Koha Jone_8 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Priten arrestime për ndërtimet VRASËSE E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 293 (8734) E diel, 8 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeprokurori i Republikës, Olsian Çela deklaroi dje nga qyteti i Durrësit se hetimet po vazhdojnë në mënyrë intensive, për abuzuesit me lejet e ndërtimit, zyrtarët apo ish-kryebashkiakët që kanë miratuar dhe lejuar ndërtesa me shkelje ligjore dhe jashtë kushteve teknike. Priten arrestimet e para në Durrës FAQE 3

Lulzim Basha: 5 propozime konkrete për të shmangur dimrin social dhe ekonomik

KRYETARJA E LSI

RINDËRTIMI

Monika Kryemadhi: Rama përdori viktimat e tragjedisë për propagandë

Rama dhe Veliaj u japin çelësat e shtëpisë dy familjeve në Kashar dhe Sauk

FAQE 7

FAQE 16

ISH-KRYEMINISTRI

OPINION

Berisha: 2 milionë lekë shtëpitë e dëmtuara në fshatra janë tallje

Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës Nga Astrit Patozi FAQE 12

BILANCI

Dëmet në Tiranë, 810 objekte të pabanueshme FAQE 10 FAQE 6

AKUZA E PD

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje gjatë takimeve me përfaqësues të biznesit të prekur nga tërmeti në Durrës

FAQE 2

Gazment Bardhi: Qeveria po fsheh të vërtetën për humbjen e jetës së 24 njerëzve në Thumanë

FAQE 6

ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT

Tedi Blushi: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

FAQE 5


POLITIKE

2 E diel, 8 DHJETOR 2019

Kreu i PD-së diskutime me biznesin në Durrës, Dhomën e Tregtisë së këtij qyteti dhe ekspertë të ekonomisë

Lulzim Basha: Plan prej 5 pikash për të shmangur falimentimin e biznesit në Durrës PLANI PREJ PESË PIKASH I OPOZITËS SË BASHKUAR

K

ryedemokrati Lulzim Basha në emër të Par tisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar prezanton 5 masa për efekt të menjëhershëm ndaj biznesit të dëmtuar materialisht dhe financiarisht nga tërmeti. “Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit. Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërprerja

dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja”, shkruan Basha në një koment të tijin në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Pas diskutimeve që ai zhvilloi dje me biznesin në Durrës, Dhomën e Tregtisë së këtij qyteti dhe ekspertë të ekono-

misë, Basha ka paraqitur dhe një plan prej 5 pikash që do të ndihmojë daljen nga kriza të biznesit. “Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura; Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit; Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. 2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit. 3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit. 4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të en ergjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqë sisë natyrore. e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit; Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve; Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të

riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura. Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve”, u shpreh dje Lulzim Basha në njoftimin e tij.

këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg. “Na mun-

gojnë rreth 30 vetë. Unë kam lidhur një kontratë me klientin në Itali dhe jam i detyruar të rri korrekt, pasi marr penalizime”- u shpreh pronari i fasonerisë, që prodhon këpucë të markave të njohura ndërkombëtare.

Kreu i PD-së takon në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti: Na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve

Tërmeti, Basha: Dëmi në një biznes fason me qindra mijëra euro

N

ë Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë ë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për porositë e marra. Ky është shqetësimi kryesor që i ngritën disa prej bizneseve kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve të sotme në zonën e Durrësit. Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe”i tha kryedemokratit Basha

pronari i një mobilerie në Durrës, i cili shtoi se vazhdon të paguajë njësoj të gjithë punëtorët dhe sigurimet shoqërore, pavarësisht se kjo është një kosto e madhe për të. I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti. “Kemi pësuar dëme, por dëmi më i madh është që rrimë të stopuar”, i tha Bashës pronari i një fasonerie me 450 punëtorë, i cili ka kontrata me

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

disa nga firmat më të njohura botërore të veshjeve. “Dëmi ekonomik më kalon shifrën e 600 mijë eurove. Një kontratë do ta mbyll, pasi koha e humbur, nuk mund të rikuperohet. Kontrata e mbyllur shkon rreth 300 mijë euro. Punonjësit do t’i paguaj dhe kjo është minimalja në këto kushte ku ndodhen njerëzit që kanë nevojë, pasi ata kanë humbur shtëpitë. Megjithëse ndihmesa jonë nuk është publike, kjo është në ndihmë me shifra marramendëse, përfshirë dhe riparimin e dëmit që po e bëj vetë”, u shpreh pronari i fasonerisë së veshjeve. Në tjetër biznes fason, që prodhon

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


SPECIALE

3 E diel, 8 DHJETOR 2019

Priten arrestime për ndërtimet VRASËSE

Kryeprokurori i Republikës, Olsian Çela deklaroi dje nga qyteti i Durrësit se hetimet po vazhdojnë në mënyrë intensive, për abuzuesit me lejet e ndërtimit, zyrtarët apo ish-kryebashkiakët që kanë miratuar dhe lejuar ndërtesa me shkelje ligjore dhe jashtë kushteve teknike. Priten arrestimet e para në Durrës

Abuzimet me cilësinë e ndërtimit dhe lejet e ndërtesave që morën jetë njerëzish, në tërmetin e 26 nëntorit, pritet të çojnë para drejtësisë biznesmenë dhe zyrtarë. Paralajmërimi për arrestime dhe padi ndaj zyrtarëve dhe ndërtuesve që kanë shkelur ligjin u dha dje nga Prokurori i ri Përgjithshëm, Olsian Çela. Kryeprokurori ka zgjedhur që takimin e parë si drejtues i organit të akuzës ta bëjë me vartësit e tij në qytetin e Durrësit, i cili është dhe qyteti më i prekur nga tërmeti dhe me më shumë dëme në banesa. Pas takimit me prokurorët që kanë nisur hetimet pas tragjedisë së tërmetit, kryeprokurori Çela deklaroi se ka njerëz që kanë shkelur ligjin duke nënkuptuar se do të ketë dhe veprime konkrete për këto raste. “Ne jemi koishient çfarë ka ndodhur. Individë të papërgjegjshëm me koishiencë të plotë kanë shkelur ligjin dhe si pasojë kanë vdekur shumë persona. Zbatimi i ligjit duhet të jetë korrekt dhe i prerë dhe do të kemi rezultate të qarta për hetimin”,- deklaroi kryeprokurori Olsian Çela. Pyetjes nëse do të ketë arrestime biznesmenësh dhe zyrtarësh që kanë abuzuar, Çela ju përgjigj se: “vendimet do merren nga prokurorët, por kudo ku ka përgjegjësi, qofshin ndërtues apo zyrtarë do të përgjigjen nëse ka prova të elementëve të veprës penale dhe nuk do të ketë hezitim për asnjë rast”. Deklarata e parë e kryeprokurorit, pas marrjes së detyrës, është dhe qëndrimi i parë i një zyrtari të organit të akuzës që flet konkretisht për shkelje ligjore. Deri më sot është folur vetëm në media për përgjegjësi individuale të zyrtarëve dhe ndërtuesve në mos respektimin e kushteve teknike për

ndërtim. Ndërkohë, kryeprokurori Çela ka theksuar se ka njerëz konkret që kanë shkelur ligjin me vetëdije. Ky është sinjali i parë që vjen nga prokuroria lidhur me ndëshkime dhe hetime për humbjen e jetëve të 51 personave. Tragjedia e 26 nëntorit është trajtuar kryesisht si një fatkeqësi natyrore, ndërkohë që shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e ndërtimeve pa cilësi dhe abuzimeve. Abuzimet me lejet dhe shkeljet në procedurat e ndërtimit kanë emra konkretë zyrtarësh dhe individësh, të cilët duhen ndëshkuar për pasojat që sollën. Hetimi dhe ndëshkimi për 26 nëntorin është jo vetëm një detyrim për 51 viktimat, por dhe një domosdoshmëri për të shmangur tragjedi të ardhshme. Masakra urbane dhe ndërtime vrasëse ka jo vetëm në Durrës dhe Thumanë, por siç po tregojnë verifikimet edhe në

zona të tjera. Është koha që abuzuesit dhe ata që rrezikojnë kaq hapur jetët e njerëzve të përgjigjen. Mbi të gjitha, hetimi për këtë rast duhet të jetë shembull për të ndaluar ndërtimet e reja në proces, që kanë të njëjtat kritere vrasëse si ato të Durrësit. Ligji i ri “Për Prokurorinë” e ka kaluar gjithë vendimmarrjen për një çështje hetimore të prokurori që ka dosjen. Por tragjedia e 26 nëntorit është dhe sfida e parë profesionale e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela. Rastësia e solli që ai të marrë detyrën në kohën që në Durrës dhe në Thumanë numëroheshin viktimat dhe në orët e para në zyrë ishte dëshmitar i një tragjedie dhe krimi. Është një krim që e pamë më 26 nëntor, por fillesat shumë më herët dhe përfshin disa qeveri, pushtete vendore që kanë lejuar masakrën urbane. Tërmeti zbuloi se pas fatkeqësisë natyrore të

26 nëntorit fshihen krimet ku përfshihen zyrtarë të të gjitha niveleve, biznesmenë dhe sigurisht ekspertë të ndërtimit që kanë bërë krime. Të gjithë këta i bashkon korrupsioni dhe përfitimi në historinë e ndërtimeve. Pas tërmetit që rrënoi shqiptarët është koha që drejtësia t’i trondisë mirë abuzuesit me ndërtimet dhe jetën e qytetarëve. Mënyra sesi Prokuroria dhe kryeprokurori i ri dhe më pas gjykatat do të trajtojnë këtë tragjedi do t’u tregojë shqiptarëve dhe sa vlen reforma në drejtësi. Nëse hetimi për vdekjen e 51 qytetarëve mbyllet me termin “fatkeqësi natyrore”, atëherë dhe reforma në drejtësi duhet parë si ndërtimet në Durrës; objekte pa cilësi dhe ndërtime mbi rërë. Por duket se kryeprokurori i ri nuk ka ndërmend të falë dhe do të jetë shumë i rreptë me shkelësit e ligjit. Mili Xhani


SPECIALE

4 E diel, 8 DHJETOR 2019

Tërmeti, kreu i Qeverisë urdhër grupeve të punës: Verifikoni tokat-shtet ku do të ndërtohen lagjet e reja, mund të ketë surpriza nga KÇK

B

renda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin dhe që banesa e tyre u kthye në gërmadhë, do të transferohen nëpër shtëpi. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme me kabinetin e tij qeveritar. Gjatë fjalës së tij Rama tha se mes këtyre qytetarëve janë edhe dy fëmijët e vegjël, Alesio dhe Aureli, dy djemtë që “fluturuan” nga dritaret e pallatit në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrues. Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se në Thumanë nuk do të ndërtohet asgjë, pasi familjet që kanë humbur njerëz dhe ata që kanë ngelur pa shtëpi, nuk duan që të kthehen në atë vend. “Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të dhënies së lekëve në dorë dhe banesën ta gjejnë vet. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do ja gjejmë vet. Mos harroni, 15 dhjetori është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi. Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur

Edi Rama: S’kemi çfarë të ndërtojmë në Thumanë, familjet e dëmtuara do i sjellim në Tiranë

të tjerët. Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të

TAKIMI

Banori i puth dorën e i kujton PS-në, Rama: Lëreni partinë, tërmeti nuk pyet

jetë në emër të tij (djalit). Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjitha. Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ide-

net. Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen”, tha Rama. Po ashtu Rama tha se do të bëhet thirrja për të gjithë ata që kanë apartamente stok. “Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

DEPUTETJA KLODIANA SPAHIU

Rama ndjen presionin: Çdo bënte Basha më shumë në këtë situatë!

K

ryeministri Edi Rama është ndalur në një familje në Marqinet, ku ka parë nga afër punimet në një banesë që ishte shembur nga tërmeti i 21 shtatorit. Teksa bashkëbisedonte me të zotin e shtëpisë, ky i fundit nuk i ka kursyer lavdet madje i ka puthur dorën Ramës. Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se tërmeti nuk pyeti as asgjë, madje as për parti. Biseda Me Banorin Rama: Tërmeti nuk pyet për parti Banori: Rrofsh. E drejtofsh këtë Shqipni ashtu siç e ke drejtuar. Ngushëllime atyre familjeve të viktimave, se s’kemi ça të bëjmë. Punët e Zotit. Rama: Zonja juaj? Banori: Zonja ime. Zonja e parë. (I prezanton një person) Është sekretari i partisë së fshatit, i partisë socialiste Rama: Hajde leje partinë. E pe tërmetin? Tërmeti nuk pyet për parti. Nuk kërkon ça partie je. Të vjen dhe të merr. Siç erdhi tërmeti dhe nuk pyeti për parti, dhe ne duhet të punojmë dhe të qeverisim. Partitë vijnë mbrapa. Kur s’kemi punë të tjera për të bërë. Lëre mo sekretarin. Sekretar jam vet unë. Banori i puth dorën Rama: Mos më puth dorën mua mo aman.

ja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz”, tha Rama. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se puna për rindërtimit e lagjeve të reja duhet të nisë shumë shpejt, po ashtu edhe verifikimi i tokave ku ato do të ndërtohen. Mes të tjerash Rama nuk la rast pa sulmuar dhe atë që ai e quan grupi “KÇK - Kap Ça të kapësh”, ndërsa theksoi se pavarësisht faktit që ajo mund të jetë tokë shtetërore, mund të ketë raste që mund të jetë grabitur. “Menjëherë drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Qoftë nga pikëpamja e planeve, projekteve, duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për rindërtimin po ecën. Koha është e ngushtë, kështu që në 19 duhet të kalojmë ligjin e posaçëm. Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucio-

K

ryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër Porto Romanon, ku pritet që të ndërtohet një park i madh, ndërkohë që aty po shkarkohen edhe inertet e mbledhura nga tërmeti. Teksa pa nga afër punën e deritanishme inxhinierët e projektit pohuan se duhen të paktën 16 muaj që ky park të jetë i përfunduar. Ndërkohë që Rama u la atyre një kohë pak më të gjatë, ndërsa tha se në 1 qershor të 2021-it ky park duhet të ketë përfunduar. Mes të tjerash, deputetja e PS për Durrësin, Klodjana Spahiu e njoftoi Ramën se në zonën e Porto Romanos kishte shkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në një fasoneri. Teksa u habit se çfarë kërkonte Basha në një rrobaqepësi, kryeministri tha se lideri i PD-së ka bërë aq sa ka mundësi, ndërsa ironizoi analistët e asaj çka ai e quajti laguna mediatike. “Sot jemi 7 dhjetor. I bie që në 1 qershor të 2021 këtu do të bëhet një festë për fëmijët me parkun e ri. Në 1 qershor të 2021 këtu do jetë festa më e madhe e parë ndonjëherë. Çdo katastrofë, me të gjitha të këqijat sjell edhe shanset për të

rimarrë fillin, për të çuar më para se c’ishte. Ky është shans për ta shfrytëzuar. Se me ato ritme financimi do të kërkonte 3 vite e ca projekti. Unë e kam dhe për nga gjatësia që të punoj më shumë. Dhe në Itali, janë përdorur këto inerte për të bërë parqe nga inertet. Kjo nuk është një shpikje e jona, por është shansi ynë. Si ata analistët atje tek laguna mediatike (qesh)”, tha Rama. Diskutimi me deputeten

Klodjana Spahiu: Kishte ardhur dhe Luli tek lagjja. Rama: Ah, kishte ardhur për vizitë? Klodjana Spahiu: Ishte në një rrobaqepësi. Rama: Ah…po pse në rrobaqepësi Klodjana Spahiu: Se di, s’e kuptova pse. Mos është bërë ndonjë dëm Rama: Hajt mo, çdo bënte ai në këtë situatë më shumë. Po analistët, analistët.


SPECIALE

5 E diel, 8 DHJETOR 2019

Nënkryetari i LSI-së: 10 pyetje rëndojnë mbi Ramën, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tij, si kryeministri i kësaj qeverie të paaftë dhe tërësisht arrogante

N

ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim, Petrit Va sili, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Duke folur për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, nga foltorja e selisë së LSI-së Vasili tha se tërmeti i 21 shtatorit dhe i 26 nëntorit nxorën në pah se shqiptarët tashmë kanë një qeveri, e cila nuk përballet dhe nuk zgjidhë hallet e tyre, por plani kryesor i saj është sjellja arrogante dhe propaganda. Më tej ai tha se shqiptarët kërkojnë me forcë, me insistim dhe me dhimbje njëkohësisht përgjigje për të paktën 10 pyetje të cilat rëndojnë mbi Edi Ramën, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tij, si kryeministri i kësaj qeverie të paaftë dhe tërësisht arrogante. “Tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit nxori në shesh më qartë se kurrë që në krye të shtetit ishte qeveria që nuk përballet me hallet dhe problemet e qytetarëve por thjesht dhe vetëm një qeveri arrogante dhe një qeveri e propagandës. Një qeveri tërësisht e shthurur organizativisht, tërësisht e paaftë, arrogante në maksimum. Përgjegjësia e 26 nëntorit si tërmeti i shkatërrimit të madh fillon nga hetimi i përgjegjësisë penale tepër të rëndë të qeverisë dhe në radhë të parë të kryeministrit të saj për tërmetin e 21 shtatorit i cili ishte dhe mbetet preludi tragjik dhe i nënvleftësuar i 26 nëntorit. Sot shqiptarët kërkojnë me forcë, me insistim dhe me dhimbje njëkohësisht përgjigje për të paktën 10 pyetje të cilat rëndojnë mbi Edi Ramën, si përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tij, si

Vasili: Tërmeti nxori në shesh se qeveria nuk përballet me hallet e njerëzve

kryeministri i kësaj qeverie të paaftë dhe tërësisht arrogante. Së pari, përse Edi Rama nuk shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, megjithëse vendi u përball me një katastrofë të jashtëzakonshme, siç ishte ajo e 21 shtatorit? Përse nuk i izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe tepër të rrez-

ISH-DEPUTETI I LSI-SË

Panariti: Ndal largimit të mbetjeve të pas tërmetit nga monumentet tona historike

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar ashpër lidhur me monumentet historike të dëmtuara nga tërmeti. Përmes një qëndrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti kërkon të ndalet procesi i largimit të mbetjeve të tërmetit nga monumentet tona historike, sepse sipas tij, restaurimi i tyre nuk është një riparim i thjeshtë godinash. “Ndal largimit të mbetjeve të pas tërmetit nga monumentet tona historike. Sepse restaurimi pas tërmetit i dëmeve në monumentet tona historike, nuk është një riparim i thjeshtë godinash…! Vizita e Presidentit Meta në kështjellën e Krujës dhe thirrja e tij për marrjen e masave për ruajtjen dhe riparimin e trashëgimive tona të vyera dhe të pazëvendësueshme historike të dëmtuara pas tërmetit, nxjerr dy probleme: Së pari, Qeveria duhet të ndalojë menjëherë largimin e mbetjeve pas shembjeve të kalave, teqeve, etj., nga perimetri i shembjes së tyre. Çdo gjë duhet të “ngrijë” deri sa një ekip restaurues të vijë në vend dhe të mbledhë edhe gurin, ashklën, apo edhe ciflën më të pa rëndësishme, t’i fusë në arka, t’i seleksionojë dhe klasifikojë me kujdes. Këto dhe vetëm këto do të përdoren në procesin e restaurimit të tyre . Në tërmetin prej 6.5 ballësh në Friuli të Italisë, qeveria italiane krijoi menjëherë një komitet dhe një laborator për grumbullimin, analizimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga monumentet historike të dëmtuara. Ato u ripërdorën në mbi 90% në restaurim. Qofsha i gabuar, por druaj se kjo nuk është bërë dhe gurët origjinalë mesjetarë të këtyre monumenteve mund të jenë flakur si mbetje inerte… Të restaurosh nuk është e njëjtë me të riparosh!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

ikuara, megjithëse ministrja e Mbrojtjes, e po kësaj qeverie deklaroi publikisht më 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan, ndonëse numri real i tyre ishte realisht më i lartë? Përse nuk i evakuoi banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasojë tepër të rrezikuara për jetën dhe

shëndetin e qytetarëve? Përse nuk mobilizoi një ekspertizë ndërkombëtare të kualifikuar dhe evidentimin e ndërtesave të dëmtuara rëndë ta bënte me një cilësi të lartë teknike dhe siguruese të plotë? Përse nuk mori asnjë masë për plotësimin e rezervave të shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla? Përse nuk iu drejtua për ndihmë asnjë shteti apo institucioni ndërkombëtar për plotësimin dhe gatishmërinë e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat rezultonin në një gjendje të mjerueshme, ashtu siç u provua në 26 nëntor? Përse nuk ishte fare përpara 21 shtatorit Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe pse Ligji i Emergjencave Civile ishte i miratuar më parë dhe ajo u miratua vetëm më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit të dytë shumë të rëndë të 26 nëntorit? Përse nuk u morën fare në konsideratë dhe nuk u bë asgjë lidhur me kërkesat e qarta dhe të drejtpërdrejta të Presidentit të Republikës për gatishmërinë e përballimit të situatave emergjente nga tërmetet, si dhe ato të përsëritura sërish nga Presidenti i Republikës me 23 shtator, ku u kërkua vlerësimi i kërkesave për Agjencinë Atomike për vlerësimin teknik të

thelluar dhe të specializuar që evitonte çdo risk për jetën e qytetarëve? Pse u deklaruan të sigurta, në mënyrë të pavërtetë dhe pa ekspertizë inxhinierike të specializuar të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet që janë me qindra vetëm 24 orë pas 21 shtatorit, kur kjo përgjegjësi e sigurisë së tyre u mor në mënyrë fiktive dhe tepër rrezikuese nga vetë ministrja për mijëra fëmijë që frekuentojnë këto shkolla dhe ku 26 nëntori nxori në pah realisht fiktivitetin dhe mos bërjen reale të kësaj ekspertize? Përse prishja e banesave dhe insistimin e kryeministrit kryhet me nxitim, pa hetim të thelluar dhe shterues, duke fshehur provat që do të çonin përpara përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e tragjedisë njerëzore të vdekjes së 51 qytetarëve, duke filluar nga nivelet më të larta të shtetit dhe deri te nëpunësi më i fundit? Rindërtimi duhet të fillojë urgjentisht me demontimin e qeverisë së paaftë, arrogante të propagandës rilindase. Ndryshe as shpirtat e 51 shqiptarëve që humbën jetën nuk do të gjejnë paqe, por as mijërat e shqiptarëve të tjerë që kanë humbur gjithçka, nuk do të shohin rreze shprese”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

TËRMETET

LSI: Shkollat jashtë funksionit, MASR të bëjë transparancën e situatës

L

ëvizja Socialiste për Integrim duke marrë shkas nga situata e krijuar nga tërmeti, ku mes qindra objek teve të dëmtuara janë edhe 31 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që mësimi në Tiranë e Durrës do të nisë më 9 dhjetor. Në një dalje publike para mediat, ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj përmes 11 pyetjeve, i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të bëjë publike situatën, duke publikuar listën me emrat e shkollave të dëmtuara, apo kopshteve dhe çerdheve. “Sipas informacioneve paraprake të pakta dhënë nga Ministria e Arsimit rreth dyzet shkolla në rang vendi, shumica në Durrës, Tiranë e Krujë, nuk do të rinisin procesin mësimor, pas dëmtimeve të mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Duke ju risjellë në vëmendjen tuaj faktin që pas tërmetit, më 21 shtator, indiferenca totale e institucioneve përgjegjëse dhe mos transparenca, bëri që një pjesë e institucioneve arsimore të lëna pa vëzhgim dhe jashtë vëmendjes, të rrezikonin shembjen e një pjese të godinave të sistemit arsimor, më datën 9 dhjetor, nxënësit në Shkollën e Bubqit, nuk do të kenë fatin të shkojnë dot në këtë shkollë, si rezultat i shembjes, pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatkeqësisht, sot, për herë të parë përballemi me një fenomen që kurrë më parë as e kemi e parë dhe as e kishim dëgjuar. Indiferenca dhe paaftësia, për mos inspektimin që MASR duhet të bënte në këtë shkollë, sot prodhoi shembjen e shkollës, e cila, ka vënë në pikëpyetje garancinë e shtetit për sigurinë e fëmijëve në zonën e Buqbit, si një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Situatë të ngjashme kanë pësuar shkollat “Sami Frashëri”, “Musine Kokalari”, “Emin Duraku”, të cilat janë në zemër të Ti-

ranës. Natyrshëm, duke mos pasur transparencë dhe informacionin e duhur, vjen pyetja, tani që shkolla do rinisë, si do të sigurohen prindërit për garancinë dhe mbarëvajtjen e fëmijëve, kur më datën 21 shtator të 2019, Ministria e Arsimit, nuk mori asnjë iniciativë, nuk komunikoi asnjë informacion, nuk nxori asnjë urdhër e nuk kërkoi asnjë informacion nga bashkitë e Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Fushë-Krujës, për dëmet që kishte shkaktuar tërmeti i 21 shtatorit, për të garantuar sigurinë maksimale dhe përgjegjësinë që ka shteti për jetën e fëmijëve dhe nxënësve? Nëse 21 shtatori kaloi pa asnjë raportim publik, monitorues dhe të hollësishëm për institucionet arsimore të prekura nga tërmeti dhe rrezikun që buronte prej tyre, tërmeti i datës 26 nëntor, tregoi dhe nxori zbuluar se çfarë po bëhet me abuzimin në ndërtimin e shkollave e kopshteve”, tha Nora Malaj.


SPECIALE

6 E diel, 8 DHJETOR 2019

Ish-kryeministri akuza pasardhësit të tij: Diskriminim racist e antikushtetues i qytetarëve shqiptarë, duke i ndarë në të dëmtuar të fshatit, dhe të qytetit

“20 milionë lekë për çdo shtëpi”, Berisha: Ofertë tallëse, Rama diskriminon banorët

N

jë ditë pasi kryeminis tri Edi Rama deklaroi se të gjithë banorëve të zonave rurale, të prekura nga tërmeti, shteti do u jepte nga 20 milionë lekë të vjetra, vjen një reagim nga paraardhësi i tij në krye të Ekzekutivit, Sali Berisha. Përmes një qëndrimi të shprehur nëpërmjet faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ishkryeministri Berisha e ka cilësuar tallëse ofertën e Ramës për banorët që u goditën nga kjo fatkeqësi. Sipas tij, kjo tregon se Rama ose tallet, ose jeton në një hapësirë me iluzione. “Një ofertë tallëse dhe cinike e Edvin Mafisë për fat-këqinjtë! Diskriminim racist, antikushtetues i qytetarëve shqiptarë! Miq, 2 milionë lekë për shtëpitë e rrënuara nga tërmeti në fshat, që për të mashtruar Edvin Mafia i lexon me të vjetra (20 milionë) do të thotë: ose je cinik i pashpirt, që urren fatkëqinjtë dhe tallesh e i diskriminon ata; ose nuk jeton në këtë vend, por diku në një hapësirë iluzive, rrene dhe mashtrimi. Me dy milionë që ofron narkoqeveria jote, fshatari nuk ngre dot një ballë të shtëpisë së rrënuar. Prandaj, duke dënuar këtë akt cinik i them Edvin Ma-

fisë hiq dorë nga diskriminimi cinik i qytetarëve, nuk do mundesh kurrë t’i ndash në fatkeqësi ata në disa të fshatit, e të tjerë të qytetit; disa të nënës, e të tjerë të njerkës. Këtë nuk e pranon asnjë shqiptar, dhe për këtë qëndrim çnjerëzor antikush-

tetues do të marrësh ndëshkimin e merituar”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha. Në mbledhjen e kësaj të premteje, Kryeministri Edi Rama ndau porositë për ministrat e tij. Për Tiranën, procesin e strehimit të

Në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të Akademisë së Policisë dhe trajnerë

Dyshime se ishte e paralajmëruar vdekja e kryekomisarit Hajdarmetaj në Kavaleshencë

P

as Durrësit kryeprokurori Ol sian Çela u ndal për një vizitë blic në prokurorinë e Krujës, e cila po heton dhe pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Thumanë. Një nga viktimat e 26 nëntorit është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i cili gjeti vdekjen në rrënojat e shtëpisë së pushimit numër 4 në Kavalishencë. 54 vjeçari ndodhej në Durrës duke iu nënshtruar një trajnimi. Por a ishte paralajmëruar rreziku për këtë godinë nga ana e inxhinierëve pas tërmetit të 21 shtatorit 2019? Mazhoranca e mohon. “Godina e ministrisë së Brendshme nuk ka pasur dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit”, do të shprehej zëvëndëministrja e Brendshme, Rovena Voda. Por “Ora News” theksoi dje se disponon një dokument të firmosur nga grupi i inspektimit prej 4 inxhinierësh, në të cilin thuhet qartë se “Hoteli i ri i Shtëpisë së Pushimeve në Durrës”, referuar godinës numër 4, nuk paraqet dëmtime në konstruksionin mbajtës të tij, por ai aktualisht është i pashfrytëzueshëm, pasi copat e tullave dhe të suvave mund të shkëputen dhe të shkaktojnë aksidente në njerëz.

Sipas këtij dokumenti, pas tërmetit të 21 shtatorit, objekti kishte nevojë për rikonstruksion të muraturës dhe ky alarm i ishte komunikuar edhe drejtorit të këtij institucioni. Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit Hajdarmetaj, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 Nëntor. Por në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të

Akademisë së Policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime. Për shkak të kësaj situatë dhe pikëpyetjeve të ngritura për këtë rast PD ka kërkuar informacion zyrtar qeverisë shqiptare, lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Kavalishenca të Durrësit, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntorit ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

banorëve, ai ja besoi ministres Ogerta Manastirliu, pavarësisht se procesin e ka në dorë drejtpërdrejtë Bashkia kryeqytetit. “100 për qind e qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë. 65 për qind e njerëzve në nevojë për strehim hyjnë në ditët në vijim në shtëpitë

me qira. Ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti, pavarësisht se Bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, por edhe ata të tërmetit të 21 shtatorit, që ende nuk ishin strehuar, ndërsa për ata që janë në fshat dhe duan ta rindërtojnë vetë shtëpinë e tyre, propozoi një skemë financimi me shuma mesatare 20 milionë lek të vjetra. Këtë zgjidhje, Rama e sheh si mekanizëm për të mos humbur kohë, por thotë se ndërtesat e reja do të mbikëqyren në mënyrë që të garantojnë të gjitha parametrat. Në zonën e Kombinatit, Rama la porosi që veç pallateve që janë dëmtuar dhe shpallur të pabanueshëm, të rishikohen edhe pallatet tjera të ndërtuara para viteve ’90. Rama tha se në Tiranë dhe Durrës është gati fillimi i procesit të riparimit të godinave që nuk kanë dëmtime strukturore. Ai kërkoi unifikim të procedurave dhe dhënie e lejes për nisjen e punëve brenda 24 orëve nga kompanitë private, ndërsa mbikëqyrja e punimeve porositi që të bëhet nga Qeveria.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË

Bardhi: Qeveria po fsheh të vërtetën për humbjen e jetës së 24 njerëzve në Thumanë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehet se ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bardhi thekson se kryeministri Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij po fshehin të vërtetën e tragjedisë në Thumanë, pasi sipas tij ka qenë e paralajmëruar. Bardhi pohon se 2 ditë pas tërmetit, zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, dhanë dy përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas tërmetit të 21 shtatorit. Mes të tjerash demokrati thekson se Partia Demokratike nuk do të heshtë, deri sa drejtësia për viktimat të vihet në vend. “Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar. Dy ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin dy përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia. Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar. Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.


INTERVISTA

7 E diel, 8 DHJETOR 2019

Tërmeti, Kryetarja e LSI-së: Pjesa më e vështirë vjen tani. Ftesa e Ramës, e shëmtuar

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryema dhi në një intervistë dhënë në emisionin “Kjo Javë”, në News24, e pyetur lidhur me dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit u shpreh se duhet të menaxhohet mirë kjo situatë, pasi sipas saj, pjesa më e vështirë vjen tani. Kryemadhi tha se në raste fatkeqësish, fytyrat e politikanëve larg propagandës e politikës Ajo tha se ftesa e Ramës, ishte e shëmtuar, pasi kërkoi të largonte problematikën e mosveprimit. Kryemadhi hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ajo tha se shkaktari për 51 jetët e humbura në Durrës, Thumanë dhe Tiranë nuk ishte tërmeti, por vetë kryeministri Edi Rama. Ajo theksoi se situata ka mbërritur në këtë gjendje nga mosveprimet paraprake të qeverisë dhe instancave shtetërore. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Si e përjetuat tërmetin e 26 nëntorit? Në fakt isha zgjuar sepse më zgjoi tërmeti i orës 2.30 pastaj nuk më zuri më gjumi, ishte shumë i gjatë. Psikologjikisht nuk është se kam në mendje frikë, por kam përshtypjen se pastaj vazhdon trupi i tensionuar, axhitimi dhe rëndimi nga viktimat kishim dhe disa miq dhe shokë që ishin të prekur nga tërmetet. Për këtë arsye ishte pak e rëndë. Por në raste të tilla secili nga ne duhet të bëjë një mbledhjeje mendjeje dhe një kthjellim për të qenë të qartë në të gjitha hapat. Duhet të jemi goxha të fortë, të menaxhojmë këtë situatë qoftë emocionale, qoftë dhe sociale. Tashmë do të vijnë problemet më të mëdha, problemet që do të vijnë pas tërmetit. Paniku që përhapet tek njerëzit, pasiguria që kanë njerëzit, mungesa e ekonomisë që kanë njerëzit për të jetuar dhe vazhduar në mënyrë normale. Dakord themi që ne do të marrim përsipër për t’i rregulluar, për t’i sistemuar. Por të harrojmë që një pjesë e madhe e shkollave, kopshteve dhe çerdheve nuk janë. Fëmijë që qëndrojnë nëpër shtëpi që nuk e dinë nëse e kanë garancinë e shtëpisë apo jo. Një pjesë e madhe e atyre që iu janë shembur shtëpitë jetojnë nëpër çadra ose jetojnë nëpër familjarët e tyre. Ne merreni me pallatet që janë në qytetet në Tirana në Durrës apo në Vorë, por në shtëpitë nëpër fshatra është që nuk largohen nga shtëpitë për shkak të gjësë së gjallë. Është një situatë që kërkon një angazhim shumë të madh dhe nga ana sanitare. Nuk kemi merremi më anën sanitare por është një problem shumë i madh për shëndetin dhe mbarëvajtjen e shëndetit të njerëzve të prekur nga tërmeti. Është vënë re dhe shumë herë të tjera, që ju jeni shumë besimtare besimtare,, mbani kryqin në qafë dhe sigurisht edhe lutjet kanë qenë të shumta nga ana juaj... Kam qenë në disa mesha që janë bërë qoftë në Katedralen e Tiranës ku jemi lutur për shpirtin e viktimave por dhe për ata që janë prekur nga tërmeti. Po kështu në kishën e “Shën Mhillit” në Laç ku kjo është një kishë 100 vjeçare por mos harrojmë që edhe kjo kishë ishte plasaritur. Në fakt ata kërkojnë

Kryemadhi: Shkaktari i 51 viktimave nuk është tërmeti, por Edi Rama!

një inxhinier ose një njeri që merret me monumentet e kulturës sepse larg qoftë, në një moment që mund të jetë një meshë ku mund të jenë 200-300 persona, të ndodhë një tërmet dhe mund të jetë një fatkeqësi shumë e madhe. Kisha ka strehuar 31 familje nga qyteti i Laçit apo dhe nga rrethinat përreth i mbajnë me ushqime, me të gatuar. Kanë një mensë në të cilën hanë 60 fëmijë. Po kështu në Katedralen e Tiranës ka familje që janë strehuar nga rrethinat e Tiranës. Ka shumë gjëra që janë jashtë televizioneve, jashtë mediave që bëhen në heshtje, sepse në raste të tilla përkrahja në heshtje është shumë më e madhe, sesa tam-tamet televizive. Shumë të rinj nga Lëvizja Rinore për Integrim ishin të organizuar apo edhe nga shumë xhami të tjera kanë qenë në terren duke shpërndarë ushqime për banorët e Thumanës dhe të FushëKrujës në ato momente aq të vështira. Por megjithatë unë mendoj që kjo është një fazë e cila ka për të vazhduar, pasi njerëzit do të vazhdojnë të jetojnë do jetojnë jetën e tyre do të ecin përpara. Problemi qëndron që si do të fillojnë tani të gjithë ne të tjerët që të mos na gjejë më të papërgatitur dhe të paorganizuar siç ishim në datën 26 nëntor. Edhe pse kemi pasur disa paralajmërime, qoftë paralajmërimi i 29 korrikut ku e morën me shaka, qoftë paralajmërimi pas tërmetit të 21 shtatorit që përsëri e morën me shaka. Dhe mos harrojmë, në qoftë se e

mbani mend kur është bërë nga presidenti letra, e cila në fakt ishte letër secrete ishte një dokument sekret, mazhoranca, Olta Xhaçka tha që firmosni ligjin e emergjencave kur ligji emergjencave ishte i bërë gati. Dhe që nga korriku dhe sot e kësaj dite, emergjencat shqiptare nuk funksiononin dhe vendimi i qeverisë është bërë më datën 27 nëntor, pra pas tërmetit. Ka disa veprime dhe mosveprime, disa me dashje disa me padije, disa nga budallallëku themi ne të cilat kanë kushtuar jetën e 51 viktimave shqiptare. Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë eagoi kreu i me pikëpamjet e vveta. eta. R Reagoi Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim? Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndenjur aty pse nuk janë nxjerrë. Jo është deri në fund të dhjetorit

kjo pjesë, deri për festat e fundvitit. Do të kalohet me qera sipas Kryeministrit… Jo se nuk i nxjerr dot më se pastaj do t’u thuash shtyje edhe janarin, edhe shkurtin. Problemi është që duhet të ketë një plan transparent. A janë 5000 godina apo 10000 godina? Sepse edhe që të ndërtosh një pallat apo një shtëpi në këtë periudhe dimri, pallati do të paktën 2 vite. Nuk po i hyj pastaj në prishjen apo në fshehjen e gjurmëve apo të provave të krimit që ka ndodhur, që është një aspekt tjetër që për sa i përket kësaj është prokuroria. Unë sot lexoja në një rrjet social, i cili është më afër qeverisjes dhe thonte që do të prishej godina e tatimeve të Tiranës por ka dy akte ekspertimi. Një akt ekspertimi që thotë se është i rregullt dhe një tjetër që thotë se është i parregullt. Kjo është mungesa e transparencës, sepse mungesa e transparencës i jep njerëzve argumentin për të folur, thonë që do të prishet Drejtoria e Tatimeve të Tiranës sepse është një fushë dhe një zonë shumë e mirë për të ndërtuar pallat në të ardhmen. Pra janë disa gjëra që siç ndodhi për Teatrin Kombëtar të famshëm që thanë se është në rrezik, vetëm Teatrit Kombëtar nuk iu thye as një xham, nuk i lëvizi asnjë vizë, asnjë pikë suva, në çdo vend u thye një gotë, aty jo. Gjithsesi mbetemi te pjesa kur po kërkohej nën rrënoja, ku ju thoni se ka pasur mungesë të kapaciteteve ama pati shumë solidaritet nga vendet e BE, nga Kosova pati shumë, ishte dhe ekipi i parë që mbërriti. Ka pasur shumë përforcime lidhur me këtë Znj. Kryemadhi, pra ajo çfarë është punuar në terren dhe nën rrënoja, nuk ka çeduar. Ne harruam të falënderonim Ushtrinë e Kosovës nga Ministria e Mbrojtjes. Nisida ka një problem, nëse skuadrat tona të xhenios, nëse ekipet tona siç ishin, qeni i Kosovës, qeni i Rumanisë, qeni i Francës, të kishim edhe qenin e Shqipërisë, nëse do të kishim emergjencën familja Lala do të ishte gjallë. Nëse opozita do të pranonte ftesën e Kryeministrit dhe për të pasur përfaqësuesin e saj në tryezën e përbashkët zonja Kryemadhi, a nuk do të ishte më mirë për të parë nga afër gjithçka për të mbikëqyrur çdo lëvizje që bëhet. Unë mendoj që ne nuk kemi ata që marrin përsipër këtë. Ka një administratë publike, ka një polici shteti, e cila do të kishte bërë shumë mirë që ato paratë e gazit lotsjellës ndaj protestuesve shqiptar ti kishte harxhuar për të blerë dhe për të ndihmuar zjar-

rfikset për të pasur shkallë e për të pasur mjete për të ndihmuar në raste të tilla. Pra që janë harxhuar me mijëra euro për të blerë gaz lotsjellës për të nxjerrë qytetarët nga banesat e tyre, qoftë në Bulevardin e Madh apo qoftë në Unazën e Re, kemi një ushtri e cila për hir të së vërtetës çdo ditë dhe më shumë po rrënohet sepse i kemi premtuar NATO-s që do të shkojmë në një buxhet 2% por nuk është as 0,48%. Kemi një sistem arsimor të papërgjegjshëm, të cilët kanë rënë në duar të njerëzve të papërgjegjshëm që çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në drekë, të cilët nuk pranojnë, sot skandali më i madh është në shkollën Emin Duraku që nuk lejojnë prindërit për të hyrë e për të parë se në çfarë klasa zhvillojnë mësimin fëmijët, sepse i kanë të ndaluar që t’jua mbyllin, sepse shtesa e re e Emin Durakut është dëmtuar dhe shkolla e vjetër ku është kapur ka probleme të tjera për shkak të gabimit të kapjes të gabuar të vazhdimësisë së shtesës së shkollës Emin Duraku apo në Petro Nini Luarasi apo në Sami Frashëri dhe në të tjera me radhë. Dhe kemi një ministri e papërgjegjshme që thotë jo nuk ka asnjë lloj problemi, shkollat janë shumë mirë. Po të shkosh në Maminas dhe në Manëz tek shkollat fillore, kopshtet, 9 vjeçaret dhe të gjitha gjimnazet që janë jashtë funksionimit dhe jashtë përdorimit atëherë për çfarë do të ulem unë dhe çfarë do të ndjek unë nga afër. Buxhetin e ka 0, thotë biles do t’ju mbledh unë lekët do mi jepni mua, mos më sillni më batanije dhe ushqime por më sillni lekë se do ti menaxhoj unë. Kush je ti që do ti menaxhosh këto lekë, me çfarë të drejte dhe kanë të drejtë njerëzit që janë skeptik, kanë të drejtë donatorët që janë skeptik. Të vjen Turqia të thotë do ti ndërtoj vetë 500 shtëpi. Bashkimi Europian thotë do ti japim 15 milionë euro, do bëjmë dhe një konferencë donatorësh, doli vetë Presidentja e Komisionit Europian në konferencë shtypi ditën e mërkurë paradite, doli vetë në konferecë shtypi dhe tha do të bëjmë këtë gjë dhe do ti ndjekin vetë të gjitha hap pas hapi. Pra ky njeri që ka humbur besimin, gjithë shoqatat dhe gjithë fondacionet që kanë mbledhur para thonë do ti menaxhojmë vetë paratë dhe do ti shikojmë vetë. Atëherë pse duhet të besojnë njerëzit dhe pse duhet të shkojmë ne të bëhemi palë me një njeri që me një farë mënyre është shkaktari i 51 viktimave, nuk është tërmeti shkaktari, është ai shkaktari i viktimave me mos ndërhyrjen e mos veprimin me dashje.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

8 E diel, 8 DHJETOR 2019

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi: Të përmbyllet sa më parë procesi i vlerësimit të objekteve për të parë se cilat paraqesin rrezikshmëri që do të shemben dhe cilat do të riparohen

Çuçi: 13 mijë persona të akomoduar në hotele, çadra dhe banesa sociale N ë mbledhjen e 10-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave dhe të fundit në këtë formë, drejtuesi qendror i zyrës operacionale për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, dha të rejat më të fundit nga tërmeti. Teksa tha se 13 mijë persona janë sistemuar në hotele, çadra dhe banesa sociale, pohoi se situata në terren po shkon drejt normalizimit. Sipas tij ka një rritje të numrit si pasojë e rikthimit të njerëzve në zonat më të prekura, siç është Durrësi, për të vijuar jetën e përditshme e punën. Ministri informoi po ashtu se bashkia e Durrësit do të marrë vendimin për bonusin e qirasë dhe do të nis akomodimi i njerëzve në shtëpi me qira duke i larguar nga ambientet e tjera. ‘’Ka patur një angazhim serioz të të gjitha firmave që kanë kontribuar në këtë proces dhe besoj se nuk do të kemi javës që vjen as një nga objektet e prishura në situatën e një grumbulli inertesh, por çdo shesh do të jetë i pastruar’’. Çuçi informoi se është koordinuar puna edhe me Prokurorinë dhe me Policinë Gjyqësore dhe besoj se ky process po ecën normalisht. Në lidhje me pjesën e riku-

perimit kemi, tha Çuçi, një angazhim të shtuar të ndërtuesve që kanë ndërtuar pallatet që janë dëmtuar. ‘’Deri tani numri i kompanive që janë paraqitur dhe po plotësojnë dokumentacionin ka arritur 18'’. Ai shtoi se janë nxitur kryetarët e bashkive që për dëme shumë të lehta të krijojnë brigada që mund të ndërhyjnë menjëherë. ‘’Sepse për shumë pak ndërhyrje, sipas edhe ekspertëve të huaj, pallate

SITUATA

Në Gjirokastër debat për ndërtimet

T

ërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka ndër të tjera një pyetje kryesore, sigur inë e ndërtesave. Teksa ndërtuesit në Gjirokastër japin garanci për ndërtimet e kryera nga ata, specialisti i shërbimit gjeologjik, Cano Nora ka ngritur alarmin se në disa zona në qytet nuk duhet të ndërtohet kurrsesi. “Në kodrën e Shtufit, në lagjen Cfakë në zonën muzeale dhe në lagjen punëtori ka ndërtesa, të cilat mund të bien nga një erë e fuqishme e jo më nga lëkundje sizmike”. Ai shtoi se policia ndërtimore e cila duhet të kontrollonte të gjitha objektet ka qenë një strukturë e cila nuk ka funksionuar fare, pasi pjesë e saj kanë qenë njerëz që s’kanë pasur kurrë lidhje me ndërtimin. Përpara dy vitesh një pallat 5 katësh në lagjen punëtori vuri në alarm banorët të cilët për pak ditë u detyruan të braktisin shtëpitë. Bashkia e qytetit ka ngritur dy grupe pune në terren për evidentimin dhe kontrollin e gjendjes fizike të banesave në qytet. Kryebashkiaku Flamur Golemi, tha se akt konstatimi duhet të dorëzohet brenda dhjetorit, tërmeti që preku Durrësin është një kambanë alarmi edhe për qytetin tonë. Përveç këtyre problemeve shqetësuese ndërtues e inxhinier në Gjirokastër në takimin e thirrur nga prefekti shprehen rezervat e tyre edhe për cilësinë e materialeve me të cilat.

me nga 100-200 familje mund të kthehen menjëherë në pallate të banueshme’’. Nga ana tjetër, Çuçi deklaroi se brenda janarit do të jetë gati raporti përfundimtar për vlerësimin e dëmeve, sipas metodologjisë së Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore. ‘’Të premten kam patur një takim me ambasadorët e këtyre tre organizatave, ku u ra dakord që do të ecet me këtë metodologji dhe

brenda janarit do të kemi raportin përfundimtar sipas këtij standardi’’, tha ministri Çuçi, gjatë raportimit në mbledhjen e e jashtëzakonshme të qeverisë. Çuçi inspektoi të shtunën disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. I shoqëruar nga ekipet e inxhinierëve shqiptar dhe izraelit, Çuçi tha se objektivi është që të përmbyllet sa më parë procesi i vlerësimit të objekteve për

SITUATA “13 mijë persona janë sistemuar në hotele, çadra dhe banesa sociale, Çuçi pohoi se situata në terren po shkon drejt normalizimit. Sipas tij ka një rritje të numrit si pasojë e rikthimit të njerëzve në zonat më të prekura, siç është Durrësi, për të vijuar jetën e përditshme e punën. Ministri informoi po ashtu se bashkia e Durrësit do të marrë vendimin për bonusin e qirasë dhe do të nis akomodimi i njerëzve në shtëpi me qira duke i larguar nga ambientet e tjera”. të parë se cilat paraqesin rrezikshmëri që do të shemben dhe cilat do të riparohen. “Ekspertët izraelitë po bëjnë një punë fantastike në Durrës, duke i marrë me radhë të gjitha objektet e prekura nga tërmeti”. Sipas tij, një pjesë e madhe e pallateve nuk janë të dëmtuar në strukturë. “Fati jonë i madh që shumica e pallateve nuk kanë dëmtime në strukturë, por vetëm në muraturë. Pasi ekspertët japin verdiktin final, firmat e ndërtimit do të duhet të nisin menjëherë punën për riparimin e dëmeve”.

SITUATA

12 ditë pas tërmetit, sfida e banorëve është strehimi 12 ditë pas tërmetit tragjik, që shkaktoi 51 viktima dhe rrënoi mijëra banesa, banorët në Durrës shprehen njëzëri që i kanë nxjerrë nga banesat e tyre të cilat ruhen nga efektiv të policisë dhe nuk lejohen që të marrin sendet me vlerë në brendësi të tyre. Duke shtuar që deri më tani nuk ka ardhur asnjë ekspert për ta inspektuar dhe për të vlerësuar nëse këto banesa janë apo jo të banueshme. “Jam shumë i kënaqur me shtetin për akomodimin në hotel. Jam kundër kësaj që po bëhet. Deri më tani nuk ka ardhur askush për të inspektuar godinën ku ne jetojmë dhe ta vlerësojë nëse është e banueshme ose jo. Në hyrje të pallatit ndodhen forca policie të cilët nuk na lejojnë që të futemi brenda për të tërhequr sendet me vlerë. Në hotele është abuzuar kanë shkuar persona të cilët kanë shtëpi dhe janë lënë jashtë ata që nuk kanë”, tha banori. Një tjetër zonjë thotë se qeveria është në këmbë dhe e

vlerëson qëndrimin e efektivëve të policisë në hyrje të pallatit, sepse duan të ruajnë sigurinë e tyre. Ajo u shpreh skeptike se përse deri më tani nuk ka ardhur askush për të inspektuar. “Qeveria është në këmbë. Efektivët e policisë bëjnë shumë mirë që qëndrojnë në hyrje të pallatit, sepse ne e dimë që kur bien një tërmet i fuqishëm sho-

qërohet me shumë pas lëkundje, dhe hyrja jonë në të përbën rrezik. Jam kundër se përse deri më tani nuk ka ardhur askush për të inspektuar pallatin ku banojmë. Ne kemi nevojë për një vlerësim nga ana e ekspertëve, për të na thënë nëse pallati ku ne banojmë është i banueshëm ose jo, deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E diel, 8 DHJETOR 2019

Mjekët dhe infermierët ishin të parët në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti i 26 nëntorit ku çdo person mori trajtimin e duhur në një kohë rekord

M

anjola Cakoni, nëna e Alesios, që shpëtoi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit po përmirësohet nga ditë në ditë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi në spital Manjolën, duke i dhënë kurajë që të kapërcejë humbjen e madhe. Nga tragjedia në Thumanë, ajo humbi vajzën, bashkëshortin dhe vëllain. Duke premtuar mbështetje maksimale për të dhe djalin, Manastirliu, shtoi se: ‘’Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë’’, thekson Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se Manjola nuk do jesh kurrë vetëm. Kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën, Drita Cakoni 15 vjeç, humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij. Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij. Alesio së bashku me Aurelion, u surprizuan të premten, ndërsa takuan në Itali sulmuesin e “Juventusit”, Cristiano Ronaldo-n dhe portierin legjendar të “Juventusit” e të kombëtares italiane të futbollit, Gianluigi Buffon. Gjatë takimit, Buffon duke iu drejtuar Alesio Lalës, tha se nga forma e syve ai ngjason me Marco Verratin,

Manastirliu: Nëna drejt përmirësimit, Rama: Shtëpi dhe kujdestare për Alesion PREMTIMI ‘’Kurajë Manjola! Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë’’, thekson Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se Manjola nuk do jesh kurrë vetëm”. bashkëlojtarin e gardianit të Juventusit, tek kombëtarja italine. Ky sigurisht ka qenë një kompliment pasi Verrati njihet për sytë e veçantë. Ndërkohë në fund kur po përshëndeteshin, Buffon i thotë Aurelit 7-vjeçar, Ciao Verrati. Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë të shtunën, foli dhe për Alesion. “Data 15 është afati i fundit për të sistemuar me shtëpi

familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jetë me shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra si duhet të kujdesemi për njërin prej tyre që ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, ka ardhur përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është i zoti i shtëpisë”. Mjekët dhe infermierët ishin të

parët në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti i 26 nëntorit ku çdo person mori trajtimin e duhur në një kohë rekord. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka falenderuar më herët mjekët dhe infermierët, të cilët sipas saj bënë një punë heroike për trajtimin e më shumë se 900 të lënduarve nga tërmeti. Manastirliu

u shpreh se vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24 orë në çdo ditë të javës në ndihmë të banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti. “Vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24/7 pranë banorëve të mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit”.

MINISTRJA E ARSIMIT

SITUATA

Nata në çadra dhe në shi, kushtet më të mira tek shtëpitë kontenier Pa harruar viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i mëngjesi të 26 nëntorit solli dëmtimin e shumë banesave veçanërisht në Durrës dhe rrethinat përreth. Zgjidhja momentale ishte strehimi i banorëve në çadra. Në një kohë kur temperaturat vazhdonin të uleshin dhe resh-

jet e shiut të shtoheshin, plastmasi s’mund të ishte më një opsion strehimi. Për këtë arsye, banorët, shtëpitë e të cilëve rezultuan të pabanueshme po zhvendosen aktualisht në kontenierë. 13 mijë persona janë sistemuar në hotele, çadra dhe banesa sociale por jo të gjithë janë duke

jetuar në kushte të mira. Reshjet e shiut e vështirësojnë situatën për familjet e vendosura në 29 çadrat e improvizuara për familjet, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntori, në njësinë administrative në Manëz. Një zonjë përveç dhimbjes që shkaktoi tërmeti, i duhet të jetojë në këto kushte edhe pse vuan nga astma. Shumë ndryshe duket situata tek 20 familjet e para të cilat munden të zhvendosen në shtëpitë lëvizëse që u instaluan vetëm pak metra larg kampit me çadra. Në këto njësi banimi ka ngrohje dhe ujë për higjenën personale ndërkohë që furnizohen me ushqime për çdo vakt. Zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, e cila po ndjek sistemin e familjeve të Manzës thotë se edhe ata të çadrave do të zhvendosen. Sipas Çuçit do të mbërrijnë të tjera njësi banimi të lëvizshme deri në hapin tjetër kur do të fillojë dhe strehimi i të gjithë familjeve nëpër shtëpi me qira.

Rinis mësimi, Shahini: T’i kthehemi normalitetit Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, falënderoi të gjithë mësuesit e angazhuar gjatë kësaj jave në lidhje me përgatitjen e shkollave për të pritur nxënësit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Me anë të një videomesazhi nga Durrësi, ministrja Shahini theksoi se: “Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që më 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore”. Disa ditë më parë, ministria ka shpërndarë për secilin mësues në vend, plan për mbrojtjen fillestare të nxënësëve. “Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente. Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm ne korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit për t’u përgatitur për rifillimin e mësimit”.


SPECIALE

Z

v/ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një dalje publike paraqiti bilancin e dëmeve të tërmetit për Tiranën, ku tha edhe se bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qirave për 660 familje. Sipas Vodës në Tiranë janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa. Pas miratimit të bonusit të qirasë për 922 familje në Tiranë, Bashkia e Durrësit ka miratuar bonus për 660 familje e para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Vlerat e pagesave do jenë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg, ndërsa qytetarët duhet të dorëzojë pranë bashkisë disa dokumente. “Çdo familje që dëshiron të aplikojë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të dorëzojë pranë bashkisë vërtetimin nga njësia administrative apo lagjja që banesa rezulton e pabanueshme, akt konstatimin nga Instituti i Ndërtimit, certifikatën familjare dhe të dhënat e llogarisë bankare”. Voda tha se bashkia Tiranë është furnizuar me 350 çadra verore, kurse për Bashkinë Kamëz, theksoi se: “12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit. Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të

10 E diel, 8 DHJETOR 2019

Pas miratimit të bonusit të qirasë për 922 familje në Tiranë, Bashkia e Durrësit ka miratuar bonus për 660 familje e para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Bilanci për Tiranën, Voda: 3396 qytetarë të evakuuar, 810 banesa të pabanueshme DËMET NGA TËRMETI:      

dëmtuara lehtë. Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë”. Ajo theksoi edhe se strehimi është një ndër sfidat më të mëdha të tërmetit të 26 nëntorit dhe po bëhet gjithçka që të akomodohen në kushte optimal të gjithë

DHIMBJE

DURRËS

Bonus qiraje për 660 familje, Voda: Do shihet mundësia e zgjerimit M

Thumana e rrënuar, mungojnë 24 persona

N

ë Thumanë mungojnë 24 njerëz, që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Gjysh Veseli e njeh mjaft mirë Thumanën, me ato që babai i tij i ka treguar por edhe çka jetuar vetë në 77 vite. “Kur shkonim të vegjël e shkonim në shkollë nuk kalonim andej se mbyteshim në ujë. Kur erdhi sistemi komunist, u bënë kanalizime dhe u kullua toka këtu e u bënë ato pallatet dy katëshe rreth viteve 60. Që sollën tragjedinë e jashtëzakonshme, kanë vdekur njerëz shumë”. Tërmeti i fuqishëm i nëntorit ka shtrembëruar në 30 sekonda një vilë tre katshe. “Mundi i 30 viteve në këtë shtëpi është hedhur. Tani unë kërkoj nga shteti që të mos e shoh këtë, kjo është viktimë para syve e nga moment në moment mund të bëjë viktima, ta shemb dhe jot ë ngelet gërmadhë këtu”. Nën rrënoja ka ende gjurmë të viktimave. Puna për heqjen e inerteve vijon.

qytetarët e prekur. “Besojmë se shumë shpejti do të nis edhe zbatimi i programit të rindërtimit të shpallur nga kryeministri dhe brenda 18 muajve besojmë se Durrësi do të ketë një lagje të re, ku do të strehohen ata që kanë humbur banesat e tyre”.

1 qytetar ka humbur jetën 44 qytetarë të dëmtuar 3396 qytetarë të evakuuar 1016 qytetarë të strehuar çadra 395 qytetarë në qendra sociale 117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:  7077 konstatime të kryera gjithsej  728 konstatime të kryera në pallate  6349 konstatime të kryera në banesa  810 banesa të pabanueshme  1937 banesa të dëmtuara rëndë  4026 banesa të dëmtuara lehtë  69 pallate të pabanueshme  132 pallate të dëmtuar rëndë  530 pallate të dëmtuar lehtë  1 qendër shëndetësore e dëmtuar  106 biznese të dëmtuara  32 shkolla të dëmtuara

iratohet bonusi i qirasë për 660 familjet e para në Durrës. Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg. Sipas shtabit të emergjencave, në tiranë rezultojnë 810 banesa dhe 69 pallate të pabanueshëm. Më shumë se 3300 qytetarë të evakuuar nga banesat e tyre. Po ashtu janë edhe 32 shkolla të dëmtuar vetëm në Tiranë. 12 grupe me inxhinierë të huaj dhe vendas po verifikojnë bashkinë Kamëz, ku rezulton se 1 shkollë dhe 4 kopshte kanë dalë jashtë funksionit. Pesë grupe pune në Kavajë po verifikojnë objektet për dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ndërsa në Rrogozhinë, 4 grupe pune po kryejnë verifikimin e banesave dhe pallateve. Shtabi i emergjencave vijon me rigorozitet monitorimin e cilësisë së furnizimit me ujë të

pijshëm në zonat e prekura. Voda tha se në bazë të nevojave që do të kenë qytetarët do të shikohet edhe mundësia e zgjerimit të numrit, pasi vuri në dukje ajo, duam që asnjë qytetar i prekur nga tërmeti të mos mbetet jashtë kësaj skeme, pa marrë mbështetje. Ajo theksoi se strehimi është një ndër sfidat më të mëdha të tërmetit të 26

nëntorit dhe po bëhet gjithçka që të akomodohen në kushte optimal të gjithë qytetarët e prekur. “Besojmë se shumë shpejti do të nis edhe zbatimi i programit të rindërtimit të shpallur nga kryeministri dhe brenda 18 muajve besojmë se Durrësi do të ketë një lagje të re, ku do të strehohen ata që kanë humbur banesat e tyre”.


FORUM

11 E diel, 8 DHJETOR 2019 Mohimi i masakrës së Reçakut nga qeveria e Beogradit, reagime në BE, Prishtinë dhe Tiranë

P

residenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti të shtunën qën drimet e tij se masakra e Reçakut në Kosovë është e fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Komentet e tij pasuan reagimet e ashpra që nxiti me të njëjtin qëndrim dy ditë më parë, kur e cilësoi masakrën “të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker”. Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimjes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. Të nesërmen, ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe. Më 5 dhjetor një gjykatë në Prishtinë e dënoi me dy vjet heqje lirie një ish ministër serb të qeverisë së Kosovës për shkak të mohimit të kësaj masakre dhe ky

Reagime të forta kundër Serbisë vendim riktheu rrëfimin serb për të, gjë që nxiti reagime në shkallë të gjerë. Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian tha se “nuk ka vend për të mohuar apo relativizuar ngjarjet në Reçak të Kosovës. Vlerësimi i ndershëm i së kaluarës është i nevojshëm për shkak të respektit ndaj viktimave. Rajoni ka nevojë për pajtim, qëndrueshmëri dhe normalizim të marrëdhënieve”, shkroi ajo. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi se paqja për brezat e ardhshëm në Ballkan mund të arrihet vetëm kur turpi dhe vetëm turpi do të përshkojë diskutimet për trashëgiminë e Sllobodan Millosheviçit. Ai u bëri jehonë deklaratave të kancelares Merkel gjatë një vizite në Auschwitz ku ajo u shpreh e “turpëruar me krimet e gjermanëve”. “Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin.

Ne do të arrijmë paqe për brezat e ardhshëm në Ballkan vetëm atëherë kur diskutimet për trashëgiminë e Millosheviçit do të përshkohen nga turpi dhe asgjë tjetër veç turpit”, shkroi presidenti Thaçi. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se “ai (Vuçiç) refuzon ta quajë atë që ka ndodhur në Srebrenicë – gjenocid. Tani mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të ecë drejt së ardhmes paqësore pa i pranuar krimet e së kaluarës. Por, gjenocidi, varrezat masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuçiçi të përballet me këtë”, shkroi ai. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkroi se “Goebbelsi i propagandës së Millosheviçit tash është shndërruar në kampion të mohimit të krimeve të luftës. Skandaloze. Përfaqësuesit ndërkombëtar do të duhej të dënonin aktet e tilla me të cilat shtrembërohet e vërteta, fyhen viktimat dhe për-

pjekjet për ripajtim”. Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të presidencës shkroi se “ish-zëdhënësit e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!”, shkroi mes tjerash zëdhënësi Tedi Blushi. Gjatë luftës në Kosovë, Aleksandër Vuçiç, ishte ministër për informim në qeverinë e Serbisë. Një avokat në Prishtinë, ngriti kallëzim penal ndaj

presidentit serb “për nxitje të urrejtës, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Masakra e Reçakut në vitin 1999 shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare. Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. VOA

ANALIZË

Shqipëri- Greqi/ A mjaftojnë 51 të vdekur për të na afruar Nga Dimitris Christopoulos “Në Shqipëri hanim dru. Në Greqi hëngrëm dru dhe bukë. Ti, çfarë do të preferoje?”. Këto me tha një i ri shqiptar, verën e 1997-s, kur për herë të parë u gjenda në vendin fqinj që deri atëherë më ishte krejt i panjohur. Që nga ai moment e dashurova Shqipërinë dhe nuk humbas rast që ta vizitoj për çfarëdo sebepi. E di se i përkas një pakice. Rrallë ndodh që dy fqinj të jenë kaq pranë dhe kaq larg njëkohësisht. Shqiptarët e njohën Greqinë. Edhe anën e keqe, edhe anën e mirë. Grekët nuk e njohin fare Shqipërinë. Thoshnim dikur, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, se italianët nuk e dinë se çfarë ndodh në lindje të Triestes. Kështu edhe te ne, greku nuk e di se çfarë ka në veri të Janinës dhe të Kosturit. Tërmeti i 26 nëntorit, me 6 rihterët dhe 51 viktimat, i solli për herë të parë grekët pranë shqiptarëve, më afër ndoshta nga gjithë sa u bënë këto 29 vjet të bashkëjetesës së dy popujve në Greqi. Nevojiten shumë gjëra që të lehtësohen traumat e së kaluarës, mirëpo jeta- me fatkeqësitë dhe ngjarjet fatlume- është këmbëngulëse dhe më fortë. Barra e rëndë e shekullit të 20-të Traumat e marrëdhënieve greko-shqiptare fillojnë menjëherë pas krijimit të shtetit shqiptar në 1912. Kombi shqiptar ka si lëndë të parë gjuhën shqipe. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Përkundër kombit grek që ka si tharmin e vet ortodoksinë, për shqiptarët, shqiptarë janë shqipfolësit, qofshin ortodoksë, katolikë apo myslimanë. Ky ishte dhe “keqkuptimi” i parë serioz historik me grekët. Ama,

shumë serioz. Kombi shqiptar sheh shqiptarë kudo ku ka shqipfolës dhe kombi grek shikon grekë kudo ku ekziston ortodoks. Të dy kombet flasin në frekuencë të ndryshme dhe lipset mjaft punë që këto keqkuptime të zhduken. Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u përcaktuan në 1913, me një pjesë të ushtrisë greke në territorin e saj. Sovraniteti i shtetit të ri shqiptar në troje që Greqia i konsideronte se ishin të vetat, solli si rezultat një kryengritje të armatosur dhe shpalljen e “Republikës Autonome të Epirit të Veriut”. Deri në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në 1920, Greqia pretendon me çdo mënyrë Epirin e Veriut, por përfundimisht nuk ia arrin. Detyrohet kështu të jetë atdheu amë i grekëve të Shqipërisë, duke mbajtur të gjalla pasionet irredentiste, zyrtarisht, deri në mesin e viteve 1980-të. Tkurrja demografike e minoritetit për shkak të emigrimit në Greqi, ka pakësuar objektivisht rëndësinë që ka për politikën greke “problemi vorioepirot”, ndërkaq, e ardhmja e minoritetit grek në Shqipëri vazhdon të përbëjë një tjetër gjemb në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, irredentizmi shqiptar kërkon shkaqe për ekzistencën e vet, në praninë e elementit shqipfolës në Greqi. Arvanitasit natyrisht, nuk ofrohen për mendime të tilla, pasi direkt bashkë me grekët e tjerë përbënë trungun etnik. Vetëm një përjashtim ekzistonte: në këtë trung ishin që në krye të herë trupa të huaj shqiptarët myslimanë. Në verën e 1944-s, duke përdorur si sebep bashkëpunimin me pushtuesit të parisë së çamëve, trupat e EDES gjetën rastin që ta spastrojnë The-

sprotinë nga minoriteti i padëshirueshëm. Operacioni ushtarak i andartëve të Napoleon Zervës kundër shqiptarëve myslimanë në një vend të çoroditur siç ishte Greqia në verën e 1944-s, u sanksionua si gjenocid nga Shqipëria më 1994. Kështu Shqipëria përkujton çdo 27 qershor një genocid të supozuar kundër njerëzve të saj, të njëjtin moment që Greqia i mohon të gjitha: tregimi grek është se “çamët ikën ngase bashkëpunuan me armikun”, thua se ishte e mundur që të bëheshin kolaboracionistë gjithë shqiptarë myslimanë të Greqisë… Qysh atëherë, “çështja çame” i helmon marrëdhëniet e të dy vendeve duke furnizuar në mënyrë reciproke qëndrimet nacionaliste me intransigjente. Ajo që ndodhi verën e 1944-s në Thesproti, natyrisht që nuk ishte gjenocid, por nuk mund të thuash se nuk ishte gjë. Spastrim etnik ishte, me dëbimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe asgjësimin e një pjese tjetër. Më 28 tetor 1940 Greqia i shpalli luftë Shqipërisë, nga trojet e së cilës mësyu pushtuesi. Ligji i gjendjes së luftës me Shqipërinë në 10 nëntor 1940 u dëshmua shumë rezistent. Vetëm në 1987 këshilli i ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm KarolosPapulias, “deklaron se cilësimi i Shqipërisë së shtet armik, ka pushuar së ekzistuari”. Ndërkaq, sipas Kushtetutës, gjendjen e luftës e shfuqizon presidenti i Republikës dhe jo këshilli i ministrave. Heqja me gabime juridike nga ana e Greqisë e gjendjes së luftës furnizon qysh atëherë në Shqipëri një paroksizëm nacionaliste që dikton se gjoja dy vendet

ndodhen ende në luftë. Dhjetë vjet pas vendimit të këshillit të ministrave, në mars 1996 – dhe ndërsa në Greqi kishin ardhur ndërkaq, gjysmë milioni shqiptarë- nënshkruhet në Tiranë Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Është budallallëk të mendojë ndokush se në një mjedis të tillë vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e luftës ndërmjet të dy shteteve. Mirëpo ekziston një pyetje e arsyeshme, dhe kjo nuk është tjetër përveçse: Përse Greqia nuk e heq gjendjen e luftës me mënyrën e përshtatshme juridike, me qëllim që mos t’i japë shkas nacionalizmit të shfrenuar shqiptar? Përgjigjja nuk gjendet në sferën e gjeopolitikës, por në atë të ekonomisë. Në ligjin e vitit 1940, ku i shpallej luftë Shqipërisë, parashikohen vënia në sekuestro e pasurive shqiptare në Greqi. Kjo do të thoshte se shfrytëzimi i pasurive shqiptare në territorin grek iku nga duart e pronarit dhe kaloi në duar personash të tretë, të cilëve u mbetet derisa të zgjidhet mosmarrëveshja mes palëve. Kjo për fat të keq ekziston edhe sot! Në verën e 2018-s, të dy vendet kishin arritur shumë afër zgjidhjes së këtij problemi, që në thelb do të thotë dëmshpërblim ndaj pronarëve të pasurive shqiptare. Ndërkaq, nuk pati marrëveshje dhe kjo është për të ardhur keq. Sot Gjembat e të kaluarës shkaktojnë dhimbje. Nuk po thonë të dalin kollaj. Ndërkaq, realiteti sot është krejtësisht i ndryshëm. Tashmë, shtatëqind mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, gëzohen e hidhërohen bashkë me grekët dhe

shumë pak interesohen për pasuritë shqiptare të Para Luftës. Përndryshe kanë pasuri të reja shqiptare në Greqi, sepse janë klientë që paguajnë mirë dhe shpeshherë më korrektë nga sa grekët. Kriza i theu dhe disa prej tyre ose u kthyen në atdhe, ose shkuan në shtete të tjerë të perëndimit. Gjithsesi, ajo që është e sigurt është se madje dhe Greqia e krizës është krahasimisht më mirë se Shqipëria. Edhe pse në kohën e albanofobisë disa idiotë ulërinin “nuk ke për t’u bërë grek kurrë, o shqiptar”, shqiptarët janë të parët në marrjen e nënshtetësisë me natyralizim dhe sigurisht pjesa më e integruar nga emigrantët në shqërinë greke. U deshën vetëm 25 vjet qysh atëherë që erdhën që të harrohet cilësimi “emigrant”. Tashmë, në mendjen e grekut të mesëm të tjerë janë “emigrantët”. Brezi i parë lufton që fëmijtë e tij të studiojnë në universitetet greke. Damsat e përziera po shtohen. Ata burra të veshur keq që krijuan imazhin mjeran të “shqiptarit” në fillim të viteve 1990, tashë janë “greqizuar” krejtësisht dhe ajo që i dallon nga grekët sot është vetëm akcenti i veçantë në greqishten e tyre. Për ata njerëz, e shkuara ekziston, mirëpo po shuhet brenda tyre, i trysnuar nga nevojat e përditshme. E ardhmja e fëmijve të tyre është që i intereson. Është e paimagjinueshme që dy vende si Greqia dhe Shqipëria, me afërsi kaq të madhe dhe me kaq gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e përbashkët të popujve të tyre, të vazhdojnë shpërdorimin e kapitalit diplomatik me ngjarje të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Tërmeti i Durrësit është një moment deciziv. Një shans. Nëse të dy shtetet e rrëmbejnë për t’u marrë vesh, e ardhmja do të jetë më e mirë. Vallë, a mjaftojnë 6,5 rihter dhe pesëdhjetenjë të vdekur? *Marrë nga TV Tribuna/ Dimitris Christopoulos është pedagog i shkencave politike në Universitetin Panteion dhe ish-president i Federatës Europiane për të Drejtat e Njeriut


FORUM Nga Astrit Patozi

K

E diel, 8 DHJETOR 2019

Për ata që ndjekin modën e gunës së Edi Ramës

OPINION a më shumë se 20 vjet, që sa herë ka ndonjë siklet të madh, e merr vetë në dorë skenën dhe bëhet, jo vetëm regjisori, por edhe aktori kryesor i saj. Arsyeja është e thjeshtë, Edi Rama i fton të gjithë të interesuarit që të mos i shikojnë punën, por të merren me gunën e tij. Ndërkohë që askush në Shqipëri nuk e ka votuar për artist, por për zyrtar të lartë shteti, kryeministër, kryetar bashkie, ministër etj. Këtë po bën edhe këto ditët e trishtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, me një denduri dhe intensitet të admirueshëm, që shkon në përpjestim të drejtë me

12

përmasat e tragjedisë. Sot duhet të ishte në akuzë dhe në monitorim si njëri nga përgjegjësit kryesorë për këtë Shqipëri të dobët dhe të papërgatitur, të cilën e gjeti gafil tërmeti, duke e këputur dhe gjunjëzuar më shumë aty ku peri ishte më i hollë. Duhet të trajtohej seriozisht dhe pa hallakatje si njëri prej arkitektëve më të rëndësishëm të një projekti diabolik, që e ka zhytur dhe drobitur vendin në një zinxhir korrupsioni, abuzimesh me pushtetin, arbitrariteti dhe padrejtësie, në gjithë këto vite. Dhe, po të doni, si personi që ndoshta mund të ketë edhe përgjegjësi direkte për veprime apo mosvep-

rime të drejtpëdrejta gjatë ushtrimit të detyrës, sot si kryeministër, dhe dikur si kryetar bashkie. Por ajo që nuk shpjegohet dot është fakti se përse, sa herë që mbyllet perdja, pas akteve të shfaqjes, kritikët e tij më të mëdhenj nisin një debat të egër për fjalët, gjestet, batutat, grimasat, mjekrën, poturet dhe atletet e udhëheqësit. Duke shkuar në një fare mënyre si demat pas bezes së kuqe. Në këtë kontekst duhet parë edhe gjoja beteja e tij permanente me portalet dhe mediat e tjera, e cila, jo rastësisht ngjan me luftën e klasave, sepse ashpërsohet gjith-

monë në kohë krizash. Ndërkohë që është fare e qartë se është e gjitha e telekomanduar nga ai vetë, me qëllimin e vetëm që me një gur të vrasë dy zogj. Sepse, nga njëra anë, e sposton vëmendjen e publikut tek një vatër e vogël dhe artificiale, duke e larguar atë nga krateri kryesor i vullkanit. Dhe nga ana tjetër, e relativizon shumë peshën e atyre që shkruajnë dhe thonë mediat, duke i trajtuar shumicën e tyre si kundërshtar politik. Dhe ky është një plan që ndihmohet pa masè, kur dikush ulëret më shumë për “fjalën e lirë”, që po sulmohet në kohë tërmeti, sesa për

ata që kanë firmosur dhe vulosur për pallate dhe hotele monstra, që zunë brenda 51 shqiptarë të pafajshëm dhe plagosën e lanë pa çati mijëra të tjerë. Dhe nuk ka mënyrë më të keqe për ta liruar vlerën e fjalës, sesa të përfshihesh në polemika boshe me dikë, që kërkon me zor një sherr të vogël për të mbuluar një hall shumë të madh. Në këto ditë të vështira pas tërmetit, Edi Rama është full time duke bërë punën, që i ka caktuar vetes, e cila sigurisht që nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Ndërsa të gjithë të tjerët, që po merren pa u lodhur me gunën e tij, nuk janë duke bërë punën e tyre.

Reagime për largimin nga Shqipëria të Drejtorit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa

Nga Raimond Kola

K

ëto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Paso jave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës. Studiues, por edhe përfaqësues të Institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, vlerësojnë se drejtësia dhe institucionet shtetërore duhet të mbrojnë nga kërcënimet njerëzit që merren me aktivitetet e kohës Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa dha dorëheqjen dhe kërkoi azil politik në një vend europian. Drejtorja e Autoritetit të Dosjve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha se ishte e keqardhur që një koleg, një drejtues i një institucioni publik, një intelektual i botuar, një shkrimtar ndodhej në një pozitë kaq të vështirë sa për të lëndë vendin. “Bindja ime ,tha Zonja Sula, është që nuk ka asnjë person të këtij kalibri, të këtij pozicioni në shoqëri që pati Agroni, që të vendosi për konfort të largohet, natyrisht e ka shtyrë një hall i madh. Jam koshiente që temat që ne hapim përditë janë tema të vështira që ngjallin debat dhe debati është shumë i mirëpritur për sa kohë zhvillohet në terma njerëzore, akademike dhe në mënyrë civile”,- tha ajo. Sula tha se ajo që kishte vënë re me shqetësim ishte që ky debat i gjatë shpesh i ka kaluar tonet e një debati civil. Është përfshirë nga steriotipizime, fyerje, ka pasur shkelje të etikës, ka pasur denigrime kundër personit, sulme kundër dinjitetit, moralit. Kam pritur që institucionet të reagonin. Sulmet kanë ardhur qoftë nga persona me kalibër te ulët që kanë qenë anonimë, por ka pasur për fat të keq edhe nga njerëz me pushtet politik, ne akademi, sidomos nga anëtarë parlamenti nga të cilët pritet qe ata dhe vetë Parlamenti të zbatojnë Rezolutat që janë miratuar. Zonja Sula thotë se edhe vetë personalisht ka pasur sulme dhe i ka kanalizuar ato në rrugët e drejtësisë. Sipas saj cdo veprimtar i kujtesës që ndihet i kërcënuar e ka për detyrë të përdorë kanalet e drejtësisë.”E kam vënë re se sa herë nga

Besnik Mustafaj: Agron Tufa u përball me sulme nga një kontingjent enveristësh kategoria e veprimtarëve ka kërcënime, vetë të përndjekurit politikë ndihen keq. Për ata që janë familjarë me instrumentet e të drejtave të njeriut, ata kanë të drejta kolektive, janë të mbrojtur nga intimidimi. Është e pafalshme që anëtarët e parlamentit të krijojnë këtë sens, përkundrazi duhet të ishin kokëulur që shumë pak është bërë për të përndjekurit, për rishqyrtimin e historisë, për të parë në mënyrë kritike atë periudhë të errët e cila dihet që është diktatura”,- tha ajo. Zonja Sula iu drejtua me një thirrje edhe organeve të drejtësisë prokurorisë dhe gjykatës por edhe organet mbikqyrëse të drejtësisë së re. “Janë krijuar institucione të rëndësishme, me personelin e drejtësisë më të të besueshëm, ato duhet patjetër të shikojnë cfarë nuk funksionoi, si ka mundësi që një nëpunës shtetëror të ndihet i kërcënuar dhe të sigurojë që organet e drejtësisë janë të paanshme, jo vetëm kaq, por mbrojnë viktimat e komunizmit, janë kundra mohimit të krimeve të komunizmit, dhe të shikojnë nga vetja , a janë ata të distancuar nga Sigurimi i Shtetit, a ka akoma anëtarë aty, që akoma bëhen pengesë për drejtësinë tonë, a ka aty njerëz të lidhur me Sigurimin që akoma bëhen pengesë për ti vënë në vend padrejtësitë që janë bërë. Unë vetë kam dijeni, edhe prej disa personave që vijnë këtu, shoqatave të të drejtave të njeriut, shoqatat e të përndjekurve politikë dhe vetë edhe ne si institucion kemi bërë raporte në prokurori për gjetjet që na kanë raportuar njerëzit, p.sh për varret humbura te Tepelenës, nuk ka ndodhur asgjë, një qytetar italian që kërkon eshtrat e të jatit, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet patjetër prokuroria sot, ashtu si është e kujdesshme që të bëjë hetim kundrejt krimit të organizuar, kundrejt praktikave korruptive, duhet patjetër të shikojë me seriozitet edhe shkëputjen e lidhjeve me Sigurimin e Shtetit dhe adresimin me seriozitet të përpjekjeve të njerëzve për

tu ndjerë se drejtësia është vënë në vend në këtë vënd. Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj tha se Agron Tufa ishte në vendin e tij si Drejtori i Institutit të Studimit Krimeve të Komunizmit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një punë që përfshihet me zbulimin e dokumenteve, me botimin e tyre qoftë në trashëgiminë e ish të përndjekurve politikë dhe në përhapjen e saj, që kjo e vërtetë të shkojë tek publiku shqiptar dhe sidomos tek të rinjtë. “Unë besoj tha zoti Mustafaj se përcaktimin më qartë, më domethënës, e bëri poeti Bardhyl Londo që e quajti “tërmet të dytë” largimin e Agron Tufës, i cili është “de fakto” azilant politik pavarësisht cilën rrugë do ndjekin dokumentet e tij në administratën zviceriane. Agron Tufa është një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë së sotme shqipe me një vepër të gjerë të shkruar në prozë, poezi, ese, përkthime letrare. Po ashtu Agron Tufa është një profesor universiteti shumë i dashur për ish studentët dhe studentët e tij dhe një nga veprimtarët më të jashtëzakonshëm që ka pasur realiteti shqiptar për këto vite lidhur me memorien, atë që gjermano francezët e kanë quajtur rishkrimi historisë, pra zbulimi së vërtetës si një proces purifikimi për shoqërinë shqiptare, e kam fjalën për të vërtetën e masakrave, diktaturës dhe regjimit komunist. Mustafaj thotë se zbraztësia që le zoti Tufa me largimin e tij nuk është ajo si shkrimtar por si veprimtar i memories. “Unë besoj se Bardhyl Londo nuk ka pasur parasysh shkrimtarin kur përmend tërmetin sepse shkrimtari Agron Tufa do vazhdojë të jetë tek ne. Ai ka ikur në një moshë me Ernest Koliqin që kishte po të njëjtat arsye, edhe Ismail Kadare kur është larguar në Francë për të njëjtat arsye kishte. Sidomos vitin e fundit Agron Tufa u përball me sulme nga një kontingjent jo i vogël enveristësh që

janë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqërinë shqiptare. “E kam menduar disa herë sidomos këto ditë por edhe gjatë këtij viti nëse ne bëmë sa duhet për ta mbështetur Agron Tufën në këtë valë kërcënimesh. Personalisht kam bërë një postim në facebook ku them “unë jam Agron Tufa” në kuptimin për tu identifikuar me të ,me pozicionin e tij. Por ky nuk ka qenë një debat intelektual në mënyrë që ne të përfshihemi si intelektualë por kjo ka qenë një fushatë kërcënimesh. Atëherë duke qenë kërcënime përgjegjësinë e vetme jo vetëm për Agron Tufën që ishte personalitet i administratës së votuar nga Parlamenti, por çdo qytetar shqiptar e ka detyrë ta mbrojë Ministria e Brendshme. Mustafaj tha se Agroni tentoi të gjitha mundësitë ,drejtësinë Prokurorinë, policinë ,të gjitha hapësirat ligjore për të mos e hedhur këtë hap që hodhi. “Në fund të fundit , ai ishte një familjar, babai i pesë fëmijëve dhe nuk mund të rrezikonte jetën e fëmijëve kështu siç erdhën punët. Sigurisht nuk jam i gëzuar për atë që ka ndodhur, që Agron Tufa ka ikur, por jam mirëkuptues për hapin e tij”, tha zoti Mustafaj. Një nga polemikat e Agron Tufës ishte me Fatos Tarifën, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Duke folur për “Zërin e Amerikës” zoti Tarifa thotë se konflikti i tij me zotin Tufa kishte nisur për një çështje me rëndësi parimore sic është mbrojtja e vlerave antifashiste dhe nacional-clirimtare të popullit shqiptar. “Ka qenë një debat intelektual të themi më mirë”, tha zoti Tarifa. Sipas tij një varg kritikash që i janë bërë zotit Tufa kanë qenë se ai e kapërceu limitin kohor që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kishte për detyrë. “Periudha e Luftës Nacional Clirimtare nuk duhej ngatërruar me periudhën cfarë ndodhi pas vitit 1945 në Shqipëri dhe prandaj nuk ishte një periudhë që

ky person apo Instituti qe ia drejtonte do duhej te merrej. Kjo shpjegon që shumë nga njerëzit intelektualë të këtij vendi që kanë mbrojtur vlerat e luftës kundërshtuan pikërisht këtë aktivitet që drejtohej nga Tufa, krijoi shumë kaos dhe për çarje ne radhët e qytetareve shqiptarë.” Ndërsa Kryetari i Brodit Drejtues të Intitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Uran Butka tha se e kishte pritur me shqetësim largimin e drejtorit egzekutiv Agron Tufa. “Por kjo ka shkaqet e veta,tha ai. U bë më se nëntë muaj, që nga prilli i këtij viti që vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj drejtorit egzekutiv për shkak të detyrës. Instituti e ka krye më së miri detyrën e tij, si hulumtimin dhe publikimet, një punë që është vlerësuar edhe nga Parlamenti dhe nga institucionet homologe. Instituti i ka përmbushur më së miri detyrimet ligjore dhe në gjithë mbarëvajtjen e tij ekonomike dhe financiare. Edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson menaxhimin nën drejtimin e zotit Tufa”. Ndërsa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Nebil Cika tha se sulmet ndaj Agron Tufës kanë qenë të paprincipta. “Ka pasur një periudhë shumë të vështirë, sulme të papara, nga njerëz me shumë pushtet dhe njerëz që në kohën e diktaturës komuniste kanë treguar që mund të bëjnë keq;kanë dënuar njerëz me vdekje, kanë vrarë, kanë torturuar ,kanë burgosur.”,tha zoti Cika. Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t‘u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme.


SHOWBIZ Hailey Bieber “thyen” heshtjen, flet për herë të parë për raportet me Selena Gomez Hailey Bieber më në fund ka folur për dramën mes saj, bashkëshortit, Justin Bieber dhe ish-it të tij, Selena Gomez. Të gjithë i rivalizojnë dhe i konsiderojnë si armike për shkak të dashurisë ndaj të njëjtit person, por modelja për herë të parë iu është përgjigjur këtyre aludimeve. 22-vjeçarja së fundi realizoj një intervistë për British Vogue ku u shpreh se e gjithë është krijuar nga ndikimi i rrjeteve sociale. “Unë mendoj se media sociale është një terren toksik dhe njerëzit që krijojnë një dramë të rreme midis grave dhe duke u përpjekur t’i vendosin gratë kundër njëra-tjetrës dhe të krijojnë këto rrëfime që janë thjesht … toksikë”. Unë mendoj se kjo duhet të ndryshojë dhe kjo duhet të ndalojë”, u shpreh modelja. “Unë mendoj se duhet të ketë më shumë

njerëz me platforma që vijnë së bashku dhe i thonë njëri-tjetrit. Le ta vrasim bisedën, le të vrasim dramën e rreme, le t’i këpusim të gjitha këto gjëra, le të vazhdojmë para. Le të mos u japim njerëzve një arsye për të ndezur zjarr dhe për të krijuar

drama dhe të jemi pasjellshëm ndaj njëri-tjetrit‘, tha tutje ajo. Kujtojmë që Justin dhe Hailey organizuan ceremoninë martesore për herë të dytë në muajin shtator, ndërsa Selena u rikthye në muzikë pas një pauze të gjatë.

Alketa Vejsiu: Këta artistë të huaj do të jenë të ftuarit specialë në "Festivalin e RTSH-së" Këtë vit, "Festivali i RTSH-së" do të jetë në drejtimin e dyshes së njohur të ekranit, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Në dorën e tyre, festivali do të vijë plot ndryshime të reja e surpriza, ndërsa Alketa Vejsiu ka zbuluar njërën prej tyre. Për "Aperitiv Fest" me Eni Shehun, moderatorja ka zbuluar se këtë edicion do të jenë të ftuar specialë tre këngëtarë me famë botërore, Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira. "Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë. Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i "Sanremo-s" dhe përfaqësuesi i Italisë në 'Eurovision'",- ka treguar Alketa, ndërsa ne mezi presim të

13 E diel, 8 DHJETOR 2019

Kourtney Kardashian i rikthehet së shkuarës, kapet mat me ish-in Një vit pas ndarjes, Kourtney Kardashian është kapur sërish mat me ish-in e saj, Younes Bendjima. Ata u ndanë pas tradhtisë së Bendjima-s, mirëpo duket se kjo për Kourtney-n është e shkuar dhe e harruar! 40-vjeçarja është fotografuar në një club në Miami me 26-vjeçarin, teksa futeshin së bashku dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Burime pranë dyshes kanë treguar për mediat e huaja se ata kanë nisur të dalin sërish, por po përpiqen ta mbajnë sa më të fshehtë marrëdhënien. Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ndarje e ribashkime, ndërsa vetë Kourtney apo Bendjima ende nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me lajmet për lidhjen e tyre.

Aktorët e njohur në lidhje dashurie edhe jashtë serialit Fotografitë e fundit nxisin dyshimet! Pohohet se aktorët e njohur turk, Furkan Andiç dhe Aybüke Pusat, të cilët shkëlqyen në serialin "Her Yerde Sen", vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë serialit. Megjithatë ata nuk u deklaruan publikisht rreth kësaj. Por fotografitë e fundit që po qarkullojnë në internet, nxisin dyshimet e publikut. Ata u panë bashkë në aeroport përkrah njëri-tjetrit. Siç raportojnë mediat turke, ata ishin bashkë në pushime. Ndonëse këto fotografi po qarkullojnë, ata nuk dolën me ndonjë deklaratë për raportin e tyre. Furkan Andiç ishte në lidhje me aktoren Dilan Cicek Deniz, e cila ishte shoqja e ngushtë e aktores Aybüke Pusat.

Ajo fshiu këtë të fundit nga rrjetet sociale, për shkak të rolit të saj në serialin "Her Yerde Sen", ku shfaqej si e dashura e Furkan Andiç. Ishin mike për pesë vjet.

Dafina Zeqiri pranoi se njëra prej këngëve të saj është "thumb" Këngëtarja e hiteve "Lule Lule", "A e man n'men", "Be a man once", "Time out" etj, Dafina Zeqiri, mbetet një ndër reperet më të preferuara për publikun shqiptar. Këngët e saj kthehen në hite dhe me siguri të gjithë ia dini tekstet përmendësh. Por, e dinit që njëra prej këngëve të saj të famshme, "Time out" është dedikim? Këtë e ka pranuar vetë Dafina në një intervistë për "Class". Madje, reperja ka preferuar të mos përmendë emra, duke i lënë personave me të cilët e ka "thumbin" ta kuptojnë vetë. "Time Out", e dinë personat cilët janë."- është shprehur Dafina për këngën e cila është një diss.


SPORT

14 E diel, 8 DHJETOR 2019

Mbrojtësi i kombëtares sonë i dhuroi 3 pikët bergamaskëve në kohën shtesë ndaj Veronës

Gjimshiti si sulmues i jep fitoren në “frymën e fundit” Atalantës Nga Rozalb Lika Atalanta ka arritur që të marrë një fitore shumë të vështirë 3-2 ndaj Veronës, teksa një meritë të madhe për këtë ka Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në kohën dhe në vendin e duhur në sekon-

minutën e 23-të, pas një përgjumje në mbrojtjen e Atalantas. Gjithsesi, bergamaskët reaguan në fundin e pjesës së parë me anë të Malinovskyt. Verona rimori avantazhin në të 58-tën, ku autor ishte përsëri Di Carmine, i cili finalizoi pas pasimit perfekt të Lazovic. Përsëri reagimi i

zgjidhje e cila gjen pak të papërgatitur kundërshtarin, i cili është i përqendruar në disa lojtarë të veçantë dhe lë të lirë disa të tjerë”, shpjegoi ai arsyen pse i kishte dhënë leje mbrojtësve të tij të dilnin aq para në sulm në çastet e fundit të sfidës. Reagimi i Gjimshitit – “Goli

SULMUESI

Kamberi s’di të ndalet në Skoci, shënon një gol të bukur Florian Kamberi është bërë protagonist në fitoren bindëse 3-0 të marrë nga Hibernian kundër Aberdeen në javën e 17-të të kampionatit skocez. Lojtari, i cili duhej të ishte titullar me Shqipërinë kundër Andorrës nëse do të kishin mbërritur në kohë dokumentet nga Zvicra, ka realizuar një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t. Ai ka dërguar topin në rrjetë pasi ka arritur të shmangë disa kundërshtarë në zonën e rreptësisë dhe ka fiksuar shifrat në 30. Kjo fitore e ka ngjitur Hibernian në vendin e gjashtë të renditjes.

BUNDESLIGA

M’Gladbach përmbys Bayernin dhe ruan kreun, Dortmundi fiton thellë

dat e fundit të shtesës. 26-vjeçari mori një top në zonën e skuadrës kundërshtare dhe si një sulmues i vërtet, edhe pse me këmbën më të mirë, arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Ky është goli i parë këtë sezon për futbollistin shqiptar, i cili është një titullar fiks në ekipin e bergamaskëve. Marash Kumbulla ndërkohë nuk u aktivizua nga trajneri Juric, pasi ende nuk është në kondicionin e tij më të mirë. Për të kaluar te ndeshja, sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Di Carmines në

vendasve nuk vonoi dhe Muriel shënoi nga pika e bardhë në të 64-tën, ndërsa në fund siç e thamë ishte Gjimshiti që i dha fitoren Atalantës. Atalanta mban vendin e 5-të me 28 pikë, vetëm një më pak se Roma. Trajneri Gasperini ka shpjeguar në konferencë për shtyp pas ndeshjes se asgjë nuk kishte qenë rastësore, pasi ishte një skemë e përgatitur për të çarë prapavijën kundërshtare. “Goli i 3-2? Është e qartë që është thelbësore pjesëmarrja në aksion e mbrojtësve. Kjo është një

është i rëndësishëm për mua dhe për skuadrën. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pas dy humbjeve radhazi në shtëpi. Duhet të fitonim dhe jam i lumtur që ja arritëm. Kundërshtarët krijuar disa raste të mira, por arritëm që të reagonim në fund dhje fituam falë mentalitetit tonë. Golin ja dedikoj familjes sime dhe të dashurës sime. Champions League? Do të jetë si një finale, mund të bëjmë historinë dhe do të shkojmë vetëm për të fituar”, deklaroi Gjimshiti.

Borussia Monchengladbach i ka shkaktuar një humbje të rëndë Bayernit me përmbysje 2-1 duke konfirmuar pozitat e saj në krye të renditjes së Bundesligës. Surpriza e këtij sezoni vuajti shumë në 45minutat e para, duke u shpëtuar nga një mrekulli i Sommer. Në fillimin e pjesës së dytë, Ivan Perisic zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Gladbah reagon mjaft mirë, duke gjetur fillimisht golin e barazimit me Bensebainin, pas një goditje me kokë. Mbrojtësi do të shënonte sërish nga pika e bardhë në kohën shtesë. Bayerni mban

vendin e 6-të me 24 pikë pas 14 javëve të para. Fitore të thellë 5-0 mori edhe Borussia Dortmund përballë Dusseldorfit, ndërsa ky trepikësh e ngjiti në vendin e tretë me 26 pikë. Dopieta e Reus dhe Sancho, dhe një gol nga Thorgen Hazard, kompletuan fitoren e thellë të verdhezinjve.

LA LIGA

PREMIER LEAGUE

Liverpool dhe Tottenham fitojnë me spektakël, Chelsea mundet nga Everton Premier League ka dhuruar shumë emocione dhe gola ditën e djeshme. Liverpool vazhdon në marshimin e tij drejt titullit me një tjetër fitore bindëse në transfertë, kundër një ekip në krizë

si Bournemouth, që ka humbur 5 ndeshjet e fundit. Alex Oxlade-Chamberlain, Keita dhe i ylli egjiptian Salah firmosën fitoren që çon të “Kuqtë” në kuotën stratosferike të 46 pikëve. Mourinho po jep efektet e para në Londër, ku Tottenham shpartallon Burnley me 5 gola, ku ai i tretë me autor koreanin Son Heung-Min do të mbahet gjatë nga tifozët. Sulmuesi mori topin pak para zonës së rreptësisë së ekipit të tij, dhe me një aksion të një shpejtësie të rrallë arriti të dilte përballë portierit kundërshtar, duke iu shmangur pothuajse të gjithë lojtarëve të Burnely. Everton i i shkaktoi një humbje të hidhur 3-1 Chelsea-t, duke dalë disi nga situata e vështirë që ndodheshin në renditje.

Reali fiton me lehtësi ndaj Espanyol, Benzema shkëlqen me gol dhe asist Real Madrid nuk ka ndërmend të ndale në La Liga, duke rrëmbyer suksesin e katërt radhazi në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Zidane ka fituar pa shumë probleme 2-0 ndaj Espanyol, një duel që pritej shumë më i vështirë në letër. Skuadra merengues vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit, i cili do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Varane merr një top në zonë nga Benzema dhe më pas arrin që të realizojë duke treguar instinktet e një sulmuesi. Espanyol nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që në minutën e 79të, Reali arriti që të realizonte edhe golin e dytë me Benzema. Sulmuesi francez konkretizoi mjaft një kombinim fantastik me Valverden në një zonë të ngushtë. Mendy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë 7 minuta nga fundi, por që nuk do të ndikonte në ndeshje. Kjo fitore e mban ekipin e Los Blancos në krye të renditjes së La Ligas me 34 pikë.


SPORT

15

KATEGORIA SUPERIORE

E diel, 8 DHJETOR 2019

Partizani mundet në Ballsh, Vllaznia “pushton” Gjirokastrën Bylis i ka dhënë fund serisë së rezultateve pozitive të Partizanit, duke arritur një fitore të madhe 2-1. Skuadra ballshiote e ka bërë edhe më intrigues kampionatin duke u ngjitur në vendin e dytë me 23 pikë, vetëm dy më pak se kampionët e Shqipërisë. Ndeshja nisi mjaft mirë për Bylis që gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 6-të, Edison Ndreca provoi të hidhte një top në zonë, por topi do të devijohej nga Belica dhe më pas do të shkonte në rrjetën e portës së mbrojtur nga Hoxha. Kundërpërgjigja e të kuqve nuk do të vononte, teksa në minutën e 26-të, Bardhi arrin të shfrytëzojë më së miri një krosim në zonë, duke shënuar me kokë. Ndeshja u bë shumë interesante, me vendasit që ishin më këmbëngulës për të gjetur golin e avantazhit. Në minutën e 54-të, pas një përgjumje të mbrojtës

së ekipit të drejtuar nga Lerda, Guindo është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në rrjetën e Hoxhës. Partizani u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Bruno Telushi nuk e mbylli dot ndeshjen, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e kohës së rregullt. Vendimtar në minutën e shtatë shtesë, portieri i vendasve, Isli Hidi, i cili bëri mrekullinë duke pritur një gjuajtje nga shumë afër me kokë të Asanit, për të ruajtur fitoren e skuadrës së tij. Vllaznia ndërkohë mori një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Golat u shënuan nga Malota dhe Gilman Lika në minutat e fundit të ndeshjes. Me këtë 3 pikësh Vllaznia ngjitet në vendin e katërt, ndërkohë që Luftëtari mbetet në vendin e parafundit.

Skuadra verilindore fitoi dje 3-1 në “Selman Stermasi” me golat e Shkurtaj, Gavazaj dhe Abazajt

Kukësi mund me përmbysje Tiranën dhe afrohet me kreun

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj Tiranës në duelin e zhvilluar në “Selman Stermasi”. Takimi nisi me Tiranën më kërkuese, që pas zbritjeve në gjysmëfushën kuksiane, arriti të kalojë në avantazh falë fantazistit shkodran Edon Hasani, që u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të ardhur në zonë. Minutat në vijim loja ishte e balancuar, me Kukësin që nuk arriti të vërë në vështirësi Ilion Likën dhe Tiranën që tentoi të gjejë golin e dytë, por pa arritur të shkojë rrezikshëm në zonën kundërshtare. Pjesa e dytë pati një tablo krejt tjetër, me verilindorët e Duros që erdhën në fushë të transformuar dhe të bindur në përmbysjen e

rezultatit, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Shkurtaj mposhti Likën me një penallti të ekzekutuar

FUSHATA

“Dhuro për Shqipërinë”, sensibilizim para ndeshjeve të Supriores Federata Shqiptare e Futbollit, vijoi fushatën sensibilizuese dhe solidarizuese për familjet e prekura nga tërmeti që goditi vendin tonë. Në bashkëpunim me Sektorin e Garave pranë FSHF-së, përmes komunikimit me secilën ligë futbollistike, ka pasuar dje me fushatën #Dhuro për Shqipërinë. Në 3 përballjet e Kategorisë Superiore, futbollistët kanë veshur një bluzë me moton “Dhuro për Shqipërinë”. Ata kanë mbajtur të gjithë një shirit të zi në krah dhe sigurisht 1 minutë heshtje, në respekt të qytetarëve tanë që humbën jetën. Në Kategorinë e Parë, gjithashtu përmes një minutë heshtjeje dhe një baneri, skuadrat përkatëse kanë treguar angazhimin e tyre në këtë nismë. Një minutë heshtje kanë mbajtur edhe kampionati i femrave dhe i të gjitha kategorive të tjera në vendin tonë, si ligat profesioniste dhe ato amatore të futbollit të moshave. Pas ceremonisë bluzat e kësaj fushate, u janë dhuruar sportdashësve në stadiume.

në formë “panenka”. Vetëm 10 minuta më vonë ishte sulmuesi anësor Enis Gavazaj, që mposhti për herë të dytë Ilion

Likën dhe i dha avantazhin Kukësit, ndërsa në minutën e 80’ ishte Kristal Abazaj ,që ekzekutoi saktë një goditje dënimi dhe dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë. Në këtë mënyrë trajneri Julian Ahmataj merr kështu humbjen e dytë në vetëm 5 ndeshje në pankinën bardheblu dhe për më tepër takimin e radhës e pret Partizani, në një derbi ku do të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Cale, që plotësoi numrin e kartonëve. Falë kësaj fitoreje, Kukësi është ngjitur në vendin e dytë dhe ka shkuar vetëm një pikë larg Partizanit kryesues, që u mund nga Bylis. Ndërkohë, Tirana mbetet në vendin e 7-të të renditjes me 19 pikë, po aq sa Teuta e vendit të 8-të, por që ka një ndeshje më pak.

SULMUESI

BYLIS

Dovedan: Ky është ekipi im, do jua bëjmë jetën e vështirë të gjithëve! Bylis mori një fitore të madhe 2-1 ndaj Partizanit, e cila nuk kishte si të mos linte të kënaqur trajnerin Veljko Dovedan. Strategu i skuadrës ballshiote ka paralajmëruar rivalët se do ta kenë të vështirë ndaj tyre. “Ky është ekipi që unë njoh, kë është ekipi i vërtetë dhe këtë e treguam. Ky është stili jonë dhe kështu luajmë ne futboll. Kështu duhet të luajmë deri në fund. Jo vetëm me Partizanin, por ndaj kundërshtari dua t’ia bëj jetën e vështirë. Dua të bëj presing lart. Dua të jem agresiv”. Lojtari më i mirë i ndeshjes. Djemtëkanëbërëatëqëkemipërgatitur gjithë javës dhe jam shumë i kënaqur. Normalisht, planin B e kam. Varet nga rezultati dhe ajo që jep fusha e lojës. Por, ajo që i besoi më shumë ekipit është ajo që thashë më lart. Presingu dhe loja një kundër një”, tha Dovedan.

Cikalleshi rigjen golin në Turqi, i jep fitoren në shtesë Akhiasporit Sokol Cikalleshi ka lënë pas dëmtimin e kohëve të fundit, i cili e la edhe jashtë ndeshjeve me Kombëtaren. Sulmuesi është rikthyer në pasditen e sotme në fushë teksa u aktivizua nga stoli në minutën e 56 për ekipin e tij Akhisarspor që luante përballë Instabulsporit, në Ligën e Parë turke. Gjithsesi fakti që e nisi nga stoli nuk e penalizoi kavajasin, i cili në minutën e 91 i dha fitoren të tijve. Ndeshja po shkonte drejt barazimit spektakolar 3-3, megjithatë ai që prishi ekuilibrat ishte Cikalleshi. Sulmuesi i fal tre pikë me vlera skuadrës, duke e rikthyer në vendin e dytë. Në këtë formë, Akhisarspor vazhdon rrugëtimin për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, teksa me rikthimin e sulmuesit shqiptar shtohen edhe shpresat për të synuar suksesin e madh.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E diel, 8 DHJETOR 2019

ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT

Tedi Blushi: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë Z

ëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me një mesazh në Facebook lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili një ditë më parë mohoi masakrën e Reçakut, duke thënë që kjo masakër është trillim. “Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash

naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! Lavdi të përjetshme martirëve të Kosovës!”,- shkruan Tedi Blushi.

Rama dhe Veliaj u japin çelësat e shtëpisë dy familjeve në Kashar dhe Sauk

F

amiljet Lami dhe Sina në Tiranë i janë gëzuar dje banesave të reja, pasi lëkundjet sizmike të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit ua shkatërruan plotësisht ato. Të dyja familjet u vizituan në banesat e reja nga kryeministri Edi Rama dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët siguruan se e njëjta zgjidhje do të jepet edhe për shumë familje të tjera që janë prekur nga tërmetet. Fillimisht, kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Lami në Mazrek të Kasharit, e cila mbeti e pastrehë nga tërmeti i 21 shtatorit. Por, siç edhe u ishte premtuar, falë kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje hynë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para, para festave të fundvitit. Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Basha takon në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti Në Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë ë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për porositë e marra. Ky është shqetësimi kryesor që i ngritën disa prej bizneseve kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve të sotme në zonën e Durrësit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.