Koha Jone_9 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 82 (8523)

E martë, 9 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Apeli i kreut të shtetit për zgjidhjen e krizës: Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!

Meta: Palët politike të ulen në bisedime

Nëse nuk gjendet një zgjidhje deri të premten, atëherë e shtuna me datë 13 prill do jetë një protestë, fundin e së cilës ndërkombëtarët nuk e parashikojnë dhe do t’ju duhet të hënën të vijnë me urgjencë në Tiranë FAQE 3

Edi Rama i kthen përgjigje Elez Biberaj, drejtor për Euroazinë në “Zëri Amerikës” duke e përqeshur dhe tall keq publikisht

FAQE 4-5

Në foto: Kryeministri Edi Rama

MINISTRJA

Manastirliu: Shërbime falas afër vendbanimit për komunitetin rom

FAQE 17

TIRANE

Banorët përleshen me policinë për të mbrojtur shtëpitë

FAQE 8-9

Sondazhi i shoqërisë civile: 63 për qind e shqiptarëve nuk besojnë Vettingun. Petrit Vasili: Rama shkatërroi Reformën

FAQE 2

Në foto: Petrit Vasili

REAGIMI

KREU I KUVENDIT

Gramoz Ruçi në Vjenë: Shqipëria ka vetëm “Plan A” për integrimin

FAQE 8

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, kritika Gent Cakajt: Mos shkel ligjin!

KRYESIA E PD

Basha: Opozita është shumicë de fakto. Më 13 prill, protesta më e madhe kombëtare

FAQE 9

NGJARJA

Tragjedi në Pukë, prindërit digjen në banesë

FAQE 16

FAQE 6

NË 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”

DIELLI që na e ngroh VATRËN (Shkrimi Fitues i Çmimit të Parë në Konkursin Letrar për nder të 110-vjetorit të fillimit të botimit të Gazetës “DIELLI” - Boston - New York - 1909 – 2019)

Nga Mal Berisha FAQE 14-15


POLITIKE

2

E martë, 9 PRILL 2019

ISH-MINISTRI

ISH-DEPUTETI I LSI-së

Petrit Vasili: Reforma në drejtësi po sakrifikohet për të mbrojtur Ramën P

ër Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar. Për të dëshmuar këtë, në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili citoi raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku sipas tij mbi 60% e shqiptarëve nuk besojnë tek reforma në drejtësi. Ai shtoi se po sakrifikohet reforma në drejtësi për të mbrojtur Edi Ramën. “Kam thirrje për të gjithë ata ‘entuziastë’ që këmbëngulin

për të folur për një sukses dhe ecuri shumë pozitive dhe shpresëdhënëse të reformës në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Reforma në drejtësi ka hyrë në rrugë të gabuar. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Të sakrifikosh reformën në drejtësi vetëm e vetëm për të mbajtur Edi Ramën, i cili e do këtë reformë për tu mbrojtur nga pandëshkueshmëria e këtij korrupsioni të frikshëm që godet tek Unaza e Re, që po godet tek Bregu i Lumit qytetarët e tjerë, korrupsioni që nuk ndëshkohet. Kurse ata që vjedhin e plaçkitnin buzëqeshin e shëtisin ndërsa qytetarët që duan të mbrojnë shtëpinë

e tyre burgosen. Kjo është drejtësia që shumica e shqiptarëve nuk e besojnë më. Mbi 60% e tyre nuk e besojnë më reformën në drejtësi dhe refuzojnë të gjitha sugjerimet ngado që vijnë në shqip e në anglisht duke e shitur në një sukses të paqenë që ka lënë vendin pa drejtësi, gjykata por ka garantuar edhe pandëshkueshmërinë absolute për qeveritarët që janë bërë njësh me krimin dhe bëjnë korrupsion në mes të ditës. Në mënyrë që shqiptarët të kthehen në shtëpi duhet çuar para drejtësisë këta që po shkatërrojnë drejtësinë duke filluar nga Edi Rama”, tha ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili.

Shoqëria Civile rendisin 12 problematikat e procesit: Kryetari i KLP-së s’mund të shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, kur KLP-ja organizon garën për kryeprokuror

“Reforma në drejtësi, pa transparencë. Institucionet e reja rezistencë për mbledhje të mbyllura” O

rganizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë reformën në drejtësi, në një takim të zhvilluar këtë të hënë kanë shprehur shqetësimin për një sërë problemesh në gjithë procesin dhe ngritjen e institucioneve të reja. Gjatë fjalës së tij, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike renditi të paktën 12 probleme serioze që lidhen me mënyrën sesi po ecën procesi. Ai hodhi dyshime mbi pavarësinë e emrave që kanë marrë drejtimin e institucioneve. Në këtë kontekst, Krasnisqi denoncoi disa detaje të pakëndshme nga sjelljet e krerëve të institucioneve të reja që janë ngritur së fundmi si rezultat i zbatimit të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. “Kryetari i KLP-së s’mund të shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë kur KLP-ja organizon garën për kryeprokuror. KLGJ-ja s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformën në drejtësi”, tha Krasniqi. Në vijim, drejtori i Institutit të Studimeve Politike u ndal edhe tek probleme tserioze që, sipas tij, lidhen me mënyrën sesi po ecën procesi. “Debati politik i karakterizuar nga ngjyrimi bardh e zi, jo nga juristë, por politikanë. Duket se reforma nuk shihet më si prioritare nga partitë politike. Duket se ja kanë lënë në dorë ndërkombëtarëve. Vonesë e dukshme në elementë të reformës. 3 anëtarë të KLP-së ende pa vendim përfundimtar, ndërkohë që ata marrin vendime me pasoja për popullin dhe procesin. Shohim që KLP, KLGJ, KED, nuk duan të monitorohen e të japin informacion, kanë rezistencë për të qenë sa më publike. Kanë në ambientet e mbledhjeve të tyre vetëm 3 karrige për 3 organizata, duke kufizuar mundësinë e organizatave të tjera për të monitoruar, ndërkohë që sa më shumë të jemi, aq më

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Manjani: Ku ishin deri më sot shoqatat që kritikojnë reformën në drejtësi?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për deklaratat e shoqatave të shoqërisë civile lidhur me problematikën e reformës në drejtësi. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani sjell në vëmendje faktin se të njëjtat shoqata nuk thanë asnjë fjalë kur miratoheshin ligjet problematike të reformës. “Këto shoqatat që kritikojnë sot reformën në drejtësi, ku ishin deri më sot?! Nuk thanë asnjë fjalë të vetme atëherë kur duhej thënë. Përkundrazi u rreshtuan të qypi me dollarë për të rrujt ndonjë konsulencë, në mbështetje të reformës që as nuk e lexuan ndonjëherë… Tani pas pilafit, kur dëmi është shumë më i madh se ç’e thonë ata, s’ka asnjë kuptim! Vendi është pa gjyqësor. Funksionon vetëm ajo pjesë që do qeveria të funksionojë. Qeveria sundon mbi çdo institucion e pushtet tjetër. Besimi i publikut tek drejtësia nuk u rrit, përkundrazi u përkeqësua. Korrupsioni nuk u luftua, por u rrit! Çfarë duhet tjetër për të kuptuar se çfarë shteti jemi bërë? Çfarë duhet tjetër për t’u quajtur dështim?! Ndjesë për mungesën e modestisë, por i kam paralajmëruar këto pasoja. Atëherë quhesha armik…”, tha ishministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

MONITORIMI

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 63 % e qytetarëve nuk kanë besim të Vettingu

mirë është. Kryetari i KLP-së s’mund të shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë kur KLP-ja organizon garën për kryeprokuror. KLGJ-ja s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformën në drejtësi, shtuar këtu që Ministrit të Drejtësisë me ligjin e ri nuk i jepet asnjë atribut gjatë implementimit të reformës. Komisioni Parlamentar i Monitorimit të reformës duhet të kishte qenë shumë herë më aktiv, gjë që s’ka ndodhur. Për ILD-në, s’mund të thuash që të vijnë njëherë CV-të e më pas do të përcaktojmë metodologjinë e përzgjedhjes, sepse kjo krijon abuzivizëm. Duhet të hartohet metodologjia e më pas hapet gara për dorëzimin e CV-ve të kandidatëve. Nëse këta vazhdojnë me sëmundjet e KLDsë, trondit besimin e publikut. Reforma, suksesi i saj nuk duhet parë te ata që ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

po largohen, por se si do jenë ata që do qëndrojnë e ata që do vijnë në sistem. 80 veta si në furgon lëvizës që aplikojnë në institucionet e reja të drejtësisë. I kemi dhe avokatë që mbrojnë klientët e tyre, i shohim dhe duke mbajtur qëndrime politike publikisht, dhe duan edhe të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Për mua, pavarësisht se nuk më shkon si profesor, është më mirë t’i shtyjmë gjërat në kohë, sesa ti bëjmë gjysmake dhe të përkohshme. Në parlament ka ende 3-4 ligje që duhen miratuar në kuadrin e reformës dhe është e habitshme që edhe tani që s’ka opozitë, mazhoranca vonon miratimin e tyre në kohë. Kemi hartuar një komentar për profesionistët e rinj për ndryshimet kushtetuese, pasi vërehet mungesë e theksuar informacioni te studentët e drejtësisë, por edhe te vetë pedagogët”, u shpreh drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi. NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Drejtues të shoqatave që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, në një takim të zhvilluar paraditen e djeshme kanë paraqitur pikat kryesore të vëzhgimit që kanë bërë për zbatimin e kësaj reforma. Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar i Helsinkit, deklaroi se procesi i Vettingut ka probleme me transparencën. Ajo tha se përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk janë lejuar të jenë pjesë e seancave të këtij procesi. “Që në momentet e para të Vettingut, probleme të mëdha me transparencën e procesit dhe organeve të reja. KED ka probleme të theksuara me transparencën për shkak edhe të rregullores që ka hartuar. Nëse ndërkombëtarët lejohen, pse mos të lejohemi dhe ne si organizata të shoqërisë civile”,- tha Skëndaj. Drejtuesja e KSHH-së deklaroi se ka një mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të institucioneve të reja, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e tryezave publike ku të flasin për ecurinë e reformës. Gjithashtu, ajo citoi dhe rezultatet e një sondazhi të kryer nga këto shoqata, ku më shumë se 63 % e qytetarëve nuk kanë besim të Vettingu. “Keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve te reja te drejtësisë nuk kanë pranuar ftesën për te qene prezent në këtë tryezë sot, e cila flet pe seriozitetin e tyre. Prezantoi rezultatet e sondazhit te KSHH: 400 qytetare, ku 60% mosbesues se reforma do te sjelle gjyqtare e prokurore profesioniste e me integritet”, theksoi Erida Skëndaj.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 9 PRILL 2019

Apeli i kreut të shtetit për zgjidhjen e krizës: Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!

Meta: Palët politike të ulen në bisedime

Nëse nuk gjendet një zgjidhje deri të premten, atëherë e shtuna me datë 13 prill do jetë një protestë, fundin e së cilës ndërkombëtarët nuk e parashikojnë dhe do t’ju duhet të hënën të vijnë me urgjencë në Tiranë Dy muaj pas djegies së mandateve të opozitës dhe thellimit të një krizë politike që po bëhet shpërthyese, Presidenti Ilir Meta është i vetmi zë institucional që ka bërë apele të përsëritura për uljen e palëve në dialog. Në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që u mbajt në Danimarkë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për mënyrën sesi po precipiton situata politike në Shqipëri, pak muaj para se BE të jap vendimin për çështjen e negociatave. “S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Po dje, pas fjalimit në tryezën e rëndësishme të OSBE, Presidenti Meta ka ripërsëritur mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se dialogu mes palëve është i domosdoshëm dhe duhet të jetë realist. “Situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!”,- deklaroi kreu i shtetit. Në mënyrë të qartë, Presidentit u bën thirrje të gjitha palëve që të ndryshojnë pozicionet e tyre, para se kriza të sjellë pasoja më të rënda për vendin. Gjithashtu, në mesazhin e tij, vihet re se Presidenti flet për nevojën e një “dialogu real dhe të përgjegjshme”, ç’ka nënkupton se dy kampet politike nuk duhet të bëjnë sikur, por të ulen

seriozisht për t’i dhënë zgjidhje situatës.Thirrja e kreut të shtetit për dialog të domosdoshëm vjen pas një sërë apelesh të përsëritura nga ana e tij, ndërkohë që nga vet palët në konflikt duket se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet e tyre që në nisje të krizës. Opozita duket e vendosur në vijimin e aksionit të saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje te parakohshme. Kryeministri Edi Rama edhe pse gjendet në qendër të krizës dhe akuzohet si personi që ka sjellë situatën aktuale, nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të pranojë negociata me opozitën. Përkundrazi, me qëndrimet e tij, provokimet publike si dhe projektin për të hyrë në zgjedhje pa opozitën vetëm sa kanë përshkallëzuar acarimin e situatës që mund të sjellë edhe skenarë të padëshiruar për asnjë palë. Ndërkombëtarët, që zakonisht janë aktorët që ndërhyjnë për të shuar konflikte dhe për të mos lejuar shpërthimin e situatës, këtë herë me heshtjen e gjatë dhe mbështetjen

ndaj qeverisë, vetëm sa kanë ndikuar në përkeqësimin e krizës dhe përplasjes civile. Qëndrimet e ndonjë ambasadori, ku kritikohet vetëm opozita, por nuk thuhet asgjë për punën e qeverisë dhe arsyet se përse opozita doli jashtë Kuvendi, kanë krijuar përshtypjen e gabuar se kriza është vetëm “tekë” e partive opozitare dhe jo shprehje e një shqetësimi real të gjithë shoqërisë dhe bllokim i sistemit demokratik. Aq më keq ku votat dhe qeverisja del se është e blerë nga mafia. Sot nuk kemi vetëm një parlament që nuk funksionon, por edhe zgjedhjet vendore janë të pamundura të zhvillohen, pasi pa opozitën nuk kanë kuptim zgjedhjet. Ndërkohë çelja e negociatave në BE është venë më në pikëpyetje se kurrë dhe gjithë reformat e tjera janë bllokuar. Efekti i kësaj krizë të rëndë që qeveria po e fsheh dhe vëzhguesit e huaj bëjnë sikur nuk e shohin ka nisur të jap pasoja edhe në ekonomi, turizëm dhe në largimin e atyre pak investimeve

që ishin në vend. Seriozitetin e situatës kritike që kryeministri Edi Rama e mohon, e konfirmoi dje dhe vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer. Edhe pse bëhet fjalë një vizitë e planifikuar rajonale që më parë, konflikti i ndezur në Tiranë e bën të pashmangshëm që në axhendën e tij të mos jetë dhe negocimi i krizës. Zyrtari i DASH u takua dje më kryeministrin Edi Rama dhe sot pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtuesit e opozitës, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Cilado qofshin sugjerimet për daljen nga kriza, të gjitha rrugët e zgjidhjes nisin te apeli i Presidentit Ilir Meta: “palët politike të ulen në bisedime”. Nëse nuk ulen këtë javë atëherë të shtunën me datë 13 prill opozita ka skenar të paparashikuar nga asnjë ndërkombëtar e do të jetë shumë vonë. Qamil Xhani


DEBATI FJALIMI

4 E martë, 9 PRILL 2019

Elez Biberaj: Rama, kryeministër autoritar, i korruptuar dhe arrogant Nga Elez Biberaj*

… Shqipëria, nga ana e saj, po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997 -gjendja politike po përkeqësohet, vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. Institucionet, që shërbejnë si themeli ku mbështet një proces vendim-marrës racional, gjithëpërfshirës dhe demokratik, janë të dobëta. Polarizimi është tejet i thellë, mungon qendra politike, ç’ka e bën kompromisin shumë të vështirë. Shqipëria e gjen veten në pozitën e palakmueshme të të qenit një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara të Evropës. Megjithëse Shqipëria ka patur mesatarisht një rritje vjetore prej 4% të PBB-së, një e treta e popullsisë ende jeton në varfëri të skajshme, duke mbijetuar me më pak se një dollar në ditë. Shumë shqiptarë besojnë se sistemi i tanishëm funksionon kundër tyre. Ata kanë humbur shpresën dhe shohin pak mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit të tyre. Sipas sondazheve të fundit të firmës Gallup, rreth 60 % e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë. Që nga fillimi i viteve 1990, më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë kanë emigruar, ku dominon grup-mosha 20-40 vjeç. Popullsia e Shqipërisë sot vlerësohet të jetë 2.9 milionë - e njëjtë si në vitin 1989 - dhe brenda tridhjetë viteve të ardhshme pritet të bjerë në 2.6 milionë. Pas fitores me një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë europianolindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e

mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet te kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve. Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj “Zërit të Amerikës” pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpuniminmes zyrtarëve të PS dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre. Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë autocensurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten te mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme. Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.

Raporti i DASH t për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se”korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.” Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga PD vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE. Rama nuk i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të PD, Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën. Nuk ka dyshim që një numër i madh i ankesave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës janë të ligjshme. Por, duke u larguar nga parlamenti, deputetet e opozitës thjesht kanë braktisur përgjegjësitë e tyre ndaj elektoratit dhe ia kanë bërë më të lehtë Kryeministrit Rama të marrë masa më autoritare. Ndoshta Basha mund të kishte ndjekur një politikë të dyfishtë: të qëndronte në parlament duke kundërshtuar qeverisjen dhe pushtetin e Ramës, ndërsa në të njëjtën kohë të mobilizonte mbështetjen për protesta mbarëkombëtare, të hartonte një platformë alternative dhe të punonte për ta pozicionuar partinë e tij sa më mirë për të fituar zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare. Ndërsa zgjedhjet në Shqipëri përgjithësisht

kanë qenë problematike, ato ofrojnë mundësinë më të mirë dhe më realiste për opozitën që të vijë në pushtet. Basha e mori këtë vendim tejet të rëndësishëm pa zhvilluar një debat të vërtetë dhe të sinqertë rreth pasojave dhe rreziqeve të mundshme të një kursi të tillë dhe pa ndonjë përpjekje serioze për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare. Pak anëtarë të PD kishin kurajon dhe mundësinë për të vënë në dyshim argumentet e supozuar mbi të cilat u mor vendimi. Siç pritej, SHBA dhe BE shprehën mbështetje për qeverinë dhe kritikuan opozitën. Ndërsa Basha ka qenë në gjendje të organizojë protesta të mëdha në Tiranë, nuk është e qartë se deri në çfarë mase mesazhi i opozitës është pranuar nga popullsia. Presioni publik nuk ka arritur përmasat e një mbështetjeje kritike nga masat, për ta detyruar Ramën të japë dorëheqjen, ose të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e tij. Shoqëria në përgjithësi duket e zhgënjyer dhe gjithnjë e më shumë e painteresuar për politikën dhe nuk ka dëshmuar gatishmëri të veprojë. Pavarësisht nga pakënaqësia në rritje me politikat e qeverisë, qytetarët kanë shfaqur pak entuziazëm për aktivizim shoqëror, ç’ka do të sillte ndryshimet e shumëdëshiruara, me sa duket të bindur se nuk mund të ndikojnë mbi sistemin politik. Nuk është e qartë nëse Basha ka një strategji për të zgjeruar bazën e partisë dhe për të angazhuar shoqërinë civile, ç’ka do t’i ndihmonte opozitës të vazhdonte protestat dhe të bindte Ramën për kompromis. Ekziston një hendek i madh midis mjeteve në dispozicion dhe synimeve të Bashës. Mungesa e një strategjie dhe forca e pushtetit të Ramës mund të çojë në humbjen e mbështetjes për Bashën dhe copëzimin e bllokut opozitar. Rama duket se nuk është plotësisht i ndërgjegjshëm se sa të mëdha janë sfidat me të cilat ballafaqohet vendi i tij dhe po mban një qëndrim të pakompromis. Kritikat e komunitetit ndërkombëtar për vendimin e Bashës dhe ngurrimi për të shqyrtuar seriozisht politikat dhe veprimet e qeverisë, e kanë inkurajuar

Ramën, duke i shtuar besimin në forcimin e kontrollit të pushtetit. Strategjia e tij ka qenë të pasqyrojë një ndjenjë normaliteti dhe të kalojë në ofensivë me tubimet e tij, duke shpresuar se me kalimin e kohës mbështetja për opozitën do të zbehet. Kjo është një politikë dritë-shkurtër. Sa më shumë të zgjatet kriza, aq më i madh është rreziku që Shqipëria të përballet me një situatë shpërthyese. Shqiptarët sot duken se e kanë humbur busullën dhe nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen. Ata kanë humbur besimin tek udhëheqësit e tyre dhe tek vetvetja. Shqiptarët do të pësojnë zbrapsje të tjera, në se nuk marrin vendime kritike dhe nuk hartojnë strategji, që jo vetëm do të ndryshonin kursin e tanishëm të ecjes mbrapsht, por do ta vinin vendin e tyre në rrugë të qartë drejt demokratizimit. Gjatë krizave të kaluara udhëheqësit shqiptarë kanë arritur minutën e fundit dhe në mënyrë të papritur, marrëveshje sa për të kapërcyer situatën. Ndërsa ka një thyerje të thellë të besimit dhe komunikimit mes qeverisë dhe opozitës, kompromisi është ende i mundshëm për t’i dhënë fund ciklit të përshkallëzimit, që është jetik për të ruajtur kohezionin shoqëror të kombit. Por kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët për të çtensionuar konfliktin dhe për t’u tërhequr nga kërkesat maksimale. Deri tani vullneti politik ka munguar dhe situata aktuale lehtësisht mund të shndërrohet në një ngërç të gjatë. Gjithsesi, nëse udhëheqësit shqiptarë nuk bëjnë përpjekje serioze për kompromis, Shqipëria mund të hyjë në një situatë pa rrugëdalje. Prova e pare do të jenë zgjedhjet vendore, të planifikuara për në qershor. Është në interesin e të dyja palëve që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse Basha i bojkoton zgjedhjet, opozita do t’u mohonte mbështetësve të saj të drejtën e përfaqësimit dhe do të rrezikonte të margjinalizohej gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, do të ishte një politikë dritëshkurtër për Ramën të hynte në zgjedhje pa opozitën, ose të përpiqej të krijonte opozitën e tij për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. (Vijon në faqen 5)


DEBATI REPLIKA

K

ryeministri Edi Rama nuk i ka pritur mirë kritikat e bëra në adresë të tij nga Drejtori i “Zërit të Amerikës” për Euro Azinë, Elez Biberaj. Në ceremoninë e zhvilluar në SHBA, për 110-vjetorin e gazetës “Dielli”, Biberaj mbajti një fjalim të fortë ku kritikonte klasën politike dhe posaçërisht kryeministrin Edi Rama, si një politikan “arrogant, të korruptuar”, që po “kap reformën në drejtësi” dhe “ka përkeqësuar lirinë e mediave dhe ekonominë”. Në një replikë të gjatë, kryeministri i kthen përgjigje gazetarit të njohur. Replika e plotë e kry eministrit Edi kryeministrit Rama: I dashur Elez, e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës “Dielli”. Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t’Ju drejtohem publikisht. E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e fakte burimore. Duke i’u referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”. Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?! Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç’ka

5 E martë, 9 PRILL 2019

Edi Rama: Një përgjigje për Elez Biberajn

lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë! Më tej, sipas Jush, unë paskam “ngushtuar hapësirën publike, minuar institucionet e pavarura, mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave”! Ama për çudinë më të madhe, tërë këto thagma i paska zbuluar vetëm opozita, disa media online pranë saj dhe disa të vetëdeklaruar analistë – të cilëve Ju i bashkoheni, duke përsëritur akuzat e tyre një për një dhe me të njëjtën vrazhdësi. Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi. E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t’u shtrirë në të gjithë rajonin tonë. A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?! Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s’ka se si Ju të mos e

dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor. Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre. Eshtë befasuese që Ju të flisni për gjyqësor të mbushur me besnikë, sepse e vërteta është që kaq larg s’ka shkuar askush, as brenda vetë oborrit opozitar, përveç Dr.Berishës! Dhe jo se është ndonjë mëkat i paamnistueshëm, që dikush të përsërisë fjalët e zotit Sali për të shprehur një opinion të ngjashëm, po unë besoj se është e pajustifikueshme për një gazetar apo një drejtues tribune mediatike, që një akuzë kaq shembullore në pavërtetësinë e saj, t’ia përcjellë audiencës si fakt mbi qeverisjen e këtij vendi. Ju thoni se unë paskam “refuzuar të dënoj rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve” për blerje votash! Madje u paskam “ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe trafikëve të dro-

gave”. Pyetja retorike në këtë rast mund të keqkuptohej, prandaj edhe s’po e bëj! Por dua t’Ju kujtoj, se siç Ju nuk jeni as prokuror e as gjykatës, edhe pse në këtë rast keni marrë përsipër ta luani këtë rol, as unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë. Kështu që s’kam as se si dënoj njerëz për çfarëdoqoftë, as se si refuzoj të dënoj kënd. Këtë detyrë e ka drejtësia dhe duhet ta bëjë vetëm ajo. Prandaj edhe Ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë, se pandëshkueshmëri siç bënte rregullisht paraardhësi im, jo e jo. Nga ana tjetër, e keni përmendur edhe Zërin e Amerikës, duke thënë se qenka sulmuar në mënyrë befasuese nga unë. Ju siguroj se ato çka Ju quani sulme befasuese, kanë qenë thjesht shprehjet e sinqerta të befasisë sime, për faktin e pazakonshëm se një tribunë e respektuar, me standarde të mira profesionale si VOA, ra nën nivelin e standardeve të veta në dy raste konkrete. VOA nuk respektoi për fat të keq, asnjë parim profesional në rastin e transmetimit të një përgjimi të nxjerrë nga një dosje hetimore, me një koment të vetin kriminalizues pa asnjë bazë faktike më shumë se sa vetë përgjimi (i cili siç e dini, nuk përbën provë në vetvete, në asnjë gjykatë të botës). Ndërsa në rastin tjetër VOA dizinformoi, duke bërë një mishmash e duke përfshirë persona pa lidhje në “aktakuzën” e vet dhe ende më keq, duke refuzuar publikimin e sqarimit të ministres së drejtësisë, e cila me fakte lehtësisht të verifikueshme mbi punësimet në sistemin tonë penitenciar e hodhi poshtë “aktakuzën”. Si një gazetar e drejtues me shumë përvojë në botën e medias, Ju duhet ta dini se gjysëm

të vërtetat e servirura si zbulime, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha publike. Ju gaboni krejt kur thoni se sot shqiptarët “duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme”. E vërteta është se në asnjë rast këto vitet e fundit, shqiptarët s’e kanë mësuar një çështje të ndjeshme nga mediat ndërkombëtare apo nga Zëri i Amerikës, përpara se sa ta kenë lexuar e dëgjuar të komentohet gjerësisht në mediat e vendit. Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake news) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën New York Times “një letër higjenike”! Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji. Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet dhe me mua kadrinjve mediatikë mund t’u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s’u has mishi në shkop a veshi në baltë. Sa për sfidën e vazhdueshme që unë i paskam bërë “vetë parimit të shtypit të pavarur” duke krijuar median time televizive në internet ERTV, më duhet t’ju them se ishte një pasazh që më bëri për të qeshur. Me shpresën se gjithë sa më lart do t’i prisni si gjithnjë i buzëqeshur, Ju lutem i nderuari mik të pranoni bashkë me konsideratën time të patrazuar, edhe urimet e mia më të sinqerta për Edi shëndet e punë të mbarë.

zgjedhur, duhet të ndryshohet. Ekziston një konsensus në rritje se Shqipëria duhet të kthehet në një

sistem zgjedhor të përzier ose mazhoritar dhe të largohet nga sistemi i tanishëm proporcional. Por në fund të fundit, çdo marrëveshje, në mungesë të një ndryshimi tërësor dhe reformave të vërteta e thelbësore, nuk do të çonte në një shkëputje të qartë dhe nuk do të rigjallëronte sistemin politik të vendit. Shqipëria ka nevojë urgjente për një rifillim, për një pakt kombëtar – një marrëveshje për synimet e përbashkëta kombëtare dhe për parimet e një qeverisjeje të mirë – që do të ribënte sistemin politik të vendit. Faza e ardhshme do të jetë përcaktuese nëse Shqipëria do të shndërrohet në një demokraci të konsoliduar, ose në një sistem pro-autoritar, me drejtim një partiak. Elitat e tanishme, që

kanë dominuar jetën politike të vendit që nga fillimi i viteve 1990, janë përgjegjëse pse Shqipëria ka mbetur pas. Politikanët e sotëm nuk mund të shikohen më si udhërrëfyes –atyre iu janë shteruar idetë. Ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më shumë dhe nuk mund të shërbejnë si katalizatorë për ndryshime thelbësore. Le të shpresojmë që tri dekada pas përmbysjes së komunizmit, shoqëria shqiptare është në gjendje të prodhojë pishtarë të rinj që do të zotërojnë aftësitë drejtuese që kërkon e ardhmja e kombit tonë. *Pjesë nga fjala e Drejtorit të “Zërit të Amerikës” për Euro Azinë, në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës Dielli, mbajtur më 6 prill në SHBA.

FJALIMI (Vijon nga faqja 4)

Kriza e tanishme është shkaktuar nga vetë udhëheqësit shqiptarë. Ata mbajnë përgjegjësi para kombit për të gjetur rrugët për të ulur konfliktin dhe për të ndryshuar trajektoren e vendit para se Shqipëria të rrëshqasë në një krizë mbarëkombëtare, me një potencial të madh të një konflikti civil. Kriza mund të zgjidhet me një marrëveshje për zgjedhjet vendore, e pasuar nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe një marrëveshje për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është bërë e domosdoshme që ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të rishikohen me synimin për të forcuar institucionet e pavarura dhe për të fuqizuar parlamentin. Ligji i tanishëm

elektoral, që ka çuar në krijimin e një distance të rrezikshme midis votuesve dhe përfaqësuesve të


POLITIKE

6

E martë, 9 PRILL 2019

Berisha: Kush është skeptik për Bashën, do t’i thonë lider dhe do t’i kërkojnë ndjesë. Deri atëherë, edhe do t’i futesh detit në këmbë

P

artia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të kampit opozitar po përgatiten për protestën e madhe të 13 Prillit, e cila do të ketë një mesazh të fortë për qeverinë dhe kreun e saj, Edi Rama. Të gjitha strukturat e partive kanë nisur përgatitjet intensive për protestën e madhe, e cila pritet të ketë pjesëmarrje edhe më masive se protestat e mëparshme. Dhe në kuadër të protestës së 13 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë në selinë blu. Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha ka bërë thirrje për një protestë më masive, krahasuar me dy protestat e kaluara kombëtare, pasi sipas tij e gjithë situata është në favor të PD-së. Sipas Bashës, djegia e mandateve dhe protestat e zhvilluara, kanë ndikuar në rritje të mbështetësve demokratë. Ai nuk i ka ndalur thirrjet për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, për t’u përgatitur më pas për zgjedhje të parakohshme. Mbledhja me dyer të mbyllura Gjatë diskutimeve duke iu referuar dhe exit polleve ku në rast të zhvillimit të zgjedhjeve opozita do të dilte fituese, ishlideri demokrat Sali Berisha është shprehur entuziast. Për Berishën, fitorja e këtyre zgjedhjeve do të hidhte poshtë të gjitha dyshimet për këdo që është skeptik për Bashën si lider i vërtetë i të djathtës, dhe fitorja e tyre do ta bënte Bashën një lider të pranuar nga të gjithë. “Është normale që partia të dalë edhe mbi liderin. Lider

Protesta e 13 Prillit, Basha mbledh Kryesinë: Kemi gjithë situatën në favor

bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë. Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë. Basha është lider, por pas fitores së zgjedhjeve, do të jetë i gjithëpranuar”, mësohet të jetë shprehur ish-kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e zhvilluar në selinë blu. Ndërsa Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë dhe porositë e tij për protestën Kombëtare që do të mbahet në datën 13 Prill, duke nisur nga ora

18:00. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, burime bëjnë me dije se Basha ka kërkuar një pjesëmarrje sa më të madhe për protestën, duke thënë se mbështetja e qytetarëve do të duhet të përkthehet në vota. “Për protestën e 13 prillit duhet një organizim kapilar për të pasur një pjesëmarrje më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute ne çdo sondazh të

pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme: largimi i Edi Ramës dhe qeveri tranzitore. Ta shpjegojmë në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, mësohet të ketë thënë Basha. Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, Basha do të mblidhte po dje edhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike në selinë blu.

KËSHILLI IRONIZON ZËVENDËSMINISTRIN CAKAJ PËR STUDENTËT E EKSLENCËS NË DIPLOMACI

P

as reformës në Shërbimin Diplomatik të iniciuar dhe të anoncuar nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj kanë reaguar ashpër ambasadorët shqiptarë. Në një deklaratë të Këshillit të Ambasadorëve duke iu referuar thirrjes publike të MEPJ për punësim pranë përfaqësive diplomatike të ekspertëve ekselentë, thuhet se Shërbimi Diplomatik ka nevojë të konsolidohet me diplomatë karriere, që i promovon dhe i mbron ligji dhe jo për prurje nga jashtë pa respektuar ligjin. Sipas Këshillit të Ambasadorëve, vetëm eksperienca, vlerësimet në punë dhe karriera në Shërbimin e Jashtëm janë kriteret themelore që duhen marrë në konsideratë. Ndaj ky këshill kërkon zbatimin e ligjit për shërbimin e jashtëm dhe rregullores. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i

Reforma Rama-Cakaj në diplomaci, Këshilli i Ambasadorëve: Rekrutimet vetëm me ligj

shqetësuar, i bën thirrje MEPJ të respektojë ligjin në fuqi, si dhe të fillojë procedurat për ta riparë këtë ligj, me qëllim shkëputjen një herë e përgjithmonë nga emërimet që jo vetëm nuk e

përmirësojnë por e dëmtojnë trupën tonë diplomatike”, thuhet në deklaratë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka kthyer edhe një përgjigje siç duhet Zëvendësministrit

Cakaj i cili disa ditë më parë tha se në shërbimin diplomatik duhen punësuar “ekspertë ekselentë”. Këshilli i thotë Cakajt se shërbimi diplomatik ka nevojë për diplomatë karriere dhe jo “ekselentë” që mund të jenë studentë, që ka mbaruar studimet dhe që duhet të motivohet të aplikojë për të filluar karrierën e tij sektoriale apo akademike. Sipas Këshillit, Ligji për Shërbimin e Jashtëm si dhe Rregullorja e Shërbimit të Jashtëm, pavarësisht se e kanë dëmtuar konceptin bazë të karrierës diplomatike, janë të detyruara të zbatojnë Ligjin për Administratën Publike dhe parimet e punësimit apo të rekrutimit përkatës.

ISH-KRYEMINISTRI

“Do blihen zgjedhjet”, Berisha: Agjencitë e inteligjencës të paralandalojnë skenarin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se pasardhësi i tij, kreu i Qeverisë, Edi Rama ka porositur mbjelljen e qindra mijërave fidanëve kanabis, me qëllimin e vetëm blerjen e zgjedhjeve lokale. Sipas ish-kryeministrit Berisha, një urdhër i tillë jepet pak para zgjedhjeve lokale dhe për të zbutur pakënaqësinë që ekziston ndaj Qeverisë aktuale. Ndër të tjera, Berisha rikujton se vatrat e zjarrit të përhapura gjerësisht në vendin tonë, janë bërë vetëm e vetëm për mbjelljen e lëndëve narkotike. Ish-kryeministri nuk ngurron t’i bëjë thirrje, Interpol, Europol, agjencive të tjera që luftojnë drogën nga vendet partnere të ndërhyjnë për të bllokuar këtë situatë, e cila sipas tij mund të ketë pasoja shkatërrimtare për vendin tonë. “Porositen qindramijëra fidanë dhe po përgatiten mbjellje të mëdha kanabisi! Të dashur miq, burime shumë mirë të informuara njoftojnë se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur të nxisë përsëri mbjelljen masive të Kanabisit në Shqipëri, për të zbutur pakënaqësinë masive që ekziston sot ndaj qeverisë dhe zbutur shkallën e revoltës në rritje të masave kundër narkoqeverisë. Qëllimi i dytë i këtij operacioni me mega-kriminal të kobshëm që u parapri nga qindra e qindra zjarre në mars si kurrë ndonjëherë më parë (për të hapur qindra e qindra hektarë për hashash) është përdorimi i mbjelljeve dhe produkteve të hashashit për qëllime të blerjes së zgjedhjeve që po duken në horizont. I bëj thirrje Interpolit, Europolit, agjencive të luftës kundër drogës të vendeve partnere të marrin çdo masë dhe ushtrojnë çdo presion kundër narkoqeverisë dhe narkoshtetit shqiptar dhe të bllokojnë këtë mega-aferë me pasoja shkatërrimtare për Shqipërinë, por tejet të dëmshme edhe për rajonin”, u shpreh dje në denoncimin e situatës, ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

P

artia Socialiste ka dorëzuar këtë të hënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e saj për regjistrimin në zgjedhjet lokale. Kjo kërkesë mban firmën e Sekretares për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti. Afati për regjistrimit për në zgjedhjet e 30-qershorit është deri në 21 prill, e ndërsa mësohet se deri më tani nuk është regjistruar asnjë nga partitë opozitare. PS deri më tani është e vetmja parti parlamentare që ka kërkuar zyrtarisht në KQZ të regjistrohet në zgjedhjet lokale që po vijnë. Në Komisionin Qendror janë regjistruar edhe disa parti të tjera të cilat nuk janë në parlament dhe që më herët janë rreshtuar në koalicion me Edi Ramën. Ndërkaq Partia Socialiste ka deklaruar se e pret Partinë Demokratike për të kryer reformën zgjedhore, deri në 5 maj. Ky afat për punën e komisionit të posaçëm për këtë çështje do të miratohet nesër në Kuvend. Zyrtarisht Damian Gjiknuri do të marrë postin e bashkëkryetarit, në funksion të të cilit sot tha se nuk ka ndryshim të rregullave të lojës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Fushata Ndërkaq në kuadër të zgjedhjeve vendore kreu i Qeverisë Edi Rama vijon fushatën elektorale duke kërkuar votën e studentëve. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit Besa Shahini shigjetoi edhe dje rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, ndërsa e fajësoi atë si përgjegjësin kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”. Ai tha se universiteti nuk mund të përdoret për të krijuar tendera, por për t’iu shërbyer nevojave imediate, që kanë të gjithë studentët në universitetin e Tiranës. Shefi i

7

E martë, 9 PRILL 2019

Qeveria fushatë me “Bibliotekën Online”, Rama risulmon rektorin e UT-së: Universiteti s’është për tendera

PS regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit

qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre. “Ky është kulmi, që të sigurohet biblioteka dixhitale për studentët dhe që UT që mos ta përdori dot se nuk ka sistem teknologjik, që lejon përdorimin e bibliotekës dhe studentet të jenë të përjashtuar nga aksesi për shkak se rektori dhe rektorati, të cilët kanë përgjegjësi. Kjo është kulmi. Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më tepër. Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi

në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet. Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar universitetin për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem. Kur thoja se unë do të mbetem protestuesi i fundit, ju atëherë qeshnit dhe më thoshit: Shko njëherë plotëso 8 pikat.

Vlerësim i titujve akademikë e bën universiteti. Asnjë hap, zero, pse? Sepse ajo do të hapë një proces njësoj si ai i gjykatësve dhje prokurorëve dhe ka shumë nga ata që janë profesor që iu shfaqen si pedagogë, por në fakt janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj baze. Unë bën doktorët e shkencave sikur të jenë shalqinj. Do durojmë e do durojmë, por edhe ne do të plasim në fund”, u shpreh dje kryeministri Rama në një bashkëbisedim me studentët, të cilëve sipas tij, iu është krijuar tani mundësia për të ushtruar praktikë rreth profesionit të tyre.

KREU I KUVENDIT: VONESAT NË PROCESIN E INTEGRIMIT MUND TË SHFRYTËZOHEN DHE NGA AKTORË TË TJERË

Ruçi, në Vjenë: Shqipëria ka vetëm “Plan A” për integrimin K

ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të BE, e cila zhvillohet në Vjenë, në 8-9 prill. Konferenca trajtoi politikat e zgjerimit si edhe përballimin e sfidave të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Europian. Në fjalën e tij në Konferencë, kryeparlamentari Ruçi ofroi disa argumente që mbështesin vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, më specifikisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen që BE dhe të gjitha vendet anëtare vazhdojnë t’i japin Shqipërisë për kryerjen e reformave të thella në kuadrin e integrimit evropian. “Integrimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë,

pa asnjë alternativë tjetër. Ne nuk kemi plan B. Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në adresimin e pesë prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Këshilli Europian, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, procesin unik e të guximshëm të Vetting-ut, luftën kundër korrupsionit, krimit

të organizuar, trafiqeve ilegale dhe në dekurajimin e kërkesave për azil të qytetarëve shqiptarë në vendet e BE. Prandaj kam besim se edhe raporti i këtij viti i Komisionit do të jetë pozitiv. Zgjerimi duhet të mbetet një atu e pandryshuar e Bashkimit Europian, nje investim për paqen, sigurinë e stabilitetin e të gjithë

kontinentit tonë”, tha Gramoz Ruçi. Kreu i Kuvendit theksoi se vonesat në procesin e integrimit mund të shfrytëzohen dhe nga aktorë të tjerë. “Ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane. Nuk mund ta fshehim që tashmë ka një prezencë të shtuar të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë te vlerësimi pozitiv për Shqipërinë , bazuar në arritjet tona dhe shpresojmë që meritat e njëjta të shpërblehen me vlerësime e vendime të njëjta për vendet me rezultate të njëjta”, theksoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

NISMA

Vetëvendosje drejt zyrtarizimit si parti politike në Shqipëri, regjistrohet si OJF

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë tashmë zyrtarisht edhe në Shqipëri, por e regjistruar si organizatë jo-fitim prurëse. Drejtues të kësaj force politike, të cilët janë shprehur se OFJ-ja natyrisht që të orientohet në vlerat sociale dhe kombëtare që përfaqëson Vetëvendosja. Gjithsesi, të pyetur nëse ky është hapi i parafundit drejt formimit të degës partiake në Shqipëri, funksionarët e VV-së nuk e konfirmojnë diçka të tillë, por as nuk e mohojnë. Në këtë mënyrë Lëvizja Vetëvendosje duket se ka hedhur një tjetër hap drejt prezencës së saj në Shqipëri, ndërsa përfaqësues të kësaj force politike kanë bërë kërkesë për hapjen e një organizate jo-fitim prurëse. Elvis Hoxha, në një postim në rrjetin social “Facebook”, lajmëroi se Kryetar i Bordit përmes një vendimi unanim është pëcaktuar Enis Sulstarova, për të vijuar me anëtarët: Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj. Ndërkaq, Drejtor Ekzekutiv do të jetë Boiken Abazi. Mundësia e përfshirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike shqiptare është lakuar shpesh herë si mundësi edhe nga lidershipi i kësaj force politike. Këta të fundit nuk e kanë mohuar mundësinë e gjetjes së terrenit, duke e arsyetuar këtë alternativë me rënien e besimit tek partitë tradicionale. Ndërkaq, kërkesa për t’u regjistruar si OJF, përbën hapin e parë ligjor drejt një nisme të tillë. Të pyetur nëse përmes kësaj rrugë po shkohet drejt formimit të strukturave partiake në Shqipëri, zyrtarë të lartë të VV-së janë shprehur se deri në këto momente do të operohet vetëm me OJF-në, e cila natyrisht do të shtrihet drejt kauzave të njohura sociale dhe kombëtare që përfaqëson kjo forcë politike. Gjithsesi, ambicia për të hapur degë në tiranë dhe në qytetet e tjera nuk mohohet.


POLITIKE

8

E martë, 9 PRILL 2019

BANORËT E UNAZËS SË RE NË PROTESTË KUNDËR PROJEKTIT KORRUPTIV TË QEVERISË PËR ZGJERIMIN E RRUGËS

Banorëve të “Astirit” i bashkohen edhe Bulevardi i ri: Zjarr, benzinë, ta çlirojmë Shqipërinë

M

e qindra protestues janë mbledhur mbrëmjen e së hënës në Unazën e Re, në zonën që njihet ndryshe si “Astiri” për të protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre nga nga projekti korruptiv i qeverisë “Rama” për zgjerimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Protestës së mbrëmjes së djeshme i janë bashkuar edhe banorë të Bulevardit të Ri, të cilët paraditen u përleshën me policinë në mbrojtje të banesave të tyre. Një nga banorët në fjalën e tij u lëshoi thirrje Policëve të mos zbatojnë urdhra të

paligjshëm, pasi do të përballen me masa që nuk i kanë parë ndonjëherë. “Me këta duhet të tregosh vetëm muskuj, vetëm forcë për të përballuar këta horra të Rilindjes. Mos merrni urdhra të kundërligjshëm për dhunë ndaj qytetarëve, se do përgjigjeni para drejtësisë. Ne nuk kemi frikë, kush do ndezë zjarrin i pari do të digjet i pari. Ato bandat e IKMT-së janë gjobëvënëse, kurse Policia e Shtetit të rrijë urtë se do përgjigjeni para ligjit. Presim të gjithë të përballemi me të keqen. Kurse këtë vemjen

e bashkisë, po jua themi që ta harrojë Unazën e Re. Ne këtu do japim jetën. Këtë kisha për këtë horr dhe mashtrues. Kurse ky kuçedra e madhe, Edi Rama ka ikur, kurse këta horrat mbrapa të gjejnë vrimë ku të futen se do ia shohin sherrin. Duhet të jemi të mobilizuar sepse bandat mund të na godasin nga momenti në moment. 450 mijë ndërtime pa leje presin fatin e Bulevardit. Populli fle gjumë se e ka mendjen te valixhet. Zjarr benzinë ta çlirojmë Shqipërinë”, tha njëri nga banorët.

Në mbrëmjen policia nis revanshin – Raprezalje ndaj protestuesve, 20 furgonë policie kontrolle në banesa te “Bregu i Lumit”

N

isma për shembjen e 38 banesave në bulevardin e ri, përfundoi me gjuajtje gurësh dhe përplasje mes policisë dhe banorëve, në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Pas më shumë se dy orë përballjeje, operacioni u ndërpre, ndërsa u paralajmërua se për shkak që ndërtesat janë skualifikuar nga legalizimi, nuk do të mund të marrin kompensim financiar. Si zgjidhje familjeve u është dhënë strehimi në banesa sociale, zgjidhje kjo që nuk pranohet, pasi banorët kërkojnë dëmshpërblimin financiar për pronat e tyre nga ana e Bashkisë së Tiranës. Situata e tensionuar me banorët e Bregut të Lumit zgjati për gati 3 orë, deri kur policia dhe fadroma u larguan nga zona dhe gjithçka ndodhi atje u transmetua në media në kohë reale. Ndërkaq, policia do të priste mbrëmjen për të nisur revanshin e saj ndaj banorëve që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembja e padrejtë. Rreth orës 20:20 u raportua se kishte nisur represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja. Mediat raportuan se mbi 20 furgona policie ishin drejtuar për te “Bregu i Lumit”, për të ushtruar kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë në protestën e paradites së djeshme. Nga ky aksion mësohet se janë arrestuar dy vëllezër, përkatësisht Bujar Durullari dhe Idajet Durullari për shkak të protestës së djeshme. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata. Protesta Fadromat dhe forcat e policisë nisën herët në mëngjesin e djeshëm aksionin për shembjen e 38 banesave, për t’i hapur rrugë vazhdimit të bulevardit të ri në Tiranë. Prezenca e tyre vuri në alarm banorët të cilët dolën për të bllokuar rrugën. Me lopata, tjegullat e shtëpive dhe gurë ndër duar banorët u shprehën të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Disa gra të zonës u vendosën pranë fadromës, por u larguan prej aty nga forcat e policisë. Për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të rendit të rinjtë u vendosën mbi tarracat e shtëpive, duke qëlluar me gurë dhe tjegulla drejt efektivëve të policisë. Të tjera sende të forta u hodhën dhe prej protestuesve. Si pasojë e goditjeve u thyen edhe mburojat që efektivët përdorën për të shmangur sendet e forta që hidheshin drejt tyre. Banorët kërkuan shpronësimin e objekteve para nisjes së punimeve të bulevardit të ri. “Duam që shtëpia të

Bulevardi i Ri, banorët mbrojnë banesat me gurë, tjegulla e lopata ndaj policisë

na vlerësohet ose do ta mbrojmë me gjak. Duam djersën tonë. Të na japin shpronësimin dhe ne dalim”, u shprehën banorët e revoltuar. Ndërkaq, rezistencës së tyre iu bashkuan edhe banorët e Unazës së Re, të cilët u bllokuan fillimisht prej policisë. Pas mbi 2 orë rezistencë efektivët dhe IKMT-së u tërhoqën, teksa banorët shprehën shqetësimin se do të rikthehen. Për zgjidhjen e situatës bashkia u ka lënë familjeve mundësinë e banesave sociale, ndërsa mësohet se objektet e parashikuara për tu shembur janë skualifikuar nga procesi i legalizimit e për pasojë nuk mund të përfitojnë shpronësim. Protesta minutë pas minute Ora 11:30 - Banorët e Bregut të Lumit që preken nga zgjatja e Bulevardit të Ri përplasen me policinë me gurë e

lopata. Banorët u përpoqën të ndalojnë fadromat ti afrohen banesave të tyre për ti shembur. Banorët shprehen se nuk janë kundër projektit por kërkojnë kompensimin të drejtë për pronat që do i shemben. Banorët thonë se janë rreth 38 banesa që priten të shemben për vazhdimin e projektit. Po ashtu, banorët u shprehën se nuk kishin marrë njoftim paraprak me shkrim nga INUK për prishjen e banesave dhe se do ti mbrojnë me çdo kush banesat e tyre. Ata kuptuan se do i prisheshin banesat vetëm kur kanë parë fadromën dhe forcat e policisë. Ora 11:50 - Disa të rinj nga tarraca e një banese gjuajnë gurë e tjegulla policinë Disa të rinj të zonës qëndronin sipër banesave dhe goditën me gurë policinë, ndërsa uniformat blu u kanë kërkuar të mos gjuajnë. Por përtej thirrjeve për të

mos qëlluar në drejtim të tyre, policia sa vinte e afrohej drejt banesave nga ku banorët po godasin me gurë. Ora 12:00 - Ish deputetët demokratë nisen drejt banorëve për ti mbështetur Një grup ish-deputetësh demokratë janë nisur drejt banorëve të Bregut të Lumit. Vendimi u mor menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa pritej që t’ju bashkoheshin edhe banorët e “Astirit”. Ndërkohë protestës u janë bashkuar, që në nisje të saj, ish-deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Ora 12:15 - Banorët ndezin zjarr në një banesë Gjatë rezistencës së tyre, banorët e Bregut të Lumit do të ndiznin zjarr brenda një banese, ndërkohë që situata vazhdonte të ishte e tensionuar prej orës 10:00. Pas përballjes me gratë dhe vajzat e shtëpive që preken nga projekti, mjetet e INUK-ut nuk ndërhynë për prishjen e banesave. Banorët thonë se do i mbrojnë me gjak shtëpitë e tyre ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë ti bashkohen pasi sipas tyre nesër do jenë në vendin e tyre. “Mos rrini në kafene, por bashkohuni me ne, nesër mund të jeni në vendin tonë”, thërritën banorët. Ora 12:34 - Policia përplaset me banorët e “Astrit” Përveç përballjes me banorët e Bregut, policia është përplasur ditën e djshem edhe me banorët e “Astirit”, në momentin që ata mbërritën në zonë për t’ju bashkuar protestës së banorëve të Bregut të Lumit. Ndërkaq të pranishëm në vendngjarje ishin edhe ish-deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Aldo Bumçi, të cilët mbërritën me urgjencë në zonë për të mbështetur banorët. Ora 12:55 - Largohet fadroma dhe policia Situata e tensionuar mes banorëve të Bregut të Lumit dhe policisë do të përfundonte, të paktën për ditën e djshem. Fillimisht u tërhoq fadroma nga zona dhe më pas policia.


POLITIKE

9

E martë, 9 PRILL 2019

Konflikti te Bregu i Lumit, reagojnë ish-deputetët demokratë. Balliu: Qytetarët të marrin masa, babëzia e Ramës s’njeh kufi

D

huna që Policia e Shtetit dhe RENEA ushtruan dje ndaj bamorëve të “Bregut të Lumit” në Tiranë, të cilët mbronin banesat e tyre nga prishja që po u bën qeveria “Rama”, ka tronditur jo pak çdokënd që ka parë ato pamje, që nuk kursyen as gratë dhe vajzat. Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ka qenë e pranishme që në momentet e para të nisjes së protestë e ka cilësuar si tmerrshme dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Bregut të Lumit, të cilët sipas saj në fund të fundit po kërkojnë një të drejtë të tyre. “Dua fillimisht të bëj një historik të shkurtër, ndoshta për ata që mund të mendojnë që atje po bëhet parregullsi, që atje ka një shkelje të ligjit. Projekti i Bulevardit të Ri që filloi në vitin 2013, me fonde të siguruara nga Lulzim Basha, mbi 200 banesa me VKM u dëmshpërblyen dhe me banorët që patën me gjithë pakënaqësitë që patën, me konfliktet që patën, dolën nga banesat e tyre,, ndërkohë që Bashkia e Tiranës qëkur ka ardhur Erion Veliaj dhe deri më sot nuk ka marrë asnjë masë te vetme për të dëmshpërblyer këto 38 familje të mbetura që është loti i tretë i Bulevardit. Këto 38 familje kanë vendimin e Këshillit Bashkiak për dëmshpërblimin e tyre. Këto po kërkojnë vetëm një standard të dëmshpërblehen dhe të respektohen ligjet e shtetit. Kjo është e tmerrshme që po ndodh. Banorët nuk kanë

Bulevardi, PD: Familjet e kanë fituar dëmshpërblimin me vendim të Këshillit Bashkiak

asnjë njoftim për të dalë nga shtëpia, nuk kanë asnjë vendim për të prishur shtëpitë, dhe sot kishin shkuar 300 policë për tu prishur shtëpitë kishte

shkuar RENEA, dhe ushtronin dhunë ndaj grave dhe vajzave që mbronin shtëpitë e tyre. Këta po kërkojnë thjesht të respektohet e drejta e tyre sikundër pjesa

tjetër e 200 familjeve që janë dëmshpërblyer. Po ti shikosh shtëpitë e tyre ato nuk janë shtëpitë 3 apo 4 katëshe, nuk jeton as Klement Balili as Agron

ISH-DEPUTETI I PD-SË: NË ZONËN E BREGUT TË LUMIT POLICIA DHUNOI QYTETARËT MES TYRE EDHE FEMRA

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi që e ndoqi nga afër përplasjen e djeshme mes banorëve dhe policisë në zonën ku do të ndërtohet bulevardi i ri i Tiranës, tha se letrat nga institucionet përkatëse për lirimin e shtëpive vijnë në momentin e fundit dhe kjo sipas tij bëhet në mënyrë të qëllimshme që të mos ju lihet asnjë mundësi qytetarëve që të gjejnë një zgjidhje. Sipas Bumçit, sot në zonën e Bregut të Lumit u dhunuan qytetarët mes tyre edhe femra, duke shtuar se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. “Sot u dhunuan nga Policia e Shtetit gra. Zhvillimi urban nuk mund të bëhet në kurrriz të qytetarëve. Përplasja midis policisë dhe banorëve nuk është ndonjë gjë e re. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të nxjerrësh nga banesat e tyre qytetarët dhe ti hedhësh në mes të rrugës. Nuk ka shpëtim ky vend me Ramën kryeministër. Më thoni një projekt që e ka nisur Rama dhe e ka mbaruar”, u shpreh Bumçi. Duke folur mbi krizën e sistemit të drejtësisë dhe numrin

Bulevardi i ri, Bumçi: Të vetmen që nuk kap dot Rama është protesta. Shteti ka rënë

e lartë të dosjeve të qytetarëve për të cilat ende nuk kanë marrë një zgjidhje, Bumçi tha se sot janë më shumë se 30 mijë dosje që qëndrojnë nëpër sirtarët

e gjykatave për zgjidhjen e të cilave duhen dekada të tëra. “Sot nuk kemi asnjë organ drejtësie funksional. Qytetarëve ju mbetet të bëjnë atë që bënë

sot tek Bregu i Lumit, edhe ajo është një zgjidhje e pjesshme. Zgjidhja përfundimtare është që të bashkohemi në protestën e 13 prillit dhe të largojmë nga pushteti Edi Ramën. Me të nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Më thoni një njeri që ka bërë sjellje të tilla si Rama, një kryeministër që është sjellë në mënyrë të tillë me qytetarët”, u shpreh Bumçi. Bumçi tha, gjithashtu, se projekti i Bulevardit të Ri është bërë në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha, duke argumentuar se ai u bllokua që të zbatohej pavarësisht se gjithçka ishte gati duke nisur nga projekti, fondet dhe projekti zbatues. “Zgjatimi i Bulevardit të Ri është një projekt i Lulzim Bashës, u siguruan fondet, u zgjodh projekti fitues dhe projekti zbatues. Erdhi Edi Rama dhe e bllokoi sepse nuk donte që ta bënte Basha këtë gjë”, tha ai.

Xhafaj Aty banojnë banorët të thjeshtë që kanë 26 vite që jetojnë aty. Po kur kam parë sot që Policia u gjuante atyre grave dhe vajzave me shkop gome u shokova”, u shpreh dje për mediat, ish-deputetja Jorida Tabaku. Edhe ish-deputeti tjetër i PD-së, Klevis Balliu, iu bashkua që herët protestës së banorëve tek ”Bulevardi i Ri”, pas përplasjes mes policisë dhe këtyre të fundit. Balliu tha se babëzia e kryeministrit Edi Rama nuk ka kufi dhe se qytetarët duhet të marrin masa. “Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. Me akte barbare si pushtues, Edvin Rama kërkon të shkatërrojë shtëpitë në Bulevardin e Ri pa i kompensuar banorët dhe pronarët. Qytetarët të marrin masa, pasi babëzia e tij s’njeh kufi. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e pronave dhe familjeve të tyre”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

ISH-DEPUTETI I LSI-së

Përplasja te “Bulevardi i Ri”, Braimllari: Rama të tërheqë policinë nga dhuna Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, si shumë përfaqësues të opozitës ndoqi personalisht zhvillimet që prodhoi ngjarja e djeshme me banorët e Bregut të Lumit në Tiranë. Përmes një reagimi publik, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që të tërheqë policinë nga dhuna që sipas tij po ushtrojnë tek banorët në ”Bulevardin e Ri”. “Edi Rama dhe Sandër Lleshi të tërheqi policinë nga dhuna që po ushtrojnë mbi banorët e bulevardit të ri. Nuk mundet Edi Rama me dhunë ti shembi shtëpitë për të përfituar oligarkia e tij. E gjithë Tirana në mbështetje të banorëve sot po prishë shtëpitë te bulevardi i ri nesër do prishi shtëpitë e çdo qytetari”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.


POLITIKE

10

E martë, 9 PRILL 2019

ZËVENDËSKRYETARI I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM: VENDI NË KRIZË TOTALE!

Luan Rama: Pakt kombëtar për integrimin europian të vendit! N

ë një inter v i s t ë d h ë n ë p ë r televizionin “Ora News”, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka hedhur idenë e një pakti kombëtar për integrimin europian të vendit!Një natë para se Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi të takojë zyrtarin e larte te DASH Palmer, që është në Tiranë për të takuar zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të politikës, zëvendësi i saj në LSI Luan Rama ka artikuluar idenë e një pakti kombëtar mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë, për të mundësuar realizimin e reformave, qe përfaqësuesi i lartë i LSI-së i cilësoi “jetike për vendin, duke specifikuar reformën kushtetuese si më të rëndësishmen, për garantimin e ndarjes së pushteteve sipas parimit chekand balance, por edhe reformën

zgjedhore për garantimin e votës së lirë që qytetarët të zgjedhin të lirë si në çdo vend demokratik të BEsë ku duam të bëhemi pjesë dhe që grupet e krimit të organizuar të mos përcaktojnë më përmes blerjes së votës se kush do të jetë maxhoranca dhe kush minorancë në parlament.Luan Rama theksoi se “pjesë e këtij pakti duhet të jetë edhe reforma në drejtësi, me qëllim që ajo të gatantojë drejtësinë e ligjit për të gjithë dhe jo drejtësinë me dy standarde siç po rezulton të zhvillohet edhe procesi i vetingut! Shqipëria është në krizë politike, krizë shtetërore, krizë kushtetuese, krizë parlamentare dhe krizë besimi”,theksoi në intervistën e vet Luan Rama në cilësinë e Zëvendëskryetarit të LSI-së.

Kreu i PD, LulzimBasha: Profesor Abedin Elmazi tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

HENRI ÇILI

“Mandati i dytë i Ramës është një prapa-kthehu në kursin e reformave”

Themeluesi i “Gazetës Liberale”, Henri Çili të hënën deklaroi se mandati i dytë i kryeministrit Edi Rama është një “prapa-kthehu”.I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Çili tha se mandati i dytë i kryeministrit është një prapa-kthehu ose një stopim në kursin reformist që Rama pati nisur në 2013-ën.“Është një prapa-kthehu nga rruga e tretë, ose nga derivaallableriane. Është një bllokim i përgjithshëm i jetës shoqërore, që vjen si pasojë e bllokimit të qeverisjes”,- tha Çili.Sipas tij, në këtë sens kjo është edhe arsyeja që në kuadrin e Institutit EuropianPashko, bashkë me drejtorin ErvisIljazaj dhe kryeredaktorin ArionSulo, të ndërtonin një projekt të ri, për një lloj rezistence liberale në qytet

I

sh-deputeti i partisë Demokratike, Abedin Elmazi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së, LulzimBasha, i cili në një postim në facebook shkruan se kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash.“Ish-deputeti i ndjerë tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Basha, ndërsa shton se “kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë”. Postimi i plotë i kreut të PD: “Me hidhërim të thellë mësova se sot u largua prej nesh dhe shkoi në amëshimAbedin Elmazi, deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, mësuesi dhe edukatori model i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërinë. Bir i denjë i komunitetit çam të Vlorës, Abedin Elmazi ishte luftëtar i të drejtave të njeriut dhe themelues i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar. Breza të tërë nxënësish mësuan prej profesor Abedinit jo vetëm matematikën, pasionin e tij të madh të rinisë, por edhe etikën, respektin për të vërtetën si dhe qëndresën përballë mekanizmave që përpiqeshin ta zvetënonin njeriun dhe ta shndërronin në një robot të diktaturës. I lindur në Filat të Çamërisë, më 1 maj 1940, ai e njohu Vlorën si fëmija i shpërngulur nga vatra e vet, prandaj edhe mbeti gjithë jetën një luftëtar i të drejtave të njeriut, një atdhetar që e kishte për detyrë të përpiqej jo veç për dinjitetin e vet, por edhe për dinjitetin e nxënësit, dinjitetin e qytetit dhe dinjitetin e vendit, të gjunjëzuar nga

flama e diktaturës.Deri më 1990, Abedin Elmazi e mbajti të shartuar pasionin e tij për të vërtetën dhe saktësinë, ashtu siç e meriton matematika, me ambicien për të përparuar edhe në karrierën e tij shkencore. Ai ishte njëri nga figurat më të spikatura të filialit të Fakultetit Ekonomik në Vlorë, derisa diktatura e mbylli në 1982-in.Me fillimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, ai ishte i pari që në zonën e vështirë të Vlorës, u shfaq ai që ishte i destinuar të bëhej, atdhetari dhe politikani që i duhej qytetit dhe Shqipërisë. U zgjodh deputet i qytetit të Vlorës dy herë radhazi, në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit si dhe ishte pjesëtar i ekipit legjislativ të Partisë Demokratike në triumfin e demokracisë,

22 marsin e 1992-it. Në parlament ai la shenjë për urtësinë e tij, ndërkohë që me hapjen e Universitetit “IsmailQemali” ai iu rikthye qytetit të Vlorës, për të vijuar kontributin e tij në fushën akademike. Doktori i Shkencave Abedin Elmazi dha kontribut thelbësor në rigjallërimin e jetës universitare në qytetin bregdetar, pa e ndërprerë angazhimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut. Me largimin e tij, Profesor Abedini lë një boshllëk në mendjet e zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Partia Demokratike humbi një themelues të sajin, ndërkohë që dega e Partisë Demokratike të Vlorës humbi një aktivist të pashoq. Por kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi

brezash, kurse aktivizmi i tij në fushën e të drejtave të njeriut një kujtim që do na nxisë të jemi më të vendosur në mbrojtje të lirive që i fituam në 1990n.E di që largimi i profesor Abedinit lë një dhimbje të pangushëllueshme tek fëmijët e tij, Liljana dhe Iliri. Unë i jam pranë ish deputetes tonë, pedagoges Liljana Elmazi në këtë çast të vështirë për të, me bindjen se bashkë me dhimbjen ajo përjeton edhe ndjenjën e krenarisë për kontributin që profesori la për të gjithë ne. Profesor Abedin Elmazi tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë! U prehtë në paqe”.


POLITIKE

11

E martë, 9 PRILL 2019

Ambasadori i BE: Qeveria të bisedojë me opozitën për reformën zgjedhore, të krijojë dialog, si dhe të marrë masa në ato fusha që ka në kompetencë të saj

A

mbasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka qenë i pranishëm mesditën e kësaj të hëne në aktivitetin e përurimit të sistemit elektronik të deklarimit të pasurive. Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Soreca ka vlerësuar luftën kundër korrupsionit të bërë në Shqipëri, sipas së cilit është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Ai ka vënë theksin se është shumë i rëndësishëm sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, pasi është një tregues se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit. “Sot ditë e mirë për Shqipërinë. Dita kur Shqipëria tregon se luftën kundër korrupsionit, e ka seriozisht. Kjo është e rëndësishme edhe për zhvillimin e vendit. Kur korrupsioni prek administratën, viktima janë qytetarët. Kështu ulet reputacioni i vendit dhe do të ketë më pak investime. Jemi këtu që të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Korrupsionit. Komisioni Europian është drejt përfundimit të raportit 2018 ku do të pasqyrohet lufta ndaj korrupsionit. Media dhe shoqëria civile duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Soreca. Ky projekt është një bashkëpunim mes Bashkimit Europian, Këshillit Europian dhe ILDKPI-së. Qëllimi i tij është ulja e korrupsionit në sektorin publik, mbështetja e organizatave civile dhe mbështetja e medias për të bërë publike rastet e korrupsionit. Kriza politike Ndërkaq, kreu i diplomacisë europiane në Tiranë do të apelonte sërish për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës

Soreca: Kur korrupsioni prek administratën, viktima janë qytetarët

VIZITA NË TIRANË

Spiropali takim me zyrtarin e lartë amerikan Palmer

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer është takuar pasditen e djeshme në Kryeministri edhe me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, njëherazi zëdhënëse e Qeverisë. Ka qenë vetë Spiropali e cila do të publikonte një moment të këtij takimi, përmes një fotografie të shkrepur me zyrtarin e lartë amerikan në faqen e saj në “Facebook”. Palmer ka qëndruar përreth 100 minuta në Kryeministri dhe në fokus të takimit me kryeministrin Edi Rama duket se ka qenë situata politike, por jo vetëm.

politike që ka përfshirë vendin prej afro 5 muajsh. Përmes ambasadorit Luigi Soreca, BE i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjnë kompromis. Soreca, tha se në takimet që Genoveva Ruiz Calavera pati me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi që qeveria të miratojë reformën zgjedhore, e veçanërisht, rritjen e ndëshkimit për shit-blerjen e votave. Në një prononcim për mediat, Soreca tha se qeveria duhet të dialogojë

me opozitën për ta arritur këtë, por megjithatë, mazhoranca është në kushtet që ta miratojë e vetme reformën zgjedhore, pasi disa nga rekomandimet kyçe të OSBE-ODIHR (që korrespondojnë edhe me kërkesat e opozitës), nuk kërkojnë ndryshime legjislative. Soreca beson se ka një urë mbi të cilën mund të lindë dialogu dhe kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës. “Kur takuam qeverinë e ftuam atë të

bisedonte me opozitën në lidhje me reformën zgjedhore. E ftuam qeverinë të krijojë këtë dialog dhe të merren masa në ato fusha që janë në atë kompetencë të tyre, për të parë që nuk kishte nevojë për ndryshime legjislative. Kjo do të thotë që reforma zgjedhore mund të kryhet edhe pa ndryshimet legjislative me anën e disa hapave nga ana e qeveris,ë e kemi ftuar qeverinë të ndërmarrë këto hapa në atë

fushë që ka të bëjë me shitblerjen e votave. Ka disa gjëra që mund të bëhen nga qeveria dhe këto janë gjërat që opozita ka kërkuar. Kjo iniciativë ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që disa mund të kërkojnë ndryshime legjislative, por disa të tjera mund të bëhen nga qeveria. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për dialog në çdo takim. Tani ka ardhur koha për kompromis, qeveria dhe opozita të takohen në mesin e urës. Unë besoj që ura ekziston thjesht duhet të gjendet”, u shpreh dje Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

ZV.NDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN NISI DJE VIZITËN E TIJ DY DITORE NË TIRANË. SOT TAKON METËN DHE BASHËN

D

uket se pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane. Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matheë Palmer ka mbërriti dje në Tiranë në një vizitë dyditore në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike shqiptare që vijon prej më shumë se 4 muajsh. E në këtë kontekst, Matheë Palmer nisi zbatimin e agjendës së takimeve ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët, në Kryeministri, ku për më shumë se një orë bisedoi me kreun e qeverisë Edi Rama. Zyrtari amerikan mbërriti në Kryeministri rreth orës 15:45 dhe u pa të dilte nga Kryeministria rreth orës 17:25. Lidhur me atë se çfarë është diskutuar në takimin

Kriza politike, Palmer 100 minuta takim me Ramën

që ka zgjatur rreth 100 minuta ka qenë vetë kreu i Qeverisë Edi Rama i cili ka dhënë shkurtimisht detaje. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, pak minuta pas përfundimit të

takimit, Rama deklaroi se ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, por nuk përmend asnjëherë çështjen e krizës politike dhe opozitën. “Marrëdhëniet e shkëlqyera

bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, u shpreh dje shkurtimisht kryeministri Edi Rama në reagimin e tij. Ndërkaq agjendë më të ngjeshur Palmer do të ketë ditën e ditën e sotme, ku në mesditë do të takohet me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërsa rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Pas takimeve

me zyrtarët e lartë, mësohet se Mattheë Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë ku dhe do të ketë mesazhet e tij për kampet politike lidhur me krizën. Zyrtari i lartë amerikan Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet, ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje. Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvajtjen e situatës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

12 E martë, 9 PRILL 2019

Europa pëlqen Jonida Maliqin, e dyta në sondazhin për fitoren në Eurosong “Ktheju Tokës”, nën performancën rrënqethëse të Jonida Maliqit, dhuroi momente emocionuese për publikun europian në koncertin “Eurovision in Concert”, mbajtur në Amsterdam gjatë fundjavës që lamë pas. Këngëtarja rrëmbeu duartrokitje të shumta. Ky event është shumë i rëndësishëm, duke qenë se aty prezantohen të gjitha këngët pjesëmarrëse live dhe publiku fillon të krijojë të preferuarit e tij. Siç duket Jonida dhe zëri i saj është pëlqyer shumë pasi së fundmi në faqen dedikuar Eurovizionit “WiwiBlogs”, Jonida po shihet si pretedente për fitoren e Eurosong-ut. Në sondazhet e hapura nga faqja e njohur, Shqipëria ka fituar zemrat e publikut dhe është renditur e dyta si pretendente për fituese pas Duncan Laurence, përfaqësues i Holandës. Në një intervistë për një prej kanaleve të “Eurovision Song Contest” në YouTube, nga Amsterdami, Maliqi foli për këngën me të cilën do të garojë në Tel Aviv. Duke shpjeguar mesazhin e këngës, fituesja e Festivalit të RTSH për vitin 2018 thotë: Flet për emigracionin, një çështje globale dhe personale. Mos harroni të ktheheni në tokën tuaj, tek rrënjët tuaja. Mos harroni origjinën, gjakun, familjen. Keni një identitet, mos e harroni. Sa herë që e këndoj këtë këngë kam emocione. Kur e ndjen vërtet një këngë, punon me energji pozitive me të. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë jam rritur në skenë, kam nisur të këndoj

Shtëpia ku dha mësim Migjeni është kthyer në muze

që kur isha 9-vjeç. Tani jam më e pjekur, por kjo është një këngë shumë personale për mua”. Festivali Europian i këtij viti, edicioni i 64-tër, do të zhvillohet në Izrael. Nata e parë do të jetë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe më 18 maj 2019. “Tokë, zjarr, ujë, ajër, fole, shqiponjë”, janë këto disa nga elementët e videoklipit të këngës “Ktheju Tokës”. Jonida Maliqi, me një zë drithërues, ashtu siç e kanë vlerësuar kritikët dhe fansat e Eurosong-ut, shfaqet e thjeshtë në këtë videoklip, pasi mesazhin e fortë që kënga ka, e përcjell me anë të elementëve të sipërpërmendur. Ajo shfaqet me një fustan ngjyrë bezh të punuar nga stilisti Ardi Asllani, me të cilin do të kurojë edhe veshjet e performancës në skenën e Tel Aviv-it. Klipi nis me Jonidën dhe

më pas me folenë ku duken njerëz që lëvizin për të dalë, kjo simbolizion Shqipërinë dhe njerëzit që largohen dita-ditës. Në videoklip shohim fëmijët që vrapojnë larg “olesë”, pra shtëpisë së tyre që digjet dhe që prekin ujin (detin që ikin drejt vende të botës). Në disa pjesë shfaqet artistja Maliqi, që me efektet e erës bën thirrje për tu rikthyer tokës. E gjithashtu mund të shohim një fole shqiponje të mbushur me njerëz që presin të ushqehen e të rriten dhe në fund Jonida që zëvendësohet pikërisht me një shqiponjë. Në fund të video-s por edhe në përshkrimin e Jonidës, bëhet me dije se e gjithë kjo nuk është veçse një parantezë e performancës së Shqipërisë në Eurovizion, që ende po ruhet surprizë.

“Një destinacion i ri turistik, që ka qëndruar larg syve të turistëve dhe të vetë shqiptarëve por jo larg vëmendjes sonë”. Puka njihet si qyteti alpin, dy vitet e fundit ka marrë një fytyrë tjetër. I rrethuar nga malet dhe në anë të tij gjen liqenin. Shquhet për ajrin e pastër dhe kurorat e pishave që janë ende të paprekura. Puka për Luigjin është thesar që ruan traditat edhe sot. “Këtu janë në unitet mysliman- katolikë, që s’janë në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Merre me mend këtu kanë dhuruar tokën myslimanët që të ndërtojnë kishë katolikët. E dyta është mikpritja. Tjetër është mund të ketë shumë e shumë vite këtu që gjakmarrja është eleminuar”,-thotë Luigj Kolë Gegaj. Klasat ku ka dhënë mësim Migjeni janë kthyer në shtëpi-muze. Arsyeja pse jetoi për 2 vite në Pukë ishte pikërisht natyra. “Migjeni në Pukë ka ardhur më 16 prill 37’. U ftoh ai dhe mandej kërkoi një vend klimaterik dhe ja rekomanduan Pukën. Ja këtu është qyteti i Pukës në atë kohë, si e gjeti Migjeni dhe thotë ai “një fshat që do me u tregu” qytet”,-thotë Xhemal Meçi, studiues.

Kaninanë“100Fshatra”,përtërriturturizmin Kanina është pjesë e projektit të qeverisë për zhvillimin e 100 fshatrave. Është një zonë me potencial ende të pashfrytëzuar turistik dhe kulturor, ndërsa si projekte për zbatim të menjëhershëm janë restaurimi i mureve të kalasë, ai i teqesë dhe dy shtëpive që kanë statusin monument kulture. Ministrja e kulturës, Elva Margariti konfirmon se këtë sezon turisik, Vlora do të jetë padyshim ashtu si edhe në vitet e shkuara një nga destinacionet kryesore turistike. E pranishme në Kalanë e Kaninës, ministrja Elva Margariti ka rikonfirmuar edhe një herë tjetër hartimin e një itinerari që do të shërbejë si udhëzues për turistët. Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit.

Korçë, restaurohen 10 ikona në muzeun mesjetar Në muzeun e Artit Mesjetar në Korçë janë restauruar së fundmi 10 ikona, një punë e vyer e specialistëve të fushës, e cila shmang degradimin e mëtejshëm të ikonave si dhe rikthimin e imazhit ikonografik në bukurinë fillestare. Disa nga ikonat e restauruara janë, “Ngjallja e Llazarit”, “Shën Gjergji i Janinës”, “Shën Maria”etj. “10 objekte të trajtuara së fundmi në laboratorin e restaurimit të ikonave në Muzeun Mesjetar Korçë”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti duke përshëndetur restaurimin e këtyre punimeve të rralla. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është i veçantë për sa i përket numrit të madh të mjeshtërve, autorëve të ikonave (rreth 10 mjeshtër të ikonografisë) dhe larmisë së fondit të objekteve që administron (8000 objekte të Artit Mesjetar, ndër të cilat 6500 janë ikona).


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E martë, 9 PRILL 2019

Kryebashkiaku i Tiranës në takimin “Dita e qyteteve” që u organizua nga OKB në Gjenevë

Veliaj: Do të vazhdojmë të vendosur me ndërtimin e 17 shkollave të reja

P

as çmimit nga Komisioni Europian, si qyteti më mikpritës për komunitetin rom, Tirana përzgjidhet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga qytet që ka bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes së mbingarkimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin “Dita e qyteteve” që u organizua sot nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, me seli në Gjenevë, në fokus të të cilit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve, njohurive dhe praktikave të mira planifikimit të suksesshëm që bëjnë bashkitë për të përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve të tyre. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj bëri një prezantim të nismave kryesore të Bashkisë së Tiranës, që synojnë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm, duke nisur nga strehimi, rritja e qëndrueshmërisë urbane dhe përballimi i fatkeqësive natyrore, plani i veprimit për një qytet të gjelbër, krijimi i pyllit orbital, përdorimi i mjeteve të zgjuara për promovimin e trashëgimisë kulturore, rigjallërimi i festave lokale, si dhe ndërtimi i një infrastrukture moderne arsimor, që nga çerdhet, kopshtet, e deri te shkollat. Veliaj tha se pas rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me rikonstruksionin e shkollave ekzistuese, si dhe ndërtimin e shkollave të reja, për t’i dhënë një mundësi arsimimi më të mirë brezit të ri dhe për të zhdukur një herë përgjithmonë mësimin me dy turne.

“Jam shumë i lumtur që OKBja ka vendosur qytetet në epiqendër të diskutimit publik. Zakonisht, shtetet janë ato që marrin angazhimet kryesore, por në fund të ditës zbatohen nga qytetet dhe jam shumë i lumtur që Tirana u përzgjodh si një ndër qytetet që po zgjidh më në fund çështjen e mbingarkimit të kopshteve, çerdheve e shkollave. Në fillim të mandatit e nisëm me çerdhet, vijuam me kopshtet, tani ka ardhur radha e shkollave. Disa shkolla të reja i kemi bërë, siç është shkolla “Kosova”, shkolla “Hoxha Tahsin”, “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, Liceu i ri, shkolla e re e Baletit, disa nga gjimnazet që janë shtuar në kapacitet, ama 17 shkollat e reja që kanë sot të gjitha kushtet për të qenë ndërtesa të qëndrueshme, me termoizolim, me hapësira që i kthejnë shkollat në qendra komunitare, ishin gjëja që u vlerësua më shumë në OKB

e Gjenevës”, tha Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i shkojë deri në fund realizimit të projektit të 17 shkollave, pavarësisht zhurmës që krijohet nga një pakicë që shprehet kundër çdo projekti që sjell zhvillim në qytet. “Jam më i vendosur se kurrë që të vijojmë me projektin e 17 shkollave. Unë i di të gjitha forcat që janë ngritur kundër, me his-

teri, janë të njëjtat forca që u ngritën edhe kundër këndit të lojërave, sheshit “Skënderbej”, i cili pret një çmim tjetër, edhe kundër Pazarit të Ri. Megjithatë, dua t’i kujtoj kujtdo që ngrihet kundër shkollës shqipe, se historia e Shqipërisë ka një vend shumë të errët për ata që ngrenë dorë kundër shkollës shqipe. Sot, të gjesh justifikime, për sa

kohë që bashkia shpronëson një privat dhe bën një shkollë, të sajosh histori dhe alibi, do të thotë të rezervosh vendin më të errët në historinë e Shqipërisë, kur ajo të shkruhet pas disa vitesh. Historia e Shqipërisë ka treguar se kush ka luftuar për shkollën dhe arsimin shqip, ka bërë investimin më të madh për vendin e tij”, theksoi Veliaj. Duke iu referuar pikërisht protestave të nxitura nga partitë e opozitës kundër projektit të shkollës së re të integruar në Kodër- Kamëz, Veliaj theksoi se ajo do t’i shërbejë 30 mijë banorëve që sot janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre shumë larg nga zona e tyre e banimit. “Kodër-Kamza sot ka rreth 30 mijë banorë. Kemi dy mundësi:

ose ta shohim Kodër-Kamzën si kontigjent për protestë dhe dhunë, siç bëjnë disa parti për interes të tyre apo të politikanëve që fëmijët e tyre i çojnë në shkolla jashtë shtetit, ose të themi se ka ardhur koha që edhe ai komunitet të ketë një shkollë cilësore, po aq cilësore sa shkolla “Kosova”, që djemtë dhe vajzat aty të mos jenë kontigjent dhune, por kontigjent talenti, pasioni dhe pune, që vjen vetëm nëpërmjet djersës së tyre”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku tha se çdo fëmijë ka të drejtën të arsimohet dhe edukohet njësoj në gjithë territorin e Tiranës, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës do të vijojë konsultimet me të gjitha grupet e interesit kudo që do ndërtohen shkolla të reja. “Çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet njësoj në Tiranë, edhe nëse ka lindur në Kodër-Kamëz, që është ekstremi verior i qytetit, apo në Bllok: duhet të ketë të njëjtin shans, me të njëjtën cilësi, siç është shkolla “Kosova”, të arsimohet dhe t’ia dalë me sukses në qytetin tonë. Do të vazhdojmë konsultimet me të gjitha palët që duan të marrin më shumë informacion, ama aferat korruptive, interesat politike dhe impotenca e atyre që nuk ndërtuan asnjë shkollë në Tiranë, nuk do të pengojnë Tiranën e 17 shkollave. Për sa kohë që na vlerëson bota, nuk besoj se ka shqiptar që të dalë kundër shkollës shqipe, përveçse një pakicë që gjithmonë bëhet më e dhunshme dhe gjithmonë po bëhet më e përjashtuar nga shoqëria”, u shpreh kryetari i bashkisë. Veliaj u bë pjesë edhe e konferencës së përbashkët për mediat në emër të këtij takimi, krahas kryetarit të Bashkisë së Gjenevës, kryetares së Këshillit të qytetit të Glasgout, si dhe përfaqësuesve të Kazakistanit dhe Gjeorgjisë, të cilët folën për qytetet si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm. Dita e Qyteteve bashkon Kryetarët dhe Nënkryetarët e bashkive për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe njohurive të praktikave më të mira dhe planifikimit të suksesshëm strategjik. Në dy tryeza të rrumbullakëta, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive diskutuan qasjet për të krijuar qytete të qëndrueshme të zgjuara, duke u fokusuar në mënyrat për përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve dhe në përmirësimin e efikasitetit të operacioneve, shërbimeve dhe konkurrencës urbane.


SPECIALE

14 E martë, 9 PRILL 2019

NË 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI”

Nga Mal Berisha* (Vijon nga numri i kaluar) PJESA IV

Etyd 1 – Aeroporti “Ataturk” Stamboll, 1997 Atë ditë marsi të vitit 1997, po përcillja djalin në aeroportin “Atatürk” të Stambollit. Për një çast m’u duk se do më shkulej zemra prej gjoksit. Ishte vetëm 17 vjeç dhe do të merrte rrugën e kurbetit. Ajo plagë e rëndë, e cila e kishte ndjekur familjen tonë që prej gati pesë dekadash, po përsëritej me tim bir. Do të shkonte në Amerikë e do të përplasej me jetën ballë për ballë. I ri dhe i vetëm. Krejt i vetëm. Njëmijë pyetje më godisnin tëmthat; Si do të arrinte?! Si do të stabilizohej, si do të jetonte, si do të shkollohej, si do të integrohej në jetën e përditshme...si e si e si…? Por, për mua, pesha më e rëndë që duhej të mbart’te do të ishin virtytet, ruajtja e tyre në atë botë të ndryshme prej asaj që po linte pas, ruajtja e identitetit dhe “besës” që i kishim dhënë njëri tjetrit. Do të ishte i vetëm, në një botë aq të madhe, kozmopolite e me aq shumë mundësira për të përparuar aq sa edhe për të gabuar! Sa vështirë do ta kishte të zgjidhte udhën e drejtë, atë të duhurën, në kaosin dhe pafundësinë e alternativave? Përpara se im bir të dilte nga shtëpia i kisha dhënë një copë letër të shkruar bukur me disa këshilla, postulate, të cilat më kishin udhëhequr shpesh herë në jetën time, që kur rashë në kontakt me shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, Uilliam Shekspirin. Në atë letër gjëndeshin këshillat që Polloni

DIELLI që na e ngroh VATRËN (VARIACIONE MBI NJË TEMË NOLIANE) Fitues i Çmimit të Parë në Konkursin Letrar për nder të 110-vjetorit të fillimit të botimit të Gazetës “DIELLI” – Boston – New York – 1909 – 2019

i jep të birit Laertit, kur e nis për studime në Francë, tek tragjedia Hamleti. I thashë të “shkruante në mëndje” ato që Noli i kishte përkthyer aq magjishëm në shqip: Shkruaj në mëndje këto që po të këshilloj Në kokë ç’ke, mbi gjuhë mos e nxirr,

Mos shfaq me vepër një mendim pa vend! Ji familjar, po jo vulgar aspak. Mikun, që ia provove dashurinë, E lidh në shpirt me rrathë prej çeliku; Po mos lodh dorën duke përkëdhelur Çdo shok të ri, çdo zog pa pendë. Dhe ashtu si babai të birin e këshillova për paranë, për besën, miqtë, virtytet dhe veset njerëzore. Ia lëshova letrën në dorë. I fola butësisht me dashurinë e prindit dhe përkujdesjen e mësuesit, zgjuarsinë e Shekspirit, zërin e Pollonit dhe në shqipen e Nolit, iu luta: “Mbaji këto këshilla me vete! Lexoji, shikoji, kujtomë dhe medito! Mirë është t’i ngjisësh në murin e dhomës, aty ku do të flesh. Mbaji ndër sy, por jo

vetëm; lexoji sa më shpesh dhe përpiqu t’i mbash Besën vetes! Ke shumë peshë për të mbajtur mbi supe atje në Amerikën e Madhe. Do ta ndjesh sapo të jesh atje!” U ndava me të, por nuk ia hiqja dot sytë. Në mjegull lotësh e ndiqja nga xhamat e këtej kufirit të aeroportit, teksa u ul në një stol dhe e hapi atë letër. Pastaj më humbi nga sytë, ndërsa vazhdoja ta kërkoja në morinë e njerëzve që largoheshin. Kisha shumë besim se do të shiheshim shpejt. Ai ishte i ri dhe historinë e njihte nga leximet, aq sa i lejonte mosha, por asnjëherë nuk peshon ajo dije që nuk është e skalitur mirë në zemër... Etyd 2 – Ibrik Tepe – Turqi, 1996 …Bashkë me Dr. Xhon Freelyn, një profesor i njohur i Univer-

sitetit “Bogazigi” në Stamboll dhe Emin Sahatçiun, botues i revistës “Cornocupia”, u nisëm nga Stambolli për në fshatin Ibrik Tepe, vendi ku ka lindur Fan Noli ynë. Arritëm pas tre orësh. Ai ishte një fshat me pluhur, me fare pak asfalt, vetëm në qendër. Dikur fshati ishte quajtur Qyteza dhe ishte i populluar prej shqiptarësh ortodoksë të vendosur aty nga Jugu i Shqipërisë, pas një ç’popullimi që kishte ndodhur me vendasit që jetonin në Perandornë Osmane. Tani ishte thjesht një fshat tipik turk. Në fakt nuk kishte ndonjë gjë të veçantë mbresëlënëse. Pyetëm ca fshatarë që gjetëm aty, nëse dinin ndonjë gjë për shqiptarët dhe jetën e tyre. Asnjëri nuk dha ndonjë përgjigje të saktë. Ata ishin myslimanë të zhvendosur kohë pas kohe nga Bullgaria dhe të vendosur aty, ndoshta gjatë luftërave të fundit. Vazhduam të ecnim nëpër fshat, deri sa dikush na ftoi të vizitonim disa shtëpi, të cilat kishin dyer shumë të vjetra me dekorime të veçanta. Na lanë të vizitonim tri ose katër prej tyre. Secila i kishte dyert e brendshme me disa ngjyrime që nuk kishin asnjë ngjashmëri me ornamentet myslimane. Ato nuk kishin ikona të pikturuara, por pllakat e brendshme të kornizave të dyerve ishin të mbuluara me vizatime shumëngjyrëshe që të kujtonin jetën e banorëve të mëparshëm jo-myslimanë. Dr. Freely, Emin Sahatçiu dhe unë padyshim, filluam të bënim fotografi. Pastaj u ulëm në një kafe fshati dhe u përfshimë në një diskutim plot pasion, se si duhet të kishte qenë jeta në atë vend për shqiptarët e asaj kohe, të cilët kishin lënë vendin e (Vijon në faqen 15)


SPECIALE

15 E martë, 9 PRILL 2019

(Vijon nga faqja 14)

tyre. Ishin kohërat e perandorisë, kur jeta për ta kishte qenë aq e vështirë. Më pas shkuam te Bashkia e Ibrik Tepesë dhe takuam kryebashkiakun. Ai ishte një burrë i thjeshtë, por jo me aq dijeni rreth historisë. I shpjeguam qëllimin e vizitës sonë. I treguam për një bir të atij fshati, një prift, një poet, muzikant, studiues, shkrimtar dhe përkthyes. Duket se asnjë nga këto nuk i bëri ndonjë përshtypje, deri sa i përmendëm se ai ka qenë edhe politikan dhe madje edhe Kryeministër i Shqipërisë për një farë kohe, në vitin 1924. Ky fakt i preku atij nervin e politikanit të vogël provincial. Ndoshta mendoi se një kryeministër nga fshati i tij mund t’i jepte edhe atij ndonjë shenjë trashëgimie për të bërë karrierë në nivele më të larta politike përtej kasabasë së tij. Menjëherë kërceu dhe gufoi: “Allah Allah! Prej këtij fshati paska dalë një Kryeministër?!” Më pas diskutuam për mundësinë e vendosjes së një busti të Nolit në fshatin e vogël. Kryebashkiaku ishte dakord me këtë ide, por nuk e dinte se si mund të financohej një projekt i tillë. U ktheva në Stamboll dhe e raportova këtë çështje tek qeveria shqiptare. Nuk vonoi shumë dhe u largova nga Turqia para se të mund të merresha me vendosjen e ndonjë monumenti të Fan Nolit. Nuk bëra dot asgjë në atë kohë, por fara e një nisme të tillë tashmë ishte mbjellë. Vitet kaluan dhe dëshira e fortë e asaj dite, u bë realitet. Busti, vepër e skulptorit Andrea Demçe, u vendos nga autoritetet shqiptare dhe diplomatët tanë në Turqi për nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe 130-vjetorit të lindjes së vetë Fan Nolit. Ky bust qëndron krenar në atë qytezë, siç jemi ne krenarë për veprën që Noli na ka lënë trashëgimi deri më sot. Vite më vonë, këtë histori të thjeshtë pata nderin ta tregoja përpara grigjës së Kishës së Shën Gjergjit, e themeluar nga Fan Noli në Boston, përkrah At Arthur Liolinit. “Ishin” Noli, Dielli dhe Vatra që gjëndeshin aty atë ditë. Unë i shihja ato në portretin madhështor të At Arthurit dhe fytyrat e gëzuara të shqiptaro - amerikanëve që mbushnin kishën deri tek altari. Etyd 3 – Notes on Albania – Londër, 2014 …Noli dhe Vatra më ndoqën në shumë udhëtime të jetës.

Ashtu sikundër ato na dhanë neve aq shumë, mundohesha t’ua ktheja me çdo formë. Ndër to spikaste “mburrja” për kulturën tonë kombëtare. Çelësi për të hapur dyert e njohjes së të huajve me ne shqiptarët ishte gjetur tek “Notes on Albania” të cilën e organizuam disa herë në Londër. Midis shumë artistëve shqipëtarë, shqiptaro britanikë dhe britanikë, spikati edhe shkrimtari anglez, përkthyes i disa veprave nga gjuha shqipe në anglisht, Robert Uillton. Ai u ngjit në skenën e teatrit King’s Place dhe recitoi në gjuhën angleze përkthimin e vjershave shqipe nga De Rada, “Çfarë është më e ëmbël se një puthje”, elegjinë “Vajtimi i Ajkunës” nga Eposi i Kreshnikëve, poemën “Kristal” nga Ismail Kadare dhe këngën “Moj e bukura More!” Salla, plot me anglezë, shpërthente në duartrokitje pas çdo interpretimi të tij. I inkurajuar nga suksesi ai bëri një deklaratë, e cila na bëri shumë krenarë. Ai, pak a shumë tha: “Nëse ne anglezët do të kishim patur fatin e lumtur që të kishim të përkthyer letërsinë shqipe aq bukur, sa ç’ështe e përkthyer letërsia jonë angleze në shqip, e veçanërisht Shekspiri nga i madhi Fan Noli, atëherë do të kishim kuptuar se shqiptarët kanë një letërsi të madhe dhe shumë të bukur që në shumë raste shkon paralel me letërsinë tone angleze.” Ishte një vlerësim i madh për letërsinë shqipe. Aq më tepër që ai e zotëron mjaft mirë gjuhën tonë. …Në rininë tonë Shekspiri dhe Fan Noli ishin sinonim i njëri -tjetrit. Ndërsa i pari për ne ishte i njohur për veprat e tij të shkruara, i dyti shquhej për përkthimet e tij të mrekul-

lueshme. Thuhet se Shekspiri “fliste” në shqip, po aq mirë sa në gjuhën e vet. Përkthimi i Nolit, ku në shumë raste ka futur elemente që nuk gjënden në anglisht, e bëjnë Shekspirin të tingëllojë po aq bukur edhe në shqip. Ai i ka qëndisur me mjeshtëri veprat e Shekspirit, sa shpesh duket sikur vetë origjinali është në shqip. Për shembull, përkthimi i Hamletit nga Noli në disa pjesë mbart një identitet krejt shqiptar: ‘’Oh le të qajë i plagosur dreri E le të lozë e pangarë dhia Se njëri fle e tjetrin e zë vreri Kështu na qenka bota njerëzia’’ Eshtë një përkthim aq virtuoz, sa i bëri shqiptarët, si rrallë ndonjë komb tjetër, të dashuroheshin me Shekspirin. Etyd 4 – Me vatranët në New York, 2012 …Dashurine për simbiozën Shekspir - Fan Noli, ia kisha shprehur mikut tim, historianit, studjuesit dhe njërit prej koleksionistëve më të shquar të librit shqip për shqiptarët jashtë atdheut, z. Idriz Lama, ish gazetar i Zërit të Amerikës. Ishim në New York. Një ditë të bukur, kur Vatra e Nolit më dha një shpërblim shumë të madh, duke më njohur si ‘Antar Nderi i Vatrës’, z Lamaj më dhuroi një koleksion veprash të Shekspirit, “Jul Qezarin’’, ‘’Hamletin’’, ‘’Makbethin’’, në botimin e tyre të parë në gjuhën shqipe, atë të viteve njëzet të shekullit të kaluar. Në morinë e ecejakeve të herë pas hershme nga një vend në një tjetër, një ndër gjërat e pakta që nuk i ndaj prej vetes janë pikërisht këto vepra, një nga thesaret e mia të vogla, që mbushin raftet me libra dhe shpirtin me perla penash e mendjesh të mëdha, si ajo e Shekspirit dhe Nolit.

Etyd 5 – Stratford mbi Avon – Angli, 2015 …Gjatë vizitës në atë që njihet si shtëpia ku ka jetuar Uilliam Shekspiri në Stratford mbi Avon, u ndesha me një ngjarje shumë interesante. Njeriu i parë të cilin takova në atë museum, ishte një burrë i madh, i shëndoshë, i veshur me rroba të kohës së Shekspirit, me xhaketë të kuqe, kapele të madhe dhe killota të gjëra. Ishte i plotë, i buzëqeshur, ndërsa detyra e tij ishte të priste miqtë dhe t’u thoshte mirëserdhët në anglishten e Shekspirit. Fill pas kësaj përshëndetje, ai i pyeste vizitorët: “Nga jeni ju zotëri?” Kështu pasi pyeti disa vizitorë, të cilët qëlluan të ishin amerikanë, na erdhi rradha edhe neve. Iu përgjigja se ishim shqiptarë. “Mirëdita”, ma ktheu ai në gjuhën shqipe. “Mirësevini në këtë shtëpi!” Mbeta i shtangur... Ai burrë aty të më fliste shqip?! “Mirësejugjeta!” -iu përgjigja. Pastaj ai vijoi në anglisht, ndërkohë që e kishte kuptuar shikimin tim të befasuar nga “shqipja” e tij. “Po, ju, hmm, si ka mundësi… sa mirë që dini shqip!” - i thashë në gjuhën angleze por me një lloj krenarie të brendshme shqiptare. “ Oh, jo jo, unë di disa fjalë”, më tha, “por jo se mund të flas mrë shqip. Ju a jeni nga Tirana?” - më pyeti në anglisht. E gjeta me vend t’i gjegjesha! – “Po andej jam”. “Shumë mire!” më tha. “A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? - e pyeta. “Jo”, - ma ktheu, - por kam dëshirë të shkoj. Dua të shoh Skutari, Kruxha (Kruja) dhe Elbasani.

“Sa mire”, - i thashë, “po çfarë të bën të ndjehesh kështu, i interesuar për Shqipërinë?” “Hëm, keni të drejtë. Unë jam shekspirollog. Kjo më ka bërë që të hulumtoj se si është përkthyer Shekspiri në gjuhë të ndryshme të botës. Ju keni patur një përkthyes të famshëm, një prift ortodoks me emër Fan Noli. Falë tij, mendohet se Shekspiri tingëllon në shqip më mirë se në shumë gjuhë të tjera të botës. Këtu vijnë nganjëherë turistë shqipëtarë. Unë bisedoj me ta. Kam mësuar se Kruja është qyteti i Heroit tuaj Kombëtar, Skënderbeu, ndërsa Sheshi kryesor në Tiranë mban emrin e tij. Kaq di, por kam një dëshirë të madhe të di më shumë për të. Shekspiri ju ka përmendur edhe juve ilirëve, në Iliri”, shtoi ai. “Oh”, - vazhdova me një pasthirrmë që nxitoi të më dilte, “kjo është shumë e vërtetë. Ai e gjeti frymëzimin në Iliri për një ndër veprat e tij më të bukura, “Nata e Dymbëdhjetë”. Lidhur me këtë vepër të Shekspirit, Kenneth Muir ka shkruar një libër analitik, me titull “Udhëtim në Iliri”. Në kapitullin e njëzet e nëntë, libri analizon pikërisht veprën në fjalë. Edhe Teatri ynë kombëtar ka luajtur dhe luan pjesë të Shekspirit. Një prej tyre, Henry i IV është interpretuar edhe në Teatrin Globus, në Londër, në vitin 2012.” Në të ikur e pyeta për emrin. Quhej Paul Earl. Biseda me të nuk mund të zgjaste më, por edhe unë nuk mund të isha kurrsesi më i kënaqur, se sa të flisja për një emër të dashur shqiptar, Nolin, dhe ku? Në vendlindjen e Shekspirit! Etyd 6 – Amaneti, New York, 2019 Pas kaq vitesh e ngjarjesh, i kthehemi shpesh asaj letreamanet, të vitit 1997 në Stamboll. Takohem shpesh me tim bir, tanimë burrë, familjar, shtetas i Amerikës dhe e kujtojmë atë ditë të mbushur me dhimbjen e ndarjes, që Amerika e ktheu në të ardhme fatlume. Në harkun e një jete, ato që kishte shkruar Shekspiri dhe përkthyer Noli: Këtë përmbi të gjitha: mbaji besë vetes! ...ishin Këshilla që na vlejtën aq shumë, mes gjërave të tjera të vyera që i gjetëm në Amerikë. Aty, gjetëm edhe DIELLIN që na e ngroh VATRËN. *Studjues dhe diplomat (FUND)


AKTUALITET

16

E martë, 9 PRILL 2019

Ministri për Emigracionin, Mark Harbers tha se Shqipërinë e konsiderojnë një vend të sigurt por se qëndrimi zyrtar i Holandës është që të ruajnë sistemin pa viza me Shqipërinë

Redjon Shtylla

M

inistri për Emigracionin, Mark Harbers, i ka “fikur shpresat” shqiptarëve që kërkojnë azil në Holandë, apo e shohin këtë të fundit si rrugën “e artë” për të kaluar drejt Britanisë. Në një konferencë për shtyp me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, Harbers tha se për shqiptarët nuk ka azil edhe se nuk do të ketë heqje të vizave, edhe pse tre parti kryesore të Holandë kërkojnë që për Shqipërinë të rikthehen vizat. Për të, azili dhe kalimi drejt Britanisë, janë rrugë që i kthen shqiptarët në vend. “Së pari, nuk ka asnjë shans për këta emigrantë për të fituar azil në Holandë. Edhe nëse dikush nuk kthehet në mënyrë vullnetare në Shqipëri, atëherë do të bëhet objekt i një rikthimi të detyruar, që përfshin edhe ndalimin administrativ. Së dyti, për ata të cilët iu shkon në mendje që të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin nga Holanda për në Mbretërinë e Bashkuar, çdo përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin ka vetëm një rezultat: në një biletë vetëm kthimi për në Shqipëri dhe një ndalim udhëtimi për dy vjet në gjithë zonën Shengen”. Ai ka thënë se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për këtë problem deri më tani ka qenë i frytshëm. Harbers shtoi se Shqipërinë e konsiderojnë një vend të sigurt por se qëndrimi zyrtar i Holandës është që të ruajnë sistemin pa viza me Shqipërinë. “Kjo ishte vizita

Holanda “fik shpresat”: S’ka azil dhe as kalim drejt Britanisë VIZAT

ime e parë në këtë vend të bukur. Pata mundësinë të vizitoj pikën e Rinasit dhe më pas do të takohem me zyrtarë të lartë. Qëllimi i vizitës time është emigracioni i paligjshëm dhe ta ndalojmë duke punuar ngushtësisht. Bashkëpunimi deri tani ka qenë i shkëlqyer por duhet kontroll më i fortë kufitar dhe fushatë ndërgjegjësimi. Emigracioni i paligjshëm ka pasoja. Numri i aplikimeve për azil në Holandë është rritur vitin e kaluar por kanë zero shanse për të fituar.

MINISTRI

M

Vrasjet, Lleshaj: Krimi do të marrë goditje 360 gradë

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur nga gazetarët, tha se autoritetet kanë marrë masa për të thelluar luftën ndaj grupeve kriminale. Gjatë konferencës me homologun e tij të Çekisë, njëkohësisht Zv.kryeministër, Jan Hamacek, Lleshaj u shpreh se grupet kriminale do të marrin një goditje 360 gradë. “Ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik që nuk është në nivelin maksimal. Ne do ta adresojmë perceptimin publik. Do të marrim masa të forta për të thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale që nuk janë vënë para drejtësisë për arsye të punës nevojitet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Në Shkodër janë marrë masa të forta. Ne kemi qasje të integruara. Janë shumë agjenci që po punojnë në Shkodër. Do të bëhet një qasje e integruar që strukturat ende të mbijetuara të krimit në qarkun e Shkodrës të marrin një goditje nga të gjitha krahët, në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve të marrë fund njëherë e mirë në Shkodër, Elbasan e gjetiu”.

Për 2018 aplikimet për azil janë refuzuar të gjitha. Varfëria dhe mungesa e shpresës nuk janë arsye për të aplikuar për azil. Qëndrimi zyrtar i Holandës është që të mbajmë sistemin pa viza. Jemi duke lexuar çdo monitorim por duhet të ruhet sistemi pa viza. Bashkëpunimi duhet të dëshmohet me rezultate të prekshme”,-deklaroi ai. Zv/ ministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti 8400 shqiptarëve u është refuzuar

TAKIMI “Shqipëria ka bërë zhvillim të madh, i ka bërë detyrat e shtëpisë që Bashkimi Europian i ka dhënë”. Kështu u shpreh zv.kryeministri, njëkohësisht ministër i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamáček në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj. Hamáček shtoi se Shqipëria është e përgatitur për të vazhduar më tej me hapat drejt integrimit në BE. Zv.kryeministri i Republikës Çeke, pohoi se ndihet i impresionuar nga ndryshimet në vend dhe nënvizoi se Çekia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt Integrimin në BE, pasi për të detyrat e dhëna nga Bashkimi Europian, janë kryer. “Shoh që vendi juaj ka ndryshuar kaq shumë, ka një zhvillim pozitiv, është kaq i modernizuar”. Ai vlerësoi marrëveshjen që vendi ynë ka firmosur em FRONTEX, për të mbrojtur kufinjtë, ku theksoi se Çekia ka dërguar në kufi punjonjës të policisë dhe teknikë policorë. “Kam dëshirë të vlerësoj Republikën e Shqipërisë, e cila si vend i parë ka firmosur marrëveshjen me FRONTEX dhe ne si Republikë

dalja. Ajo theksoi se është e pamundur që një shqiptar të fitojë azil në Holandë apo në ndonjë vend tjetër. Mark Harbers vjen në Shqipëri vetëm pak javë pas vizitës së ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinad Grapperhaus. Holanda vitin e kaluar ishte një nga tre vendet skeptike që shtynë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërsa pak muaj para vendimit të radhës në qershor, zyrtarë të lartë holandezë kanë zbarkuar në Shqipëri për t’u njohur me

“Ministri për Emigracionin, Mark Harbers, i ka “fikur shpresat” shqiptarëve që kërkojnë azil në Holandë, apo e shohin këtë të fundit si rrugën “e artë” për të kaluar drejt Britanisë. Në një konferencë për shtyp me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, Harbers tha se për shqiptarët nuk ka azil edhe se nuk do të ketë heqje të vizave, edhe pse tre parti kryesore të Holandë kërkojnë diçka të tillë ndaj Shqipërisë”. rezultatet në luftën kundër krimit dhe bllokimit të azilantëve. Gjatë dy viteve të fundit, qindra shqiptarë kanë kërkuar azil në Holandë. Çështjet e tyre kanë pak gjasa të miratohen pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Shqiptarët janë, gjithashtu, ata që përdorin më shumë Holandën si rrugë kalimi për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Hamáček-Lleshajt: Vazhdoni drejt Integrimit në BE

Çeke e mbështesim këtë iniciativë dhe Republika Çeke ka dërguar në kufi 10 punonjës të policisë çeke dhe teknikë policorë. Bashkëpunimi midis Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë ka filluar prej vitesh, bashkëpunimi mes dy vende ka filluar që vitet 1950 kur ne kemi krijuar bazat e policisë, e cila merret me trajnimin e qenve. Sigurisht që

bashkëpunimi ynë, siç thashë, vazhdon prej vitesh dhe dua të falënderoj për bashkëpunimin e tanishëm”. Ministri Lleshaj theksoi se Hamáček vjen për vizitë në Shqipëri në një moment shumë të rëndësishëm edhe në kuadër të marrëdhënieve tona dypalëshe por edhe në kuadrin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian


AKTUALITET

17

E martë, 9 PRILL 2019

Ministrja deklaroi gjatë vizitës në komunitetin rom në Shkozë, se do të integrohen shërbimet sociale dhe shëndetësore, për të siguruar më shumë mbrojtje për kategoritë në nevojë

N

ë Ditën Botërore të Romëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u ndal në qendrën sociale në Shkozë, ku u ofrua shërbimi i mamografisë për gratë rome, shërbimi dentar dhe vaksinimi falas për fëmijët e komunitetit rom. Programi i shërbimit shëndetësor dhe social në komunitet do të rinisë për të dytin vit radhazi për të garantuar shërbime afër vendbanimit për kategoritë vulnerabël, posaçërisht për komunitetin rom dhe egjiptian. “Programi që nisim sot, për të dytin vit me radhë i shërben jo vetëm ndërgjegjësimit të komunitetit rom për kujdesin parandalues por edhe përmirësimit të shëndetit të tyre, duke rritur aksesin në shërbime shëndetësore, aty ku ata jetojnë”, tha Manastirliu. Ministrja deklaroi gjatë vizitës në komunitetin rom në Shkozë, se do të integrohen shërbimet sociale dhe shëndetësore, për të siguruar më shumë mbrojtje për kategoritë në nevojë. “Po punojmë fort për të bashkërenduar kujdesin shëndetësor me atë social. Me strategjinë tonë të kujdesit parësor, të cilin e shpallim së shpejti, do të kemi të integruara këto dy shërbime. Kemi filluar të pilotojmë në qendra shëndetësore të veçanta kujdesin socio-shëndetësor. Dhe do ta zgjerojmë fillimisht në ato zona ku jetojnë komunitete vulnerabël, që kanë nevojë për akses në shërbime socioshëndetësore në komunitet”,theksoi Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Manastirliu: Shërbime falas afër vendbanimit për komunitetin rom MBROJTJE “Po punojmë fort për të bashkërenduar kujdesin shëndetësor me atë social. Me strategjinë tonë të kujdesit parësor, të cilin e shpallim së shpejti, do të kemi të integruara këto dy shërbime. Kemi filluar të pilotojmë në qendra shëndetësore të veçanta kujdesin socio-shëndetësor. Dhe do ta zgjerojmë fillimisht në ato zona ku jetojnë komunitete vulnerabël, që kanë nevojë për akses në shërbime socio-shëndetësore në komunitet”.

Sociale, prej janarit 2018 ka nisur programin e kujdesit shëndetësor në komunitet, duke i kushtuar vëmendje të posaçme vaksinimit, mamografisë dhe shërbimeve të tjera parandaluese. Nga ky program, kanë përfituar banorët e komunitetit rom në zonat me përqendrimin më të lartë të këtij komuniteti në të gjithë vendin. Janë vaksinuar rreth 1000 fëmijë, kanë kryer mamografinë dhe eko rreth 200 gra rome si dhe kanë përfituar nga vizitat e syve falas rreth 90 fëmijë. Nga ana tjetër,

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar vëmendjen e munguar të shtetit, sipas tij, ndaj këtij komuniteti. Kreu i Shtetit kujton takimin e disa javëve më parë në Korçë me disa nëna të komunitetit rom, ku thotë se kërkesat e tyre ishin tronditëse dhe që nxjerrin në pah nevojën për mbështetje të institucioneve dhe shoqërisë. Romët i japin ngjyra dhe alegri shoqërisë sonë. Sot është 8 Prilli, dita ndërkombëtare e tyre. Në qendrën komunitare në Shkozë u ofruan mamografi dhe shërbime dentare si dhe aktivitete për

TIRANË

SHKODËR

Një javë aktivitete për fëmijët romë

‘’Mos dhuro para! Dhuro kujdes!’’, është motoja e zgjedhur nga bashkia e Shkodrës për të kremtuar 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve. Në kuadër të kësaj dite, janë përgatitur një javë aktivitete që kanë nisur në Qendrën Multifunksionale Komunitare “Për Familjen”. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Fëmijët që frekuentojnë këtë qendër, kishin përgatitur një program artistik me këngë, panair me punë dore po nga ata, gjithashtu u bë dhe një prezantim i nismave dhe i rasteve të suksesit të integrimit në Qendrën Multifunksionale Komunitare “Për Familjen”.

fëmijët. Romët u vendosën në Shqipëri në shekujt XVIII-XIV. Vetëm në zonën e Shkozëz në Tiranë jetojnë rreth 260 familje nëpër banesat sociale. “Më parë kemi jetuar në plasmase apo barake. Unë punoj në ndërmarrjen e gjelbërimit. Dy djemtë i kam pa shkollë, vajza vetëm me 3 klasë. Për fëmijët e djemve na ka ndihmuar qendra sociale, që nga vaksinimi e deri tek regjistrimi në kopshte e shkolla”, thotë një grua rome. Nuk ka rom që nuk di të kërcejë, madje muzika

duket se i shoqëron sa vijnë në jetë këta njerëz shtegtarë me origjinë nga India. ‘’Mos dhuro para! Dhuro kujdes!’’, është motoja e zgjedhur nga bashkia e Shkodrës për të kremtuar 8 prillin. Në kuadër të kësaj dite, janë përgatitur një javë aktivitete që kanë nisur në Qendrën Multifunksionale Komunitare “Për Familjen”. Fëmijët që frekuentojnë këtë qendër, kishin përgatitur një program artistik me këngë, panair me punë dore po nga ata, gjithashtu u bë dhe një prezantim i nismave dhe i rasteve të suksesit të integrimit në Qendrën Multifunksionale Komunitare “Për Familjen”.

N

ë kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, një grup i komunitetit rom dolën të hënën në protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ata kërkuan më tepër vëmendje ndaj kësaj kategorie të popullsisë, sidomos në aspektin shëndetësor, ku vunë theksin te mungesa e shërbimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dje vizitoi qendrën sociale në Shkozë, ku lajmëroi rifillimin e programit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore në komunitetin rom dhe egjiptian. Tirana përzgjidhet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga qytet që ka bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes së mbingarkimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se çdo fëmijë ka të drejtën

Romët në protestë: Më shumë vëmendje

të arsimohet dhe edukohet njësoj në gjithë territorin e Tiranës. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi që premtimet e nismat për romët të mos mbeten në letër. Në një postim në facebook, kreu

i shtetit u shpreh se arsimimi, strehimi, punësimi dhe përkrahja sociale, mbeten ende sfida reale që romët nuk mund ti kapërcejnë pa mbështetjen e insitucioneve dhe shoqërisë.


AKTUALITET

18

E martë, 9 PRILL 2019

Pas tragjedisë, Bashkia e Pukës mori përsipër të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore të çiftit, ndërsa është angazhuar të ndihmojë të mbijetuarit e familjes

T

ragjike është ngjarja në Pukë, aty ku banesa e familja Ndoj u përfshi nga flakët që i morën jetën çiftit Petrit e Dava Ndoj, si edhe la jetimë 4 fëmijët e tyre. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, për shkak të një shkëndije elektrike, burrë e grua humbën jetën në fshatin Breg të Pukës, pasi banesa e familjes u përfshi nga zjarri. Fatmirësisht katër fëmijët e familjes, më i madhi 15-vjeç arritën të shpëtojnë me plagë të lehta duke u hedhur nga dritaret e katit të dytë ku po flinin. Ata arritën të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar. Sipas policisë ka qenë gjyshi 82-vjeçar ai që ka dhënë alarmin për zjarrin dhe ka zgjuar fëmijë por prindërit e tyre nuk arritën të dalin nga banesa. Forcave zjarrfikëse të Pukës iu desh gati dy orë punë për të shuar përfundimisht flakët dhe për të nxjerrë trupat e pajetë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa nga të dhënat e para shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një shkëndijë elektrike. Fëmijët dhe dy të moshuarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pukës, ku thonë se janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se do të strehohen tek të afërm. Pas tragjedisë Bashkia e Pukës mori përsipër të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore të çiftit, ndërsa është angazhuar të ndihmojë të mbijetuarit e familjes. Familjarët Babai i Petrit, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë si dhe përkrahjen që i është premtuar nga bashkia e Pukës. “Tragjedi e madhe, në gjumë kam qenë por e kam dëgjuar zhurmën e tjergullavë që kanë rënë në tokë. Jam ngritur dhe i kam

Tragjedia, prindërit digjen në banesë, shpëtojnë fëmijët NGJARJA “Banesa e familja Ndoj u përfshi nga flakët që i morën jetën çiftit Petrit e Dava Ndoj, si edhe la jetimë 4 fëmijët e tyre. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, për shkak të një shkëndije elektrike, burrë e grua humbën jetën në fshatin Breg të Pukës, pasi banesa e familjes u përfshi nga zjarri”.

bërë zë djalit, o Petrit, o Petrit, o Petrit, por kishte mbaruar, I bëra zë edhe Davës por edhe ajo kishte mbaruar. Kemi nxjerr 4 fëmijët në një dhomë tjetër matanë, kanë shpëtuar pa u vrarë. Mua më nxori fare dhe më keq nuk ka. Ka ardhur kryetari i Bashkisë dhe ka thënë varrimin do e bëjmë ne dhe shtëpinë për pak ditë e keni të rregulluar. Sa të jem gjallë do të kujdesem për fëmijët”, është shprehur

babai i viktimës. Vëllai i Petritit i cili ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë çiftin e bashkëshortëve. “Dihet se tani fëmijët për babë e për nanë janë jetim. Shkathtësia e tyre ka bërë që ata të hapin dyer e dritare dhe të dalin përmes një koteci që kanë psur për drithë dhe janë hedhur. Kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Ata kanë ardhur dhe kanë bërë gjithçka por pa mundur

të shpëtojnë. Është shkrumbuar gjithçka, vëllai dhe kunata janë bërë si me qenë kazan rakie, zi e sterr, s’di ca të them”. Bashkia Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, është ndër personat e parë që është gjendur në fshatin Breg të Pukës. Kryebashkiaku thotë se ka parë një tronditje të madhe në radhët e banorëve. “Deshi zoti dhe fati që një pjesë e familjes së tyre doli pa

TIRANË

VLORË

Forcat xheniere çaktivizojnë pakon me tritol N

jë pako me lëndë plasëse e vendosur para një zyre ligjore në Vlorë, u çaktivizua nga forcat xheniere të ardhura nga Tirana. Zyra është në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës. Rreth orës 14:14 të së hënës, në Policinë e Vlorës mbërriti një telefonatë që njoftoi për një pako të dyshimtë në katin e dytë të një ndërtese në qytetin bregdetar. Blutë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, rrethuan zonën dhe larguan njerëzit prej aty. Pakoja u gjet në hollin e një godine pranë Gjykatës se faktit në Vlorë. Ajo ishte vendosur pranë një zyre përkthyesish

ligjorë në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës. Të dy nuk ndodheshin aty në momentin kur u gjet lënda plasëse. Dyshohet se brenda pakos së mbështjellë me qese të zezë dhe të lidhur me një telefon, kishte 150-200 gramë eksploziv.

problematika. Ne bëmë një veprim jashtëzakonisht të mirë në kohë dhe afat të caktuar por koha për ti minimizuar këto fatkeqësi ishte shumë e shkurtër. Isha prezent kur u bë nxjerrja e trupave, ndjej një tronditje të rëndë psikologjike kur pash tek bashkëqytetarët e mi një dramë të madhe, për mua do të jem në kujtesën time”, tha kryetari i Bashkisë së Pukës pas tragjedisë. Gjonaj ngriti shqetësimin që duhet ndërhyrje në infrastrukturë, në mënyrë që rrugët e reja të mundësojnë mbërritjen më të shpejtë të forcave zjarrfikëse apo ambulancave në raste emergjente. Bashkia dhe një biznesmen kanë marrë përsipër të ndërtojnë shtëpinë e shkrumbuar.

Pakoja është marrë me vete nga xhenierët për të analizuar dhe përcaktuar llojin e lëndës plasëse. Ende nuk dihet kujt i adresohet, për faktin se në këtë godinë ka shumë zyra avokatie. Deri tani policia nuk një pistë për ngjarjen.

K

atër persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë arrestuar nga policia në Tiranë. Të arrestuarit janë: Leonard Duka, Elvis Gaçaj, Oltian Loga dhe Dritan Agaj. Leonard Duka, dyshohet se është kreu i grupit kriminal. Një nga të arrestuarit, Elvis Gaçaj, ka qenë objektiv i një atentati në lulishten “1 Maji” me 1 tetor të 2015 ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos vetë Gaçaj. Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg për jetë Sael Sulaj dhe 30 vjet Vasil Çavon si autorë të vrasjes së Kevin Rugovës dhe Aurora Oskianit si dhe plagosjes së Elvis Gaçaj. Ai është akuzuar gjithashtu për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit. Të arrestuarit, të cilët u kapën

Shkatërrohet grupi i strukturuar kriminal

pranë shkollës “Partizani” janë në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas

mbanin në banesë sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.


AKTUALITET

18

19

E martë, 9 PRILL 2019

Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30 aty ku pritet të renditen pretendimet e avokatit Sollaku për pafajësinë e klientit të tij

vite burg kërkoi prokurori Enendi Nakuci ndaj Klement Balilit. “Eskobari i Ballkanit”, pas vetëdorëzimit kaloi në 6 seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda, ndërsa ky dënim i kërkuar për të u reduktua në 12 vite në përfundim të pretencës pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. I pranishëm në seancë Balili nuk dha asnjë koment ndërsa avokati i tij ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen. Sipas Sollakut, ndaj Balilit uk ka prova që e faktojnë lidhjen e tij me 700 kg kanabis të kapura në Zakinthos të Greqisë, për të cilën akuza thotë se është kanabisi i trafikuar nën kordinimin e Klemend Balilit. “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për 4 akuza por u faktua vetëm 1 episod i trafikimit të narkotikëve. Organi i akuzës gjatë relatimit u shpreh se Klemend Balili ka tentuar që të trafikonte edhe me herët lëndë narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Bullgarisë por që kjo ngarkesë u kap nga policia greke. Balili u akuzua nga prokuroria vetëm për trafikimin e 687 kilogramëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të ishullit grek Zakinthos. Përfshirja në grup kriminal sipas prokurorisë, u faktua nga përgjimet telefonike të ardhura nga Greqia. Krimet e Rënda kërkuan shpalljen fajtor për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin

12 vite burg për “Eskobarin e Ballkanit”

PRETENCA “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Klemend Balilin duke përkuar 18 vite burgimi por në zbatim të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimin, në përfundim kërkohen 12 vite burg. Klemend Balili akuzohet për 4 akuza, por u faktua vetëm 1 episod i trafikimit të narkotikëve”.

PASURIA

me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg. Në bashkim të këtyre dënimeve për 4 akuzat u kërkua 18 vite me gjykim të shkurtuar 12. Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30 aty ku pritet të renditen pretendimet e avokatit Sollaku për pafajësinë e klientit të tij. Prej më shumë se dy vitesh Klement

GJYKATA

Burri vrau gruan, daja merr fëmijët

Një krim i dyfishtë në familje tronditi qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri vrau gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Tre muaj pas ngjarjes tragjike, Gjykata e Apleit në Fier vendosi për fatin e fëmijëve të çiftit Musta. Dy fëmijët e mitur do të rriten nga daja i viktimave. Gjykata e Apelit në Fier vendosi që Gjyshmir Çaushaj të kujdeset për fëmijët e çiftit Musta. Gjykata rrëzoi kërkesën e nënës dhe të babait të autorit të krimit, të cilët dhe ata kishin kërkuar kujdestarinë e nipërve të tyre. Të vegjëlit mbetën vetëm pasi babai i tyre u vrau nënën dhe tezen pasditen e dy janarit. Gruaja e Gazment Mustës, Gentjana kishte kërkuar të shkonte për darkë tek prindërit e saj. Çifti u përfshi në konflikt dhe më pas autori sulmoi me thikë dy gratë të cilat i la të vdekura në vend.

Balili i cilësuar nga media greke si “Escobari i Ballkanit” dhe pak disa kohësh në arrati, ai u vetëdorëzua në muaj janar. Në seancën e parë Balili kërkoi gjykimin e shkurtuar çka u pranua dhe pritet që në rast dënimi ti ul atij 1/3 e kohës që do të të qëndroj në qeli. Ndërsa në një tjetër proces, Krimet e Rënda pak ditë më parë kërkuan konfiskimin e pronave të familjes

Balili, për të cilat ende nuk ka një vendim. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës i është drejtuar përmes një kërkese Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Balilit i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale. Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës, objektin ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate

“Krimet e Rënda pak ditë më parë kërkuan konfiskimin e pronave të familjes Balili, për të cilat ende nuk ka një vendim. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës i është drejtuar përmes një kërkese Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Balilit i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale”. me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës, truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës, si edhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente. Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

FUSHË-KRUJË

Tritol, mesazh për zyrtarin e bashkisë S

eriali i shpërthimeve me eksploziv vijon në FushëKrujë. Që prej fillimit të vitit, janë regjistruar të paktën 7 të tilla. I radhës u regjistrua mbrëmjen e së dielës në oborrin e banesës së një zyrtari të Bashkisë në njësinë administrative Cudhi. Rreth 200 gr lëndë plasëse artizanale shpërtheu në oborrin e banesës së një zyrtari të Bashkisë FushëKrujë mbrëmjen e së dielës duke vijuar serialin e shpërthimeve me eksploziv si mesazhe kërcënuese ose paralajmëruese. Eksplozivi shpërtheu në oborrin e banesës së Vesel Xakës, i cili është punonjës i Bashkisë së Krujës, në njësinë administrative Cudhi. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar panik në zonë por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Kërcënimi për shkak të detyrës është pista kryesore e policisë për ngjarjen, pavarësisht se në deklarimet e para 63-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte. Por nga ana tjetër

nuk është lënë mënjanë as pista e inskenimit të ngjarjes. Prej fillimit të vitit në Fushë-Krujë janë regjistruar të paktën 7 sulme me eksploziv ndaj banesave,

bizneseve dhe shtyllave të tensionit të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve, policia ka dështuar të identifikojë dhe arrestojë autorët.


FORUM

20 E martë, 9 PRILL 2019

ANALIZË

A është ky fillimi i fundit të Erdoganit? N

ë zgjedhjet lokale të Turqisë të mbajtura të dielën në 31 mars, opozita, e bashkuar dhe e organizuar, e sfidoi fort Rexhep Tajip Erdoganin, që në perëndim, jo pak e shohin si autokrat. Pikërisht në kohën kur dukej se demokracia turke ishte ne grahmat e saj te fundit, votuesit i dhanë presidentit të tyre një shuplakë të fortë: rezultatet, edhe pse ende jo zyrtare, treguan se Erdoganin dhe partia e tij në pushtet AKP, humbën kontrollin e Ankarasë dhe Stambollit, zemra financiare e vendit dhe platforma e lëshimit të karrierës politike të kreut të shtetit. “Kjo e sotmja është një ditë e madhe, sepse drejtësia triumfoi me fitoren në Ankara. Ne e meritojmë atë që morëm, sepse na e dha vota legjitime e banorëve të kryeqytetit. Fituesi sot është e gjithë Ankaraja, ndërsa humbësi është vetëm një, kandidati I AKP-së, Özhaseki”, tha Mansur Yavas, kandidat i opozitës në Ankara. Votuesit pro-opozitarë e kishin të pamundur ta frenonin entuziazmin; shpresa e ndryshimit qe rrethon këtë fitore, dhe pritshmëritë e shtuara për të ardhmen, përçonin në dejet e tyre energji të reja. “Turqia është një vend me njerëz të moralshëm, një vend I bukur që meriton shumë. Një jetë më e mirë na prêt; kjo është shpresa jonë, dashtë Zoti që të realizohet. Të gjithë, më të mirën synojmë”, thotë Begil Sarica, votues. “Turqit do të ketë një të ardhme shumë të mirë. Do të përmirësohen gjërat për ne tani e tutje; do të jetojmë më mirë, shumë më mirë. U bë kohë që nuk kishte buzëqeshje në fytyrat tona, e as në ato të fëmijëve tanë. Por sot jemi mjaft të lumtur”, Saadet Yildiz, shprehet një votues. Erdogani vetë nuk ishte në fletën e votimit, dhe partia e tij vazhdon të kontrollojë parlamentin, por zgjedhjet lokale përbënë humbjen më të thellë elektoralë për të gjatë dy dekadave që ka në pushtet. Edhe kur arriti të fitonte sërish vitin e kaluar, referendumi I 2017-tës i dha një epërsi tepër te ngushtë në vendosjen e autoritetit të ri mbi legjislaturën dhe gjyqësorin, duke nxjerrë në pah dobësimin e ndjeshëm të mbështetjes për kreun e shtetit. Kandidatët e opozitës e kthyen në kapital të tyre pakënaqësinë në rritje ndaj represionit të vazhdueshëm dhe keqmenaxhimit ekonomik. Por rezultatet e 31 marsit përcollën dhe një mesazh tjetër mjaft të rëndësishëm: ato treguan se nëse opozita qëndron e bashkuar dhe ka një objektiv të qartë, nga gjemb në këmbë, mund të shndërrohet në sfidë të mirëfilltë për Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të 2023-shit. Kundërshtarja më e madhe e presidentit, Partia Republikane e Popullit dhe aleatët e saj premtuan ndry-

shim politik, hapjen e vendeve te reja të punës, arsim më të mirë dhe shërbime të përmirësuara sociale. Anëtarët e opozitës kanë mbikqyrur më kujdes procesin e votimit, e në disa raste madje, kanë fjetur pranë thasëve me vota të numëruara për tu siguruar që ato të mos manipuloheshin nga besnikët e Erdoganit. Po kush është partia që iu kundërvu atij që the Times, e quan ‘Sulltani‘? Partia Popullore Republikane u krijua ne 1923-shin a në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit laik turk, Mustafa Kemal Atatürku. Ajo është partia e pare dhe e vjetër e vendit, madje deri vitin 1945 ajo madje ishte e vetmja parti në Turqi. Profili i partisë bazohet në të ashtuquajturat “gjashtë shigjeta”, që përfaqësojnë edhe logon e saj. -Republikanizmi -Laicizmi -Reformizmi (Modernizimi) -Etatizmi -Populizmi (Sovranitet i popullit/ Demokraci) -Nacionalizmi Këto janë deri sot aspektet qendrore të “ideologjisë kemaliste”, të cilat CHP-ja kërkon t’i ruajë e t`i mbrojë. Në këto zgjedhje, megjithatë e pati dhe një ndihmë. Partia popullore demokratike pro-kurde arriti të disiplinonte përpjekjet në qytetet e mëdha në mbështetje të kandidateve republikanë, duke kontribuar ndjeshëm në triumfin e CHP-se në Ankara e me shumë gjasë, edhe në atë të Stambollit, ku komisioni zgjedhor nxori fitues kandidatin e saj. por AKP-ja e kontestoi vendimin nën pretekstin e parregullsive në procesin e votimit. Kemi identifikuar shkelje dhe falsifikime, deklaroi shefi i AKP-së për Stambollin Bayram Senocak, që sqaroi se Partia për Drejtësi e Zhvillim ishte ankuar për parregullsi në te 39 zonat zgjedhore të qytetit. Kandidati i saj, ish kryeministri Binali Yildirim vazhdoi të ushqeje shpresa për një përmbysje të rezultatit. “Rezultatet e dhjetëra kutive te votimit nuk janë zbardhur ende, për shkak te pretendimeve për parregullsi. Do ta uroj Imamollune nëse fiton, por jo pa përfunduar i gjithë procesi i numërimit”, tha Binali Yildirim, kandidat i AKPse, Stamboll. Rivali megjithatë, urimin e priti që me dhënien e rezultatit të parë, ndërsa denoncoi dhe ai manipulime, por që vinin sipas tij, nga krahu tjetër. “Unë di ta bëj një urim, ashtu siç di dhe të pres që të më urojnë. Numërimi ynë vazhdon sepse ka dhe një raund tjetër manipulimi. E ftoj Jilldirimin të tregohet i përgjegjshëm duke pasur parasysh që është një njeri i cili ka pasur për shumë vite një funksion shtetëror”, do të thoshte Ekrem Imamoglu, kandidati I

CHP-së, Stamboll. Stambolli është kthyer tashmë ne qytetin e dy realiteteve. Imamoglu deklaron se është ai kryetari I ri I bashkisë. Rezultatet paraprake zgjedhore e tregonin ne avantazh me të paktën 25 mijë vota. Por në mbarë qytetin, AKP-ja ka vendosur posterat e saj të fitores. Sundimtarët e Turqisë, për Imamoglune, nuk janë gjë tjetër veçse humbës të këqinj. “Kjo nuk është një sjellje e bukur. Nxjerrin postera ndërkohë që ne kemi rezultatet e komisionit zgjedhor; të gjithë e dinë shumë mirë se kush është në krye”, tha Ekrem Imamoglu, kandidati I CHPsë, Stamboll. Erdogani, duket, nuk është gati ta lëshojë Stambollin, fuqinë ekonomike te Turqisë dhe vendin e tij të lindjes, ku ka qenë dhe vetë dikur kryetar bashkie. Por çfarë thoshte deri dje AKP-ja e tij për sistemin zgjedhor, ndërkohë që sot ankohet për shkelje masive? “Qeveria dhe partia në pushtet kanë pretenduar gjithmonë se Turqia ka sistemin më të besueshëm të votimit dhe për këtë, e lavdëronin shumë. Një milionë vetë kanë qenë në detyrë atë natë nëpër qendrat e votimit. Po të kishte pasur ndonjë aktivitet të dyshimtë, do ta kishin mbajtur shënim e do të bënin një raport me shkrim, kjo është procedura zyrtare këtu. Shpjegimi i vetëm i të gjithë situatës, ashtu siç e shoh unë, është se po kërkojnë thjesht të nxjerrin justifikime për dështimin e tyre”, tha Ekrem Imamoglu, kandidati I CHPsë, Stamboll. Me inflacionin dy shifror dhe ekonominë në recesion, lideri turk i kishte cilësuar këto votime si një betejë të vendit për mbijetesë. Humbja në Stamboll, qyteti ku u rrit e që shërbeu si trampolinë për karrierën e tij politike, do të ishte një grusht i fortë për Erdoganin, i cili është përpjekur me të gjithë forcat të sigurohet në rrjedhën e viteve që askush të mos ia sfidoje pozitat: ka margjinalizuar rivalët, ka spastruar radhët e policisë, ushtrisë e gjyqësorit nga elemente që konsideroheshin kundërshtare, i ka mbytur zërin medias, e arriti ta shtrinte pushtetin e tij edhe mbi Kushtetutën. E megjithë këto, humbi Ankaranë e me shumë gjasë edhe Stambollin, në një termet politik qe ia lëkundi nga themelet dy dekada sundimi te pakontestueshem. Çfarë ndryshoi këtë herë? “Mendoj se nuk arritën t`i manipulonin dot aq shumë zgjedhjet. Nuk e prisnin që ne të ishim aq të organizuar dhe te vendosur për ta mbrojtur votën”, tha Ilayda Kocoglu, CHP. Pati sigurisht, edhe faktorë të tjerë. “Prosperiteti i Turqisë është trumpetuar prej kohësh si vepër e presidentit të saj. Tani që ekonomia po kontraktohet, papunësia është në rritje dhe shumë prej kritikëve të qever-

ise janë ose në burg, ose u është mbyllur goja, pakënaqësia është shtuar, se në fund të fundit, edhe këto vepra të Erdoganit janë”, thuhet në një poster. Rezultati i zgjedhjeve nuk do të thotë se Erdogani, mandati i të cilit si president zgjat dhe katër vjet te tjera, do te ndryshoje sjelljen qe përfshin promovimin e vlerave fetare islamike mbi laizicizmin, marrëdhënie me te ngushta e të përzemërta me Rusinë apo një ngricë të relative me NATO-n. Por, në fund të ditës, ato treguan se ai e ka një pikë të dobët. “Kjo është një katastrofë për të. Ne tani e dimë, se nuk është i pathyeshëm”, thotë Asli Aydintasbas, a senior felloë at the European Council on Foreign Relations. Ekonomia e dobësuar turke, e cila qe zgjeruar me shpejtësi gjatë viteve të Erdoganit në drejtimin e vendit, rezulton të ketë qenë shqetësimi numër një i votuesve, pavarësisht përpjekjeve të kreut të shtetit për të treguar se problemet kanë ardhur nga jashtë, e nuk janë pasojë e politikave të tij. “Ajo që po ndodh sot në ekonominë tonë nuk është një krizë, është një manipulim. Sulme të tilla, burimin e kanë jashtë kufijve të vendit. Por ditë të tilla do të kalojnë, të jeni të sigurtë për këtë”, ka thënë Erdogani. Në muajin mars, vendi rrëshqiti në recesion; papunësia kaloi 10 përqindët duke kapur shifrën e 30% vetëm në mesin e të rinjve; lira turke humbi 28% të vlerës në 2018-tën dhe e vazhdoi të tatëpjetën edhe këtë vit. Inflacioni nuk zbret nga 20%. Ne gusht, ai mbërriti nivelin më të lartë në 15 vjet. “Po si mund të mos e ndjesh zhvlerësimin e lirës? Na duhet të shpenzojmë dy herë më shumë , ndërsa paratë që marrim janë po njësoj. Situata vetëm po përkeqësohet. Gjërat sa vijnë e vështirësohen”, Leyla Ates, pensioniste. “Unë nuk paguhem në dollarë. Unë paguhem me monedhën vendase, dhe në vit marr një rritje prej vetëm 30 apo 40 lirash. Si

mund ta përballojnë pensionistët këtë gjendje? Për hir të Zotit, ata që e drejtojnë këtë vend duhet të zgjodhen, e të shohin se cpo ndodh!!”, tha Erdogan Derisay, pensionist. Dominimi i Erdoganit në Turqi i është atribuar deri diku jo vetëm talentit të tij të padiskutueshëm politik, por edhe dështimit të partisë kryesore opozitare për të prezantuar kandidatë të denjë dhe për ta shtrirë aktivitetin e saj. Simpatizantët e CHPse shpeshherë e kanë pyetur veten përse drejtuesit e kësaj force politike dukej sikur praktikisht, ia dorëzonin vetë pushtetin Erdoganin zgjedhje pas zgjedhjesh. Këtë herë, opozita ishte më e vendosur, megjithatë ndikim të madh pati dhe fakti që në mbarë shoqërinë turke, e madje edhe brenda vetë partisë se presidentit, përkrahja për të, ka nisur të lëkundet. Kritike, përpos votave të kurdëve, ishin këtë radhë dhe ato të konservatorëvë të pakënaqur, që kanë vendosur ta braktisin Erdoganin. “Me kalimin e viteve, Erdogani është bërë gjithmonë e më vetmitar, I rrethuar në pallatin e tij të madh presidencial nga një rreth përherë e më I ngushtë miqsh dhe ministrash”, shkruan New York Times. Pavarësisht suksesit të saj, CHP-ja nuk duhet të gëzohet shumë: Erdogani nuk do të lërë gurë pa kthyer derisa t`i shohë gjërat e tij të vendosen në vijë, thotë analisti Erkan Arikan. Ai i sheh këto zgjedhje deri diku si sinjal te fillimit te fundit te qeverisjes se palëkundur të Erdoganit dhe mendon se nuk janë të vogla gjasat që lideri turk të emërojë vetë pasardhësin shumë përpara mbylljes së mandatit te tij. Hamendësime ka shumë, por një gjë është e sigurtë: rezultati vendimtar i këtyre zgjedhjeve lokale është se Presidenti Erdogan nuk është forcuar – përkundrazi. Reputacioni i tij ka pësuar një goditje të rëndë brenda Turqisë dhe, mbi të gjitha, në mesin e elektoratit të tij. (Nga Irida V asia, T CH) Vasia, TCH)


SPORT

21

E martë, 9 PRILL 2019

Ish-trajneri i Napolit dhe Atalantës do të zëvendësojë kështu Panuccin e shkarkuar menjëherë pas humbjes në shtëpi përballë Turqisë, në takimin e parë të kuqezinjve për grupin H

40 vite karrierë, Edy Reja në pankinën e Shqipërisë

L

ajmin e japin mediat italiane, në kohën kur FSHF hesht. Mediet napolitane e japin të sigurtë: Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një tjetër teknik italian dhe ai është 73-vjeçari Edoardo “Edy” Reja. Ishtrajneri i Napolit dhe Atalantës do të zëvendësojë kështu Panuccin e shkarkuar menjëherë pas humbjes në shtëpi përballë Turqisë, në takimin e parë të kuqezinjve për grupin H të kualifikueseve të Euro 2020. Lajmin e bën të ditur një gazetar napoletan për radion “Kiss Kiss”, sipas të cilit, pavarësisht disa vështirësive, marrëveshja është sigluar gjatë fundjavës së kaluar, pas takimit të zhvilluar në Bologna mes Rejas dhe Armando Dukës. Përveç trajnerit gorician, Federata Shqiptare e Futbollit kishte zhvilluar tratativa edhe me emra të tjerë, Alberto Zaccheroni, Roberto Donadoni dhe Luigi De Canio, e sigurisht u lakua edhe emri i Besnik Hasit. “Nesër do të mësoni nëse do të drejtoj Shqipërinë apo jo”, do të shprehej Reja më 25 mars. Edhe pse janë dashur pak ditë më shumë, sipas medieve napolitane, përgjigjja pozitive ka ardhur: “Edy Reja do të drejtojë Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, edhe pse FSHFja nuk zyrtarizon ende asgjë”. Reja lindi më 10 tetor 1945 në Slloveni por ka jetuar në Itali,

KARRIERA SI TRAJNER

1979-1980-Molinella 1980-1981-Monselice 1981–1982-Pordenone 1982–1983-Monselice 1983-1984-Pro Gorizia 1984-1985-Treviso 1985-1986-Mestre 1986-1987-Varese 1987-1989-Pescara (youth team) 1989-1990-Pescara 1990-1992-Cosenza 1992-1993-Verona ku si trajner ka plot 40 vite karrierë. Për shkarkimin e Panuccit, Duka tha se ishte i domosdoshëm pas asaj paraqitjeje të skuadrës ndaj Turqisë. “Prisnim që të kishte një energji ndryshe skuadra, një paraqitje ndryshe në ndeshjen e parë kualifikuese. Kjo është një arsye pse menduan që edhe pas paraqitjes jo shumë të suksesshme në “Nation League” të vazhdonim me Panuccin, sepse do të ndryshonte diçka në skuadër. U pa një skuadër pothuajse inekzistente, që na çoi në një vendimmarrje të detyrueshme. Ai që duhej ndryshuar ishte

1993-1994-Bologna 1994-1995-Lecce 1996-1997-Brescia 1997-1998-Torino 1998-2001-Vicenza 2001-2002-Genoa 2003-Catania 2003-2004-Cagliari 2005-2009 –Napoli 2009-2010-Hajduk Split 2010-2012-Lazio 2014-Lazio 2015-2016-Atalanta pikërisht trajneri”. Kreu u qeverisë së futbollit shqiptar shpërndan përgjegjësitë, duke ngarkuar edhe veten me “faj” për përzgjedhjen e bërë. Pavarësisht ndonjë vështirësie të hasur në ditët e kaluara, tratativa është mbyllur në fundjavë pas një takimi të zhvilluar në Bolonja mes Reja e Armand Duka, presidentit të Federatës shqiptare. Në prag të dy ndeshjeve të qershorit, kundër Islandës e Moldavisë, trajneri i ri ka menduar ti besojë si asistent Alessandro Calori: që vjen nga një aventurë që zgjati pak më shumë se një muaj me Ternana.

GARA

Calja: Ta bëjmë Europën të dridhet sërish

Briken Calja është entuziast para se të ngjitet këtë të martë në pedanë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në qytetin Batum të Gjeorgjisë. Kampioni trefishtë i Europës do të jetë i pari nga kuqezinjtë e shtagnës që do të te tentojë medalje në kategorinë deri 73 kg. Nëpërmjet një postimi në facebook, ai kërkon mbështetjen nga të gjithë për të arritur objektivin madhor. “Ju ftoj të gjithëve të më mbështesni sot (9 prill), në orën 18:30, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjeorgji. Mbështetja juaj më jep forcë dhe shtysë për ta çuar shtangën lart. Jam krenar që hyj në këtë garë me petkun e kampionit të trefishtë të Eeropës dhe do të jap gjithçka nga vetja që të zhvilloj një garë dinjitoze dhe të bëj krenar ato zemra shqiptarësh të cilët e duan sportin dhe vendin e tyre. Një garë e fortë më pret dhe shpresoj në një rezultat të mirë nga i cili do të të ishim të gjithë krenarë. Nesër nuk do të jem unë në atë pedanë, por do jenë miliona zemra shqiptarësh të gatshëm për të bërë Europën të dridhet sërish. Me besimin dhe mbështetjen tuaj do të hyj me kokën lart për një garë sa më dinjitoze”.

ZVICËR

Lenjani, gol pas 10 sek lojë

10 sekonda lojë i kanë mjaftuar Emir Lenjanit për të vendos një rekord unik në futbollin zviceran. Një gol i veçantë i cili do të kujtohet gjatë jo vetëm nga Lenjani, pasi mediat zvicerane i kanë bërë jehonë këtij detaji. “Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falënderimi i takon Zotit”, u shpreh Lenjani me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në facebook. Anësori i Kombëtares konfirmoi edhe një herë se po kalon një formë fantastike tek Sion, ky gol nuk ishte aspak rastësi, një aksion të cilin Lenjani e ndoqi deri në fund, besoi dhe si rrallë herë shënoi me të djathtën. Një meritë shumë të madhe në formën e Lenjanit ka dhe trajneri Murat Yakin i cili e ka spostuar pak më përpara, një pozicion në të cilin futbollisti i Kombëtares ndihet më komod. Pas dopjetës që shënoi në mesjavë, ky ishte goli i 6-të sezonal i Lenjanit me fanellën e Sion, e të mendosh që Panucci nuk e preferoi pasi mendonte se nuk ishte në formë dhe nuk është aktivizuar rregullisht, një mëkat i madh që ky futbollist nuk ishte pjesë e Shqipërisë në dy sfida e para në kualifikueset e “Euro 2020”.


IN MEMORIAM

22 E martë, 9 PRILL 2019

NE DITEVDEKJEN E PIKTORIT

Pablo Picasso, ai që guxoi t’i japë artit një dimension të ri Nga Albert Vataj

A

skush nuk do të bënte atë që bëri ai në art. Koha thërriste në skenë të tjerë gladiator të luftës së shpirtit estetik. Të tjera shije duhet të gudulisnin ëndjen e njeriut të një shekulli forcash përmbytëse. Një dimension i ri duhej t’i qasej shijes dhe shprehisë. Dhe ishte Pablo Picasso që i doli zot kësaj nevoje, ishte një puls i tillë poterisës që mund ta ngjiste artin në atë shkrepëtimë. Pakkush në historinë e artit ka mundur të rrok në vetvete kaq heroike njeriun e sprovave estetike, të turlillojshme, fataliste dhe marroke, sa ç’ngulmoi t’ia qëmtojë pranisë në art, Pablo Picasso. Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Ç’mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova t’kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç’nuk i mbushi ai të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur u shua. Si të gjithë fillimtarët e ndryshesave tranformuese edhe Picasso guxoi. U përplas me kohën. Mendësitë dhe doktrinat gjetën tek ky kurm gladiatori, qëndresatarin. Pablo Picasso erdhi për të mbetur një piktor krejt tjetërqysh nga krejtkush mbërriti deri asohere. Kumtoi një art, pa rregulla, pa simetri, pa limite, pa kurrçka që morali u qas të orvatet përreth botës që ngjan një shpërthimi pa formë. Një plazmimi mbi letër të paanë dhe telajo që jo rrallëherë të përpinte nga përmasat që rrek, herë të stërmëdha dhe tek-tuk, copëza letre dhe bocete. Tankund shtegtoi piktori drejt yllit të tij gjithkahshndritës, kumtojnë një zgrip të thekshëm. Të bësh art, për të, ishte njëlloj sikur të fitoje një lloj lirie të dhunshme. Piktura për të, ishte një çështje spirituale, një yshtje dalldisëse gjëndjeje papajtueshmërie dhe pamjaftueshmërie. “Piktura është më e fortë se unë, më detyron të bëj atë, çfarë do ajo”,- thoshte Pablo Picasso. Robërimi prej pasioneve shpërthyese estetike, dukshëm e nënshtron vullnetlirin e ideve përtëritëse. Asnjë nga ngulmëtarët e mëhershëm të modernizmit, nuk e ndiente aq fuqishëm artin, as Matisse, as Mondrian dhe padyshim, as Braque, sa ai. Padyshim që nuk do të ishte e lehtë. Kremtoi me solemnitetin e allasojtë identitetin e tij, si në pikturë, si në forma, si në frymësinë e të gjitha gjendjeve dhe gjërave që ai mëtoi, me tërësinë gjithnjë shpërthyese, prej artisti të madh dhe një gjenialiteti që rritej nga format e rikthyera të fëmijërisë. Ai bashkërrëfyes i një prej rrymave më të fuqishme, që historia e artit do të përçonte në fillin e vet të

krijimit, kubizmit. Dukshëm me këtë, ai guxon të shembë gjithë atë masiv muri rrethues rregullash dhe limitesh, brenda të cilave vërtitej me një potere të frikshme arti dhe krijimi i deriatëhershëm e i derisotëm. Duke veshur fëmijërinë në pikturë, e hullit korpusin mëtues për nga një shteg, ku krijimi dhe kjo qasje do ta nxjerrë në një pamatësi lirie, si ajo që guxon ta gllabërojë shtegu i vërshimit. Gardhet akademike ishin dhe mbeten deri në fund për të, skllavëri e vullneteve të shpenguara. As nuk e ka kuptuar dhe s’kishte pse ta bënte një gjë të tillë, jo vetëm në krijimtari, por në gjithë perimetrin e tablosë ku shtrihet portreti njerëzor i tij. Më i zallamahishëm se çdo artist tjetër, ai ka qenë një vlagë e rëndë në tokën e ashpër, një mjeshtër, një njeri i paqëndrueshëm, rebel, e mbi të gjitha, i lirë. Dora e tij ka shkundur lëvizjen botërore të artit të shek. XX, duke i dhënë një frymëmarrje eterne dhe përmasa të pamatësisë gjithçkasë që do të hidhte hapin aty e këndej. Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit. Më i zallamahishëm se çdo artist tjetër, ai ka qenë një vlagë në tokën e ashpër, një mjeshtër, një njeri i paqëndrueshëm, rebel, e mbi të gjitha, i lirë. Dora e tij ka shkundur lëvizjen botërore të artit të shek. XX, duke i dhënë një frymëmarrje eterne dhe përmasa të pamatësisë gjithçkasë që do të hidhte hapin aty e këndej. Pablo Picasso padyshim mund të cilësohet dhe si piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja, me atë formësi dhe forcë, që vetëm shpirti i tij mundi të ravijëzonte në trajta dhe forma, në gjendje dhe sende. I dha kështu artit një dimension pa limite. I hapi qiejt dhe u dha zë dhe zemër gjithëçfarë pasionet e fshehta mbrunin duke e strukur në brendi shumësinë e impresionove dhe shkulmeve. Sakaq mëtoi diçka ndryshe në botëkuptimin dhe perceptimin artistik të kohës. E bëri këtë, ndoshta me kushtrim britës sa prishaqejfi shumë mendësi dhe mprehu urrejtjen e shumë anatemave. E bëri këtë dhe nuk mendoi se çfarë do të vinte pas, çfarë vendi do të zinte në eter ylli i tij. Pablo ishte njeri supersticioz dhe sarkastik, baba i keq dhe shpesh një kafshë për gruan, shprehi e cila shpërfaqet në vizatime dhe piktura, në qëmtime dhe kumtime, ku rrebeshi mendor dhe emocional marrin drejtimin e ravijëzimeve mbi telajo dhe letër. Ai kishte përbuzje të neveritshme për artistet femra, të cilën gjithashtu nuk e fshehu. Siç nuk e bëri me asnjë nga çmenduritë e tij prej artisti relievthyer. Nga komentet më tipike për

gratë dhe nga domethëniet, njëherazi të dendura, me penelata të forta dhe shumëformëshe është: “perëndesha apo këmbësore”. I keqkuptuar apo i anatemuar, për kësi sajesash të bruzta dhe shpërthyese, njiherash edhe për vulgaritetin, dhunën dhe rrëmujën, ku i futi ai marrëdhëniet e tij me femrat. Gjithëkjo do ta bënte një nga më të urryerit e feministeve. Labirintet e ndërtuara çakërrqejf prej tij, do të ishin jo veç ekuacionet e konstruktit emocional dhe kreativ, por dhe rebuse të dekorit dhe gjeografisë fizike të perimetrit prej mishi, kockash, gjaku dhe ndjesish. Shpengimi i rrëfente gjithnjë rrugët e duhura. Deformacioni dhe trandja që mëtoi papushim, më vonë dhe përgjithmot do ta rendiste në piedestalin e penelatave më kumtuese dhe zotëruesin më vital, të përmasave impresionuese. Teveqel dhe orakull gjithashtu, dëshmon dhe në përkatësinë politike. Asnjë piktor apo skulptor, i deriatëhershëm, madje as mjeshtërit e penelit dhe të daltës, që konturuan dhe ravijëzuan veprën e tyre në memorien e përjetësisë, nuk kanë rrokur kaq përmasa lavdie sa Pablo Picasso. Ai e rrëmbeu në një farë mënyre, trofeun e lavdisë në duart e nguruara të kohës. Eshtë shumë e mundur që asnjë tjetër do të ishte rrokakohës sa Pablo Picasso. Edhe asohere kur ngulmi për të patur domethënie sociale, për të artikuluar mite dhe për të gjeneruar imazhe – sa madhështore, i ka kaluar fotografisë, filmave dhe televizionit. Edhe pse Marcel Duchamp, dhelpra e vjetër dinake e ironisë konceptuale, ka qenë disi më i famshëm se spanjolli në fjalë. Pablo Picasso ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë, pionieri i bindjes së asaj kohe, që gjuha e pikturës dhe skulpturës kishte për njerëzit rëndësi më të madhe se vetë artisti që i krijonte. Ai ishte artisti i parë që u kënaq me vëmendjen obsesive të masmedias. Pablo Picasso qëndroi në vijën ku takoheshin këto dy botë dhe luajti po atë rol, maskë, të cilën nuk e hoqi deri në fund. Nëse nuk do të kishte qenë ashtu, ndryshimi oshilant i stilit dhe çmenduria, forma dhe brendia, mesazhi dhe revolta, nuk do të kishte krijuar aq shumë polemika dhe natyrisht, nervacingëritje skolastike dhe akademike, padyshim as famë. Në botën e sotme të artit, një vend pa heronj kulturorë, nuk do të ishte kurrë e imagjinueshme të ekzistonte një “mostër” i tillë despotik. Gama e tij e prodhimeve ishte shumë e gjerë. Ky, kryekëput nuk është një virtyt në vetvete. Nga pikturat e Vermeerit apo të vëllezërve Van Eyck, kanë mbijetuar shumë pak, por ato janë të rrënjosura në histori shumë më tepër se ç’ka qenë apo do të jetë ndonjëherë Pablo Picasso. Megjithatë, manovrat e Pablo Picassos kanë pushtuar botën dhe lanë një shenjë të përhershme në çdo disiplinë ku ai i fuste hundët për të mbetur aty si një gur themeli. Puna e tij u përhap masivisht, me imazhe që ndiqnin njëratjetrën, pa pushim pas vdekjes. Ai ishte artisti me të cilin çdo artist tjetër duhej që virtualisht të krahasohej dhe nuk

Të gjej, ky është problemi Nga Pablo Picasso

E

kam të vështirë ta kuptoj rëndësinë që i jepet fjalës "kërkim" në lidhje me pikturën moderne. Simbas meje, në pikturë, kërkim nuk do të thotë asgjë. Të gjesh: ky është problemi. Askujt nuk mund t'i zgjojë kureshtje një njeri që vështron ngultazi përtokë, duke kërkuar kuletën që rastësia mund ta ketë hedhur në rrugë. Kush gjen diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, edhe nëse kërkimi i asaj gjëje s'ishte qëllimi i tij, ai po që na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin. Më kanë akuzuar se kam kryer shumë mëkate: por akuza më e rreme është se unë paskam si qëllim kryesor të punës sime prirjen për të kërkuar. Kur pikturoj, qëllimi im është të tregoj atë që kam gjetur dhe jo atë që po kërkoj. Në art qëllimet nuk janë të mjaftueshme dhe, siç themi ne në Spanjë, dashuria duhet të tregohet me vepra dhe jo me argumente. Vlerë ka ajo që bëjmë dhe jo ajo që synojmë të bëjmë. Të gjithë e dimë se arti nuk është e vërteta. Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të realizojmë të vërtetën, së paku të vërtetën që na është dhënë të kuptojmë. Artisti duhet të dijë mënyrën me të cilën do t'i bindë të tjerët për të vërtetën e gënjeshtrave të tij. Nëse nëpërmjet punës së tij ai arrin të na tregojë vetëm faktin se ka kërkuar dhe rikërkuar mënyrën e realizimit të gënjeshtrave të tij, ai kurrë nuk do mund të arrijë diçka. Shpeshherë ideja e kërkimit e ka nxjerrë pikturën nga udha, ndërsa artistin e ka bjerrë nëpër stërhollime mendore. Ndoshta ky ka qenë gabimi kryesor i artit modern. Shpirti i kërkimit i ka helmuar ata që nuk i kanë kuptuar plotësisht të gjithë elementët pozitivë dhe përmbyllës të artit modern dhe i ka bërë të përpiqeshin të pikturonin të padukshmen, pra të papikturueshmen. Ata flasin për natyralizëm dhe kundërvënie ndaj pikturës modene. Do më pëlqente të njihja ndokënd që ka parë një vepër arti natyrale. Natyra dhe arti, duke qenë dy realitetet krejtësisht të ndryshme, nuk mund të jenë e njejta gjë. Nëpërmjet artit ne shprehim konceptimin e asaj që natyra nuk është. Velázques na ka përcjellë shëmbëlltyrën e njerëzve të epokës së tij: pa dyshim që ata ishin ndryshe nga ç'i ka pikturuar ai, por ne nuk mund të konceptojmë Filipin IV ndryshe nga ç'e ka pikturuar Velázques. Edhe Rubens ka bërë një portret të të njejtit mbret, por duket tjetër njeri. Ne besojmë në atë që ka pikturuar Velázques sepse ai na bind me të drejtën e pushtetit. Qysh nga origjina, nga primitivët, veprat e të cilëve janë qartësisht të ndryshme nga natyra, dhe deri tek artistë si David, Ingres, e deri dhe Bouguereau, të cilët besonin se e pikturonin natyrën ashtu siç është, arti ka qenë përherë art dhe jo natyrë. Dhe nga pikëpamja e artit nuk ka forma konkrete apo abstrakte, por vetëm forma, të cilat s'janë gjë tjetër veçse gënjeshtra bindëse. Nuk ka dyshim se këto gënjeshtra janë të nevojshme për pjesën tonë mendore, sepse pikërisht përmes tyre ne mund të krijojmë këndvështrimin tonë estetik mbi jetën. Kubizmi nuk është i ndryshëm nga asnjë shkollë tjetër e pikturës. Për të gjitha shkollat janë të përbashkëta të njejtët parime e të njejtët elementë. Fakti se për shumë vite kubizmi nuk është kuptuar, dhe ka ende sot ka njerëz të cilët nuk arrijnë ta shohin, nuk do të thotë kurrgjë. Unë nuk di të lexoj në anglisht. Një libër në anglisht për mua është një libër i bardhë. Por ama kjo s'do të thotë se gjuha angleze nuk ekziston. Përse duhet të qortoj ndokënd, veç vetvetes, nëse nuk arrij të kuptoj diçka rreth së cilës nuk di kurrgjë? Shpesh dëgjoj të shqiptohet fjala evolucion. Më kërkojnë të shpjegoj se si evoluon piktura ime. Për mua, në art nuk ka të shkuar apo të ardhme. Nëse një vepër arti nuk mund të jetojë përngahera në të tashme, nuk duhet të merret në konsideratë. Arti i grekëve, i egjiptianëve, i piktorëve të mëdhenj që jetuan në kohë të tjera, nuk është art i së shkuarës. Mbase sot është më i gjallë nga ç'ka qenë ndonjëherë. Arti nuk evoluon vetvetiu, idetë e popujve ndryshojnë e bashkë me to ndryshojnë edhe mënyrat e shprehjes. Kur dëgjoj të flitet për evoluimin e ndonjë artisti, më duket sikur njerëzit e shikojnë atë në këmbë midis dy pasqyrave që riprodhojnë shëmbëlltyrën e tij në sasi të panumërt- e që kundrojnë edhe shëmbëlltyrat vijuese të pasqyrës tjetër si të ardhmen e tijteksa shëmbëlltyra e tij e vërtetë ndodhet në të tashme...

ka patur gati asnjë lëvizje të shek. XX që mos të ketë qenë e frymëzuar nga ai, për të cilën të mos ketë kontribuar apo që të mos ketë qenë e shpikur nga vetë ai. Për shembull, kubizmin, i cili është një nga bashkëpunimet më të mëdha të artit, Pablo Picasso e shpiku bashkë me Georges Braque. I vetmi përjashtim, për shkak se Pablo Picasso nuk ka pikturuar kurrë ndonjë pikturë abstrakte në jetën e tij, ka qenë pikërisht art abstrakt. E megjithatë, ka lënë edhe aty shenjat e tij të gishtërinjve dhe shembull për këtë është që ai ka patur një ndikim shumë të madh tek piktorët e artit. Pjesa më e madhe e historisë së skulpturës moderne është e lidhur ngushtë me mbledhjen dhe shkrirjen e imazheve nga fletët e metalit dhe jo me modelimin e argjilave, derdhjen e bronxit apo me gd-

hendjen e drurit. Kjo traditë e formave të hapura të ndërtuara, në vend të shformimit të masave të ngurta, lindi nga një kitarë e vogël, të cilën Pablo Picasso e bëri copacopa dhe e riformoi përsëri me teneqe, në vitin 1912. Kolazhi, ngjitja e copave dhe imazheve, që nuk kanë lidhje me njëratjetrën, në një sipërfaqe të sheshtë, u bë metoda kryesore e artit modern, që ishte gjithashtu meritë e bashkëpunimit kubist të Pablo Picassos me Braque. Ai nuk ka qenë kurrë pjesëtar i grupit surrealist, por gjatë viteve ’20 dhe ’30, ai prodhoi disa nga deformimet më të frikshme të trupit të njeriut dhe imazhet më të dhunshme, irracionale dhe erotike. Ai nuk ishte një piktor realist dhe as muralist i askujt, por megjithatë Guernica vazhdon të jetë një nga imazhet më të fuqishme politike të artit modern...


SHOWBIZ

23 E martë, 9 PRILL 2019

Bebe në emisionin e njohur: Flas shqip Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha nuk ngurron që në daljet e saj publike dhe në rrjetet sociale të tregojë plot krenari që është shqiptare. Mbrëmjen e së dielës, ka qenë e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show” ku ka folur për Shqipërinë dhe i ka treguar të gjithëve që di të flas shqip. Ajo ka rrëfyer se duke qenë se nuk i di të gjitha fjalët shqip e mikson atë me anglishten dhe dha një shembull për të gjithë publikun. “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”, tha Bebe në shqip. Po ashtu ajo vazhdoi më tej duke treguar se të dy prindërit e saj janë nga Shqipëria dhe se shpesh herë është e pranishme në dasmat shqiptare që zgjasin për 5 ditë.

Meghan e Harry: Jo dhurata, bëni bamirësi Meghan e Harry, kanë hapur një llogari të tyren në Instagram, që vetëm në pak ditë ndiqet nga mbi 4 milionë persona. Në prag të të bërit prindër, çifti mbretëror falënderon ata që i kanë qëndruar pranë gjatë pritjes së fëmijës së tyre të parë por bënë një apel. “Mos na bëni dhurata neve, bëni bamirësi”. Që nga koha kur njoftuan se Meghan ishte shtatzënë, çifti mbretëror ka marrë shumë dhurata për fëmijën e tyre. Në postim Harry dhe Meghan gjithashtu i falenderojnë ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë javëve të fundit. “Duka dhe dukesha e Sussex janë jashtëzakonisht mirënjohës për shprehjen e dashurisë dhe mbështetjes në prag të lindjes së fëmijës. Çifti ka planifikuar prej kohësh të inkurajojë publikun të heqin dorë nga dhuratat dhe më mirë të bëjnë një donacion për shoqatat që mbështesin fëmijët dhe prindërit në vështirësi. Nëse ke bërë një donacion, çifti të falënderon pafundësisht, nëse po e mendon ta bësh, atëherë mund t’u drejtohesh organizatave @thelunchboxfund, @littlevillagehq, @wellchild, e @baby2baby. Faleminderit për dashurinë tuaj”,-shkruhet në postimin e plotë në Instagram.

Netflix dokumentar për Beyonce

Rita Ora sot mbërrin në Kosovë Kemi raportuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë muajit prill do të qëndrojë në Kosovë. Ylli i muzikës pop është angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it po qëndron ne atdheun e saj. Mësohet se këtë të martë, Rita do të arrijë në Kosovë. 28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale. Rita dhe brendi gjerman i modës Escada janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët. “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”. Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Një dokumentar i Beyonce mund të vijë nga Netflix javën e ardhshme. Në një postim në Twitter, gjiganti shkroi thjesht ‘“Homecoming” me shkronja greke. Projekti do jetë në dispozicion më 17 prill. Netflix nuk tha në mënyrë specifike se “Homecoming” ka të bëjë me Beyonce. Këngëtarja ka një koleksion mode të quajtur “Homecoming” dhe gërmat janë të shkruara me shkronja greke, njësoj si në postimin e Netflix. Gjithashtu Beyonce nisi programin e bursave vitin e kaluar “Homecoming Scholars Award Program” që i siguroi Historically Black Colleges and Univer-

sities (HBCUs) bursa 25 mijë dollarë për studentët e përzgjedhur. Fituesja e Grammy bëri historinë në Coachella vitin e kaluar si gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi festivalin vjetor.

Jennifer Lopez si “perëndeshë” në këngën e re Jennifer Lopez ka bashkëpunuar me French Montanën për projektin e ri muzikor, të titulluar “Medicine”. Ylli i popit është frymëzuar nga karuzeli për klipin, ku mbizotëron ngjyra e bardhë. Pjesa më e madhe e veshjeve të artistes është me xixa dhe duket si një perëndeshë. “I can be your Medicine”, thotë artistja në një pjesë të refrenit që përkthehet “Mund të jem ilaçi yt”. Kënga është ritmike, e ndërthurur me pak rap. Kjo nuk është hera e parë që JLO bashkëpunon me French Montana. Në 2014, ata sollën hitet 2014 “Same Girl” dhe “I Luh Ya Papi”. Ndërkohë, “Medicine” pritet që të jetë suksesi i rradhës dhe të ngjisë dyshen në toplistat muzikore.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 9 PRILL 2019

Kriza politike, Presidenti flet hapur para OSBE: Pres kthesë 180 gradë Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje dhe përshëndeti si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës. Presidenti Meta falënderoi Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e Kryesisë shqiptare të OSBE në 2020-n, që padyshim do të ketë një komunikim intensiv dhe bashkëpunim me Zyrën e Asamblesë së Përgjithshme, me Sekretariatin e OSBE-së dhe të gjitha institucionet autonome të OSBE-së. Lidhur me krizën politike në Shqipëri, Presidenti Meta deklaroi se priste që palët të shkojnë drejt dialogut. “S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një

kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm

që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale”,- deklaroi Presi-

denti. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon mbrojtjen e demokracisë,

sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse. Presidenti theksoi se eshtë me rëndësi të madhe që OSBEja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.

OSBE përkrah mesazhet e Metës, u bën jehonë në rrjetet sociale

Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ishte i Ftuar Nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBEsë, e cila mbahet në Kopenhagë të Danimarkës. Në fjalimin e tij, Presidentit foli për problemet me të cilat përballët sot OSBE dhe rolin e saj në konfliktet dhe mosmarrëveshjet në zona të ndryshme të globit. Mesazhet e Presidentit Meta janë përcjellë edhe nga faqet zyrtare të OSBE në Twitter. Në adresën zyrtare të kësaj organizate ndërkombëtare, janë ripostuar të gjithë pikat kryesore të fjalimit të kreut të shtetit shqiptar. "Bashkëpunim i shkëlqyer me Asamblenë Parlamentare të OSBE. Shqipëria gjatë Kryes-

dhe euroatlantike",- ishin disa nga mesazhet që kreu i shtetit dha në fjalimin e tij para Asamblesë së OSBE. Po dje, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të veçantë dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Në një postim në

imit të Radhës së OSBE-së në vitin 2020 do të ketë prioritete realiste: qytetarët, multilaterizëm efektiv, dialog dhe rezultate. Gjithashtu Shqipëria përkushtohet për tejkalimin e sfidave të sigurisë, forcimin e platformës së OSBE për dialogun, bashkëpunim dhe siguri, si edhe për ndihmën ndaj vendeve drejt rrugës europiane

Facebook, Presidenti jep dhe detaje nga vizita e zhvilluar me drejtuesin e OSBE, ku kriza politike në Shqipëri duket se ka qenë dhe tema kryesore. "Shumë i lumtur të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger. Bashkëpunimi intensiv

dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shqetësim i përbashkët për situatën aktuale politike në Shqipëri. Zgjidhje realiste dhe efektive sa më parë të jetë e mundur!", shprehet Presidenti Ilir Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.