www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
PD-LSI: Më 13 prill Rama nuk shpëton! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 81 (8522)
E diel, 7 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Lidershipi opozitar deklaron se nuk ka kthim në shtëpi për protestuesit e ditës së shtunë pa rrëzuar kryeministrin. Ndërkohë, policia e shtetit është vendosur në gjendje gatishmërie të lartë, kurse Garda ka rritur numrin e rojeve për Edi Ramën FAQE 3
ANALIZË
DASH, Kuvendi i Shqipërisë dhe droga në mes!
Elez Biberaj: Rama, kryeministër autoritar, i korruptuar dhe arrogant
KRYEMINISTRI
Rama në Lezhë: Më keni lujt mensh, do e ndërtojmë rrugën në Torovicë
Nga Luan Rama
FAQE 4
“ZGJEDHJE PA OPOZITËN”
As dhjetë ditë më parë, pikërisht më 28 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit, raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. E në të njëjtën kohë, edhe e publikoi atë raport, pasi transparenca është një konstante e shenjtë dhe e pandryshueshme...
Kokëdhima: Vetëm një i çmendur si Rama mund të bëjë të tilla deklarata
FAQE 14
DENONCIMI I PD
Edmond Spaho: Kupola qeveritare në afera mafioze, Prokuroria pjesë e skemës
FAQE 4
DEKLARATA
Petrit Vasili: Rama mashtroi për punësimet në Kukës
FAQE 6
FORUM
Çfarë mbajta mend nga një fjalim në Kukës ! Nga Artan Fuga FAQE 8
FAQE 247 FAQE
Në foto: Elez Biberaj, drejtor për Euroazinë në “Zërin e Amerikës”
FAQE 7
NË 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”
Agim Karagjozi, ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare “VATRA”, mentori i patriotizmës shqiptare
Nga Mal Berisha FAQE 10-11
FOTOLAJM
Presidenti Meta duke blerë në dyqanin e lagjes: Produkte bio nga të gjitha trevat FAQE 24
POLITIKE
2
E diel, 7 PRILL 2019
ANËTARI I KRYESISË SË PD-së PD bën publike skemën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe për kryebashkiakë Çollaku: Rama drejt fundit, saldimi i Kryeministrisë nuk e shpëton
Selia blu ofron ndryshim sistemi zgjedhor përmes një modeli britanik me tre faza
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se Kryeministri Edi Rama është drejt fundit të destinacionit që i ka projektuar populli dhe opozita dhe se protesta e 13 Prillit do të jetë më e madhja e të gjitha më të mëdhajave të kësaj periudhe që do përcaktojë zhvillime të reja në vend. Sipas tij, godina e Kryeministrisë është salduar me çelik dhe me fasadë që imiton xhamat, por Kryeministri Rama është i humbur pasi ndiqet këmba këmbës nga nga qytetarët. Çollaku u shpreh dje se s’do të ketë zgjedhje pa opozitën, pasi 50 % të komisionerëve zgjedhorë ku PD-ja ka shumicën nuk mund të hapin procesin dhe se ç’do skenar, tjetër është grusht shteti që do të pasohet me konflikt civil. Sipas përfaqësuesit të PD-së në Bashkinë e Tiranës, mandatet e opozitës, janë djegur automatikisht për shkak të bojkotimit të Këshillit Bashkiak. Nga studio e emisionit “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare”, Çollaku thekson se Kryetari i PD-së Lulzim Basha është keqkuptuar teksa kërkon të zgjidhë problematikën ballkanike me metoda europiane. Ish-zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme shprehet se në Shërbimin Diplomatik Shqiptar ka nevojë për Vetting sepse ka infiltrime të fuqive jo miqësore ndaj vendit.
ISH-KRYEMINISTRI
Kriza politike, Berisha takon zyrtarin e DASH-it, Moore
R
isia e Partisë Demokratike, procesi për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, sipas modelit konservator britanik do të kalojë në 3 faza. Partia Demokratike njofton se është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. “Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale” njofton PD-ja. Referuar njoftimit, bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe: Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë; Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia. “Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot,
asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë. Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin. Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një “vetting” brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal” thuhet në njoftimin e PD-së. I sapokthyer nga Berlini nën një agjendë intensive takimesh, për krizën politike në Shqipëri, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me studentët që zhvilloi pasditen e së premtes foli për ndryshim sistemi, duke u shprehur për herë të parë pro listave të hapura. Tek ndërhyrja në sistem, kryetari i PD-së listoi dhe një ligj të ri për referendumet popullore. “Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Si do ti japim fund? Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumëfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vlerësimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët. Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar këtë të shtunë me Johnathan Moore, zëvendës kryesor i ndihmës sekretarit të DASH. Lajmi është publikuar nga vetë ish-kryeministri në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, i cili thekson se me ambasadorin Moore, që më parë ka drejtuar drejtorinë për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë pati një diskutim të zgjeruar dhe shkëmbim të hapur të pikëpamjeve për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri. “Takim me ambasadorin Johnathan Moore, zëvendës kryesor i ndihmës sekretarit të DASH, zyra e çështjeve të organizatave ndërkombëtare! Të dashur miq, unë pata një takim me ambasadorin Johnathan Moore, zëvendës kryesor i ndihmës sekretarit të DASH, Zyra e Çështjeve te Organizatave Ndërkombëtare. Me ambasadorin Moore, që më parë ka drejtuar drejtorinë për Europen Juglindore në Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, patëm një diskutim të zgjeruar dhe shkëmbim të hapur të pikëpamjeve për gjendjen dhe zhvillimet në Shqipëri”, u shpreh në njoftimin e takimit ish-kryeministri Sali Berisha. bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. P.sh, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Në qoftë se Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla. Në qoftë se parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve incenratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve.”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 7 PRILL 2019
PD-LSI: Më 13 prill Rama nuk shpëton!
Lidershipi opozitar deklaron se nuk ka kthim në shtëpi për protestuesit e ditës së shtunë pa rrëzuar kryeministrin. Ndërkohë, policia e shtetit është vendosur në gjendje gatishmërie të lartë, kurse Garda ka rritur numrin e rojeve për Edi Ramën Pas djegies së mandateve, opozita ka vendosur dy kushte të panegociueshme që janë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Janë dy kërkesa që nuk mund të cilësohen si tekanjoze, siç i quan mazhoranca, por qëndrime të domosdoshme që vijnë pas 6 vitesh qeverisje problematike të Edi Ramës, korrupsion në rritje, rënie të gjithë sistemit të drejtësisë dhe vjedhje sistematike të zgjedhjeve. Çdo zgjidhje e pjesshme e krizës aktuale politike do të ishte momentale, për të sjellë më pas një krizë edhe më të rëndë. Ndërkohë që Shqipëria hyn në kolaps politik dhe social çdo ditë e më tepër, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shmanget nga përgjegjësia politike deri në pikën që e mohon që në vend ka një krizë të rëndë. Qëndrimet e kryeministrit për të hyrë në zgjedhje vendore pa opozitën, si dhe tentativat për të miratuar reformën zgjedhore me deputetët e blerë kanë rritur edhe më shumë tensionet politike. Përballë protestave masive dhe daljes së opozitës nga sistemi, kreu i qeverisë po mundohet të krijojë idenë se demokracia funksion dhe me deputetë të blerë dhe se zgjedhjet mund të bëhen dhe pa kundërshtarë realë. Kjo është çmenduri! Nuk ka sesi të ketë zgjedhje pa opozitën. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se të shtunën e ardhshme në Tiranë pritet të mbahet një nga protestat më të mëdha kundër qeverisë “Rama”. Detajet e tubimit masiv dhe mënyra e reagimit qytetar mbahet sekret nga opozita, por të gjithë organizatorët premtojnë së me 13
prill do të ketë surpriza për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Gjithë procesi i përgatitjes së kësaj protestë flet se do të jetë ndryshe nga herët e tjera. Ora e zgjedhur, vendi dhe mesazhet që do të jepen janë përzgjedhur me një simbolikë të veçantë nga ana e opozitës. Jo rastësisht protesta më masive do të nis në mbrëmje. Sipas njoftimeve të opozitës qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Zhvillimi përgjatë mbrëmjes i një tubimi paraqet dhe një sfidë për forcat e rendit e personelin që siguron zyrën e kryeministrit Edi Rama. Por pjesë e surprizave të kësaj protestë është dhe kohë zgjatja e saj. Ish-deputetët të opozitës thonë se tubimi do të nis në orën 18:00, por nuk ka një afat mbarimi, ç’ka nënkupton se protesta do të ketë karakter
ultimativ dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve për qeveri tranzitore. Policia e Shtetit pritet të mos jap leje për tubimin, por një qëndrim i tillë i forcave të rendit mund të acarojë edhe me tepër situatën para Kryeministrisë. Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, paralajmëroi dje se megjithë masat që Garda e Republikës ka marrë për të blinduar hyrjen e godinës së Kryeministrisë më 13 prill qytetarët nuk do t’i ndalojë asgjë. Ai aludoi se ashtu si të premten në Kukës, tashmë qytetarët po e ndjekin këmba këmbës Kryeministrin. Gjatë kësaj jave në Tiranë pritet të vijnë disa përfaqësues ndërkombëtare me misionin për të zgjidhur krizën. Deri më sot, Edi Rama të vetmen ofertë që ka bërë për opozitën është ftesa për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më
shumë sesa tërheqje e kryeministrit, ky propozim është cilësuar nga opozita si një tallje. Protestat nuk kërkojnë rregullimin e Kodit Zgjedhor, por largimin e kryeministrit dhe qeveri tranzitore. Ndërkohë dje “Zëri Amerikës” transmetoi një analizë në lidhje me “pranverën ballkanike”, e cila ka përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ku qeveritë janë të korruptuara. Ndërkohë kryeministri Rama nga Lezha prapë këmbëngul se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, çka e ka ngritur tensionin politik dhe data 13 prill do jetë datë pa kthim pas dhe kthim në shtëpi, thonë në selitë e PD dhe LSI. Pa rrëzuar kryeministrin këtë radhë nuk ikim- ky është vendimi final i lidershipit opozitar. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E diel, 7 PRILL 2019
Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës së Torovicës, Kryeministri: Nuk ndërhyhej prej më shumë se 20 vitesh
O
pozita jashtë parlamentit kërkon zgjedhje të parkohshme parlamentare dhe largimin e Edi Ramës nga qeveria, ndërsa ende nuk vendosur nëse do të marrë pjesë në garën për bashkitë. Por ndryshe nga PD dhe LSI, kryeministri Rama vijon takimet elektorale për të bindur qytetarët për të votuar për PS në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Përkrah kandidatit socialist Pjerin Ndreu për Bashkinë e Lezhës, Edi Rama kërkoi mbështetjen e banorëve të Torovicës. “Ishalla nuk ua zenë rrugën por për të përfunduar do përfundojë, unë nuk i lë rrugët në mes të rrugës. Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie se për kanalet vaditëse ne fondet ua japim bashkive dhe bëjmë edhe kanalet ne, për pjesën tjetër të mbështetjes ju japim mbështetje por bëni aplikime për projekte të përbashkëta”- tha Rama. Nuk kishin si të mungonin edhe ironitë mes kreut të qeverisë dhe zgjedhësve që kanë votuar për opozitën. Një buqetë me lule e destinuar për kryeministrin, Rama ka preferuar t’ia japë një banori e motivi sipas shpjegimit të vetë atij, ishte se lulet bardhë e kuq ishin me ngjyrat e LSI-së. Inspektimi i rrugës së Torovicës Kantieri për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend në Qarkun e Lezhës është hapur pas mbi 20 vitesh. E gjithë rruga prej 19.3 km, që kalon nëpërmjet qendrës së banuar të Torovicës, do t’i nënshtrohet projektit për rikonstruksionin e plotë. E amortizuar dhe me rrezikshmëri të lartë në pjesë të veçanta të saj, ky aks ishte kthyer në pengesë serioze për komunikimin normal
Rama kërkon votat për Pjerin Ndreun në Lezhë: Afrohuni se më keni lujt mendsh
të mjeteve dhe këmbësoreve. Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin në Torovicë. Janë rreth 10.000 banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave që përfitojnë direkt nga rikonstruksioni i saj. Përfundimi i rrugës do të ndikojë direkt në aksesin e fermerëve
drejt tregjeve, gjithashtu duke e kthyer këtë nyje në një aks të rëndësishëm për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të saj. Në bashkëbisedim me banorët, Rama tha se rruga do të përfundojë për Krishtlindje. “Si jeni, afrohu se më keni lujt mendsh, rruga e Torovicës, po tashti, 20 vjet pa rrugë, tani ta bëjmë rrugën,
këtu ishte për të kalu me tank, ta bëjmë tamam. Do ketë edhe Shëngjin Velipojën. Apo thuj, ti do na i bësh, ty do të mysin. Në fakt ashtu është se kush punon kritikohet”, tha Rama, teksa bënte batuta me banorët. Ndërsa lajmëroi edhe nisjen e punimeve për rrugën Shëngjin Velipojë dhe Milot-Balldre.
Bashkëbisedimi Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 20 vjet pa rrugë… Banorët: 25. Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë ShëngjinVelipojën, do ketë dhe ShëngjinVelipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren. Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër. Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim. Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim. Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash. Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet. Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.
KREU I “ZGJIDHJA”: NJË POPULL PA SHPRESË, I BRAKTISUR, I KEQQEVERISUR QË PËRBALLET ME NJË KORRUPSION TË TMERRSHËM
K
reu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima thotë se forca politike që ai drejton është duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, kryesisht për bashkitë kryesore. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama se ne zgjedhje do të shkohet edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to, Kokëdhima e quajti kreun e qeverisë një lider të çmendur. “Ne do të marrim pjesë në zgjedhje nëse ato do të jenë gjithëpërfshirëse, pra ne nuk shkojmë në zgjedhje nëse nuk merr pjesë PD. Vetëm një lider i çmendur si Edi Rama mund të bëjë deklarata se ne bëjmë zgjedhje pa opozitën. Ai është i pasinqertë në çdo gjë. Ai para se të ftojë të tjerët në dialog, ai kokërr kusari duhet të lëshojë zgjedhjet, të lëshojë sovranitetin e shqiptarëve. Ai që mendon se mund të bëjë çdo gjë në këtë vend, që nuk pyet për kushtetutë e ligje, ai është problemi më i madh që
“Zgjedhje pa opozitën”, Kokëdhima: Vetëm një i çmendur si Rama mund të bëjë të tilla deklarata
kanë shqiptarët sot. Unë nuk pres që ai të bëhet ndonjë ditë reflektues”, tha Kokëdhima, ndërsa shtoi se “qeveria tranzitore nuk është zgjidhje, sepse kriza ka nevojë për ligj
zgjedhor”, deklaroi Kokëdhima. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 kreu partisë “Zgjidhja”, komentoi situatën e fundit politike, krijuar pas djegies së mandateve parlamentare
nga deputetët e opozitës. “Një gjë është situata politike, marrëdhëniet me institucionet, gjendja e parlamentit dhe një tjetër, më e rëndësishme, situata ekonomike e vendit, papunësia e lartë, niveli i lartë i eksodit, njerëz janë duke ikur e të tjerë presin të ikin. Një ekonomi e frustruar, një popull pa shpresë, i braktisur, i keqqeverisur që përballet me një korrupsion të tmerrshëm, endemik në çdo qelizë të shoqërisë dhe një shtet që nuk i shërben e nuk është aleat i tij”, tha Kokëdhima. Për Kokëdhimën, PD e LSI duhet të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës. “Ne propozojmë që PD e LSI të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës, sepse ata
vijojnë të jenë të pasinqertë me popullin. Vecanërisht PD vijon të jetë e pasinqertë, Lulzim Basha është i pasinqertë, vijon të bëjë të njëjtat hile që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama. Lulzim Basha edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë. Si mund të shkojë populli pas PD, kur edhe në këtë krizë ia ka me hile popullit se nuk ka projekt. Ai thotë të iki më parë Rama, një kërkesë shumë e drejtë, por duke u nisur nga realiteti politik, kur krijojmë një krizë, mendojmë edhe projektin si do zgjidhet kriza dhe ca do kërkojë kriza. Nuk zgjidhet kjo krizë nëse nuk kurohen burimet e saj. Populli do ta zgjidhë këtë, nuk mund të zgjidhet nga jashtë”, tha Kokëdhima, ndërsa paralajmëroi pasoja akoma më të rënda për vendin nëse Rama e Basha nuk vendosen nën presion e popullit.
POLITIKE
5
E diel, 7 PRILL 2019
“Babalja” - Nënkryetari i PD-së: Rama, Qeveria, Policia, Prokuroria dhe SHISH janë pro krimit dhe pas fabrikimit të dëshmitarit të rremë
P
artia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si i përfshirë drejtpërdrejt me bashkëpunëtorë të tij të afërt politikë, në atë që e quan fabrikimin shtetëror të dëshmitarit të rremë kundër opozitës në çështjen “Babalja”. Deklarata është bërë nga nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, që deklaroi dje se edhe prokuroria është pjesë e skemës së manipulimit shtetëror. Po ashtu, Spaho akuzoi edhe drejtorin e ri të policisë së Fierit se është i përfshirë në pagesën e Fredi Alizotit, për të pranuar publikisht se kishte qenë ai aktori në audio përgjimin e Babales, dhe jo Agron Xhafaj. “Gjatë gjithë kësaj jave qytetarët shqiptarë dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar përgjimet zyrtare nga Prokuroria, që provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen “Xhafaj”. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora. Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë. Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të. Është përfshirja e drejtpërdrejtë e dyshes Marku-Prela arsyeja se pse këta që reagojnë brenda pak minutash kundër protestuesve që mbrojnë të drejtat dhe shtëpitë e tyre, kanë një javë që kanë lidhur gjuhën, në vend që të nisin hetimet për kupolën qeveritare të përfshirë në këtë aferë mafioze. Skandali i publikuar dhe përpjekja e kupolës së shtetit për ta kaluar atë në heshtje, është radiografia e shtetit bandit të Edi Ramës, ku kryeministri porosit manipulimin e së vërtetës së përfshirjes në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, dhe shërbëtorët e tij
Edmond Spaho: Kupola qeveritare në afera mafioze, Prokuroria pjesë e skemës
në polici, Shërbim informativ dhe prokurori, e zbatojnë atë. Prova e fundit e këtij bashkëpunimi kriminal, nga Edi Rama deri tek dëshmitari i rremë Fredi Alizoti është promovimi si drejtues i Policisë së Fierit i Andon Markos, që sot duhet të ishte në arrest me burg për veprën penale pengim i drejtësisë dhe bashkëpunimit kriminal për të fshehur një vepër të krimit të organizuar, siç është trafiku i drogës. Promovimi i policit
të inkriminuar Andon Marko që, sipas përgjimeve të vetë prokurorisë, paguan me para dëshmitarin e rremë të qeverisë është një tjetër provë se Edi Rama e ka zëvendësuar shtetin ligjor me një sistem kriminal, ku ai që i shërben bandës në pushtet promovohet, ndërsa policët si Dritan Zagani apo Emiljano Nuhu, që denoncojnë banditët në qeveri, largohen në azil politik. Prokuroria jo vetëm është bërë pjesë e skemës
së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë. Kapitullimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e çdo pushteti në Shqipëri nga Edi Rama me krimin e organizuar, është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe të drejtat e çdo qytetari shqiptar”, tha Spaho. PD kërkoi mbështetjen e qytetarëve që ta rrëzojnë sa më shpejt Edi Ramën nga qeveria për të vendosur një shtet të së drejtës.
VENDIMI I DOSJEVE
“Anëtari KLP-së ish Sigurims”, Bujar Sheshi kundër Autoritetit
Debati për të shkuarën si ishSigurims i Shtetit para vitit 1991 për prokurorin dhe sot anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi përfundon në Gjykatën Administrative. Përmes shortit është përzgjedhur Emiljano Ruli si gjyqtari që do të vendosë nëse qëndron vendimi i Autoritetit të Dosjeve që e nxjerr Sheshin spiun, apo pretendimi i prokurorit që e mohon këtë gjetje duke e konsideruar si sulm ndaj tij. Padia në Gjykatën Administrative është bërë nga vetë Shehi i cili kërkon shfuqizimin e aktit administrativ, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Publikimi i këtij vendimi në media solli dhe një debat për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve në institucionet e reja të drejtësisë. Pas rastit reagoi edhe Prokuroria e Përgjithshme e cila sqaroi se Shehi e kishte plotësuar nën përgjegjësinë e tij personale formularin e deklarimit nëse kishte qenë apo jo pjesë e ish sigurimit dhe autoriteti i dosjeve kishte vonuar përgjigjen gjatë kohës që Shehi ishte në garë për KLP. Seanca ndërgjygjëse ku autoriteti i dosjeve dhe anëtari i KLP-së do të përballen mes tyre për të vendosur përfundimisht ka qenë apo jo pjesë e ish sigurimit Shehi do të mbahet më 8 prill 2019.
NËNKRYETARI I PD-SË: NUK MUND TË QËNDROSH MË KRYEMINISTËR I NJË POPULLI QË TË URREN DHE E URREN
N
jë ditë pas takimit elektoral që kryeministri Edi Rama zhvilloi në qytetin e Kukësit, i cili u prit me protesta, çka e detyruan kreun e Qeverisë që të paraqitej me helikopter në pistën e aeroportit të Kukësit ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se prania e shumtë e qytetarëve gjatë prezantimit të Safet Gjicit, si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, nuk është një tregues që populli e do Ramën si Kryeministër. Sipas tij, në atë takim, Rama kishte mbledhur me detyrim jo vetëm administratën, por edhe nxënësit e Kukësit. Nga selia blu, Paloka tha se edhe pse kishte me vete mijëra forca speciale dhe ishte i veshur me antiplumb, nuk guxoi të përballej me qytetarët. Deklaratën e tij, Paloka e mbyll duke thënë se njerëzit kanë nevojë për një
Paloka- Ramës: Populli të urren, prandaj të përzë me bisht ndër shalë
qeverisje me një kryeministër normal, prandaj e përzënë Ramën kudo që shkon me bisht ndër shalë. “Rama i veshur me antiplumb, mblodhi me detyrim administratën deri tek nxënësit në Kukës, për të zbrazur urrejtjen ndaj shqiptarëve. Nuk mund të qëndrosh më kryeministër
i një populli që të urren dhe e urren. Dje në Kukës, edhe pse solle mijëra forca, përfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prapë nuk guxove të ballafaqoheshe me qytetarët, por mblodhe me detyrim administratën e deri nxënësit e shkollave me çanta
në krah, për të zbrazur urrejtjen tënde për shqiptarët. Nuk të duan më, jo kuksianët, por shumica e shqiptarëve. Kjo një njeri normal do ta bënte të reflektonte, por një si ty e tërbon. Ndaj do vazhdosh edhe pak të zbrazesh urrejtjen dhe arrogancën tënde ndaj qytetarëve, siç ke bërë në gjithë Shqipërinë e dje në Kukës. Por një gjë është e sigurtë, njerëzit kanë nevojë për një qeverisje dhe një kryeministër normal, prandaj po të përzënë kudo që shkon me bisht ndër shalë. Janë qytetarët e vërtetë e normal të këtij vendi. Asnjëri prej tyre nuk është i droguar. I vetmi i droguar dje në Kukës ishe ti Edvin...”, u shpreh dje në deklaratën e tij, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
POLITIKE
6
E diel, 7 PRILL 2019
Nis “hakmarrja” e kryeministrit për dështimin e takimit të tij elektoral që u detyrua të shkonte me helikopter dhe jo në qytet
Penguan Ramën të shkonte në takim, Procedohen 13 persona në Kukës
DENONCIMI
PD: Rama mashtron, në aeroportin e Kukësit s’ka nisur asnjë punim
P
lot 13 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi morën pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama. Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit. “Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit. Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit””, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. Kukësi i vë traun Edi Ramës Mbështetësit e opozitës në Kukës i vunë traun eskortës së Kryeministri Rama me qëllim që ta pengonin atë që të mbërrijë në aktivitetin për “Bashkinë që Duam” në qytetin verilindor. Me mbishkrimin “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin” trau bllokoi rrugën, madje shkaktoi edhe përplasje me policinë.
Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës dhe në këto moment pati dhe përplasje me policinë. Pak minuta më vonë edhe kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu do t’u bashkohej protestuesve dhe sfidoi kryeministrin Rama për të publikuar lejen për aeroportin. “Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë turp, të bëjë kujdes kur flet për kuksianët. Vjen bën spektakël e show dhe me lekët e taksapaguesve shqiptarë mundohet të bëjë shoë. Qeveria Rama ka rënë të gjithë sondazhet e thonë. I bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të bëhen
me PD e qytetarët e Kukësit. Kryeministri Edi Rama nuk ka si të luajë me fatet e kuksianëve. Kemi vendosur një tra simbolik për ti treguar kryeministrit se ai vendos trarë por dhe ne vendosim trarë në trojën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim zyrtar çfarë do të bëhet me aeroportin dhe sfidoj Ramën që të nxjerrë lejen që ka për aeroportin. Të mos luajë me kuksianët. Kuksianët nuk janë kopsht zoologjik. Ne nuk e duam fare këtë mandat nëse shkel qytetarët dhe i bëj thirrje të mbështesin”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu. Sipas
PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit. Protestuesit marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një prononcim për mediat denoncon gjuhën raciste që Edi Rama përdori ndaj qytetarëve të Kukësit. Ai bëri thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit, se ai është pronë e tij dhe i kërkon kryeministrit të ikë nga qyteti.
Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se po mashtron kuksianët për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Për dëshmuar këtë akuza, selia blu ka publikuar këtë të shtunë një video dhe shprehet se në pamje shihet qartë se makineritë largohen që aty, sapo Rama largohet nga Kukësi. Sipas PD-së, videoja tregon mashtrimin e Ramës me qytetarët e Kukësit. “Makinat që janë në video provojnë mashtrimin e Edi Ramës me nisjen e punimeve në aeroportin e Kukësit. Video është bërë dje rreth orës 17.00. Pas largimit të Edi Ramës, janë larguar të gjitha makineritë që ishin pjesë e showt të tij në Kukës. Ne aeroport nuk ka nisur asnjë punim, edhe për faktin se akoma nuk ka një leje ndërtimi nga KKT”, u shpreh dje në denoncimin e saj, Partia Demokratike.
VENDIMI I GJYKATËS
Lirohet “polici i infiltruar” që u rrah para Kuvendit nga protestuesit
NDËRTIMI I BY PASSIT
B
anorët e fshatit Mbrostar të Fierit ankohen se ndërtimi i BY PASSIT të Fierit u ka bllokuar rrugën kryesore për në shtëpi, në pikën ku po ndërtohet mbikalimi. Sipas tyre janë 35 familje që u bllokohet rruga dhe nuk kanë asnjë mundësi tjetër alternative. “Nëse unë sëmurem, ngado më vijë ambulanca për të më çuar në spital. Ku është rruga?”, u shpreh një banor në protestën e djeshme. Në mbështetje të protestës së banorëve ishte edhe ish-deputeti demokrat Luan Baçi i cili tha se Ministria e Infrastrukturës nuk ka qenë transparente me banorët. “Projekti nuk i është treguar banorëve”, tha Baçi. Në vijim kryetari i PD-së në Fier, tha se opozita do të jetë
Banorët e Mbrostarit në protestë: S’kemi rrugë për të shkuar në shtëpi në krah banorëve në këtë të drejtë që iu takon. “Banorët janë bllokuar dhe po ndeshin me veshin e shurdhër të qeverisë. Do t’i mbështesim në çdo hap, edhe nëse bllokojnë aksin nacional”, deklaroi ish-deputeti Luan Baçi. Ndërkaq, e kontaktuar dje nga televizioni Ora, ARRSH tha se duhej të vlerësonte situatën për të dhënë një përgjigje. Në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë, banorët e Mbrostarit thanë se do të bllokojnë punimet në BY PASS dhe rrugën nacionale Lushnje-Fier.
U rrah nga militantët e Partisë Demokratike në protestën para Parlamentit me argumentin se ishte “polic” i infiltruar dhe më pas u prangos nga policia, gjykata liron Olsi Albajramin të riun nga Elbasani. Sipas vendimit të gjykatës ai do të hetohet me masën “detyrim paraqitje” për akuzat e kundërshtimit të policisë dhe goditjes për shkak të detyrës, gjatë protestës së fundit të opozitës tek parlamenti. Turma e dhunoi pasi e mendoi një efektiv të policisë të infiltruar, por Albajrami pretendon se ishte pjesëmarrës në protestë si simpatizant i Partisë Demokratike.
POLITIKE
7
E diel, 7 PRILL 2019
LSI: Thotë se do punësojë 12 mijë në Kukës, ndërsa në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit janë vetëm 377 të punësuar, ndërsa në Fiumiçino janë të punësuar 3377 njerëz
I
sh-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se në takimin e djeshëm në Kukës, kryeministri Edi Rama mashtroi qytetarët duke premtuar hapjen e 12 mijë vendeve të punës. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili bëri një analizë të thjeshtë të investimeve në Kukës, duke u shprehur se është e pamundur që një kryeministër të gënjejë në mënyrë kaq të trashë. “Gënjeshtra e tmerrshme e Ramës e të tijve, me 12 mijë vende pune në Kukës, më shumë se Roma dhe Rinasi bashkë! Dje me gojën plot Rama dhe të tijtë mbushën dynjanë me gënjeshtrën sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mijë vende pune në Kukës. Sebepi i këtyre 12 mijë vende pune ishte se Aeroporti i Kukësit, i cili do të ketë sipas hesapeve të këtyre 300 mijë udhëtarë në vit. Po ju shpjegoj fare thjeshtë se sa të trashë janë Rama dhe të tijtë kur gënjejnë. Aeroporti Ndërkombetar i Rinasit “Nënë Tereza”, që ka 3 milionë udhëtarë në vit ka gjithsej 377 punonjës dhe 700 punonjës në bizneset përqark, pra 1077 vende pune. Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Italisë ne Romë – Fiumiçino, me 40 milionë pasagjerë në vit ka vetëm 3377 të punësuar. Ky aeroporti i Kukësit, sipas tarallakëve të qeverisë, me 10 herë më pak pasagjerë, pra vetëm 300 mijë, do të ketë 4 herë më shumë se Aeroporti Leonardo da Vinçi në Rome Fiumiçino dhe 12 herë më shumë të punësuar se Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”?! Po ju vë në dispozicion edhe shifrat zyrtare
Vasili: Edi Rama mashtroi në mënyrë ordinere me punësimet në Kukës me aeroportin
në tabelat zyrtare që ndodhet në uebin e Aeroportit të Romës dhe të Rinasit. I shihni vetë me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet të ulërini shumë, pasi idiotë dhe mashtrues të tillë ordinerë ky vend nuk ka parë ndonjëherë”, u shpreh dje ish-deputeti i LSI-së,
Petrit Vasili. “Aeroporti është në një pozicion shumë strategjik sepse mbledh shqiptarët këtej dhe andej kufirit. Do i japë mundësinë çunave të Kukësit të vijnë me shumë pak paund nga Anglia. Parashikohet një fluks prej rreth 300 mijë pasagjerësh
në vitin e parë për të shkuar deri në 1 milion pasagjerë në vit. Ky aeroport do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën, pasi shërbimet do të prodhojnë vende pune që parashikohen të shkojë deri në 12.000”- kështu deklaroi kryeministri Edi Rama
të premten në Kukës, nga pista e aeroportit të vjetër, e cila me marrëveshjen e re koncesionare për ta “ringjallur” këtë vepër të ndërtuar në vitin 2000 me sponsor nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas luftës së Kosovës do të zgjatet. Kryeministri ishte i qartë kur u premtoi kuksianëve aeroportin në shkëmbim të votës për Safet Gjicin si kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se do të përfundojë brenda një viti. Por duket se në qeverinë e Edi Ramës as vetë nuk e kanë të qartë, ose nuk e kanë ndarë mendjen për faktin sesa do të zgjasin punimet për të bërë të aksesueshëm për fluturimet ndërkombëtare. Kjo pasi deklarata e kryeministrit për një afat prej 12 muajsh, bie ndesh me atë që ministrja Belinda Balluku ka bërë në transmetimin e ERTV-së, gjatë inspektimit që Rama dhe kryeinxhinieri i firmës koncesionare i kanë bërë pistës së vjetër. Ministrja gjatë inspektimin në nisjen e punimeve tha një afat të ndryshëm nga premtimi i kryeministrit, duke u shprehur se kohëzgjatja e përfundimit të ndërtimit do të jetë 24 muaj.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË MOKËR: INVESTIMI NË BUJQËSI DHE NË AGRO-PËRPUNIM, PRIORITETI KRYESOR I LSI-së
S
ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialist për Integrim, Endrit Braimllari ishte këtë të shtunë në zonën e Mokrës, ku ka zhvilluar takime me fermerë dhe blegtorë. Duke u njohur me shqetësimet e tyre, Braimllari shprehet përmes një njoftimi publik përmes rrjeteve sociale se qeveria “Rama” i ka lënë gjithë fermerët dhe banorët e zonave rurale në mëshirë të fatit. “Në Mokrën e Poshtme në Proptisht të Pogradecit ku takuam nga afër banorë të zonës në pazarin tradicional të kësaj qendre lokaliteti. Mungesa e subvencioneve dhe mbështetjes në bujqësi, largimi i të rinjve, mungesa e investimeve për vaditjen janë shqetësimet më madhore të kësaj zone. Kjo qeveri është shkëputur nga realiteti dhe ka harruar njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë, duke i varfëruar gjithmonë dhe më shumë. Investimi në bujqësi dhe në agro-përpunim, mbështetja e të rinjve, hapja e vendeve të reja të
Braimllari: Kjo qeveri është shkëputur nga realiteti. Fermerët s’kanë asnjë mbështetje
punës është prioriteti kryesor i LSI-së”, u shpreh dje në njoftimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Problematikat në bujqësi dhe blegtorinë shqiptare janë trajtuar gjatë këtyre ditëve edhe nga vetë kryetarja e LSI-së
Monika Kryemadhi në takimet që ajo zhvilloi së fundmi me fermerë dhe blegtorë të Qarkut të Dibrës. Kryemadhi ka premtuar se angazhimi i LSI-së është për t’u krijuar mundësi, duke subvencionuar blegtorët e rinj dhe fermerët e rinj për të
rimëkëmbur bujqësinë. Sipas LSI-së gjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë subvencionim për blegtorët si dhe numri i bagëtive ka pësuar ulje drastike, duke e krahasuar me uljen e fondit të subvencioneve për bujqësinë në buxhetin e shtetit. Dhe në këtë pikë, LSI-ja vëren se fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, është ulur me rreth shtatë herë. “Blegtoria shqiptare vajton. Është ulur 7 herë më shumë subvencioni për ta. Jo vetëm për ta por për të gjithë bujqësinë shqiptare. Problemi qëndron që shteti nuk i shikon më blegtorët dhe fermerët shqiptarë si partnerë po i shikon si armiq. Pak më përpara një stallë që e ndërtonin për gjënë e gjallë, shteti vinte për t’ua
shkatërruar jo për ti ndihmuar. Situata është shumë e mjerë në ekonominë shqiptare por akoma më shumë bujqësia. Ne mund të krijojmë një mundësi duke i subvencionuar blegtorët e rinj, fermerët e rinj, duke i ndihmuar që të rimëkëmbin bujqësinë. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim agro-përpunimin e tyre. Duke rimëkëmbur bujqësinë, do të rimëkëmbim bujqësinë shqiptare. Duke filluar me fermerë të vegjël, me blegtorë të vegjël dhe më pas duke zhvilluar më tej për të ndërtuar fabrikat e përpunimit. Mos të harrojmë që bujqësia është baza e ekonomisë shqiptare”- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimet e saj në Qarkun e Dibrës.
FORUM Nga Artan Fuga
Z
E diel, 7 PRILL 2019
Çfarë mbajta mend nga një fjalim në Kukës!
OPINION gjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitojë ekipi i futbollit. Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit. Rrethi skizoid, fitoj bashkinë që të fitoj kampionatin e futbollit, dhe fitoj kampionatin e futbollit që të fitoj bashkinë, pastaj fitojmë bashkinë që të fitojmë kampionatin e futbollit dhe fitojmë kampionatin e futbollit që të fitojmë bashkinë. Hajde xhirim hajde, pirueta logjike të pabesueshme! Ky as futboll nuk është, është rrethi çiklistik i Francës! Edhe fati i kampionatit të futbollit do të vendoset në Kukës! Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën! Kemi bashkëqeverisjen. Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online o Kukësianë ulur në karrike plastmasti se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq e meritoni ju që Bashkia, më falni ekipî ,i futbollit të bëjë për ju! Populli i Kukësit
8
duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja! Edhe ikin nga Kuvendi dhe na gjuajnë me gurë se duan të hyjnë në Kuvend nga dolën. U bo çil e mbyll! Bën mitingje opozita se sjell bashkinë e Kamzës në Tiranë. Po nganjeherë edhe kryetari i bashkisë të Vlorës ulet në karrigen e parë në sheshin e mitingut në Fier! Dhe ndryshimi kryetarit të Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një cerek ore larg atji të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shohi si fluturojnë avionët imagjinarë. Se kryetari i Bashkisë atë funksion ka, të merret me tendera, me ndërtime e beton! Ju Kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroportin a ka drita natën apo jo : Fshati paska drita shumë, thotë Hëna ç’duhem unë! Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më
falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë! Këtë do ta raportojë vetë Marin Barleti 500 vjet më vonë. Poqese nuk e bën, Marin Barleti atëherë edhe ai është një Kardi! Më falni Kadri. E sollën vetë brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë! Jeta juaj këtej e tutje do të kalojë në avione, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha! Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm para disa muajsh, por pranojmë se kemi bërë gabim. Bëmë gabim për fajin tuaj ama, ju rrahëm sepse kishim respekt për ju! Ne këtu ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm. Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasëm me avionë në Kukës. Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në
Kavajë për cunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë - Krujë për cunat e Fushë - Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion. Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë avionëve për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të aterrojë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe aty pasi të marri një veturë me qira do të vijë me pushime në det. Këtej e tutje edhe udhëtimet Kamëz - Tiranë do të bëhen me avionë. Do t’i vejë bashkia e Tiranës me rastin e protestave të opozitës para Kuvendit. Që demonstruesit të zbarkojnë shpejt te sheshi sa herë ndryshohet dita ose ora e mbledhjeve të Kuvendit! Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështetur mbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh me bisht shoqëruar me puro, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gja-
kovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri. Një kafe me bisht në Kukës! Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida : Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bish për ju! Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës. Do të vijë vetë mbretëresha e Anglisë për peshk! Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë? Mërzitesh ti që po merrem me gruan tënde??? Ik o budalla! E o punë e madhe demokratike është! E kuptuat o Kardinjtë e Tiranës !
Kompania të cilën Partia Socialiste e kontraktoi për të lobuar në SHBA në 2018-ën, rezulton të ketë përfaqësuar klientë të fuqishëm rusë
“Ballard Partners”, kompania që loboi për PS, e lidhur me rusët
K
ompania “Ballard Partners” të cilën Partia Socialiste e kontraktoi për të lobuar në SHBA në 2018-ën, rezulton të ketë përfaqësuar klientë të fuqishëm rusë. Mes klientëve të “Ballard Partners” ka jo vetëm oligarkë rusë por edhe politikanë të huaj të hetuar nga FBI si dhe aleatin e presidentit sirian Bashar Al Assad. Një prej tyre është dhe David Yakobashvilli, një miliarder rus i njohur për lidhjet me presidentin Vladimir Putin, raporton Dosja.al. Prej më shumë se një viti, në Shqipëri ka nisur “një lojë” me spiunë rusë, ndërsa mediat flasin për një ndërhyrje të Moskës në vendin tonë. Akuzat janë bërë edhe më të flakta që pas një investigimi të revistës “Mother Jones” ndaj lobimit të Partisë Demokratike në SHBA që dyshohet se është financuar nga një kompani e lidhur me rusët. Por ajo çka është interesante, është fakti se rusët janë ndër klientët më të preferuar të lobistëve amerikanë, veçanërisht oligarkët e pasur rusë. Me qindra lobistë punojnë për klientë rusë e madje edhe për institucione apo vetë qeverinë ruse dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë të ligjshme. Kështu kompania “Bal-
lard Partners” të cilën Partia Socialiste e kontraktoi për të lobuar në SHBA në 2018-ën, rezulton të ketë përfaqësuar klientë të fuqishëm rusë, dhe jo vetëm kaq. Mes klientëve të “Ballard Partners” ka jo vetëm oligarkë rusë por edhe politikanë të huaj të hetuar nga FBI si dhe aleatin e presidentit sirian Bashar Al Assad. Vitin e kaluar, Partia Socialiste nënshkroi një kontratë me Ballard Partners me vlerë 240 mijë dollarë. Kontrata e PS me Ballard Partners Natyrisht kjo është një kontratë shumë e vogël, në krahasim me “peshqit e mëdhenj” që ka mundur të kapë pronari firmës së lobimit, Brian Ballard. Mes tyre është dhe David Yakobashvilli, një miliarder rus i njohur për lidhjet me presidentin Vladimir Putin. Ai ka lindur në Gjeorgji dhe njihet si themelues i disa bizneseve të fuqishme por aktualisht është presidenti i Këshillit ruso-amerikan për bashkëpunimin e biznesit. Mediat amerikane raportojnë se Lakobashvilli i ka paguar kësaj kompanie 450 mijë dollarë vitin e kaluar. Por, pavarësisht se në SHBA ende vijojnë dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, të punosh
për kompani apo individë rusë nuk është aspak e jashtëligjshme. Brian Ballard, lobisti i Katarit e qeverisë turke që punoi për aleatin e diktatorit sirian Assad Ai konsiderohet si lobisti më i fuqishëm në Washington dhe është një prej miqve më të vjetër të presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin njihet që prej viteve 1980. Ballard ka punuar si lobisti i Trump në Florida duke ndihmuar fillimisht organizatën e manjatit republikan dhe pas shumë vitesh bashkëpunim, kur u bë e qartë se Trump do të ishte kandidati i republikanëve, Ballard u përfshi në fushatën e tij, duke arritur të vërtetojë se ishte një aset mëse i vlefshëm, pasi arriti të mbledhë miliona dollarë për fushatën e Trump. Ky i fundit ia doli të bëhet president por edhe Brian Ballard arriti të ngrejë një perandori të vërtetë. Në këto 3 vite, Ballard është ngritur nga zero në 100 klientë, mes të cilëve disa prej të cilëve, jashtëzakonisht të fuqishëm. Bëhet fjalë për më shumë se 100 klientë, amerikanë dhe të huaj, që i kanë sjellë 28 milionë dollar firmës së lobimit Ballard Partners. Vitin e kaluar websajti amerikan “Daily
Beast” zbuloi pas një investigimi se firma e fuqishme e lobimit, Ballard Partners, kishte lobuar për një prej aleatëve të ngushtë të diktatorit sirian Bashar Al Assad. Daily Beast kishte zbuluar se kompania ASM International General Trading LLC, për të cilën “Ballard Partners” lobonte në Uashington, kishte një prej pronarëve të saj familjen e pasur siriane Foz, të lidhur ngushtësisht me presidentin e Sirisë Bashar Al Assad. Ballard lobonte për këtë kompani të afërt me diktatorin sirian ndërsa përfaqësonte në të njëjtën kohë dhe organizatën “Citizens for a Safe dhe Secure America”, që përkrah rrëzimin e regjimit të Asadit në Siri. Operacionet e Ballard si lobist, në fakt kanë nxitur kontrolle nga Departamenti i Drejtësisë që kur ai lobonte për qeverinë e Kosovës në emër të presidentit Trump. Më vonë, një prej klientëve të tij më të famshëm, politikani Nigerian Atiku Abubakar u vu në qendër të vëmendjes pasi u vu në qendër të një hetimi nga FBI pasi dyshohej se i kishte kërkuar 500 mijë dollarë rryshfet ish kongresmenit republikan William Jefferson. Ndërkohë një nga klientët më të mëdhenj të
Ballard është Halkbank, banka shtetërore turke që i ka dhënë atij të paktën 2 milionë dollarë për të lobuar në Departamentin e Shtetit. Në 2017-ën, zëvendësdrejtori i kësaj banke u arrestua nga zyrtarët amerikanë me akuzën se kishte financuar miliona dollarë Iranin. Veç bankës, Ballard ka përfaqësuar edhe qeverinë turke si lobist. Ai ka mundur të fusë në listën e tij të klientëve Katarin dhe Republikën Domenikane. Ajo çka është më interesante, është se gjatë kësaj kohe, Brian Ballard ka mbledhur rreth vetes një ekip “lojtarësh” me njerëz që njihen për lidhjet e tyre me presidentin Trump. Prurja më e fundit ishte ish prokurorja e përgjithshme e Floridas Pam Bondi, e cila ka punuar me ekipin tranzitor të Trump dhe ka bërë bujë në median amerikane pasi vendosi të mos ndjekë një çështje gjyqësore kundër Universitetit Trump. Ndërkaq në janar, ekipit iu bashkua Raj Shah, ish zëvendës sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. Pjesa tjetër e ekipit përfshin ish kongresmeni Robert Wexler dhe ish ndihmës sekretari amerikan i shtetit James Rubin. Dosja.al
POLITIKE
9
E diel, 7 PRILL 2019
Drejtori për Euroazinë në “Zërin e Amerikës”: Rama, ka minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën
E
lezBiberaj, drejtor për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin që ka mbajtur në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’. Biberaj thotë se Rama qeveris i pasfiduar, ndërkohë që “sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik.” Duke e konsideruar një udhëheqës autoritar, të korruptuar, arrogant dhe jo transparent, ElezBiberaj thotë se kryeministri Rama ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqësorin e ka mbushur me njerëz besnikë, duke përdorur reformën në drejtësi.“Pas fitores me një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet te kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste
Elez Biberaj: Rama, kryeministër autoritar, i korruptuar dhe arrogant
mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëvetë zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e
ndryshimeve”, është shprehur Biberaj. ElezBiberaj ka komentuar edhe situatën e shtypit në Shqipëri, që me ardhjen e Ramës në pushtet është bërë më pak i lirë dhe më pak i pavarur. Ai kritikon kryeministrin për sulmet ndaj gazetarëve dhe për mos dënimin e skandaleve qeveritare që janë
publikuar nga mediat.“Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpuniminmes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre. Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten te mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme. Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve
DURRËS
Kryemadhi takon të rinjtë: Shqipëria shtëpia juaj!
“Shqipëria shtëpia juaj!”. Ky ka qënë mesazhi që Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka dhënë të rinjve shqiptarë.Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, e rrethuar me të rinj dhe shkruan se rinia është energji e shpresë për Shqipërinë.Mesazhi i znj. Kryemadhi vjen në një kohë që largimi i të rinjve nga vendi është një nga plagët më të rënda të shoqërisë tonë, një eksod që ka filluar që pas vitit 2013 e që nuk po ndalet.Pikërisht kjo çështje ka qenë një ndër pikat kryesore të opozitës shqiptare e cila që prej dy muajsh është në një fushatë të pandalur protestash përmes të cilave kërkon largimin e qeverisë, si përgjegjësja kryesore e largimit të të rinjve nga vendi. të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave”, ka deklaruar Biberaj.
ANËTARI I KRYESISË SË PD
Z
ëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, MetthewPalmer, do të vizitojë Tiranën me 9 prill, ku do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës LulzimBasha. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i ftuar në RTV Ora tha se nuk pritet që zyrtari i lartë amerikan të vijë me ndonjë paketë konkrete për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.Çelësin e zgjidhjes ai e sheh te reflektimi i mazhorancës, që sipas tij deri tani nuk ka ndodhur. “Në dijeni time nuk ka një paketë konkrete por konsultime.Zgjidhja e krizës kërkon në radhë të parë një reflektim nga mazhoranca që ende nuk e kemi. Ende ne shohim një Kryeministër që sillet në mënyrë arrogante, vazhdon të
Kadilli: SHBA nuk ka paketë për zgjidhjen e krizës, Rama duhet të largohet
luajë me skenë e tij të bajatosur me bullizimin ndaj opozitës. Përveç dy-tre sinjaleve që vinë nga politikanë të rëndësishëm të
spektrit të majtë,kam parasysh Majkon, Xhafaj dhe së fundi dhe Bushatin, janë reflektime të vogla.Objekti ynë politik është
rikthimi në Shqipëri i një sistemi zgjedhor të besueshëm dhe të pranueshëm nga palët. Kjo ka një parakusht, largimin e Ramës. Rama duhet të hapë rrugën dhe të largohet nga qeveria. Rama nuk mund të jetë kryeministër, e ka humbur të gjithë të drejtën të jetë një garant i një procesi zgjedhor”,- tha Kadilli. Anëtari i kryesisë së PD, thotë se opozita është e hapur për ndryshimin e kodit zgjedhor, por kjo thotë ai kërkon mbi të gjitha një vullnet politik nga palët. “Sistemi zgjedhor mund të ndryshojë, mund të përfshijmë elementë të ndryshme ligjore, garanci të vogla apo të
mëdha brenda sistemit ligjor, kodi elektoral nuk është ai që garanton.Ajo çfarë garanton zgjedhjet është standardi, vullneti politik. Ndaj mbi një vullnet politik dhe standard çdo lloj sistemi.. Ne jemi të gatshëm dhe Basha e ka shpallur një term që ka kaluar pa u vënë re, aksesi në politikë. Akses në politikë do të thotë të kemi kushte të barabarta për të garuar, të kemi mundësi që pushtetin ta kontrollojnë qytetarët. Të mos kemi më defektet që sistemi prodhon.Cili është një nga defektet? Lideri është i pakontrollueshëm, parlamenti kthehet në noterizues të Kryeministrit.Jemi të gatshëm ta ndryshojmë çdo gjë, jemi të gatshëm ta kthejmë edhe me kufizim mandatesh, një Kryeministër të mos jetë më shumë se dy mandate”,- tha Kadilli për “Ora News”.
SPECIALE
10 E diel, 7 PRILL 2019
NË 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”
Nga Mal Berisha* (Vijon nga numri i kaluar) Pjesa e Tretë
“Egoist nuk është vetëm ai shqiptar që i vendos interesat e shqiptarisë mbi ato të vetat.” A.Karagjozi. Në mesin e vitit 1999 pas shërbimit që kisha mbyllur si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Vilajetin e Stambollit u vendosa për një farë kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, praktikisht në shtetin e New Jersy - t. Puna e mëparëshme më kishte dhënë mundësinë që të njihesha me shumë prej figurave më të rëndësishme të bashkësisë shqiptaro – amerikane. Ndër ta veçoja Dr. Elez Biberaj, Hon. Joe DioGuardi, Presidenti i Ligës Shqiptaro Amerikane dhe këshilltaren për çështjet Ballkanike zonjën Shirley Cloyes, gazetarin e njohur Vehbi Bajrami, nacionalistët Musli Mulosmani, artistët Fadil Berisha, gazetarin Beqir Sina etj. Nuk vonova shumë dhe një ditë shkova tek selia e Federatës Pan - Shqiptare Vatra në Bronx, New York. Atë ditë takova për herë të parë zotëri Agim Karagjozin për të cilin kisha dëgjuar shumë. Kryetari i Vatrës, Ingj. Agim Karagjozi ishte një burrë i shtruar. Kur e takova unë ai ishte shtatëdhjetë e dy vjeç. Ai kishte gjashtë vjet qëkurse ishte zgjedhur kryetar i organizatës më të vjetër, më me
Agim Karagjozi , mentori i Patriotizmës Shqiptare Agim Karagjozi, ish-Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “VATRA”, mentori i patriotizmës shqiptare
emër dhe më me ndikim në historinë e Shqipërisë. Ai kishte kaluar një jetë plot me ngjarje, si çdo emigrant ose njeri që kishte qenë kundër
rregjimit komunist. Ajo që e shquante atë ishte fakti që asnjëherë nuk pushoi së punuari për çështjen kombëtare shqiptare. Ai kishte kryer shkollën fillore në qytetin e lindjes në Gjirokastër. Më pas ai shkoi në Vlorë ku kreu klasin e pestë. Në vitet 1938 – 1944 studioi në liceun e Korçës, gjimnazin e Gjirokastrës dhe atë Tiranës. Në verën e vitit 1944 ai u mobilizua të luftonte kundër forcave të Mihajloviçit në Qafën e Morinës me batalionin “Besnik Çano” Po atë vit ai largohet nga Shqipëria dhe në vitet 1948 deri në vitin 1955 studion në “Robert Kolegjin” e famshëm të Stambollit ku u diplomua si inxhinjer elektrik. Agim Karagjozi ishte u brumosur me shpirtin e identi-
tetit kombëtar të Mithat Frashërit dhe të shqiptarisë. Ajo që e frymëzoi atë gjatë tërë jetës ishte deviza: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri dhe pa Shqipëri nuk ka Kosovë”. Kjo e bëri atë një luftëtar të paepur për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodheshin, në Kosovë, Maqedoni, Presheve, Mal të Zi dhe Çamëri. Ai i zhvilloi këto cilësi që kur u bë anëtar i rinisë balliste shqiptare. Historia mëse njëqind vjeçare e Vatrës dhe njëqint e dhjetë vjeçare e DIELLI – t nuk kuptohen dot pa emrin e Agim Karagjozit, të pakten jo për përiudhën që nga viti 1960 e deri në vitin 2018. Pra një periudhë 58 vjeçare. Nga një vatran i thjeshtë në vitin 1960, ai
u bë zevendës kryetar në vitin 1965, kohe kur Vatrën e drejtonte patrioti i madh shqiptar i Amerikës, Anthony Athanas. Ai themeloi Fondin e Përhershëm të Vatrës dhe kontribuoi edhe vetë për ndërtimin e Shtëpisë së Vatrës në Bronx në vitin 1997, aty ku gjëndet sot. Një ndër ëndërrat e tij të cilën e ndoqi deri në realizimin e saj ishte ta shihte komunizmin të rrëzuar në Shqipëri dhe Ksovën të çliruar. Një ndër gjërat që ai e thoshte përherë në jetën e tij ishte: “Mos u dorëzo, mos u frikso, mos e lësho vendin tënd!” Ishte periudha fill pas rënjes së komunizmit që e bindi atë të bëhej shtetas amerikan pasi tanimë ëndrra e tij për një Shqipëri të lirë e demokratike ishte plotësuar. Kjo u pasua edhe me zgjdhjen e tij si Kryetar i Vatrës dhe vatranëve në vitin 1992. Veprimtaria e tij patriotike ka aq shumë pika ndalese. Ndër to është sjellja me iniciativën e tij e eshtrave të mbetura në mërgim të patriotit të madh, diplomatit të shquar, themeluesit dhe drejtuesit të parë të Vatrës, Faik Konicës në vitin, 1995. Cermeonia u shoqërua me një një pritje madhështore që u organizua nga qeveria shqiptare e asaj kohe. Ai udhëtim u pasua nga një tjetër i Vatranëve të drejtuar nga kryetari tyre, tashmë me një trajtë të një figure historike si Agim Karagjozi, në veriun e Shqipërisë. Ata iu afruan kufirit me Kosovën, në Tropojë ku kishin ardhur për të inkurajuar djemtë e vajzat shqiptare që luftonin për çlirimin e Kosovës. Aty sollën ndihma mjekësore dhe financiare. (Vijon në faqen 11)
SPECIALE (Vijon nga faqja 10)
Media amerikane i bëri jehonë këtij udhëtimi. Ai ishte mik i afërt me Presidentët Rugova dhe Berisha. Historike do të mbetet takimi i tij dhe shqipatro amerikanëve të tjerë me Presidentin Klinton në Zyrën Ovale. Presidenti Amerikan i inkurajoi shqiptarët e Amerikës nëpërmjet Vatrës që të punonin fort me çdo mjet e vëçanërisht në media për të mbajtur lart opinion e brendshëm amerikan në mbështetje të luftës në Kosovë. Ishte pikërisht ajo periudhë kur edhe autori i këtij shkrimi u angazhua me çdo mjet për të ndihmuar në mbajtjen lart të asaj fryme. Ishin 11 emisione televizive, në formën e debateve të transmetuara drejpërsëdrejti nga kanali amerikan CN8 me serbo – amerikanë në anën tjetër të tavolinës dhe dhjetra e qindra njerëz që ndërhynin me telefonatat e tyre në atë emission të quajtur “It’s your Call”. Çdo natë pas emisionit, të cilin i ndjeri e ndiqte me aq vemëndje, telefonatën e parë e merrja pikërisht prej tij dhe prej tij dëgjoja ato fjalë inkurajuese për të vazhduar më tej. Megjithëse mosha po bënte të veten, ai nuk pushoi së vepruari në të mirë të kombit. Në vitin 2005 ai drejtoi shqiptarët që të dëgjonin Presidentin George W Bush tek e inicionte pranimin e Shqipërisë si antare e NATO – s. Në vitin 2010, ai e ndjeu se fuqitë po i shterroheshin dhe vendosi t’i lëshonte vendin si kryetar i Vatrës një patrioti dhe nacionalisti tjetër, Dr Gjon Bucaj i cili që prej shumë vitesh gjëndej përherë në krah të tij bashkë me aktivistin e shquar dhe nënkryetar i Vatrës, z Agim Rexha. Të dy Agimët patën fatin dhe nderin të bënin histori në atë periudhë të
11 E diel, 7 PRILL 2019
Konferencë shkencore për 110-vjetorin e gazetës “Dielli” në SHBA Në Manhatan SHBA u mbajt dje konferenca shkencore për 110-vjetorin e gazetës “Dielli”, një nga mediat historike me rëndësi për Shqiptarët e Amerikës, por edhe gjithë kombin. Konferenca shkencore u moderua nga gazetarit Frank Shkreli, ish-drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës dhe gazetares Rafaela Prifti. Në këtë aktivitet që vë në dukje vlerat e jashtëzakonshme që diapsora shqiptare ka dhënë për kombin shqiptar referuan emra të njohur të shkencës dhe diplomacisë shqiptare. Ligjërues në këtë aktivitet ishin; Prof. Nikolla Pano, Dr. Elez Biberaj, Mr.
rëndësishme të jetës së Vatrës. Por Vatra nuk mund ta lëshonte lehtë emrin e atij që i bëri aq nder për aq shumë vite andaj e zgjodhi atë President Nderi. Të gjithë vatranët
Grant Harris, diplomati Mal Berisha, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Neka Doko, Anton Cefa, Dr. Arjeta Ferlushkaj,Ernestina Halilaj, Idriz Lamaj, Loreta Loli, Agron Alibali, Rafaela Prifti, Dalip Greca. Diplomati i njohur Mal Berisha prezantoi në këtë konferencë një studim për rolin që gazeta “Diell” dhe shoqëria pan-shqiptare “VATRA” ka luajtur përgjatë viteve në mbrojte të interesit kombëtar. Artikulli i diplomatit Mal Berisha që po botohet në disa pjesë në gazetën “Koha Jonë” është pjesë e këtij referatit mbajtur dje në SHBA, për 110 vjetorin e gaztës “Dilli”.
e mbajnë mend mirë porosinë e Agim Karagjozit kur thoshte: “Egoist nuk është vetëm ai shqiptar që i vendos interesat e shqiptarisë mbi ato të vetat.” Takimet e mia me Agim Karagjozin kanë qenë ndër momentet me të bukura dhe më frymëzuese që kam patur ndonjëherë kur jam takuar me ndonjë shqiptar. Ai fliste butë, embël dhe ngadalë por asnjëherë nuk i binte një fjalë në tokë. Shqetësimi dhe përkushtimi i tij për të ardhmen e shqiptarisë i tejkalonte shumë herë shqetësimet e tij familjare, ato ekonomike apo të moshës së thyer. Ai besonte tek e ardhmja e shqiptarëve. Kthimet e herepasherëshme në New York nga misionet e mia sa nga Prishitna, sa nga Tirana sa nga Londra ku unë shërbeja, kishin përherë në
plan takimin me Presidentin e Vatrës. Në mbledhjet në seli apo tryezat e darkave ai gjëndej përherë i rrethuar nga vëllezër që kanë bërë bashkë me të edhe historinë më të re të Vatrës si z. Agim Rexha, Dr Gjon Bucaj, z. Idriz Lamaj, z. Zef Balaj z. Zef Pernocaj, zonja Marjana Bulku e sa e sa të tjerë. Ata ishin vatranët të cilët jetën e tyre në Amerikë nuk e kishin konsideruar si një privilegj për vete por edhe si një detyrim ndaj çështjes tonë kombëtare. Takimi i fundit me Agim Karagjozin ishte me datën 6 Janar të vitit 2018, vetëm tre muaj para se ai të ndërronte jetë. Vatra organizoi promovimin e librit tim kushtuar Ambasadorit Herman Bernstein ne selinë e saj. Ishte një ditë tmerrësisht e ftohte, minus 14 gradë Celcius pas një
bore të madhe që kishte pushtuar New Yorkun. Shumë vatranë ishin mbledhur atë ditë dimri. Papandehur ia behu Kreytari i nderit, z. Agim Karagjozi me të birin Zydiun që e mbante për krahu. Ai ecte me hapa të shkurtër krejt si një fëmijë që sapo ngrihet në këmbë për herë të parë. E mbante kokën lart dhe e përshkoi sallën mes për mes dhe erdhi e më ra në krahë. E folura i pengohej por më tha me zë të ulët: “Nuk rrija dot pa ardhur në këtë promovim që i vlen kaq shumë Vatrës dhe shqiptarëve. Jam i lumtur që po shihemi përsëri, sepse ditët e mia janë shkurtuar.” Prania e tij i dha asaj ditë një dimension të madh. Përpara nesh ishte vetë historia gjysëm shekullore e Vatrës e përsonifikuar në aq shumë përpjekje, dështime dhe më në fund edhe suksese për çështjen shqiptare. Ai ishte një symbol, statujë, që fliste vetë pa patur nevojë të thoshte asgjë. Kur çdo gjë mbaroi, biseduam edhe për disa minuta, u përqafuam dhe u ndamë me lotë në sy. Në fakt edhe ai edhe unë ndjemë se nuk do të shiheshim më. Dhe kështu ndodhi. Në më pak se tre muaj më 1 Prill 2018 ai ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare, duke lënë pas një familje të mrkullueshme ku spikat djali i madh, aktivisti i shquar i Vatrës, Zydiu. Agim Karagjozi Ai ishte një pasardhës i denjë i Faik Konicës dhe i Peshkopit Noli. Me vdekjen e tij patriotizmi i vërtetë shqiptar humbi një emër të madh, një aktivist të shquar, një dashamirës të paepur të atdheut, një model të mençurisë dhe mendjes shqiptare, një antikomunist pa kompromis. Ai kurrë nuk pushoi së punuari për të mirën e vendit të tij të dashur, Shqipërisë dhe e kaloi pjesën kryesore të jetës në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Nëse do të përpiloja një listë të shqiptarëv që kam pasur nderin t’i takohj gjatë gjithë jetës time, një nga emrat më të respektuar do të ishte emri i Agim Karagjozit. Askush nuk to të jetojë përgjithmonë. Por në fund të fundit shkon i lumtur ai që lën pas një emër dhe një trashëgimi si ajo e Agim Karagjozit të cilin do ta konsideroja si mentorin e patriotizmës shqiptare. *Studjues dhe diplomat (Vijon në numrin e ardhshëm)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E diel, 7 PRILL 2019
Krujë, ansambli historik sot destinacion kryesor turistik Qyteti historik Kruja, çdo fundjaë pret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Mbi kalldrëmin e qytetit, ndihesh si bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, teksa shikon zejtarinë e trashëguar prej kohës arbërore. Nga të pakta qytete në Shqipëri, që të kthen 500 vite pas në kohë, sapo prek Pazarin e Vjetër, ku ende ruhet tradita më e bukur etnografike. Në rrugicën e ngushtë me gurë, gjallon puna artizanale, që zgjon kureshtjen e turistëve për të parë e për tu njohur me trashëgiminë etnografike, e cila ruhet plot fanatizëm nga krutanët. Qeleshja, puna në tezgjah, enët e punuara në bakër, Kalaja e Krujës e punuar në dru, antikuaret e rralla bëjnë që turistët të marrin një pjesë të historisë me vete. Rruga e Derexhikut të çon deri në Kalanë e Krujës, në portën që i rezistoi tre rrethimeve më të mëdha osmane, e që sot është e hapur për mijëra vizitorë. Muzeu që “flet” për Skënderbeun, me mikpritjen e stafit tejet profesional, prek
madhështinë e Heroit Kombëtar. Mbas dy muajve të parë të vitit 2019 që ishin të heshtur, muaji mars solli qindra turistë, ku vetëm në ditën e fundit, Kalaja u vizitua nga 1000 vizitorë. Lama, drejtuesi i “Tours Albania & Balkans”, i cili po shoqëron një grup turistësh britanikë, tregon mbi përshtypjet që
marrin turistët. “Kruja ka një pamje dhe histori befasuese, që tregon krenarinë e një kombi. Habia e tyre është kur kuptojnë rëndësinë e Heroit tonë Kombëtar, si mbrojtës i qytetërimit europian dhe qëndresa e shqiptarëve bëri që Europa të merrte kohën që ti forconte portat ndaj forcave osmane”, tregon Lama.
Tri drama dhe një komedi për këtë të dielë Të gjithë adhuruesit e Teatrit, sot mund të shijojnë 3 drama dhe një komedi, duke e kthyer këtë të dielë, në të dielën e Teatrit. Antigona, Mbretëresha e Bukurisë, Shërbëtoret dhe Darka e Lamtumirës, këto janë shfaqjet që do të tërheqin spektatorët në Teatrin Eksperimental. Në rolet kryesore në të katërta shfaqjet do të interpretojë aktorja Laura Nezha. Mes emocioneve ajo shprehet se ngarkesa është tepër e lartë, por kënaqësia është ajo që do të triumfojë. “Ti mbyll njerën natë dhe të nesërmen mendon që është një atmosferë krejtësisht tjetër. Rikujton një tekst tjetër, marrdhënie. Do e shijoj akoma edhe më shumë kur ky proces të përfundoj, sepse tani jam akoma në atë adrenalinën e intensitetit të vazhdueshëm. Saç është impenjative është edhe aq e veçantë”. 3 drama dhe një komedi nga të cilat protagonistja e tyre nuk mundet të përzgjedhë të preferuarën. “Për mua është gati e vështirë që t’i ndaj. Nuk di. E rëndësishme është që janë role që nuk ngjajnë fare në karakteristika me njeri-tjetrin. Kjo më bën mua të plotë dhe për të ardhur ndryshe në këto netë”. Shfaqja përmbyllëse do të jetë drama Antigona, mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Shiten letrat që Napoleoni ia shkroi Jozefinës Tri letra dashurie që Napoleon Bonaparte ia shkroi bashkëshortes së tij Jozefinë (Marie Josèphe Rose Tascher de La Pagerie) mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513,500 euro në një ankand në Paris. “Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kalë. (…) Aspak netë, aspak pushim, aspak gjum”, i shkruan Bonapart më 18 prill 1796, gjatë kampanjës italiane. Në këtë ankand u shit për 48,100 euro edhe një makinë e rrallë e dekodimeve, Enigma, që u përdor nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vitet e Marilyn Monroe, vijnë në një serial televiziv “BBC Studios” dha “ok” për prodhimin e një mini seriali televiziv të përqendruar te vitet e fundit të jetës së Marilyn Monroe. Projekti që mban firmën e Dan Sefton e Simon Lupton do të bazohet në librin e Keith Badman “The Last Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story”. Aktorja, që ndërroi jetë në vitin 1962, në moshën 36-vjeçare, mbetet ende një ikonë stili. Producentët thanë se seriali do të tregojë për periudhën ku sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çrregullt; varësia nga alkooli dhe ilaçet, që ndikuan në shkatërrimin e karrierës së saj, duke e çuar drejt vdekjes. Libri i Badman tregon historinë e Monroe në disa aspekte dhe seriali do të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke specifikuar lidhjet me lojtarin e bejsbollit Joe DiMaggio, John e Bobby Kennedy dhe Peter Lawford, anëtar i “Rat Pack”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 7 PRILL 2019
Projekti i 17 shkollave të reja vlerësohet nga Samiti i Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore në Sarajevë
N
isma e Bashkisë së Ti ranës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet u përzgjodh si një nga projektet më të mira në Samitin e Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore që u mbajt në Sarajevë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se 17 shkollat e reja përveçse zgjidhin për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne, do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare”, për t’u shfrytëzuar edhe gjatë pasditeve nga nxënësit dhe banorët e zonës. “Jam shumë i lumtur që projekti që u vlerësua më shumë nga Bashkia e Tiranës në Forumin e Samitit të kryeqyteteve ishte ai i 17 shkollave të reja. 17 shkolla që janë jo vetëm epiqendra të dijes, por edhe të jetës komunitare, duke filluar nga shkolla e parë në KodërKamëz, ku bashkia tashmë e ka shpronësuar privatin, për t’i dhënë komunitetit prej 30 mijë banorësh një shkollë pas
Veliaj: Pas 30 vitesh, komuniteti në Kodër-Kamëz me shkollë të re
30 vitesh”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se shkollat e reja janë të dizenjuara nga arkitektët më të mirë, duke ofruar modele të suksesshme edhe për qytetet e tjera. “Përpara se dikush të jetë student i mirë, duhet të jetë nxënës i mirë në 9-vjeçare, në gjimnaz, dhe pastaj të vazhdojë karri-
erën e vet akademike. Ndaj, jam shumë i lumtur që 17 shkollat e Tiranës, të gjitha të dizajnuara nga arkitektët më në zë, janë sot një shembull frymëzimi edhe për qytetet e tjera”, tha ai. Shkollat e reja do të ofrojnë një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në kon-
ceptim, për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit. “Ndamë propozimet tona se si edhe në qytete të tjera, procesi i shkollave të konceptuara si qendra komunitare, të hapura 24 orë, me hapësira të bollshme për sport, për takime nga prindërit apo nga anëtarët e tjerë të komunitetit, janë sot
filozofia e re; se si shkolla nuk është një vend parkimi 6 orësh për fëmijët, por edhe një hapësirë për gjithë mëhallën dhe komunitetin”, deklaroi Veliaj. Duke u ndalur te punimet e Samitit të Sarajevës, që bëri bashkë kryebashkiakët e Ballkanit, Veliaj theksoi se ky
bashkëpunim i ri është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë prej modeleve dhe eksperiencave të suksesshme nga njëri-tjetri. “Sot është një ditë e mirë për bashkëpunimin rajonal sepse Samiti i kryeqyteteve të Ballkanit, për herë të parë krijon një tryezë të rrumbullakët ku mund të ndajmë idetë më të mira, të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin dhe të kemi lidhje më të forta mes administratave të bashkive. Si shumë prej vendeve të vogla të Ballkanit, edhe në Shqipëri, ekonomia, popullsia, jeta kulturore, artistike, biznesi, është përqendruar në kryeqytet. Ndaj, bashkëpunimi i 6 kryeqyteteve të Ballkanit është një platformë mësimi dhe nxjerrje eksperiencash e përvojash të jashtëzakonshme”, nënvizoi Veliaj. Pjesëmarrësit në Samitin e Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore diskutuan mbi nxitjen e rolit të kryeqyteteve si gjenerues të rritjes, duke krijuar një platformë për bashkëpunimin ndërkufitar në fusha specifike.
FORUM ANALIZË Nga Luan Rama*
A
s dhjetë ditë më parë, pikërisht më 28 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit, raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. E në të njëjtën kohë, edhe e publikoi atë raport, pasi transparenca është një konstante e shenjtë dhe e pandryshueshme e institucioneve amerikane, mbi të gjitha si dëshmi e respektimit të ligjit dhe e autoritetit kushtetues që ato kanë. Është një praktikë e përvitshme e bashkëveprimit ndërinstitucional dorëzimi i raporteve të DASH në Kongresin amerikan, që evidenton kësisoj rolin e pazëvendësueshëm të Kongresit në hierarkinë institucionale në SHBA, duke na dhënë në këtë mënyrë edhe një model ekselent e funksional të bashkëpunimit e bashkëveprimit ndërmjet tyre. Ndërsa në Shqipërinë tonë, Kryeministri edhe pse e ka detyrim ligjor që si kryetar i Komiteti Kombetar të Bashkerendimit të Luftës Kundër Drogës, brenda dates 30 mars të çdo viti, duhet t’i paraqesë Kuvendit nje relacion me te dhenat
qe kane te bejne me shfaqjen e dukurise se droges ne Shqiperi, me strategjite e pershtatura, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme te Qeverise per detyrimet nderkombetare, nuk e ka përmbushur asnjëherë këtë detyrim që prej ditës kur është emëruar Kryeministër! Do të mjaftonte vetëm ky fakt që Kuvendi të kërkonte menjëherë shkarkimin e tij, mirëpo, për fatin e keq të demokracisë në këtë vend, edhe Kuvendi nuk ka as vullnet dhe as integritet për të zbatuar ligjin që vetë e ka miratuar. Mua personalisht më është dashur ta denoncoj publikisht këtë fakt disa herë vit pas viti në Kuvendin e Shqipërisë, e megjithatë, edhe pse e kam kërkuar për sa kohë kam qenë deputet përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, as Kuvendi dhe as Kryeministri, nuk e kanë zbatuar ligjin, edhe pse kemi të bëjmë me njërën prej dukurive më shqetësuese për shoqërinë shqiptare dhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, siç është kultivimi e trafikimi i drogës, që vazhdon të mbetet njëra prej
KOMENT Nga Lorenc Vangjeli
B
eteja për rendin publik dhe sigurinë në vend është një akt që nuk mund të kryhet vetëm nga policia apo dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Krimi i organizuar nuk është i dukshëm si në filma dhe as përputhet fare me përfytyrimin klasik për keqbërësit e vegjël të viteve 90-të: tipa të egër që hanin fara luledielli, me flokë “bishtpllum” dhe baseta të gjata, me mjekër të parruar dhe dhëmbë të prishur, xhinse të ngushta poshtë barkut të enjtur, me kanatiere të djersitur me stampa gotike dhe atlete kineze. Banditi i sotëm është tërësisht ndryshe. Ai vesh kostum dhe kravatë, shkon në restorante luksi, ndërton, prodhon, mer tendera publikë, mund të jetë zyrtar apo ish-zyrtar në administratë, i zgjedhur me votë diku gjetkë apo dhe i emëruar diku tjetër, shpesh në polici e po kaq shpesh edhe në prokurori e gjykatë, herë në pushtet dhe herë në opozitë. Banditi i sotëm i krimit të organizuar është një qytetar në dukje i respektuar dhe i nderuar që madje edhe paguan një minimum taksash dhe shkon rregullisht në takimet me prindër
në shkollën e fëmijëve të tij. Ai mban dietë, shkon në qendra estetike, nuk e refuzon botoksin, ka buzëqeshje të butë porcelani dhe diamante nëpër gishta. Bën bamirësi, u jep shpërblim të punësuarve të vet, tradhëton me raste, por jo me shpirt dashnoren, ble piktura sepse është në mode, del jashtë shtetit me miq fundjavave dhe kur ecën më këmbë, shkon gjithmonë aty ku i rreh zemra: tek paradhomat e pushtetit edhe nëse kohë pas kohe i thyhen gjunjët dhe dikush tjetër i zë vendin. Likuiditetet e jashtëzakonshme në cash, logjistika fantastike në dispozicion dhe eksperienca e krijuar në vite e bëjnë të frikshme forcën e kësaj kategorie krimi të organizuar: ky tip nuk luftohet me automatikë. Dhe mbi të gjitha, sot nuk ka as një ndarje të përcaktuar, të këqinjtë në një anë të llogores dhe që mirët që i luftojnë ata, që qëndrojnë përballë. Mbas epokës së marrëzisë së Cannabis-it, krimi i organizuar shqiptar tashmë është në fazën përfundimtare të kapërcimit në një rol të dorës së parë në trafikun ndërkombëtar të dro-
14 E diel, 7 PRILL 2019
DASH, Kuvendi i Shqipërisë dhe droga në mes! shfaqjeve më problematike të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri. Ndaj, mosveprimi i Kuvendit për të vënë para përgjegjësisë Kryeministrin që nuk përmbush detyrimin ligjor, është sakaq edhe një dëshmi e mospërmbushjes se këtij detyrimi prej vetë Kuvendit. Në këtë mënyrë, gjendemi para një fakti skandaloz e të patolerueshëm të mosveprimit të qëllimshëm. Sepse, nuk mund të ketë asnjë justifikim mos ushtrimi i rolit kushtetues të Kuvendit në zbatim të një detyrimi ligjor, për më tepër, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson kultivimi e trafikimi i drogës në biografinë e qeverisë së maxhorancës së këtij Kuvendi, i shndërruar fatalisht në një mekanizëm të verbër në shërbim të Kryeministrit. E ndërsa Shqipëria “është njëko-
hësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën”, – siç thuhet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë, i vetmi parlament në botë që për turpin e vet u detyrua të miratojë një ligj për të dekriminalizuar vetveten, duke heshtur kur Kryeministri nuk zbaton ligjin e duke u bërë edhe vetë palë në moszbatimin e tij, dëshmon se ka zgjedhur ortakërinë e heshtur me ata për të cilët Departamenti i Shtetit thotë se “tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane”. Krimi i organizuar, kultivimi e trafikimi i drogës, pastrimi i parave e korrupsioni endemik nuk luftohen me retorikë, por
me forcën e zbatimit të ligjit dhe vendosmërinë e bashkëpunimin e të gjitha institucioneve. Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit edhe ketë vit, njësoj si një vit më parë, njësoj si dy, tre e katër vjet më parë, na vjen në ndihmë të kuptojmë përmasën dhe efektin e krimit në realitetin tonë. Po për fat të keq, mes Kuvendit të Shqipërisë që nuk zbaton ligjin dhe Departamentit amerikan të Shtetit që denoncon pandëshkueshmërinë, është mali i lartë i drogës, kultivimi e trafikimi i saj, që komandohet nga elementët e krimit të organizuar! Ndërsa Kuvendi ynë, vazhdon të gogësijë e mbllaçitet mes paaftësisë, servilizmit, heshtjes e mosveprimit të vet, duke u vetdëshmuar si monumenti i turpit të një klase politike që e ka konsumuar vetveten! * Zëvendëskryetar i LSI
Për inat të kundërshtarit në një shtrat me armikun gave të forta. Ata janë bërë porositës direkt në burim, në vendin e origjinës dhe transportues deri në destinacionin final në Evropën Perëndimore. Fuqizimi i krimit kërkon përgjigjen e barazvlerëshme të shtetit. Por duhet kuptuar fillimisht si kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm, se masat policore nuk janë të mjafta për ta përballuar atë. Kjo është kryearsyeja që përpara se politika shqiptare të prodhojë ngërçe pafund me aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të shpikur probleme dhe jo për të zgjidhur problemet, duhet të identifikojë të keqen më të madhe që kërcënon vendin. Është urgjente një qasje tërësisht e ndryshme ndaj krimit. Një përgjigje politike. Provat ekzistojnë. Beteja e dikurshme e opozitës për dekriminalizimin, pavarësisht hiperbolizimit të skajshëm, pavarësisht ligjit antikushtetues që përjashtoi nga
funksionet publike kategori të caktuara personazhesh që kanë pasur kontakt me krimin apo mbartës të tij, pati ndikim të jashtëzakonshëm dhe pozitiv në vend. Por opozita nuk duhet të sillet si një virgjëreshë gjimnazi përballë këtij fenomeni, a thua se e ka lexuar vetëm në libra dhe as maxhoranca nuk duhet të mohojë rrezikun e krimit duke mbyllur sytë mbas perçes së perceptimit të ekzagjeruar, a thua se janë legjenda urbane të shpikura nga opozita. Në të dy rastet, më e rrezikshme se secila qasje prej tyre është indiferenca: kur dy palët sillen si i mbyturi që nuk do t’ja dijë nëse laget nga uji. Ndarja me krimin dhe ndëshkimi i tij nuk bëhet me kallashnikovët e policisë. Kërkon një vullnet në 360 gradë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve publikë në vend dhe një përgjigje proporcionale dhe me të gjitha mjetet në dispozicion ndaj potencialit gjithmonë e më në
rritje të këtij lloj krimi, që e ka nisur rrugën nga pozitat e shërbëtorit dhe tani po tenton të sillet si zotëri. Duhet shkëputur me çdo kusht dhe çdo çmim marëdhënia me krimin që nisi nga nevoja reciproke e politikës për ta përdorur kundër kundërshtarit dhe tani ka ardhur në pikën që mund të groposë të gjitha palët njëherësh. Sot ka ende kohë! Nesër do të jetë shumë vonë dhe çatia e këtij vendi të mrekullueshëm të Mesdheut mund të shembet mbi kokat e gjithësecilit, të Edit, të Lulit, të Monës dhe duke e bërë gjithësecilin, edhe Edin, eedhe Lulin, edhe Monën, viktimë të marrëzisë sonë kolektive. Atëherë nuk do t’ja vlejë as vaji për ngutin proverbial të këtyre viseve për të fjetur në një shtrat me armikun, jo vetëm për qejf, por edhe për inat të kundërshtarit. Javanews.al
FORUM
15 E diel, 7 PRILL 2019
LEZHË
QENDRA STUDENTORE
Përvjetori i At Zef Pllumit, klerikut të devotshëm, shkrimtarit të të vërtetave njerëzore.
S
humëkush, për mos me thanë “gjithkush”, men don se i jep diçka të re njerëzimit ! Kurrgja e re nën këtë diell ! Ndërsa ujët rrjedh, bota po aty. Kur po lexoj Biblën, e ku po kundroj piramidat atje në shkreti, pyes : si është e mundur, që njeriu i shek . XX, në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar,sa ai i dyzet shekujve përpara ? Është një postulat i At Zef Pllumit, ku pyetjet dhe përgjigjet i ka dhënë vetë ai, tek vepra madhore e tij “Rrno vetëm për me tregue”, një rrëfim dhe ditar sa rrënqethës,aq edhe i të vërtetave njerëzore, ku protagonist është vetë autori, kleriku i devotshëm dhe shkrimtari i të vërtetave jetësore, At Zef Pllumi. Ai ishte shkrimtar i memories vetjake dhe kolektive, autor i shumë veprave të arrira, por triptiku “ Rrno vetëm për me tregue”, është konsideruar si një nga librat e realitetit shqiptar, por edhe i botës shqiptare, me ngjarje reale të jetuara edhe nga vetë autori e në bashkëkohësi. I lexuar dhe i përkthyer edhe në gjuhë të huaja, kaq i nevojshëm për kujtesën dhe ndërgjegjen tonë, i cili i tregoi qytetërimit dhe njerëzve, se çfarë ka qenë historia jonë, me
njerëzit e saj, duke rrëfyer me vërtetësi ngjarje reale edhe si dëshmitar okular për qëndresën, fisnikërinë dhe madhështinë e saj, si njëri nga ata,që e provoi në kurriz dhe e sfidoi kohën. At Zef Pllumi, me kujtimet dhe rrëfimet e tij origjinale të jetuara, sa rrënqethëse, por bindëse dhe kuptimplota, solli klerikët dhe mësuesit e mëdhenj dhe veprën e tyre të ndritur,si :Fishtën, Gjeçovin, Harapin etj . që kontribuan për Fe dhe Atdhe, si njëri prej tyre,
si bartës i vlerave dhe i mesazhit jetësor : rrno vetëm për me tregue,i zakoneve dhe traditave të vyera të malësorëve e të shqiptarëve, duke rindezur dritën në historinë e vendit dhe duke treguar të vërtetat jetësore, siç i përjetoi dhe i përballoi vetë ai . At Zef Pllumi, ka lindur me 7 Prill 1924, në Malin e Rencit, sipër qytetit bregdetar e turistik të Shëngjinit, duke mbetur një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, ku edhe pse me trajektoren e jetës së tij e me të papriturat e saj e që i përballoi me vullnet e sakrifica .Duke i përballuar me qëndresë e fisnikëri, kurdoherë ai është identifikuar me krenari me vendlindjen e dashur e të qenit malsor e shqiptar, ku është përjetësuar me shtatoren e tij në shëtitoren “ Uillson “, në bregdetin e Shëngjinit. At Zef Pllumi, është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit “, nga Presidenti i Republikës, më 2006 dhe me çmimin “Penda e artë”, në letërsi, më 2006 . Por vlerësimin më të madh, këtij kleriku të devotshëm, qëndrestari dhe shkrimtari i të vërtetave jetësore për veprën e tij ë ndritur, ia kanë dhënë banorët, lexuesit, bashkëqytetarët dhe shqiptarët.
Event kulturor nga studentët artistë të vendeve fqinje
Q
endra studentore “ABC Tirana Club” organizoi të premten pas dite (05.04.2019), në sallën UNESCO të Muzeut Historik Ko mbëtar në kryeqytet koncertin pianistik “Fqinjët”, i dizenjuar si një sinergji studentësh artistë, një kontribut konkret i tyre për promovimin e vlerave kulturore evropiane, por dhe të kulturës kombëtare. Projekti “Fqinjët” është investim për krijimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke përfshirë dhe mesazhet pro integrimit evropian, meqenëse të katër shtetet janë aspirante për të realizuar këtë objektiv strategjik. Për këtë projekt të ABC Tirana Club protagonistë ishin studentët pianistë: Marija Stojanova, (Maqedoni e Veriut); Ljubica Gavriloviç, (Mali i Zi); Denita Dedushaj, (Kosovë) dhe Johan Muka, (Shqipëri). Në program u përfshirë pjesë nga Frédéric Chopin; Wolfgang Amadeus Mozart; Ludwig van Beethoven; Sergei Rachmaninoff; Claude Debussy e Ludovico Einaudi, si dhe krijime nga kompozitorët ballkanas Toma Proshev, Rafet Rudi, Tonin Harapi dhe Senad Gaèeviæ. Johan Muka, një nga organizatorët e eventit kulturor u shpreh për mediat në fund të koncertit, se projekti “Fqinjët” do të vijojë dhe me aktivitete të tjera, “ku veç shkëmbimit kulturor e artistik, ato do të fokusohen dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre”. ABC Tirana Club është një organizatë joqeveritare dhe joftimprurëse e themeluar në Universitetin e Tiranës më 18 tetor 2017. Është një grupim studentor proevropianist, që nxit dhe promovon iniciativa e projekte rinore me karakter social, kulturor, ekonomik, shkencor etj. Credins Bank, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe ABC Tirana Club ishin mbeshtetes të eventit.
POLITIKE
16 E diel, 7 PRILL 2019
Ministri gjerman: Interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë
E
vërtet aktualisht është shumë e mbingarkuar, por nuk duhet ta harrojë Ballkanin Perëndimor, thotë Michael Roth, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane në bisedë me Deutsche Wellen. Ministri gjerman thotë se në Ballkan duhet punuar më shumë për demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo është një qasje e re e Berlinit, e cila nënkupton se në vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë, mungesa e demokracisë dhe korrupsioni shihen si probleme kryesore. Për të njëjta arsye opozita e Shqipërisë është ngritur në protesta. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Michael Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, FrankWalter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari. Deutsche Welle: Zoti ministër Roth gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman përmendi disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor. A mendoni ju se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE ka humbur dinamikën e vet si temë? Kemi nevojë për një impuls të ri? Michael Roth: Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë. Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurtë dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë
“Duhet të vendosim demokracinë dhe shtetin ligjor në Ballkan”
për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Prandaj gëzohem aq më shumë, kur shoh, se ka partnerë në BE, që e kanë kuptuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor. Çarë mund të bëhet sot në këtë drejtim? Michael Roth: Rëndësi ka që të rrisim prezencën e BE-së, që të bëhet e qartë, se ne nuk i harrojmë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq
vështirësi për njerëzit atje. Këtë ne po e përjetojmë tani tek të rinjtë, që duan të largohen nga vendi e që vijnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre. Përveç kësaj duhet të bëjmë të qartë, se për çfarë bëhet fjalë kur flasim për BE. BE nuk është në radhë të parë një treg i brendshëm, një projekt ekonomik, por para së gjithash një bashkësi vlerash. Demokracia, shteti ligjor, respekti ndaj pakicave kanë rëndësi parësore për ne. E për këtë nuk duhet të ketë rabat politik.
Gjatë presidencës së BE, Bullgaria e ktheu në temë qendrore afrimin e Ballkanit me BE. Mendoni se edhe Rumania, presidentja e radhës po angazhohet po kaq shumë Ballkanin? Michael Roth: Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës. Një angazhim të madh e dëshiroj nga të gjithë, jo vetëm nga Gjermania, presidenca jonë e radhës është vitin e ardhshëm. Natyrisht tani jemi bllokuar nga tema të tjera. Si për shembull Brexit, që kush-
ton shumë energji dhe kohë. Kemi edhe negociatat për kuadrin financiar buxhetor. Prandaj ka aq më shumë rëndësi që në këtë moment të mos e lëmë të humbasë si temë Ballkani Perëndimor. Ju përmendët të rinjtë në rajon. Gjatë vizitës në Bullgari, presidenti gjerman, FrankWalter Steinmeier u mor intensivisht me këtë temë, me shkollimin profesional dhe sistemin dual arsimor, dy instrumenta që mund t’u hapin perspektiva të rinjve të qëndrojnë në vend? Micheal Roth: Fillimisht duhet të mbajmë parasysh që të mos e harrojmë Bullgarinë, se ky vend në muajt e fundit është larguar disi nga vëmendja. Ne kemi disa mesazhe: Demokracia, luftimi i korrupsionit, shteti ligjor janë ato që ne si europianë na mbajnë së bashku. Gjermania është e gatshme të bëjë më shumë në drejtim të arsimit dual profesional. E nëse kushtet plotësohen, edhe firmat gjermane janë të gatshme të investojnë në Bullgari dhe Ballkan për të krijuar vende pune. Por kjo nuk është vetëm një çështje e infrastrukturës, por edhe e shtetit ligjor. Kjo është bërë e qartë edhe në bisedimet në Bullgari. DW
SHKËMBIMI E TERRITOREVE
Weber: Thaçi donte amnisti, Mogherini falsifikoi procesin “Shkëmbimi i territoreve po diskutohet sepse Federica Mogherini e falsifikoi procesin që të mbajë punën e saj, ndërsa Hashim Thaçi kërkon një amnisti nga Gjykata Speciale”,- tha analisti gjerman dhe ekspert i Ballkanit, Bodo Weber, teksa ka qene i ftuar në emisionin “Rubikon” në KTV. Sipas Weber, “marrëveshja historike” është tregimi i atyre që paraqesin shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se ai kundërshton një skenar të tillë. “Kjo marrëveshje ka tejkaluar ambiciet e një marrëveshjeje “historike”. Do të ish-
te historike përsa i përket implikimeve negative lokale, rajonale dhe globale”,- tha Weber, duke shpresuar se ky vit nuk do të jetë viti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, por një vit i “rifillimit të negociatave serioze”. Weber tha se një fillim i ri i bisedimeve do të çonte në një normalizim të vërtetë të marrëdhënieve dypalëshe që duhet “të sjellin sovranitetin e plotë dhe integritetin territorial brenda kufijve ekzistues, subjektivitetin e plotë ndërkombëtar ose hapjes e rrugës drejt subjektivitetit të plotë të Kosovës”. “Rruga drejt integrimit të barabartë të komunitetit të pakicës serbe
në Kosovë në shoqërinë kosovare dhe transformimi i tyre në një subjekt aktiv të shoqërisë kosovare që të mos mbetet objekt diskutimi nga ana e Brukselit, Beogradit, madje dhe nga Prishtina e Uashingtoni së fundmi”- shtoi Weber duke nënvizoi se cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të dalë nga ky proces. Weber kritikoi ashpër kreun e Politikës së Jashtme të BE dhe kreun e Sigurimit, Federica Mogherini të cilën e përshkroi si “aktoren kyçe që hapi bisedime mbi shkëmbimin e territoreve”. “Ka një dallim kyç mes Lady Ashton dhe Mogherini-t.
Përveç teknikës së negociatave, Lady Ashton kurrë nuk e lejoi Beogradin apo ndonjë palë tjetër të hapte çështjen e statusit gjatë negociatave. Mogherini kurrë nuk u angazhua t’u përmbahej këtyre parimeve të nënkuptuara që nuk u shkruan asnjëherë, por që u bënë të qarta në vitet 2012 dhe 2013, kryesisht në Beograd”,- tha Weber. Ai beson se kjo situatë ka arshur për shkak se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë dhënë udhëzime të qarta për kryerjen e këtij procesi, prandaj u bë “një qasje burokratike e quajtur progres dhe proces i rremë, pasi gjithçka e bëjnë për të ruajtur vendet
e tyre të punës”. Nga ana tjetër, ka disa faktorë në Kosovë që mundën të hapinin debatin mbi temën e shkëmbimit të territoreve. “Në mesin e vendimmarrësve perëndimorë që interesohen vërtet për çështjen e Kosovës dhe gjithe rajonin, ekziston një perceptimin anonim që Presidenti (Hashim Thaçi) e bën këtë vetëm për një arsye – për të shmangur një padi të Gjykatës Speciale. Nuk mund ta provoj këtë, por mund t’ju them se kam dëgjuar se ekzistojne e projektmarrëveshje të ndryshme që gjoja përfshijnë elemente të amnistisë nga zyrtarët e lartë të BE-së “,- përfundoi Weber.
AKTUALITET
17
E diel, 7 PRILL 2019
Ambulanca Kaninë është 1 nga 7 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rikonstruktuara në vitin 2018. Kjo ambulancë ofron shërbim shëndetësor edhe gjatë sezonit të verës për rreth 3,000 qytetarë
R
ehabilitohet qendra shëndetësore e Kaninës, në Vlorë, duke garantuar shërbim shëndetësor cilësor për 2500 banorë por edhe për turistët që frekuentojnë këtë zonë turistike. “Vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, me 100 qendra të tjera këtë vit, duke përparësuar ato qendra apo pika ambulancash që janë në zonat turistike”,-u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në ambulancën e të Kaninës. Ambulanca Kaninë është 1 nga 7 qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rikonstruktuara në vitin 2018. Kjo ambulancë ofron shërbim shëndetësor edhe gjatë sezonit të verës për rreth 3,000 qytetarë. Në Bashkinë Vlorë janë rehabilituar 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca me një vlerë investimi 20.5 milionë lekë, për të shërbyer afër vendbanimit për rreth 30 mijë banorë. Ndrësa disa ditë më parë, ministrja foli për Fondin Social që duhet të ketë çdo bashki. “Me buxhetin e shtetit do të financohet ngritja dhe zgjerimi i shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm i ri financiar që garanton shërbimet sociale në çdo bashki. Fondi Social është mekanizmi financiar që tashmë është miratuar nga
Manastirliu: Prioritet Qendrat Shëndetësore në zonat turistike SEZONI “Vijojmë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, me 100 qendra të tjera këtë vit, duke përparësuar ato qendra apo pika ambulancash që janë në zonat turistike”,-u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në ambulancën e të Kaninës.
Këshilli i Ministrave, për t’u vendosur në funksion të të gjithë bashkive, nëpërmjet planeve sociale që ato do të miratojnë, për të ndërtuar dhe ngritur shërbimet sociale në territor, për të gjithë grupet në nevojë”,tha Manastirliu. Prej të paktën 15 vitesh, krijimi i Fondit Social ka qenë kërkesë e vazhdueshme për ofrimin e shërbime sociale në territor. Shërbimet komunitare të ngritura në vite
nga bashkitë e vendit kanë qenë të fragmentarizuara dhe jo të shpërndara drejt gjeografikisht. Nga analiza e fundit e bërë, rezulton se në disa bashki nuk ofrohet ende asnjë shërbim social në territorin e tyre. Vendimi i fundit i qeverisë parashikon metodologjinë e re të financimit të shërbimeve sociale në territor nga buxheti i shtetit, procedurat dhe kriteret se si do të përllogariten fondet e nevojshme që bëjnë
realitet këto shërbime, kudo ku ka nevojë për to. Kriteri kryesor është nevoja reale për këto shërbime, aty ku sot mungojnë, ose janë të pakta. “Metodologjia e financimit që Këshilli i Ministrave ka miratuar do të bëjë të mundur që çdo bashki të ngrejë shërbime sociale në territor për grupe në nevojë dhe të financojë jo vetëm këtë vit, por në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar në vitin e parë me
90% të financimit, vitin e dytë 60% të financimit, vitin e tretë 30% të financimit, në mënyrë që të rritet angazhimi i strukturave vendore për financimin e këtyre shërbimeve”, tha Manastirliu. Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor.
RAPORTI
DITA E SHËNDETIT
MINISTRIA
Kalojnë në dembelizëm 30 vite të jetës aktive
Qendrat Shëndetësore, të hapura në të gjithë vendin
Bonusi i bebes, 6046 çeçe në 3 muaj
A jemi punëtorë apo dembelë, ne shqiptarët? Një raport i fundit i Bankës Botërore thotë se shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi kalojnë në dembelizëm 20 deri në 30 vite të jetës aktive. Dhe me këtë nuk kuptohen vetëm periudha papunësie, por edhe të shkosh në punë, e te mos bësh asgjë. Banka Botërore vëren në raportin e ekonomik se në Ballkan njerëzit në moshë punë preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha të gjata kohe. Madje në disa vende si Kosova, njerëzit që nuk duan të punojnë, as nuk regjistrohen si të papunë. “Ne jemi përtacë”- thotë një zonjë, “se i duam gjerat qyl”.”Unë kam punuar 45 vjet”,-thotë një zotëri, “ndërsa rinia rri në lokale ose ha fara”. “Nuk është e vërtetë që jemi përtacë”, -pohon një i ri. “Punoj deri në 10 orë në ditë, pa pushim”.
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë të hapura për t’ju ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore. Ditën e dielë, më 7 prill nga ora 07:30-14:10 të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur gjatë javës të kryejnë kontrollin bazë mjekësor, do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim edhe të dielën, në çdo Qendër Shëndetësore. Gjatë 2018, rreth 428 mijë qytetarë ose mbi 90% e qytetarëve të targetuar për kontrollin mjekësor bazë e kanë kryer Check-up në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Check-up është pikë referimi, sepse janë zbuluar diagnoza tek gratë, burrat, të moshuarit dhe janë identifikuar sëmundjet e tyre vetëm pasi kanë kryer këto analiza, sidomos sa i takon sëmundjeve kardio-vaskulare.
6046 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaron se politika e re e qeverisë, si asnjëherë më parë, mbështet familjet e reja me çekun e shumëfishuar për çdo të porsalindur. “Politika më e re sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë”, thekson ministrja. Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekin e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.
AKTUALITET Redjon Shtylla
S
htypi i huaj, sidomos ai Europian, ky politika shqiptare thotë se po punon për të na bashkuar me BE-në, çdo ditë e më shumë shkruan për shqiptarët dhe Shqipërinë. 99% e artikujve lidhen me botën e krimit, drogë, vrasje, prostitucion dhe raporti tronditëse. Lajmi më i fundit është ai i arrestimit të 64 shqiptarëve, në një megaoperacion në mbi 5 shtete të Europës. Apo dhe shkrimi se Gjermania është “bordello” më e madhe e Europës, shkruan nga prestigjiozja franceze “Le Point”në një artikull ku thotë se këto punonjëse vijnë kryesisht nga Shqipëria. Kudo që kapet drogë, tek mediet e huaja do të gjesh të përfshirë shqiptarë apo Shqipërinë. Por kjo nuk vjen nga hiçi. Janë raportet e huaja ato që tregojnë nivelin e Shqipërisë, si në aspektin ekonomik por dhe atë social. Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Në botë Shqipëria citohet si ”Kolumbi”, në vend raportet japin shifra të frikshme sa i takon të drejtës së individit. Dhuna ndaj grave dominon, sipas OSBE-së, shoqëritë në Shqipëri e Kosovë. Një studim i realizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në kontinentin e vjetër ka dalë në përfundimin se 16 milionë gra në rajonin e Europës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare. Nuk janë vetëm gazetat Europiane dhe Raportet zyrtare por dhe vetë politike e BE-së që flet për bllokim të Shqipërisë. Hollanda “kërcënon” me kthim të vizave për shqiptarët, Franca është e shqetësuar për azilkërkuesit shqiptarë, ku jo më pak se dje në atdhe u kthyen 50 shqiptarë. Belgjika e shqetësuar nga krimi dhe Britania, e cila shqiptarët i ka emëruar si “mafie shqiptare”. Ekspertët britanikë kanë dalë në konkluzionin se mafia e pamëshirshme shqiptare po dominon tashmë tregun me një vlerë prej 5 miliardë paund të kokainës në Britaninë e Madhe. Bandat e dhunshme nga vendi ynë thuhet të ketë marrë ngadalë ngadalë kontrollin e tregtisë së lëndëve narkotike në Britani, pasi u zhvendosën drejt ishullit qysh në fazat e hershme pas rënies së komunizmit, në vitin ’90. Ideja e një mafieje shqiptare, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen
18
E diel, 7 PRILL 2019
Hollanda “kërcënon” me kthim të vizave, Franca e shqetësuar për azilkërkuesit shqiptarë. Belgjika e shqetësuar nga krimi dhe Britania për “mafien shqiptare”
Shtypi i huaj dhe raportet, Shqipëria “e keqja e Europës”
nga një larmi individësh. Të qenit nga e njëjta etni mund ta lehtësojë sistemin e shpërndarjes, në një farë mënyre por nuk e krijon. Kjo panoramë e mbushur, do të ndikojë në notën që do të marrë Shqipëria në qershor, ku qeveria Rama ka garantuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Europol “spastron” mafian shqiptare 64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali janë arrestuar nga Europol. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane. Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me
bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane. Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale. Raporti i DASH: Tranzit i kanabisit, krimi i organizuar Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane. Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për
të hyrë në Bashkimin Europian. Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. ”Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi”. Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Të drejtat e fëmijëve shkelen 53% e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe 47% e fëmijëve viktima të dhunës e të abuzimit u cenohen të drejtat. Një nga të drejtat më pak të plotësuara të fëmijëve, sipas raportit të pestë periodik në Shqipëri, është e drejta për kohë të lirë dhe argëtim, si dhe për standard të mjaftueshëm jetese. Fëmijët janë të detyruar të gjejnë hapësirat vetë për të luajtur. “Të drejtat e mia janë që të argëtohem që nuk e bëjmë shpeshherë, sepse me shkollën mbasdite nuk na del koha. Kur dalim e kemi shumë me
frikë se trotuaret janë shumica të bllokuara dhe detyrohemi të dalim nga rruga e makinave”, deklaron një vajzë e mitur. Edhe prindërit e gjyshërit shprehen të pakënaqur që instancat përgjegjëse nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre mbi të drejtat e fëmijëve. Të cenuara janë edhe të drejtat civile të fëmijëve, si liria e shprehjes, privatësisë,mendimit dhe fesë. Alarmante mbetet e drejta në lidhje me punën e fëmijëve, pasi 37% e tyre sipas raportit nuk u plotësohet. Shqiptarët “sundojnë” tregun e kokainës në Britani Në muajt e madje në vitet e fundit, mediat britanike kanë raportuar shpesh për një rritje të rrezikshme të krimit të organizuar shqiptar, duke iu drejtuar si “mafia shqiptare”. Këto grupe raportohen si të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore nga Ballkani, si dhe si ndikues për rritjen e dhunës në botën e krimit. Duken sikur kanë marrë territor domethënës në fushën e kokainës, por jo vetëm. NCA, Agjencia Kombëtare e Krimit (në Britani) ka deklaruar se edhe pse grupet shqiptare përbëjnë vetëm 0.8% të krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ata luajnë një rol të madh në tregun e kokainës. NCA ka deklaruar gjithashtu se marrja e këtyre grupeve me trafikun e qenieve njerëzore është veçanërisht shqetësuese, pasi përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria ose nga vendet fqinje. Grupet i joshin viktimat për të udhëtuar në Britani me premtime të rreme për vende pune. Por nuk ka asnjë provë se grupet që merren me drogë, sidomos me kokainën, merren edhe me trafikun njerëzor. Megjithatë, autoritetet në Britani nuk ngurrojnë t’i përshkruajnë shqiptarët si organizatorë të një rrjeti të mirëfilltë që vepron në fusha të ndryshme të krimit, me shkelje nga më të rëndat. Shqiptarët punojnë me grupe të tjera, si Ndrangeta dhe “Hells Angels”. Sigurisht që është e mundur që disa kriminelë shqiptarë mund të kenë akses të drejtpërdrejtë te burimet e drogës, sidomos kokainës, në vende prodhuese si Bolivia apo Peruja, por këto grupe janë më shumë të lidhura me shpërndarësit, se me trafikuesit. Kjo do të thotë që ata merren me kokainë pasi ajo të ketë hyrë në portet përkatëse, dhe punojnë vetëm në sajë të marrëveshjeve që kanë me grupet që merren realisht me trafikun, si klanet e Ndrangetës kalabreze.
AKTUALITET
19
E diel, 7 PRILL 2019
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka cilësuar zjarret e rëna gjatë kësaj periudhe të qëllimshme dhe akte të pastra kriminale e vandalizmi. Ajo la të nënkuptohet se pas tyre fshihet politika
Z
jarret kanë ndezur “zjarrin” në mbledhjen e shtabit të emergjencave, ku u diskutua situate për qarkun e Durrësit. Mbi 60 raste zjarresh u regjistruan gjatë marsit në qarkun e Durrësit. Prefekti Roland Nasto e konsideroi të pazakontë këtë situate, duke paralajmëruar se gjendja do të vështirësohet në verë. Ai deklaroi në mbledhjen e shtabit të emergjencave se ende nuk është identifikuar një zjarrvënës dhe nuk ka bashkëpunim mes institucioneve vendore. Rastet e regjistruara në këtë zonë prefekti i cilësoi të qëllimshme. Nasto tha se policia ende nuk ka identifikuar një autor të zjarrvënieve. ‘’Situatë e pazakontë, policia ka nuk identifikuar asnjë autor’’. Pretendimet e ngritura nga prefekti Nasto për neglizhencë u kundërshtuan nga shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro. Ai tha se kjo ndodh për shkak se krerët e njësive administrative nuk bashkëpunojnë me policinë për të infomuar për çdo person të dyshimtë që lëviz në pyll. ‘’Rojet e pyjeve nuk tregojnë për personat e dyshimtë që lëvizin në pyll dhe duhen arrestuar’’. Nga ana tjetër, shefi i zjarrfikëses në Krujë, Altin Shullazi thotë se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me inistitucionet. ‘’Flasim vetëm privatisht’’. Për të përballuar zjarrin gjatë verës Kruja ka në dispozicion vetëm një zjarrfikëse, prodhim i viteve 70. ‘’Kam vetëm një mjet, nuk ia dalim dot’’. Në muajin mars në qarkun e Durrësit janë kryer mbi 60 ndërhyrje operacionale kryesisht në pyje, kullota, banesa
Zjarret në Durrës, Prefekti: Policia nuk ka kapur ende autorët
POLITIKA “Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, disa ditë më parë përmes një deklarate për shtyp, i ka cilësuar zjarret e rëna gjatë kësaj periudhe të qëllimshme dhe akte të pastra kriminale e vandalizmi. Ajo la të nënkuptohet se pas tyre fshihet politika”.
DEBATI “Pretendimet e ngritura nga prefekti Nasto për neglizhencë u kundërshtuan nga shefi i komisariatit Durrës, Sajmir Duro. Ai tha se kjo ndodh për shkak se krerët e njësive administrative nuk bashkëpunojnë me policinë për të infomuar për çdo person të dyshimtë që lëviz në pyll”.
dhe automjete. Thuajse në të gjitha rastet zjarret sipas shtabit të emergjencës është shkaktuar nga dora e njeriut, duke sjellë pasoja të rënda si në mjedis ashtu edhe në ekonomi. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, disa ditë më parë përmes një deklarate
ANA ALLANI
Ushtarakja që ka kryer misione në Afganistan
për shtyp, i ka cilësuar zjarret e rëna gjatë kësaj periudhe të qëllimshme dhe akte të pastra kriminale e vandalizmi. Ajo la të nënkuptohet se pas tyre fshihet politika. Ministrja, tha se ato janë të ngjashme me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit
të lartë në Fushë-Krujë. “Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë. Dhe nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike,
pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve”. Në të gjithë vendin ka pasur 243 vatra, mesatarisht 8 në ditë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë zjarr. Janë djegur deri tani mbi 245 hektarë pyje e kullota, dhe sipas ministres, dëmi është shumë i madh.
SELENICË
Pleqëri në çadrën e ushtrisë Q
Kapitenia Ana Allani nuk e kishte menduar ndonjëherë kur ishte fëmije se, një ditë do të ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Uniforma që veshi 4 vite në kolegj, me sa duket i diktuan rrugëtimin në të ardhmen. Në vitin 2004 nisi udhën drejt ushtrisë. “Nuk kisha një ide fikse si mund të ishte jeta universitare në ushtri, por mendoj që arsimimi që kam marr në atë kohë, disiplina, vlerat vazhdojnë ende, e kanë ndikim edhe në krijimin e familjes”, tha Ana Allani. Për çdo ushtarak, arsimimi nuk përfundon vetëm me sistemin akademik, por ndjekia e kurseve institucionale të ndryshme për marrjen e gradave është e vazhdueshme. “Nuk është thjesht përgjegjësi personale por dhe përgjegjësi kombëtare. Në momentin që je ushtarake, oficere, gjithmonë je në rrezik por varet nga masat që merr ti si individ, për të qenë e siguruar”, tha Ana Allani. Periudha më frytdhënëse, si dhe ajo më e vështirë mbeten shërbimet ushtarake. Veç përshtatjes me kulturat e huaja dhe misionin në Afganistan për 6 muaj, pranimi i të qenit larg familjes, djalit të saj, ka qenë për Anën tepër e vështirë.
ëkur shtëpia e vjetër u përmbyt në vitin 2017, çifti i moshuar në Selenicë po jeton në kushte ekstreme në një çadër ushtrie. Gëzime dhe Mitat Mënajn, mes pamundësive fizike për shkak të sëmundjeve dhe varfërisë, të ardhurat nuk u mjaftojnë për bukë, ndaj ilaçet i marrin me kokrra. Prej vitit 2017 kur shtëpia e vjetër u dëmtua nga përmbytjet, ky çift të moshuarish po jeton pa çati mbi kokë. “Në çadër unë kam 5-6 muaj që ma ka dhënë bashkia. Më mirë nën tokë se mbi tokë sot unë, nuk kam qenë në këtë kategori”. Jeta brenda saj e rikthen këtë çift të moshuarish në mesjetë. Energjinë ua kanë prerë për shkak se nuk kanë mundësi ta paguajnë. Me 14 mijë lek të ardhura që kanë të dy, nuk u mjaftojnë për bukë, ndaj ilaçet i marrin me kokrra.
“Pardje kam vajtur dhe kam marrë ilaçet, jo të gjitha se nuk kisha lekë, kam marrë 10 kokrra ilaçe. Si kam paguar dritat se nuk kisha mese ti paguaja”. Drama e çiftit të vetmuar është
e njohur për bashkinë por është Drejtoria e Emergjencave që duhet të paguajë. Në listë pritje sipas Bashkisë Selenicë janë edhe familjet që u përmbytën në vitin 2015.
SPORT
20
E diel, 7 PRILL 2019
Strategu i njohur italian është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares sonë
Duka gjen pasuesin e Panuccit, drekon me Zaccheronin në Itali
BUNDESLIGA
Bayerni turpëron Dortmundin dhe prek titullin kampion Bayerni Munich as që nuk ka ndërmend që të lëshojë titullin kampion gjatë këtij sezoni. Skuadra e Niko Kovac ka shkatërruar 5-0 Dortmundin në duelin e luajtur në “Allianz Arena” dhe që do të vendoste shumë për titullin. Skuadra bavareze ka shënuar dy gola në 17 minutat e para. Fillimisht është Matts Hummels që dërgon topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të Thigao Alcantarën nga këndi, ndërkohë që 7 minuta më pas Lewandowski dhuron spektakël. Polaku i rrëmben një top mbrojtjes kundërshtare, kalon portierin dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgon “sferën” në rrjetë. Ekipi i Kovac nuk ndalet me kaq, pasi në fundin e pjesës së parë shënojnë edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 41-të, Javi Martinez realizoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që 3 minuta më pas talenti Gnabry shënoi emrin në listën e shënuesve pas një goditje me kokë brenda zonës. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Lewandowski shënoi një tjetër gol. Bayerni me këtë fitore ngjitet në krye me 64 pikë, një më shumë se Dourtmundi.
ISH-TRAJNERI
Panucci: Te Shqipëria nuk aplikoja dot ato që kisha në kokë Nga Rozalb Lika
P
as shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit vijon kërkimet për një emër të denjë si pasues të teknikut italian, që do të drejtojë Shqipërinë në fushatën e kualifikueseve për Euro 2020. Sipas “Top Channel”, burime nga FSHF-ja konfirmojnë se një prej emrave në krye të listës së dëshirave të presidentit Duka është Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Milanit dhe Japonisë. Mësohet gjithashtu se presidenti Duka do të ulet në një drekë informale këtë të shtunë, pikërisht me teknikun Zaccheroni në qytetin e Bolognas në Itali. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare nëse kërkesë-oferta mes palëve përputhen, apo mbi gatishmërinë e teknikut me shumë eksperiencë për të veshur tutën sportive të përfaqësueses kuqezi.
SERIA A
Nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund te firmosë një kontratë dyvjeçare (1+1) për të drejtuar kuqezinjtë. Kandidatët e tjerë për momentin janë Edi Reja, i cili ishte fillimisht favorit, Roberto Donadoni, besnik Hasi dhe Luigi De Canio, por mesa duket Zaccheroni është zgjedhja e parë për Dukën, i cili është gati për t’i bërënjë propozim joshës. Karriera e Zaccheronit- Në karrierën e tij trajneri 66-vjeçar ka drejtuar një numër të lartë klubesh me emër. E filloi me skuadra të vogla derisa arriti tek Venezia, Bologna e më pas tek Udinese. Prej këtu e pikasi Milani dhe e vuri në drejtim të kuqezinjve për tre sezone. Në sezonin e tij të dytë arriti të fitojë kampionatin italian, atë të vitit 1998-1999 dhe në vitin 2001 u largua për të qëndruar një vit tek Lazio (2001-2002), më pas një vit tek Inter (2003-2004), një tek
Torino (2006-2007) dhe një gjysmë sezoni tek Juventus. Në vitin 2010 Zaccheroni mori drejtimin e Japonisë, ku arriti të fitojë Kupën e Azisë në vitin 2011 për të katërtin vit radhazi. Ndërsa më vonë arriti të kualifikojë Japoninë për në Botëror, duke eliminuar Australinë më 4 qershor të vitit 2013. Pas Kupës së Botës ai dha dorëheqjen nga Japonia pasi u mundën nga Bregu i Fildishtë dhe Kolumbia, dhe barazuan pa gola me Greqinë në fazën e grupeve. Në vitin 2017 trajneri italian firmosi kontratë 2-vjeçare me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një viti përfaqësuesja arabe u rendit në vend të 23-të në “Gulf Cup”. Më pas Zaccheroni qëndroi në krye të skuadrës për Kupën e Azisë që u zhvillua në Arabi dhe pas humbjes 4-0 ndaj Katarit, ai dha dorëheqjen edhe pse kontrata e tij skadonte në fund të vitit 2019.
Christian Panucci ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të flasë për herë të parë për largimin nga Shqipëria. Strategu italian ka dhënë dje një intervistë për “Gazzeta dello Sport” ku përveç një analizë që bën për skuadrën e Milanit dhe Juventusit gjatë këtij sezoni, ai u pyet edhe për aventurën në kombëtaren kuqezi që u mbyll pas ndeshjes ndaj Turqisë. “Sa i përket aventurës në stolin kuqezi, që u mbyll pas humbjes me Turqinë, Panuçi tha: “Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionalitet: m’u bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë. Por, nuk kam asnjë peng: ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do t’i them gjithmonë faleminderit. Për gjithçka”. I pyetur nëse Ronaldo do të luajë në ndeshjen e parë ndaj Ajax-it, 45-vjeçari mendon se Allegri nuk do të rrezikojë. “Unë mendoj se Allegri nuk do të rrezikojë nëse ka dyshimin më të vogël”. Ish-tekniku i Shqipërisë mendon se ky mund të jetë viti i “Zonjës së Vjetër” për fitimin e Champions Leagues. “Nuk besoj te kjo sindroma e humbjes së finaleve nga Juventusi. Historia e thotë, por nuk besoj. Kur pashë rikthimin që i bënë rezultatit ndaj Atletico Madridit thashë me vete: ‘Ky mund të jetë viti i tyre’”, u shpreh ndër të tjera italiani.
Juvja përmbys Milanin me super Kean, pret një dhuratë sot nga Genoa J uventus nuk njeh kundërshtar në Seria A. Bardhezinjtë kanë arritur që të rrëmbejnë një tjetër fitore spektakolare 2-1 ndaj Milanit, duke hedhur një hap tjetër drejt sigurimit aritmetik të titullit. Allegri la pushim disa prej yjeve në stol, një veprim që u shfrytëzua nga Milani që ishte më e vendosur në fushë. Kuqezinjtë do të shpërbleheshin në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 39-të, Bonucci gabon në ndërtimin e aksionit duke i dhënë mundësinë Bakayokos që të rikuperojë topin dhe më pas të pasojë te Piatek. Sulmuesi polak është i pagabueshëm në hyrje të zonës, duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Për t’u evidentuar ishte edhe dëmtimi i Emre Can në mesin e fraksionit të parë, duke i lënë vendin
Khedirës. Bardhezinjtë reagojnë mjaft mirë në pjesën e dytë, edhe në saj të ndërhyrjeve të Allegrit që hedh në fushë Pjanic dhe Kean. Në minutën e 60-të, Paulo Dybala u pengua brenda zonës nga Musachio,teksa arbitri tregoi gishtin nga 11-metrat. Nga pika e bardhë shkoi vetë sulmuesi argjentinas, i cili arriti që të realizonte, duke e dërguar topin në krahun e kundërt nga u hodh Reina. Juventus dominon dhe 7 minuta nga fundi gjen dhe golin e fitores. Moise Kean shënoi një tjetër gol për bardhezinjtë, duke qenë sërish vendimtar. Pjanic rrëmben një top në sulm dhe më pas shërben për Kean, i cili me një qetësi vrastare e dërgon topin në rrjetë. Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 84 pikëve, 21 më shumë se Napoli i vendit të dytë.
SPORT
21
E diel, 7 PRILL 2019
Krutanët shkaktojnë surprizën e madhe, duke fituar 2-1 ndaj verilindorëve me dy gola në pjesën e dytë
Kastrioti “shtang” Kukësin, Gjici nuk duron dhe shkarkon Ndreun K
astrioti ka arritur që të marrë një fitore surprizuese 2-1 ndaj Kukësit, duke përmbysur avantazhin e skuadrës verilindore në pjesën e parë. Në këtë mënyrë, krutanët vijojnë të mbajnë gjallë shpresën për mbijetesë. Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 33-të të takimit, duke mposhtur krutanët me një gol të shënuar nga Vasil Shkurtaj. Ky i fundit futet mirë në zonë, duke goditur në cepin e portës së mbrojtur nga Çekrezi. Kastrioti është më agresiv në pjesën e dytë të lojës, duke shkuar disa herë në zonë në 15 minutat e para, mirëpo mbrojtja mike dhe përqendrimi i portierit Frashëri, nuk e lejuan rrezikun e vendasve në portën e Kukësit. Vendasit do të gjenin golin e barazimit në minutën e 64-t, me një autogol. Roger gjuan nga brenda zonës, por topi godet shtyllën dhe më pas përplaset me shpinën e portierit Frashëri, ndërsa më pas sfera përfundon në rrjetë. Pas golit të barazimit, vendasit hidhen të gjithë në sulm duke kërkuar golin e fitores ndaj skuadrës
së Kukësit. Bardhi dhe Marku shfaqin rrezik të vazhdueshëm në portën e Frashërit, por Cuculi dhe Rrumbullaku bëjnë disa ndërhyrje shpëtimtare, duke mos lejuar prekjen për herë të dytë
të rrjetës nga skuadra e Bledar Devollit. Edison Ndreca ishte ai që ndëshkoi miqtë në minutën e 81-të të takimit, duke kapur në befasi skuadrën e Kukësit. Një gol me vlerën e tre pikëve që e
mban Kastriotin me shpresë për luftën për mbijetesë. Kjo fitore e sotme e Kastriotit e vë Tiranën nën presion, që tani është vetëm tre pikë më shumë se krutanët. Te Kukësi ndërkohë situata
është shumë e rëndë, teksa i mban në lojë për titullin vetëm aritmetika, pasi në fushë, po zhvillojnë ndeshje aspak të mirë. Shkarkohet Ndreu- Humbja kundër Kastriotit, që do të rezultonte më pas një shans i artë i humbur për t’u afruar me Partizanin, ka bërë që Presidenti Safet Gjici të shkarkojë nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu. “Pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2-1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në bankinë. Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit shpërndarë në rrjetet sociale. Ndreu u emërua si trajner i Kukësit më pak se një muaj më parë, pas shkarkimit të Armando Cungut dhe mundi ta drejtonte skuadrën vetëm për dy ndeshje në kampionat dhe një në Kupë.
GJIROKASTRITËT
KURBINASIT
BARDHEBLUTË
Luftëtari i prish festën Partizanit, Dunga shënon tripletë spektakolare
Laçi “masakron” Teutën, dominon dhe u shënon 5 gola
Rikthehen “ethet” e mbijetesës për Tiranën, mundet dhe nga Flamurtari
Partizani nuk arrin që të përfitojë nga humbja e Kukësit në Krujë ndaj Kastriotit. Të kuqtë janë mundur me përmbysje nga Luftëtari në shifrat 3-1, duke e bërë edhe më të ethshme betejën në fundin e tabelës. Që në minutën e tretë të kuqtë shënuan golin e avantazhit, me Dilaver Dukën që goditi në hyrje të zonës dhe Jasir Asani e devijoi topin pa dashje, duke nxjerrë jashtë trajektores portierin e Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi. Gjithsesi reagimi i gjirokastriteve do të ishte i frikshëm. Brenda 5 minutash në fundin e pjesës së parë, godet dy herë ekipin e trajnerit Gega, duke shënuar dy herë me Dungën. Sulmuesi nga Kenia nuk do të ndalej me kaq, pasi në minutën e 70-të, shënoi edhe golin e tretë personal. Një humbje e befasishme për Partizanin, që bën një hap fals në momentin më të mirë të tij, pasi mund të përfitonte nga humbja e Kukësit, që gjithashtu u mund sot nga Kastrioti. Ndërkohë, Luftëtari me tre pikët shkëputet në vendin e shtatë të renditjes me 4 pikë më shumë se Tirana që mban vendin e tetë, dhe rrezikon shumë mbijetesën.
Laçi ka turpëruar Teutën 5-0, në sfidën e luajtur pasditen e djeshmee në Laç, aty ku vetëm pak ditë më parë laçianët mundën Tiranën 2-0, por u eliminuan në mënyrë të hidhur nga kupa. Dueli ndaj durrsakëve ishte si një stërvitore për Laçin, që ka bërë gjithçka në mënyrë perfekte, duke mahnitur me nivelin e lojës dhe mbi të gjitha dhe saktësinë para porte. Në 90 minuta, Starova gjeti 3 pikë, golin e parë të sulmuesit Okpotu, dy gola nga Xhixha (i dyti fantastik) dhe qetësinë në renditje, sepse tashmë vendi i katërt duket gjithnjë e më i sigurt dhe sytë janë nga vendi i tretë, i Teutës. Durrsakët kurrë këtë sezon nuk ishin paraqitur kaq dobët, duke vuajtur në çdo drejtim dhe duke pësuar gola me një lehtësi irrituese. Duket se kualifikimi për në kupat e Europës, thuajse i sigurt, si dhe goditja morale me eliminimin nga kupa, kanë ulur përqendrimin e Teutës, me trajnerin Shkëmbi që tashmë duhet të gjejë mënyrën për të ringjallur një ekip që deri para pak muajsh mendonte edhe për kreun.
Tirana sheh makthin e rënies nga Kategoria sërish. Bardheblutë janë mundur në Vlorë 1-0, në një ndeshje ku u ndaloheshin gabimet, duke parë fitoret e Kastriotit dhe Luftëtarit. Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ishte njeriu që shënoi në kuadratin e portës bardheblu dhe u dha 3 pikët vlonjatëve, që përtej problemeve financiare, vijojnë të bëjnë mirë dhe janë pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm për skuadrën. Nga ana tjetër, Tirana e Memës komplikon gjithçka, pasi rikthehet edhe njëherë në ujërat e turbullta të zonës së rënies. Bardheblutë u rikthyen vetëm këtë sezon në Superiore, pasi ranë një vit më parë, por frika për t’u rikthyer sërish në Kategorinë e Parë, është bërë më evidente se kurrë, aq më tepër që gara për mbijetesë është ashpërsuar. Flamurtari ka siguruar mbijetesën dhe është vetëm 2 pikë larg vendit të tretë, ndërsa Tirana ka vetëm 3 pikë më shumë se Kastrioti dhe për fat mesjavën e ardhshme do të marrë 3 pikë pa luajtur, sepse pret Kamzën sipas kalendarit.
SHOWBIZ
22 E diel, 7 PRILL 2019
Ronela Hajati në një televizion portugez Fama e artistëve shqiptarë po ia del të depërtojë përtej kufijve. Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, Ronela Hajati rrëfeu se shumë shpejt, këngëtarja do të shfaqet në një televizion portugez, tek i cili do të jetë e pranishme për t’u intervistuar në një nga emisionet, që siç Hajati u shpeh, është ndër më të ndjekurit në Portugali. Ajo la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi muzikor mes saj dhe moderatores së emisionit, që duket se është një personazh publik shumë i famshëm. Për vetë faktin se është ende një projekt në diskutim, këngëtarja shqiptare deklaroi se nuk mund të tregonte diçka më shumë rreth këngës së mundshme. Ju kujtojmë se disa kohë më parë u përfol rreth një ndarjeje të “çiftit” që kurrë s’pohoi nëse është vërtet çift. Çfarë tha Ronela për Zerkën? ‘’Jemi kolegë të mirë dhe Zerka është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj, sepse është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe. Ka ndihmuar shumë njerëz me aq sa ka patur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbapsht’’.
Fahriye Evcen: Mendova se do të lindja aty Burak Özçivit dhe bashkëshortja e tij, 9 muajshe shtatzënë, Fahriye Evcen, mbrëmjen e së premtes janë parë duke dalë nga një variete që ndoqën për pak orë. Pasi kanë dalë nga shfaqja, çifti është përballur me gazetarët për të ndarë me ta emocionet e këtij spektakli nga Cem Y?lmaz. Aktorja është në ditët e fundit të shtatzënisë, menduan se pas saj, do të përfundonin në spital për të lindur por jo. E pyetur për këtë periudhë pritjeje, gjatë së cilës edhe ai ka marrë pushim nga projektet, Özçivit tha se në fillim ishin pak nervozë, sepse menduan se pas spektaklit do të përfundonin në sallën e lindjes. Fahriye Evcen tha se kishte qeshur shumë gjatë shfaqjes, aq sa edhe djali i kishte dhënë
disa herë sinjale duke e shkelmuar shumë. Aktorja është duke numëruar ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe bashkë me Burak Özçivit, mezi po pret ta marrë në krahë vogëlushin e saj, emrin e të cilit e ka bërë publik. Ajo shtoi se bashkëshorti i ka qëndruar pranë gjatë këtyre muajve të pritjes së Karan-it.
Gruaja më e bukur në botë kërkon burrë
Capital T: Muzika s’njeh gjuhë Ai është një ndër reperët më të pëlqyer të skenës. Po flasim për Trim Ademin, ose sip e njihni, Capital T. Ai është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga mijëra fansa. Mesa duket e tij këngët janë të pëlqyeshme edhe jashtë trojeve shqiptare, kjo ngase mësohen lehtë dhe shpejtë. Për ta vërtetuar këtë, reperi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një tavolinë mes miqsh, të cilët ishin kryesisht të huaj. Përgjatë videos, ata shihen duke kënduar të gjithë së bashku këngën e re të reperit, “Hookah”. Fakti që ata e mësuan aq lehtë dhe shpejtë, bëri që reperi të reagojë me një mesazh të veçantë për fansat e muzikës. “Muzika e mirë nuk njeh kufi, treg e as gjuhë; e mësuan përmendësh me herën e parë”, ka shkruar Capital T në Instagram.
“Meshkuj, hajdeni”, është apeli i Charlize Theron, një nga gratë më të bukura në botë, i cili i tha “Entertainment Weekly” se po kërkon dashurinë. “Unë jam në dispozicion. Dikush duhet të më dalë përpara dhe të përpiqet “, tha fituesja e çmimit “Oskar” për filmin” Monster , “të vitit 2014. Me pak fjalë, Charlize është gati t’i hapë krahët dashurisë por ajo është aq e bukur sa i frikëson njerëzit. Prandaj e ka parë të arsyeshme që të bëjë edhe një apel. “Unë jam beqare prej 10 vjetësh dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, u shpreh aktorja. Në fakt sipas kronikave rozë, ishte ajo që e la Sean Penn, i cili e braktisi edhe gruan për Charlize. Përpara Penn, ylli i kinemasë, kishte një histori me Stuart Townsens, e përfunduar në vitin 2010.
Verë “të nxehtë”, Tayna: Mezi po pres Rap-artistja e re, Tayna, vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media. Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj. Duke qenë shumë aktive me projekte muzikore vazhdimisht, ajo ka paralajmëruar së fundmi se me të njëjtin itensitet do të vazhdojë edhe gjatë verës. Në një shkrim të publikuar së fundmi në InstaStory, Tayna ka shkruar se mezi po e pret ardhjen e sezonit veror. “Mezi po pres për verën”, janë fjalët e rap-artistes, e cila e ka shoqëruar shkrimin me një emoji në formë zjarri, duke paralajmëruar kështu një verë ‘të nxehtë’.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 5. Që nuk mblidhet në shtëpi a në punë 9. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 11. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 13. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 15. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 16. Shpallje me përmbajtje të rëndësishme politike, në të cilën kryesisht bëhet thirrje për diçka 19. Përcaktoj me përpikëri vendin ku ka qenë a ku ndodhet diçka 22. Fryti i disa bimëve, i gjatë e i hollë, i përbërë nga dy fletë të ngjitura, brenda të cilave gjenden farat 25. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 26. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 29. Përmetari i shuar i skulpturës Odhise ..., (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) 31. Mosqenia e dikujt në një vend të caktuar, nuk është i pranishëm 33. Quhet ashtu një kullotë, bashtinë me barë 34. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 38. Banor vendës i Afganistanit ose ai që e ka prejardhjen nga Afganistani 39. Ka atë emër qyta e armëve, pushkë, automatik, etj 41. Përdor Mozambiku si paranë e saj kombëtare 42. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 43. E bëjmë atë për një fëmijë të padëshiruar 45. Parësor është fjala ndryshe, dytësor është sekondar 46. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 48. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 51. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 52. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 53. Shkrimtari serb Ivo ..., 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Kronika e Travnikut" është një nga librat e tij 54. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 55. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 56. Mendimi i përgjithshëm a i një kolektivi të caktuar për një çështje. 57. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 59. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi
E diel, 7 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
61. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 64. Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë 65. Ndjenjë e fuqishme gëzimi e kënaqësie shpirtërore 68. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 70. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 71. Lloj gatese... byrek me copa mishi e me petë të pjekura në mes 73. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 75. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 76. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 78. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 80. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 82. Përdoret si bojë për të lyer orendi prej metali, tubat e sobës, etj. 84. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 85. Pastaj e ka brenda 87. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 90. Një bashkësi njerëzish me prejardhje, gjuhë, histori të përbashkët 91. Që ka nderim e dashuri të pastër, të thellë e të zjarrtë për dikë a për diçka 93. I themi ashtu një personi që është specialist i një fushe të shkencës 94. Që është nxjerrë nga toka
dhe është mbjellë në një vend tjetër (për bimët) 96. Michelangelo ... mbiemri, (6 mars 1475- 18 shkurt 1564) skulptor, piktor, arkitekt dhe shkrimtar italian 101. Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë dy individ 103. Shpërfill paralajmërimet, sinjalizimet dhe këshillat për të shmangur apo parapritur një telash 105. Ajo rracë duhet të mbizotëronte botën, sipas Hitlerit 108. Hiri që lë duhani kur digjet 110. Anije e vogël me motor, me avull ose me vela. Bosët e kanë edhe si rezidencë lundruese 112. Festë e madhe me gjithë të mirat, gosti; gëzim e hare 113. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 114. Ëmbëlsirë si pelte, e përgatitur me qumësht, miell, sheqer, vezë dhe erëza 115. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 116. Veshje e poshtme grash, e qepur si brekushe të gjata prej basme me shumë pala mjaft të gjera VERTIKALISHT 1. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 2. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 3. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 4. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 6. Gjitar brejtës me trup të vogël, kërcen dhe lëviz shumë
shpejt nëpër pemë 7. Shpend shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata 8. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 9. Lëkura e pemëve, e frutave dhe e perimeve, e farave dhe tjetërçkaje është... 10. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 11. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 12. Shkurtim i ofshamës 14. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 17. Ai që e ka të vështirë të thotë të vërtetën 18. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 20. Punëtor krahu në bujqësi, që punon me mëditje 21. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 23. Përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim 24. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët 25. Burrë trim e bujar 27. ... Grameno, lindi në Korçë, (1871-1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike 28. Leckë e trashë për të pastruar dyshemenë, për të fshirë pluhurin etj 30. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 31. Etapë e evolucionit në art, ndryshesa në mënyrat dhe mjetet e komunikimit etik dhe estetik
60. Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 62. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 63. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 66. Volfgang Amadeus ... (27 janar 1756-5 dhjetor 1791, ai bëri kompozim që në moshën 4 vjeçe 67. Poet shqiptar dhe veprimtar i shuqar atdhetar ... Gërvalla 69. Që e ka lëkurën të zezë a të murrme 72. Enë prej llamarine, prej zinku, prej plastike 74. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 77. Prift besimit katolik që ka të drejtë të thotë meshë 79. Eshtë ai që shalon, për të cilin nuk duhet ankuar se i varen këmbët 81. "Zonja nga ..." film komedi me regji të Piro Milkanit, skenari nga Ruzhdi Pulaha dhe muzika, Agim Krajka 83. Ndjenja përbuzëse që kemi për dikë, neveri, ndot, të pështirë, ose ... 86. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 87. Shkruhet keshtu posta elektronike 88. Kur fëmijëve kryesisht i vendosin nishane, nuska, etj., për të mos e marrë ... 89. Njeri i trashë nga mendja, torollak, leshko; teveqel 92. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 95. Burri i motrës për vëllanë ose për motrën e saj është ... 97. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 98. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 99. Po Gjirokastra si e kishte targën 100. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 102. Regjistri themeltar i shkollës 104. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 106. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 107. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 109. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 111.Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu
32. Fitoi pavarësinë më 28 nëntor 1912, ka një sipërfaqe prej 28,748 km², kryeqytet ka Tiranën 35. Eshtë bërë zakon, e ka fituar si shprehi 36. Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë 37. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 40. Një nga familja e frutave, e ngjashme me pjeshkën 44. Uriel ... (1590-1640), filozof çifut, mohoi shumë tradita religjioze çifute, përkraha tezën mbi vdekshmërinë e shpirtit njerëzor 47. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 49. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 50. Kufomë njeriu e balsamosur në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë 54. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 58. Ai është kryeqyteti i Egjiptit 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
B Z
3
C
12
4
U L
L A
13
A L
5
E
6
S
K 14
I
7
T
U
V
A
E
L
J
R
P R A
E F
R
11
A
17
D R
A
N
K
I
B
Q
18
O K
E P
23
M I
N
U S
¸
G
28
¸
10
E L
A N
22
27
P
9
P 16
A K
20
21
M
8
P
15
A B
19
I
T
S
24
25
26
R
D
P
D A
I
E K
O R
A T
E
T
C
V
B
˙
R
L
E
A L
O
T
E
S
N
P
A N
T
¸
I
29
G
O
R
L
D
30
J 31
B
32
D 33
E N
I
A
H
F
A
L
34
M I
35
N 37
L
Y
39
B
36
M A T
O
U
N M I
L
K
E
42
K
A
43
I
I
J
A
M I
44
D
B
H E
R
L
45
R
A
41
K E
A
I
38
40
B
E R
46
R E
N G K
V
I 48
A
49
I
50
B C
51
B O
Z E
Z
K
52
C
56
U T
I
D
L
U
S
S
B
J
I
T
A
P
R
A S
E
I
B
L
E
N A
L
R
O
N T
L
62
K
A T
O
O
T
Z
G
V I
E N
E
V
L
L
63
J
T
E
F
68
J
69
O
O L
L E
R R
E
R
O
A
V
76
77
M
T
E
H
U T
I
F
A E
D M E
73
K
L D I
R
E
S
A M E
D
N
K
P
80
81
K O
˙
H
G
I
L
K
R E
M
86
I
M A
K
T
C K
¸
83
D L O
L
¸
74
T O
79
L
85
K O
M 71
82 84
E K
78
S
L 66
K Z
70 72
75
G
64
P
65 67
55
D
58 60
61
M ¸
P 54
H I
59
I
47
I
53
B
57
G J
P
I
J
L
87
A N
T E
I
S
T
P
T
I
88
R
89
L
M
90
B
R
T A
N
O
R
T
91
O S
Z
H
92
M
A N
G A
Z H
O H
E M
93
¸ 94
K 95
M
96
F
V
R
I
A
N
N
I
K
T
S
97
E P
98
¸
R
C
103
D
M P
B
99
100
101
T
A
E
106
L
A
B A
E
¸
Z
A H
U
F
N
¸
S
N
U L
Z
E
S
M
M O N
T A
T O
I
R
L L
V E
S 112
Q I
L
110
A P
R J
A
D
A B
A
O
T
T
113
K
A
114
L
K
108 109
111
K 105
D E
107
K A
102
L
O
U S
104
E R
¸
115
R
O J
E K
T L
I
G
J
B
R I
T M E
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 7 PRILL 2019
Presidenti duke blerë në dyqanin e lagjes: Produkte bio nga të gjitha trevat ganike (bio) është një prej çështjeve kryesore, të cilët kreu i shtetit e ka ngritur dhe në takimet që ka zhvilluar në zona të ndryshme të vendit, si një mundësi për zhvillimin e argotizmit dhe ekonomisë.
Presidenti Ilir Meta postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga një market i veçantë në Tiranë në lagjen “Kodra e Diellit”, i cili tregton produkte organike që prodhohen në Shqipëri, nga të gjitha trevat kryesore të vendit. “Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër”,shkruan Presidenti Ilir Meta.
Rikthimi i vëmendjes së fermerëve dhe institucioneve drejt produkteve or-
KREU I KUVENDIT
Gramoz Ruçi, vizitë në Katar: Nxitje e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
K
ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të një delegacioni parlamentar, ndodhet këto ditë për një vizitë zyrtare ne Katar. Në delegacion bëjnë pjesë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtar i grupit të miqësisë me Katarin, Taulant Balla, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë,
Genc Gjonçaj. Më 5 prill, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe delegacioni shqiptar u takuan me Kryetarin e Parlamentit të Katarit, Ahmad bin Ambudulla bin Zaid alMahmoud. Kryetari Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe me Katarin janë aktualisht shumë të mira. Për fuqizimin e tyre, Kryetari i Kuvendit sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, nëpërmjet rritjes së kontakteve
të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, si edhe nxitjen e qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve private të të dy vendeve për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin midis tyre. Z. Ruçi nënvizoi gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve duhet të fillojnë të zbatohen, në mënyrë që qytetarët dhe sipërmarrjet të përfitojnë prej tyre. “Me interes për Sh-
qipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj te nenvizoj aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimin e atyre që janë
në proçes, përshpejtimin e veprimeve të qeverise së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe hyrjen e Qatar Airways për fluturime direkte Doha-Tiranë. etj”,- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.