Koha Jone_9 nentor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 267 (8709) E shtunë, 9 Nëntor 2019

Çmimi 30 Lekë

Rrëzohet mashtrimi i Rilindjes për “financime ruse” dhe “pastrim parash” nga Partia Demokratike. Prokurorët nuk vërtetojnë dot akuzat e qeverisë “Rama” kundër kreut të PD, por e padisin formalisht “për falsifikim vule” sa të mos thuhet se e lanë pa gjë liderin e opozitës!

Basha hetohet për një vulë, PS nuk hetohet për miliarda

Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara nga qeveria “Rama”, thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Akuzat publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria FAQE 3

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo: Mos përdorni teknologjinë 5G të firmës kineze Huawei!

FAQE 7

Në foto: Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

LETËR NË REDAKSI

ANALIZË

VIZITA NË KALABRI

Presidenti Meta: Bashkëpunim me Italinë që trashëgimia kulturore arbëreshe të mbrohet nga UNESCO

Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë takimit me përfaqësues të komunitetit arbëreshë në Bashkinë e FAQE 8 Plataçit (Pllatën), në Itali

NËNKRYETARI I PD

Familja Gokovi Metamorfoza e krimit, të Spaho: Ndërkombëtarët mbështesin në Shkodër nën uriturit që u vranë dje propozimin e Bundestagut, reformë presionin e ose janë sot milionerë zgjedhore dhe zgjedhje të parakohshme Nga Lorenc Vangjeli Intervistoi: Redjon Shtylla Myftinisë! FAQE 7

FAQE 6

KREU I PD

FAQE 8

Lulzim Basha: 90% e gënjeshtrës për financimin u çmontua, 10% rrëzohet në Gjykatë

FAQE 4


POLITIKE

S

hefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pan dehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë. Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Në këtë mënyrë, prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim rus, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë. Por, ndërsa u konfirmua fakti se dosja “Basha” u dërgua për gjykim në Gjykatën e Tiranës, mësohet se lidhur me këtë çështje ka pasur një debat të fortë në Prokurorinë e Tiranës. Kërkesa për gjykim, që është një akt i rëndësishëm procedurial, rezulton të jetë firmosur nga prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, ndërsa prokurori i tretë, Kol Hysenaj, ka refuzuar ta firmosë atë. Përplasja mes tre prokurorëve ka qenë e fortë, pasi prokurori Hysenaj ka qenë i mendimit se hetimet duheshin vijuar, ndërsa kolegët e tij firmosën që çështja të dërgohej për gjykim. Në kushtet, kur ka debat mes grupit të prokurorëve, pavarësisht se respektohet pavarësia e tyre, është drejtuesi i prokurorisë që ndërhyn proceduralisht për zgjidhjen e situatës. Një gjë e tilla nuk ka ndodhur, përderisa drejtuesja e prokurorisë, Elisabeta Imeraj, prej ditësh nuk paraqitet në punë, pasi është në regjim spitalor. Burimet thanë se në këtë situatë, edhe vlefshmëria e aktit të njoftimit të përfundimit të hetimeve, edhe marrja e kopjes së akteve, apo dhe vetë dërgimi i çështjes në

2 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Reagon PD: Prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës

Bien akuzat e PS-së për lobimin rus ndaj Bashës

gjyq, mbeten për t’u zgjidhur proceduralisht. Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin fi-

nancuar në favor të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS-SË

ISH-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË

Hetimi i Prokurorisë, Ristani: Akuzë politikë, i përgjigjet nevojave të momentit të qeverisë

I

sh-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha dje akuza me të cilën ai është marrë i pandehur është një akuzë politike. Sipas tij, kjo i përgjigjet nevojave të momentit të qeverisë, ndërsa thekson se nuk ka lidhje me këtë çështje. “Jam jashtë kësaj çështje. Megjithatë nga mënyra si është ndërtuar akuza mund t’ju them se jo vetëm për mua, por edhe për Bashën Është akuzë e pabazuar në prova të qarta juridike dhe kam bindjen e plotë që është një akuza e montuar politikisht që i përgjigjet nevojave të momentit që ka mazhoranca”, u shpreh Ristani në një prononcim për “Ora News”. Po ashtu, Ristani e konsideron çmenduri të prokurorëve, pasi ai pretendon se nuk ka firmosur dhe as ka vulosur asnjë dokument. “Do më duhet që të mbrohem para gjykatës që do bëjë gjykimin paraprak.

Shpresoj shumë që kjo çmendinë që ka kapur prokurorët nuk do ndikojë tek gjyqësori. Nuk mund të akuzohet për falsifikim një person që nuk ka hartuar një asnjë dokument”, theksoi Ristani. Për prokurorët e çështjes, Ristani paralajmëroi kallëzim penal. “Këta prokurorë që kanë bërë një gjë të tillë, për shkak edhe

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

Reagimi i PD-së Pas njoftimit për dërgimin e çështjes në gjyq për shefin e opozitës i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike. “Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të

goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë. E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar. Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

të faktit që janë në kushtet e vettingut më duhet që për aftësitë e tyre profesionale më duhet ti vë në dijeni për këtë që ka ndodhur dhe në varësi të gjykimit, pasi të provohet që është kështu siç them unë sigurisht do ti kallëzoj edhe penalisht”, u shpreh dje Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

“PD s’ka financime ruse”, Balla: Mungon një akuzë, dosja të hetohet nga SPAK Për mazhorancën akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës duket se nuk mjaftojnë. Ndaj sipas saj dosja e Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga prokurorë, që ajo i quan KÇK. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se në konkluzione mungon akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. “Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, tha Balla. Sipas Ballës është e papranueshme që në prag të ngritjes së SPAK-ut, prokurorë të caktuar bëjnë amnisti. Por Sekretari i Përgjithshëm i PS-së shkon dhe më tej në reagimin e tij duke i paracaktuar detyrat institucioneve të drejtësisë në vend teksa shprehet se Gjykata duhet ta rikthejë për hetim. “Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, u shpreh në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Rrëzohet mashtrimi i Rilindjes për “financime ruse” dhe “pastrim parash” nga Partia Demokratike. Prokurorët nuk vërtetojnë dot akuzat e qeverisë “Rama” kundër kreut të PD, por e padisin formalisht “për falsifikim vule” sa të mos thuhet se e lanë pa gjë liderin e opozitës!

Basha hetohet për një vulë, PS nuk hetohet për miliarda

Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara nga qeveria “Rama”, thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Akuzat publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria Historia e akuzave konspirative për financim rus të PD dhe pastrim parash nga partia kryesore e opozitës ka marrë fund dje. Gati dy vite hetim të Prokurorisë së Përgjithshme nuk kanë sjellë qoftë edhe një fakt të vetëm që të lidhin PD, kreun e saj dhe zyrtarë të tjerë me akuzat të rënda që lidhen dhe me sigurinë kombëtare, për financim rus. Prokurorët hetuan Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe të tjerë me urgjencë, sikur të ishin një grup i strukturuar spiunazhi dhe kriminal që vinte në rrezik Shqipërinë, por në gjykatë kanë dërguar padi vetëm për falsifikim vule! Pra, me gjithë zellin politik dhe gatishmërinë e prokurorisë për t’i bërë një shërbim të madh politik qeverisë, hetimet nuk kanë zbuluar asgjë tjetër veç falsifikimit (edhe kjo e dyshimtë si akuzë) të vulës së PD-së. Gjë që do të thotë se gjithë stuhia e akuzave ndaj kreut të PD-së për pastrim parash për lobimin e PD-së në SHBA dhe deri për lidhje me agjenturën ruse dhe gjithë farë teorish konspirative, nga dje, zyrtarisht janë pallavra të sponsorizuara politikisht dhe mediatikisht nga PS dhe Qeveria “Rama”. Dhe këtë e bëri prokuroria e Ramës, pasi dihet se kush e drejton prokurorinë shqiptare! Por prokuroria nuk mund ta mbyllte si dosje, por gjoja gjeti një “falsifikim vule”, sa për të thënë se e gjetëm diçka. Historia e opozitës “pro-ruse” që u ndërtua me kujdes nga Edi Rama dhe PS gjatë vitit të fundit ishte një lojë politike që synonte të godiste jo

thjesht Lulzim Bashën, por gjithë opozitën. Hetimet ndaj Bashës nisën me urgjencë në kohën që opozita dogji mandatet dhe nis protesta kombëtare në gjithë vendin. Kjo padi e instruktuar politikisht dhe e mbështetur me shkrime të paguara në mediat ndërkombëtare ishte alibia më e mirë e Edi Ramës për të sulmuar opozitën që ishte në protesta. Ndërkombëtarët, të ndjeshëm ndaj çështjes së financimeve ruse, duket se në jo pak raste besonin raportet e Ramës që thoshte se Basha është nën hetim serioz. Dje, hetimet i dhanë fund një loje të rrezikshme, e cila synonte të shpallte partinë më të madhe në opozitë si anti-kombëtare. Prokuroria nuk provoi dot akuzat e Edi Ramës për “ariun rus” në PD, jo se nuk donte, por se një budallallëk kaq i

madh politik nuk mund ta marrë përsipër asnjë prokuror, sado i zellshëm për të shërbyer që të jetë. Gjithsesi prokuroria ia bëri një shërbim Rilindjes, duke çuar drejtuesit e PD në gjyq, si të pandehur për falsifikim. Në këtë pikë del në pah dhe një tjetër problem që dëshmon përdorimin politik të organit të akuzës. Nga gjithë seria e sulmeve dhe fakteve të pretenduara të PS kundër Bashës, e vetmja akuzë është ajo e falsifikimi të vulës së PD. Është një padi që më tepër ngjan si shantazh ndaj Luzlim Bashës, sesa një hetim korrekt i një zyrtari. Të vendosësh nën hetim dhe të marrësh të pandehur kreun e opozitës sepse dyshohet se dokumentet dhe vula e partisë nuk është përdorur në mënyrë korrekte ngjan si një tallje e madhe e drejtësisë. Ngjan tallje sepse

në Shqipëri këto vite kanë ndodhur skandale korruptive dhe krime të jashtëzakonshme të njerëzve të Rilindjes dhe prokuroria as ka marrë mundimit të nis formalisht verifikimet. Janë me qindra koncesione, tendera afera korruptive të bëra publike për të cilat organi i akuzës ka mbyllur sytë. Tenderi i Unazës së Re, një mega skandal ku rezultuan firma, vula dhe projekte të falsifikuara thuajse është mbyllur. Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar, një super skandal që rezulton vjedhje e hapur me ligj nuk është verifikuar as formalisht nga prokurorët. Ndërkohë akuza publike për ministra, deputetë të PS, drejtorë dhe oligarkë të lidhur me Rilindjen që po rrjepin nga buxheti i shtetit miliarda lekë, as nuk hetohen si vepra penale, por trajtohen si procedura të ligjshme nga prokuroria. Lista e shkeljeve dhe grabitjeve është e pa fund dhe çuditërisht emrat e përfolur për këto abuzime janë njerëzit që kanë më pak frikë prokurorinë dhe thonë me mburrje se po bëjnë reformën në drejtësi. Ndërkohë Lulzim Basha hetohet për një vulë dhe kërcënohet me burg për çështje që, sidoqoftë janë financime të partisë, dhe jo grabitje e lekëve të buxhetit të shtetit. Rilindasit që kanë vjedhur miliarda dhe kanë masakruar shtetin jo vetëm nuk hetohen, por marrin përsipër të bëjnë dhe planin e punës së Prokurorisë sesi ajo duhet të hetojë opozitën. Ndaj duhen zgjedhjet e parakohshme që të pastrohet politika.


POLITIKE

4 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Ndryshimet e Paketës Fiskale 2020 - Nga rivlerësimi i banesave e ulja e tatimfitimit për makinat te akciza e cigareve

M

inistrja e Financave Anila Denaj ka prezantuar këtë të premte në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale për vitin 2020. Denaj deklaroi se buxheti i vitit 2020 do të jetë 6.2% më i lartë se buxheti i vitit 2019. Po ashtu ministrja ka theksuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do të jetë 4.1%. Po ashtu Denaj ka pohuar se ky planifikim i buxhetit mbështet të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria. “Rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020 dhe 4.5% p¸rgjat¸ viteve 2021-2022. Të ardhurat totale për vitin 2020 parashikohen me një rritje prej 6.2% mbi të ardhurat e pritshme të vitit 2019 ose 29.2 miliard më shumë”, tha Denaj. Ministrja Denaj ka listuar edhe disa nga sektorët që do të kenë vëmendje të shtuar në vititn 2020 dhe do të mbështeten edhe me fonde shtesë. “Shpenzimet Buxhetore për vitin 2020 do të vijojnë të mbështesin sektorët prioritarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura. Sa i takon arsimit ky sektor prioritar do të marrë 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2019. Shëndetësia, do të rritet në vitin 2020 me 2.75 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e vitit 2019. Bujqësia, do të rritet në vitin 2020 me 1.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2019, ose rreth 12% buxhet i shtuar. Fushën e sigurisë kombëtare, rrisim buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes me rreth 2.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2019” u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Por çfarë parashikon Paketa Fiskale 2020? Në listën e ndryshimeve janë ulja e tatimfitimit në 5 % për sektorin e industrisë së automjeteve, njohja si

Prezantohet në Kuvend Buxheti 2020, Denaj: Është 6.2% më i lartë se i këtij viti!

shpenzime të zbritshme të sponsorizimeve në sport, mbartja e humbjeve për 5 vite për ata që investojnë në projekte biznesi mbi 1 miliardë lekë, rritja me 5 % e komisionit. Tatimi mbi të ardhurat: Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri; Promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri. Për këtë arsye propozohet incentiva fiskale për përjashtimin

nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Gjithashtu, për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar; Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vje-

care për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë; Harmonizimin e Ligjit nr 8438 nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me ligjin e ri “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” Taksat kombëtare: Saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur;

Pasi mori bashkitë, Rama “masakron” shqiptarët: Vlora dhe Kruja do të paguajnë ujin më shtrenjtë

Rritet çmimi i ujit në 4 bashki – Në Vlorë, 50% më shtrenjtë, rritje edhe për ujërat e ndotur

P

asi mori drejtimin e gjithë pushtetit vendor, kryeministri Edi Rama vendos të rrisë kostot e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizmieve në 4 qytete të vendit. Vlora dhe Kruja do të paguajnë më shtrenjtë duke filluar nga muaji dhjetor, ndërkohë që për Beratin dhe Kuçovën rritja ka nisur të aplikohet që prej datës 1 nëntor. Rritja më e ndjeshme i takon qytetit të Vlorës, duke qenë se tashmë konsumatorët do të paguajnë për ujin e pijshëm 45 lekë/m3 nga 30 lekë/m3, apo 50% më shtrenjtë se sa paguanin aktualisht. Rritje për këtë qytet kanë pësuar dhe tarifat për konsumatorët publikë, duke shkuar nga 60 në 100 lekë/m3, si dhe për bizneset që do të paguajnë 100 lekë/m3 nga 80 lekë/ m3 që paguanin deri më tani. Po kështu, ERRU ka shtrenjtuar për Vlorën edhe tarifat për largimin e

ÇMIMI I UJIT NË VLORË TARIFAT E FURNIZIMIT ME UJË Konsumatorë Familjarë ISHTE 30 lekë/m³ - BËHET 45 lekë/m³ Konsumatorë Publik ISHTE 60 lekë/m³ - BËHET 100 lekë/m³ Konsumatorë Privat ISHTE 80 lekë/m³ - BËHET 100 lekë/m³ TARIFA PËR UJËRAT E NDOTUR Konsumatorë Familjarë ISHTE 11 lekë/m³ - BËHET 15 lekë/m³ Konsumatorë Publik ISHTE 13 lekë/m³ - BËHET 25 lekë/m³ Konsumatorë Privat ISHTE 13 lekë/m³ - BËHET 25 lekë/m³ TARIFA FIKSE Konsumatorë Familjarë ISHTE 80 lekë/m³ - BËHET 100 lekë/m³ Konsumatorë Publik ISHTE 80 lekë/m³ - BËHET 150 lekë/m³ Konsumatorë Privat ISHTE 80 lekë/m³ - BËHET 150 lekë/m³

ujërave të ndotur për të 3 kategoritë e mësipërme si dhe tarifën fikse që paguhet çdo muaj. Ndërkaq, rritja e çmimit është më e ulët në qytetet e tjerë. Kështu, në Berat-Kuçovë aktualisht, banorët paguajnë 48 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 13 lekë/ m³ për largimin e ujërave të ndotur. Ndërkohë që, me tarifat e reja do të paguhet 50 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 14 lekë/m³ për ujërat e ndotur. Në Krujë, rritja më e ndjeshme është bërë për kate-

gorinë e bizneseve, të cilët do të paguajnë 25% më shumë për ujin e pijshëm. Për këtë qytet është 2fishuar edhe tarifa fikse , duke shkuar 100 lekë për konsumatorët familjarë dhe 200 lekë për klientët publikë dhe bizneset. Ndërkaq, për herë të parë ERRU ka miratuar tarifa zyrtare edhe për ujësjellësin e Himarës, duke vendosur tarifimin e 55 lekë/m3 për familjarët dhe 100 lekë/m3 për klientët publikë dhe bizneset.

ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura; rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5 (pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”; shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për tu përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura; përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”. Efektet e politikave fiskale: Rritja e programuar e akcizës së cigareve. Efekti vjetor +750 milion lekë; Miratimi i një ligji për rivlerësimin e banesave. Efekti i vlerësuar për 2020 është +4 miliard lekë; Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri. Aktualisht nuk kemi efekte që mund të llogariten ne të ardhurat e buxhetit; Përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Efekti do jetë minimal në vartësi të rezultateve të arritura; Personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar. Llogaritjet janë teorike, pasi duhet të identifikohen ato kompani që do financojnë sportin; Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vjecare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë. Nuk mund të llogariten efekte; Saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur; Ndryshimi është procedural; Rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5(pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”; Shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për t’u përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura. Efekte minimale; Përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”.


POLITIKE

5 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Teliti: Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës

P

artia Demokratike përmes drejtorit të kabinetit Dorian Teliti ka reaguar për projektbuxhetin e parashikuar nga qeveria “Rama”. Ai thekson se ky buxhet nuk parashikon rritje pagash e pensionesh, por vetëm rritje të PPP-ve duke pasuruar akoma më shumë pasuritë e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Me një deklaratë për mediat Teliti theksoi se propaganda e qeverisë me buxhetin nuk mund ta fshehë kolapsin ekonomik. Sipas PD-së, Buxheti 2020 është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie, e krizës ku e ka zhytur ekonominë e shumicës së familjeve dhe e mungesës së vullnetit për të punuar për qytetarët. “Buxheti 2020 i qeverisë së Edi Ramës nuk është buxheti që rrit mirëqenien e qytetarëve, por është buxheti që pasuron akoma më shumë oligarkët dhe klientët e qeverisë së Edi Ramës. Buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës. Propaganda e qeverisë me buxhetin nuk mund ta fshehë kolapsin ekonomik. Buxheti 2020 është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie, e krizës ku e ka zhytur ekonominë e shumicës së familjeve dhe e mungesës së vullnetit për të punuar për qytetarët. Mund të quhet buxheti i mashtrimit, pasi nga njëra anë pretendohet rritje ekonomike prej 4.1%, por nga ana tjetër të ardhurat nga TVSH, që është treguesi kryesor i konsumit të popullatës, parashikohet me rënie reale. Pa as-

Buxheti 2020, PD: S’ka rritje pagash e pensionesh, do pasurohen më shumë oligarkët

një dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike. Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe

DENONCIMI

familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshpërblimin e ishpronarëve. Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvua-

Kryetari i FRPD-së: Dështimi më i madh i kësaj qeverie është rinia. Zgjidhja nuk vjen nga qielli

Këlliçi thirrje të rinjve: Mbani shënim premtimet tona. Ne nuk jemi peng i krimit

N PD: Mësuesit e Shkodrës, nuk kanë marrë ende pagat e tetorit

P

artia Demokratike dega Shkodër ka akuzuar Zyrën Vendore Arsi more për vonesën e pagave të mësuesve të Shkodrës. Në një dek laratë për mediat, PD thotë se vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve dhe se 1200 familje varen nga kjo pagë. “Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës. Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor. E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standardin e ‘dëshirave’ të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë. Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është, është qesharake ?! Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini?! Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini. Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të radhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!”, deklaroi dje PD-ja dega Shkodër.

jtur të shoqërisë. Me rënie planifikohen edhe investimet publike, ku rënien më të madhe e kanë projektet në rrugë dhe ujësjellësa. E ndërsa nuk ka asnjë qindarkë për rritje pagash, si lumë vërshojnë fondet buxhetore për të paguar PPP e

klientëve të qeverisë. 120 milionë euro apo 30 milionë euro më shumë se sa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit. Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke pasur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh. Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto, këtë vit nuk kemi as edhe një paketë të duhur fiskale. Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme. I bindur se ky është buxheti i tij i fundit, Edi Rama e ka shndërruar këtë në buxhetin KÇK- (Kap Ça t’Kapësh) nga taksat e rritura të shqiptarëve, nga mundi dhe djersa e tyre. Për të kapërcyer këtë gjendje ku është zhytur vendi, nevojitet vizion, gjithëpërfshirje dhe menaxhim me dorë të hekurt ndaj çdo abuzimi. PD e ka programin e saj të nxjerrjes së vendit nga kolapsi, të rikthimit të shpresës në vend, ku secili të ketë mundësi të barabarta.”, deklaroi dje Dorian Teliti.

dërsa Lulzim Basha vijoi dje në Krujë takimet me të rin jtë shqiptarë, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në A2 nga ku dha më shumë detaje në lidhje me këtë tur të kreut të PD-së në Shqipëri. Këlliçi iu bëri thirrje të rinjve që t’u bashkohen takimeve të PD-së e të ushtrojnë presion pozitiv edhe ndaj Bashës. “Ky tur është 100% realist, pasi zoti Basha më shumë ka mbajtur shënim dhe në turin e dytë do të shkojë me propozime konkrete me problematikat që ka dëgjuar dhe për shqetësimet e të rinjve në çdo qytet. Shqetësimit janë kryesisht për eksodin. Papunësia është pengesë kryesore për të rinjtë, ndërsa problemi më i madh është mungesa e shpresës për ta. Të gjitha këto shqetësime mbahen shënim dhe më pas do të vijmë me një platformë konkrete. Është hera e parë që kjo dëgjesë që bëhet në të gjithë Shqipërinë. Janë të ftuara të gjitha mediat dhe nuk prodhohen kaseta. Interesi konkret është se çfarë ne do të bëjmë ndryshe. Për këtë ka pasur premtime konkrete, brenda vitet të parë të qeverisjes së PD, rrogat minimale do të jenë

300 euro. Këto janë premtime konkrete për të stimuluar të rinjtë. Jemi e vetmja forcë politike që kemi program ekonomik, e cila është punuar e diskutuar me ekspertët më të mirë të CDU-së. Oferta e jonë nuk ka asnjë lidhje me krimin. Ne nuk jemi peng i krimit dhe do ta luftojmë atë që nga disa e parë që do të jemi në krye të qeverisë. Do t’i japim mundësi njerëzve që kanë kapacitetin e duhur. Ne nuk kemi asnjë akuzë në lidhje me

krimin. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është rinia. Zgjidhja nuk vjen nga qielli. Zgjidhjen duhet ta japim ne. Nuk mund të kemi një ndryshim të situatës nëse ne nuk marrim në dorë fatet tona. Ejani, bëhuni pjesë, zhvilloni presion pozitiv edhe ndaj Bashës për të ndryshuar këtë realitet ku bëjmë pjesë të gjithë. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, asnjë zgjidhje nuk do të vijë”, u shpreh dje kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.


POLITIKE

6 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Raporti i Bankës Botërore, nënkryetari i LSI-së: Korrupsioni në Shqipëri, 3 herë më i lartë se vendet e rajonit

Korrupsioni në rritje, Petrit Vasili: Kusarët e rilindjes propagandojnë për rritje ekonomike L ëvizja Socialiste për Inte grim e cilëson alarmante situatën ekonomike në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se raporti i fundit i Bankës Botërore konfirmoi nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, i cili është 3 herë më i lartë se vendet e rajonit. Vasili, denoncoi se bizneset nuk ndihmohen nga shteti, por përdoren vetëm për të paguar gjobat ndaj administratës tatimore. Po ashtu, Vasili pati dhe një deklaratë për konferencën e kryetarëve që po shqyrtonte projektbuxhetin për vitin 2020. Numri dy i LSI-së paralajmëroi se vendi është në prag të një kolapsi financiar, ndaj dhe bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë “Rama”. “Sepse ka një armik të jashtëzakonshëm që rëndon mbi buxhetin e të gjithë shqiptarëve, të familjeve të tyre dhe të gjithë shoqërisë shqiptare, është korrupsioni. Është pikërisht një nga ata kushtet shumë të rënda që Gjermania na ka vendosur dhe ku i kërkon qeverisë Shqiptare një luftë të qartë dhe me rezultate të qarta për korrupsionin. Banka Botërore në survejimin më të fundit të saj, në vëzhgimin më të fundit të saj që ka bërë, rezultatet që ka nxjerrë janë tepër të qarta. Bizneset shqiptare në masën 36% ankohen se është

administrata publike, tatimore e qeverisë që ju merr shpirtin dhe se ju kërkon zarfet me ryshfet, pikërisht kjo administratë e shtetit që ata të bëjnë punën e tyre. Këto shifra janë 3 herë më të larta korrupsioni se mesatarja e rajonit tonë. Pra 3 herë më të larta se të gjitha vendet e Ballkanit, që janë shumë të ngjashme me ne, janë 2 herë më të larta, një korrupsion më i lartë se mesatarja botërore. Dhe meqenëse i ref-

erohemi një qeverisjeje konkrete, siç është rilindja apo ringjallja e tërbimshme e korrupsionit në Shqipëri, në 6 vitet e fundit korrupsioni është dyfishuar në Shqipëri, që me fjalë të thjeshta do të thotë grabitja e qindra milionë eurove nga xhepat e qytetarëve dhe rrëmbimin e futjen në xhepat e qeverisë dhe oligarkëve. Njëherazi të gjithë bizneset shqiptare 44% e tyre pohojnë se ky korrupsion

është shndërruar në pengesën kryesore të punës së tyre. Një shifër tjetër shumë e rëndësishme është dhe ju e kuptoni fare mirë, ju qytetarë që merreni me biznes, po dhe ju qytetarë të tjerë që frekuentoni bizneset e shqiptarëve dhe shifra është pikërisht se rreth 92% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet dhe duhet të paraqiten në zyrat e shtetit. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, ju

keni parë me dhjetëra e me qindra drejtorë të bërë njësh me krimin. I shikoni përditë të cilët arrestohen sigurisht sa për sy e faqe sepse lirohen sërish dhe këtu shikon të parët e qeverisë që qajnë e lajnë për këta zyrtarë hajdutë. U bëjnë presion gjykatave që t’i nxjerrin sa më parë këta hajdutë, sepse mbrojnë hajdutëritë e tyre. Dhe ju e kuptoni që me këta qindra drejtues të shtetit të rilindjes, hajdutë të klasit të parë, sigurisht që korrupsioni do të vejë thellë e më thellë dhe shqiptarët do të vazhdojnë të detyrohen që të paguajnë qindra milionë euro më shumë për një rrugë të zakonshme, apo një fund a bisht rruge. Të paguajnë nga xhepi për çdo shërbim, të paguajnë ryshfet për çdo shërbim edhe nga më të zakonshmit që marrin, sepse ky është shteti i rilindjes. Ndaj duhet të jemi sot më të shqetësuar se kurrë, pasi Shqipëria është pikërisht në greminën e kolapsit ekonomik. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë veprim i kësaj qeverie. Ndaj nuk duhet t’i harrojmë këto dhe të gjithë së bashku, duhet të bëhemi një bllok kombëtar që qëndron përballë kësaj qeverie për të shpëtuar veten dhe për të shpëtuar të ardhmen e këtij vendi të cilën e kemi shumë të dashur”, deklaroi dje Petrit Vasili.

dhimin bujqësor; (iii) TVSH 6 % për produktet e shportës; (iv) Heqja e pagesës së TVSH-së në doganë; (v) Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekë në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë ne vit; (vi) Heqja e tatimit të transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme. Pagesa vetëm 1% taksë

mbi shumën e transaksionit. Për blerjen e shtëpisë së parë, pagesa është 0; (viii) Ulje e tavanit të taksave vendore për t’i dhënë fund abuzimit me to; (ix) Mbështetje me grand 20000 Euro për start-up-et. Janë pjesë të programit të LSI”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ligjvënësi i LSIsë, Përparim Spahiu.

Ish-deputeti shpalos programin ekonomik të LSI-së: Sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni

Spahiu: Shteti ka degraduar, zgjidhja e vetme është vota

I

sh deputeti i Lëvizjes Social iste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar lidhur me situatën më të fundit të krijuar nga shifrat ekonomike në vendm, ku korrupsioni vijon të jetë plaga më e madhe e ekonomisë shqiptare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-anëtari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave deklaron se sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni i një administrate të keq paguar, por dhe të politizuar. Gjithashtu, në reagimin e tij, Përparim Spahiu teksa shpalos edhe disa pika kryesore të programit ekonomik të LSI-së, thekson se në këtë situatë shteti ka degraduar dhe e vetmja zgjidhje është vota kundër kësaj

qeverie. “Sa më të larta taksat, sa më të ashpra masat, sa më të vështira procedurat, aq më i madh do të jetë korrupsioni i një administrate të keq-paguar, por dhe të politizuar. Mbi 100 milionë euro është shuma për t’u rimbursuar nga TVSH qindra bizneseve, dhjetë herë më e madhe se gjashtë vite më parë. Rimbursimi është kthyer një nga skemat më korruptive ku qindra biznese nuk marrin mbrapsht paratë e tyre pa paguar ryshfet, minimalisht 20%. Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind e bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesa-

tarja botërore. Pra: Rënies së rritjes ekonomike; Rritjes së borxhit publik; Uljes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat; Raporteve të degraduara të sistemit të sigurimeve dhe pensioneve; Uljes së investimeve direkte; Mungesës së investimeve të huaja; Klimës së përkeqësuar të të bërit biznes; Largimit masiv të popullatës; Hedhjes në rrugë të prodhimeve bujqësore, mund njëvjeçar i qindra fermerëve, i vë kapakun, Korrupsioni! Një shtet komplet i degraduar. Situatë që vetëm VOTA e zgjidh. (I) Ulje e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin: Thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një take të sheshtë prej 10% për tatim fitimin, te ardhurat personale; (ii) TVSH 0% për pro-


FORUM ANALIZË Nga Lorenc Vangjeli

N

ë fillim të viteve 90-të ishin plot energji. Në trup ngjanin si balerinë ose gjimnastë, por ishin thjesht të uritur e të kequshqyer. Në portret tregonin dyfishin e moshës, me shumë rrudha dhe të parruar. Mbanin flokë të gjatë që në rastin më të mirë laheshin njëherë në javë. Dhembët i kishin të mbushur me amalgamë të zezë dhe secili ishte me plot mungesa dhëmbësh në nofulla. Të veshur të gjithë njëlloj dhe me rroba me ngjyra të errëta. Ky ishte pak a shumë identikiti i të riut shqiptar të dalë nga komunizmi dhe që po derdhej në Perëndim. Vetëm pak kohë më parë, slogani i famshëm komunist – për ironi të fatit po e përdor 30 vjet më vonë Lulzim Basha – thoshte: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër!”. Kurrë ndonjëherë nuk kishte qenë më e shëmtuar Shqipëria se përgjatë asaj përmbysjeje të dhunshme sistemesh. Jo se kishte qenë ndonjëherë më mirë, por sepse kishte mbetur dëshpërimisht

shumë mbrapa botës së qytetëruar, me të cilin shqiptarët nisën të kenë një ballafaqim dramatik. Shqiptarët po preknin Perëndimin që e kishin parë vetëm në ekranet bardh e zi të televizorëve dhe e kishin vështirë të kuptonin se çfarë shihnin në vitrina, nuk ju përkiste. Se vajzat që qeshnin për mirësjellje në rrugë dhe minifundet e tyre nuk ishin ftesa për harbim seksual. Në Romë, në Athinë e kudo gjetkë ku derdh vala e parë e emigracionit shqiptar, por dhe në Tiranë, një pjesë e madhe e çunave nisën të vjedhin, ca për mbijetesë, ca sepse e zgjodhën si jetesë. Dhe më pas gradualisht nisën të rriten në hierarkinë e krimit: filluan si shpërndarës të vogjël droge andej dhe kontrabandë këtej. Më të guximshmit nisën të meren me trafik qëniesh njerëzore e armësh, me prostitucion dhe më pas edhe me droga të rënda. Një pjesë e madhe e çunave me shumë emra përfunduan në

7 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë burgje. Të tjerë u vranë në Perëndim apo edhe në Shqipëri, në episode të dhunshme krimi mes tyre. Prehen në varreza monumentale në vend, me bustet e tyre që bien në sy dhe me dedikime në vargje nga miqtë dhe familjarët. Një pjesë tjetër e çunave pati fat krejt tjetër. Janë ata që zgjodhën të kthehen herët në Shqipëri. Është ai brez i të uriturve të komunizmit që sot janë 50-60 vjeçarë. Kanë respektin e shoqërisë që i quan të suksesshëm. Janë të martuar lumturisht me gra pothuaj moshatare që i respektojnë si mamatë dikur. Fëmijët studiojnë në universitetet më të mira të botës dhe kanë gjithçka që vetë as nuk e ëndërronin dot në moshën e tyre. Janë të kuruar në detaj. Kujdesen për trupin, duart, këmbët dhe sidomos për fytyrën si vajza nazike. Vishen me këshilla stilistësh

do-t, por përgjithësisht mbajnë dietë. Hedhin veten ose paratë e tyre në politikë dhe në media; një pjesë ndodhen edhe në politikë, edhe në media. Kanë vetëm një problem. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të blerë të shkuarën e tyre. E cila në mos njëherë, njëherë, rikthehet në forma të ndryshme. Qoftë si paralajmërim i heshtur. Qoftë në mënyrë të egër e brutale, me kërcënim prangash në rastin më të mirë dhe me kallashnikov apo tritol në rastin më të keq. Ky është rrugëtimi i një brezi që në rininë e tij të mjerë, të nisur me fasule të zjerra shumë dhe sapun Rogozhine përcaktoi sesi do të ishte atdheu nesër. Një Shqipëri shumë më e pasur se dje, por shumë më e varfër sesa meriton të jetë dhe sesa do të duhej të ishte. Për shkak të tyre. Por jo vetëm për shkak të tyre. Javanews.al

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

LETËR NË REDAKSI

Familja Gokovi në Shkodër nën presionin e Myftinisë!

Pompeo: Mos përdorni pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies!

S

Ç

ë shtja e përsëritur e familjes Gokovi po bën bujë për të ngritur përgjegjësinë shtetërore, sepse situata vazhdon të jetë tepër serioze. Unë, si e bija e familjes përmes autoritetit mediatik dhe ligjor, po bëj të gjitha përpjekjet për të deklaruar hapur, krimin dhe korrupsionin thellësisht të rrezikshëm që ka përfshirë qytetin e Shkodrës. Aktualisht jemi në një proces tjetër gjyqësor, nëpërmjet të cilit vihet re lehtësisht, që e vërteta e mbuluar prej vitesh po del në sipërfaqe për të mësuar njëherë e mirë gjithë organet ligjzbatuese, se ku qëndron e drejta qytetare. Kjo seancë gjyqësore me padinë nga familja Gokovi duhet të marr drejtimin e duhur ligjor dhe jo të shfrytëzohet në mënyrë arbitrare nga mafia e tokave dhe sekserët e tyre. Ne akuzojmë drejtues të Myftinisë si dhe Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi që ka qëndruar pasiv ndaj padive tona prej presioneve të personave të lidhur me z. Mohammed Sytari. Pas gjithë këtij presioni e shantazhi, jo me larg se ditën e djeshme, na është paraqitur një tjetër dokument në formë kërcënimi dhe dhune psikolo-

me ngjyra të çelura. Kanë dashuri sezonale vajza televizioni që i llastojnë si dashnore sheikësh. I çojnë në Dubai dhe Maldive, ju sponsorizojnë muzikën apo vendin e punës ose ju hapin edhe një dyqan mode. Vetë meren me ndërtim. Me tregti të madhe. Kanë flotë kamionësh, skafe, vila në periferi të Tiranës e bregdet dhe apartamente jashtë shtetit. Miq në pushtet. Në opozitë. Në drejtësi. Rrinë me ministra e ish-ministra. Me politikanë e prokurorë. Shpesh thonë dhe fjalën e fundit që në diskutimet e tyre të para. Komisionojnë. Koncesionojnë. PPPojnë. Në identikitin e tyre nuk mungojnë unazat, vareset e rënda të floririt dhe sahatët që kushtojnë sa ka kushtuar gjithë jeta e prindërve të tyre që vdiqën të uritur. Parfumi gjithashtu. Pinë verë të mirë, parapëlqejnë cru-

gjike, duke deklaruar hapur me veprimin e tyre që nuk respektojnë vijimësinë e proceseve gjyqësore. Bëj thirrje medias, organeve ligjzbatuese, përgjegjëse ndaj krimit të reagojnë ndaj këtyre veprimeve antiligjore. Lefter Canaj, përmbarues gjyqësor, mu në zyrën e tij, më ka kërcënuar hapur, personalisht dhe ka pohuar inkriminimin e

tij direkt me grupin e z. Mohammed Sytari. Ndaj kërkoj drejtësi, sepse ndjehemi vetëm përballë tyre. Denisa Gokovi Shënim redaksisë: Në lidhje me emrat e përmendur në letrën e mësipërme kanë të drejtën e tyre ligjore të prononcohen në Koha Jonë, nëse dëshirojnë.

ekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se NATOja duhet të rritet dhe të ndryshojë përndryshe rrezikon të vjetro het. Komentet e tij vijnë një ditë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron dhënë revistës The Economist se aleanca është në vdekje klinike, komente që u hodhën poshtë nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Pompeo tha se aleanca është ndoshta një nga më të rëndësishmet “në të gjithë historinë e derisotme”. Pas fjalimit në Berlin, sekretari Pompeo iu përgjigj pyetjes nëse NATO-ja është e vjetëruar ose klinikisht e vdekur. Ai u përgjigj se pas 70 vjetësh, aleanca duhet të rritet dhe të ndryshojë, duhet të përballet me realitetet dhe sfidat e sotme. “Nëse vendet e ndryshme besojnë se mund të marrin përfitimet që sjell siguria pa i siguruar NATO-s burimet që i duhen, nëse ato nuk i respektojnë angazhimet e tyre, ekziston rreziku që NATO-ja të bëhet e paefektshme ose e vjetruar,” tha ai. Në fjalim, zoti Pompeo kritikoi trajtimin e Rusisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe tha se taktikat e Kinës duhet të jenë mjaft të njohura për njerëzit e ish-Gjermanisë Lindore. Ai tha se vendet e lira janë në konkurrencë vlerash me vendet më pak të lira. Pompeo ndodhet në Gjermani në prag të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra nga rënia e Muri në vitin 1989, zoti Pompeo tha se “Perëndimi dhe të gjithë ne humbëm rrugën në muzgun që ra pas atij momenti krenar”. “Ne menduam se mund t’i zhvendosnim burimet tona larg aleancave dhe ushtrive tona, por e kishim gabim,” tha ai. “Sot, Rusia udhëhiqet nga një ish oficer i KGB-së, dikur i stacionuar në Dresden. Ajo pushton fqinjët dhe vret kundërshtarët politikë”. “Ne nuk duam që furnizimet me energji të Evropës të varen nga Vladimir Putini,” shtoi ai, duke iu referuar tubacionit të gazit Nord Stream 2 i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Zoti Pompeo tha se Partia Komuniste Kineze po “formon një vizion të autoritarizmit” dhe paralajmëroi Gjermaninë që të mos përdorë pajisjet e firmës kineze Huawei Technologies për ndërtimin e rrjetit 5G të të dhënave. “Shefi juaj i inteligjencës ka thënë se Huawei nuk mund të besohet plotësisht”, tha ai. Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës e kritikoi zotin Pompeo për komentet e tij të mëparshme në adresë të Partisë Komuniste Kineze, duke thënë se komentet ishin “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe kishin nxjerrë në pah “qëllimet e tij të errëta” siç i cilësoi ajo.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

8 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, intervistë për “Koha Jonë”: Propozimi i PS-së është që ti varen ujkut mëlçitë në qafë. Sesi vepron me administratën publike e gjeni në raportin e OSBE/ODIHR

Intervistoi: Redjon Shtylla “Komuniteti ndërkombëtar mbështet zgjidhjen e propozuar nga Bundestagu gjerman, i cili midis të tjerash ka propozuar miratimin e Reformës Zgjedhore dhe zbatimin e saj, që do të thotë zgjedhje të parakohshme”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, jep këtë paketë për zgjidhjen e krizës politike. Teksa ka analizuar lëvizjet e PD-së në këto 10 muajt e fundit, Spaho pohon se opozita ka si qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke lënë protestat për një moment tjetër. Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së i bën thirrje qeverisë që të ndërpresë këtë rrëshqitje drejt humnerës sa më parë që të jetë e mundur, “që ekonomia të mos falimentojë, ti jepet fund largimit masiv të qytetarëve nga vendi dhe të ngrihen institucione të cilat të garantojnë demokraci, shtet ligjor dhe prosperitet për të gjithë”. Opinioni por edhe zëra brenda PD, pas dështimit të qeverisë për çeljen e negociata ve, shprehen se negociatav opozita duhet të kishte vijuar me protesta masive si mjet presioni ndaj qeverisë. Si ju përgjigjeni atyre që e shohin heqjen dorë nga protesta si dobësi të opozitës? Ndërprerja e protesta ve, mendoni protestav se e largoi opozitën nga mijëra qytetarë të cilët protestuan kundër qev erisë “R ama 2”? qeverisë “Rama Që nga muaji shkurt 2019, pas publikimit të përgjimeve të cilat vërtetonin katërciperisht manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, opozita është angazhuar në një aksion të pandërprerë për ti garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme. Aksioni ynë njohu veprime të forta si lënia e mandateve të deputetëve, protesta masive kombëtare si dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Objektiv i këtij aksioni ishte dhe mbetet zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Aksioni i opozitës synonte ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për nevojën e ndryshimeve demokratike në vend, në kushtet kur qeverisja është kriminalizuar dhe ka kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë, të gjitha pushtetet në vend dhe i përdor ato për intersat e saj okulte. Rezultat i aksionit të ndërmarrë deri në fund të muajit qershor, në planin e brendshëm ishin kompaktësimi i anëtarësisë së PD-së dhe rreshtimi masiv i saj për të arritur objektivat e vendosura. Qytetarët shqiptarë vlerësuan aksionin opozitar dhe u rreshtuan krah saj dhe vazhdojnë të mbështesin atë. Kjo u evidentua në pjesëmarrjen masive në protesta si dhe në kalimin e opozitës në forcën

Spaho: Ndërkombëtarët mbështesin propozimin e Bundestagut, reformë zgjedhore dhe zgjedhje të parakohshme e parë politike në të gjitha sondazhet e zhvilluara. Sikurse e dini, në se zgjedhjet zhvillohen sot, opozita fiton 82 mandate në Kuvend. Votimet moniste të 30 Qershorit 2019, vërtetuan që Rama dhe ekipi i tij nuk zhvillojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme. Pavarësisht se konkuruan të vetëm në të gjithë bashkitë e vendit, ata nuk i shpëtuan dot tundimit për të manipuluar rezultatin, përdorimit të administratës publike, përdorimit të resurseve shtetërore, bashkëpunimit me policinë, krimin e organizuar dhe parave të tij. Qytetarët e abandonuar Ramën duke marrë pjesë vetëm 15% në votime. Në arenën ndërkombëtare, raporti i OSBE/ODIHR për votimet e 30 Qershorit konfirmoi qëndrimin e opozitës duke i cilësuar ato jo në interes të qytetarëve, moniste dhe të kontrolluara tërësisht nga Rilindja. Pas këtij raporti, Bundestagu gjerman pranoi krizën politike në Shqipëri dhe renditi 9 kërkesa të cilat duhet të plotësoheshin jo vetëm për të hapur negociatat me BE-në por edhe për të kapërcyer krizën e thellë politike. Sot kriza që po kalon Shqipëria në aspektin politik, kushtetues, ligjor, shoqëror dhe ekonomik është pranuar nga të gjithë partnerët e huaj përfshirë amerikanët, gjermanët, italianët, francezët e të tjerë. Komuniteti ndërkombëtar mbështet zgjidhjen e propozuar nga Bundestagu gjerman, i cili midis të tjerash ka propozuar miratimin e Reformës Zgjedhore dhe zbatimin e saj, që do të thotë zgjedhje të parakohshme. Opsioni i protestave asnjëherë nuk është lënë pasdore. Opozita deri në mes të muajit tetor dha kontributin e saj për të bërë të mundur hapjen e negociatave, të cilat për fat të keq nuk u hapën për mosplotësim të kushteve nga qeveria. Sot ne jemi angazhuar për të dhënë kontribut në hartimin dhe miratimin e Reformës Zgjedhore, e cila konsiderohet nga OSBEja dhe partnerët ndërkombëtarë si kusht themelor për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ne po ndjekim zhvillimet politike me vëmendje të madhe. Opozita mblidhet vazhdimisht dhe vendos mbi hapin e rradhës që duhet marrë. Këtë do të bëjmë edhe gjatë javëve të ardheshme. Qëllimi është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në përputhje me deklarimet që kemi bërë në muajin shkurt dhe ne do e arrijmë këtë objektiv pasi edhe ndërkombëtaret e shohin këtë si të vetmen mundësi për të kapërcyer krizën politike. Mjaft t’iu kujtoj raportin e Këshillit të Europës të publikuar tre ditë më parë, i cili

shihte përfundimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme, si të vetmin mjet për të kapërcyer krizën politike. Debati politik këto ditë është përqendruar tek R eforma ZgjedReforma hore hore.. Në situatën në të cilën ndodhet vendi me krizë parlamentare lamentare,, kushtetuese kushtetuese,, etj, a nuk duket luks i tepërt që politika të merret për disa muaj vetëm me ndryshimin e ligjit elektoral? Shqipëria mund të shkonte në zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe me legjislacionin aktual por mungon vullneti politik nga Edi Rama. Për rrjedhojë ndryshimi dhe përmirësimi i kodit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të cilat do të kufizonin shitblerjen e votës, përdorimin e kontigjenteve kriminale dhe paratë e gjeneruara nga aktivitetet e tyre, përdorimin e resurseve shtetërore në zgjedhje, përdorimin e administratës publike, policisë, financimin e partive politike dhe rekomandime të tjera të dhëna në raportet e OSBE/ ODIHR, si dhe marrjen në përgjegjësi penale të atyre që kanë futur duart në zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017, përbërjnë një domosdoshmëri. Opozita ka shprehur gadishmërinë që me gjithë potencialet që disponon, të kontribuojë në hartimin e kësaj reforme dhe këtë po e bëjmë për çdo ditë. Sa garanci ka opozita që nëse bëhen ndryshimet elektorale vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Si do të arrini ju tek ky vendim? E theksova më sipër që me përjashtim të Edi Ramës, të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm shohin si të vetmen zgjidhje për kapërcimin e krizës së thellë që ka kapur vendin zgjedhjet e parakohshme, të paraprira nga miratimi i reformës zgjedhore. Ne i jemi përgjigjur thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe

po japim kontributin për hartimin e reformës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Ne po ndjekim situatën me vëmëndje dhe do i përgjigjemi çdo zhvillimi me mjetet e nevojshme. Është në interes të vendit në rradhë të parë, që të ndërpritet kjo rrëshqitje drejt humnerës sa më parë që të jetë e mundur, që ekonomia të mos falimentojë, ti jepet fund largimit masiv të qytetarëve nga vendi dhe të ngrihen institucione të cilat të garantojnë demokraci, shtet ligjor dhe prosperitet për të gjithë. Si e lexoni propozimin e PS, që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike? A kemi të bëjmë me depolitizim të trupës që administron zgjedhjet por në të vërtetë, ruajnë kontrollin e plotë të kryeministrit në këtë proces? Propozimi i PS-së është që ti varen ujkut mëlcitë në qafë. Sesi vepron PS-ja me administratën publike e gjeni në raportin e fundit të OSBE/ ODIHR, si dhe në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild. Ne nuk do të pranojmë kurrë reformë sa për ti hedhur hi syve dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet. Kemi dhënë propozimet tona për këto çështje dhe presim qëndrim realist dhe konstruktiv nga maxhoranca nëse vërtet ata janë të interesuar që vendit ti jepet një Reformë Zgjedhore afatgjatë. Ditët e fundit në vend ka pasur një sërë ngjarjesh kriminale kriminale,, si ajo e Prokurorit të Durrësit, ku lidhjet mes qeverisë duken më qartë se kurdo herë tjetër eministri në tjetër.. Kry Kryeministri vitin e 7-të të qeverisjes, thotë se shumë shpejt do të nisë luftë frontale ndaj krimit. Më këtë nivel kriminaliteti dhe ndërhyrje të krimit me strukturat qeverisës, a nuk ndjehet e rrezikuar opozita dhe në zgjedhjet e radhës?

Ngjarjet kriminale për të cilat flisni, janë shprehje e kriminalizimit të thellë të qeverisjes dhe të lidhjes së pandashme të interesave të botës së krimit dhe oligarkisë me drejtuesit më të lartë të maxhorancës. Askush nuk pret që kjo gjendje të zgjidhet me përrallat që premton Rama, pasi ai është autori i krijimit të kësaj gjendje dhe përfituesi i parë nga kjo. E vetmja gjë që i mbetet është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, me një qeveri tranzitore, të pa lidhur me krimin e organizuar dhe oligarkët. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për ti arritur këto. Ballkanit i është premtuar prej 20 vitesh Integrim i plotë në BE por ky premtim është shtyrë nga viti më vit. Pas refuzimit për çeljen e negociata ve, duket se janë kth yer negociatav kthy kërcënimet nga vende që mund të na kanosin me influencë nga Rusia, Kina Turqia. Si e shihni ju situatën dhe a po përdoren influencat nga politika? Dështimi i procesit të Integrimit Europian, është përgjegjësi e përbashkët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përgjegjëse që nuk realizuan reformat e nevojshme dhe të kërkuara për tu bërë pjesë e Europës dhe në vend të tyre ndërtuan demokraci fallco dhe regjime autoritare. Vendet e Bashkimit Europian dhe veçanërisht burokratët e Brukselit, janë përgjegjës pse pranuan të shesin si proces integrimi atë që në të vërtetë i shërbeu mos integrimit të këtyre vendeve. Pranuan të shesin politikat autoritariste, lidhjet me botën e krimit dhe shkatërrimin e zgjedhjeve si politika demokratike, vënien e ekonomisë në shërbim të oligarkisë e korrupsionin si ekonomi tregu, kapjen e mediave, pronës private, shoqërinë civile, mbylljen e gojës ti paraqesin si format më të larta të të drejtave të njeriut. Integrimi europian i vendeve dhe popujve të Ballkanit Perendimor, është interes i tyre strategjik por edhe interesi më i mirë i Bashkimit Europian. Këto të fundit, duhet ti rikthehen parimeve bazë nga i cili nisi procesi i Integrimit Europian dhe të bëjnë vlerësimin e progresit të çdo vendi mbi bazën e meritës. Nëse në Ballkanin Perëndimor do kryhen reforma të vërteta që forcojnë demokracinë dhe shtetin ligjor, ekonominë e tregut e të drejtat e njeriut dhe vlerësimi i tyre do bëhet objektiv dhe mbi bazën e meritës. Bashkimi Europian veçse do forcohet e bëhet më i fuqishëm nga shtrirja në Ballkanin Perendimor. Çdo qëndrim tjetër jo vetëm shpreh konfuzion por edhe mungesën e aftësisë për të parë përtej politikës së ditës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

9 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Kreu i PD-së takim me të rinjtë në Krujë, i hakërrehet djalit të deputetit Rraja: Do ta shohësh ti dhe i gjithë lloji e sorollopi yt

N

ë ditën e pestë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pasditen e së premtes në Krujë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qyteti. në përfundim të takimit, kryetari i PD-së Lulzim Basha komentoi vendimin e djeshëm të Prokurorisë për ta marrë atë si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Basha tha se akuzat për lobim rus, të cilat sipas tij u montuan nga kryeministri Rama u rrëzuan. Ndërsa pjesa tjetër, u shpreh kreu i opozitës, do të rrëzohen në gjykatë. “Vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes 339 që publikoi gazeta Bild. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit. 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat që i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës. Atë 10% që ka çuar dosjen në gjykate do ta çmontojmë në gjykatë vetëm përmes të vërtetës. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që i duhej. E vetmja gjë që solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën”, deklaroi Basha. Lulzim Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën i cili u përfshi një vit më parë në skandalin “Xhisiela”, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar në polici se Rraja ka abuzuar me të. “Edi Rama se nuk jua ka dhënë fuqinë ju, por ia ka dhënë kriminelëve, ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë, ia ka dhënë Rrajave dhe ata bëjnë ligjin. Ata marrin ryshfetet, bëjnë proteksionin, bëjnë gjithçka dhe kur vjen dita e zgjedhjeve, del ai bukuroshi atje dhe thotë “ta shohë Lulzim Basha, kur të vijnë zgjedhjet”.

Lidhjet me rusët, Basha: Prokuroria rrëzoi akuzën e fabrikuar të Ramës

Dua t’i them sot: Do ta shohësh ti dhe gjithë soji e sorollopi i gangsterëve. Sepse kjo betejë nuk bëhet për Lul Bashën apo PD. Kjo betejë bëhet për gjithë shqiptarët. Unë nuk kam ndërmend të lë në baltë krutanët, nuk kam ndërmend të lë në baltë shqiptarët, nuk kam ndërmend ta lë në baltë rininë. Ne në zgjedhje do të shkojmë, do të përballemi dhe mjerë ata që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve! Mjerë ata! Kjo do të jetë

garancia për ju siç është garancia në çdo vend normal. Nëse nuk mban premtimet, ik në shtëpi. Kështu funksionon Europa, kështu do të funksionojë edhe Shqipëria, se këtë meritojnë shqiptarët”, tha Basha. Kujtojmë se Rexhep Rraja sfidoi kryedemokratin një vit më parë pas daljes nga Gjykata e Krujës, duke i thënë që ‘’Lulzim Basha ta provojë në votime”. Së fundmi një tjetër i afërm i deputetit socialist Rrahman Rrajës,

Redjan Rraja është arrestuar nga policia si i dyshuar në atentatin e dështuar ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit si dhe i plagosur Landi Muharremi. Prononcimi për gazetarët Pyetje: Si zoti Basha? Ju akuzojnë si fallsifikatorë. Lulzim Basha: Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për

KRYEMINISTRI NË FORUMIN E DAVOSIT

Dështoi me negociatat, Ramës nuk i del e keqja: Na e kanë marrë busullën me forcë

K

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte dje në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pas moshapjes së negociatave me BE-në, Shqipëria ndihet si një varkë e mbetur në mes të detit, pasi busullën e orientimit ia kanë marrë me forcë. “Kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe më e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Faleminderit që na mundësuat pjesëmarrjen në krah të personave kyç, nga vende kyçe të Bashkimit Evropian, të cilët përmes shpjegimeve dhe opinioneve të tyre na ndihmuan të kuptojmë më shumë. Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën”, tha kreu

i Qeverisë. Gjithashtu, Rama tha se vitet e fundit vendimet në BE janë bërë të paparashikueshme. Sipas tij vendet që tentojnë futjen në Evropë nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë sepse natyra e vendimeve në Këshillin Evropian është shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së. “Nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri. Ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim nuk kemi më shumë mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë. Pyetje: Lidhjet me rusët? Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është. Bashkëbisedimi me të rinjtë në Krujë Në bashkëbisedimin me të rinjtë, kryedemokrati i ftoi për të bërë pyetje dhe konstatime. Ndër të tjera, Basha theksoi se do bëjë gjithçka që të rinjtë të mos vendosen mes zgjedhjes së kriminalizmit apo emigrimit. “Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjothçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar. Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Europës.10 mijë studentëve më të mirë do marrin një vit stazh pune me pagesë nga buxheti i shtetit”, tha kryedemokrati. Basha iu përgjigjet kërkesës së të rinjve për të mbetur në histori si kryeministër i vendit. “Njerëzit që punojnë për të hyrë në histori, në përgjithësi, janë njerëz të tmerrshëm, o diktatorë, o psikopatë, u shkaktojnë shumë vuajtje popujve të vet, ose janë kaq shumë në dashuri me veten, sa nuk duan njeri tjetër. Prandaj, mos më kërko të jem kryeministër që bëj gjithçka për të mbetur në histori. Rama, ndryshe nga sa thua ti, mendoj se do të hyjë në histori për shumë të këqija që i ka bërë vendit. Neroni ka ngelur në histori se dogji Romën, ky është Neroni i Shqipërisë, vetëm se nuk ia ka vënë flakën në kuptimin fizik dhe nuk do ta lëmë, por ka djegur shumë”, u shpreh para të rinjve në Krujë, kryedemokrati Lulzim Basha.


AKTUALITET

10 E shtunë, 9 NENTOR 2019

SITUATA

Atentati ndaj Prokurorit, Redjan Rrahja kërkon lirinë

G

rupi hetimor i ngritur për të zbardhur atenta tin e ndodhur më 1 nëntor ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, vijon të marrë në pyetje persona që dyshohet se kanë dijeni me ngjarjen. Prokurorët kanë pyetur pronarin e mjetit, me të cilën lëvizte prokurori, i cili ka dhënë sqarime se pse ai figuronte në emër të tij.

Redjan Rrahja nëpërmjet avokatit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Avokati ka kërkuar ti vihen në dispozicion të gjitha aktet që rëndojnë klientin e tij. “Bëra një takim me prokurorin në mënyrë që të marr kopje të akteve por të shohim. S’ka asnjë lidhje me vendngjarjen, asnjë lidhje me gjurmët e pretenduara dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori”,-tha

avokati. 34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. Në makinë u gjendën edhe dy automatikë të cilët pas ekspertizës janë ata që janë përdorur në vengjarje.

Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë, do të jetë edhe lista e dytë që do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut

V

etting-u në Policinë e Sh tetit ka nisur me përjas htime. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka shkarkuar të premten Oltion Shehun, që mbante postin si shef i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme. Komisioni konstatoi probleme në pasurinë e tij, pasi ai nuk justifikon dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Janë rreth 1.4 milionë lekë të pajustifikuara. Pasuria e tij është një shtëpi dykatëshe në njësinë numër 8, një automjet dhe kursime bankare. Cilat ishin shkeljet që dogjën Shehun? Në lidhje me kolonën e integritetit moral, ai rezultoi i pastër pa kontakte me botën e krimit ndërsa në lidhje me pasurinë rezultoi se nuk justifikonte të ardhurat për ndërtimin e një banesë dykatëshe. Edhe nga ana profesionale sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu rezultoi me probleme pasi ndaj tij kishte dy herë masë administrative të vërejtje nga eprorët. Për të justifikuar pasurinë e tij Shehu tha se këtë profesion e ka ushtruar prej vitit 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se aty kishte qenë i pasiguruar por sipas tij kishte fitime të mëdha edhe për shkak të bakshisheve. Puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty i dogjën karrierën Oltion Shehut, që në përfundim të seancës ku u dha vendimi nuk pranoi që të jepte asnjë koment. Çfarë ndodh tani? E ndërsa në rastin e Vet-

Vetting-u në Polici, Oltion Shehu bëhet “kurbani i parë”

ting-ut për njerëzit e drejtësisë kemi termin ‘’shkarkim’’, këtu është ‘’përjashtim’’. Njerëzit e drejtësisë apelimin e bëjnë te Kolegji i Posaçëm, ndërsa në rastin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit, të shkarkuarit duhet ti drej-

tohen Gjykatës Administrative. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen pro-

TIRANË

Sherri tek Fakultetit Ekonomik, gati sistemi i check-init

P

as konfliktit të ndodhur pak ditë më parë, drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Tiranë kanë shtuar masat e sigurisë për hyrjen e studentëve në auditore. Pas konfliktit, shtohen masat e sigurisë për studentët në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. Studentët që janë

transferuar në ambientet e përkohshme tek ish-mensa e Qytetit Studenti dhe auditorët e godinës “Liria” do futen në mësim vetëm me Kartën e Studentit. Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj shpjegon vendimin e marrë për rritjen e masave të sigurisë. Së shpejti në këtë

fakultet parashikohet të implementohet edhe sistemi i check-init për rreth 5 mijë studentë. Pasditen e së hënës në ambientet e Fakultetit Ekonomik u konfliktuan një grup studentësh me dy të rinj nga jashtë. Edhe pse policia i ka identifikuar autorët e konfliktit, nuk ka bërë ende arrestimin e tyre.

cesit të Vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe. Në Policinë e Shtetit është krijuar ‘’Grupi i Punës’’, i cili do të punojë për hartimin dhe

përgatitjen e analizës se riskut dhe planit te integritetit për efektivët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, më herët ka thënë se: ‘’Misioni i Asistencës Policore i Bashkimit Evropian në Shqipëri (PAMECA) ka hartuar raportin ‘Metodologjinë për kryerjen e një analize risku dhe identifikimi i praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit’’. Veliu garantoi gjithashtu se: ‘’Policia e Shtetit është në proces vetingu të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj’’. Kurse zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, më herët është shprehur se: “Ministria e Brendshme nuk ka tagër të kërkojë të dhëna. Kërkojmë që procesi i Vetting-ut në Polici të kryhet me cilësi dhe jo shpejtësi. Me ndryshimin e ligjit, ndryshoi dhe numri i punonjësve që do i nënshtrohen Vetting-ut. Procedurë e njëjtë vlerësimi për të gjithë punonjësit. Nga analizat paraprake vetëm 120 punonjës policie kishin deklaruar pasurinë”.


AKTUALITET

11 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Bonusi i bebes nuk përfitohet vetëm nga fëmijët e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë

K

rian është foshnja i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton bonusin e bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shkruan përmes një postimi në facebook, se: “Krian është i 30000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë që përfiton bonusin e bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”. Bonusi i bebes nuk përfitohet vetëm nga fëmijët e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, të cilët bëhen përfitues të vlerës 40.000-120.000 lekë. Prej 1 janarit 2019, prindërit që lindin fëmijë në Shqipëri, marrin atë që quhet “bonusi i bebes”, pas një vendimi të miratuar nga qeveria shqiptare. Ndër të tjera në këtë vendim, thuhet se edhe nënat me shtetësi shqiptare që lindin fëmijë jashtë shtetit mund të përfitojnë bonusin por fëmijën duhet ta kenë regjistruar sipas afateve ligjore, të përcaktura në ligjin për gjendjen civile (Regjistrimi në Shqipëri shpjegohet në fund të materialit, ndërsa kur femija lind jashtë shtetit, duhet të interesoheni pranë ambasadave përkatëse. Regjistrimi i fëmijës në Britani. Regjistrimi i fëmijës

MINISTRIA

Bonusi i bebit, Manastirliu: 30 mijë fëmijë kanë përfituar

në Itali. Regjistrimi i fëmijës në Gjermani). Lidhur me shumën që përfitohet, është 400 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 800 mijë për fëmijën e dytë dhe 1 milion e 200 mijë lekë për fëm-

123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 aketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 falas, është një tjetër shërbim që ofrohet në Qen 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 drën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nënë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Fatimja është një paciente e cila sapo ka përfunduar me 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Minis123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 trja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Ma123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 nastirliu solli shembullin e kësaj të moshuare që ka 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 përfituar nga ky shërbim. “Nënë Fatimja sapo ka 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 përfunduar me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 e lentes falas në shërbimin e okulistikës në QSUT. Nga 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 janari 1637 pacientë kanë përfituar nga paketa e ka123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 tarktës në spitalet publike, duke ju kursyer çdo të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 moshuari rreth 700 dollarë shpenzime nga xhepi”. Më 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal. 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789

1637 pacientë kanë përfituar lente falas

P

ijën e tretë. Nëse lindni binjakë merrni 800 mijë lekë për secilin, qofshin fëmijët e parë, apo të dytë dhe nëse lindni trinjakë merrni 1 milion e 200 mijë lekë (të vjetra) për secilin. Fëmijët e

katërt apo më shumë marrin një bonus prej 1 milion e 200 mijë lekësh secili. Paratë tërhiqen vetëm nga nëna ose babai në një nga bankat e nivelit të dytë, me të cilat Ministria e Shëndetësisë

dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Materniteti i ri i Korçës, ofron sot në kushte dinjitoze një shërbim cilësor dhe sipas standarteve për nënat dhe bebet. Prej disa muajsh falë investimeve me aparatura të teknologjisë bashkëkohore në këtë spital po realizohen edhe ndërhyrje të vështira, duke garantuar shërbimin obstetrik-gjinekologjik cilësor afër vendbanimit. Krahas kushteve të mira dhe kujdesit mjekësor nënat dhe bebet në këtë maternitet si në çdo maternitet tjetër kanë përfituar edhe bonusin e bebit. Që prej janarit në maternitetin e Korçës janë shpërndarë 760 çeqe me shuma të ndryshme. Me bonusin e bebes të akorduar nga qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40.000 lekë, 80.000 lekë për beben e dytë si dhe 120.000 për fëmijën e tretë. Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80.000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120.000 lekë secili.

SITUATA

Shembja e urës izolon 400 banorë, FA-të nisin punën

X

henierët dhe mjetet e Forcave të Arma tosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë, për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë. Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 metra, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.

DURRËS

Qarkullimi rrugor, policët mësojnë nxënësit

S

hkolla ‘’Marie Kaçulini’’ ishte ndalesa e radhës e punonjësve tanë të Policisë Bashkiake, të cilët ndanë me fëmijët disa njohuri mbi rregullat e qarkullimit rrugor. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka bërë të ditur se orët e hapura rreth edukatës qytetare do të vijojnë edhe në shkolla të tjera. ‘’Mësimet tona të hapura gjatë orës së Edukatës Qytetare do të vijojnë me klasa dhe shkolla të tjera dhe do të ndihmojnë në informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve tanë të vegjël për rregullat që duhet të zbatojmë për bashkëjetesën në komunitet’’.


KULTURE

12 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Amerikanët interes për kulturën dhe traditën shqiptare “Dyert e Hapura të Ambasadës” këtë herë u mundësua për një grup qytetarësh të Uashingtonit, të cilët donin të dinin më

shumë rreth Shqipërisë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Floreta Faber i falënderoi të pranishmit për

pjesëmarrjen në këtë event që pasqyron më së miri interesin e tyre për vendin tonë. Më tej, Ambasadorja i bëri një ekspoze të pranishmëve rreth historisë, traditave dhe kulturës shqiptare si edhe i njohu ata me mundësitë që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme. Duke ju përgjigjur interesit të tyre për mundësitë e turizimit në Shqipëri, Ambasadorja i ftoi ata të vizitonin Shqipërinë dhe të shijonin më nga afër bukuritë natyrore që ofron vendi ynë. Aktiviteti u shoqërua me gatime, pije dhe muzikë shqiptare, të cilës nuk mund t’i mungonte debutimi i të pranishmëve në kërcimet tona tradicionale. Promovimi i Shqipërisë mbetet një nga prioritetet e Ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC.

Tre piktorë bëhen bashkë në Muzeun Kombëtar

K

ulla është një term bashkëkohës, i cili përbën shqetësim për tre artistë. Dhe për të mos qenë lindor, termin kullë e zëvendësojnë me Tower. Pasi shqetësimi i tyre artistik na sjell jo vetëm emocionet e keqkuptimit biblik, mbrojtjes klanore ballkanike, gjakut kanunor, garës së pandalshme për pushtet, por edhe epjes së një elite që kërkon të vishet me petkun e modernes perëndimore. Erand Nebo, Anteo Gremi dhe Gjergj Meta e shprehin kështu kullën në pikturën e tyre. “Unë jetoj dhe punoj në një studio me një kullë në tiranë. Artistët e tjerë janë pjesë e zyrave ku qëndrojë dhe punojnë përditë aty. Na ka bashkuar kjo kullë jo vetëm përbrenda ndjesitë që zotëron kulla, për rritjen e saj, për ashensorin, shpejtësinë, për zbritjen, ngjitjen, tensionin, xhamat, lartësitë, frikën që transmetohet nëpërmjet xhamit dhe reflekseve të tij, por edhe për bisedat përreth kullës. Kjo e bën këtë objekt shumë të dëshiruar për ta ekzekutuar

në veprat e artit”, shprehet Gjergj Meta, piktor. Tek Gremi gjejmë një kopsht idilik me ngjyra krejtësisht jo natyrale, Nebo e braktis formën dhe thellohet tek lëvizja dominante e vertikalitetit, ndërsa tek Xhoxho gjejmë kalimtaren e një realiteti tepër tranzitor. “Kulla më përplaset përditë e çuditshme, e dëshirueshme, pastaj

dua ta fshij nga kujtesa, për shkak të madhësisë dhe raportit që krijon njeriu me objektin kullë. Kësaj radhë e shikoj kullën të zbehtë, të larguar, të mohuar”, shton Meta. Ky dialog trepalësh shpalohet në këtë ekspozitë nëpërmjet pikturës së vajit, smaltit dhe akrilikut që qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar.

Formula e Pagëzimit , dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje Formulën e Pagëzimit që njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip deri sot. Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915. Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut. Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë. Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij. Me rastin e 100-vjetorit të Kon-

gresit të Manastirit, në vitin 2008, Muzeu Historik Kombëtar botoi librin me titull “Formula e Pagëzimit”. Në këtë libër u përfshinë kumtesat kushtuar dokumentit të parë të shkruar në gjuhën shqipe.

I akuzuar për ngacmim seksual, Domingo anulon shfaqjen Tenori spanjoll, Placido Domingo, i akuzuar për ngacmim seksual nga 20 gra, anuloi dje një shfaqje skenike të planifikuar për në prill 2020 në Japoni, përpara Lojërave Olimpike të Tokios, u njoftua nga organizatorët. “Pas një shqyrtimit të kujdesshëm, mora vendimin të mos performoj në Operën Kabuki, për shkak të ndërlikueshmërisë së projektit”, u shpreh Domingo, në një deklaratë të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike. “Përshëndes shkrirjen e dy traditave teatrale, që nënkuptojnë bashkimin e dy kulturave në të njëjtën skenë, në harmoni të përsosur me frymën e Olimpiadës”, tha ai, duke theksuar se shpreson që, në një të ardhme të afërt, të ketë një mundësi tjetër për të performuar me artistët Kabuki. Artisti 78-vjeçar, që po përballet me mjaft akuza për ngacmim seksual, është detyruar të heqë dorë nga shumë koncerte, në veçanti në SHBA dhe nga një ceremoni për dhënie çmimesh.

Ekstremistët e djathtë kërkojnë mosshfaqjen e një filmi për LGBT Ekstremistët e djathtë gjeorgjianë kërcënojnë të prishin shfaqjen e një filmi kandidat për Oscar, që nxjerr në pah vështirësitë e komunitetit LGBT në këtë vend kaukazian, njoftoi regjisori i tij, Levan Akin. Ai shkruajti në Facebook se grupe të ekstremit të djathtë dhe aktivistë fetarë synojnë të parandalojnë pjesëmarrjen e njerëzve në shfaqjen e parë të filmit, biletat për të cilin janë shitur tashmë të gjitha. I titulluar “Dhe më pas do të vallëzojmë”, filmi vë në skenë një histori dashurie mes dy meshkujve, balerinë të Baletit Kombëtar të Gjeorgjisë. I vlerësuar jashtë vendit, ky film ka nxitur polemika në mesin e shoqërisë gjeorgjiane, e njohur si konservatore dhe është denoncuar nga kisha me ndikim ortodoks si një sulm ndaj vlerave tradicionale të vendit.


SHOWBIZ

13 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Sharon Stone rikrijon skenën e zjarrtë të filmit “Basic Instinct” në sy të të birit

S

kena e saj e zjarrtë e filmit të vitit 1992, “Basic Instinct”, e bëri të famshme dhe një nga ikonat më moderne të filmit. Ndaj Sharon Stone rikrijoi momentin e kryqëzimit të këmbëve në Berlin,

ku pranoi çmimin Gruaja e Vitit nga GQ Awards, Men of the Year, të enjten. Aktorja, 61 vjeçe, i mahniti të gjithë e veshur me një fustan të zi të shkurtër, përfshi edhe djalin e saj adoleshent Roan Bronstein,

19 vjeç. Me një buzëqeshje në fytyrën e saj, ylli rikrijoi skenën e saj më të njohur të 27 viteve më parë, por pa atë faktorin shokues (me të brendshme dmth), duke parë që djali i saj adoleshent ishte ulur në publik. “Disa vjet më parë isha ulur në një skenë dhe regjisori im tha: “A mund të më japësh të brendshmet sepse duken në skenë dhe ti nuk duhet të kesh të brendshme, por ne nuk do të shohim asgjë”. “Unë i thashë, ‘sigurisht’! Nuk e dija se ky moment do të ndryshonte jetën time”, u shpreh aktorja. “Basic Instinct” u bë një nga filmat më të përfolur në vitin 1992 për shkak të ekspozimit të aktores dhe skenave të seksit. Sharon, e cila portretizonte Catherine Tramell, (pasi Michelle Pfeiffer dhe Demi Moore e refuzuan si rol), dëshmoi se ishte mirënjohëse për rolin pasi rikrijoi skenën e saj gati 30 vjet më vonë.

Mikja më e mirë e Whitney Houston rrëfen marrëdhënien e tyre të fshehtë Nuk ka patur asnjë njeri më të afërt për Whitney Houston, sesa Robyn Crawford. Në gjithë vitet që kanë kalu-

ar së bashku, ajo ka qenë personi më i besuar dhe besnik i këngëtares. Mesa duket në vitet 80, ka qenë

dhe partnerja e saj, fakt për të cilin nuk është folur deri më sot. Në librin e saj titullur “A song for you. My life with Whitney Houston”, ka zbuluar për herë të parë, historinë e tyre të dashurisë. “Erdhi një moment kur ndjeva se duhet të mbroja shoqërinë tonë. Ndjeva nevojën të tregoja gruan mbrapa atij talenti të jashtëzakonshëm”, shprehet ajo shtatë vite pas humbjes së artistes. “Whitney e di që unë e kam dashur gjithmonë dhe e di se ajo me donte gjithashtu. Ne ishim gjithçka, e madje u betuam para njëra-tjetrës”, vazhdon ajo. Libri i Robyn-it ka treguar një pjesë të jetës së artistes të cilën asnjë nuk e njihte, e ka lënë të surprizuar të gjithë lexuesit.

Aleksandër Gjoka kujton kohërat e vjetra Dy ditë më parë këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar në spektaklin “Këndo Këngën Time”. Ai ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e tij artistike ndër vite, ndër të cilat ka folur edhe për eksperiencat e tij në festivale. I pyetur se si ishin marrëdhëniet me festivalet para viteve 90-të, Gjoka u përgjigj: “Ku u llogarisja unë, unë kam qenë këngëtar liqeni. Ku më pranonte njeri me këtë zë, ç’është ky. Normalisht duhet të këndoje si komisar kush më pranonte mua me këtë zë. Duhet t’ia bëje dhe me dorë, si Kozmai”. Gjoka ka ironizuar ato vite ku për të nuk ka qenë edhe aq e lehtë të pranohej si një këngëtar i rrymës së muzikës “rock” Në përfundim të mini-intervistës artisti u shpreh se ka për synim që emri i tij të shkruhet dhe të njihet nga të gjithë.

Pas shumë viteve mungesë, moderatorja shqiptare i rikthehet këngës Gerta Heta ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, shoqëruar nga tre mikeshat e saj të zemrës Rezarta, Aolta dhe Daniela, të cilat rrëfyen sekretet e miqësisë 26-vjeçare. Gerta kujtoi kohën kur këndonte nëpër koncerte dhe instruktonte mikeshat e saj që të kërcenin për të ndezur atmosferën, duke pranuar se ndjen nostalgji për ato vite. E pyetur nga Bieta, showgirl-i i njohur i viteve 2000, zbuloi se ka në plan t’i rikthehet muzikës, madje është në kërkim të një materiali të përshtatshëm për të.

Sëmuret Lady Gaga, anulon performancën në Las Vegas Lady Gaga ka anuluar performancën e saj në Las Vegas për shkak të bronkitit. Në një postim ku kërkonte falje, këngëtarja njoftoi se është e dobët fizikisht dhe sëmurë. “Me keqardhjen e saj më të Lady Gaga njofton anulimin e performancës së djeshme në Park MGM sepse është sëmurë nga një infeksion i sinusit dhe bronkiti,”-shkroi në Twitter, Park MGM. Ndërkohë këngëtarja publikoi një foto të saj ku dukej sëmurë. Performanca e planifikuar e Gagës do mbahej dje. “Ajo planifikon të kthehet në skenë për shfaqjen e saj të planifikuar të premten, 8 nëntor,”- shtoi Park MGM. Koncerti u anulua vetëm dy orë para orarit të planifikuar.


SPORT

14 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Skuadra bardhezi e ka seriozisht për mbrojtësionin e kombëtares sonë, i cili ka shkëlqyer këtë sezon

Juventus shton presionin, kërkon të bllokojë kartonin e Kumbullës J uventus vijon me strategjinë për të bllokuar talentet më të spikatur në Seria A dhe më pas për t’u përqendruar te goditjet e një niveli të lart. Drejtuesit bardhezi kërkojnë që të jenë vigjilent te lojtarët që spikasin në moshë të re, teksa po ndjekin për momentin disa emra si Tonalo, Kulusevski dhe një sërë talentesh të tjerë, teksa mes tyre është edhe Marash Kumbulla. Mediat italiane raportojnë se kjo nuk është një ide e re për kampionat e Italisë, pasi donin që ta merrnin që në verën e këtij viti. Hellas Verona vendosi që ta mbante duke e integruar në skuadrën e parë. Mbrojtësi i kombëtares sonë po kalon një moment fantastik, duke qenë një nga të rinjtë më të spikatur të kampionatit, pasi luan titullar në çdo ndeshje në qendër nga trajneri Juric. Një mbrojtës me një strukturë fizike

shumë të mirë, i shpejt dhe që e njeh mjaft mirë ritmin e ndeshjes. Juventus kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Verona-n për të

MERKATO

Derbi i Italisë për Ivan Rakitic, Juventus bën lëvizjen e radhës

D

erbi i Italisë nuk është vetëm në kampionat, por edhe në merkato. Beteja mes Juventusit dhe Interit del nga fusha e lojës, teksa në janar të dyja skuadrat do të kërkojnë të bëjnë të tjera lëvizje. Synimi kryesor është Ivan Rakiic, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Valverde. Mesfushori ka luajtur titullar në vetëm një takim nga 11 gjithsej të La Ligas, ndërsa në Champions në asnjë rast. Është zgjedhja e pesti në hierarkinë e mesfushës, por mbetet mbetet një emrat më të kërkuar, në merkato, sidomos në Serinë A, ku ka një derbi me Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë, kampionë në tetë edicionet e fundit të fundit të Serisë A, dëshiron të bëjnë një hap cilësor për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, për këtë arsye po mendojnë seriozisht për kroatin. Kohët e fundit ka patur një kontakt të nivelet më të larta drejtuese mes Juves dhe Barçës, me temë pikërisht blerjen e mundshme të mesfushorit nga kampionët e Serisë A. Në Barcelonë e kanë të qartë që Rakitic mund të largohet në janar, por drejtuesit katalanë nuk duan të nxitohen, sepse kanë mbetur edhe gati dy muaj deri sa të hapet sesioni i ri i merkatos.

bllokuar kartonin e ti dhe më pas për ta marrë njëlloj siç ka vepruar këtë sezon me mbrojtësin e Genoas, Romero. Ofertat nuk janë zbuluar nga

mediat italiane, por bëhet fjalë për disa milionë euro. Dëmtimi- Ndërkohë trajneri i Hellas Veronës, Ivan Juric, është mërzitur së tepërmi nga dëmtimi i Marash Kumbulla-s, aq sa ka fajësuar kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi shqiptar po vuan nga një tërheqje muskulore dhe nuk do të luajë ndaj Interit. “Nuk e di se sa do të qëndrojë jashtë. Duhet të shohim se si i përgjigjet trajtimit. Ka një tërheqje të çuditshme muskulore dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me Kumbullën. Duhet të shmangim ndonjë përkeqësim situate. Ekipet kombëtare kanë udhëtime dhe ndeshje në një hark kohor të shkurtër. Shumica e këtyre dëmtimeve ndodhin nga situata të tilla. Kumbulla ka marrë goditjen e parë te Shqipëria, më pas i ka avancuar”, deklaroi trajneri për situatën e mbrojtësit shqiptar.

LIVERPOOL

Klopp zbulon sekretin si mundet City: Edhe ata që shesin hot-dog...

T

rajneri Jurgen Klopp, ndry she nga kolegu i tij, në konferencën për shtyp ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të fituar ndaj Manchester Cityit. Strategu gjerman ka shkuar aq larg, saqë i ka kërkuar edhe atyre që shesin “hot-dog” të jenë në formë të mirë. “Duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë, të gjithë ata që do të jenë në stadium duhet të shkëlqejnë, edhe djemtë që shesin hot dog duhet të shkëlqejnë. Nuk ka nevojë që ta nënvizoj rëndësinë e kësaj ndeshje, pasi ajo dihet. Të përpiqemi ta bëjmë si normale, do të ishte budallëk. Nuk mund të arrish në një nivel tjetër në ekipet më të mirë, pa qenë i gjithi i përfshirë në këtë gjë, me të gjitha emocionet”, deklaroi strategu gjerman.

ZIKALTRIT

Conte justifikohet për shpërthimin: E bëra për të mirën e Interit “Fjalët e mia pas ndeshjes në Dortmund ishin konstruktive, kam ardhur për të ndryshuar gjërat dhe të gjithë duhet të ngremë nivelin”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i Interit, Antonio Conte në prag të sfidës ndaj Verona-s. Strategu italian është shprehur se ekipi i tij kurrë nuk duhet të kënaqet me pak. “Interi më thirri që ta ngre klubin në maja të larta, prandaj nuk duhet të kënaqemi kurrë. Ajo e imja nuk ishte një shfryrje, por një mënyrë për të kuptuar se ku kemi gabuar. Çdo gjë që bëj, e bëj për të përmirësuar situatën e Interit në 9 vitet e fundit. Drejtuesit e klubit e dinë që disa gjëra mund të bëheshin më mirë në fillim të sezonit. Me ta nuk kam probleme pasi e mendojmë njësoj. Ndaj Veronës duhet të jemi të vëmendshëm, pasi e dimë se ata janë mirë, vrapojnë shumë dhe bëjnë presing. Duhet të jemi të zotë për të harruar Dortmundin sepse me siguri mund të lërë pasoja, pasi është pjesë e

procesit tonë të rritjes”, theksoi Conte. Në duelin e sotëm Stefano Sensi do të mungojë sërish, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim.

MANCHESTER CITY

Guardiola e pranon: Liverpooli është skuadra më e mirë në botë!

P

remier League këtë fundjavë rezervon duelin më të bukur të sezonit mes Manchester City-it dhe Liverpoolit. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola në prag të kësaj super ndeshje e pranoi se rivalët për momentin janë ekipi më i mirë në botë. “Për mua si trajner, e kam thënë edhe vitin e fundit kur fituam kampionatin se ishte një arritje e madhe, pasi kishim një kundërshtar shumë të fortë. Për momentin ata janë skuadra më e mirë në botë. E dimë se çfarë do të thotë të luash në “Anfield”, dhe për rivalitetin që kemi. Gjithsesi ne do të ndjekim planin tonë”, deklaroi strategu spanjoll. Liverpooli e ka nisur më mirë kampionatin, pasi mban vendin e parë me 31 pikë, dhe është ndalur vetëm në një barazim 1-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford”. City ndërkohë mban vendin e dytë me 25 pikë, dhe janë kundërshtari numër një i “The Reds”.


SPORT

15 E shtunë, 9 NENTOR 2019

Sfida hapëse e javës së 12-të do të mbyllej në barazim 0-0 edhe pse shanset për shënim nuk munguan

Tirana dhe Vllaznia bëjnë paqe në derbi, ndalen nga shtyllat D

erbi mes Tiranës dhe Vl laznisë ka prodhuar shumë raste shënimi, por asnjë gol. Të dyja skuadrat do të kënaqeshin me një barazim pa gola në “Sterman Stermasi” të boshatisur nga mungesa e tifozëve për shkak dënimi. Ndeshja nis me një ritëm të kënaqshëm, teksa iniciativat më të shumta i ka skuadra e Vllaznisë. Në minutën e 21-të, Hygor vepron mjaft mirë në krahun e djathtë, por tentativa e tij me të majtën ndalet në traversë. Tirana kundërpërgjigjet menjëherë me një goditje dënimi të ekzekutuar nga Sherri, por që do të ndalej nga një pritje mjaft e mirë e Sherrit. Portieri i kuqebluve do të bëhej sërish protagonist 3 minuta më pas, duke grushtuar një tentativë të Vangjelit nga distanca. Me gjithë këmbënguljen e të dyja skuadrave, fraksioni i parë i ndeshjes do të mbyllej me këtë rezultat. Fillimi i pjesës së dytë është më i mirë për bardhebluë, që krijuan shansin më të artë të takimit. Ngoo merr një top të bukur, duke u vendosur përballë portierit Sherri, por fati

nuk ishte me të, teksa goditja e tij do të ndaj në shtyllën pingule dhe më pas do të largohej nga mbrojtësit shkodranë. Më pas të dyja skuadrat provojnë me goditje nga distanca me Hygor dhe Bathën që provojnë

SULMUESI

shënjestrën në portat respektive. Vllaznia do të krijonte një mundësi shumë të mirë shënimi në minutën e 75-të me Shtubinën, por sulmuesi i shkodranëve nuk arriti që të realizonte përballë portierit Lika, duke u

frenuar nga mbrojta vendase. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, teksa Tirana mbetet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 7-të me 16 pikë vetëm dy më shumë se Skënderbeu.

TRAJNERI

Zidane: Mbappe e ka ëndërr që të luajë për Realin “Po ju them atë që ka thënë vetëm futbollisti: Mbappe e ka ëndërr që të luaj këtu”. Kjo është fraza që ka përdorur Zinedine Zidane kur është pyetur për të ardhmen e super talentit të PSG-së. “Për pjesën tjetër ju lë të mendoni se çfarë të doni. Në këtë moment jemi të përqendruar te ndeshja ndaj Eibarit. Bale dhe Rodriguez nuk janë të dëmtuar, por nuk janë të gatshëm për të qenë në dispozicion, do të shkojnë me kombëtaret e tyre. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, si të gjitha në këtë kampionat. Jemi gati për të luajtur një ndeshje të mirë, duke dituar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarëve. Superkupa e Spanjës? Ne jemi këtu për të luajtur, vendimet i merr federata. E respektojmë atë që është vendosur dhe do të përqendrohemi në fushë”, u shpreh Zidane. Madrilënët po mendojnë që të bëjnë një ofertë gjatë verës së ardhshme, teksa edhe vetë sulmuesi francez duket i interesuar për t’u larguar nga Parisi.

MESFUSHORI

Xhaka bën gati “divorcin” me Arsenalin, Newcastle e “tundon”

G Italianët gabuan me përkthimin, Ibra s’ka arkond me Milanin

P

as lajmit befasues që erdhi nga America, në fjalët e Don Garber, që tronditi merkaton e futbollit italian, duke i bërë tifozët e Milan të ëndërrojnë, vjen mohimi: “Fjalët e Commissioner të Mls janë keqkuptuar, Garber nuk më ka thënë kurrë që Milan ka blerë Zlatan Ibrahimovic”. Ai që ka sqaruar situatën është Dan Courtemanche, zëvendës presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit të Mls, i cili me një tërmet ka saktësuar se në intervistën e dhënë për ESPN nuk është folur për blerje, por për një lloj interesimi të klubit kuqezi për sulmuesin suedez. Megjithatë, fakti që Zlatan, 38 vjeç është në shënjestër të Maldini e Boban, nuk është mohuar nga MLS, por për të janë interesuar disa skuadra edhe nga Anglia. Mundësia Milan mbetet e madhe, por ka një lajm i cili bën pak bujë dhe shuan euforinë dhe entuziazmin e tifozëve kuqezi. Në fakt, sipas “Corriere.it”, Zlatan ka kryer shitjen e shtëpisë që ka në Milano në rrugën Spirito për një shifër rreth 5 milionë euro. Praktikisht, shitje që është bërë këtë javë dhe që tregon se ndoshta nuk është fort i interesuar për të ardhur në Milano.

ranit Xhaka ka nisur të mendojë për një aventurë të re, pasi situata te skuadra e Arsenalit nuk është aspak e mirë për të. Pas reagimit të 27-vjeçarit ndaj një grupi tifozësh në çastin kur u zëvendësua gjatë takimit ndaj Crystal Palace, trajneri Emery vendosi ta ndëshkonte duke e lënë jashtë disa ndeshje dhe i hoqi shiritin e kapitenit, duke ja kaluar Aubameyang-ut. Mediat në Angli kanë nisur të raportojnë për një largim të Xhakës nga londinezët, një lëvizje që do sipas tyre do të vijë që në hapësirën dimërore të merkatos. Një nga klubet e Premier League-s po kërkon të përfitojë pa humbur kohë, fjala është për Newcastle. Vetë lojtari është i shqetësuar jo vetëm për momentin e keq, por mbi të gjitha për Europianin e vitit 2020. Nëse Emery vendos ta ulë në stol, atëherë do t’i rrezikohej vendi në formacionin e

DUELI

N

përfaqësueses së Zvicrës. Për Granit Xhaka kanë shfaqur interes edhe disa klube gjermane, që pëlqehen edhe nga vetë 27-vjeçari.

Skocezet u japin “shuplakë” vajzave kuqezi në Elbasan

ë “Elbasan Arena” u zhvillua sfida e vlefshme për kualifikueset e Europianit të femrave midis kombëtareve të Shqipërisë dhe Skocisë e mbyllur me fitoren e

skocezeve me rezultatin 0-5. Kjo është sfida e 4 për vajzat kuqezi në këto eliminatore ku deri tani kanë katër humbje. Kjo ishte sfida e parë e trajnerit Armir Grima, pas rikthimit në postin e trajnerit, në Kombëtaren e femrave kuq e zi. Ndërsa duket se kombëtaret e femrave janë ende shumë larg pritshmërive, ndonëse kanë disa vite që marrin pjesë në kompeticione zyrtare. Skocezet nuk do të kurseheshin aspak pasi do të shënonin dy gola në pjesën e parë me Emslie dhe Ross, ndërkohë që në të dytën Cuthbert, Godfrey dhe Murrey shënuan emrin në listën e shënuesve. Kuqezinjtë mbeten në vendin e fundit me 4 humbje në Grupin E për eliminatoret e Europianit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E shtunë, 9 NENTOR 2019

VIZITA NË KALABRI

Presidenti Meta: Bashkëpunim të ngushtë me Italinë që trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO N

ë kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, Presi denti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon këto ditë një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja. Me ftesë të autoriteteve lokale, Kreu i Shtetit vizitoi fillimisht Bashkinë e Plataçit (Pllatën), ku pati një takim të ngrohtë e të përzemërt me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh, dhe mandej mori pjesë dhe përshëndeti konferencën “Antonio Gramshi - I linduri arbëresh”, të organizuar nga pushteti vendor në bashkëpunim me Institutin “MeMe” (Mezzogiorno- Mediterraneo). Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin Kryetari i Bashkisë së Plataçit, Francesco Tursi, Kryetari i Bashkisë së Spezzano Albanese, Ferdinando Nociti, drejtuesi i Shoqatës “Jeronim De Rada” në Shën Mitër Korona, Giovanni Mazzei, si dhe autori italian me origjinë arbëreshe Mario Brunnetti, Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se Aantonio Gramshi është një personalitet i madh

Europian. “Është një kënaqësi shumë e veçantë të jem në Plataçi, në këtë vend të mrekullueshëm dhe me histori të madhe, nga ku vjen dhe origjina e një personaliteti të madh, jo vetëm të Italisë dhe të Europës, por dhe të njerëzimit, siç është arbëreshi Antonio Gramshi, figurë përherë frymëzuese për të gjithë ata që e duan dhe e meritojnë lirinë. Jam shumë i lumtur që rikthehem në Plataçi,

në prag edhe të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, për të nderuar nga këtu edhe të gjithë ata italianë, të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste nuk kërkuan thjesht të bënin paqe me fatin e tyre, por u bashkuan në një nga batalionet më të lavdishme, që bëri një emër të madh në luftën kundër nazizmit në vendin tonë, në batalionin “Antonio Gramshi”, duke sakrifikuar edhe jetën për çlirimin e Shqipërisë”,- tha kreu i shtetit. Presidentit Meta deklaroi se trashëgimia kulturore e arbëreshëve duhet të jetë pasuri e mbrojtur nga UNESCO. “Para pak kohe nën kujdesin tim, ne themeluam një forum “U’ jam Arbëresh”, për të angazhuar personalitete të të gjitha fushave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, me qëllimin e mirë për të pasur në mënyrë permanente një program që adreson të gjitha

ZGJEDHJET NË BJELLORUSI

Ditmir Bushati, kryetar i misionit të vëzhguesve të OSBE

D

itmir Bushati zgjidhet kryetar i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bjellorusi për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 17 nëntor. Në njoftimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së bëhet e ditur se misioni prej 80 vëzhguesish, në përbërje të të cilit janë 60 parlamentarë do të kryesohet nga Ditmir Bushati, një diplomat me eksperiencë, i cili ka mbajtur pozicionin e

Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nga viti 2013-2019 dhe kryeson Delegacionin e Shqipërisë në AP të OSBE-së. Vetë Ditmir Bushati shprehet “ne jemi një grup i madh vëzhgues, të fuqishëm jo vetëm në numër por në eksperiencë dhe ekspertizë. Ne vimë nga nga disa shtete të ndryshme me pikëpamje të ndryshme politike dhe jemi të unifikuar në angazhimin tonë për të ofruar një vlerësim të plotë dhe

të paanshëm të zgjedhjeve. Misioni vëzhgues i Asmablesë Parlamentare të OSBE-së do të bashkëpunojë ngushtë me misionin e vëzhguesve të ODHIR dhe Këshillit të Europës. Këto janë zgjedhjet e 10ta që ekipi i AP të OSBE-së vëzhgon në Bjellorusi që nga viti 1995 dhe raporti paraprak i misionit vëzhgues do të prezantohet nga Bushati në një konferencë për shtyp në Minsk në 18 nëntor.

këto shqetësime që ka dhe që ndesh, sidomos mbijetesa kulturore, gjuhësore dhe tradita arbëreshe. Qeveria shqiptare, ka miratuar një vendim për të ngritur ‘Qendrën e Studimeve Arbëreshe’, që është një lajm pozitiv. Unë, mendoj që do të kemi dhe shumë akte të tjera që, do të synojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme shumë shekullore. Do të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë italiane dhe me shtetin Italian, për të bërë çdo gjë, që kjo trashëgimi e pasur kulturore të mbrohet nga UNESCO”,- deklaroi kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.