Koha Jone_7 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 134 (8575)

E premte, 7 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Zotërinj politikanë të mazhorancës dhe opozitës, uluni e gjeni një marrëveshje që të mos shkohet në përplasje civile

Nesër DEMONSTRATË popullore kundër Ramës

Sipas shtabeve të protestës, në PD dhe LSI, nesër do të mbërrijnë në Tiranë, para Kryeministrisë, dhjetëra mijëra demonstrues. Drejt Tiranës do niset populli që kërkon zgjedhje të lira, punësim, liri dhe mirëqenie. Ata do vijnë me gjithfarë mjetesh; me furgonë, autobuzë, karroca, zetorë, biçikleta, në këmbë apo me tren. Nesër-thotë Basha-populli, merr fatet e tij në dorë. Boll më me fjalë! Ndërsa kryeqytetasit do jenë duke i pritur në Bulevardin kryesor për t’u bashkuar me ata që vijnë nga rrethet FAQE 3

Spartak Ngjela: Edi Rama Presidenti Meta reagon për pas kësaj të “Bild” të japë përgjimet e “Bild”: Prokuroria të dorëheqjen urgjent hetojë, të mos kërcënojë mediat

FAQE 4

Në foto: Spartak Ngjela

INTERVISTË

REFUZIMI

FAQE 2

Në foto: Presidenti Ilir Meta

KOALICIONI

PROFIL

OPINION

Ministri i Jashtëm Aleatët e Bashës: Prof. Pajtim Ç’pritet të holandez: Shqipëria Qeveri tranzitore, Meta Bejtja, emblemë e ndodhë pas të shtyjë me 6 muaj nuk është gati për arsimit profesional bombës së “Bild”? Prof.Dr. Dëfrim Shkupi Nga Andi Bushati zgjedhjet vendore negociatat

Ols Cinxo, violinisti shqiptar që mahniti skenat e Ballkanit Intervistoi: Jonida Halili FAQE 18-19

FAQE 8

FAQE 9

FAQE 16-17

FAQE 10


POLITIKE

2 E premte, 7 QERSHOR 2019

Presidenti i Republikës reagon për përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”

Presidenti Meta: Prokuroria të hetojë, të mos kërcënojë mediat P

residenti Ilir Meta ka reaguar dje për publikimin e përgjimeve ku flitet për manipulim të zgjedhjeve nga gazeta gjermane “Bild”. Presidenti i bën thirrje prokurorisë që të hetojë pa vonesa dosjen në fjalës, si dhe thekson faktin se organi i akuzues nuk duhet të nxjerrë urdhra që pengojnë punën e medias në raportimin e fakteve. Reagim i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e pub-

likimit të tyre në media. Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës

së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se: Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se : 1.Liria e shprehjes është e garantuar. 2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet. Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar. Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të

pavarur. Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve. Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm. Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale. Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë.

Presidenti Meta vlerëson Organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë, me Dekoratën “Nënë Tereza”

“Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera” P

residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi Organizatën SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë me Dekoratën “Nënë Tereza”: ”Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve që e kanë humbur kujdesin prindëror, në zhvillimin e

komuniteteve me programe bashkëkohore, për një shoqëri më të barabartë në mbarë botën, si dhe në Shqipëri”. Presidenti Meta vlerësoi rolin e kësaj organizate duke theskuar për falë këtij kontributi shumë fëmije kanë marrë përkrahje. “Për 23 vjet, Fshatrat e Fëmijëve SOS Shqipëri kanë qenë shtëpia e shumë fëmijëve pa kujdes prindëror të cilët falë jush kanë gjetur një shtëpi të dashur dhe të ngrohtë. Këtu

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

fëmijët janë rritur dhe kanë filluar jetën e tyre të zotë dhe të pavarur, duke na bërë krenarë për arritjet e tyre. SOS-i ka ndihmuar fëmijë që të rriten në një ambient familjar të sigurt dhe të kujdesshëm. Shumë prej fëmijëve janë bërë prindër dhe gjyshër, dhe aftësia e tyre për t’u kujdesur për familjen që kanë krijuar është përmirësuar për shkak të mbështetjes dhe shembullit që kanë marrë nga ju”,- tha Presidenti. Kreu i shtetit bëri apel për më shumë vemendje ndaj të fëmijëve, duke u shprehur se Shqipëria s’mund të jetë vendi i shpresave të thyera. “Ky realitet i papranueshëm duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne, shtetin, politikën dhe shoqërinë, pasi shtresat pa përkrahje duhet të kenë të njëjtën mundësi jetese, punësi-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

mi, strehimi dhe mirëqenie si pjesa tjetër e shoqërisë. Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

varfëria i frenon brezit të ri zhvillimin normal dhe ndrydh ëndrrat e tyre të lira që në fëmijëri”,- deklaroi Presidenti Meta.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 7 QERSHOR 2019

Zotërinj politikanë të mazhorancës dhe opozitës, uluni e gjeni një marrëveshje që të të mos shkohet në përplasje civile

Nesër DEMONSTRATË popullore kundër Ramës

Sipas shtabeve të protestës, në PD dhe LSI, nesër do të mbërrijnë në Tiranë, para kryeministrisë, dhjetëra mijëra demonstrues. Drejt Tiranës do niset populli që kërkon zgjedhje të lira, punësim, liri dhe mirëqenie. Ata do vijnë me gjithfarë mjetesh; me furgonë, autobuzë, karroca, zetorë, biçikleta, në këmbë apo me tren. Nesër-thotë Basha-populli merr fatet e tij në dorë. Boll më me fjalë! Ndërsa kryeqytetasit do jenë duke i pritur në Bulevardin kryesor për t’u bashkuar me ata që vijnë nga rrethet Të shtunën, datë 8 qershor, në orën 19:00, opozita ka thirrur protestën kombëtare për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Protesta zhvillohet në momentet më kritike të vendit, që nga nisja e krizës politike gati pesë muaj më parë. Është tubimi i parë frontit opozitar që nuk vjen si miting politik, por si një demonstratë dhe revoltë kombëtare. Paralajmërimi i fortë se tubimi i nesërm do të sjellë një reagim të fortë qytetarë është dhënë nga kreu i PD, Lulzim Basha. Të dielën e kaluar, në mbyllje të mitingut me pjesëmarrje masive, pas mesazheve për largimin e Ramës, zgjedhje të parakohshme dhe prezantimit të një projekti për ndryshime kushtetuese të sistemit aktual politik, Basha paralajmëroi se koha e fjalëve kishte mbaruar dhe në mitingun e ardhshëm, pra nesër, do të ishte populli ai që do të flasë. Ky është mesazhi më i fortë që kreu i opozitës bëri në adresë të Edi Ramës. Këtë javë drejtuesit e qeverisë kishin jo vetëm kohë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të opozitës, por edhe të mbanin një qëndrim mbi projektin e ndryshimeve kushtetuese. Por përkundrazi dje nga Cërriku kryeministri Rama i tha opozitës se do futesh në burg. Ja se ç’tha kryeministri: “Ata edhe sot duan ta kthejnë pas Shqipërinë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin në rrugë kundër zgjedhjeve. Në vend të dalin para popullit, kërcënojnë se nuk do e lënë të votojnë. Kanë frikë të ballafaqohen në rrugë demokratike. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë, prandaj

duan të imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Një gjë ta kenë të sigurt: Ata janë të lirë, në të drejtën e tyre të vendosin për veten e tyre. Nuk i pengojmë të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin dot për ne e për Shqipërinë. Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. S’mund t’i hapim rruge politikës destruktive. S’mund të lejojmë të luhet me Kushtetutën si me një top lecke. Nuk mund të bëjë askush pengmarrësin e procesit demokratik, kjo nuk është parë asgjëkundi dhe nuk do shihet as këtu. Ne padyshim kemi gabimet tona, të metat tona, kemi shumë gjëra për të bërë akoma. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm në imagjinatë, por ama më të mirë se ne as ka pas dhe as nuk ka….Kushdo që guxon të bëj një gabim të dalë përpara për të ndalua zgjedhjet nga më i vogli të më i madhi, ata nuk do të dalin më nga Shqipëria pasi nuk do i pranojë asnjë shtet evropian. Po flas për Evropën s’po flas për Amerikën ku jo vetë po as anëtarët e familjes nuk futën më, nëse klasifikohesh si kriminel zgjedhjesh”,- e mbylli Rama duke kërcënuar. Ndërkohë që pritej një sjellje me përgjegjësi atdhetare që populli të mos shkojë në përplasje, Edi Rama vazhdon në rrugën e tij. Por këtë javë shqiptarët u njohën edhe me disa të vërteta të tjera të frikshme të publikuara nga media gjermane “Bild”. Sikur të mos mjaftonin mijëra denoncimet dhe skandalet që janë publikuar këto vite, qytetarët dëgjuan me veshët e tyre, sesi në Durrës, qarku i dytë më i madh pas

Tiranës, krejt pushteti është dorëzuar në dorë të një bande të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptarët panë se Vangjush Dako, kryebashkiaku më jetëgjatë i PS-së, anëtari i kryesisë dhe njeriu më i afërt që e ndihmoi Edi Ramën të konsolidonte pushtetin në PS, ishte as më shumë as më pak, sipas atyre që tregon “Bild”, shërbëtori i bindur i Avdylajve në Durrës. Por skandali tejkalon emrin e Vangjush Dakos. Në të vërtetë Dako ka punuar për Ramën dhe me porosi të tij. Si Dako janë shumë “dako” nëpër Shqipëri, të cilët kanë punuar për votat e PS-së, natyrisht siç tregoi BILD, duke i blerë me bandat kriminale. Bisedat e përgjuara dhe fakti që deputetët emërohen nga bandat është një fakt që bën përgjegjës direkt Edi Ramën. Sepse, në fund është Edi Rama ai që del garant dhe përzgjedh kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakët. Sepse votat që vidheshin dhe bliheshin në Durrës-Shijak nuk shërbyen për Vangjush Dakon, por për t’i dhënë pushtetin e plotë Edi Ramës në vitin 2017. Me këto vota që u morën me dhunë dhe para jo vetëm në Durrës, por dhe gjithë vendin, Edi Rama po kryen korrupsionin më të madh më koncesionet miliona eurosh në Kuvend. Me këto vota, të marra nga bandat, po mbahet pushteti që dhunon banorët e “Astir”, që nxori nga shtëpitë me gaz helmues fëmijët të Bregu i Lumit. Me këto vota, të marra me nga krimi dhe nga paratë e heroinës, po burgosen protestues. Ironia është se po me këto vota po bëhet dhe reformën në drejtësi! Po në emër të këtyre votave dhe në emër të shumicës që ka bërë krimi në këtë

Parlament, Edi Rama po shkon drejt zgjedhjeve lokale, i vetëm. Në mënyrë absurde, në emër të këtyre votave të blera dhe vjedhura, kryeministri kërcënon shqiptarët se do të shkojnë në burg nëse nuk lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Arroganca e kryeministrit për të mos u tërhequr në kohë dhe për të trajtuar gjithë qytetarët si idiotë që s’kuptojnë idetë e tij për “të bërë shtet”, janë fyerja më e madhe që një politikan ka bërë ndaj shqiptarëve. Duke njohur historitë e kanabizimit, habilajve, roshëve, avdylajve, kushdo kupton se e vetmja gjë që ndërtoi Edi Rama ishte kthimi i Shqipërisë në shtetin e gangsterëve. Këtë e thonë dhe mediat e rëndësishme botërore. Një strukture të tillë politiko-kriminale është e kotë t’i kërkosh dialog dhe negociata. Për sa kohë që kryeministri vazhdon të tallet dhe të mos reagojë si politikan normal, Luzlim Bashës s’i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë të shtunën atë që paralajmëroi të dielën; t’ja lërë fjalën sovranit. Sipas shtabeve të protestës, në PD dhe LSI, nesër do të mbërrijnë në Tiranë, para kryeministrisë, dhjetëra mijëra demonstrues. Drejt Tiranës do niset populli që kërkon zgjedhje të lira, punësim, liri dhe mirëqenie. Ata do vijnë me gjithfarë mjetesh; me furgonë, autobusë, karroca, zetorë, biçikleta, në këmbë apo me tren. Nesër-thotë Basha-populli merr fatet e tij në dorë. Boll më me fjalë! Ndërsa kryeqytetasit do jenë duke i pritur në Bulevardin kryesor për t’u bashkuar me ata që vijnë nga rrethet. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E premte, 7 QERSHOR 2019

Skandali “Bild”/ Kreu i Qeverisë e pranon: Vangjush Dako nuk u kandidua për shkak të kësaj dosjeje. Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht

Përgjimet e Bild, Rama: Dosja u mbajt në sirtar për shantazh politik

DEKLARATA

Spartak Ngjela: Edi Rama pas kësaj të “BILD”-it, të japë dorëheqjen urgjent

G

azeta gjermane Bild bëri publike 6 audio-përgjime të reja, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë në komunikime të vazhdueshme me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Avdylaj është regjistruar në përgjime me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin ka një afrimitet mjaft të madh, saqë i lejojnë njëritjetrit dhe fjalë të tipi ‘’të du fort” ose ‘’të puth”, aspak e zakontë kjo për komunikimin me burrave shqiptarë. Duket se Avdylaj ka qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Dakos, përfshirë edhe takimet e tij me kryeministrin Rama, madje në një moment të përgjimit ai e di me siguri se Dako ndodhet në Zvicër me numrin 1 të qeverisë shqiptare. Po ashtu Avdylaj shfaqet në komunikime të vazhdueshme me kreun e Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, si dhe me kreun e PS-së në këtë qytet, sot kandidat i socialistëve për Bashkinë, Elton Arbana. Ca më tej Avdylaj ka pasur ndikim dhe në drejtoritë e rëndësishme të të dy Bashkive, si dhe në listat për deputetë në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Dhe e gjithë kjo ngjarje, për Kryeministrin Edi Rama është mbajtur në sirtar qëllimisht për t’u përdorur për shantazh politik. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion Plus, Rama deklaroi dje se në aspektin ligjor, kemi të bëjmë me një katastrofë sa i përket sekretit hetimor. “Në aspektin ligjor, kemi të bëjmë me një katastrofë sa i përket sekretit hetimor. Në aspektin politik, besoj që është një dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh politik”, tha Edi Rama Deklaratat e Kryeministrit Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus të gazetarit Sokol Balla në lidhje me publikimin e gjashtë përgjimeve të dosjes “Nr.339”. Rama e nisi fjalën e tij duke e quajtur urdhër absurd atë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të ndaluar publikimin në media të këtyre përgjimeve. “Së pari dua të them diçka që më duket e rëndësishme, se s`më është dhënë mundësia ta them më parë. Është një urdhër absurd ai i prokurorisë për të ndaluar mediat për të publikuar këtë. Mediat për atë punë janë të nxjerrin çdo gjë, nuk ka asnjë kufizim për këtë. Mediat janë lajmsi që në këtë rast nuk ka asnjë

faj”, tha fillimisht Rama. Më tej, ai ka folur për audiopërgjimet, duke u shprehur se ndien neveri për përgjimet, pasi, sipas tij, ato janë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta. Megjithatë, Rama tha se Vangjush Dako tashmë nuk është më kandidat për bashkinë e Durrësit, ndaj është i lirë të përgjigjet për të vërtetën. “Çështja ka disa aspekte, së pari e kam thënë, unë kam nerveri nga përgjimet dhe përdorimi i përgjimeve. Janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta. Thënë kjo ka një aspekt moral, jemi në kushtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat i bashkisë, por është një njeri i lirë, që duhet të përgjigjet deri në fund lidhur me të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova, por indicie që duhet hetuar”, tha Kryeministri Edi Rama. Më tej, Kryeministri u shpreh se kemi të bëjmë me një katastrofë nga pikëpamja e gjithë këtij procesi, pasi sipas tij, prokurorët kanë përgjegjësi të ruajnë sekretin hetimor dhe të hetojnë. “Shikoj që ka një shëmti kur dëgjon biseda të caktuara, por se sa këto janë muhabete të materializuara në fakte, apo se sa këto janë muhabete njerëzisht që kontrollojnë planetin në telefon. Thënë kjo ka një aspekt ligjor, këtu kemi të bëjmë me një katastrofë nga pikëpamja e gjithë këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të hetojnë, të ruajnë sekretin hetimor dhe të përputhim

gjithçka. Zanafilla është te Policia e Shtetit, që ka filluar në ndjekjen e një bërthame”, u shpreh Rama. Edi Rama tha se e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veç se për shantazh politik. Kryeministri u shpreh se përgjimet janë mbajtur në sirtar vetëm për shantazh politik. “Për sa i përket aspektit politik, këtu ka dicka që se ka thënë askush. Por që është aspekti më problematik, unë besoj se kjo është një dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Kjo është një dosje që lidhet me atë që unë e kam thënë “tërmeti që do krijojë Reforma në Drejtësi në këtë proces”, tha Rama. Po ashtu, Rama tha se publikimi i dy audiopërgjimeve në një gazetë gjermane ka dhe dy aspekte, sugjestionimin e shqiptarëve, ndërsa aspekti i dytë lidhet me kohën e publikimit, që përkon me momentin kur Shqipëria pret dritën jeshile nga Gjermania për çeljen e negociatave. Këtë, Rama e quajti ushqim që helmon duke u dhënë argumenta atyre që duan të kapen. “Një material i tillë nuk është përdorur as për të hetuar, as për të kapur në flagrancë, por është përdorur për t`u mbajtur dhe për t`u nxjerrë nga politika për qëllime politike. Këto copa materiali dhe merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me shumë tirazh shumë të gjatë në Gjermani, që synon dy gjëra: për të sugjestionuar shqiptarët këtu nga që e nxori Gjermania, dhe nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga gjermania të marrim

një dritë jeshile për negociatat. Ky është ushqim që helmon duke u dhënë argumenta atyre që duan të kapen”, u shpreh Edi Rama. Moskandidimi i Dakos I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse përgjimet ishin shkaku që Vangjush Dakon nuk kandidoi më në Bashkinë Durrës, Rama tha në Real Story se ishin një sërë faktorësh që bënë që Dako hiqte dorë nga kandidimi. “Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë Dako erdhi dhe tha që nuk dua të kandidojë më pasi ishte i lodhur nga baltosja politike dhe kishte 3 mandate në krye të Durrësit. Në videot e përgjimeve nuk ka asnjë provë që vërtetojnë shitblerjen e votave dhe këto grupe kriminale që sot ndodhen pas hekurave nuk kanë marrë kurrë asnjë favor nga Bashkia e Durrësit. Për aq kohë sa nuk ka asnjë provë për shitblerjen e votave, çdo muhabet tjetër është i kotë. Kjo është një lojë politike e ndyrë që nga një anë synon goditjen e qeverisë dhe nga ana tjetër synon dëmtimin e imazhit të vendit ne procesin e integrimit”, theksoi Rama. Debatet në emision Në një moment, Kryeministri ka pasur një moment debati me tone të larta me analistin Gjekmarkaj, në lidhje me këto audiopërgjime. PJESË NGA DEBATI: Rama: Nuk ka asnjë fakt, zero që ky grup kriminal ka marrë një gjë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e Shijakut nuk e di. Gjekmarkaj: Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon jo me mua.

Në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel ku ndodhej edhe zv/ kryeministri Erjon Braçe, foli avokat Spartak Ngjela për përgjimet e BILD-it. Ndërkohë Braçe e pohoi se përgjimet janë të vërteta dhe kanë dalë nga prokurori Besim Hajdarmataj. Avokat Ngjela shtoi se përgjimet janë një skandal se si ka punuar PS dhe kryeministri në blerjen e votave. I pyetur nga Eni Vasili se si do vepronit ju zoti Ngjela nëse do të ishit në situatën e Edi Ramës, u përgjigj prerë: “Do jepja menjëherë dorëheqjen! Ne nuk e kemi institucion dorëheqjen. Dorëheqja është institucion demokratik. Këta e japin dorëheqjen vetëm kur shkojnë para gjykatës”, u shpreh avokat Ngjela Rama: Qetësohu dhe respekto tavolinën. Fol pa prekur personin përballë. Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i thonë njëri-tjetrin se asin me kryeministrin, unë nuk mbaj përgjegjësi. Gjekmarkaj: Është bashkia numër dy e vendit. Ata i kërkuan më sill listat e votuesve të Partisë Demokratike që t’i tundim dhe të japin rezultatin 10 me zero për ju. Rama: Unë thashë janë indicie. Gjekmarkaj: Je shumë ngushtë realisht. Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar. Rama: Ky është shërbimi yt për revolucionin. Gjekmarkaj: Shqipërinë e keni kriminalizuar duke çuar kriminelë në Parlament dhe kryetarë bashkish. Rama: Këta njerëz 20 vjet kanë shërbyer atje si amurtar të Partisë Demokratike. Gjekmarkaj: Mos bëj monolog, por na lër dhe në të tjerëve të flasim Rama: Duke folur si fyes do t’i shërbesh revolucionit. Unë me njerëzit jam po, jo, i bie shumë shkurt në telefon. Gjekmarkaj: Pse nuk mbani standardin austriak? Rama: Hej zoti i madh, zëvendës Kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar, një korrupsion të madh… Rama: Në telefon unë dal si njeri që bërtas…


POLITIKE

5

E premte, 7 QERSHOR 2019

Publikimi i Bild, PD: Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur

Përgjimet, Alibeaj: Blerja e votave me bekimin e Ramës, duhet të ishte dorëhequr P

ër Partinë Demokratike Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas publikimit të audio-përgjimeve nga e përditshmja gjermane “Bild”. Nga foltorja e selisë blu, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur se blerja e votave ka ardhur me bekimin e kryeministrit. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj theksoi gjithashtu se Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin dhe kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet. Në këtë kontekst, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur. “Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës. Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë. Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin

e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave. Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij. Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se: Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament; Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant;

Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës; Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë; Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës; Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët. Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave

të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar. Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive. Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin. Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit. Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

PËRGJIMET E BILD

“Ju flet Manja”, ishministri socialist “godet” qeverinë “Rama”

“Ju flet Manja”, kështu e nis reagimin e tij në rrjetet sociale ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, Elmaz Sherifi. Ai ironizon me faktin se si Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është në të njëjtën linjë me deputetin socialist Ulsi Manja, sa i takon audiopërgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, më e madhja në Europë. Sipas tij, Manja dhe më pas Marku në vend që të merreshin me përmbajtjen e përgjimeve, kërkuan që të hetohen të gjithë ata që mund t’ia kenë dhënë materialin mediave. “Ka krizë politike? Jo... Ka organ akuze në Shqipëri? Po..., se është prokurori i përkohshem i “pikturuar” me kërkesën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe e bekuar nga misionet e huaja të Reformës Zgjedhore.! Prokurori i Përkohshëm u “pikturua” me 2017, dhe është bërë i përgjithshëm, por nuk heton, se nuk i thonë. Ai pret urdhra, dhe ja ku foli Manja! Të hetohen hetuesit që nxjerrin sekretin e dosjeve-tha kryetari i Ligjeve. Menjëherë kryetarja e përkohshme e përgjithshme nxori urdhrin. Të dënohet gazetari gjerman i BILD dhe gazetarët shqiptarë që i publikojnë. Kjo është drejtësi si paanshmëri… E garanton Manja!”, u shpreh dje ishministri socialist, Elmaz Sherifi.

Ish-Kryeministri: Urdhri i Prokurorisë për mospublikimin e përgjimeve në “Dosjen 339”, akt i pashembullt

Berisha: Dikur sodisnin detin, sot Rama nuk ia hap më telefonin Gjushit! I

sh-kryeministri Sali Berisha e quan antikushtetues vendimin prokurorisë për të ndaluar publikimet e përgjimeve për skandalin e shitblerjes së votave dhe lidhjeve të krimit me qeverisë në media. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Berisha u shpreh dje se një vendim i tillë është një akt akuzë tjetër po kaq e rëndë sa dhe vetë publikimet e përgjimeve nga gazeta më e

madhe në Europë, “Bild”. “Një akt akuzë tjetër madhore për Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga! Të dashur miq, i goditur tashmë në zemër për vdekje nga publikimet e Bild, të cilat rrëzojnë përfundimisht narko-zgjedhjet e qershorit 2017 dhe narko-parlamentin e dalë prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli, apo Lala, në panik të plotë dhe në një akt të pashembullt në tërë historinë e pluralizmit

urdhëroi dje çensurën në mediat e vendit të publikimeve të gazetës gjermane në Shqipëri. Ky urdhër antikushtetues i kryekreut të meduzës, skizoidit, monstrës së pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka, apo Brajeviçi, është një akt akuze tjetër po kaq e rëndë sa dhe vetë publikimet që nxori para shqiptarëve dhe botës fytyrën e shëmtuar krimiminale të tij dhe narkoshtetit që ky ngriti në Shqipëri. Kjo, sepse ky urdhër dëshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti, apo Shullazi, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale të ndalimit, blerjes, dhunimit

të vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre, vendos në gijotinë fjalën e lirë, duke merituar tashmë, jo vetëm për shkak të Kristaq Xhelatit, të quhet monstër e pluralizmit politik dhe të mendimit, pra të thirret Edvin Kristaq Xhelati. Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshëm i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari të lirë në botë, apo miku të Shqipërisë drejtësinë e vendimeve dhe misionit të opozitës shqiptare për përmbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim të monstrës së pluralizmit, kreut të

narkoshtetit dhe regjimin e tij të kakistokracisë”, u shpreh fillimisht Berisha. Jo vetëm kaq, por disa minuta më vonë, ish-kryeministri Berisha po përmes rrjeteve sociale do të reagonte sërish, duke thënë se Rama tashmë nuk komunikon as në telefon me Vangush Dakon. Për të ilustruar këtë alibi, Berisha publikoi dhe një foto ku kryeministri dhe Dako ndodhen të ulur në një lokal me pamje nga deti. “Dikur sodisnin detin si çift i dashuruar, sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit!”, u shpreh dje në reagimet e tij, ishKryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

6

E premte, 7 QERSHOR 2019

ISH-DEPUTETI I LSI-së: PËRGJIMET VËRTETUAN KONSTATIMET E BËRA NGA OPOZITA PËR KRIMIN ELEKTORAL

Përgjimet, Rrokaj ironizon Ramën: Tepsisë i doli shpejt kallaji

I

sh-deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj i është bashkuar dje lumit të reagimeve ndaj përgjimeve të publikuara dy ditë më parë nga e përditshmja gjermane “Bild”, lidhur me aferën e shit-blerjeve të votova, të cilat implikonin kryebashkiakun Vangjush Dako me grupin e “Avdylajve”. Përmes rrjeteve sociale, Rrokaj komenton tepsinë dhe reputacionin e vendit në botë, për të cilën shprehet se po zvenitet dita-ditës dhe se po i del kallaji. Rrokaj, i kthehet edhe kërkesave të opozitës asaj të krijimit të një

qeverie tranzitore dhe më pas çeljen e negociatave me BE-në, si rrugën e vetme për mirëqenien e vendit. “Tepsisë i doli shpejt kallaji! Shkëlqimi i ‘Shqipërisë që duam’ po zvenitet dita-ditës, si tepsia së cilës i del kallaji. Droga, korrupsioni, kapja e reformës në drejtësi, mungesa e investimeve të huaja, njëjtësimi i qeverisjes me oligarkët dhe grupet kriminale janë arsye përse qytetarët po largohen dhe përse nuk u çelen negociatat me BE-në as këtë qershor. Përgjimet vërtetuan konstatimet e bëra nga opozita për krimin elektoral, i cili delegjitimon pushtetin e kësaj mazhorance. Demokracia është vënë pikëpyetje. Zgjedhje si këto që po

tregojnë përgjimet, për më tepër, pa opozitën nuk mund të ketë. Është e domosdoshme të rithemelohen shtyllat e demokracisë, duke filluar me zgjedhjet e lira dhe ndërtimin e një shteti funksional. Reforma në drejtësi duhet të rikthehet në korrikun e vitit 2016, kur u votua me 140 vota, për të bërë korrektimet e nevojshme dhe për të ngritur institucionet e drejtësisë si dhe për t’i shpallur luftë pa kompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një qeveri tranzitore deri në përmbushjen e këtyre objektivave, përfshirë edhe çeljen e negociatave është e vetmja rrugë”, theksoi dje ishdeputeti i LSI-së Shezai Rrokaj.

Zëvendëskryetari i LSI-së: Shqipëria nuk e meriton qeverisjen që ka. Tashmë është qartë se si u vodhën votat

Përgjimet në Bild, LSI: Dosjet do të ishin varrosur nëse nuk do të ishin publikuar Z

ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një deklaratë për mediat ka komentuar përgjimet e publikuar në gazetën gjermane Bild, duke thënë se krimi i organizuar është shndërruar në krim shtetëror. Sipas Luan Ramës tashmë krimi i organizuar është kthyer në krim shtetëror. Ndërsa për sa u përket ruajtjes së sekretit hetimor, Rama deklaroi se kjo është çështje e Prokurorisë dhe jo e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa ka thënë se urdhri për të mos publikuar përgjimet në lidhje me dosjen 339 në media, është një akt i shëmtuar që cenon lirinë e medias. Luan Rama e quajti antikushtetues dhe të shëmtuar urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin e përgjimeve. Në deklaratën e tij për shtyp nga selia e LSIsë, Luan Rama nënvizoi se krimi shtetëror luftohet. “Zbardhja e të vërtetës përmes publikimit të disa përgjimeve që lidhen me atë që është njohur si dosja 339, në fakt është vetëm maja e ajsbergut të krimit shtetëror!E vërteta nuk mund të mbulohet më, nuk mund të prangoset dhe as nuk mund të vritet! Dosja 339 nga ku janë marrë përgjimet që provojnë rolin prej shërbëtori të qeverisë ndaj krimit, nuk është e vetmja. Por është e mjaftueshme për të kuptuar se si krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror! Por, ndërsa nga e vërteta e përgjimeve kuptojmë varësinë e qeverisë në shërbim të krimit nga njëra anë, nga ana tjetër legjitimohet arsyeja se pse qytetaret dhe opozita janë në protestë! Sepse të gjithë tashmë e kanë të qartë se si janë vjedhur e blerë votat dhe se si është krijuar maxhoranca aktuale; Të gjithë e kanë

të qartë se si janë bërë listat e deputetëve të maxhorancës, Të gjithë e kanë të qartë se si janë kërcënuar me bukën e gojës dhe vendet e punës votuesit, për të votuar me dhunë maxhorancën aktuale! Dhe kur duhej që Kryeministri i maxhorances se krimit të jepte menjëherë dorëheqjen, ndërseu lukuninë e budallenjve të shfaqeshin se ishin të shqetësuar medemek, ngase nuk është ruajtur sekreti hetimor?! Ruajtja e sekretit hetimor është çështje e Prokurorisë, jo e deputetëve të maxhorancës! Problemi dhe ne fakt halli i madh i deputetëve të maxhorancës, është përmbajtja e përgjimeve të zbardhura, të cilat nëse nuk do të ishin publikuar e denoncuar publikisht, do të ishin varrosur prej një prokurorie të kapur e të zvetnuar prej shërbimit si instrument nën varësinë e

krimit shtetëror! Nga kjo pozitë mjerane si shërbëtore e krimit shtetëror dhe pasi mori vijë-sjelljen politike prej maxhorancës, Prokuroria nxori urdhrin antikushtetues për të mos lejuar publikimin e të vërtetave të krimit shtetëror, duke dëshmuar kësisoj panikun dhe frikën, që është sjellja tipike e të gjithë kriminelëve që ndjejnë t’u afrohet ora e ndëshkimit! Urdhri për çensurë i Prokurorisë është një akt tjetër i shëmtuar shtetëror për të cënuar lirinë e shtypit dhe të drejtën e qytetarëve për informim, është një akt tjetër për të sabotuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian! E vërteta është apel për t’u ngritur, të gjithë bashkë e më të vendosur kundër krimit shtetëror! E keqja nuk largohet, por luftohet!”, deklaroi dje Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Arta Marku për një vit e gjysëm nuk lëvizi as gishtin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se, Kryeministri dhe Prokurorja e Përgjithshme duhet të ishin larguar nga postet e tyre ndërkohë që populli tani i ka shumë të qartë se gjërat. Reagimi i nënkryetarit të LSI-së dje në rrjetet sociale ka ardhur pas publikimit të përgjimeve edhe nga media e huaj si gazeta gjermane “Bild”, ballafaquar me deklaratën e fundit të Arta Markut. Gjithashtu, ai ka folur edhe për Prokuroren e përgjithshme, e cila për një vit e gjysmë nuk lëviz as gishtin për dosjet 339 dhe 184. Ndër të tjera, shprehet se dy dosjet e shumëpërfolura ajo 339 dhe 184 bllokohen me urdhër të kryeministrit, që e thërret Prokuroren e Përgjithshme në zyrën e tij sa herë do. “Prokurorja e Përgjithshme për një vit e gjysëm nuk lëviz as gishtin për dosjen 339 dhe 184. Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdhër të Kryeministrit, që e thërret Prokuroren e Përgjithshme në zyrën e tij sa herë do. E ka pranuar vet publikisht Prokurorja, që asgjë nuk ka ndodhur me dosjen 339. Edi Rama duhet të ishte larguar që dje, Prokurorja e Përgjithshme sot. Këta pranojnë të jenë pecet e këmbëve të kriminelëve ndërsa populli kurrë. Ndaj të mos vonojnë më asnjë minutë, se populli tani i ka shumë të qarta gjërat”, tha dje Vasili.

ISH-DEPUTETJA E LSI

Gjosha: Bild ka shkaktuar një tërmet për qeverinë shqiptare

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka reaguar edhe gjatë ditës së djeshme në lidhje me artikullin e gazetës gjermane Bild. Me anë të një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Gjosha shprehet se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” kanë shkaktuar një tërmet të fortë në fushën politike, por edhe në atë të drejtësisë. Në reagimin e saj, anëtarja e Kryesisë së LSI-së thekson se është e papranueshme veprimi që kryen prokuroria, e cila sipas saj, po përpiqet t’i heqë të drejtën qytetarëve dhe mediave për t’u njohur më të vërtetën. “Artikulli i Gazetës Gjermane Bild duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për qeverinë shqiptare dhe mesa duket edhe në radhët e drejtësisë. Është kriminale sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias dhe gjithë shoqërisë, për fjalën e lirë! E dënoj rëndë çdo akt që kërkon të cënojë zbardhjen e të vërtetës, në kohë krize kaq të thellë për vendin, ku nevoja për të bërë drejtësi kalon çdo limit! Por dënoj akoma më shumë, faktin që drejtësia shqiptare merr urdhra nga partia në pushtet, duke i shërbyer qorrazi një grushti individësh që kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri!”, theksoi dje Klajda Gjosha.


POLITIKE

7

E premte, 7 QERSHOR 2019

MINISTRI I BRENDSHËM

Përgjimet e “Bild”, Lleshaj: Nuk e prishin imazhin e Shqipërisë

N

jë ditë më parë gazeta gjermane “Bild” publikoi në faqen e saj online disa përgjime që i përkasin “dosjes 399”. Por në një reagim për një tjetër media gjermane, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ashtu si dhe ministri Bledi Çuçi habiti me qëndrimin e tij teksa deklaroi se këto përgjime të publikuara nuk prishin imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Publikimi i videos me përgjimet në gazetën Bild nuk prish imazhin e Shqipërisë”, ka deklaruar ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, në një

intervistë dhënë për Dojçe Velen. Teksa shton se çështja duhet teë merret me qetësi, Lleshaj thekson se është një rrjedhje e paautorizuar e informacionit hetimor. “Shqipëria është shumë më e madhe se një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv e nuk na pëlqen se nuk i pëlqen askujt, por besoj se çështja duhet të merret me qetësi. Bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor. Kjo është një rrjedhje e paautorizuar e

një procesi në zhvillim, duhet te presim fundin, nuk duhet të japim konkluzionet shumë herët se kam frike se i bëjmë dëm gjithë procesit”, u shpreh ministri Sandër Lleshaj. I pyetur nëse ka dalë diçka tjetër që inkriminon edhe politikën, Lleshaj u përgjigj: “Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, pra për rastin konkret dhe përgjimet nuk janë prova, janë indicie që çojnë te provat, dhe duhet të presim që rasti të sqarohet nga organet përkatëse që po e hetojnë”, tha ai.

Ministrin Bledi Çuçi nuk e mbajnë nervat në studio për “Avdylajt”: Ku faktohet që janë vjedhur votat?

Përgjimet e Bild, habit ministri Çuçi: Biseda që ndodhin rëndom edhe në botë M

inistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi i cilëson biseda normale që ndodhin normal dhe në gjithë botën. Duke folur në rubrikën “Opinion” në News24, një ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” ku implikohen në biseda me personazhe të krimit zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, Çuçi tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, pasi siç tha ai, fabula dihej dhe se çdo politikan në të gjithë botën komunikon me të gjithë në fushatë elektorale. “Janë biseda që rëndomë në periudha fushatash bëhen jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën. Nuk është se ka ndonjë…ai ishte i lirë në momentin që janë bërë përgjimet. Ai ishte një njeri i lirë që nuk ishte i proceduar nga organet ligjzbatuese. Nuk e di a është ai që u arrestua dhe u la i lirë. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur më vonë nga përgjimet. Duhet t’i vëmë edhe ngjarjet në kronologji. E ka arrestuar po kjo polici, po kjo qeveri por ta marrim si çështje që ka të bëjë me favorizime. Nga kjo pikëpamje nuk shoh asgjë të çuditshme. Dihej fabula sepse nga kjo dosje kanë dalë dhe përgjime të tjera. Publiku besoj e ka marrë, i ka dëgjuar dhe është bindur se aty nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nga zakoni jo i zakonshëm i politikës shqiptare. Por prapë them se çdo politikan në gjithë botën komunikon me të gjithë. Edhe po të ishte i arrestuar prapë legjitimohet që politikani t’i kërkojë votën”, deklaroi Çuçi. Në vijim ministri i Ramës theksoi se e sheh problemin tek prokuroria, tek mos-hetimi dhe dalja e sekretit hetimor. “Unë e shoh si një problem që ka të bëjë me prokurorinë. Ka dy momente që e komprometojnë prokurorinë. momenti i parë pse prokuroria nuk e ka hetuar këtë çështje që në momentin që ka marrë përgjimin konkret. Bëhen 2 vite që përgjimi është administruar dhe nuk ka bërë asnjë veprim dhe e dyta nxjerrja e sekretit hetimor. Të dyja këto janë probleme shumë më të rënda se sa ato përgjime”, u shpreh, Bledi Çuçi. Por gjatë bisedës në studio, ministri ka debatuar me gazetaren Ola Bruko pikërisht për këto përgjime, duke i zhbërë bisedat mes Ilir Avdylajt dhe eksponentëve të PS-së në Durrës e Shijak. Duke iu referuar bisedës ku Avdulaj i

kërkon drejtorit të Ujësjellësit të ndajë ata që janë me PD-në, ministri Çuçi tha se këtë e bën çdo politikan. PJESË NGA INTERVISTA Ola Bruko: Opozita thotë që ju erdhët në pushtet me blerje votash, ju asokohe kritikuat opozitën edhe lajmet që u publikuan edhe nga Zëri i Amerikës, madje konsideruar dhe atë ‘kazan mediatik’ ndërkohë që sot po dëgjojmë se ka ndodhur një sigurim masiv votash… Bledi Çuçi: Po ç’faktiv? Ku është faktiv? Ola Bruko: Në Durrës pra, nga përgjimet. 6 përgjimet Bledi Çuçi: Ku është faktiv? Ku faktohet që janë vjedhur votat. Ma thuaj një rresht. Ola Bruko: A është bisedë ajo, nuk besoni në autenticitetin e saj. Bledi Çuçi: Po në bisedë ku faktohet, ma thuhet një lidhje shkakësore… Ola Bruko: Do sigurohet një fitore dhjetë me zero thuhet aty… Bledi Çuçi: Po, po. Po, çfarë ka aty. Ëë, mos e ke për këtë përgjimin e 200 mijë eurove që ia dhanë një ditë përpara. Ola Bruko: Jo e kam për 6 përgjimet e fundit që janë publikuar një ditë përpara nga Bild zoti Çuçi. Bledi Çuçi: …që i kërkoi 200 mijë euro para votimeve, kjo po, kjo është për t’u hetuar ku japin 200 mijë euro. Ola Bruko: Ndërsa kjo jo, dosja 339. Bledi Çuçi: Nuk ka deri më sot, ndoshta

ka dhe po pati të dalin para drejtësisë. Prandaj janë organet e drejtësisë, kush kryen një vepër penale le të shkojë në burg, qoftë kushdo, qoftë ministër, qoftë kryetar. Ola Bruko: Pra ju nuk ju shqetëson fakti që ky Astrit Avdylaj në atë kohë nuk paska qenë në hetim. Bledi Çuçi: Edhe njëherë meqë ju keni bindjen që aty ka fakte. Nuk ka asnjë fakt aty. Ola Bruko: Nuk kam asnjë bindje, unë dëgjoj siç dëgjoj unë, dëgjon gjithë populli apo jo. Bledi Çuçi: Ti dëgjon, i thotë një njeri në fushatë elektorale do të siguroj unë 10 me 0. Ola Bruko: I thotë më jep listën e njerëzve që janë me PS e PD, e t’i shkundim çik këta që s’janë me PS dhe t’i heqim nga puna po nuk votuan për ne. Thuhen dhe këto aty. Bledi Çuçi: Ku i thotë, si, si i thotë? Ola Bruko: Në përgjime, kjo lista që për ju ishte normale. Sa njerëz ka me PD e këta me PD t’i shkundim çik në qoftë se nuk votojnë për ne, të shohim si do shkojë puna e tyre pastaj. Bledi Çuçi: Mirë pra, t’i shkundim çfarë do me thënë. Nuk e di se këtë nuk e kam. Ola Bruko: Prandaj ju pyeta a e kishit dëgjuar dhe lexuar me vëmendje dhe më thatë që nuk ishte e nevojshme… Bledi Çuçi: Edhe njëherë çdo politikan, pyet edhe të PD-së, gjëja e parë që bën merr

listën e qendrës së votimit dhe fillon bën një projeksion dhe thotë tek kjo familja këta janë të majtë, votojnë për PS, tek kjo janë të djathtë dhe votojnë për PD dhe i ndajnë PS-PD dhe krijon një strategji të fushatës në bazë të preferencave që ka marrë nga terreni. Është gjëja më normale që bën çdo kandidat për deputet, çdo kandidat për kryetar bashkie. Është gjëja më normale. Të siguroj për këtë. Mos ki asnjë dyshim për këtë, tek kjo pjesa. O l a B r u k o : Për këtë nuk kam. Megjithatë, nga biseda me ju po kuptoj që ju zoti Çuçi nuk është se i keni kushtuar shumë vëmendje përmbajtjes së këtyre përgjimeve. Bledi Çuçi: Jo, jo i kam kushtuar unë se nuk më binde për të kundërtën. Ola Bruko: Atëherë më lejoni t’ju kujtoj se në një tjetër përgjim që zhvillohet mes Astrit Avdylaj dhe kryetarit të PS-së së Shijakut, i kërkohet të anulohet një gjobë prej 500 milionë lekësh që është vënë në një fermë të Sukthit. Po kjo është normale? Bledi Çuçi: Që t’ia kërkojë. Nuk e di a është normale apo nuk është, por është krejtësisht anormale nëse ai e bën në bazë të kësaj kërkese. Ola Bruko: Ndërhyrjet pra, vihet re që ka ndërhyrje. Pra, a janë normale këto ndërhyrje, është pyetja ime? Bledi Çuçi: Unë marr 100 telefonata në ditë për ndërhyrje. Unë jam politikan, unë jetoj në terren dhe marr 100 telefonata. Më vuri gjobë Inspektorati i Duhanit, më vuri gjobë filani i bujqësisë, më vuri gjobë ky. Por nuk është çështja këtu së sa marr, se unë për këtë punë jam që të marr. Problemi është si sillem unë kur jam në institucion. Në qoftë se unë shkel ligjin vetëm se një njeri që do më japë 10 vota më tepër, më kërkon një gjë të jashtëligjshme dhe unë do t’ia bëj atëherë unë jam në shkelje të ligjit. Por që më kërkojnë, më kërkojnë 100 veta në ditë. 100 favore në ditë më kërkojnë të tilla për të gjitha llojet e halleve. Ola Bruko: Dhe nëse ju ndërhyni është shkelje? Bledi Çuçi: Absolutisht është shkelje. Nëse ai ka të drejtë është zgjidhje në të drejtën e tij. Pra dhe këtu duhet ndarë dhe duhet parë.


POLITIKE

8

E premte, 7 QERSHOR 2019

Ministri i Jashtëm holandez: Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë

M

inistri i Jashtëm holandez Stef Blok flet për negociatat me Shqipërinë. Ai ka deklaruar se ka ende një rrugë të gjatë për Shqipërinë dhe se Holanda i mban të mbyllura dyert e BE për vendin. “Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur’. Këtë gjë e bëri të qartë ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok. Sipas tij, në Maqedoni janë ndërmarrë hapa të mirë. Deputetët kërkuan të mësonin qartësisht qëndrimin e Holandës për nisjen e negociatave dhe ministri ishte i prerë. “Por ata nuk janë ende atje.’Ka ende diçka për t’u bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, u shpreh ai. Komisioni Evropian thotë se BE-ja duhet të fillojë bisedimet e pranimit me këto vende. Sipas komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn reformat që janë zbatuar këtu duhet të shpërblehen. Deputetët donin të dëgjonin një ‘Po’ apo ‘Jo’ nga ministri në lidhje me vendimin për zgjerimin me këto dy vende. “Angazhimi nuk është i qartë”, tha Pieter Omtzigt (CDA). Blok mendonte se ishte mjaft i qartë. Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozicion të paracaktuar paraprakisht. “Pastaj në bilanc nuk ndodh asgjë”, theksoi ai. Me gjithë rezervat për dy vendet,

Holanda i mbyll dyert Shqipërisë në BE, Blok: Ka rrugë të gjatë ISH-DEPUTETI I PD

Tritan Shehu: Edi Rama kërcënon Europën, po i bën dëm Kosovës

kreu i diplomacisë holandeze refuzoi të dalë me një qëndrim përfundimtar se si do të votojë qeveria e tij përkrah shteteve anëtare në javët e ardhshme. Parlamenti në Vendet e Ulëta mbetet i ndarë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Social-liberalët e partisë qeveritare D66, opozitarët laburistë dhe të gjelbrit janë shprehur në favor të zgjerimit të aleancës europiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë partia më e madhe e koalicionit për Liri dhe

Demokraci nuk ka pranuar të deklarohet. Ambasadori i BE-së Pas qëndrimit publik të Holandës kundër cceljes së negociatave me Shqipërinë, për të qetësuar klimën e krijuar do të mendonte ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Soreca tha se hapja e negociatave nuk nënkupton pranim në BE, por thjesht vënia në dukje e faktit se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara. “Hapja e negociatave

nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, u shpreh ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Kujtojmë se Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është shprehur pro një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe madje në afatin e paracaktuar, pra qershor. Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, duke përmendur sidomos reformën në drejtësi.

KRYEMINISTRI: NËSE HAPEN NEGOCIATAT VETWM PWR MAQEDONINW E VERIUT, PENALIZOHET SHQIPËRIA ME 10 VJET Deri më tani, raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është më pozitive dhe thotë se të gjithë pa përjashtim bien dakord që vendi të fillojë negociatat e pranimit, tha kryeministri Zoran Zaev në Bruksel, duke shtuar se qeveria e tij bëri përpjekje të konsiderueshme dhe mori një rrezik të madh politik në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila kërkonte një shumicë prej dy të tretave. Prandaj, ekziston rreziku për deputetët, të cilëve iu premtua se votimi për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese do të nënkuptonte hapjen e dyerve të BE, duke humbur kësisoj besimin tek qeveria. Skenarët për takimet e ardhshme të ministrave të BE-së, Zaev tha se rasti më i mirë është hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, varianti i mos hapjes së negociatave me asnjë nga këto vende, që është opsioni më i keq, ose duke hapur negociatat me Maqedoninë dhe shtyrjen e vendimit mbi Shqipëria për më vonë. Kryeministri theksoi se Holanda dhe Franca janë

Zaev zbulon “frikën” e Gjermanisë: Rama i kërcënon me bashkim me Kosovën

më të rezervuara për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por gjithashtu që gjermanët kanë frikë nga kërcënimet shqiptare se kjo do të çonte në paqëndrueshmëri në rajon, veçanërisht në Kosovë. “Ata mendojnë se nëse hapin negociata me Maqedoninë e Veriut, një problem do të krijohet nëse Shqipëria do të mbetet jashtë dhe se mund të ketë

ndikim në Kosovë, ata i frikësohen kërcënimeve nga miku im Edi Rama për ndryshime të mundshme kufitare ose bashkim me Kosovën, por unë bëj nuk besoj në ato gjëra, sepse do të thotë një pengesë prej së paku dhjetë vjetësh për Shqipërinë nëse ata bëjnë një gjë të tillë, askush nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë”, u tha gazetarëve kryeministri maqedonas

Zoran Zaev për “republika.mk”. Ai gjithashtu theksoi se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund ta vendos në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet. Zaev këtë deklaratë e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të mediave të huaja, të cilët presin votimin në Parlamentin gjerman, prej të cilit varet dhënia e datës për negociatat me RMV-në. “Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh. Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston mundësia që ka humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”, tha Zaev.

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh dje se Edi Rama është kundër perspektivës europiane të Kosovës. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu nënvizoi se Rama nuk e do Kosovën dhe as për bashkimin, por bën vetëm propagandë. “Edi Rama po i bën një dëm të madh Kosovës, dialogut të saj me Serbinë dhe njohjeve ndërkombëtare me kërcënimet për Bashkimin me Shqipërinë, ose siç e quajnë jo miqtë tanë: për “Shqipërinë e Madhe”. Pasi përdori krimin për pushtet, tani Edi Rama po përdor Kosovën për të kërcënuar Europën vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij. Nëse do të donte vërtet Kosovën, Edi Rama nuk do të mbështeste ndarjen e saj, nuk do t’u vendoste traun kosovarëve e shqiptarëve, Shqipëria nuk do të ishte vendi i dytë pas Serbisë me tarifat më të larta për Kosovën, dhe nuk do bëhej një shkak më shumë për pengimin e liberalizimit të vizave ndaj Prishtinës. Përdorimi i Kosovës për interesa personale është kriminale. Teza e loja “nacionaliste” e gjoja bashkimit të Shqipërisë me Kosovën është në dëm të perspektivës europiane të Shqipërisë, Kosovës, të Rajonit e të stabilitetit të tij. Kjo demagogji shkon ndesh me interesat tona kombëtare të bashkimit real të të gjithë shqiptarëve nesër, si vende pa kufij në BE”, theksoi dje ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.


POLITIKE SEANCA GJYQËSORE

K

olegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat depozituan padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me mos-regjistrimin e komisionerëve të KZAZ-ve. Fillimisht Kolegji vendosi që këtë padi ta dokumentonte si një të vetme, veprim i cili u përshëndet nga sekretari i Çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Pas rrëzimit të padisë së PD-LSI, Ivi Kaso nga Gjykata Penale u shpreh se ky rast do të dokumentohet dhe do

9

E premte, 7 QERSHOR 2019

“Komisionerët”, Kolegji rrëzon pretendimet e PD-LSI ndaj KQZ-së të përdoret si fakt në raportin përfundimtar, për të cilin do të vihen në dijeni edhe aktorët ndërkombëtarë që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve. Dy partitë opozitare kanë paditur KQZ për mos regjistrimin e komisionerëve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, tha në seancën e djeshme gjyqësore se kjo është një e drejtë e mohuar për PDdhe LSI nga KQZ. “Shkaku i njëjtë, dakord

me bashkimin në një padi te vetme. Kemi te bëjmë me një të drejte që i është mohuar PD dhe LSI. KQZ te evidentojë shumicën e pakicën parlamentare. Parimi që zgjedhjet menaxhohen nga subjektet politike. Ka një formulë ku kërkohet kontributi i shumicës dhe pakicës parlamentare. Në kod zgjedhor thuhet se për nivelin e dytë , 2 anëtarë propozohen nga shumica dhe 2 nga forca me e madhe

opozitare. Duhet të ketë baraspeshim shumice opozite. Nuk ka asnjë kriter që lidhet me zgjedhjet”, u shpreh dje Ivi Kaso.

Krerët e PR-së, PAA-së, LZHK-së, PDK-së dhe PBDNJ-së takim në Kamëz: E vetmja mënyrë për largimin e Ramës përballja me protesta

K

rerët e partive aleate të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA-së, Nard Ndoka i PDK-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me qytetarët. Në këtë organizim, që tashmë njihet si “Forumi për Zgjedhje të Lira”, që u organizua në Kamëz, u diskutua mbi për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi. Krerët e partive opozitare kërkuan nga qytetarët që të vijojnë rezistencën e tyre, të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 2 qershor, si dhe i bënë thirrje Presidentit të Republikës, si i vetmi autoritet kushtetues, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. “E shihni, sot dhe përditë, që vazhdon të mbretërojë si një sulltan në të gjitha institucionet shqiptare. Ka kaluar në delir. Krye ‘skifteri’ është ky vet, i cili ka vjedhur zgjedhjet. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të vazhdojmë të jemi qëndrestarë, dhe të mblidhemi në protestën e ditës së shtunë, të jemi edhe shumë më tepër, sepse besoj se jeni irrituar me këto që po dëgjoni mbi ato që ai ka bërë gjatë zgjedhjeve. Nuk kanë vjedhur persona të veçantë, apo kryetarë bashkish, ka qenë ky shefi i vjedhjeve. Nuk mund të vidhte Dako pa bekimin e këtij, i ka bekuar ky këta, por ç’është më e keqja, mirë se i ka bekuar për vjedhje, por këta njerëz i ka marrë dhe i ka çuar në pushtet”, u shpreh Agron Duka i PAA. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore. “I kërkoj Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një

Aleatët e Bashës: Qeveri tranzitore, Meta të shtyjë me 6 muaj zgjedhjet vendore

shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. Në qoftë se Presidenti i Republikës ka deklaruar që është i gatshëm, në qoftë se do të ketë mirëkuptim politik, ne sot kuptojmë që nuk ka mirëkuptim nga pushteti i krimit. Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore. Me burra dhe gra me integritet nga të dyja krahët politike, por edhe akademikë, të cilët të çojnë vendin në një qeverisje për të garantuar atë që është më e rëndësishmja: Zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Fatmir Mediu. Në

të njëjtën linjë u shpreh edhe kreu i LZHKsë, Dashamir Shehi, duke shtuar se Edi Rama tashmë ka kaluar përtej çdo limiti, duke i vjedhur të gjithë shqiptarët. “Ky njeri na ka futur dorën në xhep të gjithëve neve, dhe e ndan me këto 10-15 vetë. Një pjesë e këtyre parave kanë ardhur edhe nëpërmjet duarve të zeza fare, nga duart e drogës dhe të krimit e po shërbejnë për të blerë votat. Tani ky lloj rrethi, që merr lekët për të blerë votat, mbasi merr votat merr pushtetin për të vjedh lekët, për të blerë votat përsëri, për t’u rrotulluar përsëri këtu, në qoftë se ne nuk do ta ndalojmë do të na ndjekë gjithë jetën. Duhet me e ndalu’, me e thy’, këtë lloj rrethi të keq. Na takon

të ngrihemi, të rezistojmë, kjo është betejë jetë a vdekje”, u shpreh Dashamir Shehi. Për kryedemokristianin Nard Ndoka nisur nga situata që ka përfshirë vendin, deklaroi se e vetmja rrugë që të çon në zgjidhjen e kësaj krize është përballja drejtëpërdrejtë e shqiptarëve përmes protestave. “E vetmja mënyrë me të është përballja, dhe përballja është protesta. Çdo gjë e ka një lloj fundi, për atë, të merituar. E kanë shoqëruar skandalet, nuk është thjeshtë dëshira jonë për ta larguar, apo e opozitës për të ardhur në pushtet. Nuk ka kërkuar pushtet opozita, nuk kërkon pushtet Lulzim Basha, ne kërkojmë largimin e këtij kryeministri që është kapur peng nga grupet kriminale. Ta mbyllim me një ‘Rama ik’ të fuqishëm!”, tha Nard Ndoka. Ndërkaq, kreu i PBDNJsë Vangjel Dule se këto që po ndodhin sot në Shqipëri Europa nuk i pranon tek vetja. “Pak nga pak, ngjan sikur jemi përshtatur edhe ne me pabarazinë, me padrejtësinë, me votën e vjedhur, shpeshherë edhe duke mitizuar pushtetarët, qeveritë, duke u dhënë pushtete të pa kontrollueshme. Këto gjëra Europa nuk i pranon, janë realitete të ndaluara, me të cilat nuk mund të bashkëjetojë. Në tavolinën europiane politikanë të korruptuar si Edi Rama nuk mund, dhe nuk do të rrinë asnjëherë të barabartë. Jemi brez i humbur, ne po se po, por mbi ne rëndon edhe përgjegjësia nëse do të jetë i humbur edhe brezi i fëmijëve tanë. Nuk mund t’ia falim një brez të tërë, të shoqërisë sonë, Edi Ramës dhe interesave të tij okulte. Duhet të ndërgjegjësohemi!”, tha Dule.

Apeli i Lefter Maliqit: Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme

“Të shpërndahet Parlamenti”, Duka: Deputetët pasues të reflektojnë

K

reu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas apelit të deputetit Lefter Maliqi, për të shpërndarë parlamentin. “Përshëndes deklaratën e z. Lefter Maliqi, e cila përkon jo vetëm me qëndrimin e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. “Parlamenti duhet të shpërndahet! Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave dhe ndërhyrja e grupeve kriminale, tregon se deputetet, drejtorët, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Urtësia popullore thotë më mirë vonë sesa kurrë. Nisur nga ky qëndrim dinjitoz, i bëj apel të gjithë deputetëve

pasues të listave të opozitës të reflektojnë, t’i bashkohen kësaj thirrje dhe, pse jo, të ushtrojnë bojkotin parlamentar si një mjet presioni ndaj një mazhorance të papërgjegjshme. Rreziku përballë

të cilit ndodhet vendi, kërkon një ndjeshmëri të lartë qytetare, në bazë të së cilës historia do të gjykojë secilin prej jush. Çdo ditë, çdo orë heshtje përballë të keqes mund të ketë pasoja të pariparueshme!”, u shpreh dje kreu i PAA-së Agron Duka në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale. Më herët, deputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi do të reagonte ashpër lidhur me publikimin e përgjimeve të reja nga e përditshmja

gjermane “Bild”, duke apeluar për shpërndarje të Parlamentit dhe futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. “Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtorët, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi”, deklaroi Lefter Maliqi. Ndërsa shtoi se çdo institucion në vend ka rënë. “Çdo institucion

ka rënë. Jemi në dorë të krimit, të paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lirë, për të ardhmen e sigurtë”, deklaroi dje deputeti Lefter Maliqi.


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

P

ërgjimet e tabloidit gjer man ‘Bild” që i dhanë dër rmën edhe më skeptikëve që hezitonin të besonin se Rilindja i ka vjedhur votat në bashkëpunim me bandat e trafikantëve të drogës, në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend të botës, nuk mund të kalojë pa pasoja. Por ndryshe nga standardi austriak që pamë së fundi kur një qeveri rrëzohet dhe pse krimi i përgjuar ka mbetur në tentativë, këtu zakoni është gjetja e alibive për çfarëdo lloj mëkati. Kjo lloj qasjeje e denjë për demokracitë iliberale nga Ankaraja në Moskë edhe efektet i ka të tjetërllojta. Le të tentojmë ti parashikojmë se si do të përthyehen ato në Shqipëri. Si do të sillet Rama? Sipas të gjitha gjasave Edi Rama as nuk e mendon dorëheqjen edhe pse vjedhja nga e cila ai ka përfituar pushtetin është vërtetuar katërcipërisht. Ai do të prodhojë mashtrime të reja pavarësisht se banditët pohojnë se grabitjen po e kryejnë për të “surprizuar” atë, pavarësisht se deputetët e grupit të vet i ka të infiltruar nga krimi, pavarsisht se axhendën e tij personale dhe politike e pati dorëzuar në duart e Avdylajve. Në vend që ta yshtë të mendojë për tërheqjen nga zgjedhjet lokale, apo largimin nga posti, kjo ngjarje do ta shtyjë

atë edhe më tepër drejt radikalizimit. Ashtu si të gjithë autokratët, Rama i beson parimit se sa më shumë të kapesh me duar në krim, aq më tepër duhet të ndezësh situatën. Një tërheqje tani për të do të qe e barabartë me një kapitullim. Një pranim i tërthortë faji, pasojat e të cilit nuk lidhen më me dyert e pushtetit, por me ato të qelisë. Pikërisht, kjo frikë nga e ardhmja e detyron kryeministrin të zhgarravitet si një karrikaturë pas karriges, më keq se Berisha i ’97, dhe ti drejtohet i vetëm 30 qershorit. Ai do të shpresojë të tubojë sa më shumë pushtete të pamerituara drejt vetes, në mënyrë që ditën që do të ulet në negociata, ti shkëmbejë ato me kokën e vet: edhe parlamentin monist edhe 61 bashkitë e rilindjes, kundrejt një amnistie për jetën e tretë si artist që aq shumë e reklamon në media. Pra që të gjitha ata që me një mendje normale e kanë parë këtë skandal si një mundësi të kryeministrit për reflektim do të zhgënjehen. Edhe për një kohë të gjatë Rama ka të vetmen mundësi mbajtjen veshur të xhaketës së luftës. Si do të reagojë opozita? Nga pikëpamja morale kjo qe një dhuratë e paimagjinueshme për strategjinë e PD e LSI për të

10 E premte, 7 QERSHOR 2019

Ç’pritet të ndodhë pas bombës së “Bild”? djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Ajo dha proven e një gare të pabarartë, ku arbitër janë trafikantët e drogës. Por njëkohësisht ajo justifikoi edhe çdo lloj mjeti ekstraligjor që mund të përdorë opozita, pas veprimeve paqësore të braktisjes së parlamentit dhe bashkive. Nëse refreni i Ramës dhe socialistëve deri më tani ka qenë nuk digjet jorgani për një plesht, nuk dilet nga sistemi për një sallatë fjalësh, nuk radikalizohet një parti politike pa lënë më parë të flasë drejtësia, këto alibi tashmë kanë rënë. Socialistët e zgjodhën me votat e tyre Arta Markun, ata e kaluan me ndihmën e njeriut që qëndron në paradhomën e kryeministrit, vettingun e Donika Prelës, ata bënë gjithçka për të penguar dënimin e grabitësve të votave. Jo se i dhimsej limoni i shtrydhur Dako që e hoqën qafe nga politika me të njëjtën shpërfillje si Saimir Tahirin, por sepse donin të ruanin kultin e pandëshkueshmërisë për ata që vjedhin në emër të pushtetit të Ramës. Dhe pyetja është: ç’duhet të bëjë opozita kur faktet e krimit janë sheshti dhe drejtësia e kapur i shpërfill ato? Nëjë këtë kuptim nëse ka fuqinë

dhe muskujt, pas skandalit të “Bild” Basha është në të drejtën e tij për të mbajtur premtimin për mosjejimin e zgjedhjeve, por edhe për më shumë, për ti vënë flakën çdo kërpudhe që ka mbirë përreth Ramës. Si mund të shpëtohet çka ka mbetur pa përdhosur nga reforma në drejtësi? Skandali i shprthyer nga “Bild” i dha dërrmën përfundimtare edhe propagandës së shpifur për reformën në dretësi. Jo vetëm se ndëkombëtarët me anë të sharlatanëve të Euralius dhe OPDAT hapën dritën jeshile për zgjedhjen e një kryeprokuroreje kamikaze si Arta Marku, e cila tregoi se është vënë aty për të mbrojtur krimin. Por për shumë më tepër se kaq. Arritja deri në absurditete që do ti ëndërronin edhe në tokën e Kim Jong Unit, si ato për të penguar mediat të botojnë materialet tashmë të dala në Gjermani, tregon shumë. Ajo dëshmon se drejtësia e re po përdoret nga rilindja, jo vetëm për të siguruar pandëshkushmërinë e saj, por edhe si WC propagandistike për të konsumuar politikën e ditës. Fakti se të dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi që teorikisht janë indipendentë në hetimin e kësaj çështeje, vunë nënshkrimet e

KOMENT

tyre për atë gomarllëk çensurues, pas kërkesës politike të Ulsi Manjës dhe urdhërit të së shtypurës prej tij Arta Marku, i jep fund debatit për pavarësinë e institucionit të parë të ngritur pas refoma në drejtësi. Ky është shembulli flagrant se çfarë është ngritur deri tani po kapet. Prandaj kjo histori duhet të shërbejë për ti thënë stop ngritjes së institucioneve të reja që pritet të konsituohen. Nëse ato do të lindin në klimën dhe ankthin e një regjimi të kapur në krim, ato vetëm të pavarura nuk do të jenë më. Ato do ti shërbejnë njësoj deri në fund Ramës sot, me të njëjtin zell që do ta bëjnë këtë për atë që do ti zërë vendin nesër. Sa të jetë Rama në zyrë, në mënyrë që të shpëtohet, reforma në drejtësi, si investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, duhet të ngrijë. Për të shpëtuar çka mund të shpëtohet prej saj, do të duhej vetëm një qeveri teknikësh, afatgjatë dhe pa liderë të fortë. Në kushtet e regjimeve absolute është marrëzi të ëndërosh për drejtësi të pavaruar. Këtë na e provojë dhe njëherë dosja 339/1 që na u transmeua nga Gjermania, si pasqyrë e një dështimi për atë që perendimorët po bëjnë këtu. Lapsi.al

OPINION

Sa trisht ndjehesh tek sheh se si u katandis ëndrra për demokraci

Tërhiquni nga budallallëku

Nga Ylli Manjani E kanë kot! Po kot fare, se nuk mbyllet dot më goja njerëzve sot, në vitin 2019, me ligjet e Enver Hoxhës!!! Sado tua kontrollosh mediat, taksat, bukën, punën,

pronën, liritë e te drejtat, njerëzit do mendojnë e do flasin. Jemi ende anëtarë të Këshillit të Europës, jemi ende Republikë Kushtetuese ku liria për t’u shprehur dhe e drejta për t’u informuar prevalojnë mbi çdo praktikë moniste e kontrollit dhe represionit. Kot e kanë! Bëjnë mirë të bëjnë paqe me veten dhe të tërhiqen nga budallëku i kontrollit të fjalës së lirë! ***

Kot sa për informacion ligjor. Ky është neni 22 i Kushtetutës. I të njëjtës Kushtetutë që i referohet Kryeministri këto kohë, kur bie fjala për të shtyrë zgjedhjet. Por në rastin e lirisë së shprehjes formulimi kushtetues është i rreptë, i qartë dhe i prerë. “Media nuk mund të censurohet paraprakisht”... Pra atë urdhrin për censurë, prokurorët bëjnë mirë ta rishohin sipas Kushtetutës së shtetit e jo të pushtetit...

Nga Përparim Kabo

S

a trisht ndjehesh tek sheh e provon mbi shpinë se si u katandis ëndrra për demokraci në atdheun tonë. Pluralizmi politik nuk mbërriti dot tek bashkëjetesa politike por është në gjendjen e një konflikti të hapur përjashtues deri në daljen nga institucionet dhe rikthimin tek meritokracia politike… Zgjedhjet në të gjitha nivelet nuk janë zgjidhje, por kalimi pushtetit nga një grup te tjetri, jashtë të gjitha përgjegjësive për

zhvillimin real të vendit. Tek shohim gëzimin me tullumbace në njërën anë dhe shpërthimet me Molotov në anën tjetër, kuptojmë se njerëzit nuk e kanë në dorë veten e tyre, as sovranitetin dhe përfundimisht kanë shkëmbyer lirinë e tyre me sendet, pushtetin që buron nga vota e tyre me premtimet, zhvillimin e përgjithshëm dhe të qëndrueshëm me ndonjë përfitimtë pjesshëm dhe mundësish t’ju zgjasi sa mandatet në pushtet të forcës politike tek e cila është lidhur fati nga ana e tyre… Interesi publik, pronat publike, fondet publike as që përmenden gjëkundi…Në njërën anë festohet dhe në anën tjetër nëmet e shfryhet… Shqipërisë nuk i duhen zgjedhje, vendit i duhen zgjidhje, por zgjidhjet nuk mund të vijnë nga ata që krijuan gjendjen…! Jemi në zgrip!


AKTUALITET

11

E premte, 7 QERSHOR 2019

Që nga janari 2019, janë punësuar në sistemin shëndetësor publik, 245 mjekë, nga të cilët 135 mjekë specialistë i janë atashuar spitaleve rajonale dhe bashkiake “Aplikoni në portalin “Mjekë për Shqipërinë” brenda datës 15 qershor për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, për t’u punësuar me meritë dhe transparencë”. Me një ftesë të hapur, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu iu drejtua mjekëve për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor në vend, gjatë ceremonisë së 25 vjetorit të krijimit të Urdhrit të Mjekut. “Ky portal është një instrument i ri në drejtim të transparencës dhe meritokracisë për rekrutimin e profesionistëve të shëndetit. Unë besoj se këto mekanizma rrisin besimin në sistem. Sepse nuk ke më nevojë të njohësh ministrin, deputetin apo drejtorin për t’u punësuar në sistemin shëndetësor publik”, tha Manastirliu. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u ndal tek investimet e reja në shëndetësi. “Për të mos harruar nga u nisëm, mbaj mend fillimin e punës në QSUT, kur jo vetëm mungonte serumi dhe medikamentet bazë, por mbi të gjitha kishte demotivim të stafit mjekësor. Me rritjen e pagave, investimet në shëndetësi që po vijojnë çdo ditë dhe me sigurimin e kushteve për më shumë siguri për mjekët, po rikthehet besimi në sistem”. Që nga janari 2019, janë punësuar në sistemin shëndetësor publik, 245 mjekë, nga të cilët 135 mjekë specialistë i janë atashuar spitaleve rajonale dhe bashkiake, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aplikimet në portalin mjeke.shendetesia.gov.al mbyllen në fazën e parë më datë 15 qershor, për 112 vende vakante në shërbimin parësor dhe 79 vende të lira në shërbimin spitalor. Duke deklaruar se reforma në shëndetësi nuk është pronë e ministrave apo politikanëve, por

“Mjekë për Shqipërinë”, Manastirliu: Transparencë në punësim RAPORTI “Që nga janari 2019, janë punësuar në sistemin shëndetësor publik, 245 mjekë, nga të cilët 135 mjekë specialistë i janë atashuar spitaleve rajonale dhe bashkiake, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aplikimet në portalin mjeke.shendetesia.gov.al mbyllen në fazën e parë më datë 15 qershor, për 112 vende vakante në shërbimin parësor dhe 79 vende të lira në shërbimin spitalor”.

THIRRJA

Ministrja iu drejtua mjekëve për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor në vend, gjatë ceremonisë së 25 vjetorit të krijimit të Urdhrit të Mjekut. “Ky portal është një instrument i ri në drejtim të transparencës dhe meritokracisë për rekrutimin e profesionistëve të shëndetit. Nuk ke më nevojë të njohësh ministrin, deputetin apo drejtorin për t’u punësuar në sistemin shëndetësor publik”.

është pronë e atyre që punojnë çdo ditë në sistem, Manastirliu ftoi përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut dhe profesionistët e shëndetit të bëhen pjesë e organit më të ri këshillimor pranë Ministrit të Shëndetësisë. “Me

RAPORTI

1284 qytetarë përfituan falas hemodializën

ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, përfaqësuesit e mjekëve do të kenë një zë shumë të rëndësishëm në politikat vendimmarrëse, me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shëndetësisë, si organ këshillimor pranë Ministrit të

Shëndetësisë”, tha Manastirliu. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u ndal tek investimet e reja në shëndetësi, si një element thelbësor për të përmirësuar kushtet e punës për personelin shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët. “Për të mos harruar nga u nisëm, mbaj mend fillimin e punës në QSUT, kur jo vetëm mungonte serumi dhe medikamentet bazë, por mbi të gjitha kishte demotivim të stafit mjekësor. Me rritjen e pagave, investimet në shëndetësi që po vijojnë çdo ditë dhe me sigurimin e kushteve për më shumë siguri për mjekët, po rikthehet besimi në sistem”, tha

Manastirliu. Gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 25 vjetorit të Urdhrit të Mjekut, u nderua prof.dr. Besim Elezi, kirurg i shquar që njihet si “babai” i kirurgjisë shqiptare, i cili ka qenë njëherësh ndër themeluesit e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë. Me çmimet e Urdhrit të Mjekut u nderuan edhe mjekët që kanë dhënë jetën në krye të detyrës si dhe themelues dhe figura të njohura të Urdhrit të Mjekëve. Në takimin e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë drejtues të organizatave Botërore të Profesionistëve të Shëndetit, ku aderon Urdhri i Mjekut të Shqipërisë.

KODI

Burg për ushqimet false S

1284 persona kanë marrë shërbimin e dializës falas në spitalet publike dhe ato private përgjatë vitit 2018. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se 1284 pacientë kanë përfituar nga shërbimi shëndetësor falas krahasuar me 876 pacientë të trajtuar në vitin 2015. Investimet e fundit të Qeverisë shqiptare kanë shtuar shërbimet në fushën e shëndetësisë, duke ofruar standarde dhe mbulim më të gjerë në marrjen e shërbimeve nga ana e pacientëve. Gjithashtu, synimi i qeverisë është që brenda këtij mandati të rikonstruktohen dhe ndërtohen 300 qendra shëndetësore.

htohen veprat penale të lidhura me mashtrimet me ushqimet dhe shkeljet e masave të sigurisë ushqimore. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat konsiderojnë si krim shitjen e ushqimeve të skaduara, falsifikimin e produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe zinxhirin e qarkullimit, duke përdorur kimikate dhe lëndë shtese jo ushqimore. Dënimet shkojnë deri në tre vjet burg. Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë shkelja e parë konsiderohet si kundërvajtje penale dhe zakonisht vendosen dënime alternative, por në rast përsëritje burgu është i

pashmangshëm. Për herë të parë dënime penale me burg do të ketë për ata që fusin në cilin do segment të tregut që nga importi apo prodhimi e deri tek shitja mallra ushqimore me të dhëna që nuk i korrespondojnë

përmbajtjes, origjinës sasisë apo cilësisë së deklaruar. Dënimi me tre vjet burg përfshin edhe paraqitja e të dhënave të rreme në etikën e produkteve ushqimore dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 7 QERSHOR 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 7 QERSHOR 2019

Bashkia e Tiranës ndërton dy fusha të reja sportive në sheshin “Emil Lë Grand”

Veliaj: Do vazhdojmë me terrene sportive në çdo lagje, transformimi vijon N

ë këto 4 vite, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe shtimit të hapësirave sportive, për të nxitur të rinjtë të merren me sport. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe mbështetjes së “Raiffeisen Bank”, dy fusha të reja sportive janë shtuar në sheshin “Emil Lë Grand” në Njësinë 7 në kryeqytet, me standarde të nevojshme për një mjedis të sigurt e të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve. I shoqëruar nga deputeti i PS, Besnik Baraj dhe kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, përuroi përfundimin e punimeve dhe tha: “Jam shumë i lumtur që hapim këto dy fusha fantastike, fusha komunitare. Një nga porositë që kam është që asnjëherë nuk duhet lënë mësimi për lojën. Unë besoj se kush është i mirë i bën të gjitha, pra edhe del me 10-ta, është edhe i festave, por sigurisht merret edhe me sport e aktivitete të tjera, mëson gjuhë të huaja, kompjuter”.

Në Njësinë 7 puna do të vijojë me hapjen e këndeve të tjera sportive. “Shpresoj që Njësia 7 t’i vlerësojë si shumë të çmuara këto asete. Nëse ruhet dhe mirëmbahet, ashtu si çunat po luajnë me kujdes këtu, çunat e tjerë tek kalçeto atje, na jep mundësi që me një donator tjetër të shkojmë një vend tjetër. Tani që po vinim rrugës identifikuam 2-3 xhepa të vegjël, ku mund të bënim një kënd lojërash, mund të bënim një tjetër street-basket, mund të vendosnim një rrjetë volejbolli”, tha ai.

Teksa theksoi se sporti nuk është vetëm një mënyrë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, por edhe një mënyrë fantastike për të kalitur karakterin, kreu i Bashkisë u shpreh se për 4 vitet e ardhshme fokusi do të jetë krijimi i mjediseve më të përshtatshme për më të rriturit. “Nëse në katër vitet e para fokusin e kishim kryesisht tek këndet e lojërave për fëmijë, çerdhet, kopshtet, tani po shkojmë më shumë drejt sportit e shkollave, sepse besoj që, kur janë adresuar nevojat e më të vegjëlve, mund të lëvizim tek nevojat për më të rriturit. Kaluan 4 vite dhe tani duam që, siç kemi filluar këtu me dy fusha, siç kemi bërë tek stadiumi “Dinamo”, tek Parku Olimpik, siç kemi bërë në Kodër-Kamzë tek “Isa Boletini”, tek Liqeni, do vazhdojmë në çdo lagje. Mesazhi që japim në brendësi të pallateve, duke i kthyer në terrene sportive, besoj se do gjejë një dakordësi me prindërit sepse në fund, po ta pyesësh një prind dhe t’i thuash: Zgjidh, o makinën o fëmijën, të gjithë do zgjidhnin fëmijën”, theksoi Veliaj. Deputeti i PS, Besnik Baraj vlerësoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që tregon për të gjitha moshat, teksa u shpreh se

kryeqyteti është me fat që ka një kryetar si Erion Veliaj. “Ajo që vë re në të gjithë punët e Bashkisë është se mendon për të gjitha moshat. Ka menduar për fëmijët, ka menduar për të moshuarit. Ajo që do ju uroja është që ta përdorni sa më shumë, por edhe ta ruani sa më shumë, në mënyrë që kjo të jetë sa më afatgjatë, që t’ju shërbejë juve dhe brezave të tjerë. Jam i bindur se Bashkia do të realizojë të gjitha ato objektiva që i ka caktuar vetes. Kemi fat që do kemi një kryetar bashkie si Erioni”, tha deputeti i PS.

4. Të jenë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania Për detaje, kliko në

www.vodafone.al/en/fondacioni/vodafone-distinction-bursaryfund/ dhe mos harro: vetëm një e-mail të ndan nga ëndrra jote! A i hape sytë? Ready? Kliko të ardhmen tënde!

VODAFONE

Ke edhe dy javë kohë për të realizuar ëndrrën tënde më të madhe! Hej, mbylli pak sytë dhe imagjino: Vitin e ardhshëm, si sot, do të jesh në kampusin ose bibliotekën e një prej universiteteve më të mira në botë, duke studiuar me pasion për degën tënde të preferuar. A s’do të ishte fantastike!? E mendo që je vetëm një e-mail larg kësaj ëndrre. Ndaj mjaft imagjinove, hapi sytë e bëj një veprim konkret, dërgo në adresën foundation.al@vodafone.com, aplikimin për bursën Vodafone Distinction Bursary Fund. Dërgo në adresën e emailit një video ku mund të tregosh talentin tënd, letrën e pranimit nga Universiteti, CVnë dhe vërtetimin që tregon se nuk ke mundësi të përballosh

shpenzimet e shkollimit. Të kanë mbetur edhe 14 ditë nga mbyllja e aplikimeve! Duhet ta kesh lexuar a dëgjuar patjetër se më 31 prill, Fondacioni Vodafone Albania publikoi nismën Vodafone Distinction Bursary Fund dhe se aplikimet nga të rinjtë shqiptarë kanë qenë të shumta. Vodafone synon fuqizimin e të rinjve si dhe pasurimin e njohurive dhe aftësive të tyre digjitale. Dhe çfarë është më mirë se sa një mundësi për të apasionuarit pas teknologjisë, që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë!? Të sapodiplomuar apo profesionistë do kenë mundësinë të përfitojnë tarifë studimi falas

në një program master profesional ose shkencor në fusha që kërkojnë aftësi digjitale, si: Teknologji Informacioni e Komunikimi, inovacion, IT, telekomunikacion, inxhinieri, software, robotikë, prodhim filmi, animacion, marketing digjital etj. Për të përfituar nga kjo mundësi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere: 1. Të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shqipëri 2. Të kenë aplikuar e të jenë pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020 3. Të kenë aftësi dhe talent të spikatur në fushën digjitale


AKTUALITET

14

E premte, 7 QERSHOR 2019

Pas gazetës Bild, një tjetër medium shumë i njohur vjen me një reportazh për Shqipërinë, ku vendi ynë cilësohet si narko-shtet

P

as gazetës Bild, një tjetër medium shumë i njohur vjen me një reportazh për Shqipërinë, ku vendi ynë cilësohet si i pari narko-shtet në Europë. Bëhet fjalë për revistën VICE, me qendër në Kanada e SHBA, e cila publikon reportazhe dhe investigime. Këtë herë tregohet se si Shqipëria është bërë një narko-shtet në zemër të Europës. Revista shkruan se pavarësisht se është një vend i NATO-s, Shqipëria është bërë i pari narko-shtet në Europë. “Këtu qëndron tensioni për Europën: koncepti i një narko-shteti gjithmonë është ndjerë larg nga europianët, të cilët tentojnë të kuptojnë se shtetet e korruptuara që prodhojnë drogën e tyre janë problem i dikujt tjetër. Por pozicioni qëndror i Shqipërisë në industrinë e drogës e ka sjellë problemin më afër, në një kohë kur shqiptarët po shpresojnë të jenë më të lidhur me motorin ekonomik të BE-së. Kjo është gjëja më tragjike për një narko-shtet: Mbështetja e elitës së një kombi me fonde nga veprimtaria kriminale nuk e ka ndikimin në vendet e tjera, por tek mundësitë për popullin e saj”, shkruan revista. Ajo më pas tregon se i gjithë shkëlqimi i makinave dhe ndërtesave në zemër të Tiranës nga paratë e drogës është vetëm një iluzion, pasi vendi mbetet shumë i varfër, kurse shumica e shqiptarëve duan të largohen. Lexoni më poshtë një pjesë të këtij shkrimi: Nga AlfredoAffazi, VICE Është janar dhe në një periferi të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, takohem me dy trafikantë vendas të kokainës, që sapo janë kthyer nga një ‘udhëtim pune’ në Gjermani. Si shumë të tjerë të rinj në trafikun e drogës në Shqipëri, Artani dhe Luli janë zhvendosur nga trafiku i kanabisit drejt kokainës, për shkak se atje ka më shumë para dhe është më e lehtë për ta kapur veten. Ata më thonë se mund të bëjnë deri në 23 mijë euro duke trafikuar një kilogram pudër në vendet e pasura europiane, ku tregu për kokainën po zgjerohet. Mes historive maço me shkopinj bejzbolli dhe grushta, ata diskutojnë për oratRolex, makinat e shpejta dhe vajzat e bukura. “Siç mund ta shohësh,” thotë Artani, duke treguar nga rruga e përmbytur, e cila nuk është rregulluar që kur mbahet mend, “nëse do të bësh përpara, duhet të bësh udhëtimin në Gjermani, Itali apo Angli. Kokaina është puna që duhet bërë”. Që pas krizës financiare të

Revista kanadeze: Si u bë Shqipëria i pari narko-shtet në Europë

vitit 1990, që solli trazira dhe kaos civil, gjenerata e re e shqiptarëve e ka gjetur veten të ngecur në një lëmsh me varfëri dhe korrupsion. Për disa, trafiku i drogës ofron një shpëtim nga getot e tyre në periferitë e Tiranës. Por trafiku i drogës nuk është diçka e re: është një tregti me rrënjë të thella në Shqipëri. Pavarësisht se është një vend i NATO-s dhe është në prag të hyrjes në BE, Shqipëria është bërë i pari narko-shtet në Europë. Sipas përcaktimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të një narko-shteti, ai është një shtet ku “institucionet legjitime janë penetruar nga fuqia dhe pasuria e tregtisë së drogës”, si Venezuela, Guinea-Bisau dhe Afganistani. Shqipëria është zhytur deri në gju në paratë e drogës. Një raport i vitit 2018 i Departamentit të Shtetit e përshkruan Shqipërinë si vendin e korrupsionit galopant, institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare dhe kontrollit të dobët të kufijve, me trafikun e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikun njerëzor si krimet më përfituese në vend. Droga është një biznes i madh këtu. Ky vend i vogël malor ish-

komunist në brigjet e Adriatikut është prodhuesi më i madh i kanabisit të rritur jashtë në Europë. Në vitin 2017, Shqipëria kapi 68 ton kanabis, me vlerë 680 milionë dollarë. Por trafiku i kokainës është ai që po i jep Shqipërisë statusin e narkoshtetit. Përgjatë dekadës së fundit, siç zbulon VICE, bandat shqiptare si Hellbanianz janë bërë aktorë të rëndësishëm në tregtinë fitimprurëse të kokainës në Britani dhe në pjesën tjetër të botës. Bandat shqiptare kanë bërë emër duke shitur kokainë të pastër me një çmim shumë konkurrues, duke kontribuar në rritjen e pastërtisë dhe pranisë së kokainës në Europë që prej vitit 2012. Trafikantët shqiptarë kanë vendosur linja direkte furnizimi përmes Amerikës së Jugut drejt Europës për kokainën e madhe, që mbërrin nga portet e Belgjikës dhe Holandës. Në shkurt të vitit të shkuar, policia kapi 613 kilogramë kokainë të fshehur në një dërgesë bananesh nga Kolumbia, e cila mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri. Ndërkohë ka pasur një shtim të vrasjeve të shqiptarëve të dyshuar si kriminelë në Amerikën e Jugut. Në vitin 2017, RemziAzemi një shqiptar i

Kosovës dhe trafikant i dyshuar i kokainës, u vra në mënyrë mafioze teksa udhëtonte me familjen në një mjet të blinduar në Guayaqil të Ekuadorit. Një vit më para, Ilir Hidri, një tjetër shqiptar i dyshuar për trafik droge, u vra në të njëjtin qytet. Shqipëria është unike në Europë për shkak se baronët e drogës nuk janë persona të paligjshëm. Në fakt ata janë të lidhur fuqishëm me ata që drejtojnë vendin dhe shpesh edhe me ata që kanë për detyrë që t’i ndjekin të paligjshmit. Paratë e drogës janë pjesë e rëndësishme e sistemit demokratik shqiptar, për shkak se mënyra më e mirë për të siguruar votat e njerëzve është që t’i paguash në cash, dhe gjeneratori më i mirë i parave cash është tregtia e drogës. Një studim i financuar nga BE, nga viti 2016 deri në vitin 2019, zbuloi në mënyrë shokuese se 20.7 përqind të shqiptarëve iu ishin ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Në janar, u zbulua se grupet e kokainës kanë manipuluar në mënyrë të suksesshme zgjedhjet duke blerë vota. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Politike, thotë se roli i bandave kriminale në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017 ishte më i madh se roli i partive politike. “Sot, ka një përshtypje të përgjithshme se askush nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet pa mbështetje nga grupe të tilla,” thotë ai. Për shkak se tregtia e drogës është kaq e lidhur me ata në pushtet, njësitë britanike të inteligjencës janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikantët. Një anëtar i ekipit ndërlidhës të Mbretërisë së Bashkuar tha për VICE se kishin dëshmi të qarta se informacionet e përbashkëta të inteligjencës po përfundonin në duart e trafikantëve nga policia shqiptare. Britanikëve iu janë bashkuar ekipe nga SHBA, Holanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshihen pasi zbuluan se informacioni që ndanin me autoritetet

shqiptare, përfundonte në duart e gabuara. Dy ministrat e fundit të Brendshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, janë rrëzuar për shkak të skandaleve të lidhura me drogën. I pari, Saimir Tahiri pritet të dalë në gjyq më vonë gjatë vitit për akuza për trafik droge dhe korrupsion. Emri i Tahirit u përmend në një përgjim nga policia anti-mafia e Italisë në lidhje me trafik armësh dhe droge. Tahiri i mohon akuzat ndaj tij. Ai u zëvendësua nga Fatmir Xhafaj, ndërkohë që ministri i Brendshëm e la shpejt detyrën, pasi gjysmë-vëllai i tij Agron u burgos për shtatë vite për trafik droge në Itali. Edhe pse nuk ka prova që Xhafaj të ishte përfshirë direkt në krimet e vëllait, presioni politik brenda dhe jashtë vendit bëri që Rama ta hidhte poshtë ministrin e tij. Në vitin 2017, Ermal Hoxha u burgos për dhjetë vjet për pjesëmarrje në një operacion për të trafikuar 120 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Europën Perëndimore. Megjithatë, Ermali nuk i ngjiti shkallët e krimit nga getot e Shqipërisë: ai është nipi i diktatorit famëkeqe të Shqipërisë, Enver Hoxha, që sundoi vendin për 41 vite deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Por askush nuk e ilustron afërsinë mes elitës shqiptare dhe lojtarëve të saj të drogës, apo historinë se si ky komb po shfaqet si narko-shteti i parë në Europë, se KlementBalili, një pronar i një hoteli luksoz, ish-nëpunës civil dhe mbret i drogës, i përshkruar në urdhër-arrestin e tij grek si ‘PabloEskobari i Ballkanit’. Një dosje prej 10 mijë faqesh, e përpiluar nga qeveria greke dhe e shqyrtuar nga VICE, e përshkruan perandorinë ndërkombëtare 1-miliard dollarëshe të narkotikëve, të organizuar në mënyrë perfekte prej tij, të ndërtuar mbi kanabisin dhe kokainën që dërgohet në vende si Greqia, Italia, Gjermania dhe Britania.


AKTUALITET

15

E premte, 7 QERSHOR 2019

JETA NË ÇADËR

KORÇË

200 milion lekë dëmshpërblimi

Fëmijët bëjnë detyrat nën kushte të vështira

P

ër Ernikun 10 vjeçar nga Qafzeza e Korçës, ditët e fundit të shkollës janë më të vështirat. Tërmeti i një qershorit i shkatërroi shtëpinë ndaj mësimet dhe detyrat përmbyllëse të vitit shkollor po i bën në çadrën ku është strehuar. “Është shumë e vështirë. Nuk mund të bëj dot as detyrat”,-thotë Enriku. Familja e tij dhe shumë të tjera kanë 6 ditë aty, nën shi e temperatura të ulta apo diell e vapë. Ndaj çatia mbi kokë është dëshira më e madhe e fëmijëve. “Dëshira ime është vetëm të kem një vend ku të fus kokën dhe të fle”. Çadrat

K

u sigurojnë kushtet më minimale. Disa janë strehuar deri në kasollet e bagëtive. “Është një katastrofë e vërtetë sepse është shumë ftohtë. Nuk kthehem në shtëpi, më mirë rri në të ftohtë”. Ujin

dhe kushtet për tu larë thonë se nuk e kanë prej një jave. Zotimet e qeverisë se shtëpitë do rindërtohen brenda verës të paktën u ka dhënë shpresë për të kaluar ditët e vështira pa çati e katandi.

ryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo flet për dëmet që shkaktuan tërmetet e rëna në këtë qark për disa ditë me radhë. Ai tha se do të ndërtohen nga e para 60 shtëpi të shkatërruara dhe do të rikonstruktohen 90 të tjera. Sipas tij dëmi i përllogaritur deri më tani shkon deri në 250 milion lekë. ‘’Grupet e ekspertëve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuara për Bashkinë e Korçës. Ka patur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive,kemi bërë një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlerë

të ndërtimit të rreth 60 shtëpive, të cilat duhen ndërtuar nga e para dhe 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion, që varion nga rikontruksioni më i plotë deri tek rikonstruksioni më i pjesshëm. Vlera paraprake

e përllogaritur nga komisioni i ekspertëve varion nga 200 deri në 250 milion lekë të reja për dëmet e shkaktuara në Bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht fshati i Floqit por edhe fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë’’.

Eksperti i ekonomisë, Agim Binaj, thotë se ajo çfarë është bërë deri më tani është thjesht në nivelin e situatës emergjente, ndërkohë nënvizoi se duhet të filojë vlerësimi real i dëmeve

V

etëm gjatë 7 orëve të fundit në qarkun e Korçës janë regjistruar 16 lëkundje. Tërmeti i parë ra vetëm 20 minuta pas mesnatës dhe ishte me magnitudë 1.6 ballë. Ndërsa i fundit është regjistruar në orën 07:05 të së enjtes me magnitudë 2.2. Ky tërmet epiqendrën e ka patur në Leshnja të Korçës. Nga 16 lëkundje tre prej tyre kanë qenë të një shkalle të konsiderueshme prej 3 ballësh të cilët kanë rënë 22 km në Jug të Korçës. Ndërsa lëkundja më e lëhtë është regjistruar në Nikolicë, 1.1 rihter. Në qytetin e Korçës fshatrat më të prekur janë Floqi, Vidova dhe Qafë Zezë. Në këto fshatra janë dëmtuar në total 307 banesa të dëmtuara, 95 prej tyre të shkatërruara. Mesditën e djeshme u mblodhshtabi i emergjencave. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se 290 banorë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Ai është shprehur se banesat ose do rindërtohen, ose do bëhet lagje e re në Floq. “121 banesa në disa fshatra janë plotësisht të rrënuara. Banesat ose do rindërtohen, ose do bëjmë lagje të re në Floq. Godina e ish- maternitetit të Korçës në dispozicion të banorëve. Objektiv është që të ulet numri i çadrave”, tha Spirollari. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka deklaruar se banorët e Floqit dhe Qafëzezit, të cilëve u janë dëmtuar banesat shumë shpejt do t’u rikthehen normalitetit. Spiropali shkruan se tashmë është gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti. “Banorët e Floqit dhe Qafëzezit do të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre. Gati Plani i Veprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti”, shkruan Spiropali. Dëmshpërblimi Eksperti i ekonomisë, Agim

16 lëkundje brenda 7 orëve, Prefekti: Do bëjmë një lagje të re në Floq

DËMSHPËRBLIMI

Binaj tha gjatë një intervistë për “Fax News”, foli për masat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria për banorët e prekur, ku artikuloi se ajo çfarë është bërë deri më tani është thjesht në nivelin e situatës emergjente, ndërkohë nënvizoi se duhet të

“Masat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria janë veprime të përkohshme dhe emergjente. Tani duhet të fillojë rindërtimi i banesave ose dëmshpërblimi në masën përkatëse të tyre në bazë të një vlerësimi korrekt. Mbi bazën e dëmëve duhet të bëhet edhe gjykimi, por gjithmonë duke u vlerësuar së pari dhe saktësisht dëmet dhe të shpallet fatura përfundimtare e vlerës që kap ky proces”. filojë menjëherë vlerësimi real i dëmeve. “Masat që ka ndërmarrë deri më tani qeveria janë veprime të përkohshme dhe emergjente. Tani duhet të fillojë rindërtimi i banesave ose dëmshpërblimi në masën përkatëse të tyre në bazë të një vlerësimi korrekt. Mbi

bazën e dëmëve duhet të bëhet edhe gjykimi, por gjithmonë duke u vlerësuar së pari dhe saktësisht dëmet dhe të shpallet fatura përfundimtare e vlerës që kap ky proces”. Nga ana tjetër deklaroi se qytetarët nuk kanë mundësi ti sigurojnë

SITUATA “Gjithësej kanë rënë 150 tërnetë të tjera. Vetëm të enjten janë regjistruar 19 tërmete të vogla, me magnitudë më të vogël se 3 ballë dhe këto quhen mikro tërmete dhe nuk janë të përfillshme. Ka rënie të ndjeshme të shkallës së lëkundjes. Është kaluar pika e rrezikut”. pronat e tyre në një kohë kur paga që marrin nuk përballon shpenzimet mujore. “Fshatari mezi paguan shpenzimet mujore jo më të paguajë siguracionet për banesën, le që kjo duhet pasur parasysh se ne nuk e kemi krijuar një kulturë të tillë. Nga ana tjetër duhet të marrim parasysh gjithashtu edhe të ardhurat, sepse në Shqipëri paga minimale nuk del për të përballuar çmimet e larta të tregut sa ju përket ushqimeve dhe faturave në tërësi”. Sizmologu Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në qytetin e Korçës. Ormeni tha se zona është ende në aktivitet sizmik. Deri më tani që nga data e lëkundjes së parë që shkaktoi edhe dëme të mëdha në zonë, Ormeni Konfirmon se janë regjistruar 150 tërmete. Më pas ai ka deklaruar se rreziku tashmë ka kaluar dhe pritet që zona t’i kthehet normalitetit. “Gjithësej kanë rënë 150 tërnetë të tjera. Vetëm të enjten janë regjistruar 19 tërmete të vogla, me magnitudë më të vogël se 3 ballë dhe këto quhen mikro tërmete dhe nuk janë të përfillshme. Ka rënie të ndjeshme të shkallës së lëkundjes. Është kaluar pika e rrezikut”.


SPECIALE

16 E premte, 7 QERSHOR 2019

Prof. Pajtim Bejtja, emblemë e arsimit profesional Prof.Dr. Dëfrim Shkupi

M

ë ka bërë përsh typje, gjatë vizitave shkencore në Gjermani, në Institutin e Gjeoshkencave të Hanoverit, që punonjësit shkencorë me të mbushur moshën 65 vjeç dilnin në pension, por nuk shkëputeshin nga Instituti. Sicili zgjidhte një ditë në javë, për të ardhur në Institut, takohej me kolegët e tij dhe largohej nga instituti pasi drekonte në mensën e institucionit. Përveç kësaj ata ftoheshin në të gjitha veprimtaritë shkencore dhe sidomos në ekskursionet e ndryshme. Miku im Prof.Michael Langer (shkencëtar i studimit të Landfilleve të Mbetjeve Urbane dhe Toksike), vinte dy herë në javë: të martën dhe të premten. E marta ishte ditë e tij, ndërsa të Premten në mensë servirej peshk, gjë që i pëlqente Michaelit. Ndërsa në Shqipëri nxjerrja në pension krahasohet me “Fshirjen nga Lista” dhe asnjë nuk do t’ia dijë më për ty. Shkatërrimi i instituteve solli një krizë të madhe të punimeve shkencore. Grupimi i tyre në disa qendra shkencore reduktoi ndjeshëm ecurinë e punimeve shkencore. Akademia e Shkencave u atrofizua së bashku me institutet që vareshin prej saj. Shkencëtarët e pensionuar enden rrugëve apo takohen grupe-grupe në bare të ndryshme, diskutojnë pafundësisht për shumë problematika shkencore, po fjalët e tyre i merr era dhe bota vazhdon të rrotullohet. Sot do të shkruaj për mikun tim të vjetër Prof. Pajtim Bejtjen. Mëngjeseve Pajtimi del i shoqëruar nga zonja e Tij Lindita, pinjolle e familjes se vjetër tiranase Shehri. Ata ulen në një nga baret e lagjes ku jetojnë dhe marrin kafen

në shoqëri të miqve apo kolegëve, banues në Tiranë apo të ardhur nga jashtë vendit, të cilët nuk harrojnë kurrë mikun e tyre Pajtimin. Pajtimin e kam njohur në vitin 1962. Kisha praktikën e diplomës për inxhinier gjeolog dhe udhëheqësi im ishte Viktor Noçka, me të cilin u bëmë shpejt miq të mirë. Me këtë rast të gjithë miqtë e Viktorit u bënë miqtë e mi. Pajtim Bejtja, Virgjil Buda, Hektor Zoto, Aristidh Vuçani (Tili), Egon Gjadri, Bujar Basha, Eqerem Karaj, Avni Domi, Robert Cipo(Bobi), Vangjel Mati, Maksim Uçi. Viktori e kishte kthyer shtëpinë e tij në një shtëpi pritje për të gjithë miqtë e tij. Kishim krijuar një kënd europian të tipit “Shandor Petëf Club”, në zallamahinë e regjimit diktatorial. E paharrueshme është nëna e Viktorit, Zonja Natali, që na shërbente si një nënë e dytë. Ishim të gjithë të dhënë shumë pas punës dhe shpesh diskutonim per arritjet, pengesat që hasnim duke mbështetur njeri-tjetrin. Pajtimi ka lindur në Tiranë më 20 Mars 1936. I ati i tij Ali Bejtja, kishte mbaruar shkollën për gjeometër në Itali. Ai ka marrë pjesë në të gjitha veprat e kohës së fillimit të regjimit komunist. Për një periudhë, babai i Pajtimit ka dhënë lëndën e Gjeodezisë në Politeknikumin “7 Nëntori”. Kolegu dhe miku im Prof. Fotaq Diamanti e përshkruan me superlativa mësimdhënien e Z.Ali Bejtja. Pra, Pajtimi e ka patur brenda vetes genin e mësuesisë. Një ndihmë të vlefshme në formimin intelektual të Pajtimit ka dhënë tezja e tij, “Mësuesja e Popullit”, Fatbardha Gega. Pajtimi ka kryer arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës (1953) dhe është diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Universitetit të Tiranës (1958). Pas mbarimit të studimeve ka punuar për tre muaj si inxhinier gjeolog në ndërmarrjen e shpimkërkimit të naftës në Patos. Veprimtaria e tij e mëtejshme gati 42 vjeçare, deri në daljen

në pension (tetor 1958- prill 2000), është zhvilluar në fushën e arsimit dhe i është kushtuar kryesisht arsimit të mesëm profesional. Ka punuar si mësues specialist i lëndëve gjeologjike (me kohë të plotë dhe të pjesshme) në shkollën e mesme të naftës në Kuçovë, në Politeknikumin “7 Nëntori”, në shkollën e mesme të gjeologjisë e minierave në Përrenjas etj,; si redaktor në Drejtorinë e Botimeve Shkollore; si metodist në Institutin e Studimeve dhe Botimeve Shkollore; si përgjegjësi i parë i redaksisë së arsimit profesional në Drejtorinë e Studimeve dhe Botimeve Shkollore dhe në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor; si punonjësi i parë shkencor për arsimin profesional dhe si përgjegjësi i parë i sektorit (më pas departamentit) të arsimit profesional në Institutin e Studimeve Pedagogjike (27 vjet). Nën drejtimin e tij (si përgjegjës redaksie), në vitet 1970-71 shkollat profesionale u pajisën për herë të parë plotësisht me tekstet e reja të nevojshme (400), të hartuara nga autorë shqiptarë, në përputhje me kushtet e vendit dhe sipas kritereve didaktike bashkëkohore. Ka drejtuar hartimin e përmirësimin e herëpashershëm të programeve të lëndëve dhe të praktikave profesionale, duke qenë edhe autor e bashkautor i shumë programeve dhe i teksteve përkatëse. Ndër to veçohen: Gjeologjia e përgjithshme, Gjeologjia e përgjithshme dhe e naftës, Mineralogjia dhe Petrografia, Bazat e Gjeologjisë. Ka punuar (25 vjet) edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës (1 vit në Fakultetin e gjeografisë dhe kryesisht në atë të gjeologjisë dhe të minierave) dhe është bashkautor i programeve dhe i teksteve të lëndës Gjeologjia e përgjithshme. Ka drejtuar (1996-2000) futjen për herë të parë në shkollën e mesme të përgjithshme shqiptare të lëndës “Teknologjia” dhe është bashkautor i programit dhe i tekstit të kësaj lënde. Veprimtaria e tij studimore u

është kushtuar kryesisht problemeve të përgjithshme didaktike të arsimit profesional, të përmbajtjes e të teknologjive të të mësuarit, të lidhjes midis përgatitjes teorike e praktike në shkollat profesionale dhe të integrimit të mësimit me punën etj. Gjatë periudhës së tranzicionit (1990-2000) ka dhënë kontribut në reformimin e arsimit e të formimit profesional, duke u angazhuar në sqarimin dhe zbërthimin e koncepteve bazë të tyre, në trajtimin e problemeve të politikave arsimore, në përvijimin e drejtimeve kryesore të reformimit dhe në projekte për futjen e risive (si për pilotimin e sistemit modular në shkollat bujqësore, për hapjen e degëve të reja, për decentralizimin e procesit të hartimit të kurrikulës në arsimin profesional etj.). Rezultatet e veprimtarisë studimore i ka pasqyruar në botimet, në seminaret kualifikuese dhe në kumtesat e mbajtura në veprimtari shkencore kombëtare si dhe ndërkombëtare. Pas daljes në pension është aktivizuar si lektor në seminaret me mësues specialistë të shkollave të mesme profesionale dhe të lëndës “Teknologjia” për shkollën e mesme të përgjithshme, si dhe me anëtarë të komisioneve të vlerësimit të teksteve dhe

sidomos në fushën e botimeve, si autor dhe redaktor. Gjithashtu, ka bashkëpunuar me projektin CARDS për arsimin profesional, me projektin Soros (OSFA), me PNUD-in e Aleancën Gjinore, si dhe ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara për problemet e arsimit profesional(nga Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe organizma ndërkombëtarë). Në kohë të ndryshme ka qenë anëtar i Këshillit shkencor të ISP-së, anëtar i bordit drejtues të Observatorit për arsimin dhe formimin profesional dhe përfaqësues i Shqipërisë në Projektin Ndërkombëtar UNEVOC e në Klubin e Evropës Qendrore e Lindore për Arsimin Profesional. Ka qenë anëtar i bordit të miratimit të teksteve për arsimin parauniversitar (206, 207, 208). Veprimtaria botuese kryesore e tij (si bashkautor dhe kryesisht si autor), e përqendruar në fushën e arsimit dhe të formimit profesional, përfaqësohet nga 19 tekste shkollore (2 për shkollën e lartë), 4 libra (1 i pa botuar), 1 fjalor (fjalori i parë për arsimin dhe formimin profesional nga autorë shqiptarë), 22 artikuj në Revistën Pedagogjike, 15 artikuj në buletinin “Arsimi dhe formimi profesional”, 22 artikuj në buletine, broshura e revista të tjera, 42 artikuj në (Vijon në faqen 17)


SPECIALE

17 E premte, 7 QERSHOR 2019

COPËZA JETE

K

ur mbarova gjimnazin, megjithëse kisha qenë nxënës shumë i mirë në matematikë dhe gjuhë, nuk kërkova të vazhdoja studimet në këto fusha, ngaqë s’doja të bëhesha mësues. Kush rri e thotë po ato gjëra 2-3 herë në ditë, - thosha me vete, duke pasur parasysh klasat paralele. Kështu, kërkova dhe më doli e drejta e studimit për inxhinieri mekanike. Atë vit, më 1953, në Institutin e Lartë Politeknik kishte një kurs mekanik dhe një kurs ndërtim, por në vitin e dytë na ndanë: mekanikët në mekanik dhe elektrik, kurse ata të ndërtimit në ndërtim dhe gjeologji. Unë me shokun tim të ngushtë, L. Ç., kaluam në degën elektrike me dëshirë. Pas disa ditësh më thirrën në dekanat dhe më njoftuan se më kishin kaluar në degën gjeologji dhe se duhej të jepja provim lëndën e gjeodezisë, që ata të ndërtimit e kishin bërë vitin e parë. Më thanë qe do ta kisha të lehtë, ngaqë do të më ndihmonte im atë, i cili kishte qenë pedagog i jashtëm i kësaj lënde në Institutin e Lartë Bujqësor dhe në atë Politeknik. Unë kundërshtova, duke thënë se nuk më pëlqente gjeologjia, por dekanati ishte i palëkundur në vendimin e vet, prandaj unë nuk i ndoqa më mësimet dhe u mundova ta rregulloj çështjen në Ministrinë e Arsimit. Kërkova të takohem me drejtorin e arsimit të lartë, H. B., por sekretarja e tij, së cilës i kisha paraqitur problemin dhe nga e cila prisja të më caktonte një takim me drejtorin, erdhi dhe më tha që me mua kërkon të flasë ministri. Kur i thashë që unë s’kam kërkuar të flas me ministrin, ajo m’u përgjigj se kërkon ministri të flasë me ty. Kur hyra në zyrën e ministrit, ai më dha dorën dhe më pyeti: “- hë more djalë, si është puna?” Pasi unë i bëra parashtrimin tim, ai më foli për perspektivat e gjeologjisë në vendin tonë dhe më kërkoi t’i jepja fjalën se do të vazhdoja studimet për inxhinier gjeolog. Ndërsa ai më

(Vijon nga faqja 16)

gazetën dhe revistën “Mësuesi”, 25 artikuj në gazeta të tjera, 10 artikuj jashtë shtetit (4 artikuj në gazetën “Shkëndija” të Prishtinës, 2 artikuj në revistën “Mësuesi i Kosovës”, 2 artikuj në anglisht dhe rusisht në botimet e Klubit të Evropës Qendrore e Lindore për Arsimin Profesional, 2 artikuj në gazeta te ndryshme) dhe 1 artikull ne internet (Të nxënët në shoqërinë e sotme). Në disa artikuj të tij trajtohen edhe çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe çështje të dimensionit gjinor në tekstet shkollore. Ka shkruar edhe disa zëra të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, si dhe ka botuar disa skica letrare e disa komente për vepra të ndryshme letrare. Është

Si u bëra mësues fliste, unë mendoja prindërit e mi, të cilëve iu ishte prishur gjumi ngaqë unë kisha lënë shkollën, prandaj i dhashë fjalën se do të vazhdoja studimet, të cilat i fillova që të nesërmen. Pasi mbarova studimet dhe mora diplomën si inxhinier gjeolog, më 1958, po prisja, si edhe shokët e mi, që të më dilte emërimi. Një ditë, im atë që punonte në Ministrinë e Ndërtimit, u kthye i gëzuar, ngaqë e kishte marrë në telefon Leni P., zv. ministre e Ministrisë së Gjeologjisë dhe e Minierave, e cila i kishte njoftuar emërimin tim në Patos dhe i kishte folur për kushtet e mira të jetesës që ekzistonin atje. Ai e kishte njohur Lenin që kur kishte qenë kryetar i zyrës së punëve botore të Korçës dhe banonte me qira në shtëpinë e prindërve të saj. Atëkohë, më 1937, unë isha motak dhe Leni, vajzë rreth 13-14 vjeçare, kishte dëshirë të më mbante ndër duar. Kur im atë më njoftoi për bisedën me të, u befasova dhe u mërzita shumë, që prapësitë s’po më ndaheshin edhe pas mbarimit të fakultetit. Iu sula tim ati, sikur ta kishte ai fajin: - Pse u gëzove, nuk e di ti që unë kam mbaruar për minerale të ngurta? Me dy fletore shënime që kam unë për gjeologjinë e naftës mund të gabosh kur të duash dhe ta pësosh keq, se mund të ta quajnë edhe sabotim. –E po, shko takoje vetë Lenin dhe bisedo me të, - m’u përgjigj im atë, i tronditur. Të nesërmen që në mëngjes shkova te Ministria dhe pyeta nëpunësin e shërbimit. – Tani do të vijë, prite, m’u përgjigj ai. – Të lutem ma trego, kur të vijë, se nuk e njoh, - i thashë unë. Kur Leni po ngjiste shkallët e Ministrisë, i dola përpara dhe i thashë që jam Pajtimi. Ajo

buzëqeshi, më hodhi dorën mbi supe dhe më ftoi në zyrën e saj. Kur hymë në zyrë, i tregova ç’më kishte ndodhur me ndërrimin e degëve në Institut dhe që e njëjta gjë po më ndodhte prapë. I thashë që nuk kam asnjë pretendim, vetëm që të jem brenda degës për të cilën kam studiuar. E si mund të punoj unë në ndërmarrjen e shpim-kërkimit për naftë, - i thashë, kur ne kemi bërë vetëm pak gjeologji nafte dhe s’kemi marrë aspak njohuri për shpimet e thella që përdoren në naftë dhe për detyrat e gjeologut në puset e naftës? Ajo u mundua të më mbushë mendjen se nuk ka shumë rëndësi për çfarë ke studiuar, mjafton të kesh mbaruar një shkollë të lartë. Natyrisht ajo kishte parasysh punën në administratë. – Kur është kështu, - iu përgjigja, duke humbur durimin, - pse s’më caktoni pedagog marksizmi, se për këtë kemi studiuar tre vjet. Ajo, duke parë se s’po më bindte dot, më në fund më tha: - E po, unë u mora vesh me Aliun! Dhe unë, pa u menduar gjatë, iu përgjigja: - Meqë u more vesh me Aliun, merre atë dhe çoje në naftë! Dola nga zyra e saj pa e përshëndetur, zbrita me shpejtësi shkallët e Ministrisë dhe mora për nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke menduar se ç’mund të bëja më tej. Kur kalova para Komitetit Qendror, u kujtova që kuadri i lartë varej drejtpërdrejt prej tij dhe vendosa të hyja brenda e të kërkoja një takim. Nëpunësit të shërbimit i tregova shkurtimisht problemin tim, ai bisedoi me dikë në telefon dhe më la takim në një orë të caktuar me një inspektor që quhej Ender N. Ky ishte një burrë i gjatë simpatik, shumë i sjellshëm, që më priti mirë dhe më dëgjoi me shumë vëmendje. Unë i

parashtrova problemin tim dhe i tregova përpjekjet që kisha bërë. Ruaj një respekt të madh për të, ngaqë ai, edhe më pas, kur takoheshim rrugës, ndalonte dhe bisedonte me mua. Ai u bind nga sa i thashë, por më tha se nuk kishte gjë në dorë dhe se do të më organizonte një takim me drejtorin e tij Prokop M., i cili më pas u bë ministër i Mbrojtjes. Ky më dëgjoi formalisht se, siç duket, ishte bindur nga sa i kishte raportuar Enderi dhe më tha se do të më çonin diku nga veriu, për të zëvendësuar një gjeolog të sëmurë. Ndërkaq, më këshilloi që të shkoja në Patos ku më kishin emëruar, që të mos më quhej si mosparaqitje në punë dhe atje të prisja emërimin e ri. Të nesërmen u nisa për Patos dhe fillova punën në ndërmarrjen e shpim-kërkimit. Ditën kaloja nëpër puset e naftës të Marinzës, kurse darkave lexoja libra rusisht për proceset që zhvilloheshin në to. Një ditë, pasi kisha mbushur tre muaj në Patos, drejtori i ndërmarrjes, Polikron C., më njoftoi se do të shkonim të dy në qytetin Stalin, te drejtori i përgjithshëm i Kombinatit të Naftës, Ramiz Xh., pa më thënë pse. U nisëm me një makinë GAZ, duke qëndruar ai përpara me shoferin dhe unë pas shoferit. Rrugës drejtori merrte në makinë mësuese që shkonin në shkollat ku jepnin mësim dhe bisedonte me to, kurse unë rrija i heshtur, duke menduar të gjej se pse po shkonim te drejtori i përgjithshëm. Pas një farë kohe, drejtori u kthye nga unë dhe më tha: -Qysh do të bëhesh mësues ti ore? Ti s’flet fare! –Çfarë mësuesi?- pyeta unë i çuditur. – Po pse po shkojmë në Kombinat, - m’u përgjigj ai, - je caktuar mësues në

teknikumin e naftës në qytetin Stalin. – Po ku ta di unë, - i thashë i mërzitur, - ti s’më the gjë. Kur takuam drejtorin e përgjithshëm, i thashë që unë prisja të transferohesha në veri, po ai m’u përgjigj që caktimi në teknikum ishte bërë me urdhër të Komitetit Qendror. Ç’të bëja, të ankohesha përsëri? Shkova në Patos, mora plaçkat dhe u paraqita në teknikum, ku drejtor ishte pikërisht ish-pedagogu im i gjeologjisë së naftës. Pas tre muaj pune, drejtori më thirri me urgjencë dhe më tha që qysh atë ditë të shkoja në Tiranë dhe të paraqitesha në politeknikumin “7 Nëntori”, se isha transferuar atje. Siç e mora vesh më vonë, ai e kishte vonuar njoftimin tim për transferimin dhe i kishin tërhequr vërejtje që nuk kishte zbatuar urdhrin e Komitetit Qendror. U habita për rrugën që kishte marrë fati im krejt papritur dhe jo në drejtimin e dëshiruar, po iu nënshtrova atij pa bërë as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. U nisa për Tiranë dhe iu paraqita drejtorit të shkollës, Gjergj C. Unë atëherë isha 22 vjeç e gjysmë dhe ai, kur më pa, tha: - Po i vogël bre, i vogël! – Drejtor, - iu përgjigja unë menjëherë, - unë nuk dua të bëhem mësues, prandaj po të më refuzoni ua di për nder. – Rri, rri, më tha ai. I kërkova të shkoja në qytetin Stalin dhe të përfundoja semestrin e parë. Mirë, - tha ai, ec dhe hajde semestrin e dytë. Kështu bëra dhe fati më çoi përfundimisht në rrugën e arsimit (rreth 42 vjet), si mësues (nga politeknikumi “7 Nëntori” në teknikumin e minierave dhe të gjeologjisë në Përrenjas), si pedagog i jashtëm në fakultetin e gjeologjisë (25 vjet), si redaktor dhe si përgjegjës i redaksisë së teksteve të arsimit profesional në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, si punonjësi i parë shkencor për arsimin profesional dhe më pas si shef i sektorit/departamentit të parë të arsimit profesional në Institutin e Studimeve Pedagogjike.

redaktor shkencor dhe letrar i dhjetëra teksteve dhe botimeve të tjera në fushën e arsimit (kryesisht të atij profesional) dhe më gjerë. Pajtim Bejtja është vlerësuar vazhdimisht për punën dhe kontributin e tij. Ai është dekoruar me urdhrat “Naim Frashëri” të kl. III, II (1970,1987), me medaljen “Mirënjohje” nga Bashkia e Tiranës (2005), “Certifikatë Mirënjohje” nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë(2014). Në vitin 1994 ka marrë titullin Drejtues Kërkimesh (Profesor). Pajtimi i kushtoi rëndësi të madhe nivelit të shkollimit të të rinjve , duke theksuar se kjo gjë u intereson jo vetëm individëve po dhe shoqërisë në tërësi. Ai thekson se arsimi nuk është qëllim në vetvete, po një mjet i rëndë-

sishëm që i armatos për të kryer në mënyrë cilësore detyrat që lidhen me ekzistencën dhe përparimin e shoqërisë. Së dyti, çdo shoqëri sado e zhvilluar të jetë nuk mund t’i plotësojë në maksimum dëshirat e të gjithë të rinjve. Së treti, dëshira për të marrë arsim të lartë që vërehet te shumë të rinj, në shumë raste nuk u përgjigjet aftësive të duhura për të përballuar me sukses këtë nivel arsimi. Natyrisht, çdo i ri ose e re ka të drejtë të synojë për arsim të lartë të çdo fushe dhe mund të mos i marrë parasysh këshillat dhe të provojë t’i masë forcat e veta, por dështimi do të thotë humbje mundi, kohe e parash, madje dhe zhgënjim me pasoja shëndetësore. Së katërti, një politikë arsimore e bazuar vetëm në kërkesat e

të rinjve dhe të prindërve të tyre për arsim të lartë, pa marrë parasysh nevojat e shoqërisë ,përkatësisht kërkesat e tregut të punës, shpie në superprodhim specialistësh të lartë për fusha të ndryshme në vend. Duke u nisur nga nevojat e shoqërisë ,shteti duhet t’i kushtojë kujdes arsimit dhe formimit profesional të të gjitha niveleve ,duke vendosur një raport të drejtë ndërmjet tyre dhe jo te rendë pas një niveli shkollimi (ose formimi), cilidoqoftë ai. Politika që ndjek shteti në lidhje me arsimin universitar, Prof. Pajtim Bejtja mendon se duhet të jetë e pandarë nga politikat arsimore, që ndjek ai në përgjithësi, duke marrë parasysh edhe nevojat konkrete e perspektive të shoqërisë. Synimi që të gjithë

të mbarojnë arsim të lartë universitar, ngjan me synimin për të krijuar një ushtri të përbërë vetëm nga gjeneralë, pa oficerë të rangjeve të ulëta dhe pa ushtarë (?), gjë që të kujton sentencën: Unë zot, ti zot, po dhentë kush i kullot? Ne përfundim të këtij shkrimi dua të theksoj se njerëz me vlera të mëdha shkencore dhe njerëzore ka në të gjitha specialitetet. Ato duhen rivlerësuar dhe afruar pasi janë arkiva ambulante dijesh dhe përvojash. Më bën përshtypje se në bordet drejtuese të shumë institucioneve preferohen pushtetarë, apo Herifa të pangopur, bile njëri është deklaruar se merr pjesë në 11 borde (11 rroga), kurse shumë të tjerë e kanë normale të jenë në dy-tre borde. Është detyrë e Ekzekutivit që të ujdisë këtë mynxyrë.

Nga Pajtim Bejtja


INTERVISTA

18 E premte, 7 QERSHOR 2019

Ols Cinxo, violinisti shqiptar që INTERVISTA PËR GAZETËN “KOHA JONË”

Intervistoi: Jonida Halili

mahniti skenat e Ballkanit Në thuajse të gjithë skenat e Ballkanit, emri i Ols Cinxos renditet në krah të artistëve më të mirë. Nga bankat e Akademisë së Arteve në Tiranë, rrugëtimi i tij ka vijuar në skenat e Sllovenisë, Turqisë, Malit të Zi, Sarajevës, Maqedonisë e deri në Austri. Momenti i parë me violinën ka qenë në moshën pesë vjeçare. Krejtësisht rastësisht, u gjend në klasat e violinës dhe më pas e vijoi këtë rrugëtim deri sot që flasim. Mjafton t’i hedhësh një sy CV-së së Olsit për të kuptuar se me talent, punë, përkushtim dhe vullnet arrihet lart. Cinxo është padyshim një instrumentist i talentuar që rrëmben çdo herë vlerësimet maksimale nga kritika dhe tërheq vëmendjen e audiencës. Ai ka një karrierë 20-vjeçare të jashtëzakonshme jashtë vendit, e këtë e dëshmojnë më së miri, vlerësimet, lëvdatat nga emra të njohur të muzikës botërore. Vlen të theksojmë se 41-vjeçari luan gjithnjë solo, një dëshirë e kahershme e Cinxos. Në çdo prezantim violinisti shfaq një talent të ndërthurur me një teknikë të përkryer dhe aftësi artistike. Violinisti Cinxo ka performuar 12 vite në Slloveni në operën e Sarajevës, në filarmoninë e Malit të Zi, në operën e Samsunit në Turqi, por edhe në sallat më të famshme botërore. Muajin e kaluar Cinxo u ngjit në skenën e Universitetit të Arteve ku dha koncert për publikun artdashës, i ftuar nga pianistja e njohur Silvana Skënderi. Ai zotëron disa gjuhë të huaja, si Anglisht, Italisht, Sllovenisht, SerboKroatisht. Në një intervistë për Gazetën “Koha Jonë” ai rrëfen shkurtimisht se që në vegjëli ka qenë i përkushtuar ndaj violinës dhe suksesi vjen vetëm falë punës.

Përqasja juaj e parë me violinën ju ndodh në moshën 5 vjeçare. Shpeshherë instrumentistët për shkak të punës, që duhet të bënin gjatë fëmijërisë thonë se: “Nuk kanë kaluar fëmijëri”. Por, si e kujtoni ju atë periudhë? Nuk kam patur aq kohë të lire krahasuar me moshatarët e tjerë, por kohën për argëtim dhe lojë e kam gjetur kryesisht gjatë fundjavave. Pas përfundimit të shkollës fillore ju vazhduat shkollimin e mesëm? Çfarë mund të na thoni për atë kohë, përvojat tuaja? Ju kujtohen profesorët, miqtë e mikeshat, dhe me çfarë merreshit më së shumti në këtë kohë? Periudha e liceut ishte e bukur dhe interesante. Në lice u takova me shokë që vinin nga shkolla të tjera të muzikës në Tiranë, por edhe nga rrethet. Konkurrenca me bashkëmoshatarët dhe kërkesa për

arritje të sukseseve ishte më e madhe dhe më konkrete sesa në shkollën 8-vjeçare. Mësuesit i kujtoj të përkushtuar dhe të aftë në mësimdhënie. Në atë kohë jam marrë intensivisht me perfeksionimin në violinë. Në Shqipëri, brezi i ri për fat të keq është më i prirur të besojë tek modelet që suksesi ndodh për arsye të çuditshme, rastësore, fati, etj, etj, dhe jo me punë. Si mund t’ua themi që puna të bën? Garancia më e madhe për arritjen e suksesit përpos talentit, është puna dhe përkushtimi konstant. Nga eksperienca personale falë përkushtimit të gjatë në violinë kam arritur pozicione pune të rëndësishme në karrierën e një muzikanti. Aktualisht jam pedagog i violinës në Universitetin “Hacettepe” të Ankarasë. Ju keni kryer studime dhe specializime jashtë vendit, po ashtu keni performuar si profesionist në skenat e huaja. Sa e vështirë ka (Vijon në faqen 19)


INTERVISTA Formimi artistik

O

ls Cinxo në vitin 1984 nisi shkollën 8-vjeçare “Dësh morët e Lirisë”, për muzikë, dega violinë dhe e përfundoi me rezultate maksimale. Më pas në vitin 1992 Cinxoi filloi shkollën e mesme të muzikës tek Liceu Artistik “Jordan Misja” për violinë, cikël të cilin e krye po me sukses, ashtu sikundër edhe Akademinë e Arteve, ku e përfundoi në vitin 2000. Më pas violinisti i talentuar nisi rrugëtimin e tij jashtë vendit, në Sarajevë pranë Akademisë së Muzikës dhe u diplomua në vitin 2016. Shkolla e Muzikës, në fakt nuk është si degët e tjera, ku supozohet që ka një cikël disa-vjeçar, e më pas diplomimi është pasaporta për tu punësuar në degën që ke zgjedhur dhe jo vetëm. Me muzikën funksionon ndryshe. Muzika është si një bimë të cilën duhet ta ujisësh dhe të kujdesesh për të gjithë jetën. Këtë filozofi ka ndjekur edhe violinisti Cinxo, i cili nuk është ndalur në asnjë moment për të thelluar studimet për muzikë. Në vitin 2002-2006 ai kreu studimet e Perfeksionimit në violinë pranë profesorëve Pavel Vernikov dhe Igor Volochin në Portogruaro-Itali. Në vitin 2008 pas përfundimit me sukses të studimeve akademike në Master të Nivelit të Dytë pranë Akademisë së Muzikës Lubjanë, Cinxo fitoi titullin “Specialist Violinist. Një moment i artë në karrierën e Cinxos!

(Vijon nga faqja 18)

qenë kjo për ju? Studimet jashtë vendit kanë ndikuar në mënyrë definitive në plotësimin tim si violinist profesionist. Ka qenë pak e vështirë mundësia për të

19 E premte, 7 QERSHOR 2019

Veprimtaria artistike e violinistit

O

ls Cinxo “rrëmbeu” çmimin e parë të konkursit për vio linë në Prishtinë, në vitin 2004, ndërsa në Ohër zuri vendin e dytë në konkursin ndërkombëtar të violinës “Perlat e Ohrit”. Punën e parë si violinist e nisi në Sarajevë në Orkestrën Filharmonike,e më pas në 2000 u shpërngul në një tjetër vend, në Lubjanë të Sllovenisë në Orkestrën Simfonike të RTV. Prej vitit 2005 ai është anëtar i formacionit “Orkestra Kamertale e Solistëve Slloven” K.O.S.S. Po ashtu është koncert-mjeshtër i Orkestrës Simfonike të Malit të Zi-Podgoricë që prej viti 2013, e ndërkohë ai është po i angazhuar që prej 2016 sërish si koncert-mjeshtër i Orkestrës së Operas dhe Baletit në Samsun të Turqisë. Aktualisht ai është pedagog i violinës në Konservatorin Shtetëror të “Hacettepe” në Ankara. Aktivitete të shumta të cilat veçse kompletojnë një artist.

flasim, cilat janë ato momente më të suksesshme që mund të veçoni përsa i përket krijimtarisë suaj artistike? Nga performancat e mija mund të veçoj në koncert si solist me orkestër në Shkup me rastin e 85-vjetorit të alfabetit shqip, një koncert në Zvicër me orkestër si solist bashkë me vëllain tim violinist. Po shfaqja më emo-

cionuese? Një koncert si solist me orkestër në Turqi. Çfarë është muzika për ju? Muzika është mënyra më e mirë për të kënaqur publikun dhe veten time. Cila është Muza juaj artistike? Violinisti juaj shqiptar apo i huaj i preferuar? Për muzën artistike nuk do përgjigjem. Violinisti im i preferuar është Viktor Trety-

akov. Muaji e kaluar ju keni performuar në skenën e Universitetit të Arteve duke shënuar kështu rikthimin tuaj pas 20 vitesh mungesë. A lidhet ky rikthim me ndonjë projekt konkret? Rikthimi im si solist lidhet me ftesën që pianistja Silva Skenderi më bëri për të luajtur së bashku për publikun shqiptar. A keni ju ëndrra në sirtar? Çdo kush ka ëndrra, njësoj edhe unë. Shpresoj të realizoj disa prej tyre.

cert i kuartetit të pianos në kapelen e Kështjellës së Pustalit. Koncert solo me Orkestrën “Solisti Internacionali” në kishën e Shën Jakobit. Në vitin 2011 koncert solo me Orkestrën Simfonike të RTV. Në 2013, koncert në festivalin “A Tempo” me ansamblet e koreve malazeze në sallën e koncerteve të kulturës. Koncert me ansamb-

let e koreve malazeze në sallën e teatrit Mbretërorë “Zetski Dom”. Koncert me ansamblet e koreve malazeze në sallën e koncerteve. Në 2014 koncert solo me Orkestrën Simfonike të Malit të Zi. Në vitin 2015 koncert me trion e pianos. 2016 koncert solo me Orkestrën e Operas dhe Baletit Samsun J.S.Bach- “Erbarme Dich”.

luajtur në skenat e huaja, por puna e mire vlerësohet gjithmonë në lartësinë e duhur. Duke bërë një retrospektivë nga koha që ju u larguat nga Shqipëria, edhe deri në momentet që në

Koncertet recitale dhe sofistike me emetimet nga Radio Evropiane

N

ë vitin 2000, koncert recital në Akademinë e Muzikës, Sarajevë. Në vitin 2002, koncert me kuartetin “Horizont”. Në 2003, koncert solo me Orkestrën Simfonike Rinore të Evropës Juglindore në sallën e “Teatrit Kombëtar”. Koncert solo me Orkestrën Simfonike të RTV në Slloveni. Koncert me kuar-

tetin “Horizont”. Koncert me kuartetin “Horizont” në sallën Blu me rastin e ditëve botërorë të muzikës së re I.S.C.M, Slloveni. Koncert recital me rastin e Lumturimit të Nënë Terezës. Koncert Solo me Orkestrën e Filarmonisë së Maqedonisë në Shkup. Në vitin 2004 koncert solo me Orkestrën Simfonike të RTV në Slloveni. Koncert recital në Festivalin “Poletje v Stari Llubljani”. Në 2005 koncert solo me Orkestrën Simfonike të RTV. Koncert recital në Akademinë e Muzikës në Lubjanë. Koncert recital në sallën e Teatrit “Tone Cufar”. Koncert recital në Festivalin “Ljubljanski Umentnik”. Në 2006 koncert solo me Orkestrën Simfonike Rinore të Evropës Juglindore në sallën e

Teatrit te Operas dhe Baletit. Koncert me kuartetin “Sinestezis”. Koncert recital në sallën e Institutit Italian të Kulturës, J. Bragms, P.I.Tchaikovski, C.debussy, H, Weiniaësky. Në vitin 2007 koncert recital në sallën e Universitetit të Lubjanës. Koncert recital në sallën e institutit italian të Kulturës. Në 2008 koncert solo me Orkestrën Simfonike të RTV. Koncert recital me rastin e Pavarësisë së Repubikës së Kosovës. Koncert recital në “Sallonin Blu”. Koncert recital më sallën e “Fuzine” në Slloveni. Më 28, 11, 2008 koncert recital për Pavarësinë e Shqipërisë. Në Vjenë, mbrëmje me Arie në Universitetin e Muzikës. Në 2009 koncert me kuartetin “Horizont” në kishën e Shën Martinit. Kon-


SPORT

20

E premte, 7 QERSHOR 2019

Drejtori sportiv i bardhekaltërve është shprehur optimist për strategun e ri të kombëtares

Tare “bekon” Rejën: Zgjedhja e duhur, bën jetën e një 40-vjeçari

MBROJTËSI

Atletico ofertë zyrtare për Hysajn, por Napoli e refuzon

Elseid Hysaj është një nga emrat më të përfolur në merkato. Mbrojtësi i kombëtares sonë pritet që të largohet nga Napoli, pas një sezoni të vështirë nën drejtimin e Ancelottit. “Diario AS” në Spanjë raporton se klubi i Atletico Madrid e ka hedhur hapin e parë për futbollistin shkodran, por oferta e tyre ka qenë shumë e ulët. Presidenti De Laurentiis e ka refuzuar menjëherë, pasi kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Simeone. Elsi në fakt është në pritje edhe të të ardhmes së Sarrit, i cili në rast se do të marrë drejtimin e Juventusit, atëherë me shumë mundësi mund të zgjedhë që të transferohet në Torino, ku do të ketë mundësinë që të japë kontributin e tij për të luftuar për trofe të rëndësishëm.

MERKATO

Udinese transferon mbrojtësin “gjigant” të Partizanit Rozalb Lika

D

rejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është një nga njohësit më të mirë të trajnerit aktual të kombëtares kuqezi. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Top Channel”, specialisti i merkatos së bardhekaltërve ka konfirmuar se do të vijojë që të qëndrojë te Lazio pavarësisht ofertës së Milanit, ndërkohë që lidhur me trajnerin e ri të kombëtares, ai beson te puna e tij pozitive.“Tani është periudha më e vështirë, për të përgatitur një sezon futbollistik. Kur skuadra është në periudhën e pushimeve është detyra e Drejtorit që të merret me përgatitjen e sezonit që vjen, me shit-blerjen e lojtarëve dhe mbi të gjitha për të krijuar onigramën e duhur për ta nisur sezonin në mënyrën e duhur. Oferta e Milanit? Kjo është pjesë

e profesionit tonë, duhet ruajtur një ekuilibër. Janë gjera pozitive deri në një aspekt të dytë. Duhet të dish t’i menaxhosh mirë. Ajo çfarë është kryesorja është se unë jam në një klub të madh dhe në një ambient shumë familjar, e rëndësishme për të patur rezultate pozitive. Për sa i përket të nesërmes nuk mund ta parashikoj, sepse unë e quaj Lazion, një klub shumë të madh. Por duke qenë se jam një profesionist, gjithçka mund të ndodhë në botën tonë”, u shpreh Tare. Më pas drejtori sportiv i bardhekaltërve komentoi edhe afrimin e rejës në krye të kombëtares sonë, duke konfirmuar se ka pasur rol që ai të pranonte ofertën.“Besoj se është njeriu i duhur në vendin e duhur, në momentin e duhur. Zgjedhja që ka bërë kombëtarja shqiptare besoj se është e duhura. Por çdo gjë është e lidhur me rezultatet, duhet të jenë ato që duhet të japin

edhe atij mbështetjen për ta konfirmuar atë çfarë unë thashë. Kam folur gjatë me të ku i kam shpjeguar skuadrën, ose i kam dhënë mendimet e mia për individët e kësaj skuadre dhe për perspektivën që ka kjo kombëtare. Jam i bindur se eksperienca e madhe që ai ka do të bëjë diferencën. Ndoshta fryma që solli Pannuci në kombëtare nuk ishte ajo e duhura për të ndezur atë shkëndijë të duhur pas një Evropiani të suksesshëm. Fakti që trashëgoi një skuadër pas një suksesi historik dhe tranzicioni nga një skuadër në një tjetër duhet të ishte i shoqëruar edhe nëpërmjet disa rezultateve pozitive që ai nuk i pati dhe kjo e bën akoma edhe më tragjike qëndrimin e tij në kombëtaren shqiptare. Besoj se zgjedhja e bërë për ta larguar nga skuadra ishte e duhura dhe duhet t’i jepet kohë skuadrës për të gjetur ato ekuilibra të duhur. Ka pasur trajnerë

Udinese është gjithmonë shumë e vëmendshme ndaj talenteve, maje edhe nga Shqipëria. I radhës është Gentian Murati, i ditëlindjes 2001, pjesë e të rinjve të Partizanit dhe të Shqipërisë U-18. Një mbrojtës i fuqishëm i gjatë 1.94 cm. Për Muratin këtë vit ka pasur kërkesa nga Fiorentina dhe Monaco në Francë. Udinese falë edhe marrëdhënieve të mira që ka me agjentin e lojtarit, Andi Zorba, ka fituar konkurrencën me klubet e tjera. Ky i fundit është një agjent i njohur në Ballkan, pasi punon me talentet në disa vende të ndryshme duke filluar nga Shqipëria dhe Maqedonia, e duke mbaruar në Kroaci dhe Bosnjë.

në botë që në moshë edhe më të madhe se Reja kanë pasur sukses shumë të madh. Mosha është thjesht një numër, unë e njoh shumë mirë. Ai është një 73-vjeçar që bën jetën e një 40-vjeçari, kështu që shumë energji. Është një njeri që i pëlqejnë sfidat. Por mbi të gjitha ka një eksperiencë që

mund ta ndihmojë këtë skuadër. Zgjedhja për të firmosur një kontratë disa mujorëshe i jep një avantazh FSHF-së që të mos jetë e lidhur financiarisht me një trajner, e nga ana tjetër i jep mundësinë që të studiojë metodologjinë e Rejas në këto 6 ndeshje që ai ka si provë.


SPORT

21

E premte, 7 QERSHOR 2019

BRAZILIANI

Neymar i pafat, dëmtohet dhe humbet Kupën e Amerikës Neymar do të mungojë në Kupën e Amerikës. Sulmuesi i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim në gju në minutën e 17-të të takimit miqësor që Brazili fitoi me shifrat 2-0 ndaj Katarit. Pas kontaktit me Assim Madibo, Neymar la fushën i përlotur ndërsa pas kontrolleve që i bëri mjeku i përfaqësueses braziliane,

ylli i Seleçaos u transferua në një spital në kryeqytetin e Brazilit në shoqërinë e babait të tij Edu Gaspar dhe mjekut të kombëtares Kalil. Vetëm disa orë pas dëmtimit që pësoi lojtari, konfederata braziliane e futbollit konfirmoi se Neymar ka pësuar një thyerje të ligamentit në gjurin e djathtë që do ta mbajë

jashtë fushave të futbollit nga 6 deri në 8 javë ndërkohë që nuk përjashtohet një tjetër operacion. Në këtë mënyrë Neymar nuk do të luajë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Brazil nga mesi i këtij muaji deri në fillim të korrikut, ndërkohë që trajneri Tite duhet të zgjedhë një tjetër lojtar për ta zëvendësuar.

ZIKALTRIT

Interi nuk ndalet në merkato, arrin akordin me Barella-n

“Los Blancos” ka ofruar 147 milionë eurove, një shifër që është pranuar nga klubi anglez

Real Madrid arrin akordin me Hazard, “galaktiku” më i shtrenjtë në histori E

den Hazard mund të jetë goditja e parë e madhe e Realit të Madridit në sezonin e ri. Nga Londra vijnë informacione të sigurta për një ofertë të bërë nga madrilenët prej 130 milionë paundësh, ose 147 milionë euro. Në këtë shifër janë të përfshirë 47 milionë euro, por që mund të arrihen lehtësisht nga futbollisti belg. Mungon edhe konfirmimi zyrtar, por prej kohësh futbollisti ka një akord me Real Madridin për një kontrata 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, nga 10.5 që përfitonte te Chelsea. Fantazisti belg prej kohësh ka lënë të kuptohet se dëshiron që të nisë një aventurë të re jashtë Premier League, teksa Reali i Zidane është një nga ëndrrat e tij të mëdha. Tratativat janë hapur që në muajin janar, kur Blutë e Londrës refuzuan një ofertë prej 100 milionë eurosh. Hazard në këtë mënyrë mund të bëhet blerja më e kushtueshme në historinë e klubit “galaktikë”, një klub që është mësuar që të bëjë goditje të çmendura në merkato. Mbetet të kuptohet se cili do të jetë vendimi i trajnerit të Chelsea-t, teksa nëse qëndron Sarri, rruga e largimit të belgut është e hapur. Pas Luka Jovic, Rodrygo dhe Miliato, “Los Blancos” bëjnë një goditje akoma më të madhe në merkato duke paralajmëruar

një verë shumë të nxehtë. Afrimi i belgut i hap rrugën e largimit Gareth Bale, i cili është një nga emrat në listën e futbollistëve që nuk janë në planet e trajneri Zinedine Zidane. Më pas skuadra madrilene do të përqendrohet te Christian Eriksen, i cili është synimi kryesor në mesin e fushës, pasi ofron shumë kualitet, duke formuar një trinom të frikshëm me Modric dhe Toni Kroos. Zidane është me ide të qarta për ekipin që do të ketë në dispozicion në sezonin e ri, për të

harruar paraqitjen zhgënjyese të vitit të fundit. Por ka dhe një problem Fillimisht do të bëhet prezantimi dhe më pas “Los Blancos” do të zbulojnë dhe numrin e fanellës së belgut. Gazeta “Marca” shkruan se ky i fundit është një problem aspak i vogël për klubin merengues. Drejtuesit e dinë shumë mirë se shuam tifoz blejnë fanellën e lojtarit të ri që do të transferojnë, por numri 10 për momentin është i zënë nga Luka Modric. As futbollisti belg dhe as

klubi madrilen nuk po mendon që t’i heq atë numër fituesit të “Topit të Artë”. Opsioni më i mundshëm duket se do të jetë numri 7, i veshur për shumë vite nga Cristiano Ronaldo, por që për momentin është i zënë nga Mariano Diaz. Për momentin e vetmja fanellë e lirë është ajo 16, ndërkohë që 11-ta e Bale pritet që t’i kalojë Vinicius Junior. Reali këto ditë do të vendosë për numrin që do të mbajë Hazard, pasi ka një efekt të rëndësishëm në marketing.

ARBITRI

Mazzoleni: Pengu më i madh? Një penallti e dhënë për Del Pieron Paolo Mazzoleni është tërhequr nga arbitrimi për shkak të limiteve të moshës, por me shumë mundësi do të vijojë punën në VAR. Në një intervistë për mediat italiane, Mazzoleni ka treguar se një nga pengjet e karrierës së tij, është një penallti e dhënë në favor të Juventusit, në një sfidë përballë Genoas. Arbitri italian kujton se faulli ishte rreth një metër jashtë zone, por ai nuk e kishte parë mirë dhe kishte kërkuar ndihmën e liderëve të skuadrave, duke i besuar në fund fjalës së Del Pieros. “E pashë rrëzimin në zonë dhe akordova 11-metërsh, ndonëse isha konfuz., Kërkova ndihmën e liderëve të skuadrave dhe i besova fjalës së Del Pieros, por futbollistët e Genoas këmbëngulnin se faulli ishte jashtë zone. Me VAR gjithçka do të ishte korrigjuar për pak sekonda”, tregon Mazzoleni.

Pas afrimit të Antonio Contes, në shtëpinë e Interit ka zhvillime të bujshme nga merkato. Takimi i dy ditëve më parë mes Piero Ausilios dhe menaxherit të Nicolo Barrela-s, Alessandro Beltrami, ka çuar në finish marrëveshjen për kalimin e 22-vjeçarit te Interi. Akordi me Cagliarin është arritur për shumën e 45 milionë eurove, nga të cilat 30 do të paguhen kesh, ndërsa diferenca do të kompensohet me dy nga 4 futbollistë si Dimarco, Bastoni, Radu dhe Eder. Nga ana tjetër, futbollisti do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Interin dhe do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë menjëherë pas angazhimeve të Italisë në eliminatoret e Euro 2020ës. Ndërkohë ka një akord edhe për transferimin e Edin Dzekos në Milano , t e k s a k ë t o d i t ë Ausilio pritet të ulet me drejtues të Romës, për të konkretizuar akordin e arritur tas h m ë . M ë pas vëmendja do të përqendrohet te afrimi i një emri të bujshëm në sulm, ku në pole është belgu Romelu Lukaku, por marrëveshja me Manchester United duket ndjeshëm e komplikuar. “Djajtë e kuq” kanë refuzuar Icardin dhe kërkojnë 70 milionë euro kesh për kartonin e belgut aq shumë të dëshiruar nga Conte, por një shifër e tillë vështirë se mund të paguhet nga zikaltrit. Interi po punon edhe me merkaton në dalje, ku pret me interes ofertat në drejtim të Joao Mario dhe Dalbert, dy emra që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes dhe që mund të përmirësojnë bilancin, nëse shiten në shifrat e duhura.


SHOWBIZ

22 E premte, 7 QERSHOR 2019

Adele mahnit fansat duke interpretuar rep “Monster” të Nicky Minaj Adele është një nga këngëtaret më të respektuara në botë, e njohur për vokalin e saj të pakrahasueshëm dhe për prezencën e fuqishme në skenë. Dhe 31-vjeçarja ka treguar se mund të interpretojë çdo performancë muzikore, ndërsa së fundmi ka bërë repin e Nicki Minaj gjatë një performance në Los Angeles. Këngëtarja e hitit “Hello” këndoi bashkëpunimin e Kanye West dhe Nicki Minaj, “Monster”, ku më pas shpërndau një video në Instagram. Fituesja e çmimit “Oscar” kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një palë xhinse, teksa mahniti fansat duke dhënë gjithçka nga performanca e saj. Muajin e kaluar, këngëtarja e “Someone Like You” festoi

Pas 5 muajsh ndarje, Rita Ora i rikthehet dashurisë së vjetër Pak kohë më parë, nëpër portalet e huaja qarkulloi lajmi se Rita Ora ishte kthyer sërish me ish-të dashurin e saj, Adrew Watt, pas 5 muajsh ndarje. Disa fotografi të publikuara nga ‘DailyMail’ e vërtetojnë më së miri këtë lajm, pasi këngëtarja shqiptare është parë në prani të Andrew, gjatë pushimeve në Ibiza, Spanjë. Rita dukej në formën e saj më të mirë, me një fustan saten në ngjyrë portokalli dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë. Mesa duket lidhja e saj me ish-partnerin mund të jetë rikthyer si në fillim, pasi dyshja dukej shumë e lumtur dhe tepër të fokusuar në bisedën e tyre. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Rita u nda nga aktori i njohur Andrew Garfield, por mesa duket ajo ka vendosur të vazhdojë jetën e saj së bashku me Watt si pjesë e saj.

ditëlindjen e 31-të dhe përmes një mesazhi të sinqertë u tregoi njerëzve si ta duan veten. Adele shkroi: “Kjo është ditëlindja ime e 31-të. 30-të për mua ishin të

vështirë por do të vazhdoj më tej”. Adele gjithashtu është ndarë nga tashmë ishbashkëshorti i saj, Simon Konecki, pas tetë vitesh së bashku.

Lindsay Lohan po rikthehet në muzikë Këngëtarja amerikane, Lindsay Lohan është duke punuar në projektin e ri muzikor. Ajo pritet të rikthehet pas një kohe të gjatë dhe me këto postimet e fundit lë të kuptohet se së shpejti do kemi të reja nga ana e saj. Të premten ajo ka ndarë një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shihet në studio duke punuar për këngën e re. Ndërsa të shtunën ajo ka publikuar një video tjetër duke kënduar dhe që të dielën përfundimisht e

konfirmoi muzikën e saj të re. “Duke punuar shumë”, ka shkruar ajo. Ylli i MTV-së deri më tani ka publikuar dy albume “Speak” në vitin 2004 dhe “A little more personal” në vitin 2005. Lindsay është një studiuese e Kuranit dhe të gjitha praktikave islamike, teksa shprehet se islami i duket një fe shumë shpirtërore. Pavarësisht kësaj, ajo në rrjetet sociale nuk po ndalet së publikuari imazhe provokuese, madje shfaqet edhe tërësisht lakuriq.

Çfarë i bëri bashkë Monica Belluccin dhe Ornela Vorpsin? Festa e republikës së Italisë, e cila u kremtua edhe në kryqytetin francez, bashkoi artistë e ambasadorë të vendeve të ndryshme. Ulpiana Lama, e cila aktualisht punon në ambasadën e Kosovës në Paris ka postuar disa foto të shkrepura gjatë festës me tematikë italiane. Në to bie në sy pjesëmarrja e ikonës së bukurisë, Monica Bellucci, e cilësuar si një nga yjet botërore të kinemasë e cila pozon krah Ornela Vorpsit, shkrimtares së njohur shqiptaro-franceze. E pranishme ishte gjithashtu dhe Blerta Zhegu, sopranoja shqiptare mjaft e njohur në Francë. “Tematike ne festen e Italise, nje vendi mik. Me gra artiste, ambasadore të jashtëzakonshme të vendeve të tyre në Francë. #MonikaBellucci Ornela Vorpsi Blerta Zhegu”, shkruan Ulpiana krahas fotografive.

Irina Shayk ndahet nga Bradley Cooper, modelja ikën nga shtëpia Irina Shayk ndahet nga Bradley Cooper. Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja në lidhje me çiftin e famshëm. Irina Shayk thuhet se u largua nga shtëpia që ndan me Bradley Cooper. Është raportuar javën e kaluar se marrëdhënia e tyre ‘varet nga një fije’ dhe sipas The Sun, supermodelja ruse tani ka lënë shtëpinë e tyre prej 4.5 milionë dollarë në Pacific Palisades. Një burim për të përditshmen britanike tha se gjërat mes çiftit kohët e fundit nuk kanë shkuar mirë dhe marrëdhënia e tyre është ftohur. Ndërsa një burim për A source for’ Page Six’ tha se arsyeja e vetme që Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë ende bashkë është vajza e tyre 2vjeçare. Çifti, të cilët janë takuar që nga viti 2015 – kanë jetuar bashkë së bashku me vajzën e tyre dyvjeçare Lea De Seine.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Banor vendës nga Labëria, është ... 4. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 6. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo 11. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit 13. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 15. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 16. Pjesë e armatimit në kohën e lashtë e në mesjetë si pllakë e rrumbullakët a katërkëndëshe prej metali 18. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 21. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (1921-1921) 22. Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të sodës a të potasit 24. Giulio ... (14 janar, 1919, 6 maj 2013), politikan Italian, Kryeministër i Italisë tri herë dhe mbajtës i shumë posteve qeveritare 27. Partia Republikane, inicialet 28. Variant i gjuhës së një populli. Të tilla janë gegnishtja dhe toskërishtja 30. ALI ... TEPELENA , sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë e Jugut. Themelues i Pashallekut autonom të Janinës 31. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 32. Miami International Airport, shkurtima e saj 33. ... GJIKA (Dora d'Istria) 18291888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 36. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 37. Në fare pak vende, në ndonjë vend të rrallë 38. Cipë e hollë që vesh syrin dhe që pengon shikimin 42. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 43. E prek thellë dikë, e fyej dhe e ... 45. Borxh bankar, shumë të hollash që i jep banka një qytetari, një ndërmarrjeje etj, kundrejt disa detyrimeve 47. Ai del nga bluarja e grurit dhe e mistrit, përdoret për bukë dhe gatime të ndryshme 49. Një fshat në Komunën Nikël në Rrethin e Krujës, aeroporti "Nënë Tereza" është aty 50. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 51. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 52. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 53. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 56. Kuis kur i bien ose kur ka të keq 58. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 59. Synimi për të çarë përpara duke përdorur çfarëdo mjeti 62. Ara e toka të mbjella; bimët e mbjella nëpër ara; të lashtat 63. I madhi i aktrimit ... Prosi (6 janar 1920-25 mars 1985, studjoi në

E premte, 7 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

Austri për stomatolog dhe u lauru në kinematografi 66. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 67. Gjuhët e saj bëjnë që gjërat të shkrumbohen, të kthehen në hi 69. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 70. Përdoret vetëm nga gratë për të bërë fresk në ditët e nxehta 72. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 73. Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 74. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 75. Ato që kanë mbetur nga diçka e shkatërruar, e prishur, e thyer etj 77. Një e mijta pjesë e milimetrit 80. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 82. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 83. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët 85. Aleksandër ... (1880-1961), ishte gjuhëtar, pedagog, tekstolog dhe një ndër studiuesit e shquar të gjuhës shqipe, nga Elbasani 86. Ose vezë e rrahur dhe e tiganisur, e skuqur. 91. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 92. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 93. Emër, me të cilin fëmijët thërresin me përkëdheli babanë 94. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 95. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 97. Aleanca Kuq e Zi 98. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve

99. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 101. Fryma e Re Demokratike 104. Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende hedhurinash ushqimore 105. Mjek që merret me studimin e dëmtimit të eshtrave 106. Pllakë guri; petë e trashë guri 107. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 108. Rrëmujë, pështjellim, trazirë; ngatërresë, shprehje krahinore 111.Copë e vogël, e grisur a e prerë nga një rrobë 113.Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi 114.Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 117.Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh 118.Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 119.Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 120. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës VERTIKALISHT 1. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 2. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 3. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 4. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 5. Fondi Ndërkombëtar për Zh-

villimin e Bujqësisë 7. Lëng i pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, të mëndafshit artificial etj. dhe si tretës për ngjitjet 8. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 9. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 10. Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupi 11. Ashtu quhej romani i Fatmir Gjatës që bënte fjalë për tharjen e ... së Maliqit 12. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 14. Partia Balli Kombetar 17. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar 19. Veprimtaria politike që zhvillohet para nisjes së fushatës elektorale quhet akt ... 20. Kafshë e madhe shtëpiake femër, që mbahet për qumështin, mishin e lëkurën 23. Kam dashuri të zjarrtë dhe nderim të madh për dikë ose për diçka 25. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 26. Njësia me e vogël e organizimit kishtar për një krahinë të caktuar 29. Që është pak i thartë, që vjen si i athët e pak në të ëmbël 30. Që nuk ka fund, që është e tillë 34. Lëng pa ngjyrë, që avullohet e ndizet shpejt dhe që nxirret nga distilimi i verës 35. Pushteti i lartë i një mbreti a i një perandori 39. Poeti i mirënjohur, Ndoc Gjetja, lindi më 9 mars 1944 në fsha-

ban, shkrimtar, rilindas, shqiptar 64. Pemë që rritet në pyllë 65. Periudha e historisë që karakterizohet nga marrëdhëniet feudale dhe që nis nga shekulli VI deri në XVIII 68. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 71. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës 72. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 74. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 76. Banka Botërore 77. Politikan kosovar, ... Bakalli, gjatë viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-së 78. Mendim ose shprehje, që është përdorur shpesh dhe përsëritet njësoj, ka atë emër 79. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 81. Kur fut dikë a diçka në ujë 82. Acid si pluhur i bardhë, me shije të thartë 84. Kurti i famshëm i muzikës qytetare shkodrane, (1858-1920) 87. Vegël muzikore e ngjashme me tamburanë, me tela, së cilës i bihet me një fletëz të fortë 88. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 89. Tirana, e kishte targën e makinave ... 90. Shtrëngesë e madhe, detyrim i ashpër 93. Revolver i vogël i prodhimit italian 96. Kryeqyteti i Serbisë quhet ashtu 98. Njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, ka edhe atë status 99. Ai që bën e ndreq këpucë 100. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 102. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 103. Ndërtesë e madhe me shumë kate 108. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 109. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 110.Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku 111.Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 112.Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 115.Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 116.Dakord në gjuhë universale

tin ... të Shkodrës dhe jetoi në Lezhë 40. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 41. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 44. Femërorja e mbiemrit pagan 46. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 48. Astrid ... (14 nëntor 1907-28 janar 2002), shkrimtare suedeze, në shqip e njohim me "Pipi Çorapegjata" 54. Themistokli ..., një patriot, figurë e shquar e pavarësisë, shpëtoje Korçën nga pushtimi i sigurte i forcave te Venizellosit 55. Njësi e matjes së fuqisë së rrymës elektrike, e barabartë me një mijë vat (shkurt. kw) 57. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 58. Pastaj e ka brenda 60. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 61. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban 63. Filip ... lindi më 1859 në Shkodër, vdiq më 1935 në Bejrut, Li1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

O

R M I

Z

P

4

F

5

6

B

O

9

7

K R

8

I

A P

10

K

11

A R

D I

L

A

O L

O G

13

O

I

14

H

D

18

N

J

19

E S

H I

L

M

R 20

15

M

16

V

V

M I

C

H E

L L

24

L

A

T

26

P

B

S

H

T

V

27

A N

E S

O

E

D

N

S 31

32

B

I

P

I

V

B E

33

V

D

K

S

¸

T

43

B

L I

R I

K E

T R

K

E

R

M

I

N

L

D

C

E

K ˙

37

R I

38

M B

41

39

O

A

H

L

42

A P

J

44

A R

¸

N G

34

A R

40

J

B L C

R

D

S

36

A

A

30

R

35

P

P

28 29

U

E

23

K U 25

L

O R

H

E

22

I

M 17

E Z

21

M

A

12

P

R

R

U

S

R

O

45

Z A

H M E T

G

I

A

K

K

46 47

L

A

N

E K

T

R

N

48

49

50

R

K

N A

E

R

D

E L

A M Y

B

I

U

E

56

M

P

N

A

L L

A V

A 64

O C

A R

K

E

R

A E A

L

K ¸

C

R A

K

A N 60

U B

I

P

L ¸

R T 62

T

I

N

66

E L

D A

61

S

65

L

A

58

R

63

K

K

57 59

E

U C

54

P

55

P

52

V I

53

R

¸

51

M

N

A B

67

D

O

K

68

P

C

F 69

A

I

Y

A

70

M

A

P

I

R

A N

T H

N

O B

O

M A

N

76

A

S

B

N

I

R U

N O

C

G

E

78

M A G

H

N E

M I

C

73

A

77

B U

E

A 72

O B

T

K 75

I

T 71

S

74

T

O

A

R

L

79

¸

K

80

U R

A

81

N

L E

C

S

82

83

A N

E M I

H

B

N E

V R

84

85

U

T

86

M

I

A

R E

E

O

R

K

N Y

M

T

G R

E S

I

V

E

87

Z

88

B E

E K

89

90

V

I

93

D

94

A J

¸

N

D O

J

E

L E

G

B

G

M E

K ¸

I

O

V

103

¸

A T

U

K

E V 104

U I

T O

T

P

J

A

107

E R

D I

N I

L

R

R

109

E F

N

T

K

106

108

R R

I

102

J

U 105

I

E N

L

101

P

H I

99

I

L

92

M E S

96

M A

T

E

98

B L

100

91

95

L 97

M O

D Y

U

L

Y

G

J

E

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E premte, 7 QERSHOR 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.