Koha jone 8 maj 2018 (1)

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 107 (8238)

E martë, 8 Maj 2018

Çmimi 30 Lekë

Opozita i bashkohet kauzës së artistëve kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi: T'ia thyejmë hundët arrogancës së qeverisë

PD dhe LSI: Teatri nuk shembet

Burime nga ministria e Kulturës tregojnë se plani për prishjen e Teatrit do zbatohet natën, pa asnjë lajmërim, ku fadromat do rrëzojnë gjithçka FAQE 3

Rama në Lezhë: Drejtorët Presidenti Meta: Admirim dhe mirënjohje për artisten e madhe që nuk u përgjigjen qytetarëve do largohen të kombit, Nexhmije Pagarusha

Në foto: Kryeministri Edi Rama dje në turin e "Llogaridhënies publike të qeverisë" në Lezhë AKUZAT

Kokëdhima shan më shumë Blushin se sa Ramën

FAQE 2

FAQE 7

FAQE 24

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe artistja, Nexhmije Pagarusha

INTEGRIMI

Deputetët holandezë, vizitë në Tiranë: Nuk jeni gati për negociatat FAQE 5

INTERVISTA

Petrit Vasili: Kryeministri groposi Integrimin për Tahirin

FAQE 8

EDITORIAL

Pse “populli opozitar” nuk shkon në takimet e Ramës me “popullin”? Kryeministri Rama ka filluar një tur nëpër rrethet e vendit. A është para përgatitje për fushatë apo thjesht takime, kjo mbetet për tu parë, por kryeministri ka lëvizur nga Tirana. Natyrisht që e luan mjeshtërisht fushatën... FAQE 8


EDITORIAL

POLITIKE

2 E martë, 8 MAJ 2018

Pse “populli opozitar” nuk shkon në takimet e Ramës me “popullin”?

K

ryeministri Rama ka filluar një tur nëpër rrethet e vendit. A është para përgatitje për fushatë apo thjesht takime, kjo mbetet për tu parë, por kryeministri ka lëvizur nga Tirana. Natyrisht që e luan mjeshtërisht fushatën e takimeve, pasi këtë e ka pjesë të artit të tij manipulues, por ama del dhe flet. Debaton, sajon debate, flet, justifikohet, shantazhon, miklon, sulmon; gjithsesi ka ndezur bazën e tij dhe jo vetëm. Nuk po i hyjmë debatit se ç'thotë apo ç'premton e justifikon. E kemi te mungesa e daljes së PD-së në bazë. Pse nuk dalin ballë për ballë me Ramën, ose me saktë pse nuk ndez Basha motorët opozitarë? Si ka mundësi që PD-ja dhe

Lulzim Basha nuk përballen me qeverinë në debate te salla ku shkon kryeministri dhe me popull? A i quan Edi Rama "takime me popullin dhe llogaridhënie"? Po. Atëherë, a është edhe opozita, popull?! Pse nuk hyjnë deputetët e opozitës në sallat e Ramës për të folur e debatuar mu përballë tij? Nuk janë takime me bazën e PSsë, paçka se ato fton në takime, porse kur kryeministri thotë se "janë takime me popullin", pse nuk shkon populli opozitar me deputetët e tij në takimet e kryeministrit? Nuk bëhet opozita vetëm me Facebook apo me konferenca shtypi! Ku ka më mirë që në iks rreth ku do shkojë kryeministri Rama të dyndet edhe populli opozitar e deputetët e opozitës për të hyrë

në sallën ku flet apo "debaton" kryeministri. Nuk është përplasje fizike, është përballje sy me sy me kryeministrin. Nëse Rama nuk lejon të hyjë edhe pjesa e popullit opozitar, atëherë edhe mund të ketë përplasje, por është faji i kryeministrit dhe populli do të shikojë nga media se nuk

është llogaridhënie e qeverisë para popullit, por siç luan në të vërtetë Edi Rama, me bazën e PS-së. Kryeministri ua ka lëshuar sfidën popullit opozitar, kurse "populli opozitar" nuk guxon të shkojë në sallat ku kryeministrit jep "llogari para popullit (!)?

KREU I ZGJIDHJA

Kokëdhima shan më shumë Blushin se sa Ramën

K

oço Kokëdhima në emisioni "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu akuzoi Edi Ramën dhe Sali Berishën, por kur i erdhi rasti

sulmoi me fort Ben Blushin se sa kryeministrin Rama. Ai tha se Ben Blushi me partinë e tij LIBRA i shërbeu Edi Ramës në zgjedhje. Kjo

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

akuzë e Kokëdhimës nuk i përgjigjet realitetit, pasi dihet publikisht se Edi Rama dhe Ben Blushi u përplasën në PS dhe në publik për mënyrën e drejtimit të partisë dhe të qeverisë. Blushi ishte për konkurrencë në PS, me garë të hapur e jo pa asnjë kandidat për kryetar. Blushi ishte për ndryshim drastik të qeverisë, ndërkohë që Kokëdhima kur Blushi luftonte me Ramën, nuk foli. Megjithatë Koço Kokëdhima mbetet sot një kundërshtar i kryeministrit Rama. Koço Kokëdhima ishmiku dhe njeriu më i afërt i Edi Ramës deri para dy vitesh, dje në emisionin "Opinion" ka shpërthyer në akuza edhe ndaj kryeministrit. Kokëdhima akuzoi Edi Ramën si drejtuesin e një partie që sot është kapur nga mafia, duke e cilësuar

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Edi Ramën një zhgënjim për të gjithë popullin shqiptar. Kokëdhima tha se nuk u punua për reformat që i nevojiteshin Shqipërisë, ndërsa parcelizuan shtetin me qëllim pasurimin e tyre. Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima deklaroi se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk meritonte as të futej në Parlament dhe jo të emërohej anëtar i kabinetit qeveritar. Ai tha se personalisht e kishte informuar Edi Ramën për gjithë problemet që kishte Tahiri me kanabisin dhe grupe të veçanta me precedentë në PS. "Ja kam thënë Edi Ramës që të kishte kujdes me emërimet e disa personave me precedentë. Ja kam thënë më vete dhe në mbledhje partie. Por ai ishte i vetëdijshëm. Madje në mbledhjet e

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

PS na i sillte si shembuj të suksesit në PS pikërisht këta emra që më pas u hoqën nga drejtësia",- tha Kokëdhima. Ish-miku i Edi Ramës akuzoi kryeministrin si njeriun që ishte përfshirë në akuzat ndaj Ilir Metës në vitin 2015. "Edi Rama nuk mund të qeverisë me pastërti edhe sikur të ketë Zotin. i kam thënë Ramës mos u përpiq të hapësh gropa për kundërshtarët se do të biesh vetë brenda. Rama ishte i përfshirë në gushtin e 2015 për të ngarkuar penalisht Ilir Metën. Kam negociuar që energjitë të bashkohen për të mirën e vendit, jo për pushtet personal", tha Kokëdhima. Lidhur me replikat me ambasadorin e SHBA Donald Lu, Koço Kokëdhima deklaroi se "Partia ZGJIDHJA ka qenë dhe mbetet pro Amerikës dhe Perëndimit. Unë kam qenë dhe mbetem një biznesmen i pastër i këtij vendi në një shtet mafioz. Unë jam goditur sepse kam qenë kundër të gjithëve në këtë vend. Unë jam një person që gjithë jetën kam bërë shkollë, kam mbështetur njerëzit e ndershëm dhe këtë e dinë të gjithë".

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 8 MAJ 2018

Opozita i bashkohet kauzës së artistëve kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi: T'ia thyejmë hundët arrogancës së qeverisë

PD dhe LSI: Teatri nuk shembet

Burime nga ministria e Kulturës tregojnë se plani për prishjen e Teatrit do zbatohet natën, pa asnjë lajmërim, ku fadromat do rrëzojnë gjithçka Kauzës së aktorëve dhe artistëve të Teatrit Kombëtar u janë bashkuar dje edhe forcat kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një takim të thirrur nga aktorët në ambientet e Teatrit Kombëtar u paraqitën pjesa më e madhe e drejtuesve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI. Takimi pati si qëllim koordinimin e qëndrimeve lidhur me projektin e qeverisë për shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e një godine të re. Projekti i ri i qeverisë, i cili kundërshtohet prej disa muajsh nga aktorët, shkatërron gjithë kujtesën historike kulturore të artit skenik. Me justifikimin se duhet një godinë e re për teatrin, në vend të objektit ekzistues do të ngrihet një qendër tregtare tregtare me shërbime dhe dyqane, ku brenda saj do të ketë dhe një kat për aktorët. Vendimi i qeverisë është marrë pa pyetur artistët dhe pritet të vendoset në zbatim brenda një kohe të shkurtër. Burime nga ministria e Kulturës tregojnë se plani për prishjen e Teatrit do zbatohet natën, pa asnjë lajmërim, ku fadromat do rrëzojnë gjithçka. Pikërisht për të ndalur këtë projekt, që artistët e cilësojnë masakër të kulturës shqiptare, një grup i madh aktorësh prej disa javësh kanë nisur dëgjesa publike. Në takime kanë marrë pjesë gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, por asnjë herë përfaqësues të qeverisë. Dje ishin thirrur për dëgjesë gjithë ligjvënësit e Kuvendit. Të vetmit që iu përgjigjen thirrjes ishin deputetët e PD dhe LSI. Socialistët, siç duket me urdhër të qeverisë zgjodhën të bojkotojnë takimin duke mos pranuar as ti dëgjojnë artistët dhe shqetësimet e tyre. Si rastësisht, takimi i zhvilluar pasditen e djeshme u bojkotua thuajse nga pjesa më e madhe e medieve televizive. Në vend të apelit të artistëve si i madhi Robert Ndrenika që kundërshton shkatërrimin e objektit dhe kërkon nga kryeminis-

tri që të paktën t'i dëgjojë artistët, mediat transmetonin fushatën e "Llogaridhënies së Qeverisë". Qeveria dhe deputetët e PS nuk janë të detyruar të mendojnë njëlloj si aktorët për teatrin, por më e pakta duhet t'i dëgjojnë për rezervat që kanë për projektin e ri. Vendosja e artistëve para faktit të kryer duke miratuar projektin e godinës së re, duke ndarë dhe tokën ku ndodhet teatri me bizneset që do investojnë vetëm sa e ka komplikuar situatën. Deputetët e opozitës, Luan Rama, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe të tjerë deklaruan se mbrojtja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk është një çështje politike. Pavarësisht interesit që çdo opozitë ka për të shfrytëzuar pakënaqësitë në shoqëri kundër qeverisë, deputetët e PD dhe LSI deklaruan se mbrojtja e godinës

së Teatrit nuk lidhet me politikën e ditës, por me dinjitetin e shoqërisë. "Kemi ardhur këtu të flasim hapur. Mund të mos mendojmë njëlloj për shumë gjëra, por e thënë troç, ajo që na bashkon me ju në këtë kauzë kundër shembjes së godinës së Tetarit Kombëtar është se duam t'ja thyejmë hundën arrogancës së qeverisë",- tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Në takim me artistët deputetët e opozitës premtuan se do të ishin në krah të aktorëve jo vetëm me mbështetje për nismat ligjore që kanë të bëjnë me godinën dhe artin, por edhe fizikisht në rast se qeveria do të tentojë të shembë godinën. Luan Rama tha për "Koha Jonë" se do përballet e përplaset me policinë bashkë me artistët, nëse qeveria çmendet dhe fillon prishjen e Teatrit

Kombëtar. Varianti i ndërhyrjes se fadromave për të rrëzuar Teatrin Kombëtar po qarkullon prej kohësh. Qeveria ka miratuar ligjin që e heq godinën nga zona e mbrojtur kulturore. Është prezantuar dhe projekti i godinës së re dhe mbetet vetëm çështje kohe që të urdhërohet nisja e punimeve. Një lobim i fortë po bëhet nga qeveria për të përçarë artistët që kundërshtojnë projektin, ndonëse emra të njohur të skenës që kanë integritet kanë premtuar se godina shkatërrohet vetëm nëse fadromat kalojnë mbi trupin e tyre. Dje artistëve që ishin lënë vetëm nga qeveria dhe shumica e medias, iu bashkuan zyrtarisht dhe forcat kryesore të opozitës. Me sa duket do kemi përplasje me fadromat e mesnatës! Q.Xhani


POLITIKE

4 E martë, 8 Maj 2018

Ministrja Kumbaro i përgjigjet akuzave jashtë Komisionit: Opozita qëndrim të turpshëm. Llafet i merr era, puna mbetet

M

es një klime aspak normale, por tashmë të të kthyer në një ritual të zakonshëm në veprimtarinë e Komisionit parlamentar të Arsimit dhe Medias, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është përplasur me deputetët e opozitës, që “u detyruan” të thyenin bojkotin e pashpallur parlamentar, vetëm për të debatuar për ligjin e trashëgimisë kulturore, draft ky që ka shkaktuar debate të forta jo vetëm njga grupet interesit por një të janë përfshirë edhe opinioni i gjerë publik. Në gati 120 minuta debat vetëm për trashëgiminë kulturore nuk u fol. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi të mos i përgjigjej akuzave të opozitës dhe të fliste për mediat jashtë ambienteve të komisionit. Ndërkohë kryetarja e komisionit deputetja Albana Vokshi e akuzoi ministren për shkatërrim të trashëgimisë. “Po shkatërroni çdo vlerë edhe aq sa ka mbetur. As pushtuesi nuk ka bërë këtë që po i bëni ju. Kjo është ministrja më e dështuar”deklaroi deputetja demokrate. Në komision ministrja nuk iu përgjigj pyetjes së vazhdueshme nëse do të merrte pjesë në forumin e artistëve duke zgjedhur tia japë këtë përgjigje medias Deputetët e LSI-së propozuan që grupi i punës të shqyrtojë ndryshimet që janë bërë në ligjin e trashëgimisë kulturore dhe në mbledhjen e radhës të diskutohet nen për nen. Ky debat është shoqëruar me tensione dhe fyerje, teksa deputeti socialist Fidel Ylli, i cili akuzoi deputeten demokrate Albana Vokshi se e ka quajtur ministren të çmendur. Gjatë fjalës së saj pas seancës së zhvilluar, ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se opozita mbajti qëndrimin e turpshëm të shamatës së zakonshme. “Opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias shoë-n tashmë bajat të politikës së lodhur. Llafet i merr era, puna mbetet!”- tha ndër të tjera ministrja Mirela Kumbaro. Pak orë më vonë, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, sqaroi debatin në Komisionin e Medias, gjatë seancës dëgjimore me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. E ftuar dje në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, Vokshi sqaroi kërkesat e kolegëve të saj opozitarë sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar. “Artistët dërguan ftesa për të gjithë deputetët. Ne i bëmë thirrje anëtarëve të komisionit që të bashkoheshin me ne dhe të takonim artistët. Ne duam të përsërisim vendimin e grupit parlamentar të PD dhe qëndrimit të këshilltarëve demokratë në

“Teatri”, opozita thyen bojkotin: As pushtuesi nuk ka bërë kaq sa po bëni ju

Këshillin Bashkiak, sa i takon vendimit për tjetërsimin e proces që i përket artistëve. Ne vazhdojmë ta ndjekim nga afër çështjen e Teatrit, edhe pse ka një mungesë transparence nga qeveria. E vetmja lëvizje e dukshme ishte vendimi në Këshillin Bashkiak, dhe sa i takon pjesës tjetër ka mungesë transparence. Kjo të bën të mendosh se është një tjetër aferë korruptive. Po shkatërrohet trashëgimia e Teatrit Kombëtar. Rama ka tentuar të erë duart tek Teatri që në vitin 1998 , kur ishte te Ministria e Kulturës. Pjesa më e madhe janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje. Por si kudo,

edhe mes tyre ka devijanca. Ajo që dua të shtoj se qeveria nuk i ka dëgjuar asnjëherë. Njëherë thotë ka një koncept-ide për teatrin Kombëtar, njëherë thonë projekt. Mendoni si po tentohet të mbytet trashëgimia shqiptare, kultura shqiptare nga paratë e drogës”, u shpreh dje deputetja demokrate Albana Vokshi. Debati dje në Komision Besnik Baraj: Ky është komision i rrugës. Vetëm moçalet drejtohen kështu Albana Vokshi: Kjo është kultura. Këtë doni të sillni ju me arrogancën tuaj. Mirela Kumbaro: Artistët i ke në skenë duke dhënë shfaqjet më

të mira. Albana Vokshi: Të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin. Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren. Albana Vokshi: Kur? Fidel Ylli: I the e çmendur Albana Vokshi: Ti s’ke dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte. Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen. Albana Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.

DRAFTI I QEVERISË

Projektligji - S’ka burokraci për dokumentat për ish-të përndjekurit minatorë

Ish të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera do të lehtësohen nga sigurimi i dokumenteve të shumta për të dalë në pension. Ata duhet të dorëzojnë vetëm dëshminë që kanë vuajtur dënimin, të dhënat e tjera do të sigurohen nga vetë institucionet. Projektligji parashikon më pak burokraci për 264 ish të përndjekur politikë. Janë 264 ish të dënuar politikë që kanë vuajtur dënimin në burgje ku punohej në miniera që do të “shpëtojnë” prej burokracive të sigurimit të dokumenteve për të përfituar pension. Në projektligjin e ri, ata duhet të paraqesin vetëm dokumentet që janë ish-të përndjekur politikë, pa qënë të detyruar për ta provuar punën e tyre përmes vërtetimeve në kohën e dënimit, vitet përkatëse dhe minierat ku kanë punuar. Ministria e Financave dhe Institutit i Sigurimeve Shoqërore bën shpjegimet përkatëse në komisionin parlamentar të shëndetësisë. “Pra, thjesht dy ministritë do të konkludojnë që miniera e Spacit apo ndonjë tjetër janë miniera burgjen në nëntokë dhe automatikisht ne me këtë dokument nuk kërkojmë dokument tjetër nga ish-të përndjekurit” – u shpreh Astrit Kuka, drejtor i inspektimeve në ISSH. Ndërkaq, deputetët demokratë nuk ishin pjesë e diskutimit, dhe kjo bëri që projektligji në fjalë të miratohej nen për nen nga deputetët e PS-së dhe LSI-së.

DEPUTETJA E LSI–së: NUK DO JU LEJOJMË TË VAZHDONI TË SHKATËRRONI SHQIPËRINË

D

ebati për prishjen ose jo të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar ka përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj hodhi akuza në drejtim të mazhorancës teksa tha se nuk ka moral politik dhe as ti tërheqë vëmendjen opozitës për mos pjesëmarrje ne komision. Ajo tha se opozita nuk do lejojë të shkatërrohet historia, pasi mazhoranca e nisi me Velierën dhe tani me Teatrin Kombëtar. “Për t’ju kthyer projektligjit, ne e votuam në parim, sepse bindja jonë është që trashëgimia kulturore për nga rëndësia del mbi ndarjet tona partiake. Por duket se ju qëllim keni vetëm të përfitoni koncesione të reja nga ky ligj, pasi mezi pritët të mungonte opozita që ta votoni me shpejtësi të rrufeshme. Kemi bërë dëgjesa të gjata për ligjin, kemi dëgjuar

Kejdi Mehmetaj akuza qeverisë: Nuk do lejojmë të shkatërroni historinë

ekspertë më të zotë se ata që kanë hartuar ligjin, ekspertë me vite eksperience në kurriz, të cilët kanë kundërshtuar pjese të ndryshme të ligjit. Po ashtu komisioni i ligjeve ka bërë shumë amendime. Ministria, qoftë edhe

për sy e faqe, duhej të kishte sjellë një variant të ri, ku të paktën të kishte një reflektim sado të vogël të propozimeve që janë bërë. Po ju s’e doni trashëgiminë kulturore, përkundrazi, po e shkatërroni edhe të vetmen vlerë të identitetit

tonë kombëtar me koncesione e PPP, qe bëhen me para nga droga e nga korrupsioni. E nisët me “Velierën”, vazhduat me Butrintin, jo pak por e betonizuat, tani me Teatrin Kombëtar. Ne nuk mund t’ju lejojmë të shkatërroni historinë tonë, as vlerat tona. Dhe përpara se ta trajtoni atë letër nga një organizatë që e quani ju, çfarë mund të themi ne për atë album që na tundte ministrja në dëgjesën e kaluar: thjesht një detyrë kursi nga studentë të një universiteti në Bari. Ju ka veshur sytë arroganca. Parlamenti nuk është i juaji. Është i shqiptarëve dhe nuk do ju lejojmë të vazhdoni të shkatërroni Shqipërinë”- u shpreh deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.


POLITIKE

5 E martë, 8 Maj 2018

Holanda mbetet skeptike për çeljen e negociatave, 7 deputetë: Duam rezultate në luftën ndaj krimit

D

y javë më parë Komisioni Europian dha dritën jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit, por fjalën e fundit e kanë vendet anëtare të BE-së që do të shprehen muajin e ardhshëm lidhur me këtë çështje. E në këtë kuadër, jo të gjitha shtetet anëtare të Unionit janë pro çeljes së negociatave dhe zgjerimit të eurozonës. Në listën e vendeve skeptike për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe Holanda. Një delegacion nga Holanda ka mbërritur dje në Tiranë për të parë ecurinë e reformave të ndërmarra deri tani në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Delegacioni, i cili përbëhet nga një grup deputetësh është takuar fillimisht me kryeministrin Edi Rama. Më pas ata janë takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputeten Jorida Tabaku. Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Deputeti Pieter Omtzigt nga Partia Kristian Demokrate u shpreh se nuk mjafton vetëm ajo që është bërë, ndërsa kërkuan që zyrtarët e korruptuar të çdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë, që sipas tyre është rritur në vitet e fundit. “Është bërë një propozim nga Komisioni Europian dhe për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është

Deputetët e Holandës takojnë Ramën: Nuk jeni gati për negociatat

ekstremisht hezituese për hapjen e negociatave me Shqipërinë këtë moment. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision faktmbledhës me anëtarë të 7 partive të ndryshme politike holandeze pra të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do te kemi një debat se si po shkon zbatimi 5 prioriteteve. Anëtarët

e delegacionit kanë bërë shumë pyetje ndër me kryesoret ato që lidhen me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria jonë do ta thotë fjalën e fundit, por përpara do të duhet të ketë aprovimin final nga parlamenti”,- tha deputeti i parlamentit të Holandës. Deputetët holandezë kanë shprehu rezerva

dhe për rezultatet e Vettingut, duke deklaruar se 7 raste mes 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhen marrë për shqyrtim janë shumë pak. Ndërsa vendet e tjera kanë pasur rezerva për përmbushjen e kritereve, deputetët e Holandës kanë pasur dhe një kusht shtesë që vjen nga niveli i krimit shqiptarë në ven-

din e tyre. “Ne jemi këtu për të parë zbatimin e 5 kushteve dhe progresin e bërë deri më tani. Në lidhje me 5 prioritetet ne kemi folur me gjyqtarë të përfshirë në veting dhe tani kemi 6 apo 7 raste vetingu por totali është 800 për t’u shqyrtuar. Kemi parë gjithashtu progres në luftën me krimin e organizuar por nga ana tjetër shikojmë që në Holandë numri shqiptarëve të arrestuar për krime serioze është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar”,tha deputeti Pieter Omtzigt nga Partia Kristian Demokrate. Deputeti, Pieter Omtzigt është pyetur nga gazetarët dhe për çështjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Ne i kemi vëzhguar këto raste por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojë në burg. Është një mesazh që nuk do ta dëgjoni. Nuk mund të thuash që ai person duhet të shkojë në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e asaj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit”tha Pieter Omtzigt. Duke parë deklaratat që janë bërë në Tiranë, duket se dhe qëndrimi i deputetëve holandezë do të jetë edhe me kritikë gjatë votimit në Holandë. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit. KE vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave në 17 prill, por deri në fund të qershorit qeveria shqiptare duhet të lobojë fuqishëm për të bindur vendet skeptike që të thonë “PO”.

AMBASADORJA VLAHUTIN: REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NËNA E TË GJITHA BETEJAVE TË SHQIPËRISË

Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë A

mbasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak deklaroi dje nga Shkodra, se azilkërkuesit shqiptarë prishën imazhin e Shqipërisë. Sipas saj, pati një reaksion zinxhir lidhur me azilkërkuesit, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë tejkaluar numrin e pritshëm. “Azilkërkuesit shqiptarë kanë tejkaluar numrin e pritshëm. Kërkesat shqyrtohen sipas rasteve individuale. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e azilkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë” – tha Ambasadorja franceze. Deklaratat ambasadorja i bëri gjatë vizitës që diplomatët e BE kanë zhvilluar në Shkodër në kuadër të javës së Europës. Franca është një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave

së bashku me Gjermaninë dhe Holandën. Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, e cila nga Shkodra ka folur për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri tha se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit, në rritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të sigurisë ushqimore. Këtë, tha Vlahutin, duhet ta bëjë qeveria dhe të zgjedhurit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos rreshtin në llogaridhënien ndaj tyre. Për ambasadoren e BE-së reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Për përfaqësuesen e Brukselit në Tiranë,

procesi ndaj të cilit sipas saj në të shkuarën u investuan shumë njerëz dhe u humb kohë, duhet shtyrë para jo vetëm nga të huajt por nga qytetarët. “Nëse kjo reformë nuk do të vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do të merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite.Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohën për të ardhmen pasi nuk ka kohë për të humbur.Gjithashtu shumë njerëz u investuan kundër kësaj reforme sepse nuk e donin por fatkeqësisht kemi humbur kohë. Fillimisht nga proceset në Gjykatën Kushtetuese të cilat kjo gjykatë i rrëzoi por edhe nga politika kemi humbur kohë më shumë se një vit. Por unë sot jam e befasuar sesa larg

ka ecur implementimi”- u shpreh Romana Vlahutin. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë nisi nga Shkodra festimet për javën europiane, që këtë vit është organizuar si një rrugëtim mes trashëgimisë e bukurive të Shqipërisë. Ambasadorja, Romana Vlahutin, nga Shiroka tha se Shqipëria ka aq shumë gjera për

të qenë krenarë, ndaj premtoi financime dhe mbështetje për promovimin e vlerave dhe bukurive të vendit tonë, që në qershor pret hapjen e negociatave për t’iu bashkuar familjes europiane. Një ditë më parë po nga qyteti i Shkodrës, Vlahutin tha se populli shqiptar e meriton anëtarësimin në familjen Europaine.


POLITIKE

6 E martë, 8 Maj 2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS PRITI DJE MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË POLONISË, JACEK CZAPUTOËICZ

Presidenti Meta: Mirënjohje për mbështetjen e Polonisë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Prof.Jacek Czaputoëicz. Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit të Jashtëm polak, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që në këtë vit kremtuan 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike,

si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE. Lidhur me integrimin në BE, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe

shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit, etj. Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve – u shpreh Presidenti Meta.

Turizmi shqiptar “tërheq” polakët – Interes për investime në përmirësimin e infrastrukturës

T

urizmi shqiptar është sektori kryesor që tërheq polakët, ku numri i turistëve vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Ndërsa nga ana tjetër, interesi për të investuar, kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës turistike nga ana e Polonisë është i lartë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në takim homologun e Polonisë, ku u bë me dije edhe interesi i përbashkët në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të përqendruar kryesisht në fushën e turizmit por edhe më gjerë. Ndërkohë që në fund të këtij muaji do të zhvillohet forumi ekonomik mes dy vendeve, i cili pritet të rezultojë në bashkëpunime konkrete. “Marrëdhëniet politike janë kushti për të pasur marrëdhënie ekonomike. Po punojmë të rritur shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve. Në fushën e bujqësisë, të ndërtimit, të industrisë së armatimit, Polonia i ka potencialet që të përmbushë kërkesat që ka Shqipëria. Në të ardhmen, një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë mund të jetë turizmi dhe Polonia mund të marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së turizmit në Shqipëri. Jam i bindur se në forumi ekonomik që do të zhvillohet mes dy vendeve në fund të Majit, potencialet mes dy vendeve do jenë pikë diskutimi”- tha ai. Ministri Bushati në një konferencë për mediat me homologun e Polonisë Jacek Czaputoëicz e falënderoi këtë të fundit për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. “I shpreh mirënjohje Polonisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe tani në procesin e anëtarësimit. Iniciuam konferencën e Tiranës që është një ndihmesë e çmuar që Polionia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, kryesisht me fokus detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24. Një eksperiencë e vyer polake, e cila gjithashtu ka akumuluar nga transferimi i eksperiencës holandeze në të shkuarën

Polonia: Shqipëria të punojë me vendet pro zgjerimit, data konkrete për anëtarësim

dhe me bujari po afron këtë për vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë duke kontribuuar në fuqizmin e burimeve njerëzore”- tha Bushati. Ndërsa,

“DETI”

Datat dhe afatet janë motivuese, por në rastin e marrëveshjes me Greqinë në lidhje me çështjen e shumë debatuar të delitimimit të ujërave mes dy vendeve më rëndësi ka fakti që kjo marrëveshje të jetë e drejtë dhe e zbatueshme për të dyja palët. Duke shfrytëzuar konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, kreu i

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputoëicz tha se është mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndi-

mor. Gjatë një konference për mediat me ministrin Shqiptar, Ditmir Bushati ai tha se duhen data konkrete për anëtarësimin në BE. Gjithashtu ai tha se Shqipëria duhe të bashkëpunojë me grupin e vendeve në BE që janë pro zgjerimit në Ballkanin Perëndimore. “Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në BE, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin fuqishëm zgjerimin e BE. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data e hyrjes e pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë që të punojnë siç duhet. Duke u përcaktuar një datë konkrete vendet do të kenë një periudhë të shpresës reale. Kështu ka ndodhur me vendin tonë. Duke

qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria Rumania, këtë 6 mujor e ka Bullgaria më pas Rumania është momenti i duhur që ne ta theksojmë me forcë politikën e zgjerimit të BE, por duke përcaktuara data konkrete. Edhe ana tjetër duhet theksuar sepse është e domosdoshme që të arrihen përparime të prekshme në fushën e sundimit të ligjit. Çdo vend është në gjendje ta bëjë këtë nëse do të këtë marrë një sinjal të qartë për afatin e pranimit. Është krijuar një grup që unë po e përdor për herë të parë emërtimin këtu, grupi vendeve që mbështesin zgjerimin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”- tha Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputoëicz.

Bushati: Për marrëveshjen me Greqinë nuk ka rëndësi data por zbatueshmëria diplomacisë shqiptare u pyet lidhur me negociatat me Greqinë. “Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias edhe sot deklaroi që pret që marrëveshja e detit të finalizohet deri në maj, a ka të bëjë ky afat me qershorin, pra finalizimi i marrëveshjes së detit me qershorin”- ishte pyetja nga salla që iu bë dje ministrit Bushati. Ky i fundit, në përgjigjen e e tij, deklaroi se datat dhe afatet janë në thelb motivues, por siç tha ai, ato nuk janë qëllimi në vetvete. “Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me të gjitha vendet sidomos me vendet që kanë kaluar

eksperiencë të ngjashme dhe e dinë sesa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit europian si një fuqi transformuese dhe zhvillimore për shoqërinë por dhe kontribut për paqen e stabilitet në evropian. Për t’iu kthyer afateve siç e tha ministri datat dhe afatet janë në thelb motivuese, e njëjta logjikë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që do të zhvillojmë me Greqinë, por nga ana tjetër me rastin në fjalë datat dhe afatet indikative nuk janë qëllim në vetvete. Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë

mundësisht drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë. Sa i takon aktivitetit që do të organizojë pala greke në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim e vlerësojmë këtë gjest mbështetjeje dhe bujar. Greqia është vendi që ka kontribuar për procesin e integrimit”- u shpreh dje ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.


POLITIKE

7 E martë, 8 Maj 2018

Paralajmërimi i kryeministrit nga Lezha: Zyrtarët që nuk i përgjigjen qytetarëve ikin nga puna

F

ushata e llogaridhënies e qeverisë para qytetarëve zbarkoi dje në Lezhë. “Ne kemi bërë reforma që nuk janë bërë për mbi 20 vite”- deklaroi kryeministri Edi Rama nga Lezha, në takimin e organizuar në kuadër të turit të llogaridhënies publike. Duke theksuar se kjo qeveri ka ulur taksat për 97 % të shqiptarëve, Rama kërkoi që të mos ngatërrohen faturat e dritave dhe ujit me taksat. “Ashtu sikundër është e rëndësishme të kuptohet që të gjitha operacionet që bëhen financohen nga kontributi i përbashkët. Nuk është dëshira e kryeministrit dhe qeverisë, nuk ka kryeministër në botë që ka dëshirë të rrisë taksat. Pse duhet të hynim në gjithë telashet që hymë dhe bëmë reforma që nuk u bënë për mbi 20 vite. Për arsye të pushtetit? Në asnjë mënyrë jo, sepse do të ishte më e lehtë, Shqipëria nuk do të tretej”, tha Rama. Por, vijoi kryeministri, gropa që ne do t’i trashëgonim fëmijëve tanë, do të ishte shumë e thellë dhe pabesia do të ishte shumë e madhe. “Nëse këto reforma do të kishim nisur 24 vite më parë Shqipëria do të ishte shumë para sot. Po të mos kishim vjedhur njëri-tjetrin do të ishim një vend krejt tjetër sot. Politika i shmangu këto përballje të rënda me detyrimet dhe ia la faturën atij që vinte pas. Kjo është arsyeja pse sot këto reforma ndjehen më të rënda, nëse do të ishin ndjerë po të ishin bërë me radhë për shumë vite përpara”, tha Rama. Gjatë

Rama “jep llogari” para lezhjanëve: Bëmë reforma që s’janë bërë për mbi 20 vite

fjalës së tij në Lezhë në kuadër të fushatës për llogaridhënien publike përpara qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët mund të denoncojnë dhe të kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre përmes platformës së bashkëqeverisjes ‘Shqipëriaqëduam’. Rama tha se nëse

punonjësit e zyrave të shtetit nuk i përgjigjen si duhet qytetarëve atëherë ata do shkarkohen nga detyra dhe madje mund të shkojnë dhe në ndjekje penale. “Pra heqim nga zyrat punonjësit që nuk i përgjigjen sipas ligjit dhe detyrës kërkesave të qytetareve. Madje një pjesë e tyre shkojnë

edhe për ndjkje penale nëse vërtetohet se neglixhenca e tyre ka qenë e qëllimshme. Kjo është rruga për të zgjidhur sa më shumë halle qe kanë njerëzit dhe për të zgjidhur çështjen e disa punonjësve në zyrat e shtetit që nuk meritojnë rrogën”- tha Rama. Kreu i Qeverisë tha ndër të tjera se vetëm dy taksa janë rritur, ndërsa të tjerat janë ulur. Ai tha se taksa e karburantit u rrit, pasi vendi ishte në një situatë të rëndë në vitin 2013 që ishte lënë nga qeveria “Berisha”. “Taksat nuk janë rritur, por janë ulur. Janë rritur vetëm dy taksa, ajo për kompanitë e mëdha dhe për karburantet. Taksën e karburantit e kemi rritur, pasi ne në mandatin e parë ishim në një situatë të rëndë. Saliu kishte lënë një humnerë të madhe borxhesh dhe prandaj thoshte që jemi pranë një skenari grek. Ne rrezikonim që në dhjetor të 2013 të mos kishim mundësi për të paguar pagat dhe pensionet. Ne refuzuam rekomandimin e FMN të ulim pensionet dhe rrogat. Ne preferuam të rrisim taksën e karburantit. Sepse çmimi i karburantit ishte në pikiatë”- tha dje kryeministri Edi Rama.

DEBATE DHE BATUTA/ LLOGARIDHËNIA E VËSHTIRË E KRYEMINISTRIT DJE ME QYTETARËT NË LEZHË

Qytetari: Shëndetësia falas? Vetëm ti s’paguan! Rama i përgjigjet: Në fund 2 metra mbetet G

jatë llogaridhënies në Lezhë, kryeministri Edi Rama u përball me pyetjet e disa qytetarëve, të cilët nuk ngurruan edhe të debatonin me të. Pasi ka folur për afër 30 minuta duke listuar arritjet dhe problematikat e qeverisë “Rama 1 dhe 2”, shefi i Ekzekutivit i ka kaluar mikrofonin qytetarëve, pa e ditur se këta të fundit do të adresonin shumë probleme që lidhen me politikat dhe reformat e qeverisë. Në një moment kryeministri ka humbur qetësinë duke replikuar me një fshatar të zonës rurale, pasi ky i fundit i ka përmendur shëndetësinë falas dhe paratë që, sipas tij, qytetarët e thjeshtë paguajnë në çdo derë administrate. Si rrallë herë Rama ka përmendur edhe shqetësimet familjare që sipas tij i kanë ardhur nga të qenit kryeministër. Nga ana e tij kryeministri u ka kujtuar banorëve ekzistencën e një kanali komunikimi siç është portali qeveritar i ankesave, ku mund të denoncojnë çdo aferë korruptive. Debati i plotë i qytetarit me Ramën Edi Rama: Parimi im është se duhet

parë një here kush ngre dorën. Radhën e kanë gjithnjë në fillim gratë. Nëse ka një grua apo një vajzë që ka kërkuar fjalën, e merr fjalën para teje, kështu që leje mikrofonin. Qytetari: Para 9 vjetësh jemi takuar bashkë, populli ka shumë halle. Edi Rama: Lëre popullin, flit ne emrin tënd. Qytetari: Për njeriun është Zoti në qiell dhe qeveria në tokë, që jeni ju

Zoti i dytë. Për shumë probleme ju shfajësoj. Nuk ndjeva asnjëherë duke diskutuar për fshatin, për bujqësinë, për pastrimin e kanaleve. Për qumështin që nuk e dimë ku e japim, e japim dhe nuk marrim lekë. Edhe shëndetësia nuk është falas. Mbase është për ju, për popullin, qytetarin është me lekë dhe lekë shumë, ndryshe vdes. Edhe për arsimin, për hesapin tim, shkollat

e mesme nëpër fshatra nuk duhet të jenë gjimnaze. Shkolla e Gorresë është gjimnaz, dhe jo gjithnjë gjimnazistët shkojnë në shkollë të lartë. Pse të mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale, sepse profesionistët janë në shtëpi dhe të paaftët janë në punë. Je kryeministri i 9-të në jetën time, por pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë. Edi Rama: Kjo punë ka një kosto familjare, shpirtërore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe që po nuk e provove nuk e kupton. Është e drejta jote që të mendosh që të gjithë këtë punë e bëjnë se i shohin atë që i bën ti me dorë. Në Shqipëri, ka qindra e mijëra histori suksesi në fshat. Historia e suksesit në fshat është e lidhur e para me mendjen dhe e dyta me vullnetin për të bërë gjënë e duhur, duke u nisur nga mendja. Suksesi arrihet me bashkim. Nëse dje bëhej mbi ideologjinë, sot duhet bërë duke u bashkuar mbi interesin. Jo të

REFORMA NË DREJTËSI

Vettingu, Rama: Gjykatësit e Prokurorët rrugëve, po i luten Zotit!

Në kuadër të fushatës për llogaridhënien publike të ndërmarrë nga shumica socialiste, kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë folën dje përpara qytetarëve të Lezhës. Kryeministri Rama i kushtoi një pjesë të fjalës së tij taksave, duke këmbëngulur se qeveria e tij ka ngritur fare pak taksa, ndërkohë që i ka ulur ato për 97% të qytetarëve. Lidhur me procesin e vetingut, Rama tha se ky proces do kohë, por sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar deri tani nga sistemi, kanë ngelur rrugëve dhe po i luten Zotit që të mos thërriten që të japi llogari. “Procesi i vetingut nuk është fundi, është vetëm fillimi. Procesi është për të pastruar sistemin, ai sistem i pastruar, me gjykatës dhe prokurorë më integritet do merret më të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Edhe ndërtimi pa leje do ca kohë, po një shtet iu tërë me institucione e me pushtete të ndara, si u bëka sa hap e mbyll sytë. Ne morëm rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE. Kush mund ta merrte tjetër? Po vetingun kush mund ta bënte tjetër? Askush tjetër! Kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Kujt ja ka pritur mendja se ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të mbeteshin rrugëve dhe tani po luten o Zot ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari. Se do vijë dita dhe t’i thërrasin. Kujt ia priste mendja se do ndodhte kjo? Askujt, ja pra që u bë realitet!”- u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

bashkojmë tokat si kooperativat. Edi Rama qytetarit që kërkon të marrë fjalën: Pse bërtet? Atë tjetrin sajdisa se ka kaluar nga djathtas majtas, por ty që ke qenë gjithnjë i majtë nuk të sajdis aq shumë. Qytetari: Z. Kryeministër, në dijeninë tuaj, ka ndonjë vend anëtarë të NATO-s që nuk i trajton ish-ushtarakët me status të veçantë? 134 mijë lekë marr unë si ish ushtarak. Pyetja e dytë, ju thatë na jepni timonin se do ta çojmë tepsinë e pushtetit në skrap. U bënë 6-7 muaj, pres nga juve një përgjigje a është bërë kjo? Bëtë mirë që falët për rrugën e Kukësit. Pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej edhe prona, të konfrontoheshin me biznesin, kjo administrata juaj pse duhet të dilni vetëm ju në takime e televizore, a keni administratë ju, a punon ajo? Po ma sqarove këtë je i nderuar dhe të du fort. Edi Rama: Nëse dal unë, s’do të thotë që nuk dalin edhe të tjerët, por varet çfarë jep televizori.


POLITIKE INTERVISTA

K

reu i deputetëve të LSI-së, Pet rit Vasili shprehet se me mbrojtjen politike të ish-ministrit Saimir Tahiri, kryeministri Edi Rama dëmtoi integrimin e vendit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Vasili thotë se faktet e manipulimit të provave për ish-ministrin e Brendshëm, janë të njohura botërisht. Çfarë vendosi mbledhja e Këshillit Drejtues Kombëtar? Ishte mbledhje e zakonshme e forumeve tona, të cilat kanë një sistematicitet që lidhet dhe me detyrimet që kemi me statutin. Ishte një analizë e situatës politike më shumë se çdo gjë tjetër dhe më pas sigurisht një pjesë të rëndësishme organizative lidhur me ristrukturimet dhe intensifikimin e punës në të gjithë qarqet e vendit ku ekziston një frymë shumë e fortë opozitarizmi por ka nevojë dhe akoma më tepër për organizimin e artikulimit gjithmonë e më të fortë politikë pasi situata po përkeqësohet dita ditës dhe për ti përgjigjur çdo zhvillimi në kohë reale, forumi u mblodh për këtë arsye. Mund të mblidhet edhe më shpesh në kohët që po vijnë sepse situata duket që degradon dita ditës. Po degradon apo afër zgjedhjeve po përgatiteni për zgjedhje sepse është e nevojshme? Ne në rradhë të parë, jemi të detyruar të kemi qëndrim shumë të fortë, kritik dhe politik ndaj një situate që vërtetë po degradon dita ditës. Këtë nuk e kam një konkluzion që lidhet me veprimtarinë time politike çdo qytetar e ka shumë të lehtë të identifikojë mijëra probleme që janë të përditshme. Një qeveri e cila tashmë është virtuale, shikoni tashmë ka shfaqje të mëdha në ekrane të mëdha, kështu do të ndodhi, kështu do të bëhet, janë të gjitha imazhe virtuale kompjuterike por nuk ka as ndonjë metër rrugë të shtruar më shumë, as ndonjë aks kombëtar që vihet në lëvizje. Është po e njëjta situatë e cila qëndron, qëndron, degradon. Përpos pastaj ethet e marrëzisë qeveritare ka bërë që ju keni parë në arsim dhe shëndetësi kanë ndodhur skandale të tilla, që merren të dhënat personale për të përgatitur një manipulim zgjedhjesh. Madje këta të ministrisë së shëndetësisë, janë marrosur fare pardje kishin nxjerrë opozitën si e paditur dhe kishin thënë që karta e identitetin bën edhe si kartë shëndeti. Edhe në portalin e tyre, e-Albania e pohojnë që karta e shëndetit është i vetmi mjet i identifikimit për qytetarët. Pse ishte kjo, sepse karta e identitetit nuk kishte mundësi prej vitesh të ofronte një operacion të tillë por për të justifikuar këtë maskarallëk shtetëror të padëgjuar, jo vetëm që e bëjnë po akuzojnë të tjerët si të paditur. Po jua them nga studioja juaj që më të paditur dhe më injorantë, ky sistem shëndetësor nuk ka parë qëkur është ngritur e para drejtori e shëndetësisë në Shqipëri. Revista MotherJones akuzon për lobime në SHBA, nëpërmjet firmave të dyshimta...

8 E martë, 8 MAJ 2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së: Damkën e krimit të organizuar e kemi peshqesh nga kryeregjisori Edi Rama

Petrit Vasili: Kryeministri groposi integrimin për Tahirin KREU I DEPUTETËVE TË LSI

“Ramës i ka vdekur qeverisja. Asnjë pjesë e sistemit nuk funksionon”

K

reu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka cilësuar komike fushatën e Kryeministri Edi Rama për qeverisjen me portal online ku regjistrohen ankesat e qytetarëve. Në një shënim në Facebook, Vasili thotë se Edi Ramës i ka vdekur qeverisja dhe çdo institucion shtetëror që ka detyrë kontrollin e administratës tashmë është jashtë funksionit. “Asnjë pjesë e sistemit qeverisjes nuk funksionon. Është asfiksuar i gjithë drejtimi, automatizmi administrativ dhe monitorimi shtetëror”,- shprehet Vasili. Kreu i deputetëve të LSI-së ndalet dhe në fushatën e shkarkimeve të drejtorëve, duke e cilësuar si pjesë të luftës së brendshme në PS dhe qeverisje. Vasili shprehet se qeveria dhe kryeministri nuk kanë asnjë vizion për zhvillimin e vendit dhe asnjë ide për zgjedhjen e problemeve. “Tani jetojmë Epokën e ankesës. Paaftësia ekstreme e këtij kryeministri pa ide, me vizion zero dhe që mendon vetëm se çdo ndodhë jo më shumë se pas 24 orësh janë dimensioni i gjymtuar i vetë këtij keqformimi që quhet qeveri”,- shkruan Petrit Vasili.

Mother Jones na ka dhënë një lajm tjetër shumë interesant, por ju nuk e bëni dot atë lajm. Mother Jones ka thënë që ne kemi pyetur për lobimet PS dhe nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Ky është lajm për ju si gazetar. Kurse që ne u kthejmë të gjitha përgjigjet dhe nuk u pëlqejnë, u detyruam ne të nxjerrim intervistën e plotë dhe e bëri mirë ai drejtori i shtypit të LSI-së, z.Shaban Sulçe i cili u tha shumë mirë atyre që herë tjetër na çoni edhe pyetjet edhe përgjigjet si i doni vetëm tu vendosim firmën poshtë. Kjo ishte një inskenim i vërtet. Është një dimension përtej Mother Jones e përtej lidhjeve të tyre. Nuk ka rëndësi fare ata mbijetojnë, gjallojnë në Amerikë me ca para të Sorosit, me ca para të tjera po kjo nuk ka asnjë rëndësi. Po ju them dhe një tjetër, thotë e kemi pyetur PS për lobimet me Balardin (kompani lobimi e cila ka lobuar dhe për miqtë më të ngushtë të Asadit në Siri dhe të Vuçiç në Serbi) dhe thotë nuk kthen përgjigje, nuk komunikon, ka transparencë zero, ky është shqetësim. Përsa i takon LSI, për çdo veprim të LSI-së, është dhënë qartë përgjigje, një për një dhe përgjigjet tona nuk ia janë dhënë Mother Jones, gjithçka ka pasur, një marrëdhënie të përkohshme me një kompani lobimi për një kontratë që nuk e përfunduam kurrë, nuk kishte interes asnjë nga palët, çdo gjë është emëruar në departamentit e drejtësisë në SHBA dhe në KQZ. Saimir T ahiri ka tronditur skenën Tahiri politike duke dorëzuar mandatin javën e shkuar shkuar.. Ju qeshni, sido ta vlerësoni këtë lëvizje e vonuar apo...? Nuk kam asnjë koment unë për të

vonuar apo të shpejtuar. Kam vetëm një koment politik. Sot Shqipëria ndodhet si asnjëherë në kohën e pluralizmit të saj, se monizmi nuk ka asnjë interes të kësaj natyre. Me një shumicë qeveritare që është një pakicë pasi një shumicë që blen dhe shet votat është një pakicë por ta pranojmë termin shumicë nga ana formale. Një shumicë e cila është e varur, është e shantazhuar dhe ka shplarë nga autoriteti politik i saj për shkak të një ish-Ministri i cili ka akaparuar të gjithë. Pasi një mazhorancë thotë dhe ulërin me të madhe që ky është njeriu që nuk ka asnjë problem, ne nuk ia heqim imunitetin nuk e lëmë të arrestohet se nuk ka asnjë faj. Ky e pranon këtë, pastaj thotë unë nuk ju mender fare ju dhe do ta lë mandatin tani. Dhe këta vazhdojnë dhe prapë e mbrojnë. I zoti e jep thotë populli tellalli se shet. I zoti është Saimir Tahiri, tellalli është mazhoranca me gjithë Edi Ramën. Si do t’ia shpjegojë qytetarëve të thjeshtë, që ne nuk ia hoqëm mandatin atij megjithëse i vuri damkën Shqipërisë, që nuk ka për t’ia vënë dot asnjëri. Ne këtë damkën e krimit të organizuar e kemi peshqesh nga kryeregjizori Edi Rama dhe ky gjymtyra e tij Saimir Tahiri. Tani aëtherë nuk e hoqën u bënë bllok rezistuan, bashkë me disa protestues se protestuesit e Saimir Tahirit nuk arrestohen, kuksianët po. Ata kry en akte dhune kryen dhune,, shkatërruan dogjën..... Po ato vajzat e LSI-së, që dolën me disa pankarta, Rama ik dhe mos u kthe, nga 17-18 vjeç e dini që janë në procedim penal? Kurse këto që dalin për të mbështetur Saimir Ta-

hirin këto nuk i ngacmon policia. Këto duhet tu shqetësojnë juve, dy standardet. Se do vijnë ndonjë ditë do ju arrestojnë ndonjë nga kameramanët tuaj në kohë fushate se ky nuk mbështet PS. Mendoni dhe ju se është farsë siç thotë PD? Është më keq se farsë, kjo thashë dhe njëherë tjetër, kthimi i një shumice qeveritare dhe shumicë politike njëherazi në një vartësi, në një dependencë nga gjithçka ka bërë edhe gjithçka i ka inkriminuar një ish-Ministër. Dhe kjo është prova, që kjo mazhorancë e bëri me vetëdije atë që quhet kanabizimi apo drogëzimi i Shqipërisë. Ju e shikoni fare mirë, cila do ishte logjika e thjeshtë për qytetarët, për ata që janë më pak të interesuar për politikën. Meqënëse Saimir Tahirit ata nuk i hoqën imunitetin, nuk e lanë të arrestohej, se nuk kishte asnjë fakt asnjë gjë, nuk ka ndonjë kërkesë të re nga prokuroria për arrest, nuk dini ju që të ketë, as unë nuk di, pse e la mandatin? Tashmë që Saimir T ahiri e la manTahiri datin mendoni që drejtësia do të veprojë? Po marr një simbol shumë të thjeshtë, nuk po shkoj te ata djemtë e Kukësit që janë në burg akoma. Një drejtësi që disa të rinjve 17 vjeç u ka hapur procedim penal kurse disa të tjerëve që dalin atje protestojnë për këtë ish-ministrin, për këtë faqen e zezë të Shqipërisë siç është ky ishministri që na e bëri faqen e zezë në sytë e Amerikës e të botës, pra ata që mbështesin këtë nuk i prek njëri fare. Edhe kush ka dalë para parlamentit në dhjetor, procedime, procedime edhe deputetë, që nga Kryetarja e LSI-së e të gjithë me rradhë. Te kjo drejtësi nuk besoj, Pra nuk besoni se SajmirT ahiri SajmirTahiri mund të jetë një peshk i madh? Jo jo. Është një peshk i qelbur po. Por jo një peshk i madh. Kjo është

bërë si telenovelë, që zgjat me muaj të tërë, nuk është mirë ta krahasojmë në këtë formë, por regjizor, skenarist, aktor kryesor është Edi Rama. Nuk ka ministër të brendshëm që të bëjë si të dojë. Kam qenë ministër vetë. Nuk ka ministër që bën si do pa bekimin e kryeministrit. Për një urdhër të thjeshtë jo më për një strategji që ta marrësh Shqipërinë, nga një vend, me drogë po ka pasur në të shkuarën, që e di gjithë Shqipëria, nga një fshat u bë në njëmijë e 500 fshatra të Shqipërisë. Nuk ka pasur vend të Shqipërisë që nuk u mboll. Sot vazhdojnë e kapen tonelatat e drogës. Ky është fakt. Opozita PD-LSI? Po them fronti opozitar, padiskutim që secila forcë politike përgatitet në përputhje me identitetin e vetë politik por opozita ka funksionuar si një front i tërë. E keni dëgjuar kryeministrin që thotë opozita . Tani tu bëj një pyetje, se ky ka shenja debiliteti politik të fortë. Në qoftë se nuk e ka problem opozitën pse merret gjithë ditën me opozitën. Teza është kjo sepse Nuk kemi një qeverisje të mirë sepse opozita është e mirë. Debiliteti politik i qëllimshëm se na bie më qafë ne të gjithëve, se ky i ka punët në rregull. Ky bën bunkerin, në Surrel i bën të gjitha, do iki prapë atje në Paris, do thotë sma ditën vlerën. Do ta shikoni,kur të shkoni për pushime, një aks nga Tirana në Vlorë, ku ka qenë atje ka mbetur. Që të shkosh nga këtu në Elbasan rruga ku ka qenë atje ka mbetur. Ajo e famshmja Rruga e Kukësit që të tjerë e bënë e çuan deri në Kosovë atje ka mbetur përfundoi me konçension. Zyra po ka bërë sa është shqepur. Sokaqe qytetesh që ua shkulin pllakat nga 10 herë këto ka bërë. Një ministër që rikontrukton haletë e zyrave ngjan shumë me to. Marrë me shkurtime nga “Vizion Plus”


POLITIKE

9 E martë, 8 Maj 2018

BIZNESMENI

Hetimet ndaj Saimir Tahirit, Krimet e Rënda marrin në pyetje Orest Sotën O

rest Sota është marrë në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. 25 vjeçari në muajin Nëntor u kap në Elbasan në makinën ku udhëtonte me 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministri të Brendshëm Saimir Tahiri. Në raportimin e tij, Tv Klan, bëri dje me dije se i riu është në hetim nga Krimet e Rënda në një dosje të përbashkët

me ish-ministrit dhe grupin e Habilajve. Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan dhe u lirua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në 4 Janar të këtij viti. Javën e kaluar krimet e rënda pyeten edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për ish-ministrin Tahiri. Përpara se ai të linte mandatin e deputetit, në prokurori u thirr ish-truproja e tij

Elvis Rexha. Po ashtu, u morën në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të afërm të Nazer Seitit, 41 vjeçarit që konsiderohet nga prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Habilajve. Burime nga Prokuroria thanë se tani që ish-ministri është pa imunitet, mund të kërkojnë masë ndaj tij në gjykatë vetëm nëse do të kenë prova të reja.

Mbledhja e grupit të PD-së, Lulzim Basha kërkon më shumë punë për komisionin “Tahiri”

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve, pjesë të komisionit hetimor “Tahiri” që të intensifikojnë punën lidhur me mbledhjen e informacioneve për akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, që u mbajt këtë të hënë, fokusi është vendosur tek lënia e mandatit nga ana e deputetit Saimir Tahiri. Është mësuar që Basha të jetë shprehur se dorëzimi i mandatit nga ana e Saimir Tahirit është vetëm një farsë dhe se prapa kësaj qëndron vetë kryeministri Edi Rama. Ai gjithashtu ka theksuar se prokuroria është e kapur dhe Tahiri nuk ka frikë. Ndërkaq, një tjetër çështje e përmendur në këtë mbledhje janë zgjedhjet e brendshme. Sipas porosive të kryetarit të PD, procesi duhet të nisë nga java e ardhshme për krerët e grupseksioneve. Sa i përket komisioneve parlamentare, qëndrimi i demokratëve nuk do të ndryshojë. Deputetët e Partisë Demokratike do të jenë vetëm në ato komisione që ata do i vlerësojnë të rëndësishme. Akzuat e PD-së Ndëkaq, po dje në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i PD-së Flamur Noka, hodhi akuza se pavarësisht që Saimir Tahiri nuk ka më imunitet, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama po luhet një pazar. Sipas tij, mosarrestimi i Tahirit është dëshmi se ish-ministri nuk i duhej imunitet parlamentar, për sa kohë ka mbrojtjen politike të kryeministrit. “Sot

Noka: Rama mbron Tahirin, ish-ministri ka dosje për Olsi Ramën

është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet. Mosarrestimi i Saimir Tahirit

ZËVENDËSIMI I DEPUTETIT

P

arlamenti i dërgoi dje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të shpallur si vakant mandatin e deputetit të PS-së, Saimir Tahiri. Procedura është firmosur

nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoçaj, dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon. Ky i fundit,

është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit. Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarë-

sisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm”, tha Flamur Noka. Deputet i PD-së, në deklaratën e djeshme për mediat

nga selia blu u shpreh se kreu i qeverisë nuk e dorëzon ish-ministrin e Brendshëm, pasi ky i fundit ka provat për përfshirjen e Olsi Ramës (vëllai i kryeministrit) në trafik droge. Sipas Nokës, janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare siguropi se Komisioni hetimor parlamentar “Tahiri” do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet. “Pazari Rama-Tahiri është pazari për të mbuluar se: Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës; Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri; Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës. Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313”- u shpreh dje deputeti i PDsë, Flamur Noka.

Dorëheqja e Tahirit, Spartak Braho drejt parlamentit si deputet i PS-së aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, njofton Panorama. Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se: “Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë,

njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor. “Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi Zgjedhor. Tahiri dha dorëheqjen 4 ditë më parë, duke bërë të ditur se në këtë mënyrë do t’ia lehtësonte punën drejtësisë që të bënte të sajën, në kuadër të hetimit ndaj tij, për dyshimet se mund të jetë

i përfshirë me bandën e “Habilajve”, në kuadër të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ish-ministri i Brendshëm ishte zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste si deputet, por më pas kishte dalë i pavarur, pas një vendimi të mazhorancës parlamentare për ta përjashtuar nga grupi i saj. Emri i parë që vjen në listën socialiste si zëvendëzsues i Tahirit, është ai i Spartak Brahos, aktualisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama.


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

P

ubliku po kënaqet prej disa javësh me një spek takël të shëmtuar. Komisionet e vettingut po presin njëra pas tjetrës kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë dot testin, duke shpërndarë si trofe për kënaqësinë e turmave të uritura, apartamente të pa justifikuara, shtëpi në bregdet që nuk dihet si janë blerë, llogari bankare që një njeri i thjeshtë i ka vështirë t'i kursejë gjithë jetën, borxhe nga familjarët dhe para të hedhura në harbime martesash. I gjithë ky show po përcillet nga një pjesë e politikës dhe e mediave vendase si ora e së vërtetës së reformës në drejtësi. Diplomatët e huaj kanë filluar të thonë se më në fund vullneti dhe këmbëngulja e tyre po jep frytet e para, ministrja e drejtësisë numëron e ekzaltuar emrat e atyre që janë përjashtuar nga sistemi, ndërsa kryeministri i shfrytëzon të njëjtët, përpara homologëve europianë, si trofe për të ilustruar përparimin e vendit nën drejtimin e Rilindjes. Duke parë këtë shfaqe, me siguri që një shumicë qytetarësh të frustuar, të lodhur nga padrejtësia dhe dërrmuar nga mungesa e shpresës, mund të gëzohen duke besuar se era po fryn në drejtimin e duhur. Ata mund të shpresojnë se mrekullia po ndodh, se të paprekshmit tani po paguajnë, se ata tek të cilët duhet të trokisnin me para në dorë, tani po tregohen me gisht. Por në fakt ka gjasa që të mos jetë kështu. Sepse pikërisht fakti se e gjithë propaganda po fokusohet vetëm

tek ndëshkimi, është një ogur i keq. Spastrimi, ndonëse në dukje i vështirë dhe deri pak kohë më parë i paimagjinueshëm, është puna më e lehtë e ngritjes së një sistemi të shëndetshëm drejtësie. Sfida më e vështirë, ajo që jep garanci dhe shpresë afat gjatë është mënyra se si do të ndërtohen institucionet e reja, parimësia dhe profesionalizmi i njerëzve që do të integrohen në to.

Pikërisht këtë gjë tregon edhe historia jonë e 70 viteve të fundit. Sistemi shqiptar i drejtësisë ka pësuar dy tërmete të mëdha. Njëri me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjen e partizanëve në pushtet dhe i dyti me përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e sistemit demokratik.

KOMENT Nga Artur Zheji

N

ë Shqipëri, dukshëm çdo gjë nuk ndryshon. Tash më as në thelb dhe as në formë. Ose edhe kur ndryshon së jashtmi, është një ndryshim për të “mosndryshuar” thelbësisht asgjë… Ka disa ditë që mediat shqiptare u pushtuan nga vendimi që mori Tahiri, ish-ministër i brendshëm, për t’u çliruar nga mburoja e imunitetit parlamentar. Disa thonë që ishte një gjest trimëror prej labi, disa të tjerë mendojnë se ishte, thjesht një hap, në brendësi të një marrëveshjeje, që garanton mosprekjen e tij. Ndërkohë Opozita shqiptare, pas

shpërthimit popullor kuksian, që e shkundi për disa ditë shoqërinë shqiptare, e mbas gëzimit të pafshehur për gjestin e Sajmes, duket se nuk ka ndonjë ditar popullor pune. Pikëpyetja e madhe është se inaktiviteti politik i Lulëzim Bashës, në lidhje me tubimet e njerëzve, lidhet thjesht me bioritmin e ngadaltë të natyrës së tij, apo është një strategji e tij, e paramenduar? Një strategji përshembull e “shkollës Fabiane”, që thotë ndër të tjera: “Prit me durim dhe fshehurazi si ujku me lëkurë qingji, çastin e duhur dhe kur çasti mbër-

10 E martë, 8 MAJ 2018

Spektakli ndjellakeq me kokat e prera nga vettingu Në të dyja rastet spastrimi ishte pothuajse total. Po fatkeqësisht produkti ishte fatal. Sepse edhe luftëtarët që drejtuan proceset me dyfek në dorë, duke i shndërruar kinematë e fashizmit në salla propagande kundër bash-

ballet për herë të tretë drejtësia shqiptare. Dhe duket se ne po përsërisim sërish të njëjtin gabim. Ne po ftohemi të konsumojmë me entuziazëm gjuetinë e shtrigave kundër atyre që po lar-

këpunëtorëve të tij edhe juristët e plepave që ngriheshin në detyrë në bazë të dënimeve politike që jepnin, treguan të njëjtën gjë: se më i rëndësishëm sesa spastrimi i të vjetërve nga sistemi është identikiti i të rinjve që do të hyjnë në të. Pikërisht me këtë sfidë po për-

gohen, ne na ofrohet përdhosja e tyre publike, inventari i pronave që kanë fituar në kurrizin tonë dhe këtu shfaqja mbaron. Komentet pas saj janë të gjitha njësoj. Arkitektët e reformës të gjithë në kor po bërtasin të entuziazmuar "fitore", duke mbytur ata zëra të arsye-

shëm që duan të ngrenë pyetjen se ç'do të ndodhë më pas? Sa do të ketë në sistemin e ri studentë që kanë mbaruar shkollimin e tyre në universitetet më prestigjioze të perëndimit? A janë të mirëseardhur ata? Sa do të zënë vend aty njerëz që kanë respekt për të drejtat e tyre njerëzore dhe për privatsinë e tyre dhe që vetëm kështu do të mund të japin garanci që do jenë sensibël edhe ndaj të drejtave tona? Sa do të mund të depërtojnë aty profesionistë me integritet kontibuti i të cilëve nuk do të matet nga devocioni që kanë treguar kundrejt atij që është në pushtet? Pikërisht mbi këto tema duhej të zhvillohej debati real mbi drejtësinë e re që mëtohet të ngrihet. Ai duhej të ishte i fokusuar të kualiteti i asaj që pritet të ndërtohet dhe jo tek anatemimi i asaj që po shkatërrohet. Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen. Dhe ky është sinjali që duhet të n'a shqetësojë. Sepse as deklamimet e diplomatëve edhe qeveritarëve as enumeracioni që ata i bëjë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen. Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t'i shohim rreziqet e saj. Lapsi.al

Vdekja e shpresës apo PD-ja e përgjumur… rin, vetëm atëherë sulmo fort e pa mëshirë!…” Për të mirën e Opozitarizmit, do të donim të mendonim, se inaktiviteti ose më saktë aktiviteti i kufizuar i Bashës, lidhet më një doktrinë të caktuar strategjike, përndryshe, hamendësimet konspirative, janë të lira të harlisen pa kurrfarë filtri. Tani Basha, e rifitoi mandatin e tij më të ri kongresual dhe e bëri mënjanë përsëri “armikun e brendshëm”. Çfarë pret sot ai, për të na bërë të ditur “Ditarin e betejave Opozitare”?

Sigurisht korri një fitore të mirë ndërkombëtare me deputetin gjerman Krichbaum, që dukshëm u ka besuar analizave të Bashës, mbi situatën shqiptare, pohuar kjo edhe nga vetë kryeministri, tek tha se: Krichbaum thotë në gjermanisht, ato që mendon Basha…” Mirëpo njerëzit, gjithmonë e më të shumtë ata, që nuk e durojnë dot më, tiraninë e range rover – ave dhe mercedesëve të shtrenjtë të familjarëve të “pakorruptuar”, të qeveritarëve socialistë: gra, dashnore, djem e vajza dhe dhëndurë të përkëdhelur nga paratë

tona, duan aksion opozitar. Një aksion opozitar që nuk mbërrin nga askund. Dhe duhet të nxitojnë nëse kanë ndërmend të bëjnë nonjë gjëkafshë, se është të porta Kampionati botëror i Futbollit dhe vapa e nxehtë mesdhetare shqiptare. Pastaj sigurisht është vonë dhe u duhet thënë njerëzve mirupafshim në Tetor. Apo kështu është paravendosur? “Të presim ndonjë gafë tjetër të kryeministrit tahmaqar dhe të lakenjve të tij, të famshëm për grykësinë e tyre, që po vendosin rekorde të reja…”/360grade.al/


AKTUALITET

11 E martë, 8 Maj 2018

Ministria e Brendshme e Austrisë, do të ofrojë asistencë teknike dhe logjistike për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit

Ministri Xhafaj në Austri merr mbështetje për Iintegrimin në BE A

ustria mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Mesazhin e mirë e ka dhënë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjatë vizitës zyrtare, Xhafaj u takua në Vjenë me homologun e tij z. Herbert Kickl, Ministër i Brendshëm, takim nga ku u dhanë disa lajme të mira. Në takimin që zgjati rreth 90 minuta, u shprehën vlerësime për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe u diskutua për një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në vijim. Ministrat evidentuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa u nënvizua mbështetja e plotë e Austrisë për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Në fjalën e tij ministri Xhafaj bëri një paraqitje konkrete të prioriteteve të MB-së, në fushën e rendit dhe sigurisë dhe njëherësh, të arritjeve të derisotme veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Kickl përgëzoi Shqipërinë për arritjet, dhe garantoi se Austria do të jetë gjithmonë një avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Nga ana tjetër, sipas ministrisë sonë

ASISTENCË TEKNIKE “Sipas ministrisë sonë është mundësuar që Ministria e Brendshme e Austrisë të ofrojë asistencë teknike dhe logjistike për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Gjithashtu u dakordësua bashkëpunimi i ndërsjellë për projekte konkrete”. është mundësuar që Ministria e Brendshme e Austrisë të ofrojë asistencë teknike dhe logjistike për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Gjithashtu u dakordësua bashkëpunimi i ndërsjellë për projekte konkrete. Në javët në vijim do të ngrihen grupe pune në nivel ekspertësh për organizimin e eventeve të rëndësishme, për

shkak të Presidencës së BE-së së Austrisë në 6 mujorin në vijim dhe Presidencës së Shqipërisë të Konventës për Bashkëpunimin Policor për Evropën Juglindore. Takimi i Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë së vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vjeshtën e këtij viti, është rënë dakord me palën austriake, të mbahet

në Tiranë. Austria ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të avancuar projektin e propozuar nga ministri Xhafaj në takimin e Triestes vitin e kaluar, për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor. Në përfundim të takimit z. Xhafaj ftoi homologun austriak për një vizitë në Shqipëri, e cila u pranua me kënaqësi nga ministri Kickl.

INTEGRIMI “Ministrat evidentuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa u nënvizua mbështetja e plotë e Austrisë për përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”.

VLORË

LEZHË

DURRËS

9 orë në pyll e humbur, turistja: Policia më e mirë

“Punonjëse e Interpol”, në pranga mashtruesja e vizave

Me kamion drejt BE-së, policia kap 4 shqiptarë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pas dy denoncimesh një 48-vjeçare pasi premtonte viza amerikane duke u prezantuar si punonjëse e Interpol. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Pranvera Stojani u ka marrë dy personave përkatësisht nga 8 mijë dhe 3 mijë euro, “me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit”. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndonëse është thënë se Shqipëria është vend i sigurtë, tentativat për të shkuar në vendet e BE-së nuk mungojnë, madje rrugët janë edhe të çuditshme. 4 persona, të cilët janë të parregullt në vendet e BE-së, kanë zgjedhur të kalojnë kufirin shqiptar përmes portit të Durrësit duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive në një kamion. “Janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar”, thotë policia e Durrësit. Policia arrestoi shoferin e kamionit, Mariglen Mema 24-vjeç nga Shijaku dhe Altin Hajdini 29-vjeç, nga Durrësi. Ndërkohë në trajler janë gjetur H.L. 32-vjeç, V.M. 34-vjeç, dhe F.V. 28-vjeç.

Adelhat Wolper, turistja austriake Adelhat Wolper u gjet pas 9 orësh kërkime në pyllin e Llogarasë, por ajo u surprizua pasi policia i dhuroi një tufe me lule në momentin e gjetjes. Kanë qenë orët e vona të natës, ku pas shumë përpjekjesh 45-vjeçarja u gjet në mes të pyllit. Ajo falenderoi forcat e policisë për ndihmën që i dhanë. Turistja austriake: Shumë mirë. Polici i dhuron lule: Urdhëro! Turistja austriake: Faleminderit, shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin të mbrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E martë, 8 MAJ 2018

Projektet që do transformojnë Tiranën, Veliaj pret drejtorin e Fondit të Abu Dhabit, Adel Al Husan

F

ondi i Abu Dhabit do vijojë të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të çuar deri në fund projektin e Bulevardit të Ri për dy segmentet e mbetura dhe rivitalizimin e një sheshi monumental në fund të tij. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim drejtorin e operacioneve në botë të Fondit të Abu Dhabit për Zhvillim, Adel Al Husan, me të cilin bisedoi për përfundimin e projektit të Bulevardit të Ri, si dhe mbi mundësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe për projekte të tjera. Ai i shprehu mirënjohjen përfaqësuesit të lartë të Abu Dhabit për financimin e Bulevardit të Ri dhe Lumit Tirana, si dy projekte që kanë transformuar jetën e një komuniteti të madh banorësh, të cilët deri dje vuanin pasojat e informalitetit dhe përmbytjeve. "Kemi pasur një eksperiencë të shkëlqyer me zbatimin e projektit të Bulevardit të Ri, në këto dy vite kemi ecur me ritme të jashtëzakonshme. Sot po i afrohemi fundit, ndërkohë kemi përfunduar totalisht sistemimin e Lumit të Tiranës, çka shpëtoi nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11. Pra, fillon nga ura e kthesës së Kamzës deri te Kafja e Rremës, një mënyrë për të shpëtuar një komunitet të tërë, i cili më parë vuante të gjithë pasojat e përmbytjeve. Sot përmbytjet janë një përrallë nga e kaluara", tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi faktin se projekti i rehabilitimit të Lumit Tirana nuk përfshin vetëm sistemimin e familjeve që jetonin në shtëpi të ndërtuara në shtratin e lumit, si dhe ndërtimin e skarpateve mbrojtëse, por edhe krijimin e hapësirave shlodhëse dhe argëtuese për banorët e zonës. "Sot kemi bërë disa parqe anës lumit dhe nga një zonë e degjeneruar me konotacion negativ, Bregu i Lumit krejt

Veliaj: Përmbytjet nga Lumi Tirana, histori e së shkuarës

papritur po rihyn në fjalorin tonë si një zonë me vlerë, ku po investojmë në arsim, me qendrat sociale, me shkollat e reja. Besoj se duke filluar nga riparimi i lumit kthehu faqen e gjithë zona e Bregut të Lumit", shtoi Veliaj. Drejtori i Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit, Adel Al Husan, u shpreh i kënaqur për bash-

këpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe theksoi mbështetjen për projekte të tjera

zhvilluese në të mirë të qytetarëve. "Jemi të kënaqur për partneritetin strategjik me qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një arritjeje të madhe. Një tjetër arritje është bërë në zhvillimin e këtij projekti të Bulevardit verior dhe në projektin e

rehabilitimit të lumit. Po vazhdojmë diskutimet me qeverinë për projekte të reja. Faleminderit atyre që na dhanë mundësinë për të qenë pjesë e sfidave të tyre të zhvillimit dhe patjetër që do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët dhe vëllezërit tanë në Shqipëri për një të ardhme më të mirë", tha Adel Al Husan. Kryebashkiaku Veliaj saktësoi se me drejtorin e Fondit të Abu Dhabit është rënë dakord që të vijojë financimi i projektit të Bulevardit të Ri edhe për dy segmentet e tjera të mbetura. "Me Fondin e Abu Dhabi-t do të sigurohemi që ta çojmë projektin deri në fund edhe me një shesh monumental, ashtu siç është sheshi "Nënë Tereza". Tashmë kemi disa projekte urbanistike që po kthehen në ikonë për Tiranën, si sheshi "Skënderbej" dhe Bulevardi i Ri. Besoj se me këto dy shtojca të Zogut I dhe të fundit të Bulevardit të ri me projektin e Lidos, të kemi një kurorëzim të suksesshëm të marrëdhënies me Abu Dhabi-n", e mbylli fjalën Veliaj.

Bashkë me asfaltimin, për herë të parë kjo lagje do të ketë edhe sistem ndriçimi si dhe hapësira të dedikuara për të pushuar. Ashtu siç ka premtu-

ar kryebashkiaku Veliaj, ku çdo vit Bashkia e Tiranës rehabiliton 50 blloqe banimi, duke përmirësuar tërësisht kushtet e jetesës së banorëve.

INVESTIME NË SAUK

Rrugë të reja dhe hapësira çlodhëse për banorët Një tjetër lagje në kryeqytet është transformuar tërësisht duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet e saj dhe me punëtorët për ndërtimin e një lulishteje të re në zonën e Saukut dhe asfaltimin e rrugicave sëbashku me infrastrukturën nëntokësore që e lidhin këtë lagje me rrugën "Hermann Gmeiner" duke zgjidhur në këtë mënyrë një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve '90.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

13 E martë, 8 MAJ 2018


AKTUALITET

14 E martë, 8 Maj 2018

Procesi i Vetting-ut në Polici pritet të zgjasë 2 vite, dhe sipas Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj synon largimin e oficerëve që nuk meritojnë uniformën

D

eri në 95% e 13 mijë punonjësve të Policisë së Shetit, kanë dorëzuar 3 formularët në kuadër të Vetting-ut tek uniformat blu. Kjo shifër nuk është zyrtare, pasi pritet që në ditët të vijim të deklarohen të dhënat e sakta të këtij procesi, i cili pati edhe kundërshtime. 30 ditë pasi ministria e Brendshme la si afat që punonjësit e Policisë së Shtetit të vetëdorëzonin formularët, dje u mbyll zyrtarisht ky proces. Zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj, në një deklaratë për mediat bëri me dije se qarqet që kanë mbaruar më shpejt dorëzimin e formularëve, janë Korça dhe Berati. “Qarqet që kanë mbaruar me shpejt procesin e dorëzimit të formularëve janë Korça dhe Berati. Zyrat e protokollit kanë qëndruar hapur gjatë fundjavës për të bërë të mundur dorëzimet. Mbi 95 % e formularëve janë dorëzuar. Interesim i lartë për 15 vendet vakante për anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe sekretariatit teknik që do të vlerësojnë 300 anëtarët e gradave të larta. Të interesuarit mund të paraqesin aplikimet deri në datën 14 maj”, tha Hodaj. Vetting-u në polici nuk është proces pastrimi, por një nga mënyrat për të kthyer besimin e publikut tek punonjësi i rendit. Ligji parashikon tashmë ngritjen e një komisioni për Vetting-un në fazën e parë. Deri në datën 30 maj pritet të ngrihet ky komision që do vlerësojë 300 drejtuesit aktual në Policinë e Shtetit, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu. Procesi i Vetting-ut në Polici pritet të zgjasë 2 vite, dhe sipas Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj synon largimin e oficerëve që nuk meritojnë uniformën. Dje ishte afati i fundit i dorëzimit të formularëve. Si ka shkuar ky proces? A kemi shifra në përqindje deri më tani? Deri tani procesi i ka përmbushur pritshmëritë tona. Shumica e punonjësve i ka dorëzuar formularët. Policia e Shtetit dhe Garda, duke qenë se kanë numra të mëdhenj, kishin parashikuar edhe struktura asistence për punonjësit. Procesi është mbyllur në Tiranë dhe rrethe. Për shifra të sakta do të flasim

ITALI

Vetting-u në Polici, Hodaj: 95% e policëve dorëzuan formularët, verifikimi nis nga Ardi Veliu

në ditët në vijim, pasi të bëjmë një analizë. Por, mund të them se 95%-98% e punonjësve e ka përmbyllur procesin e dorëzimit të formularëve. Është folur përgjatë këtyre javëve për qindra efektivë që

kanë dhënë dorëheqjen gjatë këtij procesi? Si qëndron e vërteta? Dorëheqje ka gjatë gjithë kohës. Nuk kemi shifra të sakta se sa e kanë dhënë gjatë këtij procesi, por nuk besoj që është një

numër i tmerrshëm dorëheqjesh. Gjithsesi, pas një analize mund të themi se sa ka ndikuar Vetting-u. Pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces, siç është vënë re nga konsultimet që kemi bërë. Theksoj se ligji nuk i paragjykon dorëheqjet. Çfarë do të ndodhë me efektivët që dorëhiqen? A i shpëtojnë ata Vetting-ut, pavarësisht dorëheqjes? Ata që kanë dhënë dorëheqjen nuk janë më punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo SHÇBA-së, kështu që nuk mund t’i nënshtrohen këtij procesi. Vetting-u vlen vetëm për ata që janë në detyrë e duan të vazhdojnë në detyrë. Kush do zërë vendet e atyre që janë larguar apo do të largohen pas Vetting-ut? Do të ketë sërish testime? Vakancat mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët. Si do të vijojë tani procesi, që kjo fazë përfundon? Do të ngrihet fillimisht Komisioni i Jashtëm i Vetting-ut, që do drejtohet nga njerëz jashtë sistemit apo jo? Më pas si do

VENDET BOSH “Vakancat mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët”.

DORËHEQJET “Pjesa dërrmuese e Policisë së Shtetit e ka dashur këtë proces, siç është vënë re nga konsultimet që kemi bërë. Theksoj se ligji nuk i paragjykon dorëheqjet”. të vijojë? Këto seanca a do të jenë të hapura për publikun? Aktualisht po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut dhe Sekretariatit Teknik. Në datën 27 maj, bordi përzgjedhës, që është i përbërë nga 5 institucione, Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Shërbimi Informativ Shtetëror, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shpallur vakancat. 5 vende për bordin dhe 15 vende të Sekretariatit Teknik. 10 vendet e tjera të Komisionit të Jashtëm plotësohen nga ILDKPI dhe 10 propozime nga pedagogët që vijnë nga rektori i Universitetit të Tiranës. Kur plotësohen vakancat, ngrihen organet dhe nis funksionimi e vlerësimi. Komisioni i Jashtëm vlerëson gradat e larta, pra nis vlerësimi nga maja e zbret poshtë.

Në 31 maj seanca e parë për Habilajt Në 31 maj, do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e gjyqit ndaj grupit Habilaj, të arrestuar më 14 tetor të vitit 2017. Me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, në trafik ndërkombëtar droge e armësh, autoritetet italiane vunë nën hetim personat e konsideruar si anëtarë të një bande kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit vlonjatë Moisi e Florjan Habilaj. Në dosjen heti-

more të Prokurorisë së Katanias, përmendet disa herë dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Me kërkesë të prokurorit të Katanias, Andrea Bonomo, grupi do të dal para trupit gjykues të drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino. Deri në mes të dhjetorit të vitit 2017 në regjistrin e të hetuarve për operacionin “Rosa dei Venti” figurojnë 15 persona; Moisi Habi-

laj, Angelo Busacca, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti, Antonino Riela, Maridian Sulaj, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Carmen Sandro Berolini, Enrivo Maria Giaquinta, William Patane, Massimiliano Maria Brundo, Rosario Giuliano, Antonio Greco, Giuseppe Greco, si dhe Nezar Seitaj i arrestuar nga Prokuroria shqiptare dhe i ekstraduar në Itali.


AKTUALITET

15 E martë, 8 Maj 2018

Personi kryesor i dyshuar për këtë ngjarje është ndaluar. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por është parë pranë makinës së djegur duke u larguar dhe po verifikohet nga policia

D

himbja nuk ka fund në familjen e 60-vjeçarit nga Mitrovica, Xhafer Osmanit, të cilët pas lajmit të kobshëm, ende nuk kanë konfirmuar nëse trupi i karbonizuar i përket 60-vjeçarit. I ndjeri sipas burimeve është torturuar për disa orë, dhe më pas është djegur brenda në makianë në fshatin Derven të Fushë-Krujës, mbrëmjen e së shtunës. Familjarët e tij, mbërritën ditën e djeshme në Tiranë, dhe janë ende në pritje të tërheqjes së trupit të tij të pajetë, ndonëse është i karbonizuar. Blutë e Durrësit thonë se në vendin e krimit, kanë gjetur prova të shumta për të arritur në gjurmët e autorëve. Policia e Durrësit thotë se ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eleminuar. Dyshimi ka se 60-vjeçari ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, ku është bërë e mundur edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë se kush kanë qenë personat e fundit me të cilët ka qëndruar viktima. Familja Pas lajmit të kobshëm të gjetjes së një personi të karbonizuar brenda një automjet në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë, që dyshohet se i përket Xhafer Osmanit nga Mitrovica e Kosovës, famijarët e këtij të fundit iu drejtuan Institutit të Mjekësisë Ligjore për të marrë konfirmimin zyrtar. Mesa duket zvarritjet institucionale, por edhe mungesa e kryerjes së analizave të ADN-së, bëri që familjarët e

60-vjeçari u torturua dhe u dogj. Familja nuk njeh trupin, pritet analiza e ADN-së KURAN “Në media qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin”.

personit që rezulton i humbur prej datës 4 maj, të mos marrin përgjigje nga morgu i Tiranës. Ndërkohë, i vetmi institucion që ka mundësinë për të bërë anazilat e ADN-së në vendin tonë, është laboratori Policisë Shkencore. Do të duhet të pritet edhe të paktën 1 javë për të për-

ITALI

caktuar se i kujt i përket trupi i shkrumbuar i gjendur mesditën e së shtunës në periferi të Fushë-Krujës. Shkaqet Personi kryesor i dyshuar për këtë ngjarje gjithashtu është ndaluar. Emi i tij nuk bëhet i

ditur, por është parë pranë makinës së djegur duke u larguar dhe po verifikohet nga policia. Një nga pistat që ka kjo ngjarje, por që ende nuk është arritur të zbulohet, është nëse viktima ka pasur një lidhje dashurie me një femër në Shqipëri. Burime pranë policisë së Durrësit,

thonë se kanë hetuar në këtë drejtim dhe se për ta do ishte e vlefshme dëshmia e një personi që mund të ketë pasur raporte me viktimën, por deri më tani nuk kanë ende një emër. Ndërsa në media qarkullojnë informacione se në vendin e krimit është gjetur edhe një Kuran, mbi të cilin thonë se mund të jetë betuar kosovari para se të vrisnin, por policia e Durrësit nuk e konfirmon një informacion të tillë. Burime pranë policisë thonë se provat e gjetura në vendngjarje janë të shumta dhe mund të çojnë në gjurmët e autorëve, pa saktësuar se çfarë janë ato konkretisht.

EKSTRADIMI

Trafiku i drogës, shqiptarët Izet Haxhia sot mbërrin në Tiranë grup me “Ndrangheta”-s N

Mediet italiane, bazuar në operacionin e fundit anti-drogë, theksojnë avancimin e shpejtë të klaneve shqiptare në rrjetet e narkotrafikut. 206 kg marijuanë u gjetën të fshehura në një kamion të dielën. Drejtuesi i mjetit të ardhur nga Spanja ishte një italian, Enzo Di Mauro, 48-vjeç, person i lidhur sipas hetuesve me “Ndrangheta”-n, që me shumë gjasë është organizuesja e lëvizjeve të lëndës narkotike nga shteti në fjalë, duke e bërë këtë në aleancë me shqiptarët. “Corriere della Sera”, shkruan se 50-vjeçari nga Durrësi, Eduart Mecani kishte qenë duke pritur mbërritjen e kamionit për të shkarkuar prej andej thasët me marijuanë e t’i kalonte pastaj te furgoni i tij. “Ekziston një rrjet në Spanjë”, thotë “Corriere della Sera”, “i përbërë nga ndërmjetës e shpërndarës të drejtpërdrejtë të drogës së sjellë nga Afrika e Veriut”.

jeriu kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit 20 vite më parë, Izet Haxhia, do ekstradohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat e drejtësisë shqiptare. Haxhia do të ekstradohet sot nga Turqia, pasi oficerët e policisë shqiptare ndodhen në Turqi për të marrë ish-truprojen e Sali Berishës. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që nuk e ka pranuar kurrë. Haxhia ka kërkuar garanci nga

GARANCI

“Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka kërkuar garanci nga autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejt dhe të rregullt gjyqësor”.

autoritetet shqiptare për zhvillimin e një procesi të drejt dhe të rregullt gjyqësor. Izet Haxhia prej dy javësh qëndron në polici dhe nëpërmjet rrejtit facebook ai njoftoi se po vetëdorëzohej në polici për t’u ekstraduar në

atdhe. Ekstradimi pritet të çojë në rihapjen e dosjes për vrasjen e bujshme, atë të Azem Hajdarit në 12 shtator 1998, lider i Lëvizjes së Dhjetorit ‘90 dhe një prej personazheve më me influencë brenda të djathtës në atë kohë.


FORUM Nga Maela Marini

B

allkani Perëndimor ndeshet sot me shumë rreziqe dhe ka nevojë për një angazhim më të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky është përfundimi i një studimi të ri që iu prezantua ditët e fundit në Uashingotn. Autorë të tij janë ish diplomatë të njohur amerikanë, Thomas E. Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter dhe Frank Wisner. Sipas tyre anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë ndikimeve negative në rajon nga Rusia, Kina dhe Turqia. Pjesëmarrësit në diskutimin e zhvilluar në Institutin Amerikan të Paqes shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me zhvillimet negative në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit të Shtetit në bisedimet e vitit 2005-2006 mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se disa nga rreziqet kryesore sot në Ballkanin Perëndimor janë përkeqësimi i qeverisjes, rreziku i tensioneve etnike, si dhe ndikimi negativ i disa faktorëve të huaj. “Ndërhyrja destabilizuese e Rusisë, në veçanti, shtimi i pranisë kineze, të cilët megjithëse ende nuk kanë shpallur një kurs të qartë politik për Ballkanin, përmes investimeve, janë në rrugë për t’u bërë një aktor

16 E martë, 8 Maj 2018

SHBA dhe BE të rrisin angazhimin në Ballkanin Perëndimor serioz në rajon pa përfillur fare standartet evropiane dhe parimet e perëndimit. Edhe Turqia, me modelin e saj të një vendi autoritar islamik paraqet një sfidë për të ardhmen transatlantike të Ballkanit. Të gjithë këta faktorë janë të rinj dhe në qendër të vëmendjes sonë”. Ish-diplomati amerikan, Jonathan Levitsky, ish ndihmës i të dërguarit amerikan për Ballkanin Richard Holbrooke, theksoi se rënia e angazhimit diplomatik të Perëndimit në rajon në vitet e fundit është shqetësuese. “Në një masë të madhe vëmendja diplomatike amerikane është larguar nga rajoni, duke filluar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Synimi ynë nuk është që të kthehemi në të njejtin nivel angazhimi në Ballkan si në fund të viteve 1990. Shpresojmë që kjo kurrë të mos jetë e nevojshme. Por, një angazhim relativisht i vogël sot mund të ketë një ndikim të madh në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes dhe nevojën për një angazhim shumë më të madh në të ardhmen”. Boshllëku i krijuar nga mungesa

e një angazhimi të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në dhjetë vitet e fundit, po shfrytëzohet nga vendet si Rusia, Kina dhe Turqia, thotë ish këshilltari i presidentit George Bush për çështjet e Rusisë Thomas Graham, sot me organizatën “Kissinger Associates Inc.” “Një angazhim në një nivel më të lartë nga Perëndimi është një element i rëndësishëm kundër këtyre ndikimeve, duke i dhënë banorëve të rajonit shpresën se ekziston një alternativë, se

Perëndimi është i interesuar për rajonin, se ekzsiton një rrugë për të ecur përpara që do të sjellë më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe begati në rajon në aspektin afatgjatë”. Pjesëmarrësit në këtë diskutim thanë se shtimi i përpjekjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në Nato është gjithashtu një mënyrë e efektshme për t’iu kundërvënë ndikimit negativ

nga jashtë. Në këtë kontekst, ambasadori Frank Wisner tha se Uashingtoni dhe Brukseli duhet të ndihmojnë vendet e Ballkanit të zgjidhin problemet mes tyre dhe mos ta pengojnë njëri-tjetrin në procesin e integrimeve euro-atlantike. Zoti Wisner tha se duhet t’i jepet një shtytje më e madhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Ne kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se nuk duhet të lejohet asnjë vend i ri i Bashkimit Evropian të ketë të drejtën e vetos në lidhje me anëtarësimet e ardhshme. Pra, që Serbia të mos jetë në gjendje të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në BE. Unë e di që ky është edhe qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ne gjithashtu jemi plotësisht dakord me këtë qëndrim”. Në Raportin “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor - Rekomandime për Diplomacinë Amerikane”, theksohet se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të sjellë si rezultat pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në raport, autorët rekomandojnë që KFOR-i të vazhdojë praninë në Kosovë, por një bazë e përhershme ushtarake e Natos ose e Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte e nevojshme sepse do të provokonte Serbinë dhe Rusinë. Raporti gjithashtu rekomandon krijimin e një force mbrojtëse të Kosovës, të armatosur lehtë. “Zëri i Amerikës”

FORUM

Dy shekuj më vonë, Marksi ndihet më revolucionar se kurrë Nga Stuart Jeffries

D

je qëndrova mbi varrin e Karl Marksit, në varrezat Highgate të Londrës, duke pyetur veten se çfarë do të na thoshte sot, 200 vite pas lindjes së tij, më 5 Maj. “Punëtorë të të gjithë vendeve, bashkohuni”, lexon guri i varrit. Por ata nuk janë bashkuar. Dhe solidariteti i të shfrytëzuarve, të cilën Marksi e quajti si të nevojshme për t’i dhënë fund kapitalizmit, ekziston shumë pak. “Borgjezia po prodhon varrmihësit e vet”, tha ai dhe Fridrih Engels 170 vite më parë në Manifestin Komunist. “Rënia e borgjezisë dhe fitorja e proletariatit janë të pashmangshme.” Jo dhe aq. Kapitalizmi sot është i shfrenuar. Me atë ironi historike që filozofi Hegel e quajti “dinakëri të arsyes”, kapitalizmi ka bërë që varrmihësit madje ta ndihmojnë të mbahet gjallë. Kina, shoqëria më e madhe socialiste në botë (vetëm në dukje), i furnizon kompanitë kapitaliste me punë krahu tepër të lirë, që u shkakton probleme punëtorëve të tjerë në të gjithë botën. Pra, a ka marrë fund Marksi? Aspak. Për mua, ajo që bën t’ia vlejë leximi i Marksit sot nuk është vetëm prognoza panglosiane, por diagnoza që vazhdon bën jehonë dhe sot. Për shembull, ai dhe Engelsi parashikuan se si do të funksion-

onte globalizimi. “Në vend të kërkesave të vjetra, që plotësoheshin nga oferta e prodhimit vendas, do të vijnë kërkesa të reja për produkte që ofrohen nga vende të largëta e nën një tjetër lloj klime.” Prandaj punëtorët kinezë bëjnë produkte që nuk mendonim se do të ekzistonin, jo më që do t’i dëshironim. Kjo do të na fuste në përgjumje politike, në prag të sociopatisë, si narcizistë somnambul. Po, po flas për smartfonët. E kam të vështirë ta lexoj “Manifestin e Komunizmit” pa menduar se po jetoj në botën që kishte përshkruar ai dhe Engelsi. “Revolucionarizim i përhershëm i prodhimit, trazim i pandërprerë i të gjitha kushteve shoqërore, pasiguri pa mbarim dhe ankth që e dallon epokën borgjeze nga të mëparshmet.” Jetojmë në një botë njësoj, por edhe më intensive se ajo që kishin përfytyruar Marksi dhe Engelsi. Për mua, këto fjalë nuk tregojnë vetëm se si Uber, Deliveroo dhe kompani të tjera shmangin vlerat dhe standardet për të fituar më shumë para, por tregojnë edhe se si planeti po plaçkitet pa pushim për të kënaqur aksionerët që shmangin taksat. Profesori marksist David Harvery mori si shembull qytetin e San Paulos, ku baza ekonomike është një industri makinash që prodhon automjete të cilat qëndrojnë me orë të tëra në rrugët e bllokuara nga trafiku, duke ndotur mjedisin e duke i izoluar individët, një emblemë e fuqishme që tregon se sa armiqësore janë

ekonomitë e tregut të lirë ndaj nevojave të vërteta të njerëzve. Marksi nuk parashikoi Facebook, por e kuptoi bazën e modelit të biznesit të Mark Zukerbergut më mirë se senatorët amerikanë që morën pjesë në seancën dëgjimore në Kongres, pak javë më parë. “Borgjezia”, kanë shkruar shumë bukur Marksi dhe Engelsi, “nuk ka lënë asnjë lidhje tjetër mes njerëzve përveç interesit vetjak dhe pagesës me para në

dorë. Ka mbytur kënaqësitë më qiellore të ngrohtësisë fetare, entuziazmin e fisnikërisë; si dhe ka mbytur sentimentalizmin në ujërat e përllogaritjeve të ftohta.” Facebook, pa përmendur Amazon dhe Google, kanë ndihmuar që t’i kthejnë njerëzit në prona të shfrytëzueshme. Kjo është në fakt një lloj gjenialiteti. Por më e dhimbshmja për ne sot është ajo që shkroi Marksi në veprën “Kapitali”, që flet për fetishizmin rreth komoditeteve. Me atë term i drejtohej sendeve të përditshme që prodhojnë punëtorët, si tableta, makina, madje edhe librat që përkujtojnë 200-vjetorin e lindjes të Marksit, të cilat kapitalizmi i bën të huaja, në mënyrë magjepsëse. Njësoj siç ndodh me disa besime fetare, kur një objekt të cilit i atribuohen fuqi të mbinatyrshme, kthehet papritur në fetish për ata që e adhurojnë. Të tilla janë dhe fuqitë magjike që i jep kapitalizmi komoditeteve të konsumit. Kur shitet një iPhone, këmbehet për një tjetër komoditet (zakonisht për parà). Këmbimi nuk llogarit punën që është dashur për prodhimin e smartfonit, le më faktin që shumë punëtorë të keqpaguar të Apple kanë menduar edhe vetëvrasjen për t’i shpëtuar jetës që kalojnë duke prodhuar pa fund pajisje që unë e ti duam t’i kemi patjetër. “Për këtë arsye, një komoditet është diçka misterioze thjesht sepse mbi të, karakteri shoqëror i punës së njerëzve, paraqitet

si një karakter objektiv i stampuar mbi produktin e asaj pune”, shkruante Marks. György Lukács, i cili e ka ndikuar shumë shkollën e Frankfurtit, tha se në një botë ku fetishizmi i komoditeteve është i përhapur, do të krijohet një lloj i ri njeriu. Këta njerëz të rinj janë aq të degraduar, sa thelbi i vetëm i tyre është blerja dhe shitja: “Unë blej, ndaj ekzistoj”. Në vend që të bashkohemi për t’i dhënë fund kapitalizmit, ne blejmë më shumë këpucë. Kur JD Sports njoftoi se kishte pasur rritje të fitimeve me 24% muajin e shkuar, mua m’u duk më pak si lajm i mirë për rrugët e famshme me dyqane të shtrenjta të Britanisë, e më shumë si rritje e fetishizmit për këpucë në sistemin degradues që përshkroi Lukacs. Siç e thotë dhe Malkolm X, na kanë rrëmbyer. Na e kanë hedhur. Në një botë e tillë është më e lehtë të biesh në atë heshtjen filozofike që tërbonte Marksin, siç ranë shumë veta nga Shkolla e Frankfurtit. “Filozofët thjesht e interpretojnë botën në mënyra të ndryshme. Qëllimi, gjithsesi, është që ta ndryshojnë”, ka thënë ai, fjalë që janë gdhendur edhe mbi gurin e varrit. Kjo mbetet një sfidë e vërtetë. Kemi nevojë që Marksi të na ndihmojë të kuptojmë se gjendja në të cilën jemi është vetëm paradhënia për një betejë më të madhe, për të cilën shkrimet e tij ndihmojnë më pak: betejën për të dalë prej saj. The Guardian. Përktheu: Top Channel


VIP

17 E martë, 8 MAJ 2018

Eugent Bushpepa me engjëll në Eurovision, ja si u suprizua nga fansja Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision është surprizuar nga një fanse pas konferencës së tij për shtyp. Një grua, e quajtur Nikki Allen ishte e ulur në një karrige me rrota i shprehu pëlqimin që ka për muzikën e tij, duke i bërë një dhuratë. Madje kishte mësuar të thoshte në shqip: “Ke një këngë shumë të bukur.” Nikki Allen: Kam një

dhuratë për ty. Është një engjëll për fat. Eugent Bushpepa: Faleminderit shumë për këtë dhuratë. Shpresoj të më sjellë fat. Pasi këngëtari e shpërndau në rrjetin e tij social në Facebook, nuk ka munguar komenti i saj ku tregonte se ishte e kënaqur nga takimi me të dhe e lumtur, pasi ai pëlqeu dhuratën. Dihet se Bushpepa do të performojë këngën “Mall” sonte më datë 8 maj në Lisbonë.

Stormy Daniels paralajmëron presidentin Donald Trump Ylli i pornografisë amerikane, Stormy Daniels është shfaqur në mnyrë të papritur në emisionin televiziv amerikan “Saturday Night Live”, ndërsa debati i saj ligjor me Donald Trump mbi një marrdhënie midis tyre vazhdon. Ndërsa luhej një skenë humori rreth Trump, ajo e ka ironizuar duke thënë: “E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike, por një stuhi është si një fëmijë që vjen”. Daniels thotë se është paguar 130 mijë dollarë nga avokati i Trump në 2016 për të heshur. Ajo thotë se ka pasur një lidhje me presidentin amerikan, ndërkohë që ai ishte martuar me Melanie Trump. Por Trump i ka mohuar këto akuza. Megjithatë ai është shprehur se e ka rimbursuar avokatin e tij, Michael Cohen për pagesën prej 130,000 dollarë, për të cilën Trump thote se e ka dhënë për të ndaluar Daniels që të bënte deklarata të rreme. Në sketch u shfaqën aktorët Alec Baldwin si Trump dhe Ben Stiller si Cohen. Bawldin duke luajtur rolin e Trump i thptë avokatit të tij që të telefonojë Storms që të mbyllnin mosmarrëveshjen njëherë e përgjithmonë. Daniels “përgjigjet” në telefon, ndërsa Trump e pyet se çafrë do në këmbim që të heqë dorë. Por Daniels i thotë: “Më falni Donald është tepër vonë për këtë. E di që nuk besoni në ndryshimet klimatike, por një stuhi është një fëmijë që vjen”.

Selena Gomez në “Prada Show 2019”

Kim Kardashian nuk heq dorë Parfumet e saj KKW dolën në treg vetëm gjashtë ditë më parë. Por Kim Kardashian dëshiron të sigurohet se aroma e re, e cila kushton 60 dollarë për shishe, do të shitet shumë shpejt. Dhe ylli i televizoneve di ta bëjë këtë më së miri duke mos hequr dorë nga zhveshja. Kim ka pozuar nudo duke lyer të gjithë trup me krem për të mbrojtur modestinë. Ajo vuri në pah format e saj bombastike dhe si gjithmonë u dukej shumë seksi.

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur Selena Gomez, ka qenë e ftuar në shfaqjen e markës së njohur Prada, “Prada Show 2019” në New York. Gomez ka ndryshuar madje edhe flokët e saj, ndërsa veshja dhe çanta e saj morën më shumë vëmendje. Gomez gjithashtu kishte vënë edhe syza të mëdha po ashtu të Pradas.

Rihanna dhe Drake s’janë më miq Rihanna, e njohur si “Bad Girl RiRi”, ishte e ftuar në një intervistë për prestigjiozen Vogue. Aty ka folur për bukurinë, gjithçka që ka të bëjë me mbajtjen e linjës së trupit dhe sigurisht, burrat. Një nga pyetje që i ishin parashtruar Rihannas ishte edhe për Drake, dikur që e kishte shok të mirë e madje flitej se edhe kishin nisur një marrëdhënie dashurie. “Nuk jemi më miq. S’kemi miqësi por s’jemi as armiq”, ka thënë Rihanna.


KURESHTI

18 E martë, 8 MAJ 2018

Ushqimet më të rrezikshme në botë, Aventurierët shpesh udhëtojnë nëpër botë në kërkim të ushqimeve të pazakonshme dhe ekzotike, të cilat nganjëhërë mund të jenë edhe të rrezikshme për jetën e tyre. Megjithatë, ushqimi i rrezikshëm (specialitetet) zakonisht nuk konsumohet qëllimisht, pasi rreziku për jetën vjen nga mënyra e gabuar e përgatitjes, respektivisht gatimit të tij. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, rreth 10 milionë njerëz, gjysma prej të cilëve

janë turistë, çdo vit preken nga virusët dhe bakterët që ndodhen në ushqime apo ujë, e ndaj të cilëve banorët lokalë edhe mund të kenë krijuar imunitet. Nëse jeni ndonjëri prej atyre që nuk përtojnë të shijojnë çdo gjë që ju servirin në pjatë, apo ndoshta dashamirës të kurioziteteve, atëherë, në vijim ju prezantojmë gjashtë ushqimet më të rrezikshme në botë.

Fugu (Japoni) Rreziku: Vdekja Nëse nuk është përgatitur në mënyrën duhur dhe nuk i janë larguar mëlçia dhe organet reprodukuese, peshku fugu mund të shkaktojë vdekjen brenda një ore. Kuzhinierët që merren me përgatitjen e këtij lloji peshkut duhet të kalojnë nëpër një trajnim të posaçëm, që zgjat tri vjet. Tregu më i madh i peshkut fugu në Japoni, ndodhet në Shimonoseki, ndërsa këtë lloj peshku mund ta blini edhe në supermarkete. Disa prodhues japonezë kanë arritur të kultivojnë fugun jotoksikë, por për aventurierët nuk paraqet sfidë, prandaj edhe nuk pëlqehet prej tyre.

Casu Marzu (Sardenja) Rreziku:"Myiasis i lukthit", sëmundje e rrezikshme Edhe pse nuk është vdekjeprurës, ky lloj djathi është mjaftueshëm i frikshëm që të qëndrojmë sa më larg prej tij. Në shikim të parë, ky është vetëm një lloj djathi deleje, por i cili është përplot krimba të gjallë që mund të kërcejnë prej tij deri në 15 cm. Ky djath përfitohet, duke iu ekspozuar mizave, që lëshojnë vezë mbi të dhe të cilat kryejnë funksionin e katalizatorit të fermentimit. Bashkim Evropian ka ndaluar shitjen dhe tregtinë e këtij lloji djathi, mirëpo ai ende prodhohet dhe shitet në tregun e zi në Sardenja. Banorët vendas e përdorin atë nëpër dasma, apo dhe si afrodiziak, ku shpesh viktimë janë turistët.

Guaskat e përgjakshme (Kinë) Rreziku: Hepatitis Guskat e përgjakshme të Shangait konsiderohen delikatesë në ushqim, por që shumë lehtë mund t'ju infektojnë me hepatit. Për t'u bërë të konsumueshme, ato duhet të zihen me kujdes dhe shpejt, në mënyrë që prej tyre të largohen virusët dhe bakteret që shkaktojnë hepatitin. Zakonisht këto guaska shiten në supermarketet aziatike, ndërsa njihen në bazë të ngjyrës së bardhë dhe të hirtë, me linjat e thella (dhe janë përplot gjak).

Sannakji /oktapodi i gjallë (Korea Jugore) Rreziku: Ngufatja Ky lloj ushqimi nuk është i dëmshëm kur mbërrin në stomakut tuaj, por është i rrezikshëm gjatë procesit të ngrënies. Nakji është një lloj oktapodi i vogël që serviret në restoranet koreane. Këmbët e tij largohen ndersa ende është gjallë, kështu që ato lëvizin brenda pjatës si një grumbull zorrësh. Rreziku vjen kur përpiqeni të gëlltitni ndonjë këmbë oktapodi, sepse ajo mund të ngjitet në fytin tuaj, prej nga vjen rreziku shumë i madh i asfiksimit. Madje, çdo vit, në Korenë e Jugut regjistrohen mesatarisht 6 persona të vdekur nga ky lloj ushqimi.


19 E martĂŤ, 8 MAJ 2018


SHOWBIZ

20 E martë, 8 MAJ 2018

Princi Louis, dalin imazhet e bebushit mbretëror Dua Lipa, mes tre artistëve më të dëgjuar në botë Këngëtaret shqiptare tashmë po ngjiten lart e më lart në arenën ndërkombëtare me sukseset e tyre. Këngët e tyre po thyejnë rekorde dëgjimi dhe klikimi. Dua Lipa ka postuar në rrjetin e saj social Instagram lajmin se renditet si këngëtarja më e dëgjuar në botë në Spotify, dhe duket shumë e entuziazmuar për këtë fakt.

Familja mbretërore në Britani, u bë me një tjetër djalë. Janë publikuar dy foto të princit më të vogël britanik. Në një prej tyre, shihet Princesha Charlotte që puth të vëllain në ballë. Fotoja tjetër është bërë kur Louis ishte vetëm tre ditësh. Ai u lind më 23 prill dhe shkoi në shtëpi në të njëjtën ditë. Princ William dhe Kate Middleton u publikuan vetë imazhet e fotografuara në shtëpinë e tyre ntë Kensington Palace. Vëllai i madh, Princi George nuk shihet kund. Çifti u shpreh i lumtur dhe falenderoi publikun për gjithë mesazhet e ëmbla që dërguan për lindjen e Louis.

Rita Ora gati të "çmendë" Tiranën Pas rreth 6 vitesh, Rita Ora rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert. Vizita e fundit ka qenë vitin e shkuar për dasmën e vajzës së tezes së saj. Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka emocionuar publikun me koncertin e saj në Tiranë rreth 6 vite më parë, ku sapo kishte marrë famë ndërkombëtare falë hitit "R.I.P". Ardhja e saj është konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se kjo verë do të jetë e paharrueshme. Rita do të jetë e pranishme në një koncert në Sheshin "Skënderbej", ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, më datë 3 qershor.

Polemika në dasmën mbretërore, Meghan Markle nuk fton motrën dhe vëllain

Pak ditë para dasmës së vitit mes princit Harry dhe Meghan Markle, që do të zhvillohet më 19 maj të këtij viti, vazhdojnë të përbëjnë lajm marrëdhëniet

"torturuese" mes aktores dhe familjarëve të saj, konkretisht marrëdhëniet me gjysmë motrën dhe gjysëm vëllain, shkruan tgcom.it. "Mos u marto

me të, nuk është gruaja e duhur për ty", i ka shkruar gjysëm vëllai i Meghan kunatit të ardhshëm në një letër drejtuar atij. Ndërsa pak muaj më parë ishte gjysëm motra Samanta Grant edhe ajo jashtë listës së të ftuarve, e cila "shfryu" publikisht për Meghan duke thënë: "Është një ambicioze që do të ngjitet në nivele të larta të shoqërisë". Siç bëhet e ditur kohët e fundit, të vetmit anëtarë të familjes Markle të ftuar në event janë babai i aktores Thomas dhe mamaja Doria Ragland. Mesa thashethemeve është përmendur edhe muaji i mjaltit që, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, flitet se do bëhet në Afrikë dhe konkretisht në Namibi, në Hoanib Valley Camp, resort ky që mban vulën "ekskluziv".

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk nënshkruajnë marrëveshje paramartesore Gwyneth Paltrow dhe i fejuari i saj Brad Falchuk kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Aktorja dhe producenti kanë menduar të marrin masa paraprake përpara se të martohen. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme ndaj e kanë konsideruar të nevojshme nënshkrimin e marrëveshjes. "Ka një marrëveshje paramartesore. Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje", ka thënë një burim për E! News. Të martën 47-vjeçarja tha se, fëmijët e saj mezi po presin që të martohet. Ajo ka një vajzë Apple, 13 vjeç dhe djalin Moses 12-vjeç, nga martesa e parë me aktorin Chris Martin. Gwyneth është fejuar me Brad Falchuk, regjisor dhe producent. Edhe ai ka dy fëmijë Isabella dhe Brody.


KOHA E LIRE

21 E martë, 8 MAJ 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

70. Gjendje plogështie shpirtërore 71. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 72. Përfaqësuesja jonë e futbollit, quhet ashtu 74. Partia Levizja e Legalitetit 75. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 76. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 77. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 78. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 79. Secila nga të nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, që përkrahnin degë të ndryshme të artit e të shkencës 80. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 81. Emri i Banushi, një prej emblemave të traditës shkodrane të humorit 83. Pastaj e ka brenda 85. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 87. Të lag e të bën qull 89. Pushkë e vjetër, e gjatë e me pesë fishekë 91. Kumtim i gjerë me shkrim, ose ...at 92. Përdoret për orendi të ndryshme druri e në ndërtim 95. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 97. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 99. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 100. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 101. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët

103. Zakonisht i mbajmë fëmijët ashtu 105. Ndodhi më 15 janar 199, dhe njihet si "Masakra e ...", masakra e fundit më madhe e pushtuesit serb në Kosovë. 110. Pemë që rritet në pyllë 111. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 113. Alfred ..., psikolog i shquar austriak (1870-1937) 114. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 115. Eshtë ashtu një shprehje krahinore që do të thotë, bojë shkrimi 116. Doktrinë filozofike që e quan zotin krijuesin e parë të botës, por që pranon se, pas krijimit, bota zhvillohet sipas ligjeve të veta VERTIKALISHT 2. Që është tharë e rrudhur nga dielli, nga era, nga mosha etj., i fishkur (për lëkurën) 3. Ëmbëlsirë e lëngshme e përgatitur me fruta 5. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 6. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 7. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 8. Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë 9. Reshje e kushteve të ftohta atmosferike, e bardhës si ... 10. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 13. Kung fu ..., është fjala për ariun e famshëm

15. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 17. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 19. Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë etj.) 20. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 23. Vegël muzikore, që përbëhet nga disa pllakëza druri me madhësi të ndryshme, të cilat i godasin me dy çekanë të vegjël për të nxjerrë tinguj 24. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 26. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 28. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 29. Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij 30. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 31. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 32. Pyllin ata e bëjnë të tillë 34. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 35. Lënda që mbush eshtrat, e tillë është ... e kurrizit 38. GRamshi e kishte ashtu targën 41. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 43. Qengj, kec ose pjellë tjetër kafshe deri dy-tre muajsh 44. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 45. Zhardhoku i kësaj bime, prej të cilit nxirret sheqer 47. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, shndërrim, transformim 48. Partia Aleanca e

quhet ashtu 64. Eshtë ashtu ai që blen gjithnjë në të njëjtin dyqan a në të njëjtën ndërmarrje, myshteri 66. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 67. Ai që di të hedhë valle, ai që kërcen valle; kërcimtar. 68. Ajo përdoret për të mbërthyer a për të shtrënguar mirë diçka 69. Nëpunës i cili varet nga dikush tjetër me detyrë 72. Dorështrënguar; që kursen tej masës, koprrac, ose ashtu 73. Shpend uji nga familja e rosës së egër. Atë emër ka dhe një zonë në Malësinë e Madhe 82. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 84. Një nga fabulat e Ezopit "Dhelpra dhe ..." 86. Lloj arme, gjashtare, revole ose ... 88. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 90. Ai që luan me mjeshtëri një vepër arti 92. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 93. E kundërta e saj është konflikti, dhuna, lufta 94. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 95. Ajo, fillon me G... fitoi, si vendi i parë i trupeve afrikane, pavarësinë nga Britania e Madhe, më 6 mars 1957 96. Në një vend të pacaktuar, në një vend që nuk e dimë ku bie 97. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 98. Trupi i zjarrtë qiellor që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është burim drite e ngrohtësie 100. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 102. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 104. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 106. Shkurtim për: Artileria bregdetare 107. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 108. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 109. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 112. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike

Maqedonasve për Integrim Europian 50. Ajo merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike 51. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 54. Partia Republikane, inicialet 55. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim 56. Vend me ujë të ndenjur e me baltë 58. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 61. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 62. Vend i cekët në një lumë, 1

2

X 8

H

3

4

L

M T

U

O

5

6

S

P

E

L

D M

J

A

14

M

T

U

¸

15

G ¸

22

L I

L

16

17

R V A L

L A

B

D

U

A

A

P

R A R I

A

E

M S

V

27

R R

D

E

20

G A M E

S

E S

H T

K

R

A

P A N J

O

N

A

H

M I

I

O J

T

A

R

K R

O M

E

N

G

S

T R

O

37

B A J

G E

42

B

C 45

46

P

A

E

36

P

41

H

B 35

V

38

P

39

A

S

N

40

H K O D R A

43

H

E R

44

M I

N S

K U

M

I

I

˙

E

Z

˙

K A J

A

S

49

O

A S

D

N

50

B E

S T

H 51

O K T

E T

R

H

53

52

M

D

E S

H

A

R

E

F

K A I

K E

54

G J

E

M

E

56

H

I

57

58

R E

G R

B E

L I

M

I 61

S

A

K

J

C

S

64

65

A

66

M I

C

L

55

59

60

A K

I

47

N I

48

D I

¸

32

O X H A K

N 34

V ¸

R

R R

29

33

A

E

26

31

O I

P

C

J

25

28

30

B

J A M A L

23 24

A

L I

19

E L

21

B

M 11

A M U L

18

L

7

B 10

13

V I

K R

9

U P

12

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 1. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 4. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni 11. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 12. Partia Aleanca Popullore 14. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 16. Prishen, shkatërrohen indet që e përbëjnë. Bëhet ashtu një i vdekur, ngordhur 18. Butak me guackë gëlqerore, rron në koloni buzë brigjeve të deteve, nuk i mungon tryezave të prodhimeve të detit 21. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 22. Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t'i lexuar 25. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer 27. Nxjerr në shesh një veprimtari të fshehtë që zhvilloj vetë ose bashkë me të tjerë 29. Bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, përdoren për ushqim 33. ... GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 34. Shtëpi banimi, banesë; familje, shprehje e vjetër 35. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 36. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 37. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 39. Shumë i verdhë, shumë i zbehtë 40. Më 23 shkurt 1898, Emile ... u burgos pasi shkroi "J'accuse", letër përmes së cilës akuzoi qeverinë e Francës për antisemitizëm 41. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 42. Dakord në gjuhë universale 46. Përmbledhje krijimesh letrare ose punimesh shkencore që botohet zakonisht si vjetar 49. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 52. Festë e madhe me gjithë të mirat, gosti; gëzim e hare 53. Dafinë ka edhe atë emër 57. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 59. Nigeria e ka atë monedhën e saj 60. Ashtu i thonë, kohës, epokës ose viteve të shkuara. Shprehje e vjetër 61. Ëmbëlsirë që përgatitet me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame, rrush të thatë, kanellë etj 62. Ndodhi e trishtë, vdekje, ngjarje, ose ... 63. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946 64. I ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë 65. Ai që ka bërë bir a bijë në shpirt një fëmijë të tjetërkujt 68. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj

S 67

62

63

K A L I

A

F

68

R

69

R O S O F T

B

O

70

B

E F

A S

E

O

H

R

P

72

A Q Y L

G

L

R

I

78

B

F

I

79

A M P

S 74

I

R

Y

R Y M E

80

E R

M E

81

T E

75

P

R O K

E

D

R

U

O

P

R

A N E

K

J

R

I

S O M 92

A S

94

H

T R

O K I

M I

H

V 102

E

103

R R

A P

¸

L

93

T

M

B A N E

S E

I

J

O

I

96

B

J 100

C

R

N

105

L I

E U M

101

O K ¸

106

A R G E T

O H E M

F

S

I

109

A F

K

R

111

K A T I

S

E 112

D L

113

P

U

E

115

L U M I 120

T

E

114

K U L E

119

K O M I

M T

104

108 110

L

88

N O L

99

V O L L

K

I

95

P E 98

107

L

91

A

O

¸

87

U K 90

T

S H

L

86 89

¸

84

85

S

82

V A R T

E

R

83

I

73

E C

77

A R T

97

L

K

71

A 76

L

L

D 116

E D H

T 117

118

A L

121

¸

K O M O

E

A


SPORT SUPERIORJA

23 E martë, 8 Maj 2018

Partizani, rezultatet ulin vetëbesimin e klubit Atmosferë aspak e qetë. Të detyruar nga rrethanat të qëndrojnë larg mediave, nën zë përfaqësues klubi dhe lojtarët e Partizanit, pranojnë se kjo situatë është e natyrshme pas mungesës së rezultateve. Objektivi i pjesëmarrjes në Europë është në rrezik. Partizani nuk ka shumë besim

tek forcat e veta kështu që në radhët e klubit është ngjallur më shumë shpresa e realizimit të skenarëve që do t’i çonin të kuqtë në Europa League. Kështu shpresohet shumë që Laçi të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë të marrë pjesë si fitues i këtij trofeu duke i liruar vendin të kuqve.

3 humbje dhe një barazim në 4 ndeshjet e fundit rëndojnë jo pak. Të kuqtë shpresojnë ta kthejnë situatën në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas ku do të kenë praninë edhe të sulmuesit Edgar Çani si dhe rikthimin pas thuajse 8 muajsh të Arbnor Fejzullahut në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Unë kërkoj që personat që më goditën për shkak të detyrës sime si arbitër ndërkombëtar të ndiqen ligjërisht”, thotë në padi Ilir Tartari

F

utbolli vendas njihet për të qenurit i dhunshëm. Ushtrimi i dhunës për fat të keq prek edhe arbitërit. Një gjë e tillë ndodhi në sfidën Flamurtari-Vllaznia, ndeshje e cila ka qenë kryefjala e javës, përtej ndeshjeve dhe rezultateve të tyre sportive. Bujar Pregja, delegati zyrtar i kësaj ndeshjeje, tregon se çfarë ndodhi, bazuar edhe në raportin që i ka dërguar Komisionit të Disiplinës së FSHF-së. “Sinan Idrizi ishte personi që hyri shumë i nxehur në ambientet e dhomave të zhveshjes, i shoqëruar nga dy apo 3 truproja. Një apo dy nga këto persona e kanë goditur asistentin me grusht, të cilit i kanë shkaktuar edhe çarje në vetull. Në kohën kur është futur brenda edhe arbitri është tentuar ta godasin, por Sinani nuk e ka goditur. Për rrjedhojë ai goditi derën që u mbyll me forcë”, thotë Bujar Pregja. Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit ka një tjetër version të ngjarjes, ku thotë se Ilir Tartari ka sharë libër shtëpie. “Unë doja të ç’tensionoja situatën pas asaj që ndodhi në fushë. Më gjeni një arbitër të dytë që bën të njëjtën gjë që bëri edhe ai, të shash me libër shtëpie atë që në Federatë nuk e durojnë dot. Në kuptimin klasik, kur një bastard që bastardizon futbollin fyen qytetin e Vlorës me libër shtëpie, sepse nuk isha vetëm unë. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që të zbresin të gjithë tifozët aty. Nuk ka qenë e vështirë t’i përmbaje tifozët, por thjesht nuk tolerojmë më. Ka kufij, është një lepur që shan me libër shtëpie dhe pastaj struket atje. Nuk di as të kërkojë ndjesë, të paktën”, shprehet Sinan Idrizi. Por gjyqëtari anësor Ilir Tartari, thotë se presidenti i Flamurtarit ka kërcënuar policinë, që të mos bëjë asnjë veprim mbrojtës. Ai ka rrëfyer në padi edhe momentin e sulmit, ku thekson se ngjarja ka patur tre episode. Në të parin u largua, por u godit në kokë duke i çarë edhe vetullën. Në padi ai kërkon që kjo ngjarje të ndiqen ligjërisht. “Pas takimit, unë sipas procedurës kam shkuar

Padia për dhunën në Vlorë, arbitri: Më rrahën në sy të policëve

në vendin tim në mes të korridorit. Në këtë moment shfaqet presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili hyn pas meje nga dera kryesore dhe replikon me policët dhe i kërcënon që policia të mos bëjë asnjë veprim mbrojtës ndaj nesh. Në këtë moment duke replikuar me ata, vjen dhe

më godet në fytyrë një person, i cili ishte i shoqëruar nga Sinan Idrizi. Menjëherë u krijua një rrëmujë dhe unë për t’u mbrojtur shkova në dhomën e arbitrave. Ndërsa isha duke shkuar atje, pa hapur derën, një tjetër person më godet me grusht, duke më çarë vetullën mbi syrin e djathtë. Pas

kësaj u futa në derë dhe kthej kokën, e shoh Sinan Idrizin te dera, i cili tentoi të më qëllojë me shkelm, por nuk ia doli. Pas kësaj më shau e ofendoi. Unë kërkoj që personat që më goditën për shkak të detyrës sime si arbitër ndërkombëtar të ndiqen ligjërisht”, thotë në padi Ilir Tartari.

UEFA

Arbitër serb për finalen e Champions-it

Mësohet se kush do të jetë arbitri i finales së madhe të Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit, që do të luhet në 26 maj, në Kiev. Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka zgjedhur serbin, Milorad Mazic si gjyqtarin kryesor të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit për klube. 45-vjeçari ka arbitruar 4 ndeshje në Champions këtë sezon, si dhe disa në Europa League. Gjithashtu, ka drejtuar finalen e Kupës së Konfederatave të FIFA-s, vitin e kaluar, mes Kilit dhe Gjermanisë. Mazic do të ndihmohet nga serbët Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic. Arbitër i katërt do të jetë francezi Clement Turpin. Arbitri i finales së Europa League mes Atletikos së Madridit dhe Marsejës do të jetë holandezi Björn Kuipers.

KOMBËTARJA

Ish-mbrojtësi i Romës, ndihmës i Panuccit Tranjeri i kuqezinjëve, Christian Panucci, nuk do të ketë më ndihmës Paolo Rodolfin, pasi është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma. Marco Cassetti është

zgjedhur si zëvendës i trajnerit Panucci dhe do të jenë përkrah tij në stol në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën. Cassetti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet është larguar nga futbolli 2 vjet më

parë, kur ishte pjesë në Lega Pro te Como. Cassetti është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin italian, ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë në Angli te Uatford. Cassetti u bë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Italisë, në fushën eliminatore të Kupës së Botës 2006.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 8 MAJ 2018

Mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha pritet nga Presidenti Meta Presidenti i Republikës Meta ka pritur dje në presidencë artisten e madhe shqiptare Nexhmije Pagarusha. Ikona e muzikës shqiptare festoi dje 85 vjetorin e lindjes. Për nder të artistes së madhe, institucione kryesore të shtetit zhvilluan ceremoni dhe aktivitete të ndryshme. "Pata privilegjin e veçantë t'i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!",- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

KRYEBASHKIAKU I TIRANËS

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” këngëtares, Nexhmije Pagarusha Tiranës, jo vetëm i japim 'Çelësin e Qytetit', por edhe mirënjohjen tonë të thellë për një kohë kur të ishe artiste ishe në fakt përfaqësuesja më e denjë e të gjitha aspiratave të kombit tonë. Sot i japim 'çelësin e shtëpisë' Nexhmije Pagarushës sepse mendojmë që kjo shtëpi, është edhe shtëpia e saj", tha

T

irana ka nderuar dje me "Çelësin e Qytetit" një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhmije Pagarushën, e cila ka festuar 85 vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të

veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha "Çelësin e Qytetit", në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar. Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët. "Me këtë nderim në emër të qytetit të

kryebashkiaku Veliaj. Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e emocionuar për pritjen, falenderoi kryebashkiakun për "Çelësin e Qytetit", duke shtuar: "Edhe juve ju falenderoj shumë se kurrë s'më harroni, më çmoni dhe më doni kaq shumë. Gëzohem kaq shumë që e marr këtë çelës, se ndoshta nuk e meritoj. Tash kush do me ardh në Tiranë, le të vijë tek unë. Eh, ta kishim pasur këtë çelës më përpara dhe i lutem zotit që të jetoj sa më gjatë që ta shijoj", tha ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.