Koha Jone_9 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E diel, 9 DHJETOR 2018

Tentativat e Qeverisë për të përçarë protestën E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 292 (8423)

E diel, 9 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

KREU I PD ME BANORËT E “ASTIR”

Lulzim Basha: Nëse nuk vepron drejtësia për korrupsionin do veprojë populli

Studentët nuk dorëzohen. Sot protestë para Ministrisë, paralajmërojnë grevë urie

REAGIMET PËR PROTESTËN

Rudina Hajdari: Duhet ti bashkohemi studentëve. Majko: Përgëzoj studentët

FAQE 8-9

KRYETARJA E LSI

Kryemadhi: Shoqatat e paguara nga Rama t’i qëndrojnë larg protestës së studentëve

FAQE 5

TENDERI I FALSIFIKUAR

Petrit Vasili: Ja kush duhet të shkojë në burg për vjedhjen te Unaza e Re

FAQE 4

MESAZHI

Kisha Katolike Shqiptare del në krah të studentëve protestues

FAQE 6

TENDERI I UNAZËS

Ministri Gjiknuri: Po verifikojmë dokumentet e kompanisë në SHBA. Kontrata është pezulluar Në foto: Dita e katërt e protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit BULARAT

FAQE 6

Nëna e Kacifas: “Do të vras Edi Ramën”. Garda e policia shtojnë rojet dhe sigurinë rreth Ramës FAQE 10

KOMENT

Studentë, bëjeni tuajin këtë Dhjetor! Nga Herion Mesi

Prej dy ditësh thuhet se ky është “Dhjetori i Dytë” studentor...

FAQE 7

FAQE 2

FAQE 24

28-VJETORI I LËVIZJES SË DHJETORIT ’90

Presidenti Meta: Aspiratat e Lëvizjes së Dhjetorit ’90 ende nuk janë përmbushur. Inkurajoj dhe mbështes studentët dhe rininë e sotme

FAQE 24


POLITIKE

2

E diel, 9 DHJETOR 2018

Me studentët u bashkuan dje edhe familjarë, qytetarë apo studentë nga universitetet private, por u refuzuan banorët e “Astirit”

I

a dolën për katër ditë proteste para Ministrisë së Arsimit, të bënin atë që nuk e bëri dot, as vetë opozita në afro 6 vjet. Tërhoqën vëmendje, morën mbështetje të gjerë publike, duke ilustruar se si një Kryeministër, qëndrimet cinike i shndërron në lëshime, në më pak se 24 orë, përpara një proteste kaq masive, ndërsa ka edhe një tjetër situatë të sikletshme përpara. Askush nga ata nuk pranon të negociojë, pasi sipas tyre, kërkesat e parashtruara janë për realizim, jo për negociata. Pas 7 orësh qëndresë përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë mbyllur ditën e katërt të protestës, për t’u rikthyer sërish mëngjesin e sotëm me të njëjtin intenerar lëvizjeje. Me thirrjet kundër ministres Lindita Nikolla ata kanë kërkuar edhe dje plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave, përmirësimin e kushteve në konvikte, por edhe rritje të buxhetit për një arsim cilësor. Me kërkesë të studentëve, ministrja Nikolla doli pranë tyre, por ata e refuzuan me thirrjet “Turp, turp”, pasi kërkojnë vetëm zgjidhje dhe jo negociata. Ministrja në disa dalje të shpeshta në media u shpreh dje se ishte e gatshme për dialog dhe jo për negociata, duke i ftuar studentët që të parashtrojnë kërkesat. Por nga ana tjetër, duke përfituar nga fakti se e djeshmja ishte një ditë pushimi, me studentët u bashkuan dje edhe familjarë, qytetarë apo studentë nga universitetet private, ndërsa u refuzuan banorët që preken nga Unaza e Madhe, të cilët tentuan ti bashkohen në mesditë. Më shumë se një herë studentët kanë nënvizuar se protesta e tyre nuk është politike dhe disa herë kanë shmangur tentativa për ta politizuar atë, por pa e kuptuar në thelb që dhe vetë kërkesat e tyre për dorëheqje të ministres, apo anullim të ligjit për arsimin e lartë janë në vetvete kërkesa politike. Ata thanë se ne duhet të jemi të bashkuar dhe se po përpiqen t’i përçajnë. “Ne jemi të bashkuar. Ne duhet të jemi solidaritet. Të ruajmë qetësinë. Ne nuk tërhiqemi, larg politikës. Po rezistojmë nga përpjekjet për të na përçarë”, thanë studentët. Qindra e mijëra studentë vazhdojnë edhe sot lëvizjen dhe protestën e

Studentët nuk i ndërpresin protestat, “Dhjetori i dytë” vazhdon edhe sot

tyre, teksa deklaruan se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë. E ndërsa ata vazhdonin protestën duke ruajtur entuziazmin e fillimit, qytetarët nga ana tjetër tregojnë me gjeste se mbështetin protestën e studentëve. Kjo u dëshmua qartë gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës ku një shofer autobuzi, i cili ka

ndaluar mjetin me pasagjerë dhe takonte duart me studentët që marshonin për tek ministria e Arsimit. Të shumtë kanë qenë studentët që e kanë bërë “toke këtu” me shoferin, i cili ka gjetur mënyrën për të mbështetur protestën studentore. E një tjetër akt i mbështetjes së gjerë dhe simpatisë që këta studentë kanë fituar në këto ditë ishte edhe ai i një shoferi taksie, i cili doli nga makina duke i uruar studentët për rezistencën e tyre. Të premten gjesti i

një gruaje u bë virale, pasi ajo shpërndau sanduiçe për studentët, të cilët kishin 6 orë në protestë. “Atë që nuk e bëmë dot ne, bëjeni ju” u tha gruaja. E një xhest i tillë do të përsëritej edhe dje, teksa studentët u “furnizuan” me pica nga një piceri private në kryeqytet. Dhe të tilla akte ka pasur plot gjatë këtyre ditëve, ku të tjerë qytetarë kanë shpërndarë ujë për studentët, duke treguar kështu mbështetjen për kauzën e tyre. Dhe ashtu siç kanë bërë në këto ditë të protestës së tyre, në përfundim të saj ata pastruan ambientin ku zhvilluan protestën. Agjenda për sot Dhjetori i dytë vazhdon. Studentët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, se protesta e tyre do ta vazhdojë sërish edhe ditën e sotme pavarësisht motit të keq, apo faktit që është ditë e dielë, duke bërë thirrje për mos politizim. Ata thonë se duke qenë se grupe të tjera po mundohen t’i përçajnë kanë hedhur disa ide. E para. kërkojnë që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe. Ndërkaq studentët kanë publikuar agjendën sipas së cilës të gjithë studentët do të mblidhen nëpër fakultetet e tyre nga ora 8:30 deri në orën 9:30 dhe më pas do të nisin marshimin për të qenë në orën 10:00 përpara ministrisë së Arsimit. Ata përsëritin qëndrimin e tyre, jo negociata, por vetëm plotësim të kushteve. Ndërkohë, sot pritet që të protestojnë edhe studentët e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Ministrja e Arsimit: Unë e bëra timen, erdha tek ju, ju nuk më pranuat. Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet?

M

inistrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se me studentët kërkon të dialogojë për problemet e tyre dhe jo të negociojë. Sipas saj studentët kanë gjithmonë të drejtë, por nga ana tjetër ajo tha dje se nuk ka asnjë arsye se pse të japë dorëheqjen, edhe pse kjo kërkohet nga studentët. “Jam e vendosur për të dialoguar me studentët, me të gjitha shqetësimet që studentët kanë dhe me kërkesët që ata kanë, për të adresuar çdo shqetësim. Reforma do ketë kundërshtitë e veta, ka qenë një reformë që është dialoguar mbi një vit me institucionet e arsimit të lartë. Studentët kanë gjithmonë të drejtë. Kam tre ditë që i përgjigjem çdo kërkesë të tyre për të nisur dialogun, jo negociatat, por dialogun. Kërkesat e studentëve nuk kanë lidhje me reformën në

Nikolla-studentëve: Flasim, por nuk negocioj dhe as kam arsye pse të jap dorëheqjen

arsim. Tarifat nuk janë rritur për shkak të reformës në arsim, sepse nuk ka asnjë rritje. Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave. Tarifat vendosen nga universitetet tashmë për shkak të reformës që ka zgjeruar autonominë. Hajde të ulemi dhe ta diskutojmë”- tha Nikolla në një prononcim për “Ora Neës”. Pasi u refuzua nga studentët, ministrja e Arsimit do të reagonte dje

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

edhe përmes rrjeteve sociale. “Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia. Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë. Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy. Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

t’i shtrosh në tryezë kërkesat? Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht? Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë? Kam dëgjuar disa që thonë “s’duam negociata!”, por në fakt as ne s’kemi kërkuar negociata, por dialog, ballafaqim serioz në sytë e publikut dhe bashkëpunim për adresimin e problemeve të ngritura! Është gati e pabesueshme fjala vjen, që

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

shumëçka i kërkohet qeverisë, kur ligjërisht i është deleguar me kohë universitetit! A duhet folur për këtë? Qetësisht dhe zë për zë? Apo duhet vazhduar kështu, me një pjesë në rrugë që nis letra, pusulla, e-maile dhe postime në rrjet me kërkesa që bëhen mal dhe qeverinë që pret prej tre ditësh të ulet në tryezën e dialogut? Mendoj se nuk është as e dobishme, as e drejtë për ata që s’kanë agjenda të tjera në këtë protestë. Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare “Lindita dil në shesh!” dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova! S’ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?”- iu drejtua përmes rrjeteve sociale, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla studentëve të revoltuar.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 9 DHJETOR 2018

Tentativat e Qeverisë për të përçarë protestën Protesta madhështore e studentëve në Tiranë ka vijuar edhe në dje, në ditën e katërt të saj, para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë kanë treguar qytetari duke protestuar në mënyrë paqësore dhe duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për arsimin. Edhe dje nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit pasi disa tentativa për të negociuar me studentët, por qëndrimi i tyre ka qenë i vendosur. Të rinjtë nuk pranojnë të zhvillojnë asnjë negociatë, por kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve. Afati i fundit i vendosur për studentët është dita e martë. Në rast se qeveria nuk pranon, studentët kanë lënë të hapur mundësinë e futjes në greve urie dhe protesta do të kalojë në një përshkallëzim të rrezikshëm për qeverinë. Por mund të kthehet edhe në Demonstratë para zyrës së kryeministrit Rama. Por veç tentativave për negocim dhe ngritje të grupeve të punës nga Ministria e Arsimit, më shqetësuese është përpjekja e pandershme e qeverisë për të përçarë studentët. Këto ditë në media dhe mes vetë studentëve është folur për përdorim politik të opozitës. Mediat afër qeverisë kanë nxituar të flasin për futje të duarve të opozitës në protestë. Çdo opozitë në shtet demokratik të njëjtën gjë do të bënte. Edhe nëse kjo do ishte vërtetë nuk do ishte fundi i botës, pasi opozita e ka detyrë të jetë në krah qoftë edhe të një qytetari që ankohet ndaj shtetit dhe qeverisë për padrejtësi. E vërteta është se nëse realisht ka një përpjekje për të futur duart në protestë është ajo e qeverisë "Rama". Që nga dje kjo nuk është më hamendje, por një fakt i konfirmuar edhe nga vetë organizatorët e protestës së studentëve. Një incident që ndodhi dje e pasqyron më së miri atë që po bën qeveria në protestën e të rinjve. Paradite, një grup i banorëve që protestojnë kundër shembjes së Unazës së Re në Tiranë nga qever-

ia kërkoi që të bëhej pjesë e protestës dhe të mbështeste studentët. Mes tyre kishte jo vetëm burra dhe gra, por edhe studentë të Universitetit të Tiranës që jetojnë me familjen te Unaza e Re. Jo vetëm si banorë, por edhe si studentë të Unazës së Re ata kishin të drejtë të ishin në protestë. Në mënyrë të turpshme dhe antihumane, disa që e quanin veten "studentë" dolën nga protesta dhe i ndaluan. Argumenti i tyre ishte se "protesta e Unazës së Re është politike dhe nuk ka lidhje me kauzën e studentëve". Fatmirësisht nuk ishin gjithë studentët, por vetëm tre apo katër djem që dolën kundër banorëve të Unazës së Re dhe realisht i fyen protestuesit që kanë dy muaj që nuk flenë, por protestojnë te "Astiri". Banorët e Unazës ikën, por në opinionin publik mbeti shija e keqe e incidentit dhe një pyetje që kërkon përgjigje nga vetë stu-

dentët: Çfarë proteste është kjo ku ndalohet të protestosh? E pse qenka politike protesta e banorëve që po iu prishën shtëpitë e do të dalin në rrugë të madhe?! Organizatorët e protestës reaguan pas incidentit duke deklaruar se ata nuk kishin refuzuar banorët e unazës së re, përkundrazi i kanë ftuar në protestë që ditën e parë. Për shkak se protesta nuk ka organizatorë të qartë dhe struktura drejtimi, qeveria ka arritur të fusë elementët e saj brenda studentëve duke bërë që të krijohen keqkuptime të rrezikshme mbi qëllimet e saj. Bile qeveria po hedh gjithçka ndër radhët e studentëve që të përçahen dhe më pas të dalë e të thotë se "ja shikoni se ç'studentë janë!". Kjo është lojë e poshtër e qeverisë. Mund ta bëjë me cilindo grup shoqëror në raste protestash, por kurrsesi me studentët, të cilët kanë aspi-

rate engjëllore dhe janë të pafajshëm për gjithçka ndodh në këtë vend. Siç rezultoi më vonë, ata pak "studentë" që fyen dhe nuk lejuan banorët e Unazës së Protestë, në fakt ishin anëtarë dhe drejtues të Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH). Të njëjtë fytyra që u hakërreheshin banorëve kishin dalë në foto me ministrat e kabinetit "Rama" dhe në rrjetet sociale betohen për bindje ndaj urdhrave të Partisë Socialiste dhe liderit Edi Rama. Kjo është prova e parë dhe më e qartë se qeveria po përpiqet të futet në protestën e studentëve dhe ndryshojë rrjedhën e saj. Kjo shpjegon edhe se përse në qëndrimet e tyre studentët janë paksa kaotikë dhe të pa vendosur se çfarë do të bëjnë me kërkesat e tyre. Kjo shpjegon edhe pse shpesh herë mes studentëve ka thirrje pa sens se "ne nuk jemi kundër Qeverisë,

por kundër Ministrisë së Arsimit", kur në fakt nëse flitet se ka dështuar reforma në arsim përgjegjësia duket kërkuar para Kryeministrit. Sepse edhe po të dojë Lindita Nikolla nuk ka çfarë u bën kërkesave të studentëve nëse më parë nuk vendos Edi Rama. Për shkak të këtyre ndërhyrjeve nga qeveria dhe të disa zërave që dalin mes protestuesve si "jo politikë", protesta rrezikon të futet në rrugë qorre dhe pa kokë. Dje u faktua se segmente të FRESH, me urdhër të qeverisë, po kërkojnë të kontrollojnë protestën. Kjo do ta rrezikojë kredibilitetin e protestës. Fatmirësisht dje studentët arritën ti dallojnë grevëthyesit dhe elementët e qeverisë që duan përçarjen e protestës dhe i denoncuan. Sot është dita e pestë e protestë dhe ata do të jenë sërish në shesh. Pavarësisht se janë të paorganizuar dhe pa liderë drejtues, media, opinioni dhe gjithë shoqëria është me studentët. Për sa kohë ata protestojnë kundër padrejtësive që u bëhen, Shqipëria është me ata. Por ato organizata rinore, shumë pak të njohura për publikun, që kanë marrë përsipër protestën duhet të ketë parasysh se që një tubim të kthehet në lëvizje mbarëkombëtare ka nevojë të mos jetë e mbyllur ndaj shoqërisë. Dhe aq më pak të lejojë që provokatorët të flasin në emër të saj. Nëse studentët kanë dalë në protestë vetëm për lekët e provimeve të mbartura duhet ta dinë se është shumë pak. Shqipëria pret më shumë nga studentët dhe tani është koha ta tregojnë. Këta studentë që dalin në protestë janë zëri, arsyeja dhe motivi i një kombi. Ndaj, ndonëse janë të rinj në moshë, por për barrën që kanë përsipër, jo vetëm për interesat e tyre jetike, ata janë shpirti i një shoqërie të re emancipuese që po lind në Shqipëri. Kujdes nga provokatorët mes jush, studentë!


POLITIKE

4

E diel, 9 DHJETOR 2018

Protestat e studentëve, kryetarja e LSI-së: NGO-t e paguar nga Rama për t’i përçarë t’u qëndrojnë larg

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim i cilësoi protestat e studentëve si një leksion demokracie për politikën shqiptare. Kryemadhi tha se protesta u përket studentëve dhe askujt tjetër, dhe u bëri thirrje shoqatave dhe NGO-ve të paguara nga kryeministri Edi Rama për ti përçarë studentët, ti qëndrojnë larg kësaj proteste. “Lëvizja Studentore nuk është e asnjë partie politike, e asnjë organizate politike, ajo është e studentëve, prandaj duart larg si politika dhe NGO e subvencionuara dhe të paguara nga Edi Rama për ti përçarë ata. Studentët tanë na dhanë një mësim ne si politikanë, mua të parën, jam e bindur edhe z.Basha edhe të gjithë kryetarëve të frontit opozitar për të na thënë që nuk kanë nevojë për të pritur kushtet për të ngritur zërin dhe për të protestuar, por duan besim, duan forcë, duan alternativë. Na dhanë një mësim shumë të mirë ne klasës politike për të kuptuar se kur je me të drejtën, kur lufton për qytetarët, kur lufton për banorët, kur lufton për të mbrojtur të dobëtit përballë të fortëve, kur lufton për të mbrojtur të varfrit përballë të pasurve, Zoti është me ty. Pra, lëvizja studentore ishte një leksion demokracie, një leksion shprese që i dha opozitës, prandaj ju bëj thirrje të gjitha grave, ju që jeni sot, drejtuesve të shtabeve elektorale në të gjithë Shqipërinë, thirrje çdo nëne, çdo gruaje, çdo vajze të përkrahim studentët, të jemi me ta në çdo moment, pa asnjë lloj kompleksi se ata fëmijë që janë në rrugë që protestojnë për të shpëtuar paratë e prindërve të tyre të cilët robtohen për ti fituar. Ata studentë janë bijë nënash, fëmijë prindërish të cilët janë qytetarë të Shqipërisë dhe ne si opozitë e kemi për detyrë, jo vetëm ti përkrahim por edhe ti ndihmojmë, ti ndihmojmë në infrastrukturë, ti ndihmojmë në njerëz, ti krijojmë hapësirat, por edhe ti bëjmë liderët e ardhshëm të politikës shqiptare”, tha Kryemadhi. Unaza e re Në takimin me strukturat e LGIsë, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Kryeprokurores Arta Marku që të mos hezitojë më, por të nis hetimet dhe të marrë të pandehur kryeministrin Rama, ministrin Gjiknuri dhe drejtorin e ARRSHsë, Afrim Qendro. Kryemadhi tha se të tre këta titullarë janë të përfshirë të drejtpërdrejtë në skandalin e mashtrimit dhe falsifikimit të projektit të Unazës së Re, me qëllimin grabitjen dhe vjedhjen e 20 milion eurove. “Edi Rama bashkë me argatët

Kryemadhi: Tenderi i Unazës të anulohet, urgjent të nisin hetimet nga Rama tek Qendro

e tij duhet urgjent të anullojë projektin e Unazës së Re, të tre lotet dhe i bëj thirrje Arta Markut si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, opinionit të opozitës, opinionit të ndërkombëtarëve për të treguar që vlerat e një gruaje janë më të forta se vlerat e një politikani, për të treguar që vlerat e një gruaje janë më të forta se vlerat e institucioneve, për të treguar se vlerat e një gruaje janë më të forta se çdo gjë: se tundimi, se paraja,se pushteti, prandaj ajo sot më shumë se kurrë duhet të

jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj, me familjen e saj, por mbi të gjitha me gratë shqiptare, me ato gra shqiptare që kanë një muaj që luftojnë për shtëpitë e tyre dhe për djersën e ballit të tyre dhe të burrave të tyre. Prandaj Arta Markut i bëj thirrje si grua dhe si nënë: Mos hezito përballë Damian Gjiknurit, i cili lidhjet e tij janë të drejtpërdrejta me offshorin për vjedhjen e 20 milion eurove, mos hezito ndaj Afrim Qendros ku e ke me zë dhe me figurë në emisionet televizive, që mbron projektin e Unazës së

Re duke reklamuar kompaninë amerikane, që sot është Fake. Mos hezito që të marrësh të pandehur dhe mos ja mbyll çështjet Edi Ramës, kokës së këtij projekti, të cilat këto para nuk dimë se çfarë do përdoreshin. Por hetoje si burrneshë, nëse je burrneshë, sepse sot ke shansin për tu dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.”, tha Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi. Po ashtu, Kryetarja e LSI-së kërkoi nga kryeministri Rama anullimin urgjent të tenderit famëkeq të Unazës së Re. Ajo tha se në rast se Rama do të hezitojë të bëjë një gjë të tillë, e gjithë opozita do ti bashkohet banorëve të Unazës së Re. Kryemadhi theksoi se me paratë e këtij projekti, mund të rregullohen fare mirë godinat e studentëve, të cilët nuk kanë nevojë për projektet 3D të kryeministrit. “Edi Rama të anullojë urgjent tenderin famkeq të unazës së re. Ja ku i ka paratë e studentëve, 40 milion euro. Të rregullojë godinat e studentëve. Nuk kanë nevojë studentët tanë për projekte 3dimensionale. Studentët tanë janë brezi më inteligjent, të cilët në kushtet e tmerrshme, mungesë laboratorësh, mungesë librash, përballje taksash dhe tarifash të larta. Përballen çdo

ditë dhe i mbijetojnë dijes duke luftuar për ta përfituar atë deri në pikën e fundit. Sepse ata e kanë kuptuar që sot është përgjegjësi kombëtare të jesh një student dhe të jesh një student i ekselencës jo vetëm në nota, por edhe në vlera. Tenderi i Unazës së Re duhet anulluar urgjent, ose përndryshe e gjithë opozita do t’i bashkohet banorëve të Unazës së Re. Jo me deputetë, por me anëtarë dhe me thirrje. Kërkesat e studentëve duhen marrë parasysh. Nuk ka nevojë as të çojmë deputetë tek studentët, por dimë të themi që opozita nuk do të ndalet, do të dalë dhe ajo në rrugë për të kërkuar të drejtat e studentëve. Edi Rama duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse nuk janë vetëm studentët në lojë. Janë naftëtarët që i gënjeu. Janë minatorët që i mashtroi. Janë mjekët dhe infermierët që i gënjeu dhe i tha do t’iu rris pagat me 20%, dhe nuk ua ka rritur as 6%. Janë bizneset që iu tha do t’iu ul taksat dhe iu ka rritur taksat. Janë shqiptarët që iu tha do t’iu rris pagat. Por jo vetëm nuk iu rriti pagat, por iu rriti dritat, ujin, taksat, taksa prone, taksë të Edi Ramës, taksë të Ben Ahmetajt, taksë të Lindita Nikollës”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

KRYETARJA E LGI-së NË TAKIMIN E LGI: NËSE BESON NË KAUZËN TËNDE, ATËHERË TI DO TË FITOSH

G

ratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim përzgjodhën 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë për të përcjellë mesazhe për një të ardhme më të mirë. Duke marrë shkas nga protesta e ditëve të fundit të studentëve para Ministrisë së Arsimit, kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha në takimin me strukturat e këtij forumi u shpreh dje se secila nga gratë ka një brengë: Ka brengën që fëmijët po largohen nga Shqipëria. “Ka brengën që mbi 400 mijë të rinj dhe të reja janë larguar nga ky vend për një jetë më të mirë. Ka brengën që gratë dhe vajzat janë sot më shumë të papuna se kurrë më parë. Ka brengën që edhe kur kanë një punë kanë një rrogë aq minimale sa vetëm mund të ushqejnë fëmijët e tyre më bukë dhe asgjë më shumë. Ka brengën që fëmijët nuk i shkollojnë dot sepse çmimet janë shumë të larta, sepse edukimi nuk përshtatet me standardin që duhet të ketë rinia shqiptare sot, fëmijët tuaj. Kanë brengën se po i merret prona. Ju e keni parë besoj edhe Astirin, njerëzit e Unazës së Re, sepse sot bërtasin. Për çfarë bërtasin? Bërtasin për gjakun edhe djersën e tyre. Sepse një nënë 60 vjeçare nuk mund të dalë më as të

Protestat e studentëve, Gjosha apel grave: T’i mbështesim fëmijët tanë

punojë as të paguajë, as të marrë një kredi në bankë për të marrë një shtëpi tjetër. Nuk mund të krijojë më dot një strehë për fëmijën e saj. Ju besoj të gjitha sot na drejtoni një pyetje, pse me datë

8 dhjetor ky takim i grave, kur 8 dhjetori është Dita e Rinisë. Po ku ka më bukur se një nënë të festojë 8 dhjetorin për kurajën e fëmijëve të tyre, për protestën e fëmijëve të tyre, për dashurinë që ato kanë për Shqipërinë, për lirinë, për këtë atdhe dhe për ta bërë demokracinë më solide në këtë vend. Unë dua t’iu kërkoj sot me zemër një gjë shumë të rëndësishme, mbështesni fëmijët tuaj. Protesta e studentëve që ka 4 ditë që zgjat në rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë është e jashtëzakonshme. Nuk është sfidë vetëm e tyrja. Është sfida e nënave që ndodhen në këtë sallë dhe në të gjithë Shqipërinë, kudo që ato ndodhen. Dy momente kanë mbetur në kujtesën time nga ky marshim i madh i studentëve në të gjithë Shqipërinë dhe besoj edhe në kujtesën e gjithsecilit prej jush. E para kur një mësuese e shkollës së mesme kërcënonte prindërit dhe fëmijët që të mos dilnin në protestë dhe

nëna i shkruan vajzës së vet që ku je ti, sepse mësuesja më thotë që nuk je në klasë. Dhe vajza i dërgon një video, ajo i ishte bashkuar protestës së studentëve. Dhe nëna nuk i bërtet vajzës së saj, por me gjithë dashurinë dhe pasionin për fëmijën i thotë: “Nëse beson në kauzën tënde, atëherë ti do të fitosh.” Dhe kjo është zemra e një nëne, kjo është mbështetja më e madhe që mund të japë një nënë. E dyta, nuk e di në qoftë se e keni parë dje atë nënë që kishte blerë disa sanduiçë, ashtu thjesht dhe ia shpërndante bukë fëmijëve, studentëve që ishin ulur pranë Ministrisë së Arsimit. Unë besoj që secila nga ne e ka për detyrë ta bëjë këtë. Ne jemi bashkë për t’i mbështetur ata studentë. Askush më mirë se një nënë nuk e bën dot. Ndaj unë ju ftoj të gjithave, kështu siç jeni, por edhe jashtë kësaj salle, të mbështesim të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë”- u shpreh dje kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha.


POLITIKE

5

E diel, 9 DHJETOR 2018

Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë rezistencën: Me gjakun tonë ushqehet krimi

B

anorët e Astirit nuk i ndalojnë protestat në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe, tashmë në ditën e tyre të 35-të me radhë. Me parullat “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shtëpitë tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët nga ana tjetër kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Në ditën e 35-të protestës, banorët e Unazës së Re vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci. Kreu i PD-së, në një prononcim për mediat ka kërkuar dje arrestimin e ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-ës, Afrim Qendro. Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro. “Ndërkohë që mbahen në qeli, banorë të Unazës së Re, në ato qeli ku duhet të jetë Damian Gjiknuri, në ato qeli ku duhet të jetë Afrim Qendro, në ato qeli ku duhet të përgatiten nga më i pari, e deri tek më i fundit, i përfshirë në këtë aferë korruptive dhe pastrimi parash. Për të vjedhur 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, bashkë me Damian Gjiknurin, Afrim Qendron me shokë, bashkë me Erion Velinë, për një muaj e gjysëm me radhë, kanë derdhur këtu dhunë, sharje, fyerje, helmin e përçarjes. Kush e ka fuqinë në këtë shtet që të gjitha mekanizmat e shtetit: QKR-ja, APP-ja, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT-ja; të gjitha të

Unaza e Re, Basha kërkon arrestimet: Kush duhet të futet në qeli

vijnë këtu të sinkronizuara, për të bërë terror dhe padrejtësi, për të shkelur ligjin me të dyja këmbët? Kush e ka këtë fuqi në këtë shtet? Shqiptarët e dinë mirë se kush e ka fuqinë ta bëjë këtë. Një njeri që qëndron në krye të kësaj afere. Prapa kësaj afere qëndron vetë Edi Rama. Ajo që Unaza e Madhe ju tregoi shqiptarëve, është se përveç kësaj skeme të madhe vjedhjeje, Edi Rama ka bërë gati edhe një skemë të pastrimit të parave të veprës penale.

Sepse kompania në parajsën fiskale Delaware, për të cilën janë manipuluar shkresa dhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaëare, nuk është gjë tjetër vetëm se konto sekrete bankare e atyre të cilët kanë planifikuar dhe ideuar të përfitojnë nga vjedhja në Unazën e Re. Nuk ka e nuk mund të ketë zgjidhje të pjesshme, duhet të ketë një zgjidhje për të gjithë vendin. Një zgjidhje, e cila duhet të kalojë në radhë të parë nga drejtësia. i dëgjuat banorët

sot, kërkojnë drejtësi. Kërkojnë drejtësi, meritojnë drejtësi, duhet t’ju japim drejtësi. Duhet të dalin bijtë e tyre nga qelitë dhe duhet të shkojnë ministrat e zyrtarët e korruptuar në ato qeli. Duhet të merret nën hetim urgjentisht Edi Rama, duhet të hetohet pasuria e tij dhe e personave të lidhur me të. Duhet të veprojë drejtësia dhe këtë kërkon populli. Nëse nuk vepron drejtësia, historia na ka mësuar se populli vepron dhe merr në dorë fatin e

tij”, tha Basha. Vala e protestave Kreu i PD, Lulizm Basha shprehu mbështetjen e studentëve protestues, por tha se Rama dhe Lindita Nikolla po mundohen që t’i përcajnë studentët. “Edi Rama dhe Lindita Nikolla po mundohen ti përçajnë, ti helmojnë, por e kanë të pamundur. Projekti i tyre për t’i mbajtur studentët në injorancë oër të vazhduar vjedhjeb dhe mashtrimin kanë vazhduar, prandaj studentët vazhdojnë të jënë aty. Nuk janë vetëm për çështjen e tarifave, nuk janë vetëm për çështjen e bordeve të universiteteve. Ata ja kanë thënë shqiptarëve, çdo njeriu që sistemi ka degjeneruar dhe është i kalbur. Nuk punon për arsimin e studentëve, por punon për pasurimin e qeveritarëve. Kjo është arsye që bordet i kontrollon qeveria. Paratë që duhet të shkojnë të financojnë arsimin e lartë shkoj për të financuar skema të tilla krruptive. Paratë që duhet të shkonin për qytetarët shkojnë për Edi Ramën”- deklaroi kryedemokrati. Basha hodhi poshtë zërat që thonë se PD hyri në protestë, por tha se mbështet protestën dhe aspiratat e studentëve. “Studentët janë mrekullia e këtij dhjetori. Ata janë të zgjuar dhe e kanë refuzuar deri më sot helmin e përcarjes. Rama është në panik. Ka futur njerëzit e tij për të thënë se është futur PD në protestë. Ne e mbështesim me shpirt, pa asnjë rezevervë. Por ne nuk kemi nevojë të instrumentalizojmë protestën e studentëve. Ne kemi nevojë të mbështesim atë dhe të jemi aty si prindër për të mos i lënë vetëm dhe për ti thënë që kauza e tyre është një kauzë e drejtë”- u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

DEPUTETJA E PD-së, JORIDA TABAKU: VELIAJ T’U JAPË ZGJIDHJE BANORËVE TË BREGUT TË LUMIT

“Bregu i Lumit”, Banorët: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak! E

dhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar protesta e banorëve të “Bregut të Lumit”, banesat e të cilëve rrezikojnë shembjen nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”. “I bëj thirrje Erion Velisë të ulet në gjunjë me këtë popull fukara dhe të na japë djersën tonë. Të na japë lekët tona, se ky popull ka hedhur djersën këtu. Ky popull nuk vjen nga Afganistani, janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kemi paguar ujë drita dhe të gjithë taksat. Vetëm kur të shkelen mbi kufomat tona, se shtëpitë tona nuk i lë pa gjak. Shpiat tona nuk i shemb”, tha një banorët. Të pranishëm në protestë ishin edhe fëmijë, ndërsa një nga banorët tha se fëmijët do t’i ndjekë gjithë jetën kjo qëndresë e tyre. “Këto janë të gjithë mes stres, këto kujtim do të kenë nga ne baballarët”, tha ai. Deputetja e Partisë Demokratike,

Jorida Tabaku e pranishme gjatë protestës së djeshme të banorëve të “Bregut të Lumit” ka kërkuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj t’u japë një zgjidhje. Tabaku është shprehur se në Ditën e Rinisë, dhe në ditën simbol të demokracisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, të vlerësojë banesat dhe të nxjerrë një VKM për trajtimin e tyre. “Sot në Ditën e Rinisë, në ditën symbol të 8 dhjetorit, në ditën symbol të demokracisë, këta njerëz vazhdojnë të protestojnë edhe pas 28 vitesh për një të drejtë themelore që është e drejta e pronës. I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë që të vijë të dëgjojë kërkesat e tyre të ligjshme. U bëj thirrje të gjithë atyre deputetëve të Partisë Socialiste që kanë ardhur dhe ju kanë premtuar se do ta vlerësojnë pronën e tyre. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të

mos fshihet, port ë vijë të ballafaqohet këtu me premtimet e tij. Këta njerëz, ashtu si unë, ashtu si Partia Demokratike, besoj ashtu si kryetari i bashkisë, duan që të vazhdojë të zhvillohet qyteti,

por jo në kurriz të pronës së tyre. Këta njerëz duan që djersa dhe kontributi I tyre të vlerësohet. Këta fëmijë janë sot pasdite këtu, në këtë ditë të ftohtë dhjetori, ditë e shtunë, ndoshta duhet të ishin

duke luajtur si gjithë moshatarët e tyre, por kanë ardhur të protestojnë për shtëpitë e tyre. Ditën e hënë ne do të jemi prapë këtu përsëri në orën 4. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë që të sjellë përfaqësues, të vazhdojmë procesin e vlerësimit të banesave, të nxjerrim VKM-në, dhe të trajtohen ashtu si 200 familjet e tjera, që janë trajtuar që nga fillimi i Bulevardit. Këta banorë do të vazhdojnë të protestojnë deri kur prona e tyre të jetë e mbrojtur. Unë ju siguroj mbështetjen time, të kolegëve të mi që janë sot këtu, dhe do jemi me ta, çdo ditë, derisa e drejta e tyre të fitojë”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Edhe në Shkozë janë zhvilluar ditën e djeshme protesta kundër shembjes së banesave, madje duke akuzuar se projekti është ndryshuar qëllimisht.


POLITIKE

6

E diel, 9 DHJETOR 2018

Pezullimi i punimeve në Unazën e Re, reagon për herë të parë ministri i Infrastrukturës

M

inistri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ka reaguar përherë të parë në lidhje me skandalin e falsifikimit të dokumenteve të firmës “DH Albania”, që ishte kontraktuar për të kryer punimet e lotit të parë të Unazës së Re. Dhe një ditë pas pezullimit të punës në lotin e parë të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës nga ARRSH, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri thekson se autoritetet në qeverisjen e djeshme po bëjnë detyrën. Ai theksoi se kompania e përfshirë në skandalin që u zbulua në media nuk ka marrë para nga buxheti i shtetit. Së shpejti do të vijë edhe verifikimi i autoriteteve amerikane dhe nëse konfirmon falsifikimin e dokumenteve, atëherë do të zgjidhet kontrata dhe rasti do të referohet në organet e drejtësisë. “Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq: Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën. ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr. 1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Gjiknuri për skandalin: Presim përgjigje nga SHBA, firma nuk ka marrë para

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë pa diskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë. Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shtetërore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën

tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat”, u shpreh dje në reagimin e tij ministri Damian Gjiknuri. Lidhur me këtë çështje, mediat raportuan se dy ditë më parë ministri Gjiknuri. “Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka qenë këtë të premte në Ambasadën Amerikane”- kështu ka deklaruar gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin “Java” në RTSH. Sipas tij Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane të premten herët në mëngjes, pas

publikimit në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 të skandalit me kompaninë DH Albania. Sipas Vangjelit, Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e lotit të parë te “Unaza e Re”. “Gjiknuri ka dorëzuar një dosje voluminoze në ambasadë për të ndihmuar sa më parë zbardhjen e kësaj historie”, ka thënë gazetari.

AMBASADORI I BE-së

Soreca: Qeverinë e opozitën i pret javë e rëndësishme

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca vizitoi nga afër Panairin e Dimrit, një panair i organizuar nga prezenca e BE-së, në vendin tonë. Soreca ndërsa u shpreh pozitiv mbi arritjen e rekomandimeve, foli edhe për ecurinë e reformave të vendit tonë për integrimin e vendit. “Në këto 90 ditë të prezencës time në Shqipëri kam parë progres, ambicie për arritjen e rekomandimeve dhe shoh pozitivitet në këtë aspekt. Tani po hyjmë në një periudhë mjaft të rëndësishme sic është marrëveshja për kodin zgjedhor dhe reforma në drejtësi. Përpara na pret një javë e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën që të bëjnë më të mirën për vendin, për të bërë atë që kërkon koha dhe kjo kohë është tani.”- u shpreh dje ambasadori Luigi Soreca.

KREU I GRUPIT TË LSI-së: HAJDUTLLËKU TASHMË ËSHTË PROVUAR, POR MBAHEN NË BURG ATA QË MBROJTËN SHTËPITË

S

kandali më i fundit që ka nxjerrë në dritë mashtrimin me firmën fituese për realizimin e projektit të Unazës së Re vijon të shkaktojë reagime të forta nga radhët e politikës. Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se Prokuroria nuk ka kursyer të fusë rrufeshëm në burg gratë shtatzëna, prindërit e fëmijëve, duke i lënë të vetëm në mes të katër rrugëve, prindër të personave me aftësi të kufizuar, 13-vjeçarë, të gjithë këta vetëm e vetëm se mbronin banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë. Nisur nga këto zhvillime, Vasili ka kërkuar edhe këtë të shtunë burg për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Infrastrukturës dhe

“Unaza”, Vasili: Prokuroria të arrestojë Ramën, Gjiknuri dhe Qendro

Energjetikës, Damian Gjinknuri dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro, si personat kryesorë të përfshirë në këtë skandal i cili tashmë ka prekur edhe autoritete serioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Janë në burg ata që mbrojtën shtëpitë nga Rama, Gjiknuri,Qendro, që janë akoma jashtë burgut. Kujdes prokurori!! Prokuroria nuk ka kursyer të fusë rrufeshëm në burg gratë shtatzëna, prindërit e fëmijëve duke i lënë të vetëm në mes të katër rrugëve, prindër të personave me aftësi të kufizuar,13-vjeçare, të gjithë këta vetëm e vetëm

se mbronin banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë. Hajdutllëku është provuar sheshit dhe pacipësisht dhe emrat e hajdutëve i di gjithë Shqipëria e që janë Rama, Gjiknuri, Qendro pse prokuroria nuk i arreston. Akoma në burg janë ata që mbrojtën shtëpitë nga hajdutët që vazhdojnë të jenë në liri. Prokuroria është në krah të hajdutëve pasi me e pakta që mund të bënte për të zbatuar ligjin ishte të çonte hajdutët në burg që e kanë pranuar edhe vetë fajin e tyre. Kujdes prokurori!”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së Petrit Vasili.


POLITIKE

7

E diel, 9 DHJETOR 2018

MINISTRI SOCIALIST PARALAJMËRON PS-në: NDRYSHIMI NUK SHKRUHET, POR NDODH. DUHET REFLEKTIM

D

Lëvizja Studentore - Ministri Majko: Përgëzoj studentët e protestës

eputetët Rudina Hajdari nga Partia Demokratike dhe Pandeli Majko nga Partia Socialiste tërhoqën dje vëmendjen publike teksa përgëzuan studentët e protestës. E pikërisht mesazhet vijnë nga dy njerëz që kanë lidhje direkte me 8 Dhjetorin 1990, pasi Rudina është vajza e liderit të lëvizjes historike studentore të 28 viteve më parë, ndërsa Majko është njëri nga studentët që bënë të mundur ndryshimin e sistemit politik. Rudina Hajdari dhe Pandeli Majko folën. Ata përkrahën, të dy, protestën e studentëve. Kryemin-

istri Rama duhet të lexojë ministrin e tij të Diasporës, i cili mbi të gjitha vendos parimin, të drejtën; dhe këto janë sot me studentët në protestë. Për Lëvizjen e Dhjetorit 2018, reagimi i Majkos është mesazh dhe për kolegët e tij në PS. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Majko e ka quajtur Lëvizjen e Dhjetorit si “Dita e ndryshimit”, ndryshim i cili sipas tij nuk shkruhet ndër letra, por thjesht ndodh, duke paralajmëruar se protesta e studentëve mund të dhurojë të papritura politike në vend. Ja se ç’shkruan ministri

i PS-së: “Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit. Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majte reflektuese dhe një të djathte përkujtuese. Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin. Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë. Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh. E majta reflektuese do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, u shpreh dje socialisti Pandeli Majko, një mesazh shumë kuptimësh, kushdo ta kuptojë.

Ish-Kryeministri kujton Lëvizjen Sudentore të 1990-ës: Ose lironi studentët, ose sheshin do ta bëjmë copash

D

emokratët kanë kujtuar 28 vjetorin e 8 dhjetorit të vitit 1990, që tashmë njihet si Dita e Rinisë me një ceremoni të mbajtur në Qytetin Studenti, aty ku u krijua dhe Lëvizja Studentore që i dha fund diktaturës komuniste. Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e 90-ës heronj të pamposhtur. “Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit ’90-të janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar. Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri tha më tej se ata kishin marrë një vendim epik për nga guximi përsëri në protestë, për t’i kthyer sheshin kombit dhe popullit. “Ishin heronj sepse ai marsh ishte marsh mesjanik. U rrahën me të gjitha mjetet, ju them se vetëm 20 minuta më vonë guxuan t’i përcjellin regjimit ultimatumin e parë, liro studentët ose sheshi e ndërtesat bëhen thërrime. U ngritën fillimisht kundër etërve të tyre, studentët në tërësi ishin të privilegjuarit e rinisë shqiptare, ne ishim akoma më të privilegjuar të inteligjencës.

Dita e Rinisë/ Berisha: Studentët e ’90-ës, heronj, ndërsa ky është “Dhjetori i Dytë”

Nuk e harroj ditën kur erdhën baballarët për t’i shpërndarë, por ndodhi e kundërta etërit u bashkuan me bijtë e tyre. Ata ishin heronj sepse kur je trim me mbështetje të madhe, ajo është trimëri. “Shqipërinë si gjithë Europa”; “Liri-Demokraci”; revolucioni demokratik, kishte platformën më të ndritur në gjithë historinë, Shqipëria zonjë në Europë. Lideri i tyre, heroi i tyre, doli nga këto ndërtesa nga ky shesh si një mesi për shqiptarët, si u zgjodh me një betim, ja ku janë ishin fëmijë, bebe Azem Hajdari u tha studentëve, iu la peng Rudinën e Kirin: Unë

do t’ju drejtoj! Dhe ata i besuan një studenti, t’i udhëhiqte drejt përballjes më të egër me një diktaturë mizore. Azem Hajdari formuloi ultimatumin ose lironi studentët, ose sheshin e bëjmë copa. Është Azem Hajdari që bëri gjithçka për kërkesën e pluralizmit politik, e miratoi në këtë shesh. Idealet e dhjetorit janë fryma më e pastër. Ata janë sot më aktuale se kurrë tek dëgjojmë studentë E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Azem ti je gjallë dhe do mbetesh i tillë në jetë të jetëve”- tha Berisha. Teksa iu referua ngjarjeve që po prodhon prej pesë ditësh

revolta studentore para Ministrisë së Arsimit, duke e cuilësuar si “Dhjetorin e Dytë”, lideri historik i demokratëve i bëri thirrje studentëve në protestë që të qëndrojnë të bashkuar, dhe të kenë kujdes për manipulim të protestës së tyre. “Të dashur studente dhe studentë, sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci- nga greqishtja e lartë, më i keqi i të këqijve. Edhe ky regjim është regjimi i Edi Ramës. Ky regjim ka përqendruar në dorën e vet të gjitha

pushtetet. Ky regjim ka mbyllur Shqipërisë dyert e Europës me muret e drogës dhe të krimit. Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria njëlloj si në ’91-in. Sepse ka vrarë shpresën në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo vatër, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Studentët në lëvizjen e tyre po ngjallin shpresat shqiptarëve. Dhe unë do u shpreh atyre mbështetjen më të fuqishme duke iu bërë thirrje shqiptarëve t’i mbështesin më të gjithë mundësitë e tyre. Ju bëj thirrje mos dëgjoni ata manipulatorë, që kërkojnë tu shkëpusin ju nga shoqëria. Ata manipulatorë të cilët për interesa të patronëve të tyre përpiqen t’u paraqesin ju se po protestoni prej 4 ditësh për një gjobë apo për një tjetër. Por unë ju kujtoj vetëm një fjalë këtu, në takimin e parë me Ramiz Alinë, ky burrë do t’i thoshte: Nuk jam këtu për një gotë çaj më shumë! Dhe ju sot jeni në rrugë, jeni në protestë, aty përfaqësoni prindërit tuaj, nënat tuaja, baballarët tuaj, vëllezërit tuaj, motrat tuaja, interesat e tyre, interesat e shoqërisë shqiptare. Ju protestoni sot për ato motive që protestuan 28 vjet më parë studentët shqiptarë: drejtësi sociale, drejtësi sociale, drejtësi sociale. Dhe një herë nderim përjetë studentëve të dhjetorit, liderit të tyre Azem Hajdari! Nderim të madh studentëve në protestë!”deklaroi dje ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

8

E diel, 9 DHJETOR 2018

Partia Demokratike përkujton 28 vjetorin e Lëvizjes Studentore: Të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes

Basha ultimatum Ramës: Prano vetingun në politikë ose rrëzojmë parlamentin! E

djeshmja ishte, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon dhe 28-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Në kuadër të kësaj dite janë organizuar gjatë ditës së djeshme disa aktivitete, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Qyteti “Studenti” deklaroi se nëse nuk do të pastrohet parlamenti nga krimi, atëherë duhet rrëzuar me pahir. Referuar edhe protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit që zgjat prej 5 ditësh, ish-lideri i demokratëve Sali Berisha e cilësoi si “Dhjetorin e Dytë”. Nga ana e tij, Presidenti

i Republikës në mesazhin e tij për Ditën u shpreh se inkurajon dhe mbështet rininë e sotme, veçanërisht studentët. Ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale e kujtoi 8 Dhjetorin duke theksuar se “28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit”. Kreu i PD-së Tetë dhjetorin ditën kombëtare të rinisë, Partia Demokratike e

përkujtoi në Qytetin Studenti, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se kjo është dita ku nderohen studentët e dhjetorit 1990, për kurajën për të sjellë lirinë politike për shqiptare, ndërsa vlerësoi lart figurën e Azem Hajdarit, që siç tha Basha, u bë shpirti i protestës. E në këtë kuadër,

Lulzim Basha kishte një ultimatum për qeverinë e Ramës. “Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë: E keqja sprapset, e keqja mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë. Këtë bënë qytetarët tek Unaza e Re, këtë bënë studentë sot. Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për t’i dhënë fund politikës të lidhur me krimin, për t’i dhënë fund ekonomisë së kapur nga një grusht

DITA E RINISË

Rama: 28 vite më parë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 8 Dhjetorin përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, ku thekson se 28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri. “Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 8 Dhjetor si ditën kombëtare të Rinisë, në kujtim të Lëvizjes së Dhjetorit 1990 që shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri”- u shpreh kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij në Ditën e Rinisë. politikanësh të korruptuar dhe një grusht oligarkësh të bërë palë me ta. Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet! Do të rrëzohet! Do të rrëzohet! I takon qytetarëve shqiptarë ta çlirojnë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes votës së qytetarëve shqiptarë ta kthejmë atë në një shërbëtore dhe jo uzurpatore të pushtetit, në një shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese dhe gjakpirëse e qytetarëve shqiptarë”- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në aktivitet është shfaqur dhe një dokumentar për dhjetorin ’90-të.

VAJZA E LIDERIT TË DHJETORIT ’90-të: SHESHI I DEMOKRACISË SOT NUK ËSHTË KËTU, ËSHTË TEK MINISTRIA E ARSIMIT

V

ajza e liderit të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, Azem Hajdari, ka deklaruar se është e gatshme të lërë mandatin e saj si deputete e Kuvendit, dhe iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen me protestën e studentëve që zgjat prej 5 ditësh. E teksa nderonte Ditën e Rinisë, nga busti i të atit, Rudina Hajdari deklaroi dje se sheshi i demokracisë sot nuk është ai i Qytetit Studenti, por sheshi tek Ministria e Arsimit, ku studentët e sotëm janë përfshirë në një protestë masive kur politikave antisociale të qeverisë “Rama”. “Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim

Rudina Hajdari: Gati të lë mandatin për t’iu bashkuar studentëve në protestë ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin tim për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund. Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është tek Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve. Falënderoj ish-studentët e dhjetorit, të falenderojmë çdo njeri që

luftoi për demokracinë por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, për një demokraci që nuk zhvat dhe largon të rinjtë jashtë Shqipërisë. Ne e kemi vendin këtu dhe ne këtu do të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa. Njerëzit kanë humbur shpresën dhe njerëzit janë varfëruar. Njerëzit kanë humbur shpresën tek politikanët, kanë humbur shpresën tek çdo njeri. Ata e bënë detyrën e tyre, tani duhet ta bëjmë ne. Të çohemi sot dhe t’i themi kësaj kaste politike që ka korruptuar vendin që demokracia është e jona, vendi është i yni. Ne nuk do të largohemi nga këtu, unë kurrë nuk do të largohem nga Shqipëria”- deklaroi dje deputetja demokrate, Rudina Hajdari.


POLITIKE

9 E diel, 9 DHJETOR 2018

KOMENT Nga Herion Mesi

P

rej dy ditësh thuhet se ky është “Dhjetori i Dytë” studentor, pasi vala e shpresës që kanë ndezur tek ne, prindërit e rinj, studentët me protestën e tyre gjatë këtyre ditëve është shumë më e madhe se aspirata për heqjen e një tarife të thjeshtë për provimet e tyre të prapambetura, apo për rishikimin e kushteve në QS (Qytetin Studenti)! Është e njëjta shpresë për ditë më të mira ashtu siç shkaktuan në popull studentët e para 28 viteve që realizuan “Dhjetorin e Parë”. Me gjithë meritat që ndërmori ajo lëvizje duke shkaktuar uraganin e demokracisë, edhe ajo lëvizje pati dështimet dhe zhgënjimet e saj. Sepse ai dhjetor i shërbeu atij sistemi për t’u ricikluar, dhe sot rezultati është se pasardhësit e atyre që ngritën në piedestal diktaturën janë sërish udhëheqësit e rinj, qoftë majtas edhe djathtas. Por si mund të shpresosh që e ardhmja do të jetë më e paqtë dhe më e begatë, kur brendë-

sia është përmbysur kokëpingulthi dhe retë e errëta të së keqes kanë mbuluar zemrën e njeriut? Ju thoni që kjo protestë të mos bëhet politike, por unë si qytetar, prind e në fund si gazetar ju them: Bëjeni politike këtë lëvizje, që dhe ne prindërit e rinj të vijmë te ju. Por fundja, duhet bërë politike sepse dhe kërkesat tuaja mundësohen nga vendimmarrjet politike të këtyre që janë sot. Ju kërkoni “kokën” e Lindita Nikollës, por kjo është kërkesë politike në thelb, ndryshe shkoni ankojuni tek Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve për kushtet në konviktet tuaja. Dilni në temë dhe bëjeni politike, sepse keni shumë arsye që kjo duhet të kthehet e tillë: Bëjeni politike dhe fillimisht rrëzoni neobllokmenët e dy krahëve, sepse kanë arritur në kufirin maksimal ku nuk dallohet ku fillon njëri e ku mbaron tjetri. Bëjeni pra, politike, e shporri-

Studentë, bëjeni tuajin këtë Dhjetor! ni këta që kanë nisur të njihen si “oligarkët” që grabisin pronat tona në emër të pseudo zhvillimit, duke falsifikuar vula dhe njerëz, që passjell drama sociale për mijëra njerëz. Bëjeni politike edhe për ata të pamundurit që për mijëra arsye, politika 28 vjeçare ua ka pamundësuar shkollimin. Bëjeni politike edhe për ata fëmijët që sot e kanë të pamundur të blejnë librat e shkollës. Bëjeni politike, sepse kjo politikë bëri të mundur vuajtjen e ngujimit nga gjakmarrja, sepse kjo politikë është e paaftë për ta frenuar këtë fenomen që shkakton varfëri, injorancë e mbi të gjitha krim. Bëjeni politike, rrëzoni këtë sistem të kalbur korrupsioni e injorance, që nis nga krerët e arsimit në vend, dhe ringrini një sistem vlerash dhe dijesh që të jetë i konkurueshëm.

Bëjeni politike, sepse dhe një vendim që ju të keni kartë studenti me të cilën duhet minimalisht të udhëtoni në urban, është një vendim politik. Bëjeni politike pra, dhe ata që do vinë pas jush do ju jenë mirënjohës. Kontaminimi i dijes është ndotje dhe vdekje e brezave, ndaj rrëzojeni këtë sistem analfabetësh, vrastar të dijes. Bëjeni politike, sepse të ardhmen tuaj e keni në dorë ju vetë, pasi vetëm përmes politikës ju mund të ndryshoni rrjedhën. Njerëzimi nuk ka kuptim jashtë politikës. Bëjeni politike dhe ecni drejt, sepse sinqeriteti juaj është frymëzim edhe për ne që e ardhmja e fëmijëve tanë, pra brezave që do vinë pas jush, mund të jetë Shqipëria jonë. Mos kini frikë, bëjeni politike, në mënyrë që politika e sotme të mos ju përçajë në ditët në vijim dhe ta shuajë shkëlqimin që ju i dhatë demokracisë në këto ditë.

Nuk është fjalë e pisët politika, e pisët bëhet nga njerëzit, ndaj këta që janë sot dhe që po ju sulmojnë me militantë të infiltruar në radhët tuaja nuk meritojnë të jenë pjesë e politikës. Bëjeni pra politike që dhe politika e re të ketë kuptim tjetër. Për këto arsye, por dhe për dhjetëra të tjera që nuk i thashë, Bëjeni politike! E në këtë kuptim nuk ka dhjetor të dytë, sepse edhe i pari nuk u bë si duhej. Pra, bëjeni tuajin këtë dhjetor dhe të urojmë e shpresojmë edhe ne për një “Vit të Ri”! Faleminderit për gjithçka të ngrohtë që sollët dhe shkaktuat te ne të tjerët me këtë protestë tuajën. Fundja edhe nëse ju do vendosni ta mbyllni sot lëvizjen tuaj, tashmë ajo u bë politike, sepse ju të paktën e tronditët pushtetin me aktin tuaj në këto ditë. Dhe ashtu si Dom Gjergj Meta, ju them plot sinqeritet: “Ju admiroj pa fund”!

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”: 1. Rishpall 2 (dy) vende vakante për “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimev bimevee Mbështetëse Mbështetëse.. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE P ARË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT PARË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë eksperiencë në menaxhimin e projekteve TIK. d. Të ketë eksperiencë në hartimin e politikave të brendshme IT dhe planifikime ne fushen IT. e. Të ketë njohuri shumë të mira për infrastrukturat e IT dhe sistemet të cilat implementohen mbi to. f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. KËRKESA T E POSAÇME TË POZICIONIT TE D YTË PËR “SPECIALIST IT”: KËRKESAT DYTË a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj. b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit. c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit. e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj). f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. 2. Shpall 1 (një) vend vakant për “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun. KËRKESA TË POSAÇME TË POZICIONIT “PËRKTHYES”: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR VENDET V AKANTE “SPECIALIST IT” DHE “PËRKTHYES” VAKANTE · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2 018 në një 20 nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 12 dhjetor 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 dhjetor deri më 12 dhjetor 2018 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim professional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike elektronike,, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


AKTUALITET

10

E diel, 9 DHJETOR 2018

Ministria e Brendshme, SHISH dhe Policia e Shtetit kanë shtuar numrin e rojeve të shtëpia e kryeministrit Rama në Surres, si dhe kanë kufizuar lëvizjet e tij në publik deri në një urdhër të dytë

E

shtuna e kësaj jave solli një tension të madh në Bularat të Gjirokastrës ku u zhvillua ceremonia e të 40-tave te Konstandinos Kacifas, i cili u vra nga policia shqiptare pas rezistencës së tij me armë. Nga Greqia kishin ardhur shumë njerëz, por mbi 200 veta u ndaluan në kufi nga policia shqiptare. Nëna e Konstandinos Kacifas, me flamur grek në dorë, duke vajtuar të birin ka premtuar se do të marrë hak për të. “Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Do të ta marr unë gjakun biri im,”– është shprehur ajo publikisht. Kjo deklaratë nga shërbimet e Gardës së Republikës është marrë shumë seriozisht si kërcënim serioz jete. Ministria e Brendshme, SHISH dhe Policia e Shtetit kanë shtuar numrin e rojeve të shtëpia në Surrel e kryeministrit Rama, si dhe kanë kufizuar lëvizjet e tij në publik deri në një urdhër të dytë. Rojet e shoqërimit janë trefishuar pasi dyshohet se nëna e Kacifas nuk e tha në zemërim e sipër atë për vrasjen e kryeministrit Rama, por mund të ketë në kokë si qëllim vërtet të kryejë antentat ndaj Edi Ramës. Duke menduar se qarqet ultranacionaliste greke mund ta ndihmojnë në këtë skenar, shërbimet inteligjente shqiptare kanë vendosur agjentë për të kontrolluar lëvizjes e gruas në fjalë. Dyshimet mbeten te shërbimet inteligjente se ajo mund të vijë në kryeqytet fshehur në ndonjë aktivitet të kryeministrit. Burimet sekrete nga kryeministria thonë nën zë se është shtuar kontrolli i çdo zyrtari, sidomos femrave, që hyjnë në kryeministri. Për të kryer homazhet në nder të Kacias, dje në varreza dhe në

Nëna e Kacias: “Do vras Edi Ramën”. Garda merr masa

meshën e mbajtur në nder të tij kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia dhe deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Në qendër të fshatit kanë folur para mediave edhe familjarë të Kaçifas. Motra dhe kunati i tij kërkuan të vërtetën lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa nëna e tij ka pasur një qëndrim më të

ashpër, duke u shprehur se ajo do të marrë hakun e tij. Thirrjet e nënës janë mbështetur nga të pranishmit, të cilët kanë përsëritur thirrjet: “I pavdekshëm”. Motra, Ermioni Kaçifas para mediave tha se qeveria duhet të marrë përgjegjësi mbi ta. “Duam të jetojmë në harmoni. Kërkojmë respekt. Nuk shikojmë të ndodhë kjo. Ta dëgjojnë të tërë, qeveria greke dhe Europa. Dikush duhet

të marrë përgjegjësi. Turp”,- tha motra e Kaçifas. Kunati i Kaçifës kujtoi miqësinë mes dy vendeve. “Unë e kuptoj që në të dy anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t’i transmetuar popullit dhe drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Europa”. Kontrolle të rrepta u ushtruan në pikën kufitare të

REAGIMI

jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S’ka nevojë për të tretë. Këtu nuk ndodhi asgjë. N kufi, policia ktheu gjithë ato njerëz dhe ne do të interesohemi për ta. Gjatë këtyre 40 ditëve kanë ardhur në fshat

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Do të ta marr unë gjakun biri im”.

HOMAZHET “Për të kryer homazhet në nder të tij, në varreza dhe në meshën e mbajtur në nder të tij kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia dhe deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera”. Kakavijës, ku rreth 235 grekë, mes tyre 3 gazetarë, u ndaluar të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave “non grata”, ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Një ndër ta ka qënë Panajotis Savidis. Të revoltuar që nuk mundën të hynin në Shqipëri, grekët për rreth një orë bllokuan anën greke duke shkaktuar edhe tensione me policinë kufitare. Konstandinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA. Nga Bularati janë larguar edhe shtetasit grekë që kishin ardhur nga vendi fqinj në nder të figurës së minoritarit të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri nga forcat RENEA. Nën këtë klimë u mbyll pa probleme ceremoni, ndërkohë njëkohësisht në Gjirokastër u protestua me simbolet shqiptare.

BULARAT

Kunati: Rama-Tsipras të qetësojnë situatën K K unati i Kaçifas, Vangelis Sekellarakis tha për mediat greke dhe shqiptare, se Kaçifas kurrë nuk është drejtuar kundër një shqiptari. Ai ka kërkuar nga Turqia që të mos ndërhyjë në këtë situatë por i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe Tsipras, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. “Atë ditë e ëma i tha që mos dil se do të të vrasin dhe ai i tha se nuk më vrasin se edhe ata një rrogë të vogël marrin. I bëj thirrje Ramës dhe Tsipras që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Turqia në rastin kontrekt po ndërhyn pa vend. Ne dhe Shqipëria

NËNA

disa njerëz të veshur civile dhe kontrolluan shtëpitë e banorëve. Familjen e Kaçifas nuk e kanë bezdisur”. Në fund të prononcimit të tij, Sekellarakis foli shqip për mediat duke thënë: “Faleminderit”.

reu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës teksa po shkonte në Bularat për ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas. Në postbllokun e ngritur në lagjen Punëtori në Kakavijë, bashkë me Bejlerin nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë. Fredi ose Dionis Beleri nga Himara dyshohet se ishte pjesmarrës me grupin grek MAVI më 10 Prill 1994 kur edhe u vra ushtari shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20-vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34-vjeç, nga Tepelena. Vrasje e dy ushtarakëve shqiptarë

Shoqërohet në polici kreu i OMONIA-s për Himarën

ndodhi në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër. Dje në Bularat të Gjirokastrës, u zhvillua ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Në

nder të tij për të kryer homazhe në varreza dhe në meshë shkuan banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.


AKTUALITET

11

E diel, 9 DHJETOR 2018

“Ne marrim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”,-u shprehën pjesëmarrësit në protestë

S

eria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, pas vrasjes së minoritarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat pasi qëlloi ndaj Policisë, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi viktima e fundit është një 18-vjeçar në Kavala dhe numri i të vrarëve brenda dy javëve në Greqi, shkon në 4 viktima. Kur në Bularat po u zhvillonte ceremonia përkujtimore e të 40-tave për ekstremistin Kostandinos Kaçifas, në Gjirokastër në sheshin “Çerçiz Topulli”, shoqatat atdhetare organizuan një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi. Protesta u bë në sheshin afër të cilit ndodhet edhe konsullata greke në Gjirokastër dhe disa policë monitoruan zhvillimin e protestë. Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn “Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që nuk ka reaguar. “Ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”,-u shprehën pjesëmarrësit në protestë. Në protestë ishin të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, përveç dhjetra protestuesve të nisur nga Tirana. Gjatë protestës ka patur edhe moment tensioni mes protestuesve, kur në podium është ngjitur një përfaqësues i të ashtuquajturës “Republikës së çamërisë” e drejtuar nga Festim Lato. Ai është ndërprerë nga disa pjesëmarrës, ndërsa njëri prej tyre deklaroi: “Zagarët dhe tinzarët nuk u shërbejnë popujve tanë. Ne si popuj jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”. Në këtë hark të shkurtër kohe, 4 shqip-

4 të vrarë në 2 javë në Greqi, protestë në Gjirokastër për shqiptarët

MEPJ “Dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve”.

REAGIMI “Në protestë ishin të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, përveç dhjetra protestuesve të nisur nga Tirana. “Ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”,-u shprehën pjesëmarrësit në protestë”.

tarë janë ekzekutuar në Greqi. Pasditen e 22 nëntorit u vra në zonën e Janinës, 39-vjeçari Altin Mullai, pas një përplasje me armë zjarri me policinë greke. Mullai bashkë me 2 persona të tjerë tentoi të trafikonte 166 kg kanabis. Trafikantët hapën zjarr duke plagosur një polic, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën pas të shtënave. Vrasja më e bujshme është ajo e 26 nëntorit kur u gjet i pajetë në këtë kanal në zonën e Korfuzit

POLICIA

63-vjeçari Petrit Zilfe i qëlluar me një armë gjahu. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar grek për të cilin mediat vendase raportojnë se i përket ekstremistëve të djathtë të Agimit të Artë. Përplasja mes të dyve nisi në lokal nisur nga debati për ekzekutimin e Kostandinos Kacifas në Bularat. Në rrethana të paqarta ka humbur jetën edhe një 35-vjeçar shqiptar që vuante dënimin në burgun e Trikallës në Greqi. Ministria për

MESHA

200 shtetas grekë u ndaSarandë, arrestohet një polic grek Rreth luan të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. G, 35-vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi). Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

40-tat e Kostandin Kaçifas. Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata. Mesha nisi në kishën e fshatit Bularat të Gjirokastrës rreth orës 10:00. Autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke “Protothema”, i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës edhe e 3 shtetasve të tjerë grekë. Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata. Kostandin Kaçifas u vra nga RENEA më

Europën dhe Punët e Jashtme, në një reagim të disa ditë më parë, theksoi shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre. “MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke. MEPJ dënon ashpër sfondin e

ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

200 shtetas grekë ndalohen në Kakavijë

28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë

gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E diel, 9 DHJETOR 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E diel, 9 DHJETOR 2018

"Të gjithë e duan Agim Krajkën", mblodhi 140 artistë me muzikën e tij Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmjen e premte në skenë koncertin "Të gjithë e duan Agim Krajkën". Koncerti në nder të mjeshtrit të muzikës Agim Krajka ishte dhe në përmbyllje të 60-vjetorit të Ansamblit Popullor, raporton agjencia telegrafike shqiptare. "Kemi një vit që celebrojmë me performanca të shumta 6-vjetorin e Ansamblit Popullor të

Këngëve dhe Valleve, për të përmbyllur kështu festimet me këtë koncert kushtuar një artis-

Enver Petrovci sjell emocionin njerëzor me “Kreolët e Ballkanit” Drama "Kreolët e Ballkanit" erdhi mbrëmjen e premte premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci "Kreolët e Ballkanit" solli histori dashurie, aksion dhe dramë. Shfaqja teatrore u dha edhe mbrëmjen e djeshme e do të jepet edhe më 9 dhjetor. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ulë në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë. Rolet në dramën "Kreolët e Ballkanit" regjisori Enver Petrovci ia ka besuar aktorëve si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci. Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Këtë herë për premierën e Tiranës janë aktorë që publiku i njeh për aktivitetin me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë.

ti të madh, që ka kompozuar e drejtuar për 30-të vjet me radhë orkestrën e AP", bën me dije institucioni para zhvillimit të koncertit, që mbrëmë kishte natën e dytë për publikun te "arTurbina". Gjatë koncertit mjeshtri Agim Krajka u nderua me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta pasur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur, e cila do t'i jepte frymëzimet më të bukura për veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit

që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin skenën me të. Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin "Artistit të Popullit" - Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: "Suite me valle popullore" për orkestër simfonike, "Uverturë rinore" për orkestër simfonike, "Romancë" për violinë e orkestër simfonike, "Fantazi" për fizarmonikë e orkestër simfonike. Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e

shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografisë si "Çifti i lumtur", "Zonja nga qyteti", "Një shoqe nga fshati", etj., nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë pa kolonat zanore që shkroi për to "Mjeshtri i Madh" Agim Krajka. Të gjithë e duan Agim Krajkën, sepse ai kompozoi për të gjithë. Të gjithë e duan Agim Krajkën, sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të këngës së lehtë moderne, sepse muzika e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë.

Mbrojtja e monumenteve bizantine, Shqipëria nënshkruan me 20 shtete

S

hqipëria dhe 20 shtete nga Eu ropa dhe nga rajoni i Mesd heut nënshkruan "Kartën e Selanikut" për mbrojtjen e Monumenteve Bizantine. Janë 21 shtete, 4 komitete, 3 ditë konsultime, 1 kartë e përbashkët. Konferenca e katërt ndërkombëtare "Monumente Bizantine dhe Trashëgimia Botërore" u zhvillua nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Selanik të Greqisë, transmeton atsh. Konferenca, e organizuar nga Qendra Europiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine (EKBMM) nën kujdesin e Komitetit Kombëtar Grek për UNESCO, ishte ngjarja mbyllëse e Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018 në Greqi. Konferenca kulmoi me prezantimin e Kartës së Selanikut për Mbrojtjen e Monumenteve Bizantine, e cila u miratua nga përfaqësues të 21 Shteteve nga Europa dhe Mesdheu. Europa Nostra kontribuoi në konferencë dhe shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për Kartën e Selanikut. Zyrtarët e shteteve ranë dakord për një kornizë parimesh të pranuara përgjithësisht për mbrojtjen e monumenteve bizantine për të gjitha shtetet që zotëronin dhe administrojnë monumente të ish Perandorisë Bizantine, që përfshinte 11

shekuj dhe tre kontinente dhe monumente të të cilave tashmë janë shpërndarë në 23 vende. Zyrtarët qeveritarë nga Armenia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Qiproja, Greqia, Italia, Spanja, Maroku, Algjeria, Egjipti, Bahreini, Izraeli, Palestina, Jordania, Libani dhe Siria nënshkruan Kartën e Selanikut. Pjesëmarrja e zyrtarëve nga Tunizia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në konferencë u anulua. Teksti i gjatë formulon parimet që synojnë të jenë një mjet i dobishëm shkencor për vendet me trashëgimi bizantine (monumentet, ndërtesat, vendet, ansamble arkitekturore, komplekset e banimit, fortifikimet dhe projektet e infrastrukturës, vendet arkeologjike dhe vendet e shenjta). Parimet nxisin legjislacionin e

masave për mbrojtjen, studimin, regjistrimin dhe inkorporimin e monumenteve në shoqërinë bashkëkohore në nivel kombëtar. Me rastin e konferencës, një ekspozitë fotografike mbi Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine, e cila mori çmimin e BE-së për Trashëgiminë Kulturore / Europa Nostra Awards midis 1978 dhe 2018 u hap në 29 Nëntor në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik. Ekspozita u organizua nga Dega e Selanikut e ELLINIKI ETAIRIA - Shoqata Helenike për Mjedisin dhe Trashëgiminë Kulturore, nën kujdesin e Europa Nostra, si një kontribut në Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018. Ioanna Steriotou dhe Paolo Vitti, të cilët ishin në mesin e anëtarët e komitetit organizues të ekspozitës, përfaqësuan Europa Nostra në hapjen e ekspozitës.


AKTUALITET RAPORTI

14

E diel, 9 DHJETOR 2018

Femrat e vrara, dhimbja që s’merr fund kurrë Historitë e tyre janë plot vuajtje, dhunim i përditshëm fizik dhe psikologjik, ndarje nga fëmijët, e më pas mënyra se si u merret jeta brenda një çasti. Përgjatë viteve të fundit Shqipëria numëron qindra gra të vrara nga bashkëshortët, partnerët, etërit apo vëllezërit e tyre për arsye nga më banalet, për xhelozi të sëmurë,

në kushte të vështira ekonomike, apo se përfliten në lagje për çështje morali. Shumica e tyre janë ngjarje të paralajmeruara, ku çdokush e di për motrën, mamanë apo fqinjen që rrihet e masakrohet barbarisht. Vriten në fshatra dhe qytete, u përkasin shtresave të ndryshme shoqërore. Viti që mbyllet ka qenë aspak pozitiv

në këtë aspekt, pasi janë shënuar plot 16 gra e vajza kanë mbetur viktima të dhunës në familje. Ndërkohë gjatë 8 viteve të fundit 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Vetëm gjatë 2018-ës, 4 mijë urdhra mbrojtjeje iu dhanë grave dhe vajzave nga gjykatat në gjithë vendin.

Gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje

M

inistria e Drejtësisë është ndriçuar me ngjyrat portokalli. Ndriçimi është bërë në kuadër të fushatës kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë: “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregohet momenti kur Ministria e Drejtësisë ndriçohet e ngjyroset me portokalli, jo për festat e fundvitit por për një kauzë madhore, siç është fushata kombëtare e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë: “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”. Fushata sensibilizuese, e cila është shoqëruar me një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Fushata sensibilizuese gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Ministria e Drejtësisë pak ditë më parë në një konferencë kombëtare kundër dhunës ndaj grave bëri të ditur edhe qëndrimin për të mos lejuar që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti. Gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje. Premtimi u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Ministrja Gjonaj bëri të ditur edhe qëndrimin e saj të vendosur, për të mos lejuar që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti.

“Më dëgjo dhe mua”, Drejtësia “vishet” portokalli për gratë e dhunuara 8 QENDRA “Gjatë vitit 2019, Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje. Premtimi u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj”.

16 DITË “Fushata sensibilizuese, e cila është shoqëruar me një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit”.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i bëri apel grave të denoncojnë dhunën, pasi do të përfitojnë menjëherë nga urdhri i mbrojtjes. ‘’Sot një grua që denoncon dhunën është

KORÇË

shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit”, u shpreh ministrja Ogerta Ma-

nastirliu. 2018 do të mbyllet me një bilanc të frikshëm. 16 gra e vajza humbën jetën nga dhuna në familje. Lidhur me këtë situatë, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim të përgjithshëm për

garantimin e asistencës ndaj viktimave dhe dëshmitarëve të veprave penale. Këto udhëzime do të ndihmojnë në sigurimin e bashkërendimit më të mirë ndërmjet prokurorëve, policisë, gjykatave dhe viktimave.

Certifikatat fiktive, ja si operonte grupi D

etaje të reja mësohen për skemën si lëshoheshin certifikata fiktive në Hipotekën e Korçës. Prokuroria ka dokumentuar 19 raste të qytetarëve të cilët kishin paguar vlerën e taksës së regjistrimit të pronës së tyre në dorë ish-punonjësit të Hipotekës, Eriseld Gorari. Ky i fundit në bashkëpunim me kolegët e arrestuar dhe Drejtorin e Hipotekës, Leftjon Bardhi, kanë lëshuar certifikata pronësie fiktive. Rrëfimi i Gorarit, i cili

pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë çoi në zbardhjen e plotë të skemës dhe mënyrën si operonte grupi. Pasi merrnin vlerën e taksës së regjistrimit të pronës nga qytetarët ish-punonjesit e Hipotekës nuk i pasyqronin në sistem pasuritë dhe shumat e parave nuk i arkëtonin, duke i përvetësuar. 5 personat e vënë në pranga janë njohur me masën e sigurisë në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Korçës.


AKTUALITET

E

nkeleda Rexhepi nga fshati Ostren i Bulqizës, humbi trinjakët në mënyrë tragjike, ende pa ju ndjerë aromën. 31-vjeçarja e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, humbi trinjakët të premten për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, lajme jo të mira vijnë për të. 31-vjeçarja ka thënë se të tre foshnjat ishin të seksit mashkull dhe se dy prej bebeve, jetuan për rreth dy orë por nuk ja dolën më shumë. Gjendja shëndetësore e Rexhepit u përkeqësua dhe paraditen e djeshme ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Edhe pse kaloi një traumë të rëndë duke humbur trinjakët, Enkeleda thotë se para një muaji kur ishte për kontroll në spitalin e Tiranës, iu kishte kërkuar mjekëve ta shtronin pasi nuk ndjehej mirë por sipas saj, ata i kanë thënë që duhej të shkonte për kontroll pas një muaji. Ndërkohë nëna e Enkeledës, vijon të kërkojë që spitali i Bulqizës të plotësohet me mjek obstertërgjinekolog që fatin e vajzës së saj të mos e kenë më nëna të tjera të Bulqizës. Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella është shprehur se gruaja ishte 24 javëshe shtatzënë dhe se gjendja e foshnjeve nuk i jepte atyre mundësinë për të jetuar. ‘’Gruaja erdhi me dhimbje në spital, ishte 24 javëshe. Gjendja e foshnjave ishte e pa-pajtueshme me jetën. Në këtë situatë detyra jonë ishte që t’i shpëtonim jetën gruas. Kemi mami dhe infermiere por rasti ishte me rrezik. Thirrëm me urgjencë mjekë nga Tirana për ndihmë. Kanë ardhur mjekë nga Tirana të cilët kanë ndihmuar për kryerjen e procesit të lindjes dhe për të stabilizuar gjendjen e

15

E diel, 9 DHJETOR 2018

Gjendja shëndetësore e Rexhepit u përkeqësua dhe paraditen e djeshme ajo u nis me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar

Trinjakët jetuan 2 orë, nëna: Mjekët më refuzuan shtrimin në Tiranë RRËFIMI “Edhe pse kaloi një traumë të rëndë duke humbur trinjakët, Enkeleda thotë se para një muaji kur ishte për kontroll në spitalin e Tiranës, iu kishte kërkuar mjekëve ta shtronin pasi nuk ndjehej mirë. Sipas Enkeledës, ata i kanë thënë që duhej të shkonte për kontroll pas një muaji”.

gruas së re, pasi primare ishte jeta e nënës’’, tha drejtori i Spitalit Hazis Jella. Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha në një reagim për mediat, fill pas ngjarjes se 31-vjeçarja u asistua për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hox-

MINISTRIA

ha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës dhe më pas për shkak të komplikacioneve një ekip nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, u dërguan me helikopterin e Urgjencës Kombëtare, në spitalin e Bulqizës. “Nëna e re është asistuar për lindjen e trinjakëve me moshë barre të parakohëshme 24

Zgjedhjet, votuesit mbi Z 100-vjeç me listë të veçantë

Më 30 qershor të 2019 janë zgjedhjet lokale, sipas ligjit ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të publikojë listën paraprake të votuesve sipas njësisë administrative që jetojnë. Ligji për “Gjendjen Civile”, parashikon që në listat paraprake të publikohet dhe një listë e veçantë për të moshuarit mbi 100-vjeç dhe të moshuarit që bëjnë pjesë në këtë listë duhet të paraqiten te njësia përkatëse dhe të deklarojnë se janë të aftë të votojnë. Nga Ministria e Brendshme është mësuar se janë 1,500 të moshuar që ende rezultojnë në jetë të moshës mbi 100-vjeç. Këto rekorde do të bllokohen nëse gjatë procesit të verifikimit të listave këto të moshuar apo familjarët e tyre nuk do bëjnë deklarimin se këto janë në jetë. Objektivi ndryshimeve është pastrimi i regjistrave nga personat që kanë ndërruar jetë por për të cilët nuk është bërë njoftim nga familjarët. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në vendin tonë deri në fund të tetorit janë bllokuar në sistem 8,000 rekorde të mbi 100-vjeçarëve. Sipas pr/ligjit, këta nuk marrin shërbime.

javëshe. 31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës. Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar

nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën. Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve”,-thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MINISTRJA E DREJTËSISË

gjidhja njëherë e mirë e çështjes së pronave është qëllimi kryesor i qeverisë në mandatin e dytë dhe për këtë është ndërmarrë nisma për bashkimin në një institucion të vetëm të ALUIZN-it dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Këtë garantoi të shtunën, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila mori pjesë në përurimin e “Fast Track-Shërbim i shpejtë për 24 orë’’, në mjediset e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë. “Vetëm dy muaj më parë përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëdua.al” na u kërkua të bënim një shërbim të regjistrimit të pasurive më të shpejtë. Edhe pse nuk ishte e lehtë, e mbajtëm premtimin”, theksoi Gjonaj në çeljen e fjalës së saj. “Është vetëm një ndryshim i vogël krahasuar me reformat që po bëhen për të ndryshuar një sistem të tërë e për të sjellë në normalitet një situatë kaotike të trashëguar. Reforma

Gjonaj: Zgjidhja e pronës, qëllimi kryesor i qeverisë

e pronës është një ndër nismat më të rëndësishme të këtij mandati qeverisës. Qëllimi zgjidhja njëherë e mirë e problematikave që lidhen me pronën, e që ka bërë të vuajnë mijëra qytetarë, kjo për shkak të problemeve ligjore e

institucionale. Ne duam t’i japim fund këtij problemi me dy projektligjet e bëra nga specialistët dhe me konsultim me ekspertë e profesorë që na kanë ndihmuar me prezantimi e këtyre dy Pr/ ligjeve në Kuvend”, tha Gjonaj.


ANALIZE

Nga Ilir Çumani

K

a më shumë se një muaj që banorët e unazës se re prote sojnë ditë e natë, në mbrojtje të banesave të tyre. Ata po bëjnë rezistencën më të pashembullt përballë një qeverie kleptokrate, arrogante e arbitrare, e cila, vetëm dhunon dhe nuk pranon të dëgjoj zërin qytetar. Kambanat e protestave jelekverdhë dhe të studentëve në Francë, kumbuan aq fortë, sa ato u dëgjuan e mbërritën me shpejtësinë e erës edhe në Tiranë ....! Prej katër ditësh, uragani studentor vërshon rrugëve të kryeqytetit të trazuar në këtë pragdimër të ftohtë, në një protestestë krejtësisht legjitime, paqësore dhe apolitike, kundër një padrejtësie që e ka emrin “LUBI”. Qeveria, u gjend e papërgatitur, e befasuar dhe e hutuar përballë protestave masive të studentëve, një situatë kjo e paprecedentë pas ngjarjeve të viteve ’90 të, e cila ka gjasa të përshkallëzohet edhe më tej nëse ajo vazhdon ende të bëjë shurdhmemecin e radhës. Duhet të presim edhe pak, sa ti dalë plotësisht “anestezia” qytetarëve të këtij vendi, ajo “narkozë” e shpëlarjes së trurit që kryeministri i vendit e ka hedhë me shumicë nga mëngjesi deri në darkë, në gjithë këto vite të qeverisjes autoritariste dhe arrogante, përmes propagandës së shfrenuar në 95 % të mediave të blera prej tij me ne krye me ERTV – në! Kohë më parë, në një nga emisionet e radhës të gazetarit Arian Çani, në “Zonë e Lirë”, i ftuar ishte kryeministri Rama, i cili në një moment u shpreh: “.... E dini kush është dallimi midis një të djathti dhe të majti...!? Kur i djathti shikon një lypës në rrugë, thotë: Ai, aty e meriton të jetë, sepse aq ka. Kur i majti shikon një lypës në rrugë, thotë: Ka diçka që nuk shkon me këtë shoqëri që ai është aty....”. Dhe kush e bën këtë deklaratë? Cili është ai që e jep këtë leksion morali me zë e figurë në një media me audiencë kaq të lartë të ndjekjes dhe shikueshmërisë...!? Dëshpërimisht dhe fatkeqësisht, është Kryeministri i vendit, ai që ka prishur të gjitha balancat dhe ekuilibrat socialë të shoqërisë, duke e çuar atë në polarizim ekstrem. Ai që ka krijuar një marëdhënie të ftohtë dhe vrastare me të vobektit e vendit më të varfër në europë, që bezdiset dhe sëkëlldiset nga mëngjesi e deri në mbrëmje prej tyre, ai, hipokriti dhe demagogu i pashembullt, që nuk lë pa përdorë e shfrytëzuar çdo hapësirë dhe mjet propagandistik për t’u shfaqur ai që nuk është, me synimin e vetëm, për të mbajtur dhe ruajtur pushtetin që i’a ka parë hairin, si askush politikan tjetër në Shqipëri. Ai që ka hapur gropën më të zezë sociale në këto 5 vjetët e qeverisjes, përmes një politike represive dhe antihumane në dëm të më të varfërve dhe në favor të më të pasurve. Ai pra, Kryeministri i vendit, i cili, për të kalu-

16 E diel, 9 DHJETOR 2018

Kambanat e protestave në Francë, mbërritën edhe në Tiranë....! ar lehtë situatat e konflikteve dhe krizave që vetë i shkakton, sa herë që ndodhet ngushtë, shkon në garderobën kryeministrore, zhvesh kostumin dhe vesh çitjanet e tij karakteristike për të nisur lojën e aktrimit politik. Me petktun e “bamirësit”, sillet me “përulësi” në publik, herë si kryetar OJF – je, herë si hoxhë, herë si plaku i Vitit të Ri, dhe herë si një “filantrop” babaxhan. Betohet e “përgjërohet” përmes gjesteve dhe batutave me lot krokodili në mbështetje për të pamundurit dhe të sëmurët, përmes programeve të formatit “Show” mediatik të stisura prej tij, i kuruar në çdo detaj për të qenë i kujdesshëm dhe sa më televiziv. Me synimin e vetëm, për të deformuar situatën dhe perceptimin publik mbi realitetin, për ta ndjekur të gjithë shqiptarët e dëshpëruar dhe për ti mallëngjyer ata, që në fakt janë viktimat eskluzive të qeverisë së tij luksokrate. Ai, që e ka çuar vendin në humnerën më të rrezikshme sociale, duke nxjerrë dhunshëm, me pa të drejtë dhe pa asnjë studim të mirëfilltë analitik nga skema e ndihmës ekonomike plotë 20.000 familje të varfëra. Ai, që e ka mbytur popullin e tij në taksa, dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë kanë përfunduar dhe përfundojnë djallëzisht në pak duar të miqve të tij përmes PPP - ve. Ai, që e ka rritur borxhin publik duke i’a lënë në kurriz faturën e barrës financiare të këtij borxhi të frikshëm edhe brezave që vijnë, fëmijëve të këtij vendi që ende nuk kanë lindur. Ai, që përdhosi dinjitetin njerëzor dhe prishi që në embrion ëndrrat, vrau shpresën e të rijnve, duke dëbuar nga vendi nëpër udhëkryqet e evropës e të botës plot 500.000 shqiptarë. Ai, që burgosi më të mjerët e vendit, më të pamundurit, pleq e fëmijë, që donin pakëz dritë, pakëz ngrohje në të ftohtin e acartë, por që mjerisht, për shkak të varfërisë ekstreme që kryeministri u’a uli këmbëkryq në vatra çdo shqiptari, nuk mundën ta paguanin dot energjinë ekektrike. Ai, që me policë bashkiakë, ka bërë dhe bën terror duke tërhequr zvarrë fshatarët, gra e fëmijë, shqelmon tezgat e tyre të vobekëta duke i konfiskuar atë çikë prodhimi të kopshteve familjare dhe e shesin sa për të nxjerrë bukën e gojës. Ai, që tallet me 635.000 pensionistët fjalëpak e fisnik të vendit, duke u’a ngushtuar edhe më shumë lakun deri në fyt, me një pension qesharak, që jua jep si lëmoshë sa për të blerë vetëm ilaçe dhe kjo nuk u mjafton. Ai që tallet dhe bizdiset nga 6700 invalidët që ka vendi, dhe nuk u siguron atyre as minimumin e shërbimit dhe të mbështetjes ekonomike nga shteti

për të përballuar denjësisht vështirësitë fizike dhe shëndetësore që ata kanë. Ai, që vetëm taksën e ajrit që thithim nuk ka mundur të tarifojë deri tani, dhe këtë është gati ta bëjë në çdo moment. Ai, që largon me dhunë nga strehimoret e konvikteve – geto të rijntë jetimë, të papunë, të pastrehë e të pambrojtur, u heq ndihmën ekonomike, i nxjerr në rrugë të madhe dhe i detyron të marrin rrugët e evropës. Ai, që me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në mungesë të një transparence të plotë, shpenzon miliona euro për realizimin e një vepre publike, e me fadromat dhe rruspat e pushtetit që zotëron, shkatëron shtëpitë e qytetarëve duke nxjerrë në rrugë të madhe plot 350 familje me gra, pleq e fëmijë në pikun e të ftohtit, pa i kompensuar, (është detyrim ligjor dhe kushtetues kompesimi i shpronësimeve). Ky veprim flagrant dhe arbitrar, vjen në kundërtshtim të hapur me Kartën Universale të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, me parimet më elementare të humanizmit dhe të jetës, që ka të bëjë me të drejtën që ka çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, si në çdo vend të botës, që duhet të ketë një strehë mbi kokë. Së fundmi, ai, që pangopshmërisht dhe në mënyrë të pacipë, tentoi ditët e fundit të fusi duart në xhepat e zbrazura të studentëve më të varfër të evropës dhe provokoj me këtë gjest, krizën sociale dhe depresionin më të madh kolektiv tek pjesa më e brishtë e shoqërisë. Ai, pra, Edi Rama, dëshpërimisht Kryeministri i vendit tim, i yti, i joni, i juaji, i të gjithëve ne, tashmë i përket vetëm një të shkuare të trishtë, një bërthame njerëzish ekstremisht radikalë, pa kurrfarë lidhje me një forcë përparimtare politike të moderuar të së majtës. Ai, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë aspiratë dhe ideal të së majtës, të doktrinës së saj në mbrojtje të më të varfërve, të më të pamundurve, të më të dobtëve në një shoqëri demokratike. Sepse, në fakt, vetëm të majtë nuk ka sot Shqipëria.

Ka vetëm një çetë të babëziturish e të pangopurish kleptokratë, që, në shpërdorim të pushtetit, me politika shtypëse e represive dhunon dhe varfëron dita ditës qytetarët, duke i futur duart në xhepa popullit më të varfër të evropës....! Dhe tani, kam vetëm disa pyetje për të nderuarin dëshpërimisht Kryeministër të vendit tim! Ju lutem, mundet të na thoni se, cili homolog i juaj në detyrë, në rajon, evropë dhe në botë, shpenzon kaq shumë energji duke vënë në dorë dhe manipuluar 95 % të medias...!? Cili është ai kryeministër i përgjegjshëm për fatet e vendit, që ka si mision të vetëm mirëqënien e popullit dhe begatinë e tij, që, një pjesë të madhe të kohës së punës, shmangë vëmendjen që duhet ti kushtojë problemeve kyçe të vendit, dhe si një adoleshent fluturak, tekanjoz, inatçor dhe qarraman, kacavirret pas “kazanit mediatik”, (Facebook, Twitter, media vizive dhe ato të shkruara, 24 orë në 24 orë), për qëllime propagandistike e deliri, me synimin e vetëm, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e tij me një staturë artifice, për të fituar imunitet nga zullumet e keqqeverisjes në dëm të vendit, në dëm të popullit...!? Cili pra, është ai kryeministër serioz, i vetëdijshëm për barrën e madhe që mban mbi supe, që, për hakmarrje provinciale dhe infantile, i qepet këmba - këmbës të gjithë atyre qytetarëve dixhital, gazetarëve dhe mediave që nuk i vijnë pas oreksit, duke i shantazhuar dhe i kërcënuar me gjoba me të ashtuquajturën: “paketë antishpifje”...!? Në cilin vend të botës demokratike, një kryeministër në detyrë, që administron përmes pushtetit pa kufi, të gjitha paratë publike, del e bërtet ashtu siç bën kryeministri i vendit tim, nga mëngjesi deri në darkë...!? Kryeministri ynë, kapardiset, fryhet si gjel, shan dhe ironizon me një cinizëm vanitoz figura të nderuara publike, diplomatë, artistë, politikanë, deputetë, gazetarë, opozitarë, njerëz të thjeshtë, poshtëron të gjithë

ata që nuk janë në një mendje me të, kërcënon dhe denigron pushtetin e katërt, e në mënyrën më të paskrupull, guxon dhe bëhet i vetmi nismëtarë për të ashtuquajturën “paketë antishpifje”, ngase kërkon të nxjerrë me çdo kusht ligje represive për të shuar zërin e kriticizmit, të drejtën e fjalës, për të ngushtuar hapësirat e lirisë... Nëse e gjitha kjo është një nismë e nevojshme që duhet bërë, le të bëhet nga institucione të specializuara dhe të pavarura, por jo nga ju zoti Rama, sepse, le ta themi troç: ju jeni në konflikt të pastër dhe të hapur të interesit si kryeministër, ngase të gjitha zullumet e mbrapshta të vendit nisin nga ju, duke filluar nga korrupsioni administrativ dhe deri tek ai politik! Ndaj, me këtë nismë, bëheni tepër qesharak dhe nuk jeni aspak serioz, sepse në fakt, keni kohë që ndjeheni i frikësuar dhe jeni i futur në panik! Protestat e ligjshme të studentëve, nuk mund të manipulohen dhe të çbëhen me tërheqje apo lëvizje strategjike të qeverisë, përmes anullimeve urgjente të VKM – ve dhe ulje - ngritjeve të toneve retorike nga frika e revoltave masive, as me premtime joshëse që mund t’ju serviren atyre për momentin nga zyra e kryeministrit, sa për të zbutur rezistencën e tyre... Tashmë, kjo revoltë, si një aparat sizmograf i kolauduar, parashikon tërmete edhe më të fuqishme. Dhe këto tërmete që në thelb kanë krizat dhe plagët e mëdha sociale të shoqërisë, i keni krijuar ju artificialisht, për shkak të ambicieve dhe fantazive tuaja të shfrenuara, kapriçove dhe egocentrizmit tuaj të pavend. Ato janë protesta të një tjetër lloji, të pastra dhe të shëndetshme, për një demokraci të mungur dhe të mohuar në këto tre dekada të tranzicionit të vështirë në Shqipëri. Është një lëvizje pa kthim, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Janë protesta deri në zgjidhjen definitive të të drejtave të tyre legjitime, për rikthimin e dinjitetit njerëzor të nëpërkëmbur padrejtësisht nga arroganca dhe makutëria përmes keqqeverisjes, për vënien e një standardi të ri të demokracisë. Ky, është vetëm fillimi. Ndaj, i nderuar dëshpërimisht Kryeministër i vendit tim, thërritini arsyes dhe veproni me një logjikë të ftohtë pendese. Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lumtur, nëse pjesa dërrmuese e saj është e varfër dhe e mjerë. Humnera sociale ku e ke çuar vendin, asesi nuk të jep statusin e një burrështetasi që ju e pretendoni. Përkundrazi, ajo do t’ju lërë pas njollën më të zezë të turpit dhe një krimi të shëmtuar social në dëm të një populli që ju besoi sinqerisht dhe ju votoi...!


FORUM FEJTON Nga Thoma Goga

G

jullurdia e festave të fundvitit ka ditë që zjen. Gëzojnë të gjithë. Fëmijët gëzojnë se marrin ndonjë dhuratë. Dihet, ata të pasurit e mbajnë dhe pazarin më lartë. Të varfërit e mbajnë “dherazi” se nuk kanë takat. Blejnë ndonjë arush ose lepurush të vogël. Po një fëmijë noksan, që nuk e di kuptimin e fjalës “varfëri”, e donte lepurushin të madh. Gjyshi i mbushte mendjen se edhe ky lepurush do të rritet. - Hë, të keqe gjyshi, haje të gjithë bukën me sheqer që të rritet edhe lepurushi, edhe bibilushi… Si ai fëmija, gëzojmë edhe ne pleqëria. Nuk besoni ju, mo? Ore për dy muaj nuk paguaj drita se mbushet shtëpia nga reklamat e rrugëve. Apo nuk janë dhe me ngjyra. Ndaj nuk i ndez dritat në shtëpi. As të vogla e as të mëdhaja. Po një natë desh më gjeti hataja. Plakës time iu fandaks se kishte hyrë xhebrahili. Dhe duke mallkuar, iu turr hijes së saj në mur. Kur u përplas, i çuan sytë xixa. Pastaj ra si thes. - Shyqyr me kaq, plakë, - i thashë, - se ka më keq. Të nesërmen ishte 28 nëntori. Gjumi më doli pa u gdhirë mirë.

Se që ta merrni vesh ju, unë banoj te sheshi “Shqiponja” që s’ka as shqiponjë, as laraska. Gjullurdi hesapi. Po aty ështe dhe terminali i autobusëve të jugut. Milet i madh. Ca ikin, ca vijnë, ca presin. Kur shoh një burrë që në xhaketë kishte varur nja 20 dekorata. Në kokë një kapele partizani pa yll dhe në qafë një shallë të kuq. Ç’të shoh! Ishte Gjoleka, kryeplak i një fshati andej nga Lumi i Vlorës. - Po ti o Gjolek, për ku nxiton mo? - Kemi festën e flamurit në Vlorë, o derman. Nxitoj se më zënë vendin në tribunë. - Po tribuna është vetëm për “të mëdhenjtë”. - Dre, ç’më thua bre Çome! Po edhe unë hyj në sërën e lartë. Pastaj, këtë vit tribuna është bërë 500 metro e gjatë. Do e mbushëm vetëm me vlonjatë. A vjen dhe ti të rrimë bashkë në tribunë? Mbete gjithë jetën duke parakaluar para meje, o mavri. Do që ta shënoj ëmbrin si vlonjat?- m’u drejtua seriozisht Gjoleka. - Jo, faleminderit. Do ta mbyll “mandatin” si myzeqar. - i thashë. – Po këto dekorata ku i ke marrë?

17 E diel, 9 DHJETOR 2018

Shënime nga festat… - Si “krieplak” që jam, nxorra urdhër të mbledhëm të gjitha dekoratat në fshat dhe i qepëm te kjo xhaketë. Kështu kanë më shumë “sy”, më shumë lezet, kupton. Vendosëm ta përdorim me radhë. Një e merr kur shkon krushk, një kur ka ditëlindje, një... Ka dhe nga ata që e marrën vetëm për një xhiro, sa për të shitur pordhë… Nashti më polli rradakja një marifet. Këtë xhaketë e jap me qera. Ja, nxjerr ndonjë lek. - Me demek, si biznes i vogël, - ia ktheva me romuze unë. - Mos thuaj gjë, o shejtan, se na fut ai “i gjati” ndonjë taksë për çdo dekoratë… Dhe kështu u ndamë. Gjoleka drejt tribunës te sheshi flamurit në Vlorë, unë drejt sheshit Skënderbej për të marrë ilaçet e plakës. Po këmbët më çuan andej nga Partizani Panjohur. Edhe aty gjullurdi. Bëhej ceremoni. Pyeta një polic se ç’kishte bërë vaki. - Festojnë ATA ditën e çlirimit, ma ktheu djaloshi i shtetit. Më shpëtoi një e sharë vendçe. Jo për ata që festojnë, por për gjermanin e fundit. “Të qafsha

të tëmë, dëgjove. Pse nuk e fiksove mirë datën kur ike, o legen, se na ke ndarë si me hanxhar”. Sa mora ilaçet, u ktheva te plaka. - U bëra merak, -tha,- pse u mbodhise? Nuk do dalësh sonte për natën e bardhë! As që më kishte shkuar në mend, që nata qenka dhe e bardhë. Po siç duket, plaka kishte dëgjuar lajmet, ndaj më futi në “arrest shtëpie”. Nejse. Atë natë plaka fjeti rehat. Mbase dhe nga ilaçet. Të nesërmen dola prapë. Sheshi plot. Një zë më thirri nga pas. Ishte Çeçua me gunën në krah. Në një dorë mbante krrabën, në tjetrën një tufë me lule. - Po ti?- pyeta unë. - Uuu lëna, Çome, se u merova. – filloi Çeçua. - M’u lutën kafsharët t’i çoja një herë në Tiranë për festë. Kanë “të ndrejtë” se mbenë mbyllur në stan. Erdhëm si “staf” i stanit, kupton apo jo. U ulëm në bar aty ku kalon lumi i Tiranës. Hëngrëm ato që kishim me vete; bukë, mish, djath, turshi. Zbrazëm edhe nga një faqore me raki. Dëgjuam se hapej parlamenti edhe për ne

kafsharët. Vamë. - Si, hytë dhe ju?- u çudita vërtetë. - Hymë dhe u ulëm. Po salla plot. Më shumë rrinin në këmbë se s’kishte asnjë vend. Unë u ngjita në tribunë. U ula te vendi “krietarit” se mua më takon vendi i “krietarit”. Jo më kot atë që drejton kuvendin e kemi gjiton nga anët tona. E kam edhe nip në fshat. Kur ulëriu njëri nga krahu i djathtë: “Poshtë Çeçua, poshtë Çeçua!”. U pataksën të gjithë, të thom. Ç’të shoh. Ishte nipi i Pinxho Kapellës, një nga kafsharët e mi. - Edhe këtu nuk më le rehat, o kulaku i derrit, - ia prita. Pastaj u dhashë urdhër rojeve ta nxirrnin jashtë. - E pastaj?! - Pastaj u ndezën qëntë më keq se në stanin tim. Erdhën ca ushtarë dhe të parin më nxorrën mua jashtë. - E pastaj?! - Pastaj na çuan në polici. Atje fjeta sonte. Shyqyr thuaj, se nuk kisha koqe leku për hotel. Erdhëm si për festë, po nashti më vjen festja vërdallë… - Ku janë kafsharët? - Do i kenë çuar në ndonjë stallë tjetër. - Po këto lule? - I mblodha anës e pas anës lumit të Tiranës. Sot e kam ditën e çlirimit. Do i çoj te Partizani Panjohur, se ka qënë trim nga fshati im… Pimë nga një kafe e raki me Çeçon dhe u ndamë. E ja, këto qyfyre shënova në defterin tim. Ato sikur më ndjekin këmba – këmbës, oj tëmën e sëmës…

EKSPOZITA NË GJERMANI

Media franceze, për ekspozitën e Ramës: E bukura ndryshon jetën e njerëzve

“Edi Rama është një kryeministër që del nga korniza e përgjithshme. Këtë radhë kryeministri shqiptar nuk është në vizitë zyrtare në Gjermani, por e ka bërë këtë udhëtim nën veshjen e artistit”, kështu e nis artikullin kanali francez ARTE për ekspozitën e kryeministrit Rama në në Rostock të Gjermanisë me pikturat dhe skulp-

turat e bëra prej tij. Ai ekspozon në ‘’Kunsthalle’’, në Rostock, skulptura në qeramikë, një “tapiceri” e zbukuruar me vizatime shumëngjyrëshe që, kur bashkohen, rezonojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. “Kjo punë ndihmon përqëndrimin, sepse gjatë kohës kur dora dhe syri ndjekin njëratjetrën në letër, mendja është e përqëndruar në punë”, shprehet kryeministri për median franceze, duke shtuar se “ky jam unë. Kjo është jeta ime. Ky është momenti. Kjo është mënyra se si e jetoj unë jetën çdo ditë, mes politikës, që është një luftë e përditshme dhe pikturës, skulpturës dhe artit që është një lutje e përditshme”. Më tej, media franceze, ARTE vë në dukje se “me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës në vitin 2000, Edi Rama qëndisi me ngjyra kryeqytetin shqiptar. Një revolucion i fasa-

dave që i joshi shumë banorët dhe e katapultoi atë në skenën kulturore ndërkombëtare”. “Besoj fort se e bukura mund

të ndryshojë jetën e njerëzve, e bukura mund të ndryshojë jetën e komuniteteve, e bukura mund të ndryshojë ekuilibrat

shoqërorë, sigurisht, dhe këtë e kam vënë re në Tiranë me ngjyrat”, shprehet Rama. ATSH


VIP

18 E diel, 9 DHJETOR 2018

Janë martuar prej muajsh por nuk jetojnë bashkë, aktorja zbulon arsyen

Edhe pse janë martuar prej 3 muajsh, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk nuk jetojnë bashkë. Aktorja zbuloi lajmin

për The Wall Street Journal ndërsa fliste për jetën pas martesën. Arsyeja mendohet se janë fëmijët e tyre adolesh-

entë. Gwyneth, e cila ka dy fëmijë Apple, 14 vjeç, dhe Moisiu, 12 vjeç, me Chris Martin, nuk ka lëvizur në shtëpinë e Brad për shkak të fëmijëve të tij adoleshentë. "Po i bëjmë gjërat në mënyrën tonë. Me fëmijët adoleshentë duhet ti marrësh gjërat me qetësi,"-u shpreh ajo. "Unë kurrë nuk kam qenë një njerkë më parë dhe nuk di sesi ta bëj këtë gjë." Brad ka dy fëmijë Brody dhe Isabella nga martesa e tij e parë me producenten Suzanne. Çifti raportohet se e kalojnë kohën bashkë në pronat e tyre në Hamptons dhe Los Angeles, por nuk kanë një shtëpi të tyren.

Ilary Blasi: Çfarë më kërkoi Francesco Totti kur e njoha Është e bindur që burri i saj, Francesco Totti nuk e ka tradhëtuar, pavarësisht deklaratave të Fabrizio Coronës. Ilary Blasi, në një intervistë për Corriere della Sera ka folur edhe për familjen e saj, duke zbuluar edhe sekretin që e ka mbajtur bashkë në një kohë kaq të gjatë. "Është çështja të ngecësh në jetën monotone, të zgjohesh herët dhe në darkë të mbledhësh të gjitha tavolinën bashkë, gjithmonë", tha ajo. Ajo zbulon edhe si u dashurua me burrin e saj dhe

për momentin që ai i kërkoi të braktiste punën. "Në fillim më ka thënë: "Kur të martohemi, lëre punën dhe dedikohu vetëm familjes". E pashë në sy dhe i shpjegova se do vazhdoj punën. mbase kishte pak xhelozi. Më kuptoi që e kisha prioritet dhe më la ta bëj", tha ajo. Gjatë viteve u bë një simbol i familjes italiane që i reziston kohës. Futbollisti dhe moderatorja u njohën në Romë, gjatë periudhës së Krishtlindjeve, falë motrës së saj, e cila e njihte Tottin.

Mac Miller merr nominimin e parë në Grammy pas vdekjes Reperi i ndjerë Mac Miller ka marrë nominimin e parë Grammy, pikërisht tre muaj pasi u nda nga jeta. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga mbidoza drogës. Recording Academy njoftoi mëngjesin e së premtes nominimet e vitit 2019 dhe në listën për 'Albumin më të mirë rep' ishte puna e fundit e Miller në studio, "Swimming." Reperi lëshoi albumin më 3 gusht dhe ishte planifikuar që të bënte një turne në tetor. Ish i dashuri i Ariana Grandes përballet me "Invasion of Privacy" të Cardi B, "Victory Lap" të Nipsey Hussel, "Daytona" të Pusha T dhe "Astroworld" të Travis Scott. Çmimet Grammy 2009 do zhvillohen më 10 shkurt në CBS. Mes të nominuarve të tjerë janë Dua Lipa, Bebe Rexha, Chloe X Halle dhe Bradley Cooper.

Reperi i ndjerë "nxjerr" në treg albumin e tretë Albumi i reperit XXXTentacion ka dalë në treg sot, rreth gjashtë muaj pasi ai u qëllua për vdekje. Titullohet "Skins" dhe përmban 10 këngë, përfshirë një bashkëpunim me Kanye West që zgjat 19 minuta. XXXTentacion u qëllua dhe u vra në Florida në qershor të këtij viti, në moshën 20 vjeçare. "Skins" është albumi i tij i tretë. Ndonëse u largua nga jeta në moshë të re, XXXTentacion ka arritur shumë suksese, përfshirë faktin që kryesoi në listën Billboard ku ishin 200 këngët më të dëgjuara të momentit.

Rita Ora uron Bebe Rexhën me puthje në buzë Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në çmimet "Grammy" dhe për këtë ka reaguar dhe shqiptarja Rita Ora. Ajo hodhi poshtë spekulimet se është përçarë miqësia me Beben duke shpërndarë një fotografi ku putheshin në buzë. Rita nuk kurseu urimet për fitoren në kategorinë si "Artistja më e mirë", ku garon me Dua Lipën dhe të tjerë. Yllin e hitit "New Rules" nuk e përmendi aspak duke shtuar spekulimet se marrëdhëniet mes tyre vijojnë të jenë të ftohta.


SHOWBIZ

19 E diel, 9 DHJETOR 2018

Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse Na ndajnë vetëm dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në faqen zyrtare të festivalit, janë prezantuar këngët e 22 konkurrentëve të këtij edicioni. Ashtu siç ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Festivalit, Inva Mula, këtë vit këngët nuk do të zbulohen të plota, pasi formula e prezantimit të këtij edicioni ka si qëllim njohjen me një pjesë të këngës gërshetuar me një intervistë të artistit pjesëmarrës në garë, autorëve të këngës, apo edhe momente nga rutina e vetë protagonistëve. Artistët kanë përzgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse njëherësh me materialet muzikore me të cilët do të garojnë në Festivalin e madh të muzikës. Këngët pjesëmarrëse do të prezantohen nën sho-

Cardi B heq dorë nga “gangsterlliku” Reperja Cardi B ka vendosur të mos i bëjë "gangsteren" gjykatës në Nju Jork. Mëngjesin e sotëm, ajo u shfaq në gjykatë për seancën e saj ndaj sherrit me baristet. Prokurorët kërkuan që të merrte 2.500 dollarë gjobë, por gjyqtari e liroi pa asnjë kusht duke thënë se nuk përbënte rrezik për tu larguar nga vendi. Ndër të tjera, u paralajmërua që të mos ketë kontakt me motrat bariste Baddie Gi dhe Jade. Urdhri përfshinte "asnjë kontakt" direkt apo në rrjete sociale. Seanca e rradhës do të jetë muajin e ardhshëm. Të hënën, ajo mungoi në seancë sepse po xhironte për një klip të ri muzikor. Po atë ditë, iu bë paralajmërimi se nëse nuk do paraqitej të premten, mund të përballej me arrest.

qërimin e Orkestrës së madhe të Radio Televizionit Shqiptar. Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (produ-

cent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael. Festivali zhvillohet në datat 20-21- 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

"Golden Globe", Lady Gaga nominohet për dy çmime Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet edhe mbretëresha e ekranit të madh. Këngëtarja në fakt është nominuar në Golden Globe si aktorja më e mirë dhe kënga

më e mirë origjinale. Këngëtarja ka arritur kështu një tjetër objektiv të rëndësishëm në botën e kinemasë, pas Oskarit të fituar për këngën më të mirë origjinale të 2016-ës. Me

njoftimin e nominimeve për çmimet Golden Globe, Hollywood nis kështu një rrugëtim të gjatë, i cili do shkojë deri te nata e shumëpritur e çmimeve Oscar. Filmi me më shumë nominime është "Vice- Njeriu në hije". Biopsia mbi jetën e ish presidentit amerikan Dick Cheney, konkurron në gjashtë kategori. Me pak fare distancë, i nominuar në pesë kategori është filmi "Ka lindur një yll" me protagonistë Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, me debutimin e saj të parë përballë kamerave të kinemasë. Pesë kandidatura edhe për "Favoriten" dhe "Green Book". Direkt më pas, me katër emërime, gjenden "Black-Klansman" i Spike Lee, dhe prodhimi i Disney "Mary Poppins Returns". Ndërsa asnjë emërim nuk është dhënë për kinemanë Italiane. "Dogman" i Matteo Garrones nuk ia doli të hyjë në pesëshen e filmit më të mirë të huaj.

Grammy përball në garë dy këngëtaret shqiptare, kush do fitojë? Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë të nominuara për çmimin "Artisti/artistja më i/e mirë" në Grammy. Kur morën vesh lajmin, të dyja u përlotën pasi konsiderohet si një vlerësim i madh për karrierën muzikore. Për këtë çmim që do të jepet me 10 shkurt 2019 konkurrojnë edhe Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. Ndërkohë, Dua dhe Bebe kanë krijuar shumë afrimitet gjatë kohëve të fundit dhe mbështesin shumë njëra-tjetrën. Mbetet për t'u parë nëse shoqëria do përçahet nëse ndonjëra prej tyre do arrijë të vlerësohet "Artistja më e mirë" për vitin 2018.

“U martove për famë”, indianët i dalin në mbrojtje yllit bollivudian Indianët janë bashkuar në rrjete sociale për të mbështetur yllin bollivudian, Priyanka Chopra pasi artikulli i një faqe amerikane e cilësonte "artiste mashtruese". Artikulli i "The Cut" nxiti zemërim pasi thoshte se ajo u martua me këngëtarin amerikan Nick Jonas vetëm për të zhvilluar karrierën. Në fillim, indianët ishin të zhgënjyer nga kjo martesë por tani kanë vendosur ta mbrojnë. Shumë prej tyre thonë se artikulli amerikan është racist. Priyanka dhe Nick Jonas u martuan më 2 dhjetor në një ceremoni katolike, ndërkohë që për festimet u bazuan tek traditat hindu.


SPORT

20

E diel, 9 DHJETOR 2018

Sulmuesi kroat cilësohet si njeriu i ndeshjeve të mëdha, pasi ka shënuar si ndaj Interit dhe Milanit Rozalb Lika

J

uventusi të premten në mbrëmje fitoi minimalisht 1-0 ndaj Interit në derbin e Italisë duke konsoliduar edhe më shumë pozitat e saj si pretendenti kryesor për titullin kampion. Me kronometrin që shënonte minutën e 66-të, një ish-zikaltër si Cancelo jep krosimin perfekt nga krahu i majtë dhe Mario Mandzukic çon topin në rrjetë pas një goditjeje perfekte me kokë. Ndeshja u mbyll 1-0 dhe Juventus mori fitoren e 17-të sezonale. Nuk është lajm, që kroati është në formën e tij më të mirë pas shumë kohësh, duke shënuar për të katërtën herë në 5 takimet e fundit. Gjithçka filloi në transfertën kundër Milanit 11 nëntorin e shkuar, pas një ndalese të gjatë, për shkak të një dëmtimi në kavilie. Më pas, erdhën golat kundër SPAL, Valencias në Champions, dhe së fundmi ndaj zikaltërve. Pavarësisht 32 viteve mbi shpatulla, Mandzukic nuk di të ndalet, duke treguar një karakter të shkëlqyer, përveç se lojës së mirë. Kjo gjë bën të buzëqeshë edhe trajnerin e bardhezinjve, Massimilliano Allegri, i cili deklaroi pas ndeshjes se kroati është një futbollist me mentalitet fitues, duke shtuar se ai ishte pika kyçe në sulmin e Bayernit të tripletës pak vite më parë. Kontributi i 32-vjeçarit i bën mirë edhe Cristiano Ronaldos. Energjia e Manduzkic, aftësia e tij për të luajtur nga krahët, dëshira që

Mandzukic, “lideri i heshtur” i Juventusit rekordmen në Seria A

shfaq për të dhënë maksimumin qoftë në sulm apo dhe në mbrojtje, i jep mjaft siguri asit portugez, por dhe gjithë skuadrës. Goli i shënuar në portën e Handanovic, ishte i 29-ti në Serinë A dhe në 27

raste golat e shënuar prej tij kanë korresponduar dhe me fitoret e Juventus në kampionat. Mandzukic është padyshim një armë më shumë e “Zonjës së Vjetër”, i cili mund të rezultojë vendimtar

Dortmundi fiton derbin e Ruhrit dhe mban kreun, Bayerni shkatërron Nurnberg-un

Borussia Dortmund ka fituar derbin e Ruhrit me rezultatin 2-1 në transferon e vështirë që u vendos nga, anglezi Jadon Sancho, në minutën e 74-t pas një aksioni perfekt të verdhezinjve. Ai është bërë lojtari më i ri (18 vjeç, 8 muaj e 13 ditë) në historinë e verdhezinjve me gjashtë gola të shënuar në kampionatin gjerman. Delaney ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në minutën e shtatë. Schalke është kundërpërgjigjur në minutën e 61-të, me Caliguri që ka realizuar golin e barazimit të përkohshëm me penallti. Kjo humbje i lë vendasit në vendin e 13-të në renditje me 14 pikë. Bayerni ndërkohë ka fituar 3-0 ndaj Nurnberg. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka realizuar dy gola në minutën e 9-të dhe 27-të. Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Ribery në minutën e 56-të.

PREMIER LEAGUE

SERIA A

Napoli i kundërpërgjigjet Juves me “poker”, blindon vendin e dytë

edhe në takimet e ardhshme, pasi sezoni është ende i gjatë. Allegri në sezonet e fundit ka treguar se ka një besim të madh te sulmuesi kroat, i cili është një ndër pikat më të forta të bardhezinjve.

BUNDESLIGA

United, Liverpool dhe Arsenali fitojnë sfidat e tyre në javën e 16-të M

Napoli ka blinduar vendin e dytë në renditjen e Serisë A me fitoren 4-0 të marrë sot në shtëpi kundër Frosinone-s. “Skuadra e Ancelotti-t kanë shkuar në kuotën e 35 pikëve, 8 larg Juventus-it kryesues dhe gjashtë larg Inter-it të vendit të tretë. Ndërkohë, kjo ka qenë humbja e nëntë në këtë kampionat për miqtë, që janë në vendin e parafundit të klasifikimit me 8 pikë. Skuadra e hedhur në fushë nga Carlo Ancelotti ka qenë formacioni më i ri (25 vjeç, 243 ditë) i Napoli-t që nga shtatori i 2009-ës. Shatë minuta lojë i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar ndeshjen, me Zielinski-n që ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pasimin e marrë nga Insigne brenda zonës së rreptësisë. 5 minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i napolitanëve, i shënuar nga Adam Ounas, i cili ka mposhtur portierin mik me një goditje nga 25 metra. Rastet për gol nuk kanë munguar për vendasit as në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të ka ardhur edhe goli i tretë, i shënuar nga Milik. Polaku ka qenë protagonist edhe në minutën e 85-të, duke shënuar golin e dytë personal dhe duke fiksuar shifrat në 4-0. Elsid Hysaj ndërkohë u aktivizua titullar nga minuta e parë duke luajtur për 90 minuta dhe duke qenë mjaft aktiv si në aksionet sulmuese, por dhe shumë i saktë në mbrojtje.

anchester United më në fund është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh në Premier League. Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar 4-1 ndaj Fulham në duelin e vlefshëm për javën e 16-të. “Djajtë e Kuq” e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola me Ashley Young, Juan Mata dhe Lukakun, ndërkohë që Kamara hapi përkohësisht duelin nga pika e bardhë, pasi 8 minuta nga fundi Rashford shënoi dhe golin e katërt për United. Fitore shumë të rëndësishme, por të vuajtur mori edhe Arsenali që mundi 1-0 Huddersfield. Sfidën e zgjidhi Torreira 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt me një veprim akrobatik brenda zonës pas një pasimi të Aubameyang. Liverpool vazhdon të dhurojë spektakël në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp shkatërroi 4-0 Bournemouth-in në transfertë, teksa protagonist

ishte Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 25-të. Ai përfitoi nga një grushtim i gabuar i portierit Begovic, ndërkohë që pozicioni i tij në fakt ishte në pozicion jashtë loje. Në fillimin e pjesës së dytë Salah shënoi golin e dytë pas një

asisti të Firminos. Në minutën e 68-të Cook shtyu topin në rrjetë, por për fatin e tij të keq në portën e tij. Në minutën e 77-të Salah shënoi një gol spektakolare me kundërsulm duke dribluar portierin dhe gjithë mbrojtjen kundërshtare.


SPORT

21

E diel, 9 DHJETOR 2018

Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”

Partizani bën “paqe” me Teutën, humb shansin për t’u arratisur

TRAJNERI

Mema: Fitorja ndaj Kastriotit vlen më shumë se 3 pikë

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur i kënaqur pas suksesi 4-0 ndaj Kastriotit në duelin për mbijetesë. Strategu bardheblu ka theksuar se ky sukses vlen shumë “Do të thoja se kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë. E kam pritur edhe në ndeshjet e para dhe mund të them se sa shumë gjëra që nuk vjen fitorja,. Nuk vjen rastësisht. Edhe pse fituam 4-0 kemi pasur lojë me nervozitet në momente kur nuk shkonte mirë. Megjithatë, mendoj se rezultati thotë gjithçka për këtë ndeshje. Kundërshtari po na sulmonte dhe krijonte raste para portës. Mendova të fus dy lojtarë në sulm dhe pjesa tjetër që janë mesfushorët dhe këtë sistem e kam aplikuar më parë. Doja që ekipi të ishte në ekuilibër. Fitoren ia dedikoj tifozëve të Tiranës, pavarësisht se përballë kujt luajtëm. Tifozët bardheblu presin vetëm fitoren, prandaj ky triumf është për ta”, deklaroi Mema.

PARTIZANI

Gega: Barazim që na kënaq, kishim vështirësi në sulm

N

uk ka fitues në duelin e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Partizanit, rezultat që u shkon më shumë për shtat të kuqve, të cilët jo vetëm mbajnë pas me 6 pikë më pak “Djemtë e Detit”, por krijojnë një diferencë edhe më të thellë me Skënderbeun e vendin të dytë, që u kthye me humbje në Korça nga transferta me Kukësin. Rezultati përfundimtar ishte 1-1, por të dyja skuadrat kishin mundësinë për të dalë me pikë të plota. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar me Kamara, por Alban Hoxha u mposhtë vetëm në minutën e 8 nga Gashi, që shndërron në gol me kokë, një top që i erdhi nga goditja e këndit. Festa është për “Djemtë e Detit”, që si kurrë më parë kanë mbushur shkallët e “Niko Dovanës”. Loja më pas bëhet shumë interesante teksa reshjet e shiut shtojnë dhe më tepër vështirësitë në fushë, lo-

jtarët shtojnë tensionin mes tyre. Në minutën e 24 është Osmani që përplaset me Hilën, duke e kapur këtë të fundit prej fyti, ndërsa mesfushori i Partizanit e godet me grusht në bark. Klajdi Kola e sheh skenën por nuk vepron. Më vonë Hila “hakmerret” ndaj Osmanit, një ndërhyrje e dhunshme bën që futbollisti të dëmtohet, por pa rrezik. Ndërkaq sulmi i Partizanit bën të pamundurën për të gjetur rrjetën, por pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 për Teutën. Isli Hidi do të mposhtej vetëm pjesën e dytë, pas një super aksioni të Asanit në minutën e 60të. Të dyja skuadrat shtojnë edhe më shumë aksionet sulmuese pas këtij goli. Partizani sërish me Asanin ka një tjetër mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por Isli Hidi bën mrekullinë teksa shpëton portën. Më pas është radha e Alban Hoxhës teksa shpëton portën në minutën e 73-të nga një gol i sigurt i durrsakëve. Minutat

e mbetura bëhen dhe më të bukura, teksa në ekipet ndërmarrin vazhdimisht aksione për gol, por portierët respektiv të skuadrave mbajnë rezultatin në barazpeshë. Minutat në vijim dhurojnë spektakël, Teuta kërkon që të mos e humb shansin për të ndalur kryesuesit, për më tepër që tre pikët e afrojnë më shumë me vendin e parë. Por Alban Hoxha është në superformë, teksa i mohon Kamars një gol shtatë minuta para fundit të takimit, e më pas Latif 2 minuta nga fundi. Megjithatë, deri në bilbilin e fundit, shifrat nuk ndryshojnë me të dyja ekipet që i kënaqen një pike, ndërsa tifozët i gëzohen spektaklit. Partizani do të luajë kundër Kukësit në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Teuta ndaj Kastriotit. Barazimi e mban Partizanin kryesues me 35 pikë, ndërsa Teuta vijon në vendin e katërt me 29 pikë, një më pak se Skënderbeu dhe Kukësi që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me 30 pikë.

BARDHEBLUTË

K

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur i kënaqur pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij ndaj Teutës. Strategu i të kuqve është shprehur se distanca e krijuar para ndeshjes ndaj Kukësit është e rëndësishme.“Ky barazim na kënaq, pasi jemi 5 pikë para pas një ndeshje të fortë. Erdhëm për fitore, por e filluam keq ndeshjen, u dënuam me një goditje këndi, duhej të reagonim me mirë, por gjithsesi morëm atë që meritonim. Në fazën mbrojtëse secili ka pjesën e vet, duhet të edukohemi të gjithë që në goditje këndi të jesh i ndërgjegjshëm. E rëndësishme është që reaguam dhe shënuam. I Hilës është faull i pastër, pas një shkëputje topi. Është një faull që Hila u ndëshkua me një faull, për të tjerat pyetni arbitrat se unë e shoh në mënyrën time. Ky faull është faull, nuk besoj se ka ndryshuar rrjedhën e lojës, këtë ide kam. Nuk shkoi mirë me majën e sulmit, e nisëm me Hebajn e Bardhin, kishim vështirësi në kthimin mbrapa. Në pjesën e dytë e korrigjuam. Besoj se loja ndryshoi pas pjesës së dytë të pjesës së parë, nga minuta e 25 filluam të vendoseshim më mirë. Morëm krahun me Trashin, më pak me Malën”, u shpreh Gega.

Tirana fiton me “poker” ndaj Kastriotit, Mema e bën “sefte”

astrioti kthehet në viktimën e preferuar të Tiranës. Fitorja e fundit për bardheblutë me Ze Marian në stol ishte ajo e javës së 8-të ndaj skuadrës krutane, pikërisht ndaj Kastriotit erdhi edhe fitorja e parë e Ardian Memës në stolin e bardhebluve. Në “Selman Stërmasi” Tirana regjistroi fitoren e 3-të sezonale dhe më të thellën në këtë edicion pasi mposhti me rezultatin 4-0 formacionin e Stavri Nicës. Një fitore bindëse e bardhebluve përballë një rivali direkt në garën për mbijetesë me Tiranën që çlirohet disi dhe i jep një goditje të fortë krizës duke e larguar për momentin dhe duke iu larguar paksa edhe

fundit të renditjes, pasi 24-herë kampionët u ngjitën në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7-të të klasifikimit duke lënë përkohësisht prapa Luftëtarin me 13 pikë, por që luan të dielën ndaj Kamzës. Në kryeqytet Tirana realizoi nga dy gola për çdo pjesë, fillimisht zhbllokoi shifrat Hasani me penallti ndërsa më pas realizoi edhe Bedri Greca. Në çerek-orëshin e fundit të lojës kishte vend edhe për finalizimet e Ngoo dhe Sentamut. I ardhur në fushë nga stoli sulmuesi anglez spikati me një gol dhe një asist duke lënë shenjën e tij në këtë fitore të bardhebluve, sukses që i mungonte Tiranës prej 7 ndeshjesh.


KURESHTI

22 E diel, 9 DHJETOR 2018

Ky lum vret çdo gjë që hyn aty Tingëllon si një legjendë, por ky lumë është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta. Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme. Ai mblodhi një ekip të shkencëtarëve dhe duke studiuar hartat gjeti një numër të madh të puseve gjeotermike, shkruan Curiosity. Edhe pse anëtarët e tjerë të profesionit të tij tentuan të injorojnë ekspeditën, duke e quajtur të çmendur, Ruzo vendosi të zgjidhë misterin dhe udhëtoi në xhungël. Kur ai më në fund gjeti lumin mistik, gjëja e parë që zbuloi ishte, se edhe pse ishte i nxehtë, uji i lumit nuk ishte përvëlues. Temperatura e matur doli të jetë rreth 93 gradë Celsius, me disa ndryshime në kohë të ndryshme të ditës. Kjo temperaturë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e çdo krijese që hyn në të dhe për t'u bërë

NASA regjistron tingujt e parë të erës në Mars Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet. Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë. Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut. "Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë.. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars", u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell. Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor.

pjesë e frikës së njerëzve të izoluar që jetojnë së bashku me të. Pse lumi është kaq i nxehtë? Një teori sugjeron se temperatura e tij mund të jetë nga vullkani, përkatësisht rezultat i flukseve të mëparshme të pavërejtura të magmës. Hipoteza e dytë thotë se temperatura është rezultat i një katastrofe një reaksion zinxhir nën tokë, të cilin e ka shkaktuar ndonjëra nga kompanitë e naftës. Megjithatë, e fundit është

konsideruar shumë më pak e besueshme, pasi të dhënat për lumin ekzistojnë për disa qindra vjet. I vetmi opsion tjetër i zbatueshëm që nuk ka të bëjë me karakteristika vullkanike është, se uji aty vjen nga thellësitë e tokës, ku temperatura e ujit është jashtëzakonisht e lartë, por shkencëtarët thjesht nuk mund të jenë të sigurt, se çfarë fshihet prapa këtij fenomeni mbresëlënës dhe shumë të rrezikshëm.

Gjendet djathi 3200 vjeçar Djathi më i vjetër në botë gjendet në një varr egjiptian, por ai mund të jetë i infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse. Djathi u gjet në varrin e Ptahmes, një kryebashkiaku të Memphis të Egjiptit në shekullin e 13-të, dhe sipas një studimi të ri në revistën "Analytical Chemistry", ndoshta është djathi më i lashtë i zbuluar ndonjëherë. "Mostra ishte e mbështjellë në një kavanoz të thyer", tha autori kryesor Enrico Greco, nga Universiteti i Catanian i Italisë. "Arkeologët dyshuan se ishte një lloj ushqimi

Gruaja shtatzënë prangoset me zor për të lindur fëmijën Një grua shtatzënë është detyruar nga policia e Nju Jorkut që të prangoset në shtratin e spitalit për të sjellë në jetë foshnjen. Ngjarja ka ndodhur në shkurt dhe tani është dorëzuar padia ndaj tyre në gjykatë. Këmbët e 27vjeçares u prangosën për të paktën një orë në sallën e lindjes më 8 shkurt. Edhe pse mjekët i thonin oficerëve të policisë se një veprim i tillë është i paligjshëm, ata vepruan po njësoj. Gruas iu hoqën prangat pas 9 orësh, kur në spital mbërriti një gjykatës. Ai e njoftoi se është hedhur në gjyq për shkeljen e një urdhri mbrojtës prandaj policët e kishin prangosur. 27-vjeçarja e identifikuar si Jane Doe i kërkoi gjykatës që të mbetej anonime për shkak të poshtërimit që vuajti nga përvoja. Kufizimi fizik ndaj grave shtatzënë gjatë lindjes ndalohet me ligj nga shteti i Nju Jorkut që prej vitit 2009.

për pronarin e varrit dhe ata vendosën të kërkonin analiza kimike". Ekipi përdori teknika të pazakonta shkencore për ta identifikuar atë si mbetjen e një djathi të fortë të prodhuar nga qumështi i lopës dhe qumështi i dhive. Ata gjithashtu gjetën shenja të një bakterie që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse të brucelozës, e cila përhapet nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet produkteve të qumështit të papastërtuar. Monstra e gjetur thuhet se është 3200 vjet i vjetër.

Prej 10 vitesh murgeshë, vajza heq dorë dhe bëhet pornostare Vendimi i saj ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Yudi Pineda, një 28 vjeçare kolumbiane ka hequr dorë nga të qënit murgeshë, gjë të cilën e kishte filluar që në moshën 18 vjeçare për një pasion të ri. Ajo do të bëhet pornostare duke luajtur kështu filma për të rritur. Megjithatë, thotë ajo, pavarësisht kësaj kthese të fortë, unë do të shkoj në kishë tre herë në javë. Fillimisht ajo ra në dashuri me profesorin që i mësonte fenë, dhe nga kjo gjë mësoi se nuk mund të jetë më një murgeshë duke gjetur pasionin e ri.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 8. bërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike 12. Ajo ka hubur virgjërinë... pra është... 14. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 15. Që shërben për ta mbrojtur, për të penguar ndotjen nga balta 16. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 20. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 22. Ai del nga bluarja e grurit dhe e mistrit, përdoret për bukë dhe gatime të ndryshme 23. Zakone në jetën shoqërore të një populli, që lindin në kushte të caktuara historike dhe ruhen brez pas brezi 25. Romani i Anton Pashkut 26. Fjalë e dhënë për diçka të rëndësishme, premtim 27. Sëmundje e lëkurës që shfaqet me disa puçrra që të hanë 29. Gjinia femërore e zhytësit 31. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 32. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 34. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 35. Brumbull që rri zakonisht në plehërishte, mbledh plehra topatopa dhe i rrokullis në folenë e vet 36. E pres pak; i bëj një kllapë, një send metali, deltine, mermeri apo tjetërçka 37. Tërësia e krijimeve epike të një populli 39. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 40. Ndodhi e trishtë, vdekje, ngjarje, ose ... 44. Përvetësoj një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm 47. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë një foshnjë, një të sëmurë etj 48. Ajo që bën pula, vezë ose.. 49. Ai që është i pasur quhet ashtu 50. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 52. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 53. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 55. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 56. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 58. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 59. Ndarje e vogël. Më të njohurat janë ato telefonike 60. Përgjithësues për specialistët e fushave të ndryshme të shërbimit shëndetësor 62. Qendër ose institucion që bën eksperimente e kërkime në një fushë të shkencës a të teknikës 67. Kostas ..., filozof francez i

E diel, 9 DHJETOR 2018

Nga Albert VATAJ

natyralizuar, me origjinë greke (1925-2010) 69. Anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta 70. Panajot ... futbollist, mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar 72. Pjesëtar i një popullsie me prejardhje nga India Veriperëndimore, që veten e quan "Rom" 73. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 76. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 78. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 80. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve 81. Shkurre e vendeve mesdhetare me degë të shtrembra e me shumë gjemba 83. Studim i gjerë e i hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të veçantë 85. Kalë me qime të kuqërreme 86. Tirana, e kishte targën e makinave ... 88. Eshtë bashkimi i duahnit me letrën. Atë e tymosim 90. Nik ..., në vitin 2010, vjen bujshëm si protagonist në filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji të Johannes Naber 92. Përzierje e çimentos me zhavorr e me ujë 93. Frensis ... filozof anglez, hyn në radhën e mendimtarëve më të guximshëm të shekullit XVI e XVII 94. Nga ana e prapme, nga ana që nuk duket, jo nga e mbara; kund. mbarë 95. GRamshi e kishte ashtu targën 96. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi

97. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 98. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 99. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 102. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 104. Shpërfill paralajmërimet, sinjalizimet dhe këshillat për të shmangur apo parapritur një telash 105. Dokument a shkresë që vërteton diçka; dëshmi 111.Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 112. Lloj atomi i një elementi kimik, me bërthamë të njëllojtë me atomet e tjera të këtij elementi 113. Çdo libër, zakonisht fillon me një të tillë 117. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht VERTIKALISHT 2. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 3. Lindi më 1215 dhe vdiq më 1294, Kublai ..., sundimtar mongol, historike miqësia e tij me Marco Polo 4. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 5. Të tillë janë njëgjuhës, dygjuhët. Libra të mëdhenj që ndihmojnë në përvetësimin e gjuhës 6. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 7. I Badh dhe i Zi, lumi që përshkon shqiptarët e Ballkanit 9. Që të lodh shumë, që të këput; që të dërrmon 10. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 11. Errësim i përkohshëm i një

trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 13. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 15. Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht 17. Dakord në gjuhë universale 18. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 19. Secili nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit 21. Rreth prej metali të çmuar, prej kocke etj., që vihet si stoli në kyç të dorës a në llërë 22. Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe me turi të mprehtë e petashuq 23. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 24. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës, me formë zakonisht të zgjatur 27. Portofoli kishte atë emër, asokohe kur paratë i mbante i zoti i shtëpisë 28. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 30. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 33. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 34. Tërësi e veprimtarisë fizike. Mosqëndimi në një vend 38. Po Gjirokastra si e kishte targën 40. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 41. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 42. Quheshin ashtu ata që luftu-

bagëtia në verë 65. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 66. Një llotari popullore, ajo shqiptare është e njohur 68. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 71. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 74. ... Kolonja patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare 75. Shtet në Lindjen eAfërt, kryeqyteti i saj është Jeruzalemi 77. Atje kuvendojnë ligjvënësit 78. Përdor Mozambiku si paranë e saj kombëtare 79. Shërbesa kryesore që bëhet në kishë zakonisht në mëngjes ose paradreke 81. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 82. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 83. Kam të ftohtë, ngrij nga acari, ose ... 84. Quheta ashtu pjesa e fshikës së mëndafshit që mbetet pasi i janë hequr fijet. 87. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 89. E ndaj nga tjetri a nga të tjerët 91. Organizata Ndërkombëtare e Punës 100. I jashtëzakonshmi i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Kadri..., i më shumë se 180 roleve 101. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 102. Shtresë gjethesh a fieri, që i vihet në majë të mullarit për të mos i hyrë lagështia 103. Organizata Botërore e Tregtisë 105. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 106. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 107. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 108. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 109. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 110.Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 114. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 115. Aleanca Kuq e Zi 116. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte

an maleve kundër okupatorit 43. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 45. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 46. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 47. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 51. Letër e trashë dhe e fortë 54. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 57. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 58. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 61. Aty ne rehatojmë kokën 63. Përbëhet nga 28.400 kilometra katror. Shtet që kufizohet me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin dhe Turqinë. 64. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë 1

2

L

3

D P R

13

P

14

9

11

16

A N I

17

F

O

H

5

A 10

D E M

M

15

U

4

D 8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

B O B I

P

N

R

S

T

M

A

P

19

P R

V

O S

I

21

K A R

P E

N T

I

E

R

H

22

B

7

S N E

18

M

20

P

6

C

12

A

R

I

K A N E

L L

D

J

23

U M ˙

N

I 24

A

25

M A

P

E

E

26

27

A C

I

F

I

S

T

B

C

28

A N A K

29

L

¸

L 30

E

K

T

R

31

B

32

A L

L

O R

J

D I

33 37

O S

M A N

35

M I

P

36

U P

I

R

R A S

O

O 42

Y M

A

N

46

B

T 43

E

L ¸

I

L

B I

N D ¸

L

I

U

S

I

I

U 49

N T E

L

I

A R D

L

Y 51

A L

R

E

L 58

52

53

K A P

O T

E

E

60

E K E

L

E

S 64

I

V 67

S I

70

M

E

O

68

T

P A A

69

A D J

B

U T

A N T

F

R O R

O

A

A

Z

O

K

Z

I

R

H

T

G

E

A

71

E

72

K R Y Q

I

I

A

73

L

74

P R

T

78

K

79

U S

H

D

P

I

76

A

M

M

A G M A T I

E

Z

M

¸

I 87

D J

I

P

94

B A T H O R

88

89

E

D O

U

R

E

K I

R

J

U R

O

101

G J

¸ 102

P A R A D H ¸

R

N I

E

L

104

A R

I

I

R

Z

N

Z

S

P

˙

M 106

A

P

109

A

R 110

111

A

E

112

K L

113

E K T I

K 114

Z E

116

E Z

A G O D ¸ P

K

E D A G O G

108

R

P

S 103

105

D R

N

D O L L 98

M

N

100

M

I

92

97

99

O H

E

M

95

96

L

K

91

D O Z E

Z

84

D A

A L L

90 93

S

83

V 86

N

I

77

P R 82

A N O R M A L

85

D H I

75

80

81

S

Q

61

B O M B

N T

63

66

B A R D H ¸

M

59

V

I 62

65

V 50

G R

56

G

O B O T

L A M ¸

E

M I

K

55

57

107

N

45

M

O 48

¸ E

R

K

O

44

47

54

B

V E

A N T 40

41

L

A

38

A S P

39

I

U

34

A

Z A K

I

V

J

H

J

D Y S H E M E

115

M 117

O P

T

K O N

I

H

R 118

I

F

C


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 9 DHJETOR 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mesazh solidarizimi me studentët në protestë në Ditën e Rinisë

Presidenti inkurajon studentët: "Shqipëria si Europa", aspiratë jo plotësisht e realizuar Në Ditën e Rinisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu mirënjohje të gjithë studentëve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por kur kanë kaluar gati 3 dekada nga shprehja e kësaj aspirate, Meta inkurajon dhe mbështet studentët e sotëm, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri. "Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" dhe "Liri-Demokraci", për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e

plotësisht e realizuar. Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri"- u shpreh dje në mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta në kujtim të 28 vjetorit të Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit. Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës. Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar. Jehona e thirrjeve "LiriDemokraci" dhe e "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo

Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare: Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e studentëve dhe çdo reformë që synon t'u vijë në ndihmë shtresave më të varfra të shoqërisë

P

ërmes një reagimi për shtyp thuhet se Kisha katolike në Shqipëri po ndjek me kujdes protestën e studentëve universitarë këto ditë si dhe është në dijeni të kërkesave të tyre. "Ne, barinjtë dhe udhëheqësit shpirtëror, shprehim vlerësimin tonë për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet nga ana e tyre. Të gjithë të rinjtë, e në mënyrë specifike studentët universitarë, janë një vlerë e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre legjitime duhet të zgjidhen. Kujtojmë rolin e

tyre vendimtar në dhjetor të vitit '91 ndërsa diktatura komuniste përpëlitej në grahmat e fundit të saj. Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre", thuhet në deklaratën e Kishës Katolike. Në mesazhin e saj, Kisha Katolike inkurajon protestën dhe qytetarinë e treguar nga studentët gjatë këtyre ditëve. "Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë. Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e

Kisha Katolike Shqiptare del në krah të studentëve protestues

studentëve dhe çdo reformë që synon t'u vijë në ndihmë

sidomos shtresave më të varfra të shoqërisë. Shprehim sigur-

inë tonë se ardhja në ndihmë të studentëve nga ana e institucioneve, gjetja e një gjuhe të përbashkët, përmirësimi i kushteve për të pas një kohë studimore më të frytshme, do të ndalonte edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë Shqipërisë, fenomen ky shumë shqetësues i viteve të fundit. Lutja e jonë, lutja e bashkësisë së krishterë, i lartësohet vazhdimisht Zotit për një Shqipëri të drejtë e të begatë",përfundon deklarata e Ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.