Koha Jone_9 qershor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 136 (8577)

E diel, 9 Qershor 2019

Çmimi 30 Lekë

Ky vendim edhe pse mund të sjellë reagime inatçore nga qeveria, përsëri është lëvizja më pozitive edhe për vetë PS. Presidenti u hoqi barrën e rëndë të një fushate që po i nxirrte socialistët dhe PS-në si idiotët që bëjnë zgjedhje duke garuar vetëm me veten e tyre. Gjithashtu, presidenti Meta u dha mundësinë palëve që të ulen në bisedime dhe të flasin pa presionin e një date që qëndronte mbi kokë si ultimatum lufte

Presidenti Meta shmangu përplasjen e madhe civile E thënë thjesht, Presidenti ka shmangur një ‘97-të të dytë, të frikshme. Pak ditë më parë, në vend të reflektimit, kryeministri deklaronte sesi do të burgoste dhe sulmonte me gaz-helm qytetarët e opozitës që nuk do të lejonin të zhvilloheshin zgjedhjet. Pra kërcënonte me burgje masive. Nga ana tjetër, krerët e opozitës e kishin shpallur 30 qershorin si betejë për “jetë a vdekje”. Palët kishin vendosur datën e përplasjes dhe pritej që më 30 qershor të numëroheshin viktimat, nga të dyja palët. Një kaos i tillë, jo vetëm do kishte kosto të rënda njerëzore, por do të kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ndaj, Presidenti bëri akt madhor e prej shtetari; i preu udhën konfliktit të madh ku mazhoranca dhe opozita po shkonin me turravrap FAQE 3

Lulzim Basha: Largimi i Ramës është i panegociueshëm!

FAQE 4-7

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje gjatë protestës kombëtare të opozitës

ISH-KREU I KQZ

ISH-KRYEMINISTRI

Sali Berisha: Vendimi i Metës bazohet në themelet e Kushtetutës

FAQE 2

KRYETARJA E LSI

BERLIN

Kristaq Kume: Kryemadhi: Një Qeveria gjermane: Meta akt kurajoz, kryeministër që kërcënon Bandat shqiptare palët të ulen në qytetarët e tij duhet të bashkëpunojnë me tryezë për zgjidhje largohet sa më parë mafian italiane FAQE 8

FAQE 6

FAQE 10

DEKLARATAT

Ndërkombëtarët: Dialog urgjent për të kapërcyer krizën politike FAQE 10


POLITIKE

2

E diel, 9 QERSHOR 2019

Presidenti Ilir Meta shfuqizon dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor” P

residenti Ilir Meta ka anuluar datën 30 qershor për zgjedhjet vendore. Në një deklaratë për mediat, Presidenti njofton se “kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”. DEKLARATA E PLOTË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ILIR META: 1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë; 2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; 3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar; 4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës

dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020; 5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për

REAGIMI I KRYEMINISTRIT

Rama: Zgjedhjet do bëhen

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar dje për vendimin e kreut të shtetit që anulo datën e zgjedhjeve vendore për të shmangur përplasjen. Ndërsa ishte në Berat ku çeli fushatën për zgjedhjet vendore, Rama mori edhe lajmin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.Në fjalën e tij para mbështetësve të PS, Rama u shpreh i vendosur se pavarësisht vendimit të Presidentit, më 30 qershor do të votohet, pasi zgjedhjet janë të popullit, tha ai dhe jo të Presidentit.“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një

rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë; Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019. Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë

“VENDIMI I METËS BAZOHET NË THEMELET E KUSHTETUËS”

I

arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi irefomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit”,- u shpreh Rama nga Berati. Po dje, gjatë orëve të vona të natës, në një postim në Facebook, kryeministri deklaroi se “Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor”.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi. U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune. Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Evropa!

Berisha: Le të provojë Rama të shkojë në zgjedhje

sh-kryeministriSali Berisha në një lidhje direkte me News 24, reagoi dje për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “ky është fundi i të gjithë mafiozëve në botë”Berisha iu drejtua me një mesazh edhe Ramës, pas vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet, duke i dërguar një mesazh: Le të vazhdojë po të dojë”. Më tej Berisha u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Ramën“Nuk do të pranojmë zgjedhje me krimin kurrën e kurrës”, dëgjohet të thotë Berisha. Lidhur me anën ligjore të vendimit të Presidentit, Berisha NUMRI I KONTAKTIT:

u shpreh se “Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti të gjerë civil drejt të cilit po e çonte

0697044477

varrmihësi i pluralizimit politik EdvinKristaq xhelati”, u shpreh Berisha. Berisha ka përjashtuar mundësinë e një dialogu me kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një gjë të tillë të pamundur.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 9 QERSHOR 2019

Ky vendim edhe pse mund të sjellë reagime inatçore nga qeveria, përsëri është lëvizja më pozitive edhe për vetë PS. Presidenti u hoqi barrën e rëndë të një fushate që po i nxirrte socialistët dhe PS-në si idiotët që bëjnë zgjedhje duke garuar vetëm me veten e tyre. Gjithashtu, presidenti Meta u dha mundësinë palëve që të ulen në bisedime dhe të flasin pa presionin e një date që qëndronte mbi kokë si ultimatum lufte

Presidenti Meta shmangu përplasjen e madhe civile E thënë thjesht, Presidenti ka shmangur një ‘97-të të dytë, të frikshme. Pak ditë më parë, në vend të reflektimit, kryeministri deklaronte sesi do të burgoste dhe sulmonte me gaz-helm qytetarët e opozitës që nuk do të lejonin të zhvilloheshin zgjedhjet. Pra kërcënonte me burgje masive. Nga ana tjetër, krerët e opozitës e kishin shpallur 30 qershorin si betejë për “jetë a vdekje”. Palët kishin vendosur datën e përplasjes dhe pritej që më 30 qershor të numëroheshin viktimat, nga të dyja palët. Një kaos i tillë, jo vetëm do kishte kosto të rënda njerëzore, por do të kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ndaj, Presidenti bëri akt madhor e prej shtetari; i preu udhën konfliktit të madh ku mazhoranca dhe opozita po shkonin me turravrap Presidenti Ilir Meta ka marrë dje një nga vendimet që do hyjnë në histori. Ai dje tregoi se kush është politikan dhe kush është burrë shteti. Në kulmin e krizës politike, me një protestë masive në qendër të Tiranës që mund të kthehej në përplasje të dhunshme me të plagosur apo edhe me keq, dhe me një 30 qershor që dukej si dita e nisjes së luftës civile në Shqipëri, vendosi çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Kur logjika e palëve politike ka humbur rrugën dhe kur pushteti i kryeministri Edi Rama sa vjen dhe bëhet më agresiv, arrogant dhe më i dëmshëm për të ardhmen e vendit, Presidenti mori aktin më dinjtoz që mund të marrë një kryetar shteti. Me përgjegjësinë e një politikani dhe shtetari, pak para se protesta masive dhe e paralajmëruar me tensione e opozitës të niste, ku siç përflitej populli mund të digjte parlamentin, ai njoftoi se “kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”. Së pari, ky vendim duhet të përshëndetet jo vetëm nga partitë politike, por nga gjithë shqiptarët. Kreu i shtetit, duke njohur përgjegjësinë

e tij kushtetuese për ruajtjen e stabilitetit të vendit, ka shmangur përplasjen dhe luftën civile në vend. E thënë thjesht, Presidenti ka shmangur një tjetër ’97-të dytë, të frikshme. Pak ditë më parë, në vend të reflektimit, kryeministri deklaronte si drejtues policie se do të burgoste dhe sulmonte me gaz-helm qytetarët e opozitës që nuk do të lejonin të kryheshin zgjedhjet. Pra, kërcënonte me burgje masive. Nga ana tjetër, krerët e opozitës e kishin shpallur si betejë për “jetë a vdekje” datën 30 qershor. Palët e kishin caktuar datën e përplasjes dhe pritej që më 30 qershor të numëroheshin viktimat, nga të dyja palët. Një kaos i tillë jo vetëm do kishte kosto të pallogaritshme njerëzore, por do t’a kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ndaj, Presidenti bëri aktin madhor prej shtetari; i preu udhën konfliktit të madh ku mazhoranca dhe opozita po shkonin me turravrap me 30 qershor. Së dyti, ky vendim edhe pse mund të sjellë reagime të pritshme nga qeveria është lëvizja më pozitive edhe për vet Partinë Socialiste. Presidenti u hoqi barrën e rëndë të një fushate që po i nxirrte socialistët dhe PS-në si idiotët që bëjnë zgjedhje

duke garuar vetëm më veten e tyre. Gjithashtu, presidenti Meta u dha mundësinë palëve që të ulën në bisedime dhe të flasin pa presionin e një date që qëndronte mbi kokë si ultimatum lufte. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar jo pak herë se data e zgjedhjeve nuk shtyhet, “jo se e kam vendosur unë, por e ka dekretuar Presidenti”. Presidenti Meta i ka hequr Edi Ramës kështu dhe sikletin që kishte me datën e zgjedhjeve, si diçka që shkonte tej mundësive të vullnetit të tij. Dje e anuloi dekretin dhe tashmë Edi Rama nuk mund të ketë më hallin se shkel datën. Nuk ka më datë zgjedhjesh të cilën duhet t’a respektojë dhe të përbetohet para socialistëve. Një tjetër argument që Edi Rama ka përdorur deri në lodhje këto ditë është ajo se po u anulua 30 qershori, shkelet Kushtetuta. Në këtë rast, Kushtetua shkelej nëse datën e anulonte Qeveria, por jo Presidenti. Dhe nuk është hera e parë që shtyhet data e zgjedhjeve, mjafton të kujtojmë zgjedhjet e vitit 2007 kur data u ndryshua. Madje nuk u sulmua as kreu i shtetit të asaj kohe, Alfred Moisu. Presidenti Ilir Meta, në bazë të Kushtetutës është autoriteti i vetëm që ka hapësirën për çështjen

e dekretit të zgjedhjeve dhe të vlerësojë dhe rrethanat specifike në të cilën ndodhet vendi. Jo rastësisht, në deklaratën e bërë dje Presidenti ka theksuar se vendimi vjen në bazë të përgjegjësisë institucionale, “duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar”. Argumentet e detajuara ligjore për vendimin e anulimit të datës së dekretit, Presidenti Ilir Meta do t’i paraqesë ditën e hënë duke dhënë shpjegimet e duhura për të gjithë ata në qeveri që shpejtuan t’a sulmojnë. Ndërkohë, qytetarët dhe gjithë politika, nëse ende u ka mbetur përgjegjshmëri qytetare dhe kombëtare, duhet ta lexojnë qartë këtë vendim të Presidentit. Kreu i shtetit shmangu një tjetër luftë të turpshme dhe fatale mes shqiptarëve që do të na kthente në vende të botës së tretë. Dje u shmang data 30 qershor, kur do bëhej nami mes opozitës dhe qeverisë. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E diel, 9 QERSHOR 2019

Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti zbut tensionet politike. Protestë paqësore në Tiranë

Opozita dy orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit O

pozita e bashkuar ashtu siç dhe e kishte lajmëruar më herët zhvilloi dje protestën e 8-të kombëtare në Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira. Për dy orë e gjysmë, opozita realizoi protestën e tetë kombëtare, ndërsa në nisje të saj u publikua vendimi i Presidentit Ilir Meta për të ç’dekretuar datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhje Mbështetës të shumtë nga zona të ndryshme të vendit protestues në mënyrë paqësore përpara Kryeministrisë dhe me incidente sporadike përpara Parlamentit. Atje u hodhën kapsolla, tymuese nga ana e protestuesve si dhe gaz lotsjellës si dhe ujë nga ana e policisë. Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ndërhyrë duke i bërë thirrje protestuesve të mbetur që të shpërndaheshin, duke nënvizuar se i vetmi që kërkonte akte dhune ishte kryeministri Edi Rama. Thirrja e Bardhit i dha fund protestës së sotme të opozitës. Kreu demokrat Basha e konsideroi një “fitore të vogël”, ndërsa garantoi se opozita nuk do të tërhiqet asnjë hap pas në kërkesat e saj. Masat e policisë për protestën Policia e Shtetit, por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës që do të niste në orën 19:00. Në terren u angazhuan 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtonin rëndësi ruajtjes së institucioneve. Po ashtu, para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendoseshin gardhe metalike, si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune. Në gatishmëri ishin gjithashtu, edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë. Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria

dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00. Protesta minutë pas minute Ora 14:49 – Qarku i Gjirokastrës “ndez motorët” drejt Tiranës Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka postuar në këto mometne foto të simpatizantëve nga Qarku i Gjirokastrës që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës, e cila zhvillohet sot në orën 19:00. Ora 16:00 - Ambasadat apel për shmangien e dhunës në

protestë Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri, dënon aktet e dhunshme në protestat e opozitës dhe për këtë arsye ato i bënë thirrje jo vetëm organizatorëve por edhe policisë që të shmangin çdo mjet që mund të nxisë dhunë gjatë tubimit. Të njëjtën deklaratë, kanë bërë më tej edhe tre ambasada të tjera, ajo gjermane, britanike dhe italiane, të cilat e kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare. Përmes deklaratës së bërë pak para nisjes së protestës së djeshme, selitë kryesore diplomatike në vendin tonë, i bëjnë thirrje

opozitës dhe drejtuesve të saj që të mos përdorin eksplozivë ose ndonjë send tjetër për të shkaktuar lëndime pasi ky akt është krejtësisht i papranueshëm. Ata i drejtohen drejtpërdrejtë liderëve politikë që të mbajnë përgjegjësi si për sigurinë e pjesëmarrësve ashtu edhe për banorët e Tiranës, duke parandaluar përshkallëzimin e protestave. Deklarata përmbyllet edhe me një thirrje për palët politike që të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike. Ora 16:07 – Nisen drejt Tiranës qytetarët nga Berati Ashtu siç edhe ishte

parashikuar, protestës së sotme të opozitës në Tiranë, do t’i bashkohen si në çdo protestë tjetër edhe demokratë të Beratit. Të organizuar përpara selisë blu ata sapo janë nisur drejt Tiranës, me autobusë dhe mjete të vogla. Ora 16:35 – Fierakët drejt Tiranës, Luan Baçi: Në 30 qershor s’ka zgjedhje Qytetarë të shumtë janë nisur nga Fieri për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga opozita e bashkuar. Në nisje, kreu i PDsë Fier, ish-deputeti Luan Baçi foli për deklaratën e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai tha se frika e tyre është për Edi Ramën, sepse ai duhet të largohet. Baçi deklaroi se protesta do të jetë paqësore. Ora 16:58 – Basha fton shqiptarët në protestë, mesazhi i fortë Kreu i opozitës Lulzim Basha fton sërish shqiptarët për në protestë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh, për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën. “Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas!”, tha Basha. Ora 17:00 - Nga Lezha dhe Korça drejt Tiranës Të organizuar nga degët e PDsë, simpatizantë të opozitës janë nisur nga Korça dhe Lezha me autobusë, furgona dhe mjete private. 17:51- Protesta e tetë kombëtare e opozitës: Dhjetëra mijëra protestues në Tiranë Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë. Ata do të marrin pjesë në protestën përpara (Vijon në faqen 5)


POLITIKE

5

E diel, 9 QERSHOR 2019

(Vijon nga faqja 4)

Kryeministrisë, e cila do të niste në orën 19:00. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë ishin disi më të larta se ajo e protestës se fundit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës. Njësoj si që nga 16 shkurti, protesta e parë kombëtare, kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë herë, sipas burimeve, një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues. Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private. Edhe nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar. Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800, meqenëse rajoni bujqësor i Fierit ka qenë edhe më i godituri nga kriza ekonomike. Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë. Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, meqenëse shifrave të mësipërme, pritet t’u shtohen edhe protestues të tjerë, të cilët do vijnë për të protestuar në Tiranë jo në mënyrë të organizuar, por në mënyrë private. Nga qarqet Durrës, Elbasan dhe Korçë pritet të vijnë në Tiranë për të protestuar rreth 25 mijë veta. Parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë më të larta se ato të 2 qershorit. Kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga 3 qarqet e Shqipërisë së Mesme, Durrësi pritet të ketë pjesëmarrjen më të lartë, me afro 9900 protestues, nga Elbasani raportohen 8500 protestues kurse nga Korça afro 5 mijë protestues.

O r a 1 8 : 1 0 - Pemët para kryeministrisë freskohen me ujë që të mos digjen nga flakadanët Ora 18:23 - Nisin provokimet - Policia u bllokon flamujt të rinjve demokratë Policia e Shtetit, e vënë në alarm nga përdorimi i mjeteve piroteknike në protestat e mëparshme të opozitës, ka rritur vigjilencën këtë të shtunë duke kryer kontrolle të imtësishme. Por kontrollet nuk kursyen as bazën materiale që opozitës i duhet për protestë. Në Tiranë, efektivët e policisë bllokuan kamionçinën e të rinjve të Forumit Demokrat që po transportonte pankartat, tullumbacet, flamuj e vuvuzela. Ora 18:30 – Bllokimi i flamujve nga policia irriton PD-në Bllokimi i flamujve nga policia do të irritonte PD-në, e cila teksa e cilësoi ngjarjen në fjalë si të paprecedentë, deklaroi se kjo ishte shenjë e frikës që kryeministri ka nga protesta, gjë që e çon Edi Ramën deri në absurd. Ora 18: 40 – Te Kryeministria burgosen Rama dhe Dako Të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të imazheve për protestën e sotme. Ndryshe nga dy protestat e fundit ku simbol u bënë balonat me mbishkrimin “Ik”, kësaj radhe në sheshin para Kryeministrisë është transportuar një qeli e improvizuar, ku në të janë futur brenda të burgosur kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Vangjush Dako. Ora 18:58 - Hidhen shashka afër KQZ-së. Ora 19:10 - Mijëra qytetarë në shesh Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur përplot me qytetarë të thirrur nga opozita për të protestuar kundër qeverisë. Me flamuj

të PD, BE, SHBA, Gjermanisë e pankarta të shumta, mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ora 19: 32 - Meta shfuqizon dekretin per daten e zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta shfuqizon dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese

së drejt Kryeministrisë për protestën u njoh edhe me vendimin e Presidentit, njëherësh bashkëshorti i saj, për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve. Ora 19:45 - Basha iu bashkohet qytetarëve në Bulevard Pak minuta pas vendimit të Presidentit të Republikës për të shtyrë zgjedhjet, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë selinë e PD-së për t’iu bashkuar qytetarëve para Kryeministrisë. Ai është pritur me ovacione e brohorima, ndërsa ka përshëndetur me dy gishta. Ora 20: 40 – Protesta

kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi. Ora 19: 33 - Rama këmbëngul: Më 30 qershor do ketë zgjedhje, nuk janë as të presidentit as partive . Ora 19: 40 – Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Asnjë ndikim te Meta, 2 javë pa e takuar Monika Kryemadhi ndërsa marshonte nga selia e LSI-

zhvendoset te Kuvendi Me dritat ndezur të celularëve protestuesit nisën marshimin drejt Parlamentit. Nga ora 19:00 deri në orën 20: 41 qëndruan para Kryeministrisë ku u mbajt dhe fjala e kryetarit t ë PD-s ë, Lul z i m B as ha. “Anulimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë”, u shpreh Basha. Ora 20: 53 - Protestuesit hedhin shashka dhe fishekzjarre drejt

oborrit te Parlamentit. Ora 20:57 - Presidenti i Republikës Ilir Meta i bën udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht. Ora 20: 59 - Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë. Ora 21:05 - Situatë e tensionuar para parlamentit. Protestuesit hedhin mjete piroteknike drejt oborrit të Parlamentit. Ndërkohë që kjo i kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe me ujë. Gjithashtu, dëgjohej me megafon thirrja e policisë për të ndaluar sulmin ndaj efektivëve të rreshtuar në oborrin e Kuvendit. Ora 21:10 Sheshi përpara oborrit të parlamentit zmbrapset në momentin kur policia hedh gaz lotsjellës por më pas, kur gazi lotsjellës shpërndahet, grupe protestuesish afrohen dhe hedhin fishekzjarre dhe mjete piroteknike drejt oborrit të Kuvendit. Ora 21:19 – Basha mbyll protestën: Orët e tiranisë po marrin fund Mbi 2 orë nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve nga selia e PD, çka shënoi edhe fundin e protestës për ditën e djeshme. Basha tha se orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë së re e Shqipërisë si Europa po troket. Ora 21:40 – Gazment Bardhi para parlamentit, tërheq protestuesit e fundit Ndërkohë që kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha mbante fjalim nga selia e partisë, një numër i vogël protestuesish qëndron përpara ndërtesës së Parlamentit. atje shkoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili u kërkoi protestuesve që të largohen. Të njëjtën kërkesë e bëri edhe ish-deputeti i LSIsë, Petrit Vasili. “I bëj thirrje qytetarëve kaq të paktë sa janë këtu, nuk kanë kryer asnjë akt dhune, që pavarësisht provokimit të drejtuesve kriminal të policisë së shtetit, të tërhiqen për të mos vënë në jetë skenarin kriminal të Edi Ramës. E kemi bërë të qartë që në fillim të protestës që ne nuk jemi për akte dhune. I vetmi që ka skenarë dhune që ditën e parë kur ka ardhur në pushtet, është vetëm një njeri, Edi Rama. Edi Rama ta harrojë se mund t’i dhunojë dhe provokojë shqiptarët. E vetmja gjë që mund të bëjë sot e në vijim, është largimi i menjëhershëm nga detyra”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


POLITIKE

6

E diel, 9 QERSHOR 2019

Vendimi i Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, reagon kryetarja e LSI-së: Nuk kam ndikuar fare

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa po iu bashkohej mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tha se nuk ka pasur ndikim në vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. “Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protesta do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj”, u shpreh Kryemadhi. Ajo u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga aktet e dhunës, pasi sipas saj, sa herë sulmohet Kryeministria, aq herë paguhen para. E pyetur nëse Evropa do të ndërhyjë për të zgjidhur krizën, Kryemadhi tha se asaj i ka ardhur në majë të hundës nga krimi i organizuar. “Hilacaku apo hileqari është ai që tenton të bëjë konflikt për të bërë rolin e viktimës. Çdo lloj dhune që bëhet në protestë. U bej thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të largohen. Nuk janë shqiptarët protagonistët e dhunës, është Edi Rama. Nga ana tjetër, shikojmë një godinë që sa herë sulmohen paguhen para për ta rregulluar, ndërkohë që ato mund të shkonin për qytetarët. Unë kam përshtypjen se sa do Rama shkruan emaile dhe bën telefonata përgjigje nuk do t’i kthehen. Nuk është se Evropës i ka ardhur keq për ne, por i ka ardhur në majë të hundës nga bandat dhe krimi i organizuar shqiptar që menaxhon gjithë bandat dhe trafiqet e drogës në Evropë. Edhe Shqipëria edhe Evropa kanë një qëllim; luftë krimit të organizuar për stabilitet në Ballkan”- tha dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Presidenti Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve. Cili është mendimi juaj? Mendoj që gjithë këta qytetarë që janë sot në rrugë nuk janë për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithë këta shqiptarë gjenden sot në protestën e tyre paqësore. Pse e them paqësore? Sepse janë mashtruar në mënyrën më të tmerrshme. U janë premtuar 300 mijë vende pune, janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Ju është premtuar energji elektrike më e lirë, por është rritur çmimi. Ju është premtuar taksa të ulëta, u janë rritur taksat, u janë mbyllur vendet e punës, po largohen fëmijët. Ju është premtuar shëndetësia falas, por është shëndetësia më e lartë në rajon. Ju është premtuar arsim i barabartë përkundrazi kemi diskriminim dhe genocid psikologjik të fëmijëve nëpër shkolla. Njerëzit sot nuk janë

Kryemadhi: Rama nuk i kërcënon shqiptarët as me burgje e as me viza, duhet të ikë

as për PD-së, as për LSI-së, as për flamuj politik. Njerëzit sot janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sepse kërkojnë jetë më të mirë për veten e tyre, për familjarët e tyre. Nuk mund të shikojmë realitetin shqiptar me sytë e Edi Ramës. Sythe e shqiptarëve janë me miliona që shikojnë në mënyrat më të ndryshme. Secili nga ne e shikon bën mënyrën e vet por të gjithë një qëllim kemi që tu garantojmë fëmijëve tanë një jetë më të mirë, të ardhmen, punën , sigurinë. Unë mendoj që nuk ka njeri sot në atë protestë në bulevard që të flasë për politikë. Nuk duan t’ia dinë shqiptarët për karriget e politikanëve, kanë hall për fëmijët e tyre, duan punë, duan mundësi, diskutojnë sot si asnjëherë tjetër këtë situatë kaq të keqe dhe akoma më shumë e kapur dhe një qeveri e tërë që punon për nj grusht njerëzish. Punon për 5 klientë të Edi Ramës dhe 5 grupe kriminale të tij. Tani që u anuluan zgjedhjet çfarë do të bëjë opozita, do të negociojë? Unë mendoj se çfarë thotë kryeministri Rama nuk ka kohë që ta harxhoj. Ne jemi këtu për t’iu thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese, kundër

arrogancës së tij, kundër varfërisë. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri. Nuk i kërcënon dot shqiptarët as me politikë, as me viza, as me burgje e asgjë. I them Ramës, që është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Kështu që shqiptarët nuk e kanë problem për asgjë. Mendoj që kaluari i sukseseve të tij të tmerrshme ka mbaruar. Mendoj që shqiptarëve duhet t’u jepet një alternativë e re. Një alternativë dhe një mundësi e re ku të gjithë të jenë të barabartë. Kryeministri Rama reagoi direkt pas vendimit të Presidentit, duke thënë që Presidenti nuk mund ta

ndryshojë datën e zgjedhjeve, pasi nuk janë zgjedhjet e tij dhe zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor… Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo nuk bëhen zgjedhjet, ndryshon apo nuk ndryshon. Për mua ka vetëm një qëllim,ky njeri duhet të iki sepse është kryeministër me vota të vjedhura nga krimi i organizuar. Listat e deputetëve të Partisë Socialiste janë lista me bekimin e grupeve kriminale, të Vlorës, të Shkodrës, të Durrësit, të Lezhës, të Gjirokastrës e kështu me radhë. Kështu që është e kotë. Sa keni ndikuar ju në vendimin e bashkëshortit tuaj? Nuk kam ndikuar fare. Kam që

Ne jemi këtu për t’iu thënë që shumica e shqiptarëve pa dallim bindjesh politike janë kundër politikave të tij diskriminuese, kundër arrogancës së tij, kundër varfërisë. Ta harrojë politikën, politika ka marrë fund në Shqipëri. Nuk i kërcënon dot shqiptarët as me politikë, as me viza, as me burgje e asgjë. I them Ramës, që është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Kështu që shqiptarët nuk e kanë problem për asgjë. Mendoj që kaluari i sukseseve të tij të tmerrshme ka mbaruar. Mendoj që shqiptarëve duhet t’u jepet një alternativë e re. Një alternativë dhe një mundësi e re ku të gjithë të jenë të barabartë.

kur kam ikur për t’u operuar, dy javë që nuk e kam takuar. Keni biseduar besoj? Jo absolutisht. Do të vazhdoni me protestat tuaja apo do të negocioni? Protestat do të vazhdojnë. Nuk ka dialog me Edi Ramën kryeministër i cili ka ardhur në mënyrë ilegjitime. Vota me të cilën ai ka ndërtuar qeverinë e tij është ilegjitime. Është një votim ilegjitim, me deputetë ilegjitimë. Znj. Kryemadhi po si do zgjidhet situata në qoftë se ju nuk do të uleni në bisedime me kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit ka thënë që nuk e jep dorëheqjen? Atëherë ajo është zgjedhja, nuk është problemi ynë, është problemi i tij. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Ne sot jemi qytetarë si gjithë të tjerët, që dalim protestojmë, protestojmë për atë që është më e rëndësishme. Disa protestojnë për demokraci, disa për fjalën e lirë, disa për median e lirë, disa për punë, disa për varfërinë, disa protestojnë për padrejtësitë që iu bëhen në Prokurori, Gjykata, etj. Kështu që kjo është shumë e thjeshtë. Dua t’ju them vetëm diçka: Ne na arrestohen të moshuar nga 80 vjeç pse nuk kanë paguar 10 mijë lekë energji elektrike dhe ka tre vjet dosja 339 dhe nuk është zbardhur ende. Si i konsideroni deklaratat e z. Palmer, znj. Kryemadhi? Jam shumë dakord me deklaratat e z. Palmer. Mos harroni që protestat kanë qenë paqësore, mos harroni që t gjithë episodet e dhunës kanë qenë të provokuara nga policia dhe kanë qenë vetë qytetarët që i kanë denoncuar dhe i kanë nxjerrë nga turma provokuesit. Ka edhe diçka tjetër që z. Palmer, e respektoj këtë, që nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo është diçka shumë e mirë, sepse krizën në fund të fundit ne do ta zgjidhim. Z. Palmer jeton në SHBA, paguan taksat atje dhe shteti i vet i përgjigjet me çdo gjë. Ne jetojmë në Shqipëri, paguajmë taksa më të shtrenjta në përqindje se z. Palmer në Amerikë dhe prapë shteti jo vetëm që s’të përgjigjet, por përkundrazi të grabit akoma më shumë.


POLITIKE FORUM

Nga Enver Bytyçi

P

residenti i Republikës, zoti Meta, çdekretoi datën e 30 qershorit si ditë të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Ai e lajmëroi këtë vendim në orën 19.20 të mbrëmjes së sotme, kur protestuesit po mblidheshin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me qëllim që me përhapjen e lajmit të evitohej dhuna.Dhjetëra mijë protestues kishin ardhur të rrethonin kryeministrinë e Edi Ramës dhe parlamentin e GramozRuçit me një axhendë ndryshe nga

7

E diel, 9 QERSHOR 2019

Pse Rama duhet të respektojë vendimin e presidentit herët e tjera. Shumica prej tyre nuk donin të iknin pa rrëzuar nga froni padishahun e shekujve mesjetar e që hiqet modern me poture! Prandaj dhe njoftimi për këtë dekret shërbeu si valvul shkarkimi të zemërimit të sotëm të qytetarëve. Ishte gjithashtu asgjësimi i monucionit të këtij zemërimi për datën 30 qershor.Shumë analistë e konstucionalistë interpretojnë nëse ka të drejtë presidenti ose jo të çdekretojë një datë të caktuar zgjedhjesh. Nëse ai nuk e ushtron këtë të drejtë, atëherë askush tjetër nuk ka tagër për këtë. Kjo do të thoshte se konflikti

civil në Shqiperi të ishte i pashmangshëm.Por demokracia është rend shoqëror që i zgjidh krizat brenda sistemit. Ndryshe nuk është demokraci. Nëse e pranojmë këtë e u thuhet qytetarëve protestoni paqësisht se kështu bëhet në demokracia, atëherë edhe çdekretimi i sotëm nga presidenti Meta i datës së zgjedhjeve lokale është një hallkë demokracie. Kur konsiderojmë demokratike që kriminelët t’i bëjnë axhendën kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve socialistë të bashkive, si nuk qenka demokratike që ai që ka dekretuar të

çdekretojë një datë zgjedhjesh?!Po duken shenja se kryeministri do të veprojë kundër vendimit të Presidentit Meta. Çdo veprim dhe çdo përpjekje e tij për të bërë zgjedhje lokale më 30 qershor, tani do të konsiderohej puç kushtetues! Kjo do t’i jepte të drejtë opozitës e qytetarëve të këtij vendi që grushtin antiinstitucional të shtetit, organizuar e realizuar nga kryeministr, ta kundërshtojnë me çdo mjet!Prandaj kryeministri duhet të mendohet e të respektojë vendimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

Basha nga selia e PD: Mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë. Zëri i protestës kumboi deri në SHBA. Asnjë hap pas

P

ak minuta pas vendimit të Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet vendore më 30 qershor, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të linte selinë blu për t’iu bashkuar mijëra qytetarëve të mbledhur para Kryeministrisë. Basha është pritur me ovacione e brohorima, ndërsa ka përshëndetur me dy gishta. Gjatë fjalës së tij në sheshin para Kryeministrisë kryetari i Partisë Demokratike, konsideroi sukses të opozitës vendimin e Presidentit Meta për të anuluar datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve. “Mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur Shqipëria. 6 netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë, ndaj më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve pse po e marr fjalën para jush dhe gjithë shqiptarëve, arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj më lejoni ta nis duke ju falënderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen. Ju jeni fuqia, ju jeni forca. Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist antikushtetues, anti-elektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. Përgjimet e “Bild”-it Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga sheshi kryesor i Tiranës foli edhe për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD, teksa tha se e gjithë Europa e di që Edi Rama është zgjedhur jo me votat e popullit, por nga bandat dhe krimi i organizuar. Basha deklaroi se Rama është kryeministri i Avdylajve, dhe i ka shndërruar administratorët e shtetit si zagar në duart e kriminelëve. “E gjithë Europa është shokuar nga përgjimet e publikuar nga BILD. Ato tregojnë se Rama është kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është qeveri ilegjitime. Pushtetin nuk e mori me vota, e mori me krimin, kriminelët dhe bandat, e gjithë bota e di që sot sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo populli. Vëllezër dhe motra, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës tonë. Nuk është as pak fundi i betejës tonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar, për një Shqipëri si

Anulimi i zgjedhjeve, Basha mesazh Ramës: Gjykimi i Europës dhe popullit po vjen

gjithë Europa”, tha dje Lulzim Basha. Apel kundër dhunës Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalimit para Kryeministrisë i bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë që të shmangin çdo ushtrim dhune qoftë ndaj godinës qeveritare, ashtu dhe ndaj efektivëve të policisë. “Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi i Evropës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm”, tha Basha. Mesazh ndërkombëtarëve Kreu i opozitës Lulzim Basha iu drejtua ndërkombëtarëve gjatë fjalës përpara protestuesve, duke deklaruar se kushti i opozitës për largimin e Edi Ramës është i pa negociueshëm. Basha tha se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se standardet në Evropë dhe në SHBA. “Edi Rama nuk mund të reformohet, Edi Rama është koka e shtetit kriminal të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet. Ndaj, në emrin

tuaj dua të siguroj këto mik dhe aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje më 16 shkurt se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlera dhe normat e standardeve demokratike, se normat e standardeve të Amerikës, ne kërkojmë liri, demokraci, sundim ligji dhe ndarje të pushteteve. Nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, sepse ora e fitores po afron. Largimi i Edi Ramës është i pa negociueshëm. Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, i një njeriu që për karrigen e tij bëri pakt me krimin dhe solli krimin në Parlament dhe në krye të institucioneve. Ky vend është mbajtur për një kohë të gjatë peng të një njeriu të vetëm, që e mbushi Shqipërinë me drogë, mbushi Parlamentin me trafikantë. Ky njeri ia fali të gjitha pasuritë publike një grushti oligarkësh, ndërkohë që një në dhjetë shqiptar nuk ushqehet më shumë se një herë në ditë”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Deklaratat te selia e PD-së Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas. Nga selia e PD-së, ku edhe u mbyll protesta e djeshme, Basha tha se zëri i protestuesve kumboi në kryeqytetet më të rëndësishme

të botës. “Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj është e pandalshme. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Bruksel nga Londra në Uashington. Popullit shqiptar askush nuk mund t’i vë dot më çizme despotike orientale, kriminale mbi qafë dhe aq më pak kreu i bandës në pushtet, Edi Rama. Forca jonë, forca juaj sa vjen dhe shtohet siç shtohen radhët e protestave tona. Kulari sot është në qafën e Tiranës, nuk do të jetë më në qafën e shqiptarëve. Do ta tërheqim derisa ta rrëzojmë Tiraninë. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë. E sotmja është një natë e rëndësishme në betejën tonë që do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës dhe një qeverie tranzitore. E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe jam në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje. Dua tu kërkoj sonte mirëkuptimin tuaj se kjo natë e bekuar e lëvizjes tonë, të ndezë mesazhin e qartë dhe të prerë se shumica jemi ne, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë”, tha Basha. Kryedemokrati tha se qeveria u përpoq ta shndërronte këtë natë të dhunshme me qëllim që të shmanget vëmendja tek përgjimet e publikuara. Basha thotë se kjo përpjekje dështoi siç dështoi zhvillimi i zgjedhjeve moniste pas vendimit të Presidentit të Republikës. “Planet ogurzeza të provokatorëve të dhunës që edhe sot duan të zhbëjnë apo të ndalin trajektoren e ngjarjeve që sapo kanë nisur dhe do të çojnë në rrëzimin e tiranisë së krimit. Gazi që hodhën drejt qytetarëve krejtësisht paqësor dhe përpjekja për ta kthyer këtë natë, në një natë dhune me qëllim për të hequr vëmendjen nga një bandë kriminale e parë nga e gjithë bota duke vjedhur zgjedhjet, kjo përpjekje sonte dështon me turp siç dështoi me turp zgjedhjet moniste kriminale pas vendimit të Presidentit për anulimin e 30 qershorit. Orët dhe ditët e ardhshme duhet ta gjejnë më në këmbë se kurrë, më të fortë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale këtë betejë opozitare. Bisha e plagosur kriminale do të bëjë gjithçka për t’i ndalur grahmat e fundit të kufomës politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të bandës kriminale, Edi Ramës. Si asnjëherë më parë, tik-taku i zemrekut të lëvizjes popullore do të dëgjohet edhe më fort derisa gongu i lirisë ta shtrijë përdhe tiraninë e krimit”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.


POLITIKE

8 E diel, 9 QERSHOR 2019

ISH-KREU I KQZ

Kristaq Kume: Meta akt kurajoz, palët të ulen në tryezë për zgjidhje

I

sh-kreu i KQZ, Kristaq Kume e ka konsideruar një akt kurajoz vendimin e pritur sipas tij të Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një intervistë për Neës24, Kume u shpreh se KQZ në zbatim të dekretit duhet të ndërpresë punën në vijim për administrimin e procesit. “Pres pas kësaj takime të Presidentit me forca politike për ridekretuar një datë të re zgjedhjesh”,- u shpreh Kume,

ndërsa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se i vendosur se më 30 qershor do të votohet. “Ishte e pritshme deklarata e kryeministrit, flakë për flakë, por kjo nuk do të thotë që edhe maxhoranca zhvishet nga detyra për t’iu përgjigjur e realizuar zgjidhje që duhet të kryhen pas kësaj situate. Besoj e nuk pres të ndodhë ndryshe, palët duhet të ulen në tavolinë, me Presidentin, dhe të bisedohet. Të

KOMENTET E ANALISTËVE Demalia: Meta, bëri një veprim prej burrë shteti

shihet kjo si një mundësi e madhe për të ulur palët që të trajtojnë ngërçin politik e të gjejnë rrugëzgjidhje, le ta përdorin forcat politike këtë si një mundësi jo për të shkuar në zgjedhje dy apo tre muaj më vonë po për të zgjidhur një situatë të tillë”,- tha Kume, ndërsa theksoi se situata del jashtë kontrollit, nëse shkohet sipas deklaratës së kreut të qeverisë. “Në vlerësimin tim është i mirëpritur vendimi i Presidentit, përballë

A

nalisti dhe gazetari Artur Zheji teksa komentoi vendi min e presidentit Ilir Meta për çdekretimin e datës zë zgjedhjeve në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se presidenti i hoqi kapsollën minës me sahat. “Kemi të bëjmë me heqjen e kapsollës si një minë që do pëlciste në 30 qershor. Kemi një të papritur pozitive. Nëse Rama thoshte nuk ka ça të bëjë se 30 qershori është kushtetues, nuk e kam vendosur unë, po ai....Kryeministrit i hiqet pengesa dhe të shpresojmë në sinqeritetin e tij, që e bënte jo llogjik në vendimmarrjen e tij. Ai sot nuk ka asnjë vendim kushtetues. Ky është një zhbllokim mendor, që 30 qershori ishte një mal i pakapërcyeshëm. Isha shumë i befasuar nga masiviteti i protestës. Me një ditë për qejf të qytetarëve njerëzit kanë zgjedhur të jenë në protestë. Ka një rrugë paralele, e cila negocion, me apo pa sukses. Unë nuk kam informacion se ekziston një marrëveshje që pasoi vendimin. Unë mendoj se presidenti minës me sahat i hoqi kapsollën”,- tha Artur Zheji. Analisti Ilir Demalia ka reaguar në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Meta. “Presidenti Ilir Meta, bëri një veprim prej burrë shteti, i hoqi spinotin makinerisë fushatës se krimit elektoral të Edi Ramës, në anën tjetër shpëtoj shqiptarët nga një përplasje civile. Por sot njëkohësisht Shqipëria nuk ka më shtet dhe institucione shtetërore. Mbetet për t’u parë, a do të munden shqiptarët të fillojnë ndërtimin e shtetit, apo do të vazhdoj lufta e bandave politike të kapura nga krimi organizuar dhe pastrimi parave të krimit nëpërmjet lidhjeve më pushtetin e krimit?!! Do të jetë fundifillimit apo fundi pa fillim?”,- shkruan Demali në një postim në Facebook.

tonë, si pasojë e keqqeverisjes nga forcat tona politike në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që kështu të pranohet ky veprim kurajoz i Presidentit, për hir të një date të thjeshtë për zgjedhje të radhës”,-përfundoi Kume.

REAGIMI

Aleatët e Bashës: Presidenti Ilir Meta shmangu konfliktin

A

Zheji: Presidenti i hoqi kapsollën minës me sahat

situatës me të cilën po ndeshet shoqëria në përgjithësi. Presidenti i është referuar të drejtës së tij për datën e zgjedhjeve, e më shumë se kaq është referuar, se janë arsye të tjera që kushtëzohen nga situata e krijuar në vendin

leatët e PD-së kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e Presidentit Ilir Meta, për anulim të dekretit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. “Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohesisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie por me dekret Presidneti”,-thuhet në deklaratë. “Presidenti Republikës me vendimin e sotëm për cdekretimin e zgjedhjeve

ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. Si GQD i kemi kërkuar Presidentit të Republikës pikërisht këtë që bëri sot, si rruga e vetme kushtetuese. Ai është autoriteti i vetëm që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimin të tij në mungesës të Gjykatës Kushtetuese, duke çdekretuar dekretin e tij”,thuhet në deklaratën e aleatëve të PD. “Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohësisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe pucist. Institucio-

net zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie por me dekret Presidenti. Për sa kohë Presidenti ka çdekretuar zgjedhjet KQZ duhet të ndalë funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe antikushtetues. I vetmi Institucion që mund të interpretojë vendimin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston prej dy vjetësh e shkatërruar qëllimisht prej Ramës. Është koha për zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- thuhet në reagimin e aleatëve të PD.

KOMENT

Presidenti mori vendimin e duhur

Nga Ylli Manjani

E

sforcuar por gjëja e duhur, ishte zgjidh ja që dha më në fund Presidenti i Republikës. Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së

zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”. Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje. Nga ana tjetër, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe smund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje. Tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re. Shpresoj që

këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar. Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS… Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh… Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…


POLITIKE

9 E diel, 9 QERSHOR 2019

KRYEMINISTRI

Rama të hënën në Bruksel, do takohet me Juncker Kryeministri Edi Rama do zhvillojë të hënën (10 qershor) një vizitë zyrtare në Bruksel. Rama do takohet me kreu e KE, Jean-Claude Juncker. Vendimi për hapjen e negociatave pritet të jetë pjesë e bisedimeve mes

kryeministrit dhe Juncker. Vizita e Ramës vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE. Më 18 qershor Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe

Maqedoninë e Veriut. Ndërsa vendi është përfshirë nga kriza politike. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e kësaj qeverie.

Analiza e Komisionit Evropian në Bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Monitorimit të drogave në Bashkimin Evropian për trafikun e narkotikëve

KE: Shqipëria bazë e madhe e drogës, paratë pastrohen në ndërtim!

K

omisioni Evropian në Bash këpunim me Qendrën Evropi ane të Monitorimit të drogave në Bashkimin Evropian, analizoi dy ditë më parë shifrat e fundit të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një përhapje të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka prodhimi i Kanabisit dhe trafikimi i Kokainës. Raporti i paraprirë edhe nga një konferencë për shtyp e Komisionierit për Migracion dhe Siguri, Dimitris Avramopoulos, thekson faktin se Ballkani Perëndimor, mbetet një rrugë e rëndësishme e kalimit të drogave të rënda. Drejtori i Sektorit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Trafikimit të Drogave, Andrew Cunningham, flet në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ku thekson se Shqipëria është një nga vendet më kryesor si bazë e trafikantëve të drogës si dhe prodhues i madh i kanabisit. Sipas tij, paratë e fituara nga ky aktivitet, përdoren veçanërisht në biznesin e ndërtimit. Cili është roli i Shqipërisë në situatën e drogës në Ballkanin Perëndimor? EMCDDA nuk ka tendencë të përqendrohet në vende të veçanta – analiza jonë ka për qëllim të ndihmojë të kuptojnë problemin e drogës dhe të ndihmojnë shtetet anëtare dhe vendet partnere të Bashkimit Evropian në trajtimin e saj. Ne e shohim situatën në Ballkanin Perëndimor përmes lenteve se si ajo ndikon në BE si tërësi. EMCDDA vlerëson se shumica e bimës së kanabisit që qarkullon brenda BEsë është prodhuar në Bashkimin Evropian. Megjithatë, vendet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti, Shqipëria, mbetet prodhuesi kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun në Bashkimin Evropian. Në vitet e fundit, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar veprimet e çrrënjosjes në bashkëpunim me “Guardia di Finanza”-n Italiane, i cili zhvilloi mbikëqyrje ajrore për të gjetur vendet e kultivimit të kanabisit në zona të largëta dhe të vështira për t’u arritur. Shumë qendra të kultivimit të kanabisit janë shkatërruar, duke sugjeruar se përpjekjet për

çrrënjosjen po ndikojnë në kultivimin në natyrë. Pavarësisht nga përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe zvogëlimi i dukshëm i prodhimit në natyrë, shumë vende në BE raportuan për një rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor në Shqipëri, në vitin 2017. Më tej, Shqipëria kapi mbi 30 tonë kanabis bimor në vitin 2016 dhe më shumë se 78 tonë në vitin 2017; nga vendet raportuese të EMCDDA, vetëm Turqia (92 ton) dhe Italia (90 ton) kapën më shumë kanabis bimor se Shqipëria atë vit. Kanabisi bimor i prodhuar në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, duket se trafikohet në BE, si pjesë e dërgesave të mëdha anembanë Detit Adriatik drejt Greqisë dhe Italisë, dhe Detit Egje për në Turqi dhe nga toka në rrugën e Ballkanit. Për më tepër, Shqipëria është një nga vendet e shumta të vendosura në rrugën e Ballkanit përgjatë së cilës sasitë e heroinës të destinuara për tregun e drogës të BE-së që trafikohen janë më të mëdha. Shqipëria nuk është raportuar si një çelës qendror për trafikimin dhe shpërndarjen e heroinës në BE dhe nivelin e konfiskimeve të heroinës në vend, gjithashtu nuk tregojnë edhe aktivitete intensive transnacionale të trafikimit. Megjithatë, ato mund të ishin tregues të disa aktivitete të kufizuara të distribuimit të heroinës që ndodhin, por edhe nga Shqipëria, si në tregun e brendshëm dhe drejt vendeve

të tjera. Në mënyrë të ngjashme, territori dhe infrastruktura shqiptare duket se nuk përdoren gjerësisht për trafikimin e kokainës në BE. Qarkullimet e kokainës në Shqipëri janë shumë modeste krahasuar me shumë vende të tjera e Evropës: 3.7 kg për frymë në vitin 2017 dhe 7.1 kg në vitin 2016. Ky është tregues i aktiviteteve të trafikimit, të destinuara kryesisht për të furnizuar tregun e brendshëm. Megjithatë, është e rëndësishme që të jeni të përgatitur për ndryshime të shpejta në çështjet e trafikimit, siç ilustrohet nga konfiskimi i rreth 615 kg kokainë, një dërgesë mjaft e madhe, në një kamion me banane në portin shqiptar të Durrësit. Në shkurt 2018 droga erdhi nga Kolumbia, nëpërmjet Italisë dhe Maltës. Është e rëndësishme të theksohet se konfiskimet e kokainës në kontejnerët, dhe veçanërisht kontejnerët e frutave nga Amerika Latine, janë rritur në mënyrë dramatike që nga viti 2017, përfshi këtu edhe portet evropiane, të dyja ato të mëdha, si Antëerp në Belgjikë ose Algeciras (Spanjë), dhe më të vogla si Riga, Letoni. Prandaj, në rastin e kokainës dhe heroinës, ngjarjet në Shqipëri duket se reflektojnë trendet më të mëdha që ndikojnë në Evropë si një e tërë. Po në lidhje me përdorimin e kanabisit në Ballkanin Perëndimor? EMCDDA ka marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha vendet e Ball-

kanit Perëndimor për të siguruar të dhëna për pesë indikatorët kryesorë të monitoruar nga EMCDDA, njëra prej tyre është prevalenca e drogës. Për të kontekstualizuar të dhënat, në Raportin e fundit të Drogës Evropiane (2017), prevalenca e përdorimit së kanabisit ishte 27.4% dhe prevalenca e vitit të kaluar të kanabisit ishte 7.4% për të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi këtu edhe Norvegjinë dhe Turqinë. Studimi i parë i përgjithshëm i popullsisë mbi përdorimin e substancave në Shqipëri, u krye në vitin 2014, me një grup moshë prej 3. 975 personash, të moshës 15 deri në 64 vjeç. Rezultatet treguan se kanabisi ishte lënda kryesore e paligjshme e konsumuar; rreth 1 në 10 të rritur të moshës 15 deri në 64 vjeç në Shqipëri kishin përdorur kanabis të paktën një herë gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth gjysma e atyre e kishin përdorur atë vitin e fundit. Të dhënat mbi përdorimin e drogës në mesin e nxënësve 15 deri 16-vjeçarë, raportohen nga Projekti i Shkollës Evropiane mbi Alkoolin dhe Drogat e Tjera (ESPAD). Studimi është kryer në Shqipëria në vitin 2011 dhe 2015. Rezultatet nga studimi më i fundit treguan se, në kontekstin e ESPAD, studentët shqiptarë kanë shprehi të moderuara të përdorimit të substancave krahasuar me studentët në 35 vendet e tjera ku është kryer studimi. Në vitin 2015, përdorimi i kanabisit në mesin e studentëve shqiptarë ishte 7%, që është më pak se gjysma e mesatares së ESPAD (16%). Tendenca të ngjashme janë monitoruar në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me norma prevalenciale (kryesisht përmes studimit të ESPAD) shumë më poshtë mesatareve të BEsë. Sondazhet e popullatës së përgjithshme janë planifikuar të ndodhin (ose janë kryer kohët e fundit), megjithatë nuk ka të dhëna ende në dispozicion. Gjatë intervistës, Andreë Cunningham, tregon qarkullimin e përdorimit të paratë e fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Mes tyre ai përmend sektorin e ndërtimit dhe atë të pasurive të patundshme.

A besoni se problemi i drogës mund të jetë një kërcënim serioz për këto vende? Po, përdorimi i drogave të paligjshme është një kontribues i njohur për barrën globale të sëmundjes kronike dhe problemet akute shëndetësore janë të lidhura me përdorimin e drogave të paligjshme, dhe këto janë të komplikuara nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë vetitë e substancave, rrugën e administrimit, dobësinë e personit dhe kontekstin social në të cilin drogat konsumohen. Problemet kronike përfshijnë, varësinë dhe sëmundjet ngjitëse të lidhura me drogën, ndërkohë që ka një sërë dëmesh akute, me mbidozën e ilaçeve të dokumentuar mirë këto kohë. Edhe pse relativisht e rrallë, përdorimi i opioideve ende përbën shumicën e vdekshmërisë që lidhet me përdorimin e drogës. Përdorimi i drogës injektuese rrit rreziqet. Në krahasim, ndonëse problemet shëndetësore që lidhen me përdorimin e kanabisit janë dukshëm më të ulëta, prevalenca e lartë e përdorimit të kësaj droge mund të ketë implikime për shëndetin publik. Ndryshimet në përmbajtje dhe pastërtia e substancave, në dispozicion të përdoruesve rrit dëmet e mundshme dhe krijon një sfidë për përgjigjet e lidhura me drogën. Më tej, tregtia e drogës lejon kufij të konsiderueshëm fitimi, e cila paraqet riinvestim të madh dhe mundësi të korrupsionit. Këto fitime mund të financojnë dhe mbështesin krimin më gjerë, siç është trafiku ilegal i armëve të zjarrit, si dhe pajisjeve të pastrimit të parave, barnave të tjera dhe lëvizjes së paligjshme të njerëzve. Sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme në përgjithësi dihet se është keqpërdorur nga kriminelët ku pastrojnë fitimet e tyre të paligjshme në mbarë botën. Në gjysmën e dytë të vitit 2019, EMCDDA dhe Europol do të botojnë botimin e tretë të drogës të cilat përmbajnë informacion shtesë mbi drejtuesit dhe përhapjet e tregjeve të drogës, duke ofruar njohuri të reja në tendencat e fundit në tregjet evropiane të drogës.


POLITIKE

10 E diel, 9 QERSHOR 2019

Përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së Të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani.

G

rupe të organizuara kriminale me pre jardhje nga Shqipëria punojnë në Gjermani, për llogari të mafies italiane. Kjo del nga përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së Të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane. Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport. Përveç shqiptarëve, mafia italiane bashkëpunon në

Qeveria gjermane: Bandat shqiptare bashkëpunojnë me mafian italiane

Gjermani me edhe me grupime rokerësh ose të ngjashme si edhe me banda të krimit të organizuar ruso-eurazik. Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar. ‘Ndrangheta më e rrezikshmja në Gjermani Sipas qeverisë gjermane, organizata mafioze ‘Ndrangheta, e cila konsid-

erohet nga më të rrezikshmet, ka 800-1000 anëtarë në Gjermani. Sipas raportit në fjalë, këtu ka së paku 18 deri 20 baza fikse të ashtuquajtura “lokale” të mafies kalabreze. Meqenëse çdo bazë ka deri në 50 anëtarë, mendohet se numri i anëtarëve mund të jetë shumë më i madh se 344 – ky është numri i anëtarëve të ‘Ndranghetas që ka regjistruar deri tani qeveria gjermane. Irene Mihalic, zëdhënëse e grupit parlamentar për të Gjelbrit, ka thënë për gazetën FAZ, se

qeveria gjermane e ka pranuar që bazat lokale në Gjermani kanë së paku tre herë më shumë anëtarë se sa dihej deri tani: “Kjo është një shifër minimumi tre herë më e lartë dhe një fushë e errët që duhet zbardhur.” Ndikim në politikë Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, mafia italiane numëron 585 anëtarë me vendbanim të përhershëm në Gjermani. Pas ‘Ndrangeta-s, e cila është grupimi më i madh, vjen Cosa Nostra me 123 anëtarë, degët e

Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë. Sipas raportit në fjalë, mafia italiane ka një “shkallë të lartë organizimi dhe profesionalizmi”. Karakteristikë e saj është se nuk bën akte dhune dhe se përpiqet të ushtrojë ndikim mbi aktorë të politikës dhe ekonomisë. Në vitin 2017 ishin regjistruar tre tentativa të tilla nga grupime mafioze italiane, thuhet në raportin e ministrisë, pa specifikuar, se për cilat raste bëhet fjalë. Aksioni më i fundit i policisë kundër ‘Ndragheta-s quhej Pollino dhe u ndërmor në dhjetor 2018. Ai synonte të godiste biznesin kryesor të saj: trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin nga bazat e tyre në Renaninë VerioreVestafali e ku bashkëpunonin edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar, si shqiptarë dhe turq. Këta të fundit mbahen si specialistë për ndërtime të fshehta nëpër makina. Në mbarë Evropën u kapën 90 vetë, mes tyre 14 në Gjermani. DW

kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një

dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”,- thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të BE në Tiranë.

NDËRKOMBËTARËT JAPIN ALARMIN

“Dialog urgjent për të kapërcyer krizën politike”

P

ak orë para protestës së madhe të opozitës dje, selitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë u kanë bërë thirrje palëve që të ulen në dialog urgjente, me qëllim shmangien e krizës së rëndë politike. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, në një deklaratën e saj ka përsëritur qëndrimin për të shmangur aktet e dhunës dhe që tubimet të jenë paqësore. Por ajo që bie në sy në deklaratën e sotme, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të zyrës së BE në Tiranë, është thirrja për një dialog urgjent mes palëve. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë

thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”,- thuhet në deklaratën e BE. E njëjta thirrje u është bërë palëve dhe nga Ambasada Britanike në Tiranë, e cila thekson nevojën urgjente për që palët të ulen në dialog duke shmangur krizën politike. “Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqë-

sore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu


POLITIKE

11 E diel, 9 QERSHOR 2019

Matthew Palmer: Kush prek zgjedhjet shkak moshyrje në SHBA Matthew Palmer, Zëvendës NdihmësSekretar i Shtetit në SHBA në një intervistë përmes postës elektronike thotë për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu se qëndrimet e qeverisë amerikane në raport me zhvillimet politike nga vizita e tij e fundit s’kanë ndryshuar. Z. P almer Palmer almer,, nga vizita juaj e fundit në Shqipëri, a ka ndryshuar ndonjë gjë në pozicionin tuaj lidhur me krizën politike shqiptare? Matthew Palmer: Pozicioni i SHBA nuk ka ndryshuar lidhur me situatën politike në Shqipëri. Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokratike. Siç e thashë gjatë vizitës sime të fundit në prill, dhe po e përsëris për ju, partitë e opozitës duhet të kërkojnë një shteg drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore. Duhet të punojnë së bashku me autoritetet për të trajtuar rekomandimet që OSBE/ODIHR nxorën pas zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2015 në Shqipëri. Këto janë një numër çështjesh, përfshi blerjen e votes, kërcënimin e votuesve, si dhe praktika të tjera, të cilat duhet të trajtohen dhe reforma zgjedhore është e vetmja zgjidhje. Z. P almer Palmer almer,, gjatë vizitës tuaj të fundit në Shqipëri, ju bëtë të qartë se dhuna gjatë protestave të opozitës nuk është e pranueshme pranueshme.. Në të njëjtën kohë, ambasada e SHBA në Tiranë ka nxitur me këmbëngulje për protesta paqësore dhe pa dhunë. Megjithatë, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga organizatorët e protesta ve. A jeni të zhgënprotestav jyer për të gjithë këtë? Matthew Palmer: Më lejoni të jem shumë i qartë: dhuna nuk ka vend në demokraci. Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën Demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, përdorimi i përleshjeve fizike apo mjeteve shpërthyese si mjete proteste është jo vetëm jodemokratik, por është edhe i paligjshëm. Shënjestrimi me fishekzjarre dhe Molotov i oficerëve të policisë dhe ndërtesave publike nuk janë akte paqësore. Ata që përfshihen në aktivitete të tilla të dhunshme kryejnë krim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Iu kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur udhëheqësve të opozitës, sidomos Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI Monika Kryemadhi që të dënojnë publikisht aktet e mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me hetimet që synojnë të identifikojnë autorët individualë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të rregullta dhe paqësore. Dhuna e ushtruar nga protestuesit është në kundërshtim me synimet e deklaruara të partive opozi-

tare për të pasur një demokraci të fortë europiane. Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik. A po përpiqet Departamenti i Shtetit i SHBA që të negociojë në ndonjë mënyrë midis qeverisë dhe opozitës për t’i ulur në tryezën e dialogut? Matthew Palmer: Jo. Kemi ofruar këshillat tona të sinqerta mbi një mënyrë për të dalë nga ngërçi. Megjithatë, ka ardhur koha që udhëheqësit shqiptarë të lënë mënjanë interesat e tyre politike dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk do ta negociojnë Shtetet e Bashkuara zgjidhjen për ta. Për politikanët shqiptarë që mbështesin dhe promovojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi dhunën gjatë protesta ve, a do të kenë pasoja nga protestav Qeveria e SHBA, si për shembull vendosja në një listë të zezë apo refuzimi i vizave amerikane? Matthew Palmer: Nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar dhe duhet dënuar nga të gjithë. E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Cilët janë politikanët shqiptarë në “listën e zezë” të SHBA, të cilëve iu janë revokuar vizat amerikane? Matthew Palmer: Nuk mund të flas për hollësitë e ndonjë rasti specifik vize. Megjithatë, do të nënvizoj përkushtimin e SHBA për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur luftën kundër krimit të or-

ganizuar dhe korrupsionit si dhe për të promovuar llogaridhënie, transparencë dhe qeverisje të mirë. Kjo përfshin përdorimin e autoriteteve të caktuara për sanksione për vizat kur të jetë me vend. Z. P almer 019, ju bëtë Palmer almer,, në shkurt 2 20 dy telefonata, me Z. Lulzim Basha dhe Znj. Monika Kryemadhi, ku kërkuat të mos hiqnin dorë nga mandatet. Edhe në Tiranë, ju iu kërkuat të qëndronin larg dhunës në protesta. Sugjerimet tuaja miqësore janë injoruar injoruar.. A është e drejtë të thuhet se se opozita shqiptare e ka vendosur veten në një kurs përplasjeje të fortë me SHBA, që konsiderohet aleati ynë i madh? Matthew Palmer: Do të donim të shihnim qeverinë të ndërmarrë reformat e nevojshme kushtetuese për ta bërë Shqipërinë një demokraci më të fortë. Kemi punuar me të gjithë drejtuesit shqiptarë për t’i arritur këto synime të rëndësishme, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq dhe aleatë të mëdhenj, por ka raste kur nuk biem dakord. Dhe biem dakord të mos biem dakord. Megjithatë, presim që kur nuk biem dakord, çdo aktor politik që e quan veten apo patriot dhe ka për zemër interesat e popullit shqiptar, të demonstrojë sjellje të përgjegjshme. Kjo do të thotë fjalë të përgjegjshme dhe veprime të përgjegjshme, për të refuzuar dhunën dhe për të gjetur zgjidhje nëpërmjet institucioneve demokratike. A duhet të zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit apo duhen shtyrë, siç ka kërkuar opozita? Matthew Palmer: Data e zgjedhjeve është një vendim që e marrin shqiptarët dhe data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë. Ne kemi në plan të kemi vëzhgues zgjedhjesh nga SHBA edhe si pjesë e misionit të ODIHR edhe si pjesë tonën për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo është pjesë e punës sonë normale dhe diçka që e kemi bërë në Shqipëri prej vitit 1992. Opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore dore.. A do t’i njihni këto zgjedhje pa opozitën? Kry eministri Edi R ama Kryeministri Rama

ka thënë se “kushdo që do të përpiqet të pengojë njerëzit të shkojnë për të votuar në qendrat e votimit do të kryejë një krim zgjedhor dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në SHBA.” A ka ndonjë ligj amerikan që e mbështet një pretendim të tillë të Kryeministrit Edi Rama? Matthew Palmer: Kur isha në Tiranë në prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje, t’ia përcillte mesazhin e saj qytetarëve, të fitonte pozicionin në qeveri, dhe pastaj ta përdorte fitoren si mjetin për të mbajtur angazhimet dhe vizionin për të ardhmen. Ishte vendimi i udhëheqësve të opozitës, dhe vetëm i tyre, që të mos regjistroheshin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR. A mendoni se qeveria e KM Edi Rama ka bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë krizë politike? Matthew Palmer: Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave dhe legjitime. Mendojmë se është diçka e pafat që opozita vendosi të largohej nga parlamenti dhe refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Po ashtu, është e pafat që partitë refuzojnë të angazhohen në dialog pa parakushte, çka e bën zgjidhjen shumë të vështirë. Deri në atë masë sa është e mundur, nxisim të gjitha partitë të kërkojnë një mënyrë për të lundruar drejt një daljeje nga ky ngërç politik. Cila është pikëpamja e Departamentit të Shtetit lidhur me mënyrën si po shkon reforma në drejtësi dhe a keni ndonjë shqetësim? Matthew Palmer: Më lejoni të rithek-

soj atë që thashë kur isha në Shqipëri në prill. Reforma në drejtësi për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një të ardhmeje europiane në paqe dhe begati, dhe një marrëdhënie llogaridhënieje midis popullit dhe qeverisë së tij. Ajo është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjeve për reforma këtu. Është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qendrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është legjitime, kushtetuese dhe e pakthyeshme. Në këtë moment janë duke u ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të ndihmuar për forcimin e këtyre institucioneve dhe për të punuar për t’u siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji duhet aplikuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, për të siguruar llogaridhënie gjyqësore. Sigurisht që duam që SPAK dhe BKH të ngrihen dhe të funksionojnë sa më parë. E dimë që është një process i gjatë e sfidues por i nevojshëm që duhet të kryhet si duhet. Po ashtu, duam që Gjykata Kushtetuese të funksionojë normalisht, por vetingu ka treguar që ish-gjykatësit kishin treguar sjellje të korruptuar dhe problematike, dhe rruga përpara nuk mund të përfshijë kthimin tek gjyqtarët e emëruar politikisht. Së shpejti, Presidenti Meta do të ketë shansin të zgjedhë një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese nga një listë avokatësh të kualifikuar. Shqipëria është pranë finalizimit të një sistemi të pavarur drejtësie për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë. Dhe duhet të qëndrojë në këtë rrugë. A e mbështesni Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE dhe si e shikoni qëndrimin e disa vendeve të BE kundër kësaj? Matthew Palmer: Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian për të hapur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, bazuar në përmbushjen prej saj të kushteve të përcaktuara nga Këshilli Europian vitin e kaluar. Po ashtu, jemi në një mendje me gjetjet e Komisionit se Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ende shumë punë për të bërë, por është e rëndësishme të njihen reformat që Shqipëria i ka kryer. Vendimi përfundimtar do të jetë i Këshillit Europian, por ne mbështesim plotësisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Pavarësisht nga vendimi këtë vit, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në BE, përfshi mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në proces të reformave gjyqësore legjitime dhe kushtetuese.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

12

E diel, 9 QERSHOR 2019

Protestë madhështore e opozitës në Tiranë1 P

rotesta e 8-të kombëtare antiqeveritare e opozitës zhvillohet pati pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve. Kreu i PD-së, LulzimBasha në fjalën e mbajtur para qytetarëve deklaroi se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës dhe se largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm. “Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike,

se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk dotë pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet”,- tha Basha gjatë fjalës së tij.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

AKTUALITET

13

E diel, 9 QERSHOR 2019


SPECIALE

14 E diel, 9 QERSHOR 2019

Presidenti Meta përshëndet përurimin e librit “Antonio Gramsci” të Mario Brunnetti-t: Gramshi, mendimtar i shquar europian dhe simbol i madh antifashizmit europian

Meta: Krenarë për Antonio Gramshin, simbolin europian të antifashizmit

P

residenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë pune në Gramsh, ku mori pjesë dhe përshëndeti përurimin e librit “Antonio Gramsci” të autorit italian me origjinë arbëreshe, Mario Brunnetti. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se figura e Antonio Gramshit është një simbol europian i antifashizmit. Në vijim, fjala e Presidentit Ilir Meta. *** “Është një kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm kulturore, por edhe atdhetare kushtuar librit të mikut tonë Mario mbi Antonio Gramshin, një prej mendimtarëve më të shquar evropianë të së majtës moderne, njeriut që trashëgoi nga familja si mbiemër pikërisht emrin e qytetit të Gramshit dhe i cili ishte tejet krenar me origjinën e tij. Është e vështirë që me pak fjalë të mund të shpalos vlerësimin dhe nderimin e duhur e shumëmerituar për Mario Brunetti-n, Antonio Gramshin apo mbarë botën arbëreshe. Mario Brunetti, veterani antifashist, krenaria e arbëreshëve tanë, i Italisë antifashiste dhe i të gjithë shqiptarëve, është edhe autor i librit që përurohet sot, ‘Antonio Gramshi, njeriu dhe miti’. Ky libër është një kontribut i vyer mbi figurën e Antonio Gramshit, një figurë e shquar me kontribute shumëdimensionale, në të cilin ndërthuren dhe shpalosen më së miri njeriu dhe miti. Ky libër është kurorë mbi të gjitha kurorat e punëve dhe shërbimeve të shkëlqyera në dobi të botës shqiptare, të statusit të arbëreshëve në atdheun e tyre të dytë dhe të lidhjeve miqësore italo-shqiptare. Dëshiroj të evokoj me nderim të

madh e të thellë nismën e të nderuarit Brunetti, i cili ka meritën vetjake dhe ekskluzive për ligjin me të cilin Italia mike mori në mbrojtje, përmes votimit parlamentar, të folurën e arbëreshëve. Mario ynë i dashur organizon çdo vit në Pllatan një takim ndërkombëtar të cilin e ka titulluar ‘Udhëtime gramshiane’ ku, me ndikimin e tij të drejtpërdrejt, janë ftuar rregullisht si studiuesit më të njohur të mendimit të Gramshit: arbëreshë dhe shqiptarë, por edhe politikanë të ndryshëm të huaj

arbëreshët, në Kalabri dhe në Shqipëri, është nismë e pandarë me emrin e Mario Brunetti-t. Antonio Gramshi është një emër që do të nderonte çdo popull me veprën e tij si filozof, ideolog, estet, mendimtar dhe veprimtar, i cili ndër të tjera solli ide tejet origjinale në teorinë politike të shekullit të 20-të. Ai përshtati në mënyrë të shkëlqyer konceptet e filozofisë klasike gjermane me prirjet e reja sociale të shekullit në të cilin jetoi dhe punoi. Antonio Gramshi ka bërë krenarë arbëreshët tanë ashtu siç

Dritëro Agolli i quante ‘etërit dhe bijtë tanë’, me tradita të ruajtura dhe njëherësh degë e shkëputur prej trungut mëmë, Arbërisë, së cilës i kanë ruajtur emrin, doket, zakonet, veshjet dhe sjelljet, duke u kushtuar edhe këngët më të bukura. Kjo është bota jonë shqiptare, e ndarë por e bashkuar, gjak i shprishur siç thoshte De Rada, por një komb modern siç besojmë ne sot; me figura të denja përfaqësuese si Mario Brunetti, i cili ka jetuar me dinjitet në luftë e në paqe, e që ka fituar nderimin e dy popujve si luftëtar

bëri De Rada në letërsi apo Crispi në politikë. Me emrin e Antonio Gramshit është e lidhur lavdia e antifashistëve italianë në Shqipëri, të cilët formuan batalionin e tyre partizan dhe nuk kursyen as jetën për Shqipërinë tonë, që e konsideronin si atdheun e tyre të dytë. Dy emra u bënë simbole të italianëve antifashistë në Shqipëri: Garibaldi, ‘këmishëkuqi trim me fletë’, që ‘Skënderbeut tonë i ngjet’; dhe Antonio Gramshi. Por Antonio Gramshi dhe Mario Brunetti nuk mund të kuptohen pa arbëreshët, të cilët

e si mendimtar, duke mos reshtur së lëni si trashëgimi vepra të shkëlqyera si kjo e sotmja; që përbën një model dhe një ikonë, një shembëllim të meritave intelektuale dhe qytetare arbëreshe. Faleminderit, i dashur dhe i nderuar Mario Brunetti! Na mblodhët në këtë qytet që mund të ishte edhe vendlindja e Antonio Gramshit, na dhuruat një libër të çmuar kushtuar kësaj figure madhështore të mendimit njerëzor duke i ngritur një përmendore lavdie figurës së tij, e duke na shtuar bindjen se, si një arbëresh i ditur, fisnik e këmbëngulës, do vazhdosh të na dhurosh edhe vepra të tjera të tilla të virtytshme. Ndaj shfrytëzoj këtë rast t’Ju urojmë jetë të gjatë, e të vazhdojmë të gëzojmë ndër vite e dekada, sepse si Mario Brunetti, miku ynë, nuk ka të dytë.” Aktiviteti u zhvillua në sheshin kryesor të Bashkisë së Gramshit, me pjesëmarrjen e Kryebashkiakes Luljeta Dollani, autorit të librit politikanit, shkrimtarit dhe gazetarit arbëresh Mario Brunnetti, si dhe shumë personaliteteve shqiptare, arbëreshe dhe italiane.

me emër. Është një simpozium ku mendimi filozofiko-politik ballafaqohet me prirjet bashkohore të shoqërisë dhe me sfidat e reja të zhvillimit mbarëbotëror. Botimi i vazhdueshëm i akteve shkencore të “Udhëtimeve gramshiane” në revistën ‘Mezzogiorno-Mediterraneo’, një tribunë moderne ku shpalosen projekte në të mirë të vendeve mesdhetare me fokus kryesor marrëdhëniet ekonomiko-kulturore midis Italisë së Jugut, përkatësisht të arealit ku jetojnë


AKTUALITET

15

E diel, 9 QERSHOR 2019

Frika se mund të paguajnë për librat e dëmtuar ka bërë që prindërit të fshijnë vetë shënimet me laps. Drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini, thotë se nuk do të ketë penalizime për nxënësit

190 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë deri në të 4-tër, sipas vendimit kanë nisur dorëzimin e librave shkollorë që morën falas në fillim të vitit. Duke parë nga afër situatën, shumë prej tyre janë kujdesur të mos i dëmtojnë. “Në shkollë punonim edhe me laps, edhe me stilolaps. Në fletore me stilolaps, në libër me laps”, thotë një nxënës. “E kam fshirë pjesën më të madhe, deri tek faqja 123, pastaj do vazhdoj me këto të tjerat. Gjatë gjithë kohës nuk kemi përdorur stilolaps, vetëm laps. Edhe fletët e punës duhen fshirë”, shton një tjetër. Frika se mund të paguajnë për librat e dëmtuar ka bërë që prindërit të fshijnë vetë shënimet me laps. “Kemi punuar dy ditë pa pushim për të fshirë, gjë që nuk ishte normale, sepse tani të fshish punën që fëmija ka bërë gjatë gjithë vitit më duket një shpërdorim i punës së fëmijës dhe mundit të tij. Në fill viti kur i morëm librat na thanë do paguhet 10-fish, nuk e di si është e vërteta. Ndoshta nuk janë fshirë normalisht, por më janë bërë duart kallo nga të fshirat”. Drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini, thotë se nuk do të ketë penalizime për nxënësit. Do të jetë një komision që do të bëjë vlerësimin nëse librat do të përdoren vitin pasardhës, apo do të blihen të reja nga vete shkolla. “Ajo pjesë që nuk do të përdoret vitet e ardhshme do të blihen nga shteti dhe do të jepet përsëri në përdorim falas. Nuk ka penalizim për fëmijët që kanë bërë shënime. Mësuesit kanë një

Librat e dëmtuar nuk do paguhen

JO PENALIZIME “Ajo pjesë që nuk do të përdoret vitet e ardhshme do të blihen nga shteti dhe do të jepet përsëri në përdorim falas. Nuk ka penalizim për fëmijët që kanë bërë shënime. Mësuesit kanë një regjistër që shënojnë nëse është i përdorshëm apo jo dhe pse jo”.

SHQETËSIMI “Kemi punuar dy ditë pa pushim për të fshirë, gjë që nuk ishte normale, sepse tani të fshish punën që fëmija ka bërë gjatë gjithë vitit më duket një shpërdorim i punës së fëmijës dhe mundit të tij. Në fill viti kur i morëm librat na thanë do paguhet 10-fish, nuk e di si është e vërteta. Ndoshta nuk janë fshirë normalisht, por më janë bërë duart kallo nga të fshirat”. regjistër që shënojnë nëse është i përdorshëm apo jo dhe pse jo”. Gjini thotë se këtë vit shkollor edhe klasat e 5-ta do të përfitojnë libra falas. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini më herët ka sqaruar se librat nuk janë falas por duhet të kthehen në fund të vitit. Sipas Shahinit, kthimi i librave është praktikë në të gjitha shtetet ku librat jepen falas, si Finlanda dhe Norvegjia e nuk është një shpikje shqiptare. Kjo është një praktikë që siguron më pak shpenzime nga buxheti i shtetit

duke garantuar njëkohësisht që familjet të kursejnë shpenzimet për librat. “Në rast se librat dëmtohen apo vjetërohen librat nuk do t’i jepen në përdorim një nxënësi tjetër, duke garantuar që çdo brez të ketë në dorë libra cilësorë”, tha Shahini. Shahini sqaroi gjithashtu edhe mbi pretendimet e opozitës së në rast dëmtimi, do të gjobiten prindërit duke pohuar se nuk ka ende një vendim përfundimtar mbi formën e masës që do të merret për dëmtimin e librave, pasi ky

Gjendja e rrugës që lidh fshatin me supestradën Mamurras-Milot, ngriti në protestë banorët e fshatit Adriatik në Kurbin. Në shenjë revolte për mungesën e vëmendjes bllokuan për disa minuta këtë aks që sipas tyre u ka vështirësuar jetesën. “Pa këtë rrugë nuk mund të shkojmë tek spitali dhe nuk shesim dot prodhimet tona në treg”. Një vit më parë pikërisht në këtë rrugë humbën jetën tre të rinjtë, ndërsa banorët thonë se rrezikohen çdo ditë. “Nuk vjen të shohë asnjeri a kemi rrugë, a punojmë, si jetojmë. Janë vetëm për të vënë taksa, për dritat dhe ujin”. Kjo situatë ka penalizuar bujqësinë dhe turizmin në zonën e Gotullës. Ata thonë se dëmtimi i rrugës ka ardhur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që punojnë për ujësjellësin e ri të Durrësit, ndërsa paralajmërojnë më përshkallëzim të protestave në rast se nuk ka ndërhyrje të shpejtë. Rruga Adriatik-Superstrade me gjatësi 10 km është ndërtuar 8 vite më parë.

se do ta kthejnë për gjeneratat e tjera”. Shumë prej nxënësve janë kujdesur të mos i dëmtojnë. “Në shkollë punonim edhe me laps, edhe me stilolaps. Në fletore me stilolaps, në libër me laps”, thotë një nxënës. “E kam fshirë pjesën më të madhe, deri tek faqja 123, pastaj do vazhdoj me këto të tjerat. Gjatë gjithë kohës nuk kemi përdorur stilolaps, vetëm laps. Edhe fletët e punës duhen fshirë”, shton një tjetër. Frika se mund të paguajnë për librat e dëmtuar ka bërë që prindërit të fshijnë vetë shënimet me laps.

MEMORANDUMI

MILOT

Revoltohen banorët, rruga i vështirëson jetesën

është viti i parë i implementimit të nismës. “Nuk e di se si opozita arrin në këto ekzagjerime. Janë dy të tretat e klasave nga 1 në të 9 që do mbulohen me libra falas. Për ndëshkimet e mundshme në rast se libri dëmtohet nuk është vendosur ende sepse jemi në vitin e parë të implementimit. Khtimi në fund të vitit ka efekt pozitiv në ripordorim dhe është praktikë që implementohet kudo në botë. Në këtë formë kursehet buxheti i shtetit po edhe për nxënësit është mirë të kenë idenë

S

hqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe sigurinë ushqimore. Ky memorandum është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i hapur rrugë eksportit nga Shqipëria në Kinë të produkteve me origjinë shtazore. Nënshkrimi vjen pak ditë pas vizitës në Kinë të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili u takua me homologun kinez dhe bisedoi në mënyrë të veçantë për Protokollin e Karantinës. Qëllimi final është që vendi ynë të eksportojë drejt Kinës produkte me origjinë shtazore si qumështi e djathi apo peshku, mjalti etj. Nënshkrimin e Memorandumit e bëri një ditë më parë në Kinë zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi. Të dyja palët bien dakord të negociojnë dhe bashkëpunojnë

Hapet rruga për eksportin e produkteve në Kinë

në procedurat e inspektimit dhe karantinës së produkteve ushqimore të mbuluara nga ky Memorandum, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Shqipëria është e interesuar të intensifikojë shkëmbimet tregtare me Kinën, sidomos në sektorin bujqësor dhe industrinë agropërpunuese.


AKTUALITET MORINË

16

E diel, 9 QERSHOR 2019

Kosovarët drejt plazheve të Shqipërisë Me qindra automjete e autobusë të organizuar nga Kosova janë drejtuar për bregdet për të kaluar fundjavat. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 7:00 është shënuar dhe piku i fluksit të lartë. Policia Kufitare në Morinë ka punuar me procedurë të përshpejtuar madje në disa raste është shmangur edhe kontrolli rutinë për të mos krijuar radhë e pengesa. ‘’Duke shfrytëzuar përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të motit, qytetarët e Kosovës, nuk kanë denjuar për t’u drejtuar pikës doganore të Morinës dhe pastaj drejt bregdetit të Shqipërisë

për të kaluar këtë fundjavë’’. Pavarësisht fluksit në rritje përgjatë autostradës nuk është regjistruar ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, ndërsa për mbajtjen nën kontroll të situatës përgjatë segmentit të autostradës Morinë Tunel janë shtuar postblloqet e kontrollit, ku pjesëmarrës janë punonjës të policisë të të dyja vendeve. Dogana e Morinit mbetet dogana kryesore ku kryhet edhe lëvizja e vizitorëve dhe mallrave mes dy vendeve, edhe pse jo pak prej vizitorëve, vazhdojnë ritualin e shprehjes së çudisë për ekzistencën e doganës mes dy vendeve, ku flitet e njëjta gjuhë e banorët kanë të njëjtat zakone.

Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore “28 qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë gjatë sezonit veror, do të jenë të përforcuara me autoambulanca fikse në zonat më të frekuentuara turistike, për t’ju përgjigjur më shpejt urgjencave gjatë sezonit veror”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, deputetët e Durrësit dhe kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e këtij qyteti, inspektuan qendrën e posaçme të hapur për sezonin veror në zonën e Currilave, e cila është një nga 4 qendrat verore 24 orëshe të hapura në Durrës. Sipas ministres, jo vetëm në zonat bregdetare por edhe në zonat malore, nga Valbona në Ksamil do ofrohet shërbim shëndetësor pranë zonave turistike, gjatë gjithë sezonit veror. “Përveç qendrave shëndetësore verore, këtë vit do të kemi 18 postacione fikse autoambulancash, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, nga veriu në jug të vendit, në zonat më të frekuentuara turistike për të garantuar ndihmën e parë në kohë”, tha Manastirliu. I gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe helikopterëve janë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të

Manastirliu prezanton masat për sezonin turistik QENDRAT VERORE

trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës

së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu. Ajo deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë

shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 shtator. Gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik. Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit. “Përveç qendrave shëndetësore verore, këtë vit do të kemi 18 postacione fikse autoambulancash, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, nga veriu në jug të vendit, në zonat më të frekuentuara turistike për të garantuar ndihmën e parë në kohë”, tha Manastirliu.

Valbonë Plazhi Velipojë Plazhi Rrjodh Theth Razëm Tamarë Plazhi Shëngjin Plazhi Tale Plazhi Currila Plazhi Durrës Plazhi Gjiri i Lalzit Plazhi Shkëmbi i Kavajës Plazhi Golem Plazhi Mali i Robit Plazhi Divjakë Plazhi Darëzes Plazhi Zvërnec Plazhi i Vjetër Plazhi Radhimë Plazhi Drimadhas Plazhi Dhërmi Plazhi Himarë Plazhi Qeparo Plazhi Ksamil 1 Plazhi Ksamil 2 AUTOAMBULANCAT

Ksamil Sarandë Borsh Himarë Jalë Drimadhës Orikum Plazhi i vjetër Vlorë Darëzezë Divjakë Mali i Robit Golem Gjiri i Lalzit Tale Shëngjin Velipojë Tamarë Theth


AKTUALITET

17

E diel, 9 QERSHOR 2019

Rritja më e madhe në vlerë ka ardhur nga aktiviteti i jo jetës. Segmenti i sigurimit të jetës, dominohet nga sigurimi i detyruar që bankat u bëjnë kredimarrësve

T

regu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të fortë gjatë katër muajve të parë të vitit, teksa primet e shkruara bruto, thënë ndryshe pagesat e klientëve të siguruar, arritën në 5.3 miliardë lekë, apo 8.3% më shumë se një vit më parë. Rritja më e madhe në vlerë ka ardhur nga aktiviteti i jo jetës dhe veçanërisht nga sigurimet motorike, që zënë edhe peshën më të madhe të këtij tregu. Segmenti i sigurimit të jetës, dominohet nga sigurimi i detyruar që bankat u bëjnë kredimarrësve. Edhe pse në rritje rezultojnë edhe produktet vullnetare të sigurimit të jetës, ato janë në vlera relativisht të papërfillshme, çka tregon se kultura e sigurimit tek shqiptarët është ende e dobët. Në rritje rezultojnë edhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit. Kjo rritje vjen thuajse tërësisht në segmentin e sigurimit ndaj dëmtimeve të tjera të pasurisë, ku përfshihen dëmtimet në bujqësi nga breshëri, ngricat, si dhe vjedhjet. Ka shumë për të thënë për tregun e sigurimeve. Borxhi përshembull është një prej temave që është bërë si puna e gunës, që nuk e vesh njeri. Autoriteti mbikqyrë kërkon prej vitesh të paguhet ky borxh, kompanitë e shtyjnë në kalendat greke pagesën, sepse nuk gjejnë dot shkaktarët e dëmit, të cilët, janë ata që duhet të paguajnë. Kështu vijon nga viti 2001. Kështu duket se do të vijojë akoma. Kush është dëmtuar dhe ka në xhep vendimin e gjykatës, të presë. Nuk mund t’i marrë tani paratë! Pra dëmshpërblimin. Edhe pse deklarohet se për vitin që kaloi janë paguar 47 milionë euro

Rritet tregu i sigurimeve, shumë pak vullnetarë SITUATA “Tregu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të fortë gjatë katër muajve të parë të vitit, teksa primet e shkruara bruto, thënë ndryshe pagesat e klientëve të siguruar, arritën në 5.3 miliardë lekë, apo 8.3% më shumë se një vit më parë. Rritja më e madhe në vlerë ka ardhur nga aktiviteti i jo jetës dhe veçanërisht nga sigurimet motorike, që zënë edhe peshën më të madhe të këtij tregu”.

dëme. Tregu ka nevojë për të funksionuar, ndërsa funksionimi pritet të vijë nga qeveritë, sakaq që duhet të vijë edhe nga lobimi dhe advokimi i fortë i bizneseve, një “sport”që nuk e njohin sa e si duhet sipërmarrjet shqiptare të këtij tregu të rëndësishëm, që ndikon ekonominë shqiptare në tërësi dhe konkurron bankat tregtare në veçanti, nëse do të ishte i ngashëm me simotrat e tij

SITUATA

Sezoni turistik, ndotet bregdeti i Kunës

në rajon dhe Europë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë të ditur se rreth 1.5 miliardë lekë dëme janë paguar nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar një rritje me 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas AMF, pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e jo-jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u

paguan në sigurimin e jetës. “Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janarmars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë

lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve’’, thekson AMF. Tregu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të fortë gjatë katër muajve të parë të vitit, teksa primet e shkruara bruto, thënë ndryshe pagesat e klientëve të siguruar, arritën në 5.3 miliardë lekë, apo 8.3% më shumë se një vit më parë. Rritja më e madhe në vlerë ka ardhur nga aktiviteti i jo jetës dhe veçanërisht nga sigurimet motorike, që zënë edhe peshën më të madhe të këtij tregu.

SITUATA

Shlyerja e TVSH brenda shtatorit A

Bregdeti i Kunës në Lezhë është ndotur për të dytin vit radhazi. Kjo situatë po mban larg pushuesit, ndaj Bashkia kërkon ndërhyrjen e qeverisë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare me ndryshimin e grykave të komunikimit mes detit e lagunës. Ndotja ka ardhur nga hapja e kanalit që bashkon lagunën me detin, situatë që u krijua edhe një vit më parë. Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, kërkon ndërhyrjen e qeverisë, pasi sipas tij pushteti vendor nuk ka tager ligjor të ndryshojë grykat e komunikimit të detit me lagunat. “Edhe këtë vit nëse nuk ndërhyhet nga qeveria atëherë pjesa fundore e Kunës do të mbetet në mëshirë të faktorëve natyrorë”. Në këtë situatë, zona e Kunës në Shëngjin nuk po frekuentohet nga pushuesit, pasi ndotja është në nivele alarmante dhe përbën rrezik serioz për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë që kjo situatë e cila po përsëritet prej dy vitesh po jep ndikim mjaft negativ për turizmin dhe bizneset në këtë zonë, e cila ka qenë mjaft e frekuentuar.

dministrata tatimore do të paguajë brenda muajt qershor, të gjitha detyrimet e prapambetura që ka për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për biznesin fason. Mësohet se deri më tai janë dhënë 87 milionë dollarë rimbursime të kësaj takse që kishin mbetur prej vitit 2018, ndërsa është rritur ndjeshëm fluksi i shlyerjes së tyre. Në një intervistë për “Tv Klan”, drejtori i Rimbursimit, Aldo Ndoca, sqaron se brenda muajit shtator do të paguhen edhe bizneset e tjera, duke nisur nga eksportuesit, të cilët janë në mungesë likuiditeti edhe për shkak të dobësimit të euros dhe më pas do të vazhdohet me sipërmarrjet e vogla e të mesme. Ai thotë se për bizneset e mëdha, administrata ka hyrë në marrëveshje për të paguar me këste detyrimet e prapambetura të TVSH-së.

Shkak kryesor për rritjen në 180 milionë dollarë të faturës për këto detyrime janë kërkesat e paparashikuara nga disa kompani të mëdha si TAP etj. Bizneset janë të shqetësuar pasi vonesat mesatare në kthimin e TVSH-së janë 6 muaj, ndërsa ka ndërmarrje që kanë edhe një vit pa marrë pagesat.

Konfindustria thotë se kjo le të hapur rrugën për abuzim dhe korrupsion në radhën e rimbursimit. “Vonesat e gjata kohore të kthimit të TVSH dhe pasojat e rënda financiare për bizneset shërben si burim i lindjes së korrupsionit në agjencitë ekzekutive, që mund të shkojnë deri në 20% të vlerës”.


KULTURE

18 E diel, 9 QERSHOR 2019

Kim Mehmeti: Te ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë’, por truptrashë “Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por truptrashë: vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit që ai grahë!” “Pa dyshim se e keni dëgjuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrejtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit! Por ky baba është dashur t’ia sqaroj të birit se, nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë: ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve!” “Pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundon ose në vajtim, ose në nënshtrim! Dhe aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e ‘Shqipërive’ tona: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe të pafytyrët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta krahasojnë me më të keqen e djeshme!” “Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për dhelprën që

Një libër i harruar për marrëdhëniet amerikano-shqiptare

ikë nga pylli, ku luani ka vendosur t’i vret të gjithë ujqit dhe e cila, kur i thonë të mos ikë, sepse është dhelpër e jo ujk, është përgjigjur: nuk jam duke ikur nga luani, por nga gomari, të cilin ai e ka shpallur përgjegjës të pyllit dhe përpilues të listës së ujqve! Jam i sigurt se nëse i pyetni të rinjtë shqiptarë pse e braktisin vendlindjen, edhe ata do u jepnin përgjigje të ngjashme: se nuk janë duke i ikur gjithaq varfërisë, por ‘gomarizimit’ të politikave shqiptare!” “Ne jetojmë në kohë kur shumica e të rinjve nuk mbajnë llogari as si vishen, as ku zhvishen! Pra ne e jetojmë epokën kur vlerësohen prapanica dhe gjoksi i cullakosur, e jo koka e mbushur dhe fytyra që dinë të

skuqet! Dhe kjo ndodhi shkaku se ne, prindërit e këtyre të rinjve, u zhveshëm nga morali e ndershmëria dhe, fatin e fëmijëve tanë, e lamë në duar të atyre që janë disfata e shqiptarisë!” “Fare nuk lexojmë , e aq shumë flasim dhe shesim mençuri! Sikur të lexonim nga një libër në vit, do vinte dita kur do e kuptonim sa shumë rrëfen heshtja dhe, sa i mençur është ai që di të dëgjojë!” “…Mençuria dhe oratoria nuk vijnë me porosi: i rrënuam standardet vlerësuese dhe u bëmë shoqëri ku njeriu nuk vlen aq sa ka në kokë, por sa ka ne xhep: të gjithë të rinjtë tanë duan të bëhen o ‘tallava’ këngëtarë, o ‘tallava’ gazetarë, o ‘tallava’ politikanë: jemi duke u bërë ‘tallava’ popull”.

Besa Llugiqi me rol kryesor në shfaqjen operistike në Poloni Sopranoja kosovare Besa Llugiqi, mbrëmjen e djeshme u prezantua me shfaqje operistike në Poloni, shkruan KultPlus. Ajo ka treguar se u

paraqitet në rolin kryesor të shfaqjes Thais nga kompozitori J. Massesnet, e që u prezantua në Opera Baltyca në Gdansk të Polonisë. “Këndova

përkrah me artistë të njohur si: Marcin Bronikowski e Daniel Borowski, kurse dirigjent ishte Jose Maria Florensio”, ka thënë Llugiqi. Ajo krejt këtë angazhim në këtë shfaqje opersitike e vlerëson si një eksperiencë të jashtëzakonshme , edhe pse, ajo ka bërë të ditur se tashmë është hera e tretë që është pjesë e këtij produksioni. “Një muzikë e jashtëzakonshme dhe një përjetim i rrallë muzikor, që ky ambient i kësaj shtëpie operistike të dhuron”, ka thënë Llugiqi. Ajo po ashtu ka njoftuar se pas kësaj performance, do të jetë edhe në të gjitha reprizat e shfaqjes Thais që janë parashikuar të jenë brenda këtij viti, dhe vitit 2020.

Këto ditë organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, e cila ishte një ngjarje jetike për shqiptarët, përkatësisht për fatin e Shqipërisë. Mu në këtë kontekst kemi një kthesë në politikën e jashtme amerikane drejt Shqipërisë, pasi që prania e presidentit amerikan Wodrow Wilson në Konferencën e Paqes kishte ndikim të madh. Si i tillë, viti 1919 ka rëndësi historike për orientimin amerikan nga shqiptarët, përkatësisht për njohjen e Shqipërisë dhe shkëmbimin e ambasadorëve e të tjera. Për këtë temë me rëndësi aktuale për ditët tona, mr. Haris Silajxhiç, i cili punonte atëherë në Degën e Orientalistikës në UP, kishte paraqitur disertacionin e doktoraturës në temën “Shqipëria dhe ShBA-ja në arkivat e Washingtonit” në Degën e Historisë (UP), të cilën e mbaroi në bazë të hulumtimeve në arkivat amerikane. Më në fund, H. Silajxhiq e mbrojti me sukses disertacionin më 1985 dhe e botoi në Sarajevë në gjuhën boshnjake më 1991, pra pasi u kthye në Sarajevë dhe u bë ministër i Punëve të Jashtme (1990-1993), kurse temën e magjistraturës “Lëvizja Kombëtare Shqiptare në shtypin e Bosnjë-Hercegovinës” e botoi më 1995 kur ishte kryeministër i vendit. Libri që na intereson tani për marrëdhëniet amerikane shqiptare u përkthye në shqip dhe doli në Tiranë më 1999, pra në atë vit vendimtar për Kosovën pasi ShBA-ja luajti rolin kryesor për luftën e 1999-s për ta detyruar Serbinë që t’i tërheqë forcat e saj pas masakrave kundër shqiptarëve që u bënë në Kosovë.

Tropoja çel sezonin, vullnetarë amerikanë angazhim për problematikat e turizmit Me Luginën e Valbonës dhe Alpet si kurorë, Tropoja ka potenciale të mëdha në zhvillimin e turizmit të malor. Sektori ka njohur rritje vitet e fundit por ende ka problematika e mangësi në promovim dhe shfrytëzim e plotë. Ndaj vullnetarë të Korpusit të Paqes që janë vendosur në qytetin verilindor janë angazhuar direkt për të ndihmuar zgjidhjen e disa problematikave Vullnetar amerikan: “Jam shumë i surprizuar nga ky vend që është një thesar i bukurisë duke nisur nga Lugina e Valbonës deri në majë të Alpeve. Por një nga problematikat që kam vënë re është se ka mungesa në informacionin për turistët dhe aftësia për të shfrytëzuar këto potenciale. Shpresoj që në dy vitet e qëndrimit këtu të arrij të ndihmojë bashkinë për të hapur një pikë informacioni për turizmit dhe komuniteti të kapë mundësitë që ka humbur. Vitin e kaluar Tropojën e vizituan rreth 80 mijë turistë, shifër që këtë sezon të ri pritet të arrijë në 100 mijë. Drejtuesit vendore pranojnë se ende ka punë për të bërë. Këtë vit theksojnë se janë shtuar kapacitetet akomoduese, ndërsa sfidë ende mbetet përmirësimi i shërbimeve. Këngë, valle, lojëra popullore dhe një panair me produkte të zonës shoqëruan çeljen e sezonit turistik të Tropojës.


SHOWBIZ

19 E diel, 9 QERSHOR 2019

Luftoi me vdekjen, gazetarja: Jam e lumtur që nëna më braktisi Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj. Sasa tregoi se jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të, duke iu referuar jo vetëm sëmundjes që kaloi, por edhe historisë së trishtë familjare. E lindur nga një lidhje jo martesore, 28 vjeçarja u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit në familjen e të atit. Vite më vonë, gjatë adoleshencës mësoi të vërtetën dhe nisi të kërkonte nënën që e kishte sjellë në jetë. Për herë të parë ajo tregoi se ka arritur të kontaktojë më të ëmën por si për ironi të fatit, takimi i tyre i parë do të mbetet edhe i vetmi. Sasa pranoi se nuk arriti të ndjente ngrohtësi dhe dashuri nga e ëma biologjike, ndaj

Xhemi nis pushimet e ëndrrave, fotografohet si rrallëherë me rroba banjo Me hyrjen e muajt qershor shumë personazhe të njohur kanë nisur pushimet dhe vazhdimisht kanë publikuar foto nga plazhi. Së fundmi, edhe moderatorja, Xhemi Shehu ka treguar se këtë fundjavë është larguar për pushim. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku si rrallëherë shfaqet me rroba banjo, ndërkohë që është shtrirë në breg të detit. Xhemi ka zgjedhur që pushimet e saj ti kalojë në Tajlandë një destinacion shumë i preferuar i VIP-ave.

Cindy Marina shpallet fituese e Miss Universe Albania 2019

marrëdhënia e tyre është ndërprerë dhe për të e gjitha ka marrë fund. “Në momentin që e takon, e ndjen atë ngrohtësinë e nënës, por kur tjetri nuk e ndjen ngrohtësinë e fëmijës atëherë…”, tha ajo, duke lënë të kuptohej që

e ëma ishte treguar e ftohtë me të. “Nuk jam interesuar shumë për të, ka mbaruar ajo histori. Ajo do të vazhdojë jetën e vet, unë jetën time dhe jam shumë shumë e lumtur që s’jam me të”, përfundoi Sasa.

Rihanna dhe partneri i saj nisin pushimet, pranë tyre edhe familjet Në mes të suksesit të saj si biznesmene dhe këngëtare, Rihanna ia del të gjejë kohë dhe për familjen së bashku me partnerin e saj, Hassan Jameel. Së fundmi, 31vjeçarja është fotografuar me Hassan gjatë pushimeve të tyre në Itali, në Amalfi, ku të dy shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Lidhja e tyre ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi janë përfolur për një ndarje të mundshme, por mesa duket këto lajme nuk kanë qenë të vërteta dhe ky udhëtim është e vetmja provë që na nevojitet. Kjo nuk mbaron këtu. Sipas ‘Popsugar’, në pushime duket se janë të pranishëm edhe familjarët e Hassan, gjë që tregon se ndoshta lidhja e tyre po shkon drejt fejesës. Kujtojmë se së fundmi, Rihanna është renditur si këngëtarja më e pasur për këtë vit.

Është mbajtur mbrëmjen e së premtes konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania” dhe fituese është shpallur, Cindy Marina. Cindy është pasuesja e Kombëtares së Shqipërisë në volejboll për femra. 21vjeçarja me origjinë shqiptare ka lindur në Çikago të Amerikës ku ka jetuar e ka luajtur volejboll prej vitesh. Vitet e fundit Cindy ka luajtur me Kombëtaren kuqezi. “Vij në ‘Miss Universe Albania’ sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimi të jetës sime dhe bukuria e vetëbesimi janë dy elemente të rëndësishme që më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që m’u dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon përtej estetikës”, ka thënë Cindy.

Orlando Bloom mban skeletin e qenit të ngordhur në shtëpi Aktori i njohur, Orlando Bloom, së fundmi ka ndarë me fansat një fakt interesant rreth asaj çfarë mban në shtëpinë e tij. Kjo, pasi i njëjti ka të ruajtur skeletin e eshtrave të qenit të tij të ngordhur, Sidi. Ai e kishte adoptuar këtë qen vite më parë, dhe kishte realizuar me të fotografi të shumta gjatë xhirimeve në Marok. 42-vjeçari, i cili është i fejuar me këngëtaren 34vjeçare, Katy Perry, u shpreh: “Ai ishte një shok i shkëlqyer dhe isha shumë i mërzitur kur ngordhi”. Unë ende e kam skeletin e tij, që ai të vazhdojë të qëndrojë me mua”. Gjithashtu, Bloom ka treguar se Sidin e kishte parë për herë të parë në Shangai duke çaluar. Më pas ai e kishte dërguar për shërim te veterinari dhe më pas e kishte adoptuar.


SPORT KORCARËT

20

E diel, 9 QERSHOR 2019

Orges Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i Skënderbeut Orges Shehi nuk është më trajner i Skënderbeut. Ish-portieri i korçareve ka komunikuar vendimin tij vetëm disa minuta nga starti i ndeshjes së djeshme ndaj Islandës. Durrsaku është bërë pjesë e korçarëve 9 vite më parë, ku për 8 sezone ruajti kuadratin e portës, ndërsa për shumë kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit. Shehi është një nga emrat e periudhës së lavdishme të

korçarëve, që gjatë viteve të fundit fituan 7 tituj kampionë dhe morën pjesë dy herë në grupet e Europa Leagues. “Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty dhe kam dhënë gjithçka aty, falënderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. Do të bëjë një konferencë për të

dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Do shkoj të takoj lojtarët. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim”, ka thënë Shehi. Verën e kaluar ai vendosi tërheqjen, ndërsa klubi i propozoi detyrën e trajnerit, një eksperiencë e re për ish portierin, të cilën e kreu me sukses, duke renditur korçarët në vendin e katërt.

Trajneri italian ka kritikuar mbrojtësit në rastin e golit, shfaq pakënaqësi për arbitrimin

Reja: Nuk e meritonim humbjen me Islandën, gafë e pafalshme Rozalb Lika

T

rajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, u shfaq i zhgënjyer nga humbja në Islandë. Strategu italian e quajti të papranueshme fakti që kundërshtari shënoi duke dribluar tri futbollistë të tij.”Më vjen keq, sepse nuk luajtëm keq, sidomos në fillim. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Mbetet fakti që luajtëm mirë, luftuam shumë dhe krijuam raste”, tha fillimisht Reja. Trajneri italian nuk hezitoi të përmendi edhe rastin e diskutueshëm në zonën kundërshtare, duke thënë se mund të kishte dy penallti në favorin tonë. Sa i përket golit të Islandës, Reja u shpreh se kundërshtarit duhet t’i ishte ndërhyrë. “Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Mëkat, fati nuk qenka me ne. Goli erdhi në qendër, me 3 mbrojtës. Kur

Veseli: Humbje që mund ta evitonim, e ardhmja në Seria A

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, komentoi ndeshjen me Islandën, ndërkohë që foli edhe për të ardhmen e tij, që pritet që të jetë larg Empolit. “Mund ta evitonim këtë humbje, sepse ai gol mund të shmangej, por edhe sulmuesi islandez manovroi shumë bukur. Skema 3-5-2? Shkoi mirë, provuam shumë gjëra gjatë javës dhe u kuptuam mirë në fushë. Është vetëm fillimi, besoj se do të përmirësohemi me kalimin e kohës. Luajtëm me një skemë elastike, sepse Islanda mbrohej me forca të shumta, ndaj u munduam gjithë kohën që të gjenim hapësira, por duke bërë kujdes edhe në aspektin mbrojtës. E ardhmja? Kam ende dy vite në kontratë me Empolin. Vendos klubi, por natyrisht nëse vjen një ofertë e mirë nga Seria A apo nga jashtë, do isha i kënaqur të ndryshoja klub”, deklaroi Veseli.

TRAJNERI

Sarri drejt Juventusit, e hëna do të jetë dita vendimtare dikush niset në sulm, nuk mund të driblojë 3 lojtarë. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm. Lodhja? Të shohim, disa lojtarë vrapuan pa fund, si Abrashi,

Xhaka e të tjerë. Do të bëjmë ndryshime për ndeshjen e radhës, për të rifreskuar ekipin. Skuadra lëvizi mirë, ishim mirë dhe e vendosëm në vështirësi Islandën, ndaj jam i kënaqur, por duhej rezultati. Loja me topa të gjatë? Nuk ishte zgjedhje e jona, por u bënë bashkë një seri faktorësh që e bënë të detyruar

këtë mënyrë loje. Cikalleshi e Balaj bënë një punë të mirë, ndihmoi edhe mesfushën, por në zonë nuk arritën të shfrytëzonin pasimet që vinin nga krahët. Gjithsesi, jam i kënaqur, punuan shumë”, u shpreh Reja në daljen për mediat pas ndeshjes.

GRUPI H

Moldavia fiton me Andorrën, por humbet kapitenin e skuadrës Kundërshtari i ardhshëm i kombëtares sonë, ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Moldavisë. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Armas në minutën e 8-të, me moldavët që triumfuan 1-0 duke marrë tre pikët e para në grupin H dhe duke barazuar pikërisht kuqezinjtë të cilët qëndrojnë më lart për shkak të goleavarazhit më të mirë. Ndeshja u bë e vështirë për Moldavinë në fillimin e pjesës së dytë kur kapiteni Artur

MBROJTËSI

Ionita, lojtari i Cagliarit në Serie A dhe njëkohësisht futbollisti më i rëndësishëm i moldavëve mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me një lojtar më pak. Ionita humbet kështu ndeshjen e radhës ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena” për shkak skualifikimi, ndërkohë që Moldavia e menaxhoi deri në fund avantazhin edhe pse luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak ndaj Andorrës.

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Maurizio Sarri duket se do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Sipas “The Guardian”, Chelsea i ka hapur rrugën strategut, duke zgjidhur kontratën me të. Vendimtare ka qenë takimi i zhvilluar në Londër mes agjentit të tij, Fali Ramadani dhe drejtuesve të Bluve të Londrës. Ish-trajneri i Napolit ishte nën kontratë deri në vitin 2020, por me zgjidhjen konsensuale të kontratës, Juventusi nuk do të paguajë asgjë për marrjen e trajnerit. Sarri ka qenë protagonist i një sezoni të suksesshëm, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe fitoi Europa League. Për pasuesin e tij në krye të klubit londinez, janë në listë Massimiliano Allegri, Nuno Espirito Santo, Javi Gracia, Laurent Blanc dhe Frank Lampard. Dita e hënë do të jetë vendimtare për të mësuar emrin e trajnerit të ri të Juventusit, i cili me shumë mundësi do të jetë ish-strategu i Napolit.


SPORT

21

E diel, 9 QERSHOR 2019

MBROJTËSI

SHKODRANI

S

ulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj, pas humbjes ndaj Islandës shprehu pakënaqësitë e tij pasi u shërbye shumë pak nga shokët e tij. Shkodrani deklaroi se ndihmoi shumë skuadrën në fazën mbrojtëse. “Duhej të shënonim, por nuk e bëmë. Më vjen keq për këtë humbje. Do na bënin shumë punë pikët në këtë moment. Nëse unë duhet të godas me kokë, duhet të shohim edhe ku ishte krosimi, që unë të godas me kokë. Duhet të bëjmë maksimumin me atë që jep Shqipëria. Ne nuk dominojmë, që sulmuesi të godasë 5 herë në portë, e dimë këtë gjë. Edhe me Islandën, duke parë fuqinë e tyre fizike, e përgatitëm mirë. I bëmë presing lart. Ata nuk e qarkulluan topin, dhe na rrezikuan vetëm me topa të gjatë. Humbëm, dhe në fund kjo vlen, por nëse bëjmë një analizë, ne nuk shënuam. Për këtë duhej të bënim më shumë. Pësuam një gol që na hoqi një pikë, vetëm me një rast që kundërshtarët bënë. Nëse krahasojmë nivelin e Islandës me tonin,

Balaj: Më kërkoni të shënoj me kokë, por ku ishte krosimi?

shënuan, por ne e patëm lojën në kontroll dhe patëm më shumë raste. Me Cikalleshin njihem prej shumë kohësh, kemi luajtur te moshat, edhe te Tirana. Është ndeshja e parë në fakt

në kombëtare. Të dy duhet të bëjmë akoma më mirë. Të shënojmë, jo vetëm të ndihmojmë ekipin në mbrojtje. Shpresoj të dalim te golat edhe në ndeshjet e tjera”, deklaroi Balaj.

Kuqezinjtë janë mundur minimalisht 1-0, pas një goli të shënuar nga Sigmundsson

Shqipëria fiton lojën me Rejën, por mundet nga Islanda “Epoka” Reja në krye të kombëtares sonë ka nisur me një humbje minimale 1-0 ndaj Islandës. Kuqezinjtë treguan një tjetër “fytyrë” në lojë, po shfaqën të njëjtat probleme në mbrojtje. Sfida nisi mirë për kuqezinjtë, që morën kontrollin e lojës dhe dhanë shkëndijën e parë të rrezikshme, me Hysajn që u shërbye në zonë dhe gjuajti menjëherë me të majtën, por goditja ishte qendrore dhe u grushtua nga portieri vendas. Loja e mirë e tanëve, do të bëhej “pluhur e hi” në minutën e 22-të, kur islandezët arritën që të shënonin në rastin e tyre të parë që dolën në sulm. Sigmundsson përfitoi nga një hutim i mbrojtësve shqiptarë dhe doli përballë Berishës, duke dërguar topin në rrjetë, ndonëse me një gjuajtje të dobët. Të besuarit e Edi Rejës për këtë ndeshje, u përpoqën të reagojnë dhe iu afruan disa herë portës islandeze, por pa arritur të kërcënojnë seriozisht atë. Pjesa e parë u mbyll me një goditje dënimi mbi vijën e 16 metrave për kuqezinjtë, e cila u ekzekutua nga Lenjani dhe u përplas në murin mbrojtës. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, me kuqezinjtë që kërkojnë të dalin në sulm, por janë dukshëm të lodhur për shkak të fundit të sezonit. Reja u mundua të freskojë mesfushën, duke hedhur në fushë Ndojin dhe Kaçen, por që pak ndryshoi në lojën e tanëve. Në minutën e 80-të erdhi radha që në fushë të zbresë edhe golashënuesi më i mirë i kuqezinjve, Armando Sadiku, i cili mori vendin e Cikalleshit, ndërsa dy minuta më vonë, ishte Ndoji që u lirua në hyrje të zonës, por goditja e tij përfundoi mbi kuadrat. Në minutat e fundit përpjekjet e futbollistëve të Shqipërisë rezultuan

Hysaj: Gabimi i pafalshëm te goli, arbitri na mohoi një penallti

Elseid Hysaj, ishte dukshëm i mërzitur pas humbjes 1-0 në Islandë. Duke folur për mediat pas humbjes, ai u shpreh se gjyqtari u mohoi një penallti, ndërkohë që në rastin e golit të pësuar, mbrojtja ishte vendosur gabim. “Patëm raste, luajtëm mirë dhe për fat të keq nuk i shfrytëzuam rastet. Ishte edhe një rast ku duhej dhënë penallti në favorin tonë, më vjen keq, sepse kështu humben ndeshjet. Na vjen shumë keq, kishim punuar mirë këtë javë dhe mund të fitonim. Goli? Gabim i pafalshëm, nuk mund ta pësonim ashtu, ishim 5 mbrojtës kundër një. Duhet t’i rregullojmë këto gabime, sepse kështu na ikin pikë të rëndësishme. Me pak kujdes, evitonim atë gol dhe shënonim ne, janë detaje të vogla dhe vendimtare. Mbrojtës i djathtë, në pozicion të avancuar? U ndjeva mirë, nuk pata problem. Luajtëm mirë të gjithë, duhet të vazhdojmë kështu, duke rregulluar disa gjëra të vogla. Rasti i humbur? Nuk kam as fat, po e provoj prej vitesh, edhe portieri ishte pozicionuar mirë. Duhet të vijojmë kështu, me këtë lojë dhe bindje, llogaritë do bëhen në fund”, u shpreh Hysaj.

SULMUESI

Cikalleshi: S’kishim forcë për të dalë në sulm për shkak tëerës

Islandë- Shqipëri 1-0 Shënues: Gudmundson 22′ Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, R. Sigurdsson, Skulason, Gudmundsson (Traustason), Gunnarsson, Bjarnason, Sigurjonsson (A.Sigurdsson), G. Sigurdsson, Kjartansson (Sigthorsson) . Trajner: Hamren Shqipëri: Berisha – Ismajli, Dermaku, Veseli – Hysaj, Xhaka (Ndoj 72′), Basha (Kaçe 67′), Abrashi, Lenjani – Balaj, Cikalleshi (Sadiku 80′). Trajner: Edy Reja Gjyqtar: Bobby Madden (Skoci). të kota, pasi Islanda u mbrojt me shumë forca në prapavijë. Kjo ishte ndeshja e tretë e Shqipërisë në këto eliminatore, dy prej të cilave i ka humbur dhe aktualisht renditet në vendin e katërt, me vetëm 3

pikë, të cilat i ka marrë në transfertën ndaj Andorrës. Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë pas më 11 qershor në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë, me misionin për të marrë me patjetër 3 pikë.

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi është shfaqur shumë i mërzitur pas disfatës ndaj Islandës në transfertë. Bomberi kavajas konfirmoi se skuadra ishte në vështirësi në pjesën e dytë edhe nga era. “Na ka mërzitur rezultati, sepse mund të kishim marrë një rezultat më të mirë me lojën që bëmë. Për mua është një nder të jap kontributin për kombëtaren. Me skemën e re mund ta ndihmojmë ekipin më mirë, por më vjen keq që nuk shënuam, sepse luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë. Ndihma në mbrojtje? E kisha për detyrë, sepse kundërshtari është i rrezikshëm në rivëniet anësore. Në pjesën e parë harxhuam shumë energji dhe kërkuam me ngulm të shënonim. Në pjesën e dytë nuk e gjetëm forcën për të dalë në sulm, edhe pse na pengoi era. Edhe goli që pësuam na demoralizoi. Gjithsesi, nuk dorëzohemi. Me trajnerin e ri dhe skemën e re treguam se mund të luajmë shumë mirë. Moldavia? Besoj se do të jetë një ndeshje ndryshe, sepse Islanda është më e fortë fizikisht. Mendoj se i bëmë ballë shumë mirë islandezëve dhe nuk pësuam gol nga goditjet standarde. Me Moldavinë duhet të arrijmë një fitore, por nuk duhet të flasim këtu, duhet ta tregojmë në fushë. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, deklaroi sulmuesi kavajas.


FORUM

Nga Alfred Papuçiu

E diel, 9 QERSHOR 2019

“Të ruajmë identitetin kombëtar, gjuhën tonë”

N

jë miku im i mirë zviceran kur bisedonim një ditë më tha: “On n’est grand homme qu’à la condition d’être homme d’abord”. Po e perifrazoj në shqip “Njeri i madh është ai që në radhë të parë është njeri”. Këtë mendova kur mora një mesazh të ngrohtë prej zonjës fisnike dhe tepër modeste, Nexhmije Mehmetaj, ku ndër të tjera më theksonte : “ Përshëndetje, i nderuar z. Alfred. Mora me kënaqësi shkrimin kushtuar profesorit Assal që më dërguat për ta lexuar. Ai na afron të dhëna të reja dhe të panjohura për një njeri të madh. Ju falenderoj! Edhe shkrimi për pedagogun Pestaloci i shkëlqyer, paralelizmi i përkryer dhe stili aq elegant. Urime! Artikullin për prof Basil Shader është i përkryer”. E falenderova zonjën Mehmetaj për fjalët e ngrohta. E kam shprehi që I dërgoj herë pas here shkrime për figura të shquara që merren me gjuhën apo edukimin për të dhënë një mendim. Desha të theksoj, në këtë shkrim, nisur nga fjalët e zonjës Nexhmije, siç e kam ngritur edhe herë tjetër, punën që duhet bërë me Diasporën shqiptare disa milionëshe jashtë shtetit. Zviceranët jashtë janë sot mbi 700 mijë vetë, nga të cilët tre të katërtët kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur interesat e tyre, Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit, mban çdo vit Kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo egziston qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si “ Zvicra e Pestë”, ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mirë për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e saj. A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t’i tërheqë rreth vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet? Dhe jo vetëm, në Festën Kombëtare, edhe ato me pikatore, jo çdo vit, ku shumë prej tyre mbeten jashrtë liste, pasi në to prioriteti u jepet diplomatëve të huaj… Si rastësisht, lidhur me këtë temë, kisha marrë disa vite më parë, nga mësuesja Nexhmije Mehmetaj e Courgenay në Zhyra (Jura) letrën e përshëndetjes të gazetarit Peggy Frey, i cili realizoi artikullin tek gazeta “ Le Nouvelliste” “ Ne kemi dy vende, dy histori”. Dhe ai vazhdonte : “ Në tavolinën e një familje shqiptare nga Kosova ngërthejnë kujtimet. Një mënyrë për të zbuluar traditat e këtyre të larguarve nga vendi i tyre dhe të vendosur në Zhyra. Në Zvicër, ata janë 200 mijë, bashkësia e dytë e huaj e vendit…E apasionuar për letërsi dhe gjuhësi, Nexhmija, nëna, jep mësim gjuhën shqipe fëmijëve të bashkësisë. Neziri, babai, ka punuar në ndërtimin e tuneleve të Transzhyrasë. Liburni, djali, fillon studimet për drejtësi në Universitetin e Friburgut”. Dhe dje ndër të tjera, zonja Nexhmije më njoftonte se Liburni është tashmë avokat në Gjenevë. Pra një kuadër tjetër me vlerë nga Kosova, në Zvicër. Mësuesen e shquar dhe atdhetare, veprimtaren e palodhur të gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj e kam takuar për herë të parë në veprimtarinë e organizuar disa vite më parë në Nëshatel, për botimin e librit të Akademik Bedri Dedja “ Presidenti i planetit të kuq”, Planetit Mars, ku merrte pjesë dhe mikja jonë e përbashkët, “ Nderi i Kombit”, e paharruara Vaçe Zela. Ishte takimi i parafundit i “ Divas shqiptare” me bashkëkombasit, para atij organizuar në Gjenevë, nga Universiteti Popullor Shqiptar, ku merrte pjesë dhe zëri i artë nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Ishte i pranishëm dhe bashkëshorti i Vaçes, Pjetri dhe e bija Irma Rodiqi. Kujtime të paharruara për diasporën shqiptare në Zvicër që do mbeten të pashlyera në mendjet e tyre.

22

Le të kthehemi tek tema jonë. Kemi vazhduar të komunikojmë herë pas here dhe Nexhmija më ka dërguar edhe mendime të vyera për shkollën shqipe në Zvicër, si dhe për profesorin zviceran, mik i shquar i shqiptarëve, Basil Schader, i cili është edhe qytetar nderi i Lezhës. Atje ka ndihmuar shumë shkollat e rajonit. Nexhmija është tepër modeste kur më theksonte dje: “ Unë nuk kam shkruar libër të përbashkët me profesorin e nderuar Basil Schader, por kam punuar në disa projekte te tij. Në projektin “Tekste mësimore për shkollën shqipe të mësimit plotësues në diasporë” unë dhe disa autorë tjerë kemi hartuar 18 teksteve mësimore për shkollat shqipe. Projektin “Doracak dhe libër pune” për mësimdhënien e mësimit plotësues, i përbërë prej Librit “Bazat dhe arsyet” dhe gjashte pjesëte tjera. Seminare për ngritje profesionale etj; Konferenca për gjuhën shqipe, kumtesa ime “Ruajtja apo humbja e gjuhës shqipe në Zvicrën frëngjishtfolëse” të gjitha këto pashkëputje nga Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Jura, ku kam themeluar në 1993 dhe aktualisht kam 80 nxënës”. Ajo i shpreh këto me shumë modesti që në fakt është një punë e madhe dhe shpesh vullnetare. Zonja e nderuar Nexhmije Mehmetaj thekson: “Shkolla shqipe në Zvicër ka formuar një traditë, shkollë tashmë në vitin e 28 të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, që lidhet me gjuhën e nënës, me fjalën e artë shqipe, atë fjalë që e ka mbledhë si bleta nektarin lule më lule, Naimi, Asdreni, Pashko Vasa, Fishta, Kadare…” A ka fjalë më të ndjera se këto që kjo mësuese e përkushtuar e gjuhës shqipe i transmeton brezit të ri shqiptar në Zvicër‘. Nexhmije Mehmetaj vazhdon për dekada të tëra të japë ndihmesën e saj të çmuar për përhapjen e gjuhës amtare tek brezi i ri në diasporë. Nexhmije Mehmetaj e përkushtuar më theksonte edhe këtë shqetësim të saj të ligjshëm: “Ta ruajmë identitetin kombëtar e kemi domosdoshmëri. Dhe shenja e parë e identitetit është gjuha. Ta ruajmë gjuhën tonë, të flasim me fëmijët shqip, sepse ata janë e nesërmja, ata do ta përcjellin gjuhën shqipe nga brezi në brez, e ta ruajmë shqipen si sytë e ballit, se aty ku nuk flitet gjuha jonë jemi të tretur, të humbur”. Në shënimet e mija të mbajtura në Tiranë, gjeta ndër të tjera edhe shënimin tim: “Profesori im i nderuar, Nonda Bulka, shpesh na kujtonte gjatë orëve të mësimit, kur na jepte orën e letërsisë frënge, në vitet 1965-1969, poemën e bukur të Alfonse de Lamartine (emri i rrugës në Gjenevë ku unë banoj prej 25 vitesh, me bashkëshorten time të urtë, që më qorton se shkruaj shumë dhe marr kohë nga jeta ime që sa vjen e shkurtohet), me titull: “Simfoni shqiptare”. Ndër të tjera poeti francez, në poemë shprehet :”Shqipëria është vendi i herojve të të gjithë kohërave”. A nuk ndihesh krenar dhe a mund të rrish pa shkruar kur ke përpara shënime të tilla të një poeti të madh apo shkrime si të profesoreshës së gjuhës shqipe në Zhyra (Jura) të Zvicrës, Nexhmije Mehmetaj. Ndoshta këto shënime

po i hedh shpejt, pasi si çdo shqiptar po ndjek me ankth dhe interes zhvillimet e fundit të tensionuara politike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të miliona sovranëve të këtij vendi të bukur, si Zvicra, të lashtë, mikpritës dhe largpamës. Le te kthehemi tani përsëri tek tema jone fillestare. Në këto çaste, kur profesoresha e gjuhës shqipe Nexhmije Mehmetaj, më dërgoi shkrimin e saj të mëposhtem, për ta botuar para do kohësh, mendoja se edhe ajo është një nga heroinat shqiptare, paçka se Nexhmija do të më qortojë kur të shohë këto shënime të hedhura në letër, këtu në malin e Dajtit, ku u ngjita me teleferik. Si ato vitet 1965-69 kur ngjiteshim me profesorin e nderuar të fjalorëve dhe shkrimtarin Vedat Kokona, apo edhe njeherë me të paharruarin flokëgjatë dhe fisnik, Nonda Bulka. Nje miku im këtu, si edhe çdo shqiptar kur të sheh sidomos që vjen nga Diaspora, më dha ordinatorin dhe unë po hedh këto rreshta, i emocionuar pasi lexova shkrimin e të urtës Nexhmije. Ajo së bashku me kolegët e saj bëjnë një punë të çmuar dhe shpesh pa pagesë, që vocëraket tanë edhe pse të integruar në shoqerinë zvicerane, të mos harrojnë gjuhën e të parëve të tyre, të cilën e mbrojten me gjak e sakrifica breza të tërë shqiptarësh. A ka simfoni më të bukur se kjo që po na dhuron Nexhmija sot? Ja le lexuesit ta vlerësojë. Nexhmije Mehmetaj është mësuese në Jura të Zvicrës. Ndërkohë ajo është një veprimtare e shquar e LAPSH-it, Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë. Në një nga projektet e shumtë ka bërë pjesë dhe projekti “Kamishibai”, ku është përfshirë edhe letërsia shqipe për fëmije. Ky projekt, i quajtur “Kamishibaï “ i kushtohet gjuhësisë dhe integrimit. Ideja e projektit lindi nga arsimtarët e kantonit Jura dhe nismëtare ishte arsimtarja e përkushtuar e gjuhës shqipe, Nexhmije Mehmetaj. Projekti është përkrahur edhe nga Zyra e integrimit dhe lufta kundër racizmit në Delemont (anëtare e së cilës është dhe Nexhmija). Ajo është shprehur me entuziazmin e një profesoreshe të gjuhës shqipe, tepër modeste dhe fisnike, fjalëpakë:”Nuk ka qëllim më të bukur sesa të punosh që njerëzit të cilët do të vijnë më pas të jenë më të lumtur sesa ishim ne. Lumturinë më të madhe njerëzimi e gjen duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve. Ndihmën së pari e meritojnë të vegjëlit, fëmijët, nxënësit, se për ta çelet e ardhmja. Fjala dhe vepra e mirë dëgjohen larg. Ky projekt jep një imazh të mirëfilltë gjuhës dhe kulturës shqiptare e cila nuk prezantohet shpesh në shkollat zvicerane. “Kamishibaï”është një projekt i suksesshëm bashkëpunimi shkollë–institucion dhe kulturë amtare kushtuar integrimit. ”Kamishibaï” është disi i panjohur për ne. Historinë e Kamishibaït e gjejmë

qysh në shekullin XVI në Japoni. Themeluesi i Kamishibait konsiderohet një edukator i shquar japonez. Pra emri rrjedh prej fjalës japoneze që do të thotë, kami – letër dhe shibaï teatër. Në fillim Kamishibai përdorej si mjet marketingu nëpër rrugë në formë spektakli. Pas viteve ’50-të të shekullit që lëmë pas Kamishibaï ka gjetur përdorim edhe në pedagogji. Ku përfshinë strategjitë e të mësuarit, që fokusohen në mësimdhënien e fëmijëve në moshat 6 -7 -8 vjeçe. Themeli i Kamishibait si art i të mësuarit është ndërtuar në përshtatjen dhe përvetësimin e leximit për mes formës “ludique”(lojës)”. “Si shqiptare dhe mësuese, shprehet Nexhmija, ke gëzim kur merr pjesë në orën e mësimit në shkollën zvicerane. Sheh, bujarinë, korrektësinë, profesionalizmin, përpikërinë në punë. Njëkohësisht ndjen dhimbje shpirtërore kur dëgjon sa dobët artikulohet gjuha shqipe nga nxënësit tanë, sa pak vlerësohet ajo nga prindërit e tyre në të folur e në shkruar prej vetë shqiptarëve”. Më poshtë për lexuesit po jap disa mesazhe që jep profesoresha Nexhmije Mehmetaj për të folmen shqipe në Zvicër. Ajo shprehet ndër të tjera: Ngulimi i shqiptarëve në Zvicër është themeluar, në valë të ndryshme, në një hark kohor që kap mbi 40 vjet. Dihet se në Zvicër banojnë disa grupe të popullsisë shqiptare: Shqiptarët nga Shqipëria, shqiptarët nga Kosova, shqiptarët nga viset shqiptare të Maqedonisë, shqiptarët nga Kosova Lindore (Serbi jugore), shqiptarët nga viset shqiptare të Malit të Zi. Pra vendi prej nga janë dyndur shqiptarët janë më shumë nga Kosova. Deri në vitet ’90 të shekullit që lamë pas, vlerësohet se në Zvicër nuk kishte më shumë se 120 mijë shqiptarë, kurse sot mendohet se janë rreth 200 mijë shqiptarë. Numri i madh i mërgimtarëve kanë përtëritur dhe shtuar dukshëm elementin shqiptar e gjuhën shqipe në Zvicër. Krahas kësaj shtrohen pyetjet që i përkasin një trajtimi kryesisht sociolinguistikë. 1. Kush flet shqip në Zvicër, cila është gjendja e sotme gjuhësore e tyre dhe a ka shqiptarë që flasin vetëm shqip dhe nuk dinë

as njërën nga gjuhët zyrtare të Zvicrës ? 2. Kur flitet shqip dhe kur frëngjisht nga shqiptarët e Zvicrës? 3. Në ngulimet shqiptare në Zvicër a ka dygjuhësi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të mbështetemi në gjykimin tonë të formuar nëpërmjet kërkimeve dhe anketimeve rreth të folmeve shqipe në kantonin Jura të Zvicrës . Kërkime të pjesëshme e, sidomos, plotësime të materialeve e verifikime kam bërë disa herë edhe gjatë periudhës dy vjeçare 1995/97, duke mbledhur nga nxënësit fjali me përzierje shqip – frëngjisht. Pyetja e parë, që shtruam më lart, lidhet me zanafillën e numrin e ngulimeve shqiptare të Zvicrës, me kohën e vendin e shpërnguljes së tyre, si dhe me numrin e sotëm të banorëve të këtij komuniteti. Sipas të dhënave më të fundit të studiuesit të shquar zviceran prof. Dr. Basil Schaderit, popullsia shqiptare në Zvicër përfshin nja 160’000 – 175’000 njerëz. Në shkrimet e vetë shqiptarëve ky numër na del më i madh. Është vështirë për t’u përcaktuar me saktësi numri i shqiptarëve në Zvicër, dokumentet heshtin në këtë pikë. Porse dihet prejardhja e tyre nga vende të caktuara shqiptare. Mendimi i përgjithshëm i studiuesve është se nuk ka qytet as fshat në Zvicër që nuk ka shqiptar. Shqiptarët që sot jetojnë në Zvicër kanë mbetur të lidhur fort me atdheun, nuk i këpusin lidhjet shpirtërore me vendlindjen e tyre. Është e kuptueshme, prandaj, pse ata nuk i fillojnë herët përpjekjet për një jetë më të organizuara politike dhe kulturore në mërgim. Proceset migruese e kanë ndryshuar dukshëm strukturën demografike të mërgimeve tradicionale shqiptare. Një numër i mirë shkrimtarësh, mësuesish, gazetarësh dhe veprimtarësh shqiptarë njohin, zotërojnë dhe, sipas rastit, përdorin me shkrim ose me gojë edhe gjuhën letrare shqipe. Shqipja e diasporës shqiptare në Zvicër është kryesisht një idiomë e folur, e mësuar dhe e shkruar në shkollat e vendlindjes. Të gjitha këto tregojnë se shqipja vijon të jetë një gjuhë kulture e folur dhe e shkruar, tri gazeta shqipe dalin dhe botohen prej shqiptarëve të Zvicrës. Kultura shqiptare është një element konstituiv i bashkësive të sotme shumë kulturore të Zvicrës në gji të së cilës po integrohen shqiptarët. A ka fjalë më domethënëse se ato që shpreh mësuesja e përkushtuar Nexhmije Mehmetaj: Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Kush mbjell një arë me grurë punon për një vit, kush mbjell një pemë- punon për dhjetë vjet, kush hap një shkollë punon për njëqind vjet”. Shkolla e mësimit plotësuese të gjuhës shqipe në Jura u krijua më 1993 dhe vazhdon punën e saj edhe sot. Ky fakt tregon edhe për punën me nivel që bëjnë prindërit shqiptarë për të mbajtur lartë ndërgjegjen kombëtare. Parimisht në këtë drejtim është bërë një punë e mirëfilltë në dy drejtime: E para në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe e dyta: në ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët e mërgimtarëve. Rolin kryesor në mësimin e gjuhës shqipe e kanë prindërit. Duke mësuar gjuhën shqipe fëmijët tanë, do të pasurojnë kulturën e tyre, dhe më e rëndësishmja, veç përvetësimit të gjuhës amtare, do të përfitojnë edhe traditat dhe zakonet e mira që populli ynë ka trashëguar në shekuj”. Këtu përfundon, të nderuar lexues shkrimi i profesoreshës Nexhmije Mehmetaj të cilin kam bindje se e keni pëlqyer. Do ti kthehemi përsëri punës të saj, që ajo e quan modeste, por që vlen shumë më tepër, për mbajtjen gjallë të gjuhës amtare shqipe, për brezin e ri që ndodhet në diasporë në Zvicër, SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Francë e gjetiu, për Elynën, Marion, Amelian, Alesian, Mian, Iszabelën, Ebrin, Tonin, Krisin, Dionin, Emin e mijra e mijra të tjerë. Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online www.kohajone.com


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Kurorë e thurur si gërshet me kërcellin e gjethet e kësaj bime, që e vinin fëmijët në kokë për festën e pranverës 6. Britma e dhisë ose e cjapit kur vërret 11. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 14. Kirkizia ka atë monedhën e saj 16. Shtegtimi i Çajld ... poema rrëfimtare e shkruar nga poeti anglez, Lord Bajron 17. Thirrja e gjedhit ose e gomarit quhet ashtu 19. ... Bajron poet i shquar anglez, përfaqësues i romantizmit, mik Ali Pashë Tepelenës 21. Pezmatim i kyçeve, cermë 23. Që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar; që nuk është i rregullt e i përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët 25. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 27. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 28. Prishem keq me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem 31. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 33. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 34. Që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak 38. Që sapo është bërë a është prodhuar, fare i ri 41. GRamshi e kishte ashtu targën 42. Shpreh keqardhje për një punë a veprim të gabuar që kam bërë 47. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 49. Marcus ..., 26 prill 121-17 mars 180 p.k, Perandori dhe filozofi romak 51. Një tok sendesh që i ngarkohen një kafshe ose që i mbart një njeri 52. Shërben për të mbyllur derën nga brenda 54. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 55. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 56. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 57. Ai që krijon sipas parimeve të abstraksionizmit 59. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 62. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 63. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 66. Jam kryetar, jam në krye të një delegacioni, drejtoj një mbledhje 69. I vihet në kokë një mbreti, Miss-i, etj. 71. Një nga shenjat e pikësimit 72. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 73. Sandër ... lindi në Shkodër, më 6 janar 1920, vdiq më 25 mars 1985, në Tiranë. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve shqiptarë

E diel, 9 QERSHOR 2019

Nga Albert VATAJ

74. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 76. Që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me logjikën, që është pa kuptim, jashtë mendjes 78. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 79. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes 81. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 84. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 85. Inicialet e "Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste", ajo u themelua më 10 shkurt 1942 88. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 91. Partia Aleanca Popullore 92. I vendit ku kanë lindur prindërit, ku kanë jetuar të parët e dikujt 93. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 94. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 96. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 97. Përmbledhje hartash gjeografike; përmbledhje hartash, pasqyrash, skicash, grafikësh etj 98. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 101. Përdor atë monedh Bullgaria 103. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë

104. Tërësia e kartelave ose e skedave, me të dhëna të ndryshme për dikë a për diçka 105. Ai që na ka nip ose u ka mbesë. 106. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 108. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 112. Të qenët i zgjuar. Me aftësi e dije, i urtë 113. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 114. Bisedë që bëjnë blerësi dhe shitësi, duke dhënë e duke marrë njëri me tjetrin 116. Dakord në gjuhë universale 117. Bishtaja e kësaj bime, që përdoret për gjellë 118. Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me pupla të zeza e të ndritshme VERTIKALISHT 1. Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjedhura 2. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 4. Partia Emigracionit Shqiptar, inicialet 5. Krahinë industriale në Gjermani 7. Gjendje shpirtërore e jashtëzakonshme e një njeriu që ka humbur vetëdijen 8. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 9. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 10. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, inicialet 12. Përdor Venezuela si monedhë kombëtare

13. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 15. Shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi 17. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 18. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje 20. Trajtim profesional afatshkurtër për kualifikim 22. Gjethete kësaj bime, thahen e thërmohen për t'u përdorur si erëz në gatime 24. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 26. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 29. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 30. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 31. Romani i Anton Pashkut 32. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 33. Romano ..., ish-Kryeministri italian 34. Burrë trim e bujar 35. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 36. Me qëllim, e dedikuar veçmas për dikë apo diçka 37. Shtet në Afrikë, në jug-perëndim kufizohet me Kenian, në perëndim me Etiopinë dhe veriperëndim me Xhibutin. Mogadishu kryeqyteti i tij 39. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje

edhe me emrin Farkëtari Gave 61. Megjithëse një proverb i Jugut thotë "... e gunë" ai mbetet nga muajt telendisës të verës 64. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 65. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 66. Ato na shoqërojnë kudo ku ne shkojmë. Pa to ne jemi të zbathur 67. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 68. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 70. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 75. Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta 76. Sipas mënyrës së Evropës Perëndimore, quhen ato zakone ose orendi 77. Nga filmi "Rrugë të bardha", personazhi e ka emrin 79. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 80. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 82. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 83. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 86. Enë qelqi që shërben zakonisht për të mbajtur ujë në tryezën e bukës 87. Shkurre me gjemba, e cila bën kokrra si të manit e në ngjyrë të zezë kur piqen 89. Petrit ..., me një begraund shumë të pasur si aktor dhe si akademik. Lindi më 12 dhjetor 1961 në Vlorë 90. Pjesë makine, e përbërë nga dy rrathë çeliku të petëzuar, me disa saçma 95. ........ Allende, autore e romanit "Shtëpia e Shpirtërave" 99. Vegël e hekurt pune me dy anë pak të përkulura 100. Fat në lojë, në punë a në jetë. 102. Ajo që bën pula, vezë ose.. 107. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 109. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 110. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 111. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 115. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H

40. I heq lëvoren një druri; zhvesh kallirin e misrit; qëroj 41. Po Gjirokastra si e kishte targën 42. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 43. Plani i një ndërtese, i një ure a i ndonjë vepre tjetër 44. Ai njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë 45. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 46. Një nga festat kryesore të të krishterëve. Më 25 dhjetor, daton 48. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 50. Dafinë ka edhe atë emër 51. Mbaroi, mori fund; u vendos, u zgjidh (puna) 53. Gruaja e vëllait, për motrën ose për vëllain e tij 58. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 60. Eshtë dramë e shkruar nga Sami Frashëri. Drama njihet 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

9

2

3

D

V

A R

M E

4

˙

10

P

¸

6

K B

M

7

8

B

P

R U

H R

Z

12

¸

14

K

5

E T

11

N D

L I

N

15

V

K

S

E

I

16

F

C

J

Y

17

O 19

O L

H

M B I

N

T

E

E 25

U

I D

U

22

C E

23

M E R

E

A L

U M I

I

N

A

S

E

I

H

L

L

A F

R

R

E

L

N

G R

A F

I

J

P

M E

R

27

M

K

29

U R

M

C

24

K

26

D

28

N

M

B 21

I

O

18

20

M O N

U

13

E R

Z

30

A N

D

31

I

O

N

32

I

D A

I

L

K

S

O

33

34

L

E K

N

D Y

P

35

K

S

H

J

36

F

K

A

O

M

P

O R

E O

37

A

M E I

T

38

C

R

P

40

S

43

I

I

T

47

H

E

E

K

E

M K

U R

R

¸

54

C E

J

A

K

I

N I

K O

S

K ¸

52

R R

E N

M

G

S

H

S

H

˙ K

D

P

I

R

M

60

K

O N

C E

O

U S

R

61

62

O P

H

O

A

N T

L 67

P

S

O N

A N

E

L E

F

V

66

E R

T

¸

N

68

P

S

69

A K 72

M A

U

P

K

64

I

65

71

E

57

H

63

I

53

O

E

56

B U

T

H

59

R A

M

U

51

O

58

P

A B

55

K

42

T

45

50

M B

I

48

49

N

K

41

F

44

D R

46

O

F

39

I

¸

M

S

A

R

J

V I

D A

R

N

74

L O

A

P

70

I

73

A L

S

G

75

K

A

L ¸

N

R O

J

76

R

J

¸

77

K

J

H

O

T

T

78

A R

O T

E 80

K

E

M ¸

S

R C

E

A L

91

L ¸

M

E

93

N E

D

D

A R

D

I

A

M A N

L

N

98

G

S 88

Y T

H

95

P F

L

I

A

A

99

I

S

100

T A

N I

R

R

P

M

H

S

102

I

S

P

E

˙

E

R

B

I

103

I L

Q

108

E L

R

L

L

105

I

K

I

T

F

E

K S

D

U

E D

O 111

E R

A N

˙

A

T E

A

106

N

I

O

109

110

A

B

104

K E 107

T

K

83

Z A 87

E

94

97

101

I

86

F

92

96

A

N

¸ R I

R

A

H

90

Y R

82

K ¸

85

A P

N

81

M Y S

84 89

U

M

79

M U

A N

E K

S

J

N

N


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E diel, 9 QERSHOR 2019


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.