www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 135 (8576)
E shtunë, 8 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Mënyra sesi Gjermania, Holanda, Franca e të tjerë vende kanë zgjedhur të godasin qeverinë “Rama” është ajo që pamë dje, ku kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi të hapen negociatat me Shqipërinë. Dhe praktikisht këtë javë kancelaritë kryesore të BE-së e kanë rrëzuar Edi Ramën. Duke bllokuar negociatat, kanë reaguar edhe për krimin, drogën, korrupsionin, madje dhe për përgjimet e Shijakut dhe Durrësit, pra çdo gjë që ka denoncuar opozita. BE e dha notën negative për qeverinë Rama
Basha: Sot Ramën e çojmë në shtëpi!
Në orën 19:00 të ditës së sotme Fronti Opozitar do të zhvillojë protestën më të madhe kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta kombëtare para Kryeministrisë zhvillohet në kulmin e krizës politike pas djegies së mandateve dhe në momentin kur qeveria është përfshirë në skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Pjesëmarrja pritet të jetë më masivja e gjithë protestave opozitare, pasi qytetarët janë njohur me përgjimet skandaloze të bandës së Shijakut, të cilët blejnë vota dhe caktojnë deputetët, sipas BILD, për PS-në dhe kryeministrin Rama. Tashmë nuk mban më durimi popullor, ndaj sot Basha ia ka lenë popullit të vendosë me vepra për fatin e kryeministrit FAQE 3
Kancelarja gjermane, Angela Merkel Presidenti Meta: Bundestagu, vullnet për të rrëzon negociatat me Shqipërinë ndihmuar kapërcimin e krizës në Shqipëri
FAQE 2
Në foto: Angela Merkel
Në foto: Presidenti Ilir Meta
FAQE 12-13
KRYETARJA E LSI
ISH-KRYEMINISTRI
INVESTIGIMI
KRYEMINISTRI
Monika Kryemadhi: Ne nuk djegim godina shtetërore, por do rrëzojmë Ramën
Berisha: Vetëm kryengritja popullore e pastron vendin nga fundërrinat që pengojnë integrimin
Media amerikane: Shqipëria nën kontrollin e krimit të organizuar
Rama sulmon median ndërkombëtare: Muhabete kazani, artikujt janë paguar
FAQE 5
FAQE 10
FAQE 2
FAQE 8
POLITIKE
2
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
MEDIA NDËRKOMBËTARE “SHKUND” RAMËN, I KËRKOHET DORËHEQJA
P
as publikimeve të gazetës më të madhe në Europë “Bild” dhe pas artikullit të djeshëm të revistës prestigjioze kanadaze “Vice”, sot një tjetër media ndërkombëtare i dedikon një shkrim situatës në Shqipëri. Është portali amerikan “Citizen Truth”, i cili në një artikull me titull: “Një tjetër skandal shkund Edi Ramën, i kërkohet dorëheqja”, portali në fjalë i cili tronditëse ato çfarë dëgjohen në audio-përgjimet e fundit. “Bisedat tronditëse tregojnë shkallën e korrupsionit dhe përfshirjen e krimit të organizuar në qeverinë shqiptare. Gazeta gjermane “Bild”, një prej gazetave më të rëndësishme dhe më të lexuara në Evropë, botoi gjashtë biseda telefonike të përgjuara mes Astrit Avdylaj, një anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare
“Citizen Truth”: Shqipëria nën kontrollin e krimit të organizuar dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare në rajonin e Durrësit, Shqipëri”, shkruan “Citizen Truth”. Më pas media amerikane shton: “Bisedat tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 përmes blerjes së votave, kërcënimeve dhe financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ata gjithashtu tregojnë se si krimi i organizuar ka qasje të drejtpërdrejtë dhe kontroll mbi krerët e disa institucioneve të qeverisjes vendore në Shqipëri, të cilët pastaj i kthejnë në favore ndërsa politikanët vendosin veten në dispozicion të plotë të bandave. Për më tepër, në një nga bisedat e
botuara nga BILD, ajo tregoi se Avdylaj madje caktoi deputetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Shqipëria është nën kontrollin e krimit të organizuar. Skandalet që vendi ka dashur të durojë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Edi Ramës kanë qenë të shumëfishta”, raporton Syri.net.”Citizen Truth i rikthehet edhe një herë fenomenit të kanabizimit të vendit, teksa shprehet: “Gjatë qeverisë së Ramës, në të gjithë vendin dhe në çdo cep të Shqipërisë, kultivimi i tregtisë së paligjshme të kanabisit shpërtheu, duke prodhuar të ardhura prej 5 miliard eurosh
nga 2013-2016. Paratë të cilat më pas përdoreshin për të blerë vota dhe për të siguruar një rrjet kriminal për sigurimin e fitoreve në çdo zgjedhje”, shkruan autorja e shkrimit në fjalë Dr. Francesca Norton, që është analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në median
ndërkombëtare.
Dojçe Vele: Kancelarja gjermane ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor
S
üddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor. Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për
Merkel refuzon KE-në, Nuk ka negociata me Shqipërinë
reforma duhet të vlerësohet. CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme
Mospërputhja e qëndrimeve brenda
koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave
si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/ CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës. /Marrë nga Dojçe Velea
Euroactiv shkruan: Në fakt, me më shumë rezerva shihet Shqipëria, se sa Maqedoninë e Veriut
Negociatat, Euroaktiv: Shqipëria, “delja e zezë” për Brukselin
N
ë një artikull të “Euroactiv”, kushtuar zgjerimit të BEsë, shkruhet se pikërisht kjo çështje është bërë një “patate e nxehtë” për Brukselin. Në artikull thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, morën formalisht rekomandimin për të hapur bisedat e pranimit, por “Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”. “Zgjerimi i BE-së është bërë një “patate e nxehtë” për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EURACTIV e trajtoi këtë çështje në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e perceptuar të disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja
dhe për pengesat ekzistuese të brendshme. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të dy morën rekomandim për të hapur bisedimet e pranimit dhe për
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
të kapur fqinjët e tyre veriore. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”, shkruan portali. Sipas diplomatëve të EU, të cituar në artikull mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit prej dy vendeve. “Diplomatët e EU kanë thënë për EURACTIV se mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit nga dy vendet, duke thënë se “ne nuk mendojmë se Shqipëria është
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
e gatshme të hapë negociatat në këtë fazë”, duke pranuar nevojën për të shpërblyer “hapat e mëdhenj” që ka bërë Maqedonia”, shkruan Euroactiv. Ndërsa ndalen tek anëtarët e BE që janë më të kujdesshëm ndaj zgjerimit, Euroactiv shkruan se, në fakt, me më shumë rezerva shihet Shqipëria, se sa Maqedoninë e Veriut. “Javën e kaluar, Komisioni Europian formalisht rekomandoi që Maqedonia e Veriut, si dhe
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Shqipëria, të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me bllokun, duke thënë se Shkupi është gati për bisedime dhe ka bërë “përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Disa anëtarë, megjithatë, janë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj shumë shpejt, Franca dhe Holanda kanë shprehur rezervat e tyre, megjithëse më shumë për Shqipërinë se Maqedonia”, sqarohet në artikull
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Mënyra sesi Gjermania, Holanda, Franca e të tjerë vende kanë zgjedhur të godasin qeverinë “Rama” është ajo që pamë dje, ku kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi të hapen negociatat me Shqipërinë. Dhe praktikisht këtë javë kancelaritë kryesore të BE-së e kanë rrëzuar Edi Ramën. Duke bllokuar negociatat, kanë reaguar edhe për krimin, drogën, korrupsionin, madje dhe për përgjimet e Shijakut dhe Durrësit, pra çdo gjë që ka denoncuar opozita. BE e dha notën negative për qeverinë Rama
Basha: Sot Ramën e çojmë në shtëpi!
Në orën 19:00 të ditës së sotme Fronti Opozitar do të zhvillojë protestën më të madhe kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta kombëtare para Kryeministrisë zhvillohet në kulmin e krizës politike pas djegies së mandateve dhe në momentin kur qeveria është përfshirë në skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Pjesëmarrja pritet të jetë më masivja e gjithë protestave opozitare, pasi qytetarët janë njohur me përgjimet skandaloze të bandës së Shijakut, të cilët blejnë vota dhe caktojnë deputetët, sipas BILD, për PS-në dhe kryeministrin Rama. Tashmë nuk mban më durimi popullor, ndaj sot Basha ia ka lenë popullit të vendosë me vepra për fatin e kryeministrit Në orën 19:00 të ditës së sotme Fronti Opozitar do të zhvillojë protestë më të madhe kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta kombëtare para Kryeministrisë zhvillohet në kulmin e krizës politike pas djegies së mandateve dhe në momentin kur qeveria është përfshirë në skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Pjesëmarrja pritet të jetë më masivja e gjithë protestave opozitare, pasi qytetarët janë njohur me përgjimet skandaloze të bandës së Shijaku, të cilët blejnë vota dhe caktojnë deputetët, sipas BILD, për PS-në dhe kryeministrin Rama. Tashmë nuk mban më durimi popullor, ndaj sot Basha ia ka lenë popullit të vendosë me vepra. Nga këto përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bid”, rezulton se grupet kriminale jo vetëm kanë në dorë gjithë strukturat e shtetit, por kanë ndikim dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të PS. Më flagrant në të gjithë historinë e përgjimeve është se konfirmohen qëndrimet e opozitës së zgjedhjet e vitit 2017 u blenë nga PS në bashkëpunim me bandat e drogës. Legjitimiteti i qeverisë dhe Parlamentit pas fakteve të reja ka rënë dhe kjo është një arsye më shumë që qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit. Por veç lidhjeve të faktuara mes krimit dhe qeverisë, dje shqiptarët morën përgjigjen përfundimtare se negoci-
atat nuk do të hapen. Kancelarja gjermane Angela Merkel, fjala e së cilës ka peshën kryesore në politikën e BE deklaroi dje se Shqipëria nuk do të marrë çeljen e negociatave në muajin qershor. Në këtë mënyrë, qeveria “Rama” ka marrë shuplakën më të fortë nga ndërkombëtarët duke rrëzuar procesin e integrimit dhe për pasojë gjithë ato që Edi Rama quan reforma. Refuzimi gjerman kundër negociatave është dhe një përgjigje diplomatike për krizën në të cilën ndodhet Shqipëria, si dhe një sinjal që konfirmon se përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku qeveria del e lidhur me krimin, janë një shqetësim real i Berlinit për atë që po ndodhë në Tiranë. Një qeveri e huaj, qoftë edhe e BE, nuk mund të flasë më qartë se kaq për atë që po ndodh në Shqipëri. Një qeveri e huaj, nuk mund të kërkojë largimin e qeverisë së një vendi tjetër edhe nëse është në dijeni të krimeve. Mënyra sesi Gjermania, Holanda, Franca e të tjerë vende kanë zgjedhur të godasin qeverinë “Rama” është ajo që pamë dje, ku kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi të hapen negociatat me Shqipërinë. Dhe praktikisht këtë javë kancelaritë kryesore të BE-së e kanë rrëzuar Edi Ramën. Duke bllokuar negociatat, kanë reaguar edhe për krimin, drogën, korrupsionin, madje dhe për përgjimet e Shijakut dhe Durrësit, si dhe çdo gjë tjetër që ka denoncuar opozita. BE e dha notën negative për
qeverinë Rama. Mos prisni që ndonjë ambasador të dalë dhe të thotë se kryeministri duhet të iki. Në vende të diplomatëve të nivelit të ulët në Tiranë, këtë javë kulmore për krizën folën vetë drejtuesit e shteteve kryesore të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda. Pjesa tjetër e procesit të largimit i takon opozitës dhe qytetarëve. Ndaj opozita e sheh mitingun e sotëm si sfidën kryesore të largimit të kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh në një takim me strukturat e partisë se beteja e opozitës nuk është me socialistët, por me krimin që ka kapur pushtetin dhe shtetin në Shqipëri. Duke bërë thirrje për një pjesëmarrjeje sa më masive, kryetarja e LSI u shpreh se tubimi i sotëm është i qytetarëve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe një qeveri që është në shërbim të gjithë njerëzve dhe jo oligarkëve. “”Protesta e ditës së nesërme është shumë e rëndësishme, sepse pjesëmarrja sa më e madhe e të gjithë njerëzve dhe njoftimi derë më derë i të gjithë komshinjve tanë, miqve tanë, familjarëve tanë, për të qenë pjesë e asaj proteste, sepse vetëm një pjesëmarrje madhështore do të shkundi nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e Kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar. Beteja jonë
është me Ramën”,- tha Kryemadhi. Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në apelin që bëri dje për qytetarët theksoi se beteja e sotme është vendimtare jo thjesht për opozitën, por për gjithë qytetarët. Duke bërë thirrje që Edi Ramën ta dërgojnë sot në shtëpi, Basha u shpreh se sa më shpejt të largohet Edi Rama aq më mirë do të jetë për vendin. “Koha është tani për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve! Sa më parë të largohet Edi Rama aq më pak kosto e aq më mirë do jetë për të ardhmen e vendit. Ndaj ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër (SOT) në ora 19 në protestën kombëtare”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i PD-së la të kuptohet se protesta do të jetë e ashpër dhe reagimi qytetarë do të jetë i fortë. Sipas tij, nuk mund të dialogosh dhe të sillesh me standarde perendimore me njerëz që janë faktuar si pjesë e bandave. “Me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore. Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurrohet në zgjedhje. Ne nuk mund të konkurrojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë...”- tha Basha duke nënkuptuar se vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës me çdo mjet. Sot do jetë ditë e vështirë për Kombin pas orës 19.00. Qamil Xhani
POLITIKE KRYETARI I PR-SË
4
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Mediu: Bundestagu gjerman mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës
K
ryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar detaje nga vizita e tij e fundit zyrtare në Gjermani ku shprehet se opozita ka mbështetjen e Bundestagut gjerman si e vetmja garanci për të ndaluar marrëzinë e Edi Ramës. “Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman te CDU dhe SPD. Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj. Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezent në çdo takim. Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare
është një problem serioz që ka tejkaluar Shqipërinë ai është prezent në shumë vende të Europës. Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik, vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedentë. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë në 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij. Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbështetja e Bundestagut veçanërisht deklarata e z. Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës”, tha dje Mediu.
Të gjithë në protestë/ Kreu i PD-së mesazh ndërkombëtarëve: Me të fortë dhe banditë nuk konkurrohet në zgjedhje
I
sapo kthyer nga Berlini, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat në orët e vona të pasdites pati një mesazh për të gjithë aktorët ndërkombëtarë që kërkojnë futjen e opozitës në zgjedhjet vendore. Basha ishte i qartë kur tha se me kriminelët dhe banditët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore. Në një konferencë të posaçme për shtyp nga selia blu, Basha tha se edhe pas largimit të Ramës, Shqipërisë do ti duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të shëruar plagët e korrupsionit. Basha ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme të opozitës, si e vetmja rrugë për të çliruar vendin nga regjimi kriminal. Deklarata e Lulzim Bashës Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të fytyrës së vërtetë të regjimit kriminaloautokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy dhe të gjithë të vërtetën. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi. Ka qenë një beteje, të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm dhe, shpesh here, të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe nën trysni të jashtëzakonshme. Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë pasur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demokratike. Por ne nuk kemi pasur asnjë zgjedhje tjetër. Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar, sikurse e kemi kuptuar ne, regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri. Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar. Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatriçe gjigante, ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit. Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë. Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste. Në krye të PS-së dhe të opozitës, Edi Rama bashkëpunimin me krimin e ktheu në një model politik. Ai rekrutoi, që në opozitë, figura të krimit dhe të malavitës kudo në Shqipëri dhe krijoi një aleancë të fuqishme PS-krim, me anë të së cilës ai mori pushtetin politik në vitin 2013. Bashkë me Edi Ramën në pushtet erdhën me dhjetëra krerë rajonalë të krimit, disa duke u bërë direkt deputetë në
Basha: Rama e shkriu në një shtetin me krimin. Vetëm largimi i tij është zgjidhja
Kuvend dhe funksionarë shtetërore, të tjerët morën fuqinë për të komanduar pushtetin në zona të ndryshme të vendit. Që ditën e parë, pushtetin e Kryeministrit Edi Rama e përdori për ta fuqizuar modelin e ortakërisë krimpolitikë në shkallë kombëtare. Madje ai e ngriti atë në një nivel të ri, duke e shkrirë një krimin dhe politikën. Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë çdo veprim politik me kriminelët. Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një. Për të arritur në këtë pikë, që ditët e para, Edi Rama lejoi dhe mbrojti kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të kanabisit në të gjithë Shqipërinë: Nuk duhet pasur asnjë dyshim, ishte një projekt i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Edi Ramës, i cili e sheh krimin dhe drogën si faktor ekonomik. Nga Bashkia e Tiranës Edi Rama u mësua se droga prodhon para lumë, me të cilat ndërtohen pallate, që është i vetmi aktivitet ekonomik që Edi Rama njeh dhe nxit. Këtë model zbatoi ai në të gjithë Shqipërinë duke lejuar kanabisin, ekonominë e drogës për të ngritur kulla. Vazhdimi dihet nga të gjithë. Aktiviteti kriminal i drogës evolon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evolon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar. Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh. Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz
na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama u dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal. Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga. Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit. Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Jurgis Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste. Me Rrahman Rrajen nuk flitet për ligje. Me Saimir Tahirin nuk flitet për rendin publik. Me Elvis Roshin e Vangjush Dakon nuk flitet për planet e zhvillimit urban. Me Fatmir Xhafajan nuk flitet për drejtësi dhe të drejta të njeriut. Ka një të vërtetë të madhe: me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore. Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë. Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që
Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje. Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë çast. Edi Rama do të përdorë çdo pushtet, çdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo. Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të reformohet apo mund të emancipohet, janë naivë. Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike. Edi Rama duhet të ikë. Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit. Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë. Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqipërinë e gjithë shqiptarëve, Jo për Shqiperinë që duan një grusht hajdutësh dhe kriminelësh që kanë kapur pushtetin me krimin. Ne e bëjmë këtë betejë për standardet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata që janë në pushtet. Koha është tani për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve! Të përfitojnë të gjithë nga pasuritë tona publike. Të ndihen të gjithë zot në shtëpinë e tyre. Të kenë të gjithë shqiptarët mundësi për mirëqenie. Ta gëzojnë të gjithë shqiptaret vendin tonë të mrekullueshëm. Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do të jetë për të ardhmen e vendit. Ndaj, ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
POLITIKE
5 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, takim me strukturat para protestës: Largimi i Edi Ramës do të sjellë fundin e tranzicionit shqiptar
Kryemadhi: Beteja jonë, jo me institucionet e shtetit, por me krimin e organizuar
K
ryetarja e LSI-së Moni ka Kryemadhi zhvilloi dje një takim me strukturat e LSI-së Tiranë, në prag të protestës së ditës së nesërme. Kryemadhi tha se kjo protestë nuk do të jetë e partive, por do të jetë një protestë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët duan një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre. . Kryemadhi tha se largimi i kryeministrit Rama do të shënojë përfundimisht dhe largimin e tranzicionit të stërgjatur në Shqipëri. Kryemadhi tha se tashmë përballë kemi një rrënojë e cila është në grahmat e fundit. Në vijim mund të lexoni fjalën e plotë të kryetares së LSI. *** Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve. Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë kurajën, mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Fitova një betejë, një betejë që është shumë e rëndësishme për familjen time, për fëmijët e mi, por mbi të gjitha një betejë e cila vë njerëzit për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë, ka rëndësi për njeriun dhe të gjithë jetojmë e punojmë për të pasur një jetë më të mirë, për t’ju shërbyer familjarëve tanë, dhe për të qenë njerëz të devotshëm të shoqërisë dhe shërbëtorë të Zotit. Dua të falënderoj edhe mjekët që realizuan një mrekulli me mua, mbi të gjitha doktoreshë Silvën, të cilën dua ta falënderoj në emrin tuaj. Faleminderit shumë, pasi këto dy javë ishin të rëndësishme për mua, por jam e bindur që kjo mungesë prej dy javësh do ta kompensoj me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Sepse të gjithë së bashku ne duhet të bëjmë një angazhim dhe përfshirje të të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sot kur po vija, me Petritin diskutuam edhe me Luanin ishte e domosdoshme takimi me strukturat e Tiranës për shkak të protestës së ditës së nesërme. Protesta e nesërme nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës, as nuk kanë ndërmend të gjejnë imperializmin dhe revizionizmin, por mbi të gjitha qytetarët e Tiranës sot kanë ndërmend të garantojnë
të ardhmen fëmijëve të tyre, të garantojnë mirëqenie për familjet e tyre, të garantojnë arsim të barabartë për fëmijët e tyre, të garantojnë shëndetësi të denjë për veten e tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë, të garantojnë punë dhe mbi të gjitha të garantojnë siguri për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Protesta e ditës së nesërme është shumë e rëndësishme, sepse pjesëmarrja sa më e madhe e të gjithë njerëzve dhe njoftimi derë më derë i të gjithë komshinjve tanë, miqve tanë, familjarëve tanë, për të qenë pjesë e asaj proteste, sepse vetëm një pjesëmarrje madhështore do të shkundi nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e Kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë, as me godinën e Kryeministrisë dhe as me godinat e shtetit shqiptar. Të mos harrojmë që ata që vuajnë njëlloj si ne dhe si gjithë shqiptarët janë motrat dhe vëllezërit tanë që kanë gardhin rrethues që duhet të mbrojnë një kryeministër të ikur. Të mos harrojmë që godina dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre përsëri paguhen me paratë e taksapaguesve tanë. Mos harrojmë që çdo dhunë nuk i jep vlerë protestës, por përkundrazi i jep rolin e viktimës Edi Ramës. Edi Rama nuk është viktima. Viktima janë shqiptarët. Edi Rama është emri dhe fytyra e krimit të organizuar dhe beteja
jonë e pandalur dhe pa asnjë kompromis, nuk është as me Partinë Socialiste, nuk është as me institucionet e shtetit shqiptar. Beteja jonë është me krimin e organizuar, i cili ka fytyrën dhe emrin e Edi Ramës dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri sa të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë. Largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar. Sot më shumë se kurrë unë
jam e bindur se jemi në rrugë të mbarë. Pse jemi në rrugë të mbarë? Jemi në rrugë të mbarë sepse besoj e mbani mend të gjithë që në 27 qershor të 2017-s vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të famshme të 25 qershorit, ishkryetari i asaj kohe Petrit Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar që grabiste dhe dhunonte votat e shqiptarëve. Kur denoncoi që krimi i organizuar me paratë e trafikut të
NËNKRYETARI I LSI
Vasili: Pushteti i qytetarëve, kurrë më i kriminelëve
N
ënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi dje gjatë takim it me strukturat e LSI, se motoja e protestës së sotme do të jetë “pushteti i qytetarëve, kurrë më i kriminelëve”. Vasili tha se kjo është një betejë për lirinë dhe demokracinë dhe shqiptarët po e shohin përditë se nga çfarë rrezikohen. “Unë dua t’u them vetëm shumë pak fjalë. Dua të qëndroj vetëm në një pikë. Cila është pika? Ne ftojmë njerëzit në protestë. Jo vetëm i ftojmë njerëzit në protestë, por bisedojmë me ta edhe kur jemi afër, edhe kur jemi për kafe, edhe kur i thërrasim për aktivitete. Çfarë do u themi, ta ndajmë të gjithë së bashku do u themi që falë atyre të vërtetave që mësuam, që i dinim por mirë që u vërtetuan. Duhet të dinë që duhet të rrëzojmë një orë e më parë Edi Ramën, që kur të vejë në një zyrë shteti të mos mendojë që ky njeriu që është ulur atje, shoku i cilit krimineli do jetë. Që buka e njeriut është atje në punë, cili është ai kriminel që ja heq edhe ja jep bukën. Se e patë mirë si thoshte ai, ma sill listën atje më radhë e ata që nuk votojnë këta horrat e Rilindjes hiqi dhe çoji në shi thoshte. Prandaj duhet t’u themi përfundimisht njerëzve, sot jemi për të shpëtuar veten, shtetin dhe çdo gjë tjetër sepse kanë zaptuar kryq e themel kriminelët. Kjo nuk është fjalë e opozitës, se e ka thënë opozita dhe i lumtë opozitës që e ka thënë me kohë, por tjetër është të thënët dhe tjetër është kur është fakt”,- deklaroi Petrit Vasili.
drogës bliheshin dhe intimidoheshin shqiptarët për të ndryshuar rezultatin në kutitë e votimit. Dhe sot ja ku jemi. Vërtetë me një kosto shumë të madhe politike, shoqërore dhe ekonomike për Shqipërinë, sot ne jemi përballë një rrënoje e cila është në grahmat e saj të fundit, e cila po kërkon çdo ditë e më shumë sadopak oksigjen. Por ne e kemi vendosur, do ja heqim prizën. Nuk ka më asnjë moment dhe asnjë kompromis me një njeri i cili jo vetëm që ka punuar dhe po punon për grupin e tij të klientëve prej pesë vetash, por përkundrazi ka varfëruar shqiptarët. Nuk ka kompromis me askënd i cili jo vetëm që premtoi 300 mijë vende të reja pune, por largoi 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. I cili rriti taksat, rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti faturën e ujit, rriti koston e jetesës për shqiptarët, ndërsa rrogat përkundrazi i la aty ku ishin, duke zhvlerësuar lekun shqiptar dhe duke u krijuar shqiptarëve një pasiguri shoqërore, ekonomike dhe duke mos iu garantuar atyre të ardhmen e fëmijëve. Prandaj më lejoni që në emrin tuaj, nga kjo sallë t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë vajzave shqiptarë dhe nënave shqiptare që nesër të jemi në protestë. Të jemi në protestë të gjitha duke protestuar jo si gratë që merremi me politikë por si nëna që do të protestojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, do të protestojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të të ardhmes së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, nuk dot ë jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Prandaj të gjithë bashkë nesër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në orën 19:00 , me dorën në zemër, me mendjen në Zot dhe duke u lutur për qëllimin tonë për të bërë Shqipërinë anëtare të BE. Vetëm një protestë madhështore ku brenda saj ka të rinj dhe të reja, gra dhe burra, gjyshër që mbajnë prej dore nipërit e tyre, që protestojnë paqësisht, që protestojnë në formën më të bukur që është parë ndonjëherë në Shqipëri, do të jetë goditja më e madhe për fytyrën e krimit të organizuar dhe emrin e krimit të organizuar që është Edi Rama. Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajt familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë.
POLITIKE
6
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Ish-ministri i Drejtësisë: Një qeveri normale merr përgjegjësinë politike publikisht dhe reagon politikisht
“Bild”, Manjani: Përgjimet u kryen nga shteti! Provë apo indicie, ato mbeten të vërteta G
azeta gjermane Bild bëri publike 6 audio-përgjime të reja, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë në komunikime të vazhdueshme me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut. Avdylaj është regjistruar në përgjime me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin ka një afrimitet mjaft të madh, saqë i lejojnë njëritjetrit dhe fjalë të tipi “të du fort” ose “të puth”, aspak e zakontë kjo për komunikimin me burrave shqiptarë. Duket se Avdylaj ka qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Dakos, përfshirë edhe takimet e tij me kryeministrin Rama, madje në një moment të përgjimit ai e di me siguri se Dako ndodhet në Zvicër me numrin 1 të qeverisë shqiptare. Po ashtu Avdylaj shfaqet në komunikime të vazhdueshme me kreun e Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, si dhe me kreun e PS-së në këtë qytet, sot kandidat i socialistëve për Bashkinë, Elton Arbana. Ca më tej Avdylaj ka pasur ndikim dhe në drejtoritë e rëndësishme të të dy Bashkive, si dhe në listat për deputetë në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Dhe lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se pavarësisht se përgjimet në fjalë u publikuan nga gazeta më e madhe në Europë, “Bild”, ato mbeten përgjime të
autoriteteve shqiptare dhe si tilla, ato pavarësisht etiketimit provë apo indicie, ato përgjime janë të vërteta. “Që të sqarohemi. Termat “provë” dhe “indicie”, janë strikt terma ligjorë. Prokurorët dhe gjykatësit janë të detyruar të bëjnë dallimin ndërmjet provës dhe indicies (një shtysë që të shërben të shkosh tek e vërteta). Në rastin e përgjimeve, përmbajta e bisedave është pa dyshim një
indicie e fortë që shërben për të hetuar më thellë, deri sa të zbulohet mekanizmi se si ka ndodhur ngjarja. Në rastin konkret si i blenë votat. Por ky hetim nuk ndodhi dhe indicieve po u skadonte afati pa i hetuar askush. Por përtej deficensës së Prokurorisë që as hetoi e as i ruajti këto materiale hetimore, qeveria nuk mund të mbrohet në publik me faktin që përgjimet s’janë prova?!!!!! Qeveria nuk
mund ti flasë publikut si në gjyq. Nëse ndjehet e pandehur mund ta bëjë, por një qeveri normale merr përgjegjësinë politike publikisht dhe reagon politikisht. Se në daç quaji prova e në daç indicie ato përgjime shprehin një të vërtetë, një realitet që ka ndodhur. Mund të mos jenë të mjaftueshme për dënim penal, por për përgjegjësi politike janë sa të duash të mjaftueshme. Kështu ka ndodhur edhe me të tjerë më
KREU I PDK-së
Nard Ndoka: Molotovi të jep adrenalinë
Teksa të gjithë e kanë dënuar përdorimin e molotovit në protestat e opozitës, tjetër mendim ka një nga aleatët e Bashës. Në një intervistë televizive, ish-deputeti i opozitës njëherësh dhe kryetar i PDK-së Nard Ndoka ka deklaruar se molotovi të jep adrenalinë. Ai nuk përdoret, thotë Ndoka, për të dëmtuar kryeministrin, por për ta bërë sa më të fortë mesazhin e opozitës. “Molotovi të jep një lloj adrenaline në protesta, si një ndeshje në stadium. Molotovi nuk i bën gjë Kryeministrit, pasi ai i ka mbyllur veshët. Përveç dyllit, ka futur edhe gishtat”, deklaroi Nard Ndoka. parë. Qeveria dënon aktin dhe merr përgjegjësi politike nëse do të jetë e besueshme. Sulmi ndaj gazetarëve dhe e folura si në gjyq e vetëshpall atë fajtore para publikut. Ato nuk janë përgjime nga kundërshtarët politike, as nga media që të mund të quhen shantazh. Por janë përgjime zyrtare,pra të kryera nga shteti. Autenticiteti i tyre nuk vihet në dyshim! Nëse s’duan të japin llogari politike publikut është temë tjetër, por me faktin që s’janë prova, por indicie nuk mbrohen dot në publik, me gjithë sjelljen e tyre prej të pandehurish”, tha në analizën e tij ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
DAKO KËRKON TË MOS HIDHET BALTË MBI GRUPET KRIMINALE, NËNKRYETARI I LSI-SË: ÇFARË ZUZARËSH
Vasili: Ndalja e kryeministrit bandit me çdo formë është legjitime N
ënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e Vangjush Dakos mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Opinion” ku tha se kërkon të mos hidhet baltë mbi grupet kriminale. Sipas Vasilit ky është fundi dhe shton më tej se zuzarët qeverisin vendin. “Fundi! Vangjush Dako kërkon të mos hidhet baltë mbi grupet kriminale. Ua ua ua ky është tamam Fundi….. i Edi Ramës! Ja çfarë zuzarësh qeverisin vendin. Shiheni dhe do mbeteni pa gojë”, shprehet Vasili duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetin social që ta dëgjojnë vetë me veshët
e tyre deklaratën skandaloze dhe të papërgjegjshme të kryebashkiakut në ikje të Durrësit, Vangjush Dako. Po dje
ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkatërroi zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas Vasilit, ato zgjedhje ishin një shemtirë e vërtetë dhe faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri, ndërsa thekson se LSI-ja e ka denoncuar atë që më 27 qershor të vitit 2017. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe videon e deklaratës për shtyp të mbajtur më 27 qershor të vitit 2017, Vasili thekson edhe një herë se ndalja e kryeministrit bandit me çdo formë është legjitime. “Kryeministri bandit shkatërroi zgjedhjet e 2017. Zgjedhjet e 2017 ishin një shëmtirë e vërtetë dhe një faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri. Që në 27 qershor është demaskuar publikisht
turpi zgjedhor i 25 qershorit të 2017. Ky kryeministër bandit këtë kriminalizim të zgjedhjeve dhe shkatërrim të demokracisë kërkon t’jua imponojë sërish shqiptarëve. Falë BILD të gjithë e kuptuan më mirë atë, që LSI ka deklaruar në mbarim të zgjedhjeve 2017. Shiheni VIDEON dhe do kuptoni shumë qartë çfarë tenton banditi që të bëjë sërish. Ndaj ndalja e kryeministrit bandit dhe e zgjedhjeve të tij bandite, me çdo mjet e formë është legjitime, ashtu si kushdo do të mbrohej nga një hajdut që i ka hyrë në shtëpi”, u shpreh dje në reagimin e tij nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
7
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI I PD-së: VENDI KA NEVOJË PËR ZGJIDHJE DHE SHQIPTARËT KANË PËRBALLË NJË OPOZITË TË PËRGJEGJSHME
Kriza politike, Bumçi: Krimi kontrollon zgjedhjet. Rama ka humbur arsyen Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 komentoi përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda telefonike mes Astrit Avdylajt dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2017. Ai tha se materialet e publikuara treguan qartë se krimi elektoral ka pronësi të plotë mbi procesin e zgjedhjeve në vend. Ish-deputeti akuzoi kryeministrin Rama duke e cilësuar atë si “Zot dhe
Sulltan” që po shkatërron demokracinë e Shqipërisë. “Përgjimet treguan se krimi elektoral komandon procesin. Ka disa rrugë për t’i dhënë zgjedhje një krize të rëndë: E para është rruga e normalitetit. Pa asnjë kosto për shqiptarët dhe biznesin, ku ndryshimi do të vijë pa dhunë . Ne jemi opozita dhe sot qytetarët kanë një opozitë të fortë dhe paqësore. Vendimet tonat janë paqësore. Nuk ka një polic të lënduar. Ne jemi forcë e përgjegjshme, që po e bëjmë protestën
pa dhunë. Krahasojini protesta tona me ato të Francës dhe të Athinës. Ne dëshirojmë një zgjidhje paqësore. Ka pasur tension, por janë të gjitha paqësore. Këto janë hetime zyrtare të prokurorisë dhe falë medias ato dolën në dritën e diellit. Edi Rama është Zot dhe Sulltani i vendit. Kryeministri deri tani po tregon se ka humbur arsyen. Nuk ka negociata me Shqipërinë. Ky vend ka nevojë për zgjidhje dhe shqiptarët kanë përballë një opozitë të përgjegjshme”-tha ai.
“Vetëm kryengritja popullore mund të pastrojë Shqipërinë nga fundërrinat në pushtet që shndërruan Shqipërinë në delen e zezë, në narkoshtetit e vetëm dhe të parë në Europë”
I
sh-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar daljet e kryeministrit Edi Rama dhe krye bashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos mbrëmjen e së enjtes në televizione, pas përgjimeve të publikuara në gazetën gjermane “Bild”, ku shfaqeshin zyrtarë të PS-së në biseda telefonike me Astrit Abvdylajn. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-Kryeministri sulmon ashpër Vangjush Dakon, të cilin e quan si skllav dhe shërbëtor të Astrit Avdylaj. “Mbrëmë narkoshteti cullak me të gjithë shëmtinë e tij në pasqyrë! Mbrëmë në tre ekranet televizive private kombëtare u shfaq cullak me tërë shëmtinë e tij narkoshteti i Edvin Kristaq Drogës në përpjekjen “in ekstremis” për të mbuluar veprën e tyre kriminale, grabitjen me klane mafioze, vrasës, trafikantë, përdhunues që me terrorin, kërcënimin, qytat e revoleve, paratë e krimit grabitën votat dhe mandatet e qytetarëve shqiptarë. Përpëlitjet e mafies shtetërore në debatet televizive të mbrëmshme është i papërsëritshëm ndofta në historinë botërore të mediave. Pas publikimit të regjistrimeve të klanit mafioz “Avdylaj”, të cilat faktonin në mënyrën më të pakundërshtueshme se shteti mafioz aktual në Shqipëri kishte për drejtues te lideri të vërtet Astrit Avdylin, i cili merrte të gjitha vendimet në Qarkun e Durrësit me dijeninë e plotë të krye-kreut elektoral e narkoqeveritarët. Në përfaqësim, në mbrojtje të shefit të vërtetë të tyre, Astrit Avdyli, dolën mbrëmë njëri mbas tjetrit: Edvin Kristaq Avdyli, i cili mbrëmë u faktua, siç do t’ia thyente turinjtë në debat Agron Gjekmarkaj, si shërbetor i Tit Avdylit. Ai u përpoq të shiste edhe Gjushin, por sulmi i vetëm për Avdylin dhe veprën e tij kriminale mbi të cilën ngrihet karrigia dhe narkomazhoranca e tij e krimit ishte
“Bild”, Berisha: Rama e Dako cullak para kamerave me gjithë shëmtinë e narkoshtetit
sa Astrit Avdyli ishte militant i PD-së. Në televizion Klan ishte Vangjush Dako Avdyli, i cili faktoi veten se ishte një skllav i Astrit Avdylit. Ai vrasësin dhe trafikantin Avdyli dhe komunikimin e tij me të e konsideronte si me një qytetar
normal, paçka se jo qytetari normal, por vrasësi dhe trafikanti Astrit Avdyli nga përgjimet rezulton urdhërdhënësi dhe vendimmarrësi i plotëfuqishëm i qarkut të Durrësit. Por kulmin në mbrojtje të Tit Avdylit, Vangjush Avdyli e arriti
kur humbi kontrollin dhe u vërsul me tërbim kundër atyre që sulmonin klanin e vrasësve, trafikantëve të Avdylve. Shqiptarët nuk mund t’ju besonin veshëve se si Vangjush Avdyli dhe jo Astrit Avdyli çirrej si i tërbuar në ekran “se po hidhni baltë mbi klanet kriminale” për të mbuluar dështimin e deputetëve të opozitës. I treti nga narkoshteti në ekranet televizive ishte Erion Braçe Avduli, për të cilin jo Avdylët dhe narkoqeveritarët lidhje kriminale të tyre, duke filluar nga krye kreu i meduzës Edvin Kristaq Rama, vazhduar me Gjush Avdylin, Blend Avdylin, Ilir Avdylin, Jurgen Avdylin, por prokurori që i hoqën dosjen e hetimit të tyre është fajtor i kësaj afere. Përveç kësaj, Erion Braçe Avdyli edhe kur erdhi problemi tek përgjegjësia, sipas tij përveç prokurorit ai duke mbrojtur Avdylët, deklaroi se përgjegjësi kishin disa nëpunës të vegjël dhe njëlloj si kreu i tij nuk shiti Titin, por bëri kurban Gjushin vartësin e tij. Miq, e shtuna po vjen, vetëm kryengritja popullore mund të pastrojë Shqipërinë nga fundërrinat në pushtet që shndërruan Shqipërinë në delen e zezë, në narkoshtetit e vetëm dhe të parë në Europë”, deklaroi dje ishKryeministri Sali Berisha.
Ish-deputeti i PD-së: Kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto vota punon për krimin
P
ër Partinë Demokratike sot në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojnë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithsecilit. Kështu shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa fton të gjithë prindërit t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar si e vetmja mundësi për të ardhmen e fëmijëve. Duke iu referuar publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Shehaj shprehet se siç tregon bashkëpunimi kriminal DakoAvdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga këto
Shehaj fton prindërit në protestën e opozitës: E vetmja mundësi për fëmijët vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët. Kur krimi kap shtetin, thotë Shehaj, ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike. “Nesër në protestë duhet të dalin të gjithë qytetarët, sepse protestojmë për mundësitë dhe të ardhmen e gjithsecilit. Siç tregon bashkëpunimi kriminal Dako-Avdylaj, kur krimi blen vota për politikanët, shteti i dalë nga
këto vota, punon për krimin dhe jo për qytetarët. Kur krimi kap shtetin ai fillon e rrëmben pronat, rrëmben mundësitë, merr kontratat publike, merr monopolet ekonomike. Kështu rrënohet ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve, sepse krimi nuk hap vende pune, krimi nuk krijon mundësi, krimi nuk lejon hapësirë për investimet e huaja apo ato të ndershme. Prandaj, ata që nuk duan që e
vetmja mundësi për fëmijët e tyre të jetë puna në bizneset e krimit, duhet të ngrenë zërin sot. Bashkohuni me ne nesër në protestë, si prindër të shqetësuar për fëmijët tanë, si të rinj të shqetësuar për të ardhmen e tyre, si profesionistë që duan të punojnë ndershmërisht, si sipërmarrës që duan mundësi të ndershme”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishdeputeti i PD-së, Agron Shehaj.
POLITIKE
8
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Deputetja e PS-së flet: Duhen rregulla të reja. Nëse politika nuk e bën është në turpin e saj, sepse duhet të ishte bërë me kohë
I
sh-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njëherësh deputete e Partisë Socialiste e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 komenti çështjen më të nxehtë të aktualitetit, publikimin e 6 përgjimeve të dosjes 339 në “Bild”. Kodheli shprehet se para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë, por nuk e dimë nëse me këtë ka lënë të kuptohet që në rastin konkret vetë Vangjush Dako duhet të mbajë përgjegjësi për ato që ka bërë. Deputetja tha se po fliste në përgjithësi. “Mendoj se ka pasur një interesim të publikut lidhur me këtë gjë. Pak rëndësi ka nëse e ka bërë “Bild” apo dikush tjetër. Mesazhi më i drejtë që ndjej të jap është: Para ligjit të gjithë të jenë të barabartë. Prokuroria të largohet nga ndikimi i politikës për të bërë detyrat e veta. Bërja publike e përgjimit është një arsye më shumë për t’i dhënë të drejtë reformës në drejtësi dhe vijimit të saj”, tha Kodheli. Ndër të tjera, ajo shtoi se në lidhje me këtë dosje hetimet duhet të shkojnë deri në fund. “Hetimet duhet të shkojnë deri në fund, të mos merren copëza përgjimi, të mos vihen në kontekstin që dikush do t’i vëjë, por të zbardhen të plota. Komentet me ngjyrime politike gjithsekush mund t’i bëjë. por kjo nuk e ndihmon procesin”. Duke iu referuar përgjimit me drejtorin e Ujësjellëskanalizimeve në Durrës, që thoshte se i kishte bërë gati listat
Përgjimet e Bild, Kodheli mesazh të fortë: Para ligjit të gjithë të barabartë
ishte skandaloz, Kodheli tha se muhabete të tilla në Shqipëri janë bërë me kohë, por se ka ardhur momenti që situata të ndryshojë. “Unë s’dua të bëj puritanin tani dhe të them se nga mua s’do ta dëgjonit një bisedë të tillë, por di t’ju them se nga këto biseda në gjithë këto vite janë bërë vazhdimisht. Vazhdoj ta them, qeveria është përgjegjëse për punët e vendit, është si kreu i familjes. Por politika është përgjegjësi që e ka çuar vendin në fazën ku është sot. Sa për abuzimet që folëm, duhen rregulla të reja. Nëse politika nuk e bën është në turpin e saj, sepse duhet të ishte bërë me
kohë”,- vijoi ajo. E pyetur nëse dëmtohet PS-ja nga përgjimet e publikuara, Kodheli u përgjigj: “Do ta dëmtonte shumë qeverisja e keqe, gjë që nuk është rasti. Në fund të ditës rritja ekonomike duhet të përkthehet në më shumë vende pune për njerëzit, por jo domosdoshmërisht ndodh kështu. Këtu duhet të fokusohemi e punojmë”, shtoi ajo. Kodheli shtoi se e njeh mirë politikën shqiptare dhe aty nuk ka puritanë. “Këta njerëz që përfaqësojnë shqiptarët në parlament dalin nga kjo shoqëri. Ka pasur probleme dhe duhet të ndryshohet sistemi. Zgjidhja vjen përmes emancipimit të
shoqërisë. Këtë sistem nuk e kemi vetëm ne, nuk e kemi shpikur vetëm ne. Me sistemin e kaluar e çuam Shqipërinë deri në luftë civile më 1997. Politika duhet të vihet në presion që të ndryshojë. Ka ekspertë, ka akademikë, ka shoqëri, e cila nëse nuk është e kënaqur, mos të votojë. Problemi nuk është sistemi se është i marrë nga tjetërkund, por në Shqipëri me çdo lloj sistemi, politika ka gjetur mënyra abuzime. Në politikën shqiptare nuk ka puritanë. Dhe këtë e them unë që nuk kam vjedhur. Ne jemi këtu për të ndryshuar sistemin, për mirë. Ne duam dialog me opozitën për
një Shqipëri më të mirë. Asgjë nuk është e pamundur dhe këtë e thotë Shekspiri dhe unë vazhdoj ta besoj këtë gjë”, tha ajo. Mimi Kodheli vlerësoi se marrëveshja e e 2017 ishte një risi për politikën shqiptare. Ajo tha se nëse PD do të ishte në pushtet, nuk do të kishte lëshuar e s’do kishte asnjë lloj marrëveshje. “Marrëveshja e 2017 ishte një risi në politikën shqiptare. Nëse PD do të ishte në pushtet, nuk do ta kishte bërë, aspak. Për zgjedhjet e vitit 2017, nuk kishte kontestime. Sado që të vidhen votat, prapë nuk ndryshohet situata në vota. Në Kukës kam qenë dhe as edhe një njeriu një kafe nuk ia kam dhënë. Kudo ka pozitivitet ndaj qeverisë. Në Kukës, qark thellësisht i djathtë, jemi 9000 vota më tepër”, deklaroi Kodheli. E pyetur se si mundet që të mbahen zgjedhje moniste dhe a mund të thuhet se është situata njësoj si më 1996, Mimi Kodheli theksoi: “Nuk është vetëm PS në zgjedhje, është edhe Bindja Demokratike. Nuk mund të krahasohet situata me vitin 1996, sepse atëherë militantët e Partisë Socialiste janë rrahur. Ata që kanë dhunuar dikur po dhunojnë prapë. Kjo sepse me dhunë e kanë arritur pushtetin”, tha dje deputetja socialiste, Mimi Kodheli.
PËRGJIMET/ KREU I QEVERISË DETYROHET TË SHESË DAKON: NUK MARR NË MBROJTJE ASKËND
N
dryshe nga mbrëmja e së enjtes ku në studion e Sokol Ballës, u tregua i kujdesshëm ndaj gazetës më të madhe në Europë, Bild, e cila shpërtheu skandalin më të fundit të përgjimeve ku vërtetohet se si PS-ja bashkëpunon me klane të rrezikshme kriminale për zgjedhjet, por jo vetëm, mëngjesin e djeshëm gjatë një “muhabeti kafeje”, Rama ka sulmuar hapur gazetën gjermane. Duke folur për përgjimet e publikuara nga “BILD”, duke gjerbur kafenë e mëngjesit në njësinë nr. 10 në Tiranë i shoqëruar edhe nga ishministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryebashkiaku Veliaj dhe disa qytetarë, Rama tha me përçmim, se “ajo gazetë me të tilla gjëra merret dhe është opozita që paguan artikujt”, që sipas tij po e bëjnë Shqipërinë copë-copë. “Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjeshtë ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë. Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por morën presidencën e BE 6 muaj,
Rama nuk duron dot më dhe sulmon “BILD”: Baltë e paguar, fajin na e ka Saliu!
bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ca të them”, tha Rama gjatë muhabeteve në një kafene të Tiranës. Dhe pak orë pas kësaj deklarate, nga Ura Vajgurore, në takimin e radhës të fushatës elektorale, kryeministri i vendit, Edi Rama dha një mesazh të qartë për
kryebashkiakun e Durrësit në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ku ai bisedon me kreun e klanit mafioz të Shijakut. Kryeministri u shpreh se ashtu si edhe në raste të tjera nuk do marrin njeri në mbrojtje, duke shtuar se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë do merren vetëm me të. “Historia e Shqipërisë ja ka dhënë mësimin kujtdo që ka sy në ballë e do të shikojë, sa herë kanë pas në dorë drejtimin e vendit ata vetëm kanë prishur.
Ne vetëm jemi përpjekur të rregullojmë, a kemi rregulluar mjaftueshëm? Kjo është histori tjetër. PS asnjëherë nuk i ka gjakosur duart e veta me gjakderdhjen e viktimave të pafajshëm. Është e thjeshtë të hedhësh baltë, të shash e shpifësh gjithë ditën, të përpiqesh që gjithçka ta kthesh në baltë. Nga ana tjetër besoj që nuk është e vështirë për ta parë dallimin edhe për sa keni dëgjuar për ato muhabetet e kazanit, përgjimet e neveritshme. Askush nuk na ka parë të marrim në mbrojte këdo qoftë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Në aspektin moral ata që na akuzojnë e hedhin baltë, janë ata të cilët, një shembull po ju jap: Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve e kishin të dënuar me arrest shtëpie dhe e ulnin çdo ditë si të pafajshëm. Zotëria drejtonte tatimet me pranga nga shtëpia. Drejtësia për ne ka punën e vetë, duhet ta bëjë punën e vetë. Ndaj do ta çojmë deri në fund atë reformë në drejtësi që ata nuk e duan”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
POLITIKE
9
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Anëtari i Kryesisë së PD-së: OSBE-ka ti kërkojë KQZ-së dhe Presidentit shtyrjen e zgjedhjeve
Skandali me listat e zgjedhësve, Gjata: Skema e PS-së për të manipuluar votat S
ekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi se me gabimet që rezultojnë në listën e zgjedhësve në Shqipëri është një arsye e mjaftueshme për të mos shkuar në zgjedhje pasi sipas tij, 10% e tyre nuk kanë të dhëna të sakta. “Në një garazh makine banonin 6 persona në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhësit që do të votojnë të Universiteti i dërgon te Treni, ato të Trenit i dërgon tek Universiteti. Kjo bëhet për të mërzitur zgjedhësit që të mos marrin pjesë në votime sepse pikasin zonat ku nuk i përkrahin. Këto nuk janë gabime por manipulime të listave. Tani që nuk merr pjesë opozita shton 100 votues në një qendër dhe thotë shikoni se sa vota kemi marrë këtu kur ndërkohë mund të mos kenë marrë asnjë votë”, tha Gjata gjatë një interviste dhënë dje për Fax News. Gjata deklaroi gjithashtu se janë tjetërsuar gjithashtu edhe kodet e banesave ku sipas tij bëhet fjalë për mbi 47 mijë të tilla, duke shtuar se qëllimi i kësaj është i njëjtë. “Nga Dhjetori i vitit 2018 der më tani 350 mijë u janë modifikuar të dhënat dhe që janë votues potencial. Janë shtuar më shumë se 47 mijë kode të reja banesash. Që do të thotë se nëse në një qendër votimi ka pasur kaq numër banesash, sot janë shtuar për të justifikuar sërish rezultatet zgjedhore. Në një banesë sipas tyre banojnë rreth 300 persona, po në cilën banesë mund të ndodhë kjo. Në momentin kur kjo kthehet në humor, ky është fundi i fundit dhe tmerri i tmerrit, se është
humor i zi”, tha zyrtari i PDsë. Ai shton se 400 zgjedhës rezultojnë si banorë të të njëjtës godinë dhe argumentoi se ky është manipulim sepse sipas tij, duhet që këtyre personave t’ju jepet një banesë që të shënohet si adresë dhe më pas ti regjistrojë si zgjedhës në atë zonë. Ai bëri thirrje ndaj OSBEsë që ti kërkojë KQZ-së dhe presidentit shtyrjen e zgjedhjeve me argumentin se rregullimi i listave para zgjedhjeve është i pamundur dhe nga ana tjetër me këto lista nuk mund të shkohet në votime. “400 zgjedhës në një qendër votimi, por nuk ju jep një banesë këtyre personave, t’ju japë banesë pastaj ti regjistrojë. Auditi nuk gënjen, për çfarë mund të gënjejë ai, kur faktet flasin vetë. Gjithë këto shkelje, mjaftojnë këto shembuj që lista
të bjerë poshtë 100% dhe të bëhet lista nga e para. Por çfarë ndodh, kanë kaluar afatet, sepse deri në këtë datë nuk mund të bëhet asgjë sepse përveç të tjerave janë mbyllur listat. Auditi nuk lidhet direkt me afatin e listës por me cilësinë e listës dhe me këto lista nuk shkohet dot në zgjedhje. Vetë Partia Socialiste me këtë listë nuk hyn dot. Nuk e di ku është OSBE-ja këtu. Duhet të reagojnë, ti kërkojnë KQZ-së dhe Presidentit të shtyjnë zgjedhjet dhe ata ta vendosin një gjë të tillë”, tha Gjata. Duke folur rreth zhvillimeve të fundit sa i përket përgjimeve të publikuara nga gazeta Gjermane Bild, dhe ku përfshihen përfaqësues të lartë të PS-së, në akte të manipulimit të votave, Gjata tha se krimi është në majën e pushtetit dhe urdhërojnë drejtorët, ministrat, madje
edhe kryeministrin. “Krimi i organizuar po i zgjidh zgjedhjet me telefon, ai drejton drejtorët, urdhëron edhe ministrat, madje edhe kryeministrin po prit se nuk kanë dalë të gjitha. Prokuroria nuk është më prokurori, ajo është e kapur nga kryeministri, sepse me këto prova duhet të ishte dhënë masa e arrestit. Ai Avdylaj nuk është drejtues i PSsë, ai i ka thirrur në telefon për të ndarë detyrat, ti do të bësh këtë, ti do të bësh atë, pra për të dhënë urdhra. Pse u vu Arta Marku, pse nuk lëvizet Donika Prela nga aty(?) Pikërisht për të mos u bërë publike dosjet. Nuk ka më zgjidhje ligjore, kanë mbaruar alternativat, tani zgjidhja është politike. Është shumë e rëndë kur thërret dhe urdhëron drejtorin ti dërgojë listën”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata.
AKUZAT E PD-së
Kreshnik Çollaku: 30 qershori krim elektoral
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat tha se 30 qershori nuk është tjetër gjë, përpos se krim elektoral. Nga foltorja e selisë blu, Çollaku u shpreh se sipas sondazheve të opozitës Edi rama është një humbës i madh, prandaj dhe ka frikë nga gara me kandidat përballë. Ai theksoi se kur PD-ja ka qenë në pushtet ka shërbyer me ndershmëri dhe jo me mafien e oligarkët. “PD në Këshillin Bashkiak ka luftuar përditë për qytetarët e Tiranës. Po sot çfarë mund të shikojmë, pas 4 vitesh? Sot ka më shumë reklamë, por ka më shumë varfëri, ka më shumë taksa, ka çmime më të shtrenjta. Ka më pak biznese, që mbyllen, duke detyruar njerëzit të vuajnë varfërinë. Ndoshta nuk është bërë gjithçka perfekte, por ne kemi qenë me qytetarët dhe oligarkët. Unë sot në emër të këshilltarëve të PD dhe opozitës mund të them se ndihemi krenarë për rezistencën që këshilltarët opozitarë kanë bërë. Publiku duhet të kujtojë se Teatri Kombëtar rri në këmbë vetëm nga ne. Rama dhe Veliaj bënë ligjin “Fusha”, antikushtetuese. Rama dhe Veliaj po pastrojnë 200 milionë euro te Teatri Kombëtar. Rama dhe Veliaj janë munduar të na blejnë, por ne s’ia kanë arritur. Që nesër nuk ka më Këshill Bashkiak, por si partia e punës. Sot Veliaj del kandidat humbës. Veliaj do të humbiste. Ata po shkojnë drejt krimit elektoral sepse ata mund të fitojnë vetëm me pseudo-gara. Më datë 8 qershor prandaj duhet që të dalim të gjithë të dalim në protestë kundër mafies në pushtet”, tha Çollaku.
Ish-deputeti i PD-së: Për rreth 350 mijë zgjedhës ka ndërhyrje të paligjshme. Zgjedhësit figurojnë të regjistruar me vendbanim në fakultete, apo lulishte
Endri Hasa denoncon skandalin: Listat e zgjedhësve janë të manipuluara
Ish-deputeti demokrat në Qarkun e Elbasanit Endri Hasa publikon gjetjet zyrtare te auditimit të listave të zgjedhësve. Dhe në përfundim të këtij auditivin, Hasa thekson se këto lista janë të manipuluara, ku siç thotë ai, për rreth 350 mijë zgjedhës ka ndërhyrje të paligjshme në lista, duke shtuar se zgjedhësit
figurojnë të regjistruar me vendbanim në fakultete, apo lulishte. “Të dhënat e 10% të zgjedhësve janë modifikuar pa asnjë dokumentacion dhe është cënuar rëndë lista e zgjedhësve. Këto janë listat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit sepse vesi del me shpirtin dhe ata bëjnë çdo ditë çdo gjë vetë për të manipuluar
dhe vjedhur zgjedhjet sepse vetëm këtë dinë të bëjnë. Listat e zgjedhësve janë cënuar rëndë dhe janë modikuar në kundërshtim me Kodin Zgjdhor dhe Ligjin për Gjendjen Civile. Ky është konkluzioni i raportit final të auditimit të kryer sipas kodit zgjedhor mbi veprimet në në Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile i paraqitur dje në mbledhjen KQZ. Nga Dhjetorit 2018 deri në listën finale rezulton që 350.843 qytetarëve i janë modifikuar të dhënat e banimit dhe për këto veprime mungojnë gjurmët e sistemi dhe
dokumentacionet përkatëse. Mos identifikimi se kush ka kryer ndryshimet mbi të dhënat dhe mungesa e dokumentave që kërkon ligji ka cenuar rëndë sigurinë e regjistrit dhe integritetin e listës së zgjedhësve. Në mënyrë arbitrare dhe pa dhe asnjë dokumentacion në 2.5 muaj janë shtuar 47.747 kode të reja banesash. Janë mbi 100 raste në të gjithë Shqipërinë ku kodet e banimit rezultojnë me mbi 300 banorë. Në Korçë Qendra e Votimit 3636 ka 1051 zgjedhës të regjistruar në banesën 141 që është godinë e Fakultetit
të shkencave të natyrës. Po kjo qendër ka 495 zgjedhës të regjistruar në banesë 529 që siç duket qartë në Google maps është lulishte. Në Durres QV 1470 në godinën e vogël me nr 22 banojnë plot 944 zgjedhës. Në Elbasan QV 2350 banojnë 408 zgjedhës në një hyrje të vetme pallati të ndërtuar para vitit 90. Nesër Shqiptarët në oën 19:00 do të jenë shesh për të larguar kriminelët që po mbajnë Shqipërinë larg Europës”, denoncoi dje përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social, ishdeputeti demokrat, Endri Hasa.
SOCIALE
10 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Tirana fond për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë
Veliaj: Në nderin e Tiranës për të qenë solidare me Korçën K ëshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e sot me një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga fondi i ndihmës për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë, shtimi i shërbimeve që do të ofrohen për studentët përmes kartës së studentit, krijimi i qendrës TUMO te Piramida etj. Siç premtoi pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të japë 10 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëm-
tuara, ndërkohë që ndihma do të vijojë edhe për zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake. Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak. “Sigurisht, qeveria do të bëjë pjesën më të madhe, por ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe me elektro shtëpiake. Mezi pres që ky Këshill të miratojë unanimisht këtë vendimmarrje dhe besoj që është në nderin e Tiranës për të qenë solidare me gjithë miqtë tanë në Korçë. Ka një pjesë të madhe të komunitetit të Korçës që jeton në Tiranë dhe besoj që solidariteti na bën nder të gjithëve. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe”, tha Veliaj. Krahas këtij fondi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara,
Bashkia e Tiranës mblodhi ndihma të cilat u nisën me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi gjatë mbledhjes së sotme vendimin për miratimin e plotë 18 shërbimeve të tjera që studentët mund të përfitojnë duke përdorur kartën e studentit, ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se deri në fund të verës do të synohet që kjo listë të shkojë deri në 100 të tilla. “Kemi një listë me 40 shërbime, e kemi azhornuar sepse janë shtuar edhe shërbime të tjera. Në mbledhjen e fundit futëm Muzeun Kadare, tani do të kemi disa stacione të tjera. Pretendojmë që deri në fund të verës këto të shkojnë deri në 100 shërbime
publike dhe private”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të studentit ka ecur me ritme shumë të mira, çka ka bërë që deri më tani të lëshohen rreth 10 mijë të tilla. Veliaj shprehu mirënjohjen jo vetëm për angazhimin e institucioneve shtetërore, por më së shumti të subjekteve private që i janë bashkuar kësaj nisme, duke ofruar gjithashtu shërbime dhe produkte falas ose me çmime të reduktuara për këdo që mban Kartën e Studentit. “Jam shumë i lumtur që shumë banka, kompani celulare, kompani veshjesh, kancelari, kompani të pajisjeve elektronike, produkte ushqimore, janë bërë pjesë e skemës”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ishte dhe ai për krijimin e qendrës TUMO, e cila është qendra që do të menaxhojë Piramidën. Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se ky projekt do të jetë funksional në kohë rekord. “Një vendim tjetër është krijimi i qendrës TUMO, që do të menaxhojë Piramidën. Po e krijojmë këtë qendër, që teksa bëjmë investimin në infrastrukturë, të kemi edhe trupën menaxheriale që, jo vetëm të do ndjekë punimet, por do hartojë edhe programin, kalendarin, bursat dhe gjithë procedurat e tjera për ta bërë funksionale”, tha Veliaj. Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër shumëfunksionale në qytet, duke sig-
uruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët. Risia e rivitalizimit të qendrës qëndron në faktin se TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Ndërkaq, Këshilli Bashkik i Tiranës miratoi në mbledhjen e sotme emërtimin e Sheshit “Çamëria” në Bulevardin e ri të Tiranës. Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe një sërë vendimesh të tjera si: P/Vendim “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”; P/Vendim “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Tiranë, së bashku me dokumentacionin tekniko- ligjor për akordimin e ndihmës financiare për 155 familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar nga përmbytjet e ndodhura në Njësinë Administrative nr.11, nga buxheti i Bashkisë Tiranë dhe buxheti i vitit 2019 në Ministrinë e Mbrojtjes, programi “Emergjencat Civile””; P/Vendim “Për krijimin e Agjencisë së Rinisë, si institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”; P/vendim “Për miratimin e kompensimit ushqimor për nxënësit/ fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, për periudhën 1- 30 Prill 2019 etj.
të verës të 80 mijë studentët e Tiranës do të kenë kartën e tyre të studentit. Do kenë një mundësi sesi të marrin skonto, të marrin çmime më të ulëta, jo vetëm në shërbimet publike, por edhe në shumë shërbime pri-
vate. Ne sot firmosëm me disa kompani, duke filluar nga ato të kancelarive, të celularëve, të bankave, të atyre që shesin libra, pra libraritë, kafenetë, dyqanet e ndryshme të veshjeve”, tha më tej Veliaj.
PREMTIMI
Linja Kinostudio-Kombinat, e para me autobusë elektrik N
ga Kombinati, ku prezantoi projektet dhe këshilltarët e PS për katër vitet e ardhshme, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se flota e autobusëve të transportit publik do të transformohet tërësisht. “Jam shumë i kënaqur që linja Kinostudio-Kombinat do të jetë nga linjat e para që do të fusë autobusët elektrik në Tiranë. Linja sot hyn tek linjat më të mira në Tiranë, por le ta pranojmë, i gjithë ky shërbim bëhet me një sakrificë shumë të madhe. Unë kam shok Shpendi, kryetarin e bashkisë se Prishtinës aty është gjysmë euro një biletë autobusi. Vetëm dy linja ka dhe është 700 lek (të vjetra) aq është edhe në Shkup, aq është edhe në
Podgoricë. Ndaj edhe unë them që duke mbajtur këtë ritëm ne jemi gati dhe t’i subvencionojmë autobusët elektrik, pra të sigurohemi që pa rënduar çmimin, pra të sigurohemi që vjen teknologjia më e fundit pa rënduar xhepin e askujt si një mënyrë që edhe ne të jemi me qytetet e tjera evropiane”, theksoi Veliaj. Nga shkolla e re “Betim Muço” në Kombinat, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se atë që se bënë për shumë vite dekanët, falë bashkëpunimit Bashki-qeveri tashmë të rinjtë kanë në duar kartën e studentit që u mundëson atyre të përfitojnë nga çmime shumë të ulëta. “Në një javë janë shpërndarë 10 mijë karta studentësh. U bë legjendë, erdhëm
në 2015 ishim gati ta bënim, ligji i ri u dha pavarësi universiteteve, edhe unë e them gjithmonë që kur ke pavarësinë ke disa privilegje, por shumicën e gjërave janë përgjegjësi. Pra duhet të bësh gjënë për të cilën ke marrë përgjegjësi. Dhe ajo që ndodhi me kartën ishte që studentët me të drejtë, thanë i keni dhënë përgjegjësi rektorëve dhe dekanëve që bëjnë vetëm tendera për makina dhe për zyra, kush e di kur i vjen radha kartës së studentit. Në një qytet si në Tiranë, ka 20 universitete. Por kryeministri tha e di çfarë: Nëse nuk e nxjerrin dot qimen nga qulli, hajt ta provojmë si e bën Tirana”, tha Veliaj teksa shprehu bindjen se gjer në fund të verës, kartën e studentit do e kenë tërhequr 80 mijë të rinj dhe të reja. “Unë besoj deri në fund
KOSOVE
11 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Migrimi i qytetarëve të Kosovës pavarësisht përceptimit se ka shënuar rritje, sipas të dhënave zyrtare ka pasur rënie
Përse emigrojnë qytetarët në Kosovë Nga Vjosa Çerkini
S
ipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës. Përgjatë viteve 2013 - 2017, nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil. Trendi i emigrimit në Republikën e Kosovës thuhet në këtë raport, ka pasur një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2016, në një kohë që pas vitit 2016 emigrimi ka shënuar rënie të konsiderueshme. Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë migruar nga vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë në vitin 2015, kur nga Kosova emigruan mbi 75 mijë qytetarë, shumica prej tyre në formë të parregullt. Në vitin 2017 emigrimi ka shënuar rënie dhe atë në rreth 12 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2017, ishin emigrantët të rregullt dhe arsyet ishin: bashkimi familjar, martesat, punësimi, studimi, etj. Rinia me tendencë largimi Autoritetet përgjegjëse në Kosovë vazhdimisht kanë bërë thirrje se ikja jashtë vendit është sakrificë që nuk ia vlen. Por shumë të rinj osovarë, për shkak të, se siç thonë ata, mosperspektivës në vendin ku jetojnë duan ta braktisin Kosovën. Njëri prej tyree është Drilon Rexhepi, student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se ka shpresuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjërat do të ndryshojnë, por edhe kjo periudhë e shtetësisë nuk ka sjellë perspektivë për të rinjtë. Për këtë arsye, Rexhepi thotë se me dëshirë do ta lëshonte Kosovën. “Kudo tjetër do të shkoja, vetëm jashtë Kosovës. Në Kosovë nuk ka perspektivë për të rinjtë. Këtu është bërë njëjtë si të përfundosh fakultetin si të mos shkosh fare, prapë pa punë mbetesh”, shprehet Driloni. Një faktor tjetër që e nxit dëshirën e largimit është edhe mungesa e lëvizjes së lirë të qytetarëve në Kosovë. Për Vigan Aliun, një i ri nga Prishtina ky është izolim. “Do ta braktisja Kosovën për shkak të izolimit dhe mos lëvizjes së lirë.
Kjo është arsyeja ime kryesore. Në Kosovë nuk është jeta e mirë për të rinjtë. Në të gjitha institucionet, qoftë edhe në institucionet arsimore, ekziston nepotizmi. Edhe regjistrimi i studentëve realizohet në bazë të këtij fenomeni. Është katastrofë “, thotë Aliu. Fakte për migrimin Në Kosovë migrimi daton që nga vitet ‘60, por largimi masiv ka ndodhur gjatë viteve 1998- 1999, gjatë luftës në Kosovë. Pas luftës, migrimi ka qenë i stimuluar nga kushtet e vështira socio – ekonomike, thonë njohës të çështjes së migrimit dhe sociologët. Njohësi i çështjes së migracionit në Kosovë, Sylë Sefaj thotë se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që po ndikojnë në motivimin e qytetarëve të Kosovës për të migruar jashtë vendit. Sipas tij, ata janë faktorët shtytës dhe tërheqës. “Faktorë nxitës dhe tërheqës për të emigruar jashtë vendit janë mundësitë që po ofrojnë shtetet evropiane si Gjermania. Këto shtete po ia lehtësojnë mundësitë e punës qytetarëve të shteteve të tjera, për të plotësuar numrin e punëtorëve që atyre atje iu mungojnë. Po ashtu edhe kushtet e vështira socioekonomike i shtyjnë ata që të
migrojnë në drejtim të shteteve të huaja.”, thotë Sefaj. Sektori më i prekur nga emigrimi i rregullt është që ai i shëndetësisë. Këtë gjë e kanë theksuar kohë më parë edhe politikanët kosovarë. Megjithatë, sipas njohësit për çështjen e migrimit Sylë Sefaj, të drejtën për të migruar në mënyrë të rregullt e ka secili njeri. “Esenca është që të ndalohet migrimi i parregullt, e drejta për migrim është e drejtë e secilit të vendos vetë se ku dëshiron të jetoj. Qëllimi i Republikës së Kosovës
është ende që të ndalohet emigrimi i parregullt, dhe në vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të qytetarëve që kanë emigruar drejt shteteve evropiane në mënyrë të rregullt.”, shprehet Sefaj. Edhe Sociologia Bukurije Rrustemi mendon, se trendi i migrimit është në rritje e sipër. Arsyen e gjithë kësaj ajo e sheh tek gjendja socioekonomike. Bukurije Rustemi, njëherësh edhe udhëheqëse e organizatës joqeveritare ‘Iniciativa për Veprime Sociale’, pohon se trendi për të migruar në vendet
perëndimore, ka qenë aktual që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës rregullisht deklarojnë, se koha e migrimit ilegal ka përfunduar dhe se Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të Bashkimin Evropian. Sipas tyre, migrimi duhet bërë në forma ligjore, duke përfshirë këtu migrimin për qëllime studimi, punësim sezonal, shkëmbime eksperience, si dhe trajnime të ndryshme. Krahas aspektit, sociologja Bukurije Rustemi sheh edhe faktorë të tjerë si zhgënjimin, mosbesimin në institucionet shtetërore, pasiguria shtetërore, mungesa e perspektivës për një jetë më të mirë, arsyet politike, cilësia e dobët e arsimit që ofrojnë institucionet edukative në vend, nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni si fenomene, të cilat e kanë ngulfatur jetën në këtë vend. Por nuk mungojnë as shkaqet kulturore dhe trend aktual i fluksit të emigrimit që nënkupton se po dalim të gjithë edhe po e provojmë”, përfundon Rrustemi. Deutsche W elle Welle
TAKIMI
Thaçi e Vuçiç në Forumin e Bratislavës
P
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha dje se pro cesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve të panevojshme nga Serbia, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi qëndrimin se pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe nuk mund të këtë rifillim bisedimesh. Gjatë një debati në forumin mbi Sigurinë Globale në Bratislavë të Sllovakisë, të dy presidentët shprehën gatishmërinë për të rifilluar bisedimet, por çështja e tarifave dhe marrëveshjet e pazbatuara nga viti 2013 çuan në përplasje në mes tyre. Presidenti Thaçi tha se nuk mund të ketë bisedime duke vendosur kushte, siç është duke bërë Serbia. “Tarifat kanë qenë rezultat i sjelljes agresive të Serbisë posaçërisht pengesat në anëtarësimin në Interpol dhe UNESCO. Por, shpresoj që në javët që po vijnë do të krijojmë një mjedis pozitiv për të tejkaluar këto pengesa që i kemi përball për të vazhduar dialogun dhe se samiti i Parisit do të mund të jetë një mundësi reale për të vazhduar bisedimet me hapa konkretë drejt finalizimit në të ardhmen e afërt, në muajt e ardhshëm. Objektivi është më i madh se sa pengesat me të cilat po përballemi”, tha presidenti Thaçi. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se i takon Serbisë që të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO dhe sipas tij, nuk ka qenë sjellje agresive. “Ata vendosën tarifa kundër Serbisë, 100 për qind dhe ende më kujtohet që Hashim Thaçi ka qenë kundër kësaj në natën e parë, të dytë dhe në vazhdim, duke më thënë që do t’i largojmë tarifat shumë shpejt dhe tash u bënë shtatë muaj dhe ne kemi humbur 300 milionë euro, kemi humbur tregun dhe kjo është kundër marrëveshjes së CEFTA-s, të cilën Kosova e ka nënshkruar së bashku me Beogradin dhe me të tjerët në Ballkanin Perëndimor në vitin 2006", tha Vuçiç.
Tourism Development and Promotion Project
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Presidenti Meta mori pjesë në Mëngjesin Ndërkombëtar të Lutjeve në Berlin me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”:
Presidenti Meta: Çelje sa më shpejt e negociatave brenda qershorit P
residenti i Republikës Ilir META mori pjesë dje në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e zotit Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme. “Bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, theksoi Presidenti Meta ne fjalën e tij. Fjala e plotë e Presidentit të Republikës: Dëshiroj së pari të falënderoj miqtë tanë të mëdhenj, Bundestagun gjerman dhe veçanërisht komitetin organizues që na mblodhën të gjithë së bashku këtu në Berlin! E di mirë, ashtu sikurse edhe ju, sa të përkushtuar dhe të palodhur janë ata për të forcuar dhe zgjeruar akoma edhe më tej këtë traditë të miqësive të mira dhe besimit të përbashkët në Zot. Pak ditë më parë, Kancelarja Angela Merkel fitoi zemrat e studentëve të diplomuar të Universitetit të Harvardit, me një fjalim tepër të sinqertë e të mbushur me mendime mbi të tashmen, të ardhmen dhe mbi
botën e frikshme që po trashëgon brezi i ri. Ashtu sikurse ata që kanë një ndjenjë të vërtetë të historisë, edhe unë ndava të njëjtën ndjeshmëri me përshkrimin e saj, veçanërisht me thirrjen që bëri se: “Çdo gjë që duket se është e gdhendur në gur, ose e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”. Gjithmonë do të ndodhin ndryshime pozitive, pasi njerëzit janë në kërkim dhe ndjekje të vazhdueshme të paqes, qoftë atë individuale, komunitare apo të paqes globale. Ne kemi krijuar partneritete, kemi lidhur aleanca, kemi formuar organizata botërore dhe rajonale për të ruajtur e mbajtur rendin paqësor. Por asnjë nga këto ngrehina nuk do të mbijetojë pa vlerat dhe parimet e ngulitura, që ngjisin bashkë një angazhim të tillë. ‘Demokracia qëndron në zemër të NATO-s’, – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, teksa partitë pro Bashkimit Europian shënuan sërish një fitore të madhe në zgjedhjet europiane para disa ditësh. Ne, në Ballkanin Perëndimor e shikojmë NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancitë më të mira për rendin paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, në brendësinë e tyre si dhe në rajonin tonë. Shqiptarët luten që Maqedonia e Veriut fqinjë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe ajo e meriton plotësisht pas arritjes historike. Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të
NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin. Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë. Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së ishin thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje tejkaluese ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut fqinje. Kam shpresë dhe lutem se e njëjta vendosmëri dhe koordinim do të mundësojnë edhe një marrëveshje përfundimtare që pritet me padurim midis Kosovës dhe Serbisë. Vendet e rajonit të Ballkanit janë të ankoruara në mënyrë të vendosur në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Mbështetja e fortë popullore për këto procese nuk buron nga iluzioni i ndryshimeve të kufijve, por nga kërkimi për standarde më të arrira mirëqeverisjeje, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe kohezionin social. Është përgjegjësia jonë si udhëheqës që të sigurojmë zbatimin e standardeve të tilla në vendet tona, duke mbetur të vërtetë dhe besnikë ndaj angazhimeve që kemi marrë përsipër përkundrejt popujve dhe partnerëve tanë. Duhet të ndaj me ju faktin se bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa
më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë. Megjithëse një vend modest, ne nuk u shmangemi përgjegjësive tona më të mëdha në lidhje me rendin paqësor global. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në aleancat globale kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ne shqetësohemi për ndryshimin e klimës dhe kemi marrë zotime në kuadër të Marrëveshjes së Parisit. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë intensivisht me partnerët tanë, në kuadër të të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, për të administruar emigracionin si dhe për të përmirësuar arkitekturën e sigurisë në tërësi. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë Kryesuesja e Radhës e OSBE-së dhe do të bëjë çdo përpjekje për të pasqyruar imazhin më të mirë të vlerave të kësaj organizate, si dhe për të zbatuar përparësitë e përbashkëta të një hapësire edhe më të sigurt e më të begatë të OSBE-së. Lutem që t’ia dalim mbanë me sukses në këtë sipërmarrje sfiduese! Shqipëria krenohet me tolerancën dhe harmoninë e saj fetare. Bashkësitë e të gjitha feve, përgjatë gjithë historisë sonë, kanë qenë ngahera të bashkuara, të angazhuara e
përkushtuara për të ruajtur paqen dhe harmoninë. Ky mision fisnik dhe hyjnor njëkohësisht, i bashkon mbarë njerëzit e vendit tim, pavarësisht nga besimi apo përkatësia fetare. Udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta konsoliduar këtë lidhje kombëtare, të bashkuar në dashurinë për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Kohët e fundit, bashkësitë e krishtera dhe myslimane nëpërmjet Këshillit të tyre Ndër-fetar bënë apel për urtësi e bashkim kombëtar si dhe për një dialog të mirëfilltë, për t’u dhënë fund politikave ndarëse që turbullojnë vendin. Me përulje ju ftoj të bashkoheni me lutjet tona, që vendi im të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar. Lutem gjithashtu që Bashkimi Europian dhe NATO-ja, që mundësuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirinë për këtë kontinent, do të vazhdojnë të kenë sukses dhe të përparojnë, si paqeruajtës të fortë për brezat e ardhshëm. Lutem që popujt e Ballkanit, të cilët kanë përjetuar vuajtje të tmerrshme, të gjejnë paqen nëpërmjet bashkëjetesës dhe të jetojnë së bashku drejt një të ardhmeje europiane, si rruga e vetme që fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë. “Mbi njerëzit e drejtë sytë e Zotit shikojnë dhe thirrja e tyre atij në vesh i shkon”!
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
INTERVISTA
13 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, intervistë për “Deutsche Welle”: Angazhim personal deri në fund për të shmangur ç’do alternativë që nuk i shërben stabilitetit të vendit
“Bundestagu, vullnet për të ndihmuar kapërcimin e krizës në Shqipëri”
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Deutsche Welle tregon arsyet e vizitës së tij në Gjermani. Presidenti shprehet se Bundestagu ka vullnet për të ndihmuar kapërcimin e krizës në Shqipëri. Deutsche W elle: Z. President, ju Welle: ndodheni aktualisht në Berlin. Cili ishte qëllimi i vizitës suaj në Gjermani? Ilir Meta: Kjo vizitë ishte në funksion të pjesëmarrjes në takimin ndërkombëtar të Berlinit, organizuar nga parlamenti gjerman, Bundestag. Unë pata kënaqësinë edhe të mbaj një fjalë përshëndetëse dhe të jepja disa mesazhe. Përveç kësaj vizita ishte e lidhur me disa takime që pata mundësinë të zhvilloj me disa përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare kryesore këtu në Bundestag, që përgjigjen për politikën e jashtme të fraksioneve të tyre, duke patur parasysh se Shqipëria ndodhet në një moment mjaft të rëndësishëm, ku ne aspirojmë dhe kemi vullnetin për të çelur negociatat sa më shpejt, brenda këtij muaji mundësisht. Deutsche W elle: Pikërisht në këtë Welle: moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, vendi ndodhet në një ngërç në politikën e brendshme brendshme.. A kanë shprehur një qëndrim bashkëbiseduesit gjermanë të partive politike me të cilët jeni takuar sot në Berlin? Ilir Meta: Do të theksoj rëndësinë që gjithë përfaqësuesit e fraksioneve parlamentare që kam takuar, si të CDU/CSU apo edhe të SPD dhe grupeve të tjera, janë pozitivë për sa i takon mbështetjes për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sigurisht që situata politike në Shqipëri është një situatë jofavorizuese, por është e rëndësishme gjithashtu që ata në mënyrë mjaf të sinqertë kanë treguar vullnetin edhe për të ndihmuar në kapërcimin e këtij ngërçi dhe në dhënien e një kontributi për të vendosur një dialog politik sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që Shqipëria ta kapi këtë moment të rëndësishëm historik për të. Por jo vetëm për Shqipërinë, besoj edhe për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe gjithë rajonit tonë në BE. Deutsche W elle: Në harkun kohor Welle: të një jave ose dhjetë ditësh, ka pasur një akord intensiv vizitash të politikanëve drejtues nga Shqipëria, pozita apo opozita. A ka Gjermania një koncept për ta mbështetur politikën shqiptare shqiptare,, për të gjetur rrugëdalje nga kriza aktuale? Ilir Meta: Unë besoj se ekziston një vullnet i sinqertë. Tani është e rëndësishme për palën tonë, pra për Shqipërinë dhe forcat kryesore politike të maxhorancës dhe të opozitës, që
të reflektojnë urgjentisht për të mos e humbur këtë moment historik për gjithë vendin tonë dhe qytetarët tanë, të cilët pa dallime bindjesh partiake mezi presin një lajm pozitiv. Deutsche W elle: Dy ditë para se të Welle: vinit ju në Berlin, gazeta bulevardeske më e madhe në Gjermani, „Bild“, botoi protokollet e përgjimit nga prokuroria, që kanë shkaktuar edhe një breshëri reagimesh në median shqiptare dhe politikën shqiptare shqiptare,, gjithashtu. Fjalëkyçi i të gjithë këtyre artikujve është korrupsioni, për të cilin edhe opozita akuzon dhe lufton në protestat e saj. A ishte edhe kjo një temë në bisedat që keni pasur në Berlin? Ilir Meta: Kjo nuk ka qenë aspak një temë në bisedat e mia, për sa i takon çfarë është pasqyruar në media të caktuara në Gjermani. Por natyrisht ka qenë temë angazhimi i vendosur për të përmbushur të gjitha pritmëritë në fushën e sundimit të ligjit, dhe së dyti rëndësia e jashtëzakonshme që kanë standardet demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe kuptohet edhe ndëshkimi i gjithë personave përgjegjës apo të dyshuar për cënimin e integritetit të zgjedhjeve në të kaluarën. Këto kanë qenë mesazhe edhe të mëparshme të dhëna në mënyrë të vazhdueshme nga përfaqësues të grupeve të caktuara në Bundestag. ur ju të ktheheDeutsche W elle: K Kur Welle: ni nesër në Tiranë, pra të shtunën, opozita do të mbajë protestën e tetë kombëtare në Shqipëri, kundër qeverisë dhe me kërkesën absolute prej së cilës nuk tërhiqet, për dorëheqjen e kryeministrit, duke kërkuar prej muajsh zgjedhje të parakohshme parakohshme,, por njëkohësisht edhe duke paralizuar jetën parlamentare në vend. A nuk ka pritur shumë gjatë presidenti pa reaguar me një ftesë konkrete për dialog mes palëve? Në mënyrë që zgjidhja të gjendet brenda vendit dhe jo me mbështetje nga Berlini, apo diku gjetkë në botë? Ilir Meta: Ndoshta për koincidencë, në ditën që opozita bëri zyrtare vendimin e saj për të djegur mandatet, unë pata rastin që edhe atë ditë të isha në Berlin për të takuar presidentin gjerman Steinmeier, dhe dhashë një intervistë për Deutsche Wellen, dhe për fat të keq ftesa ime, apo thirrja ime nga të dy palët nuk u dëgjua, në mënyrë që opozita të bënte një hap pas, të mos shkonte drejt zyrtarizimit të këtij vendimi, por edhe maxhoranca të bënte dy hapa pas në mënyrë që të evitohej një përshkallëzim i mëtejshëm i ndarjeve dhe i një krize më të gjerë institucionale dhe përfaqësimi në vend. Por sidoqoftë,
asnjëherë nuk është vonë. Unë në mënyrë të vazhdueshme kam nxitur vendosjen e dialogut, por për fat të keq të dy palët kanë vendosur disa kushte që e kanë bërë të pamundur një tryezë apo një takim zyrtar, pasi kryeministri Rama dhe kryetar i Partisë Socialiste, ashtu sikurse kam ndjekur edhe mbrëmë, do doja shumë të isha korrekt, ka qenë qartësisht refuzues për rishikimin e datës me mirëkuptim midis dy palëve për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse demokratike. Ashtu sikurse edhe zoti Basha dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës kanë vendosur si parakusht që zoti Rama të mos jetë në një tryezë të tillë në cilësinë e kryeministrit. Megjithatë, përpjekjet e mia do të jenë të palodhura, por edhe çdo kontribut i partnerëve tanë për rivendosjen e këtij dialogu dhe të këtij besimi, është jo vetëm i mirëpritur por është edhe i domosdoshëm. Deutsche W elle: A mund të Welle: mbahen zgjedhjet lokale në këtë situatë, ndërkohë që datën e votimeve ju e keni përcaktuar konform kushtetutës. A ka mundësi shtyrjeje të datës së zgjedhjev zgjedhjevee, brenda kuadrit kushtetues? Ilir Meta: Nuk do të dëshiroja të shprehesha sot për këtë çështje. Ne i dime edhe përvojat e mëparshme që vendi ynë ka pasur kur ka ekzistuar vullneti dhe përgjegjshmëria për stabilitetin e vendit, për të ardhmen e tij demokratike dhe plotësisht europiane, gjithnjë janë gjetur zgjidhje të mençura. Dhe në këtë drejtim unë nuk do të ndaloj së angazhuari institucionin e presidentit dhe natyrisht personalisht deri në fund për të shmangur çdo alternativë që nuk i shërben jo vetëm stabilitetit të vendit por edhe e largon në horizonte të padukshme mundësinë e çeljes së negociatave apo anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë besoj se të dy palët kanë për detyrë t’i përgjigjen vullnetit të gjithë qytetarëve shqiptarë, i cili është në shifra të jashtëzakonshme mbi 90 e ca përqind, për t’ i dhënë këtë mundësi historike Shqipërisë që të çeli së afërmi negociatat me Bashkimin Europian dhe unë besoj, se nëse kjo gatishmëri nga të dy palët do të reflektohet në orët dhe ditët që vijnë, edhe mbështetja nga Bundestagu do të jetë e plotë dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për kurorëzimin me sukses të këtij qëllimi madhor për vendin tonë. Së dyti, dua të theksoj se është shumë e rëndësishme për opozitën, meqenëse nesër është paralajmëruar një protestë tjetër e madhe kombëtare, sikurse e përmendët edhe ju, se sa e rëndësishme është vetëpërmbajtja dhe demostrimi tërësisht paqësor, në mënyrë që kauza e
tyre për të pasur zgjedhje me standarte të vërteta europiane, të ketë mbështjetje maksimale brenda dhe jashtë vendit. Prandaj, edhe një herë do të apeloja për udhëheqësit e opozitës që të marrin të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një manifestim të standardeve europiane, të mos provokohen nga askush brenda tyre por edhe përballë tyre, në këto orë në këto ditë të rëndësishme për vendin tonë. Deutsche W elle: Zoti president, Welle: kemi një situatë të tillë në Shqipëri: Përpos krizës në politikën e brendshme akuumin brendshme,, kemi edhe vvakuumin juridik. Sistemi juridik është pothuajse jofunksional, pa Gjykatë Kushtetuese ushtetuese,, pa Këshill të lartë të Drejtësisë dhe problemi me Gjykatën e Lartë. A mundet presidenti të japë një këshillë në këtë drejtim, a mund të dilet nga ky vakuum? Sepse si mund të pretendohet hyrja në Bashkimin Europian, kur një sistem juridik është jashtë funksionit aktualisht në shtetin e Shqipërisë. Ilir Meta: Dua t’ ju siguroj juve dhe të gjithë ndjekësit e Deutsche Welles, se presidenti i ka bërë të gjitha përpjekjet e tij që kurrë Shqipëria të mos ishte në një situatë të tillë, që reforma në drejtësi të ecte me ritme edhe më të shpejta, dhe njëkohësisht ne të mos kishim një vakuum të tillë. Megjithatë nuk do të doja të komentoja sot. Çështja më e rëndësishme është që Shqipëria e ka nisur këtë reformë madhore. Natyrisht që kërko-
het një konsolidim i zbatimit të saj dhe një besueshmëri në rritje që kjo reformë po jep rezultatet e saj në drejtim të sundimit të ligjit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit, dhe të gjithë duhet të riangazhohen për suskesin e saj të plotë, sepse suksesi i saj lidhet me të gjitha prioritetet kyçe jo vetëm të çeljes së negociatave, por edhe të vazhdimit të rrugës sonë për anëtarësimin në BE. Deutsche W elle: Ndërkohë që ëshWelle: të dhënë një rekomandim pozitiv nga Komisioni për çeljen e negociata ve, brenda Unionit konserv aciatav konservator në Gjermani, një nga vendet promotorë të BE, ndërkohë qershori konsiderohet shumë shpejt për të dhënë dritën e gjelbërt për negocitata me Shqipërinë. Keni marrë ndërkohë ndonjë mesazh shpresëdhënës nga Berlini në këtë drejtim? Ilir Meta: Unë personalisht dallohem për realizëm në politikë dhe duke qenë se kam një eskperiencë relativisht të gjatë në veçanti në gjithë çështjen e integrimit europian për shkak edhe të gjithë pozitave, besoj se çdo orë tani, e fituar çdo ditë e fituar, në ndihmë të demostrimit të një maturie të klasës politike, të maxhorancës, qeverisë dhe opozitës nga ana tjerër, absolutisht që e bën shumë të afërt çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe natyrisht edhe për fqinjët tonë, tashmë Maqedoninë e Veriut, dhe për këtë vendoset këto orë, vendoset këto ditë.
TAKIMI
Presidenti Meta: Bundestagu, rol kyç për garantimin e perspektivës europiane të Shqipërisë Gjatë qëndrimit në Berlin, ku mori pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar lidhur me perspektivën europiane të vendit, dhe veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian sa më parë. Në takimin që pati me Nënkryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, z.Christian Schmidt, ku u diskutua mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik. Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, z.Nils Schmid, të cilin e falënderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian. Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.
AKTUALITET
14
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore
M
inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hapi 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orën në 7 ditë të javës pranë zonave turistike. Ministrja Ogerta Manastirliu, inspektoi qendrën shëndetësore verore në plazhin e Divjakës, e cila është një prej 28 qendrave që do të ofrojnë shërbim pa ndërprerje gjatë sezonit turistik. “Hapëm këtë vit 28 qendra shëndetësore pranë zonave turistike, për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë, për një sezon turistik të sigurtë për të gjithë pushuesit. Për herë të parë këtë vit kemi shtuar si qendra 24 orëshe qendrën shëndetësore të Dhërmiut fshat si dhe qendrën shëndetësore Rrjoll, në zonën e Velipojës”, tha Manastirliu. Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu. Ajo deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë
Sezoni, ministrja Manastirliu: 28 qendra shërbim 24 orë në 7 ditë 132 MJEKË “Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”.
zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. Plani i
AKSIONI
AKU bllokon 5636 kg produkte
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Kapshticë ngarkesën me një sasi prej 5636 kg e ardhur nga Turqia me qëllim futjen dhe tregtimin në Shqipëri. Bëhet fjalë për produkteve të ndryshme ushqimore (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj). “Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore (Ligji i Ushqimit, neni 18 dhe Urdhëri i Ministrit nr. 374 të dt. 31.08.2017)”,-informon AKU. Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i dha subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit. Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotësoi mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.
masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit. “Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”, tha
PROGRAMI Programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri i ofruar për herë të parë falas i ka mundësuar kryerjen e testet HPV deri më tani të 2200 grave. Ky program kombëtar ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Në videon e publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, doktor Alban Ylli pranë Institutit të Shëndetit Publik thotë se testi HPV kryhet pranë qendrave shëndetësore dhe përfitojnë 17 mijë gra në vit. “Këtë vit Shqipëria për herë të parë ka filluar një program të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, që është një nga problemet e rëndësishme të shëndetit publik. Në këtë rast bëhet fjalë për një program efektiv nëpërmjet të cilët të gjithë gratë shqiptare do të përfitojnë jetë të shëndetshme. Programi do të ofrohet në këtë 5-vjeçar për gratë e moshës 40-49 vjeç. Janë kryer tashmë 2200 teste, janë kthyer përgjigjet. Përgjigjet janë të personalizuara”, tha ai. Testimi me HPV kryhet
Manastirliu. Mbi 40 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka nisur puna për finalizimin e planit të masave për t’ju përgjigjur më shpejt dhe me cilësi turistëve, për një sezon turistik të sigurtë, bën me dije MSH. Ministrja deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet
numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, sipas ministrisë rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.
2200 gra kanë kryer testin HPV në pesë muaj
i koordinuar nga Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe ofrohet falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, që është edhe grupmosha më e prekur nga kanceri i qafës së mitrës. Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë pas kancerit të gjirit.
Mbi 100 gra diagnostikohen me këtë kancer dhe pothuaj 40% e tyre humbin jetën nga ky kancer çdo vit në vendin tonë. Kanceri i qafës së mitrës prek gratë e moshave të mesme. Qeveria e miratoi Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri më 30 janar të këtij viti.
AKTUALITET
15
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
SITUATA
G
ratë vuajnë nga diskriminimi në punë. Por ato kanë frikë të denoncojnë, për shkak të humbjes së vendit të punës. Kjo ka rezultuar nga një hulumtim i zhvilluar në internet nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, ku vlerësohet se ngacmimi seksual është shqetësimi kryesor në punë. Ai nuk raportohet nga gratë dhe as denoncohet prej tyre, për shkak të frikës së papunësisë. “Nga të anketuarit që thanë se kishin përjetuar ngacmime seksuale në punë, 39% e grave dhe 44% e burrave nuk kishin folur me askënd dhe nuk e kishin raportuar këtë eksperiencë”, u shpreh Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e qendrës Aleanca
Diskriminimi në punë, gratë P kanë frikë të denoncojnë
Gjinore për Zhvillim. Diskriminimin në punë e vlerëson shqetësues edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili ka një propozim për bizneset. “Ne mendojmë që është shumë e nevojshme që bizneset private të kenë disa mekanizma të
brendshëm për t’i trajtuar situatat diskriminuese”, tha komisioneri Robert Gajda. Ekspertët vlerësuan se nevojiten fushata ndërgjegjësimi për gratë që të denoncojnë këto raste por edhe një bashkëpunim më i mirë mes institucioneve për ndëshkimin e tyre.
AKSIONI
unonjës të Policisë së Shtetit janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj. Në disa rrethe, si Shkodër dhe Vlorë kanë nisur hetimet ndaj disa funksionarëve të Policisë së Shtetit nga SHÇBA, që dyshohen se janë përfshirë në rastet abuzive. “Ministria e Brendshme përpara një muaji bëri një vlerësim të situatës së kultivimit të kanabisit në shkallë vendi dhe po e trajton me seriozitet këtë fenomen. Në planin e marrjes së masave për parandalimin e marijuanës është përfshirë edhe SHÇBA. Ministria e Brendshme ka planin e saj të masave, Policia e Shtetit dhe ajo lokale ka të sajin. SHÇBA është e përfshirë në
Punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës
këtë proces dhe ka të dhëna që punonjës policie janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj. Do të bëjmë një takim me këto nivele që të kontrollojmë detyrat e vendosura nga titullari i Ministrisë së Brendshme. Jemi të hapur për të hetuar
ndaj çdo punonjësi policie dhe kemi informacione. Në disa raste kemi nisur hetimet dhe në disa të tjera, pritet që të nisin. Hetime po zhvillohen në Shkodër dhe Vlorë, në lidhje me rastet e abuzimeve nga funksionarë të ndryshëm të Policisë së Shtetit”, tha Ago.
Vëzhgim i FIAA është realizuar me sipërmarrje të rëndësishme në vend si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës
S
hoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), prezantoi rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019. E pranishme në prezantim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Vëzhgim i FIAA është realizuar me sipërmarrje të rëndësishme në vend si banka, kompani që veprojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë, konsulencës, etj. Denaj është shprehur se një pjesë e perceptimeve të vëzhgimit janë të drejta, pasi ndikojnë në klimën e biznesit dhe në konkurrencën e ndershme. “Kush është shqetësimi i tyre kryesisht? Është që rregullat e lojës të jenë të qarta dhe informaliteti të ulet. Ky është dhe objektivi ynë, prandaj gjetëm një dialog të mirë dhe një partneritet të frytshëm mes të dy palëve, në mënyrë që ta çojmë këtë projekt përpara”. Gjatë fjalës së saj, Ministrja u shpreh se si rezultat i reformës së deregulimit sot 99 % e licencave jepen online, ndërsa 37 licenca po rishikohen për tu revokuar, çka përbën një lehtësi të madhe dhe reduktim të burokracisë për bizneset. Më tej, ministrja Denaj u ndal në projektin e Fiskalizimit, i nisur gjatë këtij viti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ky projekt synon që deri në vitin 2021 të gjitha pagesat do të realizohen në mënyrë elektronike, duke ndikuar në uljen e informalitetit dhe një klimë më miqësore ndaj biznesit. “Është një projekt që Ministria e Financave e ka nisur këtë vit dhe mendohet se në vitet ’20-21 të gjithë pagesat do jenë më mënyrë elektronike. Kjo do ta ulte në një shkallë shumë të ndjeshme pjesën e informalitetit dhe do
Denaj: Monopolet, korrupsioni dhe informaliteti pengojnë investimet PROJEKTI “Është një projekt që Ministria e Financave e ka nisur këtë vit dhe mendohet se në vitet ’20-21 të gjithë pagesat do jenë më mënyrë elektronike. Kjo do ta ulte në një shkallë shumë të ndjeshme pjesën e informalitetit dhe do ta bënte sistemin të punonte në vetëvete dhe pa ndërhyrjen e individëve në administratë, të cilët deri diku duhet të jenë më miqësor me biznesin”.
ta bënte sistemin të punonte në vetëvete dhe pa ndërhyrjen e individëve në administratë, të cilët deri diku duhet të jenë më miqësor me biznesin”, u shpreh Ministrja. Ndërkaq, ministrja ftoi edhe investitorët e huaj që të vizitojnë shkollat profesionale dhe zyrat e Punës në zonat ku ata operojnë, në mënyrë që të ketë një bashkëveprim më të mirë mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Sipërmarrjet vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte
e pavaforshme. Bizneset janë pyetur të vlerësojnë klimën nga 0 në 100, ku zero është e pafavorshme dhe 100 shumë e favorshme dhe rezultati ishte 39. Pritshmëritë janë pak më pozitive për pjesën e dytë të vitit, me treguesin që rritet në 45 por gjithsesi mbetet poshtë nivelit 50. Bizneset janë pyetur sesa problem janë këto pengesa për aktivitetin e tyre: monopoli & konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia
informale, duke vlerësuar nga zero kur nuk ka pengesë, deri në 100 që është një pengesë e madhe. Pengesa kryesore e identifikuar nga bizneset është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me 68 pikë, e ndjekur nga korrupsioni me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund ekonomia informale, me 61. Bizneset vlerësojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike (32 pikë, ku zero tregon përkeqësim domethënës), e ndjekur nga
transparenca në procedurat qeveritare (38), rregulli e siguria (41) dhe sistemi dhe procedurat e prokurimit publik (42). Procedurat që janë vlerësuar që kanë pasur përmirësimin më të madh janë politikat në sistemin bankar (52), aksesi në financë, rregullat e punës, të drejtat e pronësisë intelektuale, furnizimi me energji. Më mirë në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore vlerësohen doganat dhe qeveria qendrore (50 pikë), të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore dhe në fund më dobët vlerësohen marrëdhëniet me gjykatat (49).
AKTUALITET
16
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, denoncoi mbi shpërndarjen e tezave të provimit të maturës të gjuhës angleze
R
reth 36 mijë maturantë zhvilluan të premten provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10:00, ndërkohë që maturantët janë paraqitur në ambjentet e shkollës 1 orë e gjysmë para për të shmangur kaosin e ndarjes së tyre në klasa si dhe për të kryer kontrollin pasi telefonat ishin të ndaluar. “Maturantët kanë qëndruar 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, në një klasë me 15 nxënës, ku të vetmet gjëra që u janë lejuar ishte mjeti identifikues, stilolapsi dhe vetëm një shishe me ujë”. 2 orë e gjysmë ishte kohëzgjatja e testimit të maturanteve por që një pjesë e konsiderueshme e tyre e përfunduan më shpejt. Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, denoncoi mbi shpërndarjen e tezave të provimit të maturës të gjuhës angleze. Berisha ka publikuar disa foto në profilin e tij në facebook, ku sipas tij drejtorët e shkollave kanë shpërndarë provimin e maturës të gjuhës angleze. Ngjarja sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kukës. “Narkodrejtorët e shkollave shpërndajnë tezën e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxënësit dixhital! Sb. “Përshëndëtje Dok Berisha! Sot është provimi i parë i maturës në Kukës gjuha angleze dhe drejtoresha e gjimnazit “Havzi Nela”, Vjollca Gashi anëtare e kryesisë së PS vegël e Safet Gicit dhe drejtorit të drejtorisë Arsimore Skënder Ahmeti, po shpërndajnë tezën e provimit në shkembim të votave për fëmijët e nënës parti”. Pas këtij postimi ka reagur edhe
36 mijë maturantë testuan njohuritë në gjuhën e huaj, vlerësimi elektronik
Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Sipas ministrisë këto jakuza janë keqinformime nga ana e Partisë Demokratike, duke e përfshirë edhe këtë proces plotësisht teknik në betejën e ulët politike të opozitës. Gjithashtu MASR do vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e
procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. “Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në
Burg për këdo që do mashtrojë me ushqimet. Shitja e ushqimeve të skaduara, falsifikimi i produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe përdorimi i kimikateve, do të konsiderohen si krim dhe do ketë dënime deri në tre vjet burg. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan ditën e djeshme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë shkelja e parë do konsiderohet si kundërvajtje penale dhe do ketë dënime alternative ndërsa në rast se shkeljet do përsëriten dënimi do të jetë me burg. Burg do të ketë edhe ata që do vendosin te produktet të dhëna që nuk korrespondojnë ose paraqisin të dhëna të rreme në etiketë.
“Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, denoncoi mbi shpërndarjen e tezave të provimit të maturës të gjuhës angleze. Berisha ka publikuar disa foto në profilin e tij në facebook, ku sipas tij drejtorët e shkollave kanë shpërndarë provimin e maturës të gjuhës angleze. Ngjarja sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kukës”. digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot. Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës”,shkruan Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në deklaratë. Policia e Shtetit ka marrë masat për provimin e maturës. Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Policia ka marrë të gjitha masat për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.
KORÇË
LIGJI
3 vite burg për ushqimet e skaduara
betejën e ulët politike të opozitës. Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në
AKUZA
P
refekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, thotë se banorët do dëmshpërblehen sa u takon në një kohë sa më të shpejtë, brenda afateve të përcaktuara. Spirollari bëri të ditur se në një kohë rekord është bërë dhe vlerësimi paraprak i dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike të javës së shkuar. “Ndryshe nga çdo rast tjetër, të gjitha institucionet në qarkun e Korçës, nën drejtimin e institucionit të prefektit, ekspertët e bashkive, në ditën e katërt kanë nxjerr dhe kanë përcaktuar vlerën e përafërt të dëmeve për të ri-ngritur të gjitha shtëpitë e banimit dhe për të riparuar në mënyrë të pjesshme dhe infrastrukturën e shtëpive të dëmtuara”,-tha Spirollari. Ai bëri të ditur se ka pasur dhe probleme me dokumentacionet e pronësisë së banesave. “Jemi ndeshur me problemet e pronësisë,
Dëmshpërblimi brenda afateve të përcaktuara
pa akte zyrtare të shit blerjes dhe probleme me pasaktësi në emrat e pronarëve dhe të gjitha këto institucionet që janë duke bashkëpunuar së bashku si një institucion i vetëm, në drejtimin e prefektit shumë
shpejt do ia arrijmë që dhe rastet problematike t’i zgjidhim në mënyrë që secili person që është i dëmtuar t’i ndërtohet ndërtesa apo të dëmshpërblejmë sipas vendimit që do të merret nga Këshilli i Ministrave”.
SPECIALE
Nga Qerim Vrioni
D
isa vite më parë sho qëroja një mik italian nëpër Vlorë e, sidomos në pikat simbol të qytetit. Kështu, pas Kuzumbabasë, shkuam në Kaninë, tek Muzeu i Pavarësisë, te kompleksi i Sheshit të Flamurit, Vendprehja e Ismail Qemalit, Obelisku i Flamurit, Monumenti i Pavarësisë, vizituam Zvërnecin etj. Aty nga fundi i kohës së qendrimit në qytet, miku i kënaqur më kërkoi që t’i tregoja shtëpinë më të vjetër në Vlorë. Sigurisht ai mendonte, se përveç përcaktimit, ajo do kishte edhe një pllakë të vogël bronxi në një nga muret e saj që të shënonte afërsisht moshën e saj. Ngrita supet pa ditur t’i jap përgjigje të saktë. Italiani nisi të rendisi arsyet pse përcaktimi i shtëpisë (ose një nga shtëpitë më të vjetra) më të hershme të qytetit historik (por njëkohësisht edhe të çdo qytetit tjetër), ishte i nevojshëm. Pllakat përkujtimore, sipas tij, ishin shenja dëshmuese për jetë të zhvilluar dhe me veprimtari politike, shoqërore, kulturore, fetare të një qyteti a qendre të banuar. Nuk kisha ç’ti thosha më shumë mikut dhe i kapur disi ngusht, me takt ndërrova shinat e bisedës. Sidomos, u befasova kur ai tha se historinë e një qyteti (edhe shtetishtova me mendje) e përbëjnë edhe ndërtesat e vjetra, madje me to preket drejtpërdrejtë ajo. Disa vite pas kësaj, duke u marrë me Fotografinë Shqiptare, kalova nëpër duar edhe shumë foto historike të vendit qysh prej fillimit të shekullit të shkuar. Ndër to, mbresëlënëse janë fotot e festimit të Përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, ato që pasqyrojnë ardhjen e Qeverisë (Regjencës siç quhej atëherë) të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes (2131 janar 1920) në Tiranë (shkurt 1920), në kryeqytetin e sapocaktuar, e pak vite më pas foto të parlamentit të ri me disa deputetë, burra hijerëndë, para hyrjes së tij. Këto të fundit të dala nga aparatet e fotografëve të njohur të kohës si Kel dhe Gegë Marubi, Ymer Bali, Shan Pici, Kolë Maca etj. Në pjesën qëndrore të fasadës së ndërtesës atëherë shkruhej me gërma të mëdha kapitale :
17 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Një pllakë përkujtimore për Parlamentin e parë shqiptar mënjanshëm midis shumë ndërtesave të vjetra dhe të reja të Tiranës. Për mungesën e kësaj pllake, nuk meritojnë lëvdata të gjithë ministrat e kulturës të qeverive shqiptare të pas vitit 1991. Po ashtu nuk u takojnë dafina nderimi as kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë (pasardhësi i Parlamentit të parë), gjithmonë të viteve pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Duke e ulur edhe më poshtë stekën e përgjegjësisë, nuk mund të mos qortohen Drejtorat e
Parlamenti, 1925
“PARLAMENTI”. Këshilli Kombëtar (Parlamenti) i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, “u mblodh në seancën e parë në Tiranë në shtëpinë e Zija bej Toptanit”, e cila u shndërua përkohësisht në selinë e Parlamentit Shqiptar. Më 1925, ky Këshill i përbërë tashmë nga dy dhoma, Senati dhe Dhoma e Deputetëve, u çvendos nga kjo shtëpi për te ngrehina që shërbeu për Parlamentin Shqiptar deri në vitin 1944. Pas këtij viti ndërtesa ka pasur disa funksione deri sa “gjatë ndërkohës 1996-2000, u kthye në selinë e Këshillit Bashkiak të Tiranës “(tek e fundit funksion i përngjajshëm dhe i përligjshëm me origjinën). Pas këtij viti aty u vendos Teatri i Kukullave….Më pas “u pëshpërit mjaft për ta kthyer në një Muze të Parlamentarizmit Shqiptar” (siç kanë kthyer në Vlorë prej kohësh Selinë e Qeverisë së Ismail Qemalit në Muze të Pavarësisë), por jo, madje u “ndërhy duke e dëmtuar godinën e vjetër”. (Nga “Gazmend Bakiu— Tirana e vjetër-Tiranë, 2013”). Pas Ndërtesës së Qeverisë së Ismail Qemalit (mars 1913janar 1914) në Skelë, ku siç u cek, sot është Muzeu i Pavarësisë (një nderim shumë i merituar i historisë), ishParlamenti i asaj kohe (sot Teatri i Kukllave), me sa dijmë, mbetet derit tani, selia e institucionit më e vjetër shtetëror shqiptar në vendin tonë. Për këtë, kjo ndërtesë mendoj se duhet të ketë një
Shtator 1928
trajtim të veçantë nga shteti shqiptar, për nderim, por edhe për ta dalluar nga ngrehina të tjera të shumta të Tiranës. Nuk po kërkohet që të zhvendoset Teatri i Kukullave (ndoshta edhe kjo mund të bëhej), por të paktën t’i njihet ndërtesës me arkitekturë të veçantë merita se dikur ajo ka shërbyer si vendi ku, për herë të parë, vet shqiptarët hodhën themelet e shtetit të tyre modern mbi baza ligjore ndërkombëtare dhe frymë atdhetare. Gjithashtu, nuk dijmë saktë (ndjesë për njohuritë e mangëta) a ndodhet apo jo në Zonën e Mbrojtur arkitektonike të kryeqytetit kjo ndërtesë e vjetër dhe, nëse jo, nuk mendoj se duhet të ketë arsye të forta për këtë. Në të vërtetë, Selia e Parlamentit të parë, jo vetëm një pllakë përkujtimore nuk ka (nuk bëhet ndonjë hata po të vendoset), por shumë rrallë përmendet në shtyp ose në botime me funksionin e saj zanafillas, atë që i jep vend të
menti i parë Shqiptar mbush plot një shekull jetë, e ndoshta e meriton, të paktën, një pllakë të vogël bronxi me disa fjalë si psh. Monument Historik-Mbrohet nga Shteti ose edhe Këtu ka zhvilluar punimet Parlamenti i parë shqiptar nga viti 1923 deri në 1939. Ndoshta nga ana ekonomike, vendosja e një pllake prej bronxit nuk besoj se kërkon zhvillimin e ndonjë një tenderi…. Kështu, kujtesës historike të Tiranës, që ndërtimet e reja po e zvogëlojnë me ritme të shpejta, do të vazhdojë t’i mbetet një objekt i rëndësishëm dhe me vlera të padiskutueshme për brezat që do të vijnë. Ruajtja e ndërtesave të vjetra të vendit (që, përgjithësisht, jan[ jo më të hershme se një shekull e gjysmë), me meritat e tyre, se për hir të së vërtetës janë një numur jo i madh, nuk do të lejojë edhe zmadhimin e mëtejshëm të “Shqipërisë së humbur”(sipas një shprehjeje të Ylli Polovinës). Pranë dhe rrotull ndërtesës
Teatri i Kukullave, gusht, 2018
Institutit të Monumenteve. Natyrisht dorëjashtë në këtë gjendje të pakëndshme (për mendimin tim) të ndërtesës, nuk janë edhe historianët me grada shkencore e tituj të shumtë nderi. Ndonjëherë edhe mosveprimi në kohën e duhur përbën gabim me pasoja për të ardhmen.. Për pak vite, kjo ndërtesë që për shumë kohë (afro 20 vjet) ka funksionuar si Parla-
së Teatrit të Kukullave, janë ngritur e do vazhdojnë në të ardhmen të mbijnë ndërtesa me taka të larta, po vlerën dhe hijeshinë e dykatshes (pavarësisht ngjyrimeve me lajle-lule të fasadës së saj) së Parlamentit të parë, vështirë se e arrijnë. Kjo sepse, statusi historik i saj është bio dhe i çimentuar edhe nga afro 100 vite jetë.
KULTURE
18 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Jim Belushi nostalgjik kujton kohën kur ishte në Shqipëri: I dua rrënjët e mia Jim Belushi është një nga aktorët e vetëm shqiptar që ka arritur sukses në Hollywood. Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago. Por aktori nuk e ka harruar origjinën e tij. Në një postim në Instagram kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007. “Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia,”-shkroi 64vjeçari. Ndërsa postoi edhe disa momente nga aktiviteti në Kishën Katolike.
“Chernobyl”, seriali më i mirë i të gjitha kohërave
“Chernobyl”, ekranizimi i frikshëm i HBO-së i katastrofës më të tmerrshme nukleare në historinë e njerëzimit, është ngritur në pozitën nr. 1, në renditjet televizive të të gjitha kohërave në IMDB, vetëm disa ditë pas përfundimit të serialit të limituar. Nga e marta “Chernobyl” kishte një vlerësim mesatar prej 9.7 yjesh (nga 10) nga rreth 140.000 përdorues në faqen e dedikuar nga Amazon. Seria e kufizuar me pesë episode e përfundoi shfaqjen e vet në HBO më 3 qershor. Për momentin, kjo e vendos serialin “Chernobyl” përpara serialit të AMC “Breaking Bad” (9.5), atij të BBC-së “Planet Earth II” (9.5), të HBOsë “Band of Brothers” (9.5), serialit origjinal “Planet Earth” (9.4), atij të HBO-së “Game of Thrones” (9.3) dhe serialit të HBO-së “The Wire” (9.3), sipas renditjes së vlerësimit të serialeve televizive në IMDB. (Rotten Tomatoes i Fandangos aktualisht nuk ofron vlerësim të pub-
“Prekje franceze”, Carla Bruni zgjedh Butrintin për koncertin e parë në Shqipëri Carla Bruni ka zgjedhur Shqipërinë që të promovojë albumin e saj të pestë, “Prekje franceze”. Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të këndojë në Butrint. Ajo ka zgjedhur t’i prezantohet për herë të parë publikut shqiptar me albumin e saj më të fundit, 11 këngë në teatrin e parkut kombëtar, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë dhe asaj botërore. Është zgjedhur një datë simbolike, 21 Qershori, dita e “Festës së Muzikës”. “Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, shprehet këngëtarja e njohur franceze. “French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve. Carla Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010.
“Annie”, një shfaqje për të gjithë familjen Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomenin botëror, në historinë e teatrit muzikor. Bazuar në Fumettin Komik (letërsia e vizatuar ) të Harold Gray titulluar, “Jetimja E Vogel Annie” 1924, si një pamflet social dhe politik, i cili publikohej në New York, nga Daily News, Annie the Orphan “hyri në zemrat e publikut duke inspiruar edhe një Radio Show shumë te rëndësishëm radiofonik në 1930. “Annie” është historia e një vaze të vogël 9-vjeçare jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën, se një ditë ajo do t’i gjejë prindërit e saj. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt te inteligjencës dhe optimizmit, ngroh zemrat e audiencës teksa e shohim ngjitjen e saj, nga një jetë qe nuk i dha asgjë, përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme që e meriton çdo fëmijë. Kjo vepër është projektuar për një publik familjar dhe është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjitha brezat jo vetëm në një sallë, por
edhe në skenë, duke bashkuar aktoret e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetim e me aftësi ndryshe, me aktorët më të njohur të Teatrit. Në ARTURBINA DT.8.9.13.14.15.16 qershor ora 19.00 biletat shiten pranë Arturbina.
Bullgarët njihen me kulturën dhe historinë e Tiranës likut për “Chernobyl”. Kritikja televizive e Variety, Caroline Framke, në shqyrtimin e saj të serialit, shkroi: “Në vend që të shpërthenin në momente shokuese, shkrimtari Craig Mazin dhe regjisori Johan Renck e ndërtuan një shqetësim të vazhdueshëm dhe përvjedhës duke e lejuar shkallën e mizorisë të zhytet në një gravitet të tmerrshëm.” “Chernobyl” e dra-
matizon historinë e shpërthimit masiv të impiantit të energjisë bërthamore në Ukrainë më 26 prill 1986, i cili liroi material radioaktiv në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë dhe arriti deri në Skandinavi dhe në Evropën Perëndimore. Seria e kufizuar u xhirua në vendin e ngjarjes në Ukrainë dhe në një central bërthamor pjesërisht të çmontuar në Lituani.
Në Muzeun Kombëtar të Bullgarisë u çel mbrëmjen e djeshme ekspozita fotografike “Hello, my name is Tirana”. Ekspozita pas suksesit në Bukuresht (Rumani) u hap edhe në Sofje (Bullgari) për të njohur vizitorët e huaj me Tiranën, 99 vjet kryeqytet i Shqipërisë. Kjo është një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. Publiku bullgar pati mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por edhe ana etno-kulturore e një populli. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë Donika Hoxha, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Andrea Wicke, Ambasadorja e Austrisë në Sofje, Edon Cana, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari, Boni Petrunova, drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si dhe shqiptarë të shumtë, pjesë e diasporës në Bullgari. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 25 qershor 2019 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë në Sofje.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Isaac përfundon në spital pas ndarjes nga Dua Lipa Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund romancës së tyre 18 muaj pasi u rikthyen bashkë. Dhe ashtu siç ndodh në çift, pas ndarjes ka mjaft dëshpërim, por këtë herë jo nga Dua Lipa. Shefi i njohur i kuzhinës Isaac Carew, po e përjeton shumë keq ndarjen dhe këtë mundohet ta tregojë në çdo postim të tijin në Instagram. Ai bën me dije se ka përfunduar në spital pas ndarjes. Në një video të dytë, Isaac shihet duke u ngushëlluar me dëshpërim te karbohidratet. Pizza dhe Waffles në shtrat dhe Netflix para, dita e tij ka kaluar kështu! Burime për “The Sun” kanë zbuluar se çifti u munduan ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte por nuk ia dolën. “Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin
Liam Payne ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar për jetën e tij private. Pak muaj më parë u përfol për një lidhje me modelen e famshme Naomi Campbell. Të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre e konfirmuan lidhjen, por ata të dy nuk e pohuan asnjëherë. Por për fat të keq pa e bërë ende publike historinë e tyre të dashurisë, lidhja mes Naomi dhe Liam mori fund gjatë muajit prill. Së fundmi, supermodelja Duckie Thot ka publikuar në rrjetet e saj sociale një fotografi në të cilën shihej duke mbajtur dorën me Liam. Gjithashtu Duckie e përmendi në foto emrin e Liam. Ky detaj ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”. Në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një grua misterioze duke vallëzuar në një
klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss” ishte në sfond. Pavarësisht zërave se ai ishte treguar i pabesë ndaj Duas, dyshja i hodhi pas krahëve thashethemet dhe u bashkua sërish, por me sa duket jo për një kohë të gjatë.
Brad Pitt humbet durimin, kërcënon Angelinën
Brad Pitt ka vendosur që çështjet me ish-gruan e tij Angelina Jolie ti zgjidhë ‘ashpër’, shkruan Mirror. Ai thuhet se ka lëshuar një ultimatum për ish-gruan Angelina Jolie, tre vjet pas paraqitjes për
Pas Naomi-t, Liam në krahët e një tjetër modeleje
divorc. Aktori 55 vjeçar i Hollivudit ka marrë një qëndrim të prerë me Angelinën, pasi ka frikë se divorci mund të vazhdojë të zvarritet. Mësohet se skuadra ligjore e Bradit do të fillojë të ushtrojë presion
ndaj Angelina-s pasi ata besojnë se po zvarritet në nënshkrimin e letrave të divorcit. Një burim i ‘The Sun’ ka thënë se: “Pavarësisht se Brad Pitt është treguar tejet i durueshëm gjatë këtij procesi, tashmë ai ka humbur durimin. Pitt është i lodhur nga ish gruaja pasi ajo është parë duke lëvizur dhe duke ‘u zhdukur’ muaj pas muaji për ti ikur divorcit të tyre. Pitt dyshohet se mendon se është ‘bërë lojë’ nga Angelina. Angelina ka ‘vonuar procesin’ me shpresën se Brad mund të bëjë një kthesë në procedura. Brad duket se ka ardhur në fund të durimit të tij pasi ka shpenzuar vitet e kaluara, dy vjet e gjysmë që kanë të bëjnë me mbarimin e martesës së tij dhe dëshiron të “mos ketë divorc mbi kokën e tij”.
“Yves Saint Laurent, sfilatë me veshje për meshkuj në Malibu “Yves Saint Laurent” ka shpalosur vizionin e saj për modën për meshkuj, për sezonin “Pranverë-Verë 2020”, në një sfilatë në Malibu të Kalifornisë, me drejtorin krijues të markës, Anthony Vaccarello, që sjell tendencat më të fundit. Kjo është hera e dytë që Vaccarello është zgjedhur të prezantojë një sfilatë vetëm për meshkuj. Gjithnjë e më shumë po punohet që edhe moda për meshkuj të zërë vend në javët e modës, në qytete si Londra, Parisi dhe Milano, që zakonisht e vendosin atë në plan të dytë. Veshjet për meshkuj janë një hap logjik. Sfilata e parë dedikuar vetëm meshkujve u zhvillua nga “Yves Saint Laurent” në vitin 2016 në Los Angeles, ndërsa tani ato po shihen gjithnjë e më shumë edhe në qytete të tjera të modës.
Nick Jonas i emocionon të gjithë me gjestin e tij “Jonas Brother” pas 10 vitesh mungesë, kanë lançuar albumin më të ri të tyre me titull “Happiness Begins”. Fansat e grupit të njohur kanë shprehur në rrjete sociale gjithë lumturinë për këtë rikthim dhe albumin e tyre. Së fundmi është mësuar se në album ka dhe një detaj shumë romantik nga ana e Nick. Këngëtari i njohur ka pranuar se kënga numër 4, e titulluar “I Believe” i dedikohet partneres së tij, Priyanka Chopra. Ai ka treguar se kënga është një “letër dashurie për bashkëshorten” dhe të gjithë fansat e kanë pëlqyer shumë këtë gjest të tij. Edhe vëllai, Joe, ka zbuluar se kënga është shumë e bukur dhe se ata e kanë dëgjuar shumë gjatë festës së beqarisë së Nick. Albumi i plotë i grupit “Jonas Brother” erdhi pasi tre vëllezërit publikuan njëherë dy këngë “Sucker” dhe “Cool”, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme. Këngëtarët njoftuan ribashkimin e tyre në shkurt të 2019-tës, gati 6 vit pas shpërbërjes. Kujtojmë se në atë kohë ishte Nick ai që i dha fund grupit, duke qenë se ju kërkoi vëllezërve që të nisnin një karrierë solo.
SPORT
20
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
VERILINDORËT
Kukësi vazhdon me spastrimet, largon Reginaldon dhe Kordeiron K lubi i Kukësit vazhdon të humbasë pjesë të tij dhe me sa duket nuk po arrin të gjejë akordin për rinovimin e marrëveshjeve me futbollistë që kanë mbajtur peshën më të madhe në skuadër në këtë sezon. Verilindorët ditën e djeshme kanë zyrtarizuar dy largime të tjera. Golashënuesi më i mirë i skuadrës, Reginaldo ka vendosur të largohet nga klubi verilindor pas një sezoni
të suksesshëm ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Këpucën e Artë. Vetë sulmuesi në ditët e fundit kishte konfirmuar largimin, por pritej njoftimi që doli me një dekalratë. Futbollisti tjetër ishte mbrojtësi Uilliam Kordeiro, me të cilin nuk u gjet gjuha e përbashkët për rinovimin. Kordeiro ka qenë padyshim zbulimi i këtij sezoni dhe lojtari më i mirë për Kukësin. Braziliani i afruar si
mbrojtës i djathtë, shkëlqeu fillimisht si mesfushor në të majtë e më pas edhe si mesfushor ofensiv në të djathtën, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në fazën ofensive e duke u bërë vendimtar për sigurimin e vendit të dytë e Kupës së Shqipërisë. Ai bëhet titullari i tretë që largohet nga radhët e Kukësit pas Reginaldos dhe Dzarias.
Strategu spanjoll ka treguar besnikëri ndaj “qytetarëve” në një reagim për faqen e klubit
Guardiola i mbyll “derën” Juves: Nuk ka vend më të mirë për të drejtuar Rozalb Lika
T
elenovela Pep Guardiola mund të jetë një hap drejt fundit për kalimin e tij të mundshëm te skuadra e Juventusit. Manchester City ka përgënjeshtruar një largim të mundshëm të strategut gjatë kësaj vere, por zërat vazhdojnë të jenë prezentë në Spanjë dhe Itali. Gjithsesi strategu i njohur ka folur për faqen zyrtare të klubit pas një vizite që ka bërë në klubin satelit të City-it, Neë York në Amerikë. “Mendoj se nuk asnjë vend më të mirë në Europë se sa të drejtosh në Angli. Mund të bëj një krahasim me Spanjën apo Gjermaninë. Nuk ka vende të tjera që mund të jenë të ngjashme. Nëse do të shkoja në Angli, do të ishte njëlloj si në Spanjë, por s’ka ndonjë vend më të mirë. Në këto vende të vërshëllejnë nëse nuk fiton, këtu (Angli) nuk të mbështesin më pak. Unë kam një fanellë blu, jam një nga ju. Në këtë moment jam pjesë e një grupi shumë të lumtur, për atë gjë të jashtëzakonshme që kemi arritur. Kampionati i fundit ishte një ndër rezultatet më të mira në karrierën time,
SERIA A
Juventus mendon për shkëmbimin Zaniolo-Higuain
Juventus nuk heq dorë nga Nicolo Zaniolo. Klubi bardhezi vazhdon të shfaqë interes për talentin italian, i cili është prej kohësh është në listën e mundshme të përforcimeve të Paraticit. Roma nuk dëshiron të privohet nga mesfushori i talentuar, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024. Juventus mund të arrijë që të mbyllë marrëveshjen me të për shifrën e 40 deri në 50 milionë euro. Një tjetër opsion që mund të përdoret për të mbyllur sa më parë marrëveshjen, është shkëmbimi me Gonzalo Higuain, i cili pritet që të rikthehet nga huazimi me Chelsea-n. Megjithatë hapa konkretë në këtë marrëveshje pritet të ketë vetëm pasi të dy skuadrat të kenë përzgjedhur dhe zyrtarizuar trajnerët përkatës, pasi momentalisht si pankina e Romës, ashtu edhe ajo e Juves, janë bosh. Klubi i Pallotës me shumë mundësi do të shesë Edin Dzekon tek Interi. Juventusi ndërkohë pritet që të shesë edhe Mandzukic, Cuadradon dhe Perin.
PORTIERI
Barcelona në garë për të rrëmbyer legjendarin Buffon për mënyrën se si arritëm që ta fitonim. Premier League është kampionati më i vështirë dhe kur je këtu e kupton. Kalendari është i ngjeshur, kundërshtarët janë të një kualiteti të lart, duhet të luash edhe në kondicione të veçanta të motit. Liverpooli ka qenë një kundërshtar shumë i vështirë, ishin vërtet fantastik,
por ne pak më shumë. Kishim vazhdimësi dhe ishim konkret. Ideja jonë ishte që të luajmë gjithnjë me topin, në nivelin mbrojtës prioriteti është rikuperimi i topit. Vlejnë idetë tona, pa menduar për mbrojtjen. Jam në një klub që beson te mënyra e lojës, krijon një ide për futbollin. Më kujtohet që viti
i parë ishte i vështirë, humbëm në Champions me Monacon dhe në kampionat nuk shkonim mirë, por njerëzit na mbështetën. Kemi të gjithë nevojë për kohë, por nuk mund ta harrojë ndihmën që kam marrë. Jam i lumtur që kam justifikuar ndihmën që kam marrë nga futbollistët. Më e mira do të vijë”, deklaroi Guardiola.
HOLANDEZI
De Ligt: Më pëlqen Premier League, por ende s’e kam vendosur M brojtësi i Ajxit dhe i kombëtares holandeze, Mathijs de Ligt, është në qendër të merkatos verore. Ai shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Holandës me Anglinë, duke treguar sërish aftësitë e tij edhe për të ndihmuar ekipin në fazën sulmuese. De Ligt ka folur edhe për të ardhmen për “talkSPORT”: “Jam shumë i kënaqur që arrita ta ndihmoj skuadrën me një gol tjetër në këtë ndeshje. Për mua ka rëndësi të luaj dhe të fitoj sa më shumë përvojë. A do të jetë e ardhmja ime në Angli? Premier League është një kampionat i shkëlqyer, por nuk kam vendosur ende për skuadrën time të re”, u shpreh mbrojtësi i Ajax që vijon ta mbajë enigmë të ardhmen. Për de Ligt ka një interesim të madh nga Bercelona, madje edhe shoku i skuadrës, de Jong, e ka ftuar të shkojë me të te katalanasit, por mbrojtësi nuk dëshiron të nxitohet për të ardhmen. PSG dhe Juventus ndërkohë janë në pritje të vendimit të tij.
Gianluigi Buffon është tashmë në moshën 41-vjeçare, por legjenda e portës italiane, është një nga emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha. Pasi i dha fund aventurës me Paris Saint Germain, portieri veteran qartësoi se ende për të dhënë në fushë duke u futur automatikisht në merkaton verore. Në orët e fundit janë gjigantët e Barcelonës ata që kërkojnë të transferojnë në Spanjë gardianin e portës. Katalanasit janë të interesuar të kenë në skuadër që lojtar me eksperiencën e Buffon që do të ishte zëvendësuesi ideal i portierit Ter Stegen. Ofertat nuk mungojnë nga i gjithë globi, teksa ish- portieri i Juventus kërkohet nga skuadra gjermane, turke e deri tek ato braziliane e kineze. Nuk përjashtohet as mundësia që ai të mbyllë karrierën në futbollin aktiv dhe të nis një karrierë të re në rol drejtuesi, ku Juventus është gati për t’i hapur derë. Portieri italian do të marrë vendimin përfundimtar gjatë këtyre ditëve.
SPORT
21
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
FORMACIONI
KAPITENI
E
lseid Hysaj është shfaqur krah trajnerit Edy Reja në konferencën për shtyp para sfidës kundër Islandës. Kapiteni i kombëtares sonë nuk e ka fshehur faktin se strategu i ri i ka dhënë më shumë besim skuadrës, krejt ndryshe nga Panucci, i cili nuk besonte shumë te vlerat e tyre. “Jemi gati, pasi kemi pasur kohë për t’u përgatitur të gjithë së bashku. Nëse luajmë me sistemin 3-5-2 do të jem në krah. Vendos trajneri, por unë jam gati të bëj më të mirën”, u shpreh fillimisht shkodrani. Ai është në qendër të merkatos në Itali, por ai për momentin po mendon vetëm për kombataren: “Zërat e merkatos nuk më shqetësojnë, kam edhe dy vite kontratë. Tani po mendoj për kombëtaren dhe më pas do pushoj”. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një analizë për Islandën, një kundërshtarë aspak i thjeshtë për kuqezinjtë tanë “Ekip i fortë, kanë lojtarë të mirë dhe luajnë në ekipe të forta. Nuk duhet nënvlerësim dhe duhet shumë kujdes. Trajneri na ka treguar taktikat dhe besoj se do arrijmë të bëjmë ndonjë
Hysaj: Reja na ka bërë të besojmë se jemi më të fortë
gjë të mirë në fushë. Islanda nuk është si në Europian, ku tregoi potencialin e vet. Tani u ka ardhur ajo faza e keqe, si ne. Ardhja e Rejës na ka sjellë
entuziazëm, na ka bërë të ndihemi se jemi më të fortë se sa na bënte të besonim trajneri mëparshëm”, deklaroi lojtari shkodran.
Trajneri i kombëtares është shfaqur optimist në prag të debutimit me kuqezinjtë
Reja: S’ka mbrojtje, luajmë për të fituar ndaj Islandës T
rajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Islandës. Strategu italian është gati për të debutuar me kuqezinjtë pasi ka pasur kohë për t’i parë nga afër futbollistët për më shumë se dy javë. Ai e pranon se stërvitjet kanë shkuar shumë mirë, por do të jetë fusha e lojës që do të thotë të vërtetën. “Filozofia është asimiluar, por nuk e di sa jemi gati për ndeshjet zyrtare, sepse vetëm kemi punuar në stërvitje dhe jam mundur t’i njoh sa më mirë lojtarët. Për sa u përket karakteristikave, kjo skuadër ka treguar se e ka filozofinë time dhe shpresoj të jenë gati për ta zbatuar në fushë”, u shpreh fillimisht trajneri i kombëtares. Rezultatet negative të kohës së Panuccit - “Së pari do doja që skuadra të ishte e organizuar, pastaj dua lojë kolektive për të kaluar në sulm. Nuk mund të qëndrojmë tërë kohën në mbrojtje, dua pjesëmarrje nga e gjithë skuadra për nisjen e sulmit dhe pjesëmarrje në organizim kur dalim në fazën sulmuese, sepse duhet të godasim portën dhe të shënojmë, sepse kjo është pjesa më e rëndësishme”. Grezda - “Për këto dy ndeshje ai nuk do jetë, sepse kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Më pas, do jetë sërish në planet tona. Për këto dy ndeshje ai vendosi të mënjanohej, më pas do shohim nëse mund ta riformojmë raportin. Më duket se ai ka lëshuar edhe disa deklarata, por janë problemet e tij, jo të miat apo federatës. Më mirë të mendojmë për ndeshjen e nesërme,
mos të merremi me lojtarë të veçantë, sepse duhet të mendojmë për grupin, për ekipin dhe objektivin”. Rezultati me Islandën - “Filozofia është gjithë të luajmë futboll, pa menduar vetëm për t’u mbrojtur e për të marrë një pikë. Duke njohur Islandën, është një rival i fortë në ajër dhe që të vë në vështirësi, ndaj nuk duhet t’i lejojmë të futen në zonë dhe duhet të dalim sa më shpejt në sulm. Do doja që skuadra ime të luante e bindur se mund të fitojë”. Pikat e forta të Islandës- “Islanda ka një grup të fortë, është një grup që kuptohet dhe lëviz në bllok, ndërsa
në sulm është Sigurdsson, lojtar i zoti teknikisht dhe shumë i fortë fizikisht. Përtej këtyre, them gjithnjë që duhet të zbresim në fushë për ta bërë ne ndeshjen, nëse do na lejojnë. Nuk duhet të qëndrojmë në pritje dhe të lejojmë që kundërshtari të na befasojë me topa ajrorë. Loja ajrore e Islandës është ajo që më tremb më shumë, por ka edhe aspekte të tjera”. Formacioni - “Nuk e dinë as lojtarët, as formacionin dhe as skemën, dhe zakonisht ua them atyre të parëve. Nesër do ta mësoni, nuk është e thënë që të luajmë me 2 sulmues”.
“Enigmatiku” Reja, ja si pritet të luajmë ndaj Islandës
Trajneri i kombëtares, Edy Reja nuk dha shumë indikacione për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës ndaj Islandës, por la të nënkuptohej se mund të luajë më dy sulmues. Gjatë këtyre ditëve është punuar me skemën 3-5-2, por nëse do të zbresë në fushë me këtë vendosje, duket se ende nuk është shprehur shumë i vendosur. Në portë dhe në mbrojtje ka pak dilema. Teksa në kuadrat do të jetë Etrit Berisha. Prapavija me tre do të formohet nga Ismajli, Dërmaku dhe Mihaj. Ergys Kaçe, Taulant Xhaka dhe Migjen Basha priten të kenë një vend të sigurt gjithashtu në formacion nga minuta e parë, pa përjashtuar edhe një surprizë që mund të ndodhë me Abrashin. Balotazhi i vetëm lidhet me krahun e majtë të mbrojtjes, atje ku Aliji duket se ka fituar rivalitetin me Lenjanin, ndërkohë që dyshja e sulmit pritet të jetë Sadiku me Cikalleshin.
MERKATO
Shtohet “kolonia” e shqiptarëve në Seria A, Dermaku te Parma
Kastriot Dermaku është një nga emrat më të kërkuar në merkato, pas një sezoni fantastik me Cozencën dhe tashmë del si futbollist i lirë. Një plus i madh në merkato për klubet e tjera duke parë shifrat e çmendura që shpenzohen. Gjiganti i kombëtares në orët e vona të së enjtes ka arritur marrëveshjen me Parman. Mediet italiane e bëjnë të kryer kalimin e mbrojtësit të Shqipërisë në ekipin e Seria A. Dermakut i skadon kontrata me 30 qershor, prandaj nuk mund të zyrtarizohet nga Parma, por ka të drejtë të nënshkruajë një parakontratë. Në këtë mënyrë shtohet numri i shqiptarëve në Europë: Thomas Strakoshën, Etrit Berishën, Berat Gjimshitin,Valon Berishën, Riza Durmishajn, Marco Alian dhe Kastriot Dermakun.
SHENDETESI Gjendjet e dhimbshme të supeve që kufizojnë lëvizjet janë të zakonshme dhe shkaktohen nga problemet e nyjeve të supeve e strukturat përreth tyre . Supi është më i prirur ndaj lëndimeve sesa nyjet e tjera për shkak të një game të gjerë të lëvizjeve. Cilat janë disa nga simptomat e zakonshme që shkakojnë dhimbjet e shpatullave? Ekzistojnë shumë elemente që shkaktojnë dhimbjen dhe që kufizojnë lëvizjen e nyjeve të shpatullave, duke përfshirë: Çrregullimi i lëvizjeve Çrregullimi i lëvizjes ndodh në një grup muskujsh dhe tendinash, që ndihmojnë për të luajtur shpatullat dhe mban nyjet në vend. Çrregullimi i lëvizjes formon inflamacion ose dëmton rrotullimin e muskujve ose të tendinave. Inflamacioni, mund të shkaktohet nga: aktivitete që kërkojnë një lëvizje të vazhdueshme ose të përsëritur të shpatullave (sidomos mbi nivelin e shpatullave), pesha të rënda, trauma, ose qëndrimi të dobët. Lëndimet e rënda dhe inflamacioni i patrajtuar i tendinave, mund të shkaktojë çrregullimin e lëvizjes së qafës. Dhimbja e shoqëruar me problemet e çrregullimit të lëvizjes së qafës, normalisht ndihet në pjesën e përparme ose në pjesën e jashtme të supeve, veçanërisht kur ju ngrini krahun tuaj. Ju gjithashtu mund të vëreni dhimbje më shumë, kur shtriheni në shtrat. Lëndimet e rënda, mund të shkaktojnë: dobësinë e muskujve dhe supeve, lëvizjen e kufizuar të shpatullave dhe dhimbje të vazhdueshme. Çrregullimi i lëvizjeve Çrregullimi i lëvizjes së qafës lidhet me një grup muskujsh dhe tendinash që ndihmojnë për të luajtur shpatullat dhe mbajnë nyjet në vend. Të 4 muskujt (dhe tendinat e tyre) që bëjnë çrregullimin e lëvizjeve përfshijnë: - supraspinatus; - infraspinatus; - subscapularis; dhe - teres minor. Zakonisht janë tendinat e çrregullimit të lëvizjes (indet e forta që lidhin muskujt me kockat) që lotojnë, por ndonjëherë lotimi ndodh në muskuj. Pjesa më e zakonshme për lotimin është tendina supraspinatus. Dëmtime të rënda mund të shkaktojnë lëndimin e tendinave dhe të muskujve. Ekzistojnë teste speciale të lëvizjes, që doktori juaj mund të përdorë për të ndihmuar në përcaktimin se cili prej muskujve ose tendinave është thyer. Ngrirja e shpatullave Ngrirja e shpatullave - e njohur gjithashtu si kapsuliti adeziv, është e karakterizuar nga dhimbja progresive dhe ngurtësia e shpatullës. Dhimbja ndihet thellë në nyjet e supeve dhe mund të jetë më keq gjatë natës. Shkaku ekzakt i kësaj gjendjeje nuk dihet, por ajo ndonjëherë zhvillon lëndime të tjera të supeve. Është menduar se rezistimi ndaj një shpatulle të dhimbshme, të dëmtuar për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme në muskujt e shpatullave dhe rëndesën e strukturave lidhëse. Supet e ngrira gjithashtu mund të zhvillohen spontanisht, dhe njerëzit me probleme të tiroideve apo
22 E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Dhimbja e supeve, nga se vuajmë, shkaktarët dhe trajtimi i duhur të diabetit janë në një rrezik në rritje. Shumica e njerëzve me shpatull të ngrirë, kanë tendencë për tu përmirësuar brenda 2 viteve, me ose pa trajtim. Por jo të gjithë do të rimarrin gamën e plotë lëvizëse. Ndrydhja e shpatullave dhe paqëndrueshmëria e shpatullave Ndrydhja e shpatullave ndodh kur kocka e krahut të sipërm del nga strofa e vet. Kjo mund të shkaktohet nga një rënie, nga një dëmtim në sport ose traumë dhe është një gjendje shumë e dhimbshme. Shpatulla e ndrydhur është vizualisht e deformuar ose jashtë vendit dhe mund të ketë të nxira dhe ënjtje përreth nyjeve. Lëvizja e shpatullës është e kufizuar në njerëzit me çrregullimin e shpatullës. Doktorët zakonisht do të vendosin kockën në vendin e vet në mënyrë të kujdesshme. Si rezultat i ndrydhjes, nyjet e shpatullave zakonisht bëhen të paqëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj çrregullimeve të përsëritura. Ky kusht është i njohur si jostabilitetit i shpatullës dhe shkakton dhimbje kur ju ngrini krahun tuaj, ose e lëvizni atë larg nga trupi juaj. Artriti Artriti shkakton dhimbje nyjesh në mënyrë të përsëritshme, ënjtje dhe ndjeshmëri. Si artriti reumatoid edhe osteoartriti mund të prekë nyjet e krahut. Ndonjëherë dhimbjet e shpatullave vijnë si rezultat i problemeve me qafën ose janë një miksim i problemeve të ndryshme. Shumë rrallë, dhimbjet e shpatullave mund të shkaktohen nga një infeksion, një problem me nervat ose një tumor.
Cfarë testesh duhet të bëni për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes së shpatullave? Doktori juaj mund të jetë në gjendje për të përcaktuar shkakun e dhimbjes tuaj, bazuar në simptomat dhe në ekzaminimin fizik. Kur dhimbja ndihet gjatë momentit të lëvizjes së shpatullës, shkaku është dhimbja e shpatullës. Doktori juaj, gjithashtu do të testojë fortësinë e krahut dhe gamën e lëvizjeve të nyjes tuaj. Ju gjithashtu mund të keni nevojë për rreze X, ose skane të tjera siç janë ultratingujt ose MRI. Ndonjëherë, një artroskopi është e nevojshme. Në këtë test, doktori juaj mund të shohë brenda nyjeve të shpatullës duke përdorur një instrument teleskopi të vogël që ka kamera në fundin e saj. Si duhet të trajtohen dhimbjet e shpatullave? Përveç lehtësimit të dhimbjeve, trajtimi synon rikthimin e lëvizjes në nyjet e shpatullave. Zgjedhja e trajtimit varet nga problemi i shpatullës. Liruesit e dhimbjeve, siç është paracetamoli dhe ilaçet anti-inflamatore jo-steroidale (IJSAI), janë përdorur shpesh si një trajtim fillestar për dhimbjet e shpatullave. Një mënyrë tjetër e thjeshtë për lehtësimin e dhimbjeve të shpatullës është aplikimi i një pakete të ftohtë mbi shpatullat tuaja. Paketat e ftohta mund të reduktojnë inflamimin dhe janë më të dobishme kur aplikohen në ditët e para pas një dëmtimi të shpatullës. Pas kësaj, ju mund të përdorni një paketë ngrohjeje (aplikime të përhershme të të nxehtit që mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve të shpatullave). Ju duhet gjithashtu të pushoni
shpatullën tuaj për disa ditë pas dëmtimeve dhe nëse ju keni lënduar krahun tuaj. Ju do të keni nevojë që të pushoni krahun për disa javë, derisa nyja të kthehet në vendin e duhur. Megjithatë, me problemet e shumta të krahëve, nuk është një ide e mirë që të pushoni për një kohë të gjatë. Ju duhet vetëm të shmangni aktivitetet e rënda, ngritjen e objekteve, në mënyrë që ju të mund të lëvizni përsëri krahun dhe të keni përdorimin e plotë të nyjeve. Duke u kthyer në aktivitetet tuaja normale sa më shpejt të jetë e mundur (brenda kufijve të aftësisë së kufizuar dhe dhimbjeve), ju mund të ndihmoni parandalimin e dobësisë së nyjeve të shpatullës. A mundet fizioterapisti që të trajtojë dhimbjen time të shpatullave? Fizioterapia mund të ndihmojë në përmirësimin e fuqisë së shpatullës dhe fleksibilitetin, si dhe lehtësimin e dhimbjeve të lidhura me problemet më të mëdha të shpatullave. Fizioterapistët përdorin një shumëllojshmëri terapish, duke përfshirë: terapinë e masazhit me ultratinguj, terapinë e lazerit dhe Transcutaneous stimulimi elektrik nervor (TENS) - një terapi që përdor rrymat elektrike për të trajtuar dhimbjet. Shtypja e nyjeve gjithashtu mund të ndihmojë në stabilizimin dhe zvogëlimin e dhimbjeve gjatë aktiviteteve. Fizioterapistët mund të mësojnë gjithashtu ushtrime rehabilitimi të veçanta, për të streçuar dhe forcuar çrregullimet e muskujve në shpatull. Ushtrimet që përmirësojnë lëvizjen e shpatullave tuaja zvogëlojnë ndjeshmërinë pas një periudhe palëvizshmërie. Gama e ushtrimeve të lëvizjes
mund të pasohet nga ushtrime të rezistencës dhe trajnimeve të forcimit të muskujve. Po në lidhje me injeksionet steroidale? Në bazë të problemeve të shpatullës tuaj, injeksionet steroidale mund të jepen për të liruar dhimbjen për një kohë të shkurtër. Kortikosteroidet që zakonisht janë miksuar me anestezinë lokale, zvogëlojnë inflamacionin dhe ju ndihmojnë juve që të lëvizni shpatullën në mënyrë të përshtatshme. A mund të përdoret kirurgjia për trajtimin e problemeve të shpatullave? Shumica e njerëzve përmirësohen me trajtimet e mësipërme, vetëm rreth 10 % e njerëzve me probleme të shpatullave do t'ju duhet që të trajtohen me kirurgji. Njerëzit me jostabilitet të shpatullës apo çrregullime që nuk i janë përgjigjur trajtimeve më pak invazive, mund të përfitojnë nga një operacion dhe zëvendësim i nyjeve të shpatullës që mund të konsiderohet për njerëzit me artrit. Ka edhe disa kushte që duhet të trajtohen fillimisht me një operacion. Ndonjëherë ngrirja e shpatullës është trajtuar me atë që është njohur si manipulimi nën ndikimin e anestezisë. Në këtë terapi, shpatulla juaj është lëvizur butësisht ndërkohë që ju jeni nën një anestezi të përgjithshme për të ndihmuar në përmirësimin e lëvizjes. Kirurgjia artroskopike (operacioni që kryhet me një instrument të veçantë me tuba, që futet përmes një prerjeje në nyjen e shpatullës) është një tjetër trajtim, që mund të gjykohet për ngrirjen e shpatullës.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një komandant në krye 8. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 9. Me të dikur punohej toka 12. 20 janar 1944, Forcat Ajrore Mbretërore hodhën 2,300 tonë bomba mbi ... 13. Krahinë industriale në Gjermani 14. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 15. Korporata Ndërkombëtare Financiare 16. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 17. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 19. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi a guri 21. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 24. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, e gjejmë në art e arkitekturë 28. Metal shumë i fortë e i lehtë, që del nga lidhja e aluminit me bakër 29. "... i zemrës" me autor, Filip Shiroka, botues, Toena. Faqet e librit 260. 31. Shumë i verdhë, shumë i zbehtë 32. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 33. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 34. Partia Komuniste e Shqipërisë 36. Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë një balet 37. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 38. Emri i saj është ... Crawford, fotomodele dhe aktore amerikane, lindi më 20 shkurt 1966 39. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 41. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 43. Tërësia e rrezeve dhe e energjisë që lëshon Dielli a një trup tjetër i zjarrtë etj 44. Vajtje e ardhje e shpeshtë; ecje tutje e tëhu, e përsëritur shumë herë në një vend të kufizuar 45. Aty ndodhen truri, goja, sytë, veshët, hunda, flokët, "zakonisht" e mbajmë mbi shpatulla 46. Romani i Anton Pashkut 48. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 49. Vlerësoj lart diçka për cilësitë e mira që ka; i thur lëvdata 51. Marifet, dredhi, djallëzi në kurriz të një tjetri 53. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 55. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 56. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 57. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 58. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve pranoj
E shtunë, 8 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
59. Litar, tërkuzë. Ai që i vie pas qafës atyre që zgjedhin varjen si mundësi vetëflijimi 62. Dakord në gjuhë universale 63. Tingëllim jo i harmonishëm i dy a me shumë tingujve të njëkohshëm ose të njëpasnjëshëm 64. Kafshë gjitare trupmadh e viseve të ngrohta të Afrikës e të Azisë 65. Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës, quhet... 66. Partia Aleanca Popullore 67. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 70. Pëllumb mashkull 71. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 72. Kristofor Kolombi, më 3 gusht 1492 niset nga porti ... për të kapluar Atlantikun, me tri anije, Pinta, Ninja dhe Santa Maria 74. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 75. Punoj tokën për ta mbjellë, e ... 77. Rrënja e kësaj bime, që përdoret si ushqim, me ngjyrë portokalli 78. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 79. Ttërësi veprimesh e mjetesh që përdoren për të bërë një punë a për t'ia arritur një qëllimi 80. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 81. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit 82. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka lu-
ajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 87. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij 89. Shpatë lufte me një ose me dy tehe 92. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 96. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 97. Shteti me Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të iranit, me sipërfaqe 647.500 km 100. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 101. Teknik që rregullon lëvizjen e mjeteve të transportit 102. Libri themelor i besimit të krishterë 103. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 104. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 105. Sëmundja që vjen nga këto mikrobe a baktere që prek organizmin ose trupin 109. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 110. Pije freskuese e përgatitur me lëng portokalli, sheqer dhe ujë 111. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore VERTIKALISHT 1. Si kishtin makinat e Durrësit targën
2. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 4. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 5. Fije e trashë që nxirret nga liri a nga kërpi kur e krehin, shtupë 6. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 7. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 8. Ndjek një rrugë a metodë të caktuar për të kryer një punë; vet. veta III ka një ecuri të caktuar 10. Aleanca Kuq e Zi 11. Humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush 14. Sistemi i rrugëve dhe i llojeve të ndryshme të ndërlidhjes tokësore, detare e ajrore, quhet edhe kësisoj 18. Punëtor, specialist që mirëmban makineri, ashtu është 20. Që i përket lirikës, që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë 22. Ai është kryeqyteti i Egjiptit 23. ... Frashëri, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 25. Njësi e matjes së forcës a të aftësisë së të parit 26. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 27. Poezi lirike a pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar 28. Shkoj nga brenda jashtë 30. Që i ka veshët të mëdhenj,
heroi kryesor 54. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 60. Lef ... (1877-1945), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar 61. Banor vendës nga Peja ose ai që ka prejardhjen nga Peja quhet ashtu 67. Ka të bëjë me primitivizmin 68. Aftësi e njeriut për të mbajtur mend dhe për të riprodhuar ato që ka parë, dëgjuar, mësuar 69. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit 70. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, ku ndizet zjarri 73. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 75. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 76. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 81. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 83. E shqetësoj shumë dikë, i prish gjakun me lajme të këqija 84. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 85. Fondi Monetar Ndërkombëtar 86. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 88. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 89. Ndryshe për dikë që e kallëzoj, pra e ... 90. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 91. Gyp i gjatë e i hollë prej gome, që përdoret për të ujitur, për të tërhequr lëngje etj 93. E ndez. I vë zjarrin. Përflaket nga joshja e një femre 94. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 95. E flak tutje dikë, e përzë, e dëboj, e shporr 98. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 99. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 106. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 107. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 108. Tirana, e kishte targën e makinave ...
të gjatë e të varur 35. Emër që i del dikujt a diçkaje zakonisht për të mirë 36. Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku 39. Quhet ashtu një shitës pemësh 40. Ndërmarrje industriale me disa reparte të lidhura ndërmjet tyre 42. Sharrë me motor për prerjen e lëndës drusore 43. Derë e vogël zakonisht në pjesën e prapme të shtëpisë ose në gardhin e kopshtit 47. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 49. Filipinet e kanë kryeqytet 50. Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane 52. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 53. Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
L
3
A B
4
V
13
I
C
5
B A
S
A
F
I
B 22
H
L
8
K A
A R O
L
E
O
R E
O T
T I
R
P
O
E
¸
N
L
A
D
P
30
A
P A
U
F
S
H
E
N D
R
N
O L
T
E
L E
K T
B D
L G
29
I
A
M
A
N 34
E L
E
E N
37
R
L L
¸
K
U N
U
O
N D
I
D
W
E 44
L ¸
O J
45
46
K
R E
K T
L
P
53
I
V
G A
¸
E
E L
O
K
H
¸
O
O
N A
S
49
L
I
55
M E
R
O
R I
O
D
L L
I
52
54
G
58
S 48
M I
J
B Y
42
D
47
D I
51
A
41
F 39
L ¸
D
A 35
A 38
R A
50
56
K
O
H
57
A N
G U
D
K
N
59
E T
A
R R
I
V
I
Z
E M
C
60
A
R
N
A
E
L L
L
J
O
A
68
L
S
64
A
N D
¸
69
A K
¸
G
63
M B F
61
L
62 67
D
E
V
H
A
I
T U
R I
K
N J 77
U
H
A
K
E
R A
N
B
S
H
K E
A
L
P Z
K
L E
B U
S
A N
Y
A N
I
O
M U
H
L
E
O
101
F
102
R D
103
E
A S
D K
K A
A S
¸
B U S
P
R
O
A
O
N
B
D
E
C 97
A
K
100
N
K O
T
¸
M
O R
T O
P
E
R D I
L
D
O
P
Z
U
I
C
N
B
G
L
N
M
109
A
˙
A
R I
R
S
110
R
D
K
113
K ¸ R
115
A I
D H
T
L
119
E
90
T ¸
¸
105
C A
L 114
Z
89
L E
A
99
J
104
P
108
I
88
M ¸
112
E C
R
107
R R
T L
87
96
106
E 111
T
95 98
T
E T
86
U V
94
E
F
K
85
X H
A
92
93
B A
I
J
D I
91
S
R O F
82
Z
I
I
M
N ¸
O
B 81
E H
S
80
N 84
H
U
79
R O
83
S
M A
76
M B E
I 78
M I
66
M
71 73
B O
75
M Y S
B 65
A
R 70
72
D 74
F
I
I
28
R A
U
43
P
I
A
21
40
L
12
A D
¸
31
A
36
L
K J
20
33
M I
11
17
25
32
L
O
27
F
10
K
M B U
A N
16
A
24
26
9
C
R
19
T P
23
A L
7
K H
15
P
18
D
6
I
T
14
J
116
I
O
M A
117
A
P
Z ¸
O
118
A T
¸
D
R
R A
P
120
N T
U ˙
K
R
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
24 E shtunë, 8 QERSHOR 2019