www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 241 (8682)
E martë, 8 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Populli kërkon që politika shqiptare të mësojë nga Kosova. Asgjë më tepër, veçse të veprojë si ajo, ku kryeministri jep dorëheqjen dhe zgjedhjet bëhen pa banda e ku rezultati nuk vonohet me javë të tëra, siç ndodh në Tiranë
Merr shembull nga Kosova, zoti kryerilindas, Edi Rama! Në Kosovë funksiononte parlamenti, qeveria, presidenca, opozita, shoqëria civile, media nuk është e blerë nga qeveria si në Tiranë, por një akuzë nga Haga, e cila kishte prapavijë politike solli që kryeministri kosovar të jepte dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme politike FAQE 3
Vetëvendosja fiton A do ta marrë Albin Kurti zgjedhjet, Albin Kurti ish-ministrin Bushatin, si kryeministri i ri i Kosovës kryediplomat në Kosovë?
FAQE 5
Në foto: Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti
SONTE PREMIERA
124-VJETORI I LINDJES
OPINION
ZGJEDHJET
Eduart Grishaj: Ju zbuloj ambicien e “Gjyshes” dhe projektet e radhës në botën e filmit
Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar
Sikur Edi Rama të imitonte zgjedhjet e Kosovës, aq bukur sa imiton Dash Shehin
Nga Albina Gjergji
Nga Ekrem Spahiu
Nga Enkel Demi
FAQE 9
FAQE 12
FAQE 2
Në foto: Ditmir Bushati dhe kancelarja Gjermane, Angela Merkel
FAQE 6
KREU I SHTETIT
Petrit Vasili: Faqja Meta: Zgjedhjet në e bardhë e Kosovës Kosovë, një shembull i dhe faqja e zezë e shkëlqyer i funksionimit Edi Ramës! të demokracisë FAQE 6
FAQE 4
POLITIKE
2 E martë, 8 TETOR 2019
A do marrë Albin Kurti, Bushatin si kryediplomat? Deklarata e kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, para zgjedhjeve të 6 tetorit: “Do jemi qeveria e parë në Kosovë që do hapë dyert për shqiptarët. Ne duhet të mbledhim më të mirët që kemi jo vetëm nga Kosova, po dhe nga Shqipëria”
L
ëvizja Vetëvendosja në Kosovë ka arritur të fi tojë shumicën e votave në zgjedhjet e 6 tetorit. Pas 14 vitesh në opozitë, partia e Albin Kurtit tashmë do të bëhet gati për të formuar qeverinë. Qytetarët e Kosovës i kanë dhënë votat për të mbajtur postin e kryeministrit, por për krijimin e qeverisë do t’i duhen një sërë negociatash për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm. Opsioni më i mundshëm dhe që parimisht është rëndë dakord para zgjedhjeve është qeverisja me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lëvizjet e tjera politike mund të parashikojnë edhe një konfigurim të ri të qeverisje së re të Kosovës. Ajo që tashmë është e siguritë se Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri dhe si i tillë do të realizojë ato që ka premtuar gjatë viteve të gjata në opozitë. Pa hyrë në detajet e politikës së ditës në Kosovë dhe si do formohet koalicioni, është një pikë e programit të Vetëvendosjes që e veçonte atë nga gjithë partitë e tjera në Kosovë dhe që lidhet me bashkëpunimin me Shqipërinë. Albin Kurti më herët ka folur për bashkimin mes dy vendeve dhe kjo ka qenë një çështje, për të cilën ndërkombëtarët e kanë kritikuar shpesh. Në muajt e fundit, nga fjalimet për bashkimin e dy vendeve, Vetëvendosje ka kaluar në idenë e bashkëpunimit më të fortë. Dhe më idenë e bashkëpunimit nuk nënkuptohen vetëm afrimet institucionale, por edhe afrimi i shqiptarëve të Shqipërisë në qeverinë e re të Kosovës. Në 3 shtator, pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ndodhej në Tiranë për takime me studentë dhe të rinjtë. Duke folur për mënyrën sesi do qeverisë Vetëvendos-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
ja, Kurti ka thënë hapur se qeveria e tij do të jetë e para që do të hapë dyert për shqiptarët e Shqipërisë. “Vetëvendosja do të jetë qeveria e parë që për shqiptarët do hapë dyert dhe për ne kjo është më e rëndësishme. Ne duhet të mbledhim më të mirët që kemi jo vetëm nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, jo se janë prej këtij vendi apo atij, por sepse janë më të mirët”,- ka thënë ndër të tjera Albin Kurti rreth një muaj më parë në Tiranë. Por cilët mund të jenë emrat nga Shqipëria që mund të jenë pjesë e kabinetit “Kurti”. Veç aktivistëve nga Shqipëria që militojnë prej vitesh në Vetëvendosje, një variant është ai i futjes në kabinet të një figure të njohur politike në Tiranë, siç është Ditmir Bushati. Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë “Rama” është një politikan dhe diplomat që gjatë drejtimit të diplomacisë shqiptare arriti të krijojë një lidhje speciale më Kosovë. Qëndrimi i tij kundër idesë së mbështetur nga Hashim
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Thaçi dhe Edi Rama për shkëmbimin e territoreve, si dhe projektet për hapjen e konsullatave të përbashkëta dhe lobimi pro Kosovës, janë disa nga pikat që e kanë bërë një figurë të pëlqyer në Kosovë. Këto qëndrime korrekte e afrojnë dhe me qëndrimet e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, i cili gjithashtu ka qenë një kundërshtar i fortë i idesë së shkëmbimit të territoreve. Përvoja e Ditmir Bushatit në diplomacinë shqiptare dhe rajonale është një aset i çmuar që mund t’i shërbejë qeverisë së re në Prishtinë. Prania e Ditmir Bushatit në qeverinë “Kurti” nuk do të ishte dhe aq e papritur. Vetë kryeministri Edi Rama ka hapur rrugën që zgjedhje të tilla të mos ngjajnë më si të jashtëzakonshme. Emërimi i Gent Cakaj dhe Besa Shahinit, janë prova se përzgjedhja e ministrave nga Kosova apo Shqipëria nuk është diçka e pandodhur më parë. Ironikisht, si Caka dhe Shahini, njihen që fillesat e tyre të para në politikë i kanë
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
pasur në Vetëvendosje. Lëvizja e Ramës me këto emërime, në një farë mënyre, ishte dhe “vjedhja” e një ideje të hershme të Albin Kurtit. Tashmë Albin Kurti do të ketë mundësinë që ato që premtonte dikur t’i zbatojë në praktikë. Ndryshimi është se nëse Gent Cakaj u soll në Tiranë si një përkrahës i idesë së shkëmbimit të territoreve, Ditmir Bushatit mund të shkojë në Prishtinë si një politikan profesionist që është kundër ndarjes së kufijve dhe i di mirë pasojat që sjellë një projekt i tillë. Vetë Ditmir Bushati, në deklarimet që ka dhënë në media për një bashkëpunim mes tij dhe Vetëvendosjes e ka hedhur poshtë këtë mundësi. Por nëse Albin Kurti qëndron premtimeve publike, do ta ketë një zgjedhje brilante Ditmir Bushatin. Jo si diversion ndaj Edi Ramës, pasi Ditmir Bushatit prapë mbetet në PS e socialist, por si një diplomat e politikan me shumë eksperiencë dhe të pa akuzuar. Mili Xhani
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 8 TETOR 2019
Populli kërkon që politika shqiptare të mësojë nga Kosova. Asgjë më tepër, veçse të veprojë si ajo, ku kryeministri jep dorëheqjen dhe zgjedhjet bëhen pa banda e ku rezultati nuk vonohet me javë të tëra, siç ndodh në Tiranë
Merr shembull nga Kosova, zoti kryerilindas, Edi Rama! Në Kosovë funksiononte parlamenti, qeveria, presidenca, opozita, shoqëria civile, media nuk është e blerë nga qeveria si në Tiranë, por një akuzë nga Haga, e cila kishte prapavijë politike solli që kryeministri kosovar të jepte dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme politike Kosova dha ditën e diel një shembull demokracie për Rajonin, pse jo edhe për BE. Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në mënyrë korrekte, pa vjedhje apo blerje votash si dhe brenda më pak se 6 orë nga ora e mbylljes doli rezultati se kush fitoi. Ishte PDK e Kadri Veseli ose partia e presidentit Hashim Thaçit, e cila pranoi që në fillim humbjen dhe kalimin në opozitë. Më pas beteja u zhvillua dhembë për dhëmbë mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe LDK me kandidate për kryeministre, Vjosa Osmanin. Diku nga mesnata filloi festa e VV dhe partitë e tjera heshtën, duke respektuar fituesin e këtyre zgjedhjeve. Dhe siç dihet tashmë, Albin Kurti ka dalë fitues në Kosovë, duke mposhtur dy partitë e ish-komandantëve të UÇK, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj. Në Shqipëri duhet të ulin kokën dhe të mësojnë nga Kosova e cila zhvilloi zgjedhje demokratike. Siç dihet prej muajsh opozita shqiptare ka dalë nga parlamenti, ajo po zhvillon protesta të forta kundër kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për blerje dhe vjedhje votash me bandat e krimit, siç janë bërë publike dosjet e krimit elektoral në
Durrës dhe në Dibër. Ndërkohë kryeministri ironizon dhe tallet me popullin opozitar, të cilit nuk i ka mbetur asnjë udhë tjetër përveç përplasjes së fortë me pushtetin para Kryeministrisë.
Faktet e shumta që janë botuar apo që gjenden në dosjet hetimore të prokurorisë flasin për blerje votash nga qeveria e PS në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kryeministri
akuzohet për PPP-të, tenderime, koncensione, varfëri të popullsisë, etj, dhe nuk pranon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në Kosovë funksiononte parlamenti, qeveria, presidenca, opozita, shoqëria civile, media nuk është e blerë nga qeveria si në Tiranë, por një akuzë nga Haga, e cila kishte prapavijë politike solli që kryeministri kosovar të jepte dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme politike. E tashmë të gjithë e dimë se si dolën dhe ku nuk pati asnjë parregullsi, rezultati doli në mesnatë. Ndërsa në Shqipëri rezultatet vonojnë me javë, zihen e shahen partitë, futen në punë bandat, bile edhe zgjedhjet moniste të 30 qershorit nuk dolën rezultatet as brenda natës, por fiks pas 27 ditësh! Kryeministri Rama që e ka çuar vendin në kaos politik dhe ekonomik, edhe social, duhet të mësojë nga Kosova. Të jap dorëheqjen dhe të vendos populli me zgjedhje të parakohshme nëse e votbeson apo jo. Por sondazhet qeveritare e nxjerrin humbës Rilindjen, ndaj nuk pranon zgjedhje. E mira e do që politika shqiptare të mësojë nga Kosova. Asgjë më tepër, veçse të veprojë si ajo, ku kryeministri jep dorëheqjen dhe zgjedhjet bëhen pa banda. Alban Marku
POLITIKE PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Zgjedhjet, Meta: Kosova shembull! Rajoni vuan nga autoritarizmi
4 E martë, 8 TETOR 2019
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi letër urimi Albin Kurtit: Bashkëpunim mes dy qeverive
Zgjedhjet në Kosovë, Rama: Sa më e mbarë dita e re për Kosovën
olitika shqiptare ka për shëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri
P
Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” theksoi dje kryeministri Edi Rama. Kreu i Kuvendit Kryetari i Kuvendit Shqiptar
Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nuk e cilëson Kurtin fitues, por e uron për rezultatin e parë më të mirë. “Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë.
Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Në letrën e tij, kreu i Kuvendit shprehet se Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. “Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për
standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie. Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës. Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në letrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Lëvizja Vetëvendosja (LVV) me në krye Albin Kurtin kryeson zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Teksa janë numëruar 95% të votave ku pas një gare të fortë votash mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), kjo e fundit kryeson garën me 25.90% të votave.
ti të parë Lëvizjen Vetëvendosja, programin, Liderin e saj Albin Kurti dhe vizionin e tij votuan për ndryshimin që ata prisnin për të ardhmen e tyre dinjitoze më të mirë, në një Kosovë të zhvilluar, të begatë që ecën si vend sovran në rrugën e integrimit të saj rajonal, europian dhe euroatlantik. Unë dua të përshëndes, gjithashtu, forcat politike të Kosovës që dolën dje në opozitë për mënyrën e pranimit të rezultatit dhe të rotacionit të pushtetit. Miq, një mirënjohje të veçantë të shprehim për të gjithë ata drejtues, de-
putetë dhe personalitete të spektrit politik, mediave dhe botës akademike të Kosovës, dhe ishkryeministrit Haradinaj që me guxim, vendosmëri bllokuan në kushte të presioneve të jashtëzakonshme e të pamerituara projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, në kurriz te integritetit territorial, sovraniteti, Kushtetutës dhe Pavarësisë së Kosovës te serbomadhit Aleksandër Vuçiç dhe argatëve të trojkës shqipfolëse albanofobe! Zoti e bekoftë Kosoven, qytetarët e saj dhe votën e tyre”, u shpreh Sali Berisha.
P
residenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar duke përshëndetur zgjedhjet e së dielës që u mbajtën në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar i cilëson zgjedhjet në Kosovë si shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, ndërsa thotë se rajoni ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, duke thumbuar institucionet shqiptare, referuar krizës së thellë politike. “Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!” u shpreh dje në reagimin e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ish-kryeministri Berisha: Zgjedhjet në Kosovë, model frymëzimi për shqiptarët. Fitoi ndryshimi!
Zgjedhjet, Basha: Kosova i besoi opozitës! Shembull frymëzues
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë duke uruar fituesit. “Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës. Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndal-
imin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”, tha kryedemokrati Lulzim Basha. Reagimi i ish-kryeministrit Pas përmbylljes me sukses të zgjedhjeve dje në Kosovë, ku Vetëvendosja mori 25,79% të votave, mes personazheve të politikës ka uruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Në zgjedhjet e djeshme parlamentare historike fitoi ndryshimi, fitoi Kosova! Miq, së pari dua të uroj nga zemra qytetarët e Kosovës për rregullin, civilitetin me të cilat ata zhvilluan dje zgjedhjet parlamentare dhe besimin që u
dhanë mençurisht partive të opozitës. Uroj që zgjedhjet në Kosovë me modelin e tyre të frymëzojnë shqiptarët në Shqipëri për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. Miq, dje qytetarët e Kosovës me votën e tyre votuan ndryshimin! Ata, bazuar në rezultatet pothuaj përfundimtare u rezervuan me besimin e tyre në zgjedhjet e djeshme partive opozitare të Kosovës, LVV dhe LDK, vendin e parë dhe të dyte me një diferencë fare të vogël. Ndaj dhe një urim të përzemërt le t’i dërgojmë ne miq sot zotit Albin Kurti, kryetarit të Lëvizja Vetëvendosja për fitoren në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë dhe daljen për së dyti radhas të Lëvizjes që zoti Kurti udhëheq forcë e parë politike në Kosovë. Qytetarët e Kosovës duke votuar dje për par-
POLITIKE
5 E martë, 8 TETOR 2019
Nëse Lista Serbe siguron 10 mandate nga minoritetet, atëherë, sipas Kushtetutës në kabinetin e ri një post ministror duhet t’u kalojë serbëve
Mbyllet zyrtarisht numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti kryeministri i ri i vendit K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve, duke u shpallur zyrtarisht fitues kreu i Partisë Vetëvendosja, Albin Kurti. Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmjen e së hënës, por vetëm procesi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4 për qind të vendvotimeve. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet. Përndryshe, në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZsë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Rezultati Nga rezultatet paraprake, Vetëvendosje është renditur forcë e parë në 12 komuna të
Kosovës, duke siguruar në total rreth 198 mijë vota, ose 26 për qind të tyre. LDK renditet forcë e dytë me rreth 193 mijë vota, ose 25 për qind të preferencave. Më pas vijnë me radhë, PDK me 22 për qind, koalicioni AAK-PSD me 12 për qind, koalicionit Nisma-AKR me 5 për qind dhe Lista Serbe me 6 për qind. I gjithë procesi zgjedhor, që nga shpërndarja e materialeve, votimi dhe më pas numërimi u shoqërua pa asnjë incident domethënës. Misioni vëzhgues i Bashkimit Europian konfirmoi këtë duke
deklaruar se në 98 për qind të qendrave që ka vëzhguar nuk ka vërejtur asnjë parregullsi, ndërsa në pjesën tjetër parregullsitë ishin minimale, që në vlerësimin e vëzhguesve nuk cenojnë rezultatin. Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja ishte pak më e lartë në krahasim me zgjedhjet e 2017. Rreth 800 mijë nga 1.9 milionë votues ushtruan të drejtën e tyre, ose rreth 43 për qind. Qendrat e votimit ishin të hapura edhe në veri të Kosovës, ku procesi në këtë pjesë u
ndihmua nga misioni i OSBEsë. Serbët nuk u lejuan që të votojnë me dokumente të Serbisë, por vetëm me dokumentacionin e Kosovës. Edhe në këtë pjesë procesi rrodhi i qetë, ndërsa në media u denoncua mesazhi i dërguar nga një kompani telefonike serbe që ushtron aktivitetin e saj në Kosovë, ku ftoheshin qytetarët serbë që të dilnin në votime dhe të votonin Listën Serbe, si e preferuar e Beogradit. Tashmë, sfidë do të jetë formimi i qeverisë së re të vendit. Bisedimet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së parashikohen të jenë të vështira dhe ato bëhen akoma më komplekse nisur nga rezultati i ngushtë mes këtyre dy forcave, duke mos përjashtuar mundësinë që LDK të këmbëngulë tek kandidatura e Vjosa Osmanit si Kryeministre e vendit. Vështirësitë do të shtohen nëse Lista Serbe arrin që të sigurojë 10 nga 20 mandatet e deputetëve që sipas Kushtetutës së Kosovës u takojnë minoriteteve. Nëse kjo Listë siguron këto mandate, atëherë, po sipas Kushtetutës në kabinetin e ri një post ministror duhet t’u kalojë serbëve.
Mesazhi i parë i kreut të Vetëvendosjes: Marr përgjegjësinë për të udhëhequr këtë dialog. Me LDK-në
Albin Kurti fton LDK në koalicion dhe flet si Kryeministër: Erdhi dita!
A
lbin Kurti shpalli fitoren e Vetëvendosjes rreth me snatës duke gdhirë e hëna dhe ftoi Lidhjen Demokratike për të drejtuar bashkërisht Kosovën me Qeverinë e re. Kreu i VV-së foli si Kryeministër i ri i vendit. “Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur. Nesër (të hënën) nisim përgatitjet për formimin e qeverisë. Falënderoj qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për votë të lirë. Do të vendos kontakte me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Marr përgjegjësinë për të udhëhequr këtë dialog. Me LDK kemi pasur bashkërendim të mirë
opozitar dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit”, tha ai. Kurti premtoi më pak pushtet dhe më shumë shtet për qytetarët. “Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE! Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falënderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë. Tash, ne duhet të punojmë. Ama
sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë. Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua”, shton kreu i Vetëvendosjes. Rezultati zyrtar nuk është shpallur ende, por në orët e para të mëngjesit, kur ishin numëruar thuajse të gjitha votat e hedhura në kuti ditën e dielë, Lëvizja Vetëvendosje kryesonte me një diferencë të ngushtë votash ndaj LDK-së, por të mjaftueshme për t’i dhënë të drejtën për të formuar Qeverinë e re. Nga LDK u treguan të kujdesshëm. Vjosa Osmani tha se janë ende në pritje të rezultatit përfundimtar,
ndërkohë që nga PDK, Kadri Veseli pranoi humbjen dhe la të kuptohej se pas vitesh të tëra në pushtet, kishte ardhur koha që kjo forcë politike të kalojë në opozitë. PDK ka qenë pjesë thelbësore e qeverive të Kosovës në 12 vitet e fundit dhe në dy mandate ka patur edhe postin e Kryeministrit me Hashim Thaçin. Edhe Ramush Haradinaj e pranoi humbjen. Ai vlerësoi rritjen e forcës së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe tha se rezultati legjitimoi vendimin e tij për t’u dorëhequr, nisur nga fakti që koalicioni PDK, AAK, Nisma dhe AKR e Behgjet Pacollit nga votat totale të grumbulluara ditën e diel nuk përbëjnë dot shumicën.
OPINION
Sikur Edi Rama të imitonte zgjedhjet e Kosovës, aq bukur sa imiton Dash’ Shehin Nga Enkel Demi
K
ryetari i qeverisë, Edi Rama bën prova para pasqyrës të imitojë sa Ismail Qemalin, sa Dash’ Shehin. Nuk e njihnim më parë talentin e tij për sojin e imitatorit, por qysh pas suksesit të bojatisur me Edi Palokën, tani askush nuk ia vë në dyshim këtë aftësi të rrallë. Tani, pas zgjedhjeve të Kosovës, ku zgjedhjet u zhvilluan dhe u numëruan brenda 24 orëve, të gjithë i kërkojnë të imitojë këto zgjedhje. Të jetë besnik i këtij imitimi, ta bëjë sak si ata, mos t’i lërë gjë mangut dhe kemi për t’ia ditur për nder sa të jetë jeta. Kjo, sepse dardanët rrëfyen që vjedhja e zgjedhjeve, terrori mbi to, “tërmetet”, “çunat problematikë” e më the të thashë, nuk kanë të bëjnë me racën e shqiptarit a fisin e tij. Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, të kuvendojnë, të ndryshojnë, ndaj nuk ka nevojë për shumë komente. Ramush Haradinaj la ndenjësen e kryeministrit dhe nuk u kap pas tij me mish e me shpirt, jo më të lëshonte rrënjë. Ani, se në zgjedhje nuk mori atë që priste, ndoshta atë që meritonte, tha që bëra mirë se rezultati i zgjedhjeve rrëfeu nevojën e një shumice të re. Partia Demokratike e Kosovës njohu rolin e saj në opozitë, kurse e hëna është një ditë e zakonshme pune në shtetin e dytë të shqiptarëve, të cilët padrejtësisht jetojnë në varfëri, madje as të drejtën e lëvizjes së lirë nuk e gëzojnë. Në anën tjetër e Shqiptarisë duket sikur është e pamundur të bësh një palë zgjedhje, jo më të ndërmarrësh ndryshimin thelbësor. Qeveria në koalicion me banditët vodhi zgjedhjet, edhe kur ishte e vetme në to. Grabiti, megjithëse nuk kishte garë. Ky është ves, por jo ves i shqiptarëve si u mësuan të na i shisnin deri më tash, pasi ata, shqiptarët e Dardanisë nuk kanë as më shumë e as më pak se këta të trungut amë. Të vetmen gjë që ata nuk e kanë është Rilindja, kjo sëmundje ngjitëse, e cila për fat u fut në karantinë dhe nuk e molepsi Kosovën. Sado që virusi “baton” u mundua të përhapet, nuk e sëmuri gjysmën tonë të shëndetshme. Prandaj, Shqiptaria sot i gëzohet gjysmës me jetë që mund të shërojë gjysmën tjetër të kapur nga tumori i Rilindjes, i cili me këtë që ngjau të dielën është e sigurtë se është beninj, pasi shqiptarët nuk janë malinj. Ndaj, me shpresë te Zoti që ta yshtë edhe më prijësin në tabiatin e tij të imituesit, në mënyrë që nga rakia e Dashit ta ngrejë bërrylin e të shkojë te zgjedhjet e Ramushit. Marrë nga 27.al
POLITIKE
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Petrit Vasili, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “i sëmuri i Surrelit”, që të mos ndërhyjë kundër Kosovës për ta përçarë për hir të Beogradit. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili i kërkon gjithashtu Ramës që të mos i japë më mend Kosovës, duke i kujtuar se boll e ka ngatërruar atë për pazaret e tij të pista. Dhe në këtë kontekst, Vasili thekson se Rama duhet t’u kërkojë falje dhe të heqë urgjentisht taksën antikombëtare të Kalimashit. “Ki turp nga Kosova or ti i sëmuri i Surrelit! I sëmuri i Surrelit të ketë turp nga Kosova dhe të mos fusë hundët kundër saj duke i përçarë për hesap të Beogradit. Për tre orë në Kosovë dolën rezultatet online dhe u mësua çdo gjë dhe u pranua nga të tëra forcat. Ndërsa i sëmuri Surrelit në zgjedhjet moniste vetëm pas 27 ditësh mund të shpallte një rezultat publik. Mos i jep më mend Kosovës se boll e ke ngatërruar atë për pazaret e tua të pista. Kërkoju falje dhe hiq taksën antikombëtare të Kalimashit”, u shpreh Vasili. Në një tjetër reagim, po përmes rrjeteve sociale, teksa shprehet se zgjedhjet e së dielës e nxorën faqebardhë Kosovën, Vasili u shpreh se ato i nxinë faqen Edi Ramës, duke iu referuar votimeve njëpartiake të 30 qeshorit. Vasili thekson se Kosova i bëri zgjedhjet edhe të parakohshme, edhe me shumë alternativa dhe e realizoi rotacionin e pushtetit
6 E martë, 8 TETOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës, që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës
Vasili i kthehet Ramës: Faqja e bardhë e Kosovës dhe faqja e zezë e Edi Ramës! Ki turp!
ashtu siç e vendosi populli. Ndërsa shton se, Edi Rama edhe kur voton vetëm i duhen 27 ditë që të nxjerrë rezultatin. “Zgjedhjet: Faqja e bardhë e Kosovës dhe faqja e zezë e Edi Ramës! Kosova mbajti zgjedhje të shkëlqyera në çdo pikëpamje dhe doli më e rritur dhe më dinjitoze përpara gjithë botës. Kosova brenda disa orëve mbaron numërimin e votave. Kosova i
bëri zgjedhjet edhe të parakohshme, edhe me shumë alternativa dhe e realizoi rotacionin e pushtetit ashtu siç e vendosi populli. Kjo ishte faqja e bardhë e Kosovës. Edi Rama edhe kur voton vetëm i duhen 27 ditë që të nxjerrë rezultatin. Edi Rama bën votime me një parti të vetme si diktatorët më idiotë të botës. Edi Rama për shkak të kriminalizimit dhe korruptimit
pengon zgjedhjet e parakohshme dhe e shkatërron imazhin e Shqiperisë përpara gjithë botës dhe i bën shqiptarët me mijëra që të largohen. Kjo është pra faqja e bardhë e Kosovës dhe njëherazi faqja e zezë e Edi Ramës”, tha nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Mesazhi i Albin Kurtit Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti doli fitimtar i zgjedhjeve të
Ish-ministri i Bujqësisë, apel që të ndalet rrënimi i mëtejshëm i prodhimit bujqësor vendas
ZGJEDHJET E SË DIELËS
“U kalbën të gjitha”, Panariti: Ja tre masat për ndalimin e kolapsit të bujqësisë U
kalbën të gjitha, po qajnë fëm ijët”, ishte kjo lajtmotivi i protestës së të hënës të fermerëve të Lushnjes dhe Beratit. E duke marrë shkas nga kërkesat e fermerëve shqiptarë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bën apel që të ndalet rrënimi i mëtejshëm i prodhimit bujqësor vendas. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti jep dhe 3 masat e para si fillim për ndalimin e kolapsit të bujqësisë. “Ndal rrënimit të prodhimit bujqësor! Tre masa për ndalimin e kolapsit të bujqësisë! 1. Rikthimi i rimbursimit në masën 20% të vlerës së produktit në shitje. Sepse pikat e grumbullimit nuk e mbledhin me prodhimin vendas, nuk u leverdis. 2. Furnizim i detyruar i institucioneve publike, kopshte, çerdhe, azile, forca të armatosura dhe rendit vetëm me prodhim vendas. Vetëm në mung-
esë të tij të importohet. 3. Të ndalohet importi i prodhimeve bujqësore të subvencionuara në origjinë. Të vihet në veprim masa “anti dumping”, parashikuar në marrëveshjen e tregtisë së lirë, për mbrojtjen e prodhimit vendas. Kaq si fillim”, pro-
pozon në reagimin e tij, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Protesta e fermerëve Fermerët e Lushnjës dhe të Beratit kanë dalë ditën e djeshme rreth orës 10:30 minuta, për të protestuar. Ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat, në urën e Kuçit, për të ngritur zërin për prodhimin e tyre të domates dhe perimeve të tjera, pasi nuk po gjejnë treg për t’i shitur. Fermerët të irrituar, në shenjë proteste kanë hedhur në rrugë domatet, e ndërsa i kanë bërë apel shtetit për të ndërhyrë. Ata janë shprehur se kostoja e prodhimit është shumë e lartë dhe nuk po fitojnë asgjë, e për këtë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë për t’i subvencionuar. Protesta është ndjekur nga afër nga forcat e policisë, për të shmangur incidentet midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.
parakohshme palamentare në Kosovë. Në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë, Kurti më herët është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të tij, Baton Haxhiu. Më 4 shkurt të këtij viti, në një deklaratë për mediat, Kurti tha se nuk pranon një keqqeverisje nga Tirana zyrtare, pasi oligarkët dhe mafia po shkatërron Shqipërinë. “Jo vetëm Shqipëria destabilizohet nga kjo mënyrë qeverisje”, thekson Albin Kurti, duke shtuar “por edhe Kosova dobësohet e copëtohet”. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili shprehet se Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës,që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës. “Albin Kurti flet shumë qartë për miqtë e zemrës të Edi Ramës,që punojnë kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Ndaj edhe populli shqiptar thotë: “më thuaj se me kë rri,qe të të them cili je”!”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
PDIU: Kosova na dha një leksion demokracie
P
artia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka uruar Albin Kurtin, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke u bërë kryeministër i Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Spëtim Idrizi në reagimin e tij theksoi se Kosova na dha një leksion demokracie. “Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarëte Kosovës e sa me shpejt Kryeministër. Kosova Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie: 1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por ushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karrigen e pushtetit; 2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dherezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindja garonte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor e të rakordonte shifrat; 3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika e jo i Kodit Zgjedhor; 4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditë kundrejt mentalitetit autoritarist. Kosova është e para! Shqipëria e bashkuar është e para!”, theksoi PDIU.
POLITIKE INTERVISTA
P
ër Monika Kryemadhin, ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama do të zgjaste dhe do të zvarriste krizën politike në Shqipëri. Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, opozita ka paraqitur një platformë të qartë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe sipas saj, dialogu fillon në momentin që garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në një intervistë për ABC News kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë. Teksa e vlerësoi atë si shumë pozitiv Kryemadhi tha se duhet lexuar mirë nga politikanët por edhe nga ndërkombëtarët, pasi procesi zgjedhor në Kosovë tregoi që në demokraci ata që duhet të vendosin pasi dhe përfitojnë të parët janë qytetarët. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Zonja Kryemadhi, Kosova brenda 24 orësh ka përmbyllur gati një proces perfekt zgjedhor zgjedhor.. Një shtet i yll një formuar prej 1 1 vitesh përmb 11 përmbyll proces brenda 24 orësh gjë që Shqipëria nuk e bën prej 30 vitesh. Si e patë ju këtë proces zgjedhor? E para, e shikoj me një pozitivitet, e shikoj si një shembull që për hir të së vërtetës duhet të tërhiqet dhe të mësojmë edhe ne politikanët shqiptarë. Ajo që është pozitive në të gjithë atë çfarë ndodhi dje është që, tashmë Kosova jo vetëm që përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar por tregon që është e aftë për të administruar dhe për të bërë dhe atë që ne mendojmë, rotacionin politik ose ndryshimin nëpërmjet demokracisë. Është një mësim shumë i mirë për politikën shqiptare, që demokracia është ajo që bën ndryshimin, nuk janë individët ata që bëjnë ndryshimin. Demokracia tregoi që ndryshimi i pushteteve në Kosovë, do të sjellë diçka që do të përfitojnë kosovarët dhe shtetasit e saj, gjë që është shumë e rëndësishme. Megjithatë mendoj që, ta kenë lexuar të gjithë politikanët por ta lexojnë edhe ndërkombëtarët sepse është një nga elementët më të mirë për të kuptuar që funksionimi i demokracisë, funksionimi i institucioneve demokratike dhe i sistemit, është hapi i parë dhe është çelësi i çdo përfitimi të qytetarëve të një shteti, jo përfitimi politik apo momental të individëve të caktuar. Nga ana tjetër ota në K oso vë ështjetër,, vvota Koso osovë të lexuar edhe si një votë kundër partive tradicionale që për afër dy dekadash kanë drejtuar politikën koso vare erisje kosov are,, ndërkohë që në qev qeverisje duket se do të vijë një Lëvizje e re si V etëv endosja, e shikoni ju të Vetëv etëvendosja, nevojshme në realitetin politik shqiptar krijimin e forcave të reja dhe duket sikur shqiptarët vazhdimisht janë të pakënaqur dhe e artikulojnë vazhdimisht që janë të njëjtët njerëz që qarkullojnë në klasën politike? Unë mendoj që krijimi i forcave të reja politike sjellë gjithmonë ngjyra në jetën politike shqiptare sepse përveç kësaj do të sjelli dhe një kompeticion do të sjelli edhe një konkurrencë, por problemi qëndron që duhet të jetë i ndershëm, ku gari-
7 E martë, 8 TETOR 2019
Kryetarja e LSI-së: Zgjedhjet në Kosovë duhet të lexohen mirë nga politikanët dhe ndërkombëtarët
Kryemadhi: Ulja në tryezë me Edi Ramën zgjat krizën politike
mi i të gjitha forcave politike i bën që të jenë të barabarta. Në Kosovë mos harrojmë që Vetëvendosja nuk është forcë e re politike, është prej 12 vitesh që është në terren mund të themi për shkak të angazhimit të saj dhe qëndrimeve të saj, ajo edhe pse e ka pasur të mundshme për të qenë pjesë e qeverisjes nuk ka pranuar, por unë nuk mendoj që jam këtu as për të komentuar Vetëvendosjen dhe as LDK-në, PDK-në, as AAK, Nismën dhe të tjerat. Për mua të gjitha forcat politike i shikoj si një pjesë të një puzzle të gjithë situatës politike sepse secila sipas angazhimeve të saj, kontributeve të saj në jetën politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre, por ajo që është shumë e rëndësishëm e dhe shumë e bukur është që ndryshimin ndërmjet një stabiliteti dhe ndryshimi që ata i sjellin Kosovës, për të krijuar mundësi dhe hapësira të reja, jo vetëm për një klasë të re politike në Kosovë, jo vetëm për një ndryshim politik në Kosovë. Ajo që dua të them është se në asnjë vend të botës, asnjëri nuk rri më shumë se 8 vjet në opozitë dhe 8 vjet në mazhorancë në jetën politike, por lëvizin sipas mundësive që krijojnë dhe politikave që krijojnë vetë partitë politike sepse në fund të fundit, demokracia këtë ka që të krijojë shanse dhe mundësi. Në fund të fundit edhe në shumë vende të botës për këtë arsye kanë vendosur edhe kufizimet e mandateve, për të mos pasur mandat të përhershëm për sa i përket një individi apo një grupi të caktuar politik. Mendoj që z. Albin Kurti tregoi një qëndresë dhe një aftësi për shkak të funksionimit të strukturës edhe pse kaloi në një situatë të ndarjes së partisë, pavarësisht nga kjo i qëndroi konseguent kërkesave të tij, tashmë sfidat e tij janë shumët mëdha, për liberalizimin e vizave të Kosovës, për
njohjen e Kosovës edhe nga vende të tjera dhe janë sfida që do të jenë shumë të vështira për të dhe prandaj janë dhe sfida në fund të fundit dhe janë të vështira që nuk bëhen nga të gjithë, bëhen akoma edhe më të bukura, edhe më të realizuara për një forcë politike, e cila për herë të parë do të drejtojë qeverinë e Kosovës. Znj. Kryemadhi, për t’u kthyer në krizën politike në vend, Z. Basha ka deklaruar pak ditë më parë, se ka ri shprehur refuzimin për tu takuar me Edi R amën duke cituar Ramën edhe deklaratat e tij se është i gatshëm që të vijë në selinë blu, ju si ish-përfaqësuese e koalicionit me amën e shikoni të mundur Edi R Ramën mundur,, ju vetë do të uleshit në një tryeze me Edi R amën apo në të kundërt Ramën do të ishit ju një iniciatorë për të organizuar një tryezë në të cilët të bëheshit bashkë…. Nuk mendoj se është një çështje tryeze, është që mediat dhe gazetarët nuk merren me thelbin, por me aparencën sepse çfarë ka ndodhur në Shqipëri, në Shqipëri ka ndodhur që politika merret me fasadë, merret me propagandë, nuk merret me thelbin e asaj çfarë ndodh? Ne si opozitë kemi një material të nënshkruar 7 muaj përpara më 23 prill të 2019, ku janë më se të qarta kushtet e opozitës, sikurse edhe fronti opozitar, tryeza e partive aleate të frontit opozitar, mblidhet në mënyrë permanente dhe ka një draft, një plan punë, një action plan mund të themi për daljen e vendit nga kriza që janë shumë të thjeshta. Çdo diskutim dhe çdo monolog politik që mund t’i ofrojmë sot shqiptarëve është largimi i vëmendjes nga problemi. Ajo që opozita e ka bërë shumë të qartë është se vetëm zgjedhjet e reja janë ato që mund ta nxjerrin vendin nga kriza, zgjedhjet të tjera që t’ju garantojnë shqiptarëve
zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhje të cilat janë të distancuara dhe të ndara përfundimisht nga krimi dhe ndërhyrja politikë në procesin e administrimin e zgjedhjeve. Ju thatë pak më përpara që Kosova për 2 orë nxori rezultatin dhe çdo gjë ishte dhe çdo veprim i ndërhyrjes së segmenteve të drejtësisë ndaj çdo intimidimi apo ndaj çdo prekjeje apo krimi elektoral, ishte i menjëhershëm. Çka do të thotë që ajo çka kërkon opozita sot është e domosdoshme. Ulja në tryezë për hir të së vërtetës do të zgjaste procesin e krizës dhe ulja në tryezë do të sillte po të themi një zvarritje të problematikave ashtu sikurse për hir të së vërtetës duam apo s’duam nga dialogu në politikë zgjidhet kjo krizë, në të cilën është përfshirë sot Shqipëria dhe shkaktari i kësaj krizë është pikërisht mazhroanca dhe z.Rama. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka bërë që ne të mos kemi një arbitër të zgjidhjes së problemeve. Mungesa e pavarësisë së sistemit të drejtësisë sigurisht që ka bërë një kapje të këtij sistemi dhe mosfunksionimin e dialogut politik. Dhe ajo që mendojmë ne si opozitë është që institucionalizimi i dialogut politik nuk duhet bërë thjesht kur ka problem Rama, flasim për dialogun politik. Cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë opozita pasi ju kërkoni zgjedhje të parakohshme dhe z.R ama thotë që z.Rama zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2021 pasi dhe në K oso vë u bënë Koso osovë zgjedhje të parakohshme ku Kryeministri dha dorëheqjen? Mos harroni që ka një ndryshim të madh midis z. Rama dhe z. Haradinaj, z. Rama ka fituar gjithmonë në kurriz të të tjerëve, ndërsa z. Haradinaj ka qenë nga ato familje që kanë sakrifikuar më shumë për pavarësinë e Kosovës. Janë 2 gjëra të pakraha-
sueshme, të krahasosh të pakrahasueshme me të krahasueshmen, përsa i përket angazhimit dhe dhënies ndaj shtetit të Kosovës dhe po të bëjmë një pyetje se çfarë i ka dhënë Edi Rama Shqipërisë, ai i ka dhënë Shqipërisë koncesione që po e vdesin çdo ditë ekonominë shqiptare. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë shpërnguljen e qindra-mijërave të rinjve. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë injorancën, idiokracinë dhe mjafton të bëni një bilanc të të gjithë institucioneve nga kush personalitete drejtohen dhe cili është kontributi i tyre, jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por dhe çfarë background-i universitar ka dhe pas tyre do të shikojmë që i gjithë onturazhi i z.Rama mund të përmblidhet me një sistem që përfaqësohet, dhe mund të futet si një term i ri, idiokracia shqiptare. Në fakt unë e kisha më shumë në aspektin e opozitës, a është e gatshme opozita ta presë Edi R amën Ramën deri në vitin 2 021 apo do të radikal20 izojë qëndrimet e saj? Opozita nuk onuar 2 021 për e konsideron të vvonuar 20 zhvillimin e zgjedhjeve? Nuk mendoj që është çështje date, mendoj që është çështje reflektimi. Nuk mendoj se është çështja e opozitës 2021, 2020 apo 2019. Opozita ka si qëllim kryesor hapjen e negociatave. Pse? Sepse hapja e negociatave do të vendosi disa korniza të funksionimit, hapja e negociatave do të ndalojë koncesionet, hapja e negociatave do të ndalojë po themi çdo lloj abuzimi dhe arbitrariteti që ka bërë Rama me sistemin e drejtësisë. Hapja e negociatave do të ngrejë në urgjencë dhe e ka të detyrueshme ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Të mos harrojmë që Gjykata Kushtetuese u bllokua nga maxhoranca me KED-në e famshme, që nuk e lejonte të funksiononte. Pra funksionimi i të gjithë strukturës shtetërore ka ngelur në dorë të një njeriu. Mos harroni, që një njeri që ka pasur frikë të bëjë zgjedhjet në partinë e tij kur ishte kryeministër, të jetë për të nuk bëhen zgjedhjet as në 2021, por në 2031. Por sigurisht, që opozita do të ketë agjendën e saj, ka një plan, i cili do të dalë hap pas hapi dhe për hir të së vërtetës, dhe unë e përdor shumë këtë frazë, sepse ka kaq shumë të vërteta në të gjithë historinë tonë. Ka një sjellje ndryshe. Nuk kemi përpara as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as Pandeli Majkon, as Bashkim Finon. Kemi përpara një njeri i cili në 20 vite ka instrumentalizuar dhe betonizuar lidhjet e politikës me ekonominë dhe krimin e organizuar, gjë që sot shqiptarët po e përjetojnë dhe po e ndiejnë. Indiferenca e klasës politike në gjithë këto vite, çfarë prodhoi? Prodhoi një mostër politike, e cila ka kapur tashmë gjithë strukturën e shtetit shqiptar.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
R
aiffeisen Bank në Shqipëri festoi 15-vjetorin e saj në një event gala më datë 3 tetor me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë. Në këtë event gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Dr. Johann Strobl, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International (RBI) me seli në Vjenë, Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, etj. Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International, Strobl, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi 15 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri: “Ka pasur vazhdimisht sfida, por më së shumti vite suksesi. Raiffeisen është gjithmonë e gatshme të mbështesë zhvillimin e klientëve të saj, si individëve, ashtudhe korporatave. Me krenari mund të themi se ne përpiqemi vazhdimisht të investojmë në produkte dhe shërbime novatore duke iu ofruar të gjithë klientëve një marrëdhënie gjithmonë e më pozitive me bankat”, theksoi Strobl. Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri Christian Canacaris shprehu vler--ësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut ban-
kar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të Bankës në këto 15 vite. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përshëndeti të pranishmit në emër të qeverisë shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen dhe kontributin që Raffeisen Bank ka dhënë në funksion të përgjegjësisë sociale, si dhe dijen që ka sjellë në Shqipëri. “Jam sot këtu për të shprehur mirënjohjen për gjithçka Raiffeisen bën në funksion të përgjegjësisë sociale e përtej kësaj për të shprehur konsideratën dhe mirënjohjen lidhur me të gjithë dijen që Raiffeisen Bank ka sjellë në Shqipëri, duke i shërbyer jo thjesht vetes, por të gjithë sistemit bankar në vend. Vlera kryesore që bankat sjellin në mjedisin ku ato vendosen është dija. Dija përmes së cilës zhvillohen dhe nxisin të tjerët që të zhvillohen. Përgjegjësia sociale dhe dija janë dy elemente të sjella si kontribut në
8 E martë, 8 TETOR 2019
Raiffeisen Bank feston 15-vjetorin e saj në Shqipëri këtë shoqëri.” Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj në fjalën e saj u shpreh: “Në 15 vite të prezencës suaj në Shqipëri, Raiffeisen Bank ka qenë një histori suksesi, sepse gjithmonë ka guxuar të sjellë risi në treg në produkte, rritje kapacitetesh për stafin dhe mbi të gjitha teknologji novatore. Iniciativat tuaja në fushën e novacionit dhe përqafimi i vazhdueshëm i ndryshimeve teknologjike dhe rregullatore, që qeveria sjell për sektorin privat, janë shembuj të mirë të një bashkëpunimi të frytshëm për një klimë biznesi të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vlerësoi zhvillimin e Raiffeisen Bank gjatë këtyre 15 viteve, ndër të tjera tha: “Ky institucion mund të konsiderohet fare mirë një burim i kulturës së bankingut evropian dhe i ideve novatore, një bankë e qëndrueshme që arrin të përballojë krizat dhe të ruajë besimin e depozituesve dhe të investitorëve, një nga promotorët e sistemit bankar shqiptar, në zhvillimin e të cilit ka lënë gjurmën e vet të qartë. Në të njëjtën kohë, Raiffeisen ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të projekteve madhore në vend në fushën e energjisë, të infrastrukturës, etj., duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë” Rreth R aiffeisen Bank Raiffeisen Raiffeisen Bank është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 1.8 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në vitin 2004 dhe gjatë këtyre 15 viteve Raiffeisen Bank e ka transformuar
plotësisht bankën e vjetër shtetërore në një bankë me shërbime të plota që u shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Raiffeisen Bank është gjithnjë e më shumë e fokusuar në shërbimin ndaj klientit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare, duke kryesuar tregun përsa i përket novacionit. Në vitin 2015 Raiffeisen Bank nisi rrugëtimin e transformimit duke ndërmarrë një strategji ambicioze për të shndërruar përvojën bankare të klientit nga shërbimet fizike në digjitale. Raiffeisen On, platforma digjiitale nëpërmjet të cilës kryhen veprimet bankare online, apo RONA, asistenti virtual i bazuar në inteligjencën artificiale, si edhe shumë shërbime të tjera moderne e kanë kthyer shërbimin bankar në Shqipëri në një nivel qe krahasohet me standardet evropiane. Raiffeisen Bank u shërben tashmë mbi afro 440,000 klientëve në Shqipëri.
TIRANE
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, aktivitet festiv me anëtarë dhe partnerë biznesi
S
hoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, Hellenic Business Association of Albania, organizoi një aktivitet festiv me më shumë se 150 anëtarë, partnerë biznesi dhe miq të shoqatës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Sh-
qipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos dhe përfaqësues të Ambasadës Greke në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Presidenti i Bordit Drejtues të shoqatës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, z. Georgios Papanastasiou tha: “Greqia është një nga investitorët e huaj më të
mëdhenj në Shqipëri dhe gjithashtu një partner i rëndësishëm për sa i përket tregtisë së mallrave. Sot operojnë në Shqipëri më shumë se 650 biznese Greke dhe Greko-Shqiptare të cilat punësojnë afërsisht 15% të forcës punëtore të vendit në sektorë shumë të rëndësishëm si ndërtim, energji, tregti, reklamim dhe komu-
nikim, sistem bankar dhe financiar, arsim dhe shërbime të tjera.” E themeluar që në vitin 2003, Shoqata Greke e Biznesit në
Shqipëri ka pasur objektiv kryesor zhvillimin ekonomik si dhe përforcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
9 E martë, 8 TETOR 2019
Sonte shfaqet premiera e “Gjyshes”, regjisori dhe skenaristi i njohur rrëfen frymëzimin që e nxiti të realizonte filmin me metrazh të shkurtër
Intervistoi: Albina GJERGJI “Gjyshja” është padyshim personazhi dhe filmi më i komentuar i javëve të fundit në kryeqytet. Kjo për faktin se, që në prezantimin e trailer-it, historia e saj ka ngjallur një kuriozitet shumë të madh në publik. Një histori reale, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Malësinë e Madhe të viteve ’80të. “Eshtë historia e një nëne, vajza e së cilës mbetet shtatzënë në moshë të re nga një lidhje “e gabuar”, ku nëna përpiqet ta kryejë vetë abortin dhe kur nuk mundet kërkon ndihmën e infermieres së fshatit”, tregon për gazetën “Koha Jonë”, regjisori dhe skenaristi i talentuar i këtij filmi, Eduart Grishaj. Më tej ai na zbulon edhe pritshmëritë e ambiciet që ka për këtë film, ku prioritet mbetet dëshira që publiku shqiptar të perceptojë mesazhin e duhur nga kjo dramë jetësore. Premiera e filmit artistik “Gjyshja” u dha mbëmë në Kinema Millenium, por së shpejti do të shfaqet edhe për publikun shqiptar në ekranin e madh të kinemave dhe televizioneve. Sapo keni përfunduar xhirimet e filmit “Gjyshja”, një dramë shqiptare që vjen nën firmën tuaj në regji dhe skenar. Çfarë pritshmërie keni nga ky prodhim Eduart? Idenë për këtë film e kam patur në mendje prej kohësh, dëshira për të sjellë një histori autentike
Eduart Grishaj: Ju zbuloj ambicien e “Gjyshes” dhe projektet e radhës në botën e Filmit
shqiptare, aq më tepër bazuar në ngjarje të vërteta më ka intriguar gjithmonë. Fillimish ishte thjesht dëshira për ta realizuar si film këtë histori që mua më ka frymëzuar shumë. Pastaj pas mbledhjes së kastit të aktorëve (që më duhet ta them janë të shkëlqyer) dhe me mbarëvajtjen e xhirimeve e post-produksionit më lindi dëshira për ta ndare filmin me miqtë, kolegët dhe dashamirës të kinematografisë, të cilët u bënë shumë kuriozë për filmin. Dhe vendosa ta shfaq si premierë në kinema. Shpresoj
shumë të pritet mirë, besoj gjithë stafi ka bërë një punë të shkëlqyer. Pas premierës, do tentoj ta prezantoj në Festivalet e filmave në rajon e botë, ku shpresoj që filmi të tërheqë vemendjen. Ky film artistik trajton një temë mjaft delikate që për kryefjalë ka “moralin” dhe “nderin” në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, për çfarë bëhet fjalë? Ngjarjet zhvillohen në Malësinë e Madhe rreth viteve ’80-të. është historia e një nëne, vajza e së cilës mbetet shtatzënë në moshë të re nga një lidhje “e gabuar”. Nëna përpiqet ta kryejë vetë abortin dhe kur nuk mundet kërkon ndihmën e infermieres së fshatit. Si lindi idea për një subjekt të tillë? Historia është e bazuar në ngjarje të verteta, të cilat unë i kam dëgjuar gjatë gjithë jetës sime, jo vetëm në zonën ku kam lindur, por edhe gjatë punës sime në “Dua të të bëj të lumtur”. Histori abortesh, nënash të trazuara fatkeqësisht kemi patur plot. Pse me metrazh të shkurtër? Sepse ky është filmi im i parë, i cili ka patur jo pak vështirësi për t’u realizuar. Eshtë një film që është projektuar si i shkurtër që nga fillimi. është një film, nga i cili kam marrë shumë kënaqësi, por edhe kam mësuar shumë për t’i hapur rrugë në vijimin e filmave me metrazh të gjatë. Çun Lajqi, Rita Gjeka, Ema Andrea janë disa nga aktorët e mirënjohur që marrin pjesë në këtë film. Të rinj të tjerë të talentuar gjithashtu. Si er-
dhi ky bashkëpunim mes jush? Kam qenë i privilegjuar që emra si Rita, Ema dhe Çuni kanë pranuar të interpretojnë në filmin tim dhe kanë qenë shumë bashkëpunues në çdo moment. Enxhi dhe Mateo kanë qenë gjithashtu të shkëlqyer dhe befasues me interpretimin e përkushtimin e tyre. Meqë ngjarjet e filmit zhvillohen në veri të Shqipërisë, dialekti gegë a ishte një kriter i domosdoshëm në përzgjedhjen e kastit të aktorëve? Jo, domosdoshmërisht. Karakteret e Ritës dhe Çunit i kam patur në mendje që kur kam shkruar skenarin. Ndërsa për personazhin e Emës, zgjedhja nuk mund të ishte më e mirë. Përveç kënaqësisë që të jep sheshxhirimi i një filmi, na flisni pak edhe për vështirësitë që keni hasur? Filmin e kam xhiruar në Malësinë e madhe dhe pavarësisht terrenit të vështirë, ata që ma kanë bërë punën më të lehtë kanë qenë banorët e asaj zone, që kanë qenë shumë mikpritës e bashkëpunues në çdo moment gjatë xhirimeve. Dje u dha premiera e tij në Kinema “Millenium”. I emocionuar? Jam i lumtur që këtë projekt e ndava me miqtë e njerëzit e mi. Më vjen pak keq për publikun e gjerë që është bërë kurioz për filmin dhe vazhdimisht pyet se
kur do të jepet, qoftë në Kinema, qoftë në rrjetet e mia sociale, por i njoftoj të gjithë se, filmi do të shfaqet në një moment të dytë edhe për ata. Prej vitesh emri juaj lidhet me regji emisionesh të ndryshme, që përgjithësisht të “fshehin” në back-state. Mund të na numëroni disa prej tyre dhe cilin veçoni si eksperiencën me të vlefshme deri tani në televizion? Kam patur fatin të punoj në disa programe televizive në Top Channel dhe jashtë tij, por përvoja më e bukur mbetet me “Dua të të bëj të lumtur”, pikërisht për shkak të emocioneve që shkaktojnë historitë njerëzore në këtë emision. Njerëzit e thjeshtë janë shumë frymëzues dhe është një nga programet më afër filmit, që është pasioni im më i madh. Synimet, apo ambiciet e së ardhmes? Në raport me talentin që keni, ku e shihni veten pas pak, ose disa vitesh? Ambicia ime e radhës është realizimi i një filmi me metrazh të gjatë, sërish i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.
SOCIALE
10 E martë, 8 TETOR 2019
Vaksina e Rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj dhe është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor
Manastirliu: Vaksina e Rotavirusit falas për 30 mijë fëmijë në vit N
jë vaksinë e re i është sh tuar kalendarit të vaksinimit në vendin tonë dhe që është vaksina e Rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një vizitë në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, tha se: “Nga 1 tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i Rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit”. Në shumicën e vendeve ku është aplikuar vaksina ndaj rotavirus janë ulur në mënyrë dramatike shtrimet në spital dhe vizitat urgjente të fëmijëve. Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe filloi më datën 1 tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 gusht 2019. Duke theksuar se me futjen e kësaj vaksine Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve europiane si: Italia, Greqia, Austria etj,
Manastirliu tha se i kursehet buxhetit të familjeve shqiptare rreth 3 milion dollarë në vit. “Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”, tha Manastirliu. Vaksina e Rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në mos-
AKSIONI
hat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Një sistem i cili monitoron sigurinë e vaksinës është vendosur në vend dhe do të vëzhgohet gjatë të gjithë kohës. Sëmundja
e Rotavirusit është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Një fëmijë mund të marrë Rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka Rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara. Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët. E pyetur nëse ka efekte anësore, ministrja theksoi se: “Sfida më e madhe sot është lufta kundër hezitimit ndaj vaksinave. Kryesisht nuk është problematik te zonat malore, por qytetet e mëdha ku nënat janë më të informuara por dezinfektohen. Sa më shumë të kryejnë fëmijët aq më shumë të mbrojtur janë. Duhet të jemi shumë të fokusuar te masat që duhet të marrim duke verifikuar të gjitha kartelat në kopshte shkolla dhe cerdhe nëse ka fëmijë që nuk i kanë bërë vaksinat. Financimi nga shteti redukton shpenzimet nga xhepi. Vaksina kry-
VAKSINA “Vaksina e Rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Sëmundja e Rotavirusit është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Disa fëmijë me sëmundje Rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Një fëmijë mund të marrë Rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka Rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara”. het në moshën 2 muaj, 4 dhe 6 muaj”. Tetori rozë është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur sot tek gratë, që është kanceri i gjirit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në studion e një televizioni, u shpreh se për vitin 2018 janë diagnostikuar 708 raste të reja, ndërsa u bëri thirrje të gjitha grave që të kryejnë ekzaminimin, pasi është falas. Manastrilu sqaroi edhe futjen në sistem të vaksinës së re të rotavirusit për fëmijët. Kjo vaksinë e re përafron kalendarin tonë të vaksinimit me atë evropian dhe do të përfitohet falas nga rreth 30 mijë fëmijë në vit.
MINISTRIA
Shërbimi i mamografisë edhe përtej orarit zyrtar
T Në sitë “Fast-food-et” pranë shkollave Helmimi i 61 nxënësve të shkollës së mesme në Postribë, ka vënë në lëvizje institucionet në Shkodër. Paçka se zyrtarisht përgjigjia që do të zbardhë shkakun e helmimit, pritet të vonojë të paktën edhe 3 ditë nga laboratori përkatës, prefekti Çesk Millja thirri në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit e shëndetësisë, higjenës dhe sigurisë ushqimore. Pas kësaj që ndodhi, në filtër do të kalojnë të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet pranë shkollave, me fokus të veçantë “Fast-food-et”. Këtë lëvizje të re të institucioneve, ndonëse nuk ja faturon ngjarjes, prefekti Millja është i prerë kur thotë që mbi të gjithë subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të veprojë ligji. Konfuzionet me shifrat që shfaqën ditën e parë të ngjarjes policia dhe spitali, tashmë janë sqaruar. Trajtim ditor marrin 47 fëmijë, ndërsa 14 vijojnë të jenë të shtruar në spital. Pas përgjigjes që do të vijë nga laboratori i analizave në Tiranë, pritet të mësohet jo vetëm shkaku i helmimit të fëmijëve, por edhe masat që do të marrin institucionet në fjalë.
etori rozë prej disa vitesh është kthyer në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Ajo që është më e rëndësishme, është shërbimi i mamografisë që ofrohet në çdo qendër edhe përtej orarit zyrtar, në 6 ditë të javës, për t’íu ardhur në ndihmë kështu të gjitha grave që nuk e kryejnë dot në orarin e mëparshëm. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se mamografia ofrohet falas përgjatë gjithë gjithë vitit por këtë muaj sikurse është vepruar edhe vitet e mëparshme, funksionon edhe mamografia lëvizëse, ndaj sipas saj asnjë grua nuk duhet të neglizhojë një kontroll të tillë një herë në vit. Duke cituar edhe shifrat zyrtare të INSTAT, sipas të cilave nga 20 mijë mamografi të kryera rreth 8% të rasteve janë ndjekur te mjeku specialist, ministrja i bën apel çdo gruaje që të kryejë kontrollin. “Të gjitha shërbimet janë falas, jo
vetëm për tetorin por gjatë gjithë vitit. Çdo shërbim te mjeku i familjes është falas. Ajo që bëjmë në tetor është që përtej orarit zyrtar ne shtrijmë ekzaminimet pasditeve deri në orën 18:00 dhe të shtunave deri
në orën 14:00 spitalet do të jenë të hapura”. Sipas Manastirliut janë 708 raste të reja të diagnostikuara në vitin 2018 me kancerin e gjirit por nuk ka vend për panik pasi vdekshmëria është ulur.
AKTUALITET
11 E martë, 8 TETOR 2019
SITUATA
GJERMANIA
“Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të zbrazet. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për herë të parë për azil. Kjo do të thotë se mesatarisht, që prej fillimit të vitit, çdo muaj janë larguar nga vendi mesatarisht 1780 shqiptarë. 40% e këtyre kërkesave kanë qenë të përqendruara në Francë, ku gjatë 6 muajve të parë të 2019 janë dorëzuar në total 4,435 kërkesa të reja”.
“Gjermania është kthyer prej kohësh në një destinacion pak të preferuar për shqiptarët, pasi edhe shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë shumë herë më të ulëta. Për gjashtë muajt e parë të 2019-s, të dhënat nga Eurostat tregojnë se aplikuan vetëm 850 shqiptarë. Eurostat ka raportuar edhe kërkesat për azil që janë bërë në Gjermani për muajt korrik dhe gusht, ku rezulton se kanë aplikuar për të dy muajt së bashku edhe 300 shqiptarë të tjerë”.
“Guri i rëndë në vendin e vet”, duket se shprehje nuk po vlen më për shqiptarët. Me sytë drejt Europës, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Shqipërisë. Të rinjtë dhe jo vetëm, po ikin çdo ditë nga Shqipëria dhe sipas ekspertëve, nëse do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të zbrazet. Papunësia, gjendja e rënduar socialo-ekonomike, varfëria dhe korrupsioni i përhapur thuajse në të gjitha institucionet, janë arsyet kryesore që detyrojnë mijëra të rinj, burra, gra e fëmijë, të largohen jashtë vendit, duke e parë këtë si zgjedhjen më të mirë. Të dhënat nga Eurostat dhe EASO vazhdojnë të tregojnë një tendencë në rritje të shqiptarëve për azil ne vendet e BE. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve kohët e fundit ka qenë Franca, ku janë bërë gati gjysma e aplikimeve në gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të
mujorin e parë janë shpërndarë në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Edhe pse largimi i të rinjve nuk është një fenomen vetëm shqiptar, psikologia Muçaj nënvijëzon se “ka një ndryshim të madh pasi të rinjtë e huaj kthehen në vendet e tyre për të sjellë eksperiencën e fituar, ndërsa të rinjtë shqiptarë as që e mendojnë këtë si mundësi”. Këtë largim Preçi e quan një humbje të investimit që vetë shteti shqiptar ka bërë, e që do të ndihet edhe më shumë në të ardhmen. ‘’Së bashku me ta edhe shuma të konsiderueshme prej disa qindra miliona Eurosh janë larguar nga vendi dhe vetëm nje perqindje e vogel e këtij investimi është rikthyer apo pritet të rikthehet në vendin tonë’’, thotë Preçi. Çdo muaj janë larguar nga vendi mesatarisht 1780 shqiptarë. 40% e këtyre kërkesave kanë qenë të përqendruara në Francë, ku gjatë 6 muajve të parë të 2019 janë dorëzuar në total 4,435 kërkesa të reja, duke ruajtur tendencën e dy viteve të fundit.
Nëse të rinjtë shqiptarë do të ruajnë të njëjtin ritëm me largimet, do të duhen vetëm 70 vjet që Shqipëria të zbrazet. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për azil
Shqipëria po shteron, 2000 kërkesa në muaj për azil zbrazet. Në total, janë shënuar në të gjithë BE-në 10,680 kërkesa për herë të parë për azil. Kjo do të thotë se mesatarisht, që prej fillimit të vitit, çdo muaj janë larguar nga vendi mesatarisht 1780 shqiptarë. 40% e këtyre kërkesave kanë qenë të përqendruara në Francë, ku gjatë 6 muajve të parë të 2019 janë dorëzuar në total 4,435 kërkesa të reja, duke ruajtur ten-
dencën e dy viteve të fundit. Pas Francës, destinacioni i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku gjatë 6 muajve janë shënuar 1870 kërkesa, ndjekur nga Greqia me 1480 kërkesa për azil, Italia me 830. Gjermania është kthyer prej kohësh në një destinacion pak të preferuar për shqiptarët, pasi edhe shanset për të marrë
AKSIONI
një përgjigje pozitive janë shumë herë më të ulëta. Për gjashtë muajt e parë të 2019-s, të dhënat nga Eurostat tregojnë se aplikuan vetëm 850 shqiptarë. Eurostat ka raportuar edhe kërkesat për azil që janë bërë në Gjermani për muajt korrik dhe gusht, ku rezulton se kanë aplikuar për të dy muajt së bashku edhe 300 shqiptarë të tjerë. Rreth 1200 kërkesa të tjera në 6-
SITUATA
Në 3 muaj gjobiten 587 tatimpagues për shkelje D
rejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi se plani operacional anti-informalitet do të vijojë me strukturat e monitorimit në terren si edhe kontrollin nga zyra për të vlerësuar ndryshimet në vetëdeklarime. Referur të dhënave të raportuara nga
Administrata Tatimore, gjatë muajit shtator, strukturat e monitorimit në terren kanë kryer 1905 kontrolle, nga të cilat janë konstatuar 574 shkelje të legjislacionit tatimor. 110 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor. Për gjithë peri-
udhën 4 korrik-30 shtator sipas njoftimit nga ‘Tatimet’ janë 587 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), nga të cilët 336 janë subjekte nga sektori i bar- restoranteve. Zona bregdetare shënon edhe numrin më të lartë të rasteve të konstatuara me shkelje. Më konkretisht: Durrësi 77 subjekte; Vlora 46, Saranda 40, Tirana me 44 raste. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, tha se vetëdeklarimi korrekt dhe përmbushja e e detyrimeve ligjore nuk duhet të burojë nga presioni, por ndërgjegjësimi se kjo është rruga e vetme. Ajo ju bëri thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë dhe të përmbushin vullnetarisht detyrimet që lindin nga legjislacioni në fuqi.
Në Shqipëri ka fshatra me 5 familje Fshatra të tërë të Shqipërisë po braktisen, të rinjtë emigrojnë ndërsa të paktët që kanë mbetur janë të moshuarit të cilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Fshati Valësh i Elbasanit dikur numëronte 200 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 5 familje. Largësia, mungesa e infrastrukturës dhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që qindra njerëz të lënë shtëpitë e tyre. Edhe pse me bukuri të rralla natyrore, jetesë tashmë në këto fshatra është bërë e vështirë. Dyqane, kopshte e zyra u mbyllën ndërsa shkolla numëron vetëm 5 nxënës, edhe këta në pritje për tu larguar së bashku me prindërit e tyre.
SPECIALE
12 E martë, 8 TETOR 2019
124 VJETORI I LINDJES, 8 TETOR 1895-2019
Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar Nga Ekrem Spahiu*
P
residenti i Republikës së Sh qipërisë, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 17 nëntor 2012, ka dekoruar Mbretin Zog I, me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”. Formimi dhe aktiviteti i Ahmet Zogut Kronikat e kohës na thonë se, familja e famshme Zogu, e ardhur nga vise më në veri të Shqipërisë, u instalua në Burgajet të Matit aty nga fundi i shekullit XV. Familja Zogu, në breza u shqua për kontribute të jashtëzakonshme për të mirën e Matit dhe Shqipërisë. Ahmet Zogu, djalë i Xhemal Pash Zogut dhe Sadie Emin bej Toptanit, lindi më 8 Tetor 1895. Edukimin dhe njohuritë e para i mori nga mësuesit Dërvish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7 vjeçare, e dërguan në Turqi për studime, ku mbaroi liceun e Stambollit dhe kursin e oficerëve rezervë. Më 20 korrik 1912, u kthye nga Turqia në Mat. U angazhua menjëherë në përballimin e sulmeve nga fuqitë ballkanike. Ai arriti të afrojë, organizojë dhe të drejtojë vetë rreth tetë mijë burra të armatosur. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, do të përfaqësonte Matin, Dibrën dhe Mirditën, në krye të një përfaqësie prej 26 krerësh të shquar të këtyre trevave. Mbarëvatja e punimeve të Kongresit u sigurua ushtarakisht prej Ahmet Zogut dhe pas përfundimeve të tij, miratoi Qeverinë e re, në të cilën Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm, pikërisht në moshën 25 vjeçare. Më 2 dhjetor 1922 Këshilli i Lartë ngarkoi Ahmet Zogun të formojë qeverinë e re, duke e zgjedhur kryeministër dhe njëherësh edhe Ministër i Brendshëm. Më 23 shkurt 1924, opozita organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues dhe plagosi Ahmet Zogun, Kryeministrin e vendit, për shkak se ajo
nuk u pajtua që Zogu, me mbështetjen e koalicionit me indipendentistët, siguroi një shumicë të re. Ahmet Zogu, edhe pse i plagosur rëndë, hyri në sallën ku do të zhvillohej mbledhja e Kuvendit pa dhënë asnjë shenjë alarmi. Për të qetësuar situatën dhe për të shmangur rrezikun e një përleshjeje me armë, me një gjakftohtësi dhe vetpërmbajtje të jashtëzakonshme, iu drejtua kryetarit të Seancës dhe deputetëve: “Zotërinj, nuk është hera e parë në botë që në një parlament ndodh një gjë si kjo që më ndodhi mua. Unë u lutem miqve të mi ta peshojnë rastin me gjakftohtësi dhe ta harrojnë për një çast atë çka ndodhi”. Gjithsesi, atentati në Kuvend ndaj kryeministrit Ahmet Zogu e ndërlikoi shumë situatën politike në Tiranë. Për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm të situatës, e cila do të destabilizonte sigurinë e vendit ndoshta në mënyrë të pakthyeshme, më 25 shkurt 1924 Ahmet Zogu dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Me qetësinë që ruajti ndaj atentatit kundër tij, si dhe me dorëheqjen, ai donte të jepte mesazhin se, më i rëndësishëm për të ishte stabiliteti dhe siguria e vendit. Megjithë dorëheqjen e Zogut, situata politike dhe e rendit acarohet dhe vendi nis të destabilizohet. Në maj-qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924, në ditët e fundit të saj, e kishte emëruar Ahmet Zogun në detyrën e komandantit për shtypjen e grushtit të shtetit në veri. Në qershor 1924, për të mos i dhënë shkas gjakderdhjes, anarkisë totale dhe luftës civile, Zogu largohet nga Shqipëria. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë, e dënoi me “vdekje, në mungesë”. Në dhjetor 1924, me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e Qeverisë dhe të pushtetit legjitim të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetor-dhjetorit të vitit 1923 dhe të rrëzuar me rebelim antikushtetues në qershor të vitit 1924. Më 5 janar 1925, Qeveria e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun kryeministër dhe ministër të Brendshëm. Në shtatë vitet e fundit pas Luftës së Parë Botërore ishin ndërruar 14 qeveri dhe këto më së shumti në vitet 1920-1924. Këshilli i Naltë si institucion kryesor në fatin e qeverive, nën trysninë e politikës së kohës, merrte edhe vendime që nuk shkonin në dobi të stabilitetit të vendit. Për ta zgjidhur një herë e mirë këtë ngërç, por edhe për arsye të tjera, më 21 janar 1925 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”, ndërsa dhjetë ditë më vonë, (31 janar 1925) Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe
Ahmet Zogu prioritet kryesor kishte rivendosjen e stabilitetit në vend, duke mundësuar nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë. Shpallja Mbret i Shqiptarëve Nevoja për të ndryshuar regjimin në Shqipëri erdhi si vlerësim i përgjithshëm i situatave reale që kishte dhe po kalonte vendi, por edhe si domosdoshmëri, për të dalë mbi forcat e ndryshme politike dhe mbi krerët lokale, pasi rreziku i grindjeve, intrigave dhe prapaskenave individuale shihej si një problem i madh kombëtar dhe në dëm të interesave të vendit. Duke marrë parasysh sa më sipër, si dhe faktin tepër të rëndësishëm se, pikërisht në ato vite, situata e sigurisë në Ballkan dhe në Evropë po shkonte drejt përkeqësimit, atëherë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku jetonin, nuk kishte zgjidhje tjetër shpëtimi, mbijetese e sigurie kombëtare, përveçse të kalohej në një përqendrim edhe më të madh energjish, përpjekjesh dhe forcash të të gjithë kombit, gjë që u mishërua në zgjidhjen politike të instalimit të Monarkisë. Një përvojë të tillë të përqendrimit të pushtetit politik në kohë rreziqesh të mëdha e kanë përjetuar shumë kombe, pavarësisht se në çfarë forme është bërë ky përqendrim. Kështu pat vepruar dikur Gjermania nën “Monarkun” Bismark. Kështu patën vepruar edhe fqinjët tanë më të afërt, Serbia, Greqia, etj. Shqipëria nuk kishte arsye pse të bënte përjashtim nga ky rregull, përndryshe ajo do të vijonte të bëhej objekt lakmish të egra. Kalimi nga regjimi i Republikës në regjimin e Mbretërisë ishte, jo vetëm i domosdoshëm, por edhe i ligjshëm. Ahmet Zogu u tregua shumë i kujdesshëm në hapat e tij për ta ndryshuar formën e regjimit në Shqipëri, duke punuar në disa drejtime dhe për të qenë në harmoni me procesin politik, opinionin publik shqiptar, bindjen dhe mbështetjen e marrë nga faktori ndërkombëtar e në veçanti nga Fuqitë e Mëdha, dhe mbi të gjitha me nismat dhe respektimin e proçedurave kushtetuese e ligjore. Mbas një propozimi të bërë nga disa deputetë, parlamenti vendosi që të merrte në shqyrtim regjimin shtetëror. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni i statutit, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim më 30 Gusht 1928 dhe Asambleja Kushtetuese e proklamoi Shqipërinë “Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme”. Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Presidentin Ahmet Zogu “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog I, menjëherë filloi nga puna për reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë
jetës së vendit. Në këtë kuadër u miratua Statuti Themeltar i vitit 1928. Rendi dhe siguria, sistemi i drejtësisë, të drejtat e njeriut, e drejta e pronës dhe e besimit fetar, administrata e aftë dhe serioze, forcimi i parasë, lëvizja e lirë e shqiptarëve, diplomacia, arsimi, përgatitja e inteligjencës në universitetet perëndimore, ndërtimet botore, zhvillimi i tregtisë, etj., ishin në themel dhe gjeten zbatim në filozofinë Zogiste gjatë kësaj periudhe. Pushtimi fashist dhe largimi i Mbretit Zog Italia fashiste kishte kohë që përgatitej për pushtimin e Shqipërisë qoftë në mënyrë “paqësore” nëpërmjet presioneve në fushën politike, ekonomike, ushtarake dhe financiare, qoftë edhe me forcën e armëve. Mbasi dështuan përpjekjet e vazhdueshme dhe ultimatumi i fundit për ta detyruar Mbretin Zog, parlamentin dhe qeverinë shqiptare që të nënshtroheshin, qeveria italiane vendosi të përdorë forcën e armëve për të pushtuar Shqipërinë. I gjendur përpara provës më të vështirë të kohës, Zogu ideoi qëndresën. Në rastin më të mirë, parashikohej një qëndresë serioze duke shpresuar edhe te mbështetja e ndërkombëtarëve. Në mungesë të kësaj mbështetjeje, sigurisht që qëndresa shqiptare do të ishte simbolike. Për këtë, duke sensibilizuar çfarë po përgatiste Italia kundër Shqipërisë, u bëri thirrje fuqive të Antantës Ballkanike, Fuqive të Mëdha të Europës dhe SHBA që të ndërhynin në Romë, për të ndalur sulmin e Italisë, ose të jepej mbështetja e duhur për të përballuar rrezikun që po i kanosej Shqipërisë. Ndërkohë, ai kishte filluar të organizojë qëndresën ushtarake, duke ndërtuar një koncept të qartë të mbrojtjes strategjike: qëndresë sa të ishte e mundur në vijën bregdetare me qëllim rraskapitjen e forcave pushtuese dhe pastaj, përballimi i tyre me luftë guerilje, duke u mbështetur në terrenin malor të vendit, në patriotizmin shqiptar si dhe në mbështetjen e mundshme nga jashtë. Për këtë qëllim, forcat e gatshme do të vendoseshin për zhvillimin e qëndresës në afërsi të qyteteveportet kryesore të vendit, ku ishin edhe drejtimet kryesore të mësymjes së forcave italiane, ndërsa forcat më të shumta do të përqendroheshin në thellësi të vendit. Mbretëria nxiti gjithashtu edhe qëndresën popullore, manifestimet, mitingjet, etj., me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese dhe për krijimin e një mjedisi sa më të harmonizuar të ndërgjegjësimit kombëtar kundër pushtimit italian. Por, fatkeqësisht, disa funksionarë të lartë të shtetit dhe shumë elementë të administratës e të ushtrisë, punuan në drejtim të kundërt, madje
kishte të tillë të kompromentuar që kishin planifikuar për t’iu kundërvënë Ahmet Zogut deri edhe në asgjësimin fizik të tij. Duke mos pranuar kushtet dhe ultimatumet e Musolinit, duke mos patur mbështetjen ndërkombëtare dhe as forcën e brëndshme për përballimin e agresionit fashist, Parlamenti shqiptar dhe Mbreti Zog vendosen për ta pritur Italinë fashiste me armë në dorë, ndryshe nga Austria që i ishte nënshtruar Gjermanisë në vitin 1933 pa asnjë kundërshtim apo Çekosllovakia që nuk kishte shkrepur asnjë pushkë më 15 mars 1939 kur u pushtua po nga Gjermania. Duhet theksuar se këto dy shtete ishin shumë më të mëdha se sa vendi ynë dhe të armatosura me armët më moderne të kohës. Historia flet për një të vërtetë të padiskutueshme: fakti që Italia, përderisa planifikoi dhe futi në operacion ushtarak për pushtimin e Shqipërisë forca, mjete, shpenzime, logjistikë dhe kohë, flet se pushtuesi, të paktën e llogariti qëndresën shqiptare. Këtë qëndresë shqiptarët e bënë dhe Mbreti Zog u rreshtua bindshëm të krahë të Aleatëve Antifashistë dhe kundër Boshtit nazi-fashist. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste, më 7 Prill 1939 shënon edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fund të fundit, pushtimi italian i Shqipërisë nuk ishte thjesht një ndërmarrje midis Italisë dhe Shqipërisë, por pjesë e një strategjie më të gjerë që lidhet me nismën strategjike që mori fashizmi dhe nazizmi për të krijuar raporte të tjera gjeopolitike në Evropë e më gjerë, duke përdorur si instrument forcën ushtarake, domethënë luftën. Mbreti Zog nuk mund të bënte më shumë se ç’bëri. Ai deklaroi përpara Asamblesë Kombëtare se; “...nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe me vendim të Parlamentit, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte. Familja Mbretërore në emigrim Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, më 10 prill 1939 Ahmet Zogu vendoset në Greqi ku ndjek rezistencën si dhe organizon funksionimin e qeverisë; më 3 maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët; më 30 qershor 1939 niset për në Europë; më 2 korrik 1939 mbërrin në Rumani, ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë; më 15 gusht 1939 mbërrin në Paris, ku akomodohet në Rezidencën e përkohshme Mbretërore dhe fillon kontaktet zyrtare me autoritetet më të larta të Francës; më 22 qershor 1941 mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndroi deri në përfundim të luftës; më 18 mars 1946 vendoset në Egjipt, pas një ftese dashamirëse qëndrimi dhe akomodimi të garantuar zyrtarisht nga Mbreti Faruk i Egjiptit; më 29 gusht 1955 mbërrin në Francë. Kohët e fundit të jetës së tij, Mbreti Zog vuajti nga një sëmundje e pashërueshme dhe më 9 prill 1961, ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parist. Më 10 prill 1961 u bënë homazhe dhe më 11 prill 1961, u zhvillua ceremonia e përcjelljes së trupit të tij me një kortezh madhështor. Madhëria e Tij Zog I Mbret i Shqiptarëve, u varros në varrezat e “Thiais Parisien”. Në njohje dhe vlerësim të personalitetit, kontributeve dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, më 17 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni madhështore zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore në Tiranë. *Ish-Deputet & Kryetar i PLL
SHOWBIZ
13 E martë, 8 TETOR 2019
Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Adele me reperin “Skepta”
Këtë vit këngëtarja e njohur Adele është divorcuar nga partneri i saj Simon Konecki me të cilin ka edhe një djalë. Por disa muaj pas ndarjes së saj duket se kanë nisur
aludimet që ajo po nis një histori të re dashurie. Pak kohë më parë në media u shkrua se Adele ka nisur të frekuentohet me reperin Joseph Junior Adenuga i
njohur me emrin e artit “Skepta”. Dyshja prej shumë kohësh kanë qenë miq me njëri-tjetrin dhe duket se miqësia e tyre ka kaluar në tjetër nivel pas ndarjes së Adele. E tashmë me veprimin e saj më të fundit Adele ka treguar se me reperin historia e saj nuk është vetëm një flirt. Sipas mediave të huaja Adele e ka prezantuar reperin miqtë e saj të ngushtë, Laura Dockrill dhe moderatorin James Cordon. “Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”,-kanë thënë burime për “The Sun.” Ndërkohë këngëtarja apo reperi ende nuk janë shprehur lidhur me marrëdhënien e tyre.
Si në kohët e vjetra, aktorët e “Friends” bëhen bashkë Ndonëse karrierat e tyre kanë qenë të pasura me shumë prodhime kinematografike apo seriale sërish një nga serialet më të njohura ku aktorët Jennifer Aniston Matt LeBlanc, Courtney Cox etj kanë fituar famë ka qenë padyshim “Friends”. Aktorja e njohur 55-vjeçare Courteney Cox ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet së bashku me aktorët Jennifer Aniston dhe Matt LeBlane duke i kujtuar fansave të tyre në kohët e serialit. “Një natë e vështirë por prapë së prap më pëlqen,”-ka shkruar Cox në rrjete sociale. Të tre shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk është hera e parë që Courtney poston foto bashkë me kolegët e saj. Ende nuk është përcaktuar nëse do të ketë një takim zyrtar me gjithë aktorët e kastit të serialit, i cili vetëm pak kohë më parë bëri 25-vjet nga transmetimi.
Angelina Jolie shkëlqen në promovimin për Maleficient Ajo është duke promovuar filmin e saj të ri “Maleficent” Mistress Of Evil’ në një premierë mbarëbotërore. Dhe Angelina Jolie, 44 vjeçe u kthye në punë të hënën ndërsa u drejtua në Hotel De La Ville në Romë për një fotosesion së bashku me kolegë të filmit. Angelina dukej mahnitëse e veshur në një bluzë lejla dhe një palë streçe të zeza pas trupit.
Alban Ramosaj deklaron hapur lidhjen me modelen shqiptare Alban Ramosaj ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, i ftuar në “Why not”. Albani aktualisht nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen dhe kërkoi që ta lejojnë ta shijojë privatisht. “Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha Roza. “Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evolon në diçka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, u shpreh Albani. Pak kohë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dikë. Më pas modelja shqiptare, Niki Delijorgji u shpreh se Albani ia ka dedikuar këngën asaj dhe vetë këngëtari e konfirmoi. Madje Albani e thirri Nikin “Të dua shumë gruja jem”.
Granit Xhaka bëhet baba, vjen në jetë fëmija i parë i çiftit Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, e kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Lajmin e ka konfirmuar vet mesfushori i Arsenalit duke e publikuar një fotografi me duart e çiftit dhe të foshnjës në rrjetet sociale. “Mirë se vjen princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale. Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur edhe gjinia e fëmijës, që është vajzë, pasi Graniti dhe Leonita nuk kishin preferuar ta tregonin gjininë gjatë shtatzënisë. Ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u martuan në vitin 2017.
SPORT
K
ombëtarja shqiptare ka përpara ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”. Ekpi kuqezi është i përqendruar te ndjeshja me ekipin turk, pasi konsiderohet si një finale për çështjen e kualifikimit. Lindon Selahi, mesfushori i talentuar i Twentes i cili po bën paraqitje shumë të mira në kampionatin holandez, ishte një nga risitë e listës së trajnerit Edy Reja për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Në një konferencë për shtyp së bashku me sulmuesin, Sokol Cikalleshi, ata thanë se skuadra jonë përfaqësuese do të kërkojë rezultat pozitiv në sfidën me Turqinë dhe se ai do të japë maksimumin. “Për një sulmues, golat janë ato që motivojnë dhe na bëjnë të punojmë. Jam shumë mirë dhe jam gati të jap maksimumin por Kombëtaren. Ndeshja me Turqinë është një nga më të vështirat. Turqia është favorite se luan në fushën e saj. Mendoj se do ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme, do shkojmë për të fituar këtë ndeshje edhe pse do të jetë e vështirë. Do të japim maksimumin në ndeshjen me Turqinë. Kemi shënuar të gjithë sulmuesit shpresoj që të jetë një ogur i mirë edhe në këtë ndeshje. Turqia është në momentet e mira të saj, nuk ka frikëson, do shkojmë atje të bëjmë lojën tonë”, deklaroi Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares. Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë në dy
14 E martë, 8 TETOR 2019
Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë në dy sfidat e saj të radhës Elseid Hysaj që pësoi një dëmtim në kampionatin italian dhe për Cikalleshin, ai është një humbje e madhe për skuadrën
Sfida me Turqinë, Cikalleshi dhe Selahi: Luajmë për rezultat pozitiv SFIDA “Turqia është favorite se luan në fushën e saj. Mendoj se do ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme, do shkojmë për të fituar këtë ndeshje edhe pse do të jetë e vështirë. Do të japim maksimumin në ndeshjen me Turqinë. Kemi shënuar të gjithë sulmuesit shpresoj që të jetë një ogur i mirë edhe në këtë ndeshje. Turqia është në momentet e mira të saj, nuk ka frikëson, do shkojmë atje të bëjmë lojën tonë”. sfidat e saj të radhës Elseid Hysaj që pësoi një dëmtim në kampionatin italian dhe për Cikalleshin, ai është një humbje e madhe për skuadrën. “Është një humbje e madhe, është një nga lojtarët kryesorë. Ndaj Islandën ai bëri një nga ndeshjet e tij më të mira, por besoj se në pozicionin e tij janë në gjendje të luajnë edhe lojtarë të tjerë. Shpresoj që të mos e ndjejmë mungesën e tij”. Lindon Selahi që nuk e
fshehu aspak entuziazmin por zbuloi se për Shqipërinë ai refuzoi Belgjikën. “Pritja ishte e madhe, kam luajtur të gjitha ndeshjet me klubin tim. E kam merituar thirrjen në kombëtare dhe tani që mora ftesën isha shumë i lumtur. Kisha mundësi të luaja me Belgjikën, por kur të thërret Shqipëria dhe e ndjen veten shqiptar, Shqipëria është 100%. Skuadra tani në këtë moment është mirë, ka
mundësi të kualifikohet dhe këto dy ndeshje janë të rëndësishme. Do shkojmë në Turqi e Moldavi për të luajtur sa më mirë e për të marrë maksimumin”. Selahi u ndal te dy ndeshjet e radhës, ndërsa shpjegoi edhe pozicionin e tij në fushë me shpresën se trajneri Reja do t’ia japë mundësinë për të debutuar me kuqezinjtë. “Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për
NAPOLI
të fituar dhe për të luajtur mirë. Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si “6” apo “10”. Për momentin jam në sezonin parë te Twente por jam mirë. Nuk po shoh lart por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje në Europian”.
NDESHJET
Hysaj ka thyer kockën e Sterumit N
apoli ka konfirmuar se mbrojtësi i ekipit kuqezi, Elseid Hysaj pësoi një thyerje të Sterumit gjatë dëmtimit që pati në ndeshjen kundër Torinos e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Mbrojtësi ra me kokë pas një përplasjeje me Cristian Ansaldin, dhe nga analizat me rreze X ju gjet edhe fraktura që kishte. Teksa flitet që mund të mungojë të paktën 20 ditë, akoma nuk ka diçka zyrtare për mungesën që mund të ketë. Një gjë është e sigurtë, në ndeshjet e kombëtares kundër Turqisë dhe Moldavisë ai nuk do të jetë. “Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishte diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares së Shqipërisë”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit italian.
3 gola shqiptarësh në Europë
P
açka se është në listën e pritjes në përfaqësuese, Myrto Uzu ni po tregon formë të shkëlqyer në kampionatin kroat. Mesfushori shqiptar shënoi në barazimin 1-1 të Lokomotivës së Zagrebit përballë Rijekës. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares Emir Lenjani. Mbrojtësi kuqezi shënoi për Sion në javën e 10 të kampionatit zvicerian por nuk mundi të shmangë humbjen 2 me 1 përballë Luganos. Milot Rashica është edhe njëherë protagonist për gjermanët e Werder Bremen. Sulmuesi i Kosovës shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 91-të duke i dhuruar një pikë Werder pas barazimit 2-2 me Eintraht Frankfurt. Ky ishte goli i dytë me radhë për Rashicën pas atij ndaj Dortmund, javën që lamë pas.
SPORT
15 E martë, 8 TETOR 2019
SULMUESI
Wilson mund t’i bashkohet Manchester Unitedit në janar
M
anchester United është në kërkim të një sulmuesi dhe shumë emra lidhen me gjigantin anglez. Njëri nga më të mundshmit për tu transferuar në Old Traford është sulmuesi anglez Callum Wilson. 27-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë fantastike me ekipin e
tij Bournemouth. Wilson në tetë takimet e para në Ligën Premier ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër duke konfirmuar formën e mirë. United është interesuar për transferimin e tij, ndërsa mediat angleze kanë raportuar se Wilson është lojtari që do t’i përshtatej më së miri lojës së
5 gjëra që tregoi derbi i Italisë: Higuain, i çmuar, Pjanic “mposht” Brozovicin
N
ga dyshimet e Han danovic deri tek spektakli i ndeshjes, nga Higuain, gjithmonë vendimtar e deri te dueli në distancë midis Pjanicit dhe Brozovicit. Goal.com i bën një analizë derbit Inter-Juventus 1-2, ku nxjerr në pah supermacinë e bardhezinjve në disa pika. Seria A di ende të dëfrejë Ishte një përballje me intensitet të jashtëzakonshëm, që i mbajti të gjithë pezull deri në “bilbilin” e fundit të gjyqtarit kryesor. Një shfaqje mbresëlënëse e Serisë A, që ka treguar se ka ende gjëra të bukura për të ofruar, falë dy skuadrave, që nuk janë kursyer dhe që do të luftojnë për një kohë të gjatë këtë sezon. Handanovic, jo në formën më të mirë Nuk është hera e parë që Samir Handanovic humbet kontributin e tij për ekipin zikaltër, pikërisht në sfidat më delikate. Portier me cilësi të padyshimta, shpeshherë vendimtar, por që duket se i vuan shumë sfidat ndaj Juventusit. Në të dy golat e pësuar, ai mund të kishte bërë shumë më tepër. Higuan, “gur” i çmuar Ai hyn në fushë në minutën e 61-të dhe më pak se njëzet minuta më vonë shënon golin vendimtar, me një të djathtë të fuqishme. Argjentinasi risolli në mendjen e shumë tifozëve të Juventusit atë gol të famshëm, në “frymën e fundit”, që në fakt vendosi garën për titullin, dy vite më parë. “Pipita” shënoi pikërisht në atë portë, një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, në atë fitore dramatike (2-3) të Juventusit në “San Siro”. Anësorët “zhduken” tek Interi Asamoah dhe D’Ambrosio kanë luajtur një ndeshje të zakonshme. Asgjë e veçantë për t’iu atribuar dy anësorëve
Djajve të Kuq. Bournemouth e vlerëson lartë yllin e saj dhe për ta lënë të lirë pritet të kërkojë rreth 40 milionë funte. Kujtojmë që Wilson ishte objektiv edhe i Chelseat, por londinezët nuk mundën dot ta bënin transferimin e tij për shkak të dënimit për mos kryerje të transferimeve në verë. BUNDESLIGA
Messi pranë rekordit historik të Pele-s, askush nuk i është afruar!
zikaltër. Sidoqoftë, nga një ekip si Interi është e arsyeshme të pritet pak më shumë në korsitë anësore. Në këtë aspekt, si Conte, ashtu edhe klubi, me siguri do të punojnë në këtë drejtim.
Pjanic fiton “duelin” me Brozovic Një nga duelet, përmes të cilit e fitoi ndeshjen Juventusi, ishte ajo mes dy “regjisorëve”. Pjanic e mposhti Brozovic, si në posedim e pasim topi, ashtu
F
ar t’i paguajnë 4.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2021. Spaleti pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi, në rast se çdo gjë dështon për çështje shifrash, Milani ka gati planin B, që quhet Rudi Garsia. Kandidatët potencialë që mund ta zëvendësojnë Giampaolon Ndërsa po flitet për shkarkimin e mundshëm të Marco Giampaolos nga posti trajnerit të Milanit, mediat italiane kanë nisur të spekulojnë për emrat e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e Rossonerëve. Klubi
edhe në të kundërtën, duke dëshmuar se ishte një lojtar krejtësisht tjetër nga kroati. Nga ana tjetër, Brozovic u pa në vështirësi, veçanërisht në pjesën e parë, kur ka pasur një kontribut të pamjaftueshëm.
Leo Messi është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet, që ka mbetur prej vitesh të tëra i pandryshuar në botën e futbollit. Ky rekord shihet tashmë si krejtësisht i arritshëm nga ylli i Barcelonës, Lionel Messit. Ne iu referohemi 643 golave, që Edson Arantes do Nascimiento, i njohur më mirë si Pele, i cili luajti me Santos për 18 vite (19561974). Askush në historinë e futbollit nuk e kishte shënjestruar këtë arritje të Peles deri në daljen e Leo Messi në skenën e këtij sporti. Kapiteni i Barçës ka realizuar 604 gola, pas “rrjetës” së të dielës, kundër Sevillas. Kjo do të thotë se atij i mungojnë 39 gola për të arritur rekordin e legjendës braziliane, ose 40 gola për ta kapërcyer atë.
Zhvillime të papritura te Milani! Spaleti i thotë “po” ofertës!
itorja ndaj Xhenoas nuk e ka shpëtuar stolin e Xhampaolos. Trajneri i Milanit po jeton orët e fundit në krye të skuadrës kuqezi dhe së shpejti pritet të shkarkohet nga detyra. Drejtuesit e klubit kuqezi nuk janë aspak të kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe kanë vendosur të bëjnë ndryshimin e radhës. Emri që pritet të marrë në dorë fatet e skuadrës është ai i Luçiano Spaletit. Ish-trajneri i Interit i ka thënë “po” ofertës së Milanit, por më parë po trajton prishjen e kontratës me zikaltërit, të cilët janë të detyru-
italian e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A dhe përkundër fitores në udhëtim te Genoa, pozita e trajnerit vazhdon të jetë e luhatur. Sipas Sky Sport Italia, Giampaolo pritet të shkarkohet dhe klubi është duke i shqyrtuar emrat e kandidatëve potencialë për ta zënë vendin e tij. Ndërsa dy emrat kryesor në listën e krerëve të Milanit janë pikërisht dy ish-trajnerët e Interit, Luciano Spalletti dhe Stefano Pioli. Pas tyre ndodhen Rudi Garcia dhe Claudio Ranieri, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Gennaro Gattusos.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E martë, 8 TETOR 2019
Kreu i shtetit pranon letrat kredencial të ambasadores së Letonisë dhe Libanit
Presidenti Meta: Letonia, mbështetje për integrimin në BE
P
residenti Ilir Meta ka pranuar dje letrat kredenciale të dy diplomateve të reja në Tiranë, ambasadores së Letronisë, rezidente në Itali, Solvita Âboltiòa dhe ambasadores së Libanit, Dona Barakat. Gjatë takimi me ambasadoren e Letonisë, Presidenti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e këtij vendi në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Pata kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Letonisë në Shqipëri, rezidente në Itali, Znj. Solvita Âboltiòa, një personalitet mjaft i spikatur politik e diplomatik, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. E urova në detyrën e re dhe e sigurova për bashkëpunim të ngushtë në arritjen e objektivit të përbashkët për forcimin e mëtejshëm e në të gjitha fushat të marrëdhënieve dy palëshe. Shqipëria dhe Letonia, si aleate në NATO,
ndajnë vizione të përbashkëta për sfidat e sigurisë europiane. Garantova për vijimin e kontributit të Shqipërisë në kuadër të forcave të NATO-s në Letoni. Gjithashtu falenderova autoritetet letoneze për mbështetjen konsekuente për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të
Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës Letonisë për ndihmat humanitare për lehtësimin e pasojave të tërmetit dhe përmbytjeve në vend”,- shkruan kreu i shtetit në një publikim në rrjetet sociale. Ndërsa me ambasadoren e Libanit, kreu i shtetit ka theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe
tregtar mes dy vendeve. “Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.
Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare”,- shkruan Presidentit Meta në një mesazh në rrjetet sociale.
duke ndryshuar rregullat e burokracisë, kemi ndryshuar situatën, ku tashmë ka 5 kompani që ofrojnë shërbim elektrik me taksi, me një çmim fillestar më të ulët për kilometër. Pra, taksia elektrike e merr licencën menjëherë, kurse një taksi me naftë do duhet të presë radhën derisa dikush tjetër të lirojë një liçencë pasi del në pension ose ikën nga ky lloj biznesi”, nënvizoi ai. Kryebashkiaku theksoi se ka ardhur koha për demokratizimin e buxheteve dhe për një politikë të re. “Një sfidë e tretë, që do të doja ta adresonim ka të bëjë me demokratizimin e planifikimit urban. Që do të thotë: edhe pse kemi 200 mijë makina
në Tiranë, ato janë vetëm 20% e popullsisë. Taksat me të cilat bashkia bën investimet, vilet njësoj për të gjithë. Paguan taksa edhe ai që ecën në këmbë, edhe ai që është me autobus, edhe ai me makinë. Atëherë do të duhet që të fusim në këtë diskutim edhe koeficientet se si do të demokratizojmë buxhetet tona”, u shpreh ai. “Vizioni për Tiranën drejt vitit 2030” do të jetë një përshkrim cilësor i një të ardhme të dëshiruar urbane. Ky vizion do të shërbejë si një moment drejtues për procesin e mëtejshëm të planifikimit SUMP dhe siguron bazën për hapat pasues, si: përcaktimi i objektivave strategjikë, synimeve dhe masave.
Ekspertët diskutojnë mbi vizionin e Lëvizshmërisë Urbane në Tiranë
Veliaj: Transporti alternativ zgjidhje për ndotjen
P
ërfaqësues të institucion eve publike, akademikë, ekspertë dhe grupe interesi zhvilluan një diskutim mbi të ardhmen e lëvizshmërisë urbane në Tiranë dhe politikat që duhet të udhëheqin Planin e Parë të Qëndrueshëm të Lëvizshmërisë Urbane (SUMP). Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga sfidat është marrja e vendimeve lidhur me transportin alterna-
tiv, me qëllim uljen e ndotjes. Sipas tij, në Tiranë sot janë 800 mijë segmente që përshkohen çdo ditë me automjete, por gjysma e tyre janë më pak se 1 km, të cilat mund të bëhen lehtësisht me transport urban, lëvizje në këmbë ose me biçikletë. Për të rritur lëvizshmërinë me mjete alternative dhe uljen e përdorimit të makinës, Bashkia e Tiranës po i kushton vëmendje të theksuar korsive të biçikle-
tave. Veliaj tha se përkundër skeptikëve, përdorimi i biçikletave dhe ndërtimi i korsive është edhe çështje kulture. “E them shpesh: sfida më e madhe për një kryetar bashkie nuk janë qindra kilometra asfalt, bulevardet apo pemët; janë 10 centimetra në kokën e secilit. Deri sa të shkojmë në një plan përfundimtar të qëndrueshëm për mobilitetin, do të duhet që të përfshijmë edhe komunikim”, shtoi ai, duke sjellë në vëmendje shembullin e Holandës, e cila vite më parë u përball me problemin e makinave e më pas, promovoi përdorimin e biçikletës. Një nga vendimet e rëndësishme të marra nga Bashkia e Tiranës në fushën e transportit është edhe kalimi tek flota e taksive elektrike. Veliaj tha se pas suksesit me taksitë, Tirana është në pritje edhe të autobusëve elektrikë. “Jemi në pritje të autobusëve elektrikë. Ne nuk subvencionojmë asnjë qindarkë për taksitë elektrike, ama vetëm