Koha Jone_8 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E enjte, 8 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 265 (8396)

E enjte, 8 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Për herë të parë presidentët e dy shteteve, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe ai italian, Serxho Mattarella vizitojnë komunitetin e arbëreshëve në Kalabri. Kryetari i shtetit shqiptar pritet me flamuj shqiptarë e italianë dhe me entuziazëm

Vizitë historike te arbëreshët e Italisë

Presidenti Ilir Meta u shpreh se:"Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë"

FAQE 3

Presidenti Meta: Arbëreshët ruajtën identitetin tonë kombëtar, Shqipëria do t'ju jetë gjithmonë mirënjohëse

Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë ceremonive të përbashkëta me Presidentin italian, Serxho Mattarella në Kolegjin e "Shën Adrianit" të Shën Mitër Koronës të Kalabrisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar FAQE 12,13, 24 të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut MINISTRIA

REAGIMI

Zv/ministër ministër Vasili: I zgjedhuri i Ramës Sandër Lleshi urdhrat për ministër merret me e parë i jep për plehrat, jo me krimin kafenetë dhe plehrat

FAQE 6

NËNKRYETARI I PD

FJALIMI

ZGJEDHJET NË SHBA

Edi Paloka: Kjo qeveri duhet larguar edhe me dhunë

FAQE 5

Presidenti italian Ben Blushi "fiton" një vend në Asamblenë e Serxho Mattarella: Arbëreshët, shembulli Nevadës i vëllazërimit mes dy popujve tanë FAQE 6

Përshëndetje Presidentit të Rajonit, Kryetarit të Bashkisë, dhe nëpërmjet tij bashkëqytetarëve të tij, Presidentit të Provincës, kryetarëve të bashkive të tjera të pranishëm që dëshmojnë... FAQE 8

-

FAQE 4


POLITIKE

E enjte, 8 NENTOR 2018

Vizita e Presidentit Meta bën jehonë në median italiane

V

izita e Presidentit Ilir Meta dhe Presi dentit Italian Serxho Mattarella te arbëreshët në Kalabri është cilësuar si historike jo vetëm nga banorët e komunave që banohen nga arbëreshët, por edhe nga mediat italiane. Televizionet dhe gazetat kryesore në Itali i kanë bërë jehonë vizitës së dy presidentëve në qendrën kulturore të arbëreshëve. "Presidenti italian dhe ai shqiptar vizituan sot Shën Mitrin (San Demetrio Corone), për ceremoninë e 550vjetorit të vdekjes së patriotit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbej",- raporton televizioni ndërkombëtar Euronews, në gjuhën italiane. Televizioni i njohur citon fjalimet e presidentëve ku vlerësohet si një model europian bashkëjetesa dhe integrimi mes dy kulturave të ndryshme. Mediat më të njohura italiane theksojnë faktin se është e para herë që Presidenti i Shqipërisë dhe Presidenti i Italisë vizitojnë komunitetin arbëresh në jug të Italisë, ndërsa nënvizojnë se kjo ndodh në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Kombëtar të sh-

2

qiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Televizioni lokal "Telemia" i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar vizitës së Presidentit të Shqipërisë në jugun e Italisë, duke theksuar se mes "Kalabrisë dhe Italisë ekzis-

ton një lidhje e fortë që zgjat prej 600 vjetësh". "Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio ka falënderuar z. Meta për vizitën e tij, duke u ndalur te marrëdhëniet e forta, historike dhe jo vetëm, mes

Shqipërisë dhe Kalabrisë, ku në fakt jeton një komunitet i madh shqiptarësh, duke nisur nga Shën Mitër Koronës (Kozenca), që njihet si "kryeqyteti kulturor" i komunitetit shqiptar në Itali dhe Kalabri e ku jetojnë

rreth 80 mijë arbëresh", thuhet në kronikën e "Telemia". Mediat lokale, por edhe ato kombëtare raportojnë gjerësisht për ceremonitë që mbahen në Shën Mitër Korona në prezencën e Presidentit të Italisë, z. Sergio Mattarella. Agjencia e lajmeve "ANSA" shkruan se gjatë takimit mes Presidentit Meta dhe Presidentit të Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio është folur për marrëdhëniet e shumanshme e historike mes dy popujve tanë dhe për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen në të gjitha fushat. "Kemi mundësinë të investojmë në këtë raport edhe në funksion të ruajtjes dhe vlerësimit të gjuhës shqiptare edhe mes të rinjve këtu dhe të promovimit të mirëqenies së Italisë dhe Shqipërisë", - është shprehur Presidenti Meta sipas asaj që raporton "Quotidiano.net".

Dekorata e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" për Kolegjin e "Shën Adrianit" Kolegji i "Shën Adrianit" në Kalabri u vlerësua sot me dekorata e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Dekorata ju dorëzua autoriteteve lokale nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. "Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e çmuar akademike, për promovimin e gjuhës, letërsisë e kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së

trashëgimisë sonë kombëtare, vlerësova sot me Dekoratën e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Kolegjin e "Shën Adrianit" në Shën Mitër Korona, ku u krijua elita e plejadës arbëreshe në Kalabri. Mirënjohje për kontributin e veçantë në forcimin e lidhjeve, veçanërisht kulturore, midis Shqipërisë dhe Italisë",- shkruan në një postim në Facebook, kreu i shtetit Ilir Meta.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 8 NENTOR 2018

Për herë të parë presidentët e dy shteteve, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe ai italian, Serxho Mattarella vizitojnë komunitetin e arbëreshëve në Kalabri. Kryetari i shtetit shqiptar pritet me flamuj shqiptarë e italianë dhe me entuziazëm

Vizitë historike te arbëreshët e Italisë

Presidenti Ilir Meta u shpreh se:"Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë" Vizita e djeshme e Presidentit Ilir Meta te arbëreshët në Kalabri të Italisë i ka të gjithë elementët e një ngjarje historike. Për herë të parë në historinë më shumë se 550-vjeçare të komunitetit arbëresh në Itali, në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe atij italian. Për herë të parë, figura e Heroit tonë Kombëtar Gjergj KastriotiSkënderbeu u nderua nga presidentët e dy vendeve, Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti italian Serxho Mattarella. Mediat kombëtare dhe ato rajonale të Italisë, si dhe vetë banorët arbëreshë të komunave i cilësuan ceremonitë e djeshme si një ngjarje të papërsëritshme. Me mijëra arbëreshë të Kalabrisë dhe arbëreshë që jetojnë në zonat e tjera të Italisë ishin dje të pranishëm në ceremoninë e takimit të dy presidentëve dhe ceremonive për Skënderbeun. Pritja që arbëreshët e Italisë u rezervuan dy presidentëve ishte e jashtëzakonshme. Simbolika që ishte zgjedhur nga dy presidentët për takimin e tyre ishte tejet domethënëse. Dy krerët e shtetit u takuan në Kolegjin e "Shën Adrianit" në Shën Mitër Korona të Kalabrisë. Në këtë komunë është qendra historike dhe kulturore e arbëreshëve. Kolegji i "Shën Adrianit" është instituti arsimor dhe kulturor që cilësohet si djepi i kulturës arbëreshe, ku kanë studiuar intelektualë dhe patriotë që kanë lënë gjurmë në historinë e rilindjes kombëtare, si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi dhe shumë e shumë të tjerë. Po ky

kolegj, i hapur në vitin 1732 nga kisha arbëreshe, do të nxirrte dhe një numër të madh intelektualësh dhe politikanësh që kanë vendin e nderit në historinë e shtetit italian. Për këto arsye, takimi në këtë vend i dy presidentëve kishte simbolikën e kontributit që arbëreshët kanë dhënë jo vetëm për vendin amë, Shqipërinë, por edhe për vendit që ata i mikëpriti Italinë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ilir Meta theksoi kontributin e paçmuar që arbëreshët kanë dhënë për kombin, si dhe faktin që pas 550 vjetësh ky komunitet vijon të ruajë thesaret e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Në mesazhet e të dy presidentëve, një vend të rëndë-

sishëm zuri figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, figura e të cilit është ruajtur në mënyrë unikale nga arbëreshët. Presidenti Ilir Meta u shpreh se "Skënderbeu na bashkon të gjithëve ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohës motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë",- tha Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit italian në fjalën e tij për të pranishmit duke treguar shenjë vlerësimit përdori disa fjalë arbërisht. Duke folur për lidhjet mes Sh-

qipërisë dhe Italisë, Mattarella u shpreh se arbëreshët kanë ndërtuar në mënyrë konkrete raporte vllazërie "vëllamja (arbërisht)" mes dy popujve. Kreu i shtetit italian theksoi dhe kontributin që arbëreshët kanë dhënë për shtetin italian, duke përmendur dy prej emrave më të njohur, Francesko Crispi, dy herë kryeministër i Italisë në 1890 dhe filozofin e majtë, Antonio Gramshi. Në fjalimin e kreut të shtetit Italian, në ceremonitë për Skënderbeun, nuk munguan dhe mesazhet e forta për Integrimin e Shqipërisë. Duke përdor vargjet e Pashko Vasës, ai iu referua figurës së Heroit Kombëtar duke theksuar se

vepra e tij mbart vlera që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën. "Figura Skënderbeut na transmeton një mesazh me rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, vend multikulturor dhe multifetar në të cilin sipas Pashko Vasës feja e vetme është "Shqiptaria", por edhe për Italinë, për Ballkanin dhe për të gjithë kontinentin europian",- deklaroi Presidenti i Italisë, Serxho Mattarela. Vizita e Ilir Metës ishte realisht historike sepse preku ndjenjën historike dhe atdhetare të arbëreshëve, të cilët kanë ruajtur prej 550 vitesh fjalën dhe zemrën shqipe. Q.Xhani


SPECIALE

4 E enjte, 8 NENTOR 2018

Fjala e Presidentit të Republikës së Italisë, në Kolegjin e "Shën Adrianit" të Shën Mitër Koronës të Kalabrisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Pasardhësit e Arbërit Nga Serxho Mattarela Përshëndetje Presidentit të Rajonit, Kryetarit të Bashkisë, dhe nëpërmjet tij bashkëqytetarëve të tij, Presidentit të Provincës, kryetarëve të bashkive të tjera të pranishëm që dëshmojnë sa e përhapur është prania arbëreshe në shtatë rajone të Italisë. Një përshëndetje të veçantë delegacionit që shoqëron Presidentin Meta. Do të doja të falënderoja shumë Prof. Altimari për prezantimin interesant dhe të plotë të fakteve historike dhe dy studentët për përshëndetjet dhe reflektimet e tyre. Do të doja të falënderoja gjithashtu edhe korin e të rinjve, që kënduan me të njëjtën përfshirje himnin kombëtar shqiptar dhe himnin kombëtar italian dhe korin që më parë në oborr na ofroi dy këngë arbëreshe: e para ishte një këngë malli për Mëmëdhenë. Të gjithëve një përshëndetje shumë dashamirëse, mirëdita, falem, mirëmëngjes! Për mua është një kënaqësi të jem me ju sot - së bashku me Presidentin Ilir Meta - në Shën Mitër, njëra nga qendrat më aktive të kulturës arbëreshe në Itali. Një vend domethënës, në të cilin të gjithë - shqiptarë, italo-shqiptarë, italianë - mund të ndihemi me të vërtetë në shtëpi. Pasardhësit e Arbërit, kanë rrënjë në një Vend të afërt, mik dhe aleat, përveç se për Italinë me të vërtetë një partner i rëndësishëm strategjik. I dhashë mirëseardhjen në Itali Presidentit të Republikës së Shqipërisë në korrikun e kaluar, me rastin e vizitës së tij të parë zyrtare jashtë vendit, dhe iu bashkova me kënaqësi propozimit të tij për tu takuar sërish, në një kornizë që do të na lejonte të shprehnim, në mënyrë veçanërisht të qartë, lidhjet e thela historike dhe kulturore, përveç se politike dhe ekonomike, që bashkojnë Vendet tona dhe sidomos popujt tanë. Në një kuadër të lashtë marrëdhëniesh të ndërsjella, afërsi dhe interesa të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, arbëreshët përfaqësojnë njërin nga shembujt më autentik të raportit të vëllazërimit mes dy popujve tanë. Shqiptarë për nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, kanë ruajtur me krenari traditat e lashta, ritet fetare, gjuhën e të parëve, duke dhënë, në të njëjtën kohë me kurajë dhe nëpërmjet idealeve të tyre - një kontribut të rëndësishëm lindjes dhe bashkimit të Vendit tonë.

Kolegji italo-shqiptar i Shën Adrianit, që na pret sot, dëshmon mbi rëndësinë dhe kuptimin e këtij gërshetimi, mbi këtë përzierje të thellë e të frytshme. Nën këto mure u formuan patriotë të flaktë, nxitës kurajoz të motove kalabreze të 1844 e të 1848, eksponentë të ndritur të Rilindjes italiane, e më tej të asaj shqiptare. Këtu studioi, ndër të tjerë, Jeronim De Rada, poet dhe themelues i L'Albanese d'Italia e para gazetë ne gjuhën shqipe në botë, - që dha kontributin e saj në pavarësinë italiane dhe shqiptare si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm studimeve të rrënjëve të popullit shqiptar. Nga ky Kolegj janë edhe disa studentë, ardhur nga Quarto me trupat e Garibaldit, bashkë me "të mijtë" të cilët besnikë i qëndruan çështjes kombëtare dhe përkujtohen në lapidarin e mermertë të vendosur në hyrjen e këtij kompleksi sugjestionues. Me origjinë arbëreshe ishin edhe Francesco Crispi dhe Antonio Gramsci, protagonistë të historisë së vendit tonë dhe të rrugëtimit drejt bashkimit kombëtar, të identitetit të tij. Përfshirja e pasardhësve shqiptare në (Mëmëdheun e ri) krijoi një lidhje të ngushtë, të pandashme të ngjarjeve historikeve të dy vendeve tona. Një gërshetim që frymëzoi poetin Zef Serembe i cili shkruan "një luftëtar i madhërishëm me këmishë të kuqe barazohet me tonin Skënderbe). Heroi Kombëtar Shqiptar është quajtur shpesh dhe "Garibaldi i Shqipërisë". Ngjashmëri që e bën këtë përkujtim edhe

më kuptimplotë. Si Garibaldi për Italinë Skënderbeu nuk qe vetëm protagonist i bashkimit kombëtar, por me kalimin e kohës u kthye në simbol të krenarisë kombëtare. Një simbol në të cilin "populli i Shqiponjave" identifikohet, edhe jashtë kufijve shqiptare. Ai mbrojti pareshtur vlera dhe parime, të cilat ruajnë dhe sot një aktualitet të patundshëm: pranimi i diversitetit, respekti i identitetit të individit, si pikënisje për ndërtimin e një identiteti kombëtar që përcillet në breza dhe përfshin, duke vlerësuar specifikën e gjithkujt. Prejardhja e tij nga prindër me prejardhje fetare të ndryshme, dhe eksperienca e tij prej një fëmijë i rritur si mysliman , dhe me pas konvertuar ne katolik, në krye të një ushtrie shumëetnike dhe disa fetare, diti të veshë interesin e përbashkët i cili përfshin dhe përmbledh përkatësi etnike dhe fetare. Figura e tij na përcjell një mesazh të një rëndësie të veçante, jo vetëm për Shqipërinë, vend i disa kulturave dhe disa besimeve fetare, në të cilin sipas poetit Vaso Pasha e vetmja fe është shqiptaria, por edhe për Italinë, për Ballkanin dhe për të gjithë kontinentin europian. Trashëgimia më autentike dhe aktuale që ky strateg i aftë dhe i ndjeshëm, diplomat dhe politikan na le pas është një model i formës së shtetit që bashkëlidh dhe di të respektoje diferencat. Një mesazh që na ndihmon të orientohemi dhe të veprojmë në një epokë në të cilën duket sikur shumëzohen dhe mbivendosin e

mbivlerësojnë artificialisht tensionet, ashpërsimi i përplasjeve, evidentimi i diferencave, ngritja e kufijve ideologjike ndarëse, të cilat nënkuptojnë një përballje të përhershme me "tjetrin". Mesazhin e Skënderbeut, Arbëreshët ndër shekuj e kanë promovuar dhe përcjellë. Diaspora shqiptare, që me heroin kombëtar identifikoi fillin lidhës, me anë të të cilit vijoi të mbajë fort lidhjet me mëmëdheun, tej e më tej, duke vijuar ndërkohë integrimin në zona të ndryshme të Italisë. Një përvojë që përbën dhe më jep kënaqësi të veçantë që ta rikujtoj - një shpalosje konkrete të parimit përmbajtur në nenin 6 të Kushtetutës tonë, dedikuar mbrojtjes së pakicave. Një parashikim që përfaqëson një çështje të rëndësisë të veçantë, lidhur ngushtë me unitetin dhe pandashmërinë e Republikës tonë, me njohjen dhe vlerësimin e kulturave të ndryshme kombëtare. Një parashikim që vendoset në bazat e pluralizmit, pikë kyçe e demokracisë dhe element i pandashëm i një sistemi që nuk synon asimilimin e diferencave, por njohja e tyre vlerësimi dhe respektimi i tyre si një detyrë. Arbëreshët përbëjnë një histori integrimi dhe mikpritje që ka pasur sukses të plotë, një shembull se si njohja dhe respekti reciprok i kulturave sjell rritje për territoret dhe Shtetet ku jetojnë komunitetet e ndryshme. Ruajtja e origjinës së lashtë, ndikimi reciprok, përzierja harmonike e gjuhës, kulturës dhe traditave, kanë qenë për shekuj dhe janë

ende "vlera e shtuar" e këtyre komuniteteve. Realitete që luajnë një funksion thelbësor lidhës midis dy "popujve përballë", siç u referohemi shpesh shqiptarëve dhe italianëve. Kësaj amalgame historik i është shtuar, duke e pasuruar dhe përforcuar, kontributi i shqiptarëve që, në kohë më të afërta, kanë zgjedhur të vijnë në Itali për studime ose punë. Një komunitet me rreth gjysmë milioni njerëz që kanë kërkuar dhe gjetur në këto vite mundësi për integrim. Këtë e dëshmojnë, ndër të tjera, 112 000 nxënësit shqiptarë në shkollat italiane, 10 000 studentët universitarë të angazhuar në universitetet tona dhe dhjetëra mijëra veprimtarive e sipërmarrësve, të ndërtuara nga qytetarë shqiptarë. Italianët me origjinë shqiptare dhe shqiptarët e Italisë janë dy anët e një medalje të çmuar. Ajo përcjell kontributin e jashtëzakonshëm që gjatë 500 viteve të fundit ka ardhur nga Shqipëria për zhvillimin social, civil, kulturor dhe ekonomik të Italisë. Një kontribut që, në mënyrë reciproke, shfaqet edhe me anë të pranisë gjithnjë e më të rëndësishme italiane në "Tokën e Shqiponjave", vend i mundësive të reja për qytetarët italianë që shkojnë atje në numër të madh. Trashëgimia e jashtëzakonshme që Skënderbeu ka lënë nuk duhet të humbet, sot po ndihmojmë ta ruajmë atë dhe kjo duhet të bëhet pikërisht nga gjeneratat e reja të vendeve tona. Në këtë drejtim, dëshiroj të përgëzoj Gjimnazin e Shën Mitrit për nismat e tij largpamëse, që kanë për qëllim nxitjen e shkëmbimeve të frytshëm midis nxënësve shqiptarë dhe italianë nëpërmjet udhëtimeve studimore dhe projekteve për alternancën shkollë-punë, të tillë si ai i kryer, disa javë më parë, në Shqipëri. Vetëm nëse ushqehemi me rrënjët tona, duke shoqëruar këtë me respektin dhe hapjen ndaj atyre të të tjerëve, mund të vazhdojmë me vendosmëri dhe qetësi rrugën drejt së ardhmes. Një e ardhme në të cilën - jam i bindur - Shqipëria do të jetë gjithashtu pjesë përbërëse e Bashkimit Europian, pas hyrjes në komunitetin euroatlantik. Ky është një qëllim, i rëndësishëm për të gjithë komunitetin, dhe që Italia mbështet me bindje dhe vendosmëri të mëdha. Na bashkon, mbi të gjitha, vokacioni i përbashkët për të ndërtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes europiane, një kontinent të bashkuar, të integruar dhe paqësor.


POLITIKE

5

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Nënkryetari i PD-së: Nuk kanë më kuptim as zgjedhjet dhe as dialogu me këtë Kryeministër

N

ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar situatën e fundit politike pas pwrpalsjes institucionale mes Kryeministrit dhe Presidentit tw Republikws lidhur me rrotacionin nw Ministrinw e Brendshme. Pwr Palokwn, ka ardhur koha qw qeveria “Rama” tw largohet me ccdo mwnyrw, përfshi dhe dhunwn. Paloka komentoi urdhrin e parë pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të dhënë këtë të mërkurë nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi për mbetjet në 4 rrethe të vendit, drejtuar Policisë së Shtetit. Në një intervistë për “News24”, Paloka ironizoi urdhrin e Lleshit, i cili u emërua të martën zyrtarisht në postin e zëvendësministrit, por me kompetencat e ministrit të Brendshëm. Sipas Palokës, Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente për luftën kundër krimit dhe jo mbeturinave. Demokrati tha se Lleshi ndoshta do t’u tregojë shqiptarëve se aq e ka tagrin. Kujtojmë se urdhri i parë që dha dje Lleshi që pas marrjes së detyrës ishte ai për administratën e tij, ku ndalonte daljet për kafe në orar pune. “Një ministër… po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mase duket Lleshi do t’u thotë shqiptarëve se kaq e ka tagrin. Siç duket policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Dhe deri sa

Paloka: Kjo qeveri duhet larguar edhe me dhunë

të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër. Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës. Sa të jetë Rama, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe s’do të ketë demokraci për rrjedhojë. Rama do larguar me çdo mënyrë, qoftë dhe me dhunë. Ne rrezikojmë demokracinë në vend, por ajo lidhet me gjithçka”, tha Paloka. Teksa u ndal tek fakti se pse opozita

nuk e mbështeti kandidaturën e Lleshit si ministër, Paloka tha se ai nuk është figurë e spikatur politike dhe se do të jetë ushtari i Ramës. “Arsyet se pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin, duhet t’i kërkohen atij. Se di nëse është detyrim që arsyet Meta t’i bëjë publike. Ne duhet të dimë pse ka ikur Xhafaj. Edhe Meta ka të drejtën e tij që të deklarohet apo jo për arsyet. Ai ka thënë se; “Jam gati që të vijë në Parlament dhe të

japë sqarime, me dyer të mbyllura apo të hapura”. Jam shprehur në emër të PD dhe personalisht dhe arsyeja është një dhe shumë e thjesht. Lleshi vjen në postin më të rëndësishëm qeveritar në një kohë kur Shqipëria vuan nga krimi i organizuar. Në këtë kohë na vjen një figurë që do të jetë shërbëtor i Ramës. Ai ka qenë këshilltar i Ramës për kaq vite, dhe në këtë periudhë kur kanabis dhe vjedhja e votave ka qenë një proces i zhvilluar në sytë e shqiptarëve, se dimë ça këshillash i ka dhënë Ramës në këto kohë. Ka qenë një vartës, nëpunës i Ramës dhe pozicioni i tij do të ngelet i njëjtë. Ai është një funksionar i vënë aty nga kryeministri. S’jemi në një situatë normale. Jemi në një situatë ku krimi ka marrë të gjitha frenat në dorë. Se dimë se pse ka ikur Xhafaj. Ka shumë fjalë që e lidhin momentin e largimit të tij me kapjen e bandave të PS. Në këtë moment largohet Xhafaj dhe vjen një njeri që nuk është figurë publike dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ministri i Brendshëm ka detyra të tjera. Posti i ministrit është politik. Vendosja e një njeriu të tillë, me profil fare të ulët politik, të bën të mendosh që ky do të marrë urdhër nga Rama dhe s’do të luftojë krimin. Kemi bindjen se Rama nuk i donte këto goditje që bëri Xhafaj (arrestimet). E fundit

DEPUTETJA E PD-SË

Jorida Tabaku takim me kandidatin për President të KE-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet në Helsinki në takimin që po zhvillojnë Partitë Popullore Europiane. Tabaku shoqëron në këtë takim kreun e PD-së, Lulzim Basha. Me një postim në “Facebook”, Tabaku tregon për takimin me kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian. “Në #Helsinki me Manfred Ëeber, kandidati i propozuar nga partitë simotra CDU/CSU për President të Komisionit Europian. PD do të votojë kandidaturën e tij. EPP Congress in Helsinki @EPP #Up2EU”, u shpreh dje deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. fare është ajo me Dakon, pasi ai është njeriu më i rëndësishëm për Ramën. Rama nuk donte që të bëhej kjo goditje për Dakon, ndaj erdhi kjo lëvizje. Unë i thashë Lleshit që të tregojë rastin se nuk është ushtar i Ramës. Nëse ai do të ishte një njeri me profil politik dhe të zbatojë ligjin dhe mos të bëhet mbrojtje e krimit dhe politikës së lidhur me krimin, të gjitha gjasat ashtu do jetë”, tha Paloka

PËRGJIMET, DEPUTETI GENT STRAZIMIRI: “HARRESË” PËR DOSJEN 339 NUK DO TË KETË

P

artia Demokratike përmes deputetit të saj, Gent Strazimiri, deklaroi këtë të mërkurë n se dosja “339” nuk mund të harrohet, pasi ajo është prova demonstruese e pushtetit të lidhur me krimin. Sipas Strazimirit, zbardhja e krimit në dosjen “339” nuk mund ta njohë kurrsesi fjalën “negocim”. Në një konferencë për mediat deputeti demokrat u shpreh dje nga foltorja e selisë blu më tutje se arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i akuzuar si bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës, është hapi i parë i domosdoshëm në luftën kundër krimit. Ai ka thënë në përfundim të konferencës se çdo ditë në liri për Vangjush Dakon nënkupton për shoqërinë një ditë më shumë në skllavëri, paprekshmëri të bandave, si dhe presion dhe influenca kriminale ndaj vendit. “Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”! Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me

PD: Arrestimi i Dakos i domosdoshëm, çudia nuk mund të zgjasë vetëm 3 ditë krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik. Në përgjimet e dosjes “339” është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjella duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjellë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjella. “Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal. Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri

është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako. Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet

të jetë qeveria që: i lajmëron të largohen përpara arrestimit, që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar, që lëshon karakteristikë “rehabilitimi” për t’i nxjerrë nga burgu,që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici

e madje edhe në prokurori. Dosja “339” nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo! Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen “339” është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim. Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t’i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave. Çdo ditë bllokim i Dosjes “339” është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar”u shpreh dje deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.


POLITIKE

6

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: I zgjedhuri i Ramës për ministër merret me plehrat, jo me krimin

K

oha prej një jave që kryeministri Edi Rama i la në dispozicion Presidentit të Republikës për të të reflektuar mbi qëndrimin e tij ndaj Sandër Lleshajt të propozuar për ministër të Brendshëm, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përmes kryetarit të grupit të saj parlamentar, Petrit Vasili, LSI-ja e konsideron qëndrimin e Ramës si antikushtetues që vjen nga dija e pakët që ai ka për ligjin dhe vetë Kushtetutën. Përmes reagimit të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i ligjvënësve të LSI-së shprehet se Rama edhe Kushtetutën e konsideron si PPP-të apo koncesionet që ai firmos çdo ditë në favor të klientëve të tij. duke vijuar më tej në reagimin e tij, Petrit Vasili shtron shumë pyetje gjatë statusit të tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, votat për Arta Markun dhe votimet e 2017-ës. “Kryeministri foli dje në parlament në emër të Kushtetutës, kuptohet aq sa ja pret atij si shkollëpak, për këto punë. I dha medemek kohë Presidentit që të reflektonte?! Po ku e gjeti këtë kohë kushtetuese ky derdimen që e jep dhe e merr?! Apo e konsideron Kushtetutën PPP ( koncesionin) e radhës që e gris, e shqyen dhe e bën si te dojë vetë. Apo do bëjë po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese? Po kur

Petrit Vasili: Kryeministri e di Kushtetutën PPP, koncesion

zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi Kushtetutën? Po pse e harroi ky Kushtetutën,kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformen e të bënte vota për të,apo kur bënte prokurorin paralel për audio-përgjimin e Agron Xhafës?

Ky po flet gjoja edhe në emër të votave që gjoja paska fituar. Po cilave vota? Atyre që Këshilli i Evropës deklaroi se mbi 20% ishin blerë. Apo të atyre votave që i ka grabitur me kriminelë, që kanë dalë sheshit nga përgjimet e

“79 % E TË RINJVE DUAN TË IKIN NGA SHQIPËRIA” - SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së REAGON PAS RAPORTIT TË “GALLUP”-IT

Braimllari: Edi Rama e ka kthyer vendin në të pa shpresë D

eputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari me anë të një reagimi përmes rrjeteve sociale ka sjellë në vëmendje një vrojtim të “Gallup”, në të cilin thuhej se 79% e të rinjve shqiptar nga 15-29 vjeç duan të largohen nga Shqipëria. Në reagimin e tij, Braimllari u shpreh dje Rama e ka kthyher vendin në të pa shpresë për shkak të politikës së tij. Mungesa e punësimit në vend, mungesa e shpresës dhe e vizionit të kësaj qeverie në shërbim të rinisë nuk ka asnjë politikë konkrete që stimulon të rinjtë e vendit. ““Sipas një vrojtim të “Gallup”, 79 % e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria”. Edi Rama e ka kthyher vendin në të pa shpresë për shkak të politikës së tij. Mungesa e punësimit në vend, mungesa e shpresës dhe e vizionit të kësaj qeverie në shërbim të rinisë nuk ka asnjë plolitik konkrete që stimulon të rinjtë e vendit. Lidhja e kryeministrit me krimin e organizuar që dominon çdo qytet të vendit, droga që lehtësisht shpërndahet në shkollat e mesme, favorizimet klienteliste të një grupi të caktuar individësh, mungesa e konkurrencës dhe e transparencës për punësim në administratë, e ka bërë jetën e të rinjve të pashpresë në këtë vend dhe 79 % e të rinjve nga mosha 15

Prokurorisë. Ky kryeministër ka lidhje me Kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni”- deklaroi dje Petrit Vasili. Urdhrat e Lleshajt Pak orë më vonë, kreu i deputetëve të LSI-së do të reagonte

KRYETARI I PD

edhe mbi vendimet e para që zëvendësministri i emëruar nga Edi Rama, Sandër Lleshaj mori gjatë ditës së djeshme me kompetencat e ministrit. Në reagimin e tij, Vasili tha se i zgjedhuri i Ramës, në vend të merret me krimin, urdhrin e parë për policinë e ka dhënë për kryerjen e punëve që i takojnë Bashkisë. “Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit, ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn. Urdhri i parë i keq-formimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendeshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes të qyteteve tona. Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë, se këtë i ka kërkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn. Vetëm ai mund ta rehatojë kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën, duke urdhëruar Policinë e Shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit”- u shpreh dje në reagimin e tij kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Basha: PPE mbështetje për pastrimin e politikës nga krimi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka çuar kauzën e opozitës deri në takimin e Partive Popullore Europiane, ku me sa duket ai ka marrë mbështetje nga partitë simotra të PD-së të Europës për vettingun në politikën shqiptare. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Basha tha pasditen e djeshme se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE-së për pastrimin e politikës nga krimi. “Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki. Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb

dhe #ManfredËeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. #up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.

“PARASHIKIMI”

Zgjedhjet në SHBA/ Ben Blushi “fiton” një vend në Asamblenë e Nevadas deri në 25 vjeç kërkojnë të largohen përgjithmon nga Shqipëria. Vëmendja e këtij kryeministri nuk është te qytetarët, te e mira publike, tek hartimi i politikave që stimulojnë të rinjtë per tu punësuar në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve, sepse Edi Rama po ndjek një politik antikombëtare për të larguar çdo të ri nga vendi. Vëmendja e këtij kryeministri është ndaj oligarkisë dhe krimit të organizuar që rëndojnë çdo ditë mbi qytetarët e vendit”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Një kandidat për Asamblenë e Distriktit 36 të Nevadas, ka siguruar një fitore të pazakontë në zgjedhjet amerikane. Dennis Hof vdiq më 16 tetor , por emri i Hofit ende figuronte në fletëvotimet e distriktit të tij dhe ka mposhtur kundërkandidatin, edhe pse ka vdekur para zgjedhjeve. Por, kjo ngjarje në SHBA, përkon fiks me librin “Kandidati” të Ben Blushit, i cili personazh kryesor kishte një kandidat të

vdekur, që më pas fiton zgjedhjet. Ngjarjet e romanit të Blushit zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Pra, libri i Ben Blushit me sa duket është bërë realitet në SHBA, ku një kandidat i vdekur ka fituar zgjedhjet. /CNA.al


POLITIKE

7

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Debate mes socialistëve në Komisionin e Ekonomisë me ministrin e Financave, Ahmetaj: Lëvizje e papërshtatshme

N

dryshimi në ligjin për tatimin mbi të ardhurat shkaktoi debate të forta në sallën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Ndryshimet e propozuar nga ministria janë për rritjen e pragut të tatimit nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë çka do të jetë në favor të më shumë se 15 mijë të punësuarve me këtë nivel page. Por Komisioni i Ekonomisë i propozoi ministrit të Financave që përjashtimi të prekë pagat e ulëta, duke e rritur nivelin e dyshemesë në tatimin e pagave nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Në këtë mënyrë, sipas anëtarëve të komisionit të Ekonomisë, do të përfitonin ulje të tatimit ata me paga më të ulëta. Por ministri i Financave Arben Ahmetaj në fjalën e mbajtur para deputetëve e konsideroi këtë lëvizje si të papërshtatshme dhe pasi në këtë mënyrë do të dëmtohej progresiviteti i tatimit mbi pagat që është në fuqi. “Do qëndroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe në teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti se unë kam detyrë të bëj këtë që bëj se kuptohet se çdo relaksim në njëra anë ka efekt të borxhi dhje deficiti”, tha ministrt Ahmetaj pas replikave të vazhdueshme të kreut të komisionit Erion Braçe dhe relatores Blerina Gjylameti. Replikat në Komision Relatorja e projektbuxhetit, Blerina Gjylameti: Unë jam deputete dhe paga ime nuk është 30-40 mijë lekë. Hyn në fashat e larta ku ne kemi vendosur si forcë politike që ata që kanë paga më të larta

Përjashtim tatimit për pagat deri 40 mijë lekë, Kuvendi kërkon rishikimin e fashave

duhet të paguajnë më shumë. Ne shikojmë dhe zgjidhim një nga pikat që kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për pagatr nga 130 nmë 150 sugjerimi jonë është në lidhje me atë që kemi marrë si angazhim. A jemi në momentin që të rishikojmë të gjithë fashat dhe mund të ngrijmë dyshemenë sepse mund të ndikojmë të gjithë fashat? Duhet të jemi të hapur për të parë ndryshimet. Mund të

mos jetë 40 mijë po mund të jetë 35 apo 37 mijë. Por duhet të ulemi ta shikojmë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj: Edhe ju paguani për fashën 300 deri në 400 të vjetra, edhe unë. Ndaj edhe është ndërtuar progresiviteti i fashave. Po të hiqen fashat nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar, I bie që të përfitojmë dhe unë dhe ti. Parimisht është e gabuar, sepse dëmton progresivite-

tin dhe integritetin fiskal të punësimit. Kreu i Komisionit, Erion Braçe: Kurrë nuk kemi thënë që shkallët e progresivitetit janë të vendosura njëherë e përgjithmonë dhe ndryshimi që sillni sot e provon këtë. Ju po ndryshoni për të ardhurat nga puna nga 130 mijë lekë në 150 mijë e për të qenë të ndershëm deri në fund është një favor fiskal ku përfshihemi dhe ne. Propozimi i zonjës

është legjitim ashtu siç edhe propozimi për të ndryshuar këtë ligj dhe për të integruar të ardhurat në një deklaratë të të ardhurave vjetore dhe t’ia nënshtrojmë tatimit progresiv. Duhet të shohim një shkallë të re progresiviteti të të ardhurave nga puna. Propozimi im pa asnjë diskutim është një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që sanksionon edhe më tej progresivitetin në të ardhura. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj: Ligji i ri për të ardhurat besoj unë do të avancojë se punuari me FMN-në në 6 muajt e ardhshëm. Është legjitime të bësh propozime. Në finale parlamenti është ai që aprovon buxhetin dhe paketën fiskale. Unë personalisht janë shumë kundër zgjerimit të fashës. Progresiviteti është serioz në favor të qytetarëve, të të punësuarve, është në favor të pagave të ulëta. Zgjerimi i fashës përjashtuese shkatërron sistemin e të ardhurave personale në shifra dhe në parim. Do qëndroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe ne teknikalitet. Pastaj vendos parlamenti

BUXHETI PËR MAGJISTRATURËN FUT NË SHERR DEPUTETËT E PS-së, FINO: KËSHTU DEL ME KËPUCË TË KUQE

Hyseni: E di që jeni gjirokastritë, por jepini një makinë Magjistraturës S

hkolla e Magjistraturës, për të katërtin vit radhazi nuk mundi t’i bindë socialistët në Komisionin e Ligjeve që ta lejojë këtë institucion të blejë një makinë. Edhe pse e kanë vendosur reformën në drejtësi si kalë beteje, përfaqësuesit e mazhorancës qeverisëse hezitojnë të financojnë në institucionet e drejtësisë, edhe pas përpjekjeve të ndonjë socialisti si Alket

Hyseni, i cili vendosi dje të dilte nga grupi, duke u shprehur në mbështetje të kësaj kërkese minimaliste të artikuluar dje nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi. DISKUTIMI NË KOMISION Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: Duam një makinë, jo për drejtorin, por për lëvizjes e stafit për trajnime dhe të bazës materiale dhe të ek-

sperteve. Kemi 4 vjet që e kërkojmë. Bashkim Fino, Relator i buxhetit: Drejtori s’duhet të vinte fare. Të na dërgonte një letër falënderimi. Është e privilegjuar nga buxheti i shtetit. Unë do isha super i lumtur po të isha në vendin tënd për ato fonde që ke marrë. Alket Hyseni, deputet i PS: Z. Fino ju jeni gjirokastrit, ministrin e kemi gjirokastrite, por vëreni dorën në zemër ju

dhe Erjon Brace e gjejani lekët për një makinë shkollës së Magjistraturës. Unë e njoh shkollën, ja njoh nevojat. Bashkim Fino: Po ti si lëviz, ti që je deputet? Alket Hyseni: Ne kemi dieta, ne kemi karburant. Bashkim Fino: I ke llogaritur ndonjëherë, të dalin? Me ato dieta që ke del me këpucë të kuqe. Alket Hyseni: Unë them që duhet t’ia gjejmë fondin.


POLITIKE

8

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Buxheti 2019 te “Ligjet” - Fino kritika edhe Ministrisë së Brendshme: Jeni mbrapa me investimet, unifikoni pagat

Kërkon 197 punonjës shtesë, Fino i kthehet Kryeprokurores: Absurde, shifër e frikshme P rokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin 2019. Në Komisionin e Ligjeve është zhvilluar paraditen e sotme seanca dëgjimore me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme Abazi për buxhetin. Deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër të frikshme. “Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë ne cfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”- u shpreh deputeti socialist Bashkim Fino. Por, përfaqësuesi i prokurorisë ka sqaruar pozicionet ku planifikohet të vendosen punonjësit e rinj. “Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë çdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri.

Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarke”- deklaroi përfaqësuesi i prokurorisë. Buxheti i Ministrisë së Brendshme Seanca e parë e Komisionit të Ligjeve për kërkesat financiare të 2019-s, është shoqëruar me debate midis përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe relatorit Bashkim Fino. Zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh në Komision

se Ministria e Brendshme nuk ka kërkesa specifike dhe se buxheti garanton funksionim normal. Ndërsa Fino akuzoi Ministrinë e Brendshme se është mbrapa me investimet e 2018-s. Fino tha më tutje se në rast se Ministria e Brendshme nuk ka marrë përsipër të planifikojë pagat e gardës, duhet ta ndërmarrë menjëherë, dhe se për të pasur një standard, sipas tij duhet bërë në mënyrë të menjëhershme një unifikim

pagash. Sekretari i Përgjithshëm i MB-së, Dritan Palnikaj iu kundërpërgjigj relatorit duke thënë se Ministria e Brendshme i ka realizuar 100% fondet për investime, veçse ende nuk janë kryer transaksionet në thesar. “Do t’i likuidojmë brenda 20 dhjetorit”, deklaroi Palnikaj, duke shtuar se për pagat e gardës “MB ka një projekt për t’i unifikuar shërbimet me policinë dhe SHCBA-në”.

MINISTRJA E SHËNDETËSISË PREZANTON DRAFTIN NË KOMISION: BUXHETI I MINISTRISISË PËR 2019-N ËSHTË 74 MILIARDË E 594 MILIONË E 337 MIJË LEKË

M

inistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend se projektbuxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 2019-n është 74 miliardë e 594 milionë e 337 mijë lekë. para ligjvënësve socialistë të Komisionit parlamentar, Manastirliu deklaroi dje se nga ky buxhet 2 miliardë lekë janë parashikuar për 30 mijë familje, të cilat do të përfitojnë çekun e bebes për çdo të porsalindur. “Duke filluar nga Janari 2019, garantojmë shpërblimin për çdo të porsalindur, 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Kjo politikë e re sociale mbështet drejtpërdrejtë fëmijët, familjen dhe zhvillimin e shoqërisë”, sqaroi Manastirliu. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se për vitin e ardhshëm është parashikuar rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore. “Do të rehabilitojmë 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në vitin 2019 me vlerë investimi rreth 300 milionë lekë, në kuadër të programit tonë për

Manastirliu: 30 mijë familje mbështetet direkt nga politika e re sociale e çekut të bebes

rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore brenda këtij mandati, 80 prej të cilave po përfundojnë këtë vit”, tha Manastirliu. Më tej, ministrja shtoi se me këtë buxhet do të financohen projektet madhore në QSUT, si dhe disa maternitete dhe spitale rajonale. “Përfundon spitali i ri i kirurg-

jisë në QSUT me vlerë investimi 8 milion euro, ndërsa vijojnë investimet në spitalin e sëmundje të brendshme dhe pediatrinë moderne”, u shpreh Manastirliu, duke thënë më tutje se këtë vit do të investohet me 500 milionë lekë edhe në maternitetet e Lezhës, Beratit dhe Kukësit. “Me buxhe-

tin e vitit 2019 sigurohet vijimi i investimeve në spitalet rajonale. Më konkretisht: Rindërtimi i Pediatrisë më spitalin rajonal Durrës; Rikonstruksioni dhe dhe zgjerimi i spitalit rajonal të Kukësit; ndërtimi i spitalit të urgjencës polivalente në spitalin rajonal të Elbasanit, etj.”- deklaroi Ogerta Manastirliu. Ministrja deklaroi se buxheti 2019 zgjeron gjithashtu programet e mbrojtjes sociale, duke filluar me konsolidimin e programit të ndihmës ekonomike, mbështetjen për personat me afësi të kufizuar si dhe financimin për herë të parë të ndërmarrjeve sociale dhe krijimit të fondit social. Manastirliu tha gjithashtu se viti 2019 do të ketë sërish rritje page për stafin mjekësor. “Me një buxhet prej 1 miliardë lek, buxheti 2019 parashikon rritje page prej 7% për 18,416 mjekë dhe infermierë të shërbimit publik”, theksoi ministrja Manastirliu.

ZËVENDËSMINISTRI

Urdhrat e parë të Sandër Lleshi: Jo në lokale gjatë orarit të punës. Kontroll për plehrat

Një ditë pasi ka marrë detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm, me kompetencat e dhëna nga Kryeministri për të ushtruar detyrën e ministrit, Gjeneral Sandër Lleshi ka zbuluar karakterin e tij prej ushtaraku me urdhrin e parë për të gjithë vartësit e tij. Birime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm që ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit). Mësohet se të njëjtën gjë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për uniformat blu. Po dje zv.ministri Sandër Lleshi ka paraqitur një tjetër urdhër për drejtuesit e Policisë së Shtetit. Përmes një letre publike, Lleshi ngre një problem shumë serioz që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave. “Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës. Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm. Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje”, shkruan Lleshi në letër.


POLITIKE MINIMUMI JETIK

9

E enjte, 8 NËNTOR 2018

KLSH: Skema e Ndihmës Ekonomike s’ndikon në zbutjen e varfërisë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të gjerë, ka konkluduar se në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i MSHMS dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre. Ineficienca e sistemit elektronik lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë. Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive nëse kontributi do të vlerësohej paralelisht me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrimin e individëve

në shoqëri. Sipas KLSH-së, shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetik në Shqipëri. Njëkohësisht studimet e tjera të kryera mbi vlerën e minimumit jetik nga institucione publike nuk janë marrë dhe nuk mund të merren si shifra zyrtare, për aq kohë sa nuk janë miratuar me akte ligjore apo nënligjore. Ndërkohë, mungesa e vlerësimit të ndikimeve të skemës së re të Ndihmës Ekonomike në zonat pilot lidhur me ri-integrimin e individëve bën që problemet e hasura gjatë fazës së pilotimit në të ekzistojnë ende tani që skema aplikohet në të gjithë vendin duke cenuar përmbushjen e një kërkese të këtij objektivi strategjik. Por edhe numri i familjeve që kanë dalë nga skema e Ndihmës Ekonomike nëpërmjet përfshirjes në tregun e punës vazhdon të jetë shumë i ulët.

Projektbuxheti 2019, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë prezanton pritshmëritë në sektorin e energjisë

S

humë shpejt do të shpallet gara për dhënien me koncension të termocentralit të Vlorës. Sa i takon eksportimit të ferrokromit ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh dje para deputetëve socialistë të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese me entuziazëm se në këtë fushë ia kemi kaluar dhe shifrave të kohës së Enver Hoxhës. “Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit. Shqipëria eksporton 60 mijë ton ferrokrom. Për shkak të kapaciteve të shtuara të industrisë përpunuese të ferrokromit. Të gjithë këto investimet private, qoftë koncesioni i Bulqizës, qoftë ndërtimet e tjera që janë bërë në Elbasan sa i takon fabrikave të reja bënë të mundur rritjen e eksportit të ferrokromit. Kjo është një vlerë e shtuar në ekonominë shqiptare. Kjo falë politikave të nxitjes së përpunimit të ferrokromit brenda vendit dhe rishikimit të kontratave koncesionare përfshi dhe kontratave

Eksportimi i ferrokromit, Gjiknuri: Ia kaluam dhe Enver Hoxhës

me Alb Crom”- u shpreh ministri Damian Gjiknuri. Energjia Lidhur me sektorin e energjisë,

Ministri beson se ky portofol i diversifikuar i energjisë do të plotësojnë nevojat e furnizimit me energji të shqiptarëve dhe

të mbajë deri diku çmimet në kontroll. “Shumë shpejt do të shpallim rezultatet e ankandit që zhvilluam në Akërni të Vlorës, të sistemit fotovoltaik, do të kemi mundësi të ngremë një impiant prej 100 megavat të prodhimit të energjisë diellore dhe risia e këtij projekti është që 50 megavat nuk do të garantohet fare blerja e energjisë nga operatori i shpërndarjes dhe me çmime jashtëzakonisht kompetitive. Nëse ky ankand përfundon, pasi është ende në procesin final, ne do të kemi mundësi të shtojmë prodhimet e energjisë diellore dhe në sitet e tjera që kemi zgjedhur. Shumë shpejt do të shpallet gara për dhënien me koncension të termocentralit të Vlorës, konvertimi i këtij impianti dhe ndërtimin e një gazsjellësi nga pika e daljes në Fier në drejtim të Vlorës që dhe ky termocentral të vihet në funksion shumë shpejt. Sepse njerëzit vazhdojnë

të besojnë se kaskada e ndërtuar në kohën e socializmit plotëson nevojat e këtij vendi por them se kaskada e Drinit plotëson vetëm 55% të nevojave. Gjithçka tjetër i nënshtrohet çmimeve të importit dhe tregut të energjisë” u shpreh Gjiknuri. Hekurudha Tiranë-Durrës Një tjetër çështje e rëndësishme sipas ministrit Damian Gjiknuri ishte dhe linjat hekurudhore në Shqipëri, e më konkretisht linja e re Tiranë- Durrës. “Po bëjmë dhe garën për rindërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës. Gara është në proces të selektimit të kompanive dhe për herë të parë Tiranë-Durrës- Rinas do të ketë një hekurudhë totalisht të rehabilituar. Janë gati 90 milionë euro që do të investohen në këtë drejtim. Po përfundon dhe studimi inxhinierik për lidhjen Tiranë-Durrës me Malin e Zi, pra Hanin e Hotit, pjesë e rrjetit europian hekurudhor”theksoi Gjiknuri.

BUXHETI 2019- MINISTRI I INFRASTRUKTURËS: AEROPORTI I KUKËSIT DHE SARANDËS, INVESTIM TËRËSISHT PRIVAT

Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri: Do ndërtohet me çdolloj mënyre

A

eroporti i Vlorës do të ndërtohet edhe nëse nuk përfundojnë negociatat me konsorciumin turk. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se ky aeroport do të ndërtohet me çdolloj mënyre, edhe duke përfshirë financimin nga buxheti i shtetit. “Jemi në negociata për Aeroportin e Vlorës, të cilin nëse ne nuk e përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, shumë shpejt, ne do të tentojmë çdolloj mënyrë, përfshirë edhe skemën nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partneriteteve Publik Privat të kemi mundësi ta

bëjmë këtë aeroport vetë. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Çdo gjë tjetër është një iluzion. Shqipëria

nuk mund të ketë turizëm në 1 apo dy muaj, Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike”- deklaroi Gjiknuri. Gjatë

raportimit të djeshëm në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministri Gjiknuri u ndal edhe te dy projekte të tjera, Aeroporti i Sarandës dhe i Kukësit, të cilët do të jenë investim tërësisht privat. “Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën, e cila do të jetë një projekt jo me buxhet shteti, por jemi të gatshëm me partneritet privat, me investim tërësisht privat të mundësohet edhe aty një aeroport turistik. Dikush do të thotë po si ka mundësi dy aeroporte në jug? Jo. Nga studimet e fizibilitetit mundësohet dhe një projekt turistik në Sarandë, pra një aeroport sepse Korfuzi është i mbingopur dhe sepse nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë. Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që

lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë, dhe kjo krijon situatën e nevojshme për të krijuar një model biznesi, i cili mund të jetë ekonomik. Gjithashtu ne kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit, i cili edhe ky do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linjat me kosto të ulët dhe sipas disa studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga ana e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione si Zvicra, Britania e Madhe, dhe disa shtete të tjera ku ka edhe një përqendrim me origjinë nga këto vende”- tha ministri Damian Gjiknuri.


SOCIALE

10 E enjte, 8 NENTOR 2018

Buxheti 2019, kryebashkiaku Veliaj vijon dëgjesat me banorët e Kasharit

Kryebashkiaku Veliaj: Vota për PS, garanton punët e mrekullueshme në Tiranë F alë reformës territoriale, në këto 3 vjet, edhe zonat e njo hura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme, që nuk ishin kryer për vite me radhë. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me Bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite dëgjesën e radhës për Buxhetin 2019 me banorët e Kasharit, ku theksoi se puna e madhe e bërë në këto 3 vjet do të vazhdojë, e po ashtu, me mbështetjen e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të ndalen as investimet e nisura. "Që t'i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s'ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s'ka nevojë t'i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë

votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak", tha Veliaj, teksa përmendi rëndësinë që ka vota për të marrë vendime me impakt direkt për qytetarët. Ndaj, ai kërkoi që qytetarët të mos e trajtojnë votën si qokë, por si të vetmen mënyrë që PS-ja të vijojë punën e mrekullueshme të nisur në Tiranë. Duke përshëndetur vendimin e qeverisë për amnistinë lidhur me regjistrimin e vendbanimit për qytetarët, Veliaj u bëri thirrje banorëve që jetojnë në Kashar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të deklaruar vendbanimin e saktë. Ndryshimet në ligj kanë hyrë në fuqi, ndaj të gjithë ata që ende nuk e kanë bërë regjistrimin, duhet të paraqiten pranë Njësisë Administrative ku realisht banojnë për të bërë regjistrimin e saktë. Ai Veliaj nënvizoi se çdo qytetar e ka për detyrë të bëjë regjistrimin e saktë, pasi kjo është jo vetëm në të mirë të tij, por edhe në të mirë të zonës sepse ndihmon institucionet për të kryer një shpërndarje më të mirë të buxhetit dhe investimeve. "Na duhet të refle-

ktojmë faktin se në Kashar nuk banojnë 8 mijë, por 70-80 mijë njerëz. Ndaj do e vlerësoja shumë ndihmën tuaj këtu. Falenderoj qeverinë që e hoqi pengesën e fundit, gjobën, dhe tani nuk na pengon asgjë tjetër për t'u regjistruar. Na ndihmon jo vetëm për buxhetin e bashkisë, na ndihmon edhe kur kërkojmë subvencionimin nga qeveria", tha ai. Kashari do të ketë shumë shpejt edhe një bulevard të ri, që do të lidhë Unazën e Tiranës së Re me Rr. "Tre Dëshmorët e Kombit", çka i jep zonës, por edhe kryeqytetit, një tjetër vepër të rëndësishme infrastrukturore. "Jemi në fazën e parë dhe më vjen mirë që kemi ecur me punimet në bulevardin "Migjeni" në Yzberisht, pavarësisht shirave që patëm në verë. Shumë njerëz kanë parë bulevardin e Tiranës, u duket mrekulli, por ndërkohë pa marrë shumë vëmendje ka avancuar edhe Bulevardi i Kasharit. Nga njëra anë janë ndërtimet, nga ana tjetër është ruajtur hapësira e gjelbër për të bërë edhe aty një park. Jam shumë i lumtur se aty, që tani, pa mbaruar ende faza e parë e punës, u është rritur vlera të gjitha shtëpive", tha Veliaj. Zona e Kasharit është përfituese direkte edhe e një prej investimeve më të mëdha, si ndërtimi i "Unazës së Re" dhe rrethrrotullimit te "Sheshi Shqiponja", që pritet të fillojë së shpejti nga ndërtimi. "ARRSH-ja dhe Ministria e Transporteve po fillon nga rrethrrotullimi te "Shqiponja" dhe gjithë zona e unazës te Rr. "Teodor Keko", çka besoj çliron trafikun. Kush e ka shtëpinë mes Fabrikës së Miellit dhe TEG-ut ia ka parë hajrin çfarë do

të thotë të kesh një rrugë që s'bllokohet kurrë. Besoj të njëjtin hajër do t'ia shohim edhe investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Transportit", nënvizoi Veliaj. Në dëgjesën me banorët e njësisë së Kasharit, ai prezantoi disa nga investimet e realizuara në këtë zonë, që kanë sjellë një ndryshim rrënjësor me ç'ka ishte tre vite më parë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e Rr. "Mujo Ulqinaku", fshati Kashar Qendër, ndërtimin e Rr. "3 Dëshmor?t" (Rr. Yzberishtit), Rr. "Sk?nderbej" Yzberisht, ndërkohë që është punuar p?r nd?rtimin e rrugëve paralele "Faik Konica" dhe "Milto Sotir Gura". Zgjidhje ka marrë edhe një nga problemet e hershme të zonës së Kasharit, furnizimi me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për investime në Bovillë dhe linjën e furnizimit me ujë në Unazën e Re, Yzberisht dhe Kashar. "Kjo është një nga punët më të rëndësishme që kemi bërë me Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës. Kemi nënshkruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim një marrëveshje për rrjetin e ujësellësit që sjell tubacionin direkt nga Bovilla në zonën e Kasharit dhe furnizon të gjithë njësinë. Projekti ka filluar me një shtesë në impiantin që dyfishon ujin që futet për filtrim në sistem", tha Veliaj, teksa siguroi banorët se në zgjedhjet e tjera nuk do të

flitet më për këto problematika të mbartura ndër vite, e që tashmë po marrin zgjidhje. Investime të rëndësishme janë edhe rrjeti i ujësjellësit në Yzberisht dhe ndërtimi i depos së ujit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve n? Rr. "Tefta Tashko Koço"; fshati M?zez Fush?, rrjeti shpërndarës i ujësjellësit në rr. "Joklin Persi" dhe përmirësimi i furnizimit me ujë te Rrethi në fillim të Blv. Kasharit; ndërtim rrjet ujësjellësi në zonën industriale Tiranë - Durrës, përmirësim furnizimi me ujë në Rr. "Engjell Mashi", "R. Shala" dhe "3 Deshmorët", si dhe Rr. "Teodor Keko". Ai listoi edhe një sërë projektesh të tjera infrastrukturore që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e kësaj njësie. "Në rrugë rurale kemi sistemim dhe mirëmbajtje në fshatin Mazrek, në fshatin Katund i Ri, kemi kanale kulluese ku kemi punuar me pastrimin në Fushë Manzë, në Fushë Limuth dhe në nënstacionin elektrik te fusha e Radiostacionit dhe kanali ujitës te rezervuari i Purecit". Në këtë njësi do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eleminuar mësimin me dy turne. Krahas investimeve të rëndësishme infrastrukturore, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Ndryshim rrënjësor ka pësuar edhe marrja e shërbimeve, si pastrimi në nivel kapilar i rrugëve dhe pasja e një shërbimi eficent transporti publik.

bashkëpunimit të Bashkisë Tiranë dhe Misionit Amerikan të Bamirësisë , të cilët i erdhën në ndihmë individëve në vështirësi ekonomike dhe me probleme me shikimin. Doktorë të specializuar në këtë fushë nga SHBA ofruan përvojën dhe dijet e tyre për t'i ardhur në ndihmë dhjetra banorëve të Njësisë 4 dhe 8 që e

kishin të vështirë të përballonin kostot e vizitave dhe syzeve optike. Në Bashkinë e Tiranës aktualisht funksionojnë 7 qendra dhe mensa sociale, disa prej tyre të hapura vetëm vitin e fundit, dhe që ofrojnë shërbime të ndryshme për të gjithë banorët në kushte të vështira ekonomike dhe sociale.

QENDRA SOCIALE E BASHKISË TIRANË

Vizita mjekësore dhe syze falas për personat me vështirësi ekonomike

Q

endra multifunksion ale "Gonxhe Bojaxhi" vetëm pak ditë nga hapja është kthyer jo vetëm në një strehëz ku personat në vështirësi ekonomike mund të gjejnë mbështetje dhe një vakt të ngrohtë, por edhe një mundësi për zgjidhjen e problemeve të tyre sociale dhe shëndetësore. Dje ajo ka pritur dhjetra qytetarë me probleme me shikimin të cilët kanë zhvilluar vizita mjekësore dhe kanë përfituar syze falas. Kjo është bërë e mundur falë


AKTUALITET

11

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje. Viktima ka qenë i përfshirë edhe në disa ngjarje kriminale. Deri më tani nuk ka autor të identifikuar

D

eri më tani nuk ka autor të identifikuar apo të dyshuar për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit në Durrës. Në atentat mbeti i plagosur rëndë shoku i tij i ngushtë, Genci Caci, 33vjeç por që pasditen e djeshme ai ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy u goditën në një pritë në lagjen 13 në Durrës. Nga rrethanat e krimit duket se kemi të bëjmë më larje hesapesh mes bandave rivale, ndërsa po hetohet pista e hakmarrjes. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar forcat e policisë për ngjarjen e rëndë. Edision Harizaj, i njohur në qytetin e tij si “Edisioni i shtatë pallateve”, rezulton një person i skeduar, ndërsa njihet për lidhjen me Emiljano Shullazin që ndodhet në burg. Ngjarja Edison Harizaj mendohej se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një mjet “Audi”, së bashku me 33-vjeçarin caci. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe mjetit të tyre i është prerë rruga. Harizaj ka ngadalësuar dhe ka tentuar të shmanget por është gjendur para breshërisë së armës. Policia gjeti 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Autorët kanë qenë në kundravajtje dhe kanë përdorur dy makina për të kryer atentatin. Njëra nga makinat i ka prerë rrugën “Audi”-t, në këtë moment Harizaj ka frenuar dhe devijuar, ndërsa nga makina tjetër është qëlluar me breshëri automatiku. Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës.

Vritet miku i Shullazit, shoku vdes në spital 2 VIKTIMA “Edison Harizaj dhe miku i tij, Genci Caci, janë viktima të një ekzekutimi mafioz që tronditi qytetin e Durrësit. Harizaj ndërroi jetë në vend, ndërsa miku i tij, për shkak të plagëve të marra dhe ndërroi jetë dje në Spitalin e Traumës”.

50 PLUMB “Burime pranë grupit hetimor thonë se ndaj Edison Harizajt dhe Genci Cacit është qëlluar me dy armë të ndryshme kallashnikovi, duke derdhur mbi 50 plumba në drejtim të tyre”.

Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur, më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët. Pistat Pista paraprake e ngritur nga grupi hetimor për këtë ngjarje është ajo e hakmarrjes. Nga kqyr-

ja e vendit të ngjarjes rezulton se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së Harizajt dhe Cacës që po lëviznin me mjetin tip “Audi” dhe u kanë dalë përballë duke lëvizur kundravajtje, në kahun e kundërt të rrugës. Menjëherë pas ngjarjes dhe kontrolleve të policisë për gjetjen e kapjen e autorëve, u gjet vetëm një mjet i djegur plotësisht pranë var-

rezave të fshatit Shënavlash, që dyshohet se është përdorur nga autorët. Ndërkohë, viktima Harizaj, edhe kur ishte liruar nga burgu ishte bërë objekt hetimi, pasi në atë kohë, në tetor të vitit 2010, u arrestua kancelarja e Gjykatës së Krujës së bashku me bashkëshortin e saj avokat, pasi dyshoheshin se kishin marrë rreth 11 milionë

PROFILI

KORÇË

Zjarri merr përpara dy makina dhe karburantin

lekë të vjetra nga Edison Harizaj për të ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e tij. Por kjo akuzë ndaj kancelares nuk u vërtetua asnjëherë. Harizaj dyshohej se u vinte gjoba në Vlorë biznesmenëve, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i forti i këtij qyteti. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë, ndërsa deri tani janë 12 të shoqëruar.

Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimi i Xhaferrit E

F

lakë masive zjarri kanë shkrumbuar dy automjete, një pikë karburanti, një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës, mëngjesin e së mërkurës. Shkak është bërë një ngjarje aksidentale, ku sipas të dhënave drejtuesi i një kamioni, i cili udhëtonte në drejtim të kryeqytetit, pas një udhëtimi të gjatë ka përfituar nga mundësia për t’u çlodhur në hapësirën jofunksionale të karburantit. I lodhur nga rruga ai ka ndaluar kamionin në afërsi të pompave të karburantit dhe

ka ndezur sistemin e ngrohjes para se të flinte por automjeti është përfshirë nga flakët dhe madje edhe vetë drejtuesi ka marrë dëmtime. Si pasojë e përhapjes së flakëve, dëmtime janë shënuar edhe në ambientet e lokalit i cili funksiononte si pikë bastesh dhe restorant dasmash. Nga flakët është djegur edhe një autoveturë e cila ndodhej e parkuar në afërsi të kamionit, ndërsa dëme të shumta ka pësuar edhe karburanti ku mësohet se janë djegur pompat dhe pajisje të tjera.

dison Harizaj ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe njihesh si miku i Shullazit. Emri i tij është i lidhur me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë por edhe me ngjarje të tjera kriminale. Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Burimet bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë por nuk u gjetën prova. Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz

në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë. Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34-vjeç doli nga

banesa e të atit për të mos u kthyer më. Një muaj më vonë, 19 korrik, u zhduk dhe shoku i tij, një 24 vjeçar. Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe. Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E enjte, 8 NENTOR 2018

Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kalabri

Skënderbeu i bashkon shqiptarët kudo në botë Nga Ilir Meta*

J

am shumë i lumtur të jemi sot së bashku me mikun e shqiptarëve dhe të arbëreshëve, me Presidentin Mattarella, këtu në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe. Faleminderit i dashur President Mattarella për vëmendjen e veçantë që ju i kushtoni këtij komuniteti dhe marrëdhënieve tona. Jemi pikërisht këtu në gjurmët dhe trashëgiminë e të madhit De Rada, i cili ishte mësuesi i parë i "Katedrës së Gjuhës Shqipe" dhe një nga themeluesit e "Rilindjes Shqiptare" këndej dhe andej Adriatikut. Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por historia jonë e hershme dhe moderne. Dëshmia më e gjallë dhe modeli më i mirë i kësaj bashkëjetese të përjetshme janë arbëreshët, për të cilët jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës. Në udhëtimin e përbashkët historik mijëra vjeçar, kemi një moment kulmor të marrëdhënieve tona që përkon me "Epokën e Skënderbeut", e cila ishte përcaktuese jo vetëm për fatin tonë si popull dhe komb, por edhe për vetë fatin e Europës. Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për 25 vite me radhë, jo vetëm mbrojti lirinë e kombit tonë, por u bë dhe mburojë për mbarë krishterimin dhe qytetërimin europian. Ky kontribut i mirënjohur është dokumentuar edhe në marrëdhëniet e tij diplomatike, ushtarake e miqësore me Mbretërinë e Napolit, me Papatin dhe me Republikën e Venedikut. Fatkeqësisht, me vdekjen e tij 550 vjet më parë, pushtimi otoman solli edhe "eksodin e madh" të arbëreshëve drejt brigjeve të Italisë. Gjithë dhimbja për largimin nga Arbëria, mëmëdheu i tyre i dashur, nga varret e të parëve, arratia nga pushtimi, braktisja e vatrave, shtëpive, ndarja nga të afërmit etj. janë shprehur më së bukuri në vargjet: Atje kam unë zotin At/ atje kam unë zonjën Mëmë /atje kam dhe tim vëlla / të gjithë mbuluar nën dhe/ Ah e bukura More... Largimi ishte i dhimbshëm, malli dhe nostalgjia për mëmëdheun e lënë mbrapa, akoma më i

madh. Por, për fatin e tyre të mirë, atdheu i ri ku mbërritën, i mirëpriti duke ju dhënë mundësinë të krijonin fshatrat e tyre dhe komunitetin Arbëresh. Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti Arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identitetin e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh, ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat e besimin fetar. Ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të arbëreshëve është në simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane. Vargjet e ëmbla të Vincenzo Stratigò-it, fisnik arbëresh nga Lungro e pasqyrojnë këtë ndjenjë më së miri: E dashur Itali, E bukura Itali/Ti më strehove si një motër/ Në gjirin e ëmbël të të bukurit vend. Jam Shqipëtar. Një fakt kuptimplotë i kësaj bashkëjetese shekullore është dhe kontributi i qenësishëm i komunitetit arbëresh në bashkimin e Italisë. Shumë prej patriotëve arbëresh dhanë jetën për të krijuar një Itali të bashkuar, një e të pandarë, duke u pagëzuar nga Garibaldi si "luanët e betejave". Poetët arbëreshë edhe Garibaldin e quanin Skënderbe këmishëkuqi ynë me flet / Skënderbeut tonë i ngjet! Shumë prej tyre ishin iluministë

dhe intelektualë me ide liberale dhe kulturë shtetformuese. Ata ishin arsimuar në Kolegjin "Corsini" të San Benedetto Ullano dhe më pas këtu në Kolegjin e Shën Adrianit, të Shën Mitër Korona, duke krijuar kështu plejadën e elitës arbëreshe të Kalabrisë. Shumë shpejt Kolegji i Shën Adrianit u bë qendra e përqasjes së ideve të reja liberale dhe revolucionare, duke promovuar shumë mendje të ndritura të Rilindjes Italiane, si Domeniko Mauro e Paskuale Skura. Në këtë institucion u edukua dhe më pas dha mësim Jeronim De Rada, një rilindas dhe patriot i madh, i cili mes të tjerëve, pati nxënës edhe të riun Luigj Gurakuqi, atë që do të bëhej më pas njëri prej korifejve të mëdhenj të

pavarësisë sonë kombëtare. Ndërkohë që luftonin për bashkimin e atdheut të tyre të dytë, Italisë, arbëreshët filluan të mendonin sesi të mund të bënin të njëjtën gjë edhe me atdheun e tyre të origjinës, Shqipërinë. Me në krye Jeronim De Radën, ata iu dedikuan gjuhës shqipe dhe mësimit të saj, ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë kulturore dhe të mendimit, si dhe nuk reshtën përpjekjet e tyre në luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Patriotët dhe intelektualët arbëresh kanë dhënë një kontribut të paçmuar në nivel politik dhe diplomatik për çështjen shqiptare dhe për shpalljen e pavarësisë. Mbi të gjitha, ne u jemi mirënjohës pafundësisht arbëreshëve për kontributin më të çmuar që

kanë dhënë për kombin tonë: përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut ndër shekuj. Kur u larguan nga atdheu i tyre, arbëreshët morën me vete në shpirt e në zemër të gjithë mishërimin e figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilën po me aq dashuri e rikthyen gjatë periudhës së Rilindjes Shqiptare, si frymëzimin e bashkimit të të gjithë kombit tonë. Skënderbeu na bashkon të gjithë ne shqiptarëve kudo në botë! Prandaj ne u jemi mirënjohje të pakufishme ndaj motrave dhe vëllezërve tanë arbëreshë që e ruajtën për shekuj këtë figurë të lavdishme dhe bëmat e tij. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore. Ndërkohë, një falënderim të madh ia kemi Italisë dhe popullit italian, për mikpritjen, por mbi të gjitha për mbështetjen e pakushtëzuar që ju ka dhënë dhe vazhdon t'u japë arbëreshëve të Italisë, për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër dhe me vlera unikale, si pjesë e pandashme e trashëgimisë historike shqiptare, italiane dhe europiane. Të dashur miq, Shembja e diktaturës së egër komuniste në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod tjetër masiv për shqiptarët. Dhjetëra mijëra qytetarë vërshuan me anije të mbingarkuara, në kërkim të lirisë, fatit dhe të një jete më të mirë në Italinë fqinje. Shteti dhe populli mik italian hapi dyert për t'i mirëpritur, ashtu siç kishte bërë 5 shekuj më parë me arbëreshët tanë. Italia mbetet mikpritësi i njërit prej komuniteteve më të mëdha e më të mirëintegruara të emigrantëve shqiptarë jashtë atdheut. Italia ka qenë pranë nesh në të gjitha momentet kyçe të historisë sonë. (Vijon në faqen 13)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E enjte, 8 NENTOR 2018

VITI MBARËKOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTIT, SKËNDERBEUT

Presidenti Meta dhe Presidenti italian Mattarella vizitojnë Kolegjin e “Shën Adrianit” Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella vizitoi Kolegjin "Shën Adrianit" në Shën Mitër Korona ku u pritën ngrohtësisht dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe. Të dy krerët e shteteve, pas ceremonisë solemne, zhvilluan një takim kokë më kokë, ku biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë, mbi partneritetin strategjik si dhe thellimin e bashkëunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë, dhe më pas iu drejtuan të pranishmëve në sallën e teatrit të

Kolegjit. Në fjalën e tij, Presidenti Meta, me të tjerash theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i "Shën Adrianit" është djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshë, ku ka dhënë mësim De Rada, dhe njëri prej studentëve ka qenë Luigj Gurakuqi, figura frymëzues dhe kontribuuese të Rilindjes sonë Komëbtare dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. "Edhe pse larg mëmëdheut të tyre, komuniteti arbëresh krijoi dhe mbajti gjallë identitetin e vet kombëtar, i cili edhe sot pas 550 vitesh ruan me dashuri e fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin. Ruajtja dhe kultivimi i identitetit ko-

mbëtar të arbëreshëve është një simbiozë unikale me integrimin e plotë të tyre me kulturën dhe shoqërinë italiane." - vuri në duke Presidenti Meta. Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij patën folur gjashtëqind vjet më parë. Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe trashëgiminë botërore. Është në interesin e dy popujve dhe vendeve tona të promovojmë këtë komunitet të vjetër e me vlera unikale si pjesë e pandashme e trashëgimisë historike shqiptare, italiane dhe europiane." - u shpreh kreu i shtetit shqiptar.

FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KALABRI (Vijon nga faqja 12)

Edhe sot, ne vazhdojmë t'i jemi mirënjohëse Italisë për mbështetjen e gjithanshme që na ka dhënë e vazhdon të na jep në rrugëtimin tonë drejt integrimit europian. Italia është partner strategjik i Shqipërisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor në të gjitha proceset demokratizuese, në konsolidimin e shtetit ligjor dhe në zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Arbëreshët dhe emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të kanë një kontribut të pamohueshëm edhe për vetë zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë italiane. Ne jemi krenarë kur dëgjojmë histori dhe modele suksesi të ar-

bëreshëve dhe shqiptarëve të njohur në Itali, qofshin këto në jetën akademike, në botën e biznesit, apo në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Nga ana tjetër, nuk mund ta fshehim kënaqësinë që aktualisht janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri. Kjo ishte e paimagjinueshme 27 vite më parë! Jemi të vetëdijshëm që komuniteti Arbëresh meriton më shumë vëmendje dhe vlerësim nga Shqipëria, prandaj jam këtu me Ministrin e Diasporës Majko, me deputetë të mazhorancës dhe opozitës, dhe do të jemi te të gjitha komunat arbëreshes. Kemi nevojë që brezat e rinj të një gjaku, në dy anët e Adriatikut e të Jonit të njihen më shumë, të komunikojnë më tepër, të shkëmbejnë eksperienca dhe të ndajnë aspirata të përbashkëta si qytetarë europianë. Do të bëjmë përpjekje maksimale jo vetëm në nivel qëndror

shtetëror, por edhe në nivel rajonal dhe lokal për binjakëzimin e komunave arbëreshe me bashkitë tona, në realizimin e projekteve ekonomike, sociale, kulturore dhe artistike, ndaj kemi rënë dakord me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë dje për marrëveshje shumëplanëshe mes Shqipërisë dhe Kalabrisë. Po kështu jam i bindur se kjo vizitë e përbashkët me Presidentin Mattarella nuk shënon veçse një fillim të ri të angazhimit të përbashkët në emër të dy vendeve për ruajtjen e kësaj trashëgimie unike që ju përfaqësoni për të dy vendet tona dhe për Europën. Të dashur motra dhe vëllezër Arbëreshë, Shqipëria dhe shqiptarët do t'ju jenë mirënjohës për rolin tuaj të pazëvendësueshëm si faktor i identitetit tonë kombëtar.

Ju na ruajtët emrin si popull i vjetër e i lavdishëm: Arbër Arbëresh, Arbanë, Arbën e Albani janë fjalë që ekzistojnë prej jush. Sepse ju jetuat me mitin e të parëve në shpirt dhe lavdinë e pavdekshme të Skënderbeut. Prandaj ideologjia jonë kombëtare lindi së pari këtu tek ju. Ndaj shqiptarët kudo që jetojnë sot e në të ardhmen nuk do të harrojnë se në momentet më kritike të përgjumjes së kombit tonë, nga këtu kumboi thirrja e De Radës, patriotit dhe rilindasit tonë të madh që zgjoi ëndrrën e fjetur. Erdhi Dita e Arbrit! Lavdi të përjetshme kombit tonë dhe Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut! Rroftë miqësia vëllazërore italoshqiptare! Rrofshin arbëreshët!


AKTUALITET

14

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Vendimi vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj Tahirit. Ky vendim u dorëzua nga ish-ministri dhe avokati i tij pak ditë më parë

B

renda muaj nëntor, Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë vendimin përfundimtar nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij. Ky vendim vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj Tahirit. Ky vendim u dorëzua nga ish-ministri dhe avokati i tij pak ditë më parë, në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas hetimeve italiane ish-ministri nuk ka qenë i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Në Shqipëri, Tahiri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Por çfarë thuhet në vendimin e gjykatës italiane të Catania-s për mbylljen e çështjes? Vendimi tregon që Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor të vitit të kaluar nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Vendimi është marrë nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në datë 2

“Tahiri”, vendimi final brenda nëntorit

S’KA PROVA “Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes”.

VENDIMI “Brenda muaj nëntor, Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë vendimin përfundimtar nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij”.

tetor, ndërsa çështja në ngarkim të Habiljave vijon në Catania, pasi hetimi për Tahirin ishte i veçuar. E ndërsa në Itali, hetimet janë mbyllur, në Shqipëri vijojnë për ish-ministrin, pasi u kërkua zgjatja për herë të tretë me tre muaj. Tahiri është në

hetim nga Krimet e Rënda në Shqipëri për trafik droge dhe shpërdorim detyre. Javën e kaluar, në një konferencë për mediat, Tahiri tha se heshti një vit për të pritur përfundimin e hetimit të prokurorisë. “Nuk e kam pasur të lehtë të hesht,

kam pasur e kam shumë për të thënë. Unë bëra atë që nuk ka bërë asnjë politikan shqiptar në 30 vjet. Prokuroria e Antimamfias italiane regjistroi një hetim ndaj meje. Në heshtje me shumë punë hetuan dhe pretendimet e prokurorisë shqip-

tare në atë që u quajt banda e trafikut të drogës. Prokurori i kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin. Gjykata pranoi kërkesën dhe unë sot kam vendimin e gjykatës, ku thuhet: Pushohen hetimet pasi nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm”. Ish-ministri tha se gjatë hetimit nuk kishte bërë politikanin por qytetarin. Tahiri tha se nuk i kishte humbur durimi por rikujtoi kallëzimet e bëra ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ish-ministri theksoi se do të luftonte deri fund. “Beteja ime do të vazhdojë deri në ditën e fundit. Pas kësaj unë jam i lirë. E vërteta na ndan e na bashkon”.

RAPORTI

SEANCA

Mijëra sirianë kanë vërshuar në Shqipëri

Efthimiou ndihet i pasigurt në qeli E

Efthimious Efthimiou, greku i dyshuar si vrasësi i Devi Kasmit, thotë se ndihet i pasigurtë në qeli. Ai pretendon se është kërcënuar në dhomën e paraburgimit. Dje ishte seanca e radhës gjyqësore ndaj tij por Efthimious nuk u paraqit në gjyq. Killeri grek kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën. “Dua të marr pjesë në gjyq por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën”. Kështu është shprehur Efthimious Efthimiou në shkerësën që i ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda. Efthimious Efthimiou, u arrestua si i dyshuar që ka ekzekutuar 41-vjeçarin Devi Kasmi poshtë pallatit të tij më 29 janar 2018.

kemi raportuar prej kohësh që Shqipëria shihet si “rruga e artë” e refugjatëve për të kaluar drejt vendeve të BE-së, edhe pse ka edhe nag ata që kërkojnë azil në vendin tonë. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime. Informacioni bëhet i ditur nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata. Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri. Një burim pranë BEsë në Tiranë, e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen. Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata

që aktualisht ndodhen në vend, raporton AFP. “Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve

dhe tu ofrojë shërbime sipas standardeve të BE-së”, thotë zv/ministrja Rovena Voda, që kërkon ndihmën e BE-së në këtë fushë.


AKTUALITET

15

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Televizioni kombëtar grek “Star” është paditur nga 14 deputetë të SYRIZA për lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas

T

rupi i pajetë i Kostandinos Kacifas, mbërriti pasditen e së mërkurës në shtëpinë e të atit në Bularat, 11 ditë pasi u vra nga forcat RENEA, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit. Arkivoli me trupin e 35-vjeçarit, i mbuluar me flamurin grek, u shoqërua për në banesë nga familjarët, të afërm dhe miq. Kacifas, i njohur në zonë si ekstremist, u vesh nga familja me unifmorë ushtarake. Përcjellja drejt banesës së fundit do të mbahet këtë të enjte dhe rreth orës 13:00 trupi do të përcillet drejt varrezave. Sipas raportimeve të mediave greke, mund të jenë deri në 2000 persona të ardhur nga Greqia për këtë ceremoni mortore. Ndaj Policia e Shtetit ka marrë masa për monitorimin e rreptë të gjithë ceremonisë. Nga ana tjetër, Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit. Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për mbështetjen që bashkia ka ofruar për familjen. “Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit folën të gjithë këshilltarët e bashkisë. Njëzëri, si minoritet grek vendosëm të qëndrojmë në lartësinë e situatës e të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit. Mbajtëm një minutë heshtjeje. Siç e dini do të mbështesim edhe me foni zhvillimin e ceremonisë mortore. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë, që do të shoqërohet me këngë dhe vajtime sipas traditës”, tha Mihal Mano. Çështja “Kacifas” ka marrë vëmendje maksimale nga mediet greke. Prania e medieve në qendër të Bularatit është më e

Kacifas varroset sot, SHISH zbarkon në Bularat RROBA USHTARAKE “35-vjeçari grek është veshur nga familjarët me rroba ushtarake dhe ashtu do të varroset. Trupi i tij u tërhoq në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga morgu i QSUT-së prej familjarëve, ku edhe ndodhej për ekspertizën mjeko-ligjore”.

DEPUTETËT “Anëtarët e partisë SYRIZA, kanë denoncuar televizionin “Star” se ka transmetuar informacion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si kjo e vrasjes së Kacifas që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri”.

lartë sesa ajo e banorëve, ndërsa shumica e ekipeve të xhirimit janë akomoduar dhe po jetojnë në fshat, që pas 28 tetorit. Por mediat greke kanë hedhur baltë mbi këtë ngjarje. Televizioni kombëtar grek “Star”

është paditur nga 14 deputetë të SYRIZA për lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas. Anëtarët e partisë në pushtet, denoncojnë televizionin “Star” se ka transmetuar informacion të

KACIFAS

14 deputetë grekë padisin televizionin kombëtar Televizioni kombëtar grek “Star” është paditur nga 14 deputetë të SYRIZA për lajme të rreme në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas. Anëtarët e partisë në pushtet, denoncojnë televizionin “Star” se ka transmetua r i n f o r m a cion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si kjo e vrasjes së Kacifas që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri. “Lajmi i ditëve të fundit ku thuhet se Konstandinos Katsifas nuk u vra gjatë një shkëmbimi zjarri por u arrestua më pas u vra në mënyrë makabre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018 është një shqetësim i madh për ne. Ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre”,-thuhet në një pjesë të denoncimit të deputetëve.

MASAT

rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si kjo e vrasjes së Kacifas që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri. Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke

SHISH zbarkon në Kakavijë P

olicia e Shtetit ka krijuar një plan masash për shmangien e incidenteve që mund të ndodhin sot në ceremoninë mortore të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas. Pala shqiptare ka intensifikaur komunikimin me policinë greke, për të mos lejuar hyrjen e njerëzve me precedentë penalë apo ekstremistëve, të cilit mund të shkaktojnë trazira. Mësohet se në terren në Kakavijë e Dropull, do të ketë edhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Organizata ekstremiste greke dhe nacionalistë të ndryshëm duan që ta shndërrojnë funeralin e Kacifas në një manifestim antishqiptar. Mediat greke raportojnë për rreth 2 mijë vetë që do të mbërrijnë në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kacifas.


AKTUALITET

16

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqë duam.al, për çdo shkelje

Gjonaj “shkrin” drejtorinë e Tatimeve në Shkodër

LËVIZJE

Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës

M

inistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, ka “shkrirë” Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër duke larguar drejtorin dhe 21 inspektorë, ndërsa 14 të tjerë janë paralajmëruar. Gjonaj u shpreh se pas denoncimit në platformën e bashkëqeverisjes, u evidentuan shkelje në këtë drejtori duke sjellë largimin e drejtorit të hetimit tatimor për zonën e veriut dhe inspektorët. Nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ishkryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve. “Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës. Nga kontrolli në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, për shkeljet e konstatuara, në raportin përfundimtar janë rekomanduar gjithsej 36 masa disiplinore, prej të cilave 22 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna. Është rekomanduar largimi nga detyra për: Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor-Rajoni Verior Shkodër, 21 inspektorë të hetimit tatimor. Ndërkohë janë rekomanduar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për: 1 Përgjegjës Sektori i Zbatimit, 13 inspektorë të hetimit tatimor. Nga strukurat e Policisë së Shtetit gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsioni dhe vepra penale kryer nga punonjes shtetërore publikë. Nga Policia e Shtetit janë proçeduar penalisht 26 autorë, nga të cilët: 7 prej tyre janë të arrestuar dhe ndaluar; 17 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Ndër personat e ndaluar janë 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori për: 1 Ish-kryetar komune në Lezhë; 2 Ish-komisionerë për ndarjen

e tokave në Velipojë të Shkodrës; Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale si: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve””,-u shpreh Gjonaj. Nga ana tjetër, ministrja e pranoi se lufta kundër korrupsionit është sfidë e vazh-

dueshme, por ajo rikujtoi se me bashkëpunimin me publikun, kjo luftë bëhet më efikase. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se lufta kundër korrupsionit, është një sfidë e vazhdueshme dhe komplekse që nuk mund të kufizohet as në kohë e as në hapësirën e kontrollit. Por jemi po ashtu të bindur dhe rezultatet e fundit siç është rasti i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Shkodër

na i kanë konfirmuar, se me një bashkëpunim të mirë me publikun mund të arrijmë ta bëjmë edhe më efikase këtë luftë”. Ndaj dhe në fund të deklaratës së saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përçoi thirrjen ndaj qytetarëve që të vijojnë të denoncojnë në platformën shqipëriaqëduam.al. “Prandaj do të vazhdojmë të jemi shumë të ndjeshëm dhe të gatshëm për

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës. Marieta Zaimi vendoset në krye të “Task-Forcës” në vend të Deniona Katros. Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen. Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë është zgjeruar “Task Forca” e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. të reaguar me shpejtësi ndaj çdo ankese, denoncimi apo informacioni që do të na vijë nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqë duam.al, të cilët nuk do të rreshtim së ftuari për të qenë pjesë e këtij koalicioni të madh antikorrupsion”.

SIGURIA

Z

yra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, organizuan aktivitetin me temë “Rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin bankar”. Besnik Dervishi, në fjalën e tij vlerësoi përmbushjen e detyrimeve ligjore nga subjektet që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë sektor për sigurimin e standardeve të larta dhe garancive të plota për “subjektet” e të dhënave personale. “Sektori bankar është nga më të rëndësishmit përsa i përket grumbullimit, numrit të madh të përpunimeve dhe natyrës sensitive të të dhënave personale. Në dy vitet e fundit janë gati 300 hetime administrative të kryera nga Zyra e Komisionerit, ku përfshihen edhe ato të zhvilluara në “kontrolluesit” bankë apo në institucione të tjera financiare. Duke anal-

Bankat shkelin të dhënat personale, Dervishi: Ka penalizime

izuar mangësitë e konstatuara, përveç vendimmarrjes për çdo rast, kemi dalë me rekomandime unifikuese për sektorin, duke ua bërë me dije vetë kontrolluesve apo edhe Autoritetit rregullator. Këtë gjë e kemi bërë edhe me sektorin bankar dhe

ky takim duhet të konsiderohet si një hap në investimin e përbashkët që duhet të ndërmarrim për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale”,- tha Komisioneri. Aktivitetin e përshëndeti Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjith-

shëm i SHSHB, i cili theksoi bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit. Por, për çfarë qëllimesh, bankat keqpërdorin të dhënat personale të qytetarëve? “Për të bërë reklamë, për shitje elektronike, për oferta të agjencive turistike. Banka ua kalon informacionet kontrolluesve të tjerë, subjekteve të tjerë që të përdorin të dhënat tona personale”, u shpreh më tej Dervishi. Komisioneri i Mbrojtjes së të dhënave personale është vlerësuar me çmim të parë, në konkursin që zhvillohet nga Konferenca ndërkombëtare e mbrojtjes së të dhënave personale në Bruksel. “Për kategorinë e ndërgjegjësimit, Shqipëria në 44 projekte të paraqitura fitoi vendin e parë dhe mori edhe çmim”, tha Dervishi.


FORUM

17 E enjte, 8 NENTOR 2018

Rezultati i zgjedhjeve për kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Demokratët rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve D

emokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës për Kongresin, ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit, duke krijuar një Kongres të ndarë që do të vendosë pengesa ndaj programit legjislativ të Presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme. Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera demokrate me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën. "Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan", tha ajo. "Dita e sotme nuk është thjesht për demokratët apo republikanët, është për rikthimin e kontrolleve dhe balancave ndaj administratës së Presidentit Trump", tha ajo. Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej "valë blu" fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump. Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse e padiskutueshme kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016. Megjithatë, demokrati nga Virxhinia Perëndimore, Joe Manchin arriti ta mbante vendin e tij në senat dhe fitoi ndaj republikanit, Patrick Morrisey, prokurori i përgjithshën i këtij shteti. Parashikimet për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, vijnë ndërsa qendrat e votimit po mbyllen në gjithë vendin. Demokratët siguruan fitoren e parë të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock. Me humbjen e zonjës Comstock, një tjetër fitore demokrate në Florida, dy të tjera në Pensilani dhe dy në Kolorado, si edhe disa në shtete të tjera, demokratët arritën të marrin shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve. Demokratja Donna Shalala, ish-sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale fitoi ndaj republikanes, Maria Elvira Salazar për një vend që mbahej nga anëtarja veterane republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen nga Florida. Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët për herë të parë që prej tetë vjetësh, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të

frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump. Por jo vetëm kaq. Ata mund të hidhen në sulm, duke marrë drejtimin e komisioneve të rëndësishme që kanë kompetenca të gjera për hetime. Disa demokratë kanë lënë të kuptohet se do të kërkojnë të shohin formularët e taksave të presidentit dhe të hetojnë financat e tij personale dhe interesat e biznesit, si edhe lidhjet e fushatës të tij presidenciale me Rusinë. "Është një kontroll kritik ndaj Presidentit Trump. Legjislacione madhore me ngjyrime ideologjike, nuk do të miratohen dy vitet e ardhshme. Demokratët kanë tani pushtetit të thërrasin në pyetje kështuqë presidenti dhe administrata e tij, mund të presin të hetohen, jo të mbrohen nga Dhoma e Përfaqësuesve", thotë analisti i Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato. Për çështje si imigracioni për shembull, Presidenti nuk do të jetë në gjendje të veprojë pa mbështetjen e

demokratëve që kanë pak gjasa të bien dakord me të për këtë temë. Por ruajtja e kontrollit të senatit, do të thotë që republikanët do të vazhdojnë të kenë aftësinë të konfirmojnë të emëruarit në gjyqësor dhe kandidatura të tjera të Presidentit Trump. Senati i kontrolluar nga republikanët mundet gjithashtu të mos lejojë Kongresin të shkarkojë Presidentin Trump, nëse Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët fillon procesin për shkarkimin e tij. Hera e fundit që ka patur një ndarje të tillë të pushtetit, që demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët senatin, ishte në vitin 1986 në mandatin e dytë të presidentit Ronald Reagan. Një numër rekord prej 237 grash kandiduan për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë. Deri në numërimin në orët e para të mëngjes-

it, 92 gra kishin fituar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 10 në Senat, duke iu bashkuar 10 senatoreve aktuale, duke kapur një numër prej 112 grash anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, numri më i madh ndonjëherë në Kongres. Rekordi i mëparshëm ishte 107. Gratë patën edhe disa arritje të tjera. Deb Haaland dhe Sharice Davids, janë të parat gra nga indianët e Amerikës. Rashida Tlaib dhe ILhan Omar janë të parat gra myslimane që do të përfaqësojnë shtetet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe Alexandria OcasioCortez dhe Abby Finkenauer, janë gratë më të reja në moshë që shërbejnë ndonjëherë si ligjvënëse. Shumë prej tyre kandiduan në dy vitet e fundit, të mobilizuara nga njoftimet për sjelljen e Presidentit Donald Trump ndaj grave, lëvizjes #MeToo që ka hedhur dritë mbi përmasat e sulmeve seksuale dhe platformave të politikave republikane për çështje si e drejta e abortit. Por një nga garat më

të rëndësishme për Senatin, u fitua nga Marsha Blackburn, një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump, në shtetin e Tenesisë. Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi për të hedhur votën. Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar. Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje so një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë. Sipas anketave parazgjedhore, demokratët ishin më shumë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor dhe ekonominë, ndërsa imigracioni është çështja kryesore mes republikanëve. Presidenti Trump e kishte vënë imigracionin në qendër të fjalimeve të tij të fushatës, duke shpresuar të bënte për vete votuesit e pavendo"Zëri i Amerikës" sur.

ANALIZË

Mësimet nga zgjedhjet në SHBA

Q

endrat e votimit në SHBA janë mbyllur. Shumicën e Senatit e mbajnë republikanët. Demokratët arritën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Demokratët duket se e rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkohë që shumica e Senatit mbetet në duart e republikanëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e lartë. Gara vazhdon për të ndryshuar balancën e pushtetit në Kongres. Demokratët duan të arrijnë shumicën në të dy Dhomat e Kongresit. Nëse e arrijnë këtë ata do të jenë në gjendje të pengojnë Trumpin të qeverisë i lirë. Në shumë zona zgjedhore rezulatet janë të paqarta dhe gara është shumë e nxehtë. Fituesit e parë janë bërë ndërkohë të ditur. Në Nju Jork

të gjithë kongresmenët e zgjedhur janë nga Partia Demokrate. Mes tyre edhe kongresmeni i mirënjohur prej shqiptarëve, Eliot Engel. Senatori i pavarur Bernie Sanders, arriti të rizgjidhej lehtë në Vermont. Kongresmenia e parë myslimane në his-

torinë e Amerikës, do të jetë Rashida Tlaib, e sapozgjedhur në Miçigan. Katër gra i janë shtuar tashmë Senatit duke shtuar numrin e grave në përfaqësimin në institucionet më të larta të vendit. Mediat në Amerikë në përgjithësi folën për një "valë rozë" në këto zgjedhje,

për shkak të numrit të lartë të grave kandidate. Lidhur me ecurinë e zgjedhjeve, mediat njoftuan gjatë gjithë ditës për rradhët e gjata dhe kohën e gjatë të pritjes së zgjedhësve për të dhënë votën. Sidomos në orët e para të mëngjesit. Qendrat e votimit u hapën që në orën 6 të mëngjesit për t' i dhënë mundësi njerëzve të votonin, dhe të vazhdonin punën, meqenëse sot përveç që ishte ditë votimi, ishte ditë normale pune për të gjithë. Dy grupet e të drejtave të njeriut kërkuan shtyrjen e orarit të mbylljes së qendrave, për shkak të radhëve të gjata. Projektligje për çështje të rëndësishme nuk mund ta kalojnë Kongresin pa miratimin e demokratëve. DW


KULTURE KUMTIM Nga Albert Vataj Gjurmët, gjurmët nuk janë thjeshtë një shenj që hapat tonë lënë në rrugën me baltë që na çojnë nëpër vise, as në rrugën me dëborë, apo në bregun e detit, as rrathët në trungun e një peme të moçme, as fosilet në shtresimet e kohëpaskohshme në shkëmb, asnjë shenj që lë koha në lëvizje, ose gjithçka që ajo kthen në dëshmim. Gjurmët janë tregues të udhës që kemi bërë, asaj që do të bëjmë, dhe atyre që do të dëshmojnë në emrin tonë. E gjithë jeta jonë është e mbushur përplot me sfida. Çdo ditë që ne nisim është një synim, një arritje, është ajo që përbën vetveten, që strukturon atë taban ku ne lartësojmë identitetin tonë. Ky është një definicion i saktë që përcakton nga se është i përbërë kjo përmbledhje me publicistikë, ese, kumtime dhe përjetime të ndryshme. "Gjurmët" e çojnë gazetarin, poetin dhe shkrimtarin, Halil Teodori atje ku ai dëshiron të shkojë vullnetmirë, për të treguar ose përcjellë më shumë se sa një lidhje dhe raport që ka me personazhet që intervis-

ton, apo vendet për të cilët shkruan, autorët që e shënjojnë më shënimet e tyre, për të vendosur një piketë me emrin e tij. Ashtu si dhe librat e mëhershëm që ai ka shkruar, në prozë apo në poezi, edhe në këtë qasje për t'u rikthyer te lexuesi, ai është i njëjtë. Gjurmët janë kujtesa e kohës. Përmes gjurmëve ne mund të mbërrijmë në dëshmimin e një kohe, rrethane apo veçanti që e ka bërë atë tonën, duke e lidhur përmes fijesh të padukshme, duke e çuar tej atje ku shkuam dhe duke na treguar se çfarë bëmë. Janë këto gjurmë që e sjellin Halil Teodorin në realitetin e gjërave që ai jetësoi, që ai i endi, të asaj që atë e përfaqësojnë. Gjithçka që ne bëjmë, gjithkund ku ne shkojmë kalon përmes gjurmësh, përmes atyre shënjimeve që marrin përsipër të tregojnë se kujt i përket kjo gjë apo ai përjetim. Teodori duke kërkuar gjithnjë e më shumë nga vetja, ka arritur të gjej nevojën për të rendur, për të shkuar atje ku e

18 E enjte, 8 NENTOR 2018

"Gjurmët" që tregojnë rrugën e një kumtuesi

pret diçka, atje ku dikush ka nevojë për të, atje ku ai duhet të jetë. Edhe në ajër rruga e tij është e shënuar në gjurmë, në re, në yjësi. Sepse ai ka parë dhe kërkon ti plazmojë në ndërmendjen e kohës, si për të treguar se edhe

ai ishte atje ku ngjarjet e mëdha të një epoke ndodhnin, ku personazhet e rëndësishëm flisnin, ku kujtimi merrte mbi supe të tashmen e vet për ta zhvendosur në gjithëkohje. Libri "Gjurmët" i Halil Teodorit është jo vetëm një libër qi i bashkohet kolanës së tij krijuese, por shumë e shumë më tepër, ai është rrugëtimi që ai ka bërë, gjurmët që ai ka lënë, por përmbi të gjitha shpirtin që ai ka skalitur. Publicistika e Teodorit është ajo shprehi e forcës së tij shpirtërore, ai zgjatim i gjymtyrëve të rrëfimit, ajo qartësi me të cilën ai rreket të shohë dhe të dëshmojë. Ai shkruan për vendlindjen, për ngjarjet krucjale të kohës, shkruan për traditat dhe të vlerat e një përvoje që ka mbetur si një xherdan në qafën e kohës. Bën gjithçka me një përkushtim dhe angazhim të ad-

mirueshëm. Nuk pranon asnjëherë t'ia fal veten heshtjes, vetmisë, shterrimit të ideve. Ai është gjithnjë aty ku ai ka diçka për të thënë, diçka për të bërë. Sepse ai kërkon të ndihet në çdo qelizë pjesë e realitetit, pjesë e së tërës që e rrethon dhe që është koha e tij. Me "Gjurmët", Halil Teodori tregon, ofrohet, merr shkas komunikimi, gjen motivim shtytës për të çuar më tej caqet e tij. Ai nuk resht, sepse koha nuk fal. E sotmja ikën më shpejt se ç'e pandehim ne. Ikën për të mos u kthyer më kurrë. Me kambanat që u bie, ajo nuk harron të tregojë se duhet kapur e sotmja, ajo që me ikjen na lë pas brengën e mosrealizimit të atyre dëshirave që lindën tek ne si vepra. Ai është këtu dhe do të jetë sërish me penën dhe punën e tij konkurruese dhe përfaqësuese të një treve traditash.

te fizikanen, duke bërë çdo gjë për t’i shkatërruar reputacionin. I prekur, ai i shkroi një letër asaj që e konsideronte të vetmen që nuk ishte korruptuar nga fama.

en të privilegjuar që kam qenë unë ai që ka bërë njohje tuaj personale në Bruksel. Çdokush duhet të jetë i lumtur që ju kemi mes nesh, ju dhe Langevin gjithashtu, njerëz realë, në praninë e të cilëve ndihesh i privilegjuar. Nëse vulgu vazhdon të merret sërish me ju, atëherë juve u duhet thjesht të mos i lexoni gazetat, ta injoroni shtypin, duke e lënë ata të hiqen zvarrë në baltë që e ka krijuar! Me shumë konsideratë për ju dhe Langevin, Ajnshtajn”.

NE DITELINDJEN E SHKENCTARES

Letra e Albert Ajnshtajnit në mbështetje të Mari Kyri, nobelistes së parë grua

N

ë vitin 1903, Mari Kyri u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel. Së bashku me të shoqin, ajo mori Nobelin në Fizikë për kërkimet e tyre mbi radioaktivitetin. Më 19 prill 1906, Kyri mbeti vejushë, pasi i shoqi ndërroi jetë për shkak të një aksidenti në rrugët parisiene. Mari ra në dëshpërim për vite, derisa në vitin 1910 gje-

ti ngushëllim te njëri nga nxënësit e të shoqit, një fizikan i ri, Pol Langevin, i ndarë nga gruaja, e cila e dhunonte fizikisht. Kur mësoi për lidhjen e tyre, e tërbuar, ish-gruaja e tij punësoi dikë që të hynte me forcë në apartamentin ku ata takoheshin, në të cilin vodhi letrat e dashurisë që Mari shkëmbente me Langevin. Këto letra, gruaja

xheloze i shpërndau në shtypin e atëhershëm, që nuk nguroi ta kryqëzonte shkencëtaren e njohur, duke e quajtur “familjeprishëse”. Në atë kohë, Mari takoi në Bruksel Ajnshtajnin, i cili admironte inteligjencën e saj dhe e konsideronte një njeri të ndershëm. Ajnshtajn u indinjua nga mënyra se si shtypi po e trajton-

“E shumënderuara zonja Kyri, Mos qesh me mua për këtë që po të shkruar, pa pasur brenda këtyre fjalëve asgjë të ndjeshme për të thënë. Unë jam i tërbuar nga mënyra se si publiku dhe shtypi po përpiqet të denigrojë punën dhe arritjen tuaj të jashtëzkonshme. Megjithatë, unë jam i bindur se ju e përçmoni këtë qëndrim të vulgut, edhe pse ai në pamundësi për të vlerësuar me bujari dhe respekt punën tuaj po përpiqet të përmbush epshet e saja me sensacion! Unë nuk jam aspak i nxituar të dëshmoj hapur admirimin tim për intelektin, punën dhe ndershmërinë tuaj. Dhe e konsideroj vet-

Pak kohë pas skandalit, Kyri mori çmimin e dytë Nobel, kësaj radhe në kimi, për zbulimet e saj mbi elementet radium dhe polonium. Deri sot, është e vetmja që ka marrë dy çmime Nobel në dy shkenca të ndryshme. A. Vataj


FORUM

19 E enjte, 8 NENTOR 2018

DOSSIER Nga Agim Jazaj "Trashëgimnia Gastronomike", apo e "Kuzhinës Tradicionale", ishte aktiviteti i ditës, zhvilluar nga bashkia Selenicë, në njësinë administraitive të Kotës, pjesë e projektit: "Bashkitë për në Europë", në bashkëpunim me zyrën e BE- s, në Tiranë, ku e parnishme ishte dhe drejtoresha e projektit; "Bashkitë për në Europë, znj. Jolnada Trebicka. Nga e gjithë harta e bashkisë kishin zbritur me produktet e tyre të shumta, gjellët tradicionale, shndërruar në një panair, sofër e madhe e shtruar në qëndrën e qytezës së Kotës. Amvisat kishin shtruar e mbushur gjithë sofrën Labe me gjellët tradicionale… Edhe mishi i pjekur për helli, ishte i parnishëm në këtë Panair, shtruar në këtë sofër bujare. Pjesëmarrja në këtë panir ishte nga bizneset dhe amvisat nga pjesa e kësaj bashkie. Një falnderim u rezevua nga kryebashkiaku Shametaj edhe për nxënësit e mësuesit e të dy shkollave

të Kotës, për ndihmesën dhe bashkëpunimin e dhënë, për realizimin e këtij panairiIdentifikimi, ruajtja dhe pasurimi i mëtejshëmj, i traditës së gatimit, ashtu si në tërsinë e vlerave të kësaj bashkie, mer rëndësinë e saj, në identifikimin e kulturës të kësaj treve! Trashgimnia e të gatuarit, e bukës dhe gjellët tradicionale të zonave të vendit, kanë të veçantën e tyre, ruhen dhe transmetohen tek brezat. Gjyshet dhe nënat e motshme, gatuanin

Trashgimnia e gastronomisë, në bashkinë e Selenicës në oxhakët e shtëpive, në furrat tradicionale, me tepsitë e tenxheret, në zjarrin me dru lisi, a përralli, që janë dhe "mbreti" i zjarriti dhe i gatimit, piqnin bukën e misrit, bukë saçi, kulaçin e grurit në vatër, zjenin mishin, apo e piqnin në hell qëngjin ose kecin. Nënat, grat apo vajzat, përgatisnin gjellën, ndërsa mishin e pjekur e përgatisnin burrat, apo djemtë. Pranë mbanin edhe bijat, bijtë, mbesat e nipërit, që i ndihmonin dhe njëkohësisht mësonin se si duhet gatuar dhe përgatitur! Kjo bashki ashtu siç njihet për traditën, zakonet, kulturën ka dhe të veçantën: E kulturës së gatimit"-tha në fjalën e vet kryebashkiaku: Përparim Shametaj Një pjesë e vogël e këtyre gatimeve të ekspozuara në këtë panair, sapo i vizituam së bashku, por menyja e gatimeve është shumë më e pasur, ndërsa këtu janë mundur të ekspozohen më të veçantat e kësaj kuzhine… Mishi i pjekur për helli është ushqimi tradicional i Shqipërisë së Jugut dhe i Labërisë. Çmohet mishi i qëngjit dhe sidomos i kecit, Gjellët tradicionale të Labërisë dhe sipas stinëve janë edhe: Byreku, disa lloj, Harapashi, i gatuar me të brendëshme qëngji, Rosnicat e skuquar me zog vendi, ose zogu shqirak, Dollma, Rosnicat e bardha, Reshedia, Revania, Yshmeri, Qullapitja, Bakllavaja, (Samësi) sidomos ai me sherbet mjalti.

Por, edhe Urrëla, ajo me preoduktin; qumësht deleje, mbajtur në lëkurët e bagëtive dhe e përdorur sidomos në stanet e stinët e vjeshtës dhe të dimrit, janë ushqimet karakteristike, të zonës sonë, që plotësojnë sofrën tradicionale, të cilat janë ruajtur, dhe kanë ndryshuar gradualisht… Pije alkolikolike tradicionale në zonën e kësaj bashkisë, është sidomos rakia e nxjer nga rrushi, koçimarja, por ka në menynë e pijeve edhe raki të nxjer nga Mëni, Manaferrat, po edhe nga Kumbulla, jo me shumicë. Njohja dhe promovimi i vlerave të kuzhinës tradicionale, ashtu si pjesë e së tërës, të kulturës, zakoneve, tra-

ditave të kësaj bashkie, duhet venë në shërbim dhe në në dispoizicion të zhvillimit të turizmit të kësaj zone, me resurse të shumta, por që sot ndodhet në vështirësi, por gjithësesi perspektiva shihet dhe do të jet opitimiste! Teritori i kësaj bashkie mundëson dhe favorizon zhvillimin e turizmit, duke u shtrirë në një teren mjaftë të favorshëm: Fushor, Kodrinor e Malor, me Lumenj, Liqene, Pyje dhe Kullota, vende me vlera antike, historike, kulturore dhe turistike, të begata, me tradita zokonore, të cilat i ruan, i zhvillon dhe promovon edhe kjo bashkia, për të qënë një vend atraktiv, i vizitueshëm; si nga turistët vendas dhe të e huaj!

BOTIMI

V

ëllimi me tregime "Një kafe e idhtë…" me autor z.Frrok Gjikolaj, i treti radhazi . (me të veçantën dhe kurajën e këtij poeti, pasi është me aftësi të kufizuara dhe punon si Psikolog shkolle )duhet theksuar, se në të tre librat, Frrok Gjikolaj, na prezanton një të vërtetë lakuriqe të ndjenjave dhe skutave njerëzore. Duket se pesha e fjalës, që përshkon vepra e tij letrare, lidhet drejtpërdrejt me këtë fjalë-çelës, që bëhet pika e lidhjes së çdo tregimi. Nëse hapim siparin e këtyre tregimeve, shohim se ai ka alternuar bukur kohët mes tyre, për të na qëmtuar një realitet tërësisht shqiptar, ku orvatet të godasë defektet e shoqërisë sonë. Autori kërkon të plazmojë karaktere, të cilat ngulisin aktualitetin dhe ndërtojnë universalitetin e moralit ndërgjegjësues, duke guxuar të kundërshtojë haptas këto minuse . Më se miri këtë na e përcjell në tregimin " Studentja",

Një vepër që ngre shtatoret e paqes në shpirt ku krijon aureolën e një tronditjeje sa morale, aq edhe shpirtërore, si në karakterin e gruas, që hedh dyshime në marrëdhënien e saj bashkëshortore, po ashtu edhe te studentja, që në fund bën zgjedhjen e duhur ….. për të arritur te mosdiskriminimi i figurës së gruas tek " Këtu s`këndon pula", " Një kafe e idhtë….etj . Nga ana tjetër, ai s`ka lënë pa trajtuar edhe tematikën e dashurisë, që ndoshta jo gjithnjë rezulton triumfuese, sikurse e gjejmë tek " Përjetësisht jam fati yt". Veshjen e karaktereve e ka ideuar me këtë brumim, për të sjellë më pranë vetes një prozë thellësisht realiste, duke përshkruar detaje si; lindja dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, miqësia, mëria dhe armiqësia, që përbëjnë jetën e njëmendtë me vua-

jtjet e stërmundimet, por edhe me kënaqësitë, që e tërheqin dhe e mbajnë gjallë njeriun . Këtë e shfaq më së miri tek " Sa e shkurtër qe kjo ditë ", ku autori sjell filozofinë e të jetuarit, si një motiv kyç në vetvete, duke gjetur forcë, që të ecë përpara në sajë të syve të shpirtit, si vetë autori Gjikolaj .Ndërsa përshëndetja dhe mesazhi i autorit Gjikolaj, flet qartë : U rrita me qëndresën e malit, bujarinë e fushës dhe erërat e detit, frymëzimi im jeni ju; mësuesit e mi, apostuj të dijes, familja ime e shtrenjtë dhe ju o miq e shokë, që ndihmuat ecjen time në çdo hap . Në të gjitha bisedat me ju, nuk arrita kurrë të dalloja verbëri. Çdo përshkrim i juaji ka ngjyra, ka jetë, ka shikim të qartë"… Dhe vërtet, këtë e ndjejmë në çdo hap të jetës së au-

torit, që na trasmeton se: forca shpirtërore, vjen si përsiatje e vazhdueshme e njeriut, që kërkon më shumë, sepse bota ka plot dritë edhe kur hëna don tia privojë….. edhe me punën me nxënësit si Psikolog dhe poet, për të vazhduar të krijojë vepra të bukura. Jak Rrozhani

SHPALLJE ANKANDI Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k Shpallje Ankandi I, per pasurine Garazh, me sip.26.9 m², me adresë Minibashkia Nr.5, Tiranë, Zona Kadastrale: 8270, Numri i Pasurisë: 2/241+1G4, Vol. 47, Faqe 45, me pronësi te Znj. Elvana Haxhia, i cili përfundon 1.2 018 me datë 06.1 06.11.2 1.20 18. Vendi ku do te zhvillohet ankandi i shitjes se sendit eshte salla e mbledhjeve pranë Shoqërisë Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR Group”sh.p.k, e cila gjendet ne adresen: Bulev ardi “Gjergj Fishta”, K ulla 5, K ati 1 1, Numër .54 – Tiranë Bulevardi Kulla Kati 11, Numër.54


SPORT

20

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Strategu italian ka ftuar dy ish-futbollistët e Kosovës, Loret Sadiku dhe Ardian Ismajli

Rozalb Lika

C

hristian Panucci, trajneri i kombëtares kuqezi, ka publikuar dje listën e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës, të muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit. E para është ndeshje zyrtare, në kuadrin e Ligës së Kombeve, dhe do të luhet më 17 nëntor, ora 20:45, në “Loro Boriçi”, ndërsa e dyta është miqësore dhe do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 20:00, tri ditë më vonë. Trajneri i kombëtares sonë ka ftuar Loret Sadikun, një futbollist i zbuluar e thirrur më herët nga De Biazi, që iu dha edhe pasaporta shqiptare, por pastaj ndryshoi mendje dhe iu bashkua Kosovës. Por, vendimi i fundit i FIFA-s, se ai ka të drejtë të luajë vetëm me Shqipërinë, me asnjë kombëtare tjetër (kishte përfaqësuar edhe Suedinë me kombëtaret e moshave), duket se e ka imponuar mesfushorin e Kasimpasa në Turqi për t’iu rikthyer ngjyrave kuqezi. Sadiku nuk luajti asnjë ndeshje me Shqipërinë, duke vendosur të kthehet në Kosovë, ku u aktivizua në katër ndeshje. Por, pas pranimit të përfaqësueses së shtetit më të ri në

Panucci me dy surpriza në listën për sfidat me Skocinë dhe Uellsin LISTA NDAJ SKOCISË DHE UELLSIT

PORTIERË Thomas Strakosha Etrit Berisha Alban Hoxha

Ballkan në FIFA dhe UEFA, atij nuk iu lejua të luante me verdhekaltrit. FFK u mundua që ta ftojë, por nuk ka arritur, sikurse nuk ka arritur as Suedia, sepse kanë marrë përgjigje negative nga FIFA. Prurje e re e Panuccit për këto dy ndeshje është Ardian Ismajli, mbrojtës i Hajdukut të Splitit,

deri dje kapiten i Kosova U-21. Rikthim në mbrojtje kemi edhe për Ivan Balliun. Konfirmohet me Shqipërinë edhe Kastriot Dermaku, edhe ky i ardhur nga kombëtarja e Kosovës, për shkak të problemeve me aktivizimin atje. Pjesa tjetër e lojtarëve janë të njohur dhe kanë qenë të grumbulluar për ndesh-

jet e kaluara, përfshirë edhe të riun Giacomo Vrioni, që debutoi disa minuta me kombëtaren e madhe në sfidën e fundit kundër Skocisë. Jahmir Hyka dhe Sokol Cikalleshi dhe Ergys Kace nuk janë ftuar sërish nga strategu italian. Janë 26 emra, të cilët, gjatë ditëve të seancave stërvitore në Durrës, duhet ta

MBROJTËSIT Ivan Balliu Elseid Hysaj Egzon Binaku Ardian Ismajli Berat Djimsiti Federic Veseli Ermir Lenjani Kastriot Dermaku Mërgim Mavraj

MESFUSHOR Migjen Basha Andi Lila Ledian Memushaj Sabien Lilaj Enis Gavazaj Loret Sadiku Emanuele Ndoj Ylber Ramadani Taulant Xhaka SULMUES Rey Manaj Myrto Uzuni Eros Grezda Bekim Balaj Giacomo Vrioni

bindin trajnerin Panucci për të luajtur në formacion, apo për të qenë në 18-she, fillimisht ndaj Skocisë dhe pastaj ndaj Uellsit. Në miqësore do të ketë vend për më shumë hapësirë, sepse lejohen më shumë se tri zëvendësime.

ZBULIMI

PRAPASKENA

PRESIDENTI I PSG

Guardiola nënshkroi në mënyrë sekrete me City-in kur ishte trajner i Bayernit

Zbulimi i “Football Leaks”, Reali ofroi më shumë se PSG për Mbappe

Al-Khelaifi: Në Napoli humbëm dy pikë për gabimet të arbitrit

“Football Leaks” ka zbuluar se Manchester City e ka punësuar trajnerin Pep Guardiola në tetor 2015, kur ai kishte edhe dy muaj të mbetura nga sezoni i tretë në krye të Bayern Munich. Sipas “Der Spiegel”, punësimi i Pep ishte një mision sekret dhe të dyja palët, Manchester dhe trajneri katalanas, nuk thanë asgjë publikisht në lidhje me kontratën. Kontrata ishte nënshkruar më 10 tetor 2015, para javës së nëntë të Bundesligës. Pra, ka ndodhur “de facto” para 5 janarit, kur Guardiola konfirmoi publikisht dëshirën e tij për të mos vazhduar në stolin e Bayern Munich dhe për të nënshkruar me një klub në Premier League. Nënshkrimi me Manchester City u bë zyrtar më 1 shkurt. Në sezonin e parë, Guardiola do të fitonte 15.45 milionë euro, një shumë që do të rritej në 19 milionë euro, në vitet më pas. Të dielën, “Mirror” publikoi faktin se Txiki Begiristain, drejtor sportiv i “qytetarëve”, ishte takuar me Guardiolën në Barcelonë, ndonëse marrëveshja tashmë ishte nënshkruar.

Kylian Mbappe ishte pranë transferimit te Real Madrid në verën e vitit 2017. Sipas zbulimeve të “Football Leaks”, të zbardhura sot nga “L’Equipe”, thuhet se klubi “Los Blancos” ishte gati që të paguante 214 milion euro për sulmuesin e ri që u shit nga Monaco për 180 milion euro. Mbappe ndërkohë zgjodhi PSG-në sepse zëvendës presidenti i klubit Dimitri Vasyliev kishte pranuar ofertën e parisienëve. Marrëveshja më pas u zyrtarizua në ditët e fundit të merkatos kur u pagua dhe shifra 180 milionë euro. Negociatat mes Monaco-s dhe Real-it u zhvilluan në Los Angeles, ku babai i lojtarit i kërkoi presidentit të Real-it që të ngrinte 30 milion euro në mënyrë që bisedimet të shkonin më tutje. Në atë pikë, Real-i vendosi që të tërhiqej, duke e lënë fushën e lirë për PSG-në që pranoi disa kushte: bonus për firmën në kontratë (5 milionë të ndarë në dy këste gjatë dy sezoneve të parë) dhe një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh pa përfshirë taksat. Një prej klauzolave që hodhi poshtë PSG, sipas Football Leaks, është shpërblimi në rast se do të fitonte “Topin e Artë”: që këtë herë paga e tij do të shkonte në 30 milionë euro nëse lojtari do të kishte sukses. Për këtë çështje PSG refuzoi, por pranoi vetëm që të paguajë një shpërblim prej 500 mijë eurosh neto për lojtarin në rast se fiton “Topin e Artë”.

“Humbëm dy pikë për dy gabime të arbitrit”. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi nuk është përmbajtur në mikrofonin e RMC Sport pas barazimit 1-1 ndaj Napolit. “Erdhëm këtu për të fituar, por për fat të keq nuk arritëm. Jemi në garë për kualifikim, duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme për të siguruar kalimin. Ishte pozicion jashtë loje në rastin e penalltisë së Napolit, ishte një penallti për ne e pa dhënë, por duhet t’i pranojmë gabimet e arbitrave. Është e qartë që ndërhyrja e VAR është e nevojshme, pasi në San Paolo na kushtuan 2 pikë. Tani duhet të mendojmë për Liverpoolin, duhet të përqendrohemi për të bërë një ndeshje të madhe. Tuchel po bënë një punë të madhe, jam i kënaqur, në Napoli nuk kishim fat, tani duhet vetëm të fitojmë ndeshjet e mbetura”, deklaroi presidenti i PSG.


SPORT

21

E enjte, 8 NËNTOR 2018

Flamurtari-Luftëtari mbyllet në “paqe”, nuk ka fitues në Vlorë

NDESHJA

Flamurtari dhe Luftëtari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin e javës së 12-t të zhvilluar në Vlorë. Skuadra e Ilir Dajës ishte e rrezikshme në minutat e para duke krijuar menjëherë një shans të rrezikshëm me Bathën. Gjirokastritët kundërpërgjigjen menjëherë me Shkurtajn, por edhe ky i fundi nuk arriti që të shfrytëzonte mundësitë që ju shfaqën. Në fundin e pjesës së parë, Veliu provoi enjë goditje nga distanca, por tentativa e tij u ndal nga portieri gjirokastrite në dy kohë. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra

vlonjate kërkon të fitojë terren ndaj kundërshtarit, që në pjesën e parë u tregua shumë i kujdesshëm në mbrojtje. Vlonjatët bëjnë presion nga krahët, por ashtu si në pjesën e parë, të besuarit e Gentian Mezanit, janë të vëmendshëm, duke ruajtur portën të paprekur për minuta të tëra. Minutat e mbetura të takimit nuk prodhojnë asgjë të re, skuadrat mundohet të shfrytëzojnë deri në fund, por pa arritur të shkundin rrjetat. Luftëtari duket më i kënaqur me pikën e marrë, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 8 në renditje.

Kurbinasit fituan 2-0 në duelin e zhviluar në Tiranë me gola të shënuar nga Shtubina dhe Gjonaj

S

kënderbeu pësoi humbjen e 2-të sezonale pasi u mposht në stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin 2-0 nga Laçi. Një fitore e merituar nga kurbinasit me një Skënderbe që luajti dobët dhe e kishte të vështirë të reagonte. Prapavija korçare zihet disi në gjumë, e pavendosur mirë dhe ndëshkohet shpejt që në minutën e 7-të nga Shtubina, i cili ndjek mjaft mirë aksionin deri në fund dhe arrin ta shtyjë topin në rrjetë. Kundërpërgjigja e kampionëve vjen në minutën e 11-të, teksa Gripshi godet në pozicion të pritët portën e Laçit, topi shkon me hark të lartë dhe për pak përfundon në këndin e “kuadratit” të Selmanit. Në minutën e 17-të, Bregu, pasi fiton dyluftimin në mesfushë, godet fort nga distanca. Portieri Selmani zgjatet sa për ta devijuar me vështirësi topin në këndore. Presioni i Skënderbeut vjen në rritje, ndërsa kurbinasit presin në gjysmëfushën e tyre, duke tentuar kundërsulmin. Moment i diskutueshëm në minutën e 29-të, teksa Altiparmanovski merr një pasim të gjatë dhe starton fuqishëm, por portieri korçar del jashtë zonës së 16-metrave, duke i ndërhyrë e larguar topin. Laçi reklamon

Laçi befason Skënderbeun në “Selman Stermasi”, Memelli shijon fitoren e radhës LAÇI-SKËNDERBEU 2-0 Golat: Shtubina 7’, Gjoni 85’ Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Najdenov (Mersinaj 89′), Lushkja, Xhixha, Altiparmanovski (E.Berisha 35’). Trajner: Migen Memelli. Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte (Gudj 68’), Gripshi (Krasniqi 54’), Bregu, Otto John (Hoxha 78’). Trajner: Orges Shehi. Gjyqtar: Juxhin Xhaja Kartonë të verdhë: Altiparmakovski, Sefgjini, Berisha/ Radas

për karton të kuq të “gardianit” kundërshtar dhe faull, por kryesori ndëshkon me të verdhë për simulim lojtarin bardhezi. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kurbinasve, ndërsa e dyta nis furishëm për juglindorët. Laçi lufton fort, për çdo top dhe në çdo hapësirë të fushës, duke dashur të mos e

lejojë të organizohet kundërshtari. Kundërsulm i shpejtë i bardhezinjve në minutën e 66-të, teksa Sefgjini përparon me topin dhe godet në pozicion ballor me portierin mik. Topi shkon tokazi, pa forcë, në duart e Teqjes. Të besuarit e Memellit dalin frikshëm në sulm, si në minutën e 75-të, kur mund t’i

DURRSAKËT

Teuta zhyt Kamzën në krizë, fiton me përmbysje T

euta ka rrëmbyer një tjetër fitore në Kategorinë Superiore me përmbysje ndaj Kamzës në transfertë këtë mesjavë. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, arriti të merrte tre pikë të rëndësishme duke fituar 1-3 ndaj Kamzës në transfertë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Kamzës nis me ritëm të lartë me të dyja ekipet që ushtrojnë presion. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të nga Bonani, i cili devijoi në rrjetë një pritje të Hidit ndaj Mehmetit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërkohë që në fraksionin e dytë do të ndryshonte

kishin dyfishuar shifrat. Korcarët ju aftruan shumë barazimit në minutën e 81-të, kur Radas lëshon një predhë nga goditja e dënimit, në një largësi prej rreth 20 metrash, por topi ndalet në traun e portës kundërshtare. Goditje dënimi në minutën e 85të për kurbinasit. Topi krosohet në zonë dhe më pas shkon tek

Gjonaj, që dyfishon rezultatin. Tashmë nuk ka më histori kjo ndeshje, e fituar me meritë dhe zgjuarsi nga bardhezinjtë e Memellit, që tashmë grumbullon dy fitore radhazi si trajner i parë. Laçi ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e dytë me 26 pikë.

TË KUQTË

Partizani rrëmben vendin e parë, në Krujë i nderon Bardhi me dopietë P

gjithçka. Futbollistët e Teutës hidhen direkt në sulm, dhe loja zhvendoset e gjitha në gjysmë fushën e Kamzës. Në minutën 76-të, durrsakët fituan një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Amadu Latif. Pas këtij momenti Kamza duket e demoralizuar, pasi mbrojtja fillon të lëshojë pak nga pak. Në minutën e 80-të, Progni futet brenda zonës dhe merr një top, të cilin nuk e pason për

shokët e skuadrës, por gjuan drejt portës duke mposhtur sërish portierin Avdyli. 6 minuta më pas, Fabian Beqaj pas një sprinti spektakolar në minutën e 86të bën një gjuajtje vrastare drejt portës së Avdylit, duke shënuar golin e tretë dhe të fundit për Teutën, që i dha një fitore mjaftë të rëndësishme. Durrsakët shkojnë në kuotën 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e 4 në renditje.

artizani rimerr vendin e parë në kampionat pasi fitoi me rezultatin 1-2 kundër Kastriotit. Dy golat vendimtar të ndeshjes u shënuan nga Jurgen Bardhi që arriti të mposhte dy herë portierin kundërshtar. Nga krahu tjetër, goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Roger. Vendasit janë munduar të surprizojnë të besuarit e Gegës, por kanë qenë të pafuqishëm. Ndeshja u zhvillua që në minutën e 19-të, teksa Asani pason për Telushin. Mesfushori vlonjat nis një top të saktë për Bardhin. I riu në dyluftim me portierin Kuka dhe një nga mbrojtësit shfrytëzon

mjaft mirë gabimin mes tyre dhe merr topin e falur. Bardhi ecën me topin në zotërim dhe e dërgon në rrjetë. Takimi ka vazhduar me ritëm mesatar me kryeqytetasit që nuk po shpenzojnë shumë. Në minutën e 36-të, Kote fut një top mjaft të mirë për Bardhin arrin të shënojë me kokë. Vetëm 1 minutë më pas vendasit reagojnë me anë të brazilianit Roger

që mori vendin e Atsinas. Në aksionin pasardhës, pasim nga mesi i fushës për lojtarin. Partizani i zënë në befasi. Futbollisti kalon mjaft mirë Gojkovicin dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk gabon. Partizani ngjitet në krye me 28 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Javën e ardhshme, të kuqtë do të luajnë kundër Laçit, ndërsa Kastrioti kundër Kamzës.


VIP

22 E enjte, 8 NENTOR 2018

Këngëtari komenton vallëzimin e Duas dhe Bebes Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë dy prej këngëtareve tona më të famshme shqiptare. Dyshja së fundi ishte në qytetin spanjoll të Bilbaos, ku u mbajt gala mbrëmja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve "MTV EMA". Dua fitoi në kategorinë e këngës më të mirë Pop, megjithëse ishte e nominuar në katër kategori gjersa Rexha mbeti duarthatë edhe pse ishte e nominuar në kategorinë e këngës më të mirë. Pas ceremonisë, dyshen e kemi parë në një dhomë hoteli duke vallëzuar valle, e cila video u bë virale në të gjithë globin. Një prej personaliteteve të njohura turke, gjegjësisht këngëtari Mahmut Tuncer ka shpërndarë videon e dyshes sonë. Një prej personaliteteve të njohura turke, gjegjësisht këngëtari Mahmut Tuncer ka shpërndarë videon e dyshes sonë. "Në vallen hallay edhe Dua Lipa mori pjesë. Hallay në të gjithë anët e botës", ka shkruar me këtë rast Mahmut, i cili postim ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.

Publiku dëgjon Elvanën dhe Taynën Prej gati tre vitesh, "Top Awards" bazohet në votimet online të publikut për të renditur

artistët më të pëlqyer. Referuar të dhënave të fundit në lidhje me gjithë votimet që kanë

ndodhur për 151 javë, rezultatet janë si në vijim. Elvana Gjata është artistja që ka kryesuar më shumë në gjithë këto javë, duke qëndruar plot 18 herë në vend të parë. Përpara se t'i përkushtohej karrierës ndërkombëtare, Elvana solli disa këngë që menjëherë u kthyen në hite si "Puthe", "Njësoj" apo "Lejla". Përkatësisht, "Njësoj" qëndroi në vend të parë për 2 javë rresht. Ndërsa "Lejla" në bashkëpunim me reperët 2po2 dhe Capital T, nuk e lëshoi fronin për një muaj. Pas Elvanës, në klasifikimin e "Top Awards" renditet Tayna, që edhe pse e re në treg, arriti që për 10 javë të qëndronte në vendet e para. "Columbiana" në bashkëpunim me Don Phenom qëndroi për 8 javë.

Ledina Çelo me stil në përditshmëri Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka kohë që nuk ka sjell për publikun shqiptar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo mbahet mend për hitet e dikurshme dhe baladat e fuqishme, të cilat i solli ndër vite. Prej disa vitesh, Ledina është shpërngulur në Gjermani, ku jeton së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, Naimin. Këngëtarja është një personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, këngëtarja ka hedhur në Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft elegante dhe me stil, e veshur me një kostum. Ajo pozonte ulur në një karrige, teksa shijonte një kafe nën rrezet e diellit. Ledina shquhet për linjat e saj trupore, duke ruajtur epitetin si njëra ndër këngëtaret më atraktive shqiptare.

Anjeza tregon sikletet e shtatzënisë "Duke ristiluar rrobat. Stil shtatzënie", kështu shkruan Anjeza Shahini e cila po përjeton sikletet e radhës, të ëmbla e të zakonshme të shtatzënisë. Barku po rritet, rrobat s`po i bëjnë, ose të paktën s`mund t`i veshë siç i vishte. Se diku i bën një bluzë por si mbërthehen pantallonat. Kështu që është angazhuar të ristilojë veshjet, duke bërë kombinime të tjera.


SHOWBIZ

23 E enjte, 8 NENTOR 2018

Videoklipi shokues i Gjikos, vetëvritet me armë Gjiko postoi një javë më parë një foto në Instagram, ku ai dhe e bashkëshortja e tij, Elita Rudi, i drejtonin armët njëri-tjetrit. Pasi bëmë një paralelizëm me çiftin Mozzik dhe Loredana në këngën "Bonnie & Clyde", me të drejtë hamendësuam se më shumë mundësi bëhej fjalë për një projekt të ri muzikor. "Distanca" do të jetë kënga më e re e Gjikos. Para pak orësh, ky i fundit postoi një video të shkurtër në Instagram, ku përmblidheshin copëza nga klipi. Reperi, i armatosur

ndiqet nga një makinë, më pas shfaqet i plagosur në këmbë, zvarritet, këndon dy herë "Lamtumirë, lamtumirë" dhe befasisht i hedh vetes trutë në erë. Nuk e dimë se cili mund të jetë subjekti i këngës që justifikon më së mirë këtë videoklip agresiv. Postimi ka ngritur shumë pikëpyetje dhe nxitur debat në Instagram. Sigurisht ka patur edhe nga ata që e kanë pëlqyer, ashtu siç nuk kanë munguar as komentet plot humor, shpesh edhe në lidhje me prezencën e Elitës në klip.

Tuna pushime në Bahamas Altuna Sejdiu ka pasur një sezon plotë angazhime me projekte si dhe koncerte të ndryshme. Këngëtarja shqiptare, e cila më mirë njihet nga publiku si Tuna, është mjaft aktive me sjelljen e fotove e videove në rrjetet sociale. E disa të tilla i ka publikuar së fundi bukuroshja jonë në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet tejet joshëse dhe seksi. Në fakt, biondina është duke shijuar pushimet ekzotike nga plazhet fantastike që i ofron shteti i Bahamas. Artistja nuk ka treguar se me kë po shoqërohet në këto ditë të nxehta në arkipelagun e Oqeanit Atlantik. Tuna kohë më parë është bërë nënë e një djali të pagëzuar me emrin Tian, i cili po ia merr pothuajse tërë kohën.

Cover i "Ëndrrat", Eneda surprizon këngëtarin Xhuljo Imeri, një këngëtar i ri që ka gjithë premisat për t'u bërë i famshëm, realizoi një cover të këngës "Ëndrrat do t'i marr me vete" të Eneda Tarifës. Videon e postoi në kanalin e tij në YouTube dhe më pas e shpërndau në Instagram, pa e menduar ndoshta se një tag Enedës do t'i rezervonte një surprizë më pas. Eneda, pasi dëgjoi versionin e këngëtarit, e postoi atë në profilin e saj në Instagram duke shkruar: "Zë i mrekullueshëm. Faleminderit për këtë cover fantastik". Eneda e ftoi publikisht Xhuljon që të merrte pjesë në club-in ku ajo performon në mënyrë që të këndojnë të dy accapella dhe vetëm me kitarën akustike këngën "Ëndrrat". "Do të jetë një kujtim i bukur edhe për mua. E adhuroj zërin tënd",-shtoi ajo.

2Ton këngë me Donjetën Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare. "Sa gabime", titullohet kënga më e re që i është shtuar listës së gjatë që janë sjell gjatë këtij viti kalendarik, ku videon e saj e ka bërë kompania XL Films. E këtë projekt të ri muzikor e ka sjell reperi 2Ton, i cili ka zgjedhur kësaj radhe të bashkëpunoj me Donjeta Morinën, e cila është vetëm 18-vjeç. Kujtojmë se ajo në korrik të vitit 2014 mori pjesë në Kosova Fest Kids 2014, me këngën "Superyll". Theksojmë se tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë artisti shqiptar gjersa Beat i ka realizuar Genc Avdyli dhe Bini Diez.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 8 NENTOR 2018

Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe Presidenti italian, Serxho Mattarella në Kolegjin e "Shën Adrianit" në Kalabri, në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Mes arbëreshëve të Italisë Presidenti Ilir Meta u prit me entuziazëm nga arbëreshët e Italisë, në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut. Në Kalabri, Meta u takua me presidenti italian Sergio Mattarella, i cili e shoqëroi gjatë gjithë vizitës homologun shqiptar. Fjalimin e mirënjohjes, Presidenti shqiptar e mbajti në kolegjin e "Shën Adrianit" në Shën Mitër Korona. Në këtë vizitë në Itali, Meta shoqërohej nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Presidenti Meta dhe Presidenti italian Mattarella përuruan pllakatën kushtuar Heroit tonë Kombëtar, në të cilën janë gdhendur fjalët: "në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut."


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.