CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Mustafaj - Shehu: Mos dekreto ministrin! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 4 (8445)
E mërkurë, 9 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Dy ish-ministra të Jashtëm i kërkojnë Presidentit të Republikës që të mos dekretojë emrin e 27 vjeçarit Gent Cakaj, si kreun e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
FAQE 3
Studentët vazhdojnë protestat para Kryeministrisë, kërkojnë reagimin e ndërkombëtarëve
FAQE 8-9
Në foto: Pamje nga protesta e studentëve INTERVISTË
REAGIMI
Petrit Vasili: Protesta Rama: Pengmarrësit e studentëve nxori e protestës po sheshit krizën politike, përpiqen të ekonomike dhe dezinformojnë studentët sociale të vendit FAQE 8
SYNOHET NGRITJA E ÇADRAVE
Banorët e "Astirit" para shtëpisë së kryeministrit
FAQE 4
Presidenti Meta takon Albin Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi t’i shërbejë paqes në rajon
Në foto: Presidenti, Ilir Meta me kreun e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti
DEBATI
Zbulohet një themelues i “RD”-së: Baba Çeni Nga Frrok Çupi
Frrok, edhe Flori je ti, mos e vrit mendjen!
NËNKRYETARI I PD
Edmond Spaho: Ndryshimet në qeveri, kozmetikë e Ramës për të shuar protestat Intervistoi: Herion Mesi
FAQE 24
Qeveritarët e dalë nga “Koha Jonë”: Edi Rama, Ben Blushi, Ilir Gjoni dhe Anila Denaj
Nga Bledi Kasmi FAQE 7
FAQE 10
FAQE 6
ANALIZË
Spartak Ngjela: Ministrat që hoqi Rama i merr SPAK
FAQE 6
FAQE 2
POLITIKE
2 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Qeveritarët e dalë nga “Koha Jonë”; Rama, Blushi, Gjoni dhe Denaj Të punosh në media, para se të marrësh udhën në një karrierë politike apo shtetërore, është një gjë brilante. Puna në gazetë apo televizion të jep mundësi të njohësh botën ku jeton më mirë se sa një qytetar tjetër që mbart aftësi apo ambicie për të ecur në jetë. Të jep përballjen me pushtetin e radhës, të krijon një ndjesi të çuditshme ku adrenalina mbetet pjesë e profesionit, si dhe të jep mundësi të njohësh më mirë shoqërinë, politikën, shtetin. Natyrisht të qenit gazetar nuk do të thotë se je kryevepra e Zotit e zbritur në tokë. Por je një hap para në raport me ata politikanë apo zyrtarë të shtetit që nuk e kanë kaluar këtë eksperiencë mediatike. Natyrisht nuk është përgjegjësi e medias, nëse ish-gazetari nuk del korrekt të nesërmen e punës si politikan apo qeveritar, kur deri dje kritikonte ish-pushtetarët pikërisht si gazetar. Megjithatë çdo media mbetet një shkollë për cilindo, ndërsa “Koha Jonë”, duam apo nuk duam, është një “Universitet” në fushën e medias. Nuk po shtojmë se afro 80 përqind e drejtuesve kryesorë në mediat e vendit apo të analistëve kanë dalë nga “universiteti” i “Koha Jonë”. Edi Rama, dikur gazetar dhe analist në gazetën “Koha Jonë”, atëherë kur
për një fjalë arrestoheshe apo të hidhnin në erë me dinamit shtëpinë, ka thënë në maj 2001 në qytetin e Lezhës se “Pa gazetën “Koha Jonë”, ne nuk na njihte as lagja e jo më vendi…” (është video). Dikur e ka thënë, kur “Koha Jonë” me të drejtë e shikonte si rreze shprese për një politikë të re dhe që do të thyente sloganet strikte të së majtës. Më vonë, ndonëse mori emër nga “Koha Jonë”, u sëkëlldis sa herë ajo e kritikonte apo vazhdon ta kritikojë si kryeministër. Edhe u mundua ta përçmojë, por mbetet çështje respekti për vetveten nga ku lindi si lider. Ndërkohë nga “Koha Jonë” kanë dalë edhe Ben Blushi dhe Ilir Gjoni. I pari tashmë njihet mirë nga publiku, ish-deputet,
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ish-ministër e prapë në media. Blushi i përket atij brezi gazetarësh që ka
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
bërë histori në “Koha Jonë”, si Aleksandër Frangaj, Martin Leka,
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Frrok Çupi dhe Armand Shkullaku. Edhe plot të tjerë, por Blushi ishte kryeredaktor në vitin 1996-1997 kur “Koha Jonë” arriti në 88 mijë kopje shitje në ditë e që në shumë raste fotokopjohej si trakt se tirazhi ikte në çast. Dikush mund të thotë se ashtu ishte koha e “Koha Jonë”. Saktë, por çdo epokë prodhon heronjtë e saj. Edhe Ilir Gjoni, ish-deputet, ish-ministër mbrojtje dhe ish-ministër i brendshëm nga “Koha Jonë”, doli. Tashmë është ambasador në Zvicër. Por markën e ka nga pas, “KOHA JONË”. Së fundi, është propozuar për ministre të financave, Anila Denaj. Ish-gazetare e sektorit të Ekonomisë në “Koha Jonë” ndër vitet më brilante të gazetës, kur drejtonte Aleksandër Frangaj, ajo ka talent në fushën e saj të ekonomisë. Në pritje të dekretit të presidentit Meta, që mbetet një e drejtë kushtetues e kreut të Shtetit, por nuk mund të rrijë njeriu pa thënë se vjen si ministre me markën “KOHA JONË”. Nuk është çudi që më vonë “Koha Jonë” ta kritikojë, nëse ajo si ministre nuk do të jetë korrekte me detyrën. Në fund të fundit “Koha Jonë” të nxjerrë në jetë, por më pas duhet të ecësh vetë edhe nën breshëritë e vetë medias, ku dikur gjuaje të tjerët.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Mustafaj - Shehu: Mos dekreto ministrin! Dy ish-ministra të Jashtëm i kërkojnë Presidentit të Republikës që të mos dekretojë emrin e 27 vjeçarit Gent Cakaj, si kreun e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
Propozimi i kryeministrit Edi Rama për emërimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme cilësohet nga diplomatë dhe ish-drejtues të kësaj ministrie si zhvillimi më negativ për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Rajon. Besnik Mustafaj dhe Tritan Shehu, ishministra të Jashtëm në periudha të ndryshme, në deklarata mediatike, kanë kërkuar nga Presidenti Ilir Meta mos dekretimin e Gent Cakaj për këtë post. Veç dy ishministrave, edhe ish-ambasadorë me karrierë të gjatë në shërbimin e jashtëm që njohin realitetin diplomatik të Shqipërisë dhe situatën aktuale në rajon, kanë theksuar se me emërimin e Gent Cakaj, interesat e shqiptarëve do të dëmtohen. Kritikat ndaj emrit të përzgjedhur nga Edi Rama nuk lidhen me origjinën e tij nga Kosova, siç me djallëzi po mundohet qeveria ta fokusojë debatin, por me profilin e panjohur dhe disa qëndrime të rrezikshme që Cakaj ka mbajtur në deklarata publike kundër vetë Kosovës e pro Beogradit. Të gjithë njohësit e diplomacisë janë në një mendje kur thonë se Gent Cakaj është një figurë anonime jo vetëm në diplomaci, por edhe në jetën publike. Një kriter i njohur për emërimin e ministrave, sidomos atyre të jashtëm, është përvoja e gjatë në shërbimin diplomatik ose në organizata që merren me marrëdhëniet me jashtë. Por edhe nëse mungojnë këto dy kritere, zakonisht kryediplomatët janë njerëz me kontribute në jetën shoqërore ose autoritete të njohura në profesionet e tyre. Cakaj nuk është një emër i njohur as për ndonjë kontribut në fushën për të cilën ka studiuar dhe për fat të keq nuk i njihet asnjë produkt konkret në diplomaci edhe pse ka më shumë
Gent Cakaj
se një vit si zëvendësministër. Madje në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme nuk ka publikuar as të dhënat më elementare të jetëshkrimit të tij, ndonëse ka mbushur 27 vjeç. Por nëse në Shqipëri, zoti Cakaj u bë i njohur vetëm në momentin që Edi Rama e propozoi për minister, faktikisht as në Kosovë nuk rezulton të ketë ndonjë bilanc apo meritë. Për shumicën e mediave në Prishtinë emri i tij u njoh vetëm pasi e prezantoi Edi Rama. Më saktë këtë profil anonim të kryediplomatit e përshkroi Besnik Mustafaj, teksa tha se "Edi Rama propozoi ministër një njeri që nuk njihet as në Kosovë dhe as në Tiranë". Por mungesa e përvojës dhe kontributeve duket problemi më i vogël me emrin që ka propozuar Edi Rama për të qenë përfaqësues i interesave të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Në ato pak intervista që ka dhënë Cakaj, kryesisht për "këshilltarin e
jashtëm" të Edi Ramës, Baton Haxhiu, ka prezantuar ide që janë të rrezikshme për interesat e vendit dhe shqiptarëve. Konkretisht, një muaj më parë ai deklaronte në "Klan Kosova" sa ishte pro marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për shkëmbimin e territoreve. Më pas bënte një kapërcim të çuditshëm kur fliste nisjen e "ndryshimeve territoriale në gjithë Ballkanin". Kandidati për ministër shkonte dhe më tej, kur idenë e rrezikshme të shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të cilën ai e përkrah, e shikonte dhe si model për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë! Qëndrime të tilla, jo thjesht hedhin në erë gjithë politikën e Jashtme të Shqipërisë këto 29 vite dhe dëmtojnë raportet e shqiptarëve me SHBA dhe BE, por e thënë troç janë antikombëtare. Mundet ti ketë nga papjekuria e moshës, sepse është 27 vjeç, dhe një moshë e tillë në diplomacy është krejt e pamjaf-
tueshme të luash në akullin diplomatik ndërkombëtar. Në gjithë debatin për ndarjen e kufijve dhe dhënien e një pjese të Kosovës, shtetit Serb, ka një të vërtetë që e kuptojnë dhe ata që nuk kanë haber nga gjeopolitika; Shkëmbimi i territoreve i intereson Serbisë dhe është një lojë e nisur nga Serbia. Me propozimin si Ministër të Cakajt dhe me qëndrime të tilla, Shqipëria futet zyrtarisht si lobuese e ndarjes së Kosovës. Një zhvillim që, nëse nuk do të ndalohet, ish-ministri dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu dje e cilësoi si fatkeqësi kombëtare. Veç kritikave për profilin dhe deklaratat e ministrit, Shehu bëri dhe një akuzë të fortë në drejtim të kandidatit të Edi Ramës, duke e cilësuar si një figurë që ka lidhje direkte me interesat e Serbisë. "Duhet ta themi të gjithë me zë të lartë që të parandalojmë një padrejtësi dhe fatkeqësi kombëtare që të përfaqësohemi nga dikush që është provuar se ka flirtuar me Beogradin",- u shpreh Shehu lidhur me emërimin e ministrit të ri të jashtëm. Kjo është akuzë e rëndë, ndonëse dëshironim të mos ishte aspak e vërtetë, pasi ai është një djalë shumë i ri dhe mundet ti ketë bërë ato veprime e deklarata nga miopia e moshës. Ai është një djalë i lexuar siç thotë kryeministri, por nuk munde të marrë mbi shpatulla diplomacinë shqiptare, aq me tepër kur ka sfida të vështira e do të ulet me "ujqër" të diplomacisë botërore në tavolina bisedimesh. Edi Rama, nëse e quan të ditur le ta emërojë ministër kulture dhe me vonë pasi të piqet, edhe si moshë, le ta propozojë për ministër të jashtëm. Mos e merrni në qafë këtë djalosh kosovar, duke e bërë ministër të jashtëm që në moshën 27 vjeçare! Q.Xhani
POLITIKE
4
E mërkurë, 9 JANAR 2019
ANALIZË
SYNOHET NGRITJA E ÇADRAVE RRETH VENDBANIMIT
Ngjela: Ministrat që hoqi Rama i merr SPAK Banorët e Astirit para shtëpisë së kryeministrit A B vokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të komentuar lëvizjet në qeveri, u shpreh se Rama i largoi ministrat për dy arsye. “Protesta e studentëve, por edhe SPAK-u. Nuk besoj që do të jenë të gjithë këta ministra të akuzuar, por mbi 50% e tyre po, do të jenë objekt i SPAK-ut. Arsyeja që i ka eliminuar ka qenë kjo, por me këtë rast iu bënte edhe studentëve një lëshim, që nuk e përfillën. Ajo që duhet parë me vëmendje është problemi që në rast se ti si kryeministër heq
E
gjysmën e qeverisë, ti nuk mbret, këta e dinë veten monark, nuk e njohin parlamentarizmin perëndimor. Kjo nuk është qeveri e një perandori që heq dhe vendos kë të
mri i Gent Cakaj, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Jashtëm, ka sjellë reagime të shumta dhe mosaprovim të kandidaturës së tij nga të gjithë autoritetet e politikës së jashtme në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Diplomatë dhe analistë e gazetarë me reputacion në Shqipëri dhe Kosovë kanë deklaruar hapur kundërshtinë dhe pikëpyetjet e tyre ndaj një kandidature pa përvojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Veç këtyre emrave janë dhe një sërë analistësh të politikës së jashtme dhe diplomatë karriere që e shohin të gabuar lëvizjen e Edi Ramës për të vendosur në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, një riosh thuajse anonim në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare. Të ishte fjala vjen Veton Surroi një personalitet kosovar, do të ishte një pozitivitet në raport me Bushatin. Edhe kreu i qeverisë Edi Rama kur është pyetur nga gazetarët për profilin e Cakajt nuk ka mundur të rendisë asnjë cilësi të veçantë diplomatike të kandidatit të tij si ministër, përveç “leximit të librave”. Një detaj që mund të ketë rëndësi personale për Gent Cakaj, por nuk është aspak kriter dhe ndonjë meritë për postin e Ministrit të Jashtëm. Por nëse në Prishtinë dhe në Tiranë, të gjithë ngrenë supet kur pyeten për karrierën dhe meritat e Cakaj, në ato pak dalje që ka bërë në media, kandidati i Edi Ramës rezulton të ketë një këndvështrim të dëmshëm për interesat e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon. Të vetmet qëndrime diplomatike për rolin e shqiptarëve në rajon, Cakaj i ka mbajtur në dy-tre emisione të gazetarit Baton Haxhiu në “Klan Kosova”. Në këto intervista, të cilat për hir të së vërtetës janë
dojë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të krijonte qeverinë tjetër. Rama ka hequr ministrat më të rëndësishëm dhe e konsideron si shëndoshje, jo krizë” u shpreh Ngjela.
anorët e Astirit të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu marshuan dje në mbrëmje drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Qytetarët e “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re, mbajnë me vete pishtarë para shtëpisë se shefit të qeverisë. Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti. Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët e kësaj zone, ndërsa prej
aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve ligj-zbatuese. Ndërkohë mësohet se shumë forca policie kanë rrethuar shtëpinë e kryeministrit si dhe bllokuar udhën që të çon te vendbanimi i tij.
Pas këtij veprimi të kësaj mbremje vonë, banorët kanë vendosur që të hyjnë në bashkëpunim me studentët që nga nesër mbrëma të fillojnë ngritjen e çadrave përreth vendbanimit të kryeministrit.
Kandidati për Ministër i Jashtëm po shkon drejt mos dekretimit për faj të tij
shumë pak për të përcaktuar vijat e diplomacisë, Cakaj ka përmendur para se ta thoshte Hashim Thaçi në media faktin se mes Kosovës dhe Serbisë po diskutohet ndarja e territoreve. Përkrah kësaj ideje kanë dalë vetëm serbët dhe një minorancë e politikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, drejtuesit e partive opozitare si Isa Mustafa, Albin Kurti, madje dhe pjesa më e madhe e partisë së Hashim Thaçit janë kundër ndarjes. Po ashtu Tirana zyrtare, me anë të Presidentit të Republikës dhe qëndrimeve të Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm ka shprehur qëndrimin kundër lojës me harta, duke e cilësuar lojë
të rrezikshme për Ballkanin dhe shqiptarët në rajon. Edhe Gjermania është hapur kundër kësaj ideje e cila sjellë luftë në Ballkan. Kur shumica e faktorit politik në Kosovë dhe në Tiranë, aq me tepër aleatët, janë kundër ndarjes së kufijve, Gent Cakaj propozohet në qeverinë e Edi Ramës si zëri që do të flasë pikërisht për nevojën e ndarjes së Kosovës. Cakaj do të bëjë atë detyrë që Edi Rama nuk ka kurajë ta bëjë vet dhe që sigurisht me Ditmir Bushatin do të kishte ta pamundur ta kryente. Qëndrimet e kandidatit për ministër në intervistat e dhëna për mënyrën sesi duhen ruajtur interesat e shqiptarëve në Ballkan janë jo vetëm shqetësuese,
por të dëmshme. Në një tjetër intervistë që ka dhënë për Baton Haxhiun rreth një muaj më parë, Gent Cakaj në postin e zv/ministrit të Jashtëm dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, foli hapur për ndryshime kufijsh në Ballkan. Ai mbështet ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por shkon edhe më tej duke hedhur një propozim sa arkaik aq edhe të rrezikshëm; ndryshim kufijsh edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Madje e barazon këtë çështje me atë të mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e gjitha është në sinkron të plotë me planin e Beogradit që sa herë që do të dëmtojë shqiptarët flet për planin
e “Shqipëri të Madhe”, një ide që sado romantike të prezantohet, në fakt nënkupton një shkatërrim përfundimtar të çështjes shqiptare dhe një kthim kundër vendit tonë të miqve ndërkombëtarët shqiptarëve. Kaq sa Cakaj ka deklaruar mjaftojnë që kreu i shtetit të mos e dekretojë për ministër. Çdo diplomat edhe me pak eksperiencë e di se në diplomaci ka disa vija të kuqe. Dhe Cakaj duket se e ka firmosur vet mosdekretimin me këto që ka deklaruar. E vetmja mënyrë për të frenuar këtë eksperiment që Edi Rama po bën me diplomacinë shqiptare është që kandidati për ministër të mos ketë mundësi që idetë për ndarje t’i promovojë nga zyra e kreut të diplomacisë shqiptare. Nëse projekte të tilla do të hidhen për diskutim nga kreu i diplomacisë shqiptare, statusi i Kosovës vihet seriozisht në rrezik, ndërsa Shqipëria duhet të harrojë BE-në dhe shumë më tepër se kaq. Por nëse shtojmë edhe disa deklarata të tjera të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilëson Cakaj si një njeriu që do të punojë për “axhendën e Beogradit” në Tiranë, atëherë kemi të bëjmë me një situatë më të rëndë për të cilën kryeministri Edi Rama duhet të tërheqë kandidatin, ose vetë kandidati të deklarojë mos kandidimin.
POLITIKE
5
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Deputetët e LSI-së mbështesin protestën e “Astir”-it: Drejtësi për afera të korruptuara dhe për të vendosur ata njerëz prapa hekurave
D
eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj, ka mbështetur protestën e banorëve të “Astiri”it, ku në ditën e 66 të saj, Malaj u shpreh se, ka ardhur momenti që ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë se ne duhet të ndërtojmë një shtet, ku e vërteta dhe transparenca të jetë kryefjala e saj. Duke ju referuar edhe protestave të tjera të studentëve, minatorëve, protestën e “Astirit” dhe protestën e të gjithëve shqiptarëve, Nora Malaj ka shtuar se gjithë shqiptarët, kanë numëruar dhe kanë kuptuar që ditët e tyre janë të vështira pasi po e kuptojnë që po përballen me fatura të larta, po përballen me mungesën e sigurisë, po përballen me të ftohtin e madh dhe me izolimin e tyre. “Duartrokitjen e parë dua t’jua jap të gjithë juve që jeni këtu. Në radhë të parë të gjitha zonjave që e kaluan datën 31 dhe fillimin e datës 1 me idenë e shpresës më të madhe se shteti është i shqiptarëve dhe se e drejta e shqiptarëve do të shkojë atje ku e meritojnë, pasi ju jeni taksapaguesit më të mirë të shtetit shqiptar, jeni ju që keni ardhur këtu dhe keni kuptuar që jeta jetohet me dinjitet dhe me personalitet. Duartrokitjen e dytë dua t’ja japim të gjithë këtyre shoferëve që tani po mbështesin kauzën tuaj dhe kauzën tonë për
“Unaza e re”, Malaj: Momenti që të bëhemi zgjidhja e problemit
treguar dhe për ti bërë thirrje në këto orë të ftohta, qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare, këta janë shqiptarët që nuk duan të ikin nga ky vend, janë nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit tanë. Janë ata që në ditën më të vështirë e kanë mbajtur këtë atdhe dhe këtë vatan. Janë ata që në ditën më të vështirë kanë folur shqip, kur nuk donin të
ISH-KRYEMINISTRI
Artikulli i “ZDF”, Berisha: Jehona e lëvizjes studentore vazhdon
flitej shqip. Janë ata që e duan fqinjin dhe e respektojnë fqinjin. Janë ata që e duan vendin dhe e respektojnë vendin. Janë ata që e duan rregullin dhe e respektojnë rregullin. Sot në ditën e 66-të, ka ardhur momenti që ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë se ne duhet të ndërtojmë një shtet, ku e vërteta dhe transparenca të jetë kryefjala e saj. Se ne duhet
të mbështesim një shoqëri, ku e drejta ime mbaron atje ku fillon e drejta juaj dhe ne duhet ë ndërtojmë institucione që ti respektojmë njerëzit. Sot Shqipëria nuk duhet të ketë kryefjalën burg, por duhet të ketë kryefjalën drejtësi për afera të korruptuara dhe për të vendosur ata njerëz prapa hekurave. Sot, më shumë sesa kurrë ne jemi të gjithë këtu për
të thënë Jug – Veri jemi një sepse Shqipëria është e Shqiptarëve. Të nderuar gazetarë të medias duke iu falënderuar për të gjithë emisionet që ju keni bërë, duke iu për orët e ftohta dhe për kohën e gjatë që keni ndjekur protestën e studentëve, protestën e minatorëve, protestën e “Astirit” dhe protestën e të gjithëve shqiptarëve 8 Janar, kanë numëruar dhe kanë kuptuar që ditët e tyre janë të vështira pasi po e kuptojnë që po përballen me fatura të larta, po përballen me mungesën e sigurisë, po përballen me të ftohtin e madh dhe me izolimin e tyre, ka ardhur momenti që t’i themi qeverisë nëse ti nuk e vë vulën nuk është turp të ikësh kur ti nuk di të bësh detyrat që të ka besuar vendi, nuk është turp të ikësh kur thuash unë vendim tim se drejtoj dot se në të kundërt nuk do të heqin, por do të të tërheqin zvarrë dhe ky do jetë turpi i brezit tim dhe i brezit që besuan tek ty. Ndaj ka ardhur momenti që te gjithë së bashku të bëhemi zgjidhja e problemit”- deklaroi dje deputetja e LSI-së, Nora Malaj nga zona e “Astirit” në Tiranë.
BANORËT E “ASTIRIT” VIJOJNË PROTESTËN
“Unaza e Madhe” aferë korruptive, Balliu: Rama të merret në Prokurori B
Pasi rrjeti televiziv gjerman “ZDF” pasqyroi protestën e së hënës të studentëve të universiteteve publike para Kryeministrisë, do të vinte një reagim edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” theksoi ditën e djeshme se televizioni gjerman është në mbështetje të protestës, ndërsa shton se jehona botërore e lëvizjes studentore në Shqipëri vazhdon. “Rrjeti televiziv më i madh gjerman “ZDF” në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë! Titulli i lajmit në ZDF: “Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”! Të dashur miq, jehona botërore e lëvizjes studentore vazhdon. Televizioni gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave. “ZDF” i ka kushtuar kësaj proteste një kronikë të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta. Në kronikë tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve. Grupin e xhirimit të “ZDF” i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e tejet te këqija që janë konviktet e studentëve në Shqipëri. “Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në “ZDF” sa i përket protestës studentore”- u shpreh dje ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij.
anorët e zonës së “Astirit” vijojnë protestën e tyre, tashmë në ditën e 67-të, duke kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës. Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga “kryengritja” e tyre dhe pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dikumentave nga ana e kompanisë fituese për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës, banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv. Dhe në përkrahje të tyre ashtu si netët e tjera, kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe ai demokrat Klevis Balliu. Ai u shpreh nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se nuk do të largohen nga protestat pa anulimin e projektit korruptiv. Balliu u ndal edhe tek shoqërimi i dy studentëve nga policia një ditë më parë, ndërsa e ka quajtur si veprim të turpshëm. Demokrati
Klevis Balliu tha se Rama duhet të merret në prokurori, pasi është personi kryesor i megaaferës për projektin e Unazës. “Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme duhet të thërrasë menjëherë në Prokurori Edi Ramën, si kryetari i kësaj mega-afere dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të kësaj afere korruptive. Sot nuk ka më asnjë dyshim që projekti i unazës është një projekt i korruptuar. Ne bashkë e kemi vërtetuar që nuk do stepemi, ne dimë të qëndrojmë të bashkuar. Do të vazhdojmë të rrimë këtu deri në momentin që ky projekt të anulohet. Edi
Rama nuk të ka mbetur asnjë opsion tjetër përveçse anulimi i projektit, ose në të kundër ne do ta anulojmë projektin bashkë me ty dhe qeverinë tate. Rama dhe qeveria e tij duhet ta marrë qartë mesazhin: Larg duart nga unaza, larg duart nga studentët se në të kundërt do të përballesh me forcën e këtyre qytetarëve dhe studentëve që do të japin shuplakën përfundimtare”- tha Balliu. Ndërkohë deputetja e LSIsë, Nora Malaj, iu drejtua Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk është turp të largohesh kur nuk e bën detyrën siç duhet.
INTERVISTA
6
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Nënkryetari i demokratëve: Rreziku i manipulimit të zgjedhjeve nga Rama është i plotë. “Unaza e Madhe”, në këtë skandal janë të përfshirë figurat më të larta të qeverisë
Bisedoi: Herion Mesi
P
ër Partinë Demokratike protesta e studentëve në thelb është politike, pasi drejtohet kundër politikave të qeverisë “Rama” në fushën e arsimit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për “Koha Jonë” shprehet se për këto çështje opozita është shprehur në favor të qëndrimeve të studentëve në vitin 2015, kur u miratua ligji i arsimit të lartë. Ndërsa qëndrimet e Kryeministrit, kur shprehet që do kapë dhe drejtojë protestën, sipas Spahos, tregojnë se sa shumë ka degraduar demokracia në vendin tonë dhe se deri në çfarë mase Kryeministri tallet me popullin e tij. “Kundër kujt do protestojë Kryeministri, kundër opozitës, apo kundër vetes?!”- shprehet Edmond Spaho. Në vijim nënkryetari i demokratëve teksa komenton edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar shprehet se deri sa protestat vazhdojnë, do të thotë që grupet e interesit nuk janë të kënaqura me reagimet e qeverisë. “Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë kozmetikë e Ramës për të shuar protestat. Nga ato nuk duhet pritur asgjë, pasi kreu i politikave që na kanë çuar në këtë gjendje është Edi Rama. Ata që ishin në krye të dikastereve qenë marioneta të Ramës, këta që po vinë do të jenë edhe më shumë, pasi nuk kanë as profil politik dhe as teknik”- u shpreh deputeti demokrat. Duke u ndalur tek çështja e “Unazës së Madhe”, Spaho ngre pikëpyetjet se pse kjo aferë nuk po hetohet nga drejtësia shqiptare, sipas siç thotë ai, në këtë skandal janë të përfshirë figurat më të larta të qeverisë. “Për sa i takon hetimit ne duhet të shqetësohemi se përse nuk po hetohet në Shqipëri. Cilët janë autorët e falsifikimit që do ju jepte rreth 30 milion euro? Përse deri më sot nuk është ndaluar dhe pyetur as themeluesi i kompanisë, i cili mban përgjegjësi ligjore për letrat e falsifikuara? Përse Prokurorja e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda nuk shqetësohen për mos hetimin e këtij skandali që përfshin edhe një vend tjetër? Në këtë skandal janë të përfshirë figurat më të larta të qeverisë, Gjiknuri dhe Rama prandaj edhe nuk hetohet”- theksoi Edmond Spaho. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në intervistën e tij për “Koha Jonë” deklaron se rreziku i manipulimit të zgjedhjeve nga socialistët është real, pasi sipas tij Rama të vetmen mënyrë që të fitojë zgjedhjet ka manipulimin dhe blerjen e tyre. “1.4 milionë zgjedhës do të mbeten shpejt pa karta dhe me infrastrukturën aktuale dhe çmimin e kartës qytetarët nuk do kenë mundësi të pajisen me to dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Votimi dhe numërimi elektronik, i cili duhet të testohet në zgjedhjet vendore po sabotohet pasi në buxhetin e vitit 2019 nuk është parashikuar asnjë lek për ta testuar atë në dy qarqe të vendit. Regjistri i adresave nuk është realizuar, duke krijuar mundësinë që zgjedhësit të transferohen nga një bashki në tjetrën, sipas nevojave elektorale të mazhorancës fenomene të evidentuara në zgjedhjet e vitit 2015. Asgjë nuk është ndërmarrë për të frenuar angazhimin e policisë dhe administratës publike në procesin zgjedhor”- janë disa nga dyshimet e kreut të ligjvënësve të PD-së, Edmond Spaho.
Edmond Spaho: Ndryshimet në qeveri, kozmetikë e Ramës për të shuar protestat
Zoti Spaho, viti politik 2019 nisi pothuajse aty ku u mbyll 2018-ta: studentët, minatorët, naftëtarët sërish i janë rikthyer shesheve, po ashtu edhe banorët që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës, të cilët protestuan edhe në ditë festash, duke shënuar një akt të paprecedent rezistenceje. Ndërkohë, si kundërpërgjigje Rama vendosi të bëjë “katharsis” në kabinetin e tij qeveritar. Si e shihni këtë situatë? Deri sa protestat vazhdojnë, do të thotë që grupet e interesit nuk janë të kënaqura me reagimet e qeverisë. Studentët i kanë përshkallëzuar kërkesat duke kërkuar anulimin e ligjit të arsimit të lartë, banorët e Unazës jo vetëm kërkojnë zgjidhjen e çështjes së tyre, por edhe vënien para përgjegjësisë së atyre që kanë mashtruar dhe do përfitonin nga ky projekt. Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë kozmetikë e Ramës për të shuar protestat. Nga ato nuk duhet pritur asgjë, pasi kreu i politikave që na kanë çuar në këtë gjendje është Edi Rama. Ata që ishin në krye të dikastereve qenë marioneta të Ramës, këta që po vinë do të jenë edhe më shumë, pasi nuk kanë as profil politik dhe as teknik. Në gjykimin tuaj, ka pasur më shumë skandale nga qeveria, apo protesta? Protestat burojnë nga politikat e gabuara të qeverisë, korrupsioni që materializohet në skandale, lidhjet me krimin dhe një sërë fenomenesh thellësisht negative për vendin. Nuk di të kemi pasur ndonjëherë një qeveri kaq të korruptuar dhe me kaq shumë skandale sa qeveria e Edi Ramës. Lidhur me protestën studentëve shënuat një përplasje në distancë me kreun e grupit parlamentar socialiste Taulant Ballën, i cili akuzoi opozitën se përmes kësaj proteste, kërkon rrëzimin e
Ramës. Në fakt, sa e përfshirë është opozita në këtë vijimin e lëvizjes studentore, në një kohë që kemi vetë Kryeministrin që ka deklaruar se do ta kapë ai protestën në fjalë? Protestat janë revolta të grupeve të interesit, në rastin në fjalë, të studentëve për çështjet që kanë ngritur. Ne i kemi përkrahur dhe ju kemi bërë thirrje qytetareve t’ju bashkohen studentëve. Protesta në thelb është politike, pasi drejtohet kundër politikave të qeverisë në fushën e arsimit. Për këto çështje opozita është shprehur në favor të qëndrimeve të studentëve në vitin 2015, kur u miratua ligji i arsimit të lartë. Qëndrimet e Kryeministrit, kur shprehet që do kapë dhe drejtojë protestën, tregojnë se sa shumë ka degraduar demokracia në vendin tonë dhe se deri në çfarë mase Kryeministri tallet me popullin e tij. Kundër kujt do protestojë Kryeministri, kundër opozitës, apo kundër vetes? Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim studentët në kërkesat e tyre të drejta, si dhe do i bëjmë thirrje qytetarëve të mbështesin studentët. Problemet e studentëve janë edhe të qytetarëve. Nëse nuk bashkohemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin, rezultati nuk do të jetë ai i pritshmi. Ndërkohë protesta e qytetarëve të Astirit në gjykimin tuaj subjektiv si pritet të vijojë? Ju si opozitë keni ndonjë informacion nëse ka një hetim nga ana e SHBA-ve dhe deri ku mund të shtrihet sa i përket zinxhirit të përgjegjësive në falsifikimin e dokumenteve, apo bëhet fjalë për një hetim vetëm për firmën fituese të realizimit të njërit segment të këtij projekti? Qytetarët e Astirit janë shprehur që shtëpitë mund t’ju shemben vetëm duke kaluar mbi ta. Për sa i takon hetimit ne duhet të shqetësohemi se përse nuk po
hetohet në Shqipëri. Cilët janë autorët e falsifikimit që do ju jepte rreth 18 milion euro? Përse deri më sot nuk është ndaluar dhe pyetur as themeluesi i kompanisë, i cili mban përgjegjësi ligjore për letrat e falsifikuara? Përse Prokurorja e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda nuk shqetësohen për mos hetimin e këtij skandali që përfshin edhe një vend tjetër? Si edhe në shumë raste të tjera, përgjigjet janë të qarta. Në këtë skandal janë të përfshirë figurat më të larta të qeverisë Gjiknuri dhe Rama prandaj edhe nuk hetohet. Dhe lidhur me zgjedhjet, deputeti Ervin Salianji ngriti shqetësimin për skadimin e afro 1.4 milionë kartave të identitetit, sa real është rreziku i manipulimit të zgjedhjeve? Rreziku i manipulimit të zgjedhjeve është i plotë. Rama të vetmen mënyrë që të fitojë zgjedhjet ka manipulimin dhe blerjen e tyre. Janë një sërë çështjesh të cilat duhet të adresohen nga qeveria, por ajo nuk ka marrë asnjë masë. 1.4 milionë zgjedhës do të mbeten shpejt pa karta dhe me infrastrukturën aktuale dhe çmimin e kartës qytetarët nuk do kenë mundësi të pajisen me to dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Votimi dhe numërimi elektronik, i cili duhet të testohet në zgjedhjet vendore po sabotohet pasi në buxhetin e vitit 2019 nuk është parashikuar asnjë lek për ta testuar atë në dy qarqe të vendit. Regjistri i adresave nuk është realizuar, duke krijuar mundësinë që zgjedhësit të transferohen nga një bashki në tjetrën, sipas nevojave elektorale të mazhorancës fenomene të evidentuara në zgjedhjet e vitit 2015. Asgjë nuk është ndërmarrë për të frenuar angazhimin e policisë dhe administratës publike në procesin zgjedhor. Mos harroni që është po ai kryeministër, i cili i bënte thirrje punonjësve të policisë që pas orarit të punës të hiqnin uniformën dhe bënin fushatë për PS-në. Mbi të gjitha nuk është marrë asnjë veprim që të shpresosh se do ndërpriten lidhjet e politikës me krimin dhe përdorimin e tij në procesin zgjedhor. Mazhoranca jo vetëm rrëzoi ligjin e vetingut të politikanëve, por ka marrë në mbrojtje eksponentë të saj, si kryetari i bashkisë së Durrësit, i cili komunikon me eksponentë të krimit të organizuar për ti siguruar atij vota. A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në këto kushte dhe a duhet ne të jemi fasadë e një procesi farsë? Sigurisht që jo. Si do të bëhet procesi i përzgjedhjeve i koalicionit opozitar të kandidatëve për garën për bashkitë e vendit? Në thelb çdo Parti do të paraqesë kandidatët e saj për bashkitë e vendit. Më pas do seleksionohen bazuar mbi anët e tyre të forta përfshirë testet për perceptimin e qytetarëve për çdonjërin kandidat.
INTERVISTA
7
E mërkurë, 9 JANAR 2019
“Deklaratat e ministrit Genti Caka lidhur me kufijtë, shqetësuese janë qëllime të papajtueshme antikombëtare, antishqiptare që i shërbejnë pjesës më të zezë që e ka urryer Shqipërinë”
K
reu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar dje News 24, ka folur në lidhje me gjendjen kaotike në të cilën ndodhet qeveria pas protestave të shumta qytetare dhe ato të studentëve. Vasili ka thënë se protesta e studentëve ka nxjerrë në pah llumin që ka akumuluar kjo klikë qeverisëse në këto 6 vitet e fundit, teksa ka shtuar se është bërë e qartë kriza ekonomike, politike dhe sociale që ka kapur vendin. I pyetur se kur do protestojë opozita në shesh ndaj kësaj qeverie, deputeti i LSI u shpreh se ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast. INTERVISTA Sapo ka rinisur protesta e studentëve, por duket sikur ka një rënie të përmasave. Pse sipas jush? Nuk e kam parë asnjëherë protestën e studentëve, nga ndjekja sigurisht shumë e vëmendshme dhe shumë e kujdesshme që i kam bërë, duke bërë numrin, duke bërë apelin e njerëzve apo të tjera koncepte si këto. Protesta e studentëve është madhore për mesazhin që përçon dhe për atë që ka vënë në dukje. Ka vënë në dukje si asnjëherë tjetër, ndoshta me një fuqi shumë më të madhe se politika vetë, çfarë regjimi për fat të keq injorant, qeveris në Shqipëri dhe injorancën më shumë se çdo gjë tjetër e ka vënë në dukje kjo lëvizje. Dhe sa egërsisht e trajton botën universitare, sesa i pavëmendshëm është ky regjim ndaj të rinjve dhe i pamëshirshëm ndaj tyre. Pasi ky lloj regjimi i trajton kaq egër të rinjtë u ofron vetëm një alternative, të largohen nga vendi. Pra sëmundjet gërryese të kësaj klike që qeveris vendin, kjo protestë i nxori të gjitha në dritë. Dhe çdo ditë që protesta zhvillohet vazhdon i nxjerr një llum të vazhdueshëm që ka akumuluar kjo klikë, në këto 5-6 vjet që ka në krye të vendit. Ky mesazh vazhdon të jetë gjithmonë e më i fortë, të amplifikohet gjithmonë e më shumë dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë po dallojnë, në mënyrë të qartë pse jo në mënyrë të paanshme, pasi gjithmonë kritikat që vijnë nga anë të caktuar të opozitës, ka dhe një lloj paragjykimi. Në këtë rast nuk mund të ketë asnjë lloj paragjykimi. Përballë kësaj situatë, shikojnë një kryeministër, frikshmërisht injorant dhe të paditur, njëkohësisht dhe shumë të egër për të ruajtur karrigen e tij. Por që sfidohet nga një brez i madh i Shqipërisë, të cilët duan Shqipërinë edhe veten e tyre shumë më tepër dhe nuk ndalen cilido qoftë kryeministri. Në fakt ditët e fundit edhe Kryetarja e LSI-së, ka pasur takime në rrethe, me studentë në rrethe ku ka Universitete. Çfarë kanë synuar këto takime? Së pari kanë synuar të përcjellin një mesazh që fatet e Shqipërisë janë shumë më të rëndësishme, sesa fatet e një individi, një partie politike apo një grupi individësh. Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtarë të karakterit politik, ekonomik dhe shoqëror. Është politik se thashë qeveriset nga një klikë. Është ekonomik pasi është një varfëri të cilën e keni evidentuar më mirë se ne politikanët, ju si media duke qenë pranë mijëra qytetarëve të varfër. Dhe është e karakterit shoqëror pasi mijëra të rinj dhe jo vetëm dhe mosha të pjekura, të moshuar ndihen të pashpresë. Dhe shumica e atyre që thotë populli, kanë këmbë dhe duar e shikojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Do ta them për të 7 apo 8-ën herë, disa herë e kam thënë dhe në studion tuaj, që Shqipëria ka një nga indekset më tragjike që mund të ekzistojë. Dhe do ti lutesha të gjithë medieve dhe gazetarëve të prononcoheshin dhe ata në llogaritë e tyre në Faebook, Tëitter , çfarë kemi. Kemi emigracionin më të madh në Europë për të miturit. 7 deri në 14 vjeç. Ju e shikoni në raportime sesi mijëra të mitur nuk dihet se ku janë. Janë rrugëve të Europës. Janë pre e trafikut të organeve, pre për tu shndërruar në baby killer, në vrasës të vegjël, në spaçatorë dhe shpërndarës droge. Pra në pjesët me të errëta të malavitjes. Fëmijët e Shqipërisë ndodhen atje. Pra të kesh emigracionin më të lartë të moshës 7 me 14 vjeç e të thuash që kjo ndodh kudo në botë, siç thotë kjo fatkeqësi që kemi për kryeministër është gjëja më dramatike. Ju lutem ma kini në konsideratë, edhe teleshikues, por edhe ju. Këtë jua them jo si
Vasili: Protesta e studentëve nxori sheshit krizën politike, ekonomike dhe sociale
politikan, po ua them si prind. Mendoni të kemi fëmijë të mitur 8, 11, 12 vjeç, numrat i keni raportuar ju dhe kolegë të mediave të tjera, kushedi sa fëmijë të zhdukur. Dhe kjo ka ardhur pikërisht nga ky dëshpërim i thellë shoqëror që përbën dhe komponentin e tretë që unë thashë që ishte së bashku me pjesën ekonomike dhe politike, në krizën në të cilën është thelluar vendi. Po protesta juaj, protesta e opozitës, kur do të rinisë? Protesta e opozitës, mesa unë ju mirëkuptoj, ka të bëjë me protestë të madhe në shesh, pasi mungon dhe është plotësisht e gatshme të shpërthejë nga çasti në çast. Sigurisht është ndërtuar një raport i caktuar dhe i kujdesshëm për t’i lënë të gjithë hapësirën e caktuar protestuesve studentë, të cilët kanë sjellë një frymë të re dhe një sensibilitet të ri. Por njerëzit po protestojnë në mënyrë të përditshme. Për çfarë arsye? Banorët e Astirit të mbështetur nga opozita janë atje dhe e kanë mbështetjen tonë. Në çdo komunikim, jo vetëm ne, por edhe kolegë të Partisë Demokratike, denoncojnë fakte rrëqethëse. Po të mos kishte qenë opozita, jo qytetarët por dhe ju si gazetarë, disa fakte të rëndësishme nuk do ishin. Kanë buruar dhe nga media juaj, një nga emisionet e mirënjohur të medias suaj pikërisht “Të Paekspozuarit” ka vënë në dukje disa fakte, të cilat ne i kemi marrë dhe rimarrë dhe jemi thelluar në to. Dhe sot shqiptarët dinë që kanë një qeverisje që mund të vjedhë 40 milion euro brenda 24 orëve. Që kanë një qeverisje që është e gatshme të bashkëpunojë me ata që falsifikojnë dokumentet amerikane. Që shikojnë se e kanë km e rrugës 22 milion. Që dinë që mbi 3 miliard euro të tyre nuk e dinë se ku janë. Që km apo cm i rrugës është më i kushtueshëm sesa floriri. Dhe njëkohësisht dinë plot e plot shpërdorime të pushtetit, me koncesione, me një korrupsion nga më galopantët. E gjithë kjo është një protestë e vazhdueshme, e përditshme, sistematike, e cila sigurisht do të ketë edhe atë kulm për të cilën ishte fillesa e pyetjes tuaj, i cili është një kulm i pashmangshëm, i natyrshëm. Pasi një qeverisje që është e shurdhër, është e marrë pas pushtetit dhe që është gati të bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin, sigurisht që do përballet me një reagim shumë të rreptë dhe të ashpër, që të largohet dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të vendit. Jo thjesht t’i hapë rrugën opozitës. Por është një qeverisje që është bërë shkëmb për mirëqenien e qytetarëve dhe për shpresën e tyre.
Pjell varfëri dhe rrënon shpresën, nuk ke pre rri më si qeverisje. A keni një plan me Partinë Demokratike për këto protesta? Sigurisht, ju e keni parë që ka një sinkron politik, qoftë në veprim qoftë në ide, qoftë në shfaqjen publike apo bashkë ndarjen e sfidave. Është një sinkron i natyrshëm për 2 parti të cilat formojnë një front opozitar, i cili është tashmë front pasi në opozitë me këtë qeveri janë studentët, janë partitë politike, në opozitë janë banorët e Astirit, janë banorët e Shkozës, janë naftëtarët që dalin. Pra ajo ide që opozita kishte jo thjesht për të krijuar një bashkëpunim politik dy apo pesë partiak, por për të krijuar frontin. Koha i dha plotësisht të drejtë dhe ky front tashmë është i gjithi në sytë tuaja. Unë kam parë që ju detyroheni shpesh të ndani ekranin tuaj në 4 pjesë, për të pasqyruar dhjetëra protesta që ndodhin njëherazi në të gjithë vendin. Dikush do të thotë a dëgjon qeveria. Për ne ka rëndësi që qytetarët të ndërgjegjësohen. Pastaj kur qytetarët të marrin vendimin, kjo qeveri do të duket aq e vogël dhe aq e parëndësishme sa ju nuk e imagjinoni dot. Flasim pak për ndryshimet në qeveri, si i keni parë? Ndryshimet në qeveri, me thënë të drejtën kam bërë një komunikim timin sepse miqtë të mijë nga media më pyesnin edhe thashë që të mos keqkuptohemi se një media thotë mund të ma kishe dhënë mua këtë deklaratë dhe më mirë thashë po e ndaj me të gjithë miqtë, por edhe me median e cila ka pasur dashamirësinë ta reflektojë dhe kam komentuar pikërisht këtë gjë që ju e keni vënë re që propozimet e kryeministrit në ministritë kyçe të vendit, siç e shikoni në Ministrinë e Ekonomisë, Energjetikës dhe Infrastrukturës, dhe atë të Brendshme ka propozuar njerëz anonim dhe injorantë dhe bëra pyetjen pse e bën Edi Rama këtë gjë. U përpoqa shumë të gjeja një përcaktim timin dhe nuk ja arrita dot, pasi kishte një përcaktim, një frazë të Xhovani Falkones, nuk po bëj komente kur them Xhovani Falkone sepse edhe shqiptari i fundit e di, një burrë që dha jetën në luftën kundër mafias dhe e thoshte qartë: Sa herë që një qeverisje është rrëmbyer nga mafia ajo vendos në poste kyçe injorantët dhe anonimët. Pra, unë një diagnozë më të mirë se Xhovani Falkone nuk vendos dot, pra kemi një qeverisje që është bërë njësh me krimin dhe këtë e kemi evidentuar dhe sigurisht që edhe
produkti më i mirë që kjo mafia në pushtet të eci është të ketë anonim dhe injorantë me të cilët kryeministri bën si do. Dhe në fund fare ka dhe një gjë interesantë që i duhet kujtuar këtyre zotnive, që në fund fare tu lërë përgjegjësitë atyre dhe të iki, në mënyrë që ata të jenë ata që do të shkojnë në burg, kurse ky i zhveshur së paku nga këto përgjegjësitë burokratike, pra atë që bën një mafioz i vërtetë, kështu që kemi një zgjedhje mafioze, për disa mafiozë të tjerë të një niveli më të vogël, italianët i thonë kuçoli, janë këta këlyshët e vegjël. Ndërkohë nga Presidenti Meta ende nuk po e firmos dekretin për shkarkimin e ministrit Bushati? Kam vetëm një koment në lidhje me këtë çështje, pasi Presidenti ka pasur mundësinë ta shterojë këtë çështje pikërisht në grupin tuaj mediatik, mbrëmë në emisionin e kolegut tuaj Adi Krasta. Që të bësh detyrën në raport me Kushtetutën në saktësi, është misioni më pozitiv që Presidenti po i jep vendit si mesazh, pasi shthurja institucionale, falja e institucioneve, kompromise të paprincipta dhe papërgjegjshmëria shtetërore e gjejmë kudo në këtë qeverisje dhe nuk kemi nevojë për të. Kurse zbatimi me korrektesë, verifikimi një më një dhe përgjegjësim për ata të cilët qeverisin vendin, është një detyrë të cilën Presidenti po e kryen me një seriozitet maksimal, ashtu sikurse është edhe në natyrën e tij si një politikan dhe si një burrë shteti. Këtu nuk shikoj asgjë të jashtëzakonshme, me ç’pashë në disa portale, të cilat kishin vënë pjesë të intervistave të këtij kandidatit që kanë sjellë për ministër të Jashtëm. Ishin shumë shqetësuese me thënë të drejtën. Vura re që ky kandidat, aspirant për ministër të Jashtëm kishte analogjia, si shkëmbime të territoreve, kufi Serbi-Kosovë, ka të njëjtat problematika si kufiri Greqi-Shqipëri dhe këtu problemi komplikohet shumë dhe sigurisht Presidenti bën mirë që është i kujdesshëm, pasi fatet e diskutimeve, debateve në lidhje me çështjen e integrimit, duhen të jenë në dorën e njerëzve shumë të përgjegjshëm. E gjej si një mesazh shumë të mirë që përgjegjshmëria dhe kushtetutshmëria kanë një shtëpi në Shqipëri që është Presidenti i Republikës, ku ato respektohen. Si e keni parë figurën e ministrit të ri? Për deklaratat shqetësuese të këtij ministri lidhur me kufijtë, unë e kam parë me seriozitet shumë të madh dhe për mua janë qëllime të papajtueshme antikombëtare, antishqiptare që i shërbejnë pjesës më të zezë që e ka urryer Shqipërinë në shekuj, jo në vite. Kjo është pjesa serioze. Këtu te pala shqiptare po luhet një tragjikomedi. Pjesën tragjike e shpjegova pak më parë. Pjesa komike kush është? Dëgjova pak më parë që Kryeministri ishte ngazëllyer që ky djalë paska lexuar libra. Të them të drejtën besoj se të gjithë ju jeni ndjerë shumë të ofenduar që meqenëse kryeministri nuk lexon më libra, lexon vetëm këto të koncesioneve, që numërojnë se sa para fitojnë, ngazëllehet se dikush lexon libra. Ju keni parë që ai ka një gjuhë të varfër, të drunjtë, vulgare, shpeshherë primitive, që varfëria në lexim e prodhon këtë gjë, ngazëllehet dhe kriteri kryesor është që të kemi një njëri që ka lexuar libra. Pse? Sepse ju kam thënë, kryeministrin unë e kam përcaktuar një shkollëpak. Me argumentimin që dha, që ishte ngazëllyer që kishte lexuar libra, jam i bindur që nuk e kam tepruar hiç që e kam quajtur shkollëpak, se shkollëpak është.
POLITIKE KRYEMINISTRI SHPËRTHEN NË AKUZA: MOS DËGJONI DISA FUNDËRRINA TË UNIVERSITETIT, ASKUSH TË MOS PAGUAJË MË SHUMË SE 50%
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter reagon sërish duke u shprehur se pengmarrësit që degjeneruan protestën tani po përpiqen të dezinformojnë studentët. “Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dezinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%. Është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihmë ekonomike + bursë
8
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Rama: Pengmarrësit e protestës po përpiqen të dezinformojnë studentët 10 mijë lekë) dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”- u shpreh kryeministri Rama. Pak orë më vonë, Kryeministri Edi Rama do të bënte një njoftim, i cili është publikuar nëpër Fakultete. Bëhet fjalë për një njoftim, ku thuhet se të gjithë studentët nga data 9 janar duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga reduktimi i tarifës së shkollimit. Sipas njoftimit, në datën 10 janar fillon dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e bursave. Në
komentin e kryeministrit referuar këtij njoftimi, Rama thotë se studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë më pak. “Njoftohen të gjithë studentët se: Nga data 09.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit pranë degës së shërbimeve për 3700 studentë përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit me 100% apo 50 % sipas kategorive të shtresave sociale paraprakisht në VKM-të e nxjerra në fund të dhjetorit 2018, ref. fletorja zyrtare 189. Vendime të miratuara 26.12.2018. Gjithashtu,
nga data 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët që do përfitojnë trajtim financiar/bursa referuar VKM-të të nxjerra në fund të dhjetorit 2018 ref. fletorja zyrtare 189, Vendime të miratuara në 26.12.2018”- thuhet në njoftimin e publikuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama.
Protesta përpara Kryeministrisë, thirrje të forta dhe tymuese: Ne nuk dorëzohemi!
Studentët përshkallëzojnë lëvizjen, nisin tubimet para ambasadës së SHBA dhe BE S
tudentët kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre për plotësimin e 8 kushteve nga qeveria. Pasi protestuan paraditen e djeshme pranë Ambasadës Amerikane, studentët paralajmërojnë edhe për ditën e sotme protestë. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, studentët do të mblidhen rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit pranë fakulteteve të tyre, për të mbërritur në orën 10:00 pranë Ministrisë së Arsimit. Një orë e 30 minuta më vonë do të transferohen pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të shkuar më pas tek Presidenca rreth orës 12:30 minuta. Në fund, protesta do të mbyllet pranë Ambasadës Amerikane dhe asaj të Bashkimit Evropian. Protesta e djeshme Studentët protestues janë grumbulluar edhe këtë të martë përpara Kryeministrisë në protestën e tyre që ka shënuar ditën e dytë për këtë vit. Ata kanë marshuar me thirrjen “Ne nuk dorëzohemi”, ndërkohë që mbanin në duar tymuese. Por ndryshe nga ditët e tjera, kjo e martë e protestës së studentëve solli një zhvillim tjetër. Disa studentë të Universitetit të Politeknikut kanë hyrë në mësim në orën e parë së bashku me pedagogët, por mësimi është ndërprerë për shkak të pjesëmarrjes së pakët të studentëve. Ndërsa në fakultetin e Histori-Filologjisë, në disa auditore ishte duke u zhvilluar mësim. Mësim kanë zhvilluar edhe fakulteti i Juridikut. Por, vetë studentët thonë se kanë marrë kërcënime dhe presione për rikthimin në auditore. Këtë të martë protesta para Kryeministrisë nisi më vonë se ditët e tjera. Edhe pse në temperatura të ulëta, studentët u grumbulluan për qëllimin e tyre të përbashkët, plotësimin e pikave të tyre me miratim në Parlament. Në një lëvizje surprizë, studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e djeshme drejt Ambasadës amerikane. “I kërkojmë mbështetje Ambasadës amerikane që të gjithë këta studentë të jenë të sigurtë dhe pas protestës. Kanë filluar dhe po bëhen kërcënime, kërkojmë nga Ambasada të monitorojnë protestën. Presim përgjigje, sepse edhe brenda Ambasadës amerikane ka njerëz që nuk e duan këtë protestë.
Do të jetë një qëndresë simbolike. Më pas do marshojmë sërish te Politekniku, Kryeministria”- u shpreh një student gjatë protestës së djeshme. Qëndrimi tyre para Ambasadës Amerikane zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik, por edhe pse e tillë ajo u monitorua nga forca të shumta policie. “Ne duam ligj, duam pozitë dhe opozitë të mblidhen atje në Parlament në seancë të jashtëzakonshme ta kalojnë me 3/5 kërkesat tona dhe ngërçi të zgjidhet. Pasi shteti nuk po na jep zgjidhje kërkojmë ndihmën e shtetit më të fuqishëm, aleatit më të madh të shqiptarëve. Kush më shumë se Ambasada amerikane mund ti tërheqë veshin atij që tallet me studentët, të ardhmen e kombit”- u shpreh një tjetër student. Reduktimi i studentëve Në ditën e 34 të protestës, ata ishin më të paktë në numër, ndërsa u zhvilluan edhe orë mësimi në disa Fakultete. Por duket se faktori kryesor në reduktimin e numrit të tyre në shesh kanë qenë temperaturat e ulëta. Studentët shprehen se ka edhe studentë që janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë dhe pasiguri se mos humbasin vitin akademik. Ata shprehen se pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, do vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Sipas studentëve edhe bojkoti i auditorëve nënkupton protestë edhe pse nuk dalin në shesh. “Një pjesë e studentëve mund të kenë përfituar pasiguri. Disa studentë janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë mos humbasin vitin akademik. Nëse nuk bojkotohet dhe shkohet në mësim, thyerje e bojkotit quhet, por ne kuptojmë frikën e tyre. Ata nuk kanë braktisur protestën, por janë përkohësisht në auditorë”- thotë një studente. Protesta minutë pas minute Ora 09:10 - Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të tyre. Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë. Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend. Ora 09:38 - Studentët tek Ekonomiku zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar. Ora 09:39 - Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.
Ora 09:44 - Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për ti kërkuar Dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë. Ora 10:30 - Mblidhen studentët e parë te Kryeministria Ora 10:33 - Te Filologjiku, studentë gati për protestë Ora 10:35 - Boshatisen auditorët te Inxhinieria Mekanike Ora 10:36 - Nuk ka mësim as te Fakulteti i Inxhinierisë Teknologjike dhe Informacionit Ora 10:48 - Studentët e Ekonomikut mbërrijnë te Kryeministria. Ora 11:06 - Te Shkencat Sociale po zhvillohet mbledhje mes studentëve Ora 11:36 - Studentët e Shkencave të Natyrës u bashkohen studentëve të tjerë te Kryeministria. Hedhin tymuese. Ora 12:49 - Studentët mbërrijnë sërish te Kryeministria. Pas Ambasadës amerikane, ata protestuan para Fakultetit të Ekonomikut, Rektoratit dhe Presidencës, për t’u kthyer sërish para Kryeministrisë. Ora 13:04 - Studentja: Nuk kemi besim te qeveria, do kërkojmë ndihmë tek Ambasadat Ora 13:30 - Mbyllet pas rreth 3 orësh protesta e studentëve në ditën e dytë për këtë vit para godinës së Kryeministrisë. Studentët kanë paralajmëruar se do rikthehen sërish sot në protestë në orën 10:00. Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë. Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura. Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.
POLITIKE
9
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Deputeti i PD-së thirrje pedagogëve: Bashkojuni protestës, ky është momenti juaj!
K
ur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e tretë të saj për këtë vit, vjen një thirrje nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi. Ky i fundit, në cilësinë edhe të kreut të Departamentit të Arsimit në selinë blu, përmes një qëndrimi të shprehur në rrjetet sociale i bën thirrje pedagogëve t’i bashkohen protestës së studenteve dhe të bëhen firmëtarë të abrogimit të Ligjit për Arsimin e Lartë. Ligjvënësi i PD-së thekson se pedagogët nuk duhet të heshtin përballë kushteve skandaloze në të cilat japin mësim, por edhe persekutimit që po u ndodh nga qeveria. “Pedagogë mos hezitoni! Është momenti juaj! Pedagogë të nderuar, studentët e bën të tyren e po vazhdojnë me një vendosmëri të admirueshme! Ata nuk u ngritën vetëm e thjesht për tarifat e larta, për rrjepjen e pandalshme të familjeve, për pasigurinë ekonomike, për mungesën e së ardhmes, për Ligjin si Edi, por thelbësisht dhe për Universitetin, për Universitetin tonë e tuajin publik. U ngritën që ai të ketë dinjitet, hapësirën e nevojshme akademike, misionin iluminues dhe avangard ekonomik e social, në një mjedis demokratik normal, ku vlera e diplomës përcaktohet nga tregu i dijes dhe jo nga tregu i politikës dhe i Universiteteve, ku studenti nuk është klienti i radhës dhe ku ju nuk jeni “shitësit e mallkuar”, të një dije të pa vlerë e të pa branduar. U ngritën që ju të keni pozicionin e merituar në katedrat e fjalës së mençur, respektin e vlerësimin financiar sipas mësimdhënies, punës e meritës. Që ju të jeni subjekti i realizimit të kërkimit shkencor dhe jo objekte të persekutimit shkencor, sipas një fryme anti-intelektuale që ka instaluar ky, Rama i dytë. Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Nuk është beteja
Luçiano Boçi: Mos heshtni, kjo është beteja kundër arrogancës dhe persekutimit
kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama. Jo! Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare. Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta. Paguheni keq, shumë keq. Trajtoheni me përçmim. Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor. Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë. Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompensim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur. Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj. Ju kanë
bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju! Dhe ju heshtni?! Pedagogë ky është momenti juaj! Mos hezitoni! Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre. Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni! Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë. Ndryshe nuk janë të tilla. Ju e dini më mirë se kushdo
që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim, asnjë financim, asnjë bibliotekë të shtuar, Asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët. Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit. Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush. Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet. Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj. Zemërimi i tyre është i sinqertë. Beteja e tyre është dhe beteja juaj! Mos u bëni palë e persekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota. Mos keni frikë nga zgjidhja politike. Dija juaj është më e fortë se çdo politikë dhe se çdo dhunë që pjell pushteti. Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Vepër e mirë nuk është vetëm puna shkencore e mësimore. Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur. Mos harroni! Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja. Shpëtoni sot bashkë me studentët Universitetin! Brezat do ju jenë falënderues”- u shpreh dje në apelin e tij drejtuar ish-kolegëve, deputeti demokrat, Luçiano Boçi.
STUDENTËT REFUZOJNË MINISTRIN E PA VOTUAR ENDE NGA KUVENDI
Kyçet edhe Universiteti i Bujqësorit, policia u tregon prangat studentëve
Policia ka paralajmëruar 3 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës se do t’i shoqërojë në Komisariat, pasi i kanë vënë kyçin portës së Universitetit në shenjë protestë. Në një video të publikuar paraditen e djeshme shihen punonjësit e policisë të cilët i pohojnë disa studentëve se mbyllja e dyerve të institucionit përbën vepër penale dhe ata mund të shoqërohen në Komisariat. “Ti mund të dalësh të protestosh, por nuk mund të vendosësh kyçin këtu. Sepse mbyllja e derës do të thotë se t’i kalon në ndjekje penale”- thotë punonjësi i policisë, ndërsa kërkon emrat e studentëve. “Kyçin e kemi vendosur të gjithë në mënyrë simbolike. Jemi pa parti”- thotë një nga studentët. Kujtojmë se studentët do protestojnë sërish sot para godinës së Kryeministrisë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë. Dhe për këtë arsye ata pritën me protesta edhe ministrin e pa votuar ende në Kuvend të Bujqësisë, Bledi Çuçi. Ky i fundit ka shkuar dje në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës për të zhvilluar një takim me Rektoratin e këtij universiteti. Por vizita e tij nuk është pritur me reagimin e ashpër të studentëve. Këto të fundit kanë protestuar me anë të një banderole në të cilën shkruhej: “Duam 8 kërkesat, jo 8 ministra!”
STUDENTËT E KORÇËS TË NDARË, STUDENTËT E ELBASANIT VIJOJNË BOJKOTIN E MËSIMIT DERI NË PLOTËSIMIN E KËRKESAVE
B
ojkot, protestë dhe mësim në auditore ishin tablotë që ofruan këtë të martë Universitetet e rretheve. Studentët e Shkodrës nga ana tjetër kërkuan shtyrjen e sezonit të riprovimeve dy javë pas mbylljes së protestës që siç thonë do të vijojë pa afat. Ndërsa studentët e Elbasanit morën garanci se mungesat nuk do ti penalizojnë. Ndonëse në Tiranë studentët vijojnë bojkotin e auditorëve dhe protestat për plotësimin 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë, nuk ndodh e njëjta gjë me studentëve e universiteteve në rrethe. Mësohet se një pjesë e studentëve të Universitetit “Fan Noli” i janë rikthyer auditorëve për mësim,
“Bojkot, mësim dhe protestë” në rrethe, Shkodra kërkon shtyrjen e riprovimeve ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë te bojkotojnë mësimin në shenjë proteste. Sakaq, studentet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dorëzojnë një kërkesë të re në Rektoratin e këtij universiteti për shtyrjen e datave të riprovimeve. Studentët kërkojnë minimumi dy javë shtyrje që nga momenti kur do të mbyllet protesta në Tiranë. Në rast se kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh, atëherë ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet. Theksojmë se në
Universitetin e Shkodrës vazhdon bojkoti i procesit mësimor pa afat. “Kërkojmë anullimin e sezonit të riprovimeve tashmë të shpallur, për një periudhë tjetër e cila të mos jetë më pak se 2 javë nga data e Përfundimit të protestës Studentore. Në të kundërt ne do rishikojmë listën e kërkesave tona duke i shtuar ato në raport me dinamikën e zhvillimit të protestës”, shkruhet kërkesë. Pasi mori zyrtarisht kërkesën, rektori Adem Bekteshi, u shpreh se në parim e miraton propozimin
e të rinjve dhe do ta kalojë për votim në senat. “Unë si Rektor bie plotësisht dakord me ju, datat do ti shtyjmë. Vetëm se ju me i sjell në momentin më të parë që e shihni të arsyeshme datat e reja të riprovimeve”, tha Adem Bekteshi. Edhe studentët e Elbasanit vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e 9 kërkesave të parashtruara për qeverinë. Një përfaqësi e tyre u prit nga rektori, Skënder Topi, nga i cili morën garancinë se nuk do të penalizohen për mungesat gjatë ditëve të protestës. Por burime pranë Universitetit bënë të ditur se nga Ministria e Arsimit ka mbërritur një shkresë që kërkon një raportim për situatën çdo ditë nësë bëhet apo jo mësim.
FORUM
10
E mërkurë, 9 JANAR 2019
KOMENT Nga Frrok Çupi
B
aba Çeni kishte qenë xhaxhai i diktatorit Hoxha, por që ky e shpalli ‘themelues’ në disa ‘gazeta si RD’. Baba Çeni na ishte themelues i Lidhjes së Prizrenit, themelues i Pavarësisë, themelues i Kongresit të Manastirit… Në fakt ‘themelues’ as pjesëmarrës në asnjë prej këtyre, por diktatori e shpallte xhaxhain e vet si ‘themelues’ për arsye se thonë se ishte jo ‘xhaxha’, por baba biologjik… Mbrëmë, në festën për përvjetorin e 28-të të gazetës ‘RD’ (Rilindja Demokratike), kryeredaktori aktual Blend Kasmi mbajti një fjalim të ndrojtur në prag të fjalimit që do të mbante udhëheqësi kryesor i Partisë. Por me porosi të udhëheqësit, kryeredaktori Kasmi shpalli një lajm të madh. I mbytur në emocion, ai u ndal: ‘Do të jap një lajm të madh…. Është zbuluar një themelues i RD-së” – tha- dhe e mbytën djersët e emocionit. Shikoi nga lideri që e kishte përballë nga tre metra, dhe vazhdoi: “Do ta them emrin e themeluesit që kemi zbuluar…, kemi vendosur ta themi…”, dhe heshti për pak.
“A mund ta mendoni cili është?!”, dhe pushoi pak duke parë fytyrat e njerëzve në sallë që mendoi se të gjithë do të ishin idiotë. U çudit që jo të gjithë i bënë fytyrat si idiotë…. Sa inat i erdhi kryeredaktorit Kasmi që jo të gjithë janë idiotë. “Po hë, mo, gjejeni cili është themeluesi që kemi zbuluar!”, tha… ‘Ja po jua them unë!’, tha Kasmi, duke parë në dritë të syrit kryetarin e tij që kishte bërë një maskë lumturie në fytyrë…”Themelues i RD-së është Florian Mima- tha dhe prapë heshti. “Ka qenë korrektor i gazetës”… Pashë rrotull në sallë se mos shikoj fytyrën e Florian Mimës, por nuk e pikasa. E prisja në dy pamje: Ose të shikoja që fytyra e Florit të kishte marrë pamje idioti dhe ta pranonte këtë idiotësi që tha kryeredaktori Kasmi; ose të shikoja që Florian Mima- siç e njoh racional e të pa pështirë,- të dalë para njerëzve dhe t’i thotë atij që foli: “Tërhiqe fjalën pas, se ta futa këtë mikrofon në gojë… Cilin përdor ti si baba Çenin?”… Florian Mima- deputet dhe ministër i PD, mbrëmë u përdor. As që mund të mendohet
FORUM
Nga Bledi Kasmi
N
jë sqarim të shkurtër për Frrokun, Kryeredaktorin e parë të RD që vërtet mund të jemi edhe miq duke mos qenë dakord, dhe madje edhe duke shkëmbyer replika në funksion të asaj që është e vërteta rreth historisë të së parës gazetë të fjalës së lirë në gjysëm shekulli diktaturë, gazetës RD. Në fjalën time para gazetarëve dhe miqve të ftuar thashë’ se pas 28 vitesh kisha zbuluar edhe një themelues tjetër që kishte kontribuar në daljen e numrit të parë dhe në vijim të gazetës RD dhe ky ishte Florian Mima. Kontributi i Mimës ngjalli habi kur u dëgjua sepse bëhej publik për herë të parë në 28 vite dhe emri i tij kurrë nuk kishte dalë më parë. Nëse do të futesha në paranojën e Frrokut do të thoja se emrin e Florit e kishte zhdukur nga historiku i RD pikërisht Kryeredaktori i parë i gazetës
Zbulohet një themelues i ‘RD’-së: Baba Çeni Por turpi që ka nisur duke i dhënë secilit nga një hajmali nga trupi i vdekur i RD-së të vitit 1991- kjo është e pashoqe! Mbrëmë ia dhanë hajmalinë si provë Florian Mimës- i cili idiotësisht e pranoi. Pak kohë më parë vetë kryetari i PD, Basha, ka shpallur se ‘kam lidhje me RD-në”, pasi sipas tij ‘e ka shpërndarë gazetën në rrugicat e lagjes’ së tij. Një ditë tjetër do të dalë si themelues edhe kunati, pastaj Grida, pastaj Salijanji, pastaj zonja Tabaku me të bijën e me radhë- sikur kanë themeluar RD-në… që të ketë qenë rreth redaksisë ose shtypshkronjës së gazetës në janar 1991, e jo më themelues brenda redaksisë apo themelues i RD. Prita edhe sot gjithë ditën që Florian Mima të bënte një deklaratë kundër ndotjes së emrit të tij si ‘Baba Çeni’, por nuk e dëgjova askund. Atëherë kuptova edhe më shumë: PD dhe liderët e saj kanë vendosur të kthehen te Baba Çeni dhe te Lei Feni i Kinës. Një nga një liderët do
të marrin nga një hajmali nga gazeta e parë e lirë RD ( e cila tanimë nuk është as e lirë as profesionale) dhe të dalin në publik si të glorifikuar. Liderët e PD nuk kanë arritur asnjë në misionin dhe figurën e tyre, përkundrazi janë ndotur në vjedhje e korrupsion galopant…, por historia e ‘demokracisë’ ka një element që e adhuruan si demokratët edhe të tjerët, që është gazeta RD. Çdo përvjetor të RD mbledhin ‘rroç e poç’ nga familjet e
tyre, nga komunistët e egër, nga persekutorët e fjalës së lirë dhe të RD, dhe i sjellin në një sallë për të glorifikuar veten. Një turp!… Këta bëjnë historinë nga e para. Por turpi që ka nisur duke i dhënë secilit nga një hajmali nga trupi i vdekur i RD-së të vitit 1991- kjo është e pashoqe! Mbrëmë ia dhanë hajmalinë si provë Florian Mimës- i cili idiotësisht e pranoi. Pak kohë më parë vetë kryetari i PD, Basha, ka shpallur se ‘kam lidhje me RD-në”, pasi sipas tij ‘e ka shpërndarë gazetën në rrugicat e lagjes’ së tij. Një ditë tjetër do të dalë si themelues edhe kunati, pastaj Grida, pastaj Salijanji, pastaj zonja Tabaku me të bijën e me radhë- sikur kanë themeluar RD-në… Florian Mima nuk do të mbetet vetëm. Një ditë të gjithë liderët e PD do të shpallen ‘themelues të zbuluar vonë të RD’. Asnjë atribut të vërtetë nuk kanë ata, prandaj u duhet hajmalia… Derisa gjithë salla të mbushet me fytyra idiotësh… “Veritas.com.al”
Frrok, edhe Flori je ti, mos e vrit mendjen! Unë e kuptoj se në frymën e partisë së parë nuk ekziston askush në histori përveç të parit ndaj e mirëkuptoj Frrokun. Frroku ishte tek RD edhe Kryeredaktori, edhe gazetari, edhe faqësosi, edhe korrektori, edhe vetë shtypshkronja madje edhe vetë shpërndarësi i RD-së së atyre ditëve. RD, por as më ka shkuar ndërmend kjo fabul që Frroku e tjerr duke të kujtuar skenarë alla sigurimsash, se mua më kishte thënë Kryetari Basha që ta shpall Florin themelues në mënyrë që të nxjerrë të gjithë drejtuesit e PD si pjesë të numrit të parë të ‘RD’, në një kohë që as vetë Basha nuk e dinte këtë. Më parë ne kemi nxjerrë në dritë edhe emra të tjerë dhe kemi rrëfyer histori nga më të panjohurat në lidhje me daljen e numrit të parë të RD duke publikuar emrat e të gjithë atyre heronjve të heshtur të shtypshkronjës të
cilët rrëfenin se çfarë kishte ndodhur orë pas ore nga kërcënimet dhe deri tek bllokimi për të mos dalë gazeta RD. Na fal Frrok se edhe atëherë sikurse edhe dje nuk të mora leje ty për të bërë publike ato rrëfime të sinqerta të atyre punonjësve që ti nuk di pse nuk i ke bërë publike në këto vite, megjithëse mund ta bëje tek ajo fletushka që shpërndaje nëpër Tiranë më lirë edhe se letra higjienike dhe në një rast unikal për historinë e medias, edhe falas edhe falimentoi. Unë e kuptoj se në frymën e partisë
së parë nuk ekziston askush në histori përveç të parit ndaj e mirëkuptoj Frrokun. Frroku ishte tek RD edhe Kryeredaktori, edhe gazetari, edhe faqësosi, edhe korrektori, edhe vetë shtypshkronja madje edhe vetë shpërndarësi i RD-së së atyre ditëve. E thënë ndryshe, Frroku ishte edhe Preçi, edhe Besniku, edhe Mitro, edhe Mentori edhe Diti edhe… Të mirëkuptoj Frrok. Ti je historia dhe ajo fillon dhe mbaron tek ti. Frrok ti je edhe vetë Flori, mos e vrit mendjen. Se harrova të them Frrok, Flori më tha se paska qenë aty edhe kur të shkarkoi Berisha nga RD dhe paska vazhduar edhe për disa muaj të tjerë pas teje të kontribuojë për gazetën si korrektor. S’di ç’të them Frrok, se edhe Mitro e paska qesëndisur në librin e kujtimeve të tij të daljes së numrit të parë të RD emrit e Flor Mimës si korrektor. Ti ketë thënë edhe Mitros, Basha ta bëjë librin kështu?
AKTUALITET GJYKATA
11
E mërkurë, 9 JANAR 2019
I dënuar përjetë, Sula: Gjeni vrasësin e gruas S
adetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sulës ka kërkuar gjetjen e autorit të vrasjes së saj. Sula nuk pranoi që të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtnës, i cili po hetohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit
të saj. Karmeshtna ishte i punësuar në mobilierinë e çiftit Sula në Bushat të Shkodrës. Gjatë seancës së djeshme për Fatjon Karmeshtën, Sula nuk e dha pëlqimin e tij për t’u pyetur në Gjykatë por kërkoi gjetjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij. “Nuk jap pëlqim
të pyetem. Drejtësia të vazhdojë. Të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime”,- tha Sula para trupës gjykuese. Një ndër provat që zbuluan se vrasja ishte porositur nga Sadetin Sula ishte dhe përgjimi i bisedës së Sadetinit me Karmeshtën, pak ditë para vrasjes.
Në Shqipëri, bota e kumarit është e lidhur ngushtësisht me botën e krimit. Kjo është kthyer në shqetësim edhe për vetë industrinë e lojrave të fatit
S
ipas ligjit, nga 1 janari i këtij viti nuk do tu lejonin që subjektet e lojrave të fatit ta ushtronin veprimtarinë e tyre pranë institucioneve fetare, shkollave, kopshteve dhe unversiteteve por kur kanë kaluar 8 ditë nga ky vendim, lojrat e fatit vijojnë. Policia e Shtetit bën me dije se vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, Tropojë, Berat dhe në Sarandë. 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P, 51-vjeç, E.S, 43-vjeç, G.A, 41vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati. Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H, 36-vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike. Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh, 50-vjeç pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H, 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme. Faqet e internetit të të
Lojrat e fatit vijojnë, zbulohen 4 raste të paligjshme
KONTROLLET “Aksionet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”.
KUMARI “Në Shqipëri, bota e kumarit është e lidhur ngushtësisht me botën e krimit. Kjo është kthyer në shqetësim edhe për vetë industrinë e lojrave të fatit. Vrasje, rrahje, shtantazhe dhe zhvatje, janë disa nga ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik”.
paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.
E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale. Disa
prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka
dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual. Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia. Në Shqipëri, bota e kumarit është e lidhur ngushtësisht me botën e krimit. Kjo është kthyer në shqetësim edhe për vetë industrinë e lojrave të fatit. Vrasje, rrahje, shtantazhe dhe zhvatje janë disa nga ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik.
VENDIMI
Gjonaj ka një vendim për policët e burgjeve P
as rikonfirmimit në detyrë në fund të vitit të kaluar, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka nisur 2019 me një udhëzim, që ju vjen në ndihmë punonjësve të policisë së burgjeve në të gjithë vendin. Në ditët e para të janarit, ministrja Gjonaj ka firmosur një udhëzim, i cili përcakton modalitete të reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me transferimin e punonjësve. Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së
Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim. Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit. Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2-vjeçare.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Berat, kthim në identitet i kishës pasbizantine së Shën Mitrit Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat në këto ditë të para të janarit, po kryejnë ndërhyrje emergjente në çatinë e hajatit të kishës së Shën Mitrit, monument kulture i kategorisë së I, lagjia “Kala”. Siç transmeton atsh, specialistët janë duke kryer punime për qeramosjen e çatisë dhe zëvendësimin e elementëve drusorë të degraduar. Më herët specialistët e sektorit të artit ndërhyn në afreskun e kësaj kishe duke e nxjerr nga gjendja e emergjencës. Pak histori rreth monumentit… Kisha e Shën Mitrit ndodhet në pjesën lindore të kalasë, midis shtëpive të banuara, dhe futet në tipin e kapelave të thjeshta pasbizantine. Pjesa e naosit në qendër më përpara qarkohej nga një hajat i vogël në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim që i përkiste një periudhe më të vonë ndërtimi se vetë kisha. Ambienti i kishës nga brenda
Saimir Pirgu, pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali
është i shtruar me pllaka guri gëlqerori dhe shtufi të vendosur në mënyrë të ç’rregullt. Dikur naosi ndahej nga mjedisi altarit nëpërmjet një ikonostasi druri. Altari përbëhet nga absida gjysëm rrethore që nuk shkon deri në tokë me dy kamare katrore (nike) anash saj. Ndriçimi i sallës realizohet nëpërmjet një
frigjie të vogël në murin e absidës dhe nga një baxha e hapur në çati. Hyrja për në sallën qendrore realizohet nëpërmjet dy dyerve, një në anën jugore dhe tjetra në anën perëndimore, kjo e fundit është ende një derë me dru origjinal nga faza e parë e ndërtimit. Brendësia e naosit mbulohet në një pjesë të tij nga afreskë me motive biblike me skena me përmasa të vogla që i përshtatet dimensioneve të kishës. Gjithashtu me afresk është veshur edhe pjesa e jashtme e ambientit perëndimor. Mbi hyrjen jugore nga brenda ruhet ende mbishkrimi i cili daton ndërtimin e afreskut në vitin 1607. Të gjitha muret janë ndërtuar me gurë gëlqeror të lidhur me llaç balte. Nga një datim i mbetur në kontrafortin e mëvonshëm të ngritur në pjesën jugore mësojmë se kisha është meremetuar në vitin 1774.
Ennio Morricone, dy koncerte lamtumire në Itali Artisti i madh Ennio Morricone do mbajë koncertet e lamtumirës në Arena të Veronës dhe në Romë. Mjeshtri 90-vjeçar do të jetë më datë 19 maj në Verona dhe më 15 dhe 16 qershor në Terme di Caracalla në Romë. Koncertet janë pjesë e turneut botëror “60 vjet muzikë” që festojnë 60 vjetorin e tij të karrierës si kompozitor dhe dirigjent dhe që deri tani ka zhvilluar 50 koncerte në 35 qytete të Europës. Mbi 650 mijë të apasionuar pas muzikës së tij kanë qenë pjesë e turneut nga viti 2016 e deri sot për të parë nga afër maestron dhe për të ndjekur një kor që sjell mbi 200 persona në skenë. Një ndër veçantitë e këtij turneu është se çdo mbrëmje ka një program të ndryshëm.
“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do ta nisë sezonin lirik 2019 në Teatrin Regio di Parma në Itali më 12 janar, në orën 20:00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të. Një nga protagonistët e mbrëmjes do të jetë edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas. I frymëzuar nga figura e mbretit të Zvicrës, Gustavi III, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska, opera fillimisht ishte menduar për t’u vënë në skenë në teatrin “San Carlo” të Napolit. Propozimi i teatrit të Regio-s për të rikuperuar këtë zhvendosje historike të veprës ka gjetur dashurinë e artistëve italianë, por jo vetëm për të sjellë përmes teknologjisë dhe punës teatrale një copëz të së shkuarës. Skenografia e realizuar synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë, bazuar në traditën më të pastër të teatrit italian, duke përshtatur, mobiliet, objektet, kostumet dritat dhe lëvizjet skenike. Ndërsa, përsa i përket këndvështrimit dramaturgjik artistët mes të cilëve është edhe Pirgu, do ta vendosin publikun përballë një historie mes dashurisë dhe vdekjes, thekson atsh.
Monodrama “Dome”, premiera e janarit për artdashësit e kryeqytetit Monodrama “Dome” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku vjen premierë mbrëmjet e datave 12 dhe 13 janar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendjeje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit ndër procese pune, apo ndenje të rastësishme. Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave sipas atsh-së, ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë, me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përkisnin. Në këtë monodramë autori ka dashur të shkruajë e më vonë të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”, një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë. Muzika e maestro Haig Zacharian është një ndër elementet gjithashtu të çmuara të kësaj shfaqjeje që do të jetë në skenë dy mbrëmje me radhë për publikun e teatrit. Në jetën artistike të teatrit si autor dhe regjisor Stefan Çapaliku është një emër i vlerësuar për aktivitetin e tij. Edhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ai ka sjellë vepra që kanë përcjellë mesazhe dhe këtë herë vjen me një monodramë që do të interpretohet nga një aktori i njohur si Enver Hyseni.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Temperaturat e ulta, Bashkia e Tiranës hap një strehëz të re për njerëzit në situatë rruge
Veliaj: Një vatër e ngrohtë për gjithë njerëzit që jetojnë në situatë rruge N
ë një kohë kur temperatu rat shënojnë disa gradë nën zero, personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemim emergjent kanë nga sot një strehë të ngrohtë. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Komitetit Drejtues të Projekteve IADSA, çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Italisë, Aberto Cutillo, vizituan mjediset e strehëzës së re, ku takuan edhe disa nga qytetarët në situatë rruge që tashmë kanë filluar të marrin shërbim në këtë qendër. "Ky është projekti ynë i dytë i suksesshëm që kemi hapur së bashku me ambasadorin. I pari kanë qenë shtëpitë e reja për komunitetin rom, të cilët u larguan nga lumi ku rrezikonin jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ndërkohë, nga sot kemi nisur zyrtarisht një nismë tjetër, e cila besoj është një nga nismat më sociale në Tiranë: një strehë e përhershme për njerëzit që janë në situatë rruge", deklaroi Veliaj. "Streha Tirana" synon krijimin e një mjedisi të ngrohtë, sa më pranë kushteve familjare për njerëzit në nevojë. "Këtu në Shkozë, në stacionin e fundit të autobusit, ngjitur me banesat sociale, kemi hapur këtë qendër e cila ka hapësira të mjaftueshme për të bërë dush, për t'u
ushqyer e për t'u veshur. Asnjëherë nuk i dihet si vjen jeta, për shumë njerëz që sot janë situatë rruge; dikush mund të ketë qenë i burgosur, si Abazi, 30 vite burg në Spaç në komunizëm; dikush tjetër mund të ketë humbur gjithë pasurinë e tij në firmat piramidale; dikush mund të jetë kthyer nga emigracioni pa asnjë njeri dhe pa asnjë dyshkë në xhep.
Ndaj, unë besoj se kjo qendër jo vetëm zgjidh nevojat fizike, por ka edhe sociologë, ka edhe psikologë, mjek, infermierë, të cilët në mos t'i zgjidhin vetë, mund t'i adresojnë spitalin më të afërt", theksoi kryebashkiaku, teksa u kërkoi qytetarëve që nëse shohin raste të personave në situatë rruge, të njoftojnë në numrat pa pagesë, të vendosur në dispozicion. "Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit janë në dispozicion, por edhe qytetarët nëse shohin dikë në situatë rruge, ju lutem mos kaloni sikur nuk ka ndodhur gjë! Më mirë njoftoni në numrin e policisë apo të bashkisë, se sa të kaloni apo të bëni një foto dhe të thoni: ja si rrinë njerëzit në rrugë. Na ndihmoni duke na alertuar, qoftë edhe poshtë një pallati, nëse është dikush në situatë rruge", deklaroi Veliaj.
MASAT
Bashkia e Tiranës hedh gjatë natës kripë dhe skorje në rrugët e "ngrira"
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të
rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje. Gjatë natës, punonjësit bashkë me
automjetet e vëna në dispozicion nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve. Rruga " Lord Bajron", "Don Bosko", Shkozë janë disa prej zonave ku Bashkia ka ndërhyrë gjatë gjithë orëve të mbrëmjes. Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Aberto Cutillo, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për ndërtimin e kësaj qendre të re sociale në kohë rekord dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen edhe për projekte të tjera sociale. "Dua të uroj kryebashkiakun Erion Veliaj dhe stafin e tij, që ka realizuar këtë qendër, kaq mirë dhe kaq shpejt. Për mua është një krenari e madhe që Italia është partner në këtë aktivitet, përmes programit "IADSA". Ne jemi shpesh partnerë të Shqipërisë dhe të Tiranës në shumë projekte. Por këto aktivitete sociale më duken projektet më të rëndësishme. Tirana është një qytet modern, i projektuar në të ardhmen, por nuk ka rritje, nuk ka të ardhme, nëse nuk tregohet kujdes ndaj më të dobtëve. Kjo qendër ecën pikërisht në këtë drejtim", tha ambasadori italian.
Ndërkohë, për shkak të temperaturave të ulta, kreu i Bashkisë së Tiranës u kërkoi drejtuesve të institucioneve arsimore që të lajmërojnë në kohë për çdo nevojë që mund të kenë. "Apeli për administratorët e shkollave në Tiranë është: Tregohuni profesionistë! Ne po i përgjigjemi situatave emergjente, ama i gjithë inkurajimi im për sot është që administratorët e shkollave ta njoftojnë bashkinë mundësisht një natë përpara, nëse kanë nevoja të nesërmen për karburant, pelet, apo çfarëdolloj nevoje tjetër me kaldajat. Megjithatë, besoj se më e keqja ka kaluar. Do sigurohemi që edhe këto dy-tre ditë të të ftohtit, të jemi në krye të detyrës", tha ai. Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.
AKTUALITET
14
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Kreu i Bashkisë: Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit por tani është mirë
2019
nisi me vrasje, Gentjana dhe Mersia nuk jetojnë më pasi u vranë në shtëpinë e tyre nga Gazmend Musta. Dy fëmijët e mitur të çiftit janë strehuar në fshatin SOS. Kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se vajza 7-vjeç dhe djali 3-vjeç nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me nënën e tyre, Gentjana Musta. “Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur”. Kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi dramën që po kalojnë familjarët e dy motrave të vrara. “Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qenë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit”. Disa ditë më parë 34-vjeçari u paraqit në gjykatë kokulur dhe në lot, ndërsa i penduar ai pranoi krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët. Nga ambientet e Gjykatës, ai tha se vrau gruan pasi ajo e kishte ofenduar. “Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”. 34-vjeçari
Masakra në Ballsh, Kapllanaj: Familja në shok, fëmijët s’dinë gjë
do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti, ndërsa në gjykatë në seancën e së shtunës nuk ka pasur asnjë të afërm të tij. Gentjana, nënë e dy fëmijëve kishte kërkuar të ishte më e lirë e mos ta mbyllnin në shtëpi dhe ta lejonin të fliste në telefon. Grindja e fundit ishte fatale për
të dhe për të motrën 19-vjeç, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 10 goditje me thikën e kuzhinës. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar por hasi në kundërshtimin e bashkëshortit. Pas debateve, ajo është shprehur
SHERRI
Lezhë, policia parandalon vrasjen
Forcat e Policisë së Komisariatit të Lezhës arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan 2 persona të tjerë. Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës. Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë. Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, ‘’Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.
se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste. Pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar por edhe ajo
FËMIJËT ‘’Fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur’’. ka rënë pre e sulmit. Viti 2018 u mbyll me një bilanc tragjik, 15 gra të vrara, 11 prej të cilave u vranë në shtëpi, që duhet të ishte për to vendi më i sigurtë, 4 të tjera u vranë aksidentalisht. Kodi Penal për krimet në familje parashikon vetëm një dënim, burgimin e përjetshëm. 34-vjeçari pas vrasjes së gruas dhe kunatës, telefoni të atin. Sipas dëshmisë të Bedri Mustës, i biri e kishte telefonuar duke i thënë: “T’ia bënte hallall dhe se do piqeshin në botën tjetër”. I ati i autorit ka deklaruar se ditën e parë të Vitit të Ri, çifti kishte qenë në fshat ndërkohë që thekson se pikënisja e sherrit që përfundoi me dy viktima kishte qenë disa muaj më parë. Ai është shprehur para grupit hetimor, se nusja disa muaj më parë ishte larguar nga banesa për te familja e saj por që më pas kishte shkuar te xhaxhai në Fier dhe nuk pranonte që të kthehej në shtëpi. Ai thotë se pas ngulmimit të tij dhe djalit të tij ajo ishte kthyer, ndërkohë që i kishin plotësuar edhe disa kërkesa, që ajo të ishte më e lirë dhe të kishte telefon. Vëllai i viktimave Gjysmir Caushaj është shprehur se autori nuk e linte motrën e tij që të dilte nga shtëpia, e fyente dhe e ofendonte. Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se secila prej grave u godit më shumë se 10 herë me thikë.
SEANCA
P
rej afro dy vitesh, gjyqi për vrasësin e gjyqtares Fildes Hafizi, po zhvarritet sa në një seancë në tjetrën. Këtë herë është shtyrë mbrojtja për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi. Shkak është bërë avokati i tij Ilia Ilia, pasi ky i fundit nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare pasi kishte qenë jashtë vendit për arsye shëndetësore. Avokati i paraqiti Gjykatës së Krimeve të Rënda, dy kërkesa që kishte të bënte me riçeljen e hetimit gjyqësor dhe për ballafaqimin e viktimës Klodian Tafa me një nga oficerët e policisë gjyqësore. Gjykata i rrëzoi që të dyja këto kërkësa, si dhe kërkesën e avokatit për përjashtim të trupës gjykuese. Gjithashtu gjykata mori në administrim provat shkresore për gjendjen psiqike të Fadil Kasemit si dhe foto ku tregoheshim mar-
Shtyhet mbrojtja për vrasësin e gjyqtares
rëdhëniet familjare. Seanca e radhës u vendos për në 17 janar, ora 10:00. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të
përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Mijëra nxënës detyrohen të qëndrojnë të veshur me xhupa, kapuçë e doreza në klasa
R
eshjet intensive të borës dhe temperaturat e ulëta kanë “mbërthyer” Shqipërinë. Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave ka bërë që në disa prej akseve rrugore të ketë probleme sa i takon qarkullimit të automjeteve. Ngricat kanë krijuar probleme edhe në disa shkolla në vend, ku nxënësit kanë bojkotuar mësimin. I ftohti i acartë ka sjellë mbylljen e dy shkollave në Bashkinë e Maliqit, ndërkohë që në të gjitha shkollat e tjera mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara. Edhe në shkollat e tjera, pavarësisht se nuk mungon ngrohja, orari u reduktua, pasi temperaturat zbritën nën -10 gradë Celcius, ç’ka solli vështirësi për nxënësit. Temperaturat shënuan nivele nën zero por në të gjitha shkollat e Bashkisë së Durrësit, sistemet e ngrohjes nuk ekzistojnë. Mijëra nxënës detyrohen të qëndrojnë të veshur me xhupa, kapuçë e doreza në klasa, duke cënuar zhvillimin e një procesi normal mësimor. Shumë drejtori shkollash kanë vendosur të shkurtojnë orët e mësimit. ‘’Ne vetë kemi siguruar parà, që të blejmë nga një rezistencë për ngrohje në çdo klasë, por nuk është e mjaftueshme në këto ditë të ftohta. Jemi veshur trashë, sepse edhe ajo rezistenca që vihet në mes të klasës nuk del për të gjithë”. Investimet për mirëmbajtjen e godinave mungojnë, drejtuesit e shkollave përpiqen të menaxhojnë kontributin modest të komunitetit të prindërve, për të kryer riparime të vogla dhe për të vendosur të
Acari “pezullon” mësimin, shkollat nuk kanë ngrohje AKUZA “Vëllai i viktimave, Gjysmir Caushaj është shprehur se autori nuk e linte motrën e tij që të dilte nga shtëpia, e fyente dhe e ofendonte. Sipas tij, dhëndri kishte qenë te banesa e vjehrrit, ndërsa ditën e ngjarjes kishte planifikuar që ai të kthente vizitën”.
paktën nga një ngrohëse nëpër klasa, për të zbutur sadopak temperaturat e ulëta të dimrit. Ka shkolla ku dhe ngrohëset elektrike nuk janë përdorur në këto ditë të ftohta, për shkak të defekteve në rrjetin elektrik. Shumë fëmijë në fshatrat Hysgjokaj dhe Lekaj nuk shkuan në shkollë e kopshte për shkak të të
ftohtit. Ndërsa disa fëmijë që nuk qëndruan në shtëpi, u mblodhën rreth një kaloriferi që nuk arrin as t’i ngrohë. Në rrethin e Lushnjes janë 53 shkolla dhe 31 kopshte. Nga këto, 6 shkolla janë të pajisura me sisteme ngrohjeje me naftë dhe 5 shkolla janë të pajisura me soba me dru, që furnizohen nga Bashkia, ndërsa pje-
SITUATA
Nga sot temperaturat rriten me 7 gradë
P
as disa ditëve me mot të ftohtë duke nisur nga e mërkura, në të gjithë vendin pritet një rritje e temperaturave me 7 gradë celcius. Sinoptikani i Institutit të Gjeoshkencave, thotë se vendi do përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore ndërsa temperaturat do të kthehen në mesataren historike të muajit janar. “Presim që të ndryshojë ndjeshëm gjatë pasdites së sotme me ardhjen e një mase ajri relativisht të ngrohtë që do të sjellë një rritje temperaturash prej 7 gradë në rang vendi”. Temperaturat më të ulta në vend gjatë të hënës dhe të martën u shënuan në Korçë dhe në Kukës. “Ishte dita më e ftohtë. Në Korçë termometri zbriti në -14 gradë celius, në Peshkopi -12 dhe -8 në Kukës. Edhe në ultësirën perëndimore temperaturat ishin të ulëta -9 gradë jashtë zonave urbane dhe më të larta brenda zonave urbane, në Tiranë -5 gradë”. Temperaturat e ditëve të fundit nën mesataren e tyre historike nuk parashikohet të përsëriten në vend.
NJOFTIMI
A
utoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të martë drejtuesit e mjeteve se në segmentet Librazhd-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë të qarkullojnë me goma dimërore apo edhe me zinxhirë gjatë natës për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe pritjes së reshjeve të dëborës në zonat malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën në fund apel për përdoruesit e rrugëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. “Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore. Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë
sa tjetër ka si zgjidhje ngrohëset elektrike. Zyrtarët pranojnë se në disa shkolla ka probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak se linjat nuk mbajnë ngarkesë. Në shkollën e fshatit Dukat, në Vlorë, mësimi zgjati më pak këtë të martë, pasi edhe ngrohëset e sjella nga vet nxënësit nuk i përballoi rrjeti
elektrik. Në këto kushte, shumë nxënës zgjedhin të mos shkojnë në shkollë. Në shkollën 9-vjeçare “Martin Trushi” në Stajkë të Vaut të Dejës, kaldaja është e re, por nuk e përballon sistemi, ndaj nxënësit bojkotuan mësimin. Në rast të mos sigurimit të ngrohjes, nxënësit dhe prindërit thonë se do të vijojë bojkoti i orëve të mësimit. Acari në qarkun e Korçës po ndikon në zhvillimin e procesit mësimor. Në disa fshatra të thellë raportohet se mësimi në shkolla nuk ka nisur në kohë si pasojë e motit të ftohtë. Një ditë më parë mësimi u zhvillua me orë të reduktura. Në Korçë temperaturat kanë zbritur nën -12 gradë celsius ndërsa pritet që edhe mësimi të pezullohet në disa institucione arsimore për shkak të të ftohtit të papërballueshëm.
ARRSH: Akset ku duhen përdorur gomat dimërore
se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta. Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën
rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar”,-thuhet në reagimin e plotë të ARRSH.
VIP
16 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Hailey Baldwin flet hapur për ankthin dhe pasigurinë: Çdo ditë është një betejë Modelja Hailey Baldwin ka folur hapur për pasiguritë e saj. Në një postim në Instagram, 22vjeçarja ndau një mesazh me fansat për vetëbesimin. Ylli pasarelave publikoi një foto duke qeshur ndërsa pranon se jeta e saj nuk është ashtu siç duket nga jashtë. “Jam një 22vjeçare dhe e vërteta është se nuk ka rëndësi sesa e mrekullueshme duket jeta ime nga jashtë, unë luftoj… Ndihem e pasigurtë, jam e brishtë, lëndohem, kam frikë, dyshime, ankth, mërzitem, zemërohem.” Bashkëshortja e Justin Bieber rrëfeu se shpesh ndjen pasiguri tek vetja. “Kam pasur më shumë ditë sesa mund të llogaris, që e gjeja veten duke qëndruar në Instagram duke krahasuar pamjen time, duke ndjerë se nuk jam mjaftueshëm e mirë dhe më mungojnë shumë gjëra, si edhe duke u përpjekur të kem besim tek vetja sepse vazhdimisht ndihem sikur nuk jam e mirë”. Ajo shtoi se çdo ditë është një betejë vetëbesimi për të. “Çdo ditë është një betejë vetëbesimi për mua.
Zbulohet i dashuri i ri i Taylor Swift, u kapën mat në një festë
Nuk po e shkruaj këtë që të ndjeni keqardhje për mua, por thjesht dhe vetëm se unë jam njeri… Jam një grua e re, po mësoj se kush jam dhe është shumë e vështirë”. Ndërsa Hailey tregon se është e vështirë të zbulosh se kush je. “Është e vështirë të kuptosh se kush je, por akoma më e vështirë është të krahasohesh me gratë e tjera ndërsa ti përpiqesh të bësh këtë. Ka ditë që thjesht shkatërrohem prej kësaj. Do të ishte e pabesueshme nëse gratë e tjera do zbulonin vetveten dhe do ndih-
monin njëra-tjetrën të ngriheshin, t’i ndalonin që të përballeshin me të njëjtat gjëra dhe të mos i bënin të ndiheshin të paafta.” Modelja shtoi se çdo njeri ka të meta por secili është i bukur sipas mënyrës së tij. “Ne të gjithë kemi të meta, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ajo çfarë di unë është se Zoti na bëri individualë për një arsye, me bukurinë tonë, me personalitetin tonë dhe me historinë tonë personale sepse ekziston një plan dhe qëllim specifik për secilën qenie njerzore. Ai nuk bën gabime.”
E dënuar me 15 burg për vrasje, një tjetër e burgosur do lirohet falë Kim Kardashian Kim Kardashian po bën një ndryshim të madh në reformën e drejtësisë penale dhe po bën të pamundurën që të lirojë Cyntoia Brown. Cyntoia, e
burgosur për 15 vjet për vrasjen e një burri, i cili supozohet se e përdorte si skllave seksuale kur ishte 16 vjeç do të lirohet më 7 shtator 2019. Kim mori avokaten e saj Shaën Holley për ta ndihmuar me fushatën për lirimin e Cyn-
toias, të cilën e shpërndanë edhe Rihanna, LeBron James dhe Snoop Dogg. Pasi mori njoftimin se do të lirohet pas një beteje të gjatë ligjore,
Cyntoia dha një deklaratë ku thoshte: “Unë jam mirënjohëse për gjithë mbështetjen, lutjet dhe inkurajimin që kam marrë. Jam mirënjohëse për avokatët dhe stafin e tyre, të cilët kanë kaluar kohë të gjatë për të më sjellë mua një ditë të
tillë. I dua të gjithë. Me ndihmën e Zotit, jam betuar se do jetoj pjesën tjetër të jetës duke ndihmuar njerëz, kryesisht të rinj. Shpresa ime është të ndihmoj vazjat e reja të mos përfundojnë aty ku isha unë.” Ky është rasti i dytë që Kim Kardashian arrin të nxjerrë nga burgu. Më parë, ajo liroi gjyshen e famshme Alice Marie Johnson, e cila ishte e dënuar me burigm të përjetshëm pasi ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës. Madje, në maj të 2018 Kim bëri takim me Presidentin Trump për reformën e drejtësisë penale.
Këngëtarja Taylor Swift i surprizoi të gjithë me paraqitjen e saj në Golden Globes, por e papritura ndodhi në festë. Pas shfaqjes, ajo shkoi të festonte me 27-vjeçarin Joe Alwyn, i cili dyshohet se është i dashuri i saj i ri. Të dy u treguan të kujdesshëm që të mos bënin fotografi së bashku, por nuk u ndanë gjatë gjithë natës, ku u vu re qartë se kanë rënë në dashuri. Joe arriti i pari në festë dhe pas 30 minutash iu bashkua 29-vjeçarja, tregojnë burime për HollywoodLife. “Sapo e pa Joe, ajo shkoi ta përqafonte. Më pas vendosi kokën në shpatullën e tij, por ai ia kapi dorën dhe e puthi. Ishte shumë e këndshme. Taylor ishte e lumtur dhe u largua nga festa, dorë për dore me Joe. Ata nuk ishin të frikësuar që të tregonin dashurinë për njëri-tjetrin”, shtoi burimi. Joe Alwyn është një aktor amerikan, i cili njihet për rolet e tij në filmat “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Favourite”.
Cardi B: Nuk është kurrë vonë të bësh ëndrrat realitet Cardi B u detyrua të largohej nga shkolla dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për tu bërë mësuese historie, për shkak të pamundësisë ekonomike. Reperja zbuloi se nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj për tu kthyer në shkollë. “Ndoshta më vonë do kem mundësinë të shkoj në shkollë. Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat tuaja. Ndonjëherë është thjesht duke të krijosh atmosferën e duhur dhe kushtet për të arritur atë që do”, tha 26vjeçarja. Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, hoqi dorë nga shkollimi për tu bërë striptiste me kohë të plotë që të mbulonte shpenzimet e jetesës. Reperja fitoi famë pasi videot e saj rreth jetës si striptiste u bënë virale. Ajo u bë pjesë e një reality show, Love & Hip Hop: New York në vitin 2015. Vitin e kaluar, hiti i saj “Bodak Yellow” kryesoi tabelat amerikane dhe albumi i parë i saj “Invasion of Privacy” debutoi në vendin e parë. Tani ajo është nënë e një vajza, Kulture me bashkëshortin Offset.
Motrat Kardashian ekspozojnë “ato” që i bënë të famshme Motrat Kardashian u bënë të njohura prej linjave të përsosura trupore dhe prej jetës luksoze. Që kur morën vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe faqe rozë, ato nuk u shkëputën asnjëherë nga fotografitë seksi ku ekspozojnë trupin. Këtë herë Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner kanë pozuar së bashku në një xhakuzi, ku dukeshin qartë të pasmet e tyre bombastike. “Çfarë është më nxehtë se një çokollatë e nxehtë?”, shkruajti Kourtney në fotografinë e publikuar në Instagram. Nuk munguan komentet e fansave, të cilat i komplimentuan për pozën dhe format.
SHOWBIZ
17 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Kevin Spacey del në gjykatë për t’u përballur me akuzën për ngacmim seksual Aktori Kevin Spacey ka dalë në gjykatë për tu përballur me një akuzë për ngacmim seksual. Avokatët e ylli të Hollywood kërkuan pafajësinë e Kevin gjatë seancës gjyqësore në shtetin amerikan të Masaçusetsës. Fituesi i dy Oskar akuzohet për sulm seksual ndaj një adoleshenti, pasi e dehu në një bar në Nantucket më 2016. Akuza për sulme seksuale ndaj tij janë shfaqur dhe në Los Angeles e Londër. Ai u lirua pas pasur nevojë të paguajë një liri me kusht pas seancës dëgjimore prej 10 minutash. Gjykata vendosi se data tjetër e senacës është më 4 mars. Nëse shpallet fajtor, mund të përballet me burg deri në pesë vjet. Prokurorët njoftuan më 24 dhjetor Spacey akuzohej për sjellje të pahijshme në restorantin Club Car në Nantucket. Adoleshenti raportohet se është djali i ish-prezantueses së lajmeve televizive lokale në Boston, Heather Unruh, i cili
Robert De Niro sulmon sërish Trump: “Është një racist i vërtetë” Aktori i famshëm Robert De Niro është bërë një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump. Aktori iu është referuar presidentit amerikan si një rracist i vërtetë dhe një supremacist i bardhë. Në një intervistë për The Guradian u shpreh: “Jam i moshuar tani dhe shqetësohem për atë që po ndodh. Kur sheh dikë si Trump të bëhet president, mendova: Mirë le të shohim se çfarë do bëjë, ndoshta ndryshon. Por ai vetëm u përkeqësua. Më tregoi se është një racist i vërtetë”. Aktori u shpreh se Trump është e keqja e vendit të vet. “Mendova se si një njujorkez e kupton diversitetin në qytet, por është aq i keq sa mendova më parë dhe shumë më i keq. Është një gjë e keqe për këtë vend”. De Niro, babai i gjashtë fëmijëve nga përzierje racash. Tha se shqetësohet për mënyrë sesi trajtohen njerëzit nën presidencën e Trump. “Një nga fëmijët e mi është homoseksua dhe ai shqetësohet për mënyrën sesi do trajtohet. Ne flasim në lidhje me këtë çështje”-tha ai.
foli publikisht për rastin vitin e kaluar. Ajo akuzoi Kevin se dehu me alkool djalin e saj 18vjeçar dhe më pas e ngacmoi seksualisht. Djali, i cili tani është 21 vjeç, nuk do jetë prezent në gjykatë në datën e vendimit. Ai i tha policisë se
aktori e ngacmoi atë ndërsa po qëndronin bashkë afër një pianoje. Ndërsa rrëfeu se kishte regjistruar aktin dhe ia dërgoi me mesazh të dashurës së tij. Ndërsa avokatët e Spacey thanë se videoja nuk dëshmon fajësinë e tij.
Pas 18 vitesh, aktori i njohur zbulon sekretin e martesës dhe familjes së lumtur Dashuria e Michael Douglas për bashkëshorten e tij Catherine Zeta-Jones vazhdon të jetë shumë e madhe, edhe pas 18 vitesh martesë. Pasi mori
cmimin si “aktori më i ri në seritë televizive, komedi ose muzikale” në mbrëmjen e “Golden Globes”, 74-vjeçari tregoi adhurimin që ka për
partneren e tij 49-vjecar. “Ne kemi festuar përvjetorin e 18-të të martesës tonë, së fundmi. Pavarësisht faktit se dashuria jonë vazhdon vetëm të rritet, mendoj se fakti që punojmë në të njëjtën industri na ndihmon ta kuptojmë se çfarë po ndodh. Ishte një gjë e mrekullueshme për të që ishte sonte këtu dhe ndamë një nga ato momentet e bukura kur partneri yt e kupton krejtësisht se çfarë po ndodh. Më ra ndërmend kjo kur ajo ishte shtatzënë me vajzën tonë në Chicago dhe të gjitha momentet e mrekullueshme derisa ajo po rritej. Lumturia e martesës më Catherine dhe fakti se kishim fëmijët tanë në një pikë në jetën tonë kur karriera ime nuk ishte në pikën më të mirë, më ka lejuar ta shijoj më shumë kohën me familjen time”, tha Douglas. Ata gëzojnë dy fëmijë, Dylan18 vjec dhe Carys 15 vjece, të cilët duan të ndjekin hapat e prindërve.
E akuzoi për ngacmim seksual, Mariah Carey arrin marrëveshjen me ish-menaxheren Ylli i popit Mariah Carey ka arritur një marrëveshje me ish-menaxheren e saj, Stella Bulochnikov Stolper që e akuzoi për ngacmim seksual. Sipas avokates së Stellës, çështja është mbyllur. Stella ishte menaxherja e këngëtares për 3 vite, deri në nëntor 2017. Dhe ajo e akuzoi ylli e popit se ka ecur nudo në prani të saj, duke krijuar një situatë të pakëndshme. Fituesja 5 herë e çmimit Grammy u përball me padinë për “dëme të paspecifikuara”, por tani të dyja arritën një marrëveshje. Nuk dihet ende se për çfarë ka rënë dakord Mariah dhe Stella, nëse bëhet fjalë për pagesën e një shumë të caktuar nga ana e këngëtares. Zëdhënësja e këngëtares më parë është shprehur se akuzat janë të pabaza.
Reperja tenton vetëvrasjen, fansat e dërgojnë me urgjencë në spital Reperja Cupcakke është dërguar me urgjencë në spital nga policia pasi vunë re shqetësimin e përdoruesve për postimin e saj në rrjete sociale ku tregonte se do kryente vetëvrasje. 21-vjeçarja shpërndau postimin në Instagram, duke shkruajtur: “Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua, e vlerësoj me të vërtetë”. Policia e Chicagos tha se Cupcakke, emri i vërtetë i të cilës është Elizabeth Harris, u dërgua në spital për një “trajtim psikologjik”, jo për lëndime fizike. Ajo kishte folur edhe nëpërmjet muzikës për vetëvrasjen. Shumë fansa u shqetësuan për postimin e publikuar mëngjesin e së martës (8 janar). Pasi zbuluan të vërtetën, më shumë se 10 mijë përdorues filluan ti tregonin se sa e mirë është dhe sa energji pozitive përcjell tek të tjerët.
KURESHTI
18 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Google nën hetim, Turqia e akuzon për shkelje të konkurrencës Shteti i Turqisë ka lajmëruar se do të fillojë hetimet ndaj Google, pasi dyshon se ka shkelur ligjin e konkurrencës. Kështu ka deklaruar sot Autoriteti i Konkurrencës së Turqisë. “Është nisur një hetim për motori i kërkimit të internetit “Google”. Thuhet se ai ka shkelur ligjin e konkurrencës me algoritme që përdor për kërkime dhe për të synuar reklamat”, thekson autoriteti. Hetimi vjen pas një ankese për një njësi. Google e Alphabet Inc kishte “keqpërdorur pozitën e saj dominuese duke vështirësuar përpjekjet e kompanive të tjera”, raporton TRT Haber. “Hetimi do të përfshijë kompanitë Google Reklamcilik ve Pazarlama,
Krijesat e çuditshme pushtojnë detin, pushuesit përfundojnë në spital Një numër i madh krijesash deti, të quajtura miza blu kanë “pushtuar” bregun e Queensland në Australi duke pickuar mijëra njerëz. Për këtë arsye, shumë zona ku shkonin pushues janë mbyllur. “Surf Life Saving Queensland” njoftoi se rreth 2700 njerëz shkuan për të marrë mjekime gjatë fundjavës. Pickimet e mizave blu janë të dhimbshme, por nuk përbëjnë kërcënim për jetën. Erërat e pazakonshme të forta shtynë kolonitë e krijesave të tilla drejt plazheve. Rreth 13,000 pickime u regjistruan në javën e kaluar. Shumica e incidenteve u zhvilluan në rajonin bregdetar të Gold Coast dhe Bregdetin Sunshine të populluar në Queensland. Google International LLC, Google Sh.PK, Google Ireland Limited dhe Alphabet Inc., thuhet në artikullin.Në shtator autoriteti gjobiti Google me
rreth 93 milionë lira turke (13.5 milionë paund). Kjo ndodhi për shkak të shkeljes së ligjit të konkurrencës me shitjet e softuerit të tij celular.
A e dini se pse në avion hipim në anën e majtë Udhëtimi me avion shpesh kërkon t’i bëjmë vetes disa pyetje të reja, kryesisht për shkak të procedurave specifike që shpesh nuk i vërejmë. Njëri prej tyre është hyrja në avion. Pse është gjithmonë në anën e majtë të aeroplanit? Zgjedhja bie në njërën anë kryesisht për shkak të stafit që pala tjetër mund të përdorë për të shtuar karburante, për të vënë në ndonjë bagazh etj.. Përveç kësaj, pilotët zakonisht ulen në
anën e majtë, pasi e bën më të lehtë të vlerësojnë distancën e avionit dhe ta parkojë më mirë atë. Ka një shpjegim tjetër që rrënjët i ka në traditën detare. Më parë, njerëzit duhej të hipnin në anije vetëm në të majtë, kështu që prodhuesit e avionëve ndoqën të njëjtin shembull. E vetmja mënyrë që mund të hyni në të dyja anët është nëse fluturoni me një avion më të vogël.
Kina nuk ndal investimet, 12.4 mld USD në infrastrukturën e aviacionit Kina e ka nisur këtë vit me investime marramendëse në shumë fusha dhe së fundmi ka vendosur të investojë plot 12.4 miliardë dollarë në infrastrukturën e aviacionit. Qeveria kineze do të investojë deri në 85 miliardë juanë në infrastrukturën e aviacionit gjatë 2019 për të mbështetur zhvillimin e industrisë. Kështu njoftoi autoriteti i aviacionit të vendit gjatë ditës së sotme. Administrata e Aviacionit Civil të Kinës dha komentin në një deklaratë që u botua në faqen e saj të internetit për objektivat qe ka për vitin 2019.
Avioni “spiun” që kap targën e makinës nga 3000 metra lartësi Kina ka zbuluar për publikun avionin e parë “spiun” që nuk kapet nga radarët dhe mund të fluturojë për 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant. “Skifteri i qiellit” është një avion luftarak por që ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine. Mjeti fluturues nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi. Ai është produkt i një projekti të nisur nga qeveria kineze që në vitin 2012. Avioni ka një platformë me 7 kamera mes tyre një me rreze infra të kuqe dhe një tjetër me 360 gradë.
FORUM
19 E mërkurë, 9 JANAR 2019
LEZHË
Mhillaj: Baza e suksesit në përmbushjen e misionit të prefektit, qëndron në ngritjen e frymës së bashkëpunimit Jak Rrozhani
B
aza e suksesit në përmbush jen e misionit të Prefektit të Lezhës, z Gjergj Prendi, qëndron në ngritjen e frymës së bashkëpunimit, si në institucionin ku drejton dhe ato ndërinstitucional. Në zbatim të ligjit 107 /2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, në rolin e Kryetarit të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile e Krizave etj. prioritet i punës së institucionit për vitin që lamë pas ka qenë: në nxjerrjen e urdhrave në ngritjen e funksionimin e
strukturave, në miratimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit dhe të Masave dhe në organizimin dhe drejtimin e mbledhjeve të komisioneve, komiteteve dhe task-forcave. Kështu prononcohet për “Koha Jonë”, përgjegjësi i Sektorit të Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave në Institucioni e Prefektit të Qarkut Lezhë, z. Ndrek Mhillaj. Punë e mirë dhe me efektivitet është bërë lidhur me emergjencat civile në territorin e Qarkut: “Si me rrëshqitjet masive të tokës , kryesisht në Bashkinë Mirditë, në fshatrat e njësive administrative të saj, me marrjen e masave për
përmbytjet ,duke e vlerësuar si një vit të veçantë , sepse nuk ka patur përmbytje në banesa, infrastrukturë e në sipërfaqe të tokave bujqësore, në rrugët nacionale, me kontaktet e vazhdueshme me kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ,ka qenë shumë efikase për të ndërhyrë menjëherë në pastrimin e dëborës ,gurëve e inerteve. Masat për dëmtime në infrastrukturë:dëmtimi i urës mbi lumin Drojë, Laç, e cila po rindërtohet, dëmtimi i urës mbi lumin Drin, në fshatin Mabë,që po rindërtohet,rrëshqitje masive të dherave dhe dëmtin të murit mbrojtës të rrugës turistike qyteti
Lezhë-kala, rrëshqitje gurësh në rrugët nacionale e rurale, rrëshqitja masive të dherave, dëmtimi i argjinaturës në përrenj, lumenj etj. Shqetësim mbetet fenomeni i rrëzimit të gurëve dhe të masive shkëmborë”, thekson z. Mhillaj. Ai shton se një punë e madhe është bërë edhe në përballimin e zjarreve dhe
masave të marra për parandalimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në pyje, kullota etj. Falë këtyre takimeve, pritshëmria e evidentimit dhe e shuarjes në kohë të vatrave të zjarrit, solli rezultate pozitive: ku ka patur raste zjarresh: në banesa 17 raste, në pyje e kullota 21 raste, në shkurre e barishte rreth 350 raste.
Një botim i ri me krijime të reja, të arrira artistikisht
“Rizgjime meteorësh”, libri i 13-të i Halil Ramës
Një vvend end të vveçantë eçantë në librin e tij të ri, H.R ama i kushton gazetës H.Rama “Koha jonë” si promovuesja më e mirë e letërsisë tonë dhe asaj botërore dhe si gazeta më konkuruese në tregun mediatik shqiptar
Dr. Selman Mëziu*
T
ë hedhësh në letër vargje poet ike, të shkruash një reportazh, të krijosh një portret të një njeriu me bëma të shumta, qoftë ky shkrimtar, ushtarak, artist etj., t’i futesh punës për të shkruar një reçens (vlerësuese) të një libri artistik, i çfardo gjedhi qoftë, duhet më parë të kesh qenë nxënës studioz, më pas të bëjsh një jetë intensive për të njohur në thellësi e gjërësi realitetin shoqëror, historik, të natyrës; botën e brendshme dhe psikologjinë e heroit tënd, shoqëruar me leximin e librave, dokumentave e duke rrokur motive gjurmëlënëse në jetën e përditshme. Një realizim të tillë dinjitoz e ka arritur shkrimtari dhe gazetari Halil Rama, i cili ka hedhur tanimë për t’u lexuar nga bashkëkombasit e tij 13 libra me bashkëautor ose i vetëm, si monografi, libra me shkrime të ndryshme me karakter historik, letrar apo të fushës së gazetarisë. Duke fituar një popullaritet të gjërë, një respekt të pakufishëm dhe rrezatuar trimëri, guxim, edukatë, kulturë të gjërë ka përthithur lexues të shumtë, për të lodruar me plotë dëshirë në polenin e krijimtarisë së tij plotë ambëlsi e kërshërëri. Ky krijues nuk resht së befasuari ato me krijimtari të reja më të arrira artistikisht, siç është libri i tij më i freskët i titulluar: “RIZGJIME METEORËSH”, ku edhe këtu në lëndën e derdhur mjeshtërisht me një krenari krijuese në mushtën e kapitujve të mëposhtëm: “Takohemi për një libër”; “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave”;
“Personalitete” dhe “Poezi të shkurtëra të çastit por kuptimplote e emocionuese”...., krijim pas krijimi, rrjesht pas rrjeshti gjendet adhurueshëm personaliteti i tij krijues, talenti i të shkruarit qartë e thjeshtë, njohuritë e tija, të thella e shumëplanëshe, mprehtësia e mendimit, mjeshtria e përshkrimit dhe gjetjes së detajeve, stili vetiak i të shkruarit, i të treguarit të ngjarjeve apo “vizatimit” të portreteve, duke përdorur një gjuhë të pastër, të rrallë, me fjalë të dalura nga gurra e pashtershme e librit të jetës dhe të lexuar, materialeve historike, gjuhës popullore mbarëkombëtare dhe e krahinës së Dibrës. Me frymëzim dhe i prekur thellë në shpirt autori shkruan me plotë emocione, dhimbje, krenari të ligjshme për Heroin – legjendë në kufirin e tri kohëve, gjeneralin shekullor Rrahman Parllaku. Me një stil të veçantë autori shkruan profilin e Safet Zhulalit si Ministër me karakter të papërthyeshëm e largpamës, i cili ishte dhe mbeti një meteor në politikën shqiptare. Kureshtësia në lexim do t’iu befasojë me analizën që i bëhet librit të diplomatit të mirënjohur, Shaban Murati, “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, i cili në një libër tjetër e “konsideron çështjen e detit si një nga dosjet më enigmatike të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Më tej të nxit të lexosh me plotë kërshëri librin e Hysen Dervishit “Dibra, zemra e kombit” për të cilin Halili shkruan: “Ka shprehur mjeshtërisht ngjarje e fakte që flasin për luftëra e individë, për figura politike e patriotike që
kanë bërë historinë përmes mendjes dhe pushkës,…” Një vend të veçantë në librin e ri të H.Ramës zë analiza e romanit “Martesa e dytë” të autorit Flamur Buçpapajt, ku ndër të tjera shkruan se: “ka skalitur veçanërisht portretet e Borës dhe Jetonit, por personazhe interesantë janë edhe nënë Ajshja, magjistarja Bukurije, Naimi, shoku i ngushtë i Jetonit, murgeshat si dhe motra e vogël e Borës”. Po ashtu, autori ndalet tek romani “Polakja” të shkrimtarit të mirënjohur Xhevat Mustafa i cili “mbart vlera për koherencën dhe mesazhet aktuale”. Për romanin e parë të shkrimtarit bulqizak Agim Demiri “Njeriu pa maskë”, përgjatë analizës së tij të hollësishme ai do të shkruaj: “… ky roman mbush një zbrazëtirë të dukshme në analet e letërisë shqipe”. Ndërsa duke u ndalur me kujdes e me dallgë frymëzmesh mbi librin me novela: “Pemë e shartuar”, të dibranit me banim në Kanada, Eliot Moglica, ai shkruan: “libër brilant”, “stil i ri letërar”, “autori i 16 librave me poezi, romane, biografi, tregime/novela dhe libra për fëmijë”. Në karvanin e vlerësimeve autori i librit shkruan për monografinë: “Burri i Odës Dibrane”, kushtuar Hazis Ndreut, rapsodit, mbledhësit të folklorit, historianit etj, të cilin e vlerëson: “… si një libër shumëvlerësh, të stilit dhe llojit të veçantë, të autorit Bujar Kapexhiu, “Mjeshtër i Madh”, artist i merituar, regjisor, skenarist dhe aktor i mirënjohur shqiptar”. Shkruesi i apasionuar Halil Rama, tanimë shkruan për një krijues tjetër në fushën e historiografise dhe ja: “Pas tetë botimeve tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, krye-
sisht për kryeqytetin shqiptar, studiuesi dhe analisti i mirënjohur Valter Gjoni sjell për lexuesin: “42 kryetarët e Tiranës, në një album fotografik dhe historik”. Një shërbesë e domosdoshme për njohjen e historikut të organizimit administrativ të kryeqytetit. Duke vazhduar me librin studimor “Qarku i Kukësit në rrjedhën historike”, i autorit Xhavit Lashi, i fokusuar tek ndarja administrative dhe qeverisja vendore në këtë qark, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme…, duke ndjekur hap pas hapi veprimtarinë krijuese të Lashit, vlerësuesi shkruan: “… njëri nga ish-nxënësit e shkëlqyer të saj, historiani Xhavit Lashi botoi monografinë “Shkolla Pedagogjike e Peshkopisë”, duke plotësuar një boshllëk në historinë e arsimit dibran me burime arkivore e një literaturë të pasur”. Me tej autori analizon me kujdes librin në fushën e mjeksisë të Dr. Arjan Hamitit “Anemia në sëmundjet kronike të veshkave” i cili: “... do ndihmojë Mjekët e Familjes dhe specialistët në diagnostikimin e të sëmurëve me anemi….”. Duke patur njohje të drejtpërdrejt me të ndjerin, shkrimtarin Teodor Laço, autori i librit, Rama do të shkruajë për të: “Si romancier, tregimtar, dramaturg, komedian, esseist, komentator, opinionist e politolog, ai padyshim njihet nga lexuesi shqiptar, por dhe ai i huaj…..”. H.Rama do të shkruaj me plotë frymëzim edhe për piktorin Alajdin Tabaku: “... i cili realizoi një seri peisazhesh dhe galeri portretesh me tipa e karaktere lakmuese që rrallë i gjen” si dhe për dibranin e mençur e vizionar Shuaip Methasani. Interesant është edhe profili i intelektualit Halit Berisha, i cili i
përballoi me dinjitet sfidat e jetës. Duke u ulur këmbë kryq me njerëzit e thjesht autori portretizon me mjeshtri, kujdes e depërtim psikologjik: “Vizionin e ushtarakut bashkëkohor dhe dimensione njerëzore Ruzhdi Baxhaku”. Dhe në vazhdim ai ndalet tek mesuesi Lutfi Ndreu i cili “..e ndjeu si shpirtëzohet dashuria në vetësinë e tij për nxënësit që materializohen si emisarë të dritës”. Më pas krijuesi energjik Rama, me një fushëpamje të gjerë në gjetjen e heronjve të tij, trajton emocionues: “Kosovare Rrustemin nga Zhegra e Gjilanit ….e vetmja deputete shqiptare në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës”. Ajo krenohet me vëllain e saj “Mjeshtri i Madh”, Erzen Rrustemi, Kampion Bote në peshat e rënda të boksit. Një vend të veçantë në libër zënë edhe kampionët e botës në kikboks, vëllezërit bulqizakë Ismail, Gjetan e Ferit Keta. Gjerdani i krijimeve të librit “Rizgjime meteorësh” kamëron në hullitë e jetës me dashuri e drithërime të vrullshme, nëpërmjet rrëfimeve të shtruara, por të natyrshme dhe gjithë urtësi, mençuri e stil mjeshtërisht të gjetur, ku ngjizet mushti artistik me morinë e fakteve, ngjarjeve, detajeve historike, karakteret e ndryshme etj. Lexuesit i urojmë udhëtim të mbarë, me plotë aromë poetike, artistike, emocionesh, kënaqësish në shfletimin e magjisë të personazheve, fakteve, ngjarjeve, historive, duke mësuar më shumë, duke u kulturuar e pasuruar me fjalësinë dhe mënyrën e të shprehurit, sjelljeve etj., ndërsa gazetarit e shkrimtarit Halil Rama, suksese të pashterrshme në krijimtarinë e tij të plleshme e plotë bereqet.
SPORT
20
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Mbrojtësi i kombëtares sonë me shumë mundësi do të përfundojë te Blutë e Londrës këtë janar
Sfumohet kalimi i Hysajt te Atletico, Chelsea është gati për ta rrëmbyer Rozalb Lika
Grezda mund të shmang largimin nga Rangers, e ndihmon moti në Spanjë
Eros Grezda ende nuk ka fituar besimin e trajnerit Gerrard dhe të tifozëve të Rangers-it. Megjithatë, shkëndijat e dhëna në ndeshje të ndryshme, kanë bërë që në Skoci të shpresojnë se Grezda mund t rikthehet më i frikshëm në pjesën e mbetur të sezonit. Rangers do të kryejë fazën përgatitore në Spanjë dhe së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, do të ketë edhe sulmuesi i Kombëtares. “Rangersneës.uk” në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se moti i ngrohtë në Spanjë mund të jetë një ndihmë për Grezdën dhe do të ketë mundësi që të ambientohet më mirë me skuadrën. Faza përgatitore mund t’i shërbejë sulmuesit shqiptar për t’u ambientuar më mirë me skuadrën, sidomos pas mbërritjes së sulmuesit Defo. Aftësitë e tij para portës njihen tashmë dhe nëse Grezda arrin të shërbejë shpesh për të nga krahu, mund të kthehet në një lojtar kyç për Rangers, që përveç golave, do të ishte një nga asistuesit më të mirë.
E
lseid Hysaj duket se gjatë këtij janari do të ndryshojë skuadër pasi nuk është në planet e trajnerit Ancelotti. Pas Chelsea-t dhe Lazios, së fundmi ka dalë në skenë edhe Atletico Madrid. Gjithsesi ekipi spanjoll ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë të një drejtuesi. “Atletico Madrid nuk ka interes për këtë futbollistë, dhe sa i përket hipotezës për një shkëmbim me Vrsaljko, nëse ai do të blihet nga Interi, diçka që nuk është e qartë, duhet të evidentohet se Los Colchoneros kanë edhe mbrojtës të tjerë. Shqiptarin e shoh mirë te Lazio”, ka thënë burimi që ka folur për “Radio Marte”. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se shkodrani nuk do të largohet pasi Napoli është hedhur në sulm për të rrëmbyer Vrsaljko që në merkaton e janarit, duke përdorur formulën e huazimit për 6-7 milionë euro dhe më pas blerjen e kartonit të tij për 17-20 milionë euro. Futbollisti kroat nuk ka arritur që të bindë Spallettin dhe shihet si zgjedhja ideale për të zëvendësuar Hysajn, i cili duhet të fillojë që të kërkojë në skuadër për të mos rrezikuar më pas që të mbetet pa asnjë pas janarit. Shifra e kartonit të Hysajt i kalon 20 milionë euro për ekipet në Itali, ndërkohë që jashtë saj ajo shkon në 50 milionë euro sipas klauzolës. Nuk përjashtohet mundësia që Lazio të futet në garë në orët e fundit për të përfituar nga kjo mundësi e artë dhe më pas për ta shitur te Chelsea gjatë verës. Për mbrojtësin e kombëtares sonë kjo është hera e parë që përflitet për një largim të mundshëm pasi në sezonet e fundit ka qenë vazhdimisht në formacionin bazë, por nën drejtimin e trajnerit Sarri. Tashmë gjerat kanë ndryshuar dhe ai nuk është më një zgjedhje e parë, duke e detyruar agjentin e tij Giuffredi që të dalë me deklarata të forta kundër klubit napolitan. Nëse do të realizohej transferimi te Blutë e Londrës që në janar do të ishte një mundësi shumë e mirë për të përfituar nga marrëdhëniet e mira me teknikun italian dhe për të qenë një pikë kyçe në Chelse-n italian që është duke ndërtuar ekipi anglez.
SULMUESI
TË KUQTË
MBROJTËSI
Dilaver Duka i bashkohet Partizanit, Rrumbullaku nuk e fsheh: Jemi për arrihet akordi edhe me Karikarin titull, Partizani rival deri në fund
Partizani gjen në Ganë pasuesin e Caleb Ekuban. Të paktën kështu shkruajnë mediat ganeze, që e bëjnë fakt të kryer firmën e Këame Karikari me të kuqtë. Ish-sulmuesi i përfaqësues U-20 të Ganës që fundmi ka qenë pjesë e Neftçi Baku, skuadër me të cilën ka shënuar 2 gola në 8 ndeshje. “Ghanasoccernet.com” shkuan se drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, e ka vëzhguar me shumë kujdes sulmuesin, duke vlerësuar cilësitë e tij teknike dhe taktike. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të vijë zyrtarizimi nga 15-herë kampionët e Shqipërisë. Dilaver Duka ndërkohë i është bashkuar skuadrës kryeqytetase në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Mesfushori 29-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave në MLS (Amerikë) është vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega gjatë seancës së pasdites. Sot ekipi do të zhvillojë testin e parë miqësor me turqit e Sivassporit, ndeshje e cila do të luhet në 13:00 me orën shqiptare. Sipas marrëveshjes paraprake, “Dilly” duhet të bindë trajnerin Gega gjatë periudhës së provës para se të firmosë me të kuqtë.
Skuadra e Kukësit është kthyer në kryefjalën e merkatos së dimrit, për shkak të emrave të lojtarëve të rëndësishëm me të cilët është përforcuar, si Rroca dhe Shkurtaj. Ata janë një vlerë e shtuar e skuadrës së Cungut, që duket se në këtë pjesë të dytë të kampionatit do të jetë me një tjetër marsh në ndjekje të Partizanit kryesues. Aktualisht, verilindorët ndodhen në Turqi në fazë përgatitore, në përpjekje për të rikuperuar maksimalisht lojtarët që i kanë munguar në gjysmën e parë të sezonit, një prej të cilëve edhe mbrojtësi Simon Rrumbullaku. “Kam qenë shumë kohë jashtë për arsye dëmtimi. Jam rikthyer dhe ndihem mirë. Mund të them që jam gati. Po punojmë fort të arrijmë objektivat. Që kur kam ardhur është rritur niveli, teknologjia po na vlerëson shumë si lojtarë ku jemi”, tha Simon Rrumbullaku, lojtar i Kukësit. Pas përforcimeve të bëra, presidenti Gjici ka vetëm një kërkesë për trajnerin dhe të gjithë lojtarët, rikthimin te titulli kampion. Kështu, Rrumbullaku beson se gara për titullin e këtij sezoni do të jetë e hapur deri në fund. “Kampionati është i fortë dhe ka konkurrencë. Për titull jemi ne dhe Partizani, deri në fund. Shpresojmë të kemi edhe ekipe të tjera në garë, por ne do të japim maksimumin për të arritur objektivin”, deklaroi mbrojtësi i njohur, i cili cilësohet si një ndër pikat më të forta të skuadrës verilindore në repartin difensiv.
SPORT
21
E mërkurë, 9 JANAR 2019
PORTUGEZI Klubi mbretëror mund të vendosë që të emërojë “Special One” për të dalë nga momenti i vështirë “Ngërçi” i vetëm, Ronaldo kërkon të shënojë në goditjet e lira
Në krizë rezultatesh dhe dëmtimesh, Reali e sheh zgjidhjen te Mourinho
Cristiano Ronaldo ka arritur që të përshtatet më së miri me kampionatin italian. Portugezi, i cili fitoi trofeun e lojtarit më të mirë nga “Globe Award 2019”, ka arritur që të jetë menjëherë protagonist me skuadrën bardhezi. Cr7 është golashënuesi më i mirë në Itali me 14 gola dhe 5 asist, i ndjekur nga Piatek me 13 gola dhe Quaglliarella me 12. Ronaldo pas vështirësive që hasi në tre ndeshjet e para, u përshtat më së miri me mbrojtjet e ekipeve italiane duke arritur që të gjejë shpesh herë rrugën e rrjetës. Ai ka arritur që të shënojë me të djathtën, me të majtën, me penallti, me kokë, por ende nuk ka mundur që të realizojë nga goditjet e dënimit. Numrat e Cr7 janë impresionues, por goli i fundit që ka shënuar nga goditjet e lira është në Kupën e Botës. Ylli portugez në vitin 2019 ka një ndër objektivat kryesor që të shënojë golin nga goditjet e dënimit.
MERKATO
Bayern transferon për 35 milionë euro 18-vjeçarin e Chelsea-t
R
eal Madrid është në një krizë të thellë, por jo vetëm në rezultate. Një nga problemet më të mëdha gjatë këtij sezoni kanë qenë edhe dëmtimet e shumta. Merengues kanë pësuar 6 humbje deri më tani në kampionat, duke grumbulluar vetëm 30 pikë, 10 më pak se Barcelona. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga gazeta “AS” në 5 muajt e fundit, janë dëmtuar 30 yje të ekipit madrilen, të mbledhur së bashku bëjnë 500 ditë. Bale, Mariano, Marcos Llorente, Asensio dhe Kroos janë disa prej futbollistëve që për momentin po përballen me dëmtime. I fundit është mesfushori gjerman. Kampioni i Botës është zëvendësuar në minutën e 80-të në ndeshjen e fundit ndaj
TALENTI
B
arcelona ka zyrtarizuar blerjen e 19-vjeçarit, Jean-Clair Todibo nga Toulouse që nga 1 korriku. “Blaugranat” kanë sqaruar nëpërmjet një komunikate se “lojtarit i përfundon kontrata me Toulouse më 30 qershor dhe do të vijë te Barcelona me parametër zero.” Todibo dallohet kryesisht për formimin e tij fizik. Ai është i gjatë 1 metër e 89 centimetra, por shquhet edhe për aftësitë tekniko-taktike. Qendërmbrojtësi francez është pjesë e përfaqësueses U-20 të Francës dhe e ka nisur karrierën në qendër të
Real Sociedad. Diagnoza është e hidhur: tërheqje muskulore e gradës së dytë në kofshë. Kroos do të mungojë për disa javë. Bale është dëmtuar për herë të katërt në këtë sezon dhe për herë të 22-të, që nga koha kur u bashku me Realin (nga viti 2013). Mediat në Spanjë zbulojnë se Santiago Solari shumë shpejt do të largohet nga drejtimi i ekipit madrilen, teksa vendin e tij me shumë mundësi mund ta zërë Mourinho. Sipas së përditshmes spanjolle “Marca”, Real ka nevojë urgjente për një trajner me prestigj dhe personalitet, i cili është në gjendje të marrë vendime. “Special One”- “Mbretërorët” janë në vështirësi, çdo gjë duket sikur flet kundër tyre: rezultatet, loja dhe forma e dobët që po kalojnë
disa prej atyre që vetëm një vit më parë gëzon një formë të shkëlqyer. “Los Blancos” do të bëjnë ndryshime rrënjësore, në staf dhe lojtarë. Pozitat e trajnerit aktual Santiago Solari janë lëkundur së tepërmi ditët e fundit. Presidenti i Realit, Florentino Perez, po bën çmos që portugezi të pranojë ofertën e tij. Numri një i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht Mourinhon dhe ardhja e tij po tentohet të realizohet që na janar. Nëse kjo nuk realizohet, atëherë me shumë gjasa në verë ky operacion duket plotësisht i mundshëm. Dy kërkesat e portugezit i janë paraqitur presidentit Perez, Icardi dhe Skriniar. Reali i ri do të nisë pikërisht me këta dy emra.
Bayern Munich po bëhet gjithmonë e më agresivë në merkato. “Daily Express” raporton së fundmi se klubi bavarez ka bërë një ofertë zyrtare për talentin e Chelsea-t Hudson-Odoi për ta rrëmbyer që në merkaton e janarit. Drejtuesi i Bluve të Londrës, Gianfranco Zola kërkon që talenti të qëndrojë në “Stamford Bridge”, por “Sky Sport” shkruan marrëveshja është arritur me klubin gjerman. Bayern do të paguajë 35 milionë euro për 18-vjeçarin, i cili është aktivizuar vetëm në një ndeshje në Premier League për 42 minuta ndaj Watford si dhe një ndeshje në Fa Cup ku dhe dha dy asiste për Moratën fundjavën e fundit.
BRAZILIANI
Barcelona zyrtarizon afrimin e Todibo pa paguar asnjë cent N
mesfushës, që do të thotë se ka fituar shumë siguri në pasim dhe kontrollin e topit, cilësi që kërkohen në një klub të madh si Barcelonës. Todibo ka qenë edhe
në listën e transferimeve të Juventusit, por skuadra blaugrana u tregua më e shpejt duke arritur një marrëveshje me talentin e skuadrës së Ligue 1.
eymar mund të kthehet te Barcelona! Ky është lajmi më i fundit i “El Mundo Deportivos”, që i referohet një takimi në Brazil të përfaqësuesve të sulmuesit aktual të PSG-së me Andre Cury-n, vëzhguesin “blaugrana” për Amerikën e Jugut. Palët, sipas medias pranë klubit katalan, kanë diskutuar mbi mundësinë e kthimit të Neymarit në “Camp Nou”. Mësohet së pjesëmarrës në takim ka qenë edhe Pini Zahavi, menaxheri izraelit që ishte përcaktues në kalimin e sulmuesit te PSG, si dhe Alvaro Cos-
Nisin tratativat e fshehta për të rikthyer Neymar te Barcelona
ta, një ndërmjetës mes lojtarit dhe firmës së njohur të veshjeve sportive, Nike. Transferimi te Barça i Neymar nuk është një mision i pamundur. Sipas
të përditshmes katalane, 26-vjeçari është penduar që u largua nga Barça dhe nuk do të mendohej gjatë nëse do t’i jepej mundësia të bënte prapaktheu. Te Barcelona po qëndrojnë në pritje të momentit të duhur për të nisur zyrtarisht bisedimet. Sanksionet e mundshme të UEFA-s ndaj klubit parizien në lidhje me Fair Play-n Financiar mund të japin një shtysë për arritjen e një marrëveshjeje.
SHENDETESI
22 E mërkurë, 9 JANAR 2019
Si reagon organizmi ynë nga ajo çfarë konsumojmë? Nëse keni vendosur t'i shmangeni kafesë, sepse keni dëgjuar se do të dehidratoheni ose keni vendosur të shmangni vezët ngase rrisin kolesterolin, mos e bëni një gjë të tillë Kafeja shkakton dehidrimin. 50 për qind nga ne nuk kufizon numrin e filxhanëve të kafesë të cilin e konsumojmë. Por nuk është ashtu. Sipas dr.Ana Granxhin, nga qendra për ushqimin njerëzor në Nebraska, kafeja nuk ndikon si diuretik, tek personat të cilët rregullisht e konsumojnë. Çdo filxhan i kafesë që ju kon-
sumoni, rrit nivelin e antioksiduesve në gjak për katër për qind gjatë dy orëve të ardhshme. Por, përmbajuni rregullës dhe mos konsumoni më shumë se tre apo katër filxhanë kafe, për shkak të nivelit të lartë të kafeinës që përmbajnë. Boronicat përmbajnë më shumë antioksidues se çdo lëng tjetër Boronica gëzon reputacionin e një super-ushqimi për një kohë të gjatë. Sipas hulumtuesve nga Teksasi edhe rrushi përmban sasinë e njëjtë të antioksiduesve. Sipas dr. Luis Sisneros-Zevalos,
Steriliteti tek burrat, problem në rritje Steriliteti tashmë nuk është vetëm problem i femrave. Një në pesë meshkuj mund të ketë probleme me pjellorinë, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo gjendje mund të përkeqësohet edhe më shumë. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës në mënyrë ilustruese thonë se ky problem ka ngjashmëri me ngrohjen globale. Daily Mail citon ekspertët të kenë thënë se nëse ky trend vazhdon në mënyrë graduale edhe në të ardhmen, atëherë pas disa gjeneratave ekziston rreziku që meshkujt të mbeten tërësisht sterilë. Sipas të dhënave, një nga pesë meshkuj të shëndoshë, të moshave ndërmjet 18 dhe 25 vjeç, prodhon numër jonormal të spermatozoideve (qeliza seksuale mashkullore). Vetëm 5 deri në 15 për qind e spermës së tyre mund të konsiderohet normale sipas standardeve të OBSH-së. Problemi i papjellorisë mashkullore fillon që në mitër. Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këtë janë ushqimi që përdor nëna gjatë shtatzënisë, siç janë sasitë e mëdha të ushqimeve me prejardhje nga kafshët, pastaj mbipesha gjatë shtatzënisë, ekspozimi ndaj duhanit, pesticideve dhe gazrave të ndryshëm.
njerëzit nganjëherë konsumojnë disa boronica, e nganjëherë ato i shtojnë vetëm si zbukurim në tortë. Prandaj, ato duhet konsumuar me rregull, e jo të mbahen vetëm si zbukurim. Kaloritë më shumë trashin gjatë natës A keni frikë të darkoni pas orës tetë në mbrëmje, ngase ju është thënë që nuk do t'ia dilni të shkrini kaloritë? Kur ekspertët kishin hulumtuar në majmunët të cilët kishin konsumuar 65 për qind të kalorive të tyre gjatë natës, kanë zbuluar se ata kishin peshë të njëjtë me kafshët të cilat kishin konsumuar ushqimin e njëjtë, por vetëm 6 për qind gjatë natës. Do të trasheni vetëm nëse konsumoni më shumë se që ju duhet, për shembull nëse konsumoni një sasi të madhe të çipsave derisa jeni para televizorit. Nga darka normale nuk do të trasheni. Sipas dr.Kris Veber, ne nuk konsumojmë vetëm kur jemi të uritur, konsumojmë kur jemi të mërzitur, nga lodhja dhe stresi. Njeriu duhet të lirohet nga këto shprehi, ngase ato sjellin vetëm dëm për shëndetin e njeriut. Vezët rrisin kolesterolin Dr. Brus Grifin nga Universiteti Sari, në Angli, pohon të kundë-
rtën. Ai kishte kryer këtë eksperiment: grupi prej disa vullnetarëve 12 javë rresht kishte konsumuar një ushqim me kalori të pakët dhe çdo ditë kishte konsumuar nga dy vezë. Kolesteroli nuk ishte rritur, përkundrazi ishte zvogëluar. Po ashtu ishte vërtetuar se konsumimin i vezëve në mëngjes është çelës për një fytyrë më vitale. Uthulla balsamike është salca më e shëndetshme për sal-
STUDIMI
Lëngjet e gazuara thyejnë eshtrat
Hormoni i shtatzënisë është E ilaçi i ri kundër kancerit
P
roteina, të cilën trupi i femër e prod hon në mënyrë natyrale gjatë shtatzënisë, mund të bëhet një mjet i fuqishëm në luftën kundër kancerit, thonë studiuesit. Alfa-fetoproteina është një proteinë e cila gjendet në gjakun fetal, pengon rritjen e tumorit, por edhe shërben si preventivë nga paraqitja e tumoreve të reja, tregon studimi më i ri. Edhe pse ekspertët thonë se janë të nevojshme dhe disa studime shtesë, të cilat do të zbulojnë më shumë detaje, ata besojnë se kjo proteinë e fuqishme mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të gjirit. Hormonet gjatë shtatzënisë, siç janë estrogjeni, nxisin prodhimin e kësaj proteine, ndërsa ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga rritja e tumorit. Trupi ka mbrojtjen e tij natyrore nga organizmi, ndërsa këtë duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën që këtë proteinë të fuqishme, ta shndërrojmë në ilaç. Para se të ndodhë kjo, duhet të kryejmë studime
latë Ajo përmban zero yndyrë dhe më pak se tri kalori në pesë mililitra, prandaj përse të mos e duam? Ndoshta për arsye se sallata me pakëz yndyrë ndihmon organizmin të absorbojë përbërësit e perimeve, të themi beta karotën apo likotene. Pra, herën tjetër, kur për drekë do të përgatitni sallatë, mos keni frikë për t'i hedhur edhe pak nga, "pemët e ndaluara".
të tjera", ka deklaruar studiuesi kryesor dr. Herbert Xhakobson. Alfa-fetoproteina gjendet në gjakun fetal, ndërsa e prodhon mëlçia dhe sistemi tretës. Pas lindjes së fëmijës, niveli i saj shumë shpejt zvogëlohet dhe është gati i pamatshëm. Se a do të bëjë kjo proteinë e fuqishme një rikthim në kurimin dhe parandalimin e kancerit, do të tregojë koha, por edhe studimet shtesë të cilat studiuesit i kanë paralajmëruar.
kspertët shëndetësorë qe disa vite mendojnë se ekziston një lidhshmëri ndërmjet konsumimit të lëngjeve të gazuara dhe humbjes së qelizave eshtërore. Shkencëtarët nga Universiteti i Nebraskas, iu kanë dhënë lloje të ndryshme të lëngjeve të gazuara femrave pjesëmarrëse në studim. Kafeina e cila është e pranishme në disa lloje të lëngjeve të gazuara, kishte ndikuar që të prodhohet sasi më e madhe e kalciumit. Mirëpo kjo nuk do të thotë se tani mund të pini sasi të mëdha të lëngjeve të gazuara! Kohëve të fundit, njerëzit më shumë kanë dëshirë të pinë lëngje të gazuara sesa të tilla që përmbajnë kalcium (siç është qumështi). Kjo gjë sjell deri te konsumimi i sasisë së vogël të kalciumit me anë të ushqimit, që shton rrezikun e zhvillimit të osteoporozës (sëmundje e eshtrave që shton rrezikun për fraktura). Për këtë arsye, herën tjetër kur të gjendeni para frigoriferit, mendoni mirë para se të merrni çka të pini. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e eshtrave mos pini shumë lëngje të gazuara, por zgjidhni qumështin.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Erë e lehtë, e freskët dhe e këndshme, puhi 9. Joe ... u bë më 8 mars 1971, kampion botëror në kategorinë e rëndë në boks pasi mundi Muhammad Ali 13. Partia Balli Kombetar 16. Partia Demokristine 19. Piktori me famë, Ibrahim Shaban Likmetaj ... (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918, vdiq në Milano më 7 shkurt 2006 22. Mustafaj i politikës, diplomacisë dhe letrave shqipe 23. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 24. Tërësia e motiveve për të vërtetuar diçka, motivacion 26. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve 27. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 28. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 29. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 30. Dhuratë e vogël që u jepet zakonisht fëmijëve për t'i marrë me të mirë 34. ... i Lartë i Drejtësisë 36. Miami International Airport, shkurtima e saj 38. Vend shumë i largët. Opera Sindnej ndodhet atje. Kanguri dhe shumë specie të rralla gjenden vetëm atje... au 40. Theodore ..., i 26-ti. President të SHBA. Në vitin 1906 ai mori çmimin Nobel për paqe 41. I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka 42. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 44. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 51. Banor që e ka prejardhjen nga Libia, është... 54. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë 55. Kapelë burrash me strehë, e thjeshtë dhe e lehtë 56. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 57. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 58. Agrume me gjethe gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur 60. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë 62. Njësi e vjetër peshe, e barabartë me një të katërqindtën e okës 63. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 67. Kasolle e ndërtuar me thupra ose me dërrasa të vjetra dhe e mbuluar me kashtë 69. Pyllin ata e bëjnë të tillë 72. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 74. Dakord në gjuhë universale 75. Paftë e metaltë, me dy fletë të bashkuara në një bosht 76. Ai, ...filozof arab (rreth 800873), konsiderohet themelues i filozofisë arabe
E mërkurë, 9 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
78. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 80. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 82. Partia Ardhmëria Shqiptare 84. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 86. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 88. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 89. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 92. Zë një vrimë a një të çarë me diçka 93. Aparat i thjeshtë me një gyp dhe me një sistem pasqyrash të lëvizshme 96. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 98. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 99. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 101. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 102. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 103. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 104. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 105. Kompozitori i famshëm francez Georges ... 106. Tinka ... Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role
108. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, ose i ndershëm, fisnik 109. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 110. Ai që ka të njëjtin emër me një tjetër, njëemërsh, emnak 111. Tërësia e petkave me të cilat mbulojmë trupin 114. Pablo... kolumbiani i famshëm i drogës, mafies dhe politikës 115. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 116. Rrip i gjerë prej lëkure a prej leshi, që i kalon kafshës së barrës nën bark VERTIKALISHT 1. Pezmatim i kyçeve, cermë 2. Shkencë që studion procesin e lëvizjes a zhvillimit të diçkaje 3. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 4. Partia Aleanca Popullore 5. Partia Unitetit Kombetar 6. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 7. Thuhet ashtu kur infektohet plaga 8. Partia Pajtimit Kombëtar 10. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 11. Quhet ashtu një masiv mbjellë me ahe. që përdoret si bazë ushqimi për bagëtitë 12. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 13. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 14. Enë qelqi e rrumbullakët si shishe, po me grykë të gjerë e
me kapak 15. Quhet femra e cjapit 17. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 18. Kalohet masa, teprohet, përdoret pa vend e pa qenë nevoja. 20. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 21. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 25. Nënndarje e një fisi, e cila përbëhej nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh 29. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 31. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 32. Organizata Ndërkombëtare e Punës 33. Borxh bankar, shumë të hollash që i jep banka një qytetari, një ndërmarrjeje etj, kundrejt disa detyrimeve 35. Ai është lloj sallami, me mish ose me të brendshmet e bagëtive dhe me shumë erëza 37. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 38. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 39. Fondi Monetar Ndërkombëtar 43. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që for-
61. Hapja e një kufome dhe shqyrtimi i saj për të gjetur shkakun e vdekjes 64. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 65. Koha kur lind dielli e derisa perëndon 66. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj 68. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 70. Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë 71. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 73. Banka Botërore 77. Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, dëshirat e përjetimet 79. Mekanizëm për shkëputjen automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku 81. Anije lufte, e cila është e pajisur me armë dhe logjistikë ushtarake 82. Edhe putrat e kafshëve të egra quhen ashtu 83. Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në Evropën Perëndimore në shek. XVI 85. Regjisor, skenarist dhe producet shqiptar, Esat ... Ka lindur në Streblevë, Peshkopi më 22 prill 1945 87. Shkurtim i ofshamës 90. Nuk shkoj por v... 91. Çdo shtëpi e ka një të tillë. 94. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 95. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 97. Ajo çfarë bën bujku kur hedh farën e një bime në tokë të punuar 99. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 100. ... Zhusti, aktor i njohur shqiptar 104. Dëshirë e madhe për të plotësuar kënaqësitë trupore, zjarr i madh i mishit e i gjakut 107. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 112. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 113. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë
mohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 44. Që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak 45. Vjershë lirike a këngë solemne. 46. Lëndë organike e përbërë, që gjendet me shumicë në të bardhën e vezës 47. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 48. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 49. Gjysheve zakonisht i thërrisnim edhe ashtu. 50. Dita ka mëngjes, darkë, mbrëmje, mesnatë, ka edhe mes... 52. Oficer i ushtrisë osmane, i cili mbante rregullin publik. 53. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 59. Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në besimin islam 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
3
4
5
F
M E S
A R
A K
R
A
M
K
6
D
7
S
8
9
15
D
O
A
S
L
V
P
H
¸
A
F O
R M I
M
T
S T
R U
H
I
F A
E
I
14
S
K 23
S I
K
21
O N
S
24
K U
P
C
K 28
U
L
˙
T
O P
E
I
O R
T
A
O
K T
O R
H
25
A 27
E
O M
G
20
P
22 26
I
18
B 19
B
L
17
A T
11
L L
13
V E
16
10
K
12
E K
C
I
E
M
N
29
S
B I
S
R
I
I
30
O
R
31
C
¸
B
32
K
34
S
35
D L 44
B E
L E
B
E Z
¸
L
L U
C
A
N A P
K
L
I
I
40
I
41
L
P
A
R
P
L A
S
S
42
K
T
Z
L E
S H
51
D
R
B
D
A
48
O N
O
L
B
K E
E
I
N
52
E
53
V
O
57
S H
K O
H
¸
I
R
F
C
D R
L Z
A
I
A
69
R
M O
˙
¸
L
I
L
L
S
R A
E L
O
73
U K
I V
L
79
74
L
66
67
S
M A L
T
L
68
A J
N
O
A D
I
Z
K
J
K
A
E
S N
A F
I
T
H
M
G J
D J
˙
E
E
L
N
G
A
T
T
E
N
A J
82
B R
A S
K
H
K I
L
I
A
V A
87
R D
M
L
A
E R
I
R
A L
I
M B
R U
J
S
S
U
E
96
97
102
M
M
K 105
M O C
A R
E
N
T
K
T
J
T A
112
I
E
D
S E
K
S 109
M 113
K O
L L
O V
A R
¸
I
H
P
F
H
108
M I 111
110
I
K
N O
114
I
R
O N
116
N
B
R O
T
T 101
115
I
88
92
107
N
J
¸
R
104
106
K L
H
100
M I
T Y
V S
R L
103
H
K O
95
G
¸
99
A
I
T
86
94
M
E L
78
L
R
T P 93
U
S
N
L
91
R D
98
L
85
90
A
I
B
76
81
84 89
A
75
80
83
A
65
G J
M 72
77
P
V
70
E R
71
P
E 64
D
Z
L 61
F R
I
63
P
H K
60
C 62
M ¸
58
59
D
˙
P
L
55
E H
56
D
R A
49
54
J
T
T 39
M B
L O
A
50
S
R
N
L ¸
46
E R
47
P
M U L
38
P I
45
R B
N
36
37
¸ 43
E
N
33
I
N Y
N 117
D
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E mërkurë, 9 JANAR 2019
"Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës"
Presidenti Meta takon Albin Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi t'i shërbejë paqes në rajon Presidenti Ilir Meta është takuar dje me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Presidenti bën të ditur se me Kurtin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe ecurinë e dialogut me Serbinë. Kreu i shtetit thekson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet t'i shërbejë paqes në rajon dhe integrimit të dy vendeve në Bashkimin Europian. "Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe
Kreu i shtetit uron liderin e BDI, Ali Ahmeti me rastin e 60-vjetorit të lindjes
të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë",- shkruan Presidenti Meta në postimin e tij në Facebook.
SHTETËSIA SHQIPTARE
Presidenti Ilir Meta në shërbim të qytetarëve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një bisede telefonike liderin e BDI, Ali Ahmeti me rastin e 60-vjetorit të lindjes duke i uruar po kështu atij dhe shqiptarëve në Maqedoni mbarësi në këtë fillimviti kaq përcaktues për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Ndërkohë një buqetë me 60 trëndafila është nisur drejt selisë së BDI nga ambasada shqiptare në Shkup.
P
residenti Ilir Meta e ka kthyer faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook" jo vetëm një dritare informative lidhur me aktivitetet e tij si Kryetar i Shtetit, por edhe në një mundësi për zgjidhjen e problematikave që hasin qytetarët lidhur me marrjen e shtetësisë shqiptare. I tillë është rasti i një qytetari, i cili teksa rrëfen origjinën e tij të prindërve, shprehet se jeton në Kosovë, ndërsa thekson se i është refuzuar kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare. Duke iu referuar këtij shqetësimi, Presidenti Meta në komunikimin e tij me qytetarin thekson se është interesuar personalisht për rastin në fjalë dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin "Naim Peposhi". "Përshëndetje z. Peposhi! U informova nga administrata për rastin tuaj dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin Naim Peposhi. Ndoshta këto kërkesa janë depozituar në Ministrinë e
Brendshme, por për sqarime të mëtejshme në lidhje me proçedurat e marrjes/fitimit të shtetësisë shqiptare dhe trajtimit sipas ligjit, ju mund të kontaktoni në këto numra +35542389801; +35542389853 me zyrën përkatëse që trajton çështjet e shtetësive. Gjithashtu kur të jeni në Tiranë nëpërmjet numrave të mësipërm, ju mirëpres për një takim miqësor në zyrën time. Me respekt, Ilir Meta"- shprehet në përgjigjen e tij, Presidenti Meta.