Koha Jone, 7 shtator 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Vettingu në politikë? Mbeten vetëm 40 deputetë! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 212 (8343)

E premte, 7 Shtator 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

PD-LSI: Duhet Vetting edhe për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të Shtetit

FAQE 2

Në foto: Krerët e opozitës në takimin e jashtëzakonshëm, dje në Elbasan REAGIMI

"TOP TALK"

Presidenti Thaçi i vendosur: Nuk do të ketë ndarje dhe as krijim i Republika Srpska

Frrok Çupi: Revolucion për shpëtimin nga krimi, nevojë për opozitë marksiste FAQE 4

ISH-KRYEMINISTRI

FAQE 10

Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, moment historik ose propozim për luftë

FAQE 10

Berisha: Fokusi ynë duhet të jetë Rama, të tjerët janë dytësorë

FAQE 4

FAQE 2

Në foto: Kryeministri Edi Rama, në takimin e djeshëm me mësuesit në Elbasan

"BUXHETI"

"Top Talk" ditën e djeshme iu referua zhvillimeve të fundit...

BBC:

Kryeministri i përgjigjet opozitës: Gati të takoj përsëri Lulzim Bashën për Vetting në politikë

MINISTRJA E SHËNDETËSISË

Ministri Arben Ahmetaj: Manastirliu: 14 milionë 2018-a do mbyllet me euro investime këtë vit, rritje ekonomike, rekord u rehabilituan 80 investimesh të huaja qendra shëndetësore

KRYETARJA E LSI-së

Monika Kryemadhi: Gëzuar ditëlindjen LSI!

FAQE 9

MINISTRI

Ministri Damian Gjiknuri: PD-ja bëri tenderime për rrugët e jo rrugë

FAQE 8

FAQE 24

KREU I GRUPIT TË LSI-së

FAQE 8

Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim në BE

FAQE 6

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Vetting për politikanët, Manjani: Vetëm kështu rritet besimi i njerëzve

FAQE 2


POLITIKE

2

E premte, 7 SHTATOR 2018

Opozita në Elbasan harton platformën me 4 shtylla: Dekriminalizimi, zgjedhje të lira, ekonomi të lirë dhe një reformë në drejtësi efektive

PD-LSI: Duhet Vetting edhe për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të Shtetit

REAGON KRYEMINISTRI

Vetting për politikanët? Rama: Sa më parë, gati të diskutojmë me PD-në

S

iç edhe ishte njoftuar, Partia Demokratike dhe aleatët e frontit opozitar, kanë zhvilluar një takim në këtë qytet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, njësoj edhe si në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka thënë se situata e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë është alarmante. Basha tha, se kontrollin mbi territorin dhe institucionet, tashmë e kanë bandat. Basha ka shpallur në këtë takim, nismën e PD-së për të nisur Vettingun në politikë. Basha ka thënë se PD-ja do të shpallë një nismë kushtetuese për të zhvilluar një Vetting në politikë. Basha tha se kërkesa e PD-së për Vetting në politikë po firmoset nga deputetët e PDsë. PD ka një plan me 4 pika, ku përfshihet dekriminalizimi, zgjedhje të lira, ekonomi të lirë dhe një reformë në drejtësi që ka efekt. “Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin; 2 - Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin; 3 - Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin; 4 - Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve. Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë. Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë. Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë: dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën; lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin; ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale; pastron nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar; garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar. Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve. Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre. Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në de-

tyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë. Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar”- u shpreh dje nga Elbasani, kryetar i PD-së, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas propozimit të këtij të fundit për të nisur një Vetting në politikë. Rama shkruan se Vettingu për politikanët duhet sa më parë. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se është gjithnjë gati për të nisur diskutimet me PD-në. “Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të jashtëzakonshëm të zhvilluar paraditen e djeshme në Elbasan, në kuadër të protestës parlamentare kundër krimit që ka përfshirë vendin, shpalosi platformën e PDsë me 4 pika, njëra prej të cilave ishte kalimi i politikanëve në filtrin e Vettingut. Basha tha se vendi ka një nevojë urgjente për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË

Vetting për politikanët, Manjani: Vetëm kështu rritet besimi i njerëzve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përkrahur nismën ligjore për vetingun në politikë, të shpallur nga vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme në grupeve parlamentare të opozitës në Elbasan. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani u shpreh se pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë rritet besimi i njerëzve ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

tek shteti dhe politika. Më tej ish-ministri shton se po kaq e rëndësishme është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. “Propozim: Vetting për politikanët?! Plotësisht dakort! Pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme. Kështu mund të rritet besimi i njerëzve tek shteti dhe politika. Por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz “të pastër”

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis… Ndaj insistoj që një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar është zgjidhja e krizës së demokracisë në vend! Arroganca e pushtetit politik, në fillim vjen nga vota me vullnet të devijuar. Pastaj vijnë paratë dhe “të fortët”. Këto të fundit janë “mjeti”… Duhet të vendosim demokracinë në rend të ditës! Stabiliteti na çoi në këtë derexhe…”- u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 7 SHTATOR 2018

Vettingu në politikë? Mbeten vetëm 40 deputetë! Vettingu në politikë? Mbeten vetëm 40 deputetë! Dje PD me anë të kryetarit Lulzim Basha si dhe Petrit Vasili kreu i deputetëve të LSI kërkuan publikisht që Vettingu, siç po ndodh në drejtësi (ndonëse e kanë akuzuar) duhet të bëhet në politikë. Vetting në politikë do të thotë se deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti, krerët e institucionëve kushtetuese, zv/ministrat, drejtorët e përgjithshëm si dhe disa funksione të larta publike duhet të kalojnë në skanerin e kontrollit të pasurisë dhe figurës së tyre, si fjala lidhjet e takimet me persona të inkriminuar, etj.. Konkretisht PD-LSI KËRKUAN VETINGUN NË POLITIKË, PASI AI: ♦ dekriminalizon plotësisht qeverisjen dhe politikën ♦ lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin ♦ ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale ♦ pastron nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar ♦ garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar Opozita kërkon miratimin e këtij ligji pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë. I menjëhershëm ishte reagimi i

kryeministrit Rama. Ai tha se jam gati që ta miratojmë Vettingun. Kjo ishte pjesa e jashtme e Vetingut politik. Ndërsa për ta realizuar do të sajohen njëmijë e një pengesa, sherre, kulisa, etj. për t'ia lënë njëratjetrës fajin se "unë desha, por nuk do ky tjetri". Vetingun në drejtësi e inicuan të huajt dhe me zor e miratuan. Kurse tani që vjen puna të vetvetja deputetët do të gjejnë plot akrobacira që ta shtyjnë pafund. E mira e do që të miratohet brenda vitit, por e keqja duket që tani dhe paralajmëron se nuk do ta kalojnë. Ose me njëmijë arnime. Nëse Vettingu do të bëhet në politikë, ku përfshihen kate-

goria që sipërcituam, si dhe nëse komisioni që do të bëjë kontrollin do të jenë të huaj (kjo është e domosdoshme) me garanci absolute do të rezultojë se nuk do të mjaftojnë listat rezervë të kandidatëve për deputetë për çdo parti, pasi nga 140 deputetë që janë sot në Kuvend, nuk e kalojnë Vettingun as 100 prej tyre. Bile edhe nga lista rezervë ka rrezik që të mos kualifikohet asnjë prej tyre, sepse te pjesa e listave me emra që ishin të "lista e sigurisë" janë futur disi me kujdes, kurse tek lista rezervë me kandidatë, janë me shumicë për në burg menjëherë, pa hyrë fare në Vetting. Edhe nga qeveria mund të

mbeten nja 5 ministra, nga zv/ministrat nga 30 e kusur diku te 10 zv/ministra, kurse nga drejtorët e përgjithshëm mund të mbetej vetëm Artan Lame e ndonjë tjetër. Vettingu duhet dhe qytetarët presin. Por nisur nga eksperienca e këtyre dy viteve të fundit, do të jetë me shumë një betejë politike për të goditur kundërshtarin. Nuk besoj se do të kalojë dot në Kuvend, edhe për një arsye: deputetët do të votojnë për fundin e tyre, si dhe pas skarcimit vjen edhe penaliteti, pra burgu. Gjithsesi ideja mbetet e mirë dhe ka nevojë të realizohet, ndonëse pak gjasa ka se do të kalojë në parlament. S.P.


POLITIKE

4

E premte, 7 SHTATOR 2018

Diskutimet e opozitës në Elbasan, Basha: Qyteti i Elbasanit kontrollohet nga bandat e Qazim Sejdinit dhe Ballës

P

as prezantimit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri për planin me 4 pika të opozitës, ku përfshihej një nismë kushtetuese për Vettingun ndaj politikanëve, që kushtëzon hyrjen e saj në Kuvend, mbledhja e opozitës në Elbasan do të vijonte me dyer të mbyllura. Burime për “Koha Jonë”, bëjnë me dije se ish-kryeministri Berisha është shprehur se fokusi i aksionit opozitar duhet të jetë kryeministri Edi Rama, pasi të tjerët janë dytësorë. “Të fokusohemi tek Rama. Ai është kryesori. Të tjerët janë dytësore”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Deputeti demokrat ka dalë nga ambientet ku u zhvillua takimi dhe s’ka preferuar të japë koment për mediat. “Sot s’kam deklaratë pasi më duhet të shkoj”, është shprehur Berisha dhe është larguar. Në momentin kur Berisha ka tentuar të hyjë në makinë, vihet re se pëson një humbje ekuilibri. Nga pamjet shikohej qartë sesi truprojet e ish-kryeministrit i shkojnë në ndihmë. Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, njësoj edhe si në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka thënë se situata e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë është alarmante. Basha tha, se kontrollin mbi territorin

Berisha: Fokusi ynë duhet të jetë Rama, të tjerët janë dytësorë

dhe institucionet, tashmë e kanë bandat. “Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Elbasani nuk e meriton epitetin “kryeqytet i krimit”. Kemi një kryeministër falso të komanduar nga krimi. Kush sundon këtë vend, kur goditet policia e Shtetit, siç u godit në Elbasan. Rama ka kon-

firmuar marrëdhëniet e tij me krimin. Njësoj si disa orë, pas mesazheve tona nga Shkodra, aty kanë zbarkuar forcat policore dhe forcat lëvizëse operacionale. Siç e keni parë, policia është e dorëzuar para krimit. Rezultati është zero, vetëm propagandë. Kështu ishte edhe në Elbasan para një viti. Asnjë nuk është

ANALISTI NË “TOP TALK”: DUHET TË BËHET NJË VETTING I SHOQËRISË SHQIPTARE, E CILA ËSHTË E KRIMINALIZUAR

Frrok Çupi: Revolucion për shpëtimin nga krimi, nevojë për opozitë marksiste “Top Talk” ditën e djeshme iu referua zhvillimeve të fundit politike në vend, ku i ftuar ishte një ndër penat dhe një ndër mendjet e spikatura të publicistikës shqiptare, zoti Frrok Çupi, i cili befasoi me tezën e propozuar duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë marksiste me rishpërndarje të pasurisë për shpëtimin nga krimi. PD propozoi ditën e djeshme një vetting politik, për këtë analisti u shpreh se më parë se të realizohet një gjë e tillë, duhet të bëhet një vetting i shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij është e kriminalizuar. “Krimi ka filluar me disa skalione dhe ka filluar nga skalioni i fundit. Kjo është fatkeqësia se si luftohet krimi në Shqipëri. Kjo do të thotë se ka filluar me krime të selektuara, siç është “Xibraka”, siç është Shkodra. Kjo gjë e çon politikën në hetues, në polic dhe kjo nuk është normale. Që të shkosh te vettingu i politikës ka disa hapa të tjerë. Në Shqipëri duhet dekriminalizuar shoqëria

dhe pa e bërë këtë nuk mund të bësh dekriminalizimin e politikës”, tha analisti. Sa i përket rrethanave politike në vend dhe alternativave, Frrok Çupi shprehet se janë krijuar rrethanat që askush prej këtyre alternativave të mos fitojë më dhe do të jetë nevoja për një opozitë marksiste. “Kam frikë se këtu do të jetë nevoja për lindjen e një opozite marksiste, e cila është e vetmja mënyrë për t’u bërë e

besueshme te populli dhe e vetmja mënyrë për të shkuar drejt thelbit të dekriminalizimit. Thelbi i dekriminalizimit tani në Shqipëri është shpërndarja e pasurisë dhe duhet të kemi një rishpërndarje të saj. Opozita marksiste duhet të jetë një e majtë ekstreme, por e përmbajtur në pjesën e përgjakjes, nuk është leniniste, nuk është staliniste. Dhe shenjat në Shqipëri janë dhënë tashmë”, shprehet Frrok Çupi.

në burg, ekranet proqeveritare me tituj bombastikë “Bllokuam kaq makina…”. Por asgjë s’do të ndodhë, siç nuk ndodhi edhe në Elbasan. Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin, po terrorizon vendin. Në më pak se 24 orë, 2 të rinj, kanë humbur jetën. Në më pak se 24 orë, dy familje do ndahen nga

dy fëmijë nga dy akte të rënda kriminale. Krimi po sundon Shqipërinë. Kontrollin e territorit dhe institucioneve e kanë bandat. Fatmir Xhafaj, Taulant Balla e Jurgis Çyrbja me shokë. Këtu në Elbasan është gjeneza e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Këtu është Xibraka, ku Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit është pjesë e rrjetit të trafikut. Qeverisje kriminale, nga Saimir Tahiri, tek Agron Xhafaj dhe Ard Veliu që është në krye të policisë. Edi Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar që ka marrë peng qeverisjen e vendit. Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’ju shpjeguar të gjithë shqiptarëve, sepse pa u çliruar nga krimi s’do të ketë asnjë përparim. Krimi i organizuar s’është vetëm çështje sigurie, por është edhe çështje ekonomie. 5 vite më parë, u inaguruar një vepër madhore si Tuneli i Krrabës. Nënkontraktori është Edmond Bego, në kundërshtim me ligjin ka marrë 10 milionë euro për të mosndërtuar këtë rrugë. Pra, është një hesap që rëndon në xhepin e qytetarëve të Elbasanit”- u shpreh Basha

REAGIMI

Rama nxjerr shifrat dhe i përgjigjet Bashës: Policia e Shtetit flet me vepra

Kryeministri Edi Rama në një postim të fundit faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ka publikuar shifra nga numri i vrasjeve në Shkodër, përgjatë viteve të fundit. Rama thotë se policia e Shtetit ka folur me vepra jo me fjalë. Kryeministri i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit në Elbasan, ku tha se kontrollin e vendit e kanë bandat. Rama thotë se me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh.“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”tha Rama. Deklaratat e Ramës vijnë pak orë pasi policia e Shkodrës finalizoi operacionin për kapjen e të dyshuarve për vrasjet e fundit në këtë qytet. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas, ndërsa 20 të tjerë u shoqëruan.


POLITIKE

5

E premte, 7 SHTATOR 2018

Kreu i qeverisë flet për këndet sportive dhe ironizon protestuesit: Ata që bërtasin aty nuk njohin topin, por njohin gurin

K

ryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me mësuesit në Elbasan, ku edhe ka folur për reformën në arsim dhe për 700 mësuesit ndihmës që do të jenë për fëmijët me nevoja të veçanta. Por ashtu siç edhe u paralajmërua të mërkurën nga deputeti i PD-së në Elbasan, Luciano Boçi, mbështetësit e PD-së në Elbasan kanë dalë në protestë në qytet duke tentuar thyerjen e kordonit të sigurisë por pa sukses. Protesta po zhvillohet para gjimnazit “Dhaskan Todri”, pak larg vendit ku Rama po zhvillonte takimin me mësuesit. I pranishëm në vendin ku po zhvillohet protesta është edhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i cili është akuzuar nga protestuesit. Sipas tyre, ai ka shkelur rregullat, pasi nuk lejohen policë me armë në rresht të parë. Mirëpo në fjalën e tij para mësuesëve, kryeministri nuk ka “harruar” të thumbojë protestuesit që ishin mbledhur për vizitën e tij. “Këndi sportiv është akoma siç ishte. Nuk duhet të jetë më kështu. Jo vetëm ky kënd por edhe të tjerët në shkolla. Platforma e Bashkëqeverisëjes ka rubrikën “Shkolla Ime” qoftë për t’u ankuar, qoftë për të propozuar projekte. Jam i bindur që shkolla ka prindër që dinë të bëjnë një projekt për një kënd sportiv. Këto kosha basketbolli janë për ata që bërtasin aty tek rruga. Pavarësisht se ata që bërtasin aty nuk njohin topin por njohin

Rama, takim me mësuesit në Elbasan, mbështetësit e PD-së e presin me protesta

gurin. Sport që luhet me gurë nuk ka. Ose edhe ka... Nejse se shakaja është gjysma e së vërtetës. Jo e plotë por gjysma”- theksoi Edi Rama. Më tej, kryeministri është shprehur se qeveria e tij ka bërë atë që deri pak kohë më

parë dukej e pamundur, largimi i politikës nga shkollat. “Kemi arritur të bëjmë atë që dukej e pamundur. Politika ka dalë nga shkolla. Ju keni ardhur këtu se keni dashur. Nuk bën vaki që pas këtij takimi drejtorët e

shkollave të rrinë të merren se kush erdhi dhe kush nuk erdhi. Mësues sot të bën testimi. Testimi është ligj.”- nënvizoi kryeministri Rama. Gjithashtu përballë mësuesve të Elbasanit, kreu i Qeverisë ka dhënë lajmin se këtë vit do të nisë edhe shkolla e drejtorëve. “Këtë vit shkollor, se s’po jap datë, nis shkolla e drejtorëve. Drejtoret e shkollave do kenë një shkollë të tyre. Nuk mundet dot të vazhdojmëtë synojmë më shumë nëse kemi këtë nivel drejtimi të shkollave. Kemi hequr 300 drejtor shkollash, jo për politikë dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar duke u kërkuar të bëhen drejtorë 300 mësuesit më të mirëve në bazë të pikëve që kanë marrë, por nuk mjafton. Ose s’është e thënë të një mësues i mirë dhe të jetë drejtor shumë i mire. Kështu që shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të caktuar menaxherët e shkollave dhe kjo do të ndryshojë shumë gjëra besoj. Ashtu si dhogë trajnimi i mësueseve ka ndryshuar rrënjësish si praktikë dhe si mundësi. Ndryshe nga siç ishte deri dje”- u shpreh dje në takimin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama.

HIPOTEKAT NË FIER

Zyrtari largohet live nga detyra, Rama: Kërkova shkarkimin dhe hetimin

Gjatë takimit që mbajti dje me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani. Dhe të gjithë këtë, Rama e njoftoi live, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit. “Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama. Ndërkohë Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur edhe raste të zvarritjes së kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ky është një moment i duhur për të ndezur llambën e kuqe dhe për t’i zgjidhur probleme të tilla. “Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”-tha ai. Një apel Rama bëri edhe për krerët e bashkive. “Ka bashki që nuk denjojnë të përgjigjen. Unë e kam thënë shumë herë, por tani do të detyrohem të flas me emra. I ndajnë qytetarët në tanët dhe të atyre. Apeloj të gjithë kryetarët e bashkive të marrin masa t’i përgjigjen platformës mos thonë po sulmohemi politikisht. Do i nxjerrim me emër e mbiemër” – u shpreh kryeministri.

KREU I KUVENDIT TAKIM ME RAPORTERËT E KOMITETIT MONITORUES TË KE: REFORMA NË DREJTËSI, NËN MONITORIMIN E RREPTË TË ONM

K

ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar me raporterët e Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, përfaqësues i Bundestagut Gjerman, dhe Joseph O’Reilly, senator i Dhomës së Lartë të Irlandës. Në takim mori pjesë edhe deputeti Ervin Bushati, kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin nga Shqipëria të standardeve të Këshillit të Europës, për zhvillimet e fundit politike, prioritetet e qeverisjes, ecurinë e zbatimit të reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Në fjalën e tij, Ruçi foli për reformën në drejtësi, e cila sipas tij kishte mbështetjen e të gjitha forcave politike, përfshirë opozitën. “Deri tani kemi miratuar 17 nga 27 ligjet e paketës së reformës, 2 prej të cilave, pjesë e shtyllës së profesioneve të lira, u miratuan gjatë sesionit të kaluar. 48 seancat e deritanishme të vetingut konfirmuan 21 dhe nxorrën nga sistemi 27 gjyqtarë e prokurorë. Fakti që rreth 56 % e të verifikuarve dolën nga sistemi, tregon nevojën dhe vlerën e reformës. Reformën në drejtësi Z. Ruçi e vlerësoi

Ruçi me raporterët e KiE: Opozita s’ka arsye as për bojkot dhe as për kushtëzim

si një reformë origjinale dhe unike, një operacion të thellë, të vërtetë, të vështirë, por të pakthyeshëm. Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin prapa të kësaj reforme, duke sulmuar organet e vetting-ut, sepse reforma mbështetet

mbi urinë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për drejtësi. Reforma është krejtësisht jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamentare dhë nën monitorimin e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në

Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kushtetetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikqyrëse të sistemit. Praktikisht, për vetting-un, nënvizoi z. Ruçi, unë nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithshka. Kjo është e rëndësishme sepse sëmundja kryesore e sistemit të drejtësisë ishte kapja nga politika. Qëllimi ynë është që brenda këtij sesioni të përfundojë ngritja e organeve qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Ethet e pushtetit nuk duhet të na bëjnë të “sabotojmë” ndërtimin e shtetit”- tha Ruçi. Kryeparlamentar, gjithashtu, nënvizoi se puna e Kuvendit aktualisht është përqëndruar në dy shtylla kryesore: reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, dhe se preokupimi i tij është që opozita të ketë akses të plotë në ligjbërje dhe kontroll parlamentar. “Që Kuvendi të kontrollojë qeverinë,

me pjesëmarrjen dhe kontributin e opozitës. 54% e diskutimeve gjatë sesionit të kaluar i takuan opozitës. Çdo seancë pyetjesh apo interpelancë e kërkuar nga opozita është realizuar me shpejtësi maksimale. Opozita gëzon të gjitha instrumentat e kontrollit parlamentar, por nuk i ka përdorur si e sa duhet. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye as për bojkot, as për kushtëzim të Kuvendit”- u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Më pas dy deputetet Hunko dhe O’Reilly vlerësuan qëndrimet e hapura dhe me përgjegjësi të lartë të Kryetarit të Kuvendit dhe angazhimin e deputetit Ervin Bushati në takim. Reporterët gjithashtu inkurajuan Kryetarin e Kuvendit që të vazhdojë të mbajë këto qëndrime të matura dhe të bëjë gjithçka mundet, të përdorë çdo nismë parlamentare, brenda kornizës kushtetuese, për të mbajtur opozitën në Kuvend.


POLITIKE

6

E premte, 7 SHTATOR 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së nga Elbasani: Shqipëria duhet pastruar një herë e mirë nga krimi

Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim në BE K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të opozitës parlamentare, deklaroi nga Elbasani se Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga krimi. Sipas tij, krimi është shqetësim në derën e çdo familjeje shqiptare, por edhe në çdo kancelari europiane. Në vijim, kreu i ligjvënësve të LSI-së deklaroi se kriminelët kanë mbërthyer kryeministrin Rama nga fyti, duke mos e lejuar që t’i arrestojë ata, por për të mbuluar të gjithë këtë farsë, del dhe qurrepset me statistika. “Opozita e bashkuar konkludoi para pak çastesh për një qëndrim të papajtueshëm dhe unik të të gjithë opozitës dhe që lidhet vetëm me një fokus. Dhe ky fokus është vetëm krimi si kryeçështje, si kryeproblem, dhe kryeshqetësim. Është një shqetësim në derën çdo familjeje shqiptare, por është edhe në çdo kancelari europiane. Jo më larg se sot raportuesi për Shqipërinë në Bundestag Thorsten Frei renditi si krye çështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues zhgërryes, shkaktari kryesor i cili dështoi hapjen e negociatave në një moment shumë të veçantë dhe të rëndësishëm politik duke e kthyer në

një regres shumë të madh mbrapa dhe në një ngjarje të hidhur për shqiptarët. Dhe sot opozita njëherazi ka përpunuar edhe alternativën, edhe qëndrimin e saj unik të papajtueshëm lidhur me këtë çështje. Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë që nuk do të ketë asnjë hap mbrapa. Gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, na ka thënë populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe të bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që nga komisioni Tahiri që

ri aktivizohet dhe rifillon punën e tij dhe në çdo seancë ku do ketë një përballje pa kompromis me këtë çështje. Katër momentet kryesore, dekriminalizimi dhe vettingu i politikanëve, dekriminalizimi dhe pastrimi i drejtësisë shqiptare, i zgjedhjeve shqiptare dhe i ekonomisë shqiptare, pra çlirimi dhe pastrimi i të gjitha niveleve të ekonomisë nga krimi janë momentet pa kthim pas. Dhe kompromisi duhet të jetë zero me këto fenomene pasi frymëzuesit dhe ata që mbajnë në këmbë dhe që gjallojnë mbi të, duke mbajtur

një pushtet të kriminalizuar është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij”- u shpreh kreu i ligjvënsve të LSI-së, Petrit Vasili. Pyetje-përgjigjet me gazetarët Zoti Vasili kjo do të thotë rikthim në Parlament dhe ndryshime ligjore të paktën për dekriminalizimin? Desha t’iu korrigjoj në mënyrë sistematike pavarësisht nga këmbëngulja juaj e pavend. Ishim në Shkodër, jemi dhe në Elbasan pikërisht për të marrë atë që qytetarët i shqetëson në mënyrë të tmerrshme për ta sjellë në sallën e Parlamentit. Ky është objektivi themelor. Pra do të jeni në parlament ditën e ardhshme? Në parlament ju e dini që ne kemi qenë vazhdimisht të pranishëm dhe në momente të caktuara kur parlamenti kalbëzohet dhe qëndron larg popullit, ne vijmë këtu marrim atë që qytetarët na thonë për tua përplasur në fytyrë demagogjisë, kalbëzimit të pushtetit. Kjo veprimtari vazhdon, ju e dini që jo më larg se dje kolegët e opozitës kanë paditur ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë për bllokimin e veprimtarisë parlamentare së komisionit Tahiri dhe për bllokimin e mosfunksionimit të parlamentit që është faji i vetëm dhe kryesor i mazhorancës së Partisë Socialiste përfshirë këtu dhe Kryetarin e Kuvendit.

DEPUTETI: SHËRBIMI NDAJ KOMUNITETIT, MËNYRA MË E MIRË PËR TË FESTUAR THEMELIMIN E LSI-së

14 vite LSI, Haxhinasto: Qeveria e shkëputur nga realiteti

Z

v.Kryetari i LSI-së, Luan Rama, deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Floida Kërpaçi morën pjesë dje në aktivitetin e organizuar nga LRi Elbsan nën moton përgjegjësi sociale, me rastin e 14-vjetorit te themelimit të LSI-së. Së bashku me të rinjtë elbasanas të LSI-së, deputetët e LSI-së morën pjesë në aktivitetin për pastrimin e zonës turistike të Krastës. Duke uruar të gjithë anetarët e LSI-së për 14-vjetorin e themelimit të partisë, deputeti i LSI Elbasan, Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat tha se të rinjtë sot dhe veçanërisht LRI janë duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për sforcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin. “Sot është një ditë e veçantë,

6 shtatori, 14 vjetori i themelimit të LSI-së. Është një kënaqësi e veçantë këtu në Elbasan që e festojmë dhe përkujtojmë këtë ditë me organizatën rinore të Elbasanit, e cila ka vendosur të bëjë një aksion në shërbim të komunitetit dhe ashtu siç na ka porositur Nënë Tereza,

gjëra të vogla kjo organizatë po i bën me dashuri shumë të madhe dhe gjithmonë ka kontribuar për t’ju shërbyer qytetarëve të Elbasanit. Por gjithashtu edhe në një kuadër më të gjerë, për të rritur interesin qytetar për gjërat që e shqetësojnë komunitetin në përgjithësi, çështja e pastërtisë, çështja e mjedisit, të cilat edhe LRI-ja edhe LSI-ja i ka si prioritete të saj. Mendoj se rinia sot, veçanërisht LRI-ja, është duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për sforcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin, probleme që kanë të bëjnë me keqqeverisjen, probleme që kanë të bëjnë me politikat që janë duke u zbatuar sot, politikat të cilat në fakt janë të shkëputura nga realiteti, politika të cilat janë shumë

larg zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Aksioni i sotëm besoj se do t’u japi qytetarëve të Elbasanit një mjedis më të pastër në këtë zonë të bukur të Krastës, por gjithashtu do t’i bëjë shumë prej tyre që të mendojnë që vendi është një periudhë të tillë ku interesi qytetar duhet të zgjohet me qëllim që ta vendosë qeverinë në një pozitë, siç duhet të jetë në fakt me këtë keqqeverisje, në pozita të vështira dhe në pozita ku do t’i thërrasë mendjes që shërbimi ndaj komunitetit duhet të prevalojë mbi interesat që qeveria ka, për të mbështetur klientët e saj, për të mbështetur politika që nuk kanë asgjë të bëjnë me politika që nuk kanë të bëjnë me shërbimin ndaj komunitetit”, tha deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Braimllari: Rama, vegël në duart e krimit. kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari komenton reagimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale lidhur me aksionin e policisë në Shkodër, ku pasditen e djeshme janë vënë në pranga 4 pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet, duke e cilësuar këtë si përgjigje me vepra nga ana e Policisë. Në reagimin e tij, po përmes rrjeteve sociale, Braimllari thekson se kjo është një tentativë e Ramës për të pastruar imazhin e tij me statistika të fabrikuara. Sipas deputetit të LSI-së, e vetmja zgjidhje për vendin dhe shqiptarët është largimi i një kryeministri të kriminalizuar, i një kryeministri të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar, nga një kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin. “Siklet të madh ka kryeministri që mundohet të pastrojë imazhin e tij me statistika të fabrikuara në zyrat e krimit. E vetmja zgjidhje për vendin dhe shqiptarët është largimi i një kryeministri të kriminalizuar, i një kryeministri të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar, nga një kryeministër frikacak që ka destabilizuar vendin. Nuk kemi nevojë për një kryeministër vegël në duart e krimit. Vendi ka nevojë për një kryeministër që ka përgjegjshmërinë për të kthyer stabilitetin dhe qëndrueshmërinë, shpresën dhe besimin për çdo shqiptar”- u shpreh dje Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari.


AKTUALITET

7

E premte, 7 SHTATOR 2018

Ende po mblidhen provat, Policia dhe Prokuroria refuzon të bëjë publike akuzat që janë ngritur ndaj 4 të arrestuarve

Vrasjet në Shkodër, arrestohen 4 “të fortët” në aksionin e RENEA-s, mes tyre Ilir Bajri P

olicia e Shtetit bëri publik sot emrat e katër të arrestuarve nga aksioni i një dite më parë në qytetin verior pas kontrolleve në lagjet Kiras dhe Dobraç, aksion ky i ndërmarrë pas vrasjeve të njëpasnjëshme. Policia thotë se ka mbledhur të dhëna në rrugë informative për ta, por edhe i ka përgjuar për të arritur në konkluzionin që ishin pjesë e klaneve kriminale që vepronin në qytetin e Shkodrës. Mes të arrestuarve rezulton të jetë një person i fisit Bajri, Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër, i njohur për disa vepra kriminale. Po ashtu në sy të bie emri i Astmer Bilalit, 29-vjeç ish-kampion boksi, emri i të cilit u përmend një natë më parë nga gazetari Artan Hoxha. Hoxha tha se dyshohet që Bilali të ketë qënë shënjestra e sulmit ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Ilir Bajri dhe Astmer Bilali, sipas burimeve nga Ministria e Brendshme kanë qënë prej disa muajsh në përgjim nga uniformat blu. Ata janë mbajtur në vëzhgim dhe janë vendosur përgjues ambjental ku rezulton se janë pjesë të një grupi te rrezikshëm kriminal në qytetin e Shkodrës. Pjesë e të arrestuarve është edhe Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër. Vaso është një emër i njohur në Shko-

TË ARRESTUARIT NË OPERACIONIN E SHKODRËS JANË : dër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës. Ndërkohë përveç 4 të arrestuarve, Policia ka sekuestruar edhe 6 makina të blinduara, 2 kallashnikov, 1 pistoletë, 800 fishekë, veshje antiplumb, lojëra fati dhe 10 500 euro. Akuzat ndaj të arrestuarve Policia dhe Prokuroria refuzon të bëjë publike akuzat që janë ngritur ndaj 4 të arrestuarve,

• Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; • Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër; pasi ende nuk janë mbledhur të gjitha provat që tregojnë implikimin e tyre në vrasjet që kanë ndodhur në Shkodër. Arrestimi i pjestarëve të grupeve kriminale në Shkodër bëhet në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht

Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjerë. Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zh-

villuar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale. Aksioni i RENEA-s Dy ditë më parë, Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH zhvilloi aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë. Në vijim të aksionit, janë sekuestruar automjete luksoze të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit. Automjete te sekuestruara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajraj. Vetëm në muajt e verës në Shkodër janë vrarë 6 persona dhe 2 të tjerë janë zhdukur, për të cilat opozita akuzoi se bandat bashkëpunojnë dhe mbrohen nga pushteti, por shumica i kujtoi Bashës se kur ishte ministër i Brendshëm në 2010 në Shkodër pati 18 të vrarë.

AKSIONI

AKSIONET

TRAFIK DROGE ME HABILAJT

Pas Shkodrës e Elbasanit, i vjen radha Beratit. Policia blindon qytetin

Dy të arrestuar në Vlorë e Fier për armëmbajtje pa leje

Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilën

Pas Shkodrës e Elbasanit i vjen radha Beratit. Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale. Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar dje kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre. Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vlorë dhe Fier për armëmbajtje pa leje. Konkretisht mësohet se policia ka vënë në pranga Ilir Birçaj, banues në Vlorë dhe Baftjar Bushin, banues në Tiranë, përkatësisht 49 dhe 25 vjeç. “Birçaj u arrestua gjatë operacionit të koduar “FAST” në Vlorë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë, iu gjet dhe sekuestrua në çantën e tij personale: 1 armë zjarri Pistoletë tip TT model 54, dhe 1 krehër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm”,- raportoi dje policia e Vlorës. Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me preçedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë. “Ndërsa Bushi u arrestua në lagjen “8 Shkurti” Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krehër dhe 5 fishekë”, raportoi dje policia e Fierit. Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat hetimet për dy nga tre drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit Jaeld Çelës dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj. Mësohet se hetimet do të zgjaten nga data 20.8.2018 deri më 20.11.2018. Ndonëse hetimet zgjaten për Çelën e Kohilën, së bashku me ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut, Sokol Boden ata akuzohen për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj. Mbi ta rëndon po ashtu akuza e shpërdorimit të detyrës. Operacioni për arrestimin e tyre u dekonspirua, ndërsa që prej janarit 2018 të tre ish-zyrtarët e policisë qëndrojnë në arrati.


POLITIKE

8

E premte, 7 SHTATOR 2018

Ministri i Energjetikës dhe Transporteve: Do të përfundojnë të gjitha projektet e partneritet publik-privat që i filluam këtë vit

M

inistri i Energjetikës dhe Transportëve, deputeti Damian Gjiknuri foli në seancën plenare të kësaj të enjteje në parlament duke hedhur poshtë akuzat e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili sulmoi nga qyteti i Elbasanit për rrugën Tiranë-Elbasan. Ministri Gjiknuri theksoi se aktet e qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Rama janë në favor të qytetarëve, pasi në kohën e PD-së vetëm bëheshin vetëm tenderime, pasi i firmosnin, por nuk kishin fonde. Më tej, ministri tha se rrugën Kukës-Morinë po e mbarojmë, sepse PD-ja vetëm sa bëri tenderime duke vjedhur lekët. Më tej ai deklaroi për rrugën e re Milot-Balldre dhe Thumanë-Kashar, dhe me këtë rast mbyllet përfundimisht autostrada e Tiranë-Kukës-Kosovë. Do të ndërtohet unaza e plotë e Tiranës, sidomos shumë shpejt pjesa e daljes së Tiranës, te Shqiponja. Po kështu ministri foli edhe për rrugët e tjera në Jug dhe në krejt vendin. Duke vazhduar fjalën e tij ministri tha se në tre vitet e ardhshme do të investohen 1.4 miliardë euro për rrugët e Shqipërisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quajti dje nga Elbasani autostradën e papërfunduar Tiranë-Elbasan, si dështim i qeverisë. Nga foltorja e Kuvendit, ministri për Infrastrukturën, Damian Gjiknuri fajësoi qeverinë e kaluar se e nisi rrugën pa projekt, duke u mjaftuar vetëm me miratimin e tenderit. Sipas tij, kostoja e rrugës aktualisht ka arritur mbi 400 milion euro, nga 160 milion euro që ishte vlera fillestare. “Rrugën Tiranë-Elbasan, Basha e quajti dështimi jonë. Një rrugë

Ministri Gjiknuri: PD-ja bëri tenderime për rrugët e jo rrugë

e filluar pa projekt, me 160 milion euro dhe që ka shkuar mbi 400 milion euro. Pra, pa projekt. Kjo po hetohet nga prokuroria. Iu them qytetarëve të Elbasanit, rrugë ata vetëm filluan, bënë tendera, rrugët u mbaruan nga kjo qeveri në 5 vitet e fundit dhe do përfundojnë në tre vitet në vijim. Këtu krijohet një perceptim se po bëre tenderin, ka mbaruar rruga. Por jo, ne do t’i përfundojmë të gjitha akset rrugore”- u shpreh Damian Gjiknuri. Në vijim ministri deklaroi se rrugët kryesisht u mbaruan nga kjo qeveri në 5 vitet e fundit dhe do të vazhdojnë të përfundohen këto projekte

infrastrukturore në 3 vitet në vazhdim. “Çfarë garanton ky buxhet dhe hapësirat buxhetore që ka krijuar kjo qeveri për financimet e ardhshme? Jo vetëm që do të përfundojnë të gjithë akset e hapura, por ato që kemi thënë që janë pjesë e programit të rrugëve do të mbyllen brenda këtij 4 vjeçari. Do të mbyllet unaza e Tiranës, pra edhe pjesa lindore edhe pjesa nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Kjo vepër do të mbyllet brenda këtij mandati. Do të mbyllet rruga Kardhiq-Delvinë, se e kishte përmendur edhe atë, rrugë që e filluan dhe e lanë në mes se nuk

kishin para ata, pastaj edhe e harruan fare nuk ju interesonte më. Do të përfundojnë të gjitha projektet e partneritet publik-privat që në i filluam këtë vit. U mor pak kohë është e vërtetë, sepse ne nuk kishim projekte të plota. Pikërisht për të shmangur të gjithë atë problematikë që kanë hasur rrugët shqiptare që kur nuk ke projekt të plotë, kur s’ke gjeologjinë e saktë, kur ke probleme në menaxhimin e kontratës, patjetër që kontrata do të mbetet rrugëve dhe do të kërkojë më shumë para sesa duhet. Me partneritetin publik-privat të 4 projektet madhore, një pjesë kanë filluar, rruga e

Abrit tashmë po progreson megjithëse skeptikët thonin ku do ti gjejnë paratë privatët për ta bërë. E njëjta gjë do të ndodhë me rrugën Thuman-Kashar. E njëjta gjë do ndodhë me Milot-Balldren. E njëjta gjë do të ndodhë me Orikumin. Pra, akse të rëndësishme që ndikojnë në ekonominë shqiptare, kryesisht në turizëm. Të gjitha investimet në infrastrukturë janë në funksion të rritjes ekonomike. Nuk janë investime në tym as për qëllime të thjeshta elektrorale, siç ka ndodhur herë të tjera që janë hedhur miliona euro në rrugë që po të kalosh tashti i ka marrë lumi. E njëjta gjë me rrugën e Elbasanit. Shumë shpejt në parlament do të vijë edhe shtesa e marrëveshjes së financimit për të përfunduar edhe këtë segment rrugor. Besoj brenda Shtatorit do ta kemi të miratuar në Kuvend, do të kemi fondet në dispozicion dhe ky kantier do të fillojë”- tha Gjiknuri. Më tej ministri i Infrastrukturës theksoi se ky akt normativ dhe ky buxhet konfirmon trajektoren e rritjes dhe konsolidimit ekonomik të Shqipërisë. Por nga ana tjetër ai theksoi se buxheti i qeverisë shqiptare nuk mjafton të mbyllë çdo rrugë që ka ky vend. “Ky është një vend malor, është një vend që nuk ka pasur infrastrukturë, është një vend që kërkon miliarda dollarë për rrugë. Kjo është e vërteta. Ama paratë po i hedhim aty ku duhet”tha ministri Gjiknuri.

MINISTRJA E SHËNDETËSISË NË KUVEND: 287 MIJË QYTETARË KRYEN KONTROLLIN MJEKËSOR BAZË NË 8 MUAJT E PARË TË 2018

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se rishikimi i aktit normativ mbështet reformat e nisura dhe garanton paketën e solidaritetit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Gjatë diskutimeve të djeshme për rishikimin e aktit normativ, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi se pavarësisht deklaratave të opozitës, qytetarët i japë përgjigjur pozitivisht programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë. “Pavarësisht baltës së hedhur nga opozita, qytetarët i janë përgjigjur me një interes të shtuar programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, ku vetëm deri në muajin Gusht, 287.584 qytetarë kryen analizat falas në çdo cep të vendit”- theksoi dje Manastirliu. Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë dhe

Manastirliu: 14 milionë euro investime këtë vit, u rehabilituan 80 qendra shëndetësore

investimeve në infrastrukturën e shërbimit parësor. “Të paktën 20% e qytetarëve që e kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë rezultuan me risk të lartë, çka tregon rëndësinë e këtij programi përsa I takon parandalimit të sëmundjeve. Së bashku me programin tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave përfundojnë këtë vit, garantojmë përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët në portën e parë të shërbimit shëndetësor”, tha Manastirliu. Duke vijuar më tej, ministrja Manastirliu u ndal edhe te investimet në spitale, duke theksuar se për vitin 2018, po realizohen më shumë se 14 milion euro investime, duke dyfishuar kështu investimet vjetore për sek-

torin e shëndetësisë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu foli gjithashtu për shtrirjen e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e punësimit. “Buxheti 2018 garantoi mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë për pagesën e ndihmës ekonomike por nga ana tjetër kemi arritur të ofrojmë mundësi alternative për familjet që kanë dalë nga skema, duke punësuar 1090 persona gjatë muajve të fundit”, tha Manastirliu. Duke theksuar rëndësinë e miratimit të aktit normativ, i cili siç tha ajo, mbështet ecurinë e reformave të Qeverisë. Ministrja Manastirliu tha me këtë rishikim, garantohet paketa e solidaritetit për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.


POLITIKE

9

E premte, 7 SHTATOR 2018

Premtimi i ministrit: Për festat e fundvitit, pensionistët do marrin 3.3 miliard lekë nga paketa e solidaritetit

M

inistri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh nga foltorja e Kuvendit, ku në rendin e ditës të seancës është edhe rishikimi i buxhetit, se situata ekonomike në vend është optimiste. Sipas kreut të Financave, 2018-a do mbyllet me rritje ekonomike 4.5%, ndërsa theksoi se investimet e huaja këtë vit do arrijnë shifra rekord. Ndërkaq, Ahmetaj iu referua edhe bojkotit të opozitës, duke theksuar se PD dhe LSI duhet të ishin në seancë për t’u përballur me përgjegjësinë e tyre. “4.5 % rritje ekonomike për vitin 2018. Investimet e huaja arritën në 284 milion euro. Prapë sivjet i ka të gjitha gjasat që të vendosë rekord, në 6 muaj 500 mln euro investime të huaja. Janë prapë pak për pritshmërinë, por janë më shumë se viti i kaluar. Dhe kanë mundësinë të vendosin sërish një numër rekord, në 1 miliard euro këtë vit. Inat me shifrat do hamë? Opozita duhet të ishte këtu dhe të përballej me përgjegjësinë e saj. Se shifrat e opozitës duhet të jene të zeza dhe tonat rozë? Shifrat janë të ekonomisë dhe përkthehen në mirëqenie për qytetarët shqiptarë. Ende nuk kam dëgjuar një debat nga opozita për të gjitha këto çështje që shqetësojnë qytetarët. E gjithë vëmendja e opozitës është si do ta marrin pushteti mbi hi, tym dhe flakë, krimi-droga, krimi droga. S’do ta dijë kush çfarë ndodh me pagat, vendet e punës, investimet e huaja. Qytetari do ta shikojë të përkthyer në vende pune dhe vende pune të paguara mirë, kjo është sfida jonë sot. Sektorët realë performuan mirë, industria.

“Buxheti”, Ahmetaj: 2018-a do të mbyllet me rritje ekonomike, rekord investimesh të huaja DEPUTETI I SHKODRËS

Ditmir Bushati siguron investimet për ambientet e shkollës “Nikollë Zogorjanin”

A e dini se më në fund kemi bërë një kthesë në industrinë e përpunimit të mineraleve. Një industri e shkatërruar, i gjithë minerali eksportohej. Sot me politikë të kujdesshme fiskale, ai që eksporton mineral paguan 6% rentë. Sot malli i përpunuar eksportohet, dhe jo materiali bruto. Vlera është edhe 1 me 6 herë në favor të të përpunuarit. U rrit tregtia 3.37%, bujqësia me 2%,

ka rritur prodhimin, eksportin. E dini që para 5 vitesh, fermerët përfitonin rimbursim 800 mijë dollarë. E dini sa është sot? 22 mln dollarë. është i rastësishëm? Jo.”u shpreh Ahmetaj. Në deklaratat e tij, ministri Ahmetaj iu referua edhe shpërblimeve të fundvitit, ku tha se nga paketa e solidaritetit pensionistët do marrin nga 5 mijë lekë të reja. Sipas tij, qeveria e kaluar i shpërblente pensionistët

vetëm në vite elektorale. “Për festat e fundvitit, pensionistët do marrin 3.3 miliard lekë nga paketa e solidaritetit. Në 8 vite, nga qeveria e kaluar vetëm katër herë janë dhënë bonuse në fund të vitit dhe ato vetëm gjatë viteve elektorale. Dhe shuma është në 8 vite është 10.3 miliard lekë”- tha dje nga foltorja e Kuvendit, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Shkolla “Nikollë Zogorjani” në Njësisë Administrative Velipojë tashmë do të ketë ambiente të reja dhe kushtet e duhura për mësim 367 nxënësit. Investimi është realizuar me nismën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati njëkohësisht dhe deputet i zonës. E ndërtuar në vitin 1972, që nga ajo kohë shkolla nuk ka pësuar asnjë ndryshim përveç ndonjë ndërhyrje të vogel restauruese. Në këtë godinë bëjnë mësim që nga fëmijët e vegjël të kopshtit e deri te shkolla e mesme dhe ka funksionuar me mësim me dy turne duke sjell vështirësi për nxënësit. Në këtë zonë nuk janë shënuar largime të fëmiljeve edhe pse një pjesë e mirë e tyre jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

MINISTRJA E ARSIMIT: VËMENDJA JONË MBETET ORIENTIMI I VEPRIMIT POLITIK DREJT INTERESAVE TË QYTETARËVE

V

itin e ardhshëm do të mundësohen tekste falas edhe për fëmijët e klasës së V, ndërkohë që për këtë vit shkollor reformat në arsim mundësuan tekste falas për 190 mijë fëmijë nga klasa e I në të IV. Gjatë diskutimit të djeshëm në Kuvend të aktit normativ të buxhetit 2018, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në seancë, ndërsa theksoi se: “vëmendja jonë mbetet orientimi i veprimit politik drejt interesave të qytetarëve”. Duke vijuar më tej, ministrja Nikolla bëri një bilanc të rrugëtimit të reformës në arsim, ndërsa solli në vëmendje faktin se në vitin 2011, gjatë qeverisjes demokratike, ekspertiza ndërkombëtare në arsim vlerësonte sistemin arsimor në Shqipëri, si më të ngarkuarin në Europë. “Në janar 2011, ekspertiza ndërkombëtare në arsim vlerësonte

Lindita Nikolla: Vitin e ardhshëm, tekste falas edhe për fëmijët e klasës së pestë

se plani mësimor në Shqipëri është një nga më të ngarkuarit në Europë; kurikula dhe pro-

gramet e ndërtuara ishin shumë të mbingarkuara dhe të përshtatura dobët për moshën e

nxënësve. Po ashtu vlerësohej se kurikula nuk përmbushte nevojat dhe interesat e vërteta të nxënësve”, tha Nikolla. Kjo, sipas saj, ishte pikënisja ku ne kemi punuar duke dhënë një kurikul të standardeve europiane. “Në prill të vitit 2017, ekspertiza ndërkombëtare deklaroi se kurikula e sistemin arsimor shqiptar mundëson zhvillimin e qëndrueshëm dhe 400 mijë nxënësit e arsimit parauniveristar punojnë mbi kurikulën e re të standardeve europiane”, tha Nikolla. Ajo bëri dallimin mes Altertekstit që ofrohej në qeverisjen e PD-së dhe teksteve të standardeve të

Oxford, Cambridge dhe Pearson, ndërkohë që edhe tekstet e autorëve shqiptarë janë tashmë të reformuara. “Ne gjetëm 1310 tekste me nga 11 alternativa për një lëndë, një kaos i vërtetë për sistemin në tërësi. Ne punuam në dy linja. Pastruam kaosin e teksteve me plot gabime, ku në morinë e 1310 teksteve vetë mësuesit hoqën 600 tituj. Pra 50 % të teksteve që përdoreshin u refuzuan si tekste me gabime të rënda që deformonin njohuritë e nxënësve”, tha dje Lindita Nikolla. Po ashtu, Ministrja e Arsimit theksoi se u vendos viti i provës për çdo tekst që hynte në sistemin arsimor.


KOSOVE

10 E premte, 7 SHTATOR 2018

BBC: Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, moment historik ose propozim për luftë Kur bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, përgjigjia varet nga kush e merrni, nga pala përkrahëse apo ajo kundërshtuese e idesë. Siç shkruan BBC, të dy vendet mund ta zyrtarizojnë konceptin e shkëmbimit të territoreve ditën e sotme (e premte) me rastin e takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vucic në Bruksel. Lugina e Preshevës në Serbinë jugore, ku popullsia është kryesisht shqiptare mund të bashkohet me Kosovën. Në këmbim, Serbia do të rivendosë kontrollin e plotë mbi zonën me shumicë etnike serbe të Kosovës në veri të lumit Ibër, i cili kalon nëpër zemër të Mitrovicës. Fundi i bllokimit? Përkrahësit e kësaj ideje thonë se një shkëmbim territori potencialisht do t'i jepte fund bllokimit që ka zgjatur për 10 vjet, që kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia. "Ndryshimi i kufirit mund të duket si një ide jo e mire, por

shumë e konsiderojnë atë si një zgjidhje praktikë" ka thënë James Ker-Lindsay, i cili është specialist për çështjet e Ballkanit në shkollën Ekonomike të Londrës. "Nëse do të kishte një marrëveshje konsensuale midis të dy palëve, atëherë kjo do të hapte rrugën për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të lejonte që Kosova më në fund të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara". Por, para se ideja të jetë plotësisht e artikuluar, ajo po hasë në kundërshtime. Ballkani Perëndimor ka kaluar nëpër

një proces të ndryshimit të kufijve gjatë viteve 1990 dhe më shumë se 100,000 vetë u vranë dhe miliona të tjerë u detyruan t'i braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e konfliktit etnik. Një recetë për konflikt? Paddy Ashdown, i cili është Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar, i ka kërkuar shefes për politikë të jashtme të BEsë, Federica Mogherinit, që të mos e mbështesë idenë e shkëmbimit të territoreve. "Lëvizja e kufijve si kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por do ta thellojë atë" shkruhej në apel duke paralajmëruar se edhe politikanët nacionalistë mund

të përdorin një ide të tillë për ta shpërbërë Bosnjën. "Paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur të mësojmë të jetojmë në bashkësi shumëetnike, në vend që ti ri-vendosim kufijtë. Nuk ka asnjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan se kjo që tani duket se po e mbështesin. Pa përmendur në mënyrë eksplicite një shkëmbim territoresh, Mogherini u ka kërkuar të dyja palëve të zgjidhin mospajtimet midis tyre. "Unë jam e bindur se presidentët Vuçië dhe Thaçi do të arrijnë një marrëveshje ligjore për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje do të jetë në përputhje me te drejtën ndërkombëtare, si dhe do të ndihmojë për stabilitetin e të gjithë rajonit", ka deklaruar Mogherini. Brukseli "çelësi" për Kosovën dhe Serbinë Paraardhësja e zonjës Mogherini, Cathy Ashton filloi bisedimet e normalizimit. Ajo i tha BBC se të dy presidentët ishin "duke u përpjekur të arrinin një përfundim", por miratimi ndërko-

mbëtar do të ishte çelësi për çdo marrëveshje. "Çelësi i zgjidhjes do të jetë mënyra se si përgjigjet Brukseli, ata do të shikojnë në Berlin dhe do të bisedojnë me Parisin dhe të tjerët". Në fund, kjo ka të bëjë me anëtarësimin në BE". Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha këtë javë se është koha për t'i dhënë fund konfliktit Kosovë-Serbi. Gjermania ka qenë e zëshme në kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve kufitare, por është e paqartë për shtetet e tjera të BEsë. Pse tani? Ekzistojnë shpërblime të rëndësishme për të dyja palët, nëse ata mund të bien dakord për një marrëveshje. Kosova më në fund mund të njihet nga 80 vende të cilat kanë refuzuar ta pranojnë pavarësinë e saj dhe Serbia mund ta përmbushë një kusht kyç për anëtarësimin e saj në BE. Me Maqedoninë dhe Greqinë që arritën të zgjidhin një mosmarrëveshje të gjatë rreth emrit, ekziston një moment i freskët për të zgjidhur një tjetër problem ballkanik.

Presidenti i Kosovës: As Trepca, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, tha nw studion e "Opinion" se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as nuk do të krijohet Republika Srpska. Thaçi tha se do të ruhet substanca multietnike e Kosovës. Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB . "Unë kam biseduar me kryeministrin Medvedev, më ka thënë shumë qartë që një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë do ishte e mirëpritur",tha Thaçi. Ndërsa deklaroi më tej: "Do e takoja pa problem Presidentin Putin. Me çfarë kosto do e arrini përgjysmimin e Kosovës. Unë nuk do lejoj shkëmbim të territorit dhe as Srpska Republika në Kosovë. As Trepca, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve. Jam skeptik që do arrihet një marrëveshje e shpejtë, por duhet të punojmë. Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim nuk ka Republika Srpska"- tha ai.

Presidenti Thaçi i vendosur: Nuk do të ketë ndarje dhe as krijim i Republika Srpska Ndërsa për sa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel. "Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë",-tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile. Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej. Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëratjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare. "Unë nuk kam fuqi t'a bind Serbinë t'a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur",- tha ai. Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.


FORUM

E premte, 7 SHTATOR 2018

Sot jam me Lulin...

KOMENT Nga Astrit Patozi Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanët. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e lartë të penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t'ia kishim djegur kartat në dorë. Sepse nuk kishte nevojë të humbnim

11

shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t'i mbysnim edhe me koçifoz. Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës. Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës. Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie të

jetë si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti. Sepse në këtë pikë, për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithëse rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje. Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes së

vitit të shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori. Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kundërshtar të rëndësishëm. Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Por le të mos dekurajohemi nga ky para-

doks dhe t'i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv.Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi. Uroj shumë që Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë.

Analistët për dialogun Kosovë-Serbi, zgjidhje pa ndryshim kufijsh

Dy analistë amerikanë janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve si zgjidhja e duhur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ata theksojnë se kjo mund të nxisë konflikte të reja dhe mund të destabilizojë rajonin. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen të premten në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ideja për korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij takimi që do të ndërmjetësohet nga Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Frederica Mogherini. David Philips, Drejtor i Institutit të Paqes në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës se ideja e shkëmbit të kufijve është e rrezikshme.

"Ndryshimi i kufijve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues. Në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian Presidentët Thaçi dhe Vuçiç ndodhen në një udhëkryq. Ata mund të zgjedhin ndarjen ose një zgjidhje të negociuar që do t'i jepte më shumë të drejta serbëve të Kosovës në përputhje me marrëveshjet e arritura. Kjo pastaj do të duhet të çonte në njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Serbia. Kjo është një rrugë më e matur dhe më realiste se sa një zgjedhje e pamatur për ndarje". Edhe analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve për motive etnike. "Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është sh-

këmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i

gabuar për Serbinë dhe Kosovën". Sipas zotit Philips, për të shmangur një rikthim në konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi, është në interesin e Serbisë që të përqendrohet më shumë në përmirësimin e gjendjes së serbëve në Kosovë sesa në idenë e ndarjes së saj. "Rruga më e mirë për sigurimin e interesave të saj kombëtare (për Serbinë) është promovimi i interesat e serbëve të Kosovës që mund të arrihet në Kosovë me të një qeverisje më të mirë dhe respektim të të drejtave të pakicave në bazë të parimeve të Planit të Ahtisarit dhe kushtetutës së Kosovës. Ndryshimi i kufijve nuk e stabilizon situatën, por do ta bënte atë më të pasigurtë". Zoti Serwer është dakord me analistin David Philips se aleternativa më e mirë është arritja e një marrëveshjeje që nuk prek

kufijtë e tanishëm dhe përqëndrohet në përmirësimin e të drejtave të pakicave. "Shkëmbimi i territoreve nuk pasqyron shqetësim për trajtimin e serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Unë mendoj se ky duhet të jetë shqetësimi kryesor për kosovarët sot sepse aftësia e tyre për t'u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO varet nga mënyra se si ata do t'i trajtojnë sërbët dhe pakicat e tjera. Shkëmbimi i territoreve do të provokonte akte të dhunshme ndaj shqiptarëve që jetojnë në disa fshatra në veri të Kosovës dhe ndaj serbëve në jug të lumit Ibër." Analistët thonë se përmirësimi i të drejtave të pakicave dhe gjetja e një zgjidhjeje pa prekur kufijtë ekzistues do të përshpejtonte përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrë nga Zëri i Amerikës

SHPALLJE ANKANDI Për shitje në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sipërfaqe 200m2 Vendndodhja: Lagja Nr.2, Kavajë, "Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale e Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë Zyra vendore e regjistrimit së Pasurisë së Paluajtshme, Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184, i cili është në pronësi të debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftohen të gjithë të interesuarit, duke i informuar se: 1. Çmimi i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 15.680.000 (pesëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë. 2. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat, Besart Shehu, në adresën. Rr. "Abdyl Frashëri, Pll. 3/3, Tiranë

3. Shpallja për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet në gazetë sot dhe do të qëndrojë i publikuar për 5 (pesë) ditë radhazi. 4. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 15-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 14.09.2018, duke u mbyllur në orën 16.00, me mbarimin e orarit zyrtar. 5. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrje në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Përmbaruesit Gjyqësor, Besart Shehu, pranë -Societe Generale Albania", në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhën lekë, ose Raiffaisen Bank sh.a, në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 72202111230000000011119758, në monedhën lekë. Përmbaruese: Besart Shehu


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E premte, 7 SHTATOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E premte, 7 SHTATOR 2018

10-vjetori i binjakëzimit mes Tiranës dhe Pekinit, kryebashkiaku Veliaj pret delegacionin e lartë kinez

N

ë 10-vjetorin e binjakëzim it mes dy kryeqyteteve, Tira na dhe Pekini do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e transportit, investimeve, kulturës dhe turizmit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez, të kryesuar nga Nënkryetarja e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, në të cilin u ra dakord për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy qyteteve në disa sektorë të rëndësishëm. "Kjo është një marrëdhënie që ka nisur 10 vite më parë, kur Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Pekinit bënë binjakëzimin midis dy qyteteve. Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpunim edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë", tha Veliaj, teksa në shenjë miqësie, i

Erion Veliaj: “Bashkëpunim me intensiv në fushën e transportit, kulturës dhe turizmit” ranë me rastin e 10-vjetorit të binjakëzimit mes dy qyteteve tona. Por, gjithashtu, kemi sjellë nga Pekini 24 bredha. E quajmë gjithashtu si 'bima me gjelbërim të përhershëm' dhe me këtë simbolizon edhe një marrëdhënie mes njerëzve, që duhet që dakordësuam sot është se Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit "Kina +16", në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019. Mund të themi se që sot, përveshëm mëngët për t'u përgatitur për të pritur në Tiranë delegacionin e qeverisë kineze dhe 16 kryetarët e bashkive të Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën", tha ai. Gjatë kësaj vizite, kryetarja e delegacionit Yan, Aoshuang dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe Parkun e Liqenit, ku u përuruan edhe "Bisedkat kineze", një vepër që përcjell traditën kineze të ndërtimit

dorëzoi Nënkryetares së Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang, edhe "Çelësin e Qytetit". Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1 në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019, nismë e krijuar nga Kina, që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit. Veliaj shprehu bindjen se ky Forum i nivelit të lartë do ta kthejë Tiranën në një epiqendër të marrëdhënieve të Europës me Kinën. "Një nga gjërat në Shqipëri; kjo hapësirë do të shërbejë si një vend çlodhjeje, por edhe për biseda mes miqsh. Në mënyrë simbolike të miqësisë mes dy qyteteve, u mbollën edhe 24 bredha. Yan Aoshuang, Nënkryetare e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin (KPBP) vlerësoi mikpritjen e kryeqytetit shqiptar dhe theksoi se 24 fidanët e bredhit shenjojnë në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë e plot vitalitet. "Jam shumë e lumtur, si kryetare e delegacionit të Bashkisë së Pekinit, që marr pjesë në këtë aktivitet. Kemi ardhur nga Pekini në Ti-

të ruajnë gjithmonë pranverën dhe energjinë. Duke sjellë këtë pemë në Tiranë duam të shprehim në mënyrë simbolike se miqësia mes Pekinit dhe Tiranës do të jetë gjithmonë e gjallë dhe plot vitalitet", tha ajo. Kurse, kryebashkiaku Veliaj shtoi: "Kemi hapur një pavijon karakteristik tradicional kinez, për të gjithë ata që do ta shohin si një stoli, por edhe si një përkujtim të marrëdhënies së shkëlqyer që Tirana ka me Pekinin. Jam i bindur se kjo hapësirë do të kthehet shumë shpejt në një nga vendet më të vizituara nga qytetarët e Tiranës".

“Maratona e Tiranës 2018”, konkurs për dizenjimin e medaljes Maratona e Tiranës 2018 vjen këtë vit me edicionin e saj të 3të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv ndërkombëtar në qytet. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Organizatorët ftojnë të gjithë të rinjtë me aftësi krijuese në dizajn të përfshihen në këtë event dhe të sjellin propozimet e tyre për krijimin e medaljes së Maratonës së Tiranës 2018. Kjo medalje do të jetë simboli i edicionit të 3-të, të Maratonës së Tiranës frymëzuar nga elementët e ndërthurura sportive, inovative dhe të trashëgimisë kulturore të qytetit. Fituesi i konkursit “Krijo ti medaljen e fitores” do të shpërblehet me një çmim prej 100 euro. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre brenda datës 10 shtator 2018, në adresën elektronike info@tiranamarathon.com sipas rregullave të përcaktuara të hartuara dhe miratuara për këtë qëllim.


AKTUALITET

14

E premte, 7 SHTATOR 2018

Dyshimet - Jetonte më shumë jashtë shtetit për shkak të hasmërisë, kush është Indrit Pepa që u vra dje në Mamurras

N

ë një hark tejet të shkurtër kohor, Mamurrasi është tronditur përgjatë natës nga një krim i rëndë, ku një i riu ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Pak orë pas ngjarje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, një tjetër ngjarje e rëndë do të ndodhte në rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit, ku mësohet se i vrarë nga një breshëri plumbash ka mbetur Indrit Pepa, rreth 27-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e krimit. Pas hetimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e tij, pasi dyshohet se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm. “Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49

Dy vrasje brenda 24 orësh në Mamurras, ekzekutohet tek dera e shtëpisë 27-vjeçari

vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njoftoi dje Policia

VRASJA NË MAMURRAS

Detaje të rënda nga vrasja e adoleshentit: “Shko merr thikën dhe vrite ose nuk je djalë”

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:34, një 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë pas një sherri me 15 vjeçarin me iniciale A.Xh. Viktima, Adriel Sala, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer. Por kjo ngjarje duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar. Një burim i policisë së Laçit tha dje për “ABC Neës” që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë. Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin. Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”. Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S., vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.

lidhur me ngjarjen. Kjo është vrasja e dytë në më pak se 24 orë, pasi mbrëmjen e së mërkurës në Fushë-Mamurras, humbi jetën një 14-vjeçar, i identifikuar si Adriel Sala. Viktima, Adriel Sala, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Autori i dysh-

uar, 15-vjeçari A.Xh është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer. Pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në Shkodër ku vra biznesmeni Arjan Ferracaku. Ferracaku

u vra me breshëri plumbash, ndërkohë që ende nuk është zbardhur ngjarja. Në dy muaj në Shkodër janë vrarë 6 persona dhe 2 të tjerë janë zhdukur. RENEA, FNSH dhe policia kanë zhvilluar disa aksione në të gjithë vendin për kapjen e autorëve, ku janë sekuestruar në Shkodër, disa makina të fisit Bajri dhe Lici. Pista e hakmarrjes Mbi të riun, Indrit Pepa është qëlluar disa herë. Burime për mediat bënë me dije, se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M. për këtë, mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, tek familja e cila qëndronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte bërë ndaj autorit. Burimet bëjnë me dije se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare. Policia njofton se autori është shpallur tashmë në kërkim, por ende nuk është kapur. Në fotot e postuara nga vetë i riu në rrjetet sociale, shihet se Pepa ishte i apasionuar pas shpejtësisë. Pepa postonte foto të makinës duke kapur në 220 kilometër në orë shpejtësi. Duke pirë “Shisha” jashtë Shqipërie, verë të kuqe me mbishkrimin “Gëzuar Baftjar”, Pepa ka postuar foto duke qëlluar me një pushkë lodër në një poligon lojërash.

DEPUTETI SOCIALIST: NËSE NUK PASTROHEN RADHËT E KOMISARIATIT DO DAL NË PROTESTË

Dy vrasje brenda 24 orësh, shpërthen deputeti i PS-së: Policinë e Kurbinit e drejtojnë ordinerët Dy vrasje brenda 24 orësh, ajo e adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras dhe ajo e 27-vjeçarit, Indrit Pepa kanë tronditur qytetin e Kurbinit. Kjo ka bërë që deputeti socialist i zonës, Gjetan Gjetani të shpërthejë dhe të akuzojë hapur drejtuesit e policisë së Kurbinit, si të korruptuar, të paaftë dhe ordinera. Ai thotë se do të kërkojë interpelancë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të kërkuar shkarkimin e drejtuesve të Policisë në Kurbin. Në rast se kjo nuk ndodh, Gjetani thotë se është i gatshëm të dalë në protestë, pavarësisht ngjyrave politike. Në një reagim të ashpër përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist sulmon policinë e Kurbinit, duke deklaruar se në krye të krye të këtij komisariati ka njerëz të paaftë dhe të korruptuar. “Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me

armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet i kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë

me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti socialist i Kurbinit, Gjetan Gjetani.


AKTUALITET

G

jykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre. Dy trafikantët shqiptarë, njëri nga Laçi dhe tjetri nga Lezha, të cilëve dje ju sekuestruan pasuritë kriminale në Shqipëri, u arrestuan në Spanjë në prill të këtij viti. Në sekuestro përfunduan llogari bankare dhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që shtetasit Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) i kishin në emër të tyre, familjarëve, por edhe të afërmve. Ata akuzohen se drejtonin një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Aktivitetin e trafikimit te drogës e ushtronin edhe në Itali. Kapja me 1 ton kokainë dhe 1. 5 milionë euro cash Julian Deblini (Bedlini) dhe Arjan Ndoci (Dritan Gradica) u kapën me 1 ton kokainë. Ata drejtonin një grup të strukturuar kriminal. Bashkë me ta u arrestuan edhe dy spanjollë Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre. Aksioni i koordinuar nga DEA amerikane u finalizua në Madrid. Bashkë me shqiptarët dhe spanjollët u arrestua dhe një

15

E premte, 7 SHTATOR 2018

Tjetër goditje Polici-Prokurori, sekuestrohen 5 milionë euro të shtetasve të arrestuar Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.

Si u kapën bosët shqiptarë të kokainës në hotel në Spanjë

kolumbian. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1 milionë e 550 mijë euro kesh. Ka dyshime të forta se kokaina është blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti. Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrid. “Në momentin e ndërhyrjes,

policia gjeti 790 pako me peshë 1 000 kg kokainë si dhe 1 550 000 euro cash që mbaheshin në një valixhe dhe që do përdorej për të paguar transportin e drogës”. Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, mendohet se janë edhe bosët e kësaj linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll. Në pranga ka rënë dhe njeriu i tyre i besuar si

dhe 2 shtetasit spanjollë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Shtetasit spanjollë do të bënin transportimin e drogës. Valixhet e zeza Kokaina vinte me fluturime çarteri nga Kolumbia dhe ishte fshehur në 790 valixhe të zeza. Mësohet se grupi kriminal përdorte një shoqëri transporti për të ma-

skuar trafikun e kokainës. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Grupit iu sekuestruan edhe 5 makina luksoze, tri targa falco policie si dhe disa armë. Personi i peste i arrestuar eshte lideri i organizates qe siguronte kokainen nga Kolumbia. Ky i fundit ishte larguar në momentin kur ne Spanjë u kap ngarkesa e madhe me kokainë Hetimet Hetimet nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA e SHBA në koordimin me Europol. Mediat spanjolle kanë lëshuar alarmin se porti i Algeciras, ku u sekuestruan afro 9 ton kokainë para kesaj sasie, është shndërruar në një Kolumbi të vogël dhe droga e Klan de Golfo blihet nga shqiptarët, turqit, marokenët, rusët, italianët, spanjollët, francezët dhe britanikët.

POLICIA: ARJAN NDOCI I ARRESTUAR NË SPANJË, I AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE NGA AMERIKA LATINE

Iu sekuestrua pasuria - Nga “Don” tek “Arjan”, kush është 41-vjeçari nga Laçi me 6 emra P

esë milionë euro janë sekuestruar pas një operacioni të fundit për goditjen e një grupi kriminal. Po kështu falë operacionit mes Policisë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë arrestuar dy persona për trafik droge nga Amerika Latine në vendet e Europës. Një prej të arrestuarve nga policia spanjolle në prill të këtij viti, pasuria e të cilit është sekuestruar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” është edhe 41-vjeçari nga Laçi Arjan Ndoci. Por ky është vetëm një nga emrat e tij, pasi laçjani i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine rezulton edhe me 5 emra të tjerë. “Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore span-

jolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin si dhe Julian Deblini (Bedlini), 35 vjec, lindur dhe

banues në Lezhë”, deklaron Policia. Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 euro cash. Këta

dy shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në drejtim te Europës. Dy të arrestuarit, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve. Konkretisht investimin e kanë bërë në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, janë zhvilluar disa takime të përbashkëta operacionale me përfaqësues të Zyrës Rajonale të DEA Athinë, DEA Madrid,

autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, në kuadër të shkëmbimit në kohë reale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shuma e aseteve të sekuestruara në kuadër të operacionit, e përllogaritur me çmimin e tregut, kap vlerën prej 5 milion eurosh.


KULTURE

16 E premte, 7 SHTATOR 2018

KUMTIM Nga Albert Vataj

N

uk kishte me pas andërr ma t'bukur për një dëshirim t'prushun n'flakt e pasionit, se sa me e gjet vedit t'mbërthyem prej nji shpërthimi drite qi t'ue t'pa me kureshti dhe adhurim lyp me t'than njat qi t'ban me u ndi qiellor ndërsa rrekesh përmes gjanash dhe gjendjesh me jetësu n'fjalë e n'vargje gjithçfarë t'ysht me ken i kapluem prej nji përjetimi t'brisht e përshkues. M'bahet se ky përkufizim mundet me ken kretçfarë udhëprin përnga njaja gosti mëtimesh krijuese, poeten Elida Rusta. Mundësia për me ken i rrethuem prej nji begatie amëlcimi shpritnor dhe nji forcë përtrise që mëkon poezia, asht njaq bujare sot, sa kurrë ma parë. Rrjetet sociale dhe nevoja për me komuniku përmes formave t'epërme shprehëse, siç asht poezia, e kanë pasunu dëshirimin tonë, tue e mbush me ambrozin e çdo shpirti. N'kyt shpërblesë kumtimesh t'zashme, kam guxue me dallu shpesh emna dhe vlera, stile dhe trajta, siç due tash me dëshmu, po, Elida Rusta. Prejt tana andjeve, t'cilave mundem me u lan nga nji vend t'privilegjuem, kjo asht njana prej tyne.

Nuk i mora leje me shkru këto radhë për poezinë e saj, siç nuk dëshirova me ken i urdhnum prej kurrfar shtyse, thjeshtë prej dëshirës me dëshmu ç'kam m'ban me ken i dashanum mbas poezis së s'saj. Elida Rusta asht poete, por ajo din dhe mundet me ken edhe nji lëvruese e amël e gegnishtes, e njasaj forme t'bylbylshme këndimi. Rend nëpër kyt rrugëtim, pa ken e ngucun prej nji detyrese se i duhet me shkue dikund. Ajo ecën, vrapo... e n'se e shihni tue fluturu mundeni me i besue syve dhe mendjes, ngase asht fjala, asht e bukura njajo qi t'ban me u ndi i kapun prej

Elida Rusta, kënduesja e nji shpirti t'çiltër poetik këtij hutimi, asht emocioni qi ajo mëton me poezinë, me kangën e saj. Poezia e Elidës asht njaq e thjeshtë sa dhe e garrametshme, e brishtë dhe vërshuese, e athët dhe dehëse, asht... formë çlirimi prej gjithë atij densiteti përjetues gjendjesh n'cillat ajo pjesmërr. Fjala rrxohet prej nji naltësie, si pikat e shiut, e tue dasht me shue etjen e zjarmisë, veç se e

ndez ma keq. Asht ky pragu, prejku poetja lshon ernat qi mban t'kyçun shpirti i vet. E vjen ky taft e t'trazon tue t'ledh, e beh kjo prekje e t'përflak tue t'prek. Palohet n'prehnin e njatij dëshirimi qi i ban vend si gjethet qi vjeshta rrxon, e turravrap lyp me t'tregue hanat qi e kqyrën tinzisht, e fluturat qi e ngucën n'hoka e shpengim. Elida Rusta me poezinë e saj nuk don me than, por don me t'ftue me ndi, me përjetu, njat qi i gurron n'krahnorin e vet, njat qi shpërthen n'gjoksin e tankujt qi don me ken za dhe zemër n'nji moment shpërthimi. Vargu i kësaj fryme trazon e përpush, njitet e zdryp, rrxohet e naltësive, gjen krahë me fluturu, ngucat e lajkaton, e... mbasi ka ladrue e t'ka përkund, t'kthen te njaj çast qi t'ban me u ndi tjetërqysh, t'ban me ken tjetërkush, t'ban me kqyr tjetërsi, e pse jo, t'fton me guxue me dasht, me dasht me ken ç'ka t'ban me ndi ajër, frym, pend, gjethe, prekje.

Poezia asht mision dëshirimesh me komunikue zashëm në vetminë e gjendjeve qi t'baj me u kthy te vedja, e ma mirë se Elida Rusta nuk mundet me e ba tjetërkush me njaq çiltërsi dhe thjeshtësi. Duket kjartë se ajo nuk e vret mendjen për formë e trajtë, për qëndisma e ojna, ajo kallzon ç'ka ndin, ndoshta jo dashtazi me t'ftu me ken edhe ti n't'njejtin përjetim, por me t'tregu se mundesh edhe ti me jetu poetikisht, siç ajo ka zgjedh.

Qyteti antik i Orikut, 1800 turistë Vlorë, muret e kalasë së Kaninës drejt restaurimit në periudhën janar-gusht 2018 Qyteti antik i Orikut në qytetin e Vlorës, i themeluar në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër, gjatë periudhës janar-gusht 2018 është vizituar nga 1800 turistë vendas e të huaj. Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një trefishim të numrit të vizitorëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur ky qytet antik u vizitua nga 600 turistë. Qyteti antik i Orikut gjendet pranë qytetit të sotëm të Orikumit. Ai përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti

një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r dhe në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt V-Vl e.r. Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si

një port i vogël me emrin "Jeriko". Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë. Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Kalaja e Kaninës, një objekt historik dhe turistik, 6 km larg Vlorës, pritet t'i nënshtrohet së shpejti restaurimit. Instituti i Monumenteve të Kulturës bëri të ditur sot se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: "Restaurimin e fragmentit të murit të Kalasë së Kaninës". Sipas IMK-së, Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon konsolidimin e murit në krahun jugor të Kalasë. Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Kalaja e Kaninës, është përmendur që në shekullin IV, por aty janë zbuluar gjurmë që prej peri-

udhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëparshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek. V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre, me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej kalasë hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj. Në këtë zonë, ngrihet një

kodër në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Këtu lugina e Lumit të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës duke e lehtësuar tepër lidhjen e zonës bregdetare me atë të thellë. Kjo kala, veç vlerave historike, ka sot dhe vlera turistike. Vizitorë të shumtë që pushojnë gjatë verës në gjirin e Vlorës, vizitojnë edhe kalanë e Kaninës. Ky fluks turistik drejt këtij objekti antik sjell dhe një vlerë të shtuar në ekonominë e zonës.


KURESHTI

17 E premte, 7 SHTATOR 2018

U kap me kokainë brenda takave të larta, dënohet gruaja Një grua në SHBA është lënë në burg pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte kokainë, duke e futur brenda takave të larta. Denise Marie Woodrum u kap në aeroportin e Sidneit vitin e kaluar pasi zyrtarët e kufirit i gjetën kokainë të fshehur brenda takave të larta dhe sende të tjera në bagazhin e saj. 51-vjeçarja tha se ishte marshtruar nga një person në internet. Në janar, ajo u deklarua fajtore për importin e paligjshëm, por i tha gjykatës se ishte viktimë e një romance fake online. Të enjten, Gjykata e Rrethit Neë South Wales dënoi Woodrum, nga Misuri, me një maksimum prej 7.5 vite burg. Avokatja e saj, Rebecca Neil, e kishte përshkruar atë si një grua fetare dhe shoqërore të izoluar, e cila ishte mashtruar nga një njeri në internet. Ky person, i identifikuar me emrin Hendrik Cornelius, shfrytëzonte besimin e Woo-

Në këtë shtet do ndalohet shërbimi i masazheve Komisioni i Arabisë Saudite ka vendosur që të ndalohet shërbimi i masazheve në hotele, apartamente dhe vende të tjera. Rregulli përjashtohet vetëm për ato hotele që janë me 4 yje ose më shumë. "Komisioni ka lëshuar një rregull për agjentët e akomodimit turistik që të ndalojnë shërbimin e masazheve në mjedise të tilla, me përjashtim të hoteleve me 4 ose 5 yje, të bazuara në kriteret e sigurisë dhe disiplinës", tha zëdhënësi Majed Alshadeed. Vendimi bazohet në rregulloret e turizmit, të cilat theksojnë rëndësinë e organizimit të objekteve turistike dhe shërbimeve për të siguruar konkurrencë të drejtë.

drum për përfitime financiare sipas avokates. Woodrum fillimisht kishte vizituar Amerikën e Jugut para se të hynte në Australi me 756 gram kokainë. Ajo i kishte thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për drogën dhe se duhej

të ishin vetëm rroba, njoftoi Associated Press Australian. Megjithatë gjykatësi Wass tha se nuk ishte i bindur nga historia e Ëoodrum dhe se e pandehura kishte treguar pak pendim për veprimet e saj "të pamatura".

Burberry ndalon djegien e mallrave të pashitura Prodhuesi britanik i mallrave luksoze Burberry ka njoftuar se do të ndalojë praktikën e

djegies së mallrave të pashitura. Dhe ky vendim ka efekt të menjëhershëm. Marka e

famshme e modës tha se do të ndalonte përdorimin e leshit të vërtetë në produktet e saj dhe do të zhdukte artikujt ekzistues të leshit. Në korrik, një raport i të ardhurave zbuloi se Burberry shkatërroi rroba të pashitura, pajisje dhe parfume me vlerë 28.6 milionë paund në vitin 2017 për të mbrojtur markën e saj. Lajmi kishte çoi në një reagim të zemëruar nga aktivistët e mjedisit. Në atë kohë, një shitës tha se viti 2017 ishte i pazakontë pasi duhej të shkatërronte 10 milionë paund produkte parfumi të vjetër pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me firmën amerikane Coty. Firmat e modës duke përfshirë Burberry shkatërrojnë sende të padëshiruara për të parandaluar vjedhjen apo shitjen e tyre me çmim të ulët.

Emocionuese, djali takohet me nënën që u zgjua nga koma Një djalë është ribashkuar me nënën e tij që u zgjua nga koma. Rachel Elliott bëri aksident me makinë në Bundoran, Irlandë, më 19 gusht. AJo u përplas me një mur dhe shtyllë dritash. Shoferi i automjetit humbi kontrollin dhe dy 20-vjeçarë, Shiva Devine dhe Conall McAleer, humbën jetën. Ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Pas një operacioni në spitalin Beaumont në Dublin, 25-vjeçarja ra në koma. Më në fund ajo u zgjua dhe pamjet e publikuara në spital tregojnë momentin kur Rachel takohet me djalin Ronnie pasi u doli nga koma. Sipas mjekëve Rachel ka dëmtime në tru, shpinë dhe legen.

"Më dërgonin mesazhe bezdisëse", mjeku padit administratorin e grupit në Whatsapp Një doktor me banim në Arabinë Saudite ka ngritur padi ndaj administratorit të një grupi "Ëhatsapp" për mesazhet bezdisëse. Ai u ankua se ishte shtuar në një grup që nuk e njihte vetëm pasi ishte kthyer nga Haxhi në Mekë. "Ata më dërgonin vazhdimisht mesazhe bezdisëse dhe më shpenzonin kohën time", tha ai për mediat e huaja. Ekspertët ligjorë thonë se kjo çështje mund të hidhet poshtë nëse paditësi nuk ka fakte të pasojave negative që i kanë ardhur nga grupi i Whatsapp-it.


SHOWBIZ

18 E premte, 7 SHTATOR 2018

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bashkë? Komuna italiane në Komo, deklaratë Asnjë rikthim përrallor! Historia e dashurisë mes Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortit Brad Pitt është definitivisht diçka e shkuar tanimë. Edhe pse romantikët e pandreqshëm na bënë të shpresonim deri në minutën e fundit, dyshja nuk ka qenë kurrë në liqenin e Komos, si të ftuar të George Clooney, shkruan tgcom.it. Ishte vetëm një lajm i rremë, siç bën të ditur Komuna në një komunikatë dhe turma e fotografëve të vendosur para vilës për të kapur ndonjë foto të çiftit së bashku mbetën 'me gisht në gojë". E gjithë bota bënë "tifozllëk" për ta, që të dy single tanimë, pas ndarjeve respektive (ai nga Angelina Jolie, ajo nga Justin Theroux). Por kësaj radhe nuk është "fundi i lumtur". "Bombën" e lëshoi një sait australian, i titulluar "New Idea", një lajm që detyroi komunën të ndërhynte me anë të një komunikate për të informuar mediat se "As Brad Pitt, e as Jennifer Aniston nuk kanë qenë dhe as nuk janë në vilën e aktorit George Clooney në Laglio. Bëjmë të ditur se lajmi fals është lëshuar nga një shoqëri, e cila

Arritën mbi 794 milionë klikime, yjet e muzikës akuzohen për vjedhje

njihet tashmë për lajmet e saj të rreme. Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës së Clooney, të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësor, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim". Ishte viti 2005: Një nga çiftet më të dashura për Hollivudin u nda, duke provokuar një 'ciklon' mediatik me dimensionet e një "cunami". Jennifer dhe Brad ndaheshin pas 5 vitesh martesë dhe dy vitesh fejesë. Motivi? Kishte hyrë një e tretë: Angelina Jolie.

Brad ishte dashuruar me të në 2004-n në xhirimin e filmit "Mr. & Mrs. Smith". Dhjetë vjet më vonë, në 2014, martesa dhe gjashtë fëmijët, disa biologjikë dhe disa të adoptuar. Në gusht të 2015 Jennifer dhe kolegu Justin Theroux shkojnë në altar. Në shtator të 2016-s, lajmi bombë: Pitt dhe Jolie ndaheshin si pasojë e "mospërputhjeve". Më pas është radha e ndarjes së Aniston nga bashkëshorti. Dhe fansat nuk u ambjentuan dot me idenë por nisën të pëshpërisin….por në botën reale, jeta nuk është një film. Mbeten vetëm ëndrrat.

Roy Moore padit komedianin Sacha Baron Cohen për shpifje Ish kandidati për senator i SHBA Roy Moore padit komedianin britanik Sacha Baron Cohen për shpifje, pasi ra viktimë e një shakaje televizive në shfaqjen e tij. Një një skeç për seritë e tij të shfaqjes 'Who Is America?', Baron Cohen hiqej si një ekspert izraelit i anti terrorizmit i cili demostronte një "detektor pedo-

filësh". Kur "pajisja" ishte afër Moore, dha sinjal. Në fushatën e vitit të shkuar për senatin, Moore u akuzua për "sjellje të papërshtatshme seksuale", akuza të cilat ai i mohon. Avokatët e tij thonë se satiristi anglez ka akuzuar klientin e tyre në mënyrë të padrejtë si një kriminel seksual. Ata kërkojnë 95 milionë dollarë

dëmshpërblim nga Baron Cohen dhe nga kanali që transmeton shfaqjen CBS. Përfaqësuesit e Baron Cohen nuk i janë përgjigjur padisë, e depozituar në një gjykatë federale në Uashington. Një zëdhënëse e shfaqjes se nuk mund të komentojnë për një proces gjyqësor që është ende në pritje. Moore, 71 vjeçar, ishte kandidati republikan në garën për senatin vitin e shkuar në shtetin e tij të lindjes, Alabama, por humbi para kundërshtarit demokrat Doug Jones. Ai priste të fitonte në një shtet me shumicë konservatore, por fushata e tij u dëmtua si pasojë e akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale me adoleshentë. Ai mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar. Në maj, Moore depozitoi një padi kundër grave të cilat ngritën akuza kundër tij, duke thënë se ato ishin 'pjesë e konspiracionit politik' për të minuar fushatën e tij politike.

Miley Cyrus dhe Wiz Khalifa sollën hitin e tyre "23" që i dedikohej basketbollistit Michael Jordan, por kanë marrë akuza për vjedhje. Ariella Asher ka deklaruar se ka publikuar këngën "J's On My Feet" në vitin 2012 dhe e quan hit origjinal. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, akuza erdhi kur një mikeshë e Ariellës takoi producentin Mike Will Made-It. Ajo thotë se mikesha e saj u takua me producentin në janar të 2013 dhe i dha një kopje të versionit "J's On My Feet". Më pas në shtator të po atij viti doli bashkëpunimi i Miley Cyrus me Wiz Khalifa. Ariella akuzon edhe këngëtaren e popit se i ka vjedhur stilin kur ka regjistruar klipin. Ndërkohë "23" ka arritur mbi 794 milionë klikime. Kanë kaluar 5 vite që kënga ka dalë në treg dhe filluan akuzat. Nuk dihet ende sa të vërteta janë dhe cfarë masash do merren.

Arrestohet reperi i famshëm, u kap me kokainë dhe marijuanë Reperi Ty Dolla Sign është arrestuar nga policët në Atlanta për posedim të lëndëve narkotike. Ai dhe gjashtë persona të tjerë po udhëtonin me limuzinë kur u kapën. Dëshmitarët tregojnë se ai dhe ekipi i tij janë kapur jashtë qytetit përballë Café Busy Bee. Oficerët i kontrolluan të gjithë derisa gjetën një tenxhere. Pas kontrollit të qenve, Ty përfundoi në pranga pasi aty u gjet sasi kokaine dhe marijuana. Reperi duhet të shkonte në një koncert me GEazy, Lil Uzi Vert dhe YBN Nahmir por nuk dihet nëse do shkojë atje.

Zbulohet çmimi, Rihannën do ta takoni vetëm me 1.500 dollarë Vitin e kaluar, Rihanna publikoi linjën e saj kozmetike "Fenty Beauty" në Dubai dhe duket se do rikthehet sërish atje. Rihanna do udhëtojë për në Dubai me 29 shtator ku do japë disa mësime për aplikimin e grimit në bashkëpunim me Sephora. Pranë saj do jenë artistët e grimit Hector Espinal dhe Pirscilla Ono. 30-vjecarja do mbajë një fjalim të gjatë për dy orë ku do tregojë teknika të reja për tu dukur bukur. Por duhet paguar një cmim i lartë për ta takuar. Fansat e saj më të mëdhenj janë pak të dëshpëruar pasi duhen 1.497 dollarë për të qenë pjesë e audiencës. Ndërsa ata që duan të jenë në rresht të parë do paguajnë 2.041 dollarë.


VIP

19 E premte, 7 SHTATOR 2018

Këngëtarja Dolores O'Riordan vdiq nga mbytja Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares Dolores O'Riordan. Sipas një hetimi në Gjykatën e Westminster Coroner ajo vdiq nga mbytja për shkak të dehjes nga alkooli. Këngëtarja u gjet papritur e vdekur më 15 janar të këtij viti, e zhytur në vaskë në dhomën e saj në një hotel në Londër. Dhe një mjek është shrehur se ajo vdiq si rezultat i një "aksidenti tragjik". Dolores ndërroi jetën pasi piu një sasi të tepruar alkooli dhe u mbyt në vaskë. Sipas ekspertizës Dolores O'Riordan nuk kishte shenja lëndimi apo dëshmi të vetëvrasjes. Policja Natalie Smartm, e cila ishte në vendngjarje tha për hetuesit: "E pashë O'Riordan të zhytur në vaskë me hundën e saj dhe gojën plotësisht nën ujë." Gjithashtu ajo tha se kishte gjetur shishe boshe në dhomë si edhe shumë barnash me recetë. Testet tok-

Nicki Minaj insiston në seksin e rregullt Nicki Minaj ka nevojë për qëndrueshmëri në dhomën e gjumit. Këngëtarja ka rrëfyer se bën tre herë seks në natë me partnerin e saj, kudo që të jetë. Ylli i rap bëri zbulimin e sinqertë në një intervitë për Ellen DeGeneres. Nicki zbuloi se preferon që ti trefishojë seancat e dashurisë. "Nëse keni dikë që nuk e takoni rregullisht … nëse i shihni ato një herë ose dy herë në javë, atëherë po, tri herë në natë!"-tha Minaj për Ellen. "Dhe në qoftë se nuk mund t'ia dalë, lamtumirë. Unë dua të humb kohën time. "Ndërsa këmbëngul se nuk duhet të ketë më shumë se gjysmë orë diferencë ndërmjet çdo sesiconi seksual. "Unë e urrej përqafimin pas aktit. Nëse ndihem mirë, atëherë më lër të qetë".

sikokologjike treguan vetëm sasi "terapeutike" të ilaçeve në gjakun e O'Riordan dhe 330mg alkool për 100mls gjak në trup, që do të thotë se ajo kishte pirë më shumë se katër herë mbi kufirin ligjor prej 80mg për ngasje. U zbulua se këngëtarja ishte në kontakt

me shërbimin në dhomë rreth mesnatës dhe ftoi nënën e saj në shtëpi rreth orës 3 të mëngjesit. Ajo u gjet më vonë pa jetë në banjo dhe u konfirmua i vdekur në orën 9.16. O'Riordan kishte çrregullim bipolar, por iu përgjigj mirë trajtimit.

Kim Kardashian në "luftë" për lirimin e një tjetër të burgosuri Kim Kardashian West thotë se po "lufton" për të liruar një tjetër të burgosur që u dënua me burgim të përjetshëm për posedim droge. Ylli i televizioneve tha se Chris Young iu dha dënim i padrejtë dhe se ligjet duhet të ndryshojnë. Duke folur në një podcast të SHBA, ajo u tha dëgjuesve se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë për reformën e burgjeve. Në maj, Kim u takua me Presidentin Donald Trump për të diskutuar lirimin e një të burgosure, Alice Marie Johnson, e cila doli nga burgu një muaj më vonë. Tani Kim shpreson se mund të bëjë të njëjtën gjë për Chrisin 30vjeçar, i cili ka qenë në burg për tetë vjet. Sipas yllit të Keeping Up with the Kardashians, Chris u burgos për posedim të marihuanës dhe më pak se gjysmë gram kokainë.

Guxoi me veshje transparente dhe pa reçipeta, Rita Orës i shqepet fustani Këngëtarja Rita Ora njihet për guximin e saj në veshje dhe stilin që ka. Por këtë herë është përballur me një situatë paska të sikletshme. Ajo mbërriti në festën e GQ Awards me fustan transparent dhe pa reçipeta. Por ndërsa ecte asaj iu është shqepur fustani duke ekspozuar gjoksin e saj akoma më shumë. Rita u mundua që të mbante pjesën e shqepur të fustanit me dorë për të mos zbuluar akoma më shumë nga asetet e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk la vend për imagjinatën me veshjen e saj tepër provokuese.

Dua Lipa shpallet "Artistja e vitit" në GQ Awards Dua Lipa nuk di të ndalet dhe po arrin sukses të jashtëzakonshme në karrierën muzikore. Çdo këngë e yllit të muzikës është shëndrruar në hit dhe puna e saj e palodshme po vlerësohet çdo ditë e më shumë. Së fundm, Dua është vlerësuar me çmimin "Artistja solo e vitit" në GQ Awards. Këngëtarja mori çmimin në ceremoninë e mbrëmjes së të mërkurës.


SPORT

20

E premte, 7 SHTATOR 2018

Strategu italian ka folur në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve: Besoj te eksperienca!

T

rajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit. Strategu italian në “Elbasan Arena”, ka zbuluar fillimisht arsyet se përse vendosi që të padiste ish-presidentin Bujar Nishani, ndërkohë që më pas ka folur për kundërshtarët. 45-vjeçari ka dribluar në pyetjen për të ardhmen e tij, ndërkohë që fjala më e përdorur në prononcimin e tij ishte “eksperienca”. Pse keni hedhur ne gjyq presidentin Nishani dhe a jeni konsultuar me presidentin Duka? Sepse njerëzit duhet të mësojnë të sillen me edukatë dhe të mos ofendojnë njeri, kaq. Nëse jam konsultuar me presidentin e FSHF-së, është puna ime. Një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë minuta në këmbë, a jeni i qartë për formacionin apo ende keni dilema? Skuadra është mirë, ka punuar shumë, është në gjendje shumë të mirë dhe gati për t’u përballur me Izraelin. Keni deklaruar që do të grumbulloni lojtarë që luajnë më shumë, shohim disa lojtarë nuk kanë luajtur ndërkohë që Kaçe apo Ramadani nuk janë thirrur… Kam deklaruar se në role të ndryshme jemi në emergjencë dhe kemi thirrur lojtarë edhe pa luajtur. Nuk e kam thirrur Ramadanin, sepse kam zgjedhur

Panucci: Jemi gati për Izraelin, ja përse e padita Nishanin ...

eksperiencën. Sa i përket Kaçes nuk ka luajtur shumë, jua them me siguri. A do të vendosin fatin tuaj në drejtim të kombëtares ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë? Nuk është pyetje për mua, duhet të pyesni presidentin. Unë përgatis skuadrën për këto dy ndeshje. Ju keni thënë që së shpejti do të shohim Shqipërinë e vër-

tetë, a është ky momenti? Shpresojmë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, kemi rikuperuar shumë lojtarë dhe shpresoj që të fitojmë. Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, edhe këtë radhë do të kemi një formacion ndryshe? Do ta shohim nesër (sot). Jemi mbështetur tek eksperienca.

TRAJNERI I IZRAELIT

Herzog: Shqipëria e fortë, por ne kemi shanset tona

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Izraelit Andi Herzog ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai ka thënë se skuadra është përgatitur shumë mirë në këto dite dhe se pret që të marrin një rezultat pozitiv. Më tej u shpreh tekniku izraelit se ekipi i tij ka ardhur në Shqipëri për të marrë një rezultat pozitiv dhe të provojnë të gjitha shanset. “Normalisht që jam i emocionuar dhe mezi pres të fillojë ndeshja. Jam i lumtur që do të luajmë nesër (sot). Mendoj se skuadra është gati dhe pres që nesër të shkojë çdo gjë mirë. Ne do të kemi sukses kur të mësojmë të luajmë bashkë të gjithë. Ne gjithmonë kemi pasur kualitet për t’i fituar ndeshjet, por duhet të zbatojmë siç duhet detyrat tonë. Liga e Kombeve është një mundësi shumë e madhe për të dyja kombëtaret. Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që Shqipëria ka disa lojtarë të rinj dhe do të shikojmë se si do të shkojë. Të dyja skuadrat janë të forta edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra, pasi ne e dimë që Shqipëria është e fortë. Herën e parë ne fituam këtu, por ju fituat atje. Ne do të kemi shanset tona për të fituar. Por edhe Skocia nga ana tjetër është një ekip shumë i fortë që do i hap punë të gjithëve. Por unë preferoj të flas për Skocinë pas ndeshjes me Shqipërinë. Duhet të prisja që federata të më lejonte ta thërrisja Zahavin. Unë doja lojtarët më të mirë në skuadër dhe tashmë ai është rikthyer dhe mund të na bëjë punë”, deklaroi strategu i Izraelit.

KOMBËTARJA

K

ombëtarja shqiptare është tashmë gati për të pritur ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, të cilën do ta luajë mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, ndaj Izraelit. Trajneri Christian Panucci ka preferuar ta zhvillojë stërvitjen e fundit larg syrit të kamerave, por ai mesa duket nuk ka mundur ta fshehë formacionin. Në portë do të aktivizohet nga minuta e parë Thomas Strakosha, i cili duket se ka fituar balotazhin me Etrit Berishën dhe është gati të mbrojë katërkëndëshin e Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Në mbrojtje, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti në qendër, janë të sigurt në 11-shen e parë, ndërsa Frederik Veseli duket favorit për të luajtur në krah të mbrojtësit të Atalantës, duke lënë në stol Mërgim Mavrajn, që vjen pas një periudhe të gjatë pa skuadër. Në të majtë të mbrojtjes është rikthyer Ansi Agolli, teksa kapiteni me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Në mesfushë tekniku italian pritet t’i besojë eksperiencës së

Kemi pësuar 7 gola në ndeshjet e fundit, mendoni se nesër do të jetë ndryshe? Shpresojmë që me rikuperimin e shumë lojtarëve, të kthejmë eksperiencën. Qaka dhe Ramadani ishin ata që luajtën më shumë në miqësore…. Siç e thashë, po vazhdoj t’i besoj eksperiencës, por ata vazhdojnë

të jenë pjesë e listës sime. Çfarë dini për Izraelin dhe a keni marrë informacione nga Italia, që është ndeshur me këtë kombëtare kohët e fundit? Kemi parë ndeshjet me Shqipërinë këtu dhe në Izrael. Skuadra ka ndryshuar, është trajneri i ri me lojtarë të rinj. Kemi pak informacion. Të hënën do të shkoni në Glasgou, çfarë mendoni për Skocinë kujtimesh keni nga vizita juaj e fundit atje, kur ka shënuar edhe golin që ka eliminuar skocezët në 2008-ën? Për mua vlen vetëm Izraeli, pasi të mbarojë ndeshja e parë, të shtunën atëherë do të flasim për Skocinë. A njihni ndonjë lojtar të veçantë të Izraelit? I njoh, i kam studiuar, kanë lojtarë me shumë cilësi dhe eksperiencë si Salomon, Sahavi dhe Nacho në mesfushë, në prapavijë janë shumë të fortë. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme dhe e vështirë A keni dëgjuar për trajnerin e ri të Izraelit, që vjen nga Austria? E njoh se ka punuar me përfaqësuesen olimpike të SHBA. Do të jemi përballë njëri-tjetrin dhe i uroj fat.

Panucci piketon formacionin anti-Izrael, italiani ka shumë surpriza

Xhakës, Bashës dhe Memushajt, të cilët dinë të ruajnë balancat, duke mbyllur hapësirat në prapavijë dhe duke ndihmuar në organizimin e sulmeve. Sa i përket sulmit, surpriza e vetme mund të jetë ish sulmuesi i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili mund ta nisë takimin si titullar në të majtë të sulmit, duke përfituar nga një gjendje

jo optimale e Eros Grezdës, që vjen pas një dëmtimi të gjatë. Në të djathtë të këtij reparti do të luajë Jahmir Hyka, i cili gëzon një formë mjaft të mirë dhe ka bindur Panuccin se mund të jetë i vlefshëm me depërtimet e tij, ndërsa duelin shkodran për majën e sulmit duket se e ka fituar sulmuesi i Oostendes në Belgjikë, Sindrit Guri.


SPORT

21

E premte, 7 SHTATOR 2018

Kapiteni i kuqezinjve është shprehur se do të japë maksimumin sa herë të thirret në apel

“Sa herë që kombëtarja ka nevojë për ne, duhet që të jemi gati”, kështu e hapi prononcimin për mediat kapiteni Ansi Agolli, i cili është rikthyer në familjen kuqezi pas një mungese të konsiderueshme. Mbrojtësi me shumë eksperiencë është gati për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë, të cilët kanë vuajtur shumë në miqësoret e fundit të muajit maj dhe qershor. “Çdo futbollist shqiptar duhet të jetë gati sa herë e thërret kombëtarja dhe të bëj maksimumin. Si në fushë, si jashtë fushe duhet që të jemi të bashkuar për të dhënë më të mirën. Të them të drejtën, nuk më duket si rikthim, më duket sikur kam një jetë në këtë skuadër, thuajse i njëjti grup me disa prurje të reja. Ne duhet të japim ndihmën tonë për lojtarët e rinj, por edhe ata duhet që të japin maksimumin që të fitojnë vendin. Ne të gjithë bashkë duhet të japim më të mirën nesër (sot). Nuk është moment që të kujtojmë dy humbjet, duhet të mendojmë për ndeshjen që luajmë nesër. Shpresoj që grupi të ketë marrë mësime dhe të luajmë ndryshe ndaj Izraelit”. Për sa i përket objektivit final në Ligën e Kombeve, kapiteni kuqezi nuk nxitohet, ai shprehet se ende nuk është koha për të marrë vendime të tilla: “Unë mendoj se është pak herët që të mendojmë fundin dhe objektivin. Nesër (sot) nisim një rrugëtim tjetër dhe objektivi i parë është që të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe pse jo, të fito-

Agolli: Gjithmonë gati për Kombëtaren, nuk më duket si rikthim

jmë ndeshjen. Do të shohim nga ndeshja në ndeshje dhe pastaj të mendojmë për objektivin madhor. Kemi një eksperiencë jo të mirë duke krahasuar me ndeshjen e fundit me Izraelin në Shqipëri. Në atë ndeshje ndikuan shumë faktorë. U munduam në atë takim të jepnim maksimumin, u ndëshkuam me

MBROJTËSI

karton të kuq dhe penallti që në minutat e para. Sërish në pjesën e dytë pati karton të kuq dhe nuk dolëm aty ku duhej. Nesër është një ndeshje krejt ndryshe dhe ne duhet që të mendojmë pozitivisht”. Në fund ai u pyet se Shqipëria e kohëve të fundit pëson shumë gola, ndërsa në kohën e De Biasi-t pësonte më pak dhe arriti

kualifikimin:“Kombëtarja para se të shkonim në Europian ka marrë çdo gjë spontante, pastaj nga rezultati në rezultat patëm rritje dhe shkuam në Europian. Por, tashmë është një fillim i ri. Të lëmë pas të shkuarën dhe të mendojmë për të ardhmen dhe ndeshjen që do të luajmë nesër. Besoj se të gjithë jemi gati”.

SHIFRAT

Hysaj bën gati rinovimin me Napolin, kërkon heqjen e klauzolës

Shqipëri-Izrael, gjithçka që duhet të dini para ndeshjes së parë

Juventus transferoi Joao Cancelon gjatë kësaj vere. Blerja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere pas Cristiano Ronaldos do të mbulojë dhe problemet në krahun e djathtë të mbrojtjes së kampionëve të Italisë. Për këtë pozicion disa herë në skenë ka dalë dhe emri i Elseid Hysajt i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit te Napoli nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Mbrojtësi shqiptar me bardhezinjtë ka pasur vetëm informime për një mundësi të mundshme transferimi, asnjë ofertë zyrtare. Tashmë Napoli po përgatitet për ta blinduar Elseidin me një kontratë të re, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit. Dëshira e Hysajt është që të rinovojë pa asnjë klauzolë, në mënyrë që ta ketë më të thjeshtë që të largohet në rast të një ofertë të mirë. Mendohet se në kontratën e re që do të zgjatet deri në vitin 2023 do të ketë edhe rritje të pagës, e cila për momentin arrin në 1.5 milionë euro në sezon.

Shqipëria do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e parë të Grupit C1 të Ligës C të Nations League, kompeticioni më i ri i UEFA-s. Lojtarët e Christian Panuçi do të presin në “Elbasan Arena” me kombëtaren e Izraelit. Që nga shtatori i 2013-ës, ecuria e kuqezinjve kundër skuadrave që janë pjesë e Ligës C është: 3 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Nga këto dhjetë ndeshje, vetëm në dy janë shënuar mbi 2.5 gola për takim dhe në vetëm një të dy skuadrat kanë arritur të gjejnë rrugën e golit. Një statistikë interesante është ajo që tregon se fitorja e fundit e Izraelit kundër një skuadre me një pozicion më të mirë në renditjen e FIFA-s ka qenë pikërisht kundër Shqipërisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e fituar 3-0 në nëntorin e 2016-ës. Që nga gushti i 2012-ës, ecuria e Izraelit kundër skuadrave që janë pjesë e Ligës C është: 3fitore, 1 barazim, 4 humbje. Fitorja e marrë nga Izraeli në nëntorin e 2016-ës ka qenë e para në dy ndeshjet e luajtura mes këtyre dy kombëtareve. Shqipëria u hakmor shtatë muaj më vonë në Tel Aviv, duke fituar me rezultatin 3-0. Kjo do të thotë se skuadra pritëse nuk ka shënuar akoma gol në përballjet mes këtyre dy ekipeve.

MASAT

“Blindohet” Elbasani, 670 policë për të garantuar sigurinë e ndeshjes

Policia e Shtetit ka publikuar dje planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Mësohet se, me qëllim garantimin e plotë të sigurisë së ndeshjes së futbollit, do të angazhojë gjatë rreth 670 forca policore, sipas sektorëve për sigurimin e rrugëkalimit nga Tirana në Stadiumin “Elbasan Arena”, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në qytetin e Elbasanit, në pikat e kontrollit dhe të hyrjes së tifozëve, sigurinë e perimetrit të jashtëm të stadiumit, por edhe forca të gatshme për ndërhyrje, nëse do të lindë e nevojshme. Në këto shërbime janë përfshirë policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia anti-eksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve, që mund të vijnë nga jashtë shtetit, njësi të tjera të specializuara, por jemi në bashkëpunim edhe me agjencitë ligj-zbatuese. Strukturat e Policisë së Shtetit po monitorojnë rrjetet sociale dhe burimet e hapura, për identifikimin e individëve dhe grupeve, që mund të bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit etj. Policia ka bërë edhe rikonicioni nga toka dhe ajri i stadiumit, i ambienteve përreth dhe i rrugëve të afrimit në stadium dhe, mbi këtë bazë, janë përcaktuar shërbimet për monitorimin e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë, si dhe për shoqërimin në distancë apo në afërsi, të grupeve të tifozëve, që do të vijnë nga drejtime të ndryshme për në stadium. Policia i tërheq vëmendjen tifozëve që do të jenë në këtë ndeshje që së bashku me biletën, të kenë me vete edhe dokument identifikimi: letërnjoftim ose pasaportë. Gjithashtu është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes, për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë, për të lehtësuar punën e Policisë së Shtetit dhe të “stjuartëve”, për kontrollin dhe hyrjen në kohë në stadium. Ndaj kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve dhe i ftojmë ata, që të mos e lënë për në minutat e fundit hyrjen në stadium”, shkruan policia.


SHENDETESI Simptomat e diabetit përfshijnë ndjenjën e etjes, më tepër urinim, por këto janë ushqimet të cilat ju duhet t'i konsumoni çdo javë për të reduktuar shenjat e gjendjes. Asnjë ushqim nuk përmban të gjitha ushqyesit që ju nevojiten, kështu që gjetja e balancës ndërmjet llojeve të ndryshme të ushqimeve është kruciale. Sipas studimeve, është e nevojshme të merren ushqime me protei-

D

ietat janë stresuese dhe tepër lodhëse. Të heqësh dorë nga buka, makaronat dhe karbohidratet dhe ti zëvendësosh me një dietë me pak kalori, të rrëzon në peshë. Dietologja dhe nutricionistja australiane, Lyndi

22 E premte, 7 SHTATOR 2018

Dieta për të prekurit nga diabeti na, të cilat japin energji dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këtu përfshihen pastat ose orizi i egër, pasi përmbajnë më shumë fibra, të cilat ndihmojnë të mbani sistemin tuaj të tretjes që të funksionojë ashtu siç duhet. Pacientët e prekur nga diabeti duhet të marrin çdo ditë proteina dhe të paktën dy porcione me peshk në

javë. Po ashtu edhe arrat dhe farat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e dietës, si dhe fasulet. Pjesë e ushqimeve duhet të jenë edhe qumështi, djathi dhe jogurti, për shkak se përmbajnë kalcium, i cili është esencial për të pasur eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm. Po ashtu, pjesë e dietës duhet të jenë edhe perimet, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra.

Buka dhe makaronat pjesë e dietës, ka 4 arsye shpejt se cigarja Për femrat të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë. Një studim i George Mason University, në SHBA, ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë. Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20 deri në 44-vjeç, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës,një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me

femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë. Këshilla si të zgjasni jetën: Ushqyerje e shëndetshme Mbajeni trurin tuaj "aktiv" Pini alkool në sasi të moderuar Mos shkoni të sëmurë në punë Mbani pesha të lehta Merrni një kafshë Kaloni kohë me njerëzit e dashur

Hithra kundër rënies së flokëve Cohen thekson se kur ne zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet tona ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë. Duhet ta pranojmë që gjëja e parë që bëjmë kur nisim një dietë, reduktojmë në mënyrë drastike apo heqim dorë nga buka dhe makaronat, sigurisht me shumë sforco dhe sakrificë. Por duhet të dini se kjo është e gabuar, pasi këta përbërës nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë të rëndësishëm për shëndetin, dhe për formën fizike. Ndryshe nga sa besohet, të hash proteina me fruta dh eperime duke hequr dorë nga makaronat, nuk është receta e duhur për të humbur peshë. "Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth

dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për tu kujdesur për veten",-tha Cohen. Shkenca Një studim amerikan thotë se ai që zgjedh të heqë dorë nga buka dhe makaronat rrezikon të sëmuret më lehtë nga tumori dhe të ketë probleme me zemrën. Energjia on top! Karbohidratet nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimin tonë të përditshme pasi këto sheqerna dhe glucide bashkë me proteinat dhe yndyrnat, na japin energjinë e nevojshme për të funksionuar organizmi siç duhet. Nuk janë të gjitha njësoj Duhet bërë dallimi mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshta janë sheqeri, fruktoza dhe galakto-

za, dhe përthithen më shpejt nga organizmi pa kërkuar aktivitet metabolik, pra energjia është gati. Karbohidratet komplekse, kërkojnë më shumë kohë për tu përthithur dhe tretur. Të domsdoshme Tek karbohidratet komplekse përfshihen niseshteja, e pranishme sidomos tek drithërat, perimet e thata, dhe patate, si dhe fibrat ushqyese që gjenden tek frutat, perimet e freskëta, dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos të harrojmë se niseshteja, apo amidoni, rregullon përthithjen e disa ushqyesve, dhe kontribuon në kontrollin e glicemisë. Pra, të heqësh dorë nga një pjatë e shijshme me makarona, nuk ka kuptim. Mos e harroni këtë! Mëmësia i plak femrat më

Kjo është një recetë e thjeshtë për të përgatitur me bazë hithrën, e cila do të përdoret pas shampos, në mënyrë që të forconi flokët. Merrni gjashtë gjethe hithre dhe i përdorni për të përgatitur një çaj. Zieni një gotë me ujë, shtoni 6 gjethet e hithrës dhe sapo ato të kenë marrë një valë e hiqni nga zjarri dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kohës së kaluar kulloni çajin dhe e lini të ftohet. Ai nuk duhet të jetë plotësisht i ftohtë, por i vakët. Pas larjes së flokëve me shampo i shpëlani dhe më pas i lagni me këtë locion me bazë hithrën, duke masazhuar butësisht kokën për të paktën 10 minuta. Nuk është e nevojshme t'i shpëlani flokët përsëri pas aplikimit të locionit. Thjesht masazhoni kokën tuaj për 10 minuta dhe pastaj i lini flokët të thahen. Locionin me bazë hithrën duhet ta përdorni dy herë në javë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Aleanca Kuq e Zi 3. Super kompjuteri IBM Deep Blue mundi për herë të parë mjeshtrin e shahut Garry ..., ka ndodhur më 10 shkurt 1996 8. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 10. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 11. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 12. Qyp i madh që përdorej kryesisht për të mbajtur vaj 14. Masa ndëshkimore që i jepet dikujt me vendim gjyqi për një faj a për një krim 15. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 18. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 19. Ajo hyn në drithërat e bukës, bën kallinj të mëdhenj 20. Përfundim. Dalja në një finale mendimi dhe debati 21. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 22. Në të shkruhen notat dhe shenjat e tjera muzikore 24. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 25. Rezervat ushqimore të dimrit quhen edhe ashtu. 27. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij shteti është 1,030,700 km2, prej së cilës 300 km2 janë ujë. Mauri fillon 30. Marrje pushtetit me dhunë. Ajo ushtarake është më e njohura 31. E vendos dikë a diçka në një vend 32. Pasqyrimi i diçkaje quhet ashtu 35. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 37. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 38. Mjet shërimi, shërim; mjet shpëtimi, shpëtim (edhe fig.), rrugë zgjidhjeje 40. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 42. Grindje me fjalë, zënie 44. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 45. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 47. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 48. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 49. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut 51. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 52. Njeri gjysmak nga mendja, torollak. 54. Enë e madhe, zakonisht prej metali a prej lënde plastike 55. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 56. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 59. Dante ..., poet i madh italian, (1265-1321), shkroi Komedinë Hyjnore 60. Organizata Ndërko-

E premte, 7 SHTATOR 2018

Nga Albert VATAJ

mbëtare për Lundrimin Detar 62. Njoftim i shkurtër me gojë a me shkrim; kumtim, lajmërim 65. Zonë e rruzullit tokësor, në të cilën ka jetë 66. E kundërta e asaj që përfaqëson është dualizëm 69. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 70. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 71. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 72. Njeri që vjedh, plaçkit e grabit me dhunë, ka edhe atë status 74. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 75. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 77. E bëj rrafsh me tokën, e shkatërroj që nga themelet 78. Aty ndodhen truri, goja, sytë, veshët, hunda, flokët, "zakonisht" e mbajmë mbi shpatulla 79. Quhej ashtu dreka që shtrohej kur vdiste dikush sipas zakoneve të disa krahinave 80. Afat kohor për të ujitur, kishte atë emër 81. Quhet ashtu nëpërmjet kësaj shprehje të vjetër, lajmësi i gëzuar, ai që sjell një sihariq 83. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 85. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904,

dhe vdiq më 1990 në Tiranë 87. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 90. Ka edhe atë emër vendbanimi ynë 91. Një tekst, para publikimit ka nevojë për ashtu 93. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 95. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi 97. Tund lehtë diçka; e bëj që të lëvizë lehtë në ajër 98. Shkurtim për: Artileria bregdetare 101. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 102. Një medikament i përdorshëm 103. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 107. I thonë edhe ashtu ushëtimës 109. Që ndodhet në zonën e Polit të Jugut a që ka të bëjë me këtë zonë VERTIKALISHT 1. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 2. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 3. Vend ku kullosin bagëtitë 4. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 5. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 6. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 7. Dru ose shkurre pylli me

gjethe të gjata e të dhëmbëzuara dhe me degë të trasha 8. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 9. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 13. Banor vendës i Pakistanit ose ai që e ka prejardhjen nga Pakistani 16. GRamshi e kishte ashtu targën 17. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 19. Miami International Airport, shkurtima e saj 21. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 22. Ai që mendon e vepron me pesimizëm 23. Udhë e ngushtë nëpër brinja e male, e cila të nxjerr më shpejt diku, shteg i ngushtë, udhë dhish 26. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 28. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 29. ... FRASHERI 18461900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 33. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 34. Sipërfaqja e mbilëkurës te gjithçka dhe çdo gjë 36. Quhet ashtu. Sandejmi gjejmë shtegun për të hyrë në qytetin e Durrësit 37. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve

(540-467 p.e.r.) 63. Përpiqem për të bërë diçka, bëj çmos për të arritur diçka 64. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 65. John ... lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga SHBA me prejardhjen shqiptare 66. Prej plastike kryesisht. në madhësinë e trupit të njeriut, demostron veshjet 67. Ashtu është edhe një letër a ligjëratë, me të cilën një udhëheqës i drejtohet popullit të vet 68. Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin 73. Frut, "... e ka bishtin mrapa" 76. Ai që shiste me pakicë gjëra ushqimore dhe disa sende të vogla për nevoja shtëpiake 82. Pjesa që mbetet nga qumështi i ardhur, nga kosi ose nga ajka 84. E dhjeta që paguhej si taksë 86. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 88. Ajo, fillon me G... fitoi, si vendi i parë i trupeve afrikane, pavarësinë nga Britania e Madhe, më 6 mars 1957 89. Ishte 26 shkurti i vitit 1961 kur Bob ... debuton në publik. 92. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 94. Turqi si para të saj ka atë 96. Tirana, e kishte targën e makinave ... 98. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 99. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 100. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 104. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 105. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 106. Partia Republikane, inicialet 108. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

39. Paraburgim, mbajtje e përkohshme nën rojë, ndalim 41. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 42. ... Atkinson Sebastian një komedian anglisht, skenarist, dhe aktor i njohur si Mr. Bean 43. Ajo që bën pula, vezë ose.. 44. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 45. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 46. Që vepron, sillet a flet pa logjikë a pa gjykuar thellë, i paarsyeshëm 47. Përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët 50. Një e njëmijta pjesë e metrit (shkurt. mm) 53. Që është pa anë e pa fund 57. Që nuk ka trajtë të përcaktuar e të qartë; që nuk ka organizim ose ndërtim të rregullt 58. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 61. Veprimtar politik dhe strateg i Greqisë së lashtë, 1

2

O S E

3

K R I

4

5

M

N

J

E

C

U B

13

I

10

V E R

U

A

˙

K ¸

R

O R B

L

E

R

20

C I

21

I

U E

U

A

K

K A R A N T

¸

O

R

I

R

N E

P

R

S

I

P A N O R A M ¸ B

V

L A I

T

M

I

R

K

38

A N

E

¸

B

N

A L

I

S P

U

B R

U T

F E

M

R

46

U S

48

P E

49

R M

R

R

E R

M E

50

A M P

T

N

T 51

S

P A ˙

E

A

P

E

R

T

R

59

60

I

61

K

T

T

D

M

K I

A V ¸

U

O K T T

J 65

L

O R 69

P

N I

S

76

L

H A N I 72

P

R ¸

S

B

A

H

L

A

N

D E B

I

A D K

G

A

N

G

M 77

Q

E R

A T

L ¸

E

L

L

75

M T

O R

T

S

S

L

81

C

H

¸

A

¸

P

J

E

T ¸

A

A

S

R

86

A

T 91

O

O

P

D

88

K I

¸

M I

K

E

L

I

¸

N

L

89

92

A S

¸

87

O

D

R

P I

R A T E

93

R 96

M I

A 97

J

¸

M

98

D

F

S I

I

L 101

A K T I

V I

R

Z O J

N

108

S E

P

T 109

F E

R I

O

V E 110

A

114

E ˙

X V

104

O F

I R

105

S H A M ¸

B

111

B

M

R

C E

K

A L O

A

U

112

A

L

R

115

H

L

N ¸

¸

K U R

116

L U L E

117

L

103

107

P E

B 113

A N A L O G J 102

106

A S

94

99

B

D

100

Z

K 84

90

E

N

83 85

˙

U

80

N

95

M T

78

B

A M A

79 82

U R

71 74

A L I

L

67

73

A

H K

R

F 66

P

70

M O T O S H A R

M

T 63

M U H A B E

K

D O K T

S

56

62

68

U F

T A

58

64

B

T 53

B I

R 55

57

E

L

52

T E

54

R

K

N

45 47

R E

44

M A

E

E

E H O N ¸ 40

K

43

R O K A

L 36

V A T

39

T

O M A

42

H I

L

C

32

K 35

V ¸

M ¸ 37

O 41

B E K

K

A

Z I

34

P A L L

R

29

33

S

R

31

P

M

F A 23

28

30

T

17

25

L

27

E L

16

22

24

U 26

D 15

19

S

11

A N D ¸

14

18

7

O D H I

9

C

12

6

P

8

I

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

L A 118

¸

J

D U K E M

A


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

D

ita e djeshme për Lëvizjen Social iste për Integrim ishte ditë festë, pasi shënohet 14 vjetori i krijimit të kësaj partie. Pavarësisht se ndodhet për një takim jashtë vendit, ku mungesa e saj u pa edhe në tryezën e përbashkët të aleatëve opozitarë në Elbasan, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar me një mesazh. Përmes një komenti të gjatë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Facebook", Kryemadhi tregon se si lindi LSI 14 vite më parë, në 6 shtator të 2004-ës, duke thënë se tashmë LSI-ja është shndërruar në forcën e shpresës. Mesazhi i plotë i Kryetares së LSI-së Ne lindëm si një Parti e Re, 14 vite më parë, në 6 Shtator të vitit 2004. U mblodhëm dhe themeluam Lëvizjen Socialiste për Integrim, sepse arroganca e atëhershme e kupolës socialiste ishte e padurueshme, ishte çdo ditë e më tepër jo socialiste, larg nga hallet dhe nevojat e mprehta të njerëzve të thjeshtë. Ne u rrënjosëm menjëherë në popull dhe te njerëzit, pranë të përditshmes së tyre, pranë punës dhe shkollës. U lindëm si një forcë progresiste, për më shumë barazi ndërmjet shtresave të popullit, për më shumë shanse të barabarta në çdo qelizë të shoqërisë sonë që rrezikohej dhe rrezikohet edhe sot të përçahet, në Oligarkë dhe shërbëtorët e tyre harbutë dhe në mjeranë që kanë humbur shpresat në vendin e tyre. Ne, LSI, jemi sot një parti e Shpresës, e mundësive sa më të barabarta dhe e Integrimit në familjen e madhe Europiane, që është një aspiratë e thellë dhe e patundshme e shqiptarëve. Jemi një grupim zemrash dhe mendjesh, jemi një për-

24 E premte, 7 SHTATOR 2018

Kryetarja e LSI-së, mesazh urimi në 14 vjetorin e themelimit të LSI-së: Me Bashën bashkëpunim i frytshëm, Rama na ngrinte kurthe

Monika Kryemadhi: Gëzuar ditëlindjen LSI! bashkim i energjisë pozitive, që kërkon më shumë punë në vendin tonë, më shumë drejtësi, më shumë shtet të shqiptarëve të thjeshtë, e jo të super pasanikëve. Ne jemi një Parti, që nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë Oligarkët dhe shpurat e tyre, ti mbiquajnë punëtorët dhe fermerët e thjeshtë me terma përbuzës. JO! E drejta e bukës dhe e drejta e punës, që është edhe e drejta e jetës, është zgjidhur që në Revolucionin Francez, mëse 200 vjet më parë! Dhe sot, në vitin 2018, nuk mundet askush, qoftë ky bir nëne apo kafshë me fytyrë njerëzore, që të përzërë shqiptarët nga Shqipëria, për një punë çfarëdo dhe për një pjatë supë, larg Atdheut, larg të dashurve, larg kujtimeve, larg varreve të të parëve. Në vitin 2009 ne bashkëpunuam në qeverisje me PD-në, pavarësisht ndryshimeve ideologjike,

për të nxjerrë Shqipërinë nga kaosi i zgjedhjeve të njëpasnjëshme politike, në një klimë të tensionuar dhe tejet të ashpër. Sepse vendi kishte si përparësi liberalizimin e vizave dhe ishte tashmë prej pak muajsh, anëtar i NATO-s. Ne shqiptarët duhet të dilnim nga getoja e radhëve të gjata e jo rrallëherë korruptive në dyert e ambasadave për të marrë një vizë. Një bashkëpunim dhe një bashkëqeverisje, që do ta vlerësoja në vija të përgjithshme si të frytshëm, në reforma, në luftën kundër krimit të organizuar, në liberalizimin e vizave dhe në konsolidimin e detyrave të shtruara pas anëtarësimit në Nato. Por nëse ne bashkëpunuam frytshëm me ish kryeministrin Berisha, nuk mund të them se arritëm rezultate të ngjashme pozitive me Rilindjen e Edi Ramës, që ishte një farsë, një fasadë dhe një maskë, për nënshtruar Partinë Social-

iste dhe pastaj të gjithë shqiptarët. Me PS-në ishim më afër ideologjikisht, por përse ta fshehim, kishim edhe nostalgjinë e kohës si ishsocialistë e themelues të dikurshëm, që në orët e para të lindjes së kësaj partie. Por PS-ja nën drejtimin e Ramës dhe të rilindasve, u bë edhe më arrogante dhe në vend që të qeveriste, mbushi vendin me drogë dhe vazhdimisht ideoi e organizoi vetëm kurthe, intriga dhe fushata të maskuara mediatike kundër LSI-së. Sot që flasim, Rama nuk ka më asnjë alibi, nuk ka më asnjë justifikim për marrëzitë e tij dhe pangopësinë e padëgjuar të vendimmarrjeve të tija korruptive. Duke filluar nga shkurtimi i ndihmës së mjerë sociale, ndaj shtresës më të varfër dhe hallexheshë, te PPP-të dhe konçesionet e paturpshme, që po shkatërrojnë ekonominë, shtojnë pasurinë e disave dhe heqin shansin dhe bukën e

gojës shumë të tjerëve. Të gjithë ne, sot jemi të qartë që kemi përballë jo vetëm një qeverisje të dështuar, por edhe një regjim të mirëfilltë, që mbahet në këmbë nga bandat e drogës, nga bandat që vrasin dhe terrorizojnë qytetet shqiptare, në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe padyshim edhe në Tiranë, nga bandat e tenderaxhinjve, nga bandat e mediave të shitura. Po ne kemi lindur dhe do të vijojmë të jemi një parti njerëzish guximtarë e trima, djem e vajza që kanë pasion dhe mision sfidën dhe që nuk u tremben nga bandat e mercenarëve. Sepse kështu ka qenë dhe do të jetë: "Nuk ka më frikacakë më të mëdhenj se sa mercenarët kur ndeshen me idealistët dhe nuk ka më trima në botë se sa Misionarët që kanë qëllim çlirimin e vendit tyre nga pengmarrja e rregjimeve! Në këtë rast nga rregjimi i Ramës!"


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.