www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 186 (8317)
E mërkurë, 8 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
Tokat shqiptare kudo janë i përkasin Kombit shqiptar. Kombi është mbi qeveritë, mbi presidentët, mbi parlamentet. Sidomos mbi pazaret politike rajonale të presidentëve serb dhe kosovar
Kosova është tokë shqiptare, ndaj KUJDES! Neni 8 i Kushtetutës së Shqipërisë, thotë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj". Një ndarje e Kosovës është edhe çështje e përgjegjësi e Shqipërisë. Ndaj "marrëveshjet", apo pazaret që po luhen nuk mund të vendosen vetëm nga një president, nga një qeveri, nga një parlament apo me ide populiste referendumesh përgjysmë. Nëse diskutohet një çështje kombëtare duhet që edhe Tirana zyrtare; Presidenti, qeveria, parlamenti dhe shqiptarët, këtej kufirit, të thonë fjalën e tyre. FAQE 3
David L. Phillips për dialogun Kosovë- Kryeministri Ramush Haradinaj: Kufijtë Serbi: Ndarje në asnjë mënyrë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë
Në foto: David L. Phillips, drejtor i programit për Krijimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia (SHBA). Ai ka punuar për OKB-në dhe qeverinë amerikane si FAQE 5 ekspert për Serbinë dhe Kosovën VIZITA NË TIRANË
Shoqata e Autoshkollave të BE, projekt bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare
FAQE 16
Kujdes, peshkaqenë në plazhet e Jugut! FAQE 14
ISH-PRESIDENTI
Bujar Nishani: Propozimi i Thaçit për kufijtë destabilizues, nxit konflikte
FAQE 7
Në foto: Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj
INTERVISTË
Vasili: Paprekshmëria e kufijve dhe bashkëjetesa mes etnive e bëjnë të fortë dhe unike Kosovën
FAQE 8
KRITIKAT
Sali Berisha: Tregti e pastër e Hashim Thaçit me Kosovën
FAQE 6
FAQE 4
EDITORIAL
Vizitat turistike të Presidentit dhe mesazhet rajonale politike Nga Nikoll Lesi
Fillimgushti ka nisur me temperatura ekstreme jo vetëm në Portugali e Spanjë, por edhe në shtete çuditërisht të ftohta apo të freskëta si Britania e Madhe, Gjermania deri te Norvegjia, ku dje CNN tha se kjo është një gjë e pa ndodhur në Norvegji. Temperatura në rritje, si pasojë e vetë njeriut që po shkatërron Tokën...
FAQE 2
POLITIKE
2 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Vizitat turistike të Presidentit dhe mesazhet rajonale politike Nga Nikoll Lesi
F
EDITORIAL
illimgushti ka nisur me tem peratura ekstreme jo vetëm në Portugali e Spanjë, por edhe në shtete çuditërisht të ftohta apo të freskëta si Britania e Madhe, Gjermania deri te Norvegjia, ku dje CNN tha se kjo është një gjë e pa ndodhur në Norvegji. Temperatura në rritje, si pasojë e vetë njeriut që po shkatërron Tokën. Në Shqipëri, fatmirësisht deri tani nuk ka patur temperatura ekstremisht të larta si disa vite të tjera. Njerëzit, sipas mundësisë, po mundohen të relaksohen në det apo dhe në male. Punë dhe pushime këto ditë. Por kryesisht pushime. Ndërkohë shtetarët e vendit dalin e lëvizin jo vetëm si pushime, por edhe për të dhënë mesazhe për qytetarët, gjithnjë në funksion të turizmit dhe njohjes së bukurive të Shqipërisë, por edhe zonave shqiptare përtej kufijve. Por jo vetëm kaq. Turizmi po shërben edhe për mesazhe të forta shtetërore në raport me ngjarjet përreth kufijve tanë. Ilir Meta ka gjetur një mënyrë interesante reklamimi të bukurive shqiptare si këtej kufirit dhe andej, ku ka bukuri shqiptare. Si fillim preku Liqenin e Prespës mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si shenjë harmonie mes dy kombeve. Ai shkoi atje dhe shkroi në Facebook: "Në Liqenin mahnitës të Prespës, për të festuar në Manastirin e Shën Marenës, së bashku me banorët e kësaj zone të mrekullueshme, festën e Shën Marenës, e cila i bashkon qytetarët me bukuritë natyrore, shpirtërore dhe njerëzore". Mesazhi ishte i qartë për këdo që kupton nga politika rajonale. Më pas nxitoi drejt Veriut të vendit, ku ndaloi të Leqet e Hotit, ku natyrisht, dikur dridheshin leqet e këmbëve pushtuesve, kur shikonin kah zona e Kelmendit. Më pas Presidenti ndaloi në Vermosh. Dhe menjëherë në Plavë e Guci një
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
zonë shqiptare patriote ndër shekuj, por e kapluar nga padrejtësitë e kohës, ka mbetur përtej nesh, por mes nesh si shpirt e komb. Dhe si një natyrë brilante. Kishin nevojë për pak përkrahje shqiptarët e kësaj zone, ndonëse janë kryelartë si vetë malet. Kryetari i Shtetit shqiptar, Ilir Meta ishte atje mes bukurive natyrore të Plavë-Guci. Jo krejt si turist, siç u mundua të thoshte me kujdes. Ishte për të thënë se shqiptarët, kudo ndodhen, mbrohen nga Kushtetuta e Shqipërisë e natyrisht që Presidenti ka detyrimin shtetror e moral të jetë mes shqiptarëve. Vizitoi me paramendim një kullë 200 vjeçare shqiptare në Vuthaj dhe ku më pas vetë Presidenti shkroi: "Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot kullën mbi 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj, që bart histori të lavdishme dhe ruan traditat më të çmuara kombëtare e njerëzore të kësaj treve. Mirënjohje të pakufishme për Ramokun, Bjeshkën, Arbëreshën, Antigonën, Asdrenin, Arditin e të gjithë Çelajt që përkujdesen me aq përkushtim e dashuri për këtë trashëgimi shqiptare". Dhe si për ti nxitur në ruajtjen e traditave shqiptare në një botë globale e përpirëse, kryetari i Shtetit bëri një foto edhe me një shqiptar të madh që kontribuon në ruajtjen e vlerave shqiptare. Ja se ç'shkroi Meta më pas: Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, z.Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjesi dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër. Mirënjohje Brunos dhe të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje por dhe për mbështetjen ndaj të gjithë shqiptarëve që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të pareve". Ishte mesazh inkurajues për këdo shqiptar që ndihmon në këtë drejtim. Dhe nuk ishte foto rastësore. Ishte foto-mesazh patriotik. Sapo filloi të ndizet temperatura politike në Kosovë, për shkak të një ideje shumë të debatueshme të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për një rishikim kufijsh mes
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Serbisë dhe Kosovës, Presidenti shqiptar nxitoi, me kujdes në dukje, të merrte malet e Rugovës në Kosovë. Nisi si një vizitë turistike dhe reklamues i bukurive të kësaj zonë të Kosovës, por në thelb duke thënë, pa folur, se tokat shqiptare kudo ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni apo Greqi nuk mund të tjetërsohen nga asnjë shtetar apo pushtetar, sado i zoti të jetë. Ato janë troje shqiptare ku duhet fjala e popullit, andej dhe këtej kufijve shtetërorë. Ndaj vizita në malet e Rugovës nuk ishte vizitë vetëm për të parë pyjet, ujin apo bukuritë e tjera të Kosovës. Gjetjet janë përherë veprim i njerëzve të zgjuar dhe shtetarëve. U gjetën Lojërat e Bjeshkëve të Rugovës për të qenë prezent si kryetar shteti i shqiptarëve. Vetë Ilir Meta e ka gjetur mënyrën për të thënë se pse isha në Rugovë të Kosovës, duke e fshehur mesazhin e vertetë, edhe për të respektuar palën kushtetuese kosovare. Ja si e përshkruan presidenti Meta: "Lojërat tradicionale të Rugovës janë një pasuri e vyer e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë etnokulturore. Kënaqësi e veçantë, që së bashku me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, të ndiqja sot në Stankaj të Rugovës, këtë aktivitet sportiv, kulturor e artistik, që na bashkon rreth vlerave më të mira kombëtare dhe njerëzore". Publikimi i një foto të kryetarit të shtetit shqiptar me një plak të moçëm të atyre viseve shqiptare,
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
një plak që mbart shekujt e asaj zone të Rugovës, ishte e përzgjedhur me kujdes. Jo si foto artistike, por si foto ku përçon politikën se si duhet gjetur zgjidhja e kufirit me Serbinë. Duhet të kalojë nga dora e shkrumbuar e këtij plaku e jo nga zyrat e freskëta të Prishtinës. Mesazhi ky ishte! Dhe për ta justifikuar vizitën turistike, Ilir Meta i fut dhe një ZipLine ku poston edhe videon ku vetë kalon në një litar shumë të rrezikshëm, ku poshtë ishte greminë. Video ishte mesazh për politikanët dhe shtetarët e Kosovës, se po rrëshqisni rrezikshëm mbi "litarin" e kufinjve rajonalë, por gremina poshtë është, edhe për politikanët që firmosin pa pyetur popullin e Kosovës dhe jo vetëm atë. Ato janë toka shqiptare dhe nuk mund të firmosen për t'u tjetërsuar nga askush. Në fund të vizitës turistike-patriotike në Kosovë dhe mesazhpërcjellëse, Ilir Meta e mbyll me një foto me dy fëmijë të vegjël dhe ku shkruan: "Me Vlorën dhe Luanin, Rugova duket edhe më e bukur!". Dhe ndonëse rastësi emrat e fëmijëve, por mesazhi ishte se duke përdorur emrin Vlora u thoshte se Kosova është pjesë integrale kombëtare dhe shpirtërore e Vlorës, atje ku ngrit flamuri i Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Ndaj nuk mund të shisni apo bëni pazare me tokat shqiptare, ju politikanët e Kosovës!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Tokat shqiptare kudo janë i përkasin Kombit shqiptar. Kombi është mbi qeveritë, mbi presidentët, mbi parlamentet. Sidomos mbi pazaret politike rajonale të presidentëve serb dhe kosovar
Kosova është tokë shqiptare, ndaj KUJDES! Neni 8 i Kushtetutës së Shqipërisë, thotë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj". Një ndarje e Kosovës është edhe çështje e përgjegjësi e Shqipërisë. Ndaj "marrëveshjet", apo pazaret që po luhen nuk mund të vendosen vetëm nga një president, nga një qeveri, nga një parlament apo me ide populiste referendumesh përgjysmë. Nëse diskutohet një çështje kombëtare duhet që edhe Tirana zyrtare; Presidenti, qeveria, parlamenti dhe shqiptarët, këtej kufirit, të thonë fjalën e tyre. Negociatat për arritjen e një marrëveshje mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, nga një pakt mes përfaqësuesve të dy shteteve duket se janë kthyer në pazare tipike ballkanase. Kjo është ideja që të krijohet, teksa në të njëjtën ditë të dy presidentët hedhin për diskutim, njëri në Beograd dhe tjetrin në Prishtinë, ide të paqarta dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe për gjithë rajonin e Ballkanit. Presidenti Hashim Thaçi dje iu rikthye qëndrimit për "korrigjim të kufijve" me Serbinë duke deklaruar se Lugina e Preshevës do të jetë e Kosovës. I pyetur nga Top Channel mbrëmë në darkë vonë se a nënkupton kjo që Serbia do të marrë veriun e Mitrovicës, Thaçi tha si me gjysëm zëri "jo". Diçka është gatuar në Bruksel mes Thaçit dhe Vuçiç. Pritet ti dalë koka pazarit mes tyre, por duket se diçka po luhet për ta nxjerrë nga pak e përditë në opinionin publik Në deklaratën e Thaçit thuhet vetëm gjysma e asaj që po ndodh, pra që shqiptarët do të dalin të fituar pasi pjesë e Kosovës do të jetë edhe Lugina e Preshevës e banuar nga shqiptarë autoktonë. Gjysmën tjetër të asaj që po luhet me shqiptarët dhe Kosovën e tha dje Aleksandër Vuçiç. Ndryshe nga Thaçi, që flet vetëm për fitore të Kosovës, Vuçiç tha se marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Vuçiç sqaroi serbët se marrëveshja që ai po negocion bazohet në 4 parime; demografike (popullsia), ekonomike, investime të huaja dhe zgjidhja e problemeve historike me sh-
qiptarët. Pra ndryshe nga Thaçi që flet vetëm për Luginën e Preshevës, serbët del se e kanë më të llogaritur planin, derisa kanë detajuar dhe numrin e popullsisë, përfitimeve ekonomike dhe deri investimeve që do të marrin. Këtu del dhe skenari që Thaçi nuk e thotë. Nëse diskutohet vetëm marrja e Luginës nga shqiptarët, si ka mundësi që serbët që tani thonë se dalim të fituar? Madje veç fitores në aspektin numerik të popullsisë serbe, kanë llogaritur dhe përfitimet që i vijnë ekonomisë serbe nga marrëveshja me Kosovës. Thaçi nuk flet asgjë për këto që do të humbasë Kosova, por vetëm argumenton se fitojmë Luginën e Preshevës. Por nëse merr një territor si Presheva, që në fund të fundit është shqiptare, dhe humbet nga territori që ka sot Kosova dhe për të cilën luftoi UÇK dhe Thaçi, ku është fitorja e shqiptarëve? Pra marrim Luginën e Preshevës, shqiptarët, por a mos do humbasim pjesën veriore të Mitrovicës, djepit të trimërisë kombëtare? Kur merr diçka edhe lëshon, por publikut nuk po i thuhet se çfarë do lëshojmë në territorin shqiptar. Që marrëveshja mes dy presidentëve ka kohë që diskutohet tregohet dhe nga koordinimi që u bëjnë deklaratave. Si Thaçi dhe Vuçiç po testojnë opinionin dhe çdo ditë hedhin tema të reja për diskutim. Dje ishte radha e referendumit. Të dy presidentët thanë se do të vendosin në fund me referendum, pasi të arrihet marrëveshja në Bruksel. Por edhe në këtë pikë ka një pikëpyetje të madhe. Negociatat dypalëshe në Bruksel duket se po
zhvillohen vetëm nën monitorimin e disa zyrtarëve të Brukselit. Ndërsa ekspertë amerikanë, si ish-zyrtari i DASH që ka punuar 20 vite me Serbinë dhe Kosovën, David Phillips, dje tha për "Deutsche Welle" se është koha që SHBA të bëhet pjesë e dialogut mes BE dhe dy shteteve dhe se "Uashingtoni nuk po nxit asnjë ndarje etnike". Është një sinjal se ajo që po ndodh nuk e ka miratimin e gjithë faktorëve kryesorë ndërkombëtarë. Nëse SHBA, aleati kryesorë i shqiptarëve dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë nuk janë shprehur qartë për këtë ide, përse Thaçi ka nisur ta quajë të kryer marrëveshjen? Edhe më shqetësuese është fakti se idetë e presidentit të Kosovës po trajtohen vetëm si çështje e brendshme e Prishtinës, kur në fakt kjo që po ndodh prek gjithë kombin shqiptar. Sigurisht Kosova është shtet i pavarur, por në Ballkan janë dy shtete shqiptare dhe ajo që ndodh me shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë është direke apo indirekt çështje e Shqipërisë. Ajo që po diskutohet mes Vuçiç dhe Thaçit prek direkt interesat e shqiptarëve si komb, por edhe ndikon në gjithë proceset që janë zhvilluar deri më sot në Ballkan. "Korrigjimi i kufijve", që në fakt është dhe ndarje e Kosovës hap skenarë të rrezikshëm për gjithë rajonin. Së pari, vë në pikëpyetje gjithë stabilitetin e vendeve të tjera që kanë të njëjtat probleme si Bosnjë, Maqedoni dhe të tjerë. Nën shembullin e Thaçit dhe Vuçiç mund të hapet loja për korrigjime të tjerë kufijsh. Kjo "marrëveshje" që po
serviret si paqe, në fakt mund të sjellë tensione, konflikte dhe luftë në vende të tjera. Së dyti, Kosovën e kthen në pikën e fillimit. Duke cunguar territorin e saj, shumë shtete që kanë pakica dhe probleme të njëjta më fqinjët mund të hezitojnë njohjen e pavarësisë për shkak të precedentit që krijohet duke frenuar kështu integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. Pra do gjejnë pretekste për ta njohur si shtet, ndërkohë që Shqipëria po punon hapur për njohjen e Kosovës në OKB. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron shtetin tonë të përgjigjet dhe për shqiptarët që jetojnë jashtë hartës shtetërore. Nëse në Tiranë dikush thotë se kjo është punë e Prishtinës dhe Beogradit, është koha që të lexojë nenin 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Kushtetuta thotë: "Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj". Një ndarje e Kosovës është edhe çështje e përgjegjësi e Shqipërisë. Ndaj "marrëveshjet" apo pazaret që po luhen nuk mund të vendosen vetëm nga një president, nga një qeveri, nga një parlament apo me ide populiste referendumesh përgjysmë. Nëse diskutohet një çështje kombëtare duhet që edhe Tirana zyrtare; Presidenti, qeveria, parlamenti dhe shqiptarët, këtej kufirit, të thonë fjalën e tyre. Tokat shqiptare kudo janë i përkasin Kombit shqiptar. Kombi është mbi qeveritë, mbi presidentët, mbi parlamentet. Sidomos mbi pazaret politike rajonale të presidentëve serb dhe kosovar. Q.Xhani
RAJON INTERVISTA Intervistoi: Pandi Gjata
P
residenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë në një intervistë telefonike për Top channel se bashkimi me Preshevën nuk ka lidhje me ndarjen apo shkëmbimin e territoreve. Ai thotë se nuk ka komunikuar me autoritetet e Tiranës, por beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës. A mendoni se edhe Beogradi do të kërkojë edhe bashkimin e Mitrovicës së Veriut me Serbinë? Në tavolinën time kam kërkesën e institucionalizuar të shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, për bashkangjitje me Kosovën. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejohet shkëmbi territoresh. Qytetarët e Preshevës e kanë dhënë vullnetin e tyre me referendumin e 1992 për bashkangjitje me Kosovën. Kjo është një e drejtë historike, legjitime. Qytetarët në Kosovë e pranojnë masivisht këtë ide, këtë projekt. Pse mendoni që Serbia mund ta pranojë këtë kërkesë të Kosovës për bashkim të Luginës së Preshevës? Kjo është një e drejtë e deklaruar nga qytetarët e Luginës së Preshevës. Kërkesa legji-
4 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Presidenti i Kosovës: Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare
Thaçi: Po diskutohet bashkimi i Luginës me Kosovën
time dhe realizueshme në mënyrë paqësore me Serbinë. Nëse do të ndodhë kjo, askush nuk do të jetë kundër, as SHBA, as NATO, e as BE. A keni mbështetjen e SHBA dhe BE? Nëse do ketë një marrëveshje dypalëshe, askush nuk do të jetë kundër. Para dy vitesh
Belgjika dhe Holanda rishikuan në mënyrë paqësore vijën kufitare. A ka rakoordim me Tiranë për tezën tuaj të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi deri tani nuk kemi deklarata publike të Presidentit, kryeministrit, apo të Ministrisë së
Kryeministri i Kosovës: Ajo çfarë duhet të bëjë Serbia është njohja e Kosovës me këta kufij
Haradinaj: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë
K
ryeministri i Kos ovës, Ramush Haradi naj, hodhi poshtë të gjitha idetë për ndryshim të kufijve të Kosovës. Në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se kufijtë e sotëm të Kosovës janë vendosur me luftën e UÇK dhe NATO-s dhe lëvizin vetëm me luftë. "Këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit, nga UÇK-ja dhe NATO-ja, dhe nga kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij", tha kryeministri i Kosovës. Deklarata e Haradinaj vjen pas konferencës që dha paraditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili la të kuptohet se po diskutohet dhe një plan për shkëmbim kufijsh. Ndërkohë
që një ide të ngjashme, por me "korrigjim kufijsh" e ka prezantuar prej disa javësh dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Lugina e Preshevës do të jetë e Kosovës. Por ky qëndrim i Thaçit nënkuptohet në Serbi si hapje e mundësisë për marrjen e komunave serbe në Veri të Kosovës. Këtë ide Aleksandër Vuçiç e prezantoi në një formë tjetër ku tha se një arsye pse duhet marrëveshje me shqiptarët janë dhe arsyet demografike (popullsia). Haradinaj foli dhe për draft-statutin për Asociacionin të komunave serbe në veri të Kosovës. Ai tha se dokumenti është dorëzuar dhe hartuesit e tij e kanë për obligim që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës. Lidhur me aksionin e KFOR-it në liqenin e Ujmanit, Haradi-
naj tha se ky është një ushtrim dhe aktivitet i zakonshëm i sigurisë nga NATO. Dje në mediat e Prishtinës u raportua se ndaj kryeministrit ka pasur kërcënime me jetë. I pyetur nga gazetarët se a ka qenë i kërcënuar së fundmi, Haradinaj tha se ndihet shumë i sigurt. Ndërkohë njoftohet për një vizitë urgjente, të pa planifikuar, të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj në qytetin e Vlorës dhe vendosja e një tufe lulesh te Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, pikërisht në qytetin e Flamurit, kur Shqipëria (dhe Kosova) u shpallën shtet i pavarur. Simbolika e këtij veprimi është haptaz e qartë kundër presidentit Hashim Thaçi i cili ka hedhur idenë e shkëmbimit të kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës.
Jashtme për këtë çështje? Ende nuk kam biseduar në mënyrë zyrtare me autoritetet shqiptare. Por nuk dua të besoj se Shqipëria do të jetë në pozicionin kundër vullnetit të qytetarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Mbes me shpresë se Shqipëria do të poziciono-
het përkrah vullnetit të tyre. Tani që po diskutohet bashkimi i Preshevës me Kosovën, a mendoni se i hap rrugë asaj që është diskutuar prej vitesh bashkimit të Kosovës me Shqipërinë? Vullneti i qytetarëve të Kosovës është i deklaruar për të ardhmen euro-atlantike. Ky është edhe vizioni ynë. Përmes një statusi në Facebook i jeni kundërpërgjigjur ashpër edhe ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij në historinë e së shkuarës në raport me Kosovën? Unë nuk i jam përgjigjur askujt, janë opinionet e mia për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Me të gjithë presidentët, duke filluar nga bisedimet në vitin 1991 me Ramiz Alinë, deri më sot me Ilir Metën; edhe me kryeministrat duke filluar me Fatos Nanon në vitet 1991-1992 e deri sot me Edi Ramën kam zhvilluar raporte korrekte, në transparencë të plotë dhe ruaj kujtimet më të mira për bashkëpunimin. Unë flas për fenomenet, jo për individët. Top Channel
POLITIKE
6
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Ish-Presidenti: Vetingu tregon që s’ka një vullnet politik për t’u adresuar te sistemi i drejtësisë, por te kontrolli mbi drejtësinë
I
sh-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për Report Tv flet për zhvillimet më të fundit që lidhen me Kosovën, vendimin e NATO-s për ta kthyer në një bazë të sajën ish-aeroportin ushtarak të Kuçovës, proçesin e vettingut si dhe për zhvillimet më të fundit në gjirin e opozitës dhe se si është duke qeverisur Edi Rama. Ish-presidenti Nishani e shikon propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbime territoresh si një propozim të kahershëm serb dhe të rrezikshëm për të gjithë rajonin. Vendimin e NATO-s për ta kthyer e një bazë të sajën ish-aeroportin e Kuçovës Bujar Nishani e shikon ngushtësisht të lidhur me stabilitetin e Ballkanit po ashtu edhe si një përgjigje për super bazën ushtarake që ka ndërtuar Serbia në Nish. Për proçesin e deritanishëm të vettingut, Bujar Nishani shprehet se është duke u zhvilluar me standarde të dyfishta dhe se kriza ku është futur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë ka të bëjë me nxitimin e politikës shqiptare dhe të ndërkombëtarëve për të pasur me doemos një reformë në drejtësi. Pas traumave politike që ka pasur opozita, Bujar Nishani është i mendimit se PD-ja ka pasur një ngjitje për sa i përket komunikimit me publikun dhe një ridimensionim të rolit të saj por sipas tij, duhet një prezencë e përditshme dhe fuqizim i bazës së partisë. Pjesë nga intervista Zoti Nishani, lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë, a ju duket i drejtë propozimi i Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe njohje reciproke? Së pari, do të thosha që nuk kemi asnjë informacion të qartë, natyrisht nuk po flasim për detaje, por për thelbin çfarë kihet parasysh me korrigjim të kufijve, çfarë ka në ide Presidenti i Kosovës apo edhe interlokutorët e tjerë të Presidentit të Kosovës në dialogun me Serbinë, se dukshëm kjo është një çështje që i referohet dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk ka asgjë të qartë në këtë çështje. Por, përderisa nuk ka asgjë të qartë dhe një shpjegim pak më të detajuar, të gjithë këtë e kuptojmë si një shkëmbim territoresh, pasi nëse do të ketë korrigjim kufijsh, do të ketë një korrigjim të dyanshëm. Nuk mund të ketë korrigjim të njëanshëm të kufirit. Korrigjimi i dyanshëm i kufirit, në kuptimin tim dhe të logjikës politike, institucionale, ligjore e njerëzore, do të thotë që do të ketë një shkëmbim ter-
“Kufijtë”, Nishani: Propozimi i Thaçit destabilizues, nxit konfliktet
ritoresh. Ky është një propozim i kahershëm serb, prej kohësh që qeveria serbe që pas humbjes së luftës si një nga aktorët kryesorë të luftërave pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Serbia ka dalë me teorinë e rimarrjes së disa territoreve në kontekstin e një formule shkëmbimi territoresh. Unë e kam gjykuar dhe vazhdoj ta gjykoj si një provokim të rëndë, në tërësi për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Është si të ngulësh një gozhdë të përhershme të destabilitetit, pasi kufijtë e definuar pas shpërbërjes jo konsesuale të ish-Jugosllavisë, kemi një realitet të ri, një realitet i cili është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Zoti Nishani a mund të themi se Presidenti Thaçi me këtë deklarim thjesht ka dashur të testojë Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar në Kosovë? Unë mendoj, në këndvështrimin tim, që Presidenti i Republikës së Kosovës ka dashur të bëjë publik, çka mund të themi edhe në formë presioni mund të jetë bërë gjatë bisedimeve, të bëjë publike atë çka është hedhur në tryezën e diskutimit. Dhe unë besoj që, më mirë që bëhet publike sepse në njëfarë mënyre edhe ndihmohet qëndrimi shqiptar dhe duke e diskutuar besoj që edhe dalin argumente më të qëndrueshme, më logjike, më të maturuara politikisht dhe institucionalisht, për të kundërshtuar këtë provokim të Serbisë
dhe të aktorëve të tjerë proserbë. Besoj që duhen mirëpritur të gjitha reagimet që vijnë nga bota shqiptare në Kosovë, në Shqipëri, në diasporë, mendimi intelektual dhe besoj që dukshëm këto ditë është ravijëzuar qëndrimi i një shumice dërrmuese në botën shqiptare, që tendenca e Serbisë, synimi i Serbisë për ta alokuar procesin e dialogut midis Kosovës e Serbisë te një pikë, që ka të bëjë pra me shkëmbimin e territoreve apo me të ashtuquajturin korrigjim kufijsh, është jo vetëm në dëm të rajonit, është jo vetëm në dëm të stabilitetit dhe të paqes, por është në dëm të të gjitha proceseve pozitive që kanë tejkaluar në kohën e shkuar, por që kanë sjellë kontribute pozitive në mirëkuptim, në paqe dhe në orientim. A është e drejtë të themi se hartuesit e reformës në drejtësi përfshi ndërkombëtarët dështuan të parashikonin kolapsin në dy gjykatat më të rëndësishme në vend, atë Kushtetuese dhe atë të Lartë? Ky është një dështim evident sepse kemi më shumë se një vit që shqiptarët nuk kanë as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Ky është një fakt të cilin ne nuk e zhbëjmë dot, sado që ta përgënjeshtrojmë, në fund të fundit është një e vërtetë që e ndeshim sot. Një qytetar, nëse do të shkojë sot në Gjykatën Kushtetuese – pas ndryshimeve kushtetuese është zgjeruar shumë e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese
– nuk e pret kush sepse nuk ka se kush ta presë në Gjykatën Kushtetuese. Apo një ligj i miratuar në Parlament, që një pjesë mund të pretendojë që cenon liritë kushtetuese, nuk ka ku të adresohet. Në Gjykatën e Lartë kemi më shumë se prej një viti që nuk shqyrtohen më çështje. Vetëm çështje të emergjencës. I është mohuar e drejta e kalimit të shqyrtimit të çështjeve përtej sistemit gjyqësor vendës, pra në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Strasburg. Pra, ky është një realitet që ne nuk e mohojmë dot. Unë besoj që qe një nxitim, për shkak të disa objektivave politike që ishin. Politika e brendshme kërkonte ta kapte nën ndikimin e vet dhe ta vendoste nën influencën e vet këtë proces. Politika e jashtme kërkonte që Shqipëria të arrinte në mënyrë të sforcuar, sa më shpejt që të ishte e mundur, disa objektiva politike në proceset e integrimit apo të atyre proceseve formale të kritereve që janë në procesin e integrimit evropian. Pa diskutim që janë të korrigjueshme. Pra këto ligje mund të korrigjohen sot, me konsensus, sepse opozita ka paraqitur, me sa kam dëgjuar unë, disa pikëpamje. Natyrisht mund të jetë një proces negocimi i përmirësimit të ligjeve të sistemit të drejtësisë, por unë druaj që kjo do të jetë e vështirë sepse vetë njëanshmëria e shfaqur, partizanizmi i fortë politik në selektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë futur në procesin e Vetting-ut, tregon që nuk ka një vullnet politik për t’u adresuar te sistemi i drejtësisë, por te kontrolli mbi drejtësinë. Ka analiza nga më të ndryshmet për performancën e opozitës. Në këndvështrimin tuaj, a është performanca e opozitës në nivelin e duhur? Unë mendoj që opozita ka pasur disa trauma politike, të cilat më së shumti nuk kanë qenë për shkak të përgjegjësisë së saj, por të keqpërdorimit të pushtetit që ka ai, i cili ka fuqinë në dorë, qeveria në rastin konkret. Përtej traumës që pësoi në zgjedhjet e vitit 2013, përdorimi i mekanizmave antiligjorë të krimit të organizuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, deformimi i një rezultati i cili mund të kishte qenë jo fitues për opozitën, por ishte penalizues në mënyrë abuzive ndaj opozitës. Patjetër që këto krijuan trauma poli-
tike dhe psikologjike në strukturat e partive të opozitës. Por besoj që nga ajo periudhë unë të paktën, në këndvështrimin tim, kam parë që opozita ka pasur një ngjitje në aspektin e komunikimit me publikun, në aspektin e marrjes së kontakteve me opinionin, në aspektin e qasjes te besimi i publikut. Do t’i duhet patjetër që të bëjë shumë punë. Opozita, në fund të fundit, është e vështirë. Në Shqipëri edhe ca më e vështirë sesa në vendet e tjera. Por besoj që trendi në ngjitje që ka treguar opozita, veçanërisht në komunikimin me opinionin dhe në shtrirjen tek opinioni publik, është një tregues pozitiv që opozita po ridimensionohet në rolin e saj. A e shikoni të mundur një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës në muajt në vazhdim, gjë e cila do t’i shërbente procesit të integrimit evropian? Edhe për këtë pyetje unë mund të them dy-tre këndvështrime. Së pari, si parim bashkëpunimi është krejt normal dhe duhet të ekzistojë gjithmonë bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës. Së dyti, për fat të keq ky parim është minuar përmes një politike të vazhdueshme diversioni nga ana e mazhorancës ndaj opozitës. Unë mendoj që takimi parazgjedhor midis kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, në vend që të lihej të shkonte në perceptimin e opinionit publik që jemi kundërshtarë, por për çështje madhore ne merremi vesh, u keqpërdor nga ana e mazhorancës, u injektua tek opinioni publik si një dominim dhe përdorim që kryeministri i bëri kryetarit të opozitës. Patjetër që mekanizmat e qeverisë janë shumë herë më të fuqishme sesa ato të opozitës për t’i bërë këtë lavazh trurit të opinionit publik. Por kjo ka bërë një dëm shumë të madh sepse jo vetëm ka minuar parimin e bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës, por tashmë e ka bërë të pamundur, në gjykimin tim, që edhe në raste madhore kur do të nevojitet ky bashkëpunim, unë do ta shikoja me shumë pikëpyetje nëse opozita do të kishte më besimin te mazhoranca për të ofruar bashkëpunimin e saj në këtë kontekst që unë e shikoj parimin e bashkëpunimit. Prandaj është edhe një element tjetër që do ta ashpërsojë edhe më shumë betejën politike në të ardhmen.
FORUM
7 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Kërcënimi i famshëm i Vuçiçit: "Unë nuk e jap Gazivodën!" - jep përgjigje edhe për të tashme
Loja që po luhet rreth liqenit strategjik të Ujmanit Nga Ivica Petrovic "Gazivoda" është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet serbe dhe gazetat bulevardeske, sipas të cilave po përgatitet marrja arbitrarisht e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës. Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Gazivodës po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë "stërvitje të planifikuara dhe të rregullta." Autoritetet serbe për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzuan opozita e disa klerikë si dhe "agjencitë e huaja" për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën, thuhet nga ky takim. Shefi i Ministrisë për Kosovë dhe Metohin Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Gazivodës dhe trafo-stacioni i Valaçit. Gazivoda shpesh përmendet nga autoritetet e Prishtinës, që dëshirojnë ta lidhin atë në sistemin energjetik të Kosovës. Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore të energjetike në veri të Kosovës dhe në pronësi të Kompanisë Shtetëror Energjetike të Serbisë. Gazivoda sipas vlerësimeve arrin shifra deri më dhjetë milionë euro në vit për mirëmbajtje. Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si
dhe ftohjes së termocentralit "të Obiliqit". Nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës. Në qershor pala shqiptare në përgatitje të dialogut teknik këmbënguli në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, ndërsa pala serbe i detyronte në krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Dhe nëse energjia është si çështje më e rëndësishme, atëherë Gazivoda është pjesë kyçe e zgjidhjes së këtij misteri. Me interes ekonomik dhe kombëtar Zëvendës-kryeredaktori i revistës "Novosti" Mijat Lakiçeviq thotë që: "Gazivoda është e me interes të lartë ekonomik dhe kombëtar. Nga ky liqen një e treta është në territorin e Serbisë dhe dy të tretat në veri të Kosovës. Më e rëndësishmja është se lumenjtë që mbushin liqenin vijnë nga Serbia, të cilët furnizojnë një hidrocentral që plotëson rreth gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në tërë Kosovën". Lakiçeviç për DW sqaron, se çështja
është më e komplikuar nga sa thuhet, se qeveria do vetëm të përfitojë nga ky burim "problem shtesë është se hidrocentrali është bërë me një kredi të Bankës Botërore marrë dhe paguar nga Serbia. Situata është e ndërlikuar sepse Kosova nga njëra anë ka të drejtë për këtë, sepse hidrocentrali është i vendosur në Kosovë dhe nga ana tjetër Serbia përsëri ka të drejtë, sepse ka investuar dhe paguar kredinë për të ". Presidenti serb Aleksander Vuçiq thotë, se tymnaja për një marrëveshjeje energjetike është një gabimi i radhës, pasi sipas tij një marrëveshja e tillë nuk ekziston aspak. Ai pretendon se qëllimi i kësaj manovre është "pushtimi" i Kosovës veriore. Vuçiq gjithashtu thotë, se autoritetet e Prishtinës kanë pasur ofertën për menaxhim të përbashkët, por ajo është refuzuar nga ata. Nëse shohim marrëveshjen e arritur në Bruksel, në sektorin e energjisë janë vendosur linja të forta. Nga kjo theksohet nevoja për të aplikuar legjislacionin e BE-së, si dhe krijimin
PRESIDENTI SERB
Vuçiç: S'ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për Kosovën Në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Aleksandër Vuçiç është shprehur ndër të tjera
se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ka thënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. "Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e
kanë përmbushur obligimin e kjo është formimi i Asociacionit", tha Vuçiç. Sipas tij, Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së. Ai sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë që të jenë "të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme".
e një kompanie të re të energjisë për furnizimin e konsumatorëve. Por si me gjithçka tjetër të negociuar midis Beogradit dhe Prishtinës, secila palë interpreton këto kushte të ndryshme në mënyrën e vet. Serbia konsideron se për shkak të vendndodhjes së burimeve të përmendura ajo duhet të menaxhohet nga Bashkimi i ardhshëm i Komunave Serbe dhe se kjo është në përputhje me rregulloret e BE. Pala shqiptare vlerëson se këto burime janë pronë e Kosovës dhe se duhet të menaxhohen nga Kosova. Paketa e komplikuar e energjisë Teorikisht Serbia mund ta ndryshojë liqenin e Gazivodës, uji në liqen mblidhet kryesisht nga lumi Ibër, thjesht vetëm me ndryshimin e drejtimit të këtij lumi që të mos derdhej në liqen, thotë Mijat Lakiçeviq. "Në atë rast liqeni do të lihej pa ujë dhe Kosova pa energji elektrike. Por në këtë mënyrë e gjithë kjo mund të rrezikonte sigurinë e serbëve, që mund të ishin viktima të hakmarrjes". Sipas bashkëbiseduesit tonë, serbët
e Kosovës që punojnë në hidrdocentral por nuk përfitojnë nga puna e bërë kjo do ishte për shkak se të ardhurat do jenë të marra nga Kompania Shtetërore Energjetike të Kosovës. "Pra këtu tani do të duhet të gjendet një zgjidhje, sepse në qoftë se hidrocentrali është i drejtuar nga dikush i vendosur në Prishtinë, do mundet të përdoret për të lënë pas dore interesat e komunitetit serb", vë në dukje Lakiçeviq. Gazivoda nuk mbetet vetëm pikë e diskutueshme për këto fakte, por edhe për problemet që sjell në furnizimin me energji elektrike në komplekset e minierave të Trepçës, gjë e cila praktikisht nuk funksionon. Një argument shtesë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi është mospagesa e energjisë elektrike në Kosovë, konsumatorët shfrytëzojnë situatën kaotike. Prandaj problemi me energjinë mund të zgjidhet përfundimisht vetëm në një paketë të plotë. Duke parë gjithë këtë dhe duke shikuar negociatat të lëna pas dore dhe që janë pa kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës - ku marrëveshja ka vetëm që nuk ka marrëveshje - është e qartë se do të jetë e vështirë për të arritur një zgjidhje përfundimtare mbi energjinë. "Unë mendoj se do të jetë e vështirë për të arritur vetëm një marrëveshje të përhershme për energjinë, por një zgjidhje do të ketë vetëm në qoftë se ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë", tha Lakiçeviq. Liqeni i Gazivodës është një shembull se si çdo çështje ekonomike politizohet dhe pastaj përdoret për politika të brendshme. Nëse ka diçka pozitive në të gjithë nervozizmin dhe alarmin rreth Gazivodës, atëherë është fakti që ky problem ka përfshirë të gjithë opinionin publik dhe se vëmendja është vendosur në kompleksitetin e sit/dw/ uatës energjetike në Kosovë ./dw/
POLITIKE
8
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së: Drejtësia u kap nga PS. Edhe ndërkombëtarët po ankohen
K
ryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili deklaron se Reforma në Drejtësi është në pikën e saj me kritike. Në një intervistë në “Fax News”, Vasili deklaroi dje se nga një pastrim i sistemit që pritej nga reforma, sot jemi në një kapje totale të drejtësisë nga mazhoranca. “Jemi në një situatë shqetësuese sepse Kushtetuta është shkelur disa herë dhe gjithë procesi në duart e një mazhorance është kompromentuar. Mjafton t’ju kujtoj se para reformës ishin 93% e shqiptarëve që mbështesin Reformën në Drejtësi. Sot kjo shifër ka arritur në 34 %. Kjo është situatë alarmante, jo vetëm që zbatimi i reformës nuk e rregulloi sistemin, por e ka bërë dhe më keq. Qytetarët janë zhgënjyer. Jemi pa gjykata kryesore në vend dhe kjo është pasojë e qëndrimeve të njëanshme të mazhorancës”, u shpreh Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI-së tha se gjithë emërimet dhe kalimet e procesit të Vettingut kanë ngritur pikëpyetje për funksionimin e procesit. Vasili deklaroi se edhe ndërkombëtarët kanë arritur në pikën që nuk i besojnë më mazhorancës dhe sistemit të ri që po vendoset. “ONM është pjesë e Vettingut. E keni parë që dhe ata nuk bien dakord me shumë vendime që janë marrë nga institucionet e Vettingut. Pse ndodh kjo? Sepse shumë procese vlerësimi kanë ngritur pikëpyetje dhe vetë përbërja e komisionerëve të vettingut është më falsifikues, shkelës ligji dhe probleme të tjera. Kjo tregon se sistemi po kapet 100 % nga mazhoranca dhe vetë ndërkombëtarët tashmë janë të shqetësuar”,- u shpreh Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI ka bërë apel që mazhoranca të dëgjojë shqetësimet e opozitës dhe të kthejë procesin e reformës në shinat e zbatimit të ligjit. Gjithashtu, Vasili hodhi poshtë çdo pazar nga ana e mazhorancës për mbledhjen e votave për kalimin e Ligjit për Magjistraturën. “Duhet konsensus dhe dialog institucional. Nuk pinë ujë teoritë e pazareve. Sepse edhe disa javë më parë u tentuan të bëheshin manovra të pista. U tha që po negociohej më LSI për votat. Unë e them me përgjegjësinë e plotë politikë si përfaqësues i LSI që s’ka pasur asnjë negociatë dhe asnjë takim zyrtar për këtë çështje”, tha Vasili. Kreu i deputetëve të LSIsë tha se në fazën aktuale ku ka arritur mazhoranca me reformën në drejtësi nuk mund të flitet më për normalitet kushtetues. Më shqetësuese, sipas tij, është fakti se ndërkombëtarët që do të ishin garantët e reformës, sot janë në pozitat që edhe vetë ankohen për procesin. Ndërkohë vendi prej disa javësh është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe shumë shpejt pa gjykata apeli. Në vend të pastrimit të sistemit, reforma në drejtësi, deri
Vasili: Kosova e ka të stampuar territorin e saj në flamur, çdo lëvizje është çështje tjetër
tani, ka sjellë një kaos total dhe ka rrëzuar gjithë shtyllën e një sistemi demokratik që është pushteti gjyqësor. Pjesë nga intervista Do doja një koment tuajin mbi çështjen e Kosovës, mbi këtë debat që harxhoi shumë energji, por që duket që pak nga pak po fashitet duke pare dhe reagimin kundër të politikës së Kosovës. Dhe një koment do doja dhe nga ju për këtë heshtje në Tiranë mbi këtë tezë.. Së pari mendoj që thelbi i debatit, mënyra e paraqitjes së tij dhe përmbajtja e tij e bën atë një debat pa diskutim shumë delikat, me shumë interpretime të dukshme dhe të padukshme dhe së treti e bën një debat për mendimin tim të gabuar dhe në kohën e gabuar. Pasi Kosova ju e dini që pak kohë më parë mori një lajm të jashtëzakonshëm lidhur me liberalizimin e vizave që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Dhe besoj që të gjithë energjitë politike, energjitë e ekzekutimit kosovar, por edhe të politikës kosovare në tërësi duhet të ishin të gjithë të përqendruara në realizimin sa më shpejt. Vajti deri në fund të një rruge që ishte besoj një nga ankthet e mëdha të një Kosove e cila kishte shënuar arritje të mëdha por ndërkohë rezultonte e izoluar. Për sa i përket përmbajtjes së debatit, unë kam reaguar disa herë, sigurisht me shqetësim edhe politik edhe atdhetar po të doni. Edhe qytetar por besoj ky i fundit është një raport më i kufizuar në raport me dimensionin atdhetar i cili qëndron në mes.
Por gjithmonë duke qenë shumë i kujdesshëm në arsyetimet e mia politike për tu përmbajtur thelbit institucional dhe parimor në të cilin Kosova ekziston sot. Thelbi parimor mbi të cilin ekziston Kosova sot dhe gjithçka e përbën atë që për ne shqiptarët është mrekullia kosovare pasi nuk mendoj se kemi pasur ëndërr më të madhe se të shihnim një Kosovë të pavarur. Se Kosova e pavarur ishte përgjigja më e fortë më e jashtëzakonshme kundër genocidit serb i cili shqetësoi një botë të tërë. Dhe e cila detyroi SHBA për një koalicion forcash ndërkombëtare të prirura nga SHBA dhe nga Anglia, mos ta harrojmë rolin e Anglisë në atë kohë. Të cilët ndërhynë ushtarakisht për të vendosur një situatë dhe për të krijuar një model. Modelin e Republikës së Pavarur së Kosovës. Pra, Republika e pavarur e Kosovës lindi mbi kontributin e jashtëzakonshëm politik dhe ushtarak të ndërkombëtarëve, mbi një mobilizim të jashtëzakonshëm atdhetar, patriotik dhe ushtarak të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Dhe së treti besoj që shtylla tjetër pastaj e formësimit institucional me të gjitha detajet që i takonin dhe për tu përballuar dhe me betejën e madhe, njohjen ndërkombëtare atë që u quajt pako e Ahtisarit, e cila me fjalë të thjeshta ishte një marrëveshje e madhe politike dhe të gjitha kompromiset politike të domosdoshme për këtë çështje. Te kjo pikë e fundit unë do doja të ndalesha. E keni përmendur pakon Aht-
isari si kryefjalën e asaj që do ta shoshiste... E kam thënë këtë për një arsye shumë të thjeshtë. Pakteta Ahtisari, ka pasur mjaft momente që politika kosovare në tërësi por dhe ne shqiptarët kemi pasur dhembjet tona. Do donim të mos ekzistonin shumë elemente të asaj marrëveshje, do donim të ishim shumë të qartë të prerë. Por ndërkombëtarët duke parë të ardhmen e Republikës së Kosovës, formuluan aty një model bashkëjetese të jashtëzakonshëm, besoj nuk ka ngjarë, një model unik dhe në nivel botëror, me të gjithë atë që quheshin jo lëshime por të drejta të jashtëzakonshme, speciale atipike për komunitetet, në mënyrë të veçantë për komunitetin serb. Se një nga tre çështjet e mëdha është dhe trashëgimia kulturore dhe fetare shkruar atje përveç elementeve të tjera, veç asaj politike. Ju e dini që paketa e Ahtisarit ka dhe elemente të tilla që edhe për ndryshime të Kushtetutës, nuk duhen vetë 2/3 e parlamentit të Kosovës por edhe dhe 2/3 e përcaktuar për pakicën. Pra një rol të jashtëzakonshëm. Por çfarë shënoi kjo? Kjo shënoi që në bazë të kësaj marrëveshje mendjehapur i garantoi pikërisht Kosovës, dy element të jashtëzakonshëm në mënyrë atipike por dhe emblematike në flamurin e saj. Territori i Kosovës ndodhet në flamurin e Kosovës. Ju hartën e Kosovës e keni në flamurin e saj. Dhe 6 yjet janë simboli që kjo Republikë është një shembull mbarëbotëror i respektimit të të gjithë komuniteteve si asnjë
tjetër. Dhe mbi këto dy elemente thelbësore të një qasje të re sesi një çështje ndëretnike kaq e fortë e vetëvendosjes mund të zgjidhet, është një model që është Kosova të cilën 119 vende siç patëm mundësi ta azhornonim qëparë, njohin Kosovën. Tani çështja e korrigjimit të kufijve, unë duhet të jem i sinqertë me shqiptarët kudo që ndodhen në Shqipëri dhe Kosovë, unë nuk jam nga ata që besojnë dot fjalën korrektim. Unë di shumë thjesht si çdo qytetar i thjeshtë shqiptar, por dhe si çdo politikan që harta e Kosovës është atje në flamurin e Kosovës dhe çdo centimetër lëvizur asaj harte nuk është më e njëjta hartë, nuk është më e njëjta Kosovë që është njohur nga 119 vende. Dhe gjithçka e fituar me mbështetje dhe luftën ushtarake të ndërkombëtarëve dhe me gjakun e UÇK, me ndryshimin e qoftë dhe një milimetri është një çështje tjetër. Dhe ata që nuk janë miq të mirë të Kosovës, nëpër botë kemi miq të mirë dhe njerëz, opinione, komunitete, shtete që nuk na duan, do të jepnin një armë të jashtëzakonshme pasi shumë konflikte në botë, në rajon dhe më gjerë lidhen shumë me çështjen e kufijve. Dhe çdo element te kufijtë është delikat dhe precedenti Kosovës do të shfrytëzohej negativisht nga të tjerët por do ti binte në rradhë të parë në dëm të Kosovës. Në një proces kaq të rëndësishëm të europianizimit, liberalizimi i vizave, integrimi europian, integrimi në gjithë strukturat më të mëdha botërore etj, ky do ishte një moment i rikthimit nga fillimi dhe gjithë terreni i fituar me një mundim të jashtëzakonshëm, shumë njerëz kanë ndihmuar në procesin e njohjeve, vetëm nisur nga atdhedashuria nga njohjet e tyre shpeshherë jo vetë, politike por edhe personale, për të bërë gjithçka që Kosova të njihet sa më gjerë ndërkombëtarisht, ky proces do të rrënohej. Dhe në fund të ditës do ndodhte dhe një çështje e madhe, ç’mund të negociohet më për kufijtë është një pyetje e madhe. Kufijtë janë negociuar, marrëveshja e Ahtisarit është miratuar dhe kufijtë e Kosovës janë atje. Detyra kush është? Që ky integritet territorial të mbrohet me çdo kusht dhe mbi të gjitha të qeveriset mirë. Të qeveriset me efiçiencë të lartë, pa korrupsion, për të dhënë dhe një provë tjetër të opinionit ndërkombëtar dhe për të thënë
POLITIKE
9
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Ish-ministri i Drejtësisë: Rama njësoj si Hitleri, po sundon me ligjet e pushtetit të tij, duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit
D
Ylli Manjani: Ligji i pushtetit mbi ligjin e shtetit
uke marrë shkas nga një artikull të publikuar pak ditë më parë nga Aurel Plasari, i cili solli për publikun shqiptar studimin politik me titull “The dual state” të juristit dhe politologut Ernst Fraenkel, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nënvizon aktualitetin politik që mbart ky vëllim edhe për realitetin shqiptar. Në komentin e tij përmes rrjeteve sociale, Manjani thekson se Edi Rama po sundon me ligjet e pushtetit të tij, duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit. Për të mbështetur këtë tezë, Manjani rendit 10 argumente lidhur që sipas tij janë dëshmi e sundimit të sotëm të Edi Ramës. “Zoti Aurel Plasari, na sjell në vëmendje këto kohë delikate, studimin politik me titull “The dual state” të juristit dhe politologut Ernst Fraenkel. Më aktual se ky libër nuk ka! Ernst-i e shkroi në kohën kur Hitleri vendosi sundimin e tij në gjermani, duke shmangur Kushtetutën dhe ligjet normative (Normenstaat) dhe, duke qeverisur me ligje të posaçme, në dukje të përkohshme ( Maßnahmenstaat), por të mjaftueshme për të bërë gjëmën. Fiks Shqipëria e sotme! Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë. Sundon me ligjet e pushtetit të Tij (Maßnahmenstaat) duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit (Normenstaat). Konkretisht: Sistemi i drejtë-
sisë, gjykatat dhe Prokuroria, funksionojnë jo sipas normave Kushtetuese, por tranzitore dhe ligjit të vetting. Pra në dorë të pushtetit; Policia e Shtetit nuk funksionon sips ligjit të shtetit, por sipas urdhrit të pushtetit. Po nuk urdhëroi ministri, asgjë nuk ndodh. Kur lëshohet urdhri bëhet hataja duke ngatërruar të mirë e të këqij me një vend. S’bëhet më fjalë për prova, por për thashetheme, që policia ka me bollëk; Administrata publike nuk njeh më ligjin, por porosinë, urdhrin e zyrtarit politik. Thashethemi i portalit virtual të qeverisë është “ligji” i tyre! Ligji i shtetit as nuk lexohet më. Pra, të zgjidhet halli i portalistit, punë e madhe se shkakton halle për të tjerët! Asnjë lidhje me normat e shtetit, sipas të cilave të gjithë janë njësoj para ligjit; Parlamenti dhe qeveria nuk janë më pushtete të ndara, por të ndërvarura. Parlamenti varet totalisht nga Qeveria. Asnjë lidhje me Kushtetutën!; Pushteti guxon të ndryshojë edhe kufijtë e shtetit,
ndërkohë që Kushtetuta nuk ja njeh këtë të drejtë as vetë popullit. (Në kushtetutë ndalohet Referendumi për tërësinë territoriale)..; Ekonomia sipas normave të shtetit është shans i barabartë për të gjithë. Sipas ligjeve të pushtetit është vetë privilegj i pak njerëzve që rrinë afër Kryeministrit. Koncensioni është shmangia përfundimtare e ekonomisë me shanse të barabarta; Në shtetin e normave, të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor. Spitali i gjen gjithnjë ilaçet dhe mban përgjegjësi. Në shtetit e Normave, secili rimbursohet për shërbimin që merr. Sot ilaçet i gjen pushteti, me qëllim që njerëzit “t’ia dinë atij për nder”! Ndërsa rimbursim e merr spitali që do pushteti, jo ai që do pacienti; Në shtetin e normave Arsimi është mjeti më efikas kundër injorancës. I barabartë për të gjithë. Në ligjin e pushtetit Arsimi është privilegj i atyre që paguajnë ose që votojnë pushtetin; Në ligjet e shtetit, bashkia është ent publik i zgjedhur për të drejtuar punët e qytetit, sipas
interesave të qytetarëve. Këta të fundit paguajnë taksat e tarifat për këto shërbime. Ligji i pushtetit i bën bashkitë ose Komitete Ekzekutive të tij (pushtetit), ose i trajton si qendra opozitarësh, sa për një “spruco demokracie”; Ligji më i fortë i pushtetit është ALUIZNI. Ky ligj të menderos çdo Kushtetutë e çdo normë... E kështu me radhë. Ka shembuj plot që tregojnë se pushteti është mbi shtetin. Pra sundimi i të fortit mbi atë të normës. Dikush thotë
se Hitleri pushtoi Europën, ndaj ska krahasim. Por duhet mbajtur parasysh se edhe Edi Rama po sundon thjesht Shqipërinë, jo Gjermaninë. Shqipërinë, ushtria e të cilës krenohet me shitje skrapi pa tender! Puna është se ç’po bën në vendin tonë të përbashkët?! Po e sundon aq keq, sa asnjë pushtues nuk e ka bërë. Bie fjala, pushtuesi Italian na bëri me Teatër, shesh e godina zyrtare të bukura. Edi Rama i prishi të gjitha!!! Të keqen e pushtuesit!”- tha Manjani.
bëtë shumë mirë që e ndihmuat Kosovën, që i dhatë një përgjigje të tmerrshme genocidit serb pasi Kosova tashmë e mëvetësuar i ka të gjitha kapacitetet për tu bërë jo vetëm shembull i bashkëjetesës si e tillë por dhe shembull sesi lulëzon ekonomikisht dhe politikisht. Pra në këtë mënyrë u jepeshin shuplaka atyre që nuk janë miq të mirë të Kosovës, të jashtëm e të brendshëm qofshin ata. Dhe njëherazi jep dhe një model shumë të mirë mbarëbotëror sesi kjo sipërmarrje e jashtëzakonshme historike, ju e dini që çështja e Kosovës ka qenë në tavolinë dhe ajo duhet të vazhdojë të jetë atje për njohjet e mëtejshme dhe për konsolidimin, pasi kolegët tuaj të “Zërit të Amerikës” jo më larg se një ditë më parë demonstruan me një reportazh nga Kosova sesi politika serbe vazhdonte të kishte një agresivitet të pashembullt në pengimin e njohjes së Kosovës, duke mobilizuar një makineri diplomatike formale dhe informale të kësaj që i bënte një nga kundërshtarët kryesorë të këtij procesi. Me këtë kundërshtarë dhe armik të egër mund të diskutohet gjithçka jo vetëm integriteti i kufijve. Z.Vasili kujtojmë 10 vjet më parë, pavarësia e Kosovës paralajmërohej në Shqipëri nga Presidenti George Bush, duket që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra dhe ka një lloj distancimi nga ana e qëndrimit politik zyrtar qeveritar nga Tirana në raport me çështjen
e Kosovës. Është shqetësues ky qëndrim i Tiranës ndaj çështjeve thelbësore delikate që diskutohen në Kosovë? Për mendimin tim ka një raport të ri në raport me 10 vjet më parë, Kosova sot është shumë më e pjekur dhe shumë solide në pikëpamjen institucionale pasi është një shtet dhe kjo është ngjarje e madhe, i cili dhe nëpërmjet përplasjeve politike është rritur politikisht, është ndërgjegjësuar më shumë për rolin shumë të madh që ka në qeverisjen e vendit. Pra dhe liderët kosovarë me kalimin e viteve janë rritur për mendimin tim politikisht dhe kjo përcakton një rol të ri të shtetit amë siç është Shqipëria. Një rol deri në heshtje? Vetë formimi i shtetit të Kosovës, dihet që ka pasur një prapavijë shumë të fortë në Shqipëri. Së bashku me Shqipërinë është përballuar kriza e jashtëzakonshme kosovare, pasi një nga elementet e genocidit ishte dhe zhdukja fizike e kosovarëve. Por dhe në pikëpamje të tjera në ofrimin e Shqipërisë si një vend i cili ka mbështetur në mënyrë të veçantë UÇK me të gjitha format dhe mënyrat. Pra ka qenë një Shqipëri shumë aktive ndaj kësaj çështje. Politika e jashtme shqiptare ka qenë në vijë të parë ndër vite për procesin e njohjes së Kosovës, me të gjitha mundësitë politike që ka pasur. Madje shpesh është kritikuar për të pasur një rol akoma më aktiv në këtë drejtim, pra e ka konsideruar aspiratën e Kosovës si aspiratë të vetes. Kështu çdo
heshtje absolute është një raport surreal. Nuk po flasim se ç’ndodh në Bruksel apo në një shtet tjetër. Bëhet fjalë për një vend ku jetojmë ne, ku janë shqiptarët. Dhe nëse do të ndodhte diçka jo pozitive në Kosovë sigurisht do të jetë shqetësim. Nuk ka pse të jetë një shqetësim ofensiv nga ana e Shqipërisë, agresiv pra që ne të imponojmë, por mendimi ynë e ndihmon përparimin e mendimit politik kosovar. Mirë apo keq politika pluraliste shqiptare ka një moshë më të madhe sesa ajo kosovare. Edhe shumë politikanë shqiptarë kanë qenë fillestarë në fillim të viteve 90, tani pas 30 viteve ka një klasë tjetër politike me gjithë të mirat e saj. Dhe çdo mendim i kualifikuar jo vetëm politik por edhe profesional dhe historik, juridik, ndihmon për kthjellimin e çdo lloj reje të paqartë që rri mbi qiellin e Kosovës. Kështu që nuk besoj që heshtja, indiferenca nganjëherë dhe përkujdesja e sëmurë mund ta ndihmonte Kosovën. Kosovarët janë të parët por të dytëve që iu dhëmb padyshim për Kosovën janë shqiptarët. Besoni që tani është zbehur, ka rënë poshtë propozimi i z. Thaçi njëherë e mirë për korrigjimin e kufijve të Kosovës apo i druheni një riaktivizimi të kësaj ideje me rifillimin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës? Dhe një koment nëse ia lejoni vetes për qëndrimin e fundit që pati z. Thaçi pas deklaratës së z. Berisha i cili e rrëzoi kategorikisht dhe
ishte kundër idesë së z. Thaçi... Nuk dua ta komentoj këtë të fundit pasi ju keni përcjellë vetë një deklaratë të z.Thaçi i cili tha që gjithçka që tha lidhur me kontrabandën me Malin e Zi në vitet 92,97, terrorizmi në ato vite nuk kishte lidhje me z. Berisha. Ta lëmë të mbetemi në deklaratën e z. Thaçi për atë ngjarje të vitit ‘97 që nuk kishin asnjë lidhje me z. Berisha. Për sa i takon pjesës tjetër të pyetjes suaj mendoj që së pari propozimi i z. Thaçi nuk ka qenë i qartë dhe i kthjellët dhe saktësisht, ju ne të gjithë një propozim të kristalizuar, konkret dhe me detaje pse jo, askush nuk e ka. Më tepër propozimi ishte sigurisht një çështje e konsumuar së brendshmi dhe njëkohësisht dhe një këqyrje se si opinioni publik do të reagonte ndaj kësaj gjëje. Pasi po të ishte një propozim konkret, ky do të ishte në tavolinat e Kuvendit të Kosovës. Kështu që besoj të gjithë ata që janë përpjekur të ndërtojnë një propozim të caktuar, kanë pasur gjithmonë druajtjen e përballjes me soliditetin Kushtetues kosovar dhe me soliditetin e opinionit publik. Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë me çështjen e territorit pasi pakoja e Ahtisarit nënkuptonte një marrëveshje të plotë që të hetonte elementët themelore të cilat u bënë pjesë e Kushtetutës, por të cilat ishin pjesë e një marrëveshje që i takonte një territori të caktuar e thashë i cili ndodhet në flamurin e Kosovës. Dhe në njëfarë mënyre u testua cili do të jetë reagimi.
Reagimi nuk qe surprizë, ishte plotësisht logjik normal, në atë rrugë në të cilin ka ardhur procesi për të krijuar një bindje kolektive në Kosovë që bashkëjetojmë në këtë mënyrë. Pasi në sajë të bashkëjetesës kemi një pavarësi që thellohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe një rrugë të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Fakti që sot Kosova sot ka të hapura dyert e BE-së për liberalizimin e vizave dhe për procesin e integrimit europian, do të thotë që Kosova ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm besoj nga më të shpejtët. Askush nuk mund të mendonte që sot në vitin 2018 në një periudhë 10-vjeçare, Kosova do të kishte mundësi që për punë javësh do të liberalizonte vizat dhe do ishin qytetare europianë si gjithë të tjerët. Qytetarë europianë janë prej mijëra vjetësh por do të kishin ato të drejta formale të cilat u kishin munguar dhe izoluar Kosovën. Ndaj dua të them që në këtë drejtim Kosova është pjekur dhe i ka të qarta objektivat e saj politike dhe kushtetuese. Ka një model vetëqeverisje të përcaktuar në pakon e Ahtisarit shumë të veçantë, shumë të gjerë, shumë liberal me hapësira të gjera vetëqeverisje. Pra, Kosova ka vënë disa elemente të rëndësishme të cilat janë unikale për këdo sipërmarrje tjetër të këtij lloji që do ndodhte në botë. Pra, çdo cenim i këtyre standardeve tashmë të konsoliduara tashmë do të thoshte dërrmim parimor i modelit kosovar të ekzistencës.
POLITIKE
10
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
NATO tregon planet ku do të investojë në Kuçovë: Investimi fillestar 51 milionë euro, nis në 2018
K
uçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për polic-imin ajror, si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbejë, gjithashtu, edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës. Pikërisht detaje nga ky projekt ka rrëfyer dje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Piers Cazalet, i cili është shprehur se NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. “Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”- ka thënë Cazalet. Në intervistën e tij për ATSH-në, Cazalet theksoi se Ffinancimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte
Baza ajrore në Kuçovë, zëdhënësi i NATO-s: Rrisim sigurinë në Ballkan
kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. “Financimi është pjesë e Programit të Investimit të
Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky pro-
gram është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”- u shpreh Piers Cazalet. Gjithashtu, në prononcimin e tij, zëdhënësi i NATO-s tha se Aleanca i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin në Aleancë. “Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshirë kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake”, deklaroi ai. Shqipëria, theksoi Cazalet, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën
kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun. “Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë I politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare.
ISH-KRYEMINISTRI: RAMA DONTE TA PËRDORTE BAZËN E KUÇOVËS SI AEROPORT PËR TRAFIKUN E DROGËS
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e NATO-s për të modernizojë bazën ajrore të Kuçovës. Duke përshëndetur vendimin e marrë nga Aleanca e Atlantikut Verior, deuteti demokrat shkruan në një qëndrim të shprehur publikisht përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, se ky projekt ka nisur që në vjeshtën e vitit 2011, por Partia Socialiste me ardhjen e saj në pushtet e vonoi për më shumë se 4 vite këtë projekt. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama tentoi ta përdorte si aeroport për trafikun e drogës këtë bazë, por pas bërjes publike të skandalit, ai hoqi dorë. “Një ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n! Të dashur miq, sot zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut të Veriut njoftoi se Aleanca ka vendosur të modernizojë bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Kjo bazë do mund të përdoret edhe nga Aleanca për qëllime
Kuçova bazë e NATO-s, Berisha: Projekti gati që në 2011 me kompaninë “Cubik”
logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Baza do jete dhe aeroporti i vetëm i forcave ajrore të Shqipërisë. Me këtë rast shpreh kënaqësinë time dhe falënderoj Aleancën për vendimin e marrë sikundër mbështes ofrimin nga Shqipëria të çdo lloj lehtësie dhe kontributi për Aleancën në përmbushjen e misionit të saj të paqes dhe sigurisë në Europë dhe në botë. Gjithashtu, informoj opinionin se ky projekt u përgatit nga një kompani serioze amerikane “Cubik” që në vjeshtën e vitit 2011 dhe filluan parapërgatitjet për zbatimin e tij. Por ata që demonstruan me portrete të Enverit ditën
e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përzunë kompaninë që beri projektin dhe si banditë të vërtetë arrestuan gjeneral Syrja Gjokaj në mënyrën më banditeske, duke vonuar për së paku katër vite projektin e dhënë. Ata kishin parashikuar që Kuçova të shërbente për Narko-flotën që do të transportonte kanabisin e tre qarqeve të vendit. Ky super skandal mori dhenë dhe famozja ndrikull Mrika e radarëve dhe Noriega hoqën dorë nga plani i tyre dhe u detyruan të rikthehen në projektin e mëparshëm”- u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha në reagimin e tij.
PARTIA ZGJIDHJA, KËRKON QË TË MARREN MASAT PËR PARANDALIMIN E FATKEQËSIVE NATYRORE
Zjarret në Athinë, Kokëdhima apel Ramës: Mos fli gjumë, merr masa Partia Zgjidhja, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, i ka bërë apel kryeministrit Rama që të marrë masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore, siç ndodhi në Greqi, ku për shkak të zjarrit humbën jetën dhjetra persona. Me anë të një reagimi për mediat Zgjjidhja, thekson se Shtabi i Emergjencave Civile dhe qeveria duhet të jenë në gatishmëri të plotë, pasi për shkak të temperaturave të larta mund të ketë edhe zjarre. “Pas tragjedisë biblike që ndodhi në Greqi, ku zjarret morën jetën e 91 personave dhe lanë pas një shkatërrimin masiv të shtëpive dhe bizneseve, “Zgjidhja” e ka ndjekur me kujdes reflektimin e qeverisë shqiptare. Fatkeqësisht, njësoj si në çdo fushë tjetër,
kjo qeveri vazhdon me një papërgjegjshmëri kriminale që të “flejë gjumë”. Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëruar së fundmi, se gjatë muajit gusht, si pasojë e temperaturave të larta, Shqipëria futet në hartën e vendeve më të rrezikuara në rajon dhe në Europë. Vitin e kaluar vendi ynë u përfshi nga zjarre masive që dogjën mijëra hektarë pyje dhe kjo tragjedi, kishte brenda edhe dorën e njeriut. Pavarësisht nga paralajmërimet, qeveria dhe institucionet ende nuk kanë marrë masa parandaluese. Pushteti lokal i cili ka në administrim pyjet, është i falimentuar. Asnjë nga bashkitë e vendit, nuk plotëson fondin prej 3% të buxhetit në funksion të Emergjencave Civile. Shërbimi ynë zjarrfikës
funksionon me mangësi e prapambetje të mëdha vetëm në zonat urbane. Nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk ka asnjë plan masash për të parandaluar atë që bëjnë barinjtë apo njerëz të tjerë të papërgjegjshëm, të cilët djegin pyje dhe kullota në këtë periudhë. Së fundmi Raporti Botëror i Riskut e shpallte Shqipërinë si vendi më i rrezikuar në Europë, për sa i përket fatkeqësive natyrore si zjarret, përmbytjet dhe tërmetet dhe po ashtu “kampion” në paaftësinë e reagimit, përkrah Xhibutit, Zimbabves dhe Afganistanit. Megjithatë qeveritarët tanë kanë ikur të gjithë me pushime në resortet dhe hotelet më të shtrenjta...”- u shpreh dje Partia Zgjidhja në reagimin e saj.
POLITIKE
11
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Deputeti Agron Shehaj: Rama partner biznesi me të korruptuar, do ua kthejmë shqiptarëve paratë e vjedhura
P
artia Demokratike akuzon mazhorancën se skema korruptive e koncesioneve dhe e Partneritetit Publik Privat ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.7 miliardë euro. Në një konferencë të përbashkët për median në selinë blu, deputeti Agron Shehaj dhe drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku thanë se nga ky veprim çdo njërës prej familjeve shqiptare i është vjedhur mesatarisht 5 mijë euro. Shehaj tha se kryeministri Edi Rama është partner biznesi me të korruptuar, duke shtuar se nuk bëhet Shqipëria me politikanë të pandershëm. “Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet, sepse në këtë mënyrë thela bëhet më e majme, vidhet më shumë dhe për një kohë të gjatë. Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore. Sepse Rama partneritetet i bën vetëm me disa oligarkë shqiptare, vetëm ata që pranojnë të bëhen partner biznesi me Ramën mund të fitojnë një koncesion. Sepse vetëm ata i kthejnë Ramës një pjesë së parave që Ramës i duhen për të konsoliduar pushtetin e tij absolut. Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Nushi ? Nga 100 milionë euro sa i kthen qeverisë? Po për sa i takon inceneritoreve, nga 200 milionë euro sa merr Zoto dha sa Ahmetaj? Po nga
Partia Demokratike: PPPtë dëmtuan me 3.7 milion euro buxhetin e shtetit
400 milionë euro të Rrugës së Kombit?... Sa do marrin? Projekti 1 miliardë është shumë i mire për Ramën dhe partnerët e tij por jo për shqiptarët. Nëse me tender rrugët ndërtoheshin me 1 milionë euro për çdo kilometër, me partnerët e Ramës
ato do kushtojnë 10 milion euro për kilometër. Nuk bëhet Shqipëria me ministra dhe politikanë të pandershëm, të etur për pushtet dhe që mendojnë vetëm për vete”- u shpreh deputeti demokrat. Shehaj premtoi se me ardhjen e PD-së
në pushtet të Partisë Demokratike të gjitha kontratat abuzive do të rishikohen, pasi siç tha ai, investitorët e huaj largohen nga Shqipëria, pasi po favorizohen vetëm bizneset pranë kryeministrit Rama. “Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive
do të jetë Akti i parë që partia demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve. Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer”- u shpreh Agron Shehaj. Ndërsa Lealba Pelinku u shpreh se Partia Demorkatike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do çlirojë kapitalin e do rrisë investimet në ekonomi. “Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme se pse sot të rinjtë janë pa punë, se pse rrogat e pensionet nuk rriten se pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale. Rishikim i ligjit të koncesoneve e prokurimeve për të siguruar konkurrencë të lirë, do të jetë prioritare së bashku me Ligjin Antimafia që do të kthejë çdo qindarkat të vjedhur nga qeveria nëpërmjet krimit e korrupsionit të shqiptarët”- tha drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku.
DEPUTETI I PD-SË: REFORMA NË DREJTËSI KA DËSHTUAR. E VOTUAM QË TË KTHEHEJ BESIMI, JO TË PARALIZOHEJ SISTEMI
Luan Baçi: Vetingu ka shkaktuar kaos në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë
Ajo që po ndodh me reformën në drejtësi dhe konkretisht me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, për Partinë Demokratike ka shkaktuar kolaps të plotë në institucionet e drejtësisë. Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar dje në studion e lajmeve në “Report Tv”, ka folur për procesin e Vettingut, ku u shpreh se ky proces ka shkaktuar kolapsin me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Duke marrë shkas nga afatet kohore kur rinis Vetting-u, Baçi ka thënë se procesi i Vetting-ut, nuk ka qenë objektiv dhe realist. “Korrikun e vitit të shkuar u dhanë 140 vota, pritshmëritë ishin të larta,. Për mua Vettingu në këtë periud-
hë, lë shumë për të dëshiruar, ka qenë një marrje në pyetje e gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur të ishin në bankën e të akuzuarve. Ata që kanë bërë Vettingun, nuk janë përzgjedhur në bazë të rregullave. Doli Vettingu nga shinat me 6 ligjet e famshme. Po të shohim deri tani, ata që kanë ikur s’janë as më të këqinj as më të mirë nga ata që janë. Trupi i Vettingut janë marrë me pasurinë. Gjykimi është bërë për pasqyrimin e pasurisë, por edhe një mbushje gabim të formularit janë penalizuar gjyqtarë”- tha deputeti i PD-së. Baçi është ndalur edhe tek kolapsi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese pas largimeve nga sistemi. Deputeti
demokrat ka thënë se opozita e kishte parashikuar këtë problem që në shtator të 2016-ës kur mazhoranca kaloi e vetme 6 ligjet. “Përkundrazi, opozita e parashikoi këtë gjë. E thamë që me 6 ligjet e famshme që i votuan me arrogancë. Reforma në Drejtësi ka dështuar. E votuam që të kthehej besimi, jo të paralizohej sistemi. Me Gjykatën Kushtuese është bllokuar çdo gjë. Populli tani të ankohet tek qeveria, është ajo që vendos. Do paralizohen gjykatat e Apelit. Opozita e ka thënë mendimin e saj, e mbështesim reformën në Drejtësi. Ka nevojë për ulje në tavolinë pa kushte”- u shpreh Luan Baçi. Në vijim, ai tha se LSI-ja është një nga partitë e
vogla opozitare që mbështet Partinë Demokratike. Sipas tij, PD e bën dhe e vetme opozitën pasi i ka kapacitetet. “LSI është bashkë-opozitë, është opozitë me PD-në. LSI një nga partitë e vogla të opozitës që mbështet
PD, por mazhoranca e frikshme, i vodhën mandatet. Na duhet një opozitë frontale. Partia Demokratike e bën opozitën e vetme, i ka kapacitetet, s’luajnë rol numrat”- tha dje deputeti i Fierit, Luan Baçi.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
13 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Lady Gaga, një yll në Las Vegas Në dhjetor të 2017 pat njoftuar se kishte nënshkruar një marrëveshje për qëndrimin në Las Vegas. Tani Lady Gaga ka bërë të ditur detajet e aventurës së saj të re në Park MGM "qyteti që nuk fle", që do të nisë më 28 dhjetor. Ikona e pop-it do të mbajë dy shfaqje të ndryshme, "Enigma" (23 data) dhe "Jazz dhe Piano Engagements" (4 data). Biletat do të dalin në shitje nga data 13 gusht dhe 27 datat e përgjithshme do të përhapen nga dhjetori deri në fillim të nëntorit 2019: do të jetë e qëndrueshme në Park Theatre, nga dhjetori 2018 deri në shkurt 2019, pastaj pas një pushimi do të kthehet së pari në qershor dhe më pas në tetor. Sipas një njoftimi për shtyp, Lady Gaga Enigma "do t'i çojë fansat në një aventurë me hitet më të mëdha të saj pop", ndërsa Lady Gaga Jazz & Piano do të fokusohet në "në versionet e këngëve të saj, ashtu si edhe muzikën e The Great American Songbook". Në një intervistë për People, ylli kishte thënë: "mezi po pres të ndaj "Enigmën", me të gjithë fansat
Lana Del Rey punon një këngë të re me Jack Antonoff Duket se këngëtarja e njohur Lana Del Rey është duke punuar për një projekt të ri me këngëtarin amerikan Jack Antonoff. Antonoff ka qenë pjesë e disa prej albumeve më të mëdha viteve të fundit, pasi ka punuar me St. Vincentin në "Masseduction", Taylor Swiftin në "1989" dhe albumin e saj të fundit "Reputation", si dhe me Lorden në albumin e vitit të kaluar "Melodrama". Lana Del Rey ka postuar një fotografi në Twitter mbrëmë, ku duken të dytë të veshur me kostume të njëjtë ngjyrë krem. "Hi!", ishte mbishkrimi në këtë fotografi.
e mi dhe me Las Vegasin. Po krijojmë një spektakël që është ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë. Sfidat mund të
tejkalohen me kreativitetin dhe guximin që vjen nga fatkeqësia, dashuria dhe muzika".
"Lodra" më e re e Zlatan Ibrahimoviçit Zlatan Ibrahimoviç po e gëzon në maksimum jetën në Kaliforni. Sulmuesi suedez i LA Galaxy, që po ndihmon skuadrën e tij në MLS me golat e shënuar, ka gjetur mënyrën për të plotësuar kapriçot e tij. Bëma e fundit e tij është shëtitja në rrugët e Los Angelesit me "lodrën" e tij më të re: një Harley Davidson. Ibra e publikoi videon e tij në rrjetin social "Instagram", me futbollistin që shfaqej i mbrojtur me kaskën në kokë. Ibrahimoviç duket se është në humor shumë të mirë. Vetëm një ditë më parë, 36-vjeçari postoi një foto të tijën duke mbajtur mbi shpinë agjentin Mino Raiola gjatë stërvitjes, duke ironizuar me frazën: Kur agjenti yt të shtrydh deri në qindarkën e fundit.
Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë Këngëtarja shqiptare, Dorina Garuci i ka thënë "PO" propozimit të të dashurit të saj. "Përgjitmonë bashkë", shkruajti në postimin ku gjendet pranë partnerit. Ajo ka disa vite që jeton në Vienë ku ka zhvilluar jetën dhe karrierën në muzikë. Dorina u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në kompeticionin "Ethet e së premtes" ku u rendit e dyta në edicionin e katërt të spektaklit. Ajo arriti në finale së bashku me Kejsi Tolën, ku kjo e fundit mori triumfin dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.
Kate Perry takon idhullin e saj, Celine Dion Këngëtarja e njohur Katy Perry takoi ikonën e muzikës dhe idhullin e saj, Celine Dion, teksa është në turne në Australi. Këngëtarja e ka shprehur entuziazmin, duke postuar video dhe fotografi me divën e muzikës, e cila si duket gjendet në Australi po ashtu për disa koncerte të saj.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Kujdes, peshkaqenë në plazhet e Jugut! Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në njërin ndër plazhet më të frekuentuar të jugut të Shqipërisë. Pushuesit kanë parë pranë bregut plot 4 peshkaqenë të cilët notonin aty pranë. Thuajse të gjithë ata që ishin në det janë “zhdukur” menjëherë dhe kanë dalë në breg.
Njëri prej pushuesve ka postuar këtë video, e cila tregon dhe se çfarë ka ndodhur në plazhin e këtë të martë, ku duke peshkaqenët afër bregut. Alarmi është dhënë se duhet shumë kujdes pasi bregdeti shqiptar, sidomos ai në zonën e Bregut po vizitohet disa herë nga peshkaqenët. Dhe nuk ishin peshkaqenë të vegjël.
Flet Nëndrejtori i Spitalit të Elbasanit, Luan Rapi: Gjendja e të helmuarve nga dasmat në të njëjtin lokal, ka ardhur në përmirësim
Lokali helmon dasmorët, AKU e bllokon 39
D
asmorët e tre dasmave të zhvilluara në të njëjtin lokal në qytetin e Elbasanit, në vend që të shkonin në shtëpitë e tyre, përfunduan në spital me dhimbje të forta stomaku. 39 persona mes tyre dy fëmijë, ju drejtuan spitalit të Elbasanit pas shqetësimeve që kishin ndjerë fill pas dasmës. Nga 39 personat që shfaqën probleme, tre prej tyre kanë shfaqur komplikacione më të mëdha, ndaj dhe janë në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nëndrejtori i Spitalit të Elbasanit, Luan Rapi, në një deklaratë për mediat bëri me dije se tetë persona pasi morën mjekim ambulator u larguan. Sakaq, ai shtoi se tashmë pacientët paraqiten në gjendje më të mirë shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për mjekim të specializuar. “Nuk ka pasur më fluks pacientësh”, thotë Rapi. Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbërriti në vendin e ngjarjes, ku pasi konstatoi kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt, i vuri shirtin restorantit “Laguna Blu”. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi, kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur. Nga verifikimi i subjektit në emër të Manol Musaj, AKU thotë në deklaratën për shtyp, se rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit tek ky restorant dasmash, AKU zbulon se ndodheshin 12 kg mish viçi,40 kokrra vezë, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura, AKU thotë se u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës. “Trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim
“Është numri i dasmorëve që janë helmuar nga ushqimi, kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti restorant në Elbasan”.
me Krimin Ekonomik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me
aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti
i lartpërmendur. Nga verifikimi i subjektit të Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra vezë, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës. Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë”,-thuhet në njoftimin e AKU-së.
TIRANË
Në korrik “skifterët” vodhën 12 makina të shtrenjta E
migrantët që kthehën në atdhe, b i e n m ë s ë s h u mt i p r e e g r a bitësve. Të dhënat e policisë tregojnë se hajdutët synojnë më shumë makinat e shtrenjta. Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve. Në muajin korrik, sipas shifrave të Policisë së Shtetit, në Tiranë u vodhën 12 makina të shtrenjta. “Skifterët” synojnë gjithmonë e më shumë automjetet e luksit. Vlera e tyre ka qenë më lartë se makinat e vjedhura në korrik një vit më parë.
Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat: “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri” dhe “ish-Blloku”. Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”. Nga muaji janar deri në qershor, Policia e shtetit pohon se janë vjedhur gjithsej 50 automjete. Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Vizita në Tiranë/Kreu i Shoqatës së Autoshkollave Shqiptare “Siguria në Rrugë”, Behar Laze: Aplikojmë modelet më të mira të BE për përgatitjen e drejtuesve të mjeteve
S
hoqata e Autoshkollave Shqiptare “Siguria në Rrugë” priti këto ditë në Tiranë përfaqësues të Shoqatës Europiane të Autoshkollave (EFA). Delegacioni i EFA drejtohej nga zëvendëspresidenti i saj, Manuel Picardi. Kreu i Shoqatës së Autoshkollave Shqiptare, Behar Laze e cilësoi këtë vizitë si një dëshmi të bashkëpunimit me institucionet më të mira në BE, të cilat operojnë në fushën e certifikimit të drejtuesve të mjeteve. Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtuesit e Shoqatës Europiane zhvilluan takime me drejtues të institucionet shtetërore, përfaqësues të shoqatës shqiptare dhe disa nga kompanitë kryesore që operojnë në fushën e përgatitjes teorike dhe praktike të drejtuesve të rinj. Përfaqësuesit e dy shoqatave, shqiptare dhe asaj europiane, u pritën në takim nga Drejtori i Transportit Rrugore në Tiranë, Arnis Hoxha. Në këtë takim, shoqatat folën për praktikën europiane të marrëdhënieve me institucionet shtetërore. Përfaqësuesit e Shoqatës Europiane folën për problemet që lidhen me periudhat e përgatitjes së kursantëve në nivelin praktik dhe teorik. Gjithashtu, në takim u fol dhe për kualifikimin e komisionerëve. Përfaqësuesi i Shoqatës së Autoshkollave Europiane vuri theksin te nevoja e përgjithësimit të procedurave në gjithë vendet e BE. Ai tha se direktiva e ardhshme e BE do të fokusohet kryesisht të informimi i drejtuesve të mjeteve dhe ajo që duhet të kihet parasysh nga gjithë atuoshkollat është që një procedurë e tillë do të jetë e zbatueshme në nivel europian. Në takimin me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, kreu i Shoqatës së Autoshkollave Shqiptare, Behar Laze theksoi dhe një herë kërkesën për
Shoqata e Autoshkollave të BE, projekt bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare
shkurtimin e procedurave dhe veprimeve administrative për kursantët. Ai tha se regjistrimi online i kursantëve do të ishte hapi i parë në lehtësimin e procedurave. Gjithashtu, Laze tha se një hap tjetër do të ishte shkurtimi i veprimeve për administrative për marrjen e dy autorizimeve teori-praktikë dhe njohjen e marrjes së provimit teorik edhe kur nuk arrihet të merret provimi praktik në regjistrimin e parë.
Përfaqësuesit e institucioneve shprehën gatishmërinë për përmirësimin e kuadrit rregullator duke e përshtatur totalisht legjislacionin shqiptar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e EFA vizituan dhe kabinetet ku jepen provimet teorike për marrjen e lejes së drejtimit, si dhe u njohën nga afër me procedurat që ndiqen nga institucionet shqiptare. Gjithashtu ata zhvilluan një
takim dhe me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Transportit në Tiranë, Shkëlqim Gruda. Zv/drejtori informoi se nga viti 2017 kanë nisur pajisja e qytetarëve me lejedrejtimi sipas direktivave të Bashkimit Europian dhe nëpërmjet ministrisë për Europën dokumentet u janë dërguar të gjitha shteteve, për të mundësuar në të ardhmen njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Në vizitën e tyre në Tiranë, përfaqësuesit e Shoqatës Europiane të Autoshkollave (EFA) u pritën edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola. Kreu i Policisë Rrugore theksoi se falë bashkëpunimit me Shoqatën e Autoshkollave Shqiptare është bërë e mundur që të ndryshojë mentaliteti i drejtuesve të mjeteve dhe të rritet siguria në rrugë. Drejtuesit e EFA ishin dhe në ambientet e një autoshkollës “LAZE”, një nga më të njohura në Tiranë, ku vlerësuan kushtet ku jepen leksionet, si dhe përgatitjen e lartë të stafit. Në takimet mes EFA dhe Shoqatës së Autoshkollave Shqiptare u ra dakord për hartimin e një projekti të përbashkët për trajtimin e instruktorëve shqiptarë me praktikat më të fundit të standardeve europiane.
MORINË
RAPORTI
Vrasjet, Shqipëria ja kalon BE-së Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e së shkuarës vazhdon në Shqipëri. Vrasjet në vendin tonë janë në nivele alarmante, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Në një raport të fundit, Eurostat bën me dije se ka marrë në shqyrtim vrasjet e ndodhura në vitin 2015, ku në vendet e BE-së përllogariten gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Europian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri-tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%). Gjatë viteve të fundit ka patur një ulje të vrasjeve, por sërish mbesin gati dyfish më të larta se ato të vendeve të BE-së. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje janë implementuar me mangësi.
TIRANË
Shtohet fluksi i kosovarëve në Doganë Gjatë korrikut, çdo ditë 8 vjedhje banesash N
ë Doganën e Morinës vazhdon të rritet fluksi i kosovarëve që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Por autoritetet policore thonë se këtë vit, është rritur ndjeshëm edhe numri i shqiptarëve që pushojnë në Kosovë. Ndërkohë, pushuesit e Kosovës kanë tkurrur kohën e qëndrimit në det krahasuar me vitet e mëparshme. Fillimi i gushtit i ka kaluar limitet e lëvizshmërisë në Doganën e Morinit në Kukës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti
N
më parë, shifrat ditore rezultojnë me një rritje prej 13 % ose 4110 udhëtarë më shumë në ditë. Të shtunën e të dielën, numri i qytetarëve të Kosovës që kaluan Morinin drejt Shqipërisë arriti në 66030 persona, me më shumë se
21 mijë automjete. I njëjti fluks pritet edhe në ditët në vijim. Edhe pse bregdeti mbetet preferencë e qytetarëve të Kosovës, vit pas viti është tkurrur koha e qëndrimit, duke zbritur nga 10 ditë në dy tre ditë fundjave ose turizëm ditor.
ë verë grabitësve ju shtohet puna. Vazhdimisht ata sofistikojnë mënyrat e vjedhjes së apartamenteve dhe shtëpive, ndërsa policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar. Për t’u siguruar që nuk ka njeri në shtëpi, hajdutët vendosin fletëpalosje promocioni te dera jashtme e apartamentit. Më pas kthehen dhe nëse fletushkat janë ende aty, për grabitësit kjo është shenjë që në banesë nuk ka njerëz. Gjatë muajit korrik në Tiranë, janë denoncuar
në polici mesatarisht 8 vjedhje objektesh, 5 nga tëcilat kanë qenë apartamente banimi. Nuk i kanë shpëtuar grabitjes as bizneset, ku çdo ditë sipas policisë janë grabitur
rreth 3 biznese. Uniformat blu theksojnë se, zbulimi i grupeve kriminale dhe dënimi i tyre në gjykatë ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
AKTUALITET
16
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarrë edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të ngjarjejes tragjike
S
herif Hajdari, me detyrë polic në portin e Durrësit është vënë në pranga, pasi mbi të rëndon akuza e “shkaktim vetëvrasjeje”. Bashkëshortja e tij, Merita Hajdari u gjet e vrarë në banesë. Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja u vetëqëllua me një plumb në kokë. Vetëvrasja ka ndodhur në oborr dhe jo në dhomën e gjumit. Në momentin kur 47-vjeçarja është vetëvrarë, kanë qenë prezent burri i saj dhe kunata. Në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej edhe nipi i çiftit. 47-vjeçarja është vetëvrarë me armën e shërbimit të bashkëshortit. Të afërmit janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se gruaja kishte patur një konflikt verbal më herët për arsye familjare. Nga ekspertiza e grupit hetimor rezulton se ngjarja është vetëvrasje nga ana shkencore pasi Hajdarit iu gjetën në duar shenja baruti por sërish dyshohet se shkak ka qenë konflikti me bashkëshortin. Djali i çiftit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë dhe s’ka patur dijeni për rrethanat pasi ndodhej në Sarandë. ‘’Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47-vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-sqaroi policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Grupi hetimor me praninë e Prokurorit të gatshëm dhe oficerët e
Në pranga polici, çoi gruan në vetëvrasje AKTI “Vetëvrasja ka ndodhur në oborr dhe jo në dhomën e gjumit. Në momentin kur 47-vjeçarja është vetëvrarë, kanë qenë prezent burri i saj dhe kunata”.
ÇIFTI “Sipas banorëve të zonës, familja Hajdari ka një reputacion të mirë në lagjen ku ata jetonin prej vitesh. Të afërmit dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit”.
Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje i kanë gjetur të afërmit në gjendje të rënduar psikologjike. “Po vazhdojmë me hetime intesive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kemi dërguar në
laboratorin balistik armën e zjarrit për të përcaktuar dhe mësuar mbi përdoruesin. Nga hetimet e deritanishme na rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje por ne nuk e përjashtojmë një vrasje të mundëshme”. Sipas banorëve të zonës, familja Hajdari ka një rep-
utacion të mirë në lagjen ku ata jetonin prej vitesh. Të afërmit dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit. “Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte
ELBASAN
KAKAVIJË
“Muzgu” vë në pranga transportuesit e drogës P
olicia e Elbasanit arriti të konkretizojë me sukses operacionin “Muzgu”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin një sasi droge të rëndë, e dyshuar heroinë. Arjan Cani, 49vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinci, 27-vjeç nga fshati Podgorie i Korçës, ishin duke transportuar rreth 505 gram heroinë drejt qytetit të Elbasanit. Të dy ishin duke udhëtuar me makinat personale, teksa 27-vjeçari nga Korça kontrollonte rrugën, ndër-
sa shtetasi nga Berati mbante lëndën narkotike në makinë. Policia sekuestroi përveç heroinës, edhe dy mjetet e të arrestuarve
pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës. Kjo ngjarje vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë. Enkelajda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të 8-të të pallatit ku jetonte.
dhe dy telefona celularë, ndërsa po heton për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë të shpërndarjes së drogës.
P
othuajse një dyqan i tërë me rroba të falsifikuara është bllokuar në doganën e Kakavijës. Doganierët grekë sekuestruan mallra të falsifikuara, të cilat do të hynin në Shqipëri për tregun vendas. Plot 62 mijë të brendshme meshkujsh janë bllokuar si mallra jo origjinale. Sipas shtypit grek, rrobat false i përkasin firmave të ndryshme si: Adidas, Calvin Klein, Versace dhe Dolce and Gabbana. Autoritetet doganore greke zbuluan se marrësi i porosisë është një person në Shqipëri, i cili do t’i hidhte rrobat në shitje në tregun shqiptar. Për këtë rast, zyra doganore do të kontaktojë
Bllokohen veshjet “firmato” të falsifikuara
me kompanitë e sipërpërmendura për mallrat e falsifikuara që mbajnë emrat e tyre, për të proceduar me shkatërrimin e tyre ose jo. Në doganën e
Kakavijës janë sekuestruar gjithashtu edhe mallra të tjera të përbëra nga një material i ndaluar, që ka rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.
KUJTESE
17 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
25 VITE NGA VDEKJA E HUMORISTIT TE MADH
KUMTIM Nga Albert Vataj
A
i , Tano Banushi vjen në këtë kujtesë si një motivim për të besuar se pasioni i pavdekëson dishepujt e pwrkushtimit me mish e me shpirt nw atw qw i ke blatuar gjithçka twnden, siç rreket ndër gjenerata të krijojë atë imazh, i cili edhe pse nuk jeton në dëshirimin dhe persceptimin estetik, ngulmueshëm kërkon dhe e siguron një vend nderi në ndërmendjen e tw sotmes. Sepse ai nuk ishte thjeshtë një aktor komik, ai ishte një krijues, një humorist, një dëshmi e atij brezi që la një kontribut të paçmim në garantimin e vlerës skenike. Tano Banushi do të jetë gjithnjë ajo grishje të qeshurash që vetëm ai diti të na dhuronte me atë pasion që do të mbetet gjithnjë i gjallë. Jetëshkrim i aktorit Tano Banushi, një prej ikonave të humorit shkodran, u lind më 4 Shkurt 1927 dhe vdiq më 7 gusht 1993. Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike. Leo, Pashuku, Fotografi, Dulla, .. do të duhet një kohë e gjatë për t’u përmenduar mbi 1000 rolet e tij në skenë, mbi 1000 fytyrat e papërsëritshme të interpretuara prej tij në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike. Fillimet.. “Në dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, tërhoqi vëmendjen edhe figura e të dehurit, e cila bashkë me personazhin
ibsenian, prezantoi aktorin komik Tano Banushi”, do të thoshte për të në një shkrim portret kritiku Miho Gjini. Për të vijuar më pas në komedinë “Pashuku” të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik. Elegant, i shkathët, me një humor befasues, me ngjyra shkodrane e i gërshetuar me traditën, improvizues dhe ekspresiv, do të shfaqet Tano si prezantues i shfaqjeve të grupit amator te klubit të punëtorëve “Vasil Shanto”. …dhe me pas.. Në rolin e marinarit në “Një tragjedi optimiste” të Vishnjevskit; në rolin e kapterit në komedinë “Prefekti” të B.Levonjes; në rolin e Llomovit te “Fejesa” e Çehovit; në rolin e Mazllumit te komedia “Hej moj babë” të J.Vojushit; në rolin e Leos te komedia “Këshilli i ndrikullave”, të Sh.Mitës. …në vazhdim të plotësimit të portretit. Në vitin 1958 krijohet estrada profesioniste të qytetit të Shkodrës. Tano Banushi, aktor komik interpreton me qindra role nga të ndryshmet si brigadier, nëpunës, shef, bojaxhi, fotograf etj, të cilat edhe sot e kësaj dite kanë mbetur të paharruara. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, paradine, vodevilin, intermexon, etj. “Kam luajtur këpucarë e bojaxhij / zdrukthëtarë e dugajxhi / mekanikë dhe terzi / elektricistë e hallvaxhi…/ Burra grash shamataxhesha / gagarelë pa mentesha / beqar t’mbetur e nervozë / matrapazë e karagjozë / fanatikë e
Tano Banushi, i madhi i të mëdhenjve të humorit shkodran
kulakë / me mustak e pa mustakë / e demek me ju ba me qeshë, edhe femër kam qenë veshë…”. Thoshte vetë Tano Banushi. Tano Banushi, një prej emblemave të artit të satirës dhe humorit, ai që do të mbamendet pambarim në kujtesën e gjeneratave për rolet, karak-
teret dhe personazhet që jetësoi me kaq përkushtim dhe pasion. Ai, si pakkush tjetër, diti të na bënte të qeshim, të jetojmë me të qeshurën. Të shumtë janë emrat e personazheve që e bënë atë të pavdekshëm. E pakrahasueshme mbetet aftësia për të ardhur në çdo tip dhe karakter i ndryshëm dhe krejt i veçantë, plot humor. Në jetën e tij skenike prej 45 vitesh ka një galeri të pamatë rolesh. Megjithëse brenda kornizës së pakalueshme të një ideologjie imponuese dhe kufizimesh, të arrish të ironizosh, të tallesh, t’u bësh karikaturën shefave, brigadierëve, drejtorëve… pra kalbësimin e një shoqërie, a nuk është kjo t’i bësh radioskopinë një sistemi drejtues dhe politikës që e krijoi atë? A nuk është ky qëndrim kritik dhe disident? Dhe Tano Banushi, i dalluar sidomos për rolet e naivit, apo një lloj Shvejku shqiptar, mund të themi se vuri në lojë, talli dhe akuzoi shoqërinë e kohës. Ndaj edhe mbetet i madh. La pas jo vetëm qindra role, por edhe një shkollë të madhe të artit të humorit, në gjurmët e të cilit kanë ecur breza të
tërë humoristësh nga i gjithë vendi. Kontributi i tij artistik e kishte kaluar skenën e Shkodrës, artin e tij kanë patur fatin ta ndjekin të gjithë, breza të tërë janë rritur me rolet dhe humorin e tij. Është kjo një lloj patente për bukurinë dhe humorin e anekdotës. Sepse, figura të tilla në Shkodër, mes tyre edhe Tano, kanë qenë dhe mbesin sinonim i humorit të çiltër, i mjeshtërisë edhe në tregimin e një anekdote a barcelete. Aq e vërtetë është kjo, sa njëherë kompozitori i madh Prenk Jakova, Nder i Kombit, e takoi Tanon në rrugë, e ndali dhe i tha: Tano. Mbrëmë më kanë treguar një anekdotë. Po ta tregoj unë ty e pastaj ma trego ti mua që të qeshi. Këto fjalë të Prenkës kanë një domethënie të madhe. Jo gjithkush di të bëjë humor. Duhet talent, mjeshtëri… Dhe këta i kishte Tano Banushi. Humori shkodran është pjesë organike e traditës sonë, është manifestim i një vullnese të kurajshme që sfidon kohën dhe sprova më dinjitoze e trashëgimisë. Ajo ka kapluar vite për të mbërritur deri në të tashmen e nevojës për t’u ushqyer me mëkimin e atij shpirti lirie dhe hareje. Panoramimi i kësaj tabloje ka tonet dhe dritëhijet që nxitin joshjen tonë të përgjithmonshme dhe na rrëmbejnë në një andje që cyt, në një dëshirë rrëmbese. Pikërisht këtë kimi, këtë gjendje, këtë ngazëllim, kësaj tabloje ia mëkon portreti i një personazhi, i cili u instalua në shpërthimin gazmues të buzëqeshjes si një veçanti, si një tipizim, si një karakter, prej të cilit humori, e qeshura, satirikja, sarkazma gufojnë natyrshëm. Ai është Tano Banushi, personifikim dhe përfaqësim, promovim dhe mishërim, tharm dhe lëndë e humorit shkodran, sinonim i buzëqeshjes me gjithë shpirt, emblemë e skenës dhe ovacioneve frenetike. Pa bujë dhe pa gjurmime pas lavdeve dhe privilegjeve, ai punoi, ai ende, ai ngjizi në traditën tonë të shkëlqyer një emër dhe një vepër, një monument, lartësia e të cilit na legjitimon krenarinë dhe mburrjen.
KULTURE
18 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Fotografia e rrallë e aktorit Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu është bërë kartolinë në Gjermani. Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada. Kartolina gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm u publikua dje nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Aleksandër
Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik. Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si "Hamlet" në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, "Fedia" e Leo Tols-
toit dhe "The alive Cadaver" në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese.
Gazmend Leka: Babai im shpirtëror është Petro Zheji
K
rijimtaria e tij në pik turë gjithmonë ka mar rë vlerësimin e publikut dhe kritikës, dhe sot ai është një nga personalitet e artit në vendin tonë. Piktori Gazmend Leka është vlerësuar me shumë çmime, midis tyre 'Mjeshtër i madh". Në një intervistë për emisionin "Thurje", Leka ka vlerësuar përkthyesin Petro Zheji, duke e konsideruar si babain e tij shpirtëror. Piktori shprehet se Zheji ishte njeriu që i dha kuptim jetës së tij. "Petro Zheji, ishte njeriu që i dha kuptim jetës time. Pa të, vështirë të kuptoja se çdo të thotë të përmbushesh intelektualisht. I jam falë për gjithë jetën, për çdo mësim që më ka dhënë. Më bëri të kuptoj se gjuha është gjëja më me vlerë e një kombi. Ai mbetet pa diskutim babai im shpirtëror", u shpreh Gazmend Leka. Ai gjithashtu rrëfeu vështirësitë me të cilat u përball gjatë studimeve të tij për pikturë për shkak të prirjeve të tij borgjeze
që ishin në kundërshtim me sistemin e asaj kohe. "Në rininë time dy kanë qenë periudhat më të errta të jetës time. I pari është diplomimi i Liceut. Për pak desh me ngelën në klasë. Nga student i shkëlqy-
er, rrezikova të ngelja sepse arti im, ishte me 'prirje borgjeze'. Në atë kohë quheshim "Studentë me Lakra", sepse kisha dëshirë të lija favorite të gjata, flokë të gjata gjithashtu, doja të isha shpirt i lirë, dhe kjo gjë ata i pengonte. Klasën e kalova, me vunë një pesë për hatër. Kur u futa në Akademi dhe jeta ime ndryshoi akoma më shumë se në Lice. Në Akademi, pata sfidën e dytë më të madhe në jetë, e cila përsëri ka të bëjë me diplomimin. Edhe pedagogët e Akademisë, deshën që të më ngelnin pasi pikëpamjet e mia mikroborgjeze në art binin ndesh me sistemin", tha ai. Por ai tregon se Akademia është formimi i vetë qënies së tij. "Akademia është formimi i vetë qënies time. Preka për herë të parë ç'do të thotë art në jetë. U rrita, profesionalisht. Zura një miqësi që kushdo e ëndërronte. Kemi qenë nja pesë shokë, të cilët mblidheshim pothuaj çdo natë në shtëpinë e Alfred Kostës. Këto takime në shtëpinë e tij, ishin për mua Akademia e vërtetë.
Gjithçka e ndaluar nga koha, diskutohej mes tymit të cigares së pesë të rinjve. Lexonim Biblën, e diskutonim rreth saj. Sot e them këtë gjë dhe shumë njerëz do të qeshin por në atë kohë, të flisje për Biblën hynte të bisedat e rrezikshme." Gjatë bisedës me Gazmend Lekën ai rrëfen se pikturës i ka dhënë gjithçka. "Nëse flasim për 'gjërat e duhura', mendoj që duhet ta kem bërë dhe e kam bërë me seriozitet maksimal. Nëse ka gjëra që nuk i kam bërë janë për një arsye të një mungese, megjithatë nuk mund të gjykoj dot sepse akoma jam në valle, jam duke vrapuar, por kur kthej kokën mbrapa dhe shoh jam si ditën e parë, kam qenë shumë koshient për atë që bëja. Përpiqesha të strukturoja në këtë 'bulevard' të madh që ishte, të ndërtoja rrugica që të nxirrnin diku, por që e bënin shumë më të gëzueshëm qytetin. Kam punuar si atëherë dhe vazhdoj punoj akoma gati 10-12 orë në studion time", shton Leka.
"Dikur studioja ime ishte e vigjër, një manastir me katër mure ku rrija unë dhe piktura. Sot është ndryshe. Një studio me dy biblioteka të mëdha, ku duke pikturuar dëgjoj shumë intervista të kritikëve të mëdhenj të botës së artit, të piktorëve të mëdhenj. Këtij lloj profesioni, i cili për mua nuk është profesion, unë i kam dhënë gjithçka. Besoj, diçka më është kthyer. Edhe populli im, në një vend me etapa të ndryshme më ka vlerësuar me nja 15 çmime, deri te çmimi "Mjeshtër i madh", i cili m'u dha para disa kohësh. Për mua nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, por ndonjëherë artisti kërkon edhe të përkëdhelet. Jo se nëse nuk do t'i kisha çmime unë nuk do vazhdoja, madje mund të isha edhe më i egër, më i pamëshirshëm, më mazokist me veten time, por ajo e ka bërë më interesante, qoftë për familjen time, për miqtë e mi, për ta ndarë në etapa krijimtarinë time", përfundon piktori i njohur rrëfimin e tij.
Festivali Veror i Ohrit, Shqipëria përfaqësohet nga tre artistë të talentuar Festivali Veror i Ohrit do të ketë përfaqësuesit e tij nga Shqipëria. Robert Bisha kompozitori i njohur shqiptar, multi-instrumentisti i talentuar, i cili me interpretimet e tij ka mrekulluar gjithmonë publikun jo vetëm shqiptarë, por edhe atë europian, kësaj radhe do të ketë ndalesë në Ohër, raporton agjencia telegrafiek shqiptare. Koncerti i Robert Bishës do të jetë në kuadër të "Ohrid Summer Festival" dhe do të mbahet më datë 8 gusht. Robert Bisha do të interpretojë së bashku me Iso Polyphonic Choir - Kori Iso-Polifonik, të cilët së bashkë do të sjellin atmosferë magjike. Në Festivalin Veror të Ohrit do të marrin pjesë gjithashtu dhe dy artistët e tjerë shqiptarë, pianisti Marin Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi. Pianisti Gjollma dhe flautisti Elvis Rudi (Visi Rudi) do të interpretojnë me 15 gusht ora 21.00, në kishën e Shën Sofisë në Ohër tri
ndër sonatat kryesore të repertorit botëror për flaut dhe piano nga Philippe Gaubert, Friedrich Kuhlau dhe Pierre Sancan. Festivali Veror i Ohrit këtë vit shënon edicionin tij të 57-të, kjo gjë dëshmon se ekzistenca e tij është falë vlerave që ata prezantojnë dhe festivali mbështetet në diçka që me të vërtetë paraqet një traditë të madhe. Ky festival ka pritur interpretues nga më shumë se 60 vende. Bukuri të veçantë këtij festival i jep mjedisi magjik i vendeve që zgjidhen si skenë e manifestimeve,oborri i katedrales "Shën Sofia", Kalaja e Samuelit dhe teatri antik. Nga viti 1994 Festivali Veror i Ohrit është pjesë e Shoqatës Europiane të Festivaleve. Ky festival paraqet krenari të madhe dhe përfitim të jashtëzakonshëm kulturor për Maqedoninë, dhe ngjarjet paraqesin pasuri kulturore për çdo vizitor.
VIP
19 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Beyonce zbulon prejardhjen dhe diçka mbi lindjen e binjakëve Në një intervistë për revistën "Vogue", ku ka folur ndër të tjera për racën, imazhin e linjat e trupit, fëmijët e saj dhe krijimtarinë, Beyonce ka bërë publik edhe një lajm të paditur më parë. Faktin që ajo rrjedh nga një ish-pronar skllevërish. "Kam kërkuar për prejardhjen time dhe kam mësuar se vij nga një pronar skllevërish, i cili ra në dashuri dhe u martua me një skllave", tha ylli amerikan i muzikës. "Zbulimin duhej ta thelloja edhe më tej me kalimin e kohës. Kam kërkuar se çfarë do të thotë kjo dhe jam përpjekur ta vendos këtë në perspektivë. Tashmë besoj se, është pikërisht kjo arsyeja përse Zoti më bekoi me binjakët e mi. Energjia mashkullore dhe femërore kanë mundur të bashkëkzistojnë dhe të rriten në gjakun tim për herë të parë. Lutem që jam në gjendje të thyej mallkimet e brezave të tërë në familjen time dhe që fëmijët e mi të kenë një jetë më pak të komplikuar", vijoi më tej ajo. Beyonce tha se familja e saj ka një "lidhje të marrëdhënieve të prishura mashkull-femër, abuzimi me pushtetin dhe mosbesimi. Vetëm kur pashë këto, u binda se isha në gjendje
Pink anulon koncertet, shtrohet në spital Ylli i pop-it, Pink është detyruar të anulojë koncertet e saj në Australi për shkak të një virusi gastrik. Këngëtarja fillimisht shtyu një datë javën e kaluar por u përkeqësua gjatë një performance mbëmjen e së shtunës. Ajo është shtruar në spital dy herë në Sydeny. Koncerti i së hënës u pezullua teksa tifozët filluan të mbërrinin në vendin e ngjarjes, ndërsa performanca e së martës u shty. "Pink do të vazhdojë të qëndrojë në spital, duke vazhduar trajtimin për tu rimëkëmbur", shkruajti në Twitter Live Nation. Ylli i muzikës, emri i së cilës është Alecia Moore, që do kontrollohet nga mjekët të martën. Koncerti i ardhshëm i planifikuar është të enjten dhe biletat janë ende në shitje nëpërmjet faqes së internetit të Live Nation. Nuk dihet nëse do të anulohet. Këngëtarja k pasur probleme shëndetësore para dhe gjatë turneut të saj në Australi, që filloi muajin e kaluar.
të zgjidh këto konflikte në marrëdhënien time personale", duke iu referuar kështu mosmarrëveshjeve martesore mes saj dhe bashkëshortit Jay Z, teksa është thënë se ai është i pabesë. Ajo e përshkroi atë "si një ushtar dhe një sistem mbështetjeje kaq i fuqishëm" për vet këngëtaren, në momentin kur solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir. Beyonce zbuloi gjithashtu se binjakët ishin sjellë në jetë përmes operacion-
it cezarian të detyrueshëm dhe se ndryshe nga koha kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, Blue Ivy, ajo i rezistoi presionit për të ndjekur "gjërat që shoqëria thoshte mbi pamjen e trupit të saj", e për të përqafuar më pas "faktin e të qenit e kolme". Imazhet shoqëruese të intervistës janë bërë nga një fotograf 23-vjeçar, Tyler Mitchell, i cili bëhet i pari afrikanoamerikan që publikon një foto të tij në kopertinën e "Vogue".
Rikthehet Tuna: Unë jam krah vajzave që përdorin fjalor të pistë Këngëtarja Altuna Sejdiu rikthehet fuqishëm në tregun muzikor pas 2 vitesh shkëputjeje. Tuna ka publikuar këngën e quajtur "Chonga", me
ritme të forta. Pas 2 vitesh jashtë muzikës, Tuna tashmë është nënë e një djali të quajtur Tian, produkt i martesës së saj me Patris Berishën, vëllain e
Robert Berishës. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 4oo mijë ndjekës, Tuna ka zbuluar domethënien e titullit të këngës së re, "Chonga" e cila ndonëse ka pak kohë që është publikuar po pritet mjaft mirë nga publiku. "Unë jam krah vajzave që flasin pis. Ato me këmbë të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra të egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundur! Me ato që nuk kanë frikë ta ngrejnë zërin. Unë jam me juve Chongas. Tani le t'i lavdërojmë gratë e këqija", ka sqaruar këngëtarja.
Aktori i preferuar i femrave shqiptare vuan nga kjo sindromë Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat turke kanë raportuar se ai vuan nga sindroma "burnout" dhe ka bërë trajtime psikiatrike për një kohë të gjatë. Në këto momente të vështira, pranë tij po qëndron bashkëshortja Fahriye Evcen. Thuhet se ka refuzuar disa projekte për këtë sëmundje. 33-vjeçari u bë i njohur në Shqipëri për rolin e tij në serialin "Dashuri e Pafund" dhe u kthye në një prej aktorëve më të preferuar nga femrat. "Burnout" është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.
Leonardo DiCaprio, pushime romantike me të dashurën 21-vjeçare Leonardo DiCaprio është duke shijuar pushimet në Evropë. Ylli i Hollywood është fotografuar nën shoqërinë e të dashurës së tij 22 vite më të re, Camila Morrone. Çifti ka zgjedhur të shijojë rrezet e diellit në një udhëtim më varkë në Itali. Aktori i "Wolf of Wall Street" dhe 21-vjeçarja u fotografuan duke u zhytur në detin e kristaltë. Modelja zeshkane e veshur me bikini vuri në pah format e saj mahnitëse.
SPORT
20
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Sekretet e jetës së yllit portugez, i cili ka një jetë të programuar në çdo detaj jashtë fushave
R
icardo Regufe, Hugo Aveiro, Elma, Miguel Paixao, Onofre Costa, nëna Dolores, Giorgina, Cristiano jr. Kjo është skuadra tjetër e Cristiano Ronaldos, e cila nuk zbret asnjëherë në fushë për të luajtur, por që konsiderohet po aq e rëndësishme për yllin portugez dhe që nuk e ndryshon kurrë. E ka me vete gjithmonë në çdo aventurë, madje edhe në atë të fundit, bardhezi. Ata janë të gjithë bashkëpunëtorë, anëtarë të familjes, miq të afërt dhe që i ka prej kohësh pranë. Natyrisht që kapitenia absolute është nëna Dolores, prej të cilës varen të gjitha vendimet e fundit, sepse Cristiano gjithmonë kërkon këshillën e saj para se të vendos për diçka. E njëjta nënë që në fakt ishte në rreshtin e parë në prezantimin e portugezit te Juventusi për ta duartrokitur dhe duke buzëqeshur, për ta mbështetur zgjedhjen e tij për të luajtur në Serie A. Në fakt ajo nuk do të vijë asnjëherë në Itali, pasi do të qëndrojë në Madeira, për t’u kujdesur për biznesin familjar. Refugjat, krahu i djathtë për sponsorizime. Përveç saj, megjithatë, ekziston një grup miqsh rreth kampionit portugez, që e ndjek atë nga mëngjesi deri në mbrëmje, kudo që shkon dhe i cili kujdeset për interesat globale të emrit, imazhit dhe markës që prodhon rreth 100 milionë euro në vit. Duke filluar nga Ricardo Regufe, një mik dhe i besuar, por gjithashtu krahu i djathtë për gjithçka që nuk ka të bëjë me fushën: kontratat
Ekipi tjetër i Ronaldos, nga nëna Dolores te “krahu i djathtë” Regufe MADRILENËT
Reali “blindon” Modric dhë bën gati denoncimin për Interin
e sponsorizimit, bizneset, partneritetet, operacionet tregtare. Aveiro dhe Elma, marketing social dhe të ushqyerit. Hugo Aveiro, vëllai i tij, menaxhon të gjitha profilet që lidhen me aktivitetet e ndryshme që mbajnë emrin e asist portugez që numëron miliona tifozë dhe ndjekës që “jetojnë” në profilet sociale të Cr7. Edhe motra më e madhe e Cristianos, Elma dhe burri i saj janë të zënë me zinxhirin e dyqaneve të markës CR7 dhe pas ushqyerjes së super kampionit portugez, bazuar në
mishin e bardhë dhe perime. Paixao dhe Costa, mes muzeve dhe kombëtares. Së fundi, është Miguel Paixao, ish-shoku i tij te Sportingu i Lisbones dhe Onofre Costa, konsulent i ekipit kombëtar. I pari drejton personalisht muzeun udhëtues të Cr7, një nga krijimet e tij për t’i lejuar tifozët “të jetojnë” jetën e Cristianos pa u dashur që të shkojë në Madeira. I dyti është një përfaqësues nga Federata Portugeze e Futbollit, që i qëndron gjithmonë pranë Cr7.
Real Madrid është gati për të denoncuar Interin në UEFA për formën e transferimit që kërkon të bëjë Interi për të blerë Luka Modric. Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme. “Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes përi me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene. “Por Real po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning. Klubi madrilen dje ka postuar edhe një foto të mesfushori me fanellën e tretë, duke dhënë sinjale të qarta për zikaltërit.
E PAZAKONTË
BOMBERI
BLUTË E LONDRËS
Gjeorgjianët s’japin viza për 4 futbollistë të Kukësit, rrezikohet ndeshja e parë
Shënoi 6 gola ndaj Luftëtarit, zhduket sulmuesi nigerian në Letoni
Chelsea gjen pasuesin e Courtois, blen Kepa-n për 80 milionë euro
Sfida mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa Leagues dhe e planifikuar për t’u luajtur të enjten në mbrëmje, është në rrezik të vërtetë. Kjo pasi autoritetet gjeorgjiane kanë refuzuar pajisjen me vizë për 4 futbollistë të skuadrës shqiptare, problem që Kukësi e ka reklamuar menjëherë pranë UEFA-s. Bëhet fjalë për futbollistin nga Kosova, Faton Maloku, atë nga Mozambiku Fait Reginaldo dhe dy lojtarët shqiptarë të Maqedoniës, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi. Në një deklaratë klubi i Kukësit tregon se i ka kërkuar UEFA-s që të ndërhyjë dhe minimalisht të shtyjë ndeshjen, deri në pajisjen me vizë të këtyre futbollistëve. Nga ana tjetër, klubi verilindor shqiptar këmbëngul se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur, brenda afateve për t’u pajisur me vizë të gjithë futbollistët. Pritet të ketë zhvillime të tjera në lidhje me këtë çështje. Takimi është programuar të zhvillohet të enjten në orën 19:00, në stadiumin “Mikheil Meskhi”.
Adekele Akinyemi u bë i njohur pasi arriti t’i shënojë gjashtë gola Luftëtarit, në ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Europës. Por sot klubi i Ventspilsit në Letoni, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe ka bërë denoncim për zhdukje në policinë vendase. Në njoftimin e bërë në faqen e Facebook-ut, klubi letonez thotë se Adinyemi është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa nuk kontaktohet as nëpërmjet telefonit. Sulmuesi, që ka qenë në Shqipëri edhe si lojtar i Skënderbeut, nuk është shfaqur ditën e djeshme, më 6 gusht, në kohën e duhur që autobusi i klubit do nisej për në qytetin e Liepajas, ku do të luhej edhe finalja e Kupës. Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për vendndodhjen e lojtarit nigerian, mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit.
Kepa Arrizabalaga është portieri më i ri i Chelsea-t. Gazeta “AS” në Spanjë shkruan se ekipi anglez do të paguajë 80 milionë euro, aq sa klauzola që ka portieri i Athletic Bilbaos. Mungonte vetëm “po”-ja e portierit, e cila erdhi pasditen e djeshme. Negociatat janë shumë afër mbylljes, teksa portieri udhëtoi nga Madridi pasditen e djeshme për t’ju bashkuar Chelsea-t. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, futbollisti do të prezantohet nesër në klubin e tij. Portieri do të marrë një pagë më të lartë (aktualisht merr rreth katër milionë neto te Bilbao) dhe do të jetë pjesë kyçe e projektit të ri të Sarrit. Ky operacion do të hap edhe rrugën e kalimi të Courtois te Real Madrid. Në fakt, transferimi i belgut në Madrid mund të mbyllet edhe në ditët në vijim, teksa Blutë e Londrës nuk do të përfitojnë më shumë se 35 milionë euro.
SPORT
21
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Mesfushori në një intervistë për mediat helvete ka folur për largimin nga kombëtarja
V
alon Behrami pranon se ishte festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me simbolin e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë në Botëror që ka përçarë skuadrën dhe ka bërë që trajneri Vladimir Petkovic të merrte edhe vendimin për ta përjashtuar atë nga kombëtarja e Zvicrës. Në një intervistë për “Blick”, mesfushori nga Mitrovica thotë se një muaj pas Botërorit, veprimi i trajnerit nuk ishte i duhuri. Ai e pranon se së fundmi federata helvete kishte filluar që të mendonte për largimin e futbollistëve që janë me kombësi të ndryshme. “Unë gjithmonë kam dashur të promovoj bashkimin në skuadër, si kur fitojmë ashtu edhe kur humbasim. Por tek ne ndodhi një çarje. Futbolli mbi të gjitha është një sport që i bashkon njerëzit që vijnë nga kombësi dhe kultura të ndryshme. Dhe kjo ka qenë gjithmonë një shenjë dalluese e Zvicrës”, tha Behrami. I pyetur nëse problemet lindën nga festimet e Xhakës dhe Shaqirit, ai thotë: “Ato veprime na ndanë. Treguan anën tjetër tonën. Është gjithmonë e lehtë të kritikosh. Na thanë që ne preferonim një komb tjetër mbi Zvicrën, por besoj se e kemi treguar se kujt i përkasim. Ne gjithmonë kemi mbajtur përgjegjësitë tona si zviceranë. Në fitore dhe në humbje. Unë gjithmonë jam ndjerë pjesë e skuadrës kombëtare dhe një lider. Gjithmonë kisha menduar se do të largohesha më herët. Por, këtë vit ndjehesha sikur isha integruar plotësisht brenda skuadrës dhe
E VEÇANTË
Trajneri i Baselit dënon sulmuesin sepse u vonua një minutë Trajneri i ri i Baselit, Marcel Koller është shumë i ashpër, dhe këtë gjë e ka treguar menjëherë. Mediat zvicerane shkruajnë se para ndeshjes së fundit ndaj Grasshoppers, ku Baseli fitoi 4:2, futbollisti Afimico Pululu (19), ishte vonuar vetëm një minutë. Skuadra duhet të nisej me autobus në orën 18:30, dhe futbollisti 19-vjeçar është vetëm 60 sekonda. Koller ka qenë i pamëshirshëm, teksa ka urdhëruar që autobusi të nisej menjëherë, ndërkohë që futbollisti është detyruar që të ndjekë me makinë autobusin. Talenti ka kërkuar falje, e cila është pranuar nga Koller, ndërkohë që dha dhe një mesazh të qartë. “Nuk e presim askënd. Nëse një ndeshje nis në orën 19:00, gjyqtari nuk mund të thotë prisni në 19:05 sepse nuk ka ardhur një lojtar!”.
Behrami trondit Zvicrën: Vendim politik, na ndau shqiponja! 83 ndeshje ka zhvilluar në total Valon Behrami me kombëtaren e Zvicrës duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar katër asist për shokët e tij REAGIMET
Mediat zvicerane kritikojnë Federatën për përjashtimin e Behramit ndjehesha si lider. Tani më kanë lënë para derës. Trajneri mund të thotë çfarë të dojë. Është një vendim politik. Unë gjithmonë e kam mbrojtur veten kundër njerëzve që nuk e kuptojnë se çfarë është futbolli. Ju nuk keni luajtur asnjëherë futboll! Ky është problem i madh me shoqatat e Zvicrës. Ata gjithmonë tentojnë të ruajnë pozitat e tyre, por nuk e kanë asnjë ide se si ndjehen lojtarët. Njerëzit thonë se ne kurrë nuk u munduam. Kjo më lëndon. Por e di, kështu
është. Në të njëjtën kohë, e gjitha kjo nuk është problem shumë i madh për mua. Tani kam më shumë kohë për vajzat dhe gruan time. Isha i pasigurt gjatë vendimmarrjes, kështu që nuk është në pyetje egoizmi. Unë jam 33 vjeç, me siguri do të largohesha kur të shkoja 35 vjeç.”, shton mesfushori i Udinese. “Unë tani jam 33 vjeç dhe pas dy vitesh me siguri do të isha larguar. Tani shoh anën pozitive, do të kem më shumë kohë për vajzën dhe bashkëshorten time”. Pavarësisht
gjithçkaje, Behrami shpreson tani që rolin e liderit në kombëtaren e Zvicrës ta marrë një tjetër shqiptar. “Do ta mbështes gjithmonë skuadrën. Menjëherë pasi mora vesh vendimin, i telefonova Xhakës dhe i thashë: Shpresoj të jesh një lider i kësaj skuadre dhe shpresoj të të kem ndihmuar për sa kohë kemi luajtur bashkë. Ai mu përgjigj që gjithmonë kam qenë një model për të dhe se do të jetë gjithmonë aty për mua”, përfundon Behrami intervistën e tij për “Blick”.
RRËFIMI
Babai i Behramit: Ma larguan djalin në mënyrë jonjerëzore, ja çfarë më tha ai Vetëm para pak javësh, zviceranët shprehnin nevojën për t’i pasur 11 Valon Behramë në përfaqësuesen e tyre. Kjo ishte mënyra më e mirë për helvetikët, që të shprehnin mirënjohje për mesfushorin shqiptar, i cili arriti ta ”fusë në xhep” futbollistin më të shtrenjtë në botë, Neymarin.Por, tani Zvicra e humbi edhe të vetmin Valon që e kishte. Madje, këtë e bëri në mënyrën më të turpshme të mundshme, duke i treguar derën me anë të një telefonate të petkovic. Rreth kësaj çështjeje që është bërë temë debati në Zvicër ka folur gjerë e gjatë babai i Valonit, Ragip Behrami, në një intervistë ekskluzive për “Zërin” e Kosovës. “Menjëherë pas Botërorit, Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jonjerëzore. Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg, duke e çuar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Valoni e ka pasur një
zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët e tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre. Vladimir Petkoviç vetëm ka zbatuar një urdhër, që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke telefonuar Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës. Jemi të hidhëruar me të, për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i trajnerit të Zvicrës, ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetet trajner i Zvicrës. Kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështjeje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit, sepse ai vetë ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çfarë kam bërë për Zvicrën, ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”, ka treguar babai i Behramit, Ragipi.
Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në median zvicerane, e cila në përgjithësi ka rezultuar kritike në drejtim të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkovic për mënyrën sesi administruan situatën me Behramin. “Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson Noje Zyrher Xaitung. “Ajo dhe trajneri treguan mungesë respekti ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për skuadrën”. “Re të zeza kanë rënë mbi kombëtaren”, shkruante “Argauer Xaitung”. “Tages Anxaiger” shkruan se largimi i Behramit nga kombëtarja është vetëm zhurma e fundit e ngritur rreth skuadrës. Situata do të mbetet e nderë pasi çështja e lojtarëve me 2 pasaporta është ende shumë e hapur. “Tagblat” publikon një letër të hapur drejtuar valon Behramit ku e falënderon për kontributin e madh që ai ka dhënë, ndërkohë që shfaqi edhe befasinë për mënyrën sesi e menaxhoi këtë situatë Federata Zvicerane e futbollit për ta mbyllur letrën me frazën: Do ta ndjejmë mungesën tënde.
KURESHTI
22 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
U shiti djalin pedofilëve, nëna dënohet me 12 vite burg Një nënë që u shiti i djalin e saj pedofilëve në internet për seks është dënuar me 12 vite e 6 muaj burg nga një gjykatë në Gjermaninë jugore. Gjykata e Freiburgut gjithashtu dënoi me 12 vite partnerin e saj, njerkun e djalit. Djali ishte nëntë vjeç kur filloi gjyqi në qershor. Berrin Taha, 48 vjeç, dhe Christian Lais, 39 vjeç, janë shtetas gjermanë dhe jetonin në Staufen afër Freiburgut. Rrjeti i errët është një pjesë e internetit që nuk arrihet nga motorët e kërkimit. Çifti u shpall fajtor për përdhunim, sulme seksuale të rënda të fëmijëve, prostitucion të detyruar dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve. Videoja tregonte abuzimin seksual të djalit, ku ai shihej
Autoritetet thonë se plazhistët formuan një zinxhir njerëzor përgjatë bregut të liqenit Michigan në Amerikë për të shpëtuar notarët e kapur në ujrat e turbulluara, për shkak të të cilëve ka patur dy mbytje gjatë fundjavës. Zyrtarët në Michiganin perëndimor thonë se tre vetë të tjerë u shtruan në spital, pasi u nxorën nga liqeni të dielën. Departamenti i sigurisë publike thotë se njerëzit u kapën për krahu për të shpëtuar një 64 vjeçar i cili po kalonte një eksperiencë të keqe në valët e trazuara gjatë orarit të pasdites. Jeff Hawke, drejtor i sigurisë publike, thotë se burri u transportua në një spital vendas, ku u deklarua si i vdekur. Pas katër orësh, departamenti tha se një 20 vjeçar nga Lansing u nxor nga uji. Ai gjithashtu vdiq. Hawke thotë se tre njerëz të tjerë u shtruan në spital pasi u shpëtuan, përfshirë edhe 46 vjeçarin i cili është në kushte serioze për shëndetin. Kjo deklaratë u korigjua për të thënë se vdekjet ndodhën gjatë Michiganit perëndimor dhe jo atë lindor.
Arrestohet nëna, shiti fëmijën e porsalindur për 18 mijë euro
vuajtur poshtërimin verbal dhe betimin, si edhe ishte i lidhur. Djali po jeton tani me prindërit kujdestarë. Të
hënën gjykata dënoi një burrë spanjoll me 10 vjet për shkak se abuzoi seksualisht me djalin.
Studentja me aligator për diplomim Një studente amerikane ka siguruar që diplomimi i saj të mbahet mend. Makenzie Noland ka pozuar me aligatorin 4 metra me veshjen e saj të diplomimit. Ajo është një studente në Universitetin A & M të Teksasit për shkencat e kafshëve të egra dhe të peshkimit. Makenzie ka bërë
Bëhen kordon të shpëtojnë jetë në liqen
praktikën në një qendër shpëtimi në Beaumont, e cila është shtëpia e rreth 450 aligatorëve, krokodilëve dhe zvarranikëve të tjerë. Dhe Big Tex ka marrë vëmendjen, një alligator gjigand që u adoptua në vitin 2016. Makenzie dhe Tex kanë zhvilluar një marrëdhënie të veçantë që
kur ajo u bashkua me qendrën në maj. Studentja tha se ai i përgjigjet emrit të tij dhe reagon ndaj sinjaleve të saj me dorë kur ajo hynë në ujë për ta ushqyer. "Unë futem në ujë me atë kafshë çdo ditë, ai është një nga miqtë e mi më të mirë atje", tha Makenzie për BBC.
Policia greke thotë se kanë arrestuar nëntë vetë me dyshimin se krishin krijuar një rreth vicioz dhe shisnin bebe të sapo lindura tek çiftet që nuk mund të kishin fëmijë. Një deklaratë policie e së hënës thotë se arrestimet erdhën pas një operacioni të dy policëve të infilturar të cilët hiqeshin si çift që donin të 'blinin' fëmijë. Policia bastisi një apartament në pjesën e sipërme të Athinës, sipas të dhënave të policëve pjesmarrës në operacionin e zbulimit. Deklarata thotë se anëtarët e grupit kishin rënë dakord të shisnin një bebe 4 ditëshe tek policët e infiltruar për 18 mijë euro. Nëna e bebes ishte një nga
katër gratë bullgare të arrestuara. Policia tha se një tjetër grua ishte shtatzënë dhe të tjerat sapo kishin lindur. Policia dyshon se ky grup ka qenë aktiv në një aktivitet të tillë për të paktën 8 muajt e fundit.
Tërmeti vdekjeprurës në Indonezi, videoja e imamit në xhami bëhet virale Videoja e një imami nga Indonezia që nuk e ndërpret për asnjë çast namazin (faljen) edhe pse tërmeti lëkund fuqishëm xhaminë është shpërndarë gjerësisht në botë. Imami drejton një xhami në Bali, videoja e të cilit është bërë virale për shkak të vendosmërisë së tij. Teksa disa besimtarë të tjerë largohen nga lutja, imami mbështet vetëm njërën dorë në mur dhe vazhdon qetësisht. Një zëdhënës i xhamisë Musholla As-Syuhada i tha BBC-së, se besimtarët dëgjuan zhurmë nga "tavani dhe çatia sikur ajo do të binte, kështu që ne vrapuam". Por imami, i quajtur Arafat, qëndroi duke besuar se "jeta e tij ishte vetëm për Zotin" dhe kështu xhamia ishte "vendi më i mirë për të gjetur strehim". Tërmeti, që goditi të dielën mbrëma në afërsi të ishullit fqinj të Lombokut, vrau 91 persona dhe plagosi shumë më tepër.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 8. Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet në bashkësinë e tij fetare 10. Plak që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit 12. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 14. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 15. Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri 21. I heq të drejtën e pronësisë dhe vetësisë, një individi, ose një grupi me anë të mekanizmave ligjore 22. Dru i thatë e i kalbur që thërrmohet lehtë e bëhet si pluhur 24. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 26. Ligjërues i mirë, gojtar i zoti. 29. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 30. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 32. Kap një njeri që dyshohet për një faj dhe e mbaj nën ruajtje 33. Johanes ... kompozitor i shquar gjerman, (1833-1897) 34. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 35. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 36. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 37. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 39. Patriot i madh Haxhi Zeka lindi më 20 dhjetor 1832 në fshatin ... të Malësisë së Gjakovës 41. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 43. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 45. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 46. Që është me pesë cepa, që ka pesë cepa 48. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 50. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 51. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 52. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 53. Djathë me qumësht delesh, i ngjizur në trajtë rrotulle 54. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 55. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 57. E vendosin në kokë si mjet mbrojtes 59. Në brinjë të diçkaje, as para as mbrapa, as poshtë asa lart, por ... 60. ... Topulli, (1880-1915), ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë 62. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 63. Vjershë lirike a këngë solemne.
E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
65. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 67. Tërësia e trajtimit farmaceutik apo popullor ndaj një lëngimi, sëmundje 70. Që e përdorin zakonisht fëmijët për të luajtur e për t'u argëtuar 71. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 72. Eshtë ai, brezi i tretë i të cilit jemi ne 74. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 77. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 80. Këlysh lepuri, lepurush; kunel 82. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 83. ... Frashëri, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 85. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 87. Gjithë çfarë bën një përfaqësues i dërguar në një vend tjetër 89. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle 92. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 93. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 94. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 95. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 96. Kokrrat e kësaj bime, që përdoren në industrinë farma-
ceutike, për të bërë një lloj rakie 97. Shprehësi e theksuar emocionale në të folur a në të shkruar 99. Më 23 shkurt 1898, Emile ... u burgos pasi shkroi "J'accuse", letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për antisemitizëm 100. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 102. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 103. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ORIENTOJ, ORIENTOHEM 106. Tirana, e kishte targën e makinave ... 107. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë 109. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 110. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 114. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 115. Vë në rregull, sjell përsëri në rregull; kund. çrregulloj VERTIKALISHT 1. Erdhi në jetë, dal në jetë nga barku i nënës 3. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 4. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 5. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 6. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 7. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
8. Ashtu quhet një nga kryeveprat e Zhan Pol Sarter 9. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 11. Emri i shkronjës së parë të alfabetit grek; përdoret si simbol (a) në matematikë 13. Skulpturë, që paraqet pjesën e sipërme të trupit 16. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket 17. Fjalë të mira lavdëruese, që i thuhen dikujt ndër sy për ta vlerësuar, e pse jo dhe t'i bërë qejfin, për ta lajkatuar 18. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 19. Fshat në komunën e Deçanit, prej aty rrjedh familja e Sulejman, Beqir dhë Asim ... 20. Arti i projektimit, i vendosjes dhe i zbukurimit të ndërtesave ose të veprave të tjera 23. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 24. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 25. Të tillë janë ata që nuk duan të nënshtrohen, të binden 27. Shkurtim për: Artileria bregdetare 28. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 31. Sipërfaqja e mbilëkurës te gjithçka dhe çdo gjë 32. ... Linkoln, Presidenti 16. i ShBA gjatë viteve 1860 - 1864 dhe u ri zgjoth në vitin 1864 - gjer në vdekje. 38. Tubim, grumbullim i organizuar, zakonisht në shesh të hapur, kryesisht me prapavijë politike 40. Romani i Anton Pashkut 42. Me shumë mund a për-
68. Shkëmb i përbërë nga gurë a shtresa gurësh të ndryshëm, të bashkuar me argjilë, okside hekuri etj 69. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 72. Fe, e cila ka lindur në shek. VI para erës së re në Indi dhe është përhapur edhe në disa vende të tjera të Azisë 73. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 75. Studim i gjerë e i hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të veçantë 76. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 78. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 79. Korporata Ndërkombëtare Financiare 81. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 84. Adaptoj, marr një fëmijë kundrejt një procedure legale 86. Kur nuk është origjinale, mund të jetë një... 88. Ai është lumi i dytë më i gjatë në Evropë pas Vollgës, përshkon 10 shtete dhe zgjaton 2850 km 90. Zonë e Elbasanit, e njohur për prodhimin e duhanit 91. Kam aftësi të posaçme për të nxjerrë me zë tinguj muzikorë 93. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo 96. ... HYSKJA , aktor shqiptar, lindi më 1937 dhe vdiq më 2016 98. Banor vendës i Afganistanit ose ai që e ka prejardhjen nga Afganistani 101. Victor Marie..., shkrimtari francez, romanet emblematik të të cilit janë, "Katedralja e Parisit", "Të mjerët", "Njeriu që qesh" 104. Erë e ngrohtë që fryn nga jugu dhe që zakonisht sjell shi 105. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari 108. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 111. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 112. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 113. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë
pjekje, duke u lodhur shumë 44. Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë 45. Atë nuk e tret as toka 47. Radhë e gjatë njerëzish, kafshësh etj 49. Specialist që merret me gërmime dhe studime 52. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 56. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 58. ANDREA ... 1425-1505 "Durrsaku", arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane 61. Zonë e rruzullit tokësor, në të cilën ka jetë 64. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 66. Shqipëria e ka atë si paranë e saj, e shquar 1
2
P
3
A K
4
L
5
S
6
K I
7
L O M E
T ¸
R
8
D
S H E
A
I
E 13
U
B
Q
S
I
I
K
M E
22
H
A
P
B
H
23
A K E T
K 19
G
20
21
L E
D
M Z
P D M
A
U
F
A
G
I
27
J
R D
E
S
O I
V E N D O S
O S
R
I
A
P
H
M I
N E
R A L
T
¸
¸ 40
H
N
I
B U D ¸
S
R
38
B
E L
42
N
B
U
V E
S I
O
44
B B
M
47
P S
U
M
43
A
46
48
T
T
41
45
N
O M
34 37
N E T
39
D O
I
K
33
36
K U S H I
D
J
L A J
K A T
A R
49
G
A
50
M ¸
Z
E
A K
I
K
O K
M
51
L
L
52
D E
S
53
O
M A R K A C I
Z
I
Z
O
N
57
E
E
J
D
P
N 59
60
K
U
D
A H I
B
R
U 67
N
R
U
M
68
K I
J
G
A K T A K U Z E
M
N
U 84
D E H E M J
89
O K A R
B
E N O
T
V A
I
T
I
R
I
Z A N A L
N
L E
T
K U R S
E 105
C
B
H 100
N
94
O Z O N I
K U
J
T
L
G
95
D
K
E
B
˙
¸
102
E
E S
P R A S
H I
T ¸
N
R A 110
111
S
S
J
K U S H T
E
R
C
T
I
H
O
108
113
L
P
115
E P
I D E
V L
E N D 112
K O N T
114
C O B A R
104 107
N D I
109
A
R
I
101
106
I
O
B C
K
103
T
87
98
M R U
M Y C ¸
A 86
H
R
81
U E F
93
99
¸
L Y M
90
˙
97
E
P
75
78
92
96
B Y K
74
85
P A Z I
88 91
L
¸
77
83
A
71
P
80
Z A
O
A T D H E
79
I
70
M 73
K V
U
T
69
P R E D I
76
82
63
A R D H M E
K
72
T
E 62
T
P B L
65
66
H
A P
61
M A R K ¸
B A G A Z
C O H E
F
58
64
R
T 55
B R E
56
A M Z
O N
54
M R I
I 31
32 35
¸
28
30
D U A
L
M
R 18
M U Z
26
˙
P
G R
R O J
24
25 29
F E
15
S A T A R 17
M Y S
R E
14
16
¸
10
P
12
A F I
L
9
D
11
A
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
116
I
T
R O P
˙
E H R E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 8 GUSHT 2018
Punonjësit e Drejtorisë Nr. 3 të Tiranës dhurojnë gjak për ata që kanë nevojë
Veliaj: Të dhurosh gjak, dhuron jetë
F
ushata për dhurimin e gjakut nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës do të vijojë deri në fund të verës, ndërkaq në shtator nismës pritet t'i bashkohen edhe bizneset e kryeqytetit. Punonjësit e Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhuruan gjak për të sëmurët me talasemi dhe personat në nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se çdo qytetar që i bashkohet kësaj nisme është duke dhuruar jetë për dikë tjetër, që është në një situatë të vështirë të jetës. "Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë dhe nëse si nisma e pemëve, ashtu edhe fushata për dhurimin e gjakut shkon përtej institu-
cioneve, pra në bizneset private, në shoqata dhe dhurues familjarë, atëherë realisht do të kemi një fushatë të suksesshme", tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh optimist që është kjo nismë do të mbështetet masivisht nga qytetarët e Tiranës. "Kemi pasur disa fushata që i ngjajnë kësaj të dhurimit të gjakut. Një prej tyre ishte ajo e mbjelljes së pemëve. Të dyja lidhen me jetën. Ndaj, besoj se fati i kësaj nisme do të varet nga sa të përqendruar e të përkushtuar do jemi në këtë fushatë. Ashtu siç nisi me pemët, fillimisht bashkia, më pas u bashkuan sipërmarrjet, pastaj shoqatat, familjarët, çerdhet, kopshtet, shkollat. Besoj se do të ndjekim të njëjtën strategji. Pra, gjatë kohës që njerëzit janë me pushime, Bashkia ka marrë stafetën dhe po mundohemi që në Tiranë të kemi kompletuar nevojat për 20 mijë dhurime brenda një viti", shtoi
ai. Krahas një çështjeje me rëndësi për shpëtimin e jetës, Veliaj nënvizoi se dhurimi i gjakut është edhe emancipim për shoqërinë. "Kjo është çështje shëndetësore, por sigurisht edhe pak emancipim. Pothuajse si çdo gjë tjetër, si biçikletat, pemët, këndet e lojërave, nuk janë vetëm projekte fizike, janë edhe projekte
kulturore. Ndaj, unë besoj se do të kemi edhe një fushatë emancipimi, ku njerëzit të kuptojnë që së pari ata vetë përfitojnë nga dhurimi i gjakut, vetë trupi i tyre rigjeneron rruaza të tjera. Vetëm fakti se një jetë njeriu u shpëtua nga ky dhurim, besoj se do të inkurajonte këdo që të vazhdonte të jepte, duke pasur parasysh që njeriu që shpëto-
het mund të jetë fare mirë i afërmi, fëmija yt, kushëriri, dikush që ndoshta do të ta dijë tërë jetën dhe ndoshta do t'i japë këtij vendi një kontribut të jashtëzakonshëm", përfundoi kryebashkiaku Veliaj. Më herët, fushatës për dhurimin e gjakut iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
LIQENI ARTIFICIAL MBUSHET NGA FËMIJËT
Bashkia e Tiranës organizon kampin veror "Sport Fest"
N
gritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe
argëtuese. Në kuadër të projekteve të jetesës aktive, Bashkia e Tiranës ka organizuar kampin veror "Sport Fest". Fëmijë të grupmoshave të ndryshme po e kalojnë këtë verë të nxehtë tek Liqeni, nën hijet e pemëve dhe flladet freskuese në kampin më argëtues të verës i cili në pjesën e parë të ditës gjallërohet nga aktivitete sportive, edukative dhe kulturore për fëmijë të shtresave të ndryshme sociale. Gjithashtu ata kanë mundësi që të njihen edhe me botën e MOBIKE, të cilat stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e
reja të biçikletave në Park. Në orët e pasdites stafetën e marrin aktivitetet për të rinj me muzikë Live, DJ,
string art, special guests, etj. Fëmijë apo i rritur takimi këtë verë është te Kampi "Sport Fest".