Koha Jone_9 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 108 (8549)

E enjte, 9 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Zyrtarja e BE, Federica Mogherini foli sikur të ishte Elisa Spiropali, ministrja e qeverisë. Ajo nuk foli asgjë për krimin e organizuar, për korrupsionin, për krizën politike e cila po shkon në përplasje civile. Mogherini ishte në rolin e zëdhënëses së ekzekutivit shqiptar

Edi Rama i vendosur: Zgjedhje më 30 qershor Lulzim Basha dje nga Korça deklaroi: “Rama nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë” FAQE 3

Meta takon Thaçin: Liberalizimi i “Sfidat kapërcehen me dialog, integrimi vizave për Kosovën, mëse i merituar europian është e vetmja rrugë përpara”

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

FAQE 24

PASI U BË DEPUTET NGA KQZ

Indrit Hoxha djeg mandatin në sallën e Kuvendit: Neveri për këtë Parlament

FAQE 8

Në foto: Presidenti Ilir Meta me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini

ISH-MINISTRI

ISH-DEPUTETI I PD

Baçi: Më 30 qershor Xhafaj: Reforma nuk do të rrimë në e pandalshme. shtëpi, do ndalim Mazhoranca përgjegjësi instalimin e diktaturës për zbatimin Nga Herion Mesi e drejtë të saj FAQE 9

FAQE 8

FAQE 13

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD

Gazment Bardhi: Rama skenar për të nxitur konflikt popullor Intervistoi Jonida Halili FAQE 5


POLITIKE

2

E enjte, 9 MAJ 2019

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Mogerini nuk përmendi asnjë nga problemet që ka Shqipëria për krizën politike, krimin, korrupsionin dhe trafiqet e drogës

Vasili: Mogerini në ikje i bën qokën e fundit Ramës!

I

sh-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat që bëri pasditen e djeshme në Tiranë, përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Në një reagim të gjatë përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se zyrtarja e BE-së i bëri dje qokën e fundit kryeministrit Edi Rama, duke mos përmendur asnjë nga problemet që ka Shqipëria për krizën politike, krimin, korrupsionin dhe trafiqet e drogës. “Mogerini në ikje i

bën qokën e fundit Edi Ramës! Federica Mogerini në ikje, flet për një Shqipëri që nuk ekziston. Ajo habiti për keq shqiptarët duke dhënë fakte imagjinare në vend të të vërtetave, që ata i njohin mirë. Së pari: Është e vërtetë se 63 % e shqiptarëve nuk e mbështesin reformën në drejtësi dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se 80% e shqiptarëve mbështesin atë. Së dyti: Është e vërtetë që Shqipëria e ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave që në vitin 2016, dhe jo vjet, kur thotë Mogerini. Biles, vjet Shqipërisë iu shtuan edhe

7 kushte të tjera. Së treti: Është e vërtetë që reforma në drejtësi është dështim i plotë, Shqipëria është pa drejtësi, pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, me veting me dy standarte dhe me një KLGJ dhe KLP kur njerëz pa integritet deri dhe bashkëpuntorë të Sigurimit janë pjesë e tyre, dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se ajo është një histori suksesi për t’u marrë shembull. Së katërti: Është e vërtetë se krimi mbretëron dhe korrupsioni është thelluar me 8 shkallë, sipas Transparency Intenational, dhe nuk është

KREU I PDK-së

Ndoka: Mogherini në fund të karrierës së saj, duhet të anëtarësohet në PS Kreu i PDK-së Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora ironizoi dje vizitën e diplomates së lartë të BEsë në vendin tonë Frederica Mogerini dhe deklaratat e saj. Ndoka tha se Mogherini është në fund të karrierës së saj politike, ndaj dhe duhej të merrte një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste. “Samiti i Berlinit ishte një goditje ballore për Ramën në Tiranë, dhe për Thaçin në Prishtinë, ata të dy dolën me kredencialet më të ulëta ndonjëherë në politikën e jashtme. Kjo gjë e bëri alarmante situatën për Ramën dhe oborrin e tij. Kjo gjë është sekti Soros, që e lidh me Mogerinin. Ajo është revolucionare, e ka edhe në CV e vet në Itali, dihet pjesa e saj, por përtej asaj ishte një çokë që aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se korrupsioni është luftuar. Së pesti: E vërtetë është që qeveria dhe kryeministri kanë dalë nga sistemi dhe kanë krijuar monizmin në parlament dhe në sistemin e drejtësisë, dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që thotë Mogerini se qeveria ka përmbushur detyrimet. Së gjashti: Është e vërtetë që media është kapur nga qeveria dhe liria e medias, sipas Reporterëve pa Kufi, ka rënë me 8 shkallë. Së shtati: Është e vërtetë që zgjedhjet e lira u shkatërruan nga krimi i organizuar dhe fajtorët nuk janë dënuar, dosjet 339 dhe 184 janë bllokuar dhe kriminelët në qeveri dhe jashtë saj, livadhisin si duan. Pse Mogerini iu largohet të vërtetave? Përse Mogerini i fsheh të vërtetat? Përse Mogerini nuk i evidenton këto të vërteta?

do të përfundonte më mirë me një kartë anëtarësie në Partinë Socialiste, sepse thonë se do të marrin tek Presidenti edhe një titull, por do të ishte më e vlefshme një kartë anëtarësie që t’i dorëzohej ngaTaulant Balla në fundin e karrierës së saj politike”, tha ai. Mogerini i habiti për keq sot shqiptarët. Mogerini mbylli sot sytë edhe përpara raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Parimet e Europës së Bashkuar kanë në themel zgjedhjet e lira e të ndershme, transparencën, demokracinë funksionuese, shtetin e së drejtës, barazinë përpara ligjit, luftën pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit ku qeveria ka dështuar në të gjitha. Me sa duket Mogerini në ikje e sipër i harroi rrugës këto parime të mëdha të Europës që aspirojnë shqiptarët, por që nuk ka aspak të bëjë me atë që thotë Mogerini në alibinë për qeverinë e kapur të Edi Ramës. Gjynah! Mogerini, qe një kohë e humbur kot për shqiptarët”, u shpreh ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Nënkryetari i PD-së: Edi Ramës i është mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit

Paloka i përgjigjet Mogherinit: Shqipëria në Europë, pasi të largoje Ramën

D

eklaratat e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogerini që u bënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi rama kanë ngjallur mjaft reagime të kampit opozitar përgjatë pasdites së djeshme. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetje shefes për politikën e jashtme të BEsë, të cilën e pyet nëse ka një rast në BE që qeveria të ketë

asgjësuar Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, nëse ka ministra e funksionarë që kapen në përgjime dhe nuk hetohen apo ku janë futur në parlament dhe qeverisje, trafikantë, përdhunues, hajdutë etj. Paloka theksoi se Shqipëria do të shkojë në Europë kur të largojë Edi Ramën. “Shqipëria do të shkojë në Europë pasi të largojë Edi Ramën. Në cilin vend të BE-së funksionon drejtësia

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë? A ka sot një rast në BE që një qeveri me veprimet e saj të ketë asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë? Në cilin vend të BE-së, ministra dhe funksionarë të lartë politikë kapen në përgjime me drejtues organizatash kriminale duke shit-blerë vota dhe më e pakta nuk hetohen? A ka ndonjë vend në BE që prokuroria bën gjithçka për të prishur provat e shitblerjes së votave ku janë implikuar ministra, deputetë, kryetarë bashkish? Në cilin vend BE-ja ka toleruar e ca më keq, mbështet shit-blerjen e votës deri më sot? Në cilin vend të BE-së një ministër është në hetim si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës dhe qeveria nuk ka dhënë

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

dorëheqjen? Në cilin vend të BEsë një person me vëllain e dënuar për trafik droge dhe aktiv në trafikun e drogës bëhet ministër i brendshëm dhe në vend që të hetohet trafiku i drogës ndiqen penalisht denoncuesit? Në cilin vend të BE-së qeveria kërkon të vjedhë 40 milionë euro në 2 km rrugë me kompani fantazmë e duke dhunuar banorët që u prishën shtëpinë ndërkohë që drejtësia hesht? A ka një vend anëtar të BE ku partia qeverisëse ka futur në parlament dhe qeverisje; trafikantë femrash, trafikantë droge, vrasës, përdhunues, hajdut ordiner e të korruptuar? A ka ndonjë vend të BE që i pranon këto standarde?! Natyrisht që JO. Prandaj, Edi Ramës i është

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

mbyllur dera në fytyrë nga vendet anëtare të BE që janë kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë, por me Edi Ramën kjo ditë bëhet gjithnjë e më e largët. Asgjë dhe askush nuk e mbron dot me pushtetin e tij, as me para droge e korrupsioni, as me presione destabiliteti. Kjo kohë ka marrë fund dhe këtë e dëshmoi më se qartazi dhe Samiti i Berlinit. Shqipëria do të hapë negociatat; kur të garantojë zgjedhje të lira; kur të ndajë politikën nga krimi; kur të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin. E kjo do të bëhet, duke nisur me largimin e Edi Ramës”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PDsë, Edi Paloka.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 9 MAJ 2019

Zyrtarja e BE, Federica Mogherini foli sikur të ishte Elisa Spiropali, ministrja e qeverisë. Ajo nuk foli asgjë për krimin e organizuar, për korrupsionin, për krizën politike e cila po shkon në përplasje civile. Mogherini ishte në rolin e zëdhënëses së ekzekutivit shqiptar

Edi Rama i vendosur: Zgjedhje më 30 qershor Lulzim Basha dje nga Korça deklaroi: “Rama nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë” Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse zyrtarja e BE nuk i ka kursyer asnjëherë lëvdatat, shpesh edhe të pamerituara, ndaj qeverisë Rama, mbërritja e saj në Tiranë u pa si një mundësi për të ndikuar në zgjidhjen e krizës politike. Një komisionere e BE ka autoritetin dhe përvojën për të ndikuar që një shtet si Shqipëria, me një konflikt në prag të derës, t’i rikthehet normalitetit. Në vend që të kritikonte arrogancën e qeverisë, në vend që të fliste hapur për arsyet se përse nuk po çelen negociatat, në vend që të frenonte përplasjen e një krizë të frikshme politike dhe civile, ajo bëri të kundërtën. Në konferencën e përbashkët për shtyp, i dha Edi Ramës më shumë mbështetje sesa edhe vet ai e priste. Deklaroi se nuk ndërhyn në krizën politike, pasi BE “nuk ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera”. Në fakt, një nga shumë arsyet se pse 99% e shqiptarëve duhan të hyjnë në BE është sepse unioni jep garanci që politikanët këtu të mos lajthisin nga pushteti i tepërt dhe të krijojnë shtete personale. Ajo deklaroi se reforma shumë e kritikuar dhe debatuar në Tiranë, nga qeveria Rama është bërë në mënyrë të përkryer, aq sa është dhe model për vendet anëtare të BE!!! Nuk kishte se ç’thoshte më tepër edhe Elisa Spiropali, ministrja e Edi Ramës. Dhe në fund, pas lëvdatave për reformat e qeverisë Rama, Mogerini bëri dhe një thirrje për qytetarët duke kërkuar që të marrin pjesë në

zgjedhjet e 30 qershorit. Pra, zgjedhje pa opozitën. Ky është absurditet dhe një injorancë diplomatike ose më keq. Ajo paguhet nga serbët për përplasje në Shqipëri, pasi deri tani ajo ka manifestuar vetëm se ka punuar pro Serbisë dhe kundër Kosovës. Tani edhe kundër Serbisë. Pas kësaj mbështetje që as vetë socialistët nuk e kuptojnë se përse i bëhet Edi Ramës nga një zyrtare e BE, e cila duhet të jetë e paanshme, kryeministri e pati më të lehtë të shpaloste projektin e tij për zgjedhje pa opozitën. Në konferencën me Mogerinin, Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe ato do të mbahen me çdo kusht. Më pas, shkoi në mbledhjen e Krye-

sisë së PS dhe kërkoi që të bëhen gati emrat e kandidatëve për kryebashkiakë, duke deklaruar se PS do të sillet njëlloj sikur këto janë zgjedhje normale. Për mediat, deklaroi pa më të voglin problem se më 30 qershor qeveria synon që të fitojë në të 61 bashkitë që ka vendi. Ndërkohë nuk harroi të paralajmëroi se “kushdo që prek kutitë e votimit do të përballet me Kodin Penal” dhe me burg. Në këtë mënyrë, kryeministri e ka ndarë mendjen se partia që ai drejton do të hyjë në një proces të kontestuar që në nisje dhe me rrezik për stabilitetin e vendit. Hyrja në zgjedhje pa opozitën është nga ato procese që PS-së mund t’i japë 61 bashki, 61 këshillat bashkiak dhe

çdo drejtori, por vendit nuk do t’i sjellë asgjë të mirë. Përkundrazi, në 30 qershori nuk dihet nëse do të flitet për fitoren e PS-së apo për nisjen e një përplasje të fortë që nuk është parë përgjatë viteve të fundit. Skenarë të tillë për destabilitetin e vendit, si pasojë e zgjedhjeve pa opozitë nuk janë më hamendësime, por një zhvillim që duket i pashmangshëm. Dje Lulzim Basha nga qyteti i Korçës paralajmëroi Edi Ramën se çfarë do të ndodhë nëse në zgjedhje shkon vetëm Partia Socialiste. “Rama nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë”,- deklaroi Lulzim Basha. Kur kreu i partisë më të madhe opozitare në vend deklaron se do të ketë përballje lagje më lagje dhe qytet më qytet, nuk është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të prodhojë data 30 qershor. Dhe opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të pengojë një proces fasadë që jo vetëm do t’i jepte gjithë pushtetet Edi Ramës, por do të godiste në mënyrë fatale demokracinë dhe do të zhbënte opozitën. Por nga përplasja mes popullit opozitar dhe pushtetit do të ketë një destabilitet të frikshëm. Ndaj thirreni mendjes të nderuar politikanë vendimmarrës për fatet e vendit. Q. Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 9 MAJ 2019

Shefja për politikën Jashtme të BE-së: Krizën zgjidheni vetë. Nuk negocioj mes partive politike, as brenda as jashtë BE-së

S

hefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka dhënë gjithë mbështetjen e saj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shqiptare. Gjatë konferencës për media me kryeministrin, Mogherini deklaroi pasditen e djeshme se Shqipëria ka sjellë rezultate konkrete me reformat, duke përmendur atë në drejtësi, për të cilën tha se vendi është shembull edhe për vende anëtare të BE-së. Shefja e politikës së jashtme në BE, përsëriti se Brukseli kërkon që kriza politike në Shqipërisë të zgjidhet nga aktorët brenda saj. Në konferencën me kryeministrin Rama, Mogherini tha se nuk negocion ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda BE apo jashtë tij. “Asnjëherë nuk promovoj dhe nuk hyj në negociata apo ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar qoftë brenda BE apo jashtë tij, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE është që të ketë marrëdhënie me institucionet, me qeverinë, parlamentin, presidentin dhe shoqërinë. Ky është roli që i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata apo ndërmjetësime në 2017 në dinamikën e brendshme të politikës shqiptare dhe nuk e kam bërë as në vendet e tjera. Kjo nuk është qasja jonë për marrëdhëniet institucionale dhe politike me vendet tona partnere”, tha ajo. Negociatat Përfaqësuesja e lartë e BEsë Federica Mogherini duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje në konferencën për mediat, tha se Shqipëria do të ketë mbështetjen e saj të plotë për të çelur negociatat. “Shqipëria

Mogherini mbështet fort Ramën: Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet do të ketë mbështetjen time të plotë për të çelur negociatat. Mendoj se kam qenë e qartë kur kam thënë se duhet të çelen negociatat me vendin tuaj. Mendoj se Shqipëria ka punuar për të konsoliduar punën në fushat që i është kërkuar. I ka mbetur Komisionit dhe shteteve anëtare që të japin përgjigjen. Shpresoj mos të ketë përgjigje negative. S’është e thjeshtë, por nuk është e pamundur të arrihet si rezultat”, u shpreh dje Federica Mogherini. Mbështetja për Ramën Për Mogherinin, Shqipëria duhet ta marrë çeljen e negociatave por se tani është në dorën e vendeve anëtare. Ajo iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë. Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit. “Për mua kënaqësi që jam kthyer në Tiranë, kënaqësi që takohemi pas Berlinit. para një viti kam qenë në vizitën e fundit. Mbaj mend dhe emocionet për të sjellë lajmin e mirë të rekomandimit pozitiv që kishte miratuar KE. Pikërisht në këtë sallë ju përgëzova ju si kryeministër por dhe të gjitha institucionet. Ju keni arritur ta konsolidoni këtë ecuri dhe vazhdoni të tregoni rezultate konkrete të reformave. Dëshiroj t’ju përgëzoj për punën që keni

bërë për 3 zhvillime kryesore. Ju po kaloni tashmë një proces të qenësishëm të reformës në drejtësi. Transformimi jo vetëm për të kënaqur institucionet e BEsë por pritshmëritë e qytetarëve. Ajo që është arritur me reformën në drejtësi mbetet e paprecedentë jo vetëm në këtë rajon. Ju keni arritur që të keni një reformë në sistemin e drejtësisë që do

të ishte shembull dhe për disa shtete anëtare të BE-së në një proces që nuk ka qenë i lehtë. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim se sa krenarë janë qytetarët për këtë reformë. 80% e qytetarëve e mbështesin këtë reformë. Ka pasur një sërë operacionesh të mëdha që kanë ndihmuar në shpërbërjen e grupeve kriminale.

Është përgjegjësia jonë të njohim arritjet që janë bërë dhe t’u përgjigjemi pozitivisht. Topi do të kalojë tek shtetet anëtare dhe këshilli. Çelja e negociatave në qershor objektiv i arritshëm por nuk duhet marrë i mirëqenë. Opinioni publik në ato vende duhet të jetë mbështetës. Ky është objektivi ynë i përbashkët, që shtetet anëtare t’i njohin arritjet. Inkurajoj të gjithë në Shqipëri jo vetëm kryeministrin që duket se nuk kanë nevojë por edhe institucionet. Kjo përpjekje kolektive kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara dhe për këtë gjë të lihen mënjanë ndasitë. Ju e dini që BE e ka përsëritur ngahera qëndrimin e vet. Ne besojmë që partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën përgjegjësive. Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë dhe i bashkuar i gjithë institucioneve të BE-së. 88% e qytetarëve shqiptarë ka një ndjesi pozitive ndaj BE-së. 92% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin objektiv anëtarësimin në BE dhe kjo ngarkon me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë. Për mua në një farë mënyre kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditën e Europës nesër. Jam krenare që ditën e Evropës do ta festoj në Tiranë. Tek unë mund të mbështeteni. Në interesin e BE-së që ta fillojmë procesin e negociatave”, deklaroi dje Federica Mogherini.

KREU I QEVERISË VAZHDON TË PRETENDOJË SE E VETMJA ARSYE QË SHQIPËRISË DO I REFUZOHET HAPJA E NEGOCIATAVE, JANË PROBLEMET E BRENDSHME NË BE

P

ërkrah shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë diskutim se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor 2019. “Nuk ka asnjë lloj diskutimi se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor. Kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim nga askush. Është e sigurt që në këtë datë ka zgjedhje dhe qytetarët do të votojnë. Atë ditë do të kemi edhe zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të Shqipërisë. Se kush merr pjesë në zgjedhje e kush jo, këtë nuk e di. Gjithsecili është i lirë të hyjë ose jo në zgjedhje. Di që zgjedhjet janë legjitime dhe në të mund të marrë pjesë çdo parti politike legjitime. Më 30 qershor pra ka zgjedhje, kaq është e sigurt”, deklaroi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i Qeverisë përsëriti gjithashtu se Shqipëria pret hapjen e negociatave, sepse ka përmbushur detyrat e saj. “Jam këtu me zonjën

Rama paralajmëron dështimin me negociatat: Ne i kemi bërë detyrat, por BE ka probleme

Mogherini, me të cilën kam biseduar një sërë temash të rëndësishme për vendin tonë dhe që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Tema që u bisedua mes meje dhe zonjës Mogherini ishte ajo për çeljen e negociatave për Shqipërinë, si një gur themeli për të ndërtuar rrugën tonë eruopiane përmes

negociatave. Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të KE-së dhe për ecurinë e mëtejshme të të gjitha përpjekjeve në funksion të thellimit të reformave dhe transformimit të gjithë aspekteve të vendit falë reformave. Nuk është sekret, ne presim vetëm një përgjigje

nga KE, përgjigjen se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim. Ne meritojmë hapjen e negociatave, pasi kemi punuar për prioritetet që ka vendosur BE. Biseduam për disa tema, ndër të tjera edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si pjesë me rëndësi për integrimin e rajonit në BE sa më shpejt. Ne si qeveri do të luftojmë për një Shqipëri sa më të mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, pastaj sigurisht edhe për të hyrë në BE si prioritet absolut”, deklaroi Rama. Por gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama shkoi dhe më tej duke paralajmëruar mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në në muajin qershor. Rama u shpreh se vendet e BE kanë problem

të brendshme duke nënkuptuar vendimin negativ të Komisionit Europian për Shqipërinë. Rama vazhdon të pretendojë se e vetmja arsye që Shqipërisë do i refuzohet hapja e negociatave, janë problemet e brendshme në BE pasi sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e veta. Rama tha se se pritshmëri të tilla vijnë pasi, sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe se vendimi, sipas tij, nuk varet më nga vendi ynë, por nga faktorë të tjerë brenda Europës. “Jemi të vetëdijshëm se këto varet nga ne po aq sa varen nga faktorë rreth nesh por besoj se është koha për t’i dhënë fund përpjekjes për një fazë përgatitjesh dhe për të filluar zyrtarisht negociatat. Vjet na u dha mundësia për të nisur procesin teknik, por çelja zyrtare është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar ndërtimin e rrugës europiane”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.


POLITIKE

5

E enjte, 9 MAJ 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike: Rama mendon se duke destabilizuar vendin, mund t’i zgjasë pushtetin vetes. I ka bërë llogaritë gabim

Intervistoi Jonida Halili Zgjedhje ku partitë politike ia lenë vendin bandave kriminale, nuk ka për të pasur më në Shqipëri. Është kjo kundërpërgjigja e Partisë Demokratike ndaj deklaratave kokëforta të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili në krah të shefes së diplomacisë evropiane edhe dje pasdite përsëriti vendosmërinë e tij për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për Gazetën “Koha Jonë” ka folur qartë se opozita nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë sjellje arrogante që do të çonte në instalimin e një sistemi autoritar nga Edi Rama. Mes tjerash, numri 2 i selisë blu flet edhe për dhunën e policisë ndaj banorëve të “Unazës së Re” dhe ish-deputetit Klevis Balliu. Bardhi thotë se policia gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka patur dy detyra kryesore: E para, të ndihmojë trafikantët në kultivimin dhe transportimin e drogës, duke i shërbyer grupeve kriminale; E dyta, të frikësojë qytetarët e ndershëm, duke zbrazur burgjet nga kriminelët e vërtetë dhe duke i mbushura ato me qytetarë të ndershëm dhe të pamundur, që ngrenë zërin kundër padrejtësive. Më tej Bardhi shprehet se Rama prej kohësh ka një skenar kriminal mbi tryezë që nxit dhunën për destabilizimin e Shqipërisë, përmes qeverisjes me krimin e organizuar. “Edi Rama është përgjegjës që e ka shndërruar Policinë dhe Drejtësinë, nga mbrojtëse të të drejtave të qytetarëve, në dhunuesit më të mëdhenj të këtyre të drejtave. Interesi i Edi Ramës nuk është Shqipëria dhe shqiptarët. Interesi i tij është pushteti për veten dhe një grusht njerëzish. Prandaj nxit konflikt dhe mendon se duke destabilizuar vendin, mund t’i zgjasë pushtetin vetes. I ka bërë llogaritë gabim. I ka bërë llogaritë pa qytetarët e ndershëm që janë shumicë absolute në vend, dhe që janë gati të mos lejojnë Edi Ramën, që për pushtetin e tij, t’i bllokoi shqiptarëve rrugën evropiane dhe t’i pamundësoi mirëqenien|, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së gazmend Bardhi në përgjigje të interesimit të gazetës “Koha Jonë”, për situatën e tensionuar që po kalon vendi. Si e komentoni ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë tek zona e “Astirit”, ku Policia nuk kurseu as banorët, por as ish-deputetët e opozitës, a keni frikë nga arrestimet siç ndodhi me kolegun tuaj Klevis Balliu? Policia gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka patur dy detyra kryesore: E para, të ndihmojë trafikantët në kultivimin dhe transportimin e drogës, duke i shërbyer grupeve kriminale; E dyta, të frikësojë qytetarët e ndershëm, duke zbrazur burgjet nga kriminelët e vërtetë dhe duke i mbushura ato me qytetarë të ndershëm dhe të pamundur, që ngrenë zërin kundër padrejtësive. Arrestimi

Opozita ka bërë të qartë se sa kohë Edi Rama është Kryeministër dhe krimi qeverisë nëpërmjet tij, nuk ka për të pranuar asnjë zgjidhje që vjen nga krimi, nëpërmjet zërit të Edi Ramës. Ne jemi parti politike dhe nuk mund të bëjmë kurrë marrëveshje me krimin, edhe nëse ai fshihet pas fytyrës së Edi Ramës. Prandaj dhe zgjidhja e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, mund dhe do të ndodhë atëherë kur Edi Rama t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të ofruar nga opozita, që ka në themel të saj garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. politik i Klevis Balliut nuk ka trembur as Klevisin dhe askënd nga opozita. Sot i vetmi njëri i frikësuar në Shqipëri është Edi Rama. Prandaj urdhëron arrestimet politike, prandaj urdhëron dhunën ç’njerëzore ndaj qytetarëve, prandaj e ka shndërruar Policinë e Shtetit në roje private të tij

Gazment Bardhi: Rama skenar për të nxitur konflikt popullor

dhe pushtetit të vet kriminal. Arrestimi i ish-deputetit Balliu, po cilësohet si tentativë që Rama kërkon të sjellë destabilizimit dhe po nxit konflikt. Sipas jush cila është arsyeja që Rama guxoi të burgosë ish-deputetin, duke prekur një cak të pazakontë, atë të një politikani deri dje anëtar i Kuvendit? Edi Rama prej kohësh ka një skenar kriminal mbi tryezë që nxit dhunën. Edi Rama është përgjegjës për destabilizimin e Shqipërisë, përmes qeverisjes me krimin e organizuar. Edi Rama është përgjegjës që e ka shndërruar Policinë dhe Drejtësinë, nga mbrojtëse të të drejtave të qytetarëve, në dhunuesit më të mëdhenj të këtyre të drejtave. Interesi i Edi Ramës nuk është Shqipëria dhe shqiptarët. Interesi i tij është pushteti për veten dhe një grusht njerëzish. Prandaj nxit konflikt dhe mendon se duke destabilizuar vendin, mund t’i zgjasë pushtetin vetes. I ka bërë llogaritë gabim. I ka bërë llogaritë pa qytetarët e ndershëm që janë shumicë absolute në vend, dhe që janë gati të mos lejojnë Edi Ramën, që për pushtetin e tij, t’i bllokoi shqiptarëve rrugën evropiane dhe t’i pamundësoi mirëqenien. Kryeministri Rama është i bindur se do të fitojë 61 bashki dhe shprehet se nuk do të pranojë qeveri transitore, siç pretendon opozita. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si duhet ta izolojë opozita qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje? Edi Rama pasi ka eliminuar Parlamentin, duke e shndërruar në shtojcë të Qeverisë, dhe pasi ka kapur politikisht drejtësinë, mendon se do kontrollojë plotësisht edhe pushtetin vendor. E vetmja mënyrë sesi një parti politike mund të fitojë zgjedhjet, është gara e barabartë, e lirë dhe e ndershme, si dhe ofrimi i mundësisë për qytetarët që të zgjedhin alternativën më të mirë. Zgjedhje ku partitë politike ia lenë vendin bandave kriminale, nuk ka për të pasur më në Shqipëri. Për këtë, koalicioni opozitar është i vendosur për të pamundësuar votime farsë në 30 Qershor në Shqipëri. Ripërsërisë që Edi Rama i ka bërë llogaritë pa qytetarët. Mendonte se mjafton

marrëveshja që ka me krimin e organizuar për të nënshtruar shqiptarët. Mendonte se mund të ndal qytetarët nëpërmjet përdorimit politik të Policisë së Shtetit, apo drejtësisë. Shqiptarët kanë rrëzuar regjimin kriminal dhe çnjerëzor të Enver Hoxhës dhe sot janë ngritur për të rrëzuar një kopje të shëmtuar të atij regjimi. Votime në 30 Qershor nuk ka për të patur. Shqiptarët në vitin 2019 meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ato mund të zhvillohen vetëm pasi të largohet njeriu që ka dhënë prova të mjaftueshme se nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë javë është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë nga ana e opozitës. Si po organizohet opozita, dhe cilat janë pritshmëritë tuaja? Protesta e 11 Majt do të jetë madhështore dhe qytetarët do të tregojnë edhe njëherë se e përbuzin modelin e Edi Ramës dhe se janë bashkë për të luftuar të keqen. Opozita të marrë të gjitha masat që 11 Maj të jetë dita ku zëri i qytetarëve do të dëgjohet më shumë se kurrë më parë. A do të prodhojë këtë herë politika një konsensus në kuadër të zgjidhjes së krizës? A do të ketë rrugë ligjore për një marrëveshje e cila do të shmangë një përplasje civile? Qëllimi i opozitës është mirëqenia e qytetarëve shqiptar dhe kurrsesi përplasja civile. Shqiptarët nuk mund të jenë të përçarë në kërkesën e tyre për standarde më të mira për veten dhe familjet e tyre, që mund të sigurohen vetëm nga një Qeveri që fatin e lidhë me zgjedhësit dhe jo me krimin. Opozita ka bërë të qartë se sa kohë Edi Rama është Kryeministër dhe krimi qeverisë nëpërmjet tij, nuk ka për të pranuar asnjë zgjidhje që vjen nga krimi, nëpërmjet zërit të Edi Ramës. Ne jemi parti politike dhe nuk mund të bëjmë kurrë marrëveshje me krimin, edhe nëse ai fshihet pas fytyrës së Edi Ramës. Prandaj dhe zgjidhja e krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, mund dhe do të ndodhë atëherë kur Edi Rama t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të ofruar nga opozita, që ka në themel të saj garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.


POLITIKE

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Korça tha se ish-deputeti Klevis Balliu mbahet në arrest me urdhër të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë. Basha u shpreh se Rama po tregon pushtetin, duke thënë se shteti është ai, forca ai, pasi ka ngritur një pushtet të tmerrshëm kriminal, si në kohën e partisështet. “Dua t’ju përcjell sot nga kjo sallë përshëndetjet e deputetit Klevis Balliut, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejt të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë, Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar. Mesazhi që do të përcjellë Rama është se unë nuk pyes, arrestoj edhe përfaqësuesit politikë të opozitës, edhe deputetë, i çoj në prokurori ata që denoncojnë, siç bëri Ervin Salianji. Mesazhi që Rama çon është se ai është pushteti, shteti dhe kur do ja merr frymën qytetarit, studentit, familjes dhe mbi të gjitha godet me padrejtësinë e drejtësisë së kapur edhe opozitën politike, që është bastioni i fundit i qëndresës kundër. Më lejoni t’ju them se Klevis Balliu s’ka qenë kurrë më i vendosur dhe nuk ka qeli burgu që ta trembë, edhe ne bashkëluftëtarët e tij nuk trembemi nga një kufomë politike që i ka orët e numëruara. Fundi i organizatës kriminale të Rilindjes që solli kaq shumë dëme për 6 vite po afron dhe ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar betejën tonë drejt fitores”, u shpreh dje Lulzim Basha. Kryedemokrati konfirmoi nga Korça vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund aksionit të opozitës. Në takimin me strukturat e PD-së në Korçë në kuadër të protestës së të shtunës para Kryeministrisë, ai tha se Rama është i mbaruar politikisht dhe moralisht para çdo shqiptari dhe se falë qëndresës së qytetarëve ka lindur shpresa. “Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen. Aty ku ka qëndrese,

6

E enjte, 9 MAJ 2019

Kreu i PD-së në Korçë: Rama i mbaruar përfundimisht, beteja jonë deri në fund. S’do ketë zgjedhje në 30 qershor

Lulzim Basha: Balliu mbahet në arrest me urdhër të Edi Ramës

aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi. Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”, tha Basha. Basha është i bindur se nuk do të ketë zgjedhje lokale më

30 qershor dhe se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Basha theksoi se data nuk është e parëndësishme, por se më e rëndësishme është të mbahen zgjedhje me standarde. Ai deklaroi se kushti më minimal që ka opozita është që të mos ketë zgjedhje me Ramën kryeministër. “Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqipëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit

me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën minimalisht ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces false, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me

TAKIMI NË KORÇË

Salianji: Rama së shpejti në burg, Shqipëria si Europa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Korça deklaroi dje se Edi Rama e ka afër burgun dhe se me burgosjen e tij, Shqipëria do të bëhet si mbarë Europa. Salianji tha se Rama përmend shpesh herë burgun në ligjërimin e tij politik, por se atje do të përfundojë vetë. “Edi Rama shpesh në ligjërimin e tij përmend burgun. Ne i kërkojmë llogari për arsimin, ai tregon burgun. Ne i kërkojmë llogari për shëndetësinë, ai na tregon burgun. Ne kërkojmë llogari për papunësinë, ai përmend prapë burgun. Rama e përmend aq shumë burgun, sepse atje do të përfundojë ai dhe klika e tij kriminale që drejton vendin. Ai e ka vendin në burg për krimet që kjo qeveri i ka sjellë shqiptarëve. Vetëm pasi Rama të hyjë në burg, do të çlirohet Shqipëria. Atëherë do të vijë liria e Shqipërisë. Rama ta dijë se lirinë nuk e burgos dot”, deklaroi Salianji. qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Ndaj rruga e zgjedhjeve politike është e qartë. Kur largimi nga vendi arriti dimensione të papara që nga vitet ‘90, arsyeja pse kemi ardhur në gjysmë të rrugës është puna e palodhur e demokratëve për të zgjuar shqiptarët se pa fitoren e zgjedhjeve të lira, asnjë betejë tjetër s’fitohet dot, as beteja për shëndetësinë, as beteja për arsimin.”, deklaroi Basha.

ISH-DEPUTETI QË DENONCOI AFERËN E “UNAZËS SË RE”: KJO ËSHTË QEVERIA E HAJDUTËVE DHE KRIMINELËVE

Shehaj: Banorë e ish-deputeti në burg, Gjiknuri e Qëndro në krye të PS

I

sh-deputeti demokrat, Agron Shehaj, e ka quajtur projektin e Unazës së Re që nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal me qëllimin e qartë për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Për njeriun që kontribuoi në denoncimin e aferës shtetërore me projektin e Qeverosë, sot në burg duhet të ishin Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro, ndërkohë që në burg ndodhen protestues që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe ish-deputetë demokratë. “Projekti i Unazës së Re është nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Hajdutët

u kapën me “plaçkën në duar” kur opozita zbuloi fantazmën DH Albania me anë të së cilës Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do vidhnin dhe pastronin në SHBA rreth 30 milionë euro (përfshirë edhe fondet e

vjedhura nga OSSHE). Sot, të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe juristët e ARRSH-së duhet të ishin në burg. Por kjo është qeveria e hajdutëve dhe kriminelëve, ndaj ata janë të lirë dhe në krye të Partisë Socialiste.

Në burg janë banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe politikanët si Klevis Balliu, i cili u ka qëndruar banorëve pranë çdo ditë. Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi deri në ditën kur Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro nuk do të jenë pas hekurave të paktën për këtë vjedhje. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit”, u shpreh dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj.


POLITIKE

I

sh-deputeti i PD, Klevis Balliu do të dalë paraditen e sotme para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë lidhur me akuzat e policisë për “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, akuza të cilat Balliu nuk i ka pranuar. Përveç arrestimit të paprecedentë të një zyrtari të lartë të opozitës që prangoset se u gjend pranë shqetësimit të qytetarëve të pambrojtur, Klevis Balliu hedh akuza për një skandal tjetër. Ai akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit të tij. Menjëherë pasi ka mbërritur në Komisariatin nr. 6, ish deputeti ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pas kqyrjes së trupit, ekspertët mjeko ligjore përpiluan një raport, i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet paraqitet gjykatës. Ndërkohë, dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari konfirmoi dje për mediat se Balliu është dhunuar nga forcat e policisë gjatë shoqërimit të tij në komisariat. Klevis Balliu u arrestua një dy ditë parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në

7

E enjte, 9 MAJ 2019

Ish-deputeti del sot para Gjykatës, reagon ashpër PD. Strazimiri: U shkel vija e kuqe me arrestimin e Balliut. Qeveria do marrë sot përgjigjen e merituar

Klevis Balliu nga qelia: Jam dhunuar nga policia

Komisariatin 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi. Opozita para Gjykatës Lidhur me këtë çështje ka folur dje edhe ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili në një intervistë për “News 24” u shpreh se në komisariat, drejtuesit komunikonin si në skenarët e filmave të kohës së komunizmit. Strazimiri

dha edhe detaje pas arrestimit të Balliut, sesi opozita ishte përpjekur të flasë me shefin e komisariatit dhe pretendimet e ngritura nga ana e policisë. “Këto janë ditë të zeza për demokracinë shqiptare. Klevis Balliu u arrestua se kështu do Edi Rama dhe qeveritarët që kanë marr peng Shqipërinë dhe drejtojnë sot gjithçka. Pas arrestimit të Balliut, kemi shkuar

në komisariat dhe na thanë se Balliu ka shprehur dëshirën të qëndrojë aty. Nuk më kanë lejuar personalisht që ta takoj Balliun. Kemi komunikuar me shefin e komisariatit në mënyrë zyrtare. Donim që të denonconim dhunën e policisë, por nuk u lejuam. Nuk e di se nga i merr urdhrat FNSH. Drejtuesit e policisë Jaupaj dhe Ziu vepruan si në skenarin e filmit komunist “Parrullat”.

Policia ngriti pretendime se Balliu ka thyer krahët e policëve. Kjo është qesharake”, deklaroi Strazimiri. Ish-deputeti i Partisë Demokratike tha se sot kur pritet masa e sigurisë për ish-deputetin e arrestuar një ditë më parë, Klevis Balliun, qeveria do marrë përgjigjen e merituar. Ai tha se ashtu si arrestimi, edhe vendimi i gjykatës për të do të jetë politik. “Qeveria do marrë përgjigjen e merituar, kanë shkelur vijën e kuqe. Balliu u arrestua për motive të pastra politike, ashtu do jetë edhe vendimi për të”, tha Strazimiri. Sipas tij është absurde që dy prej të arrestuarve si pjesë e grupit “Bajri” u lanë dje të lirë ndërsa një ish-deputet, një përfaqësues i popullit arrestohet. “Do marrim masat e duhura për këtë qeveri që shkakton të tilla skandale. Çfarëdo që të ndodhë nesër vendimi do jetë politik, do jemi atje me shumë qytetarë. Do mbështesim Balliun, do ju japim përgjigjen që meritojnë”,- vijoi ai. Sa për protestën e 11 Majit, Strazimiri tha se nuk ka ndonjë skenar specifik. “Do zhvillohet njësoj si të tjerat populli do dalë në rrugë për të drejtat e mohuara nga kjo qeveri”, shtoi ish-deputeti demokrat.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-së: NË BURG DUHET TË ISHIN RAMA, GJIKNURI DHE ATA QË KANË DHËNË FIRMËN PËR PROJEKTIN KORRUPTIV TEK UNAZA E RE

PD: Prokuroria, politike! Arrestimi i Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokartike Gazment Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar dhunën e policisë ndaj banorëve të “Astirit” dhe ish-deputetit Klevis Balliu. Teksa publikoi pamjet nga ngjarja e dy ditëve më parë, Bardhi deklaroi se në burg duhet të ishin ata që kanë dhënë firmën për projektin korruptiv

tek Unaza e Re. “Pas 28 vitesh të pluralizmit politik, Edi Rama po përdor policinë si mjet dhune ndaj qytetarëve që protestojnë kundër tij dhe si vegël kriminale ndaj kundërshtarëve politikë. 28 vjet pas pluralizmit politik dhe rrëzimit të regjimit diktatorial, Edi Rama ka mbushur qelitë e komisariateve me të burgosur politikë. Rasti më flagrant është ai

i dhunimit çnjerëzor të banorëve tek Unaza e Re, faji i vetëm i të cilëve është se nuk heqin dorë nga mbrojtja e shtëpive të tyre, duke kundërshtuar projektin korruptiv 40 milionë të Edi Ramës. Pamjet në këtë video të shkurtër tregojnë dhunën e policisë kundër protestuesve paqësorë., duke i goditur, duke i helmuar me gaz. Pamjet janë revoltuese. Policë të armatosur që ulin kokën para krimit të organizuar, trimërohen para grave dhe fëmijëve dhe bëjnë për spital qytetarë të pafajshëm, duke i djegur ata. Astrit Sadikaj dëshmon për djegiet e rënda. Sot në burg duhet të ishin urdhëruesit e këtyre akteve çnjerëzore. Sot në burg duhet të ishin ata që kanë vënë firmën për projektin

korruptiv 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro. Por në një shtet të ndërtuar me vota të blera nga krimi dhe me paratë e pista të korrupsionit qeveritar, në një shtet ku prokuroria është politike dhe urdhërohet nga Edi Rama, mbahen të burgosur politikë qytetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që dalin në krah të tyre. Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre. Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do

të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë. Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës. Prokuroria politike po shkel ligjin, duke u bërë pjesë e skenarit kriminal që godet opozitën dhe qytetarët, por nuk heton dhe mbyll dosje për korrupsionin e Edi Ramës, mbyll dosjen për Unazën e Re, nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve apo për lidhjen e politikaneve me krimin. Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës”, tha dje Gazment Bardhi.


POLITIKE

8

E enjte, 9 MAJ 2019

“Balliu”/ Ish-deputeti që u arrestua në protestë së bashku me të birin rrëfen “seancat” në komisariate: Policia politike e Ramës po vepron në mënyrë krejt të paligjshme

Intervistoi: Herion Mesi

A

rrestimi i ish-deputetit demokrat Klevis Balliu vetëm sepse mori pjesë në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët prej më shumë se 7 muajsh vijojnë qëndresën e tyre në mbrojtje të banesave që iu rrezikohen nga projekti “i dyshimtë” i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës, ka krijuar një shije të hidhur jo vetëm në radhët e politikës shqiptare, veçanërisht opozitës, por edhe të opinionit publik, i cili tashmë e cilëson këtë si një akt paralajmërues për instalimin e një regjimi autoritar nga kryeministri Edi Rama. Por represioni ndaj ish-ligjvënësve që dogjën mandatet e tyre të deputetit është një fenomen që po agravohet nga dita në ditë tashmë prej 3 muajsh. Një prej “viktimave” të terrorit policor është edhe Luan Baçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, i cili rrëfen për “Koha Jonë” ndalimin e tij dhe të djalit të tij, Bruno, pas protestës së zhvilluar më 16 mars nga opozita, ku policia do të niste ndalimet e organizatorëve dhe personave që sipas tyre kanë kryer “akte të dhunshme” në protestë. Duke marrë shkas nga precedenti i tij, Baçi e cilëson arrestimin e Balliut, si një akt në përpjekje për të futur frikën tek qytetarët që i bashkohen protestave të opozitës. Por, thotë Baçi, e gjithë kjo do ti kthehet Ramës në bumerang, pasi opozita nuk do të ndalet deri në çmontimin e asaj që ai e quan klikë kriminale që po qeveris vendin. Në rrëfimin e tij, Baçi jep dhe detaje nga seancat pyetësore që policia zhvillon në komisariate me të ndaluarit në protestat e opozitës. Z. Baçi, në kuadër të mosbindjes civile, të shtunën do jeni para Kryeministrisë, në atë që quhet protestë kombëtare. Në cilësinë e kryetarit të PD-së në Fier, si do organizohet protesta në Fier, dhe si është situata në Fier? Konkretisht, çfarë kërkojnë fierakët? Partia Demokratike duke filluar nga 16 shkurti dhe në vazhdim, ka qenë dhe vazhdon të jetë, çdo ditë në protestë. Protesta mbarëkombëtare të organizuara në Tiranë, para Kryeministrisë, protesta para parlamentit, si dhe protestat në çdo qark, në mosbindjen civile, të përshkallëzuar tashmë, në paralizim të transportit në akset kryesore të rrugëve. Në këtë kuadër, Fieri ka qenë vërtetë ndër qarqet shumë aktiv në këto situata jo normale që po kalon vendi ynë. Unë do ta korrigjoja termin “bllokim rrugësh”, pasi ne nuk bllokojmë rrugët, nuk bllokojmë qytetarët! Po të vini re, janë vetë qytetarët ata që bashkohen masivisht me ne në rrugë! Vlen të përmendim këtu dhe qytetarët që në ato momente janë në udhëtim me mjetet e tyre, dalin dhe protestojnë bashkë të gjithë. Kjo është kauzë e gjithë qytetarëve. E tillë është situata në Fier, e tensionuar, me qytetarë të revoltuar, të zhytur në skamje, në papunësi, kjo është edhe arsyeja pse protestat janë në numër të konsiderushëm dhe masive. Për protestën e 11 majit, tashmë ne kemi një përvojë

Baçi: Më 30 qershor nuk do të rrimë në shtëpi, do ta ndalim instalimin e diktaturës REVOLTA NË RRETHE

Kundër qeverisë e bashkisë, mirditorët në protestë: Më 11 Maj në Tiranë

të gjatë, dhe pas çdo proteste, kemi parë masivitet akoma më të madh: shumë të rinj, shumë zonja dhe familjarë, që i bashkohen protestës. Lëvizja më së shumti kryhet me mjetet private të vetë qytetarëve, janë rreth 400 autovetura, katër- pesë vendëshe, që vihen në dispozicion të lëvizjes së qytetarëve, si dhe autobuzë dhe mikrobuzë, 25 deri ne 30 vendësh, që stacionohen, para zyrave të PD Dega Fier, të gatshëm për çdo qytetar fierak që nuk e gjënë mundësinë, e transportit me autovetura. Po kështu është organizuar edhe këtë radhë, rreth orës 14 e 30 minuta deri në orën 15:00, do të bëhet grumbullimi para zyrave të PD Fier dhe nisja drejt Tiranës. Duke mos llogaritur këtu dhe shumë të tjerë që udhëtojnë drejt Tiranës një ditë para protestës. Fierakët, ashtu si gjithë shqiptarët, kërkojnë të drejtat e tyre. Kërkojnë punë, pasi është ndër qytetet me papunësinë më të lartë. Kërkon ulje të çmimit të energjisë, pasi është më e larta ne rajon, pavarësisht se jemi një vend me burime hidro- energjetike shumë të mëdha. Kërkojnë, ulje të çmimit të ujit dhe heqje të faturave afrofe, si dhe ujë të pijshëm 24 orë. Kërkon tarifa të ulëta për fëmijët e tyre studentë. Kërkojnë që fëmijët e tyre të gjejnë punë këtu dhe të mos largohen nga vendi. Kërkojnë siguri dhe qetësi për familjet e tyre. Kërkojnë respekt dhe dinjitet. Të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera, bëjnë që protestat të jenë masive, ku bie në sy dhe pjesëmarrja e shumë qytetarëve, të pa angazhuar politikisht dhe shumë votues të majtë, të zhgënjyer tashmë dhe që kanë kuptuar me dhimbje se mazhoranca e sotme, “Rilindja” e Ramës, është përfaqësuese e një grupi njerëzish të korruptuar, që pasurohen çdo ditë duke vjedhur shqiptarët. Një grup hajdutësh që nuk kanë aspak lidhje edhe me socialistët e ndershëm, që po vuajnë njëlloj si të tjerët. Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi tek zona e Astirit, ku policia nuk kurseu as banorët, por as ish-deputetët e opozitës,

a keni frikë nga arrestimet siç ndodhi me kolegun tuaj Klevis Balliu? Frikë nga arrestimet?! Është më se e drejtë pyetja juaj; policia politike tashmë e Ramës po vepron në mënyrë krejt të paligjshme. Pas çdo proteste, si hajdut ordiner, dhe me mllef militanti, drejtues policie, pas mesnate, “gjuajnë” në çdo shtëpi, banesë dhe lokale, qytetarë që kanë qenë në protestë, i shoqërojnë, i arrestojnë, i intimidojnë, i mbajnë me orë të tëra në komisariat. Pas çdo proteste e kanë bërë këtu në Fier. Edhe sot kemi qytetarë fierakë që janë në birucat e komisariatit të policisë, kemi nga ata që janë nën hetim, që janë me “detyrim paraqitje” dhe nga ata që janë akoma në kërkim. Pra, vazhdojnë në mënyrë të turpshme presionin mbi qytetarët, dhe këtë e bëjnë në vazhdimësi. Vlen të theksohet se pyetjet e tyre janë të pa imagjinueshme për një polici profesionale. Si psh: Pse del në protestë? Kush ju organizon? A ju thonë të shani kryeministrin? A e dini që do veni në burg tani? Në qoftë se ju falim këtë radhë, na jepni fjalën që nuk do dilni më në protestë? E të tjera banalitete të tilla, të një policie mediokre, të politizuar dhe të korruptuar, krerët e tyre të kuptohemi në këtë pikë. Një gjë po ju a bëjmë të qartë: Këtu në Fier - Kemi identifikuar çdo oficer policie, dhe drejtues të çdo rangu, që me sjelljen e tyre, kanë cenuar rëndë, figurën e punonjësit të policisë dhe kanë dëmtuar padrejtësisht qytetarët fierakë, dhe i garantoj se do të përgjigjen para ligjit. Dhe kjo ditë është shumë afër tashmë, por atyre ju ka zënë sytë paraja e kanabisit dhe e korrupsionit. Tërbimi i tyre arrin deri aty sa të ndalojnë edhe deputetin Balliu, pa kurrfarë shkaku, por vetëm për të futur frikën të gjithë ne të tjerëve. Ashtu siç bënë me mua, para disa kohësh dhe me djalin tim, pse vetëm filmonte veprimet e tyre abuzive dhe aspak profesionale. Ne bumerang po u kthehet dhe do të vazhdojë akoma më fortë, ne nuk do ndalemi deri në çmontimin e kësaj klike, tashmë më të

Në prag të protestës kombëtare të 11 majit, opozita e kryesuar nga Partia Demokratike po mbështet protesta lokale kundër qeverisë qëndrore dhe pushtetit lokal ku drejtohet nga socialistët. Një e tillë u mbajt paraditen e djeshme para bashkisë së Mirditës, ku banorët e Mirditës protestuan kundër qeverisë dhe pushtetit vendor që po ashtu drejtohet nga e majta. Me thirrjet “Rama ik!”, ata marshuan në rrugët e qytetit, ndërsa në shenjë simbolike dogjën dhe një pankartë me figurën e Kryeministrit. Protestuesit kërkuan largimin e Kryeministrit që sipas tyre nuk përfaqëson shqiptarët por krimin e organizuar. Të pranishëm në protestë janë edhe ish-deputetet Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj si dhe përfaqësuesi i PD-së, Çlirim Gjata. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i ftuan që më 11 maj edhe mirditorët t’i bashkohen protestës masive kundër vjedhjes qeveritare, krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës, protestë kjo që do të mbahet pasditen e së shtunës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në sheshin para Kryeministrisë. Protesta u monitorua nga forcat policore, por gjithçka përfundoi pa incidente.

korruptuarën e planetit. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga kryeministër si i vetmi kusht për nisjen e bisedimeve me mazhorancën. Por si do realizohet ky objekt i opozitës? Po, ne kërkojmë largimin e Edi Ramës dhe ai duhet të largohet dhe do të largohet. Negociata me Edi Ramën kryeministër e ka thënë shumë qartë Kryetari i PDSH, z. Basha, nuk do të ketë. Zgjedhje në 30 Qershor, pa opozitën?! 30 qershori se si po shkojnë punët duket që nuk do të ketë negociatë. Ndërkombëtarët nuk do të jenë. Tani elektorati i PS-së do shkojë të votojë, dhe i opozitës jo. A mund të themi që përplasja është pashmangshme? As që bëhet fjalë, ne nuk do të lejojmë një grusht horrash, hajdutësh dhe të korruptuar të uzurpojnë të gjitha pushtetet dhe të rivendosin diktaturën. Jo, ne nuk do të bojkotojmë, nuk do të rrimë në shtëpi, me ne do të jenë në sheshe dhe në rrugë të gjithë qytetarët e ndershëm, që nuk duan diktaturën e Edi Ramës; të gjithë ata që janë pa punë, të gjithë ata që kanë fëmijët rrugëve të botës; të gjithë ata që ndihen të kërcënuar nga krimi dhe korrupsioni; të gjithë ata që nuk jetojnë dot në këtë vend. Të gjithë këta bëhen shumë, shumë më shumë se ata që duan, ndoshta, të venë të votojnë, për të ruajtur statusquon e hajdutëve në pushtet, dhe si të tille, duke qenë se janë shumë pak, detyrimisht nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje pa shumicën e popullsisë, dhe ne jemi shumicë sot.


POLITIKE

9

E enjte, 9 MAJ 2019

Deputeti i PS-së paralajmëron se procesi i zbatimit të reformës në drejtësië ka dhe do të ketë risqet e veta, përpjekje për deformim, për kontroll dhe përfitim gjithëllojësh mbi të

I

sh-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se qeveria është dhe do të jetë e vendosur për implementimin e reformave të ndërmarra në sistemin e Drejtësisë. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj u shpreh se zbatimi i një reforme të përmasave të tilla është një sfidë e madhe për vet njerëzit dhe institucionet e reja të sistemit, por edhe për këtë mazhorancë që ka shprehur vullnetin real dhe angazhimin publik për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Ai nënvizoi se reforma një drejtësi është një rrugë që nuk ka më kthim pas, ndërsa paralajmëron se procesi i zbatimit ka dhe do të ketë edhe më shumë në ditët e muajt në vijim risqet e veta, përpjekje për deformim, për kontroll dhe përfitim gjithëllojësh mbi të. “Zbatimi i një reforme të përmasave të tilla është një sfidë e madhe. Sfidë për vetë njerëzit dhe institucionet e reja të sistemit. Sfidë për këtë maxhorancë që ka shprehur vullnet real dhe angazhim publik për ti shkuar deri në fund këtij procesi, dhe padyshim, sfidë edhe për partnerët tanë ndërkombëtar që kanë shprehur dhe marrë përgjegjësi konkrete për implementimin e reformës në drejtësi, këtij modeli të hartuar bashkërisht. Forca e një reforme, forca e ligjit qëndron në zbatimin e tij, në rezultatet e pritshme të konkretizuara në praktikë. Koha deri më tani na ka dhënë të drejtë në çfarë kemi konceptuar e miratuar në paketën kushtetuese e ligjore. Vetingu në sistem është treguesi më domethënës. Edhe nëse ka diçka që nuk shkon apo që duhet

Xhafaj: Reforma e pandalshme. Mazhoranca përgjegjësi për zbatimin e drejtë të saj

përmirësuar në ditët në vijim lidhur me unifikimin e praktikës së krijuar mjaftueshëm tashmë apo me shpejtësinë e procesit, në finale askush nuk mund të veri në diskutim legjitimitetin dhe dobinë e këtij procesi. Përtej vështirësive të fillimit, përtej vështirësive që ka vet ky proces i ndërlikuar dhe unikal në llojin e vet, rezultatet e arritura, një pjesë e madhe e shembujve dhe

fakteve të bëra publike pohojnë drejtësinë e këtij procesi, nevojën jetike që kishte sistemi për ta bërë këtë pastrim të radhëve të tij nga individë të kriminalizuar, të korruptuar dhe të paaftë. Gjithsesi problematikat e konstatuara, të cilat kanë nevojë për një analizë të kujdesshme për reflektim, nuk e zbehin vlerën e arritjeve të procesit. Ajo çfarë të gjithë tani kanë kuptuar është fakti se rruga

që është nisur është pa kthim. Natyrisht procesi i zbatimit ka dhe do të ketë edhe më shumë në ditët e muajt në vijim risqet e veta, përpjekje për deformim, për kontroll dhe përfitim gjithëllojësh mbi të. Do ishte naivitet dhe miopi të mendoje ndryshe. Lidershipi politik i opozitës jashtë sistemit vazhdon të tentojë ta deligjitimojë e dekurajojë procesin me shpresën e cënimit të kredibilitetit dhe deformimit të mundshëm të tij. Është koha e sprovës së madhe për cilindo që realisht ka besuar dhe beson te reforma në drejtësi. Çdo mbështetje ndaj këtij procesi është shërbimi më i mirë në interes të qytetarëve, kontribut real në konsolidimin e shtetit të së drejtës. Vazhdoj të besoj fort se një sistem drejtësie i pavarur, funksional dhe eficent është garancia kyç për një qeverisje të mirë, në shërbim të qytetarit. Një qeverisje të mirë për qytetarët nuk mund ta garantojnë pushtetet e përqendruara, por ato të balancuara dhe të kontrolluara, nuk mund ta garantojnë individët sado të zotë e qëllim mirë qofshin, por institucionet e forta mbështetur në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit”, deklaroi në Kuvend, ish-kryetari Komisionit parlamentar të kësaj reforme, Fatmir Xhafaj.

KREU I GRUPIT TË PS

Balla: Opozita po bllokon rrugën drejt BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend tha se të gjitha protestat e opozitës po bëhen për të bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se opozita ka bllokuar Shqipërinë, por shtoi se në takimin që kishte pasur dje me kryetarin e Kuvendit të Austrisë kishte marrë garancinë për rekomandim pozitiv nga Komisioni i Europës. “Çdo bllokim rruge, çdo dhunë është pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar të ardhmen europiane. Dje me Ruçin në takim me kryetarin e Kuvendit të Austrisë kemi marrë garancisë së raporti për Shqipërinë do të jetë pozitiv. Komisioni do i propozoj këshillit që të fillojmë bisedimet. Shqipëria për fat të mirë, ka plotësuar parakushtet për bisedimet. Nuk është rastësi që ne si Kuvend mbulim paketën kushtetuese nën ditën e Europës. Sot jemi në një kah me Europën e bashkuar. Iu desh 8 muaj Kuvendit që të votohej ligji i vetingut duke pritur opozitën e shkuar në vitin 2017”, u shpreh Balla. Më tej në fjalën e tij ai pati dhe një mesazh për opozitën e re duke thënë se ata janë të nderuar sot që do të votojnë ligjin e fundit të paketës kushtetuese, që përmbush detyrimet për rrugën drejt Europës. Në fund kujtoi dhe njëherë të gjithë ndryshimet që do të behën në Kodin Penal vënë theksin tek dhuna ndaj policëve. Ai shtoi se kush guxon të godasë një punonjës policie, qoftë deputet, ishdeputet, ministër apo ish-ministër, do të marr dënim me burg.

DEPUTETI REFUZON BETIMIN NË PARLAMENT DHE SFIDON PUSHTETIN E RAMËS DHE DEPUTETËT E “MILOTIT”

K

andidati i Partisë Demokratike Indrit Hoxha pritej të betohej këtë të mërkurë në parlament si deputet i opozitës së re, por duket se i riu ka pasur një tjetër skenar në kokën e tij. Ai donte diskretitimin e mëtejshëm të qeverisë dhe parlamentit pa opozitë. Aq më tepër të deputetëve të “pazarit të Milotit” nga radhët e opozitës, të cilët u futën nga listat e PD dhe LSI, duke shitur vetveten. Në momentin e betimit, deputeti i ardhur nga KQZ-ja, Hoxha, ka refuzuar mandatin duke thënë se e bën për nder të babait të tij të ndjerë Fatmir Hoxha. E teksa fliste, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi po qëndronte në këmbë për të deklaruar “formulën” e betimit që do duhet të përsërisë kandidati. Duket se taktika e zgjedhur nga demokrati e ka bezdisur jo pak Gramoz Ruçin, i cili i ka uruar “suksese

Djali i ish-të burgosurit politik, Indrit Hoxha: Ky nuk është parlament, por galeri e krimit në jetë”, një fjali që u bë ‘hit’ falë Ilir Beqajt, ish Ministrit të Shëndetësisë që para se të hiqte nga puna një drejtues në Tropojë për çështje “partie” e uroi pikërisht me këto fjalë. Ky veprim dinjitoz i Indrit Hoxhës poshtëroi jo vetëm parlamentin e krimit, por edhe deputetët e blerë të opozitës. Aq me tepër sfida ishte direkt për Rudina Hajdarin, së cilës i kujtoi se këta të PS-së kanë vrarë Azem Hajdarin. Por Rudina nuk e vrau mendjen fare por doli dhe bëri një gafë tjetër e cila është kthyer në hit në rrjetet sociale. Fjala e plotë Unë, Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqipërise ndërmarr sot këtë akt politik

në emër të babait tim të ndjerë, Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal që nuk reshti deri në frymën e fundit luftën për liri dhe demokraci. E ndërmarr këtë akt politik në shenjë revolte dhe neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time, dhe sidomos ato që im atë më la trashëgimi. Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një vend ku klika kriminale në pushtet ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe ka kapur drejtësinë. Refuzoj të marr mandatin në Parlamentin ilegjitim që e drejton urdhëruesi i vrasësve të Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2

Prillit. Refuzoj të bëhem pjesë e një Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurorë të diktaturës, të cilët kanë torturuar dhe vrarë të rinj shqiptarë. Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karrigen e kryeministrit ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela. Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes së tribunit të demokracisë Azem Hajdari. Ky nuk është parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shumë i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin, sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu. Rroftë Shqipëria! Rroftë Demokracia! Zoti i bekoftë shqiptarët.


FORUM

G

jykata Administrative ka rrë zuar dje vendimin për sh karkimin e Yllit Dylgjerit nga detyra në Drejtorinë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP, në Ministrinë e Financave. Shkarkimi i Dylgjerit bëri bujë në opinionin publik, për shkak se ishte rasti i rrallë kur një nëpunës i administratës publike largohet nga detyra për shkak të komenteve dhe qëndrimeve personale në rrjetet sociale. Në seancën e mbajtur dje, Ylli Manjani, avokat i Ylli Dylgjerit paraqiti argumentet ligjore se përse vendimi i shkarkimit ishte jo vetëm pa asnjë bazë ligjore, por edhe precedentë i rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe statusin e nëpunësit civil. Ministria që firmoi shkarkimin e Dylgjerit jepte si motiv komentet humoristike që Dylgjeri ka bërë në Facebook kundër Edi Ramës dhe zv/ministrit të Jashtëm Gent Cakaj. Në mënyrë të çuditshme komentet në rrjetet sociale Ministria i ka në klasifikuar si qëndrime media, ndërkohë Facebook, Twitter, etj, nuk janë media, por adresa personale. Me të njëjtin argument që shkrimet në Facebook dhe rrjete sociale janë qëndrime në media, zyrtarë të qeverisë kanë dërguar në gjykatë edhe raste të tjera, duke krijuar precedentë të rrezikshëm që ndalojnë lirinë e shprehjes. Në vijim argumentet e avokatit Ylli Manjani në seancën e mbajtur sot: E nderuar Gjyqtare! Në këtë proces gjyqësor kërkuam përgjigjen e një pyetje themelore: Cili është ligji që ndalon Nëpunësin Civil të bëjë humor në faqen e tij/saj të facebook, ligj të cilin kemi shkelur me faj që “të meritojmë” largimin nga detyra? Këtë pyetje kemi bërë edhe para Komisionit të Disiplinës që u ngrit sa hap e mbyll sytë, krejt pa justifikim ligjor për të më shkarkuar nga detyra dhe larguar nga Shërbimi Civil. Përgjigjen e kësaj pyetje ne nuk e morëm, as përgjatë procedimit disiplinor e as në këtë proces gjyqësor. Me shumë mund përfaqësuesja e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe përfaqësuesja e DAP përmendën si referenca ligjore nenet 42, 37.1 dhe 58.c si dhe një referencë të përgjithshme tek Kodi i Procedurave Administrative dhe akte nën ligjore që burojnë nga ligji i Shërbimit Civil. Asgjë konkrete që të lidhë veprimet e mosveprimet e mia, si nëpunës civil, me ndalimet apo disponimet e ndonjë neni konkret. Dhe në fakt, nuk ka asnjë nen të tillë, ndaj dhe i mirëkuptojmë përfaqësuesit e Ministrisë dhe DAP në këtë proces, që ndihen të pasigurtë e të paqartë në interpretimet e tyre të thata. Por nga ana tjetër, nuk kuptoj dot, se si ka mundësi që ligji të mos ndalojë një vendimmarrje kaq arbitrare, pra të më largojë nga shërbimi civil pa ligj?! Pavarësisht se duket e tepërt t’u marrim kohën Tuaj të çmuar duke analizuar nenet 42,37.1 dhe 57.2.c të ligjit për nëpunësin Civil, çmojmë se është me rëndësi për drejtësinë që të sjellim në vëmendje përmbajtjen e këtyre neneve.

10 E enjte, 9 MAJ 2019

Ylli Dylgjeri fiton gjyqin, gjykata rrëzon urdhrin e Edi Ramës për qëndrimet në rrjetet sociale

I.Neni 42: Detyrimi i respektimit të ligjit dhe formimit profesional 1. Nëpunësi civil kryen me profesionalizëm, paanësi, pa diskriminim dhe në përputhje me ligjin detyrat e tij në shërbimin civil. 2. Nëpunësi civil detyrohet të respektojë Kushtetutën dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe t’i shërbejë interesit publik. 3. Nëpunësi civil ka detyrimin të përmirësojë aftësitë profesionale nëpërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet publike. Nga leximi i vëmendshëm i këtij neni, i cituar nga përfaqësuesja e DAP, nuk arrijmë të gjejmë asnjë lidhje me shkeljen e pretenduar e aq më pak me vendimin e marrë nga ana e Komisionit Disiplinor dhe më tej e Ministrisë së Financave. Sjell në vëmendjen Tuaj se detyrat si Drejtor i Drejtorisë së Konçensioneve, i kam kryer me profesionalizëm, paanësi dhe padiskriminim. Thelbi i detyrës sime ishte të drejtoja Komisionin e Blerjeve të vogla në Axhenci, të ushtroja detyrën e Nëpunësit Zbatues, si dhe të mbanim një Regjistër të Koncensioneve të dhëna nga axhensitë shtetërore. Në përmbushjen e kësaj detyre nuk kam patur asnjë herë, në asnjë rrethanë, e për asnjë arsye asnjë vërejtje qoftë dhe me zë. ASNJË. Vlerësimet e mia në punë kanë qenë maksimale nga viti në vit. Ndaj nuk e kuptoj lidhjen e këtij neni me vendimin që ata kanë marrë. 37. Neni 37.1: Nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Nëpunësi

civil nuk duhet të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike. As në seancë gjyqësorë, e as përgjatë procedimit disiplinor, as përfaqësuesit në gjyq e as anëtarët e komisionit Disiplinor, nuk qenë në gjendje të na tregojnë se cilës anë politike i përkas unë, referuar mesazheve që kishin printuar si shkak për fillimin disiplinor. Këto mesazhe janë edhe në dosjen gjyqësore. Në fakt kjo është e vërteta, sepse siç shpjegova në seancën gjyqësore në faqen time në facebook unë bëj humor, jo politik. Humori është pjesë e jetës sime private dhe në rrethin e miqve të mi, që është jo i vogël, unë njihem si njeri i batutës dhe e humorit. Humori im nuk ka kursyer as punëdhënësit e mi, të cilët, thuajse të gjithë, më kanë përshëndetur dhe kanë ndarë me mua kënaqësinë e humorit. Ndaj të kërkosh në humor bindje politike, është pak e tepërt. Pa dyshim, edhe unë nuk jam pa bindje politike, por asnjëherë për asnjë arsye nuk i kam ngatërruar me detyrën publike. Madje bindjet politike nuk i kam kursyer t’i bëj pjesë edhe të humorit, pa asnjë kompleks e asnjë sforcim. Nga ana tjetër, ky nen që të zbatohet, kërkon që këto bindje t’i bësh publike. Siç kam deklaruar edhe në seancë, nën betim para ligjit, se përgjatë ushtrimit të detyrave të mia në shërbimin civil që prej vitit 2001, asnjëherë nuk kam bërë as shkrime në gazeta, as intervista apo biseda televizive të natyrës politike. Pra nuk ka asnjë veprim timin që të tregojë shprehje të bindjeve të mia publike në media, si mjet i komunikimit masiv. Është me vend të sjell në vëmendjen e gjykatës se sot ka

nëpunës civilë që bëjnë dalje publike në media dhe mbrojnë partinë në pushtet, ashtu siç ka nëpunës civilë që shërbejnë si komisionerë partiakë, anëtarë shtabesh elektorale dhe në FB bëjnë çdo ditë shared dhe deklarime politike të hapura. Ndërsa unë thjesht bëj humor dhe kjo quhet shprehje e anësisë politike?! Shumë e vështirë për të gjetur një lidhje të drejtë. 57. Neni 57.2.c: moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale; Ky është në fakt referimi kryesor që përmban akti i shkarkimit tim nga Shërbimi Civil. Njëkohësisht kjo është edhe prova themelore që tregon se ministria nuk ka ndaj meje asnjë vërejtje për “detyrën funksionale”. Sepse po të kishte, do të duhej të më tregonte se çfarë nga kërkesat e përshkrimit të punës nuk kreva në pozicionin e Drejtorit?! Në përshkrimin e punës, në detyrat funksionale, nuk thuhet askund që ndalohet shkrimi në FB. Aq më pak të thuhet se ndalohet të bësh humor. Atëherë për cilën detyrë funksionale flet ministria, detyrë të cilën paskam shkelur?! Detyra funksionale e çdo nëpunësi civil përcaktohet në përshkrimin e punës, por edhe në rregulloret e procedurat e sjelljes institucionale. Cilën nga këto kërkesa kam shkelur?! Ministria dhe Axhencia ATRAKO, ende nuk është në gjendje të na e thotë! Ndaj unë nuk shoh asnjë shkelje të nenit 57.2.c, as i vetëm e as në relacion me nenit 37.1 apo 42.1. Në këto kushte, Punëdhënësi im nuk ka arritur të provojë kriterin e parë të shkeljes disiplinore, pra shkeljen e ligjit. Sepse ende nuk ka një ligj të shkelur apo të anashkaluar nga ana ime. Kriteri tjetër Faji, qartësisht është i pamundur të analizohet për sa kohë nuk kemi gjetur ende ligjin e shkelur. Gjithashtu analiza që mund t’i bëhej parimit të proporcionalitetit në ndëshkim, është përsëri e tepërt sepse duke mos patur një ligj konkret të shkelur, masa e marrë është absolutisht pa vlere ligjore. As shkeljet e lehta, që kërkon neni 57, nuk do të mund të quheshin shkelje në kushte kur nuk ka një ligj të shkelur. Ndaj na lind e drejta të kërkojmë anulimin e menjëhershëm të atij vendimi. Në lidhje me pretendimin e shfaqur në seancë gjyqësore nga ana e Përfaqësueses së DAP se “Facebook është media (media sociale) dhe për shkak të shtrirjes së gjerë quhet komunikim publik” desha të paraqes këtë prapësim: 1. Ky argument është sigurisht sekondar në raport me faktin e pamohueshëm tashmë, se kriteri themelor që të ketë një shkelje disiplinore është të ketë një ligj të shkelur. Ky nen apo ligj nuk u gjet nga askush, sepse nuk ekziston.

2. Megjithatë, faqja personale në FB nuk është mjet i komunikimit masiv, siç janë mediat vizive apo të shkruara. Këto të fundit në definicion quhen mjete të komunikimit masiv sepse i drejtohen një numri të pakufizuar lexuesish. Ndërsa Facebook është rrjet social, i cili ndahet me miq virtualë, të cilët regjistrohen dhe gjithmonë janë me numër të kufizuar. Krahasimisht, nuk është e njëjta gjë tregimi i një barcolete me miqtë të njohur ose jo, me një skeç apo parodi të transmetuar në televizor. Kjo është sa për të bërë dallimin. 3. Faqja ime nuk është media sociale, si është fjala bie ERTV. Sepse unë nuk jam as kryeministër as ministër që të kem nevojë të marketoj politika apo vizione. Jam qytetar i thjeshtë që jetoj në këtë shoqëri me punën time, punë e cila mu hoq padrejtësisht. 4. Faqa ime e Facebook nuk është as Portal Elektronik që shpërndan lajme e reklama. Për të patur një faqe në FB, mjafton të regjisrohesh në serverin e FB, ndërsa për të patur një Portal duhet të regjistrohesh, ndër të tjera, në zyrën e Tatimeve. 5. Përmbajtja e humorit tim, mund të jetë përdorur nga mjete të komunikimit masiv, por kurrë me kërkesën apo qoftë dhe dijeninë time. Fakt është se unë nuk kam as kontratë dhe as përfitoj asgjë nga kjo veprimtari. Letra e Gazetës Telegraf, e tregon këtë gjë. Së fundi, por jo për nga rëndësia, proceduralisht nuk mund të kishte filluar një procedurë disiplinore, aq më pak të ngrihej mënjëherë një komision disiplinor pa përcaktuar më parë; 1. Shkeljen ligjore, 2. Ligjin e shkelur, 3. Natyrën e shkeljes (e lehtë e rëndë) 4. Shkelje të mëparshme, 5. Vlerësim paraprak të fajësisë. Asnjë nga këto veprime nuk duket të jenë bërë, por u nxitua me thirrjen e një komisioni shpejt e shpejt. Aq shpejt e bën saqë në njoftimin zyrtar për fillimin e procedimit, nuk më dhanë asnjë informacion. Letra madje kishte gabim edhe datën. Ndaj kjo procedurë që nisi me ves të rëndë ligjor duhet të shfuqizohet që në fillimin të saj. Për të gjitha këto arsye, bazuar në ligjin për Gjykatën Administrative kërkoj; Shfuqizimin e vendimit 40/10 datë 13.03.2019 të Komisionit Disiplinor. 1. Rikthimin në detyrën publike si Drejtor i Drejtorisë së Agjencisë së Konçensioneve. 2. Detyrimin e të paditurit të më paguajë pagat rregullisht nga muaji i parë i aktit të shkarkimit e në vijim, deri në rikthimin tim në detyrë. 3. Pagesat e sigurimeve shoqërore. 4. T’i ngarkohen shpenzimet gjyqësore të paditurit.


AKTUALITET

11

E enjte, 9 MAJ 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu: Kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet

N

ë Ditën Botërore të Talasemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurt për të gjithë”, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. “Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Kemi 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë pothuajse dy herë më të mëdha. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”, tha Manastirliu. Duke deklaruar se fushata e dhurimit vullnetar do të shtrihet në të gjithë vendin, Manastirliu deklaroi se synohet mbulimi i nevojave të verës. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë kësaj fushate do të jetë aktive në të gjithë institucionet, në biznese, në të gjitha ato komunitete ku mundemi që të arrijmë me dhurimin vullnetar të gjakut dhe besoj se nëpërmjet kësaj fushate që kemi nisur sot në Ditën Botërore të Talasemisë do të mundemi që të plotësojmë nevojat për gjak gjatë sezonit veror që është periudha më e vështirë e vitit”, tha Manastirliu. Sipas ministres, së shpejti do të prezantohet edhe strategjia e gjakut, e cila do të ketë komponent të rëndësishëm dhurimin vullnetar. Në nisjen e fushatës së dhurimit të gjakut ishte i pranishëm Musa Zeneli, Kryetar i Shoqatës së Talasemikëve i cili u shpreh se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga infeksionet duke i

Çelet fushata e dhurimit vullnetar të gjakut, Manastirliu: Gjak i sigurtë për të gjithë APELI “Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Kemi 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë pothuajse dy herë më të mëdha. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”.

nxitur ata për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. “Këto pacientë të paktën njëherë në 20 ditë duan gjak. Ministrinë përherë e kemi patur aleat për gjakun. I them qytetarëve ai që dhuron gjak shpëton jetë”, tha kreu i shoqatës së Talasemikëvë në Shqipëri. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot (dje) deri më datë 14 qershor, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë dhe

synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë. Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga

HISTORIA

LUSHNJE

Jeta me talasemi, ëndrra e Frankos për tu shkolluar

Mjekët: Kërkohen dhurues vullnetarë T ë sëmurët me talasemi në Lushnjë, që u duhet të marrin gjak çdo dy javë, varen nga dhurimet vullnetarë. Mjekët thonë se gjendja po përmirësohet, pavarësisht se gjetja e dhuruesve vullnetarë mbetet problem i përhershëm. Të sëmurët me talasemi, që trajtohen në spitalin e Lushnjës, u duhet të marrin gjak çdo dy javë. Sigurimi i tyre varet nga dhurimet v u l l n e t a r e . S hkollat, kishat dhe xhamitë, janë institucionet ku mjekë e infermierë të spitalit kërkojnë ndihmë. Mjeku transfuziolog, Endrit Susaj, i cili vjen çdo ditë nga

njerëzit dhe pa pagesë. Dhurimi i gjakut nevojitet për: Gratë me komplikacione gjatë shtatzënisë, si dhe hemorragji përpara, gjatë dhe pas lindjes. Fëmijët me anemi të theksuar që shpesh vijnë nga malaria dhe kequshqyerja. Njerëzit të cilët pësojnë aksidente dhe u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike, për pacientët me kancer, si dhe në shumë ndërhyrje të tjera kirurgjike për sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, gjaku është i nevojshëm për njerëzit të

cilët janë të sëmurë dhe duan në mënyrë të rregullt transfuzione gjaku, si pacientët me talasemi, me sëmundjen drepanocitare të gjakut, me hemofili, leuçemi etj. Të rinjtë që kanë mbushur moshën 17-vjeç dhe peshojnë 50 kg dhurojnë 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj (me miratimin e prindërve). Burrat mund të dhurojnë 4 herë gjak gjatë një viti, me një diferencë prej 12 javësh midis dy dhurimeve të gjakut. Gratë në moshën e pjellorisë këshillohet të dhurojnë gjak 2 herë në vit, pra çdo gjashtë muaj.

F

Tirana në Lushnjë, thotë se situata është përmirësuar. ‘’Mbetet problematikë për shkak të numrit të dhurimeve në Lushnje. Numri i dhurimeve për gjithë vitin 2019 me 450 dhurime vullnetare’’,thotë mjeku. Në qendrën

e hemoglobinopative në Lushnjë trajtohen 140 pacientë talasemikë nga Fieri, Berati, Vlora dhe Elbasani. Nevojat për gjak janë të vazhdueshme dhe vetëm sot sipas mjekëve janë gjendje 45 qeska, të mjaftueshme për një ditë.

ranko Bendo jeton në fshatin “Gërmenjë e Vogël” dhe është diagnostikuar që në moshën 2-vjeçare me talasemi. Që atëherë ai endet çdo 21 ditë në spitale për të marrë gjakun, pa të cilin ai nuk mund të jetojë dot. Momentet më të vështira janë kur shkon në spital dhe nuk arrin të marrë gjakun që i duhet. Shpesh Franko ndien edhe peshën e sëmundjes në një formë tjetër, atë të anashkalimit nga shoqëria. Sëmundja e talasemisë dhe mundësitë ekonomike

nuk e lejuar Frankon të vazhdojë shkollën më tej se klasa e 5-të. Ëndrrën nuk e ka braktisur ende sot që është 21-vjeç. “Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm

të dhurohet”, tha dje ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Duke deklaruar se fushata e dhurimit vullnetar do të shtrihet në të gjithë vendin, ajo deklaroi se synohet mbulimi i nevojave të verës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 9 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E enjte, 9 MAJ 2019

PËRFAQËSUESJA E BE

Meta takon Mogerinin: Integrimi europian është e vetmja rrugë përpara 2010. Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviæ dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik D•aferoviæ, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Ðu-

P

residenti Ilir Meta ka pri tur dje në Presidencë, Për faqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijuni. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan: “Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të

kanoviæ, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuèiæ. Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Samiti

kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e BrdoBrijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”. Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit organizohet në Shqipëri nga Presidenti Ilir Meta. Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin

TAKIMET

TAKIMI I PRESIDENTËVE

Kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik për herë të parë në Shqipëri Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane. Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona. Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook. Kjo është vizita e parë që kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik zhvillon në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me drejtuesit e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Šefik D•aferoviæ, të cilët ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit. “Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik D•aferoviæ. Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në

i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

“Mali i Zi, aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal”

P

o dje, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar me Presiden tin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brijunit, së bashku më liderë të tjerë të rajonit. “I lumtur të takohem në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brijunit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.


RAJONI

14

E enjte, 9 MAJ 2019

AMBASADORI I BRITANISË SË MADHE

O’Connell: Presioni qytetar i nevojshëm për të bërë ndryshimin në Kosovë A

mbasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, RuairiO’Connell, tha të mërkurën në Prishtinë se qytetarët e Kosovës duhet të shtojnë presionin mbi autoritetet për problemet me të cilat përballen, si dhe duhet të kërkojnë llogari dhe ndryshim përmes votës.O’Connell tha se Kosova duhet t’i dëgjojë miqtë e saj, në të kundërtën, sipas tij, nëse bashkësia ndërkombëtare “humb durimin”, do të ishte dëm shumë i madh për Kosovën.”Kosova ka nevojë për përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë

INTERVISTA Intervisoi: Nolian Lole

P

residenti i zgjedhur i Maqedonise së Veriut, në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar shprehet se “Shqiptarët ende nuk jane 100 të barabartë me maqedonasit, por janë shumë më mirë se vite mëpare”. Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president.Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë. Pendarovski: Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qëndrore të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesëmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit dhe jemi të kënaqur. Padyshim që shifrat për mua ishin të mira edhe në atë raund, por dalja në votime ishte jo e kënaqshme dhe ky ishte një lloj mesazhi i elektoratit për qeverinë se në këto dy vite nuk i kishin përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Por kishte nga ata që ishin të lodhur me zgjedhjet, sepse ishin të katërtat në 4 vite, në 2016 zgjedhjet parlamentare, në 2017 zgjedhjet lokale, referendumin për emrin vitin që shkoi dhe tani dy raunde presidenciale dhe më duhet të them që pjesëmarrja në raundin e dytë është shumë e mirë dhe reflektoi edhe në rëzultat, tha zoti Pendarovski. Sipas presidentit të ri të vendit këto zgjedhje ishin mjaft të rëndësishme në aspektin multietnik të vendit dhe sidomos të shqiptarëve vendimtarë me votën e tyre. Pendarovski: Nuk është e rëndësishme karriera ime personale politike, nëse do të bëhej president Stevo Pendarovski apo do të ishte Gordana Siljanovska, por unë jam kandidat i një koalicioni të gjerë partish politike, unë përfaqësoj për herë të parë në historinë postkomuniste të këtij vendi 31 parti politike që qëndrojnë pas kandidaturës sime dhe mes tyre 4 parti, jo një po katër, parti shqiptare dy parti turqish, parti të serbëve të vllehëve dhe 3 të romëve pra një koalicion ndëretnik partish i paparë ndonjëherë në këtë vend dhe padyshim ishte kënaqësi e madhe e imja për të qëndruar në ballë të këtij koalicioni të gjerë politik dhe etnik. Por të mos harrojmë që nga ana tjetër kishim një kandidate që përfaqësonte një parti e cila ende është mjaft nacionaliste si VMRO DPMNE me një retorikë nacionaliste dhe populiste të pabesueshme, më besoni me një retorikë të pabesueshme për kohën kur jetojmë, e mund ta imagjinoni vetë në vitin 2019 pas 3 dekadash të një

ndërkombatëre dhe nëse kjo humbet, do të ishte problem jetik për Kosovën. Qytetarët mund të bëjnë ndryshimin, ne nuk kemi të drejtë vote këtu. Presioni i qytetarëve është e vetmja mënyrë për t’i detyruar politikanët të marrin masa”, tha O’Connell.Këto komente, ambasadori i bëri në forumin “FOL Hapur”, ku u diskutua për funksionimin e Qeverisë së Kosovës, proceset rekrutuese që monitorohen nga ambasada britanike, korrupsionin dhe krimin e organizuar.”Nëse njerëzit vazhdojnë të votojnë për

partitë që shkelin ligje, që përfshijnë kriminelë, që keqpërdorin gjërat, që punësojnë njerëz në bazë të partisë dhe njerëzit nuk reagojnë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Do të vijë dita kur ne do të kemi një vendim të vështirë për përkrahjen tonë për Kosovën”, tha O’Connell.Ambasadorët e vendeve perëndimore të akredituar në Kosovë, kohëve të fundit, i kanë shpeshtuar deklaratat përmes të cilave i kritikojnë institucionet e Kosovës për dukuritë negative si: korrupsioni, keqmenaxhimi i parasë publike, nepotizmi dhe punësimet partiake.

Stevo Pendarovski: Shqiptarët ende nuk jane 100 të barabartë me maqedonasit

demokracie formale sërish kjo zonjë dhe kryetari i partisë që e mbështet nuk i ftuan shqiptarët etnikë qoftë dhe formalisht nuk i ftuan shqiptarët etnikë që të votojnë. Ai ftoi këdo që të votojë për zonjën Siljanovska, turq, serbë, romë dhe maqedonas, por shqiptarët nuk i ftoi dhe të gjithë në atë moment menduan, do të jetë ndonjë gabim, do e korrigjojë veten. Por jo ai nuk tha asgjë për shqiptarët dhe gjatë gjithë fushatës ata kishin një frymë etnocentrike dhe një retorikë etnocentrike dhe unë e kam theksuar gjithnjë që kjo frymë nuk është e keqe për këtë vend, por kjo frymë është e rrezikshme për këtë vend i cili gjithnjë përtej aktualitetit ka qenë një vend multietnik. Ai do të jetë edhe president i shqiptarëve dhe këtë e pohon pa asnjë mëdyshje Pendarovski: Padyshim, absolutisht po, ky është një fakt i njohur në Maqedoni, unë garova për president për të dytën herë, 5 vjet më parë me të njëjtin koalicion pas meje megjithëse unë jam pa parti, por koalicioni me 11 parti më mbështeti mua i udhëhequr edhe atëherë nga LSDM, mora 35 mijë vota shqiptarësh etnikë pak a shumë megjithëse ata ishin në koalicion me qeverinë atëherë. Por vetëm falë axhendës sime ku thoja se ky duhet të jetë një vend ku të gjithë duhet të ndjehen të barabartë me njeri tjetrin,

sepse për mua në këtë vend nuk duhet të ketë asnjë komunitet etnik i cili duhet të ndjehet i privilegjuar dhe një tjetër që ndjehet i diskriminuar, nuk mund të jesh i privilegjuar për shkak të bekgraundit tënd etnik, apo bekgraundit tënd fetar apo pse i përket një partie për të cilën ti voton. Është e thjeshtë , të gjithë maqedonasit, shqiptarët, serbët, boshnjakët duhet të jenë të barabartë me njëri tjetrin kjo është e vetmja recetë e suksesit. Jo për integrimin euroatlantik, por për kohezionin e brendshëm në vend, për paqen. Asnjë politikan serioz dhe i përgjegjshëm nuk duhet të harrojë se në 2001 ne ishim ata që nënshkruam marrëveshjen e Ohrit, unë isha këshilltar për sigurinë i presidentit të atëhershëm Boris Trajkovski, babai i asaj marrëveshjeje që u nënshkrua për ti dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që erdhi si pasojë se shqiptarët u ndjenë të lënë mënjanë, ata u lanë jashtë sistemit dhe ata reaguan për statusin e tyre, ne ndryshuam kushtetutën, ne nënshkruam marrëveshjen dhe në të thuhet përfaqësim i barabartë për të gjitha komunitetet etnike, përfshi shqiptarët ,dhe krejt papritur Mickovski nuk i përmend shqiptarët etnikë. Sipas presidentit të zgjedhur Maqedonia e Veriut është një vend më i mirë edhe për shqiptarët,se sa vite më parë dhe janë shifrat që

flasin për këtë gjë. Pendarovski : Po, Maqedonia sot është më e mirë dhe kjo duket në shifra që janë të vërtetueshme, me ministrat shqiptarë në qeveri për shembull, në 2001 dhe 2002 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kishim në të gjithë administratën shtetërore maqedonase vetëm 2.4 përqind shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit, ndërsa sot kemi mbi 19 përqind përfaqësim në këto insitutcione, dhe për një vend me burime shumë të kufizuara financiare ky është një hap i madh përpara. Padyshim që nuk mund të them se shqiptarët janë 100% njësoj me vëllezërit e tyre maqedonas të përfaqësuar në këtë vend, por mund të them me plot gojën se janë në një pozicion shumë më të mirë se sa vite më parë apo se sa në dekadën e parë pas pavarësisë, tha zoti Pendarovski. Madje marrëdhënia me shqiptarët, por dhe trajtimi që duhet ti bëjnë maqedonasit atyre për presidentin e ri të Maqedonisë së veriut është vendimtar për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Pendarovski: Padyshim që duhej të kishim një proces të pastër zgjedhor dhe kjo u arrit, në mënyrë që të kishim një prezantim sa më të mirë në qershor në Bruksel kur të merret vendimi jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë, sepse kështu na u tha vjet në Sofje, që Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti jepet qershorin e 2019 një datë për çeljen e negociatave dhe më besoni që ky është parakushti i fundit. Më besoni mua, ne u bëmë vend kandidat në 2005, pas kësaj ne nuk ecëm përpara për shkak të bllokadës greke me emrin, kjo është diçka tjetër, por ne e morëm statusin e kandidatit vetëm për zbatimin e mirë të marrëveshjes së Ohrit, sepse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë mirë se Maqedonia duhet të jetë e qetë në aspektin interetnik, duhet të jemi mirë me njëri tjetrin të kemi stabilitet të brendshëm dhe vetëm pastaj pasi ti kemi realizuar këto mund të ecim me integrimin euroatlantik. Ne prej 2001 ecëm mirë përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe me marrëdhënien ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në radhë të parë dhe edhe më të tjerët padyshim, duke patur rezultate të mira dhe pas 4 vitesh morëm statusin e vendit kandidat në 2005. Sot nëse ne nuk do të jemi mirë në marrëdhënien tonë të brendshme ndëretnike sidomos me shqiptarët, ne nuk do ta marrim dot atë datë për çeljen e negociatave edhe pse mund

të kemi bërë zgjedhje me standarde skandinave si këto presidenciale këtë herë. Absolutisht për rrugën tonë në drejtim të integrimit europian është thelbësore një marrëdhënie e mirë ndëretnike sidomos me shqiptaret dhe më pas me të tjerët. Për mua kjo është një vlerë e shtuar e imja që bëra një fushatë ku nuk dola të kërkoj vetëm votën e maqedonasve etnikë,pasi për mua Maqedonia nuk është vetëm e maqedonasve, por Maqedonia është një vend i kujtdo që jeton këtu,dhe jam dakord me ata që thonë se është shumë më e lehtë të jesh politikan në Slloveni ku nuk janë këto probleme pasi homogjeniteti etnik është i qartë dhe në Maqedoni nuk është shumë e lehtë të bëhesh kryeministër,president por as kryetar bashkie pas multietniciteti është vendimtar. Por nëse të duket e vështirë atëhere nuk ke pse garon pasi nuk je gati për këtë punë. Kaq e thjeshtë është kjo Ai tregon se çfarë e pret në ditën e parë të punës dhe krahason veten me paraardhësin e tij. Pendarovski: Imagjinoni ai nuk ishte dakord me emrin e ri kushtetues të vendit. A e imagjinoni dot presidenti i një vendi që nuk i pëlqen emri i vendit? Apo ligji i gjuhëve, por edhe shumë ligje të tjera në dukje më të thjeshtë dhe pa rëndësi si përshembull ligji për mbështetjen sociale për kategoritë në nevojë, nuk e ka nënshkruar, ai nuk nënshkruan asgjë pasi nuk i pëlqen emri i ri kushtetues i vendit. Padyshim që unë që në ditën e parë në zyrë do të nënshkruaj këto ligje pasi nuk është vetëm për ligjin e gjuhëve, por janë ligje për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë vend. Puna e presidentit kjo është tua bëjë jetën më të lehtë njerëzve jo ti trajtojë ata në mënyra të ndryshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit aktin ligjor më të lartë kudodhe nëse nuk e respektoj kushtetutën si president atëhere nuk kam pse bëhem president i vendit. Ndërkohë tregon pa drojë marrëdhënien e tij me shqiptarët pse ajo është e veçantë që nga fillimi. Pendarovski: Në 2014 unë isha politikani i parë etnik maqedonas i cili foli për herë të parë shqip në historinë e këtij vendi kur ju drejtova shqiptarëve në gjuhën e tyre nëpërmjet një spoti televiziv. Sepse slogani im në ato zgjedhje ishte….Maqedonia meriton president….tani slogani im ishte “Bashkë përpara” ndërsa tani i mbyllja mitingjet e mia elektorale me fjalët votoni për numrin tre ….tani them faleminderit.


AKTUALITET

15

E enjte, 9 MAJ 2019

Zgjidhja për vetë banorët nëse nuk ndërhyn shteti do të vijë nga vetë ata sipas paralajmërimit të tyre. Tashmë kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre

P

othuajse të gjitha shtëpitë e fshatit Bishan në Vlorë kanë rënë pre e grabitjeve. Në vetëm dy muaj, kanë ndodhur mbi 100 vjedhje në këtë fshat dhe katër të tjerë pranë tij. Banorët thonë se policia nuk ka identifikuar asnjë autor ndaj kanë nisur patrullimet natën për të mbrojtur pronat e tyre. Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. Bishani është fshati më i prekur me 40 vjedhje, 6 në Aliban, ndërsa të tjerat në Poro, Dëllenjë dhe Mifol. Banorët e zonës, thojnë se janë dy grupe që kryejnë grabitje natën por këto të fundit po kryhen nga një grup i strukturuar që lëvizin me armë. Qamile Bulla është një e moshuar e prekur nga grabitjet. Vetëm 3 ditë më parë Qamiles i janë vjedhur 2 viça, ku sipas saj i kanë shkaktuar një dëm prej 300 mijë lekësh. Qamile Bulla i bën thirrje shtetit të vendosë dorë në këtë zonë dhe të ndërhyjë urgjent, pasi pas bagëtive radhën mund ta kenë banesat dhe ky grup që lëviz me armë ndoshta mund të marrë dhe ndonjë jetë në përpjekje për të ruajtur banesat e tyre. Djali i Qamile Bulles, Adritaiku shprehet se bashkë me fshatin kanë bërë një mbledhje ku po bëhet roje çdo natë nga një grup prej 3 vetash nga fshati. Sipas tij, kanë 3 ditë pa gjumë por nuk dinë dhe sa do të rezistojnë. “Kemi arritur deri në identifikimin e personave

100 vjedhje nga janari në Novoselë, banorët: Po flemë me lopët

por shteti të bëjë punën vetë, mos të zgjasë hetimet pasi jeta jonë është e pasigurtë”,-thotë ai. Që prej muajit janar deri më tani janë kryer 100 vjedhje, thuajse në gjithë fshatrat e njësisë administrative Novoselë por deri tani thonë banorët nuk ka asnjë të arrestuar. Grabitjet kanë prekur pothuajse të gjitha

fshatrat e njësisë administrative Novoselë por Bishani është më i prekur por grabitje të tilla janë regjistruar dhe në Aliban, Delisuf, Poro dhe Dëllenje. Zgjidhja për vetë banorët nëse nuk ndërhyn shteti do të vijë nga vetë ata sipas paralajmërimit të tyre. Tashmë kanë nisur të patrullojnë natën

Pas shkrirjes së ALUIZNI-t dhe ZVRPP-së, në institucionin e ri që do të merret me regjistrimin e pronave që do të jetë Kadastra po bëhen edhe prezantimet në qarqe të drejtuesve të rinj. Të mërkurën u prezantuan dy drejtorët në Durrës dhe në Fier. Në Durrës drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, do të jetë Liridon Pulaj. Ndërsa në Fier, do të jetë Ervin Bushi. Më parë ai ka qenë drejtor i ALUIZNI-t po në Fier. Ndërsa drejtor i Hipotekës ishte Sazan Gorishiva. Por pas shkrirjes së dy institucioneve, drejtori i ri do të jetë Ervin Bushi. Prezantimi drejtuesit të Kadastrës është bërë prej prefektit Fier Baki Bala.

“Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. Bishani është fshati më i prekur me 40 vjedhje, 6 në Aliban, ndërsa të tjerat në Poro, Dëllenjë dhe Mifol”. ça të gjenë i vënë përpara. Mund të kenë ngelur shumë pak familje që nuk janë cënuar nga këta hajdutë”. Policia është njoftuar për të gjitha rastet por deri tani nuk është identifikuar asnjë autor. “Nuk është zbardhur asnjë ngjarje, na ngelet ne të organizohemi se policia nuk e bën dot punë e vet”. Në këto kushte, banorët po gjejnë mënyrë alternative për të mbrojtur pronat e tyre. “Të bëhemi si fshat e të rrimë natën ugareve dhe parcelave dhe t’i ruajmë. Nuk po flemë në shtëpi po flemë me bagëtitë, jemi bërë si kasfshtët, rrimë aty te lopa”. Banorët thonë se grupi vepron në të njëjtën mënyrë në të gjitha fshatrat por Bishani u duket me i përshtatshëm. “Bishani është fshati më i ndëshkuar, nga ana gjeografike e kanë shumë të lehtë terrenin për ta kontrolluar”. “Të vish të vjedhësh lopë, banesa, shtëpi e të varësh qentë. E njëjta vjedhje në Liban, Isuf Bishan, më nxirr një që edhe ne të qetësohemi nga trutë”.

ARRSH

DREJTORËT

Kadastra, dy drejtorët e rinj

për të ruajtur pronat e tyre deri në momentin kur të shohin reagimin e policisë apo shtetit. Vetëgjyqësi për të mbrojtur banesat, pronën por edhe jetët e tyre. Vjedhjet kryhen gjatë natës dhe banorëve u marrin lekë në banesa dhe bagëtitë. “Vjedhje në çdo 10 ditë, çdo dy javë merr lopë, viça, shelegë, zogj, pula,

SITUATA

D

uke nisur nga dita e djeshme deri në 17 korrik do të ketë kufizim të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të disa punimeve që do të bëhen në këtë aks. ARRSH dhe Policia Rrugore thonë se rehabilitimi do të jetë në sistemin e ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish DoganaQafë Kashar-Vorë. Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do kryhet lëvizja e makinave

dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve

të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.


AKTUALITET

16

E enjte, 9 MAJ 2019

Në mënyrë të veçantë, ministrja Olta Xhaçka u interesua për dy efektivet, Enkelejdën dhe Nadjën, të cilat janë pjesë e kontingjentit të mbërritur në Letoni 5 muaj më parë

P

as ngjarjes në bazën Camp Adazi në Letoni, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës për të vizituar kontigjentin e 4-t, EOD e për t’u takuar me drejtues të bazës ku që prej vitit 2017, Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”. Fillimisht ministrja Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur, njëri prej të cilëve, major Klodian Tanushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital. Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin me vëmendje maksimale gjendjen e major Tanushit. Më pas, Xhaçka e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën në bazën ushtarake Camp Adazi. Në takimin me efektivët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ngjarjen e ndodhur, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Në mënyrë të veçantë, ministrja Xhaçka u interesua për dy efektivet, Enkelejdën dhe Nadjën, të cilat janë pjesë e kontingjentit të mbërritur në Letoni 5 muaj më parë. “Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam sot këtu me ju për

Xhaçka takon kontingjentin shqiptar në Letoni: S’jeni vetëm KURRË VETËM “Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”.

të ndarë bashkë hidhërimin por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s’do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë”,-tha ministrja e

Mbrojtjes gjatë bashkëbisedimit me efektivët. Djemtë dhe vajzat e kontingjentit, misioni i të cilit përfundon pas pak javësh, thanë se janë të vendosur për të përfunduar plotësisht dhe me dinjitet misionin, jo vetëm si detyrim kushtetues por mbi të gjitha për të vijuar angazhimin e lënë në mes nga kolegët e tyre. Zarife Hasanaj humbi jetën tre ditë më parë pasi një

SEANCA

Kuvendi mban një minutë heshtje

Gjatë seancës plenare të së enjten në Kuvend, Kreu i Kuvendit i kërkoi deputetëve që të mabin një minutë heshtje për ushtaraken që humbi jetën në mision në Letoni, Zarife Hasanaj. Ushtarakja shqiptare, humbi jetën teksa ndodhej me kontigjentin e Forcave të Armatosura në Letoni, pjesë e misionit të NATO-s. Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën apo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë. Në bazën ushtarake Camp Adazi në Letoni, u mbajt edhe një ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës. Gjendja e komandantit të kontingjentit shqiptar në Poloni, major Tanushi, që mbeti i plagosur nga shpërthimi i minës vijon që të jetë e rëndë. Ministria e Mbrojtjes, thekson se Tanushi është nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërsa rreshter Kapaj ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

HISTORIA

Z

arife Hasanaj humbi jetën në Letoni, teksa një minë shpërtheu. Ushtarja 32-vjeçarja nga Tropoja, ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. Prej vitesh familja Hasanaj ishte zhvendosur në Tiranë, ku dhe jetonte në zonën e Babrrusë. Zarifeja lindi në Bajram Curri dhe ishte fëmija i katër i familjes Hasanaj. Pranë shtëpisë së saj në Babrru, tashmë ka mbetur vetëm prindërit e saj dhe vëllai i martuar. Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru. Më pas ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës 20122017. Më pas nëntetarja ka kryer kursin EOD, niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”. Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i parë dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/

minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj, të cilët ndryshe nga e reja nga Tropoja nuk ishin për herë të parë me misione jashtë vendit. Ngjarja e së hënës, nuk është e para në Letoni. Në tetor 2011, në një shpërthim të ngjashëm mbetën të lënduar

shtatë persona, një prej të cilëve humbi jetën. Janë 20 xhenierë nga Shqipëria në shërbim në Letoni. Grupi shumëkombësh atje udhëhiqet nga Kanadaja dhe përbëhet nga 1400 ushtarë nga Shqipëria, Republika Çeke, Italia, Kanadaja, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja. Pas ngjarjes tragjike të së hënës, në bazën ushtarake kamp Adazi në Letoni, ministria shqiptare e Mbrojtjes ka nisur një “Task-Forcë” me urgjencë drejt këtij vendi. Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.

Rrugëtimi nga Bajram Curri në Letoni

oficer me gradën n/tetar. Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit

Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD. Hasanaj do të përfundonte misionin e saj të parë muajin e ardhshëm.


AKTUALITET

17

E enjte, 9 MAJ 2019

Klaudio Hoxhalli u akuza se kishte krijuar kushtet për strehimin dhe lëvizjen për Safet Bajrin. E ndërsa për 10 muaj u la në burg, Klaudio Hoxhalli insistoi duke kërkuar ndryshimin e masës

SHKODËR

2 premtime për 10 mijë euro

Nga burgu në “arrest shtëpie”, Hoxhalliu: E kam mik por Bajrin s’e strehova Një person ka përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë nga autoritetet policore në Shkodër, për akuzën e mashtrimit e korrupsionit. I arrestuari është një 49-vjeçar me banim në Librazhd, i cili gjatë muajit janar të 2018-s dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një gruaje shumën prej 6000 eurosh për të marrë provimin e licencës së mësuesisë, si dhe 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. I njëjti person, sipas policisë, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek një punonjës i arsimit me iniciale E.S. 49-vjeçari, të cilin policia e identifikon vetëm me iniciale B.A. akuzohet për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimi”, vepra për të cilat rezulton i dënuar edhe më parë. Ndërkohë, autoritetet proceduan në gjendje të lirë B.P., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

G

jykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të rinjtë të cilët u arrestuan disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm “Bajri” të Shkodrës. Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu ishin arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” por tashmë do të hetohen për akuzat e tjera. Siç edhe argumentohet në vendimin e Gjykatës për Klaudio Hoxhalliun, ky i fundit do të vijojë të hetohet për armëmbajtje pa leje, e deri më tani nuk provohet akuza tjetër ajo e strehimit në më mënyrë të jashtëligjshme të personit të shpallur në kërkim, Safet Bajri. Klaudio Hoxhalli u la për 10 muaj në burg, ai insistoi duke

TAKIMI

RRËFIMI

“Hoxhalliu ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit ka qenë në shtëpinë e tij në kryeqytet. Sa i përket akuzave ai është shprehur se me Safet Bajrin është mik shtëpie, ndërsa mohon që ai ta ketë ndihmuar për t’u strehuar”.

kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin nga qelia. Kërkesa është pranuar nga gjyqtari Sokol Tona vendosi të ndryshonte masën duke e dërguar nga qelia në “arrest shtëpie”. Gjykata thotë se bazuar te akti i ekspertimit, Klaudio Hoxhalli nuk rezulton që të jetë i përfshirë me grupin “Bajri”. Hoxhalliu ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit ka qenë në shtëpinë

e tij në kryeqytet. Sa i përket akuzave ai është shprehur se me Safet Bajrin është mik shtëpie, ndërsa mohon që ai ta ketë ndihmuar për t’u strehuar. Ndërkohë që në datë 25 prill u ndryshua masa e sigurisë edhe për Denis Brajoviç. Tani mësohet se dosja në ngarkim të Klaudio Hoxhalliut dhe Denis Brajoviq, është veçuar nga ajo e anëtarëve të tjerë të bandës.

Disa muaj më parë u ndryshua masa edhe për Elis Gurin, që gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” së bashku me Armir Grimën, që ka qenë trajner i kombëtares së femrave. Vendimi Nga hetimet nuk është arritur të provohet që Hoxhalliu të ketë pasur lidhje me vepra penale apo të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën janë dyshuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Për shkak të rënies së dyshimit për përfshirjen e të hetuarit në formën e bashkëpunimit të veçantë, pra të grupit të sturkuturuar criminal të familjes Bajri, Prokuroria për Krimet e Rënda ia kaloi aktet e dosjes për hetim Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit pushoi akuzën “përkrahje të autorit të krimit” pasi nuk kishte fakte dhe prova. Me pushimin e akuzës, gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në

“arrest shtëpie”. Safet Bajri Safet Bajri akuzohet nga Krimet e Rënda, si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u prangos në shtator të 2018, gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni. Në momentin e arrestimit, sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur armën e zjarrit pistoletë e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë. Grupi kriminal “Bajri” nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi k riminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Lezhë, organizohet panairi rajonal i punës M

inistria e Financave dhe Ekonomisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit, kanë organizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” para Bashkisë Lezhë”, Panairin Rajonal të Punës Lezhë 2019, nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Lezhë dhe drejtorit të saj, Fatmir Delishi. Ky panair punësimi, u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Panairi synoi të vendosë marrëdhënie konkrete bashkupunimi e komunikimi midis

ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, për të përmbushur mundësitë që ofron tregu i punës në Rajonin e Lezhës. Për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës, duke krijuar mundësi punësimi për qytetarët. Të cilët aplikuan për punë në këtë panair për në bare, restaurante, hotele, rrobaqepësi, këpucari etj, njësi shërbimi dhe prodhimi, fasoneri etj firma të ndryshme, private etj. Në këtë panair u prezantuan edhe shkolla të mesme profesionale nga Lezha por edhe njësi shërbimi dhe firma private edhe

jashtë Lezhës. Përveç panairit të punës, i cili shërbeu për njohje dhe promocion dhe aplikim të vendeve të reja të punës tek firmat, private, njësi shërbimi, prodhimi etj të qytetarëve të papunë, përmes Zyrës të Punësimit Lezhë, ofrohet në çdo kohë për qytetarët e pa punë; informacion mbi tregun e punës, intervistim, këshillim e ndërmjetësim për punësim e deklarim të vendeve të lira të punës në sektorin privat e më gjërë, thotë për “Koha Jonë”, drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit Lezhë, Fatmir Delishi. /Nga Jak Rrozhani/


KULTURE

18 E enjte, 9 MAJ 2019

Pak para vdekjes, Nënë Tereza kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë Fondi Arkivor online i Ministrisë së Jashtme kishte publikuar dokumentet, shkresa dhe letra të shenjtores shqiptare, Nënës Terezë, e cila ka kërkuar të vizitojë varret e nënës dhe motrës së saj që preheshin në atdhe. Nënë Tereza nuk u lejua nga regjimi komunist asokohe të merrte pjesë në ceremonitë e tyre mortore, por prej vitit 1985, në Shqipëri nisi të kishte disi ndryshime. Sipas dokumenteve të kohës, kërkesa e parë u përcoll në ambasadën shqiptare në Romë, nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëreshë. Në dokumente bie në sy përgjigja e saj në intervistën e dhënë për gazetaren e televizionit shtetëror shqiptar pyetjes lidhur me përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, ku rëndom dëgjoheshin vetëm vlerësime pozitive, Nënë Tereza do përgjigjej: “Nuk kam ditur më parë ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”. Pas largimit nga Shqipëria, Nënë Tereza iu drejtua me një letër presidentit Ramiz Alia për të lejuar hapjen e një shtëpie në Tiranë për Misionaret e saj të Bamirësisë. Përgjigjja vonoi gjatë. Vizitat e Misionareve të Nënë Terezës që prisnin në Romë, por edhe të vetë Nënë Terezës vazhduan në ambasadën shqiptare në Romë edhe në muajt në vijim për të marrë një përgjigje nga pala shqiptare. Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Haver Perez De Kuelar, në Shqipëri në maj 1990 dhe ngjarjeve të korrikut në 1990, në tetor 1990 Alia përgjig-

Së shpejti një film për historinë dhe jetën e komunitetit arbëresh Historia dhe jeta e komunitetit arbëresh do të tregohet edhe me anën e një filmi, që do të realizohet së shpejti, me titullin “Arbëria”. Pikërisht për këtë film, ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka pritur ekipin që po e realizojnë filmin, me ç’rast i ka përgëzuar për punën dhe idenë e tyre që t’i sjellin publikut një film mbi historinë dhe jetën brenda komunitetit arbëresh, të cilët ndër vite kanë ruajtur traditën dhe kulturën shqiptare.”Filmi “Arbëria” tregon historinë e Aidës, stiliste e suksesshme, e cila zbulon origjinën arbëreshe përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëmijërore, ku njeh gjuhën, traditat dhe atmosferën në komunitetin arbëresh”, thuhet në njoftim. Regjisore e këtij filmi është Franceska Oliveri.

jet se së shpejti do kishte një përgjigje pozitive për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri, shkruan lapsi.al. Po në tetor 1990, në Tiranë kopshtit të fëmijëve që u vizitua nga Nënë Tereza gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri i vihet emri i nobelistes per paqe “Kopshti Nënë Tereza”. Në këtë periudhë pati zhvillime të reja politike në Shqipëri dhe po flitej zyrtarisht për lirinë e praktikimit të besimit dhe për veprimtarinë e institucioneve fetare. Këto rrethana lehtësonin edhe hapjen e Misionit

të Nënë Terezës në Shqipëri. Përgjigjja nga shteti shqiptar vjen në nëntor 1990 sipas të cilës Nënë Tereza ishte e mirëpritur për një vizitë të dyte në Shqipëri, ndërsa për aktivitetin e Motrave të saj Misionare të Bamirësisë në Shqipëri duhej të ndryshonte në fillim legjislacioni ekzistues shqiptar që të lejonte këtë veprimtari. Vizita e dyte u zhvillua 1-5 dhjetor 1990. Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri do të fillonin aktivitetin e tyre në mars 1991 në Tiranë e në Shkodër.

Xhubleta, veshja më e vjetër shqiptare

Veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Mërturi e Rugova, Malësi e Madhe dhe shqiptarë të Malit të Zi, në zonën e Nën Shkodrës deri në Breg të Matit ku malësorët e Malësisë së Madhe kanë zbritur. Xhubleta është një fund në trajtë kambane, që

vjen i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme. Përbëhej nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, qepur horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta përbëhej nga shumë ngjyra, por ato që na kanë mbërritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholin, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit te dytë para erës sonë dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare. Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tone, që malësorët e përcollën deri në vitet 19501960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti ,dashurinë dhe thekson bukurinë e femrës malësore.

“Qyteza e Armenit”, monument kulture me pasuri të rralla arkeologjike Kodra e quajtur “Qyteza e Armenit” gjendet në veri të fshatit me të njëjtin emër dhe në perëndim të qendrës së banuar të Selenicës, në nyjën e bashkimit të lumit Shushicë me Vjosën. Nga pikëpamja topografike ajo dominon mbi minierat e bitumit të Selenicës, si dhe fushat e kodrat e ulëta përreth. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë bën të ditur se “i pari që jep disa të dhëna për “Qytezën e Armenit” ishte Llambi Durholli, ish-drejtori i Muzeut Historik të Vlorës dhe një ndër pionierët e arkeologjisë së këtij qyteti. Në një artikull të shkurtër në Buletinin për Shkencat Shoqërore të viteve 1958, ai bën një përshkrim të kodrës dhe të gjetjeve arkeologjike në të”. Sipas tij, fortifikimi që rrethonte kodrën nuk ruhej më, pasi materiali i marrë nga muri rrethues ishte përdorur për ndërtimin e banesave të fshatit Armen. Krahas qeramikës së gjetur në terren dhe varrezës antike në pjesën lindore të kodrës, ai përmend një cisternë antike me tulla harkore të lidhura me llaç. Diametri i saj ishte 1.62m, ndërsa thellësia arrinte deri në 3.5m. Një informacion të ngjashëm e gjejmë edhe në artikullin e Tanush Frashërit të botuar tek revista “Monumentet” në vitin 1971. Ndër të tjera me interes është gjetja e 8 monedhave Apolloniane dhe identifikimi i një pjese të nekropolit në anën jugore dhe jugperëndimore të kodrës. “Të vetmet gërmime arkeologjike janë kryer në nekropolin e qytezës, në vendin e quajtur Shpëndra nga arkeologu Vasil Bereti. Ai gërmoi dy varre të shek IV-III p.Kr, me inventar mjaft të pasur. Informacione të tjera me interes rreth gjetjeve arkeologjike vijnë nga vëzhgimet sipërfaqësore në kuadër të një ekspedite të udhëhequr nga arkeologu Skënder Muçaj”, shprehet DRKK, Vlorë. Gjetjet më të hershme që vijnë nga kjo kodër janë fragmente qeramike të shek. IV-III p.Kr si dhe qeramikë e mëvonshme e periudhës romake dhe antikitetit të vonë. Ende nuk është e qartë se me cilin vendbanim antik mund të identifikohet kjo kodër. DRKK thekson se “për identifikimin e Nymfeut antik prej vitit 2017, kanë nisur kërkimet arkeologjike të përqendruara në kodrën e “Qytezës së Armenit” dhe territorin përreth nga një projekt i përbashkët shqiptaro-francez, që drejtohet nga arkeologët Saimir Shpuza dhe François Quantin”. “Qyteza e Armenit” është shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës më 1973.


SHOWBIZ

19 E enjte, 9 MAJ 2019

Mediat botërore sherr mes Duas dhe Ritës: U shmangën në “Met Gala” Dy yjet me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa ishin të pranishme në “Met Gala” këtë vit. Të dyja shkëlqyen me veshjet e tyre ekstravagante në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen, por gjithashtu për marrëdhënien e nderë mes tyre. Daily Mail i ka dedikuar një shkrim dy këngëtareve duke shkruar se janë munduar të evitojnë njëra-tjetrën në këtë event. Thuhet se dy këngëtaret janë në një zënke jo publike në media dhe momenti kulminant arriti kur të dyja kanë parakaluar në tapetin e kuq të “Met Gala”, duke shfaqur hapur rivalitetin mes tyre. 23-vjeçarja Dua Lipa është lodhur dhe mërzitur nga krahasimi me 28-vjeçaren, pasi dëshiron të identifikohet për origjinalitetin e saj. Ndërkohë një burim është

Çiftit mbretëror pozon për herë të parë me djalin e tyre Meghan Markle ka thënë se ka “dy djemtë më të mirë në botë” pasi ka bërë paraqitjen e parë me djalin e saj të sapolindur të Princit Harry në Windsor Castle. Duke mbajtur djalin e tyre të mbështjellë në një batanije të bardhë dhe të veshur me një kapelë, Harry dhe Meghan u shfaqën para një grupi të vogël të mediave në Sallën e Saint George, ku mbajtën dasmën pak më shumë se një vit më parë. “Është magji, është shumë e mahnitshme,” tha dukeshja e Sussexit. “Unë kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam me të vërtetë e lumtur”, shtoi bukuroshja hollivudiane. Foshnja, emri i të cilit është ende enigmë, lindi të hënën në orën 5.26 të mëngjesit, duke peshuar shtatë kilogramë. Duka dhe Dukesha thanë se i porsalinduri kishte fjetur mirë ditët e para dhe nuk ka pasur probleme.

shprehur me herët për “The Sun”: “Është për të ardhur keq pasi ato kanë patur një marrëdhënie të afërt dhe Dua është shprehur shpesh sesa shumë e admironte Ritën. Madje ajo ka thënë se do të dëshironte si ishte si Rita në të ardhmen. Por tashmë gjërat nuk janë më si më parë dhe Dua po përpiqet të mbajë

distancë nga Ora, fakt që nuk e fsheh.” Ndërkohë Rita është e dëshpëruar që të shmangë një takim me Duan. Megjithatë kishte shumë dëshirë të merrte pjesë në “Met Gala” duke e lënë këtë sherr pas. Gjithashtu dy këngëtaret kanë takuar veç miken e tyre të përbashkët Katy Perry dhe kanë bërë foto me të.

Eros Ramazzotti ndërpret turneun: Duhet të operohem “Në fund të fazës së parë të turneut më duhet të ndaloj, për t’u operuar në kordat e zërit…”. Kështu njofton në Instagram Eros Ramazzotti, duke ndërprerë “Vita ce n’e’

World Tour”, ku me 80 koncerte në mbarë botën feston 35 vjetorin e karrierës së tij. Këngëtari flet për dy muaj ndalese me operacionin dhe periudhën e rehabilitimit: Më

vjen keq për fansat e mi në Veri, Qendër dhe Amerikën e Jugut’, shkruan ai dhe shton: ‘Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen…Ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker tregon një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, të cilin e falënderon për profesionalizmin e tij.N ë dy muajt e fundit Eros ka dhënë koncerte në Europë, duke prekur qytete të rëndësishme si Lioni Madrid, Barcelona, Parisi, Brukseli, Monaco dhe Colonia. Pak javë më parë këngëtari këndoi në Miami me këngëtarin Luis Fonsi dhe më pas stop: ’Në Europë do ta nis rregullisht në 11 korrik në Locarno, me dy muaj e festivalit muzikor’, ka shtuar Ramazzotti, që premton se do të kthehet ‘më i fortë se më parë’.

Ish-missi shqiptar shfaqet për herë të parë pas lindjes së djalit Çifti i njohur i showbizit Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër pak ditë më parë të vogëlushit Efehan. Mediat turke kanë qenë mjaft të fokusuara lidhur me lajmet për çiftin e njohur. Mbrëmjen e së martës pas ata janë fotografuar duke dalë nga spitali me të voglin e tyre në krahë. Almeda ndonëse dukej e lodhur, u shpreh shumë e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të saj. “Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”, -tha Abazi, të cilës i dridhej zëri nga emocionet. Ndërkohë më herët Tolgahan u shpreh se lindja ishte e vështirë, pasi u deshën 12 orë që i vogli Efehan të vinte në jetë. Në fotot e publikuara nga “Hurriyet” shohim aktorin turk teksa mban të birin në krahë dhe Almedën pranë tyre.

Brad Pitt thyen heshtjen për takimin me ish-gruan Jennifer Aniston Thuhet se Brad Pitt mund të ketë rilindur dashurinë e tij me ish-gruan Jennifer Aniston, pasi mori pjesë në 50-vjetorin e ditëlindjes së saj në shkurt. Por ylli i kinematografisë qeshi kur u pyet drejtpërsëdrejti rreth Jenniferit. Një fotograf e pyeti nëse po ktheheshin së bashku dhe Brad qeshi nën hundë dhe thjesht tha:- “Oh Zot tim!” Aktori u martua me Jenniferin në vitin 2000 dhe u ndanë në vitin 2005. Pas ndarjes së tij nga Jennifer, Brad filloi të takohej me Angelina Jolie, me të cilën qëndruan të martuat nga 2014-2016. Brad u fotografua duke ecur në rrugë kur fotografi i tha atij: ‘Ju dukeni shumë mirë. Është mirë të të shoh të lumtur ‘.


SPORT

20

E enjte, 9 MAJ 2019

Bardheblutë mundën 5-3 Luftëtarin, ndërkohë që Kukësi mundi 3-1 Skënderbeun

Kupa “derdhet” në gola, Tirana dhe Kukësi sfidohen në finale

Rozalb Lika

T

irana dhe Kukësi janë dy finalistet e edicionit të këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë kanë prerë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mundën pasditen e të mërkurës Luftëtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 5-3, ndërkohë që ndeshja e parë mes tyre ishte mbyllur në barazim pa gola. Tirana do të kalonte në avantazh që në minutën e 21-të me Asion Dajën. Halili nis topin në zonë për mesfushorin e bardhezbluve, i cili e kontrollon mirë dhe e godet në portë me roveshatë duke mposhtur Ruçin. Në fundin e pjesës së parë një gabim i ekipit të Tiranës do të shfrytëzohej më së miri nga gjirokastritët, teksa me një veprim të bukur Dunga lë një top për Filin, që e ka të thjeshtë për të shënuar. Në fillimin e pjesës së dytë vendasit që janë kthyer në avantazh falë një Cobbina-s, që ka shënuar me

TIRANA

penallti në minutën e 47-të. Pesë minuta më vonë, bardheblutë kanë gjetur edhe golin e tretë me Ngoo. Në minutën e 74-t, skuadra e Memës shënoi një tjetër gol me Sentamun, pas një goditje me kokë. Miqtë reagojnë 10 minuta para fundit, duke shënuar golin e dytë me Oshafin, por bardheblutë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, pasi Sentamu do të kishte kohë për të realizuar golin e dytë personal. Kukësi fiton sërish- Kukësi kanë shansin që të fitojnë sërish Kupën e Shqipërisë, pasi në gjysmëfinale kanë kaluar pengesën Skënderbeu, duke i mundur në të dy ndeshjet 2-1 në Kamëz dhe 3-1 në Korçë. Skuadra

verilindore do të mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, Rrumbullaku jep një krosim të bukur në zonë për Reginaldon, i cili me një goditje të bukur me kokë arrin të mposhtë portierin Dajsinani. Në minutën e 42-të, pas një tjetër krosimi të Rrumbullakut, Reginaldo nuk arrin të godasë, por mbrojtësi Abazi e dërgon në rrjetën e tij. Skënderbeu shkurtoi menjëherë shifrat në 1-2, teksa pas pushimit me Bregun, që korrigjoi një rast të mirë që humbi në 45 minutat e para. Valdet Rama ka shuar çdo shpresë duke realizuar edhe golin e tretë për verilindorët, falë një kundërsulmi vrasës.

GJYSMËFINALJA

Champions i çmendur, Lucas çon Tottenhamin në finale me tripletë

Champions League është një kompeticion i çmendur këtë sezon. Skuadra e Tottenhamit ka fituar në duelin e kthimit në shifrat 3-2, duke arritur që të sigurojë biletën për në finalen e madhe ku e pret Liverpooli. Ndeshja nisi në malore për anglezë, pasi skuadra holandeze e nisi mjaft mirë ndeshjen , teksa do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të. De Ligt kërcen mjaft mirë në zonë duke e dërguar topin në cepin e portës së Lloris. Ajax ka nën kontroll ndeshjen, teksa në minutën e 35të, do të realizonte edhe golin e dytë me Zieyech, i cili shënoi një super gol me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë pritej një përgjigje nga “Spursat”. Lucas do të ishte futbollisti që do të nxirrte nga momenti i vështirë skuadrën e tij, duke shënuar dy gola brenda katër minutave. Në të 55-n, ai shfrytëzoi më së miri një kundërsulm të shpejt, ndërkohë që më pas do të përfitonte nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve për të mposhtur Onanan për herë të dytë. Në minutat e fundit Ajax goditi shtyllën me Ziyech, ndërkohë që në minutën e 87-të, Tottenham gjeti vetëm traversën pas një goditje nga këndi. Në sekondat e fundit, Lucas arrin që të shënojë golin e pamundur, duke shënuar golin e tretë në këtë ndeshje historike, pasi Tottenham kalon për herë të parë në finale.

MBROJTËSI

Në dorën e Sarrit, Hysaj mund të transferohet te Roma E ardhmja e Elseid Hysaj pritet që të jetë një telenovelë e gjatë edhe gjatë kësaj vere. Sipas radios “Kiss Kiss Napoli”, Interi ka shfaqur interes të fortë për Elseid Hysaj në javën e fundit, por me shumë mundësi e ardhmja e tij do të varet shumë dhe nga Maurizio Sarri. Nëse ish-trajneri i Napolit, aktualisht i Chelsea-t, do të shkojë te Roma, atëherë mbrojtësi shqiptar mund të përfundojë te skuadra verdhekuqe në sezonin e ardhshëm. Konfirmimi i Sarrit tek Chelsea, ndërkohë do të bënte që ai të mendonte një lëvizje në Premier League, pasi nuk është më një zgjedhje e parë te Napoli nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Të kaltrit janë të gatshëm që të heqin dorë për shifrën e 20 milionë eurove, pasi klauzola prej 50 milionë eurosh nuk paguhet nga asnjë klub.

Mema shpërthen pas fitores: Sjellje amatore dhe fëminore, duhet të ndërhyj Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, nuk i është gëzuar aspak kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Strategu i bardhebluve nuk është kursyer aspak ndaj futbollistëve të tij, duke i cilësuar sjelljet e tyre “amatore” apo “fëminore”. “Pas ndeshjes kështu diskutohet, por gjatë lojës kam qenë shumë i pakënaqur me veprimet e lojtarëve në fushën e lojës. Kemi një anë psikologjike shumë më të mirë, por duhet të ndërhyjmë, pasi na presin dy finale të tjera, si ndaj Partizanit, edhe ndaj Kastriotit, ku luajmë

mbijetesën. Nëse veprohet kështu edhe në vazhdimësi, atëherë mund të konstatoj se kemi të bëjmë me lojtarë gjysmë-amatorë. Nuk mund të falësh ndeshje kështu, pasi ne nuk jemi ekip i brishtë, thjesht jemi të aftë t’u krijojmë probleme vetes tonë. Nuk mund të fal gabime të tilla dhe mezi po pres të analizoj me futbollistët, pasi duhet të përgatitemi për ndeshje shumë më të vështira sesa sot. Unë nuk u bëj presion futbollistëve, por dua të jem i vërtetë. Kjo e fundit është e vështirë për t’u pranuar, por duhet thënë dhe evidentuar, që

të mos gabojnë më. Unë nuk mund të merrem me gabime që nuk i bëjnë as futbollistët e moshave. Jam i ashpër, por duhet të jem realist dhe të them të vërtetën, për të shkuar drejt përmirësimit. Sherri te penalltia? Një nga gjërat që përcakton trajneri para ndeshjes, është se kush do ekzekutojë goditjet standarde, përfshi këtu edhe 11-metërshat. Kur shikoj që disa futbollistë marrin topin dhe zihen kush ta gjuajë, unë mund të them që ose kemi të bëjmë me mentalitet fëminor, ose amator”, deklaroi strategu i bardhebluve.


SPORT

21

E enjte, 9 MAJ 2019

Sipas një analize të mediave ndërkombëtare, loja e fortë e Klopp ishte çelësi i suksesit

M

brëmja e “Anfield” është ende nën vëmendjen e të gjithë të apasionuarve të futbollit, të cilët ishin dëshmitarë të një nga shfaqjeve më të bukura në historinë e futbollit. Një natë unike, e cila dha emocione të mëdha, por që mund të shpjegohet - me një kokë të ftohtë, një ditë më vonë - edhe nga një pikëpamje taktike. Gjysmëfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve ishte triumfi i futbollit me shumë ritëm nga Jurgen Klopp, një futboll që arriti të shkonte edhe përtej mungesave shumë të rënda të Salah dhe Firmino, duke i shtuar dëmtimin e Andy Robertson në fund të pjesës së parë . Rënia e Barcelonës nuk mund të shpjegohet ndryshe vetëm si një rënie në “pellgun e zjarrtë” të Anfield, por shfaqet mund të gjenden edhe te sjellja e skuadrës blaugrana, që pësoi një disfatë të ngjashme si ajo me Romën. Merita e Liverpoolit ka të bëjë me faktin që luajti një lojë shumë agresive dhe shpesh herë duke i lënë topin Barcelonës, për të shfrytëzuar një nga armët e tij më të mira (dhe një nga gurët themelorë të filozofisë së Klopp), rikuperimi i topit dhe më pas rinisja e frikshme. “The Reds” kanë rikuperuar 90 topa kundër 75 të Barcelonës , të ndarë në

Zgjedhjet taktike të Liverpoolit që sollën shkatërrimin e Barcelonës

zonat e fushës: 36 topa të ulëta, 40 të mesëm, 14 të lartë. Matip ishte lojtari që rikuperoi më shumë topa (15), pasuar nga i pa lodhuri Fabinho (12). Liverpooli në pjesën e parë ka luajtur shumë

përpara, duke ushtruar presion te Barcelona. Edhe goli i 2-0 erdhi pas një aksioni të rikuperuar shumë lart nga AlexanderArnold, duke detyruar Jordi Albën që të gabonte, teksa e

PRESIDENTI

Bartomeu: Kërkojmë falje, e njëjta histori si në Romë President i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, u ka kërkuar falje tifozëve pas eliminimit të turpshëm ndaj Liverpoolit. Numri 1 i klubit katalan tha se ndihet shumë keq si tifoz dhe për tifozët, sidomos për ata që e përkrahën skuadrën në Angli. “Na kishte ndodhur edhe në Romë, vitin e kaluar, dhe historia u përsërit. Por më duhet ta përgëzoj Liverpoolin. Shpjegime për humbjen? Preferoj të mos i them në një moment gjaknxehtësie. Do të ketë kohë për të reflektuar, është shumë e vështirë t’ia shpjegosh. Goli i katërt? Ndoshta ishte befasi, nuk jam i sigurt. Ende nuk kam folur me trajnerin dhe lojtarët. Tani duhet të ngremë larg moralin e të mendojmë për Kupën e Mbretit”, deklaroi numri një i klubit katalanas.

gjithë skuadra e Liverpoolit ishte e vendosur shumë përpara për të goditur. Në asnjë rast skuadra angleze nuk kishte frikë për t’ia lënë zotërimin e topit Barcelonës (58-21 për qind),

teksa edhe numri i pasimeve të kompletuara ishte (478-329 në favor të blaugranëve). Barcelona në fakt kishte shanset e veta, për të gjetur rrugën e rrjetës, por portieri Alisson ishte në një mbrëmje magjike. Sa i përket rasteve për gola, Liverpooli kishte 9 të tillë, ndërkohë që blaugranët kishin 7 shanse, 5 prej të cilave të ndalura nga “gardiani” brazilian. Por lëvizja që do të ndryshonte ndeshjen në fakt, erdhi rastësisht. Dëmtimi i Robertson detyroi Klopp, që të nxirrte skocezin teksa në vendin e tij u aktivizua Wijnaldum, duke spostuar Milner në krahun e majtë të mbrojtjes. Holandezi bëri diferencën, me dy goditje të bukura me kokë brenda zonës, që sollën dy gola dhe me veprime të shpejta dhe driblime fantastike në mesfushë. Barcelona fitoi me të vetmen mënyrë që di të fitojë, duke qëndruar në fushën e kundërshtarit dhe me një ritëm të lart. Një taktik që “The Reds” e përdori edhe në “Camp Nou”, por këtë herë fati ishte në krahun e tyre.

ARGJENTINASI

Messi një “hije” në “Anfield”, ja statistikat e tmerrshme të tij

MBROJTËSI

Lovren: Ju tregoj fjalimin brilant të Klopp para përmbysjes së çmendur

Dita pas përmbysjes në shtëpinë e Liverpoolit është edhe më e bukur. Tifozët e “The Reds” janë zgjuar të gëzuar më shumë se kurrë pas rezultatit 4-0 ndaj skuadrës së Valverdes. Një rezultat i pamenduar për të gjithë, por jo për Klopp, arkitektin e kësaj mrekullie. Lajmin e ka konfirmuar pas ndeshjes Dejan Lovren. “Para ndeshjes trajneri bëri një fjalim fantastik. Fjalët e tij ishin brilante, duke na

dërguar në një nivel superior. Koncepti ishte i thjeshtë “besoni, fiksojeni në kokë se mund t’ia arrini’. Fjalimi i tij ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më parë. ‘Djem besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 minutat e para nuk ka rëndësi. Besoni në minutat 65, 66 apo 67. Besoni se mund të shënoni në çdo moment. Me Anfield që na mbështet, mund t’ia dalim. Djem ne mundemi”.

Efekti special në duelin mes Liverpoolit dhe Barcelonës ishte padyshim prezantimin aspak i mirë i Lionel Messit. Një javë më parë, befasoi gjithë botën e futbollit, duke shënuar dopietë në “Camp Nou” dhe mbi të gjitha goditja e dënimit e ekzekutuar ndaj një portieri ekspert si Alisson. Sot e gjitha pesha e fajit dhe kritikave pas eliminimit është nën shpatullat e argjentinasit. Kritikat në fakt janë të shumta për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, sepse prej tij pritej shumë … Në fundin e ndeshjes ajo që bëri përshtypje te të gjithë ishte padyshim fytyra e “Pleshtit”, i cili doli kokulur dhe i përlotur nga ambientet e stadiumit “Anfield”, në fushën ku mbërriti mes buzëqeshjeve dhe sigurisë se kualifikimi ishte thuajse i arritur. Paraqitja e së martës e argjentinasit ka rikthyer edhe njëherë krahasimet me Maradonën. Ky i fundit gjithmonë merrte për dore ekipin

dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte në momente të vështira, Messi nuk e bëri. Sipas disa statistikave të publikuar nga mediat ndërkombëtare, ylli argjentinas gjatë gjithë ndeshjes e ka prekur topin vetëm në 8 aksione të skuadrës blaugrana ndaj Liverpoolit. 5 tentativa për krimbim, 3 mundësi të krijuara (por vetëm dy goditje në portën kundërshtare). Problemi janë edhe statistikat e tjera gjatë gjithë ndeshjes: 17 topa të humbur, 2 topa të rikuperuar, 35 pasime dhe 6 faulle. Ka edhe një statistikë që e bën edhe më negative ndeshjen e 10-ës së blaugranëve: Hera e fundit që ai ka shënuar në transfertë në një gjysmëfinale i përket edicionit 2010/2011 në Champions League ndaj Realit në “Santiago Bernabeo”. Goli i fundit që ka shënuar në transfertë në fazën e 1/8-ve i përket vitit 2013, kundër PSG në Paris.


SHENDETESI

22 E enjte, 9 MAJ 2019

Djersitja në gjumë nuk ka lidhje vetëm me sikletin ose vapën A keni menduar ndonjëherë se pse zgjoheni në mes të natës me trupin gjithë djersë? Përveç pjesës që mund të keni pasur ndonjë siklet apo temperaturë të lartë në dhomë? Edhe këto dy faktorë dëmtojnë jetën e përditshme, por ka disa arsye më serioze se pse ndodh kjo gjë. Çfarë është djersitja? Djersitja është kur trupi lëshon avuj uji nga lëkura për të ndihmuar temperaturën e brendshme të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin. Duhet të theksohet se temperatura e një dhome mund të

ndikojë nëse djersiteni gjatë natës. Nëse keni një përvojë të tillë, kjo ndodh kur trupi përballet me temperaturë të lartë në ambient ose për shkak të etheve. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh çdo natë edhe nëse ka temperaturë optimale në dhomë, atëherë me siguri që po vuani nga probleme të tjera serioze. Infeksionet Tuberkulozi shkakton shumë djersitje natën, gjithashtu edhe nëse jeni prekur nga virusi HIV. Kjo është për shkak se sistemi imunitar i trupit

përpiqet të luftojë sëmundjet infektive duke e ngrohur trupin në një temperaturë që vret infeksionet. Gjithashtu, gripi, bajamet, ftohja dhe ineksionet e tjera shkaktojnë djersitje natën. (Ekspertët e Shëndetit rekomandojnë që të merrni ilaçe për të ulur temperaturën dhe nëse temperatura nuk ulet, atëherë vizitoni menjëherë mjekun). Hiperhidroza idiopatike Një gjendje ku trupi krijon shumë djersë pa arsye, si klima e nxehtë apo ushtrimet e rënda gjatë ditës. Ç'ekuilibrat e

hormoneve-Menopauza, diabeti, sëmundja e tiroides, puberteti dhe shtatzënia mund të shkaktojnë djersitje të tepërta gjatë natës. Apnea e gjumit Apnea e gjumit është një gjendje ku muret e fytit ngushtohen dhe kufizojnë frymëmarrjen. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)-Urthi

është simptoma kryesore e GERD, që shoqërohet me djersitje. Hipoglikemia Sheqeri i ulët në gjak shkakton djersitje natën. Djersitja mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit dhe leuçemisë, e sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

Doktorët: Zemra nuk të jep kohë, ja çfarë duhet të dini për atakun kardiak Zgjidhsportineduhurpërty Armiku numër një i shëndetit dhe formave tona është jeta sedentare. Për të fituar ndaj saj, çdo formë e aktiviteteve fizike është e mirëpritur, nga stërvitja me intensitet të lartë, tek sportet e stinës, një shëtitje e thjeshtë. Kënaqësia e para-Rregulla numër një është të zgjedhim disiplinën sportive që na pëlqen. Lëvizja duhet të jetë një aktivitet zbavitës . Kjo është mënyra më e mirë për tu motivuar për të fituar ndaj përtacisë. Për të djegur kalori e për tu dobësuar-Sportet idelae janë ato që kërkojnë një punë më të gjatë dhe me një intensitet mesatar dhe konstant. Si për shembull ecja, apo ecja e shpejtë, apo biçikleta, vrapi. Aktivitetet aeorbike janë ato që djegin më shumë yndyrna, ndërsa anaerobike konusmojnë m ë shumë sheqerna.Nëse objektivi është rënia në peshë zgjidhn i të parin. Për të luftuar stresin-Aktiviteti fizik liron endorfinën, largon mendimet negative dhe përmirëson humorin. Pra, çdo formë lëvizjeje është e mirë për të luftuar stresin.

Yoga të rinon fytyrën, ja sa vite ju heq Yoga e fytyrës bën mrekulli pasi masazhet e lehta në mënyrë të rregullt rrisin madhësinë e muskujve, duke çuar në një pamje më të plotë të fytyrës dhe shumë më të freskët. Në një eksperiment të kryer në Universitetin Northestwrn në Çikago, studiuesit zbuluan se ata që bënë masazh 30 minuta për 20 javë rresht, dukeshin tre vjet më të reja në fytyrë. Pjesëmarrëset në studim ishin 27 gra të moshës 40 deri në 65-vjeç. Janë gjithsej 32 ushtrime të ndryshme që ndihmojnë. Ndër to përmendet hapja e gojës në formën e shkronjë O, buzëqeshja që ndihmon muskujt e faqeve dhe masazhet e lehta me gishtërinj.

Një sulm në zemër ose siç njihet në terma mjekësore infarkt miokardi (MI), është dëmtim i përhershëm i muskujve të zemrës. "Mio" do të thotë muskuj, "kardiak" i referohet zemrës dhe "infarkt" nënkupton vdekjen e indeve për shkak të mungesës së furnizimit me gjak. Çfarë ndodh gjatë një sulmi në zemër? Muskujt e zemrës kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me gjak të pasur me oksigjen për ta ushqyer atë e të mundësojë punën e saj gjatë jetës. Nëse keni sëmundje të arteries koronare, këto arterie bëhen të ngushta dhe gjaku nuk rrjedh ashtu si duhet. Nëse një mpiksje e gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen "të uritura" për oksigjen. Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve

të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Ky është një sulm në zemër. Ndërsa në raste të pazakonta, një sulm në zemër mund të shkaktohet gjithashtu nga një vrull i arteries koronare. Gjatë një spazmi koronar, arteriet koronare kufizojnë spazmën brenda dhe jashtë duke reduktuar furnizimin me gjak në muskujt e zemrës (ishemia). Koj mund të sjellë pushim të zemrës, dhe mund të ndodhë edhe tek njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë sëmundje të arteries koronare. Çdo arterie koronare furnizon me gjak muskujt e zemrës. Sasia e dëmtimit të muskujve të zemrës varet nga madhësia e zonës së furnizuar nga arteria e bllokuar dhe koha midis sulmit dhe trajtimit. Shërimi i muskujve të zemrës fillon

shpejt pas një sulmi në zemër dhe zgjat rreth tetë javë. Ashtu si një plagë në lëkurës, plaga e zemrës shërohet dhe pse do të formohet një shtresë në zonën e dëmtuar. Kjo do të thotë se kërkohet trajtim i menjëhershëm. Shenjat që mund të tregojnë një sulm në zemër janë të ndryshme, ka raste që nuk ka shenja apo sinjale, megjithatë këto që do tregojmë tani janë disa paralajmërime të mundshme, që do të thotë se duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Sjell ndjesinë e ngushtësisë në kraharor ose presion të brendshëm. Njerëzit të cilët e kanë përjetuar të paktën një herë e kanë përshkruar ndjesinë si një elefant i ulur në gjoksin e tyre ose një rrip që po ngushton kraharorin. Ky shqetësim mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit si për shembull në pjesën midis stomakut dhe barkut. Simptoma të tjera: Mungesë ajri, vështirësi në frymëmarrje, të përziera, djersë të ftohta, trullosje, ftohje e pjesës mbrapa të trurit. Simptomat mund të vijnë papritur ose të zhvillohen gjatë minutave dhe të përkeqësohen. Zakonisht zgjasin të paktën 10 minuta. Doktorë bëjnë thirrje: Nuk ka problem nëse është alarm fals, njoftoni menjëherë ambulancën.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 7. Organizata Botërore e Shëndetësisë 11. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 12. Tallje për dikë a për diçka që bëhet në mënyrë të rafinuar dhe fine 13. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 15. Ndodhet në pjesën veriperëndimore të Afrikës qendrore, Detin e Kuq e lag në pjesën verilindjore 19. E rrumbullakët e zakonisht pa dorezë, ose tas prej balte për të ngrënë gjellë 21. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes 22. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 23. Pa të shumë nga produktet ushqimore nuk mund të konsumohen. Oponent ka sheqerin 24. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 25. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 30. Po Gjirokastra si e kishte targën 31. Puna e drejtpërdrejtë që bëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj 32. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 34. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 35. Romano ..., ish-Kryeministri italian 37. Tirana, e kishte targën e makinave ... 38. Njeri qesharak e pa karakter, palaço 39. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 40. Britma që lëshojnë dhentë, zëri i dhenve 42. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 44. Në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë 45. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta 48. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 49. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 50. Dëshmi a diçka tjetër që njihet e pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar 53. Me kryeqytet Prishtinën dhe sipërfaqe 10,887 km². Më 17 Shkurt 2008 u mëvetësua dhe u shpall Republikë 56. Uniformë pune, zakonisht janë veshje të trupëzuara 57. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 58. Edgar Allan ..., themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fundamenti të simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne 59. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 60. I sëmurë me temperaturë, rrahje të dentura pulsi, të dridhura 61. Filmi "... vjen një ditë" prodhim

E enjte, 9 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 62. "Kur të djeg qumështi, i ... kosit" 63. Enë që sjell gjakun nga pjesët e ndryshme të trupit në zemër 64. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 66. Xhorxh, poet fisnik anglez që u prit me nderime në oborrin e Pashait të Janinës, Aliut nga Tepelena 68. E vendos dikë a diçka në një vend 69. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 70. Bashkoj me dhunë një vend a një krahinë të pushtuar me një vend tjetër 72. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 74. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 76. Ai që bën redaktimin e një shkrimi quhet ashtu 78. Quhet ashtu një grup njerëzish me interesa dhe ndërmarrje të përbashkët 81. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 82. Bojë uji për të pikturuar; mënyra e pikturimit me këtë bojë 84. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 85. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 86. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë e forcat që e shkaktojnë këtë

lëvizje 87. Myslimanët e quajnë Zotin ashtu 89. Vepër ku shënoheshin vit për vit ngjarjet më të rëndësishme të kohës 92. Partia Rruga e Lirisë 94. Keqtingëllim, zakonisht i një fjale, apo dhe i një fraze 95. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 97. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 98. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 99. Vendbanim i përkohshëm i shpendëve, kafshëve, apo insekteve, çerdhe 100. Aleanca Kuq e Zi 101. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër 102. Varëses së rrobave i thonë edhe ashtu 105. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 106. Drejtpërdrejt në dorë; me dorë, me njeri, jo me postë 108. kundërshtari i flaktë i sajë është, refuzimi 111. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 112. Eshtë pjesa aziatike e Rusisë, kufizohet me Uralin, në veri me Oqeanin e ngrirë të veriut, në lindje me Oqeanin paqësor dhe në jug me Kinën, Mongolinë dhe Kazakistanin VERTIKALISHT 1. Ajo që bën pula, vezë ose.. 3. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

4. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj. Ecën duke u hequr zvarrë 5. Kryeqyteti i shtetit të dyte te shqiptareve në Ballkan, ashtu i thonë 6. Armë zjarri me dy tyta për gjah 8. Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit 9. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 10. Lëviz duke bërë dredha, për disa kafshë të vogla e zvarranike 11. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 14. Xhaketë burrash prej shajaku, me mëngë të shkurtra dhe me kapole, jakucë e thjeshtë pa thekë 16. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 17. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 18. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 20. Kolumbiani i famshëm ... Escobar, emblematiku i trafikut të drogës 26. Fund grash prej kambriku, me dantellë përfundi, që vishet nën fustan 27. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 28. Data më e famshme e historisë Napoleonike ajo e 18 qershor 1815, e thirrur nga Victor Hugo si "Dita e Fatit". Kjo datë kujtohet si "Beteja e ...-s" 29. Aktor dhe regjisor i mirënjo-

marr pjesë në një punë, shmangem 52. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 54. Turk i kohës së Perandorisë Osmane, kështu quhej 55. Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. 56. Thelbi i diçkaje, pjesa ose ana më thelbësore, baza, ashtu i thonë 58. Lloj byreku me shumë petë 64. Banka Botërore 65. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 67. Gjak e gjiri, farefis. 69. Ai është mineral zakonisht pa ngjyrë, i fortë dhe i patretshëm, i përbërë nga kristale 71. Karakteri shumë i nderë e tronditës i veprimit në një vepër letrare, ajo që e bën dramatike një vepër 73. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 75. Quhej ashtu oficeri në kohën e turkut 77. Fane ... aktor shqiptar i disa roleve protagoniste. Lindi më 1949 në Gjirokastër. 79. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 80. Aty ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak 83. I tillë është ai që merret me paleografi 85. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 86. I madhi regjisor i kinematografisë shqiptare, Piro... lindi më 5 janar 1939 në Korçë 88. Pa të shiu do të na lagte e do na bënte qullë 90. Shtathedhur, i shkathët e i zhdërvjellët; i fuqishëm e trim, ose... 91. Dakord në gjuhë universale 93. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 94. Tërësia e shpenzimeve materiale dhe monetare që duhen për të prodhuar diçka 95. Njësi artilerie që përbëhet prej disa togash, ose ajo e makinës 96. Quhet ashtu personi i cili ndan me ty një profesion apo një angazhim 102. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 103. Varg ose grumbull malesh të larta dhe të ashpra; bjeshk 104. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 107. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 109. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 110. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu

hur shqiptar, Niko... lindi më 17 shkurt të vitit 1947 në Tiranë 33. Fitoj të drejtën për të qenë pronar i diçkaje, e bëj pronën time, bëhem i zoti i diçkaje 36. Arabia Saudite ka atë lekun e saj 38. Mbiemri i Tanos, kolosit të humorit shkodran 40. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 41. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 42. E bardhe si ajo ... s'ka me te bardhë, e ftohtë. Simbolikë e dimrit 43. Eshtë ashtu një marrdhënie e afërt, shumë ngrohtë dhe rreptësisht private 46. The Association of Culture and Art Development in Balkans, inicialet e saj duhen 47. Ai që parashikonte të ardhmen ose paralajmëronte diçka. i Famshëm ishte ai i Delfit. 51. Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po" as "jo" për një vendim që merret me votim; nuk 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

K

R

U

3

F 8

R

9

C

4

A

5

6

T

D

10

U B

16

11

A M O N

I

A

K

P

7

O

P

12

13

D M

K

L

15

K

O

A

O

J

A

K

L

D

18

A R

R

14

P

17

19

R U

S

P

U L

L

20

J 21

A

I 22

23

M A

P

R 24

C

R U

N E

E T

E

¸

A

I

A

26

M A

E 29

D I

L L

25

K I

28

I

A

A

I

K

T

P

B U

L A

A

U

27

J

K

G

I

30

A

M

V

L ¸

I

A

32

N

R 34

O

L

R T

¸

I

V

35

T

33

A

N T

E I

Z ¸

A F

A T

D

O

P

D

U

G

38

I

39

B U

K ¸

K

40

F

T

I

A L

Z A

N G

¸

41

R

B

E

D

42

I

K

K

U

K

43

K

O L

L O

U

O

K

J

U

44

V A

R

O

45

L

46

S

47

B

J

M

36

37

O

P

31

R

D J

R N

O

E

48

I

O

L I

V O

49

R

50

A M A N

E T

N 51

T 53

L

T

54

L

U 55

E J

E

56

S K

61

D ¸

S

R

H

P

B E

J

U R

E

O

E

A

T

N

K

A T

D

T

A

60

U L

M

S

A

T

C

R M A T

62

L

D

63

M B

B U

R

58

R K

59

R

M

52

D 57

C I

L

E

K

64

J

E

65

L L

66

Q E

M A

67

L I

U

K

U N

68

A A

N

U

69

70

R T

71

S

M

P

G I

K P

N

E

A

P

H

A

O

E

E

A

79

U R

E P

L E

80

A

L

O

C

H G

¸

A

K

I

M

85

P

V

T R

U E

A

T

S

E 91

T 93

V

L

¸

95

L 99

S

A

O E R

F

P

O K

E P

O K

H

A

D

U

˙

D

I

O

L

R

96

G J

A

Z A E

M

E

E

M

97

M ¸

N

E 103

K

I

90

D

A

107

G J

I

R

U 104

98

A R E

A S

H

O K

A 105

B

G

R

106

R E

M ¸

108

E D

A K

T O

C

Y

R E

109

B O

89

100

E N 102

E Z

D 88

92

A

94

101

V

N

I

87

K

H 82

O Z

84

T R

86

A S

S

81

¸

83

L

A T

76 78

E I

M E Z

L 73

N ¸

75

77

L

K 72

L U

74

U

E 110

T A

N I

K E

L

V E

T ¸

M


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 9 MAJ 2019

Meta takon Thaçin: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar Presidenti Ilir Meta është takuar dje në Tiranë me homologun kosovar, Hashim Thaçi. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se me Thaçin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për rritjen e

bashkëpunimit të mëtejshëm. “Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të BrdoBrijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera

M

“Liria” të Qytetit Studenti, Presidenti Meta vuri në dukje se “Ky dhurim merr një simbolikë të madhe, sepse ndodh më 8 maj, që është Dita Ndërkombëtare e Talasemisë dhe gjaku, që ju dhu-

e rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ta lasemisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tiranës në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Gjatë kësaj seance ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut, që u zhvillua në godinën

dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Presidenti Meta: Ftoj të rinjtë të bashkohen në kauzën humane të dhurimit të gjakut

roni sot, do të shkojë në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve talasemikë, që kanë aq shumë nevojë për të”. Pasi përsëriti dhe nënvizoi sërish apelin e tij publik për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve që të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë njerëzore në shenjë humanizmi e solidariteti, Kreu i Shtetit falënderoi profesorët dhe studentët e Fakultetit Ekonomik, sidomos të rinjtë e të rejat që janë kaq të përkushtuar ndaj një kauze të tillë jetike e me rëndësi të jashtëzakonshme humane siç është dhurimi i gjakut, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë. “Jam shumë i kënaqur që rikthehem në Qytetin Studenti, me rastin e 1-vjetorit të krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut dhe 20-vjetorit të Sho-

qatës së Talasemikëve Shqiptarë. E rëndësishme është të angazhohemi si shoqëri dhe të inkurajojmë sa më shumë të rinjtë e të rejat të përfshihen në kauzën e dhurimit të gjakut. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe do kërkojmë kontributin dhe angazhimin e kujtdo. Natyrisht i japim dhe prioritet dhe dhuruesve të rregullt, që në mënyrë të vazhdueshme ta zgjidhim këtë çështje njëherë e përgjithmonë përmes dhurimit vullnetar, siç kanë bërë të gjithë vendet e tjera të zhvilluara”, – vuri në dukje Presidenti i Republikës. “Besoj se gjatë këtij viti kemi bërë shumë seanca dhurimi në të gjithë vendin. Do të vazhdojmë akoma më tej. E rëndësishme është të angazhojmë sa më shumë të rinj sepse edhe cilësia e gjakut është shumë e rëndësishme. Thelbësore në këtë proces është edhe parandalimi i sëmundjes së talasemisë, që mund dhe duhet të minimizohet nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi efikase”, – theksoi Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.