Koha jone 9 qershor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 135 (8266)

E shtunë, 9 Qershor 2018

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri tërhiqet nga ideja e prezantuar nga homologu bullgar për ngritjen e qendrës rajonale të ish-terroristëve islamikë në Shqipëri

Qeveria: Jo ISIS, por vijnë afrikanët! Del në skenë plani tjetër: Skenari për kampet e emigrantëve. Shqipëria mund të jetë vendi ku mund të mblidhen mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Pas kësaj, nëse pranohen, duhet të pyesësh një afrikano-verior apo nga Lindja e Mesme se ku e ka shtëpinë një shqiptar!

FAQE 3

Petrit Vasili: Rama gënjen Edi Rama: TAP, Investim i për ish-luftëtarët e ISIS përmasave të pazakonshme

Në foto: Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili TIRANË

FAQE 6

KREU I PD

Kamp refugjatësh në Shqipëri, Basha: Karamele e Ramës për Europën

Ngjarja tragjike, i riu vret ish-të dashurën dhe më pas vetëvritet

FAQE 15

FAQE 9

Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje në Fier në stacionin e kompresorëve të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) INTERVISTË

Paskal Milo: Arsyet pse disa vende të BE janë kundër negociatave me Shqipërinë

FAQE 13

Kush po e përgjon prej disa muajsh, Ben Blushin? FAQE 6-7

TAKIMI

Presidenti Ilir Meta: Bashkëpunimi mes të rinjve do zhvillojë Shqipërinë dhe Kosovën

FAQE 24

FAQE 8


POLITIKE

2

E shtunë, 9 Qershor 2018

GAZETA FRANCEZE “LE MONDE” ZBULON PLANIN PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE ME FLUKSET E AZILANTËVE

Projekti danezo-austriak për kampe azilantësh në Shqipëri

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Europë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Europës. Gazeta franceze Le Monde, përmes korrenpondentve

INTERVISTA

K

ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Televizionin “Top-Channel” ka komentuar aksionin e opozitës. Znj.Kryemadhi, aksioni opozitar vazhdon të jetë i koordinuar si gjatë ditës së sotme, sa do të vazhdojë, deri më 28 qershor? Aksioni opozitar vazhdon, vazhdon që në momentin që ne jemi prezent, pavarësisht se Parlamenti i ka përfunduar të gjithë etapat e tij të komunikimit të një Parlamenti demokratik. Të një Parlamenti për të cilin shqiptarët kanë aspiruar. Por detyra jonë si opozitë është që të jemi aty prezent sepse ne nuk përfaqësojmë Gramoz Ruçin, as Taulant Ballën, aq më keq Edi Ramën, por përfaqësojmë ata votues që kanë besuar qoftë te LSI, qoftë te PD. Unë mendoj që aksioni opozitar do të vazhdojë duke u rritur sepse e kupton çdo ditë e më shumë, ne nuk është se nuk e dimë, ne jemi të bindur që logjika me krimin e organizuar nuk funksionon. Por pavarësisht nga kjo ne kemi detyrën tonë që duhet të realizojmë ose të kalojmë të gjitha etapat demokratike deri në përfundim për të arritur atë çka shqiptarët sot, për hir së vërtetës 80% e tyre kërkojnë largimin e kësaj qeverie e cila është totalisht e inkriminuar. A prisnit më shumë njerëz në shesh më 26 maj znj. Kryemadhi? Unë mendoj që shumë media janë viktima të makinës propagandistike të Edi Ramës, e cila vajiset me paratë e drogës. Mitingu i 26 Majit ka pasur dyfishin e pjesëmarrjes së 27 Janarit, por kjo ka ardhur si rezultat i shtrirjes dhe po të shikoni fotot keni jo vetëm njerëzit në Bulevard, por keni

të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të

ri të azilit në Europë”. Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të. Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le monde thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova. Thuhet se

ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ekstremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës për këtë gjë është folur edhe samitin e Sofies që u organizua mes 28 vendeve të BE 5 vendeve të Ballkanit perëndimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama. Sipas Le monde ky projekt i është prezantuar edhe Berlinit, por një

i afërt i kancelares Merkel i ka thënë gazetës se Gjermania është skeptike për këtë ide. Gjithashtu Le monde citon një burim diplomatik që e ka cilësuar si të “pa imagjinueshme” idenë se vendet e Ballkanit perendimor mund ta pranojnë një gjë të tillë, qoftë edhe nëse u ofrohen ndihma financiare apo një prespektivë më e mirë që dosia e tyre të përparojë në rrugën e integrimit europian. Lapsi.al

Monika Kryemadhi: Shqiptarët duan largimin e qeverisë njerëzit në parkun Rinia, në parkun e vëllezërve Frashëri apo dhe te Piramida. Pra pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe, edhe pse ka qenë një nga ditët më të nxehta të Shqipërisë. Pavarësisht nga kjo, unë nuk them që ne do të hyjmë në garën e numrave sesa mendoj që është shumë më e rëndësishme për të kuptuar që sot çdo biznes ku troket, në çdo derë shqiptari ku troket do të shikosh që shqiptarët janë më të varfër dhe më të dëshpëruar. Pra dëshpërimi i tyre nuk ka pasur asnjëherë shkallë kaq të lartë siç është sot në 2018. As në 97 kur humbën paratë e tyre në firmat piramidale. Ajo që është e dhimbshme është që Edi Rama ka punuar me një plan shpërbërje të Shqipërisë, ekzaktësisht shumë të saktë për të rritur shkallën e dëshpërimit në mënyrë të tillë që shqiptarët të shikojnë si të vetmen zgjidhje largimin e tyre. Por nuk mund të largohen dot të gjithë shqiptarët. Të jetë i bindur që unë do jem e fundit që do largohem nga Shqipëria dhe kur të largohem, do largohem bashkë me të. Znj. Kryemadhi një deklaratë e juaja në Ora News e lidhur me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, në opinionin publik ka tingëlluar si një hap mbrapa e LSI-së nga PD,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

e cila e quan fajtor edhe moral edhe ligjor ministrin e brendshëm për shkak të vëllait të tij. Nuk është e vërtetë, unë e përgënjeshtrova menjëherë dhe ia bëra në prezencë personit i cili ishte në emision. Unë them se Fatmir Xhafa nuk mban përgjegjësi se çfarë ka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin Antimafia të cilin e kanë votuar vetë, është një nga ligjet i cili nuk e lejon z.Xhafa të jetë sot ministër i Brendshem. Dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër, Fatmir Xhafa mban përgjegjësi dhe morale dhe ligjore dhe politike dhe fizike në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e policisë së shtetit. Dhe mendoj që jam shumë e qartë sepse këtë deklaratë unë e kam bërë me kohë më përpara. Por për një gjë të jeni të bindur. Këtu nuk është çështja e Fatmir Xhafës, sepse Fatmir Xhafa në fund të ditës është njëri nga ushtarët e perandorisë së Edi Ramës, ashtu si deri dje ishte Saimir Tahiri. I cili deri dje e kërcënonte me fotot me videot me gjithë materialet që ai dispononte për vëllain e Edi Ramës dhe familjarët e Edi Ramës. Ashtu të njëjtën gjë ai kërkon të krijojë një aludim të tij po përsëri me z.Xhafa. Të jeni të bindur që kërkon ta përdori z.Xhafa si një element,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

i cili në njëfarë mënyre kishte një përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar dhe sot i bën hije z.Xhafa në mënyrë për ta larguar dhe për të thënë që këtu të gjithë njerëzit janë të inkriminuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Dhe mbajtja e z.Xhafa për shkak të pozicionit të vëllait të tij, është një masë profilaktike ose po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështjen e NUMRI I KONTAKTIT:

vëllait të tij që nesër pasnesër do ti shpërthejë shumë shpejt. Jeni e bindur për këtë? Sigurisht që jam e bindur, ka prova dhe i kam parë dhe me sytë e mi. Por nuk jam e autorizuar për ti thënë, sepse ka institucione ligjore jashtë shqiptare të cilat po merren me të. Si duhet ta lexojmë në momentin kur ju bojkotoni sallën e Parlamentit,

0697044477

ndonjëherë deputetët tuaj qëndrojnë në sallë dhe votojnë. Kjo është liri brenda grupit Parlamentar apo thjesht nuk janë të bindur që bojkoti funksionon? A ju kërkoni llogari këtyre deputetëve? Ne nuk bojkotojmë si grup Parlamentar, e kemi bërë shumë të qartë si LSI. Përsa i përket qëndrimeve politike me PD jemi të unifikuar. Ndërsa përsa i përket çështjes së bojkotit të komisioneve Parlamentare, ne si LSI kemi marrëdhënie të kushtëzuar me komisionet Parlamentare, për shkak të vetë pozicionimit dhe në çdo komision, të jeni të bindur që do ketë nga një përfaqësues të LSI-së, për të vetmen arsye sepse nga eksperiencat tona, por edhe nga praktika kemi që Rilindja funksionon në manipulimin e proceverbaleve. Pra kalohen projektligje, si rasti i dy projektligjeve që janë kaluar në komisionin e mediave që nuk kanë pasur koorumin. Janë kaluar për tu sjell në seancë, pra duke shkelur procedurat dhe duke bërë një proces falsifikimi. Duke qenë që ne kemi një Sekretar të përgjithshëm të Parlamentit shqiptar, ish-Sekretarin e përgjithshëm të z.Tahiri, të ministrisë së brendshme, i cili ka probleme shumë të mëdha për mendimin tim dhe shpresojmë që në mos sot drejtësia vonon por nuk do të harrohet. Do të mbajnë përgjegjësi për të gjitha zullumet e tyre që kanë bërë. Jam e bindur që kjo histori, është një histori që duhet të tregojmë jo vetëm thjesht anën e forcës dhe të prezencës në Parlament, por duhet të tregojmë edhe mençurinë tonë për të menaxhuar, vërtetuar dhe për të evidentuar çdo shkelje dhe falsifikim që po bën mazhoranca e këtij krimi të organizuar.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Kryeministri tërhiqet nga ideja e prezantuar nga homologu bullgar për ngritjen e qendrës rajonale të ish-terroristëve islamikë në Shqipëri

Qeveria: Jo ISIS, por vijnë afrikanët! Del në skenë plani tjetër: Skenari për kampet e emigrantëve. Shqipëria mund të jetë vendi ku mund të mblidhen mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Pas kësaj, nëse pranohen, duhet të pyesësh një afrikano-verior apo nga Lindja e Mesme se ku e ka shtëpinë një shqiptar!

Kryeministria hodhi poshtë dje projektin e shumëdebatuar këto ditë për ngritjen në Shqipëri të një kampi rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS në Ballkan. Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi tha se nuk ka ekzistuar asnjëherë një projekt i tillë për grumbullimin e ishluftëtarëve të shtetit islamik. Kryeministria i cilësoi deklaratat e shumë politikanëve të opozitës dhe mediave si spekulime për qëllime politike. Në fakt, ideja e kampit nuk u hodh nga opozita apo media, por nga një prej kryeministrave të vendeve të BE. Boyko Borissov, kryeministri i Bullgarisë, deklaroi në 4 qershor, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se kemi diskutuar që "në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit". Kjo deklaratë gjendet ende në videon me përkthim zyrtar të konferencës, në faqen online të kryeministrit Edi Rama. Borisov nuk foli për qendër analizash dhe studimesh, siç thotë qeveria shqiptare, por për luftëtarë të ISIS. Në këtë pikë, ose qeveria jonë duhet të koordinohet për deklaratat që bën me aleatët në rajon, ose njëra prej palëve në konferencën për shtyp disa ditë më parë gënjeu. Pavarësisht kontradiktës mes qëndrimit të një kryeministri të rajonit dhe qeverisë shqiptare, lajmi i mirë është fakti që Kryeministria e mohoi dje projektin për luftëtarët e ISIS. Rreziku dhe problemet që mund të sillte një

plan i tillë është shumë më i madh sesa debati i djeshëm mes qeverisë dhe opozitës se kush gënjente. Deklaratat e Kryeministrisë ishte një tërheqje përballë reagimit publik ndaj një projekti të pamenduar dhe të probleme për sigurinë dhe në këtë rast duhet përgëzuar. Kryeministri bullgar e bëri fakt të kryer dhe kryeministri shqiptar nuk e kundërshtoi. Ndërsa opinioni publik mori një shpjegim pesë ditë me vonesë për çështjen e ish-terroristëve të ISIS, një tjetër problem duket në horizont. Këtë herë alarmi vjen nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë për një plan të Bashkimit Europën për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Bëhet fjalë për krijimin e një kampi mikpritës për mijëra dhe qindra mijë emigrantë nga vendet e konflikteve që duan të hyjnë në zonën e

BE. Plani parashikon që gjithë fluksi i emigrantëve të mblidhet në një vend që nuk është anëtar i BE dhe aty të trajtohen kërkesat për azil ose të kthehen pas. Vendi i përzgjedhur është në Ballkan dhe media e huaja citojnë se ky shtet mund të jetë Shqipëria. Aktualisht në disa shtete të BE ka emigrantë në kampe, por që nuk u jepet leja e qëndrimit. Parashikohet që shumë vende t'i largojnë emigrantët në shtetin që do përzgjidhet dhe më pas të vendoset nëse do kthehen në vendet e origjinës, ose t'u jepet azil. Aktualisht në atë që njihet si rruga e emigrantëve për në BE, nga Turqia deri në Austri, ndodhen qindra mijëra emigrantë të mbledhur në kampe dhe që janë refuzuar të pranohen nga vendet e BE. Projekti synon mbledhjen e këtij kontingjenti dhe emigrantëve

të rinj që mund të vijnë kontinent në një vend dhe më pas shqyrtimin e kërkesave. Por kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë të jetë pas këtij veprimi me afrikano-veriorë dhe nga Linda e Mesme. Shumë vende të BE kanë bllokuar kufijtë për emigrantët. Greqia që është destinacioni i parë i pritjes së tyre thotë se nuk mund të përballojë me flukse të tjera. Qeveria e re në Itali po përgatitet të përzërë më shumë se 500 mijë. Për shkak se gjithë shtetet e rajonit kanë marrë masa ekstreme për bllokimin e refugjatëve, rruga e re nga ku po kalojnë emigrantët është Shqipëria. Agjencia "Reuters" shkruante se nga territori shqiptar drejt Malit të Zi dhe më pas Kroacisë kanë kaluar më shumë se 2 mijë refugjatë gjatë muajve të fundit. Shifra konsiderohet e lartë, por numri mund të rritet disa fish për shkak se sezoni i verës cilësohet dhe si periudha e flukseve të emigrimit, për shkak të kushteve të kohës. Shqipëria nuk ka takat për të pritur qindra mijëra refugjatë të cilët BE po planifikon ti strehojë në shtetin tonë. Më mirë një votë kundër e BE, se sa ta na kthejnë në shtet me ishluftëtarë të ISIS apo me qindra mijëra refugjatë, kur dihet se gjysma e shqiptarëve kanë ikur vetë emigrant dhe nëse realizohet kjo duhet të pyesësh një afrikanoveriorë se ku janë shqiptarët në Shqipëri. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E shtunë, 9 Qershor 2018

Reagon këshilltari për Sigurinë, Sandër Lleshi: Kjo qendër nuk do të jetë kamp grumbullimi ish-militantësh

D

y ditët e fundit në media por edhe në qarqet politike ka qarkulluar një tezë sipas të cilës në Shqipëri mund të ngrihej një qendër pritëse për ish-luftëtarët e ISIS që kthehen nga Siria. Lidhur me këtë lajm, ka pasur reagime të ashpra nga opinioni publik, por edhe nga opozita që e ka cilësuar si një lëvizje mjaft të rrezikshme për vendin. Kryeministria ka reaguar dje lidhur me projektin shumëdiskutuar për krijimin e një qendre rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në një deklaratë për mediat, Sandër Lleshi, Këshilltari për Sigurinë i Kryeministrit Edi Rama thotë se projekti nuk parashikon ngritjen e një kampi për ish-luftëtarët e ISIS. Lleshi shprehet se Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre në një qendër rajonale, për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Po ashtu, Lleshi sqaron se kjo qendër nuk do të jetë kamp për grumbullimin e ish luftëtarëve të ISIS. Ai sqaroi se bëhet fjalë thjesht për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që ishte edhe organizatorja e konferencës ndërkombëtare të para pak ditëve, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Bullgarisë. “Duke vënë re se disa lajme të rreme me karakter provokues dhe politike, spekulojnë haptazi mbi një gjoja qendër për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS-it në Shqipëri, këshilltari

Kryeministria: Nuk do të marrim ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri

i sigurisë i kryeministrit, Sandër Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkesë, plani, apo mundësie për diçka të tillë. Këto opinione që i referohen një fraze të përdorur nga kryeministri Borisov, janë krejt pa lidhje me subjektin, të cilit shefi i qeverisë bullgare i’u referua në prononcimin e tij. Bëhet thjesht fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që ishte edhe organizatorja

e konferencës ndërkombëtare të para pak ditëve, ku mori pjesë edhe kryeministri i Bullgarisë. Shqipëria ka propozuar kthimin e kësaj qendre në një qender rajonale, për të kryer analiza, vlerësime, studime, shkëmbim informacioni si edhe programe të përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por kjo qendër as nuk është, as nuk mund të jetë dhe as nuk i ka shkuar kurrë kujt në mendje që

të kthehet në një repart grumbullimi të ish-militanteve të ISIS-it. Jo vetëm sepse askush dhe asnjëherë nuk e ka kërkuar një gjë të tille, po edhe sepse kjo fantazi nuk ka asgjëkundi lidhje me misionin e Qendrës se Koordinimit kundër Ekstremizmit te Dhunshëm dhe me projektin tonë për rajonalizimin e saj”- sqaroi në reagimin e tij, këshilltari për Sigurinë pranë Kryeministrit, gjeneral Sandër Lleshi.

Kreu i grupit të LSI: Ramës ia tha vetë kryeministri bullgar, sot i është mbyllur goja

Vasili: Rama gënjen për grumbullimin e ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri

P

as lajmeve në media se në Shqipëri mund të ngrihej një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS si dhe deklaratës së institucionit të kryeministrisë që u shpreh se bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, do të reagonte pasditen e djeshme edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se kryeministrit Edi Rama i është mbyllur goja, sepse, thotë Vasili, ia tha vetë kryeministrit bullgar se në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. “Pse bedelet e qeverisë gënjejnë trashë për qendrën e koordinimit të ish-ave të ISIS? Të thuash që kjo qeveri u çmend e tëra, nuk është lajm. Është e qartë që të zënë në faj për qendrën e koordinimit të ish-luftëtarëve

të ISIS Shqipëri, kanë filluar përkthimet nga shqipja në shqip. Këta janë kaq të trashe sa po na tregojnë që ka dy gjuhë shqipe: një të qeverisë dhe një të popullit. E bukur fare kjo, kryeministrit tonë ia thotë në sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vetë që ishte 50 cm larg Borisovit, por i japin këta bedelët, se kryeministrit i është zënë goja dhe s’ia mban të flasë vetë. Për këta bedelët me shqipe të çalë po jua vëmë prapë ta lexojnë ç’ka thënë z. Borisov pasi me paturpësinë dhe marrinë e tyre duan ta ngatërrojnë edhe atë. Lexojeni: “Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama”- u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

AGJENDA E KOMISIONIT

PD nuk braktis reformën zgjedhore, të martën Komisioni tryezë konsultative

Pavarësisht se opozita nuk merr pjesë normalisht në punimet e komisioneve parlamentare dhe përpara kamerave flet vetëm për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe lidhjet e krimit dhe drogës me fijet e pushtetit, e kundërta ndodh në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Larg kamerave, përgjatë muajve të fundit komisioni është mbledhur disa herë në bashkëdrejtim jo vetëm të socialistit Bledi Çuçi, por edhe të demokratit Oerd Bylykbashi. Në 6 qershor palët u mblodhën për të diskutuar për diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por pa asnjë konkluzion përfundimtar. Ndryshe nga kolegët e tij, demokratik Oerd Bylykbashi nuk ka lënë pas dore angazhimin në reformën zgjedhore, duke planifikuar që edhe javën e ardhshme të jetë në bashkëdrejtimin e këtij komisioni. Kështu, mësohet se komisioni i posacëm do të mblidhet dy herë javën e ardhshme. Të martën, në 12 qershor Çuçi e Bylykbashi do të drejtojnë një tryezë mbi “Blerjen e votave dhe mashtrimin zgjedhor”, ku do të dëgjohet përvojëa italiane në luftën kundër blerjes së votave, për mes Ekspertit të Këshillit të Evropës, Antonio Corbo. Më pas do të merren rekomandime për përmirësimin e mekanizmave aktualë për parandalimin dhe sanksionimin e blerjes së votave nga Quentin Reed, Ekspert i Këshillit të Evropës dhe Magnus Ohman, Ekspert i OSBE-së. Të mërkurën, në 13 qershor do të zhvillohet një forum mbi “Keqpërdorimin e burimeve shtetërore”. Po ashtu, bashkëkryetarët e këtij komisioni Oerd Bykykbashi dhe Bledi Çuçi do të dëgjojnë – Znj. Elena Panfilova, Eksperte e Këshillit të Evropës mbi përvojën ndërkombëtare me mekanizmat për të luftuar abuzimin e burimeve shtetërore.


POLITIKE

5

E shtunë, 9 Qershor 2018

Ish-ministri i Mbrojtjes apel institucioneve: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Kamp për terroristët e ISIS në Shqipëri? Mediu: Kërcënim! N

ë një kohë që zërat sa vijnë e shtohen se në vendin tonë do të ngrihet një qendër për rehabilitimin e ish-terroristëve të ISIS-it, ka reaguar edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në reagimin e tij, kryetari i Partisë Republikane shprehet se qendra për luftëtarët e huaj të ISIS në Shqipëri përbën një kërcenim për shqiptarët dhe rajonin. “Siguria kombëtare nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar. Pjesëmarrja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë. Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturave terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend. Ndalimi para disa kohësh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar të Izraelit tregon qartë që strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon. Financimet për radikalizmin e fesë Islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente. Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për Sigurinë tonë kombëtare. Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fight-

ers të ISIS të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin. Së pari strukturat e sigurisë dhe të rendit në Shqipëri janë të dobëta dhe të korruptueshme. Së dyti, me gjithë arritjet e Shërbimeve tona të Inteligjencës, ato akoma nuk janë në nivelin e shërbimeve të vendeve më të zhvilluara, si nga baza e të dhënave që disponojnë (pjesën më të madhe të të dhënave për individë me lidhje terroriste e marrin si informacion nga shërbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik që përdorim

dhe për më tepër nga kualifikimi i personelit të shërbimit me gjithë respektin për punën e tyre. Së katërti, rritja e influencës së krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit lidhjet me qeverinë, krijon një potencial jashtëzakonisht të rrezikshëm të lidhjes së terrorizmit me krimin e organizuar, që do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe rajonin. Qeveria duhet të lerë aventurat për interesa momentale politike. Sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë. Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influencës Ruse, shqetësimet për rritjen

dhe kontrollin e Turqisë, (jo për interesa të partneritetit strategjik, por të mirëfillta të kontrollit politik, siç shprehen liderët evropianë), aktivizimi i shërbimeve të Iranit edhe për shkak të MEK, trafiku i drogës dhe pastrimit të parave janë kërcënime serioze, me të cilat duhet të merremi seriozisht. Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithë informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës.”, tha Mediu.

“STREHIMI I TERRORISTËVE TË ISIS” Mesila Doda: Kryeministri bastard po i bën vendit një poshtërsi

Ish-deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj një lajmi, se Shqipëria ka dhënë mbështetjen për të krijuar hapësira në territorin e saj për luftëtarët e ISIS-it që kthehen nga Siria. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Doda shkruan se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Nëse ky lajm është i vërtetë, nuk ka bastard më të madh se kryeministri ynë… Shqipëria çerdhe e terroristëve dhe kjo është dhuratë nga qeveria. Poshtërsi të tillë që të degradosh vendin tënd duke e bërë kosh plehrash për të përfituar disa ditë zgjatje pushteti, nuk ka… Të gjithë në këmbë për të ndaluar një poshtërsi të tillë. Shoqeria civile, përfaqësuesit fetarë në vend, të rinj e të reja, prindër e qytetarë normalë të këtij vendi… duhet të jemi të gjithë në alarmin më të madh të këtyre 20 viteve. Na bënë koshin e plehrave të botës!”shprehet në reagimin e saj Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

DEPUTETI I PD-së: SQARIMI I KËSHILLTARIT TË RAMËS PËR LUFTËTARËT E ISIS, SHUMË I VONUAR DHE I PAQARTË

D

eputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu pas lajmit që qarkullon në media se në vendin tonë do të ngrihet një qendër rehabilitimi për ish-anëtarët e ISIS. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, demokrati thekson se ky veprim vjen për të zbutur skandalet e qeverisë. Mes të tjerash Shehu e cilësoi të rrezikshëm vendimin, pasi sipas tij cënon sigurinë kombëtare. “Ish terroristët e ISIS-it nga Ballkani në Shqipëri! Kryeministri e Qeveria për të “zbutur” skandalet e tyre galopante përpara Europës, janë gati të vënë në ankand gjithçka ka vlerë në vendin tonë. Duket se Qeveria jonë është shumë afër mbylljes së një marrëveshjeje tejet të rrezikshme për Sigurinë tonë Kombëtare. Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, që ka Presidencën e radhës së BE, në Tiranë deklaroi se në vendin tonë do të ngrihet një strukturë koordinimi e rehabilitimi për ish terroristët e ISIS, me prejardhje nga i gjithë Ballkani. Prita për shumë ditë, por asnjë përgenjeshtrim, apo sqarim nga Qeveria jonë. Po kështu, asnjë komunikim me Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Burime të besueshme

Qendër rehabilitimi për terroristët e ISIS, Shehu: Cënohet siguria kombëtare ma konfirmojnë këtë iniciativë. Pa dyshim institucionet tona duhet të involvohen që krahas dënimit të sigurohet dhe rehabilitimi i nënshtetasve shqiptare, ish pjesëmarrës të ISIS. Por të mbledhësh në vendin tonë të gjithë këta terroriste të Ballkanit, është një veprim tejet i rrezikshëm, që cenon jo vetëm Sigurinë tonë Kombëtare, por dhe ekuilibrat thelbësore të brendshëm për ne. Ta bësh këtë në fshehtësi të plotë është një krim i dënueshem penalisht. Ftoj Kryeministrin ose Ministrin e Jashtëm të japë shpjegimet përkatëse”- theksoi në reagimin e tij, deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Pas lajmeve në media se në Shqipëri mund të ngrihej një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS si dhe deklaratës së institucionit të kryeministrisë që u shpreh se bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm,

ka reaguar sërish deputeti i PD-së Tritan Shehu. “Duke falënderuar Këshilltarin Lleshi për përgjigjen që dha para pak minutash ndaj shqetësimit tim e të tjerëve të ngritur rreth një Qendre Rajonale në Shqipëri për studime a rehabilitime, apo diçka tjetër në lidhje me terroristët e ISIS

prej Ballkanit, dëshiroj të theksoj se: Së pari, ky “sqarim” është shumë i vonuar. Qëkurse Kryeministri Borisov shpalosi diçka të tillë në Tiranë e deri më sot kanë kaluar shumë ditë, të mbushura këto me shumë komente, pyetje etj nga media, analistë, politikanë, ndaj kësaj çështjeje, që sot

“zvogëlohet” shumë në konceptin e saj prej Këshilltarit. Uroj të jetë e të ketë qënë që në fillim i tillë ky koncept. Sidoqoftë të tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore për vendin, nuk mund të mbahen ne “terr” informativ. Është detyra e institucioneve shtetërore të bëjnë transparencë, përpara se të shpërthejnë diskutimet e debatet. Në fakt është “zakoni” i kësaj Qeverie që për të tilla çështje të veprojnë në konspiracion, derisa plas.... Cilado qoftë përgjigjja e sotme e Këshilltarit, për mua kjo çështje akoma nuk është plotësisht e qartë, kjo edhe për faktin se si u menaxhua deri më tashti. Në këto kushte do të vazhdoj ta ndjek me shumë vëmendje në zhvillimet e ardhshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Politikes së Jashtme”- shprehet deputeti demokrat, Tritan Shehu.


POLITIKE

6

E shtunë, 9 Qershor 2018

Kreu i PDS-së, Paskal Milo: Nëse zgjedhjet bëhen sot, ose qoftë edhe pas tre muajsh në vjeshtë, opozita nuk ka shanc të ketë rezultat tjetër, më të favorshëm për të

Intervistoi: Redjon Shtylla “Jam skeptik për mundësinë e hapjes së negociatave, vendim ky që duhet ta marrë Këshilli Europian më 28 qershor”. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë për “Koha Jonë”, ndan mendimet për situatën në të cilën po kalon Shqipëria në prag të vendimit për çelje, ose jo të negociatave të anëtarësimit me BE-në. “Frika ime është se vendet anëtare të BE-së, sidomos Franca, apo dhe vende të tjera hezitojnë jo vetëm për shkak të klimës së përgjithshme jo optimiste që ekziston në vendet europiane, por edhe për arsye të zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin europian në vitin 2019”,-thotë z.Milo. Ish-ministri i Jashtëm, nënvizon se paçka se Gjermania është dashamirëse ndaj vendin, Kancelarja nuk ka mjaftueshëm bindjen për të dhënë një mbështetje të plotë. Shqetësuese për kreun e PDS-së, është pozita e opozitës, e cila për të është kundër çeljes së negociatave, dhe se PD-ja po humbet në dy drejtime. Nëse pas vendimit, do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për Milon sërisht humbëse del PD-ja. Paçka lojës politike në vend dhe sherreve në BE, do të marrë Shqipëria një “Po” për çelje negociatash, apo siç edhe Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov tha se janë 3 shtete kundër Shqipërisë? Nga ana tjetër, Ballkani Perëndimor mund të bashkohet me BE-në nga dy pozita: Njëra që cilësohet si “parim regatash” me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe tjetra që vendet anëtare të BE të miratojnë negociatat e pranimit për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Cila pikëpamje e shihni si realiste dhe në afër politikës rajonale? Si çdo shqiptar, edhe unë do të kisha shumë dëshirë që në 28 qershor, të dëgjoja lajmin e shumë pritur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është një kërkesë e ligjshme e Shqipërisë, përkatësisht e të gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike, për të vetme arsye se ka qenë dhe mbetet një aspirat i ligjshme e të gjithëve që Shqipëria të bashkohet edhe nga pikëpamja institucionale me Europën, një kërkesë e ka hershme kjo pas përmbysjes së komunizimit në Shqipëri. Përtej dëshirës, dhe aspiratave legjitime, janë të tjerë që gjykojnë nëse ekzistojnë ose jo rrethanat e brendshme dhe ato ndërkombëtare që Shqipërisë ti hapet drita jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Dua të jem

i drejtëpërdrejtë që në fillim, se jam skeptik për mundësinë e hapjes së negociatave, vendim ky që duhet ta marrë Këshilli Europian më 28 qershor, jo aq për shkak të kritereve apo të kushteve të tejmbushura ose jo nga Shqipëria, për të cilën ka kontestime dhe interpretime nga vende të ndryshme, por për shkak të rrethanave të brendshme të vetë BE-së, të disa vendeve anëtare dhe me peshë, por dhe një përgjegjësi e një klime jo pozitive që ekziston në opinionin publik të shumë vendeve anëtare që kundërshtojnë idenë e zgjerimit të BE-së me antarë të rinj, veçanërisht për vendet që vijnë nga ish-bota komuniste. Mund të ketë edhe një formulë e cila do të ishte me dy kuptime, që dikush ta merrte gotën gjysëm plot dhe gjysëm bosh. Me kuptimin që të mund të jepej një mesazh për të inkurajuar vendet kandidate, në rastin konkret Shqipërinë apo dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave në një të ardhme të papërcaktuar si datë, por që nga ana tjetër do të jepte euroskeptikëve Europianë, një kënaqësi që nuk do të ketë zgjerim së shpejti të BE-së. Frika ime është se vendet anëtare të BE-së, sidomos Franca, apo dhe vende të tjera hezitojnë jo vetëm për shkak të klimës së përgjithshme jo optimiste që ekziston në vendet europiane, por edhe për arsye të zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin europian në vitin 2019. Këto qeveri nuk duan që

Negociatat, Milo: PD në fazë kritike, arsyet pse disa vende të BE japin “Jo”

tu japin euroskeptikëve një argument për të ngritur opinionin brenda vendeve të tyre, kundër dhe për rrjedhojë të ndikojë në rezultatet për zgjedhjet e ardhshme për parlamentin europian. Këto janë pak a shumë arsyet që më bëjnë mua të besoj se përkundrejt pritshmërive që mund të ketë opinioni publik shqiptar, të dëgjojmë në fund të ditës një formulim ambigue që në thelb do të jetë thjesht një formulë diplomatike për ti kënaqur të gjithë në pamje të parë, por për të mos dhënë tani për tani, zgjidhje në thelb dhe të drejtëpërdrejtë siç është ajo e hapjes së negociatave dhe e fillimit të menjëhershëm të tyre. Marrëdhënien shqiptaro-gjermane e keni trajtuar edhe në librin juaj “Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane”, por si e shini sot vendin që zë Shqipëria në politikën e Gjermanisë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor? Shihni sot një Gjermani pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në? Ne, dhe këtu kam parasysh të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm

politikanët, ku gjykojmë për qëndrimet e vendeve të tjera ndaj Shqipërisë, nuk duhet të përmbledhim të gjitha institucionet e shteteve respektive në një emërues të përbashkët. Meqë po flasim për Gjermaninë, si një vend i fuqishëm dhe demokratik, atje institucionet e shtetit kanë fuqi të caktuara dhe të respektueshme mbështetur në kushtetutë dhe në ligje të tjera të vendit. Për rrjedhojë, kur gjykohet qëndrimi që këto institucione të shtetit Gjerman mbajnë ndaj Shqipërisë, nuk mund të themi se për çështje të caktuara ato kanë të njëjtin gjykim, dhe të njëjtin qëndrim, dhe kjo shpjegohet natyrshëm sepse ka forca politike me programe të ndryshme, ka parlament ku reflektohen raportet dhe pjesëmarrja e një numri partish politike, ka qeveri që në rastin konkret është një koalcion midis dy partive të mëdha të njohuara, pra me pak fjalë Gjermaninë aktuale duhet ta marrin si një shtet, por me aktorë politikë që kanë mendimet dhe qëndrimet e tyre edhe ndaj Shqipërisë, që nuk

janë të njëjta dhe që janë bërë të njohuara për opinionin publik shqiptar. Kemi një parlament Gjerman, që ka fjalën e fundit në përcaktimin që Gjermania do të mbajë edhe ndaj çështjes së hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Kemi qeverinë gjermane që ka një Kancelare që ka qenë dhe mbetet dashamirëse ndaj Shqipërisë, por mesa duket nuk mjafton për të krijuar bindjen e plotë që Gjermania, aktorët kryesorë të saj dhe sidomos grupi parlamentar i CDU dhe CSU, të mund të japin një mbështeje të plotë, të paktën deri tani siç është e njohur ka zëra kundërshtues ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Për gjatë këtij procesi, akuzat politike ndaj qeverisë, apo dhe qeveria ndaj opozitës në lidhje me krimin, apo dhe denoncimet e opozitës për protesta, a rrezikojë të dëmtojnë procesin e integrimit? 6 muaj më parë, në 2-3 komente të mijat publike, i kam bërë thirrje opozitës që të paktën (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7

E shtunë, 9 Qershor 2018

Ministrja e Kulturës flet për televizionin francez: I kemi bërë detyrat

M

inistrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaron se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave me BE. Në një intervistë për TV5Monde, Kumbaro tha se vlerësimi i KE për progresin e vendit tonë në procesin e integrimit ka qenë objektiv dhe se asgjë e keqe nuk i vjen Europës dhe as BE-së nga hapja e negociatave për Shqipërinë. Ka një numër vendesh të cilat nuk janë dakord, rasti i presidentit Macron, si mund t’i bindni ju ata që të ndryshojnë mendim? Nuk është momenti për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Është vetëm të hapim negociatat për hyrjen e Shqipërisë që do të marrë kohën që duhet. Por KE është deklaruar në favor dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave jo hyrjen e Shqipërisë në BE. Të jemi të sinqertë, Shqipëria (Vijon nga faqja 6) për këto 6 muaj të mbante një qëndrim më neutral për aksionin politik brenda vendit me terma e forta dhe veprimet e njohura që politika shqiptare i ka përzemër. Pikërisht për të shmanguar ndikimin negativ që këto aksione politike tipike shqiptare, kanë aktorët e rëndësishëm europianë në këtë fazë shumë të rëndësishme të gjykimit rreth Shqipërisë. Fjalimet e liderit të opozitës, dhe në përgjigjësi të opozitës, jo brenda vendit por edhe në forumet jashtë Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet e PPE (Partisë Popullore Europiane) ndikojnë sepse familja e partive popullore, pjesë e së cilës është edhe PD-ja kanë një solidaritet të brendshëm programor, dhe që ndikojnë në politikbërjen Europiane, veçanërisht në vende të fuqishme si Gjermania, që i jep tonin politikës Europaine sot. Nuk mund të mos ndikojë dhe do të analfabet politik ai që mendon se një bisedë apo 2-5 takime gjatë këtyre muajve me deputetë të së djathtës të qendrës Gjermane, të CDUsë në Berlin apo në Tiranë të mos kenë patur qëndrime dhe diskutime për hapjen e negociatave. Nëse opozita vërtet do ta ndiente përgjegjësinë e lartë që ka para shqiptarëve për këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, duhesh që gjatë këtyre muajve të kishin mbajtur për mendimin tim një qëndrim tjetër. Në dukje mund të krijohet përshtypja se fiton pikë, por në fakt humbet shumë prej tyre. Çfarë humbet PD-ja me këtë rol që ka ndërmarrë në arenën ndërkombëtare? Çfarë kostosh do të marrë

Kumbaro: Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat e ka bërë rrugën e saj. Nëse KE është shprehur për hapjen e negociatave është se të gjithë ekspertët që ndjekin punimet dhe evoluimet që ka bërë dhe janë përmbushur nga Shqipëria dhe shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve ka konstatuar se detyrat e shtëpisë janë bërë dhe se jemi gati të hapim negociatat. Kjo nuk do t’i ndryshojë asgjë Europës dhe as BE-së. Kumbaro tha se futja në BE nuk është objektiv vetëm i qeverisë, por gjithë shoqërisë shqiptare. Jo vetëm objektiv por ka qenë

gjithmonë një emocion i madh dhe më lini të konfirmoj se kur diktatura ra në Shqipëri në ’90, slogani i të gjithë shqiptarëve dhe që erdhi shumë natyrisht ishte duam një Shqipëri si gjithë Europa. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, ky slogan që ka një bindje, është gati një “fe”. Shqipëria gjeografikisht dhe historikisht është në Europë dhe nëse ka diferenca ato janë vetëm politike dhe ne jemi aty për t’i përmbushur.

PD-ja nga ky proces? PD-ja humbet në dy drejtime. Edhe në imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por edhe në syrin e shqiptarëve brenda vendit, për sa kohë që krijon përshtypjen se ku vend nuk është gati të hap negociatat me BE-në, për anëtarësim të plotë, që në fund të fundit është në dëm të vetë shqiptarëve që mesi po presin që të përfitojnë të drejtat si një vend që hap negociatat me BE-në. Nëse marrim një “Jo” nga Këshilli Europian, mundet që vitin e ardhshëm të kemi zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare në një ditë? Nëse negociatat nuk hapen kush duhet të mbajë përgjegjësi: Qeveria apo opozita? Çështja e përgjegjësisë në rastin e një vendimi refuzues, nuk do të kishte rëndësi për shqiptarët, veç për axhendat grindavece të politikës shqiptare dhe në këtë pikëpamje, përgjegjësia e qeverisë nuk mund të shmanget, por as edhe ajo e opozitës e cila dukshëm nuk ka bërë, dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë veprim politik për të dhënë mesazhe në favor të hapjes së negociatave, pavarësisht nga deklaratat që dëgjohen. Nuk besoj se mos hapja e negociatave për anëtarësimin, mund të jetë një shkas madhor për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme sepse tashmë shqiptarët janë mësuar me këtë stërzgjatje të proceseve integruese të Shqipërisë në BE, dhe për më tepër opozita sot për fat të keq nuk ka një alternativë të besueshme për tu ofruar shqiptarëve, në kërkim të votës së tyre. Nëse zgjedhjet bëhen sot, ose qoftë edhe pas tre muajsh në vjeshtë, nuk ka shanc të ketë rezultat tjetër, më të favorshëm për të. E them pa asnjë emocion politik të njëanshëm, sinqerisht

dhe më vjen keq që opozita ndodhet në një fazë kritike që nuk bind jo atë pjesë të elektoratit të qëndrueshëm të saj, por dëshiroj të them që fitorja në Shqipërisë përcaktohet nga qëndrimi i atyre segmenteve të elektoratit shqiptar që nuk janë militant, që përbëjnë zonën gri. Aktualisht, opozita nuk e ka arritur këtë nivel të besimit, dhe prandaj them se nuk do të ketë shanc për një fitore elektorale në rast se zgjedhjet bëhen në kushtet dhe në rrethanat ndodhet sot politika shqiptare. Ballkani është rikthyer në axhendën politike të Europës, dhe kjo ka rritur më shumë vëmendjen ndaj aleancave. Njëra prej tyre është marrëdhënia që qeveria jonë me Turqinë. Përveç strategjisë ekonomike e cila mund të jetë ndihmuese, mund të përbëjë ndikim shqetësues ky ndikim Turk në vende të ndryshme të Ballkanit. A përbën Turqia kërcënim për Shqipërinë? Kryeministri Rama në intervistat për mediet e huaja, tregohet i kujdesshëm dhe nuk e mbështet këtë marrëdhënie, pse ndodh kështu? Turqia duhet gjykuar dhe vlerësuar me disa prespektiva. E para në këndvështrimin e një vendi që konsiderohet partner strategjik i Shqipërisë. I një vendi që historikisht ka patur marrëdhënie konstante miqësore dhe bashkëpunimi përgjatë shumë viteve. Sigurisht që Turqia ka problemet e saj në marrëdhëniet me BE-në. Ka edhe një reagim të qytetarëve europianë që mund të themi që është një faktor i konsiderueshëm që llogaritet nga politika Europiane në marrëdhëniet me Turqinë. Këto çështje i përkasin Turqisë me BE-në dhe Shqipëria nuk mund

të bëhet avokate dhe as nuk e ka tagerin të gjykojë BE-në. Turqia është një fuqi rajonale me pretendime të gjëra, që Ballkanin e ka parë dhe e sheh natyrshëm si një zonë ku ka bashkëpunim tradicional, por edhe interesa të qënësishme jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike të cilat qeveritë e ndryshme të Turqisë ndër vite i kanë artikuluar, dikush më me elegancë, dikush më hapur. Qeveria aktuale dhe Presidenti i Turqisë, z.Erdogan, kanë një qasje më agresive në Ballkan. Kanë afishuar hapur pretendimet për të rikthyer kohën e artë sipas tyre të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit të kohës së perandorisë Osmane, si kjo çështje edhe të tjera kanë krijuar një sensibilitet jo pozitiv në Europë për synime në Ballkan. Unë mendoj që përtej interesave të momentit, ekonomike më tepër, Shqipëria nuk mund ti ofrojë Turqisë shance për tu përdorur për synime të tjera gjeopolitike, dhe në rivalitet me aktorë të tjerë të momentit ndërkombëtarë që kanë filluar të jenë gjithmonë e më të pranishëm në rajonin tonë. Pse? Shqipëria ka një orientim tepër të qartë Europian, dhe të gjitha partitë politike shqiptare të ardhmen e saj e shohin në BE, sikurse urojmë që edhe Turqia ta shikojë veten në një të ardhme sa më të afërt po aty, por Shqipëria nuk mund të bëjë koncesion për çfarëdo arsye të përkohshme apo dhe ekonomike, me parimet e mëdha dhe të luajtshme të politikës së jashtme Shqiptare dhe të orientimit të saj drejt partneriteteve të mëdha dhe të pa zëvëndësueshme me marrëdhëniet me SHBA dhe BE-në. Skena politike është ndezur me akuza dhe pretendime për përgjime të vëllait të

ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Si politikan me përvojë dhe shtetar, a mund të akuzohet një ministër për një vepër që e ka kryer afërmi i tij? Unë e kam ndjekur me shumë vëmendje të gjithë këtë histori, por pa u shprehur sepse nuk jam pjesë dhe as nuk bëhet pjesë e aksioneve politike që shikojnë vetëm synimin afatshkurtër pa llogaritur fundin e tij. Preferoj që të kem argumentet e mjaftueshme për të gjykuar midis akuzave të opozitës, dhe realitetit të fakteve të pa kundërshtueshme të cilat tani për tani, opinoni publik shqiptar nuk i kam, për sa kohë që ende nuk ka një ekspertizë të plotë të asaj për të cilën akuzohet vëllai i ministrit Xhafaj. Unë po shoh që edhe opozita ka filluar të tërhiqet nga agresiviteti i tepruar ose i jashtëzakonshëm i saj në lidhje me ato regjistrime që janë bërë, dhe ka një pakt në heshtje mesa kuptoj që kjo çështje gradualisht të mbahet edhe për ditë, dhe të shuhet për tu drejtuar vëmendja në fushat e futbollit në Rusi, dhe për të dalë në këtë mënyrë nga agjenda zhurmë madhe e politikës shqiptare. Nuk besoj se ministri Xhafaj ka përgjegjësi për drejtpërdrejtë, për çka mund të ketë bërë vëllai i tij, sepse të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që askush nuk mban përgjegjësi ligjore për çka mund të bëjë një i afërm i tij, për çka mund të bëjë. Aspekti moral është një çështje që vetë ministri Xhafaj e ka qartësuar me deklaratën e tij, se nëqoftëse se vërtetohet ajo çka akuzon opozita, ai do të jepte menjëherë dorëheqjen. Besoj se këtu mbyllet historia, dhe opinioni duhet të presë ekspertizën e specializuar për të vërtetuar saktësinë, ose autencitetin e auto-përgjimit, të presim.


SPECIALE

8

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Kush po e përgjon prej disa muajsh, Ben Blushin?

B

en Blushi ka pak muaj që ka filluar në "Top Channel", Drejtor i Përgjithshëm. Njeri që njeh median shkëlqyer dhe politikën, të cilën u mundua ta modernizojë si praktikë në shërbim të qytetarëve, por që u largua prej pisllëkut të saj si politikë mafioze. Ben Blushi në pak muaj bëri ndryshime në "Top Channel". Ndryshoi pikë së pari lajmet, të cilat tashmë janë numri një në tregun mediatik dhe si çdo njeri që ka një detyrë profesionale, po

shikon gjithçka në "kështjellën" e TOP-it. Natyrisht për ta bërë sa më afër halleve të njerëzve, e jo si në disa TV të tjera, ku lajmet fillojnë me kryeministrin dhe mbarojnë me Edi Ramën. Natyrisht konkurrenca ka rregullat e saj, ndonëse në Shqipëri nuk zbatohet konkurrenca e ndershme. Edhe në media e njëjta metodë si kudo në ekonomi, politikë e shoqëri; kush është me pranë qeverisë apo e lidhur me të bën para, prona dhe nuk e prek asnjë

ligj. Ben Blushi nuk është president, kryeministër, apo politikan që të jetë tashmë në survejimin e medias, apo shërbimeve inteligjente. Ai është një prej nesh, një qytetar. Jeton jetën e tij, ndonëse parlamentit i mungon shumë një emër i tillë. Por në pak ditë ai fotografohet dhe përndiqet fshehurazi në punët e tij, apo në jetën e tij private. E kapen "mat" me Agron Llakaj dhe u bë lajm. Tani i nxorën fotot e takimit me një gjyqtar. Dhe

turren, edhe ish-kryeministri Berisha, ta nxjerrin se sikur ka bërë "krim" Ben Blushi. Është fotografuar në barin e një hoteli në Tiranë, hotel me pesë yje dhe nuk ka se si fotoja, apo video e hotelit të dalë publik. Kjo mbetet dhe një shkelje e privatësisë. Në një vend normal demokratik hoteli detyrohet të paguajë shuma të mëdha për rastin në fjalë. Nuk është se ka kryer vrasje, apo vjedhje Ben Blushi në hotelin nga ku ka dalë fotografia dje në media, që hoteli apo

ndërtesa përballë, të turreshin për ta nxjerrë në publik. Ai thjesht ka pirë kafe me një mik, i cili ka qëlluar të jetë edhe gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Po kështu para disa javësh Ben Blushi është survejuar dhe ndjekur në Londër, ku është takuar dhe ka biseduar me gazetaren e njohur, Sonila Meço. Edhe në Angli pas Blushit! Kush po e ndjek dhe e përgjon Ben Blushin? Konkurrentët, mafia për kronikat e forta që po bën "Top Channel" në lajme, apo politika?

GJYQTARI I GJYKATËS SË LARTË

Ardian Dvorani sqaron takimin me Ben Blushim

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka sqaruar disa aludime në portale mbi motiv et e takimit me drejtorin e T op Channel, Ben Blushi, në një motivet Top letër dërguar Kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Pjesë nga letra e Gjyqtarit, Ardian Dvorani Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zotit Xhezair Zaganjori

N

ë datën 07.06.2018 jam njohur me një kërkesë, të nënshkruar nga kërkuesit, zotërinjtë Albert Sino dhe Aurel Baçi, e depozituar në Gjykatën e Lartë (GJL), e cila ka për objekt kërkimin e përjashtimit tim nga gjykimi i çështjes civile me nr. 1124303031-00-2017 dhe përmban motivet përkatëse të asaj kërkese. Nga konsultimi me sistemin elektronik të GJL, çështja civile me nr. 1124303031-00-2017 ka si palë ndërgjyqëse paditëse Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha etj. dhe palë të paditura, kërkuesit Albert Sino dhe Aurel Baçi. Shkak ligjor dhe objekt i padisë është detyrimi i të paditurve të njohin paditësit pronarë mbi 60% të aksioneve të shoqërisë "Top Channel" sh.a, për shkak se kontrata e shtiblerjes së aksioneve nr. 1154 Rep./598/2 Kol datë 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme etj. Sipas sistemit elektronik relator i çështjes është gjyqtari Artan Broci. Z. Albert Sino dhe Aurel Baçi, kërkesën e tyre për "përjashtimin tim" nga gjykimi i kësaj çështjeje civile e mbështesin në këto motive: -Në datën 24.05.2018, në orën 18.00 për rreth një orë e tridhjetë minuta unë jam takuar dhe kam qëndruar me z. Ben Blushi, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Top-Channel, në bar-restorant "Panevino" të Hotel Plaza në Tiranë.

-Ditën e nesërme, pra në datën 25.05.2018, unë kam marrë pjesë në përbërje të Kolegjit Civil (KC) që ka shqyrtuar çështjen civile të sipërcituar. Kjo pjesëmarrja ime në përbërje të KC për shqyrtimin e çështjes është kryer në shkelje të ligjit sepse unë nuk jam anëtar i atij Kolegji dhe nuk ka pasur procedurë shortimi për caktimin tim në përbërje të KC për shqyrtimin e çështjes së tyre. - Pjesëmarrja ime në KC për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në kushtet e njohjes me z.Ben Blushi dhe takimit me të një ditë më parë përbën rrethanë të rëndë papajtueshmërie me rolin e gjyqtarit në këtë proces. -Njëkohësisht parashtrohet se, megjithëse i pacaktuar rregullisht me short, kam marrë pjesë edhe në dy seanca të tjera për shqyrtimin e çështjes gjatës javës pasardhëse, duke këmbëngulur për shqyrtimin e çështjes. Z.Kryetar, meqenëse Kërkesa për përjashtim i është drejtuar Kryetarit të GJL dhe për dijeni mua dhe gjyqtarit relator të KL. Duke respektuar shqetësimin e Kërkuesve dhe duke shqyrtuar motivet e tyre për paraqitjen e Kërkesës, vlerësoj se është vendi që të parashtroj qëndrimin tim lidhur me sa përmban Kërkesa, i cili kërkoj që ti behet i njohur menjëherë edhe Kërkuesve, si edhe palëve paditëse në gjykim, ashtu edhe publikut. Së pari, është e vërtetë se, në vendin, ditën,

orën dhe kohën e treguar aty dhe shpjeguar nga Kërkuesit, jam takuar me z.Ben Blushi. Me z. Blushi njihemi, personalisht dhe familjarisht, prej më shumë se 35 vjetësh. Për shkak të rrjedhave të jetës dhe të karrierave përkatëse, ndonëse nuk ndodhin shpesh, me thirrjen a kërkesën e njëri-tjetrit apo kur është rasti, dëgjohemi dhe shikohemi për të biseduar në përgjithësi. Një rast i tillë, ka qenë edhe takimi dhe biseda me z.Blushi, jo rastësisht si vend takimi sepse është fare pranë banesave të prindërve dhe të afërmve tanë që secili prej nesh i viziton shpesh, sikurse ndodhi edhe atë ditë. Biseda jonë ka pasur tema nga më të ndryshmet, por në asnjë moment biseda mbi çështje konkrete gjyqësore, përfshirë edhe atë për të cilën është paraqitur Kërkesa. Së dyti, jo vetëm të nesërmen e takimit me z.Blushi, por as edhe në ndonjë datë tjetër të mëparshme apo të mëvonshme, nuk kam marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, për të cilën Kërkuesit kërkojnë përjashtimin tim. Unë jam gjyqtar i Kolegjit Administrativ (KA) dhe jo i KC. Pra, si rregull, nuk kam në cilësinë e relatorit çështje civile për shqyrtim dhe nuk kam detyrimin të marr pjesë në shqyrtimin e çështjeve civile në KC. Është e vërtetë se në datën 25.05.2018, në cilësinë e gjyqtarit zëvendësues, sipas grafikut detyrues të shortuar kohë më parë, kam marrë pjesë në shqyrtimin e disa kërkesave dhe rekurseve në dhomën e këshillimit të KC, me relator gjyqtarin Artan Broci. Më saktësisht kam marrë pjesë në shqyrtimin dhe kam disponuar

për 10 kërkesa dhe rekurse për çështje të ndryshme civile. Në këtë ditë gjykimi, në dhomën e këshillimit të KC nuk është shqyrtuar çështja civile me nr. 1124303031-00-2017 ku kërkuesit janë në cilësinë e palës së paditur. Së treti, pjesëmarrja ime si gjyqtar zëvendësues (i gatshëm) në përbërje të dhomës së këshillimit të KC nuk ka qenë e parregullt apo vullnetare. Sipas rregullave të GJL, aq më tepër në periudhën pas muajit Shtator 2017 ku jemi vetëm 9 gjyqtarë dhe nuk mund të funksionojnë normalisht secili nga tre kolegjet e GJL, për çdo javë punë, për të plotësuar trupat gjykuese në rast mungese, papajtueshmërie a mosformimi të trupave gjykuese, nga një gjyqtar i secili Kolegj ka detyrimin të jetë i gatshëm të marrë pjesë në plotësimin e trupës gjykuese të kolegjeve të tjera të GJL për çështjet që ata programojnë për shqyrtim në javën përkatëse. ....Së fundi, nisur nga rrethanat konkrete të këtij rasti, ndonëse asnjëherë nuk kam marrë pjesë në shqyrtim, por nëse në të ardhmen për shkak të procedurave të shortimit do të gjendem përpara detyrimit për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes civile me nr. 11243-03031-002017, ndjej detyrimin dhe vlerësoj të shprehem paraprakisht se nuk mund të jem në përbërje të trupës gjykuese që do të ngarkohej me shqyrtimin e kësaj çështjeje. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, paanshmëria e gjyqtarit në pjesëmarrje dhe gjykim duhet të jetë e garantuar. Shkaqet që motivojnë ekzistencën e njëansh-

mërisë së gjyqtarit mund të jenë të natyrës objektive ose subjektive. Pra, paanshmëria e gjyqtarit jo vetëm duhet të jetë por edhe duhet të duket se është e garantuar. Në rastin e çështjes konkrete, nisur nga rrethanat e krijuara, ndjeshmëria e çështjes dhe e palëve, fakti i vërtetë që jam takuar me z. Blushi - tashmë Drejtues i Top-Channel (me të cilin njihemi dhe shikohemi prej më shumë se 35 vjetësh dhe ndonëse atë ditë nuk kam biseduar për çështje gjyqësore), më sjell në bindjen dhe qëndrimin e palëkundur se është cenuar paanshmëria ime, edhe pse në dukje, në lidhje me mundësinë që në të ardhmen të jem pjesë e trupës gjykuese për shqyrtimin e çështjes civile me nr. 11243-03031-00-2017. Prandaj, duke mos qenë pjesë e trupës gjykuese në shqyrtimin e kësaj çështjeje, nuk kam ende arsye procedurale për të hequr dorë nga gjykimi i saj, sikurse parashtrojnë Kërkuesit në kërkesë për përjashtimin tim. Megjithatë, këtë Kërkesë për heqje dorë do ta paraqes, pashmangshmërisht dhe menjëherë, kurdo që të jetë rasti, nëse rrjedh nga shorti, që të ngarkohem me detyrimin për të marrë pjesë në këtë gjykim. Njëkohësisht ju bëj me dije se, krahas kërkesës drejtuar GJL, ditën e djeshme, tashmë sot edhe në mjetet e medias po shfaqen njoftime dhe informacione mbi këtë rast. Prandaj, jam në të drejtën time si njeri dhe gjyqtar, si edhe në detyrimin tim për korrektesë e transparencë me palët dhe publikun që këtë parashtresë t'ia komunikoj edhe mjeteve të informimit publik.


POLITIKE

10

E shtunë, 9 Qershor 2018

Inagurohet godina e KPA: S’do hezitoj të denoncoj çdo ndërhyrje politike, apo financiare në veting

K

ryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve. Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Mulaj deklaroi se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe do të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen. Sipas saj, nuk ka një qytetar që të mos ketë një eksperiencë të hidhur me drejtësinë, duke theksuar se shumë shpejt do të bëhet ndryshimi epokal. “Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë”- u shpreh Kryetarja e Kolegjit të Apelimit. Në fjalën e saj kryetarja e këtij kolegji, Natasha Mulaj u shpreh e bindur se vetingu do të shëndoshë sistemin e drejtësisë. “Drejtësia jonë ka ceduar

Vettingu, Mulaj: Do të bëjmë drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen

shumë, duke rrëzuar besimin dhe respektin e opinionit publik, dhe kjo për shkak të individëve të korruptuar. Tani unë besoj se është koha dhe momentin që ata të japin llogari. Asnjë tolerim, asnjë cedim, asnjë selektivitet, dhe asnjë përjashtim, sentenca: Të gjithë të barabartë para ligjit

duhet të funksionojë si e tillë dhe opinioni qytetar duhet të bindet që ne po bëjmë këtë. Ata gjithashtu duhe të mësojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për ta, por jo vetëm kaq, ata duhet dhe të japin llogari. Nuk ka drejtësi të cunguar duhet të jetë e thellë e plotë dhe të shihet si e tillë.

Unë personalisht gjykoj se filtri i imët dhe funksional do të shërbejë si gur themeli për shëndoshjen e sistemit. Edhe nëse nga vetingu dalin vetëm pak të pastër në bregun tjetër, kjo është sërish mjaft e shëndetshme. Të qënurit i pastër, i papërlyer dhe i pa influencueshëm nga politika

dhe paraja është parakusht thelbësor për të hedhur bazat e forta të shëndoshjes së drejtësisë së sëmurë shqiptare. Ne po e operojme drejtësinë e sëmurë shqiptare, por jemi të sigurtë se pas reanimacionit ajo do të jetë më e shëndetshme se kurrë”- u shpreh Natasha Mulaj. Në vijim, Mulaj premtoi se do denonconte pa doreza pa ekuivok çdo ndërhyrje financiare apo politike në veting. “Një nga gangrenat e shumta të realitetit shqiptar është padyshim selektiviteti. Unë jam e angazhuar dhe e përkushtuar tërësisht si në ditën e parë që mora detyrën, që të gjithë subjektet duhet të trajtohen me ndershmëri ekstreme. Kjo nënkupton thjesht dhe vetëm shqyrtimin në themel të të gjithë komponentëve që parashikon ligji i vetingut, pra pasurinë, figurën dhe kompetencën profesionale. Unë personalisht nuk do të hezitoj për asnjë moment, të denoncoj pa doreza dhe pa ekuivok çdo ndërhyrje financiare apo politike në veting. Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin dhe vullnetin tonë. Ne jemi shërbëtorë të devotshëm të ligjit dhe të popullit”, deklaroi dje Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj.

VETTINGU, ZHVILLOHET DJE SEANCA E KPK-SË NDAJ KREUT TË KUSHTETUESES BASHKIM DEDJA

P

avarësisht se ishte emri i tij në “lojë”, vetë Bashkim Dedja ka zgjedhur që të mos paraqitet në seancën e Vettingut dhe të lërë avokatin e tij Mak Haxhia, që ta përfaqësojë në gjyq. Por duket se nga të dhënat e para, situata nuk është aspak e mirë për kryetarin e Gjykatës më të lartë shqiptare. Sipas relatores së dosjes së tij Dedjas Xhensila Pine, kryetari i gjykatës Kushtetuese ka disa probleme në deklarimin e pasurisë së tij. Maks Haxhiaj, avokati i kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja thotë se të ardhurat e klientit të tij janë nga burime të ligjshme. Pavarësisht dyshimeve që ka ngjallur pasuria e Dedjas, avokati Haxhiaj tha pas seancës së djeshme në KPK se gjyqtari i mbulon me ardhura të ligjshme të gjitha pasuritë që disponon. “Burimet janë të pastra, të

Kreun e Kushtetueses, rrezikon ta djegë pasuria. Avokati: Të ardhura të ligjshme

mbuluara nga të ardhura të ligjshme. Për sa i përket apartamentit në plazh, është blerë nga vëllai i tij, që ka të ardhura të konsiderueshme, por duke qenë se Bashkim Dedja ka qenë në punë në Durrës i paguante dritat dhe e administronte. Këto janë akte që nuk të japin tagrin e pronësisë mbi objektin”, tha avokati. Ai citoi raportet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që nuk gjen shkelje në deklaratat e gjyqtarit ndër vite, si dhe punën në të zezë të vëllezërve të gjyqtarit në emigracion. “Vëllezërit e Bashkimit kanë punuar në të zezë prej vitesh në Greqi dhe vende të tjera dhe të ardhurat e tyre nuk janë deklaruar”, u

shpreh ai. Sipas KPK-së, Dedja ka probleme me shtyllën kryesore të vlerësimit, pasurinë. Relatorja Xhensila Pine ka thënë se Bashkim Dedja ka në pronësi një apartament 146 metra katrorë dhe një garazh të blerë për 180 mijë euro. Nga këto janë marrë kredi 120 mijë euro dhe 25 mijë të tjera janë hua të marra nga vëllai

dhe kunati i tij pa interes. KPK ka konstatuar se Dedja ka paraqitur një kontratë huaje mes tij dhe kunatit por nga verifikimet ka rezultuar se në ditën e lidhjes së kontratës kunati nuk ka qenë në Shqipëri. Dedja ka deklaruar se kontratën e ka marrë nga i ati i kunatit. Ndërkohë për 15 mijë euro të marra nga i

vëllai që jeton jashtë shtetit, KPK ka deklaruar se nuk ka të ardhura të ligjshme. Problematika janë konstatuar me një apartament 96 metra katrorë. Dedja ka deklaruar se ky apartament është blerë me të ardhurat e tij dhe të vëllait që jeton në Greqi, më pas ka rezultuar se është në pronësi vetëm të tij. Më pas ka deklaruar se ka 50% të apartamentit. Ka dalë edhe një apartament 60 metra katrorë në Golem, që është në emër të vëllait të tij që jeton në Dibër. Por kontrata e energjisë është lidhur në emër të tij, çka ngre dyshime. Avokati deklaroi se zoti Dedja i mbulon me ardhura të ligjshme të gjitha pasuritë që disponon.


POLITIKE

E shtunë, 9 Qershor 2018

Çmimet i kthehen rritjes në maj, inflacioni nis t’i afrohet objektivit të Bankës së Shqipërisë

SHIFRAT E INSTAT-it

I

nflacioni në muajin maj arriti në 2.1 % në muajin maj, duke ju afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3 %. Ky ishte niveli më i lartë i ndryshimit mujor që nga qershori 2013. Sipas shifrave më të fundit të INSTAT, çmimet u rriten në të gjitha grupet kryesore të produkteve të konsumit, por ritmin më të lartë e patën ushqimet dhe uji. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe

11

energji” kanë kontribuar me +0,55 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike

dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Sipas “Monitor”, çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Maj 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %,

pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Transporti” me 2,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 19,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 3,6 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “fruta” me 1,8 %, etj. Nga

ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,7 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” 0,2 %, “Shëndeti” 0,1 %.

Projektligji mbërrin në Kuvend - Kompensim deri në 5 mijë euro për pasagjerët nëse vonohet fluturimi

Herion Mesi

J

avën e ardhshme Kuvendi pritet të nisë shqyrtimin e projektligjit më të fundit të qeverisë i cili parashikon hartimin e një Kodi të ri Ajror. Projektligji i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Aviacionit Civil dhe në bashkëpunim me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Albcontrol-i, parashikon shfuqizimin e Kodit aktual Ajror. “Duke qenë se ndryshimet e propozuara preknin mbi gjysmën e dispozitave të neneve të ligjit të mësipërm të Kodit Ajror dhe duke konsideruar faktin se ky do të ishte ndryshimi i dytë që i bëhej këtij ligji, u gjykua hartimi i një projektligji të ri, i cili përveç ndryshimeve të dispozitave ekzistuese, bën një saktësim nga ana gjuhësore dhe standardizim të të gjithë termave në fushën e aviacionit civil, por pa ndryshuar strukturën e ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili parashikohet të shfuqizohet”- thuhet në relacionin bashkëngjitur projektligjit të depozituar nga Qeveria në Kuvendin e Shqipërisë. Kompensimi në rast vdekjeje Drafti i ri i qeverisë në Neni 133 të tij parashikon edhe kompensim në rast vdekjeje të pasagjerëve. Konkretisht, në rast vdekjeje të një personi, kompensimi përfshin koston e trajtimit mjekësor, të ardhurat e munguara të viktimës së aksidentit gjatë trajtimit mjekësor, deri në çastin e vdekjes dhe koston e funeralit, të cilat i rimbursohen personit që është i detyruar të mbulojë këto shpenzime. “Në rast se viktima e aksidentit ka detyrime financiare ndaj një personi të tretë në kohën e aksidentit, sipas detyrimeve ligjore, personi përgjegjës për kompensim është përgjegjës edhe për shlyerjen e këtyre detyrimeve, të cilat viktima parashi-

Kodi i ri Ajror/ Kompensim për pasagjerët që vdesin në avion

kohej t’i shlyente gjatë jetës së tij. Ky rregull zbatohet edhe ndaj një personi të tretë, i cili ka qenë konceptuar por nuk kishte lindur në kohën e aksidentit”- thuhet në pikën 2 të nenit 133 të Kodit të ri Ajror. Vonesat e fluturimeve Jo të pakta janë rastet kur për shkaqe nga më të ndryshmet kompanitë ajrore mund të vonojnë fluturimin çka rezulton në dëm të pasagjerëve. Në këto raste, këta të fundit mbrohen me politika të veçanta kompensimi të cilat në Shqipëri edhe pse kanë nisur të aplikohen së fundmi pritet të ndryshojnë sipas Kodit të ri Ajror. A e dini se kjo shumë mund të arrijë deri në 5 mijë euro për pasagjer. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria miratoi pikërisht Kodin e ri i cili në kapitullin e tretë “Përgjegjësia kontraktuese” neni 143 analizon vonesat në transport. Në këtë nen përcaktohet se transportuesi është përgjegjës për dëmtimet e shkaktuara nga vonesat në transportimin ajror të pasagjerëve. Por edhe në këtë rast ka një përjashtim. “Transportuesi

nuk është përgjegjës për dëmet, shkaktuar nga vonesa, kur provon se ai, punonjësit dhe agjentët e tij morën të gjitha masat e mundshme, për të shmangur dëmtimin, ose kur provon se marrja e masave të tilla ishte e pamundur”, thuhet në Kodin e ri Ajror. I njëjti përcakton se në rast dëmi, të shkaktuar nga vonesa në transportimin e një personi, përgjegjësia e transportuesit për çdo pasagjer kufizohet deri në 4 150 SDR që llogaritet pak më shumë se 5000 euro (SDR është monedha e FMN e rënë dakord për t’u përdorur në Konventën e Montrealit). Ky kufizim nuk respektohet në rast se provohet që dëmtimi shkaktohet nga neglizhenca e transportuesit, punonjësit ose agjentëve të tij, e bërë me qëllim për të shkaktuar dëm” thuhet në nenin 143. Kompensimi për bagazhet: I njëjti Kod trajton në një nen të veçantë edhe mënyrën sesi bëhet kompensimi për bagazhet e dëmtuara. Kjo shumë mund të arrijë deri në 1200 euro ndërkohë që të gjitha detajet e tjera përcaktohen në shtatë pika të nenit 144.

“1. Transportuesi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në rast shkatërrimi, humbjeje ose dëmtimi të bagazheve të dorëzuara (checked baggage), kur këto veprime ndodhin në bordin e avionit apo gjatë periudhës në të cilën bagazhi i dorëzuar është në përgjegjësinë e transportuesit. Transportuesi nuk është përgjegjës kur dëmtimi rrjedh nga një defekt i trashëguar, cilësi ose cen i bagazhit. 2. Transportuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në rast vonese të bagazhit të dorëzuar, përveçse kur vërteton se ai, punonjësit dhe agjentët e tij morën të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin ose kur marrja e masave të tilla ishte e pamundur. 3. Në rast humbjeje, shkatërrimi ose dëmtimi të bagazhit të dorës (hand baggage), përfshirë edhe sendet vetjake, transportuesi është përgjegjës nëse vërtetohet që ai, punonjësit dhe agjentët janë fajtorë për veprimet e kryera. Në rast vonese të bagazhit të dorës zbatohet, sipas rastit, pika 2 e këtij neni.

4. Në rastet e pikave 1, 2 dhe 3, të këtij neni, përgjegjësia e transportuesit për shkatërrimin, humbjen, dëmtimin ose vonesën kufizohet në 1 000 (një mijë) SDR për çdo pasagjer. Ky kufizim nuk respektohet nëse, në kohën kur bagazhi i dorëzuar është marrë nga transportuesi, pasagjeri bën një deklaratë të veçantë interesi për dorëzimin në destinacion dhe, sipas rastit, paguan një shumë shtesë. Në këtë rast, transportuesi paguan shumën e deklaruar, përveç rastit kur ai provon se shuma e deklaruar është më e madhe se interesi aktual i pasagjerit në dorëzimin në destinacion. 5. Pika 4 e këtij neni nuk respektohet në rast se dëmtimet janë të qëllimshme ose shkaktohen nga neglizhenca e transportuesit, punonjësve ose agjentëve të tij. 6. Në rast dëmtimi, pritësi i bagazheve ankohet tek transportuesi në çastin e zbulimit të dëmtimit, por jo më vonë se 7 (shtatë) ditë nga data e marrjes, në rastin e bagazhit të dorëzuar. Në rast dëmtimi, për arsye vonese, ankimi bëhet jo më vonë se 21 (njëzet e një) ditë nga data kur ai ka marrë bagazhin në dorëzim. Ankesa bëhet me shkrim. Nëse ankesa nuk bëhet brenda afateve, transportuesi nuk mban përgjegjësi. Nëse pasagjeri e pranon bagazhin e dorëzuar pa ndonjë rezervë, prezumohet se bagazhi është marrë pa dëmtime. 7. Në rast se bagazhi i dorëzuar ka humbur, kërkesa, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet vetëm nëse transportuesi pranon humbjen ose me kalimin e periudhës 21 (njëzet e një)-ditore nga data kur bagazhi duhej të kishte arritur” thuhet në nenin 144 të Kodit Ajror.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Turi i llogaridhënies, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj bashkëbisedim me banorët e Bërzhitës

T

uri i llogaridhënies në Bashkinë Tiranë u ndal kësaj here në Bërzhitë, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj dhe deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia, bashkëbiseduan me banorët e zonës për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohe është rikthyer vëmendja te zonat rurale, ndërsa lerësoi reformën administrative-territoriale të qeverisë, e cila sipas tij, ka rritur mundësitë e investimeve në fshatra. "Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira sepse për të bërë një shkollë në fshatin Mihajas me taksat e 400 banorëve, do të duheshin 82 vjet. Reforma i dha mundësi bashkisë të vjelë taksa në zona urbane dhe të investojë edhe në zonat rurale. Kësisoj, të bëjë në një kohë më të shkurtër, disa gjëra që nuk do ishin bërë për 80 vjet", u shpreh ai. Kreu i Bashkisë nënvizoi se me përfundimin e një sërë investimesh të mëdha, tashmë radhën e kanë zonat periferike. "Në këto tre vite mbaruam punët e mëdha që nuk ishin bërë prej vitesh. Kishte mbetur sheshi, kishte ngecur pazari, kishte ngecur bulevardi, kishin ngecur shumë shkolla në Tiranë. Tiranën e kemi gjetur me

Kruebashkiaku Veliaj: Më shumë investime në periferi të Tiranës

shkolla me dy turne dhe një pjesë të madhe të shkollave e kemi shpëtuar nga dy turnet. Pra, për të gjitha këto arsye, them se jemi në një situatë kur ka ardhur radha e fshatit", tha kryebashkiaku. Veliaj u ndal edhe në çështjen e investimeve për furnizimin me ujë të popullsisë, ku siguroi banorët se bashkia po ndërhyn në mjaft zona për të përmirësuar infrastrukturën. Ai theksoi se

me rritjen e arkëtimeve si pasojë e mirëmenaxhimit të financave, bashkia ka më shumë mundësi që të investojë dhe të ndërhyjë atje ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh. "Morëm një ujësjellës, ku nuk bëheshin mbi 40% e pagesave. Uji harxhohej për ujitjen e misrit, ndërsa këtu lart nuk vinte ujë. Tani që i kemi çuar arkëtimet 98.5 % e faturimeve, Ministria e Financave na autorizoi të marrim kredi nga

BERZH-i", u shpreh Veliaj, teksa shtoi se rehabilitimi i infrastrukturës në zonat rurale ka rritur potencialin e tyre ekonomik dhe turistik, duke sjellë për rrjedhojë më shumë të ardhura për banorët. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shprehu angazhimin e qeverisë për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Ai deklaroi se falë reformave të ndërmarra nga qeveria në këto pesë vite është bërë i mundur jo vetëm që në Shqipëri të mos përsëritet skenari grek në ekonomi, por edhe përmirësimi i klimës së biznesit dhe e barrës. "Mos harroni se kur morëm detyrën në 2013, Shqipëria ishte në prag të falimentimit. Kur kemi thënë në 2013 se Shqipëria rrezikohet nga një krizë si kriza greke, e kushdo që e ka dëgjuar nga ju ka thënë: Po këta, çfarë po thonë?! E dini çfarë do të thotë? Do të thotë se nëse do të ishim pre e asaj krize, e cila fatmirësisht falë përgjegjshmërisë tonë nuk u bëmë, por përkundrazi e lamë pas, do të thotë se dikush që merrte 500 të vjetra, nëse do të kalonte vendin në krizë do të merrte 200 të vjetra. Nëqoftëse do të kishte një pension 150 lekë, pensioni do t'i katandisej 50 lekë", u shpreh Ahmetaj, teksa shtoi se kjo qeveri është votuar për të mbështetur të gjithë klasën e mesme dhe të gjithë qytetarët në nevojë.

këto investime si forcim të lidhjeve historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. Të pranishëm në takim ishin gjithashtu

edhe atasheu ekonomik dhe ai kulturor turk, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri - Turqi, dega Berat.

BERAT

Ambasadori i Turqisë viziton Beratin K

ryetari i Bashkisë, Petrit Si naj, priti të premten në një vizitë zyrtare ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Turke dhe Bashkisë Berat, duke u fokusuar në tri prioritete zhvillimi: Turizëm, arsim dhe bujqësi. U diskutua mbi mundësi konkrete investimesh në fushën e turizmit, mbështetje për sektorin e biznesit turistik dhe forcimi i kapaciteteve të stafeve të biznesit turistik. Në fushën e arsimit

dhe të çështjeve sociale u diskutua mbi mbështetjen e shkollave profesionale, si dhe për dy qendra sociale për fëmijët me aftësi ndryshe. Sektori i bujqësisë mbetet një sektor me interes për investime, kryesisht në produkte të tilla, si: ulliri dhe vaji i ullirit, qershitë, pemëtaria dhe produktet e agrobiznesit. Gjatë takimit, palët shprehën vullnetin e tyre maksimal për të implementuar projektet e zhvillimit për Beratin nëpërmjet Agjencisë Turke për Zhvillim TIKA, por edhe përmes investitoreve turq, duke i konsideruar


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

TAP instalon turbo-kompresorët në Fier, ndikim pozitiv në gazifikimin e vendit

Rama: TAP, Investim i përmasave të pazakonshme të cilëve janë punëtorë lokal. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppati, Presidenti i TAP-it Walter Peeraer dhe Drejtori i Projektit të TAP, John Haynes. Në aktivitet morën pjesë gjithashtu disa kryetarë bashkish, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe Misioneve Diploma-

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Menaxheri i TAP për Shqipërine, Michele Elia

Drejtori i Pergjithshëm i TAP, Luca Shieppati

azsjellësi Trans Adria tik (TAP) shënoi dje in stalimin me sukses të turbo-kompresorëve në stacionin e kompresorit në Fier. Turbo-kompresorët janë "zemra" e stacionit të kompresorit dhe do të luajnë

një rol kyç për transportimin e gazit përmes tubacionit. Deri më tani kanë përfunduar rreth 30% e punimeve të përgjithshme për ndërtimin e stacionit të kompresorit në Fier dhe janë punësuar më shumë se 210 persona, 70% e

tike në Shqipëri, kontraktorë dhe partnerë të TAP, etj. Kryeministri Rama dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri theksuan rolin pozitiv të TAP-it për ekonominë dhe rëndësinë strategjike që projekti ka për të ardhmen e vendit. Si një nga investimet më të mëdha të huaja në vend, TAP-i do të ketë një ndikim pozitiv në gazifikimin e vendit dhe në sektorin energjetik në përgjithësi. TAP-i do të nxisë investime të tjera të huaja dhe projekte energjetike si IAPi, thanë ata. Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppati tha: "Sot shënojmë një tjetër etapë në rrugëtimin energjetik të Shqipërisë. Ne besojmë se TAP-i do të bëhet një element kyç i këtij rrugëtimi të ardhshëm duke dhënë kontribut për sigurinë, diversifikimin dhe dekarboniz-

G

Fakte dhe Shifra për Stacionin e Kompresorit  Teknologjia  Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit ("zemra" e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.  Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 95 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar. Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz 11.3 MW e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.  Materialet e përdorura  Punime mbi tokë - 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)  Kolona guri - 4,687 kolona (57,000 m3)  Beton - 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)  Tubacione - 2,115,000 kg  Kabllo elektrike - 140 km (nga Tirana në Vlorë)  Kabllo instrumentesh - 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje)  Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)  Aktualisht janë rreth 210 punëtorë  Pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019.  70% e fuqisë punëtore janë vendas. Për më tepër, aktiv itetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. imin e energjisë. Duke përfituar nga mbështetja e vazhdueshme e Qeverisë Shqiptare, autoriteteve dhe komuniteteve vendore, TAP-i do të vazhdojë ndërtimin, duke realizuar një gazsjellës modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm, që do të ndihmojë transportin e gazit në vend dhe më tej." Drejtori i Projektit për TAP-in John Haynes shtoi: "Jemi një hap më pranë përfundimit të projektit dhe sjelljes së gazit në Evropë. Stacioni i Kompresorit të TAP-it në Fier është instalimi sipërfaqësor më i rëndësishëm. Në Fier do të jetë një nga pikat dalëse të TAP-it të planifikuara në Shqipëri. Për më tepër, kjo do të jetë pika e nisjes

edhe për Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP), që do të rrisë më tej rëndësinë strategjike të Fierit dhe Shqipërisë në rajon e më gjerë." Pjesëmarrësit në aktivitet patën mundësinë të shohin nga afër turbo-kompresorët dhe të mësojnë rreth disa prej sfidave të ndërtimit të stacionit të kompresorit në Fier. Sipërfaqja e përgjithshme e stacionit të kompresorit në Fier është 162,970 m2, që është e barabartë me pothuajse 25 fusha futbolli. Punimet e ndërtimit priten të përfundojnë në Mars të vitit 2019 dhe stacioni i kompresorit pritet të jetë gati për funksionim në tremujorin e fundit të vitit 2019.


SOCIALE

14

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

HAPET SHKOLLA E DREJTORËVE TË SPITALEVE

Manastirliu: Çdo qindarkë e fondeve publike për përmirësimin e shërbimit

F

illoi sot shkolla e drejtorëve, një kurs intensiv menaxhimi spitalor për drejtuesit e spitaleve publike në vend, e cila hapet për herë të parë. Duke theksuar investimet e rëndësishme që po kryhen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, Ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të spitaleve si element kyç për shërbime cilësore për qytetarët. "14 milion euro janë investimet që po realizohen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, Angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake e një seri investimesh në spitalet e Tiranës, duke filluar me

repartet e reja të kirurgjisë dhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, etj. Por menaxhimi padyshim është I rëndësishëm për të patur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndaj vendosëm të hapim për herë të parë shkollën e drejtorëve të spitaleve", tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi se procesi I decentralizimit të spitaleve do të shoqërohet me llogaridhënie dhe transparencë. "Cikli i parë i menaxhimit spitalor do të hedhë bazat për menaxhimin e mirë të burimeve financiare. Përpara se të kërkohet rritje fondesh, duhet mirëadministruar fondi që spitalet kanë në dispozicion. Ndaj shkolla që po hapim sot do vijojë me cikle të tjera - derisa çdo qin-

PROJEKTI

darke e parave publike të shkojë te pacienti, në funksion të përmirësimit të shërbimit për qytetarët", tha Manastirliu. Në fjalën e hapjes së shkollës së drejtuesve të spitaleve, Ministrja theksoi se këtë vit do të garantohen barnat bazë në çdo spital, nuk do të ketë stoqe të barnave dhe skadenca të tyre, me lidhjen e marrëveshjes kuadër që lejon administrimin më të mirë të barnave në spitale përgjatë gjithë vitit. Sipas Manastirliut - shumë shpejt do të kryhet rankimi (vlerësimi) I spitaleve sipas performancës për të vijuar me procesin e akreditimit të tyre, ku padyshim thellimi I dijeve menaxheriale për drejtuesit do të ndihmojnë në performancën më të mirë të spitaleve dhe akreditimin më të shpejtë të tyre.

Shkolla e drejtorëve nis sot dhe do të vijojë për 5 javë me radhë gjatë fundjavave, ku drejtuesit e spitaleve do të trajnohen për t'u bërë menaxherë më të aftë për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që në thelb kulmojnë te një shërbim më cilësor për qytetarët. Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive. Nis që nga konceptet

bazë të menaxhimit "shkolla e drejtorëve", për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, që nga punësimi por edhe motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave. Shkolla e drejtorëve u realizua me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjet e projektit "Shëndet për të Gjithë".

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi thirrje të rinjve energjik të Shqipërisë

Blendi Klosi: Bashkojmë forcat për sukses!

T Ministri, Niko Peleshi: Reformë në shërbimin veterinar

M

inistri i Bujqësisë, Niko Peleshi duke folur nga Shëngjergji në Tiranë, ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e një funksionimi sistemit zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat tona. Mbivendosja e veterinerëve të institucioneve të ndryshme, ka sjellë deri tani një çoroditje, duke shkaktuar një handikap në këtë sektor. Kjo reformë i çon të gjitha kompetencat e kontrollit AKU dhe shërbimit veterinar, mirëqenien e kafshëve. "Ne jemi duke bërë një reformë në shërbimin veterinar. Kemi veterinerë të Bashkisë, veterinerë të AKU-së, veterinerë të Shërbimeve të Drejtorive të Bujqësisë, kemi klinika veterinare private. Kemi dhe veterinerë autonomë. Të gjithë këta kanë role të ndryshme për të luajtur, por vende -vende mbivendosen me njëri- tjetrin",- tha ai. Sipas ministrit Peleshi, bashkitë nuk do të merren më me shërbimin veterinar, duke ia lënë këtë kompetencë drejtorisë së re të shërbimit veterinar, e cila do të merret me shëndetin e kafshëve. Ministri është shprehur se kjo reformë, ndër të tjera, do të ketë dhe një impakt në punësim, për arsye se, sipas strategjise të re në kuadër të reformës në shërbimin veterinar, çdo njësi administrative në vend, duhet të ketë të paktën një veteriner, që do të mbulojë zonën dhe problemet që mund të lindin ose hasen, duke filluar që nga matrikullimi, bërja e vaksinave etj. Do të jenë këta veterinerë, përgjegjës kryesorë për mbarëvajtjen e këtyre proceseve.

urizmin shqiptar, nisur më herët këtë vit krahasuar më vitet e shkuara, do e shoqërojë iniciativa Smile Albania, i fokusuar në prezantimin e vlerave shqiptare të kulturës, natyrës dhe trashëgimisë njerëzore. 1000 të rinj dhe të reja me informacion lidhur me vendet për t'u vizituar në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen edhe për një mjedis të pastër, do të angazhohen për të mikpritur turistët në Shqipëri përgjatë muajve të verës. Nëpërmjet aktivizimit të të rinjve, Shqipëria padyshim do të paraqitet e mrekullueshme, e pastër e bukur dhe me shumë veçori e natyrisht e gatshme për të pritur turistë nga e gjithë bota si destinacion turistik europian" shprehet Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Shqipëria po tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e turistëve Europianë dhe jo vetëm. Rritja progresive e numrit të tyre përgjatë viteve të fundit është një tregues i qartë se natyra, pozicioni gjeografik, kombinimi i relievit malor me atë detar apo edhe ushqimi i ofruar janë aspekte që ofrojnë një eksperiencë ndryshe për ata që synojnë të eksplorojnë vendin tonë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, shoqërinë civile dhe sektorin privat ofron një risi drejt eksplorimit të mundësive për të mbështetur turizmin shqiptar përmes angazhimit të të rinjve të cilët e shohin turizmin një mundësi mirëpunësimi. Kjo është realizuar duke përqafuar një përqasje inovative të transmetimit të informacionit, mikpritjes së turistëve, si edhe punësimit të të rinjve në periudhën e verës, ndërkohë që njëkohësisht do të inkorporojë një model ekologjik dhe komunitar nëpërmjet edhe

ndërgjegjësimit mjedisor. Me anë të kësaj formule shumë dimensionale, Smile Albania me përfshirjen e një numri aktorësh që luajnë një rol në industrinë e turizmit të arrijë rezultatet e mëposhtme: Punësimi, fuqizimi, angazhimi, aftësimi i 1.000 të rinjve dhe të rejave në shërbime turistike dhe angazhime mjedisore; Promovimi i shërbimeve turistike dhe vlerave natyrore/kulturore përmes 30 pikave infomacioni ose qendra vizitorësh të shpërndara në të gjithë vendin, duke përqafuar në të njëjtën kohë një përqasje aktive për mbrojtjen e natyrës dhe fuqizimin e komuniteteve lokale; Krijimi i një modeli promovues të turizmit shqiptar përmes informacionit të drejtpërdrejtë të atraksioneve natyrorekulturore dhe aktiviteteve me karakter lokale; Ngritjen e eko-kampeve rinore që do të ofrojnë mundësinë për të rinj të tjerë por edhe për vizitorë të përkohshëm që të përfshihen në aktivitete vullnetare në dobi të komuniteteve; Vendosjen ose rivitalizimi i qendra të informimit (infopoints) të cilat do jenë ndihmuese,

informuese, mbështetëse e lehtësuese për mikëpritjen, informimin, drejtimin e vizitorëve; Përmes kontakteve me bizneset lokale në rajone të ndryshme të zonës bregdetare dhe qyteteve turistik, promovohen gjerësisht produktet e tyre ushqimore, shërbimet hoteliere apo edhe të tjera turistike, duke synuar rritjen e përfitimeve ekonomike të sa më shumë bizneseve në zonat përkatëse. Ministri Klosi i bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e skuadrës së turizmit shqiptar duke u siguruar që çdo turist ta kuptojë se "Në Shqipëri nuk je turist. As pushues. As vizitor. Je mik në shtëpinë e shqiptarëve. Rrugëtimi në çdo destinacion të përzgjedhur për të pushuar apo vizituar në Shqipëri, është i sigurt. Shërbimet policore, shëndetësore, shërbimet e transportit dhe ato informuese janë shumë pranë turistëve në çdo zone. 1000 të rinj janë kudo për t'ju ndihmuar dhe lehtësuar qëndrimin tuaj këtu. Përgatituni të gjeni kudo nëpër rrugë njerëz që ju mirëpresin me buzëqeshje dhe të gjeni ngado nëpër Shqipëri arsye për të buzëqeshur.


AKTUALITET

15

E shtunë, 9 Qershor 2018

“Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të Xhaferit para se ta vriste ish-të dashurën

Dashuri vrastare, ekzekuton të dashurën dhe qëllon veten. La gruan për 19-vjeçaren E

kishte imagjinuar veten dhëndër dhe të dashurën nuse, por nga lidhja e fshehtë që 31-vjeçari, babai i një djali 1-vjeçar kishte me 19-vjeçaren maturante, la pas dramë për familjet dhe një krim pasioni. Ishte ora 08:10 e mëngjesit e së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit, e cila ishte nisur drejt shkollës për provimin e maturës shtetërore, dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Eshref Frashëri”. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Mata ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi Çunit. Po sipas tyre, 31-vjeçari ka kërcënuar edhe disa qytetarë pranë një furre buke, e më pas ka qëlluar edhe veten. Në gjendje të rënduar psikologjike, Mata qëlloi veten po në kokë, në krahun tjetër të trotuarit. Ai ndërroi jetë dy orë më pas në spital, ndërsa në vendngjarje policia gjeti një pistoletë TT. Ngjarja Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante dhe punonte si shitëse në një market. Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disa vjeçare. Nga ana tjetër, 31-vjeçari, me profesion inxhinier mekanik dhe i punësuar në servisin e tij, brenda ambienteve të banesës private, ishte divorcuar prej pak muajsh nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe një fëmijë 1-vjeç. Refuzimi i vajzës për t’u martuar me të dashurin e sapo ndarë nga gruaja është edhe pista më e fortë hetimore, ku janë përqendruar specialistët e sektorit të krimit kundër jetës në Policinë e Tiranës, ndërsa janë pyetur familjarët për të mësuar rrethanat e plota të krimit. Vajza banonte pranë ‘’Shinave të Trenit”, thuajse 500 metra larg banesës së 31-vjeçarit, ku familja e saj kishte ndërtuar shtëpinë prej disa vitesh, kur kishin ardhur nga Vinjolli i Matit. Ndërsa

Xhafer Mata, me origjinë nga Kalimashi i Kukësit jetonte në banesë private. Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar. Lidhja 31-vjeçari e kishte menduar aktin ekstrem që do të kryente. Mëngjesin e së premtes ai

kishte marrë fëmijën dhe e kishte çuar te fqinjët, duke u thënë të kujdeseshin për disa orë për të pasi ai kishte një punë. Sapo ka dalë nga banesa ka pritur në rrugicë 19-vjeçaren dhe ka vrarë atë dhe veten. Ndërkohë, në 2 familjet e të rinjve janë hapur dyert e mortit. Të shokuar nga ngjarja ata nuk kanë folur për mediat. 31-vjeçari jetonte

me prindërit si edhe fëmijën, ndërsa 19-vjeçarja jetonte me prindërit dhe motrën e vogël. Dy çifte të rinjsh u vetëflijuan për dashurinë, duke tronditur në pak muaj mbarë opinionin publik. Krimi i parë ndodhi në muajin e parë të vitit, ku 23-vjeçari Aldeson Belulaj i mori tragjikisht jetën 21-vjeçares Ariela Murati, pas një dashurie të refuzuar prej saj.

DETAJE

P

Xhuljana e kishte denoncuar 4 herë vrasësin

ërveç prishjes së mar rëdhënies intime, të rinjtë ishin në konflikt me njëri-tjetrin pasi 19-vjeçarja i kishte marrë një shumë lekësh borxh 31-vjeçarit dhe refuzonte t’ia kthente. Për konfliktet mes tyre të rinjtë ishin paraqitur disa herë pranë komisariatit nr. 3. Vajza kishte shprehur shqetësimet e saj para oficerëve të policisë se përndiqej nga ish-i dashuri, ndërsa ky i fundit deklaronte se thjesht kërkonte që ajo t’i kthente borxhin. Ata janë njohur në lagjen e Xhaferit, pasi Xhuljeta punonte si kasiere në një market pranë shtëpisë së 31-vjeçarit. Ky i fundit megjithëse ishte i martuar dhe me një fëmijë rreth 1 vjeç, kishte një lidhje dashurie me

19-vjeçaren. Për shkak të kësaj lidhjeje ai i dha fund martesës së tij në janar të këtij viti. Vetëm pak kohë më pas Xhuljeta ka hequr dorë nga kjo mar-

rëdhënie dhe nuk ka dashur të vazhdojë më lidhjen me Matën. Ajo nuk i është përgjigjur më në telefon dhe ka ndërruar edhe vendin e punës.

FACEBOOK

I riu poezi prekëse për të ëmën

Nga një vështrim në profilin e tij në facebook, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij, vetëm 20 orë para se të kryente krimin tragjik. Zemër e ëmbël me dashuri E kush tjetër mund të jetë veç ti nënë, fjalë më të ëmbël s’ka bota nënë e para fjalë që belbëzon foshnja në kraharorin tënd, me aromën tënde nis jeta Vitet kalojnë dashurinë për nënën ato se mposhtin dot Zemër e ëmbël me dashuri që mbjell veç paqe e dashuri je ti o nëna ime je ti Dashuria jote është e vetmja pije që shpirtin ma shëron Aroma e lëkurës tënde është magji e përqafuar të pushosh në kraharorin tënd ndonëse me thinja në kokë ti gjithmonë ndihesh fëmijë Zemër e ëmbël me dashuri e shtrenjtë e pa krahasueshme e vetme je ti një zemër e madhe që dinë veç të falë e të dhurojë parajsë e shpirtit për çdo fëmijë ti për në thurr ëndrra tek ti bëhen sa shfajsime ehh sa justifikime Parajsë e jetës je ti një vështrim në sy çka ndodh brenda meje e ndjen veç ti ndjenja kurrë stë gënjejnë para se të ndodh e keqe e mirë zemra jote ndje parandjen çdo jot gëzimi apo trishtim që rrjedh në sytë e mi Zemër e ëmbël me dashuri E dashur e shtrenjtë, e vetme nënë je Ti.


AKTUALITET

16

E shtunë, 9 Qershor 2018

’Pas masës së sigurisë, 26-vjecari Sela do të dërgohet në një prej spitaleve psikiatrike të vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenisë

P

rindërit e Qemal Selës, nuk ja dolën që me përpjekjet e tyre ta kuronin nga depresioni, pasi u vranë mizorisht në derën e shtëpisë nga djali. 26-vjeçari, vetëm një natë qëndroi në shtëpi pas kthimit nga Anglia, dhe me një armë kallashnikov vrau nënën Zeqimete Sela 50-vjeç dhe babanë Flamur Sela 55-vjeç. Gjithçka ndodhi në hotelin që shërben për personat të cilët frekuentojnë llixhat e Peshkopisë. Viktimat ishin pronarët e hotelit dhe shfrytëzonin njërën nga dhomat e objektit si banesë për të jetuar. Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes 26-vjeçarit dhe prindërve për paratë që ai kishte sjellë nga Anglia. I riu Qemal Sela ka akuzuar familjarët se i kanë prishur lekët që kishte dërguar gjatë 7 viteve emigracion. Ndërkohë, dyshohet që autori i krimit të dyfishtë të jetë me probleme mendore. Të afërm të vrasësit kanë deklaruar se ai ka qenë i shtruar për 3 muaj në një spital psikiatrik në Angli. Një tjetër dyshim është se Sela është përdorues lëndësh narkotike, pasi krahët i kishte të lidhura me fasho, por për këtë priten analizat. Rrëfimi 26-vjeçari ka pranuar në polici se e ka kryer krimin, por mohon që të ketë vrarë prindërit. Gjatë marrjes në pyetje, Qemal Sela ka folur përçart, duke e thënë: “Vrava dy grabitës. Ata nuk janë prindërit e mi. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Nuk

VLORË

G

jykata e Vlorës ka lënë në “arrest me burg” njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit. 28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi. I dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie”. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur për një ngac-

26-vjeçari në shok: “Vrava dy grabitës, jo prindërit”. Pas masës do dërgohet në psikiatri SKIZOFREN ‘’Pas masës së sigurisë, 26-vjecari Sela do të dërgohet në një prej spitaleve psikiatrike të vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenisë”.

është ajo që vrava. Ai tjetri e ka emrin Flamur, por nuk është babai im”. Dyshohet se natën që është kthyer nga Anglia i biri ka debatuar me babain dhe nënën e tij, pasi nuk kishte sjellë para në shtëpi . Një shkak tjetër që dyshohet për konfliktin mes tyre është pronësia e një hoteli. I riu është marrë në pyetje, por hetuesit

thonë se ai është kontradiktor ndërsa bën deklarata mbi të cilat është forcuar se ai vuan nga sëmundje të shëndetit mendore. Madje burime brenda komisariatit, thonë se ai bën veprime të pakontrolluara ndërsa i bie me kokë mureve të ambientit ku mbahet. Në këto kushte, burimet thonë se pas masës së sigurisë, 26-vjecari

Vrasja e 29-vjeçarit, sherri për gruan e të ndjerit

mim, që një nga vrasësit kishte bërë ndaj gruas së Dervishajt. “Pranë vendit ku u gjet viktima është gjetur një armë që dyshohet se ka qenë i Dervishajt. Konflikti banal për ngacmimin e bashkëshortes të Dervishajt, konflikti ka nisur në drekë. Avdiu ka parë

lëvizjet dhe ka goditur dy herë Dervishajn, një herë në krah një në qafë”, thonë burime nga grupi i hetimit. Ka qenë vetë i ndjeri ai që u ka prerë rrugën me mjetin e tij tre të rinjve, që ishin miq me tyre, dhe më pas sherri ka agravuar duke nxjerrë armët.

Sela do të dërgohet në një prej spitaleve psikiatrike të vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenisë. Shkaqet Një pistë e cila konsiderohet më e besueshme për hetimorët, është se i riu e ka kryer krimin e rëndë në kushtet e një tronditjeje të fortë psikike. Ai nuk

GJIROKASTËR

R

rugët u përgjakën të premten. Tre gra nga Lazarati, punonjëse të një fabrike rigoni në Gjirokastër, u përplasën nga një makinë teksa po ktheheshin në shtëpi. Përplasja rezultoi fatale për dy gratë që ndërruan jetë gjatë transportimi për në spital. Dy gra humbën jetën, ndërsa një e tretë mbeti e plagosur rëndë mesditën e së premtes në Gjirokastër. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Jorgucat ku tre gratë u përplasën nga një kamioncinë teksa ecnin buzë rrugës. Viktima janë Hatixhe Çela 40-vjeçe dhe Sili Krishti 38-vjeçe banuese në Lazarat, ndërsa është plagosur Pranvera Gjini 40-vjeçe. Çela ishte nënë e katër fëmijëve. Sipas policisë, kamionçina

e ka përballuar dot shkëputjen nga Anglia, ku kishte shkuar tetë vite më parë dhe punonte atje pa dokumente. Në kushtet e kësaj tronditjeje, dyshohet se Sela nuk ka kursyer as prindërit e tij, me të cilët ka pasur edhe debat. Sakaq, edhe burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Peshkopi pohojnë se gjendja e shëndetit mendor të Qemal Selës nuk është e mirë. Specialistët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresionit. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve. “Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, madje se nuk ka as prindër”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Makina merr para tre gra, dy humbin jetën

e cila vinte nga Kakavija udhëtonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin. Ndaj drejtuesi i saj Leonidha Klemo u ndalua nga Policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë. Policia bëri me dije se gratë të

treja nga Lazarati punonin në një ferme rigoni aty pranë, sapo kishin mbaruar punën dhe ishin nisur për tek stacioni i autobusit. Ndërkohë Pranvera Gjini po trajtohet në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


AKTUALITET

17

E shtunë, 9 Qershor 2018

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit

D

uke parë zvarritjet që po ju bënin gjyqit të vrasësit të vajzës, të gjyqtares Fildez Hafizi, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilëve u kërkonte vëmendjen dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit të së bijës. Por, fatkeqësisht dy ditë pasi shkroi këtë letër, Bynjamin Hafizi ndërroi jetë, pa marrë vesh nëse do të jepet drejtësi për vrasësin e të bijës. Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi. Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet. Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes. Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Pas vendimit që do të japë Gjykata e Lartë javën e ard-

Gjyq për gjyqin! Kush duhet të gjykojë vrasjen e Fildez Hafizit? LETRA “Babai i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, të cilëve u kërkonte vëmendjen dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit. Dy ditë pasi shkroi këtë letër, ai ndërroi jetë”.

hshme pritet të nisë edhe procesi i gjykimit ndaj Kasemit. Letra e babait “Jam babai i gjyqtares së vrarë Fildez Hafizi. Ju shpreh shqetësimin tim në lidhje me zvarritjen e gjyqit të vrasësit të sime bije, Fadil Kasemit. Nga mediat u informova se çështja ka kaluar në dorën e gjykatës së Lartë për vendosje kompetence. Kjo zvarritje e radhës na ka tronditur pa masë duke na lënduar për të disatën

herë. Kanë kaluar 9 muaj nga ngjarja dhe akoma nuk ka filluar shqyrtimi gjyqësor. Po ju drejtohem juve z.Zaganjori si kryetar i Gjykatës së Lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj çështje penale. Në mënyrë të tillë që të fillojë shqyrtimi gjyqësor dhe ky

vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit. Ju lutem mos e bëni për ne realitet sloganin tuaj “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”. Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj radhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj. Mbetem me shpresën e një lëvizje të shpejtë nga ana e gjykatës së Lartë”.

Ngjarja Ende vazhdon ping pongu i dosjeve nga njëra gjykatë tek tjetra. Rasti më konkret i kësaj situate është çështja penale ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizin. Nëna e dy fëmijëve u vra më 31 gusht 2017 brenda makinës nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, ndërsa shkak ishte divorci, ndërkohë që gjyqtarja kishte urdhër mbrojtje. Por për shkak të ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, procesi është zvarritur dhe dosja nuk është shqyrtuar. Një gjë e tillë mund të sjellë lirimin nga burgu të Fadil Kasemit, nëse çështja nuk do të gjykohet brenda afateve të përcaktuara.

ZYRTARISHT

STUDIMI

Belgjika njeh patentat shqiptare

Qytetarët besim tek Policia: Sfidë parandalimi i krimit P

Lajm i mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Autoritetet belge kanë konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit. Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për t’u pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit. Marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që udhëtojnë drejt Belgjikës, dhe anasjelltas. Ndërsa më parë, Ministria e Jashtme, arriti marrëveshje me palën greke. Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një zhvillim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi lëvizje dhe komunikimi më të madha shtetasve shqiptarë dhe grekë.

olicia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA, gjatë periudhës prill-maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin. Sipas studimit kur qytetarët pyeten se sa mirë e bën punën Policia e Shtetit, 63% e publikut shprehen se ajo është duke bërë një punë të mirë ose shumë të mirë. Gjatë prezantimit të studimit, e pranishme ishte zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe Drejtori i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Ai deklaroi se këto tregues do të shërbejnë për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit. Përsa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë të përafërta ose dhe më

të mira se mesatarja e Bashkimit Europian. Të pyetur nëse ndihen të sigurt kur lëvizin në orët e vona në lagje, 3 në 4 shqiptarë deklarojnë se ndihen të sigurt ose shumë të sigurt. Pyetjes nëse kanë qenë viktimë e një grabitjeje ose sulmi fizik në 5 vitet e fundit, 7% e popullsisë e ka pranuar këtë, por duke e krahasuar me mesataren e vendeve të e BE-së, ky është një rezultat pozitiv pasi mesatarja e

BE-së është 10 pikë më shumë se Shqipëria. Nota të mira policia ka marrë edhe përsa i përket parandalimit të krimit, por edhe reagimin e saj pas njoftimit të një ngjarje. Kështu qytetarët e intervistuar kanë vlerësuar me 59 pikë nga 100, policia në parandalimin e krimeve dhe 62 pikë nga 100 mbërritjen e shpejt në vendngjarje pas njoftimit, e cila lëviz me 8 pikë me mesataren e BE-së.


FORUM ANALIZE Nga Dominique Moisi Krijimi i një qeverie populiste në Itali prek ndjeshëm Francën dhe ambiciet e saj për reformën europiane. Me një Gjermani të dobësuar politikisht, një Europë Lindore armiqësore dhe një Spanjë shumë të paralizuar, presidenti francez Emmanuel Macron, një besimtar i vendosur i idealit europian të "bashkimit gjithnjë e më të ngushtë", rrezikon të izolojë vendin e tij. "Ne në Francë duhet ta marrim shumë më seriozisht Italinë. Mund të mësojmë shumë nga ky vend kaq i suksesshëm." Ky mund të tingëllojë si një citim nga shekuj më parë, jo nga viti 2015, kur ambasadori i Francës në Itali po lavdëronte në mënyrë legjitime vendin e Dantes. Një vit më pas, në prag të referendumit të Brexit të Mbretërisë së Bashkuar, gazetarët italianë më pyetën nëse vendi i tyre mund të zëvendësonte Britaninë e Madhe në "Klubin prej tre anëtarësh" të përbërë nga shtetet kryesore të Bashkimit Europian, së bashku me Gjermaninë dhe Francën. Tani, megjithatë, ajo përzierje e fundit e besimit dhe e shpresës është zhdukur nën peshën dërrmuese të realitetit politik. Italia e sotme mund të jetë konkurrenti kryesor për titullin e "njeriut të sëmurë" të Europës. Ose

dikush mund ta shohë vendin edhe si një metaforë, në mos si një përmbledhje, të gjithçkaje që ka shkuar keq në Europë. Italia duket se ka dyfishuar dy ndarjet që aktualisht po dobësojnë Evropën: përçarja VeriJug për çështjet ekonomike dhe ndarja Lindje-Perëndimi mbi vlerat. Ndarja Veri-Jug nuk ka vetëm rëndësi ekonomike ose kulturore në rastin e Italisë. Ajo pasqyrohet edhe në vetë hartën e Italisë. Në zgjedhjet e përgjithshme më 4 mars, mbështetja për të dy partitë që sapo kanë formuar një qeveri - Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe Partia Lidhja (më parë Lidhja Veriore) - u përqendrua respektivisht në Italinë jugore dhe veriore. Por në Itali ka edhe një ndarje Lindje-Perëndim, këtë herë jo midis M5S dhe Lidhjes - dy partitë kryesore në mars - por midis tyre dhe partive tradicionale të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë të cilët i mposhtën me vështirësi. Pjesa tjetër e Europës - sidomos vetë vendi im, Franca - ka tendencë ta shpërfillë Italinë kur gjërat shkojnë mirë dhe të nënvlerësojë potencialin e pasojave kur gjërat shkojnë keq. Megjithatë, këtë herë gjërat në Itali po shkojnë aq keq saqë është e pamundur të minimizohen paso-

18

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Të gjithë sytë nga Italia jat. Për herë të parë, një koalicion forcash anti-sistem, anti-europiane ka ardhur në pushtet në një shtet themelues të BE-së. Italianët kanë kaluar Rubikonin politik në një kohë kur zgjedhja e tyre mund të ndikojë - në mënyrën më negative - evolucionin e të gjithë projektit europian. Për ta thënë më hapur, nëse një vend në Jugun e Europës shkon drejt Lindjes duke ndjekur modelin e Hungarisë apo Polonisë, nuk është vetëm Veriu, por i gjithë Perëndimi që do të vuajë nga fitimi i demokracisë mendjengushtë. Le të jemi të qartë. Rreziku nuk është se Italia është gati të largohet nga BE-ja, ashtu siç po bëjnë britanikët. Shumica e italianëve nuk janë gati për këtë. Rreziku është se, sikurse Hungaria dhe Polonia, ajo do të qëndrojë, por do të shpërfillë rregullat e BE-së dhe do të prishë vlerat e saj. E thënë kjo, dënimi i Italisë për mëkatet e saj nuk është as i drejtë as i dobishëm. Pjesa tjetër e Europës, në veçanti Franca, mban të paktën një farë përgjegjësie për rezultatin e

zgjedhjeve të Italisë në mars. Italianët me të drejtë janë ndjerë të braktisur nga europianët kur u përballën me ardhjen masive të refugjatëve. Dhe ata e bënë detyrën e tyre njerëzore në një mënyrë dinjitoze, me ndihmën e një shoqërie civile që mund të konsiderohej model për shumë vende të tjera. Megjithatë, si pasojë, burrat dhe gratë që ishin në pushtet kur Italia priti më shumë se 600,000 refugjatë humbën zgjedhjet. Ata u ndëshkuan se bënë gjënë e duhur dhe se e bënë këtë të vetëm, gjë që i bëri ata të dukeshin si idealistë naivë të rrezikshëm në rastin më të mirë dhe si burokratë joefikasë në rastin më të keq. Por ta bësh Francën të pranojë pjesën e saj të përgjegjësisë (së bashku me të tjerët) është një gjë; pranimi në heshtje i vendimit të një vendi anëtar themelues të BE-së për të shkelur rregullat është tjetër gjë. Një mekanizëm i fuqishëm parandalues, siç është mundësia e dëbimit për anëtarët që qëllimisht shpërfillin vlerat dhe rregullat e BE-së, nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë në gjendjen aktuale të Eu-

ropës. Kur Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë e Jörg Haider iu bashkua një qeverie koalicioni në Austri në vitin 2000, BE vendosi sanksione për një kohë të shkurtër. Nuk ka më vend për një indiferencë të tillë. Ajo që po ndodh në Itali ndikon direkt te Franca dhe ambiciet e saj për reforma europiane. Me një Gjermani të dobësuar politikisht, një Europë Lindore armiqësore, një Spanjë shumë e paralizuar dhe tani me shumë gjasa me një qeveri populiste në pushtet në një prej vendeve themeluese të BE-së, Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, një besimtar i vendosur në idealin europian të "bashkimit gjithnjë e më të ngushtë", rrezikojnë të jenë në pozitë "izolimi të shkëlqyer". Se sa do të qëndrojë Franca atje, vështirë të përcaktohet. Ajo që ndodh në Itali sot mund të paracaktojë atë që ndodh nesër në Francë, me shtetin e saj më të fortë dhe shoqërinë civilë më të dobët. Ambasadori francez kishte të drejtë. Franca duhet ta marrë më seriozisht Italinë. Por jo për arsyet e gabuara. Project Syndicate

ANALIZË

M

aqedonia është shndërruar gjithnjë e më shumë në destinacionin e strategëve politikë të Kremlinit, ideologëve që mbështesin veçantinë e Rusisë, apo misionin ortodoks të Moskës në botën sllave dhe në Euroazi. Lektorët dhe instruktorët që marrin pjesë në mësimdhënie dhe trajnime në Maqedoni janë të njëjtët që Kremlini angazhoi gjatë luftës hibride përpara aneksimit të Krimesë dhe më tej gjatë destabilizimit të pjesës lindore të Ukrainës, si dhe gjatë përpjekjes për grusht shteti në Malin e Zi. Ashtu si në Ukrainë, strategët rusë të luftës informative identifikojnë pikat kryesore të dobëta të vendit që vendosin në objektiv, për t'i përdorur në favor të interesave të Moskës. Në Maqedoni, strategët e Kremlinit nënvizojnë në shkrimet e tyre problemet ekzistuese etnike dhe politike me shqiptarët e Maqedonisë, si dhe çështjet që ndërlidhen me aspiratat e Maqedonisë për integrimin në NATO dhe në BE.

A do të bëhet Maqedonia vend satelit i Rusisë?

Strategu kryesor i luftës informative të Rusisë në Maqedoni është Leonid Savin, i cili në muajin maj ofroi trajnim për 50 anëtarë të grupimit politik të së djathtës së skajshme, Partisë për Maqedoninë e Bashkuar, e cila kundërshton ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe e percepton kursin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, si fundin e shtetformimit dhe

pavarësisë së Maqedonisë. Leonid Savin, sipas vetë biografisë së tij, është "Komisar i Bashkimit të Rinisë Euroaziatike", një degëzim i grupit ultra-nacionalist Bashkimi Euroaziatik, i krijuar nga Alexander Dugin dhe bashkëudhëtarët e tij ideologjikë. "Platforma" e Bashkimit të Rinisë Euroaziatike përfshin seksione të tilla, si:

"Qëllimi juaj" "Ti je një burrë" "Ti je një grua" "Displina jonë" "Besimi ynë" Ekziston edhe seksioni "Armiku ynë", i cili i kushtohet tërësisht Shteteve të Bashkuara. Paragrafi i fundit i këtij seksioni konkludon se: "Bashkimi ynë ka një armik absolut. Është SHBA-ja. Është alfa dhe omega e urrejtjes sonë". Krahas bashkërendimit me Alexander Dugin, edhe lidhjet e tjera të zotit Savin e identifikojnë atë si një personazh kryesor në politikën ekspansioniste të Kremlinit. Savin paraqitet si kryeredaktor i dy agjensive: "Katehon" dhe "Geopolitica", si dhe bashkëpunëtor i rregullt i Fondit Strategjik të Kulturës, të mbështetur nga shteti. "Katehon" është një faqe interneti e

themeluar nga Konstantin Malofeev, një multi-milioner rus, ndaj të cilit SHBA-ja ka vendosur sanksione për shkak të mbështetjes logjistike, financiare, ideologjike dhe materiale ndaj operacioneve të Rusisë në Krime dhe në Ukrainën lindore. Megjithatë, Ukraina është vetëm një pjesë e vogël e interesave gjeopolitike të zotit Malofeev. Një investigim i vitit 2015 i gazetës gjermane "Die Zeit" zbuloi lidhjet që Malofeev dhe Dugin mbanin me figurat kryesore politike të Greqisë, duke u siguruar kështu lidhje të mëtejshme me Vladimir Putinin. Malofeev dhe Dugin & Co., u shfaqën të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016, si dhe në disa operacione të tjera të errëta të Rusisë në Ballkan. "Zëri i Amerikës"


SHOWBIZ

19

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Sherr në mes të rrugës, fituesja e Miss Universe Albania: Mosha bën të vetën Trejsi Sejdini është vajza që fitoi kurorën e "Miss Universe Albania 2018" dhe do përfaqësojë vendin tonë në Amerikë. Ajo është përmendur gjatë në rrjetet sociale për të kaluarën e saj, ku bëri bujë një video ku shfaqet duke rrahur një djalë së bashku me miqtë. E ftuar në emisionin "Vizioni i pasdites", ajo shpjegoi se në moshë të vogël bëhen edhe gabime. "Jam thjesht 18 vjeçe, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete. Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën. E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë. Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa modele

Rita Ora zhvishet topless ndërsa shijon pushimet me të dashurin Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora po shijon pushimet me të dashurin e saj Andrew Watt dhe i ka ekspozuar gjoksin teksa po ndërronte veshje. Të dy po merrnin rreze kur Rita hoqi pjesën e sipërme të bikinit dhe Andrew po e shihte me adhurim. Ata po qëndronin në një anije kur bukuroshja 27-vjecare kishte dëshirë të ndërrohej dhe për këtë gjë e ndihmoi i dashuri. Ajo kishte veshur bikini me ngjyra dhe pjesën e sipërme e zëvendësoi me një palë të kuqe. Rita Ora, këngëtare e disa hiteve ndërkombëtare ishte tërësisht pa grim dhe vazhdon të jetë besnike e flokëve të kuqe.

të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë

gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik...", tha Miss-i.

Kate Upton shpallet "femra më seksi në botë" Kate Upton është në krye të listës së "Hot 100" të "Maxim". Lajmi u konfirmua të enjten dhe supermodelja ndodhet në koopertinën e revistës si "femra më seksi në botë". "Të qënurit numri 1 në Hot 100 është një shpërblim i vogël për të gjithë punën e vështirë,"-shprehet Upton. Ylli i pasarelave i bashkohet një liste ku përfshihen yje "të nxehtë". Hailey Baldwin kryesoi listën vitin e kaluar ndërsa Stella Maxwell dhe Taylor Swift zotëruan vendin e parë në vitin 2016 dhe 2015, respektivisht. "Lista jonë Hot 100 ka të bëjë më shumë sesa thjesht bukuria fizike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të lartësojmë femrat e zgjuara dhe të fuqishme që po thyejnë kufijtë duke na treguar se çfarë është e mundur. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më shumë sesa ylli ynë i kopertinës Kate Upton", tha në një deklaratë Robert Price, shefi i Maxim. Kate është zbuluar në një shfaqje me kuaj kur ishte 12 vjeç.

Vdes aktori i famshëm, gjendet pa jetë në apartamentin e të dashurës Ylli i "Son of Anarchy", Alan O'Neill është gjetur i vdekur në banesën e të dashurës së tij. Trupi i aktorit irlandez u zbulua të mërkurën në korridorin e apartamentit të saj. Policia raporton se nuk ka dyshime për vrasje. Raportohet se 47-vjeçari kishte probleme me zemrën, si dhe konsumonte shumë alkool dhe duhan. Ai ka nisur karrierën e tij si aktor në vitin 1997, por më së shumti është i njohur për rolin e tij si Hugh në "Son of Anarchy". Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez Fair City, komedine "Tim and Eric's Bedtime Stories, si edhe në serialin britanik Inspector George Gently.

Pippa Middleton konfirmon shtatzaninë Pippa Middleton ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin James Matthews. Motra e dukeshës së Kembrixhit lajmërpo lajmin në revistën Waitrose Weekend. 34-vjeçarja zbuloi se mbajtja e sekret e lajmit kishte qenë "i vështirë". Ajo zbuloi se në 3 mujorin e parë të shtatzanisë pa përjetuar shqetësime. Në artikullin "Ushtrime gjatë shtatzënisë", Middleton jep këshilla dhe sesi të vazhdoni palestrës gjatë kohës së jeni shtatzanë. "Kam vënë re ndryshimin në trupit tim por përmes stërvitjes ndjej se po bëhet më i fortë,"-tha ajo, duke siguruar lexuesit se do ti mbajnë të azhornuar gjatë muajve të ardhshëm. Middleton u martua me James në maj të vitit 2017. Spekulimet që Middleton u kishte thënë miqve për shtatzëninë e saj filluan në prill, pak para se dukesha e Kembrixhit të lindte fëmijën e tretë, princin Louis.


KURESHTI

20

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Beteja për vajzën e mitur, çifti paraqet në gjyq "luanin" që flet me Jezu Krishtin Një çift kanadez që pretendonte se një luan i mbushur me pambuk ishte lidhja e tyre me Perëndinë, humbi betejën për kujdestarinë e vajzës së tyre të mitur. Mediat vendase raportojnë se çifti paraqiti në gjykatë një luan lodër, duke pretenduar se ai ishte avokati, gjyqtari dhe dëshmitari, duke thënë se Jezu Krishti foli me ta nëpërmjet kukullës. "Ata flisnin në gjuhë të kafshës së tyre të mbushur, një luan, dhe pretendonin se nëpërmjet këtij luani ata dëgjonin drejtpërdrejt këshillat nga Zoti", thuhet në dokumentin e gjykatës. Gjatë gjykimit, çifti i foli luanit në një gjuhë të panjohur dhe tha se ata e dëgjuan direkt nga Perëndia. Beteja ligjore e çiftit nga British Columbia nisi nëntorin e kaluar, kur Gjykata deklaroi zyrtarisht se vajza e tyre një vjeçare kishte nevojë për mbrojtje dhe e vendosi në kujdestari provinciale. Prindërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e fëmijës, e apeluan ven-

dimin në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se po diskriminoheshin për shkak se ishin të krishterë. Dokumentet e gjykatës zbuluan se çifti ka një histori të mosmarrëveshjeve të dhunshme dhe kishte "marrëveshje të paqëndrueshme të punës dhe të jetesës". Dokumentet gjithashtu pohojnë se çifti është thënë se nuk janë "të mirëpritur" në kisha në një numër rastesh për shkak të pikëpamjeve të tyre ekstremiste. Aftësia e prindërve për t'u kujdesur për fëm-

ijën e tyre u vu në pikëpyetje para se të lindnin, pasi injoronin këshillat mjekësore për të mos pasur një lindje në shtëpi. Ata gjithashtu refuzuan testet mjekësore pas lindjes, duke përfshirë një test dëgjimi dhe vaksinimet, dhe refuzimi i nënës për të ndjekur këshillën e një specialisti për laktacion, për të zëvendësuar qumështin e gjirit me formulën. Tani që një urdhër për kujdesin e vazhdueshëm është vënë zyrtarisht, ekziston shansi që fëmija mund të vendoset për adoptim.

Lundrim? Shkretëtira e mbushur me anije të braktisura

Tharja e detit Aral është një nga shembujt më të mëdhenj të ndryshimeve klimatike dhe industrializimit në planet. Një tokë e mbuluar nga uji sa madhësia e Anglisë, tani është shkretëtirë rënore dhe oazi i vetëm në të, janë anije të vjetruara. Imazhet e tanishme janë zbuluar në kuadër të studimeve për ndry-

shimet e klimës, ndërsa pritet të zhvillohet një konferencë ndërkombëtare në Tashkent, e cila do të diskutonte për rehabilitimin e pasojave të katastrofës në detin Aral. UNESCO e ka konsideruar detin Aral si një shembull të "tragjedisë mjedisore". Zhdukja e këtij "trupi të madh uji" u shkaktua nga kombinimi

i ndryshimeve klimatike dhe kërkesave të industrisë uzbeke të pambukut, e cila vazhdon të lulëzojë sot. Deti Aral dikur ishte hapësira e katërt më e madhe e ujit në botë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 26,000 kilometra katrorë. Por që nga vitet 1960, një regjim shkatërrues i ujitjes sovjetike dhe programeve të papërshtatshme të rimbushjes, e thanë atë. Deri në vitin 1997, Deti Aral ishte zvogëluar deri në 10 për qind të madhësisë së tij origjinale dhe u nda në disa liqene, me shumicën e ujit të mbetur në Uzbekistan dhe një pjesë më të vogël në Kazakistan. Në vitet ndërhyrëse, uji vazhdoi të zhdukej dhe rajoni lindor i Detit Aral njihet tani si shkretëtirën e Arkalumit. Dëshira e Bashkimit Sovjetik për të zhvilluar plantacione të mëdha pambuku është fajësuar gjerësisht për krijimin e shkretëtirës.

Vëllai më i madh "ushqen" beben me vida Një bebe pothuajse vdiq, pasi vëllai i tij më i madh e ushqeu me tre vida metalike, kur iu la për mbikëqyrje. Mjekët duhej të bënin një endoskopi të rrezikshme në stomakun e foshnjës 37 ditëshe për të hequr objektet e huaja në Spitalin e Fëmijëve Zhengzhou në Kinë. Sipas nënës së djalit, pasi foshnja filloi të shkumojë në gojë, vëllai trevjeçar pranoi se i kishte dhënë vida. Doktor Li Xiaoqin, kreu i gastroenterologjisë në spitalin e Provincës Henan të Kinës Qendrore tha se, refuzoi të kryente procedurën komplekse. Djali i vogël u transferua pastaj në kryeqytetin provincial të Zhengzhou, ku një ekip i vogël ekspertësh vendosën të punonin për

shpëtimin e jetës së tij. Ata përdorën një gastroscope dhe një magnet për të rinxjerrë tre vida, të cilat ishin mbërthyer në stomakun e djalit.

Aeroporti "fantazëm", aty ku askush nuk fluturon prej 40 vitesh Në këtë aeroport, avionet janë gjithnjë me "vonesë"! Madje, nuk fluturojnë fare që prej vitit 1973. Bëhet fjalë për aeroportin ndërkombëtar të Nikosias, i cili nuk përdorët që prej më shumë se 40 vitesh, kur një puç ushtarak në Greqi rriti valën e nacionalizmit grek në Qipro duke nxitur kështu edhe ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në ishull. Që prej vitit 1974, aeroporti është braktisur, ndërsa të vetit vizitorë janë zogjtë, të cilët e kanë mbuluar zonën me glasa. Ai ndodhet shumë pranë kryeqytetit të Qipros Greke, Nikosia, por marrëveshja e armëpushimit bëri që të qëllonte në zonën e demilitarizuar dhe kështu nuk mund të përdorët nga asnjëra palë.

Shkencëtarët gjejnë krijesën misterioze 6 metra të gjatë Një krijesë misterioze është gjetur në bregun e një plazhi afrikan dhe ka habitur shkencëtarët. Studiuesit e tronditur u penguan në një krijesë 6 metra të gjatë në bregun e Parkut Kombëtar të Dorob. Kafsha e çuditshme ngjante me një balenë apo delfin, por gjendja e dekompozimit e bënte të vështirë dekompozimin. Fillimisht, shkencëtarët nuk po e kuptonin cfarë është por mendojnë se është një balenë "Cuvier". Kjo është hera e dytë që gjendet një kafshë e tillë në Namibia që prej vitit 2000.


SHOWBIZ

21

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi veshjet e dasmës mbretërore David dhe Victoria Beckham janë duke dhuruar veshjet e tyre mbretërore të dasmës për të mbledhur para për viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit. 22 persona vdiqën vitin e kaluar sulmi. Lajmi është konfirmuar nga çifti i famshëm me anë të postimeve në rrjetet sociale. "Për të mbështetur punën e pabesueshme të Fondit Emergjent "We Love Manchester" dhe familjeve të prekura nga sulmi i Manchesterit vitin e kaluar, David Beckham po ju japim mundës-

Saimir Kodra operohet në shtyllën kurrizore Moderatori Saimir Kodra duket se ka kaluar disa momente të vështira shëndetësore. Ai është operuar në fshehtësi, në një prej spitaleve private në Tiranë. Saimiri ka bërë ndërhyrje në pjesën e shtyllës kurrizore, ndërsa nuk dihet nëse vuante më parë nga ndonjë problem, apo ka qenë një shqetësim i momentit. Fatmirësisht, tani moderatori gëzon shëndet të plotë dhe miq të shumtë kanë shkuar ta vizitojnë. Ndër të parët është edhe Alket Islami, i cili nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit edhe një foto me Saimirin.

inë që të bëni tuajat veshjet tona të dasmës,", shkruan stilistja. David dhe Victoria ishin të ftuar në dasmën e Dukës Harry dhe dukeshës së Sussex, Meghan Markle. Ishfutbollisti mbante veshur një kostum të Dior me inicialet e tij, ndërsa Victoria u shfaq me një fustan ngjyrë blu të errët nga koleksioni i saj në ceremoni. Fansat tani do të kenë mundësi që të bëjnë të tyren veshjen e dy të ftuarve më të famshëm të dasmës. Çmimi fillon nga 18 paund në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për të fituar veshjet.

Publikohet videoklipi i Kupës së Botës, Era Istrefi dhuron spektakël Eshtë publikuar videoklipi i këngës zyrtare të Botërorit "Rusi 2018". Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Will Smith dhe Nicky Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë super hitin e kësaj vere. "Live it Up" është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit,

Khloe harron skandalin e tradhtisë, ja çfarë bën për partnerin Duke lënë pas skandalin e tradhtisë, Khloe Kardashian vazhdon të mbështesë partnerin e saj në punën që bën. Moderatorja e njohur është shfaqur për të tretën herë brenda dy muajsh në publik për të shkuar në ndeshjen e ekipit të Tristan Thmpson me Golden State Warriors. Me një buzëqeshje në fytyrë, Khloe hyri në fushë e veshur me xhinse dhe me një bluze të thjeshtë. Ajo ka vetëm pak kohë që është bërë nënë e True dhe ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një ndarje me Tristan. Thuhej se e përjetoi keq skandalin e tradhtisë, por ia doli që të hedhë pas gjithçka për të shijuar jetën me familjen e saj. Kjo ishte aryseja përse u shfaq në ndeshjen e tij, pasi donte që t'i qëndronte pranë.

sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit e këngës. Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren, teksa ajo është dhe pjesa qendrore e këngës. Kënga është publikuar në "Youtube" nga Nicky Jam dhe pritet të jetë hiti më i dëgjuar i verës.

Bëhet operacion mbretëresha? Zbulohet përse mbante syze në daljet publike Mbretëresha Elizabeth ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në muajin maj për të hequr perden e syve. Dailymail njoftoi se mbretëresha ka mbajtur syze në shumë evente gjatë muajve të kaluar. Operacioni që kreu 92-vjeçarja mendohet të jetë edhe arsyeja pse ajo mbante syze në daljet publike. Zëdhënësi i Pallatit Buckingham tha: "Mund të konfirmoj se mbretëresha ka kryer me sukses një procedurë për të hequr perden e syrit muajin e kaluar". Kjo është procedura më e zakonshme, por mbretëresha është trajtuar si një paciente e zakonshme në spitalin privat Mbreti Edward VII në Londër.


SPORT

22

E shtunë, 9 Qershor 2018

5 herë fituesi i “Topit të Artë” sipas mediave spanjolle ka disa alternativa për të ardhmen

Ronaldo bën gati “valixhet”, ku do të shkojë portugezi në verë?

ZIKALTRIT

Interi i së ardhmes nis nga rinovimet, “blindohet” Shkriniar

Rozalb Lika

K

ristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet nga Reali i Madridit gjatë kësaj vere, por ai duhet të mendohet mirë për destinacionin e tij të ardhshëm. Nuk ka shumë klube, që mund të ndërmarrin nënshkrimin e tij nga këndvështrimi ekonomik. Duke marrë në konsideratë edhe moshën e yllit portugez, shtohen edhe më shumë pikëpyetjet për të ardhmen e tij. Destinacioni i parë për të është Mançester Junajtid, klubi ku ai e shenjtëroi veten si yll botëror, ku fitoi Championsin dhe “Topin e Artë” të parë në karrierë. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni do të jetë i zbatueshëm. Por, asgjë nuk do të bindë Murinjon, i cili nuk duket i gatshëm për të ndryshuar një skuadër të projektuar pa një “lokomotivë” të vetme, ndërkohë që Ronaldo është një lojtar, që në mënyrë të pashmangshme e detyron të luajë për të. Për të mos përmendur që Junajtid i tanishëm është larg potencialit sportiv të ekipeve më të mira në Europë. Duke mos u larguar nga Anglia, një tjetër opsion për të ardhmen e tij mund të jetë edhe Mançester Siti, i cili i garanton një ekip konkurrues në Angli dhe Europë. Por, duket e vështirë për

të bindur Guardiolën, që të vërë punën dhe emrin e tij në duart e një “atleti” si Ronaldo, një lojtar i cili, përtej marrëdhënieve të tij me golin, nuk shton shumë në zhvillimin e lojës. Jashtë Anglisë, vetëm një klub ka para të mjaftueshme për të paguar Kristiano Ronaldon. Jo vetëm transferimin e tij, por edhe pagën e kërkuar nga lojtari, i cili synon të mos jetë mbrapa Mesit dhe Nejmarit në aspektin e përfitimeve ekonomike. Ky klub është PSG, me të cilin portugezi ka pasur një

SUEDEZI

“dremitje” edhe në të kaluarën. Në Paris ka para dhe ambicie, por edhe një problem. Dhe jo problem i vogël. Emri i tij është Nejmar. Braziliani dhe portugezi nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën “gardërobë”. Rregullat e “fair play financiar” nuk do ta lejonin këtë. Klubi francez tashmë është në kufi me Nejmar dhe Mbape. Ardhja e CR7 do të nënkuptonte largimin e njërit nga të dy. Në fakt, Real Madridi e ka ende ish-sulmuesin e Barçës si një objektiv primar. Një tjetër alternativë mund të jetë

edhe Juventusi, që i ka mundësitë financiare për të synuar Ligën e Kampionëve, por nuk mund t’i plotësojë kërkesën e tij për ta bërë futbollistin më të paguar në botë. Jashtë Europës, alternativa është Kina. Nëse Kristiano Ronaldo dëshiron të fitojë para, kjo pistë predominon, natyrisht. Në MLS paguajnë shumë më pak, edhe pse mjedisi është më tërheqës për portugezin. Por, të dyja këto opsione nuk i mundësojnë Ronaldos që të luftojë për trofetë më të rëndësishëm individual.

SERIA A

Ibrahimoviç shpërthen pas lënies jashtë Botërorit: Unë e di si fitohet!

Roma shumë pranë blerjes së djalit të Patrik Klaivert

Zlatan Ibrahimoviç nuk e ka përtypur dot faktin se nuk do të jetë me Suedinë në Kupën e Botës. 36-vjeçari është mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar. “Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll. Unë kam fituar shumë trofe. Kam luajtur me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në, Mançester Junajtid dhe tani me Los Anxheles Galaksi. Nëse nuk je një futbollist që bashkëpunon me shokët e skuadrës, pra je individualist ose egoist, si është e mundur që luan me ekipet më të mëdha dhe fiton gjithmonë? Unë e di si fitohet, më besoni! Dhe e bëj shumë mirë”, ka thënë bomberi suedez, të cilin nuk do të kemi mundësi që ta shohim në eventin më të rëndësishëm.

Në sezonin e ri mund të shohim një Klaivert në Seria A. Roma ka arritur akordin edhe me Ajaksin e Amsterdamit për të përmbyllur me sukses transferimin e Xhastin Klaivert, për një shumë prej 20 milionë eurosh “cash” dhe 5 mln në formën e bonuseve. Klubi verdhekuq i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare me 2 milionë euro në sezon. Megjithatë, drejtori sportiv i Romës duket se nuk do të ndalet me kaq. Monçi ka hedhur sytë edhe nga mesfushori Hakim Ziyech, gjithashtu një lojtar i Ajaksit. Deri më tani, Roma ka afruar 4 lojtarë, Çoriç, Markano, Kristante dhe së fundmi janë shumë pranë Klaivertit. Djali i të famshmit Patrik Kaivert, i lindur në vitin 1999, konsiderohet si një talent që premton shumë në të ardhmen. Por, një detaj mbetet gjithashtu për t’u theksuar. Afrimi i Xhastin nga Ajaksi është bërë përmes ndërmjetësimit të agjentit më të famshëm e më kontrovers të futbollistëve, Mino Raiola, i cili do të përfitojë 4 mln euro vetëm sepse është “pronar” i 20 për qind të kartonit të talentit holandez. Kluivert pritet të zbresë në kryeqytet gjatë fundjavës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.

Interi po punon për ndërtimin e një ekipi për të luftuar për fitimin e kampionatit në sezonin e ri, teksa fillimisht po mendohet për rinovimin me disa nga futbollistët më cilësorë. I pari me të cilin ka nisur puna është qendërmbrojtësi Milan Shkriniar, më i kërkuari nga klubet më të mëdha europiane. Akordi aktual me zikaltrit është me pagën 1.5 milionë euros deri në vitin 2022, por zgjatja e propozuar e kontratës deri në vitin 2023 do të shoqërohet edhe me një rritje page deri në 2.2 milionë euro, gjë që do ta bënte mes lojtarëve më të paguar të skuadrës zikaltër. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Samir Handanoviç, portierin slloven që më 14 korrik mbush 34 vjeç. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2021, por ndryshe nga sllovaku, rinovimi me të nuk është i nevojshëm për momentin.

HETIMET

“Astori nuk vdiq në gjumë”, dalin detaje të reja nga tragjedia në Itali Davide Astori ka tronditur futbollin italian dhe jo vetëm me ndarjen e papritur nga jeta. Hetimet për ngjarjen e rëndë të ndarjes së tij nga jeta në një hotel para ndeshjes vijojnë ende. Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Karlo Moreski dhe Gaetano Tiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Lofredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës. Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo! “Corriere della Sera” ka zbuluar se bëhet fjale për “takiaritmi”, që do të thotë përshpejtim i papritur i rrahjeve të zemrës, derisa ajo është ndalur. Sipas ekspertëve, atë natë Astori mund të jetë zgjuar dhe ndoshta do të mund të shpëtohej nëse në dhomë do të kishte dikë të gatshëm për të dhënë alarmin.


SPORT SHIFRAT

23

E shtunë, 9 Qershor 2018

FIFA vendos shpërblimet për Kupën e Botës, ja sa milionë euro merr ekipi fitues K ur duhet edhe 6 ditë nga nisja e Botërorit FIFA ka bërë të ditur shpërblimet që do të jepen për federatat pjesëmarrëse. Fituesi i kompeticionit do të marrë 33 milionë euro, ndërsa finalisti humbës do të marrë 25 milionë euro.

Skuadra e vendit të tretë do të sigurojë 21 milionë euro, kurse ajo e vendit të katërt 19 milionë euro. Ndërkohë për ekipet që eliminohen në 1/8 do të akordohen 11 milionë euro, ndërsa për atë të eliminuara në çerekfinale 15 milionë euro. FIFA ka

vendosur një fond prej 117 milionë eurosh për ekipet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në Botëror. Gjithashtu një shumë prej 113 milionë eurosh është në dispozicion për të shpërblyer ekipet, lojtarët e të cilëve do të dëmtohen.

MESFUSHORI

Lanzini dëmtohet keq në stërvitje, braktis grumbullimin me Argjentinën

Trajneri i Kukësit ka dhënë një intervistë për mediat gjermane për të folur për aventurën te verilindorët

Pakult e tepron: Në Shqipëri ka skuadra me buxhet 5 milionë € T

rajneri i Kukësit, Peter Pakult ndodhet jashtë Shqipërisë, ku ka përfituar nga pushimet që kanë skuadrat, para fillimit të përgatitjeve për Kupat e Europës dhe sezonin e ri. Në një intervistë për gazetën gjermane “sportbuzzer.de”, tekniku Pakult ka folur në lidhje me eksperiencën e tij te Kukësi, ndërkohë që ka bërë edhe një përshkrim të kampionatit shqiptar, duke i cilësuar skuadrat shqiptare si skuadra që kanë një buxhet merkatoje, 5 milionë euro. “Derisa u bëra trajner i Kukësit, po kaloja një moment të keq, edhe fizikisht nuk isha mirë. Në janar firmosa në Shqipëri dhe deri ditën që fillova stërvitjen me skuadrën humba disa kilogramë. Jam i lumtur, sepse po ecim mirë dhe puna ka shkuar mbarë. Drejtuesit të vlerësojnë, ndërkohë që tani synojmë të shkojmë shumë larg në Ligën e Kampionëve”. Më tej, ai ka folur për objektivat dhe pyetjes së gazetarit, se presidenti i skuadrës ëndërron grupet në Kupat e Europës, Pakult i është përgjigjur: “Ëndrrat janë të lejuara, ne mendojmë për gjithçka dhe, nëse arrijmë grupet e Ligës së Europës, kjo do

të ishte e bujshme. Ne jetojmë dhe stërvitemi në Tiranë, pastaj për ndeshje shkojmë me autobus në Kukës. Është një zonë e bukur malore me pyje. Stadiumi quhet “Zeqir Ymeri”, nuk është shumë i mire, ndaj nuk lejohet që ndeshjet ndërkombëtare të luhen atje. Ndeshjet për Kupat e Europës do t`i luajmë në Shkodër, që është midis Tiranës dhe Kukësit. Mali i Zi është shumë afër prej aty. Stadiumi është

rikonstruktuar katër vjet më parë dhe ekipi kombëtar luan ndeshjet në shtëpi atje”, ka thënë ndër të tjera Pakult. Më tej, ai ka folur edhe për nivelin e futbollit në Shqipëri, duke iu përgjigjur gazetarit se nuk mund të krahasohet me Bundesligën Gjermane, por pavarësisht kësaj, është nivel i mirë.“Nuk dua ta krahasoj nivelin. Skënderbeu eliminoi Dinamo Zagreb në eliminatoret e “Europa League” sezonin e

kaluar dhe hyri në fazën e grupeve. Skënderbeu është një ekip i mirëfilltë dhe kampion disa vite radhazi në Shqipëri. Atje ka skuadra, buxheti i të cilave arrin në 5 milionë euro. Unë kam te Kukësi futbollistë nga Kroacia, Gjeorgjia, Brazili dhe Nigeria. Fakti është se lojtarët shqiptarë po kalojnë nga kampionati shqiptar në ligat më të mira europiane”, ka thënë ka thënë Peter Pakult.

GJELAT

Franca i mbyll “derën” Zidane, konfirmon Deshamp deri në vitin 2020 Zërat për mundësinë e kalimit të Zinedine Zidane në pankinën e Francës janë shuar. Ai që e bëri të ditur këtë është pikërisht presidenti i Federatës franceze të Futbollit, Noël Le Graët, që deklaroi se në drejtimin e “Bluve” do të jetë Deshamp deri në vitin 2020, vit kur përfundon edhe kontrata e tij “Deshamp ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. Nuk ka asnjë klauzolë negative në të. Ai do të qëndrojë”, tha Le

Graët në një intervistë për radion “RMC”. “Pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë me të”. I pyetur më pas për mundësinë që ka Zidane për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, kreu i qeverisë së futbollit transalpin theksoi se është më mirë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi ai nuk ka komunikuar në asnjë mënyrë me ish-trajnerin e Realit të Madridit për këtë çështje. Më pas, Le Graët bëri të ditur objektiv-

in e skuadrës së Francës, që është kalimi të paktën deri në gjysmëfinale, që do të ishte një rezultat më i mirë sesa ai i Botërorit 2014, kur Franca u eliminua në çerekfinale, duke bërë të ditur më pas edhe shpërblimet për futbollistët në rast të arritjes së objektivit. Nëse Franca do të arrijë në gjysmëfinale, lojtarët e Francës do të përfitojnë 100-150 mijë euro, nëse do të kalojnë në finale ata do të përfitojnë 280 mijë euro secili.

Nuk kanë fund telashet për Argjentinën në prag të startit të Kupës së Botës. Trajneri Sampaoli do të jetë i detyruar që të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Serxhio Romero me Nahuel Guzman. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krocial në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje. Lajmi është dhënë nëpërmjet Tuiterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me Uest Hemin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.

INVESTIMET

“Rusi 2018”, Kupa e Botës me e kushtueshme në histori Kampionati Botëror, i cili do të nis javën e ardhshme më 14 qershor, do të kushtojë plot 14.2 miliardë dollar dhe do të jetë kompeticioni futbollistik më i kushtueshëm në histori. Lajmi është konfirmuar nga portali rus i “Rbk”. Rusia ka tejkaluar me shumë miliardë investimet zyrtare të parashikuara. Plani ishte që investimi total të arrinte në nivelin e 683 milionë rubla, ose 11 miliardë dollarë. “Rbk” përllogarit në fakt se vetëm infrastruktura e transportit për Botërorin ka kushtuar 6,11 miliardë dollarë, ndërsa ndërtimi i stadiumeve 3,45 miliardë dollar. 680 milionë dollar ka kushtuar ndërtimi dhe organizimi i strukturave pritëse.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

Presidenti Meta takon gjimnazistët nga Kosova P

residenti Ilir Meta është takuar dje me gjimnazistë nga Krusha e Madhe e Rahovecit në Kosovë. Kreu i shtetit shprehet se bashkëpunimi mes të rinjve të dy vendeve do të sjellë zhvillim për Shqipërinë

N

ga dje, Tirana bëhet qy teti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë. Para se t’i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. “Kanë kaluar vetëm 3 vjet, jo vetëm Tirana është qyteti më i pastër, por jemi ende të parët në Ballkan, duke filluar nga biçikletat, te taksitë elektrike dhe te shumë risi të

24

E shtunë, 9 QERSHOR 2018

Bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t'i japë mundësi më të mëdha për zhvillim

dhe Kosovën. "Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerë-

zoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës. Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur "Ukshin Hoti" dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi.

tjera që na e bëjnë Tiranën tonë Nr. 1. Sot nëse udhëton në Firence, nëse udhëton në Milano dhe nëse udhëton në Tiranë ndoshta nuk ka shumë gjëra të

përbashkëta, ama Mobike është njësoj kudo. Kemi një copë Europë duke filluar nga ky projekt i biçikletave pa stacion që sot nis me 500 dallëndyshet e

para në qytetin tonë të dashur, në qytetin e Tiranës. Kjo do të jetë një verë që e sigurt do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës ndaj edhe unë mezi pres që këtë

vendeve tona dhe kombit tonë",- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Tirana, qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave “Mobike” histori ta bëjmë bashkë nga 4 mijë pedalime, si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur ashtu siç kemi bërë në këto tre vjet dhe

ashtu siç do të bëjmë në vazhdim”, theksoi Veliaj. Ai shprehu bindjen se Tirana shumë shpejt do të arrijë që të ketë më shumë përdorues biçikletash se sa drejtues automjetesh”,- tha Veliaj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.