CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E premte, 7 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 290 (8421)
E premte, 7 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Reagojnë protestuesit ndaj kryeministrit: "Qeveria e tij të ketë më mirë një fund të tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund, pasi nëse tallet me ne, të dy variantet janë para zyrës së tij, në Bulevard"
Studentët tronditën qeverinë, Dhjetor 1990 dhe Dhjetor 2018
Protesta e studentëve ishte madhështore, një model i qytetarisë dhe shprehjes së reagimit. Studentët i dhanë dje një leksion të madh gjithë shoqërisë, duke nisur nga partitë, shoqatat dhe deri te qytetarët apatik që kanë humbur nervin e reagimit. Studentë të tillë nuk kishim parë prej 28 vitesh, qëkur nisi Lëvizja e Dhjetorit '90, e cila përmbysi një diktaturë
FAQE 3
Studentët nuk tërhiqen nga kërkesat. Sot protesta e madhe para Kryeministrisë
FAQE 4-5
Në foto: Pamja nga protesta e studentëve zhvilluar dje para Ministrisë së Arsimit EDITORIAL
SUPER SKANDAL
Dokumentet e kompanisë fituese të tenderit 18 milion euro, dalin fallso
FAQE 10
KREU I PD
Dhjetori i Dytë Nga Qamil Xhani
Lulzim Basha: Shqiptarët po ngrihen kundër qeverisë mafioze
"UNAZA E RE"
FAQE 14
KOLONEL MYSLIM PASHAJ
Presidenti Meta: Kundër ndryshimit të kufijve mbi baza etnike, duhet dialog efektiv, jo fiktiv
“Rinegocimi i paktit detar 2, po bie në kthetrat e marrëveshjes së parë”
FAQE 7
TELEVIZIONI
FAQE 7
A2 News, partner ekskluziv i CNN, nisi transmetimin
FAQE 15
FAQE 8-9
POLITIKE
2
E premte, 7 DHJETOR 2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS NË KRAH TË STUDENTËVE: TË GJENDEN ZGJIDHJET PËRMES FRYMËS SË DIALOGUT
P
residenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve, që prej katër ditësh janë ngritur kundër tarifave të vendosura për arsimimin e tyre dhe për provimet mbetëse. Në një njoftim për mediat, Presidenca thotë se po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bëri thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje
Protestat e studentëve, Ilir Meta: Të adresohen shqetësimet me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik. “Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin
më të mirë publik. Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”- theksoi dje Presidenca në reagimin e saj. Për më shumë se 7 orë mijëra studentë nga të gjitha
Universitetet e Tiranës protestuan ditën e djeshme duke u mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta ka dhe në Universitetin e Korçës, Durrësit, Elbasanit, e Shkodrës.
Deputeti i LSI-së: Qeveria është e kapur në panik prej protestës studentore. Kryeministri nuk di ç’thotë
Rrokaj: Protesta e studentëve, e drejtë. Buxheti për arsimin s’plotëson kërkesat
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj tha se protesta e studentëve është e drejtë. Në një intervistë për “News24”, Rrokaj u shpreh se buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm dhe nuk plotëson kërkesat. “Studentët kanë gjithmonë të drejtë sepse arsimi gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit nuk e kanë parë arsimin si prioritet për ta vendosur arsimin në ato shina siç është në vendet perëndimore. Buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm. Është vetëm 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo nuk mjafton, pasi nuk plotëson kërkesat e arsimit. Mos subvencionimi i arsimit nga qeveria çoi në rritjet tarifash për studentët”- tha Rrokaj. Sipas tij mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare në Universitete dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin. “Problemi është se nëse do zbatohen të njëjtat rregulla loje sic bëjnë vendet e rajonit që kanë tarifat më të ulëta. Shteti nuk e konsideron arsimin në njëjtat shina si objektivat që duhet të bëjë Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE. 2 Km rrugë janë të mjaftueshme për arsimin publik. VKM për tarifat e krediteve është anti-ligjore. Mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin, e cila do ulë tarifën që duhet të paguajnë studentët”- tha Rrokaj. Më herët përmes rrjeteve sociale, ishdekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj do të shprehej se Qeveria është e kapur në panik prej protestës studentore. “Qeveria e kapur në panik prej protestës studentore. I kapur prej panikut të protestës studentore kryeministri nuk di ç’thotë: Ja se si shprehet: “Thjesht e vërteta. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti; Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014; VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet; Efekti i VKM nis vitin tjetër; Ministria u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”. Së pari, kur tarifat me ligj i Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
përcakton dhe i miraton universiteti përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj? A ka shkelje ligjore këtu? Së dyti, kur prej vitit 2014 nuk ka ‘rritje tarifash’
kjo tregon se asokohe qeveria ka qenë dakord me këto tarifa dhe i ka miratuar sipas ligjit të mëparshëm, i cili këtë të drejtë ia njihte asaj, ndryshe nga ligji aktual
i 2015-ës, që këtë të drejtë ua njeh IAL-ve. Këto të fundit nuk i kanë ndryshuar tarifat, duke respektuar tavanin e vendosur nga Qeveria. Së treti, kur të drejtën për të miratuar tarifat e kanë universitetet ç’punë ka ministria përgjegjëse t’u drejtohet atyre për ta rikonsideruar tarifën në fjalē? Së katërti, çfarë logjike është kjo kur thuhet se nuk e keni këtë vit tarifën (pra , kot protestoni), por pa merak do ta keni vitin tjetër? Pra, prisni të protestoni pas janarit?! E gjithë kjo që po ndodh ka një përfundim: papërgjegjshmëri, anarki kompetencash dhe lojë kungulleshkash midis Qeverisë dhe IAL-ve, ku Qeveria bën lojën e strucit, duke mos u përgjigjur sy më sy se përse subvencionimi për arsimin nuk është 5% e PBB-së, si vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%, e ku viktimat e këtij mosfinancimi janë studentët? Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurtë se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj.
“KUSHTE MË TË MIRA NË KONVIKTE”
N
dërsa nuk tha asnjë fjalës për kërkesat e studentëve [përgjatë gjithë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama tregoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” se qeveria ka nisur investim masiv për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve ku strehohen studentët e Tiranës. “Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, tha Rama në rrjetin social duke i bashkëngjitur pamje 3D të projekADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Rama i përgjigjet studentëve me pamje 3D: Qeveria ka nisur investim masiv
tit që sipas tij, planifikon ndryshimin e gjendjes në godinat e Qytetit Studentit. Kjo është një nga tre pikat që studentët i kanë parashtruar qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se do të rikthehen sërish në NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
protesta. Prezantimi në video, ka bërë që qindra komente të “shpërthejnë” kundër qeverisë në rrjetin social “facebook”, e veçanëriosht në faqen e vetë kryeministrit Rama. Qytetarët përcjellin me ironi se në mënyrë 3D janë bërë edhe një sërë veprash të tjera si aeroporti i Kukësit, ai i Vlorës. “Me këtë 3D i ke bërë të gjitha, nga rrugët deri te aeroportet. Të rrojë 3D-ja se për realitetin as djali jot i vogël nuk ka për t’i bërë”, shkruan një qytetare. Kryeministri u ka kthyer përgjigje shumë prej tyre, komente të përcjella gjithashtu me ironi nga ai.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 7 DHJETOR 2018
Reagojnë protestuesit ndaj kryeministrit: "Qeveria e tij të ketë më mirë një fund të tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund, pasi nëse tallet me ne, të dy variantet janë para zyrës së tij, në Bulevard"
Studentët tronditen qeverinë, Dhjetor 1990 dhe Dhjetor 2018
Protesta e studentëve ishte madhështore, një model i qytetarisë dhe shprehjes së reagimit. Studentët i dhanë dje një leksion të madh gjithë shoqërisë, duke nisur nga partitë, shoqatat dhe deri te qytetarët apatik që kanë humbur nervin e reagimit. Studentë të tillë nuk kishim parë prej 28 vitesh, qëkur nisi Lëvizja e Dhjetorit '90, e cila përmbysi një diktaturë Në një miting madhështor, që nuk është parë në Shqipëri që nga Lëvizja e Dhjetorit e vitit 1990, studentët arritën dje fitoren e parë kundër qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Pjesëmarrja masive në protestë para Ministrisë së Arsimit, si dhe protestat e tjera në qytetet universitare detyruan qeveria të mblidhet me urgjencë dhe në panik për të diskutuar kërkesat e studentëve. Pak orë pas protestës ku në gjithë vendin mund të ketë nxjerrë në rrugë më shumë se 120 mijë studentë, qeveria vendosi anulimin e vendimit që detyron studentët të paguajnë për provimet e përsëritura. Vendimi i marrë, nën presion, nga kryeministri Edi Rama është llogaritur si një lëvizje që do t'i jepte fund protestës së të rinjve. Por skema e zakonshme e qeverisë që plotëson një kusht dhe "harron" 4 kërkesat e tjera nuk ka funksionuar me studentët. Drejtuesit e protestës së të rinjve i dhanë direkt përgjigje vendimit të qeverisë. Në mitingun masiv para Ministrisë së Arsimit ata deklaruan se plotësimi vetëm i një pike nga kërkesat e tyre është tallje e qeverisë "Rama". Të vendosur, të rinjtë deklaruan se nëse qeveria nuk reflekton dhe nuk plotëson kërkesat e tyre që kanë të bëjmë me gjithë tarifat universitare, arsimin falas dhe kushtet e jetesës së studentëve, protesta nuk do të ndalet, bile do të kthehet në Demonstratë. Madje dje ka ardhur dhe paralajmërimi i parë i studentëve jo vetëm kundër Ministrisë së Arsimit, por
edhe kundër qeverisë "Rama". "Qeveria dhe Ministria u tërhoqën nga haraçi i padrejtë për studentët! Por nuk kanë plotësuar kërkesat e tjera dhe po përpiqen t'u bishtnojnë! Ama, ne nuk ndalemi! Nesër ( e premte) vazhdon protesta para ministrisë! Deri në realizimin e plotë të kërkesave! Në orën 08.00 bojkotojmë në çdo fakultet/universitet! Në orën 10.00 protestojmë para Ministrisë!",- thuhet në reagimin e studentëve që drejtojnë protestën. Drejtuesit e protestës nuk e fshehin në deklaratat e tyre se nëse qeveria vazhdon të tallet dhe të denigrojë protestuesit duke mos plotësuar kërkesat e tyre të të drejta dhe minimale, atëherë protesta masive do të zhvendoset para Kryeministrisë. Ndërkohë qeveria ka zgjedhur skemën e zbehjes dalëngadalë të protestës. Pas plotësimit të
një pike, kryeministri pritet të bëj sot një tjetër tolerim për të plotësuar një tjetër kërkesë. Me këtë mënyrë kabineti dhe këshilltarët e kryeministrit mendojnë se do të ulin numrin e pjesëmarrësve duke lëshuar pak nga pak, por jo gjithçka. Qëllimisht dje qeveria vendosi të lëshonte vetëm për një prej kërkesave, për t'i dhënë mundësi vetes që nesër të bëjë një tjetër lëshim nëse protesta arrin kulmin. Por ka një pikë që qeveria duket se nuk ka ndërmend të heq dorë dhe është ajo për arsimin flas dhe rritjen e buxhetit për gjithë arsimin shtetëror. Por është fakt se nga buxheti i shtetit, qeveria ka dhënë fonde të mëdha për universitetet private, krejt në kundërshtim me praktikën europiane. Ndaj këto ditë nga qeveria do të ketë manovra dhe show politik, por jo plotësim të
gjithë kërkesave të studentëve. Loja që një ditë del Kryeministri dhe thotë se tarifat nuk i vendos qeveria dhe një ditë më pas firmos vendimin ku qeveria ul tarifat, tregon se jo vetëm po mashtrojnë studentët, por edhe po tentojnë t'u shkatërrojnë protestën. Në rrugë nuk ka protestë politike, por një reagim të jashtëzakonshëm të studentëve. Studentët kanë një listë me kërkesa për të cilat nuk po bëjnë politikë dhe nuk pranojnë të negociohen si në pazar. Ata kanë një listë me kushte që qeveria ose i plotëson ose del dhe thotë se nuk i pranon dhe më pas merr përsipër pasojat. Protesta e studentëve ishte madhështore dhe një model i qytetarisë dhe shprehjes së reagimit. Studentët i dhanë dje një leksion të madh gjithë shoqërisë, duke nisur nga
partitë, shoqatat dhe deri te qytetarët apatik që kanë humbur nervin e reagimit qytetar. Studentët dje treguan se janë të aftë të bëjnë të tërhiqen edhe qeverinë që cilësohet si më arrogantja e gjithë viteve të fundit. Tashmë i takon Kryeministrit të reflektojë, sa nuk është vonë, jo thjesht mbi kërkesat e "ca studentëve mbetës", por gjithë atyre të rinjve që treguan se janë gati të bëjnë dhe një revolucion. Këto orë do të tregojnë nëse Edi Rama e ka kuptuar situatën në të cilën ka futur vendin, apo do të sillet njëlloj si anëtarët e Byrosë në vitin 1990. Nëse imiton këta të fundit edhe fundin do e ketë të ngjashëm me ata. Ndaj reago dhe kërko falje zoti kryeministër, duke ua plotësuar kërkesat rinisë studentore, të ardhmes së vendit tonë!
POLITIKE
4
E premte, 7 DHJETOR 2018
Studentët nuk pranojnë asnjë kompromis për kërkesat e tyre: Do të na shohin ditë për ditë këtu në rrugë
P
rotesta vijon. Studentët duan që t’u plotësohen menjëherë të gjitha kërkesat e tjera nga MAS, që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në Bordin e Administrimit në Universitete dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Për tre pikat e tjera, ministrja Lindita Nikolla propozoi të ngrihet një grup pune, por studentët kundërshtojnë, duke kërkuar zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre, ndryshe ata paralajmërojnë me përshkallëzim të protestës, për ta shndërruar atë në demonstratë. Protesta e djeshme Me thirrje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” , “Ulni tarifat!” dhe pankarta në duar mijëra studentë nga universitetet e Tiranës dhe Kamza marshuan paraditen e së enjtes, 6 dhjetor, drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët u vendosën para ministrisë për më shumë se shtatë orë (ora 08:00- 15:40) dhe nuk pranuan të largoheshin pa parë më parë të zyrtarizuar me firmë, vendimin për anulimin e tarifave për provimet e mbartura. Vendimi u firmos rreth orës 15: 30 dhe deri atëherë studentët nuk pranuan të bënin asnjë kompromis, dhe as të binin pre e manovrave që Ministria e Arsimit u përpoq të bënte duke kërkuar një grup përfaqësie të hynte në institucion për të negociuar. “O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren”- kërcënuan studentë. Kishte momente kur studentët hodhën vezë, letër higjienike drejt institucionit, ndërsa studentë të mjekësisë hoqën bluzat e bardha dhe i varën tek kangjellat ndërkohë brenda në institucion, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla vijonte negociatat me dekanë dhe rektorë të universitetit. “Nëse
Studentët zbythin Qeverinë, por protesta vazhdon sot para Kryeministrisë
nuk do të japin një përgjigje pozitive ne do të vijojmë të jemi këtu”, shprehej një studente. “Kjo VKM është e turpshme. Tarifa e kreditit është 8 mijë lekë, 9 kredite për 8 mijë lekë i bie 72 mijë lekë për tu futur në provim”. Zemërimi i studentëve nuk ndalonte, madje refuzuan fort dhe larguan individë që u përpoqën ta politizonin revoltën e tyre. “E mira është të kemi përgjigje pozitive, sepse do
të na shohin ditë për ditë këtu në rrugë. Ti mbajnë larg njerëzit, presionet ose mënyrat që ata përdorin rëndom për të na zmbrapsur. Jemi këtu në shesh që ti tregojmë Ministres që ose do të bjerë VKM, ose do të bjerë Ministrja. Po taksohemi për një shërbim që nuk ka kosto shtesë. Ultimatumi Ata vendosën një ultimatum qeverisë që të jepte një përgjigje
deri në orën 16:00, në të kundërt protestat do të përshkallëzoheshin në demonstrata. Një prej tyre tha për mikrofonin e Ora Neës, të gazetares Nertila Dosti se do të jetë dhjetori i dytë. “Ne kemi lënë një afat, deri sot pasdite në orën 4 kërkojmë përgjigje. Nëse përgjigja nuk jepet, atëherë ta dija kryeministri dhe ministrja se ne nuk tërhiqemi. Nuk jemi rtërhequr për protestat tona për armët kimike
dhe nuk do tërhiqemi. Madje paralajmërojmë se protesta mund të kalojë në demonstrata. Protesta do të përfundojë vetëm me realizimin e qëllimeve. Ky është dhjetori i dytë. Prindërit tonë patën vizionin për një Shqipëri Europiane, atë ëndërr vazhdojmë ta kemi dhe ne. 8 dhjetori i dytë po afron, Dhjetori i dytë do ta gjejë Shqipërinë me heqjen e këtyre tarifave burokrate”- do të shprehej një student. As dalja e ministres së Arsimit, pas 5 orë proteste, në një deklaratë për median se po zbrapsej, dhe do të anulonte vendimin nuk i bindi studentët të cilët në listën e kërkesave drejtuar ministrisë kishin renditur dhe uljen e tarifave për shkollimin, pjesëmarrjen në Bordin e Administrimit në Universitete dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Studentë nga të gjithë universitetet e Tiranës, - Fakulteti i Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor - vijuan të qëndronin dhe të mos largoheshin, ndërsa thërrisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Ndërkohë forca të shumta policore ishin vendosur jashtë rrethimit të Ministrisë së Arsimit. Studentët vendosën të largoheshin rreth orës 15:30 minuta me premtimin se do të kthehen sot prapë për të kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera.
“KRYEMINISTRI RROGËN E VET E KA SHUMË TË LARTË, PRINDËRIT TANË KU PUNOJNË, KU JETOJNË?”
P
rotesta e studentëve të Tiranës u përhap ditën e djeshme dhe në universitetin e Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Shkodrës, ndërkohë Presidenti Ilir Meta i bëri dje thirrje autoriteteve të adresojnë shqetësimet. Studentët e Elbasanit Ndërkohë studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” janë pritur dje nga zv/rektori Peçi Naqellari, i cili premtoi se tarifa për lëndët ngelëse aktualisht është 400 lekë, por do të rishikohet sërish. “Është e drejta juaj të protestoni. Është një vendim që jeni njohur nga media në lidhje me vendimin 288, pika 4. Edhe Ministria premtoi se do rishikohet. Ne si universitet e kemi lënë 400 lekë të vjetra duke e minimizuar, po përsëri do e rishikojmë. Në lidhje me këtë bordi i administrimit ka vendosur tarifa të zbutura. Ne mirëkuptojmë kërkesën tuaj. Por tarifat nuk kanë ndryshuar. Kaq kanë qenë. Tarifa për pagesën e krediteve të mbartura bën fjalë për ciklin master dhe studentët me kohë të pjesshme”- do të shprehej, Peçi Naqellari. Por nga ana tjetër, studentët e Elbasanit u shprehën dje njëzëri që është turp për kryeministrin Rama, që i quajti ata “ngelësh”. “Ne nuk jemi as bijë politikanësh
Revolta studentore shtrihet edhe në Universitetet e Elbasanit, Korçës, Shkodrës e Durrësit
dhe as bijë biznesmenësh, pasi bijtë e politikanëve dhe biznesmenësh shkojnë në shkolla private ose jashtë shtetit. Ne vijmë nga shtresat e mesme ose të ulëta, ndaj merr një vendim për uljen e tarifave të shkollës”- tha një student i revoltuar.
Studentët e Korçës Studentët e Universitetit “Fan Noli” kërkojnë që të anulohet VKM e krediteve, të përmirësohen kushtet e konvikteve, të gjysmohet tarifa që do dyfishohet vitin që vjen, të shtyhet afati i pagesave të shkollës. “Kryeministri rrogën e vet e
ka shumë të lartë, prindërit tanë ku punojnë, ku jetojnë? Le të bëhen prindërit tanë të bëhen ministra dhe atëherë ne i vazhdojmë studimet ashtu sic duhet. Ndërsa fëmijët e ministrave le të vijnë të mësojnë këtu në Shqipëri dhe jo të jetojnë jashtë shtetit si mbretër. Taksat e atyre po i paguajmë të gjitha ne”- tha një student. “Jemi të zhgënjyer pasi rektori Skënder Topi, pedagoget dhe përfaqësuesi i studentëve nuk kanë denjuar të na presin për bashkëbisedim. Rama na quajti ngelsa! Turp për qeverinë që nëpërkëmb studentet. I themi Nikollës: Mendoni mirë mënyrën e motivimit për studentët”- tha një tjetër student. Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte. Por ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve dha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa përgjegjësinë për tarifat ia kaloi Universiteteve.
POLITIKE
5
E premte, 7 DHJETOR 2018
Ministrja e Arsimit: Sa i takon kërkesës së dytë që studentët duan përfaqësim në Bordet e Administrimit, kjo gjë nuk ndodh në asnjë universitet në botë
P
rotesta e studentëve, që sot futet në ditën e katërt të saj, ka zmbrapsur qeverinë duke shfuqizuar që dje VKMnë për provimet e mbartura. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave ku dhe ka bërë të ditur vendimin. “Pas vendimmarrjes së Universiteteve qeveria heq nenin 4 nga VKM, për tarifën për provimet e bartura të studentëve. Sa i takon kërkesës së dytë që studentët duan përfaqësim në Bordet e Administrimit, kjo gjë nuk ndodh në asnjë universitet në botë”, u shpreh Nikolla pas takimit me rektorët dhe dekanët e Universitetit. Ajo iu ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët. “Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75% të kostos reale të studimit. Ka dhe programe të caktuara në UBT ku buxheti i shtetit mbulon mbi 85% të kostos reale të disa programeve të studimit. Është një debat i shëndetshëm që ne duhet t’i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Por patjetër ne do të kemi në fund një histori që do rishikojmë jo vetëm komunikimin atë që ndodh nga ministria tek ju por edhe ju me studentët dhe pedagogët por nga ana tjetër gjithë cilësitë dhe përgjegjësitë që ushtrohen nga komponentët që punojnë në arsimin tonë të lartë. Padyshim duke bërë së pari detyrat e shtëpisë qeveria shqiptare dhe MAS me buxhetin. Edhe buxheti i këtij viti është rritur me 8.3 % nga një vit më parë, ne do të vijojmë të rrisim buxhetin
Tërhiqet qeveria - Nikolla: Shfuqizohet vetëm VKM-ja për provimet e mbartura FOTOLAJM
“Ngelsat” i japin mësim Ramës - Pas protestës pastrojnë sheshin para Ministrisë
e arsimit por pa rritur taksat e shqiptarëve. Kjo është e vërteta që lidhet me tarifat dhe buxhetin e arsimit të lartë. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat për studentët përsëritës”, deklaroi Nikolla. Studentë nga të gjithë universiteteve të Tiranës, - Fakulteti i Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor - vijojnë të qëndrojnë dhe të mos largohen ndërsa thërrasin
REVOLTA
Mediat e mëdha ndërkombëtare jehonë protestave të studentëve Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së studentëve shqiptarë që kërkuan anulimin e tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit. Gazeta “New York Times”, pasqyron tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimin për tarifën e provimeve të prapambetura, ndërsa thekson se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të parashtruara nga studentët. Gazeta “Uashington Post” thekson gjithashtu se studentët do të vazhdojnë protestat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre. Lajmi pasqyrohet edhe agjencia “BalkanInsight”. Me titull “Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”, kjo agjenci nënvizon se studentët bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike. Mediat e huaja i janë referuar për agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. “O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren”- kërcënuan studentët para se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla të njoftonte vendimin brenda godinës së institucionit. Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR: 1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit
për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet. 2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. 4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).
Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht. Por krahas kësaj, studentët kanë treguar se janë qytetarë të denjë të këtij vendi. Pas protestës, ata kanë pastruar vendin nga letrat, fletoret e stilolapsat e hedhur në drejtim të Ministrisë, duke treguar një gjest të lartë edukues. Me këtë gjest ata i treguan kryeministrit që i futi të gjithë në një thes duke i quajtur ngelës, se ata jo vetëm që s’janë të tillë por protestojnë për të drejtat e tyre, por edhe se janë shembullorë. Ata janë shprehur se me këtë duan t’u tregojnë atyre që i kanë quajtur katranjosë, se ata janë shembullorë. Kujtojmë se pas protestës, studentët kanë paralajmëruar se sot do të ketë sërish, por këtë herë jo vetëm para Ministrisë së Arsimit, por edhe duke marshuar para Kryeministrisë.
PROTESTA
Rama nis propagandën, tenton të provokojë studentët me autoambulancë
M
ijëra studentë paraditen e djeshme dolën në protestë për të kundërshtuar tarifat e larta që ishin vendosur për provimet e mbartura dhe për kreditet që u duhen për vitin pasardhës. Rruga e “Durrësit” përballë Ministrisë së Arsimit është paralizuar për orë të tëra nga studentët, të cilët nuk kanë lejuar asnjë makinë të kalojë. Por në një moment një autoambulancë ka ardhur drejt tyre duke shkaktuar kaos në fillim, megjithatë studentët që protestonin janë treguar të matur dhe i kanë liruar me urgjencë rrugën autoambulancës, megjithëse kishte dyshime të forta se ajo ishte bosh.
Kujtojmë se në protesta të tjera, kjo teknikë është përdorur për të nxjerrë “keq” protestuesit, duke thënë se rrezikonin jetën e
njerëzve, por kjo propagandë nuk ka funksionuar dje me studentët. Disa prej tyre kanë deklaruar se në ambulancë ishte vetëm një mjek para, dhe nuk kishte pacient në të. Gjithashtu një detaj i rëndësishëm është se, zakonisht ambulancat përdorin rrugën “Asim Vokshi” për t’u drejtuar tek spitali “Nënë Tereza”, pasi rruga ku zgjodhi ambulanca e sotme është gjithmonë me trafik të rënduar. Ambulanca që kaloi mes përmes protestuesve, në rast se do të kishte pacient të sëmurë në të do të bënte shumë kilometra të tepërt duke i rënë rreth e përqark Unazës së Vogël, ndërkohë që rruga më e drejtë është “Asim Vokshi”.
POLITIKE
6
E premte, 7 DHJETOR 2018
ISH-KRYETARJA E KUVENDIT: NË THELB PROTESTA E TYRE ËSHTË KUNDRA VARFËRISË SË SHUMËFISHUAR
Jozefina Topalli përkrah studentëve: Po i japin dritë shprese vendit
“Ata sot protestojnë kundra një sistemi të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada më parë”. Kështu e komenton ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli protestën e studentëve, të cilët në shenjë kundërshtie kundër disa vendimeve të MAS, mbushën sot sheshet e Tiranës dhe
jo vetëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli i cilëson studentët kujdestarë të kombit. Ish-deputetja e PD-së teksa rendit disa nga arsyet se pse të rinjtë protestojnë, shton se ata po i japin shpresë familjeve dhe vendit të tyre. “Studentët- kujdestarët e kombit. Sot studentët po i japin një dritë shprese Vendit të tyre. Ata sot po protestojnë kundra tarifave, por në thelb protesta e tyre është kundra varfërisë së shumëfishuar, kundra pamundësisë për të jetuar një jetë siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë të prindërve të tyre, kundra pensioneve qesharake të gjyshërve të tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutalitetit; kundra korrupsionit që ka kap
çdo qelizë të këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë në fakt kundra qeverisë dhe oligarkëve; kundra tradhëtisë së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre që pasurohen me karrigen politike, qofshin në pushtet apo opozitë. Ata sot protestojnë kundra një sistemi te kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada më parë. Ata sot po i japin shpresë familjeve të tyre, shtëpisë së tyre, vendit të tyre të dashur. Ata po thonë: Duam të jetojmë këtu... nuk duam të ikim, si miliona shqiptarë të tjerë, vëllezër e motra të tyre që ikën nga dëshpërimi. Bravooo studenta!”- u shpreh Jozefina Topalli.
Ish-kryeministri: Gjimnazistët e mbarë qytetarët e Tiranës të mbështesin grevën e drejtë të studentëve
N
ë një kohë kur studentët e universiteteve publike mbushën sot sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa paralelisht protestonin dhe bashkëmoshatarët e tyre në Shkodër, Elbasan dhe Korçë, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një reagimi në Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren Lindita Nikolla, ndërsa shton se ata po përpiqen që të mashtrojnë studentët. Sipas Berishës qeveria është tronditur dhe në panik për shkak të protestës së studentëve. Mes të tjerash demokrati shton se qeveria gënjen kur shprehet se tarifat e studimit i caktojnë dekanatet dhe universitetet. Teksa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, Berisha shprehet i bindur se studentët do të fitojnë. “Përpjekja për të mashtruar studentët akt amoral i Kallam-Dështakut dhe Ndrikull-Vilës! Të dashur miq, të tronditur dhe në panik të thellë nga greva; bojkoti i mësimit) e mbi 120 mijë studentëve të universiteteve publike të Tiranës, Elbasanit, Korçës, Shkodrës që më të drejtë kërkojnë arsim publik falas, mashtruan sot duke ju thënë studentëve se tarifat e tyre i caktojnë dekanatet dhe universitetet. Në të vërtet tarifat e pranimit të studentëve miratohen çdo vit nga Këshilli i Ministrave dhe konkretisht në vitin 2018 janë miratuar me vendimin nr. 288 dt 21.5.2018 të firmosur nga vet Kallam-Dështaku. Në përgjigje të kësaj kërkesë plotësisht legjitime, pasi tarifat që paguajnë bazuar nga vendimi çnjerëzor i narko-qeverisë janë 4-15 herë më të larta se sa në vendet anëtare të BE, kurse pesha e shpenzimeve që paguajnë në mesatare, familjet për shkollimin e tyre siç dëshmon grafiku i Eurostatit, është rreth katër herë më e madhe se sa mesatarja e vendeve të BE dhe 5.5 herë më e madhe se sa në Serbi dhe Maqedoni dhe 6.5 herë më e madhe se sa në Bosnjë. Këtij trillimi të paskrupullt të Kallam-Dështakut dhe Ndrikull-Vilës studentët grevistë ju përgjigjen nga sheshi i protestës me kërkesën legjitime: arsim publike falas! Ju bëj thirrje të rinjve, gjim-
Protesta, Berisha: Rama po i mashtron studentët për tarifat
nazistëve dhe mbarë qytetarëve të Tiranës mbështesni grevën e drejtë të studentëve, kërkesën e tyre për arsim publik falas, sepse ata po mbrojnë të ardhmen e rinisë, qytetarëve dhe vendit tyre. Ju bëj thirrje
pedagogëve të universiteteve bashkohuni me studentët tuaj, sepse ata po mbrojnë parimet e drejta dhe përcaktuese për të ardhmen e arsimit shqiptar! Studentët do fitojnë”- theksoi Sali Berisha.
KREU I GRUPIT TË LSI
Vasili: Armiq të popullit! Arsimi publik falas, më e pakta që mund të bëhet
Revolta studentore ka shkaktuar një lumë reagimesh gjatë ditës së djeshme jo vetëm nga bota akademike dhe intelektuale, por edhe nga klasa politike. Një reagim i fortë do të vinte dje edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili ka dalë në krah të protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre. Vasili si studentët është shprehur se më e pakta që mund të bëhet është arsimit publik falas. “Arsim publik falas më e pakta dhe bëhet me miliardat e koncesioneve. Arsimi publik falas është detyrimi me minimal për shqiptarët, me mësim-dashësit, që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro, po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma, koncesione në shëndetësi, fasada, zyra e ëc etj., etj., etj. Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare, që janë kthyer në një hon që përpin para”. Në qoftë se kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra janë: Armiq të Popullit”- u shpreh në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
DEPUTETJA E PS
Protesta, Spiropali: Lajm i mirë që studentët organizohen
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali në një intervistë për “News 24”, ka komentuar protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë, ku siç tha ajo studentët janë një trup me vetëdije që organizohen. Spiropali, tha se protesta e studentëve 7 muaj pas miratimit të VKM-së, e kishte kapur në befasi Ministrinë e Arsimit dhe heqja e saj brenda ditës ishte arritje. “Nuk e konsiderojmë tërheqje pikën 4 të VKMës. Fakti që shqiptarët i vendosin kaq rëndësi shkollimit të tyre, është një lajm shumë i mirë. Është pikërisht kjo arsyeja pse qeveria vendosi të bërë një reformë të Arsimit të Lartë për t’i dhënë autonomi. A ka probleme në Universitet? Sigurish që ka. Po ashtu sa reflektohet buxheti që u rrit, pra ka një zinxhir të gjërave që duhen adresuar që studentet dhe familjet e tyre të marrin ata që meritojnë. Është kërkuar të ngrihet një këshill i përbashkët pune me Rektoratin, ne jemi dakord”- tha Spiropali. Në vijim deputetja e PS-së nuk e shikon si tërheqje të qeverisë anulimin e pikës 4 të VKM-së. “Nuk e konsiderojmë tërheqje një kërkesë që e konsiderojmë të arsyeshme. Janë disa nga rektorët që e kanë kërkuar, për studentët që shtyjnë provimet, diplomat, ndaj edhe u vendos. Ajo që vëmë re është se nuk ka patur një komunikim nga ana e universiteteve. Po flasim për një universitet, që të jetë i vetëmjaftueshëm”- u shpreh dje deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.
POLITIKE EDITORIAL Nga Qamil Xhani
P
rotesta e studentëve në mbarë vendin për nga pjesëmarrja masive dhe ngjajnë me Dhjetorin e Dytë në historinë post komuniste në Shqipëri. Nëse në 1990, studentët dolën në protesta për të rrëzuar sistemin komunist, dje studentët "rrëzuan" qeverinë duke e detyruar të tërhiqet. Ashtu si 28 vite më parë edhe protestat e studentëve fillimisht ishin sociale, por arroganca e pushtetit diktatorial të asaj kohe bëri që brenda pak ditësh tubimi që nisi për kushtet më të mira të studentëve të zbulonte gjithë problemet e shoqërisë shqiptare të asaj kohe dhe të bënte përmbysjen e madhe. Edhe tani studentët kanë kërkesë sociale dhe ekonomike që lidhen me trajtimin e tyre më dinjitoz. E drejta ligjore dhe morale është në favor të studentëve. Pavarësisht deklaratave të qeverisë, statistikat e huaja tregojnë se një student shqiptar paguan më shumë se gjithë bashkëmoshatarët e tij në rajon dhe në vendet e BE për tu arsimuar. Vetëm ky fakt tregon se sistemi ka dështuar dhe stu-
dentët janë në të drejtën e tyre të kërkojnë shumë më tepër sesa heqja e tarifave për disa provime. Është një problem që nuk zgjidhet me një anulim VKM-je, por me gjithë mënyrën sesi arsimi dhe rinia shqiptare është tallur këto vite nga qeveria dhe politika. Për çfarë na duhen koncesionet miliarda euro, investimet në vepra të diskutueshme publike dhe qeverisja dixhitale nëse ne nuk investojmë te studentët dhe e ardhmja. Të gjitha këto vepra publike nesër nuk kanë asnjë vlerë, nëse sot studentët më të mirë i detyrojmë të emigrojnë ndërsa ata që s'kanë mundësi të ikin jashtë i shkatërrojmë me një sistem që vetëm i vjedh dhe nuk u jep asgjë. Filozofi dhe pedagogu Artan Fuga më të drejtë në reagimin e tij thotë se "sistemi arsimor ka dështuar dhe rrezikon shoqërinë shqiptare. Studentët trajtohen keq, arsimohen keq, ushqehen keq dhe punësohen keq kur mbarojnë studimet". Ndaj revolta e tyre në rrugët e Tiranës është jo vetëm për kërkesat e uljes së disa tarifave,
7 E premte, 7 DHJETOR 2018
Pas 28 vitesh, studentët shënojnë "Dhjetorin e dytë" por manifestimi më i madh dhe më shembullor që Shqipëria ka parë në gjithë këto vite. Protesta madhështore e këtyre ditëve është thirrja dhe revolta e një brezi që nuk ka asnjë lidhje me ish-diktaturën dhe nuk ka asnjë lidhje as me partitë dhe sistemin aktual. Është drama e një brezi që 28 vite pas rrëzimit të komunizmit, kupton se është kapur peng nga një qeveri dhe sistem që po u vret të ardhme dhe çdo shpresë. Është revolta e një gjenerate që nuk pranon të trajtohet si dele dhe as të nëpërkëmbet. Njëherazi është dhe mesazhi më i bukur që vjen nga rrugët e Tiranës dhe gjithë universiteteve. Është mesazhi se ky vend ka shpresë që dhe nuk është vetëm në dorë të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Ndaj sot gjithë Shqipëria është me studentët.
ANALIZË
Rinegocimi i paktit detar 2, po bie në kthetrat e marrëveshjes së parë Nga Myslim Pasha
E
nisim shkrimin me këtë pyetje therëse për vetveten tonë të mjeru ar, për kokëuljen dhe inferioritetin skajor ndaj fqinjit jugor, Greqisë për cenimin e Integritetit Territorial të Shqipërisë, ditën për diell, si askund në botë. Marrëveshja për delimitimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese është unikale, e vetme në llojin e saj. Tani po kryehet Rinegocimi. Që në fillim duket se ky Rinegocim po bije në kthetrat e Marrëveshjes së vitit 2009. E pabesueshme, sigurisht. Greqia arriti në mënyrë aq të butë të pushtonte pjesë të Detit Territorial dhe Hapësirë Ekonomike Ekskluzive në Ngushticën e Otrantos. Kurse Shqipëria kokëulur,inferiore pa dinjitet, me lëshim territori dhe cenim real i integritetit territorial, historia do ta mbytë në detin e turpit. Në një intervistë të ditëve të fundit, ministri Plotësues i Jashtëm grek, Georgios Katrugalos është përgjigjur ndaj një pyetjeje se çfarë do të bëjë Athina për Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon. Dhe shpjegohet troç e krenarisht se Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është
një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit. Ky është Synimi i Greqisë në Otranto. Kuptohet lehtë se në Marrëveshjen e re që po kryhet, ka gjasa, Greqia e ka fituar zgjerimin e 12 m.d. në Othonoi me një efekt të plotë, dhe pas kësaj sipas parimit të vijës së baraslarguar kërkon të fitojë edhe HEE. Jo me kot Greqia bllokun nr. 1 të kërkimeve për naftë dhe gaz e ka parashikuar në këtë hapësirë. Qeveria “Berisha” duke marrë parasysh si metodikë të vetme “Vijën e Mesme, të baraslarguar” lëshoi hapësirën detare historike dhe tradicionale në Ngushticën e Otrantos dhe kanalin e Korfuzit, në Hapësirën Ekskluzive Ekonomike dhe në Detin Territorial, duke përdorur si vija bazore detyruese gjithë formacionin e ujdhesave dhe shkëmbinjve para ujdhesës Mëmë Korfuzit. E tëra kjo në kundërshtim me UNCLOS-82 që trajton faktorët gjeografikë si rrethana speciale dhe titujt historikë. Para pak kohësh Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, i Shqipërisë solli kumte të rëndësishme për Marrëveshjen e Delimitimit të Detit. Ishte një lloj tejdukshmërie për ecurinë e Negociatave Detare me Greqinë dhe mbi dorëzimin të një Draftmarrëveshjeje palës greke. Fjalët, shpjegimet, statistikat, terminilogjitë, kriteret etj, mbase nuk mund t’i
lihen në shpjegim të Ministrit, që t’i shtjellojë, por i duhet dhënë specialistëve të institucioneve përkatëse shqiptare që të hyjnë në detaje aq të nevojshme për të ndriçuar opinionin publik shqiptar. Nuk thuhet asnjë fjalë nëse Shqipëria ka Hapësirë Ekonomike Ekskluzive në Otranto (!!) Ceket në një absurd grafik se Shqipëria dhe Greqia kanë një pikë të vetme ku ndërpritet njëllojshëm zgjerimi në 12 m.d. Në drejtim të perëndimit mbeten
pas rreth 300 km2 Det i Puqur, tej 12 m.d. për t’u ndarë midis Brigjeve detare të Karaburunit kundruall ujdhesës Othonoi. Nuk thuhet askund nëse pala Greke e ka pranuar parimin e Ekitesë= Equitable Solution për të drejtat e kësaj ujdhese. Kjo të lë të dyshosh se HEE sërish kalon në pushtim të plotë të fqinjit
jugor, kjo zonë jetike historikeekonomike dhe strategjike për Shqipërinë. Dhe ja ligjërimi i homologut grek: “Greqia do të promovojë ligjërisht zgjerimin e territorit të saj detar në detin Jon, pasi është një e drejtë sovrane e padiskutueshme, e njohur nga Konventa mbi të Drejtën e Detit.” Ndërsa në Shqipëri askush nuk flet për të drejta Sovrane. Dhe kjo është e pakonceptueshme! Siç dihet vendimi për zgjerimin e hapësirës detare në Jon dhe Egje, nga Athina, të nesërmen, u prit nga Turqia me “Casus Belli = gjendje të një konflikti Lufte”. Lexuesi i këtij shkrimi duhet që të na ndjekë me përfytyrim në një figurë hartografike që shfaqet në shkrim, se ku ndodhet Hapësira Ekonomike Ekskluzive në Otranto, përmidis tre shteteve: Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Për këtë term e për këtë çështje aq të koklavitur në të drejtën e detit, gjatë këtij viti të rinegocimit nga pala shqiptare, nuk flitet fare. E për të gjithë lexuesit po përcjellim edhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kriteret e së Zgjidhjes së Drejtë dhe të Ndershme lidhur me praninë e ishujve. (92) Përveç kësaj, siç u theksua me sipër, me rrethana të veçanta përgjithësisht kuptohet konfigurimi i bregdetit, prania e ishujve, etj. Për këtë arsye, pavarësisht debatit teorik lidhur me dallimin ndërm-
jet kuptimit të shprehjes “rrethana të veçanta” të nenit 15 të Konventës dhe “parimeve të Ekitesë”, me të drejtë theksohet se përmes nocionit “rrethana të veçanta” edhe në këtë rast synohet të shmangen padrejtësitë që mund të vijnë si rezultat i zbatimit mekanik të metodës së Vijës së Mesit (ekuidistante). Pra, në thelb, nëse konstatohen rrethana të tilla (të veçanta), edhe në delimitimin e Detit Territorial kërkohet zbatimi i parimit të Ekitesë. Kjo konfirmohet edhe nga praktika dhe jurisprudenca ndërkombëtare[4]. 89 . Në fund, për të verifikuar nëse elementet e marrë në konsideratë kanë garantuar ose jo zgjidhje të drejtë e të ndershme, zbatohet i ashtuquajturi test i proporcionalitetit, si aspekt i kontrollit të parimit të Ekitesë, i cili merr në konsideratë apo vendos në raport të drejtë hapësirat detare të përfituara nga secili shtet bregdetar, në përputhje me kriterin respektiv të zbatuar, që zakonisht është gjatësia e bregut, madhësia e ishullit, etj[5]. Shqipëria e ka Hapësirën Ekonomike Ekskluzive në Otranto dhe në bazë të Konventës së Montego Bay-it, s’do do ta lërë atë që të kërcënohet dhe pushtohet padrejtësisht, çka mirëfilli, nuk mund të jetë faji i Greqisë, por marrëzisë fatale së vetvetes sonë tragjike. Kjo s’mund të ndodhë kurrë! *Shkruar për “Koha Jonë”
INTERVISTE
8 E premte, 7 DHJETOR 2018
Presidenti i Republikës, Ilir Meta: Banorët e prekur nga ndërtimi i Unazës së Re meritojnë zgjidhje të drejtë
Presidenti Ilir Meta: Kundër ndryshimit të kufijve mbi baza etnike, duhet dialog efektiv, jo fiktiv P
residenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë dje në mbrëmje për “A2 News” është shpre hur qartë kundër idesë së ndryshimit të kufijve mbi baza etnike. Sipas tij mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm një dialog efektiv dhe jo fiktiv. “Në vlerësimin tim është e domosdoshme që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i vërtetë. Të mos jetë fiktiv. Sikurse rezulton, për fat të keq, që ka qenë për një kohë të gjatë. Dhe të dyja palët të krijojnë vullnetin pozitiv për të njohur realitetin e njëra-tjetrës dhe njëkohësisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asaj situate, në të cilën ndodhen shumë qytetarë. Pavarësisht nga përkatësia etnike, serbe apo shqiptare, për shkak të këtyre marrëdhënieve”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
Intervistoi: Endri Xhafo Gazetari: Kemi një situatë në Kosovë për shkak të një takse 100% për prodhimet që Kosova importon nga Serbia. Si e gjykoni këtë vendim të qeverisë së Kosovës, që është marrë si një kundërpërgjigje e problemeve tarifore që Serbia i ka vendosur Kosovës? Të paktën sipas deklarimeve më të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj. Presidenti Meta: Në vlerësimin tim është e domosdoshme që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i vërtetë. Të mos jetë fiktiv. Sikurse rezulton, për fat të keq, që ka qenë për një kohë të gjatë. Dhe të dyja palët të krijojnë vullnetin pozitiv për të njohur realitetin e njëra-tjetrës dhe njëkohësisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asaj situate, në të cilën ndodhen shumë qytetarë. Pavarësisht nga përkatësia etnike, serbe apo shqiptare, për shkak të këtyre marrëdhënieve. Gazetari: Vendimi i drejtë apo i padrejtë i marrë në kushtet e kësaj negociate? Presidenti Meta: Ky është një vendim që duhet kuptuar në kontekstin e kësaj që unë thashë. Pra, që kemi patur një dialog joefektiv, i cili duhet të kishte sjellë një progres tjetër në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe që do të duhet që ky dialog sa më shpejt të fillojë të jetë efektiv dhe të dy palët të tregojnë një vullnet reciprok. Gazetari: A keni një koment për një “tëeet”, të para disa ditëve të Vuk Jeremiç, i cili e sheh taksën si një “pazar” të një takimi të mbajtur në datën 4 nëntor në Romë mes presidentëve Vuçiç dhe Thaçi? Presidenti Meta: Nuk mund të
bëj asnjë diskutim mbi një akuzë, apo informacione të kujtdo qoftë. Për mua si President i Republikës së Shqipërisë është e rëndësishme që ky dialog midis Serbisë dhe Kosovës të jetë efektiv, të jetë i përgjegjshëm, të jetë transparent dhe të sjellë efekte pozitive për qytetarët e të dyja vendeve dhe për gjithë rajonin. Gazetari: Zoti President, nëse nuk ka qenë efektiv, sikurse ju sapo thatë, është për shkak të mungesës së sinqeritetit nga ana serbe, për shkak të paaftësisë së Presidentit Thaçi për ta zhvilluar dialogun siç duhet? Kujtoj që në Kosovë ka lindur nevoja për miratimin e një grupi negociator, apo për shkak të mënyrës sesi zonja Mogherini, e cila është në fund të mandatit të saj e ka zhvilluar këtë dialog? Presidenti Meta: Arsyet nuk janë të rëndësishme për t’u shprehur nga ana ime, sesi unë i mendoj. Fakti është që dialogu është zhvilluar jashtë një atmosfere për dialog. Pra, takime ka patur në mënyrë të vazhdueshme apo të herëpashershme, por ndërkohë si reagimi për marrëveshjet e arritura dhe si deklarimet në vijimësi, nuk kanë qenë në frymën e dialogut dhe të vullnetit për t’i dhënë sukses këtij dialogu sa më shpejt. Gazetari: Si e shikoni situatën në veri të Kosovës, zoti President? Presidenti Meta: Situata në veri të Kosovës unë mendoj që është e qartë. Serbia nuk i ka bërë të gjitha përpjekjet e duhura, kjo do ishte shprehja më e përmbajtur nga ana ime, për t’i inkurajuar dhe në kuadër të dialogut të saj me Kosovën, serbët e Kosovës për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës. Acarimi artificial i
kësaj situate është i papranueshëm dhe nuk mund të legjitimojë asnjë veprim të njëanshëm në të ardhmen nga askush. Gazetari: Ekziston ndonjë rrezik, a i druheni ndonjë skenari ukrainas, shkëputje e veriut? Presidenti Meta: Është tepër e rëndësishme për të kuptuar që Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të jetë në mënyrë integrale pjesë e
dhe Serbisë, do të ishte i mundur qoftë edhe i negociuar? Ju jeni shprehur kundër, po kam parasysh intervistën më të fundit të zotit Thaçi për “Zërin e Amerikës”. Presidenti Meta: Unë kur mbaj qëndrimet e mia i referohem qëndrimeve të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimet e saj kanë qenë dhe janë të qarta e të kristalta e të parishikuara nga asnjë institucion në vend,
Në vlerësimin tim është e domosdoshme që dialogu midis Serbisë dhe Kosovës të jetë i vërtetë. TTëë mos jetë fiktiv fiktiv.. Sikurse rezulton, për fat të keq, që ka qenë për një kohë të gjatë. Dhe të dyja palët të krijojnë vullnetin pozitiv për të njohur realitetin e njëratjetrës dhe njëkohësisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare asaj situate, në të cilën ndodhen shumë qytetarë. Pavarësisht nga përkatësia etnike, serbe apo shqiptare, për shkak të këtyre marrëdhënieve. Bashkimit Europian dhe nuk mund të jetë kurrsesi një hapësirë, ku mund të bëhen eksperimente, të cilat përdoren më pas si precedent në rajone të tjera. Gazetari: Ndryshimi i kufijve atëherë mes Kosovës
përfshi edhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria është kundër idesë së ndryshimeve të kufijve, se Shqipëria është për heqjen e kufijve në Ballkan, ashtu si në Bashkimin Europian. Gazetari: Do të doja t’ju
pyesja tani për një gjë që e kemi aktuale: Ju jeni shprehur për një zgjidhje të drejtë për banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ju duket se është e drejtë zgjidhja që është gjetur? Duke pasur parasysh që prishjet kanë filluar, që projekti ka filluar fazën e tij teknike. Presidenti Meta: Nuk mund të jap një vlerësim të plotë për pyetjen që ju sapo më bëtë. Pasi që kur kemi një situatë konfliktuale, unë kam bërë atë reagim që ju pak a shumë e përmblodhët në një mënyrë konçize. Dhe po kështu kam kërkuar, në bazë të Kushtetutës, informacion nga institucionet përgjegjëse lidhur me situatën konkrete të projektit, të të gjitha fazave ligjore, të miratimit të tij dhe të zbatimit të tij e të impaktit që ai do të ketë. Ndoshta sot ka ardhur për herë të parë, pas disa javësh, nuk mund të bëj dot një llogaritje të saktë të ditës, që kur është bërë një reagim i tillë zyrtar dhe janë bërë kërkesat, një përgjigje nga ARRSH-ja, të cilën ende nuk e kam parë, për arsye se jam këtu në studio me ju. Por do të na duhet të kemi të gjithë informa(Vijon në faqen 7)
INTERVISTE
9 E premte, 7 DHJETOR 2018
(Vijon nga faqja 6)
cionin për të bërë një vlerësim më të plotë lidhur me transparencën e këtij projekti, lidhur edhe me përgjegjshmërinë për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë. Pra edhe në interes të publikut, sepse veprat publike duhet të realizohen në mënyrën më transparente dhe më ligjore, por sigurisht që edhe qytetarët, të cilët preken, duhet të marrin një zgjidhje të drejtë, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën. Gazetari: Nëse në bindjen tuaj, zgjidhja që u është dhënë do të jetë e drejtë, konform ligjeve, e drejtë edhe sipas asaj që është e moralshme, a do ta bëni publik qëndrimin tuaj? A do ta mësojmë qëndrimin e Presidentit? Presidenti Meta: Unë do ta ndjek këtë situatë. Pres një informacion sa më të plotë për të bërë një gjykim sa më objektiv, jo thjesht për të bërë një vlerësim në bazë të pamjeve apo debateve që dëgjojmë nga ekranet dhe nga mediat. Natyrisht që do të bëj vlerësimin tim. Por ajo që është më e rëndësishme se çdo gjë është një inkurajim që unë i kam dhënë dhe i jap gjithmonë dialogut për çështje të tilla, për t’i tejkaluar këto situata që nuk i shërbejnë as paqes sociale, as një atmosferë më pozitive dhe bashkëpunuese. Gazetari: Zoti President, t’ju bëj një pyetje, duke pasur parasysh që ju keni qenë anëtar i kabinetit, pra anëtar i qeverisë, përpara se të bëheshit President i Republikës! Fakti që nuk ka një ligj që të rregullojë marrëdhëniet e personave që janë në proces legalizimi të banesave – dikur është zgjidhur me VKM, dikur më pas, jo, – është e drejtë le ta quajmë apo ka një boshllëk ligjor? Sepse i gjithë thelbi i asaj proteste është një dëmshpërblim i drejtë i personave, ndërkohë që të paktën, sipas deklarimeve publike, personat që nuk kanë asgjë me hipotekë apo që kanë ndërtuar pranë asaj që do të ishte shtrat i rrugës dhe nuk përfitojnë nga legalizimi, do të marrin një bonus qeraje. Pra gjithçka përmblidhet në një situatë ligjore. Presidenti Meta: E gjithë atmosfera, me thënë të drejtën, mua nuk më pëlqen. Në kuptimin e një përpjekjeje për të imponuar një situatë konfliktuale, në vend të përpjekjeve për një dialog të qetë e të durueshëm. Pasi banorët mund të kenë edhe situata jo të njëjta apo të ndryshme të karakterit ligjor apo edhe social, të cilat mund të kërkojnë natyrisht zgjidhjet e duhura. Po them proporcionale në raport me statusin e tyre ligjor, flasim të tyre dhe të formave të tyre apo
statusin e tyre social, pasi kjo pastaj sjell një gjë tepër të domosdoshme. Është një gjë ligjore, por është edhe një gjë njerëzore. Gazetari: Çfarë komenti keni për projektin në vetvete? Kujtoj që opozita, partia që keni drejtuar para disa muajsh bën pjesë, po denoncon një aferë që për opozitën është korruptive për shkak të kostos së projektit. Nga burimet që ka Presidenti i Republikës, ka një qëndrim të tijin? Një mendim të tijin? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë mendim të veçantë, përveç se asaj që çdo institucion duhet të bëjë punën e tij. Pra edhe në rast se ka dyshime apo akuza të tilla, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë veprimet e tyre në mënyrë të pavarur, ashtu sikurse gjithçka që ka të bëjë me këtë projekt, duhet të jetë tepër e hapur dhe transparente për opinionin publik. Gazetari: Nuk dua të hyj në marrëdhëniet personale, më interesojnë vetëm marrëdhëniet institucionale. Jeni President i Republikës, bashkëshort i kryetares së një partie opozitare. A bisedoni me zonjën Kryemadhi për çështje që kanë të bëjnë me politikën? A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për Presidentin e Republikës? Nuk ka asnjë aspekt rozë pyetja: thjesht institucionale. Presidenti i Republikës e merr informacionin nga të gjitha burimet e mundshme. A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për ju? Presidenti Meta: Duhet të jeni
i sigurt që nuk është një burim informacioni për mua, për arsye sepse në çdo rast është e njëanshme, por... Gazetari: A flisni me të për çështje të aktualitetit të ditës? Presidenti Meta: Ajo që dua t’ju siguroj është se pavarësisht nga ajo se çfarë mund të diskutoj me cilindo, vendimet dhe gjykimet e mia janë krejtësisht të pandikuara nga përkatësia partiake, sociale,... Gazetari: Vendimet e Presidentit të Republikës? Presidenti Meta: ... kulturore, fetare, e kujtdo qoftë. Gazetari: Një pyetje zoti President: në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme, ju do të jeni edhe President i
likës. Dhe ndihem shumë i plotësuar në këtë detyrë. Me të vetmin shqetësim: Që ta përmbush deri në fund dhe me përgjegjësi të plotë. Gazetari: Kam përshtypjen që ngërçi nuk është vetëm për KED-në por është për të gjitha institucionet e drejtësisë. Ju keni propozuar zonjën Vitore Tusha për postin e Kryetarit të KLSHsë, por zonja Tusha është gjithashtu dhe kandidate për KED... Presidenti Meta: Nuk kemi të bëjmë me një ngërç në rastin konkret, kemi të bëjmë me keqinterpretim të një situate, ku zonja Tusha nuk ka asnjë lidhje me mosfunksionimin e KED-së deri tani. Kjo është një
Unë do ta ndjek këtë situatë. Pres një infor infor-macion sa më të plotë për të bërë një gjykim sa më objektiv objektiv,, jo thjesht për të bërë një vlerësim në bazë të pamjeve apo debateve që dëgjojmë nga ekranet dhe nga mediat. Natyrisht që do të bëj vlerësimin tim. Por ajo që është më e rëndësishme se çdo gjë është një inkurajim që unë i kam dhënë dhe i jap gjithmonë dialogut për çështje të tilla, për t’i tejkaluar këto situata që nuk i shërbejnë as paqes sociale, as një atmosferë më pozitive dhe bashkëpunuese. Republikës, sepse i tillë është kalendari. A ju mungon partia që keni drejtuar? Lëvizja Socialiste për Integrim sot, nën drejtimin e bashkëshortes suaj, a është më e fortë? A është njësoj e fortë? Në opozitë? Presidenti Meta: Unë nuk ndiej asnjë mungesë në përmbushjen e detyrës dhe përgjegjësisë sime si President i Repub-
përgjegjësi e dikujt tjetër apo e aktorëve të tjerë, të cilët duhet ta kishin mbledhur KED-në , por dhe duhet ta kishin vënë në lëvizje për të përmbushur detyrimet e saj, që nga çështja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe institucioneve të tjera, për të cilat ajo ka përgjegjësi. Mund t’ju sqaroj, që zonjës Tusha i ka përfunduar mandati që në mars 2017. Ajo
në çdo moment mund të ishte larguar siç kanë zgjedhur dhe kolegë të caktuar të saj, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka bërë këtë gjë për përgjegjësi të saj. Ashtu sikurse mund të ishte larguar edhe për t’iu shmangur procesit të ‘vetting’-ut, që ajo e ka realizuar në mënyrë tepër të suksesshme, pa asnjë kontestim. Zonja Tusha nuk ka të drejtë as të marrë një mandat të dytë për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk përbën asnjë lloj pengese për KED-në në çdo rast. Gazetari: Propozimin tuaj për zonjën Tusha, si e shihni? Presidenti Meta: Propozimi im mendoj ka qenë më i miri i mundshëm për të gjitha arsyet që kanë të bëjnë me kriteret sipas vlerësimit tim, që duhet të ketë një drejtues i KLSH-së në këtë situatë që e forcon pavarësinë e këtij institucioni. Mos harrojmë që ky është institucioni që bën auditimin e institucioneve të tjera publike në vend dhe zonja Tusha e ka kaluar ‘vetting’-un e saj me sukses. Gazetari: Si do të jetë fati i propozimit të Presidentit? Presidenti Meta: Kjo nuk është një përgjegjësi e Presidentit. Presidenti ka përgjegjësi për përzgjedhjen. Mendoj që përzgjedhja është shumë e mirë, për të gjithë këto elementë që unë i thashë; për shkak të eksperiencës, përvojës, ‘vetting’-ut që kjo zonjë e ka kaluar dhe për shkak se asnjëherë s’ka pasur angazhim të njëanshëm politik, partiak, administrativ, e me radhë. Marrë me shkurtime nga televizioni “A2 News”
POLITIKE SKANDALI
E
misioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit në “News 24” ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe. Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por gjithçka del fallso. Duhet që prokuroria të fillojë arrestimet menjëherë. Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar. Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese. Ja cila është ajo: “Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware. Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument. Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar. Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj. Sinqerisht, Doug Denison Drejtor i Marrëdhënieve me Komunitetin Departamenti i Shtetit të Delaware”. Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi De-
10
E premte, 7 DHJETOR 2018
Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA
partamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKBnë shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998. Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar. Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar: Për të vërtetuar këtë fakt, zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, i dërgoi emisionit “Të Paekspozuarit”, certifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25
Qershor 2018. Nëse i krahason dokumentet, ata janë thuajse identikë, me përjashtim të datës. Dokumenti origjinal: Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKBnë e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998. I njëjti falsifikim është bërë në fund
të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998. Por, skandali nuk përfundon këtu. Kompania Dunwell Haberman, ka dorëzuar në QKB, bilancin për vitin 2017. Ky bilanc tregon edhe pasqyrën financiare për vitet 2017, 2016 dhe 2015 dhe qarkullimin e qindra miliona dollarëve nga kjo kompani. Duke qenë se autoritetet në SHBA na konfirmuan se kompania është themeluar në 25 Qershor të vitit 2018, atëherë, cfarë janë këto bilance të dorëzuara në QKB, për disa vite, kur kompania nuk ka ekzistuar?!
Si mundet një kompani pa aktivitet përpara 25 Qershorit të vitit 2018, të ketë bilance për vitet 2015, 2016 dhe 2017, kur nuk ka ekzistuar? Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejçare dhe me eksperiencë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender. TPZ.AL
SKANDALI I KOMPANISË NË UNAZËN E RE
Monika Kryemadhi: Turp, mos u ngopsh!
K
ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për faktet e publikuara lidhur me falsifikimin e gjithë dokumentacionit nga kompania që do të ndërtojë projektin e Unazës së Re. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet: “Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re! Bëje zemrën gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur. ATA i dhanë vlerë tokës aty! Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate. Turp, mos u ngopsh!”.
KOMENT
11 E premte, 7 DHJETOR 2018
KOMENT Nga Astrit Patozi
K
a një vërshim të madh solidariteti me pro testën e studentëve këto ditë kudo në Shqipëri dhe ky nuk është lajm i keq. Përmes studentëve të revoltuar shumica e shqiptarëve që i mbështesin gjejnë të materializuar edhe pamundësinë e tyre për të bërë të njëjtën gjë. Por edhe kjo nuk është gjë e keqe. Sepse studentët po reagojnë sot fort ndryshe nga të tjerët, që i mbështesin nga larg, duke marrë zemër në distancë nga guximi i tyre, mbi të gjitha se janë në një moshë që nuk bëjnë llogari. Ata nuk kanë hyrë ende me të dyja këmbët ne rrethin vicioz, ku e gjithë jeta e tyre edhe e familjarëve të vet të jetë e kushtëzuar nga dëshira apo trillet e 3 apo 4 personave, të vetmit në një vend që po shpopullohet me shpejtësi, të cilët marrin vendime të rëndësishme në emër të popullit. Nuk besoj se e zbehim fare kauzën e drejtë të protestës po të themi se pjesëmarrja dhe zemërimi i studentëve është disi i shpërpjestuar me kërke-
sat e tyre. Por, me këtë qeveri dhe me këtë sistem politik të kalbur, edhe po të protestosh pa shkak fare, sërish e ke të drejtën me vete. Kur them se ka një mospërputhje, nuk do të thotë se nuk i mbështes kërkesat e afishuara të protestës së studentëve, të cilat i konsideroj si më legjitimet në botë. Por sepse unë realisht do të doja që reagimi i tyre të shkonte përtej pretendimeve për ndryshimin e tarifave të Arsimit të Lartë në vend. Natyrisht, që nuk e çoj ndër mend që t’i mësoj se si ta shndërrojnë reagimin në një lëvizje të fortë shoqërore, dhe as t’i ndjek ata si hijenat politike, që po përpiqen këto ditë të përfitojnë nga protesta e tyre për t’i dhënë oksigjen kauzave të vdekura opozitare. Sepse mendoj që problemi më i madh i studentëve nuk është përballimi financiar i 3 apo 4 viteve në Universitet, por shanset e pakta, të cilat nganjëherë janë zero, që u ofron atyre Shqipëria e marrë peng nga një kastë e korruptuar dhe
Nuk mund të jetë çështje tarifash... arrogante, për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Problemi i tyre real është se shkollimi i tyre dhe cilësia e studimeve nuk do të kenë asnjë vlerë në ditën, që ata do të shkëputen nga universitetet, edhe sikur të mbijetojnë pas pritave të qeverive me tarifat shkollimit. Sepse do t’i presin kudo me këmbët e para, që nga udhëheqësit supremë e deri tek mijëra vartës të tyre, politikanë apo nëpunës të lartë të administratës, që të gjithë të emrëuar dhe asnjëherë të zgjedhur, që nga zyra më e lartë e shtetit, e deri tek cepi më i largët i një biznesi të vogël privat. Sepse në këtë vend prej kohësh nuk ka më sens fare konkurrenca dhe nuk ka më asnjë kuptim zotësia, integriteti dhe dinjiteti njerëzor, si vlera universale të çdo shoqërie të lirë dhe të emancipuar. Jam i sigurt se kjo qeveri dhe shumë të tjera që do të vijnë pas asaj, nëse gjëndja nuk do të ndryshojë, nuk do ta kenë fare
problem që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e studentëve për tarifat e shkollimit apo për kushtet e jetesës në konvikte apo auditore. Jo vetëm këta që janë sot në pushtet, por edhe ata të tjerët, që po presin radhën duke u lëshuar goja lëng pas çdo proteste kundër qeverisë, e quajnë një gjilpërë në kashtë që të heqin ca para nga një zë tjetër i buxhetit dhe t’ua kthejnë shkollimit të studentëve. Nuk do të mendoheshin 2 herë dhe do t’i plotësonin të gjitha ato. Por jam shumë i sigurt se të gjithë ata bashkë janë shumë të ndjeshëm dhe nuk do të donin kurrë që të ndryshonin me dëshirë këtë sistem të kalbur, në themel të të cilit qëndron korrupsioni, imponimi i më të fortit dhe mungesa e konkurrencës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Ndaj edhe është vështirë t’i ndash nga njëritjetri dhe nuk e kanë fare problem që brenda protestës
mund të gjesh, si ata që ishin në opozitë, ashtu edhe ata që ishin në qeveri, kur u votua ligji i 2014-ës, të cilin po kontestojnë sot studentët. Uroj dhe shpresoj shumë që kjo protestë kurajoze dhe emancipuese e studentëve të shërbejë si embrion për nisjen e një lëvizje të fortë politike, që të shkundë, jo thjesht sistemin arsimor në Shqipëri, por mbi të gjitha rendin shoqëror në vend, i cili ka pësuar deformime të tmerrshme ndër vite. Në mos qoftë e thënë kjo, të paktën të shërbejë si frymëzim për shqiptarët e tjerë se vetëm një reagim i fuqishëm ndaj padrejtësisë, arrogancës dhe arbitraritetit të një elite politike të amortizuar krejtësisht mund ta sjellë ndyshimin në Shqipëri. Kjo nuk mund të jetë një çështje tarifash, ashtu si dhjetor 1990 nuk ishte çështje dritash, kur krisi në Qytetin Studenti.
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimev bimevee Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE P ARË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT PARË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE D YTË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT DYTË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. KËRKESA TË POSAÇME TË POZICIONIT “PËRKTHYES”: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR VENDET V AKANTE “SPECIALIST IT” DHE “PËRKTHYES” VAKANTE · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2 018 në një 20 nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 12 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim professional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
VIP
12 E premte, 7 DHJETOR 2018
I ofruan miliona euro për fotot e të bijës, reperja merr nje vendim tjetër Këngëtarja e famshme amerikane Cardi B ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram për herë të parë një foto të vajzës. Pavarësisht se asaj iu ofruan miliona euro për fotot e të bijës, por ajo nuk pranoi. Në postimin në fjalë dallohet bebushja Kulture, shumë e qetë në debutimin e saj të parë para ndjekësve të së ëmës. "Zemra ime," ka shkruar Cardi krahas fotos në fjalë, si për të treguar se tashmë njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj është Kulture. Ditën e djeshme Cardi B deklaroi publikisht ndarjen nga ish- partneri Offset. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, 26- veçarja dha vetë lajmin dhe shpjegoi për fansat arsyet që e detyruan atë dhe ishpartnerin e saj të shkonin drejt ndarjes. "Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t'iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës time."
30 mijë ndjekës në Instagram, modelja ka një këshillë për të gjithë vajzat
Travis Scott "i fiksuar" pas Kylie Jenner dhe vajzës, i ndjek me roje në çdo hap Reperi Travis Scott nuk lë hapësirë që të tjerët t'i afrohen partneres Kylie Jenner dhe vajzës së tyre Stormi kur janë në udhëtim. Sa herë që ato të dyja e shoqërojnë në koncerte muzikore, Travis sigurohet që të marrë 5 ose 6 roje sigurie që të qëndrojnë pranë tyre. Burime pranë TMZ
kanë konfirmuar se ai kërkon që të pastrohen dhomat e zhveshjes dhe hapësirat e prapskenave që të kenë rrugëdalje në rast të një incidenti. Ekipi i tij konfirmon se performancat më të mira janë kur Kylie dhe Stormi janë duke e ndjekur nga prapaskena.
Modelja Brigette Cooper ka zbuluar ditët e fundit se kush është ushqimi që mund të rrisë gjoksin e femrave. Bukuroshja australiane ka 30 000 ndjekës në Instagram, të cilët kanë vënë re një ndryshim në fotot e saj të reja në krahasim me fotot e mëhershme. Ndryshimi është gjoksi më i madh. Brigette tha se zmadhimi i papritur i gjoksit ka të bëjë vetëm me një superushqim: pluhurin maca. Bima maca rritet në Peru dhe mendohet se rrit energjinë, libidon dhe balancon hormonet.
Morata dhe Alice nxjerrin tatuazhet, mesazhi në to është tepër kuptimplotë Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata dhe bashkëshortja e tij, bjonda simpatike, Alice kanë shpërndarë disa foto të veçanta për fansat. Ata tregojnë tatuzhet e tyre me mesazhe romantike në krahë, ku shkruhet: "E vetmja gjë në botë, e vetmja arsye". Duket se është një mesazh që sulmuesi e ka marrë nga kënga e Jovanottit "A te". Përveç këtyre sulmuesi spanjoll ka prej kohësh një tatuazh me fytyrën e Alice.
Ish-bashkëshortja e Buffon, tregon foto me barkun petë Koha kalon, por Alena Seredova mbetet e mrekullueshme. E thonë edhe fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. Ish-bashkëshortja e portierit legjendar italian, Gigi Buffon, ka shpërndarë një foto të realizuar vite më parë, sigurisht jo pa nostalgji. "Kujtim me barkun petë". Por ndjekësit e saj e kanë siguruar se është po kaq e bukur edhe elegante edhe sot: "Dje e keni shkrepur këtë foto?! Jeni shumë e bukur edhe tani!"
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 7 DHJETOR 2018
Kryebashkiaku e nis ditën me një kafe me banorët e “Astirit”, inspekton punimet në Unazë
Veliaj: Lajm i mirë konsensusi me banorët e “Astirit” K
ryetari e Bashkisë së Ti ranës, Erion Veliaj, zgjodhi që dje kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, e më pas inspektoi punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”. Pas konsensusit të arritur pak ditë më parë me komunitetin e banorëve të ardhur nga Tropoja, Kukësi e Dibra në atë zonë, kryebashkiaku mori sot dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, të cilët u shprehën pro vijimit të punës për projektin e Unazës së Madhe. Gjatë takimit informal me ta, Veliaj gjeti mirëkuptimin e banorëve për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir”, e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, ndërsa sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe sot me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët, kemi konsensusin se ky projekt duhet të vijojë dhe duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj. Ashtu si edhe Ukë Çelkolaj nga Tropoja edhe Servet Merko nga Te-
pelena i ka dhënë fjalën e bashkëpunimit kryebashkiakut Veliaj. Ai u shpreh i gatshëm që ta lirojë objektin e vet pa leje, për t’i krijuar mundësi mjeteve të IMT-së që të vijojnë me prishjet. “Pothuajse kemi një muaj që e kemi boshatisur, e kam hequr qiraxhiun. Jemi për zhvillimin, është diçka që i shërben gjithë qytetit”, tha Merko. Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, në një rrugë që jo vetëm sjell zhvillimin e zonës, por edhe çliron trafikun e makinave, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. “Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjitha asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë miqtë që, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra gjetën gjuhën me bashkinë për
të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjen dhe zhvillimin e tyre”, deklaroi ai. Kreu i Bashkisë u bëri thirrje edhe banorëve të tjerë të Astirit që të mos përdoren politikisht, por të distancohen nga politika dhe theksoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje brenda Vitit të Ri. “Unë besoj se para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund. Për të gjithë ata që besojnë se mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top” për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur. Dua të falenderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e saj, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Deri tani kemi pasur 20 prishje vullnetare, do të kemi mbi 10 sot. Ndërkohë që politika bën punën e vet çdo ditë në orën
17.00, me autobusë nga Paskuqani e Kamza, jeta në Tiranë do të duhet të vazhdojë”, nënvizoi kreu i Bashkisë, teksa bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ofron banesa sociale ose pagesën e qirasë së banesës për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje dhe që preken nga gjurma e Unazës së Madhe. “Për të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e shtetit, vlerën e qytetit, të familjes, vlerën e pronës dhe mund të gjejmë një të mesme të përbashkët, por edhe projekti të bëhet, por edhe prona të zhvillohet, qoftë në pjesën mbrapa ku nuk i prek autostrada, ose për ata që s’kanë asnjë letër në banesa sociale, si shumë familje që kanë pranuar. Për këtë jam sot pafundësisht mirënjohës”, u shpreh Veliaj. Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Tiranës inspektoi edhe punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, lot i cili është besuar një
prej kompanive kryesore përfituese të shumë prej projekteve të Bashkisë së Tiranës, kur kjo e fundit drejtohej nga administrata e mëparshme. “Erdha sot që të inspektoj pak punimet e kompanisë së Lulit. Ky është loti që preket nga kompania e Lulit dhe dua ta falenderoj edhe Lulin që ka qenë bashkëpunues, ka vendosur kantierin e vet, ka vendosur ndarjet në rrugë. Uroj që Luli të dalë me shumë fitim nga kjo punë dhe për të gjithë ata që vijnë me autobusë nga Paskuqani dhe Kamza, dua t’u them që t’ia marrin lekët Lulit, të marrin dietat e tyre për ardhjen si protestues shëtitës në Tiranë. Në fund të fundit, janë lekët e popullit, kështu që plus që do u duhen edhe për fushatën në Kamzë e Paskuqan, se nuk duket që gjërat janë mirë. Them që meqë Luli i ka rregulluar punët e veta, duhet që të gjithë qytetarët të rregullojnë punët e tyre”, deklaroi Veliaj.
SGS Automotive Albania shton orët dhe ditët, në shërbim të qytetarëve, për të shmangur radhët e gjata të fundvitit
D
hjetori vazhdon të mbetet muaji më i ngarkuar i vitit për qendrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania, ku mundësia e krijimit të radhëve të gjata është ende e pranishme. Me qëllim shmangien e pakënaqësive të qytetarëve dhe mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së kontrollit teknik të automjetit, edhe në kësi ditësh të ngarkuara, SGS Automotive Albania njofton se do t’i vë Qendrat e Kontrollit Teknik në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës, nga e hëna në të shtunën dhe çfarë është më e rëndësishmja do të punohet me orar të reduktuar edhe në ditë të diele (përkatësisht në datat 23 e 30 dhjetor). Qendrat do të jenë të hapura edhe në dy ditët e pushimeve zyrtare, 8 e 10 Dhjetor, ndërsa do të jenë të
mbyllura vetëm në datat 25 dhjetor 2018, 1 dhe 2 janar 2019. Kujdes! SGS ju kujton se oraret e sporteleve të taksave janë të ndryshme nga oraret e qendrave të kontrollit teknik, prandaj duhet të merren masa që pagesat e TVMP (dhe gjobave) të kryhen gjatë ditëve dhe orarit të tyre të punës. Mjetet që sillen për kontroll teknik pa dokumentacionin e duhur nuk do të mund të pranohen.
Kompania SGS Automotive Albania do të testojë çdo mjet që do kërkojë shërbimin në qendrat tona të kontrollit, por ndërkohë u rikujton qytetarëve të bëjnë rezervimin online duke klikuar në www.automotivealbania.sgs.com ose përmes telefonit në +355 (0)44 503 503. Bashkëpunimi dhe respektimi i rregullave dhe orareve shmang çdo lloj konfuzioni dhe vonese të panevojshme. Duke iu uruar qytetarëve “Gëzuar Festat”, SGS Automotive Albania, thekson edhe një herë se objektivi kryesor i kompanisë mbetet përkushtimi ndaj nevojave të klientëve, si dhe cilësia e lartë e shërbimit të verifikimit dhe inspektimit në sajë të një sistemi automatik dhe elektronik që ofron
saktësi maksimale në kontrollin teknik të mjeteve motorike në Shqipëri. Kompania SGS është lider botëror në shërbimet e inspektimit, verifikimit, testimit dhe certifikimit. SGS njihet si pikë referimi globale për cilësinë dhe integrite-
tin. Me më shumë se 80.000 punonjës, SGS operon në një rrjet prej mbi 1,800 zyrash dhe laboratorësh në mbarë botën. Lutemi të gjeni më poshtë oraret, sipas ditëve përkatëse duke nisur nga data 8 dhjetor deri më 31 dhjetor.
8 dhjetor (e shtunë) - nga ora 08:00 deri 13:00 10 - 15 dhjetor (e hënë- shtunë) - nga ora 08:00 deri 17:00 17 - 22 dhjetor (e hënë-shtunë)- nga ora 08:00 deri 17:00 23 dhjetor (e dielë) - nga ora 08:00 deri 13:00 24 dhjetor (e hënë) - nga ora 08:00 deri 17:00 25 dhjetor (e martë) - pushim / mbyllur 26 - 29 dhjetor (e martë – e shtunë) - nga ora 08:00 deri 17:00 30 dhjetor (e dielë) - nga ora 08:00 deri 13:00 31 dhjetor (e hënë) - nga ora 08:00 deri 17:00 1 janar (e martë) -pushim / mbyllur 2 janar (e mërkurë) - pushim / mbyllur
AKTUALITET
14
E premte, 7 DHJETOR 2018
Kreu i PD-së bën përmbledhjen e protestave në Tiranë. Basha: Studentët prishën rehatinë e bandës së hajdutëve
Banorët e Astirit vijojnë rezistencën: Nuk tërhiqemi pa dëmshpërblim të plotë B
anorët e zonës së “Astirit”, vijojnë protestën e tyre, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat dhe pronën e tyre që preken nga projekti i zgjerimit i rrugës në “Unazën e re”. E djeshmja ishte dita e 33-të që banorët e Unazës së re dalin në protestë, dhe deklarojnë se nuk kanë ndër mend të tërhiqen deri sa të realizojnë të gjitha kërkesat e tyre. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Poshtë diktatura”, kjo ka qenë një nga thirrjet e banorëve protestues tek Unaza e re, e njëjtë me thirrjet e studentëve 28 vite më parë kur rrëzuan diktaturën, por të rikthyera në vëmendjen e shqiptarëve përmes lëvizjes së ditëve të fundit studentore në vend. Edhe mbrëmjen e djeshme, banorët e Unazës së re, janë shprehur njëzëri se nuk do të mund t’i përçajë askush dhe se ata do të triumfojnë në fund përballë qeverisë dhe oligarkëve. Dhe ashtu siç ka bërë gjatë 5 javëve të protestës, në mbështetje të banorëve janë shfaqur edhe deputetë të opozitës, të kryesuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një aferë korruptive. “Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi
“UNAZA E RE”
Protesta në çdo cep të Tiranës - Në Shkozë banorët bllokojnë rrugët
Banorët e Shkozës kanë dalë sërish në protestë pasditen e djeshme, menjëherë pas mbylljes së protestës së studentëve. Edhe ata njësoj si banorët e zonës së “Astirit”, që preken nga i njëjti projekt për ndërtimin e Unazës së re, atë të Bulevardit të ri dhe ata që preken nga devijimi i Lanës, kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesën e tyre. Mbrëmjen e djeshme banorët e Shkozës kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që ditën e djeshme mijëra studentë bënë që qeveria të tërheqë VKM-në.
protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bash-
kon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Këtu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha ai. Teksa komentoi thënien “shpellarë” që përdori kryetari i Bashkisë Veliaj, për deputetët e PD-së, Basha tha se: “Gjithçka bëhet për vilën në Surrel. Madje ai i quan shpellarë. Ky që e ka marrë Evis Rroshin dhe e
bëri kryetar bashkie, Saimri Tahirin dhe dhjetëra deputetë kriminalë. Këtyre banorëve u thotë shpellarë. Pse e bën këtë? Këta njerëz i prishën qetësinë hajdutit”- u shpreh Basha. Në këtë kuadër, kreu i PD-së bëri një përmbledhje të ngjarjeve që prodhuan protestat e djeshme në vend, teksa u shpreh se protesta e mijëra studentëve ua prishin rehatinë bandës së
hajdutëve. “Ne kemi një vendim dhe vendimi është që kudo ku të protestohet, të jemi në krah të njerëzve. Nuk ka detyrë më të lartë që opozita, nuk kam unë detyrë më të rëndësishme se sa të jem në krah të këtyre njerëzve. Unë kam qenë krah tyre edhe kur nuk vinit ju, edhe kur kërcënohej një shtëpi për t’u shembur. Detyra jonë është të jemi pranë këtyre njerëzve. Kjo është një protestë qytetare. Studentët ia prishën rehatinë bandës së hajdutëve. Qytetarët do të protestojnë për të drejtat e tyre dhe ne do të jemi krah tyre. Bashkimi është përgjigja e vetme për ta fituar këtë betejë në shkallë kombëtare”- u shpreh Lulzim Basha.
DEPUTETI I LSI-SË: RAMA KËRKON TI SHKATËRROJË PRONËN PRIVATE, KËRKON T’I VJEDH DHE T’I RRJEPË, PËRMES NJË PROJEKTI HAJDUT
“Astiri”, Braimllari: Rama hajdut ndërkombëtar, protestat do ja nxinë jetën
D
eputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, nga protesta e banorëve të “Astirit” e cila shënoi dje ditën e 33-të të saj, theksoi se kjo valë protestash, do të çojë qeverinë drejt fundit. Duke e cilësuar Ramën si hajdut ndërkombëtar, Braimllari nënvizon se ai ka vetëm një mision: të rrjepë, të vjedhë qytetarët, të mbushë xhepat e tij. “Banorët janë në të drejtën e tyre sepse
protestojnë për pronën e tyre, për shtëpinë e tyre që e kanë ndërtuar me gjak në këto 20 vite. Edi Rama kërkon ti shkatërrojë pronën private, Edi Rama kërkon t’i vjedh dhe t’i rrjepë, përmes një projekti hajdut. Përmes një projekti që shkatërron qytetarëve këtij vendi. Këto banorë janë të vendosur dhe do kenë mbështetjen tonë maksimale deri në fund. Sot më shumë se kurrë Shqipëria
por dhe Tirana, po ndien revoltën qytetare të ushtruar nga Edi Rama. Edi Rama ua ka sjellë qytetarëve aty ku nuk mban më. Sot protesta e studentëve që ka qenë tërësisht e tyre, është një mënyrë reflektimi, jo vetëm për deputetët dhe për ne por dhe për të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë, të bashkohen bashkë, për të larguar njëherë e përgjithmonë Edi Ramën sepse Edi Rama është e keqja e këtij vendi. Edi Rama po shkatërron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, sepse këtu hidhen 48 milionë euro për të mbushur xhepat e Edi Ramës,
për të rrjepur këta qytetarë dhe nuk i hedh këto 48 milionë euro për arsimin shqiptar me qëllim që të edukojë brezat e së ardhmes, me qëllim që Shqipëria, të rrisë vërtetë të rinj dhe të reja që nesër ti shërbejnë këtij vendi. Ky ka vetëm një mision, të rrjepë, të vjedhë qytetarët, të mbushë xhepat e tij. Po të jeni të bindur që qytetarët,ashtu siç po qëndrojnë fort në Unazë të Re dhe kanë vendosmëri maksimale, dhe i shikoni që përditë këtu janë shumë e shumë qytetarë e banorë të Unazës së Re sepse e drejta është në anën e tyre. Sot, Edi Rama ka
dalë dhe ka vërtetuar katërçipërisht që është një mashtrues i ulët dhe ordiner do thoja sepse ka ardhur në fushatë i ka thënë që edhe Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk prishën. Dhe vjen dhe provokon, godet banesat dhe provokon qytetarët hapur. Ky është një kryeministër që nuk i do njerëzit, qytetarët e vendit të tij. Ky është një kryeministër antikombëtar dhe goditja e Edi Ramës do jetë tipike siç kanë marrë goditjen diktatorët më të mëdhenj anë e mbanë botës”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
SOCIALE
15
E premte, 7 DHJETOR 2018
A2 News, partner ekskluziv i CNN, nisi transmetimin T
elevizioni A2 News nisi transmetimet për shikuesit shqiptarë në Shqipëri dhe në të gjitha hapësirat e tjera shqipfolëse më 6 dhjetor 2018. A2 News, partner ekskluziv i CNN, kërkon të sjellë një standard të ri për televizionet informative në Shqipëri A2 News është themeluar si partneritet ekskluziv ndërmjet CNN (Cable News Network) dhe kompanisë shqiptare Gener 2. Ai është një televizion informativ me 24 orë lajme, i cili pritet të sjellë standarde ndërkombëtare të gazetarisë dhe vlerat e CNN-it në skenën e medias shqiptare. Administratori i A2 Andri Kasneci tha se ndërsa projekti ishte materializuar në kohë rekord, nuk kishte vend për vetëkënaqësi. “Ishte një sfidë e vërtetë të realizohej një projekt i tillë në më pak se një vit, dhe merita i shkon më së pari skuadrës
N
ë kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit për dhunën ndaj grave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mori pjesë në Konferencën Kombëtare ‘’Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut’’, organizuar nga linja e këshillimit për gra dhe vajza. ‘’Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit’’, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu gjatë fjalës përshëndetëse. Duke u ndalur te rëndësia e parandalimit të dhunës, Manastirliu tha duhet të jemi të gjithë bashkë për të luftuar këtë fenomen.’’Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë’’. Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu tha se pas hapjes së qendrës së parë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në Shqipëri LILIUM, puna do të vijoj për hapjen e qendrave të tjera LILIUM në të gjithë Shqipërinë. Në fund të fjalës së saj, Manastirliu tha se në këto 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës por jo vetëm këto ditë, ka vend për më shumë reflektim, në mbrojtje të grave, sepse të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, e si të tilla duhet të respektohen. Edhe sa? 2018 do të mbyllet me një bilanc të frikshëm. 16 gra e vajza humbur jetën nga dhuna në familje. Në 2017, 10 gra mbetëm viktima të dhunës, ndërsa pëgjatë 8 viteve
sonë prej ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë mbështetjen e madhe që patëm nga kolegët e CNN”. “Tani fillon detyra e vërtetë, e cila është të përmbushim premtimin ndaj shikuesve shqiptarë dhe bashkëpunëtorëve tanë. Nuk ka për të qenë e lehtë, por jemi këtu për të fituar mbi çdo sfidë me qëllimin e fundmë që të japim lajme dhe përmbajtje të vërteta dhe profesionale ndaj audiencave tona”, tha Kasneci. A2 do të mbulojë kryesisht lajme lokale për audiencat shqipfolëse dhe gjithashtu, do të bashkëpunojë ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajme lokale për CNN International. Greg Beitchman, Zëvendës
President për Shitjen e Përmbajtjes dhe Partneritetet për CNN International Commercial, i cili foli në eventin që i parapriu lëshimit të sinjalit të A2, tha se televizioni i ri do të ndikonte edhe më shumë debatin e lirë
publik dhe do të inkurajonte një shoqëri transparente. “Mirëserdhët në Familjen e CNN. Ne jemi të përkushtuar në mbështetjen e standardeve më të larta në gazetari. Nuk është thjesht një qasje njëanëshe por
një marrëdhënie dypalëshe, ndërsa ne qëndrojmë krah për krah me A2”, tha Beitchman. Anna Stewart, reportere në CNN Londër, gjithashtu mori pjesë dhe foli në të njëjtin event. Në fjalën e saj ajo theksoi nevojën për gazetari të besueshme dhe cilësore në një epokë lajmesh të rreme, dhe veçanërisht në Shqipëri, si një vend që ka përjetuar zhvillime të mëdha politike dhe ekonomike. Skuadra prej 70 anëtarësh të A2 News përfshin një sërë profesionistësh prej më të talentuarve dhe me më shumë përvojë në Shqipëri. I njëjti staf u përfshi në një seri trajnimesh të mbështetura nga CNN në SHBA, Shqipëri dhe vendet e rajonit. A2 është i bazuar në Tiranë me njësi mbështetëse lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet fqinje.
Edhe sa? 2018 do të mbyllet me një bilanc të frikshëm. 16 gra e vajza kanë humbur jetën nga dhuna në familje. Në 2017, 10 gra mbetëm viktima të dhunës
Gratë të denoncojnë dhunën, Ogerta Manastirliu: Merrni mbrojtje menjëherë 16 VRASJE “Edhe sa? 2018 do të mbyllet me një bilanc të frikshëm. 16 gra e vajza humbur jetën nga dhuna në familje. Në 2017, 10 gra mbetëm viktima të dhunës, ndërsa pëgjatë 8 viteve të fundit, 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar”.
të fundit, 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar. Dhuna në familje, vazhdon të jetë e përhapur në të gjitha shtresat e popullsisë. Sipas INSTAT dhe UNDP, rreth 53 për qind e grave (rreth 750 mijë gra) janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës në familje të paktën një
herë në jetën e tyre. Përhapja e dhunës në familje është edhe më e madhe, sepse shumica e rasteve nuk denoncohen dhe të mbijetuarit e dhunës në familje e konsiderojnë këtë çështje si personale. “Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz”, shkroi Ariela Murati, një stu-
dente 22-vjeçare e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, e cila u vra nga djali që e pëlqente por ky i fundit vrau edhe veten. Historitë e tyre janë plot vuajtje, dhunim i përditshëm fizik dhe psikologjik, ndarje nga fëmijët, e më pas mënyra se si u merret jeta brenda një çasti. Përgjatë viteve të fundit
Shqipëria numëron qindra gra të vrara nga bashkëshortët, partnerët, etërit apo vëllezërit e tyre për arsye nga më banalet, për xhelozi të sëmurë, në kushte të vështira ekonomike, apo se përfliten në lagje për çështje morali. Shumica e tyre janë ngjarje të paralajmëruara, ku çdokush e di për motrën, mamanë apo fqinjën që rrihet e masakrohet barbarisht. Vriten në fshatra dhe qytete, u përkasin shtresave të ndryshme shoqërore. “Mos hesht. Dhuna është krim”. Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.
AKTUALITET
16
E premte, 7 DHJETOR 2018
Sajmir Çullhaj e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet duke deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako, dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli
8
vite burg, ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda për Sajmir Çullhaj, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar armësh. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Çullhajn por falë kërkesës për gjykim të shkurtuar, Sajmir Çullhaj u dënua me 8 vite. 32-vjeçari u kap në 24 gusht 2017, pasi në aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako të kompanisë DHL, në të cilat ndodheshin armë luftarake. Lidhur me ngjarjen u shpall në kërkim edhe Neritan Farian, 47-vjeç, nga Durrësi, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i Çullhaj. Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i’u gjetën në trup 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit mariuanë çokollatë. Po kështu gjatë kontrollit në banesën e Neritan Farian janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e amballazhuar në një thes, si dhe 32 bimë kanabis. Sajmir Çullhaj e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë rrjet duke deklaruar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli. “Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Çullhaj para gjykatës. 32-vjeçari tentoi në fund të muajit gusht të
Armë me postë drejt Anglisë, 8 vite burg për “trafikantin” RRËFIMI “Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Çullhaj para gjykatës.
VENDIMI
kalonte armë drejt Anglisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit me anë të pakove postare. Brenda pakove u gjetën tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara, ndërsa dërgesa kishte si destinacion Londrën. Përveç armëve luftarake, prokuroria e akuzon Çullhajn edhe për trafikim të lëndëve narkotike, të cilët iu gjetën në automjet si edhe në banesën e tij. Hetimet për këtë çështje, organi i
MINISTRI I BRENDSHËM
Zgjedhjet, Lleshaj-Gjendjes civile: Merrni masa
M
inistri i Brendshëm Sandër Lleshaj, bëri bashkë në një takim pune Prefektët, drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendorë të policisë si edhe përgjegjësit e Zyrave të Gjëndjes civile. Në fokus të diskutimit në këtë takim ka qenë ecuria e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Teksa është ndalur në problematikën e mungesë së për caktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo për përdorimin e kodeve 999, 888 e 000. Ministri i Brendshëm ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për identifikimin dhe plotësimin e regjistrit të Gjëndjes civile me të dhëna të plota në Adresarin Kombëtar të Gjendjes Civile. Sipas ministrit Lleshaj në të gjitha hallkat përgjegjëse, duhet të jenë në vëmendjen e duhur Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.
akuzës i ka zhvilluar në bashkëpunim me palën angleze, ndërkohë që bashkë me Çullhajn po hetohej edhe Neritan Faria, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjurmët e gishtave të 32-vjeçarit nga Shijaku u gjetën në pakot kompanisë postare theksoi në Gusht policia, duke e koduar emrin e operacionit antitrafik “Dilivery”. Çullhaj ka mohuar përfshirjen e tij në rrjet, ndërsa
në seancat gjyqësore ka pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte brenda në pakot dhe, se, po ia dërgonte një mikut i tij në Angli me emrin Tani. Për prangosjen e Çullhajit, u angazhuan oficerët e Antiterrorit, agjentët e SHISH si edhe ekspertët anglezë të “Scotland Yard”. “Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë
“8 vite burg, ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda për Sajmir Çullhaj, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar armësh. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Çullhajn por falë kërkesës për gjykim të shkurtuar, Sajmir Çullhaj u dënua me 8 vite”. dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako”,-tha Cullhaj para gjykatës.
MINISTRI I BRENDSHËM
Ushtarët mund të bëhen polic M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, do të propozojë për të emëruar drejtor të Përgjithëshëm të Policisë nga radhët e ushtrisë. Kjo strategji duket se do të bëhet fakt, pasi Lleshaj ka dhënë urdhër për ngritjen e grupeve të punës për propozime, për ndryshimin e ligjit 108 “Për Policinë e Shtetit”. Lleshaj ka dhënë orientime për ndryshimin e dispozitave të nenit 13 të ligjit “Kriteret e emërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë”. Gjithashtu orjentime ka dhënë edhe për ndryshimin e dispozitave të nenit 14 të ligjit “Emërimi dhe Kriteret e emërimit të zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit”. Këto ndryshime synojnë injektimin e dispozitave që do të lejojnë emërimin
në këto detyra nga ushtria. Me këto ndryshime duket se ministri Lleshaj do të pasojë me ndryshime të mëparshme thelbësore në strukturat drejtuese të Policisë. Ushtarakët që kanë gradat “Major” dhe “Kapiten”
janë të trajnuar për të hetuar dhe arrestuar kriminelët prandaj i plotësojnë kriteret për të punuar në polici, theksohet në relacionin që po përgatit Ministria e Brendshme, i cili më pas do të çohet për miratim në Parlament.
AKTUALITET
M
e statusin e dëshmitarit të mbrojtur Ylbi Beqaj, biznesmeni që me dëshminë e tij çoi në burg Emiliano Shullazin dhe bandën e tij, të enjten u paraqit në prokurorinë e Tiranës për të dhënë deklarime në lidhje me hetimin pasuror të nisur ndaj Shullazit. I pandashëm nga truprojat, Beqja vazhdon të konisderohet i rëndësishëm për Prokurorinë, përderisa akuza nuk ka mbyllur ende llogaritë ndaj Emiljano Shullazit, që është nën hetim edhe për pastrim parash. Për 40 minuta me radhë, biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë për dosjen “Shullazi” dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, ku u pyet për llogari të një hetimi të nisur ndaj Emiliano Shullazit në këtë prokurori për akuzën e “pastrimit të parave”. Ylvi Beqaj akuzoi Shullazin se i kishte marrë para dhe nën kërcënimin për jetën ai ishte detyruar ta bënte pronar të ish-hotelit “Vollga”. Ndërsa vetë Emiliano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë deklaruan gjatë procesit te Krimet e Rënda se Beqaj ishte dëshmitar i manipuluar dhe gënjente. Sipas burimeve ai ka dëshmuar edhe mbi hetimet që përfshijnë Ervis Martinaj, i arrestuar pas sherrit me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok. Beqja dha shpjegime para prokurores Elisabeta Imeraj, në lidhje me dyshimet e ngritura për paligjshmëri të konsumuar gjatë regjistrimit të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës, një pjesë e të cilit i është kaluar Emiliano Shullazit apo për transaksione financiare të kryera për këtë qëllim. Aktualisht kjo pronë është nën masën
17
E premte, 7 DHJETOR 2018
Emiliano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë deklaruan gjatë procesit te Krimet e Rënda, se Beqaj ishte dëshmitar i manipuluar dhe gënjente
Hetimi ndaj Shullazit, Ylvi Beqja 40 minuta dëshmi në Prokurori
DËSHMIA “Për 40 minuta me radhë, biznesmeni Ylvi Beqja, dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, ku u pyet për llogari të një hetimi të nisur ndaj Emiliano Shullazit në këtë prokurori për akuzën e “pastrimit të parave”. Ylvi Beqaj akuzoi Shullazin se i kishte marrë para dhe nën kërcënimin për jetën ai ishte detyruar ta bënte pronar të ish-hotelit “Vollga””.
SHULLAZI “Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burgim, e krahas tij u dënuan në total me 55 vite burgim edhe anëtarët e grupit. Vendimi është apeluar nga të pandehurit që pretendojnë pafajësi”.
e sekuestros preventive. Por përveç dijenisë për veprimet të Shullazit, dëshmitari i mbrojtur Beqja ka dhënë deklarime edhe si person nën hetim, pasi emri i tij është pjesë e të njëjtit hetim për “pastrim parash” të nisur nga Akuza e kryeqytetit. Burimet e
KRIMET
Berisha përballet në gjyq me atentatorin
Lul Berisha u paraqit në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, në seancën gjyqësore ndaj atentatorit të tij. Në seancën e fundit ndaj Ahmet Ajetit, Berisha u përfaqësua nga avokati i tij Detar Hysi, ndërkohë që avokati i Ajetit, Saimir Visha kërkoi gjykim të shkurtuar por kërkesa u refuzua nga gjykata. Seancat gjyqësore tek Krimeve të Rënda kanë dështuar disa herë radhazi, pasi nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri por referuar të dhënave të sistemit TIMS Berisha rezultonte brenda vendit. Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Bershia kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare.
Prokurorisë u treguan të rezervuara për përmbajen e deklarimeve biznesmenit. Marrja e tij në pyetje zgjati rreth 40 minuta. Për të shmangur përballjen me kamerat, ai zgjodhi të largohej nga një derë e ndryshme nga ajo që u fut në godinë. Biznes-
meni Ylvi Beqja është një nga kallëzuesit për “gjobëvënie” të Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij dhe dëshmia e tij ishte vendimtare në procesin tek Krimet e Rënda që përfundoi me deklarimin e fajshëm të të pandehure dhe një
total prej 55 vitesh burg për ta. Siç ka dëshmuar më herët Ylvi Beqja, ai e kontaktoi 41-vjeçarin për t’i kërkuar ndihmë, pasi po përballej me vështirësi në shkallët e gjyqësorit për kthimin e ish-Vollgës. Një histori që më pas kulmoi me gjobëvënie nga grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Emiljano Shullazin me 14 vite burgim, e krahas tij u dënuan në total me 55 vite burgim edhe anëtarët e grupit. Vendimi është apeluar nga të pandehurit që pretendojnë pafajësi.
LIGJI
Mbyllen 4.140 pika bastesh
K
ompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin. 3 janë operatorët e basteve sportive. Përveç kompanisë “Top Start”, pronare e “Eurolloto”-s që vazhdon punë pjesërisht, dy shoqëritë e tjera kanë njoftuar autoritetet për mbylljen e aktivitetit. Burime pranë kompanive bëjnë me dije se ndërprerja e punës është përfudimtare dhe se mbyllja para afatit lidhet me likuidimet mes tyre dhe pikave që operonin përmes licencave të tyre. Kazinotë elektronike ende nuk i kanë ulur qepenat. Duke qenë në menaxhim të kontrolluar drejtpërdrejt prej kompanive d h e n ë n u m ë r
shumë herë më të reduktuar sesa pikat e basteve, likuidimi i tyre është më lehtë për t’u administruar. Sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca,
prej 1 janarit të vitit 2019, organizimi, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit.
AKTUALITET KORÇË
18
E premte, 7 DHJETOR 2018
Pazar tek hipoteka, në pranga ish-drejtori I
sh-drejtori i hipotekës së Korçës dhe tre punonjës dhe ish-punonjës kanë përfunduar në pranga së bashku me një qytetar. Dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe veprimtari të paligjshme me certifikata të pronësive duke ndërhyrë fiktivisht në dokumente. Shkeljet për të cilat janë arrestuar ish-drejtori i Hipotekës së Korçës, Leftjon
Bardho, ish-punonjësit Ersil Gorari, Erjon Arif dhe bashkëshortja e tij Arsidesa Hysi regjistruese por dhe këshilltares së LSI në këshillin bashkiak të Korçës, janë kryer gjatë periudhës 2015-2017. Sipas të dhënave, Erion Arifi dhe 65-vjeçari Andrea Zallëmi, kanë kryer ndërmjetësimin e rasteve kur personat kishin probleme për të përfituar cer-
tifikatën e pronësisë dhe ndërhynin në dokumentet përkatëse në këmbim të shumave të ndryshme monetare. Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” me kërkesë të prokurorisë në një seancë hermetike duke mos dhënë informacione të detajuara ndërkohë që pritet të mësohet më shumë rreth skemës së veprimit të këtyre personave.
Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike
N
isur nga ngjarja para Kuvendit, ku gjatë protestës të banorëve të “Astirit” mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digjital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve. Këtë herë në sitën kanë kaluar tregjet e qarkut të Durrësit. Në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 dyqane, supermarkete dhe pika shumicash dhe si rezultat i kontrollve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Kontrolle u zhvilluar edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare si p.sh.: kamerat e vëzhgimit apo fikëse zjarri. “Durrës, vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Në qytetin e Durrësit , Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme ( dyqane, supermarkete dhe pika shumicash). Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri. Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo
Kapsollat, Policia në sitë tregjet në qarkun e Durrësit EFEKTET “Eksperimentet e kryera nga policia kanë treguar se kapsollat që u përdorën në protestën e së enjtes së kaluar para parlamentit janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat edhe metalet”.
KONTROLLET “Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishek-zjarreve, që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën”.
në aplikacionin “Komisariati Dixhital””,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit. Eksperimentet e kryera nga policia kanë treguar se kapsollat që u përdorën në protestën para Kuvendit të
KORÇË
Shqipërisë, janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat edhe metalet. Teksa tha se hetimet po vijojnë zv/ministrja e Brendshme,
Romina Kuko, disa më parë paralajmëroi vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjek-
teve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, ndërkohë që një apel ka edhe për prindërit.
Kapen 23 refugjatë të paligjshëm
E
dhe pse masat në kufi janë shtuar, ende refugjatët e shohin Shqipërinë si mundësinë e vetme për të kaluar drejt vendeve të BE-së. 23 refugjatët klandestinë janë kapur gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës, në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshmë përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të BE. Policia kufitare e Korçës, bën me dije se 10 shtetas
sirianë janë kapur në fshatin Trestenik të Devollit. Ndërsa 7 sirianë, 4 afganë dhe dy marokene u kapën në afërsi të Vërnikut. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ata kanë marrë mjekim në spitalin e Bilishtit dhe më pas i janë marrë edhe deklarimet e tyre në Drejtorinë e Kufirit në Korçë e më pas janë dërguar në qendrën e alizantëve në Tiranë.
FORUM
19 E premte, 7 DHJETOR 2018
Nga 1 janari 2019 nuk do të jetë më e nevojshme që dokumentet të paraqiten në Ambasadë
A
mbasada e Italisë në Tiranë njoftoi dje se, për t'u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura (sikurse parashikohet në nenin 1 të Konventës së Hagës së datës 05.10.1961, në fuqi mes Italisë dhe Shqipërisë prej datës 01.07.2011). Për të qenë të vlefshme në Itali, dokumentet e lëshuara nga Autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë Apostile të dy-
Ndryshon procedura e legalizimit të përkthimeve për në Itali fishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë: mbi dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane. Pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri. Procedura e re që duhet ndjekur për të legalizuar përkthimin e njohur me
KUMTIM Nga Halil Rama
D
uket disi e pabesueshme, por ësh të fakt i pamohueshëm. Legjenda e qëndresës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në burgjet e diktaturës, gjenerali 100-vjeçar, Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, u aksidentua në mes të nëntorit 2018 në bibliotekën e shtëpisë së tij me më shumë se 1000 tituj. Po përzgjidhte bibliografinë për kolanën "Një shekull në memorie" (me tre libra me kujtime"), dhe një marramendje e çastit e rrëzoi për dyshemeje, duke i shkaktuar frakturë në këmbën e djathtë. Legjendës në kufirin e tri kohëve - siç e ka cilësuar shkrimtari i mirënjohur Teodor Laço - libri ia mbajti të gjallë kujtesën dhe e ndihmoi të ruante freskinë e mendimit e veprimit edhe pasi kishte provuar torturat më mizore të hetuesisë Speciale.
Duket qartazi kjo te "ditari i mbajtur", gjatë 17 viteve në burgjet e diktaturës, ku për 96 librat që ka lexuar, në pak rreshta ka shënuar: autorin, temën, idenë dhe veprimet e personazheve". Edhe tani në kapërcyellin e një shekulli jete ai i është përkushtuar totalisht librit...Jo vetëm duke lexuar, por edhe duke shkruar kujtime për t'ua lënë si testament brezave. Po ato ditë të operimit dhe ripërtëritjes së "plagës së tretë" në spitalin e Traumës në Tiranë (pas dy plagëve lufte në malet e Kurveleshit e Junikut më 1943 e 1944), nipi i tij, Enver Parllaku, që nga Philadelphia, krahas interesimit për shëndetin e xhaxhait, do më porosiste: "Ribotojeni librin "Një legjendë në kufirin e tri kohëve", në 100-vjetorin e gjeneralit". Është kjo një porosi e veçantë e intelektualit të mirënjohur nga Novoseja e Kukësit, që ka bërë dhe bën aq shumë për librin. Jo vetëm në vendlindje ku sherbeu me devotshmëri e përkushtim për dhjetra vite në funksione të rëndësishme, por edhe atje në kontinentin e largët, si një ndër themeluesit e
Shoqatës "Bijtë e Shqipes", punën me librin e ka ndër prioritetet kryesore. Në të njejtën linjë, edhe artistja e Popullit Tinka Kurti, pasi ka marrë disa kërkesa nga diaspora shqiptare, shpreh interesimin për ribotimin e monografisë kushtuar gjeneral Parllakut. Ndërkohë ajo vlerëson gazetën "KOHA JONË", për produktivitetin dhe cilësinë e botimeve dhe veçanërisht për promovimin e autorëve më të spikatur vendas e nga hapësira mbarëshqiptare në botë. Kështu ndodh edhe me mësuesin veteran Hysen Kosovrasti në Dibër të Madhe autor i disa librave, i cili veç të tjerash evidenton suplementin "Pena Shqiptare" të së shtunave në gazetën "TELEGRAF",(të cilën me insistimin e tij ia postoj nga Tirana çdo të shtunë). Ai shprehet se, edhe për këtë suplement që boton dhe promovon krijimtarinë më të mirë të autorëve shqiptarë, nga rilindja e deri sot, kjo gazetë konkuron denjësisht në tregun mediatik shqiptar. Në Panairin e Librit "Tirana 2018", shkrimtari i mirënjohur Zija Çela promovoi romanin e tij të ri me titull "Djalli komik". Një roman ky për të cilin vetë Zija Çela thekson se në inversin e vet, do të quhej ndryshe "engjëlli i dashurisë". Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj evidentoi si përcaktor në marrëdhënien e Çelës me letërsinë, dekadencën shoqërore të shndërruar në detaj. Ndërkohë, Lazër Stani theksoi se mbi të gjitha, Zija Çela është një shkrimtar i cili lexon lexuesit e tij. Fondacionit "ALSAR", në harkun kohor të 6 mujorit të dytë 2018, ka promovuar dy botime dinjitoze të ambasadorit, publicistit dhe diplomatit Shaban Murati, profesor dhe "Mjeshtër i Madh në Diplomaci". Në librin e tij "Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplmatike greke apo shqiptare", patriarku i analizës diplomatike dhe i politikës së jashtme shqiptare, e konsideron çështjen e detit si një nga dosjet më enigmatike të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërsa tek "Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës", që u prezantua për qindra diplomatë, analistë e gazetarë nga Shqipëria, Kosova, rajoni e bota gjejmë analiza të mirargumentuara të ngjarjeve e zhvillimeve në harkun kohor të dy dekadave të fundit, që hedhin dritë mbi politikën dhe diplomacinë e kulisave dhe për provokimet e synimet e mbrapshta të qarqeve shoviniste serbe, të segmenteve e individëve për të penguar shpalljen e pavarësisë dhe formimin e konsolidimin e shtetit të ri të Kosovës. Një veprimtari e veçantë promovuese u
vulë apostilë për dokumentet shqiptare që do të dorëzohen në Itali do të jetë si më poshtë: Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit eshtë depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diciturë: "Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga "Emri dhe
Mbiemri", përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare." Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur. Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njohur. Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset
vula "Apostile" nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Dokumenti origjinal i pajisur me Apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me Apostile, mund të paraqitet pranë Autoriteteve italiane në Itali. Procedura e re do të ketë kosto më të ulët se shifra 3030 lekë që kushton aktualisht ndërsa koha e marrjes së shërbimit do të jetë më e shkurtër. Kujtojmë se shtetasit shqiptarë kanë gjithsesi mundësi që të kryejnë përkthimin zyrtar të dokumenteve nga përkthyes të njohur në Itali.
Takohemi për një libër... "Një shekull në memorie"
organizua në një fshat të largët, ku në praninë e dhjetra intelektualëve dibranë u prezantua libri "GRAZHDANI I DIBRËS", shkruar me një stil të veçantë nga mësuesi në pension Neki Osmani. Një libër ku portretizohet Kalaja e Grazhdanit, si fortesë lufte dhe qëndrese, që përbën një shembëlltyrë historike; që evokon historinë e fshatit dhe traditën qytetëruese të tij, ndikimin dhe kontrollin mbi infrastrukturën provinciale përgjatë shekujve të V dhe VI. Por dhe një skedë e rëndësishme dhe e vlefshme për fshatin Grazhdan të Dibrës që sjell në kujtesë të kaluarën e largët të mugëtirës historike deri te e sotmja e jetuar. Jo më kot autori evidenton faktin se që në vitin 1974 Kalaja e Grazhdanit është shpallur monumet kulture dhe se "Turistët që vijnë në Dibër, duhet të shohin atë që i dha emrin Dibrës, këtë kala që është ndër më të mëdhatë në Ballkan". Gjithsesi ky libër nuk do ta gjente dritën e botimit, pa kontributin modest dhe mbështetjen financiare të intelelektualit dhe sipermarrësit grazhdanas Edmond Isaku. Të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Edmond Isaku i ka të dyja. Si themelues dhe administrator i TV "Bulqiza" në dy dekada, ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide e aftësi menaxhuese, por është dhe një promovues e mbështetës financiar i botimit të disa librave dhe si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave. Përgëzime për punën me librin meritojnë
edhe disa drejtues institucionesh kryesore. Kështu, Bujar Leskaj që drejtoj për shtatë vite Kontrollin e Lartë të Shtetit, i lë "trashëgimi" këtij institucioni, përveç selisë së re të standardeve ndërkombëtare edhe një bibliotekë mjaftë të pasur, ndërkohë që botimet e KLSH janë prezantuar denjësisht në disa panaire librash. Punën me librin e ka vënë në prioritetet e tij edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa. Në më pak se katër muaj në drejtimin e burgjeve shqiptare, ai ka shpalosur vizionin perëndimor të reformimit të këtij sistemi, duke synuar një përafrim të shpejtë me standardet perëndimore. Dhe kjo edhe në drejtim të pasurimit dhe shfrytëzimit me efikasitet të plotë të bibliotekave në institucionet e vuajtjes së dënimit (përfshirë edhe inkurajimin, përkrahjen dhe botimin e krijimtarisë së disa personave të dënuar). Po ashtu Dr.Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit ka promovuar jo vetëm në Panairin e Librit 2018 në Tiranë, por edhe në rrethe, Kosovë e Maqedoni disa botime shkencore të këtij
institucioni, shumë të vlefshme për publikun e sidomos për studjuesit. Një tjetër emër i spikatur i letrave shqipe, Elliott Moglica që ka kryer 25 vjet shkollim në katër gjuhë: shqip, anglisht, turqisht dhe frengjisht, autor i 16 librave me poezi, romane, biografi, tregime/novela dhe libra fëmijesh, vazhdon ta pasuroje fondin e letërsisë sonë me botime dinjitoze që nga qyteti i Toronto-s, i provincës së Ontario-s, në Kanada, ku jeton e punon prej vitesh. Në mbyllje të Panairit të Librit që u organizua në qytetin e Peshkopisë fillim tetorin 2018, Administratori i Shtëpisë Botuese "M&B", Bujar Karoshi u shpreh se ideja për realizimin e tij ka lindur në kuadrin e një jave kulturore në Dibër, e cila shpresojmë të kthehet në një traditë, sidomos kur të marrë udhë Rruga e Arbrit. Një javë plot veprimtari në vjeshtë ishte një prezantim shumë i mirë i Dibrës. Pasi evidentoi kontributin e librarisë "Fleta XXI" në Peshkopi, Botimet "Naimi", si dhe mbështetjen e Bashkisë Dibër, z.Karoshi premtoi se nisma për të rikthyer autorët në vendlindje, përmes veprimtarive "Shkrimtari në vendlindje", është një nismë që do të vazhdojë. Dibra ka shumë poetë, shkrimtarë e studiues të njohur, puna dhe sukseset e të cilëve janë një shembull i mirë për rininë atje. Gjithashtu, edhe nisma tjetër "Dhuro një libër" do të vazhdojë. I solla këto shembuj, për të "justifikuar" disi titullin (e librit tim ne proces) "Për librat...dhe..me librin", edhe për faktin se tërësia e lëndës së tij përbëhet kryesisht nga shënime për librat (botuar në suplementin letrar "MILOSAO" të "Gazeta Shqiptare", në të përditshmet "TELEGRAF" e "KOHA JONË", si dhe në të përjavshmen letraro-kulturore "NACIONAL", parathënie (si redaktor i disa librave) dhe fjalë që kam mbajtur në promovimin e disa librave. Por edhe për të evidentuar dhe vlerësuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim (LKL), nismë e Ministrisë së Kulturës të RSH e cila shpalli fundvitin 2018 programin "Shttt jam duke lexuar" (15 minuta leximi në 10 shkolla të Tiranës). Po ashtu, disa lëvizje dhe nisma për të nxitur leximin, si ajo "Takohemi për një libër" etj, dhe pasurimin e disa bibliotekave, janë punë që duhen lavdëruar dhe mbështetur.
SPORT
20
E premte, 7 DHJETOR 2018
Në prag të derbit të Italisë kanë folur trajneri i Interit dhe Juventusit duke treguar planet e tyre
S
Rozalb Lika
onte në mbrëmje Seria A sjell një ndër ndeshjet më të bukura të sezonit, teksa përballë do të vihen Juventusi dhe Interi në duelin që cilësohet si Derbi i Italisë. Zikaltrit mbeten kundërshtari i “preferuar” për bardhezinjtë, pasi i kanë mundur 81 herë, më shumë se çdo kundërshtarë. Duke mbetur te “preferencat” Mauro Icardi është i frikshëm për portën torineze, pasi u ka shënuar 8 herë. Në prag të ndeshjes trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri ka komentuar prag ndeshjen duke e cilësuar si një sfidë të radhës. “Nesër(sot) është një ndeshje e rëndësishme, Derbi i Italisë. Do të jetë një duel tërheqës, me një skuadër që bashkë me Milanin kanë bërë historinë e futbollit italian. Sfidojmë një ekip që është rritur dhe ka fituar vetëbesim. Bashkë me Napolin janë kundërshtarët e Juventusit në Champions League. Kampionati duhet fituar, nuk duhet vrarë, janë luajtur vetëm 14 ndeshje nga 38 në total. Të gjithë bëjnë tifo për Interin, por ndeshja vlen njëlloj për ne. Për ne është më e rëndësishme ndeshja e së mërkurës në Champions League, pasi luajmë për vendin e parë. Duke parë grupet e tjera ka shumë rëndësi që të dalim të parët. Formacioni? Do ta vendosim sot sepse Bentacur ka një problem në shpinë dhe është stërvitur në mënyrë të diferencuar për dy ditë. Ndaj do të hedhë menjëherë në fushë Emre Can, ose do të ndryshoj vendosjen”, deklaroi Allegri. Në
Allegri injoron Interin: Më e rëndësishme është sfida me Young boys
krahun tjetër Spalletti është realist duke pranuar superioritetin e skuadrës torineze, por ndërkohë ka gati dhe një plan për t’i mundur. “Juventus është një skuadër që çdo vit përmirësohet me futbollist që mund të bëjnë diferencën. Tre vjet më parë, kur isha te Roma, na morën Pjanic. Vitin e kaluar ai ishte më i miri në kampionat dhe morën Cancelon, mbrojtësin më të fortë. Nga Napoli më parë transferuan Higuain nga Napoli, ndërkohë që morën edhe Cristia-
no Ronaldon, që transmeton një mentalitet kampioni në dhomat e zhveshjeve. Ky është ndryshimi, ne kemi bërë rrugën tonë. Si ndalet Ronaldo? Juventusi nuk është vetëm Ronaldo. Ekziston edhe Giorgio Chiellini, një lojtar fenomenal. Mjafton të shihni 5 minuta të tij ndaj Spal. Juventus ka shumë si ai në ekipi, është kolektivi që shpëton ekipin. Interi ani-Juve? Vitin e kaluar Napoli shkoi pranë. Këtë vit ata rritën nivelin, por edhe pas kësaj
Joao Cancelo po sezon fantastik tek Juventus pasi iu bashkua Bardhezinjve në verë nga Valencia. Mbrojtësi portugez luajti i huazuar tek Inter sezonin e kaluar, por Zikaltrit nuk e blenë përfundimisht lojtarin për shkak se Valencia kërkonte 40 milionë euro. Një shifër që eventualisht u pagua nga Juventus dhe ai po vërteton se ia vlen çdo qindarkë. Statistikat e Cancelo-s tregojnë se ai jo vetëm që është një mbrojtës krahu i mrekullueshëm, ai po tregon kualitete në çdo pozicion të fushës. “Gazzetta dello Sport” shkruan Cancelo është në majë të renditjes me 2,9 driblime të suksesshme për ndeshje. I vetmi mbrojtës në dhjetëshen më të mirë të Serie A. Për më tepër, askush nuk ka më tepër pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare.
Djorkaeff: Juventus s’e fiton Champions League-n
Në prag të derbit të radhës të Italisë mes Juventusit dhe Interit është ish-mesfushori i zikaltërve, Youri Djorkaeff, ai që beson se vetëm skuadra e Spalletti-t mund të thyejë hegjemoninë e Juventusit në Serie A. Interi udhëton në Torino dhe shpreson se mund të zvogëlohet distanca prej 11 pikësh në tabelë. Napoli dhe Roma kanë tentuar të sfidojnë bardhezinjtë në vitet e fundit, por tashmë duket se zikaltërit janë në garë gjatë këtij viti. “Sipas meje po, sepse dhe nëse Juventusi ka fituar shumë së fundmi, ata e dinë se vetëm Interi mund t’i luftojë në aspektin e karakterit dhe skuadrës. Roma, Napoli, Fiorentina dhe Milani tentuan, por Derbi i Italisë është ende sfida më e madhe, ndërkohë që Interi është rivali më i madh i tyre. Liga e Kampionëve është një kompeticion i gjatë dhe i lodhshëm. A do të jetë Juventusi? Nuk mendoj se do ta fitojnë ata, por kanë shanse të mira. Shoh klube më të mira si Manchester City dhe Liverpooli aty pranë. Koha është për ekipe angleze”, u shpreh Djorkaeff.
SERIA A
STATISTIKAT
Cancelo me numrat e një numri “10” te Juventusi
kanë sërish një distancë më të madhe. Si mundet Juvja? Ne mund ta vendosim Juventusin në vështirësi, duke qenë ekip i bashkuar për 90 minuta. Duhet të jemi të shkurtër në fushë dhe të ngushtojmë hapësirat. Bardhezinjtë kanë fituar dominimin ndaj kundërshtarit, por, gjithashtu, dinë se si të vuajnë. Qëndrimi i tyre nuk ndryshon kurrë. Interi do të ketë nevojë për guxim dhe personalitet”, deklaroi trajneri i zikaltërve.
ISH-MESFUSHORI
J
uventus-Inter nuk është një sfidë e zakonshme në futbollin italian, por një duel që gjithmonë ka rezervuar emocione të veçanta. Një ndër aspektet më të rëndësishme është formacioni që do të hedhin në fushë sot në mbrëmje të dy trajnerët. Allegri me shumë mundësi do t’i besojë skemës së tij të zakonshme 4-3-3. Në portë është i sigurt Szcesney, në mbrojtje Cancelo në krahun e djathtë, ndërkohë që De Sciglio do të zëvendësojë Alex Sandron e dëmtuar. Në qendër nuk ka shumë dyshime pasi dyshja Chiellini dhe Bonucci do të jenë titullar, në përjashtim të ndonjë surprize. Dyshimi i vetëm është në mesfushë, pasi Bentancur është në dyshim pas një problemi në shpinë. Nëse ai nuk ia del, Allegri mund të hedhë në fushë nga minuta e parë Emre Can që është rikuperuar plotësisht. Pjanic dhe Matuidi do të kompletojnë mesfushën, ndërkohë që në sulm duket se do të konfirmohet treshja, Mandzukic-Ronaldo-Dybala. Në krahun tjetër Spalletti
Juventus-Inter, ja dilemat e formacioneve të derbit të Italisë
ka më pak dyshime, teksa do të luajë me të njëjtën vendosje. Në portë është si gjithmonë veterani Handanovic. Në mbrojtje D’Ambrosio dhe Asamoah konfirmohen në krahë, ndërkohë që Skriniar dhe de Vrij formojnë dyshen e frikshme në qendër.
Përpara tyre Brozovic do të jetë si gjithmonë regjisori, ndërkohë që Vecino dhe Joao Mario do të kenë më shumë detyrë për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Në sulm Politano rikthehet në sulm së bashku me Perisic për të mbështetur Icardin.
SPORT
21
E premte, 7 DHJETOR 2018
Agjenti Mario Giuffredi ka folur sërish për të ardhmen e shkodranit që duket larg nga Napoli
“Hysaj vlerësohet nga Ancelotti, por në janar shkon tek Chelsea” A
gjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi vijon të jetë shumë aktiv në Itali në lidhje me futbollistët që ka nën administrim. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në programin “Un Calcio Alla Radio” në “Radio CRC”, ai ka komentuar të ardhmen e mbrojtësit shkodran, ndërkohë që foli edhe për momentin që po kalon Napoli. “Allegri ka thënë që Juventusi nuk e ka vrarë kampionatin? Jam i bindur që Juventusi do të ketë rënie, si të gjitha ekipet dhe Napoli duhet të përfitojë. Mendoj që Allegri ka të drejtë që ka folur për rënien. Raporti Hysaj-Ancelotti? Kanë një ide të gabuar në lidhje me raportin mes tij dhe trajnerit. Ka humbur vendin e titullarit? Absolutisht jo. Kam folur me Ancelottin dhe ai ka një vlerësim të pabesueshëm. Hysaj nuk ka luajtur në Champions vetëm për zgjedhje taktike. Humbet pikë vetëm kur luan Malcuit, i cili luan në të njëjtin rol. Ancelotti është një trajner i madh sepse shpesh ndryshon formën dhe vendosje taktike dhe sipas kundërshtarit. Mund t’ju siguroj se vlerësimi i Ancelottit për Hysajn është shumë i madh. Jeni jua ata që pas tre viteve kur Hysaj ka luajtur gjithmonë, krijoni anomali. Ndoshta është e pazakontë që ai ka luajtur gjithmonë në 3 vitet e fundit. Tani ka edhe ndeshje ku ka pushim dhe thuhet se ka humbur vendin e titullarit. Tratativa Hysaj-Chelsea në janar? Ajo që është shkruar nuk duhet përjashtuar, sepse
MERKATO
Hysaj bën gati “valixhet”, Napoli kërkon kampionin e Botës Elseid Hysaj duket i destinuar për t’u larguar nga Napoli. Nga blerja e Malcuit, që mbulon pikërisht krahun e djathtë të mbrojtjes, rol të cilin bën Hysaj, të mosmarrëveshjet për zgjatjen e kontratës e së fundmi tek hedhja në sulm e drejtuesve napolitanë për të siguruar shërbimet e Benjamin Pavard, mbrojtësit të Stuttgartit, kampion i freskët i botës me Francën. “Corriere dello Sport” shkruan se Napoli e ka shumë seriozisht për Pavard, aq më tepër që 22-vjeçari bën disa role në prapavijë, si mbrojtës qendre dhe në krahun e majtë, ku luan Hysaj. Mund të përshtatet shumë mirë edhe me mbrojtjen me 3. Ancelotti i pëlqen shumë karakteristikat e tij, sidomos në fazën sulmuese. Gjithsesi, marrëveshja mund të arrihet vetëm në verë, pasi të hyjë në fuqi klauzola e largimit prej 35 milionë eurosh në kontratën e francezit me klubin e Bundesligës. Arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, sepse konkurrenca për Pavard do të jetë shumë e fortë, aq me tepër kur në garë janë edhe gjigantët e Bayernit të Mynihut.
DETAJI
“Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në Zvicër pas Botërorit Shqiponja ka qenë një fjalë e përdorur shpesh gjatë vitit 2018 në Zvicër, sidomos gjatë muajit të kampionatit Botëror 2018. Pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë simbolin kuqezi me duar, mediat sportive vlonin nga debati lidhur me këtë çështje. Megjithatë, habia vjen nga juria e Shkollës së Lartë e Zürichut për Shkenca Aplikative e cila ka zgjedhur fjalën “Doppeladler” (Shqiponjë) si fjalën e vitit në Zvicër. Në njoftimin e tyre thuhet:“Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës; me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë”.
SULMUESI
Shaqiri e thotë hapur: Jemi për titull, nuk kemi frikë asnjë ndeshje Hysaj është kërkuar nga Chelsea edhe në vere. Më duket se në atë rol Zappacosta nuk është në lartësinë që Sarri kërkon në ekip. Nuk mund ta përjashtoj. Chelsea po shpejton për Hysajn? Bëni pyetje që nuk ekzistojnë për momentin. Po flitet. Nëse nuk flitet nuk ndodh asgjë”, deklaroi Mario Giuffredi për të ardhmen e mbrojtësit shkodran. Lajmi për largimin e Hysajt ka bërë bujë edhe në Angli, teksa “The Sun”
TRAJNERI
shkruan se Blutë e Londrës janë të gatshëm për ta transferuar, por jo për shifrën e 50 milionë eurove sa është edhe klauzola e tij. Skuadra angleze shpreson që të ulet çmimi i tij dhe mund të bëhet blerja e dytë për Sarrin pasi në verë mori Jorginhon, i cili është një titullar fiks në mesfushën e Chelsea-t. Kontrata e shkodranit skadon në vitin 2021, ndërkohë që deri më tani ka luajtur vetëm 16 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Xherdan Shaqiri po shijon momentin më të mirë të sezonit te skuadra e Liverpool-it, teksa edhe dje në mbrëmje shënoi një gol shumë të bukur për t’i dhënë vulën fitores së ekipit të tij. “Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka një raport shumë të mirë me çdo futbollist. Jam i lumtur që shënova, pasi Burnley po mbronte shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Me rezultatin 2-1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”, deklaroi Shaqiri.
Cungu: Lufta për titullin e hapur, respekt për Skënderbeun
N
ë konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet këtë të premte, trajneri i Kukësit Armando Cungu foli për të gjitha temat. Strategu i verilindorëve nuk preferoi që të ishte i dorëzuar në luftën për titullin kampion. “Jemi rivalë për titull. Pavarësisht ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër
reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, por të vogla. Kur ke 25 futbollistë, çdo lojtar pret momentin e vet. Ekipi po kalon moment të mirë. Ka ende kohë, por sa më shumë javë ikin aq më shumë duhen pikët. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. Fokusimi i të gjithëve është maksimal për të fituar. Shumë respekt për Skënderbeun por nuk i druhemi asnjë kundërshtari. Skënderbeut
i mungon vetëm Radas, kurse ne na kanë munguar shumë. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej 3 muajsh. Ka koncept të gabuar që kur lojtari fiton formën fizike është gati. Janë gjëra të ndryshme. Duhet t’i japim minuta për tu ambientuar. Shkodra ka marrë një goditje ndaj Kamzës, duhen 5 ditë për ta kaluar”, deklaroi strategu shkodran.
KORESHTI
22 E premte, 7 DHJETOR 2018
Nga Alexandra Dantzer
S
imon Krishlej, profesor i filozofisë në Sh kollën e Re për Kërkime Sociale në Nju Jork, ka shkruar një libër të quajtur "Libri i Filozofëve të Vdekur" (2008). Ai rrëfen tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve dhe disa prej tyre janë realisht të çuditshme apo dhe qesharake. "Ambicia e librit është të tregojë se, shpesh vepra më e madhe e artit të një filozofi, është mënyra e vdekjes së tij", citon bota.al Kritshlej-n për "The Guardian".
Pesë filozofët që "folën" edhe me vdekjet e tyre të çuditshme
KRISIPI...
...ndërroi jetë duke u gajasur
FRANCEZIN ZHYLIEN OFREJ DE LA MËTRJE...
...e mori më qafë e ngrëna me tepri Autori i "Njeriu-makinë", Zhylien Ofrej de La Mëtrie (1709-1751) ishte i njohur për teoritë e tij materialiste të natyrës njerëzore dhe nuk pati ndonjë vlerësim të veçantë nga bashkëkohësit e tij të Iluminizmit. Vdekja e tij, shihet si e përshtatshme me filozofinë e tij, dhe përshkruhet si një "vdekje materialiste". Ai humbi jetën për shkak të mbingopjes. Dë La Mërtie ndodhej në shtëpinë e ambasadorit francez në Berlin, zotit Tirkonel, duke konsumuar pate tartufi. Ai hëngri aq shumë, saqë menjëherë nisi të ndihet keq. E refuzoi ndihmën e mjekëve, duke i quajtur ata sharlatanë dhe u përpoq të shërohej, duke nxjerrë vetë gjak nga trupi. Megjithatë, kjo metodë nuk funksionoi dhe ai ndërroi jetë pas disa orësh.
Krisipi (280-207 P.E.S), njihet si një nga stoikët më të mëdhenj. Ai vdiq gjatë olimpiadës së 143-të, në moshën 73 vjeçare. Rreth vdekjes së tij ka 2 histori alternative dhe që të dyja kanë të bëjnë me alkoolin. Krisipi e pranonte hyjnizimin, si pjesë të zinxhirit shkakësor të fatit. Teoria e parë është se ai vdiq nga marramendja 5 ditë pas pirjes së një vere shumë të fortë. Megjithatë, tregimi i dytë është edhe më i çuditshëm dhe lidhet me emrin e tij. Duke parë se një gomar po hante fiqtë e tij, në vend se të mërzitej për këtë, ai i tha me zë të lartë një gruaje të moshuar: "Tani jepini gomarit të pijë verë të pastër, për të shpërlarë fiqtë". Ai e gjeti batutën e tij kaq për të qeshur, saqë nisi të qeshë në mënyrë të pakontrollueshme u rrëzua përtokë dhe pati një bllokim frymëmarrjeje që i mori jetën.
HERAKLITI...
DIOGJENI...
...vdiq i mbuluar nga jashtëqitjet e lopës ...u vetëvra duke mbajtur frymën Herakliti (535- 475 P.E.S) ishte një filozof grek para-stoik, i njohur për refuzimin e shoqërisë, që ai nisi ta përçmojë. Ai vendosi të jetonte i izoluar nëpër male, ku ushqehej vetëm me barishte. Ai u enjt në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të kequshqyerjes dhe duhej të kthehej në qytet për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, ai nuk donte të ndiqte këshillat e mjekëve, por kërkoi të mbulohej me plehun e lopëve për të shëruar sëmundjen e tij. Ka dy versione të historisë së vdekjes së tij. Sipas së parës, ai u mbyt në jashtëqitjen dhe urinën e lopës. Në të dytën ai ul para rrezeve të diellit, feçet iu thanë plotësisht dhe vdiq nga nxehtësia e tepërt.
Ekzistojnë shumë anekdota të pazakonta të shkruara rreth Diogjenit (vitit 320 P.E.S), të tilla si jetesa në një fuçi, jashtëqitja në teatër dhe ngrënia e sasive të mëdha të qepëve në një moment të jetës së tij. Megjithatë, elementi më i shquar e njohur për të është se ai nuk kishte frikë nga autoriteti. Ai ishte i vetmi që u tall me Aleksandrin e Madh dhe mbeti gjallë më pas. Sipas "The Guardian", Diogjeni dëshironte të varrosej me fytyrë përmbys, si në fjalët e tij: "Pas pak kohësh, e poshtmja do të ngjitet lart". Ai jetoi deri në moshën 90 vjeçare dhe vdekja e tij është e rrethuar ende nga misteri. Megjithatë, ka dy teori të mundshme. Ai vdiq duke konsumuar një oktapod të pagatuar, ose vendosi të kryente vetëvrasje duke mbajtur frymën.
MISHEL FUKO Një filozof francez (1926-1984), i njohur për teoritë e tij subversive mbi seksualitetin dhe stilin ekscentrik të jetesës, Mishel Fuko la një trashëgimi të fortë të shkruar mbi seksualitetet e çuditshme. Ai u sëmur në vitin 1984, duke vuajtur nga simptoma të vazhdueshme, të ngjashme me gripin. Ai vazhdoi të punonte mbi librin e tij "Historia e seksualitetit", gjatë gjithë kohës që
vuante nga sëmundja e tij. U zbulua më vonë se ishte prekur nga AIDS, për të cilën mesa duket kishte pasur dijeni që në fillim. Vdekja e tij në vetvete nuk është aq mbresëlënëse, se sa fakti që kishte filluar të lexonte në mënyrë obsesive Senekën, teksa po i afrohej ora e vdekjes. Ai vdiq më 25 qershor, në të njëjtën datë që vdiq edhe filozofi i njohur romak.
SHOWBIZ
23 E premte, 7 DHJETOR 2018
Sean Penn në Stamboll, xhiron film për vrasjen e gazetarit saudit Aktori amerikan Sean Penn ishte në Stamboll të mërkurën për të filmuar një dokumentar rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë, njoftoi media turke.Khashoggi, një banor i SHBA që nga viti 2017, u vra gjatë vizitës së tij në konsullatë për të marrë dokumente lidhur me martesën e tij, më 2 tetor. Mbetjet e 59-vjeçarit ende nuk janë gjetur, pavarësisht nga kërkimet e konsullatës dhe vendeve të tjera. Agjencia tha se Penn u pa pranë rezidencës së afërt të konsullit të përgjithshëm. E përditshmja pro-qeveritare Sabah, tha se aktori donte të takohej me të fejuarën e Khashogit, Hatice Cengiz, gjatë vizitës së tij. Ngaqë Khashoggi ishte kritik ndaj princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka pasur spekulime se udhëheqësi i mbretërisë urdhëroi
Jennifer Aniston flet rreth raporteve të prishura me të ëmën Jennifer Aniston ka folur hapur për nënën e saj të ndjerë Nancy Dow. Dihet që aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me njeriun që e solli në jetë para 49 vitesh. "Nëna ime dhe unë ramë dakord për të njëjtën gjë si në filmin "Dumplin". Ajo ishte një model për mua dhe gjithmonë e shihja veten tek ajo", tha fillimisht ish-bashkëshortja e Brad Pitt. Nëna e saj shpresonte që edhe Jennifer të ndiqte botën e modës sikurse ajo sa ishte gjallë. "Kjo ishte diçka për të cilën ka ëndërruar. Ka dashur që unë të bie në sy të të gjithëve ndërsa unë kam dashur që të më dhurojë dashuri. Ajo shpesh ishte e zënë me gjëra të tjera", tha aktorja. Kujtojmë se nëna e yllit të hollivudit ka ndërruar jetë para dy vitesh si pasojë e sëmundjes së kancerit. Aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
goditjen. Pavarësisht mohimeve nga Rijadi, reputacioni i Arabisë Saudite është dëmtuar, kryesisht nga senatorët e SH.B.A.-së, të cilët kanë drejtuar gishtin mbi princin e kurorës, pas një njoftimi të CIA-s të martën. Penn ka pasur edhe më parë polemika, si pasojë e angazhimeve të tij
në politikë dhe në çështjet aktuale. Ai dhe aktorja meksikane Kate del Castillo intervistuan zotin e drogës meksikan Joaquin "El Chapo" Guzman, ndërsa ishte në arrati. Penn, 58 vjeç, ka fituar dy çmime Oskar si aktori më i mire, për rolet e tij në filmin "Mystic River" dhe "Milk".
Jackie Chan: Kam keqtrajtuar ish-bashkëshorten gjatë shtatzënisë Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar
djalin. Në librin "Never Grow Up", i nxjerrë në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se
ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostituta gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në sajë të filmit "Rush Hour". Aktori 64-vjeçar tha se, "fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike". Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmonte vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New York-ut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojëra fati, derisa pranoi se kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë. Aktori është duke punuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
Ish-agjentja e Marklet: Meghan do t'i rikthehet Hollivudit, askush nuk mund ta ndalë Ish-agjentja e Meghan Marklet pretendon se Dukesha e Sussexit ka në plan t'i kthehet botës së aktrimit, e cila gjë do të ndodhë pas lindjes së fëmijës dhe askush nuk do ta ndalë. Gina Nelthorpe-Cowne ishte për vite agjente e yllit hollivudian, derisa ajo u takua me Princ Harryn, ku i dha fund bashkëpunimit mes tyre. Edhe pse pjesëtarja e familjes mbretërore ndaloi xhirimet e filmave, sipas agjentes karriera e Meghan ende nuk ka përfunduar. Gina argumenton se nëse Meghan vendos të kthehet në industrinë e filmit, familja mbretërore nuk do të jetë në gjendje ta parandalojë atë, raporton The Daily Mail. "Unë jam e sigurt se ajo do të bëjë pjesë në një tjetër film. Nëse
Meghan dëshiron të regjistrojë një projekt, askush nuk do të mund ta ndalë. Ajo është një grua moderne, ka vullnet të mirë dhe është lidere", tha ajo. Megan ka luajtur një rol në serinë e "Suits", por Gina pretendon se, nëse ajo kthehet, gruaja e Princit Harry do të xhirojë filma më seriozë. Në fund të fundit, ajo është një aktore e madhe dhe do të bëjë diçka më serioze, shpjegoi ajo.
Dua Lipa: Feminizëm nuk është të urresh meshkujt Dua Lipa është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Vogue, ku do të jetë edhe në kopertinën e numrit të janarit. Bukuroshja ka folur edhe për fenimizmin që e ka në disa prej këngëve të saja, por që kjo nuk do të thotë se i urren meshkujt. "Feminizmi për mua nuk është të urrej meshkujt, por thjesht ne i meritojmë të njëjtat mundësi", thotë ajo në numrin e janarit. "Ne dëgjojmë kaq shumë për të gjithë këta burra të rëndësishëm që kanë ndryshuar botën, madje edhe historitë e njerëzimit fillojnë me tregimin 'Epo, meshkujt e bënë këtë'", ka pohuar ajo. Dua aktualisht është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i sjellë në albumin e ri. Lipa gjithashtu do të mbajë disa koncerte anembanë globit si dhe Kosovë, pritet të performojë në kuadër të "Sunny Hill Festival".
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 7 DHJETOR 2018
Presidenti Meta, homazhe për ndarjen nga jeta të George H. W. Bush Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe dje në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush. “Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi
i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”,- shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me
këtë rast. Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtarve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.
Presidenti Meta në Berat, me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”
Presidenti Meta: Asnjë qytetari, asnjë fëmije apo të aksidentuari të mos i mungojë gjaku
Kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje në qytetin e Beratit në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Presidenti Meta së bashku me Kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj morën pjesë në një seancë të dhurimit të gjakut nga dhjetëra qytetarë, por edhe punonjës të administratës së Bashkisë. Presidenti Meta duke falënderuar qytetarët beratas të cilët iu përgjigjën me vullnetarizëm apelit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, u shpreh se Qarku i Beratit është ndër qarqet e veçanta përsa i përket
K
reu i shtetit Ilir Meta është takuar dje me futbollistin Lorik Cana, i cili pas largimit nga kombëtarja është angazhuar në një fondacion bamirësie për fëmijët. “Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.
Presidenti përshëndet ceremoninë e shpalljes së mësuesit Shkëlqim Gjergjani “Qytetar Nderi” i Beratit
“Arsim cilësor, mësuesit të kryejnë me devocion misionin e tyre” P
residenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së djeshme të punës në Berat, ishte i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit të mësuesit të shquar, Shkëlqim Gjergjani me titullin “Nderi i Qytetit” (pas vdekjes) nga Bashkia e Beratit, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit. Duke përshën-
detur ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Beratit, President Meta u shpreh se: “Unë jam vetë fëmijë mësuesish dhe babai im gjithashtu ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Beratit. Të gjithë kemi nostalgji për atë vend që ka patur mësuesi në jetën tonë dhe të çdo familjeje në të kaluarën,
por edhe në komunitet dhe në shoqëri. Vlerësim maksimal për misionin por edhe sakrificën e pasionin e mësuesve, edukatorëve, drejtuesve në fushën e arsimit, siç është dhe rasti i zotit Shkëlqim Gjergjani, të cilin ju sot po e nderoni”,- u shpreh Presidenti Meta.
kërkesës për dhurimin e gjakut, por konstatoj se ka arritur ta menaxhojë shumë mirë e me
përgjegjësi këtë proces në saje të bashkëpunimit shumë të mirë mes institucioneve vendore dhe komunitetit. “Ishte kënaqësi për mua të merrja pjesë dhe të përshëndesja këtë solidaritet.Dhe po kështu që kam marrë sigurinë që institucionet vendore të Beratit do të kenë bashkëpunim edhe më të mirë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me të gjithë komunitetin në mënyrë që në Qarkun e Beratit asnjë qytetari, dhe asnjë fëmije apo të aksidentuari të mos i mungojë gjaku që ka nevojë”,- deklaroi Presidenti i Republikës.