www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 265 (8707) E enjte, 7 Nëntor 2019
Çmimi 30 Lekë
Raporti alarmant i Bankës Botërore shkruan se: "Niveli i korrupsionit është dyfishuar në krahasim me vitin 2013 dhe se gati gjysma e bizneseve pranojnë se iu është kërkuar ryshfet nga administrata shtetërore"
Banka Botërore deklaron: Korrupsion i tmerrshëm Kryeministri Rama ka mbetur i rrethuar tashmë në "ishullin e oligarkëve", të cilët diktojnë gjithçka në ekonominë e vendit. Ata bëjnë ligjet për interesat e tyre, ata heqin dhe emërojnë ministrat, ata vendosin se kur do të ik Edi Rama si kryeministër me dorëheqje. Oligarkët vendosin për koncensionet, për tenderimet dhjetëra milionë euro, për lejet e fshatrave turistike, për PPP-të. Përderisa 12 oligarkë drejtojnë kryeministrin, atëherë pse nuk e marrin, ata vetë direkt qeverinë dhe populli ta mbledhë mendjen se ky shtet ka mbaruar?!
FAQE 3
Ditmir Bushati kritika Ramës për rezolutën kundër Rusisë: Po futeni në ujëra të turbullta. Jemi vend i NATO-s, jo dordolec!
RRJETI 5G
KREU I PD
Ambasada e SHBA: Disa gjëra nuk janë për shitje
Lulzim Basha: Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme
FAQE 8
FAQE 2
KREU I SHTETIT
REPLIKAT
Berisha: Atentati u përgatit nga zv/kryeministri. Braçe: Ishkryeministri më do të vdekur
FAQE 4-5
Presidenti Ilir Meta: Bashkëpunimi me Malin e Zi, i rëndësishëm për rajonin
FAQE 16
PARALAJMËRIMI
Stuhi dhe shtrëngata gjatë 3 ditëve. Ministria: Priten përmbytje në gjithë vendin
FAQE 9
Sondazhi në
VOTONI
NJERIU I VITIT 2019
Në foto: Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
FAQE 7
Sondazhi për Njeriun e Vitit 2019 ka filluar në www.kohajone.com që prej tre ditësh dhe mbaron më datë 29 dhjetor. -Për “POLITIKANI I VITIT 2019” deri dje ishin në konkurrencë: Ditmir Bushati, Ilir Meta, Albin Kurti, Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Sajmir Tahiri. -Për “GAZETARI I VITIT 2019” deri në këto momente janë në krye:Klodiana Lala, Anila Basha, Robert Rakipllari, Baton Haxhia dhe Mustafa Nano. -Për “MODERATORI TELEVIZIV I VITIT 2019” janë me pikë të përafërta: Eni Vasili, Arian Çani dhe Sokol Balla. -Për “BIZNESMENI I VITIT 2019” përplasja për vendin e parë është mes Avni Ponarit, Samir Manes, Irfan Hysenbelliu dhe Shefqet Kastratit.
POLITIKE
2 E enjte, 7 NENTOR 2019
Sondazhi në .k ohajone.com që Sondazhi për Njeriun e Vitit 2019 ka filluar në www www.k .kohajone.com prej tre ditësh dhe mbaron më datë 29 dhjetor. -Për “POLITIKANI I VITIT 2019” deri dje ishin në konkurrencë: Ditmir Bushati, Ilir Meta, Albin Kurti, Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Sajmir Tahiri. ARI I VITIT 2019” deri në këto momente janë në krye: Klodiana -Për “GAZET “GAZETARI Lala, Anila Basha, Robert Rakipllari, Baton Haxhia dhe Mustafa Nano. TORI TELEVIZIV I VITIT 2019” janë me pikë të përafërta: Eni -Për “MODERA “MODERAT Vasili, Arian Çani dhe Sokol Balla. -Për “BIZNESMENI I VITIT 2019” përplasja për vendin e parë është mes Avni Ponarit, Samir Manes, Irfan Hysenbelliu dhe Shefqet Kastratit.
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e tij të “Shpresës”, ku ndalesa e radhës ishte Shkodra, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij, Basha përmendi edhe raportin e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilit situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë. Sipas Bashës, kjo që po përjetojmë nuk ka të krahasuar as me periudhat më të errëta. “Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh Basha. Kreu i PD-së tha se misioni i opozitës është të rrëzojë modelin e qeverisjes me krimin. “Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian”,- tha Basha. Lideri i opozitës nuk la pa përmendur as plagën e emigracionit tek të rinjtë. “Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, u shpreh kryedemokrati. Sipas Bashës ka ardhur koha që të bashkohemi për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. “Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund. Me bashkëbisedim të nxjerrim së bashku zgjidhjet që kërkon vendi”, theksoi kreu i PDsë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë shkodranë, Basha tregoi cilësinë që e dallon atë nga politikanët e tjerë. “Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politik, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme. Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të
Njeriun e Vitit
2019
Kryetari i PD-së vijoi turin e “Shpresës” me të rinjtë në Shkodër: Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale
Basha: Të rrëzojmë modelin e qeverisjes me kriminelë
rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal evropian. Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qenë lajtmotivi i futjes time në politikë”, deklaroi dje nga Shkodra, kryedemokrati Lulzim Basha.
Zgjedhje të parakohshme Nga Shkodra, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. Në interes të mediave, pas takimit me të rinjtë, Basha tha se pas paligjshmërisë së 30 qershorit, Shko-
dra është e vetmja situatë e ligjshmërie. “Asnjë bashki nuk ka kryetar. E vetmja situatë ligjshmëri për shkak të paligjshmërisë së 30 qershorit është Shkodra. Por në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë do të ketë zgjedhje të ligjshme vendore, zgjedhje të parakohshme parlamen-
tare”, theksoi Basha. Kryedemokrati nuk dha një datë zgjedhjesh, por tha se është në dorë të qytetarëve. “Është në dorën e gjithë ne bashkë ta afrojmë këtë datë sa më shumë dhe si pjesë e detyrës time jam sot me qytetarët e Shkodrës në këtë rrugëtim që ka për qëllim mbylljen e kësaj krize dhe afrimin jo thjesht të datës së zgjedhjeve dhe rotacionit politik, por të atij ndryshimi që për nga standardi dhe cilësia të jenë evropiane dhe mos lënë askënd të zhgënjyer në pritshmëri, në shpresat dhe projektet. Për fat të keq PS vazhdon të poshtërohet ditë për ditë nga persona me rekorde kriminale dhe vazhdon të drejtohet nga një grup njerëzish që nuk kanë interes të ndryshojnë. Kjo është kontradikta kryesore. Shumica e shqiptarëve thonë se kështu nuk vazhdohet më. Një grusht njerëzish grabisin pasuritë e shqiptarëve. Ndaj detyra jonë është të bashkohemi të formulojmë zgjidhjet me anë të cilës do ti japim fund jo vetëm kësaj krize ekonomike, por do të projektojmë një qeverisje që ti takojë qytetarëve dhe të pamundësojmë që kushdo parti politike ta kthejë shtetin në pronë private”, u shpreh kreu i PDsë, Lulzim Basha.
ja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në
vitin 2020",- njoftoi dje zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
RISTRUKTURIMI
LSI zgjedh koordinatorët e tre qarqeve të vendit Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur drejtuesit që do koordinojnë aktivitet e partisë në tre qarqe; Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendosi ‘Koordinatorët e Qarkut’.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
VOTONI
Në Tiranë koordinator do të jetë Përparim Spahiu, në Durrës Nasip Naço dhe në Vlorë Flamur Çelaj. “Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjek-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 7 NENTOR 2019
Raporti alarmant i Bankës Botërore shkruan se "Niveli i korrupsionit është dyfishuar në krahasim me vitin 2013 dhe se gati gjysma e bizneseve pranojnë se iu është kërkuar ryshfet nga administrata shtetërore"
Banka Botërore deklaron: Korrupsion i tmerrshëm
Kryeministri Rama ka mbetur i rrethuar tashmë në "ishullin e oligarkëve", të cilët diktojnë gjithçka në ekonominë e vendit. Ata bëjnë ligjet për interesat e tyre, ata heqin dhe emërojnë ministrat, ata vendosin se kur do të ik Edi Rama si kryeministër me dorëheqje. Oligarkët vendosin për koncensionet, për tenderimet dhjetëra milionë euro, për lejet e fshatrave turistike, për PPP-të. Përderisa 12 oligarkë drejtojnë kryeministrin, atëherë pse nuk e marrin, ata vetë direkt qeverinë dhe populli ta mbledhë mendjen se ky shtet ka mbaruar?! Një raport i Bankës Botërore për nivelin e korrupsionit në Europën Lindore jep të dhëna alarmante për Shqipërinë. Raporti që analizon marrëdhëniet mes biznesit dhe institucioneve qeveritare tregon se niveli i ryshfeteve që kompanitë shqiptare paguajnë te administrata është rritur në mënyrë të frikshme. Sipas dokumentit të institucionit ndërkombëtar, korrupsioni është dyfishuar në krahasim me vitin 2013. Dokumenti jep të dhëna duke e krahasuar situatën aktuale edhe me keq se atë të vitit 2005. Të gjitha kompanitë që janë pyetur nga Banka Botërore tregojnë se gjatë një viti iu është dashur të paguajnë ryshfete të paktën një herë të zyrtarë të administratës. Janë mbi 36% të bizneseve shqiptare që pranojnë se zyrtarë të shtetit u kanë kërkuar ryshfet. Analiza e të dhënave që bën Banka Botërore tregon Shqipëria, në nivelin e korrupsionit, është me keq se gjithë vendet e tjera të rajonit. Në raportin e Bankës, me ryshfet, nënkuptohen pagesat që kompanitë private japin për inspektorët e taksave, tatimeve apo dhe "dhurata" për të marrë kontrata pune nga ana e institucioneve qeveritare. Dokumenti është një pasqyrë e asaj çfarë shqiptarët shohin dhe media denoncon çdo ditë për korrupsionin. Por megjithë denoncimet e shpeshta askush nuk mendonte se niveli i korrupsionit në qeverisjen "Rama" ka tejkaluar çdo imagjinatë. E veçanta e këtyre shifrave është se
vijnë në mënyrë zyrtare me firmën e një institucioni ndërkombëtarë financiar që monitoron prej gati 30 vitesh Shqipërinë. Analiza e BB, edhe pse s'ka pasur qëllime të bëjë krahasime, në fakt tregon se qeveria "Rama" ka dështuar në ekonomi, rritjen e investimeve dhe çdo sektor tjetër. I vetmi "sukses", që tashmë ja njohin është institucionet ndërkombëtare është se kjo qeveri ka rritur nivelin e korrupsionit. Nëse dikur PS-ja akuzonte PD-në si qeveria më e korruptuar, shifra e Bankës Botërore thonë se gjatë këtyre gjashtë viteve të Rilindjes, korrupsioni ka tejkaluar dhe q everinë "Berisha" deri në vitin 2013.
Madje Rilindja dhe PS kanë bërë dhe një hap tjetër "cilësor" duke tejkaluar në shifrat e korrupsionit edhe qeverisjen e tyre me të keqe gjatë Fatos Nanos. Dokumenti i Bankës Botërore është shpartallues për ekonominë dhe tregon se nëse me parë Shqipëria vuante nga korrupsioni, sot ryshfetin e ka kthyer në sistem. Sigurisht, qeveria "Rama" do të deklarojë këto ditë se mediat nuk e kanë lexuar siç duhet raportin dhe se metodologjia e Bankës Botërore nuk ka marrë parasysh reformat. Cilado qoftë përgjigja e qeverisë, fakti është se në këto vite a dministrata nuk është mjaftuar
vetëm me korrupsionin e " zakonshëm" të zarfeve dhe gjobave. Rilindja futi për herë të parë modelin e korruptimit të gjithë qeverisë duke miratuar me vota në Kuvend ligje speciale, të cilat dukshëm janë afera gjigande korrupsioni. Raporti që tremb çdo qytetar vendas dhe të huaj që vendos të bëjë biznes në Shqipëri nuk është i vetmi që nxjerrë zbuluar qeverinë "Rama". Të gjithë raportet e të huajve flasin për ulje të ekonomisë, mungesë të investimeve të huaja dhe kolaps të buxhetit për shkak të koncesioneve. Me kërcënimet ndaj biznesit, me korrupsionin që ka kapur nivele të frikshme dhe më një hallaktje totale në politikat financiare, kriza ekonomike duket e pashmangshme dhe që do ti jap efektet hapur në 6-mujorin e parë të vitit 2020. Kryeministri Rama ka mbetur i rrethuar tashmë në "ishullin e oligarkëve", të cilët diktojnë gjithçka në ekonominë e vendit. Ata bëjnë ligje për interesat e tyre, ata heqin dhe emërojnë ministrat, ata vendosin se kur do të ik Edi Rama si kryeministër me dorëheqje. Oligarkët vendosin për koncensionet, për tenderimet dhjetëra milionë euro, për lejet e fshatrave turistike, për PPP-të. Përderisa 12 oligarkë drejtojnë kryeministrin, atëherë pse nuk e marrin, ata vetë direkt qeverinë dhe populli të mbledhë mendjen se ky shtet ka mbaruar?! Mili Xhani
POLITIKE
4 E enjte, 7 NENTOR 2019
Kreu i Qeverisë i rikthehet “KÇK”-së: Janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit. Do shërohet edhe plaga e Kadastrës së Durrësit
Ramës nuk i mjafton reforma në drejtësi: Ligj special kundër gjyqtarëve e prokurorëve D uke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën “Shqipëria që duam.al”, kryeministri Edi Rama është kthyer edhe një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç’të kapësh). Kreu i qeverisë ka paralajmëruar sërish gjyqtarët, prokurorët dhe të gjithë zyrtarët e korruptuar të administratës shtetërore që me anë të një ligji special do të ndërmerren masa speciale ndaj tyre. Sipas Ramës ata duke ditur që nuk e kanë kaluar ende vettingut shfrytëzojnë rastin pasi e dinë që do të shkarkohen. Rama shtoi se çdo gjë që ata e kanë fituar në mënyrë jo korrekte nuk do ta gëzojnë. Nga takimi i përjavshëm me qytetarët, Rama ndeër të tjera tha se do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit. “Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga “xhagajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si or-
ganizatë grabitësish ordiner. Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Më herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar qoftë ndaj KÇK”, tha Rama. Kryeministri është ndalur edhe tek problemet me Kadastrën për sa u përket pronave. Rama ka shtuar se ligji special që do të propozohet në Kuvend do të shërojë plagët në Kadastra sidomos në zonat e bregdetit ku krimi i organizuar sipas tij përpiqet të pastrojë parat. “Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, deklaroi në takimin e djeshëm kryeministri
AMBASADORJA FRANCEZE
Edi Rama. Shërbimet online Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se nga 1 janari do të fillojë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet. Rama dha një rast konkret duke thënë se regjistrimi në QKB nuk do të bëhet më me prani fizike të vetë personit, por online. “Më e mira është që institucionet të funksionojnë kështu. Ne kemi zgjedhur këtu rrugë dhe po përgatitemi për një hap tjetër të rëndësishëm. Duke kaluar në një sistem të përgjithshëm për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh. për të mos pasur më radhë. Shpresoj ta nisim nga 1 janari. Çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar që të bëjë online për ato shërbime që u nevojiten ndërmarrjeve apo qytetarëve. Do të heqim regjistrimin në QKB me prani fizike. Aty bëhet radhë për të aplikuar. Por tashmë do ta heqim çdo aplikim do të bëhet online. Kjo do të përfshijë platformën si një mënyrë monitorimi. Aplikimet do të kenë datë. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit për të marrë një shërbim”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
Reagon ashpër Zëvendëskryeministri ndaj ish-kryeministri: Nuk dua nga paratë e tij, do kërkoj ligjërisht burg për të
“I përfshirë në atentatin ndaj prokurorit”, Braçe: Sali Berisha më do të vdekur
M “JO-ja” për negociatat, Vasak: Nuk i mbylli dyert Shqipërisë, Macron e tha qartë Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, reagon për herë të parë pas vendimit të Francës për të dalë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Nga Elbasani, kryediplomatja franceze deklaroi se vendimi i KE nuk i mbyll dyert Shqipërisë, ndërsa shtoi se kjo çështje do të diskutohet sërish gjatë Samitit të Zagrebit. Duke u ndalur te qëndrimi i Emmanuel Macron, ambasadorja theksoi se Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë. “Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim. Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Frances është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze.
enjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dek laroi se Erjon Braçe është i përfshirë në atenta tin e së premtes në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka reaguar vetë zëvendëskryeministri. Ky i fundit u shpreh se e gjitha është është sajuar nga Sali Berisha si kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën ndaj tij e kryetarit të bashkisë Divjakë. “Provohet botërisht që kjo ngjarje që ka sajuar e publikuar, nuk ekziston! Po farefare! As nga unë, as nga kryetari i bashkisë Divjakë, zero! Vërtetohet lehtësisht; Për shkak të detyrës, çdo lëvizje e imja është nën prezencë të oficerëve të shtetit - jo të mitë, por të shtetit; Çdo takim i imi me kryetarin e bashkisë dhe jo vetëm, është nën prezencë të tyre. Pra, për shkak të detyrës, çdo gjë është e lajmëruar në sallat operative përkatëse nga Garda e Republikës në komisariatet e policisë në territor! Pra, takimi i kryetarit të bashkisë Divjakë me atë person dhe i imi me atë dhe kryetarin, as që ekziston. Fare! Është sajuar nga Sali Berisha si kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën ndaj meje e kryetarit të bashkisë Divjakë. Mendja kriminale e Sali Berishës, kërkon të drejtojë e pse jo të shkrehë pushkë kriminelësh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kërkon jetën tonë! Do përgjigjesh për këtë ligjërisht, deri në fund! Çdo ditë nga sot, çdo orë nga dita e sotme e në vijim, unë do merrem me këtë, ty dhe ligjin! Boll më! Ke 25 vite që si kriminel ordiner bën këtë ndaj meje e çdo kundërshtari politik, si kur ke pushtet, si kur je në opozitë. Nuk dua nga paratë e tua të ndyra, do kërkoj ligjërisht burg për ty, aq sa ligji thotë për këtë krim penal që ke konsumuar sot ndaj ne të dyve! Kjo e para! E dyta, kurrë, kurrë nuk kam bërë këtë që ti ke konsumuar sot ndaj nesh; Kurrë nuk kam shënjuar jetën e kujt për ta marrë, si politikan, si qeveritar, apo si qytetar i thjeshtë! Nuk jam soji yt, as si shpifës, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar në raport me ligjin, jetën e dinjitetin e çdokujt, ti as që afrohesh tek unë. E treta, Fredi Kokoneshi as që njeh prokurorin, as si emër, as si per-
son, as si prokuror, as si aktivitet, as që e njeh personin e përmendur në cilëndo rrethanë. Unë, gjithashtu, as si emër e as si person kurrkund e në 48 vite jete. Unë, po, kam folur për qëndrimin e prokurorit ndaj një zyrtari të shtetit, antiligjor e antikushtetues në hetimin e një çështjeje, konfirmuar i tillë, siç e kam thënë, nga një gjykatë më e lartë, i paligjshëm e antikushtetues. Kaq më mjaftoi e më mjafton. Akti ndaj tij është kriminal! Unë, cilido pranë meje si i afërm, apo mik e shok e janë aq shumë sa s’ta merr mendja, nuk kam lidhje me atë akt kriminal. Ti si kriminel barbar, pa asnjë provë, asnjë fakt, në mënyrë kriminale dhe të qëllimtë, pa asnjë reference vendi e kohe, zero, kërkon të nxitesh një tjetër akt kriminal. Për këtë do përgjigjesh! Nuk të fal asnjë gërmë dhe po ta përsëris, nuk dua paratë e tua të ndyra, dua burgun për ty për këtë krim të konsumuar”, u shpreh dje zëvendëskryeministrit Erion Braçe.
POLITIKE
P
artia Demokratike dek laron se atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, është shkak i prishjes së pazareve mes bandave që sollën dhe mbajnë në pushtet kryeministrin Rama. Ish-deputeti demokrat,Gent Strazimiri, në një dalje nga selia blu tërhoqi vëmendjen për përfshirjen e Redjan Rrahjes në këtë sulm, duke theksuar se atentati mafioz ndaj prokurorit është prishje pazari mes bandave që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Sipas Strazimirit, Edi Rama duhet të largohet, pasi ai është kreu i “KÇK”-së. “Atentati mafioz pak ditë më parë ndaj një prokurori dhe atyre që e shoqëronin nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar. Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Një nga atentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë-Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela. Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin. Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe
5 E enjte, 7 NENTOR 2019
Ish-deputeti Gent Strazimiri: Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë-Krujë
PD: Rama, kreu i KÇK-së. Atentati ndaj prokurorit, “luftë” mes bandave
në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin. Përfshir-
ISH-DEPUTETI I PD-SË
Shkarkimi i prokurorit që hetoi “Babalen”, Salianji: U keqpërdor nga pushteti Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komisionit të KPK-së për shkarkimin e prokurorit të dosjes “Babalja”, Përparim Kulluri. Salianji ka deklaruar se Rama po keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe më i pasi i largon nga sistemi me vetting. Ish-deputeti i PD-së është edhe vetë protagonist i dosjes “Babale” që u hetua nga Kulluri, ka thënë ndër të tjera se prokurori u përdor për të shpëtuar vëllain e ish-ministri të Brendshëm, Agron Xhafajn nga akuzat për trafik droge. Në fund Salianji shtoi se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do të mbajë përgjegjësi. “Përparim Kulluri ështç rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë”, u shpreh dje Ervin Salianji. Kontaktet me të inkriminuar dhe pasuria ishin arsyet që e dogjën prokurorin e dosjes “Babale” Përparim Kulluri dhe kreun e gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti. Vendimi për shkarkimin e tyre është dhënë këtë të mërkurë nga komisioni i Vettingun, pasi nga hetimet e KPK-s Kulluri dhe Kurti rezultuan me probleme. Gjatë seancës dëgjimore, Kulluri mohoi kontaktet me personat të inkriminuar, ndërsa Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar (DSIK) solli raport se ai ishte i papërshtatshëm.
ja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar. Në narko-shtetin e Edi
Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive
të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze. Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”. Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar. Shërimi i vetëm për vendin është clirimi i shtetit nga Edi Rama dhe narkobanda e tij. Është ndarja e politikës nga krimi. Këtë gjë ka 6 vjet që kërkon Bashkimi Evropian, kete gje kodifikoi edhe Bundestagu gjerman me 9 kushtet për hapjen e negociatave”, deklaroi dje nga foltorja e selisë blu, ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri.
Denoncimi i fortë i ish-kryeministrit: Në bisedë e sipër, z. Kokoneshi ka thënë: “U bë ai të dali kundër nesh”
Berisha: Atentati u përgatit nga Braçe, Kokoneshi dhe një i kërkuar për vrasje
I
sh-kryeministri Sali Ber isha ka bërë një tjetër denoncim të fortë sa i takon atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku flet për një takim mes kreut të bashkisë Lushnje Fredi Kokoneshi, zëvendëskryeministrit Erion Braçe, dhe një personi të shpallur në kërkim për vrasje, Orges Bilbili. Ky i fundit është i dyshuari kryesor i policisë për masakrën e ndodhur në Lushnje disa kohë më parë ku mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, të cilët njiheshin si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Sipas denoncimit të mbërritur në postën elektronike të ish-kryeministrit Berisha, në bisedën mes të treve në një lokal në Lushnje, Kokoneshi është shprehur se Ndoja duhet të shihet i katandisur. “Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen të implikuar në atentatin e Shkozetit! Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb - Përshëndetje doktor
jam një qytetare nga Lushnja. Desha të bëja një denoncim për sa i përket atentatit të prokurorit Arjan Ndoj. Para disa ditësh një lokal këtu në zonë është parë kryetari Fredi Kokoneshi me një person, ishte rreth 25 vjeç, djalë i ri bjond dhe i thërriste “Gest”. Të linte përshtypjen si Orges Bilbili dhe më mbrapa ka ardhur zv.
Kryeministri Braçe. Në bisedë e sipër, z. Kokoneshi ka thënë: “E duam ta shikojmë të katandisur atë prokuror, u bë ai të dali kundër nesh”. Të lutem jam familjare dhe dua të jem anonime, se s’kam ndërmend të kem fatin e shumë njerëzve të vrarë këtu”, thuhet në denoncimin e bërë dje publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE
6 E enjte, 7 NENTOR 2019
"Paanshmëri dhe larg ndikimeve politike" - Partitë politike ta ruajnë besimin ndaj menaxhimit të zgjedhjeve, jo më nëpërmjet pjesëmarrjes në administrim
R
ekomandimet e OSBE/ODI HR dhe administrimi i pro cesit zgjedhor në vend pritet të jenë disa nga çështjet që do diskutohen nga ekspertët e fushës paraditen e sotme. Ekspertët kanë parashtruar propozimet e tyre ndërsa në materialin referues të shpërndarë për mediat, ata kërkojnë prerazi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë i paanshëm, transparent dhe njëherësh të demonstrojë pavarësi të plotë nga ndikimet e mundshme politike që nga nisja e fushatës elektorale e deri në certifikimin e procesit zgjedhor. Ky propozim i tyre ka të njëjtën vlerë pavarësisht zgjedhjeve, qofshin këto lokale apo të përgjithshme. Më tej, ekspertët thonë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritet ushtrues. Propozimet e ekspertëve: Amendamentet që paraqiten për diskutim kanë të bëjnë me reformimin tërësor të tri nivele të administrimit zgjedhor në Shqipëri, duke synuar të ndryshojnë përcaktimet ligjore aktuale dhe t'i japin zgjidhje të qëndrueshme një prej problematikave serioze të çdo zgjedhjeje në Shqipëri, të përgjithshme ose vendore. (ODIHR 2019 rekomandimi 7, ODIHR 2017 - rekomandimi 9-10, ODIHR 2015 - rekomandimi 1, ODIHR 2013 - rekomandimi 12) Vetëm transparenca, paanshmëria, dhe pavarësia ndaj manipulimeve politike, të shoqëruara me profesionalizmin e duhur mund të sigurojnë administrimin e rregullt të proçesit elektoral, nga periudha para zgjedhore deri në fund të përpunimit të rezultateve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Komisioni Rregullator është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve të subjekteve zgjedhore dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të Kodit Zgjedhor. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm. Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Komisioni Rregullator përbëhet nga
Reforma zgjedhore, ekspertët japin propozimet: KQZ të ketë përgjegjësi të ndara
5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar. Kandidati për anëtar i këtij Komisioni Rregullatorit duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret për të qenë komisioner. Kriteri i eksperiencës profesionale në drejtim zëvendësohet për kandidatin për anëtar të Rregullatorit me kriterin e eksperiencës profesionale në hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar. Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Komisioneri, anëtarët e Komisionit Rregullator dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Komisionerin, apo anëtarë të caktuar të Komisionit Rregullator ose të KAS-it, me shumicën e kërkuar të 3/5 të votave, atëherë administrata e Kuvendit hedh short midis të gjitha kandidaturave të paraqitura për votim Kuvendit për vendin përkatës. Në dy nivelet e tjera të administratës zgjedhore amendamentet përcaktojnë se anëtarë të tyre mund të jenë vetëm zyrtarët zgjedhorë. Për të qenë zyrtar zgjedhor KQZ-ja zhvillon në mënyrë të rregullt programe trajnimi për shtetasit me të drejtë vote për kual-
ifikimin e tyre në ushtrimin e detyrës si zyrtarë zgjedhorë. Shtetasit me të drejtë vote pranohen në programet e trajnimit kur gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ose plotësojnë kushtet e mëposhtme: - të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën; - të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - ndaj tyre të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit për nëpunësin civil; - të kenë mbaruar arsimin e lartë, ose të jenë të paktën në vitin e fundit të studimeve të ciklit të parë "bachelor". Programet e trajnimit si zyrtarë zgjedhorë për nëpunësit civilë janë pjesë e kurrikulës së Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), janë të detyrueshme për të gjitha nivelet e nëpunësve, organizohen në bashkëpunim me KQZ-në dhe drejtohen nga struktura e KQZ-së e ngarkuar me trajnimin e zyrtarëve zgjedhorë. Për gjithë shtetasit me të drejtë vote që nuk janë pjesë e shërbimit civil, pranimi në programet e trajnimit bëhet pas aplikimit individual nga shtetasit që plotësojnë kushtet ligjore për pranim. Për këta shtetas programet e trajnimit organizohen nga KQZ-ja dhe zhvillohen nga struktura e saj e ngarkuar me trajnimin e zyrtarëve zgjedhorë. Të gjithë pjesëmarrësit, kur përfundojnë me sukses trajnimin si zyrtarë zgjedhorë, pajisen nga KQZ-ja me dëshminë e zyrtarit zgjedhor. Zyrtarët
zgjedhorë, pavarësisht se vijnë nga radhët e nëpunësve civilë ose jashtë administratës shtetërore i nënshtrohen vlerësimit të performancës së tyre në zgjedhje, sipas kushteve dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, së bashku me sanksionet përkatëse në rast shkeljeje. Caktimi i anëtarëve të Njësisë së Administrimit Zgjedhor (ish KZAZ) shkurtimisht NJAZ-i- bëhet me short nga personat që janë certifikuar si zyrtarë zgjedhore. Njësia e Administrimit Zgjedhor ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe pe?rbe?het nga 4 ane?tare? dhe 2 sekretarë. Zyrtarët zgjedhorë të NJAZ-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me barazi gjinore, me short, midis personave të trajnuar si zyrtarë zgjedhorë. Kryetari dhe zëvendëskryetari i NJAZ-it caktohen nga KQZ-ja në aktin e emërimit, mbi bazën e kriterit profesional, eksperiencës së mëparshme zgjedhore dhe eksperiencës drejtuese administrative. Sekretari i NJAZ-it është përherë me profesionin e juristit. Në ditën e votimit NJAZ-i vepron i ndarë në dy grupe të balancuara (dy anëtar - një sekretar), të cilët qëndrojnë në detyrë njeri pas tjetrit dhe ndërrohen me njeri tjetrin çdo 8 orë, deri në përfundim të numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultatit në nivel NJAZ-i. Njësia e Administrimit të Votimit (ish KQV) - shkurtimisht NJAV-i - është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave të votimit në qendrën e votimit. NJAVi formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga tri zyrtarë zgjedhorë: zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësim-
it të votuesve, zyrtari i procedurave të votimit. NJAV-i ka për detyrë të kryejë identifikimin e votuesve përpara votimit, të udhëzojë dhe drejtojë votuesit për ushtrimin individualisht, në liri dhe fshehtësi të së drejtës së votës, të kujdeset për zhvillimin dhe mbylljen e rregullt të procesit, si dhe të ruajë dhe administrojë nën përgjegjësinë e vet materialin zgjedhor. Edhe zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si zyrtarë zgjedhorë. Njësia e Administrimit të Numërimit (ish Grupet e Numërimit të Votave) - shkurtimisht NJAN-i- është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave për numërimin e votave. NJAN-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga dy zyrtarë zgjedhorë. Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZja, me short, midis personave të trajnuar si zyrtarë zgjedhorë në sistemin e trajnimit të KQZ-së. NJAN-i bën vlerësimin e votave, numërimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të qendrave të votimit. Kompetenca për vlerësimin e votave, numërimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të qendrave te votimit është kompetencë ekskluzive e NJAN-it. Vendimmarrja e NJAN-it në ushtrim të kësaj kompetence mund të ndryshohet vetëm sipas procedurës ankimore të Kodit Zgjedhor. Amendamentet e prezantuara për çështjen e administratës dhe administrimit zgjedhor paraqiten njëherësh me modifikime në kuadrin ligjor "Për nëpunësin civil", lidhur me rekrutimin, karrierën dhe disiplinën, për të lidhur performancën në shërbim të zgjedhjeve me rekrutimin dhe karrierën në shërbimin civil. Këto amendamente synojnë që partitë politike ta ruajnë besimin ndaj menaxhimit të zgjedhjeve, jo më nëpërmjet pjesëmarrjes në administrim, por nëpërmjet rritjes së mundësive dhe hapësirës për vëzhgim, forcimit të të drejtave garancive proceduriale për subjektet zgjedhore, si dhe nëpërmjet të drejtës për kontroll a posteriori të dokumentacionit të votimit. Për një gjë të tillë është i nevojshëm edhe ndryshimi i kapitujve vijues të Kodit Zgjedhor në fuqi.
POLITIKE
K
omisioni për Punët e Jashtme miratoi mes debateve rezo lutën kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri. Veç deputetëve të opozitës parlamentare, tejet kritik ishte dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Deputeti socialist tha se komisioni dhe Parlamenti po futen në ujëra të turbullta me këtë rezolutë, duke shtuar se ka ikur koha, kur i shpallej luftë shteteve. Debatet mes socialistëve Projektrezoluta e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare” shkaktoi debate të forta mes socialistëve në mbledhjen e komisionit të Politikës së Jashtme në Parlament. Dokumenti i hartuar edhe i cilësuar si pjesë e rezolutë antiruse, u mbrojt nga iniciuesi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili prezantoi rrezikun që mund të ketë Shqipëria si nga ndërhyrjet nga jashtë, apo rreziku i dezinformimit të lajmeve. Balla paraqiti edhe nevojën për të miratuar këtë rezolutë, duke dhënë si referencë edhe faktin se Parlamenti Europian e ka shprehur një gjë të tillë. Balla tha se “është kundër atyre që deklarojnë se Shqipëria është imune ndaj ndërhyrjeve të Rusisë”. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati ka qenë pro kësaj rezolute u shpreh se “është vërtetuar që propaganda false e financuar në mënyrë të dëmshme në Rajonin e Ballkanit synon të dëmtojë procesin e integrimit në rajonin evropian”. Qëndrimi i mbajtur nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati solli rritjen edhe përplasjet më të forta në komision. Ai kërkoi që përpara se të paraqitet një dokument i tillë duhet të kishte një konsultim me qeverinë dhe me organet e specializuara. “A është konsultuar kjo iniciativë me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria shqiptare. Është njësoj sikur një nga ne di deputet të marrë një nismë dhe të propozojë që tatimi mbi vlerën e shtuar të hiqet fare dhe të mos ketë një opinion nga qeveria që është gardiani i buxhetit. Qeveria shqiptare është institucioni përgjegjës. Nuk dua t’i hyj këtij diskutimi sepse unë pa pasur qëndrimin e qeverisë shqiptare nuk dua që të hyj në ujëra të turbullta. Sepse një deputet i vetëm, edhe nga mazhoranca për më tepër nuk mund të ndryshojë objektivat dhe shtyllat se strategjisë sonë kombëtare”, theksoi ish-kryediplomati. Ai kërkoi zhvillimin e një debati me dyer të mbyllura për këtë çështje dhe pa praninë e medias. Por Bushati paralajmëroi se Shqipëria duhet të ketë kujdes se merr presidencën e radhës së OSBEsë, dhe ku bën pjesë edhe Rusia dhe se fillimisht duhet të merret mendimi i trojkës së kësaj organizate, Sllovakisë dhe Italisë. “Ne na është besuar njëzëri drejtimi i presidencës së OSBE-së, ku kanë votuar edhe anëtarë me peshë dhe ndikim në OKB”, theksoi Bushati, duke nënkuptuar se edhe Rusia ka qenë pro marrjes së kësaj presidence. Edhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni e cilësoi dokumentin të dobëte “nuk kam parë një argument
7 E enjte, 7 NENTOR 2019
Ish-ministri i Jashtëm debate të forta me kreun e grupit Taulant Balla: Po futeni në ujëra të turbullta. Jemi vend i NATO-s, jo dordolec!
Rezoluta antiruse ndez debatin në PS, Bushati: Iku koha kur iu shpallnim luftë shteteve
kaq të dobët e të pabazuar për një çështje kaq madhore”, duke shtuar se duhej të kishte informacione nga institucione të specializuara. Por Balla iu drejtuar anëtarëve dhe Bushatit se nëse kanë ndonjë sugjerim mund ta paraqesin dhe se komisioni i Politikës së Jashtme nuk është përgjegjës, por “ajo që dua t’ju them që të mos bëjmë sikur fshihemi pas gishtit kur sot në prokurori ka një hetim ndaj një subjekti elektoral ndaj një partie politike lidhur me burime e financime të dyshimte, sipas investigimit të “Mother Jones”, pas së cilës qëndrojnë financime ruse”. “Si ka mundësi që PD merr nga “Beniatta Trade” merr 500 mijë USD për lobimin e saj, atëherë tregon se legjislacionin nuk e kemi në rregull. Nuk e kapën organet tona ligjzbatuese,
por një investigim si Mother Jones”,tha balla duke shtuar se “nuk mund të thotë dikush se problemi nuk ekziston, duke i përmendur edhe faktin e referendumit në Maqedoni”. Por, ish-kryediplomati Ditmir Bushati është treguar më i drejtpërdrejt duke theksuar se vend serioz nuk e përmend në rezoluta emrin e ndonjë shteti tjetër dhe se Shqipëria është shtet anëtar i NATO dhe jo dordolec. “Kjo nuk është politikë, kush kujton se kjo është PS-PDLSI e ka gabim. Opozita parlamentare-jo parlamentare e ka gabim. Për mua Lulzim Basha nuk ekziston fare. Nuk mund të marrim si referencë Lulzim Bashën. Edhe sikur 10 palë zgjedhje të bëjmë ne do ta mundim Lulzim Bashën. E ka thënë vetë Edi Rama publikisht, se nuk i qërojmë hesapet ne politikisht me Lulzim
Bashën duke përdorur aktorë të tjerë. Ne si Komision duhet të kishim rolin kryesor në këtë proces, jo për dhënie mendimi. Koha kur ne i shpallin luftës shteteve të ndryshme ka përfunduar në 8 dhjetor 1990. Me duroni se e kam të nevojshme t’ju them, se jemi vend anëtar i NATO-s, nuk është vend dordolec. Dhe ju keni bërë dy vite për të lëvizur me ministrinë e Mbrojtjes nga aty ku ishit, te Shkolla e Bashkuar sepse është vend anëtar i NATO-s sepse kishte infrastrukturë dixhitale aty dhe e certifikon dikush tjetër. Unë po ju them që na duhet qasje kombëtare për këtë proces. S’mund të dalim jashtë kësaj tradite”, theksoi deputeti socialist, Ditmir Bushati. Opozita parlamentare Edhe deputetët e opozitës si Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari ishin
kundër këtij drafti edhe se kërkuan tërheqjen e tekstin, duke ripunuar. Për Gjonin problemi kryesor janë paratë e krimit të organizuar që po ndërhyjnë në politikë dhe ndërsa për Hajdarin rezoluta nuk është përkon me situatën në Shqipëri. “Është huazuar nga BE, që nuk na përket fare ne si vend. Rasti i kryetarit të PD është se po merret prokuroria më këtë çështje dhe nuk ju takon juve të ndërhyni. Në kushtet e sotme, po bëni rezolutë në thelb kundër shefit tuaj, është për një lider në Shqipëri që është autokrat. Pse duhet të kesh frikë? Kjo është ajo që duhet të them, të kemi nevojë e frikë ne, kur ne jemi populli shqiptar mbështet në 98% BE e SHBA, nga se duhet të kemi frikë ne”, theksoi Hajdari. Pavarësisht këtyre qëndrime dhe fakti se ishte pro faktit se duhet të ishte komisioni i Politikës së Jashtme si përgjegjës, kryekomisionerja Mimi Kodheli e hodhi për votim në parim rezolutës, duke i ftuar deputetët që të propozojnë përmirësimet e tyre në komisionin e Sigurisë. Në procesin e votimit deputetët e opozitës si Hajdari dhe Gjoni nuk morën pjesë fare. Nga mazhoranca Bushati nuk preferoi që ta votonte këtë propozim të Kodhelit, pasi i qëndronte argumentit për rishikimin e tekstit që ishte “copy paste” e rezolutës së PE dhe të njihej me qëndrimin e qeverisë shqiptare. Por pro nismës votuan edhe disa deputetë të opozitës si Karamelo dhe Shtjefni.
KOMISIONI I EKONOMISË DHE FINANCAVE
Falja e gjobave të AKU, PS kundër Beqajt, Ahmetaj: Të gjithë janë të barabartë para ligjit
K
omisioni i Ekonomisë dhe Fi nancave ka rrëzuar propozimin e deputetit, Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i ushqimit për periudhën korrik-gusht. Ky propozim u konsiderua një favorizim ndaj kompanive të caktuara, ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë ka argumentuar se falja e gjobave është një shkelje e barazisë dhe nxit shkeljet e subjekteve të tjera. Nisur nga kjo, Ahmetaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj që u kapën me produkte të skaduara. Ai tha se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues. “Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikush-
tetues. Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore”, u shpreh Ahmetaj. Gjithashtu edhe zv/ministrja Ermira Gjeci është shprehur se Ministria e Bujqësisë është kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave. Drafti u propozua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili propozoi faljen e gjobave për periudhën korrik –gusht, duke e shpjeguar me faktin se bizneset janë ndërgjegjësuar, ndërkohë që këto shkelje rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. “Nga të dhënat që unë kam marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit në shumicë dërrmuese bizneset në atë periudhë, për dy-tre javë e morën këtë li-
censë. Kjo do të thotë se nuk i ishin shmangur ligjit për të mos shpenzuar në teknologji. Ishte më shumë një çështje administrative dhe dokumentare”, u shpreh Ilir Beqaj. Në vijim, deputeti socialist tha se bizneset janë lënë me qëllim në paligjshmëri për t’u zhvatur. “Nuk kam bërë përllogaritje aritmetike të vlerës së gjobës. Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Kjo do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji. Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite. Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më
bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur”, u shpreh Ilir Beqaj. Vlera e gjobave vënë këtyre kompanive për periudhën korrik-gusht rezulton të jetë 9.1 milion lekë, ndërsa janë bllokuar 545 tonë produkte, por drejtori i AKU-së nuk i kishte këto të dhëna. “Nuk po them që nuk e di, por informacioni që po kërkohet nuk e disponojmë në këtë moment”, tha Robert Lili. Gjatë periudhës korrik-gusht në Shqipëri janë vendosur 52 gjoba vetëm për mospasje me licensë të subjekteve ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë apeluar.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E enjte, 7 NENTOR 2019
RRJETI 5G
Ambasada e SHBA: Disa gjëra nuk janë për shitje
A
mbasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për herë të dytë brenda pak ditëve për futjen e rrjetit të internetit 5G nga qeveria
“Rama”. Ambasada risjell një deklaratë të fortë nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Mosses Ones, e cila duke iu referuar rrjetit
5G, u shpreh se disa gjëra nuk janë për shitje. Ambasada shprehet se Shqipëria po bënë gjënë e duhur duke shtuar vigjilencën në mbrojtje të rrjeteve të saj. “Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla MosesOnes e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ball-
kanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”,thuhet në reagimin e Ambasadës. Ambasada ka ripublikuar në adresat sociale fjalimin e diplomates amerikane, të mbajtur pak ditë më parë, ku foli pikërisht për rrjetin 5G dhe interesat e Kinës në këtë sektor. “Përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të
Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të SHBA-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, tha e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
FORUM
Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë është harmonia ndërfetare Nga Leyla Moses-Ones*
M
ë lejoni ta nis duke shprehur entuziaz min tim në përurimin e programit të KMSH-së për ndërtimin e komunitetit. E filluam këtë projekt së bashku në vitin 2015 për të shkatërruar grupet ekstremiste dhe për të mbrojtur demokracinë shqiptare. Për shkak të sukseseve të mëdha që Komuniteti Mysliman Shqiptar pati në përhapjen e zërit të tij për paqe dhe nxitje të vlerave demokratike, të bashkëjetesës dhe harmonisë për të rinjtë shqiptarë, KMSH e zgjeroi programin një vit më vonë. Këtë vit, programi do të rritet edhe më shumë. Ambasada e Sh.B.A.-së është krenare që ka qenë partneri juaj në këto përpjekje dhe mbetemi entuzi-
astë që jemi partnerët tuaj në fillimin e programit të këtij viti. Një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Shqipërisë është harmonia ndërfetare – është një shembull i ndritshëm që e gjithë bota ta ketë model. Ky respekt për lirinë fetare bashkëndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe është një ndër arsyet e shumta se përse jemi partnerë kaq të efektshëm. Shtetet e Bashkuara janë krenare për nismën që Shqipëria ka ndërmarrë për ta vendosur veten si drejtues rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2015, Shqipëria tregoi udhëheqësi të guximshme rajonale duke mikpritur Samitin e parë në Ballkan kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke njohur shfaqjen e një kërcënimi të ri terrorist. Qeveria e Shqipërisë ishte e para në rajon që hapi një Qendër Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe botoi një Strategji Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Programi, fillimin e të cilit festojmë sot, është një shembull konkret i zbatimit nga aktorët vendas të
asaj strategjie për të sjellë ndryshim. Komuniteti Mysliman Shqiptar është një zë i besueshëm dhe paqësor në Shqipëri. Kur ai flet, bashkësitë dëgjojnë. Siç e dini, afro 300 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar për ISIS-in ndërmjet viteve 2013 dhe 2015. Disa prej tyre vdiqën duke luftuar, disa janë kthyer dhe disa mund të kthehen një ditë. Mënyra se si Shqipëria punon për t’i riintegruar këta shqiptarë përsëri në strukturën kulturore dhe sociale të shoqërisë, do të jenë vendimtare në formësimin e të ardhmes. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në atë përpjekje. Jemi të entuziazmuar që përurojmë këtë projekt së bashku, i cili do t’i shtohet punës që KMSH ka filluar tashmë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme, për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik midis të rinjve dhe për të mbrojtur vlerat demokratike. Çdo person në këtë sallë sot luan një rol të rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar
ekstremizmin e dhunshëm. Pavarësisht nëse jeni zyrtar i qeverisë, anëtar i autoriteteve ligjzbatuese, udhëheqës fetar, këshilltar i komunitetit apo përfaqësues i shoqërisë civile, ndodheni këtu sepse i kuptoni sfidat me të cilat përballemi. Ju e kuptoni që jemi në një betejë ideologjish – një që vë përballë vlerat tona të pluralizmit, të pranimit, të demokracisë dhe të harmonisë kundër një ideologjie dhune, intolerance, përjashtimi dhe abuzimi të njerëzimit. Në Departamentin e Shtetit, ne jemi të përqendruar në përafrimin e përgjigjeve civile me
ato të ligjzbatimit dhe ato ushtarake. Zbatuesit e këtij projekti e dinë – ne jemi të angazhuar në një përballje idesh. E di që të gjithë ju jeni kundër dhunës dhe do të ndihmoni për të bindur të tjerët se jemi të njëjtë në atë që duam për familjet tona dhe bashkësitë tona – idetë e lirisë, të begatisë, të paqes dhe të harmonisë. Faleminderit. *Fjala e të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA në Projektin “Angazhimi i të Rinjve për Ndërtimin e një Komuniteti të Qëndrueshëm”
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE ANALIZË Nga Ruben Avxhiu
Z
gjedhjet e 4 nëntorit 2019, nxorën veçanërisht në pah angazhimin në rritje të shqiptaro-amerikanëve në politikë dhe shërbimin publik. Të paktën gjashtë kandidatë që garuan në nivele të ndryshme administrative e të pushtetit lokal kanë rrënjë shqiptare. Mbrëmë, komuniteti festoi fitoret e kandidatëve Vedat Gashi, Buta Biberaj, Donna Colorios, Rob GjonajDonovich dhe Jetlir Kulla. Po kjo listë mund të jetë shumë më e gjatë. Zgjedhjet lokale, ndryshe nga ato për Presidentin apo Kongresin, sigurisht tërheqin shumë më pak vëmendje. Po angazhimi i një komuniteti në politikë nuk matet vetëm me anëtarë kongresi, në nivelin federal e shtetëror, po në radhë të parë shpaloset në pjesëmarrjen në bordet lokale e zyrat vendore që kanë shumë më tepër ndikim në jetën tonë të përditshme. Nuk është hera e parë që shqiptarë të Amerikës zgjidhen apo përzgjidhen në poste të pushtetit lokal. Kjo ndodh prej dekadash tashmë. Po kjo është hera e parë që shihet një dallgë interesi dhe angazhimi që shpresoj se do të nxisë një brez të tërë të ri, që të kërkojë më shumë zë në mënyrën se si qeverisen lagjet e vendbanimet ku jetojmë. Komuniteti shqiptaro-amerikan është fuqizuar jashtëzakonisht në dekadat e fundit. Mërgimtarët
e viteve 1960-1970 e kthyen suksesin ekonomik në një forcë politike e lobuese. Emigrantët që erdhën pas rënies së komunizmit e luftrave në ish-Jugosllavi e forcuan komunitetin me frymë të re e me numra. Shumë pasardhës të brezave më të hershëm të emigrantëve filluan të rizbulojnë rrënjët e tyre. Ndërgjegjësimi i grupeve të komunitetit të shpërndarë në mbarë Shtetet e Bashkuara filloi sidomos me daljen në treg të gazetës “Illyria”, e cila e bashkoi komunitetin me abonime nga Florida në Alaska. Shqiptarët e Amerikës filluan të zbulojnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë lidhje e organizata që bashkonin burime e numra shumë më të mëdha. Më vonë me hapjen e Ballkanit, me lehtësimin e udhëtimeve, me hyrjen e internetit, të telefonave celularë të televizioneve satelitorë, me shpeshtimin e vizitave, rënien e barrierave politike e administrative, me rënien e çmimeve të udhëtimit dhe komunikimit, jo vetëm komuniteti u khye në një trup të vetëm, po e gjitha bota shqiptare është tashmë e ndërlidhur si kurrë më parë. Visar Tasimi, një djalë 30-vjeçar që kandidonte në pushtetin lokal mbrëmë është njëkohësisht këshilltar pranë Ministrisë së Diasporës në Shqipëri. Oqeani që nan dan është bërë shumë i vogël. Po për shkak se ngjarjet kryesore
9 E enjte, 7 NENTOR 2019
Shqiptarët e Amerikës “zbulojnë” pushtetin lokal në dekadat e para të zgjimit të ri shqiptaro-amerikan ishin tragjeditë e Ballkanit dhe aspiratat e shqiptarëve për vetëvendosje e të drejta njerëzore, në raport me politikën komuniteti u përqendrua kryesisht në Kongresin Amerikan e në Washington. Ne patëm fat se krijuam shumë shpejt miq të mëdhenj si Senatori Bob Dole e D’Amato, fihura të nivelit kombëtar. Gati 40 kongresistë ishin ose pjesë e Kaukusit të krijuar nga Eliot Engel dhe Susan Molinari, ose votonin e ndiqnin me vëmendje zhvillimet shqiptare. Kjo krijoi dëshirën e natyrshme masive për të pasur shqiptarë të zgjedhur në Kongresin Amerikan. Pati edhe disa kandidime që megjithë entuziazmin e dëshirën nuk ishin të bazuara në realitet. Në imagjinatën e komunitetit kjo ishte politika. E vërteta është se një kongresist ndonëse merr më shumë vëmendje nuk është domosdoshmërisht tregues i suksesit dhe angazhimit të një komuniteti. Para së gjithash, një komunitet ka nevojë për prani në komitetet dhe bordet lokale. Aty ku merren masa që ndikojnë drejtpërdrejt
në jetën e përditshme të shqiptaro-amerikanëve. Është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të tregojë urtësi e të mbështesë më shumë ata që synojnë poste afër jetës së tyre, që kalibrojnë vendimet e tyre sipas mundësive reale. Disa miliona dollarë janë shpenzuar në dekadat e fundit, në gara të pafitueshme. Ne duhet të ëndërrojmë po edhe të jemi me këmbë në tokë. Kongresisti Eliot Engel që është sot njeriu më i fuqishëm në Dhomën e Përfaqësuesve për Çështjet e Politikës së Jashtme e nisi duke u zgjedhur “kapiten” i një pallati banimi, në kohën e protestave në Co-op City në Bronx. Sot ka dhjetëra shqiptarë të Amerikës që shërbejnë në pushtetin lokal. Ndonëse njihen pak në publik, ata janë pjesë e themelit të pjesëmarrjes sonë në politikën amerikane. Kjo nuk bëhet për bujë e për famë. Nuk bëhet për të konkurruar me komunitete të tjerë. Këta njerëz janë, së pari e mbi gjithshka, suksese individuale. Po ne jemi pjesë e një demokracie përfaqësuese, me theks të veçantë në decentalizimin e pushtetit. Shumë nga problemet tona nuk zgjidhen në
Washington, po në zyrat tona lokale. Shqiptarët që jetojnë e kontribuojnë aq shumë në jetën lagjeve, fshatrave, qyteteve dhe konteve meritojnë të jenë të përfaqësuar aty ku merren vendime, t’u dëgjohet zëri në forumet qeverisëse dhe debatuese. Kjo nuk pengon zgjedhjen në nivele më të larta. Hapi më i afërt është ai i pushteteve legjislative në rang shteti. Marko Kepi po kandidon për Asamblenë e New York-ut, që dikur kishte anëtar Mark Gjonajn. Përkundrazi është një themel i mirë për suksese më të larta. Për një komunitet, anëtarët e të cilit vijnë nga një botë ku u mohohej edhe e drejta minimale e votës, ku trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë, apo vuanin në diktaturat më të rënda të kontinentit të tyre, ndryshimi nuk ka si të jetë më i madh. Kur votojmë e marrim pjesë në demokracinë e madhe amerikane e bëjmë për vete, e bëjmë për atdheun tonë të dytë, po e bëjmë edhe për nder të të gjithë brezave në tokën e të parëve tanë që nuk e patën këtë fat, apo dhanë jetën që të gëzonin çfarë na vjen sot falas vetëm se jetojmë në Shtetet e Bashkuara.
Reshje shiu dhe stuhi gjatë tre ditëve në vijim. Institucionet kalojnë në gatishmëri
Ministria: Priten përmbytje në gjithë vendin D urrësi, Lezha, Vlora dhe Saranda janë qytetet që dy ditët e fundit janë përfshirë nga reshje të mëdha shiu dhe stuhi. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim dhe në zona të tjera të vendit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një njoftim për mediat, informon se reshjet e shiut pritet të jenë edhe më të mëdha. Ministria thotë se në disa zona të vendit priten përmbytje, si pasojë e reshjeve që mund të arrijnë mbi 90 milimetra në ditë. Ndërkohë parashikimet flasin për reshje masive në gjithë territorin e vendit. “Nisur nga raportet e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, të cilat flasin për një mot shumë të vështirë, me reshje të dendura, erë të fortë dhe rreziqe për përmbytje në tre ditët në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe En-
ergjisë dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/ 24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin”,-
thuhet në njoftimin e MIE. Situata më problematike pritet të jetë ditën e premte, ku parashikimet flasin për reshje në gjithë territorin e vendit. “Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nën-
tor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin. Në këto kushte të gjitha institucionet e varësisë së MIE
janë duke marrë masat e duhura për të siguruar shërbimet bazë ndaj qytetarëve si dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë në çdo rast që do të kenë nevojë”,njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria njofton se janë në gatishmëri të plotë gjithë institucionet që kanë detyra të posaçme për situatat e përmbytje; OST, OSHEE, Aviacioni Civil si dhe Portet detare të vendit. Gjithashtu janë publikuar dhe numrat ku qytetarët mund të ankohen dhe gjejnë ndihmë për problemet e shkaktuara nga moti. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë fton qytetarët që për çdo rast rreziku apo vështirësie të njoftojnë përmes numrit unik të emergjencave 112, si dhe numrave përkatës të strukturat tona: OSHEE: 04 227 41 41, ARRSH 067 39 82 866, DPSHTRR 068 80 15 833”,- thuhet në njoftimin zyrtar.
AKTUALITET
10 E enjte, 7 NENTOR 2019
Duke theksuar përmirësimet e bëra në pesë vitet e fundit në shërbimet e kujdesit bazë, Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria ka potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor
Nisma 17+1, Manastirliu: Shqipëria potencial për turizmin mjekësor
F
orumi i katërt i minis trave të shëndetësisë të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës ka zhvilluar punimet në Sofie të Bullgarisë, në kuadër të nismës 17+1, me pjesëmarrjen e ministrave të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Serbisë, Polonisë, Mali të Zi, Hungarisë, Çekisë dhe Kinës, për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve, për të krijuar një platformë të përbashkët të shëndetësisë ndërmjet vendeve, për rritjen e sigurisë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në Forum, si një mënyrë për krijimin e platformave të komunikimit mes ekspertëve, për zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e Shëndetësisë. “E çmoj të rëndësishëm këtë Forum për shkëmbimin mes vendeve tona për çështje të një rëndësie parësore, siç janë parandalimi i sëmundjeve infektive, masat për antibiotikorezistencën. Mund të mësojmë nga njëri-tjetri më shumë përmes shkëmbimit të eksperiencave mes profesionistëve të shëndetit, forcimit të ndërvep-
rimit për emergjencat shëndetësore dhe masat konkrete për t’i bërë ballë një kërcënimi serioz për shëndetin publik, siç është rezistenca ndaj vaksinimit”. Duke theksuar përmirësimet e bëra në pesë vitet e fundit në shërbimet e kujdesit bazë, Manastirliu tha se Shqipëria ka potencial zhvillimi të lartë për turizmin mjekësor. “Shqipëria gëzon sot potencial zhvillimi të
KLOS
lartë për turizmin mjekësor, si një ndër vendet që zotëron profesionistë të kualifikuar dhe shërbime të teknologjisë së përparuar, duke siguruar një mjedis të mirë për vendet e Evropës Juglindore e më gjerë”. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve pjesëmarrëse në Forumin e organizuar në Sofie të Bullgarisë firmosën një deklaratë të përbashkët, me të cilën angazho-
hen për ndërmarrjen e masave konkrete për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, duke marrë në konsideratë politikat shëndetësore, sigurinë e shëndetit publik, menaxhimin spitalor apo inovacionin e digjitalizimin mjekësor. Deklarata e nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë shpreh vullnetin e vendeve për shkëmbimin e informacioneve për
politikat dhe strategjitë shëndetësore. Një tjetër pikë e deklaratës thekson rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për parandalimin e sëmundjeve dhe kontrollin e sëmundshmërisë. Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm të rrjetit aktual të ngritur përfshirë ato në mjekësinë tradicionale por duke inkurajuar dhe aleanca të reja është një tjetër pikë e deklaratës së përbashkët. Ndër pikat më të rëndësishme të deklaratës së firmosur mes Ministrave të vendeve të 17+1 është mbështetja për inovacionin teknologjik dhe kërkimin shkencor në fushën e shëndetësisë. Nisma për bashkëpunim 17+1 ose Bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore është iniciativë e Qeverisë së Kinës që synon intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me 17 vende të Europës Qendrore dhe Lindore prej të cilave 12 janë shtete anëtare të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit. Nisma mori jetë në forumin e Varshavës 2012 dhe synon forcimin e bashkëpunimit në fushat e shëndetësisë, ekonomisë, bujqësisë, arsimit, etj mes vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës.
SITUATA
Pediatria, qendrat shëndetësore 24-orëshe ulin fluksin
P Ariu pengon nxënësit, prindërit të frikësuar
N
xënësit e shkollës ‘’Shaban Collaku’’ në Klos të Mat it, për shkak të rikonstruksionit të shkollës së tyre prej tre muajsh janë detyruar të zhvillojnë mësim pasdite në një tjetër shkollë, shumë larg vendbanimit të tyre. Ata e zhvillojnë mësimin në zonën e thellë të fshatit Unjatë dhe u duhet të ecin në këmbë më shumë se një orë mes maleve, çka përbën rrezik serioz për ta. Prindçrit thonë se fëmijët e tyre ndjehen mjaft te rrezikuar nga kafshët e egra te pyllit. Transporti i fëmijëve në shkollë me mjete të ndryshme është i pamundur, për shkak të mungesës së rrugës, e cila gjatë dimrit bëhet tërësisht e pakalueshme.
as hapjes së tre qendrave shëndetësore në Tiranë, situata duket e normalizuar tek Pediatria. Pacientët e paraqitur vlerësuan faktin se këto qendra prej më shumë se dy muaj po funksionojnë 24 orë. Sipas tyre, mjekët përgjigjen në kohë dhe është ndihmë për ta që këto qendra të qëndrojnë të hapura. ‘’Me ostoperozë, me anemi, të gjitha llojet e diagnozave dhe vij këtu, kurohem, marr mjekimin. Shkoj tek specialisti pastaj ja tregoj mjekut të familjes këtë. Shërbimi këtu është i mrekullueshëm. Janë mjekë të mirë, personel i mirë, doktorët shumë të mirë. Ne jemi të kënaqur’’. Mjekët e Pediatrisë bënë apel për të gjithë prindërit, të mos e anashkalojnë mjekun e familjes, që të evitojnë pritjen dhe në urgjencë të trajtohen vërtet rastet që kanë nevojë për trajtim të specializuar. ‘’Qendra jonë shëndetësore nr.7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr.8 dhe qendra shëndetësore nr.10 prej datës 3 shtator 2019 ofrojnë
shërbimin 24 orë pediatrik. Fluksi gjatë muajit të parë dhe dytë, gjatë shtatorit dhe tetorit ka qenë në rritje ndërsa gjatë muajit nëntor fluksi është në rënie. Nuk është se është e njëjta epidemi që kishim në dy muajt e parë. Ka një fluks në rënie por duke qenë se temperaturat ambientale filluan të ndryshojnë, kemi një fluks në rritje vizitash ditore për fëmijët. Nuk është fluks që nuk përballohet por gjithsesi në ofrojmë shër-
bimin tonë 24 orë falas për të gjithë moshën pediatrike nga 0 deri në 18-vjeç. Urgjenca pediatrike është e kompletuar’’,-u shpreh Ermela Shllaku, pediatër në Qendrën Shëndetësore nr.7. Gjatë dy muajve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, një fluks shumë i pazakontë, i përballuar me shërbim të përforcuar nga mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi.
AKTUALITET
N
E enjte, 7 NENTOR 2019
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, reagoi për ngjarjen e rëndë, ku tregoi detaje, ndërsa ripërsëriti apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal
ë sallën e ish-mensës tek Qyteti Studenti, kanë zhvilluar mësim studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të degës Financë, ku janë bërë pjesë e mësimit dhe disa persona të panjohur, të cilët janë prezantuar si pjesë e një grupi tjetër studentësh. Këtu nisi pikënisja e grindjes, e cila vazhdoi më tej në shesh. Ngjarja ka ndodhur përballë Komisariatit të Policisë, rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë studentët nuk kanë bërë denoncim. Fakulteti i Ekonomisë pas konfliktit ka marrë masa. Në ambjentet e përkohshme, te auditorët e ish-mensës tek Qyteti Studenti, sallat e seminareve në Rezidencën e Qytetit Studentit dhe auditoret e godinës “Iliria”. Për arsye sigurie, studenti do të lejohet të hyjë në këto ambjente vetëm kur paraqet Kartën e Studentit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Nuk do të jetë më një roje sigurie private por dy të tillë. Si dhe është shtuar një punonjës i Administratës së Fakultetit, i cili do të jetë prezent në këto godina prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, që studentët të adresojnë problemet. Ermal Haxhiaj, administratori i Fakultetit të Ekonomisë, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Tiranës, ku i kërkon të gjejë përgjegjësit e sherrit të ndodhur dy ditë më parë. Në shkresë kërkohet që autorët që dhunuan studentët të dalin përpara përgjegjësisë ligjore. Uni-
Pas sherrit shtohen rojet te Ekonomiku, studentët: Ndihemi të pasigurtë
versiteti i Tiranës, vetëm këtë vit ka shpenzuar 450 mln lekë të vjetra për shërbimin privat të sigurisë fizike. Në shumë prej fakulteteve siguria duhet të garantohet përmes këtyre rojeve private, dukshëm në moshë të madhe. Studentët thonë se nuk ndihen të sigurt edhe pse me konflikte janë ndeshur rrallë.
SITUATA
Fermerët në protesta, qeveria ende hesht
F
11
ermerët dhe blegtorë të zonës së Myzeqesë, prej javësh janë ngritur në protesta. Ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga shteti, si subvencionimi i prodhimit të tyre, blerja e naftës pa akcizë dhe ulja e TVSH-së për produktet bujqësore në shitje. Protestat janë shoqëruar me marshime, të shoqëruar edhe nga forcat e rendit, teksa kanë hedhur në rrugë në mënyrë simbolike produktet e pashitura si domatet dhe kastravecat. Sipas tyre, këtë vit situata është më e vështirë për shkak se shumica e prodhimit të tyre ka mbetur në serra, ndërkohë që pikat e grumbullimit detyrohet të ofrojnë një çmim të konsideruar prej tyre shumë të ulët. Pas protestave të shumta, ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria.
“Është situatë që e dimë, nuk është se ka shumë siguri brenda fakulteteve. Ndihemi të rrezikuar”. Ajo çfarë kërkojnë është shtimi i masave, si vendosja e më shumë kamerave apo rojeve private. “Duhet të merren masa nga autoritetet. Duhet shtuar më tepër siguria”. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori
Kule, reagoi për ngjarjen e rëndë, ndërsa ripërsëriti apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. Sipas tij, personat në fjalë nuk janë studentë të klasës dhe ka bërë thirrjen që askush të mos guxojë që të prekë studentët. Kule ripërsëri apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt
vandal. “Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit. Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja”. Universitetet shpenzojnë shuma marramëndëse për sigurinë por jo gjithmonë ja dalin ta garatojnë atë. Nisur nga konflikti i dy ditëve më parë në Fakultetin e Ekonomisë, studentët thonë se nuk ndihen të sigurt dhe kërkojnë shtimin e masave.
SITUATA
Protestat nuk zgjidhën gjë, studentët: Vetting pedagogëve
E
dhe pas një viti nga lëvizja e madhe, 83% e studentëve mendojnë se shumë kërkesa kanë mbetur pa plotësuar. Tarifat e masterit janë të papërballueshme, nuk ka Vetting për pedagogët dhe as kushte më të mira në auditore. Madje dhe për kartën e studentit shumë të rinj thonë se ajo nuk është funksionale. “Që nga maji deri në shtator, ose më saktë në tetor nuk ka qenë funksionale sepse thonin që do të fillojë të funksionojë kur të nisë viti akademik. Nuk kam përfituar as abonenë e studentit sepse nuk kemi patur një datë të caktuar për marrjen e tyre”. Gjatë një sondazhi të kryer nga shoqëria civile, një muaj nga fillimi i vitit akademik, 70% e studentëve pohojnë se tarifat e masterit janë të papërpallueshme. Biblioteka digjitale që i kushtoi qeverisë rreth 700 mijë dollarë është përdorur nga
vetëm 5% e të rinjve. Një vit më parë, studentët u ngritën në protesta për kushte më të mira në fakultete, për arsim cilësor dhe tarifa të reduktuara. Pakti i qeverisë për Universitetin nuk plotësoi në kohë dhe me cilësi të gjitha premtimet ndaj studentëve. Qëndresa Qytetare e cila ka monitoruar zbatimin e Paktit për Universitetin, publikoi të mërkurën të
dhënat por edhe opinionin e studentëve. Korrupsioni, cilësia e ulët e mësimdhënies si dhe buxheti i pamjaftueshëm për arsimin, vijojnë të mbeten problem pa zgjidhje. Për aktivistët e Qëndresës Qytetare shqetësim përbën edhe mungesa e transparencës në zgjedhjet per Bordet e Administrimit si dhe pesha e ulët e studentëve në votime.
KULTURE
12 E enjte, 7 NENTOR 2019
“AniFest Rozafa” në Shkodër, kërkohet më shumë vëmendje nga shteti Në Shkodër çeli siparin edicioni i dhjetë i festivalit të animuar “AniFest Rozafa”. Emra të njohur të artit ju bashkuan festës, ku regjisori, skenaristi dhe karikaturisti i njohur shqiptar Bujar Kapexhiu, në cilësinë e Presidentit të Festivalit, e quajti koiçidencë të bukur këtë përvjetor që përkon 44 -vjetorin e filmit të parë vizatimor shqiptar. Bujar Kapexhiu: 44 vjet punë intensive, ka krijuar kënaqësi për të gjithë spektatorët, të vegjël dhe të rritur. Përtej festës, njerëzit e kinematografisë ngritën shqetësime se filmi i animuar në Shqipëri është në vështirësi të mëdha dhe sh-
teti duhet të financojë më shumë. Mevlan Shanaj: Nuk ka krizë, ka një mbijetesë pas viteve ’90. Kineastët në kushtet e pavëmendjes dhe të një kaosi arritën jo vetëm të mbijetojnë, por ta vendosin filmin shqiptar në një pozicion të mirë. Kemi probleme të menaxhimit dhe mbështetjes financiare, por aspak të realizimit. Fëmijët janë më të fortë se politika, që synoi ta ndalojë apo zhvendosë nga Shkodra këtë aktivitet, thotë drejtori artistik Artan Maku. Një numër i madh filmash të animuar për fëmijët do të shfaqen në kinema ku në fund do të vlerësohen më të mirët.
Promovohet filmi dokumentar “Saga e Dinejve” Në Muzeun Historik Kombëtar u promovua filmi dokumentar “Saga e Dinejve”. Ky film dokumentar ka për skenaristë Lia Ramën dhe Enver Kushin. Regjia i përket Mjeshtrit të Madh, Kujtim Gjonaj dhe drejtor fotografie, Spartak Papadhimitri. Dokumentari flet për familjen e Dinejve, një familje e rëndësishme dhe e madhe çame. Dinastia e Dinejve zë fill me Abedin Pashë Dino, i cili ka qenë nëpunës e politikan i Perandorisë Osmane, ideolog i çështjes kombëtare shqiptare dhe rilindas. Vazhdon më tej me Rasih bej Dino, i cili ishte politikan, diplomat dhe një figurë e lëvizjes kombëtare shqiptare, në fillim të shekullit të 20-të. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, e hapi aktivitetin duke thënë se takime të tilla nuk kanë nevojë për protokoll. “Janë takime zemrash dhe miqsh. Kam nderin të prezantoj një dokumentar shumë të rëndësishme për kombëtarinë tonë të përbashkët. Kjo familje e madhe e Çamërisë ka dhënë një kontribut në historinë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ky film na bën të mundur të depërtojmë sa më thellë në familjen e madhe të Dinejve”, theksoi ai. Më pas skenaristi Enver Kushi theksoi se me regjisorin Gjonaj ka patur një bashkëpunim shumë të frytshëm prej shumë vitesh. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë dokumentar, pasi dhe unë jam një djalë i Çamërisë”, vazhdoi më tej skenaristi Enver Kushi. “Kujtimi i ka bërë një lapidar të pavdekshëm Çamërisë sonë. Do ta mbyllja me një varg kuptimplotë të Abedin-it, disa ditë para vdekjes, i cili thotë: “Fëmijët e vitit 3000 do qeshin e tallen me ne”. Ne çamët, kemi një përgjegjësi të madhe për brezat që do të vijnë dhe duhet të investojmë shumë për historinë e vendit tonë”, tha ai.
Festivali i Dance-it në Durrës, edicioni i 14-të me artistë nga e gjithë bota Një kërcimtar dhe një buratin i vogël që zotërojnë skenën me një kërcim kontemporan sa rebel e të çmendur, aq dhe të qashtër në mesazhet që përcjell për publikun. Shfaqja “Morgan dhe Freeman” e autorit hungarez Ferenc Feher u shfaq mbrëmjen e së martës në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan. “Kjo është një shfaqje që vjen nga një artist shumë i veçantë, një nga koreografët dhe përformuesit më të
veçantë, më interesantë europianë. Ne si organizatorë të festivalit përpiqemi t’i ofrojmë publikut tonë qasje nga më interesantet, nga mënyra si artistët e vështrojnë botën dhe si sjellin botën e tyre shpirtërore”, thotë Gjergj Prevazi, drejtor i Festivalit. Fituese në festivalin e Dancit Kontemporan në Hungari, shfaqja “Morgan dhe Freeman” u mirëprit nga publiku në sallë, që inkurajoi me duartrokitje artistin edhe gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në mes te shfaqjes. Feher pritet të performojë
sërish në arTurbina në Tiranë mbrëmjen e sotme, ndërsa festivali shqiptar i dancit ndërkombëtar kontemporan do të vijojë deri më 21 nëntor me shfaqje që tërheqin audienca të ndryshme. “Jemi përpjekur ta zgjerojmë gamën e festivalit në disa drejtime, jo thjesht në gjeografinë e tij që shtrihet në disa qytete dhe në Prishtinë, po dhe në përpjekjen për t’ju qasur audiencave të ndryshme. Këtë vit kemi një shfaqje që vjen nga Franca, Parisi dhe i dedikohet fëmijëve. Është një nga shfaqjet europiane më të mira të 2 viteve të fundit. Ndërkohë 4 vitet e fundit një natë e veçantë e festivalit i dedikohet koreografëve të rinj shqiptarë që të promovohen sa më shumë ata të rinj që i afrohen dancit kontemporan”, thotë ai. Pedagogu dhe koreografi i mirënjohur Gjergj Prevazi, duke vleresuar ndikimin e festivalit në edukimin e audiencës dhe hapjen e institucioneve artistike ndaj kërcimit temporan e modern, thekson nevojën që kanë koreografët e rinj për t’u mbështetur sa më shumë në krijimtarinë e tyre.
Orkestra e Vjenës emëron dirigjenten e parë femër Orkestra e famshme simfonike e Vjenës ka emëruar dirigjenten e parë femër të saj. Është ky një revolucion i vogël në kryeqytetin botëror të muzikës klasike. Orkestra simfonike radiofonike e Vjenës po feston 50 vjetorin e saj, me një grua në krye. Dirigjentja amerikane, Marin Alsop, po e kryeson orkestrën që nga 1 shtatori. Para emërimit të saj, vetëm meshkuj ishin zgjedhur për detyrën prestigjioze. “Është interesante sepse Vjena ka një histori dhe traditë të gjatë, e ka edhe reputacionin se është shumë konservatore dhe nuk ka pjesë të saj shumë gra, veçanërisht në orkestra. Por, unë nuk e kam ndjerë një mirëpritje të tillë prej kohësh. Ishte shumë e ngrohtë. Njerëzit janë të entuziazmuar. Duket sikur ata janë gati për ndryshim dhe thonë; le ta bëjmë këtë. Ndaj jam shumë e lumtur për këtë”, shprehet Marin Alsop. Alsop tregon se kur e filloi karrierën si dirigjente, ndjehej shumë e vetmuar, në një fushë të mbushur me meshkuj. Por sot, është e entuziazmuar sepse ka një pafundësi zgjedhjesh për gratë e reja në fushë. Performanca e dirigjentes së re është pëlqyer shumë edhe nga spektatori vjenez, po aq konservator sa edhe vetë orkestra simfonike. Nuk kemi vënë re asnjë dallim mes një dirigjenti mashkull dhe një dirigjenteje femër – thonë ata.
SHOWBIZ
13 E enjte, 7 NENTOR 2019
Dua Lipa: Rrjetet sociale vend i urrejtjes Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se rrjetet sociale janë “vend shumimi i urrejtjes e ankthit’. Gjatë një interviste për BBC, ajo ka sugjeruar përdoruesit e rrjeteve sociale “të bëhen më të mirë me njëri tjetrin” online. 24 vjeçarja ka thënë se ‘disa ditë nuk i lexoj fare komentet’. “Disa ditë ndoshta ndihem më e vullnetshme por pothuajse gjithmonë përfundoj duke shikuar gjëra që nuk dua ti shikoj”. Edhe yje të tjera si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth sjellës në rrjetet sociale. Aktorja Gomez e ka përshkruar atë duke thënë se është duke u bërë e ‘tmerrshme’ për gjeneratën e saj. Dua ka pranuar se ende është qejf e i dobishëm për të, përdorimi i platformave “fantastike” si Twitteri e Instagrami, por edhe ajo duhet të kyçet sapo të sheh komente që mund t’i shkaktojnë asaj makth. “Rrjetet sociale mund të jenë një vegël shumë e mirë e mund të bëhet shumë qejf për të shpërndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i zgjerimit të urrejtjes e ankthit”, ka shtuar ajo.
Aktorja nuk e quan veten beqare, por “partnere e vetes” Emma Watson mban plot tituj. Është aktore, aktiviste, mjeshtre e fjalës. Asaj i takojnë meritat për krijimin e një fjale të re që përshkruan një person beqar: partner i vetes. Në një intervistë për British Vogue, ylli i Harry Potter tha se ngaqë mbush 29 vjeçe së shpejti, ndihet në ankth. “Nëse s’ke një familje, një bashkëshort, një fëmijë kur je prag të tridhjetave; nëse nuk je në një pozitë të rehatshme në karrierë; nëse jeni ende duke gjetur veten, të gjitha këto shkaktojnë ankth të paimagjinueshëm,” tha ajo. “M’u desh goxha kohë të mësohesha, por tani jam shumë e lumtur. E quaj të jesh partner i vetes.” Edhe pse s’i term ngjan më tepër diçka që përdoret në biznes, ju mund ta përdorni kur t’ju pyesë mami “a ka ndonjë të re?” Po, mami, ka diçka të re. Tani jam partner i vetes.
Legjenda e kinemasë përfundon në spital Legjenda e kinemasë franceze, Catherine Deneuve, është në një situatë serioze për jetën. Aktorja 76-vjeçarë është shtruar në një spital të Parisit pas problemeve shëndetësore, dhe po ju nënshtrohet
ekzaminimeve të hollësishme. Miqtë e saj konfirmojnë lajmin duke fajësuar agjendën e mbingarkuar të aktores. Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetë-
sore. 76-vjeçarja është shtruar në një spital në Paris, prej mbrëmjes së të martës. Sipas “Le Parisein”, gjendja e saj është tepër serioze, ndërsa nuk bëhet e qartë problem shëndetësor I aktores, por theksohet se kërkohen ekzaminime të hollësishme. Lajmin e kanë konfirmuar edhe miqtë e aktorës të cilët sqarojnë se gjithçka ndodhi për shkak të lodhjes dhe agjendës së mbingarkuar. Së fundmi, legjendë e filmit francez ishte duke xhiruar në rajonin e Parisit për “De son vivant”, një film me regji të Emmanuelle Bercot. E cilësuar ndryshe edhe “Vajza e akullt”, për shkak të bukurisë së saj të brishtë, Deneuve u bë aktorja kryesore e Francës dhe një yll ndërkombëtar në vitet 1960. Në karrierën e saj ajo numëron me qindra role në filma si “Umbrellat e Cherbourg” në 1964, “Krijesat” në 1966 ose “ Zonjushat de Rochefort “në 1967. Ndërsa në vitin 2005 u nderua në Kanë me çmimin “Palma e nderit”.
Selena Gomez pas 10 vitesh karrierë muzikore zë vendin e parë në Billboard Hot 100 Selena Gomez është futur në historinë e muzikës. Vetëm pak ditë më parë ajo u kthye në tregun muzikor me dy këngë që flisnin për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me ish të dashurin Justin Bieber. Këngët e saj u kthyen në hit menjëherë. Por jo vetëm, ylli i muzikës është artistja e parë në historinë e muzikës që mban njëkohësisht vendin e parë në tabelat e Billboard 100 dhe Rolling Stone 100 me këngën “Lose You to Love Me”. Gjithashtu Selena mban për herë të parë në karrierën e saj 10-vjeçare muzikore vendin e parë në Billboard Hot 100. Kënga “Lose You To Love Me” ka marrë mbi 112 milionë klikime në YouTube në vetëm 17 ditë nga publikimi i saj.
Reperja poston foto kur ishte 15-vjeç, mesazh të rinjve Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti nisin pushimet në rezortin luksoz Pas dasmës sekrete të Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney, çifti kanë nisur pushimet e tyre. Revista e njohur “People” ka konfirmuar se çifti janë drejt Nihi Sumba. Ky ishull është i njohur për akomodime në vila luksoze dhe për natyrën e tij relaksuese. 33 vilat janë vendosur në 530 hektarë dhe ofrojnë akomodime si pishina dhe pamje spektakolare të oqeanit por të porsamartuarit qëndruan në shtëpinë private të pronarit të resortit, biznesmenit Chris Burch. Aktorja ende nuk e ka konfirmuar martesën me partnerin e saj, edhe pse i ka lexuar lajmet që janë publikuar rreth ceremonisë së tyre.
SPORT
14 E enjte, 7 NENTOR 2019
Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka rrëfyer se kishte frikë paragjykimet për ngjyrën e lëkurës
Peter Olayinka: Për pak sa nuk luajta me Shqipërinë, por atje ishin të gjithë të bardhë Nga Rozalb Lika
N
jë nga bomberat më të spikatur në këtë sezon te skuadra e Slavias së Pragës është padyshim Peter Olayinka, teksa arriti që të bënte një paraqitje fantastike ndaj Interit dhe Barcelonës. Sulmuesi i njohur, i cili ka luajtur në Shqipëri me Skënderbeu në sezonet nga 2014 deri më 2016, në një rrëfim për “Eaglestrackerng”, kaq zbuluar se për shumë pak mund të kishte zgjedhur kombëtaren shqiptare. Ai është ftuar nga Nigeria në ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Afrikës për vitin 2021. 16 gola në 33 ndeshje, bënë që interesimi i tifozëve për ta pasur pjesë të kombëtares sonë të shtohej së tepërmi, por një gjë e tillë nuk do të ndodhte. “Kisha një sezon shumë të mirë në Shqipëri, aq sa u bë një debat në opinionin publik”, zbulon fillimisht 23-vjeçari. “Shqiptarët donin që unë të natyralizohesha dhe të luaja për vendin e tyre. Ata më donin dhe u përpoqën që të më afronin me ekipin kombëtare. Ata ishin të gjithë të bardhë, nuk janë një vend anglisht-
Tadic akuzon arbitrin italian: Rocchi shkatërroi gjithçka!
C
folës. Ishte një debat masiv atëherë në gazeta dhe në rrugë. Ishte një sezon shumë i mirë për mua”, deklaroi Olayinka, duke nënkuptuar se mund të kishte paragjykime për ngjyrën e tij të lëkurës. Sulmuesi i njohur u transferua në Belgjikë në vitin 2016 te skuadra e KAA Gent, ndërko-
hë që nga vera e vitit të kaluar u transferua te Slavia e Pragës, pas huazimeve te Dukla Prague dhe Zulte waregem. Olayinka po spikat në Champions League gjatë këtij sezoni duke qenë një ndër më të mirët edhe pse ka pasur rivalë të vështirë si Dortmund, Barcelona dhe
Interi, por ai nuk ka aspak frikë nga sfidat. Në “Camp Nou” tregoi se është një futbollist që mund të japë shumë edhe në nivele të larta. Me Nigerinë deri më tani ka luajtur vetëm një minutë, por kjo i jep fund shpresave për ta parë një ditë me fanellën kuqezi.
helsea dhe Ajax dhuruan një mbrëmje spektakolare në “Stamford Bridge”, një duel që do të mbyllej në barazim 4-4, edhe pse skuadra e Ajax udhëhiqte 4-1. Në harkun e pak sekondave, në mesin e pjesës së dytë, Rocchi përjashtoi Blind e pastaj vlerësoi prekjen me dorë të Veltman si penallti e përjashtoi edhe atë. Një vendim që, kuptohet, nuk i ka kaluar lehtë futbollistëve të Ajax e në veçanti Dusan Tadic, që ka sulmuar ashpër arbitrin: “Ishim më të mirët në fushë e jemi të zhgënjyer, sepse duhet të flisnim për Ajax e lojën e bukur, por nuk mund ta bëjmë sepse erdhi një tip e na vodhi gjithçka. Ishte faull për Blind që mori kartonin e dytë të verdhë, pastaj edhe i dyti i verdhë për Veltman: në jetën time nuk kam parë kurrë një ndëshkim të trefishtë, kurrë. E gjitha nisi nga një faull i Pulisic ndaj Blind. Duhet të jemi të tërbuar. Nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë që dikush të vijë e të shkatërrojë ndeshjen në këtë mënyrë”, deklaroi Tadic.
STATISTIKAT
KATALANASIT
“Dridhet” stoli i Valverdes, shfaqet emrat e parë që mund ta zëvendësojnë
H
umbja ndaj Levantes në fund javë në La Liga dhe barazimi në mesjavë në Champions League ndaj Slavias së Pragës kanë vendosur në rrezik të ardhmen e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës. Në rast se situata nuk do të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme, trajneri i blaugranëve rrezikon shkarkimin me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka vendosur tre emra në listën e tij që shikohen si pasues të Valverdes. Dy janë holandezë dhe bëhet fjalë për trajnerin aktual të Holandës Ronald Koeman
SERBI
Barcelona është ekip “dembel”, vrapuan 16.6 km më pak ndaj Slavias
B i cili ka dhe një klauzolë pro Barcelonës dhe teknikun e Ajaxit Erik ten Hag. Një tjetër opsion është ai i argjentinasit Marcelo Gallardo i cili gjatë këtyre viteve të fundit ka udhëhequr River Plate drejt sukseseve të mëdha sidomos në Copa Libertadores.
MBROJTËSI
arcelona po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit. Një nga problemet kryesore lidhet me lojën e treguar, por mbi të gjitha për faktin që është skuadra që vrapon më pak se të gjithë rivalët. Krahasimi me ekipet e tjera është i frikshëm, pasi në ndeshjen ndaj Slavias së Pragës, çekët kanë bërë 66.4
Hakimi bën gati rikthimi te Reali: Është shtëpia ime!
A
chraf Hakimi ka lënë të kuptohet se në fund të sezonit do të rikthehet te Real Madridi. Mbrojtësi maroken i cili po shkëlqen edhe këtë sezon te Borussia Dortmund, në fund të verës së ardhshme do të mbyllë periudhën e huazimit dy-vjeçar te skuadra verdhezi. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, spikati mbrëmjen e së martës duke shënuar dy gola në përmbysjen e çmendur 3-2 ndaj Interit në Champions League. “Rikthi-
mi te Reali? Pse jo. Real Madridi është shtëpia ime, pasi atje jam rritur. Do të jem te Borussia deri në fund të sezonit dhe më pas do të shohim”, ka thënë Achraf për Cadena Ser. Hakimi, është një nga mbrojtësit e djathtë më të spikatur në Europë, teksa mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, duke u përshtatur në disa skema te skuadra e Dortmundit. Edhe pse është vetëm 21 vjeç, ai ka luajtur në 22 ndeshje me Marokun.
kilometra më shumë se katalanasit. Skuadra e Valverdes mesatarisht bën 105.1 kilometra në një ndeshje ose 420.4 në 4 duelet, ndërkohë që lojtarët e Slavias kanë bërë në total 121.7 kilometra në sfidën e fundit dhe 486.8 në total. Në ndeshjen më të mirë në këtë sezon, blaugranët kanë vrapuar 111 kilometra, 10.6 më shumë se në duelin e fundit. Por kjo nuk
ishte e mjaftueshme, pasi rivalët bënë shumë më tepër 125.3. Krahasimi me rivalët e tjerë në grupin ku bëjnë pjesë, janë edhe më negative. Interi është skuadra që ka vrapuar më shumë pas 4 ndeshjeve 459 kilometra, e ndjekur nga Dortmundi 455, teksa verdhezinjtë kanë vrapuar 35 km më shumë se blaugranët deri më tani.
SPORT
15 E enjte, 7 NENTOR 2019
Argjentinasi dhe francezi vuajnë bashkëpunimin mes tyre, teksa pasuan vetëm 4 herë ndaj Slavias së Pragës
Barcelona vuan nga “qarku i shkurtër” Messi-Griezmann
L
eo Messi dhe Antoine Griezmann nuk janë “lidhur” akoma në fushën e blertë. Kjo shihet si një nga arsyet e stonimit të lojës dhe rezultateve të Barcelonës. Dhe kjo nuk shpjegohet vetëm përmes ndjesive, të bashkëpunimit të munguar mes argjentinasit e francezit, sikurse do të thoshte Guardiola, por edhe përmes numrave. Duke parë numrat e pasimeve të shkëmbyera nga Messi dhe Griezmann në ndeshjen e mbrëmshme kundër Slavia Prague, shumë gjëra kuptohen. Vetëm 4 pasime, 3 të tillë nga “10” te Griezmann dhe vetëm një nga blerja e re e Barcelonës për te kapiteni në 93 minuta lojë. Një hendek që po zgjerohet me kalimin e ditëve që kur futbollisti i lindur në Rosario u shërua nga dëmtimi që e mbajti atë larg fushave të blerta gjatë gjuaji muajit gusht. Diçka që e vënë re me shumë thjeshtësi edhe tifozët e Barcelonës. Nëse merr në konsideratë vetëm ndeshjet e Championsit, vetëm 18 pasimeve mes të dyve në katër ndeshje, e gjitha kjo duke marrë parasysh se
ZIKALTRIT
Kualifikimi i Interit tashmë është në dorën e Barcelonës
H
Griezmann ka humbur vetëm 50 minuta në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ndërsa Messi 55 minuta Sa i përket marrëdhënies me pjesën tjetër të sulmit, Luis Suarez është partneri i preferuar i Leo Messi, siç pritej. Të dy janë shumë afër, si brenda dhe jashtë fushës. Edhe numrat në Champions e tregojnë këtë: 32 pasime mes tyre në tri ndeshjet
që kanë luajtur së bashku. Argjentinasi funksionon mirë edhe me Ousmane Dembelé. Ky i fundit, pavarësisht se nuk ka pasur rol të madh në këtë fillimsezoni, vazhdon të merret vesh mirë me kapitenin në pjesën e sulmit. Në fakt, të dy kanë shkëmbyer 18 pasime. Kjo shifër konsiderohet pozitive, duke marrë parasysh që Dembelé ka
luajtur vetëm 120 minuta në garën me yje të Kontinentit të Vjetër. Ngjashëm me Ansu Fati, i cili ka luajtur vetëm 84 minuta dhe e përmirëson mesataren e pasimeve të Messi dhe Griezmann me tri pasime më shumë. Të gjitha këto fakte tregojnë se Valverde, gjithashtu edhe të dy protagonistët, kanë shumë punë përpara, për të mirën e Barcelonës.
umbja në Dortmund ka minimizuar shanset e Interit për t’u kualifikuar në fazën tjetër në Champions League. Zikaltërit rrezikojnë t’i japin lamtumirën turneut më prestigjioz, megjithatë matematika lë vend për të shpresuar. Italianët i kanë hedhur sytë nga Barcelona, pasi dy hipotezat e mundshme për të evituar dështimin lidhen pikërisht me katalanasit. Së pari, Interi duhet të fitojë në Pragë ndaj Slavias, më 27 nëntor, e më pas të marrë pikët e plota edhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e fundit të grupeve. Në këtë rast, katalanët mund të luajnë të pamotivuar, sepse nëse fitojnë ndaj Dortmundit janë të kualifikuar. Për t’u kualifikuar, zikaltërve mund t’u mjaftojnë edhe 4 pikë në dy ndeshjet e mbetura, por me kusht që Borussia të marrë vetëm një pikë në sfidat ndaj Barcelonës dhe Slavias.
EUROPA LEAGUE
ISH-PRESIDENTI
Mustafi nuk i mjafton Arsenalit ndaj Guimares, shtyhet kualifikimi
G
Platini: Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, por do të rikthehem
M
ichel Platini shpërthen kundër futbollit modern dhe ish-presidenti i UEFA-s deklaron hapur se futbolli i ditëve të sotme nuk i pëlqen. Në një intervistë të dhënë për “France Info” 64-vjeçari francez shpjegon se nuk ka hequr aspak dorë nga ambiciet e tij për të drejtuar sërish, por mbi të gjitha Michel Platini la të kuptohet se nuk e ka kapërdirë ende skualifikimin 4-vjeçar që i është dhënë nga FIFA. Ish-numri 1 i fubollit në Kontinentin e Vjetër u shtrëngua për të hequr dorë nga projekte të mëdha. Dënimi i marrë nga drejtuesit e FIFA-s bëri që Platini të largohej nga gjëja që donte më shumë, futbolli dhe tani ish-presidenti i 6 në historinë e UEFA-s përfitoi nga rasti për të shfryrë gjithë dufin, për një ndëshkim që sipas tij është krejtësisht i padrejtë. “Më trajtuan si të isha Al Kapone. Më quajtën falsifikator, një të korruptuar, një ricklues parash. Kam jetuar momente të vështira. Pas një muaji kuptova se e gjithë kjo ishte një konspiracion, një grusht dhe nisa të mbrohem. U përpoqa të gjeja mbrojtjen e duhur, por në fund e dija se nuk do të fitoja kurrë. Ata thjesht nuk donin që unë të vijoja të isha president i UEFA-s dhe të kandidohesha për kreun e FIFA-s”, deklaroi Platini.. 64-vjeçari iu rikthye gjithashtu edhe mbështetjes së kandidaturës së Katarit për kampionatin e 22 botëror, që do të zhvillohet pas tre vjetësh pikërisht në këtë pjesë të globit. Platini qartësoi se ka punuar dhe menduar gjithmonë për të mirën e futbollit dhe zhvillimin e këtij sporti, madje francezi kujtoi se katër vjet më parë e kishte dhënë votën e tij për një vend si Maroku.
oli i një shqiptari nuk i mjaftoi Arsenalit që duhet të presë të paktën edhe 1 ditë për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në fazën tjetër të Europa League. Në sfidën që hapi raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe topçinjtë e Unai Emery barazuan 1-1 në transfertën portugeze ndaj Vitoria Guimaraes. Ky ishte barazimi i parë për Arsenalin në grupin F pas tre fitoreve në 3 ndeshjet e para. Në stadiumin Afonso Henrique në Guimaraes nën rreshjet e shiu të rrëmbyer, anglezët zhbllokuan
shifrat shumë vonë me një goditje me kokë të Shkodran Mustafit pikërisht në minutën e 81-të. Por për t’i hequr fitoren nga duart Arsenalit në këtë
ndeshje që luante pa shumë titullarë dhe për t’i dhënë pikën e parë në grupe skuadrës portugeze mendoi Duarte që në minutën e 91-të barazoi shifrat në 1-1.
KRITIKAT
Fabio Capello: Antonio Conte gaboi, s’do ta kisha bërë kurrë reagimin e tij Trajneri Antonio Conte ka shpërthyer ndaj drejtuesve të Interit pas humbjes ndaj Dortmundit, duke evidentuar faktin se ka mungesë futbollistësh për të përballuar dy kompeticione. Fabio Capello, një ish-trajner i njohur ka komentuar këtë reagim të strategut italian duke e kritikuar për këtë sjellje. “Nëse do të isha ai, nuk do t’i kisha thënë kurrë ato fjalë përpara mikrofonave! Nëse do të isha klubi i Interit, do ta thërrisja trajnerin dhe do t’i thoja se rrobat e pista lahen në familje. Ndoshta Interi shpresonte që të fitonte menjëherë paratë e Icardit nga PSG. Conte e ka nisur mjaft mirë sezonin, megjithatë nuk duhet të bënte një reagim të tillë”, deklaroi Capello. Interi rrezikon tashmë skualifikimin, pasi duhet të fitojë me patjetër transfertën e radhës ndaj Slavias dhe të shpresojë te një fitore e Barcelonës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E enjte, 7 NENTOR 2019
TAKIMI
Presidenti Ilir Meta: Bashkëpunimi me Malin e Zi, i rëndësishëm për rajonin
HISTORI SUKSESI
P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, Dusan Mrdoviç. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë. Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.” “Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”,- u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.
Shqiptarja nga Tropoja zgjidhet prokurore në SHBA Shqiptarja me origjinë nga Tropoja, Buta Biberaj, ka fituar zgjedhjet për prokurore në qarkun Loudon, shteti Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja mposhti në garë republikanen Nicole Wittmann. Sipas asaj që raportojnë mediat, Buta Biberaj fitoi 53,684 vota apo 49.5 % kundrejt kandidates tjetër e cila mori 51,476 vota. Familja e Bude Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që prokuroja tashmë e zgjedhur, ka lindur në SHBA. Ajo vazhdoi studimet duke u kualifikuar me rezultate të larta në fushën e drejtësisë, ndërsa përgatitja e saj krijoi një impakt dhe mbështetje të madhe në shoqëri si dhe në media. Ajo garoi nga radhët e Partisë Demokratike amerikane dhe mori një mbështetje të pakursyer.
Kreu i Bashkisë së Tiranës i dhuroi “Kullën e Sahatit” homologut të tij nga Spliti
“Tirana, qytet plot jetë” T
irana dhe Spliti i Kroacisë nisin një bashkëpunim të ri mes tyre, për shërbime më të mira për qytetarët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje në takim homologun e Splitit, Andro Krstuloviæ Opara, me të cilin bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e
eksperiencave më të mira. Kryebashkiaku Veliaj tha se është e nevojshme që marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kombeve dhe qeverive qendrore, të shoqërohen edhe me një bashkëpunim konkret mes dy qyteteve. “Është një kënaqësi shumë e veçantë sot që kam mikun tim, kryetarin e Bash-
kisë së Split-it, i cili viziton Tiranën. Para disa muajsh kishim këtu presidenten e Kroacisë, me të cilën diskutuam se ka ardhur nevoja që, ashtu siç jemi bashkë në qeverinë qendrore, të jemi bashkë edhe në qeverinë lokale. Kemi shumë për të mësuar nga Spliti, një qytet i cili ka qenë epiqendra e tregtisë, e forcës detare, sot epiqendër e turizmit. Jam i lumtur që edhe Spliti ka disa gjëra për të mësuar nga Tirana, kur vjen puna te mbjellja e pemëve, te një qytet i qëndrueshëm”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Splitit, Andro Krstuloviæ Opara falenderoi kryebashkiakun e Tiranës për mikpritjen dhe theksoi se të dyja bashkitë kanë mundësi të përfitojnë nga eksperienca më të mira për projektet që ato kanë zbatuar. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë zhvillimin që ka pësuar Tirana, duke u shndërruar në një qytet të gjallë dhe plot jetë. “Shoh një qytet të gjallë, me njerëz që punojnë, që janë aktivë, që nuk humbasin kohë, dhe një qytet plot jetë”, tha ai. Nga ana e tij, kryebashkiaku i Splitit theksoi nevojën për bashkëpunim konkret mes të gjitha vendeve që lagen nga Adriatiku, për të
krijuar infrastrukturën e përshtatshme që njerëzit dhe mallrat të lëvizin më lirshëm. “Jemi nisur nga Spliti me makinë, ishin 10 orë udhëtim, por gjithashtu ishin 10 orë të këndshme. Mjafton të themi se kemi një distancë prej vetëm 500 kilometrash, por mungojnë rrugët, pra infrastruktura. E rëndësishme është që kryebashkiakët përgjatë bregut të Adriatikut, bashkë me qeveritë qendrore, të bëjnë një hap përpara për më shumë impenjim për të lidhur vendet dhe qytetet tona. Kjo është e rëndësishme edhe për integrimin e Shqipërisë në vendin ku duhet të jetë, në Bashkimin Europian”, tha Opara. Ndërkaq, ai siguroi se Kroacia do të jetë një avokate e Shqipërisë dhe Maqedonisë në samitin e Zagrebit, që do të mbahet vitin e ardhshëm, për
çeljen përfundimtare të negociatave. “Në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, gjatë presidencës së Kroacisë të Bashkimin Europian, do të vendosim në rend të parë integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, aty ku duhet të jeni. Në Kroaci do të gjeni miq, ashtu siç kemi qenë gjithmonë. Do të flasim edhe për bashkëpunimin mes qyteteve. Ne jemi pjesë e qyteteve të vendeve në zhvillim, dhe kemi një rol të rëndësishëm për popullsinë lokale. Me kryebashkiakun e Tiranës folëm edhe për aksionin e tij për të bërë më shumë për mbjelljen e pemëve në qytete. Të njëjtat probleme që duam të zgjidhim edhe ne. Kemi dëgjuar shumë ide të mira dhe të jeni të sigurt se në Split do të ndjekim përvojën tuaj”, tha Andro Krstuloviæ Opara.