www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Opozitë! Nesër me tullumbace dhe fjalime do përmbysni Ramën?! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 161 (8602)
E diel, 7 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Tashmë opozita i ka humbur të gjitha; mandatet e deputetit, bashkitë, këshillat bashkiake, drejtësinë e pavarur siç votoi tre vite më parë, prokuroria nga e shtetit ka kaluar e qeverisë, mirëqenia popullore po rrënohet, rinia po ikën jashtë shtetit, po humbet dhe lirinë e medias me ligjin që pritet të censurojë portalet; ndaj pyetja lind: E ç’ka për të humbur më shumë opozita dhe populli?! Siç duket “dita e re” në shtator kryeministri edhe do t’i arrestojë. Ndaj prapë pyesim: Me tullumbace dhe fjalime përmbyset Rama?! FAQE 3
Basha fton shqiptarët në protestë: Kryemadhi: Qeveria nuk përfaqëson Nuk ka kthim pas derisa më shumicën e shqiptarëve, beteja kundër Ramës të fitohet të shembim sistemin e Ramës
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje gjatë takimeve me qytetarët në Kavajë
FORUM
Reforma në drejtësi, në dorën e Ulsiut që vodhi vota Nga Ylli Dylgjeri FAQE 9
ISH-DEPUTETI I LSI
Shezai Rrokaj: Samiti i Polonisë, Shqipëria me gisht në gojë
FAQE 6
FAQE 13
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje gjatë takimeve në Tiranë për protestën e 8 korrikut
DENONCIMI
Skandalet e 30 qershorit, mijëra vota më shumë se votues në Elbasan
FAQE 5
TUBIMI
Shqiptarët e Amerikës, sot protestë në Uashington: Mos mbështesni qeverinë e korruptuar “Rama”
FAQE 9
FAQE 4
ISH-DEPUTETI I PD-SË
Shehaj: S’ka marrëveshje me Ramën, nuk dolëm nga parlamenti të rrisim pazarin
FAQE 2
POLITIKE ISH-DEPUTETI I PD-së
P
ër ish-deputetin demokrat Agron Shehaj, kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri Edi Rama. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Shehaj deklaroi dje se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Rama, pasi opozita nuk doli nga parlamenti për të marrë pushtetin në tavolinë.
2
E diel, 7 KORRIK 2019
Shehaj: S’ka marrëveshje, s’dolëm nga parlamenti të rrisim pazarin Ish-deputeti i PD-së ka hedhur akuza dhe për ish-ministrin Arben Ahmetaj, duke thënë se është i korruptuar dhe se duhet të ndëshkohet. “S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të
ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm”, tha Shehaj.
Dështimi në Samitin e Polonisë, kreu i PD-së: Izolimi ndërkombëtar për Ramën, po ndëshkon Shqipërinë
Protesta e opozitës, Lulzim Basha mesazh shqiptarëve: Të gjithë bashkë, asnjë hap pas! K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur thirrjen, drejtuar qytetarëve shqiptarë, për t’u mbledhur të gjithë në një protestë kombëtare më 8 korrik në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa ka publikuar dhe një video ku denoncohen arsyet se pse shqiptarët duhet ta refuzojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, Basha u shpreh dje se nesër duhet të bashkohen të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa. “Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik!”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. Samiti i Polonisë Teksa kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Poznanit të
I
Ballkanit, i shoqëruara edhe nga disa ministra të kabinetit të tij, rezultatet e këtij samiti do të ishin tejet negative për Shqipërinë, pasi ishte i vetmi vend që nuk arriti të lëvronte asnjë qindarkë nga fondet e shpërndara për vendet e Ballkanit, dhe kjo sepse qeveria shqiptare nuk paraqiti asnjë projekt konkret në këto punime.
Për jkëtë dështim të qeverisë shqiptare në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë do të reagonte dje edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Po përmes rrjeteve sociale, Basha deklaroi dje se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi
Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019. Në vijim, Basha shton se ky është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. “Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019. Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”, deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha në reagimin e tij.
“Merkel i do shqiptarët, por qëndrimi i saj është një mesazh për qytetarët e këtij vendit se ajo nuk mund të pajtohet me instalimin e narkoshtetit dhe narkomonizmit në Shqipëri”
sh-kryeministri Sali Berisha vlerëson se Shqipëria u ndëshkua në Samitin e Poznanit dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është kryeministri Rama. Nga 180 milione euro që u shpërndanë për vendet e rajonit, vendi ynë merr “atletet e kuqe të Edvin Kristaq Mafisë dhe përgjërimet e çirakut të Baton Stanishiqit” -shkruan Berisha. Ndërsa liston ndëshkimet e samitit për shkak të kreut të qeverisë, Berisha shkruan se kancelaria Merkel i do shqiptarët, por qëndrimi i saj është një mesazh për qytetarët e këtij vendit se ajo nuk mund të pajtohet me instalimin nga Edvin Mafia të narkoshtetit dhe narkomonizmit në Shqipëri. “Shqipëria ndëshkohet në Samitin e Paznanit për shkak të Edvin Kristaq Mafisë! Nga 180 milionë euro që u shperndanë për vendet e rajonit, vendi ynë merr atletet e kuqe të Edvin Kristaq Mafisë dhe përgjërimet e çirakut të Baton Stanishiqit. Miq, Edvin Kristaq Mafia në samitin e
Berisha: Shqipëria ndëshkohet në Poznan për shkak të Edvin Mafisë Paznanit shkoi me këpucë normale, por u kthye me këpucë të kuqe: 1- U kthye me këpucë të kuqe sepse, siç njoftojnë burimet diplomatike nga Samiti, qeverisë së Edvin Mafisë nuk iu dha asnjë qindarkë nga paketa prej 180 milionë euro që u nda për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumat kryesore të kësaj pakete i morën Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, por edhe Kosova mori 27 milionë euro; 2- Edvin Kristaq Mafia u kthye me atlete të kuqe nga Paznani, sepse Samiti mbështeti
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
hapjen në Tetor të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo me Shqipërinë e narkoshtetit të parë në historinë e Europës; 3- Edvin Kristaq Mafia u kthye nga Paznani me atlete te kuqe, sepse në klimën e akullt që e rrethonte, në Samit iu bë e qartë se me farsën moniste të 30 qershorit ka shkelur rëndë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Atij iu tha në sy nga diplomatë të autorizuar se ai tashmë konsiderohet faktor destabilizues i vendit. Përveç këtyre, për shkeljet e rënda flagrante të mësipërme iu tha se për Shqipërinë mund të nisin procedurat e pezullimit nga
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
vend anëtar i Këshillit të Europës; 4- Edvin Kristaq Mafia në Paznan nuk shkoi me këpucë sporti, por u kthye me atlete të kuqe, sepse nuk u lejua të dilte në konferencën për shtyp në fund të punimeve të Samitit. Për këtë qëllim u modifikua edhe formati i zakonshëm i konferencës së shtypit. Në konferencë shtypi kancelarja Merkel u ftuan të dalin kryeministri Zaev, apo dhe kryeministri Borisov i Bullgarisë. Kurse Rama si qyqar mbeti të ngushëllohet me daljen para tele blushit dhe tele bolinës! Pavërsisht nga këto në ditët në vijim pritet që çiraku i Baton Stanishiqit të përgjërohet e betohet për suksesin e madh të Edvin Kristaq Mafisë në Paznan, për shumat e mëdha që
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
iu dhanë narkoqeverisë së Edvin Mafisë, kurse Argati in chef apo Baton Stanishiq po pret me padurim të dalë t’ju komunikojë shqiptarëve nga studiot televizive tezat që merr në Beograd se nuk asht Zografi Bis që ka rënë në greminë, por tash asht vet kancelarja Merkell, që ka marrë fund dhe se Merkelli i ka dhënë 12 miliarde euro Serbisë dhe asnjë euro Kosovës dhe se Merkelli nuk i do shqiptarët, por do shumë serbët. E vërteta miq është e kundërt! Kancelarja Merkel i do shqiptarët, por qëndrimi i saj është një mesazh për qytetarët e këtij vendi se ajo nuk mund të pajtohet me instalimin nga Edvin Mafia të narkoshtetit dhe narkomonizmit në Shqipëri”, tha dje Berisha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 7 KORRIK 2019
Opozitë! Nesër me tullumbace dhe fjalime do përmbysni Ramën?!
Tashmë opozita i ka humbur të gjitha; mandatet e deputetit, bashkitë, këshillat bashkiake, drejtësinë e pavarur siç votoi tre vite më parë, prokuroria nga e shtetit ka kaluar e qeverisë, mirëqenia popullore po rrënohet, rinia po ikën jashtë shtetit, po humbet dhe lirinë e medias me ligjin që pritet të censurojë portalet; ndaj pyetja lind: E ç’ka për të humbur më shumë opozita dhe populli?! Siç duket “dita e re” në shtator kryeministri edhe do t’i arrestojë. Ndaj prapë pyesim: Me tullumbace dhe fjalime përmbyset Rama?! Opozita ka paralajmëruar nesër, të hënën, zhvillimin e një prej protestave më të mëdha kundër qeverisë “Rama”. Protesta vjen në momentet më kritike të vendit, pas një krize të tejzgjatur politike që ka nisur që nga muaji shkurt i këtij vitit. Djegies së mandateve të deputetëve, denoncimit të korrupsionit, dhunës së policisë, publikimit të përgjimeve të “Bild” që faktuan vjedhjen kriminale të zgjedhjeve të vitit 2017, u shtohet këtë herë dhe një tjetër skandal; masakra elektorale e 30 qershorit. Ajo çfarë ndodhi të dielën e fundit të qershorit, me votimet moniste të PS, rrëzoi çdo shpresë të opozitës se me Edi Ramën në qeveri mund të ketë zgjedhje normale. Masakra elektorale e një qeverie që garoi e vetme dhe nuk rrezikohej nga asnjë kundërshtar e megjithatë vodhi në mënyrë të paturpshme votat është prova se institucioni i zgjedhjeve ka rënë përfundimisht. Opozita ka vite që e ka denoncuar skemën e manipulimeve të qeverisë “Rama”, por më 30 qershor shqiptarët ishin vetë dëshmitarë sesi një qeveri e ka kthyer vjedhjen e votave në mekanizëm shtetëror. Një mekanizëm, që nis nga komisionerët, KQZ, ministritë, mediat afër qeverisë dhe përfundon të përfituesi i kësaj skeme kryeministri Edi Rama. Opozita ka pasur mijëra arsye dhe skandale për të protestuar. Me 30 qershorin, Edi Rama u dha personalisht opozitarëve një arsye më shumë se përse duhet të protestojnë edhe më me forcë ndaj tij. Zgjedhjet janë vetëm një nga skandalet e fundit të qeverisë “Rama”. Ndërsa prej 7 muajsh opozita është në rrugë, qeveria ka vijuar të rrisë në mënyrë të frikshme korrupsionin dhe vjedhjet “me ligj”. Këto muaj janë miratuar koncesionet më korruptive me të ashtuquajturit oligarkë. Janë firmosur kontratat më të diskutueshme, si dhe është shtuar numri i abuzimeve
dhe arrogancës qeveritare. Kriza politike dhe keqqeverisja disavjeçare ka sjellë edhe efektet e para të një rrënimi ekonomik që sa vjen e shtohet. Rritja ekonomike pas shumë kohësh ra më 2.2% përqind, një e dhënë që do të thotë se qeverisja me koncesione miqve të saj e çoi vendin buzë një gremine ekonomike me pasoja për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë që Shqipëria po kalon krizën më kritike, me zgjedhje pa opozitën dhe një kryeministër që kërcënon me burg kundërshtarët politikë, Rilindja planifikon të sajojë dhe opozitën e re me diversione dhe përçarje. Si për të thelluar dhe më tej skandalet, Edi Rama po guxon të censurojë mediat me ligje që përdoren vetëm në vendet pa demokraci. Janë të gjitha vendime që nuk kryhen nga një qeveri normale, por nga regjime autoritariste që kanë probleme me lirinë e medias dhe frikën nga denoncimi i skandaleve. Këto shtatë muaj i treguan qytetarëve, por edhe opozitës se kryeministri Edi Rama
nuk ka ndërmend të ofrojë zgjidhje për krizën. Në gjithë këto kohë ka treguar se nuk i intereson zbatimi i ligjit, respektimi i kundërshtarëve dhe as parimet demokratike për zgjedhje normale. Kauzat e opozitës këto kohë kanë qenë zgjedhje, dënimi i krimeve, korrupsionit, reflektim nga ana e qeverisë. Në vend të këtyre, kryeministri nuk ka lejuar të ndëshkohet asnjë nga njerëzit e tij që janë akuzuar, përkundrazi i ka rritur në detyrë, ai nuk pranoi negociata dhe në fund hyri në zgjedhje i vetëm, si në kohën e Enver Hoxhës, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit. Tashmë i ka mbetur vetëm që të nxjerrë opozitën jashtë ligjit dhe mos lejojë asnjë zë kundër për të “mbretëruar” i qetë. Në këto kushte, opozita ka nevojë të riformatojë edhe një herë aksionin e saj dhe qëndrimin që duhet të mbahet ndaj një qeverie të tillë. Një kryeministër që bëri zgjedhje si në kohën e monizmit nuk shqetësohet nga akuzat e ashpra dhe as nga protestat me lule dhe
tullumbace para zyrës së tij. Me këtë qeveri, Shqipëria ka vënë në pikëpyetje integrimin në BE, shkatërrimin ekonomik dhe ç’është më e keqja gjithë parimet e demokracisë që janë ndërtuar në gati 30 vjet. Opozita thotë se nuk ka qëllim asnjëherë dhunën në protestat e saj, por qytetarët po kuptojnë se Edi Rama nuk ikën me protesta paqësore. Nuk ikën as me zgjedhje. Nuk dihet nëse protesta e nesërme do të jetë vetëm me fjalime paqësore dhe “Zoti ju Bekoftë”, siç ka ndodhur gjithmonë, apo qytetarët do të reagojnë në mënyrë më të ashpër ndaj qeverisë? Tashmë opozita i ka humbur të gjitha; mandatet e deputetit, bashkitë, këshillat bashkiakë, drejtësinë e pavarur siç votoi tre vite më parë, prokurorinë nga e shtetit ka kaluar e qeverisë, mirëqenia popullore po rrënohet, rinia po ikën jashtë shtetit, po humbet dhe lirinë e medias me ligjin që pritet të censurojë portalet; ndaj pyetja lind: E çka për të humbur me shumë opozita dhe populli?!
INTERVISTA
4
E diel, 7 KORRIK 2019
Intervista e Kryetares së LSI-së në News 24: Shqipëria është shtet sovran dhe nuk mund të përdhoset Kushtetuta
E
ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSIsë Monika Kryemadhi theksoi se beteja e opozitës së bashkuar është për të shembur sistemin dhe jo për Edi Ramën. Kryetarja e LSI-së komentoi procesin e 30 qershorit, për të cilën tha se është një proces ilegjitim, pasi Presidenti ka zgjedhur një tjetër datë për zgjedhjet vendore. Kryemadhi tha se ndërkombëtarët nuk mund të dalin kundër Kushtetutës të Shqipërisë, duke vlerësuar se Shqipëria është shtet sovran dhe nuk mund të përdhoset Kushtetuta. Sa i përket zellit të anëtarëve socialistë të KQZ për të mbrojtur farsën e 30 qershorit dhe manipulimin pas tyre, kryetarja e LSI tregoi shembullin e nënkryetarit të saj, Denar Biba, për të treguar se me çfarë i shantazhon Rama. Sipas Kryemadhit, gruaja e Bibës është gjyqtare dhe është në pritje të Vettingut. “A e dini ju që KQZ është totalisht ilegjitime, vetëm Klemend Zguri është i duhuri në atë institucion. KQZ është ilegjitime. Denar Biba ka frikë e vettingut të gruas së tij. Pak e dinë se Denar Biba ka gruan gjyqtare dhe po pret vettingun. Ky është realiteti”, tha Kryemadhi. PJESË NGA INTERVISTA E KRYEMADHIT Çfarë ndjesie të krijon teksa sheh dhe risheh të gjitha këto deklarata të bëra publikisht Znj. Kryemadhi, që nga 16 shkurti e deri tani? Rama nuk ka ikur... Nuk është beteja për të hequr Edi Ramën si individ, është beteja për të shembur sistemin. Edi Rama është një dhe beteja nuk është për të hequr Edi Ramën, beteja është për të shembur sistemin, për të shembur tranzicionin që kemi 30 vjet dhe vazhdojmë në një tranzicion të tillë. Mos të harrojmë që të gjithë fshihen edhe flasin për integrimin Evropian dhe për futjen e Shqipërisë në BE por mos të harrojmë që këtë proces e kemi nisur përpara Kroacisë për të qenë anëtarë të BE. Dhe sot Kroacia, Parlamenti Kroat duhet të votojë nëse Shqipërisë duhet ti hapen negociatat apo jo, Kroacia është ajo që vendos për ne ndërsa ne jemi jashtë. Kemi mundësinë që të humbasim edhe hapin e radhës me Maqedoninë dhe për të kaluar me grupin e fundit që është Kosova dhe Bosnja-Hercegovina. Pra, kemi qenë nga të parët e vendeve ish komuniste për të filluar procesin e integrimit evropian dhe jemi të fundit, jemi të fundit dhe ndoshta mund të jemi edhe pas Kosovës që është edhe shteti më i ri në botë. Znj. Kryemadhi ju thoni për gjatë gjithë kohës që nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, pra Edi Rama duhet të ki. Nuk është fjala vetëm tek rënia e sistemit, ju e keni kusht që Rama të iki. Të jemi të sinqertë, për mua, unë e kam thënë dhe e them gjithmonë, ne nuk kemi frikë nga Edi Rama sepse pavarësisht asaj që ne artikulojmë politikisht, por dua të them që debate politik nuk është Edi Rama, debati politik janë standardet. Debati politik është që, mungesa
Monika Kryemadhi: Rama u kap në përgjimet e antidrogës ndërkombëtare e standardeve të cilat sot ne flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme kur kemi 30 vjet në demokraci. Më thuaj në çdo vend të botës, flasim ne për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbasi kanë 30 vjet që kanë përmbysur sistemet diktatoriale, askund! Është Kosova më korrekte, më tradicionale, më institucionale në procesin zgjedhor se sa ne, ka 10 vjet shtet i ri. Është Maqedonia e Veriut që ka përplasje etnish shumë të mëdha, ku kemi një numër shumë të madh, gati 40 përqind, shtet formues shqiptarët dhe nuk diskutohet çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është Mali I Zi, është Bosnjë-Hercegovina, është Serbia, shumë e shumë vende të tjera, vetëm Shqipëria ka këtë problem pas 30 viteve, që jemi 99 përqind shqiptarë. Pra ajo që diskutojmë dhe ne artikulojmë është që ky person, është një person i cili nuk rri dot pa futur duart në xhepat e të tjerëve. Dhe ajo që më bën përshtypje është sepse ne në fakt prej 21 viteve e kemi Edi Ramën në arenën politike por nuk e kemi Edi Ramën në arenën politike thjeshtë si një aktor të dorës së parë apo të dorës se dytë apo të dorës së tretë. E kemi Edi Ramën në arenën politike… E kemi Edi Ramën 21 vjet në pushtet, pra 21 vjet ky person 99% të kohës është në pushtet dhe ndodh që faktikisht ky ka ndikuar në procese dhe sot në zgjedhjet e 30 Qershorit që i organizoi vetë, i numëroi vetë dhe votoi vetë dhe prapë nuk rri dot pa i prekur dhe pa futur duart të kutia e votimit dhe prapë e ndyu procesi e tij sepse logjikisht edhe për ndërkombëtarët edhe për stabilokratët edhe po themi për analistët politikë ky njeri mund të thoshte po zotëri 9% e shqiptarëve vajtën të votonin por kjo 9% ka votuar në shumicë për ne por ky edhe këtë 9% e bëri pis. Kushti juaj është qeveria tranzitore pa Edi Ramën kryeministër apo jo? Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës ,sepse ai është minorancë në parlament për shkak të zgjedhjeve të 2017 dhe nuk kanë se pse të konfuzohen shqiptarët por ne po themi që me dashamirësinë më të madhe dhe po të shikoni intervistat e shqiptarëve kudo që janë. Në 2017 dosja 339 tregon haptaz që në qarkun e Lezhës, në qarkun e Tiranës, në qarkun e Durrësit, në qarkun e Vlorës, në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës ka vjedhje dhe futje duarsh në kutitë e votimit dhe blerje vote në masë nëpërmjet parave të krimit të organizuar dhe këtë e kanë bërë bandat e krimit të organizuar të cilët janë në kërkim nga drejtësia e vendeve evropiane dhe këto nuk i përgjoi prokuroria e Adriatik Llallës dhe e Arta Markut por i kanë përgjuar segmente të antimafias ndërkombëtare dhe ndodh që ky zotëria nga 74 mandate ka minimumi 7-8 mandate të grabitura dhe nuk po flas pastaj se
ç’mund të ketë në procese të tjera që janë pafundësisht dhe nuk po flas pastaj për mënyrën e marrëveshjes së 17 Majit që eliminoi koalicionet. Se po të ishin koalicionet z. Rama nuk do kishte as 60 mandate. Nuk po hyjmë në historinë matematikore dhe logjikës zgjedhore por po hyjmë thjesht në kapjen më flagrante, para disa muajsh në SHBA u evidentuan disa vota të blera me 20 dollarë të një kongremesni apo senatori. Brenda javës u shpallën zgjedhje të reja. Ndërsa këtu ka ka me qindra mijëra vota të blera, të kërcënuara, të ditura se dhe për kë voton pra kanë humbur dhe sensin e fshehtësisë. Se mirë që e blen me paratë e drogës, mirë që e kërcënon me kriminelët por ti i ke humbur dhe fshehtësinë votës. Ka ndonjë ndryshim qëndrimi nga ana juaj? Nga ana e opozitës por dhe nga ana e LSI? Sepse 30 qershori u bë, zgjedhje apo votime, u krye si proces... Kemi përballë një njeri asimetrik, anormal. Nuk ke përball një politikan që në çdo moment do të vepronte sipas Kushtetutës, sipas ligjeve, sipas ligjit të së drejtës. Kemi përballë një njeri që nuk pyet. Kemi përballë një njeri që thotë unë do marr shtëpinë e Nisidës dhe do ndërtoj një kullë këtu, do ta kthej monument kulture. Dhe ti Nisida bëj ca të duash, kemi një përballë një njeri qe thotë Nisida unë do vij të vjedh shtëpinë tënde. Do ti marr të gjitha rrobat, do të marr gjithë pajisjet e tua edhe pastaj ti ik jeto ku të duash se nuk më intereson për ty. Vetëm metoda të tilla asimetrike di djegia e mandateve, si lënia vetëm
në gjithë proceset e tij mund të nxjerrë zbuluar këtë njeri. Tani vijmë te 30 qershori. Për hir të së vërtetës dekreti i Metës për zhvlerësimin e 30 qershorit do ti jepte shumë oksigjen Edi Ramës nëse do ta pranonte dhe do të vendoste opozitën shqiptare në një pozicion shumë të vështirë. Meta është një personazh i cili në gjithë karrierën e tij politike ka luftuar dhe i ka qëndruar stabilitetit dhe zgjidhjes së krizës. Është gjithmonë një politikan me të mira dhe të këqijat e tij se nuk ka njeri perfekt, gjithmonë sjellja e tij politike është për ta zgjidh krizën dhe për të ndaluar çdo lloj konflikti. Sot kjo mund të jetë një situatë e cila është shumë absurde. Por në fakt përballë kemi një njeri absurd. Tani çfarë ndodh me 30 qershorin. 30 qershori është ilegjitim. Nuk ka datë sepse ka një dekret të Presidentit më 10 qershor që thotë ç’dekretohet data 30 për shkak të një konflikti dhe do dekretojë një datë tjetër. PS nëse nuk ishte dakord ose dhe KQZ nëse nuk ishte dakord duhet të shkonte ta ankimonte në Gjykatë Kushtetuese. Por kjo gjykatë nuk ekziston. As për fajin e opozitës, as të Ilir Metës, nuk ekziston për shkak të Edi Ramës. Sepse Edi Rama prej dy vjetësh nuk i interesonte të ndërtonte gjykatën Kushtetuese deri sa të kishte nj KED me ushtarët e vetë politikë. “By the laë”, siç i thonë, ne kemi një datë tjetër zgjedhjesh, që është 13 tetori. Ju do të shkoni në këtë datë tjetër zgjedhjesh me Edi Ramën kryeministër? Ka kohë për ne, ka kohë për
të vendosur, sepse për në nuk është çështje date. Është çështje standardesh. Ne si front opozitar akoma nuk diskutojmë datën 13 tetor. Por keni qenë të qartë që nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër... Kjo është një betejë e cila është çështje fjalësh. Sepse edhe njerëzit thoni do t’i djegim kutitë e votimit më 30 qershor. Por çdo kuti që do të digjej më 30 qershor nuk do të vëmendjen tek ndërkombëtarët, te populli, që ky zotëria qenka minorancë e minorancës. Ky zotëria nuk qenka kaq i fortë. Ky nuk na qenka mesia. Ky nuk na qenka lideri ndërkombëtar. Ku nuk na qenka personi që i thërret me gisht ndërkombëtarët dhe i thotë hajde bëni çfarë të doni këtu, siç thërret ca deformime politike diplomatike në Shqipëri. Ky njeriu qenka minorancë e minorancës. Pse e them këtë? Sepse Partia Socialiste sot është në minorancë përballë shqiptarëve dhe e ka vendosur Edi Rama. Dhe Edi Rama brenda Partisë Socialiste është në minorancë. Dhe kjo është fatkeqësia e Partisë Socialiste, që për hir të së vërtetës unë kam shumë arsye, sepse jam njerëzore, që të them që shumë mirë le të vazhdojnë, sepse sa më shumë që të mbajnë Edi Ramën ata aq më shumë më shtohen mua radhët në LSI nëpërmjet socialistëve të pakënaqur. Sa më shumë të mbajnë ata Edi Ramën aq më shumë demotivohen socialistët. Sepse në fund të fundit për kë po punon sot Edi Rama? Mos po punon gjë për socialistët? Edi Rama sot pop punon për 5 oligarkë dhe 5 njerëz, të cilët marrin rrugën Milot – Balldren. 300 milionë është MilotBalldren, ku sipas institucioneve shtetërore të shtetit shqiptar, ky segment kushton 102 milionë euro. Ky zotëria thotë unë do ta paguaj koncensionarin 300 milionë. E dini ju çfarë bëhet për Qarkun e Lezhës? Bëhet rruga e Balldrenit, e Torovicës, që nuk kushton më shumë se 20 milionë euro po të bëhet nga fillimi. Bëhet i gjithë ujësjellësi i gjithë zonave përreth Lezhës të ujit të pijshëm. Ndërtohen të gjitha shkollat dhe spitalet dhe njëherë nga fillimi, dhe mbi të gjitha dhe ajo që është dhe më e rëndësishmja, përveç Lezhës dalim dhe te gjithë Bashkia e Krujës për të ndihmuar për të gjithë problematikat e saj. pra ky zotëri i vjedh shqiptarëve nga xhepat e tyre 200 milionë euro dhe këto 200 milionë euro ja jep një njeriu të vetëm, i cili bën një pastrim parash të tmerrshëm dhe shkon e i pastron tek banka e Edi Ramës. Tani vijmë në një rrugë tjetër. Marrim raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Shqipëria bazë operacionale e krimit të organizuar, qendër e pastrimit të parave të drogës. Por si do u pastrokan këto para?
POLITIKE
5
E diel, 7 KORRIK 2019
KQZ e Ramës nga skandali në skandal - Instituti i Studimeve Politike publikon fakte të reja nga masakra e 30 qershorit!
I
“30 qershori i turpit”, ISP nxjerr tabelën me skandalin: A duhet t’i besojmë KQZ?
nstituti i Studimeve Politike, në kuadër të investigimit të asaj që ka ndodhur realisht në zgjedhjet mono-partiake të 30 qershorit ka publikuar fakte të reja të manipulimit në funksion të rritjes artificiale të numrit të votuesve pjesëmarrës. Skandali i radhës që nis me KZAZ dhe certifikohet nga KQZ partiake e Ramës, është zbuluar në Elbasan. Nga faktet që mund të lexoni më poshtë duket se votat e 30 qershorit janë pllenuar apo klonuar, vetëm e vetëm që të “arrihet objektivi” i Edi Ramës dhe Rilindjes. Sipas publikimit në fjalë, ISP konstaton se në Elbasan, në kuti janë më shumë vota se votues. Më pas ky dokument u “zhduk” nga KQZ. Postimi i Institutit të Studimeve Politike Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale. Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan. Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44
fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!?? Zyrtarisht, përderisa tabela gjendet në
faqen e KQZ (http://cec.org. al/ëp-conte…/uploads/…/07/ KRYETAR-ELBASAN.pdf) ajo është dokument zyrtar dhe si i tillë merr vlerë referimi për sot e mot. Çfarë ka ndodhur? Kush ka të drejtë dhe kush mban përgjegjësi? A duhet ti besojmë KQZ apo duhet të vazhdojmë të verifikojmë edhe të dhënat e tij? Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një
deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki. Në rastin e parë KQZ tregon edhe më tej se më shumë është kujdesur për të qenë korrekt me detyrimet & deklarimet politike sesa me ushtrimin e funksionit të tij ligjor në administrimin me standarde të zgjedhjeve, por në të dy rastet është e qartë tashmë se modeli mbipartiak me KQZ/KZAZ/ KQV/GN ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ka ardhur koha për ti dhënë fund komisarëve e militantëve partiakë në administrimin zgjedhor.
MASKARADA E ELBASANIT
“30 Qershori”, Boçi: Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen!
Ish-deputeti demokrat i Qarkut të Elbasanit Luçiano Boçi ka bërë një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” kundër farsës së 30 Qershorit, qeverisë dhe “Komisionit Qendror të Hajdutërisë”, siç e ka cilësuar, për mijëra fletët e votimit, më shumë sesa votuesit, që janë gjetur si në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë. “Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen...! Pasi nxorën me përdhunë administratën, ato të ndihmës ekonomike e përkrahjes sociale, angazhuan bandat, mbushën kutitë, krenohen me hajdutërinë e tyre “live”. Dalin në takime e i bien gjoksit se kanë futur vota në kuti, nga frika e refuzimit që i bënë shqiptarët dhe këtë hajdutëri e kanë bërë në emër të shqiptarëve. 5000 fletë votimi më shumë në Elbasan se numri i votuesve, edhe ky i manipuluar nga Komisioni Qendror i Hajdutërisë! E njëjta situatë në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd, Prrenjas e Belsh. Kështu në gjithë Shqipërinë. Të lavdërohesh se je hajdut votash do të thotë as më shumë e as më pak, të hash turpin me vota!”, ironizoi dje ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
ISH-DEPUTETI I ELBASANIT ENDRI HASA REAGON NDAJ PUBLIKIMIT TË ISP-SË: RAMA KA KONTROLLUAR KQZ-në
PD: Skandal në Elbasan, kandidati i PS 3000 vota më shumë se votues Ish-deputeti i PD Endri Hasa në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ka kontrolluar KQZ, të cilën e ka quajtur Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Hasa theksoi se në Elbasan kandidati i PS për bashkinë ka marrë 3000 vota më shumë sesa kishte zgjedhës. “Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë falsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe falsifikimit të 30 Qershorit. Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më
shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti. Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që
nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime. Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla. Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin. Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht për Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke falsifikuar të vërtetën. Dokumenti i parë që
zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39. Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në uebsite-n e KQZ-së. Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet. Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të falsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të pa precedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit. Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve
të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit. Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk i dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit. As prodhimi i një dokumenti fallso për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës. Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas!”, deklaroi ish-deputeti demokrat, Endri Hasa.
POLITIKE
6
E diel, 7 KORRIK 2019
KRYETARJA E LRI-së RRËFEN HISTORINË E OLTËS DHE BËN THIRRJE PËR PROTESTËN E 8 KORRIKUT
Floida Kërpaçi: Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi ka postuar një foto në rrjetet sociale me një vajzë, të cilën e prezanton, duke thënë se është një studente ekselente. Në komentin e saj, ishdeputetja e LSI-së, shprehet se studentët më të mirë po ikin në një vend të marrë peng nga bandat në pushtet. Kërpaçi
vlerëson se me ikjen e të rinjve dhe studentëve të mirë-arsimuar, vendi ynëpo shkon keq e më keq. “Jam ndjerë shumë keq që Olta, një vajzë e re të cilën e njihja shumë mirë, studente ekselente dhe mjaft e zonja në profesionin e saj si fizioterapiste, u largua nga vendi ynë për të gjetur punësim e ndërtuar jetën në Gjermani! Me ikjen e të rinjve, Shqipërisë po i ikën e ardhmja. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, farmacistët, ekonomistët, gazetarët
Rrokaj: Samiti i Poznan-it, Shqipëria me gisht në gojë
T
dhe legjislacionin evropian të tërësi, ka deformuar parimin e konkurrencës dhe të garës për edhe të sipërmarrësit e huaj. Në shkelje të ligjeve ndërkombëtare të nënshkruara prej nesh, ajo ka mbajtur anën oligarkëve, duke i vënë pengesa depërtimit të investitorëve të huaj si dhe duke deformuar rregullat e tregut. Shumë tendera publikë janë bërë me konkurrentë fantazmë ose është shkuar deri në miratimin me ligj të një investitori,
Panariti: Pa Gjykatën Kushtetuese, qeveria rrezikon cenimin e sigurisë kombëtare
apo profesionistët e tjerë pa të cilët Shqipëria do shkojë keq e më keq! Edi Rama dhe qeveria e bandave ka kapur shtetin, ka vrarë ëndrrat, nuk i ka dhënë asnjë mbështetje të rinjve! Zero mbështetje. Pas refuzimit kombëtar ndaj votimeve moniste të 30 qershorit, forca jonë do ta thyej këtë regjim që i shërben një grushti njerëzish dhe jo qytetarëve të Shqipërisë! Më 8Korrik, Protesto! Shqipëria Shtëpia Juaj”, theksoi dje Floida Kërpaçi.
Ish-deputeti i LSI-së: Lidhja e qeverisë me oligarkët ka bërë që ata ta mbajnë të mbyllur tregun
eksa kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Poznanit të Ballkanit, i shoqëruara edhe nga disa ministra të kabinetit të tij, rezultatet e këtij samiti do të ishin tejet negative për Shqipërinë, pasi ishte i vetmi vend që nuk arriti të lëvronte asnjë qindarkë nga fondet e shpërndara për vendet e Ballkanit, dhe kjo sepse qeveria shqiptare nuk paraqiti asnjë projekt konkret në këto punime. Lidhur me këtë do të reagonte dje edhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj, i cili shprehet nga Samiti i Poznan-it, Shqipëria doli “me gisht në gojë” nga Polinia. “Sapo mbaroi Samiti i Poznanit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Plot 180 milionë euro për Ballkanin përveç Shqipërisë. E para ishte Bosnja me 94 milionë, më pas Maqedonia me 42 milionë dhe në vijim Serbia me 26 milionë e Kosova me 12 milionë. Shqipëria nuk kishte paraqitur projekte. Qysh prej vitit 2015, ku investimet nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor kanë kapur shifrën e mbi 800 milionëve, vendi ynë ka përfituar vetëm 78 milionë. Me përfundimin e projekteve të Tapit dhe Devollit, të filluara nga qeveria paraardhëse, vendi ynë nuk po përfiton më investime të huaja relevante për të paktën tri arsye themelore. Së pari, paaftësia e administratës së qeverisë aktuale për të hartuar dhe prezantuar projekte. Së dyti, mungesa e sigurisë juridike dhe paqëndrueshmëria politike, e cila ka frikësuar sipërmarrjen e huaj për të investuar në vend. Së treti, lidhja e qeverisë me oligarkët ka bërë që ata ta mbajnë të mbyllur tregun, në mënyrë që t’i përfitojnë vetë ata projektet, pavarësisht faktit se përmbushja e tyre mund të kërkojë kohë të madhe e të dëmtojë perspektivën e zhvillimit të vendit. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare, në kundërshtim me MSA-në
ISH-DEPUTETI I LSI
siç ishte rasti i Ligjit për Teatrin. Ky dëm i madh ekonomik i vendit nuk e merakos fare kryeministrin autokrat, i cili e ka mendjen se si të blejë zgjedhjet, të godasë opozitën, të flirtojë me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe të endet rrugëve me shallvare duke bërë humor me tepsi, timon e kazan teksa shqiptarët e dëshpëruar në vendin e tyre kërkojnë të ikin prej tij”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti komenton situatën e rëndë të krijuar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend prej më shumë se dy vitesh. Në qëndrimin e tij, Panariti vlerëson se sikur marrëveshja për ujërat detare me Greqinë, të ishte nënshkruar tani, shkeljet e pretenduara dhe anulimi i marrëveshjes nuk do të ishte i mundur, gj që do të thoshte se do të kishim të bënim me cenim të sigurisë kombëtare. “Sikur marrëveshja për ujërat detare me Greqinë, të ishte nënshkruar tani, shkeljet e pretenduara dhe anulimi i marrëveshjes nuk do të ishte i mundur! Marrëveshja do të ishte në fuqi midis vendeve. Pra do cënohej sovraniteti ynë kombëtar, sepse që prej afro tre vitesh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Mendoni tani, numrin e ligjeve të miratuara dhe të traktateve, marrëveshjeve që shteti shqiptar ka nënshkruar këto vite, pa filtrin kushtetues të Gjykatës dhe cilat mund të jenë pasojat”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti. Po përmes rrjeteve sociale, në cilësinë e ish-ministrit të Bujqësisë, Panariti do të komentonte edhe atë çfarë po ndodh sot me fermerin shqiptar të cilit po iu mohohet e drejta e përfitimit të granteve. “Është masakër që po u bëjnë granteve për biznese private dhe jo për fermerët.. 100 mijë kokë bagëti më pak se 2017 nga mungesa e subvencioneve. Në Lushnje dy fabrika qumështi të mbyllura SOAL dhe Ndini.. Dramë për blegtorinë… Vetëm në 1997 ka ndodh kur kishim firmat piramidale”, u shpreh dje ishministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
POLITIKE
7
E diel, 7 KORRIK 2019
Kryetarja e LSI-së: Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit
Kryemadhi: Më 8 korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Europiane. Asnjë hap pas K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se opozita është në këtë betejë për ti dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar të vendit. Teksa i bën apel ndjekësve të saj në rrjetin social “Facebook” që ti bashkohen protestës së 8 korrikut të thirrur nga opozita, Kryemadhi deklaron se në votimet e 30 qershorit, qytetarët shqiptarë refuzuan qeverisjen e inkriminuar të Edi Ramës. Sipas Kryemadhit, Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre, ndaj thotë ajo, më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet. Kryemadhi i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës më 8 korrik për të ndërtuar një vend europian. “Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit. Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisështet. Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para
popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim,
mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton
kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas”, u shpreh Monika Kryemadhi. Pak orë më vonë, po përmes rrjeteve sociale, kryetarja e LSI-së do të qëndronte në zyrën e saj në kuadër të drejtimit të punës për organizimin e protestës së të enjtes. Edhe pse fundjavë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar me organizimin e strukturave për pjesëmarrjen në protestën e së hënës, me 8 korrik. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi një foto nga zyrat e LSI-së, teksa komunikon me strukturat e partisë. Kryemadhi shprehet se qëndresa e qytetarëve ndaj regjimit të Edi Ramës është e jashtëzakonshme. “Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi në FB: Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë”, tha në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
NËNKRYETARJA E LSI
“Asnjë lek për bablokun”, Mehmetaj: Samiti Poznanit, nul për Ramën
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar dje përmes rrjeteve sociale, lidhur me Samitin për Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Poznan të Polonisë. Samiti i Poznanit, thotë Mehmetaj, nul për Edi Ramën, ndërsa thekson se ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit. “Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën! Ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit. E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan. Fatkeqësi Kryeministër”, u shpreh dje në reagimin e saj, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
NËNKRYETARI LSI-së: SOT HALLI I VJEDHJES SË VOTAVE TË TELEKOMANDUARA NGA KRIMINELËT E TURPËRON DHE E PËRDHOS EDI RAMËN
Vasili: Rama kundra Ramës. Çfarë perversiteti kriminal! N
ënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shprehet se sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën, aq saqë del si karagjoz politik edhe kundra vetes, duke u diskredituar totalisht. Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili teksa referon moszbatimin e urdhëruar të anëtarëve të PS-së në KQZ të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, thekson se ata shkelën Kushtetutën dhe ligjin, duke përdorur standard të dyfishtë. “Sot që i duhet të vjedhë votat,
Edi Rama dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotër që janë, e rrëzuan vetë Dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën
dhe ligjin. Po çfarë standardi predikonte po i njëjti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin “Real Story”, kur bëhej fjalë për Marrëveshjen e Detit me
Greqinë. Edi Rama thoshte me gojën plot, me zë e figurë: “Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë,por ajo është e hapur. Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet f u n k s i o n a l e , ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama. Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialistë në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njëjti Edi Rama! Së pari: Duhet të zbatonin pikë për
pikë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Së dyti: Po këta, Edi Rama dhe KQZ, të regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj. Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën, aq saqë del si karagjoz politik edhe kundra vetes, duke u diskredituar totalisht. Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
SPECIALE
8 E diel, 7 KORRIK 2019
Asgjësimi i përgjimeve u cilësua i paligjshëm nga prokurorja Elida Hoxhaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj 4 oficerëve të policisë për shpërdorim detyre
S
Urdhri sekret: Shkatërroni përgjimet për kanabisin
hkatërrimi i përgjimeve ambi entale nga Policia e Shtetit dëm toi një hetim të Prokurorisë së Fierit për të zbuluar se kush ishin pronarët e një parcele të madhe me mijëra bimë kanabisi, e zbuluar në Mallakastër në verën e vitit 2016. Fotografi e një plantacioni me kanabis në Shqipërinë e Veriut, publikuar nga policia në gusht 2016. Foto: Policia e Shtetit. Më 28 korrik 2016, forcat e policisë së komisariatit të Mallakastrës ndërmorën një operacion antidrogë në fshatin Aranitas, pas informacioneve të marra në rrugë operative. Në mes të një pylli me dëllenja dhe koçimare në vendin e quajtur ‘Përroi i Çekut’, polica zbuloi një zonë të shpyllëzuar rishtazi me sipërfaqe 80×30 metra, e cila ishte mbjellë me 4000 bimë ‘cannabis sativa.’ Bimët e kanabisit ishin mbjellë dhe punuar në rrënjët e tyre, ndërkohë që ato ujiteshin nëpërmjet një tubacioni, që e merrte ujin nga një përrua në afërsi të vendit ku ato ishin kultivuar. Në cepin perëndimor të sipërfaqes ku ishin kultivuar bimët e kanabisit ndodhej një tendë me konstrukt druri e mbuluar me plastmas, në të cilën ishin hapur për t’u tharë rreth 1500 degë të prera kanabisi dhe në afërsi të saj rreth 300 degë të tjera. Brenda tendës policia gjeti asokohe duke fjetur tre të dyshuar, të cilët pasi u ndaluan, u transferuan në komisariatin e Mallakastrës. Me qëllim zbulimin e pronarëve të parcelës së kanabisit – me urdhër verbal të prokurores së Rrethit Gjyqësor Fier, Elida Hoxhaj, tre të dyshuarit e ndaluar në fshatin Aranitas janë vënë nën përgjim. Por përgjimet e bisedave
Veprimet e oficerëve dhe urdhri i Çakos janë cilësuar si të paligjshëm nga gjykata dhe prokuroria, e megjithatë, organi i akuzës i pushoi akuzat ndaj 4 policëve, duke arsyetuar se ata nuk mund të vlerësonin ligjshmërinë e urdhrit të eprorit të tyre. I pyetur nga BIRN, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako tha se çështja gjyqësore ishte komplekse, por shtoi se vendimet e nxjerra nga drejtori i policisë bazohen në aktet nënligjore në fuqi. “Të gjithë aktet normative të nxjerra nga autoriteti i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, hartohen në përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe Ligjin për Policinë e Shtetit, nga stafe spe-
midis të ndaluarve në qelitë e paraburgimit u shkatërruan një ditë më vonë nga oficerët e policisë së Mallakastrës, të cilët vlerësuan se përgjimi nuk përmbante të dhëna të vlefshme hetimore. Vlerësimi i bërë nga oficerët e policisë është cilësuar si i paligjshëm nga prokurorja e çështjes, e cila i kallëzoi oficerët penalisht për shpërdorim detyre. Të vendosur nën hetim nga Prokuroria e Fierit, 4 oficerët e kallëzuar u mbrojtën me një urdhër sekret të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili i jepte të drejtë policisë të shkatërronte përgjimet ambientale nëse autorizimi me shkrim nga prokurori nuk shkonte brenda 24 orësh.
cialistësh në departamentet përkatëse, qofshin këto edhe procedurat standarde të funksionimit të strukturave,” tha Çako nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim. Gjatë vitit 2016 në Shqipëri u konstatua një masivizim i kultivimit të bimëve narkotike të llojit ‘cannabis sativa’ në gjithë territorin e vendit. Në raportin vjetor mbi luftën ndërkombëtare kundër drogës të Departamentit amerikan të Shtetit vërehej se në Shqipëri gjatë vitit 2016, sipërfaqja e kultivuar me kanabis ishte shtuar me pesë herë në krahasim me vitin paraardhës. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2016 ka pasur 1606 procedime penale për veprën penale “kul-
tivim i bimëve narkotike” me 380 të pandehur të dërguar për gjykim. Një prej këtyre procedimeve është edhe ai i regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ndaj tre të pandehurve Bedri Alla, Ardit Gjini dhe Enian Dhima, të cilët u ndaluan pranë parcelës së kanabisit të zbuluar në fshatin Aranitas në fund të korrikut të vitit 2016. Të tre të ndaluarit janë proceduar nga Prokuroria e Fierit për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe prodhim të lëndëve narkotike. Nga raporti i shërbimit i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë marrë pjesë në operacionin anti-kanabis në fshatin Aranitas, shtetasi Bedi Alla është gjetur te parcela ku ishin kultivuar bimët, ndërsa Ardit Gjini dhe Enian Dhima në afërsi të saj. Sipas deklarimeve të dhëna nga një prej oficerëve të FNSH Fier, tre të dyshuarit janë pikasur tek kasollja ku thahej kanabisi. Ata i kanë thënë fillimisht oficerëve të policisë se ruanin dhe kujdeseshin për bimët e kanabisit për shkaqe ekonomike. Në deklarimit e dhëna përpara policisë gjyqësore, shtetasi Bedri Alla ka pranuar se është kujdesur për parcelën me kanabis, por ka pretenduar se nuk e dinte se ato ishin bimë narkotike. Alla i ka thënë oficerëve se në parcelën me kanabis ai ka kryer punë të ndryshme si ujitje apo pastrim barërash. Ai është shprehur se personi që e ka punësuar është një djalë i ri 26 vjeç, trup mesatar, flokë te zeza, i cili ia ka ofruar këtë punë kundrejt pagës 1.700 lekë në ditë, por nuk e kishte paguar ende në momentin e arrestimit. Sipas Allës, bimët narkotike nuk i ka mbjellë ai, por i ka gjetur të mbjella dhe se ai kujdesej vetëm për vaditjen e parcelës dhe pastrimin e saj. Ai ka shpjeguar se nuk largohej nga parcela për ditë të tëra, ndërsa ushqimin dhe ujin ua sillnin te puna disa persona që vinin me makinë, por të cilët ai nuk i kishte fiksuar. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë kanë mohuar të kishin dijeni për parcelën e kanabisit dhe janë shprehur se nuk e njihnin Bedri Allën. Ata i kanë thënë oficerëve të policisë se ditën që u arrestuan kanë qenë në pyll për piknik. Aty ata kanë
shkuar në këmbë duke marrë ushqime me vete. Pas piknikut, kanë fjetur në një kasolle me degë dhe të mbuluar me plastmas ku i kanë gjetur punonjësit e policisë. Asgjësimi i përgjimeve Pas arrestimit në fshatin Aranitas, tre të dyshuarit Bedri Alla, Ardit Gjini dhe Enian Dhima janë transferuar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Ballshit. Në të njëjtën ditë nëpërmjet telefonit, prokurorja Elida Hoxhaj ka urdhëruar shërbimet e policisë të Komisariatit Ballsh dhe Sektorin e Përgjimeve të Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, për të kryer përgjim ambiental të tre personave të ndaluar. Një ditë më pas, më datë 29 korrik, Hoxhaj ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Fierit për vleftësimin e lejimit të përgjimit ambiental ndaj tre të ndaluarve dhe po atë ditë, gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm autorizimin. Urdhri i prokurores është zbatuar nga oficeri i policisë gjyqësore Spartak Gjicali dhe specialisti Vasillaq Tanuçi, të cilët kanë vendosur aparat përgjues në dhomën e paraburgimit ku janë mbajtur tre të pandehurit. Sipas Gjicalit, pas disa minutash përgjimi të bisedave të tre të ndaluarve, ato nuk kanë paraqitur interes dhe përgjimi është ndaluar. Më tej, Gjicali ka shpjeguar se ka urdhëruar Tanuçin që ta hidhte bisedën në një CD. Një ditë më vonë, Tanuçi ka vendosur së bashku me eprorin e tij Islam Haka dhe specialisten Enkelejda Allkanjari ta asgjësojnë përgjimin ambiental të tre të pandehurve. Asgjësimi i përgjimeve u cilësua i paligjshëm nga prokurorja Elida Hoxhaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj 4 oficerëve të policisë për shpërdorim detyre. Hetimi kundër 4 efektivëve të komisariatit të Ballshit është udhëhequr nga prokurori Asllan Bajramaj. Në deklarimet e dhëna përpara prokurorit, oficeri Vasillaq Tanuçi është mbrojtur duke shpjeguar se vendimi për shkatërrimin e përgjimit ambiental është bazuar në urdhrin sekret nr.286, datë 23 prill 2015 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sipas këtij urdhri, nëse autorizimi me shkrim nga prokurori nuk shkonte për 24 orë, çdo material dhe e dhënë për përgjimet e kryera duhej të asgjësohej. Tanuçi ka dek-
laruar se mungesën e urdhrit të shkruar të prokurorit e ka konfirmuar me eprorin e tij Islam Haka dhe kolegen Enkelejda Allkanjari. Haka gjithashtu ka pretenduar se i ka kërkuar oficerit të policisë gjyqësore, Spartak Gjicali që t’i jepte autorizimin me shkrim të prokurorit, por nuk kishte marrë përgjigje prej tij dhe se në këto kushte ka tentuar të flasë me prokuroren e çështjes, por ajo e kishte pasur telefonin të mbyllur. Ndërkohë, oficerja Enekelejda Allkanjari ka shpjeguar se ajo ka qenë e pranishme kur nga ana e shefit dhe ndihmës specialistit ishte asgjësuar një bisedë e përgjuar, por se nuk kishte dijeni për përmbajtjen. Me datë 14 qershor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka pranuar kërkesën e prokurorit Asllan Bajramaj për pushimin e çështjes ndaj 4 oficerëve të policisë. Gjykata ka gjetur se me vendimin për asgjësimin e përgjimit, 4 efektivët e policisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin Procedural Penal, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin. Në vendim, gjyqtarja Odeta Lice shprehet se ekziston vetëm një ligj që rregullon kryerjen e përgjimeve për efekt të një procedimi penal, që është Kodi i Procedurës Penale. Ajo argumenton më tej, se në asnjë nen të Kodit të Procedurës Penale nuk përcaktohet se shërbimet e policisë që kryejnë përgjimin, kanë të drejtë të kryejnë vetë asgjësimin e tij pa një vendimmarrje nga gjykata. “Pra, fillimisht oficerët e Policisë Gjyqësore duhet të zbatojnë ligjin dhe më pas akte të tjera nënligjore si rregullore, urdhra apo udhëzime,” shkruan Lice. “Mbajtja parasysh e Urdhrit nr.286, datë 23.04.2015 e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe zbatimi duke u konsideruar mbi parashikimet e Kodit të Procedurës Penale nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore është një veprim jo ligjor,” shton ajo. Por megjithatë, gjykata ka çmuar se nuk mund të përcaktohet nëse veprimi i kundërligjshëm i oficerëve ka qenë i qëllimshëm. Gjykata vlerëson se në këtë rast ka pasur një sjellje neglizhente dhe të pakujdesshme prej të gjithë anëtarëve të grupit hetimor, duke mos u koordinuar. BIRN
FORUM
9
E diel, 7 KORRIK 2019
Diaspora në SHBA tubim për krizën, Demalia: Ja çfarë do t’i kërkojmë Trump
S
hoqëria “Vatra” dhe shqiptarët e Amerikës organizojnë të dielën (sot) më datë 7 korrik ora 12:00 një tubim patriotik me një thirrje drejtuar presidentit DonaldTrump.Tubimi do të mbahet me shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjësinë që diaspora shqiptare ka, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar. Analisti, Ilir Demalia, i cili do të jetë nesër në këtë tubim tha dje për “Ora News” se qëllimi i protestës është të kërkojë nga SHBA të mos mbështesë një qeveri
kriminale. “Unë do të jem nesër në Uashington, nuk e di sa i madh do të jetë tubimi por kjo do të shihet nesër. Ky tubim duhet të jetë jo patriotik, por së pari për interesat e Amerikës. Amerika ka një eksperiencë të hidhur si me Noriegën, si me Millosheviçin, ku duke i përkrahur në momente të caktuara për një stabilitet rajonal dhe duke lejuar korrupsionin, lidhjet e tyre me krimin, i është kthyer në bomerang.Në shqiptarët nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo në Shqipëri”tha Demalia. Por çfarë kërkon konkretisht diaspora nga qeveria amerikane dhe administrata Trump?
Reformë në politikë, e vetëm në politikë! Nga Ylli Dylgjeri
R
eforma në Drejtësi! Ky togfjalësh sot është bërë i gënjeshtër, i lodhshëm, i bezdisshëm, e i tmerrshëm për tu kuptuar. Në fund, i pamundur për tu zbatuar… Grekët thonë që gjysëm e verteta është me e keq se gënjeshtra… Çdo dite e njëjta fjalë, na lodhi, na sëmuri, na çmendi! Ky togfjalesh po kthehet në një farsë, në një absurd. Dhe pasi e kemi lakuar mijëra herë fjalën Reformë, kemi mbetur sot pa institucione. Po kush janë aktorët e Reformës? Iniciatorët e saj, që sot janë mes nesh, janë njerëzit më të urryer e më pak të besueshëm për publikun e gjerë. Më pak të dëgjuar e të votuar. Më pak transparent, e në fund janë më pak njerëz. Ti kujtojmë pak Nga Kryeministri Rama te manjatiXhorxhSoros, nga ambasadori Lu, te ambasadori Soreca, nga Ulsi Manja apo Komisioni i Reformës Ligjore, te Taulant Balla e KL-të e gjithëfarë llojit, e të tjerë faturues që fshihen sot kulisave apo bëjnë hidh e prit nëpër ekrane për pataten e nxehtë që ju ka mbetur në duar. E dëgjuat se ç’tha në një falenderimTaulanti? Ja vuri vapën bojkotit të publikut. Po më kë flet Taulanti? Me Ju? Me mua? Po Taulanti ne kabinetin e Nanos rrinte me etiketa fallco në xhep, për të ndërruar hajdutçe vendin Kryeministrit në Protokollet Ndërkombëtare, sa i shastiste Ato. Më tej, thonë: se është bërë shumë, e deri më tash është pastruar trupa gjyqësore e ajo e prokurorëve. Broçkulla! Operacionet delikate duan bisturi. Reforma në Drejtësi po bëhet me sëpatë. Po lanit të mirë e të këqinj…
Si mund të pastrohet me duar të pista kur Politika është në majë të shkallës së pastrimit me fshesë në dorë? Si mund të pastrojë më kjo Politikë? Si mund të pastrohet kur ngjarjet zhvillohen në kënetë e jo në rrjedhë? Ç’po thonë raportet ndërkombëtare për të? Po për d o s j e t ? P o shtypi? Njëri pas tjetri dalin titujt ne aperturë: “Shqipëria vendi më i korruptuar…” e gazetat mbushin faqet e para. Atëherë sërisht me këtë klase politike do të vazhdojmë të pastrojmë hauret? Akoma se kuptuam se kjo klase politike te çon kurdoherë te qershitë e përmjera të Nastradinit, që pasi i seleksionojë, i hëngri në fund të gjitha..! Doni prapë shembuj? Sërish
“qershia” Ulsi u vu në krye të grupit për të shkarkuar Presidentin! Kjo gjetje është jo vetëm qesharake, por edhe kriminale. Për njërin qeveria thotë se ka shkelje, e për tjetrin drejtësia thotë se ka dosje të pa hapur ende. Në fund, pasi te bëjnë Show-n e radhës në TV, do e quajnë edhe këtë Reformë me U të madhe. Por datat 30 i tha: Ndal politikës. Votime treguan se ky popull u ndal e Bojkotoi. I tha ndal të keqes që e votoi 6 vite më parë me 1 milion shuplaka. I tha ndal, se ashtu siç thotë GeorgOrwell “një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhtarë, nuk është viktime, por bashkëpunëtor i tyre!”
“E para duhet të fillojë mospërkrahja e kësja qeverie me të dërguarit e administratës Trump, siç është Palmer. Nuk mund të ketë standard të dyfishtë. Pyetja që do të ngremë është: A do të lejonte Amerika të bëheshin zgjedhje një partiake këtu? Edhe nëse do ta dëshironte Trump nuk do ta lejonin institucionet amerikane, gjykatat, popuLli amerikan sepse liria, pluralizimi dhe shteti i së drejtës janë të themeluara prej fillimit të baballarëve të kombit.Ne nuk po vëmë bazamentet e shtetit për të ngritur godinën e shtetit”,-tha Demalia.
ANALIZË
30 tipare unike të 30 qershorit Nga Afrim Krasniqi Në funksion të memories për 30 qershorin, me siguri do të ketë shumë analiza, debate, kontestime, etj, për një kohë të gjatë, por për fundjavë, me një gjuhë pak më të thjeshtë ia vlen të renditen 30 paradokset e kësaj date: Zgjedhjet e 30 qershorit janë rast unik në botën demokratike, 1. Ku një parti e vetme kontrollon 100% pushtetin qendror dhe pushtetin vendor. 2. Ku edhe formalisht kishte vetëm një kandidat në zgjedhje në rreth 50% të zonave zgjedhore. 3. Ku në dy këshilla bashkiakë 100% e votave i kalojnë një subjekti politik, pra asnjë votë për partitë e tjera “konkurruese”. 4. Ku nga dy parti konkurruese për kryetarët, njëra konteston dhe ankimon të gjithë procesin dhe aktet e administrimit zgjedhor. 5. Ku Presidenti i Republikës publikisht i bojkotin dhe nuk i njeh zgjedhjet. 6. Ku pesë kandidatë dhe një parti japin dorëheqje nga zgjedhjet, por KQZ i detyron të mbeten në fletën e votimit dhe i njeh zyrtarisht si subjekte konkurruese edhe pse kandidatët nuk u përfshinë në fushatë. 7. Ku pati tre dekrete presidenciale, - një ti shpallë, një ti anulojë dhe një ti shtyjë në një datë tjetër. 8. Ku 100% e komisionerëve në të gjitha nivelet e administrimit i përkasin një partie politike. 9. Ku numri i zgjedhësve është mbi 800 mijë më i lartë sesa numri i të gjithë banorëve sipas vetë burimeve zyrtare të shtetit. 10. Qeveria bën presion mbi zgjedhësit të marrin pjesë në zgjedhje dhe opozita, krahas bojkotit total, bën presion mbi zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje. 11. Ku të gjithë kandidatët fitues (edhe ata pa rivalë) bëjnë fushatë dhe ndjejnë emocione të forta kur u thuhet se kanë fituar. 12. Ku një parti regjistrohet në zgjedhje pa u regjistruar ende në Gjykatë. 13. Ku të gjithë ata që nuk votuan, përfshirë dhe një shumicë abstenuese ose refuzuese për të gjithë, e konsideron apriori votë pro saj. 14. Ku të gjitha partitë kryesore ndjehen fituese dhe shpallin rezultatet e mësipërme si sukses politik. 15. Ku në një qytet të mëdha, fituesi shpallet me vetëm 9% pjesëmarrje në zgjedhje. 16. Ku drejtuesi i KQZ që drejton zgjedhjet, nuk i njeh zgjedhjet. 17. Ku një parti, - e vetme në zgjedhje, e vetme në pushtet, me 6 muaj fushatë, me komisionerët e vet, me vëzhguesit e vet, me mjediset zgjedhore të caktuara prej saj, me administratë e polici të drejtuar prej saj, pa rivalë dhe pa
pengesë në zgjedhje, megjithatë nuk arrin të sigurojë më shumë se 22% të votave. 18. Ku një numër i madh qytetarësh, sidomos në zona urbane, votojnë kundër kandidatit të vetëm në zgjedhje, - pra preferojnë votën e pavlefshme si protestë ndaj farsës dhe fasadës politike e zgjedhore në vend. 19. Ku kryetarë bashkish që kanë përfunduar mandatin dhe pasuesit e tyre janë zgjedhur ligjërisht, deklarojnë se nuk do të dorëzojnë postin dhe as lëshojnë zyrën. 20. Ku njëri prej misioneve ndërkombëtare refuzon monitorimin, me argument publik se nuk ka zgjedhje konkurruese, por votim formal. 21. Ku në zgjedhje askush (parti apo kandidatë) nuk kanë program, nuk flasin për program, zgjedhësit nuk kërkojnë program dhe as nuk votohet për program. 22. Ku tema kryesore e fushatës u bë “filxhani” dhe ku kronikë headline në media ishte komentet e kryeministrit mbi filxhanin e kafesë. 23. Ku katër parti të opozitës parlamentare ishin në zgjedhje pjesë e koalicionit të qeverisë. 24. Ku asnjë kandidat i dytë nuk kritikon dhe as sulmon kandidatin kryesor në fushatë. 25. Ku shumica e gazetarëve janë kritikë me qeverinë dhe shumica e pronarëve të medias janë mbështetës të qeverisë. 26. Ku figura publike mallkojnë zgjedhësit që mund të votojnë ose zgjedhësit që refuzojnë të votojnë për një kandidat. 27. Ku nuk lejohet mendimi kundër publik, pasi militantët e paguar të palëve politike, të fyejnë, të denigrojnë, të kërcënojnë dhe këtë e bëjnë duke thënë se ata janë rruga /alternativa më e mirë për vendin. 28. Ku raportohet e pranohet si normalitet nga KQZ se në kutitë e votimit ka më pak vota sesa numri i votave që ka fituar kandidati i vetëm në garë për kryetar. 29. Ku një parti/grupim politik përdor militantët për të djegur materialet e votimit. 30. Ku një zonë votimi e mbyll votimin një orë përpara detyrimit ligjor, duke deklaruar se janë mërzitur duke pritur pesë orë pa ardhur asnjë votues në qendrën e votimit.
AKTUALITET
10
E diel, 7 KORRIK 2019
I pari që pritet të nis seancat dëgjimore për tu njohur me gjetjet e hetimit është kryepolici, Ardi Veliu e më pas zv.drejtuesit në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtorët e qarqeve
Vetting-u për Policët, Hodaj: Kush ngel, përjashtohet përgjithmonë P
as Vetting-ut në sistemin e Drejtësisë, nis nga puna Vetting-u në Policinë e Shtetit, i cili synon kontrollin e figurës së punonjësit të policisë së Shtetit, për një trupë policore me integritet. Nuk do të ketë pushime verore pasi i pari që pritet të nis seancat dëgjimore për tu njohur me gjetjet e hetimit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e më pas zv.drejtuesit në Drejtori të Përgjithshme dhe drejtorët e qarqeve. Mësohet se Vetting-u do të kryhet përgjatë kësaj vere edhe për drejtuesit e Policisë Rrugore, drejtuesit e Kufirit si dhe ata të Gardës dhe Reparteve Speciale. Në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është zgjedhur ekonomistja Ana Kapaj ndërsa 45 gradat e para janë ndarë për nga 5 grupe komisionesh me tre anëtarë. Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha për “Agjencinë Telegrafike Shqiptare” se janë rreth 250 punonjës policie me grada të larta të cilët do të kalojnë të parët sitën e Vetingut. Hodaj theksoi gjithashtu se faza e parë do të zgjasë deri në qershorin e ardhshëm. “Ka filluar faza e parë që është ajo e vlerësimit të rreth 250 punonjësve me grada dhe funksione të larta
SITA “Vetting-u do të kryhet përgjatë kësaj vere edhe për drejtuesit e Policisë Rrugore, drejtuesit e Kufirit si dhe ata të Gardës dhe Reparteve Speciale. Në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit është zgjedhur ekonomistja Ana Kapaj ndërsa 45 gradat e para janë ndarë për nga 5 grupe komisionesh me tre anëtarë”.
në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA. Në këtë moment Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës po mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale”. Sipas tij procesi
MINISTRIA
do të jetë transparent. “Është një procedurë transparente! Informacionet mblidhen nga të gjitha institucionet publike dhe subjektet private. Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime
RAPORTI
Europian është Akreditohet Spitali Rajonal i Vlorës Bashkimi shtëpia e madhe që të gjithë kërkojnë të jenë pjesë e
Spitali Rajonal i Vlorës, ka marrë akreditimin si institucion shëndetësor. Spitali dhe Poliklinika e Vlorës i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Qendra e Akreditimit QKCSAISH për cilësinë dhe standardin e ofruar në shërbim. Pas një vlerësimi që ka filluar rreth 1 vit më parë nga QKCSAISH, Spitali Rajonal Vlorë rezulton të ketë përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët. Pas spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, spitali i Vlorës ka përfunduar procesin e akredimit, ndërsa po përmbyllet ky proces për disa spitale rajonale. Alreditimi po vijon për institucionet e kujdesit shëndetësor publike dhe private në vend. Institucionet shëndetësore, bazuar në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë do të kenë kusht për licensimin dhe rilicensimin, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit.
sajë. Përgjatë viteve të fundit, kontinenti Europian po përballet me emigrantët nga vendet e Lindjes por në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Pjesa më e madhe e aplikimeve të reja nga shqiptarët janë regjistruar në Francë, rreth 43% e totalit. Franca ndjek politika më pak shtrënguese në lidhje me azilantët sidomos kur kanë fëmijë të vegjël, prej kohësh është bërë vendi kryesor i shqiptarëve që kërkojnë azil. Raporti i fundit i EASO, zyrës europiane të azilit, një organizatë jo qeveritare tregon se 24 muajt e fundit janë regjistruar 11.650 kërkesa për azil që presin të shqyrtohen në vendet e BE. Në 2018-ën, numri i aplikimeve për azil në raport me një vit më parë u ul me 14%. Nga periudha 2014-2018 janë refuzuar gjithsej 96 mijë kërkesa nga shqiptarët, që në vlerë absolute është më e larta nga të gjitha vendet e tjera
apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore të hapur për mediat dhe publikun. Deri në qershorin e ardhshëm pritet që të ketë përfunduar proçesi për punonjësit e parë, ndërsa më pas për gradat më të ulëta”. Janë tre kritere mbi të cilat do të bëhet kontrolli i njerëzve të rendit: ai i pasurisë, i figurës dhe aftësive profesionale. “Ata që kalojnë të
tre kriteret qëndrojnë në detyrë, ata që nuk kalojnë largohen nga detyra, me përjashtim të rasteve kur vihet re tek punonjësi, ndonjë mangësi profesionale, e cila mund të kompensohet shumë mirë nëpërmjet një procesi riformimi dhe rispecializimi në Akademinë e Sigurisë”, tha Hodaj. Për vendet e lëna bosh nga punonjësit e policisë në rast të spastrimit nga Vetting-u, Hodaj dha edhe shpjegimin ligjor. “Po ka dy mekanizma. Ligji parashikon edhe mundësinë e ish punonjësve që mund të aplikojnë dhe t’i nënshtrohen rivlerësimit dhe për t’u rifutur në Policinë e Shtetit dhe tjetra është Akademia e Sigurisë nëpërmjet rekrutimeve të reja”, tha Hodaj.
80% e aplikuesve për azil, nën 34-vjeç
të botës dhe përbën 11% të totalit të refuzimeve nga e gjithë bota. Në 2018-ën, numri i refuzimeve ishte mbi 10 mijë dhe thuajse gjysma e tyre shënohen në Francë. Në më shumë se 90% të rasteve, autoritetet e emigracionit të shteteve përkatëse të Bashkimit
Europian kanë marrë vendimin për të refuzuar kërkesën. Vetëm 1% e rasteve kanë marrë statusin e refugjatit dhe po aq iu është garantuar një autorizim për të qëndruar për arsye humanitare, ndërsa 5% kanë marrë statusin e mbrojtjes.
AKTUALITET
11
E diel, 7 KORRIK 2019
AKU ka ndjekur me prioritet 34 procedura inspektimi për licencim të OBU-ve, ku evidentohen thertore, furra buke, restorante, subjekte për shitje me shumicë dhe pakicë të ushqimeve
AKU vijon kontrollet, asgjëson mbi 21 ton ushqime
AKSIONI “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit ka bllokuar gjatë kësaj jave 3.05 ton mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj dhe ka asgjësuar 18.02 ton ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike”.
A
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit ka bllokuar gjatë kësaj jave 3.05 ton mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj dhe ka asgjësuar 18.02 ton ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj. Gjatë kësaj jave, AKU ka realizuar 1954 inspektime në total, 1304 prej të cilave në pikat e inspektimit kufitar, lidhur me praktikat e ndjekura për ngarkesat me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare. “Janë marrë në total 100 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 185 tregues analitik , nga të cilat 6 mostra kanë rezultuar jokonform, ndaj është vendosur masa administrative “bllokim/ asgjësim produkti. Janë vendosur 180 masa administrative “Paralajmërim”, 21 masa administrative “Gjobë” me vlerë 6,860,000 lekë dhe 6 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit”, njofton AKU. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe, mosplotësimi i detyrave të lëna, mungesë licencimi, mungesë e planit të vetëkontrollit (HACCP), mungesë të kushteve higjenosanitare etj, AKU ka ndjekur me prioritet 34 procedura inspektimi për licencim të OBUve, ku evidentohen thertore, furra buke, restorante, subjekte për shitje me shumicë dhe pakicë të ushqimeve, stabilimente të përpunimit të qumështit për eksport në vende të BE-së etj. Gjithashtu janë shqyrtuar 31 kërkesa për notifikimin e 301 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 193 etiketa, ndërsa 108 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim. Përgjatë ushtrimit
TË DHËNAT
të veprimtarisë inspektuese e mbikëqyrëse është evidentuar jo në pak raste fenomeni i tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe që keqinformojnë konsumatorin. “Përpos disa
elementeve problematik shifrat e vitit 2018 kanë një rritje të fortë të numrit të kërkesave për notifikim të etiketave. Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39
të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 -2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa”, thuhet mes të tjerash në letër. Ndërkohë, bëhet e ditur se progresi i shënuar është arritur falë rritjes së sensibilizimit të publikut dhe subjekteve me ndëshkimin
“Përgjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese e mbikëqyrëse është evidentuar jo në pak raste fenomeni i tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe që keqinformojnë konsumatorin. Progresi i shënuar është arritur falë rritjes së sensibilizimit të publikut dhe subjekteve me ndëshkimin administrative të shkelësve ku gjatë vitit 2017 janë ndëshkuar 91 subjekte ndërsa gjatë 2018-ës janë ndëshkuar 208 subjekte”.
administrative të shkelësve ku gjatë vitit 2017 janë ndëshkuar 91 subjekte ndërsa gjatë 2018-ës janë ndëshkuar 208 subjekte.
MORINË
SITUATA
Shqipëria destinacion për plazh, fluks në doganë
Importi shtrenjton çmimet e ushqimeve
Ende pa zbardhur dita, mijëra qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën dhe për të bërë disa ditë pushime. Preferenca e tyre mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë,pastërtisë dhe sigurisë së plazhit. Megjithatë një destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të lart është edhe Durrësi e Saranda. “Po shkojmë në Shëngjin për të kaluar një fundjavë. Është plazh i pastër dhe i bukur”, tha një qytetar. “Po shkoj në Sarandë sepse bregdetin e ka shumë të pastër dhe është vend i bukur”, tha një tjetër. “Ne po shkojmë në Durrës sepse jemi rrit me të na pëlqen shumë nuk kam fjalë për Shqipërinë”, tha qytetari. Policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit e sidomos gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.
Gjatë kësaj periudhe prodhimi vendas i produkteve ushqimore ka shënuar rënie. Kontributi në prodhimin kombëtar i sektorit bujqësor është ngadalësuar, ndërsa mallrat vendas po zëvendësohen nga importi. “Importi ka hyrë më shumë në tregjet e vendit për shkak se prodhimi është ulur dhe kjo ka ndikuar që të rriten çmimet”,-thotë Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agorbiznesit Shqiptar. Bujqësia shënoi një rritje me 1.33% në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke ngadalësuar ritmin që kishte në dy vitet e shkuara. Aktorët e tregut thonë se 2 janë arsyet kryesore të rënies së prodhimit vendas: moti i thatë gjatë këtij viti dhe ulja e kompensimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Një tjetër faktor që po rrit me shpejtësi çmimet është edhe ai i tregtarëve ambulantë, të cilët abuzojnë duke marrë shumë lirë mallrat e duke i shitur më pas shtrenjtë në momentin që ka mungesë në treg. “Nëse paga mesatare në Shqipëri është 54 mijë lekë, më shumë se gjysma e saj për një familje që jeton në kryeqytet duhet të shkojë për ushqime. Që të blesh disa produkte kryesore të shportës të nevojiten 1 mijë lekë”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 7 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E diel, 7 KORRIK 2019
KREU I PD
Basha në Kavajë dhe Elbasan: Nuk ka kthim pas derisa kjo betejë të fitohet
K
reu i PD-së, Lulzim Basha, ishte pasditen e djeshme në Kavajë dhe në Elbasan për t’u takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike atje në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 Korrik. Kreu i opozitës, i cili ka ecur në këmbë deri në një prej bareve të Kavajës, ku ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës. Gjatë takimeve Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme është nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet. Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 Korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën.
SOCIALE
14 E diel, 7 KORRIK 2019
Kryebashkiaku Veliaj inspekton përfundimin e punimeve të Rr. “Dhimitër Shuteriqi” në Njësinë 5
Veliaj: Me Fondin e Komunitetit do rehabilitojmë 200 pallate në vit
A
jo që për shumë vite i ngjante më shumë një monopati se sa një rruge kryeqyteti, falë investimit të Bashkisë së Tiranës Rr. “Dhimitër Shuteriqi në Njësinë 5 i ka dhënë një pamje krejt tjetër zonës, ndërsa banesave u është rritur vlera. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, inspektuan përfundimin e punimeve, ku siguruan se pavarësisht verës, puna nuk do të ndalojë. “Jam shumë i kënaqur dhe shumë i impresionuar. Një nga gjërat që premtuam me Pandin në takimin e fundit ishte se data 30 qershor për ne nuk ishte fundi i punës, por fillimi i saj. Thamë se do të ishim në terren që në ditët e para të korrikut, teksa një pjesë e banorëve kanë shkuar për pushime, fëmijët kanë mbaruar shkollën, teksa gjimnazistët kanë dhënë provimet e tyre të
maturës. Kështu që, jam sot shumë krenar për gjithë skuadrën tonë që ka punuar gjatë gjithë ditëve të verës”, tha Veliaj. Shtëpitë e ndërtuara kryesisht gjatë tranzicionit, tashmë të legalizuara, kanë marrë një tjetër vlerë, si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës. Me mirëkuptimin edhe
të komunitetit, janë ulur muret rrethuese dhe janë vendosur kangjellat, sinjalistika horizontale dhe vertikale, rrjet kanalizimesh dhe ndriçim modern LED. Veliaj theksoi se për Bashkinë e Tiranës fushata është ajo çka ndodh për 4 vite, çdo ditë, me punë konkrete. “E vlerësojmë faktin që edhe pse piku i vapës në ditë të verës, i kemi ndenjur punës te koka dhe në fund të fundit, mbajmë premtimin që dhamë. Ndaj, edhe data 30 qershor është vetëm fillimi me energji të reja i punës dhe jo detyrimisht fundi dhe lënia pas dore e punëve. Për ne fushata është ajo çka ndodh 4 vite përditë; përditë një punë konkrete, që mos të dallojë fare ai 30 ditëshi zyrtar i fushatës, nga 1500 ditët e qeverisjes dhe administratës lokale. Puna konkrete sot ishte “Dhimitër Shuteriqi”, kështu që ta gëzojmë të gjithë”, thek-
soi ai, ndërsa iu drejtua me një apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë brenda zonave të banuara. “Thirrja ime për të gjithë qytetarët, sidomos për ata që janë të rinj dhe që u vlon gjaku në timon është: Me qetësi, me ngadalë, jeta, siguria, është e paçmueshme. Kështu që, nuk duam që të gjitha këto investime të kthehen në problematikë për komunitetin”, tha më tej ai. Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që të aplikojnë për “Fondin e Komunitetit”, një nismë tepër e suksesshme, e cila ka dhënë rezultate konkrete në shumë lagje të kryeqytetit, duke rritur cilësinë e jetës së banorëve. Veliaj u shpreh se synimi i Bashkisë për këtë mandat është që nga 50 pallate në vit, që përfitojnë nga ky fond, të shkohet në 200 të tillë. “Jam i lumtur gjithashtu që shoh që ashtu siç kemi nisur me Pallatet e Arabit, pallate të tjera kanë filluar me Fondin e Komuniteteve. Ne duam të kalojmë nga një situatë ku kemi pasur 50 pallate në vit, në 200 pallate çdo vit. Do punojmë me buxhetin e ri të këshillit të ri bashkiak, sidomos në zona të tilla, ku puna na është shpërblyer me votë”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku tha se kjo nismë është edhe një përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Tiranës për të rikuperuar një pjesë të problematikës së viteve ’90. “Njerëzit na kanë kërkuar të vazhdojmë në këtë drejtim, do të financojmë më shumë pallate, për të rikuperuar një pjesë të problematikës së viteve ’90. Ishin vite ku ndërtohej pa leje, ishin vite ku shtoheshin kate, ishin vite ku pallatet s’mbaronin asnjëherë, ashtu siç ishin në letër, ku garazhet ktheheshin në bilardo, ku shtoheshin kate shtesë. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, por besoj që me Fondin e Komuniteteve një pjesë e madhe e këtyre problematikave mund të adresohet”, nënvizoi Veliaj. Deputeti i PS, Pandeli Majko u shpreh se ndryshimi flet vetë, ndërsa theksoi se kjo është edhe fuqia transformuese që ka vota. “Tani këtu gjërat flasin vetë. Vota flet ndonjëherë gjuhën më të qartë se sa ne të politikës. Zona që i ka dhënë vota më shumë në zgjedhjet e fundit kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak. Ky është reflektim i asaj që ka ndodhur këtu. Ka qenë rrugë fshati, dhe tanimë është bërë “Dhimitër Shuteriqi”, deklaroi Majko.
AKTUALITET
15
E diel, 7 KORRIK 2019
Punonjësi mund të përfitojë të drejtën e pensionit të shërbimit, kur plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit me gradë policore dhe ka mbushur moshën 55-vjeç
N
ë një projektligj të ri që ka përgatitur Ministria e Brendshme dhe të cilin qeveria e ka paraqitur për diskutim publik me grupet e interesit, punonjësit e Policisë së Shtetit me një karrierë të gjatë në këtë strukturë, do të mund të përfitojnë pension shërbimi, në rast se dëshirojnë që të ndërpresin marrëdhënien e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie. Përveç plotësimit të kërkesës së policëve me vjetërsi të lartë shërbimi, synon edhe uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke siguruar kështu një Polici më aktive dhe efiçente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike. Nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 223 punonjës policie dhe janë plagosur 248. Gjatë këtyre viteve ka dhe punonjës policie të vrarë apo plagosur pas ndërprerjes së karrierës nga elementë kriminal, që janë vetëvrarë apo kanë pësuar trauma të rënda psikike/ psikologjike për shkak të kryerjes së detyrave të vështira dhe specifike, duke sjellë paaftësinë e tyre për punë në Policinë e Shtetit në një moshë relativisht të re. Disa punonjës policie për shkak të nevojave të veçanta të punës, si dhe kur ekziston një situatë reale dhe e rrezikshme ndaj jetës dhe familjes tyre, apo kur për qëllime të zbulimit të krimeve të rënda, infiltrohen në grupe të strukturuara apo organizata kriminale, mund të transferohen jashtë vendbanimit të tyre, gjë që detyron bashkëshortin/en të ndërpresë marrëdhënien e punës. Në këto kushte, me largimin e punonjësit nga policia, familja e tij do të mbetet
Pension shërbimi për policët, ata me 25 vite pune përfitojnë 65% të pagës PËRLLOGARITJA
pa mbështetje ekonomike dhe do të duhet të përballojë jetesën vetëm me pensionin e parakohshëm të tij. Po kështu, shkalla e vështirësisë në punë të punonjësve të Policisë së Shtetit është me e lartë se e punonjësve të institucioneve tjera që janë subjekte të ligjit për pensionin e ushtarakëve, pasi ata përballen çdo ditë me elementë kriminal, kryejnë veprime policore me rrezikshmëri të lartë për jetën e shëndetin e tyre si ndalime/ arrestime, kapje të personave të kërkuar dhe operacione policore që kërkojnë jo vetëm përgatitje të lartë fizike, por edhe një moshë relativisht të re. Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve
të policisë është 45.6-vjeç. Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve të policisë parashikohet të ulet në 44.1-vjeç, pra një ulje mesatare me 1.5 vite. Punonjësi i Policisë së Shtetit mund të përfitojë të drejtën e pensionit të shërbimit, kur plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit me gradë policore dhe ka mbushur moshën 55-vjeç. Masa e pensionit të shërbimit për personat që plotësojnë kriteret e përfitimit, (25 vite vjetërsi shërbimi dhe moshën 55-vjeç), është 65% (për qind) e pagës mesatare referuese neto dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë
Situata politike ka ndikuar negativisht për turizmin në qytetin e Vlorës. Shqetësimi vjen nga dhoma e tregtisë, ku kreu i saj Arben Breshan thotë se janë anuluar rreth 20% të prenotimeve në hoteleve. 20 % e turistëve të huaj kanë anuluar prenotimet në qytetin e Vlorës. Kreu i Dhomës së Tregtisë Arben Breshani, thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes politike të acaruar të muajve të fundit. “Problemet politike që ka kaluar vendi ka dhënë një ndikim sidomos tek agjencitë, sepse shumë nga agjencitë kanë tërhequr turistët e tyre. Disa nga partnerët tanë që janë sot në Greqi thonë mund ta shtyjmë për nga tetor-nëntori takimet që kemi tani në korrik, pasi gjendja në Shqipëri nuk është e mirë”. Sipas Breshanit, anulimi i prenotimeve nuk ka efekt negativ vetëm për këtë vit por edhe për vitet e ardhshme. “Ajo që ne e mendojmë ka të bëjë me vitin tjetër. Sivjet të gjitha agjencitë shikojnë situatën politike”. Breshani thotë se investimet e bëra e kanë vendosur Vlorën në krye të turizmit por për të vijuar e tillë duhet një situatë politike e qëndrueshme.
Buxheti i Shtetit dhe derdhet në bazë të pagës mujore sipas së cilës është llogaritur përfitimi mujor, i indeksuar çdo vit me koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar por në çdo rast, brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të caktuar nga Këshilli i Ministrave, për efekt të pagesës së kontributeve të detyrueshme. Pensionin e shërbimit do ta përfitojnë çdo vit, për tre vitet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit, jo më shumë se 30% e punonjësve të policisë.
MINISTRIA
TURIZMI
Anulimet e prenotimeve, Breshani: Nga situata politike
në shërbim mbi 25 vite, masa e pensionit të shërbimit, shtohet me 1 për qind të pagës mesatare referuese neto. Shuma e pensionit të shërbimit është parashikuar të mos kalojë 75% të pagës mesatare referuese neto. Punonjësi i Policisë, që plotëson kriteret përfiton pension shërbimi, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm për vjetërsi dhe ky trajtim vazhdon deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie. Periudha e trajtimit me pension shërbimi njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar dhe se kontributi për këto periudha përballohet nga
“Për inspektorët e policisë, të cilët kanë 25 vite shërbim në polici dhe duan të tërhiqen në moshën 55-vjeç, pensioni i parakohshëm do të jetë 36.7 mijë lekë në muaj. Me rritjen gradës rritet edhe masa e pensionit. Për nënkomisarët pagesa e pensionit të parakohshëm është 44.6 mijë lekë, ndërsa për drejtuesit e parë të policisë ajo arrin deri në 62 mijë lekë në muaj. Sipas relacionit të projektligjit, aktualisht janë në total 1080 punonjës policie që përmbushin kriterin e 25 viteve shërbim në policinë e shtetit dhe mund të përfitojnë pension të parakohshëm”.
Z
v.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi një inspektim në vijën bregdetare të Lezhës, duke u ndalur në plazhin e “Ranës së Hedhun”, për të parë nga afër zbatimin e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe qetësinë e pushuesve. Gjatë inspektimit ai u shpreh se padyshim që ‘’Rana e Hedhun’’ është një nga atraksionet turistike shqiptare, perlë e bregdetit shqiptar por sigurisht ajo çfarë është me rëndësi është nevoja që të përmbushen detyrimet ligjore, standardet e kërkuara për sigurinë e pushuesve. ‘’Shumë mirë që këtu ka jo vetëm pushues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe vendet e tjera përreth, por është detyrimi i institucioneve shqiptare që
Sezoni në Lezhë, penalitete kush shkel ligjin
të garantojnë që këta të kenë një periudhë turistike sa më të qetë, sa më të sigurt. Në këtë inspektim u shoqëruam edhe nga inspektorët e zonës për bregdetin, por që mbulojnë dhe pjesën e higjienës, mjedisit dhe të zhurmave. Ka dhe zona të tjera që meritojnë vëmendje, siç janë
zona e Shëngjinit, e Tales dhe Kune-Vainit. Duan sigurisht dhe këto zona të përmbushin kriteret e nevojshme ligjore dhe detyrimet e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave’’. Gjatë inspektimit, Lamallari lajmëroi masa të forta ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore.
FORUM
16 E diel, 7 KORRIK 2019
BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan
ANALIZË Nga Adelheid Feilcke
N
ë gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi
Nga Auron Dodi
D
ebati për drejtimin e Komi sionit Evropian (dhe të Bankës Qendrore Evropiane) mund të konsiderohet i mbyllur. Që prej momentit kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE propozuan gjermanen Ursula von der Leyen, aktualisht Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, si pasardhëse të Jean-Claude-Junckerit, në Komisionin Evropian. Padyshim, këtë vendim duhet ta miratojë edhe Parlamenti Evropian. Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk e mbrojti në Strasburg para europarlamentarëve kandidaturën e gjermanes. Sipas deklaratave publike të tyre, pritet që socialdemokratët, edhe ata gjermanë, të votojnë kundër von der Leyenit. Këtë e deklaroi publikisht madje edhe kolegia e mëparshme von der Leyenit në qeverinë gjermane, ish-Ministrja e Drejtësisë së Gjermanisë, socialdemokratja Katarina Barley - tashmë eurodeputete. Ish-ministri i Jashtëm, socialdemokrati Sigmar Gabriel kërkoi me këtë rast këtë javë madje fundin e koalicionit qeveritar në Gjermani. Revoltën e shkakton kryesisht fakti se von der Leyeni nuk bëri fushatë evropiane për t’u zgjedhur në krye të Komisionit Evropian. Siç bëri konservatori tjetër, Manfred Weber, të cilin Franca dhe disa vende të tjera e quajtën të papërshtatshëm për postin e Presidentit të Komisionit Evropian. Goditje e parimit demokratik për hir të paqes në Evropë? Kështu, sipas kritikëve, emërimi i von der Leyenit e kthen në farsë përpjekjen për t’u dhënë zgjedhjeve evropiane një natyrë më demokratike. Në fund të fundit, për von der Leyenin u ra dakord „nëpër zyra”. Po ka pak gjasa që Parlamenti Evropian ta bllokojë, në fund, zgjedhjen e von der Leyenit. Gjithmonë sheh protesta të mëdha nga so-
për këtë rrugë! Përpjekje që nuk shpërblehen Ja dramaturgjia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektivën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t’i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit të bëjë një pajtim historik me Greqinë, edhe Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verfikimin e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Lëvdata nga të gjitha anët. Por çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE nuk e respektojnë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatave. Natyrisht gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërisht kriza aktuale shtetërore e kushtetuese në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por edhe në këtë gjendje, BE duhet t’i qëndronte premtimit
dhe t’i fillonte negociatat. Sepse ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE. Kush e do më zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera. Askush nuk mendon për zgjerimin Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutueshme. Fakti që të dyja protektor-
atet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor. Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t’i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan. Hapa të vegjël në vend të hapit të madh E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpunimin rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastrukturës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësime që ndjehen. Këto simbole progresi duhet të dalin në krye.
Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrumenti më realist i një poli/DW/ tike konkrete të afrimit.
Pas pesë javësh, Gjermania e Franca ranë dakord për drejtimin e institucioneve qendrore evropiane. Më e fituar në fund doli Gjermania, shkruan Auron Dodi.
Gjermania, fituesja e kompromisit për drejtimin e Evropës cialdemokratët dhe pastaj ndodh pak, shkruante revista Der Spiegel këto ditë. Që gjithçka të mos dështojë prej mosmarrëveshjeve brendagjermane, edhe francezët kanë aktivizuar rrjetet e tyre të miqësisë. Sipas burimeve franceze, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kontaktoi ministrin gjerman socialdemokrat të Financave, Olaf Scholz. Ministri i Jashtëm francez Yves Le Drian kontaktoi homologun gjerman socialdemokrat, ministrin e Jashtëm Heiko Maas. Francezët kujtuan përgjegjësinë për Evropën, që do të bllokohej nga një prishje në Gjermani e kompromisit të mundimshëm për postet evropiane. Kështu që konsiderohet thuajse e sigurtë, që Gjermania do të marrë postin me prestigj më të lartë në BE, Presidentin e Komisionit Evropian. Pas gati një gjysmë shekulli, Komisioni Evropian pritet të drejtohet për herë të parë nga një grua. Ursula von der Leyen është nga personalitetet më besnike të Angela Merkelit. Për 14 vjet ajo ka qenë pjesë çdo kabineti Merkel. Dhe tani pritet të drejtojë qeverinë e Evropës. Padyshim arritje për Gjermaninë dhe për kancelaren Merkel. Çfarë mund të pritet nga von der Leyen si Presidente e KE? Emërimi i Ursula von der Leyenit është kompromisi gjermano-francez: që francezët të merrnin nga ana tjetër, Drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës përgjegjëse për eurozo-
nën. Christine Lagarde, shefja aktuale e FMN (megjithatë juriste dhe jo ekonomiste) pritet të konfirmohet formalisht në këtë detyrë. Përfaqësuesit e ekonomisë gjermane dhe taksapaguesit gjermanë, që kursejnë para me zell, do ta kishin preferuar për Gjermaninë këtë post. Ulja e normave orientuese bankare të interesit për euron, nga kreu aktual i Bankës Qendrore Evropiane, italiani Mario Draghi, e ka ulur në mënyrë drastike edhe vlerën e kursimeve të gjermanëve në banka. Ursula Von der Leyen vjen nga një familje me traditë, tregtarësh dhe politikanësh në Gjermani. I ati i saj ka qenë kryeministër i një landi të Gjermanisë. Për një periudhë kohe madje von der Leyeni shihej si pasardhëse e Merkelit, tek CDU-ja. Si frëngjishtfolëse dhe pro afrimit me Francën në mbrojtje von der Leyeni shihet me simpati edhe nga francezët. Si ministre e mbrojtjes, von der Leyen është treguar e moderuar në kontakte me evropianët dhe e aftë. Kontaktet që ka pasur në post edhe me Ballkanin, i japin asaj njohje më të mirë të gjendjes, se p.sh. Jean-Claude Junckeri. Sado që Komisioni Evropian mbetet, në fund, ende i pafuqishëm ndaj vendimeve të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Komisionit përcakton politikat. Nën drejtimin e von der Leyenit do të jetë edhe Jozep Borelli, I Ngarkuari i Ri për politikën e jashtme të BE. Spanjolli Borell, siç dihet ka shprehur qëndrimin e vendit të tij
kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Pas skualifikimit të Manfred Weberit, socialdemokrati holandez Timmermans e kishte mbështetjen e Gjermanisë dhe të Francës. Por një politikan parimor si Timmermansi mund të konsiderohet viktimë e mbrojtjes së parimeve evropiane. Këtu ndizet më tej revolta socialdemokrate në Gjermani. Askush tjetër në Komisionin Evropian nuk e ka mbrojtur më fort sundimin e ligjit në Lindje të Evropës, se zëvendëspresidenti aktual i Komisionit, Timmermans. Sidomos përballë problemeve me shtetin ligjor në Poloni. Dhe tani qenë pikërisht shtetet me raport „të parehatshëm” me ligjin, Polonia dhe Hungaria, brenda Partisë Popullore Evropiane, që nuk e dhanë votën për Timmermansin. Me to u bashkua edhe Italia, që ka aktualisht një qeveri populiste. Në politikën evropiane, me sa duket, mbijetojnë vetëm ata që etiketohen si pragmatikë. Vetëbesimi francez dhe modestia gjermane Përballja me shumë shtete ziliqare për fuqinë e Gjermanisë, i ka mësuar politikanët gjermanë të mos flasin shumë, si i kryejnë në fakt punët në politikën evropiane. Edhe në këtë rast ata që shprehen janë francezët. Sipas shtypit francez qenë francezët që ia kujtuan Merkelit emrin e von der Leyenit, që një vit më parë. E pyetur, kancelarja Merkel nuk e konfirmoi këtë. Po a është meritë franceze suksesi?Në Francë kanë shumë kujdes
që Franca të mos paraqitet si zbatuese e vendimeve të Gjermanisë. Dhe Presidentit Macron i duhet për politikën e brendshme imazhi i njeriut të veprave, që zgjidh probleme. Ky imazh i tij është goditur në Francë, e cila me reformat e tij po përjeton një krizë sociale. Mot, në vitin 2020 në Francë janë zgjedhjet komunale e edhe për këtë arsye shtypi francez e paraqet Macronin si njeriun pa të cilin nuk funksionon gjë në Evropë. Kjo është ndoshta e vërtetë, por është vetëm gjysma e së vërtetës. Evropa nuk funksionon pa Gjermaninë dhe Francën. Është fakt që Macroni e goditi parimin e kandidatit kryesor fitimtar, të partive më të mëdha evropiane, në zgjedhjet evropiane. Ai me disa aleatë e pengoi kandidatin e partisë fituese në zgjedhjet evropiane, të Partisë Popullore Evropiane, gjermanin Manfred Weber të bëhet President i Komisionit Sipas Macronit, sistemi i kandidatit kryesor nuk i përgjigjet më kohës. Por: Ursula von der Leyen është sërish gjermane, jo franceze apo e ndonjë kombësie tjetër. Ajo është sërish konservatore, politikisht e grupit të Partisë Popullore Evropiane. Macroni tregoi mençuri që evitoi çarjen publike me Gjermaninë dhe i mbeti besnik parimit që kundërshtitë me Gjermaninë ai i shpreh, por privatisht. Po të kishte vepruar ndryshe nuk do të kishte pasur asnjë fitim. As në politikën e brendshme të vendit të tij, ku ai orientohet thuajse për çdo veprim të politikës DW së jashtme franceze.
FORUM
17 E diel, 7 KORRIK 2019
Sot grekët zgjedhin një parlament të ri. Opozita konservatore pret të fitojë me diferencë të madhe, kurse kryeministri i majtë, Aleksis Tsipras lufton për mbijetesën politike. Nga Jannis Papadimitriou "Të dielën në mëngjes kutia e votimit është akoma bosh", përsëriste gjithmonë në fushatë Aleksis Tsipras, kryeministri grek duke nënkuptuar me këtë: Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sondazhet, përkrahësit e tij duhet të shkojnë të votojnë dhe nuk duhet të dekurajohen. Arsye për dekurajim ka për partinë e majtë, Syriza: Partia konservatore, Nea Demokratia kryeson sondazhet: Sipas një sondazhi të kësaj jave, madje konservatorët kanë një diferencë prej 13%. Kreu i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, kërkon të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë."Ne luftojmë për çdo votë dhe duam të krijojmë një qeveri të fortë, që Mitsotakis të vërë në jetë shpejt premtimet e tij", thotë Konstantinos Kyranakis kundrejt Deutsche Welles, kandidat për deputet i konservatorëve. Por ende nuk ka ardhur puna deri këtu. "Besoj, se ne do t'i fitojmë zgjedhjet parlamentare, dua ta besoj këtë", mendon Kostas Arvanitis, deputet i ri i sapozgjedhur i Syrizas në Parlamentin Europian. "Prognozat nuk janë gjithmonë të sakta, dhe shpesh të
Greqi, shenja për ndërrim të pushtetit
gabuara", thotë ai për Deutsche Wellen. Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur politikën e partisë së tij, ai është gati të luftojë. "Syriza e çoi deri në fund punën e saj, ajo e mbylli politikën e kursimit të Greqisë", thotë ish-gazetari. Fakti që Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk i mbikqyr më financat e shtetit helen, ai e sheh si një "sukses të madh" të qeverisë së Tsiprasit. Grindje për politikën ekonomike në vend Kur ishte kryetar i opozitës,
Aleksis Tsipras i kishte shpallur armike kushtet e kursimit të vëna nga kreditorët ndërkombëtare. Pas ngjitjes në post në vitin 2015 ai mori kthesën drejt realitetit politik-ekonomik. Por sa më shumë që afron data e zgjedhjeve, aq më shumë grekëve u vjen ndër mend Tsiprasi i dikurshëm, që ngrinte fort zërin. Vetë ai përpiqet të shpjegojë kthesën politike që mori në vitin 2015: "Ne kishim naivitetin të besonim, se Europa do t'i respektonte vendimet e popullit grek", tha ai në televizio-
nin grek, Skai. Nënkuptohet, të tjerët e kishin fajin. Kryeministri aktual, Tsipras paralajmëron nga një ndryshim i qeverisë. Me kreun konservator, Mitsotakis në Greqi do të kthehet politika e kursimit dhe impulset e reformave të viteve të fundit do të vihen në rrezik, thotë ai. Por politikani opozitar, Kyranakis kundërpërgjigjet. "Qeveria e fundit konservatore ishte ajo që për herë të parë e vuri nën kontroll deficitin e pakufishëm dhe e ktheu vendin në rrugën e rritjes ekonomike." Sipas tij, Tsipras ka ndjekur një kurs me zigzage, dhe në fund të fundit ka grumbulluar borxhe të reja në vlerë prej 30 miliardë euro, kritikon Kyranakis. Edhe Konstantinos Botopoulos, që të dielën kandidon për Partinë Socialiste, KINAL e kritikon retorikën e Tsipras. Çështja "politikë konservatore kursimi apo vepra bamirësie të majta" është një dilemë e stisur për qëllim elektorale, mendon ai. Në realitet, Syriza ka kohë që i ka pranuar kushtet e kursimit të
vendosura nga kreditorët. Lufta për votuesit e majtë Tsipras lufton pa u lodhur në dy fronte: kundër konservatorëve dhe tani edhe kundër socialistëve të forcuar së fundmi. Prej kohësh socialistët gjendeshin në periferi të skenës politike, por të dielën ata shpresojnë për një rezultat dy shifror- Por dhe nëse do të humbet të dielën, Tsipras dëshiron patjetër të arrijë objektivin e tij minimal dhe të forcojë Syrizan si forcën kryesore politike majtas qendrës politike. Tsipras ka gjasa t'ia dalë kësaj. Për socialistin Botopoulos nuk shtrohet aspak çështja e konkurrencës me Syrizan. Sepse sipas tij vetëm KINAL-i i tij ofron një alternativë të vërtetë socialdemokrate në Greqi. Për të Syriza nuk është as socialdemokrate dhe as e majtë. As politikani i Syrizas, Arvanitis nuk i kupton socialdemokratët si konkurrencë të vërtetë, por për arsye të tjera. "Në gatë ti shikon kush është përbri teje ose para teje, ata që ndodhen pas teje nuk DW kanë ndonjë rëndësi.
ANALIZË
Politika është çështje familjare: Micotaqis, Karamanlis dhe Papandreu sërish në garë N
uk mund të ketë vend më të mirë për të kuptuar politikën greke sesa rajoni i Akaisë. Ngjeshur në krye të gadishullit të Peloponezit në perëndim të Athinës, është strehë e qytetit të tretë më të madh të vendit – porti i Patras, i famshëm për paradën e karnavaleve, me kostumet e saj shumëngjyrëshe. Është gjithashtu skena e një debati midis kryeministrit Alexis Tsipras, kreut të partisë radikale të majtë Syriza, dhe personit që, pothuajse me siguri, do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë Demokracia e Re, e qendrës së djathtë. Në zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar, Akaia - një bastion i Syrizas- ishte njëra nga vetëm dy zonat zgjedhore në vend, ku Demokracia e Re nuk dominoi me vota. Ndërsa grekët kthehen në votime për të zgjedhur një qeveri të re të dielën, Tsipras dhe Mitsotakis kanë vendosur të jenë në krye të listave të tyre në këtë rajon. Rezultati i garës do të përcaktojë jo vetëm drejtimin e Greqisë gjatë katër viteve të ardhshme. Ka të ngjarë të shohë rivendosjen e një prej familjeve më të fuqishme politike të vendit – pas më shumë se një dekade trazirash politike dhe ekonomike, pas fillimit të krizës financiare të vitit 2008. Shumë votues grekë fajësojnë familjet politike dominuese për një
trashëgimi patronazhi dhe vështirësitë financiare të dekadës së kaluar. Politika greke, me sa duket, është pakorrigjueshëm dinastike. Që nga fundi i sundimit ushtarak, udhëheqja e vendit ka kaluar nëpër një grusht familjesh politike. Dhe me Demokracinë e Re që pritet të marrë vota të mjaftueshme për të qeverisur pa një partner koalicioni, këto zgjedhje do të shënojnë kthimin e tyre. Mitsotakis është anëtar i një prej dy familjeve më të rëndësishme të Demokracisë së Re. Babai i tij Konstantinos Mitsotakis shërbeu si kryeministër në fillim të viteve 1990. Motra e tij Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe ish-kryebashkiake e Athinës. Djali i saj Kostas Bakojanis do të bëhet kryebashkiaku i qytetit në shtator. “Fuqia qendrore e dinastive politike është, natyrisht, e lidhur me organizimin e vjetëruar dhe strukturën e partive politike greke”, thotë Aristides Hatzis, profesor i Jurisprudencës në Universitetin e Athinës. “Ato janë ende oligarkike, tradicionale, jodemokratike dhe ekskluzive”. Familja tjetër e rëndësishme e Demokracisë së Re është themeluesi i partisë Konstantinos Karamanlis, kryeministër katër herë. Nipi i tij, Kostas Karamanlis udhëhoqi vendin nga viti 2004 deri në vitin 2009, përpara se të linte zyrën në fillim të krizës së borxhit qeveritar.
Tani anëtar i parlamentit, Kostas Karamanlis mbajti fjalimin e tij të parë të fushatës pas një dekade. Gjithashtu në Akaia konkuron një përfaqësues i familjes së tretë politike të Greqisë, Jorgos Papandreu, i cili pasoi Kostas Karamanlisin si kryeministër. Babai dhe gjyshi i tij shërbyen disa herë në zyrën më të lartë të vendit. Papandreu, i cili udhëhoqi Lëvizjen Socialiste Panhelenike të qendrës së majtë (Pasok) dhe ishte kryeministër deri në vitin 2012, është një kandidat për Lëvizjen për Ndryshim, një aleancë politike e qendrës së majtë në të cilën Pasok është anëtari më i madh. Edhe pse shumë në këtë zonë fajësojnë Papandreun për kaosin financiar dhe masat shtrënguese të dhimbshme të 10 viteve të fundit, partia e tij pritet të renditet e treta, me distancë nga dy të parat, pas Demokracisë së Re dhe Syrizas – në zgjedhjet e së dielës. Ndërkohë që disa komentues i krahasojnë dinastitë e Greqisë me Kennedys në Shtetet e Bashkuara, pikëpamja më e zakonshme është shumë më pak e kënaqshme – shumë votues fajësojnë familjet politike dominuese për një trashëgimi patronazhi dhe vështirësitë financiare të dekadës së kaluar. Grekët kanë më shumë gjasa të përshkruajnë vendin e tyre si të tillë ku gjërat nuk ndryshojnë shumë, pavarësisht se kush fiton një zgjedhje, sipas një studimi të
Qendrës Kërkimore Pew të 27 vendeve maj-gusht të vitit të kaluar. Ata kanë gjithashtu më shumë gjasa të përshkruajnë politikanët e tyre si të korruptuar. Syriza, e cila ka qeverisur Akainë që nga viti 2012 dhe Greqinë që nga viti 2015, ka qenë përfituesi më i madh i kësaj pakënaqësie. Në vitet pas shpërthimit të krizës, partia u ngrit nga margjinat e ekstremit të majtë për t’u bërë një nga forcat dominuese të vendit. Por vitet në pushtet kanë bërë të tyren. Gjatë kohës në qeveri, Tsipras ka mbikqyrur zbatimin e reformave të dhimbshme të kërkuara nga kreditorët grekë dhe ka arritur një marrëveshje jopopullore me Maqedoninë e Veriut mbi emrin e vendit. Keqpërdorimi i zjarreve në pyje është një tjetër burim i papëlqyeshmërisë. Mitsotakis është zotuar të jetë i ashpër ndaj korrupsionit dhe nepotizmit nëse fiton, ndërsa të tjerët në partinë e tij, megjithatë, nuk mund t’i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë. Partia gjithashtu ka pasur takimet e veta me nepotizmin. Në qershor, një udhëheqës i shquar i Syrizas, Tasia Christodoulopoulou, nënkryetare e parlamentit, tha se nuk do të garonte në zgjedhjet e së dielës, pasi pranonte se kishte përdorur lidhjet e saj për t’i dhënë vajzës një punë në parlament. Syriza “harroi se si të jetë e përulur”, thotë George Tzogopoulos, një lek-
tor në Universitetin Demokriti të Trakës. “Mendoi se të gjitha gabimet, si psh mënyra se si i trajtoi zjarret e vitit 2018, mund të faleshin, sepse Demokracia e Re dhe Pasok ishin përgjegjës për falimentimin e vendit”. Kur është fjala për Mitsotakis, votuesit duket se janë më pak të shqetësuar për lidhjet e tij familjare. “Mund të thuhet se grekët duket se harrojnë dhe falin lehtë”, thtë Hatzis, profesor i Jurispudencës. Por, ai shton: “Mitsotakis ishte një i jashtëm. Ai u zgjodh, jo me mbështetjen e establishmentit të partisë së vet, por me mbështetjen e votuesve të pavarur, sidomos atyre që vijnë nga qendra dhe qendra e majtë”. Mitsotakis është zotuar të jetë i ashpër ndaj korrupsionit dhe nepotizmit nëse fiton. Ai tha se nuk do të emërojë anëtarët e familjes, si motrën, në zyrën e qeverisë. Të tjerët në partinë e tij megjithatë mund të mos i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë. Kur më 2017, ligjvënësi më jetëgjatë i vendit, Yiannis Tragakis, një deputet i Demokracisë së Re, njoftoi se do të largohej nga detyra dhe do t’ia dorëzonte vendin djalit të tij, Mitsotakis lëvizi shpejt për të bllokuar këtë veprim. Këtë vit, Tragakis, i cili gjithashtu ka një vajzë, që atëherë ka ndryshuar mendje për tërheqjen nga politika. Ai është duke garuar sërish në zgjedhjet e së dielës. Politiko.eu
POLITIKE
18 E diel, 7 KORRIK 2019
Shqipëria në fokusin e austro-hungarezëve, me një monografi dhe katalog Muzeu Historik Kombëtar, në kuadër të hapjes të ekspozitës lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezëve” në Muzeun Arkeologjik të Durrësit organizoi edhe promovimin e dy botimeve për qytetarët e Durrësit. Botimi i parë që u promovua është monografia “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”, një punim me 20 kumtesa që përfshijnë kontributet austriake në themelimin e një administrate publike moderne, politika austro-hungareze në rajon, ndikimet në stabilitetin financiar, krijimin Komisisë Letrare, zhvillimet urbane, gërmimet arkeologjike në Apoloni e themelimin e Muzeut Kombëtar etj. Dhe botimi i dytë ishte katalogu i ekspozitës fotografike “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916-1918”, hapur në muajin janar 2018 në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri në Muzeun Historik Kombëtar. Aktiviteti u përshëndet nga drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, z. Alban Ramohitaj dhe prezantimi i monografisë “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918” si dhe katalogu i ekspozitës fo-
“Skënderbeu” te shqiptarët e Ukrainës
B
tografike “Monarkia AustroHungareze dhe Shqipëria 19161918” u bë nga dr. Skënder Bushi, specialist pranë Muzeut Historik Kombëtar. Botimi i parë “Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918”, një punim me 20 kumtesa u botua një vit pas përfundimit të konferencës. Në konferencën shkencore morën pjesë studiues të shumtë të shkencave të albanologjisë, vendas dhe të huaj si: prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Anila Omari, prof. dr.
Valentina Duka, prof. dr. Luan Përzhita, prof. ass. Ledia Dushku, prof. dr . Aljula Jubani, etj. Fotoreporterët austro-hungarezë kanë shkrepur fotografi nga qytetet e mëdha të Shqipërisë; 15 fotografi nga Tirana, 14 fotografi nga Shkodra, 2 fotografi nga Berati, 2 fotografi nga Fieri, 2 fotografi nga Durrësi dhe një fotografi nga Vlora. Të gjitha fotografitë janë realizuar gjatë viteve të administrimit austro-hungarez të Shqipërisë 1916-1918.
Tirana në sytë e blogerëve të udhëtimit
E
rrethuar nga mali madhështor i Dajtit dhe liqeneve përreth saj, Tirana ofron një larmishmëri aktivitetesh në natyrë. Por, vizitorët nuk kanë nevojë t’u largohen kufijve të kryeqytetit shqiptar për të shijuar aventurat, shkruan Elisa Morton e faqes së specializuar për udhëtimet partnerbritishairways.culturetrip.com., në shkrimin me titull “Nga natyra te aventurat e qytetitSi Tirana ofron më të mirën e të dyjave”. Dikur një emblemë e kaosit urbanistik postkomunist, Tirana bashkëkohore ka gjetur pikënisjen nga peizazhet e mrekullueshme që e rrethojnë. Hapësira, liria dhe ndjenja e aventurës e karakterizojnë këtë qytet në zhvil-
lim, shtuar bollëkun e hapësirave të gjelbërta dhe dizajnin e fokusuar tek njerëzit, kryeqyteti shqiptar po krijon emrin e tij si një destinacion për eksploruesit urbanë. I njohur gjerësisht si qendra e gravitetit të Tiranës, sheshi “Skënderbej” është një shembull kryesor i ripërtëritjes së qytetit. Ditët pa makina përreth sheshit të gjerë u kanë dhënë hapësirë këmbësorëve. Stola me ngjyra të ndezura dhe ishuj të harlisur nga gjelbërimi ofrojnë relaks për këmbësorët e lodhur, ndërkohë që është gjithashtu një qendër edhe për ata që përdorin patinat. Narrativa se Tirana po shkëputet nga e kaluara e saj komuniste është ndoshta paksa e keqkuptuar; pasi qyteti është gjithashtu i mbushur me
kujtime arkitekturore interesante të para viteve ‘90, që po përfshihen në metamorfozën e Tiranës për t’u shfrytëzuar nga një qytet i ri, pjesa më e madhe e banorëve të rinj të të cilit nuk kanë kujtime nga periudhe komuniste. Piramida e Tiranës, një strukturë monumentale prej betoni që fillimisht do të bëhej muzeum, është një vend popullor për aventura (ju mund të shihni edhe disa banorë vendas që përpiqen të ngjiten në të). Ndërkohë, Parku i Madh i Tiranës është një shesh lojërash i gjerë dhe i gjelbër ku mund të provosh kajakun apo të zhytesh në një pishinë publike.. Energjia e papërballueshme e Tiranës ka lindur nga e kaluara e saj e pasur dhe prirja për ndryshim.
usti i heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në Karakurt të Ukrainës, një fshat të banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh. Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh. Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë. Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin iniciator për këtë nismë si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin Albam Sala/ me diasporën tonë në Ukrainë. /Albam
Shitet për 5.2 milion euro koka e Tutankhamon, Egjipti proteston U shit në ankand për 5.2 milion euro koka e një statuje të faraonit Tutankhomon, që i takon 3000 viteve më parë. Kajro i kishte kërkuar shtëpisë së ankandeve londineze Christie’s të anulonte shitjen, duke thënë që vepra ishte vjedhur nga tempulli i Luxor në vitet 70-të. Një kërkesë e tillë nga shtëpia e ankandeve është justifikuar me publikimin e një liste të pronarëve të fundit’ duke u mbrojtur me faktin ‘se ky objekt nuk kishte qenë kurrë në qendër të hetimeve”. Origjina-Koka, e gjatë vetëm 28 centimetra, me kuarc ngjyrë kafe, përfaqëson faraonin- e ri, i ngjashëm me zotin Amon, ekuivalent me zotin grek Zeus në besimin egjiptian. Vepra, fillimisht e vlerësuar rreth 4 milion e gjysmë euro, është blerë nga një pronar i ri, identiteti i të cilit ka mbetur anonim, për 5.2 milion euro. Polemikat –Vepra e tre mijë viteve më parë është ende një objekt polemikash mes qeverisë së Kajros dhe shtëpisë londineze të ankandeve. Sekretari i përgjithshëm i këshillit suprem të antikitetin egjiptian Mustafa Waziri, ka njoftuar që Egjipti do të ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje. Kajro kishte njoftuar që kishte përfshirë edhe autoritetet britanike dhe Unescon ‘për të ndaluar proçedurën e shitjes’ së këtij objekti dhe të objekteve të tjerave, që sipas një ligji të 1983 janë pronë e shtetin egjiptian. Pavarësisht të gjithave polemikave aktualisht vepra e artit është në duart e blerësit të ri.
19 E diel, 7 KORRIK 2019
Dua Lipa rrëmben çmimin “Artistja më e mirë femër”
Sukseset për Dua Lipën janë të vazhdueshme. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shtruar tashmë një tjetër trofe në vitrinën e saj. Krijuesja e hitit “New Rules” pati një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të eventit “02 Silver Clef Awards” në Londër. 23-vjeçarja i mahniti të gjithë duke u shfaqur me një kostum të bardhë, teksa i la pak vend imagjinatës te pjesa e gjoksit. “Artistja më e mirë femër” ishte çmimi i rezervuar për bukuroshen shqiptare në këtë mbrëmje, e cila ka shpërblyer me çmime edhe plot artistë të tjerë. Ndërkohë, çmimi “Artisti më i mirë mashkull” i takoi këngëtarit Sam Smith. E pyetur nga BBC në tapetin e kuq të “02 Silver Clef Awards”, Dua konfirmoi se albumi i saj i dytë është gati të dalë shumë shpejt. Ajo ndërkohë po punon edhe për kolonën zanore të filmit “James Bond 25”.
Ed Sheeran publikon këngën më të re Këngëtari britanik njihet për baladat e tij me tekste e tinguj shumë romantikë, në të cilat e gjejnë veten shumë njerëz e sidomos të dashuruarit në mbarë botën. Shumë këngë të këngëtarin janë shndërruar në ‘himne’ të dasmave, këngët si ‘Thinking Out Loud’ e ‘Perfect’ janë përdorur si kolonë zanore e vallëzimeve të para ose prerjes së tortës. E duket se edhe për këtë sezon dasmash Sheeran është përkujdesur që një këngë e tij të përcjellë momentet më të veçante të çifteve. Ai ka publikuar këngën me titullin ‘Best part of me’, një baladë kjo që vjen si seri e bashkëpunimeve të albumit më të ri të këngëtarit.
Justin Bieber refuzon të ndërpresë kontaktet me Selena Gomez Justin Bieber refuzon të ndërpresë kontaktet me ishin e tij, Selena Gomez pavarësisht faktit se është martuar me Hailey Baldwin. Të dy, si Selena ashtu edhe Biber, vuajtën nga depresioni dhe luftuan shumë për ta kapërcyer këtë betejë. Sipas burimeve, ylli i popit po përpiqet ta bindë Selenën se edhe ai ka kaluar nëpër të njëjtën situatë dhe ka nevojë për këshillat e saj. “Justin ndihet se duhet t’i thojë asaj se është e mahnitshme dhe se është vërtetë i lumtur që po bëhet mirë,”-shtoi burimi. “Në këtë pikë, ai me të vërtetë ka nevojë vetëm ta lërë të shkojë.” Gomez dhe Bieber ishin në një lidhje për gati një dekadë deri në maj 2018, me periudha ndarje dhe ribashkimi. Në shtator 2018, këngëtari u martua me modelen Hailey.
E fyejnë për peshën, këngëtarja heq dorë nga rrjetet sociale Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato ka vendosur të tërhiqet për disa kohë nga rrjetet sociale. Ky vendim është marrë prej saj për shkak të fjalëve fyese që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me peshën trupore. “Po bëj një pushim për pak. Jini të sjellshëm”,-ka shkruar ajo. Këtë javë Lovato u përball me një postim shumë fyes në rrjete sociale, sepse dikush publikoi një foto paparaci të sajën, në të cilën Demi nuk shfaqej në formën më të mirë të mundshme. “Hej Demi më kontakto, kështu mund të bisedojmë për një plan diete për ty”, –shkruante personi që publikoi fotografinë e saj. Këngëtarja e vuri re dhe menjëherë u përgjigj: “Në të vërtetë unë po zgjedh të mos mbaj dietë dhe të rikthehem tek zakonet jo të shëndetshme dhe të rrezikoj shëndetin tim mendor. Megjithatë faleminderit për ofertën. Shumë e ëmbël”. Këngëtarja ka patur gjithnjë probleme me çrregullimin në ushqyerje.
Mbretëresha Elizabeth mungon në pagëzimin e djalit të Meghan Markle Djali i Meghan Markle dhe Princ Harry u pagëzua në një ceremoni private në faltoren ‘St George’ në kështjellën Windsor. Në këtë ditë të rëndësishme ai pati pranë njerëzit e tij më të afërt, megjithatë mësohet se Mbretëresha Elizabeth nuk ishte prezente. Gjithashtu mësohet se edhe Princi Charles mungoi në këtë ditë të rëndësishme. Gazetarja shprehet se shkak për mungesën janë bërë angazhimet e rëndësishme mbretërore. Dje Archie mbushi 2 muaj, prandaj edhe është zgjedhur kjo datë për pagëzim. Fotot e ceremonisë private pritet të publikohen pak ditë pas pagëzimit.
SPORT
20
E diel, 7 KORRIK 2019
Dy portierët e kombëtares sonë janë protagonist në merkaton e kësaj vere në Itali
K
jo verë do të jetë e veçantë për dy portierët e kombëtares sonë, të cilët janë në qendër të merkato në kampionatin italian dhe jo vetëm. Etrit Berisha ka ndërruar skuadër, por jo kampionat, sepse ka firmosur me skuadrën tjetër të Serisë A, Spalin. Gardiani i kombëtares shqiptare kreu ditën e djeshme vizitat mjekësore dhe më pas u prezantua nga drejtuesit e klubit të Spalit, ku u transferua me formulën e huazimit 1-vjeçar me të drejtë blerjeje. Berisha ka qenë pjesë e Kalmarit nga viti 2008 deri më 2013, më pas u transferua në Seria A, fillimisht për tre sezone te Lazio dhe më pas për tre sezone të tjera të Atalanta. Në të dyja përvojat e fundit ai humbi rolin e titullarit, duke u detyruar që të largohet pas sezonit të tretë. 30-vjeçari nga Prishtina zgjodhi të ndërrojë ambient, për të pasur mundësi të luajë titullar dhe të tregojë vlerat e tij në kuadratin e portës së Spalit. Thomas Strakoshën ndërkohë mund ta shohim shumë shpejt në Premier League. Portieri i kombëtares sonë, i cili aktivizohet te skuadra e Lazios, ndiqet prej kohësh nga disa ekipe të njohur në Angli si Tottenham dhe Arsenali, por së fundmi është Newcastle që ka hyrë në garë, madje edhe me një ofertë konkrete. Lajmi i bujshëm është raportuar
Berisha transferohet te Spal, Newcastle ofertë zyrtare për Strakoshën
pak minuta më parë nga sajti italian “Tuttomercatoweb”, që shkruan se portieri shqiptar është një nga objektivat e klubit bardhezi. Raportohet se në ditët në vijim do të vijë
DREJTORI SPORTIV
edhe një ofertë zyrtare për Strakoshën, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me ekipin e Lazios. Bardhekaltrit janë të gatshëm që ta lënë të lirë “gardianin” kuqezi për një
ofertë që e kalon 30 milionë euro. Në ditët në vijim pritet të zbulohet diçka më shumë, por Lazio nuk do ta ketë aspak të thjeshtë për ta mbajtur edhe një tjetër sezon Strakoshën.
ZIKALTRIT
Conte do një kampion në mbrojtje, ëndrra e madhe quhet Dani Alves
Antonio Conte kërkon që të ndërtojë një Inter shumë kompetitivë në të gjitha repartet, por mbi të gjitha në krahët e mbrojtjes. Strategu italian njihet për lidhjen e fortë që ka me skemën 3-5-2. Dëshira e madhe e tij është që këtë verë drejtuesit të afrojnë një kampion të vërtet në krahun e djathtë si Dani Alves. Mbrojtësi brazilian mund të transferohet me kosto zero, pasi nuk ka rinovuar kontratën me PSG. Në të kaluarën ai ka luajtur me Juventusin në Seria A, por nuk do të jetë aspak problem, pasi nuk e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën me bardhezinjtë. Interi nuk do ta ketë të thjeshtë pasi për Dani Alves në garë janë dhe dy ekipe prestigjioze si Barcelona dhe Atetico Madrid, por nuk përjashtohet një aventurë edhe në Premier League.
SULMUESI
Morata blihet përfundimisht nga Atletico, spanjolli më i shtrenjtë në histori
BARDHEZINJTË
Marotta: Icardi dhe Nainggolan nuk janë në planet e Interit
“The Sun” zbulon formacionin e frikshëm të Juventusit në sezonin e ri
“Icardi dhe Nainggolan e dinë që nuk bëjnë pjesë në planet teknike të Interit”, këto janë fjalët e Beppe Marottës, drejtorit sportiv të Interit. Në një intervistë për “Sky Sport” ai ka analizuar situatën e zikaltërve në prag të sezonit të ri. “Kemi folur me sinqeritetin më të madh dhe me transparencën maksimale për palët e përfshira drejtpërsëdrejti. U kemi shpjeguar situatën e skuadrës, kjo nuk do të thotë se nuk besojmë në aftësitë e tyre, pasi janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe të talentuar. Kur them që fitoj kampionatin, kam parasysh për të arritur objektivat e parashikuara. Për këtë arsye ata nuk bëjnë pjesë në planet tona. Icardi është në merkato, është një gjë për të respektuar aspektet kontraktuale, një marrëveshje kolektive që kërkon akoma që lojtari të marrë pjesë në stërvitje. Më pas ka edhe të drejta të drejta të tilla si ato e trajnerit për të zgjedhur formacioni në fushë”, deklaroi Marotta.
Drejtuesit e Juventusit po ndërtojnë një skuadër të frikshme për trajnerin Maurizio Sarri në sezonin e ri. Ishtrajneri i Chelsea-t do të ketë shumë kualitet në skuadër për të zbatuar skemat e tij, për një futboll të bukur dhe argëtues. Pasi u zyrtarizua në krye të ekipit italian, ai pati një takim me Cristiano Ronaldon, me të cilin duket se vendosi që portugezi të luante në sulm. “The Sun” ka ndërtuar së fundmi skemën e Juventusit, e cila pritet të jetë 4-3-1-2. Ndryshime do të ketë në çdo repart. Në mbrojtje bardhezinjtë janë në pritje të De Ligt, me të cilin është arritur një marrëveshje me lojtarin, por ende jo me klubin. Në mesfushë spikasin Ramsey dhe Rabiot, të dy të afruar me parametra zero gjatë kësaj vere, që shtojnë ndjeshëm kualitetin e lojës. Dybala pritet që të luajë si trekuartist pas Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi me shumë mundësi do të largohet për t’ia lënë vendin një tjetër argjentinasi, Mauro Icardi. Për momentin ky është formacioni i Juventusit që parashikohet në sezonin e ri.
Atletico Madrid ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për të blerë përfundimisht Alvaro Morata-n për 65 milionë euro. Ky transferim e ka kthyer sulmuesin si lojtarin spanjoll më të shtrenjtë të historisë. Juventus i dha 20 milionë euro Real Madridit për lojtarin në vititn 2014, përpara se Los Blancos ta riblenin dy vite më pas për 30 milionë euro. Chelsea pagoi 66 milionë për shërbimet e tij në vitin 2017, por aventura e tij në Premier League ishte një dështim dhe sulmuesi u huazua tek Atletico Madrid. Huazimi u kthye në blerje përfundimtare për 65 milionë euro dhe shifra e fundit e çon koston e transferimeve të tij në 181 milionë euro. Në vend të dytë është Fernando Torres me 94 milionë euro, ndërsa i tretë është Diego Costa me 93 milionë.
SPORT
21
E diel, 7 KORRIK 2019
Kapiteni i Kukësit në një intervistë për “Koha Jone” ka komentuar pragndeshjen me Debrecenin
Shameti: I fokusuar te Debreceni, gati të flas me këdo për të ardhmen
CHAMPIONS LEAGUE
Një islandez gjykon Partizani-Qarabag, sezonin e kaluar arbitroi Kukësin
Intervistoi: Rozalb Lika
N
ëse në Itali, Giorgio Chiellini është mbrojtësi më i spikatur për shkak të shpirtit të garës që shfaq në fushën e lojës, në Shqipëri të gjithëve na shkon mendja te Ylli Shameti. Të dy janë 35 vjeç, dhe janë një shembull për të gjithë për sjelljen brenda dhe jashtë fushave të lojës. Pas një sezoni të vështirë nga një dëmtim i gjatë, tani kapiteni i Kukësit është gati për të ndihmuar verilindorët për të bërë paraqitje të mira në Europa League. Skuadra verilindore do të sfidojë ekipin hungarez të Debrecenit, teksa optimizmi nuk mungon te ai dhe shokët e tij. I përfolur në çdo fundsezoni në merkato, Shameti në një intervistë për “Koha Jone”, ka lënë gjithçka të hapur për të biseduar pas aventurës në kualifikueset e Europa League. Në turin e parë kualifikues të Europa League do të sfidoni Debrecenin. Si po shkojnë përgatitjet dhe a ndiheni gati për duelin e parë? Kemi gati tre javë që kemi nisur fazën përgatitore. Mendoj se çdo gjë po shkon mirë. Urojmë që takimi i parë të na gjejë në formën optimale për t’u përballur me Debrecenin. Kukësi ka bërë disa largime dhe afrime, jeni më të fortë apo më të dobët nga sezoni i fundit? Çdo klub ka politikat e veta, pasi edhe futbolli i tillë është në këtë periudhë merkatoje. Uroj
që të jemi më të fortë se sezonin e kaluar. I keni studiuar pikat e dobëta të kundërshtarëve dhe si mendoni se anon përqindja për kualifikim? Stafi po merret me këtë pjesë, pasi së bashku ne punojmë për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen, në mënyrë që mos të na sjellë surpriza. Përqindjen le t’ia lëmë fushës, pavarësisht se do të jetë nj ndeshje e vështirë. Në turin tjetër, gjithmonë nëse kualifikoni do të sfidoni Torinon. Ju motivon më
shumë të përballeni me lojtarë si Belotti apo Zaza? Gjithmonë është kënaqësi të luash me ekipe të tilla, siç është Torino, por vëmendja duhet të jetë maksimalisht te Debreceni, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta shijojmë turin e dytë. Jeni lojtari me më shumë eksperiencë te Kukësi dhe një lider në repartin difensiv. Në këto 6 vite, cili ka qenë momenti më i vështirë që keni kaluar? Momenti më i vështirë është periudha kur kam qenë i dëmtuar.
SULMUESI
Jo për fajin tim, por diagnozës së mjekëve, pasi ishte hera e parë që nga koha kur kam nisur karrierën që qëndroja aq gjatë jashtë fushave. Më ka munguar shumë dhe protagonizmi në të. Keni pasur oferta gjatë kësaj vere dhe ku besoni se do ta mbyllni karrierën? Oferta kam pasur, por për momentin jam i fokusuar te ndeshja e Europa League me Kukësin, për të bërë më të mirë. Më pas do të ulem dhe do të flas me këdo që më përmbush kërkesat dhe shërbimet e mia.
Josef: Jam i ngjashëm me vëllanë, shpresoj të bëjë aq mirë sa ai V ëllai i Caleb Ekubanit, Josef, ka firmosur me të kuqtë duke nisur një aventurë të re në Shqipëri. 19-vjeçari ka folur për “RTSH Sport” ku tregon mbi eksperiencën te “Demat e kuq” dhe e pranon se vëllai i tij i madh ka ndikuar në transferimin e tij. Si po ndiheni te Partizani? Te Partizani jam mirëpritur nga klubi, stafi dhe shokët e skuadrës. Tani për tani po ndihem shumë mirë. U binda të jem pjesë e Partizanit, sepse para së gjithash më dhanë mundësinë të luaj në një kampionat të rëndësishëm dhe jam i motivuar për të dhënë maksimumin tim dhe të zhvilloj një sezon të mirë. Ka ndikuar eksperienca e vëllait Caleb në transferimin tuaj te Partizani? Të them të drejtë po. Kur Caleb erdhi këtu bëri shumë mirë dhe këtë shpresoj edhe unë. Të bëj mirë dhe në fund të vitit të shohim si do shkojnë gjërat. Ngjashmëri mes teje dhe Kaleb?
Jemi të ngjashëm në fizik dhe në mënyrën si sulmojmë hapësirat. Pastaj si të gjithë personat çdo kush ka karakateristikat e tij. Mua më pëlqen më shumë të luaj fizikisht dhe të gjej hapësira. Më pëlqen ndeshja kur ka hapësira dhe mund të përdor shpejtësinë, e të sulmoj në thellësi. Vihem në dispozicion të skuadrës kur duhet mbrojtur dhe ruajtur topi. Jeni gati për skuadrën? Prej 3 ditësh jam bashkuar me skuadrën dhe po stërvitem rregullisht me ekipin. Kam vetëm pak ditë, nuk jam në 100% të formës time, nëse aktivizohem premtoj se do të jap maksimumin. Përballja me Qarabağ? Jemi një grup lojtarësh shumë të mirë. Të gjithë punojmë së bashku dhe bëjmë atë që thotë trajneri në mënyrë që ta vëmë në zbatim. Do të jenë dy ndeshje interesante. Qarabag është një skuadër e vështirë, por ne do të bëjmë të pamundurën dhe të shohim në fund se çfarë do të ndodhë.
4 arbitra islandezë do të vendosin drejtësi në sfidën mes Partizanit dhe Qarabag që do të zhvillohet në datën 10 korrik në orën 17:30 në stadiumin Selman Stërmasi. Kryesor do të jetë Thorvaldur Arnasson ndërsa gjyqtarë anësorë Johan Gunar Gudmundson dhe Andri Vigfuson. Gjyqtar i 4-t është përzgjedhur Petur Gudmundson. Arnasson nuk gjykon për herë të parë në Shqipëri pasi edhe vitin e kaluar vuri drejtësi në sfidën e parë të turit të parë kualifikues të Champions Leagues mes Kukësit dhe Valletas që u luajt në Loro Boriçi dhe përfundoi në barazim pa gola.
MIQËSORJA
Milan-Feronikel, vlen më shumë se ndeshja Kosovë-Angli
Para disa vitesh Milani vinte në Shqipëri për të luajtur dy miqësore e për të arkëtuar shifra të majme. Tani loja vijon në Kosovë, sepse klubi kuqezi, mjaft i dashur për shqiptarët, ka marrë një ofertë për të luajtur një miqësore kundër Feronikelit, kampion në fuqi në Kosovë. Diçka e bukur, Milani mbetet i madh, edhe pse prej vitesh lëngon dhe nuk ka shans të pretendojë majat e Europës. Megjithatë, dardha e ka bishtin prapa dhe tifozët që duan të shkojnë në stadium në Prishtinë më 10 gusht duhet të maten mirë. Çmimi i biletave do të jetë nga 35 euro deri në 155 euro dhe biletat do të shiten vetëm online. Me pak fjalë, një miqësore verore me Milanin vlen më shumë se Kosovë-Angli, edhe pse kjo e fundit mund të vlejë një vend në Europian.
SHENDETESI
22 E diel, 7 KORRIK 2019
SPECIALISTI
Dhimbja e shpinës, katër faktorë nxitës
D
himbja e shpinës mund ta vështirësojë jetën dhe ditën tuaj, dhe ta bëjë të vështirë të përqendroheni në punë. Një varg profesionesh si të qenit infermier, ndërtues ose punëtor fabrike, kanë kërkesa më të larta për shpinën tuaj. Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe duke ditur se çfarë i shkakton ato, dhe duke u fokusuar në parandalimin e tyre. Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë
uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës. 1. Forca Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda. 2. Përsëritja I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t'ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshijnë tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.
3. Qëndrimi i trupit Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion. 4. Stresi Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t'ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës.
Dhimbja e veshit dhe kurimi I
nfeksionet janë më të za konshme gjatë muajve të ftohtë të vitit. Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës së veshit, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar. Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa. Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhembjet e veshit. Shkaktarët Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të
jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon sistemi imunitar. Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës.
ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi. Sëmundjet e veshit Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shur-
Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur. Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që
dhimi. Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse furunk-
ulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës ose prapa veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme, marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çrregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.
Parandalimi Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun. Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht. Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura. Rekomandime Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij: " Të shmangen qëndrimet në ambientet ku ka shumë zhurma, pasi ato çojnë në dëmtimin e daulles së veshit. " Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë. " Përsa kohë që veshi është i sëmurë, duhet të shmanget kontakti me ujin. " Kur i sëmuri ndien dhembje të forta dhe të padurueshme, duhet të konsultohet menjëherë me mjekun. Tri pika lëng, i përftuar nga druri i caracit dhe lëngut të preshit hidhen në vesh për të qetësuar dhembjen. Katër të verdha vezësh përdoren për nxjerrjen e vajit, që do të shërbejë për lehtësimin e dhembjeve. 37 gradë duhet të jetë nxehtësia e ujit me të cilin do t'i bëhet lavazh veshit të sëmurë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 5. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 6. Sëmundje vdekjeprurëse, njihet edhe me emrin tumor 10. Paradhënia si garanci për blerjen e diçkaje 13. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 14. Unioni Postar Universal 18. Qohet ashtu kur polici i vë prangat një të ndaluari 20. Sheqerkë, përdoret kryesisht për qerasje 22. Si kishtin makinat e Durrësit targën 23. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 26. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 28. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 29. Mënyra e shqiptimit të fjalëve, të rrokjeve e të tingujve kur flasim, kur këndojmë ose kur recitojmë; shqiptim 31. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 33. Eshtë një përpjekje për të imituar natyrën 34. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri 37. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 38. I qepem dikujt për të bërë diçka, nuk i ndahem, i ... 42. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 43. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 44. Kafshë transporti për në shkretëtirë dhe stepa, që i reziston thatësirës 45. Njeri, që për shkak të paragjykimeve fetare, bën një jetë të vetmuar 46. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 48. Fondi Monetar Ndërkombëtar 49. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 51. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 54. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 55. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çifte 56. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 57. Bar që përdoret nga mjekësia popullore që përdoret për të lehtësuar të dalët jashtë 60. Arabia Saudite ka atë lekun e saj 62. Anëtarët e kongresit të SHBA, quhen ashtu 64. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 65. Thirrës i porositur për të njoftuar njerëzit në raste gëzimi ose hidhërimi 68. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 70. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 74. Italia e ka si kryeqytetin e
E diel, 7 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 76. Shkenca që studion veçoritë biologjike të njeriut si qenie e gjallë e natyrës 78. Emri i Bonaparti, lindi në Ajaçio, 15 gusht 1769, vdiq në Ishulli Shën Elenamë 5 maj 1821... Perandor i Francës 81. Partia Aleanca Popullore 84. "Kur të djeg qumështi, i ... kosit" 85. E vendos dikë a diçka në një vend 86. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 88. Krahinore, ashti i thonë maces 89. Fjalë të kota e të gënjeshtërta, dokrra, gjepura, pallavra 91. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 92. Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi ose të një shumëkëndësh 94. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 95. Që ekziston realisht, që është real; kund. abstrakt 97. Po Gjirokastra si e kishte targën 98. Festë fetare e myslimanëve në përvjetorin e lindjes së Muhametit 101. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 102. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 104. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 107. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 108. Pije alkoolike e ëmbël, që përgatitet nga vera e bardhë a
e kuqe 109. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 111. Tërësia e kushteve meteorologjike dhe e dukurive atmosferike, mbamendet me atë emër 113. Rrethi i ... është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën 115. Eshtë një e tillë ajo e pensionit, ishte ajo e kursimeve, etj 116. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 117. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave VERTIKALISHT 1. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 2. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 3. Tirana, e kishte targën e makinave ... 4. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 5. Një zog këngëtar me ngjyrë të verdhë 6. Një prej zonave të plazhit të Shëngjinit 7. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 8. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 9. Rrethanë a gjendje e domosdoshme, nga e cila varet qenia e diçkaje ose zhvillimi i saj 11. Atje kuvendojnë ligjvënësit 12. Organizata Botërore e Shëndetësisë 15. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri
16. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 17. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 19. Pushoj se jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, ose... 21. Që ka erë të mirë, që është me aromë 23. Send me vlerë, mjet, vegël etj., që përgatitet në një fabrikë 24. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 25. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 27. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 29. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 30. Sistem pune që bëhet zinxhir, duke kaluar diçka dorë më dorë, pa ndërprerë punën 32. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 35. Butak me guackë gëlqerore, rron në koloni buzë brigjeve të deteve, nuk i mungon tryezave të prodhimeve të detit 36. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 39. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 40. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 41. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë 42. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 43. Nxënës a pasues i një men-
gjera punonjëse nëpër rrugë e sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë politike 66. Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes nga mungesa e ajrit me oksigjen 67. Mevlan ..., "Mjeshter i madh", "Artist i merituar" dhe shumë role, regji dhe dokumentare në CV-në e tij 69. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 71. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak 72. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 73. Fitoj të drejtën për të qenë pronar i diçkaje, e bëj pronën time, bëhem i zoti i diçkaje 75. Kërkesë e deputetëve të parlamentit ndaj një zyrtari të lartë për të dhënë shpjegime për një çështje 77. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 79. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 80. Lëviz duke bërë dredha, për disa kafshë të vogla e zvarranike 82. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 83. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 87. Vendi ku bashkohen dy përrenj a dy lumenj quhet ashtu 90. Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë 93. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 96. Kufomë e një kafshe të vrarë ose të ngordhur, që ka mbetur disa ditë pa u groposuar 99. Përdor atë monedh Bullgaria 100. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 103. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 105. Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plot gurë 106. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 109. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 110. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 112. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 114. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve
dimtari a i një mjeshtri të shquar; ai që ndjek doktrinën e një tjetri; ithtar 46. Grup mikroorganizmash a kafshësh, që zhvillohen, ushqehen dhe jetojnë së bashku, quhen ashtu 47. Ajo që i kërkohet dikujt për t'u plotësuar, përmbajtja e asaj që kërkohet, quhet ashtu 50. Eshtë i tillë një fëmijë që ka humbur njërin ose dy prindërit 52. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 53. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 58. Gradë e ndërmjetme midis nënoficerit dhe oficerit 59. Matematikan dhe shpikës skocez, James ..., lindi më 19 janar 1736 , vdiq më 1819 61. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 62. Ashtu quhet trari i kulmit të një ndërtese, që vendoset horizontalisht 63. Manifestim i masave të 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
3
E
G
U N
4
5
6
O
B
A
M J
A F
T
7
V
P
D
9
M ¸
10
V
O
U
E
S
N
D A
I
E
¸
˙
Y
19
20
F
M
I D
O
V
M
I
E
˙
J
P
I
B J
E
G
I
M
23
L
P
S
E
H
P
25
26
J
E
T
A
L
S
R
N
C
¸ 29
K
S 17
K R
E 22
28 32
¸
D
S 21
V
J 24
O
30
P
L
27
I
B
A
D
J
H 35
R T
N
L
O
A
A
L
K U
R V
E
F
I
Q
A
O
T
T
C
I
D
36
T
B
39
R
H
K
K K O
K 49
M 55
L
L 47
A
V
O
M J
E
E
S
O
V
L
U B
E
K
S
L
M ¸
Z
D 57
U
E
P
R K
A
A
P
A
T
E
K R
N T
¸
I
S
I
˙
M
66
I
S
I
71
53
L
M
U
U
K
B
O R
V
R
A
E
T
A N
I
62
K
H A
S
I
A N
A
V I
Z
T
A
A
U L
H
69
¸
70
M O
Z
I
N
D E
Z
S
T
¸
O 73
U
J
I 75
N K
O R O
E
V
S
P
79
M ¸
E
F
T
A S L
J
90
D
R
A
E
V
P
S
M Y S
A E
R A
L
I
N ˙
R
I
A T
E
N
G
H
J
94
L
O
V I
D
H
F
Z
R
A 101
A
I
K
O M P
N
X ¸
A
L
O T
M P
U
L
L
E
O V
I
Z
U
O R
A
N
L
A
115
S
H T
¸
A
V D
A T
E
R
117
K
¸
O
O
I R A
H
T
E
Q I
T
J
E
U
I
R
118
R G
A N
I
120
S
K
110
I
K 116
119
A
105
113
C
Z 114
J
B T
O
S
E 109
R
112
E
A
99
A M A R
104
108
D 111
V
T
103
107
L
A
S
L
102
R
96
I
98
A B
L
T
M
95
R
106
A
¸
93
97
L
˙
L
91
G
92
100
A
80
L
P
85
E 89
I
E
74
87
88
H I
78
D J
84
E
V B
L
D 77
I
83
M 86
¸
D
M T 82
E
E
76
P
81
B
H
72
M Y E
S
T
65 68
U K
A
61
R
64
67
L
T
T
60
F 63
E
52
A 58
59
M A
˙ U
51
˙
45
K I
I
50
K
L 44
A L
48
56
U
38
H I
43
O
A
S
41
M U
E D I
46
H
E
40
D R O
N
37
L
42
D
D
Z
31
E
33
34
K
T
13
H ¸
16
O
K A
54
E
12
A
15 18
A
8
L
11
P 14
J
T
P
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 7 KORRIK 2019
Presidenti publikon foto nga plazhi, i relaksuar dhe në formë Presidenti Ilir Meta ka publikuar dje në rrjetin social “Facebook” një fotografi të tij. Kreu i shtetit shihet i relaksuar dhe në formë, teksa shëtit në plazh. Bashkë me foton ai ka dhe një mesazh për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të mrekullueshme”, shkruan Meta.