CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 291 (8422)
E shtunë, 8 Dhjetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Super skandal me tenderin e projektit të Unazës së Re. Kompania që fiton shumicën e parave prej 18 milionë euro ka falsifikuar gjithë dokumentet dhe drejtohet nga një sportelist 26-vjeçar. Emisioni "Të PaEkspozuarit" dhe Ylli Rakipi zbulojnë aferën më të madhe korruptive në mes të Tiranës
Duhen arrestime për tenderin 18 milionë euro Projekti i Unazës së Re në Tiranë mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha korruptive në Shqipëri. Prokuroria duhet të mos hesht, por të vringëllojë sirenat e policisë me arrestime nga ARRSH dhe në qeveri, sepse afera është totalisht korruptive. I gjithë tenderi prej 40 milionë euro duhet anuluar. Nëse nuk bëhet atëherë gishti tregues duhet drejtuar drejt kryeministrit Edi Rama
FAQE 3
Hetime në SHBA për firmën që Sot dita e Rinisë. Studentët protestojnë fitoi tenderin te Unaza e Re para Kryeministrisë, ultimatum Ramës
Në foto: Pamje nga protesta e banorëve të Unazës së Re që kundërshtojnë shembjen e shtëpive pa dëmshpërblim FAQE 4-5 FORUMI EKONOMIK
Erion Veliaj: Tirana, sot një nga qytetet më energjike FAQE 13
OPINION
REFORMA
Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi FAQE 11
I gjithë populli “Kadri” Nga Andi Bejtja
Gjithmonë kam pasur respekt për emrin Kadri. Nuk di pse në imagjinatën time të fëmijërisë, mesa duket ndryshe nga Kryeministri, Kadrinjtë i kam përfytyruar të gjithë, jo vetëm punëtorë dhe njerëz...
FAQE 7
Në foto: Protesta e studentëve dje në Tiranë EDITORIAL
Zoti Kryeministër, jepu zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot, se nesër do jetë shumë vonë!
FAQE 8-9
KAMPIONI I EUROPËS
Presidenti Meta dekoron peshëngritësin Briken Calja me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut"
Nga Nikoll Lesi FAQE 2
FAQE 24
EDITORIAL
POLITIKE
2 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Zoti Kryeministër, jepu zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot, se nesër do jetë shumë vonë!
Nikoll Lesi
Zoti Kryeministër, mblidhe mendjen dhe jepu zgjidhje urgjente sot, po sot, kërkesave të studentëve, sa nuk është vonë! Lëri servilët dhe interesat e privatëve në këtë rast, por dil mbi veten dhe vendos që të firmosësh. Mos e lërë pro-
testën e studentëve, e të ardhmes së vendit, të degjenerojë në demonstratë. Ti e di mirë se çdo të thotë DEMONSTRATË studentore. Është uragan që fshin çdo gjë që i del para. Ndaj dil dhe thuaj në televizor se të gjitha kërkesat e studentëve i firmos dhe trego firmën. Nuk besojnë më studentët, ndaj bëje këtë veprim që të mbetesh në histori. Se kanë shumë të drejtë studentët, jepu atë që meritojnë. Mos i detyro të të rrëzojnë me forcën e shpirtit dhe ëndrrës së tyre, qeverinë dhe Ju. Ndaj lëre mënjanë inatin,
mllefin dhe arrogancën. Është më mirë sot zoti
Prestigjiozja franceze "L'express": Paga mesatare 350 euro në Shqipëri, tarifat për shkollim deri në 2560 euro
Mediat ndërkombëtare për protestën e studentëve P rotesta e studentëve në Tiranë ka vijuar të përcillet me jehonë edhe nga mediat e huaja, ndërkombëtare. Pas jehonës së djeshme nga "New York Times", "Washington Post", etj., sot është prestigjiozja franceze "L'express" e cila shkruan se në "Tiranë ka pasur manifestime të forta studentore". Nuk shkrim thuhet se studentët shqiptarë protestuan me mijëra për ditën e katërt radhazi duke kërkuar ulje të tarifave
të shkollimit. Gazeta franceze citon gazetarë të AFP sipas të cilës një tubim i rëndësishëm është mbajtur në Tiranë, por që është pasuar edhe qytetet e tjera të mëdha të vendit si Korça, Elbasani dhe Durrësi. "Në universitetet publike, tarifat e shkollimit shkojnë nga 160 në 2560 euro, një shumë e madhe në këtë vend të varfër ku paga mesatare është 350 euro. Protesta shpërtheu pas vendimit për të marrë pagesa për provimet e mbartura.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Qeveria hoqi dorë të enjten, por pa shuar dot zemërimin e 110 mijë studentëve në sistemin publik të vendit prej 3 milion banorësh", shkruan "L'express". "Një i ri që nuk proteston është një i ri i vdekur", "Ne jemi studentë, jo klientë!" - i thërrisnin protestuesit para Ministrisë së Arsimit", thuhej më tej në shkrimin e gazetës franceze. Duke ju referuar reagimeve të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gazeta franceze citon edhe deklaratat e kryeministrit Rama në "Facebook" i cili postoi një video që tregon një projekt të korpusit universitar, që arrin në 18.8 milionë euro me ndihmën e qeverisë gjermane. "Dy ditë më parë, ai kishte zemëruar shumë studentë duke shkruar gjithashtu në Facebook që taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për ata që humbën sesionin e parë të provimeve. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu premisa më të mira, përfaqësim më të mirë në bordet universitare dhe një rritje në buxhetin për arsimin, i cili zë vetëm 3.3% të produktit kombëtar bruto, sipas shifrave nga Ministria e Financave", shkruan "L'express".
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
kryeministër! Nesër do jetë vonë!
SOT 8 DHJETORI, DITA E RINISË
Studentët do mblidhen në orën 10 kundër kryeministrit Rama
N
ë orët e vona të mbrëmjes së djeshme studentët njoftuan se protesta do të jetë masive dhe ditën e sotme, pavarësisht se të martën është planifikuar një tubim i jashtëzakonshëm. Sot në Shqipëri festohet DITA E RINISË apo 8 Dhjetori dhe pritet që rinia të mbajë ditën e katërt të protestës. Studentët pritet të mblidhen para universiteteve dhe më pas nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Në orën 10.00, studentët pritet të jenë bashkuar të gjithë përballë Ministrisë së Arsimit. Ata u kanë bërë ftesë edhe prindërve të bashkohen në protestë, teksa nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Prindërit do jenë të shumtë, përkrah fëmijëve të tyre, të cilët duan të mësojnë dhe të jetojnë në një Tiranë shumë të shtrenjtë. Studentët kanë të drejtë ndaj kryeministri nuk duhet të vonojë në firmosjen e kërkesave të tyre legjitime. "Nesër , ora 09:30, sa më të shumtë e të bashkuar para Korpusit, te sheshi ''Nënë Tereza''! Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë. të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme! Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin! Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!",- thuhet në njoftimin e drejtuesve të protestës.
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Super skandal me tenderin e projektit të Unazës së Re. Kompania që fiton shumicën e parave prej 18 milionë euro ka falsifikuar gjithë dokumentet dhe drejtohet nga një sportelist 26-vjeçar. Emisioni "Të PaEkspozuarit" dhe Ylli Rakipi zbulojnë aferën më të madhe korruptive në mes të Tiranës
Duhen arrestime për tenderin 18 milionë euro Projekti i Unazës së Re në Tiranë mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha korruptive në Shqipëri. Prokuroria duhet të mos hesht, por të vringëllojë sirenat e policisë me arrestime nga ARRSH dhe në qeveri, sepse afera është totalisht korruptive. I gjithë tenderi prej 40 milionë euro duhet anuluar. Nëse nuk bëhet atëherë gishti tregues duhet drejtuar drejt kryeministrit Edi Rama
Kompania "DH Albania" që është prezantuar në Shqipëri si degë e kompanisë amerikane "Dunëell Haberman" ka fituar pjesën më të majme të tenderit prej 40 milionë eurosh për këtë rrugë. Saktësisht kjo kompani ka marrë 18 milionë euro për të ndërtuar rrugën dhe në Tiranë nga institucionet është servirur si një firmë më përvojë ndërkombëtare në ndërtime. Por sipas emisionit "TëPaekspozuarit" të Ylli Rakipit kjo kompani ka bërë dhe mashtrimin më të madh. Siç rezulton nga dokumentet kompania shqiptaro-amerikane ka falsifikuar gjithë dokumentacionin ligjor të saj jo vetëm në Tiranë, por edhe në SHBA, në shtetin Delawere. Kompania në dokumente thotë se është themeluar në Amerikë në vitin 1998 dhe ka pasur edhe më parë aktivitet me degën e saj në Shqipëri. Ndërkohë në përgjigjen që Departamenti i Shteti Delawere ka dhënë për "TëPaekspozuarit" kompania është regjistruar në vitin 2018, vetëm dy muaj para se të krijohej tenderi në Shqipëri. Gjithë dokumentet që janë dorëzuar më pas në Tiranë për zhvillimin e tenderit dhe marrjen e projektit janë falsifikuar si dhe nga institucionet shqiptare nuk ka pasur asnjë verifikim, pasi vetë zyrtarët shqiptarë ishin
interesuar që ky falsifikim të merrte vulën zyrtare dhe të merrnin 18 milionë euro për ti kaluar me anë të bankës si para të ligjshme, ndërkohë që është një korrupsion i hapur. Pra, kemi një kompani fallso të regjistruar në një shtet të Amerikës që cilësohet "parajsë fiskale" dhe për pasojë nuk i gjendet emri i pronarit të vërtetë. Kemi një kompani që nga fillimi deri në fund ka mashtruar. E vetmja e vërtetë në këtë histori është se kjo kompani "fantazmë" ka fituar 18 milionë euro për të ndërtuar vetëm një segment të rrugës, ndërkohë që janë në lojë 40 milionë euro për këtë Unazë. Pra duhet anuluar krejt tenderimi dhe jo vetëm një pjesë. I gjithë tenderi është një mashtrim dhe prokuroria duhet të hetojë urgjent duke dërguar në burg krejt grupin kriminal që ka vjedhur dhe mashtruar me fondet e shtetit
Por skandalet nuk mbarojnë me kaq. Administratori i kompanisë amerikane në Shqipëri që ka marrë 18 milionë euro me dokumente fallso është Avdjol Dobi, 26-vjeç. E vetmja e dhënë për këtë administrator ligjor është se ka punuar më parë si recepsionist në një spital privat! Qeveria, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia e Prokurorimeve Publike dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar i kanë dhënë 18 milionë euro një recepsionisti për të ndërtuar rrugë! Ky duket se është dhe kulmi i talljes së institucioneve me taksat e qytetarëve. Firma s'ka bërë asnjë punë më parë në Shqipëri, nuk ka pasur asnjë vepër të ndërtuar, dokumente i ka pasur fallco dhe gjithë qeveria i beson buxhetin më të madh që mund t'i jepet një kompanie. Burgu është pak për zyrtarët shqiptarë! Varianti se institucionet
nuk e dinin se letrat kompanisë janë falsifikuar është aq i pabesueshëm sa nuk askush në qeveri nuk ka guximin të dalë dhe ta thotë publikisht. Ajo që kuptohet lehtë është e gjitha kjo është një skemë për vjedhjen e parave në Tiranë dhe pastrimin e tyre në një shtet të SHBA që është "parajsë fiskale" ku nuk mund të gjendet pronari. Është një skandal që nuk ka nevojë për justifikime, por për përgjegjësi ligjore. Dikush, duke nisur nga Qeveria dhe deri të Autoriteti Rrugore Shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe të shkojë në burg. Janë kapur me "presh në dorë" duke bërë vjedhjen më flagrante me lekët e shqiptarëve dhe për këtë gjë nuk e mbulon dot më asnjë mashtrim tjetër. Sepse për të fshehur këto fakte korrupsioni qeveria ka 40 ditë që po terrorizon dhe dhunon banorët e Unazës së Re. Ka futur rreth 130 qytetarë në burg sepse protestojnë për pronat e tyre dhe direkt është përgjegjëse për plagosjen e policëve dhe protestuesve. Fatkeqësisht të gjitha këto nuk u bënë sepse zyrtarët kanë merakun që Tirana të ketë unazë, por sepse dikush në qeveri e ka ndarë mendjen të vjedhë 18 milionë euro edhe pjesën tjetër të 40 milionë eurove. Kjo është skandaloze dhe
kërkon një përgjigje të forte nga prokuroria. Dje, dy muaj pasi banorët e Unazës së Re kërkonin hetim për tenderin e projektit, Prokuroria nisi hetimet për dokumentacionin. Reagimi është kaq i vonuar sa pasi shpërtheu skandali, duket më shumë si hetim nga halli. Nëse prokuroria nuk bën arrestime VIP në këtë flagrant të cilin e zbuloi Ylli Rakipi, atëherë më mirë të ikim të gjithë nga Shqipëria dhe ta lemë vendin në dorën e bandës që na qeveris. Pazaret në Tiranë kanë vënë në lëvizje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Zëri i Amerikës" raportoi dje se në shtetin Delawere ka nisur hetimi për falsifikimin e dokumenteve që u përdorën në Shqipëri. Veç falsifikimit hetimet mund të nisin dhe për pastrim parash, një akuzë për të cilën merret direkt Departamenti i Drejtësisë në Qeverinë Amerikanë në Uashington dhe FBI. Hetimet në SHBA mund të sjellin të dhëna interesante sesi është bërë skema e mashtrimit dhe kush qëndron pas saj. Por çfarëdo që të dalë nga hetimet, shqiptarët tani e kanë të qartë çfarë ka ndodhur. Hajduti është në Shqipëri, diku mes Qeverisë. Arrestimet mund të qetësonin disi ndërgjegjen e popullit, që iu vodhën 18 milionë euro në mes të Tiranës.
POLITIKE POLITIKE Pas publikimit të skandalit - Kreu i PD-së në krah të banorëve të e Astirit: Rama e ka humbur davanë nga protestat 4
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
4
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
B
anorët e zonës së “Astirit”, vijojnë protestën e tyre, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat dhe pronën e tyre që preken nga projekti i zgjerimit i rrugës në “Unazën e re”. E djeshmja ishte dita e 34-të që banorët e Unazës së re dalin në protestë, dhe deklarojnë se nuk kanë ndër mend të tërhiqen deri sa të realizojnë të gjitha kërkesat e tyre. Edhe mbrëmjen e djeshme, banorët e Unazës së re, janë shprehur njëzëri se nuk do të mund t’i përçajë askush dhe se ata do të triumfojnë në fund përballë qeverisë dhe oligarkëve. Gjatë protestës së djeshme, banorët u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa kanë bërë thirrje me megafon kundër qeverisë. Më pas ata u nisën në marshim për tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku protestuan kundër projektit dhe në vendin ku është ngritur kantieri i punës i firmës offshore, me letra false. Përballë protestuesve janë rreshtuar forca të mëdha policore. Ata shoqërohen nga policia, ndërsa në zonë mësohet se ishin disa furgonë policie e FNSH-së, të cilët qëndrojnë në gatishmëri. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha, deputetët të LSI-
Unaza e Re, banorët shkojnë te kantieri i firmës me dokumente fallso. Policia blindon zonën
së dhe kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima. Pas pezullimit të punimeve për lotin e parë të segmentit të Un-
azës së Madhe, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit “Shqiponja”, Basha tha se në këtë tender korruptiv janë
përfshirë të gjithë institucionet e shtetit. Pasi Prokuroria nisi hetimet lidhur me tenderin për këtë projekt, lideri demokrat tha se një gjë të tillë PD e ka paralajmëruar që prej dy muajsh se ishte një projekt vjedhjeje e jo zhvillimi. Ai tha se kryeministri Edi Rama e ka humbur davanë prej protestave. “Ka më shumë se 2 muaj që ky është projekt vjedhjeje, jo zhvillimi. Është projekt vjedhje, e dinim ne, e dinë dhe banorët, e dinin dhe gazetarët dhe tani ka dalë haptazi para syve të të gjithë botës. Është projekt vjedhjeje dhe pastrimi parash. Për të marrë këto para do shkatërronin shtëpitë e banorëve. Këta banorë qëndruan ditë e natë këtu, dhe u përballën. Rama e Veliaj i quajtën shpellarë, të pasur me nga 4-5 shtëpi, arrestuan djem e vajza dhe i çuan në qeli, i mbytën me propagandë
kundër të gjithëve që i kundërshtonin. E kanë humbur davanë, tani kanë frikën e karriges. Është ulur Rama kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vendosur si do vjedhin këtu. Gjithë këto vjedhje. Nuk ja dolën dot, se banorët qëndruan. Banorët e bashkuar përcaktuan triumfin e të vërtetës. Deshën t’i varrosin brenda 10 ditëve, po nuk ia dolën. Edhe kur këtu erdhën 1000 policë, për të dhunuar banorët. Kush ka fuqi të qëdnrojë pas këtyre parave? Edi Rama, hajduti i kësaj afere. Ky është mësimi i protestës së Astirit, të protestës së studentëve. Për 48 orë e futën Ramën poshtë minderit. Por beteja nuk ka përfunduar,” tha Basha. Kryedemokrati bëri edhe një apel për prindërit e studentëve që të vazhdojnë mbështetjen për fëmijët e tyre të ngritur prej ditësh në protestë.
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimev e Mbështetëse bimeve Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE P ARË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT PARË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE D YTË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT DYTË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. KËRKESA TË POSAÇME TË POZICIONIT “PËRKTHYES”: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR VENDET V AKANTE “SPECIALIST IT” DHE “PËRKTHYES” VAKANTE · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2 018 në një 20 nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 12 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim professional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.
POLITIKE SKANDALI TE UNAZA ARRSH ka pezulluar këtë të enjte ndërtimin e lotit të parë tek Unaza e Re pas publikimit të skandalit lidhur me një prej kompanive, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar lotin e parë të ndërtimit të segmentit të Unazës së Re me vlerë 18 milion euro. Ndërkaq, deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se nga Arta Marku, deri te Edi Rama, duhet ta marrin seriozisht këtë skandal se janë edhe amerikanët në mes. “Si i kishte thënë drejtori i ARRSH gazetarit kur kishte kërkuar informacion për firmën
5
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Paloka: Ramën të mos e gënjejë mendja, në këtë skandal janë amerikanët në mes fantazëm që ka marrë 20 mil euro; “mos u merr me këtë punë se janë amerikanët në mes…” Tani të gjithë këta, nga Arta Marku tek Edvin Rama e dijnë mirë se duhet ta marrin seriozisht e mos i gënjejë mendja se do e kalojnë me pelivanlliqe dhe këtë skandal se janë dhe amerikanët në mes…”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Kujtojmë se Dunwell Haberman (kompania mëmë
e DH Albania) ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, por sipas denoncimit kompania ka falsifikuar datën, bilancet, madje dhe firmën e zyrtarit të lartë amerikan, pasi është themeluar vetëm 2 muaj para se të shpallej fituese e tenderit 18 milionë euro te “Unaza e Re”.
Protestat, thirrja e Bashës: Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur, asnjë pa vepruar!
P
as mega skandalit të publikuar mbrëmjen e së enjtes nga emisioni “Të Paekspozuarit” në Neës24, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, do të vinte dhe reagimi zyrtar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një dalje publike nga selia blu, Basha kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë, ndërsa sipas tij faktet e publikuara i nxorën maskën e vërtetë kryeministrit Edi Rama. “Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para.Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë pavarësisht se helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushuar xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni”- tha Basha. Teksa sulmonte ashpër Ramën, kryedemokrati tha se ideatori i të gjitha vjedhjeve është kryeministri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje mediave dhe gazetarëve që të luftojnë krimin dhe të zbulojnë skandalet e Ramës. “Ideatori dhe planifikuesi i këtyre zgjed-
“Unaza”, Basha: Mashtrimi me tenderin i nxori maskën Ramës
hjeve, dhe projekteve të koncesionit, dhe çdo vjedhje tjetër është Rama. Ai ka vetëm një gjë si moral; paranë. Para parave për të s’ka vlerë asgjë, as e ardhmja, as të rinjtë. Edi Rama as nuk ka pasur dhe nuk ka as vullnet, as vizion dhe plan për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje. Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisë së sotme, gjithçka tjetër është propagandë. Ai po përdor pushtetin për të grabitur paratë publike dhe private të shqiptarëve për të mbajtur pushtetin për të blerë gjithçka. Sot nuk duhet të heshtë askush. Pavarësisht bindjeve dhe
situatës politike. Kam një thirrje për gazetarët, mos mbroni kriminelët në pushtet, hetoni krimin dhe korrupsionin. Është detyrë baze e mediat. bëjeni këtë mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët s’do jua falin kurrë. Dua tu them studentëve dhe banorëve të unazës, unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit, detyra jonë është që të luftojmë për njerëzit. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj. Nuk duam kurora, nuk duam lavde, duam drejtësi. Askush nuk duhet të rri më i heshtur, nuk duhet të rri më pa vepruar. Ju bëj thirrje të
qytetarëve shqiptarë të bashkohen kundër vjedhjeve të Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’iu bashkohen qytetarëve që protestojnë për teatrin, t’iu bashkohen studentëve. Të mos shkurajohen. Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, bashkë që ta ndalim me çdo mjet. Vetëm kur njerëzit luftojnë për të drejtën, atëherë fiton populli dhe e mira dhe mundet e keqja”, -tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin të bashkohen në protestë për të ndalur vjedhjen e kësaj qeverie, të këtij kryeministri. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve që t’i bashkohen të gjithë përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet dhe grabitjet e Edi Ramës! U bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të bulevardit të ri, t’i bashkohen qytetarëve që protestojnë prej dhjetë muajsh për Teatrin, t’iu bashkohen studentëve, bijve dhe bijave tuaja, që protestojnë për të drejtat e tyre për arsim. Mos dëgjoni përçarësit! Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama me paratë që ju ka grabitur ju për t’ju shkurajuar dhe helmuar me cinizëm dhe mosbesim! Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë, ndaj ne duhet të jemi bashkë që ta ndalim”- u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Deputeti i LSI-së: U vërtetua qartë që lekët nuk shkojnë për investime, por në xhepin e kryeministrit
Skandali me ndërtimin e Unazës, Braimllari: Prokuroria të nisë hetimet për Gjiknurin
D
eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari nga protesta e banorëve të “Unazës së Re”, kërkoi dje që Prokuroria e Përgjithshme të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Pas publikimit të skandalit të falsifikimit të dokumentave nga Dunwell Haberman (kompani mëmë e DH Albania), e cila ka fituar tenderin për lotin e parë, 18 milionë euro, Braimllari tha se u vërtetua qartë që lekët nuk shkojnë për investime, por në xhepin e kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë. “E para dje u vërtetua para publikut se ku do shkojnë lekët e Unazës së Re. E mbani
mend shumë mirë se çfarë thoshte Edi Rama. Nuk kam lekë thoshte për të shpronësuar banorët sepse lekët e banorëve do i çoj për shkolla, do i
çoj për kopshte, do i çoj për spitale. Por e patë shumë mirë që lekët nuk shkonin për shkolla, nuk shkonin për kopshte, nuk shkonin për spitale, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit duke u pastruar. Prokurorja e Përgjithshme duhet urgjentisht të nisë një hetim dhe t’u bllokojë pasaportën dhe t’i marrë në hetim Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Drejtorin e Rrugëve dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë bërë këtë mega-vjedhje për këta
banorë. Sot shqiptarët janë gjithmonë e më të varfër. Sot shqiptarët janë gjithmonë e më të pashpresë. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi të edukojnë fëmijët e tyre. Dhe Edi Rama shkon dhe pastron lekët në kompani offshore dhe i vjedh këta qytetarë në kurriz. Pra, ajo ç’ka doli dje u vërtetua që këto lekë nuk shkojnë për investime, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot kauza e banorëve ka fituar! Ka fituar, sepse në ditën e 33-të të tyre është
vërtetuar që lekët shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Sot ato tre djem që janë në burg nga Edi Rama, që janë dhunuar nga Edi Rama kanë fituar dhe të jeni të bindur që këta banorë nuk do të largohen, do qëndrojnë dhe do të protestojnë derisa drejtësia të vihet në vend dhe këta të fitojnë të drejtën e tyre. E drejta e pronës mbrohet me Kushtetutë. Edi Rama është një hajdut që dhunon qytetarët dhe rrjep në kurrizin e tyre”, tha Brahimllari.
POLITIKE
6
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Unaza e Re, kryetarja e LSI-së: Banorët janë pronarët e ligjshëm të banesave të tyre
DEPUTETI I LSI-së
Kryemadhi: Prokuroria të fillojë hetimin e veprës korruptive te Unaza e Re
Skandali me kompaninë e Unazës së Re, Panariti: Mirënjohje banorëve të Astirit
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi shprehu mbështetjen e plotë të banorëve protestues të Unazës së Re, për të cilët tha se ata dhe jo vetëm ata, por çdo qytetar shqiptarë që ka ndërtuar në periudhën e tranzicionit në Shqipëri janë pronarë të ligjshëm të banesave të tyre. Kryetarja e LSI-së tha se këtë të drejtë, qytetarëve shqiptarë ja u jep ligji i vitit 2006 dhe nuk mund t`ja u mohojë as kryeministri, as kryetari i bashkisë dhe asnjë titullar institucioni. “Dalim sot në këtë qëndrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të bërë të qartë edhe një herë që të gjithë qytetarët, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë e tyre dhe pronat e tyre gjatë gjithë kohës së periudhës së tranzicionit në Shqipëri, janë tashmë pronarë të pronave, të banesave, të godinave dhe të tokave të tyre. Dhe këtë të drejtë, nuk ja u ka dhënë politika, por këtë të drejtë ja u ka dhënë ligji në vitin 2006. Kjo është më se e qartë, dhe tashmë sot dua t’a ritheksoj edhe një herë që çështja e “Unazës së Re” është një çështje, e cila duhet të zgjidhet përfundimisht për banorët e “Unazës së Re”. Pronarë nuk i bën banorët e “Unazës së Re”, as Artan Lame, as Afrim Qendro, as Erion Veliaj dhe as Edi Rama, pronarë banorët e “Unazës së Re” i ka bërë ligji i vitit 2006, të cilin ne si politikë apo si institucione e kemi shkelur me të dyja këmbët”,
tha Kryemadhi. Hetimi Në deklaratën për media, Kryemadhi i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë sa më shpejt hetimin ndaj projektit famëkeq te Unaza e Re. Kryemadhi shtoi se duhet ndaluar ky projekt famëkeq, përçarës, diskriminues, grabitës të pronave të banorëve “I bëj thirrje Prokurorisë shqiptare që të nisë sa më shpejt procedimin penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq dhe grabitës disa herë të qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë atyre të cilët janë të përf-
shirë në këtë zullum vjedhjeje që të kthejnë sytë nga qytetarët, sepse është e drejta jonë t’u shërbejmë qytetarëve dhe të luftojmë për ta. Sepse ajo qëndresë për më shumë se një muaj e atyre banorëve është një mësim i mirë për politikën, është një mësim i mirë për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e shtetit, e qeverisjes sepse ky vend nuk mund të drejtohet më me interesa të vogla, por ky vend duhet të drejtohet në shërbim të qytetarëve. Ky vend dhe ky shtet duhet të mendojnë për njerëzit e tij. Nuk mundet më kjo qeveri, e cila me arrogancën e saj,
e cila me të gjithë fuqinë e saj e harxhon për propagandë, e harxhon për të intimiduar dhe për të kërcënuar njerëzit, nuk mund ta vazhdojë dot më gjatë. Prandaj, i bëj thirrje Prokurorisë shqiptare dhe njëherë që të fillojë hetimin dhe të ndalojë projektin famëkeq, përçarës, diskriminues, grabitës të pronave të banorëve të unazës së Re dhe të gjithë banorëve të tjerë, të cilët kanë qenë viktima të këtyre”, deklaroi dje Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë si qeverinë më raciste ndaj qytetarëve në këto 27 vjet, ndërsa u bëri thirrje të
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me skandalin e firmës së ndërtimit që ka marrë projektin e Unazës së Re. Panariti ka shkruar se 18 milion euro të shqiptarëve do të shkonin në një llogari të paditur, teksa ka përgëzuar të gjithë banorët e Astirit që zbuluan këtë megavjedhje. “Done well, (Më të lumtë) o Dunwell Haberman! Plot 18 milionë euro me një dorë të vetme në një konto “incognito” pa fytyrë dhe emër në Delaware. Konto e hapur vetëm para pak muajsh dhe e zbrazët, por që do mbushej me paratë e shqiptarëve të varfër të shtypur me taksa, tatime, TVSH dhe tarifa? Mirënjohje banorëve të Astirit që zbuluan petët e kësaj “Mega vjedhjeje””- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSIsë Edmond Panariti. gjithë shqiptarëve që të jenë sa më kompakt për të ndaluar diskriminimin në masë që qeveria po kryen ndaj tyre. Po ashtu, ajo foli dhe për çështjen e dëmshpërblimit. “Shpërblimi i drejtë, sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare. Nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar që një projekt për një rrugë që është 2.2 kilometra dhe kushton 48 milionë euro dhe ka zero para për banorët për dëmshpërblimin e rrugëve të saj”, u shpreh dje nga foltorja e LSIsë, kryetarja Monika Kryemadhi.
SKANDALI ME FIRMËN E NDËRTIMIT TË UNAZËS SË RE, REAGON KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-së
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili pas zbulimit të skandalit të firmës së ndërtimit që ka marrë nga Bashkia e Tiranës projektin e ndërtimit të Unazës së Re, kërkon që Prokuroria t’u bllokojë pasaportat kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendros. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shprehet se Prokuroria është bërë njësh me hajdutët e qeverisë, dhe në vend që të çonte menjëherë pas hekurave hajdutët e qeverisë, heshti për një kohë të gjatë dhe u krijoi kohën, hapësirën, mundësitë që të fshehin provat. “Prokuroria njësh me hajdutët e qeverisë,
Vasili: Prokuroria të mos presë të ikin si Gruevski, por t’ua marrë pasaportat Ramës, Gjiknurit e Qendros pse nuk i bllokon pasaportat Ramës, Gjiknurit dhe Qendros. E padëgjuar!!! Pas fakteve të tmerrshme për falsifikim dokumentesh, hajdutët e qeverisë pranojnë që kanë vjedhur hapur në mes të sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojnë tenderin. Prokuroria më e inkriminuar në botë në vend të çonte menjëherë pas hekurave hajdutët e qeverisë, heshti për një kohë të gjatë dhe u krijoi kohën, hapësirën, mundësitë që të fshehin provat. Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Ramës,
Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros? Apo pret që të ikin si Gruevski? Kjo prokurori ka vdekur. Kjo prokurori ka zgjedhur të jetë me kusarët e qeverisë dhe kundër ligjit dhe popullit të vet. Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbështesë dhe ta fshehë krimin dhe jo ta luftojë atë. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet të pashmangshëm, që është si i ai krimineleve dhe shkelësve të ligjit, pra dënimi i rreptë dhe pa asnjë tolerim”- tha dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.
FORUM OPINION Nga Andi Bushati
M
e inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marshonin mes mijra të singjashmëve të tyre, mbanin në duar një pankartë therëse: "Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të inxhinjerisë". Gjetja ishte super seksi (në kuptimin inteligjent të fjalës). Ajo i përgjigjej flakë për flakë një postimi që Edi Rma kishte shpërndarë dje, ku tregohej se si do rikonstruktoheshin në imagjinatën e tij dixhitale konviktet e studentëve. Në vend të gjendjes së tyre të mjerë, rrjepjes që iu bëhet për të çuar paratë e tyre tek oligarkët, kryeministri i vendit u propozonte një të ardhme virtuale. Kjo është fabula e qeverisjes së tij: në këmbim të mizerjes të tregon kartolinën, në vend të varfërisë projektet e gratacielave gjigande, në vend të shtëpisë që të prish, maketin shumngjyrësh të rreth rrotullimit tek shqiponja. Dhe pikërisht këtu, fabula e studentëve që po protestojnë i ngjan asaj të banorëve të unazës së re. Edhe me ata, e njëjta pardodi. Në vend të shtëpive që po u prishnin për të fituar plot 20 milionë euro nga tenderi 40 milionësh për 2.2 km rrugë , u tregonin, ashtu si indianëve pasqyrat, projektin dixhital të unazaës.
Zbulimi që bëri të ënjten në mbrëmje emisioni "Të paekspozuarit", se të gjitha dokumentat e këtij tenderi ishin fallcifikime të letrave të shtetit amerikan (këtë e pranuan edhe organet vendase që e pezulluan atë) me qëllimin për të dërguar paratë e qeveritarëve në parajsa fiskale, e tregon fare qartë se çfarë prezumon kjo poropagandë dixhitale. Ajo do të shesë një realitet virtual, në vend të një vjedhjeje reale. Ajo është gjithmonë e njëjta, si tek sheshi shqiponja, si tek teatri i Bjorke Ingels, si tek projektet e rilindjes urbane, si tek PPP 1 miliard euroshe dhe si tek kjo e fundit: konviket e reja të qytetit studenti. Ato vajza të hijshme që mbanin atë pankartë në duar treguan me një slogan të vetëm se e kishin kuptuar këtë butafori që mundohet ti gënjejë shqiptarët prej 5 vitesh. Dhe prandaj ato marshuan sot në rrugë. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë një shtrat komod për të fjetur në konvikt. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë para për një provim të prapambetur. Jo vetëm dhe thjeshtë për të përgjysmuar tarifën e studimit. Zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe protesta që ka marrë përmasa të paimagjinuara, por tregon se ata studentë kanë kuptuar shumë më shumë. Se ata janë të ndërgjegjshëm që hajduti 3D po vjedh të ardhmen e tyre. Po vjedhsh sh-
KOMENT Nga Andi Bejtja Gjithmonë kam pasur respekt për emrin Kadri. Nuk di pse në imagjinatën time të fëmijërisë, mesa duket ndryshe nga Kryeministri, Kadrinjtë i kam përfytyruar të gjithë, jo vetëm punëtorë dhe njerëz seriozë, por dhe hunderra dhe kam thënë me vete ‘respekte’: çfarë ka vitrina tregon magazina. Imagjinata ime mbrëmë u vërtetua. U bë dy rreth 2 javë që nuk po dëgjojmë më për Kadriun, personazhin e shpikur nga Kryeministri që e gjeti aq kollaj në ‘llumin’ mediatik, një pjesë e këtij ‘llumi’ që në fakt dje e bëri të anulojë tenderin e Unazës së Re. Prita me kërshëri të dëgjoja ndonjë videopërgjigje të re nga Kryeministri për Kadriun, Kadrinjtë, po hiç.
Mbrëmë mësova nga disa miqtë e mi zyrtarë, për hir të së vërtetës jo të lartë në New York, se FBI në mos ka filluar, do të fillojë një hetim të thellë për këtë tender, që përveçse një krim korrupsioni shqiptar, është dhe një krim federal amerikan. Reagimi parë që më erdhi në mendje instinktivisht ishte: mos nuk ka më Kadri në Shqipëri: nuk do ketë më video argëtuese 10 minutëshe nga sedilja e mbrapme e makinës, nuk do argëtohemi më dhe mua nuk do më duhen orë të tëra t’i shpjegoj djalit tim kush është Kadriu. Dje, Kadriu pushoi së ekzistuari si personazh-fenomen në Shqipëri, Kadriu mori Green Card dhe nga gazetar shqiptar
7 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Dy studentet sexy dhe HAJDUTI "3D" kollimin e sotëm, punësimin e nesërm, të ardhmen e lirë, një shoqëri me shance të njëjta, dhe me mundësi të barabarta. Mjafton të dëgjosh himin e protestës së tyre ku demaskohen
ato që quhen pallavra qeverie të ardhura nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Mjafton të kuptosh antitezën që ata bëjnë mes këtyre pallavrave dixhitale dhe jetës së
tyre të lënë "në varfëri pa punë, pa dije, pa rini"! Nuk ka më dyshim se ata e kanë kuptuar se nga i vjen e keqja. Dhe këtë nuk ka më talent dixhital që ta fshehë. Lapsi.al
I gjithë populli “Kadri”
(Requiem i shkurtër, por i domosdoshëm për emrin Kadri)
‘llum kazani’ është shndërruar në Kadri amerikan i FBI-së. Tani nëqoftëse neve do të na duhet të bëjmë ndonjë videopërgjigje në Facebook nuk do e kemi dhe aq të vështirë ta gjejmë jo Kadriun, respekte, si gjithmonë, po Karakatinat…. Shumë e lehtë është tashmë…. Karakatina e parë është Prokurorja e përgjithshme, që nuk ia bëri syri tërr të zgjidhej duke shkelur Kushtetutën. Po ku je o Karakatinë, po çfarë pret o prokurore, pas asaj që ndodhi mbrëmë te ‘kadrinjtë’ e Ekspozuar, pret sa të manipulojnë provat apo sa të miratohet ligji për shpifjen në Janar? Mos harro o prokurore ke dhe Kadriun e FBI-së pas qafe.
Po pse Ministrja e Arsimit nuk ju duket Karakatinë që në kulm të protestës thotë ‘mezi e kemi pritur këtë ditë që të ulemi me studentët’? Po pse Kryeministri, pash zotin Kadri ju duket kur nxjerr si përgjigje për studentët në protestë një projekt 3D të qytetit studenti? Pashë zotin kujt ja bën goja ndonjë mashkulli a qoftë ndonjë femre, daç Shqipëri a daç në Turqi ta quajë Kadri? bah, s’ta bën goja. Maksimumi Karakatinë. Po pse më pash zotin a jua bën goja daç femër a daç mashkull të jesh të quash ndonjë nga ministrat e qeverisë Rama, Kadri? Kë? Se nuk dua t’i marr një për
një, po bëjeni testin vetë dhe po arritët t’i thoni ndonjërit Kadri me plot gojën ma vini sëpatën në qafë…. Po pse më a quhet dot Lali Eri…. Kadri… provoni të lidhni fytyrën me veprën, fjalën, mashtrimet…dhe pastaj të shqiptoni emrin Kadri në vend të emrit ‘Erjon’…provoni… PS: I dashur stërstërgjyshi im me emrin Kadri….E di që gjithë këto kohë ke vuajtur me talljen që i bënë emrit tënd…unë hakun ta mora aq sa munda: po rri fare i qetë dhe përgjithmonë: tashmë në dhjetor 2018, jo vetëm studentët po i gjithë populli është Kadri. Syri.net
POLITIKE
8
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Kreu i Qeverisë nis tërheqjen: Pushteti i zyrës time është i kujtdo që e përdor në shërbim të vendit
K
ryeministri Edi Rama me anë të një video-konference live në rubrikën “Përgjigjia ime” ka reaguar lidhur me protestën e studentëve që prej ditësh vijon para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në fjalën e tij, Rama i bëri thirrje studentëve që të zhvillojnë një takim me përfaqësues së tyre duke u shprehur se vetëm zyra është e tij por pushteti i saj është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë. “I pres t’i takoj sy më sy, ballë për ballë studentët, por pa drejtues e pa pedagog. Zgjidhini ju përfaqësuesit. Dua t’ju takoj. Kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë”- u shpreh Edi Rama. Në komunikimin e tij përmes rrjetit social “Facebook”, teksa ka kërkuar të takojë një përfaqësi studentësh që zgjidhet nga vetë studentët për t’i dëgjuar për kërkesat e tyre, shefi i ekzekutivit, nuk e ka fshehur frymëzimin që i kanë sjellë studentët gjatë këtyre ditëve shqiptarëve, edhe dëshirën që sot të ishte student dhe jo kryeministër. “Një përshëndetje studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të keni vullnetin për të dialoguar. Shqetësimi adresohet përmes dialogut. Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik nga plumbat apo hakmar-
Protesta e studentëve, Rama: Dua t’ju takoj, bujrum në zyrën time
rjes politike. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të
doja të isha dhe njëherë studentë protestues, jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam
bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin me respekt dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë”u shpreh dje kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.
ZBARDHET LETRA E PLOTË QË MINISTRJA E ARSIMIT U PËRGJIGJET KËRKESAVE TË STUDENTËVE
Rama i fton në zyrë, ndërsa Lindita Nikolla u thotë “JO” studentëve Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje studentëve, por ata përsëri thonë se nuk ka negociata. E ndërsa Rama i ftoi ata për takim, ministrja në letër-përgjigjen e saj duket se nuk u jep zgjidhje kërkesave të tyre. “Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës me përfaqësues të Këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve publike të larta. Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat
do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen. Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërisht. Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura”- u shpreh në përgjigjen e saj, ministrja Nikolla.
DISA NGA PARRULLAT MË PIKANTE NË PROTESTËN E STUDENTËVE:
“Nëse ne quhemi ngelësa, atëherë sistemi juaj është “what the fuck””. “Me sa organe mbijetohet? Se një veshkë shitet”. “Më lirë kamioni për në Angli, sesa universiteti në Shqipëri” “Duam libra, jo google translate”. “Gjinos iu poqën fiqtë, po i shiti që të paguante tarifën”. “Na mbro o Edi Efendi, siç na mbron shtëpitë”. “Bachelor+Master=5 vite. Unë 2 veshka kam”. “Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të Inxhinierisë”. “U munduan të na varrosnin, por nuk e dinin që ne ishim Fara”. “Jam student universiteti dhe jo trafikant shteti”. “Inati që ka Rama me studentët, është se kur do të diplomohen, shumica do kenë më shumë shkollë se ai”. “Kur je një tullumbace duhet të ruhesh nga kompasti”. “Make University Great Again”. “Lindita, studentja ekselente me mesatare, 5.9”. “S’kemi lekë as për pankarta”. “Studentët e drejtësisë nuk tolerojnë padrejtësinë”. “Ne jemi “ngelësat” që na kërkon Gjermania”. “Nuk keni parë gjë akoma”. “Kurrë mos u dorëzo. Ne jemi pushteti” “Na mbro o Efendi Edi, tarifat na i shton dhe na i shumon!” “Ne jemi Albania University, ti je UFO” (Pankartë me foton e Edi Ramës). “Na bijtë e shekullit të ri që Linditën e lamë në “shejtninë e saj”” “Harxhojmë leshtë për t’u bërë kamariera” “Don’t worry Lindita. 6.8 nuk është mesatare e keqe”. “Qeveria erë korrupsion, rinia parfum revolucioni”. “Kur studenti ngrihet, shteti “reflekto” “UPT digjet, Qeveria krihet” “Se studentët po bëjnë zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë”.
POLITIKE
9
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Protesta vazhdon. Studentët ultimatum Ramës: Ke afat deri të martë të plotësosh, ndryshe demonstrata
S
hfuqizimi nga ana e Qeverisë i tarifës për kreditet e provimeve të prapambetura, nuk i kanë ndalur studentët e të gjitha universiteteve të vendit që të vijonin edhe dje me po të njëjtën vendosmëri protestat e tyre deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre. Të rinjtë kërkuan plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Dhe pasi kishin kaluar 4 orë nga grumbullimi i tyre para Ministrisë së Arsimit, një tjetër sinjal lëshimi do të vinte nga vetë kreu i Qeverisë Edi Rama i cili i ftoi ata për dialog në zyrën e tij. Por, jo, studentët nuk lëshuan asgjë, duke e refuzuar dhe këtë ftesë. “Lindita Nikolla dil në bulevard - Shkolla është e jona, nuk është biznes privat. Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme”, ishte thirrja në bllok e studentëve si përgjigje ndaj kryeministrit Rama, i cili përmes një video-konference në rrjetet sociale i ftoi ata në dialog. Studentët kanë paralajmëruar se edhe dita e Rinisë, 8 dhjetori do t’i gjejë në protestë të vendosur për ti shkuar deri në fund asaj që tashmë kanë nisur. Ndërsa i kanë lënë tre ditë kohë Kryeministrit Rama në plotësimin e kërkesave të tyre, ndryshe të martën ata kërcënuan se protestën do ta shndërrojnë në demonstratë, si dhe nga Politekniku do të nisë dhe një grevë masive urie, që do të jetë e ngjashme me atë të studentëve në vitin 1991 që solli dhe rrëzimin e bustit në Tiranë të diktatorit Enver Hoxha. Protesta e djeshme Studentët nuk pranuan të largoheshin nga ministria e Arsimit pa marrë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre. Ashtu si dhe të enjten, protesta e djeshme vijoi prej orës 08:30 dhe studentët shprehen të vendosur se do të vijojnë protestën dhe nuk do të heqin dorë, dhe për këtë arsye ata vendosën vetëm pasdite të lironin qarkullimin e automjeteve rreth orës 17:00, pas më shumë se 8 orë nga qëndrimi i tyre në “Rrugën e Durrësit”. Ata bënë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre përmirësimin e kushteve dhe nuk pranojnë të politizohet beteja e tyre nga asnjë forcë politike. Gjatë paradites në një moment pati dhe tension pasi disa studentë kërkuan që protesta të zhvendoset drejt kryeministrisë, por studentët e tjerë nuk pranojnë pasi deklarojnë se protesta e tyre ka qëllim vetëm plotësimin e kërkesave nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Studentët nuk lëshojnë asgjë: S’ka negociata! Nuk dorëhiqemi KËRKESA TJERA Ndërkohë që studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:
“Ne nuk do të largohemi as tek kryeministria. Ne jemi studentë. Të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë. Ata janë pjesë e forumeve politike. Do protestojmë këtu! Ne jemi studentë, të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të
na përçajnë”, thanë studentët me megafon duke bërë thirrje për të mos u përçarë. “Është plotësuar vetëm një kërkesë. Duhet me patjetër të hiqen tarifat pasi janë të papërballueshme”- tha një tjetër studente. “Sot ne, nesër ju”- Ishte ky apeli që studentët i bënë mëngjesin e djeshëm edhe
KUJTOJMË SE 4 KËRKESAT E STUDENTËVE ISHIN:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë. 2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. 3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. 4. Bordi i Administrimit të ketë: numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.
SOLIDARIZIMI
S
tudentët prej katër ditësh kanë bojkotuar mësimin për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë nga Elbasani, Durrësi, Vlora, Korça dhe Shkodra. Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave: përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Pika e katërt për tarifën e krediteve për përsëritësit u shfuqizua dje nga qeveria, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës, por pavarësisht këtij fakti ata vijojnë protestën. Në ditën e katërt të protestës, studentët e universiteteve të rretheve iu bashkuan
gjimnazistëve të Tiranës. “Pezulloni mësimin”, “Bashkohuni”, “Sot ne nesër ju”, studentët janë ndaluar për disa minuta përpara gjimnazit “Qemal Stafa” duke i bërë thirrje nxënësve që ti bashkohen protestës së tyre. Ata i kanë kërkuar gjimnazistëve që të pezullojnë mësimin dhe ti bashkohen protestës, pasi nesër, kur ata të jenë studentë tarifat e larta do të rëndojnë mbi familjet e tyre. Dy ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura. Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës ti bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe.
1- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019; 2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019; 3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019; 4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020; 5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021; 6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës; 7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti; 8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore; 9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor; 10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
Studentët e rretheve drejt Tiranës dhe tubime në universitetet e tjera të vendit
tubimit masiv para Ministrisë së Arsimit! Kështu, studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” qëndruan pak në Elbasan, ku fillimisht u grumbulluan para Korpusit, bënë një marshim në qytet dhe nga konviktet u nisën drejt kryeqytetit. Ndërsa stu-
dentët e Durrësit ndërkohë, u bashkuan direkt me protestën në Tiranë! Për studentët e Shkodrës ishte dita e dytë e protestës, dhe në mbështetje të hapur kishin vetëm një pedagog. Arben Prendi hodhi akuza ndaj ministrisë për mesataren në universitet dhe
apeloi që pa një marrëveshje të shkruar, të rinjtë të mos ndalin protestën. “Vazhdoni protestën tuaj deri në plotësimin e kërkesave, të cilat duhet të finalizohen me marrëveshje”- u shpreh pedagogu Arben Prendi. Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë denoncuan në media, presione nga ana e rektoratit kundër protestës. Por i kontaktuar dje nga Ora Neës, rektori Roland Zisi hodhi poshtë raportimet se kishte kontrolluar auditorët dhe kishte paralajmëruar masa për ata që kishin dalë në protestë. E fuqishme protesta ishte edhe në Korçë. Studentët u grumbulluan para Universitetit e më pas marshuan në qytet.
POLITIKE
10
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Një numër i madh efektivësh që iu ka skaduar afati 5-vjeçar i certifikatës, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Drejtoria e Sigurimit të Infomacionit të Klasifikuar
M
inistër i ri, ligje të reja. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në paketën e fundit të ndryshmeve që ka propozuar për Policinë e Shtetit, parashikohet që çdo efektiv i cili nuk pajiset me certifikatë sigurie, të lirohet automatikisht nga detyra. Duke marrë parasysh që në ligjin aktual, efektivët që nuk marrin këtë certifikatë transferohen në detyra të tjera, si në strukturat e Rendit, ku nuk njihen me informacione sekrete. Një numër i madh efektivësh që iu ka skaduar afati 5-vjeçar i certifikatës, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Drejtoria e Sigurimit të Infomacionit të Klasifikuar, që është edhe institucioni përgjegjës që lëshon dokumentin, pasi konsultohet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Brendshme. Vonesat në fakt lidhen edhe me ngarkesën e DSIK-së në procesin e Vetting-ut në Drejtësi por shumë efektivë pritet të cilësohen “të papërshtatshëm” për të vijuar detyrën, ende pa nisur procesi i Vetting-ut në polici. Në ndryshimet e reja që do të kalojnë për diskutim në Parlament parashikohet gjithashtu, që për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në radhët e policisë edhe ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura. Po ashtu parashikohet edhe ndërhyrja në disa pika për dhënien e gradave, ku gjatë konkurseve të fundit nuk munguan problemet. Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, në të cilin herë pas here është ndërhyrë vitet e fundit, pritet t’i kalojnë për
Ligji për Policinë, Lleshaj: Efektivët me certifikatë sigurie
SITUATA “Një numër i madh efektivësh që iu ka skaduar afati 5-vjeçar i certifikatës, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Drejtoria e Sigurimit të Infomacionit të Klasifikuar, që është edhe institucioni përgjegjës që lëshon dokumentin, pasi konsultohet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave”.
USHTARAKËT “Parashikohet ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “major” apo “kapiten” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike”. shqyrtim këto ditë parlamentit. Sipas burimeve një ide tjetër e ministrit Lleshaj është krijimi i një strukture të ngjashme si ajo e RENEA-s për zhvillimin e operacione sekrete dhe speciale ku mund të rekrutohen ushtarake të kualifikuar. Lleshaj ka përgati-
tur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit. Pak kohë pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm Sandër Lleshaj, nxjerr në pah karakterin
dhe formimin e tij ushtarak. Në ndryshimet që propozohen në ligj parashikohet edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “major” apo “kapiten” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij
TIRANË
të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike. Të enjten, ministri Lleshaj mbodhi në një takim drejtorët e policive në qarqe në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
GJYKATA
1 kg kokainë në çantë “Gucci” Përplasi britanikun, dënohet shqiptari N
K
atër persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, pasi dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit atyre u janë sekuestruar 1 kg kokainë, e futur brenda çantës së markës së njohur “Gucci”. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit: J.Z, 36-vjeç, banues në Tiranë, S.H, 44-vjeç, banues në Tiranë, B.M, 43vjeç, banues në Tiranë, R.H, 36-vjeç, banues në
Tiranë. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në
banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës. Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve): 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, mjet prerës (thikë), 4 aparate celular.
jë i ri që goditi një këmbësor dhe u përplas në një mur me makinën e tij, pas një ndjekje policore është dërguar në burg. Gentjan Lalaj, 21vjeç, goditi një këmbësor në Bevois Hill në mars të këtij viti. Gjykata e Southampton dëgjoi se si Lalaj që ishte duke u ndjekur me një makinë policore, po ecte me shpejtësi 80 km në orë në një zonë të banuar, ku shpejtësia e lejuar është 48 km në orë. Ai goditi Thomas Carey, që po kalonte rrugën në atë moment. Ai kaloi 12 ditë në spital me lëndime të rënda, duke përfshirë një lëndim të hundës dhe të gjunjëve që nuk e kanë lejuar atë të punojë. Avokati mbrojtës, Unyime Davies tha se Lalaj nuk kishte
dënime të mëparshme dhe as prani alkooli apo droge nuk u konstatuan në gjakun e tij pas incidentit. “Ju keni udhëtuar në mënyrë të rrezikshme në një rrugë në Southamp-
ton. Policia po përpiqej t’ju ndalonte. Carey ishte duke punuar shumë dhe se dëmtimet mund të kishin qenë shumë më serioze apo edhe më të këqija se kaq”.
POLITKE
11
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Opozita kundërshton vendimin e PS-sw, Bylykbashi: Është në kundërshtim me ligjin hedhja e shortit. Mungon baza ligjore
Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi K
uvendi ka përzgjedhur me short 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti u hodh paraditen e djeshme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk munguan edhe replikat mes deputetit demokrat Oerd Bylykbashi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Por përtej debatit politik, ngritja e KED i ka hapur rrugë zhbllokimit të ngërçit të gjykatave në vend. Shorti Nga shorti i hedhur 9 emrat e përgjedhur për KED janë: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, të cilët u zgjodhën automatikisht, pasi ishin të vetmet kandidatura. Ndërsa nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, e cila po ashtu ishte e vetmja që kishte kandiduar. Nga tre kandidaturat e Gjykatës së Lartë u përzgjodh Ardian Dvorani, dhe si zëvendësues Medi Bici. Kurse Erjol Roshi u përzgjodh nga 16 kandidaturat e Gjykatës Administrative. Si zëvendësues u pëzrgjodh Klodiana Veizi Mema. Shorti përzgjodhi
mbasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ javën e ardhshme, konkretisht në datat 11 dhe 12 dhjetor. Ambasada e SHBA thekson se formimi i këtyre dy institucioneve do shënonte një hap domethënës drejt zbatimit të drejtësisë së vërtetë. “Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e
NGA GJYKATA E LARTË Ardian Dvorani anëtar zëvendësues Medi Bici
NGA PROKURORITË E APELIT Fationa Memcaj anëtar zëvendësues nuk ka NGA GJYKATAT E APELIT Fatri Islamaj Margarita Buhali anëtar zëvendësues Gurali Braimllari GJYQTARË TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE Eriol Roshi anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Mema gjithashtu dhe emrin e Fatri Islamajt dhe Margarita Buhalit nga 14 kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Apelit, ndërsa Gurali Braimllari do të jetë zëvendësues. Por krahas përzgjedhjes së 7 anëtarëve të mësipërm, KED do të jetë me një vakancë, pasi nga dy përfaqë-
suesit e prokurorive të Apelit u përzgjodh vetëm Fationa Memçaj, pasi nuk kishte kandidatura të tjera. Shorti për KED duhet të ishte hedhur më datë 5 dhjetor por Presidenti Meta përmes një letre ja kaloi Kuvendit të drejtën me argumentimin se nuk kishte vakum ligjor.
SHBA: Koha për drejtësinë e vërtetë. Presim formimin e KLP dhe KLGJ
Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy insti-
tucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”- u shpreh dje në reagimin e saj, Ambasada e SHBA në Tiranë.
ZGJEDHJET PËR ANËTARËT E KED-së, AMBASADORI I BE-së
Soreca: Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi
P
as reagimit të Ambasadës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ardhur edhe reagimi i Ambasadorit të Bashkimit Europian, në Shqipëri, Luigi Soreca për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të dy këshillave përkatësisht KLP-në dhe KLGJ-në javën e ardhshme. Teksa e konsideron hedhjen e shortit një hap të rëndësishëm për ecurinë e reformën në drejtësi,
NGA GJYKATA KUSHTETUESE Vitore Tusha Bashkim Dedja anëtar zëvendësues nuk ka
NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME Arta Marku anëtar zëvendësues nuk ka
AMBASADA NË TIRANË
A
FITUESIT PËR KED
përmes një statusi të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ambasadori i BE-së shprehet se pret javën e ardhshme ngritjen e Këshillit të Lartë
Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë. “Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KPL dhe KLGJ”, shprehet ambasadori i BE-së”, u shpreh dje në reagimin e tij ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca në rrjetet sociale.
Opozita Hedhja e shortit për KED është kundërshtuar nga deputeti i PDsë, Oerd Bylykbashi, i cili ishte i pranishëm në sallën ku edhe do të përzgjidheshin nëntë emrat. “Është në kundërshtim me ligjin hedhja e shortit. E thotë dhe presidenti. Mungon baza ligjore. Dis-
pozitat tranzitore kanë vdekur. Kjo është hera e dytë që uzurpohen kompetencat e presidentit. Bllokuat dy herë funksionin e KED me pretendimin se s’mund të funksiononin pa kaluar Vettingun. Bllokuat ngritjen e Gjykatës Kushtetuese,”- tha deputeti i PDsë, Oerd Bylykbashi.
BYLYKBASHI: KOMISIONI I VENECIAS THA SE QËLLIMI ISHTE LEGJITIM
Socialistët rrëzojnë kërkesën e opozitës për vettingun në politikë Ë shtë rrëzuar me 12 vota kundër nga mazhoranca Vettingu në politikë. Votimi u bë në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Legjislacionit ku edhe u shqyrtua nisma e PD-së për Vettingun. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shprehur se mund të bëhen përmirësime nëse nisma shqyrtohet nen për nen. “Gjatë shqyrtimit nen për nen mund të bëjmë përmirësime ligjore. Të miratojmë ndryshimet kushtetuese e më pas të bëjmë ligjin e posaçëm për Vettingun në politikë”-tha Oerd Bylykbashi. Ndërsa deputetja socialiste, Vasilika Hysi i ka mëshuar faktit që Komisioni i Venecias ka gjetur problem në propozimin e opozitës. “Venecia e ka gjetur problematik propozimin. Na kanë dhënë leksion se Vettnigu i gjyqtarëve nuk është i njëjtë me atë në politikë. Të mos e miratojmë nismën e PD dhe LSI në seancën plenare”u shpreh deputetja e PS-së, Vasilika Hysi. Por Bylykbashi i është përgjigjur fjalës së Hysit duke u shprehur se Komisioni i Venecias tha se qëllimi ishte legjitim, ndërsa gjithë të tjerat janë teknikalitete. “Të vijojmë dialogun konstruktiv siç edhe na këshillon Komisioni i Venecias për teknikalitetet,”- shtoi Bylykbashi. Gjatë mbledhjes, edhe deputeti tjetër i PS-së,
Ulsi Manja u shpreh se duhet rrëzuar nisma e opozitës lidhur me Vettingun në politikë duke mos harruar që të thumbojë lidhur me djegien e mandateve. “Opozita shpëtoi mandatet. Nuk do ketë një dhjetor të dytë. Shqiptarët i mbyllën hesapet me ju. Shyqyr që erdhët sot. Dy seancat e ardhshme ejani e shpëtoni mandatet. Populli ju ka zgjedhur të jeni në parlament”- ironizoi deputeti socialist Ulsi Manja. Dy ditë më parë me anë të një drafti Komisioni i Venecias rrëzoi kërkesën e PD-së për Vettingun në politikë. Në draft thuhet se propozimi është i paqartë, lë hapësirë për përdorim politik me qëllime të njëanshme, si dhe nuk ka të përcaktuar se kush do ta bëjë vettingun e politikanëve. Për më shumë detaje nga drafti
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Zhvillohet Forumi Ekonomik i Tiranës, dhjetëra kompani vendase dhe të huaja shprehin interes
N
ë kryeqytet u mbajt sot Forumi i parë Ekonomik i Tiranës ku aktorë vendimmarrës dhe të biznesit vendas e të huaj diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik. Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky forum zhvillohet në një moment shumë të veçantë për Shqipërinë. Ai nënvizoi se Tirana ka potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit dhe se biznesi ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës të të bërit biznes. “Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç; për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset, jo vetëm për ata që marrin statusin e investitorit strategjik, por sigurisht edhe për ata që mund të fillojnë edhe një biznes të vogël, me një maksimum të taksave deri në 15%, ku shumë miq përtej Adriatikut në anën tjetër të pellgut shkojnë deri në 60% për të njëjtin biznes edhe për të njëjtën linjë prodhimi ose veprimtarie”, deklaroi Veliaj, teksa shtoi se qyteti ka pësuar një transformim edhe përsa i përket planit urbanistik. “Plani i Stefano Boerit ‘Tirana 2030’ është sot një realitet ku ne po ndërtojmë qytetin. Hapësirat pedonale që janë krijuar në Tiranë janë në funksion të këtij realiteti. Ne duam një qytet ku çdo gjë që është esenciale në jetën e një njeriu duke filluar nga shkolla, kopshti, çerdhja, farmacia, furra e bukës, shërbime të tjera bazë, të jenë brenda një rreze 500 metra nga banesa e secilit. Besojmë që një qytet i aksesueshëm, qoftë në këmbë apo në transport publik, është një qyet me densitet cilësor dhe jo një qytet i cili vazhdon dhe konsumon, duke u shpërndarë toka bujqësore, deri në
pafundësi siç ka qenë kazinokapitalizmi i viteve 90-të ose ai kapitalizmi i paduruar për të kapur dhe për të ndërtuar diçka në vakuumin që shteti kishte lënë në planifikimin urban”, tha Veliaj. Ndërkaq, ai përmendi faktin se në Kashar do të krijohet zona e
lirë ekonomike, ku hapësira prej 80 hektarësh do të jetë në dispozicion të investitorëve strategjikë, për t’i dhënë një impuls tjetër zhvillimit ekonomik të gjithë qytetit. “Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës. Jemi në fazën ku po marrim të drejtat mbi pronën dhe po bëjmë të gjithë legjislacionin që të licencohemi si një autoritet i cili ka një zonë të lirë ekonomike. Për të gjitha kompanitë që e kanë pasur dhimbje koke ekspansionin në Shqipëri për shkak të problemeve me pronat, ky është një lajm i mirë”, siguroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se ambicja është afrimi i atyre kompanive
Kryebashkiaku Veliaj: Tirana, sot një nga qytetet më energjike dhe orientimi i ekonomisë drejt sektorëve që gjenerojnë më shumë të ardhura dhe ku përfitimet mbeten në Shqipëri. “Ambicja jonë, si qytet, është që fillimisht të ndërtojmë mbi atë që tashmë kemi. Pra, nëse kemi një reputacion si vend ku
me kosto të ulët, do të duhet të ndërtojmë dhe të vëmë tulla të tjera për të bërë diçka pak më të sofistikuar, që sjell më shumë të ardhura dhe garanton më shumë mirëqenie në Shqipëri”, shtoi ai. Bashkia e Tiranës do të krijojë
të rinjtë punojnë në call center, nuk mund të vazhdojmë kështu pafundësisht, por do të duhet të kalojmë në fazën tjetër, atë të data center. Duke pasur një analizë të mirë të asaj që tashmë dimë të bëjmë
shumë shpejt edhe shkollën më të madhe në Ballkan, sa i përket teknologjisë së informacionit, ku 5 mijë fëmijë mund të përgatiten për profesionet dhe sfidat e së ardhmes. “Po bashkëpunojmë me Fondin
Shqiptaro-Amerikan që Piramidën ta kthejmë në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan, sipas modelit të TUMO Center. Ne planifikojmë 5 mijë të rinj çdo muaj që të jenë pjesë e këtyre kurseve sepse nëse nuk përgatitemi sot për një krah pune që mund të flasë këtë lloj gjuhe dhe të ketë këto lloj aftësish, atëherë sigurisht do të humbim edhe një gjeneratë tjetër që mundohet ende të qepë këpucë, të punojë në call center apo të prodhojë këmisha”, u shpreh Veliaj. Falë investimeve në kryeqytet, një rëndësi gjithnjë e më të madhe po merr turizmi, ku numri i atyre që vizitojnë kryeqytetin është rritur me 25% krahasuar me vitin e fundit. “Jam shumë i lumtur që këto ditë, zinxhirët kryesorë të turizmit botëror si “Hyatt”, “Marriot” dhe “Hilton” ose kanë hapur ose po përgatiten për hapjen e qendrave të tyre të hotelerisë në Tiranë. Me një rritje të turizmit rreth 25% në vitin e fundit, krahasuar me një vit më parë, besoj se qyteti po përgatitet të jetë gjithnjë e më shumë një epiqendër ballkanike, jo vetëm e shqiptarosferës në Ballkan, por e gjithë rajonit për aktivitete të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj. Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.
AKTUALITET
14
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
POLICIA
F
Goditet grupi që trafikonte mina
inalizohet në Krujë operacioni i koduar “Muzgu”, ku është goditur grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe radioaktive. Në pranga kanë rënë Artan Bruka, 38-vjeç dhe Halil Gjana, 26-vjeç. Ata janë arrestuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim. “Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga
ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallëpe cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës
të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”. Kallëpet ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili. Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme”.
“Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë
P
olicia e Shtetit informoi për operacionin e gjerë policor për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndëshkimin e autorëve të veprave penale, dhe kontrollin e plotë të territorit, përmes operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Policia e Shtetit, përmes një video të postuar në rrjete sociale, bën me dije se ka realizuar 12 operacione policore, me dhjetëra të arrestuar dhe mbi 30,000 euro të sekuestruara. Policia e Shtetit bën të ditur se është zhvilluar operacioni ‘’Louse”, ku është goditur një grup kriminal në Lushnjë, i cili akuzohet se shpërndante droga të forta. Po ashtu është realizuar operacioni “Gjorm” në Lezhë, ku u sekuestruan 98 kg kanabis dhe u arrestua poseduesi i saj. Policia njofton se është realizuar në Durrës operacioni “Silent”, ku janë ndaluar tre shtetasin, të cilët kishin vendim gjykatë për masën e sigurisë “arrest me burg”. Në Korçë u realizua operacioni “Pritja”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre punonjës të hetimit tatimor, për shpërdorim detyre. Në Korçë u realizua dahe operacioni “Guns 2018”. Në këtë operacion u sekuestrua armë e municione luftarake, dhe janë 2 të arrestuar. Në Tiranë, operacioni “Stok” 183 kg kokainë, u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe 1 i arrestuar. Operacioni “Cleaner”, u realizua në Tiranë dhe u godit grupi shpërndarësve të Narkotikëve, 2 në pranga. Elbasan, goditet grupi strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, arrestohen 8 persona, 578 kg kanabis i sekuestruar. Operacioni “Prita 2” në Gjirokastër sekuestroi 30 gg kanabis i sekuestruar dhe 3 të ndaluar. Durrës, operacioni, “Ndjekja”, arrestohen dy shtetas për vjedhje, sekuestrohen produkte me vlerë 12,000 euro. Operacioni “500”. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 20,500 euro false, 1 i arrestuar. Shijak, operacioni “Alfa”, Arrestohet 1 person, 1 i shpallur në kërkim për vjedhje me thyerje të banesa. “TaskForcat” e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. Por 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë
12 operacione policore, mbi 30 mijë euro të sekuestruara AKSIONI “Policia e Shtetit informoi për operacionin e gjerë policor për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ku përmes një video të postuar në rrjete sociale, bëri me dije se ka realizuar 12 operacione policore, me dhjetëra të arrestuar dhe mbi 30,000 euro të sekuestruara”.
FORCA E LIGJIT “”Task-Forcat” e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. Por 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara”. goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara. Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë
APELI
të botës së krimit që u goditën. “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë. Ndërkohë vetëm gjatë
kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale. Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20
referime penale janë për grup të strukturuar kriminal. Policia në rrugë me blinda dhe shefat e rinj nuk i dhanë fund pushtetit të krimit të organizuar, një pjesë e të cilit ka lidhje shumë të forta politike.
Tentoi të qëllojë Ramën, “30 ditë burg”
P
rotestuesi që tentoi të qëllojë me këpucë kryeministrin Rama, në oborrin e Spitalit të Traumës, më 22 nëntor, ndërsa fliste pas vizitës që u bëri policëve të plagosur në protestën përpara parlamentit, do të mbetet burg. Gjykata e Apelit vendosi që Ilias Katiraj, personi që gjuajti Ramën me këpucë të qën-
drojë 30 ditë në burg, duke lënë në fuqi masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, më 25 nëntor. Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin, megjithatë, vetë reagimi i Ramës ishte i ashpër çka u pa edhe me mimikën e tij.
AKTUALITET
15
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella është shprehur se gruaja ishte 24 javëshe shtatzënë dhe se gjendja e foshnjeve nuk i jepte atyre mundësinë për të jetuar
E
nkeleda Rexhepi nga fshati Ostren i Bulqizës, humbi trinjakët në mënyrë tragjike, ende pa ju ndjerë aromën. 31-vjeçarja e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, humbi trinjakët të premten për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës. Gruaja u transportua nga fshati i saj pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes por fëmijët nuk mundën ti mbijetonin lindjes në kushte të vështira, në spitalin ku i priti një infermiere dhe mjekët e tjerë thonë se mezi i shpëtuan jetën nënës. Mësohet se gruaja ka qenë duke bërë punë të rënda në fshatin Ostren të Bulqizës dhe dyshohet se këto punë kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj. Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thotë në një reagim për mediat, se 31-vjeçarja u asistua për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës dhe më pas për shkak të komplikacioneve një ekip nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, u dërguan me helikopterin e Urgjencës Kombëtare, në spitalin e Bulqizës. “Nëna e re është asistuar për lindjen e trinjakëve me moshë barre të parakohëshme 24 javëshe. 31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës. Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës
Humbi trinjakët në spital, Ministria: Mjekët shpëtuan nënën
“Nga Tirana u nis një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare. Mjekët e specializuar asistuan dy lindjet e tjera por arritën të shpëtonin vetëm nënën e re, e cila rrezikonte jetën. Ministria e Shëndetësisë thotë se për shkak të moshës së vogël të barrës, rreth 24-javëshe, trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë”.
SHKAKU “31-vjeçarja e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, humbi trinjakët të premten për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës. Gruaja u transportua nga fshati i saj pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes por fëmijët nuk mundën ti mbijetonin lindjes në kushte të vështira”.
Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën.
KUJDESI
Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve”,-thuhet në reagimin e
Modernizim i 5 materniteteve T
M
REAGIMI
inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po investon në çdo maternitet pranë spitaleve rajonale në pajisje të teknologjisë së lartë për kujdesin ndaj gruas dhe të porsalindurve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë të ditur se disa nga investimet përfshijnë 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obsetrike-gjinekologjike. Buxheti i vitit të ardhshëm për shëndetësinë synon modernizimin e 5 materniteteve, si pjesë e kujdesit të shtuar për nënat dhe familjen.
AKTIVITETI
irana u bë portokalli, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje e sidomos ndaj grave. Të premten, pranë Muzeut Kombëtar u zhvillua një aktivitet ndryshe, që solli në vëmendje historitë e suksesit të grave që kanë luftuar dhunën dhe kanë nisur një jetë të re. Mbështetje të thellë për këto gra dha edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve, Lejla Moses Ones. “SHBA-të ndihen shumë krenare për të qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. T’i japësh fund dhunës në vendin e punës, mund të sigurosh që gratë të shpalosin potencialin e tyre si drejtuese apo sipërmarrëse. SHBA-të kanë mbështetur nisma që gratë në zonat rurale të jenë më të pavarura ekonomikisht”, tha Lejla Moses Ones. Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri, solli në vëmendje djemtë dhe burrat duke i konsideruar po aq të
Ministrisë së Shëndetësisë. Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella është shprehur se gruaja ishte 24 javëshe shtatzënë dhe se gjendja e foshnjeve nuk i jepte atyre mundësinë për të jetuar. ‘’Gruaja erdhi me dhimbje në spital, ishte 24 javëshe. Gjendja e
foshnjave ishte e pa-pajtueshme me jetën. Në këtë situatë detyra jonë ishte që t’i shpëtonim jetën gruas. Kemi mami dhe infermiere por rasti ishte me rrezik. Thirrëm me urgjencë mjekë nga Tirana për ndihmë. Kanë ardhur mjekë nga Tirana të cilët kanë ndihmuar për kryerjen e procesit të lindjes dhe për të stabilizuar gjendjen e gruas së re, pasi primare ishte jeta e nënës’’, tha drejtori i Spitalit Hazis Jella.
Dhuna ndaj grave, Tirana bëhet portokalli
rëndësishëm në zgjidhjen e këtij problemi. “Shumë vende janë përfshirë në iniciativa që syn-
ojnë të angazhojnë burrat dhe djemtë jo si pjesë e problemit por si pjesë e zgjidhjes”.
KULTURE
16 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Grushtim brenda shpirtit bosh, "Kreditorët" premierë në "arTurbina" Vepra e Strindberg u interpretua në skenë për publikun nga aktorët Helidon Fino, Luli Hoxha, Laert Vasili dhe Tringa Shala. Me regji nga Luli Hoxha, një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore.
Shfaqja teatrore "Kreditorët" vepër nga August Strindberg, me regji nga Luli Hoxha erdhi
për publikun premierë mbrëmjen e enjte në skenën e "arTurbina".
"Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve" premierë në Teatrin Metropol Shfaqja teatrore "Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve" nga Ken Ludvig me regji nga Shkëlqen Berisha është premiera e fundit këtë vit për publikun në Teatrin Metropol. Në këtë shfaqje disa prej aktorëve luajnë dy deri në trembëdhjetë karaktere, raporton atsh. Në komedinë "Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve", që vjen premierë më datë 13 dhjetor, me regji dhe përkthim nga Shkëlzen Berisha interpretojnë aktorët Amri Hasanlliu, Ermir Hoxhaj, Gentian Hazizi, Herion Mustafaraj, Klodjana Keco, Mirela Naska dhe Rozi Kostani. Në materialin mbi veprën teatrore përshkruhet se Langoi i Baskervillëve bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum proçesin e zbulimit. Sherlok Holms sulmon legjendën e mallkimit Baskerville me armën e arsyes dhe të metodave shkencore të vëzhgimit, analizës dhe përfundimit. Megjithatë, kur Sherlok Holms nuk është në tregim dhe dr. Watsoni drejton komplotin, elementët gotikë e marrin përsipër rrjedhën e tij. Në krijimtari nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. I hyrë në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlok Holms ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim: është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim. pëlqen ta përcaktojë vetveten si një "tru, gjithë pjesa tjetër është një shtojcë". Premiera më vjen për publikun më 13 dhjetor për të vijuar dhe në datat 14, 15, 16, 20, 21, 22, 23 në Teatrin Metropol.
Krisja e marrëdhënieve bashkëshortore vjen si ngërç, që zbërthehet brenda 90 minutave
në një skenë teatri. "Kreditorët", është një shfaqje që trondit mekanizmin e njeriut të sotëm, grushton brenda shpirtit bosh të njeriut bosh. Përbindëshat konsumues do të përballen me pangopësinë si kurth i fajit të tyre. Bota si portokall do t'u kujtojë atyre karmën që nuk vonon për të marrë atë që ka dhënë. Strindberg e shkroi këtë pjesë më tepër se një shekull më parë dhe triumfon frikshëm njësoj në të sotmen dhe të pandryshueshmen. Shfaqja teatrore "Kreditorët" do shoqëroi publikun dhe mbrëmjen e sotme dhe nesër në skenën e "ar-
Turbinës". August Strinberg lindi më22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strinberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.
"Një pasdite në muze", mbi rëndësinë e Kongresit të Manastirit N
ë kuadër të programit "Edukimi Përmes Kulturës", Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë "Një pasdite në muze" me temë: "Rëndësia e Kongresit të Manastirit". Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Siç transmeton agjencia telegrafike shqiptare, për të referuar për këtë temë ishin të pranishëm Rovena Vata, kritike dhe studiuese e letërsisë/Pedagoge dhe Brunilda Tusha, nxënëse e gjimnazit "Sami Frashëri, Tiranë. Në fjalën e saj, Rovena Vata, midis të tjerash tha se Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij ishin rrjedhojë e rritjes së vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar, për shkrimin dhe vlerësimin e gjuhës shqipe, për një albafet të vetëm të saj. Kjo ngjarje ishte një faqe e ndritur për historinë e kulturës sonë kombëtare, që i tregonte opinionit vendas dhe atij të huaj se shqiptarët ishin në gjendje t'i zgjidhnin vetë çështjet e kulturës. Rëndësia e këtij kongresi mbi
të gjitha ishte se shërbeu si nxitje për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në shumë krahina të vendit tonë dhe luajti një rol me rëndësi për t'i prerë rrugën çdo ndikimi të huaj në këtë fushë. Këtij kongresi i shtohet rëndësia e tij edhe për faktin se hapi rrugën e një alfabeti të vetëm, i cili përmblidhte cilësitë më të mira të alfabeteve të mëparshme. U zgjodh ky alfabet që kemi, pasi ishte më i lehtë në përdorim, më i thjeshtë në të shkruar dhe më praktik në botime. Në studimin e Dr. Majlinda Ziu, nëndrejtoreshë e gjimnazit "Sami Frashëri" Tiranë, prezantuar nga nxënësja Brunilda
Tusha, midis të tjerash theksohej fakti se ende sot, pas 110 vitesh, vendimet e marra në Kongresin e Manastirit, kanë një vlerë unike dhe të patjetërsueshme në historinë e kombit shqiptar. Pavarësisht, sfidave të forta që vijuan më pas në historinë e tij, pavarësisht copëtimit që pësuan trojet shqiptare, pavarësisht se ende një pjesë e tyre është jashtë trungut të vet, pavarësisht se një numër i lartë shqiptarësh kanë emigruar pothuajse në të gjithë botën, gjuha shqipe, mbetet busulla orientuese e identitetit kombëtar dhe simboli i shqiptarëve kudo që jetojnë.
ART
17 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
BOTIME TË VEÇANTA
A mund të fotografohet pikëllimi? Bajram Sefaj, Paris
J
o se është i panjohur, madje është i përhapur dendur gjithkah në(për) botë, fenomeni kur një vepre të dalluar artistike (letrare, kinematografike, atyre nga lëmi arteve figurative e të tjera), dhe autorit të saj t’i kushtohet jo vetëm një, por, madje shumë libra e botime të veçanta. Historia e artit i njeh dhe i ka në “regjistër” këto. Por kur është fjala për rastin në shqyrtim, në shikim të parë, duket si e tepërt dhe tejet pretencioze, që një libër i tërë t’i kushtohet një fotoje të vetme (“Gjon Pali dhe e bija”), sado e lashtë dhe me vlera qoftë ajo, dhe një fotografi, Kolë Maca, jo gjithaq i njohur, madje as në qarqe të ngushta elitare. Por, nuk është ashtu. Ky konstatim, sado që në shfaqjen e tij të parë, duket i pakontestueshëm, kur është fjala për Qerim Vrionin dhe shkrimet e tij, del një “pazar” tjetër. Ai e nxjerr nga terri i harresës një fotograf të shquar shqiptar. Shkund pluhurin, mugëtirën, davaris mjegullat e zeza të regjimit të kobshëm komunist, mbi të, e në mënyrën e tij më të mirë, opinionin e gjerë publik shqiptar e njofton me këtë fotograf të spikatur. Ia bën atë të njohur, të afërt dhe ia shton atij dhimbjen kur bën pyetjen acaruese: si është mundur... Sado, pra, që fjala është për një foto të vetme, të një fotografi gati-gati të panjohur, që, siç e pranon (burrërisht dhe fisnikërisht), vetë autori, deri vonë nuk ka ditur aq shumë, për të mos thënë asgjë, mbi mjeshtrin Kolë Maca dhe veprën e tij. Fill pasi bie në gjurmë të tij, Qerimi i vyer dhe me energji djaloshare, si gjithmonë, merr rrugën pas gjurmimit dhe hulumtimit, për të hedhur se pakut “... një grusht diell” (e dritë), mbi foton antologjike dhe autorin e saj. Fillimisht ato njohuri, aq sa ishin, dhe hulumtimet gjersa ishin në fillim, Qerim Vrioni ynë, duke qenë edhe kronist i dalluar, tashmë i mirënjohur gjithandej, (në Kosovë e në Shqipëri, po se po), i bënë të ditura me anë të një artikulli studimor, botuar në faqet shtojcës për kulturë e
vjetër libër i ri i Qerim Vrionit, (“Pikëllim Pikëllim në një foto të vjetër”, që i kushtohet një fotoje mbi një shekullore të fotografit shqiptar, Kolë Maca) art, Milosao të Gazetës shqiptare të Tiranës dhe, në disa media tjera shqiptare në shkurt të vitit 2017. Nuk kënaqet vetëm me kaq. Nuk e ndal hapin. Me zell e durim krijuesi të njëmendet, e çon përpara “gërmimin” dhe hulumtimin dhe kur me plot trastën (simbolike, metaforike!) me të dhëna të bollshme, i mbushet mendja dhe merr lapsin në dorë dhe nis lindjen veprës së re. “Do të mirëprisja sugjerime dhe vërejtje nga lexuesit dhe dashamirët e fotografisë për rastin e një ribotimi të mundshëm të (këtij, shtoj unë) librit”, u drejtohet autori, lexuesve të vet. Me këtë thirrje (apel) ai i pikas dy të goditura përnjëherë: për të bërë vërejte dhe dhënë sugjerime, çfarëdo qofshin ato, (të imëta apo të trasha!), vetvetiu nënkupton së libri duhet lexuar me vëmendje e përqendrim të shtuar dhe, e dyta, qysh tash paralajmërohet ribotimi (eventual) i këtij libri. Libri i ri, me titull domethënës aq edhe simbolik, nostalgjik e poetik, “Pikëllim në një foto të vjetër”, sado që në qendër të vëmendjes ka një foto (autori ia tërheq vëmendjen lexuesit, “... me fjalën “fotografi” kuptohet veprimtaria e përgjithshme, ndërsa me fjalën “foto”, e përveçmja, poza!, fitohet përshtypja se nuk është tjetër pos një pretekst. Po t’ua hedhësh një vështrim, qoftë edhe kalimthi e sipërfaqshëm, titujve dhe temave (pos Dy fjalë dhe Abstract, (ang.), të përfshira dhe imtësisht të trajtuara në këtë studim: Fotoja “Gjon Pali dhe e bija”, Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në arte, Në artet shqiptare, Pasvdekja në foto dhe... në atë shqiptare, Historiku i shkurtër i fotos, Në këtë botë, në atë botë, Dokumentim dhe Estetikë, Vendi i fotos, Rrugëtimi i fotos në kohësi, Kolë Maca, Album, Burime, lexuesi menjëherë bindet se ato tetëdhjetë e tehu faqe të vlershme të këtij libri janë të mbushura me tëra të mirat, siç janë të begat-
shme tryezat e festave të fundvitit! Aty ka gjithçka. Edhe histori (“Rrethimi i Shkodrës), edhe etnografi, edhe art, edhe estetikë, edhe eseistikë, (gjithnjë me kryeprotagonistin Kolë Maca në epiqendër), aty ka edhe rrëfime e kallëzime të larmishme, ka shpjegime e sqarime të vyera, aty ka edhe letërsi e filozofi, (Kadaré, Roland Barthes, bie fjala). Po ashtu, aty gjen edhe “pjata” me gatime (figurative) të shijshme, me këshilla e njohuri, gjuhë të pastër e të pasur, kur aty për aty, mëson (ua zënë kuptimin shqip), disa fjalëve që aq mirë tingëllojë shqip, e ne si për inat, (të kujt?), va e pa va, përdorim fjalë të importuara, siç është rasti me fjalën okular, që aktualisht është në qarkullim të dendur e masiv tek ne, në vend të fjalës të bukur shqipe sypamës, bie fjala, e të tj, e tj... Përfundimisht, ky libër me autorin e saj, Qerim Vrionin, lexuesin e vet e mëson të vështrojë gjer në detaje, ta ndjejë dhe dashurojë të bukurën, të bëhet më shumë se amator, të bëhet admirator i fotografisë dhe artit që ajo përçon, me dokumentaritetin dhe me porosinë e saj.. Ndryshe, libri hapet, ose më mirë të saktësohet, faqen e parë të tij, e zë portreti i fotografit, Kolë Maca, përjetësuar nga mjeshtri Gegë Marubi, më 1942, vetëm tri vjet para vdekjes së tij, më 1945 në Tiranë. “Fatkeqësisht dhe padrejtësisht, i papërmendur në shtypin e botimet shqiptare për rreth gjashtë dhjetëvjeçarë... Për herë të parë, emri i tij u cek në vitin 2009, ndonëse fare fshikurazi, në botimin “150 vjet Fotografi Shqiptare” (të autorit Q. Vrioni, shënim imi). Kolë Maca është lindur në vitin 1882 në qytetin e Shkodrës. Si djalë me prejardhje nga një familje të vjetër qytetare, ai shërbeu si ndihmës (çirak) i fotografit dhe artistit të njohur shkodran, Kolë Idromeno. Çdo të thotë se qysh i vogël, kërthinj Kolë Maca, ra në kontakt me artin fotografisë, që do t’ia kushtojë tërë jetën e tij krijuese, deri në vdekje.
Qëllimisht, bri emrit të këtij artisti të shquar shkodran, autori në librin për krijimtarinë artistike të tij, radhit shqiptimin e emrit dhe të mbiemrit të tij në italisht, nga se mbështetë në dëshmitë e Q. Vrionit, Kolë Maca, zanafillas më i njohur dhe sigurisht më i vlerësuar dhe i çmuar, ishte në Itali (në Milano, sidomos) se në Shqipërinë e lindjes. “Për herë të parë pos që në gazetën e njohur italiane, me seli në këtë qytet, “Corriera della Sera”, në faqet e shtojcës saj javore, për kulturë dhe art, “La Domenica del Corriere”, ku Kolë Maca botonte shumë foto nga periudha 180 dhiteshe e luftës në Shkodër. Por më herët edhe artikuj e reportazhe, si bashkëpunëtor i jashtëm i kësaj gazete. Si justifikim (argumentues) të kësaj të vërtete të pamohueshme, autori i “Pikëllim në një foto të vjetër”, në faqen 38 të tij, sjell riprodhimin e ballinës se librit të autorit italian, Gino Berri “L’assedio di Scutari”, Milano -1913, me foton e realizuar nga Kolë Maca “Gjon Pali dhe e bija”, në po atë vit. Pas paraqitjes në Panairin e njëzetenjë, festës më spektakolare të Librit, në Tiranë, “...fotoja e vjetër”, merr rrugë të re e të gjatë, që përmes publikimeve e mënyrave të tjera, të medias, të gjejë lexuesit e tij besnik (fidel) dhe ta mbaj pranë atë për shumë kohë.. Porosia ime, lexues të nderuar, është fare e shkurtër dhe fare e qartë: lexojeni këtë libër të ri të Qerim Vrionit, nëse sado pak, dëshironi e synoni të bëheni adhurues, amator dhe admirues të fotografisë dhe përgjithësisht artit të kësaj gjinie të veçantë!
5-VJETORI I VDEKJES
Nelson Mandela, simbol i sakrificës, guximit, bindjes dhe vizionit
S
ot 5 vite më parë vdiq në moshën 95-vjeçare, ishpresidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Ai vlerësohet për rolin që pati në çlirimin e Afrikës së Jugut nga dhuna dhe urrejtja, diskriminimi dhe konflikti i përgjakshëm racor. Për shumëkënd, Nelson Mandela ishte një hero - simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Ai cilësohej shpesh si njeriu i thjeshtë, karizmatik dhe besnik, si njeriu që kujdesej për të tjerët. Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në Transkei - një ishterritor zezak afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje. Nelson Mandela ndoqi universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin
këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve. Qeveria e ndaloi organizatën në vitin 1960, por ajo vazhdoi të veprojë fshehurazi. Nelson Mandela vazhdimisht i shmangej policisë dhe detyrohej të jetonte larg gruas së tij të dytë, Winnie, e cila më vonë u bë gjithashtu aktive në lëvizjen e anti-aparteidit. Kur Kongresi Kombëtar Afrikan vendosi të ndërmerrte veprime të forta për t'i dhënë fund aparteidit, zoti Mandela u bë drejtues i krahut ushtarak të organizatës, duke ndërmarrë një fushatë sabotimesh kundër ushtrisë së Afrikës së Jugut dhe objekteve qeveritare. Në vitin 1962, 44 vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e "luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë." Dy vjet më vonë ai u dënua me burgim të përjetshëm në ishullin Robben pranë brigjeve të Kejptaunit. Mandela kaloi 18 vjet në këtë burg famëkeq, duke refuzuar
një ofertë të qeverisë për lirimin e tij, nëse hiqte dorë nga lufta e armatosur e Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai doli nga burgu më 1990, pasi qëndroi gjithsej 27 vjet, kur qeveria e bardhë e presidentit Frederik de Klerk legalizoi të gjitha partitë politike dhe liroi shumicën e të burgosurve politikë. Në vitin 1991, zoti Mandela u zgjodh kryetar i Kongresit Kombëtar Afrikan, ndërsa më1994, kur Kongresi fitoi zgjedhjet e para shumëracore, ai u bë presidenti i parë zezak i vendit, në moshën 75-vjeçare. "Kurrë, kurrë dhe kurrë më kjo tokë e bukur nuk do të përjetojë shtypjen e njeriut nga njeriu," deklaroi Mandela gjatë marrjes së mandatit. Herman Cohen ishte Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Afrikën nga viti 1989 deri më1991. Ai thotë se shumica e zezakëve të Afrikës së Jugut i mbanin sytë te Mandela si njeriu i cili mund t'ua bënte jetën më të mirë: "Ai kishte një qasje të veçantë, karizma-
tike. Ai u bë simbol në luftën kundër aparteidit dhe ishte e natyrshme që do të zgjidhej si presidenti i tyre i parë." Presidenti Mandela shpalli se do të qëndronte në këtë post vetëm për një mandat. Zoti Cohen thotë se gjatë pesë viteve si president, zoti Mandela fitoi respekt ndërkombëtar për ripajtimin e vendit: "Mandela iu përkushtua kryesisht mobilizimit të afrikanëve për të punuar për zhvillimin ekonomik. Duke patur një arsimim të mirë, ai u bë gjithashtu një lloj zëdhënësi në skenën ndërkombëtare." Nelson dhe Winnie Mandela jetuan një kohë së bashku pas lirimit të tij nga burgu, por shpejt marrëdhëniet e tyre u ftohën dhe ata u divorcuan. Në ditëlindjen e tij të 80, zoti Mandela u martua me Graca Machel, e veja e ish-presidentit të Mozambikut, Samora Machel. Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për
kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut. "Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë," deklaroi Mandela duke marrë çmimin. Si president, zoti Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës. "Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë," tha në një rast Mandela. Dy vjet më vonë, sida shkaktoi vdekjen e njërit prej djemve të tij. Në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare, Nelson Mandela tha se do të tërhiqej nga jeta publike. Megjithatë, ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e fëmijëve. Në një vend të rrënuar nga konflikti racor, Nelson Mandela është parë si një udhëheqës i jashtëzakonshëm - si njeriu që e çliroi Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja duke e bërë një vend me më shumë paqe dhe mirëkuptim.
VIP
18 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Aktorja e parë aziatike e nominuar në Golden Globes në dekada Aktorja Constance Wu është nominuar në një nga kategoritë më të mira të Golden Globes. Ajo është gruaja e parë aziatike në 44 vite që nominohet në Golden Globes. Wu, e cila është nominuar për rolin e saj në Crazy Rich Asians, tha se ishte “në ekstazë, por edhe e shokuar”. Filmi deri më tani ka grumbulluar rreth 238 milionë dollarë fitime në mbarë botën që nga premiera në gusht. Regjisori Jon M Chu tha se nominimet ishin momenti më krenar i karrierës së tij. Wu po konkurron me katër aktore të tjera në kategorinë ‘Performanca më e mirë’ në një film muzikor ose
komedi. Personi i fundit me origjinë aziatike nominuar në të njëjtën kategori ishte Yvonne Elliman për rolin e saj në “Jesus Christ Superstar” në vitin 1974, sipas Hollywood Foreign Press Association. Wu tha se “nuk mendonte” se do të nominohej. Autori i Kevin Kwan, libri i të cilit me të njëjtin emër u adaptua në një film, gjithashtu përgëzoi Wu dhe kastin e aktorëve për nominimin historik. Filmi tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane, qe merr një goditje kulturore, pasi u takua me familjen miliardere të të dashurit të saj në Singapor.
Bashkë me vajzën mes studentëve, Robert Alija: Jam më i lumtur se kurrë Studentët kanë bojkotuar edhe dje mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mbledhur tek Ministria e Arsimit. Pjesë e protestës eshte bërë edhe artisti Robert Aliaj, i cili dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. “Mos u ndalni, bëni diçka sot që fëmijët tuaj që të kenë të bëjnë diçka. Unë ju përshëndes”, tha Aliaj, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza e tij në anglisht.
Grammy përball në garë dy këngëtaret shqiptare, kush do fitojë?
Kendrick Lamar dhe Drake “në luftë” për të triumfuar në Grammy Artistët që kryesojnë nominimet e çmimeve Grammy këtë vit janë Kendrick Lamar dhe Drake. Nominimet për Lamar bazohen tek vija melodike që krijoi për filmin amerikan me superheronj “Black Panther”. Ndërsa reperi kanadez është renditur në krye të toplistave botërore me këngën “God’s Plan”, por sukses të madh arriti edhe me “Scorpion” që mund të nominohet si albumi i vitit. Lamar nominohet në 8 kategori, ndërsa Drake në 7. Lista vijon me shqiptaren Dua Lipa, Jorja Smith dhe Ella Mai. Këtë vit triumfoi Bruno Mars, i cili u largua nga eventi Grammy me gjashtë çmime. Ceremonia e vitit 2019 do të zhvillohet më 10 shkurt në Qendrën Staples në Los Anxheles ku do jepen çmime për të gjitha katëgoritë muzikore.
Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë të nominuara për çmimin “Artisti/artistja më i/e mirë” në Grammy. Kur morën vesh lajmin, të dyja u përlotën pasi konsiderohet si një vlerësim i madh për karrierën muzikore. Për këtë çmim që do të jepet me 10 shkurt 2019 konkurrojnë edhe Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. Ndërkohë, Dua dhe Bebe kanë krijuar shumë afrimitet gjatë kohëve të fundit dhe mbështesin shumë njëra-tjetrën. Mbetet për tu parë nëse shoqëria do përçahet nëse ndonjëra prej tyre do arrijë të vlerësohet “Artistja më e mirë” për vitin 2018.
Zbuloni muzik antët më të muzikantët paguar në botë për vitin 2018 Grupi irlandez i rrokut U2 ka kryesur listën e Forbes si muzikatët më të paguar të vitit 2018. Kjo falë turneut të sukseshëm botëror Joshua Tree, ku festuan albumin e tyre të vitit 1987. Turni ndihmoi grupin të mbledhë 118 milionë dollarë fitime nga 1 qershori 2017 deri në 1 qershor 2018. Grupi britanik Coldplay përfundoi i dyti në listën e Forbes me 115.5 milionë dollarë, kryesisht nga turneu i tyre A Head Full Of Dreams. Miliarda transmetime ndihmuan këngëtarin Ed Sheeran të përfundonte në vendin e tretë me 100 milionë dollarë. Ndërsa këngëtarja femër më e paguar u shpall Katy Perry me 83 milionë dollarë.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Fatkeqësi pas fatkeqësie, Ariana i përlot të gjithë në festival Ariana Grande ka shkëlqyer mbrëmjen që enjte, në ndarjen e çmimeve “Billboard 2018”, por fjalimi i saj i preku të gjithë. Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’. Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj, pak javë më parë u nda nga i fejuari dhe pati shume viktima ne koncertin e saj pas sulmit terrorist, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të.
E fejuara e Tim Haward nuk njeh limite, i vë flakën Instagramit Foto thuajse nudo, që të shfrenojnë imagjinatën. Nora Segura, që njihet më shumë si partnerja e portierit Tim Haward, i ka rritur në maksimum temperaturat në në rrjetet sociale. Modelja e njohur ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shfaqet vetëm me perizoma, që në fakt nuk mbulojnë asgjë. Portieri amerikan, që është shok skuadre me Shkëlzen Gashin te Colorado Rapids nuk e ka aspak problem, përkundrazi e përkrah në çdo hap partneren e tij, që vazhdon të mahnisë me format saj.
Travis Scott e tradhton? Kylie Jenner thyen heshtjen Prej disa ditësh në mediat rozë qakullon lajmi se Travis Scott tradhtoi miliarderen Kylie Jenner. Një foto e reperit duke përqafuar një grua bëri xhiron e botës. Dhe kjo e ka shqetësuar shumë manjaten e kozmetikës. 21-vjeçarja në një postim në Instagram i hodhi poshtë raportimet për tradhtinë e babait të vajzës së saj. Ndërsa u shpreh se lidhja e saj është e fortë. “I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë”, shkruajti ajo.
E quan veten mbretëreshë, kjo vajzë po bën namin në Instagram Ju mund të mos e njihni atë, por ajo është një modele mjaft e popullarizuar në Instagram. La Bella Reina, e cila vetëquhet mbretëreshë ndiqet nga mbi 2.3 milionë njerëz në llogarinë e saj në rrjetin social. Modelja seksi publikon shumë fotografi në Instagram – ku duket shumë tërheqëse, sidomos në bikini.
Rivaliteti Inter-Juventus transferohet jashtë fushës, Oriana sfidon Wanda-n Rivaliteti Inter-Juventus nuk është vetëm në fushën e lojës, por edhe në mediat online dhe rrjetet sociale. Wanda, bashkëshortja e Icardit është “sfiduar” në Instagram nga bashkëshortja e Paulo Dybala-s, Oriana Sabatini. Fotot e saj nuk kanë nevojë për koment.
SPORT
20
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Skuadra verilindore ka fituar minimalisht 1-0 në sfidën e luajtur në Kamëz, vendos penalltia e Cordeiro Rozalb Lika
K
ukësi ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme në duelin hapës të javës së 16-të të Superiores ndaj Skënderbeut. Sfida e luajtur në Kamëz përfundoi me suksesin minimal të ekipit të Cungut, që erdhi edhe për shkak të një gafe të portierit Teqja. Është një përballje që është kthyer në vitet e fundit në sfidën më kryesore të futbollit shqiptar, ndaj dhe Kukësi priste shumë tifozë në këtë stadium, duke ditur se qindra familje kuksiane janë shpërngulur në Kamëz. Kështu ka ndodhur, sfidën e zjarrtë e kanë ndjekur mjaft spektatorë. Pjesa e parë pati ritëm, por edhe gabime nga të dyja palët, ndërkohë që edhe fusha jo e mirë pengonte lojën e rrjedhshme. Pak raste të pastra për shënim, edhe pse Kukësi pati momente jashtëzakonisht të favorshme, sërish për një gabim të portierit Teqja në një moment, por Dzaria gaboi i vetëm me portierin.. Ndikonin edhe problemet e dy ekipeve, sepse te Kukësi ishte në stol Reginaldo, ndërsa Skënderbeu ka kohë që nuk po arrin të zgjidhë hallet e sulmit, ku nëse nuk shënon Dejvi Bregu nuk e bën askush tjetër. Në minutën e 54-t erdhi episodi vendimtar, me Teqjen që gaboi totalisht dhe aq u desh që të vendosej sfida, sepse pas golit të shënuar me qetësi nga Cordeiro Skënderbeu nuk pati forcë për të krijuar ndonjë
Gafa e Teqja-s “ndez” shpresat e Kukësit për titull, mund Skënderbeun
rast vërtet të pastër për shënim. Fitore e madhe për Kukësin, që barazohet me Skënderbeun në renditje, ndërsa Partizani është +4, por nesër luan në Durrës. Nëse fiton Partizani, krijohet shkëputja e parë e madhe e sezonit, por javën e ardhshme ndërkohë që javën e ardhshme do të luhet një tjetër ndeshje e madhe mes Partizani-Kukësi.
Kukësi-Skënderbeu
1-0
Shënues: Cordeiro 54’ pen. KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj (Shodra 77′), Dzaria, Ëilliam Cordeiro (Rrumbullaku 90′), Çyrbja, Et’hemi, Spehar (Reginaldo 67′). Trajner: Armando Cungu. SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka (Guindo 74′), Dita, Demte (Guedj 80′), Fili, Bregu, Oto John (Gripshi 71′). Trajner: Orges Shehi. Kartonë të verdhë: Cordeiro 14’, Spehar 66′ / Dita 34’ Gjyqtar: Juxhin Xhaja
TIRANA
Mema: Partizani na la me trauma, jemi në gjendje të vështirë
Ardian Mema ende nuk e ka shijuar ende fitoren e parë tek Tirana, dhe gjendja tek bardheblutë është shumë e keqe, duke parë renditjen, por edhe pas derbit të humbur me përmbysje një javë më parë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj jave ndaj Kastriotit, një sfidë direkte për mbijetesë, trajneri i 24-herë kampionëve foli për shumë çështje te kampi bardheblu. “Ndaaj Kastriotit do të jetë shumë e vështirë, sepse ndeshja e fundit ka lënë një lloj traume tek ekipi. Kampionati është bërë i vështirë, vetë Kastrioti fitoi ndeshjen e fundit me Vlorën. Duhet të jetë si një finale, sepse nuk kemi më kohë të presim. Këtë lloj situate duhet ta kalojmë se s’bën. Kjo gjë kalohet me punë, përpjekje dhe përqendrim. Sa i përket përgatitjes së ekipit pas derbit, kjo është sinqerisht e vështirë. Ekipi ka pasur probleme me derbin. Gjithsesi, ka lënë gjurmë në 2-3 ditët e para të javës, megjithatë unë kam folur dhe jam përpjekur shumë që të zbus situatën sa duhet për të menaxhuar grupin dhe për të kaluar në ndeshjet e radhës, ashtu siç duhet të luajë Tirana dhe për të arritur fitoret, që janë shumë të mirëpritura te ky klub. Mundet të kemi ndryshime dhe në formacion në vazhdimësi. Gjërat duhet të ndryshojnë se s’bën”, deklaroi strategu i bardhebluve.
SKENDËRBEU
TRAJNERI
Shehi: Humbje që të dhembë, Teqja është më i miri në Shqipëri
Cungu: Ndaj Skënderbeut vendosi shpirti i garës, jemi në moment pozitiv T
Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen ndaj Kukësit, e cila sipas tij mund të ishte evituar. Ish-portieri i korçareve foli edhe për gabimin e Teqja-s, të cilin e ka vlerësuar madje si portierin më të mirë në Shqipëri. “Të dhemb, sepse është një humbje që mund ta evitonim. Nuk është se e pësuam nga trysnia e kundërshtarit, por është humbje që dhemb dhe vjen në një moment jo të mirë. Për herë të parë në këtë kampionat vijmë pas 3 ndeshjes pa rezultat pozitiv. Jemi skuadër komplet ndryshe nga vitet e tjera. Futbolli i tillë është, na dhemb sot, por duhet të punojmë që të qeshim nesër. Ndërhyrja e Teqja-s? Sigurisht që është një moment i evitueshëm, por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vet ne ata pozicion, e humbet toruan kur kundërshtari të vë në presion. Kjo ndodh, i ka ndodhur Aldos, por nuk duhet ta kryqëzojmë, thjesht duhet t’i japim kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri. Për sa i përket sulmit, them që pres më shumë nga i gjithë reparti. Ndoshta e gjithë pjesa para që janë të rinj, ndoshta ndjehen në presion dhe nuk janë mësuar akoma të jenë edhe në presion të rezultatit. Duke parë që edhe objektivat pas fazës së parë ndryshuan, ndoshta nuk janë të pjekur për të mbajtur presionin”, deklaroi trajneri i skuadrës së Skënderbeut.
rajneri i Kukësit, Armando Cungu është shprehur i kënaqur pas fitores nda Skënderbeut. Strategu shkodran vlerësoi futbollistët e tij për shpirtin e garës të treguar në fushën e lojës duke u ndalur edhe në emra të veçantë, “Do të shoh se kush do të rikthehet dhe është herët për të thënë si do luajmë javët tjetra. Jemi në moment të mirë dhe kemi një shpirt gare dhe karakter. Nëse nuk ke karakter mungojnë shumë gjëra. Karakteri e bën edhe sistemin e lojës. Në 3 javët e fundit po bëjmë mirë. Reginaldo pa dëshirë? Një sulmues duhet të shtyjë para dhe Reginaldo mund të dilte i vetëm para portës, por ka qenë i dëmtuar dhe prandaj nuk e futa titullar. Spehar harxhoi shumë energji. Ka pasur shqetësime dhe ka luajtur me Kamzën në terren të vështirë, 90 minuta me Luftëtarin dhe të bën të kesh trauma muskulore. Në mëngjes
vendosa të mos e sakrifikoj Reginaldon. Reginaldos edhe po t’i thuash mos bëj presing, ai bën. Jep maksimumin gjithmonë. Kalaja është lojtar krahu dhe ka pasur minuta por do të ketë sërish. Lojtarët e krahut po luajnë mirë dhe shihet në ndeshjet e fundit me Çyrbjen dhe Et’hemin.
Merkato? Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam, konkurrenca nuk i bën keq askujt, vetëm ndihmon. Gjithmonë kam qenë partizan i lëvizjeve të pakta. Kur grupi ecën mirë, nuk dua shumë lëvizje. Është e dukshme që vuajmë te goli dhe dihet përgjigja”, deklaroi trajneri i Kukësit.
SPORT
21
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Bardhezinjtë fitojnë minimalisht 1-0, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi kroat
Mandzukic gjunjëzon Interin në derbi, Juventus “vret” Seria A
ARSENALI
Futbollistët e Arsenalit u droguan para fillimit të sezonit, mes tyre edhe Mustafi Një festë mes shokësh, pak ditë para fillimit të sezonit, por me drogë brenda. “The Sun” ka publikuar ditën e djeshme pamjet skandaloze të 6 futbollistëve të Arsenalit, të cilët konsumonin drogën ‘hippy crack’, një substancë që në Angli është e ligjshme dhe thithet nëpërmjet tullumbaceve. Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, Sead Kolasinac, Mesut Ozil, Shkodran Mustafi e Pierre-Emerick Aubameyang janë lojtarët që shfaqen në fotot dhe videon e siguruar nga tabolidi anglez. Një dëshmitar thotë për të përditshmen angleze: “Kishin marrë me vete kuti të tëra me ‘hippy crack’, ishte një çmenduri. Ishin rreth 70 vajza dhe shampanja e vodka vërshonin lumë”. “Ozil dukej tapë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe një moment u duk sikur humbi ndjenjat dhe iu desh të ulej. Një lojtar i ri u nxit nga të tjerët të provonte drogën dhe ai u bë edhe më keq”. Mbrëmja në fjalë ka ndodhur në një lokal të njohur në Londër (‘Tape club’) dhe kushtoi rreth 30 mijë sterlina. Arsenali e nisi sezonin me 2 humbje, ndaj Manchester City-t dhe Chelsea-t, por që atëherë nuk ka humbur më asnjë takim.
TURKO-GJERMANI
Çështja Ozil, video-lojërat mund të jenë shkaku i dëmtimit
J
uventus është kthyer në një skuadër “kanibale” në Seria A duke mos njohur kundërshtarë. Bardhezinjtë fitojnë minimalisht 1-0 derbin ndaj Interit në duelin e zhvilluar në stadiumin “Juventus Stadum”. Fraksioni i parë ishte spektakolar me një ritëm të çmendur, por që nuk prodhoi asnjë gol. Zikaltrit ishin më të qartë në 30 minutat e para duke pasur më shumë zotërimin e topit, ndërkohë që rastin më të pastër për shënim e kishte Gagliardini. Mesfushori i Interit goditi shtyllën, duke i dhënë mundësinë Scezney-it që të kontrollonte topin më pas. 30 sekonda më pas ishte Perisic, i cili nuk gjeti portën në një mundësi shumë të mirë. Në minutën e 34-t, Juventusi zgjohet duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Bentacur dhe
Chiellini krijuan dy shanse shënimi, por Brozovic dhe Handanovic i mohuan golin e avantazhit bardhezinjve, të cilët kontrolluan pjesën e mbetur të fraksionit të parë. Pjesa e dytë nisi menjëherë me një mundësi shumë të mirë për Interin, teksa në minuan e 47-të, Matuidi i dha mundësinë Politanos që të godiste në zonën e vogël para portës, por Bonucci u gjend në vendin e duhur duke e ndalur. Juventus kundërpërgjigjet menjëherë duke humbur dy mundësi shumë të mira shënimi në minutën e 50-të, teksa Dybala goditi shumë keq brenda zonës edhe pse ishte krejtësisht i lirë. Bardhezinjtë më tej morën kontrollin e lojës duke qenë disa herë kërcënueshëm në portën e zikaltërve, teksa do të merrnin shumë shpejt frytet. Në
DJAJTË E KUQ
minutën e 65-të, pas një aksioni të Cancelos në krahun e majtë, portugezi jep një krosim magjik për Mandzukic, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me kokë. Lucianno Spalletti kërkoi reagim të menjëhershëm nga ekipi i tij duke hedhur në fushë Keita dhe Lautero Masrtinez, por torinezët mbrohen mjaft mirë. Bardhezinjtë ndërkohë nuk shfrytëzojnë hapësirat që lë pas Interi i hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit. Kampionët e Italisë ruajtën deri në fund golin e shënuar në fraksionin e dytë duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, 11 më shumë se Napoli i vendit të dytë (me një ndeshje me pak) dhe 14 më lart se Interi. “Zonja e Vjetër” ka fituar 14 ndeshje nga 15 të mundshme, duke barazuar vetëm ndaj Bolognës.
Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori për shkak të një problemi në shpinë që ka detyruar që të ndalet. Gjatë periudhës së rikuperimit, fantazisti turko-gjerman ka treguar shumë interes për video-lojërat. Sipas mediave gjermane dhe angleze, Ozil kalon 5 orë në ditë para ekranit duke krijuar varësi, ndërkohë që ky mund të jetë dhe shkaku i dhimbjeve të shpinës. Mesfushori ka hedhur një platformë Twitch që lejon publikimin e video streaming, që nga 10 tetori, vetëm 5 ditë pas dëmtimit. Ozil sipas “Daily Star” ka luajtur gjatë kësaj periudhë 5221 herë video-lojëra. Ai është rasti i parë i dëmtimit nga video-lojërat? Jo. Në vitin 2005, Nesta mbeti viktimë e lojës në joypad, që i shkaktoi dëmtim në pulsin e dorës.
RINOVIMI
“Tymi i bardhë” për Alex Sandron, Juve e blindon deri në vitin 2023 Alex Sandro është një nga pikat më të forta të mbrojtjes së Juventusit. Pas bisedimeve shumë të gjata për rinovimin e kontratës, mbrojtësi brazilian ka arritur akordin me drejtorin sportiv, Paratici, për të firmosur deri në vitin 2023, tre sezone më shumë se kontrata aktuale. 27-vjeçari do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, duke u dhënë fund edhe zërave rreth tij, ku klubet më të mira të Europës ishin vënë në radhë për shërbimet e tij. Për rinovimin e kontratës pritet vetëm zyrtarizimi që do të jetë një formalitet, por për efekt bilanci mund të konkretizohet në ditët e para të janarit. Një tjetër mbrojtës i cili po përgatitet për të rinovuar është edhe Rugani me një kontratë të re deri në vitin 2023, ku do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.
United zgjedh pasardhësin e Mourinhos, bën gati 40 milionë euro M
anchester United kërkon me çdo kusht Mauricio Pochettino në pankinë për sezonin e ardhshëm. Një fitore në 5 ndeshjet e fundit në Premier League ka rindezur zërat për një largim të mundshëm të Jose Murinhos, pasi diferenca me United ka shkuar në 18 pikë. Për të transferuar Pochettinon do të duhen 40 milionë stërlina. Mourinho ka një kontratë deri në vitin 2020 me United, por rezultatet nuk kanë kënaqur aspak drejtuesit.
Trajneri i Tottenhamit ndërkohë sapo ka rinovuar kontratën me “Spursat”, teksa përfiton 8 milionë sterlina në sezon. Kjo nuk është hera e parë që United kërkon strategun argjentinas, pasi në vitin 2016 refuzoi që të ulej në vendin e Van Gaal në “Old Trafford”. Lajmin e këtij transferimi të bujshëm, që më shumë gjasa do të realizohet në fund të këtij sezoni, e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”. Drejtuesit e Man-
chester United e konsiderojnë trajnerin argjentinas si personin e përshtatshëm për postin e këtij ekipi, duke parë përvojën e tij dhe faktin se e njeh mjaft mirë kampionatin anglez, ku ndodhet prej vitesh. Madje 46-vjeçari Pochettino mendohet se është alternativa e vetme për stolin e United sezonin e ri. Nën drejtimin e tij, Tottenham-i kanë mbyllur 3 sezonet e fundit në “top-4” vendet e para, duke luajtur në Champions League.
KURESHTI
22 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
“Qyteti i shiut acid” pastron ambientin e tij Liuzhou, një qendër industriale në jugperëndim të Kinës, dikur e mbushur me shi të acidit, po transformohet një model që konsumon burime për të qenë i nxitur nga idetë dhe mjedisi. Qyteti, i vendosur në rajonin autonome Zhuang të Guangxi, u shfaq si qendër prodhuese e fuqisë industriale dhe automobilave në vitet 1990, por pati probleme me emetimet industriale që dëmtuan mjedisin dhe shkaktuan shiun acid. “Për shembull, perimet dhe pemët e rrushit, nuk mund të mbijetonin në mjedisin natyror, pasi gjethet e tyre do të zhdukeshin nga shiu acid.” Biçikletat shpejt do të shkriheshin nëse do të parkoheshin jashtë “, kujton Zhao Fu, zëvendës drejtor i mjedisit mjedisor të Liuzhou Byroja e Mbrojtjes. Përdorimi i tepruar i qymyrit që mbante squfur në prodhimin industrial, çoi në Liuzhou duke u quajtur “qyteti i shiut acid”. Kompania ka drejtuar edhe 5 miliardë juanë
Japonia ka aq shumë shtëpi bosh, sa po i dhuron
në menaxhimin e ujit që nga viti 2002, me eliminimin e më shumë se 30 tubave që kanalizojnë ujërat e zeza në lumë. Dhjetë bimë në qytet trajtojnë rreth 640,000 tonë metrikë të ujërave të zeza, tha Zheng Junkang, sekretar i Partisë së Liuzhou-t. “Objektivi për ne është të ndërtojmë Liuzhou në një qytet të begatë me një mjedis të mirë në të cilin
njerëzit mund të jetojnë jetë të lumtur”, tha Zheng. Për të përmirësuar mjedisin, qeveria nisi një iniciativë në 2012 për ta bërë qytetin “kopshtar”, me 270,000 pemë bauhinia mbjellë gjatë gjashtë viteve të fundit. Më shumë lule dhe pemë do të mbillen në vitet e ardhshme, si pjesë e raundit të ri të modës urbane që është në proces.
Kjo vajzë jeton me 16 gjarpërinj gjigantë: Më kafshojnë çdo ditë Kur ishte 14 vjeç, Zee pa një gjarpër në një dyqan kafshësh dhe vendosi menjëherë ta blinte. Mblodhi lekët me të vëllanë dhe e çoi në shtëpi. Sot, ajo trajnohet në veterinari dhe zotëron plot 16 gjarpërinj që jetojnë në dhomën e saj të gjumit. Të preferuarit e saj janë një Birmanez 5 metërsh, një boa constrictor, një piton mbretëror dhe një piton gjaku. Edhe pse është kafshuar pa fund herë, 21-vjeçarja mendon se gjarpërinjtë s’do të tregoheshin kurrë agresiv qëlli-
misht ndaj saj. “Më kafshojnë thuajse çdo javë,” tha ajo. “Varet dhe nga graviteti i kafshimit. Nëse më kafshon teksa e ushqej, mënyra më e mirë për ta larguar është alkooli. Nëse s’më lëshon, i fus kokën nën ujë. Nëse është gjarpër i vogël, thjesht pres. Më lëshojnë herët a vonë. Nëse më kafshojnë dhe më lëshojnë brenda sekondit, pastroj plagën dhe vazhdoj ç’po bëja. Gjarpërinjtë nuk duan të na vrasin; nuk duan të na lëndojnë. Janë kafshë shumë
nervoze,” thotë ajo. “E preferuara ime është Scarlet, pitoni im birmanez. Është krenaria dhe gëzimi im. Mezi e ngre sipër vetëm, zakonisht duhen dy njerëz për t’u marrë me të percjell anabel”. Zee i lëshon shpesh gjarpërinjtë në korridor ku mund të shëtisin lirshëm. Ndonjëherë ngecin nën parket dhe Zee detyrohet të thërrasë zjarrfikësit për t’i nxjerrë prej andej. Pitonët birmanezë të Zee ushqehen një herë në muaj me lepuj të mëdhenj, 3-6 kilogram, ndërsa gjarpërinjtë më të vegjël ushqehen me minj dhe zogj. “Janë kafshë shumë tërheqëse sipas meje. Janë të dashur, janë aq të padëmshëm sa s’do të më kafshonin kurrë agresivisht” shton Zee. “Më fërshëllejnë, kthehen në bark si për të më thënë që s’duan të rrinë vetëm. Kjo është më e keqja që mund të bëjnë dhe ç’nuk durohet këtu? Si të mos i dua. Janë kafshë mahnitëse dhe mësoj diçka të re rreth tyre çdo ditë.
Katër vite më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios. Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesë vjeçar, jetonin me prindërit e Naokos. “Duhet të bënim shumë rregullime, por donim gjithmonë të jetonim në një qytezë të vogël dhe të kishim një kopsht me lule”, u shpreh Naoko 45. Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim. Por, Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Në 2013 numëroheshin 61 milion shtëpi dhe 52 milion familje. Dhe situata pritet të përkeqësohet. Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milion në 88 milion brenda vitit 2065, sipas statistikave nga instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura. Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazëm” ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”. Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.
I burgosuri zgjedh karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës Një i burgosur në Tennessee ka zgjedhur të vdesë në karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës. David Earl Miller, i dënuar me vdekje, u ekzekutua në karrigen elektrike pas debateve se injektimi do t’i shkaktonte më shumë vuajtje. Ai ishte i fundit mes një numri në rritje të burgosurish që u përpoqën të shmangnin injektimin vdekjeprurës pas disa ekzekutimeve të dështuara. Gjithashtu një i dënuar tjetër nga Tennessee, Edmund Zagorski, vdiq në karrige elektrike muajin e kaluar. Injeksioni vdekjeprurës është metoda kryesore e ekzekutimit në shtet. Sidoqoftë të burgosurit kanë të drejtë që të zgjedhin mbi mënyrën e vdekjes. Para ekzekutimit të Zagorskit, karriga elektrike nuk ishte përdorur që nga viti 2013. Milleri u shpall i vdekur të en-
jten në orën lokale 19:25 në Institutin Maksimal të Sigurisë në Riverbend në Nashville. Ai u deklarua fajtor për vrasjen e një 23-vjeçareje me probleme mendore në vitin 1981. Në gjykatë, Miller dhe Zagorski kujtuan ekzekutimin e Billy Ray Irick, që u kthye në ngjyrë vjollcë dhe iu deshën 20 minuta kohë për të vdekur, raportoi AP.
Del në shitje shtëpia e Babagjyshit, brenda është magjike Babagjyshit e ka vendosur në shitje shtëpinë e tij në Polin e Veriut, e cila mund të jetë e kujtdo këto Krishtlindje për 657,000 dollarë. Parajsa e Krishtlindjeve është vlerësuar 657,000 dollarë nga Zillow, një kompani amerikane për vlerësimin e patundshmërive dhe shtëpive. Shtëpia e Babadimrit është një nga shtëpitë më të famshme në botë, me miliona fëmijë që pritet ta vizitojnë atë këtë vit.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 6. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 9. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 12. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar 13. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 15. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 18. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 19. Sandër ... lindi në Shkodër, më 6 janar 1920, vdiq më 25 mars 1985, në Tiranë. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve shqiptarë 20. Punëtor i kualifikuar që bën punë të thjeshta me dru e me dërrasa 22. Luigj ... (1872-1945) ishte klerik, ipeshkëv, diplomat e pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës 23. Që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t'u dhënë erë e shije të mirë 24. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 25. I tillë është Ithtari i pacifizmit 27. Nën të dikur mbaheshin mallrat për myshteritë 29. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 31. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj francez, Honore de, duhet mbiemri 34. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 35. Ajo që bën pula, vezë ose.. 36. Turk i kohës së Perandorisë Osmane, kështu quhej 37. Gradë e ndërmjetme midis nënoficerit dhe oficerit 39. Një nga perimet më të preferuara në kohën e zisë 41. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 42. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 45. Numri që është i barabartë me një mijë milionë 46. Ai njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë 48. Bashkësia e funksioneve që kanë derivat funksionin e dhënë, mbaron me gral 52. Pallto prej stofi të trashë, që vishet në dimër; pallto ushtarake 55. Një fshat në jugperëndim të qytetit të Shkodrës. Ndodhet mes Oblikës dhe Muriqanit 56. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 57. Kafshë e viseve të Amerikës së Jugut, afërsisht sa një dhi e madhe 59. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 60. Arsenal ushtarak, granatë. Ose kur shohim një femër hata, themi seks ... 64. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 65. Film i në vitin 1986. Me regji të Besim Kurtit, skenari, Dhimitër Xhuvani dhe me muzikë të Maksim Shehut 68. Oficer i caktuar pranë një
E shtunë, 8 DHJETOR 2018
Nga Albert VATAJ
komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse, oficer ndihmës 69. Muaji shkurt quhet edhe ashtu 70. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 71. Sepse ai është i shenjtë dhe atë shenjë bëjnë katolikët kur luten 73. Partia Republikane, inicialet 74. I tillë është ai që pranon si kriter të së vërtetës vetëm atë që është e dobishme 78. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 81. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme 83. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 85. Quhet femra e cjapit 86. Mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, dreqi, shejtani 90. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 91. Njësia monetare bazë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 93. Zonë periferike e Tiranës, e banuar kryesisht prej të ardhurve nga zonat Verilindore 95. Degë e mjekësisë që studion metodat për shërimin e disa sëmundjeve me anë të operimit 96. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 98. Faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët; faltore e budistëve 99. Romani i Anton Pashkut 100. Parapagimi quhet edhe ashtu 104. Si kishtin makinat e Dur-
rësit targën 105. Mësues në një shkollë të lartë është ai 107. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 109. Lart ka tavanin, poshtë është ajo... 111.Metodë metafizike që bashkon a përzien në mënyrë mekanike e joparimore pikëpamje, teza e ide 116. Fabulat e tij janë nga më të famshmet, emblematike mbetet "Dhelpra dhe Rrushi" 117. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 118. Korporata Ndërkombëtare Financiare VERTIKALISHT 2. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve pranoj 3. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 4. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 5. Ai që nuk është ushtarak, është i tillë 6. Ishull i Italisë, shtrihet në mes Detit Mesdhe dhe Detit Tiren me sipërfaqe 24,000 km² 7. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 8. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 9. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Si-
maku 10. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 11. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 14. Unioni Postar Universal 16. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 17. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... 21. I ndërsjellë, i dyanshëm, i shoqishoqëm, ose re... 22. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta 26. Pijedashësit quhen kështu 28. Bisedë e shtruar që bëhet për dikë a për diçka; bisedim; besedore, rrahmendimë 30. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj. Ecën duke u hequr zvarrë 32. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 33. Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave 34. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 38. . Drutë të vëna me rregull njëri sipër tjetrit 39. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 40. Shënuesi i kilometrave të bëra nga automjeti, quhet ashtu 43. Paraja e Vietnamit quhet ashtu 44. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 45. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 47. Ha shumë, është i pangopshëm 49. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 50. Ai që punon me rrem, ai që
pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 72. Tërësia e organeve të njeriut, të kafshës a të bimës, quhet ashtu 74. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 75. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 76. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 77. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 79. Burrë ose djalë i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve 80. Që lidhet me organin e të parit 82. Ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut 84. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 85. Dokument zyrtar që i jepet dikujt si dëshmi kur mbaron një shkollë të lartë a të mesme profesionale 87. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila u përgjigjet nga kuptimi fjalëve: ajror, i ajrit. nga ajri, me anë të ajrit 88. Vegël muzikore e përdorur që në kohë të lashta 89. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 91. Thërrmoj plisat me disqe të posaçme që tërhiqen nga traktori 92. Qull i trashë me miell misri 93. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 94. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 97. Ashtu është viçi mashkull nga një deri në tre vjeç, dem i ri, ka i patredhur 101. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 102. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 103. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 106. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 108. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 110. Partia Aleanca Popullore 112. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 113. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 114. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 115. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën
nget barkën me lopata 51. Banor vendës i Letonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Letonia 53. Aty i ofrohen publikut vlera dhe vepra, artistike, historike, pasurore, etj 54. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 58. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 61. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje 62. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 63. Ai që plagoset a vritet në një aksident, që dëmtohet a vdes 65. Shkurre e vogël e vendeve të ftohta 66. Ashtu quhet monedha që përdor Maroku 67. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga 1
2
3
L A ˙ 9
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
4
E L
5
7
A
Y
Z
E
L A N
O
F
B
8
M
V
11
E
E R
A R R
E
L
14
12
N D A C
13
A K
K
15
16
D A J
17
B
I
20
J
6
B A S A N I
10
A
A
21
A S
T E
22
K
P
18
C E
Y
L
O
S T
N
N
N
N T
R A L I
A N K U S H E
I
S
A
L
L
25
N O L I
B
L
A
L O T
M A ˙
S
U
R
O
H
G
A
T 30
E
S
K L O P
32
33
L
34
Z
U
35
L A R
M
L
37
H Y M
I 38
E
¸
N
39
K R
E M A T
O R
L
O
J
A
L
41
L E
U
H
R
V
R
44
P
I
40
G
P
43
T
I
I
31
O
36
O
C
O
26
29
A L
42
U
23
28
Z
R
19
24 27
F
45
U R
I
J
Z
D
F
˙
T
A N T
E
46
K
E 47
¸ 51
R
D
Q
B
49
T I
F O Z E
E
T
52
E
C K ¸
A
E
61
P
E
64
P
65
P G J
70
˙
B L
A K
E
L
A
L
P
G
L
N
68
J
A B
U K
A M I
N
G
I
A
M
E
I
M A N D A T
N
73
J
¸
B
A R R
˙
E Z
C 76
I
A
T
77
S
R O Z
69
75
A R M E
K
O
67 72
74
B
U
62
F A L L
66
71
K
56
K
A H I
59
O N E
60
E
55
M
S P
M A S H K
58
A M A Z
63
54
L ¸
G 57
R
80
50
53
R E
S
G
48
A
81
A R
Z
78
T
79
D I
B
N A R
82
O S M O Z
¸
A R
M A T E
O
83
K
84
O K U P A T O R
N
O
J
85
86
M B L
E D H
K
U
R
E
A
A I
M I
R
87
K O R
I 88
89
O F I
˙
I
90
91
D H I
N ¸
A
I
O
98
O 99
J
K R
A
I
E M A S
V
93
S R
94 97
92
H
95
L I
D H
100
R
I
S
A P
101
T A R
S
96
E
P A
X
K
F
H
R
S
I
Z
103
B
106
B
I
S E
C
T
N I
107
R A M S
U
M I
Z
E
109
G
M ¸
I 105
K O P A N 108
110
111
Q E R
P
E
S
A
H
L
112
S H O R
113
D E M I
H 104
A R
D
102
114
R
T
H
I
L
¸
N A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE Presidenti Meta viziton Cërrikun në kuadër të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”
24 E shtunë, 8 DHJETOR 2018
P
residenti i Republikës, Ilir Meta dje vizitoi Cërrikun, në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Presidenti Meta, me kryebashkiakun Altin Toska ishin të pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut nga shumë vullnetarë të rinj e të reja dhe ekipi i peshëngritjes së Shtërmenit. “Kënaqësi që jam në Bashkinë e Cërrikut! Falënderoj kryetarin e Bashkisë, zotin Toska dhe të gjithë qytetarët, në mënyrë të veçantë vajzat dhe
gratë e kësaj bashkie, të cilat janë në krye të këtij solidariteti për dhurimin e gjakut që është një aksion i vazhdueshëm në funksion të garantimit të gjakut për të gjithë fëmijët dhe të prekurit nga talasemia. Por edhe për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për gjak. Kjo është një seancë e veçantë, sepse Bashkia dhe qytetarët e Cërrikut ua dedikojnë qytetarëve të Lushnjes, të cilët
kanë nevojë më shumë se çdo bashki tjetër e vendit për dhurimin e gjakut.”, – u shpreh Presidenti Meta. “Dua të falënderoj edhe ekipin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, që punon me përkushtim për të përmbushur një kalendar sistematik, që garanton qëndrueshmërinë e funksionimit të dhurimit të gjakut në të gjithë vendin tonë.”, – theksoi Presidenti i Republikës.
Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Presidenti Meta dekoron peshëngritësin Briken Calja
Presidenti takon një grup personash me aftësi të kufizuar (PAK)
Presidenti Meta: Më shumë mbështetje ekonomike për Personat me Aftësi të Kufizuara”
P P
residenti i Republikës, Ilir Meta de koroi dje peshëngritësin Briken Calja me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar autoriteve vendore, sportistëve, kolegëve, familjarëve dhe miqve të kampionit shqiptar, gjatë një ceremonie solemne të organizuar në Shtërmen, vendlindjen e peshëngritësit, Presidenti i Republikës u shpreh se Calja, që mban titullin Kampion i Europës, ka një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm për rezultatet e larta sportive, si
në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar, por mbi të gjitha ka vlera dhe merita të paçmuara në lartësimin e identitetit dhe promovimin e imazhit tonë kombëtar. “Briken Calja, tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në plejadën e sportistëve më të talentuar dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Jam i sigurtë se ky vlerësim i sotëm, do të jetë një motivim akoma më i madh për karrierën sportive të Brikenit, në arritjen e rezultateve të larta në gara të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Sportistë të kalibrit të Brikenit na lumturojnë dhe na nderojnë të gjithëve. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë, duke përfaqësuar denjësisht flamurin, popullin dhe kombin tonë nëpër botë”,- deklaroi Presidenti Meta.
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim një përfaqësi të Personave me Aftësi të Kufizuar. Pasi u njoh me problematikat me të cilat kjo shtresë përballët në përditshmëri, por edhe me disa raste suksesi në rrafshin profesional, Presidenti Meta vlerësoi Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), që merret prej viti 1996, me promovimin e mundësive të barabarta dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur që jemi sot këtu në Institucionin e Presidentit, për të çelur një ekspozitë që ka në qendër të saj Fuqizimin Ekonomik të Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK).
Vetëm para disa ditësh, ne kujtuam Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, që na shërben si një moment reflektimi, por edhe nxitje të përpjekjeve të përbashkëta për të rritur ndërgjegjësimin për situatën në të cilën ndodhen PAK në çdo aspekt të jetës: politik, shoqëror, ekonomik e kulturor. Këtë ndërgjegjësim ne duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jo vetëm në ditë të caktuara. Duhet të punojmë çdo ditë për të fuqizuar PAK dhe për të siguruar barazinë dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri”, tha Presidenti i Republikës. Presidenti Meta u shpreh se duhet më shumë mbështetje ekonomike për këtë kategori sociale dhe premtoi se institucioni që ai drejton do të këtë gjithmonë prioritet kërkesat e tyre. “Personat me aftësi të kufizuara (PAK) ende ndeshen me paragjykim e diskriminim, veçanërisht kur flitet për punësimin e tyre, e për këtë është e nevojshme që të parashikohen fushata të vazhdueshme informuese e ndërgjegjësuese. Por duhet edhe të promovohen e mbështeten institucionet shtetërore dhe kompanitë private që kanë demonstruar praktika të mira për punësimin e PAK, siç janë ato që ju keni paraqitur sot në ekspozitën tuaj.”, - përfundoi Presidenti Meta.