesionale; të ndryshëm në politikë. Basha vjen nga një familje tipike tiranase dhe shqiptare, ndërsa Edi i nipi i baba Pilos, i biri i anëtarit të komisionit të ekzekutimeve, nip i llastuar i Bllokut. Basha një jurist i shkolluar në një nga shkollat më të mira të drejtësisë në Europë;

ndërsa Edi një piktor dështak i kthyer në zhgarravinist. Basha hyri në politikë duke ardhur nga zyra e Drejtorit amerikan të drejtësisë (së UNMIK) në Kosovë, ndërsa Rama u mor nga ghettot e Parisit. Të dy jetuan për një kohë jashtë: Basha studioi e punoi ne Hollandë, ndërsa Rama si emigrant në Francë. Lulzim Basha si ministër transportesh mbikëqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë - Elbasan, ndërsa Rama si Kryeministër njihet si përsoni që u vuri taksën. Basha si Min-

Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër istër i Jashtëm njihet si personi që drejtoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa Rama si Kryeminstri që infiltroi në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë kombëtare individë të lidhur më shërbime sekrete lindore dhe kontigjent kriminal. Basha si Ministër i Brendshëm që drejtoi procesin e vështirë të liberalizimit të vizave, ndërsa Rama si Kryeminsitri që rrezikon të ktheje vizat. Basha si Ministër që uli kultivimin e kanabisit gjatë periudhës së tij në nivelet më të ulta historike, ndërsa Rama Kryeminsitri që ktheu

Shqipërinë në narko-shtet. Basha si kryetar i opozitës që udhëhoqi procesin më të vështirë të dekriminalizimit të politikës, ndërsa Rama si kryetar i partisë që bëri njësh mafian me qeverinë. A ka vend për të kritikuar e kundërshtuar Lulzim Bashën? Sa të duash. Jam unë, autori i këtij shkrimi që kam qenë një ndër kritikët më të ashpër ndaj tij, veçanërisht për marrëveshjen e majit 2017 dhe ngjarjet që pasuan në Partinë Demokratike. A ka vend për ta kritikuar dhe tani? Patjetër që ka, secili sipas mendjes së vet. Por, asnjëra nga kritikat

OPINION

AMA e përdorur si “letër higjenike” institucionale! E

Nga Artan Fuga

rdhi puna që militantët në Kuvend t’a përdorin edhe AMA institucionalisht si “letër higjenike”! Të mos t’a keqkuptojë njeri. Nuk thashë se AMA në vetvete është letër higjenike. Janë gjëra që nuk thuhen ato! E kam fjalën që Autoriteti i Medias Audiovizive dje u përdhunua nga Kuvendi i Shqipërisë, duke ja shkarkuar njërin nga anëtarët e tij, dr. Zylyftar Bregun pa mbaruar mandatin e tij. Me një fjalë shkarkohesh në çast sikurse u shkarkua Koço Theodhosi, Petrit Dumja, Andyl Këllezei në vitet 70. Dr. Zylyftar Bregu sigurisht nuk i ngjan asnjërit prej tyre, por shkarkimi politik dhe arbitrar është njësoj. Pas kësaj imagjinoni se çfarë statusi të mjerë e qesharak kanë punonjësit dhe të zgjedhurit e organeve që dalin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe sa të pavarur janë. Do të thotë ndokush: Por, përse interesohesh ti? E para sepse jam studiues i komunikimit, e dyta sepse

për dr. Zylyftar Bregun kam investuar orë pune pa fund, sikurse për qindra të tjerë, dhe t’a hedhin nga institucioni pa një pa dy, është revoltuese. Kur një kolegu im goditet me të drejtë, unë jam me të drejtën dhe e ndihmoj atë të njehsohet me normën e së drejtës, por kur një kolegu im goditet pa të drejtë, unë e konsideroj se jam goditur edhe unë. E dini se përse e shkarkoi Kuvendi ynë i përndershëm? Për “konflikt interesi”, hahahahaha, sepse diku paska një aktivitet ekonomik, në fakt pa asnjë lidhje me Ama-n dhe televizionet. Ai aktivitet ekonomik dhe AMA kanë po aq lidhje sa mund të ketë një mizë që fluturon diku nga Kaukazi dhe një mizë që ka ngecur te rrjeta e dritares sime të tualetit. Duan të përndershmit deputetë që të dinë konfliktet e interesit te AMA, te mama, te baba, apo te non’daja? Ja u tregoj unë një për një dhe do të shohin se kanë marrë një vendim të padrejtë, të njëanshëm, të politizuar, qesharak, dhe të qepur me penj prej qimesh derri. Do të shohin se për të gjithë ata që e njohin gjendjen, shkarkimi i dr. Bregut është sa qesharak aq edhe kanosës. Këtë e di edhe AMA! O më raftë pika mua për AMA-n që hesht dhe s’bëzan! Larg bythës sime thoshte Nastradini! Ligja e ka konceptuar këtë institucion gjoja rregullator të medias si një shaka të madhe. Ligja e ka fajin që

prodhon institucione qesharake. Konflikti i interesit aty është se pikërisht ata që duhet të jenë garant të paanësisë politike janë të zgjedhurit e Kuvendit sipas pistonave politikë! Dhe Kuvendi i përndershëm paska gjetur konfliktin e interesit te Zylua! Hahahahaha! Çfarë estrade. Të më fali Gaz Paja, por sado e kam xhan, midis një roli të tij te portokallia dhe kësaj historisë me ama, unë zgjedh të dytën. Me lotë me lotë! Pa le, Kuvendi me ligj na e paska caktuar AMA-n të bëjë edhe policinë etike, milicinë e moralit, duke monitoruar dhe ndëshkuar shpifjet në portale. Ore qenkan fare të ikur nga fiqiri! Këtu shpifjet gëlojnë tamam në Kuvendin e Shqipërisë. Portalet online vetëm sikur ato të raportojnë do të transmetonin shpifje sa të na velnin! AMA na kthehet tani edhe në Prekurori, edhe në xhandarmëri të të shprehurit publik, edhe në hetuesi, edhe në agjenci parlamentare semantike të shprehuri, a thua se e ka vështirë një gazetar që nëse do të shpifi edhe t’a kryejë aktin edhe të mos ketë gjemb që t’i hyjë në këmbë nga AMA. A thua se ndaloi shpifjet në televizionet me programacion linear AMA që tani të marri kërbaçin dhe të gjëmojë njerëzit nëpër vapë duke thirrur : Shpifje, shpifje! Vapë e madhe po bën! Ndonjë pije freskuese mund të na bëjë mirë!

tona, apo gabimet e tij, nuk mund të hedhin poshtë ato çfarë shkruajta më lart. Dallimi i tij me kundërshtarin e tij politik janë si nata me ditën. A do të jetë Lulzim Basha Kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahurës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend e siguri, në institucione, në procesin e integrimit europian. Në gjithçka.

Rrymat e lidershipit serb e rus që fryjnë mbi Ballkan Prof. Lisen Bashkurti Vrasja politike e Oliver Ivanoviçit në veri të Kosovës po vihet në objektin e debatin politik dhe mediatik të Serbisë. Në një shkrim që kam bërë ato ditë vrasje, shpreha opinionin tim se vrasja e Ivanoviçit ishte tipike politike, e stilit të “cerna rukes”, me qëllime si ngjarje e Sarajeves në 1914, e cila dogji botën në Luftën e Parë Botërore. Rikthimi i debatit mbi vrasje Ivanoviçit këto ditë po e lidhe këtë vrasje me Presidentin Vuçiç. Shkak po bëhen edhe disa përgjime, sipas të cilëve, Vuçiç implikohet në këtë vrasje. Akuza më e rëndë ka ardhë këto ditë nga Kryerepublikani Serb, Nikola Sandulovic mbi Presidentin Serb, Vuçiç. Ndër të tjera , ai thekson; “Unë mund të them se sinqerisht se jam i tmerruar me retorikën e sëmurë të një diktatori ballkanik, një mafiozi të vërtetë në rajon, të një krimineli që përdor të gjitha mjetet për ta mbuluar të vërtetën. Ai gënjen shqiptarët e Kosovës, gënjen BEnë, gënjen SHBA-të se ai është bartës i paqes, e në fakt ai është faktori i vërtetë i destabilizimit dhe pengesë e zgjidhjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”. Nga kjo deklaratë e hapur del shumë qartë se modelet e lidershipeve Ruse e Serbe, po fryjnë në Ballkanin Perëndimor, duke rritur kërcënimin për paqen, sigurinë dhe demokracisë në këtë pjesë të Evropës.


FORUM

19 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Humbja e SYRIZA-s në zgjedhjet e BE është rezultat i faktit që partia humbi kontaktin me klasën e mesme, për shkak të tepricave primare që vendi arriti si pjesë e programit të shpëtimit

P

ër herë të gjashtë në vetëm një dekadë dhe për herë të parë që kur vendi përfundoi me sukses programin e paketës së shpëtimit në gusht 2018, grekët do të shkojnë në votime më 7 korrik, për të zgjedhur një qeveri të re. Kryeministri Alexis Tsipras shpalli zgjedhjet e parakohshme më 26 maj, pasi partia e tij e majtë SYRIZA mori një goditje të rëndë në votimin për Parlamentin Evropian, me 10 për qind më pak se partia konservatore Demokracia e Re (ND). Partia kryesore e opozitës gjithashtu fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale dhe rajonale të mbajtura në të njëjtën ditë. Si u arrit deri këtu? SYRIZA u zgjodh në janar 2015 dhe formoi një qeveri koalicioni me partinë populiste të ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur” (ANEL), bazuar në një program dhe retorikë kundër masave të kursimit. Pas gjashtë muajsh negociatash intensive me huadhënësit e Greqisë dhe një referendumi të mbajtur në korrik, qeveria firmosi një program të tretë shpëtimi dhe vendi u kthye në zgjedhje në shtator, për të vendosur nëse SYRIZA apo ND ishte më e përshtatshme për zbatimin e marrëveshjes dhe, më tej, masat shtrënguese. SYRIZA fitoi dhe formoi përsëri një qeveri me grekët e pavarur. Ky koalicion zgjati deri në janar 2019 kur ANEL u largua nga qeveria, për shkak

Gjithçka që duhet të dini rreth zgjedhjeve në Greqi të kundërshtimit ndaj Marrëveshjes së Prespës. Kjo marrëveshje midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut (atëherë Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) u kritikua rëndë në Greqi, veçanërisht në rajonin verior të Maqedonisë. ND, nën udhëheqjen e Kyriakos Mitsotakis, gjithashtu kundërshtoi fort këtë marrëveshje, dhe disa nga deputetët e saj më të spikatur u bashkuan me demonstratat kundër saj. Mitsotakis tha gjithashtu se ai do të vërë veton ndaj një përpjekjeje të Maqedonisë Veriore për të hyrë në Bashkimin Evropian nëse vjen në pushtet. Pse i humbi zgjedhjet evropiane SYRIZA? Komentatorët besojnë se humbja e SYRIZA-s në zgjedhjet e BE është rezultat i faktit që partia humbi kontaktin me klasën e mesme, për shkak të tepricave primare që vendi arriti si pjesë e programit të shpëtimit – që buron nga taksimi i shtuar, dhe jo nga rritja ekonomike. Klasa punëtore, mbi të cilën SYRIZA u mbështet fuqimisht gjatë zgjedhjeve të 2012 dhe

2015, gjithashtu duket se i ka kthyer shpinën partisë në pushtet, pasi ajo nuk arriti të zbusë efektet e liberalizimit të tregut të punës. Rënia e vazhdueshme e shkallës së papunësisë dhe rritja e pagës minimale mujore në 650 euro, duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme. Programet e partive Këto zgjedhje shihet gjerësisht si një garë për votat e klasës së mesme – avokatë, mjekë, mekanikë, punonjës të kualifikuar dhe nëpunës publikë – shumë prej të cilëve thonë se kanë mbajtur barrën e krizës ekonomike, pa asnjë ndihmë nga SYRIZA. Këto kohë, sipas OECD, nëntë nga dhjetë familje të klasës së mesme në Greqi kanë vështirësi serioze në përmbushjen e nevojave të tyre bazë. Shtatë në dhjetë individë të anketuar thonë se nuk mund të përballojnë shpenzime të paparashikuara. Pas pothuajse tre vitesh opozitë të fortë, ND ka zbutur retorikën e saj dhe po përqëndrohet në rritjen ekonomike dhe sigurinë. Mitsotakis premton investime të reja,

taksim më të ulët, punë më të paguar dhe më shumë policë në rrugët e qyteteve të mëdha. Nga ana tjetër, Tsipras dhe SYRIZA pretendojnë se tani janë më në fund në gjendje të zbatojnë programin e tyre, pa barrën e koalicionit me Grekët e Pavarur dhe atë të Marrëveshjes. Ata pretendojnë se Mitsotakis dëshiron të zbatojë një javë pune shtatë-ditore dhe të liberalizojë më tej tregun e punës, së bashku me reduktimin e numrit të nëpunësve publikë. Çfarë thonë sondazhet? Sipas sondazheve të fundit, Demokracia e Re ka një avantazh prej 9-12% por një nga pyetjet kryesore përpara votimit, është nëse do të jetë në gjendje të formojë një qeveri pa patur nevojë për partnerë koalicioni. Mendohet se Kyriakos Mitsotakis dhe ND do të arrijnë të fitojnë më shumë se 151vendet e nevojshme parlamentare, teksa numri i saktë varet prej partive që do të hyjnë në parlament. Siç tregon shumica e sondazheve, numri i partive që arrijnë të kalojnë pragun

parlamentar prej 3% varion nga pesë në shtatë. ND dhe SYRIZA vijnë e para dhe e dyta respektivisht, pasuar nga Lëvizja Social-Demokrate për Ndryshim (ish PASOK + aleatët), Partia Komuniste dhe Agimi i Artë ultranacionalist. Zgjidhja Greke e ekstremit të djathtë dhe Lëvizja Demokracia në Evropë 2025 (DiEM25) e udhëhequr nga ish-ministri i financave, Yanis Varoufakis, po ashtu po konkurrojnë, por nuk mund të sigurojnë 3% të votave të nevojshme për të hyrë në parlament. A është i pashmangshëm koalicioni? Në rast se Demokracia e Re nuk arrin të formojë një qeveri dhe negociatat midis palëve nuk japin fryte, Greqia ka shumë të ngjarë të shkojë në votime përsëri në gusht. Në atë rast, zgjedhjet do të zhvillohen me një sistem të thjeshtë përfaqësimi proporcional, dhe pa bonusin prej 50 vendesh për partinë e parë, gjë që e bën një koalicion pothuajse të pashmangshëm për të arritur formimin e një qeverie. (Euronews – Bota.al)

SAMITI I BALLKANIT PERËNDIMOR

U

dhëheqësit e BE, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin francez Edouard Philippe dhe kryeministren britanike, Theresa May, u mblodhën të premten në Poznan, Poloni për ditën e fundit të samitit të Ballkanit Perëndimor. “Gjeografia është fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës: kemi të njëjtën histori, të njëjtën gjeografi, të njëjtën trashëgimi kulturore dhe të njëjtat mundësi dhe sfida, sot dhe në të ardhmen. “Ne jemi fati i njëri-tjetrit. Prandaj, të mos ketë dyshime se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”, tha të enjten komisioneri i BE, Johannes Hahn në fjalimin e tij. Por sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj për të vazhduar procesin e integrimit? Ku ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, në procesin e tyre të pranimit? Nga gjashtë aspirantët e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia fqinjë janë në radhë për t’u bashkuar me

A po afron zgjerimi i BE? BE, ndonëse asnjëri shtet nuk ka gjasa të bëhet një vend anëtar në të ardhmen e afërt. Atyre u është thënë se duhet të çrrënjosin krimin e organizuar, korrupsionin dhe nepotizmin dhe të reduktojnë pikësëpari burokracinë, ndërkohë që elita politike në të dy vendet është thellësisht e ndarë në kampe pro-BE dhe pro-Rusi. Muajin e kaluar, Komisioni rekomandoi fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor. Maqedonia e Veriut shpreson se zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë për emrin me Greqinë, do të jetë bileta e saj e hyrjes. Ndërsa Shqipëria ndesh në një rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. A ka mbështetje të mjaftueshme për zgjerimin? Franca dhe Gjer-

mania i kundërvihen njëratjetrës, për temën nëse BE duhet të ecë drejt zgjerimit të mëtejshëm. “Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur ne nuk mund të gjejmë marrëveshje as midis 28 shteteve”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fillim të javës, mes frustrimit rreth gjetjes së kandidatëve për postet kryesore në BE. Në të kundërt, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu publikisht mbështetjen për Maqedoninë e Veriut, që të nisë bisedimet e pranimit. “Nuk mund të heqim dorë nga zgjerimi. Kjo nuk do të ishte në interesat gjermane dhe as evropiane”, tha ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth. “Anëtarësimi është i lidhur me kërkesa të qarta. Duhet të qëndrojë kështu”. Zgjerimi kërkon

unanimitet, që do të thotë se Macron do të kishte fuqinë e vetos. Hollanda gjithashtu u pozicionua krah Francës, kur dyshja papritmas bllokoi fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor 2018. Kur të vijë momenti i fundit, megjithatë, nuk është e qartë nëse Macron do të ushtrojë të drejtën e vetos – sidomos nëse Gjermania është në mbështetje të dy vendeve. A po e mbyll BE derën, për Ballkanin Perëndimor? Srecko Latal, redaktor rajonal i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN) tha se vendet e tjera jashtë BE-së janë të interesuar për Ballkanin. “Bashkimi Evropian është ende opsioni më i sigurt dhe më i mirë për Ballkanin,” tha Latal, “por pyetja kryesore është nëse zgjerimi është ende në tryezë apo jo, dhe kur flas për terma realistë

kjo do të thotë diçka që mund të jetë, jo thjesht diçka që mund të arrihet brenda 10 apo 15 viteve, por edhe diçka që do të sjellë pasoja konkrete si projekte, investime, mundësi punësimi”. “Njerëzit nuk e shohin këtë, dhe për këtë arsye po kthehen gjithnjë e më shumë drejt ndikimeve të tjera si ruse, turke dhe kineze. Paratë kineze janë shumë më të disponueshme, vijnë pa shumë detyrime”, shtoi Latal. A do të vendoset ndonjë gjë në samit? Korrespondenti i Euroneës në Bruksel, Jack Parrock tha se asnjë vendim nuk pritet në samitin e sotëm. “Ajo që mund të presim janë disa diskutime të ashpra midis zyrtarëve të lartë nga ato vende dhe BE”, tha ai duke iu referuar zhgënjimeve të Maqedonisë së Veriut apo Shqipërisë, që mendojnë se kanë bërë gjithçka që u është kërkuar, dhe ende nuk shohin progres në procesin e pranimit.


SPORT

20

E shtunë, 6 KORRIK 2019

Komiteti Ekzekutiv i ka vendosur afat deri në fund të muajit për të shlyer detyrimet dhe rregulluar bilancet

4 klube të Superiores rrezikojnë përjashtimin nga kampionati

NGJARJA

Autopsia, ja përse vdiq futbollistja shqiptare në liqen

Rozalb Lika 4 klube të Kategorisë Superiore rrezikojnë përjashtimin nga kampionati i sezonit të ardhshëm, pasi nuk kanë plotësuar kriteret financiare, si shlyerja e detyrimeve dhe rregullimi i bilanceve. Bëhet fjalë për Tiranën, Vllazninë, Flamurtari dhe Luftëtari, të cilave iu është dhënë afat nga Komiteti Ekzekutiv deri më 31 korrik për të përmbushur detyrimet dhe për të shmangur vendimin drastik. Sezoni i ri futbollistik në Kategorinë Superiore do të nisë me disa ndryshime të rëndësishme. Duke filluar nga ky vit, vendi i tetë në përfundim të kampionatit nuk do ta ketë të sigurt qëndrimin në Superiore, pasi do të luajë në sistemin “play out”, me fituesin e finales mes dy vendeve të dyta në Kategorinë e Parë. “KE vendosi shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licencimeve të klubeve për dhënien e licencave të Kategorisë Superiore për edicionin 20192020. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve përkatëse konform Rregullores së Licencimit të Klubeve për pjesëmarrjen në veprimtaritë e FSHF-së, Neni 13, dhe Pika V e Aneksit I (Kriteret

Financiare) do të jetë data 31 Korrik 2019. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licensimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi juaj mund të rrezikojë mosmarrjen e licencës e për rrjedhojë edhe mospjesmarrjen në kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020”, shkruhej në vendimin e Komitetit Ekzekutiv. Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka ndërmend të veprojë me dorë të fortë në këtë drejtim,

TË KUQTË

pasi sezonin e fundit u shfaqën probleme të shumta me pagesat e futbollistëve, ndaj do të përdorë kartën e licencimit, për të ndikuar në përmirësimin e këtij aspekti. Për klubin vlonjat dhe atë kryeqytetas nuk është hera e parë që rrezikohet pranimi në kampionat, por gjithmonë ia kanë hedhur në fund duke u licencuar. Afati që i është dhënë për të shlyer gjithçka, ose të paktën gjysmat, është data 31 korrik. Ndër të tjera, krerët e Federatës Shqiptare të futbollit refuzuan kërkesën e një pjese të madhe të klubeve për të aktivizuar

deri në 5 lojtarë të huaj gjatë një ndeshjeje, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, me 4 të tillë. Reformimi do të prekë edhe Kategorinë e parë e cila do të ketë një tkurrje të ekipeve. Brenda pesë viteve të ardhshme pritet që të zbresin rreth 14 skuadra në Kategorinë e Dytë në mënyrë që të shmangen hijet e dyshimeve, tolerimet e mundshme por edhe për të rritur cilësinë e garës në të dy ligat. Sezoni i ri i Superiores do të startojë më 24 gusht dhe do të mbyllet më 23 maj. Finalja e Superkupës ndërkohë do të luhet më 18 gusht.

TRAJNERI

Partizani publikon listën për Champions, vetëm me 5 mbrojtës

Lerda: Dua një Partizan sulmues, më pëlqen skema 4-3-3

Partizani ka dorëzuar listën me 24 futbollist për pjesëmarrjen në turin e parë në Champions League. Në listë bie në sy numri i vogël i mbrojtësve, vetëm 5 të tillë, sepse Hektor Idrizaj nuk është regjistruar për shkak të dëmtimit pësuar muaj më parë. Mesfusha dhe sulmi janë të mbipopulluar, por lojtarë si Brian Brown e Theofilus Solomon nuk dihet a do të jenë gati për ndeshjet kundër Qarabag në Champions. Sfida e parë e kampionëve të Shqipërisë do të jetë të mërkurën e 10 korrikut, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Lista e Partizanit Portierë: Alban Hoxha, Aldo Teqja, Dashamir Xhika Mbrojtës: Lorenc Trashi, Egzon Belica, Enea Bitri, Esin Hakaj, Labinot Ibrahimi Mesfushorë: Aristotelos Romero, Bruno Telushi, Esat Mala, Kristi Kote, William Cordeiro, Rron Broja, Eneid Kodra, Lucas, Jasir Asani Sulmues: Emmanuel Mensah, Jurgen Bardhi, Erald Çinari, Joseph Ekuban, Brian Brown, Theofilus Solomon.

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, në një intervistë për SuperSport foli për përgatitjet e deritanishme të të kuqve para përplasjes së dyfishtë me Qarabagun në Champions. Strategu italian shprehu besimin për rezultate pozitive, ndërkohë që konfirmoi edhe dëshirën për të pasur një formacion më sulmues se paraardhësi i tij. “Jam i bindur se kjo skuadër do të ketë vazhdimësi. Si presidenti dhe drejtori më kanë prekur telat e duhur për të pranuar. Një sfidë në një klub të rëndësishëm që kërkon vazhdimësi pas shumë vitesh pa fituar. Kam pasur mundësi t’i njihja djemtë. Disa i kisha parë por tani kam mendim tjetër. Kemi punuar nga ana fizike dhe kemi dy ndeshje të rëndësishme. Nuk jemi niveli top, pasi kemi ndeshje të vështira, por kemi besim të plotë se do të bëjmë mirë. Moduli i lojës? Le të themi se 4-3-3 e kam preferuar për futbollistët që kam. Do të vazhdojmë kështu dhe dua të shoh skuadër sulmuese. Duhet ta përgatisim mirë ndeshjen, duke studiuar kundërshtarin dhe të jemi gati kur sulmojmë, e të mbrojmë si duhet portën tonë”, deklaroi strategu italian.

Florijana Ismaili ka tronditur botën e futbollit prej gati një jave për shkak se ndërroi jetë pasi u mbyt në liqenin e Comos. Ditën e sotme kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë pas ngjarjes tragjike të së shtunës së kaluar. Florijana u gjet në thellësinë 204 metra nga një robot. Në fillim u dyshua se futbollistja kishte humbur jetën për shkak të një sulmi në zemër, por prokurori i Comos, Nicola Piacente ka hedhur poshtë këto dyshime, teksa raporti i parë mjekësor i vdekjes së 24-vjeçarjes tregon se shqiptarja kishte asfiksi akute. Kjo asfiksi akute erdhi për shkak se Florijana kishte konsumuar shumë ushqim para se të futej në liqen për t’u larë. Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.

SULMUESI

Një gol i ndryshon të ardhmen e Grezdës te Rangers

Eros Grezda ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas mungesës në përgatitjet para-sezonale. Futbollisti i kombëtares zhgënjeu në sezonin e tij të parë në Skoci dhe drejtuesit e konsideruan si blerjen më të keqe të merkatos. Gjakovari duket se ka tjetër plan dhe nuk është dorëzuar për të treguar se sa vlen. Ai është rikthyer në stërvitje me ekipin dhe duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë vend, por do të provojë të luajë të gjitha kartat e tij për t’u kthyer në protagonist te Rangers. Stërvitjet nuk kanë shkuar keq dhe Grezda po shënon gola të bukur. Shoku i ekipit, Nikola Katic, ja vë në dukje shqiptarit, rrjetën e bukur që realizoi dhe përmes Instagramit.


SPORT

21

E shtunë, 6 KORRIK 2019

LAZIO

Tare udhëton në Angli për mesfushorin serb, gati akordi me United Lazio ka vendosur për të zgjidhur sa më parë situatën e Sergej MilinkovicSavic. Igli Tare ka marrë një propozim nga skuadra e Manchester United, teksa ka udhëtuar menjëherë për të zgjidhur të ardhmen e mesfushorit serb. Nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë për drejtorin shqiptar, pasi presidenti Claudio Lotito kërkon që të përfitoj sa

më shumë nga ky operacion. Një sezon më parë Lazio kërkonte 120 milionë euro, tani duan 100, por mund të kënaqen edhe me shifrën e 80 milionë eurove. Bardhekaltrit e kanë të qartë faktin që serbi nuk kërkon që të qëndrojë më ndaj dhe dëshirojnë që të arkëtojnë një shumë sa më të madhe për të gjetur më pas një zëvendësues.

STATISTIKAT

10 lojtarët me rënien më të madhe në sezonin e fundit

Bartomeu është shprehur se katalanasit janë të interesuara për brazilianin dhe ka nisur negociatat me francezin

Presidenti i Barcelonës flet për Neymar, Griezmann dhe De Ligt P

residenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se e di se ku do të luajë Matthijs de Ligt në sezonin e ri, ndërkohë që në lidhje me Neymar, ai ka rrëfyer se braziliani kërkon që të largohet nga PSG. Numri një i blaugranëve foli në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimi të Frenkie de Jong, duke komentuar edhe lajmet më të fundit nga zhvillimet në merkato. A mundet Neymar të vijë, apo e keni hedhur poshtë? “Largimi i Jordi Mestre nuk ka të bëjë fare me Neymarin. Në një Bord të Drejtorëve ka shumë mospërputhje dhe ka pasur mospërputhje në fushën e sportit dhe ai ka vendosur të largohet nga posti. E vlerësoj punën dhe kam qenë një shok i mirë. Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG por gjithashtu e dimë se PSG nuk dëshiron që ai të largohet. Prandaj, nuk ka asnjë çështje.” Keni thënë se Dembélé ishte më mirë se Neymar “Dembélé është i ri, i talentuar, i ndryshëm nga ato që ekzistojnë

në futboll. Më pëlqen se si është. E konsideroj atë një nga figurat e futbollit aktual. E konsideroj më të mirë se Neymar.” A e dëshiron Barça Neymarin? “Le të shohim. Asnjëherë nuk flasim për lojtarë nga ekipe të tjera. Unë përsëris: Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG por ne e dimë se PSG nuk e di se Neymar do të largohet.”

Griezmann do të luajte tek Barça për pagesën e një transferimi apo një klauzole? “Dje kemi pasur një takim në Madrid. Gil Marín dhe Óscar Grau dhe i thamë nëse është e mundur të negociojmë për Griezmann. Kontakti i parë me Griezmann ishte dje.” A jeni optimist se Griezmann mund të luajë në Barça? “Nuk jam!”

A është largimi i Coutinho i panegociueshëm? “Klubi vuri bast për Coutinho dhe Dembélé dhe ata janë dy lojtarë themelorë. Unë shpresoj se ata kthehen me entuziazëm.” A është De Ligt i përjashtuar? “Thashë kohë më parë se e dija se ku do të luante De Ligt. Unë ende e di dhe nuk mund të them më shumë, duhet të flasin palët e interesuara”.

HOLANDË

Eksperimentohen 3 rregulla që mund të bëjnë revolucion në futboll Sezoni i kaluar, në kampionatin holandez të moshës nën 23 vjeç, ekzistonte një eksperiment shumë i veçantë, duke u ndihmuar edhe nga federata. Synimi është që të përdoren rregulla të reja që mund të përfaqësojnë një revolucion për futbollin. Nuk janë rregulla të FIFA-s që mund të planifikohen që të përdoren në të ardhmen, por që mund të jenë një indicie pozitive Rivënie anësore me këmbë Një nga risitë e para është rivënia anësore me këmbë në vend të duarve. Një mundësi që bëhet më interesante kur mendohet për faktin që mund të krosohet brenda zonës nga një distancë e konsiderueshme. Mundësia për të kryer goditjen e dënimit pa pasuar te shoku i ekipit Një tjetër eksperiment mjaft interesant është mundësia e rifillimit të lojës, pasi arbitri

vërshëllen, pa patur nevojë që ta prekë një tjetër shok i skuadrës. Në këtë mënyrë goditjet e dënimit dhe ato të këndit mund të kryhen pa pasur nevojën që ta prekë dikush tjetër topin. Kjo mënyrë e re mund ta bëjë lojën më interesante dhe mbrojtjet kundërshtare do të vendosen në panik. Ndëshkimet në kohë reale Ky rregull në fakt përflitet prej kohësh. Në kampionatin e U-23, në vend të kartonëve të kuq, është parashikuar një stopim prej 5 minutash për lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkohë që për ata që ndëshkohen me të kuq 10 minuta. Në fundin e këtij dënimi me të kuq, mund të futet në fushë një tjetër shok i skuadrës. Rregulla shumë të veçanta që vështirë se do t’i shohim ndonjëherë në kompeticione të rëndësishme, por kampionati holandez i U-23 do të hyjë në histori.

Vlerat e futbollistëve në vitet e fundit në merkato janë rritur shumë, por ka edhe raste përjashtuese, kur ndodh edhe e kundërta. Disa nga futbollistët që kanë performuar më keq në sezonin e fundit, kanë pasur një rënie të madhe të vlerës së tyre duke marrë në konsideratë 4 aspekte të rëndësishme: Performanca, moshë, dëmtimet, situata kontraktuale. “Football Benchmark” ka publikuar renditjen e 10 lojtarëve që kanë humbur më shumë vlerë në merkato gjatë sezonit 2018/19. Në vendin e parë është Neymar, i cili ka një rënie të madhe prej 34 milionë eurosh, pas dëmtimeve të shumta dhe formës aspak të mirë, ndërkohë që rënie të çmimit kanë pasur edhe Alexis Sanchez së bashku me shokun e ekipit Romelu Lukaku. Icardi dhe Bale po paguajnë problemet me ekipet e tyre respektive, duke pasur një rënie prej 18 milionë dhe 17 milionë euro.

SPURSAT

Tottenham befason Milanin, shumë pranë blerjes së Ceballos Dani Ceballos duket se në sezonin e ri do të shohim në Premier League. Pas Liverpoolit të Kloop, edhe Tottenham ka shfaqur shumë interes për mesfushorin e talentuar të Realit. Sipas gazetës “AS”, Spursat janë në avantazh të dukshëm, madje kanë nisur kontaktet edhe me futbollistin për ta bindur që të luajë në Londër në sezonin e ri. Tottenham duhet të paguajë 50 milionë euro te Real Madridi, pasi Zidane nuk e ka planet e tij dhe këtë gjë e ka thënë edhe publikisht. Ceballos ndërkohë i ka kërkuar largimin madrilenëve dhe është në kërkim të një ekipi që mund t’i garantojë të paktën 40 ndeshje në sezon, diçka që Pochettino, është shprehur i gatshëm për t’ia plotësuar. Kujtojmë që Tottenham transferoi edhe Ndombele këtë verë, duke formuar një mesfushë të frikshme.


SHOWBIZ Prezantuesja e “Top Media” dhe “Digitalb”, Elona Duro në studiot e “Mediaset”

P

rezantuesja e njohur e “Top Media” dhe “Digitalb”, Elona Duro, ka zhvilluar këto ditë një vizitë në grupin më të madh televiziv italian “Mediaset”. Mësohet se Duro ishte e ftuara e Drejtorit të Përgjithshëm të Programacionit të grupit mediatik, Andrea Delogu. Në fotot e siguruara nga

22 E shtunë, 6 KORRIK 2019

qendra e grupit mediatik më të madh në Itali dhe rajon. Që prej vitit 2007, Elona Duro është një nga prezantueset

më të njohura të “Top Media” dhe “Digital”. Ajo drejton në “Digital” emision #Tag.

“Koha Jonë” shihet prezantuesja e njohur e “Top Media” në studiot e “Mediaset”, në Milano, ku ndodhet dhe

Cooper me Lady Gagën, Irina Shayk nis hakmarrjen Shqiptarja që “çmendi” Suedinë, publikon këngën e parë Erika Bitanji është shkodrania që në “Idol 2017” në shtetin e Suedisë, bëri namin. Erika ka lënë mënjanë covera-t, pasi ka publikuar këngën e parë dhe ka goditur në shenjë. Stil ritmik, kërcim dhe shumë freski ka klipi “Karma”, që është kënga me të cilën Erika ka synimin për të pushtuar tregun muzikor. Suksesi në botën e muzikës është i garantuar për të, pasi Zoti i ka dhënë një vokal të jashtëzakonshëm.

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Kështu thotë një proverb i famshëm. Dhe Irina Shayk duket se e ka kuptuar mirë konceptin. Një muaj më parë, top modelja dhe tashmë ish partnerja e Bradley Cooper njoftuan ndarjen, pas katër vitesh bashkë dhe lindjes së një vajze. Irina Shayk, gjithnjë shumë e rezervuar dhe pak aktive në mediat sociale, përsa i takon jetës së saj personale, duket se tani është në fazë hakmarrjeje. Pasi ka gëlltitur për pak javë zhgënjimin në dashuri, Shayk ka kaluar në kundër-

sulm. Fillimisht, disa foto provokuese gjatë një seance fotografimi në Islandë dhe tani, një sfidë e vërtetë. Nëse ka një gjë që di ta bëjë mirë, Irina Shayk, është ajo e komunikimit me pamjen. Në shëtitje nëpër Nju

Jork, gjatë fundjavës, ajo ka zgjedhur veshje bazike, minifund, xhaketë të zezë dhe kambale. Dhe në dorë, një çantë në formë libri që ka si kopertinë romanin e famshëm, Idioti, i Dostojevskit. Mesazh ky që fare mirë mund ti drejtohet ishpartnerit të saj. Dhe me këtë aksesor, ajo ka goditur në shenjë, në një kohë kur mediat amerikane gëlojnë nga thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Lady Gagës, që është përfolur prej kohësh për një lidhje sentimentale me aktorin Cooper.

Kendall Jenner përballet me ish-të dashurin

Brooklyn mungon në përvjetorin e 20 të prindërve Mbrëmë ka qenë përvjetori i njëzetë i martesës së Victoria dhe David Beckham, për të cilët u diskutua mjaft nëpër media, por djali i tyre i madh Brooklyn ka zgjedhur ta kaloj natën me te dashurën e tij.19-vjeçari dukej në foto bashkë me të dashurën Hana Cross 22vjeçe, marrëdhënia e të cilëve u zbulua vitin e kaluar. Ata në foto duken përkrahë njeri tjetrit të buzëqeshur dhe të lumtur. Ata pavarësisht festës së çiftit Bechkam, vazhduan së bashku të enjten në një nga lokalet e Londrës, dhe janë parë të dalin në orët e vona.

Kendall Jenner dukej se kishte një marrëdhënie perfekte me Ben Simmons, por në muajin maj ata vendosën t’i japin fund lidhjes. Ndarja mes tyre nuk ishte aspak e këndshme, por së fundmi atyre ju është dashur të përballen me njëri-tjetrin. Ata të dy kanë shumë miq të përbashkët dhe prandaj janë parë në të njëjtin vend për rastin e “Ditës së Pavarësisë”. Në festën e organizuar ishte i pranishëm edhe Younes Bendjima 26-vjeçari algjerian, i cili më parë ka pasur një lidhje dashurie me motrën e

Kendall, Kourtney Kardashian. Kujtojmë se Kendall Jenner e konfirmoi lidhjen me Ben Simmons gjatë një interviste për Ellen DeGeneres, por muaj më

vonë ata përfunduan gjithçka. Kendall ishte shumë e lumtur për romancën me Ben dhe mendohej se së shpejti ata mund të martoheshin me njëri-tjetrin.


POLITIKE

23 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Dy premiera në Teatri Eksperimental për publikun në këtë sezon veror Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell për publikun kryeqytetas në këtë sezon veror dy premiera “Jul Cezari” nga William Shakespeare dhe “Zogu i zi”. “Zogu i zi” shkruar nga David Harrower, do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli më datat 1011 korrik nën regjinë e Kiço Londos. Në role kryesore interpretojnë aktorët Laura Nezha, Aflred Trebicka dhe vajza e vogël Rexhina Ibro. Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju, dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Këto personazhe takohen pas 15 vitesh, për ti dhënë mundësi njëri- tjetrit të rindërtojnë historinë e tyre, e riekzaminojnë së bashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta ri imagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë. Una kërkon të restaurojë vetveten, por përpara se ta bëjë këtë ajo ka nevojë ta copëtojë historinë. Këtu hyn në rol multimedia, e cila zbërthen vizualisht këtë copëzim historie, si dhe heq distancën midis subjekteve të cilët janë të ndarë nga njëri/tjetri fizikisht, duke përdorur teleprezencën dhe internetin. Vizualisht shfaqja bazohet në teoritë e Lev Manovich, Soft Cinema. Është një tentativë për të lidhur personazhet, imazhin dhe internetin brenda një hapësire siç është ekrani i projeksionit, në marrëdhënie me hapësirën teatrale. Pjesa ka poezi të brendshme dhe shoqërohet me tërbim, frikë dhe të panjohura. Në thelb Zogu i Zi, fton që shoqëria të dialogojë për sa i

Moulin Rouge, emrat më të mëdhenj të skenave botërore në Amfiteatrin e Tiranës Sezoni turistik ka nisur por në kryeqytet nuk mungojnë aktivitete për të gjithë artdashësit dhe jo vetëm. Të premten u organizua eventi “Takohemi në Moulin Rouge”. Ky spektakël solli në Tiranë plot kërcimtarë elitarë, të cilët performuan numrat më brilantë nga arti i kërcimit si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, Ëndrra e një nate vere”, etj. E premtja në kryeqytet ishte një natë e mrekullueshme nën tingujt e muzikës dhe nën interpretimin e shumë kërcimtarëve. Nga një karakatinë e degraduar dhe e lënë në harresë për shumë kohë, amfiteatri i Parkut të Madh të Liqenit rezultoi një prej investimeve më të goditura të bashkisë së Tiranës, i cili u kthye edhe këtë vit në një nga pikat më tërheqëse dhe më të gjalla të Tiranës. Ky event kërcimi organizohet nga shoqata “ZUMBA ART” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.

Sadije Agolli: Në dasmë vesha kostumin kombëtar, më rëndonte shumë!

përket çështjeve të nxehta duke përfshirë kufijtë ligjor si dhe pozicionin human në botën moderne. “Jul Cezari” nga William Shakespeare vjen premierë më 13 Korrik nën drejtimin e regjisorit i njohur kroat Ivica Buljan, i konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times. Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli. Tragjedia e Jul Cezarit është një tragjedi historike nga William

Shekspir, e cila besohet të jetë shkruar në vitin 1599. Është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Në këndvështrim të sfondit historik, pjesa reflekton ankthin e përgjithshëm të Anglisë elizabetiane mbi vazhdimësinë e lidershipit. Në kohën kur u krijua dhe u vu në skenë për herë të parë, Mbretëresha Elizabet, një sovrane e fortë, ishte e moshuar dhe refuzonte të emëronte një pasues, duke u hapur udhë shqetësimeve, se pas vdekjes së saj mund të shpërthente një luftë civile, e ngjashme me atë të Romës.

Nisin xhirimet e filmit artistik “Zgjoi” Ka nisur xhirimet filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli. Ky film është bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Zgjoi” është debutimi i regjisores kosovare Basholli me bashkëproducent shqiptar Paskal Seminin, i cili sjell në ekranin e madh historinë e Fahrijes që kërkon ende bashkëshortin e humbur në luftë. Për të siguruar mbijetesën e familjes ajo fillon një sipërmarrje të vogël duke rritur bletë. Kur bletët bëhen agresive ndaj saj, Fahrijes i duhet të vendosë se si do të bëjë paqe me to por mbi të gjitha, me veten.

Pjesë nga ditari i Sadijes, gruas së Dritëro Agollit, ku ajo me shumë emocion flet për ditën e dasmës. Shkodër, 4 korrik 1965. E shtunë, vesha fustanin e bardhë. Kisha zgjedhe edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë. Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha. Ai ishte një kostum popullor i trashëguar, që kalonte nga një nuse te tjetra. Më përgatitën dy gra, duke më lyer fytyrën me sarikan. Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë, lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës. Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme. Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë, vilë e bukur dykatëshe, me shumë lule, me dy selvi të larta, me një portë të madhe e të rëndë druri. Ishin ftuar tërë të afërmit; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë, 5 djem e 5

vajza, që mbarova shkollën e lartë. Dritëroi erdhi në dasmë me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli, Njazimi. Dritëroi ishte shumë i gëzuar, pak i trullosur e i ndrojtur, ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi, pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar.

Liqeni i Ohrit një vlerë e shtuar për Pogradecin dhe Shqipërinë Tashmë liqeni i Ohrit do jetë i tëri në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tashmë zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë në qytetin e Pogradecit.

Veç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në lisën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO. Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958. Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jo materiale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe isopolifoninë shqiptare të jugut. Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 6 KORRIK 2019

Presidenti Ilir Meta me kongresmenin Engel: S’ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

P

residenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel dhe mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel”. Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e përurimit, Presidenti Meta vuri në dukje se: “Të gjithë urojmë shtetin e Kosovës për ditëlindjen në 17 shkurt! Unë e kam shumë përzemër këtë datë, për shkak se më 16 shkurt kam ditëlindjen e vajzës. Këtë 17 shkurt, unë e urova Kosovën duke bërë një postim në rrjetet sociale me një foton time në zyrën e Kongresmenit Engel me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

ancën mes Shqipërisë dhe Amerikës. “Kudo, në të gjithë botën de kam ndjerë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës. Sot, në praninë e Tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një pop-

ull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë. Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë. Prandaj i dashur Kongresmeni Engel, ju falëminderit shumë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë dhe për gjithçka që ju do të në sfond. Sepse sa herë që ne shkojmë në zyrën e tij, gjithmonë do të takojmë Shqipërinë, Kosovën, dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. U shpreh mirënjohjen më të madhe bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e Eliot Engelit, por unë jam i sigurt që emri i tij është i gdhendur në çdo zemër shqiptare që rreh shqip këtu në Malësinë e Gjakovës, në Nju-Jork, në Shqipëri, në Kosovë e në të gjitha trojet tona e kudo në botë”. Presidenti theksoi se asnjë forcë në botë nuk mund të vërë në diskutim alevazhdoni të bëni! Ju uroj shëndet! Zoti t’ju japë fuqi, sepse nga zyra juaj dhe nga dritarja juaj në Uashington shikohen aq qartë dhe aq pastër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që unë jam i bindur se ne do t’i forcojmë akoma edhe më tej!”, u shpreh Presidenti Meta. Miku i madh i shqiptarëve, Kongresmeni Engel, pasi u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për kontributin his-

torik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, dhe falënderoi Presidentin Meta, vuri në dukje se: “Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anem-

banë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë”,- tha ai. Pas kësaj ceremonie, Presidenti i Republikës së bashku me Kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit, në prani të personaliteve të ftuar dhe drejtuesve të pushtetit vendor.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.