www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Protestë e jashtëzakonshme E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 162 (8603)
E martë, 9 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Basha tha mbrëmë se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës! Fund të fortëve të politikës! Fund të fortëve të medias! Fund të fortëve të biznesit! Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje. Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë”
Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës për protestë kombëtare: Rama ik!
FAQE 3
QËNDRIMI I KREUT TË SHTETIT
Presidenti Ilir Meta: Të shmanget konfliktualiteti, zgjedhjet më 13 tetor
FAQE 8-9
ISH-KRYEMINISTRI
Sali Berisha: Komisioni hetimor është puç kushtetues dhe grusht shteti FAQE 5
KOMISIONI
Deputetja Elda Hoti: Provoni ta shkarkoni Presidentin, nuk keni parë gjë akoma
PRONONCIMI
Deputetja, Suzana Topi: Qëndrimet Presidentit janë të drejta
FAQE 7
FJALIMI
Në foto: Pamje nga protesta e opozitës
FAQE 4-5
Lefter Maliqi: Qeveria e bandave nuk mund të gjykojë kreun e shtetit
FAQE 7
FAQE 11
KRYETARJA E LSI
Kryemadhi: Shqiptarët i dhanë goditjen më të tmerrshme monizmit të Ramës
FAQE 5
POLITIKE
2
E martë, 9 KORRIK 2019
ISH-KRYEMINISTRI PARALAJMËRON PASARDHËSIN NË KRYEMNISTRI: DO KALBET 37 VJET NË BURG
Ngritja e komisionit hetimor, Berisha: Rama po bën puç ndaj Presidentit Meta Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e djeshme se kryeministri Edi Rama do të kalbet 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Kjo është përgjigjja që ai dha kur u pyet nëse ka frikë nga drejtësia. Në një prononcim i vendosur mes protestuesve të thirrur nga opozita, Berisha e cilësoi puç atë çfarë po bën maxhoranca ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta. “Edi Rama do kalbet, të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Minimumi sipas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në
burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të. Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i interesit kombëtar, i këtij kombi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi. Këta narkohorra duhet të fshihen nga faqja e dheut. Komisioni hetimor është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës, bashkë me narkohorrat ndërmori ndaj kushtetutës, institucionit të Presidencës. për gjersa ekspertiza
ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë askush tjetër përveç gjykatës kushtetuese, as narkoqeveria e kupolës së mafies, as narko KQZ e Denar Bibës, po iu them shqiptarëve ata po bëjnë hapa të qarta të grushtit të shtetit dhe do përballet Edi Rama.”, deklaroi Berisha. Ai tha se kjo është një kryengritje popullore e cila do ta fshijë nga faqja e dheut Ramën. “Unë flas për vrullin e hovin e kryengritësve, taktikat i përcakton udhëheqja e kryengritjes. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.
Dy mesazhet e qarta të kreut të PD-së në protestë për zgjidhjen e krizës: Drejtësi përmes ligjit, largim i Edi Ramës
K
reu i Partisë Demokratike i është bashkuar protestës së opozitës rreth 40 minuta pas orarit zyrtare të nisjes së protestës së 10-të kombëtare që opozita organizoi këtë të hënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Në fjalën e tij drejtuar turmës Basha teksa e ka cilësuar 30 Qershorin si një referendum për Partinë Socialiste, duke u shprehur se kjo ditë është triumfi i të vërtetës mbi propagandën e qeverisë. Ndërsa shprehet se 85% e shqiptarëve e braktisën Ramën në 30 Qershor, kryedemokrati ka shprehur mirënjohje duke falenderuar gjithë ateatët e tij të opozitës dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në shesh dhe premtuar atyre fitore ndaj asaj të cilën lideri i opozitës e cilëson si qeverisje të krimit. Lideri i opozitës tha se Edi Rama kërcënoi, dhunoi, bleu, joshi po nuk ia doli të thyente shqiptarët e bashkuar. “Jemi triumfi i shpresës mbi dëshpërimin. Jemi triumfi i kurajës mbi frikën. Jemi triumfi i popullit mbi regjimin. Një javë më parë më 30 qershor, ne refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. Rama ik! 30 qershori është një monument i mrekullueshëm i lirisë, europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve, Rama ik! 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe prapë i vodhi votat Edi Rama por ai nuk mundi ta fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e një populli. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Edi Rama kërcënoi dhunoi, bleu, joshi dhe prapë nuk ia doli dot të thyente vullnetin e shqiptarëve të bashkuar. 30 qershori e shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh e anembanë Shqipërisë kanë qenë triumfi i së vërtetës mbi propagandën. kanë qenë triumfi i bashkimit mbi përçarjen. Rama ik. Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë më mashtrime e gënjeshtra, me mercenarë dhe para u mundua të mbjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve për t’i trembur që të mos bëhen bashkë, mos të ngrenë zërin kundër. Edi Rama do që ne të jemi të bindur, na do që të jemi të nënshtruar, të heshtur sepse kështu na plaçkit dhe na grabit, sepse kështu ruan pushtetin dhe paranë që ka vjedhur populli i bashkuar”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Mesazhi i Bashës Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Lulzim Basha: 30 qershori, referendum kundër të keqes. Shpëtimi s’do të na vijë nga jashtë
të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci. “Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona”, tha Basha, i cili vuri në dukje se frymëzimi i tij dhe i shqiptarëve që refuzojnë Edi Ramën dhe duan Shqipërinë si Europa janë patriotët që shpëtuan kombin tonë, ata që e bënë Shqipërinë të pavarur. Dashuria e pastër për atdheun, vetëdija për të ardhmen e kombit, është shembulli, është frymëzimi për misionin tonë. “Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët.”- u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit për të treguar vendosmërinë në betejën e nisur. Dhe Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
dhe. Por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”, deklaroi Basha. Rrëzimi i Ramës Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falënderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”. Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që i janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.”, tha ai. Kreu i opozitës falënderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falënderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. “Bashkë jemi një uragan politik që duke falënderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve. Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës”, tha Basha. Zgjidhja e krizës Në fjalimin para mijëra protestuesve tek Kryeministria, Lulzim Basha tha se përpjekja 6 vjeççare e PD, këmbëngulja dhe qëndresa, triumfoi. “Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit”, tha Basha, i cili shprehu besimin se shqiptarët janë të etur, jo për ndryshim të përkohshëm e ndryshim falls, por ndryshim të vërtetë. “Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranziçionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore”, u shpreh Basha. Ai foli edhe për mënyrën sesi duhet të zgjidhet kriza në vend. “Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”, tha ai. Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin e tij. “Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë. Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit. Pa u larguar Edi Rama nga pushteti: Nuk do të ketë drejtësi. Nuk do të ketë zgjedhje të lira. Nuk do të ketë demokraci. Nuk do të ketë integrim në BE”, tha Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 9 KORRIK 2019
Protestë e jashtëzakonshme Basha tha mbrëmë se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës! Fund të fortëve të politikës! Fund të fortëve të medias! Fund të fortëve të biznesit! Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje. Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë” Opozita ka arritur ta kthejë kauzën e saj në një lëvizje kombëtare. Pjesëmarrja në protestën e djeshme ishte prova më e mirë se kauzat e opozitës nuk janë vetëm të partive, por një lëvizje qytetare që ka përfshirë gjithë shoqërinë shqiptare, e cila kërkon ndryshim. Si rrallë herë, qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duke mbushur qendrën e Tiranës, në shenjë revolte ndaj qeverisë “Rama”. Masa e madhe e qytetarëve niste që nga sheshi “Skenderbej” dhe përfundonte në sheshin “Nënë Tereza”. Pjesëmarrja në këtë protestë është dhe më e rëndësishme se në gjithë tubimet e tjera. Së pari, koha kur zhvillohet. Në muajin korrik dhe me temperatura reale që në Tiranë arrijnë deri në 42-45 gradë, ardhja e qytetarëve në një tubim të thirrur nga partitë tregon më shumë sesa bindje politike, por revoltë ndaj qeverisë. Dje në shesh ishin me mijëra e mijëra që sfiduan si në asnjë miting politik të mëparshëm temperaturat e larta. Së dyti, pjesëmarrja e djeshme është një përgjigje qytetare paqësore dhe e fortë ndaj qeverisë “Rama”. Pas 30 qershorit, Edi Rama tha se “opozita vdiq”. Pas zgjedhjeve fasadë, PS-ja është investuar në një fushatë mediatike dhe financiare për të përçarë opozitën me asgjësimin e saj real, pasi e nxori nga Parlamenti dhe pasi i vodhi bashkitë. Por dje shqiptarët, i dhanë një tjetër leksion qeverisë. Opozita është aty. Është në shesh dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga asnjë prej kushteve të saj për largimin e qeverisë “Rama”. 7 muaj protesta, dhunë policore, burgosje, vjedhje të pushtetit dhe tallje, tregoi se qytetarët nuk pranojnë të jetojnë në një demokraci fasadë dhe në një shtet një partiak, siç e ka bërë sot Shqipërinë Edi Rama. Ndaj pjesëmarrja në tubimin e djeshëm
shkonte përtej simbolikës së zakonshme dhe kërkon nga kryeministri Edi Rama zgjidhje konkrete për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi. Shqipëria nuk mund të jetë vend normal për sa kohë zgjedhjet bëhen pa opozitën dhe për sa kohë që qeveria ka hequr dorë nga çdo standard perëndimor. Në protestën e djeshëm, po kaq të rëndësishme ishin dhe masazhet e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kreu i PD-së ju drejtua qytetarëve dhe ndërkombëtarëve se sa më parë që të rrëzohet Edi Rama aq më mirë do të jetë për Shqipërinë dhe integrimin e vendit. Basha theksoi se kjo krizë nuk zgjidhet me pazare dhe as me projekte që
mund të sjellin një krizë tjetër disa vite më pas. Basha deklaroi se është koha për një ndryshim të sistemit politik, i cili i jep pushtet vetëm një njeriu të vetëm. Për herë të parë, kreu i PD-së foli në mënyrë të qartë dhe për ndeshkim të kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të biznesit e medias që kanë ndihmuar në krijimin e një regjimi. “Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”- tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët. “Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”- u shpreh kreu i opozitës. Basha tha se “me fundin
e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës! Fund të fortëve të politikës! Fund të fortëve të medias! Fund të fortëve të biznesit! Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje. Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë”,deklaroi Lulzim Basha. Protesta tregoi se fundi i kësaj bande është afër. Duhet vetëm vendosmëri për të qëndruar deri në largimin e kryeministrit. Mili Xhani
POLITIKE
4
E martë, 9 KORRIK 2019
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tejmbushet me shqiptarë nga i gjithë vendi: Jemi 85 % e shqiptarëve që refuzuan farsën
Protesta e 10-të, qindra mijëra shqiptarë njëzëri: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën P
avarësisht temperaturave të larta dhe faktit që e djeshmja ishte protesta e 10 që prej 16 shkurtit, sërish Bulevardi Dëshmorët e Kombit është tejmbushur me shqiptarë nga i gjithë vendi. Anëtarë dhe mbështetës të opozitës dhe qytetarë protestues janë nisur në këmbë deri në qendër të kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar. Në duar ata mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik” në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjermanisht, si dhe kujtohet shifra prej 85 % e shqiptarëve që sipas PD refuzoi farsën e 30 qershorit. Në pankartë thuhet se “85 % e shqiptarëve që refuzuan farsën, shprehën besimin e tyre tek e ardhmja që po vjen, tek Partia Demokratike dhe tek Lulzim Basha”. Me thirrjet “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “Rama ik”, e qetë, paqësore dhe me mesazhe të forta kryefjala ishte largimi i qeverisë. Kreu i PD, Lulzim Basha ndryshe nga protestat e tjera mbajti një fjalim të shkruar, ku për rreth 30 minuta dha mesazhet e tij të qarta. Ai tha se 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes, duke theksuar se “do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare.” Pas 30 Qershorit, Basha falënderoi shqiptarët kishte një kërkesë të veçantë për socialistët, të cilëve iu kërkoi që ta braktisin Edi Ramën. Kjo protestë kishte një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qytetarët u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhjeve të zhvilluara pa opozitën. Protesta minutë pas minute Ora 16:00 - Në ministrinë e Brendshme, Drejtori i policisë takim me Sandër Lleshajn, pak orë para nisjes së protestës Ora 16:33 - Përkrahësit vlonjatë të opozitës janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar tubimit në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nisja e tyre bëhet nga 3 pika të Vlores, ndërsa në total janë nisur 6 autobuza, me rreth 1000 protestues. Ora 17:18 – Drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës janë nisur edhe demokratet e Lezhës. Ora 18:30 – Fieri në protestë, Baçi: Nuk negociojmë as me Ramën dhe as me 13 tetorin Kreu i PD-së në Fier Luan Baçi deklaroi para nisjes së protestuesve drejt Tiranës se opozita nuk do ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. “Ne kemi agjendën tone dhe ajo eshte nje dhe e pandryshueshme “ Rama
ik” aq më tepër duke parë që pas zgjedhjeve në instalimin e një neodiktature, opozita nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe ashtu siç tha edhe Basha ky fillimi i një fundi real të Edi Ramës. Është një problem tjetër që hap pas hapi do të diskutohet, për mendimin tim opozita ka agjendën e vet largimin e Ramës dhe opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 tetorit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryeministër. Për mendimin tim nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as me 13 tetorin është një problem ligjor që është shkelur përsëri dhe është një problem mes presidencës dhe mazhorancës”, deklaroi nga Fieri ish-deputeti demokrat, Luan Baçi. Ora 18:55 - Edhe në Elbasan ka filluar grumbullimi i protestuesve që do t’i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për shkak të afërsisë me kryeqytetin pjesa më e madhe pritet të nisen me mjete private. Ora 19:41 – Qytetarët i çojnë te zyra një gomar Ramës Kur kishin mbetur pak minuta nga nisja e protestës së opozitës, ka nisur dhe mbledhja e militantëve të parë përpara selisë blu. Një ‘simpatizant’ i veçantë ka qenë pikërisht ky gomar, i veshur me bluzën e PS me numrin 30, si simbol i fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Ora 19:52 - Kërkoi rikonstrukturimin e PD-së, djali i Olldashit i bashkohet sërish protestës Djali i të ndjerit Sokol Olldashi, edhe ditën e djeshme i është bashkuar protestës së opozitës, thirrur në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Vetëm
një javë më parë, pas mbylljes së proecesit të votimeve të 30 qershorit Glauk Olldashi tha se demokratët nuk pyeten më në PD dhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallet “tradhëtarë”. Gjithashtu, Glauku u shpreh se për të mirën e demokracisë, PD-së do t’i bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. Ora 20:00 - Mbështetës të opozitës mblidhen para selisë së PD-së Ora 20:05 Protestës së opozitës i bashkohen banorët e Astirit Ora 20:10 - Të rinjtë mbyllin gojën me ERTV-në e Ramës Protestuesit në shenjë protestë të mungesës së lirisë së shprehjes kanë mbyllur gojën me logon ERTV. Një formë proteste edhe ndaj përpjekjeve të qeverisë dhe Edi Ramës për ti mbyllur gojën kritikëve dhe veçanërisht pas miratimit të paketës së re të censurës të miratuar nga qeveria dhe të kundërshtuar nga organizatat e gazetarëve vendas
dhe ndërkombëtarë. Të rinj që kanë mbyllur gojën me logon e ERTV mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias. Ora 20:12 - Presidenti Meta fton qytetarët të protestojnë paqësit Pak minuta para nisjes së protestës së 10-të kombëtare të opozitës, Presidenti i Republikës Ilir Meta do të apelonte për qetëso gjatë të gjithë tubimit. “Ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit. Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore”, u shpreh dje Presidenti Ilir Meta. Ora 20:20 - Fletët me votat “Rama ik” hidhen para Kryeministrisë Pasi kutia u mbush me “votat” Rama ik, fletët po hidhen para kryeministrisë për të treguar se qytetarët shqiptarë e refuzojnë Edi Ramën dhe duan largimin e tij. Veprimi simbolik i protestuesve është edhe si mesazh se shqiptarët duan që të votojnë pa Edi Ramën kryeministër, si e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, ku ata të mund të zgjedhin Ora 20:30 - Shqiponja me 85 përqind të refuzimit të votimeve moniste në “fluturon” në shesh Shqiponja e flamurit kombëtar është vendosur në qëndër të protestës së opozitës. Në zemër të saj shkruhet shifra “85%”, aq sa është përqindja e shqiptarëve që refuzuan Ramën në votimet moniste të 30 Qershorit. Opozita bindi shqiptarët që të refuzojnë procesin e njëanshëm të Ramës duke e lënë vetëm me 15 përqind të votuesve, të cilët u detyruan të dalin me dhunë në votime
pasi duke qenë në administratë humbisnin vendet e punës. PD dhe opozita gjatë gjithë muajit qershor i bënë thirrje shqiptarëve që të braktisnin votimin personal të Edi Ramës me 30 qershor. Ora 20:40 - Gomerët me logon PS30 para Kryeministrisë Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik. Ora 20:50 - Lulzim Basha i bashkohet protestuesve Ora 21:20 - Basha mesazh socialistëve: Nuk jeni hajna, braktiseni Ramën dhe shpëtoni partinë Kreu i PD-së Lulzim Basha dha një mesazh të fortë për socialistët e ndershëm. I bëri thirrje atyre që të braktisin Ramën dhe të shpëtojnë partinë e tyre. Ora 21:45 Berisha: Rama do kalbet 37 vjet në burg Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e opozitës tha se me aktet që kryeministri Rama ka bërë të paktën dënohet me 37 vite burg. Ai e konsideroi protestën si një kryengritje popullore. “Edi Rama do të kalbët të paktën 37 vjet në burg. Me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese tij, Rama do të ketë burg, minimumi sipas ekspertëve i takon një 37 vjet”, theksoi Berisha. Ora 21:50 Protestuesit drejtohen drejt Parlamentit Ora 22:00 – Protestuesit mblidhen tek selia e PD-së Ora 22:20 – Basha mbyll protestën
POLITIKE
5
E martë, 9 KORRIK 2019
Kryetarja e LSI-së në protestë: Me këtë qeveri Shqipëria nuk po shkon drejt integrimit evropian, por drejt izolimit total
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për mediat u shpreh se në 30 qershor Rama mori goditje ballore. E pyetur për votimin e komisionit hetimor që lejon vazhdimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, që u votua dje në Kuvend në një seancë të posaçme, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët sot nuk kanë hallin e karriges së Metës por sepse duan të hyjnë në BE. Sipas Kryemadhit tashmë këto protesta nuk janë më të opozitës, por të qytetarëve shqiptarë që duan një jetë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Gjithashtu ajo tha se me këtë qeveri Shqipëria nuk po shkon drejt integrimit evropian, por drejt izolimit total. Pjesë nga prononcimi i Kryemadhit rrugës për në protestë Denoncimi fillon jo vetëm me procesin farsë të votimeve të rilindjes, ku mori goditjen ballore, ku as 10% e shqiptarëve nuk i votuan, ku ne po themi me një bujari të madhe, i thamë 15%, ku tregon që është minorancë e minorancës. Dhe ndërkohë në anën tjetër kemi një varfëri, që ka pllakosur Shqipërinë, kemi një largim në masë të të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 deri në moshën 35 vjeç, që është popullata më energjike dhe më e jashtëzakonshme që ka nevojë sot Shqipëria në këtë periudhë tranzicioni. Protestat e opozitës që sot nuk janë më protesta opozite, unë mendoj që duhet ta ndryshojmë fjalën, janë protesta të shqiptarëve për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar që ka kapur Shqipërinë. Dhe kjo protestë nuk është për të zgjidhur krizën e momentit, protestat tona janë për ta zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Janë lodhur shqiptarët me këtë tranzicion kaq të gjatë, u lodhën me këtë shfrytëzim dhe abuzim të shqiptarëve. Mendoj që më shumë se kurrë nuk ka bërë vaki që ky reagim i jashtëzakonshëm, energjik, paqësor, qytetar i Shqipërisë, nuk e ka pasur Shqipëria në këto vite. Këtë reagim popullor kaq të madh e kemi parë vetëm në vitet ’90, kur ata u ngritën për të rrëzuar regjimin komunist. Znj. Kryemadhi ndërkohë që vazhdoni aksionin opozitar, PS së bashku me opozitarët e rinj kanë votuar sot me 101 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit… Puna e tyre, është një parlament ilegjitim, që vjen si rezultat i parave të krimit. Nuk është problemi te 101 deputetët, as te 101 familjarët e tyre. Problemi është tek ajo çka shqiptarët duan sot. Unë mendoj që shqiptarët sot nuk kanë hallin e karriges së
Kryemadhi: Shqiptarët i dhanë goditjen më të tmerrshme monizmit të Ramës
Metës, as të deputetëve shqiptarë. Pyesni kë të doni, nuk thërrasin për karrige, thërrasin sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duna garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në BE. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria me këtë qeveri nuk do të jetë kurrë pjesë e BE. Me këtë ecuri që ka marrë dhe ku e ka drejtuar Edi Rama jo vetëm ekonominë shqiptare, por dhe politikën dhe diplomacinë shqiptare, po e çon drejt izolimit total. Është shumë e qartë. Znj. Kryemadhi, ndërkohë që ju vazhdoni aksionin opozitar, PS së bashku me opozitarët e rinj kanë votuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta… Është puna e tyre. Ky është një Parlament ilegjitim, është një Parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Nuk është problemi te 101 deputetët, as te 101 familjarët e tyre. Problemi është tek ajo se çfarë duan sot shqiptarët. Unë mendoj që shqiptarët sot nuk kanë hallin as të karriges së Ilir Metës, as të deputetëve shqiptarë, pyesni kë të doni, pyesni të gjithë ata që thërrasin. Ata nuk thërrasin për karrige, ata thërrasin sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duan garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në Bashkimin Evropian. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria me këtë qeveri nuk do të jetë kurrë anëtare e Bashkimit Evropian. Në këtë ecuri që ka drejtuar Edi Rama jo vetëm politikën shqiptare, por edhe ekonominë dhe diplomacinë shqiptare, po e çon drejt izolimit total vendin. Është shumë e qartë.
Sot kemi pasur edhe një përgjigje nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut të Strasburgut, e cila hodhi poshtë përfundimisht atë që opozita ka muaj të tërë që e thotë për sa i përket reformës në drejtësi. Vettingu me disa standarde, shkelja e të gjithë rregullave e ligjeve për sa i përket Vettingut dhe Kushtetutës është vetëm njëri rast i zonjës Xhoxhaj, por thonë që ka edhe raste të tjera, të cilat do të vijnë dhe do të kontestojnë. Pra, kapja e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe grupet kriminale, kapja e ekonomisë shqiptare për ta kthyer atë në një lavatriçe të parave të drogës, këtë gjë nuk e thotë opozita. Këtë e thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit që vendi ynë është kthyer në një bazë operacionale e krimit të organizuar, e pastrimit të parave që nga Amerika Latine, të Amerikës, të Azisë e kështu me radhë. A do ta lirojë Ilir Meta karrigen? Pyesni Ilir Metën, mos më pyesni mua për të. Na e keni dhënë shumë shpesh këtë përgjigje. A komunikoni ju me Ilir Metën? Mua më bëhet shumë qejfi që unë komunikoj me Ilir Metën për sa i përket fëmijëve të mi, familjes sime. Nuk komunikoj me Ilir Metën për sa iu përket problemeve të tij presidenciale, apo edhe problemeve që ka LSI-a. Znj. Kryemadhi, në zyrat e bashkive ju keni disa kryebashkiakë. Cilat janë sugjerimet që ju i keni dhënë atyre? Dua t’ju bëj të qartë: Sot
shqiptarët nuk janë në shesh as për karriget e disa ishdeputetëve, as për karriget e disa kryetarëve bashkish, zgjedhjet janë në 13 tetor. Votimet e PSsë janë votime ilegjitime. Ka një dekret të Presidentit që e keni edhe në raportin e OSBEODIHR, ku znj. Glover e bëri shumë të qartë që mungesa e një Gjykate Kushtetuese e lë në fuqi vendimin e Presidentit. PS po të donte mund t’i drejtohej kësaj gjykate, por ka prej dy vitesh që e ka shkatërruar atë. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe ka një proces tjetër të uzurpimit të sistemit të drejtësisë që shqiptarëve t’u grabitet pronat dhe të mos kenë ankime. Por që për hir të së vërtetës kjo marrëveshje politike është një marrëveshje e cila nuk mund të dalë mbi ligjin. Znj. Kryemadhi a keni frikë ju nga drejtësia pasi Z. Rama ju ka akuzuar shpesh se këtë protesta janë bërë nga frika e drejtësisë. Aman se na ngatërrohen zorrët e barkut, kur flet z. Rama për drejtësi. Të dalim që të dy bashkë edhe unë edhe ai përpara drejtësisë, por nuk e di se sa fashikuj do të… unë kam vetëm një problem me drejtësinë, që mund të quhet arsyeja e sjelljes së Edi Ramës në pushtet. Kjo është drejtësia, për të cilën unë dal përpara dhe këtë nuk e kam drejtësi para togave, as të Edi Ramës dhe askujt tjetër, këtë e kam drejtësi para Zotit. Atë që i kemi bërë këtij populli, që i kemi dhënë votat në 2013 dhe i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur dhe të kapur nga krimi i organizuar, kjo është një drejtësi
që ne nuk do ta paguajmë këtu, do ta paguajmë diku tjetër. Më 13 tetor do të dilni me një kandidat? Problemi është që edhe 13 tetori zonjë është pak problematik, sepse KQZ duhet të kishte filluar procesin e zgjedhjeve. Pastaj, ajo që dua të them dhe të jemi të sinqertë, sepse, sot nuk është çështje date, sot është çështje standardesh. A e patë në Greqi se si u bënë votimet? Mbaruan votimet, u shpall rezultati, brenda 24 orësh, sot është ditë e hënë, dje u bënë zgjedhjet, sot është betuar Kryeministri i Greqisë. Znj. Kryemadhi, z. Mediu ka deklaruar që amerikanët janë investuar, që zgjedhjet të zhvilloheshin më 30 qershor. A ka marrë opozita garanci nga amerikanët që do të keni zgjidhje politike, zgjedhje të parakohshme parlamentare? Mos mendoni që ligjet e shqiptarëve janë me garanci ndërkombëtarësh, çdo ndërkombëtar respekton sovranitetin e çdo vendi. Zgjedhjet dhe zgjidhjet që ne marrim përsipër si popull dhe si parti politike, janë tonat, edhe kostot edhe përfitimet i marrim ne si opozitë morëm një vendim shumë të rëndësishëm, djegien e mandateve dhe nxjerra në diell të të gjithë procesit që Edi Rama ka hartuar për sa i përket grabitjes së votave. Mendoni zhgënjimin që kanë ambasadat në Shqipëri sot se pas 6 ditësh nuk flet njeri se si ky njeri i organizoi zgjedhjet vetë, i mori fletët vetë nga fabrika e prodhimit në Slloveni, as nuk i inventarizoi se nuk e ka thënë njeri këtë gjë që është një shkelje e ligjit, i shpërndau nëpër qendrat e votimit, nuk u kënaq, vetë ishte votues, vetë ishte numërues dhe prapë nuk ndenji pa i futur duart në kutitë e votimit, pra vesi del me shpirtin. Pra, ky njeri nuk rri dot pa vjedhur, ky njeri vjedh te koncesionet, ky njeri vjedh te pronat e shqiptarëve. Po të kishit pozitat e Presidentit, do ta shpërndanit Parlamentin? Si karakter duke e njohur veten time, nuk marr dot vendime si Presidenciale, jam njeri që nuk bëj kompromise dhe duke qenë që nuk bëj kompromise është shumë e vështirë për një njeri si puna ime që të marri vendime për stabilitet ose për të instaluar stabilokraci.
POLITIKE
6
E martë, 9 KORRIK 2019
Kryebashkiakja e Shkodrës kërkon komision ndërkombëtar si në 1914, që të dorëzojë bashkinë e Shkodrës
K
ryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri u ka kërkuar të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën, pasi shton ajo, nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij. Voltana Ademi kërkon që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta. Letra e plotë: E nderuara znj. Leyla MosesOnes, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian, I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë; E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ju shkruaj shkëlqesi të nderuar, miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive, që ne kemi ëndërruar e ndjekim si model për vendin tonë! Sot në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm ekziston një trysni dhe ankth i madh! Më 30 qershor në metropolin e veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij, ato zhvillohen më dt. 13 tetor. Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE-ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate, dolën 8% të qytetarëve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre
Voltana Ademi: Shkodrën e lëshojmë vetëm po erdhi komision ndërkombëtar pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin, duke shkelur çdo princip të lirive të individit! Me modesti, pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës! Shumica në Shkodër në veçanti, dhe në Shqipëri në përgjithësi ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur! Të nderuar ambasadorë! Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative. Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjencitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penalë. Fatkeqësisht, gjatë asaj dite të kobshme ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale, por dhe te çdo njeri me të drejtë vote, deri te përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga bashkia. Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proces elektoral europian nuk bëhej fjalë! Të nderuar ambasadorë! Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e
parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendrore. Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar njëherë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim, që buron vetëm nga vetë njerëzit. Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 Këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë. Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të së njëjtës parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cenuar rolin vendimmarrës në interes publik. Situata aktuale e ajo që larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë. Të nderuar ambasadorë! Kthehem me trishtim të thellë te realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm, duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e saj! Ata nuk e pranojnë kthimin pas
në neodiktaturë. Ata e dinë mirë e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin
politik të Kryeministrit. Ne si qytet jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia. Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as
të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën. Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese. Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar. Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim.
POLITIKE
D
eputeti Lefter Maliqi ka kundërshtuar hapur dhe prerazi qëndrimin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste këtë të hënë në Kuvend, ku u mbajt seanca e posaçme plenare për miratimin e nisjes së një hetimi parlamentar kundër Presidentit Ilir Meta, zhdekretoi zgjedhjet vendore të3 30 qershorit. Gjatë fjalës së tij, Maliqi u shpreh se qeveria e bandave nuk mund të gjykojë Presidentin e Republikës. “Siç po e shihni, kryeministri i rilindjes i pakicës dhe jo i socialisteve pasi e patë si foli duke qarë pas zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit ku s’mori as 15 % foli si diktator si Enveri duke i bërë gjyqin politik Presidentit. Sot parlamenti i sistemit të kalbur politik të 2008, që si shërben interesave tuaja, por kryetarit të tyre, sot kryeministër, po bëjnë shoën e radhës me komision hetimor. Thjesht një farsë e gjyq politik, njësoj si zgjedhjet një partiake, plot turp e të dështuara të 30 qershorit. Ngrenë komision hetimor për shkarkimin e presidentit pse? Sepse shmangu një konflikt civil ne 30 qershor duke bere qe socialistet e ndershëm te braktisin votimet dhe opozita të njoh dekretin e presidentit dhe të braktiste votimet farse moniste. Unë dhe shqiptarët e kuptojmë shumë mirë dhe dolën fjalët e mia këtu ne parlament qe ju s’po qeverisni por jeni të kapur nga krimi, bandat, oligarkët siç u pa dhe nga përgjimet e “Bild”. Ju s’po investoni por po abuzoni, ju keni arrestuar të varfrit dhe bosët i keni jashtë se jeni të lidhur, ju bëni shantazhime, presione, arrestime politike, sepse s’njihni as ligj as Kushtetutë, ju i morët të gjitha institucionet edhe KQZ, dhe prokurorinë, SHIKun, bashkitë, tani doni dhe presidentin, dekretin. Dekretin e gjykon vetëm Kushtetuta, jo Idajeti juaj dhe kolegji socialist. Ju po i bëni gjyqin presidentit haha studentit të dhjetorit
7
E martë, 9 KORRIK 2019
Deputeti: Populli duhet të vërsulet si uragan, të zhdukë Rilindjen e krimit. Fatet dhe e ardhmja e vendit janë në rrezik
Lefter Maliqi: Qeveria e bandave nuk mund të gjykojë kreun e shtetit
‘90, atij që ka drejtuar rininë socialiste, atij që ka qene dy herë kryeministri juaj, atij që ka qenë kryetari juaj i parlamentit, ai që është 24 karatsh socialist, atij që kryetari juaj i rilindjes dhe jo i socialistëve i rrinte prapa derës kur ishte kryebashkiak, atij që s’la njeri pa i futur duke ju ulur për pushtet dhe në 2007 e bëri sërish kryebashkiak të Tiranes,
atij që mes natës shiut vapës e kërkonte në takim në bllok apo lalëz me ngjala dhe e bëri kryeministër në 2013. Unë e di merakun tuaj se ai është e keqja juaj dhe i miri i socialisteve dhe shqiptareve sepse ju e dini që ai ju nxjerr në opozitë, sepse Lulin s’po e bëni dot për vete siç e bëtë në 2017, ku u bëtë bashkë me PD dhe sulmuat Metën. Por jua mori
19 deputetë, tani jua di hallin ç’nuk i bëtë e i kurdiset për ta minuar hetuar etj, por dështuat, dhe në 1992 donin ta arrestonin. Pra ju e dini që aftësitë e tij drejtuese politike organizative janë të mëdha dhe doni ta godisni por shqiptarët e dinë që i forti sulmohet, pema që ka kokrra goditet. Ju e dini që PD, LSI, PDIU, PBDNJ, bashkimi i tyre ju nxjerr automatikisht në opozitë. Por ju në opozitë po ju nxjerrin dhe socialistet e ndershëm se s’po u shërbeni fare. Jemi 6 vjet prapa, pupu të keqen e Saliut që dhe ai ju del në ëndërr ai la gjurmë. Anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat për BE, bëri rrugën e kombit, bashkoi shqiptarët fshat-qytet dhe kombin duke bërë qindra km rrugë , 2-fishoi pagat e mësuesve, mjekeve infermiereve, dyfishoi pensionet, tunelin e Elbasanit e plot investime. Kurse ju premtuat 300 mijë vende pune, por emigruan 300 mijë dhe kudo ka pllakos papunësia e varfëria sa 81 % e shqiptarëve sot s’kanë mundësi të bëjnë një ditë plazh. Premtuat rend në 300-ditëshin e parë, por kudo tritol, vrasje, grabitje bankash, drogë në gjithë Shqipërinë, rritët çmimet e ujit të dritave, rritët taksat, kudo vjedhje, paaftësi emërime nepotike, korrupsion me ministra, një pjesë deputetesh
dhe drejtoret e përgjithshëm dhe një grup oligarkësh. Me të drejtë populli thotë po s’i nuk ngopeni, ku i çoni, ku i fshehni, për çfarë i doni miliardat, sa do rroni të gjithë, 2 m vend do kemi na pret parajsa dhe disa ferri. Ju dështimin e quani fitore, humbjen e quani triumf, s’keni më as turp as cipë, mbetet me tepsi e filxhanë, me Romeo e Zhuliet, me çitjane e gjethe fiku, mjerë populli kush i drejton. Thirrja ime është për shqiptarët jo për ju se ju jeni ushtarë s’jeni deputet, ju bëni ç’u thotë kryerilindasi që s’është në rregull, që fjalët shpifjet e këtyre për Metën janë dizinformacione, përhapje paniku se ka frikë nga reforma në drejtësi jo do arrestohet, i mbyturi kërkon të mbys po mbytet vet. Meta është më lart se këta, me punëtor se këta me kurajoz se këta, me socialist se këta, dardha e ka bishtin prapa, respekt dhe mirënjohje për socialistet e ndershëm që ju kanë braktisur dhe gjithë shqiptaret. Rroftë demokracia, poshtë krimi rilindës dhe diktatura, e vetmja ëndrra juaj e dështuar, edhe partia e Patozit konstatoi shkelje të rënda gjatë procesit të votimit dhe numërimit. Imagjino dhe të vetëm çfarë nuk bëtë, mendjen tek manipulimet, shantazhet, votimet fallco. Ky ishte dështim dhe ju nuk hiqni dorë dot nga krimet elektorale. Mosmirënjohja është vesi më i ulët juaji. Ju jeni mosmirënjohës Ilir Metës që ju solli në pushtet në 2013 dhe vazhdoni të jeni. Koha për revolucion demokratik popullor të qëndrueshëm jo me protesta 2-3 orëshe. Populli duhet të vërsulet si uragan, të zhdukë Rilindjen e krimit. Fatet dhe e ardhmja e vendit janë në rrezik, të gjithë në këmbë kundër instalimit të diktaturës dhe qeverisë së krimit”, tha dje Lefter Maliqi.
FJALIMI
Nga Elda Hoti*
N
uk dua të ndalem tek argumentet Kushtetuese që e bëjnë këtë seancë të pavlefshme. Ato i gjykojnëkonstitucionalistët, duhet t’i gjykojë Gjykata Kushtetuese nëse do t’ja dalë të jetë jopartiake. Dua vetëm t’ju kujtoj se jeni maxhorance, keni përgjegjësinë kryesore për situatën e konfliktit politik dhe po e thelloni atë. Presidenti ju dha mundësinë që të mos hynit në zgjedhjet moniste, ju krijoi hapësirën për dialog duke dhënë një datë tjetër për të qetësuar gjakrat dhe për të gjetur rrugën e zgjidhjes, por ju e refuzuat dhe nxorët që aty një konflikt te ri. Pasi eleminuat opozitën nga të gjitha institucionet, keni vendosur të hiqni shenjen e fundit të
Nëse do provoni ta shkarkoni Kryetarin e Shtetit atëherë Ju nuk keni pare gjë akoma demokracisë në vend, Presidentin. Ju nuk mund ta pranoni njëinstitucion të rëndësishëm që drejtohet nga një politikan i fortë, nëse nuk i shërben ambicies tuaj. Ju nuk reflektoni pas gabimeve, por nxitoni të bëni një gabim të ri që të harroni të parin.Tani jeni shndërruar në grupimin politik që po rrezikon demokracinë në vend dhe nuk ngurroni ta bëni këtë mu në tempullin e demokracisë, këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Sot ju nisni rrugën e kapjes 100 për qind te shtetit. Kur pranova të marr mandatin, në
fakt dyshova nëse po bëja atë që duhet. Mbështesja çdo teze të LSI përveç dorëzimit të mandateve. Sot jam e bindur që kam bërë atë që duhet. Jam këtu për të tu rreshtuar në anën e duhur të historisë, për të denoncuar dhe për t’i nxjerrë kartonin e kuq aventurës totalitare të një grupimi politik, që po merr peng gjithë vendin. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni Presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem dëshmitarë e dështimit tuaj të turpshëm për të rrezuar rezistencën e fundit demokracisë,
me krenarinë që isha këtu për tu rreshtuar në anën e duhur të historisë. Votoni kundër shkarkimit të presidentit, vendosni flamurin përpara, dhe tregohuni burra si gjithnjë. Unë e kam një ëndërr, që ta shoh Shqipërinë time të lulëzuar në çdo drejtim dhe një vend të begate për të rritur fëmijët e mi. Unë dhe çdo i ri në këtë vend, e kemi njëëndërr të madhe të përbashkët!Të jetojmë të lumtur në Shqipërinë tonë demokratike. Ju vetëm për një gjë e keni mbajtur fjalën se zakonisht nuk e dini ç’domethënë të mbash fjalën, e keni mbajtur fjalën kur keni thënë “Nuk keni pare gjë akoma”; por mund t’ju them nëse do provoni ta shkarkoni Kryetarin e Shtetit atëherë Ju nuk keni pare gjë akoma! *Deputete
POLITIKE
8 E martë, 9 KORRIK 2019
Presidenti Meta del me qëndrim pas 30 qershorit
Meta: Të shmanget konfliktualiteti, zgjedhjet në 13 tetor
P
residenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar qëndrimin e tij të plotë për situatën ligjore pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës politike. Kreu i shtetit jep argumentet se përse 30 qershori i votimeve të PS nuk mund të njihet si datë e ligjshme zgjedhjes. Në vijim mund të lexoni qëndrimin e plotë të Presidentit të Republikës. *** Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 vendosi, “Shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues. Ky Dekret u botua në Fletoren Zyrtare nr.84, ditë e martë datë 11 qershor 2019. Dekreti i Presidentit të Republikës, referuar; - dispozitave kushtetuese mbi
të cilat është mbështetur nxjerrja e tij; - veprimtarisë tërësisht kushtetuese të Kreut të Shtetit; - parimeve kushtetuese, të drejtave dhe lirive themelore për mbrojtjen e të cilave ky akt është nxjerrë; - marrëdhënieve juridikoshoqërore që ky akt rregullon; - si dhe referuar argumenteve tërësisht kushtetues mbi bazën e të cilëve është marrë, është një akt me natyrë krejtësisht të veçantë juridikokushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Tij. Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Dekreti i Presidentit të Republikës me nr.11199, datë 10.06.2019, deri në ditën e sotme,
- nuk është ndryshuar - nuk është anuluar; - dhe nuk është shfuqizuar; nga Kolegji Zgjedhor, apo nga ndonjë Gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë. Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Neni 145 i Kodit Zgjedhor, përcakton se Kolegji Zgjedhor në Shqipëri shqyrton këto lloj ankimesh: - Ankimet e çdo subjekti zgjedhor kundër vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm; - Ankimet e individëve ose partive politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor; - Ankimet e subjekteve zgjedhore për mos marrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja; - Ankimet e çdo partie politike, koalicioni, kandidatit, organizate joqeveritare shqiptare ose e huaj, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilëve u është refuzuar kërkesa për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhje. Pra sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të shqyrtojë
vlefshmërinë e Dekreteve të Presidentit, pasi këtë të drejtë nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të duhej të shqyrtonte çdo pretendim mbi kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës, Partia Socialiste dhe KQZ, duke përdorur Partinë e Unitetit Kombëtar (PUK, aleat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje) inskenuan një veprim procedural për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit me qëllim për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda e jashtë vendit, që të dezinformonin se Dekreti i Presidentit u shfuqizua nga Kolegji Zgjedhor. Ndërmarrja e një procesi në Kolegjin Zgjedhor nga partia PUK është vetëm një përpjekje e Partisë Socialiste për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së anëtarëve të saj në KQZ. Kjo veprimtari e koordinuar e KQZ, Partisë Socialiste dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte e pritshme që të dështonte, sepse nuk kishte asnjë mundësi ligjore që të ndodhte ndryshe. Kolegji Zgjedhor me Vendimin 12, datë 24.06.2019, ka vendosur: Rrëzimin e padisë së palës paditëse Partia e Unitetit Kombëtar. Objekt i kërkimit të kësaj partie përpara Kolegjit ishte:
“Kundërshtimi i Vendimit nr.836 dt. 13.06.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilin ishte vendosur rrëzimi i kërkesës së kësaj partie për tu çregjistruar nga zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit 2019”. Ky vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Në këtë proces gjyqësor Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga Kolegji Zgjedhor, për të qenë palë në proces. Në këtë vendim 3-anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në disa rreshta të pjesës arsyetuese kanë dhënë intepretimin e tyre për veprimtarinë e KQZ-së lidhur me Dekretin e Presidentit. Ky arsyetim është një përpjekje e shëmtuar, një truk procedurial për të krijuar publikisht një imazh të ndryshëm nga fakti, pasi vendimi që Kolegji Zgjedhori mori, nuk cenoi aspak Dekretin e Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019. Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, nuk ka urdhëruar në dispozitivin e tij asnjë detyrim që të krijojë pasoja juridike mbi Dekretin dhe Institucionin e Presidentit të Republikës, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit të datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve. Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të Kodit të Procedurës Civile, vendimet e (Vijon në faqen 9)
POLITIKE
9 E martë, 9 KORRIK 2019
KREU I SHTETIT
Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!”
P
residenti Meta ka reaguar për pro testën e shqiptarëve të Amerikës ndaj kryeministrit Edi Rama, e cila u zhvillua të dielën në Uashington. Presidentit Ilir Meta shpreh mirënjohjen për shqiptarët që morën pjesë në protestë. “Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë, duke konfirmuar aleancën e
pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaroamerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!”,shkruan Presidenti Meta. Në mesazhin e tij, Presidenti shprehet se shqiptarët qëndrojnë të fortë për mbrojtur idealet dhe vlerat e SHBA. “Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të
vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë. Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”! Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA! Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless America! God bless AlbanianAmerican friendship!”shkruan Presidenti.
(Vijon nga faqja 8)
Sa më sipër, referuar dispozitave Kushtetuese që përcaktojnë se Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve, si dhe faktit që, Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të datës 30 qershor, nuk është prekur dhe nuk është cenuar deri në ditët e sotme nga asnjë Gjykatë vendase dhe ndërkombëtare, rikonfirmohet dhe një herë fakti se, ky akt i Presidentit të Republikës i bazuar tërësisht në argumente Kushtetues është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Pas anulimit të datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti i Republikës, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfliktuale dhe jashtë çdo
rreziku të mundshëm të konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019, ka vendosur se: “Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019". Pra ligjërisht zgjedhjet duhet të mbahen në këtë datë. Ky akt i është njoftuar menjëherë për zbatim KQZ-së dhe është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Po kështu lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar. Në sistemin Amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra konsiderohet një subjekt zgjedhor garues. Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë pretendime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale). Ndërkohë, sipas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra nuk është subjekt zgjed-
Kolegjit Zgjedhor, kanë efekt vetëm përkundrejt palëve në proces dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste, Partisë së Unitetit Kombëtar (PUK). Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj. Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës. Edhe Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019, në raportin e gjetjeve paraprake të publikuar prej saj në datë 01 korrik 2019, ajo evidenton se : “Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”.
hor. Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92/ gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor. Po kështu ka një dallim të madh edhe për sa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amerikan dhe atij Shqiptar. Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pretendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij. Në këtë mënyrë krahasimi që i bëhet dy Kolegjeve Zgjedhore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk qëndron dhe është tërësisht i gabuar. Në përfundim, sjellim në vëmendje se; Presidenti i Republikës, pasi anuloi datën 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfiktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të
konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019 ka vendosur që: “Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019" dhe do të mbahen ligjërisht në këtë datë. Ky akt ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Ky akt i është përcjellë menjëherë për zbatim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit . Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës. Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!
POLITIKE
10
E martë, 9 KORRIK 2019
NËNKRYETARJA E LSI-SË: MË SHUMË SE SA NJË DATË, PRESIDENTI NA TREGOI SE SI NE DO TË SHKOJMË TEK ATO ZGJEDHJE
Xhixho: Opozita me kauzë të madhe, i duhet dhënë fund paligjshmërisë së Ramës
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në një intervistë dhënë dje për “Neës 24” deklaroi se paligjshmëria që qëndron në qeverisjen e vendit dhe që drejtohet nga Edi Rama kërkon reagim qytetar, një revoltë dhe një personalitet të njerëzve për të kuptuar njëherë e mirë që në Shqipëri nuk mund të vendosë më paligjshmëria. Në këtë kontekst, Xhixho u ndal tek reforma në drejtësi dhe ajo çfarë po ndodh me institucionet e reja që ende nuk janë ngritur. “Paligjshmëria kërkon reagim qytetar, një revoltë dhe një personalitet të njerëzve për
të kuptuar njëherë e mirë që në Shqipëri nuk mund të vendosë më paligjshmëria. Jemi në kohën kur Gjykata e Lartë po ngrihet me njerëz të komanduar. Vettingu është një proces me standarde të dyfishta, për gjyqtarë të caktuar janë përdorur standarde të tjera. Jemi vendi i vetëm në Europë pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Me vettingun po mendohet si të heqin disa njerëz më shumë se sa për të rregulluar sistemin”, tha Xhixho. Sa për përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild”, Xhixho tha se duhet të kishin nisur hetimet kryesisht në Shqipëri. Ajo shtoi se kjo është një tjetër arsye përveç votimeve false të 30 qershorit, për t’i nxjerrë shqiptarët në protestë. “Opozita ka sot një kauzë shumë të madhe, ajo e votës. Kërkohet që Shqipëria të shkëputet njëherë e mirë nga historitë e vjetra. Kemi shembullin grek, e patë dje, përfundoi votimi,
kandidatët falënderuan njëri-tjetrin dhe çdo gjë iu rikthye normalitetit. Por ndryshe nga ata ne kemi krizë besimi. Jam e mendimit që të ketë qeveri tranzitore para çdo palë zgjedhjesh”,- vijoi Xhixho. E pyetur nëse opozita do të ankimojë 30 qershorin kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese, Xhixho tha se ato votime nuk ekzistojnë. Sa për krizën politike, ajo tha se i vetmi njeri që po bën përpjekje është Presidenti i Republikës, Ilir Meta. “Me dekretin e tij, mendoj që Presidenti mori përgjegjësinë Kushtetuese që i takonte, si garant i Kushtetutës dhe si interpretuesi i parë. Është i vetmi organ legjitim sot. I vetmi institucion që ka fuqinë për të qenë i besueshëm, që ka përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj krize. Më shumë se sa një datë, Presidenti na tregoi se si ne do të shkojmë tek ato zgjedhje” u shpreh dje nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
Rama në delir për 30 Qershorin, nënkryetari LSI-së i nxjerr videon e manipulimit të votave: Kryeplehra, krenar që përfundoi në plehra
Fjalimi në Kuvend, Vasili: Rama ngatërron spitalin me Qeverinë
Manjani: Grekët bënë zgjedhje pa ODIHR, Palmer, Mogherinin
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka në një reagim për zgjedhjet parlamentare në Greqi, thekson se në këtë vend demokracia funksionon pa ambasada dhe pa qëndrime të ndërkombëtarëve, siç bëhet në Shqipëri. “Çfarë perfeksioni demokratik! Grekët, dje bënë zgjedhje sot formuan qeverinë e re! As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini, as ambasada e as lesh. Thjesht demokraci! E pastër sa më s’ka! Humbësi largohet. Fituesi urohet. Populli vendos. Dhe kemi dhe fytyrë të shajmë Grekët, pa le!”, u shpreh dje ishministri Ylli Manjani.
ISH-DEPUTETJA E LSI
N
ga foltorja e Kuvendit, ku pritej të votohej ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama e ndali vëmendjen e tij tek votimet e 30 qershorit, duke thënë se pjesëmarrja në to, ishte më e madhe se sa në 2015, kur koalicioni fitues qeverisi Shqipërinë. Por deklaratave të kreut të qeverisë i është përgjigjur nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku tregon edhe me pamje farsën e votimeve ministe të 30 qershorit, Vasili shprehet se kryeplehra është krenar që përfundoi në plehra. “Kryeplehra flet për votimet në plehra!. Shihni si kutitë e votimit të 30 qershorit janë njësh me kazanin e plehrave. Kryeplehra është krenar që përfundoi në plehra”, u shpreh dje Petrit Vasili në reagimin e tij. “Rama i sëmurë psikik” Pak minuta më pas, po përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, do të reagonte ashpër ndaj deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri nga foltorja e Kuvendit në drejtim të Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili zhdekretoi 30 qershorim si datë zgjedhjesh vendore, duke dekretuar 13 tetorin. Në reagimin e radhës, Vasili thekson se kjo ndodh kur e ngatërron spitalin ku duhej të ishte shtruar me qeverinë. “Kur ngatërron spitalin me qeverinë! Ka thjesht një të sëmurë, çakërdisur, të lënë pas dore, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë. Kurojeni sot, se nesër do të hajë veten”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Denoncimi Më herët gjatë paradites së djeshme, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së do të reagonte edhe ndaj fenomenit të
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
Gjosha: Ndjeva keqardhje për Kryeministrin ilegjitim
betonizimit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili denoncoi me fotografi zhdukjen e lulishtes “1 Maji” në kryeqytet, ose siç njihet ndryshe Lulishtja “Çajupi”. Sipas tij, Bashkia e Tiranës harxhon 500 mijë euro, që në vend të gjelbërimit, të shtojë betonin në qytet. “Po me gjelbërimin ç’patën? Lulishtja “Çajupi” përballë ishEkspozitës Shqipëria Sot, në Njësinë nr. 5 në Tiranë ishte plot gjelbërim. Bashkia e Tiranës harxhon 500 mijë euro, që në vend që ta shtonin gjelbërimin i shtojnë beton. Po me gjelbërimin ç’patën xhanëm. Për vite të tëra, qindra banore të të gjithë moshave kanë kaluar paraditet dhe pasditet aty falë këtij gjelbërimi, ç’patën që jua prishen? Megjithatë, pamjet flasin
vetë”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Zgjedhjet në Greqi Po dje, nënkryetari i LSI-së, do të reagonte sërish ku i drejtohet kryeministrit Edi Rama si shkollëpak që duhet të mësojë nga ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, i cili pa mbushur 24 orë nga zgjedhjet e parakohshme të së dielës, do të dorëzonte çelësat e zyrës së tij kundërshtarit Micotaqis që doli fitues në këtë garë si kreu i “Nea Demokratia”. “Shkollëpak mëso nga Tsipras! Megjithëse vetëm pak vite në politikë, Tsipras me dinjitet pranoi humbjen, ndërsa shkollëpaku ynë që ka 21 vjet në politikë ashtu hyri ashtu doli kastravec!”, tha Vasili.
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me sjelljen aspak të hijshme të kryeministrit Edi Rama. Gjosha deklaroi dje se ndjen keqardhje për Kryeministrin ilegjitim dhe se është dilemë e madhe për të, të zgjedhë mes të qenurit diktator i egër, apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! “Sot (dje) kam ndjerë keqardhje për Kryeministrin ilegjitim të vendit tim! Dilemë shumë e madhe duhet të jetë për të, të zgjedhë mes të qenurit diktator i egër apo një lider i shtirur në triumfin imagjinar! Një katandisje të tillë kishte kohë që nuk e përjetonte Shqipëria! Kjo një arsye më shumë për të qenë të gjithë bashkë sonte, në protestën e qytetarëve të lirë, për demokracinë, fjalën e lirë, zgjedhjet e ndershme, mundësitë e barabarta dhe Shqipërinë si gjithë Europa!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
POLITIKE
11 E martë, 9 KORRIK 2019
Fondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros
Soros gati të takohem me Presidentin Ilir Meta F ondacioni Shoqëria e Hapur apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” ka reaguar pas akuzave të hedhura në adresë të themeluesit të tij, miliarderit George Soros nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke e akuzuar për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht reformën në drejtësi. Në një koment publik të pak ditëve më parë, zoti Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si
dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. Komentet e zotit Meta pasuan mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ai i konsideron si të paligjshme. Por si përgjigje ndaj interesimit të Zërit të Amerikës mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Nju jork, Laura Silber, tha se “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e
FJALIMI Nga Suzana Topi*
S
ituata në Shqipëri është tronditëse. Kemi një qeveri që ka dalë nga votat e vjedhura dhe të blera nëpërmjet bandave trafikanteve të drogës dhe kupolës së lartë shtetërore. Një qeveri që ka kapur të gjitha pushtetet si ekonominë, drejtësinë, parlamentin. Mediat, dhe tani kërkon të instalojë totalisht sistemin monist në Shqipëri duke bere votimet, por jo zgjedhje në 30 qershor pa opozitën. Vendi është në krize të thellë institucionale. Sipas modelit të qeverisjes së Edi Rames, vendi nuk ka nevojë, as për Gjykate Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë as për Prokuror të Përgjithshëm. Dhe as për Presidentin e Republikës. Ligji vepron vetëm për njerëzit e varfër që burgosen se nuk paguajnë faturat elektrike, apo për një shtesë ballkoni pa leje, burgosen dhe helmohen me gaz fëmijët dhe familjaret ne Unazën e Madhe, në Bregun e Lumit se protestojnë për shtëpitë e tyre që kërkoni t’i prishni pa proces ligjor, dhe pa i shpërblyer mundin, djersen dhe sakrificën e tyre. Burgosen qytetarët që protestojnë me duar në xhepa për largimin e kësaj qeverie ilegjitime, si kryetari i PD të Përrenjasit Arjan Karriqi apo kryetari i PD-së Librazhdit, Bujar Vreto si dhe shume te tjerë me urdhra nga deputetë apo qeveritarë dhe lirohen po prapë me urdhër të tyre.
Ky ligj nuk vepron për Kupolën e lartë shtetërore duke filluar nga kryeministri, ish ministra, deputetë, drejtorë drejtorish, komisarë dhe drejtor policie, drejtorë shkollash, mësues, rrjetë kriminale, oligarkë, të gjithë ata me të cilët ju bashkëpunoni. Pra një armatë e tërë shtetërore e lidhur me krimin dhe oligarkët ka shkatërruar dhe masakruar procesin zgjedhor te vitit 2017. Të gjithë të kapur me pazarë të fëlliqura për shitblerje votesh mbledhje të kartave të identitetit, ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar në zgjedhje, presion ndaj administratës për vendet e punës. Bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar dhe oligarkët ka deformuar vullnetin e lirë të popullit në këto zgjedhje. Faktet e dosjeve hetimore 339 dhe 184 me të cilat janë njohur jo vetëm shqiptarët por edhe kancelaritë e huaja të nxjerra nga gazeta gjermane BILD dhe mediat shqiptare, nuk janë hetuar nga prokuroria, e cila beri hetimet por i mbante në sirtar prej tre vitesh vetëm për t’i shërbyer pushtetit tuaj. Të gjithë shkaktarët e prishjes të zgjedhjeve duhet të vihen në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore. Të gjithë para ligjit duhet të jemi të barabartë. Por shkaqet reale të kësaj krize të thellë janë shumë prandaj shqiptarët po ikin nga Shqipëria, sepse nuk ka punë dhe nuk kanë asnjë shprese për të
domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se “karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, shton më tej ajo. Presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Qëndrimit kritik të zotit Meta iu bashkuan së fundmi në Uashin-
gon edhe disa dhjetra shqiptarë me banim në SHBA. Të dielën (7 korrik) ata protestuan ndaj asaj që e quajtën “ndërhyrje e multimiliaderit George Soros në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe kundër kryeministrit Edi Rama”. “Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” janë një rrjet ndërko-
mbëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qeveritare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994. Marrë nga “Zëri i Amerikës”
Qëndrimet Presidentit janë të drejta qëndruar në vendin e tyre. Se ekonomia është monopolizuar, dhe bizneset po tkurren për shkak të taksave, se shërbimet spitalore janë me të kushtueshme, se tarifat studentore janë të larta, se pensionet, kempet, asistencat janë shumë të ultë (sa për të mbajtur shpirtin gjallë) se pagat në raport me çmimet plotësojnë vetëm minimumin jetik, se karburanti është me i shtrenjtë se vendet e tjera referuar këtu edhe vendit fqinjë Maqedonisë së Veriut. Ju keni vrare konkurrencën dhe garën ,ju jeni kapur me tendera korruptive me letra fallco për 40 milionë Euro te Unaza e Re, afera e tenderit te rrugës MILOT-BALLDREN milionë euro. Miliona euro te koncesioneve në shëndetësi . E gjithë qeverisja juaj ka qene një grabitje,mashtrim i popullit ,i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike. Shqipëria nuk mund te ngelet peng ne duart e oligarkëve Beteja për te drejtat dhe liritë e çdo Shqiptari është misioni me i mire dhe fisnik. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin antikushtetuese, antiligjore dhe antidemokratike pra një kaos legjislativ. Këto votime
farse,antiligjore u manipuluan me çdo mjet dhe mënyre, duke kërcënuar administratën publike, bizneset dhe çdo kënd tjetër qe ka lidhje me partinështet, për të marrë pjesë pasivisht në votime, sepse për ju kishte rendësi pjesëmarrja se komisionerët, numëruesit dhe certifikuesit e zgjedhjeve e kishit vetë në dorë. Por nuk i bëtë llogaritë mirë dhe pastaj filluat te rrisnit pjesëmarrjen me shifra fiktive dhe në këtë mënyrë kishit një mosakordim të listave me votat që mbushet kutitë. 30 Qershori është nul sepse cenon sundimin e ligjit, në këto zgjedhje nuk fitoi partia shtet por fitoi shumica dërmuese e Shqiptarëve 85% të shqiptarëve braktisën këto zgjedhjet. Anulimi i datës të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe dekretimi i një date tjetër 13 Tetor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta është i drejtë dhe i duhur, për situatën që po kalon vendi. Ne kushtet kur ky parlament është një fasadë dhe një pjesë e kësaj opozite është e kapur nga ju në shërbimin tuaj. Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse, për ta bërë Shqipërinë si gjithë EUROPA është kauzë e çdo shqiptari. Vetëm një qeveri
e dale nga këto zgjedhje është garanci për mirëqenie, punësim dhe zhvillim. Ne duhet të projektojmë një Shqipëri tjetër Shqipërinë shtëpinë e Shqiptareve. Duhet hapur rrugë reformave politike, ekonomike dhe legjislative dhe drejtësisë së ndershme. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk mund të këtë proces zgjedhor pa vlerat dhe parimet demokratike. Nuk mund te shkohet në Evrope pa respektuar themelin e demokracisë “zgjedhje te lira dhe të ndershme”, luftën kundër krimit, drejtësi e barabarte për të gjithë , dhe fund pandëshkueshmërisë se politikaneve. Presidenti është garant i kushtetues dhe po ushtron funksionin e tij në zbatim të kushtetutës. Ngritja e këtij komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit nuk është asgjë tjetër vetëm thellimi i diktaturës enveriste qe ju po instaloni. Por është vetëm Gjykata Kushtetuese ajo që interpreton dhe vendos mbi ligjshmërinë e dekretit të Presidentit. I bëj thirrje çdo deputeti te ndershëm në këtë sallë të mos mbështesë ngritjen e këtij grupi Hetimor që do të thellojë më shumë krizën. *Deputete
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 9 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E martë, 9 KORRIK 2019
Kryemadhi: Nuk ulemi në tavolinë, pa u dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim për emisionin “Opinion” në Tv Klan, deklaroi se nuk mund të ketë negociata me qeverinë, pa u dënuar zyrtarët e implikuar në dosjet e vjedhjes së votave. “Kur 2 palë të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës. Ne kemi kërkuar që shkaktarët e dosjeve numër 339 dhe 184 të dalin para drejtësisë. Si mund të ulesh me hajdutin që të ka
vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë. Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, është absurde. Mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund”,– deklaroi Monika Kryemadhi.
SOCIALE
14 E martë, 9 KORRIK 2019
Mbi 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës pajisen me Kartën e Studentit
Veliaj: Brenda korrikut mbyllet pajisja me kartë e studentëve M
ë shumë se 20 mijë stu dentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur tanimë me Kartën e Studentit, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara. Pjesë e këtij procesi, i cili ndodh për herë të parë në Shqipëri, u bënë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të cilët ashtu si studentët e tjerë, kanë nisur prej disa javësh të pajisen me kartën e studentit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Bilbil Mema, u shpreh i kënaqur që gati gjysma e studentëve të Akademisë janë pajisur me Kartën e Studentit. “Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. 20% në një vend, 30% në një vend tjetër, kur je student, çdo qindarkë vjen”, tha Veliaj.
Ai falenderoi të gjitha institucionet dhe subjektet private që i janë bashkuar kësaj nisme dhe kanë ofruar shërbimet e tyre falas ose me ulje për studentët. “Dua t’i falenderoj të gjithë privatët që na janë bashkuar. Mbi 100 shërbime private e publike e kanë kompletuar ofertën e kartës. Jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës e ofron këtë shërbim edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se falë punës së përditshme të forcave të rendit dhe të
oficerëve që nxjerr Akademia, Tirana është sot një nga qytetet më të sigurta në Europë dhe me nivel kriminaliteti shumë të ulët. “Tirana sot është padyshim qyteti më i sigurt në Shqipëri dhe një ndër qytetet më të sigurta në Europë. Shumë prej kolegëve me të cilët bisedoj, kur u japim statistikat, habiten sepse duke dëgjuar politikanët që tipikisht i hapin vetëm namin e keq vendit, mendojnë se këtu ndodhin çudira. Ndaj, dua t’ju falenderoj, se ndoshta, pasi studentët veshin uniformën e dalin në terren, nuk e merrni feedback-un e plotë, por unë që jam në anën tjetër të informacionit, ku qytetet klasifikohen për çështje të sigurisë, doja t’ju falenderoja publikisht”, tha Veliaj. Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin e saj në pajisjen me karta të studentëve të kësaj Akademie, ndërsa bëri të ditur se do të fillojë edhe puna për ngritjen e
Kampusit të Akademisë së Rendit. “Shohim se punonjësit e rinj kanë ndryshuar impaktin që ka në publik policimi dhe perceptimi për Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër po fillojmë punën me Bashkinë e Tiranës për Kampusin e ri të Akademisë dhe shpresojmë që të kemi sërish një produkt cilësor të integruar në Kampusin e Qytetit Studenti”, tha Hodaj. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Bashkia e Tiranës ka dhënë në përgjithësi për këtë shkollë, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vijojë edhe në projekte të tjera. Procesi i pajisjes me Kartën e Studentit në Akademinë e Sigurisë ka nisur prej datës 24 Qershor dhe deri më tani atë e kanë marrë rreth 150 studentë nga 325 që janë në total. Në akademi janë pozicionuar dy operatorë,
të cilët lehtësojnë procesin e emetimit të kartës, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme për një cikël studimi, ka një barcode të caktuar dhe ka akses në të gjitha institucionet apo subjekte, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”. Përmes kësaj karte, studentët kanë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, numri i të cilëve në këto momente shkon në 107 subjekte.
VELIAJ SËRISH FOKUS TEK FËMIJËT
Kopsht dhe çerdhe e integruar në Njësinë Nr. 6
Katër vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja që kopshtet publike do të ishin më të preferuara se ato private. Por falë investimeve të Bashkisë së Tiranës ky trend ka ndryshuar, duke rritur së tepërmi kërkesat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike. Për të përballuar numrin e lartë të kërkesave, Bashkia e Tiranës po ndër-
ton një kopsht dhe një çerdhe të integruar në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34. Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit. Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë
për komunitetin tonë. Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë.
AKTUALITET
15
E martë, 9 KORRIK 2019
BRITANI
“The Sun”: Bandat me shqiptarë, tronditën tregtinë e seksit
E
dhe në muajin korrik, prestigjozja “The Sun”, i ka kushtuar një artikull bandave me shqiptare të trafikimit, të ngritura në Mbretërinë e Bashkuar. Bandat që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës, direkt nga Europa, kanë ndryshuar tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Droga është më e lirë dhe më e pastër që nga vitet 1990,
pasi bandat shqiptare përdornin ligjet e shitjes me pakicë, për të tërhequr një marrje gati totale, të industrisë së Britanisë, 5 miliardë euro kokainë. Mijëra shqiptarë emigruan në Britaninë e Madhe, në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, gjatë një krize refugjatësh. Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë, në atë që është
përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë”, në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Shqiptarët shumë shpejt hynë në tregun e drogës dhe prostitucionit në Londër. Ishte aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave që trafikonin, gjë e cila tronditi tregtinë e seksit.
Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë
H
apja e aplikimet për shkollën bazë të policisë, ka bërë që të ketë një fluks të shtuar prej 500 të rinjve në garë. Policia e Shtetit hapi me 3 korrik 2019, procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme por deri më tani ka patur një fluks të shtuar”. Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. “Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mos diskriminimit”, shprehet Policia e Shtetit. Kriteret e aplikantit Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”: 1. Të jetë shtetas shqiptar; 2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; 3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; 5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; 6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; 7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; 8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. Dokumentacioni për aplikim Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: 1. Formularin e aplikimit; 2. Fotokopje të kartës së identitetit; 3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; 4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; 5. Certifikatë të gjendjes gjyqësore; 6. Certifikatë familjare; 7. Vërtetim nga Gjykata; 8. Vërtetim nga Prokuroria; 9. Raport mjeko-ligjor; 10. Fotokopje të librezës së punës ose
Shkolla bazë e policisë, në 5 ditë rreth 500 aplikime
vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon); 11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike; 12. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit. Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm: 1. Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të
regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore; 2. Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara; 3. Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale; 4. Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin; 5. Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore
të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara; 6. Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore; 7. Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore; 8. Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar; 9. Procesi i apelimit; 10. Konkurrimi. Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës. Fazat e konkurrimit Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit: 1. Testimi me shkrim; 2. Testimi i aftësive fizike; 3. Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit; 4. Testimi psikologjik; 5. Kontrolli shëndetësor; 6. Marrja e shenjave të gishtave; 7. Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
AKTUALITET
S
hqiptarët janë më të ekspozuar ndaj krimeve. Kriminaliteti në vitin 2018 shënoi rritje duke regjistruar një total prej 34.468 vepra penale, 0,4% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Instituti i Statistikave, raportoi se vitin e shkuar në raport me popullsinë, janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119,4 që ishin në vitin 2017. Të dhënat publike të Institutit të Statistikave, në katër vitet e fundit flasin për një rritje me rreth 12.7% të numrit të veprave penale, e cila ka ardhur në rritje graduale nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në vitin 2015, janë regjistruar 30.584 vepra penale në total, ndërsa katër vite më vonë, kemi rreth 4000 krime më shumë. Ky trend në rritje, përkthehet edhe në më shumë autorë përgjegjës për kryerjen e krimeve. Në tre vite, numri i autorëve të veprave penale, është rritur me rreth 14%. Megjithatë, viti 2015, paraqitet me numër më të lartë të krimeve se 2016-a apo edhe 2017-a. Për rreth 30.500 vepra penale, autorë të dyshuar policia ka regjistruar 37.112, pra rreth 2500 autorë më pak se viti 2018. E thënë ndryshe, për çdo 72 banorë të Shqipërisë në vitin 2018, kemi një autor që ka kryer një apo disa vepra penale. Krimet për pasojë kanë edhe një numër të lartë të personave që preken apo mbeten të dëmtuar nga veprat e ndryshme penale, si vrasjet, vjedhjet, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, plagosjet, mashtrimet, dhuna në familje e një sërë krimesh të tjera. Numri i personave që kanë mbetur të dëmtuar apo viktima të këtyre krimeve, ka pasur
16
E martë, 9 KORRIK 2019
Krimet për pasojë kanë edhe një numër të lartë të personave që preken apo mbeten të dëmtuar nga veprat e ndryshme penale, si vrasjet, vjedhjet, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, plagosjet, mashtrimet, dhuna në familje e një sërë krimesh të tjera
Në 2018, 37 mijë krime RAPORTI “Kriminaliteti në vitin 2018 shënoi rritje duke regjistruar një total prej 34.468 vepra penale, 0,4% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Instituti i Statistikave, raportoi se vitin e shkuar në raport me popullsinë, janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119,4 që ishin në vitin 2017”.
rënie me rreth 1000 persona po të krahasojmë vitin e kaluar me 2015-ën. Megjithatë, në tre vitet e fundit, nga 2016 deri në vitin 2018, disa nga krimet që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, kanë shënuar ulje domethënëse. Vrasjet janë ulur me 28%, vrasjet e mbetura në tentativë janë ulur me 13.6%, e po ashtu edhe vjedhjet e automjeteve janë ulur me 15.4%. Lidhur me numrin e autorëve, shifrat zyrtare raportojnë gjithashtu rritje. “Në
KLSH
Institucionet, 24 miliardë lekë dëm buxhetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar shkelje dhe abuzime në vlera të konsiderueshme, për shkak edhe të korrupsionit. Sipas raportit të KLSH-së për vitin 2018, institucionet shtetërore i kanë shkaktuar një dëm buxhetit prej mbi 24 miliardë lekë, ekuivalent me rreth 200 milionë euro. Shkeljet më të mëdha konstatohen në tatim-taksa me 13,2 miliardë lekë; pasuar nga shitja, dhënia me qira dhe koncesionet me rreth 6,8 miliardë lekë; dogana me 2,1 miliardë lekë; prokurimet publike me 1,1 miliardë lekë dhe fushat e tjera me rreth 700 milionë lekë, ku përfshihen paga, shpërblime, shpenzime operative e të tjera. Nga totali i dëmit të shkaktuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar zhdëmtimin e 10,6 miliardë lekëve, teksa ka çuar për ndjekje penale 41 drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë.
vitin 2018, janë regjistruar 39.649 autorë për vepër penale, 10,0% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, meshkujt përbëjnë 92,9 % të autorëve për vepër penale” thuhet në publikimin e INSTAT. I njëjti publikim vlerëson se në vitin 2018, 31,3% e autorëve janë të grupmoshës 30-44 vjeç, 29,5% të grupmoshës 18-29 vjeç dhe 25,5 % i përkasin grupmoshës 45-59 vjeç. “Në vitin 2018, janë regjistruar 19.101 persona të
dëmtuar, 0,2% më shumë, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, të dëmtuarit për krime kundër personit përbëjnë rreth 36,7% të totalit të personave të dëmtuar. Në vitin 2018, në totalin e personave të dëmtuar për krime kundër personit, femrat përbëjnë 33,1% të të dëmtuarve dhe përqindja më e madhe e tyre vihet re në krime seksuale, krime kundër moralit, dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”,-thuhet
në publikimin e INSTAT. Lidhur me procedimet në vitin 2018, numri i procedimeve penale të regjistruara është 31.389, 0,2% më pak, krahasuar me vitin 2017. Nga 29.329 procedime penale të përfunduara, 22,7% e tyre janë pushuar, 37,1% janë pezulluar dhe 40,2% janë dërguar për gjykim në gjykatë. Në vitin 2018, janë regjistruar 16.249 persona të pandehur, 0,7% më pak, krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, të pandehurit e rritur përbëjnë 96,6%, të miturit zënë 3,4% në totalin e personave të pandehur.
SITUATA
Rrugët shqiptare, 9 pikat e vdekjes N
ë rrjetin rrugor shqiptar janë të paktën 9 pika të zeza të identifikuara si nyjet ku është regjistruar numri më i lartë i aksidenteve me vdekje. Sipas ekspertëve, sinjalistika dhe daljet në rrugë janë ato që kërkojnë ndërhyrje urgjente. Vetëm në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, nga janari deri në qershor janë regjistruar afro dy mijë thirrje vetëm për aksidente. Referuar të dhënave të INSTAT, nga janari deri tani numërohen mbi 800 persona të aksidentuar. Afro 15 prej tyre humbin jetën gjatë një muaji. “Një pjesë e rrugëve janë rregulluar por prapë kemi pika të zeza në të cilat duhen urgjent ndërhyrja e organeve kompetente. Pikat e zeza janë të disata në vendin tonë në të gjithë territorin e vendit. Do veçoj autostradën TiranëDurrës, dhe pikërisht duke filluar segmenti rrugor nga
Vora në drejtim të Durrësit, që është në tërësi një pikë e zezë, rrethrrotullimin e TEGut, rrugën nga Kamza deri në Fushë Krujë dhe nga Miloti deri Lezhë, ku ka shumë aksidente të regjistruara, duke filluar nga Durrësi kemi unazën e Durrësit,
kemi aksin rrugor RrogozhinëLushnje, kryqëzimi i pushimit të shoferit, kryqëzimi i Maliqit. Kemi edhe kryqëzimin e Plasës që lidh Devollin me Korçën që kërkojnë ndërhyrje urgjente”, thotë eksperti rrugor Fisnik Ziçishti.
AKTUALITET
17
E martë, 9 KORRIK 2019
Projektiligji i ri për Asistencën Sociale parashikon kufizime në kohë të qëndrimit brenda skemës së ndihmës ekonomike me qëllim për të nxitur përfituesit në moshë aktive pune për t’u integruar në tregun e punës
L
igji i ri për asistencën sociale konsolidon reformën e nisur në skemën e ndihmës ekonomike, duke hequr tavanin e pagesës së ndihmës ekonomike. E pranishme në Komisionin e Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se: “Heqja e tavanit prej 80 mijë lekë do të sjellë mundësinë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet më në nevojë dhe familjet me shumë fëmijë”. Duke theksuar se reforma e deritanishme ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike, ngriti sistem të digjitalizuar pikëzimi për të targetuar familjet më të varfra duke shmangur abuzimet, Manastirliu tha se ligji i ri lehtëson akoma më shumë qytetarët për të marrë pagesat në kohë. “Projektiligji i ri për asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu. Ndërsa Këshillat Bashkakë do të vendosin për kriteret dhe listën e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike. Projektiligji i ri për Asistencën Sociale parashikon kufizime në kohë të qëndrimit brenda skemës
Manastirliu: Hiqet kufiri maksimal i ndihmës ekonomike ASISTENCA SOCIALE “Projektiligji i ri për
së ndihmës ekonomike me qëllim për të nxitur përfituesit në moshë aktive pune për t’u integruar në tregun e punës nëpërmjet ofrimit të mundësive për punësim dhe formimit profesional. Në projektligj parashikohen gjithashtu edhe arsyet kur një familje përjashtohet nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike për 6 muaj deri në 1 vit, që nga deklarimi i rremë deri te refuzimi i punës së përshtatshme për personat në mosha aktive pune. Projektligji i ri i asistencës sociale përfshin edhe dy
RAPORTI
31% e familjeve nuk sigurojnë kushtet bazë të jetesës
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në rajon të familjeve që nuk mund të sigurojnë kushtet bazë për të jetuar. Kjo sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019, i cili thekson se më shumë se 1/3 e shqiptarëve e kanë të pamundur plotësojnë nevojat për ushqim e veshmbathje. Disa kthehen në shtëpi duarbosh. Të tjerë i bëjnë llogaritë mirë para se të shpenzojnë. Buxheti nuk iu del për t’i blerë të gjitha. Kjo zonjë na tregon se për të përmbushur nevojat bazë duhet te shpenzoje rreth 1 mijë lekë të reja në ditë. 31% e familjeve shqiptare sipas Barometrit të Ballkanit për vitin 2019 e kanë të pamundur të përmbushin nevojat për ushqim, veshje apo shërbime të tjera bazë. Më mirë paraqitet Kosova dhe Mali I Zi ku 14% e familjeve të pyetura kanë pohuar se kanë hasur vështirësi për të blerë ushqime dhe veshje në 12 muajt e fundit. Nivelin më të ulët të familjeve në varfëri e ka Maqedonia e Veriut me 13% dhe Bosnje Hercegovina me 8%.
programe të tjera sociale, më konkretisht programi i aftësisë së kufizuar dhe bonusi i bebes. “Ky projektligj parashikon sistemin e ri të vlerësimit bazuar në modelin bio-psikosocial të aftësisë së kufizuar për përcaktimin e pagesave cash, me ekipe vlerësimi multidisiplinare të përbërë nga mjekë dhe punonjës socialë”,tha Manastirliu. Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe programi i bonusit të bebes për çdo të porsalindur: 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000
lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë të reja për fëmijën e tretë. “Projektiligji i ri për asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike”, tha Manastirliu. Ndërsa Këshillat Bashkakë do të vendosin për kriteret dhe listën
asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike. Këshillat Bashkakë do të vendosin për kriteret dhe listën e përfituesve, nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike”.
e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.
FONDI
Barnat, 1150 alternativa mjekimi falas
Z
gjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda, që kishin barrë të madhe financiare për qytetarët. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sqaron se lista e barnave të rimbursueshme, siguron mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë. Pensionistë, grupe në nevojë, të siguruar ose jo e përfitojnë alternativën e barnave falas. Është rritur me 30 milion dollarë financimin e listës së barnave të rimbursueshme, duke siguruar mbi 1150 alternativa mjekimi falas nga të cilat, përfitojnë rreth 499 mijë qytetarë. Fondi në dispozicion për LBR 2019 është 105 milionë dollarë, duke garantuar një paketë shumë më të plotë të barnave që merren
falas nga qytetarët me sëmundje kronike apo akute. Nga fondi 105 milionë dollarë, 19 milionë dollarë janë për trajtimin e sëmundjeve
tumorale, 24 milionë dollarë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18 milionë dollarë për trajtimin e diabetit.
SHOWBIZ
18 E martë, 9 KORRIK 2019
Kolegët zbulojnë sekretin e Nora Istrefit dhe Robert Berishës Prej kohësh po përflitet për një ndarje mes këngëtares Nora Istrefi dhe Robert Berishës. Edhe pse ata e mohuan nëpër intervistat e ndryshme duket se për çiftin po afron ndarja. I ftuar në një emision Roberti u pyet në lidhje me lajmin për ndarjen nga Nora dhe ai u shpreh: “Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale, edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”. Ndërsa Nora në intervistën e saj në “Xing me Ermalin” u shpreh: “Unë i respektoj shumë gazetarët dhe i kam koleg mirëpo kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë.
Ariana Grande shpërthen në lot gjatë koncertit në skenë Kohët e fundit këngëtarja Ariana Grande ka përjetuar probleme të shumta emocionale dhe mesa duket ende nuk i ka kaluar. Ajo nuk ka mundur të kontrollojë lotët për minuta të tëra në një nga koncertet e saj, ndërkohë që ishte në skenë. Ariana u ul dhe nisi të qajë duke folur për gjendjen e saj emocionale. Grande është shprehur se e ka të vështirë për momentin që të balancojë jetën e saj private me atë personale. Gjithashtu Ariana theksoi se ndihet në presion, pasi kohët e fundit në jetën e saj personale ka pasur shumë ndodhi të pakëndshme. “Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”,-ka thënë ajo. Problemet emocionale të saj janë përkeqësuar pas vdekjes së ish të dashurit Mac Miller. Më vonë ajo i dha fund lidhjes me Pete Davidson.
Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”. Sipas “Panorama plus”, kolegët pranë dyshes kanë treguar se mosmarrëveshjet mes tyre janë të
shpeshta dhe për këtë ata e kanë diskutuar aq shumë ndarjen sa duket se janë shumë të përgatitur për tu ndarë.
Pas 10 vitesh martesë ndahet këngëtari i njohur italian Ai është një nga këngëtarët më të mirë italianë, shumë i dëgjuar edhe në Shqipëri. Por duket se nga jeta personale nuk vijnë lajme të mira për Eros Ramazzottin. Pas javësh të tëra spekullimesh është vërtetuar fakti se ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Marica Pellegrinelli i kanë dhënë fund martesës së tyre 10-vjeçare. Kanë qenë vet ata që konfir-
muan ndarjen për fansat. “Ai gjithnjë udhëton nëpër botë, i zënë me turne dhe koncerte, ajo është një modele në karrierë, një figurë e shumë markave të njohura të modës, e zhytur në punë”,-kanë thënë miqtë pranë tyre duke pohuar se shkak për ndarjen ishte distanca. Eros dhe Marica po kalonin shumë pak momente së bashku, sipas miqve të tyre
të afërt. Madje as dy fëmijët e tyre Raffaella Maria dhe Tullio Gabrio, nuk do të kishin arritur t’i mbanin së bashku. Për të njoftuar divorcin ata publikuan një deklaratë zyrtare. “Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëritjetrin shpesh. Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”. Eros dhe Marica u njohën në vitin 2009, në skenën e Wind Music Awards, ku modelja i dha një çmim. Për këngëtarin italian, kjo është martesa e dytë që përfundoi, pas asaj me moderatoren Michelle Hunziker, me të cilën ka edhe një vajzë Aurorën.
U tha se po ndahen, por ky postim i Hailey Baldwin tregon të kundërtën Prej disa kohësh qarkullon në media lajmi se marrëdhënia mes këngëtarit Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldwin është duke përfunduar. Megjithatë ajo i ka bërë një dedikim bashkëshortit të saj në ditën e 1-vjetorit të lidhjes së tyre, që nuk tregon aspak se po ndahen. Përmes një foto ku shfaqen të dy Hailey ka shkruar: “1 vit më parë i thashë ‘po’ shokut tim më të mirë dhe sot të dua më shumë se kurrë më parë. Jeta bëhet më e bukur çdo ditë vetëm prej teje. Zemra ime të përket ty përgjithmonë. Gëzuar për ne që po mësojmë dhe po rritemi bashkë”,- ka shkruar modelja. Ndonëse ata janë celebruar ende nuk e kanë realizuar ceremoninë e dasmës, që sipas tyre pritet të ndodhë së shpejti.
Ndërron jetë aktori i filmave Disney Aktori 20-vjeçar i filmave Disney, Cameron Boyce ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja ai u gjet në shtëpinë e tij ku mësohet se kishte vdekur në gjumë. Boyce, e kishte nisur karrierën e tij në moshë të vogël dhe ka qenë pjesë e disa prej prodhimeve më të mira kinematografike të Disney. Familja e tij ka zbuluar se arsyeja që ai humbi jetën ishte një sëmundje e rëndë që e kishte prej kohësh. Ai ka kaluar një krizë teksa flinte dhe nuk është zgjuar më.
FORUM ANALIZË Nga Besnik Bedollari
N
atyra dhe relievi natyror sh qiptar mbetet ndër më të bukurit në rajon, i ndërthurur bukur mes maleve kodrinave dhe bregdetit. Kjo e bën të veçantë në llojin e vet dhe admirues për çdo turist që dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Por dalin në faktin se sa e duam dhe e respektojmë ne këtë bukuri natyrore të dhuruar? Kjo mbetet një plagë e hapur dhe mentalitet i gjymtuar i komunitetit shqiptar në tërësi legalizuar nga paaftësia shtetërore në këto tre dekada të fundit. Pyjet kanë qënë masakra më e pamëshirshme që ka vazhduar me babëzinë arrogante të kontrabandistëve të shumtë. E nëse një fshatar i thjeshtë përpiqet me një mushkë për tu ngrohur, apo edhe për bukën e gojës, makineritë e rënda janë derdhur mizorisht për t’i gjymtuar këto pyje deri në agoni. Politikat shtetërore kanë qënë të vobekta dhe të pa fuqishmë për të parandaluar këtë fenomen tepër
shqetësues. Shqipëria ka plot male madhështore, por në këtë rast po i referohemi malit Malamarë që ndan dy rrethet, Gramshin me Korçën. Dikur kishe zilinë dhe kënaqësinë të udhëtoje mes blerimit dhe fëshfërimës së flladit të lehtë të erës në pyjet e larta me bredh, ah, pisha e shumë bimë medicinale. Ndërsa sot ai vazhdon të poshtërohet e masakrohet. Kafshëve të egra u prishet reatia dhe qetësia, por më keq akoma po shkojnë drejt zhdukjes. Gjuetia pa kriter nga gjuetarë amatore dhe pa ndjenja njerëzore nuk kursejnë çdo gje u del para. Nisu nga lepuri dhe derri i egër dhe deri te mbretëria e bukurisë, që është kaprolli. E nëse sot viziton këtë mal sheh para syve plagët që ka marrë. Ai rënkon, por duhen veshët ta dëgjojnë. Diku një rrugë e hapur rishtas nga fadromat dhe gjurmët e ifave L60, të cilat i janë qepur si macja trungut të pemës këryre pyjeve. T’i vrasin bukurinë, t’i marrin shpirtin dhe t’i
19 E martë, 9 KORRIK 2019
Bukuritë që “po vret” koha ndalin frymën. Për të vrarë oksigjenin dhe gjelberimin që shëron stresin dhe largon në masë smogun dhe bakteriet e ndryshme në natyrë. Nëse ai jep shancet e forta për sesurse turistike me liqenet akullnajorë që ka në gjirin e vet, sot duket qartë një
mundësi e humbur. Kurorat e gjelbërimit dikur goditeshin nga rrufetë sot janë rrufe shkatërrimi nga dora e njerëzimit. Kushtet sociale apo shpesh abuzimet më të ashtuquajtura liberalizime ligjore shfrytëzimi po çojnë drejt agonisë së kurorës druso-
re të këtij mali. Doganat që kanë ngritur traun për shfrytrëzimin e tij janë në dy drejtime, nga Korça dhe Pogradeci. Guri i Kamjes mbetet dëshmimtari kryesor edhe pse hesht dhe nuk ka zë, për masakrën që ka parë ndër dekaga, si një roje i pamundur për t’i ndalur. Sot nuk po kuptojme, ose nuk duam të kuptojmë se po vrasim të ardhmen e natyrës. Duke vrarë florën dhe faunën, por dhe rrezikun real të herozioneve. Nëse dje shteti mund të ishte i egër në disa drejtime, ai në kujtesë mbetet si më dashamirësi për mbështetjen që u dha pyjeve. Kohën ecin me hapin e tyre, kurse kujdesin dhe mirëqenien e bëjnë shteti dhe shoqëria. Rëndom në Shqipëri e hasim kudo shpërdorimin e pyjeve, ku ndërkohë në rajon nuk ndosh një fenomen i tillë. Pyjet kërkojnë ndihmë. Presin që dikush t’i dëgjojë dhe tu mjekojë në kohë plagët e hapura. Nevoja për dru zjarri është e pranueshme, por masakra e pyjeve pa kriter kurrsesi.
PROFIL Desara Bregu
A
i po vinte në jetën e prindërve duke premtuar gëzimin e fëmijës së parë, por dita e lindjes së Skerdit u bë shpejt një dyzim emocionesh të forta, ekstremisht të kundërta. Bashkë me lajmin e lindjes, familjarët e tij morën edhe lajmin se vogëlushi kishte probleme serioze zhvillimore dhe duhej të qëndronte për 15 ditë në inkubator.Ajo që mjekët thoshin ishte se vogëlushi nuk kishte reagim normal ndaj lëvizjeve të tyre. “Mendoj se kanë qenë çaste të vështira për prindërit e mi, pasi isha fëmija i tyre i parë dhe probleme të tilla besoj se ua prishën disi gëzimin e madh për ardhjen time në jetë edhe pse ata përherë më vërtetuan të kundërtën”,- rrëfen Skerdi, tashmë 29-vjeçar. Që në lindje, ai është ndjekur nga mjekët e qyttit të tij Fierit, por asnjëherë nuk morën një përgjigje të qartë për diagnozën e të porsalindurit.Këmbëngulja e prindërve të Skerdit për të gjetur e më pas trajtuar sëmundjen, i drejtoi ata në kryeqytet.Aty, mësuan se vogëlushi ishte i verbër nga njëri sy, ndërsa nga tjetri shikonte, por gjithsesi kishte probleme serioze.Megjithatë, ende nuk u thanë një emër sëmundjeje, që të fillonin edhe trajtimin specific të saj. E vetmja përgjigje e mjëkëve ishte “një problem i lindur”. Kështu, fëmijëria e tij vazhdoi me vështirësitë e një personi që nuk shikonte, ose shikonte shumë pak, megjithatë, problemi me të cilin lindi nuk e pengoi për të pasur një jetë normale, si ajoe të gjithë bashkëmoshatarëve. Skerdi ka pasur shumë shokë e shoqe, që në moshë të vogël, derisa kur u bë pesë vjeç, jetai dhuroi shokun më të ngushtë, villain e tij të vogël, të cilin ende sot e ka bashkëudhëtar në çdo hap dhe krahun e tij të djathtë. Megjithatë, për fat të keq nuk kanë munguar as ofendimet, të sharat e bullizmi për fateqësinë me të cilën bashkëjetonte Skerdi. Por, ky djalosh dëshmon një forcë të jashtëzakonshme duke u shprehur se këto kanë qenë vetëm zënka fëmijësh, pasi ai kurrë nuk ka nisur asnjë garë apo lojë duke u ndjerë i nënvlerësuar. Për të, ai ishte i barabartë me gjithë fëmijët e tjerë.Kështu ndoqi edhe shkollën nëntë vjeçare e më pas gjimnazin, paralelisht me bashkëomoshatarët dhe me një sinqeritet mbresëlënës, ai tregon se rezultatet nuk i
Skerdi, djaloshi që ndriçon sytë me dritën e shpresës
ka pasur të shkëlqyera, por shtysa e nënës dhe mësueses për të ecur përpara në rrugën e dijes, i kanë dhënë shumë frymëzim.Ai ishte një djalë aktiv, i qeshur, i shoqërueshëm dhe kurdoherë gati për të ndjekur ëndrrat e passionet e tij. “I pëlqej sportet dhe luaja përherë futboll në lagje, ngisja fare pa mund biçikletën dhe shëtisja gjithë qytetin me të, madje në ditët e nxehta të verës, bëja 18 kilometra me biçikletë për të shkuar në plazhin e Semanit”, - tregon me pasion Skerdi. Por, sëmundja ende e paidentifikuar ishte aty.Dhe pasojat e saj ndiheshin çdo ditë, duke dobësuar në mënyrë progressive shikimit e Skerdit.”Vite më vonë doktorët na shpjeguan se problemet i atribuoheshin glaukomës, e cila përfaqëson një grup problemesh të syrit, që shkaktojnë dëmtim të vazhdueshëm të nervit optickderi në pikën që nervi nuk lejon që syri tëtransportojë më informacioninvizual në tru. Duke mos njohur shkakundhe gjenezën e këtij problemi, mjekët e kishin të vështirë trajtimin e tij, ndërsa ne e kishim të
vështirë parashikimin apo parandalimin e humbjes së shikimit në vlera kaq të larta në vitet e ardhshme”, - shpjegon me detaje i riu, tashmë shumë i vetëdijshëm për problemin e tij. Por, a ka pasur ndonjë moment shprese për Skerdin dhe familjarët e tij? A kanë parë ndonjëherë me sytë e zemrës një dritë jeshile që do të mund të kthente shikimin e djaloshit edhe në sytë e vërtetë? “Në vitin 1997, prindërit më kanë çuar në Tiranë sërish për të brë disa vizita tek disa mjekë që vinin nga Rusia. Në fakt ato ishin vite të vështira për të gjithë, mbaj mend disa ngjarje kur kam qenë vetëm shtatë vjeç dhe në një periudhë të tillë, mjekët u kërkuan prindërve të mi shtatë million lekë të vjetra për të më bërë një operacion në Rusi, por pa dhënë asnjë garanci”, - thotë Skerdi. Për familjen e tij, një kërkesë e tillë, pa premtuar asgjë në këmbim nuk ishte fort e besueshme dhe nuk e pranuan. Edhe njëherë, u kthyen në pikën ku kishin nisur.Skeridt i duhej të vazhdonte sërish jetën, në kushtet që gjendej, pa premtime mrekullibërëse për shikimin e tij. Por, djaloshi ia doli. Në përfundim të shkollës së mesme, ai kreu një kurs professional për ndihmës hidraulik, që i shërbeu për një eksperiencë pune gati një vjeçare, ku punoi në projektin e një pallati në ndërtim.”Kushëriri im kishte ndjekur më parë një kurs të tillë dhe më kishte marrrë disa herë me vete në punë.Aty mora shkëndijën për të filluar edhe unë kursin.Gjatë eksperiencës në fjalë mendoj se mësova shumëjo vetëm për çështjet teknike, por në lidhje me të punuarin në grup, sjelljen dhe komunikimin. Të punosh është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që mund të bësh për veten, familjen apo shoqërinë. Të gjithë duhettë përpiqemi të përmirësojmëjetën tonë dhe puna është një nga faktorët kryesorë në përmirësimin e saj”, - tregon Skerdi me
entuziazëm për këtë eksperiencë që i ka shërbyer kaq shumë. Por, një vit më parë, kur Skerdi ishte 28 vjeç, filloi të kishte probleme të rënda shëndetësore.Brenda pak ditësh, në mënyrë të menjëhershme ai përjetoi dhimbje shumë të forta koke dhe mjegullim të shikimit.Paas kontrolleve dhe analizave të nevojshme, rezultoi se kishte tension të lartë të syrit. “Meproblemin tim u angazhua një mjeke okuliste në Tiranë, e cila duke parë gjendjen vendosi të bënte një ndërhyrje. Vlerat e tensionit u ulën disi, por asnjëherë nuk u normalizuan dhe ekspozimi ndaj rrezikut mbetej i lartë”, kujton Skerdi momentin e vështirë. Shikimi i tij ishte dobësuar shumë dhe si të mos mjaftonte kjo, askish nuk e përcaktonte saktësisht problemin dhe nuk mund të mundësonte një trajtim efikas për të.Ishte pikërisht kjo kohë kur një i afërm u sugjeroi një klinikë të specializuar në Janinë dhe prej afro një viti ai e ndjek atje problemin e tij.Në këtë klinikë Skerdi u njoh me një mjeke shumë të mirë e profesioniste, por për ironi të fati mësoi gjithashtu prej saj se ndërhyrjet e mjekëve në Shqipëri kishin qenë tërësisht të paarsyeshme, madje as nuk ishin kryer me dijeninë e prindërve të Skerdit. Rasti vërtet ishte i komplikuar dhe specifik, por nëse ai do të kishte qenë më herët në kontakt me mjeken në Janinë, përkeqësimi deri në fazën aktuale do të ishte parandaluar. “Shikimin e ndiej pak më të dobët sesa ka qenë më parë, por qëndroj shumë pozitiv dhe besimplotë se e ardhmja do të rezultojë me ditë të lumtura për mua”,shprehet Skerdi i bindur. Taashmë që shikimi i tij është dobësuar shumë, ai nuk mund të kryejë të gjihata aktivitetet që kryente më parë, sepse nuk është nëgjendje të shikojë më larg se 2-3 metër. I ndodh shpesh të mendojë si do të kishte qenë jeta etij po të shikonte, por
është i vetëdijshëm se koha nuk mund të kthehet pas. Kështu, ai vazhdon jeton makismalisht me mundësitë e tij, duke u kujdesur gjithmoë për mjekimet në mënyrë që të përmirësojë sado pak gjendjen.”E përditshmja ime nuk është magjike, por mundohem të shijoj çdo cast. Ngrihem herët, përgatis mëngjesin, pi ilaçet. Pres dajën që më viziton ço ditë, i shërbej kafen, më pas dal me shoqërinë.Bjë ndonjëpazar dhe kthehem përpara drekës.Më pëlqen shumë të shoh filmat komedi, aksion, më pëlqejnë librat.Shpesh mbildhemi me shokët në shtëpitë e njëritjetrit për të shijuar ndonjë gotë birrë.Për mua këto çaste janë thjesht magjike”thotë Skerdi shumë optimist për jetën e tij. Ku e gjen këtë forcë e optimizëm 29-vjeçari, fati itë cilit u përcaktua që në lindje dhe mbi të gjitha u keqpërdor nga mjekë që morën përsipër kompetenca që nuk i kishin dhe si rezultat, ai është në një gjendje pa kthim pas, e cila mund të kishte qenëlehtësisht e parandalueshme? Vështirë të gjendjet një arsye logjike për optimizmin në një situatë të tillë, prandaj dhe burimi i forcës së Skerdit shkon përtej arsyes, lidhet fort me besimin, me Krijuesin, metë mbinatyrshmen. Kur ai ishte në shkollën fillore, nëna e tij nisi të shoqërohej me dëshmitarët e Jehovajit dhe Skerdi e shoqëronte ndonjëherë në mbledhje.Fjalët etij dëshmojnë besimin, i cili shpjegon qasjen positive tëSkerdit ndaj një problemi kaq të rëndë me të cilin ka pasur fatin të jetojë që në lindje.”Aty njoha njerëz shumë të mirë që më përkrahën.Bibla ka shumë shembuj pozitivë frymëzues, që me ndihmën e Perëndisë kanë kaluar situatat me optimizëm. Nga Bibla kam mësuar se Perëndia ka qëllim të sjellë një botë të re, ku nuk do të ketë më sëmundje. Kjo gjë më jep shpresë se gjendja ime është e përkohshme dhe i kaloj më lehtë problemet”.
SPORT
20
E martë, 9 KORRIK 2019
Agjenti i njohur ka konfirmuar se mbrojtësi pret marrëveshjen mes të dyja klubeve për transferimin
O
rë “të nxehta” për transferimin e Matthijs De Ligt në Torino. Tratativat mes Juventusit dhe Ajaxit kanë hyrë në një fazë vendimtare, teksa është agjenti Mino Raiola, që konfirmon publikisht që ka ekzistuar një marrëveshje mes klubit holandez dhe futbollistit për ta lënë të lirë këtë sezon për shifrën e 50 milion euro. Agjenti i njohur ka pohuar se Ajax ka bërë një premtim më 2018 që, nëse De Ligt qëndron edhe një sezon tjetër, ai do të lejohej të lëvizte për çmimin e duhur. “Marrëveshjet janë bërë mes Matthijs dhe Ajax, klubi t’iu qëndrojë fjalëve të dhëna”, - tha Raiola për “De Telegraaf”. Agjenti i De Ligt beson se marrëveshja verbale ishte një pagesë prej 45-50 milionë euro. Mino Raiola shpreson se një marrëveshje përfundimtare mes të gjitha palëve mund të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur. Mediat europiane kanë raportuar se De Ligt kishte arritur një marrëveshje me Juventusin për 5 vite, me pagë totale prej 12 milionë euro në sezon, bashkë me bonuset. Kjo marrëveshje përfshin edhe një klauzolë lirimi, siç kërkohet nga Raiola, e cila parashikohet të jetë rreth 150 milionë euro. Megjithatë, ndërsa Ajax pret një pagesë më të madhe transferimi, Raiola thotë se është i prirur për ta shmangur çështjen nga arbitrazhi: “Një çështje arbitrazhi është jashtë diskutimit për ne. Për këtë kam këshilluar edhe Matthijs, sepse
Raiola e konfirmon: Juve ka akord me De Ligt, Ajax s’po e mban fjalën
nuk i përshtatet stilit të tij dhe mënyrës së tij të jetesës. Lojtari shpreson vetëm që Juventusi dhe Ajax të tregojnë vullnet për të punuar dhe që marrëveshja të mbyllet shpejt”. De Ligt nis stërvitjen- Mbrojtësi holandez është në pritje
të transferimit te skuadra e Juventusit. Klubi italian ende nuk ka gjetur marrëveshjen me Ajaxin, por ka arritur akordin total me mbrojtësin dhe me agjentin Mino Raiola. Në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e tij, 19-vjeçari ka nisur stërvitjen me
kampionët e Holandës, teksa së bashku me të janë edhe disa nga futbollistët që kanë spikatur në sezonin e fundit. Juventus ndërkohë nis stërvitjen të mërkurën dhe deri atëherë mund të kemi zhvillime të reja nga merkato.
Giampaolo: Milani shans i artë, M isha në varkë kur më mori Maldini
M
të zbrisja dhe miqtë e mi vazhduan për pushime, ndërsa unë fluturova drejt Milanos me avion! Pesë vite më parë nuk pata frikë që ta nisja nga Serie C, një zgjedhje që mund të mbyllte karrierën si trajner. Miqësia me Sarrin? E kam shumë mik! Shpesh darkojmë bashkë dhe flasim. Madje, i jam mirënjohës sepse kur
Joao Felix zyrtarizohet te Atletico: Nuk dua të jem Ronaldo
Atletico Madrid ka prezantuar zyrtarisht blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, Joao Felix. Ylli portugez do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 7, teka ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i “Los Colchoneros”. “Jam këtu për të shkruar historinë time. Dua të mbahem mend si Joao Felix. Ai është Cristiano Ronaldo dhe unë Joao Felix. Ai është një futbollist i madh dhe aktualisht më i mirë në botë. Më ka thënë shumë gjëra për Madridin, një qytet që e pëlqen shumë. Nuk dua ta vendos veten nën presion. Ndonjëherë dëgjojmë gjëra të mira dhe herë të tjera jo. Dua vetëm të bëj punën time, që ta ndihmoj sa më shumë ekipin. Benfica është një ekip special për mua, do ju jem shumë mirënjohës. Kam marrë SULMUESI mesazhe të shumta nga shumtë futbollistë, të cilët më kanë uruar fat”, deklaroi Joao Felix që u transferua te Atletico për shifrën e 126 milionë euro.
MBROJTËSI
TRAJNERI
arco Giampaolo ka dhënë sot konferencën e parë si trajner i Milanit. Ish-strategu i Sampdorias është shfaqur i lumtur dhe optimist në daljen e parë për mediat italiane. “Jam i lumtur dhe i motivuar, një klub me një histori të madh dhe mes më të njohurve në botë. Për mua do të jetë një mundësi e madh. Kam punuar dhe sakrifikuar shumë dhe mendoj se e kam merituar këtë shans. Tani duhet ta meritoj në fushë. Klubi më ka thënë që do më mbrojë nga ata që s’gabojnë kurrë. Erdha në momentin e duhur. Telefonata e Maldinit? Isha në varkë dhe sa po zgjidhja litarët për t’u nisur nga moli në det të hapur për pushime. U detyrova
TALENTI
ai u largua nga Empoli, i tha drejtuesve të klubit që të më merrnin mua, edhe pse drejtoja në Serie B me Cremonesen. Pastaj, ai e ka ndërtuar karrierën nga zero dhe ndaj me punë ia ka dalë, e vlerësoj jashtë mase. Përpiqem t’i vjedh diçka dhe ai përpiqet që të më vjedhë diçka”, deklaroi Giampaolo.
brojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, zyrtarizua ditën e djeshme te skuadra e Parmës në Serinë A, teksa firmosi një kontratë 4 vjeçare. Sot nëpërmjet një postimi në “Instagram”, 27-vjeçari i ka shprehur mirënjohje të thellë klubit të Cozencës për gjithçka që ai ka arritur me fanellën e kësaj skuadre. Dermaku nënvizon faktin se ai klub e rriti si njeri, dhe i dha mundësi të luajë me Kombëtaren dhe të kalonte Serinë A. “Dhe ja ku jemi, mirënjohje. Nuk është e lehtë të gjej fjalët për të përshkruar emocionin tim. Kam shpenzuar dy vite të mrekullueshme dhe të falënderoj Cosencën, është e fundit që mund të bëj. Cosenca më rriti si njeri, si futbollist dhe më dha mundësinë të luaj në Kombëtare e tashmë, të kaloj në divizionin më të lartë. Cosenca më bëri të njoh njerëz të mirë, por
Dermaku mesazh lamtumire për Cosencën: Falë jush arrita në kombëtare
mbi të gjitha, më dhuroi emocione të pabesueshme të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës. Dua të falënderoj të gjithë, klubin, stafin, tifozët, qytetin që më bëri të ndihem si në shtëpi. Të gjithë ata që punuan në
prapaskenë, magazinierët dhe të gjithë, të gjithë ata që udhëtuan me mua në këto dy vite. Nga sot, ju do të keni një fans më shumë. Faleminderit Cosenca! Shihemi këtu”, deklaroi Dermaku.
SPORT
21
E martë, 9 KORRIK 2019
TRAJNERI
Tite: Messi të ketë më shumë kujdes dhe respekt Trajneri i Brazilit, Tite e ka pranuar se është shumë i kënaqur për triumfin e Selecaos në finalen e Kupës së Amerikës. Ai i është përgjigjur edhe akuzave të drejtpërdrejta të Lionel Messit mbi kombëtaren braziliane.“E quaj vetën trajner të Brazilit. Sepse të drejtosh këtë skuadër, në Maracana, në tempullin e futbollit është një emocion i papërshkrueshëm. Personi që unë e quaj një futbollist i jashtëzakonshëm, një jashtëtokësor, duhet të ketë pak më shumë respekt. Ai duhet të pranojë dhe duhet të
kuptojë kur humb. Jemi përballur në shumë duele, përfshirë edhe Kupën e Botës. Prandaj duhet të ketë kujdes me ato çfarë thotë. Po i përgjigjem direkt pakënaqësive të tij. Messi vendos këtë presion për shkak të rëndësisë që ka si individ. Çdokush ka problemet e tij, por duhet pak më shumë kujdes dhe respekt”, tha Tite. Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, u shpreh hapur pas eliminimit në gjysmëfinale, se konfederata amerikanojugore e futbollit është palë me korrupsionin dhe se kontrollohet nga Brazili.
Dy mbrojtësit e Brazilit i janë kundërpërgjigjur argjentinasit për deklaratat e ashpra për korrupsion
Rozalb Lika
T
ë dielën në mbrëmje Brazili fitoi 2-0 ndaj Perusë në Kupën e Amerikës, duke triumfuar për herë të 9-të në këtë kompeticion. Gjithsesi polemikat për arbitrimin e gjyqtarit Zambrano në gjysmëfinale, vijojnë të jenë ende të mëdha. Lionel Messi ka akuzuar arbitrin por edhe drejtuesit e zonës së Amerikës, për një komplot për të shpallur Brazilin kampion. Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Marquinhos, i cili nuk është kursyer aspak me “Pleshtin”: “Është frustuese se si një futbollist si Messi, me kualitetet e tij, të ankohet për gabime të supozuara. Barcelona dhe Argjentina kanë pasur shpesh herë episode në favor dhe ai nuk ka folur kurrë për korrupsion”. Shumë i ashpër ka qenë edhe kapiteni i Brazilit, Thiago Silva ndaj sulmuesit argjentinas. “Është e vështirë për ne futbollistët që të komentojmë, sepse nganjëherë, kur ka një disfatë, ne përpiqemi t’i gjejmë shkaqet e humbjes tek të tjerët. Ne mendojmë se Messi pati ndikim te gjyqtari në ndeshjen që PSG humbi 6-1 ndaj Barcelonës, por ne nuk thamë asgjë, nuk ia faturuam disfatën arbitrit. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Nuk
Marqinhos dhe Thiago Silva sulmojnë Messin: Pse s’flet te Barcelona?
Argjentina në Ligën e Kombeve? Vjen reagimi zyrtar i UEFA-s
UEFA ka vendosur që të reagojë pas zërave të fundit në mediat ndërkombëtare se Argjentina ka kërkuar që të bëhet pjesë e saj për të marrë pjesë ne eventet që ajo organizon. Albicelestët me Lionel Messin në krye kanë akuzuar drejtuesit “CONMEBOL” për korrupsion në organizimin e Kupës së Amerikës pas disa vendimeve kontradiktore në gjysmëfinalen ndaj Brazilit. CONMBEOL reagoi duke përshkruar shpërthimin e Messit si “të papranueshëm” dhe “të pabazuar” duke shkaktuar zëra se UEFA mund të ftonte Argjentinën për të luajtur në Ligën e Kombeve. Një deklaratë thotë: “Nuk ka asnjë të vërtetë në sugjerimin se Argjentina është kërkuar të marrë pjesë në garat UEFA-s, as të bëhet anëtare e UEFA-s. Nuk kemi bërë asnjëherë diskutime për këtë çështje dhe nuk do ta bëjë kurrë. Sidoqoftë, në frymën e miqësisë dhe shoqërisë dhe si një organizatë gjithëpërfshirëse, UEFA, natyrisht, do ta ftojë Argjentinën si të ftuar special në çdo konkurs të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian.
SULMUESI
Muriqi transferohet te Fenerbahçe, e prezantojnë si moderator
mendoj se 5 yjet në fanellë (që tregojnë 5 kupat e botës të fituara nga Brazili) janë rastësisht aty. Të gjitha këto janë rezultatet e lojës së mirë në fushë. Çfarë tjetër?”, deklaroi Thiago Silva. Polemikat kanë qenë të shumta për futbollistin argjentinas, i cili ka folur ashpër në dy raste ndaj CONMBOL, pas gjysmëfinales
ndaj Brazilit dhe pas fitores 2-1 ndaj Kilit kur doli nga fusha me karton të kuq. “Nuk pranova ta marr medaljen sepse nuk duhet të bëhemi pjesë e korrupsionit. Conmebol e ka paracaktuar që do fitojë Brazili, gjithçka po bëhet për të fituar vendi organizator”, shpërtheu Messi pas ndeshjes kundër Kilit, duke përsëritur
BRAZILIANI
frazat që tha pas ndeshjes kundër Brazilit. Tani AS raporton se ylli i Argjentinës rrezikon shumë, sepse Conmebol nuk do të ndalet te komunikata zyrtare ku i bënte thirrje Argjentinës që të pranonte në mënyrë sportive humbjen. Në raste si ai i Messit, parashikohen dënime deri në 2 vite nga ndeshjet ndërkombëtare.
Neymar në “luftë” me PSG, nuk paraqitet në stërvitje
M
DEKLARATA
es PSG dhe Neymar ka një luftë totale. Futbollisti brazilian, i cili ëndërron një rikthim te Barcelona, nuk i është përgjigjur grumbullimit të klubit francez. Skuadra e Tuchel ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, por Neymar duket se nuk ka dëshirë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit. “Kemi zbuluar se Neymar nuk është prezantuar në orën dhe në afatin e dakorduar. Ai nuk ka marrë asnjë autorizim. Klubi e dënon situatë dhe do ta marrë të gjitha masat”, shkruan klubi parizien. Në këtë mënyrë vijon situata e pazakontë me Neymar, për të cilin foli edhe presidenti i Barcelonës
pak ditë më parë: Dëshiron të largohet, por PSG nuk e shet”. Në kundërshtim me qëndrimin e ashpër zyrtar të klubit kampion në fuqi të Francës, ka mbërritur edhe deklarata e babait të yllit brazilian, që përgënjeshtron parisienët, nëpërmjet fjalëve të transmetuara ekskluzivisht për “Fox Sports Brasil”. “Arsyeja e mungesës është e e ditur. Është prej më shumë se një viti që angazhimi në “Institutin Neymar Junior” është në rend dite dhe nuk mund të ndryshohej. Pa polemizuar them se PSG kishte dijeni se Neymar do të rikthehej më datë 15 korrik”, deklaroi babai i brazilianit.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek ekipi i i Fenerbahçes. Pas një supe sezoni te Rizespori, Muriqit i duhet një punë më e madhe për të treguar aftësitë e tij në krye të sulmit të Fenerbahçes. Prezantimi Muriqit është bërë në një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale. Sulmuesi u shfaq në rolin e një spikeri në kanalin televiziv të Fenerbahçe ku anoncoi kronikën e radhës e cila fliste për një afrim të ri në skuadër. “Mirëdita. Jemi me ngjarjet e ditës në edicionin qendror të lajmeve, Fillojmë lajmet me një transferim, Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar familjes së klubit më të madh turk, Fenerbahçe. Klubi ka nënshkruar me lojtarin kontratë katër vjeçare”, tha gjiganti kosovar, në rolin e spikerit të lajmeve. Në kronikë shfaqej vetë sulmuesi ndërsa nënshkruante kontratën me drejtuesit e klubit turk. Sulmuesi i Kosovës do të mbajë fanellën me numër 94 te Fenerbahçe.
POLITIKE
22 E martë, 9 KORRIK 2019
Mediat ndërkombëtare: Ermonela Jaho, një engjëll i zjarrtë Sopranoja Ermonela Jaho me operën “Ana Bolena” po vijon me suksesin e saj në skena të huaja. Sopranoja Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena” në premierën e këtij produksioni të ri, që hapi siparin e Opera Australia në 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik. “The Economist” dhe “Financial Times”, kanë shprehur vlerësime për sopranon shqiptare për interpretimin e saj në operën “Ana Bolena” . “Një engjëll i zjarrtë”, kështu e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës në operan e Donizzetit. Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar, “e njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa “Financial Times”shkruan “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj. Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të para-
Berati prej 11 vjetësh një nga thesaret e trashëgimisë kulturore botërore
qitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liu (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris. Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Elysees. Për hapjen e sezonit 20132014 në operën e Grand Avi-
gnon, ajo risjell rolin e Cio-CioSan në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche. Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të ‘Ecole Normale de Musique de Paris’, e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet shumë, duke vijuar me suksese të tjera aktivitetin e saj.
Zbulimet arkeologjike në liqenin e Ohrit nën kujdesin e UNESCO-s Shpallja e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit si pasuri e UNESCO-s do të mundësojë vijimin e kërkimeve dhe
gërmimeve arkeologjike në pjesën nënujore, sipas standardeve të këtij organizmi ndërkombëtar. Arkeologu
nënujor Adrian Anastasi tha për ATSH-në se “restaurimi dhe muzealizimi i objekteve dhe banesave palafite, tashmë të zbuluara nën ujë, do të kenë të njëjtat standarde”. Arkeologu nënujor, që drejton prej vitesh kërkimet në liqenet e Ohrit dhe Prespës, thekson se “zbulimet e deritanishme në liqenin e Ohrit kanë nxjerrë në dritë tre vendbanime të mëdha prehistorike, me moshë deri 6mijëvjeçare. Dy prej tyre i përkasin periudhës neolitike dhe një tjetër periudhës së bronzit”. Dr. Adrian Anastasi shton se turistët në të ardhmen do të vizitojnë site, të cilat i përkasin trashëgimisë kulturore botërore, pjesë e UNESCOs. Shqipëria do të jetë realisht kontribuese në botë, me kulturën e saj të zbulimeve arkeologjike nënujore. Dokumentacioni i zbulimeve në liqenin e Pogradecit ka shërbyer për plotësimin e dosjes që përgatiti Ministria e Kulturës, Instituti i Arkeologjisë dhe organizma të tjerë institucionalë.
Data 8 korrik 2008 shënon një datë të veçantë për qytetin e Beratit dhe vlerave që ai përfaqëson. 11 vjet më parë në sesionin e 32 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore. Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme duke bëre që Berati të kthehet në destinacion turistik botëror. “Prej 11 vjetësh qyteti i një mbi një dritareve është një nga thesaret e trashëgimisë kulturore botërore. Berati, në çdo rrugicë, një sekret..”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Restaurohet ikona “Krishti Pantokrator”, në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore e cila tregon dhe njëherë në sytë e turistëve se fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni, po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin. Së fundmi ka filluar procesi i konsolidimit dhe restaurimit të ikonës “Krishti Pantokrator” në laboratorin e restaurimit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Ikona e shek. XVII me vlera të rralla artistike, ka qenë pjesë e ansamblit të ikonostasit të kishës “Shën Kristofori” në Po-
lenë të Korçës. Elementët stilistikë që dolën në pah pas restaurimit tregojnë se ikona duhet t’i përkasë shek. XVII. Ajo duhet të jetë punuar në një nga atelietë e rëndësishme të zonës së Korçës.
Festivali i Filmit të Shkurtër. Në konkurrim 50 vende të botës Në qytetin e Korçës ditën e djeshme nisi Festivali i Filmit të shkurtër. 50 filma të shkurtër nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen gjatë 5 ditëve të festivalit, në ambientet e Teatrit A.Z. Çajupi dhe në sheshin e kullës panoramike. Programi special “FOCUS AUSTRIA” do të hapë këtë edicion, një program i mundësuar nga Ambasada e Austrisë në Tiranë. Doris Bauer, drejtoresha e VIS Vienna Shorts, do ta prezantojë vetë këtë projekt. Më pas programi do të vazhdojë me filmat në konkurrim, dhe ditën e premte, më datë 12 korrik, do të ndahen çmimet për filmat më të mirë. Risia e këtij viti është dhe programi VR Competition. Filmat Virtual Reality do të mund te shihen nëpërmjet syzeve VR dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë. Korça International Short Film Fest është mbështetur nga Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, Aleanca Franceze Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Regjizori ... Hitchcock paraqiti më 24 janar 1927 filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli 5. Bëj një përmbledhje të sistemuar të normave juridike, së drejtës 7. Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi 8. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 9. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 10. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 12. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 13. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë 14. Masë e vjetër për drithëra, e barabartë me rreth dyzet deri në pesëdhjetë kilogramë 16. Kur fut dikë a diçka në ujë 17. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 19. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 22. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 24. Trup i ngurtë, shumë i ngjashëm me gurët tokësorë, që bie nga hapësira qiellore në Tokë 26. Ashtu quhet një proces teknik i transmetimeve televizive, kronikave të lajmeve kryesisht 28. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 29. Tubim, grumbullim i organizuar, zakonisht në shesh të hapur, kryesisht me prapavijë politike 31. ..ho, sa e mirë është. 33. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 34. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 35. ... Bardhi u lind në Shkodër më 4 maj 1870, hulumtoi mbi zakonet, frazeologjinë, kangët, prrallat, gojëdhanat shqipe 36. Newton, fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 37. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 38. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 39. Sipas Konicës, shqiptarët po nuk e pate, ta vënë, po e pate ta heqin, atë 42. Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar 44. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 45. Ai që nuk është i ditur, mbetet të jetë i molepsur nga ... 46. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 47. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 48. Veprim i njëhershëm i nje-
E martë, 9 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
riut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 52. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 54. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 55. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 56. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse 58. Të lag e të bën qull 59. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 60. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 61. Krahinore, ashtu quhet një dhurata a ushqime që i çohej dikujt me rastin e martesës 62. Që lidhet me organin e të parit 63. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 66. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 67. Svante ... në vitin 1896 sugjeroi se efekti serë do të shkaktonte ngrohjen globale 68. Rruaza e parë e qafës, mbi të cilën mbështetet koka 70. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohej nusja ditën e dasmës 72. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 73. Njeri që nuk flet fare, njeri i pagojë 74. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 79. Mënyrë e hijshme në veshje, në sjellje, në të shprehur etj
81. Sistem ngrohje me avull. Ngrehina ku është vendosur pajisja quhet ashtu 84. Winston ... ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 19401945 85. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 86. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 89. Kur fëmijëve kryesisht i vendosin nishane, nuska, etj., për të mos e marrë ... 92. Quhet ajo që mbathim në këmbë, zakonisht në verë, jo sandale 94. Giordano ..., ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian, u dogj për së gjalli në turrën e druve 96. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 98. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 99. Jo vegjetarian, jo kafshë, edhe pse është njeringrënës 101. Gjak e gjiri, farefis. 103. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 104. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 105. Tirana, e kishte targën e makinave ... 106. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 107. Vel i hollë që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës 109. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 110. Nuk e marr diçka nga vendi ku është
VERTIKALISHT 1. Ashtu quhet filmi i regjisorit Kristaq Dhamo, prodhuar më 1973, skenari, Dhimitër Xhuvani, dhe muzika, Shpëtim Kushta 3. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 4. Titull shkencor më i ulët se ai i profesorit 6. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim 7. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 9. Metal jo i thjeshtë që del nga lidhja e bakrit me kallajin 10. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 11. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 13. Belizi e ka atë kryeqytet 15. Në anën tjetër të diçkaje, përtej diçkaje. Jo këndej, ... 18. Aeroplan me dy palë krahë 20. Partia Socialiste e Moderuar 21. Mbulesa e jashtme prej gome e rrotës së biçikletës 23. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 24. Dita e tretë e javës që vjen pas së martës 25. Almiset për të lëruar tokën dhe për të ngarë qetë 27. Zejtari quhet ashtu, ai që i beson duarve jo makinerive 30. Makinë e posaçme ku vihen vezët në temperaturë të ngrohtë që përshpejton lindjen e zogjve 32. Dita para një feste; dita a koha para një ngjarjeje të cak-
kenë një të tillë 53. Element i rëndësishëm, emblematik i objekteve të kultit islam, xhamive 55. Acid si pluhur i bardhë, me shije të thartë 57. Ata të cilët i përkasin dhe janë ithtar të besimit mysliman, njihen edhe ashtu 64. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 65. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 69. Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër 71. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 75. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 76. Ashtu është marrëveshja ndërmjet dy a më shumë shteteve për çështje të rëndësishme 77. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 78. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 80. Bimë që rritet në det ose në vende të tjera me ujë 82. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 83. Murg françeskan, quhet ashtu 85. I zoti i mullirit ose ai që punonte në mulli për bluarjen e drithit 87. "Dora e ..". është një dramë televizive e prodhuar në Shqipëri më 1983 me regji të Kujtim Çashkut, skenari, Neshat Tozaj dhe muzika nga Hajg Zaharjan 88. Ai që di të hedhë valle, ai që kërcen valle; kërcimtar. 90. Pjesa e trungut a e kërcellit, që mbetet në tokë kur presim një dru a një bimë me kërcell të trashë 91. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 93. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 95. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 97. Ashtu është kur gjërat dhe sendet janë hedhur sipër njëritjetrit, pa rregull, shkel e shko 100. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 102. Unioni Postar Universal 108. Aleanca Kuq e Zi
tuar 34. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 40. Kirkizia ka atë monedhën e saj 41. Kohë e caktuar ose pjesë e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 42. Armë zjarri me grykë të shkurtër, të gjerë dhe pa vjaska, që e hedh predhën jo larg e në vijë shumë të lakuar 43. Periudha më e hershme e kohës së gurit 48. Që shërben për pastrimin e plagëve dhe për ndalimin e infektimit 49. Partia e Punës së Shqipërisë 50. Qull që bëhet zakonisht me miell të skuqur, me lëng mishi e me hudhra 51. Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 52. Çdo veprimtari, por mbi të gjitha partitë politike duhet ta 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
C
I
3
U K
4
T
10
D
11
A P
12
A R
5
6
P
K
U
G A
U
F
A 17
P
H
P
19
R
A N
G O
S
J
9
R
K
Y
U P
U
S
S
S
16
18
L
8
C E
A N
U
14
15
U
7
K
13
W E
N
K
N
K A
R A
M E
R
K
20
V
21
L
A
E
H
22
E 23
P
L 24
E
R
R
D R
R
E
25
G A
M E
26
N ¸ 29
R
E
M
R
31
O
M E
L
N
D
U
I
K
S
I
˙
A
A T
V
I
I
F
I
A R
40
O
L
D I
S
E
V
M
S
A
¸
J
J
52
A
V E
R
E
K
T
F
M N
O K
V
M
R A
K O
I
57
S
R
E
K
K
M R E
T
J
58
J
Q
59
W
A
T
S
R
61
I
J
A L
63
O N
G R
E
S
I
S
Z
T
64
U
42
S
54
62
P
L
F
53
60
E
A I
˙
A
M
51
56
A L
E
J
H 50
55
H
I
48
K 49
S
V E
47
R
C 41 45
D E K
C
T 39
44 46
O M
R R T
F
38
O K T
L
36
N
M
43
I
T
28
A
O N
O
L
U
T
Q
33
D 37
D
27
R I
30
35
E
I
32
A
34
M O D
R
65
K U
I
S
L
M
66
D 67
A J
M ¸
P
V
T
A N
T
68
S
E
M I
G R
69
L
L
¸
70
L
71
Y M
S
M
F
P
I
R
H
R
R O
M A
N
N
N
A P
T
E
74
75
77
N T
R O
P
O
L
N
M
A
73
K
76
A
I 72
B
I
78
O
G J
79
80
O L
E
O
N
81
R 82
E 83
M
J
F
D
A P
S
N
S
N
J
T
I
88
V
Z
A
I
D
¸
P
S
E
R V L
U D
E
A
L
R
M U
F 103
V
K ¸
R
U
I
L
K R
T
P
G J
R
J
¸
E
T
E
R
A
L
P
106
B
107
E
H A
M Z
A
109
E
A
O
T
K L
M
115
M
V A
R ¸
112
I
M ¸
A
R
U
K
E
N
S 113
H A
114
S
116
B
R
97
E
105
111
I
E S
101
V 104
110
L
O F
91
96
O N
108
L
R
100
102
A
K
U
99
M E
T ¸
90
A
95
I 98
L
C
V
93
B S
94
O
¸
T
89
M I
D
92
N
O
85
R Y
87
I
K
84
L
86
V
O
R E
Z
¸
B
I
T
C 117
E
K
P
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 9 KORRIK 2019
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në protestën e opozitës O
pozita ka thirrur dje protestën e 10 ko mbëtare. Tubimi ka një pjesëmarrje të jash tëzakonshme që ka tejkaluar pritshmëritë. Fotot më poshtë tregojnë se thirrjes së opozitës i janë përgjigjur shumica e shqiptarëve. Protesta ka nisur në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit u mblodhën para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.