Koha Jone 8 Korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Kryemadhi: Të ndalojmë revanshin e Kryeministrit E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 160 (8291)

E diel, 8 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Etilda Gjonaj: Ndëshkim korrupsionit Albana Vokshi: Edi Rama do pastrojë paratë e drogës me ndërtimet te Teatri në administratë, 172 masa disiplinore, 6 drejtorë për ndjekje penale

FAQE 2

Në foto: Deputetja e PD, Albana Vokshi MEDIAT GREKE

AKUZAT

Ngecin bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar

Vasili: Krimi mbi Teatrin Kombëtar nuk do të lahet kurrë nga duart e Ramës

Në foto: Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

KANABIS NË ITALI

FAQE 11

TIRANE

VETTINGU

Edi Paloka: Tonelatat e drogës shqiptare vazhdojnë drejt Europës

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza para KPK

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Kemi nevojë edhe për një teatër të ri

FAQE 7

SHUHET PIKTORI SHKODRAN

Lamtumirë miku im, Gjovalin Paci! Nga Albert Vataj FAQE 4

FAQE 9

FAQE 8

a

a

FAQE 15

FAQE 13

RUSI 2018

Ndeshje dramatike me Rusinë, Kroacia shkon në gjysëmfinale Anglia i jep fund ëndrrës suedeze

FAQE 20-21


POLITIKE

2

E diel, 8 KORRIK 2018

“Protesta dhe zemërim në rritje, jo vetëm në botën e intelektualëve, por edhe në arenën politike”

“Protesta dhe zemërim në rritje, jo vetëm në botën e intelektualëve, por edhe në arenën politike. Kjo është ajo që prej muajsh po përshkon Tiranën, kryeqytetin shqiptar, i cili prej vitesh po ndryshon për mirë, fytyrën e tij publike, me ndërtesa të rinovuara, gjelbërim dhe projektet të avangardës arkitekturore”. Kështu e nis shkrimin media italiane, e cila i kushton këtë artikull debatit shumë të madh që ka mberthyer së fundi vendin tonë, çështjes së Teatrit Kombëtar. Por ka edhe disa por… Më e madhja mban emrin e Teatrit Kombëtar, vendosur në 1947 në zemrën e kryeqytetit, në një ndërtesë historike, projektuar në 1938 në stilin racionalist nga arkitekti italian Giulio Bertè, për të dhënë një fytyrë të re dhe monumentale në Tiranë. E ndërtuar për të strehuar klubin Italo-Shqiptar dhe kinemanë “Savoia”, u transformua më vonë në teatrin më të rëndësishëm në vendin e shqiponjave. Por Teatri – dhe trashëgimia e tij historike – mund të kenë një jetë të shkurtër. E denoncuan përsëri të enjten gjatë një proteste të organizuar përpara Parlamentit, dhjetëra aktivistëve, aktorë dhe intelektualë, të cilët i kanë bërë thirrje

P

artia Demokratike paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë fakte të tjera të rënda të asaj që e cilëson aferë korruptive dhe kriminale për Teatrin Kombëtar, që thotë se lidh Kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj dhe kompaninë “Fusha” me botën e krimit dhe drogës. Selia blu, përmes deputetes së saj Albana Vokshi akuzoi sërish qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, se po realizon afera korruptive me kompaninë “Fusha Sh.p.k”, e cila pritet të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në një konferencë për shtyp, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias deklaroi kjo kompani ka marrë pa garë 127 tendera publikë, me vlerën e 80 milionë eurove, ndërsa së fundi, qeveria dëshiron t’i japë edhe rreth 8500 metra katrorë tokë, në zonën e Teatrit Kombëtar. “Subjekti “Fusha” ka marrë pa garë ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, që mbyti veten, bashkinë e Tiranës dhe Bibliotekën Kombëtare, si dhe parkingun e këtij sheshi. Kjo kompani ka marrë së fundi edhe hidrocentralin e Kalivaçit, nëpërmjet një skeme tërësisht korruptive, ndërsa tashëm Edi Rama dëshiron t’i japë edhe 8500 metra katrorë tokë, që i përkasin Teatrit Kom-

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar, media italiane: Lufta vetëm sapo ka nisur …

qeverisë për të ndalur planet për prishjen e godinës, duke mbajtur parulla në dorë me shënimin “teatri jemi ne” . Protestuesit Aktivistët, e shohin njësoj si të hedhësh hi syve, projektin e zëvendësimit të teatrit të vjetër me një ndërtesë të re dhe shumë moderne, më të shtrenjtë dhe

më të denjë për një kryeqytet evropian, të hartuar nga Bjarke Ingels. Për të ndërtuar teatrin e ri, qeveria do të përdorë formulën e “partneritetit publiko-privat”, në fakt “dhënien” e tokës për një kompani private vendase. Kompania që, në këmbim të ndërtimit të arenës së re, do të marrë lejen për të

ngritur gjithashtu kulla deri në njëzet kate në zonë. E gjithë kjo pasi të jetë shembur ndërtesa ekzistuese e Teatrit Kombëtar, tashmë në gjendje shumë të keqe, edhe për shkak të materialeve të përdorura në ndërtimin fillestar, duke përfshirë tashmë edhe “Populitin”, për të cilin siguroi Ministria e Kulturës, Mirela

Kumbaro. Siguri që kanë bindur vetëm disa, sigurisht jo mijëra njerëz që kanë nënshkruar një peticion kundër rrënimit të teatrit. Sigurisht as aktorin Bujar Asqeriu, i cili u citua nga Reuters duke thënë se qeveria duhet të “mendojë dy herë para se të shkatërrojë teatrin, kulturën dhe historinë tonë”. Çështjen e bën me të komplikuar zbritja në shesh e opozitës së djathtë, e cila prej muajsh është në një kurs përplasjeje me qeverinë, përfshirë edhe protestat e ashpra në rrugë. Opozita ka marrë anën e mbrojtësit të teatrit, duke e akuzuar kryeministrin Rama se është “i babëzitur për para”, dhe do të “marrë posedimin e tokës publike për interesa të veta”, akuzoi lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për një vjedhje që do të çojë në shkatërrimin e një ndërtese historike të “trashëgimisë kulturore”, ka thënë deputetja demokrate Albana Vokshi. Fjalë dhe thirrje që nuk e kanë ndalur mazhorancën ti japë dritë jeshile natën e së enjtes ligjit që do të shembë teatrin. Por lufta vetëm sapo ka filluar.

“KOMPANINË “FUSHA” RAMA E NGARKOI PËR TË KRYER NË TË ZEZË PUNIMET PËR TË SHNDËRRUAR GODINËN E KRYEMINISTRISË NË NJË MJEDIS LUKSI. NDËRTOI DHE SHTËPINË NË SURREL”

Vokshi: Rama pastron paratë e drogës me firmën “Fusha”

bëtar”, deklaroi Vokshi. Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ky subjekt politik do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe kësaj kompanie, që sipas Vokshit, shërben për pastrimin e parave të drogës dhe krimit të organizuar. Albana Vokshi theksoi se Rama po shfrytëzon mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se PD mbetet e angazhuar maksimalisht për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

“Edi Rama ka nxjerrë jashtë loje Gjykatën Kushtetuese dhe po e shfrytëzon maksimalisht mungesën e funksionimit të saj. Por ai ka harruar t’i bëjë llogaritë me popullin dhe qëndresën e tij. Ne do të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar, nga zhvatja prej mafias në pushtet”, deklaroi deputetja e PD-së. Tendera pa garë Në kuadër të denoncimit të lidhjes së Kompanisë “Fusha” me kryeministrin Rama, depu-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

tetja e PD-së bëri dhe një pasqyrë të tenderave që i janë dhënë kësaj kompanie pa garë. “Ishte kompania Fusha shpk që Edi Rama ngarkoi për të kryer në të zezë punimet për të shndërruar godinën e kryeministrisë në një mjedis luksi. Janë rreth 5 milionë euro që Fusha shpenzoi në favor të Edi Ramës tek kryeministria pa asnjë faturë, me para që askush nuk ia di burimin, ndërkohë që bizneseve të tjera u tregohet burgu dhe

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

gjoba për mungesën e faturave. Pa garë kompanisë Fusha shpk, i është dhënë ndërtimi i Sheshit Skënderbej, parkingu nëntokësor tek sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekën dhe Bashkinë e Tiranës; Pa garë kompanisë Fusha i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikosntruksioni i Ministrisë së Brendshme, e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi; Edi Rama i dha pak muaj më parë me konçesion kompanisë Fusha ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentralit të Kalivaçit, duke rikonfirmuar lidhjen e ngushtë me kompaninë guackë ku do të pastrojë paratë me ligjin posaçëm të Teatrit Kombëtar. Skema mafioze e pastrimit të parave të pista të drogës dhe korrupsionit nëpërmjet shembjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike është e qartë: Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetuese; Edi Rama përdor kompaninë “Fusha shpk” për të bërë ofertën e pa kërkuar; Edi Rama miraton ligjin me procedurë të përshpejtuar; Por Edi Rama ka harruar të llogarisë popullin!”- deklaroi dje Albana Vokshi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 8 KORRIK 2018

Kryemadhi: Të ndalojmë revanshin e Kryeministrit Projekti i qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar duke miratuar ligj të veçantë për marrjen e tokës publike ka zbuluar një skemë të qeverisë që po përdoret edhe për prona të tjera. Me anë të ligjeve të tilla, si ai i Teatrit Kombëtar, Parlamenti ka aprovuar projekte të diskutueshme që favorizojnë kompani private, por që bien ndesh me interesat e qytetarëve. Kjo formë e re e ligjeve "speciale" është zgjedhur për të shmangur përgjegjësinë direkte të personave që përfitojnë, si dhe përgjegjësinë personale të kryeministrit dhe qeverisë. Nëse një ditë do të hetohet për këto vendimmarrje që kanë brenda korrupsion, prokurorisë do t'i duhet të marrën nën hetim gjithë parlamentin dhe jo ata që e kanë ideuar. Kjo është një lojë djallëzore e kryeministrit Rama, pasi edhe mbaron punë miqve të tij, dhe nesër nuk e kap ligji. Praktikisht përgjegjësia individuale e atyre që kanë realizuar kontrata të tilla nuk mund të kapet penalisht, pasi do thonë nesër kur të vijë drejtësia apo rrëzohet nga pushteti se " e ka miratuar Kuvendi!". Rrëzimi i këtyre nismave të qeverisë në rrugë ligjore është e pamundur, për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk funksion. Edi Rama kastile e nxori jashtë loje gjykatën kushtetuese që të ketë duart e lira. Mesa duket kjo periudhë pa gjykata dhe me koncesione që votohen me procedurë të përshpejtuar do të vazhdojë derisa Rama të jetë në pushtet. Një tjetër rrugë normale për të bllokuar këtë vendimmarrje është Parlamenti. Por deputetët e PS votojnë në rresht çdo ligj që sjellë qeveria kurse opozita nuk ka votat ta ndalojë, por vetëm formalisht mund të votojë kundër. Kuvendi është kthyer në një noter i orekseve të qeverisë dhe biznesmenëve të ndërtimit, që vitet e fundit kanë grumbulluar miliarda lekë në duart e tyre. Janë një grup i vogël biznesmenësh që rrijnë te kryeministri dhe ndajnë e përlajën çka duan ata. Natyrisht kryeministri firmos. Por firmën e legjitimon me votë në Kuvend. Për të frenuar këtë batërdi ligjore dhe shkelje kushtetuese nuk ka më rrugë ligjore. Prokuroria nuk heton kur flitet për afera korruptive në

qeveri, Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Prokurorinë e ka nën kontroll. Në këtë situatë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë apel për gjithë qytetarët që të reagojnë për të ndalur qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Kryetarja e LSI-së denoncoi rastin e banorëve të Kasharit, të cilët rrezikojnë të humbasin pronat dhe shtëpitë për shkak të një projektvendimi të qeverisë. Ironia është se vendimi ende nuk është miratuar, por kjo nuk e ka penguar policinë që të shkojë që dje për të bllokuar pronat e ligjshme të banorëve. Mënyra sesi po veprohet është e njëjtë me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Duke publikuar dhe imazhet ndërhyrjes së policisë në Kashar, Kryemadhi thotë se nuk ka mënyrë tjetër për të reaguar ndaj Ramës, përveçse të protestohet fort duke e rrëzuar me forcën e popullit. "Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve

shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi. Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç'të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t'a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje",- deklaron Monika Kryemadhi. Me tone të ashpra, Kryemadhi shprehet se Kryeministri Edi Rama po tregon se është një grabitës që nuk ndalet para asgjëje. Ndërsa shton se është detyrë e gjithë qytetarëve që ta ndalojnë. Kryetarja e LSIsë deklaron se ky është momenti për të reaguar dhe për të mos pranuar këtë lloj qeverisje. "Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo

vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve. Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë",deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Apeli i kryetares së LSI vjen në kohën kur qeveria ka bërë fakt të kryer prishjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë artistët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të veprojë dhe do të mbrojnë me jetët e tyre godinën historike. Protestës së artistëve u janë bashkuar qytetarë të shumtë, si dhe gjithë forcat opozitare. Apeli i LSI: Të ngrihemi dhe ta rrëzojmë me çdo mjet kryeministrin. Opozita nuk do të pranojë të futet në zgjedhjet vendore me Ramën kryeministër, kështu që këtë vjeshtë planet janë për ta rrëzuar me çdo mënyrë. Q.Xh.


POLITIKE DEPUTETI I LSI-së

D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka ironizuar dhe ka kritikuar kolegun e Partisë Socialiste në Komisionin e Ekonomisë, Erjon Braçe, për qëndrimin që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve për çështjen e Teatrit Kombëtar. në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Spahiu e konsideron të pabesueshëm faktin që Braçe përjashtoi veten dhe të gjithë Komisionin e Ekonomisë, që ai drejton, nga diskutimi për shkatërrimin e godinës për teatrin. Në vijm, depu-

4

E diel, 8 KORRIK 2018

Teatri, Përparim Spahiu ironizon Erjon Braçen: Këtë herë nuk ta mbajti! teti i LSI-së, kujton se Braçe ka votuar kundër grupit të PS-së për çështje të vogla, por këtë herë nuk ja mbajti që të ngrihej në nivelin e një socialisti jo rilindas. “E pabesueshme se si Kryetari i Komisionit të Ekonomisë përjashtoi veten dhe gjithë Komisionin nga diskutimi për shembjen e Teatrit. Ka ndodhur që ka votuar kundra grupit për ndonjë çështje të

“rëndësishme” por këtë herë nuk ja mbajti, nuk u ngjit dot në nivelin e një socialisti jo rilindas. Duket se puna që bën nuk është dhe aq “keq”. Mund të mbajë në sirtare vite të tëra ligje të rëndësishme për shumë xhepa por dhe kalojë ligje shumë të rëndësishme për shumë xhepa të tjerë...” u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Deputeti i LSI-së: Ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar në skenë, janë pjesë e rritjes sonë

Teatri, Shezai Rrokaj: Rama po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar L

ëvizja Socialiste ka vijuar edhe këtë të shtunë denoncimet mbi qëllimin e vërtetë të kryeministrit Edi Rama që fshihet pas miratimit në Kuvend të ligjit që u fut me procedurë të përshpejtuar për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj e ka cilësuar qëndrimin e qeverisë për Teatrin Kombëtar, si absurditetin më të madh që mund të bëjnë institucionet kundër trashëgimisë së vendit. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rrokaj thotë se kryeministri Rama po i rri stoik absurditetit të një fiksimi 20-vjeçar, për ta shembur këtë godinë. “Absurd-teatri si pjellë e absurditetit të një fiksimi? Kryeministri e tha para disa ditësh se Teatri nuk është më pjesë e historisë. Po i rri stoik absurditetit të

një fiksimi 20-vjeçar. Po në Evropën ku kërkojmë të shkojmë modernizmi është në vazhdim dhe në harmoni me traditën, e cila ruhet si objekt kulti, si pasuri e gjeneratave, si kujtesë që bashkon brezat, duke krijuar arketipin identitar në kuptimin e Jungut. Pra, llogaritjet mjer-

ane në llaç e tulla, që pragmatistët industrialë janë rrekur të japin për ta quajtur ‘ndërtesë pa vlerë’, nuk kanë vlerë, sepse ato janë bërë nën efektet e pragmatizmit industrial, që ka rënë në amnezi historike. Mirëpo ky teatër është pjesë e qenies sonë, e gjuhës sonë të lëvruar

në skenë, janë pjesë e rritjes sonë; ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe kujtesa nuk ka çmim; ajo nuk mund të banalizohet me llaç e tulla, pasi pa të ne jemi një hiç sartrian. Historia e kujtesës sonë është një tërësi ngjarjesh dhe monumentesh, si këto teatra, që në rrjedhë të

kohës shërbejnë si pika referimi për të ardhmen dhe mbi të cilat ngrihet kujtesa kolektive e vetëdija në kuptimin e Dasein-it Heideggerian. Po cili është në thelb problemi: teatri i kullave apo kullat tek teatri? Mund të merrja më shumë se një përgjigje, mbase edhe asnjë. Sidoqoftë, fakt është se amnezia e mazhorancës për vlerën e Teatrit dhe mos dëshira për ri-jetësimin e tij, në vend të prishjes, është mbërthyer fort prej thanatosit e grykësisë së pragmatizmit industrial, i cili priret të rrafshojë gjithçka, që ta kthejë në një fushë të bardhë, do të thoshte Lock-u, e për t’ia filluar sërish qytetërimit nga e para. Dhe kjo që po ndodh sot, mù para nesh, ka një emër: është një teatër absurd i absurditetit të qeverisjes”- u shpreh në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË FLET PËR NJË FUND TË TMERRSHËM DHE TË FRIKSHËM TË RAMËS

Teatri, Vasili: Duart e përgjakura Makbethianë, që nuk do të lahen kurrë K

reu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e krahason kryeministrin Edi Rama me Makbethin, duke e paralajmëruar se do të dojë një ditë t’i lajë duart me gjak por nuk do mundet. Në një qëndrim të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili duke iu referuar votimit të ligjit për teatrin i quan 75 deputetët që votuan pro, obskurantistë, shpirtshitur e inkuizitorë. “Teatri, duart e përgjakura Makbethianë, që nuk do të lahen kurrë. Kundër Teatrit dhe jo në Teatër; Në parlament. Në një sallë ku era e rëndë e injorancës kutërbon dhe jo në Skenën e Teatrit; nga 75 obskurantistë,

shpirtshitur e inkuizitorë dhe jo nga të vërtetë aktorë, …..u luajt Makbethi qeveritar, grabitqar, syshqyer, zgërdhitës. Sipari ra në skenën e rremë parlament, por në duart e tyre gjaku kullon

e kullon….. në duar, në mendje, në ndërgjegje. Do të dojë një ditë, një mesditë, një muzg, një natë të thellë Makbethi kryeqeveritar që t’i lajë duart. Por do të vuajë pa fund sepse sa me shumë t’ i lajë

aq me shumë ato burojnë gjak. Do përpiqet t’i fshijë pas rrobave, pas karriges, pas shpinës së sejmeneve shpinë-përkulur, por më kot, ato përsëri burojnë e burojnë gjak. Nga ankthi, nga gjumi që e ka braktisur, nga gërryerja pa shërim e ndërgjegjes, nga buçima ndër veshë e mallkimeve që vijnë nga fundi i shpirtit, nga urrejtja që vjen nga sytë me lot….Ai nuk do çlirohet kurrë. Vetveten nga fantazma e vetes nuk do të mund ta ndajë kurrë. Ç’fund i tmerrshëm e i frikshëm…..”parashikon në qëdnrimin e tij, Petrit Vasili. Ndërkohë, dy ditë më parë, kreu i ligjvënësve të LSI-së së bashku me homologun e tij të PD-së, Edmond Spaho i

janë drejtuar zyrtarisht kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke i kërkuar anulimin e votimit, pasi mes deputetëve që kanë votuar të enjten “pro” është edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit. Sipas opozitës ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit e për këtë arsye ai duhet shpallur i pavlefshëm. “Nëse nga ana juaj legjitimohet një votim i pavlefshëm dhe akte që përbëjnë falsifikim të procesit të votimit, atëherë na lejoni t’ ju bëjmë me dije se ne këtë mënyrë asgjësoni parlamentin dhe Kushtetutën e vendit”- shkruhet në kërkesën e opozitës drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.


AKTUALITET

5

E diel, 8 KORRIK 2018

Miratimi nga mazhoranca i projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit kritikohet si "akt totalitar" nga artistët, qytetarët dhe shoqëria civile

Beteja për Teatrin Kombëtar vazhdon Nga Lindita Çela

M

iratimi nga mazhoranca i projek tligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit kritikohet si "akt totalitar" nga artistët, qytetarët dhe shoqëria civile, e cila tashmë vijon betejën si për mbrojtjen e godinës, ashtu edhe për një shtet të së drejtës. Regjisorja dhe aktorja Sesilia Plasari beson ende se Teatri Kombëtar do të shpëtohet. Ajo qëndron në radhët e para të artistëve që kanë vendosur të rezistojnë, edhe pas votimit të të 5 Korrikut në Parlament, ku votat e socialistëve i hapën rrugën shembjes së godinës 73vjeçare. "Një akt krejt normal për një qeveri totalitare si kjo që kemi. Ne e dimë se ç'bëhej në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste, e kemi jetuar. Atëherë merreshin jetë, tani merren pasuri kombëtare, por edhe jetë në shumë prizme," tha Plasari për BIRN. Mbrëmjen e së premtes, qindra artistë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën sërish në oborrin e Teatrit Kombëtar për të shprehur revoltën ndaj një akti, që ata e konsiderojnë fillimin e një diktature të vend. Regjisori Robert Budina tha nga podiumi se vijimi i protestës është një betejë që artistët duhet ta fitojnë me qytetari, pasi nuk është vetëm

beteja për mbrojtjen e një godine, por për një shtet më të mirë. "Detyra jonë është të mbrojmë Teatrin, jo si godinë por si një vlerë kombëtare. Ne e prisnim miratimin e këtij ligji dhe mirë bënë, se unë tashmë pres një reagim më të fortë pasi jemi në diktaturë," tha Budina, duke komentuar vendimin e parlamentit për të miratuar projektligjin e shumëdiskutuar. "Kjo nuk është beteja jonë për të mbrojtur bojën e një godine, është beteja për të bërë një shtet me të mirë. Ne do t'i japim një mësim politikës, do të bëjmë rezistencë," shtoi më tej ai. Në protestën e së premtes, artistët, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile konfirmuan vazhdimin e betejës së tyre për mbrojtjen e Teatrit, por edhe të shtetit ligjor. Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i thanë BIRN se protestat e tyre maratonë do të vijojnë, ndërsa parashikojnë se një formë mund të jetë edhe ngujimi në godinën e Teatrit Kombëtar. Në orët e vona të së enjtes, mazhoranca votoi me 75 vota projektligjin që i hap rrugën negociatave me kompaninë "Fusha" sh.p.k për të zhvilluar truallin e Teatrit dhe rrjedhimisht shembjen e godinës. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të artistëve, qytetarëve dhe shoqërisë civile, socialistët e votuan në rresht projektligjin kontrovers, me përjashtim të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Kamerat fiksuan një debat të ashpër mes kryeministrit Rama dhe Majko, ndërkohë që ky i fundit u pa të linte sallën e Parlamentit para votimit të

Regjisorja Plasari e quajti të paimagjinueshme për një vend të huaj shembjen e një godine historike si Teatri, ndërsa theksoi ndryshimin e Edi Ramës me një reagim të tij të vjetër, kur ishte ministër i Kulturës me teatrin Bouffes du Nord në Paris. "..Një teatër i braktisur, që kërcënohej nga shembja dhe që Peter Brook e shpëtoi duke i restauruar thjesht komfortin e artistëve, pa prishur asgjë nga "plagët" e kohës… duke nxjerrë në pah edhe fiksuar bukurinë e vizatimeve që dora e kohës kishte sajuar duke prishur suvanë sipas qejfit të saj. Edi Rama erdhi i frymëzuar dhe tha: do t'ia fal Peter Brook Teatrin Kombëtar," kujtoi Plasari. Ndërsa gazetarja e Kulturës, Elsa Demo tha në protestë se

kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe një pasqyrë e degjenerimit politik dhe moral të vendit. "Pavarësisht se sa e rëndë është kjo situatë, kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëherësh mbrojtjen e një ansamblit monumental të Tiranës, ka çliruar shumë energji pozitive. Nuk ka ndodhur në historinë e 27 viteve pas rënies së regjimit që një kauzë e tillë të shërbejë si një pasqyrë e plotë e degjenerimit politik, ekonomik dhe moral të vendit," tha Demo. Protestës së vazhdueshme të artistëve i janë bashkuar edhe mijëra qytetarë që kanë nënshkruar një peticion, përmes së cilit u kërkojnë autoriteteve mbrojtjen e ndërtesës historike. BIRN

Qyteti vetëvrasës

KOMENT Nga Artan Fuga Dite tërmetesh. Më ka dhemb deri në palcë teatri. Arti i arteve, filozofia e filozofisë, politika e politikave. Jo me kot e vranë. Por Zoti gjithçka e bën për të mirë! Mjerë budallenjtë që kujtojnë ndryshe. E deshi kështu. Qe demokracia shqiptare të lindte te studentët dhe të vdiste te teatri. Vdekje më të bukur nuk kish. Te teatri, aty ku u bashkua tragjedia me ko-

projektligjit. Opozita e cilësoi projektligjin si antikushtetues dhe si akt korruptiv, ndërsa protestoi në fund në fund duke hedhur kartonat e kuq mbi kryeministrin Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij. Projektligji i miratuar tashmë nga parlamenti përcakton negociata të drejtpërdrejta dhe pa garë me kompaninë "Fusha" sh.p.k për zhvillimin e truallit në zonën e Teatrit Kombëtar, në shkelje të ligjit për "Prokurimet Publike" dhe atij për "Partneritet Publik Privat". Ai ngarkon gjithashtu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të përgatisë një kontratë me kompaninë private brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Kontrata do të duhet të miratohet gjithashtu në Kuvend.

medinë. Aty ku e vërteta shfaqet si lojë. Ku aktori social dhe aktori në skenë turbull përzjehen në një botë rolesh të paqartë. E vdiq në një ditënatë tërmetesh me lëkundje paralajmëruese. Qyteti pa demokraci do ju përthithi në një gropë të madhe krater vullkani shkaktuar nga tërmeti. Qyteti vetëvrasës. Lëkundja sizmike është imja o mëka-

tare, tërmetin e prodhoni vetë, për mëkatet tuaja. Qyteti pa teatër me kulla do tu zeje brenda. E deshi ta vriste ëndrrën duke rrëzuar teatër e ngritur kulla bina. Betoni kundër shpirtit. Simbol i qartë i degradimit që edhe fëmijët të qajnë nga qartësia që Zoti na dërgoi. Rrofsh o Zot. Zoti e deshi që tre ish-kryeministra të shprehen kundër. Më qartë nuk duhej. Pandeli Majko je në zemrën time. Më qartë Zoti nuk mund të n'a e jepte shenjën se kemi arritur

fundin, pra do të ringrihemi. E shoh qartë teknologjinë e ringritjes. Me një ministre hipur në eskavatorin e pushtetit që nuk i takon po kthen në qereste art, kulturë, trashëgimi. E fshirë nga ndërgjegja. As hunët nuk na kanë sjellë këtë rrënojë që po i sjellim vetes. Prisja të paktën abstenim, se më shumë as shpresoja, nuk mund të ngrejë dorën e shkatërrimit nëpunësi që i kanë besuar krijimin. Çfarë thua!!! Ik, ik, ik, bërtas në ëndërr me tërmet. Një

hije lëviz në makth. Shporru fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare! Ik të mos mbetesh pa falje. Futu në manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj të përbuzin. Vetë Zoti na e ka sjellë si mallkim, por dhe e si dritë transcedente për të parë qartë ferrin ku jemi futur. O Zot si na dole borxhit? Si na e solle vdekjen e vlerave në agoni prej dekadash një ditë tërmeti! Si atë dite kur Ai mbi kryq Zoti nxiu qiellin. Dhe e dha shenjen e ringritjes.


POLITIKE

6

E diel, 8 KORRIK 2018

Mbahet sesioni i parë i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe në Maltë

Taulant Balla zgjidhet President i Parlamentit të Paqes dhe tolerancës

M

e mbështetjen e Parlamentit dhe Qeverisë së Maltës u zhvillua në kryeqytetin maltez sesioni i parë i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP) me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe deputetë nga shumë vende në pesë kontinentet. “Parlamenti i Maltës e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes parlamenteve dhe deputetëve të tyre për promovimin e tolerancës dhe paqes, në këto kohë të vështira kur njerëzimi përballet me sfida të vështira si ekstremizmi, terrorizmi, emigracioni i paligjshëm etj”- u shpreh Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anglu Farrugia. Në sesionin e parë të IPTP përshëndetën edhe Kryeministri i Maltës Joseph Muscat dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë, Carmelo Abela. Në seancën e dytë të punimeve u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin e IPTP, zëvendëspresidentët dhe kryetarët e pesë komiteteve. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, u zgjodh President i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe. Duke marrë fjalën

përshëndetëse, deputeti socialist Balla u shpreh: “Dua të falënderoj autoritetet shtetërore malteze për mbështetjen dhënë kësaj iniciative të rëndësishme. Shqipëria ime, vendi që unë përfaqësoj,

ABUZIMET

Kontrolle për sigurinë ushqimore, Gjeçi: Në fokus, produktet e gatshme dhe inputet Ministria e Bujqësisë do të ushtrojë kontrolle të shtuara gjatë sezonit veror tek subjektet që forcojnë produkte të gatshme por edhe tek inputet bujqësore, për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve. Zv.Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, bën me dije se është trefishuar sasia e produkteve të bllokuara apo të asgjësuara. “Është rritur numri i kontrolleve dhe inspektimeve gjatë sezonit të verës dhe kjo për dy arsye madhore. E para është rritja e numrit të popullatës në zonat turistike dhe e dyta është për hir të temperaturave të larta, të cilat shoqërojnë sezonin. Nuk është e rëndësishme vetëm kontrolli dhe analizimi i produkteve të gatshëm, por edhe ajo e inputeve bujqësore. Inputet bujqësore kanë një rol tepër të rëndësishëm në produktin e gatshëm, në frutat dhe perimet. Tetor 2017-Qershor 2018 me periudhën e vitit paraardhës, bllokimi dhe asgjësimi i produkteve është në masë të rritur rreth trefish, 25.3% ka qenë në periudhën paraardhëse dhe ka vajtur në 75.4%”, u shpreh Gjeçi. Sipas të dhënave zyrtare të bujqësisë, është trefishuar edhe numri i gjobave të vendosura ndaj subjekteve gjatë periudhës tetor 2017-qershor 2018, ndërsa vlera e tyre është regjistruar në 6.8 milion lekë. Po ashtu janë bllokuar dhe asgjësuar 50 ton më shumë produkte se 9 mujori i një viti më parë.

gjithmonë ka qenë burim i paqes me fqinjët, sikurse bashkëjetesa mes besimeve fetare në Shqipëri është një model i shkëlqyer, ndoshta unik në botë”. Gjatë punimeve të IPTP, Kryetari i Grupit

Parlamentar Socialist zhvilloi takime me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Farrugia dhe me Ministrin e Jashtëm dhe Tregtisë, Carmelo Abela. Ligjvënësi Taulant Balla falënderoi parlamentin dhe qeverinë malteze për mbështetjen e dhënë në Këshillin Europian në vendimin për përcaktimin e fillimit të negociatave mes BEsë dhe Shqipërisë. Gjithashtu, IPTP ishte një mundësi e mirë komunikimi me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kështu gjatë takimit me zonjën Santi Bai Hanoomanjee Presidente e Asamblesë Kombëtare të Mauritius, zoti Balla u shpreh: “Në Ministrinë tuaj të Punëve të Jashtme gjendet kërkesa për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ju lutem ushtroni rolin tuaj si Presidente që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të merret miratimi për vendimin e njohjes. Vijimi i procesit të njohjeve është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”. Në Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe kishte përfaqësues edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Maqedonisë.

ZV.DREJTORESHA E UKT-së

Faturimi i ujit pa matje, Gjebrea: Vetëm 15% e konsumatorëve paguajnë për frymë Rreth 85 për qind e konsumatorëve të ujit të pijshëm në kryeqytet paguajnë aq sa m3 harxhojnë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël prej tyre paguajnë për frymë, me një matje mestatare 4.5 m3 për individ. Në një intervistë për TV SCAN, Zv.Drejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, thekson se ky institucion ka vënë në shina këtë problematikë duke bërë që secili të paguajë atë që i takon, ndërsa shpjegon se kush bën pjesë tek ata qytetarë që paguajnë për frymë. “Duhet të theksojmë që numri i kontratave për UKT është rreth 250 mijë në total, këtu hyjnë konsumatorët familjarë, privatë, buxhetorë, por kuptohet që numri i konsumatorëve familjar është më i lartë. 15% nga kjo është pa matje, por duhet të theksojmë që rreth 70% të këtij 15 përqindëshi janë kryesisht pallatet e kohës së komunizmit, për të cilat që nga vetë sistemi i ndërtimit është e pamundur vendosja e një ujëmatësi. Kjo për arsye sepse sipas kodit të ujit, vetë konsumatori është ai që duhet të përgatisë vendin për vendosjen e një ujëmatësi. Ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht zonat rurale që i përkasin zonave të reja që ne kemi marrë në administrim”, u shpreh Gjebrea. Gjithashtu, Gjebrea ka paralajmëruar konsumatorët që gjatë sezonit veror të jenë të kujdesshëm dhe të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, pasi në të kundërt do të përballen me masat që parashikon ligji.

GJIKNURI I SHOQËRUAR NGA DREJTORI I ARRSH AFRIM QENDRO INSPEKTON KANTIERIN NË UNAZËN E FIERIT

Drejt përfundimit punimet në segmentin e parë të Unazës së Fierit M

inistri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmenteve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve. Në segmentin nga Rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ishQTU Fier, pas punimeve të nënshtresave dhe riparimit të sistemeve të kanalizimeve, është në fazën përfundimtare edhe ndërhyrja për shtrimin e asfaltit. Ministri Gjiknuri tha se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve brenda ditës së dielë të kësaj jave. “Para dy javësh ne ishim këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërhyrjen në këtë aks shumë të rëndësishëm por të lënë pas dore për shumë vite. Siç e shikoni, ky segment i unazës tanimë po transformohet plotësisht duke marrë pamjen e një rruge me standardet e duhura. Brenda 24 orësh do të përmbyllet puna për

shtrimin e shtresave asfaltike dhe do të hapet qarkullimi për mjetet”, u shpreh Gjiknuri. Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek rrethrrotullimi i Patosit. Po punohet me intensitet ndërsa parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve. Ministri Gjiknuri theksoi se Autoriteti Rrugor

Shqiptar ka në zbatim tanimë një plan ndërhyrjeje për rehabilitimin e shumë akseve rrugore të konsideruara si problematike në gjithë vendin. Sipas tij, fillimisht është ndërhyrë në akset që janë konsideruar në gjendje më emergjente ndërsa pjesa tjetër e ndërhyrjes do të kryhet gjatë muajit Shtator. Ndërhyrja rehabilituese në Unazën e Fierit po kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.


POLITIKE

7

E diel, 8 KORRIK 2018

E përditshmja greke “Kathimerini”: Marrëveshja me Shqipërinë, pas ratifikimit të akordit Athinë-Shkup

“Deti”, ngecin bisedimet Shqipëri-Greqi, Rama i gatshëm për ta firmosur Q

everia greke ka vendosur ta shtyjë për më vonë finalizimin e marrëveshjes paketë me Shqipërinë. Përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj. Kështu shkruan media greke “Kathimerini”, teksa flet për një ngrirje të përkohshme të negociatave, deri sa të zgjidhet çështja kritike me Maqedoninë. Shkrimi i Kathimerinit Shkaku i këtij vendimi gjendet në “reagimet e furishme” për marrëveshjen Athinë-Shkup mbi çështjen e emrit të Maqedonisë, shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”. “Stuhia

e reagimeve për marrëveshjen e Prespës ka krijuar shqetësim në selinë kryeministrore. Prandaj dhe mendohet shtyrja e zgjidhjes së disa problemeve (më Shqipërinë), pasi të finalizohet rruga e mundimshme e ratifikimit të marrëveshjes për emrin”, shkruan Kathimerini. Por gazeta vë në dukje se “negociatat me Tiranën nuk kanë për t’u ndërprerë, posaçërisht ndërmjet komisioneve që po merren me anën teknike të marrëveshjes për zonat ekskluzive ekonomike”. Sipas “Kathimerini”, “përtej dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë për ZEE shpeshherë komplikohen për shkak të ekuilibrave të brishtë

politikë në vendin fqinj. Aty, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta paraqitet skeptik për miratimin e një marrëveshjeje që siç duket, kryeministri Edi Rama është shumë më i gatshëm të promovojë”. “Në axhendën e brendshme të Shqipërisë -ku tematika shtrohet gjithmonë me tone ekstremegjendet shumë lart çështja e të quajturës “Çamëri”, që siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur pala greke, nuk ndodhet në tavolinën e bisedimeve”, vazhdon “Kathimerini”. Sipas gazetës greke, ajo që po diskutohet lidhet me pasuritë e shtetasve shqiptarë që janë vënë në sekuestro që nga shpallja e ligjit të gjendjes së luftës, në vitin e largët 1940.

Po ashtu, “Kathimerini” vë në dukje se deri në këto momente janë bërë hapa të pjesshëm në çështje të nivelit të ulët, siç është vula apostile apo njohja e patentave shqiptare, ndërsa ndodhet në zhvillim e sipër procesi i zhvarrimit dhe identifikimit të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo-greke. Gazeta u referohet citimeve të herëpashershme nga

burimet diplomatike greke, sipas të cilave “është shënuar progres në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e minoritetit etnik grek në Epirin e veriut”. Nga ana tjetër, “ende mbetet pezull çështja e ligjit të gjendjes së luftës, sa nga pala greke, dhe ajo shqiptare, për shkak të disa vështirësive juridike, përfundon “Kathimerini”.

Samiti i Londrës, Majlinda Bregu: Parlamentet e 6 vendeve të BP duhet të përfshihen në nismat e Procesit të Berlinit

P

rania e Britanisë së Madhe në Balkanin Perëndimor do të rritet, theksoi zëvendësambasadori britanik, Sean Melbourne në konferencën rajonale “Procesi i Berlinit – Samiti i Londrës 2018”, të zhvilluar në Tiranë. Zv. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Sean Melbourne, deklaroi të premten (6.07.2012), se vendi i tij do të rrisë praninë dhe angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën rajonale “Procesi i Berlinit- Samiti i Londrës 2018” ai paraqiti synimet kryesore të Samitit. “Promovimi dhe mbështetja e Ekonomisë Dixhitale në të gjithë rajonin, Çështjet e Sigurisë dhe zgjidhja e Mosmarrëveshjeve Bilaterale janë objektivat tona kryesore. Por Samiti i Londrës do të shpallë gjithashtu nisma të reja për sigurine në rajon, axhendën dixhitale dhe zhvillimin ekonomik,” tha Ambasadori britanik Sean Melbourrne. Bashkëpunimi Ekonomik, Politik dhe Siguria Samiti i Londrës është i pesti në serinë e samiteve në kuadër të Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel, në vitin 2014, për t’i dhënë impulse të reja afrimit të Ballkanit Perëndimor ( BP) me BE. Pjesëmarrësit në konferencë vlerësuan se promovimi dhe mbështetja e ekonomisë dixhitale është një mundësi për krijimin e një klime më të mirë biznesi, nxitjen

Britania e Madhe deklaron se do të rrisë praninë në Ballkanin Perëndimor

e iniciativave private të rinisë, zgjidhjen e problemit urgjent të papunësisë tek të rinjtë, forcimin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi politik lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe, kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës dhe forcimin e demokracisë dhe barazisë gjinore në rajon. Ndërsa forcimi i sigurisë mbetet parakusht i përballimit më me efektivitet i kërcënimeve të përbashkëta si korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe qënieve njërezore, terrorizmi. Të prem-

ten ( 6.07.2018) në Tiranë , u firmos Marrëveshja e Mirëkuptimit per Shkëmbim të Informacionit në fushën e Drejtësisë Penale mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe që konkretisht do të thotë hetim dhe parandalim më efikas i veprimtarive antiligjore në territoret e dy vendeve, përmes shkëmbimit të të dhënave kriminale. Zhvillimi i samitit të pestë të Procesit të Berlinit në Londër është tregues i vazhdimit të angazhimit të Britanisë së Madhe në BP. Që edhe pse duket paradoksal pas Brexit, nuk është i

tillë. Kjo pasi stabiliteti, siguria dhe paqja në rajon kanë rëndësi edhe për Britaninë e Madhe edhe duke qënë jashtë BE, si një faktor global. Zbatimi i ligjit- objektiv i munguar në Samitin e Londrës. Në samitin paraardhës të vitit të kaluar, në Trieste, sundimi i ligjit, shteti i së drejtës ishte përfshirë si një nga synimet e samitit. Jovana Marovic, drejtore Ekzekutive e rrjetit “Politikon” në Malin e Zi e quajti të gabuar mospërfshirjen në Samitin e Londrës. “Sundimi i ligjit është parakusht i të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e BP për progres në afrimin me BE. Shoqëria civile në nivel rajonal në forumet e zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit, ka rekomanduar që sundimi i ligjit të përfshihet në Procesin e Berlinit, si një nga objektivat e tij madhore. Madje, për këtë qëllim shoqëria civile ka propozuar ngritjen e një “Task Force Rajonale”, tha Jovana Marovic. Parlamentet e BP – të lëna jashtë procesit të Berlinit Në samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit dy kanë qenë aktorët kryesore: qeveritë e 6 vendeve të BP dhe shoqëritë e tyre civile. Dr. Majlinda Bregu

, ish-Ministre e Integrimit dhe Sekretarja e ardhshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në janar 2019, tha në konferencë se parlamentet duhet të përfshihen në Procesin e Berlinit dhe në serinë e samiteve të Berlin Plus. “Pritshmëritë nga Samiti i Londrës janë që ai të jetë një Samit Produktiv në arritjen e synimeve të tij kryesore. Por parlamentet e 6 vendeve të BP duhet të përfshihen në nismat e Procesit të Berlinit. Po kështu edhe roli i shoqërive civile të rajonit duhet të institucionalizohet”, tha Majlinda Bregu. Samiti i Londrës do të zhvillohet në fillim të javës që vjen, nga 9-10 korrik 2018. Zoran Nechev, koordinator i Rrjetit “Europa Jug- Lindore Think Tank” dhe studiues në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” tha në konferencë se “për herë të parë në këtë samit do të marrë pjesë edhe Greqia si një vend anëtar i BE dhe që mund të kontribuojë në arritjen e synimeve të Procesit të Berlinit për progres në afrimin të rajonit me BE.” Me sa duket përpjekjet e Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Maqedoninë për emrin dhe me Shqipërinë për kufirin detar mes dy vendeve si edhe Ligjin e Luftës, së vitit 1941 – që ende ekziston pasi nuk është ratifikuar për t’u hequr nga Parlamenti grek – janë në bazë të përfshirjes së Greqisë në Samitin e Londrës.


POLITIKE VETTINGU

8

E diel, 8 KORRIK 2018

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza para KPK V

azhdon “provat e zjarrit” për gjyqtarë e prokurorë. Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t’i nënshtrohen procesit të vettingut javën që vjen. Në datën 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici. Deri tani nga të gjitha sondazhet për gjyqtarin

Thanza ka rezultuar si një nga gjyqtarët me korrekt të sistemit të drejtësisë. Pak ditë me parë e kaloi “provën e zjarrit” gjyqtari tjetër i gjykatës së lartë Edmond Islamaj, për të cilin nuk ka patur asnjë ankesë gjatë punës së tij në sistemin e drejtësisë. Islamaj njihet si profesionist dhe shumë korrekt. Po në datën 10 korrik në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq

Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici. Ndërsa në datën 11 korrik në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko

Zbardhet dokumenti i institucionit të ngarkuar me ligj për realizimin e procesit të Vetingut

K

omisioni i Pavarur i Kulaifikimit kërkon shtesë personeli në këtë institucion si dhe rritje pagash. Në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreut të komisionit të ligjeve Ulsi Manja, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe për dijeni sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, thuhet se organika ka në përbërje 12 këshilltarë juristë dhe 4 këshilltarë ekonomistë. Pas shpërndarjes së çështjeve në trupat gjykuese, një këshilltar ekonomik duhet të punojë njëkohësisht me 3 këshilltarë juristë për tri çështje të ndryshme, pra, të mbuloje 3-fishin e punës së këtyre të fundit. Kërkesa Ndaj KPK thotë se duke parë ngarkesën e madhe dhe voluminoze në mbulimin e dosjeve të subjekteve të rivlerësimit, kohën e limituar që ka institucioni për realizimin e misionit, objektivave dhe detyrave të caktuara nga Kushtetuta, e vlerëson si tepër të rëndësishme rritjen e numrit të personelit me: 8 këshilltarë ekonomistë, duke e çuar numrin e tyre në 12 këshilltarë ekonomistë. Gjithashtu, në përbërjen e institucionit sot punojnë vetëm 3 përkthyes, të cilët duhet të sigurojnë realizimin e një numri të madh faqesh përkthimi brenda një kohe të shkurtër dhe me cilësi të lartë, kërkesa këto të diktuara nga natyra e veprimtarisë së Komisionit. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e veçantë që ka përkthimi për komunikimin e akteve dhe gjithë dokumentacionit te partnerët e huaj, KPK kërkon shtesë personeli me 2 përkthyes, për të arritur në total në 5 përkthyes. Po kështu në shkresë thuhet se në strukturën e Komisionit është parashikuar vetëm 1 specialist protokoll/ arkivë. Gjatë kësaj periudhe

KPK i kërkon Kuvendit shtim personeli dhe rritje pagash

të parë të punës, është vënë re se specialisti është përballur me një volum të lartë pune që rrjedh nga sasia e madhe e dokumentacionit hyrës dhe dalës që duhet të pranohet dhe të shpërndahet në trupat gjykuese. Më konkretisht, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018 numri rendor i protokollimeve ka arritur mbi 5 mijë. Duhet theksuar se një shkresë dalëse me anë të së cilës kërkohet informacion, dërgohet në 36 drejtime të ndryshme (ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it, etj.). Sipas kërkesave të dërgimit postar, në çdo zarf duhet të shënohet adresa e marrësit dhe të plotësohet fleta e lajmërim-marrjes, për të vërtetuar marrjen në dorëzim të tij. KPK thotë se këto kërkesa kanë bërë që specialisti i protokollit të punojë pothuajse përditë mbi orarin zyrtar të punës, madje edhe ditët e shtuna apo të pushimeve zyrtare.

Në shumë raste specialisti është ndihmuar nga punonjës të tjerë të Komisionit, të cilët kanë krijuar vakum në punën e tyre të përditshme. Për më tepër KPK deklaron se ngarkesës së përditshme në këtë sektor, i shtohet edhe mbajtja e postës sekrete, që ka specifika të veçanta për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit dhe kërkon më shumë përqendrim, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë. Duke pasur parasysh sa më sipër, KPK kërkon shtesë në personel me 2 specialiste shtesë protokoll/ arkivë. Po kështu bëhet e ditur se në strukturën e Komisionit janë parashikuar vetëm 4 specialistë të sekretarisë gjyqësore, një për secilën nga katër trupat. Nga përvoja e deritanishme KPK ka konstatuar nevojën e më shumë specialistëve të sekretarisë veçanërisht për mbarëvajtjen e procesit të apelimit të vendimeve të Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kjo për arsye, sepse procedura e dërgimit të ven-

VENDET E PUNËS QË KËRKOHEN 8 këshilltarë ekonomistë 2 përkthyes 2 specialistë shtesë protokoll/arkivë 2 specialistësh të sekretarisë gjyqësore 1 specialist prokurimesh 1 punonjës pastrimi dimeve të ankimuara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është e ngjeshur dhe duke marrë parasysh volumin e faqeve të dokumenteve (më shumë se një mijë faqe për një çështje) të cilat inventarizohen, numërtohen dhe siglohen, kërkon një kohë të gjatë dhe më shumë burime njerëzore për të respektuar të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore që lidhen me ankimin. Për këtë arsye, KPK kërkon një shtesë prej 2 specialistësh të sekretarisë gjyqësore, të

cilët së bashku me 1 specialist protokoll/arkivë do të ngarkohen të përmbushin detyrat ligjore të dërgimit të dosjeve të ankimuara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Një tjetër konstatim i KPK është nevoja e një specialisti prokurimesh, detyrë të cilën aktualisht e mbulon një nga specialistet e sekretarisë gjyqësore. Për këtë arsye, kërkohet shtesë në organikë me 1 specialist prokurimesh. Shqetësimi i fundit ka të bëjë me shtimin e një sanitareje. KPK thotë se godina ku ushtrohet veprimtaria përbëhet nga katër kate, tre prej të cilave janë mjedise pune për stafin e Komisionit. Organika ka parashikuar vetëm një punonjës pastrimi. “Duke marre në konsiderate respektimin e kushteve higjieno-sanitare, kërkojmë shtesë me 1 punonjës pastrimi”, thuhet në kërkesën e KPK. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ i ri kushtetues, me mandat 5-vjeçar, i krijuar me ndryshimet e reja të Kushtetutës, si pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Ndërkaq në shkresën për ndryshim pagash kërkohet ndryshim për tre specialistë të sekretarisë gjyqësore nga niveli IV-a në nivelin III-b dhe tre specialistë të profileve të ndryshme nga niveli IV-b në nivelin III-b. Efekti financiar i këtij ndryshimi është 1,6 milionë lekë (përkatësisht 1,3 milionë lekë paga dhe 0,3 milionë lekë sigurime shoqërore). Ky efekt mund të përballohet me fondin e lirë të krijuar për shkak të mosplotësimit që në fillim të vitit, të strukturës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.


POLITIKE

9

E diel, 8 KORRIK 2018

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së: KRYEMINISTRI ÇDO DITË E MË SHUMË PO E BËN SHQIPËRINË LAJMIN KRYESOR NË EUROPË

Kapet 1 ton drogë, Braimllari: Rama, trafikanti që fik radarët për kriminelët

N

jë sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos, ku në pjesën e fshehur të një skafi, është gjetur sasia prej 1 ton drogë, e kapur nga autoritetet italiane. Menjëherë pas këtij lajmi, do të reagonte Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili tha dje se LSI-ja ka denoncuar prej kohësh mungesën e sigurisë në kufijtë shqiptarë, dhe sidomos të radarëve, që siç thotë Braimllari, fiken dhe ndizen me urdhër politik të Edi Ramës, për të favorizuar krimin e organizuar. Në qëndrimin e tij të shprehur përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braimllari u shpreh se

kryeministri Rama çdo ditë e më shumë po e bën Shqipërinë lajmin kryesor në Europë për eksportimin e krimit të organizuar, për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, për mungesën e sigurisë në porte dhe aeroporte dhe në çdo pikë kufitare. Sipas deputetit të LSI-së, Rama ka një plan antikombëtar, plaçkit pronën publike, trafiko lëndë narkotike dhe pastro paratë e drogës. “Kryeministër trafikant dhe plaçkitës i pronës publike. Shqipëria lajmi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike kësaj here në mes të ditës. Kapen 1 ton Kanabis në brigjet e Italisë! Prej ditësh kemi denoncuar mungesën e sigurisë së kufijve Shqiptar, radarët që fiken dhe ndizen me urdhër politik të Edi Ramës për të favorizuar krimin e organizuar. Ky kryeministër çdo ditë e më shumë po e bën Shqipërinë lajmin

kryesor në Europë për eksportimin e krimit të organizuar, për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, për mungesën e sigurisë në porte dhe aeroporte dhe në çdo pikë kufitare. Sot Shqipëria është më e pasigurtë, sepse ashtu i duhet këtij hajduti kombëtar më qëllim që të favorizojë krimin e organizuar prej të cilit nuk ndahet dot. Kanabizimi i vendit, trafikimi i lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, pastrimi i parave të drogës, duke vjedhur pronën publike për të ndërtuar kulla kriminale dhe klienteliste janë projekte politike të këtij Kryeministri. Ky ka një plan anti-kombëtar, plaçkit pronën publike, trafiko lënde narkotike dhe pastro paratë e drogës. Ky dhe hajdutët e tij pasurohen, shqipëtarët varfërohen”, theksoi deputeti i LSI-së, Endrit Braillari.

Nënkryetari i PD-së: Tahiri në dilemë, të kthehet në politikë për ‘kunj’ apo të shijojë milionat e drogës

Operacioni në Itali, Paloka: Tonelatat e drogës vazhdojnë drejt Evropës P

as kapjes së 1 ton drogë mëngjesin e djeshëm në brigjet italiane me vlerë 10 milionë euro, nisur nga Qeparoja në Vlorë, do të reagonte Nnëkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Paloka ka mundur t’i dërgojë mesazh kreut të Qeverisë, Edi Rama, se pavarësisht gjithçkaje që po vlon në skenën politike shqiptare, trafiku i drogës vazhdon pa u ndalur. “…E ndërkohë tonelatat e drogës vazhdojnë të shkojnë drejt Italisë dhe Evropës…”- u shpreh shkurtimisht Edi Paloka. Pak orë më vonë, nënkryetari i PD-së do të reagonte sërish në rrjetet sociale, ku sërish fokusi i reagimit do të ishte situata e krimit në vend dhe lidhjet e tij me mazhorancën qeverisëse. Deputeti demokrat, sa herë që i jepet mundësia, nuk kursen me akuza emra të njohur të qeverisë Rama, apo dhe ata që tashmë nuk janë më pjesë e saj.kështu, Paloka theksoi dje përmes ironisë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në dilemë të kthehet apo jo në politikë apo të shijojë sipas tij milionat e drogës. Mes të tjerash deputeti i PD-së tha se ministri Fatmir Xhafaj i hakërrehet opozitës sa herë i përmendet vëllai trafikant. Po ashtu demokrati shtoi se Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qendër e krimit të organizuar, por dhe si eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë. “Nuk kanë limite as në krim, as në poshtërsi, e as në pafytyrësi. Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, i lirë, është

në dilemë: të rikthehet në politikë sa për “kunj”, apo thjesht të shijojë milionat e drogës. Xhafaj, ministër i Brendshëm, i hakërrehet opozitës sa herë i përmendet vëllai trafikant, apo shoferi i vrarë. Ish-kupola e policisë “që donim” është prej më shumë se një viti në “kërkim”. Ndërkohë, tonelatat e drogës vazhdojnë rrugën drejt Evropës. Vrasje, grabitje, rrëmbime, gjoba, aksidente e dhunë janë lajmet e përditshme për shqiptarët. Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qendër e krimit të organizuar, por dhe si

eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë. Po te pafytyrët nuk i pengon kjo që të nxjerrin drejtorët çdo ditë në konferenca, të organizojnë dhe aktivitete speciale, ku ftojnë “çiftin diplomatik” të flasë për sukseset e mëdha të operacionit “Forca e ligjit”, i cili ka shkatërruar “bandat” e fëmijëve që shisnin cigare në rrugë, apo “kriminelë” që qarkullonin të dehur me biçikleta, duke rrezikuar seriozisht qytetarët… Po s’ka problem se “më keq do bëhet”…”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Edi Paloka.

DEPUTETI I PD-së

“Fitorja e ‘Forcës së ligjit’ në byrektoren e Elbasanit dhe humbja e vogël e 1 ton drogë

Deputeti demokrat Gent Strazimi do të ironizonte fort të ashtuquajturin operacionin më të madh të Policisë së Shtetit, “Forca e Ligjit”. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Strazimiri thjesht ka matur forcën e këtij operacioni përballë dy zhvillimeve brenda pak orësh në vend. “Dje (të premten), pati një arritje me arrestimin e tmerrit të Byrektoreve të Elbasanit ose i quajtur ndryshe “skifteri i byrekëve” ... .... Sot (dje) paskësh humbur një sfidë të vogël 1 tonëshe me drogë dhe skaf...në mes të ditës, po kishte shumë diell dhe nuk shihej mirë... Kaqë!” – u shpreh në reagimin e tij, deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

ISH-KRYEMINISTRI

Droga në Itali, Berisha: Në ceremoninë e nisjes ishte Forca e Krimit, drogë e freskët

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas sasisë së drogës së kapur mëngjesin e djeshëm në Itali. Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha ndër të tjera, u shpreh se në ceremoninë e nisjes së drogës ka marrë pjesë vetë “Forca e Krimit” dhe Xhafaj. “Narko-qeveria Rama, eksportues i parë i krimit në Europë! Autoritetet Italiane kapin një ton drogë të freskët të nisur nga Vlora! Në ceremoninë e nisjes merrte pjesë Forca e Krimit dhe vetë Xhafa i drogës!”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Sali Berisha. Berisha i referohet aksionit të Policisë shqiptare, Frontex dhe Guardia di Finanzas, ku u finalizuan një operacion ditën e djeshme, ku u kapën në një skaf 1 ton drogë. Droga vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ranë 3 skafistë, të cilët ishin maskuar si turistë.


AKTUALITET

10

E diel, 8 KORRIK 2018

Trembëdhjetë llogari bankare me gjendje cash 1.3 milion lekë, tre automjete, dy apartamente, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Fatos Faskos

P

asuritë e Fatos Faskos, i dënuar me 9 vjet burg janë sekuestruar nga policia e Fierit. Trembëdhjetë llogari bankare me gjendje cash 1.3 milion lekë, tre automjete, dy apartamente, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Faskos dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga policia e Fierit. Këto sekuestro janë bërë pas hetimeve nga sektori i krimit ekonomik në policinë e Fierit pasi dyshohet se kanë burim krijimi pastrimin e parave. Sipas policisë Fasko rezulton se është dënuar me 9.4 vite burg në kuadër të organizatës kriminale dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestro e këtyre parave dhe aseteve në pronësi të 49-vjeçarit dhe familjarëve të tij janë bërë me vendim gjykate të dhënë më 3 korrik 2018. Policia bënë me dije se aktualisht pas sekuestros ka nisur dhe verifikimet në terren për të parë nëse ky shtetas ka asete të tjera të cilat mund të jenë në emër të tij apo të fshehura tek persona të lidhur me të. Ai rezulton se është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA-ve shqiptarë kundrejt pagesave që varionin nga 20-25 mijë dollarë. Trafiku Në 3 nëntor të 2015, Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 59 vite burgim në total pesë persona të akuzuar nga Prokuroria si pjesë e një grupi të strukturuar që kalonin shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amer-

“Forca e Ligjit” i sekuestron arsenalin me pasuri të dënuarit, trafikonte klandestinë drejt SHBA

ikës. Sipas vendimit të Gjykatës, Nertil Previzi dënohet me 11.6 vjet burgim, Fatos Fasko dënohet me 14 vjet burgim, Enver Karaj dënohet me 13 vjet burgim, Fatmir Bakalli dënohet me 11.6 vjet burgim dhe Nikoll

Kolaj dënohet me 9 vjet burgim. Të gjithë këta shtetas u gjetën nga ana e gjykatës si fajtorë për veprën penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas informacioneve, veprim-

taria e të pandehurve shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 e në vijim dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm, me destinacion SHBA-në. Personat që nisen me drejtim SHBA-në janë nga zona

të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. E gjithë lëvizja e personave kryhej nëpërmjet dhënies së një pagese, e cila varionte nga 24 mijë $ deri në 25 mijë $. Për realizimin e veprimeve i pandehuri Fatmir Bakalli bashkëpunonte me të pandehurin Enver Karaj, me të cilin ka njohje të mëparshmë, me të pandehurin Fatos Fasko, me të pandehurin Nertil Pervizi, Nikoll Kolaj si dhe me shtetas të tjerë. Personave që niseshin nga Shqipëria, ju sigurohej pajisja me dokumenta identifikimi bullgare të falsifikuara. Pas marrjes së dokumentacionit të falsifikuar, këta persona udhëtonin kryesisht me autobus, për në Itali dhe më pas për në Spanje. Nga kryeqyteti i Meksikës, Mexico ose nga qyteti Kankuni, klandëstinët udhëtonin me autobus për në vendin nga ku do të kalonin ilegalisht kufirin për në SHBA me ndihmën e lidhjeve meksikane të të pandehurit Fatos Fasko, i cili rezulton i pajisur me pasaportë meksikane.

AKSIONI

LAÇ

POLICIA

Kapet 1 ton drogë në Itali, ishte nisur nga Qeparoja

Po mblidhnin skrap, vdes i riu, rëndë shoku

Tragjedi në plazhe, mbyten tre turistë

Një 1 ton drogë me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Tre skafistët e arrestuar, dy shqiptarë dhe një italian, janë pikasur nga helikopteri i Guardia di Finanza, ku kanë tentuar të largohen. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Themis 2018”, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia Shqiptare, dhe sasia e marijuanës vinte nga Qeparoja. Guardia di Finanza bën me dije se operacioni “Themix 2018” , u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, dhe se për ardhjen e skafit drejt Brigjeve të Salentos, ka qenë sinjalizimi i Policisë së Shtetit që ka bërë të mundur zhvillimin e operacionit. Skafistët ishin maskuar si turistë dhe po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë qindra jahte luksoze dhe skafet te ndryshme. Mësohet se droga është kapur gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç ndodh zakonisht në operacionet anti-drogë. Që nga fillimi i këtij viti Guardia di Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.

Një akisdent i rëndë u regjstrua mesditën e së shtunës në qytetin e Laçit, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një i ri dhe shoku i tij mbeti i plagosur rëndë. Një nga muret e uzinës së Superfosfatit është shembur, duke lënë fillimisht të plagosur Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha. Të dy u transportuan në Spitalin e Traumës, në kryeqytet, ku 27-vjeçari Drilon Lamaj humbi jetën, ndërsa i riu tjetër është në gjendje të rëndë. Të dy shtetasit ishin duke mbledhur skrap në ambientet e kësaj uzine, ndërkohë që u shemb njëri nga muret. Uzina e Superfosfatit në Laç është ndërtuar në vitin 1965, por prej më tepër se dy dekadash është jashtë funksionit.

E shtuna ka rezultuar fatale, ku tre turistë kanë humbur jetën brenda pak orëve në plazhet shqiptare. Turistja 52-vjeçare, Noëorycka Peter Iëona, u gjet e mbyur afër Çukës në Sarandë. Nuk dihen ende rrethanat si u mbyt turistja e huaj, por mësohet se trupi i saj u dërgua në morg dhe pritet ti nënshtrohet ekspertizës. Një tjetër pushues u mbyt të shtunën në plazhin e Porto Romanos. Ndërsa një 72-vjeçar u gjet ia pajetë në plazhin e Currilave në Durrës. Viktima një 72-vjeçar u gjet pranë një hoteli në bregun e detit në ujë. Trupi nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet. Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë.


AKTUALITET

11

E diel, 8 KORRIK 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ka probleme me regjistrimin e drejtuesve, certifikatat e pronësisë dhe vonesa të pajustifikueshme “Kemi konstatuar se bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultete konkrete me ndëshkimin e nëpunësve, vetëm për periudhën maj-qeshor 2018, janë 172 masa displinore si dhe 28 largime nga detyra”. Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një dalje për mediat, ku prezantoi bilancin e “Task-Forcës” anti-korrupsion të qeverisë. “Gjatë periudhës 2 mujore, maj-qershor 2018 “Task-Forca” antikorrupsion ka ushtruar kontroll me synim evidentimin e praktikave abuzive, korruptive dhe arbitrare në 35 institucione qendrore ku ofrohet shërbim ndaj qytetarëve”,-tha Gjonaj. Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, njëherësh edhe ministre e Drejtësisë, Gjonaj tha se janë bërë tre kallëzime penale për 6 drejtues. Gjonaj përmendi disa nga rastet ku janë zbuluar shkelje, si në Drejtorinë e Aluiznit në Sarandë, në Drejtorinë Tatimore në Vlorë dhe në zyrat regjistruese në Krujë. Ministrja tha se ka probleme me regjistrimin e drejtuesve, certifikatat e pronësisë dhe vonesa të pajustifikueshme. “Nga kontrollet e ushtruara nga “Task-Forca” anti-korrupsion janë depozituar në organin e prokurorisë tre kallëzime penale për 6 drejtues të niveleve të ndryshme të administratës. Kallëzim penal për regjistruesin e ZRPP Krujë, për shkelje të rënda ligjore që plotësojnë elementët e veprës penale të shpërdorimit ë detyrës. Nga kontrollet janë konstatuar vonesa pa asnjë justifikim të praktikave të qytetarëve veprime të dyshuara për korrupsion lidhur me çertifikatat e pronë-

Bilanci i “Task-Forcës”, Gjonaj: 28 largime nga detyra, dhe 6 drejtorë për ndjekje penale 3 SHKELJE “Gjonaj përmendi disa nga rastet ku janë zbuluar shkelje. Ministrja tha se ka probleme me regjistrimin e drejtuesve, certifikatat e pronësisë dhe vonesa të pajustifikueshme”.

BILANCI “Bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultete konkrete me ndëshkimin e nëpunësve, vetëm për periudhën maj-qeshor 2018, janë 172 masa displinore si dhe 28 largime nga detyra”.

sisë, mungesë transaprence etj. Është depozituar kallëzim penal për drejtorin e ALUIZNI-t Sarandë dhe për tre përgjegjës të po kësaj drejtorie të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban, të sektorit të kalimit të pronësisë të cilët dyshohen të

kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe mos respektim të afateve dhe procedurave për rastet e legalizimeve. Po ashtu bërë kallëzim penal për përg-

KAKAVIJË

TIRANË

Pas 21 vitesh në arrati, kapet fieraku që vrau shokun K

ishte 21 vite që i fshihej drejtësisë, por një kalim ilegal në Kakavijë e çoi në pranga Ëngjëllush Agallija. Arrestimi i tij u bë për shkak se ndaj ka një dënim nga Gjykata e Fierit me 10 vjet heqje lirie, nën akuzën e “vrasjes me dashje në rrethana rënduese”. Agallija me origjinë nga Fieri, prej 21 vitesh jetonte në arrati, pasi në moshën 20-vjeçare vrau shokun e ngushtë. Ngjarja ka ndodhur në 7 korrik të 1997, në një fshat të Patras në Greqi, aty ku Agallija, asokohe vetëm 20-vjeç, vrau Frederik Koliçin, sepse ky i fundit i kishte një borxh prej 35 mijë dhramish. “Policia bëri të ditur se Ëngjëllush Agallija nga Fieri, është

jegjësin e sektorit në sektorin e asistencës ndaj shërbimit tatim paguesve në drejtorinë tatimore Vlorë ku dyshohet për kryerjen e veprimeve që lidhen me shpërdorimin e detyrës”,-theksoi më tej ministrja Gjonaj. Në fund, Gjonaj i bëri thirrje Prokurorisë

që të veprojë shpejt dhe të zbardh të gjitha rastet, në mënyrë që personat e kallëzuar apo dhe të përfshirë të përgjigjet përpara ligjit. “Shpreh bindjen e plotë se prokuroria do të veprojë sa më shpejt në hetimin e gjithëanshëm dhe zbardhjen e rasteve, si dhe vendosjen para përgjegjësive ligjore personave të kallëzuar dhe çdo person të përfshirë në këtë çështje”.

“Mashtruesi një mln euro”, u zbulua dhe u padit nga ndërtuesit P

arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin. 47-vjeçari i dënuar për “vrasje me dashje” me 10 vite burg, u kap nga punonjësit e Policisë Kufitare. Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, kanë parë Agalliun teksa po tentonte për kalim kufiri në mënyrë të

jashtëligjshme. Ai u pikas shumë pranë Piramidës 28 që shënon vijën ndarëse me shtetin fqinj. Fillimisht, ata menduan se bëhej fjalë për një tentativë të thjeshtë të kalimit ilegal të kufirit, por pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se ai ishte person i shpallur në kërkim”.

as urdhrit të ndalimit për Klodian Ciruna, agjentët e krimeve kanë tentuar të marrin në pyetje 41-vjeçarin mashtrues, i cili nuk ka pranuar akuzat. Janë tre ndërtues që kanë depozituar përveç kallëzimit, edhe komunikimin elektronik me 41-vjeçarin. Luan Duro, Bujar Hoxha dhe Petraq Koka, u janë zhvatur në total një milion euro. Skema ka qenë e njëjtë, ku ai u premtonte që do t’i ndihmonte që ata të merrnin sa më shpejt lejë ndërtimi, duke u parapaguar. Njëri nga biznesmenët, i kishte dhënë mbi 250 mijë euro, kontaktuar me shoqërinë avokatore në Itali, pasi Klodian Ciruna po i shmangej. Zyra avokatore

ka mohuar të kishte një përfaqësues në Shqipëri, dhe menjëherë ka dorëzuar një kallëzim, duke u pasuar më tej edhe nga denoncimet e tjera. Por mashtrimi në fushën e ndërtimeve nuk është përvoja e tij e parë. Ndaj tij janë edhe dy denoncime,

e para nga Skënder Zela, një biznesmen në fushën e hidrocentraleve, të cilit ai i ka zhvatur 759 mijë euro, si edhe një kallëzim nga një shtetas italian, të cilit i kishte premtuar se do t’i blinte banesë për 34 mijë euro.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

12

E diel, 8 KORRIK 2018

Prindërit e Rita Orës me pushime në Shqipëri, ftojnë edhe fëmijët e tyre në Shkodër Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, vazhdon të jetë një prej emrave më aktivë në tregun botëror. Javën e kaluar, ajo u bë temë e mediave lidhur me disa fotografi që qarkulluan në rrjetet sociale, ku shfaqej mjaft atraktive nga pushimet që kaloi me prindërit e saj në Francë. Pasi kanë kaluar disa ditë të mira atje, prindërit e këngëtares, Vera dhe Besniku kanë vendosur që të kalojnë disa ditë të mira pushimi edhe në Shqipëri. Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, çifti kanë bërë të ditur se kanë vizituar Mrizin e Zanave, në Shkodër. Nga përshkrimet e fotografive, ata kanë treguar se kanë

Gjendet i vdekur këngëtari maqedonas, Vlatko Ilievski Këngëtari maqedonas, Vlatko Ilievski, mbrëmjen e premte rreth orës 23.00 është gjetur i vdekur brenda makinës së tij, bëjnë të ditur nga MPB. Për momentin nga MPB nuk kanë informacione për arsyet e vdekjes së Ilievski. Ekipet e MPB-së zhvillojnë hetimet e nevojshme për ta zbardhur rastin në fjalë.

ngelur të mrekulluar nga ky vend, ndërsa kanë edhe një kërkesë për fëmijët e tyre. Ka qenë Vera, ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku etiketon tre fëmijët e saj: Ritën, Elenën dhe Donin, duke u bërë thirrje që

të vizitojnë qytetin e Shkodrës dhe Lezhës, kjo pasi mikpritja sipas tyre ka qenë vërtetë e mirë. Kujtojmë që Rita Ora ishte muajin e kaluar në Shqipëri, ku mbajti një koncert madhështor në mesin e mijëra shqiptarëve në Tiranë.

"Hipokrite", njerëzit shpërthejnë pas transformimit të çuditshëm të Meghan Meghan Markle erdhi në familjen mbretërore si shembull i vajzës së lirë dhe pa komplekse. Ama transformimi i saj në anëtare të denjë të familjes mbretërore ka arritur në një tjetër nivel. Pasi hoqi dorë nga xhinset për të veshur fustane serioze, Meghan- it iu desh (ose jo) të ndryshonte edhe të folurën. Fansat janë të bindur që dukesha po tjetërson edhe mënyrën e të folurit, pasi së fundmi Markle është vënë re se ka filluar dhe komunikon me një theks britanik, për t'i lënë shëndenë atij amerikan. Disa e kanë marrë me sportivitet, ndërkohë që të tjerë e kanë konsideruar këtë ndryshim provë të gjallë të hipokrizisë dhe ndrydhjes së individit në mbretëri.

Meek Mill rikthehet me albumin "Legends of the Summer" Meek Mill është rikthyer me krijime të reja muzikore. Pas lirimit nga burgu në prill, reperi nga Philadelphia ka lançuar projektin e tij të parë që prej daljes nga burgu. "Legends of the Summer" titullohet projekti i ri nga reperi, një album prej katër këngësh, apo që ndryshe quhet EP. Projektet përbajnë bashkëpunime me Jeremih, PnB Rock dhe Miguel. Aty është edhe projekti "Stay Woke" që u performua muaj më parë në BET Awards.

Elle: Lily Collins me veshjen më të mirë të javës Aktorja e njohur Lily Collins është përzgjedhur për veshjen më të mirë të kësaj jave. Revista e modës Elle.com, e cila tashmë çdo javë përzgjedh disa veshje më të mira, këtë herë në listën e vet, si më të mirën e kanë zgjedhur Collins. Lily Collins është e veshur me markën Miu Miu, në një pistë mode në Paris. Collins është veshur me një stil të viteve të 60-ta, por sigurisht duket shumë tërheqëse. Pas saj qëndrojnë Penelope Cruz, Ashley Graham, Tracee Ellis Ross e Naomi Campbell.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E diel, 8 KORRIK 2018

Çmimi për Pazarin e Ri, kryebashkiaku Veliaj merr pjesë në Festivalin Artizan

Veliaj: Kemi nevojë edhe për një teatër të ri N

jë vit e gjysmë nga përurimi, Pazari i Ri u vlerësua në Londër me çmimin si "Projekti rinovues më i mirë i vitit" për Europën. Kjo ishte arsyeja pse dje pasdite aty u zhvillua një ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati, edhe me pjsemarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëdrejtuesin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata. Kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri është treguesi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunuar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli. "Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s'ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t'u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot", tha Veliaj. Ai theksoi se edhe Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas.

Veliaj tha se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një tjetër produkt më i bukur dhe më cilësor, ndërsa shtoi se kur gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë më e mira është përpara. "E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për

Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t'i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara", shtoi Veliaj. Bashkëdrejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata tha se Pazari i Ri është shembulli më tipik i ndryshimit që ka ndodhur në këtë zonë, e cila i është kthyer qytetarëve. Ai siguroi vijimin e investimeve të suksesshme edhe për transforimin e Piramidës. "Pazari i Ri është shembulli më tipik se çfarë ka ndodhur dhe e harrojmë se si ka qenë ky shesh. Duke filluar nga ideja, duke filluar nga arkitektët që kanë bërë punën e tyre më frymëzuese dhe më fantastike deri më sot, duke vazhduar me kompaninë e ndërtimit, me supervizorët, me stafin tonë,

me bashkinë dhe mbi të gjitha me njerëzit, të cilët e kanë kthyer këtë në sheshin e tyre. Kjo është arsyeja pse ky Pazar mori çmimin e parë, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me Piramidën, si projekt i radhës. Edhe Piramida ka hyrë në rrugë të mbarë, jam i sigurt se do të konkurrojë denjësisht për të patur të njëjtin rezultat, të jetë po aq atraktive për njerëzit si është Pazari i Ri", tha bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata. Kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në projektin e transformimin

të Pazarit të Ri, ku ndërthuret mjaft mirë tradicionalja me modernen. "Të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt janë pjesë e çmimit që morëm në Londër", tha Veliaj, ndërsa kërkoi që me të njëjtin përkushtim që u ndërtua, të vijojë edhe përkujdesja për mirëmbajtjen e Pazarit të Ri. Më herët, kryebashkiaku Veliaj dhe përfaqësues të Fondacionit ShqiptaroAmerikan të Zhvillimit vizituan "Panairin e Artizanatit", një event i organizuar nga shoqata TID Tirana dhe Ndërmarrja e Biznesit Social (NBS).


AKTUALITET

14

E diel, 8 KORRIK 2018

Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve

N

jë rast i paprecedentë ka ndodhur në portin e Durrësit, aty ku në orën 3:30 e mëngjesit të së shtunës, një anije siriane “Seascaner” me flamur regjistrimi të Sierra Leones, u largua pa përfunduar procedurat ligjore. Dyshohet se anija kishte ngarkesë të ndaluar brenda saj, edhe pse nga kapteneria e Durrësit, thojnë se kishte të ngarkuar kripë. Anija shkarkoi 5 mijë ton të ngarkesës, dhe më pas pati një problem me porositësit e kripës, pasi një pjesë e mirë e kripës ishte e përzier me qymyr nga ngarkesa e mëparshme e anijes. Nuk dihen rrethanat përse në orët e para të mëngjesit, kapiteni dha urdhër të largohet nga Porti i Durrësit në det të hapur. Autoritetet nuk japin të dhëna të tjera për të mësuar portin nga është nisur kjo anije. Ajo u largua në orën 03:30 nga rada e portit pa njoftuar kapitenerinë. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë ndryshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bordin e kësaj anije përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve. Drejtori detar Kreu i Kapitenerisë në Durrës, Paulin Ndreu, në një reagim për mediet lidhur me këtë çështje, thotë se anija është duke u monitoruar nga autoritetet shqiptare dhe shërbimet e vendeve partnere. “Rreth orës 03:00 e mëngjesit është larguar nga rada e portit Durrës pa njoftim dhe pa leje anija “Seascaner” me flamur Sierra Leone. Ajo kishte sjellë kripë në Durrës më datë 26.06, sasi 6 mijë ton, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, kanë hyrë në konflikt pasi pjesa 500 ton, ka rezultuar

Misteri i anijes që u arratis nga Porti i Durrësit, Ndreu: Konflikti për 500 tonë kripë DYSHIMI “Në të shkuarën trafikanët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve”.

e përzier me qymyr dhe pritësi i mallit ka refuzuar ta marrë. Në këto kushte të konfliktit Civil kanë ndërhyrë studio ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile për mallin. Për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija “Seascaner” ka dalë në radë të portit

Durrës. Megjithë dialogun e zhvilluar nga përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive, nuk kanë rënë dakort për sasinë e mbetur 500 ton. Jemi në kontakt me vendet partnere dhe po e monitorojmë lëvizjen e saj”,-tha Ndreu. Hetimet Kapiteneria e Durrësit ka nisur

ATHINË

hetimet për një anijen e cila u largua nga porti pa lejen e autoriteteve shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, anija tregtare e ngarkuar me 500 ton kripë u largua nga porti në orët e para të m[ngjesit të së shtunës pa marrë më parë lejen e nevojshme nga autoritetet portuale

për të vijuar lundrimin në det të hapur. Kapiteneria bën me dije se anija tregtare nga Egjipti, kishte sjellë tri ditë më parë 500 ton kripë për llogari të një biznesi shqiptar në Durrës. Por pas mbërritjes së sasisë së kripës, ka pasur mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit në lidhje me pretendimet për dëmtimin e mallit. Mësohet se biznesmeni shqiptar pretendonte se sasia prej 500 ton kripë është dëmtuar gjatë transportit me anije, sepse është lagur me ujë si dhe është e përzier me qymyr, dhe në këtë mënyrë ka refuzuar të bënte shkarkimin e mallit. Pas konfliktit midis paleve, anija ka dalë nga kalata ku më pas shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit dhe u largua pa njoftuar dhe pa plotësuar dokumentacionin.

GJIROKASTËR

Ekstradohen dy persona Rrëmbimi i 17-vjeçares, prindërit: të dënuar për vrasje Prokurori mori 1 mln lekë

Dy persona janë ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë nga Interpol Tirana. Të ekstraduarit e identifikuar si Eduart Lulo, 33-vjeç dhe Franci Halili, 41-vjeç janë të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. 33-vjeçari Lulo është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh për vrasjen e 20-vjeçari, për t’u larguar më pas drejt Greqisë ku u arrestua në vitin 2013. Ndërsa 41-vjeçari nga Saranda ka qënë i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, veprimtari që e kryente në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

G

jykata e Gjirokastrës ka liruar nga burgu 40-vjeçarin Shpëtim Muharremi, i arrestuar katër ditë më parë për rrëmbimin e një vajze 17-vjeçare të komunitetit rom në Gjirokastër. Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi te familjarët e vajzës, të cilët enden prej kohësh në dyert e policisë dhe prokurorisë, me shpresën se vajza e tyre do të kthehet në shtëpi. Pas vendimit të djeshëm të gjykatës, prindërit e vajzës hodhën akuza ndaj Prokurorisë së Gjirokastrës për korrupsion dhe vendim të padrejtë. Ata tregojnë se një person me emrin Taku në Prokurorinë e Gjirokastrës, u ka marrë 1 milion lekë për këtë çështje. Vajza, e cila mendohet

të jetë në Levan të Fierit, foli për mediat ku u shprehur se nuk ka dëshirë të kthehej te familja e saj, dhe se nuk ishte rrëmbyer nga askush, por ishte larguar me

dëshirë. Nga ana tjetër, prindërit e vajzës thonë se ajo detyrohet të shprehet ashtu për shkak të presionit që po i bëhet dhe se nuk kupton mirë shqip.


KULTURE

15

E diel, 8 KORRIK 2018

Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare piktori i mirënjohur Gjovalin Paci

KUMTIM Nga Albert Vataj

G

jovo, pas sodit ti nuk do të jesh më ndër të gjallët. Ha pat e tu do t'i mungojnë këtij qyteti të zhurmshëm, të cilit i kërkove para disa vitesh të ishte bujar me mikpritjen e tij, siç ishe ti me të, me emrin e tij, duke i lejuar atij të mburrej më veprën tënde. S'pariherë do t'i mungosh bashkëshortes, djalit dhe bijës tande, miqve të shumtë, gjithë atyre që u njohën dhe e vlerësuan artin tënd, por edhe njeriun e mirë tek ju. Unë i përkas atyre miqve të hershëm, i përkas atyre ndejeve së bashku në shtëpinë tënde në Shkodër që nuk mundi të ishte e jotja, bisedave për pikturën dhe artin në studion modeste, ku punove për të dëshmuar talentin, por edhe për të mbajtur familjen me bukë. Dhe ikën vitet miku im, dhe ditët gjithashtu, dhe në njërën prej tyre, pikërisht në në këtë fillim korriku zgjodhe t'i jepesh një ikjeje të beftë, një ikjeje tinëzare që pikoi në zemrat e shumë prej atyre që të njohën, atyre që ishin dhe mbeten derin në fund amirues të artit tënd, i atij korpusi krijues që pasuroi traditën e penelit shqiptar. Ike miku im, duke lënë pas zemra të krisura nga dhimbja, sy që skuqin nga lotët dhe një hezitim të pezullt për të gjithë ata, përfshirë dhe mua, të cilët e kanë të pamundur të besojnë lajmin e kobshëm të shuarjes tënde. Ti ike kaq shpejt, ike kaq papritur për të mbetur përgjithmonë i gjallë në kujtime, i dritshëm në atë buzëqeshjen tënde të çiltër dhe i mirë, në atë mirësinë që munde të na e lësh si testament të vlertë, ndoshta shumë më të vyer se atë galeri të pasur punësh që do të

Nga Elena Ferrante për "The Guardian"

N

dalova së përdoruri trepikëshin në shkrimet e mia, atëherë kur u binda se asnjë bisedë apo ligjëratë nuk duhet të ndërpritet. Disa veti të para me vëmendje te trepikëshi. Është i kënaqshëm dhe shumicën e rasteve e kryen detyrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Janë si ato gurët që dalin mbi sipërfaqen e ujit, dhe janë një kënaqesi e rrezikshme për tu hedhur mbi to kur do ta kalosh lumin pa u lagur. Sot, sidomos nëpër email-e ose mesazhe, trepikëshi ka marrë një fuqi të madhe shprehëse dhe sygjerimi, prandaj ne, para se të nisim një "diskutim prapa ekranit", shpërndajmë grushta plot me trepikësha. Madje, tre pikat klasike duket se nuk mjaftojnë më, përdorim katër, pesë, ose edhe gjashtë. "Jam këtu… jam në ankth… pyes veten se ku je… po mendoj për ty... do doja të të shihja sërish…"! Ato janë komunikuese dhe tregojnë shumë gjëra: ankth, siklet, ndrojtje, mungesë oratorie, pasiguri për të

mbeten gjithmonë një thesar i paçmim i artit shqiptar, i pikturës sonë. Kush ishte Gjovalin Paci? Ai ishte artist i lindur në vështirësi, rritur në përleshjen me të pamundurën dhe në një botë ku duhet vazhdimisht vetëm të ndeshesh. Kurrë nuk do ta mendonte se pasioni i tij i vizatimit, i atyre vizatimeve që nisi me thëngjill në shkëmbinjtë e malësisë së Razmës kur kulloste bagëtitë, në fëmijërinë e tij të hershme, të transformohej në një uragan rrapëllitës të vlerave promovuese dhe cytjes së një egoje për pushtetin e gjeniut. Rruga nga Malësia në Shkodër dhe nga Shkodra në Tiranë ishte një udhë që i rrethvjen përpjekjeve të tij ngadhënjyese për të jetuar. Ndërsa ngjitej si një Sizif në malin e detyresës, një yll sa vinte e shndriste më shumë, duke mbushur me dritë e reflektuar famë universin e tij. Puna vetëmohuese, përplasja me meskinin e kohës dhe smirën nuk e gjunjëzuan këtë Ante të penelit. Ekspozitë pas ekspozite, promovim pas promovimi, sukses pas suksesi, qytet më qytet e shtet më shtet, ai, Gjovalin Paci do të hynte tashmë në enciklopedinë e artit bashkëkohor si një personalitet dinjitoz dhe me ambicie të kurajshme. Ai ishte prezantuar si një artist befasues me mbi 70 ekspozita personale dhe të përbashkëta të çelura si brenda ashtu dhe jashtë vendit, si Paris, Frankfurt, Bruksel, si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit. Shumë punime të tij janë pjese e koleksioneve të ndryshme të artit, të shoqëruara dhe me vlerësimet më të larta të kritikës vendase dhe të huaj.

Më thyhet në shpirt shuarja e një miku të vlertë dhe një penelate zjarri

Gjovalin Paci ishte një artist bashkëkohor. Punimet e tij janë plot koncept dhe filozofi, duke kaluar nga cikli me temat biblike tek motivet tradicionale dhe me aq delikatesë tek temat lirike. Mjetet gjysme mistike dhe tonet e errëta, një finesë e jashtëzakonshme plot potencial shprehës, i bëjnë pikturat e tij të çuditshme dhe mjaft origjinale. Ka pasuruar këtë ballafaqim me artë-

dashësit dhe sfidën artistike me ekspozita për Nënë Terezën, Heroin Tonë Kombëtar, Gjergj KastriotiSkënderbeu, të cilat në vetvete ruajnë një veçanti shprehëse artistike dhe estetike, si në tematikë ashtu edhe në teknikë dhe në realizim. Fatmirësisht në udhën e tij të komunikimit përmes pikturës është mirëpritur dhe i është garantuar një admirim, gjë e cila ndikoi që shumë

shpejt ku emër të mund të radhitet në listën e gjatë emrave dhe personaliteteve të shquara të tablosë shqiptare. Nisja e vështirë E ka nisur kështu rrugën e vështirë e të lodhshme të artistit ndërsa ishte vetëm 6 vjeç e shkonte të kulloste bagëtinë. Në fillim si shprehje të një dëshire të papërmbajtur për të vizatuar gjërat, me të cilat ishte në kontakt të përditshëm, si delet, kuajt, pemët, njerëzit, tokën… Nuk kishte mbaruar asnjë shkollë arti, por talenti i tij ishte sfidues në të gjithë dimensionet, duke i siguruar të shkojë larg dhe të mbetet lart në kreshtën e vëmendjes dhe vlerësimit. Gjovalin Paci sa herë e kujtonte me mall kohën kur dikur fëmijë, në një çantë mbante bukën e ushqimin dhe në tjetrën, ngjyrat, fletoret… Dhe erdhi në ditët fatlume të kavaletit, të ngjitjes, famës dhe... vdekja e gjen diku atje në hutim dhe përpirje shpenguese krijimi, e diçka i kërkon në këmbim të përjetësisë. I kërkon dhe ia shkul jetën për ta lënë atje lart, në eter, në atë shtresim përshpirtjesh ku drita e yjësisë dhe Hyji do ia shtrojë amshimin me drita dhe ngjyra prej atyre që ai skaliti artin, emrin që do të mbetet gjithnjë këtu, në një cep të tablosë, në kujtesën që ai e shkroi vetë me mirësinë dhe njerëzoren që ishte po kaq e vlertë sa dhe arti që mbeti vepër dhe jeta e tij. Lamtumirë mik i mirë!

"Edhe kur dialogu ma imponon përdorimin e retiçencës, përpiqem ta shmang" thënë apo për të mos e thënë diçka që na erdhi në mendje në momentin kur u bëmë gati ta ekzagjeronim dhe pastaj ndërruam mendje, ose kur thjesht kemi nevojë për një pauzë. Dikur i përdorja ato lirisht; tani nuk i përdor fare. E megjithatë unë prap i pëlqej kur i shoh. Në shkrimet e të tjerëve ato nuk më bezdisin, edhe nëse në vend të tri pikave numëroj 10 pika me radhë. Por në një mo-

ment të caktuar, sytë e mi filluan të fluturojnë mbi ato pika, duke u zhvendosur për të kapur fjalët sa më shpejt që të ishte e mundur. Dhe në shkrimet e mia fillova të ndjeja se ishin tepër flirtuse. Unë ndalova së përdoruri retiçencën përfundimisht kur, si rezultat i përvojës personale, u binda se asnjë diskutim, i sapo-filluar, nuk duhet të pezullohet. Unë jam duke folur për ko-

munikimin me gojë: nëse merrni përgjegjësinë e fillimit të një fjalie, duhet ta çoni atë në fund - edhe nëse po ju bërtasin, edhe nëse jeni duke u fyer dhe u penduat që filluat të flisnit, dhe belbëzoni, humbisni besimin dhe fjalët e duhura. Vendimi im nuk kishte të bënte me të shkruarin, dhe ndoshta as me trepikëshin; ai kishte të bënte me vetë idenë e pezullimit. Ndonjëherë ne rrimë në heshtje për të mos prishur paqen, nganjëherë, nisur nga interesa vetjake, rrimë sepse e dimë që po të flasim do të shkatërrojmë gjithçka. Por shumicën e rasteve, ne rrimë të heshtur nga frika, nga bashkëfajësia. Heshtja mund të kritikohet, por ajo ka virtytin e të qenit një njeri i qartë me veten. Ama, kur vendosim ta thyejmë, duke folur, duhet ta dimë mirë se atëherë nuk ka kthim pas dhe se duhet t'i shkojmë deri në fund pa

rrëshqitur, pa ndihmën hileqare të retiçencës. Prirja e vjetër për zhdukjen e saj ka ndryshuar gjatë viteve dhe është kthyer në një urrejtje ndaj paralajmërimit, ndaj sinjalit të fshehtë. Nëse duhet të flasësh, atëherë fol, i them vetes dhe i shkoj qëllimit deri në fund. Edhe kur dialogu ma imponon vendosjen e retiçencës- në romane, më dalin nga kontrolli - prandaj bëj gjithçka për ta shmangur atë. Nëse nuk mundem, preferoj t'i zvogëloj ato nga tre në një, më mirë një ndërprerje e papritur - kështu që në vend të "Do të dëshiroja të të shihja përsëri, por …" Më pëlqen më shumë një "Do të doja të të shihja përsëri por". Ti do të dënohesh duke paguar çmimin e kësaj ndërpreje, vini re shëmtinë e saj, korrigjojeni dhe dilni në temë pa u fshehur. /Bota.al/


FORUM ANALIZË Nga Sadedin Çeliku

S

ipas projekt-idesë së qeverisë lidhur me ndërtimin e segmentit Thumanë-Fushë-KrujëKashar janë parashikuar 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime e cila sipas projektueseve siguron një shpejtësi 140 km/orë kur Franca para pak ditësh urdhëroi që shpejtësia maksimale të mos kalojë 80 km/orë. Në një vend ku aksidentet me pasojë kapin shifra të frikshme, ne parashikojmë shpejtësi të mëdha me rrugë plot me gabime dhe jo të standardit europian. Ideja e shkrimit është përshtypja që më bën mua pse jo dhe bindja, se projektuesit janë nën trysninë e investitorit pra qeverisë dhe partnerit privat që merr përsipër ekzekutimin e projektit kundrejt marrëveshjes me qeverinë (partneritet publik+privat).Për pasojë vërejmë se po preferohen projekte me preventiva të fryra e të papranueshme për shkak të kostove mjaft të larta, parashikohen profile, kapriata dhe mallra e lëndë të para luksi sikur të jemi vend i pasur dhe pa probleme, planifikohen e projektohen vepra

arti dhe atje ku nuk janë të domosdoshme. Kështu ndodhi me sheshin kryesor të kryeqytetit i cili mban peng prej 3 vitesh qytetarët për shkak të gardheve me dhe pa vend, nuk punohet gjatë ditës le më natën siç punon gjithë bota, kohazgjatja e kontratës le për të dëshiruar kjo për shkak të preventivave të fryra. Sikur të mos mjaftojë kjo kanë filluar punimet dhe tek xhamia e Et'hem Beut se nuk mund të rehabilitohesh njëherësh në të njëjtën kohë me sheshin. Po le ti kthehemi temës për të cilën më shqetëson si qytetar por dhe si specialist. Detyra e projektit të segmentit Thumanë-Fushë-Krujë Kashar është parashikuar me shumë vepra arti sikur terreni të jetë krejtësisht malor ndërkohë që përgjatë këtij segmenti kemi vetëm fusha dhe prioritet në ndërtimin e rrugëve nuk shikoj asgjëkund. Sipas zotërinjëve që kanë bërë studimin e fizibilitetit në këtë segment do të kalojë një trafik prej 24-67 mijë automjete. Shikoni çfarë diapozoni ka studimi kur unë besoj se nuk do të ketë trafik më shumë se 25 mijë automjete dhe riciklimi i fondit nuk do të mund të

Nga Thoma Goga

S

E diel, 8 KORRIK 2018

Koment lidhur me projektit më të ri Thumanë- Kashar bëhet kurrë. Gjatësia segmentit do të jetë 21 kilometra dhe gjurmët që ndjek rruga do të përfshijë vetëm 14 fshatra kundrejt 300 të tilla që ka rrethi Krujës e Tiranës. I gjithë projekti do të kushtojë 250 milionë euro ose rreth 12 milionë euro kilometri përfshirë dhe veprat e artit. A është vërtet ky segment më i domosdoshëm dhe më prioritari që i duhet shqiptarëve , çfarë është mbajtur parasysh, se vërejmë se prek vetëm 14 fshatra? Sa zhvillim do marri biznesi i këtyre anëve dhe sa do të mund ti shërbejë komunitetit? Me këtë strategji dhe me këto politika zhvillimi del se rrugët po i privatizohen privatit i cili gjithë jetën do marri taksat rrugore duke rënduar pa kuptim përdoruesit e rrugës në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti. Pse ky nxitim i madh për të vijuar me ndërtimin e rrugëve pa llogaritur pasojat ekonomiko-sociale? Pse nuk përcakto-

hen me efektivitet e rentabilitet prioritetet, planet afatshkurtëra dhe afatgjata dhe pse nuk publikohen ato? Dikur ka patur një këshill rrugësh me ekspertët më të mirë të vendit i cili jepte mendime kryeministrit kurse sot vendimmarrja është personale dhe kur nuk je specialist i fushës? A kemi të drejtë të themi se ato mund të kenë dhe prapavija të padëshirueshme pse jo dhe

Gogoli...

FEJTON ebep për këtë fejton u bë Gogoli. E kam fjalën për shkrimtarin e madh rus Nikolaj Gogol. Për ata që trembin kalamaqtë është tjetër gogol; është "gogoli" i ëndrrave dhe përrallave ireale. Po ka dhe ca "gogola" të tjerë... Nejse. Ndiqni hap pas hapi këtë mesele sa reale, aq dhe irreale e pastaj do ta kuptoni vetë ku e përplas llafin. … Vite e vite të shkuara jepja letërsi në një gjimnaz në periferi të qytetit. Një ditë ishte në program që të flisnim për letërsinë ruse. Nxënësja e parë, që e mori fjalën, ishte Natasha. Apo nuk e kishte dhe emrin si personazhet ruse që edhe vajzat sovjetike e preferonin shumë. Bukuroshja do të fliste për Gorkin dhe romanin e tij kryesor "Nëna". Ajo afërsisht, tha kështu: - Gori është shkrimtar i njohur sovjetik, revolucionar dhe komunist…-Pastaj u kthye nga

16

unë. - Aman, o mësues, ku ma gjete mua të flas për këtë. Unë e kam dhe babanë me PD-në… - Kjo s'ka asnjë lidhje me temën, po ti fol për Gorkin dhe jo për "Gorin". - Ok,- vazhdoi Natasha.- Romani kryesor i tij është "IJA" - "Nëna",- korrigjova unë. - Ani, s'prish punë. Kështu i thërras nanës teme… Pasi u ul Natasha, ngrita Salushen bjonde, që edhe kjo ngjante me Sashenkën ruse… - Ti na trego për Gogolin. - Mësues, - ma ktheu e zemëruar vajza,- mendohu mirë kur të flasësh me mu. A e din ça të baj?! Hajt se po ta tregon vëllau jem atë "gogolin"…Dhe u ul duke qarë. Një pjesë e klasës ia plasi gazit. Si mbarova 6 orë të lodhshme mësimi, në oborr të shkollës po numëroja monedhat e holla për shoferin që do më merrte deri në qytet. Po ç'e do. Te porta më priti "furtuna" e radhës. Nga një

fuoristradë me xhama të zinj doli një zdap me mjekër të zezë. E kisha parë dhe herë tjetër atë tip që vërtitej rrotull shkollës. - A ti je ai mësuesi i "Gogolit", a? Me motrën teme gjete m'u tall?! - Më vjen keq... - Mos ma baj mu mëk, mëk, mëk! Me shpejtësi nxora nga çanta librin e letërsisë. E hapa në faqen e Gogolit. - Ja ku është, - tregova tekstin dhe foton e Gogolit të vërtetë. Atë çast dhe ai heshti. E kuptoi apo bëri sikur e kuptoi, nuk e di. - Qenke burrë i ndershëm, alla hile, - më tha. - Hip në "Tuarekin" tem. Të çoj vet' në qytet. - Jo, s'është nevoja , - i thashë,vjen ndonjë makinë… - Mos ma baj mu mëk, mëk, mëk, se ala s'më ka zdryp inati…Tani u bëmë miq bashkë. A kupton, or ti? O ç'më gjeti, thashë me vete. Desha, s'desha hipa. Rruga ishte e shkurtër, ndaj nuk hapa asnjë bisedë. Makinën e ndaloi tek një lokal luksoz në hyrje të

qytetit. Nxora ato monedhat e shkoqura, që i taksa për rrugën dhe i lashë mbi kroskot. - Hiqi mor ato, se më bane pis "Tuarekin", - ulëriu mjekroshi.Zdryp se do pimë ndonjë send k'tu. - Jo, s'është nevoja. - Mos ma baj mu mëk, mëk, mëk po zdryp. Pa u ulur mirë në verandën e lokalit, erdhi kamerierja. - Përshëndetje shefi, -iu lajkatos mjekroshit. -Ka ca ditë që s'të kena pa. - Ti moj, shalëtharë, na sill këtu xhin, xhon, xhan… Shqeva sytë nga mënyra e komunikimit, po edhe nga pijet "e rënda" që porositi. Megjithatë më erdhi mirë, që gjithë ajo "furtunë" u tret në një gotë me pije të padëgjuar ndonjëherë... - Tani që u "bëmë miq", të njihemi më mirë, - hapa bisedën.- Çfarë profesioni keni? - Kurvaxhi, - u përgjigj. - Karvanxhi?!- bëra sikur nuk e kuptova. Në çast më shkoi mendja tek karvanxhiu Tunxh që shoqëronte Dhaskalin me

korruptive ? S'besoj se ka qytetar që nuk gëzohet kur investohet, por kur ato nuk marrin parasysh mendimet e komunitetit dhe studimi bëhet pa patur parasysh problemet kryesore të qytetarëve atëhere ato humbasin qëllimin dhe kuptimin për të cilën investohen për shkak se në fund të fundit ky popull do të paguajë edhe rrugët edhe gabimet ndaj tyre.

tërë ato shkronja që të mësonte njërëzia. I shkreti Dhaskal, sa shumë u mundua!... - Jo, mor jo, - më solli në vete zëri i zdapit. - Kam hap një biznes origjinal; "Ballukeri" për VIP-a. Mbledh nga këto "shalëtharat" që hiqen si parukiere e bëjnë dhe ca punë të tjera...,- nisi të "zbarthehej" ai.- Po tash du me i hy politikës. Do kandidoj për deputet. Pse, a mos janë ma të mirë ata që merren me politikë, a? Po shokët e mi janë, bre. Nejse. Ai foli edhe për ca gomarllëqe të tjera, ndërsa unë mbarova atë pijen "xhin, xhon, xhan…" dhe iu luta të largohesha se do merrja ilaçet e muajit. - Po mor, si të dush. Dhe shikjo; po të kesh ndonjë nevojë për pare, më thuj. Po të duash të rrah ndonjë, në mes të natës më ke gati… I dhashë dorën dhe ika. Rrugës ku nuk më shkonte mendja. Nga Gogoli i famshëm rus, te "gogolaxhinjtë e kurvaxhinjtë", që i kanë hyrë edhe politikës, siç do bënte dhe ai "gogoleshi"... Eh, Nikolaj Gogol të ishe gjallë! Ta shikoje vetë sa është shtuar "ushtria e gogolave"…


FORUM Nga Loic Tregoures*

K

ëshilli Europian, arriti një marrëveshje për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, që parashikohet të nisin në qershorin e vitit 2019, nëse reformat vazhdojnë të japin rezultate konkrete. Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe shtetet e tjera anëtare përfshirë Greqinë, i dhanë dritën jeshile këtij procesi, pavarësisht nga qëndrimi fillestar negativ i shprehur nga Franca dhe Hollanda. Emmanuel Macron, paraqiti qasjen e Parisit mbi zgjerimin e unionit, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje të Bullgarisë në muajin maj, duke deklaruar se nuk mund të ketë zgjerim, përpara një reformimi të vetë Bashkimit Europian. Ky veprim, mund të ketë qenë i lidhur me shqetësimet rreth partive populiste brenda vendit të tij. Por kjo ndërhyrje, ishte tejet kotradiktore me fjalimin e tij të mbajtur në Sorbonë vitin e kaluar, ku ai bëri një apel të fortë për një Europë të bashkuar dhe të udhëhequr nga një vizion i qartë, që nuk dorëzohet përballë forcave anti-europiane. Duket se preferenca e Parisit për vonimin e hapjes së bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, ka rënë “viktimë” si e mungesë të inkoherencës së pafat, ashtu edhe frikërave të politikës populiste në shtëpi. Ajo që ndodhi midis vizionit në Sorbonës dhe ”derës së përplasur në fytyrë” në Sofje, nuk ka të bëjë fare me vetë Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh arritjet e shquara të Maqedonisë në vitin e fundit. Ajo ka të bëjë me partitë populiste franceze, dhe republikanët që e kanë kthyer zgjerimin e unionit në Ballkan në një kauzë elektorale, përpara zgjedhjeve për në Parlamentit Europian në vitin 2019. Megjithatë, zotimi për të bllokuar Maqedoninë dhe Shqipërinë, nuk ka gjasa të zhvendosë asnjë votë. Për më tepër, kjo strategji e ngushëllimit të partive populiste dhe të ekstremit të djathtë, nuk ka prodhuar asnjëherë efekte pozitive për partitë pro-evropiane apo të qendrës së djathtë, që janë zbatueset e këtyre strategjive, qoftë disa dekada më parë, apo edhe sot. Përkundrazi, kjo qasje e fragmenton një qeveri, që e vendos të gjithë besueshmërinë e saj në ecjen përpara drejt BE dhe NATO. T’i thuash Shkupit se negociatat mund të hapen në qershorin e 2019-ës, pas referendumit që do të mbahet në Maqëdoni mbi emrin e ardhshëm të vendit, është një reminishencë e një formule popullore të përdorur në Balkan:”Ne do të votojmë për opozitën, kur ajo të jetë ngjitur në pushtet!.” Në Sorbonë, Macron vuri thek-

17

E diel, 8 KORRIK 2018

Ambicia europiane e Macron-it fillon në Ballkan

sin tek vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, që ai beson se duhet të jenë në thelbin e një projekti të ri europian. Në Ballkan ai vuri theksin tek zgjedhja strategjike e lidhjes së rajonit me BE, si dhe nënvizoi domosdoshmërinë për të respektuar kriteret e vendosura nga BE, dhe përmbushur reformat demokratike. Disa muaj më vonë në Sofje, Macron bëri një dallim të habitshëm midis një Europe sovrane dhe një Eu-

rope të bashkuar. Sovraniteti, do të thoshte se Ballkani duhet të ankorohet në BE për arsye historike dhe gjeopolitike. Megjithatë, uniteti nënkuptonte se nuk mund të ketë zgjerim përpara reformimit të unionit. Dhe ky është një argument shumë i diskutueshëm, duke pasur parasysh se proçesi është së paku një dekadë i vjetër, ndaj ka pak justifikime në kërkesën e presidentit francez për të bllokuar hapjen

formale të bisedimeve, që i hap rrugën një proçesi të gjatë dhe të vështirë. Përveç kësaj, sa i përket balancës ligjore dhe politike të BE-së dhe funksionimit të saj, Maqedonia apo Mali i Zi – vende me respektivisht më pak se 2 dhe më pak se 1 milion njerëz – vështirë se mund të krahasohen me Turqinë ose Rumaninë. A ka vërejtur dikush ndonjë ndryshim të rëndësishëm në balancët e brendshme, që kur Kroacia u bë anëtare e BE-së në vitin 2013? Macron deklaroi gjithashtu se “nuk do të ishte serioze të hapet një proçes i ri zgjerimi, pa kushte”, duke shtuar se Komisioni ka vënë në dukje çështje specifike si korrupsioni dhe emigracioni, për të cilat duhet bërë shumë më tepër. Por duhet të vihet në dukje, se asnjë proces zgjerimi nuk është hapur kurrë dhe nuk ka përfunduar pa kushte. Për më tepër, ai deklaroi se vendet që punojnë shumë, si Maqedonia, duhet të shpërblehen. Nuk mund të merret e mirëqenë që zgjerimi të përputhet natyrshëm me dizajnin e Macron për një Europë më demokratike. Ka pasur shpresa, veçanërisht në lidhje me ndryshimet pozitive në Maqedoni, se politika e zgjerimit do të ishte më shumë e natyrës politike, e bazuar në vlera, së

bashku me synimet e Macron për Europën, kundër ndikimit të regjimeve jo liberale, brenda dhe jashtë BE. Mjerisht, kjo nuk u materializua. Kështu, ajo që ende mungon është një politikë e zgjerimit, e hartuar sipas vizionit të vetë Macron mbi Europën, e prezantuar në Sorbonë, me qëllim që me fjalët e tij të tregojë se zgjerimi mund të shkojë krah për krah, me një ambicie të përtërirë europiane. Ballkani është i vetmi rajon ku BE-ja ka fuqinë për të dizenjuar një realitet të ri, por është gjithashtu rajoni ku Europa ka dështuar më shumë. Referendumi në Maqedoni këtë vjeshtë, dhe zgjedhjet në Bosnjë në muajin tetor, duhet të ndiqen nga afër, për shkak të rezultateve të tyre të mundshme negative. Pas një samiti në pritje të tensionuar të NATO-s, duke marrë parasysh pikëpamjet e Donald Trump mbi aleancën, nëse Europa dëshiron të bëhet një aktore e pavarur dhe e fuqishme, duke përfshirë si pikëpamjen ushtarake, por edhe ambicien e Macron, gjithçka fillon në Ballkan. *Loic Tregoures, është lektor mbi analizën e konfliktit në Institutin Katolik të Parisit./ Në shqip nga Bota.al

KRYEMINISTRI KINEZ LI KEQIANG TAKON KRYEMINISTRAT E VENDEVE TË EUROPËS QENDRORE, LINDORE E JUGLINDORE NË SOFJE “Kina ka interes për një Europë të fortë:, u shpreh kryeministri kinez, Li Keqiang në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore që zhvillohet në Sofje, i njohur si takimi 16+1. Shoqëruar nga një sërë delegacionesh me sipërmarrës nga vende të ndryshme ka filluar në Sofje samiti i Europës Qendrore e Lindore me Kinën (07.07). Kryeministrat e vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore takohen në konferencën e njohur, si takimi 16+1, bashkë me kryeministrin kinez, Li Keqiang Në hapje të takimit, kryeministri kinez, Li Keqiang u shpreh, se Kina do të shohë një Europë të fortë dhe të hapur. Kjo është edhe në interesin e Kinës, tha ai. Ndërsa mikpritësi i takimit, kreu i qeverisë bullgare, Boiko Borisov u shpreh se ky „format nuk ka qëllimin të ndajë, por të bashkojë Europën.” Ai iu referua kështu kritikave të vazhdueshme nga BE, se një takim i tillë me Kinën minon unitetin e Bashkimit Europian. Kooperimi i

Kina forcon lidhjet me Europën Lindore e Juglindore

Kinës me vendet europianolindore alarmon Bashkimin Europian. Diplomatët e Brukselit thonë se strategjia është „përça e sundo”. Në Bullgari Kina po merr pjesë në ndërtimin e centralit atomik, Belene dhe ndërtimin e autostradave dhe linjave

hekurudhore. Ky takim renditet për Pekinin në projektin e Rrugës së Re të Mëndafshit, që synon të lidhë Kinën me Europën. Bëhet fjalë për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonominë energjitike, teknologji, turizëm e kulturë.

Kryeministri Keqiang theksoi në Sofje se Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën e tregjeve të hapura, kjo një ditë pasi Uashingtoni dhe Pekini vendosën tarifa doganore reciproke në vlerën e 34 bilionë dollarëve. Kryeministri kinez theksoi se Kina do të vazhdojë të mbajë të hapur derën për produkte të huaja, sepse tregtia e hapur siguron rritjen ekonomike globale. Takimi 16+1 zhvillohet rregullisht nga viti 2012. Paralelisht me krerët nga politika, në Sofje kanë ardhur edhe 1000 biznesmenë nga vendet pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Lituania, Maqedonia, Serbia, Sllovakia e vende të tjera. Vendi mikpritës Bullgaria kishte ftuar si të ftuar nderi kancelaren gjermane, Angela Merkel, por ajo nuk merr pjesë.


SHOWBIZ

18

E diel, 8 KORRIK 2018

Trajneri i Anglisë përfshihet në skandal: Më ndau nga gruaja por e mbështes

Nicole Scherzinger mbetet një femër super seksi Nicole Scherzinger e ka festuar ditëlindjen e saj të 40-të në maksimum, në Londër dhe Mykonos. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë në profilin e saj në "Instagram" një video tepër të "nxehtë" nga ishulli grek, ku ndjekësit kanë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është përfshirë në një skandal ku thuhet se është bërë shkak i ndarjes së një çifti anglez. Gruaja e tij aktuale thuhet se ka qenë e martuar me një person tjetër kur ata u njohën. Çështja është përcjellë nga tabloidi "Daily Mail" ku thuhet: zoti Gibs ka qenë i fejuari i Alison, bashkëshortes aktuale të Southgate, që edhe në aventurën "botërore" ndodhet gjithmonë përkrah burrit të saj. Raporti mes Southgate dhe Alison lind në kohën kur trajneri militonte te Cristal Palace, ndërsa ajo punonte në një butik shitjesh në Londër dhe ishte e fejuar, madje bashkëjetonte me Russell , i cili në fund e ka marrë me sportivitet. "Fat të mbarë Southgate. Edhe Alisonit. Tashmë është një histori e vjetër. E normalisht të shtunën do bëj tifo për Anglinë e për Southgate . I uroj më të mirat atij, skuadrës dhe Alisonit".

mbetur të habitur nga linjat e saj perfekte. Teksa nxjerr në pah asetet e saj mahnitëse, Nicole shfaqet në klip duke dalë nga një pishinë e veshur me bikini të zeza, për t'i dhuruar më pas fansave një puthje.

Kënga e Pulës është e vjedhur, fitoren "e merr" shqiptarja Eleni Foureira Tekstshkruesit e këngës fituese të Eurovisionit "Toy", të interpretuar nga Netta janë kërcënuar për plagjiaturë. Nëse vërtetohet dicka e tillë, triumfi mund t'i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira. Kompania amerikane "Universal Music Studios" ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army. Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve. Avokatët e Universal kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni. Publicisti i Nettës tha se këngëtarja që fitoi Eurovisionin këtë vit nuk dëshironte të komentonte këtë incident. Nëse në gjyq fiton kompania Universal, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm.

Harron përfundimisht Kylie-n, konfirmohet lidhja e Tyga dhe Iggy Azalea Që prej ndarjes nga Kylie Jenner, Tyga është përfolur se ka nisur një romancë me australianen Iggy Azalea. Duket se këtë gjë kanë vendosur ta konfirmojnë me një klip muzikor. Ata kanë sjellë duetin "Kream" ku duken shumë të afërt, të shtrirë në një krevat ku Iggy shfaqet seksi. E gjitha kënga ka fjalë eksplicite dhe momente provokuese me të pasmet e femrave. Mbetet për tu parë nëse të dy do vendosin ta bëjnë publike lidhjen e dashurisë.

Rita Ora kalon natën me të dashurin e Dua Lipa Rita Ora dhe Dua Lipa nuk janë parë asnjëherë në praninë e njëra-tjetrës, ndonëse jetojnë në të njëjtin vend. Thuhet se dy shqiptaret nuk pëlqehen, por ende nuk dihet arsyeja. Mbrëmjen e kaluar, Rita Ora ka kaluar një mbrëmje të këndshme pranë DJ Martin Garrix, i cili u përfol se kishte lidhje me Duan. Asgjë nuk u vërtetua pasi Dua bëri publike romancën me Paul Klein dhe tani është pranë Isac Crew. Ndërkohë është e sigurtë që Rita Ora nuk ka lidhje dashurie me Martin pasi është fotografuar duke shijuar pushimet me Andrew. Mund të jetë vetëm një takim miqësor, ose për çështje pune.


KURESHTI

19

E diel, 8 KORRIK 2018

S'ishte dëgjuar kurrë, prindërit mbajnë vajzën mbyllur, sepse është e bukur Një histori e pabesueshme vjen nga Rusia, ku një vajzë me emrin Angelica Kenova është mbajtur e mbyllur në shtëpi nga prindërit e saj, sepse është shumë e bukur. Ata e mbrojnë vajzën e tyre në mënyra ekstreme dhe sa herë që Angelica del, ajo shoqërohet gjithmonë nga truprojet. Angelica konsiderohet si "Barbie ruse" dhe ka një fytyrë e fizik mjaft të ngjashme me atë të kukullës së famshme. "Që kur isha një fëmijë, prindërit e mi më trajtonin si një princeshë të vërtetë dhe nuk më linin të dilja vetëm jashtë, apo të shkoja në takim me djem vetëm, pasi shoqërohesha gjithmonë nga mami. Pra mund të themi se unë nuk jam një vajzë e zakonshme", është shprehur Angelica. Tashmë 29 vjeçe, Angelica nuk ka qenë asnjëherë në një lidhje dhe vazhdon që të jetojë me prindërit e saj, të cilët nuk e lënë që të jetojë vetëm. Rrobat vajza barbie i blen bashkë me mamanë e saj dhe nuk bën asnjëherë asgjë pa konfirmimin e prindërve. "Sapo u bëra adoleshente, prindërit më punësuan një trajner personal dhe unë që prej asaj kohe ushtrohem 2-3 orë çdo ditë, 5 herë në javë dhe kam një dietë të caktuar. Kështu që unë nuk jetoj një jetë normale, jam si

Ky shtet "zhvesh" policet femra për të joshuar turistët Një qytet në Liban ka ndryshuar kodin e veshjes për policet femra dhe kjo bëhet për të tërhequr sa më shumë turistë. Në qytetin Broumana oficeret femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante. Kjo do të jetë uniforma e tyre gjatë muajve të verës, e zgjedhur nga kryebashkiaku i qytetit për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur turizmin. Ndërsa oficerët meshkuj do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër, duke sjellë edhe reagime.

Plazhi nudo ku mund të merrni fëmijët me vete

një kukull", ka theksuar Angelica. Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk ka kryer asn-

jëherë asnjë ndërhyrje estetike në trupin e saj sepse vetja i duket shumë e bukur.

Ekziston një vend ku mund të shijoni pushimet tërësisht nudo dhe të merrni fëmijët me vete. Anaoutchot është një fshat i madh në Francë rreth 45 hektarë, i mbushur me ndërtesa, lokale dhe restorante, ku turistët bëjnë pushime nudo dhe ka shumë gjermanë. Sipas një sondazhi të realizuar, rreth 63% e tyre ishin cifte, ndërsa 23% ishin familje me fëmijë. Mosha mesatare e personave që shkojnë është 40 vjec e sipër. Një gjerman 36 vjeç tha për The Sun: "Për mua, është krejtësisht normale të jesh lakuriq". Ndërsa ciftet e reja me ose pa fëmijë, të cilët janë rreth moshës 30-45 vjec dhe e pëlqejnë këtë lloj pushimi pasi ekspozimi ndaj natyrës është eksperiencë e re për ta.

"Playstation", loja që mori në qafë Gjermaninë Të shumta janë arsyet përse Gjermania dështoi këtë Kupë Bote, duke filluar nga brenda fushës por edhe jashtë saj. Joachim Low e kishte kuptuar se me lojtarët e tij diçka nuk shkonte. Ai e kuptoi se futbollistëve të Gjermanisë i kishte munguar përqendrimi, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Sipas asaj që shkruan "Bild", futbollistët e Gjermanisë luanin "Playstation" deri në agim. Kur e kuptuan Bierhoff dhe Low urdhëruan edhe shkëputjen e internetit, për të mos luajtur "FIFA 2018", apo "Call of Duty", por ishte shumë vonë. "Ishin disa fëmijë me pushime në Rusi, si kurrë në të kaluarën e kombëtares tonë", shtonte gazeta "Welt".

Gjyshi 81 vjeç ribën hedhjen spektakolare në pishinë Një burrë 81-vjeçar ka vendosur të rikthejë sërish vëmendjen në rrjetet sociale me rrotullimin e tij në pishinë. I moshuari, i njohur si McCoy u bë viral në vitin 2016 kur ai performoi lëvizjen me nipërit e tij. Vetëm dy vite pas atij momenti, burri nga Atlanta në Georgla e ka bërë sërish. I veshur me pantallona gri dhe me bluze blu, ai u balancua me duar te tre djemtë dhe u hodh. Rrotullimi i tij 360 gradë në ajër ka bërë që të bëhet sërish i famshëm.


20

KUPA E BOTËS

E diel, 8 KORRIK 2018

“Tre Luanët” fitojnë pastër 2-0 falë dy golave të shënuar me kokë nga Maguire dhe Dele Alli

Anglia i jep fund ëndrrës së Suedisë, siguron një biletë për në gjysmëfinale

ANGLIA

Southgate: Jam krenar për atë që po bëjnë futbollistët e mi

Rozalb Lika

N

ë çerekfinalen e tretë të Kupës së Botës, Angli mundi 2-0 Suedinë, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale, për herë të parë që nga viti 1990. Ndeshja u vendos nga një gol me kokë i Meguire në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Dele Alli shënoi golin që vulosi ndeshjen. Tre pritje të shkëlqyera ndërkohë për portierin Pickford, që u konfirmua si një ndër pikët më të forta të “Tre Luanëve”. Olsen bëri paraqitje të mirë në minutat e para, gjithsesi nordikët nuk rezistuan më shumë se 30 minuta. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Young, Harry Maguire e dërgoi në rrjetë duke lënë të shokuar mbrojtjen e Suedisë. Në fundin e pjesës së parë, Anglia kishte mundësinë për të dyfishuar rezultatin me Sterling, por lojtari i Manchester City u tregua egoist në kulm. Në rastin e parë u kap në pozicion jashtë loje nga vijërojtësi, ndërsa në të dytin ai nuk pasoi për Kane, por gjuajti vetë dhe topi doli në këndore. Një nisje e mirë e pjesës së dyta nga Suedia, e cila që në dy minutat e para të pjesës së dytë kërkoi që të ndryshonte pamjen e asaj që shfaqi në pjesën e parë. Në minutën e 47-të Berg gjuajti, por sfera u ndal në mur, ndërsa disa sekonda më pas portieri Pickford e ndali me një grushtim spekta-

kolar. Loja e anglezëve pothuajse ishte e përgjumur në dhjetë minutat e para, megjithatë, ata nuk u dorëzuan, teksa arritën që të krijonin raste të rrezikshme për të dyfishuar shifrat. Një aksion i gjatë në ofensivë nga “Tre Luanët” në fund u konkretizua me një krosim nga Lingard në/ minutën e 58-të, ku Dele Alli arriti që të gjuajë me kokë dhe të dërgojë në rrjetë topin! Ishullorët e mbrojtën mirë rezultatin, madje patën shanset për të trefishuar, por egoizmi i tepruar i Raheem Sterling i ka kushtuar shumë

Suedi-Angli 0-2 Suedi (4-4-2): Olsen; Krafth (86’ Jansson), Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg (65’ Olsson); Berg, Toivonen (65’ Guidetti). Angli (3-4-2-1): Pickford; Walker, Maguire, Stones; Trippier, Henderson (84’ Dier), Alli (76’ Delph), Young; Lingard, Sterling; Kane. Gjyqtari: Kuipers (Hol) Golat: 30’ Maguire, 58’ Dele Alli Kartonë të verdhë: Maguire, Guidetti, Larsson ekipit të Gareth Southgate në sfidën e sotme. Ai u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Anglisë, në moshën 22 vjeç e 84 ditë, ndërkohë që rekordin e

mban Micheal Oëen 18 vjeç e 190 ditë. Megjithatë, buzëqeshja në fund iu takon “Tre Luanëve” të cilët rezervojnë vendin e tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka deklaruar se është krenar për futbollistët e tij pas fitores 2-0 të “Tre Luanëve” ndaj Suedisë në çerekfinalen e Kupës së Botës. “Është një privilegj i pabesueshëm që të jem trajneri i Anglisë. Të marrë drejtimin e këtij ekipi dhe të shohësh historinë tonë, më bëjnë të ndihem krenar. Para ndeshjes, ne donim të ishim këtu edhe për një javë tjetër. Jam shumë krenar për atë që kanë bërë të gjithë stafin dhe lojtarët. Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari me identitet i të cilit është i qartë dhe bashkimi i të cilëve ka qenë ndonjëherë shumë për ne që të trajtojmë gjatë viteve”, u shpreh Southgate. Anglia rezervoi vendin e tyre në katër skuadrat më të mira të turneut, falë golave nga Harry Maguire dhe Dele Alli.

MBROJTËSI

Andersson pas eliminimit: Anglia do t’i shkojë deri në fund turneut!

SULMUESI

Historia e Harry Maguire, nga tifoz në heroin e Anglisë

Kane: Jam gat të heq “Këpucën e Artë” për të fituar Botërorin

Pasi u eliminua nga Kupa e Botës, trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka thënë se Anglia është skuadra e duhur për të fituar në Rusi 2018, 55-vjeçari i përshkroi “Tre Luanët” si një nga kombëtaret që mund të triumfojë turneun e këtij viti. “Kishim përballë një rival shumë të fortë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste shënimi ndaj një ekipi që praktikisht luan me 5 mbrojtës. Përgëzoj Anglinë për fitoren dhe besoj se janë mjaftueshëm të fortë për të triumfuar në këtë Botëror. Janë të fortë, të mirë-organizuar dhe mendoj se janë në gjendje të shkojnë deri në fund të turneut. Më vjen keq që tërhiqemi tani, por ky është futbolli, nuk mund të bënim më shumë. Portieri i Anglisë bëri mrekullinë, shpëtoi 3 gola të sigurt dhe mund të festonim në rast se do t’i konkretizonim ato mundësi shënimi”, ka thënë trajneri Andersson.

Dy vite më parë, Harry Maguire, futbollisti i Leicester luante në Championship, ndërkohë që në “Euro 2016” ai ndoqi Anglinë në stadium së bashku me miqtë e tij. Pas një sezoni në një niveli të lart, ai mundi që të siguronte një ftesë nga trajneri Southgate, por kurrë nuk harroi miqtë e tij. Pas ndeshjes ndaj Panamasë, ai hodhi një foto së bashku me miqtë e tij, me të cilët ishte edhe në Europian. Një histori e bukur që të frymëzon dhe të bën të ëndërrosh ...

Harry Kane për herë të parë në turneun e Kupës së Botës nuk shënoi, teksa kishte shënuar në të tre ndeshjet që ishte aktivizuar (dy në fazën e grupeve, një në fazën e 1/8-ve). Duke folur pas fitores ndaj Suedisë, sulmuesi potent është shprehur mjaft i kënaqur. “Jemi në gjysmëfinale, një rezultat i madh për ne, por e dimë që kemi edhe një betejë tjetër të vështirë për të shkuar deri në finale. Jemi në formë, kemi besim te forcat tona dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Shoh shumë fansa që na ndjekin dhe na mbështesin, kjo gjë na gëzon dhe argëtohemi duke i patur ata pranë. Duam të fitojmë dhe të bëjmë krenar vendin tonë. Jemi mes ekipeve më të mira, ky është një rezultat fantastik, meritë e një grupi të fortë, ndaj duam të vazhdojmë ëndrrën tonë. Jam i lumtur për këtë paraqitje dhe jam gati të sakrifikoj gjithçka për ta fituar këtë titull, përfshi edhe Këpucën e Artë ”, u shpreh Kane pas ndeshjes.

SUEDIA


21

KUPA E BOTËS

E diel, 8 KORRIK 2018

Skuadra e Dalic fitoi 4-3 nga ekzekutimet e 11-metërshave, shtesa përfundoi në shifrat 2-2

Kroacia shkon në gjysmëfinale falë ruletës së penalltive, eliminohet Rusia

6 korrik 2018

ora 16:00

Uruguai (0-2) Francë 6 korrik 2018

1

ora 20:00

Brazil (1-2) Belgjikë

2

ora 16:00

DJE

Rusi (2-2) Kroaci DJE

K

roacia ka siguruar mes vuajtjeve një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, teksa Anglinë më 11 korrik. Skuadra e Dalic fitoi vetëm falë ruletës së penalltive, pasi ndeshja pas 120 minutash u mbyll në shifrat 2-2, ndërkohë që koha e rregullt përfundoi 1-1. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar 240 minuta, ose e thënë ndryshe 4 orë lojë brenda 6 ditësh. Sfida në “Olimpik Fisht” nisi me një ritëm të frikshëm, teksa kroatët kërcënuan portën e Akinfeev që në minutën e 8-të me Rebic, i cili provoi me një goditje të fortë në zonë, që përfundoi shumë jashtë kuadratit. Në minutat në vijim të dyja skuadrat kontrollojnë lojën, duke mbyllur hapësirat. Në mesin e pjesës së parë, Perisic tentoi me një goditje me kokë, e cila përfundoi jashtë kuadratit. Në momentin më të mirë të kroatëve, vendasit surprizojnë duke gjetur golin e avantazhit me Cheryshev në minutën e 31-të. Një nga futbollistët më të spikatur të turneut, bëri një ekzekutim fantastik pas një gjuajtje shumë të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi në trekëndësh. Avantazhi zgjati vetëm 8 minuta, pasi ekipi i Dalic vendosi menjëherë baraspeshën. Mario Mandzukic me një aksion të bukur në krahun e majtë, ka dhënë një asist perfekt për Kramaric, i cili e ka pasur të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nisi me kroatët më të vendosur në sulm, teksa Kra-

ÇEREKFINALE

(3-4) P

3

ora 20:00

Suedi (0-2) Angli

4

GJYSMËFINALE 10 korrik

ora 20:00

Francë - Belgjikë 11 korrik

1

ora 20:00

Kroaci - Angli

2

FINALE 15 korrik

ora 17:00

Gjysmë 1- Gjysmë 2 PRAPASKENA

Rusi-Kroaci

2-2 (3-4 pen)

Rusi (4-2-3-1): Akinfeev; Fernandes, Kutepov, Sergei Ignashevich, Kudriashov; Kuziaev, Zobnin; Samedov (Erokhin), Golovin (Dzagoev), Cheryshev (Smolov); Dzyuba (Gazinskii). Kroaci (4-2-3-1): Subasic; Vrsaljko (Corluka), Lovren, Vida, Strinic (Pivaric); Rakitic, Modric; Rebic, Kramaric (Kovacic), Perisic (Brozovic); Mandzukic. Arbitri: Riçi (Brazil). Kartonë të verdhë: 35’ pt Lovren, 38’ pt Strinic, 11’ pts Vida, 4’ sts Gazinskii, 8’ sts Pivaric. Golat: 31’ pt Cheryshev, 39’ pt Kramaric, 11’ pts Vida, 10’ sts Fernandes. Penalltitë: Smolov, pritur 0-0; Brozovic, gol 0-1; Dzagoev, gol 1-1; Kovacic, pritur 1-1; Fernandes,jashtë 1-1; Modric, gol 1-2; Ignashevich, gol 2-2; Vida, gol 2-3; Kuzaev, gol 3-3; Rakitic, gol 3-4.

maric dha menjëherë sinjalin me një tentativë të bukur me roveshatë në hyrje të zonës. Në minutën e 59-të, Kroacia ju afrua shumë pranë golit me Perisic, i cili goditi shtyllën pasi u harrua nga mbrojtja ruse brenda zonës. Në minutën e 72-të Aleksandr Erokhin kishte një mundësi të artë, teksa kërceu mjaft mirë në zonë, por goditja

ISH-MBROJTËSI

e tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit. Smolov në minutën e 4-t shtesë ju afrua golit me një goditje të fortë të Smolov që u ndal nga portieri Subasic. Koha shtesë nisi më mirë për kroatët, të cilët u hodhën në sulm, edhe pse portieri Subasic vijoi të kishte shqetësime muskulore, ndërkohë që Vrsaljko la fushën e lojës duke

u zëvendësuar. Skuadra e Dalic u shpërblye, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 101-të. Pas një goditje nga këndi, Vida ka kërcyer mbi të gjithë duke arritur që të shënojë një gol shumë të rëndësishëm. Gjithsesi Rusia nuk u dorëzua, duke gjetur sërish golin e barazimit në minutën e 115-të, me Fernandez, i cili kërceu mjaft mirë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës e Subasic, i cili më në fund u dorëzua pas një serie pritjesh. Në ruletin e penalltive, portieri kroat dhuron spektakël duke ndalur Smolov, ndërkohë që Akinfeev ju kundërpërgjigj duke ndalur Kovacic. Vendimtare në ruletin e penalltive ishte gabimi i heroit të rusëve në kohën shtesë, Fernandez, i cili goditi jashtë kuadratit.

BRAZILIANI

Ferdinand ngre në “qiell” Lukakun: Neymar reagon pas eliminimit: Ai nuk duhet të lejohej që të luante Momenti më i trishtueshëm në karrierë!

Ish-mbrojtësi i njohur i Anglisë, Rio Ferdinand nuk i ka kursyer elozhet për Romelu Lukakun, për paraqitjen që ai bëri në fitoren ndaj Brazilit. Ai ka vlerësuar maksimalisht sulmuesin shtatlartë , i cili sipas tij dukej disa vite më i madh se kundërshtarët. “Ishte e padrejtë ajo që pashë në fushë. Lukaku nuk duhej lejuar të luante pasi dukej shumë i madh dhe shumë i fortë në krahasim me kundërshtarin. Ai më dukej si një 16-vjeçar, që po luan futboll kundër fëmijëve që janë 11 vjeç. Edhe kur ai nuk ishte në gjendje për të bërë diçka para portës, krijonte hapësirat e nevojshme për futbollistët e tjerë, si Hazard apo De Bryne. Për mua, Lukaku është një ndër lojtarët ë të mirë të këtij Botërori dhe ndër sulmuesit më të mirë në botë”, u shpreh Ferdinand.

Brazili u eliminua në Kupën e Botës pas humbjes 1-2 ndaj Belgjikës, duke i dhënë fund ëndrrës për të fituar turneun në Rusi. Një nga protagonistët kryesor, nga i cili pritej shumë gjatë kësaj vere, ishte Neymar. Ylli i PSG nuk mundi që të spikaste deri më tani, ndërkohë që ka postuar sot një mesazh në profilin e tij në “Instagram”. “Mund të them se ky është momenti më i trishtueshëm i karrierës time. Dhimbja pas eliminimit është shumë e madhe, pasi ne e dimë se i kishim të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe për të shkuar më tej, për të bërë historinë. Por nuk ishte dita jonë. Është e vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll, por e di që Zoti do të më ndihmojë të jem sërish i fortë për t’u përballur sërish me këdo. Dua të falënderoj Zotin edhe pse u mundëm, pasi e di që rruga jote është shumë herë më e mirë se e imja. Jam i lumtur që isha pjesë e kombëtares së Brazilit, jam krenar për gjithçka bëmë në Botëror. E lamë në mes ëndrrën tonë, por ajo ëndërr nuk është shuar as nga mendja dhe as nga zemra jonë”, tha Neymar.

Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës për shkak të “Play Station”!

Nuk ndodh asgjë rastësisht, nëse Gjermania eliminohet nga një Botëror për herë të parë që në fazën e grupeve, diçka është bërë gabim. Për këtë arsye Low kërkoi disa ditë pushim para se të komunikonte me DFB mbi qëllimin e tij për të respektuar kontratën që e lidh atë me federatën gjermane deri në vitin 2022. Ai donte të kuptonte se çfarë shkoi keq dhe pse. Për shembull, te lojtarët gjermanë mungonte përqendrimi i duhur. Në Rusi nuk kishte një ekip, por një grup individësh. Sipas “Bild” disa lojtarë të kombëtares gjermane luanin me “playstation” deri natën vonë. Oliver Bierhoff dhe Joachim Low, të shqetësuar, madje patën shkëputur internetin me qëllim që të pengonin lojtarët që të lundronin në internet apo të organizonin ndeshje në dhomë apo lojëra me miqtë e mbetur në Gjermani. Nga “Fifa18” te “Call of Duty”, është shpenzuar shumë kohë para TV në vend që të përpiqeshin të bënin një grup. Gazeta “Welt” flet për “fëmijë me pushime ose pizhama-party më shumë se profesionistë dhe të rritur që kanë mision titullin”. Dhe kështu për herë të parë Gjermania u eliminua në fazën e grupeve, vetëm tri pikë në tre ndeshje.


SHENDETESI

22

E diel, 8 KORRIK 2018

HULUMTIMI

Një cigare mund t’u shkurtojë 14 minuta nga jeta juaj Është e lehtë të mendoni se vetëm një cigare nuk iu bën shumë dëm, por një website ka llogaritur se një cigare mund t'iu shkurtojë 14 minuta nga jeta juaj. Kjo do të thotë se pirja në mënyrë të rregullt e 20 cigareve në ditë, mund të sh-

MJEKESIA ALTERNATIVE

A

e dinit se aloe vera ndi hmon në pastrimin e akneve? Apo shpërdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak tek pacientët diabetik? Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant. Kur mendojmë për Aloe Verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj. Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide. Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima "magjike" e aloe verës. 1. Parandalimi i sëmundjeve Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është. 2. Ndihmon në tretje Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në

kurtojë 10 vjet jetë. "Treatment4addiction" është marrë me këtë studim, sipas të cilit, personat që konsumojnë duhan ose çdo lloj tjetër droge ose alkooli, ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësi. Sipas tij, personat që konsumojnë alkool, e shkurtojnë

jetën e tyre me 23 vjet, ndërsa ata të varur pas kokainës, mund të humbasin 34 vjet nga jeta e tyre. "Treatment4addiction" ka përllogaritur se sa vite nga jeta shkurtojnë personat që janë përdorues të rregullt të duhanit, alkoolit, kokainës,

metadonit apo heroinës, duke u mbështetur në të dhënat që vijnë nga burime zyrtare të marra nga Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe Shërbimit të Sëmundjeve mendore dhe Abuzimit me Substancat.

Aloe vera, pastron aknet, ul sheqerin në gjak tek diabetikët

tretje. 3. Përmban aminoacide thelbësore A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit. 4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në grim, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natri-

umi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme. 5. Kuron aknet Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t'ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut. 6. Pakëson dhimbjen Aloe Vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe

pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve. 7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të

rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit. 8. Veprimtari anti-kanceroz, anti-leukemik Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë. 9. Rritje e flokëve Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pH-së në kokë. 10. Reduktim i sheqerit në gjak Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.


KOHA E LIRE

23

E diel, 8 KORRIK 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r. 61. Njeri shumë i egër e i pamëshirshëm, njeri i pashpirt, vrasës e gjakatar, barbar, tiran 65. Pemë që rritet në pyllë 66. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 67. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 68. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 69. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 72. Sëmundje e shkaktuar nga të ftohtët, shfaqet me ënjtje, skuqje dhe kruarje të lëkurës së duarve, të këmbëve e të veshit 75. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 78. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 79. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 80. Jap pëlqimin për të bërë një punë a një veprim që më kërkohet 81. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 84. Që nuk lëviz; që nuk mund të lëvizë; që nuk mund ta lëvizësh 87. Copë e trashë prej pambuku a mëndafshi, e thurur dendur, me lule a me vizatime në ngjyra të ndryshme 90. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 91. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 92. Banor vendës nga Opari. 94. Tekstshkrim dhe tekstshtyp, vepër shkencore, mësimore, letrare etj 96. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në

natyrë 97. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 100. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 101. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, që është i mbuluar nga njëra anë me lëkurë të tendosur 102. Tokë e papunuar, vend djerr; tokë që lihet pa punuar për shumë kohë 104. Ai që ka maninë vetëm të kritikojë, duke u pikënisur nga argumenta jobindës 108. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 110. Paraja ruse quhet ashtu 111.Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 112. Shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen 114. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 115. Vend i zbrazët, hapësirë e lirë midis dy sendeve, largësi; plasë 116. Morrat, pleshtat, etj. janë ashtu VERTIKALISHT 1. Kryeqyteti i shtetit të dyte te shqiptareve në Ballkan, ashtu i thonë 2. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 3. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 5. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 6. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 7. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare

8. Tubim, grumbullim i organizuar, zakonisht në shesh të hapur, kryesisht me prapavijë politike 9. Romani i Anton Pashkut 11. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 16. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 18. Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta 20. Kanali i ... është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor 21. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 22. Naim ... politikan, eprorë ushtarak i UÇK-së 24. Eshtë ashtu personi që ka shumë qime 28. Marrëveshje, dëshira për të kuptuar mirë e drejt dikë për të marrë parasysh gjendjen e tij 29. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 31. Aksesor veshjeje. Pa të nuk mund të vëndosësh kravatë apo papion 33. Hollues petësh byreku, shprehje krahinore. 36. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 38. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 39. ... bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kon-

63. Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin 64. Partia Demokristine 70. Leja që u jepet ushtarëve për të dalë jashtë repartit 71. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 73. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 74. Tirana, e kishte targën e makinave ... 75. Pjesë e dalë në trajtën e një ballkoni të gjerë përpara një ndërtese 76. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 77. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë 82. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 83. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 85. Shërben për të mbajtur fishekët 86. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët si të tërë janë ... 87. Valë deti të zemëruara që përplasen me anije dhe me bregun, quhen 88. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 89. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 93. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri 95. Vishet me bimësi, mbulohet me bar e me gjethe të blerta 98. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 99. Secila nga paftat në ngjyrë si flori, që i varnin gratë për stoli në veshje, në vesh si vëth etj.; groshar 102. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 103. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 105. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 106. India ka atë si monedhë 107. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 109. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 112. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 113. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu

gresi i Lushnjës 41. I shkurtër dhe i trashë në trup, shulak 43. Partia Mendimi I Djathte Liberal 44. Mjet i mekanizuar që shërben për të ngjitur e për të zbritur njerëz dhe sende në një ndërtesë shumëkatëshe ose në një minierë 46. Lindi në Dardhë të Korçës, ... Peçi (1873-1932) ishte mësues, publicist, nëpunës dhe ministër shqiptar 49. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 51. Kam dëshirë të madhe dhe shpresa për t'ia arritur një qëllimi të lartë; synoj të arrij diçka 52. Krahinë industriale në Gjermani 57. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 60. Me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si ushqim 62. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 1

2

P

3

R A G U

4

12

Z

¸

A

H

L

N

5

B

P

11

6

B I

7

8

L

U R

I

U

9

10

M J

13

E L

14

A M A T O R

15

O

K

A K

16

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Eshtë pajtimi mes dy personave ose dy gruppersonash 3. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 4. Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... 8. Skënder ... (1904-1944) ishte avokat, veprimtar i Ballit Kombëtar. Themelues i së parës parti social-demokrate 10. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 12. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 13. Pozita e gjëndjes civile të një burri që nuk i mjafton vetëm me një grua 14. Punëtor krahu në bujqësi, që punon me mëditje 15. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 17. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 19. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 20. Pasuri që një pronar ia jepte dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë 23. Mel Columcille Gerard ... aktor, regjisor dhe producent amerikan. Më 2004 shpërtheu në regjizur me "Pasioni i Krishtit" 24. Eshtë aksesor i rëndësishëm i kuxhinës dhe dominues i ngrënies 25. Aleanca Kuq e Zi 26. Po Gjirokastra si e kishte targën 27. Enë e madhe, zakonisht prej metali a prej lënde plastike 30. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 32. Ai që beson vetëm një perëndi, që beson se krijues i botës është vetëm një zot 34. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 35. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 37. Diçka që të bën për vete, të mahnit me cilësitë e rralla, me bukurinë, me forcën, me madhështinë e vet etj. 39. Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe 40. Njeri i shtresës së privilegjuar të një klase ose të një grupi shoqëror 42. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 45. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 47. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 48. Ai që na ka nip ose u ka mbesë. 50. Perudhë që ka të bëjë me parahistorinë 53. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 54. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 55. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 56. Përdoret zakonisht si formë bindjeje 58. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 59. Ai ishte nga Sinapi, filozof i

17

B L L

L

H 18

19

O K A D E

Q

E

O

D U Z I

K P

T

L

N E

I

U

V

U

I

K U B I

R

Z A R A R

R

O

A

A

R A G M A T L

I

A

S

E

B E

C

A 36

V

40

K O R R I R S

I

R

Q

N

M

D

U B

A

N

K A B L L

I 38

K L 42

39

L

S

L

E R I

U D H ¸

43

I

O

Z

G

P

44

B

46

S E

D

L

J

H

L O G

N

I

G

A B S

T E

K A D E

O

K

Z

S

E

K

47

L

48

D J

A T H E

51

52

V A

R

53

55

56

R

C A C 59

T

¸

61

I

N T

L

E G R I

F T E

T

58

E R I

P 66

68

M A H N I

T

T E

69

M

L

70

M

N

D

¸

A

E

R

S

N

I

S

71

B E

N I

T O

73

E

I

64

M

67

72

R P

M U

P

R 63

O 65

74

A T

Y

75

U

R

57

62

F U N D O K ¸

50

N O J

60

K

A

49

54

B A R R I

N

K

T

Z

D

H

76

A M V I

S

77

G U A R A N I

R

78

V

79

A

M

80

81

B E

I

E

82

G

B L

O G R A D

M

B

H 90

K

A

¸

I

G J

I

S

N ¸ 95

R

¸

S U A

97

R

L

I

R 102

N

T I

S K

T A R E L

A

J

O M ¸

L E

M

S 100

R

L

P

T ¸ M E T

101

U P

M

W

108

H

E

110

111

K O N G R E

S I

S T

N

O

A

113

L

I

L

112

A

A

114

A N T E

R ¸

I

U

E O R

107 109

A

X H ¸

104

S H

106

K O M B ¸

L I

99

103

V

94

Z

98

C U C E

A L G E

L 93

96

F T

E

R

89

92

O R I

F

K O N O

T P

91

¸ 85

88

Z I

A

V

B 84

87

V A

D

83

86

P

I K

R

37

A

41

45

E

R

L

32

K

T

Z 35

U

105

U K

E

34

B R

E

K

I

29

P

31

33

E

T

S T 28

L

¸

26

30

P

S

25

27

K

A R L L

23

24

J

A Z

21

22

¸

P

20

L

P E

R I

M E

O


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24

E diel, 8 KORRIK 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.