Koha Jone_6 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 80 (8521)

E shtunë, 6 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Ambasada e Rusisë në Tiranë zbardh takimin sekret të delegacionit të qeverisë shqiptare me qeverinë e Kremlinit në Rusi, ndërkohë që kryeministria e mbajti të fshehtë për publikun

Edi Rama dërgon zv/ministrin në Moskë

Përflitet në qarqet e fshehta diplomatike se kryeministri Rama po përgatit një vizitë në Moskë gjatë kësaj vere dhe ku do të pritet, sipas burimeve, nga Presidenti rus, Putin. Kjo do të jetë një lëvizje e beftë politike, fill pas qershorit ku mendohet se BE nuk do t’i hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes shqiptare dhe krizës politike në Tiranë FAQE 3

SISTEMI ZGJEDHOR

Basha: Pse jo lista të hapura për kandidatët, ndryshim ligjit për referendumet

Edhe kodet e wireless në ambientet publike tani janë: “Ramaik2019”

PROTESTA

Kukësi i vë traun Edi Ramës, protestuesit përplasen me policinë

FAQE 4

DOKUMENTI

Opozita në takimin me shefen e ONM: Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde

FAQE 2

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Fermerët në gjendje të mjerë, shteti nuk i shikon

FAQE 5

ANALIZA

“Zëri Amerikës”: Krizë e madhe politike në Shqipëri, BE në dilemë

FAQE 8

FAQE 6

KOMENT

SPECIALE

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Gjergj Fishta i mirëpritur në Vatikan

Nga Andi Bejtja FAQE 9

Nga Tonin Çobani

FAQE 24

FAQE 14

QËNDRIMI

NË 110 VJETORIN E GAZETËS DIELLI

Petrit Vasili: Kontributi i VATRËS Shqiptarët hapa në Konferencën e para, ndërkombëtarët Paqes, në Paris 1919 hapa pas!? Nga Mal Berisha FAQE 8

ANALIZË

Emigrimi i shqiptarëve

Nga Brunela Beshaj FAQE 10-11

FAQE 14


POLITIKE

2

E shtunë, 6 PRILL 2019

Kreu i PD-së takim me studentët: Do anulojmë ligjin e arsimit të lartë. Djegia e mandateve qëllim më i madh se largimi i kësaj qeverie

I

sapokthyer nga Berlini nën një agjendë intensive takimesh, për krizën politike në Shqipëri, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u takua pasditen e së premtes me një grup studentësh ku ka ndarë me ta programin për sistemin arsimor por dhe vizionin politik të opozitës për të ardhmen. Para të rinjve, ai tha se arsyeja e djegies së mandateve është shumë me e thellë se largimi i Ramës. Basha u tha studentëve është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të përfshirjes. Basha foli për ndryshim sistemi, duke u shprehur për herë të parë pro listave të hapura. Tek ndërhyrja në sistem, kryetari i PD-së listoi dhe një ligj të ri për referendumet popullore. “Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PDnë, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurrencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë në qoftë se duan të marrin përgjegjësi publike. Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Si do ti japim fund? Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumëfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve

Sistemi zgjedhor, Basha: Pse jo lista të hapura, ndryshim ligjit për referendumet

apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vlerësimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në

një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët. Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. P.sh, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament

i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Në qoftë se Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla. Në qoftë se parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve incenratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta

bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve.”, u shpreh Lulzim Basha. Duke folur për të rinjtë, Basha, tha se do hartohet një ligj i ri për arsimin e lartë, ku sipas tij do përqafohen norma e standarde evropiane, Basha premtoi dyfishim të buxhetit. Gjithashtu, Basha, tha se Partia Demokratike parashikon në programin e saj stazh pune për 10 mijë student në vit. Gjithashtu ai u premtoi studentëve që vendimi i parë kur opozita të vijë në pushtet do të jetë pikërisht anulimi i ligjit për arsimin e lartë. “Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do ti marrë prapë kryeministri dhe ministri i arsimit. Demokratizimi i vendimmarrjes, modernizimi i universiteteve, sipas modelit europian do të jetë tipari i ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do ti bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjeshtë ta anulojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua të jua premtoj sot këtu. Port ë kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standardeve evropiane”, tha Basha.

VIJON PROTESTA NË ZONËN E “ASTIRIT” KUNDËR PROJEKTIT KORRUPTIV TË UNAZËS SË MADHE Është m,bajtur edhe pasditen e kësaj të premte protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Edhe dje, siç kanë bërë prej më shumë se 5 muajsh, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit, Edi Rama. Nga protesta, një nga banorët komentoi edhe vizitën e kryeministri Rama në Kukës, ndërsa nuk kurseu edhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Shkon sot dhe mburret me një aeroport që është sot e 20 vjet i dhuruar nga Emiratet Arabe. Normal që një mikpritje të tillë mund t’i rezervonte Kukësi. “Rama ik, Rama ik”. Banorët e Unazës

Banorët e Unazës së re: Lleshaj kërkon të na fusë në konflikt, lironi Dorianin

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

së Re mbështesin të drejtën e studentëve. Ai e ka mendjen vetëm të pushtojë toka dhe t’i kthejë në kulla. Mos tërhiqeni nga e drejta juaj, për sa i përket gjendjes së Unazës së Re dhe situatës. Nuk pranojmë të dhunohemi as nga kjo polici, as nga askush. Ta harroni kushdo që kalon përmbi këta qytetarë. Ky është qëllimi i ministrit Lleshi të na fusë në konflikt me njëri-tjetrin. E vetmja mënyrë për ta shuar këtë protestë, është anulimi i këtij projekti. Forma të tjera arrestime, burgosje, nuk i njohim. Do t’i mbrojmë shtëpitë ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

e Unazës së Re. Ju bëj thirrje të lironi Dorjan Protuduarin, një njeri i ndershëm që i ka dhënë forcë kësaj protestë.”- shprehet një nga banorët. Në fjalën e tij, ishdeputeti i PD-së Klevis Balliu, u shpreh se tashmë Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një njeri që vërtitet në ajër për tu mbushur mendjen qytetarëve se është kryeministër. “Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushur mendjen qytetarëve se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

të qëndrojmë në këtë qëndresë historike që i dha shpresë çdo qytetari. Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës. Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re.”, tha Balliu Ndërsa një nga banorët duke komentuar zhargonin përçarës të Ramës tha se: “Unë jam krenar për origjinën time. Ajo origjinë nuk i duron mashtruesit. Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun”, tha banori.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 6 PRILL 2019

Ambasada e Rusisë në Tiranë zbardh takimin sekret të delegacionit të qeverisë shqiptare me qeverinë e Kremlinit në Rusi, ndërkohë që kryeministria e mbajti të fshehtë për publikun

Edi Rama dërgon zv/ministrin në Moskë

Përflitet në qarqet e fshehta diplomatike se kryeministri Rama po përgatit një vizitë në Moskë gjatë kësaj vere dhe ku do të pritet, sipas burimeve, nga Presidenti rus, Putin. Kjo do të jetë një lëvizje e beftë politike, fill pas qershorit ku mendohet se BE nuk do t’i hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes shqiptare dhe krizës politike në Tiranë Në kulmin e një fushatë të drejtuar nga qeveria që synon të demaskojë PD-në si të financuar nga Rusia, kryeministri Edi Rama ka dërguar këto ditë një delegacion qeveritar për bisedime në Moskë. Lajmi i vizitës së delegacionit shqiptar, çuditërisht nuk është publikuar nga qeveria shqiptare. Në faqen e ministrave dhe gjithë axhendat e Këshillit të Ministrave, një takim i tillë i përfaqësuesve të Edi Ramës është mbajtur sekret. Nëse ishte takim protokollar pse u mbajt i fshehur për median dhe publikun kjo vizitë? Ndërkohë njoftimi për takimin që është bërë në Moskë (Rusi) lajmi është publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë. Nga pala ruse të dërguarit e Edi Ramës janë pritur në nivelin më të lartë, për detyrën që përfaqësojnë, ministri i Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, Konstantin Noskov. Ndërsa pala shqiptare është përfaqësuar në këtë takim nga numri dy i Ministrisë së Financave, Zëvendësministri Elton Haxhi, i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor. Kaq i lartë interesimi rus për qeverinë shqiptare sa një ministër i një supërfuqie prêt në takim një zv/ ministër të Shqipërisë. “Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një

numri dokumentesh bilaterale”,thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë për takimin. Sigurisht një takim i tillë nuk duhet anatemuar. Përkundrazi, mes dy vendeve ka hapësira dhe bashkëpunimi ekonomik që mund të shfrytëzohen, siç bëjnë dhe vende të tjera të NATO-s, duke respektuar dhe qëndrimet e secilës palë për politikën e jashtme. Ekonomia nuk ka kushte, rëndësi ka interesi reciprok mes vendeve. Por në këtë takim, ajo që bie në sy është fakti se deri pak ditë më parë, Edi Rama dhe gjithë ministrat e tij në fjalime dhe studio televizive e kanë paraqitur Rusinë si rrezik për Shqipërinë. PS ka kërkuar nga Prokuroria hetim të shpejt lidhur me financimet e Partisë Demokratike, për shkak se sipas shkrimeve në mediat e huaja, pagesat dyshohet se janë bërë nga shtetas rusë. Kaq ka mjaftuar dhe nga PS janë bërë më shumë se 30 deklarata për mediat ku aludohet se Partia Demokratike financohet nga qeveria ruse. Akuzat kanë shkuar edhe më tej pas muajt shkurt. Djegia e mandateve të opozitës, protestat dhe kërkesat e opozitës nga pjesa më

e madhe e qeverisë dhe Edi Rama janë cilësuar si pjesë e një skenari rus për të destabilizuar Shqipërinë. Edhe pse nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë akuzë, PS-ja ka arritur që një varant të tillë me “aktorë të tretë” dhe “forca malinje” kundër integrimit të Shqipërisë ta paraqesë edhe në tryeza serioze të BE dhe NATO. Për shkak se rreziku rus në rajon kapet më shpejt si shqetësim nga partnerët ndërkombëtarë, qeveria “Rama”, i ka mëshuar aq fortë kësaj teze sa në rrëmujën politike që është krijuar po harrohen problemet reale që kanë ngritur në këmbë opozitën; zgjedhje, krimi, korrupsioni dhe vjedhjet qeveritare. Lëvizja dinake e qeverisë me akuzat ndaj opozitës si pro ruse, etj mbetet një lojë për të krijuar një perceptim populist anti opozitë, ndërkohë që fshehur kryeministrit dërgon në Moskë zv/ministrin e tij. Teksa Edi Rama tregon me gisht Lulzim Bashën dhe opozitën si të paguar dhe me axhendë pro ruse, vet ka dërguar delegacionin e tij pikërisht në Moskë. Takimi ka ndodhur në të njëjtë javë kur Shqipëria festonte 10-vjetorin e hyrjes në NATO.

Ndërsa në 30 mars në paradën ushtarake Edi Rama fliste për tu mbrojtur nga “doktrina agresive e faktorëve të tretë (Rusia) që shpërfillin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti i Krimesë”, në të njëjtën ditë delegacioni i tij takohej në Moskë me një nga ministrat e afërt të Vladimir Putin. Takimi vjen dhe pak javë para së Bashkimi Europin të marrë vendimin për çështjen e negociatave. Veç takimit që u mbaj sekret nga pala shqiptare, po ashtu qeveria nuk ka dhënë asnjë detaje për çfarë është diskutuar. Ambasada Ruse flet për dokumente bilaterale dhe projekte, për të cilat qeveria “Rama” deri më sot nuk ka dhënë asnjë informacion se deri në çfarë pike shkon bashkëpunimi. E përsërisim marrëdhëniet në fushën ekonomike dhe kulturës duhen fuqizuar, por pse qeveria e mbajti fshehur takimin e nivelit të lartë? Ministri që ka pritur delegacionin shqiptar bën pjesë në emrat e rëndësishëm të politikës së Moskës. Konstantin Noskov e ka nisur karrierën e lartë politike, si Drejtor i Komunikimit dhe Informacionit në kabinetit të Vladimir Putin në vitin 2008. Fakti që janë pritur në Moskë nga një zyrtar i lartë, në nivelin protokollar, do të thotë se pala ruse i ka kushtuar rëndësi të madhe këtij takimi. Dhe nuk ka bërë keq. Përflitet në qarqet e fshehta diplomatike se kryeministri Rama po përgatit një vizitë në Moskë gjatë kësaj vere dhe ku do të pritet, sipas burimeve, nga Presidenti rus, Putin. Kjo do të jetë një lëvizje e beftë politike fill pas qershorit ku mendohet se BE nuk do ti hap negociatat me Shqipërinë për shkak të qeverisjes shqiptare dhe krizës politike. Q. Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 6 PRILL 2019

Pasi humbi në Kamëz, kreu i PS-së prezanton Safet Gjicin si kandidat për bashkinë e Kukësit. Bën ironi me protestuesit: S’ka pyll pa derra

K

ryeministri Edi Rama kërkon që të fitojë Bashkinë e Kukësit me emrin e Safet Gjicit dhe me premtimin e ndërtimit të Aeroportit dhe një stadiumi në qytetin verilindor. Nuk kanë munguar as në Kukës protestat para mbërritjes së kreu të qeverisë në takimin për “Bashkinë që duam”. Dhe duke qenë se lajmi për vizitën e tij kishte shkaktuar irritim te qytetarët e Kukësit, Rama e organizoi takimin e tij në pistën e aeroplanëve dhe jo në qytetin e Kukësit, duke u paraqitur në takim me helikopter për të shmangur protestën e banorëve të cilët kishin bllokuar rrugët hyrëse për në qytet. Protestuesit i kanë vënë traun me mbishkrimin “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin”. Takimi Edi Rama pasi arriti në takimin me soacialistët, që sipas Partisë Demokratike kishte fluturuar me helikopter, nuk la pa ironizuuar protestuesit kuksianët. “Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë, çdo pyll ka derrat e vet!”, tha Rama. Në përgjigje të kryebashkiakut demokrat Bashkim Shehu, Kryeministri Rama premtoi elektoratin që aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda 12 muajve. “Shumica do vijnë për festa por dhe ca për protesta”, tha me batutë ai. Rama u ndal dhe tek protestat e opozitës duke lënë të kuptohet se këto nuk sjellin zgjedhjet e parakohshme, por dëmtojnë vendin. Rama tha nga Kukësi se taksa për Rrugën e Kombit ishte një gabim por qeveria reflektoi në kohën e duhur. “Ne ishim gabim për taksën e rrugës dhe ju kishit të drejtë. Ajo që ka rëndësi është se deri dje Kukësi dhe e gjithë Shqipëria kishin një qeveri e cila gabonte shumë, mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë. Ne jemi një qeveri që reflekton kur gabon. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Ai nuk ishte një gabim i vogël sepse futi në siklet një komunitet të tërë. Jemi vazhdimisht këmbëngulës për të bërë më të mirën. Jo gjithmonë ata që protestojnë kanë të drejtë. Ne reaguam ashtu si duhet. Jemi në një rrugë që po sjell investime”, tha Rama. Ai tha se qeveria do të vijojë punën për ndërtimin e aeroportit dhe stadiumit të cilat sipas tij do të hapin shuëm vende pune për qytetarët e Kukësit. Rama tha se tashmë është koha që Bashkinë ta marrin ata sepse do të bëjnë për Kukësin gjëra që duhet të ishin bërë me kohë. “Aeroporti është në një pozcion

Rama kërkon votat e Kukësit, por refuzon t’i takojë kuksianët

shumë strategjik sepse mbledh shqiptarët këtej dhe andej kufirit. Do i japë mundësinë cunave të Kukësit të vijnë me shumë pak paund. Disa do vijnë për punë dhe fetsa. Ka dhe disa që do vinë për protesta. Parashikohet një fluks prej rreth 300 mijë pasagjerësh në vitin e parë për të shkuar deri në 1 milion pasagjerë në

vit. Është një projekt që na jep garancinë se do të jetë edhe një gjenerator vendesh pune. Çdo dollarë në aviacion përkthehet në 4 dollar përfitim. Ky aeroport do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Shërbimet do të prodhojnë vende pune që parashikohen të shkojnë deri në 12 000. Jemi duke përfunduar

edhe projektin e stadiumit. Sepse Kukësi e meriton një stadium. Investimi edhe aty do të kryhet siç jemi zotuar. Së shpejt od të jemi këtu për të filluar punën për ndërtimin e stadiumit. Me ndërtimin e tij do t’i prisni këtu miqë që do vijnë. Besoj ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që duhet të ishin bërë me kohë dhe për të dalë nga një situatë që duhen katër muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fonde për spitalin”, tha Rama. Pas humbjes në Kamëz, Safet Gjici do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Kukësit. Kryesocialisti Rama ka zgjedhur emrin e Gjicit si kandidat për të fituar bashkinë e demokratëve. “Kandidatin për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendet për kampion po nuk fituat kampionatin te paktën fitoni bashkinë. Me vjen keq që jemi në kushtet kur kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer”, tha dje në Kukës kryeministri Edi Rama.

NËNKRYETARI I PD-së

Paloka: Kryeministri ilegal shkoi me helikopter në Kukës, banorët e pritën te ura

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar për protestën e banorëve në Kukës në kuadër të vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e djeshme shumë larg qytetit. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Paloka e cilësoi Ramën si një kryeministër ilegal që shmang qytetarët që e presin me “padurim”. “Kryeministër ilegal. Qytetarët e presin tek ura. Rama shkon me helikopter në Kukës. Kuksianët nisen në këmbë për ti “uruar” “mirëseardhjen”, ironizoi nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Kryeministri Edi Rama udhëtoi dje drejt Kukësit në kuadër të turit të tij “Bashkia që duam”, ndërkohë PD kishte organizuar protestë. Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, për të mos lejuar kalimin e Edi Ramës, ku në një moment pati dhe përplasje me policinë. Kuksianët kishin improvizuar dhe një tra ku shkruhej: “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.”

KRYETARI I BASHKISË SË KUKËSIT BASHKIM SHEHU SFIDON KRYEMINISTRIN: KU E KE LEJEN PËR AEROPORTIN

Kukësi i vë traun Edi Ramës, protestuesit përplasen me policinë M

bështetësit e opozitës në Kukës i vunë traun eskortës së Kryeministri Rama me qëllim që ta pengonin atë që të mbërrijë në aktivitetin për “Bashkinë që Duam” në qytetin verilindor. Me mbishkrimin “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin” trau bllokoi rrugën, madje shkaktoi edhe përplasje me policinë. Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës dhe në këto moment pati dhe përplasje me policinë. Pak minuta më vonë edhe kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu do t’i bashkohej protestuesve dhe sfidoi kryeministrin Rama për të publikuar lejen për aeroportin. “Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë turp të bëjë kujes kur flet për kuksianët. Vjen bën spektakël e shoë dhe

me lekët e taksa paguesve shqiptarë mundohet të bëjë shoë. Qeveria Rama ka rënë të gjithë sondazhet e thonë. I bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të bëhen me PD e qytetarët e Kukësit. Kryeministri Edi Rama nuk ka si të luajë me fatet e kuksianëve. Kemi vendosur një tra simbolik

për ti treguar kryeministrit se ai vendos trarë por dhe ne vendosim trarë në trojën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim zyrtar çfarë do të bëhet me aeroportin dhe sfidoj Ramën që të nxjerrë lejen që ka për aeroportin. Të mos luajë me kuksianët. Kuksianët

nuk janë kopsht zoologjik. Ne nuk e duam fare këtë mandat nëse shkel qytetarët dhe i bëj thirrje të mbështesin”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu. Sipas PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit. Protestuesit marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një prononcim për media denoncon gjuhën raciste që Edi Rama përdori ndaj qytetarëve të Kukësit. Ai bëri thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit, se ai është pronë e tij dhe i kërkon kryeministrit të ikë nga qyteti.


POLITIKE

5

E shtunë, 6 PRILL 2019

Zbardhen 13 çështjet e denoncuara dje nga opozita në takimin me shefen e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera

S

hefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për Reformën në Drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera, vizitoi këto ditë Tiranë për t’u njohur nga afër me procesin e ngritjes së institucioneve të reja. Ndërsa Qeveria thotë se procesi po ecën me sukses, dje një grup organizatash të pavarura të shoqërisë civile që financohen nga BE për të monitoruar procesin paraqitën një sërë vërejtjesh thelbësore. Ndërsa sot, gjatë takimit me ekspertët dhe ish-deputetë të opozitës Calavera është njohur me një realitet shumë të ndryshëm të reformës nga ajo çfarë pretendon qeveria. Ish-deputetët e opozitës, Silva Caka, Klajda Gjosha, Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi i kanë paraqitur përfaqësues së BE-së një dokument ku kanë shprehur gjithë shqetësimet për mangësitë, mungesën e transparencës dhe shkeljet ligjore dhe Kushtetuese që janë kryer gjatë zbatimit të reformës në drejtësi. Ndër ankesat kryesore, deputetët rendisin procesin e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme, futjen në institucionet e reja të juristëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, si dhe faktin se në procesin e Vettingut kanë kaluar si të pastër emra që në sistemin e drejtësisë janë faktuar me probleme serioze. Sipas ishdeputetëve të opozitës, kjo ka ardhur pasi Komisioni i Ligjeve ka adaptuar procedura që nuk ekzistojnë askund për të kapur sistemin. Një tjetër shqetësim drejtuar Calaverës, që ishdeputetët e opozitës kanë ngritur, është gara për kryeinspektor të ILD-së, ku sipas tyre kandidatët Metani, Kokona dhe Gjonçaj kanë lidhje direkt me PS-në. Gjithashtu deputetët kanë listuar dhe një seri emrash që kanë hyrë në sistemin e ri të drejtësisë dhe që njihen publikisht për lidhje nepotike me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe drejtues të Partisë Socialiste. Deputetët e opozitës i kanë kërkuar shefes së ONM-së se, roli këtij organizmi në raport me Reformën në Drejtësi duhet ridimensionuar, në mënyrë që të respektohet maksimalisht rëndësia që i është dhënë ONM-së dhe rekomandimet e saj mos të zhvlerësohen. Sipas bashkëbiseduesve të zonjës Calavera, transparenca lidhur me rekomandimet e ONM-së është zero, pasi nuk gjenden të publikuara në faqet e KPK-së, KPA-së apo KP-së. DOKUMENTI I OPOZITËS Ikja nga konsensusi i 2016-ës - opozita ka dorëzuar paketën ligjore, që e kthen debatin në momentin juridik dhe jo politik; 2. PD nuk miratoi paketën e ligjeve

Opozita në takimin me shefen e ONM-së: Drejtësia po kapet, vettingu me dy standarde

post ndryshimeve kushtetuese, por fatkeqësisht koha i dha të drejtë; 3. Komisioni i Ligjeve ka adaptuar procedura që nuk ekzistojnë askund, për të kapur sistemin: • Zgjedhja e PPP: “U zgjodh me 69 vota, kur Kushtetuta e Shqipërisë parashikon 84 vota (Zgjedhja u mbështet nga Euralius dhe OPDAT, në një kohë kur Komisioni i Venecias rekomandon shumica të cilësuara të larta për organet e pavarura dhe kushtetuese); U zgjodh pa iu nënshtruar ende procesit të Vetting-ut dhe e kreu atë pas 7 muajsh nga zgjedhja. Gjatë procesit, ka pasur pikëpyetje të ngritura nga ONM, lidhur me një vendim të marrë nga Znj. Marku, gjatë kohës kur ushtronte detyrën si prokurore e thjeshtë; Kohëzgjatja e qëndrimit në detyrë e PPP, tej parashikimeve (16 muaj); Tejkalimi i kompetencave (Emërime, transferime, komandime dhe shkarkime prokurorësh); Prokurorët e komanduar prej PPP, kandiduan dhe fituan për të qenë anëtarë të KLP-së; Mospërmbushja e detyrimit ligjor të verifikimit të plotë të dokumentacionit shoqërues të kandidatëve për KLP, nga radhët e prokurorëve (Bujar Sheshi, rezultoi bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, ende në detyrë dhe merr vendime); Shkarkimi dhe transferimi i prokurorëve që kishin në dorë çështjen e ishministrit të Brendshëm Saimir Tahiri (Besim Hajdarmataj, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit). Ky urdhër u konsiderua i paligjshëm

me vendim të Gjykatës së Apelit dhe z. Hajdarmataj u rikthye në detyre. Së fundmi, z. Hajdarmataj, ka akuzuar znj. Marku, se që prej ardhjes së saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme janë shkatërruar shumë dosje, të cilat do të bënin që politikanë dhe zyrtarë të lartë të dënoheshin; 4. Integriteti i KLP-së Emërimi i Bledar Valikaj (Pa shkollë magjistrature, pa kaluar Vetting-un dhe burri i E. Felaj); Alfred Balla (Zv/KryetarONM faktoi se platforma ishte plagjiaturë, plus nuk faktohen 5 vitet e tij të angazhimit në Shoqërinë Civile); Bujar Sheshi (Anëtar Bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit); Nurihan Seiti (Anëtare - Prokurore në gjyqe politike, përpara viteve ’90); Tartar Bazaj, i akuzuar nga Shoq. Ava. Antikorrup. Shq. dhe shtetase për mashtrim, si dhe faktuar nga raporti i SHISH për Kuvendin e Shqipërisë, ku thuhet “Sekser”, raport i fshehur nga Genci Gjonçaj, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja. 5. lntegriteti i KLGJ: KLGJ filloi konstituimin, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar shumë nene, lidhur me procedimin disiplinor të gjyqtarëve; Naureda Llagami (Kryetare kandidaturë e ardhur nga Shoqëria Civile, që nuk përmbush kriterin e punësimit për 5 vitet e fundit përpara kandidimit në radhët e SHC, pasi ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. ONM ka shprehur rezerva për një platformë të vakët);

Fatmira Luli (Gjyqtare në gjyqet politike para viteve ‘90); • Erion Muharremaj (I angazhuar politikisht, pasi nxit studentët e Fakultetit të Drejtësisë të shkruajnë për Revistën Politike të Fondacionit Politik “Qemal Stafa”. Gjithashtu, nga opozita kemi krijuar bindjen se Z. Muharremaj nuk përmbush kriterin e arsimimit); 6. lntegriteti i KED: Ardian Dvorani, kreu i KED, në kundërshtim me KSH dhe shkarkuar me vendim të GJK, ka qëndruar në mandatin e anëtarit të GJL për 14 vite, në kohën kur KSH parashikon një mandat 9 vjeçar. Procesi i Vetting-ut, shkelje flagrante e mosdeklarimit të 85 mijë eurove dhe justifikimit se i kishte harruar; KED ka 7 nga 9 anëtarë dhe vota e kryetarit orienton vendimmarrjen (Vendimmarrja e cënuar për shkak të integritetit të Dvoranit). 7. lntegriteti i ILD: Gara për ILD është rihapur me pretendimin se duheshin të paktën 5 kandidatura, por nuk është e vërtetë. Në listën e mëparshme, nuk u pëlqenin emrat e kandidatëve; Integriteti i kandidaturave të ardhura jashtë Shkollës së Magjistraturës, nuk do t’i nënshtrohen Vetting-ut, par një vlerësimi nga KED dhe KLP, bazuar në dokumentat e përcjellë nga institucionet relevante të procesit si Autoriteti i Dosjeve, ILDKPKI, SHISH, PP, DSIK (me varësi të plotë nga KM) etj. Roli i paparashikuar në KSH dhe praktika e deritanishme ka treguar se pavarësia e këtyre institucioneve, është e kompromentuar dhe e cenuar;

Kandidatët aktualë për Kryeinspektor: Artur Metani - Vëllai i Eglantina Gjermenit; Elira Kokona - lsh-Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë; Genci Gjoncaj - Ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste; Klodian Rado - Ekspert Ii Euralius; 8. Integriteti i listës së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese: Arta Vorpsi - Ka qenë anëtare e Grupit të Punës për reformimin e Gjykatës Kushtetuese. Integriteti i kandidaturave të ardhura jashtë Shkollës së Magjistraturës, nuk do t’i nënshtrohen Vetting-ut, por një vlerësimi nga KED dhe KLP, bazuar në dokumentet e përcjella nga institucionet relevante të procesit si: Autoriteti i Dosjeve, ILDKPKI, SHISH, PP, DSIK (me varësi të plotë nga KM) etj. Roli i paparashikuar në KSH dhe praktika e deritanishme ka treguar se pavarësia e këtyre institucioneve, është e kompromentuar dhe e cënuar. 9. Procesi i Vetting-ut ka konstatuar tashmë me 2 standarde, edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. 10. ONM është pjesë e Kushtetutës sonë, si garantuese e integritetit dhe paanshmërisë së Reformës në Drejtësi. Refuzimi i shumicës së sugjerimeve të ONM-së, trondit tërësisht integritetin dhe paanshmërinë e Reformës dhe mbi të gjitha zhvlerëson rolin e ONM-së. 11. Raporti i ONM-së me Reformën duhet ridimensionuar: Marrëveshje mes ONM-së dhe Qeverisë, siç ka kërkuar z. Petrit Vasili kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë që të respektohet maksimalisht rëndësia që i është dhënë ONM-së dhe rekomandimet e saj të mos zhvlerësohen; 12. ONM duhet t’i kërkojë Kuvendit të miratojë paketën ligjore që është dorëzuar për plotësimin e ndryshimeve kushtetuese; 13. Transparenca lidhur me rekomandimet e ONM-së është pothuajse zero; në asnjë nga faqet e KPK, KPA, apo KP, nuk gjenden rekomandimet e ONM-së lidhur me procesin e Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.


POLITIKE

6

E shtunë, 6 PRILL 2019

KRYETARJA E LRI-së “Apeli im për të gjithë ndërkombëtarët është të ndajnë miqësinë e tyre me qeverinë nga puna e nevojshme që kërkohet për interesin e rinisë shqiptare. Tani është koha për të qëndruar përkrah rinisë”, kështu deklaroi dje kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, gjatë takimit të zhvilluar të “Europe Houes” me të rinj dhe organizata rinore, me Genoveva Ruiz-Calavera, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian. Kërpaçi tha gjithashtu se sot rinia ka humbur shpresën për shkak të mungesës së punësimit, mungesës së arsimit cilësor dhe perspektivës për të ardhmen. “Problemi më i madh pse rinia ka humbur shpresën është mënyra se si vendi po qeveriset dhe ndaj nevoja për një ndryshim rrënjësor është e padiskutueshme. Të rinjve kur protestojnë për të drejtat e tyre apo vrasjen e shpresës, qeveria jo vetëm nuk u jep zgjidhje problemeve

ISH-MINISTRI I BUJQËSISË

Panariti: Në BE, prodhuesit e qumështit e Floida Kërpaçi: Të mbrojmë interesat e të rinjve shqiptarë gjunjëzuan politikën, te ne ndodh e kundërta

të tyre, por i arreston, i çon në komisariat dhe i kërcënon se do u heqin prindërit nga puna. Unë kam bërë publike një rast specifik se si të rinjtë janë presionuar dhe kërcënuar nga forcat e policisë, brenda komisariatit të policisë. Unë e mirëkuptoj nëse ju nuk jeni në dijeni të këtij denoncimi, por jam e gatshme t’ju mundësoj linkun e lajmit, sepse i kemi apeluar edhe ndërkombëtarëve të reagojnë ndaj këtij rasti dhunimi të të drejtave themelore të

njeriut. Sepse e drejta për të demonstruar është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të garantohet ushtrimi i lire.. Rinia ka ndjenja inati, sepse ndërkohë që ata e shohin veten të mbyllur në komisariate të policisë për shkak se protestojnë paqësisht, zyrtarët e korruptuar që i njeh e gjithë Shqiperia sepse janë përgjuar nga prokuroria shqiptare nuk arrestohen dhe janë të lirë”, u shpreh dje, kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi.

Në Bashikimi Europian ishin prodhuesit e qumështit ata që e gjunjëzuan politikën, ndërsa te ne politika gjunjëzon prodhimin dhe prodhuesit e qumështit. Është ky këndvështrimi i ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti për situatën që po ndodh prej disa ditësh me fermerët dhe blegtorët të cilat kanë dalë në protestë kundër vendimit për ti përfshirë ata në skemën e TVSH-së për prodhimet e tyre. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Panariti u shpreh dje se prodhuesit e vegjël të qumështit në Bashkimin Evropian, me protestat e tyre të pandalshme detyruan vendimmarrjen e BE të rishihte mekanizmat rregullatore, fiskale dhe financiare në mbështetje të fermave të qumështit. Ndërsa në vendin tonë, ndodh krejtësisht e kundërta. Me vendim të

Këshillit të Ministrave, vëren Panariti, shkurtohen paratë, hiqen pagesat dhe rendohet me 14 përqind zgjedha tatimore për prodhuesit e qumështit! Rezultati falimenti i fermës, mbyllja e saj, braktisja e prodhimit e bujqësisë dhe e fshatit. “Në Bashkimin Evropian, prodhuesit e qumështit e gjunjëzuan politikën, ndërsa te ne politika gjunjëzon prodhimin dhe prodhuesit e qumështit! Prodhuesit e vegjël

të qumështit në Bashkimin Evropian, me protestat e tyre të pandalshme detyruan vendimmarrjen e BE të rishihte mekanizmat rregullatore, fiskale dhe financiare në mbështetje të fermave të qumështit. Në vijim u hoqën pengesat, u lehtësua barra, u rrit pagesa për çdo litër. Kështu u administruara me sukses kriza e madhe e qumështit e tre viteve më parë. Fermat u mbajtën në këmbë! Vendimmarrja Evropiane, ju përkul vullnetit të prodhuesve. Po te ne? Te ne ndodh e kundërta! Shkurtohen paratë, hiqen pagesat dhe rendohet me 14 përqind zgjedha tatimore për prodhuesit e qumështit! Rezultati falimenti i fermës, mbyllja e saj, braktisja e prodhimit e bujqësisë dhe e fshatit”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti.

Takimet me fermerët dhe blegtorët në Dibër: LSI do krijojë mundësi subvencionimi për blegtorët dhe fermerët

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte në Dibër ku vizitoi fshatin Radomir në Kalanë e Dodës, fermën blegtorale të ekonomistit Afrim Murja si dhe një plantacion mollësh në Maqellarë. Kryemadhi u njoh nga afër me problemet e mëdha që po hasin sot fermerët dhe blegtorët në Dibër për shkak të mungesës së mbështetjes me subvencionet, por ajo u njoh nga afër dhe me problemet sociale siç është edhe braktisja e fshatit në masë nga ana e të rinjve për shkak të varfërisë dhe mungesës së shpresës. Pasi vizitoi fermën blegtorale të Afrim Murjas, Kryetarja e LSI-se Kryemadhi tha se blegtoria dhe bujqësia është në gjendje të mjerueshme për shkak të uljes se subvencioneve. Kryemadhi tha se angazhimi i LSI-së është për t’u krijuar mundësi, duke subvencionuar blegtorët e rinj dhe fermerët e rinj për të rimëkëmbur bujqësinë. Kryemadhi shprehet për situatën e zonës, ku thekson se nuk ka pasur asnjë subvencionim për blegtorët si dhe numri i bagëtive ka pësuar ulje drastike, duke e krahasuar me uljen e fondit të subvencioneve për bujqësinë në buxhetin e shtetit. Dhe në këtë pikë, Kryemadhi thekson se fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, është ulur me rreth shtatë herë. “Blegtoria shqiptare vajton. Është ulur 7 herë më

Kryemadhi: Bujqësia dhe blegtoria në gjendje të mjerë, shteti nuk i shikon

shumë subvencioni për ta. Jo vetëm për ta por për të gjithë bujqësinë shqiptare. Problemi qëndron që shteti nuk i shikon më blegtorët dhe fermerët shqiptarë si partnerë po i shikon si armiq. Pak më përpara një stallë që e ndërtonin për gjënë

e gjallë, shteti vinte për t’ua shkatërruar jo për ti ndihmuar. Situata është shumë e mjerë në ekonominë shqiptare por akoma më shumë bujqësia. Ne mund të krijojmë një mundësi duke i subvencionuar blegtorët e rinj, fermerët e rinj, duke i ndihmuar

që të rimëkëmbin bujqësinë. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim agro-përpunimin e tyre. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim bujqësinë shqiptare. Duke filluar me fermerë të vegjël, me blegtorë të vegjël dhe më pas duke

zhvilluar më tej për të ndërtuar fabrikat e përpunimit. Mos të harrojmë që bujqësia është baza e ekonomisë shqiptare”- tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në këtë takim, kryetarja e LSI-së shoqërohej edhe nga ish-deputeti në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu , i cili duke folur për takimin me banorin e zonës, tha se Afrimi i ka shpjeguar mjaft mirë situatën ku ka përfunduar bujqësia, teksa i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë ta takojë atë. “Ministrin e Bujqësisë e ftoj të takojë Afrimin, në Dibër. Ja shpjegon ai shumë mirë situatën ku ka përfunduar blegtoria, e si rrjedhojë dhe prodhimi i qumështit. Të ngjitet dhe në Radomirë, ja shpjegojnë dhe blegtorët atje se si zgjidhen hallet e qumështit. Sot, ke shkatërruar drejtorinë e bujqësisë në Dibër. Ke shkatërruar laboratorin e bërjes së analizave të qumështit në Peshkopi dhe çdo fermer duhet të shkojë tre herë në muaj në Shkodër të çertifikojë cilësinë e qumështit. Tani mendoje vetë, që edhe sikur ta besojmë që do ta subvencionini 100 lekë (e di mirë që jeni shumë keq me financat) nuk ja zgjidhni dot hallet blegtorëve. Propagandës i doli kallaji dhe nuk ju beson më njeri. Sot, të fala nga të gjithë blegtorët e Dibrësta, ata të Lushnjes po ti çojnë të falat përditë”, tha Përparim Spahiu që shoqërohej nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.


POLITIKE

7

E shtunë, 6 PRILL 2019

Performanca e qeverisë gjatë 2018-ës, PD: Korrupsioni endemik dhe galopant, dhënia e tenderave për miqtë, bën që shqiptarët të ikin nga sytë këmbët

K

ontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëme të frikshme me fondet publike gjatë 2018. Në raportin vjetor është konstatuar se dëmi kap nivelin e 1.7 mld eurove, të krijuara si rezultat i mungesës së të ardhurave të planifikuara dhe shpenzimeve të larta. Po ashtu sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe borxhi publik rezulton të jetë mbi 71% nëse përfshijmë aty edhe detyrimet e prapambetura. Një tjetër shqetësim i konstatuar nga KLSH-ja është mungesa e monitorimit të projekteve partneritet publik-privat. Duke marrë shkas nga këto të dhëna, ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një deklarate për mediat tha se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit. Tabaku përmendi shifra që tregojnë korrupsionin qeveritar. Në vijim, ish-nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë theksoi se korrupsionin endemik të qeverisë së Ramës e tregojnë qartë raportet ndërkombëtare. Ajo tha se korrupsioni i madh në vend bën që imazhi i Shqipërisë të nxihet në arenën europiane dhe atë botërore. “Të gjitha raportet ndërkombëtare të institucioneve serioze botërore raportojnë sëmundjen e rëndë dhe të pashërueshme të qeverisë “Rama”, korrupsionin. Dy javë më parë, raporti i OKBsë nënvizonte problemin e korrupsionit endemik që ka kapluar qeverisjen dhe shoqërinë tonë. Raporti i DASH, ambasadorja gjermane dhe

1.7 miliardë euro dëm, Tabaku: KLSH konfirmon korrupsionin e rëndë në qeverinë “Rama” biznese shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre për korrupsionin dhe lidhjet e bizneseve me qeverinë në përfitimin e tenderave publikë. Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pa mbledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keq shpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit? Gjykata Europiane e Auditit fakton se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursenin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave nga Buletini i prokurimeve publike 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera dhe katër deputetë të qeverisë kanë fituar 410 tendera dhe koncesione. Ne kemi denoncuar faktin se:

Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë; Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të Kryeministrit; Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1

km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës; Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama. Që qeveria e Edi Ramës

është kampione e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet. Korrupsioni është sëmundja e pashërueshme që kjo qeveri ka. Korrupsioni është arsyeja që investimet e huaja nuk i afrohen Shqipërisë. Korrupsioni është imazhi i padrejtë që kjo qeveri i ka vendosur Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë që sëmundja e korrupsionit të luftohet dhe të shërohet. Kjo rrugë kërkon largimin e arkitektit të korrupsionit nga qeverisja e vendit. Koha nuk pret. Shqiptarët largohen, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që votën e blejnë me paratë e krimit dhe paratë e shqiptarëve i shpërndajnë në tepsinë e korrupsionit. Partia Demokratike ka vullnetin dhe planin për të nisur një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për ta fituar atë, jo vetëm se korrupsioni është pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale. Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin, do të rrisë investimet në ekonomi, do te hapë vende të reja pune dhe mundësi për çdo shqiptar punëtor e të ndershëm!”, deklaroi Tabaku.

PUBLIKOHET RAPORTI I PERFORMANCËS SË QEVERISË GJATË VITIT 2018

Dëm kolosal në financat e shtetit, KLSH: Qeveria 1,7 miliardë euro dëm

K

ontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë auditieve të zhvilluara vitin e shkuar dëme kolosale në financat e shtetit e lidhur kjo si në kahun e shpenzimeve ashtu edhe të të ardhurave të munguara që duhet të ishin arkëtuar. Në raportin e performancës së institucionit të dorëzuar në Kuvend për vitin e shkuar, KLSH vlerëson se në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro. “Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24.1 miliard lekë ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189.8 miliard lekë, afërsisht 1,518 milionë euro nga e cila: 116 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73.8 miliard lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve” thuhet në

raportin e zbardhur nga “Monitor”. Detyrimet e prapambetura në rritje KLSH ka nënvizuar se ka një problematikë të theksuar nga ana e institucioneve publike lidhur me

detyrimet e prapambetura. Sipas këtij institucioni paratë e buxhetit në një pjesë të mirë të rasteve shkojnë për punë që duhet të ishin paguar me kohë çka bën ul efektin që kanë këto shpenzime në jetën e qytetarëve. “Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit vjetor shkon për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të viteve të kaluara duke mos prodhuar rritje reale të buxhetit, por pagesa për shërbime dhe të mira që janë realizuar në vitet e mëparshme buxhetore. Nga KLSH u konstatuan 6,857 pagesa të faturave dhe detyrimeve të prapambetura në shumën 8.7 miliardë lekë. Ndërkohë u analizuan pagesat e kryera gjatë 7-mujorit 2018 ne zërin shpenzime kapitale ku rezulton se pagesat e lidhura me fatura që mbajnë datë 2017 janë në vlerë 11.5 miliardë lekë, duke treguar që gjatë vitit 2017 detyrimet e prapambetura janë rritur”, thuhet në raport. I njëjti vlerëson se deklarimi i faturave për detyrimet e prapambetura nuk është i saktë dhe i plotë. Si rrjedhim sipas KLSH gjendja e detyrimeve të prapambetura në fund të vitit

2017, duhej të ishte raportuar të paktën 19 miliardë lekë. Kjo shifër është më e lartë duke marrë në konsideratë edhe llogaritë e tjera dhe pasaktësitë e konstatuara në datat e faturave. Po kështu kontratat e lidhura nëpërmjet ndërmarrjes së angazhimeve buxhetore kryhen në disa raste përtej afateve të vendosura në Ligjin e Buxhetit duke shkaktuar krijim të detyrimeve të prapambetura. “Në vijim janë analizuar dhe grupuar data të kontratave të regjistruara me datën e krijimit në sistem ku rezultojnë gjithsej 16,795 raste ose 72% e gjithë kontratave të regjistruara gjatë vitit 2017 në shkelje të afateve të përcaktuara me vlerë 62.9 miliardë lekë. Numri më i lartë i shkeljeve konstatohet në njësitë e qeverisjes vendore: tipikisht Bashkia Tiranë, Durrës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë” pohon KLSH. Po kështu sistemet e parandalimit të krijimit të detyrimeve të prapambetura dhe marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore sipas KLSH, megjithëse

të ndërtuara nuk janë efikase. “Sistemet e detektimit dhe marrjes së masave janë të dobëta dhe kërkojnë përmirësim të ndjeshëm në monitorim dhe detektim”. Borxhi publik sipas KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se përqendrimi i borxhit publik drejt huamarrjes së huaj ka sjellë rritjen ekspozimit ndaj riskut të normave të interesit. “Menaxhimi i likuiditetit paraqitet me dobësi të theksuara i bazuar në një metodologji që ofron informacion të limituar dhe jo të konsoliduar nëpërmjet institucioneve kryesore shpenzuese dhe arkëtuese. Koordinimi ndërmjet strukturave të borxhit dhe likuiditetit është i dobët, duke u përqendruar vetëm tek monitorimi i pagesave sesa një menaxhim i mirëfilltë i flukseve hyrëse dhe dalëse” thuhet në raport. Ashtu si edhe një vit më parë, KLSH tërheq vëmendjen për mënyrën sesi bëhet llogaritja e borxhit publik dhe mos përfshirja e disa elementëve që nëse do të integroheshin do të nxirrnin një shifër të re të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.


POLITIKE OPINION Nga Petrit Vasili

Q

ytetarët shqiptarë me një ndërgjegje sho qërore, që po jep prova të shkëlqyera faturimi dhe qëndrese po bëjnë hapa të mëdha para për shpëtimin e demokracisë e lirive si dhe çlirimin e shtetit nga kapja. Alarmet kanë të shumta, të qarta dhe të forta, që nga krimi që blen hapur zgjedhjet, kapja nga qeveria kryq e themel i reformës në drejtësi, korrupsioni agresiv dhe shkatërrimtar, pastrimi masiv i parasë dhe dërrmimi ekonomik,emigracioni tragjik i përmasave që tronditin ekzistencën e Shqipërisë edhe si shtet. A ka pasur fakte? Faktet kanë qenë pa fund dhe skandalet kanë qenë gjithashtu pa fund. Që Drejtësia u kap dhe faktet, që mbi 60% të zgjedhurve nga maxhoranca në KLP dhe KLGJ ishin të kontestuar fort dhe me argumenta nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, është fakt publik dhe shumë i rëndë për integritetin e reformës në drejtësi. Që kryeprokurorja u zgjodh në dhunim të Kushtetutës me vetëm 69 vota në Kuvend, me qëllimin e vetëm kapjen e prokurorisë, është fakt asgjësues i pakundërshtueshëm. Që dhënia fuqi prapavepruese ligjit te përgjysmimit te tatimit fitimit mbi dividentin, duke shkelur e shqyer Kushtetutën, është serish fakt dhe më i

rëndi i shkeljes së Kushtetutës në gjithë pluralizmin shqiptar, edhe ky është fakt e çfarë fakti. Që vjedhja e 40 milion euro me tendera skandaloze tek Unaza e Re dhe falsifikimi i dokumentave deri në Amerikë është më shumë se fakt. Që policia qeveriset, përdoret dhe poshtërohet nga kriminelet siç del nga përgjimet e prokurorisë është më shumë se fakt, është turp. Që shqiptaret duhet të paguajnë 102 milion euro për largimet e padrejta të bëra nga rilindja është fakt dhe dëm ekonomik i tmerrshëm. Që dosja 339 dhe 184 bllokohen dhe nuk zbardhen me vite është fakt dhe provë e prokurorisë së kapur. Janë këto vetëm një pjesë e fakteve shumë të rënda, që kanë ndërgjegjësuar thellë qytetarët të protestojnë për të shpëtuar shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe demokracinë nga shpërbërja e plote. "Çuditërisht" ndërkombëtaret në Shqipëri dhe jo vetëm, pritej që të ishin ata shumë hapa me përpara se sa vetë shqiptaret, për arsye të standardeve te larta demokratike te vendeve, që përfaqesojnë si dhe të bubullonin për respektimin deri në një të këtyre standardeve bazë garantuese të demokracisë nuk u sollën si të tillë. Përkundrazi ndërkombëtaret

8 E shtunë, 6 PRILL 2019

Shqiptarët hapa para, ndërkombëtarët hapa pas!? po shfaqen "çuditërisht" në rolin e krijuesve të alibive në vend të stimulimit të demaskimit dhe ndëshkimit, të pranimit të zgjidhjeve të sipërfaqshme dhe jo përmbajtjesore, të të folurit teorik klishe në vend të gjuhës realiste, të pranimit ta antistandarteve ne shërbim te pseudo stabilokracise, në vend këmbënguljes për standarde te larta dhe arritjes së stabilitetit vetëm përmes demokracisë funksionuese. Me te tilla sjellje e qëndrime ndërkombëtaret kane hedhur për fat te keq vetëm hapa pas, sepse dialogun e hapur e parimor e kane zëvendësuar me dreka e darka ilegale përpunimi opinionesh e individësh artificialë, kanë zëvendësuar ne mjaft raste ngulmimin për demokracinë vërtete dhe kontrollin e balancën e shtetit me megafonimin e tezave të propagandës së qeverise, duke zhgënjyer qytetarët dhe duke zbehur thellë peshën e fjalës e të ndikimit te tyre në zgjidhjen e situatave. Kushdo nga qerthulli i analizës mediatike shqiptare, shpesh të kapur për fat te keq,qe do te bënte promov-

imin e ndërkombëtareve, sikur këta ndërkombëtare do te vijnë një dite me dru ne dore dhe me një thes shantazhesh me vete për te bere zap politiken shqiptare,do te tregonin vetëm qe koha ketë lloj analize mediatike mediokre e servile, e ka lëne shume pas dhe përveç arkaizmit puthador ajo nuk demonstron asgjë tjetër Mënyra se si ndërkombëtaret trysnuan me çdo "mjet e formë" miratimin e reformës në drejtësi, por zbatimi zhgënjyes pasues i saj, që solli kapjen totale të drejtësisë nga qeveria, provoi se kjo sjellje, formë komunikimi dhe shantazhimi sollën thjesht një dështim dhe tronditje të rendë të shtetit te së drejtës dhe asgjë më shumë. Ndërkombëtarët do të dëgjohen nga shqiptaret sot pa asnjë kompleks inferioriteti dhe vetëm nëse ata do t'i shohin të vërtetat në sy, do të vënë gishtin ne plage dhe do te mbështesin zgjidhje, që respektojnë kushtetutën, ligjin dhe demokracinë si dhe nuk do të vazhdojnë të mbështesin në Shqipëri standarde antidemokratike, që ata i refuzojnë rreptë në vendet e tyre.

Mbulimi i te vërtetave, zgjidhjet hibride antiligj dhe kompromiset, që mbrojnë pandëshkueshmërinë e qeverisë, jo vetëm qe do të refuzoheshin gjerësisht, por për fat të keq do ta zbehnin gjithmonë e më shumë rolin e peshën e ndërkombëtareve në Shqipëri. Edhe ndërkombëtaret do të besohen e dëgjohen me fort, nëse do të pranonin edhe ata se ku kanë gabuar dhe se ku zgjidhjet e tyre kanë qenë të njëanshme dhe jo parimore. Mitizimi i pagabueshmërisë se ndërkombëtareve është thjesht një iluzion, që duhet të marrë fund, për të mos renduar më tej bashkëpërgjegjësinë që edhe ndërkombëtaret kanë me protagonizmin e tyre eksesiv, për çfarë nuk ka shkuar mirë në Shqipëri lidhur me reformat dhe integrimin evropian të saj. Është një moment shume i madh reflektimi. Shqiptarët po bëjnë hapa përpara për të rifituar demokracinë e humbur e çliruar shtetin nga kapja,ndërsa ndërkombëtaret nuk duhet të bëjnë më hapa pas lidhur me Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

VËZHGIM I “ZËRI TË AMERIKËS”

Shqipëri, paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve dhe vendimit të BE

S

hqipëria me paqën drueshmëri politike në rritje përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së. Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike. Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar

Shqipërinë si anëtare të re. Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt. Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni. “Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke

vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës. Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit. “Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht

vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë”, thotë zoti Rama. Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat”. Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka

bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.” Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje. Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt. Marrë nga “Zëri i Amerikës”


POLITIKE

9 E shtunë, 6 PRILL 2019

KOMENT Nga Andi Bejtja

D

je, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshienca: pres një ofertë për ndërrim sistemi. Them thellë nga subkoshienca, pasi në një moment më parakaluan para syve këto 30 vjet karikaturë e të ashtëqujturit ‘ kapitalizëm shqiptar’, që nga orët e stërgjata të pritjes së një rezultati zgjedhjesh çdo dy vjet, ndryshe dhe nga vendet që janë afërsisht në një stad ekonomik me ne në rajon e ku rezultati zgjedhjeve shpallet pa kontenstime brenda 24 orëve; që nga statistikat e vrasjeve ku mbi 70 % të tyre janë bërë për çështje pronash; që nga nga shkatërrimi dhe keqadministrimi i pasurive natyrore; që nga punonjës ish-kolegë të mi, operatorë apo shofera që kanë mbetur ekzaktësisht me të njëjtën rrogë si 15 vjet më parë e për t’u kthyer mbrapsht më erdhi ndërmend edhe ai skeçi i estradës që të gjithëve i ka ngelur në mendje ‘tanku i parë që do vijë në ndërmarrje ti do e marrësh’, kohë gjatë privatizimeve të famshme në vitet ’90 kur ‘po te qëlloje të ishe shitëse merrje një pjesë të dyqanit’, ndërsa nëqoftëse qëlloje të ishe profesor apo mjek nuk merrje dot në shtëpi as stilolapsin dhe as uniformën e punës. Tashmë aspak irracionalisht: PO, nga opozita pres një ofertë për ndërrim sistemi. Shqiptarët e thjeshtë, qofshin punëtorë, shtresë e mesme apo intelektualë, nuk mund të ngrohen më thjeshtë dhe vetëm me protesta përbri, përballë dhe/apo anash Kryeministrisë apo anash/përballë Parla-

mentit. Nuk zgjidh gjë në Shekullin e 21 as hyrja me forcë në Kryeministri apo në Parlament për një ditë apo qoftë dhe një muaj. Ka ardhur koha që tabela ‘Rama IK’ nuk ka kuptim nëqofëse mbrapa nuk ka një kundërofertë të qartë me pika të sakta për ndërrim sistemi. Djegia e mandateve, ky akt unikal i paprecedentë, që në fakt e nxjerr një pjesë të madhe të klasës politike jashtë sistemit (po t’i referohemi sondazheve të fundit ata mund të konsiderohen dhe shumicë), ka kuptim si i tillë, jo thjesht si një akt i fortë mosbindjeje civile apo përplasje civile, quajeni si të doni....asgjë nga këto nuk do kishte kuptim, siç nuk po ka, në fakt pa një broshurë jo vetëm në xhep dhe në mëndje, por mbi të gjitha në zemër, me pika dhe pakte të përcaktuara qartë për ndërrimin e një sistemi që është përçudnuar ndoshta më keq se çdo herë tjetër këtë mandat e gjysmë të Rilindjes, por që, për hir të së vërtetës nuk ka funksionuar në dobi të shumicës së shqiptarëve në këto 30 vjet. Opozita shqiptare ka

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi hedhur një hap më të madh se vetvetja dhe nuk ka asnjë akt tjetër, protestë a jo protestë, që ta ngrejë në lartësinë e këtij akti dhe në fakt t’i japë kuptim këtij akti si një akt jovetëvrasës përveç një oferte për ndërrim sistemi. Nga ana tjetër do të ishte fatkeqësi e radhës për këtë popull të rraskapitur nga komunizmi dhe demokratura që të kishim thjeshtë një datë zgjedhjesh të parakohëshme dhe të kishim fitues qoftë një rilindas Rilindas apo një rilindas Demokrat, pa ndërruar gjë nga ky sistem që në fund të fundit prodhoi vetëm eksod. Dëgjova dje rastësisht gjatë një ndërhyrje telefonike në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, të Ylli Rakipit, liderin e Partisë Demokratike që sikur i ka ca pika dhe ia ka prezantuar dhe të huajve që ka takuar. Unë nuk e di çfarë janë këto pika, por kjo nuk është serioze, sepse të hartosh një ofertë për

ndërrim sistemi krahas protestave, duhet të ulesh me njerëzit me çdo kategori dhe përpara se t’u thuash ‘të pres të shtunën në protestë’ duhet t’i kesh pyetur më parë çfarë duhet të ndërrojnë nga ky sistem dhe kur t’u thuash ‘të pres në protestë këtë fundjavë’, t’u kesh lënë në dorë dhe Manifestin për Ndërrimin e Sistemit e ndërkohë të kesh kërkuar falje dhe për pjesën tënde të mëkatit në gjithë këto vite tranzicion. Është koha, madje është pak vonë që opozita të artikulojë qartë madje dhe si e sheh të ashtëquajturën qeveri të tranzicionit, sa gjatë duhet të rrijë ajo dhe çfarë duhet të marrë përsipër. A duhet të jetë një qeveri e përbërë nga eksponentë politikë apo jo? Partiakë - ekspertë të fushave të ndryshme? A duhet të rrijë 6, 8 muaj apo një vit apo qoftë dhe më shumë për të përgatitur ofertën për ndërrimin e sistemit. Fjala vjen, pas 30 viteve

FORUM

Nga Ylli Manjani Ligjërimi i Ramës që fton opozitën ‘të bëjë reformë zgjedhore’, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e papranueshme! Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën. I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik,

Reformë zgjedhore pa parlament pluralist nuk mund të ketë! ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar. Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar. Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj. Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky

Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme! Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend: Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare. Kaq! Të tjerat janë kot!

demokraturë unë nuk mund ta imagjinoj më Shqipërinë me një sistem zgjedhor ku votat i numërojnë militantët e partive politike dhe jo përshembull mjeket apo pedagogët. Fjala vjen, unë nuk e kuptoj më dot Shqipërinë pas këtyre 30 viteve pa një Pakt të Madh për Eksodin, çka përkthehet në vetvete në një pakt të madh në luftën ndaj varfërisë dhe në fund të fundit në një Pakt të Madh të Administrimit të Burimeve dhe Pasurive Natyrore për të shkuar më tej, pse jo, dhe në një pakt të hapur kundra Oligarkisë. Fakti që, me këto burime dhe pasuri natyrore jemi vendi i tretë nga fundi më i varfër në Europë duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Moldavinë flet shumë. Fjala vjen, përshembull pas 30 viteve mosfunksionimi unë nuk e imagjinoj dot që Kontrollin e Pasurisë si organ ta zgjedhin vetë politikanët, por mund të jetë një organ i zgjedhur nga populli. Fjala vjen etj, etj..... Kjo krizë e paprecedentë dhe unikale në llojin e vet, na ka hapur në fakt një horizont të madh mundësish për të ndërruar një sistem demokrature që nuk funksionoi këto 30 vjet, ndërkohë, pse jo, mund të na vërë për mirë edhe pse jemi një vend i vogël në qendër të një debati të madh botëror, që ka kohë që ka filluar për gjetjen e një rendi të ri botëror. A e bëjmë dot, a kemi kapacitetet e duhura ta bëjmë? Nuk e di, por fillimisht le ta ëndërrojmë dhe t’i shkojmë pas atij që do tentojë ta realizojë.


SPECIALE

10 E shtunë, 6 PRILL 2019

NË 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”

Nga Mal Berisha* (Vijon nga numri i kaluar) Pjesa e dytë

H

istoria e”Vatrës” dhe “Diellit” bëjnë pjesë në fondin e artë të historisë së përpjekjeve shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci. Në vitin 1919, në prag të Konferencës së Paqes në Paris, “Vatra” i bëri thirrje Reverendit, Dr. Charles Telford Ericksonit, i cili në atë kohë kishte më shumë se dhjetë vite që shërbente për Shqipërinë, e dëshironte t’i bashkohej delegacionit shqiptar në Paris. Ai më së pari do të duhej të shihte si po zbatoheshin “14 pikat e vetvendosjes së kombeve” të shpallura nga Presidenti Wilson, të cilat ishin në kundërshtim me Traktatin e Fshehtë të Londrës, që e coptonte Shqipërinë. Ericksoni takohet me gjeneralin Blis, një officer i lartë amerikan, babaxhan por që dinte pak ose aspak për Shqpërinë. Më pas takohet me kreun e divizionit të Ballkanit, dr. W.L Westerman dhe z. Clive Day. Tani mbetej vetëm të luftohej sesi të arrihej deri tek Presidenti Wilson!? E vetmja rrugë për të arritur tek ai ishte Zonja Wilson, me të cilën Ericksoni kishte njohje të mëparshme, falë punës së përbashkët me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Ai i dërgoi një letër zonjës Wilson në të cilën i njoftonte qëllimin e tij. Disa ditë më vonë ai merr një mesazh prej sekretarit të Presidentit ku i kërkohej një deklarim i pretendimeve të Shqipërisë, siç e kishte konceptuar delegacioni ynë. Ishte një deklaratë e lëshuar nga Presidenti dhe botuar në Paris Press. Ajo fillimisht paraqiste shqetësimet për pretendimet e Italisë ndaj Fiumes dhe i hidhte poshtë si të bazuara thjesht në interesa dhe jo në parime. Presidenti deklaronte: “…unë kundërshtoj që t’ju jap edhe atë që ju është garantuar prej traktateve tuaja të fshehta. Unë refuzoj të pranoj se, meqë qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka qenë palë në këtë traktat, (Traktati i Fshehtë i Londrës – shën.im, M.B.) të ketë qenë në fakt edhe tërësisht e panjohur me ato që janë vendosur aty. Rrethanat e reja e kanë transformuar atë në një copë letër pa vlerë.” Mëngjesin tjetër Presidentin e priste në tavolinë teksti i letrës së mëposhtme: Shkëlqesisë së tij Woodrow Wilson, Presidenttit të Shteteve të Bash-

Kontributi i VATRËS në Konferencën e Paqes në PARIS 1919

kuara Paris, 24 prill 1919 “Zotëri, A do të na lejoje ne, përfaqësuesve të një kombi të vogël, që gjithmonë i ka vlerësuar nderin, drejtësinë dhe guximin si virtytet më të larta, që t’u shprehim Juve mirënjohjen më të thellë për ndjesitë tuaja fisnike, të cilave ju i keni dhënë shprehje të tilla kaq të fuqishme? Në to ne shohim shpalljen e lirisë, njësoj

si raca e zezë e vendit Tuaj i sheh të vetat në Shpalljen e paraardhësit Tuaj të nderuar, Abraham Linkolnit.” Pasi vazhdojnë me shpjegime rreth historisë ata vazhdojnë: “Deklarata juaj, e botuar këtë mëngjes, (Në France Presse – shën im, M.B.) zhduk edhe gjurmën e fundit të asaj frike. Tani ne e dimë se çështja jonë humb vetëm nëse

humbet çështja juaj, sepse të dyja janë një, dhe ajo do të ndodhë vetëm nëse vetë Zoti dështon, që do të thotë, KURRË pasi Kështu Shqipëria do të bëhej edhe një herë mish për top, siç është bërë kaq shpesh në të kaluarën”. Në përgjigje të kësaj letre Presidenti Wilson iu thotë atyre: “Të dashur zotërinj, E kam vështirë që në mes të një ditë kaq të ngarkuar me punë t’ju tregoj si duhet se sa shumë jam gëzuar kur mora letrën tuaj të datës njëzet e katër prill dhe se sa thellësisht i interesuar jam unë të shoh parimet e paqes së vërtetë të zbatuara me besnikërinë më të madhe. Me nxitimin më të pashmangshëm, Sinqerisht i Juaji Woodrow Wilson (25 Prill 1919) Pas kësaj Ericksoni dhe delegacioni shqiptar ballafaqohen me pretendimet italiane për marrjen e Ishullit të Sazanit që e kërkonte Kryeministri Italian Orlando dhe kthimin e detit Adriatik në një Liqen Italian. Prandaj i shkruajnë përsëri Presidentit Wilson: Shkëlqesisë së tij, Woodrow Wilson President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Zotëri, Delegacioni shqiptar iu është shumë mirënjohës për letrën tuaj aq të bukur të datës 25

prill dhe për sigurimet që Ju përsëri dhatë rreth qëllimeve tuaja për të vazhduar me vendosmërinë më të madhe përpjekjet për arritjen e një paqeje të përhershme. Duke njohur sinqeritetin tuaj rreth këtij qëllimi dhe qartësinë me të cilën ju i shihni kushtet qenësore për arritjen e një paqeje të tillë, ne guxojmë të sjellim në vëmendjen tuaj edhe një herë çështjen e Vlorës.” Letra e delegacionit është shumë e gjatë dhe trajton thuajse tërë problemet që kishte Shqipëria me fqinjët, Greqinë, Jugosllavinë dhe Italinë. Në këtë kohë vërshuan memorandume nga tërë anët, duke filluar nga Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës, kolonitë shqiptare në Zvicër, Rumani, Turqi. Atyre iu bashkua Herbert Adams Gibbons, korrespondenti i veçantë i Associated Press, i cili i dërgoi Presidentit Wilson një telegram shumë të gjatë. Kështu bënë edhe shumë të tjerë. Më në fund, duket se gjithçka u zbut dhe nuk u dëgjua më asgjë në lidhje më këto pretendime. Gjatë njërit prej diskutimeve me dr. Clive Day, Ericksoni, i sugjeroi atij se Hasan Prishtina mund të ftohej në Paris, duke veshur rrob ën e një shefi shqiptar, me qëllim

që të përfaqësonte banorët e maleve të Veriut të Shqipërisë, duke përfshirë territore të cilat i ishin dhënë padrejtësisht Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 1913. Dr. Day, i impresionuar nga Ericksoni, e përshkroi atë si: “…një njeri i besueshëm, inteligjent dhe që lufton me forcë që Shqipëria të bëhet më në fund një vend i pavarur.” Ngjet që kabllogrami i Presidentit Wilson, dërguar zotërinjve Lloyd George, Clemenceau dhe Frank Polk, në Konferencën e Paqes në Paris e ndryshoi rrotën e historisë: “As unë, as populli amerikan kurrë nuk do të pranojmë që populli shqiptar, i cili ka luftuar dy mijë vjet për lirinë e tij, të sakrifikohet për hir të ambicieve politike të fqinjëve të vet. Dhe këtu vuloset mbrojtja e Shqipërisë nga Presidenti Wilson, e cila ka në themel të saj kontributin e vyer të Vatrës dhe aktivistëve të saj. “Vatra” me përfaqësues në Konferencën themeluese të Kombeve të Bashkuara në San Françisko, 1945 Më 25 prill - 26 qershor të vitit 1945, zhvilloi punimet konferenca e 50-të shteteve anëtarë themelues të Organizatës së Ko(Vijon në faqen 11)


SPECIALE

11 E shtunë, 6 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 10)

mbeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Kina thirrën Konferencën e San Françiskos për të hartuar një tekst përfundimtar të Kartës së OKB-së, siç ishte rënë dakord në Konferencën e Jaltës, të mbajtur nga data 4 deri më 11 shkurt 1945. Ftesat iu dërguan fillimisht qeverive të 42 vendeve që kishin nënshkruar Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 1 janar 1942, ose që kishin miratuar deklaratën dhe u kishin shpallur luftë vendeve të bllokut fashist. Në këto kushte qeveria shqiptare e Enver Hoxhës nuk u lejua të merrte pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Françisko. Ishte Federata Panshqiptare “Vatra” e cila i doli edhe një herë për zot vendit të vet. Për të arritur atë që donte, ajo delegoi përsëri njeriun që i kishte kushtuar jetën Shqipërisë, pikërisht Charles Telford Ericksonin. Ai u autorizua të shkonte në San Françisko dhe të lobonte për Shqipërinë. Sado që ai nuk mund të ishte përfaqësues zyrtar me një ndenjëse në konferencë, përsëri ai, si njeri i njohur jashtëzakonisht mirë me çështjen shqiptare, duhej të gjendej pranë mjediseve të Konferencës. Ishte po e njëjta sjellje, po i njëjti qëllim, po e njëjta detyrë që Ericksoni kishte përmbushur 16 vjet më parë në Konferencën e Paqes në Paris, 1919: “Mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe lobimi me sa më shumë amerikanë që kishin forcë vendimmarrëse.’ Ai niset për në San Françisko dhe vendoset në hotelin “Manx”, prej nga do t’i shkruante letra Presidentit amerikan, Sekretarit të Shtetit dhe kryetarit të delegacionit amerikan, delegacionit britanik, në Konferencë dhe do të mbante korrespondencë me drejtuesit e “Vatrës”. Më datën 11 maj 1945 Ericksoni i dërgon një letër kryetarit të delegacionit britanik, z. Anthony Eden, në të cilën i shpreh hapur pakënaqësinë e tij për faktin që Shqipëria nuk ishte ftuar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Françisko. Ai i përcjell atij të njëjtin tekst që i dërgoi dy ditë më vonë edhe Kryetarit të Delegacionit Amerikan z. Eduard Stetinius. Ai shkruan: “Jam i autorizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra” e Amerikës në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Françisko për të kërkuar një përgjigje të përshtatshme ndaj çështjes që djeg zemrën e kësaj race krenare e të lashtë: “Përse Shqipëria është përjashtuar nga anëtarësia në Kombet e Bashkuara? …Shqipëria e përgjakur dhe e shkatërruar nga lufta, është lënë jashtë derës. Kjo ngre pikëpyetje dhe dyshime rreth një numri të madh çështjesh. A ka ardhur në jetë përsëri Traktati i Fshehtë i Londrës?” Më datën 13 maj 1945 ai i shkru-

an Senatorit Arthur R. Vandenberg, Delegati i SHBA-ve në Konferencën e Kombeve të Bashkuara. Ndër tjera ai përmend: “Ndihem si përfaqësues zyrtar i pesëdhjetë mijë shqiptaro-amerikanëve dhe një ose dy milionë të tjerëve në Ballkan, të cilët janë penalizuar për diçka – që ata vetë nuk e dinë çfarë është – me mohimin e pjesëmarrjes së tyre të merituar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara.” ….Shqipëria nuk ka nevojë për një Traktat të Dytë të Londrës.” Dhe vazhdon “Ndoshta është qeveria e Enver Hoxhës që është Persona-non-grata në Departamentin e Shtetit? A është (Amerika) e gatshme për t’i nderuar mijërat e ushtarëve shqiptaro-amerikanë në forcat tona të armatosura, që luftojnë në çdo front dhe që kanë dhënë edhe jetët e tyre? “Unë jam përfaqësuesi i emëruar zyrtarisht i Federatës Panshqiptare të Amerikës, “Vatra” të Amerikës, e cila gjithashtu përfaqëson qeverinë e vërtetë të Shqipërisë me miratimin dhe mbështetjen që rrjedh prej shumicës dërrmuese të këtij kombi.” Nga Senati i Shteteve të Bashkuara, Ericksoni merr në San Françisko, këtë përgjigje: “… Ju mund të rrini i qetë për këtë, pasi unë do ta lexoj memorandumin tuaj me kujdes... Përzemërsisht dhe besnikërisht i juaji Arthur H. Vandenberg, Senator, Nënshkruar” Më pas ai korrespondon me gazetën e San Françiskos “Chronicle”, e cila me datën 13 Maj 1945 paraqiste pretendimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut dhe xhelozitë dhe konkurencën midis saj dhe Italisë ku shprehen hapur pretendimet territoriale ndaj të ashtuquajturit Vorio Epir. Me interes është edhe korrespondenca e datës 14 maj 1945 e delegatit të Vatrës me Zyrën e Informacionit të Luftës në atë kohë e vendosur në New York, prej nga merr këtë përgjigje: “I dashur dr. Erickson, Ju falenderoj shumë për bashkëpunimin tuaj me Z. Stanley Silverman, shef i zyrës së OWI -it tonë në San Françisko. Mezi pres

të marr lajmet tuaja mbi zhvillimet në Konferencën e San Françiskos. Qëllimi i seksionit shqiptar të “Zërit të Amerikës” është të nxisë mirëkuptimin midis popullit amerikan dhe atij shqiptar. I juaji sinqerisht Nelo Drizari” (Shef i seksionit shqiptar Byroja e programit të radios Operacionet matanë detit. Boston Mass. 15 maj 1945) Me 14 Maj, ai i nis Presidentit të SHBA-ve Z. Harry Truman në Shtëpinë e Bardhë një letër ku ndër të tjera thuhet: “Njëzet e pesë vjet më parë, Presidenti Wilson i dërgoi këtë kabllogram zotërinjve Lloyd George, Clemenceau dhe Frank Polk në Konferencën e Paqes në Paris, ku iu thoshte: “As unë, as populli amerikan kurrë nuk do të pranojmë që populli shqiptar, i cili ka luftuar dy mijë vjet për lirinë e tij të sakrifikohet për hir të ambicieve politike të fqinjëve të vet.” Ai e shpëtoi Shqipërinë nga ndarja dhe zhdukja. Sot rreziku është përsëri i madh dhe unë ju kërkoj juve që të ndihmoni në emër të drejtësisë dhe të humanizmit.” Me datën 15 Maj 1945 Ericksoni merr instruksionet e rradhës nga “Vatra” në Boston. Ata e lavdërojnë për punën që bënte, i premtojnë të botojnë raportet e tij në gazetën Dielli dhe i kërkojnë që të botojë materiale në Free World nëpërmjet francezit Louis Dolivet. Në një rast Qerim Panariti, Sekretar i Vatrës dhe botues i Diellit (1892 – 1976) e mbyll letrën me fjalët: “Nuk dua t’ju ngarkoj me më shumë gjëra në këtë kohë, me përjashtim të asaj që dua të them se po bëni punë të mrekullueshme. Telegrami drejtuar Presidentit ishte një ide e shkëlqyer. Peshkopi (Është fjala për Nolin) ju dërgon të falat më të përzemërta. Ju lutem më kujtoni me zonjën Erickson! Sinqerisht, G.M. Panariti Qerim Panariti (1892-1976). Më pas ai merr letër nga Kryetari i Delegacionit të ShBA – ve me tekstin e mëposhtëm: “E mora letrën tuaj të datës 13 maj në lidhje me Shqipërinë…I

kam kërkuar një zyrtari të Shteteve të Bashkuara, z. Dewit C. Poole, të gjejë kohë për një takim me ju, në qoftë se do të dëshironit.” Kryetari i delegacionit të Shteteve të Bashkuara. Më pas ai vazhdon korrespendencën me Stettinius-it dhe Vandenberg: Në numrin e së dielës së 19 majit 1945, gazeta “Dielli”, organ i Federatës Panshqiptare “Vatra” boton në faqen e parë artikullin “Delegati i Vatrës në San Françisko” “E quajmë të tepërt t’u themi këndonjësve tanë se cili është Dr. Charles Telford Erickson, i cili përfaqëson “Vatrën” në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Françisko. Mjafton të kujtojmë se Dr. Erickson ka më shumë se 35 vjet që punon për popullin shqiptar. Veprimet e tij në San Françisko do t’i botojmë në një raport të plotë kur të vijë koha.” Çdo ditë e asaj Konference ishte e mbushur me shkrime, raporte, letra, kërkesa që ai i dërgonte në të gjitha drejtimet. Kështu nga Kalifornia ai i shkruante zotit Panariti me datën 24 maj 1945: I dashur zoti Panariti, “… po ju bashkëngjis kopjen e artikullit tim, siç e shkrova atë në “Chronicle”. Ju lutem, shprehuni djemve falenderimet dhe vlerësimin tim për mundësinë që më dhanë, që të paktën të hidhja disa heshta në emër të Shqipërisë. Nëse një ose dy prej tyre goditën në shenjë, unë jam edhe më i lumtur. Sinqerisht i juaji Charles Telford Erickson.” Më pas delegati i VATRËS me datën 24 Maj 1945 dërgon një raport të plotë. Në të jepet e tërë veprimtaria e tij, korrespendenca dhe takimet me delegatë të Konferencës dhe me autoritete amerikane dhe delegatë të saj. Ai përmend memorandumet e dërguara Komandantit amerikan të Forcave të Armatosura, Stasen, senatorit Vandenberg dhe Sekretarit të Shtetit Stetinius. Mban kontakte me delegacionin Britanik nëpërmjet të Miss Wilkinson që e njihte që në Londër e cila e fton në një pritje të Konferencës; Takon sekretarin z.

Rumford, që i tregon se memorandumi drejtuar Edenit do t’i përcillej atij, pasi tani për tani ai kishte ikur. Ai përmend edhe letrën dërguar Presidentit Truman dhe një letër të marrë nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet të një zyrtari të çështjeve Ballkanike, i quajtur Canon ku i njoftohet marrja e letrës nga vetë Presidenti. Ai i thoshte: “Shumëllojshmëria e problemeve që dalin nga lufta dhe çlirimi i atij vendi nga pushtimi tërheqin vëmendjen e përhershme të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit”. Motoja e punës së VATRËS në Konferencë siç i shkruan ai Vandenbergut ishte: “Të kuptohej e vërteta mbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj të ndërlikuara në Ballkan”. Më datën 1 qershor 1945 merr letër të drejtpërdrejtë nga Stanley H. Silverman Shef i seksionit të ngjarjeve të veçanta Për dijeni: z. Nelo Drizari Shef i deskut shqiptar, New York. (Zenel Sulaj është emri i vërtetë i Nelo Drizarit, siç njihet në rrethet intelektuale). Më pas “Vatra” nëpërmjet të delegatit të vet i nis këtë telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Presidentit të SHBA-ve, z. Harry Truman më datën 25 qershor 1945 në të cilën shkruante: Shtëpia e Bardhë Uashington DC 25 qershor 1945 I dashur z. President, Mirësjellja juaj e pasqyruar në kthimin e përgjigjes së telegramit tim që ju dërgova nga San Françisko në emër të Shqipërisë më jep zemër që t’ju ofroj për konsideratë planin e mëposhtëm për zgjidhjen e situatës në Ballkan. Së shpejti ju do të takoni zotin Çurçill dhe Stalin në një konferencë, e cila ndoshta do t’i japë formë Europës së Pasluftës. Unë mendoj se e dini tashmë se Ballkani përbën problemin më të ndërlikuar dhe më të rrezikshëm, me të cilin ju do të ballafaqoheni. Nëse tridhjetë vjetët e mia të jetës atje ju vlejnë, atëherë do t’i vija në dispozicionin tuaj me kënaqësi…” Gazeta Dielli, 19 Maj, 1945 Gazeta “Dielli” me qendër në atë kohë në 168 Dartmouth Street, zyra 205 Boston Massachusets me datë 27 qershor 1945 boton proçesverbalin e Mbledhjes së Këshillit përpara antarëve letrat dhe memorandumet. Ata u gëzuan shumë dhe dhanë vlerësim të lartë dhe falënderime pa fund për punën e bërë në San Françisko. Ato u botuan në kronikat e “Diellit”. Në atë kohë në Tiranë kishte arritur një delegacion civil i SHBAve ka i drejtuar nga z. Ernest Jacopbs. Si përfundim, “Vatra” dhe Dielli luajtën një rol historik në momente kritike të kombit tonë. Prandaj “Vatra” mund të quhet me të drejtë: Qeveri shqiptare në Mërgim. *Studjues dhe diplomat (Vijon në numrin e ardhshëm)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

12

E shtunë, 6 PRILL 2019

GËZIM CENAJ, FATMIR HOXHA DHE IRENA NINO NUK KANË PLOTËSUAR KRITERET

KLP skualifikon tre kandidatë nga lista e 28 aplikantëve për SPAK-un

T

re nga 28 prokurorët që kanë aplikuar për Strukturën e Posaçme Antikorrusion janë skualifikuar nga komisioni i ngritur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kandidatët që sipas KLPsë nuk kanë plotësuar kriteret janë: Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Këshilli njoftoi se tre prokurorët u përjashtuan pasi nuk janë aktualisht pjesë e sistemit të Prokurorisë, ndërkohë që

përzgjedhja për SPAK-un konsiderohet rritje në karrierë. Lista me 25 kandidatët plotësojnë kushtet ligjore, që do të thotë kanë 10 vite punë si prokuror dhe nuk kanë marrë asnjë masë disiplinore do i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar vettingun me përparësi dhe më pas një përzgjedhje përfundimtarë do të jetë përcaktimi i aftësive profesionale konkluzion që do të dalë nga analizimi i pesë dosjeve të hetuara prej tyre që janë përzgjedhura nga KLP. Në fund të mbledhjes, KLP votoi listën e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore ndërkohe që nga kjo liste do të përzgjidhen 15 prokurorë që do të krijojnë strukturën

e posaçme antikorrupsion. Ndërkohë KLP nuk ka zëvendësuar ende vendin e mbetur bosh pas largimit të anëtares Antoneta Sevdari. Lista e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore përbëhet nga Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben Kraja, Behar Dibra, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Donika Prela, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Edvin Kondilli, Elida Kaçkini, Elisabeta Imeraj, Ened Nakuçi, Enkelejda Millonaj, Enkelejda Xhengo, Eugen Beci, Klodian Braho, Maksim Sota, Manjola Kajana, Ndini Tavani, Shkëlzen Cena, Vatë Staka dhe Vladimir Mara.

Rama e lexon apelin e BE-së si ftesë dialog për votën e emigrantëve: Plotësisht dakort për të dialoguar reformën zgjedhore

BE apelon për dialog për zgjidhjen e krizës: Koha që palët të bëhen bashkë K

ur po shkojnë dy muaj nga djegia e mandateve të opozitës, thirrjet e ndërkombëtarëve për gjetjen e dialogut po intensifikohen. Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të vetingut në drejtësinë shqiptare, Genoveva Calavera, në cilësinë e drejtores së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian, ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të partive politike në Shqipëri. Pas bisedimeve Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë për mediat mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave. Shqetësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë ka zgjedhur t’i paraqesë në takimet kokë më kokë me politikanët dhe me anë të një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter” ku shkruan se tashmë është koha për të dyja kampet politike që të gjejnë një zgjidhje për vendin nëpërmjet dialogut. Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Calavera Ruiz, apelon për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim dhënien fund të krizës politike. Në përfundim të vizitës së saj dyditore në Tiranë, zyrtarja e BE-së përmes rrjeteve sociale u shpreh pak minuta pas përmbylljes së vizitës në Tiranë se politika duhet të punojë për të mirën e vendit, si dhe ka apeluar për dialog. “Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera u takua me përfaqësues të opozitës për t’u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019″, thotë Ruiz. Por ky mesazh i Calavera-s për Kryeministrin Edi Rama është përkthyer si mesazh për

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Manjani: BE, s’e sheh të keqen as te droga, as te korrupsioni e blerja e votave!

Më herët ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani do të ironizonte përmes rrjeteve sociale, qëndrimin e përfaqësuesve të Bashkimit Europian për situatën politike në Shqipëri. “Interesant: BE e Hahn dhe Mogherinit (për pasojë edhe e ambasadorëve të tyre këtu) e shohin të keqen e Shqipërisë jo te droga, as korrupsioni, as blerja e votave, as shkërmoqja e demokracisë, as tek zbatimi i drejtësisë nga pushteti, as tek zhbalancimi social që nxit emigracion, as tek monizmi, te Rama dhe keqqeverisja e tij jo e jo. E shohin të keqen tek Opozita dhe Lasgushi… Të parën e quajnë fajtore pse denoncon, kurse Lasgushin pse “fluturon” nga Vlora… Lavdi zotit që shtetet anëtare të BE e kanë mendjen në vend dhe e dallojnë qartë të keqen reale në këtë vend”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

TAKIMI

Kreu i ONM-së, Calavera: Pa shoqërinë civile, vettingu s’do ishte i mundur

nisjen e një dialogu me opozitën për të realizuar procesin e votimit elektronik që do i mundësonte dhe emigrantëve të shprehnin vullnetin e tyre nga vendet ku ata jetojnë, pa pasur nevojë që të udhëtojnë në Shqipëri ditën e votimit. Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama, ka këmbëngulur duke saktësuar se tryeza e dialogut me opozitën reale, mund të jetë vetëm për reformën zgjedhore. “Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/ numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shprehet kryeministri Edi

Rama. Bashkimi Europian i ka dhënë të gjithë besimin shoqërisë civile, pa të cilën nuk do të ishte bërë e mundur procesi i vettingut sipas drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian. “Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e shoqërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vettingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve”, u shpreh zyrtarja e BEsë, Genoveva Calavera. Gjatë vizitës së saj dy ditore Shefja e ONM-së, Genoveva Calavera ka takuar edhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe trupën e komisionerëve ndërkombëtarë me në fokus ecurinë e reformës në drejtësi.

E pranishme në aktivitetin aktivitetin lançues të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, njëherësh drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, u shpreh se Rajoni do të jetë pjesë e BE-së. “Çdo herë që flasim për mundësitë shohim tek shoqëria cilive aktorë konstruktive dhe të besueshëm. Besueshmëria vjen bashkë me përgjegjësinë. Ne tre dekadat e fundit shoqëria civile ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim”, u shpreh Calavera. Ndërsa në vijim ajo vlerësoi rolin e shoqërisë civile sa i përket reformës në drejtësi. “Reforma në drejtësi dhe vettingu nuk do ishte i mundur pa shoqërinë civile. Sa më të fortë të jeni ju aq më të forta do jenë politikat për qytetarët.” -vijoi më tej drejtuesja e ONM-së. Genoveva Ruiz Calavera, ndër të tjera apeloi qeverinë të pranojë kontributet e shoqërisë civile. “Autoritetet shtetërore të hapin rrugë për dialog me të gjithë aktorët e rëndësishëm të shoqërisë civile”- u shpreh Calavera.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E shtunë, 6 PRILL 2019 Kryebashkiaku i Tiranës merr pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd

Veliaj: Samiti i ardhshëm do të mbahet te Piramida K

ryetari i Bashkisë së Ti ranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd, ngjarja më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon, e cila bëri bashkë përfaqësues të qeverive, bizneseve, organizatave rajonale, komunitetit akademik dhe të rinj. Ndërsa prezantoi disa nga reformat dhe nismat më të rëndësishme të digjitalizimit që ka ndërmarrë vendi ynë, por në mënyrë të veçantë kryeqyteti, ai theksoi se shumë shpejt Tirana do të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të teknologjisë në gjithë rajonin. Veliaj shtoi se gjatë këtij takimi Tirana u vlerësua si një nga modelet që ka bërë më shumë në këtë drejtim, ndërsa u përzgjodh si vendi që do të organizojë Samitin e ardhshëm Digjital të Ballkanit, pikërisht te Piramida,

e cila do të transformohet në një qendër teknologjie dhe kodimi. “Kjo është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë, sidomos për gjithë reformat në digjitalizimin e Shqipërisë dhe kryesisht të Tiranës. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rëndësishme në Samitin Digjital të Ballkanit: së pari, Shqipëria dhe Tirana janë përzgjedhur si mikpritëse të Samitit Digjital të Ballkanit. Prandaj do të punojmë fort që, në të njëjtën kohë, vitin tjetër, të kemi gati Piramidën si qendrën më unike në të gjithë Ballkanin për mësimin e teknologjisë së informacionit. Me përparimin e madh që ka bërë Shqipëria, sidomos në digjitalizimin e qyteteve, jemi një nga modelet që u vlerësuan edhe në samitin e sotëm”, tha Veliaj. Ai vlerësoi faktin se falë edhe punës së Këshillit Rajonal është bërë e mundur që për qytetarët

e Ballkanit të hiqen kostot e roaming në komunikimet telefonike. “Është një ditë e shkëlqyer sidomos për ata që shpenzojnë me roaming dhe duan të bëjnë biznes apo të udhëtojnë në Ballkan. Falë punës së shkëlqyer të Majlinda Bregut dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunimin në Ballkan është realizuar dhe mundësuar marrëveshja e roaming-ut pa pagesë, kur vjen puna për udhëtimet brenda rajonit”, njoftoi kryebashkiaku. Më tej, Veliaj theksoi se digjitalizimi do t’i afrojë më shumë, jo vetëm vendet, por edhe qytetarët e rajonit të Ballkanit, duke ulur kostot, por edhe duke shkëmbyer informacionin. “Hapa të tillë, sado modestë të duken, janë thelbësorë kur vjen puna për ta lidhur më shumë një rajon që, pavarësisht fjalëve, sot nuk është në situatën ku duhet të ishte për sa kohë që kemi 30 vjet që flasim për më shumë afrim. Dikush duhet të shkojë në Itali, në Austri ose në Gjermani për të shkuar një kryeqytet tjetër të Ballkanit.

Kështu, fillon me udhëtimin, fillon me digjitalizimin, fillon me pagesat roaming dhe më në fund kemi disa hapa konkretë”, tha Veliaj. Samiti i Beogradit u organizua nga qeveria serbe dhe u mbështet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Ai është nismuar në kuadër të Procesit të Berlinit 2014, i cili fokusohet në aspektet kyçe të bashkëpunimit rajonal si: rritja e prosperitetit nëpërmjet rritjes së qëndrueshme ekonomike, nxitjes së një zhvillimi më pozitiv për klimën e investimeve etj.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku sqaron studentët e Universitetit Bujqësor

S

hkolla e re në Kodër-Ka mëz do të ndërtohet në një ish truall privat, të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës, për të plotësuar nevojat dhe kërkesën e hershme të banorëve për një shkollë në atë zonë. Nga Universiteti Bujqësor i Kamzës ku zhvilloi një takim me studentët, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku theksoi se shkolla e re në Kodër-Kamëz është pjesë e projektit për ndërtimin e 17 shkollave të reja dhe se ajo nuk cenon hapësirën e kampusit. “Kjo është hapësira në të cilën do të ndërtohet një ndër 17 shkollat e reja të qytetit. Toka në fjalë e ka pasur statusin privat prej shumë vitesh. Bashkia Tiranës, që në vitin 2018, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, ka bërë shpronësimin e kësaj toke, rreth 9 mijë metra, të cilat do të

Mazniku: Shkolla e re me kërkesë të banorëve të Kodër-Kamzës përdoren për shkollën e re. Këto 9 mijë metra tokë sot janë me status në pronësi të Bashkisë së

Tiranës”, deklaroi Mazniku. Nevoja për ndërtimin e një shkolle të re në Kodër-Kamëz ësh-

të një kërkesë e vjetër e banorëve të këtij komuniteti për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. “Zona e Kodër-Kamzës është një zonë e cila ka shumë nevojë për një shkollë. Është një zonë e cila në 10-15 vitet e fundit është banuar në mënyrë të dendur, dhe nuk ka shkollë. Ndaj, ndërtimi i një shkolle të re ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e kësaj zone dhe na mundëson të kemi edhe arsimin parauniversitar, por edhe

arsimin universitar, pa i cenuar në asnjë mënyrë, asnjë prej funksioneve të njëri-tjetrit”, deklaroi ai, teksa shtoi se janë të gjitha hapësirat e mundshme për t’i krijuar mundësi Universitetit Bujqësor që të shfrytëzojë hapësirat e tjera. Si pjesë e Paktit për Universitetin, Mazniku deklaroi se qeveria shqiptare i ka akorduar Universitetit Bujqësor më shumë se 1 milion euro për fermën eksperimentale në Valias, një hapësirë prej gati 100 hektarësh, e cila plotëson më së miri nevojat e studentëve për procesin mësimdhënës. “Gjithashtu, është e rëndë-

sishme të theksojmë se para pak kohës qeveria i ka akorduar Universitetit Bujqësor, si pjesë e Paktit për Universitetin, më shumë se 1 milion euro për fermën eksperimentale në Valias: një hapësirë shumë e madhe, prej pothuajse 100 hektarësh, ku funksionet e mirëfillta mësimore mund të ndodhin atje. Ndaj ky projekt, së pari i sjell një shkollë shumë të dobishme komunitetit, shumë të nevojshme për këtë zonë, që nuk e ka një shkollë të tillë, dhe nuk cenon në asnjë moment, dhe në asnjë rrethanë funksionet thelbësore të universitetit”, sqaroi Mazniku.


KULTURE

14 E shtunë, 6 PRILL 2019

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”

Edicioni i tretë i festivalit “South Outdoor” Festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill sjell 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. Fshati mikpritës i këtij viti shquhet për potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dhe prodhimin e vajit. Vendndodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit. Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, GaraStand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta bëjnë eksperiencën e pjesëmarrësve akoma më të paharrueshme. Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar “Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”,Venera Lumani dhe Lindi Islami si dhe Urban Band. Festivali “South Outdoor” është nismë e GIZ, përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane. “South Outdoor” realizohet në bashkëpunim me operatorë turistikë shqiptarë që punojnë prej vitesh në sektorin e turizmit. Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë.

“Albania si gira”, festivali i kinemasë shqiptare në Romë “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është kjo tema e Festivalit të kinemasë shqiptare që për 4 ditë rradhazi, 4-7 prill 2019, do të mbahet në qëndrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë. Është ky edicioni i parë i këtij festivali i titulluar “Albania si gira”, i cili do të hedh vështrimin mbi Italinë dhe italianët përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist dhe pas tij. Ky festival i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore CulturaPro në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë shqiptare të Kulturës, me Qëndrën Kombëtare arikvore të Kinematografisë e me Institutin italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore e Lindore, do të sjell për publikun italian e shqiptar filmat: “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Bota Kafe” etj. Gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin armiq të Shqipërisë, pushtuesit e saj e përkrahës të politikës imperaliste.

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, është një monodramë e shkruar nga shkrimtari shqiptar, Ridvan Dibra, ku rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj. Virgjëria është emëruesi i përbashkët i rrugëtimit të saj. Nën regjinë dhe skenarin e Ben Apollonit, kjo shfaqje do të interpretohet me mjeshtëri nga aktorja Arjola Demiraj e cila është në rolin e Madalenës. Shfaqja do ta vërë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi i Madalenës së bukur, të sinqertë e shpesh edhe naive. Monodrama “Dashuritë e vir-

gjëreshës Madalenë” vjen në Tiranë, në datat 6 dhe 7 prill, në Tetarin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli në Tiranë.

25 vjet nga vdekja e Kurt Cobain

N

jëzet e pesë vjet më parë zëri i Gjenerimit X, engjëlli i bardhë dhe i mallkuar, u shua. Më 5 prill 1994, ylli i muzikës rock Kurt Cobain, solist i grupit “Nirvana” kryen vetëvrasje. Trupi i tij, në gjak, me një dozë masive heroine dhe Valiumi, u zbulua brenda shtëpisë së tij në Siatëll, Uashington, tri ditë më vonë nga një elektriçist që kishte instaluar një sistem sigurie në shtëpinë e këngëtarit. Për vetëvrasjen e tij janë thurur shumë teori konspirative, ashtu si edhe për gjeni të tjerë të muzikës rock. Cobain dhe Nirvana, në sajë të “Nevermind”, e bënë Siatwllin kryeqytetin e ri të rockut, dhe transformuan muzikën Grunge, jo vetëm në kodin muzikor të viteve ’90 por edhe në një lloj filozofie empirike të jetës, përveç se një stil. Që nga vdekja e tij, ka patur shumë teori konspirative rreth ngjarjes, të cilat hedhin idenë se muzikanti u vra dhe nuk u vetvra. Përveç burimeve të shumta, përfshirë edhe raportin zyrtar të policisë, teor-

icienë dhe miqtë e ngushtë vazhdojnë të spekulojnë mbi vdekjen e Kurt. Në vitin 2015, në dokumentarin kushtuar Cobain, ish- avokatja e Kurt, Rosemary Carroll deklaroi se nuk besonte që shënimi për vetëvrasjen, e gjetur në shtëpinë e artistit, të ishte shkruar nga ai vetë. Siç reportohet nga “Daily Star”, Carroll kontaktoi me një hetues privat, Tom Grant, menjëherë pas vdekjes së yllit, për të hetuar rreth vdekjes dhe e regjistroi telefonatën.


FORUM

Nga Tonin Çobani

G

jergj Fishta ka marrë një dekoratë (“Medaglia di Benemerenza, 1925”) nga Papa Piu XI dhe është takuar me Papa Benediktin XV ( dy herë), si dhe me Papa Piun XII. Me Papa Benediktin XV ka qenë i shoqëruar nga Imzot Luigj Bumçi (herën e parë) dhe nga Provinciali i françeskanëve të Shqipërisë, Atë Pal Dodaj (herën e dytë). Në të dy rastet audienca është ralizuar me ndërmjetësimin e gjeneralëve të Urdhrit Françeskan: Serafino Cimino dhe At Bernardin Klumper. Në sa me Papa Piun XII nuk ka qenë i shoqëruar dhe nuk ka pasur ndërmjetës për audiencë. Ka qenë vetë Papa Piu XII që e ka ftuar poetin shqiptar me rastin e emërimit të tij si akademik i Italisë, duke e vlerësuar atë emërim me fjalët “asht një nder për Fe, për Urdhën e për Kombit tand”. “Pandaj,- është shprehur Papa Piu XII,- unë si mëkëmbës i Krishtit, kam pse të përgëzohem me ty, me Urdhrin tand e me Kombin tand.” Jemi në vitin 1940, kur Fishta

Papa Benedikti XV

Papa Piu VIII

ndodhej në Itali për të realizuar bisedat e tij akademike të planifikuara për institucionet kryesore, sipas rregullave që kishte Akademia e Italisë për akademikët e saj të rinj. Takimet me Papa Benediktin XV, i pari, me 6 mars 1919 dhe , i dyti, në pranverën e vitit 1921, janë kërkuar prej klerikëve shqiptarë. Takimi i parë kishte për qëllim lobingun te Papa për Korçën e Gjirokastrën që preten-

doheshin prej grekëve. Dhe e morën një premtim. Papa Benedikti XV Tha: “Kam me ba çmos, ç’ka të mundem per me iu ndihmue…”. Është koha kur Gjergj Fishta, si sekretar i Imzot Bumçit (Imzot Luigj Bumçin në vijim do të jetë kryetar i delegacionit shqiptar) po udhëtonte për në Konferencën e Paqes në Paris. Edhe në audiencën e dytë, Papës Benedikti XV do t’i kërkohet

Nga Brunela Beshaj

S

E shtunë, 6 PRILL 2019

Gjergj Fishta i mirëpritur në Vatikan

ANALIZË hqipëria ka vuajtur gjithmonë nga plaga e emigracionit, pasi vitet e fundit po vihet re një tendencë në rritje këtij fenomeni. Shtresa e popullsisë që është prekur më tepër janë të rinjtë, ata që janë e ardhmja, shtylla kurrizore ku do të mbështet vendi ynë. Dëshira gjithmonë e më e madhe e këtyre të rinjve që të largohen ka ulur në mënyrë të ndjeshme përmirësimin e ekonomisë së vendit. Sipas disa studimeve statistikore 79% e të rinjve të intervistuar, midis moshës 15-29 vjeç duan të largohen nga vendi. Nivelet kaq të larta të dëshirës për t’u larguar nga vijnë si pasojë e mungesës së tregut të punës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), papunësia në radhët e të rinjve, gjatë 3 mujorit të dytë të vitit 2018, gjithmonë në grupmoshën 18-29 vjeç, ishte 22.6%, shifra këto që tregojnë situatën e rënduar të papunësisë në vend. Sigurisht për të kuptuar fak-

15

torët pse duan të largohen sa më parë nga Shqipëria, duhen analizuar që në zanafillë. Problemi shfaqet që në momentin kur këta të rinj fillojnë universitetin, që përveç lumturisë të fillimit të studimeve në një degë të cilën e kanë ëndërruar shumë, e cila mendohet t’u dhurojë një të ardhme pa probleme, përzihet me ankthin dhe shqetësimin se ku do të gjejnë punë pasi të kenë lënë bankat e auditorëve. Disa prej tyre do të punojnë në bizneset që ndoshta janë ngritur nga prindërit e tyre, disa të tjerë ndoshta do të kenë fatin që të “çajnë” në botën e profesionit për të cilin studiuan shumë vite, po pjesa tjetër e këtyre të rinjve ku do të përfundoj. Mundësitë që ndoshta do t’ju ofrohen do të jenë puna në callcenter apo nëpër bare, sado student të zotë e të aftë të kenë qenë, këto do të jenë mundësitë e tyre të vetme. Një pjesë do të pranojnë të punojnë në këto vende që u ofrohen, disa të tjerë do zgjedhin rrugën më të vësh-

ndihma financiare për gjimnazin e Françeskanëve. Edhe kësaj radhe françeskanët shqiptarë nuk u ndanë pa gjë. Papa Benedikti XV dhuroi për gjimnazin e Françeskanëve në Shkodër 100 000 lira italiane, shumë të cilës i shtohen edhe 40 000 lira italiane të dhuruara prej Gjeneralit të Fançeskanëve, Atë Bernardin Klumper (holandez). “Papa,- siç thuhet,- u gëzua sidomos, kur ndjeu se gjimnazi i ri s’do të ishte vetëm për të krishterë, por edhe për djem shqiptar të çdo besimi e krahine.”. Gjimnazi Françeskan në Sh-

Emigrimi i shqiptarëve tirë, atë të largimit nga familjet, rrugën e emigrimit. Pikërisht shumica e të rinjve të intervistuar theksojnë se pas mbarimit të ciklit të studimeve, problemi që hasin është papunësia në masë. Kjo vjen ndoshta nga mungesa e politikave të duhura për punësimin e këtyre të rinjve të sapodiplomuar. Jo rrallë herë është vënë re fakti që këta të rinj shfrytëzohen vetëm si sfond në mitingjet e mëdha politike, me premtimin se do iu gjendet një vend i përshtatshëm pune dhe kur e gjithë kjo mbaron nuk gjejnë më mbështetjen e premtuar. Sipas një raporti nga shoqëria amerikane, Gallup, ku citohen të dhëna nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregojnë që Shqipëria pozicionohet ndër vendet e para në Europë përsa i përket papunësisë së të rinjve. Vendet e preferuara për të emigruar mbeten ato të Europës Perëndimore, mjafton të përmendësh këtu faktin që sot rreth gjysmë milion shqiptarë

jetojnë ne Itali, komuniteti i dytë i huaj më i madh pas rumunëve. Mos të harrojmë këtu pa përmendur edhe Gjermaninë, e cila këto vitet e fundit ka njohur një rritje të fluksit të emigrantëve nga Shqipëria, shumica prej të cilëve të rinj, kryesisht të diplomuar në degën e infermierisë. Ata e shohin të ardhmen e tyre në këtë shtet, pa anashkaluar faktin që janë të informuar rreth vështirësive që i presin, gjithsesi janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën pranë familjeve të tyre vetëm që të sigurojnë një punë. Disa prej të rinjve, por edhe shumë kryefamiljarë zgjedhin të emigrojnë drejt Anglisë, jo në mënyrë të rregullt ashtu sikurse drejt vendeve të zonës Shengen, por nëpërmjet një rruge akoma më të vështirë, asaj me kamion, kundrejt shumave të mëdha të lekëve, duke rrezikuar shpeshherë edhe jetën. Një mundësi tjetër e artë për t’u larguar nga vendi është edhe

kodër (Illyricum), drejtuar prej Fishtës, që nisi mësimin më 1921, është e para shkollë e mesme në Shqipëri ku mësimet zhvillohen në gjuhën shqipe, duke përfshirë edhe Teatrin e shkollës, që u bë njëri ndër institucionet kulturore më të rëndësishme të qytetit në saje të punës së Gjergj Fishtës si dramaturg, përkthyes dhe regjisor. Konica ka thënë: “Atë Fishta shkroi poezi drama, komedi… dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. (F.Konica, Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, Shkup, 1991, f.145-146.)

Amerika, “toka e premtuar”. Të aplikosh për një vizë apo të fitosh lotarinë amerikane, mund të konsiderohet një ndër ëndërrat më të mëdha të shqiptarëve, bazuar kjo edhe në përqindjen e lartë të personave që aplikojnë çdo vit, shumica prej të cilëve janë përsëri të rinj. Duhet vënë në dukje që nuk është vetëm grupmosha 18-29 vjeç ata të cilët zgjedhin emigracionin, por edhe moshat më të mëdha, rreth 35-45 vjeç. Këto persona zgjedhin më shpesh kontratat e punës 1- 3 muaj, për tu drejtuar vendeve te Europës, aty ku do të kenë mundësinë e një pune dhe page më të lartë se në Shqipëri. Ikja në masë e të rinjve, përveçse ka ndikuar në ekonomi, ka ndikuar gjithashtu edhe në moshën mesatare të popullsisë shqiptare. Nëse dikur Shqipëria përmendej për moshën e re të popullsisë, sot vihet re që popullsia është në plakje, si pasojë e emigracionit të të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve. Këto, por edhe për shumë arsye të tjera, shpresojmë që edhe shteti ynë, në një të ardhme jo shumë të largët, t’u u ofrojë shqiptarëve mundësi punësimi dhe kushte jetese ashtu si në vendet e tjera të zhvilluara, në mënyrë që edhe Shqipëria të lulëzojë ekonomikisht dhe jo vetëm…


AKTUALITET

16

E shtunë, 6 PRILL 2019

KËRKESA

Balili, Prokuroria kërkon t’i konfiskojë pasurinë

N

ë përfundim të hetimit të procedimi pasuror, Prokuroria për Krime të Rënda, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit. Duke ju referuar një njoftimi zyrtar nga ana e Prokurorisë, thuhet se Balili i akuzuar për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash te tjera penale, ka kërkuar që t’i konfiskohet një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës;

objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2 , ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 (njëzet e tre) apartamente. Klement Balili akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,

“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kompleksi luksoz “Santa Quaranta” është sekuestruar prej dy vitesh dhe pritet që pas konfiskimit të kalojë në llogarinë e shtetit.

Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë

Q

everia ka vendosur të krijojë policinë e re që do të mbrojë objektet dhe personat. Kjo strukturë është në varësi të të Ministrisë së Brendshme dhe është emërtuar “Illyrian Guard”. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka dhënë detaje se si do të funksionojë shoqëria tregtare “Illyrian Guard”. Së pari ai tregon arsyet e krijmit dhe ato janë tre. ‘’Për të ofruar një standard të ri cilësie në tregun e sigurisë dhe rendit publik; për të kursyer nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë sot për ruajtje dhe sigurisë fizike nga institucionet shtetërore; e treta, jo më pak e rëndësishme, ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit’’,-thotë Hodaj. Më tej ai thekson se kjo shoqëri do të jetë një element kyç përsa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. ‘’Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta që të punojnë për një entitet që garanton edhe kushte ndoshta të mira pune dhe duke vazhduar pak a shumë të punojnë në të njëjtin profil’’, tha Hodaj. Për avantazhet, zv/ministri Hodaj tha se: “Duke qenë një shoqëri tregtare, ka një organizim dinamik. Pra nuk është e kushtëzuar nga ato skema që sot ndjekin agjencitë shtetërore apo institucionet shtetërore. Pra i adaptohet shumë më lehtë tregut”. Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie në varësi të Ministrisë së Brendshme do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Shërbimet me pagesë ofrohen kundrejt subjekteve të treta, publike apo private në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Përse u krijua shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a?

3 arsyet pse u krijua ‘’Illyrian Guard’’, Hodaj: Ka një organizim dinamik

Për tre arsye kryesore, për të ofruar një standard të ri cilësie në tregun e sigurisë dhe rendit publik; për të kursyer nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë sot për ruajtje dhe sigurisë fizike nga institucionet shtetërore; e treta, jo më pak e rëndësishme, ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit. Për të krijuar këtë shoqëri do të marrim eksperiencat më të mira që ka sot në Europë apo në botë. Nuk është një risi që kompani tregtare, të zotëruara nga shteti, të operojnë në këto lloj fushash. Kemi shembuj të tillë të suksesshëm në Austri, në Gjermani, në Francë, në Itali, ku mjaft kompani shtetërore janë lider në tregjet përkatës dhe duke qenë lider në tregjet përkatës jo vetëm që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme edhe për buxhetin e shtetit por kanë edhe lirinë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologji të reja, në mbështetje gjithmonë të atyre që janë

qëllimet e tyre. Pra shërbimet, me çmime të arsyeshme, risi teknologjike për fushën e sigurisë dhe rendit publik. Si do të organizohet dhe si do të funksionojë? Do të organizohet me disa departamente në varësi të shërbimeve që do të japë. Nuk është thjeshtë një shoqëri që ofron shërbim ruajtjeje dhe sigurie fizike, pra nuk është thjesht një “SHPSF”, patjetër që do të operojë edhe në atë treg, sidomos me institucionet shtetërore. Por edhe një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është kërkimi teknologjik dhe fusha e teknologjisë së informacionit. Pra, ajo që ne kemi si shtysë sot që është modernizimi i strukturave të Ministrisë së Brendshme. Cilat janë avantazhet e “Illyrian Guard”? Avantazhet në krahasim me një organ shtetëror, ka avantazhe, sepse duke qenë një shoqëri tregtare, ka një organizim

dinamik. Pra nuk është e kushtëzuar nga ato skema që sot ndjekin agjencitë shtetërore apo institucionet shtetërore. Pra i adaptohet shumë më lehtë tregut. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike ka një avantazh tjetër në raport me kompanitë e tjera, sepse mund të shfrytëzojë gjithë eksperiencën dhe “know how-n” e Policisë së Shtetit. Pra është një vlerë e shtuar nga ana tjetër. Si do të rekrutohet punjonjësit e “Illyrian Guard”? Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta që të punojnë për një entitet privat, që garanton edhe kushte ndoshta të mira pune dhe duke vazhduar pak a shumë të punojnë në të njëjtin profil. Në çfarë fushe do të operojë “Illyrian Guard”? Ruajtja dhe siguria fizike është vetëm një nga fushat ku mund të operojë kjo. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm. Ajo që ne mendojmë është që kjo shoqëri do jetë një element kyç përsa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Që do të thotë, duke qenë një entitet privat, ka gjithë lirinë që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive. Ne besojmë fort që në këtë pikë do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë institucionet e Ministrisë së Brendshme.


AKTUALITET

17

E shtunë, 6 PRILL 2019

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se se dy të rinjë e arrestuar ishin vetëm transportues të minave nga Vlora në qytetin e Lezhës. Për këtë ishin paguar nga 1 mijë euro secili

“Arrest me burg” për Armand Lukanin, ndërsa për motrën e tij shtatzënë, Amelda Elezi, Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Motër e vëlla, të arrestuar si pjesë e një grupi që prodhonin mina me telekomandë, u paraqitën në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë. Një situatë e rënduar për ta dhe babain e tyre, Ilmi Lukani, që teksa qëndronte para gjykatës, fëmijët e tij zbritën nga furgoni i policisë të shoqëruar nga efektivët për të hyrë në seancë gjyqësore. Vajza e tij, e martuar dhe e cila është shtatzënë, hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Pas saj u shoqërua edhe vëllai, ndërsa i përlotur shumë pranë tyre qëndronte babai, i cili nuk mund të bënte asgjë për fëmijët e tij. Dëgjohet vetëm të thotë: ‘’Çfarë më bëre o bir”?! Vajza shtatzënë, Amelda Elezi 21-vjeç, hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Një situatë të cilën nuk mund ta përballojë, veçanërisht në gjendjen e saj. Në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve, ndërsa mësohet se ata nuk kanë folur asnjë fjalë në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë, vëlla e motër shpërthyen në lot, ndërsa i përlotur ishte dhe babai i tyre, i cili qëndronte jashtë ambjenteve të gjykatës. Në një prononcim për mediat, babai i tyre Elmi Lukani, tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë dhe nuk kanë lidhje me minat. Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët

Britma e lot në Gjykatë, babai: Fëmijët nuk kanë lidhje me minat

TË PAFAJSHËM “Jam babai i Armandit. Çunin e dija se ishte në punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm”.

VENDIMI “”Arrest me burg” për Armand Lukanin, ndërsa për motrën e tij shtatzënë, Amelda Elezi, Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Motër e vëlla, të arrestuar si pjesë e një grupi që prodhonin mina me telekomandë, u paraqitën në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë”.

nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin. “Jam babai i Armandit. Çunin e dija se ishte në punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë.

BULQIZË

Motër e vëlla i shpërthen granata, vdes 11-vjeçari

Një ngjarje e rëndë u shënua në Bulqizë, ku si pasojë e shpërthimit të një granate humbi jetën një 11-vjeçar, ndërsa e plagosur mbeti motra e tij 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj të FushëBulqizës dhe mësohet se granata ka shpërthyer teksa fëmijët ishin duke luajtur. “Në fshatin Koçaj-Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11-vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet se granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital”, sqaron policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm”. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se se dy të rinjë e arrestuar ishin vetëm transportues të minave nga Vlora në qytetin e Lezhës. Për këtë ishin paguar nga 1 mijë euro secili, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ju

kishte dhënë për ti transportuar dhe destinacionin e tyre. Armand Lukani dhe motra e tij Amelda Elezi u arrestuan më 2 prill gjatë një operacioni të policisë së Lezhës ku u sekuestruan tre mina të montuara me telekomandë. Në kërkim është bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi, 27-vjeç me banim në Vlorë, i cili është i

dënuar më parë. Motër e vëlla, të dy me banim në Vlorë, ku e reja është martuar, u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë. Minat dyshohet se i shisni minat me një çmim rreth 2500 euro.

SHKODËR

Detaje të reja për vrasjen e vëllezërve Bilali

D

etaje të reja janë zbuluar për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Makina e atentatorëve nuk është djegur plotësisht dhe hetuesit besojnë se kanë gjetur gjurmët dhe prova të rëndësishme. Një patrullë policie ka qenë vetëm pak sekonda larg vendit ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, në Shkodër. Tre minuta më vonë ajo gjeti makinën e autorëve në flakë. Koha e shpejt në vendin e ngjarjes ka bërë që disa pjesë të Benzit të atentatorëve te shpëtojnë pa u djegur. Kjo u ka dhënë shpresë hetuesve të ngjarjes, të cilët besojnë që do sigurojnë prova shkencore, çka do ti çonte drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga ana tjetër grupi i hetimit ka marrë informacion se punonjës të policisë së Shkodrës kanë bashkëpunuar me bandat

kriminale me qëllim devijimin e hetimeve në lidhje me vrasjet. Pavarësisht hermetizmit të grupit hetimor, ka kaluar një javë nga vrasja e Brahim dhe

Astrit Bilalit, dhe autorët nuk janë gjetur. Bilalët u vranë me 30 mars, sapo dolën nga shtëpia e tyre dhe po shkonin tek motra e tyre.


AKTUALITET

18

E shtunë, 6 PRILL 2019

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se është një hap i gabuar azili, pasi jo vetëm që i shpenzon ata por edhe i kufizon për udhëtime drejt vende të tjera të BE-së

S

hqiptarët janë ndër rekordmenët absolutë në Europë për sa i përket pjesës së azilit. Në Francë, prej vitesh jemi të parët si azilkërkues. Por Franca çdo ditë e më shumë po i kthen. Gjatë 24 orëve të fundit, janë riatdhesuar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën “Shengen” apo u është refuzuar kërkesa për azil në Francë. Operacionet e riatdhesimit janë organizuar në koordinim mes dy vendeve. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Sipas Vodës, azili është një hap i gabuar, pasi jo vetëm që shpenzon familjet shqiptare por edhe i kufizon ata për udhëtime drejt vende të tjera të BE-së. “Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt. Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së”,ka theksuar Voda. Shqetësim ka pasur edhe Belgjika. Gjatë

Franca kthen 50 shqiptarë, Voda: Azili, hap i gabuar VEND I SIGURTË “Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Sipas Vodës, është një hap i gabuar azili, pasi jo vetëm që i shpenzon ata por edhe i kufizon për udhëtime drejt vende të tjera të BE-së”.

një takimi në muaj janar 2019, me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së të Huajve në Belgjikë, Freddy Roosemont, Voda tha se: “Gjatë vitit 2018, kemi një rënie që është një shenjë shumë e mirë, të kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë drejt Belgjikës por sigurisht mbete ende për të bërë dhe për të ndërgjegjësuar edhe njëherë shtetasit shqiptarë, të cilët nuk duhet të shohin rrugën e azilkërkimit si rrugë migrimi të

sigurt drejt shtetit belg. Ata mund shkojnë ta vizitojnë Belgjikën sigurisht, mund të shkojnë të punojnë atje por duhet të zgjedhin rrugët e ligjshme, rrugën e migrimit të sigurtë”. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së Belgjikës Roosemont, foli rreth fenomenit të migracionit të paligjshëm duke thënë se pavarësisht uljes së numrit për vitin 2018, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë është ende

AKSIONI

STËRVITJA

KFOR: Shqiptarët në veri të Kosovës, si aleatë

Prania e 4 ushtarëve shqiptarë në kuadër të KFOR-it, në veri të Kosovës, alarmoi të enjten “Listën Serbe”. Forca shumëkombëshe e OKB-së në Kosovë, përmes një deklarate për shtyp konfirmoi se gjendja në veri dhe në të gjithë Kosovën është e qetë, e nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme. Pavarësisht thirrjeve të shumta, fatkeqësisht thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media, duke shkaktuar shqetësim të pabazuar te popullata. “KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë. KFOR-i sqaroi se nuk bëhet fjalë aspak për një provokim por thjesht për një stërvitje të përbashkët dhe theksoi se prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet të habisë askënd, pasi Shqipëria është prej 10 vitesh vend anëtar i NATO-s.

i lartë dhe mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Të dhënat më të fundit për vitin 2018, tregojnë se shqiptarët vijojnë të mbeten ndër 10 vendet e para sa i përket azilkërkuesve. Kështu, përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët ishin në vendin e 9-të sa i përket kërkesave për azil, duke lënë pas Gjeorgjinë. Me 21.900 kërkesa për azil përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët janë padiskutim europianët e parë

në listën e azilkërkuesve në Europë. Kjo vjen pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i sigurtë origjine. Se si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera e tregon qartë edhe harta interaktive e Agjencisë Europiane të Emigrimit, që ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2018. Të dhënat tregojnë qartë se gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, duke prekur madje nivelet e vitit 2016. Për Zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

M

e mbështetjen e Europolit u zhvillua një mega-operacion në katër shtete Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali, ndërsa në përfundim u arrestuan 64 shqiptarë. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane. Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa nga të dyshuarit besohet se janë përfshirë në trafik të qenieve

Europol “spastron” mafian shqiptare, 64 të arrestuar

njerëzore në shtetin francez. Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane. Europol

mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.


AKTUALITET

19

E shtunë, 6 PRILL 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin që po kryhet në poliklinikën e specialiteteve, që i shërben rreth 150 mijë qytetarëve në vit

P

oliklinika e qytetit të Vlorës po transformohet me një investim të qeverisë prej 1 milion euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore moderne. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin që po kryhet në poliklinikën e specialiteteve, që i shërben rreth 150 mijë qytetarëve në vit. Ministrja bëri me dije se në këtë poliklinikë do të ofrohen 17 shërbime të specializuara. “Ky është një model i transformimit të qendrave të specializuara që i shërben jo vetëm qytetarëve të Vlorës por edhe turistëve të shumtë. Garanton edhe shërbimin e urgjencës mjekësore, përveç 17 shërbimeve të specializuara që do të ofrojë”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe në spitalin e Vlorës, ku sapo janë punësuar 12 mjekë specialistë. “Ne po investojmë jo vetëm në infrastrukturë por investimi më i rëndësishëm është ai në burime njerëzore. 12 mjekët specialistë që tashmë kanë nisur punë në spitalin e Vlorës kanë plotësuar ato mungesa që kishim në këtë spital, për shërbime si kardiologjia, onkologjia, urgjenca, etj”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi mjekët e rini që i janë bashkuar spitalit të Vlorës, duke lajmëruar edhe rritjen e pagave. “Që nga data 1 prill ka nisur rritja e pagave me 7% për 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë”, tha Manastirliu. Spitalit rajonal të Vlorës i janë shtuar edhe 3 autoambulanca moderne, duke përmirësuar jo vetëm kohën e pritjes por edhe

Transformohet poliklinika e Vlorës, Manastirliu: Ofrohen 17 shërbime SITUATA

225 persona të prekur nga fruthi

cilësinë e shërbimit të urgjencës në territor. Investimet e fundit në spitalin e Vlorës kanë mundësuar shërbime të reja, si, ndërhyrjet me metoda të avancuara me aparaturën e laparoskopisë. 600 mijë euro është vlera e investimit në

MODEL

aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë në spitalin rajonal të Vlorës, duke siguruar shërbim të specializuar, afër vendbanimit. Disa javë më parë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

“Ky është një model i transformimit të qendrave të specializuara që i shërben jo vetëm qytetarëve të Vlorës por edhe turistëve të shumtë. Garanton edhe shërbimin e urgjencës mjekësore, përveç 17 shërbimeve të specializuara që do të ofrojë”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe në spitalin e Vlorës, ku sapo janë punësuar 12 mjekë specialistë”.

firmosi urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit. Janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku. Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Problematika është situata e fruthit në Shqipëri, pasi vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë konfirmuar 225 raste. Tirana ka numrin më të madh të pacientëve me fruth për shkak se ka edhe numrin më të lartë të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve sipas dozave të caktuara. Këto ditë edhe Korça dhe Lezha ka shfaqur numër të rritur të pacientëve me fruth madje në Korçë edhe ndër radhët e personelit mjekësor, të cilin e kishin hezituar të bënin vaksinën. Për të frenuar rritjen e numrit të të prekurve, Instituti i Shëndetit Publik dhe ministria e Shëndetësisë ka gati një plan të ri masash. Ndërkohë që fruthi po përhapet shpejt edhe në disa vende të tjera të Europës. Në Itali tanimë vaksina anti-fruth u bë e detyrueshme dhe asnjë nxënës nuk pranohet në shkolle nëse nuk është i vaksinuar.

MINISTRIA

N

jë vendim që është aktualisht në fazë konsultimi pritet të vendosë kufizime lidhur me përdorimin e mërkurit i cili gjen shtrirje në disa sektorë. Vendimi që vjen nën emërtimin “për miratimin e rregullave të ndalimit të eksportit të mërkurit metalik, kompoentëve dhe përzierjeve të caktuara të mërkurit, ruajtjes së sigurt të mërkurit metalik dhe kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të konsideruar si mbetje”,-ka në fokus pikërisht këto rregullime. Një ndër sektorët që pritet të preket nga kufizimet e reja është ajo e shëndetësisë dhe kjo e lidhur me klinikat dentare. Vendimi shprehet se amalgamat dentare që përftohen nga përzierja e mërkurit elementar të lëngët dhe një aliazhi në formë

Përdorimi i “mërkurit”, ja vendimi që vendos kufizime

pluhuri të përbërë nga argjendi, kallaji dhe/ose bakri, përdoret si material mbushës dentar për trajtimin dentar të dhëmbëve do t’i nënshtrohen rregullave të reja të përdorimit apo ndalimit të tyre.

“Nga data 1 korrik 2021, ndalohet përdorimi i amalgamave dentare për trajtimin dentar të dhëmbëve të qumështit, të fëmijëve nën moshën 15-vjeç dhe të femrave shtatzëna ose

që janë në proces ushqyerje me gji”,-thuhet në draft. Gjithsesi lidhur me ndalimin e përdorimit tek fëmijët nën moshën 15 vjeç vendimi nënvizon që mund të ketë pëtjashim nëse nga dentisti gjykohet se përdorimi është i nevojshëm. “Ministria përgjegjëse për shëndetësinë, brenda datës 1 Korrik 2021, përgatit planin kombëtar mbi masat që do të ndërmerren për heqjenngapërdorimitëamalgamës dentare në vend, i cili brenda 1 muaji nga data e miratimit, publikohet në faqen zyrtare të ministrisë. Ndarësi i amalgamit (separator) për mbajtjen dhe grumbullimin e pjesëzave/ grimcave të amalgamës, përfshirë

edhe pjesëzat që gjenden në ujin e përdorur gjatë këtyre procedurave, pas datës 1 janar 2021, është detyrim vetëm per ata ofrues të shërbimit dentar, të cilët përdorin amalgamën dentare apo kryejnë heqjen e mbushjeve me amalgamë dentare, në klinikat e tyre”,-thuhet në vendim. Në listën e produkteve me mërkur të shtuar që ndalohen për t’u importuar janë bateritë apo akumulatorët që përmabnjën mërkur më shumë se 0.0005% të peshës, çelsat dhe reletë, llampat fluoreshente me disa specifika dhe lista mbyllet me pesticidet, kozmetikën apo pajsisjet matëse ku për secilën ka kategorizime të veçanta.


SPORT

20

E shtunë, 6 PRILL 2019

Trajneri i Partizanit kërkon të lërë pas krahëve eliminimin nga gjirokastritët në duelin e kampionatit

Gega: Ta harrojmë Kupën, edhe 9 finale për të realizuar ëndrrën

TIRANA

Mema ngre alarmin: Kujdes, mund të ketë aleanca që mund të na dëmtojnë! Trajneri i Tiranës, Ardian Mema foli në konferencën për shtyp para takimit me Flamurtarin në transfertë, ku kërkoi më shumë përgjegjshmëri nga futbollistët e tij në këtë periudhë delikate të sezonit, ku edhe aleancat mund ta dëmtojnë Tiranën. “Me Laçin ekipi nuk më pëlqeu si luajti. Ndoshta vuajti presionin dhe doli jashtë detyrave. Kemi qenë gjithë kohën ne duke luajtur topin. Ishte një moment jo i mirë. Ekipi ka një mënyrë loje, sidomos me topin. Atë ditë ishte ndryshe. Administrimi i rezultatit solli çrregullimin e lojës tonë. Ekipi nuk ishte mirë atë ditë. Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk ishin të përqendruar. Disa lojtarë bënë faulle e gabime. Gjithsesi të shohim përpara, kemi ndeshje të rëndësishme dhe medoemos duhet përqendrim për të marrë pikët. Na duhen pikët, jo lojërat e bukura. Rezultatet të ngjitin sipër dhe të japin qetësi. Ndoshta këto konfliktet pas ndeshjes kanë ndikuar. Por atmosfera në Laç ishte e qetë. Duhet ta gjej te vetja. Nuk dua të krijoj skenare kot. Jam trajner dhe i përkas fushës, jo grushteve apo skenarëve që ndodhin në Shqipëri. Më shqetësojnë aleancat. Në vazhdim mund të ketë aleanca që mund të dëmtojnë Tiranën. Duhet të punoj me ekipin për të menaxhuar ndeshjet. Ky ekip mund t’i kthehet lojërave e rezultateve”, u shpreh Mema.

SULMUESI

Mensah: Ishim të lodhur në Kupë, me punë do të vijnë golat Nga Rozalb Lika

T

rajneri i Partizanit, Skënder Gega është përpjekur të harrojë eliminimin nga Kupa dhe fokusohet te ndeshjet e kampionatit që do ta vendosë sërish përballë Luftëtarit. Sipas strategut të të kuqve, ekipi i tij duhet t’i luajë 9 ndeshjet e mbetura sikur të ishin finale. “Përveç lodhjes fizike kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme. Ka një lodhje fizike, por edhe impenjimi nuk ka qenë në nivele që kemi treguar në kampionat. Do të rikthehen lojtarë të rëndësishëm. Kemi bërë ndeshje të ngjeshura. Një pjesë e madhe s’kanë bërë pushim që nga fillimi. Kam besim që gjërat do të shkojnë mirë nesër”. Sjellja e Asanit dhe dënimi:

KUKËS

P

as fitores minimale në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës dhe kualifikimit në fazën gjysmëfinale, Kukësi tashmë rikthehet të mendojë për kampionatin dhe transfertën e vështirë në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Trajneri Ramazan Ndreu ka folur për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka mbrojtur Vasil Shkurtajn nga kritikat, duke e cilësuar më të mirin, por ka folur edhe për trajnerët e tjerë. “Jo për ta mbrojtur, por në historinë e futbollit, ka skuadra që luajnë

KATEGORIA SUPERIORE JAVA E 27-TË Kastrioti-Kukësi 15:45 Laçi-Teuta 15:45 Flamurtari-Tirana 18:45 Partizani-Luftëtari 18:45

“Asani gjatë gjithë kohës nuk ishte i kënaqur me veten e tij. Në momente të caktuara shpërthen, e ka me veten e tij. Mënyra si reagoi nuk është e këndshme. Kam biseduar me të, rëndësi ka mos të përsëriten. Sa i përket presidentit, masat janë kompetencat e tij. Është njeri që dëgjon shumë dhe vendos vetë. Asani dhe Trashi do të jenë në fushë, sepse s’kanë bërë asgjë për të mos qenë. Kemi edhe 9 finale. Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, por lodhja qëndron. Nuk do të mendojmë më për Kupën, 150%

do të jemi vetëm te kampionati. Besoj se jemi më afër se gjithë të tjerët për kampion. E kemi ëndërr dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet. Ndeshja me Luftëtarin është finale për mua”. Dhuna në kampionat- “Ndihem komod këtu, nuk shprehet njeri dhunshëm. Pjesa tjetër nuk më takon mua. Edhe me tifozët tanë jemi munduar të jemi të qetë. Për pjesën tjetër më vjen keqardhje. Nuk është puna ime, por do të doja të mos ndodhte gjë”. Dëmtimet? Hila është rikthyer dje. Hebaj dhe Bardhi janë në terapi. Bardhi ka një provë sot. Më vjen keq për të dy, sepse kanë kontribuar, kanë bërë kilometra pa fund, shpresoj të rikuperohen. Hebaj ka pasur tërheqje muskulore. Do edhe 4 javë të rikuperohet 100%”, deklaroi trajneri Gega për mediat.

Emanuel Mensah ishte në krahë të trajnerit Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Sulmuesi ganez beson se shumë shpejt do të shpërblejë besimin e trajnerit duke shënuar gola. “Duhet të jemi më krijues në sulm, për të shënuar më shumë. Pasimi final duhet më i saktë dhe duhet përqendrim më i madh. Ishte një ndeshje e vështirë, për kundërshtarin, por edhe sepse udhëtuam për 3 orë, pas lodhjes kundër Kukësit. Mungesa e golit? Janë gjëra që ndodhin, duhet të vazhdojmë të punojmë, do të vijnë edhe golat. Unë dua të shënoj në çdo ndeshje, edhe në miqësore. Do kërkojmë maksimumin, nuk e kemi më luksin të gabojmë. Derisa të jemi matematikisht kampionë, nuk bëjmë dot asnjë llogari. E ardhmja? Çdo lojtar ëndërron të shkojë në kampionate të rëndësishme. Partizani është një vend i mirë për të punuar fort dhe për të synuar transferimin në një kampionat më cilësor. Shpresoj të ndodhë”, mbylli prononcimin për mediat Mensah.

Ndreu: Nuk më tremb presioni, jam i paqartë për formacionin

fort. Në këtë pjesë të dytë të kampionatit, po t’i marrësh pikët, krutanët janë ndoshta pas Partizanit. Të gjitha ekipet poshtë

kanë paraqitur futboll dhe mund të humbësh apo ta barazosh me ta. Kuptohet që kampionati ka të tjera vlera. Kjo është një

hipotezë. E rëndësishme është që Kukësi të japë maksimumin. Luajmë jashtë dhe kushdo do kishte pasur vështirësi. Jemi afër Kupës dhe jemi një klub që kemi investuar shumë. E meritojmë një trofe, të paktën Kupën. Për sulmuesin pika kryesore është goli, por mendoj se Shkurtaj në këto dy ndeshje që drejtoj unë është lojtari më i mirë në skuadër. Sidomos me Teutën, që bëri shumë volum. E them me pastërti që ishte më i miri për të dyja skuadrat. Kam besim

absolut tek ai. Në këtë ngjeshje të kampionatit, është problem. Koha e rikuperimit është e shkurtër. Jam i paqartë për formacionin. Gjatë kësaj periudhe me ndeshje të ngjeshura do mundohem ta freskoj skuadrën. Kam mbi 15 vjet trajner dhe nuk kam frikë asnjë. Ardhja këtu nuk është rastësi. Ndoshta ka qenë një dëshirë e presidentit edhe më parë. Nuk jam nga ata që ndjej presionin. Ka vite që punoj vazhdimisht dhe nuk më tremb presioni”, deklaroi Ndreu.


SPORT

21

E shtunë, 6 PRILL 2019

Sonte në mbrëmje të dyja skuadrat vijnë nga momente të kundërta, por synojnë vetëm 3 pikët

Derbi Juve-Milan “ndez” Seria A, Allegri dhe Gattuso duan fitore S

eria A sonte në mbrëmje sjell derbin mes Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë këkojnë që të mbyllin sa më parë llogaritë për titullin kampion dhe të përqendrohen vetëm në Champions League, kompeticion që e dëshirojnë prej kohësh. Në krahun tjetër situata nuk është aspak e mirë, ekipi kuqezi nuk ka arritur që të fitojë në 3 ndeshjet e fundit (2 humbje, 1 barazim) duke rrezikuar që të humbasë vendin e katërt në renditje. Të dy trajnerët Allegri dhe Gattuso janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv, që mund të jetë finalizim i një sezoni perfekt për njërën, dhe fillimi i një epoke për ekipin tjetër. Allegri- Trajneri i Juventusit, ka qetësuar tifozët në prag të ndeshjes ndaj Milanit duke u shprehur se Cristiano Ronaldo ka shfaqur përmirësim të dukshëm dhe mund të jetë gati për Ajax-in. Në lidhje me duelin ndaj kuqezinjve, strategu livornez e sheh si një përgatitje të mirë për në Champions League. “Cristiano është mirë. Ka sinjale pozitive 5 ditë para ndeshjes ndaj Ajax-it. Ai po bën gjithçka për të qenë në dispozicion në këtë ndeshje. Kur të fitojmë titullin do të jetë një mbrëmje e bukur, të cilën duhet ta festojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është meritë më e madhe e Juves, se e dobësisë së rivalëve. Napolit i bëj komplimente për sezonin që po kalon, por ne kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Milani është rritur shumë.

Juve-Milan gjithmonë ka qenë një ndeshje e ekuilibruar. Do të jetë e vështirë, por sfidë stimuluese për t’u përgatitur për Champions. Duhet të mendojmë vetëm për ta fituar, pasi do të na japë një stimul më shumë. Gjendja e të dëmtuarve? Dybala, Mandzukic dhe Spinazzola janë në dispozicion. Për Khedirën do të shohim. Douglas Costa do të jetë gati për të mërkurën. Alex Sandro dhe Spinazzola janë mirë. Chiellini me shumë mundësi do të pushojë me Milanin, do të ketë hapësira për të gjithë”. Gattuso- Milani i tij po kalon

një moment të vështirë pasi duhet të mbrojë vendin e katërt në renditje. Gjithsesi Gennaro kërkon një ndeshje të madhe nga lojtarët e tij në duelin ndaj “Zonjës së Vjetër”. ““Kjo ndeshje erdhi shumë shpejt dhe një rezultat pozitiv do të na jap më shumë në nivelin psikologjik, mund të jetë pika e kthesës. Nuk jemi në moment të mira, duhet të kuptojmë pse. Do flas për herë të fundit për Leonardon dhe Maldinin: në këtë moment nuk ekziston asgjë, ata flasin me mua si gjithë drejtuesit që flasin me trajnerët e tjerë. Objektivi ynë

është ta kthejmë këtë skuadër në Champions, të tjerat janë muhabete kafenesh. Juve ka një ekip të madh, janë të mësuar me presionin dhe nuk ka rëndësi që kanë Champions javën e ardhshme. Jo më kot dominojnë prej vitesh. Skuadra ime është nervoze, duket qartë, mund të jetë diçka pozitive, sepse tregon që lojtarët ndihen keq për rezultatet e fundit. Ka edhe 8 ndeshje deri në fund, Juve kundër Atleticos ishte shembulli për t’u ndjekur, sepse dukej i vdekur dhe në një ndeshje ndryshoi sezonin”, u shpreh Gattuso.

ISH-LOJTARI

Guti: Ëndërroj të drejtoj Realin, Ronaldo kampion i madh José Maria Gutiérrez Hernández, i njohur për publikun si Guti, tani jeton dhe punon në Turqi, në Stamboll. Ai është trajneri i dytë i Besiktasit dhe po mëson sekretet e një trajneri të njohur si Senol Günes. Ndihet mirë me jetën në Bosfor dhe me profesionin e ri, pasi si futbollist kaloi një periudhë të artë në ekipin e Real Madrid. Guti shënoi 77 gola në 542 ndeshje, duke kaluar një jetë të tërë në klubin mbretëror. “Kthimi i Zidanit më befasoi. Ai bëri gjëra të mëdha për klubin, fliste me rezultate dhe ka një miqësi të mirë me Perez. Nëse kthimi i tij do të jetë i mirë për Realin, ne tifozët do të jemi më

shumë se të lumtur”. Guti është i vetëdijshëm dhe nuk e fsheh ambicien për t’u ulur një ditë në stolin e ekipit të zemrës. “Nuk

mund ta mohoj se më ka shkuar nëpër mend. Gjithsesi unë e di se kam ende shumë për të mësuar, dhe do ta kem mundësinë time.

Po të kisha qenë ende në klub, ndoshta do të kisha mundësi të rrija në stolin e ekipit, por një ditë shpresoj të kthehem dhe të bëhem trajner”. Në fund Guti bën një krahasim mes Ronaldos dhe Messit: “Kam shkruar një status në Twitter se preferoj Messin, por në të vërtet vlerësoj Ronaldon për karrierën e tij. Ai është një lojtar i madh. Messi ka më shumë talente, Ronaldo ka më shumë ambicie, ai është më shumë bombardues sesa Leo dhe e bën vetëm. Është e pabesueshme që ai fitoi pesë “Topa të Artë” në epokën e Messit. Ronaldo është një kampion dhe e tregoi në vitet e tij te Real Madrid”.

MBROJTËSI

Hakeri fut në “sherr” Lazion me Feyenoord-in, i vjedh këstin e fundit

Stefan De Vrij u largua në verë nga Lazio, për t’iu bashkuar Interit me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata, por çështja e tij mbetet ende e pazgjidhur në klubin bardhekaltër. Kjo pasi Lazio e bleu holandezin nga Feyenoord-i për shumën e 8 milionë eurove, të cilat do të paguheshin në 4 këste, por pikërisht kësti i fundit është shndërruar në mollë sherri mes dy klubeve. Një haker arriti të depërtojë në komunikimin zyrtar mes dy klubeve dhe të ndërrojë llogarinë bankare, duke bërë që kësti i fundit i bardhekaltërve, të kalonte në llogarinë e tij. Feyenoordi kërkon pjesën e mbetur dhe çështja mes klubeve tashmë ka përfunduar në Tribunalin e Nyonit në Zvicër, ku edhe pritet të jepet verdikti final.

ATLETICO MADRID

Simeone: S’e kemi frikë Messin, jemi optimist për të fituar Sonte në mbrëmje Atletico Madrid do të ketë shansin e artë për të rihapur kampionatin, pasi do të sfidojë Barcelonën që qëndron 8 pikë larg tyre, në vendin e parë. Lionel Messi ka shënuar 42 gola në 39 ndeshje gjatë këtij sezoni, por kjo nuk e frikëson aspak trajnerin e Los Colchoneros, Diego Simeone. “Fjala e vetme që do të them, është se nuk kemi frikë. Trajneri i tyre po bën një punë të jashtëzakonshëm, duke i mbajtur në lojë në të tre kompeticionet”. Simeone ka dështuar që të fitojë në 14 ndeshjet që ka sfiduar Barcelonën në “Camp Nou”, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak strategun argjentinas: “Fakti që nuk kemi fituar, na bën edhe më optimist, sigurisht. Nëse fitojmë dhe dështojmë në duelin pasardhës, nuk ka shumë vlerë. Më bën të ndihem mirë që jemi rivalët e tyre më të afërt”, deklaroi Simeone.


SHOWBIZ

22 E shtunë, 6 PRILL 2019

Nora e Era, përvëluese në kripin e ri Dy motrat e famshme Nora dhe Era Istrefi, më në fund po sjellin një bashkëpunim. Dyshja ka kohë që e kishin paralajmëruar një këngë bashkë, të cilës i erdhi momenti vetëm tani. Motrat do të këndojnë bashkë këngën e punuar nga një shqiptar i cili ka kontratë me Sony Ultran, ndërsa kënga do të jetë në gjuhën shqipe. Dhe ajo që prisnim edhe po ndodh! Ato të dyja po duken përvëluese në

“Billboard Music Awards”, Dua: Jeta është e çmendur Lista e shumë pritur e nominimeve për çmimet “Billboard Music Awards 2019”, është bërë publike. Dy këngëtare shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar në kategori të ndryshme, ku mund të rrëmbejnë trofe. Lipa ka folur për herë të parë pas këtij suksesi të radhës, duke thënë se ndihet mirënjohëse dhe do të jetë frymëzues për albumin e ri muzikor. “Faleminderit “Billboard Music Awards” për këto nominime. Jeta është kaq e çmendur dhe

jam aq mirënjohës për njohjen e arritjeve. Sidomos në ditët kur jam duke shkruar dhe u përgatitur për albumin tim të ardhshëm, kjo do të thotë shumë për mua”, ka pohuar ajo. Dua është e nominuar në kategoritë “Top Artisti i Ri”, “Çmimi i Arritjes së “Billboard” dhe “Top këngët më të mira Dance/Electronic”. Theksojmë se Rexha është e nominuar për çmimet “Top kënga më e dëgjuar në Radio” dhe “Top kënga e zhanrit Country”.

skenat e videoklipit, i cili është xhiruar javë më parë në Prishtinë. Është Era ajo që ka publikuar një fotografi të të dyja motrave bashkë, të cilat po duken super seksi në këtë klip.

Bebe Rexha: Kisha ankth, nuk dilja nga shtëpia Bebe Rexha ka folur për shëndetin e saj mendor. Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminen, ajo është përgjegjëse për disa nga hitet e tyre më të mëdha ndërsa së fundmi, Rexha ka dhënë një intervistë për revistën e njohur britanike Marie Clair. Rexha ka folur haptazi për problemet e saj me shëndetin mendor, duke thënë se kjo periudhë e jetës së saj, e ka inspiruar të bëjë muzikë. ‘’Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia ose nervozohesha shumë nëse shkoja nëpër ndeja. Qëndroja në një qoshe dhe tmerohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. E pata gjetur një terapist dhe mësoja mënyra se si ta kontrolloja. Unë shkoja te terapisti në fillim të të 20-tave’’, ka thënë Rexha, e cila ka folur edhe për fansat e saj dhe muzikën.

“Te molla”, rezulton një hit botëror Dita ditës talentet e reja në muzikë po bëjnë që Shqipëria të përmendet ndërkombëtarisht. Kënga “Te molla” u publikua në një version modern verën e kaluar nga tre të rinj shumë të talentuar, Killua, Arnon dhe Jonisa. Kënga u kthye në hit në shumë pak kohë, jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Madje, kjo këngë ka fituar platinum në ITunes dhe është renditur ndër në 50 këngët më të kërkuara në Shazam në të gjithë botën. Këtë gjë e ka zbuluar Aurela Gaçe me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe mbështetjen e saj ndaj të rinjve. “Kënga shqip “Te molla” ka fituar platinum në ITunes. Është në 50 këngët më të kërkuara ndërkombëtarisht në Shazam dhe ka qenë në vend të parë në ITunes Dance Chart në Rusi. Pra, ata dëgjojnë këngë shqip, të vjetër, të sjellë në mënyrën më moderne të mundshme nga këta 3 yjet. Ja që ka mënyra për të depërtuar në botën e madhe të muzikës edhe me shqip”,-ka shkruar Aurela.

Dua, një ikonë dylli në “Madame Tussaud” Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja shqiptare tashmë ka nisur punën për albumin e ri, i cili do të jetë krejtësisht ndryshe prej të parit. Fama e bukuroshes sonë ka bërë që shumë muze të ndryshëm të kërkojnë të bëjnë figurën e saj prej dylli. Pas muzeut të Londrës, edhe ai i kryeqytetit holandez, Amsterdam, do ta ketë nderin që në gjirin e vetë ta ketë figurën e 23-vjeçares. “Së shpejti do të jeni në gjendje të më gjeni në muzeun Madame Tussaud të Amsterdamit”, ka shkruar ajo në llogarinë personale të Twitterit. Dua tashmë ka anuluar të gjitha turnetë muzikore duke u përqendruar në albumin e ri muzikor.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Lakuriq. I zhveshur si e ka bërë nëna. Ka dalë ... 6. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 9. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 12. Të fikët, ose ... 14. Pllakë katrore në pjesën e sipërme të kreut të një shtylle 16. Shkrimtari serb Ivo ..., 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Kronika e Travnikut" është një nga librat e tij 17. Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plot gurë 19. Ajo që bën pula, vezë ose.. 20. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 22. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 26. Burrë trim e bujar 27. Përafërsi, ngjashmëri ose ... 29. Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta 30. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 31. Ai që gëzon dashurinë dhe përkrahjen e veçantë të dikujt, i përkëdheluri i dikujt 35. Çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar, me qëllime të caktuara, ashtu është 36. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 37. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 39. Banka Botërore 40. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 41. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike 44. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 45. Marifet, dredhi, djallëzi në kurriz të një tjetri 48. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 50. Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe 53. Të lag e të bën qull 55. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 56. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 57. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 58. Përçues i lidhur me radion, me televizorin a me një pajisje tjetër 59. I thonë ndryshe preshit 61. Shkelje e rregullave dhe e porosive fetare... dhe normave morale 62. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 65. Ashtu quhet kur luhet a interpretohet një vepër muzikore 67. Shtëllungë e gjatë liri, që është rrahur e krehur për t'u tjer-

E shtunë, 6 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

rë 69. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 71. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 72. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë, quhet ashtu 75. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 78. Sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, epidemi 80. Secila nga pjesët e veçanta që përbëjnë skeletin e njeriut është ... 83. Ëmbëlsirë si pelte, e përgatitur me qumësht, miell, sheqer, vezë dhe erëza 84. Ajo studion marrëdhëniet e ndërsjella të botës bimore e asaj shtazore, me mjedisin ku jetojnë 86. Ithtar e përkrahës i panteizmit, quhet ashtu 89. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 90. Nga jashtë është jeshil, nga brenda gjak i kuq 92. Përfshihem në një punë a veprimtari, i hyj një pune dhe merrem me të 93. E bëj më të trashë e si të ngrirë, si masë e qullët, e ... nuk është më e lëngët 96. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 98. Udhërrëfyes, drejtues që s'të lë të gabosh; ai që të tregon drejtimin e duhur 103. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 104. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit

105. Pemë që rritet në pyllë 106. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 109. Eshtë film i regjisorit Muharrem Fejzo me skenari të Dhimitër Xhuvanit, dhe muzika, Limoz Disdari, prodhuar më 1970 110. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 111. Zëvendës, përfaqësues a dëshmitar i dikujt quhet edhe ashtu 114. Projekti i një ligji që paraqitet për shqyrtim e miratim 115. Zë i fortë, që nxjerr njeriu kur bërtet, thirrmë e fortë, klithmë VERTIKALISHT 1. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 3. Dobi, e mirë; përfitim, ose ... 4. E bëj më të fortë e më të qëndrueshëm një metal, një vegël të metaltë etj 5. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 7. Ashtu quhen plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çon në shtëpinë e dhëndrit 8. Partia Demokristine 10. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 11. Aleanca Kuq e Zi 13. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 15. Që e ka trupin të hedhur, të lidhur e të fortë 16. Shtet që kufizohet nga Namibia dhe Republika Demokratike e Kongos. U shkëput nga Portugalia jo më

shpejt se më 11 nëntor 1975 18. Kujdestar a administrator i esnafëve zejtarë të krishterë 21. Luftar ..., i jashtëzakonshmi i kinemasë, teatrit dhe humorit. Më 1990 merr titullin "Artist i popullit" 23. Koncert muzikor i një artisti të vetëm 24. Shteti (në kohën e sundimit osman) 25. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 26. Qytezë në pjesën perëndimore të Kosovës me një sipërfaqe 180 km², kufizohet me Pejën 28. GRamshi e kishte ashtu targën 30. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 32. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 33. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 34. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 35. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 37. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 38. Dimitrij ..., politikan rus, ishte President dhe kryeministër 39. Nga amatorët e llotosportit shënohet me X 41. Filozof i Gregisë së lashtë, babai i mendimit filozofik, (384322 p.e.r.) 42. Makinë e posaçme ku vihen vezët në temperaturë të ngrohtë

gjuhës 66. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 68. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 70. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 72. Eshtë i tillë një mendjemadh, një mburravec 73. Tirana, e kishte targën e makinave ... 74. Pastroj, i heq një kafshe aftësinë riprodhuese 76. Mjetet teknike e të motorizuara, automjetet, quhen edhe ashtu 77. Një nga plazhet e Shkodrës 79. I madhi i pajtimit të gjaqeve, Anton ..., (1920-1995), ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar 81. Quhet ashtu futja e lëngjeve në zorrën e trashë për t`u pastruar ose për t'u liruar 82. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 85. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 87. Pjesë artificiale e trupit 88. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 91. Organ qendror i administratës shtetërore, që drejton veprimtarinë në një fushë të caktuar 94. Partia Mendimi I Djathte Liberal 95. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 97. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 99. Shteti i Bullgarisë e ka atë kryeqytet 100. Që përbëhet nga lënda e që perceptohet si e tillë nga shqisat 101. Akullore e ngrirë, në forma të ndryshme e zakonisht me disa shtresa 102. Gruaja e vëllait, për motrën ose për vëllain e tij 106. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 107. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 108. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 109. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 111. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 112. Partia Aleanca Popullore 113. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave

që përshpejton lindjen e zogjve 43. Klasifikim e përshkrim shkencor e sistematik i botimeve të ndryshme 46. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 47. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 49. Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksioneve të tij 51. Pjesë e shkurtër që mbetet nga bishti i prerë 52. Lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme dhe sipas disa rregullave 54. New ... u bë kryeqytet i Indisë më 10 shkurt 1931 55. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 60. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 63. Partia Unitetit Kombetar 64. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

L A

G J

E

3

K

4

D

9

E 13

5

J

O

L L

6

J

L 10

F

11

E

7

8

K

L

O N

I

V

12

A

D A

N

N

A F

I

L T

Z

E M

14

15

M E S

L 16

¸

H

K

R

17

O N

˙

R ˙

L

B

N

18

A

19

B

A

D E

L A

R I

20

R

I

S

L

O T

E

D A

A

¸

21

G

P

22

A N

A J

25

I

K

26

U T

I 31

M

E

T

32

27

28

K

P

29

D

K

D 34

S

E

24

N O

F

O

L O

Z

O

D

30

M A

33

P

23

B C 35

N

B U

B U

R R

A

O

L

C

C

D

D

A V

O R

R

M

L

U

U

L

B

E C

36

˙

R

37

˙

R 38

A P

K

S 39

40

K

O

R R

E

V

R

N

¸

A

Z H

E R

Z ¸

S

E

A H

¸

S

43

J

Z H

O

54

V S

D 58

T

55

I

K

B

K

A M A D

E U

A

A

N

A R

D

S

Y

R D

P

˙

74

S

B

N D

E

I 71

P

T

D

N ˙

E L

U S

R

R

P

K

H A

O

R

68

N

Z

M Z

A P

E

R B

A

I

N I

A R

K I

G

L

E S

¸

T

A

87

K

I

K

M J

E

S

R 99

T

K

Z

V

L L

M O R

T H

¸

D

L

O

L

G

89

Q

I

N J

O R

A N

T

K

O

M 106

P

F K R

M

L

Y

Y M

¸

O

M J

A L

¸

T

T ¸

˙

U

R G

S

108

U M ¸

A 98

M B P

N

Q

A ˙

E

T

M

105

107

M B R

93

97

I

102

104

E K

92

D V 96

I

U

A T R

101

103

L

A H

A

G U R

95

100

U

79

O

85

O K 88

O K

A 94

A

M E

91

D R

E

82

L

90

K O

M J

T 78

A S 84

86

M

T I

76

H K

83

O

69

73

R

81

K

I R

E K

67

72

Z

80

N

T 61

Q

77

H

S O

R

I

K E

75

R A

A

Z ¸

64

E

70

E P

A

66

B

K O

60

A

65

I

49

O K

52

M U

63

K

B

56

59

A T

62

U

I

48

D

51

I

53 57

A L

47

Y S

50

F

42

T

E

46

K O

K

I

44

O R

45

S

41

B

109

B

M

V I

110

J

O

O

M

A

111

A

V

R

I

R 112

L

E

Y

V

113

R

K

¸

L

114

O N

K U

R R

E N

T

D R

I

N

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 6 PRILL 2019

Edhe kodet e warlesit tani janë: “Rama ik 2019” Situata politike në vend ka bërë që kryefjala e ditës të jetë parulla kryesore e opozitës; “Rama ik 2019”. Aq shumë duket se është rrënjosur kjo parullë sa dhe në ambinete publike, bare, restorante etj, ka nisur të përdoret si fjalëkalim për shërbimin e internetit Wifi.

TAP shtrin tubat e parë në ujërat shqiptare

M

ë 30 Mars, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) realizoi me sukses tërheqjen në breg të tubacionit të parë nënujor që shtrihet në Shqipëri. Koka tërheqëse e tubacionit arriti në pikën kilometrike 0, ku bashkohet seksioni tokësor me atë detar, në orën 12:50. Saipem, kontraktori i TAP përgjegjës për inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e seksionit detar, po përdor për këtë proces anijen

Castoro 10. Tubat u salduan në bordin e anijes, e cila ndodhej 1.4 km nga bregu i detit. Saldimet më

pas u testuan dhe tubacioni u ul në shtratin e detit. 1.8 kilometrat e para të tubacionit të salduar u

tërhoqën drejt bregut, në pikën e daljes në det në afërsi të Fierit. Anija Castoro 10, me gjatësi 139 metra dhe gjerësi 31 metra, po vazhdon në Shqipëri punimet për shtrirjen e tubacionin në ujërat e cekët dhe instalimin e fibrës optike. Gjithashtu po punohet për mbulimin e tubacionit në det dhe në breg. Punimet për seksionin detar të TAP në Shqipëri filluan në Tetor 2018. Seksioni detar i TAP, që bashkon bregun shqiptar

me atë italian, është i gjatë 105 km. Tubat do të shtrihen në shtratin e detit Adriatik: 37 km në ujërat territoriale të Shqipërisë; 25 km në ujërat territoriale të Italisë; dhe 43 km në ujërat ndërkombëtar. Pika më e thellë e gazsjellësit do të jetë më shumë se 810 metra nën nivelin e detit. Për ndërtimin e seksionit detar do të përdoren rreth 9’000 tuba, me diametër 36 inç (0.91 m), të cilët në total peshojnë afërsisht 100,000 tonë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.