www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 187 (8318)
E enjte, 9 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
Kërkesa e presidentit kosovar vjen në momentin më të keq për kosovarët, pasi BE është e përçarë, marrëdhëniet BE-SHBA në pikën kritike dhe kur Rusia po avancon në Ballkanin Perëndimor. Pra Hashim Thaçi hapi "digën" dhe vetë rri e kundron nga lart e larg ujin që merr përpara troje, histori, shqiptarë dhe ku serbët fërkojnë duart nga e njëjta lartësi me presidentin Kosovar.
“Diga” që hapi Thaçi, do përmbyti Europën Pazari Thaçi-Vuçiç ka dyshime se është në kurriz të Kosovës, pasi kosovarët do të humbin Trepçën, Liqenin e Ujmanit etj, pasuri ndërkohë që vetëm qyteza e Preshevës do të kalojë në Kosovë, ndërsa 2/3 e Preshevës mbetet përjetë në Serbi
Presidenti Ilir Meta në Bjeshkët e Prevallës, në Kosovë
FAQE 3
Ramush Haradinaj i përgjigjet Thaçit nga Vlora: Kufijtë nuk ndryshohen me fjalë, por me luftë
Në foto: Kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli INTERVISTË
FAQE 4
KOMENT
Sëmundja nga e cila vuan presidenti kosovar, Thaçi Në foto: Kreu i shtetit, Ilir Meta
FAQE 24
ISH-MINISTRI
KRYEMINISTRI
Petrit Vasili: Integriteti territorial dhe bashkëjetesa etnike janë baza dhe jo objekti i dialogut të Kosovës me Serbinë
Nga Berat Buzhala FAQE 6
FAQE 2
Mustafaj: Edi Rama: Vettingu do pastrojë llumin e togave Thaçi të sqarojë publikun të zeza në drejtësi FAQE 8
FAQE 2
POLITIKE
2
E enjte, 9 GUSHT 2018
Kryeministri i Kosovës i përgjigjet nga qyteti i Pavarësisë Hashim Thaçi: Kufijtë nuk lëvizen me fjalë
N
ga Vlora, qyteti i Pavarësisë së Shqipërisë, ku ndodhet për një vizitë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për debatin që është hapur në Kosovë dhe Shqipëri për ndryshimin e kufijve. Kryeministri Haradinaj theksoi se hapja e temës së korrigjimit të kufijve është e papranueshme për atë si kryeministër dhe ishluftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mënyrë të prerë ai ka deklaruar se kufijtë nuk duhet të preken. Ai ka sjellë në vëmendje faktin se Kosova ka luftuar së bashku me NATO dhe aleatët strategjikë për të fituar pavarësinë e shtetit. “Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Kufijtë janë të vendosura me luftë. I qëndroj deklaratës sime, kufijtë nuk duhet të preken”, tha Haradinaj. Pas homazheve që zhvilloi në varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, Haradinaj do ti kujtonte Thaçit se kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ndërkohë për shkeljet kushtetuese nënvizoi se janë retorikë politike asgjë më shumë. “Për fat të keq për popujt e Ballkanit luftrat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogjeve të atyre luftërave. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme për mua. Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar
Haradinaj mesazh nga Vlora: Kufijtë nuk preken, janë vendosur me luftë
të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë. Është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci, por kufijtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve
të luftërave. Nuk duhet të preken kufijtë”- deklaroi prerazi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Deklarata e Haradinaj vjen pas qëndrimeve të përsëritura të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës ka hedhur idenë e kor-
rigjimit të kufijve me Serbinë, sipas tij, duke marrë si pjesë të Kosovës Luginën e Preshevës që banohet nga shqiptarë autoktonë. Ideja e Thaçit nënkupton edhe dhënien në këmbim të Serbisë një pjesë të territorit që njihet sot nga shteti i Kosovës. Gjithë faktori politik
në Kosovë duke nisur nga kryeministri Haradinaj, por edhe liderët e opozitës kanë dalë kundër nismës së Hashim Thaçit. Ndërkohë që, si rrallë herë ka një qëndrim të përbashkët edhe në Tiranë, ku nga shumë subjekte politike dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare ideja e Hashim Thaçit cilësohet si e rrezikshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët në Ballkan. Pas replikave në Prishtinë, Ramush Haradinaj dje ka ardhur në Vlorë, një qytet me simbolikë të veçantë për kombin shqiptar. Dhe mesazhi i dhënë nga Haradinaj në Vlorë ka qenë jo vetëm për Prishtinën, por edhe një pjesë të politikës në Tiranë që ende nuk është pozicionuar ndaj idesë së shprehur nga Hashim Thaçi. E veçanta qëndron në faktin se në vitin 2012, Ramush Haradinaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”, por Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni dhe titulli në atë kohë do të tërhiqej nga bashkëshortja e tij.
PRESIDENTI I KOSOVËS NË KONFERENCË SHTYPI: MUNDËSIA PËR TË ARRITUR NJË MARRËVESHJE FINALE ME SERBINË ËSHTË MINIMALE
Hashim Thaçi: Kemi 400 kilometër kufi që duhet korrigjuar N
ë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, por mohon se kjo nënkupton ndarje të Kosovës. “Dua të theksoj se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”,
tha Hashim Thaçi. Ai theksoi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. “Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Kemi 400 km kufijtë që mund të korrigjohet. Kjo nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës”, tha Thaçi. Më tej, Thaçi pranoi se arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është mjaft e vështirë, por ai tha se do të bëhet e pamundura, që kjo të ndodhë. “Dialogu për normalizimin e dialogut me Serbinë është tema më kryesore. Ky është një proces shumë i vështirë, i rëndë, por
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
i domosdoshëm. Vetëm duke arritur këtë marrëveshje ne arrijmë perspektivat tona në BE dhe NATO. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë janë të vogla dhe gjasat janë minimale, por ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për një marrëveshje historike dhe në mënyrë paqësore”, u shpreh Thaçi. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, presidenti Thaçi iu përgjigj dhe kryeministrit Haradinaj. “Koha e luftës ka përfunduar nuk do të ketë ndarje shkëmbim. Korrigjim mund të ketë nëse ndodh pajtueshmëri e dy anshme. ... Edhe kështu shqiptarët e Medvegjes e Bu-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
janovcit janë duke ardhur në Kosovë. Janë shpërngulur mbi 12 mijë shqiptarë dhe kanë ardhur në Kosovë”- deklaroi kreu i Shtetit të Kosovës. Në vijim, Hashim Thaçi foli edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij ka marrë “bekimin” me marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës. “Sa i përket asociacionit të
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
komunave me shumicë serbe, kjo çështje është e qartë edhe me marrëveshjen e vitit 2013, edhe me atë të Isa Mustafës më 2015-ën. Asociacioni është kërkuar që të bëhet sipas atyre marrëveshjeve dhe me miratimin e palëve, pra nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në mirëkuptim mes të dy palëve”, deklaroi Thaçi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 9 GUSHT 2018
Kërkesa e presidentit kosovar vjen në momentin më të keq për kosovarët, pasi BE është e përçarë, marrëdhëniet BE-SHBA në pikën kritike dhe kur Rusia po avancon në Ballkanin Perëndimor. Pra Hashim Thaçi hapi "digën" dhe vetë rri e kundron nga lart e larg ujin që merr përpara troje, histori, shqiptarë dhe ku serbët fërkojnë duart nga e njëjta lartësi me presidentin Kosovar.
“Diga” që hapi Thaçi, do përmbyti Europën Pazari Thaçi-Vuçiç ka dyshime se është në kurriz të Kosovës, pasi kosovarët do të humbin Trepçën, Liqenin e Ujmanit etj, pasuri ndërkohë që vetëm qyteza e Preshevës do të kalojë në Kosovë, ndërsa 2/3 e Preshevës mbetet përjetë në Serbi
P
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka prezantuar këto ditë një ide personale për marrëveshjen me Serbinë, e cila që tani rrezikon të përdoret në dëm të shqiptarëve, si dhe mund të sjellë pasoja të paimagjinueshme në Ballkan dhe Europë. Ish-drejtuesi i UÇK që luftoi me NATO dhe SHBA për çdo centimetër të territorit të Kosovës, sot thotë se mund të arrijë t'a bindë me dialog Beogradin që të njohin jo vetëm pavarësinë e Kosovës, por edhe t'i marrë një tjetër territor Serbisë. Thaçi, deri më tani, nuk e thotë sesi serbët që bën gjithë luftërat e Ballkanit do të pranojnë të dorëzohen pa kushte, por shton se Kosova do të ketë pjesë të saj Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Këto tre komuna shqiptare në Serbi njihen si një territor i përbashkët, me emrin Lugina e Preshevës dhe vitet e fundit në media si Kosova Lindore. Territori i tyre historik, që para se të kalonin në administrimin e ish-Jugosllavisë në vitin 1945, është 1264 kilometra katrorë. Në qëndrimet e tij, Thaçi asnjëherë nuk flet për Luginën e Preshevës si tërësi territoriale, por vetëm për emra të veçantë të qytetareve kryesore. Këtu shtohen dilemat për atë që ka diskutuar Thaçi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Është folur për Luginën me 1264 km2 apo vetëm për pjesë të saja të veçanta? Në deklaratat e pakta kur presidenti i Kosovës ka folur me shifra është ajo ku flet për 400 kilometra katror që i merren Serbisë. Natyrshëm lind pyetja po me 864 km2 të tjerë që janë të banuara nga shqiptarë në territorin e Serbisë në Luginë, çfarë do të
bëhet? Nëse Thaçi quan marrëveshje marrjen e 1/3 tretës së territorit shqiptar në Serbi, kjo nuk është zgjidhje. Pasi shumica e shqiptarëve do të mbeten sërish në Serbi, por këtë herë përjetësisht dhe nuk do të kenë as atë minimum të drejtash që kanë sot. Asimilimi do jetë përjetsisht. Ata që mbeten do të detyrohen të emigrojnë ose asimilohen me dhunë, por këtë herë nuk do të kenë të drejtë as të ankohen, pasi marrëveshja finale është bërë. Ndërkohë dilema tjetër e madhe është çfarë ka premtuar Thaçi në këmbim. Serbët e ardhur në Kosovë janë grumbulluar këto vite në zonat me të pasura natyrore të Kosovës, kryesisht në ato që njihen sot si komuna serbe. Jo rastësisht Serbia thotë se nuk heq dorë nga Trepçia, miniera më e pasur e rajonit dhe Liqeni i Ujmanit, hidrocentrali i të cilit ndikon direkt në energjinë e Kosovës. Në të gjithë deklaratat e Vuçiç dhe zyrtarëve serbë thuhet se nga këto zona nuk heqin dorë, jo vetëm për arsye të pakicës serbe, por edhe burimeve ekonomike. Logjika e çdo negociate është që secila palë lëshon diçka. Nëse serbët paskan pranuar të lëshojnë çerekun e Luginës së Preshevës, po Thaçi çfarë ka pranuar në Bruksel? Mbajta ende e bllokuar e Liqenit të Ujamanit nga Serbia dhe zonës së Trepçës është prova se në tavolinë presidenti i Kosovës po diskuton marrëveshjen me të dëmshme për kombin shqiptarë. Sigurisht, askush nuk thotë se Lugina e Preshevës nuk duhet të jetë e shtetit të Kosovës, por me çfarë çmimi po paguhet? Cilën pjesë përlan Serbia në këmbim? A është vetëm qyteza e
Preshevës më pak fshatra apo krejt zona shqiptare kalon në Kosovë? Këto dhe shumë pyetje presidenti Thaçi nuk i ka sqaruar. Ai thotë se ka një plan B, por ai duhet publik, pasi toka e shqiptarëve nuk është pronë e asnjë shtetari momental në Kosovë. As në Shqipëri. Teza e Hashim Thaçi, nga ajo çfarë ka është prezantuar deri tani, është e rrezikshme jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë rajonin. Presidenti i Kosovës me idetë e tij që duket se nuk janë konsultuar me faktorët në Prishtinë dhe as në Tiranë, rrezikon të hapë një precedent me efekte shkatërruese për Ballkanin. Pra ta çojë në luftë. Parimi i këmbimit të territoreve në bazë të etnisë mund të hap një seri konfliktesh që nuk mbarojnë kurrë. Serbia po e pret me qetësi ofertën e Thaçit, sepse në këtë mënyrë u ka lënë në dorë shqiptarëve hapjen e lojës me kufinjtë. Më pas, janë serbët ata që me idenë e Thaçit do të kërkojnë dhe "korrigjimin e kufijve" në Bosnjë. Jo rastësisht, liderët e serbëve të Bosnjës ishin të parët që e përshëndetën tezën e presidentit të Kosovës. Serbët kanë ngritur enklava në jo pak shtete ku u ndanë me luftë në vitet '90 dhe sërish ideja "brilante" e Thaçit do të përdoret si precedentë për rikrijimin e Serbisë së Madhe. Por në Ballkan probleme nuk kanë vetëm serbët me shqiptarët apo anasjelltas. Mënyra e "dialogut" që propozon Thaçi do të merret dhe si model në raportet e mes Greqisë dhe Maqedonisë, për të vijuar me tej me Bullgarinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë, Rusia, Ukraina, Moldavia etj,
presin vetëm një precedentë ndërkombëtarë për të vijuar me sherret e vjetra. Në Ballkan mjafton që të hapet kjo lojë dhe harta që kanë sot shtetet mund të ndryshojë rrënjësisht. Ajo që propozon Thaçi është njëlloj si efekti i një goditje apokaliptike që do të përmbysë gjithë rajonin. Mjafton që diku të nis dhe më pas nuk ka asnjë forcë që ta ndalë. Një marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiç, siç është prezantuar tani, mund të sjellë vetëm efekte pozitive personale për Thaçin, por shqiptarët dhe serbët sërish do të kenë çështje të pambyllura. Ndërsa për Ballkanin dhe Europën është njëlloj sikur të hapet diga e përmbytjeve, ku lufta do jetë zgjidhja e mëvonshme. Në fakt serbët nuk e mendon askush se mund t'ua hedhë Hashim Thaçi. Ata dhe vetëm ata, pra serbët me anë të Vuçiç, e dinë se çfarë do marrin nga Kosova në këmbim. Populli nuk di asgjë, por është mikluar se " do të marrim Preshevën" ndërkohë që nuk dihet cila pjesa e Preshevës do futet në shtetin Kosovar, nuk ka asnjë informacion se çdo bëhet me minierat marramendëse të Trepçës dhe liqenin e Ujmanit. Pra Hashim Thaçi hapi "digën" dhe vetë rri e kundron nga lart e larg ujin që merr përpara troje, histori, shqiptarë dhe ku serbët fërkojnë duart nga e njëjta lartësi me presidentin Kosovar. Kërkesa e presidentit kosovar vjen në momentin më të keq për kosovarët, pasi BE është e përçarë, marrëdhëniet BE-SHBA në pikën kritike dhe kur Rusia po avancon në Ballkanin Perëndimor Q.Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 9 GUSHT 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Thaçi pati tendencë për të ngritur debat, por kufijtë e Kosovës janë përcaktuar tashmë
K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Presidenti Hashim Thaçi, me propozim për korrigjim të kufijve të Kosovës me Serbinë, ka patur tendencën që të krijojë debat publik. I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në “News24”, Vasili tha se Kosova nuk mund të humbasë më asgjë, ndërsa theksoi se tashmë vendet e tjera duhet të njohin pavarësinë e saj. Kreu i deputetëve të LSI-së e ka cilësuar konstruktive deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me zërat për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se nëse Presidenti i Kosovës ka propozime të tjera, duhet t’i shprehë në mënyrë që të krijohet një ide më e qartë për këtë çështje. Duke u ndalur tek debati Thaçi-Berisha, ai tha se Berisha ka qenë një aktor politik me rol të rëndësishëm në pluralizmin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. “Çdo nervozizëm në këto debate, dhe batutat e pakontrolluara mirë dhe emocionale, nuk janë mirë as për Kosovën e as për Shqipërinë”- tha dje Petrit Vasili. Intervista Si i shihni deklaratat e Thaçit? Absolutisht që çdo gjë që ndodh në Kosovë apo që artikulohet politikisht në Kosovë ndiqet me interesim dhe me merak pasi për ne raporti me Kosovën është një raport edhe gjaku dhe vital edhe historik, pra ne kemi thënë vazhdimisht që jemi shqiptar që rastësisht kemi dhe një kufij në mes. Pra natyrshëm si një çështje mes vëllezërish dhe interesimi është maksimal. Natyrshëm dhe raporti apo komunikimi me Serbinë I cili ka qenë brenga e vjetër, halli i vjetër, problemi i vjetër, problemi i ri. Pasi Serbia sot është një problem i madh në këto çështje. Ashtu si dhe natyrshëm çdo gjë që lidhet me këtë komunikim politik, negocim, bashkëpunim është në vëmendjen tonë. Sigurisht që deklaratat e z. Thaçi që të jemi korrekt kanë një aspekt të fortë deklarativ. Përgjithësisht janë të varfra nga elementet konkrete të një marrëveshje të mundshme apo të një negocimi me momentet e tij të qarta. Kështu që në fund të fundit z. Thaçi më tepër ka pasur orientimin dhe tendencën të ngrejë një debat. Në pikëpamjen time ai do të vështrojë dhe si reagon opinioni publik në Kosovë pasi kemi të bëjmë me një opinion publik shumë të ndjeshëm. Lidhur me çështjen me Serbinë besoj që ka një diferencë të rëndësishme mes opinionit në Shqipëri dhe Kosovë për sa i përket ndjeshmërisë pasi duhet të jemi shumë të qartë në këtë çështje. Populli i Kosovës është përballur për një periudhë dhjetëra vjeçare me Serbinë përballë që ka kulmuar deri në genocid dhe ka gjithmonë një vigjilencë gjenetike për këtë marrëdhënie shumë delikate. E cila ka prodhuar në shumë momente të historisë, momente shumë të dhimbshme
Vasili: Integriteti territorial dhe bashkejetesa etnike janë baza dhe jo objekti i dialogut të Kosovës me Serbinë
por dhe të përgjakshme. Kështu që Presidenti i Kosovës duhet të kuptojë që përveç asaj që ai nuk e thotë se sigurisht në politikë ka një pjesë që është e dukshme dhe një pjesë të padukshme. Unë nuk dua të besoj që pjesa e dukshme është vetëm maja e ajsbergut që është 1/7 dhe 6/7 janë poshtë. Për të qenë korrekt, në fund të fundit ne duam vetëm të mirën e Kosovës. Të gjithë në Shqipëri me politikën shqiptare janë të interesuar që dialogu Serbi-Kosovë mos të ndalet në asnjë rast pasi ka të bëjë shumë me ardhmërinë europiane të Kosovës por dhe të Serbisë vetë e cila ka kusht të pakapërcyeshëm raportin me Kosovën. Dhe së treti besoj që është shumë e rëndësishme të theksojmë që Kosova sot është në një moment në të cilin nuk ka mundësi historike dhe politike të humbasë dot më asgjë. Por ka mundësinë historike për të ecur përpara në drejtim të integrimit dhe të njohjes së saj. Pasi mënyra sesi është ndërtuar Kosova, dy kolonat e themelet e saj i ka një konstatim kushtetues dhe real të saj të një bashkë-ekzistence mes etnive si në asnjë model tjetër europian. Dhe së dyti një integritet territorial i cili jo rastësisht si në asnjë simbolikë kombëtare të botës edhe etnitë ndodhen në flamur dhe harta e Kosovës ndodhet në flamurin kombëtar të saj. Pra këto dy elemente të qenësishme janë shinat e mëdha nga të cilat
Kosova nuk del dot, nuk humbet dot terren por janë dhe burimi i fuqisë dhe të qenurit të saj unike. Në fakt deri ditën e sotme nuk është se kemi pasur reagime nga Tirana zyrtare, apo ndërkombëtarët. Sot mbërriti dhe reagimi nga DASH për këtë çështje. Është shprehur se duhet të bien në kompromis palët. Si e interpretoni ju këtë? Deklarata e DASH-it, për mendimin tim, ishte konstruktive dhe besoj që lajtmotivi i saj ka qenë një dhe vetëm një. Dhe nuk besoj se duhet dikush të përpiqet mes rreshtave të gjejë kuptime të tjera. Pra thelbi ishte, dialogu Kosovë Serbi nuk duhet të ndalet. Dhe ky lajtmotiv që është i qartë në gjithë kontekstin është shumë i rëndësishëm. Pra do ishte shumë e gabuar dhe e dëmshme që ky dialog të ndërpritej, të rivendoseshim sërish në llogore dhe besoj që në këtë mes do kishte vetëm të humbur. Por ky dialog sigurisht ka disa vija të kuqe të përcaktuara nga vetë Kosova nga politika kosovare, nga parlamenti i Kosovës, nga populli i Kosovës me mënyrën si ka votuar. Të cilët janë, integriteti territorial dhe bashkëjetesa etnike. Që ka qenë dhe thelbi i pakos së Ahtisarit. Dhe ju e dini që dhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në pikën 8 theksohet saktësisht që çështja e territoreve është sipas kapitullit përkatës në paketën e Ahtisarit.
Kjo paketë e cila nuk u pranua nga Serbia, por dhe në Kosovë pati keqardhje, reagime etj. Kishte një vizion afatgjatë shumë të rëndësishëm ku pozitiviteti lexohet sot. Pasi atë që u konceptua atëherë si lëshime shumë të mëdha të etnive që jetonin në Kosovë dhe që kjo tregonte zemërdhembje në Kosovë, përkundrazi në dimensionin afatgjatë sot pas 10 vitesh, shikojmë që kjo bashkëjetesë është besoj pika e forcës, është ajo që i bën 119 vende ta njohin Kosovën. Dhe kjo bashkëjetesë brenda këtij integriteti territorial thotë qartë që në këtë territor që u krijua, me luftë pse jo, por e cila prodhoi një rezultat të drejtë. Prodhoi atë që Kosovës i ishte mohuar. Ju e dini e drejta e vetëvendosjes së Kosovës ishte në deklaratën e Bujanit ku shumë të drejta u mohuan në rrugë e sipër nga ish-Jugosllavia. Dhe Kosova në mënyrën më të padrejtë në botë u trajtua ndryshe nga gjithë republikat e tjera. Këto të drejta rifitohen, Kosova ka të drejtën e mëvetësisë, të drejtën të ecë përpara, të njihet integriteti i saj territorial por ka dhe detyrimin e madh që raportin me etninë ta ketë special. Mund të thuhet shqip dhe pa e tepruar, etnitë në Kosovë trajtohen dhe kanë një balancë shoqërore politike përfaqësimi besoj për tu pasur zili besoj në shumë vende të tjera europiane. E njëjta gjë e cila nuk ndodh në të njëjtin dimension në Preshevë, Bujanovcë, Medvegjë që tregon dy standarde, një standard të lartë pozitiv dhe për tu marrë shembull nga Kosova dhe besoj një standard që duhet ta marrë shembull dhe Serbia për ta zbatuar në ato zona të cilat banohen nga shqiptarë. Dhe kjo është një garë në kuptimin e mirë të fjalës pozitive për të punuar për standardin më të lartë. Si e shihni pozicionimin e z. Thaçi duke qenë se edhe vetë brenda partisë së Thaçit ka pasur kundërshtarë lidhur me korrigjimin e kufijve? Do të jem i qartë dhe objektiv, për çfarë ndodh brenda politikës kosovare pasi pyetja juaj ka të bëjë dhe me elemente të politikës. Unë si politikan respektoj shumë dhe nuk dua të komentoj as atë që ndodhi brenda partive politike kosovare pasi secila parti ka mëvetësinë
e saj të plotë. Natyrshëm këtu bëhet fjalë për një opinion publik të gjerë kosovar i cili ka në ADN e tij një vigjilencë mbi normalen për raportin me Serbinë. Pasi ka qenë një raport shumë i vështirë, i përgjakur që ka arritur deri në genocid. Natyrshëm dhe politikanët kosovarë kanë lindur nga ky mjedis kombëtar. Dhe sigurisht përballja në këtë rast me deklaratat e presidentit është një raport me opinionin publik kosovar. Dhe cila do ta bënte më pak konfliktuale. Se besoj ka një konflikt, këto i vret vetëm një dimension, transparenca. Pra në rast se Presidenti i Kosovës ka ende gjëra për të thënë është mirë ti thotë dhe më shumë akoma sepse kjo do ti shteronte dhe ndonjë dyshim të padrejtë. Transparenca e plotë i vret dhe sigurisht në tavolinën ku nëtë gjithë faktorët politikë në Kosovë japin veprimet e tyre dhe zbatimi i asaj rezolute që është miratuar në parlamentin e Kosovës, e cila ka mandatuar kush do ti udhëheqë negociatat në Kosovë. Pra ka një kuadër shumë të qartë edhe Kushtetues dhe politikë në Kosovë që i qartëson gjërat. E gjithë kjo temë ka sjellë debate mes dy figurave politike, z. Thaçi dhe ish-kryeministrit Berisha. Si e shpjegoni ju debatin e lindur? Në debatin e një presidenti dhe një ish-presidenti nuk dua të futem për një arsye shumë të thjeshtë. Një gjë është e qartë dhe e sigurt që veprimtarinë politike të njëri-tjetrit besoj të dy personazhet e njohin mirë. Z.Berisha është një lider politik i cili ka qenë një aktor me peshë të jashtëzakonshme në shumë procese që janë shënjuar jo vetëm në pluralizmin shqiptar por dhe në pluralizmin në Kosovë. Besoj e gjithë Shqipëria ka pasur një rol aktiv lidhur me çështjet kombëtare. Dhe në momentet delikate kur përvijoi në finalizimin e luftës së Kosovës. Dhe mendoj që çdo nervozizëm në këto debate por dhe batutat e pakontrolluara mirë dhe emocionale nuk janë as në të mirë të Kosovës dhe as Shqipërisë dhe imazhit të shqiptarëve. Besoj që kemi njerëz që nuk e duan Kosovën, kemi njerëz që nuk e duan dhe Shqipërinë. Më mirë të ndeshemi me ta sesa të ndeshemi me njëri-tjetrin.
FORUM ANALIZË Nga Andi Bushati
D
ebati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrembër, duke degraduar në një pozicionim të shëmtuar, pro ose kundër Hashim Thaçit. Dhe kjo po ndodh totalisht për fajin e tij dhe strategjisë që ai ka zgjedhur për të monopolizuar nga A në Zh këtë proces. Po të shikohen në perspektivë qëndrimet e presidentit të Kosovës, ato të japin përshtypjen se më shumë sesa për një zgjidhje afatgjatë të një çështjeje kaq delikate, ai po përpiqet më shumë për rolin e tij si protagonist. Pa u konsultuar paraprakisht pothuasje me asnjë nga faktorët në lojë, ai shpalli papritmas idenë e rishikimit të kufirit me "armikun tadicional". Në një operacion të koordinuar të komunikimit me publikun, ai i foli shqiptarëve pothuajse në të njëjtën kohën me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, gjë që të linte përshtypjen e një skenari të përgatitur paraprakisht. Ai vendosi në mënyrë personale termat mbi të cilat do të negociohet, duke treguar atë që Kosova do të marrë (Luginën e
Preshevës) dhe atë që nuk do të dorëzojë kurrësesi. Madje, në mënyrë absurde dhe pa dhënë shpjegime, në një intervistë me Mero Bazen, ai pohoi se mban në kokën e vet edhe një plan "B", nëse pakti me Serbinë nuk arrihet. Sikur, të gjitha këto të mos mjaftonin, ai u vërsul në një sulm hipokrit dhe të pa principtë kundër Berishës, duke dëshmuar se më shumë se njollat e dikurshme në historinë politike të ish presidentit (të cilat vetë i kishte aminstuar me kohë) ai është i predispozuar të tulasë çdo zë që i del kundër vullnetit të tij, për të bërë edhe luftën edhe paqen edhe diellin edhe shiun. E gjitha kjo vijë sjelljeje, prej autokrati tipik, më shumë sesa hapja e një debati për thelbin e problemit, ka ngjallur paranoja, mosbesim dhe kundërshti, që nga politika e Tiranës e deri tek aleatët e vet qeverisës. Ajo ka ngritur disa pyetje që mbeten pa përgjigje. Pse Thaçi dhe Vuçiç folën të sikronizuar? A kanë atë një pakt paraprak të panjohur deri më tani? Mbi ç'bazë presidenti i Kosovës e garanton popullin e vet se "do ta mundë Serbinë si në luftë", duke marrë territore pa dhënë asgjë në këmbim?
5 E enjte, 9 GUSHT 2018
Gjithçka përveç Thaçit Po ky plan "B", i pa konsultuar me kërkënd që flika vetëm në kryet e tij, çfarë n'a qenka? Po, tentativa për të mbytur ç'do zë dhe mendim të kundërt, kujt i shërben në këtë proces, që është aq i madh sa askush nuk e ka luksin ta shndërrojë në projekt personal? Të gjitha këto pikëpyetje të mbetura pa përgjigje dhe që kanë shtuar frikërat e publikut, po rrisin më shumë
dyshimet se edhe nëse ka një draft marrëveshje me Serbinë, që po përflitet në kancelaritë perëndimore, oreksi politik i Hashim Thaçit, apo makthi për të ardhmen e vet, po e shndërrojnë atë në varrmihësin e parë të tij. Me mënyrën se si është sjellë deri më tani, me komunikimin publik që ka iniciuar, me veprimet prej ilegali që ka kryer, presidenti kosovar e ka
vënë veten në rolin e shkatërruesit kryesor të një pakti të mundshëm. Në pak ditë ai ka mbledhur më shumë, kundërshti, mosbesim dhe rrefuzim nga të gjithë faktorët shqiptarë, se cilido politikan i rangut të vet. Natyrisht, që të flasësh për një marrëveshje me Beogradin, nuk është aspak e lëhtë për cilindo lider. Pesha e rëndë e së shkuarës, po aq sa dhe sjellja e Serbisë post millosheviçiane, do t'a vendosnin këdo në syrin e ciklonit. Por ky nuk është rasti i Hashim Thaçit. Ai nuk po anatemohet për këtë. Ai po ngjall panik sepse në vend që të luante rolin unifikues të presidentit, duke shtruar trasenë e rrahjes së ideve dhe përbashkimit të njerzve për t'u përgatitur për marrëveshje, ai po krijon imazhin e përvetësuesit të saj. Prandaj sot jemi në situatën kur të gjithë po bërtasin: gjithçka përveç Thaçit. Sepse një çështje themelore për popullin e vet, ai po përpiqet t'a luajë si një sfidë vetjake. Duke u bërë kështu pengesa kryesore e një dialogu dhe e një pakti që edhe pa të do të ishte tejet i vështirë të arrihej. Lapsi.al
Ish-ministri i Jashtëm: Mitrovica është pjesa më jetike e Kosovës, janë të gjitha pasuritë natyrore
Besnik Mustafaj: Thaçi të sqarojë publikun
I
sh-ministri i Jashtëm dhe publicisti Besnik Mustafaj ka bërë analizën e tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, që është kthyer në debatin kryesor ditët e fundit. I ftuar në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se është më rëndësi që Presidenti Hash-
im Thaçi ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh. "Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmsh-
përblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale",tha Mustafaj. Ai ka komentuar dhe zërat për dhënien e veriut të Kosovës Serbisë. Mustafaj tha se në këtë pjesë jo vetëm kemi një territor shqiptar, por kemi të bëjmë dhe me burimet kryesore hidrike të Kosovës, pa të cilat do të goditej rëndë ekonomia. "Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërsh-
ti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh. Nuk kam informacion nëse Departamenti i Shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy vendet bien dakord me mirëkuptim, s'besoj se kundërshtohet nga ndërkombëtarët", tha ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Ish-ministri ka komentuar dhe akuzat e Thaçit ndaj Sali Berishës. Ai tha se në periudhën për të cilën akuzohet Berisha, personalisht ka qenë ambasador në Francë dhe për këtë çështje mund t'u referohej vetëm dokumenteve. "Nga ato që kam parë unë në dokumentet dhe raportet për
zbatimin e embargos nga ishJugollavisë më rezulton se përgjithësisht ka vlerësime pozitive për rolin e Shqipërisë. Flasim për një kufi nga Shkodra deri Kukës dhe që nuk ka qenë shumë i lehtë për tu monitoruar. Vijmë te tjetra, akuza për Osama Bin Laden. Këtë akuzë unë për herë të parë e kam dëgjuar nga Sollobodan Milosheviç, që Bin Laden ka qenë në Shqipëri. Është bërë në vitin 1997. Më pas kam lexuar një investigim të medias amerikane për terrorizmin dhe Ballkan dhe në asnjë rast nuk përmendet se Bil Laden ka qenë në Shqipëri. Pra kanë qenë një sajesë e Beogradit. Këto di unë këto akuza",- tha ish-ministri Besnik Mustafaj.
FORUM Nga Berat Buzhala
N
E enjte, 9 GUSHT 2018
Presidenti Thaçi bëri ç'bëri dhe u kap për një teme interesante politike, cmimin e të cilës ka mundësi ta paguajë Kosova, por që një gjë e tillë nuk e le pa gjumë atë. Ajo çfarë po ndodhë në vendin tonë aktualisht, pra një fushatë banale për korrgjime të kufijve, është model mjaft ilustrativ se si mund të përmbyset debati në një shoqëri. Studiuesit do të mund ta trajtonin këtë rast, për të analizuar se si një lider - që konsiderohej i vdekur - arrinë që me dy tre poteza të rikthehet në jetë, madje duke e diktuar tempon e lojës - si playmaker playmaker..
KOMENT ëse Presidenti Thaçi është duke e lexuar këtë shkrim, duhet të këtë filluar të nënqeshet, i ekzaltuar si një fëmijë në shitore të lojërave, që po i jap kredit. Nuk është e rëndësishme se për cfarë krediti bëhet fjalë. Ai me duar të hapura e pranon edhe cmimin si kryemanipulatori i Kosovës. Ai këtë e do. Këtë e deshti. Këtë ia dhamë. Nuk patëm rrugë tjetër. Pehlivani kryesor i skenës politike, ai që nuk pushon as verë e as dimër, as të shtune e as të diele, ai që nuk ka jetë private, ka disa javë që është në pole position, krahasuar me liderët tjerë në vend. Presidenti Thaçi bëri ç'bëri dhe u kap për një teme interesante politike, cmimin e të cilës ka mundësi ta paguajë Kosova, por që një gjë e tillë nuk e le pa gjumë atë. Ajo çfarë po ndodhë në vendin tonë aktualisht, pra një fushatë banale për korrgjime të kufijve, është model mjaft ilustrativ se si mund të përmbyset debati në një shoqëri. Studiuesit do të mund ta trajtonin këtë rast, për të analizuar se si një lider - që konsiderohej i vdekur - arrinë që me dy tre poteza të rikthehet në jetë, madje duke e diktuar tempon e lojës - si playmaker. Paramendojeni, shkoi aq larg, bëri aq shumë mjegull, sa ia turbulloi mendjen edhe një teknokrati si Avdullah Hotit, duke e nxitur që të flasë për këmbime territoriale. Një ekspert i financave, i nxehur me temën, flet se si Kosova do të marrë territor në Serbi, por edhe do t'i ruaj tokat tona. Përveç z. Hoti, Thaci me agjendën e tij të re politike e zuri të papërgatitur Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe më tutje nuk po dinë të artikulohen saktësisht përballë kësaj situate të re. Ata që ishin prijetar të ideve të tilla radikale. sot janë shndërruar në vrojtues. Se cfarë mendon Veseli për këtë temë e lexuam dje. Në një qëndrim - nëse mund të quhet qëndrim - Veseli merrej më shumë më rrjetet sociale dhe me portalet, se sa me kryeprotagonistin e zhvillimeve të fundit. Kryeministri Haradinaj, në anën tjetër, kohë pas kohe, në zemërimë e sipër i shkrepë dy tre fishek. Një gjë e tillë nuk e pengon shumë Thacin. Për të është shumë e rëndësishme që qeveria të funksionojë kështu sic po funksionon, deri në momentin që atij i duhet. Në këtë moment, nëse Presidenti Thaci është duke e lexuar këtë shkrim, duhet të këtë filluar të nënqeshet, i ekzaltuar si një fëmijë në shitore të lojërave, që
6
Sëmundja nga e cila vuan presidenti kosovar, Thaçi
po i jap kredit. Nuk është e rëndësishme se për cfarë krediti bëhet fjalë. Ai me duar të hapura e pranon edhe cmimin si kryemanipulatori i Kosovës. Ai këtë e do. Këtë e deshti. Këtë ia dhamë. Nuk patëm rrugë tjetër. Presidentin, pa marrë parasysh sa joserioz është, sa manipulator është, është e vështirë ta injorosh. Presidenti Thaci, i mbetur pa kauzë serioze tash e dy vjet, përvec asaj kauzës së Tribunalit Special në dimrin e kaluar, e kishte tepër të rëndësishme të akomodohej disi, ta gjënte një rol të madh për vetën. Nuk mund të pajtohej më faktin që të jetë edhe President i shtetit, e edhe të zhduket politikisht, sic bie fjala ka ndodhur me Atifete Jahjagen. Kjo e fundit nuk bëri kurrfarë gabimi. Thjesht hyri dhe doli nga politika. Prandaj Thaçi, për të mos e përjetuar një fat të tillë, jo shkëmbim të territorëve, por për t'u faktorizuar, për të qënë prezent në cdo portal dhe në cdo
palë lajme, do ta konsideronte opcion më serioz shitjen e Kosovës se sa asgjësimin. Pra, mund të themi me siguri të plotë se Thaci vuan nga një fobi e parëndësisë politike. Dikush e ka fobi liftin, një tjetër qenin a macën, kurse Thaci e ka fobi defaktorizimin. Kjo është ajo cfarë e lë pa gjumë. Me të drejtë. Thaçi e di se në momentin kur mbetet pa rol, në momentin kur ujërat qetësohen, në momentin kur nuk i përmendet emri as për mirë e as për keq, kur në Bruksel do ta gjëjnë dikë tjetër që do ta zëvendësonte, atëherë ka mundësi që do të fillonte epoka e re - ajo e dhënies së llogarive për cfarë ka bërë ai që nga viti 1999 e deri më sot. Dhe kjo cfarë po e them tashmë nuk është kurrfarë sekreti. Se Thaci po improvizon skandale politike, për ta neutralizuar Tribunalin Special, këtë e kanë thënë tashmë pothuajse të gjithë. Kjo është një hamendje e lehtë. Mirëpo ajo cfarë unë dëshiroj të
them është se Thaci, edhe sikur të mos ishte afera e Tribunalit Special, ai prapë njëjtë do të vepronte. Do të përplasej poshtë e lart, do ta hante vetën, nuk do t'i linte dy gurë pa i rrotulluar, do t'i shkonte Lutfi Hazirit pas mesit të natës në shtëpi, nëse nuk do të ekzistonte Lutfi Haziri do ta lindte një tjetër, derisa do ta tërhiqte vëmendjen. Dhe këtë nuk besoj që do ta bënte për të keqen e askujt, por vetëm pse e urrenë vetminë. E urrenë irrelevancën dhe pafuqinë. Thaci fillon e shqetësohet nëse dy net me radhë nuk është kryelajm, në portale a në televizione. Në atë moment ai ka mundësi që e kërkon emrin e tij në Google. Me fjalë të tjera, Thaci, jo President, por edhe sikur të ishte menaxher i të gjitha nevojtoreve publike në Republikën e Kosovës, nëse do ta konsideronte që nuk po trajtohet me respektin e duhur, ose nëse do ta konsid-
eronte që nuk po merret shumë parasysh pozita e tij menaxheriale, për ta rikthyer reputacionin e humbur dhe relevancën ai do t'ua vinte drynin të gjitha nevojtorëve, derisa qytetarët të fillonin ta bënin në brekë. Kur kjo do të fillonte të ndodhte, ai pastaj do të dilte me ndonjë ide kreative se si të zhbllokohen nevojtorët, të cilat i kishte bllokuar ai. Të gjitha ata që do të fillonin ta sulmonin atë për sabotazh, ai do t'i pyeste me plot zemërim: Pse po dëshironi ta dënoni popullin për ta kryer në brekë? Pastaj në mënyrë triumfaliste do të kërcënonte se do të organizonte referendum, do ta bartte pushtetin të populli, se si do të dëshironin ata të zgjidhej ky misteri i nevojtoreve. Pra, ky është Thaçi. Sigurisht që Kosova është organizatë komike në vetëvete, mirëpo persona, ose personalitete sikur Thaci, në shoqëri dhe shtete që janë më të mëdha dhe më të organizuara, dinë të shkaktojnë mjaft kokëçarje me të tilla tema nacionale. Plot autokratë dhe diktatorë janë zhvilluar përafërisht kështu sikur Thaci. Fillimisht revolucionar. Pastaj disa vite tranzicion dhe vjedhje. Krejt në fund nacionalizëm. Po të mos ishte KFOR'i, po të mos ishin edhe shumë faktor të tjerë që janë prezent në vendin tonë, që e bëjnë situatën komplekse, Thaci do ta kishte momentin përfekt që të niste edhe një fushatë të arrestimeve ndaj kundërshtarëve të ideve të tij - posacërisht mediave. Yrrnek për një gjë të tillë ka sa të duash te partneri i tij në Lindje. Madje, partneri i tij në Lindje, mund të jetë edhe i habitur përse vëllai i tij në vilajetin e Kosovës nuk ka kaluar ende në fazën e domosdoshme të pastrimit të terrenit nga armiqtë e brendshëm. Gazeta "Exspress"
FORUM KOMENT Nga Shaip Kamberi
B
ashkangjitja e Luginës së Preshevës Kosovës është një synim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që prej Referendumit të vitit 1992, por, duhet thënë se kompleksiteti i gjeografisë së Luginës së Preshevës: përbërja e përzier etnike e komunave, rëndësia që paraqesin autostrada dhe hekurudha ndërkombëtare e sidomos baza ushtarake "Jug" e cila gjendet në jug-lindje të Bujanocit janë elemente që vetëm e vështirësojnë një zgjidhje çfarë e dëshirojnë shqiptarët. Është hera e parë që nga paslufta në Kosovë, që institucionet e saja (tash për tash presidenti) po deklarohen haptas rreth të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke e lënë të hapur mundësinë që, përmes formulës së ndarjes, shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve) Lugina e Preshevës t'i bashkangjitet Kosovës, që është synim i sajë i natyrshëm që nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992. Është nxitur një seri reagimesh dhe kundërshtishë ndaj kësaj ideje, që është e pritshme pas një qëndrimi gati të betonuar të SHBA-ve dhe Bashkësisë ndërkombëtare për "mosndryshim të kufijve në Ballkan" dhe "domino efektit" që kjo mund të sjellë në Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë. Ajo që nga kënvështri-
mi i Luginës së Preshevës, është me rëndësi del fakti i përfshirjes hapur të idesë për Luginën e Preshevës në bisedimet e Brukselit. Kërkesa e gjithë spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës ishte dhe është përfshirja e cështjes së shqiptarëve në bisedimet me Serbinë, dhe gjetja e zgjidhjes për statusin e shqiptarëve të këtushëm përmes aplikimit të parimit të reciprocitetit me këtë shtet. Nëse në procesin e Rambujesë dhe Parisit, edhe për shkak të faktit se Kosova ishte nën flakët e luftës, nuk është pritur të insistohet që Lugina e Preshevës të ishte në tryezën e bisedimeve, procesi i Vjenës ishte një mundësi që shkoi huq. Tash, në fazën "finale" të dialogut me Serbinë, kur pritet nënshkruar një marrëveshje eventuale, insistimi që Lugina e Preshevës të jetë në tryezën e bisedimeve, besoj, është moment i duhur. Marrëveshja e re duhet të ndërtojë raporte të reja me këtë shtet, i cili ndaj Kosovës dhe shqiptarëve ka qëndrime armiqësore. Raportet e reja pashmangshëm duhet të përfshijnë edhe qasjen e re ndaj statusit politik të
Nga Skënder Minxhozi
P
E enjte, 9 GUSHT 2018
Djallëzia e Hashim Thaçit: Merr vetëm qytezën e Preshevës dhe fal Trepçën e Liqenin e Ujmanit
KOMENT residenti Hashim Thaçi po lufton që t'i gjejë një diçiturë bindëse tezës së tij më të fundit: korrigjimit të kufinjve mes Serbinë. Një tezë që e ka vënë përballë thuajse të gjithë spektrit të politikës, mediave dhe një pjese të diplomatëve të huaj. Më së pari, kreu i shtetit kosovar po përballet këto orë me disa deklarata rresht të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kishte heshtur për disa ditë rresht në lidhje me propozimet e Thaçit. Në harkun e pak minutave, mes Thaçit e Haradinajt u shkëmbyen deklarata diametralisht të kundërta në lidhje me çështjen e kufinjve. I pari vazhdon t'i mëshojë idesë së tij për një rregullim kufitar, kurse i dyti shprehet se kufinjtë e Kosovës janë të pandry-
7
shueshme. Qëndrimi i Haradinaj përkon me një shumicë dërrmuese reagimesh të politikanëve kosovarë, përfshirë ministrin e jashtëm të Kosovës, parlamentarë të njohur dhe veprimtarë të spikatur në ambjentin kosovar dhe atë të Shqipërisë fqinje. Thaçi e ka parë praktikisht të vetmuar veten në këtë ofensivë të vogël diplomatike, ndërkohë që nga pala serbe reagimet kanë qenë të pakta dhe të kujdesshme. Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare është elementi që intrigon më së shumti në këtë debat të fundit për kufinjtë mes Kosovës e Serbisë. Kufinj për të cilët amerikanët, britanikët dhe europianët kanë zhvilluar një luftë që vijon të mbetet ende e gjallë në kujtesën e popujve ballkani-
shqiptarëve në këtë rajon. Kërkesa që Lugina e Presevës të jetë pjesë e bisedave finale me Serbinë në Bruksel është edhe kërkesë e miratuar nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave-një trup politik ndërpartiak që koordinon qëndrimet politike të shqiptarëve në raport me kërkesat politike të tyre. Mirëpo, edhe deklarata politike edhe qëndrimet unike të përfaqësuesve politik shqiptarë të Luginës së Preshevës të shprehura në takimet me autoritet kosovare janë të qarta dhe unike: Të trajtohet Lugina e Preshevës si tërësi e jo përmes zgjidhjeve gjysmake, parciale dhe të imponuara, të cilat, në vend që të ofrojnë zgjidhje do të shkaktojnë katastrofa të reja humanitare. Kompleksiteti i gjeografisë së Luginës së Preshevës, përbërja e përzier etnike e komunave, rëndësia e autostradës dhe hekurudhës e sidomos bazës ushtarake "Jug" në jug-lindje të Bujanocit janë elemente që vetëm e vështirësojnë një zgjidhje cfarë e dëshirojnë shqiptarët. Ideja e korrigjimit, për ne është atraktive në rast se ajo
përfshinë të tërë 1264 km2 sa kanë territor komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Zgjidhjet parciale vecse mund të shkaktojnë ekzoduse të reja shqiptare dhe humbje të territoreve strategjike. Lugina e Preshevës, në asnjë rast nuk ka kërkuar që të cënohen interesat territoriale dhe politike të Kosovës për hatrin e saj. Ajo kurrë nuk ka dalë me idenë e cënimit të integritetit territorial të Kosovës apo edhe interesave strategjike të saja për favorin e vet. Lugina e Preshevës aspak nuk mund të fajsohet për gjendjen në Veri të Kosovës e as nëpër ato territore brenda Kosovës që Serbia i quan "enklavat e veta". Lugina e Preshevës nuk është ajo që ka përcaktuar dhe zgjedhur negociatorët e Kosovës në këtë proces. Janë institucionet shtetërore të Kosovës që e kanë atë përgjegjësi. E jona është të bashkëpunojmë me ato institucione në interes të shqiptarëve këndej kufinit me Serbinë. Lugina e Preshevës për 17 vite me radhë, prej përfundimit të konfliktit të armatosur më 2001, në vazhdimësi ka kërkuar që Kosova të marrë
përgjegjësi më të mëdhaja për të drejtat e shqiptarëve në procesin e garantimit të të drejtave të serbëve brenda Kosovës (aprovimi i Planit të Presidentit Ahtisari dhe Kushtetuta e Kosovës). Sipas nesh, kjo ka qenë një mundësi e mirë e cila nuk është shfrytëzuar. Spektri politik në Luginë të Preshevës, do të përkrahë gjitha idetë që çojnë në zgjidhje të kënaqshme dhe që krijojnë stabilitet afatgjatë në këtë pjesë të Ballkanit. Prandaj, edhe takimet e tona me zyrtarët më të lartë shtetërorë në Kosovë, sidomos me ata që po e udhëheqin dialogun me Serbinë janë domosdoshmëri. Por, Lugina e Preshevës sigurisht do të kundërshtojë cilëndo zgjidhje e cila sjell parcializim të trungut etnik kombëtarë në këto komuna dhe sjell valë të reja refugjatësh. Prandaj, nuk ka dilemë se çdo shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e dëshiron bashkangjitjen me Kosovën, por, gjithë ne jemi të kujdeshmëm për shkak të detajeve që e vështirësojnë një zgjidhje të dëshirueshme. Këtu vjen në shprehje ajo fjala e urtë "Kujdes me detajet, në to fle dreqi".
Thaçi nuk arrin të bindë Haradinajn për kufijtë, jo më Vuçiçin e Daçiçin kë. Deklaratat e fundit të departamentit të shtetit apo edhe të bashkimit Europian nuk kanë qenë taksative, në domosdoshmërinë e mosndryshimit të kufinjve, ashtu siç kanë bërë tradicionalisht kur flitej për pretendimet e njërës apo tjetrës palë në rajonin tonë. Nga këto qëndrime deri diku dyanëshe dhe të paqarta, ka marrë hov hipoteza se nisma e presidentit kosovar është diçka më shumë se një "shi vere". Spekulime të tjera në lidhje me rolin rus, e kanë bërë edhe më enigmatike situatën, megjithëse Moska deklaroi zyrtarisht se është kundër ndryshimit të kufinjve në Ballkan.
Ajo që bie në sy megjithatë në qëndrimin e Hashim Thaçit, është këmbëngulja e tij se nuk bëhet fjalë për një projekt ndërrimi territoresh, por thjesht për një korrigjim të tyre. Nga i cili, sipas Thaçit, do të fitojnë vetëm shqiptarët, duke marrë Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin. Një pretendim disi romantik e pa bazë logjike, nga momenti që pala serbe (dhe asnjë shtet tjetër që ja vlen të quhet i tillë), nuk mund të pajtohet vetëm me dhënien territoreve të saj. Megjithëse Thaçi ngulmon se nuk do të pranojë dhënien e territoreve të Kosovës veriore në shkëmbim, mbetet e vështirë për t'u konceptuar sesi do
të arrijë tek Lugina e Preshevës, pa dhënë "asnjë centimetër tokë kosovare". Më e fundit, por jo më e parëndësishmja, tagri i presidentit të Kosovës duket gjithsesi i pamjaftueshëm, kur flitet për një operacion kaq delikat, sa ç'është lëvizja e kufinjve, që kryeministri Haradinaj e kujtoi me të drejtë se janë "vendosur me luftra". Idea e Hashim Thaçit për t'u ulur në takim me Vuçiçin, duke i marrë gjithçka pa dhënë asgjë, tingëllon si një diversiv i hedhur nga presidenti për të tërhequr vëmendjen e publikut, më shumë sesa si një projekt serioz dhe i mirëplanifikuar.
POLITIKE
8
E enjte, 9 GUSHT 2018
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e KPK për vendimet për kreun e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë
O
peracioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaron prerazi se nuk do tolerojë asnjë presion dhe influencë ndaj procesit të vetingut. Reagimi për Vizion Plus vjen pasi javët e fundit procesi ka qenë preh e akuzave të politikës. Pas disa vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë vënë re përplasje qëndrimesh mes liderëve të partive kryesore politike në Shqipëri. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk spekulon mbi akuzat që lidhen me procesin e vetingut. Përgjithësisht ONM mendon se procesi i vetingut po zhvillohet brenda kuadrit ligjor dhe bazuar në zbatimin e parashikimeve ligjore. ONM do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces. Çdo përpjekje për të influencuar procesin e vetingut, ose përpjekje për të intimiduar punën e institucioneve të vetingut, nuk do të tolerohen”- u shprehën ekspertët. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka funksion ekzekutiv mbi vendimmarrjen e komisionerëve të vetingut, por vetëm rol këshillues. Dy kanë qenë rastet kryesore kur është rekomanduar apelimi i vendimeve të vetingut. ONM nuk ka mbështetur konfirmimin në detyrë të krerëve të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja dhe atij të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. “ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik
ONM: Nuk pranojmë asnjë presion mbi punën tonë
të apelojë kundër vendimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese. Komisioneri Publik ka ndjekur këtë rekomandim dhe ka dorëzuar apelimin për këtë rast. Baza për këtë rekomandim, nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë shtrihet në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast. Më 6 Gusht 2018, u rekomandua apelimi mbi të
njëjtat baza, për rastin e kreut të Gjykatës së lartë, i cili u konfirmua në detyrë me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 Korrik 2018. Është përsëri në të drejtën e Komisionerit Publik të vendosë ose jo të ndjekë këtë rekomandim” – nënvizuan ekspertët ndërkombëtarë. Të pyetur nga “Vizion Plus” mbi vendimet për shkarkimet e njerëzve të drejtësisë, vëzhguesit ndërkombëtarë, theksojnë se procesi po monito-
rohet me kujdes. “Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së analizojnë çdo dosje të vetingut. Kur në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë një gjë të tillë, ashtu siç ka ndodhur. Bazuar në nenin 65, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit të Vetingut, është në kompetencë të Komisionerit Publik të vendosë nëse do ndjekë ose jo rekomandimin. ONM beson se trupa e Apelit do të rishikojë tërësisht të gjitha çështjet që shqyrton”- deklaruan ekspertët. Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, procesi i vetingut po zhvillohet në përputhje me parashikimet në aneksin e Kushtetutës dhe ligjin e Vetingut. Prej nisjes së procesit, zbatimi i tij është mbajtur nën mbikëqyrjen e drejtimin e vëzhguesve ndërkombëtar, të cilët janë prezent në të gjitha institucionet e Vetingut. Prej ditës së parë të nisjes së punës, nënvizohet fakti se ONM ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha organet, duke vënë re se anëtarët e tyre qenë të përkushtuar për të çuar përpara procesin.
“VETTING-U, PO ZBULON NË SYTË E SHQIPTARËVE PASURI TË PAIMAGJINUESHME DHE SHKELJE LIGJORE TË PANUMËRTA”
Edi Rama: Vettingu do pastrojë llumin e togave të zeza në drejtësi
K
ryeministri Edi Rama vijon ta cilësojë të suksesshëm procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjithë vendin edhe pse gjykatat kryesore në vend nuk ekzistojnë dhe opozita e denoncon si proces thellësisht politik. Duke ripostuar deklaratën e djeshme për shtyp të zv/ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, që tha se gjyqtarët e përjashtuar nga Vettingu do të hetohen më pas, kryeministri Edi Rama thotë se Vetting-u, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Nga ana tjetër, Rama thotë se Vetting-u mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë. “Vetting-u, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetting-u mund e duhet ta pastrojë deri në fund
llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu”, u shpreh dje Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kreu i Qeverisë nuk ka bërë asnjë koment për problemin kryesor që ka sot reforma në drejtësi shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ndërkohë që emërimet e reja janë pezulluar për shkak të mos ngritjes së KLGJ dhe KLP. Mesa duket kreu i qeverisë vazhdon ti qëndrojë idesë “më mirë pa gjykata se me gjykata të korruptuara”, edhe pse qytetarët nuk kanë më institucione ku të marrin drejtësi. Interesant është fakti se në kulmin e debateve në Tiranë dhe Prishtinë për idenë e ndarjes së territoreve në Kosovë, kryeministri gjen kohë të reklamojë qëndrime të thëna dhe stërthëna për reformën në drejtësi dhe nuk ka asnjë koment për atë që po diskutohet me Kosovën.
QËNDRIMI
LSI: Kryeministri që shkëlqen me injorancën e tij! Lëvizja Socialiste për Integrim i është rikthyer gjetjeve të pasqyruara në raportin e fundit të Standart & Poors. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar raportin në fjalë theksoi se kryeministri Edi Rama shkëlqen me injorancën e tij. “Kryeministri dihet tashmë nga të gjithë që nuk kupton hiçgjë dhe thotë përmendësh ato që i thonë ministrat. Këta të fundit ja kanë marrë dorën dhe bëjnë sikur i japin sihariqe dhe ky papagalloset dhe i përsërit gjithë qejf. Edhe për vlerësimin e Standart & Poors prapë e tallen dhe ai i varfri e shkroi në FB gjithë qejf. Ne nuk duam ta tallim kryeministrin ndaj me që të paktën shkrim e këndim di, le ta lexojë vetë çfarë thotë Standart & Poors: “Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria”- deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë. E ka fjalën Standart & Poors për koncesionet, apo për piramidën hajdute financiare të qeverisë, që drejton kryeministri që shkëlqen me injorancën e tij”- u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Manjani: Sulmi në kor ndaj gjyqtares në Vlorë, dëshmi e kapjes së vetingut
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon për atë që ai e quajti si sulm në kor të qeverisë, ndaj gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Sipas Manjanit, kjo tregon kapje të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, që njihet ndryshe si Vetting-u. Në vlerësimin e tij, teksa i referohet qëndrimeve të djeshme tyë mbajtura nga zëvendësministrat e Drejtëissë dhe të Brendshëm, Manjani shprehet se askush prej tyre nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses, por thotë ai, vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prapë nuk bëhen publike. “I qenkan sulë në kor një gjykatësje të Vlorës sot. Kryeministri, (Krye)Ministri i Brendshëm, Zv.ministri i Drejtësisë. Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë Vetting-u! Dhe thonë pastaj që Vetting-u është “i pavarur”!!! As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses. Vetëm deklarata policësh dhe llo-llollo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prapë nuk bëhen publike. Aq më keq kur shfaqen si kërcënime ndaj një pushteti që Kushtetutshmërisht është i pavarur. Nejse, të paktën pranojnë vetë se kontrollojnë Vetting-un, se na hapën barkun me medemek pavarësinë e tij!”- tha në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-ministri Ylli Manjani.
AKTUALITET
9
E enjte, 9 GUSHT 2018
Reagojnë ashpër dy ministritë, e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme për vendimin e gjyqtares së Vlorës
Q
everia kërkon që gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela të shkarkohet. Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, zv/ministri Toni Gogu përmes një deklarate për shtyp, i kërkoi Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e Çelës. Shkarkimi kërkohet, pasi për ministrinë ajo ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal. “Herila Çela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”,-tha Gogu. Nga ana tjetër, Gogu u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët e “djegur” nga Vetting-u nuk do t’ja hedhin me kaq. Sipas tij, shumë shpejt do të nisë faza ndëshkimore. “Vetting-u që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas Vetting-ut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemi që të bëjë drejtësi”,-tha ai. Denoncimi i Ministrisë së Drejtësisë, u mbështet edhe nga Ministria e Brendshme. zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha në një deklaratë për shtyp se dënon vendimin e marrë nga gjyqtarja Çela, ku sqaron me detaje se personi i liruar pak ditë më parë ishte arrestuar dy herë nga policia. Sipas tij, bëhet fjalë për një njeri me precedent dhe rrezikshmëri në qytetin e Vlorës. Ai akuzon gjykatat se po pengojnë punën e poli-
Qeveria: Të shkarkohet gjyqtarja Herila Çela KËRKESA “MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”.
NDËSHKIME “Pas Vetting-ut është rradha e ndëshkimeve për të gjithë, sepse Vetting-u nuk është thjesht pastrimi i llumit nga Pallati i Drejtësisë, po mjeti për të garantuar një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi”. cisë. Ministria e Brendshme thotë se janë konstatuar 18 raste të Gjykatave të Vlorës, Elbasanit, Lezhës, Tiranës, Korçës e Shkodrës që kanë dhënë vendime abuzive si arrest shtepie, detyrim paraqitje apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit të arrestuar për armëmbajtje pa leje, për tentativë grabitje me armë apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet. “Ky rast nuk është i vetëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë
publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në
vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit. Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; duke çmuar patjetër dhe bashkëpunimin e deritanishëm, me raste të padiskutueshme suksesi të përbashkët - që është vendosur mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë; duke besuar në rreshtimin tone në një llogore me vendosmërinë për të luftuar pan-
dëshkueshmërinë; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelon institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe sidomos ndaj përsëritësve në krim dhe atyre që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale”,-tha gjatë deklaratës për shtyp, Lamallari.
VENDIMET E GJYKATËS SË VLORËS
Lirimi dy herë i Taulant Beqiraj T
aulant Manaj, i njohur dhe si Taulant Beqiraj, 28-vjeçari nga Vlora në Qershor të këtij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me arrest shtëpie për vrasje me dashje e mbetur në tentativë por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë. Pikërisht ky rast ka sjellë reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që denoncon këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të
KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në daljen e tij për mediave ai sqaroi me detaje edhe dy rastet kur ishte arrestuar Taulant Manaj, Beqiri. “Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28-vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve
luftarake dhe municionit”, tha Lamallari. Ai u përfshi në një përplasje me armë mes dy bandave rivale në qytetin e Vlorës. E ndërsa ishte në arrest shtëpie, Manaj e ka thyer atë. “Më datë 23.06.2018, arrestohet sërish i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve “. Me vendim nr. 1416 date 06.08.2018, Gjykata e
Shkalles së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg” me masën e sigurisë
“Arrest në shtëpi”, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës”.
10
POLITIKE
E enjte, 9 GUSHT 2018
Demokratët akuza qeverisë “Rama” për buxhetin e shtetit, Tabaku: Mungojnë 75 milion dollarë
P
artia Demokrate i rikthehet sërish sulmeve ndaj taksës progresive të qeverisë “Rama”, duke u shprehur se taksa e sheshtë është e vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhur ekonomikë. Sugjerimi i demokratëve vjen disa vite pasi socialistët në pushtet, vendosën taksën progresive në vend të asaj të sheshtë që aplikoi qeveria “Berisha” vitet e mëparshme. Për të dhënë hollësi mbi këtë propozim, dolën dje para medieve, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku dhe Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti. “E vetmja rrugë për të rikthyer edhe një herë ekonominë në binarët e duhura ekonomike është një taksë e shteshtë që do të stimulojë ekonominë dhe do jetë promotori i rritjes së të ardhurave”, tha Tabaku. Ajo evidentoi se qytetarët po harxhojnë edhe ato pak kursime që kanë vendosur me shumë mund ndër vite, 150 milionë dollarë kanë rënë depozitat e shqiptarëve në vetëm 1 vit. Për më tepër, e ardhmja vlerësohet e zymtë. “Po sipas Bankës së Shqipërisë, besimi i tyre për të ardhmen është negativ, rënie e besimit me 1.8 pikë përqindje. Kjo rënie ka ardhur si pasojë e: Përkeqësimit të “situatës së pritur të familjeve”, -3.8pp; Përkeqësimit të “situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve”, -2.6 pp; Përkeqësimit të “situatës së përgjithshme ekonomike e pritshme në vend”, -0.3pp”, citoi Tabaku. Sa për bizneset, deputetja demokrate vuri në dukje se ka rënë besimi në të gjithë sektorët e ekonomisë, me 9.9
PD kërkon kthimin e taksës së sheshtë për të vënë “ekonominë në binarë” ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Rama dhjetëfishon çmimin e rrugëve. Sa kushtonte në 2009 1 km autostradë
pikë përqindje. “Industria, -3.7 pikë përqindje; Ndërtimi, -1.9 pikë përqindje; Shërbimet, -8.9 pikë përqindje; Tregtia, -3.3 pikë përqindje. Sipas të dhënave të BSH kredia për investime është në rënie megjithëse norma e interesit është më e ulët. Po sipas të dhënave nga BSH raporti i kredisë për investime është më i ulët edhe se një vit më parë. Totali i kredisë për bizneset qershor 2018, rezulton të jetë 3.7% me i ulet sesa stoku i qershorit te vitit paraard-
hës (-120 milion dollarë)”- u shpreh deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Ndërsa eksperti demokrat i ekonomisë Dorian Teliti tha se kjo situatë e kredisë bie në kundërshti me PPP-të që qeveria ka dhënë deri më sot. “Sipas grafikut të PPP-ve bizneset duhet të kishin rritur kërkesat dhe kreditë në raport pasi edhe kostot e PPP janë rritur”- u shpreh Teliti. Duke këmbëngulur te taksa e sheshtë, demokratët thonë se vetëm një ekonomi që prodhon,
mundet të ulë borxhin publik dhe të prodhojë një ekonomi të qëndrueshme për vendin. “Ndërsa vendi zhytet në kaosin e pastrimit të parave dhe mungesës së rendit, buxheti I shtetit dëshmon lëngimin e një qeverie të inkriminuar dhe pa vizion. Ka ardhur koha që ekonomia të ndryshojë rrugëtimin e saj dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm falë vizionit të Partisë Demokratike për ekonominë dhe shqiptarët”- u shpreh dje deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
KREU I PD-SË VË ALARMIN: SA MË GJATË KJO QEVERI AQ MË KEQ PËR SHQIPËRINË
K
ryedemokrati Lulzim Basha bën fajtore qeverinë për mbylljen e bizneseve. Në një postim në “Tëitter”, Basha thotë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Rilindja. Ndaj ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri aq më keq do jetë për vendin. “Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale duke e shoqëruar denoncimin e tij edhe me një video. “Thellohet kriza ekonomike. 66 % më shumë biznese të falimentuara. Biznese të mbyllura: në 2017-ën ishin 5474 biznese, ndërsa në 2018-n janë 8185 biznese. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë biznese mbyllen”- thuhet në
Basha: Rekordi i bandës së hajdutëve, 45 biznese mbyllen çdo ditë videomesazhin e publikuar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Më herët, Partia Demokratike vijoi të akuzojë qeverinë “Rama” për rrënimin e ekonomisë në vend. Në një konferencë për median nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku tha se aktualisht mungojnë 75 milionë dollarë në arkën e shtetit, si pasojë e mosbledhjes së taksave por dhe mbylljes së bizneseve. Sipas Tabakut, futja në TVSh e 11 mijë e 500 subjekteve nuk ishte për të formalizuar ekonominë por për të favorizuar disa subjekte të mëdha që operojnë në sektorin e tregtisë pasi rezulton se janë mbledhur më pak të ardhura nga ky zë.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka reaguar paraditen e djeshme lidhur me investimet e qeverisë “Rama” për ndërtimin e rrugëve. Sipas Berishës, qeveria në këtë sektor po bën vjedhje klamoroze, ndërsa shton se është dhjetëfishuar çmimi i rrugëve. Ai tha se në 2009-ën një kilometër autostradë me 4 korsi kushtonte 1 milion euro, ndërsa sot do të kushtojë, sipas tij, mesatarisht 10-11 milionë euro. “Vjedhje klamoroze! Dhjetëfishohet çmimi i rrugëve nga vjedhjet e Piktori dështak dhe narko-hajnave e tij. Të dashur miq, në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë, ose 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” për terrene te ngjashme, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro. Pra, rritja është 10 herë, apo 1000%, ndërkohë që indeksi i çmimeve në ndërtim, po sipas të dhënave zyrtare, është rritur vetëm me 4,8%. Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit?!”, u shpreh dje në denoncimin e tij deputeti demokrat, Sali Berisha.
AKTUALITET DURRËS
11
E enjte, 9 GUSHT 2018
Gruaja vret veten, lihet i lirë polici 47-vjeçarja Merita Hajdari vrau veten me armën e bashkëshortit, i cili është polic në portin e Durrësit. Por Sherif Hajdari është lënë i lirë, edhe pse 47-vjeçarja vrau veten pas debatit me këtë të fundit. Në seancën e së mërkurës, gjykata e Durrësit vendosi masës e sigurisë “arrest shtëpie” për Sherif Hajdarin. Ai u arrestua
deklaratë dyshon se ky konflikt çoi 47-vjeçaren drejt vetëflijimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës në banesën e çiftit në lagjen numër 7 Durrës. Aktin e rëndë nëna e dy fëmijëve e ka ndërmarrë edhe në prani të personave të tjerë, të cilët u bënë dëshmitarë okularë të kësaj ngjarjeje.
me akuzën se ka qenë arsyeja që ka shtyrë bashkëshorten e tij, Merita Hajdarin të shkojë drejt vendimit ekstrem të vetëflijimit. Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, ditën e krimit ai rrëfyeu se kishte debatuar ashpër me 47-vjeçaren, para se ajo të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit. Grupi hetimor lidhur me këtë
Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila
P
ara një viti, Shqipëria u përfshi nga një valë zjarresh, ç’ka solli dëme kolosale. Situata deri më tani paraqitet normale, pasi nuk ka sinjale nga IGJEUM për zjarre por kjo nuk do të thotë se FA-të nuk janë në gatishmëri. Zonat më të rrezikuara nga zjarret mund të jenë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një statusi në facebook, ka bërë me dije se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore. Sipas Xhaçkës, Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, me bashkitë e qarqeve dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor. “Ministria e Mbrojtjes, përmes Forcave të Armatosura e Drejtorisë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyore. Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, me stacionet e MZSHsë në bashkitë e qarqeve, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor. Nga parashikimet e marra edhe nga IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre. Së bashku me Forcat e Armatosura do të jemi në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, për të ndihmuar në rast të situatave të zjarreve”-shkruan Xhaçka. Ministrja i ka bërë apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale. “Edhe një herë i bëj apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto
Rreziku nga zjarret, Xhaçka: FA-të në gadishmëri SITUATA “Nga parashikimet e marra edhe nga IGJEUM, në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre”.
APELI “Edhe një herë i bëj apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë”. ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale. Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj”,-shton më tej ministrja e Mbrojtjes. Në fund të
statusit, Xhaçka ka bërë me dije se FA-të kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve duke pajisur helikopterët Cougar të FA me kova 2500 litër për shuarjen e zjarreve. “Këtë verë Forcat e Armatosura
kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila”.
AKSIONI
AKU bllokon qumësht dhe çaj të skaduar A
KU ka nisur një tjetër aksion në këtë sezon veror, atë të kontrollit të furgonave që furnizojnë lokalet dhe marketet, në qarkun e Vlorës por dhe më gjerë. Një furgon në qytetin e Sarandës është ndalur me 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh dhe 31 kuti me çaj sherebelë të skaudar para një viti. Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.
Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark. Konkretisht nga kontrolli i trupës inspektuese të DRAKU Vlorë rezultoi se subjekti me aktivitet bar restorant ushtronte aktivitetin e tij në mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Për shkeljet e konstatuara për subjektin u mor masa administrative me gjobë në vlerën 300.000 lekë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 9 GUSHT 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
13 E enjte, 9 GUSHT 2018
Cristiano Ronaldo "lojëra" në jaht me të dashurën e tij super seksi Ronaldo dhe e dashura e tij po shijojnë pushime të zgjeruara në mbarë Europën, pas lodhjes nga Botërori në Rusi. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk dukeshin aspak të lodhur të martën, teksa shijonin jahtin në Ibiza. Futbollisti 33 vjeçar, dukej më se në formë teksa hidhte në det të dashurën e tij 24 vjeçare. Çifti dukej më i dashuruar se kurrë teksa kalonin pasditen në plazh. Fillimisht po luanin në kuvertë teksa Georgina përpiqej t'i rezistonte forcës së Ronaldos për të mos rënë në det. Gjithsesi, forca e tij, shpejt demostroi shumë, teksa e hodhi në det bukuroshen. Pas lojrave në kuvertë, çifti u shfaq në një moment tepër intim në pjesën e pasme të jahtit. Brunia bukuroshe u sigurua të theksonte ngjyrën e lëkurës me një palë bikini të bardha dhe dukej mrekullisht mirë edhe pas 9 muaj që ka lindur fëmijë. Gjithsesi, Ronaldo shfaqi muskujt e tij, veshur me rrobabanjo të zeza, teksa relaksohej me të dashurën e tij dhe një mike të përbashkët. Çifti shijuan kohën e këndshme me fëmijët e Cristianos: Cristiano Jr dhe binjakët Eva dhe Mateo, si dhe vajzën e tyre Alana Martina. Gjatë një interviste dhënë në Janar, dy muaj pasi kishte lindur, Georgi-
Brad Pitt hedh poshtë akuzat e Angelinës: Të kam blerë shtëpinë Avokatët e Brad Pitt kanë reaguar ndaj sulmit të Angelina Jolie, duke e quajtur një mashtruese dhe gënjeshtare për dokumentet që ka dorëzuar në gjykatë. Ajo pretenton se Brad nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve, rreth 9 milionë dollarë, që kur janë ndarë në shtator të 2016. Në dokumentet e reja ligjore, Brad i dha 8 milionë dollarë në mënyrë që ajo të mund të blinte shtëpinë në të cilën jeton aktualisht dhe i ofroi më shumë se 1.3 milionë dollarë për mbështetjen e fëmijëve. Avokatët e Bradit thonë se Angelina dhe avokatët e saj po bëjnë disa manipulime të pista. Ata i referohen dokumenteve ligjore të Angelina, të cilat janë parashtruar në fillim të kësaj jave, me anë të së cilave, aktorja kërkon divorc të menjëershëm.
Aktori i njohur lë punën na pranoi se fëmija e kishte forcuar më shumë lidhjen me futbollistin. Ajo tha për revistën 'Hello!': "Kjo na ka sjellë më afër me njëri tjetrin. Jemi më të lumtur se kurrë bashkë". Ajo shtoi se Ronaldo ka gjetur kohën për të ngrënë një vakt të veçantë me familjen e saj pas lindjes. Ajo shpjegoi: "Kur u kthyem në shtëpi nga spitali, ai kishte orga-
nizuar një darkë surprizë me më të dashurit dhe të afërmit tanë. U ndjeva gruaja më me fat në botë." "Kam gjetur dashurinë. Ne e kompensojmë njëri tjetrin shumë mirë. Kemi një marrëdhënie të bukur dhe kur ai është pranë meje, kam gjithçka. Ndjehem e dashuruar nga ai dhe nën përkujdesje. Dashuria na mposht të gjithëve"!
Futbollisti Marco Boriello mes femrash "topless" në pushime prej "playboy" Në formë, i buzëqeshur dhe në shoqëri të mirë. E përjavshmja "Chi" publikon imazhet e 'jetës së ëmbël të Marco Borriello në Ibiza të Spanjës. Sulmuesi, i cili aktualisht është i pa angazhuar ka deklaruar: "Po mbaj veten në formë dhe
pres propozimin e duhur". Ndërkohë e përjavshmja prestigjoze e fotografon në det me një treshe vajzash super sexy. Borriello mbushi 36 vjeç në qershor dhe e festoi ditëlindjen në vilën e tij në Ibiza. "Beqari i artë" i futbollit, pas zgjidhjes së
Tom Hardy do t'i japë fund aktrimit, pasi i erdhi koha e pensionit. Ai është aktor shumë i njohur dhe shpeshherë është konsideruar mashkull seksi ku shumë femra i shihnin filmat vetëm prej tij. Në intervistat e dhëna për revistat amerikane dhe britanike, ku u përmend eksperienca e tij në ngjitjen e maleve, Tom tha: "Në këtë moshë, nuk dua më asgjë. Kam provuar dhe bërë mjaftueshëm. Nëse po tregohem shumë arrogant, dua thjesht të ec në këtë jetë." 40-
vjecari tregoi se ka ardhur koha që të gjejë një plazh dhe të qëndrojë në qetësi. Por nuk dihet ende nëse ofertat e aktrimit do e lënë që të largohet nga bota e artit.
kontratës me Spal është një kërkim të një skuadre tjetër. Ndërkohë shijon jetën si "playboy" në ishullin Baleari dhe duket se po largon nga vetja tensionin e shkaktuar nga të parit e ndeshjes përmes ekranit dhe jo nga fusha e blertë.
JLo tregon format perfekte gjatë stërvitjes në jahtin luksoz Jennifer Lopez ka treguar format perfekte, ndërsa bënte stërvitje në japtin luksoz me të dashurin Alex Rodriguez. Këngëtarja tregoi se punon shumë për të ruajtur trupin e saj mahnitës. Edhe pse me pushime JLo nuk harron të bëjë ushtrime fizike. Kjo vërteton se pse duket perfekte edhe pse është 49-vjeç. Çifti aktualisht po kalon pushime në Itali.
AKTUALITET
14
E enjte, 9 GUSHT 2018
Rozina Koleci, përplasi një biçikletë dhe më pas nënën me dy vajzat. Përplasja e fundit ka qenë me një furgon
D
y të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e së mërkurës, pranë zonës së Institutit në Kamëz në vendin e njohur si shinat e trenit. Një 7-vjeçare e cila ishte në shoqërinë e së ëmës dhe të motrës dhe një 29-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, u përplasën nga Rozina Koleci, drejtuesja e automjetit “Mercedes Benz” që shkaktoi aksidentin tragjik. Mësohet se 38-vjeçarja humbi kontrollin në kthesë dhe mori përpara një biçikletë dhe Valbona Ndreun së bashku me 2 vajzat e saja. Nëna me vajzat ndodheshin në mes të trafikndarëses dhe po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Gjithashtu makina nën drejtimin e Kolecit, u përplas edhe me një furgon të bardhë. Policia mori në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, ndërkohë që sekuestroi kamerat e sigurisë së disa bizneseve për të hedhur më shumë dritë mbi aksidentin tragjik. Sipas Policisë Rrugore, ky është një kryqëzim problematik për të cilin i janë dërguar shkresa të një pas njëshme bashkisë Kamëz, e cila mesa duket nuk ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës vertikale apo vendosjen e vijave të bardha për vendkalimin e këmbësorëve. Ngjarja Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, fillimisht përplasi një biçikletë dhe më pas nënën me dy vajzat. Përplasja e fundit ka qenë me një furgon. Për pasojë humbi jetën vajza 7-vjeçe, ndërkohë që të dëmtuara rëndë mbetën e ëma dhe motra e saj 6-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve në spital ndërroi jetë edhe Ramazan Isha, 29-vjeçari që lëvizte me
Makina merr përpara këmbësorët, dy të vdekur KRYQËZIMI “Sipas Policisë Rrugore, ky është një kryqëzim problematik për të cilin i janë dërguar shkresa të një pas njëshme bashkisë Kamëz, e cila mesa duket nuk ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës vertikale apo vendosjen e vijave të bardha për vendkalimin e këmbësorëve”.
VIKTIMAT
biçikletë. Sipas Policisë Rrugore, ky është një kryqëzim problematik për të cilin i janë dërguar shkresa të një pas njëshme bashkisë Kamëz, e cila mesa duket nuk ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës vertikale apo vendosjen e vijave të bardha për vendkalimin e këmbësorëve. Nëna 29-vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6-vjeç, ndodhen në trajtim intensiv në
spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditësoi informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës dhe vajzës 6-vjeçare. “Nëna dhe vajza e mitur janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale”,-tha mjeku. Dëshmia Në Kodër Kamëz, një makinë
e drejtuar nga Rozina Koleci, humbi kontrollin dhe përplasi një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj. Si pasojë e goditjes, çiklisti dhe njëra prej vajzave të mitura humbën jetën. Një dëshmitar i ngjarjes, i përfshirë në aksident është shprehur se ndjehet i tmerruar nga ato që ka parë. “Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur
“Një 7-vjeçare e cila ishte në shoqërinë e së ëmës dhe të motrës dhe një 29-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, u përplasën nga Rozina Koleci, drejtuesja e automjetit “Mercedes Benz” që shkaktoi aksidentin tragjik”. makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë. Ishin pamje të tmerrshme”.
POLICIA
POLICIA
“Rishfqet” hashashi
Kapet i shumëkërkuari për trafik droge
R
reth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës. Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë. Forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin. Hetimet vijojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës. Aksioni u shtri në disa fshatra, si Lapardha, Kuçit, Gjorm dhe Treblovë, ku helikopteri ka evidentuar parcelat me kanabis. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një kontroll rutinë të përditshëm, lidhur me evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Pas Vlorës, parcela
A
me kanabis janë zbuluar edhe në Fushë-Arrëz. Raportohet se një sasi e konsiderueshme droge është gjetur në fshatin Berishë teksa aksioni është shtrirë në njësinë administrative Iballë. Aksioni po kryhet
në një zonë të thellë malore, ndërsa operacioni po mbahet i fshehtë. Por sipas dëshmive të banorëve të zonës, mbi 50 forca policie kanë zbarkuar në terren që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
rrestohet nga Policia e Gjirokastrës, një i shumëkërkuar i dënuar me 6 vjet burg për drogë. Policia e Shtetit, në një njoftim për mediat bën me dije se në pranga ra Fatmir Zhupa, 42-vjeç nga Salaria e Tepelenës. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se arrestimi i Zhupës ka ndodhur para 20 minutash. Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen 18 shtatori. Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qira pas shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.
AKTUALITET
15
E enjte, 9 GUSHT 2018
Deri më tani sezoni turistik ka ecur mbarë, kjo edhe falë masave që ka marrë Policia e Shtetit së bashku me Ministrinë e Brendshme
N
ë kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, ishte për inspektim në zonën e Durrësit, nga ky theksoi edhe njëherë rëndësinë që i jepet sigurisë së turistëve dhe pushuesve. Në takimin e zhvilluar me strukturat e Policisë në zonën e plazhit, Kuko theksoi përkujdesjen e veçantë që duhet të tregohet ndaj fëmijëve që janë bashkë me familjet në plazh. Ajo nënvizoi masat e marra për disiplinimin dhe kontrollin e mjeteve ujore, në mënyrë që ato të mos rrezikojnë në asnjë rrethanë pushuesit që janë duke notuar në det. Në inspektimin e bërë, zv/ministrja shoqërohej nga zyrtarë të Policisë lokale dhe nga Njësitë e Policisë që përdorin biçikleta gjatë patrullimit të tyre në gjithë vijën bregdetare të plazhit. Kuko u shpreh edhe për çështjen e ndotjes akustike dhe masat e marra në këtë kuadër, për zbatimin e orareve të përcaktuara në bashkëpunim me pushtetin lokal në Durrës. “Jam në stacionin e policisë Plazh në Durrës, në një takim me punonjësit e policisë që patrullojnë me biçikleta në plazh, për të diskutuar mbi problematikat e dala deri tani në sezonin turistik, të cilat kanë konsistuar më tepër në pjesën e gjetjes së të miturve që humbin në plazh, një problematikë kjo për të cilën policia ka marrë të gjitha masat, dhe mund të themi që në bazë të përditshme policia vepron në mënyrë efektive për gjetjen e tyre. Në të njëjtën kohë diskutuam për pjesën e motorrëve të ujit ku policia ka marrë masat për respektimin e distancave dhe moslejimin e përdorimit të motorëve të ujit
Sezoni, Kuko inspektim në Durrës: Rritet siguria ELBASAN
Helmimi i dasmorëve, në kërkim administratori
pa lejen e drejtimit dhe gjithashtu që të mos afrohen në zonat ku pushuesit janë duke notuar. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të telefonojnë 112 ose të denoncojnë në “Komisariatin Dixhital” për çfarëdolloj shqetësimi që ata kanë përsa i përket rendit dhe sigurisë publike gjatë pushimeve të tyre. Ne duam që qytetarët të kenë një sezon turistik sa më të paqtë, sa më të qetë dhe policia është aty për t’iu shërbyer”,-tha Kuko. Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, prej muajt qershor janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit
me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre të rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë. Deri më tani sezoni turistik
THIRRJA “Është shumë e rëndësishme që qytetarët të telefonojnë 112 ose të denoncojnë në “Komisariatin Dixhital” për çfarëdolloj shqetësimi që ata kanë përsa i përket rendit dhe sigurisë publike gjatë pushimeve të tyre”. ka ecur mbarë, kjo edhe falë masave që ka marrë Policia e Shtetit së bashku me Ministrinë e Brendshme.
POLICIA
Garat me makina, “Shqiponjat” i zënë mat
A
drenalina dhe sezoni veror, duket se risjellin garat me shpejtësi në Tiranë, që janë një shqetësim i vjetër për banorët në zonën e “Unazës së Madhe”. Këtë gara që organizohen në orët e vona të natës, kanë nxitur forcat “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore të ushtrojnë kontroll të papritur. Nga kontrollet e ushtruara, sipas Policisë së Shtetit deri në këto momente janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe
3 drejtues mjetesh për xhama të errët. “Duke marrë shkas nga shqetesimet e shumta të banorëve të “Unazës së Madhe” për zhurmat e mjeteve që tejkalojnë limitet e shpejtë-
sisë duke bërë gara me shpejtësi në orët e vona të natës si dhe rrezikun potencial që paraqesin këta drejtues mjetesh për sigurinë rrugore, u organizuan shërbime
të përbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit, me objekt kontrolli garat me shpejtësi, përdorimi i alkoolit, xhamat e errët, posedimi i lëndëve narkotike dhe sende të tjera të paligjshme. Nga kontrollet e ushtruara deri në këto momente janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 drejtues mjetesh për xhama të errët”,-informon Policia e Shtetit.
Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e së shkuarës vazhdon në Shqipëri. Vrasjet në vendin tonë janë në nivele alarmante, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Në një raport të fundit, Eurostat bën me dije se ka marrë në shqyrtim vrasjet e ndodhura në vitin 2015, ku në vendet e BE-së përllogariten gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Europian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri-tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%). Gjatë viteve të fundit ka patur një ulje të vrasjeve, por sërish mbesin gati dyfish më të larta se ato të vendeve të BE-së. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje janë implementuar me mangësi.
KUJTESE
16 E enjte, 9 GUSHT 2018
KUMTIM Nga Albert Vataj
T
ë gjithë donin të ikin, ngado dhe me çdo çmim. Ikja ishte e vetmja shpresë për t'i çuar ata drejt së ardhmes, atje ku një jetë më e mirë dhe një mundësi më shumë, ishte jo vetëm tokë e premtuar, por edhe kurajë për të besuar. Asgjë nuk mund t'i ndalojë ata të dëshirijnë dhe të shpresojnë se përtej këtyre brigjeve do të ketë një copë tokë të premtuar për fatin e tyre të dërmuar përgjatë kalvarit 45-vjeçar të golgotës komuniste. Nga deti, nga mali, nga ajri, nga toka, të gjithë donin të iknin. Jo të gjithë guxuan, por jo të gjithëve u buzëqeshi fati. Në këtë ikje ata nuk morën asgjë sepse asgjë nuk kishin. Ata nuk shikuan pas kur vala e ikje i përfshiu si një dehje, sepse nuk donin të merrnin në këtë udhëtim drejt ardhmes, atë realitet, i cili u kishte vrarë gjithçka, edhe ëndrrën. Lanë sy të përlotur e zemra të coptuara, lanë amanete dhe pengje në këtë ikej, dhe ikja ju vu nga pas pa e ditur se ku do t'i çonte. Në mëngjesin e 8 gushtit 1991 anija "Vlora", e nisur nga porti i Durrësit do të bëhet dëshmitarja e një eksodi të përmasave biblike. Një histeri njerëzore ishte vërsulur si një dallgë që merr përpara ç'të gjejë. Batërdia dhe piskama, uturia e vërshimi, rrumuja e yryshi me tërsëllime i ndillnin këto njerëz në një ikje, drejt një caku, mbërritja e të cilit për ta ishte finishi, ishte sfida e asaj heroikeje që i ishin blatuar. Rreth 20 mijë njerëz, të moshave dhe gjinive të ndryshme nga të katër anët e Shqipërisë kishin mësyrë atë anije, e cila do t'i çojë drejt ëndrrës. Në mëngjesin e asaj ditë, 27
vite më parë, anija "Vlora", e nisur nga porti i Durrësit e pas dy ditë udhëtim mbërrin në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Një natë më parë kjo anije kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por zv/prefekti i këtij qyteti, Bruno Pezzuto, nuk e lejoj. Atëherë Komandanti i anijes "Vlora", Halim Milaqi vendoste të ndryshonte drejtim, dhe pas 7 orë rrugë mbërrin në portin e Barit. Imazhet e anijes "Vlora" me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë në tokën italiane
Anija "Vlora", Arka e Noes së apokalipsit të Shqipërisë ëndërrvrasëse bëjnë xhiron e botës. Të rinj, burra, gra, fëmijë, familje të tëra, që të kapur pas litërëve të anijes përpiqen të zbresin në tokë, në tokën e shpresë, ëndërrës e një jete më të mirë. Mediat italiane transementojnë non stop atë çfarë ndodhi 27 vite më parë në portin e Barit. Ishte hera e parë e një zbarkimi kaq epik emigrantësh në brigjet italiane. Imazhet e anijes “Vlora” me mijëra emigrantë shqiptarë në bord, u kthyen në simbol të emigracion në Itali e në të gjithë Europën.
Zbarkimi në Bari, burgosja e tyre në stadiumin e qytetit kryesor puljez, kundër dëshirës së kryebashkiakut dhe kundër çdo lloj ndjenjë humaniteti; revoltat është pak a shumë e gjithë panorama ngjethëse e kësaj historie që do të mbetet e plazmuar si damka e turpit që duhet të kapërdinte imagjinativja dhe manipuluesja e atij sistemi shkatërrues identitetesh dhe vlerash. Edhe sot pas 27 vitesh ne sërish vazhdojmë të ikin. Ky vend, kjo tokë, këto premtime, këto dëshira nuk po arrijnë dot ta kthejnë Shqipërinë në një vend ku siç guxon për të ikur, pse mos të guxosh për të ndërtuar të tashmen tonë dhe ëndrrën e fëmijëve, në këtë truall ku kemi varret e të parëve, në tëkë tokë që e quajmë mëmëdhe. Askush nuk është fajtor për atë që shtyu këta mijëra njerëz të hidhen në flakët e së papriturës, 27 vite më parë, askush nuk ka pendim nëse çdo ditë, secili përpiqet me të gjitha mënyra dhe të gjitha eregjitë të kërkojë të sotmen dhe të ardhmen që meriton në një vend që nuk është toka amë, në një vend që ai gjithnjë do të jetë i huaj ku do të haujt fatin. Në këtë ikje askush nuk e di se krahas të drejtës për të guxuar dhe shpresuar në ëndërr, po pjesëmerr në një
gabim shumë të rëndë, për të cilin të gjithë jemi fajtorë dhe të gjithë viktima, në po ikim duke e lënë këtë Shqipëri të bëjnë me të çfarë të duan, atyre që çdo ditë dhe çdo moment po kontribuojnë për ta kthyer këtë tokë në tokë të mallkuar, në parajsën e së keqes, në një
mundësi për t'u pasuruar. Çdo kohë e kohës sonë do të ankorojë gjithnjë në port një Arkë të Noes, si për të na kujtuar pareshtuar fatin e keq të apokalipsit që pret të na ndëshkojë nga çasti në çast. Shpëtimi i vetëm... është ikja. Tragjike, kjo e vërtetë.
FORUM ANALIZË Nga Pol Hokenos
G
jatë muajve qershor dhe ko rrik, nëpërmjet një vargu masash, udhëheqësit europianë i fortifikuan kufijtë e Evropës përgjatë perimetrit jugor, në një përpjekje tjetër për të kufizuar emigrimin ilegal drejt kontinentit. Ky aksion përfshin tashmë edhe përpjekjet për të mos lejuar ankorimin nëpër porte të anijeve të shpëtimit të OQJ-ve të ndryshme humanitare, të mbushura me refugjatë nga Deti Mesdhe - ku më shumë se 10 mijë prej tyre janë zhdukur që nga viti 2014. Përzierja e kufizimeve, që refuzojnë të drejtën për azil politik, me kufizimin e qasjes së refugjatëve në Europë, ka përkrahës të vendosur përtej populistëve të djathtë. Shumë liberalë të qendrës, pohojnë se kufizimi i mëtejshëm i flukseve të refugjatëve, është e vetmja mënyrë për të ndalur ngjitjen mbresëlënëse të së djathtës nacionaliste në Europë, dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur nga sistemi i azilit, para se populistët si Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini dhe kolegët e tij, të arrijnë ta anulojnë atë plotësisht. Nuk është ende e qartë nëse ulja e numrit të emigrantëve të rinj, do të ndalojë me sukses rritjen e të djathtës ekstreme. Sidoqoftë, plani ngre pikëpyetje më të thella, rreth asaj se sa kompromis mund të përballojnë ende vlerat humanitare të Europës, përpara se të rrezikohen tërësisht. Këto pyetje morale dhe etike rreth qëllimeve dhe mjeteve, po deba-
17 E enjte, 9 GUSHT 2018
Europa e ka kriminalizuar humanitarizmin tohen askund më me shumë zemërim se në Gjermani, vendin europian që krenohet më së shumti në traditën e tij të filozofisë morale, nga Imanuel Kanti tek Jurgen Habermasi. Por debati ilustron ndërkohë faktin, se në një periudhe krize politike, parimet humanitare të Europës nuk janë pothuajse aq të papranueshme, sa besonin dikur qytetarët e saj. Debati zhvillohet në kohën kur numri i refugjatëve që vijnë nga deti në krahasim me vitin 2015, ka rënë në mënyrë dramatike. Këtë vit, ka pasur vetëm 48.629 të ardhur, ose rreth 5 për qind të totalit të vitit 2015. Në të njëjtën kohë, numri i lartë i viktimave të refugjatëve në Detin Mesdhe mbetet po i tillë:1.422 persona, janë mbytur që nga fillimi i këtij viti. Dhe në të njëjtën kohë, nacionalistët e ekstremit të djathtë të Europës, si Salvini, partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, vazhdojnë të rriten në sondazhe, dhe të përkrahin masa gjithnjë e radikale për të mbajtur refugjatët jashtë Europës. Në përgjigje, Bashkimi Europian pranoi njëzëri të shpenzonte trefish më shumë para për Frontex, agjencinë e tij të kufirit dhe rojes bregdetare, me misionin e sigurimit të kufijve të jas-
htëm të BE. Blloku është gjithashtu i përgatitur, të shpenzojë shuma të mëdha parash për të ndihmuar në krijimin e kampeve të pritjes, të referuara edhe si "platforma të zbarkimit", për azilkërkuesit në vendet jashtë BE-së, në Afrikën Veriore. Ndërkohë, udhëheqja e re populiste e Italisë këmbëngul se nuk do të shërbejë më si depo e refugjatëve në Europë, një qëndrim që përfshin shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, duke i dëbuar refugjatët nga brigjet e saj, madje edhe ata që janë shpëtuar nga flota e vet. Qeveria gjermane dëshiron të shtojë Algjerinë, Tunizinë, Gjeorgjinë dhe Marokun, në një listë të të ashtuquajturve vende të sigurta, nga të cilat do të pranojë pak ose zero refugjatë. Hungaria po harton një ligj që ndëshkon penalisht ata që ndihmojnë refugjatët ilegalë në vend. Por, në asnjë nga këto çështje nuk ka një mungesë kaq të madhe të humanizmit për fatin e emigrantëve dhe refugjatëve, sesa në debatin e zjarrtë për anijet e shpëtimit të OJQ-ve, që kanë qenë aktive në Mesdhe, kryesisht midis Italisë dhe Libisë. Për tre vitet e fundit, anijet - 12 në 2017, aktualisht vetëm 5 - kanë marrë kryesisht refugjatë në ujërat ndërkombëtare, dhe i kanë dorëzuar ata në portet evropiane, ku mund të aplikojnë për azil.
Grupi "SOS Méditerranée", thotë se gjatë 2 viteve të operacioneve të shpëtimit në det, ka shpëtuar më shumë se 29.000 emigrantë. Italia i ka ndaluar organizatat humanitare të operojnë me anijet e shpëtimit në ujërat e saj territoriale, dhe Malta u mohon hyrjen në portet e saj, kur kanë refugjatë janë në bord. Kjo sipas tij është "hapi i parë drejt barbarizmit, fillimit të fundit të idesë evropiane". "Ne nuk mund të apelojmë për të drejtat e njeriut, iluminizmin dhe humanizmin, ndërkohë që kriminalizojmë shpëtimin e njerëzve që mbyten në det". Edhe filozofët gjermanë, janë përfshirë në këtë debat për të ndihmuar në zgjidhjen e njërës prej çështjeve etike më të mprehta. Shumica, përfshirë filozofin politik Mathias Hoesh nga Universiteti i Mynsterit, pajtohen që nëse BE-ja ose shtetet bregdetare nuk janë të gatshme për të shpëtuar jetën e emigrantëve të bllokuar, atëherë organizatat humanitgare veprojnë në mënyrë të moralshme. Ndaj do të ishte e gabuar kriminalizimi i veprimtarisë së tyre. Por disa kritikë eticistë, thonë se operatorët e anijeve të shpëtimit kanë shkuar shumë larg, duke vepruar në një fushë gri (legjitime) të zbatimit të idealeve humanitare, dhe ndërhyrjes politike (të
paligjshme) që anashkalon procesin demokratik, të motivuar nga besimi se ligjet dhe praktikat e BE-së, nuk u mundësojnë njerëzve të aplikojnë për azil politik, dhe të marrin mbrojtje nga persekutimi, dhe se migrantët e mundshëm, do të kenë nevojë për ndihmë sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithëse filozofët në Gjermani mund të dëgjohen, fjalët e tyre nuk janë urdhra. Pozicioni i ri i qendrës, vë një theks të madh tek parandalimi, që do të thotë anulimi i azilit politik për ta shpëtuar sistemin. Dhe kur parandalimi përfshin dëmtimin ose madje kriminalizimin e punës së anijeve shpëtuese të OJQ-ve, rrezikohet mbytja e njerëzve. Çështja me të cilën ballafaqohet Gjermania dhe Europa më gjerë, është nëse partitë e saj kryesore dhe votuesit e tyre, janë të gatshëm të pranojnë se vdekja në det, është një mjet për të adresuar krizën e emigracionit. Çështja e politikës së Evropës mund të zgjidhet, por llogaria e saj morale do të mbetet e hapur. Shënim: Paul Hockenos, është një gazetar me banim në Berlin. Libri i tij i fundit titullohet "Ju flet Berlini: Një histori e anarkisë, muzikës, murit dhe lindjes së Berlinit të ri". "Foreign Policy" - Në shqip nga bota.al
Babalja u bë "i gjallë"... Nga Thoma Goga
FEJTON
E
mora dhe e këndova letrën tënde, o Babaçe Babica. Në më pyeç për shënden', jam si do zoti vetë. Pasha e kaluar pashait. Dhe jo ashtu skërkave, siç më shkruaje ti. Rroj mirë se më ruajnë mirë. Roje para, roje pas. Prandaj nuk "e rruaj" as para e as pas… Po më fute në mejtime, a derëzi. Dhe letra jote ishte toidhjo si "filmat" e mi. Po qe se ti e ke shkruar vetë, unë vë kokën në satër. E pres dhe e çoj me këmbët e mia në Stamboll. Rri Babaçe, se e di sa të peshon kandari. Atë e ka bërë ndonjë usta mendjehollë. Të kujtonet kur jeshim në shkollë? Mësuesi na dha detyrë të shkruanim nja 5 rreshta për Skënderben'. Harrove, a i zi se ç'molloise?! Uu, aq u çkrimë sa dhe sot më dhëmbin brinjët. "Skënderbeu, shkrove zotrote, mblodhi ushtarët dhe u tha: "Koqedanë" trima, t'i qepemi turkut mal më mal e sum më sum…". Mirë kapedanët i bëre "koqedanë", po me lumin ç'pate a të q…udhët?! Mos ja bëj harrëm vetes, e ke shkruar apo
jo?!Dhe që atëherë ta ngjitëm "Koqedan suma". Mirë unë u bëra VIP në këtë moshë, po ti a i zi, u bëre vip i vogël që kur ishe kërthi. Ndaj them se letrën që më nise, nuk e ke qëndisur ti. Nuk ma shket dot mua. Jam usta për këto marifete. Nejse. Unë, që thua zotrote, i lashë "filmat" e po merrem me këngë. Këto nuk janë me zarar. Të kam bërë dhe ty ca bejte. Dëgjo, dëgjo: "… Babaçja me një dhëmbë,/ Po na mbahet rëndë-rëndë, /Bëka letra dhe me këmbë,/Të dhjefsha kalemin tënd…". Nejse. Më shkuaje se "ç'mu desh mua të bëja këto "filma". Ku di gjë ti, o mavri. Mbete bari me dhënë e me dhi. Të leshtat, të leshta mbeten. Ndaj dhe ti ke mbetur si lesho. Ditën llafosesh me zagarët, natën kruhesh nga pleshtat. Ku merr vesh ti nga politika, a derëzi. Ha një kothere që ta jep Çeçua me cfurk e rri urtë. Me para u bëra, pasuri kam, dashnore pa hesap. Këto ditë më kërkuan ëmbrat e dëshmitarëve këta që më mbrojnë. Dhe mua më polli rradakja. E di ç'bëra këto ditë, mo? Uu, vetëm mos i thuaj njeriu. Dorëzova listën e dashnoreve. Dhe çdo ditë sjellin nga një. Sot kisha "Dashnoren X". Ja, nxjerr dufin e rinisë… Më thonë Babale
Babolja, prapa më vjen dashuria…Jo, po do rri si ti. Je futur në vërë të gjilpërës, o firaun. Ju nga Babica hiqeni edhe si sua trimash, o derman. Ishin burra të tjerë ata që u vërvinë mbi dushmanin dhe i hodhën në det. Edhe ti ke patur një dashnore. Mos ia bëj harrëm vetes. Ndoqe stilin e xha Selamit. Hodhe gunën përmbi tela që të kapërceje gardhin e dashnores tënde. Mua më the se " e kruajta torrovilen me gjëmbaç deti", po ti a të q… udhët, pse nuk tregon si vate ai muhabet? Nuk e tregon se u bëre lemeri me gjak. Ata që të panë, nuk u shqitet llahtari nga sytë. Ja edhe këtë ta rrëfej me bejte: " Babaçja "trim" i rrallë, /Seç iu ngrit ajo pallë…/Hodhi gunën përmbi tela, /Iu bë bytha thela-thela…". Do të rrëfej edhe një sekret tjetër. Po këtë mos ia trego as varrit, se është amanet. Nuk i dihet si vete edhe puna ime, ta dish edhe ti. Kur po jepte shpirt plaku, gjet rahmet, më kërkoi t'i rri te koka. "Dëgjo bir, më tha, puna ime vate nashti. Ta dish; ti ke dhe një tjetër vëlla…Babaçen nga Babica. Plaka e tij i ka ruajtur dhëntë me mua. Unë i ngrija këngë, ajo ngrinte këmbët…Ulërinte "dybeku" më shumë se dyfeku… Ndaj, të ka babai xhan, ndille një ditë e kokolepsu se
jeni vëllezër nga një farë…". Pastaj shkoi vidhimë; mbylli sytë për fare. Unë çoç kisha dëgjuar, ndaj ja kam bërë hallall plakut. Edhe ti mos ia bëj harrëm plakës…Gjaku nuk bëhet ujë, o derman. Dhe ne të dy çoç ngjajmë… Zotrote më shkruaje mua se kjo "luftë" e madhe bëhej për kolltuqet e qeverisë. Uu, po kjo nuk do mend. Mos të duket çudi se, po e mori partia ime pushtetin, postiqen e Ministrit të Kulturës e marr vetë. Ç'janë këta ministra, mo, që nuk kanë bërë asnjë "film" e nuk kanë krrier asnjë bejte! Nashti unë i plotësoj konitat. Hë, më thuaj, më takon apo jo? Do thuash më; "nuk pjerdh njeri për Babalen". Edhe ti nuk do jesh i humbur, a të q… udhët. Pse, si ata jam unë, që i lënë byrazerët në mes të udhës. Do ta shoç. Kur të kthenem, po nuk më futën te Kolibja e Qenit, do bëjmë festë te Lumi Gomares në Vlorë. Është bukuri e rrallë… Këtu po e mbyll letrën se u sos maja e kalemit. Bëj të fala Çeços, hyzmeqarëve, gomerëve, zagarëve dhe të leshtave. Dhe shiko, kur të mbyllësh zarfin tjetër, kontrolloje mirë se këtë radhë kishin hyrë ca pleshta. Të paça "koqedan me pallë", o byrazeri im me një farë. Qofsh me shëndet : Babalja , dora vetë.
KULTURE BOTIMI Nga Frano Kulli
S
imon Rrota (1887-1961), piktori që në zana fillën e rrugës së artit pamor, në kapërcyellin e fundshekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX pati jo vetëm për mësues vizatimi, por edhe si udhërrëfyes Kolë Idromenon; ishte megjithatë i pari piktor i shkolluar në një akademi artesh, deri atëherë. Shkon në Romë, së pari, me këmbënguljen dhe rekomandimin e drejtorit të shkollës italiane në Shkodër, prof. Polarollit, ku sprovon të gjejë punë e të mund të studiojë pranë skulptorit të famshëm Angello Zanelli, me dëshirën e palakueshme të shkollimit vetëm për arte pamore, por pa sukses. I zhgënjyer aty prej pritjes së ftohtë, largohet për në Milano, në kërkim të një tjetër mundësie. Dhe atje fati i buzëqesh sapo takon bashkëqytetarin e vet Pjerin Simoni. Me ndihmën e mbështetjen e tij krejt vëllazërore, në vitin 1910 fillon studimet në Akademinë e Arteve të bukura "Brera" në qytetin e madh e të zhurmshëm dhe aty laurohet në vitin 1915. Në Milano qe njohur edhe me Carla Carminati, e cila do të bëhej më pas bashkëshortja e tij e jetës… U martuan më 28 tetor të vitit 1920 dhe fill dy ditë më pas kthehen në Shqipëri dhe së bashku do të përcjellin ngjarjet e trazuara të kohës. Më herët, përpara se të nisej për studime, përpos Idromenos, Simoni u pat gjend i rrethuar gjithashtu prej një përkrahjeje të përndritshme të At Gjergj Fishtës, të cilën ai e çmon shumë. Poeti e françeskani aq fort i përgjindshëm në Shkodër, prej asokohe, mbasi dallon të dhënat për pikturë dhe zellin e dëshirën e pandalshme, e merr herë mbas here për punë të kësisojshme djaloshin e talentuar për të ndërtuar së bashku dekorin e shfaqjeve të pjesëve teatrore, që Fishta vetë i kishte shkruar a përshtatë për teatrin e sapokrijuar në Kuvendin e Fretërve. Ka qenë ajo kohë kur përreth Kuvendit, asaj qendre rrëzël-
18 E enjte, 9 GUSHT 2018
Për vedi a për Shkodrën shkruan Simon Rrota?
luese kulturore të qytetit, në teatrin që përtërihej shpejt po zinte fill për së pari drama shqipe. Ndërsa gjuha shqipe ishte vendosë si gjuhë mësimi edhe në shkollat e tyre, në Liceun "Illyricum" dhe në shkollën e motrave "Stigmatine", ishte ende në rrethana ndaluese prej Perandorisë Otomane në kalbëzim. Po Simoni i sapokthyer nga studimet, i ndodhur në
er atyre, kishte filluar e i kishte shkruar. Me një kaligrafi të bukur, pa rend kronologjik ngjarjesh, veçse ashtu si i kishin ardhë, i kishte dikuar (zbrazë) në letër, si një rrëfim a bashkëbisedë me vedin. Dhe ia paska dalë…
tarit të qeverisë së Ismail Qemalit, e para pas shpalljes së pavarësisë, mësova se ai varr që Kaçorri kishte në varrezat e Vjenës, pas vdekjes natyrale atje, qe e mundur të ishte aty në sajë të Kolë Rrotës. I ndodhur në Vjenë asokohe, Kola ishte
rrethanat kur iu desh të bënte përpos mësuesit edhe përkthyesin nga italishtja e gjermanishtja, pati njëherësh kontakte e njohje edhe me personazhet më aktivë të lëvizjes kombëtare në Shkodër: me Luigj Gurakuqin, Ernest Koliqin, Zef Harapin, Mikel Koliqin, Hilë Mosin, Mati Logorecin, Isa Boletinin, Kel Marubin etj. Kurse në Fier, ku gjendet rreth viteve '20 bashkë me të vëllamë, Kolën, shkolluar edhe ai për mësuesi në Vjenë, themelojnë atje fotografinë, zeje artistike e paparë deri atëherë në atë qytet. Këtë e pohon Kozma Dashi, që hulumton në këtë fushë. Por, e pohon gjithashtu zëplotë edhe Qerim Vrioni, njëri prej studiuesve të dorës së parë të historisë së fotografisë në vendin tonë… Po shkruej për vedi! Kështu i kishte pasë titulluar kujtimet e veta Simon Rrota, mbajtur për një kohë të gjatë në kujtesë, në një kujtesë për t'u lakmuar dhe pastaj, kur kishte arritur në moshën e përshtatshme për t'ju rikthy-
Kujtimet e shkruara, masandej kur Simoni ndërron jetë (27 janar 1961), me përkujdesje atërore ishin ruajtë prej familjarëve, prej së bijës, më të voglës së fëmijëve, Norës, dhe ashtu gjendeshin të ruajtura edhe mbas më shumë se një gjysmëshekulli… Dhe… kujtimet e piktorit, të ruajtura me përkujdesje të adhurueshme, ndër rrethana të atij regjimit të biografive kur ato mund të ktheheshin edhe në problem për familjarët, kuruar në një libër nga Pjetër Logoreci, vijnë e publikohen këto ditë si botim i "Botimeve Fishta"… Pjetër Logoreci e tregon gati si anektodik rastin se si ka ndeshë në këto kujtime. "Në të vërtetë,- rrëfen Pjetri,- unë po interesohesha në Arkivin e Vjenës, se mos gjej ndonjë material për Kolë Rrotën, vëllain e piktorit, mbasi ashtu si rastësisht më lidhej me punët e mia hulumtuese, por diçka edhe më përtej. Kur u pata interesuar për sjelljen e eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit, nënkrye-
përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë. Po me paratë e veta e paguan tokën për varrin e Kaçorrit (një gjest ekselent njerëzor e patriotik). Dhe duke u interesuar që të mësoja më shumë për Kolën, trokita në derën e familjarëve të vet, tashmë të shpërndarë në Evropë. Dhe prej tyre, prej Eduardit, nipit të vet mësova se Simon Rrota kishte lënë të shkruar edhe një ditar në formën e kujtimeve". Nën titullin: Shkruej për vedi… Një titull mjaftueshëm për t'u marrë me mend se mbajtësi i tyre i kishte mbyllë sytë pa menduar se ato do të publikoheshin ndonjëherë. Por, vetëm se qenë shkruar ashtu kujdesshëm, për t'i pasë si dëshmi kureshtare trashëgimtarët e tij. Shënohen në këto kujtime episode të detajuara ndodhish e ngjarjesh me mjeshtrin Idromeno e me Fishtën, për skenografinë e shfaqjeve teatrore në Kuvendin Françeskan në Gjuhadol, por edhe për popullaritetin e
madh që ato mbërritën të kishin në qytet. Sikundërse kishte provue ma herët me ja shkye vizatimin e me i dalë belá me malësorin puntuer, që i kishte bërë portretin, bash aty në oborrin e Kishës së Madhe. Ngjarje si kjo e ngjashme kishte provue shpesh, se njerëzia asokohe ende nuk pajtohej me "i dalë ftyra n'leter". Por, përcillen në to gjithashtu edhe ngjarje e ndodhi nga jeta e përditshme qytetëse e kohës, nga pazari i madh, në hyrje të qytetit, poshtë kalasë, në të cilin atij iu pati dashtë me sprovue qysh herët në adoleshencën e vet përcjelljen nëpër punën e mundimshme të shegertit, me ju ba ndihmë familjes, prej së cilës dy prej vëllazënve të mëdhenj ishin përcjellë për studime. Aty, në pazarin e madh dyndej përgjatë ditës thuajse krejt qyteti deri në mbramje, kur krejt "urdia" e tregtarëve, shegertave e blerësve, kush me karroca e kush n'kambë, simbas hierarkisë që kishin atje, kthehej në qytet. Masandej në lagjet e nëpër rrugët e rrugicat e në qendrën e tij gëlonte jeta e polisit, me dritëhijet e veta e me nuancat gjithnurësh… Me shtëpitë e rrethuara me avllitë me gurë zalli, naltësia e të cilave ishte e qortueshme për hartistin [artistin] e ardhshëm që reflektonte mënyrën ende orientale të jetesës, vetë shtëpitë, të ndërtuara në fund të oborrit, që "i kthejshin shpinën" rrugëve. Me dyert e mëdha të oborreve sa me hy edhe qerret, që do të shkarkonin drutë e dimrit a rrushin e sjellë prej vreshtave përreth, me të cilin bëhej vera. Prej druri e të punuara bukur. N'anë tjetër konsullatat e huaja, që i kishin selitë në Shkodër asokohe, pamja e të cilave dhe e njerëzve përmbrenda ashtu si edhe veshja e sjellja e tyre nëpër qytet ishte një ndjellje a joshje drejt oksidentit e mënyrës së re të jetesës atje…
VIP
19 E enjte, 9 GUSHT 2018
Demi Rose prezanton të pasmet për të disatën herë Ajo ka shprehur dëshirën për t'u "hedhur" nga modelimi në aktrim. Dhe Demi Rose gjithnjë di të tërheqë vëmendjen me format e saj mbreslënëse, sidomos gjatë një daljeje natën në Ibiza. Modelja 23 vjeçare e Instagram-it, e veshur me kominoshe që nuk lënë shumë vend për imagjinatë, tregon një trup "orë rëre" fantastik. Pa të brendshme në pjesën e sipërme të trupit, Demi tregon një bust të admirueshëm, ndërkohë që e gjithë vëmendja shkon tek vithet e saj të bëshme. Demi kishte krijuar disa onde të këndshme brun dhe në fytyrë kishte aplikuar një makiazh shumë të këndshëm. Demi, e cila është e njohur për "figurën e saj vrasëse", kohët e fundit zbuloi sekretet në kuadrin e saj të famshëm me MailOnline. Ajo tha për regjimin e saj të fitnesit: "Përpiqem të mbaj veten sa më shëndetshëm që të kem mundësi. Duke qenë se udhëtoj, është e vështirë të punosh për trupin, por përpiqem t'i qëndroj rutinës sime." Gjithsesi, ajo i këshillon ndjekësve të saj një dietë strikte, duke shtuar: "Çdokush thotë se jam njeriu më i shëndetshëm që njohin. Gjëja më e yndyrshme që konsumoj janë arrat dhe gjalpi i kikirikut". "Fiziku im merr shumë shpejt kile. Çdo gjë jo të mirë që mund të ha, trupi im e shton në kile.
"Dua të jem beqare menjëherë", Angelina Jolie lodhet nga divorci Angelina Jolie është lodhur aq shumë nga martesa me Brad Pitt sa po kërkon menjëherë divorcin që të jetë sërish beqare. Ajo i ka kërkuar avokatit që ta divorcojë me shpejtësi, duke lënë pas edhe kujdestarinë e fëmijëve. Avokati i ri i Angelinës përfundoi dokumentet legale dhe i kërkoi gjykatësit që të vendosë për divorcin këtë vit. Në dokumentet e dorëzuara thuhet se Brad Pitt nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve që prej ndarjes, e cila ndodhi para 2 vitesh. Ajo dëshiron që gjyqtari ti japë kujdestarinë duke i ofruar që Brad të paguajë çdo gjë që nuk ka bërë deri tani. Kujtojmë se avokatja e Angelinës hoqi dorë nga çështja pasi aktorja po tregohej arrogante dhe mizore.
Ministri Salvini shijon puthje pasionante nën çadër Kjo do të thotë që nuk ka torta ditëlindjeje"! Ndërkohë që brunia njihet për 'drithërimat' që përçon në rrjetet sociale, Demi kohët e fundit ka rrëfyer se aktrimi është kariera e saj e dëshiruar, në vend të modelin-
Më e madhja e Kardashianëve ndahet me të dashurin 14 vjet më të vogël Lidhja e Kourtney Kardashian me Youndes Bendjima ka marrë fund. Bukuroshi ka shkuar në Meksikë ku po shijon momente me disa vajza të reja. Njëra prej femrave që është fotografuar duke e përqafuar quhet Jordan Ozuna dhe është ish- e dashura e Tyga dhe Justin Bieber. Burime për TMZ tregojnë se ishte zgjedhje e Kourtney që lidhja të merrte fund. Kështu të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetgrin në Instagram. Ata filluan lidhjen në 2016 kur ylli i "KUWTK" u takyua me modelin e Balmain dhe Givenchy në javën e modës së Parisit. Para pak javësh, ata u fotografuan duke kaluar disa momente romantike në Itali, së bashku me fëmijët e Kourtney. Kujtojmë se Youndes është 14 vjet më i vogël se Kourtney. Ndërkohë, kjo e fundit ka patur zënka dhe me familjen e saj këto kohë.
gut. Ajo tha për "The Sun": "Filmat kanë qenë gjithnjë një pasion i imi, që kur isha në shkollë. Por një tjetër ambicie është të bëhem një vajzë Bond, pasi e dashuroj stilin dhe joshjen që kanë ata filma".
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini po shijon pushimet me të dashurën e tij, Elisa dhe nuk mungojnë puthjet në publik. Ai ka shkuar në Romagna dhe ka harruar impenjimet politike për t'u qetësuar nën rrezet e diellit. Pamjet janë publikuar nga e përjavshmja Chi, e cila del nesër në treg. Matteo është fotografuar me prezantuesen duke ngrënë në darkë romantike dhe duke u argëtuar në plazh, pa lënë pas xhirot me motoskaf. Ata kanë nisur zyrtarisht bashkëjetesën në një shtëpi në qendër të Romës. Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi dhe me të ka djalin Federico. Më pas, Salvini ka bashkëjetuar për disa kohë me Giulia Martinelli, lidhje nga e cila lindi vajza Mirta.
Ja me çfarë fotosh provokuese Kim Kardashian prezanton linjën e parfumit të saj Kim Kardashien personazh televiz që në Instagram numëron 115 milion ndjekës, ka publikuar foto provokuese në kuadër të prezantimit të linjës së saj të re të parfumeve Kimoji. Dhe kësaj rradhe Kim e ka bërë prezantimin duke zbuluar gjoksin dhe të pasmet seksi. Parfumet vijnë me aromën e pjeshkës dhe të qershisë.
SPORT
20
E enjte, 9 GUSHT 2018
Presidenti i Kukësit ka hedhur akuza për skuadrën gjeorgjiane për mënyrën e organizimit
K
ukësi është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të turit të tretë në Europa League, teksa duhet të bëjë pa tre futbollistë, të cilët nuk kanë mundur që të marrin vizë, as ditën e djeshme. Transferta ndaj Torpedon Kutaisit në turin e tretë kualifikues të Europa League është karakterizuar nga situata të pazakonta, të cilat sollën zemërimin e presidentit Safet Gjici. Drejtuesi i klubit akuzon drejtë për drejtë kundërshtarët, që sipas tij duan të fitojnë me metoda të pandershme. “Nuk na kanë pritur si miq, por si armiq. Kjo është e pafalshme. Nuk e di ku ndodh tjetër kjo përveç se këtu në Gjeorgji. Na merrnin dhe na gënjenin, na thoshin do t’i bëjmë sot, do t’i bëjmë nesër vizat. Ekipi ynë kundërshtar ka qenë nxitësi për të na penguar. Kjo nuk është ‘fair-play’. Kjo është mënyra për të fituar ndeshjen me forma që nuk janë parë dhe nuk janë dëgjuar. Ne kemi bërë hapat tona me FSHF-në e UEFA-n, si dhe me delegatin e ndeshjes. Do presim si do procedojmë më vonë. Me takimin që do të kemi me këtë të fundit do të paraqiten të gjitha provat dhe faktet, që ky klub nuk është i aftë të organizojë ndeshjen këtu”. Gjici tregoi edhe ngjarjet e pazakonta në momentet
Gjici akuzon Torpedon: Na pritën si armiq, i torturuan lojtarët në aeroport
e mbërritjes së skuadrës. Nga vonesat për portierin Maloku, te mungesa e eskortës për të shoqëruar ekipin dhe të largimi i autobusit që duhej të priste ekipin. Veprime që sollën edhe ndërprerjen e marrëdhënieve me ekipin e Torpedos.“Malokun e kanë mbajtur plot 7 orë duke u tallur, do të fusim sot, nesër, pas një ore, por dhe mund të kthehesh i thoshin. Ekipi ka
udhëtuar në katër të mëngjesit pa asnjë eskortë policie dhe i kanë torturuar edhe në aeroport, duke i larguar autobusin që ne e kishim marrë nga një kompani private. Lojtarët kanë qëndruar për 20 minuta me çanta në krah. Janë tallur. Unë kam marrë një vendim që me klubin e Torpedos të mos kemi asnjë kontakt. Jashtë fushe ne duhet të pritemi si miq dhe të
përcillemi si të tillë. Këta nuk e kanë bërë dhe ne nuk do të shkojmë në drekën zyrtare. Janë sjellë shumë keq me ne, nuk mund të fitosh në rrugë të tilla. Them se kjo gjë është bërë me dashje të nxitur nga klubi i Torpedos, pasi ky klub nuk ka nxjerrë asnjë person të na presë, as nuk ka njoftuar policinë e shtetit për të na shoqëruar. Nga kjo pikëpamje ndeshja nuk ka
siguri për t’u zhvilluar. Ne kemi ardhur për të luajtur, nuk duam që ta anulojmë ndeshjen apo ta shtymë, por ne nuk jemi të barabartë, pasi na kanë hequr 3 lojtarë të rëndësishëm, cilësorë dhe që luajnë në formacion. E kanë sajuar këtë situatë për të penguar lojtarët më të mirë që ta kenë më të lehtë fitoren këtu. E njeh apo jo Kosovën Gjeorgjia nuk kemi ardhur për këtë gjë. Ata nuk po na lënë të luajmë futboll. Na kanë nxjerr pa fund problem. Besoj se UEFA do të reagojë dhe është në dijeni të të gjitha veprimeve që ka marrë ky klub. Ju kam thënë djemve dhe stafit se kjo është një plus për t’u karikuar dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk e di sa çunat do e vënë sedrën në punë për ta kthyer këtë situatë në një rezultat pozitiv për ne”, deklaroi numri një i skuadrës verilindore në një intervistë të dhënë për Supersport.
VERILINDORËT
NGJARJA
REAGIMI
Kukësi denoncon gjeorgjianët, refuzon drekën zyrtare me ta
“Firmos kontratën ose të vramë”, zbulohet misteri i zhdukjes së sulmuesit nigerian
Torpedo: Faji është i Kukësit, ne i kemi marrë vizat tona!
Kukësi mbërriti dje Tbilisi ku është akomoduar në hotelin “Radison Blue” për t’u përgatitur për ndeshjen e së enjtes ndaj Torpedos për raundin e tretë të Europa League. Klubi verilindor po has në pengesa të shumta në vendin baltik për shkak të mospërfilljes së drejtuesve të klubit gjeorgjian, por shqetësimi më i madh për të është çështja e vizave për disa prej futbollistëve. Aktualisht skuadrës i është bashkuar portieri Faton Maloku, i cili ndenji i bllokuar në aeroportin e Tbilisit për 7 ore. Ndërkohë që nuk kanë udhëtuar ende drejt Gjeorgjisë 3 futbollistët e tjerë, valon Ethemim, Edis Maliqi dhe Reginaldo. Por telashet nuk janë mbyllur këtu për Kukësin që ka shfaqur indinjatën e tij edhe për faktin se skuadra nuk është pritur nga drejtuesit e Torpesdos, ndërkohë që mungoi edhe eskorta e policisë që do ta shoqëronte deri në hotelin ku do të akomodohej. Kukësi në shenjë proteste për këtë indiferentizëm bëri të ditur ndërprerjen e çdo kontakti me drejtuesit e Torpedos, si dhe mospjesëmarrjen në drekën zyrtare që organizon skuadra vendase duke vënë në dijeni për të gjithë këtë histori edhe UEFA dhe delegatin e ndeshjes. Në komunikatën e tij, klubi i Kukësit, qe konsideroi të gjithë çfarë po i ndodh si një rast i pastër racizmi, iu drejtua edhe autoriteteve në Shqipëri për vështirësitë që po has në Gjeorgji duke u kërkuar të marrin masat përkatëse.
Sulmuesi nigerian i skuadrës letoneze të Ventspils, Adeleke Akinjemi, vazhdon të jetë i zhdukur prej dy ditësh. Dje ishin drejtuesit e Ventspils që bënë një denoncim publik, por edhe në polici, për vendndodhjen e paditur të Akinjemit, i cili kishte munguar edhe në finalen e Kupës. Por, detaje të reja zbardh ka zbardhur portali “oëngoalnigeria.com”, ku përfaqësuesit e 19-vjeçarit, zbardhin versionin e tyre. “Adeleke u bashkua me Ventspils një vit më parë, dhe kishte një klauzolë për blerjen e tij shumë të vogël, dhe kishte një rrogë të vogël. Tani, me performancën e tij në Europa League, klubi refuzon ta shesë, në këtë klauzolë të vogël. Presidenti aktual nuk ishte në krye të ekipit kur Adeleke u ble. Ai tani po përpiqet ta shesë me një çmim të lartë në Rusi, pasi ai është edhe rus, dhe tani që ta shesin për më shumë para, po e detyrojnë që të firmosë një kontratë të re, me një klauzolë shumë më të lartë. Atij i vendosën edhe një armë në kokë dhe i thanë të firmoste kontratën e re, ose ndryshe do e vrisnin. Akinjemi i tha se do e firmoste në ditët në vazhdim, para se të vendoste të largohej më mirë nga shteti. Ventspils e di shumë mirë për sorollatjet e tij, madje edhe presidenti i klubit ka folur me të. Gjithsesi, ai kërkon siguri për jetën e tij para se të kthehet në Letoni”, shkruan portali duke u bazuar në një lidhje telefonike që ka pasur me sulmuesin.
Klubi gjeorgjian i Torpedos ka reaguar për herë të parë për akuzat e skuadrës së Kukësit. Ata shprehen se shkak për refuzimin e vizave të këtyre 3 lojtarëve, nuk janë aspak problemet politike, por është pakujdesi nga ana e Kukësit. “Sa u përket problemeve të vizave, i vetmi lojtar që do të pengohej ishte Maloku, duke qenë se është kosovar dhe Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën por pas ndërhyrjes së klubit, futbollisti i Kosovës u lejua të hyjë në Gjeorgji. Një problem i ngjashëm është ardhja e qytetarëve të Mozambikut në Gjeorgji. Sa për maqedonasit, këta lojtarë nuk ishin në listën origjinale dhe ne e morëm informacionin vetëm 1 ditë para se të dilnin vizat. Për shkak të kësaj, nuk u dhanë viza për Rexhinaldon nga Mozambiku, Valon Et’heinm dhe Edi Maliqin, dhe ata nuk mund të ndihmojnë Kukësin kundër Torpedos, ndërsa Faton Maloku do të jetë me skuadrën. Për shkak të kësaj, pala shqiptare donte të shtynte ndeshjen, por ata u refuzuan kategorikisht nga UEFA. Në këtë fazë Torpedo nuk është e kërcënuar, sepse ata kanë përmbushur kërkesat e UEFA-s. Probleme me vizat ka pasur edhe me skuadrat nga Ishujt Faroe por u rregulluan të gjitha dhe nuk është faji ynë këtu. Ne i kemi marrë vizat tonë dhe do të shkojmë në Shqipëri”, shkruhej në deklaratën e klubit gjeorgjian.
SPORT
21
E enjte, 9 GUSHT 2018
Trajneri i Kukësit është shfaqur i nervozuar në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Torpedos
E
uropa League sjell sot ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues. Një nga skuadrat që do të zbresë në fushë, do të jetë edhe Kukësi i Armando Cungut, që u eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Champions League nga skuadra e Qarabag, e cila fitoi përballjen ndaj shqiptarëve me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Kundërshtarët e radhës të verilindorëve do të jenë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit, të cilët kanë shkatërruar me rezultatin e përgjithshëm 7-0 ekipin e Ishujve Faroe, Vikingur. Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur para mediave në prag të ndeshjes së parë duke u shfaqur shumë i nervozuar. Verilindorët kanë hasur në problem të shumta gjatë udhëtimit, ndërkohë që Edis Maliki dhe Valon Ethemi nuk janë pajisur me vizë. Probleme ka pasur edhe me Malokun, që fatmirësisht është pajisur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës. “Ju thashë, ne nuk vijmë këtu si politikanë. Ne nuk na intereson dhe nuk e dimë çfarë i përket situatës politike. Nuk e di ku qëndron problemi me qeverinë tuaj. Ne jemi skuadër futbolli, vijmë për të luajtur dhe për të shtrënguar duart. Njerëzit nga Maqedonia janë njerëz të botës së lirë, ne mund të marrim lojtarët nga të duam. Nëse qeveria juaj nuk e njeh Kosovën, ata mund të lëshojnë vizën për 2 ditë, dhe më pas ata do kthehen. Ju thatë që Torpedo e ka organizuar ndeshjen shumë mirë, por policia nuk e ka lejuar autobusin të
Cungu “tërbohet” me gjeorgjianët: Jemi skuadër futbolli, jo politikanë! PRESIDENTI
Juventusi “galaktik”, bardhezinjtë duan të rrëmbejnë edhe Marcelon
parkohet në aeroport. Policia nuk na ka lejuar të afrohemi me autobusin. Nuk dua të flas më për këtë, pasi edhe udhëtimi për në hotel duhej të shoqërohej me polici. Gjithsesi, nëse flasim për vendin tuaj, mund të rrimë deri nesër, por unë kam një punë për të bërë”, deklaroi Cungu. Ndërkohë, kapiteni Ylli Shameti, deklaroi: “Skuadra jonë ka një shans të mirë për të shkuar në raundin tjetër. Sa për atmos-
ferën, jam dakord me trajnerin, që nuk është aspak e mirë. Sidoqoftë, do përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur te fusha e lojës”. Trajneri i kundërshtarëve Kakhaber Chkhetaini mund të ndihet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në kompeticionet europiane, teksa kampionët e Gjeorgjisë kanë vënë në vështirësi edhe moldavët e Sheriff në raundin e parë kualifikues të Champions
PRESIDENTI
League, duke i mundur ata 2-1 në shtëpi dhe më pas u mundën 3-0 në ndeshjen e kthimit. Torpedo ka shënuar shtatë gola në dy ndeshjet e luajtura kundër Vikingur tregon se paraqitja e mirë e bërë kundër Sheriff nuk ka qenë një rastësi. Kukësi ndërkohë në katër ndeshjet e mëparshme të luajtura në fazën kualifikuese të Champions League nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol.
BELGU
Lotito i vë çmimin “diamantit” Milinkovic: Është më i fortë se Pogba!
Nainggolan kthehet në “mister” para sezonit të ri tek Interi
Lazio ka gati rinovimin e kontratës me dyfishim të rrogës, nga 1,5 milionë Euro në 3. Sido që të shkojë, deri sot në orën 18:00 do të merret vesh nëse Milinkovic do të luajë në Angli apo jo, pasi mbyllet merkato e blerjeve në Premier League. Më i interesuari dukej Manchester United, por gjithmonë nëse Pogba shkon te Barcelona, diçka që ka pak gjasa të ndodhë. I intervistuar nga “Corrierre della Sera” Lotito ka shpjeguar edhe një herë pozicionin e tij mbi lojtarin. Milinkovic është lojtari i ri më i mirë në botë dhe ka një marzh përmirësimi gjigant”, thotë president i Lazios. “Deri tani nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, as nga Milan as nga Juvents, por as nga Real Madrid apo United. Sigurisht që unë nuk dua ta shes por nëse më pyesni sa vlen mund t’ju them se gushtin e kaluar refuzova një ofertë prej 110 milionë Eurosh për të”. Vlerësimi për serbin është maksimal dhe e tillë duhet të jetë edhe shifra që do të bindte Lotiton të shiste. “Sa u shit Pogba? 110 milionë? Milinkovic atëherë vlen më shumë sepse është shumë më i fortë”, thotë presidenti, “Sigurisht që nuk më interesojnë shkëmbime me lojtarë apo formulë huazimi”.
Radja Nainggolan vijon të shfaq probleme pas një dëmtimi muskulor. “Ninja” është akoma i dëmtuar, do të humbas edhe ndeshjen miqësore me Atletico Madrid dhe ndoshta mund të mos jetë në dispozicion të Spallettit për ndeshjen e parë të kampionatit me Sassuolon, që do të luhet më 19 gusht. Belgu ka qenë një nga goditjet e mëdha të merkatos së Interit, që ka paguar 24 milionë euro. Nainggolan është duke ndjekur një program të personalizuar që duhet ta ndihmojë atë të rikuperohet më shpejt. Tani në mendjen e belgut është ndeshja me Sassuolon, e para në Seria A 20182019 për zikaltrit.
Claudio Lotito ka në duar një diamant dhe e mban të shtrënguar fort pa vetes. Sepse i tillë është për të Sergej Milinkovic-Savic. Vetë lojtari nuk po kërkon me ngulm largimin dhe kjo i kep bardhekaltërve pozicionin e të fortit krahasuar me skuadrat që duan ta bëjnë për vete serbin. Shitja mund të ndodhë vetëm për një propozim të çmendur. Lotito kërkon 150 milionë Euro, por mund të kënaqet edhe për 120. Nëse qëndron, atëherë
Të gjithë duan që të largohen nga Real Madrid, ndërkohë që Juventus është gati për të rrëmbyer një tjetër “galaktikë”. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelo, i cili ka një lidhje të veçantë me Cristiano Ronaldon. Dyshja prej vitesh janë në një sintoni perfekte si brenda, ashtu dhe jashtë fushe, dhe shumë shpejt mund ta gjejnë veten sërish në të njëjtin ekip. Tratativa vështirësohet duke qenë se merkato është drejt fundit dhe koha është e limituar me vetëm dhjetë ditë të mbetura, por diçka e tillë nuk ka zbehur interesin e Juventusit, që është gati për këtë operacion, përkundrazi. Marotta e Paratici, që tashmë janë siguruar për gatishmërinë e lojtarit, presin disa sinjale të rëndësishme edhe nga Parisi, pasi poshtë kullës “Eiffel” luhet një tjetër ndeshje, ajo e destinacionit të ri të Alex Sandro. Me kalimin e numrit 12 te parisienët e Al khelaifit për shifrën e 40-50 milionë eurove, Marcelo do të ishte gati të vishte fanellën e Zonjës së Vjetër me objektiv titullin e Champions League. Sigurisht që njëherazi duhet gjetur edhe akordi me Realin dhe presidentin Florentino Perez. Në përshëndetjen e tij për largimin e Cristiano Ronaldos, Marcelo pati shkruar se shumë shpejt do të jemi sërish bashkë. Sinjal që lë më shumë se sa një derë hapur nga ku mund të futen bardhezinjtë.
SHENDETESI
22 E enjte, 9 GUSHT 2018
Dieta eduhurpër diabetikët S
imptomat e diabetit përfshijnë ndjenjën e etjes, më tepër urinim, por këto janë ushqimet të cilat ju duhet t'i konsumoni çdo javë për të reduktuar shenjat e gjendjes. Asnjë ushqim nuk përmban të gjitha ushqyesit që ju nevojiten, kështu që gjetja e balancës ndërmjet llojeve të ndryshme të ushqimeve është kruciale. Sipas studi-
D
ietat janë stresuese dhe tepër lodhëse. Të heqësh dorë nga buka, makaronat dhe karbohidratet dhe ti zëvendësosh me një dietë me pak kalori, të rrëzon në peshë. Dietologja dhe nutricionistja australiane, Lyndi
meve, është e nevojshme të merren ushqime me proteina, të cilat japin energji dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këtu përfshihen pastat ose orizi i egër, pasi përmbajnë më shumë fibra, të cilat ndihmojnë të mbani sistemin tuaj të tretjes që të funksionojë ashtu siç duhet. Pacientët e prekur nga diabeti duhet të marrin çdo ditë proteina dhe të paktën dy porcione me
peshk në javë. Po ashtu edhe arrat dhe farat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e dietës, si dhe fasulet. Pjesë e ushqimeve duhet të jenë edhe qumështi, djathi dhe jogurti, për shkak se përmbajnë kalcium, i cili është esencial për të pasur eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm. Po ashtu, pjesë e dietës duhet të jenë edhe perimet, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra.
Buka dhe makaronat pjesë e dietës, ka 4 arsye shpejt se cigarja Për femrat të qënit nënë është gëzimi më i madh në jetë. Një studim i George Mason University, në SHBA, ka zbuluar se mëmësia e plak femrën më shpejt se cigarja, apo e edhe mbipeshë. Grupi i studiuesve kanë vërejtuar 2 mijë femra të moshave 20 deri në 44-vjeç, dhe zbuluan se shkurtimi i telomerës,një strukturë komplekse në fund të kromozomit, ishte i krahasueshëm me
femrat pa fëmijë që ishin 11 vjet më të vjetra në moshë. Telomeri është pjesë e kromozomit që është e lidhur me moshën dhe jetëgjatësinë. Këshilla si të zgjasni jetën: Ushqyerje e shëndetshme Mbajeni trurin tuaj "aktiv" Pini alkool në sasi të moderuar Mos shkoni të sëmurë në punë Mbani pesha të lehta Merrni një kafshë Kaloni kohë me njerëzit e dashur
Hithra kundër rënies së flokëve
K Cohen thekson se kur ne zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet tona ndryshojnë në mënyrë drastike. Kjo pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë. Duhet ta pranojmë që gjëja e parë që bëjmë kur nisim një dietë, reduktojmë në mënyrë drastike apo heqim dorë nga buka dhe makaronat, sigurisht me shumë sforco dhe sakrificë. Por duhet të dini se kjo është e gabuar, pasi këta përbërës nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë të rëndësishëm për shëndetin, dhe për formën fizike. Ndryshe nga sa besohet, të hash proteina me fruta dh eperime duke hequr dorë nga makaronat, nuk është receta e duhur për të humbur peshë. "Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth
dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për tu kujdesur për veten",-tha Cohen. Shkenca Një studim amerikan thotë se ai që zgjedh të heqë dorë nga buka dhe makaronat rrezikon të sëmuret më lehtë nga tumori dhe të ketë probleme me zemrën. Energjia on top! Karbohidratet nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimin tonë të përditshme pasi këto sheqerna dhe glucide bashkë me proteinat dhe yndyrnat, na japin energjinë e nevojshme për të funksionuar organizmi siç duhet. Nuk janë të gjitha njësoj Duhet bërë dallimi mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshta janë sheqeri, fruktoza dhe galakto-
za, dhe përthithen më shpejt nga organizmi pa kërkuar aktivitet metabolik, pra energjia është gati. Karbohidratet komplekse, kërkojnë më shumë kohë për tu përthithur dhe tretur. Të domsdoshme Tek karbohidratet komplekse përfshihen niseshteja, e pranishme sidomos tek drithërat, perimet e thata, dhe patate, si dhe fibrat ushqyese që gjenden tek frutat, perimet e freskëta, dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos të harrojmë se niseshteja, apo amidoni, rregullon përthithjen e disa ushqyesve, dhe kontribuon në kontrollin e glicemisë. Pra, të heqësh dorë nga një pjatë e shijshme me makarona, nuk ka kuptim. Mos e harroni këtë! Mëmësia i plak femrat më
jo është një recetë e thjeshtë për të përgatitur me bazë hithrën, e cila do të përdoret pas shampos, në mënyrë që të forconi flokët. Merrni gjashtë gjethe hithre dhe i përdorni për të përgatitur një çaj. Zieni një gotë me ujë, shtoni 6 gjethet e hithrës dhe sapo ato të kenë marrë një valë e hiqni nga zjarri dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kohës së kaluar kulloni çajin dhe e lini të ftohet. Ai nuk duhet të jetë plotësisht i ftohtë, por i vakët. Pas larjes së flokëve me shampo i shpëlani dhe më pas i lagni me këtë locion me bazë hithrën, duke masazhuar butësisht kokën për të paktën 10 minuta. Nuk është e nevojshme t'i shpëlani flokët përsëri pas aplikimit të locionit. Thjesht masazhoni kokën tuaj për 10 minuta dhe pastaj i lini flokët të thahen. Locionin me bazë hithrën duhet ta përdorni dy herë në javë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. PJETER ... (1625-1689) shkrimtari më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare. Lindi në Gur të Hasit 8. Hidhërim, dhimbje shpirtërore; merak i madh, brengë; mërzi, bezdi ose... 11. Kujtojmë se në këtë muaj kanë Lindur, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, por edhe reperi i famshëm amerikan, Eminem 13. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 14. Partia Demokracia Sociale 15. ... Topulli (1872-1930) ishte veprimtar dhe mësues shqiptar 16. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 17. Jo vetëm mungesa e dijeve arsimore e katandisin një person në qënjen si i tillë 19. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 20. Ajo që bën pula, vezë ose.. 22. Paradhënia si garanci për blerjen e diçkaje 24. Ajo është mënyra e komunikimit me Zotin 25. Sjellja e një vulgari është e ... 27. Transformimi që trashëgoi si element koloristik Partia Sociliste Shqiptare më 2013 29. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 30. Kërkoj me këmbëngulje të bëhet diçka, të më plotësohet a të më pranohet diçka 31. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 32. Alfa dhe ... 34. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 35. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 36. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 37. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 39. Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij 42. GRamshi e kishte ashtu targën 44. Pastaj e ka brenda 45. Ka edhe atë emër vendbanimi ynë 46. Ashtu quhet filmi i regjisorit Kristaq Dhamo, prodhuar më 1973, skenari, Dhimitër Xhuvani, dhe muzika, Shpëtim Kushta 48. E bëj të pavdekshëm, e përjetësoj 49. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 51. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 53. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 55. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 58. Xham i pastër; kristal i bardhë 60. Adaptoj, marr një fëmijë kundrejt një procedure legale 61. Në vitin 1986 Matilda ... nderohet me çmimin "Aleksandër Moisiu" për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas" 63. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 65. Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij
E enjte, 9 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
69. Enë e thurur prej xunkthi, si shportë e hapët dhe jo e thellë 71. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 72. Banor vendës nga Labëria, është ... 76. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 77. Kanal i drunjtë, zakonisht në trajtën e një hinke, që çon ujin në fletët e mullirit; lug mulliri 80. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë 81. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 82. Teknik i mesëm që bën vizatime zbukuruese për pëlhurat e stofrat e ndryshme 83. Vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës. 84. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 86. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 87. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 89. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që i pëlqen shumë të merret me diçka 92. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 93. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 94. Tërësia e ndryshimeve që pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 96. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 97. ...Nela, poeti dhe mësuesi nga Kukësi që u ekzekutua me
varje më 10 gusht 1988 98. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 101. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 102. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj 103. Sëmundja që vjen nga këto mikrobe a baktere që prek organizmin ose trupin 105. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 108. Grup njerëzish që përbëjnë një komision, i cili ka për detyrë të vlerësojë e të shpallë fituesit në një sfidë 110. Ajo që nuk harrojmë ta marrim në udhëtime 115. Stomatologu ne gjuhen e përditshem e quajmë ashu 116. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 117. Vijë kufiri midis dy vendeve (shteteve) fqinje a midis dy zonave; vijë ndarëse VERTIKALISHT 2. Zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave të caktuara nga të gjithë anëtarët e një kolektivi 3. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 4. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Emanuel ..., (22 prill 1724 12 shkurt 1804) filozof i madh gjerman, autori i: "Kritikë e arsyes së kulluar" 6. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 7. Njerëzit i ka zënë ... nga lëkunjet e tërmetit 8. Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i
një opere, etj. 9. Pret dru në pyll 10. Shkencë e cila merret me studimin e kafshëve e të bimëve që u përkasin periudhave të lashta gjeologjike 12. E lodh shumë dikë, e stërmundoj, e këput, e shkreh, ose e rr... 13. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 14. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 18. Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese, shkurtima e saj 21. Quhet është ajo që bën pula 23. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 25. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 26. Marrëveshje e fshehtë, e lidhur mes disa njerëzve ose grupeve për qëllime e veprime të caktuara politike, ushtarake 28. Gjellë e lëngët, si supë e trashë që gatuhet zakonisht me oriz ose me makarona të holla dhe me të brendshmet e bagëtive 31. Peshk grabitqar i ujërave të ëmbla, me trup gjatosh dhe me turi të mprehtë e petashuq 32. Edhe zemra është një e tillë e triput të njeriut. 33. Njësi e madhe ushtarake 38. Dialektore kur duhet të themi ulur në dysheme 40. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 41. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 43. Portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar
gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 64. Bën pjesë në Qarkun të Korçës, me sipërfaqe prej 805 km² dhe kryeqendër Ersekën 66. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 67. Atje ku bëhet trajtesa gestronomike e konviktorëve, ushtarëve, aksionistëve dhe ... 68. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 70. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 73. Shkallë a etapë e caktuar në zhvillimin historik e shoqëror të njerëzimit; rend 74. Lëng i përbërë nga alkooli dhe e përzier me vaj bimësh, erëmirë, ose ashtu 75. Më hiqet a më bie lëkura petë-petë, më rripet lëkura 78. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 79. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 85. 8 shkurt 2008, ajo ... ndaloi përdorimin e karriges elektrike si metodë për vrasje të të dënuarve 88. Të kundërt ka përpara 90. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 91. Metal i kushtueshëm, i verdhë dhe i shndritshëm, ar 92. Nuk ndodhem pranë dikujt a diçkaje në kohën e caktuar, kur jam i nevojshëm, kur duhem 95. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 99. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 100. Që ka ngjyrë të zezë, shumë i zi, i zi sterrë 104. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 105. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 106. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 107. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 109. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 110. E vendos dikë a diçka në një vend 111. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 112. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 113. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 114. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën
nga një kornizë e rrumbullakët a vezake 47. Derë e vogël zakonisht në pjesën e prapme të shtëpisë ose në gardhin e kopshtit 50. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit 52. Masë e vjetër për drithëra, e barabartë me rreth dyzet deri në pesëdhjetë kilogramë 54. Si kishtin makinat e Durrësit targën 55. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 56. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 57. Eshtë 21 shkurti i vitit 1848 kur Karl Marx dhe Friedrich Engels publikuan ... Komunist 59. Filozof, kritik letrarë dhe novelist i shquar i kulturës italiane dhe ndërkombëtare, ... Eco. Lindur me 5 janar 1932 62. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të 1
2
L
3
4
5
A R E
P
V
A
9
M Y H I
B
14
15
P U
N
6
O
8
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
10
P
7
E
B 11
12
M A T
L
U F
A P
A R A T
L
18
K
R
D
M
A 22
K O N F I
S K I
F
23
24
M Y C ¸
M
B U
J
17 21
13
16
Z
19
D
20
S
V
25
26
A
27
A P
A
O R A T O R
A
V
K
B
B R A M S
D
28
M T
J
Y
A R R E
S T
M
29
30
P
L
31
I
32
E Z
K
33
O J
34
O I
35
L E
E
P
I
B
36
37
D I
I
38
K R
42
39
S
M
41
M
V
D
E S
¸
C E P
H
A N I
D
B
U
Y
45
A S
47
¸
S
H
N
S
R
M T
H
M
A
T
A
L
Y M
T
50
A
I
K
48
V
T 49
52
D E
I 44
46
P
T
H
40
H O S H A N
43
51
K A P R O L
A
M U
N
R
K E
E
L
53
M A N U R E
54
R 55
E N D
K
G
Y
56
57
B Z
G
58
K A S
59
E
I 60
˙
61
E
R ˙
I
Z
A N A S H
62
K O L
B
O N
N
65
¸
J
L
A
O
72
L
68
K U R ¸
E
S
B A B A G J
R
G
Y S H 78
R
U
F
K 79
80
I
F
P
75
R
Y
G
E S
E M I
N E
I
O
G
E 84
H R E F
O
K
Z
N
B
L
C
R
D I
90
K O N C E R T
P
L O M A C I
B
K
E
¸
O
R
G 93
P 95
M
M A J
U
D E
E
M F
A Z F
U
C U N G
S
E
N J
E
D 103
M I
H
H
A
A
M E
S
R
R
Z O L A
F
104
O R J J
I 111
105
E N T I
A
R E
A L
Z A K O N
R
A
˙
U
112
114
O
E 99
110
G
I
M
108
109
P
L L
102
H 107
I
M
94
K O R R
98
101
B U S
I
O
96 97
100
L
91
92
R
85
87
89
A F E
N
81
E G U N
86 88
K O S
76
83
D O
K 71
O D ¸
74
82
N
67
73
77
D
A
O D E L
70
G L U
64
66
D A I 69
T
L 63
O 113
G
A
T
115
R R E
G U L L
O J
106
J
T
R
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24
Presidenti Meta në Bjeshkët e Prevallës, në Kosovë Presidenti Ilir Meta ndodhet këto ditë në Kosovë ku ka vizituar disa nga zonat më të bukura natyrore. Pas Bjeshkëve të Rugovës, Presidenti ka udhëtuar dje drejt zonës së
E enjte, 9 GUSHT 2018
Prevallës, afër Prizrenit. "Të dashur miq! Ju përshëndes nga bjeshkët e papara të Prevallës!",- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.
Haradinaj: Vlora është zemra e shqiptarëve FOTOLAJM
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte dje në qytetin e Vlorës, ku zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Vlorës. Ai u prit nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe vizitoi Muzeun Historik të Pavarësisë, si dhe bëri homazhe në monumentet e firmëtarëve të pavarësisë.
Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike
"Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike". Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze "Financial Times" , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe
Mjedisit Blendi Klosi. Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. "Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u
drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore."shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës . Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit.
Haradinaj vlerësoi edhe një herë vizitën e tij në qytetin e Vlorës, në atë që e cilësoi "Zemrën e shqiptarëve", duke theksuar se do të donte të ishte këtu në çdo ditë të vitit. "Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Jam në Vlorë, në zemrën e shqiptarëve" u shpreh Haradinaj. Ai falënderoi Zotin Dritan Leli dhe stafin e tij, duke e falenderuar në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës, për mundësinë për të qenë bashkë në nderim të historisë sonë të lavdishme e të çmueshme, por, siç u shpreh ai ".. edhe për mundësinë që ne, të ndërtojmë të ardhmen tonë po kaq të lavdishme, duke qenë më afër njeri tjetrit. Do të jemi çdo herë e më afër". Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë për të ardhur në Vlorë, për të pushuar në Vlorë. "Për mua, nuk do të kishte ditë të vitit që nuk do të vija në Vlorë, sot jam shumë i nderuar që jam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo ku janë edhe atyre në diasporë, që të vijnë në Vlorë, në zemrën tonë. Jam i bindur që duke qenë më afër njëri tjetrit, e ndihmojmë veten", deklaroi ai. Gjatë vizitës së Kryeministrit Ramush Haradinaj në Vlorë, ishtei i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko.