www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 240 (8681)
E diel, 6 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Lideri i opozitës deklaron “Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor”
Basha: Rama mashtrues, nuk ka marrëveshje PS-PD
Për draft-raportin e Venecias, iniciuar nga Rilindja, kreu demokrat tha: “Besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve”
Blushi: Pupaci i Rilindjes të sqarojë përse ka qenë në survejim nga shërbimet e sigurisë
FAQE 3
NËNKRYETARI I PD-SË
Spaho: Zgjedhjet e parakohshme janë kthyer në kërkesë edhe nga ndërkombëtarët Intervistoi: Jonida Halili FAQE 7
NËNKRYETARI I LSI
Sulmi i Qeverisë ndaj prokurorit, Vasili: Rama reagon kur s’i pëlqen drejtësia
ISH-MINISTRI I JASHTËM
Tritan Shehu: Evitimi i Tiranës nga Pompeo, një “shuplakë” qeverisjes Rama
FAQE 8
PESHËNGRITËSI
Në foto: Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi
FAQE 2
Erkand Qerimaj në një rrëfim ekskluziv pas shpalljes Kampion i 3 Medaljeve të Arta Intervistoi: Albina Gjergji
FAQE 8
OPINION
Dikush duhet t’ia tregojë Erion Braçes; nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë Nga Lorenc Vangjeli FAQE 12
MEDIAT NDËRKOMBËTARE
FAQE 9
“Për Tiranën s’ka datë negociatash, e pengon krimi dhe korrupsioni”
FAQE 6
POLITIKE
2 E diel, 6 TETOR 2019
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, paralajmëron keqtrajtimin e pupacëve të opozitës së re
Z
ëdhënësi i Presiden tit të Republikës, Tedi Blushi, ka rea g uar dje ndaj akuzave që ka bërë deputeti dhe anëtari i komisionit hetimor për kreun e shtetit, Halit Valteri. Blushi shprehet se Valteri është vetëm një pupac më shumë në listën e pagave të Rilindjes dhe jo deputet i Kuvendit. Blushi i ka bërë dhe disa pyetje publike Valterit, që
Blushi: Pupaci i Rilindjes të sqarojë përse ka qenë në survejim nga shërbimet e sigurisë
Halit Valteri dhe Ulsi Manja me ekspertët e Komisionit të Venecias
lidhen me të kaluarën e dyshimtë të tij. Në vijim, reagimi i plotë i Tedit Blushit: “Për lolon e opozitës së re, i cili mashtroi sot qëllimisht për Draft Opinionin e Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë (siç mund të provohet edhe me foto): I bëj thirrje Rilindjes t’i lidhë këta pupacë të opozitës së re, si puna e këtij lolos, që i duket vet-
ja se është deputet. Në fakt është thjesht një numër dyshifror në fundin e fundit të listës për deputet. Një rrogëtar i paligjshëm i Rilindjes që ushqehet me përshesh për të provokuar figurën e Presidentit. I kujtoj këtij pupaci të Rilindjes, që para se të marrë guximin të flasë për Presidentin e Republikës të sqarojë të kaluarën e vet në raport me ligjin dhe t’u thotë
shqiptarëve: Nëse ka qenë apo jo në survejim nga shërbimet e sigurisë? Për çfarë veprash të rënda është dyshuar dhe për cilën arsye është ndjekur nga shërbimet për një kohë të gjatë? Larg qoftë pupac këto raporte publikohen një ditë!! Ndaj lidh gojën se nuk e dimë a ta ble dot Rilindja edhe të kaluarën!
Megjithatë, i kujtoj këtij pupaci që flet në emër të Komisionit të Venecias, ndoshta ngaqë hëngri plënca me ta në Tiranë, siç vërtetohet dhe me foto, se vlera e votës së tij të paligjshme është ZERO ME XHUFKË! Presidenti i Republikës është i vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e vitit 1998 dhe nuk ka pupac, që mund t’a ndalojë! Për të disatën herë, u sqaroj pupacëve dhe gjithë të tjerëve, se fjala tejkalim nuk ekziston në Kushtetutë, por vetëm në planet e votimeve moniste të Rilindjes, të mbështetura çuditërisht dhe nga opozita e re. Vlera e votës së çdo pupaci të
Rilindjes që përfaqëson fundin e fundit të listave të gjithë partive opozitare, pas dorëheqjes së 182 deputetëve dhe kandidatëve të partive opozitare është vetëm një ZERO ME XHUFKË . Nuk është Presidenti që ka probleme me Kushtetutën por është Kuvendi në gjendje të rëndë antikushtetuese. Ndaj mazhoranca të reflektojë, t’i shërbejë zgjidhjes së krizës së rëndë që tani, t’i falenderojë pupacët e t’u thotë që shërbimet e tyre nuk vlejnë më! Tani është koha për të përmbushur kushtet e Bundestagut dhe për të ecur sa më pranë Maqedonisë Veriore!”.
Kush janë kandidatët favoritë për postin e kryeministrit?
Kosova o të votojnë sot për zgjedhjen e qeverisë së re Q
ytetarët e Kosovës do të votojnë sot për zgjedhjen e qeverisë së re. Në zgjedhjet e parakohshme garojnë 20 parti politike, 4 koalicione dhe do të marrin pjesë mbi 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë 1068 kandidatë nga të
gjitha subjektet politike, të cilët garojnë për 120 vende në parlament. Janë pesë kandidatë që partitë kryesore në Kosovë i kanë prezantuar si emrat të mundshëm për kryeministër. Partia kryesore në opozitë kandidon me Vjosa Osmanin, Vetëvendosja me Albin
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
Kurtin, PDK me Kadri Veselin, koalicioni i AAK-PSD me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe koalicioni NISMA-AKR me Fatmir Limajn. Kandidatja që është renditur më lartë në sondazhe është Vjosa Osmani. Në garë për zgjedhjet e 6 tetorit janë edhe komunitetet pakicë. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pakicave u garantohen 20 vende në parlament, 10 nga të cilat
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
vetëm komunitetit serb të Kosovës. Mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe qindra të tjerë nga shoqëria civile i vëzhgojnë këto zgjedhje, rëndësia e të cilave cilësohet shumë e madhe për faktin që qeverinë e ardhshme e pret sfida e madhe e të ardhmes së dialogut me Serbinë. Vëzhguesit e BE-së, u kanë bërë thirrje subjekteve politike që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë,
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
transparente dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sundimin e së drejtës. Çështjet kryesore të kandidatëve në këtë fushatë kanë qenë; dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa 100% e vendosur për produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva evropiane e Kosovës.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 6 TETOR 2019
Lideri i opozitës deklaron “Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor”
Basha: Rama mashtrues, nuk ka marrëveshje PS-PD
Për draft-raportin e Venecias, iniciuar nga Rilindja, kreu demokrat tha: “Besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve” Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo skenar dhe zë që flet për një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës apo vetëm mes PD dhe PS. Në një intervistë për “Neës 24”, kreu i PD-së ka deklaruar se koha e shfaqjeve dhe e spektakleve të Edi Ramës ka marrë fund. Në këtë mënyrë Basha u është përgjigjur dhe deklaratave të fundit të Edi Ramës, i cili tha se ishte gati t’i shkonte kreut të PD dhe në selinë e partisë për marrëveshje. “Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme, me reformë zgjedhore, me dënimin e atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet e 2017, 2015, 2016”,- deklaroi Lulzim Basha. Nisur nga qëndrimet shpesh herë spekuluese në media për pakt mes dy partive të mëdha, Basha shtoi se “nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje
dhe të procesit zgjedhor”. Kreu i Partisë Demokratike komentoi dhe tentativat e fundit të ndërkombëtarëve për t’i ulur palët në dialog për reformën zgjedhore. Basha tha se të vetme parti që e kanë marrë seriozisht këtë reformë janë në kampin e opozitës, pasi kanë hartuar një plan të qartë për ndryshimet ligjore. Ndërkohë që akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërkon të mashtrojë ndërkombëtarët me këtë reformë. “Nuk mund të shkojmë ne drejt një
reformë zgjedhore, me lojra, hilera dhe përpjekje për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”,- tha kreu i PD-së. Kreu i PD-së deklaron se zgjidhja e krizës janë vetëm zgjedhjet e parakohshme. Lidhur me planin e opozitës për reformën zgjedhore, Basha thotë se ky projekt është i njëjtë me qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe të Bundestagut gjerman. Sipas i tij, Edi Rama duhet të zbatojë këto pika që janë të domosdoshme për reformën dhe
që sjellin zgjedhjet e parakohshme, ose duhet të hapë krahun. “Për këtë ka një plan të qartë, ka një propozim të qartë të cilin duhet ta marrë dhe ta zbatojë, ose përndryshe duhet të hapë krahun dhe të lërë të tjerët ta zbatojnë. Ai nuk mund ta mbajë peng vendin përgjithmonë. Ka 6 vite që e mban peng vendin me dështim, me mashtrime dhe me gënjeshtra. Ka ardhur momenti të zbatojë këtë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, që është në fakt edhe plani i partnerëve tanë, i Bundestagut dhe i Bashkimit Europian”,- tha Basha. Lulzim Basha ka komentuar dje për herë të parë dhe draftin e Komisionit të Venecias. Duke pranuar se me kreun e shtetit ka qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme, Basha theksoi se anulimi i 30 qershorit nga Presidenti ishte një akt historik. Kreu i PD-së deklaroi se Presidenti shmangu gjakderdhjen dhe vëllavrasjen. “Besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve”,- deklaroi Lulzim Basha. Mili Xhani
POLITIKE
4 E diel, 6 TETOR 2019
Pas sulmit të Braçes, PD pyet Ramën: Pse s’e arreston prokurorin e Durrësit? Cilës bande i shërben Arian Ndoja
P
as akuzave të ashpra të zëvendëskryeministrit Erion Brace drejtuar Partisë Demokratike në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula dhe sulmeve për prokurorin Arian Ndoja, do të vinte kundërpërgjigja e ashpër nga selia blu. Në një dalje publike, ish-deputeti i PDsë Enkelejd Alibeaj, deklaroi se shqiptarët prisnin që Edi Rama të bënte rolin e kryeministrit dhe të arrestonte prokurorin Ndoja. Alibeaj u shpreh se ajo që presin qytetarët shqiptarë nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës, pasi siç tha ai, kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë. E në këtë kontekst, ish-ministri i Drejtësisë u shpreh se prej dy ditësh Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga “një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësit”, u shpreh Alibeaj duke cituar në këtë rast deklaratat e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrin e vendit. “Sot shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Edi Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyr-
Alibeaj: Braçe presion drejtësisë sepse ka prangosur kushëririnin e tij në Kadastër
tarët e lidhur me to. Nëpërmjet qëndrimeve burracake të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe
Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Dhe ju e dini fare mirë se cili ka qenë qëndrimi i Partisë Demokratike në kohë për prokurorin në fjalë. Ajo që presin sot qytetarët shqiptarë
nuk është a ka Erjon Braçe lidhje gjaku me drejtorin e arrestuar të Kadastrës. Kjo nuk ka pikë rëndësie për çështjen në fjalë. Dje dhe sot, Erjon Braçe, bashkë me Edi Ramën, i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që është në shërbim të bandave të Durrësitcitoj kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e vendit. Ajo që prisnin sot shqiptarët nuk ishte refreni i propagandës bajate se “fajin e ka opozita”. Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin. Është urgjente që Edi Rama të përgjigjet për disa pyetje që sot
ia bën çdo shqiptar. Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja? Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin? Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit? Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin? Këtyre pyetjeve Edi Rama duhet t’u japë përgjigje menjëherë. Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij”, deklaroi dje ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
ASHK-se Durrës, nuk e akuzon për paligjshmëri apo shkelje të detyrës. Prokurori mashtroi gjykatën kur tha se pikënisje për hetimin tregoi drejtorinë e policisë Durrës, seksionin e krimit ekonomik e cila nuk ka dijeni dhe nuk ka kryer asnjë veprim”, tha Braçe. Nga verifikimet që i ka bërë hartave zv/kryeministri ka zbuluar se personi i sjellë si dëshmi në gjykatë zotëron një truall të pretenduar km larg kompleksit Lura 3, e zotëron në Kompleksin “Lura 1”. Në dek-
laratën për median, që zgjati gati 30 minuta, zv/kryeministri nënvizoi gjithashtu se nuk ka asnjë lidhje gjaku dhe asnjë lidhje tjetër me drejtorin e ASHK-së, por se është detyrë e tij “t’i dalë për zot një nëpunësi shteti të ndershëm”. Kjo ishte përgjigje ndaj akuzave të PDsë, për presion dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, nënvizoi se nuk ka njohur as prokurorin Arjan Ndoi dhe as gjyqtarët e këtij procesi deri ditën kur mësoi ngjarjen.
Zëvendëskryeministri vijon të investohet personalisht duke mbrojtur publikisht Liridon Pulën me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës
Braçe: Burgimi i Liridon Pulës, akti i fundit i serisë së shantazheve dhe kërcënimeve ndaj tij
Z
ëvendës kryeministri Erjon Braçe vijon të investohet personalisht duke mbrojtur publikisht Liridon Pulën me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit vendosi të premten masë sigurie “arrest me burg”, një masë kjo që sipas Braçes është e pabazuar në prova dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstruoze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë. Në një dalje publike për median nga Kryeministria, Braçe publikoi dokumente, mes tyre dhe kallëzimin anonim me të cilin prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Arjan Ndoi ka nisur procedimin penal si shantazh ndaj Liridon Pulës.
“Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme përfshi dhe atë të koaliudimit, në marrëveshje dhe kontrata legale me pronarët kompleksin “Lura 3”. Ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe për të çerfikuar çdo objekt me kufizime në çertifikatë për objektet që janë pjesë atakuese e pronarëve të truallit sipas marëveshjes respektive. Është shërbyer konform ligjit. Nuk ka lidhje as me grabitjes tokash në gjirin e Lalzit dhe as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar ndonjëherë më parë”, tha ai. Braçe nënvizoi madje se prokurori ia ka fshehur gjykatës së Durrësit këtë kallëzim. “Të gjithë përfituesit nga lejet e ndërtimit apo marrëveshja mes tyre janë të padëmtuar. Ka kallëzuar një anonim që nuk ka lidhje me çështjen. Kallëzimi i është drejtuar prokurorit Arjan Ndoi dhe disa të tjerëve që nuk kanë
lidhje me kallëzime. Madje, lëvdohet prokurori në këtë kallëzim. Ia kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ia fshehu dje gjykatës”, tha Erjon Braçe. Ai thotë se arrestimi i tij është akti final i një serie të gjatë kërcënimesh dhe shantazhi një mujor që kishte nisur ndaj drejtorit të ASHK-së, Liridon Pula. “Ky është një krim që i ka marrë lirinë një shtetasi perj 4 ditësh. Dështim më të madh të sistemit të drejtësisë nuk ka . Ky është akti final i një serie të gjatë kërcënimi e shantazhi një mujor ndaj drejtuesit ASHK. E shantazhuan herë me para.. sa të kushton vendi i punës ty. dhe herë tjetër brutalisht: Ik nga Durrësi dhe ik tani .. e arrestuan për ta mbajtur në burg; ik nga Durrësi”, tha Braçe. Kallëzimi anonim përbëhet nga 5 faqe dhe data e kallëzimit korrespondon me fillimin e procedimit penal. “Në asnjë rresht të tij kallëzuesi nuk përmend drejtorin e
POLITIKE
P
as qëndrimit të qever isë holandeze se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe ngritjen e SPAK-ut, do të reagonte ashpër ditën e djeshme ishkryeministri Sali Berisha. Përmes një qëndrimi publik në rrjetet sociale, Berisha theksoi se një tjetër zhvillim negativ në lidhje me negociatat për Shqipërinë, ndërsa shton se qëndrimi i Holandës është i njëjtë me atë të Bundestagut që ka vendosur 9 kushte për vendin tonë. “Zhvillim tjetër negativ për hapjen e negociatave me Shqipërinë! Qeveria e Mbretërisë së Holandës në letrën e saj dërguar parlamentit sugjeron njëlloj si Bundestagu gjerman: Po hapjes pa kushte te negociatave me Maqedoninë e Veriut; Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë pa plotësimin e kushteve, në radhë të parë - luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit me rezultate konkrete! Ky qëndrim i Holandës njëlloj si qëndrimi i Bundestagut që vendosi 9 kushte ka në bazë mos plotësimin nga qeveria shqiptare të asnjërit prej kushteve të vendosura nga Këshilli i Ministrave të BE me 26 qershor të vitit 2018 në Luksemburg. Letra negative për Shqipërinë që dje (të premten) qeveria holandeze i dërgoi parlamentit vetëm sa do përforcojë qëndrimin negativ të këtij të fundit mbasi dy muaj me ky parlament ka miratuar rezolutë jo vetëm kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por edhe për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Si përfundim, miq me Edvin Mafinë negociata me Shqipërinë nuk hap-
5 E diel, 6 TETOR 2019
Ish-kryeministri: Hetimi mund t’ju nxjerrë aferat. Shkak i sulmit mafioz ndaj prokurorit, urdhër arresti për drejtorin e Kadastrës Durrës
Qëndrimi i Holandës, Berisha: Me Edvin mafian, negociata me Shqipërinë nuk hapen!
en”, u shpreh dje në reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha. Sulmi i Braçes ndaj prokurorit në Durrës Po dje, ish-kryeministri Berisha reagoi edhe lidhur me akuzat e qeverisë për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja. Sipas Berishës, shkaku i këtij sulmi mafioz i krerëve të narko-shtetit qëndron në faktin se prokurori ka lëshuar urdhër-arrestin për
drejtorin e Kadastrës së Durrësit, dhe duket ka vënë në hetim edhe Lamen dhe ka gjetur të implikuar kupolën mafioze të qeverisë në transaksione tokash. “Një presion i pashembullt i kupolës së mafies qeveritare të narko-shtetit mbi gjykatën! Tipike për narko-shtetin! Miq, një prokuror në Durrës, të cilin deri dje përveç Sali Berishës nuk e kishte sulmuar
njeri publikisht, u shpall dje papritmas kriminel, armik, në parlament nga Edvin Mafia dhe Erjon Pudra. Shkaku i këtij sulmi mafioz i krerëve të narkoshtetit qëndron në faktin se prokurori ka lëshuar urdhërarrestin për drejtorin e Kadastrës së Durrësit dhe duket ka vënë në hetim edhe Lame hajdutin dhe ka gjetur të implikuar kupolën mafioze të qeverisë në
transaksione tokash, etj, etj,. Nuk njoh dosjen dhe nuk mund të shprehem, por qytetarë dixhital kanë denoncuar disa herë Kadastrën e Durrësit për korrupsion. Dje, në një akt të pashembullt zv/bossi i kupolës mafioze të narko-qeverisë me urdhër të Edvin Mafisë shkoi në sallën e gjyqit tek jepej masa e sigurisë për të arrestuarin, të cilin media shkruajnë se e ka kushuri. Gjykatësja me gjithë aktin mafioz banditesk e të pashembullt të presionit të hapur antikushtetues publik, mbështeti vendimin e prokurorit dhe la në burg drejtuesin e Kadastrës së Durrësit. Gjykatësja vetëm për qëndrimin kurajoz ndaj ndërhyrjes dhe presionit kriminal të narko-ekzekutivit ndaj pushtetit gjyqësor meriton përgëzime për qëndrimin e saj ndaj presionit në narko-horrave të mafies qeveritare. Të tmerruar nga ky hetim, i cili mund t’ju nxjerrë emrat dhe aferat klamoroze kupolës mafioze të narkoqeverisë, ja se si reagon ndaj vendimit të gjykatëses së çështjes, zëdhënësi i kupolës mafioze qeveritare Erion Bedati, apo pudra tek dera e gjykatës!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
çdo dosje tjetër krimi dhe korrupsioni që është mbyllur. Askush s’mund të ketë iluzionin se kjo nuk ishte një akt i mirëfilltë propagandistik për gjasme gjyqësorin e pavarur dhe për luftën e madhe të qeverisë për
drejtësi. Ditët e ardhshme do ta tregojnë, shkrimet dhe zhvendosja e vëmendjes këtu nga të paguarit e qeverisë do ta vërtetoj edhe më shpejt”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.
Ish-deputeti demokrat: Është fillimi i një spinimi ku çdo goditje me sfond politik, apo për interesa të qeverisë, të shitet si funksionim i drejtësisë
Salianji: Presioni Rama-Braçe ndaj prokurorit e gjykatës së Durrësit, një grackë
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salian ji deklaron se kryeministri Edi Rama dhe zëvendësi i tij në Kryeministri, Erion Braçe, kanë ushtruar presion mbi prokurorin e Durrësit që hetoi dhe burgosi ish-kreun e Hipotekës në Durrës, Liridon Pula. Me anë të një qëndrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Salianji u shpreh se Rama dhe Braçe po ushtrojnë presion e shantazh ndaj drejtësisë, kurse shton se gjithkush e di sot se gjykatat e prokuroria janë në
dorë të kryeministrit. “”Presioni” i Rama-Braçes ndaj prokurorit dhe gjykatës është show dhe grackë. Është përpjekja për të propaganduar që në Shqipëri ka pushtete dhe institucione që nuk i nënshtrohen dhe nuk kontrollohen nga qeveria. Është fillimi i një spinimi që çdo goditje e nesërme me sfond politik, apo për interesa të qeverisë, të shitet si funksionim i drejtësisë. Sot prokuroria dhe gjykatat kontrollohen tërësisht nga Rama. Ulërimat e Ramës dhe showt me kamera të zëv-
endësit të tij, provojnë që nuk kanë merakun e zyrtarit që arrestuan vetë dhe as merakun e gjyqësorit që i reziston qeverisë, por efektin propagandues që ky akt do të sjellë sot e ditët në vijim. Kushdo sot në Shqipëri e di që Rama dhe shtojcat e tij nuk kanë nevojë të mbyllin apo hapin një çështje në sy të publikut. Kërcënimi, shantazhi, joshja apo blerja e gjyqtarëve dhe prokurorëve bëhet pa zhurmë dhe në skuta, jo para kamerave, fiks siç ndodhi me më të fundit raste, dosjet “339” dhe “184” dhe
POLITIKE
I
sh-Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehet i mendimit se instalimi i narko-regjimit nga ana e kryeministrit Edi Rama synon pranimin prej shqiptarëve të modelit të qeverisjes prej grupeve kriminale dhe pushtetarëve në shërbim të krimit. Nishani deklaron se paratë e drogës përveçse i shërbyen dhe i shërbejnë forcimit e paprekshmërisë së krimit si dhe blerjes së pushtetit korruptiv duke manipuluar zgjedhjet, nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe as të qytetarit të thjeshtë. Në këtë kontekst, ai thotë se paratë e trafikut të drogës janë minimi i demokracisë. “Aktiviteti dhe veprimtaria kriminale e trafikut të drogës nga territori shqiptar drejt Evropës nuk ka të ndalur e vijon me intensitet. Në këtë realitet kriminal narko-regjimi ka hedhur në tregun mediatik propagandën për larjen e këtij kriminalizimi gjigant, duke e justifikuar me nevojën e parave për të ndihmuar ekonominë e vendit. Kjo jo vetëm që është një propagandë e bashkë-sponsorizuar nga narko-regjimi dhe mafia e drogës, por synon të injektoj në perceptimin e shqiptarëve pranimin dhe të mbajë në sistem modelin e inkriminimit të shtetit, shoqërisë dhe jetës së shqiptarëve. Synon pranimin prej shqiptarëve; të modelit të qeverisjes prej grupeve kriminale dhe pushtetarëve në shërbim të krimit. Paratë e drogës përveçse i shërbyen dhe i shërbejnë forcimit e paprekshmërisë së krimit si dhe
6 E diel, 6 TETOR 2019
Ish-Presidenti i Republikës: Paratë e trafikut të drogës janë minimi i demokracisë. Ta denoncojmë atë, që nesër, ta mbërthejmë me forcën e ligjit
Bujar Nishani: Siguria në Shqipëri është asgjësuar
blerjes së pushtetit korruptiv duke manipuluar zgjedhjet, nuk kanë asnjë efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe as të qytetarit të thjeshtë. Ato janë para që po injektohen në hekurin dhe betonin që po helmon masivisht jetën e qytetarëve, kryesisht në kryeqytet. Paratë e drogës janë mekanizmi më i egër në shkatërrimin e ekonomisë normale, veçanërisht të investimeve tek bizneset e mesëm eksportues dhe tek fermerët
tanë. Paratë e trafikut të drogës janë minimi i Demokracisë! Blerja e zgjedhjeve, kontrolli i sistemit politik nga trafikantët, korruptimi i politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, policisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese me miliardat e parave të pista janë efekti më i dukshëm i kësaj demokracie të minuar! Paratë e drogës janë asgjësueset e Sigurisë! Vrasjet, zhdukjet e dhjetëra të rinjve të përfshirë në luftën midis bandave për
dominim të tregut të drogës (vetëm në Vlorë janë mbi 20 të zhdukur), e kanë bërë çdo ditë më të pasigurtë dhe në kërcënim jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre. Paratë e drogës kanë minuar rëndë sistemin tonë bankar e veçanërisht kursimet me aq mund të shqiptarëve, kryesisht emigracionit. Monedha Euro arriti nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit dhe askush nuk garanton dot më, raportin e vlerës së parave të shqiptarëve. Në vitin 2017, nga Instrumentat Monitorues Evropianë deklarohej se Italia gjatë vitit 2017 sekuestroi në brigjet e saj 90 ton kanabis trafikuar nga Shqipëria. Ndërsa, po autoritetet italiane në vitin 2007 deklaronin se kishin sekuestruar vetëm 1,6 ton kanabis nga Shqipëria. Pra, brenda një 10-vjeçari nga 1 (një) ton në 90 (nëntëdhjetë) ton ajo e sekuestruar në brigjet italiane, pa llogaritur atë të dërguar në Turqi, Greqi e Mal të Zi. Rikthimi i Shqipërisë si një rrugë e sigurtë e transitit të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine dhe Turqia ngrihet si alarm në dokument-
“Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë”
PD NË POGRADEC
“Reuters”: Për Tiranën s’ka datë negociatash, e pengon krimi dhe korrupsioni
S
hqipëria e ka të vështirë rrugën për të marrë një “PO” totale nga vendet e Bashkimit Europian, në lidhje me çeljen e negociatave të Integrimit. Shtetet e pasura të BE-së kanë nguruar, me Francën të parën që kërkon reforma në bllok për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në projektvendimin që do ti prezantohet Ministrave të BE-së më 15 tetor, i cili u pa nga agjencia e lajmeve “Reuters”, thuhet se: “Në dritën e përparimit të arritur në reformat (BE) vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”. BE-ja duartrokit zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi ofertën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, shumë
et e vendeve partnere. Kalkulimet e aktorëve të pavarur dhe ekspertëve llogarisin se për periudhën 2016-2017 është fituar rreth 2.2 miliardë euro, vetëm nga trafikimi i kanabisit, një shifër kjo gati sa 20% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Askush nuk ka parë investime në fabrika prodhimi apo përpunimi, linja shërbimi apo biznese që punësojnë e prodhojnë, pra që qarkullojnë kapitalin. Kjo pasuri e pisët zotërohet, përdoret e fitohet vetëm nga duart e krimit të organizuar që me të prodhon politikanë dhe institucione të korruptuara dhe larg qytetarit. Ndaj propaganda e justifikimit të këtij krimi të madh për gjoja para të injektuara në ekonominë e vendit nuk është veçse fushatë sponsorizimi për të gjunjëzuar përfundimisht shqiptarët ndaj mizerjes, poshtërimit, varfërimit dhe skllavërimit të tyre sa më gjatë të jetë e mundur. Sot për sot, kemi vetëm një mundësi. Ta denoncojmë atë. Nesër, ta mbërthejmë me forcën e ligjit, krimin dhe politikën bashkëpunëtore e klientë të krimit”, u shpreh Bujar Nishani.
Klevis Balliu: S’na ndal dot gruaja e Bilalit. Asnjë hap pas
I
në BE janë të shqetësuar thellësisht për rezultatet e Tiranës në luftën kundër korrupsionit. Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili u pa edhe nga “Reuters”. Disa në Bruksel
presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht thotë “PO”. Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë.
sh-deputeti i PD-së, KLevis Balliu, në një mbledhje me degën e PD-së në Pogradec, ka thënë se opozita është më e bashkuar se kurrë për ti thënë “boll gruas së Bilalit (Edi Rama)”. Nga ana tjetër, Balliu në një mësazh të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook” shprehet se se shqiptarët do ta fitojnë këtë betejë kundër qeverisë së kriminalizuar. Balliu thekson se pogradecarët dhe mbarë qytetarët nuk mund të vazhdojnë të qeverisen nga një bandë kriminelësh, hajdutësh, trafikantësh, drogmenësh e vrasës. “Partia Demokratike, Dega Pogradec është më e bashkuar se kurrë, thotë ish-deputeti demokrat, për t’i thënë “Boll” gruas së “Bilalit”, duke nënkuptuar me këtë kryeministrin Edi Rama. “Partia Demokratike, Dega Pogradec është më e bashkuar se kurrë për ti thënë BOLL gruas së Bilalit. Pogradecarët dhe mbarë qytetarët nuk mund të vazhdojnë të qeverisen nga një bandë kriminelësh, hajdutësh, trafikantësh, drogmenësh e vrasës. Qytetarët shqiptarë do ta fitojnë betejën kundër kësaj klike. Bashkë deri në fund! Asnjë hap pas”, shprehet ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
POLITIKE
7 E diel, 6 TETOR 2019
Nënkryetari i PD-së flet për “Koha Jonë”: Komisioni kundër Metës nuk ka më vlerë, Venecia thotë nuk ka shkelje kushtetuese
Edmond Spaho: Zgjedhjet e parakohshme, janë kthyer në kërkesë edhe nga ndërkombëtarët
N
Intervistoi: Jonida Halili
ënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, deklaron se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, zgjidhja e të cilës mund të arrihet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Spaho thotë se miratimi i reformës zgjedhore është një nga mjetet që mund të kontribuojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, e më tej shton se PD-ja dhe Opozita kanë shprehur vullnetin të marrin pjesë dhe japin kontributin e tyre. Sa i përket opinionit të Komisionit të Venecias, Spaho shprehet se ky institucion ligjor nuk ka tagër të gjykojë zgjedhjet. Në lidhje me hetimin ndaj Presidentit Meta, Spaho deklaron se në aktet e Presidentit Meta nuk ka shkelje ligjore, por vetëm zbatim të Kushtetutës duke u bërë garant i unitetit të popullit dhe evitoi konfliktin civil. Duke e cilësuar komisionin për hetimin e Presidentit si qesharak, Spaho shton se anëtarët e këtij komisioni “janë të kompromentuar në qëndrimet e tyre dhe nuk kanë çfarë të hetojnë përveçse do zbatojnë urdhrin e Ramës për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kapjen nga Rama të të vetmit institucion që i ka mbetur pa shtrirë tentakulat e tij”. Pak ditë më parë z. Paskal Milo tha se flitet për një marrëveshje PS-PD për Reformën Zgjedhore dhe që sipas tij kjo do të realizohet edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, por lidhur më këtë ka edhe zëra nga “Opozita e re”. Si qëndron e vërteta e kësaj? Sot për këdo është e qartë që vendi ndodhet në një krizë të thellë, në radhë të parë politike, zgjidhja e të cilës mund të arrihet vetëm me mjete politike dhe që janë zgjedhjet e parakohshme. Hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore është një nga mjetet që mund të kontribuojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, por jo i mjaftueshëm. Partia Demokratike dhe Opozita kanë shprehur vullnetin të marrin pjesë dhe japin kontributin e tyre në hartimin e reformës zgjedhore. Hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore deri në fund të vitit, është prioritet edhe i përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mjafton të kujtojmë dy dokumentet e fundit, raportin e OSBE/ODIHR-it për votimet e 30 Qershorit dhe atë të Bundestagut për hapjen e negociatave. Për këtë qellim, Opozita ka paraqitur me shkrim qëndrimin e saj për përmbajtjen dhe mënyrën se si duhet hartuar kjo reformë. Këtë e bëmë në tryezën e OSBE-
së për reformën zgjedhore, si dhe me dokumentin prej 5 pikash të prezantuar publikut para disa ditësh nga Kryetari Basha. Për fat të keq, Kryeministri Rama ju përgjigj propozimeve të Opozitës me arrogancë, me sarkazma të cilat shprehin qartë mungesën e dëshirës për të hartuar dhe miratuar reformën zgjedhore. Nuk ka asnjë bisedim apo negociata të fshehta midis palëve. Partia Socialiste thotë se Komisioni i Venecias në opinion e tij të publikuar paraprakisht, legjitimoi 30 Qershorin. Sipas jush a mundet që një Komision i tillë të jetë bazë vendimtare dhe certifikuese për zgjedhjet në Shqipëri? Komisioni i Venecias si organizëm ligjor në strukturën e Këshillit të Evropës nuk ka asnjë tagër që të gjykoje zgjedhjet në vende të ndryshme. Në Këshillin e Evropës funksionon Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, i cili refuzoi t’i monitorojë votimet e 30 Qershorit pasi i konsideroi votime moniste, pa pjesëmarrjen e opozitës. Komuniteti ndërkombëtar, çështjet zgjedhore në Evropë ja ka ngarkuar OSBE dhe ODIHR si dy organizma të specializuara në këtë fushë. Ato që paraqesin qëndrimin zyrtar të tyre për zgjedhjet në çdo vend ku bëjnë observim. Këto organizma dërguan në Shqipëri monitoruesit afatgjatë dhe afatsh-
kurtër dhe në fillim të muajit Shtator paraqitën raportin përfundimtar për vlerësimin e votimeve të 30 Qershorit. Sipas raportit të tyre, votimet e 30 Qershorit nuk u zhvilluan në interesin e qytetarit, u votua me një kandidat në shumicën e bashkive, kurse në bashkitë e tjera kandidati i dytë u regjistrua në thyerje të rregullave dhe jashtë afateve ligjore, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vepruan nën diktatin e qeverisë, gjatë ditës së votimit dhe gjatë numërimit pati parregullsi të mëdha të cilat manipuluan rezultatin duke bërë që ai të mos publikohej as tre javë pas zgjedhjeve. Për gjithçka më sipër OSBE/ODIHR-i ka dhënë rekomandimet përkatëse se si duhet vepruar. Raporti i OSBE/ ODIHR-it i ka cilësuar votimit e 30 Qershorit si votime kundër interesave të qytetarëve dhe moniste dhe Komisioni i Venecias nuk ka të bëjë fare me këtë çështje. Votimet e 30 Qershorit duhet të përsëriten dhe zhvillohen sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vendit tonë. Më 11 tetor Komisioni i Venecias do të paraqesë raportin përfundimtar lidhur me çështjen e vendimmarrjes së Presidentit Meta sa i takon anulimit të datës së zgjedhjeve. A duhet të vijojë punën Komisioni hetimor parlamentar dhe a mundet që ta shkarkojnë Kreun e Shtetit? Nga sa kemi parë deri tani në
raportin paraprak të Komisionit të Venecias, flitet për tejkalim të kompetencave. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e ka nocionin e tejkalimit të kompetencave. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm për “shkelje” ose “shkelje të rëndë” të Kushtetutës dhe të tilla nuk ka pasur nga Presidenti i Republikës. Përkundrazi, Presidenti i Republikës me ç’dekretimin e 30 Qershorit dhe caktimin e një date tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, zbatoi Kushtetutën duke u bërë garant i unitetit të popullit dhe evitoi konfliktin civil. Komisioni hetimor parlamentar është qesharak pasi të gjithë anëtarët e komisionit kanë votuar rezolutën e Kuvendit për rrëzimin e dekretit të Presidentit për shtyrjen e votimeve të 30 Qershorit. Ata janë të kompromentuar në qëndrimet e tyre dhe nuk kanë çfarë të hetojnë përveçse do zbatojnë urdhrin e Ramës për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kapjen nga Rama të të vetmit institucion që i ka mbetur pa shtrirë tentakulat e tij. Në një nga mbledhjet që zhvilloi kreu i PD, Lulzim Basha u tha se po përgatitet për zgjedhje të reja, parlamentare dhe lokale të gjitha në një ditë. Nëse nuk bëhen zgjedhje të parakohshme deri në 2021, si do ta detyrojë opozita Ramën për të realizuar atë që ju kërkoni? Zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme nuk janë vetëm kërkesë e Opozitës, por janë kthyer në kërkesë të komunitetit ndërkombëtar. Në dokumentin e Bundestagut theksohet se që të zhvillohet mbledhja e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave duhet që të jenë ngritur Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të jetë miratuar reforma zgjedhore. Ky takim parashikohet të zhvillohet diku nga muaji Mars i vitit të ardhshëm. Mbledhja e dyte ndërqeveritare e cila zhvillohet 6 muaj pas të pares, ka 7 kushte ku i pari është që të jetë zbatuar reforma zgjedhore. Zbatim i reformës zgjedhore do të thotë të jenë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme me kodin e ri të miratuar. Të gjithë e kanë të qartë dhe janë të bindur se kriza politike në Shqipëri tejkalohet vetëm me zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Vetëm Edi Rama nuk dëshiron ta pranojë sepse pas kësaj ai humbet pushtetin dhe kolltukun e qeverisjes pas të cilit janë lidhur të gjitha interesat e tij pasurore dhe korruptive.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E diel, 6 TETOR 2019
“Arian Ndoi burgosi zyrtarin e shtetit për hesap të organizatës kriminale”, nënkryetari i LSI-së: Nëse i ka faktet, pse nuk shkon ta padisë prokurorin ky llafazan kryeministër?
Sulmi i Qeverisë ndaj prokurorit, Petrit Vasili: Rama reagon kur s’i pëlqen drejtësia
L
ëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili, lidhur me akuzat e qeverisë për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili çoi në burg ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula, në
mbrojtje të së cilit prej ditësh po investohet vetë Qeveria përmes vetë Edi Ramës fillimisht e pas tij edhe nga numri 2 i saj, Erjon Braçe, të cilët që prej së enjtes vijojnë në kor akuzat ndaj prokurorit të Durrësit. Nisur nga këto zhvillime, përmes rrjeteve
sociale, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se prokurori i Durrësit ka shantazhuar dhe burgosur një zyrtar për hesap të një organizate kriminale. Në këtë kontekst, Vasili shprehet se Rama reagon sot kur i cenohet interesi dhe kur nuk i pëlqen drejtësia, ndërsa qeshte kur rrëmbeu Bashkinë e Durrësit pa ligj në Gjykatë. “Edi Rama qeshte kur përlante në Gjykatë pa ligj, Bashkinë e Durrësit me 30 qershor dhe llapaqenoset sot kur drejtësia nuk është me të! Kur Gjykata e Durrësit jepte dy vendime në një ditë për Kryetarin e bashkisë dhe Edi Rama grabiste Bashkinë e Durrësit në 30 qershor, Rama & co ishin të
ISH-MINISTRI I JASHTËM
Shehu: Evitimi i Tiranës nga Pompeo, një “shuplakë” qeverisjes Rama
S
ekretari i Shtetit Ameri kan, Mike Pompeo, zhvil loi këto ditë një tur vizitash në Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe Itali. Në agjendën e ngjeshur të krye-diplomatit amerikan ra në sy mungesa e një vizite në Shqipëri. Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se mos ardhja e Pompeo në Tiranë është një shuplakë për politikat e qeverisë “Rama”. “Sekretari i Shtetit ndërsa po bën një tur takimesh shume te rëndësishme në Rajonin tonë, duket sikur evi-
toi Tiranën. Në fakt ai me vizitat e tij në Itali, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqipërinë duke vizituar vendet anëtare të NATO ne Rajon, përveç vendit tone. Shkaqe në fakt ka shumë për ta bërë këtë, janë deformimet e thella të demokracisë sonë, që ndoshta vetëm Maduro po i realizon”, tha Shehu. Ish-deputeti demokrat shton se devijimet, papërgjegjshmëritë dhe kondicionimet serioze të politikave tona të jashtme dhe rajonale nga
faktorë lindore, që po bëhen gjithmonë dhe më shqetësuese për politiken amerikane e për të cilat Sekretari i Shtetit foli qartësisht në Greqi. “Evitimi i Tiranës nga Sekretari Pompeo, një “shuplaëe” qeverisjes Rama? Sekretari i Shtetit ndërsa po bën një tur takimesh shumë të rëndësishme në Rajonin tonë, duket sikur evitoi Tiranën. Në fakt, ai me vizitat e tij në Itali, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, “rrethoi” Shqipërinë, duke vizituar vendet anëtare të NATO-s në Rajon, përveç vendit tonë. Shkaqe në fakt ka shumë për ta bërë këtë: janë deformimet e thella të demokracisë sonë, që ndoshta vetëm Maduro po i realizon. Janë devijimet, pa përgjegjshmëritë dhe kondicionimet serioze të politikave tona të Jashtme dhe Rajonale nga faktorë lindorë, që po bëhen gjithmonë dhe më shqetësues për politikën amerikane, e për të cilat Sekretari i Shtetit foli qartësisht në Greqi. Dhe kjo vjen mbas vendimit të Bundestagut për procesin tonë të integrimit, tashmë i bllokuar që prej vitit 2015", u shpreh dje në reagimin e tij, ishdeputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
kënaqur shumë, pavarësisht nga gangsterizmi antiligjor i denjë për tributë e Afrikës së Zezë që ndodhi në Gjykatën e Durrësit. Ndërsa Edi Rama tha sot: “Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!” Nëse i ka faktet, pse nuk shkon ta padisë prokurorin ky llafazan kryeministër? Apo e ka zakon ky njëlloj siç bëri me Dritan Zaganin, apo me Emiljano Nuhun, që sa herë
që i dhembin të vërtetat fillon histeritë ligavece nëpër media. Këta kur nuk ju pëlqen drejtësia bëjnë llapaqenin, ndërsa kur e kapin, e blejnë dhe e përdorin drejtësinë për interesa të tyre, qeshin, kënaqen dhe gëzojnë. Këta kur nuk ju pëlqen drejtësia dalin edhe bëjnë protestë para gjykatave siç bënte kryetari i bashkisë së Tiranës dikur. Këta që ju çajnë dërrasat njerëzve gjithë ditën në emër të drejtësisë dhe thonë ta lëmë drejtësinë të thotë fjalën e saj, sa herë kjo ju leverdis, sot që ju preket interesi ulërijnë e pëllasin të kundërtën. Çfarë karagjozësh, ç’lidhje kanë këta me shtetin dhe ligjin?”, përfundon reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.
ISH-MINISTRI I BUJQËSISË
Helmimi i nxënësve, Panariti: Nuk ka emër, s’ka shkaktar dhe as përgjegjësi Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar pas helmimit të dhjetëra nxënësve në Postribë të Shkodrës pas konsumimit të ushqimit nga një fast food. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ngjarja, Panariti thotë se nuk ka as emër, as shkaktar dhe as përgjegjësi për ngjarjen duke nxjerrë si problematikë laboratorët e analizave. “Helmimi akut ushqimor në Postribë, është “testi i akreditimit” për laboratorët tanë. Është prova e zjarrit. Është “kriteri” i së vërtetës… O je o nuk je?! Helmimi ushqimor akut i nxënësve në Postribë, nuk ka emër, nuk ka shkaktar dhe rrjedhimisht as edhe përgjegjësi. Nuk dihet nëse ishin Stafilokokët, Salmonelat, Shigellat, Listeriat, ato që helmuan të rinjtë tanë… Ashtu sikundër nuk u mor vesh infeksioni nga uji i pijshëm në fund të kësaj vere!.. Nuk dihet.. sepse laboratorët “nuk dinë”…Kjo është e vërteta! Ky është përfundimi i dhimbshëm dhe çmimi që do të paguajmë, mjerisht shumë i rëndë, sa kohë që muzikantë, sociologë, mekanikë.. drejtojnë sigurinë e ushqimit në Shqipëri!”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
INTERVISTA
Intervistoi: Albina GJERGJI
9 E diel, 6 TETOR 2019
Erkand Qerimaj në një rrëfim ekskluziv pas shpalljes Kampion i 3 Medaljeve të Arta
F
enomenal, kështu është cilësuar ditën e djeshme Erkand Qeri maj, pas shpalljes kampion i 3 Medaljeve të Arta në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes, zhvilluar në San Marino. Shkodrani “kokëfortë”, i cili nuk di të dorëzohet kurrë arriti të dominonte disiplinën deri në 81 kilogramë, duke korrur tre fitore; në shtytje, shkëputje dhe dygarësh. 156 kilogramë ishte pesha që ai ngriti lart në stolin e shkëputjes, ndërsa në shtytje ia doli të ngrejë 190 kilogramë, duke fituar edhe vendin e parë në dygarësh, me një total prej 346 kilogramësh. Pikërisht për këtë triumf, por edhe për ambiciet e së ardhmes, ku synim i radhës janë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kampioni Erkand Qerimaj vjen në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Koha Jonë” direkt pas shpalljes Kampion. Triumfues në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes në 3 stile; shtytje shtytje,, shkëputje dhe dygarësh, ktheheni nga San Marino kampion me 3 medalje të arta. Si e përjetuat këtë ngjarje Erkand dhe sa domethënëse ishte për ty kjo fitore? Ishte shumë emocionuese vetë fakti i 3 medaljeve të arta; në shtytje, shkëputje dhe dygarësh, por më i rëndësishëm ishte rezultati që unë kisha dëshirë të përmirësoja dhe ia arrita. Gjithashtu edhe 3 rekordet e Mesdheut normalisht që ishin kënaqësi më vete. Plus që na u shpërblye mundi dhe djersa që kemi bërë gjithë këto kohë bashkë me trajnerin, Zef Kovaçi. Fitorja e djeshme do të thotë biletë ekskluzive për në Lojërat Olimpike? Cilat janë pritshmëritë e tua për në “T okio 2 020”? “Tokio 20 Fitorja e djeshme është një plus për në Lojërat Olimpike, pasi unë kam bërë tre gara kualifikuese. Kjo është gara e katërt. Normalisht që duhen minimumi të plotësohen gjashtë gara për kualifikimin për në Lojërat Olimpike. Kemi prapë muajin që vjen garë kualifikuese. Gjithashtu në janar dhe vitin tjetër kemi edhe Europianin. Domethënë janë gjashtë gara që duhet të marrim pikë për kualifikim për në Lojërat Olimpike. Gjithsesi, momentalisht jam brenda sportistëve më të mirë në botë, që pretendojnë për të marrë biletën për në “Tokio 2020”. Kjo garë ishte shumë pozitive me pikët që mora. Një sukses personal dhe kombëtar kombëtar,, kujt ia dedikon fitoren e Kupës Mesdhetare të Peshëngritjes? Në radhë të parë ia dedikoj gjithë mbështetësve të mi, duke filluar nga familja, trajneri dhe gjithë atyrë që më kanë inkurajuar ndër vite dhe kontribuojnë që unë të jem si nga ana fizike, psikologjike dhe mendore në maksimumin tim. Pra, kjo shkon për
të gjithë shqiptarët kudo që janë në të gjithë botën, pasi ne përfaqësojmë flamurin, përfaqësojmë kombin, përfaqësojmë himnin tonë kudo që garojmë. Zef Kovaçi është një nga personat dhe trajnerët që të ka ndenjur më afër në stërvitjet dhe karrierën tënde tënde.. Sa vite bashkëpunim numëroni me njëri-tjetrin dhe çfarë do t’i thoni publikisht sot atij? Zef Kovaçi është trajneri im. është psikolog, masazhator... ai është shok i imi, njeri i familjes dhe unë ia kam thënë edhe personalisht, por ia them edhe publikisht; FALEMINDERIT për çdo moment që kontribuon për mua, gjithashtu edhe për arritjet që të gjithë ne sëbashku kemi realizuar. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Briken Calja... 3 emra që bënë krenare Shqipërinë. Po Shqipëria juve a ju ka bërë ndonjëherë krenarë Erkand? Realisht unë, Briken Calja dhe Daniel Godelli kemi arritur të bëjmë krenar vendin dhe flamurin tonë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ka ardhur koha që edhe shteti të na bëjë të ndjehemi krenarë për atë çka ne përfaqësojmë. Pasi ne përfaqësojmë kombin shqiptar, Flamurin Kuq e Zi dhe duhet të shpërblehemi më tepër për mundin dhe sakrificat që bëjmë çdo ditë. Përv eç inv estimev Përveç investimev estimevee personale personale,, a jeni ndjerë të mbështetur nga shteti shqiptar etëm në fitore kujtoqiptar,, apo vvetëm hen për ju? Në raste fitoresh normalisht që kujto-
hen më tepër për të na mbështetur, por unë mendoj që me gjithë këto arritje që kemi për çdo garë si në Europian, si në Medaljet Botërore e ato Mesdhetare që kemi arritur t’i sjellim Shqipërisë (e që nuk janë të pakta) mendoj se meritojmë më shumë vëmendje dhe suport nga ana e shtetit. Ashtu siç kolegët tanë në të gjithë Europën, apo botën janë me fizioterapistë, masazhatorë dhe kushte të tjera nga ana financiare që në botë nuk diskutohen, mendoj se edhe ne meritojmë të jemi të mbështetur nga shteti njësoj. Por, të shpresojmë që gjërat do të përmirësohen. Cilat janë synimet dhe ambiciet më të mëdha të Erkandit në sportin e Peshëngritjes? Të gjitha këto gara që unë po bëj kanë për qëllim madhor Olimpiadën. Të gjitha këto shërbejnë për atë dhe kjo është ambicia ime kryesore. Por kemi edhe Europianin vitin tjetër në Moskë të Rusisë që është shumë e rëndësishme si garë dhe aty do fokusohem më tepër, pasi kualifikimi vlen për në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”. Garë, e cila është maja e sportit botëror. Karakter e temperament i fortë, të ka ndodhur të dorëzohesh ndonjëherë në “fushë-betejën” sportit? Kam patur momente shumë të vështira në karrierën time sportive, por jo se jam dorëzuar. Siç e thashë edhe më lart, për faktin që nuk kemi një doktor, masazhator, një staf që të kujdeset për ne sportistët... normalisht që edhe hasim në vështirësi. Viti 2012 ka qenë
momenti më i vështirë i karrierës sime, por unë e kalova me sukses atë moment dhe u riktheva si Kampion Europe në 2014. Mendoj se është shumë e rëndësishme që në sport, apo në jetë edhe pse mund të rrëzohemi, duhet të ringrihemi përsëri. E, në momentin që ngrihemi të rikthehemi më të fortë, sepse ky është edhe qëllimi i jetës, që edhe nëse rrëzohemi, të ringrihemi përsëri. Po përpara padrejtësive? Përpara padrejtësive mundohemi të qëndrojmë të fortë, pasi në Shqipëri janë të shumta padrejtësitë që bëhen. Duke filluar nga të gjitha institucionet. Dhe ky është fakt, pasi të gjithë shqiptarët e provojnë çdo ditë këtë gjë, përgjithësisht në institucionet ku kërkojnë të drejtat e tyre. Megjithatë, shpresojmë që me reformat që po bëhen të ndryshojë diçka dhe të ketë më tepër shpresë për rininë, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, në mënyrë që të ringjallet shpresa, pasi shumë njerëzve u ka humbur shpresa për të rigjetur drejtësinë e për të marrë mundin që u takon. Një mesazh për admiruesit e tu, për të gjithë ata që e ndjekin ndër vite karrierën tënde? Të gjithë admiruesve të mi dhe të gjithë atyre që e ndjekin prej vitesh karrierën time, dua t’u them që do të vazhdoj të stërvitem më fort dhe përveç këtyre medaljeve që nuk janë të pakta, të jeni të sigurtë që do të sjell edhe medalje të tjera dhe... nuk ka mbaruar me kaq. Faleminderit me zemër që besoni në mua.
SOCIALE
10 E diel, 6 TETOR 2019
Për janar-shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer falas afër vendbanimit mamografinë, ku 2500 gra e kanë kryer ekzaminimin e gjirit në mamografët e lëvizshëm
Urdhër i ri për mamografitë, Manastirliu: Oraret paradite dhe pasdite për kontrollet T
etori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. “Kontrolli i kancerit të gjirit për gratë duhet të kthehet në një kontroll rutinë, vetëm kështu mund të fitohet beteja me këtë sëmundje”. Apeli u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu në Lezhë, ku aktualisht po ofrohet shërbimi i mamografisë falas përmes mamografit të lëvizshëm. Manastirliu lajmëroi edhe zgjerimit të orarit për ofrimin e shërbimit të mamografisë në spitalet ku ofrohet ky shërbim. “Duke qenë se fokusi ynë primar është te parandalimi, gjatë muajit tetor në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00”. Duke theksuar se që nga
viti 2015 janë më shumë se 20 mijë gra që kanë kryer kontrollin e gjirit në njësitë e mamografive të lëvizhme, Manastirliu tha se mamografët e lëvizshëm janë shpërndarë nga veriu në jug sipas një kalendari të përcaktuar. “Ne kemi hartuar gjatë këtij muaji një kalendar
TETORI
të mamografëve të lëvizshëm dedikuar muajit tetor të cilët do të jenë në Lezhë, Librazhd, Mirditë, Lushnje, Pukë, Tropojë, Fier, Krujë, Kuçovë, Bulqizë, Përmet”. Për periudhën janar-shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer falas afër vendbanimit mamografinë, nga të cilat 2500 gra e kanë kryer
ekzaminimin e gjirit në mamografët e lëvizshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen. Çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur shifrat e kontrollit të gjirit në 9 mujorin e 2019. “+19% gra më shumë kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin 2019, krahasuar me 9 mujorin 2018. Nga 5 mamografët e rinj nga prill 2018 deri në shtator 2019 kanë përfituar 5 531 gra”, thekson Rama. Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysëm ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjir-
FUSHATA “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen. Çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin”. it shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje. Të parandalosh është më mirë se të kurohesh thonë mjekët. Për këtë arsye muaji tetor i dedikohet ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ndryshe nga sa mendohet, edhe ky lloj tumori prek të dy gjinitë por raporti te meshkujt është shumë më i ulët. Sëmundshmëria nga kanceri i gjirit është më e lartë në zonat urbane. Tirana, Korça dhe Fieri kanë numrin më të lartë të pacientëve me këtë lloj tumori, ndërsa më të ulëtin Kukësi, Dibra dhe Durrësi. Sipas mjekëve, faktorët kryesorë të sëmundjes janë historitë familjare, ndryshimi i stilit të jetës, stresi dhe mënyra e ushqyerjes.
SITUATA
“Mallkimi” i kateve të larta, katër viktima në një javë
K Kanceri i gjirit, kontrollet që në moshën 20-vjeçare Muaji rozë e obligon çdo femër të kujdeset për kontrollin e gjirit. Rastet e reja me kancer të gjirit numërohen mbi 700 në një vit. Çdo grua mund të bëjë edhe një vetekzaminim në kushtët e shtëpisë. Profesor Helidon Nina sugjeron gjithmonë një vizitë të pare me mjekun specialist e më pas të vijojë vetëekzminimi në kushtet e shtëpisë. Gruaja duhet të kontrollojë gjrin mbi 20-vjeç, të paktën njëherë në vit pasi kanceri i gjirit është konstatuar edhe në mosha fare të reja. Në Spitalin Onkologjik sipas një kalendari, këtë muaj ofrohen mamografi për të gjitha gratë dhe vajzat . Megjithatë, profesor Helidoni ka një këshillë: "Mos prisni tetorin, kontrolle duhet të ketë gjatë gjithë vitit", shprehet ai. Kanceri i gjirit është një tumor malinj, ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri mund të nisë në disa pjesë të gjirit dhe mund të përhapet nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike. Edhe burrat mund të preken nga ky kancer, po në krahasim me gratë, këto raste janë shumë të rralla. Kanceri i gjirit është një nga tumoret më të përhapur sot në botë.
atet e larta të pallateve, duket se janë kthyer në një “mallkim” për shqiptarët. Brenda 10 ditëve të fundit, janë katër viktima që kanë humbur jetën. Dy prej tyre kanë qenë aksidentale ndërkohë që dy të tjera vetëvrasje. Më datë 28 shtator 50-vjecarja R.D ra nga kati i dytë i pallatit teksa po pastronte xhamat duke gjetur vdekjen e menjëhershme. E ndjera njihej si mësuese në Fier. Pas saj më datë 30 shtator në Tiranë shtetasja H. R, 92-vjeç u hodh nga kati i katërt në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo humbi menjëherë jetën. Më datë 2 tetor një tjetër ngjarje tragjike tronditi Tiranën, pasi shtetasja S.H, 42vjeç u hodh nga kati i pestë duke gjetur vdekjen. Mëngjesin e së shtunës, një 60-vjeçar ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të 7-të në Fier në lagjen Konferenca e Pezës.
AKTUALITET Fondi rezervë
14 shtete
“Rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile”.
“Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile”.
T
ërmeti i 21 shtatorit, shkaktoi pasoja të rënda, ndaj dhe ndihmat nga Europa erdhën menjëherë. 4 vende anëtare të Bashkimit Europian si dhe 2 vende të tjera joanëtare u solidarizuan për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura. Ndihmat e ardhura iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, në një ceremoni ku morën pjesë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Sorecca, ambasadorë të vendeve kontribuese dhe drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit. Ministrja Xhaçka falënderoi vendet kontribuuese për ndihmën në këtë moment të vështirë dhe siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre. “Të gjitha godinat e shembura do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për
emergjencat civile por edhe nga fondi i solidaritetit që tashmë është ngritur. Rindërtimi është sfida afatshkurtër, për t’ua lehtësuar sa më shumë situatën këtyre familjeve, sfida më e madhe që kemi përpara si shtet, si
11 E diel, 6 TETOR 2019
Ministrja e Mbrojtjes: Anëtarësimi në Qendrën Europiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht
Ndihma nga 14 shtete të BE, Xhaçka: Godinat do të rindërtohen. Soreca: Jeni në zemër të Europës qeveri, është marrja e të gjithë masave për të qenë të përgatitur për situatat e ngjarjet që mund të vijnë si pasojë e fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile. Anëtarësimi në Qendrën Europiane për Koordinimin e Përgjigjes ndaj Emergjencave do të jetë vula e suksesit të kësaj pune që ne e kemi marrë shumë seriozisht, jo sepse është thjesht reforma e radhës por
sepse ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek siguria, tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë”. Ndihmat e ardhura nga vendet anëtare të BE si Austria, Bullgaria, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Sllovenia si dhe vendet joanëtare Mali i Zi dhe Norvegjia, përbëhen kryesisht nga pajisje
SHKODËR
e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile. Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo dhe ai i Sllovenisë, Peter Japelj vlerësuan reagimin e autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes pas lëkundjeve të tërmetit. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Sorecca nënvizoi gatishmërinë e vendeve, të cilët sipas tij nisën lëvizjen vetëm 2 ditë pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE. “Ne jemi krenarë për efikasitetin e mekanizmit tonë të BE për Mbrojtjen Civile. U deshën vetëm disa ditë pas aktivizimit të saj për të ngritur një ekip prej 8 ekspertësh dhe për ta dërguar atë në Shqipëri. Solidariteti është në zemër të Bashkimit Evropian. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave i përgjigjet kërkesës së qytetarëve tanë për një solidaritet të tillë përmes veprimeve konkrete, me efikasitet maksimal dhe burokraci minimale. Dhe jo vetëm brenda BE-së, pasi solidariteti nuk njeh kufi”.
TIRANË
50 nxënës të helmuar, shefja e Infektivit: S’ka vend për panik
5
0 nxënës janë paraqitur në spitalin e Shkodrës, pasi shfaqën shenja helmimi. Shefja e Infektivit në Shkodër, Rezarta Bazhdari thotë se vetëm brenda 24 orëve ka pasur 34 raste të tilla, ku 8 nxënës aktualisht vijojnë të jenë të shtruar. ‘’Për 24 orë janë 34 raste, ndërkohë 8 janë të shtruar. Situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë me intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për t’i qetësuar ata sepse situata është e menaxhueshme’’,-tha të shtunën Bazhdari. Fëmijët pohojnë se shqetësimet nisën pasi konsumuan ushqime të shpejta të blera në një “Fastfood” pranë Shkollës. “Sa
Rradhë në ambasadë, punëtorët kërkojnë vizë pune
J
shkova në shkollë bleva një sanduiç. Nuk piva ujë në shkollë e kisha marrë me vete”. Një prind thotë se ja ka blerë vetë ushqimin vajzës që përfundoi në spital dhe madje që në fillim kishte ngritur dyshime për sigurinë. AKU-ja e Shkodrës ka bllokuar “Fast
Food-in”, dhe ka marrë monstra të ujit dhe ushqimeve për analiza. Rezultatet ende nuk kanë dalë, por për mjekët nuk ka dyshime se bëhet fjalë për helmim. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nisur një hetim për helmimin e nxënësve.
o vetëm infermierët dhe të rinjtë po ikin nga Shqipëria por edhe punë torët e krahut. Rradhët para ambasadës gjermane të personave që aplikojnë për një vizë pune, është e gjatë. Ata dëshirojnë të ikin pasi rrogat janë shumë të ulëta. Shumë të tjerë kërkojnë të bëjnë bashkim familjar. Ka edhe shumë zanatçinj të kualifikuar sidomos në fushën e ndërtimit. Sefedin Zerelli, ka marrë rrugët e Europës për tu siguruar një të ardhmen më të mirë dy fëmijëve të tij. Sipas tij, numri i personave që aplikojnë për vizë dhe kërkojnë të hyjnë me dokumente në shtetin gjerman po rritet ndjeshëm. Në 2018 Gjermania ka dhënë rreth 3,600 leje për shtetasit shqiptarë për arsye punësimi. Në 9 muaj në doganat e vendit janë ndaluar mbi 10 mijë shqiptarë, pasi nuk plotësonin kushtet për lëvizjen e lirë. Kjo fishër e lartë tregon se shqiptarët çdo ditë e më shumë duan të ikin nga vendi drejt vendeve të BE-së. “Gjatë periudhës janar-shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10.684 shtetasve shqiptarë ose 30% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”,-tha më herët Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj.
POLITIKE Nga Nora Malaj
M
Lajmi i dytë që trondit, në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF dhënë nga mediat vizive është se 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online. “Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Evropë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, do të na thotë përfaqësuesja e Unicefit. Domeni shqiptar i treti në Evropë dhe i 8 në botë!!!!
ANALIZË Nga Lorenc Vangjeli
N
jë mënyrë shumë e dobishme për të zbuluar absurdin është që të çosh vetë absurdin në ekstrem. Ja dy shembuj: një prokuror flet publikisht kundër vendimeve të qeverisë, kundër antarëve të saj apo edhe zyrtarëve të çdo niveli sepse në një moment të caktuar ai mendon ndryshe prej tyre; një gjykatës flet publikisht për parlamentin, për natyrën dhe cilësinë e procesit ligjvënës apo dhe për deputetë të veçantë dhe thotë se ata kanë bërë shkelje të rënda kushtetuese. Edhe i pari, edhe i dyti paralajmëron se di shumë gjëra të tjera për ta dhe se nuk do ta lerë këtë punë me kaq. Në Tiranë këto skena nuk kanë ndodhur kurrë dhe ka tmerrësisht pak gjasa të ndodhin ndonjëherë sepse pushteti i traditës është shumë i fortë. Nuk do të sjellë ndonjë ndryshim edhe fakti që deri dje, njerëzit e sistemit të drejtësisë – pushteti i tretë kushtetues në vend – zgjidheshin nga politika, ndërsa sot, atyre ju kushtëzohet karriera nga faktorë brenda vetë sistemit. Njëlloj si vesi edhe frika del me shpirtin. Gjykatës dhe prokurorë do të vazhdojnë të tremben nga
E diel, 6 TETOR 2019
Fëmijët në rrezik!
KOMENT e dy lajme të rënda sot po përballen familja, shkolla dhe shoqëria shqiptare. Shteti e mekanizmat e tij tashmë janë vënë përpara situatës Sos! Lajmi i parë tronditës, shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të Shkodrës , të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit me simptomat e të vjellave, marrje mendsh. Situata ende nuk është e qartë nga se janë helmuar nxënësit, nga ushqimi, uji , apo??!!! Kjo tregon se jemi larg premtimit të garancisë dhe sigurisë se jetës për fëmijët dhe të rinjve. Uroj që situata të mos acarohet e fëmijët të dalin sa më shpejt nga gjendja toksike dhe e vështirë!
12
njerëzit e politikës pavarësisht se pikërisht ata duhet të jenë “klientët” e tyre të mundshëm, për mëkate të mundshme. E kundërta ka ndodhur shpesh. Shpërthimi më pak se epik dhe më shumë se histerik i historisë së vjetër të ish-kryeministrit me ish-prokurorin e përgjithshëm, nuk ka ndodhur më larg se dje. Nga muri i Kishës Katolike, ditën e Krishtlindjeve, Berisha kryqëzoi kryeprokurorin në një mënyrë të frikshme. Çka u pasua nga një tjetër betejë me ish-prokuroren e përgjithshme, një akt që do të vazhdojë ta turpërojë gjithmonë jetëshkrimin e Berishës si politikan dhe Doktorit si burrë. Të premten, si për të vërtetuar se skajet takohen, një personazh i rëndësishëm i politikës, një kundërshtar i jashtëzakonshëm dhe i paepur i Berishës, kopjoi anën më të keqe të tij. Erion Braçe, zëvendëskryeministër, mori pjesë në një seancë gjyqësore ndaj një zyrtari lokal në Durrës dhe mbas procesit, bën një deklaratë që do të bënte më mirë ta harronte sesa ta shpjegonte. Sulmoi prokurorin për shantazh ndaj të pandehurit,
Tmerr!!! Të dyja këto lajme janë aq tronditëse , se tashmë tregojnë që jeta e fëmijëve tanë është në rrezik! Asnjë mekanizëm mbrojtës! Kemi marrëveshje për internet të sigurt po asgjë nuk funksionon në realitet. Në letra kemi që në 2016 marrëveshje të tre institucioneve ( ministrive të linjës ) po realiteti është i frikshëm! Fëmijët duket që janë në mëshirë te fatit dhe te pasigurt! Asgjë për sigurinë ushqimore! Asnjë garanci për sigurinë në shkollë! 1 në 10 fëmijë është pre e bulizmit ?!!! Dhe tashmë dhe pre e seksizmit nëpërmjet internetit! Ku janë institucionet shtetërore??!!! Kur dhe ku do të bëhen bashkë për të trajtuar seriozisht dhe
për t’u marrë me garancinë e jetës së fëmijëve??!! Ku janë miqtë e fëmijëve , pjesë e Parlametit shqiptar??!! A nuk po kuptojnë që nuk ka nesër, pasi sot duhen marrë masat se fëmijët shqiptarë janë të rrezikuar??? Ku janë institucionet e Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave të Individit dhe të gjithë organizmave kombëtare e ndërkombëtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri??!! Të nderuar prindër, sot misioni juaj është bërë mëse i domosdoshëm për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijët tuaj , përballë kësaj apatie dhe situate të pasigurt që ndodhet shteti sot! Kujdes , nëse ne nuk do të ruajmë sot fëmijët tanë , nesër
do të jetë shumë vonë. Ju bëj thirrje institucioneve që veprojnë në Shqipëri se tashmë nuk ka më kohë për indiferencë, po të gjithë së bashku të punojmë për sigurinë dhe garancinë e fëmijëve tanë, pasi nderi i Kombit fillon te femijët dhe përfundon te të moshuarit! Sot fëmijët janë në rrezik , nëse e gjithë shoqëria , familja dhe shtetit nuk do bëhen bashkë për të luftuar këtë të keqe të madhe! Kushdo që është indiferent sot, nuk e do të ardhmen e sigurte fëmijëve nesër. Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër. Mos harroni: “Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!” Sot së bashku të veprojmë që nesër indiferenca dhe mos kujdesi të mos vrasë fëmijët tanë!
Dikush duhet t’ia tregojë Erionit: nuk ka më “Braccio di Ferro” me drejtësinë paralajmëroi bashkëpunim të tij me gjykatësen dhe ju kërkoi të dyve ta provojnë një gjë të tillë edhe në apel. Braçe pohon edhe se në proces pati shkelje të rënda kushtetuese, një fjalë e madhe, por e pavend nëse i referohet thjesht vetëm procedurës së ndjekur. Që personi nën akuzë për korrupsion është tërësisht i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë të kundërtën me formë të prerë, këtë të drejtë ja jep vetë Kushtetuta dhe nuk ka pikën e nevojës ta komentojë Braçe. Qe prokurori i çështjes mund të fshehë më shumë skelete në dollap dhe më shumë zero në shifrat nën dyshekun e tij, edhe sesa mendon Braçja, edhe kjo është e mundur. Por kjo është një çështje tjetër që nuk e vlerëson dot as ai zëvendëskryeministër dhe as eprori i tij kryeministër. Qoftë Rama, qoftë Braçe dhe përtej tyre edhe Luli e Monika, edhe Iliri e Doktori, e kanë mbaruar këtë hesap me pushtetin e drejtësisë që në korrikun e 2016-ës kur votuan për reformën në drejtësi. Dhe nuk kanë asnjë shans t’i
kërkojnë hesap apo t’i tundin gishtin me kërcënim këtij pushteti. Vetting-u është shkopi që godet dhe me shumë gjasa, në rastin e prokurorit të Durrësit nuk do të ketë surprizë se çfarë valleje do të heqë ai shkop . Që edhe gjykatësja, edhe prokurori, edhe vetë sistemi shqiptar i drejtësisë, pavarësisht se sheh nga Perëndimi, është totalisht nën mentalitet sovjetik, ky është opinion, por fakt. Arresti me burg është një masë ekstreme, por që e përdorin për të qenë brenda në formë edhe prokurorët që e kërkojnë, edhe gjykatësit që e vendosin. Kjo është sfida e vërtetë që vazhdon të kërcënojë shoqërinë shqiptare që sheh nga Perëndimi, por sillet marrëzisht si në ish-Lindjen komuniste. Mund të ndryshojnë ligjet, mund të përkëmbehen njerëzit që i bëjnë ato, por mentaliteti është si vesi, rri brenda edhe mbasi fluturon shpirti. Që Erion Braçja është një nga politikanët seriozë të vendit, polemist kolerik, nga të rrallët që nuk ka probleme me të shkuarën
e tij dhe që nuk ka shans të jetë klient i SPAK-ut në të ardhmen, ky sërisht është një fakt dhe jo një opinion. Siç është fakt që entuziazmi dhe grinta në punë të ndahen vetëm në nuanca nga arroganca dhe shpërdorimi i pushtetit, si një mjet që përdoret dhe për shantazh publik. Qoftë njëra anë e medaljes, qoftë tjetra, është si diareja: është mirë të mos e ndalosh ca ditë, por është keq nëse lejon të zgjatet. Ndaj në të gjithë këtë histori me pushtete të ndarë nga Kushtetuta që teorikisht duhet të kontrollojnë dhe balancojnë njëri-tjetri, por që praktikisht ndeshen si çuna lagjeje: “ec se ta regoj unë qejfin nga lagja ime”, gjenden të gjithë elementët e mundshëm për të turpëruar të gjithë protagonistët dhe jo nga pak. Sepse me drejtësinë nuk mund të bëhet më Braccio di Ferro. Dikush duhet t’ja thotë Erionit një gjë të tillë, meqë ai vetë nuk mund t’ja thotë Edi Ramës: është tmerr të sillen si shembulli Sali që kanë mallkuar gjithmonë! Javanews.al
SHOWBIZ
13 E diel, 6 TETOR 2019
Elhaida Dani shënon një tjetër sukses: Një ëndërr Këngëtarja Elhaida Dani, e cila është shumë e dashur për publikun shqiptar, vazhdon me sukseset e saj nëpër vende të ndryshme të Europës. Nata e kaluar e ka gjetur në Verona, arena e së cilës ka patur shumë pjesëmarrës, për të ndjekur një nga veprat më të bukura të gjithë kohërave “Notre Dame de Paris”. Elhaida luan rolin e Esmeraldës dhe ka mahnitur publikun e gjerë me potencialin e saj të padiskutueshëm. Vetë Elhaida e ka cilësuar si magji këtë natë. “A ndodhi vërtet? Një ëndërr”, shkruan këngëtarja në foton e publikuar në “Instagram”, ku duket kasti duke përshëndetur pjesëmarrësit e shumtë. Kujtojmë se në Itali Elhaida është mjaft e njohur, për arsye se pak vite më parë fitoi kompeticionin e rëndësishëm në këtë vend “The Voice”.
Dy ish-studente e akuzojnë James Francon për keqtrajtim seksual Ylli hollivudian, James Franco, është akuzuar nga dy ishstudente për keqtrajtim seksual, bën të ditur Sky News. Aktori, i cili për një periudhë ka mbajtur mësim praktik, akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën e tij për marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me disa prej studenteve, ndërsa nëse e refuzonin u jepte nota të ulëta dhe ua shkurtonte shfaqjen në filma e tij – thuhet në akuzë. Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal thonë se Franco është përpjekur të krijojë një grup të fermave të reja, të cilat do të ishin të ekspozuara ndaj shfrytëzimit seksual në emër të edukimit. Në padinë e ngritur në gjykatën e Los Angelesit bëhet e ditur se keqtrajtimet kanë ndodhur në Studio 4 (në pronësi të James Francos) që u hap në vitin 2014 dhe u mbyll në vitin 2017. Njëherësh thuhet se studentet janë detyruar të marrin pjesë në skena eksplicite seksuale, gjë që, sipas tyre,
Ylli i POP-it rrëfen sëmundjen e rëndë: Kam dhimbje të fortë koke, probleme neurologjike Është padyshim një artiste e kompletuar, me një vokal të mrekullueshëm dhe tepër e dashur nga fansat. E kemi fjalën për këngëtaren Sia, e cila së fundmi ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje tepër e rëndë psikike. Përmes një shkrimi në Twitter Sia bën me dije se prej kohësh është prekur nga Ehlers-Danlos. Bëhet fjalë për një sëmundje që i jep dhimbje të forta koke në mënyrë kronike. Ajo shkruan: Vuaj nga dhimbje kronike, sëmundja neurologjike, Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocionale, që i dua; vazhdoni përpara.”Dhimbjet në fjalë zgjasin më shumë se 12 javë dhe shoqërohen edhe me probleme neurologjike për shkak të çrregullimeve të muskujve. Njerëzit që kanë një sëmundje karakterizohen nga lëkura e butë dhe kocka të deformuara.
Pas dasmës Justin Bieber publikon këngën e re dedikuar Hailey Pak orë më parë Justin Bieber ka publikuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë. Këngëtari për këtë projekt ka bashkëpunuar me Dan+Shay, ndërsa kënga e tij e re mban titullin “10.000 Hours”. Ajo është një këngë dedikuar nga fillimi deri në fund dashurisë dhe pjesë e klipit është edhe Hailey Bieber. Ata shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin dhe klipi na ndihmoi të kuptojmë edhe më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Justin dhe Hailey duken mjaft të dashuruar dhe këtë e tregon lumturia që shfaqin në çdo sekuencë.
Shuhet ylli i Hollywood-it në moshën 84 vjeçare
nuk është standard në industrinë filmike. Edhe aktorja Violet Paley e ka akuzuar kolegun e saj, James Franco,
se e ka detyruar të bëjë seks oral në automjetin e tij, si dhe se është përpjekur ta joshë shoqen e saj 17 vjeçare.
Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane Diahann Carroll në moshën 84 vjeçare. Prej kohësh aktorja e mirënjohur ishte diagnostikuar me kancer dhe ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo fitoi çmimin Golden Globe dhe Tony dhe u nominua për çmimin Oscar. Në fillimet e veta Carrol u angazhua në shfaqjen televizive Julia në vitet 1960 si aktorja e parë me ngjyrë. Çmimin Tony si aktorja më e mirë e fitoi në vitin 1962 për muzikalin No Strings e më pas u nominua për çmimin Oscar në 1975 për rolin e saj në filmin Claudine. Që në moshën 19 vjeçare ajo fitoi rolin e parë në Hollywood në filmin Carmen Jones. Gjatë karrierës së saj ajo është diskriminuar për shkak të ngjyrës. Në librin autobiografik që shkroi ajo tregon se dhe pjesëtar të stafit të saj e kanë diskriminuar. Në një prej koncerteve ku Diahann këndoi, një pjesëtar i orkestrës u ngjit në skenë dhe tha se askush nuk do të dëgjojë një grua me ngjyrë të këndojë. Aktorja thirri policinë duke e përjashtuar nga shfaqja. Diahann shërbeu si frymëzim për shumë aktore të reja si Halle Berry dhe Angela Bassett.
SPORT
14 E diel, 6 TETOR 2019
KATEGORIA SUPERIORE
P
as triumfit në derbi, par tizani rikthehet me këm bë në tokë, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Teutës. Nën një atmos-
ferë të vakët, të diktuar si nga moti, ashtu edhe nga mungesa e tifozërisë në shkallët e “Selman Stërmasit”, sfida nisi mjaft interesante dhe e luftuar, por në
Ndalen Tirana dhe Partizani, Skënderbeu fiton ndaj Luftëtarit minutën e 35-të u kushtëzua nga arbitri, që ndëshkoi mesfushorin Romero me kartonin e dytë të verdhë dhe la Partizanin me 10 futbollistë. Vetëm dy minuta pasi mori epërsinë numerike, Teuta gjeti edhe avantazhin në rezultat, pasi zhbllokoi takimin me një gol të shënuar nga mesfushori prizrenas Florent Avdyli, gjatë ekzekutimit të një faulli. Partizani vuajti shumë disavantazhin në fushë dhe por arriti të gjejë një gol mjaft të bukur me Lorenc Trashin në
minutat shtesë të pjesës së parë, duke rikthyer baraspeshën, teksa mbrojtësi anësor gjeti edhe bashkëpunimin e portierit durrsak Stivi Frashëri. Pas dy humbjeve radhazi ndaj rivalëve direkt për titullin si Kukësi dhe Partizani, Tirana nuk mundi të fitonte as në Vlorë duke u ndalur në barazim 2-2 ndaj Flamurtarit. Edon Hasani u bë protagonist me dopietë, duke shënuar në minutën e dytë dhe të 40-të, por vlonjatët u kundërpërgjigjën
Mbrojtësi i kombëtares sonë u bë protagonist me një gol spektakolar ndaj Samdporias
Kumbulla “fluturon” në Seria A, shënon dhe vendos dy rekorde
fillimisht me një autogol të Ngoo dhe më pas me një gol të Hoxhës në minutat shtesë. Skënderbeu vuajti jo pak përballë Luftëtarit në Korçë, por në fund ia doli të festojë fitoren dhe 3 pikët, falë rezultatit 2-0, që u vendos nga dy gola të shënuar në minutat shtesë. Gjirokastritët u mbrojtën mjaft mirë, por “kalaja e tyre” ra në minutat shtesë, ku fillimisht ishte Bruno Dita dhe më pas Arbnor Muja, që shënuan golat me vlerë 3-pikëshe. PARTIZANI
M
arash Kumbulla po shkruan historinë në futbollit italian dhe atë europian. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka shënuar golin e parë në karrierë në Seria A duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij në suksesin 2-0 ndaj Sampdorias. Talenti ka shpërthyer këtë sezon në elitën e futbollit italian duke i ngjitur me shumë shpejtësi shkallët, për t’u bërë jo vetëm një titullar i padiskutueshëm te Verona, por edhe një nga talentet më premtues në këtë kampionat. “Provat gjenerale” i dha ndaj Milanit, duke futur në “xhep” Piatek për 90 minuta, dhe disa ditë më pas zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Juventusit, edhe pse u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Kumbulla u bë protagonist ndaj Sampdorias në minutën e 9-të, duke fluturuar me kokë pas një goditje këndi të ekzekutuar mjaft mirë nga Veloso. Futbollisti shkodran ishte i vendosur në shtyllën e parë duke i vjedhur kohën kundërshtarëve, por ky gol nuk ishte i zakonshëm. Lojtari kombëtares sonë vendosi edhe disa rekorde. Ai u bë mbrojtësi më i ri që ka gjetur
VLLAZNIA
Lerda: Kartoni i kuq nuk ishte, luajtëm më mirë me 10 lojtarë
rrugën e rrjetës gjatë sezonit 2019/2020 në 5 kampionatet kryesore europiane dhe i pari që ka lindur pas janarit të vitit 2000 që arrin të shënojë një gol në Seria A. “Ishte vërtet një emocion i madh. Jam shumë i lumtur dhe shpresojmë që të fitojmë sa më shumë duele të mundshme. Quagliarella? Bukur të luash ndaj kampionëve të tillë”,
deklaroi Kumbulla për mediat italiane. Nuk ishte vetëm goli i shënuar pasi Kumbulla ishte shumë i saktë në veprimet mbrojtëse, duke formuar një dyshe shumë solide me kapitenin e Kosovës, Rrahmani-n. Në Itali tifozët dhe mediat kanë filluar që ta cilësojnë si Chiellinin e ri dhe në fakt nuk e kanë aspak gabim, pasi stili i lojës është i ngjashëm.
Shumë shpejt me këto ritme ai do të luajë në një nga ekipet më të mëdha në botë. Kujtojmë që 19vjeçari është ftuar edhe nga kombëtarja jonë në grumbullimin e fundit nga trajneri Reja, dhe me prezantimet e shkëlqyera, pritet që të jetë titullarë në dy duelet e radhës së ndaj Turqisë dhe Moldavisë, pasi përshtat mjaft mirë në vendosjen me tre mbrojtës.
Jonuz: S’do të jetë e vështirë me Kukësin, nuk kemi çfarë të humbim
S
kuadrën e Vllaznisë e pret një sfidë e vështirë ndaj Kukësit në transfertë, por jo për trajnerin Mirsad Jonuz. Në prononcimin e tij për mediet gjatë konferencës për shtyp, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar skuadrën e tij dhe moralin e lartë që kanë futbollistët që ka në dispozicion. “Sfida me Kukesin nuk është
aspak e vështirë, ne nuk kemi se çfarë të humbim, vetëm mund të fitojmë. Do ta shohim nesër si do të jetë në fushë ky takim. Kam parë disa video të ndeshjeve të Kukësit brenda dhe jashtë, kanë sulm të mirë, por edhe ne kemi mbrojtje të mirë. Mendoj se do të jetë rezultat i mirë për në Kukësi ka edhe mbrojtje të mirë, por
unë u ndala te sulmi sepse kanë në dispozicion emra si: Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj. Megjithatë, unë besoj se do t’ia dalim, sepse kemi filluar të funksionojmë ashtu si duhet. Të gjithë lojtarët do t’i kem të gatshëm Sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe gjithçka duket mirë”, deklaroi trajneri i Vllaznisë, Jonuz.
Trajneri i Partizanit, Franco Lerda është shfaqur shumë i nervozuar pas barazimit ndaj Teutës, duke u shprehur se gjyqtarët po gabojnë në ndëshkimin me kartonë të kuq të futbollistëve të tij. Strategu italian vlerësoi lojën e lojtarëve të tij që dhanë shpirtin në fushë. “Një ndeshje e luajtur një orë ndaj të parës në klasifikim me një lojtar më pak pas një kartoni të kuq që nuk ekzistonte, duhet t’i bëj komplimente lojtarëve. Bëmë më mirë me 10, sepse me 11 nuk na lanë të luanim. Nëse do të ishim me 11 ndeshja ndoshta do të mbaronte në mënyrë ndryshe. Dua t’i bëj komplimente djemve por sot ka qenë shumë e vështirë që të fitohej. Të kuqtë janë shumë, është faji i gjyqtarëve. Shihni të kuqtë që kemi marrë. Kjo më shqetëson. Kartonët që jepen. Shihni të parin e Romeros, shihni edhe kartonin e kuq me roveshatë të Solomon. Skuadra nuk është as nervoze dhe as që bën faulle, janë të tjerët që duhet të shohin pamjet. Romero kapi topin te i pari dhe mori të verdhë. Nëse i sheh vetëm si numra mund të thuash ashtu, por janë situatat”, tha Lerda.
SPORT TRAJNERI
P
as fitores së thjeshtë 3-0 në Champions League ndaj Bayern Leverkusen, Juventus nesër do të masë forcat
15 E diel, 6 TETOR 2019
Sarri: Ndaj Interit jo vendimtare, janë skuadër solide
ndaj Interit, kryesueses me pikë të plota këtë sezon. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, nuk e sheh si përcaktuese këtë
ndeshje për titullin kampion. “Nuk dua të bind asnjë me zgjedhjet e mia. Duhet vetëm që të vendos në mënyrën e duhur, është e drejt që dikush të mbetet jashtë edhe pse është i zemëruar. Unë e marrë si diçka pozitive dhe jo negative. Juve favorite? Mendoj se nuk mund të thuhet në një ndeshje të vetme. Nuk jemi favorit. Do të përballemi me një skuadër të fortë, e cila është në një moment pozitiv. E tregoi edhe ndaj Barcelonës.
Ndeshja Inter-Juve, është një duel që duhet përjetuar. Sytë e gjysmës së botës do të jenë të përqendruara në këtë duel, por nuk është vendimtar. Pengesa Inter? Është një ekip i fortë dhe solid. Më krijon përshtypjen që janë të kompletuar. Kam parë një Inter të fortë, ndaj të cilëve është e vështirë të luash. Ne këtë sezon kemi ndryshuar disa futbollistë, mënyrën e lojës dhe do të përballemi me kundërshtarë më të fortë se sezonet paraardhëse.
Trajneri i Interit është shfaqur i nervozuar për peticionin e mbi 15 mijë tifozëve të bardhezinjve
Conte “ndez” Derbin: Tifozët e Juves që duan të heqin yllin tim janë idiotë! Nga Rozalb Lika
S
onte në mbrëmje sytë e të gjithë tifozëve do të jenë në Milano, atje ku do të luhet Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Një ndeshje që vjen me një tjetër tablo këtë sezon, pasi zikaltërit si asnjëherë më parë në vitet e fundit gjenden në vendin e parë me pikë të plota, ndërkohë që bardhezinjtë ndjekin me vetëm dy pikë më pak. Gjithsesi atmosfera është ndezur edhe nga konferenca për shtyp e trajnerit Antonio Conte, i cili nuk e ka pritur aspak mirë peticionin e mbi 15 mijë tifozëve të Juventusit për t’i hequr yllin në “Juventus Stadium”. “Më vjen keq që Agnelli ka ndërhyrë. Ndërhyrja e tij i dha rëndësi një iniciative vulgare. Ishte një gjë injorante, që nuk ka lidhje me vlerat, as që dua t’i komentoj. Faji është edhe i juaji që i jepni hapësirë injorantëve dhe që ushqenin dhunën. Nuk janë tifozë, por injorantë. Jemi me fat që
bëjmë një sport shumë të dashur në botë, duhet të transmetojmë vlera pozitive. Është një sport, jo një luftë, nuk duhet ta harrojmë. Jam në një klub që e urren
ANGLI
LA LIGA
Liverpooli 8 fitore në 8 ndeshje, triumfon në “frymën e fundit” Liverpool ka vijuar serinë e fitoreve në Premier League duke regjistruar fitoren e 8 në 8 ndeshje të luajtura. Viktima e radhës për “The Reds” kësaj radhe ishte ekipi i Leicester, i cili po tregon një formë të mirë këtë sezon. Ekipi i Klopp e mbylli në avantazh pjesën e parë 1-0 falë një goli të Mane në minutën e 40. Në pjesën e dytë vendasit neglizhuan “Dhelprat” që barazuan 10 minuta nga fundi me Maddison. Në minutat e fundit Liverpool shtoi forcat në sulm duke arritur që të fitonte një
dhunën. Në Angli nuk ka kështu gjërash”, deklaroi fillimisht strategu italian. Më tej strategu italian ka folur edhe për duelin ndaj bardhezinjve, duke e cilë-
suar si një duel mes dy kryesuesve. “Do të jetë një sfidë mes dy skuadrave që kanë bërë më mirë në këto javë të para, por ne jemi në fillim të rrugës tonë dhe duhet të kemi guxim të luajmë takime të tilla, për të shkuar sa më lart. Çdo ndeshje është e rëndësishme për këtë Inter, pasi është një shkallë rritjeje nga të gjithë këndvështrimet. Nga humbja me Barcelonën kemi shumë gjëra për të mësuar, ndërsa Juve e viteve të fundit është një shembull se si duhet punuar për të shkuar te suksesi. Lukaku do të luajë nëse është mirë, pasi në të kundërt do të hedhim në fushë dikë tjetër. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur një kalendar shumë të ngjeshur dhe disa futbollistë kanë shpenzuar shumë energji, por pas ndërprerjes besoj se do të rritim bazën e titullarëve, pasi disa futbollistë kanë ardhur me vonesë dhe tani po përfshihen në idenë e lojës së skuadrës”, u shpreh Conte para ndeshjes.
penallti që u kthye në gol nga Milner. Miqtë e kundërshtuan ashpër vendimin e arbitrit kryesor dhe në mbyllje të ndeshjes pati dhe përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave.
Reali mund Granada-n dhe blindon vendin e parë Real Madrid vazhdon momentin e mirë në La Liga, duke fituar 4-2 ndaj Granada-s. Skuadra madrilene e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh të trefishtë me Benzema që në minutën e dytë, ndërkohë që Hazard shënoi në limitet e pjesës së parë. Modric do të realizonte një super gol në minutën e 61të, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Gjithsesi ekipi i Zidane e merr më qetë seç duhet pasi do të pësonte dy gola të shpejtë me Machis dhe Duarte. Në mo-
mentin më të vështirë në kohën shtesë, James Rodriguez shënoi golin e sigurisë. Reali me këtë fitore ngjitet në kuotën e 18 pikëve, 4 më shumë se Granada.
Nëse do të arrijmë shpejt nivelin që kërkojmë, do ta kemi më të thjeshtë për të fituar. Do të përballemi me mbrojtjen më të fortë të kampionati si për kualitetin e mbrojtësve, ashtu edhe për mënyrën se si luajnë si skuadër. Interi di s’i të mbrojë si skuadër. Të shohim se kush do të jenë më mirë dhe do të sulmojë. E sigurt është që nuk do të jetë e thjeshtë. Klasifikimi nuk është një problem psikologjik në muajin tetor”, deklaroi Sarri. BUNDESLIGA
Hoffeheim shokon Bayernin, Freiburu i Abrashit ndal Dortmundin Bayerni Munich ka pësuar një humbje befasuese në momentin më të mirë të tyre. Skuadra e Niko Kovac është mundur 1-2 nga Hoffenheim në duelin e zhvilluar në “Allianz Arena”. Sargis Adamyan ishte heroi i miqve duke shënuar dy gola. Sulmuesi armen realizoi fillimisht në minutën e 54-t, duke përfituar nga një gabim i Tolisso në mesfushë. Robert Lewandowski vendosi baraspeshën në minutën e 73-të me një goditje me kokë, por miqtë do të shënon një tjetër gol të bukur me Adamyan. Hap fals edhe Dortmundi që nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Freiburgut të Abrashit. Mesfushori i kombëtares sonë u aktivizua si titullar duke luajtur për 90 minuta. Witsel shënoi një super gol në minutën e 20-të, ndërkohë që Waldschmidt ju përgjigj në të njëjtën mënyrën në fillimin e pjesës së dytë. Hakimi kaloi sërish në avantazh verdhezinjtë, por një minutë nga fundi Akanji e dërgoi topin në portën e tij duke i mohuar 3 pikët e radhës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E diel, 6 TETOR 2019
Presidenti Meta: Vallja e Tropojës, një pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike P
residenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë ditën e premte në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, zhvilluar në Tiranë. Teksa publikon një video nga koncerti, Meta shprehet se është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. “E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i
lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s. 1000 vjet valle Tropoje”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti në takim Kryeministrin e Kantonit të Sarajevës, Edin Forto
Veliaj: Fillim i ri për një bashkëpunim fantastik
T
irana dhe Sarajeva nisin një bashkëpunim të ri për të transformuar
mënyrën sesi funksionojnë dy qytetet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në
takim një delegacion të kryesuar nga Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, me të cilin diskutoi rreth ndarjes së eksperiencave të suksesshme në të dyja qytetet dhe sfidat e së ardhmes. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se projektet e mëdha infrastrukturore, transporti publik apo përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, janë disa nga fushat ku dy qytetet mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin. “Miku im Edin Forto dhe skuadra e tij na parashtroi disa ide ku mund të bashkëpunojmë: në çështje të menaxhimit të mbetjeve, siç kemi bërë në Ti-
ranë me mbylljen e landfillit dhe transformatorin e energjisë, në çështje të transportit publik, edhe transformimin që po bëjmë në transportin publik elektrik. Jam i bindur që mund të bashkëpunojmë dhe mësojmë nga Sarajeva, sidomos kur vjen puna te disa kompetenca që ata i kanë tashmë, siç mund të jetë shëndeti parësor, apo kompetenca të tjera që Bashkia e Tiranës ende pret që t’i decentralizojë”, tha Veliaj. Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të intensifikohet më tej në shumë fusha të ndryshme. “Zbuluam se kemi shumë sfida të përbashkëta në transformimin e qyteteve. Të ndajmë të njëjtat probleme është një gjë, por të bëhemi miq, dhe ta bëjmë këtë gjë bashkë, është akoma dhe më mirë. Kështu që, shpresoj se ky bashkëpunim do të zgjerohet më tej, ne do të nisim fillimisht me kulturën, sportin, dhe edukimin,
çka është më e lehtë për t’u bërë, por do të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë landfillet, transporti publik, dhe çështje të tjera. Ndihemi sikur jemi në shtëpi”, deklaroi Edin Forto. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Kryeministrit të Kantonit të Sarajevës, Edin Forto “Kullën e Sahatit”.