Koha jone 6 maj 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 106 (8237)

E diel, 6 Maj 2018

Çmimi 30 Lekë

Fushata shpërthyese e këtyre ditëve për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm është porosi e kryeministrit Rama apo detyrime nga pazaret e vjetra të kanabisit?

“Grupi Tahiri”presion dhe shantazh mbi drejtësinë

Ish-ministri duhet të shkojë para drejtësisë, i vetëm, natyrisht me avokatët e tij dhe të mbrohet. Nëse del i pafajshëm bravo i qoftë dhe nesër merr drejtimin e PS-së, duke spostuar Edi Ramën, siç e ka në plan grupi përreth tij. Në të kundërt të mbajë kusuret e bëmave të tij jo ligjore FAQE 3

5 MAJI/ Krerët e shtetit, Sherr te memoriali "Nënë Shqipëri", komunistët rrihen me homazhe në nderim të demokratët për Enver Hoxhën Dëshmorëve të Kombit

Në foto: Momente gjatë përplasjes mes itharëve të Enver Hoxhës dhe anëtareve të PD MINISTRI

KREU I PAA

Agron Duka: Rama i fiton zgjedhjet si Reali ndeshjen e fundit, duke vjedhur FAQE 2

Fatmir Xhafaj: Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit FAQE 2

FAQE 4-5

Në foto: Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj FAQE 24 dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, gjatë homazheve në nderim të Dëshmorëve të Kombit

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

FORUM

Braimllari: LSI gati për zgjedhje që nesër, por pa Ramën kryeministër

Këshillë për ata që e hëngrën nga fotoja e Enver Hoxhës

FAQE 2

Nga Astrit Patozi FAQE 11

"MBLEDHJA E TË DHËNAVE ËSHTË STANDARD NDËRKOMBËTAR"

Ministria e Shëndetësisë: PD spekulon dhe sajon me qëllim politik FAQE 8


POLITIKE

2

E diel, 6 Maj 2018

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Fronti opozitar është i vendosur në largimin e Edi Ramës nga kjo qeveri

N

jë ditë pasi mblodhi Këshillin e saj Drejtues Kombëtar, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se është gatshme që të hyjë në zgjedhje në çdo moment nëse ato do të ndodhi para kohe. Deklarata vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i cili ishte dje qenë i ftuar në “Fax News” për të diskutuar në lidhje me pozicionin e LSI-së në opozitë dhe mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai thotë se LSI-ja është gati për zgjedhje në çdo moment, por kushti i vetëm është që Edi Rama të mos jetë kryeministër. Në vijim, Braimllari thotë se me një kryeministër që akuzohet për lidhje me bandat nuk mund të ketë më procese elektorale normale. “Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme që nesër për të pasur zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kjo klikë kriminale duhet të largohet njëherë e mirë nga vendi”,- tha Braimllari. I pyetur lidhur me çështjen e koalicioneve Braimllari tha se do të jetë në koalicion me çdo opozitar që kërkon që të rrëzojë klikën kriminale që Edi Rama ka instaluar në drejtimin e vendit. “LSI është e gatshme që nesër për të pasur zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kjo klikë kriminale duhet të largohet njëherë e mirë nga vendi. Sot kemi një klikë të korruptuar në pushtet, ku edhe projektligjet e këshillave bashkiakë projektohen në zyrat e oligarkëve. Ai i jep llogari vetëm oligarkëve, Edi Rama duhet të japë llogari fillimisht për krimin e organizuar, ky që

Braimllari: LSI, gati për zgjedhje që nesër, por pa Ramën kryeministër

ndërtoi policinë që duam, duhet të japë llogari për tre drejtues të policisë të cilët sot janë në arrati. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me çdo opozitar dhe këtë qëndrim e ka bërë të qartë dhe kryetarja e LSI-së, jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo njeri që ka fokus interesin e vendit. Rama është një njeri i papërgjegjshëm dhe jo serioz, largoi shqiptarët nga vendi, dhe i ka varfëruar ata në mënyrë që të mos kenë mundësi të ngrenë kokë. Fronti opozitar është i vendosur në largimin e Edi Ramës nga kjo qeveri”, u

shpreh Braimllari. Fraksionet në LSI Ndërkohë lidhur me fraksione të mundshme brenda partisë, Braimllari u shpreh se LSI-ja është një forcë demokratike dhe çdo mendim ndryshe është i mirëpritur. “LSI u krijua si një risi politike, e cila u krijua në opozitë. Ne kemi kultivuar një frymë demokratike brenda rradhëve tona, ku nuk mungojnë as debatet brenda grupit, dhe kjo është normale. Është normale që të ketë debate konstruktive, po ua thashë edhe në fillim që qëllimi ynë final është

i njëjtë, rrëzimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë së vendit. Zoti Tavo dhe zoti Koka qëndruan në seancë për arsyet e tyre. Zoti Tavo kishte gjashtë muaj që nuk ishte në Kuvend për arsye të tij personale ndaj edhe qëndroi në Kuvend, pasi mund të humbte mandatin. Ne ishim të detyruar që të qëndronim në Kuvend, pasi Luan Rama duhej të mbante fjalën në mënyrë që të shprehnim qëndrimin zyrtar të LSI-së në lidhje me projektligjin për strehimin social”, u shpreh më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

KREU I PAA-së

Duka: Rama i fiton zgjedhjet ashtu si Reali ndeshjen e fundit, duke vjedhur

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Kukës. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste. Duka u shpreh se PAA është një alternativë ndryshe ndaj partive tradicionale. Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Duka foli për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, por nënvizoi rrezikun që vjen nga përsëritja e fenomenit të shit-blerjes së votës të praktikuar nga mazhoranca. Duka gjithashtu ironizoi edhe krahasimin e Ramës me Real Madridin dhe të opozitës me Vaqarrin. “Arroganca e tij është e tillë sa që krahasohet me Realin, por e vetmja gjë që i bashkon është mënyra sesi ai fitoi zgjedhjet dhe Reali ndeshjen me Bajernin, duke vjedhur”– tha kreu i PAA-së, Agron Duka.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-së SULMON RAMËN: ADHAM’UTI URON GËZUAN 5 MAJIN, I IKËN MENDJA

Strehimi social, Vasili: Miliona euro oligarkëve, 99 % e shqiptarëve janë pa çati

K

reu i grupit parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar edhe dje lidhur me ligjin për strehimin social, i miratuar të enjten vetëm me votat e mazhorancës dhe pa marrë parasysh propozimet e opozitës. Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndërsa oligarkëve u jepen qindra miliona euro konçensione, 99 % e shqiptarëve janë pa strehim.“Strehimi social, farsa oligarkike dhe 99% e shqiptarëve pa strehim. Qeveria gajasi dynjanë e tha që do t’u merrte ca metra katror ndërtuesve për strehimin social dhe kjo ishte

zgjidhja e madhe. Me një fjalë qeveria edhe oligarkët do ti shkatërronte dhe njerëzve në nevojë do t’u zgjidhte hallin për banimin. Qeveria thotë që do t’u marrë ndërtuesve rreth 45 mijë metër katror në tre vjet, pra rreth 200 apartamente në vit. Mesatarja e martesave në vit në Shqipëri është mbi 22 mijë martesa. Medemek 1% të nevojave qeveria do ta zgjidhe me këta oligarkët, po 99% të tjerët si do ta zgjidhin?Apo do jenë në dorë të Zotit. Pra, për 99% qeveria s’mban përgjegjësi fare, s’ka asnjë strategji dhe duke u rritur taksat anembanë e ardhmja e tyre është e paravendosur që të

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

jetojnë me dhjetëra banorë në një apartament shumë më zi se edhe në kohën e partisë së punës. Sa për oligarkët qeveria, që u ka dhënë qindra milion euro

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

koncesione, tani bën sikur po u heq një qime, që do ta paraqesë si tra. Qindra milionat e koncesioneve mjaftojnë për mijëra banesa, për mijëra shqiptarë. Le t’ua heqë koncesionet qeveria oligarkëve dhe problemi i strehimit është i zgjidhur. Farsë komike në pamje, por tragjike në përmbajtje ideologjia e së cilës nuk është as e majtë dhe as e djathtë, por është thjesht farsa e hajdutëve në pushtet. Shqiptarët janë pa drejtim”- tha dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Dita e Dëshmorëve Po përmes rrjeteve sociale, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Vasili, do të ironizontë kreun e qeverisë, Edin Rama, shkak është bërë 5 Maji. Nëse Kryeministri Rama ka uruar për këtë ditë, Vasili thotë se dikush duhet ti tregojë Ramës, se sot është ditë përkujtimore e jo aheng e gallatë. “Po sot iku fare nga mendja uron Gëzuar 5 majin. Shpjegojani mor aman më ngadale e me durim që 5 maji është ditë përkujtimore për të rënët për atdhe, nuk është as aheng as festë, as gallatë siç e di ky shkollëpakti që thotë me gojën plot Gëzuar 5 Majin. Megjithatë shiheni vetë çfarë uron Adham’Uti”- u shpreh dje kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 6 MAJ 2018

Fushata shpërthyese e këtyre ditëve për të shpëtuar ish-ministrin e brendshëm është porosi e kryeministrit Rama apo detyrime nga pazaret e vjetra të kanabisit?

“Grupi Tahiri”presion dhe shantazh mbi drejtësinë

Ish-ministri duhet të shkojë para drejtësisë, i vetëm, natyrisht me avokatët e tij dhe të mbrohet. Nëse del i pafajshëm bravo i qoftë dhe nesër merr drejtimin e PS-së, duke spostuar Edi Ramën, siç e ka në plan grupi përreth tij. Në të kundërt të mbajë kusuret e bëmave të tij jo ligjore Një fushatë e pazakontë propagande ka nisur në media që pas momentit kur Saimir Tahiri, ish-ministri nën hetim për trafik droge, dorëzoi mandatin e deputetit. Sondazhe të porositura, debate të sajuara në televizione dhe artikuj pa fund, me dhe pa autor, kanë mbushur këto ditë mediat duke i dalë në mbrojtje ish-ministrin të Brendshëm. Askush nuk do që të jetë i fajshëm padrejtësisht Saimir Tahiri. Asnjëri nuk ia uron një të keqen, pasi nuk është as ligjore e as njerëzore të shpallesh dikë, aq më tepër një njeri që ka kontribute në PS. Por histeria dhe turravrapi en block për ta nxjerrë të pafajshëm ish-ministrin, të krijon dyshimet e mundshme se janë pazare të vjetra ose shkrime të orkestruara nga kryeministri për ta mbrojtur me çdo kusht. Dhe kjo fushatë vjen kur vetë Tahiri ka thënë, të paktën publikisht, se nuk do asnjë mbrojtje sepse do të jetë vetë para drejtësisë për të vërtetuar pafajësinë. Saimir Tahiri është zyrtari mbi të cilin rëndojnë akuzat më të rënda që janë bërë ndaj ndonjë politikani shqiptar. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka nën hetim prej 6 muajsh për trafik droge të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror. Korrupsioni është një temë e njohur për politikën shqiptare, por pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe trafik droge është një akuzë ku deri më sot nuk kishte arritur politika shqiptare. Sigurisht, si çdo qytetar tjetër i Shqipërisë, Saimir Tahiri nuk mund të quhet fajtor derisa gjykata ende nuk ka folur. Por siç nuk mund të quhet fajtor pa vendosur drejtësia edhe nxitimi për ta marrë në mbrojtje para se të flasë gjykata është njëlloj jo i logjikshëm dhe jo normal. Ajo që po ndodh këto ditë me një pjesë të mediave dhe miqve të Saimir Tahirit në politikë nuk është thjesht mbrojtja e

ish-ministrit para drejtësisë. Më shumë se kaq, mediat dhe zyrtarët e PS po nxitojnë ta shpallin atë të pafajshëm, ndërkohë që duhet të jetë gjykata, bile ajo superiore që të jap verdiktin final. Pas fjalimit të dorëheqjes nga mandati i deputetit ishte kryeministri Edi Rama i pari që e cilësoi aktin e ish-ministrit të tij si një gjest unik dhe të pashembullt. Më pas, një seri artikujsh shpërthyen në media duke e paraqitur Tahirin si një "hero" që la mandatin e deputetit dhe "i vetëm" po shkonte në luftë përballë drejtësisë. Apologjia ndaj Tahirit shkoi edhe më tej duke e cilësuar si politikanin e parë në 30 vjet që bënte një gjest "heroik" duke dorëzuar mandatin e deputetit. Servirja e dorëzimit të mandatit në këtë mënyrë është një mashtrim kryekëput. Tahiri bëri gjënë me normale që duhet të bëj çdo politikan kur akuzohet nga drejtësia. Madje, ai e dorëzoi mandatin gjashtë muaj me vonesë dhe kjo nuk është shenjë e ndonjë trimërie të madhe, përkundrazi tregon të tjetër gjë. Nëse Tahiri do të ishte vërtetë i bindur në pafajësinë e tij këtë hap duhej ta

kishte hedhur në muajin tetor 2017 kur dolën përgjimet. Mund të ishte larguar nga PS dhe Parlamenti përpara se t'ja kërkonte apo detyronte Edi Rama. Sa për modelin që gjasme e ka sjellë i pari në politikë standardin e dorëheqjes kjo është sajesa e radhës. Historia e 28 viteve të fundit ka raste ku ministra dhe deputetë kanë dhënë dorëheqjen për akuza që në krahasim me "organizatën kriminale" të Tahirit duken të papërfillshme. Strategjia e dytë mediatike dhe politike në mbrojtje të Tahirit është ajo e shpalljes së pafajshëm para se të flasë drejtësia. Në media dhe studio televizive këto ditë shihen gazetarë që marrin dhe shqyrtojnë provat për dosjen "Habilaj". Analizojnë faktet, gjykojnë veprimet e prokurorisë dhe në fund, njëlloj si një gjykatë shpallin vendimin se ish-ministri jo vetëm nuk duhet të arrestohet, por mundësisht duhet që Prokuroria ti kërkoje falje për shqetësimet që i ka sjellë. Një mbrojtje e tillë bëhet në kohën kur këto gjashtë muaj ka dyshime se janë zhdukur të gjithë provat që mund të hidhnin dritë mbi çështjen Habilaj dhe Tahiri. Bashkë me shërbimin

ndaj Tahirit, si rastësisht ka nisur dhe sulmi ndaj prokurorëve që po hetojnë dosjen e ish-ministrit duke i kërcënuar me vettingun apo duke u sajuar "fake news" për hetimet e mëparshme. Një mbrojtje të tillë as avokatët ligjorë të Tahirit nuk kanë pasur guximin ta bëjnë në publik. Por media shkon dhe më tej se avokatët që i paguan ligjërisht Tahiri, dukej tejkaluar dhe logjikën e fakteve dhe moralin e profesionit. Një shërbim i tillë politik ngre shumë pikëpyetje. Në rastin më të mirë, deputetët që janë në ballë të fushatës dhe mediat duhet të kanë marrë porosi të veçantë nga kryeministri sesi të shpëtojnë Tahirin dhe fytyrën e qeverisë. Një porosi sipas parimit; "të shpëtojmë ushtarin Tahiri, për të shpëtuar qeverinë". Ky nxitim për ta shpallur të pafajshëm akoma pa vajtur në gjykatë ka një strategji dhe frikë njëkohësisht: frikën se mos prokuroria ka fakte të tjera të cilat asnjë nuk i di deri tani. Por edhe presionin ndaj prokurorisë që "të mos kruhet me ish-ministrin se do t'ju shkrijë Vettingu", i cili për fatin e keq kontrollohet nga PS. Informacione vijnë nga selia e PS-së se disa deputete dhe deputetë të PS-së, si dhe një deputet nga koalicioni qeverisës takohen rregullisht me ishministrin duke krijuar një solidaritet force dhe presioni kundrejt drejtësisë, por edhe ndaj kryeministrit Rama. Dihet publikisht se një pjesë të emrave deputetë në listën e PS-së së qarkut Tiranë i ka caktuar Saimir Tahiri e jo Edi Rama. Ish-ministri duhet të shkojë para drejtësisë, i vetëm, natyrisht me avokatët e tij dhe të mbrohet. Nëse del i pafajshëm bravo i qoftë dhe nesër merr drejtimin e PS-së, duke spostuar Edi Ramën, siç e ka në plan grupi përreth tij. Në të kundërt të mbajë kusuret e bëmave të tij jo ligjore. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E diel, 6 Maj 2018

Degjeneron në dhunë fizike ceremonia e homazheve për të rënët e atdheut tek Varrezat e Dëshmorëve

Shkopinj, grushte e sharje pas thirrjeve “Enver Hoxha”, demokratët përplasen me komunistët P

rej afro 5 vitesh me rikthimin në qeverisjen e vendit të së majtës, tashmë është bërë e zakonshme që në çdo ditë përkujtimore të luftërave, apo datave historike, të ketë edhe nostalgjikë të Partisë Komuniste dhe të Enver Hoxhës. Një gjë e tillë ndodhi edhe ditën e djeshme ku në pritje të ceremonive zyrtare ku pritet të jenë të pranishëm Presidenti, kryeministri dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore. “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhej në një prej pankartave që janë vendosur pranë varrezave të dëshmorëve të kombit. Kanë mjaftuar largimi i Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të akredituat në Tiranë që në sheshin e Varrezave të Dëshmorëve të niste një përplasje fizike, që shënoi sharje e dhunë,

derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë për të qetësuar situatën. Sherri masiv Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të merrte pjesë në homazhe 1 orë pas Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pas largimit të këtyre të fundit, mbështetësit

e opozitës shkuan drejt memorialit të të rënëve të atdheut për të përgatitur ceremoninë e liderit të PD, Lulzim Basha. Por ardhja e demokratëve qëlloi në momentin kur veteranët po bënin homazhet e tyre me thirrjet “Partia Komuniste” dhe foton e Enver Hoxhës në duar. Kjo i ka

revoltuar dhe i bëri të afrohen më shumë drejt veteranëve duke ofenduar dhe fërshëllyer deri sa u konfrontuan fizikisht. Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola siç duken edhe nga pamjet, komunistët kanë nisur të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”,

“Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule. Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Ithtarët e diktatorit kanë brohoritur “Rroftë Enver Hoxha”, ndërsa një tjetër qytetar ka reaguar ““Enver Hoxha te q.. r…”. Kaq ka mjaftuar që të krijohet një përplasje mes ithtarëve të Enverit dhe grupit të qytetarëve, duke çuar në një konfrontim fizik mes palëve. Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës. Mes mbështetësve të PD që u përlesh me anëtarët e PKSH bie në sy edhe biznesmeni, ish-deputet i PD-së, Ndriçim Babasi. Veteranët mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës si dhe me thirrje e brohoritma për regjimin komunist, çka ka shkaktuar irritimin e simpatizantëve të PD-së. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona, ndërkohë që kurorat me lule të vendosura pak më herët nga drejtuesit më të lartë të shtetit mësohet se u prishën.

ISH-DEPUTETI I PD-SË: SHUMË MIRË QË NDODHI PËRPLASJA, QË TA KUPTOJNË MIRË ATA QË DUAN KOMUNIZMIN

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi ka sqaruar në një intervistë të shkurtër për “Neës 24” sherrin e ndodhur paraditen e djeshme teksa demokratët bëheshin gati të nderonin Dëshmorët e Atdheut. Ai thotë se veprimi i tyre ishte mëse i drejtë, përballë asaj që e quajti “provokim nga ana e komunistëve”. Babasi bën fajtor policinë që nuk ka ditur të koordinojë oraret për ta shmangur një përplasje të tillë. Ai shkon më tej kur thotë se komunistët kanë marrë bekimin e kryeminsitrit Rama për të provokuar me fotot e ish-diktatorit dhe thirrjet në emër të tij, për të cilin ka edhe një mesazh. Zoti Babasi mund të na sqaroni si ndodhi përplasja mes përfaqësuesve të Partisë Demokraktike dhe veteranëve tek Varrezat e Dëshmorëve? A pati ndonjë të shoqëruar mes jush? Në dijeninë time nuk ka asnjë të shoqëruar. Nuk mund të flas për një përleshje, por për një reagim

Ndriçim Babasi sqaron sherrin me komunistët: Rama të heqë dorë nga provokimet

të dhunshëm nga ana e komunistëve që vinin të provokonin me foton e “qoftëlargëtit”. Ne shkuam në orarin e caktuar për të bërë nderimet përkatëse dhe aty u ndeshëm me këtë grup. Ju thamë të hiqnin parullat dhe fotot sepse s’mund të vazhdohet me imazhin e “qoftëlargut” edhe pas 25 vitesh. Ata reaguan keq, kishin edhe shkopinj me vete. Por në të gjithë këtë histori, faji është i policisë. Ishte policia ajo që nuk diti të ndajë detyrat e veta. Kur ka aktivitet PS-ja, lejohen mbështetësit e PS, kështu ndodh me PD dhe me këta “qoftëlargëtit”, që duhet t’i kishin lënë në një tjetër orar. Ju personalisht ishit mes atyre që u përfshinë në sherr? Isha mes atyre që debatuan dhe po them që u bë shumë mirë që ndodhi ashtu. Le ta marrë vesh

gjithë Shqipëria dhe Bota që PD është e fortë dhe mban qëndrimin e saj ndaj parullave të komunizmit. Ta marrin vesh edhe ata që i sollën aty! Kush mendoni t’i ketë sjellë aty? Po ata nuk erdhën nga mendja e tre, janë të nxitur politikisht për të reaguar ashtu. Erdhën me qëllimin për të na provokuar, ishin provokatorë. Pse i quani provokatorë? Nuk i quaj, jam i bindur që ishin provokatorë, madje të organizuar mirë kësaj here. Por faji është i Edi Ramës, mbi të bien të gjitha përgjegjësitë. Keni një mesazh për kryeministrin? Mesazhi i vetëm që kam për të është të rrijë larg nga këto akte provokatore. Të mos i nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.


POLITIKE

5

E diel, 6 Maj 2018

Kreu i PD-së reagon ashpër ndaj përplasjes mes demokratëve dhe komunistëve te Varrezat e Dëshmorëve

Basha: PD ligj në Kuvend për ndalimin e portretit të Enver Hoxhës P

artia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë. Deklarata u bë dje nga Varrezat e Dëshmorëve në përfundim të homazheve në kujtim të dëshmorëve të vendit nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga përplasja fizike mes demokratëve dhe ithtarëve të ish-diktatorit Enver Hoxha, si pasojë e provokimeve që shkaktoi prezenca e komunistëve në kohën kur demokratët po bëheshin gati të nisnin ceremoninë e homazheve, Basha theksoi se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për shqiptarët. Sipas kryedemokratit nga ky konflikt shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. “Partia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e

të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. Dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha. Thirrja ime për të gjithë shqiptarët sot pa dallime politike është të

vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit, lirinë nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesat private dhe personale të pushtetit ”- deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Nderimet për dëshmorët

I shoqëruar nga deputetë dhe simpatizantë të PD-së, Lulzim Basha bëri dje homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe memorialin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit. “Sot është dita kur përkulemi para sakrificës më sublime të bijve dhe bijave të Shqipërisë që u flijuan në

altarin e lirisë. Nderojmë sot ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë kundër pushtuesve fashistë. Nderojmë sot ata që dhanë jetën për lirinë kundër persekutorëve komunistë. Nderojmë sot burrat dhe gratë në uniformë që dhanë jetën për lirinë e çmuar nga krimi dhe tirania e saj. Nderojmë sot Azem Hajdarin dhe heronjtë e tjerë të demokracisë që u flijuan për liri dhe demokraci. Dita e sotme është një ditë nderimi është edhe dita për t’i kujtuar njëri –tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë shqiptarët sot pa dallime politike është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar, lirinë nga diktatura dhe tirania e krimit, lirinë nga tirania dhe autokracia që shkel ligjin për interesat private dhe personale të pushtetit. Liria nga tirania e varfërisë, e korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit dhe shpresën e shqiptarëve. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit! I paharruar qoftë kujtimi i tyre!”- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

saj është rinia dhe demokratët që sot ndaluan nderimin e diktatorit më mizor, Enver Hoxhës. Që prej ditës së parë në pushtet, Edi Rama ka rikthyer në shumë forma dhe mënyra simbolet e komunizmit. Kudo ku është Rama janë fotot e diktatorit me gjakatar të Europës. Ylli komunist në xhaketën e Ramës është provokimi që i bëhet shqiptarëve, është zemra dhe kurajo që u jepet komunistëve, të cilët sot bashkë me Ramën u shfaqen sërish. Ky turp për vendin nuk mund të kalonte pa reagimin e atyre që Enver Hoxha burgosi e

dhunoi gjatë regjimit të tij pothuaj 50 vjeçar. Pa larguar Edi Ramën nuk do të ketë paqe në këtë vend. Pa larguar Edi Ramën nuk do të ketë zhvillim dhe integrim. Me Edi Ramën lulëzon veç droga e krimi dhe po rikthehen diktatura dhe mbetjet më të urryera të saj. Për sa kohë nuk do të dënohen krimet e komunizmit dhe figura e urryer e Enver Hoxhës, shoqëria shqiptare nuk ka për të gjetur asnjëherë paqe. Krenar për të rinjtë antikomunistë të FRPD-së” u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i FRPDsë, Belind Këlliçi.

KREU I FRPD-së

Përplasja te Varrezat, Këlliçi: Rinia i dha përgjigjen e duhur ithtarëve të diktatorit

B

elind Këlliçi, Kryetar i FRPD-së, përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se Rinia i dha përgjigjen e duhur ithtarëve dhe pasardhësve oligarkë të diktatorit Enver Hoxha, pas thirrjeve të tyre “Rroftë Enver Hoxha” e “Partia Komuniste”. Reagimi i Këlliçit ka ardhur pas përplasjes që ndodhi dje mes një grupimi qytetarësh dhe ithtarëve të Enver Hoxhës. “Me Edi Ramën po rikthehet Enveri! Rinia sot i dha përgjigjen e duhur ithtarëve dhe pasardhësve oligarkë të diktatorit! Ky vend ka shpresë e shpresa e


POLITIKE

6

E diel, 6 Maj 2018

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

“5 Maji”, Manjani: Rama u uroi vdekjen shqiptarëve, paske marrë dozë të lartë Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili uroi 5 Majin “Ditën e Dëshmorëve”. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, Manjani shkruan se Rama u uroi shqiptarëve ditën e vdekjes. “Dëshmorët dhe të droguarit... Kryeministri na uron “Gëzuar 5 majin”, pra ditën e

vdekjes! Si dozë e lartë duket... Zëvendësia e tij, ngatërron librin me përralla Arabe, me librin e kohës së Enverit për Dëshmorët! Dozë fillestarësh, por me efekt të menjëhershëm... Vartësit e tyre kanë frikë se mos bëhen “dëshmorët” e ndryshimeve në qeveri dhe punojne si për ditën e fundit! Dozë e mjaftueshme për të mos fjetur... Pjesëmarrësit në homazhe

zihen për foton e Enverit!! Të dehur nga tymi dhe aromat e drogës që përdor qeveria... Ec e merre vesh se ç’bëhet në këtë vend! Me siguri Dëshmorët janë rrotulluar disa herë aty poshtë nga sikleti... Familjet e tyre presin të marrin ndonjë kg mollë nga shteti, si gjithmonë...”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani.

Zëvendës Kryetari i LSI-së irritohet nga urimet e krerëve të Qeverisë: Injoranca nuk ka brirë!

Z

ëvendës-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, Sekretari i Përgjigjthshëm Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, si dhe të rinjtë e forumit rinor të LRI-së zhvilluan homazhe te busti i Qemal Stafës në Tiranë me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve. Gjatë fjalës së tij, ZëvendësKryetari i LSI-së, Luan Rama tha se 5 maji është dita e kujtesës popullore dhe kombëtare për sakrificën më të madhe që bëri populli shqiptar. Sipas tij, 5 maji ditë e shenjtë e historisë sonë dhe 5 maji është një ditë krenarie. “5 Maji, dita e nderimit të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dita e kujtesës popullore dhe kombëtare për sakrificën më të madhe që bëri populli shqiptar, është padyshim një ditë e shenjtë e historisë sonë, është një ditë krenarie. E mbi të gjitha, është një ditë mesazh që sakrifica, gjaku, heroizmi partizan, jetët e atyre djemve dhe vajzave që u flijuan për lirinë e atdheut, të mbeten në bazamentin mbi të cilin ne të punojmë për një të ardhme më të mirë. Jemi këtu si çdo 5 maj, përpara bustit të Qemal Stafës, njeriut simbol të luftës, të një brezi të lavdishëm, të rinisë shqiptare, që u bë jo vetëm promotorja dhe frymëzuesja e luftës popullore për çlirimin e atdheut. Por jemi këtu para bustit të Qemal Stafës, pasi 5 maji është dita e rënies së tij, e pikërisht për të nderuar këtë brez është lidhur emri i Qemal Stafës, rënia e tij heroike me ditën e nderimit së dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po nga largësia e kohës me atë ngjarje ne jemi këtu me këta të rinj, për të dëshmuar se nuk ka kohë, se nuk ka distancë por ëndërra për Shqipërinë Europiane, ëndrra për Shqipërinë demokratike, ëndrra për Shqipërinë e të rinjve dhe të rinisë që është e ardhmja e saj, mbetet gjithmonë si detyrim që shkon stafetë nga brezi në brez. Prandaj edhe njëherë lavdi dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që flijuan jetën për lirinë e atdheut dhe ky mesazh dhe nderimi për ta të jetë stafeta e krenarisë dhe e nderit që shkon brez pas brezi sepse një popull që di të nderojë historinë e vetë di të ndërtojë të ardhmen e vetë të sigurt”- u shpreh dje Luan Rama.

Deputetët e LSI-së homazhe te busti i Qemal Stafës, Luan Rama: Ditë e shenjtë e historisë

Irritimi ndaj krerëve të qeverisë Pak orë pasi kreu homazhe te busti i Qemal Stafës, zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama, do të lëshonte kritika të forta ndaj Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministres. Luan Rama kritikoi kryeministrin Rama pasi ky i fundit me rastin e Ditës së Dëshmorëve ka shkruar në Facebook “Gëzuar

5 majin” Deputetit i LSI-së, i ka kujtuar kryeministrit se 5 maji nuk është festë por është një ditë nderimi për ta ndaj fjala “gëzuar” është e pavdend. Ndërkohë që veç kryeministrit, Luan Rama ka ironizuar dhe me zv.kryeministren Senida Mesi, e cila në një takim sot në Shkodër tha se ka lexuar librin “1001 yjet”, ku ka mësuar për dëshmorët, për datën

e lindjes dhe të vdekjes së tyre. “Injoranca nuk ka brirë! Nderim, përulje, heshtje, krenari dhe solemnitet! Ky është “protokolli” i 5 majit, i ditës së përkujtimit dhe nderimit shtetëror, kombëtar e popullor të dëshmorëve të atdheut! Mirëpo, ja që edhe në këtë ditë të shenjtë, ku dhembja,nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së

atdheut përbëjnë homazhin për ta, nuk mund të mungonin edhe episodet e injorancës si dëshmi hipokrizie e për të na risjellë në kujtesë shprehjen “injoranca nuk ka brirë”! Shikoni postimin e Kryeministrit në profilin e tij në facebook: shkruan “Gëzuar 5 majin!” Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend! Ndaj mësoje që gëzuar thuhet në ditë feste apo gëzimi, jo në ditë përkujtimi! E pas kryeministrin na shfaqet me gjithë kulturën e vet të të lexuarit edhe zëvendëskryeministrja, që paska në shtëpinë e vet librin e saj të vjetër “ 1001 yjet” ku ka lexuar e mësuar për dëshmorët e Luftës! Nuk është përrallë, është e vërtetë; zëvendëskryeministrja ka në shtëpi librin e vjetër “1001 yjet” ku ka lexuar dhe mësuar për dëshmorët, për datën e lindjes dhe të vdekjes së tyre!”- u shpreh dje në reagimin e tij, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

“ ÇELJA E JAVËS SË EUROPËS NGA SHTËPIA E ENVER HOXHËS, AKT REHABILITIMI I FIGURËS SË DIKTATORIT”

P

ërzgjedhja nga kryeministri Edi Rama e ambienteve të ish-vilës të diktatorit Enver Hoxha për të çelur këtë të premte aktivitetet në kuadër të Javës së Europës ka shkaktuar reagim të ashpër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes rrjeteve sociale, Berisha ka shpërthyer në akuza duke u shprehur se akti i Ramës është një akt malinjiteti për ti dërguar mesazh Bashkimit Europian, duke i kërcënuar me simbolet e komunizmit. “Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama shpall javën e Europës në shtëpinë e Hitlerit shqiptar të Pasluftës! Edi Rama, në vitin e Skënderbeut, nuk zgjodhi Krujën, kështjellën e saj, për të shpallur javën e Europës në Shqipëri, por në një akt malinjiteti dhe perversiteti politik dhe

Berisha: Neobllokmeni Rama mesazh malinj BE-së - Me Enverin drejt Europës! moral zgjodhi me rekomandim të zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, vilën e ish-diktatorit mizor Enver Hoxha për të kremtuar ditët e Europës dhe për t’i dërguar si paranojak, mesazhet e tij Bashkimit Europian. Kështu, ai organizoi dje një ceremoni, në të cilën kishte ekspozuar duke përdhosur edhe librat e shenjtë në shtëpinë e antikrishtit shqiptar, Enver Hoxhës, të cilin 37 liderë europianë të EDU e cilësuan në vitin 1991 në Deklaratën e Parisit si “Hitleri shqiptar i Pasluftës”. Përzgjedhja e vilës së

kryekasapit të shqiptarëve për të shënuar ditët e Europës, kishte si qëllim rehabilitimin e atit të tij shpirtëror dhe me këtë rast dhe të xhelatëve, Kristaq Rama, Spiro Koleka - babait biologjik dhe dajos së tij. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të ulët provokues ndaj shqiptarëve dhe mbarë njerëzve të lirë në Europë dhe në botë, ftoj shqiptarët të flakim sa më parë kalbësirën e Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së narkoshtetit të tij!”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Sali Berisha.


AKTUALITET

7

E diel, 6 Maj 2018

Nga Akademia e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se bashkëpunëtorët e krimit sot sulmojnë policinë me zë e vepra

Nderohen policët e vrarë, Xhafaj: Vettingu, rruga për tu ndarë nga ata që e përbaltën P

olicia e Shtetit nderoi 222 policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën e Dëshmorëve. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur pranë memorialit kushtuar punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është shprehur se kjo është dita që simbolizon sakrificat sublime të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e vendit.”Në këtë ditë, ne i bëjmë homazh veprës së pavdekshme të atyre që dhanë jetën e tyre për kauzën kombëtare. Sakrifica e tyre ndonëse nuk ka çmim, mbetet një frymëzim i përhershëm për ne”,-tha Xhafaj. Nga Akademia e Sigurisë, ministri nuk mungoi as të thoshte se ata që kanë bashkëpunuar dikur me krimin, sulmojnë sot policinë me zë dhe vepra. Duke u ndalur më gjatë tek Vettingu, Xhafaj ri-theksoi se qëllimi nuk është që përmes kleçkave procedurale të dokumentacionit të penalizohen punonjës të policisë, por të jetë një proces i paanshëm. “Është gjithë siguria ligjore dhe vullneti im si ministër, që procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues me vështirësitë e të djeshmes

BILANCI NDAJ KRIMIT “Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis. Një vend ku organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit të tyre kriminal në vend”.

sidomos me punonjësit e thjeshtë të trupës policore e Gardës së Republikës. Ne synojmë që ky proces të evidentoj dhe të largojë nga radhët e policisë elementët, sidomos në nivele drejtuese, të cilët direkt ose indirekt janë të lidhur apo në shërbim të krimit, janë të korruptuar, apo edhe të paaftë profesionalisht”,-tha Xhafaj. 24 orë para skadimit të afatit për dorëzimin e dokumenta-

cionit të Vettingut për efektivët e policisë, ministri teksa nënvizoi se Vettingu është e vetmja rrugë që shumica dërrmuese e kësaj trupe të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, “nga ata që e përbaltën policinë, e braktisën dhe iu vetdorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Këta janë ata që sot sulmojnë Policinë, me zë e me vepra, që u

japin oksigjen grupeve kriminale. JO NE”,tha më tej ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Duke bërë bilancin e luftës ndaj krimit, Xhafaj u shpreh se sot Shqipëria nuk është më një vend ku kultivohet kanabis, dhe se grupet kriminale pas goditjeve që kanë marrë kanë humbur qetësinë. “Është plotësisht meritë e punës dhe e angazhimit të tyre serioz dhe profesional që statistikat zyrtare

të kriminalitetit për vitin 2017 dhe 4 mujorin e parë të këtij viti janë shumë të suksesshme, në shumë tregues ndër më të mirat në 20 vite dhe në një trend krahasues europian. Është pa asnjë dyshim meritë e punës dhe e sakrificës së strukturave të Policisë, që sot Shqipëria përfundimisht është një vend jashtë hartës së vendeve ku mbillet e kultivohet kanabis. Është një vend ku organizatat kriminale kanë humbur qetësinë dhe komoditetin e të bërit të biznesit të tyre kriminal në vend. Në sajë të punës dhe të angazhimit të këtyre punonjësve sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë një krim jo vetëm identifikohet, por edhe ndalohet edhe arrestohet thuajse menjëherë pas kryerjes së veprës kriminale”,-tha ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

DREJTORI I POLICISË

MINISTRI

Veliu: Frymëzim dhe motivim në punën tonë

Xhafaj: Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit

Policia e Shtetit ka nderuar në Akademinë e Sigurisë policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën e Dëshmorëve. Ardi Veliu, Drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha se 222 emrat e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të “jenë skalitur në murin e kujtesës”. “Dita e Dëshmorëve është dita e krenarisë, është dita e nderimit të vlerave dhe ideve, për të cilën 222 punonjësit e Policisë dhanë jetën e tyre. Dhimbja dhe krenaria, janë dy ndjenja që na bashkojnë të gjithëve sot. Nuk gjenden fjalë të nderojmë aq sa duhet sakrificën e tyre, të lartësojmë aq sa e meriton, aktin më sublim i dhënies së jetës. Reflektim mbi vlera të tilla si nderi, sakrifica, detyra e përkushtimi. Jemi krenar që ishim shokët, miqtë dhe kolegët e këtyre martirëve. Shembulli i tyre na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për

të cilin ata u sakrifikuan. Emrat e 222 punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, janë skalitur në murin tonë të kujtesës. Mbështetje dhe vlerësim për të gjithë punonjësit e policisë, vëmendja dhe kujdesi jonë ndaj jush nuk do të mungojë asnjëherë”,-tha Veliu.

‘’Sot Shqipëria është një vend që ka dalë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Sot vendi ynë është një vend ku organizatat kriminale nuk janë të qeta në biznesin e tyre kriminal dhe sot në Shqipëri një autor i një krimi, identifikohet dhe arrestohet’’,-tha ministri Xhafaj, gjatë ceremonive me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të vendit, ku u përkujtuan edhe të rënët në radhët e policisë së shtetit. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndonëse nuk ka pranuar të replikojë me paraardhësin e tij, nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet Tahirit me krahasimet se si është sot Shqipëria në sajë të punës së policisë. Gjithashtu ministri Xhafaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit garanton rendin dhe sigurinë publike sipas ligjit, dhe jo si sherifat e perëndimit të largët. ‘’Policia e Sshtetit ofron siguri dhe garanci për

qytetarët duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe jo me metodat e sherifave të perëndimit të largët të shekullit të kaluar’’,-tha ai.


AKTUALITET

8

E diel, 6 MAJ 2018

Ministria e Shëndetësisë: Mbledhja e të dhënave për pacientët është standard ndërkombëtar

M

inistria e Shën detësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar dje pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me mbledhjen e të dhënave për pacientët. Ndryshe nga sa pretendon PD, Ministria e Shëndetësisë deklaron se "databaza e shëndetit është standard ndërkombëtar" dhe ka si

qëllim "përmirësimin e shërbimit për pacientët". Ministria i kujton PD-së së përdorimi i të dhënave mbrohet me ligj dhe në rastin konkret nuk ka asnjë abuzim apo shkelje të ligjit. "Programi i shëndetësisë elektronike është një proces që nuk do të ndalet pasi rrit transparencën, shmang abuzimet dhe lehtëson qytetarët nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi. Përdorimi i të dhënave personale mbrohet me ligj dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton mbrojtjen e këtyre të dhënave",- thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Deputeti i PD-së, Bardh Spahiu akuzoi dje se me marrjen e numrit të kartës së identitetit të pacientëve ka shkelje që mund të përdoren për qëllime elektorale. Një akuzë e tillë është gati qesharake, sepse numri unik i kartës së identitetit shërben për të verifikuar numrin e sigurimit shëndetësor. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që

Ministria e Shëndetësisë: PD spekulon dhe sajon me qëllim politik

ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor",- thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë: "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të sqarojë qytetarët se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qëllim vendosjen e një standardi të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Përkundër spekulimit politik të radhës të opozitës, ky proces nuk ka asnjë qëllim tjetër, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave

shëndetësore për pacientët, një standard ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që

përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor. Programi i shëndetësisë elektronike është një proçes që nuk do të ndalet pasi rrit transparencën, shmang abuzimet dhe lehtëson qytetarët nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi. Përdorimi i të dhënave personale mbrohet me ligj dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton mbrojtjen e këtyre të dhënave".

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të sqarojë qytetarët se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qëllim vendosjen e një standardi të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Përkundër spekulimit politik të radhës të opozitës, ky proces nuk ka asnjë qëllim tjetër tjetër,, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave shëndetësore për pacientët, një standard ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor shëndetësor..


POLITIKE

9

E diel, 6 Maj 2018

PD: Tahiri u dorëhoq kur u kap drejtësia, Rama për 6 muaj me radhë e mbrojti me imunitetin e deputetit

N

ga Elbasani, ku është takuar me strukturat e Partisë Socialiste, kreu u grupit Taulant Balla foli për çështjen “Tahiri”. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit kreu i grupit PS-së, Taulant balla kërkon që politika të heshtë për t’ia lënë drejtësisë të thotë fjalën e saj. “E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Z. Tahiri po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje. Sot Z.Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj. Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje”, është shprehur Balla. Sipas tij, kjo është një çështje personale e Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia. “Askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një procedurë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasë drejtësia”, theksoi Balla nga Elbasani, ku ka zhvilluar homazhet për 5 Majin. Reagimi i PD-së Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj, tha se

Saimir Tahiri pa mandat, Balla: Askujt nuk i takon të flasë, përveç drejtësisë

dorëhqja e Saimir Tahirit është shfaqja e radhës dhe ky vendim, tha ai, erdhi pasi Kryeministri Rama arriti të kapë drejtësinë për të shpëtuar veten. Partia Demokratike, thotë se kryeministri Edi Rama, për 6 muaj me radhë e mbrojti Saimir Tahirin me imunitet, derisa ja doli që të kontrollojë drejtësinë për të shpëtuar veten dhe ish-Ministrin e tij. “Në këto 6 muaj, Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke

e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë. E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far Ëest-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën”u shpreh Alibeaj. Deputeti demokrat, sulmoi ashpër edhe Ministrin e Brendshëm Fatmir

Xhafaj, ndërsa thotë se nuk ka asnjë operacion antidrogë, por vetëm urdhër të Kryeministrit ndaj bandave që të stopojnë mbjelljen. Vettingu në polici, tha Alibeaj, është një shoë, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit. “Pati vetëm urdhër të kryeministrit për krimin e organizuar që të ndalojnë mbjelljen, i njëjtë me vullnetin që i lejoi ta shndërrinë Shqipërinë në Kanabistan!”- u shpreh deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

MINISTRI I JASHTËM: NUK I “TREMBEM” RAMËS SA I PËRKET NDRYSHIMEVE NË QEVERI

M

inistri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një takim të zhvilluar dje në Shkodër me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, iu është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me afatet për marrëveshjen me Greqinë. Ministri Bushati nuk ka dhënë datë të saktë për përfundimin e marrëveshjes, por ka thënë se ajo do jetë e drejtë për të dyja palët. “Me Greqinë do kemi një marrëveshje ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëri-tjetrit. Do kemi një marrëveshje me të drejtë dhe jo të njëtrajtshme. Praktika garanton që përmes këtij procesi dhe parimeve që kemi rënë dakord me Greqinë do kemi një marrëveshje me të drejtë më të zbatueshme për të dyja palët” – ka thënë Bushati. Ministri i Jashtëm është shprehur se është një proces jo i lehtë, jemi në rrugën e duhur,por që kërkon ende negociata. “Siç e kam theksuar e herë tjetër jo i lehtë por për një pjesë të mirë të çështjeve ka dakordësi dhe besoj se

Marrëveshje para qershorit, Bushati: Nuk ka me të hedhur nga të dyja palët

jemi në rrugën e duhur. Janë çështjet e kufizimit të zonave detare, janë bërë disa konsulta, qoftë nivel politik, diplomatik e teknik. Raundi i bërë para pak ditësh në Tiranë ishte në klimë konstruktive e do ketë një raund në Greqi dhe takim sërish me homologun grek”, bëri të ditur Bushati. I pyetur për akuzat e opozitës në lidhje

me këtë marrëveshje, Bushati u shpreh: “Ky është proces i nisur në 2014. Janë shqyrtuar praktikat e së drejtës ndërkombëtare. Është një dosje voluminoze, e drejta ndërkombëtare ka praktikë të shumëllojshme. Ajo që kemi rënë dakord do të jetë një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës”- tha

ai. I pyetur nëse i trembet thënies së Ramës që do shqyrtojë performancat e ministrive, ai tha se në çdo vend të botës kjo është një e drejtë ekskluzive e Kryeministrit. “Është kompetencë e kryeministrit”- tha ai. Ministri Bushati ishte në Shkodër me rastin e 5 Majit kur u dha këtë përgjigje gazetarëve. Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se janë afër zgjidhjes së të gjitha problemeve me Shqipërinë. Kjo deklaratë vjen pas një takimi që ka zhvilluar me Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin, dy ditë më parë. “Ne jemi pranë zgjidhjes së të gjitha problemeve në marrëdhëniet tona me Shqipërinë”, ka qenë ku reagimi nga Ministria e Jashtme Greke.

SHERRI MES PS-PD

Braçe, Bashës: Mos vendos më lule te Dëshmorët, PD e cilëson LANÇ-in luftë civile

Edhe këtë vit debatet mes së majtës dhe të djathtës kanë shoqëruar ceremonitë festive të Ditës së Dëshmorëve, 5 majit. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha për homazhet e djeshme te Varrezat e dëshmorëve. Sipas deputetit socialist, Basha nuk duhet të bëjë homazhe te dëshmorët, pasi siç thotë Braçe, partia e tij nuk e njeh Luftën Nacional Çlirimtare. “E kam pyetur veten shpesh; Kë nderon në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Lulzim Basha?! Ai nuk e njeh luftën më të madhe të popullit shqiptar - Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, për pasojë as dëshmorët e saj! Ai e quan këtë luftë, Luftë Civile, betejë për pushtet etj, duke mohuar nga fillimi në fund, betejën për liri të një populli të tërë. Ai nuk e njeh Çlirimin e këtij vendi nga pushtuesit, ka shpikur një datë të vetën të Çlirimit të vendit, atë nderon, por si ditë ripushtimi; Madje ka idiotë rreth vetes që këtë e quajnë ditë të pushtimit të veriut nga jugu! Atëherë kë nderon Lulzim Basha në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ku shumica, shumica, janë luftëtarë të asaj lufte epike, Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare?! Kërrkënd! Lulzim Basha nuk ka respekt për kërrkënd e asgjë në këtë vend! Lulzim Basha është bosh, shtiret nga nevoja, gënjen kurdo e këdo me shfaqjet e tij, si kur shkon ne ato varreza dhe dhunon, ashtu edhe kur hyn në kishë apo xhami dhe bën sikur beson! Ai ka veç një besim; Besimin tek paraja! Kjo është e vërteta! Ndaj, sot në 5 Maj, gjithë ne të tjerët të respektojmë ndershmërisht Dëshmoret e Kombit!”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i PSsë, Erjon Braçe.


AKTUALITET

10

E diel, 6 Maj 2018

Turi i llogaridhënies, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, takime në Durrës

N

ë kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me qytetarë të Durrësit. Në këtë bashkëbisedim të realizuar në ambientet e Pallatit të Kulturës ishin të pranishëm deputetët e këtij qarku dhe kryetari i Bashkisëm Vangjush Dako. Ministri Gjiknuri tha se në këto 6 muaj qeveria ka arritur rezultate konkrete duke merituar marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme në këtë periudhë sipas ministrit është fillimi i funksionimit të vetingut i cili do të garantojë një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve. Më tej, ministri u ndal tek investimet e kryera në Durrës në fushën e infrastrukturës dhe energjisë ashtu sikurse projektet e ardhshme. “Kam ardhur të flas direkt për ato çka kemi bërë këto kohë dhe mbi të gjitha edhe të marr më shumë përgjegjësi përsipër nisur nga bashkëbisedimi me ju, që gjërat që po bëjmë janë ato që duhet. E gjitha brenda kornizave buxhetore dhe mundësive që kemi sepse kur flasim për infrastrukturë dhe energji gjithçka përkthehet se sa mundësi kemi të investojmë”, u shpreh Gjiknuri. Në Durrës, vijoi ai, kemi patur mundësinë të investojmë në shumë projekte të rëndësishme për qytetarët. “Kemi investuar në ujësjellës-kanalizime, një projekt që është drejt përfundimit dhe po ecën me ritme të mira. Është një investim i madh pasi janë dhjetëra miliona euro dhe rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve në Durrës po përmirësohet në

Gjiknuri: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve duhet të largohen

mënyrë radikale. Me investimet e reja të bëra nga OSHEE-ja cilësia e furnizimit me energji gjithashtu është përmirësuar. A kemi shkuar aty ku duhet? Jo, por mos harrojmë se para 4 vitesh sistemi energjetik ishte i gjithi në kolaps dhe hante paratë e buxhetit për të mbajtur dritat

ndezur”, nënvizoi Gjiknuri. Ai më tej u ndal tek investimet në Portin e Durrësit ashtu sikurse projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. “Shumë shpejt do të fillojë thellimi i Portit të Durrësit. Do të thotë se do vijnë anije edhe më të mëdha për të patur më shumë përpunim e më

MINISTRJA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Manastirliu: Askush nuk do të drejtojë qytetarët të blejë barnat esenciale jashtë spitalit “Askush nuk mund të drejtojë më pacientin apo familjarin, që të blejë ilaçe jashtë spitalit. Lista esenciale e barnave do të shpallet brenda datës 15 Maj në çdo pavion dhe shërbim urgjence dhe drejtorët e spitaleve do të jenë përgjegjës nëse do te ketë mungesa të këtyre barnave”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës shkencore të zhvilluar në Lezhw, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të spitalit rajonal të Lezhës.

Sipas Ministres Manastirliu, këtë vit është arritur një marrëveshje kuadër, e cila i jep fund një herë e mirë barnave stok në spitale, shmang skadencat dhe mbulon nevojat me barnat esenciale për pacientët. “Ne financojmë sot rreth 35 milion euro për barnat dhe pajisjet mjekësore në spitalet tona. Dhe nëse një spital si Fieri apo Vlora i ka barnat, nuk ka arsye pse të mungojnë në Durrës apo diku tjetër. Pra është çështje menaxhimi”, tha Manastirliu. Teksa lajmëroi hapjen e një kursi

intensiv për menaxhim shëndetësor për 40 drejtuesit e spitaleve, Ministrja u shpreh se puna e tyre do të matet me performancën që ata do të kenë dhe cështja e furnizimit me barna është patjetër një prej elementëve që do të duhet të përmbushet. Duke u ndalur te investimet, Manastirliu theksoi se: “Nga Kukësi në Sarandë, nga Lezha në Korçë, gjatë 2018 do të investojmë 14 milion Euro për përmirësimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, në të gjithë Shqipërinë”.

shumë punë, më shumë të ardhura për qytetarët e Durrësit dhe ekonominë kombëtare. Shumë shpejt nis dhe projekti i lidhjes së Tiranës dhe Durrësit me hekurudhë moderne. Pak nga pak Tirana dhe Durrësi po kthehen në një qytet të madh të përbashkët. Hekurudha do jetë në gjendje

funksionale për 2 vjet”, theksoi Gjiknuri. Ministri ishte i drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucioneve që nuk i shërbejnë qytetarëve ashtu siç duhet. “Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri. Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark. “Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur. Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako.


FORUM

11

E diel, 6 Maj 2018

Negociatat me BE, media gjermane zbardh rezervat e Gjermanisë ndaj kryeministrit Rama në vizitën në Berlin Nga Bujar Nishani

T

ë dashur miq, çdo ditë e më shumë shqiptarët po e kuptojnë se sa i rëndë dhe i kushtueshëm është për ta krimi i organizuar dhe ngritja e tij në sistem. Po e kuptojnë se është pikërisht krimi i organizuar sëbashku me korrupsionin e kudondodhur që shtojnë çdo ditë varfërinë e tyre, të familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre. Sa më shumë e kuptojnë këtë situatë shqiptarët aq më e pacipë bëhet propaganda dhe spekullimi trushplarës për ta mbuluar krimin. Por aq dhe më qesharake bëhet ajo. Po aq rritet urrejtja e shqiptarëve ndaj së keqes. “Marrëzia e Fundit”, ishte premtimi i parë për sigurinë e shqiptarëve. Dështim total dhe kapërthim me paranë e kumarit. “Strategjia dhe Plani Veprimit Anti-Kanabis”, ishte fushata e dytë propagandistike. Jo dështim, por dekonspirim i bashkëpunimit dhe përfitimit politik me krimin këtë rradhë. Kanabizim total i territorit shqiptar. “Forca e Ligjit”, shfaqja trushplarëse e rradhës, ku si për ironi grabitjet e shtëpive dhe pronave të shqiptarëve shumëfishohen dhe lufta guerrile me tritol e bandave te krimi rinis. “Vetingu” i policëve është gjethja e fikut të radhës. E ndërkohë Interpoli, organizata botërore përgjegjëse për hetimi e krimit deklaron : …“mafia shqiptare me tentakula në të gjithë botën”…., e pak më parë Qëndra Evropiane e Drogërave do të deklaronte se : ….“krimi i organizuar shqiptar që vepron jashtë e ka bazën dhe mbrojtjen në Shqipëri”….!! Kryeministri mburret me arrestimin e Arbër Çekajt nga policia gjermane, por nuk thotë pse e lejoj atë të ikë jashtë vendit policia shqiptare vetëm 2 ditë përpara se të shpërthente skandali i kokainës në publik, ndërsa kishte një javë që policia ishte njoftuar dhe droga qëndronte në port. Kryeministri sulmon opozitën pse ajo denoncon krimin e organizuar, por nuk jep shpjegime për raportin e tmerr-

Nga Sokol Paja

M

akina propagandistike e qeverisë Rama në komunikimin publik ngjan me komunikimin e regjimit komunist shqiptar të viteve ’60-të. Sot çdo aktivitet politik, ekonomik dhe kulturor në vend vihet në shërbim të pushtetit politik për krijimin e njeriut të ri rilindas, si njeriu i vetëm që do integrojë Shqipërinë në BE. Integrimi evropian merr rëndësinë jetike si të fitores së revolucionit marksist-leninist. Bashkëbisedimi i kryeministrit me gazetarët ngjan me bashkëbisedimin e diktatorit Hoxha me kooperativistët e Çermës në Lushnjë më 1964, ku i detyron të bëhen korrespondentë të shtypit. Rama komunikon online, Hoxha komunikonte në radio, TV, në gazeta, në parullat që shkruheshin në male, në qendrat e punës, në emërtimet e ndërmarrjeve e kooperativave bujqësore. Të dy liderat arrijnë në destinacionin e shumëdëshiruar: te publiku, edhe pse në rrugë e kohë të ndryshme. “Shqipëria që duam” realizohet vetëm, nëse fiton revolucioni proletar. Platforma e bashkëqeverisjes barazohet me çelikosjen e unitetit parti-popull. Diktatorët janë hamshorë të tmerrshëm të fjalës së lirë. Diktatorët kanë qasje të përbashkët në marëdhënien me median. Ata njohin vetëm kontrollin e saj dhe përdorjen. Regjimi komunist shqiptar pas 6 shkurtit 1967, ndërmori një lëvizje kombëtare që e quajti revolucionin kulturor shqiptar. Qëllimi ishte për një shoqëri pa klasa, duke ç’rrënjosur praktikat burokratike, për intensifikimin kulturor kundër bestytnive fetare, etj.. Doktrina kryesore komuniste, me të cilën do të ngrihej njeriu i ri komunist ishte: “Në njërën dorë kazmën atdheun e ndërtojmë; në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë”. Vetëm njeriu i ri komunist, siguronte të ardhmen e vendit. Të njëjtën gjë bën edhe Rama, duke u kujtuar nëpunësve politik të tij se nga ata varet integrimi evropian. Ashtu si atëherë edhe regjimi sot ka të njëjtën sjellje dhe përqasje për qytetarët e tij. Ndërtimi i njeriut të ri rilindas është kthyer sot në kryedetyrë mbi detyrat për organizatat e Partisë, të rinisë, të gruas

Askush nuk beson se Tahiri nuk ka më imunitet politik

shëm të Interpolit mbi krimin e organizuar shqiptar që e ka bazën pikërisht këtu në vend. Kryeministri sulmon median shqiptare pse ajo informon mbi rrezikun që i kanoset shqiptarëve por nuk përgjigjet për denoncimet e medias franzece, spanjolle dhe gjermane që e profilizojnë Shqipërinë me vendin e drogës dhe krimit. Kryeministri stigmatizon Gjermaninë se nuk është ajo që dikton Shqipërinë se si duhet të përmbushë kriteret e integrimit evropian por nuk thotë pse i mbushi me emigrantë dhe kanabis nga Shqipëria vendet më të mëdha të BE. Kryeministri akuzon të tjerët se po hedhin baltë. Çudi !!!

Nuk na thotë kush ja nxiu faqen Shqipërisë me turma emigrantësh në konkurim me Sirinë e luftës ? Kush ja nxiu emrin shqiptarëve me tonelatat e drogës që vazhdojnë e nuk rreshtin ? Kush ja nxiu emrin këtij kombi me ngritjen e mafias edhe shqiptare tani ? Kush na vuri damkën, e pashlyeshme ende, duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit të krimit të organizuar tek Ministri i Brendshëm i vendit ? “Akt dinjitoz”, e quan Kryeminmistri heqjen dorë nga mandati i Ministrit të tij të Brendshëm, por vetë nuk guxoj tja hiqte mburojën e mandatit atëherë kur i duhej prokurorisë që të mund të gjente provat e krimit në shtëpinë e ministrit si dhurata prej trafikantëve bashkëpunëtor. Të besosh se tashmë ministri do prangoset në qeli është njësoj si të besosh se lojrat e mëkatit u shkatërruan, u degdisën në periferi dhe paratë që grabitën ju kthyen mëkatarëve !!!. Do të thotë të besosh se 99,99% e kanabisit të mbjellë në Shqipëri u shkatërrua nga policia dhe as grami nuk u trafikua dot!! Do të thotë të besosh se 40 grupet e krimit të organizuar tani janë në rradhë tek zyrat e punësimit për të marrë adresën e fabrikës ku do nisin punën si menaxherë IT. Kryeministri thotë se duan apo nuk duan ata që denoncojnë aferat e rënda kriminale dhe lidhjet e tyre direkt me politikën dhe pushtetin, Ai do ta bëj Shqiperinë. Jo ! Shqipërinë nuk mund ta mbajnë më peng grupet kriminale dhe bashkëortakët politik të tyre. Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm !

Njeriu i ri “rilindas” si njeriu i ri komunist dhe për të gjithë institucioneve politike, zyrave të administratës publike, të cilët promovojnë dhe propagandojnë masivisht në favor të regjimit. Njeriu i ri rilindas në propagandën e qeverisë sot ngjan me njeriun e ri komunist. Partia-shtet e drejtuar nga Rama pasi zotëron tepsi, kusi, timon dhe autostrada pa pengesa, është shndërruar në një makineri gjigande që propagandon. Njeriu është vocrrak para shtetit. Shteti paraqitet sikur ka në dorë, jetën, punën, zhvillimin, oksigjenin dhe ëndrrat e njerëzve. Në dobi të çelikosjes së pushtetit, njeriu kthehet në një qënie eksperimentale në favor të ansamblit propagandistik qeveritar. Nëpunësi pa dëshirën e tij merret në aktivitete politike në kundërshtim me ligjin. Qeveria vendos kur të ikësh nga puna dhe kur të kthehesh. Makina propagandistike e kryeministrit të partisë shtet pasi hoqi qytetarët e pamundur nga ndihma ekonomike, bombardoi publikun me lajme të tilla si: “falë qeverisë dhe aftësive”, “Shpresa gjen punë me më shumë të ardhura”, “Gazmiri gjuan peshk”, “Arbeni bëhet zanatçi”, “Vjollca qeron patate”, “Anxhela mbledh ullinj”, “Mario ngarkon-shkarkon”, “Dritani saldon”, etj.. Pra tipike komuniste. Partia të heq bukën, partia të jep bukë, të heq nga puna, të gjen punë po partia dhe më e tmerrshmja, partia-qeveri bën edhe videoklip me qytetarin e varfër. Deputeti i Librazhdit pushtoi mediat për ndihmën që i dha një të aksidentuari. Vetëm prekja e rilindasit deputet e mbajti qytetarin në jetë. Vetëm prania e tij i solli të lënduarit frymën hyjnore që e mbajti gjallë. Deputeti merr edhe këtu protagonizmin. Policia, ambulanca, mjekësia ligjore, ekspertët, teknikët nuk ekzistojnë para partisë, para njeriut të veshur me pushtet, para njeriu të ri komunist. Shteti nuk zgjidh asnjë hall të qytetarëve, por partia. Tipike zgjidhje komuniste.

Pra duhet t’i shkruash kryeministrit nëse do të gjesh zgjidhje. Komunikimi i kryeministrit tregon paralizën e institucioneve dhe mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve. Pra, shteti dhe institucionet nuk funksionojnë, por funksionon vetëm partia. Punohet kundër shtetit institucional dhe ndërtohet paralelisht një shtet partiak. Makina e propagandës kthehet një makinë shantazhuese ndaj punonjësve të administratës. Letrat anonime, ankesat gjoja të qytetarëve, presin koka njerëzish çdo ditë në administratën publike. Dhe vetëm njeriu i ri rilindas që ka edhe timonin edhe tepsinë ngop barkun bosh të qytetarit dhe me timonin e tij i drejton edhe të ardhmen. Tipike komuniste. Për Shqipërinë që duam. Për revolucionin që duam. Për Shqipërinë evropiane . Për fitoren e marksizëm-leninizmit. Llogaridhënia publike është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, ku drejtuesi i partisë shtet u bën gjyq publik, përqesh, tall punonjësit e partisë së tij. Qeveria nuk furnizon dot me mjekë të gjitha spitalet e vendit dhe reklamon si super arritje shërbimin spitalor parti-time të disa mjekëve turistë që ikin nga Tirana në Leskovik, Dibër, Bilisht, Konispol, apo Kukës. Mediatikisht qeveria na shfaq: Dështimi reklamohet si sukses. Masat shtrënguese si arritje. Shtypja si zhvillim. Degjenerimi si emancipim. Varfëria si pasuri. Qeveri e etur për propaganda, pasi zotëron dhe kontrollon të gjitha mediat, krijon media paralele si ERTV dhe e mbush me të dërguarit e tij në të gjitha studiot e tv private e RTVSH. Qeveria nuk dënjon të takojë qytetarët e saj si minatorë, naftëtarë, prodhues, tragtarë, bujq, por bën lidhje direkte me “scype”, duke treguar fytyrën arrogante dhe përçmuese të saj. Qeveria duhet të shtrihet në në terren në çdo cep të republikës, jo online. Qeveria në dobi të krijimit të njeriut të ri rilindas online ka harruar qytetarin real.

FORUM

Këshillë për ata që e hëngrën nga fotoja e Enver Hoxhës

Nga Astrit Patozi Unë jam gjithmonë kundër çdo lloj dhune, pavarësisht kush e ushtron dhe pavarësisht mbi kokën e kujt bie. Por nëse duhet të zgjedh patjetër mes atyre që dalin të manifestojnë më 5 maj me fotografinë e Enver Hoxhës, dhe të tjerëve që u qëllojnë atyre me shkopinj, unë preferoj të dytët. Sepse rastin e parë e konsideroj dhunë më të madhe, që i bëhet publikut shqiptar, kur ende nuk janë tharë plagët e diktaturës komuniste. Kurse atyre që u lënduan, do t’u sugjeroja që herën tjetër kur tè shkonin në Varrezat e Dëshmorëve të mbanin në duar portretin e Edi Ramës, dhe do ta kishin më të lehtë. Edhe mesazhin që donin të përcillnin do ta kishin dhënë njësoj, por edhe do t’i kursenin vetes drurin.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12

E diel, 6 MAJ 2018

Palestrat e reja, shkolla "4 Dëshmorët" hap dyert për të rinjtë e Njësisë 8

Veliaj: Sporti na bën qytetarë më të mirë P

as Shkollës së Kuqe, një tjetër shkollë në kryeqytet ka hapur dyert, që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë në palestrën e shkollës "4 Dëshmorët", ku tha se fushata për rritjen e vëmendjes ndaj sportit do të kthehet në një histori suksesi për rininë e qytetit. "Nxisni fëmijët të lexojnë libra, të kalojnë kohë në natyrë, të merren me sport. Siç bëmë fushatën e pemëve, e cila ishte një fushatë suksesi, jam i bindur se kjo fushatë e re, e klasave sportive, e shoqatave sportive, e aktiviteteve sportive, mund të jetë një nismë që do ta transformojë rininë e Tiranës, ndoshta edhe më shumë se sa fushata e pemëve që sapo mbyllëm", tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se palestrat e hapura në 62 shkollat në Tiranë do të kthehen në vatra të komunitetit për argëtimin dhe edukimin sportiv në kryeqytet. Ai u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasa sportive, duke u dhënë mundësi

atyre që të rriten të shëndetshëm dhe të sigurtë. "Puna e shoqatave është të marrin stafetën e bashkisë dhe këto 62 palestra që janë hapur të kthehen në vatra të komunitetit, ku qytetarët sjellin fëmijët e tyre. Ama, tani stafeta ka kaluar te prindërit, ndaj dua t'u bëj apel prindërve të Njësisë 8 t'i sjellin fëmijët e tyre këtu: Është një vend i sigurt, është një vend ku të rriturit do të kujdesen dhe kanë sy për fëmijët, është një vend i shëndetshëm, i mbrojtur, edhe në qoftë se jashtë bie shi apo ka diell të madh, ky është një

vend ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i sigurt", deklaroi ai. Bashkia e Tiranës përmes projektit dëshiron të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, por edhe si një mjet për të luftuar shfaqjet negative të moshës, obezitetin, por veçanërisht zhvillimin e miqësive mes nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive. "Jam shumë i ndërgjegjshëm që ndoshta jo të gjithë do të bëhemi yje basketbolli. Por, sporti na bën qytetarë më të mirë. Kush luan në skuadër mëson si të humbasë me shumë dinjitet, mëson gjithashtu si të fitojë me shumë përulësi. Në fakt, sporti më i vështirë nuk është basketbolli,

nuk është futbolli. Sporti më i vështirë është sporti i qytetarit sepse ka shumë rregulla, ka një skuadër shumë të madhe, ka një sfidë ditore dhe jam i bindur se pavarësisht nëse bëhemi apo jo yje basketbolli, do të bëhemi yje të skuadrës së Tiranës dhe të një qyteti ku secili është i vlefshëm", deklaroi Veliaj. Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin e treguar përmes investimeve të shumta në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit. "Këtu në njësinë 8, nxënësit dhe prindërit e dinë që përpiqemi shumë të përmirësojmë kushtet e shkollave, kopshteve, e çerdheve, dhe në

fakt ka pasur një hov cilësor dhe për këtë dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë, që ka sjellë një ndryshim të madh këtu. Të gjitha kopshtet e çerdhet e njësisë 8 janë rikonstruktuar, ndërkohë po ndërtohet edhe një shkollë e re", tha Bushati.

në zonën e Institutit Bujqësor në Kodër - Kamëz, të cilët refuzonin të lironin trotuaret, ndërsa qytetarët, të moshuarit apo nënat me fëmijë duhet të kalonin në rrugën e makinave. Por falë vendosmërisë së Bashkisë Tiranë për të qenë përçuese e mentalitetit perëndimor, ashtu si shumë hapësira dhe trotuare në gjithë Tiranën, edhe ato të Kodër-Kamzës janë liruar. Tregtarët pranuan të hyjnë në treg dhe banorët siç

shihet edhe në foto shijojnë trotuaret edhe në bastionin e fundit të zaptuar në Institutin Bujqësor në Kodër-Kamëz.

Tregtarët në Institutin Bujqësor kthehen në tregjet e Bashkisë

M

entaliteti është pasa porta e një shoqërie, ajo ç'ka e bën atë të dallohet nga një tjetër, por shumë i vështirë për t'u ndryshuar. Këtë e vëmë re çdo ditë në rrugët dhe trotuaret e Ti-

Qytetarët shijojnë trotuaret e liruara

ranës, ku për shkak edhe të një mentaliteti të prapambetur oriental, tregtarë të ndryshëm vijojnë të sfidojnë përpjekjet e institucioneve shtetërore për të vendosur rregull, duke shitur aty çdo lloj produkti, që nga

peshku e bulmeti e deri te perimet, frutat apo rrobat e përdorura, ndërkohë që tregjet e bashkisë qëndrojnë bosh. Një fenomen ky që përbënë një problem, jo vetëm estetik për një vend që kërkon të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, por më së shumti edhe një rrezik për sigurinë e produkteve ushqimore që shiten jashtë çdo kushti dhe kontrolli. Ndaj për këto arsye, Bashkia e Tiranës dhe punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë të angazhuar çdo ditë për ta luftuar këtë fenomen dhe për t'ia rikthyer rrugët dhe trotuaret qytetarëve, ndonëse shpesh herë kanë rënë preh e histerisë së individëve të ndryshëm. E njëjta gjë ndodhi pak ditë më parë edhe me tregtarët


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

13

E diel, 6 MAJ 2018


AKTUALITET

14

E diel, 6 Maj 2018

Prej disa javësh agjentët shqiptarë të policisë ndodheshin në qytetin Heesen të Gjermanisë, aty ku dhe ishte lokalizuar vendndodhja e fundit e Çekajt

P

asi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri me dije se në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të finalizohej një operacion i suksesshëm, e në pak minuta më vonë, Policia Shqiptare konfirmori arrestimin e pronarit të firmës “Arbi Garden”, pritet që Arbër Çekaj të paraqitet para autoriteve shqiptare të drejtësisë brenda 10-15 ditëve. Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, i arrestuar dy ditë më parë në Gjermani, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në muaj shkurt të këtij viti, në kontenierin me banane të firmës së tij, u gjetën të fshehura 618 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia, një sasi rekord jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin. Çekaj në momentin e ndalimit i është prezantuar oficerëve të policisë me gjeneralitetet Arber Jansen, mbiemër të cilin ai e përdor që pas martesës me bashkëshorten e tij daneze. Pas ndalimit në Wiesbaden, agjentët e Interpol e kanë dërguar atë në Duseldorf aty ku dhe ka dalë para gjykatës duke u njohur me kërkesën për ekstradim. Prej disa javësh agjentët shqiptarë të policisë kriminale ndodheshin në qytetin Heesen të Gjermanisë, aty ku dhe ishte lokalizuar vendndodhja e fundit e Çekajt. Ekstradimi Ekstradimi i Çekajt është një procedurë e shkurtër që pritet të kryhet mes zyrës së Interpol Tiranës dhe zyrës homologe në Gjermani. Kjo pasi urdhri i kërkimit ndërkombëtar ndaj Çekajt përmban të gjithë dokumentacionin e nevojshëm si dhe vendimin që ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurimit “arrest me burg”. E gjithë kjo

“Peshk-banania i madh”, Arbër Çekajt brenda 2 javësh vjen në Tiranë EKSTRADIMI “Kjo pasi urdhri i kërkimit ndërkombëtar ndaj Çekajt përmban të gjithë dokumentacionin e nevojshëm si dhe vendimin që ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurimit “arrest me burg”. E gjithë kjo procedura mund të zgjasë nga 10 deri në 15 ditë”.

procedura mund të zgjasë nga 10 deri në 15 ditë. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dispozicion për ta pyetur njeriun kryesor të dyshuar për trafikimin e ngarkesës rekord të kokainës të kapur ndonjëherë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit. Për llogari të kësaj çështjeje mbahen në qelitë e

KRIMI

180 kriminelë shqiptarë kërkohen nga Greqia Në një kohë kur Shqipëria pret të hap negociatat e anëtarësimit me BE, krimi shqiptar në Europë, mbetet një plagë e vjetër. Këtë herë media greke, “Kathimerini” shkruan se më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen nga shteti grek për krime të rënda të kryera përgjatë 18 viteve të fundit, kanë gjetën strehim në Shqipëri. “Autoritetet greke ka lëshuar 184 mandate arrestimi për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale, por ende asnjë prej tyre nuk është kapur”,-thuhet në artikull. Katërmbëdhjetë urdhër arreste ndërkombëtare janë lëshuar këtë vit për shqiptarët të cilët raportohet se kanë ardhur në Shqipëri. Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) kanë theksuar për “Kathimerini”, se kriminelët nuk janë ekstraduar në

Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit nuk ngurrojnë ta bëjnë këtë. “Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me ligjin në Shqipëri”, tha një burim policor.

paraburgimit, menaxheri i firmës Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportoi kontenierin, Armando Pezaku. Avokatët e të dyve, dorëzuan të premten rekursin në Gjykatë me pretendimin se ata mbahen në burg pa asnjë provë dhe duhet të lirohen. Mediet e huaja Arrestimi i Arbër Çekajt në

Gjermani, ka gjetur pasqyrim gjerësisht në mediat ndërkombëtare. “Associated Press”, shkruan se biznesmeni akuzohet se është përfshirë në trafikimin e 613 kg kokainë të sekuestruar në portin e Durrësit. “Kokaina mbërriti në Shqipëri me një ngarkesë bananesh nga Kolumbia. Dy

persona u arrestuan atë kohë”, shkruan agjencia ndërkombëtare. Gjithashtu nënvizohet se kokaina kap vlerën e 180 milionë eurove. “Shqipëria njihej më parë si një udhëkryq për trafikimin e marjuanës. Konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët ende kanë marjuanë të ruajtur pavarësisht nga një operacionet qeveritare për të reduktuar ndjeshëm numrin e plantacioneve”, nënvizon kjo media. Shkrimi i “Associated Press” është shpërndarë nga media si: Daily Mail, Yahoo, Gazeta Montreal dhe shumë të tjera.

ZV/MINISTËR

Lamallari zbardh detaje nga arrestimi i Çekajt

zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në “News24”, ka treguar detaje nga operacioni, i cili u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare për arrestimin e Arbër Çekaj, pronar i kompanisë ‘’Arbi Garden’’, në kontinierët e së cilës u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë. Lamallari ka shtuar se paralelisht po vijojnë hetimet për raste të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës, por që fshihen në vende të ndryshme. ‘’Nga momenti që është realizuar sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës, tre orë më pas u realizua kontaktimi i autoriteteve ndërkombëtare, pasi kishte dyshime se administratori i kompanisë ku u gjet

droga ndodhej në Gjermani. U kryen një sërë operacionesh të fshehta që të bëhej lokalizimi i shtetasit Arbër Çekaj. Dyshohet edhe për persona të tjerë, të cilët ndodhen në vende të tjera. Ka patur ekspertë nga policia shqiptare që janë nisur në Gjermani, dhe

kanë bashkëpunuar me autoritetet atje. Së fundmi ata janë kthyer në Shqipëri, pas bashkëpunimit. Jemi shumë të interesuar që këto hetime të shkojnë sa më larg, dhe të arrihet rezultate konkrete. Vazhdojnë hetimet për personat e implikuar’’, u shpreh Lamallari.


AKTUALITET

15

E diel, 6 Maj 2018

Rezulton se ky automjet para 5 ditësh kishte hyrë nga Kosova. Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur

N

jë vrasje misterioze dhe makabre ka tronditur banorët e fshatit Derven në Fushë-Krujë. Banorët telefonuan policinë pasi panë një automjet të djegur tërësisht, por kur mbërriti policia, u shokuan pasi brenda automjetit u gjetën mbetjen e një kufomë. Viktima dyshohet se është një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Xhaferr Osmani. Të paktën te kjo e dhënë arrihet përmes pronësisë së automjetit tip “Volkswagen Turan”, me targa të Mitrovicës, i cili figuron i regjistruar në emër të Osmanit. Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke. Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë lokalizuar tymin dhe flakët pranë disa shkurreve. Ngjarja dyshohet të jetë kriminale, megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin e plotë të rrethanave. Ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet. Ngjarja Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 250 metra larg rrugës kryesore në një zonë rurale. Fillimisht ishin banorët e zonës

Krim makabër, kosovari vritet dhe shkrumbohet brenda në makinë i specializuar nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë veprim çnjerëzor.

që panë automjetin duke u djegur dhe lajmëruan policinë. Blutë njoftuan se brenda makinës janë gjetur pjesë trupore të një personi, por nuk konfirmohet nëse viktima është kosovari Xhaferr Osmani. Burimet saktësu-

an se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë. Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur

në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet. Një grup

Kufoma Sipas të dhënave paraprake, brenda automjetit janë gjetur mbetje trupore të një personi. Ende është e vështirë për të përcaktuar identitetin e viktimës. Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe prokuroria, mësohet se mjeti është në pronësi të një shtetasi nga Kosova, me identitetin Xhaferr Osmani, rreth 53vjeç nga Mitrovica. Dyshimet janë se mund të jetë ky shtetas, por do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet.

RRËSHEN-MILOT

BURREL

GRAMSH

Përplasen 3 automjete, mes 6 të plagosurve edhe fëmijë

Alarmon banorët, 17vjeçari: Qëllova kot në ajër

Alo policia: Kam arsenal armësh dhe fishekësh

E shtuna shënoi aksidente të rënda rrugore. Gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Milot, pasditen e së shtunës. Dy prej automjeteve të përfshira në aksident janë me targa të Kosovës, një tip Volkswagen me targë “KS 02-994 IG” dhe tjetri tip Opel me targa “KS 03-272 FI”, ndërsa makina e tretë është tip Benz me targat e Shqipërisë, “AA 254 OH”. Policia njofton se si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi dhe një person tjetër që ishte pasagjer në automjetin Volkswagen dhe katër persona që ndodheshin në mjetin Opel. Tre prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për nxjerrjen e të plagosurve nga makinët u kërkua edhe ndërhyrja e zjarrfikëses.

Një 17-vjeçar ka terrorizuar me armë banorët e lagjes “Drita” të Burrelit, teksa ka qëlluar në ajër. Policia u vu menjëherë në lëvizje, duke arrestuar L.M. “Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori”, njofton policia e qarkut Dibër.17-vjeçari në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”.

Mëngjesin e së shtunës, Policia e Gramshit mori një telefonatë të pazakontë. Një shtetas u tha oficerëve, se ka gjetur një arsenal prej 18 armësh zjarri të ndryshkura dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuar nga lagështia. Ka qenë vet pronari B.K, banues në lagjen “Sporti” të qytetit të Gramshit, ai që pasi konstatoi arsenalin në një gropë gëlqereje njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë së këtij qyteti. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje së bashku me forcat xheniere të ushtrisë, të cilat bënë pastrimin e gropës së gëlqeres dhe sekuestruan 18 pushkë model 56, të kalibrit 7.62 mm dhe 80 kaseta fishekësh të dëmtuar nga lagështia.


REPORTAZH Nga Maela Marini

D

renova paraqet një ofertë të pasur natyrore dhe kulturore për zhvillimin e disa formave të turizmit, duke iu shtuar paketave të ndryshme turistike të rajonit të Korçës. Tendencat e reja turistike drejt turizmit rural, ekoturizmit, turizmit të aventurës dhe atij kulturor bëjnë të mundur përfshirjen e këtij rajoni në infrastrukturën turistike dhe kanë qenë ndër shtysat kryesore që e pozicionuan Drenovën në programin “100 fshatrat”. E shquar edhe për burimet e saj natyrore, Drenova është pjesë e programit “100 fshatrat”, krahas Boboshticës, Voskopojës dhe Dardhës në Korçë. Në një intervistë për ATSH-në, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndalet te projektet që janë propozuar për t’u përfshirë në listën prioritare të investimeve në këtë zonë. Drenova sipas tij, “ka një sërë monumentesh natyrore që e bëjnë atë mjaft atraktive për këtë lloj turizmi”. Ne synojmë, tha Filo, përmirësimin dhe ndërhyrje në infrastrukturën rrugore për të lehtësuar komunikimin me atraksionet natyrore. Po ashtu, Filo tha se, do të inkurajohen sipërmarrësit vendas dhe operatorët për të organizuar ekskursione në zonat turistike, kryesisht vizita tek monumentet natyrore. Rigjenerimi i Parkut Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, si dhe rimodelimi i Sheshit Asdreni në qendër të fshatit Drenovë, janë dy prej ndërhyrjeve kryesore që parashikohet të ndërmerren, sqaroi Filo për ATSH-në. Po ashtu, Filo theksoi se “do të bëhet edhe sistemimi i infrastrukturës së rrugëve dytësore të fshatit Drenovë dhe shtrimi me kalldrëm i tyre, si dhe sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Korçë – Drenovë”. Në kuadër të programit “100 fshtarat” do të bëhet edhe ri-

16

E diel, 6 Maj 2018

Drenova e Asdrenit në “100 fshatrat”

novimi i fasadave të pallateve në hyrje të fshatit Drenovë, si dhe rikonstruksioni i objektit polifunksional në qendër të fshatit, ku përfshihet ish-Vatra e Kulturës, Qendra Shëndetësore, qendra e moshës së tretë, Muzeu Asdreni. “Sistemimi i ujërave të larta (pritave për ujërat që rrjedhin nga mali); rikonstruksioni i rrjetit të Ujësjellësit; ndërtimi i rrjetit KUZ dhe rikonstruksioni

i rrjetit të furnizimit me energji elektrike”, janë disa ndërhyrje të tjera që do të ndëmerren në Drenovë. Po ashtu, sipas Filos, do të bëhet përmirësimi i aksesit dhe vendosja e sinjalistikës turistike për monumentet e natyrës dhe të kulturës. Promovimi i produkteve dhe ushqimeve tradicionale, i artizanatit dhe festave të zonës, si dhe krijimi i një qendre agropërpunuese

janë disa prej ndërhyrjeve të tjera të propozuara nga Bashkia e Korçës në kuadër të programit “100 fshatrat”. Drenova, traditë dhe kulturë Drenova zë një sipërfaqe prej 93.4 km2 dhe në të janë të regjistruar rreth 2200 banorë, prej të cilëve rreth 700 janë rezidentë. E ndodhur fare pranë qytetit të Korçës, ajo është lehtësisht e aksesueshme për vizitorët vendas

dhe të huaj. Drenova dallohet për tradita të hershme dhe kostumet karakeristike, për punimin e drurit, etj. Me një trashëgimi të pasur etnografike dhe shpirtërore, Drenova spikat për vallet tradicionale dhe kostumet popullore. Ushqimet bio si pastërmaja, lakrori i pjekur në saç, etj, si dhe rakia e kumbullës së egër dhe rakia e manit janë disa prej specialiteteve të zonës. Drenova është vendlindja e autorit të Himnit Kombëtar, Asdrenit. Muzeu “Asdreni”, ku ndodhen dokumenta të vjetra dhe fotografi, që dëshmojnë pjesë të rëndësishme të historisë së letrave dhe të lëvizjeve patriotike për ngritjen dhe zhvillimin e arsimit në këtë zonë është një tjetër atraksion historik i këtij fshati. Në Drenovë ndodhen objekte kulti, të cilat në ditë të caktuara të vitit vizitohen në masë nga qytetarët e Korçës. Fare pranë, në fshatin Mborje, ndodhet Kisha e Ristozit, e ndërtuar në vitin 1390. Ndër Monumentet Natyre të kësaj zone janë Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, Guri i Capit, Pisha e Shëndëllisë etj.

FEJTON

Në një karrige s’mund të rrinë dy Nga Hyskë Borobojka (FABUL NGA E KALUARA) Në një kooperativë bujqësore, tre anëtarë të saj, gjeli, qeni dhe gomari veshgjatë, i kishin

bërë një kërkesë Asamblesë, se donin të largoheshin nga kooperativa. Asambleja, si u njoh me kërkesën e tyre, vendosi t’i thërriste në mbledhjen e saj të tregonin arsyet e vërteta pse donin të largoheshin nga ekonomia e tyre. I pari që u paraqit në sallën e mbledhjeve, ishte gjeli pendëkuq. -Pa na thuaj ti gjel këngëtari, ç’të keqe ke parë nga kooperativa jonë, që kërkon të largohesh?- e pyetën -Dua të largohem sa më parë, pasi jam i tepërt e s’ka nevojë e punë për mua! –u përgjigj ai.

-S’ka asnjë kooperativist që kërkon të largohet. Punon e kryen detyrat që u ngarkohen! -Ashtu është. Edhe unë jan munduar me mish e me shpirt të kryej detyrën tim. Sa zbardh dita këndoj e ngjir zënë të ngrihen nga gjumi kooperativistët të shkojnë e të fillojnë punën. Ndërsa ata kthen në krahun tjetër e ngrihen nga gjumi kur afrohet dreka. Prandaj s’ka punë për mua. Jam i tepërt, prandaj u lutem shumë më lejoni të largohem!? I dyti që u paraqit përpara Asamblesë, ishte qeni laraman.

-Pa na thuaj të vërtetën ti, qeni larushi, pse je mërzitur e do të largohesh nga kooperativa? –e pyetën. -Si të mos dëshpërohem, të mërzitem e të mos kërkoj të largohem! Tërë natën nuk mbyll sy për të ruajtur si sytë e ballit mallin e gjënë e ekonomisë tonë të mos vidhet kot ngjir zënë dhe e bëj gjumin haram. Anëtarët e kooperativës tonë grabitin e vjedhin ditën me diell. Prandaj mundimi e puna ime, si thonë fjalës, shkon për dhjamë qene. Kjo është arsyeja e fortë që më detyron të largohem. Prandaj

u bëj rixha e u lutem shumë u lutesh shumë, më lejoni të largohem, pasi jam i tepërt dhe e ha bukën batiava! Radha për t’u paraqitur përpara Asamblesë, për të treguar arsyet e forta që donte me këmbëngulje të largohej nga kooperativa, i erdhi gomarit, -Po ti vesh gjatë përse kërkon të ikësh nga kooperativa, në një kohë që ekonomia jonë ka shumë nevojë për kontributin tënd? -Dua të largohem, pasi vendin tim e ka zënë kryetari. Dhe ju e dini fare mirë në një karrige s’mund të rrinë dy gomarë.


KULTURE

17

E diel, 6 MAJ 2018

Skënderbeu në sytë e fëmijëve, ekspozita e veçantë në Muzeun Historik "Skënderbeu nga fëmijët" është një ekspozitë në pikturë dhe skulpturë kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, organizuar nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut bëri që

fëmijët të mund të realizojnë krijime origjinale siç ata e perceptojnë heroin e tyre të zemrës, simbol i kombit, luftëtarin e pathyeshëm e kalorësin zemërmadh. Siç transmeton atsh, në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Historik

Kombëtar, Dorian Koçi, falenderoi Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë për këtë

bashkëpunim dhe uroi fëmijët pjesëmarrës në ekspozitë për punimet e tyre.

EKSPOZITA

T

ransparent Travel" ekspozitë e një grupi artistësh me prejardhje të ndryshme ndërkombëtare, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada, SHBA, Itali u çel dje për publikun kryeqytetas në Galerinë FAB . Në këtë ekspozitë, valixhet transparente janë objektet kryesore të interesit dhe të frymëzimit që përfaqësojnë udhëtimin. I konceptuar nga The Two Gullivers (Besnik Haxhillari dhe Flutura Preka) të cilët janë frymëzuar nga vepra e njohur e Marcel Duchamp Boite-en-valise (1935, një valixhe që funksiononte si një arkivë portative e kopjeve të veprave të artit dhe shënimeve të procesit të Duchamp), The Two Gullivers kanë konceptuar një valixhe transparente, në të cilin bagazhi është bërë objekt dyshimi që i nënshtrohet kontrolleve strikte. "The Two Gullivers" kanë

"Transparent Travel", bashkon në Tiranë artistët ndërkombëtarë

udhëtuar dhe kanë realizuar performanca me këtë valixhe plastike transparente që nga viti 2004 dhe në vazhdim gjatë Bienales së Venecies në 2013. Për edicionin e 2015 dhe të

BERAT

Restaurohen ikonat "Hyrja në Jeruzalem" dhe "Profeti Ilia" Ikonat "Hyrja në Jeruzalem" dhe "Profeti Ilia" i janë nënshtruar procesit të restaurimit nga specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit në Berat. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat bën të ditur se, "ndërhyrjet konservuese dhe restauruese të ikonave do të konsistojnë në konsolidimin e grundit pelikulit dhe panës së drurit. Do të realizohet gjithashtu pastrimi i ikonës dhe dizinfketimi i drurit nga insektet". Sipas DRKK-së, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas shqyrtimit dhe diskutimit në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës miratoi projektet e restaurimit të dy ikonave. Projektet u hartuan nga specialistët e sektorit të artit në DRKK-Berat. Ndërkohë që në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë DRKK-Berat ka filluar edhe procesi i dizinfektimit të fondit të ikonave. Sipas specialistëve po trajtohet me kujdes çdo ikonë e fondit duke mirëmbajtur dhe ruajtur vlerat e trashëgimisë tonë kulturore. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit , duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Sipas DRKK-së, Berat, puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateljesë ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.

2017, ata ftuan artistë të tjerë për t'u bashkuar me udhëtimin e tyre performativ po në Venecie dhe në paralel me bienalen e saj të artit bashkëkohor.

Objektet dhe dokumentacioni nga këto evenimente janë konceptuar për dy lloj publiku: për ata që nuk janë të vetëdijshëm që janë dëshmitarë të performancës, dhe për ata që janë të ftuar për të marrë pjesë në realizimin e saj. Theksi i ekspozitës është performancë nga "The Two Gullivers, La Reprise" (në shqip : Rimarrja), e frymëzuar nga John Cage, Allan Kaproë, Bruce Nauman, Vito Acconci, Marina Abramoviç dhe Ulay dhe që do të përfshijnë studentë nga Fakulteti i Arteve të Bukura (Universiteti i Arteve, Tiranë). Artistët pjesëmarrës me punët e tyre janë Duo

AZed (Aimé Zayed & France Arseneault), Philippe Boissonnet, Lorraine Beaulieu, Mylene Gervais, Louis-Pierre Clement, Olivier Ricard, Vessna Perouvonic, Boja Vasic, The Two Gullivers, Helidon Gjergji, Iva Lulashi. Ky eveniment është realizuar me mbështetjen e grupit te kërkimeve URAV (Groupe Universitaire de Recherche en Arts Visuels, Universite du Quebec a Trois-Rivieres, (QC) Canada), në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Bukura (Universiteti i Arteve, Tiranë). Atsh njofton se, ekspozita "Transparent Travel" do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për publikun deri më 11 maj.

Festa mbarëkombëtare për Skënderbeun në Durrës, mesazhe të veçanta nga arbëreshët

N

ë kuadër të vitit mbarëko mbëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Bashkia e Durrësit dhe shoqata kulturore Smat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizuan "Festën për Gjergj Kastrioti Skënderbeun në ditën e lindjes së tij". Ky aktivitet dy ditor që zhvillohet në Bashkinë e Durrësit dhe në kepin e Rodonit, u organizuar nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Komuniteti arbëresh në Itali është bërë pjesë e kësaj feste mbarëkombëtare në nder të heroit Kombëtar Skënderbeut. Delegacioni i përbërë nga rreth 50 vetë nga komunat arbëreshe të Italisë, Casalvecchio dhe Chieuti, të veshur

me kostume popullore dhe duke kënduar këngë të vjetra shqip kanë çelur këto festime në sallën e këshillit bashkiak të Durrësit për të vijuar më pas

edhe sheshin Liria. Në këtë ceremoni delegacioni është pritur nga drejtori i kabinetit të bashkisë së Durrësit Lavdosh Beqiraj dhe drejtori i arsimit dhe kulturës Adrian Gurra të cilët i kanë uruar mirësardhjen arbëreshëve të Italisë dhe kanë vënë theksin në thellimin e mëtejshëm të shkëmbimeve kulturore midis arbëreshëve të Italisë dhe Durrësit për të cilën shërbeu edhe kjo festë dy ditore për nder të Skënderbeut që i bashkoi në Durrës shqiptarë nga të gjitha trevat ku ata ndodhen. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe dy kryetarët e komunave arbëreshe, kryetari i komunës Casalvecchio, Noe Andreano dhe kreu i komunës Chieuti, Diego Iacono.


SPECIALE

18

E diel, 6 MAJ 2018

Njihuni me të famshmit

Politikanët konsiderohen në të gjithë botën si njerëz të famshëm, por ka të tillë që kanë qenë të famshëm edhe para se të bëheshin politikanë. Në fakt, ndoshta edhe më të famshëm. Cilët janë ata? Njihuni me disa prej tyre më poshtë. 2.Arnold Schwarzenegger Arnold Schwarzenegger është aktor, regjisor dhe producent. Në moshën 20 vjeçare u bë kampion bote në bodybulding, sport ky me të cilin kishte filluar të merrej që kur ishte 15 vjeç. Si përfaqësues i partisë Republikane, në vitin 2007 Arnoldi zgjidhet guvernator i Kalifornisë, i 38-ti me radhë.

1. Ronald Reagan Reagani ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan. Fillimisht gazetar sporti në radio e më vonë aktor në Hollywoodit, karrierë kjo të cilën e filloi në vitin 1939, Reagani është rasti më i suksesshëm kur një artist bëhet politikan. Fillimisht ai ishte anëtar i Partisë Demokratike deri në vitin 1962 kur iu bashkua Partisë Republikane, si anëtarë i së cilës u zgjodh guvernator i Kalifornisë në vitin 1964. Ai fitoi nominimin dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1980, duke e mundur presidentin në detyrë Jimmy Carter.

3.FredThompson Para se të merrej me politikë, Fred ishte aktor, lobist dhe kolumnist. Pas përfundimit të shkollës në vitin 1967, ai punoi si avokat asistent dhe menaxher i fushatës së senatorit Howard Baker. Fredi ishte edhe kryetar i Bordit Këshill-dhënës për Siguri Ndërkombëtare. Më vonë u nominua për senator të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tennessee.

4. Clint Eastwood Eastwood është aktor, regjisor dhe producent, i cili u popullarizua me rolet e tij të luajtur në filma gjatë viteve 1960. Përveç aktrimit, Clint u dallua edhe me punën e tij si regjisor, ku më vonë u shpërblye edhe me "Academy Award". Më vonë ai hyri në politikë, duke iu bashkuar radhëve të republikanëve. Në vitin 1986, Clint u zgjodh kryebashkiak i Carmel-by-the-Sea, të Kalifornisë, post ky në të cilin shërbeu për dy vjet rresht.


SPECIALE

19

E diel, 6 MAJ 2018

që u bënë politikanë 6. Shirley Temple Black

Shirley ishte aktore filmi, këngëtare dhe balerinë. Karrierën e saj prej artisteje e filloi që në fëmijëri, ndërsa me politikë filloi të merrej që në rininë e saj. Shirley ishte ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Ganë dhe në Çeki, si edhe si shefe e protokollit të Shteteve të Bashkuara.

5. Ben Stein Stein është shkrimtar, avokat dhe aktor. Ai u bë i njohur falë fjalimeve që shkruante për presidentin amerikan Richard Nixon dhe komentet mbi çështjet ekonomike, politike dhe shoqërore. Në vitin 2008, Stein mori çmimin për Liri të Shprehjes.

8.Al Franken Ai është aktor, shkrimtar, producent dhe komedian, i cili iu bashkua Senatit, ku edhe aktualisht shërben si senator i ri i Shteteve të Bashkuara nga Minesota.

7. Sonny Bono Bono ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Popullariteti i tij arriti kulmin pas martesës me këngëtaren Cher, kur patën filluar karrierën e tyre të të kënduarit në duet. Bono gjithashtu ka luajtur edhe në disa filma, ndërsa me politikë filloi të merret më vonë, kur u bë kryebashkiak i Palm Springs në Kaliforni dhe kongresmen.


SHOWBIZ

20

E diel, 6 MAJ 2018

Ylli i pop-it, Adele mbush 30 vjeç Dashuria e Adele mes muzikës dhe audiencës së saj është një histori dashurie e filluar 10 vjet më parë, kur hiti i saj i parë "Hometown Glory" i hapi rrugën karrierës së saj të pabesueshme. Kanë mjaftuar tre rekorde për ta bërë atë një diva muzikore, si dhe një nga gratë më të pasura në botë me një pasuri që llogaritet rreth 150 milionë euro. Këngëtarja e "Rolling In The Deep" ka shumë arsye për të festuar. Në vitin 2006 regjistron disa këngë dhe i publikon në Myspace. Këngët fituan menjëherë sukses. Në 2008 firmos një kontratë diskografike me XL Recording dhe publikon këngën e saj të parë "Chasin Pavemnets", që i paraprin albumit "19". Në 2009 fiton Grammy Awards si këngëtarja më e mirë interpretuese. Në 2011 është viti i hit "Rolling in the Deep" dhe të famshmes "Someone like you"". Por Adele anulon turnetë per problemet e kordave vokale. Në 2011 këngëtarja bëhet nënë për herë të parë e një djali, Angelo. Në 2013 fiton çmimin Oscar" me këngën "Skyfall",

"Miss Shqipëria 2018" këtë vit shënon 20 vjetorin e krijimit të këtij eventi. Producenti, Petri Bozo, e rikthen "Miss Shqipërinë" në Tiranë, ku ndryshe nga herët e tjera do të zhvillohet përgjatë dy netëve. 31 konkurrentë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Diaspora do të garojnë për titullin e "Miss Shqipërisë", mbrëmja e së cilës do të finalizohet me 11 qershor. E veçanta e këtij edicioni jubilar, sipas producentit Petri Bozo është se "Miss Shqipëria 2018" do të zhvillohet në 2 net. Gjithashtu 31 konkurrentët do të zhvillojnë një tur 8 ditor në disa qytete, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, ku do të nisë me 14 Maj me qytetin e Cërrikut. Nisja e përgatitjeve për këtë rrugëtim të zgjedhjes së më të bukurës shqiptare për vetë vajzat është një emocion dhe përgjegjësi. 20 vjet "Miss Shqipëria", këtë vit kthehet në Tiranë si një projekt plot energji të bukur për të treguar se protagonizmi i të bukurës është në shërbim të komunitetit për promovimin e vlerave, traditës, historisë.

Babai transgjinor i Kylie e Kendall Jenner martohet për herë të katërt? kolonë zanore në një film të James Bond. Në 2005, pas 4 vitesh pushim, Adele publikon këngën "Hello". Në moshën 30vjeçare, Adele nuk është vetëm një nga yjet më të rëndësishëm pop të kohës së saj, por edhe një grua e realizuar: nëna e engjëllit të vogël dhe gruas së Simon

Koneckit. Adele në vitet e fundit është përballur gjithashtu me një ndryshim të madh fizik, duke humbur 30 kg dhe duke udhëhequr një mënyrë jetese më të shëndetshme. Adele, emri i vërtetë i së cilës është Laurie Blue Adkins ka lindur më 5 maj 1988 në Londër.

Harry-Meghan,1.200 qytetarë të ftuar në dasmë, por me "bukë me vete" Janë plot 1.200 shtetas britanikë, të cilët do të kenë nderin të marrin pjesë në dasmën e vitit mes princit Harry dhe Megan Markle. Për t'u pranuar brenda mureve të Kështjellës Windsor më 19 Maj, bëhet një përzgjedhje nga një nëntoger i përgjithshëm i pallatit dhe të

"Miss Shqipëria 2018", nisin përgatitjet për 2 netët e edicionit të 20-të

ftuarit duhet të jenë punonjës të shoqatave humanitare, apo punonjës të familjes. Por, të ftuarve i duhet që drekën ta marrin me vete. Meghan dhe Harry, ndryshe nga Kate dhe William, kanë preferuar ta festojnë dasmën e tyre me njerëzit e thjeshtë të cilët do

kenë fatin të shohin çiftin duke sfiluar në karrocë. Pallati Kensington konfirmon vendimin e çiftit për të përfshirë publikun e thjeshtë për një "ditë të këndshme dhe të gëzueshme". Konkretisht, do të jenë 200 operatorë nga shoqatat humanitare dhe organizatash të ndryshme që çifti i ka mbështetur vazhdimisht; 100 nxënës të shkollave vendase, 610 vetë të cilët jetojnë e pnojnë në Kështjellën Windsor, 530 nëpunës të shtëpisë mbretërore. Fatkeqësisht, ata nuk mund të marrin pjesë në ceremonitë më intime, siç është banketi i organizuar për të ftuarit më të "ngushtë"! Në fakt, të 1.200 fatlumët që morën ftesën për eventin (por jo për festën) u këshilluan të marrin ushqimin me vete, duke qenë se nuk do të ketë mundësi të marrin pak "ushqim mbretëror".

A janë këto këmbanat e dasmës? Sipas mediave të huaja, babai transgjinor e yllit të televizoneve, Kylie dhe supermodeljes Kendall, Caitlyn Jenner po planifikon të martohet. Ajo thuhet se është lidhur me modelen 21-vjeçare Sophia Hutchins. 68vjeçarja ka pohuar më parë se ato janë thjeshte mike, megjithatë burimet tregojnë se po jetojnë së bashku dhe synojnë që të martohen së shpejti. Ceremonia raportohet se do zhvillohet në Malibu, në Kaliforni dhe të ftuar do jenë vetëm të afërmit. Nëse lajmet janë të vërteta Sophia do të jetë gruaja e katërt e Caitlyn. Sophia është gjithashtu transgjinore

dhe ka qenë e hapur për përvojën e saj si një grua transgjinore. Në vitin 2016, 21-vjeçarja tha se ishte frymëzuar nga Caitlyn për tranzicionin në jetën e saj. Nuk dihet ende se si Caitlyn dhe Sofia janë takuar së bashku. Sidoqoftë po kalojnë shumë kohë së bashku dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi. Caitlyn e ka jetuar jetën si burrë për 65 vjet.

Dhurata mijëra dollarëshe që David Beckham mori nga vajza e tij 6-vjeçare David Beckham vetëm pak ditë më parë festoi 43-vjetorin e lindjes dhe ishylli i futbollit ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa nga dhuratat që mori nga familja e tij. Ajo çfarë ra në sy ishte dhurata mijëra dollarëshe e vajzës së tij 6-vjeçare, Harper. Beckham nuk i përmbajti dot emocionet kur përpara syve i doli dhurata e vogëlushes, një verë me vlerë 4.950 dollarë nga Louis Vuitton. Dhurata ishte e personalizuar me shkrimin "Daddy's Wine Cellar, Love Harper", si edhe 2 gota vere kristali.


KOHA E LIRE

21

E diel, 6 MAJ 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

në lëvizje zakonisht me lopata 70. Në mënyrë të papritur dhe të menjëhershme 71. Quhet edhe ashtu një njeri i metë nga mendja, teveqel 72. I ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm, ose re... 76. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 77. Ajri që thithim e që nxjerri nga mushkëritë 78. Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e rrymës elektrike 81. Nëpunës i cili varet nga dikush tjetër me detyrë 83. Kirkizia ka atë monedhën e saj 85. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 86. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 87. Pëlhurë e trashë, e mbuluar me një shtresë të hollë lëndësh që nuk e thithin lagështirë 91. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 94. Degë e kimisë industriale që merret me studimin dhe shfrytëzimin e lëndëve 95. Ka edhe atë emër vendbanimi ynë 97. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 99. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 100. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 102. Lëshon një zhurmë të madhe dallgë-dallgë, uturon. 105. E kaloj kohën në mënyrë të këndshme 107. Fjalë, bisedë, ose diçka që lidhet me bisedën, bën...

109. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 110. Fjalë tepër lavdëruese që i thuhen dikujt për t'i bërë qejfin, korte, kompliment 114. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 115. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 117. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 119. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 120. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 121. Ashtu quhet dollapi me disa sirtarë, ku zakonisht mbahen ndërresa, çarçafë etj VERTIKALISHT 1. Aktori nga Përmeti, Petraq ..., luan Malua në komedinë e Piro Milkanit "Zonja nga Qyteti" 2. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 3. Vajza kundrejt fëmijëve të tjerë me prindër të njëjtë 4. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 5. Partia Levizja e Legalitetit 6. Copë e vogël nga një dru i çarë, ashkël 7. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 9. Copë druri e gdhendur a dërrasë si rrip i gjerë ose si pllakë 11. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake 13. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 15. Ndryshe thuhet kur përshtatem 16. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 17. Një e dhjeta pjesë e gradës

20. Quhen ashtu ato të romaneve dhe filmave, pozitiv ose negativ 22. Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Enver ..., lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë 23. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 25. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 28. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 34. Kopsht i vogël zakonisht pranë shtëpisë 35. Banor vendës nga Peja ose ai që ka prejardhjen nga Peja quhet ashtu 37. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 38. Ndodhet në Evropën Qendrore, e rrethuar nga Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Lihtejnshtajni, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Atdheu i Stefan Zweig 39. Will ..., aktor dhe reper amerikan 40. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 41. Gotë uji, zakonisht e madhe e me vegë 45. Quhen ashtu ata, makineritë, mjetet, veglat, orenditë, aparaturat 47. Piktori me famë, Ibrahim Shaban Likmetaj ... (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918, vdiq në Milano më 7 shkurt 2006 49. Pasi rrushi shtypet bëhet i tillë, më pas vjen vera, dhe pas saj rruga për tek rakia 51. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që i pëlqen shumë të merret me diçka 52. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të

fisnik, etj 66. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar, e kundërta e progresit 67. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 68. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 70. E shtënë me disa armë zjarri njëherësh 73. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 74. Xhamadan burrash me mëngë të çara nën sqetulla, që zakonisht nuk vishen, por rrinë varur (në veshjet kombëtare) 75. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 76. Ai që është pak i prapë, i vrazhdë e jo i shkueshëm; që besohet se sjell prapësi 79. Partia Unitetit Kombetar 80. Që ka gradë, detyrë a përgjegjësi më të lartë se të tjerët 82. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 84. Ndryshe i thonë hurmë. Frut që merr shijen kur zbutet. Farëzezt hahen edhe të forta 88. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 89. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 90. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 92. Kasolle e ngritur mbi katër drunj, ku rri e fle rojtari i vreshtave 93. Kazakistani e ka atë paranë e saj kombëtare 96. Dru halor përherë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie 98. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohej nusja ditën e dasmës 101. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 103. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 104. Paraja ruse quhet ashtu 106. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 108. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 111. Partia Aleanca Popullore 112. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 113. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 116. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 118. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë

Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 55. Pikturë që bëhet me bojëra uji mbi suva të njomë; mënyra e punimit të këtyre pikturave 58. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 59. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 62. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 63. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 64. Kam dëshirë të madhe dhe shpresa për t'ia arritur një qëllimi të lartë; synoj të arrij diçka 65. Ai hodhi themelet e komedisë franceze. Veprat e tij të njohura, Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci, Borgjezi 1

2

Z V I

C

R A

3

R E

4

5

F O R M A

6

7

P

E R

D H E

R

U

O

10

11

K R E

12

S H N I

13

K

S H

O

V

20

V

B

N

E

O

21

22

K

C E

N S

V A

U

S

L

M U L

26

S H K O

G

L ¸ B

P E

J

E A

30

S

R

D

N E

I

L

L A

T

34

V ¸

N G

U E F

E

E

S

A

Z

L E

D

U

S

M I

H

39

D

O

P

A G A N I

Z

40

41

D E S

42

P O T I

Z E

M 44

V A

M

J

O

46

J

I

47

T U

E

45

P A N T 48

R

D E

M

T

J

¸

E D O

V E

S

M

D

53

O G

E P

L E

A R

A R

E

K N O J

58

D

M O N O L O G

N

U

J

I

R

L

G

A G ¸

O

J

I

U G

59

R

62

63

E

A

64

60

R R

R

65

A

61

E

66

V E

G

S

68

R

T 55

57

A ˙

R 52

B L

54

A U R

I

P

L O N A

51

K R 56

A L

49

50

E

U K

N

43

M O S

H

35

P

38

K

I

N

33

I

37

V

R

L 31

32

H 36

R

U R

29

L E

I

F

E P

25

28

P A T O L O G J

L

R 19

24

V

16

K L E 18

23

27

O H

15

17

U

9

14

T I

K

R I

8

A

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Ministria e Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve, inicialet 5. Partia e të Drejtave të Mohuara 8. Unioni Postar Universal 10. Mungesë gjallërie, zhvillimi e përparimi, mbetje në vend (për ekonominë, punën, jetën mendore etj.); gjendje e fjetur 12. Nuk shkoj por v... 14. Bardhosh ..., veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1982 18. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 19. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë 21. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 22. Shkëlqim a dritë në ngjyrë si të arit 24. Me kryeqytet Madridi. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe principaten e Andorrës 26. Rrëshirë me erë të mirë, që nxirret nga disa lloje drurësh të pjesës lindore të Afrikës së Veriut dhe që përdoret në kozmetikë e në mjekësi 27. Vë në rresht, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit zakonisht në vijë të drejtë; radhit, rendit 29. Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend 30. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 31. Aty ndizet zjarri brenda shtëpisë, por moderniteti e ka futur edhe si tendencë 32. Tirana, e kishte targën e makinave ... 33. E vendos dikë a diçka në një vend 36. Jashtëqitja e kafshëve 39. Qytet në veri të Shqipërisë, i ashtuquajtur "djepi i kulturës" 41. Banka Botërore 42. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 43. Njihet si kryeqyteti i Bjellorusisë 44. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 46. Ndoc ... lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, vdiq në burg më 1951. Shkrimtar me mbi 400 vepra, dhe babai i romanit shqip 48. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve 50. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 53. Merr zjarr, merr flakë; harxhohet e tretet në zjarr, bëhet shkrumb e hi 54. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 56. GRamshi e kishte ashtu targën 57. Kur i kundërvihet një force nënshtruese të ligjit apo rregulliat 60. Aleanca Kuq e Zi 61. Titull që mbante në disa vende myslimane kryesundimtari 65. Pikërisht më 17 shkurt të vitit 2000, gjigandi amerikan ... paraqet Windows 2000 69. Lundër e vogël, e gjatë, e ngushtë dhe e cekët, që vihet

67

G

K A P

R O L L

J

U

E

69

K O L O N J

A

M ¸

T

R

Z E

O

70

O 71

I

L

72

P A R A A R

D H ¸

Z

S

77

M A

P 80

R

E 81

M

75

A M

O

T 82

T

83

E

¸

O H U

A K T

A

U

C

I

U

¸

I

84

L

B

S E

U

P

K U

˙ 76

79

A N U S

H I

86

A N I

P E

Z

74

78

85

P

I

73

N

87

T

A

S

88

A N D ¸

89

D

R

90

R

G

92

B

S

N

93

D O

91

E R

B I

T

94

R E

A

97

J

B

B

96

G

K A R

P A

98

A N

I 99

¸ 103

L

P

N 100

O S B

A

E

R

A

L

I 106

K

˙

S A N D E R

U

P

R

A

B

T

A

F L

I

G

E N C ¸

L

Z 110

112

I

Z A N

107

109 111

G 102

K

T

105

V

L

A C A D B 101

K O M I 104

108

C

H

E 95

O

N G E

K O N K U R R

S H I


SPORT LUSHNJA

22

E diel, 6 Maj 2018

Gjyla: Po na mbarohen lojtarët, s’dua të flas për gjyqtarët sepse ... Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, është shfaqur i mërzitur pas humbjes me ekipin e Kukësit. Ai ka shprehur indinjatën e tij për vendimet e gjyqtarit, të cilat sipas tij e kanë penalizuar shumë ekipin tij. “Të them të drejtën të vazhdosh deri në fund duhet të kesh futbollistët. Po na shterojnë futbollistë. Sefa mungon ndeshjen

tjetër. Nëse ishte i verdhë për Zderic, duhet të ishte i verdhë dhe për Pepën. Ndeshjen tjetër nuk do t’i kem këta futbollistë. Nuk ofendoj gjyqtarin. Nuk dua të merrem me gjyqtarët, pasi jam gjobitur shumë herë me gjoba nga një milion e dy, ndërkohë që marr vetëm 300 mijë lekë rrogë. Pse të flas për të marrë gjoba. Gjyqtari i keq nuk

është ai që jep penallti kot kundrejt meje, por ai që jep kot penallti për çdo ekip. Ne do të mundohemi ta respektojmë kampionatin deri në fund. Ne duhet të respektojmë dhe tifozët. Futbollistëve i kam bërë të luajnë, pasi i kam thënë se ekipi jonë është më i persekutuari i futbollit shqiptar”, ka thënë Gjyla pas ndeshjes.

Kurbinasit morën një sukses spektakolar 3-2, duke i shtyrë sërish festën korçarëve

Laçi përmbys Skënderbeun, Kukësi mund me vështirësi Lushnjën

JULIAN AHMATAJ

“ Për fat s’ishte ndeshja e fundit, na penalizmi mungesa e Plakut”

Rozalb Lika

S

kënderbeu nuk ka festuar edhe këtë fundjavë titullin e Kategorisë Superiore. Laçi ka arritur që të marrë një fitore spektakolare, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash që krijoi ekipi i drejtuar nga Ilir Daja. Pjesa e parë foli për korçarët që dominuan në lojë dhe në raste. Pasi humbi disa mundësi të mira shënimi, Soue më në fund gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të. Ai mori një pasim fantastik nga Lilaj, dhe më pas e ka të thjeshtë për të mposhtur portierin Selmani. Pas 8 minutash, bomberi nga Gambia shënon dhe golin e dytë personal. Këtë herë ai është me fat, pasi Dita nuk arrin që të godasë në zonë, dhe më pas topi shtyhet prej sulmuesit në rrjetë. Në limitet e fundit të pjesës së parë, Bruno Lulaj ka arritur të shënojë golin e parë për Laçin duke e rihapur ndeshjen falë një goditje të saktë me kokë. Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime, teksa Shehi dhe Muzaka dolën jashtë, ndërsa në fushë u hodhën Gripshi dhe Teqja. Kurbinasit ndërkohë marrin zemër, shënojnë golin e barazimit me Rexhinaldon. Sulmuesi i Laçit kërcen mjaft mirë me kokë brenda zonës, dhe mposhtë portierin e korçarëve. Surprizat nuk kanë fund këtu, pasi në minutën e 62-të, vjen dhe goli i përmbysjes. Rexhinaldo nuk e ka të vështirë të shtyjë topin drejt rrjetës i vetëm përballë Teqjas, duke realizuar golin e dytë personal. Kjo është humbja e dytë radhazi në kampionat për Skënderbeun, që tashmë ka mbetur në kuotën e 69 pikëve, ndërkohë që sfida e radhës është ndaj Lushnjës në transfertë., Kukësi mori një tjetër fitore, ndonëse jo aq të lehtë sa pritej, përballë Lushnjës që rezistoi mjaft mirë dhe madje pa t’i mohohej edhe një penallti. Sindrit Guri kaloi vendasit në avantazh, në minutën e 33-të, ndërsa në të 39-ën ishte

Brunild Pepa që barazoi shifrat me 11-metërsh, duke bërë që në ‘Zeqir Ymeri’ t’u kujtohej ajo humbje në fazën e dytë, 1-3, pikërisht ndaj lagunarëve. Skuadra e Kukësit nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç fitores. Tekniku Peter Pakult kërkoi të luante të gjitha kartat dhe hodhi në fushë sulmuesin Balde. Ky i fundit, arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm pas 3 minutash lojë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Kalimi i minutave nuk ishte aq i lehtë, pasi skuadra e Kukësit u mundua

të gjente golin e qetësisë, por nuk ja doli mbanë. Në fund, Kukësi arrin në kuotën e 61 pikëve dhe siguron matematikisht Evropën, ndërsa Lushnja rikthehet në origjinë, duke humbur ndeshje. Në Kamëz, vendasit nuk kanë mundur që të marrin pikë, duke e mbyllur ndeshjen 0-0 ndaj Luftëtarit, pa mundur që të shfrytëzojnë mundësitë e shumta për shënim. Në minutën e 76-të, vjen një episod që vendos shumë për ndeshjen. Idrizaj futi një top në zonë për Stefan Raçiç, por ky i fundit u shty nga

Beqiri dhe arbitri Enea Jorgji nuk hezitoi për të vendosur dorën te pika e bardhë e penalltisë. Raçiç gjuajti në krahun e djathtë, por Athanastasopulos priti duke e larguar këtë rrezik që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes për minutat e mbetura. Ky barazim natyrisht që nuk i shërbeu asnjërës prej skuadrave, pasi të dyja kishin nevojë për pikë, me skuadrën e Ahmatajt që synon mbijetesën dhe atë të Hasan Likës që kërkon të blindojë pozitat në vendin e 3-të të renditjes.

Julian Ahmataj nuk e bën dramë barazimin ndaj Luftëtarit, edhe pse skuadra e tij tashmë rrezikon shumë në luftën për mbijetesë. Trajneri i Kamës është shprehur se mungesa e Sebino Plakut ndikoi në rezultatin e ndeshjes. “Për fat të mirë kjo nuk ishte java e fundit dhe pavarësisht mundësisë së humbur, do të synojmë pikë në takimet e mbetura. Një skuadër, për të synuar suksesin, duhet të jetë e balancuar dhe jo të kalojë në aventurë. Edhe sot u munduam të siguroheshim mbrapa dhe më pas të kërkonim golin, por nuk ia dolëm të shënojmë. Mendoj se mungesa e Plakut, që është kapiteni dhe golashënuesi ynë kryesor, na penalizoi mjaft. Jo vetëm për të shtyrë topin në rrjetë, por edhe për t’i dhënë moral skuadrës”, tha trajneri i Kamzës.

AUSTRIAKU

Pakult: E paralajmërova ekipin, edhe ne na janë mohuar penallti Kukësi vuajti shumë për të marrë 3 pikët e radhës në kampionat, diçka që ishte paralajmëruar më parë dhe nga trajneri Piter Pakult. Strategu austriak duke folur pas ndeshjes evidentoi vështirësinë e këtyre takimeve dhe tha se është i lumtur me fitoren, më shumë se me çdo gjë tjetër. “Unë e shoh ndryshe këtë ndeshje, pasi mendoj se në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë. Kishim rastet tona, por nuk finalizuam dhe më pas erdhi ai gol i

barazimit. Patëm edhe mungesa për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve sot dhe u desh të ndryshonim shumë gjëra në fushë. Arti i trajnerit është të motivojë skuadrën edhe në takime të tilla, ku në letër është ndeshja e fituar. E paralajmërova skuadrën edhe para dy ditëve, pasi u solla shumë shembuj nga karriera ime, ndërsa sot jam më shumë i kënaqur për faktin që morëm 3 pikët. Shpresa për titullin? Jemi të kënaqur me fitoren sot dhe do të shohim në

ndeshjet e ardhshme se çfarë do të ndodhë. Penalltia e mohuar? Unë mendoj se arbitri duhet të vërshëllejë atë që shikon në fushë. Natyrisht që në dy javët e fundit na u mohuan dy penallti flagrante, ndërsa sot iu mohua Lushnjës. Nuk mendoj se kompensimi është diçka e drejtë, pasi çdo ndeshje ka historinë e saj, por ky rast konfirmoi se arbitrat gabojnë në mënyrë njerëzore dhe herë në favor, e herë kundër”, tha Pakult pas ndeshjes.


SPORT

23

E diel, 6 Maj 2018

Strategu i njohur do të rimendojë pozicionin e tij pas analizës që do të bëjë me lojtarët

S

kënderbeu dje ka pësuar humbjen e pestë në këtë sezon, dhe të dytën radhazi në kampionat. Disfata nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i korçareve, i cili në fakt po mendon edhe largimin për shkak të rezultateve të fundit. 52-vjeçari pas ndeshjes është shprehur se do të bëjë një analizë të thellë të situatës, teksa nuk përjashtoi edhe dorëheqjen e tij, për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Çfarë ndodhi në takimin e sotëm, që e nisët mjaft mirë, por e mbyllët me humbje? Kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç momentit të fundit. Dy ndërrimet e detyruar të Shehit dhe Muzakës, prishën gjithçka në pjesën e dytë. E kam thënë dhe vazhdoj të them, lojtarët me perspektivë, nuk hyjnë të ingranuar komplet në ekuilibrat e lojës. Marr përgjegjësitë e mia, pasi nuk ndodh që Skënderbeu të ketë gjithë atë prishje të ekuilibri. Unë jam ai që përgjigjem dhe do të analizojmë me shumë kujdes çdo gjë që ka ndodhur. Nëse do kem përgjegjësi unë si trajner, do shoh pozicionin tim. Gjendja që ka klubi dhe dënimi i djeshëm, ka sjellë situatën e njëjtë si në Shkodër. Ekipi e vuan jashtë mase vendimin që del para ndeshjes. Keni 8 pikë diferencë me Kukësin dhe festën e titullit e ndal vetëm matematika. Ia vlen ta rishikoni vendimin? Ky ekip më ka dhënë kënaqësinë dhe ka bërë periudhë të mirë në kampionat. Në qoftë se do të kishte qenë një situatë tjetër,

Plas te Skënderbeu, Daja mendon dorëheqjen nga drejtimi i korçarëve

do ishte një dorëheqje e parevokueshme. Kjo bie ndesh me situatën ku ndodhet klubi. Nëse nuk ka më shenja motivimi dhe ekuilibër, trajneri duhet të marrë përgjegjësitë e veta. A është ky një mesazh për ekipin dhe drejtuesit, që ose të bëhet kthesë, ose rrugët ndahen? Problemi s’është për drejtuesit,

pasi nuk jam trajner që kam frikë të shpreh atë që mendoj. Nuk kanë faj drejtuesit. Grupi bashkë me mua si trajner duhet të gjejë forcë, në të kundërt do të thotë se diçka nuk shkon mes meje dhe klubit. U pa një Skënderbe i mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, në qoftë se ka një shthurje të ekipit. Është pikërisht trajneri përgjegjësi

SERIA A

kryesor. Do gjej format për të analizuar, por në qoftë se do ishte në situatë tjetër, do isha më i ashpër. Jam i rezervuar në pozicionin tim. Të gjithë do mendojnë që erdhi ky dënim dhe Daja do largohet. Ky grup më ka dhënë kënaqësi të madhe. Në qoftë se do kemi probleme të tilla taktike në ndeshjet në vazhdim, do bjerë përgjegjësitë mbi mua.

BUNDESLIGË

Bajerni fiton me përmbysje ndaj Këlnit, Dortmundi pëson tjetër humbje

Gola të shumtë dhe surpriza në javën e 33-të në Bundesligë. Bajerni i Mynihut ka fituar me përmbysje në transfertë 3-1 ndaj Këlnit. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, pasi Zyle dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Në fraksionin e dytë bavarzët përmbysin gjithçka brenda 2 minutash. Rodriguez në minutën e 59-të dhe Levandovski në minutën e 61-të kaluan Bajernin në avantazh. 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Korentin Toliso shënoi golin që vulosi suksesin e ekipit të Jup Hejkens, që ngjitet në kuotën e 84 pikëve. Dortmundi dhe Hofenhejm janë mundur në sfidat e radhës. Verdhezinjtë u mposhtën nga Mainz 1-2, ndërkohë që Hofenhejm u mund nga Shtutgardi 2-0.

KATEGORIA SUPERIORE

Milani me hap “evropian”, Teuta turpëron Partizanin, fundos Veronën drejt Seria B Vllaznia ndalet nga Flamurtari Milani hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt arritjes së një vendi në Europa League në sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë fituar me lehtësi 3-1 në “San Siro” ndaj Veronës, duke zyrtarizuar edhe rënien e këtyre të fundit në Seria B për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjë zhbllokuan rezultatin që në minutën e 11-të me Çalhanoglu, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të bukur në zonë të Suzos. Kuqezinjtë luajnë më mirë, dhe në minutën e 32-të shënojnë dhe golin e dytë. Patrik Kutrone kontrollon në mënyrë perfekte një pasim në zonë të Bonaventurës, dhe më pas me një kthesë me të majtën, mposhtë portierin Silvestri. Milani nuk mjaftohet me kaq, teksa në minutën e 49-të, shënon dhe golin e tretë me Abaten. Mbrojtësi i krahut të djathtë merr një pasim nga Suzo brenda zonës dhe më pas godet befasisht brenda zonës duke lënë të shtangur portierin e Veronës. 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Verona shënon golin

e nderit me Li, i cili goditi mjaft mirë në hyrje të zonës, pas një goditje nga këndi. Kuqezinjtë reagojnë menjëherë duke shënuar golin e katërt me Borinin. Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në kuotën e 60 pikëve, 2 më shumë se Atalanta, e cila do të sfidojë Lacion sonte në mbrwmje.

Teuta ia del që të fitojë, ndërkohë që Vllaznia jo. Sfidat e mbijetesës së javës së 32-të mund të vendosin jo pak për fatet e këtyre skuadrave në luftën për mbijetesë. Në “Selman Stërmasi”-in e boshatisur, për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, Partizani pësoi një humbje të rëndë 1-3 ndaj Teutës. Të kuqtë gjetën të parët avantazhin, në minutën e 16-të me anë të Bathës, që shënoi nga pika bardhë, por më pas durrsakët e Begejës përmbysën gjithçka, duke shënuar plot 3 gola në portën e Hoxhës. Çyrbja, Hrkaç dhe Hila ishin autorët e golave të skuadrës së Teutës, që mori sot një 3-pikësh me shumë vlerë. Vllaznia nuk mundi që të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në Vlorë. Shkodranët pasi humbën një 11-metërsh me Vucajn, që u ndal nga portieri i vlonjateve, Nurkoviç, gjetën golin pak nga fundi i ndeshjes. Vlonjati Andi Ribaj kaloi në avantazh shkodranët në minutën e 84’. Gjithsesi festa e shkodranëve mbeti

në tentativë, pasi në sekondat e fundit të sfidës, ishte Kamara që mposhti Sherrin me një gjuajtje nga hyrja e zonës. Nëse shohim fundin e tabelës pas javës së 32të, Vllaznia dhe Teuta janë në kuotën e 37 pikëve në vendin e 8 dhe të 9, ndërkohë që Kamza ka vetëm dy pikë më shumë se ata.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E diel, 6 MAJ 2018

Presidenti Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut

Krerët e shtetit, homazhe për dëshmorët

P

residenti i Repub likës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erjon Veliaj, ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të shtetit përkujtuan dje 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje homazhe te në "Varrezat e Dëshmorëve", ku vendosi një kurorë me lule duke u përulur me respekt para Monumentit të "Nënës Shqipëri", dhe nderoi kujtimin paraharruar e sakrificat e atyre që dhanë jetën për Atdhe. Presidenti i Republikës u shpreh para mediave të pranishme: "Ishte kënaqësi të takoheshim edhe me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve. Natyrisht ata janë kaq të shumtë,

por të gjithë bashkë i bashkon përjetësia në nderim të asaj që kanë bërë për çlirimin e vendit, për 29 Nëntorin, që e vendosi Shqipërinë në anën e drejtë të historisë. Dhe jo vetëm riktheu 28 Nëntorin, që humbën më 7 prill, por njëkohësisht edhe ka bërë të mundur

që Shqipëria sot të jetë edhe anëtare e NATO-s, por pse jo, edhe të ketë një perspektivë shumë të mirë edhe për çeljen e negociatave për anëtarsimin në Bashkimin Evropian, pasi ishin ata që përcaktuan gjithashtu rrugën evropiane të Shqipërisë, ashtu sikurse edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu." "Lavdi Dëshmorëve", shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social "Facebook", në përkujtim të kësaj dite. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.