Koha Jone_8 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Arrestohet Klevis Balliu, 11 maji rrezik destabiliteti E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 107 (8548)

E mërkurë, 8 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Policia dhunon dhe prangos banorët e “Astirit” vetëm pse i prenë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama. Tensione dhe protestë në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve. E shtuna pritet të jetë një përballje e vështirë e pushtetit me protestuesit që do të vijnë nga katër anët e vendit drejt Kryeministrisë. Drejtuesit e opozitës nuk e mbajnë më popullin opozitar brenda “kufijve të normalitetit” të një proteste, ndaj dihet fillimi të shtunën e jo si mbaron përballja me kryeministrin

Dhunë dhe pranga ndaj protestuesve te Unaza e Re

FAQE 3

DEKRETI PËR REKTORIN E UT

Presidenca reagon për ministren Shahini: Askush nuk mund të prekë autonominë e universiteteve

FAQE 24

KRITIKAT PËR QËNDRIMIN E RAMËS

Ditmir Bushati: Ndarja e kufijve, neojugosllavizëm që u shit si ide pro-atlantike FAQE 10

ANALIZË

Plani Rama- Vuçiç për ndarjen e Kosovës, që nisi në Nish tre vjet më parë

PARALAJMËRIMI NGA SHKODRA

Lulzim Basha: Rama i ka orët e numëruara, të shtunën përballja me tiraninë

FAQE 11

OPINION

Në foto: Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë arrestimit me forcë nga policia

ISH-MINISTRI

FAQE 4-5

Pse Rama tashmë është e shkuara dhe do ikë, do s’do? Nga Artur Zheji

Kastriot Islami: Rama po provokon opozitën, fundin e ka si homologët autoritarë

FAQE 2

CHAMPION LEAGUE

Liverpooli përmbysje historike, turpëron Barçën dhe shkon në finale

Së pari karriera politike dhe jo vetëm e kryeministrit të sotëm është e pabesueshme, për nga volumi, kapja dhe mbajtja e përsëritur e posteve të larta. Për nga zotësia e pazakontë dhe mrekullueshme...

Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 8-9

FAQE 10

FAQE 20


POLITIKE

2

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Kreu i PD-së nga Shkodra: Rama i ka orët e numëruara, më 11 maj përballja me tiraninë. Jemi shumë pranë zgjedhjeve të parakohshme

K

reu demokrat Lulzim Basha nga Shkodra, ku morri pjesë në aktivin e degës së PD-së në Shkodër, shprehu bindjen për fitoren e lirisë dhe demokracisë në vend. Basha nga qyteti i Shkodrës ku zhvilloi një takim për anëtarësimin e 200 të rinjve ka folur rreth shoqërimit nga Policia të ish-deputetit Klevis Balliu ditën e djeshme në zonën e “Astirit”. Sipas Bashës, Rama do të rikthejë të burgosurit politik në Shqipëri. Basha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit duke u shprehur se Rama i ka ditët e numëruara. “Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, si Klevis Balliu, u ngritën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre” tha Basha. Kryetari i PD-sw u shpreh se sot është dita që populli i Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë duhet të ngrihet kundër tiranisë në pushtet. Basha tha se Rama po kthen diktaturën, të burgosurit politikë, po punon me një polici që i shërben atij, njësoj si në kohën e etërve të tij shpirtërorë. “Sot është dita të rrëzojmë këtë tirani në pushtet. Kjo tirani do të rrëzohet nga entuziazmi i jashtëzakonshëm që vë re këtu dhe në mbarë vendin. Pikërisht sot 200 anëtarë të rinj iu shtuan PD-së. Unë iu them gjithë shkodranëve, që të në

Arrestimi i Balliut, Basha: Rama po kthen të “burgosurit politik”

anëtarësohen në PD, në shtëpinë e lirinë. Ju jeni pasardhës të Arben Brocit, të atyre bijave dhe bijve që rrëzuan diktaturën më të egër në Europë dhe jo vetëm. Po ju dhe mbarë shqiptarët do rrëzojnë këtë kastë që është rikthyer si dikur, me burgosje politike të njerëzve, duke përdorur policinë politike”, tha Basha. Protesta e 11 majit Në prani të mijëra demokratëve të Shkodrës, Basha tha se

entuziasmi është tregues për ata qindra e mijëra demokratë të këtij qarku që po bëhen gati të marshojnë më 11 maj në përballjen me tiraninë dhe krimin. “Është një ngjarje e shënuar për mua, anëtarësimi i 200 të rinjve, vajzave dhe djemve, që na bashkohen në një udhëkryq vendimtar për të ardhmen tonë, që vijnë jo për të marrë, port ë japing, kontributin e tyre të çmuar, ndaj në emrin tuaj i

uroj mirësevini në shtëpinë e lirisë, në Partinë Demokratike, në forcën më të madhe proamerikane dhe pro-europiane”, tha Basha. Kreu demokrat tha se sot po i bashkohen të vetmes force politike që lindi duke kërkuar bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa. “Bëheni pjesë e një armate rinie që shkundi komunizmin nga themelet”, theksoi Basha, duke shtuar se “kjo forcë politike i vuri vulën

testamentit politik, që si hap të parë rrëzoi bustin e Stalinit”. Sipas tij, bisha e plagosur, ka kapur të gjitha pushtetet, ndërsa vendi gjendet në një udhëkryq. “Ata që paguhen me taksat e shqiptarëve po mbrojnë antiligjin, duke keqtrajtuar dhe dhunuar qytetarët. Këta janë bandë policore”, tha Basha. Sipas tij, sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë, ndaj sot është dita për t’i thënë se i ka orët e numëruara. Zgjedhjet e parakohshme Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe se rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sa ka nisur. “Në javët e ardhshme do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Do të përcaktohet fati i atyre që janë fëmijë 5 dhe 10 vjeçarë. Forcën për ta përcaktuar këtë nuk e kanë Bajrët, as Avdylët, Çelët, Sanxhaktarët, Shullazët. Për herë të parë forcën sesi do të jëtë Shqipëria, nuk e ka Edi Rama, i lidhur me këta kriminelë. Për herë të parë fuqia e frikës si instrument sundimi i Edi Ramës, përçarja si mjet sundimi, helmi i gjuhës mashtruese të propagandës boshe, nuk e ka fuqinë, për të vendosur si do të jenë 5, 10, 15 vitet e ardhme”, tha ndër të tjera Basha.

LSI KUNDËR LLESHAJT: NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR VETTINGUN NË POLICI, PABESI NDAJ PARTNERËVE

Z

ëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama teksa komentoi zhvillimet e djeshme në zonën e Astirit nw Tiranw, tha se banorët e Unazës së Re janë në të drejtën e tyre, po mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërsa policia është duke tejkaluar ligjin. Gjatë një deklarate për shtyp ku foli për tërheqjen e mazhorancës nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, Luan Rama tha se kjo wshtw njw përpjekje për ta instrumentalizuar këtë proces dhe për të kontaminuar në këtë qëllim të mbrapshtë të qeverisë edhe vetë strukturën e policisë së shtetit. “Meqenëse jemi dhe në këtë çast me një konfrontim të policisë te Unaza e Re, ku qytetarët protestojnë në të drejtën e tyre, për të

Situata te Astiri, Luan Rama: Banorët në të drejtën e tyre, policia po tejkalon ligjin

mbrojtur pronën e tyre, për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe ku policia është në tejkalim të ligjit, kuptohet qartë se

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

cila është arsyeja e tërheqjes nga procesi i Vettingut, e cila lidhet me përpjekjen për ta instrumentalizuar këtë proces dhe për të kontaminuar në këtë qëllim të mbrapshtë të qeverisë edhe vetë strukturën e policisë së shtetit. Prandaj në shenjë reflektimi dhe përgjegjësie i kërkoj atij palo Parlamenti që ka mbetur që të mos i shtoj zullumeve dhe turpeve të veta edhe turpin e tërheqjes nga procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit”, tha Zëvendëskryetari i LSI-së. Lëvizja Socialiste për Integrim

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

i kërkon deputetëve në Parlament që të mos votojnë ligjin e ndryshuar të vettingut në polici. Nënkryetari i LSIsë ka akuzuar qeverinë se po kërkon të kontrollojë këtë proces, duke treguar pabesi ndaj partnerëve që kanë kontribuar në formulimin e ligjit. Luan Rama theksoi se ndryshimet në ligj e kanë deformuar procesin më qëllim për ta patur nën kontroll procesin. “U kujtoj atij palo parlamenti që ka mbetur të mos i shtojë zullumeve dhe turpeve të veta edhe turpin e tërheqjes nga

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

procesi i vettingut në polici”, u shpreh Rama. Nw vijim, ai i kujton qeverisë se ligji për vettingun në polici, pa u prekur nga ndryshimet e fundit, është bërë me konsensusin e palëve politikë dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. “Kemi punuar për ta sjellë ligjin në standardet e një ligji funksional me dakordësinë dhe miratimin dhe të dy organizmave të rëndësishëm siç është ICITAP dhe PAMECA”, theksoi dje nga foltorja e LSI-sw, Luan Rama. Ligji i ndryshuar për vettingun në polici pritet që të kalojë nesër për votim në seancën plenare, pavarësisht se Presidenti dhe opozita e kanë konsideruar si një instrument për të patur nën kontroll vettingun e policëve.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Arrestohet Klevis Balliu, 11 maji rrezik destabiliteti

Policia dhunon dhe prangos banorët e “Astirit” vetëm pse i prenë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama. Tensione dhe protestë në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve. E shtuna pritet të jetë një përballje e vështirë e pushtetit me protestuesit që do të vijnë nga katër anët e vendit drejt Kryeministrisë. Drejtuesit e opozitës nuk e mbajnë më popullin opozitar brenda “kufijve të normalitetit” të një proteste, ndaj dihet fillimi të shtunën e jo si mbaron përballja me kryeministrin Klevis Balliu, ish-deputet i PD dhe një nga opozitarët më aktiv në mbrojte të banorëve që po iu shemben banesat në zonën e “Astir” u arrestua dje nga policia, së bashku me disa protestues. Në orën 11:00, banorët e që protestojnë për shtëpitë prej 7 muajsh dhe ish-deputeti Balliu kërkuan të zhvillonin një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhej te Unaza e Re për një aktivitet rutinë qeveritar. Garda nuk lejoi që qytetarët të afroheshin në zonën ku do të zhvillohej takimi. Për pasojë, qytetarët tentuan që të bllokonin rrugën ku do të kalonte eskorta qeveritare. Në këtë moment nisi dhe përplasja, ku dhjetëra policë sulmuan jo më shumë se 30 qytetarë që kishin dalë në protestë. Si rrallë herë, në protestë policia ishte e armatosur me automatikë dhe armë të tjera zjarri, gjë që është në kundërshtim të rregullores së Policisë së Shtetit për protestat. Pas tensioneve, policia arrestoi me forcë Klevis Balliun dhe pesë protestues të tjerë. Ndërsa fillimisht veprimet e policisë u panë si një shoqërim rutinë, në orën 20:00, policia i komunikoi ish-deputetit Balliu “arrestimin në flagrancë”. Ish-deputeti akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit dhe bllokim rrugësh. Procedura ligjore që ka ndjekur policia është e paqartë, pasi arrestimi ndaj Balliut është një rast i paprecedentë. Arrestimi në flagrancë kryhet kur kemi të bëjmë me një vepër të rëndë penale apo akte që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve të tjerë. I vetmi akt që bëri dje Balliu ishte marrja pjesë në një protestë qytetare, ku banorët kërkonin takim me Kryeministrin për të mos iu shembur shtëpitë. Për të justifikuar arrestimin, në orën 20:30, Policia e

Shtetit njoftoi se gjatë protestës te “Astir” ishin plagosur 4 punonjës policie. Njoftimi i policisë ngre jo pak pikëpyetje. Së pari, për orën, pasi rezulton se Ministrisë së Brendshme i janë dashur 9 orë që të numëroj “të plagosurit”. Së dyti, është e pashpjegueshme sesi rreth 30 protestues, mes të cilëve gra dhe fëmijë, arritën të “plagosin” dhe bëjnë për spital trupat speciale dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë. Njoftimi i policisë duket se më shumë lidhet me dosjen që po hartohet nga policia kundër ishdeputetit të arrestuar. Pra, fillimisht arrestohet dhe më pas mblidhen apo sajohen “provat” dhe ky zhvillim flet jo për një proces normal, por për lëvizje të policisë nën motive të forta politike. Shkeljet ligjore me arrestimin e djeshëm të ish-deputetit kanë vijuar dhe me procedurën e ndjekur nga policia pas burgosjes së tij. Avokati Genc Gjokutaj është ndalur nga forcat e rendit që të takohet me klientin e tij dhe nuk është lejuar të njihet me akuzat zyrtare që Policia e Shtetit do të

dorëzojë në gjykatë. Ajo çfarë e bën edhe më flagrante atë që ka ndodhur është se arrestimi i një ish-deputetit lidhet direkt me Kryeministrin Edi Rama. Ndalimi i Balliut u bë se i zuri rrugën kryeministrit dhe me apo pa urdhër të Edi Ramës, arrestimi i tij ngjan si një hakmarrje politike. Deputetët e PS dhe ministra të kabinetit “Rama”, e cilësuan arrestimin e ish-kolegut të tyre si një procedurë normale. Në fakt, ajo që po ndodh te Unaza e Re dhe në qelitë e komisariateve në Tiranë është shumë larg normalitetit. Dje është kaluar vija ndarëse që gjithmonë ka përcaktuar kufirin se deri ku mund të përdoret policia nga një qeveri. Arrestimet politike janë tjetër gjë nga çfarë kemi parë deri më sot dhe paralajmërojnë se situata po bëhet shpërthyese. Me futjen në qeli të një ish-deputeti, që moralisht për shkak të mënyrës sesi u dogjën mandatet është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, tashmë kufiri që ndante sjelljen normale të policisë nga arrestimet politike u kalua. Prangat

dje ndaj ish-deputetit dhe qytetarëve te Unaza e Re është njëlloj sikur t’i ketë vendosur Edi Rama, sepse askush nga policia nuk do të guxonte të arrestonte një ish-deputet të opozitës thjesht se doli para kryeministrit. Pas nisjes së arrestimeve politike askush nuk jep garanci se cila është mënyra sesi duhet të reagojë opozita. Edi Rama, hapi dje një precedentë të rrezikshëm duke hedhur me vetëdije një hap drejt destabilitetit të vendit. Ndaj data 11 maj do jetë një ditë e vështirë për pushtetin. Pas arrestimit të ish-deputetit, qytetarët u grumbulluan në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve. E shtuna pritet të jetë një përballje e vështirë e pushtetit me protestuesit që do të vijnë nga katër anët e vendit drejt kryeministrisë. Drejtuesit e opozitës nuk e mbajnë më popullin opozitar brenda “kufijve të normalitetit” të një proteste, ndaj dihet fillimi të shtunën e jo si mbaron përballja me kryeministrin. Q. Xhani


POLITIKE

4

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Situatë e rëndë te Unaza e Re/ Policia sulmon, plagos dhe arreston banorët dhe ish-deputetin e opozitës. Banorët i hidhen para makinave të policisë

B

anorët e zonës së “Astirit” në Tiranë, të cilët prej 7 muajsh protestojnë kundër projektit korruptiv të qeverisë “Rama” për zgjerimin e Unazës së Re, janë përplasur këtë të martë me policinë. Protestuesit dolën në protestë me qëllim që t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili do të kalonte vetëm pak metra larg vendit të protestës së tyre, tek ish-fabrika e miellit për të shkuar në një ceremoni përurimi të një biznesi privat. Dhjetëra protestues mes të cilëve dhe ish-deputetë demokratë janë përpjekur që t’i bllokojnë rrugën kreut te qeverisë, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policia e cila e armatosur gjer në dhëmbë, a thua se ishte në një situatë lufte, do të ndërhynte ashpër ndaj banorëve të pambrojtur për t’i larguar ata nga rruga. Por kjo gjë ka bërë që palët të përplasen me njëra-tjetrën. Në vendngjarje shkuan edhe forcat e FNSH-së dhe ato Shqiponja, ndërkohë banorët kanë hedhur gurë në drejtim të uniformave blu. Pas më shumë se një orë përballjeje policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun, i cili prej 7 muajsh është shfaqur çdo mbrëmje në krah të banorëve të Unazës së Re. Dhuna e policisë ka qenë e pashembullt ndaj banorëve, duke plagosur e goditur dhjetëra vetë. Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu binin borive, dhe kërkonin që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve. Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë. “Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anuloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, u shpreh një prej banoreve në drejtim të punonjësve të policisë. Një prej përfaqësuesve të policisë insiston se protesta është e paligjshme, i frymëzuar padyshim dhe nga ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugëve me propozim të kryeministrit Edi Rama mund të sjellë dënimin me 3 vite burg. Mes personave të shoqëruar është dhe ish-deputeti Klevis Balliu, ndërsa përpara furgonit të policisë janë hedhur dhe një pjesë e banorëve. Disa prej personave u ka rënë të fikët dhe kanë humbur ndjenjat. Dhuna ndaj banorëve Pamje tronditëse ishin ato që ofroi përleshja e mëngjesit të djeshëm, ku para kamerave u dëshmua qartësisht dhuna e ushtruar nga ana e Policisë në drejtim të banorëve të Astirit. Disa prej banorëve kanë ndjerë komplikacione serioze me shëndetin e tyre, për shkak të një spray-t që është hedhur nga ana e

Rama “provokon” banorët, policia i tërheq zvarrë dhe ushtron terror te Astiri

efektivëve në drejtim të tyre. Me sa duket acarimi i kryeministrit Rama se u detyrua të ndryshojë rrugën për të vajtur në takimin e planifikuar, ka sjellë reagimin e policisë, ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë brutalisht

ndaj banorëve duke i qëlluar e duke lënë disa të plagosur. Disa grave u ka rënë të fikët nga dhuna e policisë. Dy zonja kanë humbur ndjenjat, po ambulanca ka vonuar që të ndërhyjë, dhe kjo ka shkaktuar lot dhe tmerr

te familjarët. “Ambulanca ka kaluar te herë dhe nuk i ka marrë zonjat, ky është shteti ynë”, thanë qytetarët. Të paktën 5 persona janë drejtuar për në spital për të marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa disa persona të tjerë janë shoqëruar nga ana e policisë për në komisariat, mes tyre dhe Klevis Balliu. Policia hodhi një gaz helmues në zonë, ç’ka ka bërë që disa prej qytetarëve të ndjejnë shqetësime me frymëmarrjen dhe me shikimin. “Ka sjellë qindra mijëra efektivë policie, në këtë ditë Ramazani, që kanë shtyrë gra. Ne jemi këtu për ti thënë Edi Ramës që është një njeri i padëshiruar, Unaza e Re është e nalume për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Një protestues e ka futur furgoni i policisë poshtë. Numri i të shoqëruarve është shumë më i madh”, u shpreh një prej qytetarëve. Banorët janë shprehur se do të mbrojnë me çdo kusht shtëpitë e tyre, dhe se pas 7 muajve protestash kryeministri është i detyruar që t’i dëgjojë.

ISH-DEPUTETJA E PD-së

Pampuri: Policia e Ramës i dha gaz helmues foshnjës 2 muajshe

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri që ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet e djeshme mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin se ishte ky i fundit ai që urdhëroi policinë që të dhunonte banorët, që sipas saj, po protestonin paqësisht. Pampuri dënoi hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e forcave të policisë. “Gazi helmues nuk kurseu as nënën e foshnjës 2 muajshe, që priste të ushqehej me qumësht gjiri nga nëna e saj, por forcat që ruajnë burrin pa burrëri, Edi Ramën, ia privuan një vakt me qumësht. Nëna shtatzënë, e cila para 4 muajve u arrestua, sot u intoksikua. Bebi një herë në barkun e mamit, ishte në komisariat, e sot e priste mamin që të ushqehej me qumësht, por që policia nuk ia kurseu gazin helmues duke ia drejtuar në fytyrë. Kjo është historia e një prej qëndrestareve, nënë heroinë që të nxit të reflektosh e të mendosh se ç’mund të bëjë njeriu për të mbrojtur strehën e tij, të ndërtuar me shumë mund e djersë. Edi Rama s’ke parë gjë akoma, e drejta e çdo qytetari do të të kthehet shumë shpejt në boomerang”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri.

PD PUBLIKON PAMJET

M

esditën e djeshme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre, madje ushtroi dhunë mbi banorët e Unazës. Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Partia Demokratike publikoi dje një video me pamjet e banorit protestues në Unazën e Re, Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Në pamjet e shpërndara nga PD, Sadikaj tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe.

Dëshmia tronditëse e protestuesit të dhunuar rëndë nga policia Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat. “Forca të shumta policore ushtruan sot (dje) dhunë të pajustifikuar mbi banorët e Unazës së Re, që po protestonin paqësisht kundër pranisë së Edi Ramës në një biznes aty pranë. Në video është dëshmia tronditëse e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës. Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa

shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë. Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat. Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore”, tha PD.


POLITIKE

5

E mërkurë, 8 MAJ 2019

“Astiri” zhvendoset tek Policia e Tiranës. Avokati nuk lejohet të takojë ish-deputetin e ndaluar. Lirohen 4 nga 6 banorët e ndaluar

Protesta te Unaza - Arrestohet ishdeputeti, 3 akuza ndaj Klevis Balliut

dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ishdeputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Po kështu mësohet se bashkë me Balliun është arrestuar dhe një banor tjetër i Unazës së Re, Elton Skënderi. Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, pas komunikimit të masës së arrestit do të mblidheshin para Drejtësisë së Policisë së Tiranës jo vetëm banorët, por edhe ish-deputetë të PD-së. Protestuesit në orët e vona të mbrëmjes hodhën

shashka edhe tymuese në drejtim të institucionit të policisë, duke kërkuar lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu dhe protestuesve të tjerë të arrestuar. Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 7 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre. Policia bllokon avokatin e Klevis Balliut Në drejtorinë e Policisë së Tiranës po shkelen të drejtat themelore të njeriut, pasi avokati i ish-deputetit Klevis Balliu, Genc Gjokutaj nuk do lejohej që të kontaktonte me klientin e tij. Një akt i përsëritur nga

policia e shtetit që prej drejtimit të Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshaj. Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate. Por ndërkohë që nuk jepen shpjegime të tjera, në drejtorinë e policisë paniku ka zënë edhe drejtuesit të cilët janë urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj për të mbajtur në burg ish-deputetin që me banorët e Unazës prej muajsh jo vetëm i ka zbuluar vjedhjet miliona euro, por po shihen si prishës të imazhit të qeverisë.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË: NUK E NJOHIM DREJTORIN E POLICISË NË TIRANË, NJË KRIMINEL

S

ituata e rëndë në zonën e Unazës së Re, që u krijua pas arrestimeve do të shkaktonte dhe reagimin e PD-së dhe LSIsë, të cilët janë shprehur se kryeministri do ta paguajë shtrenjtë më 11 maj këtë bëri me këta banorë. Momente tensioni dhe përplasje mes banorëve dhe policëve në komisariatin 6, pasi banorët kërkuan të hynin me dhunë në ambientet e brendshme. I vetmi që ka hyrë brenda në komisariat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i cili tha se shoqërimet janë të jashtëligjshme. Nga Komisariati numër 6, Bardhi u shpreh i revoltuar me situatën e krijuar. “Shoqërimet në komisariat janë për turp. Nga ky moment, opozita e bashkuar nuk e njeh institucionin e drejtorit të Policisë Tiranë”,

Arrestimet te Unaza, Vasili: Kriminelët jashtë, qytetarët në burg

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në mbështetje të qytetarëve protestues të Unazes së Re. Vasili dhe Braimllari i janë bashkuar banorëve te Drejtoria e Policisë së Tiranës që kërkojnë lirimin sa më parë të familjarëve të tyre që u ndaluan paraditen e sotme pas përplasjeve në zonën e Astirit, ku shkak u bë vizita e kryeministrit Rama në një biznes në zonën ku prej 7 muajsh banorët protestojnë kundër projektit korruptiv të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës. “Ndalimi i protestuesve dhe Balliut akt kriminal. Kriminelët jashtë qytetarët në burg. Edi Rama ka llogari të hapur me qytetarët”, është shprehur Vasili.

G

urë, dhunë dhe shoqërime me forcë nga ana e policisë ishin pamjet e djeshme në zonën e Astririt në Tiranë. Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me policinë, ndërsa gjashtë persona u shoqëruan me forcë, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Teksa ishte në furgonin e policisë, ish-deputeti Balliu u shpreh se shqiptarët duhet të marrin armët në mënyrë që të mbrojnë shtëpitë e tyre. “Ne do të kthehemi më të fortë, shqiptarët duhet të marrin armët dhe të mbrojnë shtëpitë e tyre”, u shpreh Balliu. Mes 6 personave të shoqëruar ishte dhe Florian Protoduari, babai i Dorian Protoduarit, që mbahet prej disa muajsh në burg. Kujtojmë se protesta e djeshme ishte e paparalajmëruar, dhe banorët u organizuan pas informacioneve që kishin se në zonën e Fabrikës së Miellit do të ishte i pranishëm kryeministri Rama. Ndërkaq, pas 9 orësh do të liroheshin 4 nga 6 personat që policia shoqëroi paraditen e djeshme në zonën e Astirit. Konkretisht, janë liruar protestuesit: Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha. Brenda komisariatit numër 6 vijon të jetë ende prej ditës së djeshme ishdeputeti Klevis Balliu, të cilit i është komunikuar arresti në flagrancë. Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike”

PROTESTA

Bardhi: Arrestimi i Klevis Balliut, hakmarrje e pastër politike e Ramës

tha Bardhi. Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale. “Ne do të jemi përkrah banorëve të Unazës së Madhe jo vetëm PD,

por jam i sigurt të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Është provuar se nëse heshtim do të kemi fatin e banorëve të Bregut të Lumit. Këta banorë janë ngritur dhe prej gjashtë muajsh nuk kanë lejuar që për arsye korruptive t’u prishen shtëpitë e tyre. Ne jemi përkrah tyre dhe do të jemi përkrah tyre në çdo moment 24 orë të ditës. Ndaj jam sot këtu, për t’u dhënë atyre mbështetje të plotë në emër të Partisë Demokratike. Mbi gjakun dhe djersën e banorëve të Unazës së Madhe dhe qytetarëve shqiptarë, nuk mund të ekzekutohet asnjë akt korruptiv siç është edhe projekti

i Unazës së Madhe”, u shpreh Gazmend Bardhi. Pyetje: Përfaqësuesi i PD Klevis Balliu u mor nga policia, cili është qëndrimi juaj? Gazment Bardhi: Është sigurisht një hakmarrje e pastër politike, një veprim i paligjshëm, e përsëris, sot në burg duhet të jenë ata që tentuan që nëpërmjet projektit të Unazës së Re të vjedhin me një projekt korruptiv të paktën 20 milionë euro. Banorët janë në të drejtën e tyre. Klevis Balliu ish-deputeti i PD-së ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të këtyre banorëve sikundër është e do të jetë e gjithë Partia Demokratike.

ARRESTIMI I BALLIUT

Paloka: Çdo mënyrë për të shporrur Ramën është legjitime

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka bërë një reagim të fortë lidhur me arrestimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu. Paloka tha mbrëmjen e djeshme se çdo mënyrë për të shporrur këtë qeveri dhe këtë kryeministër është legjitime, madje detyrë e çdo qytetari. “Arrestohet Klevis Balliu! Damian Gjiknuri i kapur në flagrancë në vjedhjen e 40 milionë eurove tek Unaza e Re dhe në krim elektoral të dokumentuar në dosjen 183, është i lirë! Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim, është i lirë! Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini janë të lirë dhe gëzojnë milionat që ju kanë grabitur shqiptarëve! Arrestohet Klevis Balliu “Për prishje të qetësisë publike”, sepse doli në krah të banorëve të Astirit që nuk lejojnë t’ju shkatërrohet streha e fëmijëve të tyre vetëm që Rama dhe Gjiknuri të fusin në xhep milionat e eurove të korrupsionit. Çdo mënyrë për të shporrur këtë qeveri dhe zhdukur këtë kryeministër, sot është legjitime, madje është detyrë për çdo qytetar, nëse duam të vazhdojmë të jetojmë në këtë vend si njerëz të lirë e me dinjitet”, tha Paloka.


POLITIKE

6

E mërkurë, 8 MAJ 2019

ISH-DEPUTETI I LSI-së REAGON PAS QËNDRIMIT KRITIK TË FMN-së NDAJ QEVERISË “RAMA”

Përparim Spahiu: Borxhin Publik askushnukedisesaështënëtëvërtetë I

sh-anëtari i LSI-së në Komisionin e Ekonomisë, Përparim Spahiu nuk e fsheh shqetësimin që lind nga deklaratat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me borxhin real publik të akumuluar nga Qeveria “Rama”. Përmes një reagimi në faqen e tij zyratre në rrjetin social, Spahiu kujton se në pothuajse të gjitha takimet me FMN, është ngritur problemi i

borxhit publik, PPP-ve si borxh i fshehur, por dhe borxhe të tjera që qeveria ka krijuar, sidomos nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së, madje kjo e kthyer në një mekanizëm korruptiv, ku bizneseve ju kërkohet minimalisht 20% nga shuma totale për t’u rimbursuar “Në pothuajse të gjitha takimet me FMN, kemi ngritur problemin e borxhit publik, PPP-ve si borxh i fshehur, por dhe borxhe të tjera që qeveria ka krijuar, sidomos nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së, madje kjo e kthyer në një mekanizëm korruptiv, ku bizneseve

ju kërkohet minalisht 20% nga shuma totale për tu rimbursuar (dmth të kërkosh lekët e tua duhet të paguash ryshfet minimalisht 20% të shumës). Në mënyrë metaforike ju kemi thënë që ju (FMN) që kredinë e dhënë Qeverisë rezikoni mos t’ju paguhet. Dhe ja ku jemi sot, ajo që prej gjashtë vitesh ka qenë “flamuri” i Rilindjes, ulja e borxhit dhe konsolidimi fiskal, është kthyer në një makth për të gjithë ne...!!! Borxhin Publik askush nuk e di se sa është në të vërtetë..!!!”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.

Ish-deputetja e PD-së: Ekonomia në Shqipëri është përkeqësuar dhe përgjegjëse për këtë janë politikat e padrejta, klienteliste dhe korruptive të qeverisë

FMN foli si opozita, Tabaku: Kemi një ekonomi që pasuron njerëzit pranë pushtetit D

iagnoza që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka për ekonominë shqiptare: është një ekonomi që pasuron një grusht njerëzish pranë pushtetit, që punon për pakicën dhe jo për shumicën. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot në një deklaratë për mediat, pas deklaratave të misionit të FMN në Tiranë. Tabaku u shpreh se FMN, njësoj si opozita, shprehu shqetësim për përqendrimin e pushtetit ekonomik në duart e kryeministrit. Një tjetër ligj klientelist dhe aspak dobiprurës për xhepat e shqiptarëve është ligji i Korporatës së Investimeve, tha Tabaku, ndërsa shtoi se alternativa e PD-së për shqiptarët është konkurrencë e lirë, mundësi të barabarta për të gjithë, duke aplikuar taksa të ulëta dhe duke krijuar një klimë miqësore për biznesin. “Ekonomia në Shqipëri është përkeqësuar dhe përgjegjëse për këtë janë politikat e padrejta, klienteliste dhe korruptive të qeverisë. Ky është konkluzioni i përmbledhur me pak fjalë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndan të njëjtin shqetësim me opozitën se rritja e borxhit publik, ulja selektive e taksave për bizneset e disa oligarkëve dhe PPP-të korruptive kanë dobësuar ekonominë, duke ndikuar për keq në çdo familje që nuk është në biznes me qeverinë. Në mënyrë të përsëritur, Partia Demokratike ka faktuar se në qeverinë “Rama” rritja ekonomike është në mëshirën e reshjeve të shiut. Këtë konfirmoi edhe FMN-ja, e cila parashikon këtë vit rënie të ekonomisë për shkak të thatësirës. Borxhi i lartë publik është një faktor në dobësimin e ekonomisë dhe po ndiqet me shqetësim si nga Fondi, ashtu edhe nga opozita. Që në fillim, ne kemi ngritur zërin se përdorimi i keq i borxhit të ri të marrë nga qeveria në investime pa ndikim pozitiv në ekonomi, si dhe

mungesa e investimeve të huaja të reja, janë bërë pengesë për rritjen ekonomike. Me një borxh ekonomik në kufijtë e 70% të PBB-së, FMN i tërheq vëmendjen qeverisë se ka shteruar pothuajse çdo mundësi tjetër për të marrë borxh. Në mungesë të investimeve të reja, me paaftësinë dhe vendimet korruptive, qeveria e ka çuar ekonominë e vendit në një udhëkryq të rrezikshëm. Detyrimi i prapambetur prej 300 milionë euro, që qeveria i ka biznesit sot, është një nga pikat e dobëta, që ndikon për keq në ekonomi. Pavarësisht se qeveria ka gënjyër, e ka fshehur dhe nuk e ka raportuar këtë të dhënë, FMN e tha qartë se detyrimi

prej 300 milionë euro është pjesë e borxhit të rritur publik. Problem real sot është dhe rimbursimi i TVSH që llogaritet të ketë shkuar në 120 milionë Euro, kryesisht duke penguar dhe dy investitorët më të dhëdhenj TAP dhe Devoll në investimet e tyre. Gjendja ekonomike e biznesit dhe mbi të gjitha gjendja e arkës së shtetit është edhe më e varfëruar. Sipas FMN një nga rreziqet e radhës për Shqipërinë janë politikat fiskale kompromentuese që zvogëlojnë bazën tatimore. Ajo paralajmëron qeverinë se një politikë fiskale me qoka karshi oligarkëve është e dëmshme për ekonominë. Politikat fiskale selektive të

QËNDRIMI FMN kundër Ramës: Korporata e Investimeve të mos ketë lidhje me qeverinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë haptazi kundër Korporatës së Investimeve Shqiptare, ose më saktë kundër mënyrës se si mendohet se mund të funksionojë ky organizëm i ri, bazuar në draftin paraprak. FMN i bën kështu thirrje fuqimisht qeverisë shqiptare që të rishikojë propozimet më të fundit që lidhen me këtë organizëm të ri, në mënyrë që të shmangë rreziqet ndaj buxhetit dhe cenimin e administrimit të investimeve publike. Sipas FMN, ky institucion i ri do të duhej të funksiononte si një organizëm i pavarur dhe jo si një shtojcë e Ministrisë së Financave. Duke funksionuar si pjesë e qeverisë rreziqet që mund të burojnë janë të mëdha për disiplinën fiskale. Ky kuadër do të duhej të siguronte që Koorporata e Investimeve Shqiptare të ushtronte aktivitetin në baza komerciale dhe si një subjekt i palidhur me qeverinë, thotë FMN. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH në vendimet operative dhe përzgjedhjen e projekteve, si dhe të garantojë që të jetë objekt i ligjit për prokurimet publike, shton më tej FMN. Gjithsesi, ky ligj mbetet ende një draft dhe deri në miratimin nga Parlamenti mund të rishikohet disa herë, ashtu siç edhe premtoi edhe Ministrja Denaj. cilat kanë ndihmuar një grusht njerëzish kanë stimuluar informalitetin dhe kanë rënduar 97% të Shqiptarëve janë pengesa kryesore në ekonomi. Ne kemi denoncuar politika të tilla që fillojnë një nga akciza mbi plastikën, paketa selektive e turizmit që dëmton biznesin e vogël familjar e deri tek taksa shtesë mbi rërën bituminoze të cilat janë qartësisht në ndihmë të një ose disa biznesve. Koncesionet dhe PPP-të korruptive ishin një tjetër element negativ i evidentuar nga FMN. Ndryshe nga sa propozon qeveria, PPP-të e shumta, pa ndikim pozitiv në ekonomi, kanë krijuar një rrezik të vazhdueshëm në buxhetin e shtetit. Investimet në infrastrukturë, që hapin vende pune dhe nxisin ekonominë, vazhdojnë të pakësohen çdo vit, sepse qeveria paguan 1.7 miliard euro ose 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për faturat e PP-vë që kanë shkuar tek një grusht oligarkësh të lidhur me qeverinë e Edi Ramës. Një tjetër ligj klientelist dhe aspak dobiprurës për xhepat e shqiptarëve është ligji i Korporatës së Investimeve. FMN, njësoj si opozita, shprehu shqetësim për përqendrimin e pushtetit ekonomik në duart e kryeministrit. Ky ligj personal e kthen atë në pronar de facto të pasurive publike, duke i dhënë të drejtën t’ia japë atë kujt klienti të dojë, pa dhënë asnjë llogari. Kura e vetme për këtë situatë është beteja e sinqertë përballë oligarkisë dhe qeverisë që ka prodhuar këtë gjendje”, u shpreh dje ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku.


POLITIKE

7

E mërkurë, 8 MAJ 2019

“Austria mbështet integrimin në BE të Ballkanit”, Ruçi e Balla takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vienë

K

ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi angazhimin institucional dhe personal të Presidentit Sobotka, si një nga mbështetësit më të fortë të integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, në BE. “Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të nxisë më tej përkushtimin ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin tonë konstruktiv në rajon. Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tashmë është momenti që përkushtimi për reforma të shpërblehet. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një vlerë e shtuar për vetë familjen europiane. Ne i kërkojmë Austrisë të bëhet avokate e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit. Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka nënvizoi: “Austria vlerëson si sukses të madh të Shqiperisë reformën në drejtësi dhe vettingun. Austria mbështet fuqishëm integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor dhe fillimin sa me shpejt të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne do të investohemi për të bindur edhe vendet skeptike. Bravo Shqipërisë për kryesimin e

Sobotka i premton Ruçit: Do investohemi të bindim euroskeptikët

OSBE, në 2020 dhe i uroj ta kurorëzoje me sukses këtë sfidë! Unë jam i bindur se ju, si një politikan me eksperiencë, do të kontribuoni në përballimin e sfidave të sotme të demokracisë shqiptare”, u shpreh Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Takimi me OSBE-në Po dje, kreu i Kuvendit

Gramoz Ruci dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe fotot të takimin me zyrtarin e OSBE-së, Balla bën me dije se në takim u diskutua mbi marrjen e Presidencës

së OSBE-së nga Shqipëria vitin e ardhshëm. “Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së përshëndeti riinstalimin e komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke qenë se deputetët e rinj po vijojnë të plotësojnë vendet në parlament”, u shpreh dje deputeti socialist Taulant Balla.

TAKIMET NË VIENË

Ruçi takon ministrin Austriak të Drejtësisë: Mirënjohje për mbështetjen institucionale

Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Ministrin e Drejtësisë, Dr. Josef Moser. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe e përcaktuese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ruçi shprehu mirënjohjenj për mbështetjen e reformës së sistemit të drejtësisë dhe vettingut, nën mbikëqyrjen e një misioni ndërkombëtar monitorimi, ku Austria ka luajtur një rol drejtues. “Miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi është drejt përfundimit dhe kjo do të përshpejtojë ecurinë e reformës. Procesi i ngritjes së institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë po ecën me hapa të sigurtë dhe shumë shpejt Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të rindërtuar, të pastruar, funksional dhe që bën me të vërtetë drejtësi. Procesi i Vettingut po ecën dhe fakti që rreth gjysma e subjekteve të rivlerësuara kanë dalë nga sistemi, tregon nevojën dhe domosdoshmërinë e reformë”, tha Ruçi. Ministri i Drejtësisë Moser falënderoi Ruçin për mbështetjen institucionale dhe personale te reformës në drejtësi dhe e vlerësoi këtë reforme si shumë të suksesshme. “Reforma është e pakthyeshme dhe do të vazhdojë, pavarësisht pengesave që ka ndeshur. Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave sa me shpejt dhe kryerjen e reformave integruese”, nënvizoi ministri Moser.

DELEGACIONI HOLANDEZ VJEN NË TIRANË, NUK FLASIN PËR ÇËSHTJEN E VIZAVE: DO UA THEMI DELEGACIONIT SHQIPTAR

Negociatat, Deputeti holandez: Presim KE për vendimin mbi Shqipërinë N

ë kulmin e debateve për çështjen e rikthimit të vizave, një delegacion holandez ka vizituar Shqipërinë ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit dhe qeverisë. Anne Mulder, deputet i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor ndodhet për një vizitë pune në Tiranë. Ai ka deklaruar se pjesë e agjendës së diskutimeve në Tiranë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmbushja e reformave në Shqipëri. Gjithashtu deputeti Mulder foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje. Ndërkohë delegacioni i deputetëve

holandezë, u shoqërua me masa më të larta policie, kjo edhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm pas vendimit të parlamentit në holandez për rikthimin e vizave. Gjatë një

konference për mediat, deputeti Han Mulder deklaroi se në këtë vizitë nuk është folur për votën e shumëdebatuar, por tha se kjo pikë do të jetë në agjendën e një vizite kthimi

që një grup nga Parlamenti i Shqipërisë do të kryejë në Holandë. “Ne jemi të informuar dhe të ndërgjegjshëm që votimi iu Parlamentit Holandez në lidhje me liberalizimin e vizave ka tërhequr shumë vëmendjen në Shqipëri. Më lejoni t’ju them që kjo nuk ka qenë arsyeja e vizitës tonë dhe as ka qenë një temë që ne e kemi trajtuar në takimet që patëm. Kjo çështje do të jetë një nga çështjet e agjendës gjatë vizitës së parlamentit shqiptar në Holandë në fund të këtij muaji”, deklaroi dje përfaqësuesi i delegacionit holandez. Për sa i përket një vendimi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave me BE-në, deputeti u shpreh se është në dorë të KE që të bëjë një raport me rekomandim për Shqipërinë. “Më lejoni të

falënderoj parlamentin shqiptar, qeverinë, opozitën dhe shoqërinë civile për kohën që na dhanë duke na pritur. Ne vumë re një dëshirë nga ana e autoriteteve shqiptare për të vazhduar plotësimin e kritereve kyçe të vendosura nga BE. Ne i urojmë Shqipërisë çdo sukses në zbatimin e agjendës së reformave. Tashmë i takon Komisionit Evropian të bëjë vlerësimin e vet dhe të propozojë një rekomandim për Shqipërinë. Ne presim me dëshirë më të mirë për raportin e progresit që do të publikojë komisioni evropian dhe ne do ta diskutojmë në parlament pasi ai të jetë publikuar”, theksoi përfaqësuesi i delegacionit holandez. Konkluzionet e takimit në Shqipëri, do të publikohet së shpejti në faqen e parlamentit holandez.


POLITIKE

8 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami: Rama me opozitën fasadë po vret pluralizmin, në Berlin mori shuplakë

Islami: Rama po provokon opozitën, fundin e ka si homologët autoritarë Intervistoi: Redjon Shtylla

“Takimi i Berlinit, pavarësisht se Rama përpiqet të fshehë kokën si struci, ishte një shuplakë e rëndë për qeverinë e tij dhe atë personalisht, në vijim të takimit të qershorit 2018 duke i lënë të kuptohet se nuk do të ketë hapje të negociatave me Ramën”. Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami, në një intervistë për “Koha Jonë”. Ai thotë se sjellja anti-europiane e kryeministrit Rama e ka vulosur qëndrimin e vendeve kryesore të BE-së ndaj Shqipërisë, edhe përsa i përket hapjes së negociatave me BE-në, derisa Rama të jetë kryeministër i Shqipërisë. I pyetur për “kërcënimet” e Ramës se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën dhe fjalën burg për ata që pengojnë zgjedhjet lokale, Islami thekson se Rama është i frikësuar nga lëvizjet e opozitës. Për të, nëse Rama nuk do të tërhiqet, vendi shkon në përplasje sociale. “Nëse Rama nuk do të tërhiqet nga marrëzia e projektit diabolic të “vrasjes” së pluralizimit, atëherë opozita ka deklaruar se do të bëhet barikadë ndaj këtij akti barbar dhe me pasoja për shqiptarët, të cilët vetëm 28 vjet më parë u ngritën fuqimisht për të vendosur pluralizmin”. Jehona e një Samiti si ai në Berlin, ku për qeverinë nuk ishte takim që lidhet me zgjerimin e BE-së që do të kishte diçka për hapjen e negociatave, kurse për opozitën munguan dritat jeshile për Shqipërinë. Si ishministër i Punëv Punëvee të Jashtme Jashtme,, në dijeninë tuaj, çfarë fitoi e çfarë humbi Shqipëria në Berlin? Shqipëria prej 6 vitesh po ecën në drejtimin e gabuar antieuropian, pavarësisht demagogjisë dhe mashtrimeve që përdor Rama për të treguar pa sukses të kundërtën. Arsyeja është kapja e shtetit nga qeveria Rama; këtë prej kohësh e dinë shqiptarët por edhe kancelaritë kryesore vendimmarrëse europianë. Vitin e kaluar, konkretisht në qershor 2018, qeverisë shqiptare ju dha nga Gjermania, Franca dhe Hollanda mesazhi i qartë: Nuk do të happen negociatat sepse Shqipëria për shkak të lidhjeve të qeverisë me korrupsionin, krimin dhe trafiqet si dhe numrit shumë të madh të azilkërkuesve shqiptarë në vëndet e BE rezultonte sipas raporteve të tyre të brendshme, se nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të hapur negociatat. Ndërkohë raportit të Komisionit Europian të hartuar dhe promovuar nga treshja MogheriniHahn-Fleckestein, iu dha një shuplakë e rëndë nga Gjermania, Franca dhe Hollanda. Në 2019, ish-drejtori i Komisionit Europian, Reinhard Priebe do të deklaronte se në të gjithë vëndet e Ballkanit Perrëndimor qeveritë e korruptuara dhe autoritare kanë kapur për fyti shtetin dhe ky është një fakt i njohur nga të gjithë kryeqytet e vëndeve të BE. Madje këto kryeqytete, jo vetëm e njohin shumë mirë situatën në vendet e BP por zotërojnë edhe një alternativë zgjidhjeje, e ngjashme me atë që u aplikua në Maqedoni për të larguar Gruevskin. Për momentin janë të angazhuar e të përqëndruar me zgjedhjet e Parlamentit Europian, edhe për shkak të humbjes së terrenit politik të forcave proeuropiane dhe rritjes së ndikimit të forcave të ekstremeve. Takimi i Berlinit, pavarësisht se Rama përpiqet të fshehë kokën si struci, ishte

një shuplakë e rëndë për qeverinë e tij dhe atë përsonalisht, në vijim të takimit të qershorit 2018 duke i lënë të kuptohet se nuk do të ketë hapje të negociatave me Ramën. Gjatë këtij viti është shtuar edhe një arsye tjetër që ka rënduar shumë qëndrimin ndaj qeverisë Rama dhe Ramës personalisht. Rama ka qënë i angazhuar intensivisht së bashku me Thaçin e Vuçiç për ndryshimin e kufijve në Ballkan, që përbën një “vijë të kuqe” apo një “thikë pas shpine” për BE, të shprehur qartas nga Gjermania dhe kancelarja e saj Merkel. Kjo sjellje anti-europiane e Ramës e ka vulosur qëndrimin e vendeve kryesore të BE-së ndaj Shqipërisë, edhe përsa i përket hapjes së negociatave me BE-në, derisa Rama të jetë kryeministër i Shqipërisë. Presidenti i Serbisë, V uçiç ka pranuVuçiç ar se ideja e tij për ndryshimet kufitare ka dështuar dështuar.. Cila mund të jetë rruga, që mund ta sjellë Kosovën dhe Serbinë në një zgjidhje përfundimtare të pranueshme? Së pari kjo deklaratë përbën pohimin më të saktë se projekti Rama-ThaciVuçiç është me prejardhje ngë Serbia dhe Rama e Thaçi ka qenë të angazhuar maksimalisht për realizimin e tij në mbështetje të Vuçiç, pra për ndarjen e Kosovës apo thënë ndryshe për krijimin e Serbisë së Madhe. Dështimi i Vuçiç është njëkohësisht edhe dështimi i Thaçit dhe Ramës. Po ashtu mund të thuhet se projekti i ndarjes së Kosovës, për të mundësuar krijimin e Serbisë së Madhe dështoi. Natyrisht një rol të rëndësishëm për të diskretituar këtë projekt famkeqe e të rrezikshëm jo vetëm për Kosovnë e Shqipërinë por edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit e më gjërë kanë kancelarja Merkel dhe të gjithë forcat e politkanët konstruktivë të vendeve të BE-së që prej 30 vjetësh kanë qënë të angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe integrimin në NATO e BE të vëndeve të BP. Edhe të gjithë politikanët e ndershëm e kuroajozë në Kosovë e Shqipëri që ju kundërvunë këtij skenari me pasoja shumë të rrezikshme. Projekti i dësh-

tuar Rama-Thaçi-Vuçiç ishte e vetmja rrugë që nuk duhej ndjekur. Të gjithë rrugët e tjera, të vendosura në kontekstin e Integrimit Europian e euroatllantik dhe sigurimit të integritetit e sovranitetit të vëndve të BP, do të çonin në zgjidhjen përfundimtare të pranueshme edhe për Serbinë e Kosovën. Qasjet e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike, para të cilave fshihen synimet e shteteve të mëdha të pastra etnikisht janë shumë të rrezkishme për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit, prandaj ato nuk do të mund të pranohen nga vëndet serioze e të përgjegjshme të BE dhe për rrjedhojë nuk do të përbëjnë në asnjë rast zgjidhje të pranueshme. Aq më tepër që kjo zgjidhje me origjinë nga Serbia dhe e mbështetur për interesa të pushtetit personal nga Rama, Thaçi dhe Vuçiç është kuptuar nga vëndet kryesore të BE-së si një lojë personale e drejtuesve të korruptuar dhe autoritarë të Serbisë, Kosovës e Shqipërisë me synim mbajtjen pafundësisht të pushtetit. Demokratizimi dhe Integrimin Europian i Serbisë dhe Kosovës është e vetmja rrugë që do të siguronte e garantonte zgjidhjen e pranueshme. Vështirësitë e momentit që lidhen me devijimin e Serbisë e Kosovës nga rruga e demokratizimit dhe Integrimit Europian për shkak të drejtimit të këtyre vendeve nga drejtues autoritarë, të korruptuar e të inkriminuar, nuk përbëjnë shkak për të justifikuar qasjen e tipir Rama-Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijvë të Kosovës e coptimin e saj për

të krijuar Serbinë e Madhe me argumentin se kjo është zgjidhja më e pranueshme që do të siguronte stabilitet, qetësi e siguri. Kry eministri Edi R ama ka mbajtur Kryeministri Rama një nga fjalimet më të egra kundër opozitës. Në gjithë qëndrimet e tij, fjala kry esore ishte “burg” ama kryesore “burg”.. R Rama kërcënoi me burg opozitën nëse ndalon procesin e zgjedhjeve më 30 qershor shor.. Si e lexoni këtë qëndrim? Kjo tregon se Rama është në panik, i pasigurtë, i friksuar deri në palcë nga lëvizjet e fundit të opozitës. Ulërimat për “burg” e bëjnë Ramës të ngjashëm me një hajudut frikacak të ecën natën në një pylle duke uluritur me zë të lartë për të larguar frikën që i ka kapur mendjen, trupin dhe gjymtyrët. Shumë shpejt do të vijë momenti kur Rama do të lëshohet e dorëzohet dhe do të fillojë të lëpihet. “6 1 bashkitë do të fitohen nga PS“61 ja” eministri thotë se nuk do të ja”.. Kry Kryeministri pranojë qeveri tranzitore dhe se do shkojë vvetëm etëm në zgjedhje zgjedhje.. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur rritur,, si duhet ta izolojë opozita qev erinë “R ama 2” për të shkuar në qeverinë “Rama zgjedhje të lira? Rama po tenton të futet i vetëm në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Ky do të ishte momenti i “vrasjes” përfundimtare të pluralizmit. Për të fshehur “thikën vrastare” dhe duart e gjakosura Rama po kërkon të maskojë këtë akt makabër duke sponsorizuar (Vijon në faqen 9)


POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati

N

jë polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e sfilitur shqiptare. Që kur Edi Rama me një sjellje prej bandilli, i veshur me kostum të errët e me kollare të kuqe, u përkul mbi arkëmortin e Mid’hat Frashërit, e deri sot kur janë ndezur gjakrat pas publikimit të një liste me krimet e krerëve të partizanëve, opinioni është ndarë në dysh, mes atyre që kërkojnë rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe të tjerëve që kanë marrë mbi supe mbrojtjen e trashëgimisë anti fashiste. Nuk ka diskutim se këta të dytët, përfaqësojnë një komponent themelor të identitetit të së majtës. Renditja në krahun e duhur në

konfliktin botëror, rreshtimi i vendit në anën e fitimtarëve, kundërvënia ndaj atyre që për të ruajtur privilegjet e botës së vjetër (dhe jo për të penguar komunizmin siç pretendojnë sot) u bënë bashkëpunëtorë të dy ushtrive pushtuese, mbeten edhe tani e gjithë ditën vlera që duhen ruajtur prej saj. Por, e keqja e këtij debati që zhvillohet gjithnjë me të njëjtin pasion dhe që nxjerr në plan të parë të njëjtët korifej të një kohe të shkuar, është në fakt një kurth i padrejtë për këdo që e konsideron veten të majë; Sepse ai tenton ta përkufizojë atë si një qenie të mbetur peng në llogoret e luftës së dytë botërore; Sepse, sot, në kohën e reformave standarde, të politikave ultra liberale, të privatizimit agresiv të gjithçkaje

9 E mërkurë, 8 MAJ 2019

E majta që po vdes në llogoret e luftës dhe të rritjes galopante të pabarazive, të krijohet përshtypja sikur e vetmja vijë e qartë ndarëse, mes një të majti dhe kundërshtarëve të tij ideologjikë, është ajo që është skicuar treçerek shekulli më parë. Sot të jesh i majtë nuk do të thotë të mbrosh vetëm trashëgiminë e partizanëve, por të ngresh krye kundër një regjimi që po super pasuron nëntë apo dhjetë vetë. Sot të jesh i majtë, kupton para së gjithash, të kërkosh të shporrësh një lider që u mburret të huajve për parajsën pa sindikata, e prandaj në këtë vend nuk flet askush kur vdes një fakir që punon në miniera apo në ndërtim. Sot të jesh i majtë, do të thotë të rrëzosh atë që erdhi me premtimin se nuk mund të jetohej më në një

shoqëri ku 5% posedonin sa pjesa tjetër 95%-she e popullësisë dhe në gjashtë vite e thelloi këtë hendek. Sot të jesh i majtë, do të thotë të refuzosh përrallën e një taksimi gjoja progresiv që në realitet më shumë ndëshkon punën sesa kapitalin. Sot të jesh i majtë, nuk mund të durosh as reduktimin antikushtetues të dividentit që iu bë më të pasurve të këtij vendi, as ligjin për arsimin e lartë dhe as barbarët që hedhin në rrugë ata që strehohen në margjinat e një kryeqyteti që betonohet për ditë e më shumë. Sepse në ditët tona të ndihesh i tillë, nuk majfton as të mbash në sallon foton e gjyshit dëshmor dhe as të bëhesh i gjallë në çdo 5 maj. Ngulfosja e kësaj armate njerëzish,

trashëgimtarësh dhe idealistësh të rinj në llogoret e një lufte të mbyllur 75 vite më parë është vrasja më perfide që mund t’i bësh të majtës moderne. Ajo është një përpjekje për të nderuar paraardhësit, por jo një betejë për të shpëtuar fëmijët. Në këtë kuptim, kushdo që po e lufton atë me pathos, qoftë ky idealist i kulluar, qoftë idiot i dobishëm, apo qoftë kalkulues perfid, po ngul një gozhdë në arkivolin e së majtës reale. Me ndërgjegje ose jo, ai po i shërben atyre që më shumë sesa të zhvarrosin fantazmat e së shkuarës, duan të vizatojnë monumentet e oligarkëve të nesërm. Dhe për sa kohë debatohet për të parët dhe heshtet për të dytët, e majta është e (Lapsi) vdekur.

trave që janë të çoroditur dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë dhe nuk dinë të thonë kur i pyesin se çfarë po ndodh dhe çfarë do të mund të ndodhë. Askush nuk drejton a nuk qeveris por të gjithë sorrollatet pa bërë asgje apo vjedhin gjithçka munden sikur të ishte dita e fundit e qeverisjes; dhe kjo ndodh pothuajse kudo në administratën publike. Fundi i tmerrshëm i Ramës do të varej shumë nga dy elementë, i) nga zvarritja hileqare për të fituar kohë dhe ii) agresiviteti i policisë e nga arroganca e cinizmi i tij. Duket se fundi i tij është tashmë është i qartë për të gjithë qytetarët e revoltuar në ekstrem të cilët opozita po përpiqet ti përmbajë të mos shpërthejnë dhe të mos dalin jasht kontrollit. Si e komentoni nxitjen dhe thirrjen që Ambasada Amerikane dha për cilindo kandidat, që të regjistrohen në zgjedhjet lokale? E cilësoni ndërhyrje në punët e Brendshme të Shqipërisë dhe a po mbështet kauza e opozitës nga ndërkombëtarët?

Si ish-Ministër i Jashtëm nuk më lejohet të komentoj në publik qëndrimet konkrete të partnerëvë ndërkomëbtarë. Por askush nuk ka përse të habitet e çuditet që Rama, nisur nga veprimet e drejtuesve të tjerë të korruptuar e autoritarë, (siç mund të evokoj rastin e Diplomacisë së Kavjarit po përdor paratë e korrupsionit dhe të trafiqeve për të paguar majmërisht lobistë apo zyrtarë të lartë e deri përfaqsues të vendeve të të rëndësishme që shkruajnë raporte për Shqipërinë për të maskuar dështimet e tij dhe krijuar përshtypjen se qeverisja e tij është e suksesshme. Vetëm dy raste duhen patur parasysh, zbulimesh që nuk vijnë nga brenda Shqipërisë dhe nuk mund të lidhen me vlerësimet e qëndrimet e opozitës shqiptare, të kundërshtarëve të Ramës apo te medias së “kazanit” shqiptar. Së pari, Gjermania, Franca dhe Hollanda vitin e kaluar ishin kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërkohë që në Raportin e Progresit për Shqipërinë në vitin 2018 sygjerohej në përfundim të tij se “negociatat duhet të hapen menjëherë dhe pa kushte”. Këtë Raport të promovuar intenisivisht nga Rama, Mogherini, Hahn dhe Fleckenstein në një farë mënyre mund të thuhet se e “grisën” Gjermania, Franca dhe Hollanda. Së dyti, dy herë 6 senatorë repblikanë amerikanë i kanë dërguar një paketë informacionesh Ministrave të Jashtëm të SHBA, Tillerson dhe Pompeo, duke i treguar me”fakte e prova” se “paratë e taksapaguesve amerikanë” janë keqpëdorur për të sjellë në pushte Edi Ramën dhe për ti mundësuar atij të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë përmes reformës në drejtësi. Përsëris se këto dy momente që i janë servirur publikut shqiptar nga institucione serioze të vendeve partnere nuk janë sajesa apo “fake news” të “kazanit” shqiptar siç përpiqet ti paraqesë Edi Rama por janë materiale që rezonojnë fuqimisht me çfarë mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.

INTERVISTA (Vijon nga faqja 8)

krijimin e një opozitë fasadë, i udhëhequr nga paranoja se të tilla zgjedhje fasadë do të pranoheshin nga shqiptarët dhe do të certifikoheshin nga ndërkombëtarët. Të gjithë partitë kryesore opozitare: PD, LSI, PR, PDIU, PBDNJ, PDK, LZHK e tjerë janë angazhuar seriozisht për të penguar “vrasjen” e pluralizmit, duke stigmatizuar si ideatorin, organizatorin dhe përgjegjësin kryesor të “vrasjes” së pluralizmit, vetëm Edi Ramën. Sipas opozitës, për të shpëtuar pluralizmin ka vetëm një rrugë: Zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Duket një projekt shumë i vështirë por është i vetmi opsion për të ndalur dorën “vrastare” të pluralizmit. Nëse Rama nuk do të tërhiqet nga marrëzia e projektit diabolic të “vrasjes” së pluralizimit, atëherë opozita ka deklaruar se do të bëhet barikadë ndaj këtij akti barbar dhe me pasoja për shqiptarët, të cilët vetëm 28 vjet më parë u ngritën fuqimisht për të vendosur pluralizmin. Kjo natyrisht mund të çonte në përplasje sociale, përgjegjësinë dhe koston për të cilën do ta kishte vetëm Edi Rama, që do të përfundonte me shumë gjasa si të gjithë drejtuesit e tjerë autoritarë e të korruptuar. Në platformën politike me 12 pika, aleatët e PD-së ndër të tjera kërkojnë try ezën politike nga Presidenti i R etryezën Republikës Ilir Meta, e cila mori mbështje tje.. A është momenti që kriza të zgjidhet pa patur nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm dhe palët të ulet në ta volinë me R amën si kry etar i tav Ramën kryetar PS-së? Çdo nismë për ta zgjidhur krizën para se ajo të përshkallzohet e përkeqësohet, duhet përshëndetur dhe mbështetur. Unë nuk kam besim se Rama do të mbështeste rolin moderator të Presidentit Meta. Për më tepër që Rama është peng i oligarkëvë dhe kriminelëve dhe njëkohësisht drejtues i tyre, pra

shumë nga vendimet për largimin e tij dhe hapjen e rrugës së zgjidhjes duhet të merren nga kupola e sektit të drejton vendin. Për momentin Rama po përpiqet të bëjë të “fortin” duke provokuar opozitën që ajo të futet një një axhendë radikale, ndërkohë që opozita me maturi e qetësi po vepron energjikisht por saktësisht duke detyruar Ramën të humbasë qetësinë dhe sigurinë dhe të tregojë dobësinë e brendshme që e mundon dhe po e rrënon gradualisht. Shenja e qartë e saktësisë së veprimeve të opozitës dhe degradimit që mbështetjes për Ramën është sondazhi i fundit i IPR marketin në “Ora News”, i cili tregon se opozita do të mund të fitonte 55 përqind të votave ndërkohë që Rama së bashku me të gjithë aleatët e tij nuk do të mund të kalonin 45 përqind. Pra përmes kësaj strategjia opozita aktuale është shndërruar në maxhorancë prej 55 përqindësh kurse maxhoranca në opozitë prej 45 përqindësh. Veprimet e vendosura, energjike dhe të matura të opozitës më ditët e javët në vijim do të vazhdojnë të rrënojnë Rilindjen dhe me shumë gjasa do të vazhdojnë të rrisin opozitën aktuale dhe të tkurrin Rilindjen. Nëse para disa muajsh cilindo që të pyetjes për Ramën të thoshte se “ai është i mbaruar por nuk largohet”, tani të gjithë pë përjashtim përgjigjen se “ai nuk qëndron dot më…”. 10 detyra për zgjedhje të lira, prezantoi PD-ja për qeverinë tranzitore që sipas z.Basha nuk kanë nevojë për ndërh yrje të theksuar ligjore ndërhyrje ligjore.. Ju si e keni lexuar lexuar,, do të garantojnë zgjedhje të lira dhe pa ta kontestueshme? Opozita e bashkuar para disa ditësh paraqiti një platformë me 10 detyra për zgjedhje të lira e të ndershme. Mendoj se ai ishte një dokument thjesht për të ngulitur në mëndjen e qytetarëve faktin se zgjidhja e krizës mund të kryhet vetëm përmes një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër. Ishte po ashtu më shumë një draft-dokument për të

hapur një diskutim politik-qytetar. Dokumenti nuk ishte dhe nuk mund të ishte një dokument strategjik për zgjidhjen e krizës siç mund të pritej nga shumë analistë apo vëzhgues politikë. Sepse të tilla strategji që mund të kenë grupimet/partitë politike do të merrnin formë të plotë vetëm pasi të kishte negocim mes palëve; gjë që mund të ndodhë vetëm pasi Rama të ketë dhënë dorëheqjne apo thënë ndryshe kur Rama do ti hapte rrugën negociatave për zgjidhjen me largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Platforma ndoshta mund të konsiderohej vetëm një pjesë e kësaj strategjie; ajo pjesë që do të bënte fjalë vetëm për detyrat e qeverisë teknike bazuar në legjislacionin ekzistues. Ndërkohë që për të shkuar deri te zgjedhjet e lira e të ndershme, do të duheshin edhe shumë hapa të tjera, që mesa kuptova nga pjesëmarrja në diskutim, opozita i ka të qarta dhe për më tepër ka përgatitur edhe draftet duke e gatshme të negociojë e diskutojë me palën tjetër. 11 maji po vjen. Thirrjet për destabilizim nuk mungojnë prej kohësh. Për ju, çfarë pritet të ndodh më 1 1 11 maj? Nga ana tjetër tjetër,, PD-ja është shprehur se R amës do t’i pamundëRamës sohet dalja nga shtëpia. Nuk kam asnjë informacion me taktikat e këtij eventi. Shpresoj shumë që Rama të jetë ndërgjegjësuar dhe të ketë kuptuar se po mban peng të ardhmen europiane të vendit dhe përgjegjësinë për të shmangur përplasjen civile. Rama nuk po qeveris prej 6 vitesh dhe prej më se dy vjetësh është i kapur mat nga korrupsioni, krimi e trafiqet. Ai nuk qëndron dot më në zyrë dhe sorrollatet nga një qëndër qyteti në tjetrën sepse e ka të pamundur të qëndrojë i ulur e të drejtojë nga karrikja e kryeministrit. Ai sorrollatet nëpër botë vetëm si “hajdut” fotosh dhe shtërngime duarsh. Ai rri gjatë të gjithë kohës duke gënjyer e mashtruar sa që të gjithë e konsiderojnë “pinoku” shqiptar. Ai nuk e koordinon dot më as aktivitet e minis-


FORUM

10

E mërkurë, 8 MAJ 2019

OPINION Nga ArturZheji

S

ëpari, karriera politike dhe jo vetëm e kryeministrit të sotëm është e pabesueshme, për nga volumi, kapja dhe mbajtja e përsëritur e posteve të larta. Për nga zotësia e pazakontë dhe mrekullueshme, për tu kacavirrur në pushtet, me një këmbëngulje të admirueshme dhe deri tash të suksesshme. Dinakëri dhe taktiçizëm, oratori të bollshme dhe komunikim të mirë prej mashtruesi virtuoz. Bindës, hokatar dhe ledhatar, pa personalitet kur është në nevojë dhe në kryerjen e artit të kurthngritjes më të pamëshirshme, e që shpesh nuk ndan as brenda vetes, të vërtetën nga gënjeshtra, si ata personazhet të përshkruar aq mjeshtërisht nga pena e Gogolit në Rusi dhe e Balzakut në Francë. Duke përfituar nga besimi i tepruar i Fatos Nanos, në vitet 1997-2000, ai doli në sipërfaqe. Pastaj ngriti krye e hodhi shtat, nga besimi i përsëritur politik, naiv dhe miqësor, i Ilir Metës, në vitet 2000-2001, në vitet 2004-2007. Dështimi i vitit 2009 e dëshpëroi dhe ju drejtua sërish Metës, që pandehu se i njëjti person nuk tradhton, të njëjtin njeri, për të tretën herë. E kështu erdhi katërvjeçari 2013-2017, që e rriti si kryeministër, ku shtiu në dorë pushtetet më të mëdha të mundshme në Shqipëri. Por edhe Sali Berisha, i dha një besim të hatashëm, me pikënisje pragmatizmin, në ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor, të vitit 2008. Por “besimin”

më të fundit e dha edhe Lulëzim Basha, në marrëveshjen famëkeqe të Majit 2017, që e rrokullisi Partinë Demokratike në pikë të hallit. Kanë kaluar pra plot 22 vite pushteti në rritje, eksperiencë, bollëk, adrenalinë, vetësiguri. Por, tani asnjë nga faktorët politikë, pas zhgënjimeve dhe përdorimeve të njëpasnjëshme që Rama, me përvujtësi, gjuhë të ëmbël apo me oferta të majme ka kryer me sukses, nuk kanë më asnjë përqindje besimi te ky personazh, që po vjetrohet me shumë shpejtësi. Por deri pak kohë më parë, pakkush e dinte përgatitjen e aventurës më të fundit gjeopolitike. Ishte skema më e fundit gjeopolitike, që u zhvillua vitin e fundit 2018-2019 dhe që lidhej me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, nën emërtesën e rremë të një paqeje të qëndrueshme Kosovë-Serbi, “lojë” të cilën e hapi dhe e shtjelloi fort mirë fillimisht, vetë Hashim Thaçi. Pikësynimi paskesh qenë, krijimi i një faktorizim të pazakontë dhe shumëvjeçar, i treshes Thaçi-RamaVuçiç… si një treshe Paqesjellëse dhe Paqedashëse, por njëkohësisht edhe garantuese e stabilitetit në pjesën më të përvëluar të Ballkanit. Pavarësisht se kishte një paraqitje dhe parashtrim të përkryer në formë, krejt ndryshe se çfarë fshihte në përmbajtje, kjo skemë, dështoi turpshëm në Berlin, me dy varrmihës ekselentë, Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin

Pse Rama tashmë është e shkuara dhe do ikë, do s’do? francez Macron. Kjo ndoshta ishte karta e fundit, që Rama luajti “ndërkombëtarisht”, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e vet, ndën mbështetjen ndërkombëtare, duke zënë arbitrarisht vendin e “rëndësishëm” të garantit të “moderuar” të Tiranës, në mes të kokave të nxehta të Beogradit dhe Prishtinës. Për të qenë sa më korrekt në analizë, kjo ishte nga pikëpamja e taktikës politike, një lëvizje e zgjuar, sepse në tregun e gjeopolitikës, Shqipëria, nuk ka se çfarë ofron tjetër, përveç “stabilitetit”, apo përpjekjes hipokrite, për të luajtur një rol të tillë në sytë e perëndimorëve të shqetësuar, nga prania e afërt ruse në këtë rajon rrëshqitës. Mirëpo kanceleritëeuropiane, të pandehura “budallaqe”, nga Vuçiç, Thaçi dhe Rama, dikur zgjohen nga gjumi i besimit të tepruar për “djemtë e mirë” që vijnë nga Ballkani, të cilët, duket se vendosën në Bruksel dhe në Berlin, një bombë me sahat, duke e mbështjellë si një ëmbëlsirë lokale, të mirëkuptimit dhe të arsyetimit trilateral, Beograd-PrishtinëTiranë, që mbiquhej ndryshe, një Marrëveshje Paqeje e qëndrueshme. Në të vërtetë, kjo “marrëveshje”, duket se mirëfilli e kishte të përllogaritur jo për të krijuar një stabilitet të përhershëm, por për të kundërtën, për të institucionalizuar instabilitetin. Sepse ekuacioni

gjeopolitik i shkëmbimit të territoreve, hapte një spirale mbushur me plot të panjohura që do të vinin pas në mënyrë të pashmangshme. Por kjo, në vend të shqetësonte autorët, ishte pikërisht në interesin e tyre. Sepse, njëherë që një “lojë” e tillë hapej, aktorët politikë, garantë dhe ndërveprues të kësaj skeme, Vuçiç-Rama-Thaçi, do të duhet të merreshin në mbrojtje ndërkombëtare, si të vetmit persona të domosdoshëm edhe për 10 vitet e ardhshme, në postet respektive, pavarësisht pëlqyeshmërisë apo mospëlqyeshmërisë së popujve të tyre. Me gjithë diabolizmin e admirueshëm të kësaj skeme, që dukshëm nuk është shqiptare, por ruse ose serbe, apo të dyja bashkë dhe që fsheh të panjohura të tjera në brendësi, dhe që dukshëm përputhet më këtë analizë, kjo skemë e shtirur si marrëveshje, u godit nga vizita eksentrike e presidentit rus Putin, vetëdeklaruar palë apo garant plus, në këtë zgjidhje, e më pas në Tiranë dhe në Prishtinë, nga aktorë të tjerë politikë syçelur, si Haradinaj, Meta, Berisha dhe Bushati. Pa nënvleftësuar edhe gjykimin e ftohtë, pozitiv dhe aktiv, të mjaft analistëve dhe personazheve të tjera të Tiranës apo Prishtinës. “Varrosja” e kësaj aventure që ndodhi dukshëm në Berlin, e la

Ramën, jo vetëm pa mbështetje e ëndërruar, por edhe në një dritë fort të keqe. Në këtë mes, një figurë krejt të pahijshme dhe thjesht prej shërbëtori mirënjohës dhe të verbër të pushtetdhënësit, bëri edhe ministri ynë i jashtëm, ky djalë Kosove, që kacavirret edhe ay, si padroni vet, studio më studio për të mbuluar këtë inskenim ruso-serb, me petka shqiptare e me dialekt verior, për ta bërë rrejshëm më të besueshëm ndër shqiptarët këtej e andej kufirit Kosovë-Shqipëri. E pra, Ramë ziu, është sot mjeran në Bruksel, Paris, Berlin, Prishtinë… Kur i pata shkruar ca muaj më parë të bënte valixhet, pa u ngarkuar me turpe të tjera, më ktheu përgjigje në cel, në të vërtetë i fundit mesazh prej tij, se do të kalonte akoma edhe shumë kohë për “valigjet e tij”(kështu e shkroi fjalën “valixhe”, KM-ja). Zbardhja e mëtejshme e kësaj “aventure”, për të mos përdorur fjalën e rëndë konspiracion, në kurriz të Brukselit, Berlinit dhe Parisit, përshpejton largimin e kryeministrit tonë, ndërkohë që Vuçiçi i ngriti publikisht duart lart, në Beogradin e trazuar. Shpejt Perëndimi, do të reagojë edhe për këtë, pak mbasi të sheshohet mirë dheu, mbi këtë lojë të rrezikshme, varrosur bujshëm në Berlin… 360grade.al

ISH-MINISTRI I JASHTËM, KRITIKA MBËSHTETËSVE TË IDESË SË RISHIKIMI TË KUFIJVE

I

sh-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë dhënë për “ABC News”, ka shigjetuar përkrahësit e idesë së ndryshimit të territoreve në Kosovës. Duke cituar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që pranoi se ideja e kufijve ishte serbe, Bushati u shpreh se tani duhet të mendojmë se “ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë”. Në vijim, pjesë nga intervista e Ditmir Bushatit në Abc News”. Pyetje: Do të doja një opinion për vizitën e Presidentit Aleksandër Vuçiç , do të doja një opinion, qëndrimin etij në lidhje me Kosovën, deklarata të ashpra nga njëra anë, por nga ata tjetër thotë është një realitet…si e shihni vizitën e tij në Tiranë nesër (sot)? Bushati: ...Në Tiranë zhvillohet Samiti i BrdoBrijuni që është një iniciativë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, më vjen mirë që kjo nismë po mban një takim në Tiranë sepse në një mënyrë a një tjetër e sjell Tiranën në fokus të zhvillimeve rajonale dhe në këtë kontekst nuk shoh ndonjë risi të veçantë nga prania e Presidentit të Serbisë. Pyetje: Ndoshta është konteksti që i jep peshë..? Bushati: Por përsa i përket qëndrimit të Vuçiçit mund të them që nuk e kam parë asnjëherë avancimin e Shqipërisë, Kosovës apo popullit shqiptar në përgjithësi në kurriz të një kombi apo një populli tjetër në rastin në fjalë të Serbisë.Mendoj që kultivimi i

Bushati: Ndarja e kufijve, neojugosllavizëm që u shit si ide pro-atlantike

marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës.Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin

trajtat e komedianëve. Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit”, pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë. Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën. Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimine politikes së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aleatët kryesorë strategjikë për çështje të rëndësishme. Nuk bie dakord me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbisë, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej

tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë. Pyetje: Cilat janë raportet tuaja me kryeministrin Edi Rama? Përgjigje: Nuk kam asnjë qejf mbetje. Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime. Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve. Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar. Ministri i Jashtëm dhe kryeministri kanë një marrëdhënie të ngushtë për shkak të intensitetit të punës. Për herë të parë na u dha besimi nga vendet anëtare e OSBE për të drejtuar këtë organizatë në 2020. Të gjitha këto procese nuk do ishin realizuar pa mbështetjen e kryeministrit apo kolegëve. Marrëdhëniet janë ridimensionuar sepse drejtoj një qark politik”, tha Bushati.


FORUM

11 E mërkurë, 8 MAJ 2019

DOSJA E PLOTË

Plani Rama- Vuçiç për ndarjen e Kosovës, që nisi në Nish tre vjet më parë P

residenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zbuloi se plani për sh këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë i tiji dhe se ai kishte dështuar në Samitin e Berlinit. Këtë plan të panjohur për publikun, qeveria shqiptare e ka shitur si detyrim nga Amerika dhe nga Brukseli. Mbështetësit e planit kanë thënë se Kosova nuk ka gjë në dorë, se plani do u jepet palëve për nënshkrim, se kjo është rruga e vetme drejt paqes. Samiti i Berlinit e vuri theksin te mungesa e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe mirëbesimit në lidhje me këtë plan. Pak ditë më parë, Edita Tahiri u bë denoncuesja e fundit se Rama dhe Vuçiçi kishin rënë dakord për këtë plan në takimin e tyre në Nish në vitin 2016. Më herët, edhe ish-Ministri serb Vuk Jeremiç kishte denoncuar treshen Vuçiç-Rama-Thaçi për këtë plan dhe për lobimin për të. Edhe Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, kishte thënë në tetor 2018 se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës. Në gusht 2018, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt kishte shkruar për Washingon Post se Kryeministri Rama i kishte thënë se ishte dakord me idenë e Vuçiçit. Për një vit të tërë, Thaçi dhe Rama i kanë përdredhur fjalët për të folur pa thënë asgjë konkrete për planin. Ata janë fshehur nën rrogozin amerikan, evropian, atë të paqes mes kombeve, të kohës që thërret për burra shteti që marrin vendime të dhimbshme etj. Një kronologji e zhvillimeve kryesore në lidhje me këtë plan të panjohur duket se i jep të drejtë Tahirit, Jeremiçit, Birsekos, Bildtit dhe të gjithë atyre që kanë thënë se Rama dhe Vuçiç kanë rënë dakord në Nish dhe kanë punuar për ta realizuar shkëmbimin e territoreve. Duket se takimi i tetorit të vitit 2016 në Nish mes Vuçiçit dhe Ramës është bërë pa pëlqimin paraprak të Thaçit. Ky ka reaguar ashpër fillimisht, për të ndërruar pozicionin në muajt në vijim. Kjo mund të ketë qenë edhe një taktikë e treshes për të rritur besueshmërinë e Thaçit. Në më pak se tre vite (2013-2016) Rama ishte takuar tetë herë me Vuçiçin, si me asnjë drejtues tjetër shteti. Ja një kronologji e shkurtër nën këtë këndvështrim e veprimeve kryesore drejt dështimit të planit për shkëmbimin

e territoreve: Rama takohet në Nish me Vuçiçin në tetor të vitit 2016, kritikohet rëndë nga Kosova, mban një monolog të gjatë në video në Facebook mbi domosdoshmërinë e miqësisë serboshqiptare. Ai flet për paqen mes gjermanëve dhe francezëve, për “një politikë të re ndaj Serbisë”, i quan kritikët “patriotë në profesion”, dhe thotë se “ne shqiptarët nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer dhe fshirë kufijtë e të shkuarës mes nesh dhe Evropës, mes Shqipërisë dhe Kosovës, mes shqiptarëve dhe serbëve”. Në shkurt të vitit 2017, Rama dhe Thaçi duket se kanë rënë dakord për planin e Vuçiçit. Të ftuar në emisionin e Baton Haxhiut në TV Klan në Kosovë ata paraqiten si “më potentët, më të angazhuarit në kaq vite për të ndërtuar një paqe për Ballkanin”. Në prill 2017, Kryeministri Rama ndez retorikën nacionaliste në rajon. Ai thotë se “nëse vazhdon të zbehet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të përjashtohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”. Presidenti Thaçi e mbështet këtë pohim. Presidenti Vuçiç thotë se po ta kishte thënë ai diçka të tillë për serbët në rajon, atë do ta kishin “varur në Bruksel në vend të flamujve të tyre”. Në Serbi mediat shkruajnë gjerësisht për luftë kundër “Shqipërisë së Madhe”. Vuçic kërkon ndërhyrjen e ambasadorëve të BE-së kundër krijimit të “Shqipërinë e Madhe”. Në korrik 2017, Presidenti Vuçiç nis një “dialog kombëtar për një qasje realiste ndaj Kosovës”. Ngjashëm me Ramën, ai flet për negociatat e pandalura mes izraelitëve dhe palestinezëve, për shmangie konflikti dhe bashkëpunim me shqiptarët, për nevojën për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Në korrik 2017, Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç kërkon shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shton se duhet “të ndahet me kufij se çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare” dhe flet për shkëmbimet e sukseshme të territoreve mes Holandës dhe Belgjikës, si dhe mes Pakistanit dhe Bangladeshit. Në gusht 2017, Kryeministri Rama e quan propozimin e Ministrit Daçiç që Kosova e veriut t’i kalojë Serbisë dhe Lugina e Preshevës Kosovës:

“një propozim të pazakontë”. Rama shpreh mirënjohje për nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm dhe thotë se një dialog të tillë ndoshta duhet ta bëjnë edhe shqiptarët. Në 17 shkurt 2018, në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Rama ndez sërish zjarr në opinionin publik. Ai propozon që “Kosova dhe Shqipëria të kenë një president gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Reagime të ashpra vijnë nga BE-ja, rajoni dhe nga Kosova. Pak ditë më pas, Kryeministri Haradinaj shprehet për BBC-në kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve. Në maj 2018, Vuçiç thotë se marrëveshja me Kosovën do t’i sjellë fundin karrierës së tij politike, por se pret të shohë “çfarë do të përfitojë Serbia, në kuptimin e territorit dhe të gjithçkaje tjetër.” Daçic thotë se shkëmbimi do të sjellë përfitime për të dyja vendet. Në gusht 2018, Vuçiç dhe Thaçi konfirmojnë se po bisedohet për shkëmbime territoresh. Thaçi siguron se nuk do të ketë shkëmbime, por kufijtë do të ndryshojnë. Ai shton se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. Thaçi mban vazhdimisht këtë retorikë të pakuptueshme për shumëkënd – jo shkëmbim, jo ndarje, po korrigjim, Luginën e merr Kosova. Nga Komisioni Europian (KE), Mogerini dhe Hahn shprehen

në mbështetje të bisedimeve për ndryshim kufijsh. Po në gusht 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit ofron ndihmën e SHBA për arritjen e një marrëveshjeje. Komisioni Evropian shprehet në mbështetje të një zgjidhjeje “realiste, të qëndrueshme dhe të mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare”. KE sërish nuk përjashton mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Tramp, Xhon Bolton thotë se SHBA nuk do ta pengojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse ajo përfshin shkëmbimin e territoreve. Presidenti Thaçi nxit “korrigjimin” e kufijve dhe paralajmëron se pa këtë hap Kosova nuk ka të ardhme në Evropë. Kancelarja Merkel shprehet kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në shtator 2018, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, ndërsa Komisioneri Hahn sërish nuk e përjashton atë. Vuçiç refuzon të takojë Thaçin në takimin e radhës për Dialogun nën mbikëqyrjen e Mogerinit. Në nëntor 2018, Haradinaj vendos 10 për qind taksë për produktet serbe, në përgjigje të fushatës serbe për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Dështon anëtarësimi i Kosovës në Interpol si rezultat i lobimit serb.

Haradinaj i rrit me 100 për qind taksat. Atij i bëhet presion i vazhdueshëm nga BE, SHBA, vende evropiane dhe nga aleatët e tij në qeveri për të hequr taksën. Haradinaj reziston, përforcon qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve. Në dhjetor 2018, Haradinaj fajëson Mogerinin se e ka kthyer dialogun Kosovë-Serbi në dialog për shkëmbim territoresh. Presindenti Tramp i dërgon letër Vuçiçit dhe Thaçit, ku i nxit të arrijnë një marrëveshje. Në janar 2019, ish-ministri Vuk Jeremiç thotë se Rama, Vuçiç dhe Thaçi po punojnë “me dyer të mbyllura” për planin. Në shkurt, Haradinaj e përshkallëzon retorikën kundër Mogerinit, duke e quajtuar atë “armike” të Kosovës. Ai kritikon Ramën dhe Thaçin për mbështetjen e planit për shkëmbimin e territoreve. Në prill 2019, Merkel dhe Makron refuzojnë në Samitin e Berlinit çfarëdo plani për shkëmbim territoresh. Pas Samitit të Berlinit, Kryeministri Rama dha lajmin se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk do të hapen në qershor 2019. Tani atij i mbetet që, ashtu si Vuçiçi pas këtij samiti, t’u shpjegojë shqiptarëve edhe se përse ai së paku e ka mbështetur planin për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe të pranojë ose jo se ky plan ka dështuar përfundi/exit.al/ misht.

SHBA-GJERMANI

Anulohet takimi Pompeo-Merkel D epartamenti amerikan i Sh tetit, tha se është anuluar takimi i planifikuar ndërmjet sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Sekretari Pompeo planifikonte të takohej të martën me kancelaren Merkel dhe ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në Berlin. Departamenti i Shtetit tha se takimet duhet të ri planifikohen për shkak të “çështjeve të ngutshme”, por nuk ofroi ndonjë shpjegim tjetër për ndryshimin e planeve. Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm as nga zyra e kancelares Merkel dhe as ajo e ministrit Mass. Sekretari Pompeo mori pjesë në një takim të Këshillit të Arktikut në Fin-

landë. Nuk është e qartë se ku do të udhëtojë ai më pas, shkruan “Zëri i Amerikës”. Departamenti i Shtetit tha se sekretari Pompeo “mezi pret që të jetë së shpejti në Berlin” për të mbajtur “serinë e rëndësishme të taki-

meve” që ishin planifikuar. Sipas planeve fillestare, sekretari Pompeo pritej të diskutonte me kancelaren Merkel çështje “të interesit të përbashkët” si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E mërkurë, 8 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Tirana mikpret Samitin 17+1 të kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore

Veliaj: Në katër vite transformuam Tiranën, më e mira është përpara T

irana do të mikpresë në vjeshtë Samitin 17 + 1, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës zyrtare në Kinë, ku u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Pekinit, Chen Jining, theksoi se u vendosën piketat për organizimin e këtij Samiti të madh, që e vendos Tiranën në hartë si një nga vendet dhe kryeqytetet që mund të organizojnë aktivitete të këtyre përmasave. “Kishim 24 orë intensive në Pekin, ku tashmë Tirana, Sh-

qipëria, është përzgjedhur si vendi mikpritës për të gjitha vendet në procesin e bashkëpunimit me Kinën, ose siç quhet ndryshe Kina +17, me shtimin e Greqisë. Më vjen mirë që në tetor, 17 kryetarët e kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore do të vijnë në Tiranë për të vijuar këtë bashkëpunim me Kinën. Jam shumë i lumtur që në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pekinit, kryeqytetit më të madh sot në botë, vendosim disa pika për organizimin e këtij samiti të madh për Tiranën, që sigurisht është një privilegj”, tha Veliaj. Në vizitën në Republikën Popullore të Kinës, kryebashkiaku Veliaj vizitoi disa nga fabrikat dhe nga koncensionarët e transportit publik elektrik. Ai siguroi

se Tirana do të revolucionarizojë transportin publik, teksa theksoi se së shpejti do të mbërrijnë autobusët elektrikë, që do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit. “Jam po ashtu shumë entuziast për mënyrën se si Kina po udhëheq disa nga inovacionet më të reja, kur vjen puna tek transporti publik. Ashtu siç kemi bërë me taksitë, ku një pjesë e madhe e flotës tashmë ka kaluar në elektrike, ashtu do të fillojmë të bëjmë edhe me autobusët. Disa autobusë i kemi porositur, të tjerë jemi në proces porositje”, tha ai, teksa shtoi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe mandatin tjetër në shumë fusha të tjera. “Bashkëpunimi me kompanitë

kineze, por edhe me institucionet financiare kineze na vendos në një rrugë të mbarë, që në mandatin tjetër, atë që realizuam në Tiranë për gjelbërimin, pastrimin dhe transportin elektrik të taksive, ta avancojmë edhe në disa fusha të tjera, sidomos në transportin publik me autobusë dhe dy terminalet e reja që do të ndërtojmë në Tiranë. Duam që kjo të shoqërohet edhe me një rrjet të karikuesve elektrikë, që si për autobusët, si për taksitë, apo edhe për makinat personale; pra të investojmë në përdorimin e energjisë së rinovueshme”, deklaroi Veliaj. Falë përmirësimit të infrastrukturës dhe të shërbimeve, në Tiranë është rritur edhe numri i turistëve nga Kina. Kryeqyteti shqiptar është kthyer tashmë edhe në një spirancë e të gjithë agjencive turistike kineze për Ballkanin. “Mezi pres që edhe këtë vit, të shohim një rritje të numrit të turistëve kinezë. Një nga platformat tona të bashkëpunimit ka qenë përdorimi i Tiranës si një pikë starti, si një

spirancë e gjithë agjencive turistike kineze për Ballkanin dhe besoj që më e mira është përpara. Në qoftë se në katër vite, realisht e kemi transformuar Tiranën, ju garantoj që në katër vitet e ardhshme gjëra më të mira do të vijnë”, theksoi Veliaj. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, kreu i Bashkisë vlerësoi edhe komunitetin kinez dhe numrin në rritje të sipërmarrësve nga Kina që po zgjedhin vendin tonë për të investuar. “Jam sot shumë krenar për mënyrën se si punon ambasada jonë këtu, për shumë prej shkëmbimeve të të rinjve shqiptarë dhe kinezë e anasjelltas, ku po mësohet gjuha, kultura. Unë besoj që një Tiranë e cila sot tashmë e ka një komunitet kinez jashtëzakonisht sipërmarrës, është gjithmonë e më shumë një vend më atraktiv për investimet”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës pati edhe një takim të veçantë me studentë dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Kinë.

Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tradita e 12 fushatave humane nga Vodafone Albania

P

ër aq kohë sa numri i të prekurve nga sëmundja e talasemisë në Shqipëri, vazhdon të rritet ndjeshëm, nevojat për dhurim gjaku mbeten gjithmonë të mëdha. Me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Fëmijët marrin një herë në tre javë një flakon (400cc) gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakonë gjak. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35,000 njësi gjaku. Në rast se ky gjak nuk sigurohet, jeta e të sëmurëve vihet në rrezik. Për të ndihmuar në shpëtimin e këtyre jetëve, për të 12-ën herë radhazi, Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.

Në këtë fushatë të 12-të, rreth 60 punonjës të Vodafone Albania, u bënë pjesë e këtij gjesti human, që shpëton jetë. Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada u shpreh: "Tashmë Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut është një traditë

e punonjësve të Vodafone Albania. Në këtë viti të 12-të, numri i dhuruesve është shtuar dhe rrjedhimisht kontributi ynë ka akoma më shumë peshë. Mesazhi që duam të përçojmë tek njerëzit, ai i sensibilizimit dhe humanizmit për kë ka më shumë nevojë, vlen më shumë se dhurimi në vetvete. Uroj që shembulli ynë të jetë një thirrje dhe për kompani të tjera". Komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm për të kontribuar ndjeshëm në ndihmë të këtyre personave. Vodafone Albania është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi, por edhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit, kështu që çdo vit kompania cak-

ton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale, projekte që zbatohen përmes

Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Ngjarja e së hënës nuk është e para në Letoni. Në tetor 2011, në një shpërthim të ngjashëm mbetën të lënduar shtatë persona, një prej të cilëve humbi jetën

L

ot, dhimbje dhe nderime për nëntetaren Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës. Në ceremoninë në Camp Adazi në Letoni, mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO. Ministrja e Mbrojtjes ka nisur drejt Letonisë një “Task-Force” të ngritur me urgjencë për këtë rast. Bashkë me autoritetet letoneze, “TaskForca” do të ndjekë hetimin e plotë për vdekjen e efektives Hasanaj në Camp Adazi. Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj. 32-vjeçarja vdiq aksidentalisht gjatë çmontimit të minave mëngjesin e së hënës, ndërsa u plagosën Komandanti i Kontigjentit, Majori Klodian Tanushi, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe Rreshteri Julian Kapaj. Efektivët e Forcave të Armatosura ishin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake. Ngjarja e së hënës, nuk është e para në Letoni. Në tetor 2011, në një shpërthim të ngjashëm mbetën të lënduar shtatë persona, një prej të cilëve humbi jetën. Janë 20 xhenierë nga Shqipëria në shërbim në Letoni. Grupi shumëkombësh atje udhëhiqet nga Kanadaja dhe përbëhet nga 1400 ushtarë nga Shqipëria, Republika Çeke,

Lot dhe nderime në Letoni, NATO: Humbëm njërën prej nesh

Italia, Kanadaja, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. NATO Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës të nëntetares, Zarife Hasanaj. Përmes një mesazhi të publikuar nga NATO, Aleanca shpreh solidaritet me

aleatët shqiptarë. Në një reagim në faqen e saj zyrtare, NATO ka shprehur keqardhje për humbjen e thellë. “Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njërës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes,

miqve, kolegëve dhe të gjithë të afërmve të saj. Ne qëndrojmë në solidaritet me aleatët shqiptare dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegëve tanë të Nato, Enhanced Forward Presence Battle group”, thekson NATO. Media lituaneze Mediet në Letoni i kanë kushtuar

LETONI

“TASK-FORCE”

Ekip shqiptar për të zbardhur shpërthimin

artikuj aksidentit ku efektivja shqiptare Zarife Hasanaj humbi jetën si pasojë e shpërthmit të një mine, ndërsa u plagosën dy anëtarë të tjerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përkatësisht Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. “Delfin” i ka kushtuar një artikull ngjarjes në Letoni, ndërsa shkruan: “Aksidenti ndodhi në orën 9 paradite lokale (dhe lituaneze). Zarife Hasanaj vdiq një orë pas shpërthimit, gjeneral-lejtnant Leonid Kalninis i Forcave të Armatosura Letoneze informoi gazetarët. Ai shtoi se gjendja e njërit prej të lënduarve është kritike. Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti letonez Raimond Vayun dhe Ministri i Mbrojtjes Artis Pabriks shprehën ngushëllimet për vdekjen e oficeres shqiptare”. Policia ushtarake letoneze filloi një hetim mbi incidentin dhe të gjitha ushtrimet u ndaluan në bazën e NATO-s në Adazi. Pas dy luftërave botërore, shumë mina të pashpërthyera dhe predha artilerike mbetën në shtratin e detit dhe në tokën letoneze; ato gjenden pothuajse çdo ditë në vendin e tyre.

Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur

P

as ngjarjes tragjike të së hënës, në bazën ushtarake kamp Adazi në Letoni, ministria shqiptare e Mbrojtjes ka nisur një “Task-Forcë” me urgjencë drejt këtij vendi. Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj. Në bazën ushtarake Adazi, ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën 32-vjeçarja Zarife Hasanaj dhe u lënduan Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj, trajnimi është ndërprerë. Komandanti i forcave kombëtare letoneze, Leonid Kalnins, konfirmoi në një konferencë për shtyp se gjendja e dy të

M lënduarve është jashtë rrezikut për jetën. Ata vetëm thanë se ka nisur një inspektim i plotë në bazë për mina të pashpërthyera dhe deri në përfundim të tij nuk do të ketë më trajnime. Letonia

është ofruar ndërkohë të bëjë transportin e trupit të pajetë të efektives shqiptare dhe dy të plagosurve, drejt Shqipërisë. Në Letoni ka mbërritur edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për të takuar dy të plagosurit.

inistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur dy ditë më parë në Letoni. Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL. Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve. Ministrja

vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Mësohet se gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në

Atdhe ditën e enjte, më datë 9. Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak. Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë. Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Leitnant Gjenerali Leonids Kalnins: Kemi një hetim. Duhet të presim e të shikojmë se kush e shkaktoi këtë aksident tragjik. Më pas, do të vendosim atë çfarë do të dalë nga hetimi

Shefi i Shtabit i ushtrisë letoneze: Efektivja humbi jetën përpara stërvitjes

VIZITA

Presidenti Meta viziton familjen e nëntetares Hasanaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Hasanaj, gjatë një vizite që ka bërë dje në mbrëmje pranë familjarëve të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në misionin ushtarak në Letoni. Kreu i Shtetit, shprehu mirënjohjen më të thellë për këtë sakrificë sublime dhe solidaritetin me familjen dhe të afërmit në këto momente të rënda për të gjithë shqiptarët. Kreu i Shtetit po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj. Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak dhe do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes së saj.

RINAS

Ceremoni ushtarake për efektiven

L

eitnant Gjenerali Leonids Kalnins, shefi i shtabit i ushtrisë në Letoni, në një intervistë për Top Channel tregon rrethanat e incidentit të rëndë në Kamp Adazi, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë. Ushtaraku më i lartë në Letoni flet edhe për gjendjen shëndetësore të dy ushtarakëve të plagosur. I pyetur nëse incidenti ndodhi nga një gabim njerëzor apo nga diçka tjetër, ai thotë se: “Nuk dëshiroj të them asgjë për momentin nëse është një gabim njerëzor apo një aksident sepse hetimi është në vijim e sipër. Ky vendtrajnimi në Letoni ka 90 vite që përdoret. Se çfarë mjetesh ushtarake kanë shpërthyer ne nuk e dimë ende, pasi jemi duke mbledhur provat dhe më pas do të dalim në konkluzione posaçërisht se çfarë ka shpërthyer”. Gjeneral, mund të na tregoni se çfarë ndodhi në bazën ushtarake ku humbi jetën ushtarakja shqiptare? Mëngjesin e së hënës, në orën 09:13 po zhvilloheshin disa trajnime. Ushtarakët shqiptarë po bënin përgatitjet pikërisht për këtë trajnim. Gjatë këtyre parapërgatitjeve ndodhi një shpërthim i disa mjeteve ushtarake. Për momentin ne nuk e dimë se çfarë lloj mjetesh kanë shpërthyer, pasi ka nisur një hetim për këtë aksident. Nuk do të doja të flisja më tej me detaje se çfarë mjeti shpërthyes ishte,

pasi do të ishte një spekulim. Jam në pritje të rezultateve të këtij hetimi të cilat do të bëhen publike për grupin ushtarak dhe për qytetarët shqiptarë. Mund të na thoni se kush e përbën grupin hetimor të kësaj ngjarjeje? Kjo detyrë i është besuar Policisë Ushtarake bashkë me Policinë e Shtetit, një grup prokurorësh specialë. Për ta qartësuar situatën. Incidenti ndodhi gjatë trajnimit apo gjatë një misioni real për demontimin e minave të vërteta? Ka ndodhur përpara trajnimit të vërtetë. Trajnimi ishte i përbashkët me kontigjentin polak të një kompanie tankesh. Ata po tentonin të realizonin një qitje reale të ngjashme me situatë lufte. Ekipi shqiptar po përgatiste zonën nga ku më pas do të zhvillohej trajnimi në bazë të specifikave të caktuara. Incidenti ndodhi në një laborator mësimor brenda bazës apo në një fushëbetejë të improvizuar? Ndodhi në një fushë ku misioni i tankeve ishte të gjuanin. Ky incident i rëndë a ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor apo diçka tjetër? Nuk dëshiroj të them asgjë për momentin nëse është një gabim njerëzor apo një aksident sepse hetimi është në vijim e sipër. Ky vendtrajnimi në Letoni ka 90 vite që përdoret. Se çfarë mjetesh ushtarake kanë shpërthyer ne

nuk e dimë ende, pasi jemi duke mbledhur provat dhe më pas do të dalim në konkluzione posaçërisht se çfarë ka shpërthyer. Në të shkuarën në këtë bazë a ka patur incidente të ngjashme? Fatkeqësisht, po. Në vitin 2011, 7 anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën gjatë stërvitjes nga të cilët njëri humbi jetën. 6 të tjerët mbetën të gjallë por njëri ka pësuar dëmtime të forta. Nga këndvështrimi juaj, ajo që ndodhi mund të ishte evituar? Ne i marrim shumë seriozisht çështjet e sigurisë gjatë trajnimeve. Të gjithë ushtarakët, përfshi ata shqiptarë janë të mirëtrajnuar pasi ka procedura standarde për ata që përfshihen në misionet e heqjes së minave. Ne i besojmë të gjitha ato mjete që përdorim në trajnime. 1 në 10 milionë është probabiliteti për të ndodhur diçka e tillë. Është një ngjarje për të adhur shumë keq dhe ngushëllimet e thella shkojnë tek ushtarakët shqiptarë. Unë besoj se ushtarakët shqiptarë janë ndjekës besnikë të të gjitha rregullave dhe për të ekzekutuar me përgjegjësi detyrat. Këto trajnime përfshijnë ushtarakë të 9 shteteve të ndryshme. Ndodhin çdo ditë. Kompanitë e tankeve zhvillojnë ushtrime taktike për specialitetin e tyre, ndërsa skuadra IOD që është nga Shqipëria kanë detyrat e tyre në fushëbetejë. Kush është përgjegjës për këtë

Vetëm pak duhej që të përmbyllnin misionin dhe të ktheheshin në atdhe. Kolegët e kontigjentit EOD, do të kthehen me trupin e pajetë të mikes së tyre, Zarife Hasanajt që humbi jetën dy ditë më parë nga shpërthimi i një mine, të cilën po e çmontonte në bazën ushtarake në Letoni. Kontigjenti, pjesë e misionit të NATO-s. Trupi do të vijë në atdhe të enjten dhe do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një efektiv kanadez dhe një letonez. Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak, do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes së saj. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. ngjarje? Kemi një hetim. Duhet të presim e të shikojmë se kush e shkaktoi këtë aksident tragjik. Më pas, do të vendosim atë çfarë do të dalë nga hetimi. Si është gjendja shëndetësore për dy oficerët e tjerë që u plagosën? Njëri prej dy ushtarakëve ka plagë të lehta. Dje, pas përfundimit të vizitës në spital, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në bazë. Ndërsa oficeri tjetër është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Rigës. Situata shëndetësore e këtij

ushtaraku a është kërcënuese për jetën? Po, jeta e tij është në një rrezik të madh. Si do ta përshkruani rolin e ushtarakëve shqiptarë në vendin tuaj në kuadër të një misioni të NATO-s? Ky është një shembull ekselent se si ne bashkëpunojmë brenda organizatës më të madhe dhe më të fortë ushtarake si NATO. Përfshirja e ushtarakëve shqiptarë është tepër e vlerësuar nga ana jonë për ardhjen e tyre në Letoni, për të zhilluar aftësitë tona mbrojtëse.


POLITIKE

16

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Ambasadori i BE-së: Kompromisi duhet të bëhet një moment ku takohen interesat. Reforma në drejtësi do kohën e saj

N

ë bisedë për Deutsche Welle, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca flet për fokusin e Javës Evropiane, procesin e reformës në drejtësi, krizën politike si edhe perspektivën e hapjes së negociatave të anëtarësimit BE-Shqipëri. Në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe një mundësi që ky vendim të shtyhet në shtator, Soreca tërhoqi vëmendjen që qeveria shqiptare duhet ta përdorë mirë këtë kohë të ngelur. INTERVISTA PËR DEUTSCHE WELLE Z. Ambasador, nisët Javën e Evropës 2019 dhe slogani i saj është “Fuqia e Rinisë”. Pse kjo zgjedhje sivjet? Mendoj se nuk kishte zgjedhje tjetër të mundshme, në një vend ku 40% e popullsisë është më e re se 30 vjeç. Të rinjtë janë të pranishëm, të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe ata janë gjithashtu qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Dhe ata po bëjnë thirrje që të kontribuojnë në hartimin e politikave, por gjithashtu për të pasur nevojat themelore, prandaj mendoj se është detyra jonë, para së gjithash e autoriteteve shqiptare, por gjithashtu edhe e BE-së që të mos e lejojmë këtë thirrje të bëhet një thirrje e humbur. Gjithsesi ka një numër në rritje të të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria për disa arsye. Cilat janë mënyrat më të mira për të ndërhyrë dhe për ta parandaluar këtë dukuri? Ka masa që duhet të ndërmerren në periudhën afatgjatë, afatmesme dhe afatshkurtër. Natyrisht që nuk do t’i rendis të gjitha, por punësimi dhe arsimi është për të rinjtë nevoja më e rëndësishme në programin afatgjatë, por ata kanë nevojë për këtë tani, për këtë arsye ne duhet të vëmë në dispozicion të tyre infrastrukturën dhe fondet e nevojshme. Ne mund të ndihmojmë, por kjo është kryesisht një nevojë shqiptare. Pika tjetër është, dhe dua që me të vërtetë ta theksoj, të rinjtë kërkojnë të dëgjohen, duan të marrin pjesë, duan të përfshihen. Dhe kjo është e vetmja mënyrë që ata të jenë pjesë e sistemit shqiptar dhe për këtë arsye të mos largohen, sepse vetëm nëse kanë një punë, por edhe nëse dëgjohen nga institucionet publike ata ndjehen pjesë e asaj ku ata tashmë janë pjesë. Për ndonjë arsye nuk ka hapësirë për dialog mes tyre dhe sistemit shqiptar dhe Java e Evropës ka për objektiv krijimin e këtij dialogu. Tani është një dialog për shkëmbimin e ideve, por një nga rezultatet që ne dëshirojmë të kemi nga Java është krijimi i një dialogu të strukturuar dhe lejimi i të rinjve dhe fëmijëve që janë kaq të angazhuar, kaq të zgjuar, të marrin pjesë në hartimin e politikave, të shprehin idetë e tyre dhe pastaj të jenë pjesë e përhershme e Shqipërisë plotësisht dhe kjo me siguri do t’i ndihmojë ata të qëndrojnë aty ku e kanë vendin. Ju paraqitët një sondazh mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë lidhur me Bashkimin Evropian në Shqipëri. Cilat janë gjetjet që janë më të rëndësishme në pikëpamjen tuaj? Ne jemi shumë të kënaqur të shohim se populli shqiptar ende është shumë pranë Bashkimit Evropian. Pothuajse 93% e qytetarëve shqiptarë, siç tregohet në sondazh, beson se anëtarësimi në BE është objektivi i tyre më i rëndësishëm. 79% e tyre gjithashtu besojnë se reforma

Luigi Soreca: Koha që partitë politike të gjejnë një kompromis

e drejtësisë është gjëja e duhur për të bërë. Dhe vetëm 13% e qytetarëve shqiptarë besojnë se reforma e drejtësisë nuk po shkon në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se kjo është një çështje e rëndësishme, reforma e drejtësisë ka qenë një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra nga Shqipëria. Duhet kohë, është një reformë gjigante, po ecën në mënyrë të qëndrueshme. Por ka një vakuum të madh në sistemin gjyqësor. Për shembull, një Gjykatë Kushtetuese që nuk funksionon. Si mund të mbështesë Bashkimi Europian për të normalizuar situatën? Po diskutoja me Kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi javën e kaluar dhe ai më tha se e ka finalizuar listën e kandidatëve për t’ia dorëzuar Presidentit dhe pastaj Parlamentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se në muajt e ardhshëm Gjykata Kushtetuese

do të rifillojë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin që kjo periudhë ka pasur në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë dhe ata kanë të drejtë, por në fakt 79% e tyre ende mbështesin reformën e drejtësisë dhe na tregojnë se sa e rëndësishme është ajo për qytetarët shqiptarë. Elementi përfundimtar që dua të shoh nga sondazhi është fakti se qytetarët shqiptarë duan që ne të kujdesemi më shumë për faktorët ekonomikë dhe socialë. Këto janë elemente që nuk janë medoemos në agjendën e diskutimit politik, por këto janë nevojat e përditshme të shqiptarëve dhe ata po i bëjnë thirrje politikës dhe rrjedhimisht edhe bashkësisë ndërkombëtare që të kujdesen edhe më shumë për anën ekonomike të jetës. Dhe ne jemi shumë të kënaqur që programi ynë, që do ta zbatojmë dhe që po e zbatojmë tashmë, përqendrohet aq shumë tek përfshirja sociale dhe zhvillimi ekonomik.

MINISTRJA E DREJTËSISË NË PARIS

“Nuk flitet më për negociatat”, Belloubet: Vijoni zbatimin e reformës në drejtësi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, ndërsa ka zhvilluar një takim me homologen e saj Nicole Belloubet. Ministrja Gjonaj njohu ministren Belloubet me rezultatet e zbatimit të reformës në drejtësi, procesit të vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, Belloubet përgëzoi Gjonajn për arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi për vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Gjithashtu, Belloubet rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë franceze. Temë e diskutimit ishte dhe politika e re penale për të miturit. Dy palët kanë shprehur vullnetin për firmosje në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit dhe mbështetje në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez. Në takim nuk është folur për cështjen e negociatave. Vendimi pritet që të shtyhet për në shtator, pasi tani janë zgjedhjet për PE-në.

Por z. Ambasador, ka një perceptim se reforma gjyqësore po ecën shumë ngadalë dhe askush nuk po shkon në burg. Kur do t’i ndjejnë qytetarët shqiptarë efektet e kësaj reforme? Dy Këshillat janë ngritur, 130 prokurorë dhe gjyqtarë kanë kaluar përmes procesit të vetingut, – 25 kandidatë të SPAK-ut do të zgjidhen tani, pritet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen së shpejti, 53 gjyqtarë të rinj janë zgjedhur javën e kaluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pra, reforma e drejtësisë është duke ecur përpara, është e pakthyeshme. Së shpejti do të kalojmë kthesën ku reforma e drejtësisë do të bëhet një fakt i përditshëm për qytetarët shqiptarë. Kjo është shpresa jonë dhe mendoj besimi ynë. Pavarësisht disa reformave të ndërmarra, procesi i hapjes së negociatave me BE-në ka një shtyrje për në muajin shtator. A ka ndikuar kriza politike në këtë shtyrje? Shqipëria duhet të besojë në atë që bëri gjatë vitit të kaluar. Komisioni Evropian do të nxjerrë një raport në fund të këtij muaji dhe më pas Këshilli – ju e dini dallimin mes Komisionit dhe Këshillit – do të marrë një vendim jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për afatin kohor. Dhe kjo varet tërësisht nga Presidenca Rumune e Këshillit. Kam dëgjuar ashtu si dhe ju, se ka disa shtete anëtare që mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të vlerësuar raport-progresin e Komisionit Evropian duke pasur parasysh se ka vetëm tri javë kohë ndërmjet miratimit të raportit dhe vendimit të Këshillit. Por kjo ende nuk është vendosur, ndaj derisa të vendoset i ftoj autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të përqendrohen në këtë afat. Nëse ky afat do të shtyhet për më vonë këtë vit, shpresoj vërtet që qeveria shqiptare ta përdorë mirë këtë kohë. Dhe në muajt e ardhshëm SPAK-u do të funksionojë, Gjykata Kushtetuese do të rikthehet dhe ndoshta do të kemi edhe një zbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR mbi ligjin zgjedhor. Z.Ambasador, cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë dhe partitë politike shqiptare, në këtë situatë që po kalon Shqipëria? Sigurisht që kemi luajtur një rol në këtë vend dhe ne vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm. Siç thashë më parë, ne kemi një mandat të fortë nga qytetarët shqiptarë, 93% prej të cilëve duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu edhe një përgjegjësi të fortë. Dhe tani është koha për ne që të japim rezultate, por është gjithashtu koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis. Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet një moment ku takohen interesat. Gjithkush duhet të bëjë një hap përpara. Ka një urë diku dhe unë jam i sigurt, se ekziston një mënyrë për ta kaluar këtë urë dhe për të siguruar që të gjendet dialogu. Kjo është në interes të shtetasve shqiptarë që duan që ky vend të ecë përpara.


AKTUALITET

17

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Avokati kërkoi shpalljen e pafajësisë, pasi sipas tij Prokuroria nuk ka bërë ekspertizën e zërit të përgjimeve, e nuk ka asnjë provë që përfshin klientin e tillë me trafikun e lëndëve narkotike

10 vite burg për “Eskobarin e Ballkanit” VENDIMI

M

erret vendimi për “Eskobarin e Ballkanit”. Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënon me 15 vite burg Klement Balilin por ai do të vuajë vetëm 10 vite burg, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Seanca zgjati pesë orë ndërsa vendimi u prit në qetësi dhe heshtje nga familja dhe vetë i akuzuari. Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi të martën dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, i etiketuar edhe si “Eskobari i Ballkanit”. Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”. “14 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2.6 vite burg për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet per pastrim parash. Në total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues. Më herët Theodhori Sallaku kërkoi shpalljen e pafajësisë, pasi sipas tij Prokuroria nuk ka bërë

“”14 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2.6 vite burg për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet per pastrim parash. Në total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues”.

MOHIM

ekspertizën e zërit të përgjimeve, e nuk ka asnjë provë që përfshin klientin e tillë me trafikun e lëndëve narkotike. Seanca zgjati pesë orë ndërsa vendimi u prit në qetësi dhe heshtje nga familja dhe vetë i akuzuari. I cilësuari “Eskobari i Ballkanit”, Balili akuzohet për rastin e trafikimit të 700 kg kanabis në Greqi. Si prova fajësie u renditen përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Akuza është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të cilët deklaruan se prokuroria nuk arrin të faktojë se personi i përgjuar është 47-vjeçari. Prokuroria kërkoi shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg; deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg; deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në bashkim të dënimeve për Balilin u kërkuan

Seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës është shtyrë sërish. Seanca është shtyrë për mosformatim të trupit gjykues. Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të Policisë por nuk është futur në sallë të gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash. Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 qershor. I pranishëm në gjykatë ishte edhe gjyshi e xhaxhai i Zykaj, të cilët nuk kanë pranuar të flasin për kamerat. “Nuk e dimë ku kanë shkuar familjaret e tjerë”, kanë thënë jashtë kamerave. “Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marr dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë”,-ka thënë gjyshi, i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj të Selenicës. “Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë”, tha ai. Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.

time”. Seanca zgjati pesë orë ndërsa vendimi u prit në qetësi dhe heshtje nga familja dhe vetë i akuzuari.

FEDERATËN ITALIANE TË PRODHUESVE TË MAKINERIVE

MASKRA

Shtyhet seanca për Ritvanin, gjyshi: Na mbylli dyert

në total 18 vite burgim, ndërsa gjykata vendosi 15 vite dënim, i cili u ul në 10 për shkak të uljes së 1/3, pasi u aplikua gjykimi i shkurtuar. Balili do të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. “Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën

“Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”. Balili do të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati”.

I

nstituti Italian për Tregtinë me Jashtë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve Italiane në botë, ICEAgjencia Tirane, në bashkëpunim me Federatën Italiane të Prodhuesve të Makinerive Bujqësore FederUnacoma, organizon në datat 8 dhe 9 Maj një mision të sipërmarrjeve italiane të sektorit të mekanizimit bujqësor. Në mision do të marrin pjesë 12 kompani italiane të specializuara në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve bujqësore, identifikuar si një ndër sektorët me perspektivë më të gjerë për Shqipërinë në të cilin Italia mund të përfaqësojë një model të rëndësishëm zhvillimipër t’iu përgjigjur nevojave të inovacionit dhe konkurrueshmërisë. Ditën e mërkurë, datë 8 maj ora 9:00 pranë Hotel Tirana International, në veprimtarinë: Balkan Project AgriculturalMechanization, përveç kompanive shqiptare, do të jenë të pranishme delegacione operatorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Punimet do të hapen nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, Ambasadori i Italisë AlbertoCutillo dhe nga Drejtoresha e Zyrës ICE në Tiranë ElisaScelsa.Në sesionin e

Kompanitë italiane të makinerive bujqësore, interes për Shqipërinë

parë të paraqitjes së situatës aktuale dhe perspektivave të mekanizimit bujqësor do të referojnë FridaKrifca Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AZHBR, Kreshnik Thaqi Udhëheqës i Sektorit për promovim të Investimeve pranë Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, IgorTroshanski Zëvendës Udhëheqës i Departamentit për Koordinimin

e Fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Maqedoninë e Veriut dhe RenatoKnezevic Zëvendësdrejtor i Zyrës për Harmonizimin dhe Koordinimin e Sistemit të Pagesave në Bujqësi pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të Bosnje dhe Herzegovinës Sipërmarrjet italiane do të prezantohen nga Z. AlessioNanni i FederUnacoma dhe ne vijim do te zhvillohen takime intensive të përfaqësuesve të biznesit. Industria mekanike dhe e pjesëve përbërësve për bujqësinë, pyjet, kujdesin e gjelbër dhe mirëmbajtjen e tokës – përfaqësuar nga Federata Italiane e Prodhuesve te Makinerive Bujqësore, FederUnacoma - është një sektor i përsosmërisë së “Made in Italy”. Me një prodhim vjetor me vlerë mbi 11 miliardë euro, prej të cilave 7,5 miliardë eksporte, makineritë bujqësore janë një pjesë përbërëse themelore e zinxhirit agro-ushqimor italian, sektor që në tërësinë e tij realizon një qarkullim vjetor prej 215 miliardë euro.


AKTUALITET

18

E mërkurë, 8 MAJ 2019

1 ton kanabis, heroinë e kokainë, çokollatë, municione, 25 automjete, e sasi të konsiderueshme parash etj. Hetimet për këto grupe kriminale nisën në 2018

A

utoritetet policore shqiptare në bashkëpunim me ato greke, pas një hetimi 10 mujor bënë të mundur finalizimin e një operacioni antidrogë që çoi në goditjen e anëtarëve të grupeve të strukturuara kriminale. Operacionet u zhvilluan në Shqipëri e Greqi dhe në total, të arrestuarit e të ndaluarit në kohë të ndryshme janë 61 persona, shqiptarë dhe të huaj. Gjatë këtyre hetimeve policia ra gjithashtu në gjurmët e prokurorit të Gjirokastrës, S.Ç. Ai u ndalua në janar të këtij viti dhe ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në akuzën e korrupsionit. Gjithashtu, në total janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis, heroinë e kokainë, çokollatë, municione, 25 automjete, e sasi të konsiderueshme parash etj. Hetimet për këto grupe kriminale nisën në 2018-n dhe autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rolit dhe aktivitetin e tyre, apo personave të tjerë të lidhur me ta. Nga policitë Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale. Në total janë arrestuar është 22 persona, me akuzën për trafik ndërkombëtar droge. Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë. Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi tek Delvina. “Në datë 6 maj 2019, në funksion të hetimit të procedimit penal Nr.173, të vitit 2018, Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe në bashkëpunim me Agjenci të tjera ligjzbatuese në vend, në bashkëpunim të ngushtë mes Njësisë për Hetimin

61 të arrestuar në 10 muaj hetime

e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DHQ dhe Autoriteteve Policore Greke, Sektorin Antidrogë, Athinë, si dhe falë koordinimit nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore SELEC, Rumani, pas një hetimi proaktiv përgjatë një harku kohor 10 mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, dhe këmbim informacioni e korrespodence me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Brezi i gjelbër”. Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale”,thuhet në deklaratën për shtyp të Drejtorit të Policisë së Shtetit,

Ardi Veliu. Rastet në Greqi Në datë 06.10.2018, në Igumenicë, u sekuestruan 76 kg kanabis, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan në flagrancë tre shtetas shqiptarë: K.L, banues në Berat, A.K, banues në Sarandë, A.Z, banues në Berat dhe D.B, banues në Sarandë; Më datë 06.12.2018 në rrugën FiliatisTamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 76.7 kg kanabis, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër; Më datë 13.12.2018 në rrugën Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 44.5 kg kanabis, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër; Më datë 23.12.2018 në Athinë, është sekuestruar sasi prej 34 kg kanabis, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të

gjelbër dhe u arrestuan shtetasit grek S. P, banues në Greqi dhe D.P, lindur në Rumani dhe banues në Greqi; Më datë 15.01.2019, në Smerto, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 35.1 kg kanabis të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasja shqiptare K.M, banuese në Sarandë; Më datë 21.01.2019 në Sajadhe, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 22.5 kg kanabis, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasi shqiptare L.R, banuese në Sarandë; Më datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 21.1 kg kanabsi, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë arrestuar shtetasit shqiptarë Xh.H, banues në Korçë dhe Xh.B, banues në Korçë. Më

DETAJE

datë 07.02.2019 në Athinë janë arrestuar shtetasit shqiptar dhe dy shtetas grekë: T. H., banues në Tiranë, A.B, banues në Tiranë, S.T, banues në Delvinë, D.Zh, banues në Delvinë dhe u sekuestruan 249 gr. kokainë, 59,5 gr. kanabis, 31 gr. pluhur i bardhë i panjohur, 8 780 euro, etj; Në datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi është arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek: A.T, lindur në Shkodër dhe banues në Greqi dhe S.K, banues në Greqi, si dhe u sekuestruan 32,4 kg kanabis; Më datë 12.02.2019 në Athinë u arrestua shtetasja ruse, I. K, lindur në Rusi dhe banuese në Greqi, u sekuestruan 36 kg kanabis; Më datë 23.03.2019 në Igumenicë, Greqi u arrestua shtetasi grek P.D, banues në Greqi si dhe u sekuestruan 66 kg kanabis; Rastet në Shqipëri Më datë 24.11.2018 në Sarandë u arrestuan 3 shtetas shqiptarë E. K., banues në Tepelenë, S. Ç., banues në Tepelenë, A. P., banues në Tepelenë, si dhe u sekuestrua sasia prej 32.3 kg kanabis; Më datë 16.12.2018 në Durrës, u arrestuan 3 shtetasit A. C., banues në Tepelenë, E. K, banues në Tepelenë, M. A., banues në Durrës, si dhe u sekuestrua sasia prej 202 kg kanabis; Më datë 19.12.2018 në Fier u arrestua shtetasi K.Z, banues në Zall Herr, Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia prej 20 kg Cannabis Sativa; Më datë 26.03.2019 në Gostim, Cërrik u arrestuan 3 shtetas shqiptarë Xh.S, banues në Mallakastër, A.T, banues në Fier, J.S, banues në Mallakastër, si dhe u sekuestrua sasia prej 28,6 kg kanabis.

SKEDA

Trafiku, prokurori që doli nga përgjimet Nëndrejtori i Spitalit Sarandë, del trafikant P N olicia e Shtetit, bën me dije në kuadër të operacionit u zbulua si i përfshirë në një rast korrupsioni edhe prokurori i Gjirokastrës, S.Ç. Pas zbulimit të emrit të tij nga përgjimet, ai u pezullua dhe u shoqrua për t’u marrë në pyetje duke u proceduar. Prokurori u mor në pyetje nën dyshimet për korrupsion, ndërsa u la nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitje”. “Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E.H, banues në Tiranë dhe E.D, banues në

Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S.Ç, banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”,deklaroi policia.

ëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është në mesin e grupit të të arrestuarve në Sarandë dhe në disa qytete. Ai u vu në pranga nën dyshimet si pjesë e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi. Ende nuk është përcaktuar roli i tij por nga hetimet e kryera në 10 muaj në bashkëpunim me autoritetet greke, zv/drejtori i spitalit dyshohet së është zbuluar nga biseda telefonike të cilat janë përgjuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Florenc Llanaj është djali i ish-deputetit

të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj banues në Sarandë. Florenc Llanaj ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë dhe nuk ka fituar. Ai ka mbaruar për ekonomi në Fakultetin e Tiranës. Babai i tij Astrit Llanaj ka qenë themelues i PS-së në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001. Më pas Astrit Llanaj

emërohet prefekt në Gjirokastër dhe më pas drejtor i Hidrocentralit të Bistricës. Më pas me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, në vitin 2014 bëhet drejtor i Zyrës Arsimore në Sarandë derisa doli në pension një vit më parë. I biri i tij, i arrestuari Florenc Llanaj është pjesë aktive e PS në Sarandë.


NDERMENDJE

19 E mërkurë, 8 MAJ 2019

SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES SE SHKRIMTARIT

KUMTIM Nga Albert Vataj

S

hkrimtari i famshëm, Gustave Flaubert u lind më 12 dhjetor 1821 dhe u shua 8 maj 1880. Ai mbeti në historinë e letërsisë si një romancier me shumë ndikim. Ai është konsideruar si eksponenti kryesor i realizmit letrar në vendin e tij. Ai është i njohur veçanërisht për romanin e tij debutues "Madame Bovary" (1857).Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi pafund.Gustave Flaubert (Gustav Flober), bir i njërit nga kirurgët më të shquar të shekullit, që në vegjëli pa nga afër realitetin e hidhur dhe vuajtjet e njeriut dhe u mbrujt me një frymë skeptike dhe analitike, e cila ishte si kundërpeshë ndaj temperamentit të tij disi anarkik dhe ëndrrave për aventura. Veç kësaj, prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi. Pasi mbaroi liceun "Kornej" në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840, kur po ofronte revolucioni një serë rrethanash që e çuan ne pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike. Në shkollë të mesme, Floberi u lidh ngushte me Alfred De Puatvenin , i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s'kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krizë nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet

PIKTURA

"Dante dhe Virgjili në ferr" nuk është një nga punët më të famshme të piktorit, por është një nga më të preferuarat e artdashësve, është një realizim i përkryer i kapërcyellit të shtresëzimeve në artin viziv. Më shumë se një dëshmim ngjethëse i ferrit, atij që përfytyrohet kësisoj si një tmerr, ajo është një dëshmuese e trajtesës që piktori i ka bërë "Ferrit" të Dantes me gjithë komponentët shprehës. E njohur si "Dante dhe Virgjili në ferr", është piktura e parë e krijuesit francez, Eugène Delacroix dhe një nga veprat që sinjalizonte një ndryshim në karakterin e pikturës narrative nga

dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur të Kruasese, afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të shuhej. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës se tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore, të cilat zgjuan një muzë të hovshme krijuese dhe jo vetë. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës me origjinale dhe më të thellë të romantizmit evropian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe të shkruante "Kujtimet e një të marri" në vitin 1838 dhe "Nëntori" më 1842, të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga "Rrëfimet" e Rusoit, deri ato të Alfred De MyseseNjë nga miqtë e tij më të ngushtë të Floberit që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile, kur ky vdiq në korrik 1869 autori i "Zonjës Bovari" do te shkruante: "Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme, pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time "Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Floberit. Poeti nuk do ta kishte shkruar kurrë "Zonjën Bovari" as "Salambone" as "Një zemër e thjeshtë" as "Shën Zhylienin" as "Herodiasin", ashtu siç shkrimtari nuk do të kishte shkruar dot vargje "Melanis" apo "Fosilet".Rrugëtimet më frytdhënëse të Floberit ishin ato në Britanijë, pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogel, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre

Gustave Flaubert, ai që me penë arriti të bënte autopsinë e shpirtit njerëzor

në letrat dhe shënimet e udhëtimit. Në pamje të parë kryeveprat e Floberit duken të ndryshme nga njëra-tjetra, romanet e tij i kushtohen epokave të ngjashme me atë te vetes. "Tundimi i Shen Antonit" flet për përfundimin e botes antike dhe për gjallërimin e zjarrtë fetar që do të çonte në krijimin e

kishës se krishtere. "Salamboja" tregon një episod të rënies së kartagjenës. "Herodiasi", kjo mbahet si vepra e gjithë jetës së tij, ngaqë vazhdimisht ai atë e ka nisur dhe përfunduar duke nxjerrë tre versione nga periudha relativisht të largëta (1849, 1856 dhe 1874) Ndëshkimi i këtij shkrimtari të madh është

ripërtëritur pa pushim, për të flasin botimet dhe përkthimet e shumta për të flasin studimet dhe monografitë e panumërta që mbajnë emra të shquar si: Turgenievi, Zhorzh Muri, Henri Xhejmsi, Teodor Fontani, Tomas Mani, Jakoseni, Marsel Prusti, Zhan Pol Sarti, Natali Sarroti etj etj, dhe që vazhdojnë pareshtur të pasojnë njëratjetrën si shpendia të nxjerra nga stralli i artit floberian.Në vitin 1860 Flober perjetoi suksesin si shkrimtar dhe intelektual ne oborrin e Napoleonit te III. Ne mes të miqëve të tij ishin njerëz që personifikonin epokën, si Emil Zola, Zhorzh Sand, Hipolite Taine dhe shkrimtari rus Turgeniev, me të cilët Floberi bashkonte te njejtat ideale estetike, dedikimi për realizmin dhe paraqitjes së jetës pa paragjykime. Sa i përket jetës personale, mund të thuhet se ishte disi e shthurur dhe kishte pëlqime për prostitutat, frekuentim që e degdisi atë në sëmundje veneriane. Flobert nga natyra ishte melankolik, orët e gjata në izolim e në punë të përkushtuar letrare e bënë jetën e tij të rëndë. Në një letër dërguar Ernest Feydeau, ai shkruan se “Librat nuk bëhen si fëmijët por si piramidat”

Dante dhe Virgjili, dy gjenitë italian në udhëtimin e tyre në ferrin e "Komedisë Hyjnore" Neo-klasicizmit drejt lëvizjes romantike. Kjo punë ka përfunduar në vitin 1822 dhe aktualisht gjendet e ekspozuar në Musée du Louvre , Paris. Eugène Delacroix është piktori që gjatë punës së tij krijuese aplikoi të gjitha teknikat e vizatimit, duke u bërë kështu një nga pararendës e të gjitha shkollave të artit të shekullit të XIX. Veç, "Dante dhe Virgjili në ferr", ndër pikturat më të njohura të tij janë "Skena nga masakra e Cios", "Liria në barrikada", "Gratë e Algjerit", etj. Eugène Delacroix, vdiq më 14 maj 1863.

"Dante dhe Virgjili në ferr" është një pikturë që ilustron këngën e XIII të Ferrit, nga "Komeia Hyjnore" e Dante Aligerit. Një ngjyrë plumbi, mjegull e errët dhe flakërima që kaplojnë qytetin e të vdekur, formojnë sfondin ku poeti Dante përshkruan një kalim tmerri me varkën e tij në lumin Styx. Ai në këtë udhëtim është i shoqëruar nga poeti frymëzues i antikitetit, Virgjili. Në këtë pikturë, francezi Eugène Delacroix mëton se si varka e tyre çanë me vështirësi në ujërat ku pluskojnë shpirtra të munduar. AV


SPORT

20

E mërkurë, 8 MAJ 2019

AJAX “The Reds” habisin një botë të tërë, fitojnë 4-0 Ten Hag: Tottenham më i në duelin e kthimit në “Anfield Road” rrezikshëm se Reali dhe Juvja

Liverpooli përmbysje historike, turpëron Barçën dhe shkon në finale

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka folur në konferencën për shtyp para gjysmëfinales ndaj Tottenhamit. Fitorja minimale 1-0 në ndeshjen e parë i jep një avantazh të konsiderueshëm ekipit holandez, që mund të kënaqen edhe me një barazim për të arritur finalen e madhe. “Skuadrat angleze kanë një ritëm të ndryshëm. Ne kemi luajtur ndaj Real Madrid dhe Juventusit. Duhet të fitojmë nesër. Goli në fushën kundërshtare është i rëndësishëm, tani do të luajmë në shtëpinë tonë. Atmosfera është fantastike. Është gëzim i madh që të luash këto lloj ndeshjesh.. Organizimi në fazën defensive ishte perfekt në Londër. Nesër duhet të jemi shumë mirë në mbrojtje. Do të varet nga kundërshtari. Unë kam vetëm një dyshim, David Neres ka një problem të vogël, por ai është stërvitur dhe nuk ka probleme. Besoj se do të jetë gati nesër”, deklaroi trajneri Ten Hag para ndeshjes. Hera e fundit që Ajax ka luajtur në finalen e Champions League ka qenë viti 1997, kundër Juventusit.

TOTTENHAM

Pochettino beson: Besojmë te fitorja, luftojmë deri në fund

Rozalb Lika

K

ur bëhet fjala për mrekulli dhe përmbysje, skuadra e parë nga e cila duhet të “dridheni” është padyshim Liverpooli. Skuadra e Jurgen Klopp ka mrekulluar një botë të tërë duke mundur 4-0 në ndeshjen e kthimit Barcelonën dhe duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të Madridit. Liverpooli e nisi në mënyrë të frikshme duelin e kthimit. Sadio Mane rrëmben një top në hyrje të zonës, pason për Henderson, i cili ndalet nga Ter Stegen, por më pas Origi është në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Goli i dha zemër skuadrës së Klopp që ju afrua edhe golit të dytë me Origin dhe Mane, ndërkohë që në minutën e 14-të, Messi tentoi me një parabël që të mposhtë Alisson, por braziliani u tregua i vëmendshëm. 4 minuta më pas portieri i Liverpooli ndali për mrekulli një goditje të Coutinhos. Në minutën e 22-të, skuadra spanjolle është me fat, pasi Pique do të ndalte një goditje të Henderson në hyrje të zonës. Disa sekonda më pas Ter Stegen ndal në mënyrë spektakolare me trup një goditje të fortë të Henderson. Liverpooli dominon në lojë dhe në agresivitet në fushën e lojës, por blaugranët do të kishin dy mundësi të arta në fundin e pjesës së parë. Messi goditi ngjitur me shtyllën,

ndërkohë që pak sekonda më pas shërbeu për Jordi Albën, i cili u ndal nga një pritje fantastike e portierit Alisson, që mbajti në lojë skuadrën e tij. Në fillimin e fraksionit të dytë, Jurgen Klopp kryen menjëherë një zëvendësim duke aktivizuar Wijnaldum në vend të Robertson, pasi mbrojtësi uellsian u dëmtua në fundin e pjesës së parë. Ritmi nuk do të ndryshonte me vendasit që ushtrojnë presion, ndërkohë që blaugranët godasin me kundërsulm, por Alisson do të bënte një tjetër mrekulli ndaj Suarez. Në minutën e 54-t, në “Anfield Road” do të shpërthente dy herë festa brenda 2 minutash, teksa i sapofuturi në fushë Wijnaldum do të shënonte dy herë me kokë, pas krosimeve të Arnold dhe Shaqirit. Barcelona

përpiqet që të reagojë me Messin, por sërish Alisson është i pakalueshëm në kuadratin e portës. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Barcelona ishte në gjumë total, teksa Arnold ka përftuar mjaft mirë duke shërbyer për Origin, i cili u harrua tërësisht në zonën e katalanasve. Kjo është një nga përmbysjet më të çmendura në historinë e Champions League dhe më e bukura për “The Reds” që kanë bërë të harrohet përmbysja e madhe ndaj Milanit në finalen e Champions League. Jurgen Klopp do të mbahet mend si trajneri që realizon mrekulli, pasi edhe pse nuk kishte Salah dhe Firminhon, si dhe Robertson vetëm për 45 minuta, ja doli të përmbyste një nga ekipet më të mira në planet.

Trajneri Mauricio Pochettino ka folur për ndeshjen që Tottenham do të luajë të mërkurën ndaj Ajax, në gjysmëfinalen e kthimit. “Spurs-at” u mundën 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe këtë herë kanë një “mision të pamundur” në shtëpinë e skuadrës më simpatike në Europë. “Kur luan një gjysmëfinale Champions motivimi është maksimal. Jemi në një situatë ku gjithçka mund të ndodhë. Natyrisht që rezultati i ndeshjes së parë nuk i bën të lehta gjërat, por në sport gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi përgatitur për të dhënë më të mirën në fushë. Ne besojmë te fitorja dhe do të luftojmë deri në fund. Ky është objektivi ynë. Askush nuk besonte se do arrinim deri këtu. Në mund t’i surprizojmë rivalët në këtë sfidë të dytë, ashtu siç kemi bërë edhe më parë këtë sezon në Europë dhe më pas të shkojmë në finalen e Champions. Këtë herë Tottenham do të jetë një skuadër ndryshe nga takimi i parë. Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së parë dhe jemi gati për të bërë një tjetër surprizë”, tha Pochettino.

MERKATO

Real Madrid bën gati 280 milionë euro për Mbappe Real Madrid është gati për të bërë një ofertë shokuese prej 280 milionë euro për të rrëmbyer nga Paris SaintGermain, Kylian Mbappe. Tashmë nuk është më një sekret dëshira e madhe e Zidane për të pasur në skuadër një nga futbollistët më të talentuar në botë. Shifra rekord për Mbappe, sipas “France Football”, do të ofrohet gjatë kësaj vere, teksa shpresojnë që të arrijnë që të bindin edhe dy yje të tjerë si Eden Hazard dhe Paul Pogba që t’i bashkohen “galaktikave”. Nëse blerja realizohet, atëherë Mbappe do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë. Ndërsa Hazard dhe Pogba, mendohet të kushtojnë 115 dhe 140 milionë euro respektivisht. Për të financuar pjesërisht këto shpenzime marramendëse lojtarët që do të largohen janë Gareth Bale, James Rodriguez, Isco dhe Karim Benzema. Vetëm 20 vjeç, Mbappe ka pasur një rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Botës, ndërkohë që ka shënuar 94 gola duke përfshirë PSG dhe ndeshjet me kombëtaren. Këtë sezon, ai ka shënuar 30 gola në kampionat, duke arritur rekordin e më shumë golave të mbajtur nga Thierry Henry.


SPORT

21

E mërkurë, 8 MAJ 2019

Kukësi udhëton në Korçë, ndërkohë që Tirana do të presë sërish në shtëpi Luftëtarin

K

upa e Shqipërisë futet në një fazë vendimtare, teksa sot pasdite do të luhen gjysmëfinalet e kthimit. Vëmendje të veçantë ka përballja që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut edhe Kukësit. Skuadra verilindore shkon në këtë sfidë me avantazhin e fitores së parë 2-1, një rezultat ky që ashtu sikurse e deklaron edhe trajneri Ernest Gjoka, lë gjithçka të hapur për kualifikimin në finale. Skuadra e Gjokës e sheh si një duel që mund të shpëtojë sezonin, pasi nuk kanë shanse për të fituar titullin kampion, i cili do të shkojë për Partizanin. Lojërat e mira që pas ardhjes së tij, kanë shtuar edhe më shumë optimizmin te ekipi verilindor, që nuk do kërkojë që t’ia lërë asgjë rastësisë, por do të tentojë që të marrë një rezultat pozitiv edhe në Korçë. Rikthimi nga dëmtimi i Valdet Ramën është një tjetër lajm shumë pozitiv për Kukësin, por ish-mesfushori i kombëtares mund të përdoret në pjesën e dytë nëse do të jetë e nevojshme. Megjithatë, edhe korçarët duket se e duan me çdo kusht Kupën dhe për të konfirmuar këtë, Presidenti Takaj ka vendosur edhe një premio në rast marrje të trofeut që përkthehet me një vend në zonën europiane. Në

Gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, sot mësohen dy finalistët

ndeshjen tjetër, Tirana është në udhëkryq, pasi i duhet të luftojë për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar si dhe për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë që

duhet të shpëtojnë nderin duke qëndruar në Superiore kërkojnë t’i japin një tjetër drejtim sezonit të tyre duke triumfuar në Kupën e Shqipërisë, një trofe që do të ishte një ngushëllim i mirë

për një sezon me shume ulje ngritje. Ardian Mema nuk ka kapitenin Karabeci, Kërçikun dhe Oduamadin, ndërsa pritet t’i besoje në sulm treshes Greca, Hasani, Halili në mbështetje

të Ngoo-s. Në krahun tjetër Luftëtari është pranë një suksesi historik që askush më parë në klubin jugor nuk ja ka dalë ta konkretizojë. Një sezon që deri në janar ishte i dështuar po shndërrohet në një edicion triumfues për skuadrën e Julian Ahmatajt. Finalja e parë në histori është një motivim që shkon përtej gjithçkaje, për më shumë që kjo rrugë mund ta dërgojë për të dytin edicion radhazi në Europa League. Mungesa e Rustem Hoxhës është e rëndësishme, ndërsa do të rikthehet një ishbardheblu si Edvan Bakaj teksa edhe Ramadani mund të jetë gati për t’u aktivizuar. Sfida e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa dueli i kthimit në “Selman Stermasi” premton spektakël dhe emocione. Një gjë të dyja ndeshjet do ta garantojnë me siguri: Asnjëra prej tyre nuk do të tolerojë. Kupa e Shqipërisë është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri dhe një mundësi për të shpërblyer investimet e bëra në ekipet respektive.

MBROJTËSI

TRAJNERI

VERILINDORËT

Fiorentina nis negociatat me Gjimshitin, bwn gati 10 mln. euro

Ahmataj largon presionin: Tirana është favorite, kemi mungesa

Gjoka: Me një president si Gjici, s’mund të jemi të kënaqur me finalen

Berat Gjimshiti po kalon një sezon magjik te skuadra e Atalantës, duke qenë protagonist në arritjen e një vendi në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e skuadrave të njohura që janë gati për të bërë propozimin e tyre për ta rrëmbyer këtë vere. Sipas “FirenzeViola.it” në javët e fundit ka pasur kontakte mes Fiorentinës dhe gjigantit të mbrojtjes, i cili sipas mediave italiane ka pasur një rritje të madhe këtë sezon nën drejtimin e Gasperinit. Mbrojtësi i kombëtares sonë është aktivizuar në 25 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asit. Fiorentina nuk është skuadra e vetme e interesuar, pasi në garë është edhe Zeniti, ndërkohë që Besiktasi shfaqi interes në muajin janar, duke ofruar njw shifër qesharake (500 mijw euro). Çmimi i Gjimshitit do të rritet ndjeshëm në rast se Atalanta do të sigurojë kualifikimin në Champions League, teksa për momentin vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro.

Luftëtari kërkon që të shkruajë historinë, nëse arrin që të fitojë ose barazojë sot pa gola në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës ndaj Tiranës. Trajneri Julian Ahmataj në konferencën për shtyp hoqi presionin nga ekipi i tij duke ia kaluar atë Tiranës. Ahmataj i cilësoi bardheblutë favoritë edhe për vetë faktin se Luftëtari ka shumë mungesa në këtë ndeshje. “Rezultati do të vendoset në fushë, jo në deklarata. Këtë takim vijmë të cunguar, sepse shumë lojtarë kryesorë na mungojnë. Por, kam besim te ky brez i ri lojtarësh që po stërvis. U kam dhënë besim nga ana ime, dhe të shprehen sa më mirë në fushën e lojës. Mendoj se në këtë takim, favorite është Tirana, sepse është një skuadër që ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Ndërkohë, nga ana tjetër Luftëtari është për herë të parë në gjysmëfinale, por do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale. Kjo për shkak se ndeshjet luhet të mërkurë dhe të diel, dhe futbollistët e rinj nuk janë mësuar me këtë regjim, ndryshe nga ata më me eksperiencë”, deklaroi Ahmataj.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka ka shprehur besim në prag të gjysmëfinales kthimit të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut, ka shprehur besim se skuadra e tij do të ruajë triumfin 2-1 në ndeshjen e parë. “Ndeshja është e hapur, vetë rezultati e jep këtë mundësi. Do të shumë e fortë, do të bëjmë maksimumin, por përballë Skënderbeut ka problemet e veta. Edhe pse nuk ka stabilitet në rezultate, është një skuadër cinike. Është shumë e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe të jemi të disiplinuar taktikisht. Valdet Rama, që është krah meje në konferencë, është riaftësuar plotësisht, Shameti do ta nisë nga stoli, nuk është 100% i rikuperuar, edhe Dzaria vjen nga problemi shëndetësor dhe do të jetë në stol. Gradualisht Kukësi po plotësohet. Me një president si Safet Gjici edhe me një trajner si Gjoka, që duan vetëm trofe, s’mund të jemi të kënaqur vetëm me finalen. Kampionati na ka ikur, s’kemi çfarë i bëjmë, tani na ka mbetur Kupa. Kukësi do trofe”, deklaroi Gjoka.


SHOWBIZ

22 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Princ Harry flet pas lindjes së djalit: Është i mrekullueshëm, jam mbi re Ditën e hënë Princ Harry dhe Dukesha Meghan janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushi, emri i të cilit nuk është zbuluar ende. Princi ka qenë i pranishëm në ardhjen në jetë të djalit të tij dhe ka ndarë emocionet e para e të qenit baba në media. “Meghan dhe unë sollëm në jetë një djalë vërtet të shëndetshëm. Nëna dhe bebi janë shumë mirë. Kjo ka qenë një eksperiencë të cilën nuk e imagjinoja. Sesi çdo grua e bën këtë gjë është jashtë çdo parashikimi. Ne jemi të dy

tërësisht të emocionuar dhe shumë mirënjohës për të gjithë dashurinë që keni treguar për ne. Është e mrekullueshme. Donim që ta ndanim këtë me të gjithë. Nuk kam qenë i pranishëm në shumë lindje, kjo është e para për mua. Ishte e mrekullueshme. Jam shumë krenar për bashkëshorten time dhe ashtu siç çdo baba apo prind do të thoshte, djali im është i mrekullueshëm, jam mbi re,”është shprehur Harry tejet i emocionuar pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të parë.

Befason Isli Islami: Jam njeri i ndyrë, egoist dhe banal Një nga moderatorët më të njohur shqiptarë i cili shoqëron publikun çdo mëngjes,dhe shpesh here përflitet në mediat rozë. Bëhet fjalë për Isli Islamin, ai është goxha aktiv në rrjetet sociale ku postimet e tij ditore përbëjn lajm për showbizin shqiptar. Mbrëmjen e së hënës ka gjetur kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve të adresuara në Instagram dhe i pyetur nga dikush nëse mendon se është njeri egoist, Isli Islami na habiti me përgjigjen e tij. Ai tha se është jo vetëm është egoist, por ka edhe një sërë cilësish të tjera. “Jam egoist, i ndyrë, njeri i keq, banal, hakmarrës, egocentrik etj. etj.”, shkruajti Isli, “Të gjitha të zezat i kam”.

Selena Gomez “kapet mat” në shoqërinë e një djali misterioz Ndarja nga këngëtari Justin Bieber bëri që këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez të përjetojë një periudhë të vështirë. Ajo qëndroi për muaj me radhë në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me depresionin. Mirëpo pas daljes ajo duket se e ka rimarrë jetën e saj dhe gjithashtu i është dedikuar tërësisht vetes. Ndonëse ajo është shprehur se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale dhe gjithashtu për një kohë nuk do të frenkuentojë njeri, paparacët e kanë fotografuar në ‘Disneyland’ këtë të dielë me disa miq të saj dhe gjithashtu me një djalë misterioz. Selena e kishte mbështetur kokën tek supi i tij, teksa është përpjekur të fshehë imazhin e saj me kapele dhe syze. Nuk dihet nëse mes saj dhe djalit ka diçka më tepër sesa shoqëri.

Pas 6 vitesh lidhje, çifti i njohur shfaqet bashkë në publik Prej 6 vitesh janë në një lidhje, mirëpo çifti i njohur hollivudian, Katie Holmes dhe Jamie Foxx nuk e kanë konfimuar asnjëherë lidhjen e tyre. Gjithashtu edhe daljet e tyre bashkë kanë qenë të kufizuara, ndërkohë që në rrjet qarkullojnë më shumë foto të tyre të realizuara nga paparacët. Por në eventin e “Met Gala” më në fund ata u shfaqën dorë për dore, duke zyrtarizuar për fansat lidhjen e tyre. Holmes dukej e mahnitshme e veshur me një fustan lejla nga stilisti Zac Posen. Edhe aktori i njohur Foxx dukej mjaft në formë dhe gjithashtu ishte kombinuar me të dashurën e tij në ngjyrat e veshje së tij.

Amy Schumer bëhet nënë për herë të parë Aktorja Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, mbrëmjen e së hënës u bënë prindër për herë të parë të një djali. Schummer ka njoftuar fansat e saj për ardhjen në jetë të djalit përmes llogarisë së saj personale. “Fëmija ynë mbretëror ka lindur”, ka shkruar ajo. Ajo dje (e hënë) ishte përgatitur për të shkuar në spital, gjersa tregon se këtë vit kjo është “MET GALA” e saj. “Dukja ime këtë vit në MET. Natën e kaluar rrugës për në spital”, shkruan ndër të tjerash Amy.


KULTURE

23 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Jonida Maliqi realizon provën e parë në skenën e Eurovisionit Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi, realizoi provën e parë në skenën e Eurovision-it në Tel Aviv. “Ktheju Tokës” është kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurosong. Këngëtarja e veshur me një fustan të zi të zbukuruar me ar, dha performancën e fuqishme pa u zhvendosur nga skena qendrore. Detajet e fustanit janë unike, pasi përfaqësojnë Shqipërinë. Bizhutë e fustanit përfaqësojnë periudhën ilire dhe fustani ka formën e xhubletës, traditë e Shqipërisë. Skena e errët me

ngjyrën e kaltër dhe të kuqe, nxjerrin në pah performancën e fuqishme të Jonidës. “Ktheju Tokës” është një histori emigrimi, një thirrje për t’iu rikthyer tokës. Sigurisht në performancën finale në gjysmë-finalen e dytë, nuk do të mungojnë imazhet e zjarrit dhe shiut. Në këtë provë të parë, pranë përfundimit të shfaqjes, një shqiponjë shfaqet në ekran. Jonida bashkohet me tre këngëtarë mbështetës, të cilët qëndrojnë në një platformë të ngritur të drejtim të qendrës.

“Destig 5” shpall si piktoren e vitit 2019, Eva Belishovën

Revista e mirënjohur amerikane “Destig 5” që i dedikohet tërësisht artit, ka shpallur piktoren shqiptare, si Top Artist për këtë vit. Bëhet fjalë për piktoren shqiptare Eva Belishova e cila ka bërë famë dhe është shumë e njohur në Kaliforni. Sipas revistës, Eva Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë të bërë ne “Destig 5”. Prej 18 vitesh ajo merret me pikturë dhe është përqendruar kryesisht tek bota shpirtërore. Pikturat e saj prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. “Arti është firma e vetme autentike që ka një qenie njerëzore”, shprehet ndër të tjera piktorja. Veprat e Evës janë shfaqur në ekspozita dhe galeri të San Francisko-s, Londrës dhe New York-ut.

“Jeta pas Enverit: Kinematografia shqiptare e viteve 1990” Fondacioni Lumbardhi dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit të Shqipërisë kanë nisur prezantimin e programit të filmit “Jeta pas Enverit: Kinematografia shqiptare e viteve 1990”, të cilët do të shfaqen çdo të mërkurë dhe të shtunë duke filluar nga ora 21:00 në kinemanë te Lumbardhi. Programi u organizua në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Njëzet e pesë vjet pas rënies së sistemit njëpartiak të vendit, ende shumë pak dihet për kinemanë shqiptare. Gjatë katër dekadave e gjysmë të sundimit komunist, krijuesit e filmave në kompleksin e Kinostudios prodhuan 232 filma të gjatë, mijëra dokumentarë, lajme dhe qindra filma të animuar. Me fundin e regjimit komunist në vitin 1991, regjisorët shqiptarë u ballafaquan me një diskurs të ri politik, ku mund të reflektonin haptazi mbi historinë e vendit. Shumë prej këtyre regjisorëve e shfrytëzuan këtë mundësi për t’u marrë me trashëgiminë e diktaturës së Hoxhës. Të tjerët sollën tregime dramatike të korrupsionit dhe ngritjen e papritur të veprimtarisë kriminale të shkaktuar nga kalimi i papritur në kapitalizmin e tregut. Filmat si “Dasma e Sakos” (1998) e Vladimir Priftit u përfunduan në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Përbërë nga filma të shkurtër dhe të gjatë, animacion dhe dokumentar, ky program i filmave ofron një paraqitje të shkurtër të një kombi që lufton me të kaluarën e vet tronditëse dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm në të tashmen.

Filmat në garë për Palmën e Artë Njëzetë e një filmat në garë për çmimin e ‘’Palmës së Artë’’ në Festivalin e 72-të të Filmit në Kanë janë si më poshtë: “The Dead Don’t Die,” Jim Jarmusch (SHBA) ,”Atlantique,” Mati Diop (Senegal) “Bacurau,” Kleber Mendonca Filho dhe Juliano Dornelles (Brazil) “Frankie,” Ira Sachs (SHBA), “The Whistlers,” Corneliu Porumboiu (Rumania), “A Hidden Life,” Terrence Malick (SHBA), “It Must Be Heaven,” Elia Suleiman (Palestinë), “Les Miserables,” Ladj Ly (Francë), “Little Joe,” Jessica Hausner, (Austri), “Matthias and Maxime,” Xavier Dolan (Kanada), “Mektoub, My Love: Intermezzo,” Abdellatif Kechiche (Francë), “Oh Mercy!” Arnaud Desplechin (Francë), “Once Upon a Time in Hollywood,” Quentin Tarantino (SHBA), “Parasite,” Bong Joon-ho (Koreja e Jugut), “Portrait of a Lady on Fire,” Celine Sciamma (Francë), “Sibyl,” Justine Triet (Francë), “Sorry We Missed You,” Ken Loach (Britani), “Pain and Glory,” Pedro Almodovar (Spanjë), “The Traitor,” Marco Bellocchio (Itali), “The Wild Goose Lake,” Diao Yinan (Kinë), “The Young Ahmed,” Jean-Pierre and Luc Dardenne (Belgjikë).

Ylli i popit, Madonna nis turneun në Europë

Ylli i hit-popit, këngëtarja Madonna, do të nisë turneun e saj në Europë për promovimin e albumit të ri. Këngëtarja përveç albumit e saj të ri ‘’Madame X’’ i cili del më 14 qershor, gjithashtu ka zbuluar fazat e shfaqjeve të saj të ardhshme të drejtpërdrejta. Asnjë stadium apo arenë, por vetëm koncerte në teatro. Turneu do të nisë nga Nju Jork më 12 shtator dhe më pas do të transferohet në Europë, në Paris, Londër dhe Lisbonë, ku ajo edhe jeton aktualisht. Ishte qëndrimi i saj në Portugali ai që frymëzoi dhe ndikoi në krijimin e

albumit të saj të ri. Çmimet e biletave variojnë nga 60 në 760 dollarë si dhe do të ofrohet si një lotari me 10 bileta me vlerë nga 10 dollarë secila.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 8 MAJ 2019

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës i përgjigjet Ministrisë së Arsimit: Mbani përgjegjësi për reformën

Presidenca reagon për ministren Shahini: Mos bëj retorikë boshe! Z

ëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar dje pas deklaratës së Ministrises së Arsimit, Besa Shahini lidhur me dekretin e kreut të shtetit kundër pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në deklaratën e tij, Tedi Blushi i sugjeron ministres Shahini që nëse nuk bie dakord me argumentet ligjorë të kreut të shtetit të ndjek procedurat që përcakton ligji për këto raste, por jo të bëjë retorike boshe. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë

tjetër. Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë proce-

durën që dikton ligji, përtej retorikave boshe. Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”,- deklaroi dje Tedi Blushi. Më herët, ministrja e Arsimit

TAKIMI

“Korpusi Amerikan i Paqes, kontribut të vyer në Shqipëri”

reagoi në një deklaratë për mediat për dekretin e Presidentit të Republikës, duke e cilësuar si të padrejtë mos shkarkimin e rektorit Mynyr Koni. “Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të

Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit! Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç absurd që e ka kthyer universitetin në shembullin e mosfunksionimit ligjor e demokratik, përjetuan një moment normaliteti ligjor dhe demokratik”,- tha ndër të tjera Besa Shahini.

MESAZHI

Presidenti Meta uron Gjeneral Tod D. Wolters për zgjedhjen Komandant i NATO-s në Europë forcimin e demokracisë në vendin tonë, ndihmën e dhënë në fushën e arsimit, shëndetësisë, projekteve sociale e zhvillimore në nivel lokal, si edhe për fuqizimin e miqësisë mes dy popujve tanë.

K

reu i shtetit, Ilir Meta priti dje në një takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Korpusit Amerikan të Paqes, Josephine Olsen dhe delegacionin që e shoqëronte. Olsen e njohu Presidentin Meta me aktivitetin e Korpusit Amerikan të Paqes, me qëllimin e misionin e tij në vendin tonë, në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Presidenti Meta vlerësoi punën e palodhur e të përkushtuar, si dhe kontributin e vyer për gati tre dekada të Korpusit Amerikan të Paqes në Shqipëri, për

Presidenti i Republikës Ilir Meta uron Gjeneral Tod D. Wolters për zgjedhjen Komandant i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Europë. Mesazhi i urimit i Kreut të Shtetit Shqiptar Para së gjithash, si Kryetar i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht suksese në funksionin dhe sfidën më të lartë, si Komandant Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Europë. Jam shumë i sigurt, se eksperienca dhe lidershipi juaj i mirënjohur si Komandant i Komponentit Ajror të NATO-s, si dhe karriera Juaj e spikatur në Forcat e Armatosura të SHBA-së, do të shërbejnë si një vlerë e shtuar në forcimin e solidaritetit si dhe përkushtimin e 29 vendeve tona për të ndërtuar dhe zhvilluar kapacitete të afta dhe të besueshme për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat e shekullit XXI. Me këtë rast, Ju siguroj për mbështetjen dhe angazhimin Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe përmbushur detyrimet në kuadrin e NATO-s, dhe posaçërisht për ta finalizuar projektin e përbashkët për bazën Ajrore të Kuçovës, etj. Duke përfunduar, dëshiroj t’ju shpreh konsideratat e mia personale, që patëm mundësi të takohemi dhe të ndajmë këndvështrime në zyrën time më 24 janar 2019, në Tiranë, dhe mbetem i dëshiruar për t’u takuar së shpejti në funksionin që sapo keni marrë. Sinqerisht Ilir Meta


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.