Koha jone 8 qershor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Euro e droguar nga Qeveria dhe Mafia E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 134 (8265)

E premte, 8 Qershor 2018

Çmimi 30 Lekë

Politikanë të fshehur pas firmave private, grupet kriminale, qeveria, etj. të gjithë janë sulur për t’i "pastruar" paratë e drogës dhe korrupsionit në ndërtim e turizëm. Qindra milionë euro janë hedhur në qarkullim, e cila nuk vjen nga kanalet bankare, por nga informaliteti kriminal FAQE 3

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi: Donald Lu, për akuzat ndaj ministrit Kjo mazhorancë është pjesë e krimit Xhafaj: Hetim të pavarur përgjimit. Goditja ndaj krimit, të vazhdojë

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi DEPUTETJA E LSI

FAQE 6

ISH-KRYEMINISTRI

INTERVISTA

Berisha: Rama po Kejdi Mehmetaj: Lulzim Basha: Jemi rast unikal, kryen tradhti kombëtare Populli mund të me marrëveshjen përdorë dhunë ikën mazhoranca e detit me Greqinë ndaj kësaj qeverie nga Parlamenti! FAQE 7

Në foto: Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

FAQE 2

FAQE 9

FAQE 8

AKUZAT E PS

KONFIRMIMI

Balla i përgjigjet Bashës: Po bie dhe vetë në gropën e Babales

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj kalon Vettingun

FAQE 5

PRESIDENTI

Meta letër Qeverisë: Plotësoni gjithë kërkesat për trajtimin financiar të fëmijëve të Fildez Hafizit

FAQE 10

FAQE 14


POLITIKE

2

E premte, 8 Qershor 2018

Ish-kryeministri zbulon detaje nga bisedimet që po zhvillohen mes Tiranës dhe Athinës zyrtare

Negociatat për detin, Berisha: Rama po bën tradhti kombëtare I

sh- kryeministri Sali Berisha në përfundim të seancës plenare të kësaj të enjteje, nga oborri i Parlamentit zbuloi për gazetarët detaje nga bisedimet më të fundit mbi marrëveshjen për detin që po zhvillonj Shqipëria me Greqinë. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati po firmosin një marrëveshje antikombëtare që i fal detin Greqisë. Sipas deputetit demokrat ky është tregues i aktit të fundit të tradhtisë të bërë nga Rama dhe Bushati. “Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?! Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e dskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty. Nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.Palën negociatore të Shqipërisë e udhëheqin dy persona njëri më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari i njohur se punon kundër Shqipërisë. Lexoni deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër antishqiptar, përfaqësues i partive të ekstremit, i cili dje informonte grekët se do zgjerojmë ujërat territoriale në kurriz të Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike,

kjo është e vërteta e heshtjes kriminale,” tha Berisha. Sipas tij aparaturat e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, sepse autoritet greke kanë thënë nuk ka asnjë diskutim. “I ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen

“KA PJELLË ERTV-NË DHE S’FLET ASNJË FJALË”

Berisha sulmon kreun e AMA-s: Mos e sillni në parlament

duke i thënë: Merreni se kjo për këtë nuk ka asnjë koment. Kjo është marrëveshja që kemi rënë dakord në Greqi e që ju s’mund ta komentoni. Në këtë marrëveshje pala greke i ka bërë të qartë palës shqiptare se nuk mund të shqipërojnë fjalën “Ekiti”

dhe fjalën “koncesione”. “Ekiti” që është një nga kërkesat fundamentale të Gjykatës Kushtetuese është rrëzuar nga qeveria greke. Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim. I kanë bërë letra shefave të tyre për brutalitetin dhe imponimin që kërkon pala greke të bëjë. Në marrëveshjen e dorëzuar nga pala greke, ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale, ashtu edhe për zonën ekonomike, për atë ishull bëhej e gjithë zhurma. Pala greke ka bërë të ditur se ky ishull ka fuqinë si ishulli i Korfuzit. I kanë bërë letra Ramës e Bushatit. Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Muçollari në hije, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur gjërat që janë deklaruar aty. Ndërsa nga Rama anëtarët e delegacionit, marrin kërcënime për largime nga puna. Marrëveshja duhet të kalonte në Gjykatë Kushtetuese, por është bërë nga kryekushtetuesi që është kreu i trafikut të drogës, Edi Rama e Ditzi Bushati, që firmosin një tradhëti kombëtare. Aparaturat e blera për matje nuk janë vënë në punë se autoritetet greke kanë thënë: Nuk ka diskutim në një kohë që kur nga Presidenti i është dhënë leja për negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë,” u shpreh dje ish-kryeministri Sali Berisha.

Tensionet, deputeti i PD-së: Nuk është atdhetarizëm të fshehësh trafikun e drogës

Strazimiri: Ruçi ka vënë pajisje për të na shkëputur internetin në Kuvend

P

Pas fjalës së kreut të AMA-s, Gentian Salaj, në seancën e djeshme parlamentare, ka reaguar menjëherë deputeti demokrat Sali Berisha. Ish-kryeministri nga karrigia e tij në sallën e Kuvendit, tha se sjellja e Salajt në parlament përbën fyerje. Deputeti demokrat tha se ndaj tij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore. “Ka pjellë ERTV dhe nuk flet një fjalë, ç’punë ka ky të dalë para parlamentit, a nuk përbën fyerje. Ku punonte përpara zotëria e tij, apo konflikti i interesit nuk përbën interes për ju. Si ndjehet dhe del këtu në parlament, të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore. E morët nga Top Channel dhe i dhatë AMA-n. Salaj nuk duhet të vinte këtu”, tha deputeti i PD-së, Sali Berisha.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

artia Demokratike përmes deputetit të saj Gent Strazimiri akuzon kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, se ka vënë një pajisje të posaçme në sallën e seancave plenare të Kuvendit, e cila interferon valët e internetit në Kuvend, gjë që shkakton dhe moskomunikim të opozitës me publikun gjatë kohës parlamentare. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, deputeti i PD-së foli për tensionet në Kuvend ditën e djeshme, si dhe planet e opozitës për t’iu kundërvënë qeverisë. Strazimiri tha se nuk është opozita ajo që po pengon hapjen e negociatave, pasi sipas tij fshehja e së vërtetës është anti-patriotizëm. Për sa i përket shkëputjes së fjalës që kryetari i Kuvendit i bën liderit demokrat, Lulzim Basha, Strazimiri tregoi që tani Ruçi ka vënë edhe pajisje që u intereferon internetin, për të mos i lënë lidhjet direkte në rrjetet sociale. “Të fokusohemi tek hapja e negociatave dhe te ata që po e pengojnë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

me qëllim. Mos mendoni se duke i fshehur ne gjërat, Europa nuk i di. Nuk është atdhetarizëm të fshehësh trafikun e drogës. Keni partnerë tanët që flasin shumë qartë për të tillë fenomen. Fshehja e krimit qeveritar, nuk është patriotizëm. Unë nuk besoj se do shërbente që opozita të thoshte është lapsus i yni që dy ministra të Brendshëm janë marrë pak me drogë. Unë mendoj që nëse të gjithë këtu në fshatin tonë sic

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

thotë kryeministri mendojmë se mund të gënjejmë Europën kjo është e pamundur. Janë 15 veprime hetimore që i ka bërë brenda 5 majit Prokuroria për zhveshjen e akuzave ndaj Agron Xhafajt. Nëse prisni nga qeveria t’u thotë të vërtetën në lidhje me autenticitetin e provave ndaj tij, atëherë e keni gabim. Jam i bindur që pjesa më e madhe e socialistëve, nuk janë si qeveria, nuk duan krimin. Europa i ka kërkuar Ramës në këto 3 javë të bëjë dy xheste: Tahiri të qëndronte në arrest shtëpie, ditën e gjyqit të Saimir ai doli. Kjo është për t’u ngritur në këmbë. Është sinjal alarmi pasi ambasadori amerikan e parashikoi këtë. Mesazhi i opozitës është që nuk jemi të gjithë njësoj, këto janë një bandë kriminale. Dhe fakti tjetër është ai i Fatmir Xhafajt, i cili duhet t’i hapte rrugën një tjetër deputeti të PS. Opozita nuk ka në dorë të fusë në burg Tahirin, apo të heqë Fatmir Xhafajn”, tha dje deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E premte, 8 QERSHOR 2018

Euro e droguar nga Qeveria dhe Mafia

Politikanë të fshehur pas firmave private, grupet kriminale, qeveria, etj. të gjithë janë sulur për t’i "pastruar" paratë e drogës dhe korrupsionit në ndërtim e turizëm. Qindra milionë euro janë hedhur në qarkullim, e cila nuk vjen nga kanalet bankare, por nga informaliteti kriminal Për më shumë se 6 muaj Shqipëria po përballet me fenomenin e zhvleftësimit të monedhës euro dhe forcimit të lekut. Kursi i këmbimit të monedhës euro arriti në shifra që nuk ishin regjistruar që nga vitet 2001. Rekordi arriti disa ditë më parë kur këmbimi i euros arriti në shifrën 124 lekë. Bizneset vendase që merrem me importeksport mallrash u gjendën në një situatë të papërgatitur që u ka sjellë milionë lekë humbje për shkak të ndryshimit të kursit. Shifrat flasin për më shumë se 120 milionë euro humbje vetëm nga pikiata e monedhës evropiane. Ndërkohë që gjithë ekonomia që përdorte euro si monedhë ka rezultuar me humbje në këtë periudhë. Situata u bë alarmante dhe vetëm dy ditë më parë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u detyrua të ndërhynte duke blerë valutë në treg. Ndërhyrja urgjente që bëri Banka e Shqipërisë dha efekt të menjëhershëm. Ditën e djeshme në pikat e këmbimit u vu re një rritje e lehtë e monedhës euro. Zgjidhja me ndërhyrjen e Bankës mund të normalizojë efektin në kursin e këmbimit, por nuk tregon se cilat ishin problemet reale. Ndërhyrja e Bankës duket se ka më shumë efektin e një aksioni psikologjik dhe pikat e këmbimit po reagojnë për inertësi, pasi situata realisht me eurot që vijnë jashtë sistemit vazhdon të jetë njëlloj. Ekspertët thonë se ajo që ndodhi me euron këtë vit ka lidhje vetëm me paratë e pista që janë hedhur në qarkullim nga grupet kriminale dhe politika e lidhur më krimin. Si rregull, rritja e vlerës së lekut do të ishte normale nëse

në Shqipëri do të kishte investime të bizneseve vendase, ose qeveria do të kishte hapur "thesin" e buxhetit për investime të mëdha. Po ashtu, rritja e euros mund të ndodh nëse bankat do të kishin rritur sasinë e kredive që japin për kompanitë. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ulja e çmimit të euros ka ardhur për shkak futjes në treg të sasive të mëdha monetare të cilat kanë ardhur jashtë sistemit bankar. E thënë ndryshe, qindra milionë euro kanë hyrë nga rrugë ilegale në ekonominë e ligjshme duke sjellë dhe tronditjen e kursit të këmbimit. Të vetmet "biznese" që kanë lulëzuar me shumicë këto vite janë trafiqet dhe aktivitetet kriminale. Mijëra tonë hashash që u mbollën në vitet 2014-2016 duket se tashmë kanë dhënë produktin e tyre monetar, i cili duhet të pastrohej në ekonominë e ligjshme. Pothuaj të gjitha aktivitetet kriminale, si

shitja e drogës bëhen në vendet e BE dhe përdoret si mjet këmbimi monedha euro. Kjo shpjegon edhe faktin se euro është ulur për shkak të parave të pista, pasi nëse do të ishte për shkaqe të tjera kursi i këmbimit do të ndjehej edhe te dollari apo dhe monedhat e tjera. Këto para janë injektuar në ndërtim dhe turizëm gjë që ka sjellë lëkundjen e tregut të këmbimit valutor. Ndërtimet janë i vetmi sektor që ka pasur rritje gjatë viteve të fundit dhe pa marrë kredi nga bankat. Ndaj logjika normale të bën të mendosh se burimi i vetëm i të ardhurave të bizneseve është vetëm pastrimi i parave nga aktiviteti kriminal. Pasuritë e bizneseve kriminale kanë arritur të tronditin kursin e këmbimit duke çuar drejt falimentit bizneset e ligjshme. Mafia po hyn në ekonominë e ligjshme dhe kjo ndodh jo vetëm falë aftësive të krimit, por edhe mbylljes

së syve nga qeveria. Gjithë këto transaksione parash dhe miliona euro që hyjnë në sistemin e ekonomisë duhet të kishin ngritur me kohë alarmin e qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese. Deri më sot nuk ka asnjë hetim formal nga prokuroria për të ndjekur burimin e parave që janë hedhur dhe treg. Po ashtu, nuk ka asnjë masë nga qeveria që të mundohej të normalizonte situatën. Politikanë të fshehur pas firmave private, grupet kriminale, qeveria, etj të gjithë janë sulur për ti "pastruar" paratë e drogës dhe korrupsionit në ndërtim e turizëm. Qindra milionë euro është hedhur në qarkullim, e cila nuk vjen nga kanalet bankare, por nga informaliteti criminal. Prokuroria duhet të hetojë leje ndërtimi dhe kush fshihet pas tyre, paratë nga vijnë, nga thasët me euro në shtëpi apo nga kredi bankare. A.Marku


POLITIKE

4

E premte, 8 Qershor 2018

Debatet me kreun e Kuvendit, PD kërkon Ramën e Xhafajn në Kuvend, Basha-Ruçit: Pezullo seancën

P

ër më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bllokoi foltoren e Kuvendit, duke “detyruar” mazhorancën që të tërhiqet nga diskutimet dhe të votojë rendin e ditës. Nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi kryeministrin Rama, se po pengon dhe saboton integrimin, duke ruajtur marrëdhëniet me kriminelët. Por kryetari i grupit të Partisë Socialite, Taulant Balla, akuzoi Bashën se në fillim jave, ka lobuar në Bundestagun gjerman kundër hapjes negociatave. Pas fjalës së mbajtur nga kryetari i PD-së, deputetët demokratë i janë afruar foltores për të mos lejuar deputet të maxhorancës të dalin aty. Përplasja Ruçi – Basha Punimet e djeshme të Kuvendit do të nisnin me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. PDja kërkoi që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi PD-së që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë. Ndërsa nuk lejoi asnjë tjetër të flasë në foltore, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, si pengesë për integrimin. “Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit”- tha Basha. Por mazhoranca pengesë të integrimit sheh opozitën, ndërsa Taulant Balla akuzoi kryetarin Lulzim Basha, se në fillim javë ka zhvilluar takime në Bundestag kundër hapjes negociatave. “Betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku ne interes të hapjes së negociatave mund ta zhvillojmë së bashku pavarësisht se jemi shumë vonë. Edhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman”- tha Balla. Por reagimi, do të vinte nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, që përmendi vendet skeptike ndaj Shqipërisë. “Vendet anëtare të BE, veçanërisht vendet kryesore kanë paraqitur një sërë rezervash ndaj Shqipërisë duke filluar nga Presidenti i PE-së, presidenti i Këshillit Ekzekutiv dhe më pas vende të tilla si Gjermania, Holanda, Franca”- tha Spaho. Por në këtë pikë mori përgjigje nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. “Flisni në emër të Gjermanisë, por në dijeninë time qeveria gjermane ka vendosur ta mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë”- u përgjigj Ruçi. “Ndaj dhe njëherë, duke mirëkuptuar pafuqinë tuaj, i bëj thirrje

Basha nuk lëshon foltoren për 90 minuta, Ruçi: Lësho foltoren, lejo të vijojë seanca

Ramës dhe Xhafës të dalin nga vrima ku janë strukur, të vijnë të përballen me të vërtetën. Thërrit Edi Ramën dhe Xhafajn të përballen me opozitën dhe të vërtetën”- u kundërpërgjigj Basha. Por sërish kryeparlamentari Ruçi do të ndërhynte duke i kujtuar kryetarit të PD-së se fuqia e një drejtuesi është Rregullorja dhe Kushtetuta. “Kështu në zbatim të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit ka detyrimin që ti sigurojë institucioneve, që sipas rregullores sot i raportojnë

Kuvendit. Nëpërmjet uzurpimit të foltores të mos zbatohet. Kuvendi nuk është vendi i forcës, por i zbatimit të kushtetutës dhe ligjit. Lejoni këto instoticioni që të informojnë Kuvendin”- tha Ruçi. Por kjo ndërhyrje e Ruçit do të shkaktonte sërish reagimin e kryedemokratit, i cili i kërkoi që ta ndërpriste seancën deri në momentin që në Kuvend të ishin prezentë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. “As në këtë sallë as në këtë vend nuk vepron as ligji

dhe as kushtetuta. Në këtë sallë e keni therrur Kushtetutën në 16 dhjetor duke emëruar kukullën tuaj, duke dhunuar reformën në drejtësi. Duke vendosur një prokurore që liron Saimir Tahirin, për të mbrojtur Agron dhe Fatmir Xhafajn. Ju flisni për ligjin, ndërkohë që Florin Onuzin, babain e tre fëmijëve e latë të pësonte atak kardiak sepse protestoi. Ndërsa Saimir Tahiri pi birra. 4 të tjerë i mbani akoma në qeli. Në këtë seancë

gjeni shprehjen e kapitullimit të qeverisë ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e tyre këtu, në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht. Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Holandës. Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafajn”- iu drejtua Lulzim Basha kreut të Kuvendit. Ky i fundit, do ti kujtonte sërish Bashës procedurën parlamentare. “Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucioneve. Ju lutem Basha jepni kontributin si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozitës. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat unë do ti vendos në agjendë”- u shpreh dje kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

SEANCA PLENARE

Kaosi në parlament, Basha pa mikrofon hyn “live” në “Facebook” me lejen e Palokës N

jë kakofoni zërash do të dëgjoheshin dje në parlament, ndërsa bëheshin përpjekje që seanca të vijojë në normalitet, një kaos që do ta detyronte kryeparlamentarin Gram,oz Ruçi ta ndërpriste tre herë seancëm, dhe duke detyruar deputetët e PS-së që të tërhiqnin diskutimet e tyre mbi drafte dhe të kalonin direkt në votimin e tyre. Kreu i PD-së Lulzim Basha do të fliste sërish me rinisjen për të tretën herë të seancës, por pas mbarimit të 3-minutëshit i është mbyllur mikrofoni. Nisur nga kjo situatë, Basha ashtu si prej disa javësh do të kalonte në transmetim direkt përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën kreut të grupit

parlamentar Taulant Balla që ka folur për disa minuta nga vendi. “Arta Marku u vu në lëvizje se skenari kriminal i Ramës. Rama-Xhafaj-Marku kanë në dorë gjithçka, i kanë bërë sipas interesave të tyre gjërat. Edi Rama është në krye të zbatimit të një skenari kriminal, penjtë e

të cilit do të hapen një nga një”, tha kryedemokrati Basha. Pas mbylljes së fjalës nga Taulant Balla, shumica votoi projektligjet në rendin e ditës. Pas kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi të mbyllur seancën parlamentare për ditën e djeshme, kryetari i PD-së, nuk e ndërpreu fjalën. Në

një lidhje direkte në “Facebook”, dukej kryedemokrati në foltoren e Kuvendit që vijonte me akuzat ndaj qeverisë Rama. Ndërkohë, deputeti demokrat Edi Paloka, në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit dukej në sfond që ka zënë karrigen e Ruçit. “Përfshirja e policisë Xhafaj në aktivitetet e tij kriminale. Rama dhe prokuroria kanë vendosur të veprojnë në këtë mënyrë pasi mbrojtja e Agron Xhafajt është e vetmja mënyrë për të mbajtur në këmbë këtë qeveri të inkriminuar. Prokuroria është vetëdemaskuar që në nisje për rezultatin e paragjykuar e të shpallur nga Rama. Hetimet po kryehen nga ai që nuk guxoi të shfaqte fytyrën në parlament,” tha dje Lulzim Basha në Kuvendin e zbrazur nga mazhoranca.


POLITIKE

5

E premte, 8 Qershor 2018

Kreu i PD-së: Prokuroria lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa e marrë në pyetje si trafikant droge

N

uk i mjaftuan 90 minutat në foltoren e Kuvendit, por kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do ti drejtohej foltores së selisë blu për të vijuar akuzat e tij ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një dalje për mediat, kreu i PD-së tregoi atë që ai e quan skenarin e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës për të mbrojtur vëllain e ministrit, Agron Xhafajn. Sipas Bashës prokuroria u vu brenda 24 orëve nën urdhrat e Fatmir Xhafës për të mbrojtur vëllain. Ai u shpreh se prokuroria Rama-Xhafaj-Marku, lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes. “Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar. Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt”, tha Basha. Në vijim, Basha zbardhi kronologjinë e zhvillimeve pas denoncimit publik të PD-së. “Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku: regjistroi

Basha: Rama dhe Xhafaj manipuluan provat për të shpëtuar vëllain e ministrit

kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”; hodhi shortin për caktimin e prokurorit; prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare; prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal; prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt; prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij; prokurori ven-

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS-së

Balla i përgjigjet Bashës: Po bie dhe vetë në gropën e Babales

dosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim; prokurori vendosi të caktojë ekspertin; prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit; prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt”- u shpreh Basha. Në vijim, kryedemokrati

denoncoi dhe mënyrën se si po e mbron Prokuroria Fatmir dhe Agron Xhafajn?! “Prokuroria nisi çështjen për trafik droge ndaj Agron Xhafajt vetëm pasi ai u largua nga Shqipëria. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt. Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos

përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI). Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar”- tha kreu i PD-së. Po ashtu, Basha tregoi edhe si është paracaktuar rezultati i hetimit. “Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit. Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama: audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku; zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut; trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh; trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi; Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”- u shpreh dje nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha.

PROCESI I INTEGRIMIT

“Reuters”: Tre vende frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

F

Partia Socialiste do të reagonte pas konferencës për shtyp të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj për manipulimin e provave për të mbrojtur Agron Xhafaj. reagimi i selisë rozë do të vinte nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, akuzoi kryedemokratin Basha se ka bërë 5 fjalime, por sipas tij ka qenë i njëjti fjalim i përsëritur. Sipas numrit 2 të PSsë, Lulzimi e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë. “Avokati dhe varrmihësi i Babales, Lulëzim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysëm! 4 në parlament, gjysmë në internet dhe 1 në kuzhinën e baltës se Shqupit. Në fakt ka qenë i njëjti fjalim, i përsëritur 5 herë e gjysmë dhe pa e zënë me gojë emrin e Babales, ai ka folur vetëm për fundin e paralajmëruar te babaleskandalit. Sepse, tanimë edhe Lulëzimi që e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë, e ka marrë vesh që të gjithë e kanë marrë vesh se e gjithë historia është një sajesë e Saliut dhe e atij vetë… Por një gjë të re e ka thënë sot Lulëzim Basha dhe të mos ia hamë hakun që e tha qartë përmes rreshtave: Audio-përgjimi po manipulohet nga shteti italian me urdhër të treshes Rama-Xhafaj-Marku”- tha në reagimin e tij, deputeti i PS-së, Taulant Balla.

ranca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre. Sipas informacioneve të agjencisë “Reuters” për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pa sigurt hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në Samitin e BE-së në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane. Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren “Reuters”. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi

i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme. Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet

i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj. Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. “Reuters” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.


POLITIKE

6

E premte, 8 Qershor 2018

KRYETARJA E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM: RILINDJA, CIRKU TEATRAL I KRIMIT TË ORGANIZUAR

Kryemadhi: Kjo mazhorancë është pjesë e krimit K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë dje deklaratë për mazhorancën, pasi doli nga seanca parlamentare. Ajo tha se qeveria Rama po provon se është pjesë e krimit të organizuar. “Besoj se e patë fytyrën e vërtetë, buratinin e Edi Ramës që sot kishte veshur ngjyrën kopjativ, për të kopjuar krimin e organizuar dhe për ta parë fytyrën e krimit të organizuar. Ngjyra e bluzës së vëllait të vetë, në makinën e Genc Xhixhës sot reflektonte në podiumin e parlamentit shqiptar, por ajo që të bën edhe më shumë përshtypje, sekseri i rrugës Ti-

ranë-Elbasan, Taulant Balla sapo ju informoi se çfarë po ndodh”,tha Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së kritikoi edhe mënyrën sesi po procedohet me reformën në drejtësi. “Faktikisht do bënte shumë mirë që të përballen me drejtësinë, dhe nga prokurorë e gjyqtarë që janë kthyer tashmë të Reformës në Drejtësi, duhet të kthehen në të pandehurit e saj, sepse paratë e drogës që përdorën për blerjen e 74 mandateve të shqiptarëve, ashtu po i përdorin edhe për të përfunduar vettingun apo dhe për të përfunduar reformën e nisur me konsensus për herë të parë

me 140 vota, tashmë për ta kthyer në konsensusin e krimit të organizuar”,- tha Monika Kryemadhi. Duke komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvend, Kryemadhi

tha se mazhoranca vazhdon teatrin e radhës. Kryemadhi tha se paratë e drogës dhe krimi i organizuar janë në mazhorancë. “Sot vazhdon teatri i radhës i

shfaqjes dhe cirkut teatral të krimit të organizuar të cilët më shumë se kushdo tjetër po tregojnë dhe po pasqyrojnë fytyrën e tyre të makiazhuar me paratë e drogës dhe krimit të organizuar dhe ajo çka të bën më shumë përshtypje është që pafytyrësia e tyre arrin deri në kulmin saqë as kostumet brioni, as veshjet e tyre të shtrenjta nuk mund të mbulojnë dot as erën e keqe dhe as shëmtirën e tyre. Të cilët kanë transformuar dhe deformuar këtë realitet politik për të cilin shqiptarët kanë 27 vjet që presin demokracinë”,- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço: Ndërhyrjet po bllokojnë ngritjen e KLP dhe KLGJ INTERVISTA

I

sh-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i LSI-së, Nasip Naço, në një intervistë për televizionin “Vizion Plus” shprehet se reforma në drejtësi po shkon në drejtim të gabuar. Ai thotë se projekti i PS është kapja e çdo segmenti të drejtësisë. Po funksionon ky lloj verifikimi që po u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve? E thashë dhe pak më parë që të gjithë ata që mendojnë se ishin flamurtarët e parë të reformës, që u dekoruan për shkak të reformës, që u paguan për shkak të reformës, gjëja e parë është që duhet të kthejnë mbrapa dekoratat. E dyta duhet të kthejnë ato lekë që kanë marrë në emër të taksapaguesve shqiptarë por edhe në emër të atyre të Bashkimi Europian apo edhe të SHBA. Sepse reforma ka ngecur, është anashkaluar, është devijuar dhe nuk po jep funksionet e veta. Të ndajmë dy momente. Pjesën e vettingut, pastrimin e sistemit gjyqësor mbi disa kritere që janë përcaktuar që kanë të bëjnë me pasurinë, integritetin por edhe me anën profesionale. Kemi 4-5 gjyqtarë apo edhe 7 të hequr dhe këta e quajnë sukses të madh dhe na thonë vetëm për pasurinë. Nuk na thonë për anën profesionale. Ja po i marrim edhe 200 të tjerë janë të ndershëm. Çfarë nuk ka funksionuar në sistemin gjyqësor? Përveç gjyqtarëve të korruptuar kemi patur dhe të paaftë. Nuk dinë që ky komision i vettingut thotë që ky gjyqtar do iki se është i paaftë. Ky ka patur zvarritje prej muajsh e muajsh dhe nuk jepte vendimin përkatës. Po këto KLGJ dhe KLP? Nuk bëhen sepse grupet, klanet brenda PS mendojnë kush të kapi dhe këtë institucion që është më i rëndësishëm nga të gjithë

Naço: Projekti i PS, të kap çdo segment të drejtësisë

të tjerët. Pra ky inspektoriat do kontrollohej nga Gjykata e Lartë, nga gjykata Kushtetuese, nga gjithë gjykatat dhe prokuroritë në Shqipëri. Pra janë grupet dhe interesat brenda PS që nuk e zgjedhin dhe nuk kanë rënë dakord për të zgjedhur një nga këta inspektorë. Po si nuk reagojnë ndërkombëtarët në këtë moment? Po dhe ndërkombëtarët morën dekorata dhe u shpërblyen. Dhe sigurisht që morën dhe tituj, sigurisht që kanë për të mbrojtur dhe diplomën e tyre. Si të kthehen ata mbrapsht. Ata pjesë e kësaj reforme. Pa përjashtim të gjithë, e keni parë që nuk flasin? Nuk folën kur u zgjodh prokurore e

përgjithshme. E quajnë sukses të madh prokuroren e përgjithshme që ndërroi stafin e rojeve të vetë. Nuk ka ça të bëjë prokurorja e përgjithshme. U zgjodh për dy muaj dhe nuk po vazhdon. U zgjodh nga Kuvendi, anëtarë që ishin 5 anëtarë për KLP dhe 5 anëtarë për KLGJ. Sigurisht që ne i kontestuam një pjesë të kandidatëve, nuk plotësonin ato kërkesa që kishte ligji të përcaktuara qartë. Dhe në momentin që ne e kundërshtonim na thoshin ju nuk e doni reformën. Kanë që në muajin janar që janë zgjedhur këta anëtarë dhe nuk vazhdon pjesa tjetër. Që duhet të zgjedhë prokuroria e përgjithshme gjithë stafin, gjithë sistemi gjyqësor,

gjithë gjykata në mbledhjen e përgjithshme, duhet të zgjedhin ata dhe 6 anëtarë. Ju më pyetët pak më parë pse nuk do ta votoni projektligjin e sjellë nga Partia Socialiste. mjafton të fusin dhe 13 gjyqtarë të tjerë, të 13 këta do votojnë për 6 anëtarë që do zgjedhi mbledhja e përgjithshme e KLGJ dhe 13 prokurorë të tjerë që do votojnë për KLP. Pra për të ndikuar dhe te këta kandidatë të tjerë që do jenë që do plotësojnë shumicën. Pra nëse ne do i japim mundësi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme me orë të plota, Arta Markut që ti emërojë dhe këta 13 prokurorë magjistratë sigurisht që të 13 këta do t’ia dinë për nder. Është lëvizje taktike atëherë? Do t’ia dinë për nder prokurores se kjo do t’i caktojë ku mendon ajo se mund ti caktojë, nuk ka asnjë lloj filtri. Nëse dje caktonte prokurori me presidentin sot nuk ka. Ka një këshill konsultativ që nuk funksionon. Dhe sigurisht është prokurorja e përgjithshme një organ monokratik që mund ti emërojë kur për veten e saj nuk është bërë Vettingu. Ka një ndërhyrje politike te gjyqësori që e ka bllokuar në njëfarë mënyre këtë ngritjen e KLP dhe KLGJ? Ka llogari të mazhorancës për të kapur çdo aspekt të sistemit gjyqësor. Mazhoranca bën bllokimin e vet sepse bën llogaritë për çdo anëtarë të zgjedhur. Janë 6 prokurorë që zgjidhen, 5 që i aknë marrë në tavolinë. Po janë këta të 11 që do zgjedhin prokurorin

e përgjithshëm, do zgjehdin edhe prokurorin antikorrupsion, byronë kombëtare të hetimit pra janë disa lëvizje rresht.Ju e keni parë dhe konfliktet që kanë brenda PS, debate që një pjesë e tyre dalin në medianë emër të opozitës, por janë vetë debate të brendshme të vetë mazhorancës. Dhe sigurisht që është bllokuar gjithë sistemi gjyqësor. Z.Naço kjo është një akuzë politike, por teknikisht, pse janë të bllokuara këto institucione? Reforma po ecën me ritmin e breshkës, jo me ato ritme që kërkon vetë sistemi kur është i bllokuar. Unë ju thashë vetëm një episod, pra janë dy kandidatë që do zgjedhin inspektorin e lartë të drejtësisë, një organ kushtetues që do zgjedhë Kuvendi dhe nuk i fusin në proces Vettingu, sepse nuk kanë rënë dakord që do jenë këta të dy. E keni humbur besimin te reforma në drejtësi? Personalisht kam qenë një nga iniciatorët e reformës, por dhe kam kërkuar që të marrim një nga modelet e BE. Nuk kam gjetur mbështetjen në marrjen e një modeli sepse nëse do merrnin një model nuk do mburreshin këta flamurtarët e reformës. Sepse do merrnin diçka të provuar dhe do e zbatonin në Shqipëri. Po donin që të shpiknin këta rrotën. Rrota ka mbi 3 mijë vjet që është shpikur dhe jemi në këtë gjendje sot për të shpikur këta diçka. Marrë me shkurtime nga “Vizion Plus”


POLITIKE

7

E premte, 8 Qershor 2018

Hapja e negociatave, deputetja e LSI-së: Nëse ndodh kjo do ishte dhuratë për popullin, jo për çmenduritë e Ramës

Mehmetaj: Jemi i vetmi vend në botë ku mazhoranca bojkoton parlamentin D

eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka analizuar atë se çfarë po ndodh në parlament javët e fundit. Sipas saj Shqipëria është i vetmi vend demokratik, ku mazhoranca bojkoton seancat plenare. Sipas saj kjo është anormale, dhe mazhoranca nuk mund të përballet me realitetin. “Duhet të jemi vend i vetëm i botës që parlamenti të braktiset nga mazhoranca. Nëse do të bënim siçc thotë Ruçi, opozita duhet të fliste në orën 12 të natës. Pra opozita nuk mund të sillet sikur jemi në një parlament normal. Opozitës i ka ngelur në dorë të ngrejë zërin dhe të bëjë publike të gjitha faktet që ka në dispozicion. E enjtja e parlamentit ato dy orë janë pak të vështira për tu menaxhuar dhe përballja është dhe më e fortë, dhe janë krerët e opozitës që marrin rolin kryesor. Në seancën e kaluar pati disa deputetë të LSI-së, edhe kur mazhoranca kishte bojkotuar. Askush nga ne nuk ndihet komod, pasi kemi një kryeministër që nuk punon por menaxhon skandalet”, tha Mehmetaj në studion e lajmeve të Syri.net. Në vijim, deputetja e LSI-së ka komentuar dhe qëndrimet e palëve mbi vendimin e Brukselit për fatin e procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në 28 Qershor

të gjithë shqiptarët do të jenë me sy e veshë drejt zyrave të Bashkimit Europian, për të marrë vesh vendimin për hapjen ose jo të negociatave me vendin tonë. Lidhur me këtë temë deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në intervistën e saj theksoi se nëse vendet anëtarë do të vendosin për hapjen e negociatave, atëherë kjo do të ishte një dhuratë për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, dhe jo për çmendurinë e kryeministrit Edi Rama, i cili, siç tha ajo, herë pas here atakon deputetët dhe

ministrat e këtyre vendeve. “Të them të drejtën për perspektivën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve unë shpresoj që në datë 28 kancelaritë e jashtme të Europës të marrin një vendim pozitiv për çeljen e negociatave, për dy arsye. E para hapja e negociatave do të mbante nën presion çdo qeveri në Shqipëri, por nga ana tjetër do të ishte dhe një perspektivë shprese për shqiptarët. Për këto dy arsye madhore shpresoj që Shqipëria të ketë një rekomandim pozitiv. Por nga ana tjetër vendet europiane

do të jenë skeptike, për shkak të lajmeve të drogës që vijnë nga Shqipëria. Dëgjojmë një kryeministër i cili me çmendurinë e tij atakon deputetë dhe kryeministra të vendeve Europiane. Në një situatë të tillë mundësia e hapjes së negociatave do të ishte një dhuratë shumë e madhe dhe shumë e bukur për këtë vend që të ecë përkrahë familjes së madhe Europiane. Pra kjo është më shumë gjeopolitikë se realitet për Shqipërinë”, u shpreh deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

DEPUTETI I LSI-së

Panariti: Valutë me tepri po qarkullon në treg, vjen nga tregtia e drogës

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një reagimi ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë. Sipas deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në treg po qarkullon një valutë e lirë, që sipas tij vjen nga tregtia e drogës. Panariti thekson se kjo valutë po thellon deficitin tregtar. “Valutë e lirë me tepri nëpër xhepa, çanta dhe thasë. Finalja operacionale e tregetisë së drogës. Me një sistem të vetin paralel financiar, kjo masë qarkulluese po pompon lekun për ti zënë vendin në shitblerje, e transaksione! E pambështetur, nga prodhimi dhe eksportet po thellon deficitin tregtar dhe falimenton prodhuesit, bizneset. Askush nuk kupton asgjë! Ose bëjmë sikur nuk kuptojmë! Si ta shpjegojmë që leku po tejnxehet, në një ekonomi në ngrirje të thellë! Surealizëm financiar”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

ISH-MINISTRI I DREJTËSISË: PROKURORIA ËSHTË E PA BESUESHME NË HETIMIN E ÇËSHTJES “XHAFAJ”

I

sh-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, paralajmëron se cila do qoftë përgjigja zyrtare për audio-përgjimin ku është i përfshirë vëllai i Fatmir Xhafajt, Agroni nuk do të ketë asnjë vlerë nga ana ligjore. Ishte ky reagimi pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili kërkoi dje një hetim të pavarur për çështjen e audio-përgjimit ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Ylli Manjani thotë se cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit ndaj vëllait të ministrit Xhafaj, ligjërisht duhet ta ziejnë dhe t’i pinë lëngun. Manjani thotë se Prokuroria është e pa besueshme, sepse është tërësisht në shërbim të Fatmir Xhafës dhe kjo ceshjte po shkon drejt

Deklarata e Lu për Xhafajn, Manjani: Ekspertizës së audio-përgjimit t’i pinë lëngun shuarjes. “Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun! Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë... Këtë akt nuk e përdor dot para asnjë gjykate! Sepse, ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri! Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave. Përkundrazi, lejoi largimin nga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).

Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra, pa bërë veprimet e thjeshta

hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin. As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse

ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg! Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit. Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës! Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu... Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat.... Ne na rroftë reforma”- ironizon në përfundim të reagimit të tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.


POLITIKE

8

E premte, 8 QERSHOR 2018

Ambasadori i SHBA, Donald Lu inkurajon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj: Goditja ndaj krimit të vazhdojë

Akuzat e PD, Lu: Të hetohen në mënyrë të pavarur P

as akuzave te opozitës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, dukë vlerësuar punën e tij të deritanishme. Në një takim mes Fatmir Xhafës dhe Donald Lu, në Ministrinë e Brendshme, Ambasadori Amerikan shprehu mbështetjen e SHBA-ve në luftën që po bëhet kundër krimit të organizuar. Donald Lu shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t'ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri. Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën

kundër krimit të organizuar. Në një prononcim për Report TV ambasadori Donald Lu komentoi dhe akuzat e opozitës ndaj ministrit. "Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm

të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani",- tha ambasadori Donald Lu. Ndërkohë pas takimit që zgjati më shumë se 40 minuta, Xhafa dhe Donald Lu janë larguar me makinën e Ambasadorit Amerikan drejt godinës së Task Forcës Operacionale, në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Drejtuesit e Task forcës e njohën Ambasadorin Amerikan me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme.

Paralajmërimi i kryeministri Edi Rama në Vjenë: Është kërkesë e Gjermanisë; ne jemi të gatshëm

A

ustria, Gjermania, Holanda dhe Danimarka kanë bërë dje një propozim që mund të rezultojë tronditës për shqiptarët. Këto shtete i kanë dorëzuar Brukselit kërkesën për ngritjen brenda këtij viti të një kampi të përhershëm azilkërkuesish, në një shtet të kontinentit evropian, por që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Në kontinent janë 11 shtete që nuk janë anëtare të BE-së: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Zvicra, Ukraina, Bjellorusia, Norvegjia dhe Islanda. Burime diplomatike për 'Klan Plus' thanë se Shqipëria shihet si shteti më i mundshëm për të strehuar të gjithë emigrantët e paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane. Por ndonëse Qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka reguar ende për këtë propozim, disa fakte tregojnë se Tirana të paktën po e konsideron seriozisht që të kthehet në 'kamp gjigant' për refugjatët sirianë, iraken dhe afrikanë. Në takimin e zhvilluar më 30 maj në Vjenë të Austrisë, kryeministri Rama dhe kancelari Sebastian Kurz, pohuan se temë qendrore e diskutimit ka qenë emigracioni ilegal. Kurz ngirti shqetësimin për hapjen e 'Rrugës Shqiptare' për refugjatët që vijnë nga Greqia dhe synojnë shtetet e Evropës Perëndimore. Rama në fjalën e tij përmendi një "kërkesë legjitime" që vinte nga Gjermania dhe Austria dhe e nxorri Shqipërinë në 'tregun evropian' si të gatshme për të luajtur rolin e saj, sigurisht, me mbështetje financiare nga Brukseli. Rama foli gjithashtu për një plan të gatshëm dhe se dëshironte që refugjatët e paligjshëm që hynin në Shqipëri, të mos ktheheshin pas,

Shqipëria, kamp emigrantësh? por të trajtoheshin në territorin tonë. "Kini parasysh që edhe moti i mirë është një nga faktorët që e rrisin fluksin dhe për këtë arsye, me kancelarin kemi diskutuar ekzaktësisht se si do bashkëpunojmë dhe çfarë mbështetjeje kërkojmë ne, për të qenë të gatshëm t'i përgjigjemi kërkesës legjitime që vjen nga Austria, nga Gjermania, apo nga vendet e tjera, për të luajtur rolin tonë dhe për të marrë përgjegjësinë tonë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë, por vetëm, siç tregoi edhe 2015-ta, kjo gjë nuk mund të bëhet dhe ne nuk duam që në Shqipëri, njerëzit që vijnë, të merren nga një kufi e të hidhen në kufirin tjetër për të vazhduar rrugën, por duam të trajtohen në mënyrë dinjitoze, në mënyrë të rregullt dhe ne jemi të gatshëm që në këtë bashkëpunim, të vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për të mundësuar nga njëra anë, garantimin e sigurisë së kufijve dhe nga ana tjetër, një trajtim dinjitoz të të gjithë njerëzve. Kështu që në këtë aspekt, unë e përsëris atë që tha Kancelari, që besoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe besoj se kemi planin e duhur për ta parandaluar një rishfaqje të filmit të vitit 2015, që do ishte dramatik për të gjithë ne", do shprehej Rama, Një tjetër fakt është se shtetet që kanë bërë propozimin në Bruksel, përveç Austrisë, janë të gjitha skeptike për hapjen e negociatave me Tiranën. Sot, u raportua për herë të parë nga 'Reuters' se edhe Danimarka mund të vendosë veton për hapjen negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndonëse në Kopenhagen ministri Ditmir Bushati mori në ja-

nar të këtij viti një premtim tjetër, të paktën sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Pra, Gjermania, Holanda dhe Danimarka që kërcënojnë Shqipërinë me veto për negociatat, kanë bërë propozimin që një shtet evropian të kthehet në "kamp refugjatesh", që sipas 'Klan Plus', më favorit shihet Shqipëria. Fakti tjetër lidhet me kontrollin e kufijve të Shqipërisë nga agjencia e BE-së, "FRONTEX", raporton Politiko.al. Në cilindo shtet të strehohen refugjatët, ata do të mbahen të mbyllur brenda kufijve pikërisht

nga kjo agjenci. Deri më tani, Shqipëria është shteti i vetëm jo-anëtar

i BE-së që ka pranuar që kufijtë e saj të kontrollohen nga "FRONTEX".

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap proçedurën e pranimit për vende të lira pune: I.Për 1 (një) vend në pozicionin e audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: -Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Drejtësi; Do të favorizohen kandidatët që kanë eksperiencë pune në Inspektoriatet Ndërtimore Urbanistike Vendore; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup; Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve Konkurrimi Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune Kontrolli i Lartë i Shtetit


INTERVISTA

9

E premte, 8 Qershor 2018

Kreu i PD-së në “Opinion”: Kemi gati “Surprizën” që do të tronditë nga themelet Ramën dhe qeverinë

K

ryedemokrati Lulzim Basha deklaroi këtë të enjte në studion e emisionit “Opinion” se kjo qeveri krimi dhe e korruptuar do të rrëzohet së shpejti, por nuk dha saktësisht se kur, këtë vit apo vitin tjetër në zgjedhjet lokale. Ai theksoi se dhuna nuk do të jetë nga ana e opozitës dhe as “nuk do ta drejtojmë dhunën si PD”. Por, siç kanë shkuar punët me qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrat e tij, kryetari i PD-së tha se populli mund të përdorë dhunë ndaj qeverisë. E theksoi disa herë se nuk do ta organizojë PD-ja dhunën dhe përplasjen e dhunshme me qeverinë, por la të kuptohej se do të jenë protestuesit e revoltuar nga keqqeverisja dhe krimi qeveritar të cilët do të përplasen dhunshëm me policinë e shtetit. Burime konfidenciale thonë se në vjeshtë po përgatitet një protestë e madhe apo finale siç deklarojnë deputetët e vijës së ashpër në selinë blu. A është kjo protestë finale siç paralajmëroi Lulzim Basha e cila do përfundojë në dhunë nga populli opozitar? “Surpriza” Ndërkaq, kreu i PD-së paralajmëroi një denoncim të fortë që opozita shqiptare do të publikojë pas versionit zyrtar të audio-përgjimit, ku përfshihet drejtpërdrejt për trafik droge Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Basha deklaroi mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion” se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste. “Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha. Beteja me Saimir Tahirin Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar betejë të fituar atë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij Tahiri sot është jashtë politikës, falë këmbënguljes së opozitës. Ndërsa ka shtuar se Xhafaj duhet larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm, pasi qëndrimi i tij në krye të kësaj ministrie do të thotë shkatërrim provash. “Beteja me Saimir Tahirin ka marrë fund me sukses. Tahiri është jashtë politikës, po të ishte në dorë të Ramës ai do të ishte akoma deputet. Fati i Tahirit u vulos kur tradhtoi fatin e njerëzve, kur shndërroi policinë e shtetit në mbrojtje të trafikut të drogës. Çdo minutë e qëndrimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme dëmton provat. E gjithë koha e

Basha: Populli mund të përdorë dhunë ndaj kësaj qeverie

ministrit të Brendshëm është vënë në funksion të Agron Xhafajt dhe vetes së tij”, deklaroi Basha. Deklarata e Ramës Kreu i opozitës e cilësoi një skenar kriminal deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi ku ishte i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas tij, asnjë laborator nuk mund të nxjerrë analizat nëse audipërgjimi ishte apo jo i vërtetë. Sipas tij deklarata e Ramës ishte marrje në mbrojtje e trafikantëve. “Nuk mund të pretendojë ky njeri të bëjë vettingun dhe vetë të ketë vëllain trafikant droge. Ky është koka e Ministrisë së Brendshme. Vetëm 24 orë pasi doli audio-përgjimi Rama tha se sipas të dhënave të mia, doli e tha që audipërgjimi është i pavërtetë. Menjëherë pas kësaj u kërcënua

gazetari, u kërcënua dëshmitari. Ky është një akt kriminal. Brenda 24 orëve Prokurori ndërmori 40 veprime, pranoi mostrat siç ja servirën, siç ua dha Agron Xhafaj”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha. Deklaratat e Xhafajt Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhhafaj, i cili tha se pas daljes së analizave të audipërgjimit ku përfshihet vëllai i tij, njëri mes tij ose Bashës duhet të largohet nga politika. Lulzim Basha u shpreh se ministri Xhafaj ka reaguar vetëm pasi u mor në mbrojtje nga Rama. “Deklarata e Xhafës është një deklaratë sa e pafytyrë aq dhe dëshpëruese. Xhafaj i cili është fshehur nga deklarata e PD-së, është kapur pas një fije të perit që i dha Edi Rama, pasi e siguroi për audipërgjimin. Përgjigja e

audipërgjimit nuk mund të dalë brenda 24 orëve. Fatmir Xhafaj ka një vëlla të dënuar si pjesëtar dhe ndërmjetësuars të një bande të trafikut të drogës. Gabimi i Rinisë për trafik droge, gabimi i përdhunimit, janë teza mbrojtjeje që bëhen nga Rama dhe Xhafa”deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Survejimi nga policia I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për herë të parë për lajmin e survejimit të tij nga ana e policisë. Basha tha se ai nuk shqetësohet nga përgjimet që i bëhen atij, por për degradimin e shtetit shqiptar. “Nuk mendoj se është një çështje që meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më të mëdha në vend publikoi lajmin, pas kësaj deputetët e PD morën kontakt me Drejtorin e Policisë dhe i dhanë një paralajmërim të prerë, që nëse policia nuk bën detyrën ndaj bandave dhe krimit dhe merret me kryetarin e opozitës. Por kjo nuk ka të bëjë me mua apo me familjarët e mi, por këta policë paguhen për të luftuar krimin. Unë nuk i jap asnjë vlerë kësaj. Unë dhe opozita jemi ndeshur me forma të ndryshme të presionit. Por ajo që të shqetëson, është se ku ka përfunduar policia e shtetit. Rama nuk ka pse përballet me babalen, pasi po ta kishte takuar 4 vite më parë do ta bënte deputet, ashtu siç bëri Ndokën me shokë. Unë s’kam patur asnjë shqetësim. Shqetësimi i vetëm është se ku degraduar shteti shqiptar”, nënvizoi kryedemokrati Lulzim Basha. Djegia e mandateve Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se opozita dhe qytetarët do të vijojnë betejën deri

në largimin e kësaj qeverie të inkriminuar. I pyetur nga moderatori i emisionit nëse opozita do t’i djegë mandatet, Basha tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura. “Beteja me Saimir Tahirin përfundoi me sukses, Xhafaj duhet të largohet nga qeveria ndryshe ... Ne kemi një sërë masash që do të merren dhe mund të merren pasi të diskutohen. Ajo që them sot është se nuk ka pikë rëndësie se çfarë do të bëjmë”- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Çudia e hetimit Kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se Fatmir Xhafaj ka punuar kundër arrestimit të vëllait të tij që në kohën që ka qenë Ministër i drejtësisë. Sipas tij, Xhafaj ka krijuar rrethana ligjore falso që Agron Xhafaj ti shpëtonte dënimit, ndërsa e kundërta ndodhi me shokët e tij. “Afera është më e thellë. do të thotë që në 17 të dënuariat në rastin Xhafaj, çuditërisht rasti i Agron Xhafajt është rast i vetëm ku nuk ka pasur as urdhër ndërkombëtar arresti. Është i vetmi nga të gjithë që nuk ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti dhe kjo, sipas analizës tonë dhe dokumenteve që posedojmë, vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë, me gjasë duke pretenduar me marrëveshjen që Fatmir Xhafaj që atëherë ka nënshkruar me palën italiane, që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri por po vuan dënimin në Shqipëri. Ky është një thellim i skandalin që ne me prova dhe fakte, sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre, do ia vëmë në dispozicion edhe medias edhe publikut. Pjesë nga biseda Pra ju pretendoni se kur Xhafaj ishte ministër drejtësie i ka keqinformuar italianët për fatin e vëllait të tij? Lulzim Basha: Edhe më keq se kaq. Është përfshirë drejtpërdrejtë, bashkë me persona të tjerë që sot i bëjnë avokaturën e Agron Xhafaj, për të krijuar rrethana ligjore e fallso me qëllim që Agron Xhafaj ti shpëtonte vuajtjes së dënimit. Dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt. Ambasadori Italian ka thënë që dënimi i tij nuk ka qënë aq i madh sa të vlente për kërkim... Lulzim Basha: Unë nuk merrem deklarata e ambasadorëve por mund të them që të gjithë anëtarët e bandës kanë pasur një tjetër fat me letrat për të ekzekutuar vendimet me të njëjtat vepra si Agron Xhafaj.


POLITIKE

10

E premte, 8 Qershor 2018

“Plotësoni gjithë kërkesat për trajtimin financiar të fëmijëve të gjyqtares së vrarë”

Meta letër Qeverisë: Pension të posaçëm për fëmijët e Fildez Hafizit

“FURTUNË” TE ISSH

Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë dhe një drejtues dege: Çdo muaj do ketë largime

P

as letrës së të atit të gjyqtares Fildez Hafizi, Presidenca bën me dije se kreu i shtetit Meta e ka ndjekur me vëmendje të veçante ketë çështje dhe shqetësimet që i kanë shprehur familjarët e së ndjerës. Presidenca ka bërë edhe një kërkesë te Këshilli i Ministrave, që fëmijët e gjyqtares të përfitojnë trajtim financiar. Pas letrës së të atit të Fildes Hafizit, e marrë nga Presidenca më 4 Qershor, një ditë më pas, ky institucion i ka përcjellë Z.Hafizi edhe një përgjigje lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet. “Presidenti i Republikës brenda kornizave Kushtetuese dhe ligjore në fuqi do të ndjekë me vëmendje shqetësimin tuaj, duke shprehur bindjen dhe besimin se kjo çështje do të shqyrtohet në përputhje me dispozitat ligjore materiale dhe procedurale, duke respektuar të gjitha parimet kushtetuese, për realizimin e një procesi gjyqësor të drejtë, të pavarur dhe objektiv”, thuhet gjithashtu në përgjigjen e Presidencës. Ky institucion i ka dërguar edhe një letër institucionit të Këshillit të Ministrave, duke i kërkuar mundësinë e shqyrtimit të kërkesës që fëmijëve të gjyqtares t’u akordohet një pension i posaçëm. Në shkresën e Presidencës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, dhe për dijeni babait të Fildezit, Bynjamin Hafizit, Presidenca thekson se ky institucion, pas njohjes me shqetësimet e famil-

jarëve të Fildez Hafizit, ku kryesori ishte ndihma ekonomike për fëmijët e së ndjerës, i është drejtuar me letër qeverisë, po nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Presidenti i Republikës nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë është vënë në dijeni dhe ka ndjekur me prioritet trajtimin e kërkesës së babait të ish-gjyqtares, të ndjerës Fildez hafizi, kërkesë kjo e cila në thelb ka për objekt shqetësimin lidhur me trajtimin financiar nga shteti të fëmijëve të ish-gjy-

qtares. Pasi jemi njohur me gjithë komunikimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe angazhimin e institucioneve të përfshira në këtë çështje, informohemi se është arritur lidhje e një pensioni për fëmijët, si dhe

trajtimi i familjes Hafizi me një bonus strehimi duke i subvencionuar qiranë e banesës. Nëpërmjet një letre, kërkuesi Bynjamin Hafizi, babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, i është drejtuar përsëri Presidentit të Republikës me kërkesën për lidhjen e një pensioni të posaçëm për fëmijët e të ndjerës, duke evidentuar këtu se shumë prej 4500 lekësh e akorduar nga institucionet përkatëse është e pamjaftueshme për të rritur dy fëmijët e të ndjerës” – thuhet në letrën e Presidencës.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkarkuar nga detyra 13 inspektorë të kontributeve shoqërore në drejtoritë rajonale dhe një kryetar dege. Ndërkohë që Ahmetaj ka paralajmëruar se cdo muaj do të ketë shkarkime nga detyra nëse nuk arrihet performanca e kërkuar dhe objektivat që janë vendosur. “Kemi vendosur objektiva të matshëm performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. Zinxhiri i përgjegjësive nga drejtorët rajonalë deri tek inspektorët në terren. ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune. Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontribute”- u shpreh ministri Arben Ahmetaj. Njohjen me vendimin për shkarkimet nga detyra ministri e bëri gjatë takimit me drejtoritë e sigurimeve shoqërore që u zhvillua dje në Tiranë në mesditë.

MINISTRJA E DREJTËSISË NË GJERMANI: AUTORITETET GJERMANE VLERËSOJNË ARRITJET E SHQIPËRISË

G

jatë vizitës së saj në Berlin, ministrja e Drejtësisë u prit në një takim në Ministrinë e Brendshme Federale nga Stephan Meyer, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë e Brendshme Federale, si dhe në dy takime në Bundestagun Gjerman nga Patrick Sensburg, Kryetar i Komisionit për Imunitetet, Zgjedhjet dhe Rregullat Procedurale si dhe z. Johannes Fechner, zëdhënës i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e konSumatorëve. Gjatë këtyre takimeve, ministrja Gjonaj njohu përfaqësuesit e këtyre institucioneve me zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë këtyre takimeve u diskutua propozimi i Komisionit të Bashkimit Evro-

Integrimi i BE, Gjonaj: Qeveria përpjekje serioze për forcimin e shtetit ligjor

pian për hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë, si dhe reformat e thella që ka ndërmarrë qeveria jo vetëm si detyrim në kuadër të këtij procesi, por sidomos për zhvillimin europian të Shqipërisë. Autoritetet gjermane, si edhe deputetët e Bundestagut, vlerësuan arritjet e Shqipërisë, veçanërisht rezultatet e para të vetingut, si dhe mbështetën fort vijimin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria që garantojnë forcimin e shtetit ligjor, luftë kundër kriminalitetit, emigrimit të paligjshëm, si dhe krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik dhe pjesëmar-

rjen në tregun e përbashkët evropian. Sensburg u shpreh i gatshëm për të mbështetur në çdo formë përpjekjet për promovimin

e arritjeve të Shqipërisë jo vetëm më zyrtarët publik në Gjermani por edhe me qytetarët e tjerë gjerman për të kuptuar proceset

e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria si dhe efektet që kanë këto procese edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, Fechner, shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra deri më tani si dhe u shpreh i gatshëm që t’i përcjellë të gjithë kolegëve të tij rezultatet e prekshme të arritura si pasojë e këtyre reformave. Gjithashtu, Fechner shprehu gatishmërinë e tij si dhe të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverinë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit.


FORUM

11

E premte, 8 QERSHOR 2018

Rekomandimet/Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrin masa për hartimin e një studimi dhe zbatimin e tij mbi vendosjen e Portit të Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës

Leskaj takon deputetët e Kosovës K

ryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj zhvilloi në ambi entet e Kontrolli të Lartë të Shtetit një takim me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, Deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Muharrem Nitaj Deputet i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albulena Balaj - Halimaj Deputete e GP të NISMA Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, Deputet i GP të Partisë Socialdemokrate, Naim Jakaj, Këshilltar i Nënkryetares së Kuvendit dhe Kreshnik Gashi, Kryetar i Bordit të ARKEP-it, Kosovë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasador i Republikës se Kosovës ne Republikën e Shqipërisë, Syle Ukshini. Deputetët nga Kosova u njohën nga Kryetari i KLSH-së me mënyrën e funksionimit të institucionit që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së" që është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor të vitit 2014. Ky ligj është në përputhje të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Gjatë këtyre viteve KLSH është modernizuar dhe është fokusuar drejt auditimeve të Performancës dhe atyre financiare, stafi i KLSH-së është rritur shumë profesionalisht dhe kjo falë edhe shkëmbimit të eksperiencave me Institucionet Homologe Europiane të Auditimit me të cilat KLSH ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi (deri tani 16 marrëveshje të tilla). Leskaj theksoi dhe nënvizoi faktin që marrëveshja e parë e bashkëpunimit që ka nënshkruar është ajo me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) në vitin 2012 dhe me këtë zyrë ka bashkëpunimin më të mirë, falë traditës sonë, his-

torisë dhe vullnetit të Audituesit ët Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani. Në qendër të bisedimeve ishte diskutimi i raportit të Auditimit të ushtruar nga KLSH, gjatë vitit 2017 lidhur me "Unifikimi i pikave doganore të Shqipërisë me Kosovën", auditim i cili është parë me shumë interes nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ky auditim është ushtruar në subjektet: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe subjektet në varësi të saj: Dega e Doganës Kukës - Morinë dhe Dega e doganës Durrës, duke u shtrirë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që kanë si detyrim aktet nënligjore për konkretizimin dhe zbatimin e masave të përcaktuara në marrëveshjet e përbashkëta qeveritare ndërm-

jet Shqipërisë dhe Kosovës, etj., duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me efektivitetin e funksioneve menaxhuese, monitoruese dhe performancën e strukturave përgjegjëse të DPD dhe MF, etj. Një ndihmesë të çmuar në realizimin e këtij auditimi ka dhënë bashkëpunimi, shkëmbimi i informacioneve dhe intervistat e zhvilluara në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Ministrinë e Financave të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Në përfundim të auditimit, Kryetari i KLSH-së me Vendimin nr.202, datë 29/12/2017, ka adresuar 24 rekomandime të rëndësishme, si : Nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të ndërmerren studime, bazuar tek feedback-et e Bash-

VENDIMI

Rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve N

ga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës. Veliaj deklaroi se çerdhet e

kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private. "Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin eduka-

toret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t'i falenderoja shumë për sakrificën", tha Veliaj. Projektet "Adopto një çerdhe" dhe "Adopto një kopsht" ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i Bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër.

kimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, dhe të hartohet një Strategji Kombëtare e posaçme për bashkimin doganor me Kosovën, për ta veçuar Kosovën nga përgjithësimi i një bashkëpunimi me Europën Juglindore. Në grupet e përbashkëta të punës midis Shqipërisë dhe Kosovës, të parashikuara në marrëveshjet midis dy vendeve, të përfshihen edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, si organizata që përfaqësojnë bizneset e të dy vendeve. Me qellim të ndarjes së përgjegjësive, rregullimit dhe krijimit të funksionalitetit brenda zonës doganore në Portin e

Durrësit për të dy administratat doganore Kosovë - Shqipëri, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të merren masa për hartimin e procedurave standarde të operimit në mënyrë që të qartësohet ku fillon dhe ku përfundon mbikëqyrja doganore e mallrave nga autoritetet respektive, në mënyrë që mos të interferohet në detyrat dhe përgjegjësit e njëra tjetrës. Në konsultim me komunitetin e biznesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të marrë masat e nevojshme për të finalizuar procesin e operimit të zyrës së doganës së Kosovës në Portin e Durrësit (brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018). Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të marrin masa për hartimin e një studimi dhe zbatimin e tij mbi vendosjen e Portit të Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës (brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018), etj.. Leskaj bëri një përshkrim të plotë të raportit të Auditimit dhe KLSH është e hapur që të vijojë më tej punën në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me ZKA e Kosovës dhe veçanërisht do të shikojë mundësinë që brenda këtij viti të ndjekë zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë e falënderuan Leskaj për realizimin e këtij auditimi të rëndësishëm. Gjatë vizitës në KLSH, deputetët vlerësuan figurat dhe faktet simbolike dhe e cilësuan KLSH si një institucion të veçantë me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe me simbole të personaliteteve të Kosovës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

A

t' Antonio Bellusci, i vlerësuar për veprën e tij si historian, folklorist dhe etnograf shumë i rëndësishëm i traditës arbëreshe dhe arvanite, mbajti ditën e mërkurë një leksion të hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet. "Skënderbeu ndër Arbëreshët" ishte tema e ligjëratës dhe gjithashtu ai bëri dhe promovimin e tre librave me titull "Ricerche e studi tra gli Arberori dell'Ellade"; "Gli ArberoriArvaniti un popolo invisibile" dhe libri "Antologji Arbëreshe - prozë dhe poezi gojore". Në aktivitetin e organizuar morën pjesë At' Antonio Bellusci, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Brizida Gjikondi dhe Erion Kristo. Në fjalën e tij Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, ndër të tjera tha se, "muzeu Historik Kombëtar është i nderuar të ketë sot At Antonio Bellusci. Muzeu Kombëtar ka në misionin e tij të promovojë trashëgiminë kulturore dhe historinë e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. Arbëreshët jo vetëm e ruajtën gjuhën dhe kulturën, por kultivuan një histori të lavdishme politike, fetare, letrare, artistike dhe gjuhë-

12

E premte, 8 QERSHOR 2018

Figura e Skënderbeut, rol vendimtar në identitetin arbëresh

sore", u shpreh Koçi. "Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka luajtur një rol vendimtar në kujtesën historike dhe në rrënjët identitare të popullit arbëresh. Ajo është ura lidhëse mes arbëreshëve dhe shqiptarëve dhe është një

nga pikat e referimit që ka sot dhe që ka pasur gjithnjë kultura arbëreshe. Me mitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, arbëreshët prodhuan një kulturë përtëritëse, pasi përmes figurës së tij u ndërtua dhe jetësua kultura dhe e gjithë kujtesa e

kësaj popullate", theksoi drejtori i muzeut kombëtar Dorian Koçi. "Përfundimisht, mund të themi se figura e Skënderbeut për kombin tonë dhe për arbëreshët përfaqëson figurën, që i jep kuptim të shkuarës dhe

është themel për të ardhmen",përfundoi Koçi. At Antonio Bellusci tha se "arbëreshët janë si një muze ku lëviz shpirti i Skënderbeut. Identiteti i arbëreshëve është një fenomen, fenomen i cili është një realitet. Arbëreshët e Italisë kanë ruajtur identitetin e Arbërisë. Komunitetet kanë ruajtur kujtimin historik të origjinës së venditnënë". "Jam shumë krenar që kam nënshtetësinë shqiptare dhe jam qytetar i vendit nënë të arbëreshëve", do të përfundonte At Antonio Bellusci. Për të pranishmit u shfaq, për herë të parë në Shqipëri, dokumentari "Miti i Skënderbeut - Heroi kombëtar i shqiptarëve". Gjithashtu, të pranishën në këtë aktivitet ishin dhe shumë personalitete të historisë dhe arkeologjisë, si edhe të interesuar të tjerë. Në fund të takimit të pranishmit i drejtuan pyetje At Antonio Bellusci duke treguar një interes të madh për dijet e tij. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Opera italiane në UNESCO? Ish-ministri Scanio sjell peticionin në Shqipëri

"Paramount Pictures", një film biografik për këngëtarin xhamajkan, Bob Marley Një film biografik për këngëtarin xhamajkan, Bob Marley po përgatitet, theksoi studio "Paramount Pictures", një projekt, të cilit i është bashkuar edhe djali i tij i madh Ziggy, sipas faqes së specializuar "Deadline". Gjiganti i reage-s, i cili ka rritur popullaritetin e kësaj rryme muzikore në mbarë botën, është bërë pjesë e disa dokumentareve, si "Marley" (2012), por kurrë i një filmi me aktorë. Robert Nesta Marley, emri i tij i plotë, vdiq në moshën 36vjeçare në vitin 1981, pas një tumori. Personazh shumë karizmatik, Bob Marley ndiqte filozofinë rastafari (sekt mesianik xhamajkan - shën i përkth.) shumë e përqëndruar mbi Afrikën në përgjithësi dhe Etiopinë në mënyrë të veçantë. Albumi "Legend", i dalë në vitin 1984 dhe që grupon sukseset kryesore të njeriut me rastat legjendare me grupin e tij "The Wailers", u shit në më shumë se 15 milionë kopje.

Italiantët nuk ndalen. Pas suksesit me picën napolitane që ia doli ta përfshijë në UNESCO, ish-Ministri italian i mjedisit Pecoraro ndërmerr një tjetër sfidë për të bërë pjesë së UNESCO-s edhe operan italiane. Peticionin e ka sjellë edhe në Shqipëri, duke shpresuar se qytetarët shqiptarë do ta firmosin atë. "Gjuha e muzikës është italishtja. Kur dikush shkruan Allegro, apo Dante e shkruan italisht. Fjala Opera në të gjithë botën shkruhet italisht dhe teatri i parë i muzikës lirike ka lindur në Napoli. Po ashtu në italisht thuhen edhe fjalët tenor, soprano por edhe bravo, kur dikush ia del", shprehet Pecoraro Scanio, transmeton Ora News. Pas Shqipërisë, Italia është vendi i dytë në të cilën kjo fushatë prezantohet. Një nga arsyet që peticioni ka mbërritur në vendin tonë është dashuria që shqiptarët kanë për muzikën italiane. "Në Itali tashmë e kemi lançuar fushatën, i pari shtet i huaj është Shqipëria ku po sjellim peticionin në bashkëpunim me

Ambasadorin italian, Alberto Cutillo dhe Drejtorin e shoqatës "Dante Aligeri". Peticioni mund të firmoset edhe online", thekson ish-ministri italian. Sa i përket integrimit të vendit tonë në familjen europiane, ishministri shprehet optimist dhe thotë se Italia ka nevojë për Shqipërinë në Bashkimin Europian. "Unë jam i bindur se Shqipëria ka bërë shumë hapa para për t`u

afruar me Bashkimin Europian, dhe BE duhet që të ndihmojë në procesin e integrimit jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet e Ballkanit. Italia ka interes që Shqipëria të pranohet në BE pasi mes vendeve tona ka histori e marrëdhënie të gjata. Ndër të parët që e nënshkroi peticionin ishte Ambasadori italian, Alberto Cutillo, si dhe Drejtori i shkollës italiane në Tiranë", përfundon ai.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E premte, 8 QERSHOR 2018

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi rritjen e pagave për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve

N

g a ky muaj, pagat e edukatoreve të çerd heve dhe kopshteve të Tiranës do të jenë më të larta. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjitha edukatoret, duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira, jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private. "Ky është një lajm shumë i mirë për qindra edukatore të Tiranës. Tani që bashkia ka më shumë financa, mbas zjarrfikësve, kishim premtuar se do t'u rrisnim pagën edukatoreve. Dua t'i falenderoj shumë për sakrificën", tha ai. Projektet "Adopto një çerdhe" dhe "Adopto një kopësht" ishin dy nga programet më të bukura, por edhe një mënyrë shumë e mirë për të treguar se prioriteti i bashkisë ishin fëmijët e Tiranës dhe gjenerata tjetër. Në fjalën e tij para këshilltarëve bashkiakë, Veliaj foli edhe për një sërë projektesh dhe punë të suksesshme të kryera nga Bashkia e Tiranës gjatë muajve të fundit. Ai theksoi se tani që po mbushen 3 vjen nga marrja e detyrës së kryebashkiak, Bashkia e Tiranës ka plot punë me të cilat mund të krenohet. "Dua t'u falenderoj përzemërsisht, kanë qenë 3 vite fantastike të mbushura me punë, energji pozitive edhe produkte konkrete, të prekshme, jo fjalë, por me gjëra konkrete. Për këtë u jam thellësisht mirënjohës dhe mezi pres që edhe në këtë vit të fundit t'i japim një superxhiro punës në Tiranë", tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai e cilësoi si një nga lajmet më të mira për Tiranën dhe qytetarët e saj, ardhjen në kryeqytet të 4 mijë biçikletave. "Qyteti do të fillojë të transformohet duke filluar nga nesër. Nesër do të kemi një lançim të madh të 4 mijë biçikletave për qytetin e Tiranës. Siç e keni parë, ka filluar pilotimi i disa qindra të parave dhe nesër do të shohim një mënyrë të re mobiliteti, ku mjafton përdorimi i celularit për ta futur Tiranën në listën e qyteteve pararendëse sot në çështjen e përdorimit të biçikletës", shtoi Veliaj. Një tjetër lajm i mirë që vjen si pasojë e përpjekjeve inovative të Bashkisë së Tiranës është edhe sistemi "E-kiosk". "Më vjen mirë që pjesë e këtij transformimi janë edhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës me kioskat elektronike, që i ngjajnë me ATM e bankave, ku mjafton të futësh kartën e identitetit për të marrë rreth 47 shërbime. Jemi ende në

Veliaj: Ambicia jonë është që Tirana të kapë 1 milion turistë këtë vit

ditët e para, por mijëra qytetarë i kanë përdorur duke ulur trysninë në sportelet e bashkisë. Jo vetëm shkurtojnë kohën, por ulin edhe korrupsionin", u Veliaj. Ai theksoi se falë investimeve, por edhe promovimit, në Tiranë është rritur numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin. "Vetëm në 4-mujorin e parë kemi pasur 300 mijë turistë në Tiranë, pra ende pa filluar stina e verës. Ambicia jonë është që Tirana të kapë 1 milion këtë vit. Pra, të kemi aq turistë sa kemi edhe banorë", tha Veliaj. Gjithashtu, kryebashkiaku vlerësoi si një sukses të jashtëzakonshëm për jetën kulturore dhe artistike në Tiranë edhe dy koncertet e këngëtarëve Rita Ora dhe Ermal Meta, ndërsa deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga buxheti i saj për t'i sjellë në Tiranë. "Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare. Por, për një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. A ka mundësi që disa gjëra të bukura t'i lëmë të ndodhin dhe t'i vlerësojmë? Nëse nuk duam të falenderojmë bashkinë, mjafton të mos themi gjë sepse disa gjëra thjesht nuk duhen sulmuar me dëshirën për të helmuar gjithçka që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës ka harxhuar 0 lekë për dy koncertet", u shpreh Veliaj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe vendimin për ngritjen e Këshillit Artistiko-Kulturor i Tiranës. Në bazë të këtij

vendimi, ky këshill ka karakter këshillimor dhe vepron pranë Bashkisë së Tiranës për shqyrtimin, vlerësimin dhe miratimin e projekteve kulturore dhe sportive, që ato të jenë në përputhje me prioritetet e politikave kulturore të Bashkisë Tiranë. Në përbërjen e Këshillit Artistiko-Kulturor i Tiranës ka personalitete të spikatura nga fusha të ndryshme të artit, kulturës, sportit dhe të shkencës. Bien në sy mes 9 anëtarëve të këtij këshilli emra si Artisti i Popullit, Robert Ndrenika, aktorja Yllka Mujo, trajneri i sportit të futbollit, Ylli Tomorri apo edhe piktori Helidon Haliti. Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa fëmijë që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet të cilit përfitojnë më shumë se 30 familje. Sipas këtij vendimi, në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për familje të cilat nuk i

kanë mundësitë ekonomike e financiare për ta përballuar të vetme fatkeqësinë që i ka goditur. Që do të thotë se përveç detyrimit ligjor për t'i ndihmuar, ky vendim ka edhe një dimension të fortë social. Një tjetër vendim i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për "Për financimin në formën e huasë dhe nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse midis Bashkisë së Tiranës dhe klubit të futbollit "Tirana" sha, për një vlerësim të plotë të situatës financiare, fiskale dhe asaj ligjore". Nëpërmjet këtij vendimi synohet bërja e një pasqyre të plotë të situatës financiare dhe aseteve të klubit të futbollit Tirana me qëllim dhënien e një zgjidhje përfundimtare të situatës me këtë ekip. Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për miratimin e planit të veprimit për barazinë gjinore në Bashkinë Tiranë; vendimin "Për një ndryshim në vendimin nr.89, datë 6.07.2017 të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e memorandumit të

mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë "Për projektin e krijimit të zonës TID në Pazarin e Ri; vendimin "Për miratimin e planit të veprimit "Tirana Green City Action Plan (GCAP)- për Bashkinë Tiranë"; vendimin "Për miratimin e përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për lidhjen e kontratave para noterit". Po ashtu në këtë mbledhje u miratuan edhe disa vendime me karakter ekonomik si: vendimi "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.59, datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës", të ndryshuar; vendimi "Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017"; vendimi "Për miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2019-2020" apo edhe vendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018-2020 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin 2018 (i ndryshuar)". Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak miratoi një sërë projektvendimesh të tjera të rëndësishme, sikurse është ai "Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë". Ndërkohë, Këshilli dha pëlqimin për vendosjen e instalacionit "Lokomotiva me Avull" në Bulevardin e Ri, aty ku dikur ka qenë ish- stacioni i trenit, si dhe vendimin "Për vendosjen e skulpturës së titulluar "Çufo dhe Bubi Kaçurrel" në lulishten karshi Presidencës.


AKTUALITET

14

E premte, 8 Qershor 2018

Bashkë me prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, edhe ai i konfirmuar në detyrë në të njëjtën ditë, Edmond Islamaj është i shtati që kalon provimin e Vetting-ut

T

estin e Vetting-ut, e kalon edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duke u bërë kështu gjyqtari i parë mashkull që kalon Vetting-un, pasi më parë këtë proces e kaluan me sukses vetëm gratë gjyqtare. KPK dha dje vendimin për gjyqtarin Islamaj, duke e konfirmuar atë në detyrë, pasi rezulton i pastër nga figura dhe me pasuri të justifikuar. Pas vendimit të KPK, gjyqtari Islamaj foli shkurtimisht, duke thënë se: “Përgjegjshmëria shpërblehet”. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dha llogari në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit tre ditë më parë, në seancën dëgjimore para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo), ku deklaroi se pasuria e tij është e trashëguar nga gjyshërit. Nga hetimet e KPK, rezultoi që gjyqtari të ketë dy apartamente në Durrës, ku njëri është në pronësi të bashkëjetueses, 1000 m2 tokë arë në Kavajë, dy garsionere dhe garazh+dyqan te Shkëmbi i Kavajës, si dhe një autoveturë, pasuri këto me burim të justifikuar, si dhe nuk kishte kryer deklarim të rremë. “Nga hetimi ka rezultuar se Islamaj ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë, e blerë në vitin 2015. Zyrtari ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar në vitin 2016 me gjendje 20 mijë euro”, ka thënë relatorja e KPK,

Vetting-u konfirmon gjyqtarin e lartë, Edmond Islamaj: Përgjegjshmëria shpërblehet

në seancëm dëgjimore. Nga hetimet ka rezultuar se si gjyqtari Islamaj edhe bashkëjetuesja e tij kanë bërë deklarime ndër vite. “Një depozitë me shumën 12 mijë dollarë është hapur në 2006. Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere, ato janë në pronësi të pritshme. Pronat e

bashkëjetueses janë përfituar nga pasuria e babait të saj. Vlerësimi profesional u bë në bazë të 5 dosjeve dhe 6 denoncimeve nga qytetarët. KPK ka konstatuar cilësi të pranueshme në punë”, ka thënë relatorja Genta Bungo. Bashkë me prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, edhe ai

i konfirmuar në detyrë në të njëjtën ditë, Edmond Islamaj është i shtati që kalon provimin e Vetting-ut. 5 të tjerë deri më tani janë shkarkuar për shkak të mosjustifikimit të pasurive. Pasi u largua nga Pallati i Kongreseve, gjyqtari i lartë telefonatën e parë e bëri me familjen. Njëlloj e përdori apara-

tin e telefonit edhe prokurori Dritan Prençi, për të ndarë një ditë të lumtur me të afërmit. Pas provimit ndoshta më të vështirë të jetës së tij, prokurori i dosjeve të mëdha Dritan Prençi u largua në këmbë. Nga procesi i deritanishëm i Vetting-ut, veç Islamaj dhe Prençit, asnjë prokuror dhe gjyqtar tjetër nuk e ka kaluar testin e pasurisë. Nga ana tjetër, shumica e femrave prokurore dhe gjyqtare e kanë kaluar testin e pasurisë. Procesi i Vetting-ut pasi një pauzë prej dy javësh, por procesi ka ristartuar tashmë në mënyrë intensive. Nga avancimi me procesin e Vetting-ut, varet ngritja e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, ngritja e KLGJ dhe KLP i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, konkretisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Tek këto organe janë përqendruar të gjitha pritshmëritë dhe shpresa për shembjen e murit të pandeshkueshmërisë në Shqipëri.

VLORË

TAKIMI

Masat në Vlorë, 200 roje plazhi në bregdet

Terrorizmi, Veliu në Slloveni. Kujdes me fluksin e migrantëve D

Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi. Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personave që kërkojnë ndihmë në det. Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”. Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë.

rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqërur nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, morën pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm. Në Brdo të Sllovenisë, u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt është pjesë e nismës, inisiativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen.

Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit.

Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve.


AKTUALITET

15

E premte, 8 Qershor 2018

Në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçart, 26-vjeçari ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni

P

rindërit nuk ja dolën që me përpjekjet e tyre djalin 26-vjeçar, ta kuronin nga depresioni, pasi u vranë mizorisht në derën e shtëpisë. 26-vjeçari Qemal Sela vetëm një natë qëndroi në shtëpi pas kthimit nga Anglia, dhe paraditen e së enjtes zbrazi kallashnikovin drejt dy prindërve në zonën e “Llixhave” në Peshkopi. Më pas, 26-vjeçari me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes. Policët i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Vrasja që ka tronditur Peshkopinë dhe opinionin publik, dhe u ndërmor pas një sherri që djali kishte me familjen, por dyshimet janë se Sela vuante nga depresioni. Familja e tij ka në pronësi hotelin “Sela”, që ndodhet në zonën e “Llixhave”, pranë Peshkopisë. Pushuesit aty dhe banorët e zonës, pak pas orës 12:00 të së enjtes dëgjuan breshërinë e armës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të gjitha shenjat që vërtetojnë se Qemal Sela vrau në vend babanë e tij, Flamur Sela, 55-vjeç dhe nënën e tij, Zeqimete Sela, 50-vjeç. Policia nuk jep detaje për shkaqet e kësaj vrasjeje, por ata që e njohin familjen dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe

“Punoj si vrasës me pagesë”, 29-vjeçari vret prindërit pak orë pas kthimit nga Anglia DHOMA “Dhomën ku ndodhi krimi e shfrytëzonin edhe për banesë. Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe në lagjen “Llixha”, të qytetit të Peshkopisë. Në pragun e derës dallohen ende shenjat e gjakut”.

DEPRESION “Flamur Sela, 55-vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50-vjeçe, janë kujdesur për djalin e tyre që vuante nga depresioni, pasi e deportuan nga Anglia ku qëndroi për pesë vite. Por ata nuk ia dolën në përpjekjet e tyre, pasi i biri mori armën dhe qëlloi mbi ta”. motra e viktimës. Kjo e fundit ka parë të gjithë ngjarjen dhe është dëshmitarja kryesore. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku psikologjik dhe pritet që të merret më vonë në pyetje. Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut, shihet se ai kishte shënuar në njërën prej fotove se punonte si “vrasës me pagesë”, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë

me ngjarjen. Pas krimit, në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçarët, 26-vjeçari ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin, duke

SHKODËR

thënë se i riu qëlloi fillimisht të atin dhe te dera e hotelit, dhe më pas të ëmës. Ata pohuan se kanë parrë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale. Dhomën ku ndodhi krimi e shfrytëzonin edhe për banesë. Qemali ishte kthyer mbrëmjen e së mërkurës nga Anglia dhe prej 5 vitesh punonte në këtë shtet. Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe

në lagjen “Llixha”, të qytetit të Peshkopisë. Në pragun e derës dallohen ende shenjat e gjakut. Flamur Sela, 55-vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50-vjeçe, janë kujdesur për djalin e tyre që vuante nga depresioni, pasi e deportuan nga Anglia ku qëndroi për pesë vite. Por ata nuk ia dolën në përpjekjet e tyre, pasi i biri mori armën dhe qëlloi mbi ta.

VLORË

Vrasja e 29-vjeçarit, policia ndalon autorin e parë

Granatë në oborrin e shtëpisë së ish-policit N

Një ish-punonjës i policisë së Shkodrës është tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, pas një granate që i kanë hedhur në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 pas mesnate, në banesën e shtetasit 63-vjeçar Shyqyri Çela, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës. Policia shkoi në vendngjarje për të bërë verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Sipas bluve, nga ngjarja nuk ka pasur njerëz të lënduar, vetëm dëme rastësore. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv. Shkaqet ende nuk dihen, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

jë ditë pasi Policia e Vlorës zbardhi ekzekutimin e 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, dje uniformat blu të qytetit bregdetar, kanë mundur të ndalojë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, orët e vona të së hënës së 4 qershorit. Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të dy bashkëpunëtorëve dhe dy autorëve të dyshuar, policia ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Vlorës për ndalimin e 28-vjeçarit me banim në Vlorë, A.C. Ky akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet

Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Tashmë policia i ka fokusuar përpjekjet

për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet për autorin e parë të dyshuar i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.


AKTUALITET

16

E premte, 8 Qershor 2018

Me pranga në duar, i veshur me kostum të zi. I shoqëruar nga forcat e rendit, Haxhia ishte i qeshur, teksa shkëmbente edhe batuta me policët “Dua të përballem dhe ballafaqohem me denoncuesin tim Sali Berisha”. Janë fjalët e forta të Izet Haxhisë, të artikuluara qetësisht në seancën e parë gjyqësore tek Gjykata e Tiranës. Me pranga në duar, i veshur me kostum të zi dhe i qeshur. I shoqëruar nga forcat e rendit, Izeti ishte i qeshur, teksa shkëmbente edhe batuta me policët. I dënuar me 25-vite dhe pas ekstradimimit nga Turqia, Haxhia dhe avokati i tij mbrojtës kërkojnë rigjykim dhe rihapjen e dosjes “Azem Hajdari”. “Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese, duke folur për një plan të gjerë ekzekutimesh të cilat sipas tij mbajnë autorësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Më tej Haxhia ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor. Nga provat shkresore, që sipas Haxhisë dhe avokatit të tij vërtetojnë pafajësinë, është një dokument i SHIK-ut të vitit 1998, që i dërgohet ish-Presidentit Rexhep Mejdani dhe ish-kryeminsitrit Pandeli Majko për vrasjen e Azem Hajdarit. Në këtë dokument, emri i Izet Haxhisë nuk përmendet në asnjë rresht si autor apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Gjithsesi, prokurori Petrit Bica kërkoi kohë që të njihej me pretendimet e Izet Haxhisë dhe provat përkatëse. Për këtë arsye, gjyqtari i çështjes, Besnik Hoxha e shtyu gjyqin për javën e ardhshme në të njëjtën ditë.

Haxhia kërkon ballafaqim me akuzuesin Berisha, avokati provë dokumentin e SHIK-ut

Dokumenti Avokati i Izet Haxhisë, paraqiti si provë për të kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si “dosja e shekullit”, një document të SHIK-ut. Bashkim Nikolla tha se klienti i tij është i pafajshëm, por u largua drejt Turqisë për shkak se i rrezikohej jeta. Për të vërtetuar që emri i tij nuk përmendet si bashkëpunëtor në

vrasje, avokati ka nxjerrë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëro (SHIK) asokohe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe Presidentit Rexhep Mejdani. Avokati i Haxhisë iu referua edhe së ashtuquajturës “Marrëveshja e Rognerit”, në bazë të së cilës klienti i tij pretendon se ka pasur një skenar të qartë për ta eleminuar fizikisht, e për të

cilën akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën. Prokurori i çështjes deklaroi se avokati nuk paraqiti asnjë provë për të kërkuar rihapjen e dosjes dhe se kërkesa e tij ishte e pabazuar. Gjykata Për dënimin në mungesë me 25 vite burg, Haxhia i është drejtuar gjykatës së Strasburgut e cila e ka shqyrtuar ankimimin e tij në

Nëntor të vitit 2013. Përfaqësuesit ligjor të tij kanë ngritur pretendimin se gjatë proceseve gjyqësore në Shqipëri është shkelur e drejta për gjykim të drejtë sanksionuar në artikullin 6 për proceset gjyqësore kriminale. Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj pika 1 thotë: “Deklaron të pranueshme ankesën e ankuesit sipas nenit 6 të Konventës në lidhje me dënimin e tij në mungesë dhe pjesa tjetër e kërkesës është e papranueshme”. Megjithatë në pikën dy të vendimit mbërrin në përfundimin se: “Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës. Neni 6 i Konventës sanksionon të gjitha aspektet që duhet të përmbajë një proces gjyqësor i drejtë. Gjykata e Strasburgut po ashtu i ka akorduar Izet Haxhisë një dëmshpërblim prej 1.400 euro për kostot gjyqësore, që duhet të paguheshin nga shteti shqiptarë. Vlen për tu parë nëse gjykatat shqiptare në ditët në vijim, do të marrë në konsideratë përfundimin e Gjykatës së Strasburgut e cila konstaton se ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës pra gjatë gjykimit në mungesë të Izet Haxhisë”.

HETIMET

POLICIA

Mbetje bimësh narkotike në laboratorin e Çilotajve

Operacioni “Kurbini”, zbardhen ngjarjet kriminale

Provat e prokurorisë kanë rrëzuar pretendimin e punëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, të cilët gjatë operacionit të policisë, deklaruan se brenda magazinës, veç bazës ushqimore për bagëtitë, gjendjej edhe një pulari. Ekspertët e kriminalistikës të institutit të policisë shkencore kanë arritur në përfundimin se një sasi mbetjesh organike të gjetura në laboratorin e Çilotajve i përkasin bimës cannabis. Lënda narkotike e gjetur në dyshemenë e laboratorit ishte e tharë, ç’ka ka ngritur dyshimet se në këtë laborator mund të jetë kryer më parë tharja e bimëve narkotike. Nga krahasimi i pajisjeve të gjetura në laboratorin e Çilotajve me ato të pularive, është konkluduar se nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën ndaj dhe eksertet kanë konkluduar se pajisjet e gjetura në laboratorin e drogës nuk mund të shërbejnë për mbareshtimin e shpendëve. Sipas hetimeve pajisjet ndriçuese rezulton të jenë të ngjashme ose të njëjta me ato që përdoren për kultivimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

P

olicia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e quajtur “Kurbini” ku ka identifikuar autorin prositës të një vepre penale të ndodhur në korrik të vitit 2017. Shtetasit N.N i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri, dhe i është vendosur eksploziv në makinë. Fran Gjokën, 57-vjeç, është i dyshuar si organizator dhe porositës i kësaj vepre penale. Për këtë të, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur

shtetasi Fran Gjoka dhe një shtetas tjetër. Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe dy shtetase A.I. 23-vjeçe, dhe I.K. 20-vjeçe, të dyja banuese në

Vlorë. Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.


PROFIL

17

Martin Nika, njeriu dhe ushtaraku model Nga Safet Ramolli

R

reth orës 11.00 të datës 25 maj 2018, përmes titrave të Televizionit NEWS-24 mësova se Martin Nika kishte ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik me pasojë vdekje në orën 24.30 të datës 24 maj 2014, në afërsi të Ish-Ministrisë së Integrimit, pasi kishte përfunduar kontrollin e shërbimit nga efektivi i Gardës së Republikës. Për rastin konkret u befasova dhe mu duk e papranueshme, sepse Martini, për shkak të formimit të tij (njeri pa vesin e pijes, dhe tërësisht i ekuilibruar në qëndrimet dhe veprimet e tij) të bënte gabimin fatal që të lëvizte jashtë kontrollit në rrugë. Por, fataliteti është fatalitet dhe e pranova, natyrisht me dhembje dhe i paqetësuar së brendëshmi. Mandej, në lajmet e mbrëmjes mësova se ishte organizuar një ceremoni, (më se e meritueshme për Martinin që unë kam njohur) për kryerjen e homazheve dhe përcjelljen pranë familjes, për të vijuar mandej nderimet e fundit për ta përcjellë në banesën e përjetëshme, ku shkojnë gjithë të vdekshmit. Si e kam njohur Martin Nikën? Në fundviti 1992 jam bërë pjesë e efektivit të Gardës së Republikës, për të vijuar deri në prill 2014, kur, “për plotësim të moshës”, krejt papritur mësova se kisha kaluar në një status të ri social: “pensionim të plotë pleqërie”për shkak të qenësishëm të plotësimit të moshës (dy ditë më parë, ishte e shtunë, kisha plotësuar disa dokumente që kërkoheshin për të vijuar karrierën). Martini ishte “NJERI I MIRË” – me ç’ka e ka të nevojëshme një cilësim apo epitetim i tillë. Si në përrallë apo mitologji (sipas konceptit spartan të lashtësisë greke), kishte një përputhje harmonike të mrekullueshme midis cilësive fizike dhe atyre shpirtërore: shtatlartë, konstrukt fizik harmonik, sjellje e veprime klasike krejt të rregullta, fisnik dhe human përtej kufijve e kërkesave strikte të romantizmit apo klasicizmit klasik. Edhe pse, për shkak të dhuntive natyrore, kishte një fizik të nivelit të lartë, ai ndihej dhe paraqitej krejt natyrshëm, si i barabartë midis të barabartëve,

nuk kishte asnjë “preferencë”, (në se mund të quhet apo klasifikohet e tillë), midis grupimit social që i përkiste ai dhe bashkëshokëve të tij në realitetin konkret të zhvillimit të përgjithshëm shqiptar të kohës. Ishte “harmonik”, (në kuptimin klasik të kësaj fjale), midis cilësive vetjake të karakterit dhe kërkesave të funksionit shtetëror të përcaktuar në udhëzimet apo instruksionet përkatëse. Martini ishte “NJERI” me të gjitha cilësitë më të mira të këtij nocioni: ishte kristian i ndershëm në të gjithë përbërësit e këtij frazeologjizmi; ishte pjesë reale në kushte reale e komunitetit ku jetonte e vepronte; ishte fisnik, (kalorës i klasicizmit radikal, do ta quaja unë, në paraqitje, sjellje e veprime), një krijesë hyjnore, e shenjtë e përkryer, çka unë do ta kisha model shëmbëllimi dhe rrugëudhëtimi në të pastajmen). Martin Nika: sportist elitar, human e fisnik. Martin Nika, ishte sportis elitar, në kuptimin më të plotë të këtij frazeologjizmi. Në cilësitë fizike dhe ato psikologjike apo psikomotore, Martin Nika ishte ndoshta sportisti më i kompletuar në të gjithë treguesit përbërës. (Këto vlerësime i kam formuluar disa herë në shkrimet e mia të viteve 1992-2004). Kishte trashëguar dhe kalitur një trup harmonik: shtatlartë, muskuloz, me tipare harmonike, i shëndetshëm dhe mjaft i fortë, i hijshëm dhe me lëvizje të rregullta dhe tërheqëse. Por Martini, më tepër se sa i pasur me këto cilësi trupore apo fizike, kishte edhe një pasuri që rrallëkund mund ta gjesh te tjetërkush. Ishte modeli “i luftëtarit” korrekt në ring, serioz përtej kësaj cilësie të karakterit, fisnik e human, dashamirës ndaj kolektivit, i thjeshtë dhe etik në veprime e qëndrime. Edhe kur Ai ndihej i sigurtë në fitore (nga sa e njihte kundërshtarin) në ring paraqitej dhe “luftonte” me thjeshtësi, pa asnjë shenjë mendjemadhësie, si i barabartë midis të barabartëve, vlerësues i kundërshtarit etj. etj. Në radhët e ekipit të boksit “Shqiponja” mobilizoheshin, (apo rekrutoheshin – i thonë tashmë) për të kryer shërbimin e detyrueshëm usht-

arak aktiv, boksierë të rinj në moshë nga gjithë rrethet, por njëherësh përzgjidheshin e përgatiteshin si boksierë, elementë me të dhëna fizike të mira dhe “me vullnet e zemër të fortë” për të garuar në këtë sport burrëror. Martin Nika ishte “kundërshtar” i tyre njëherësh edhe një trainer i natyrshëm për ata. Ai harxhonte mjaft kohë nga koha e tij e lirë për t’i përgatitur ata në aspektin fizik, teknik, taktik, dhe çfarë e ka të nevojshme ky sport burrëror. Por Ai sakrifikonte dukshëm edhe nga shëndeti i tij për t’i aftësuar këta sportistë të ardhshëm: u krijonte hapësirë që ata ta grushtonin “pa kursim” sikur të kishin një kundërshtar të mirëfilltë dhe jo një bashkëluftëtar dhe trajnerin e tyre. Martini ngazëllehej dhe i falënderonte kur ata përparonin hap pas hapi, edhe pse goditjet i provonte në trupin e tij. Ishte fisnik Martini, ishte human, ishte luftëtar serioz, ndihej krenar për ekipin ku shërbente dhe për arritjet e secilit prej tyre. Martini ishte i fuqishëm fizikisht, ngërthente dhe shpaloste teknikë mjaft të lartë në boksim, kishte vullnet të fortë dhe “luftonte” me zemër më shumë se sa me grushtim. Ai nuk kursente asgjë dhe asnjëherë nga ajo çka Ai e kishte “pasuri” për t’ua transmetuar apo dhuruar të tjerëve. Unë si sportdashës ngazëllehesha kur e shihja Martinin në ring: isha i sigurtë në fitoren e tij, kënaqesha me çka Ai shpaloste në teknikë e forcë, në etikë e moral, sepse Martini, kundërshtarin e konsideronte bashkëluftëtar të barabartë, nuk sillej apo vepronte, qoftë edhe në një raqst të vetëm, me mendjemadhësi dhe nënvleftësim ndaj tij, i krijonte hapësirë që kundërshtari të shfaqte aftësitë e tij, e ndante miqësisht gëzimin e fitores duke e konsideruar atë edhe si pjesë a meritë e kundërshtarit; ndërsa shikuesit përveç kënaqësisë që i dhuronte me korrektesën dhe teknikën e tij në boksim, u dhuronte buzëqeshje dhe mirënjohje. Për vite të tëra garoi me kënaqësi dhe vullnet të plotë; i fali spektatorit mjaft fitore bindëse dhe të bukura, pesë herë kampion i padikutueshëm në peshën e tij; për kënaqësinë e sportdashësve

E premte, 8 QERSHOR 2018

dhe krenarinë e ekipit e të vendit, pranonte të boksonte edhe me pesha më të rënda; asnjëherë s’e pashë të dëshpëruar, të mundur apo të mposhtur, të lodhur e vullnetplagosur. Fitorja e gëzonte por nuk e hidhte në skutat e neveritshme të mendjemadhësisë, fitorja e shokëve e ringjallte dhe entusiazmonte, kishte shpirt të gjerë kolektiviteti, me kundërshtarët që mposhtte përqafohej, i uronte, shkëmbente kafe, u ofronte ndihmë në stërvitje, i konsideronte pjesë të suksesit të Tij etj.; pra shpirti i kolektivitetit dhe dëshira që boksi të ecte vijëpërpjetë, i lexohej në çdo qelizë të trupit. Midis grupimit ku ai punonte dhe kryente detyra shtetërore e shoqërore. Dëshiroja, dhe kam dëshiruar, që për mjaft cilësi të qëndrimit ndaj punës, sidomos ndaj bashkëpunëtorëve, të drejtuesit Martin Nika, të jem pjesë e metodës së tij të punës. Martin Nika ishte shëmbëlltyrë e ushtarakut model. Martini përjetoi kërkesat e punës në të gjithë hierarkinë e forcave të armatosura. Si ushtar i shërbimit të detyrueshëm ishte më tepër se sa i tillë. Korrekt në përmbushjen e detyrave të shërbimit në këtë strukturë speciale, e cila ka detyrë të vetme: ruajtjen dhe sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë. Ai e kishte krejt të qartë detyrën, prandaj përveç stimujve të ndryshëm nxitës e pozitivë, nuk provoi asnjë tjetër. Si nënoficer i shërbimit aktiv, ishte ndoshta më i kompletuari, më i përgjegjëshmi dhe më vullnetploti, për t’i dalë zot çdo detyre. Ndër të rrallët ishte i gatshëm të angazhohej në shërbimet më të vështira dhe më me përgjegjësi. Në vitin e prapësht 1997, midis të tjerave kam fiksuar një moment: ishte tejmesnata, në trotuar përballë selisë së Presidencës ishte vrarë një njeri. Duhej shoqëruar nga Presidenca në vendbanim

ish-ministri i jashtëm atëmot, i porsakthyer nga një shtet mik. Kishte një farë stepjeje, por Martini e theu heshtjen duke dalë vullnetar për realizimin e këtij shërbimi të vështirë. Në çdo detyrë shërbimi, gjithkush ndihej i ndihmuar, i sigurtë, i mbështetur, i motivuar, nëse do të ishte në një ekip (a skuadër), shërbimi me Martinin. Ishte trim, jo i çartur por i matur, në veprime udhëhiqej nga arsyeja dhe logjika dhe jo nga momenti i çastit, gjakftohët dhe entuziast në çdo kohë. Këtë mënyrë veprimi pati edhe në detyrën si oficer deri në ditën kur jeta ju ndërpre aq papritur dhe në mesin e saj. Ishte vetëm 50 vjeç. Kishte më shumë se kaqë për të jetuar. Kishte ëndërra të pafundme si çdo prind!... Ishte romantik nga natyra, por edhe realist!... Duhej të rriste me gjithçka të domosdoshme fëmijët e tij!... Duhej të përfundonte me sukses dhe dinjitet të padiskutueshëm karrierën ushtarake, që e pati përzgjedhur me vullnet. “I pamposhturi” në gjithë atë rrugë të gjatë garimi në sportin burrëror të sportit të boksit dhe në kryerjen e shërbimit ku kërkohet: profesionalizëm, trimëri, guxim, dinjitet, besnikëri, humanizëm, “u mposht” fizikisht, (s’mund ta pranoj këtë frazeologjizëm), por kurrësesi moralisht, nga një goditje e beftë e një automjeti. Keqardhje e thellë dhe e ndjerë për një NJERI-NJERI, për një shpirt të gjerë e krenar, për një njeri fisnik e human, që t’i ndërpritet jeta kaq papritur! Jam besëplot se Zoti do ta pranojë me zemër të hapur, dhe se dheu do ta tretë me dhimbje e lotë të pashterrur! Zoti, apo dikush tjetër, do të gjejë mundësinë të ngushëllojë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, familjarët dhe miqtë e tij! Qofsh i përjetshëm dhe i paharruar midis nesh, i shtrenti Martin! Të qoftë dheu i lehtë! Shpirti Yt u prehët në paqe e qetësi, se ashtu ishe TI: paqësor tej kufijve, i qetë si rrallëkush!


SHOWBIZ

18

E premte, 8 QERSHOR 2018

"Girls" thyen kufijtë, videoklipi i ri i Rita Orës jo i zakontë "Dua vetëm të puth vajza", shkruhet në rreshtat e tekstit të këngës më të fundit të Rita Orës, publikuar dje në një bashkëpunim me shqiptaren tjetër Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, një projekt që ka ngritur edhe një stuhi komentesh, sidomos për vetë Ritën. Në klip nuk mungojnë as skenat e nxehta e provokuese mes 4 këngëtareve të famshme. Tabloidët britanikë shkruajnë se kënga i dedikohet modeles dhe aktores Cara Delevingne, pasi më shumë sesa një herë, vetë Rita Ora ka lënë të nënkuptohet se janë më shumë se mike me njëra-tjetrën. Cara dhe Rita, disa vite më parë ishin të pandashme, madje sipas "The Sun", këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale "gruan" e saj. Edhe gjatë

Pas lobimit të Kim Kardashian, lirohet gjyshja e dënuar me burgim të përjetshëm Një gjyshe 63-vjeçare e dënuar me burgim të përjetshëm për drogë është liruar nga burgu, pasi u fal nga Presidenti Donald Trump. Alice Johnson vrapoi në lot drejt familjes së saj, pasi doli nga burgu në Pickens County, Alabama. Rasti i saj u përhap kur Kim Kardashian West, e cila ka lobuar për lirimin e saj, u takua me z. Trump javën e kaluar. Shtëpia e Bardhë tha se Johnson ishte një e burgosur 'model' dhe kishte punuar shumë për të rehabilituar veten. Ajo u burgos në vitin 1996 së bashku me 15 persona të tjerë për pjesëmarrjen në një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe u dënua me akuza për drogë dhe pastrim parash në Tennessee. Më në fund Johnson po shkon në shtëpi. Ylli i televizioneve Karadashian, pasi u njoh me rastin në rrjetet sociale ka lobuar për lirimin e 63-vjeçares, duke përfshirë edhe avokatin e saj në çështje. Javën e kalaur ajo u takua me Trump, ku i kërkoi që Johnson të lirohej nga burgu.

regjistrimit të këngës, Rita është shprehur se muza e saj për "Girls" ishte pikërisht Cara. Në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka tatuazhuar në

gishtin e saj tregues në vitin 2013. Edhe pse marrëdhënien mes tyre, Rita dhe Cara asnjëherë nuk e publikuan, këtë herë muzika duket se flet vetë.

Beyonce dhe Jay-Z martohen përsëri Dy yjet e muzikës Beyonce dhe Jay-Z janë të martuar për të dytën herë. Gjatë shfaqjes hapëse të turneut të tyre muzikor "On The Run II" mbrëmjen e së mërkurës, çifti ka zbuluar se kohët e fundit janë martuar përsëri. Në videon e transmetuar gjatë koncertit në Stadiumin e Principatave në Cardiff, Beyonce dhe Jay Z shihen të veshur me të bardha dhe duke shkëmbyer unazat, ndërsa fëmijët e tyre janë aty. Dhe sigurisht ky nuk është një detaj nga ceremonia e tyre martesore e vitit 2008. Në ceremoninë e dytë të martesore ishin të pranishëm binjakët njëvjeçarë Rumi dhe Sir, si dhe motra e tyre, 6vjeçare Blue Ivy. Beyonce dhe Jay Z kohët e fundit festuan 10 vjetorin e martesës.

Zjarri i madh përfshin hotelin luksoz, shpëton këngëtari i famshëm Robbie Williams i ka shpëtuar zjarrit të madh që përfshiu hotelin me 5 yje Mandarin Oriental në Knightsbridge, më pak se një javë pas rinovimit miliona dollarë. Këngëtari po qëndronte në hotel kur flakët filluan të përhapeshin. Më shumë se 100 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes. Në hotel u evakuan 36 klientë dhe 250 anëtarë të stafit nga hoteli. Zjarri arriti disa kate të hotelit por nuk dihet ende shkaku. Kohët e fundit hoteli iu nënshtrua rikonstruksionit më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e tij 115-vjeçare. Ndërsa dhomat u hapën për publikun të martën. Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.

Chloe Green sjell në jetë djalin e "kriminelit më të bukur në botë" Trashëgimtarja e "Top shop" ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me "kriminelin më të bukur në botë", Jeremy Meeks. Çifti konfirmoi lajmin në rrjetet sociale. Chloe dhe Jeremy janë bërë prindër të një djali. "Jemi të kënaqur t'ju njoftojmë ardhjen në jetë të djalit tonë të bukur, Jayden MeeksGreen", shkruajtën ata në llogaritë e tyre në Instagram. Jayden ka ardhur në jetë më 29 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot. 27-vjeçarja, e cila thuhet se është fejuar me Jeremy e mbajti shtatëzaninë të fshehtë deri në fillim të këtij muaji. Ajo u zbulua, ndërsa relakosohej në një jaht luksoz të babait të saj Sir Phillip në Monako.


SHOWBIZ

19

E premte, 8 QERSHOR 2018

Zbulohet kështjella luksoze ku po bën muajin e mjaltit çifti mbretëror Çifti i ri mbretëror Harry dhe Meghan kishin planifikuar më parë që të bënin pushimet e mjaltit në Irlandë. Sipas raporteve lokale, Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë shkuar në Kështjellën Ashford ku dhomat kushtojnë nga 600 paund dhe 4 mijë paund. Këto të dhëna kanë dalë nga turistja Rachel Forde tha: Kjo është hera e parë që shkoj në Kështjellën Ashford dhe ne nuk mund të hyjmë

brenda, pasi aty janë anëtarët e mbretërisë. Ndërtesa me 5 yje që është quajtur dikur "Hoteli më i mirë në botë" është i preferuari i emrave të njohur si Pierce Brosnan, si dhe u përdor për dasmë e lojtarit Rory McIlroy. Kështjalla ka dhe një histori mbretërore me dhomë ngrënie dhe bar që mbajnë emrin e stër-stërgjyshit të Princit Harry, George V që ishte një prej të famshmëve që shkoi atje.

Befason Nexhmije Pagarusha, publikon këngë me videoklip Mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka befasuar të gjithë, pasi pavarësisht se është në një moshë të thyer ka publikuar një këngë të re. Bilbili i Kosovës, ka sjellë këngën "Mbushni gotat" në duet me këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Violetë Kukaj-Retkoceri.

Koha për plazh, supermodelja shtatzënë relaksohet në Brazil

Era Istrefi bën dedikimin prekës për të atin: Kujtimi më i bukur i jetës Këngëtarja Era Istrefi ka përlotur fansat sot me një dedikim mjaft prekës për babanë e saj që nuk jeton më. Dje bënin plot 14 vjet nga ndarja e tij nga jeta, dhe motrat Istrefi nuk e kanë harruar këtë ditë. Pasi Nora publikoi këngën e re në atë ditë, Era Istrefi i ka dedikuar të atit të gjithë suksesin që ka arritur deri më tani. "Besimi yt te mua dhe dashnia jote më kanë mbajtur gjithë jetën. Kujtimi më i bukur i jetës sime babi. Këtë sukses ta dedikoj ty", shkruan Era. Këngëtarja ka arritur një sukses të madh kohët e fundit pasi u përzgjodh për të kënduar himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Ndërkohë, sot do të publikohet klipi i ri "Live it up", që pritet të ketë shumë sukses.

Ajo është shumë shtatzënë, por kjo nuk po ndalon Candice Swanepoel relaksohet në plazh. Supermodelja nga Arika e Jugut dukej mahnitëse me bikini ndërsa shijonte rrezet e diellit në Brazil. Në pah dilte barku i saj i rrumbullakosur. 29-vjeçarja shoqërohej nga familja e saj, i fejuari Hermann Nicoli dhe djali 2-vjeçar Anacan.

Bella Hadid topless për Vogue Ajo është një supermodele dhe çdo ditë e më shumë e vërteton këtë. Ylli i pasarelave ka treguar aftësitë e saj mahnitëse, ndërsa pozoi për Vogue në Meksikë. Bella ka pozuar nudo e mbuluar me një "sombrero" gjigante në plazhin e vetmuar, Mayan Riviera.


KURESHTI

20

E premte, 8 QERSHOR 2018

E kishin rrëmbyer trafikantët, bashkohet me familjen pas 30 vitesh Një grua kineze që u rrëmbye kur ishte fëmijë, më në fund ka gjetur prindërit e saj, pas më shumë se 30 vitesh që kur humbi çdo kontakt me ta. Lin Zhenqin, 39 vjeç, përqafoi nënën dhe babanë e saj pas kaq shumë vitesh. Zonja Lin, emri i së cilës është Yang Faqin u rrëmbye në moshën 9-vjeçare përpara se të largohej rreth 1448 km larg shtëpisë së saj, sipas mediave kineze. Ajo është ndër 0.1 për qind e njerëzve në Kinë që u ndanë nga prindërit e tyre që fëmijë dhe arriti t'i gjejë më vonë. Sipas njoftimeve të medias, rreth 200,000 djem dhe vajza raportohet se mungojnë çdo vit në Kinë dhe mes tyre, vetëm 200 janë në gjendje të gjejnë prindërit e tyre biologjikë në një moment të jetës së tyre. Edhe pse znj. Lin ka kujtime të paqarta rreth fëmijërisë së saj në Liupanshui, ajo gjithmonë e dinte se ishte adoptuar dhe kurrë nuk kishte hequr dorë nga shpresa për të takuar përsëri prindërit e saj biologjikë. Ajo tha se sa herë që takonte njerëz nga provinca Guizhou i pyeste, nëse kishin dëgjuar për ndonjë familje që kërkonte fëmijën e humbur.

I gjithë fshati u zhduk dhe u shfaq një "vend i ri"

Fati i zonjës Lin mori një kthesë rreth një muaj më pare, pasi u transferua në Foshan, Provinca Guangdong, për të punuar në një sallon bukurie. Pasi i tha një klienti për përvojën e saj, klienti e inkurajoi atë të shkonte në stacionin policor. Më 15 maj, zonja Lin shkoi për të kërkuar ndihmë nga dega Nanhai e Byrosë së Sigurisë Publike të Foshan, raportoi CCTV. Zyrtarët morën mostra të gjakut të saj para për t'i dërguar në laboratorin e ADNsë. Policia krahasoi mostrat e gjakut të zonjës Lin me ato të ruajtura në një bazë të dhënash të ADN-së kombëtare. Një javë më vonë, policia arriti të gjejë

një çift të moshuar që përputhet me rezultatet e ADN-së së zonjës Lin dhe ndodh që ata jetojë në vendlindjen e saj në Liupanshui. Një ditë më vonë, më 23 maj, zonja Lin u ftua në stacionin e policisë për të pasur një video në internet me çiftin e moshuar për të parë nëse ata ishin me të vërtetë prindërit e saj. Në një video të lëshuar nga CCTV, zonja Lin mund të dëgjohet duke i kërkuar çiftit nëse kujtojnë se ajo kishte veshur një palë çizme të kuqe kur u zhduk. Ndërsa biseda e tyre vazhdoi, më shumë detaje të ditës u shfaqën dhe dy grupet konfirmuan se ata ishin me të vërtetë një familje.

18 vjeçari kalbet i gjallë… nga nëna, gjyshja dhe motra Një djalë 18 vjeç, i kequshqyer vdiq në kushte të rënda në dhomën e tij, "pasi u la të vdiste në atë gjendje nga nëna, gjyshja dhe motra", u tha në një gjykatë britanike. Jordan Burling peshonte pak më shumë se 35 kg, kur ndihmësit e gjetën të shtrirë në një dyshek të ndotur, i veshur me pelena të pista dhe i mbulu-

ar me plagë të shumta. Ai vdiq si pasojë e kequshqyerjes, paqëndrueshmërisë dhe plagëve të infektuara, pasi "u la të kalbej" disa javë me radhë para se të vdiste. Trupi i tij u krahasua të mërkurën në Gjykatën Leeds Crown me ata të të burgosurve që u mbajtën në kampet e shfarosjes së Luftës së Dytë

Botërore. Nëna e tij, Dawn Cranston, 45 vjeç, motra Abigail Burling, 25 vjeç dhe gjyshja Denise Cranston, 70 vjeç akuzohen për vrasje. Juria gjithashtu dëgjoi se si një kërkim policor i shtëpisë zbuloi trupin e një foshnjeje të porsalindur, vendosur në një çantë shpine. Prokurori Nicholas Lumley QC tha: "Faji qëndron tek secila prej të akuzuarave. Ajo që u pa nga sytë e ndihmësve ishte një skenë tronditëse dhe shqetësuese". Fëmija mund të ketë lindur që në vitin 1992. "Ndërsa policia hetoi edhe një çantë shpine, një lëng që mbante erë të keqe filloi të rridhte nga çanta. Aty kishte eshtra të vogla të një foshnjeje". Të tria gratë u ulën në heshtje në bangën e të akuzuarve dhe do të përballen veçanërisht me akuzën kryesore. Dawn Cranston u deklarua fajtor për fshehjen e lindjes së një fëmije, duke fshehur kriminalisht trupin.

Për shkak të shpërthimit të fundit të vullkaneve në Hawaii, një zonë është shkatërruar plotësisht , zonë e banuar pranë ishullit të Madh Havai. Gjiri midis asaj zone dhe Ishullit të Madh u shndërrua në një vend të ri. Kjo zonë tani është e mbuluar plotësisht me shkëmb vullkanik, dhe vetëm disa shtëpi kanë mbijetuar në një nga plazhet e Capocha, thanë zyrtarët dhe shkencëtarët e Institutit Gjeologjik të SHBA. Kjo zonë tani është e mbuluar plotësisht me shkëmb vullkanik, dhe vetëm disa shtëpi kanë mbijetuar në një nga plazhet e Capocha, thanë zyrtarët dhe shkencëtarët e Institutit Gjeologjik të SHBA. "Zona është zhdukur plotësisht dhe nuk ka prova për ndonjë shtëpi. Në veri të asaj zone, ka vetëm disa shtëpi në zonën përreth Kapocha Beach", tha Instituti. Shkencëtarët vazhdojnë të regjistrojnë aktivitetin vullkanik dhe thonë se nuk është e mundur të thuhet kur do të ndalet. Sipas tij, aktivitetet e vullkanit rritën gjithashtu tërmetin me magnitudë 5,6 nga Rihter, i cili gjithashtu shtoi rrjedhën e lave.

Macja e egër sulmon shoferin e kamionit dhe e braktis Një burrë po pushonte mbrëmjen e së shtunës kur u sulmua nga një mace e egës që e gjakosi dhe e la me shenja. Shoferi i kamionit, Adam Whitehouse nga Queensland tregoi se po rrinte me maçokun e tij 9 muajsh Billy kur u shfaq monstra. Në një intervistë për Sunshine Coast Daily, Whitehourse e përshkroi kafshën në madhësinë e një qeni të zi me qime të ndritshme. Sulmi ndodhi, pasi pronari po përpiqej të mbronte maçokun e tij. "Ishte macja më e madhe që kisha parë ndonjëherë. Më kapi në pjesën e pasme të muskujve në këmbë dhe nuk largohej. Unë i kapa bishtin për ta bërë që të shkëputej nga këmba ime, por filloi të më kafshonte krahët", tha ai. Nipi u përpoq që ta shpëtonte por kafsha e egër nuk ndalej. Pas sulmit ku la gjurmët e saj, macja u largua.

Hyjnë në park për të vrarë elefantët, qëllohen për vdekje 3 gjuetarë Tre gjuetarë pa leje janë qëlluar për vdekje nga ruajtësit e kafshëve të egra, pasi hynë në një park kombëtar në Kenia. Gjuetarët e armatosur, të cilët thuhet se ishin nga Uganda hynë në mënyrë të paligjshme në Parkun Kombëtar të Malit Elgon të mërkurën dhe u përpoqën të vrisnin elefantët dhe të vidhnin dhëmbët e tyre. Kur ata hynë në park filloi shkëmbimi i zjarrit midis gjuetarëve dhe policit të Kenya Wildlife Service(KWS), të cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve. Ndërsa 3 nga gjuetarët u vranë, dy të tjerë u plagosën por u arratisën, njoftoi KWS. "Zyrtarët ishin në patrullë rutinore brenda parkut kur hasën pesë gjuetarët, dy prej të cilëve ishin të armatosur", tha

KWS në një deklaratë. Gjuetia pa leje ka rënë ndjeshëm në Kenia me kulmin e saj në vitin 2012, por mbetet ende një problem pasi vetëm vitin e kaluar janë vrarë 69 elefantë dhe rinocerontë.


KOHA E LIRE

21

E premte, 8 QERSHOR 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

bori, jodi, flori, magnezi, zinku etj., gjendet në trajtë gjurme në organizmat shtazore e bimore 63. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 66. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 67. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 68. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 69. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak 71. Sëmundje e shkaktuar nga të ftohtët, shfaqet me ënjtje, skuqje dhe kruarje të lëkurës së duarve, të këmbëve e të veshit 72. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar 74. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë 76. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 77. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 79. Kirkizia ka atë monedhën e saj 80. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 81. Sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave, që shfaqet në fillim me pika të bardha 83. Llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm 85. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 86. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit

prej kateteve të tij 89. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 90. "Kolonel ..." film shqiptar, prodhim më 1998 me regji dhe skenar nga Kujtim Çashku 91. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 93. E ndjek me sy dikë a diçka 95. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 96. Si kishtin makinat e Durrësit targën 98. Kockës i thonë ashtu në dialektore 100. Gjitar dythundrak i familjes së drerëve, mashkulli i sorkadhes 102. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 103. Partia Socialiste e Moderuar 106. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 107. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 109. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i tërhequr vëmendjen që të ketë kujdes për diçka 112. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 113. Partia Demokracia e Re Europiane 114. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 115. Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia 116. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 117. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 118. Po rrethi i Matit, si e kishte targën VERTIKALISHT 1. Dëgjohet gjithandej,

përhapet me forcë, bën jehonë. Kambana bën ashtu 2. Pjesë e gjatë kohe në jetën e një populli, të një vendi, të një kombi etj 3. Pemë që rritet në pyllë 4. Italia e ka si kryeqytetin e saj. Mbi vete mban histori dhe qytetërim të hershëm 5. Gur i çmuar ngjyrëvjollcë dhe i tejdukshëm 6. Tirana, e kishte targën e makinave ... 8. Që është lënë i lirë të veprojë a të bëjë si të dojë; i papërmbajtur 9. Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese, shkurtima e saj 11. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 14. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 15. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë 16. Nënndarje e një fisi, e cila përbëhej nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh 18. Shkëlqim a dritë në ngjyrë si të arit 22. Kofshë; këmbë, edhe ashtu 24. Ashtu quhet kartmonedha e Armenisë 27. Ushqehet me gjak 28. Atë e ke të shënuar edhe ti, festohet një herë në vit me urime dhe dhurata 31. Ushqimi që hamë në mesditë; e ngrëna e mesditës 33. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 34. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 36. Luigj ... (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së

Tropojë 53. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 56. Një dhoj kërpurdhe që është shumë e kushtueshme 59. Që është jashtë kohës dhe i pavarur prej saj 62. Banor vendës nga Labëria, është ... 64. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 65. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 67. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 68. Dhuratë që i bëhet dikujt, quhet edhe ashtu 70. Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane 73. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 75. Aleanca Kuq e Zi 78. Parmakë me shufra hekuri, që shërbejnë për të rrethuar një oborr, një lulishte 82. Që shërben për të goditur a për të rrahur. 83. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 84. Copë e grisur nga një rrobë e vjetër, leckë, zhele 87. Dakord në gjuhë universale 88. Dobi, e mirë; përfitim, ose ... 92. Reparti i sëmundjeve ngjitëse në një spital quhet ... 94. Gjellë e gatuar me thela mishi të ziera me qepë të plota ose të grira në copa të mëdha, me thelpinj hudhrash, me erëza dhe me pak uthull 96. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, 97. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 99. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 101. Romano ..., ishKryeministri italian 104. Institucion që mbledh, ruan dhe ekspozon vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore 105. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 108. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 110. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 111. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 115. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën

Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat 37. Pashko ..., një prej jezuitëve gjurmëlënës në letrat shqipe, njihet për shqipërimin e "Komedisë Hyjnore" 38. Eshtë ai moral, politik, gjenetik. Prishje, ikje nga karakteristikat dalluese dhe normat 43. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 45. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 46. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 47. Jetë me të mira të shumta e të qëndrueshme, mirëqenie, bollëk 49. Bimë barishtore shumë e hidhur, me kërcell të mbuluar me push dhe me gjethe ngjyrë hiri të zbardhëlleme 50. Ashtu ishte targa e Rrethi 1

2

3

K U B L

4

K

11

5

6

B

V A N

7

R I

8

T M E

9

P

O 13

Z H A J

R

K ¸ 15

M A

N

R

16

P

L

C 17

D

U

I

R

P

20

A R

M E

O

N D ¸

S R

18

E D A G O G J

19

N

10

U K

12

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 2. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq 5. ... Papapavli, e njohim me Afroviti te "Karnavalet e Korçës", Cuca, "Cuca e maleve", Drita tek "Drita", Mara te "Toka jonë", Deizi "Arturo Ui", Bajamja "Fytyra e dytë", Ledi Milford "Intrigë dhe dashuri", Adela "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", Gjyshja "Hijet e natës", etj 7. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 10. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 11. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 12. Ky shtet ndodhet në Afrikën veriore, me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe, gjendet në mes të Algjerisë dhe Saharës Perëndimore 13. Pa të shumë nga produktet ushqimore nuk mund të konsumohen. Oponent ka sheqerin 16. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 17. Partia Aleanca Popullore 19. Kryeqyteti i Shqipërisë, u themelua më 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini 20. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 21. Fund grash prej kambriku, me dantellë përfundi, që vishet nën fustan 23. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 25. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 26. Peshk i stërmadh që rritet në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj 29. Quhej ashtu oficeri në kohën e turkut 30. Vendbanim, grumbull shtëpishë, lagje 32. Ndjenjë gëzimi e lumturie, që ka njeriu kur i plotësohet një dëshirë 35. Shumë të hollash që paguajmë kur blejmë diçka 39. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 40. Ai që është pak i prapë, i vrazhdë e jo i shkueshëm; që besohet se sjell prapësi 41. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 42. Shkëmb i lartë me anë të thepisura 44. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 48. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 51. Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror 52. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 54. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 55. Tërësia e dokumenteve të hartuara a të mbledhura për një qëllim të caktuar 57. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 58. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 60. Shkrimtari, poeti dhe gazetari i shquar gjerman Heinrich ... (13 dhjetor 1797 - 17 shkurt 1856) 61. Element kimik, si bakri,

J

B 21

M B L

U

E S

22

S

J

23

24

M I

J

G

K 25

M

E

F

26

27

M U R

L

T A J

M A R I

¸

F E

T

28

E

V E L

I

A D O N 29

N 35

L

R

I

N 31

V A

D

A

30

L

32

A 33

A D O P

T

34

T U E S

36

D A L

L D I

N

¸ 37

C

38

R E

E

L

V

39

I

40

D A K T

O R

41

S

E

42

M I

L

L

43

K O B

A L

Y

T 44

A

D

A

L ¸

45

W I

L

N E

B

S O N

C

K ¸

Y

E

O

N A

R

E

A

R

51

S E

E

M E

R B

K A N I

Z ¸

S

58

Z

59

O

M

54

H

G

M J

B A J

L

O Z

F B

I

L

L

O 68

E

71

R

I

I

O 64

K U ˙

65

E

K ¸

69

R

F

70

T

D

B A L T

O R

E

A

K

C

E

J

72

73

B A R N A T

K 61

E G U L

63

67

L

O R A R 56

60

M

62

N I

G

53

R

57

66

A N O

W

R

52

55

M ¸

P

49

B 50

R

I 47

48

R

S H ¸

46

M I

T K O

E

E

74

P A M J

N

75

T

F

76

L

O

77

A M ¸

A R B

E

E R

E S

A

E

R

86

R

K

H 82

P

87

E M ¸

M

K

88

A B

A D S 94

T O L I

V E

L S O R

R

V I

K A B L

E

L

C

L O

E

N

J

K E

L

I

A

R

L

I

A

M

M

I

B

P

S M J 97

J

S 108

G R

F 103

¸

¸

D

P 109

P A R A H I

N 104

98

E

105

V E G

S T

O R

I

K

K

L

116

M T

K I

I

T 112

¸

106

R

110

111

L

E

E

96

D

A 107

I

A M Z E

I

101 102

R

85

93

B E

E A N E

95

D 100

V

84 90

L 92

99

B

D 80

˙

83

89

T

91

K 79

81

O

R

L

78

M

P

O K

U

B 113

A R

114

A A R D H ¸

115

S

117

O

B

A R

S

D

S

H

¸


SPORT

22

E premte, 8 Qershor 2018

Statistikat e sezonit të fundit tregojnë se shumë skuadra kanë zhvilluar një sezon me 3 trajnerë

Rozalb Lika

K

ombëtarja shqiptare po kalon një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Dy miqësoret e fundit ndaj Kosovës dhe Ukrainës, ishin prova më e qartë e formës së futbollistëve kuqezi. Një pjesë e mirë e tyre do të jenë në gjendjen e tyre më të mirë edhe gjatë sfidave të Ligës së Kombeve që nis në vjetshin e ardhshme. Shumë nga futbollistët ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre, ndërkohë që disa të tjerë të rinj, ende nuk arritur që të tregojnë vlerat e tyre më të mira. Strakosha, Berisha dhe Hysaj janë tri futbollistët e vetëm që janë stabël në skuadrat e tyre, madje janë ndër elementët më cilësor, ndërkohë që të tjerët kanë shumë luhatje. MAVRAJ- Më 9 qershor do të mbushë 32 vjeç, është në një moment të keq me kombëtaren, ku nuk është se shihet me sy të mirë nga Panuçi, ndërsa ndërkohë që vështirë se do të mbetet sërish te Hamburgu në Bundesliga 2. Së fundmi përflitet për një ofertë nga klubi i Fenerbahçes, por vështirë se do të ketë hapësira edhe nëse ky operacion do të realizohet. GJIMSHITI- Pas një sezoni shumë të mirë me Beneventon, duket se do të qëndrojë me siguri në Seria A, por Atalanta nuk do ta mbajë, dhe kërkon ta shesë në një ekip tjetër. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë përshtatja nënjë ekip të ri, i cili me shumë mundësi mund të jetë nga Seria B. AJETI- Mosha 24 vjeç është një

Vera e nxehtë e legjionarëve, shumë prej tyre mbeten në “rrugë”

faktor që e ndihmon, por në sezonin e fundit, ai ka qenë në hije. 15 ndeshje si titullar te Krotone këtë sezon, me të në formacion Krotone humbi çdo ndeshje që luajti në vitin 2018 dhe pas mesit të muajit prill nuk e pa më formacionin. Ai do të rikthehet te Torino, por me siguri për të gjetur një ekip tjetër, pasi duket e vështirë për të qëndruar. ODISE ROSHI- Mesfushori ka luajtur vetëm 13 ndeshje te Ahmati dhe duket se me shumë mundësi do të largohet gjatë kësaj vere. Destinacioni më i mundshëm mund të jetë kampionati kroat, por ende nuk ka pasur

ndonjë ofertë zyrtar. BASHA- Mesfushori ka luajtur rregullisht dhe ka qenë në formë të shkëlqyer, por e ka mbyllur me Barin, pasi i mbaron kontrata dhe nuk i është ofruar rinovim. E ardhmja mbetet një mister, por me shumë mundësi do të mbetet në Seria B, teksa aty tashmë është një lider. MEMUSHAJ – Mesfushori vlonjate ka humbur në sezonin e fundit me fanellën e Beneventos, teksa hapësirat për të janë ngushtuar javë pas jave. Ai nuk ka luajtur që nga muaji mars, ndërkohë që e ardhmja duket se do të jetë në Seria B, ose në kampionatin

shqiptar, ku nuk mungon interesimi nga Flamurtari. KAÇE- Mesfushori duket shumë pa fat, pasi duket i detyruar për t’u larguar nga Panathinaikos për shkak të problemeve që ka klubi grek me pagesat e lojtarëve. Edhe e ardhmja e tij është në ajër, teksa PAOK nuk e do më në skuadër. XHAKA- Ai është një nga pikat e referimit te skuadra e Bazelit, por një dëmtim i rëndë do ta mbajë për disa muaj jashtë fushave të lojës. Kthimi i tij parashikohet gjatë vjeshtës, por vështirë të jetë në formën më të mirë për ndeshjet e Kombëtares.

ABRASHI- Të njëjtin fat të keq ka edhe mesfushori tjetër, i cili është dëmtuar që në mars dhe nuk dihet kur do të kthehet në formë optimale, duke i prishur shumë punë Shqipërisë, por edhe Frajburgut. Ai ka këputur ligamentin, dhe më shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e vjeshtës. CIKALLESHI- Osmanlispori ra nga kategoria dhe është një goditje shumë e rëndë për sulmuesin tonë. Kur luan, jep gjithnjë 100%, por i duhet besim dhe këtë sezon ka pasur luhatje në aktivizim, për dëmtime e probleme të tjera. E kërkojnë në Superligën turke, por duket se me Panuçin është ftohur prej kohësh, pa ardhur mirë Panuçi. BEKIM BALAJ- Sulmuesi shkodran po kalon një moment delikat, pasi është aktivizuar vetëm 13 ndeshje sezonin e fundit. Dëmtimi i ka prishur shumë punë, ndërkohë që e ardhmja mbetet ende një enigmë. SADIKU- Është një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares në vitet e fundit, por sezoni i tij i fundit ka qenë një makth i vërtet. Kalimi te Levante nuk ka qenë një zgjedhje e zgjuar, pasi për të nuk ka pasur pothuajse fare hapësira. Vetëm 6 ndeshje, ku më e shumta në fushë ka qenë për 65 minuta, nuk janë aspak statistika që premtojnë shumë për ta pasur në formë në sfidat zyrtare në vjeshtë.

BOKS

FIFA

Shqipëria zbret dy vende në renditjen e re, Kosova rritje rekord

Marku: Serbi do të flejë gjumë që në raundin e parë! F

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s. Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë. Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141të, me 197 pikë të grumbulluara. Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.

lorian Marku do të përballet sot pasdite në “Asllan Rusi” me serbin Sladian Dragisiç në një ndeshje MMA-je të cilën ai vetë ka premtuar se do ta mbyllë shpejt duke e hedhur KO kundërshtarin. Dy boksierët dje bënë edhe prezantimin zyrtar në ambientet e një hoteli në kryeqytet. Që kur ka kaluar nga KickBox-i në Mix Martial Arts, Marku ka fituar të pesta përballjet dhe shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë përballë serbit në Tiranë. “Mezi po e pres këtë ndeshje përpara publikut tim. Jam shumë i motivuar. Kjo është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë. Kjo është e sigurt. Kam pesë ndeshje, të gjitha me fitore dhe të gjitha të mbyllura me KO në raundin

e parë ose të dytë, Për Sladianin kam respekt, e falënderoj që ka ardhur në mes të Tiranës. Ne jemi mikpritës dhe do ta presim me gjithë të mirat, por deri në momentin që do të hyj në

kafaz. Aty… nëse ndeshja do të zhvillohet në grusht, ju premtoj se Sladian do të flejë gjumë që në raundin e parë”, tha Marku në konferencën për shtyp pas peshimit zyrtar.


SPORT PORTUGEZI

23

E premte, 8 Qershor 2018

Largimi i Ronaldos i pashmangshëm nga Reali, dështon takimi i rinovimit “Kristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid”. Kështu e ka hapur gazetën e sotme portugezja “Record” në faqen e parë, që ka theksuar se vendimi i yllit portugez është i pashmangshëm prej “premtimeve të pa mbajtura nga Florentino Perez”, në lidhje me përmirësimin e kontratës së tij me merengues. Gazeta “Marca” shkruan se të

martën ka pasur një takim me Zhorzh Mendes, përfaqësuesin e Ronaldos, në të cilin ai është informuar se klubi nuk është i gatshëm për të arritur atë që kërkon CR7 në negociatat për rinovimin e kontratës. Ylli portugez kërkon 50 milionë euro në sezon, një shifër që nuk mund të përballohet dot nga “Los Blancos”. Ronaldo e ka nderuar gjithmonë

punën e “Zizu” me Real Madridin si trajner: nëntë tituj në dy vite e gjysmë. Sipas të dhënave të “Record”, “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacionet e mundshme” të Kristiano Ronaldos, nëse largimi i tij nga Real Madridi më në fund konfirmohet. “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacianet e mundshme të cr7 sipas gazetës “Record”.

Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë për gazetën “Mundo Deportivo”: Me Romën ishim në gjumë!

Rrëfimi i Mesit: Dua Nejmarin sërish te Barça, nuk jemi favorit në Botëror “Mundo Deportivo” ka arritur të bindë Leo Mesin që të japë një intervistë të rrallë nga grumbullimi në Kupën e Botës, ku futbollisti argjentinas po përgatitet për Kupën e Botës. “Pleshti” fillimisht ka komentuar disfatën e rëndë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve. “Nuk ka asnjë shpjegim. Jemi ndier të sigurt më shumë se duhet, kemi fjetur gjumë, e kemi filluar ndeshjen duke pësuar gol pas një pasimi të gjatë dhe nuk kemi arritur të reagojmë. Mbetet zemërimi për mënyrën si jemi eliminuar, por ndeshja e Romës kundër Liverpulit ka treguar se nuk ka qenë një rastësi”, ka thënë Leo. Më tej Mesi u ndal te fjalët e Ronaldos pas finales së Championsit dhe largimi i Ronaldos. “Nuk e di pse Ronaldo i ka thënë ato gjëra mbi të ardhmen e tij në atë moment, ndoshta ka patur arsyet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Zidane: nuk e di se çfarë ka ndodhur, askush nuk e priste lamtumirën e tij, por nuk mund t’i thuhet asgjë, është larguar në mënyrën më të mirë të mundshëm, si fitues”. Nejmar dhe Grizman janë dy nga futbol-

“Këpuca e Artë” e Kupës së Botës, ja kandidatët për të fituar çmimin

“Këpuca e Artë” do të jetë padyshim një nga trofetë më të lakmuar në Kupën e Botës. Lionel Mesi, Nejmar dhe Grizman janë tri nga kandidatët kryesor për të fituar këtë çmim individual, por në listë ka edhe emra të tjerë. Nuk duhet harruar Kristiano Ronaldo, ndërkohë që alternativa të mira janë dhe Vërner, Kerri Kejn dhe Romelu Lukaku. Në Moskë organizatorët e Botërorit prezantuan trofeun e Këpucës së Artë për Kupën e Botës së Vitit 2018. Katër vite më parë këtë çmim individual e fitoi James Rodriguez, ndërsa në vitin 2010, Tomas Myler. Pretendentët kryesorë për Këpucën e Artë 1 – Lionel Mesi 2 – Antoin Griezman 3 – Nejmar 4 – Kristiano Ronaldo 5 – Timo Verner 5 – Herri Kejn 6 – Romelu Lukaku 7 – Gabriel Jesus 8 – Thomas Myler 9 – Luis Suarez 10 – Serxhio Aguero 11 – Edinson Kavani 12 – Robert Levandovski 13 – Kilian Mbape 14 – Diego Kosta

SELEÇAO

Blerja e re e Junajtid, Fred dëmtohet dhe shpërthen në lot listët që kërkohen nga Barcelona gjatë kësaj vere, teksa një gjë të tillë e pranon edhe argjentinasi: “Sikur Nejmar të kthehej, do të ishte shumë bukur. Por më duket shumë e vështirë. Nëse do të shkojë në Madrid nuk do të më vinte aspak keq. Griezman është një lojtar i madh dhe do të më pëlqente ta ki-

sha në ekip. Problemin e bollëkut në sulm duhet ta zgjidhë trajneri”. Në fund Mesi ka bërë një analizë në prag të startit të Kupës së Botës, teksa këtë herë ai shpreson që gjërat të shkojnë ndryshe për të dhe shokët e tij. “Argjentina mund të fitojë ndaj kujtdo. Në vitet e fundit kemi luajtur tri finale dhe kemi patur

fatin e keq të mos fitojmë asnjë. Kam menduar shumë për atë kundër Brazilit… është e vështirë të shkosh aq afër objektivit dhe të mos e arrish. Tifozëve u them se do të japim maksimumin, edhe pse nuk jemi favoritë”, ka thënë Mesi në intervistën për gazetën katalanase.

Humels thumbon Sane: Nuk krahasohet me Myler dhe Ozil MBROJTËSI

RUSI 2018

Mats Humels ka kritikuar qëndrimet e lojtarëve të rinj gjermanë dhe ka thënë se Leroi Sne nuk është aspak i rëndësishëm sa Myler apo Ozil. Pavarësisht se talenti ka shënuar 15 gola me Sitin, duke shkëlqyer në Premier League, ai mbeti jashtë listës së 23-lojtarëve për Kupën e Botës. Një vendim që

e përkrah edhe Humels. “Leroi Sane nuk ka të njëjtën qëndrim si Tmas Myler apo Mesut Ozil. Ndonjëherë duhet kohë për të pasur të njëjtin qëndrim si në ekipin kombëtare dhe në klubin tënd. Është e qartë që djemtë vijnë nga radhët e të rinjve, dhe janë të ndryshëm nga ata të 10 apo 12 viteve më

parë. Kjo është gjenerata e re. Ata kanë një sjellje tjetër, ashtu si në mediat sociale. Kur unë shkova te Bajerni për herë të parë, nuk flisja një fjalë të vetme në dhomat e zhveshjeve gjatë javëve të para. Kam folur vetëm me Furstner dhe Rensing, të cilët i kisha njohur nga ekipi i dytë”, ka thënë Humels.

Blerja e re e Mançester Junajtid, Fred ka shqetësuar jo pak sot Kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi i talentuar është dëmtuar në stërvitje pas një dyluftimi me shokun e ekipi Tiago Silva. Mbrojtësi i PSG-së, ndërsa ishin duke luajtur në mënyrë të pavullnetshme e shkeli atë në kavilie, duke i shkaktuar dhimbje. Ai kërkoi ndihmën e mjekëve që i shkuan menjëherë dhe nisën të kontrollonin dëmtimin, ndërkohë që nuk ka mundur t’i mbajë dhe lotët nga dhimbjet. Mjekët kanë lidhur kavilien e ënjtur, ndërkohë që priten edhe kontrolle të tjera për të parë shkallën e dëmtimit. Federata Braziliane e futbollit ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë rast, ndërsa shqetësimi është rritur te fansat e “Seleçaos”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24

E premte, 8 QERSHOR 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.