www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Skandal, Vuçiç flet si president i Kosovës! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 214 (8345)
E diel, 9 Shtator 2018
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Plani për ndryshimin e kufijve Ilir Meta: Kënaqësi të takohesha me liderin e Vetëvendosjes, Kosovë-Serbi me gishtin te Albin Kurti në Karpen këmbeza e armës!
FAQE 14-15
Karikatura, marrë nga “Politiko”
FAQE 24
Në foto: Presidenti Ilir Meta me kreun e “Vetvendosjes”, Albin Kurti
VIZITA
FAMILJA E VARFËR
KREU I GRUPIT TË LSI-së
Vuçiç viziton Kosovën dhe liqenin e Gazivodës
Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu zgjidhje për familjen Ahmeti në Vlorë
Përjashtimi i deputetit, Petrit Vasili deklaron: Rama një gropë septike parimesh dhe morali
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË
KREU I PD-SË
Kryetari i PD, Lulzim Kriminalizimi i njerëzve Basha: 5 faktet që pa prova, Ylli Manjanit: duhet të dini rreth Drejtësia bëhet me Vetingut për politikanët prova e jo me llafe
FAQE 14
KREU I LDK-SË
Isa Mustafa: E papranueshme si Vuçiçi flet për pasuritë e Kosovës sikur të ishin të tij
FAQE 14
KANCELARJA GJERMANE
Merkel kundër korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi: Integriteti territorial, kyç për rajonin
FAQE 15
FAQE 7
FAQE 8
FAQE 8
FAQE 4
PËRPLASJA
Një ngjarje me dy versione - Ministria e Brendshme replika me PD-në për policinë e Lezhës
FAQE 10
POLITIKE
2
E diel, 9 SHTATOR 2018
Kreu i Vetëvendosjes takim me Presidentin e Republikës: Përfshirje më e madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar ditën e djeshme me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh. Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet në Shqipëri. Ndërkaq, të premten takoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa dje Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajës, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metës, Ilir Kulla. “Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z. Albin Kurti në Karpen”- shkruan Presidenti Meta në një shënim të shkurtër të cilin e shoqëron dhe me një foto nga takimi i djeshëm me Albin Kurtin. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Në një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vetëvendosja thotë se me Kreun e Shtetit Shqiptar kanë diskutuar për çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët. “Sot kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Me z. President u
Ilir Meta takon Albin Kurtin: Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, në Karpen
diskutuan çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, dhe për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës
dhe shqiptarëve në troje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për takimin Meta-Kurti. Ndërkaq, Albin Kurti është takuar dje edhe me kreun e PDsë, Lulzim Basha. Gjatë së prem-
tes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve. Ndërkohë Presidenti serb Vuçiç
hyri në Kosovë sot në një vizitë dy ditore. Fillimisht Vuçiç shkoi tek liqeni i Gazivodës. “Gazivoda është e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu”, ka thënë ai. Kryetari i LDK, Mustafa deklaroi se Vuçiç po flet për pasuritë e Kosovës sikur të ishin të tijat.
AMBASADORJA E GJERMANISË: DUHET TË BËHET MË SHUMË NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
TAKIMET NË TIRANË
Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë
Kurti takon Majkon mesazh për Ramën: Vëmendja institucionale këto ditë duhet të jetë më e madhe
A
mbasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schutz, ka folur nga Shkodra në lidhje me situatën kriminale që po kalon qytet në këto muajt e fundit. E pyetur nga gazetarët, aja tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara. “Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet të vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intensifikojë edhe më tej punën”- tha ambasadorja. Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke veçuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika”- u shpreh diplomatja gjermane. Në vijim, ambasadorja gjermane në vendin tonë tha se procesi i vettingut ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë. “Në lidhje me vettingun në drejtësi, jemi të mendimi që ky është një proces në vijim që ka sjellë sukseset e para, por duhet të vijojë në të ardhmen për të dhënë rezultatet konkrete. Ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjitha vendet vakante në sistemin e gjykatave dhe prokurorive të mund të përmbushen sa më shpejt, sidmos në lidhje me Gjykatën Kushtetuese”- u shpreh dje nga Shkodra, ambasadorja e Gjermanisë, Sussane Schutz.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti ka takuar djeshme edhe ministrin për Diasporën, në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko. Sërish në fokus të bisedës mes tyre ka qenë situata e krijuar në dialogun Kosovë-Serbi pas hedhjes së idesë për ndryshime kufijsh mes dy vendeve. Ndërkaq, Kurti duket se e ka shfrytëzuar këtë takim me ministrin Majko për ti dhënë një mesazh të qartë kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shtuar vëmendjen institucionale mbi atë çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë dhe në përgjithësi me shqiptarët në rajon. “Me z. Majko u diskutua për ngjarjet politike të fundit në Kosovë si dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Bashkëpunimi dhe vëmendja institucionale këto ditë duhet të jetë më e madhe”- thekson lideri i VETËVENDOSJE!-s Albin Kurti.
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 9 SHTATOR 2018
Skandal, Vuçiç flet si president i Kosovës! Presidenti serb Aleksandër Vuçiç hyri dje në Kosovë në një vizitë zyrtare dy ditore. Ndonëse qeveria e Kosovës ia kishte ndaluar vizitën në disa vende provokuese, përsëri BE ndërhyri fort dhe bëri presion mbi Prishtinën. Autoritetet kosovare u dorëzuan dhe presidenti serb Vuçiç hyri si triumfator në Kosovë. Ndërkohë miku i tij, Presidenti Hashim Thaçi ndjek "live" hap pas hapi çdo lëvizje të kreut të shtetit serb, me të cilin kanë në marrëveshje sekrete, duke e pështjelluar Ballkanin si dhe duke trembur Europën nga rishikimi i kufijve. Si rregull vizita e tij duhej të fillonte në kryeqytet duke takuar presidentin dhe kryeministrin. Dhe më pas axhendën e tij. Por presidenti serb e nisi vizitën pikërisht nga Liqeni i Ujmanit, si për t'ju thënë kosovarëve se ky liqen është pjesë e marrëveshjes me Thaçin, pasi media dhe politika ka akuzuar Thaçin se në këmbim të Luginës së Preshevës, Vuçiç kërkon liqenin e Ujmanit dhe veriun e Mitrovicës. Vuçiç buzë liqenit jetik të Kosovës tha se, "Gazivoda (liqeni Ujmanit) është e rëndësishme edhe për serbët, edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu në mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit, sepse pjesa më e madhe e Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina veçmas në muajt e verës. Për ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu", ka thënë ai. Pra e tha se, "pa të, serbët nuk mund të jetojnë këtu", e përkthyer në gjuhën diplomatike se ky do jetë i yni pas marrëveshjes
me Thaçin. I menjëhershëm vjen reagimi i ministrit të jashtëm Kosovar, Enver Hoxhaj. Ministri tha se, "Qëndroj fuqishëm kundër vizitës së Vuçiçit në Gazivodë, sepse ky është simbol i shpërndarjes së urrejtjes", ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Në një postim në Twitter, Hoxhaj përsëriti qëndrimin e tij se vizita e Vuçiçit në Gazivodë është përsëritje e Millosheviçit në 1989 dhe në të njëjtën kohë është imazh i turpit dhe shovinizmit të Serbisë ndaj Kosovës. Hoxhaj tha se kjo është edhe dëshmi se edhe vetë Evropa po promovon politika anti-Evropiane në Ballkan, duke u bërë presion institucioneve të Kosovës për të lejuar agjenda të tilla. Por kështu ka reaguar edhe lideri i LDK në Kosovë, Isa Mustafa që ka shkruar: "Është e papranueshme që një president i
një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tij dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jokushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendialsekanderme territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiçit", ka theksuar Mustafa. "Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negocueshëm me askënd për aq sa nuk është e negocueshme pavarësia e Kosovës", tha ai. Edhe ish-kryeparlamentari Krasniqi e quan provokuese vizitën nga liqeni i Ujmanit. Krasniqi tha dje se, "Prandaj kjo nuk është vizitë, por është hapi i
parë për t'ia rrëmbyer Kosovës një hapësirë më vitale të saj?! Kjo ardhje është më e rrezikshme sesa treni nacionalist i para pak viteve dhe i cili që penguar të hynte në Kosovë. Pse sot u veprua ndryshe? Apo janë duke u realizuar dëshirat e Presidentit tonë, për ndryshimin e kufijve të Republikës sonë?! Tani, kur Presidenti ynë do ta vizitojë hapësirën e Kosovës Lindore që do t'i bashkohet Kosovës?", thotë Krasniqi. Po kështu kryeministri Haradinaj u përgjigj ashpër kur tha se nuk ka asnjë ndryshim kufiri mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm presidenti Kosovar Hashim Thaçi nuk foli dje asnjë fjalë kundër Vuçiç, i cili provokoi që në nisje të vizitës në shtetin e Kosovës, kur vizitoi liqenin e Ujmanit, pikërisht atë liqen që flitet se do ta marrë Serbia. S.P.
POLITIKE
4
E diel, 9 SHTATOR 2018
Kreu i PD-së rrëfen përmes videos mënyrën se si do bëhet Vettingu i politikanëve
N
jë ditë pasi publikoi draftin që do të depozitohej edhe në Kuvend për realizimin e procesit të vetingut në politikë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar pasditen 5 faktet kryesore, sipas tij, të Vetingut për politikanët. Përmes një përmbledhjeje të shkurtër në video, kryedemokrati Basha thekson se drafti i PD-së për Vetingun e politikanëve synon skanimin për deputetët, zyrtarët e lartë të shtetit dhe largimin nga politika të të gjithë atyre që nuk justifikojnë pasuritë, apo kanë lidhje me krimin. “5 gjërat që duhet të dini për Vetingun për politikën. Vetingu është skaner për deputetë, ministra, zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu dhe kryeministrin. Vetingu do të largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale. Vetingu do të largojë politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Vetingu duhet të parashikohet në kushteturë dhe të miratohet nga 93 deputetë. Partia Demokratike ka depozituar draftin në Kuvend me 7 shtator”, shprehet Basha në video-postimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Në një bashkëbisedim me gazetarët, nga selia blu Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër. “Ligji është negociuar njëherë, sepse është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend”- u shpreh kryedemokrati. I pyetur nëse ka frikë të ulet në bisedime me Ramën, Basha theksoi se Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. “Nuk është e vërtetë që nuk kemi paraqitur propozime. Çështja që parashtrojmë sot është vettingu u politikanëve të lidhur me krimin. Si rezultat i kësaj bashkëqeverisje me krimin Shqipëria po degradon dita-ditës. Dje u vra informatori i policisë me snajper, dhe sa kohë duhet të presim? Kjo nuk pret, është emergjencë kombëtare. Opozita është e angazhuar për një drejtësi të pa kapur politikisht, dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. Detyra jonë është ti nxjerrim nga institucionet. Ja dolëm për ligjin e dekriminalizimit,
Basha: 5 faktet që duhet të dini rreth Vetingut për politikanët
edhe kësaj radhe do t’ia dalim. Vettingu për politikanët do ti japë fund edhe kësaj forme të re të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë”- u shpreh kreu i PD-së. Basha tha se duhet ndarë njëherë e mirë krimi nga qeverisja. Nga
selia e PD-së, kryetari i kësaj partie është shprehur se e vetmja rrugë për të pastruar politikën nga krimi është vetëm vettingu i saj, por Basha është shprehur se kjo nuk mjafton. “Së bashku me vettingun është i nevojshëm
edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend ka për qëllim që ministri i brendshëm, ai i drejtësisë por edhe kryeministri të mos ketë lidhje
me krimin. PD shqiptarët kanë shpenzuar shumë energji këto 5 vite për të luftuar kriminelët që futi në politikë Edi Rama. Na është dashur të kohë dhe energji për të larguar kriminelët e Ramës dhe akuzat tona janë vërtetuar. Shqipëria qeveriset nga bandat dhe bosët e krimit të organizuar, qeveria ka rënë. Nuk mjafton vetëm vettingu i politikanëve, por edhe një aksion i fuqishëm popullor janë të domosdoshme”, tha Basha. “Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve. Skandalet dhe zollumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në IKuyvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi. Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë”- tha kryedemokrati Lulzim Basha.
DEPUTETI I PD NXJERR SHIFRAT E FRIKSHME DHE BËN APEL PËR KONTROLLIMIN E SHITJES SË SAJ
Alarmi i Tritan Shehut: Fostoksina, substanca që po vret pa pushim shqiptarët
D
eputeti i PD-së Tritan Shehu ka bërë një bilanc të numrit të vetëvrasjeve nga fostoksina gjatë kohëve të fundit. Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu thekson se për vitin 2017 numri i vetëvrasjeve në QSUT ka arritur në 52, shifër kjo sipas tij tejet e larte e kryesisht me të rinj. Teksa ngre shqetësimin për këtë substancë, deputeti demokrat thekson se fostoksina vazhdon të tregtohet në Shqipëri. “Ndërsa Fostoksina po vret si në luftë, institucionet vetëm….! Përsëri disa raste të reja vetëvrasje me fostoksinë. Në vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet (vetëvrasje) me këtë substancë shkojnë në 52 raste vetëm në QSUT, shifër kjo tejet e lartë e kryesisht më të rinj. Vdekjet, pothuajse të sigurta e tragjike nga kjo substance, arrijnë në mbi 72% të atyre nga substancat toksina. Dhe Fostoksina vazhdon në Shqipëri të
importohet, tregtohet, përdoret krejt pa kontrolle ose aspak strikte këto, e gjen gjerësisht, e blen lehtësisht dhe pastaj e përdor….jo vetëm për mbrojtjen e produkteve bujqësore. Fostoksina sot në shumë nga vendet e zhvilluara është hequr nga
përdorimi, pra nuk tregtohet, duke u zëvendësuar me analoge, jo toksike. Në vendet ku kjo vazhdon të përdoret akoma në bujqësi, i nënshtrohet për këtë rregullave shumë rigoroze të importit, tregtimit, shitjes, përdorimit, kontrollit, pikërisht
për tu përdorur vetëm e strikt nga fermerët. Suicidet nga Fostoksina përveçse në Shqipëri kanë qenë problem edhe në Indi a diku tjetër, ku rreziku është minimizuar edhe duke e tregtuar atë vetëm me ambalazhe speciale, që bëjnë të pa mundur përdorimin e saj nga njeriu. Ndërsa, në Shqipëri vazhdon të bëjë masakër të vërtetë, megjithëse ky problem është ngritur disa herë në media, Kuvend, konferenca etj, institucionet përkatëse si Ministria e Bujqësisë, e Shëndetësisë, Prokuroria, Avokati i Popullit, etj., nuk ndjehen. Pa dyshim kjo vjen jo vetëm nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shumë nga përfitimet e pa ligjshme e korruptive që sigurohen nga kjo mënyrë “liberale” importi, tregtimi, shpërndarje e përdorimi të kësaj substance që po vret pa pushim. Deri kur kështu më!”- theksoi dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Tritan Shehu.
POLITIKE
5
E diel, 9 SHTATOR 2018
Deputeti demokrat tregon detajet se ku ndryshon drafti i PD-së për vettingun në politikë nga ai i dekriminalizimit
O
pozita ka nisur tashmë aksionin politik për çlirimin sipas saj të politikës nga krimi, dhe pikërisht kjo temë është trajtuar ditët e fundit në media. Shkak për këtë nismë të opozitës është bërë situata e rënduar me krimin në vend, e sidomos ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Kryedemokrati Basha ka bërë disa herë mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe biseda me aleatët, duke shprehur qartë qëndrimin për luftë kundër krimit në vend. Lidhur me këtë aksion të opozitës, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha në puntatën e parë për ketë sezon të emisionit “Kjo javë” në “News24”, se politikanët duhet të dalin në terren për t’u njohur nga afër me situatën. “Aksioni i opozitës synon ndarjen e opozitës nga krimi. Vajtja në Shkodër, apo në Elbasan, apo nesër në Durrës, a Vlorë, nuk përbën më diçka që nuk dihet. Sot u njoftua se dy djem kanë humbur në Vlorë. Po të bësh një bilanc, duket si një bilanc lufte. Kur vendi është në këtë situatë terrori, politika nuk mund të rrijë në Kuvend, e të manipulojë opinionin, por nëse ka përgjegjshmëri dhe kurajo të dalë, e të shohë shqetësimin e vërtetë të popullit. Është një situatë e jashtëzakonshme në vend, pasi e jashtëzakonshme është lidhja e politikës nga krimi”, tha Alibeaj. Lidhur me një tjetër nismë, që PD dorëzoi së fundmi në Kuvend, atë të vettingut në politikë, për të cilën sërish, palët kanë qëndrimet e tyre, Alibeaj tha se do të ndihmojë në pastrim-
Alibeaj: Vettingu në politikë si ai në drejtësi, pra verifikim edhe i figurës, edhe i pasurisë
in e politikës nga krimi. Deputeti i PD-së ka shpjeguar edhe ndryshimin mes dekriminalizimit dhe vettingut në politikë. “Krimi mbështetet nga politika, dhe nuk goditet nga drejtësia. Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike,
zyrtarëve krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuar, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit. Jo vetëm që nuk duhet të kemi deputetë, ministra, zyrtarë, të dënuar e të lidhur me krimin, ashtu edhe
nuk duhet të kenë kontakte me persona të tillë. Shqiptarët vetë e ditë se cilët politikanë janë të lidhur me krimin, e dinë cilët janë politikanët që e mbështetin krimin, që i krijojnë hapësira, në Durrës, Elbasan, Shkodër”, tha deputeti demokrat. I pyetur nëse do të verifikohet pasuria e politikanëve, deputeti demokrat thotë se PD-ja ka propozuar një
“Jemi në emergjencë kombëtare. Na duhet vetting në politikë. PD ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin. Dekriminalizimi lidhej me pastërtinë e figurave politike, zyrtarëve krerëve të bashkive, dhe ka dhënë rezultat. Padyshim që ka ende për të bërë. Në situatën ku jemi sot, ku ka politikanë me lidhje të forta me persona të dënuar, apo të përfshirë në krim, duhet të kalohet në një fazë të dytë të procesit”. proces vettingu në politikë si ai në drejtësi, pra verifikim edhe i figurës, edhe i pasurisë. Sa i takon procesit të vettingut në gjyqësore, Aliebaj tha se opozita kërkon “që të mos krijohen me ligj mjetet nga mazhoranca që të kapë sistemin e drejtësisë”- tha deputeti demokrat.
“Fondin për dëmshpërblimet, Rama e ka vënë në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve”
PD: Rama redukton fondet për ish-të përndjekurit dhe i shpenzon për luks D
eputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama redukton fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe e kalon për PPP, koncensione dhe luks. “Edi Rama godet sërish ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij. Për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti
i partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre. Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij. Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej
1 milionë lekë. Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit”, tha Enkelejd Alibeaj. Për demokratët, heqja e dëmshpërblimit është një tregues i radhës, “se ata që qeverisin sot janë bijtë biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës së djeshme. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrëfarë ndjese
për krimet e kryera”. “Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi nje shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa nje institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha
politik i Partise Demokratike, që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve politike”, theksoi Enkelejd Alibeaj.
POLITIKE
6
E diel, 9 SHTATOR 2018
Përjashtimi nga PS i deputetit të Kurbinit, Spiropali: Vendimi s’është kompetencë e Kryesisë
N
jë ditë pas Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Rama ka ndarë detyrat për strukturat e Partisë Socialiste dhe ka urdhëruar që të gjithë duhet të zbresin në terren për të zhvilluar takime me qytetarët. Ndërsa përjashtimi i deputetit të Kurbinit nga radhët e socialistëve nuk është diskutuar në këtë mbledhje, pasi për PS kjo çështje është mbyllur në Asamble. Mbledhja e Kryesisë Mesa duket ethet e fushatës elektorale e kanë zhveshur Partinë Socialiste nga protokolli zyrtar i veshjeve klasike. Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mblodhi këtë të shtunë kryesinë e saj për të formalizuar vendimet e marra një ditë më parë. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, e cila zgjati rreth 30 minuta është fokusuar në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kryeministri Rama ka njohur me detyrat e tyre sekretarët e rinj si dhe i ka urdhëruar ministrat dhe deputetët që të dalin në terren për takime me qytetarët. Ndërsa kryetarët e Bashkive të PS-së do t’i nënshtrohen edhe një analize të thellë në përmbushjen e detyrave të tyre. “Kryetarët e bashkive dhe të gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët dhe për të marrë problematikat
PS zbret në terren për zgjedhje, Rama ndan detyrat e sekretarëve të rinj SEKRETARËT E RINJ SOCIALISTË Arben Pëllumbi - Sekretar Organizativ Ilir Beqja - Sekretar Digital Alfred Peza - Sekretar për Mediat Senida Mesi - Sekretare për burimet njerëzore Laert Duro - Sekretar për Emigracionin Bashkim Fino u emërua nënkryetar i Asamblesë së PS-së Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën anëtarë në Kryesinë e PS-së.
në çdo njësi administrative të Shqipërisë dhe më pas do bëhet një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territoret”- u shpreh Elisa Spiropali. Spiropali tha ndër të tjera se së shpejti do nisë turi i llogaridhënies dhe se kryebashkiakët do jenë në terren për të takuar qytetarët
në prag të zgjedhjeve lokale. “Ne kemi fituar betejën e 2017 në koalicion me qytetarët dhe do ta rrisim këtë koalicion. Kryebashkiakët do jenë në territor dhe do takojnë qytetarët për të gjitha problemet dhe do bëhet një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin. Diskutu-
RUBRIKA PËRGJIGJA IME - “NUK DO SHUAJ SKAMJEN”, QYTETARI IRONIZON KRYEMINISTRIN NË RUBRIKËN
Rama i “përvishet” komentuesit: Njoh gjymtyrët dhe damarët e këtij vendi! K
ryeministri Edi Rama nëpërmjet rubrikës “Përgjigjaime” i ka kthyer përgjigje një qytetari, i cili shkruan se nëpërmjet disa vizitave në familjet e varfëra ai nuk do mundet ta shuajë skamjen që ka pllakosur vendin. Më tej qytetari kërkon të dijë se ku ishte Kryeministri këto pesë vite ku familje specifike kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente, ndërsa në fund të komentit të tij, në ironi e sipër e ka falënderuar Ramën. Pas këtij komenti Kryeministri nuk e ka kursyer përgjigjen e tij me shpjegime deri në detaje. Rama ka pranuar se vizitat e tij nuk do të shuajnë skamjen në familjet e varfra, por do t’u japin atyre shpresë dhe asesi nuk janë humbje kohe. “Unë nuk kam se si ta mendoj se do të shuaj skamjen me vizitat në shtëpitë e atyre që jetojnë në kushte skamje, po unë nuk mendoj as se këto vizita janë
humbje kohe siç shkruan ti”,shkruan Rama ndër të tjera. Më tej Rama thotë: “Falwnderimet e tua kanë qenë të pamerituara. I rënë me këmbë në tokë unë kam qenë me kohë e me vakt dhe sa e kam shkelur unë me këmbë kryq e tërthorë Shqipërinë, nuk e kanë shkelur të gjithë politikanët së
bashku në 30 vite afro të kësaj historie. Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi dhe jetoj më realitetin e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi aq sa nuk të vë dot faj as ty dhe as kujtdo që se ka idenë se sa gabon kur mendon të kundërtën”- u shpreh në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama.
am për procesin e hapjes së PS dhe fushatën për afrimin në PS të njerëzve më të mire”- tha ajo. Në fund të takimit Kryeministri Rama preferoi të ecte në këmbë, në një bisedë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Përjashtimi i deputetit Edhe pse pritej që Kryesia e
PS të merrte një vendim për përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani, Elisa Spiropali u shpreh se kj çështje është mbyllur që në Asamble dhe nuk kishte për çfarë të diskutohej në Kryesi. “U diskutua dje në Asamble dhe pas largimit të gazetarëve ne sigurisht kemi një proces votimi formalisht për të gjitha vendimet e Asamblesë Kombëtare. Refuzojmë të bëhemi pjesë e politikës së ditës, cicmiceve me opozitën, e cila siç duket betejën parlamentare ka vendosur ta bëjë në hotelet me 5 yje në qytetet e Shqipërisë. Jemi të vendosur që betejën tonë në Partinë Socialiste, grupin parlamentar por dhe me qeverinë ta fokusojmë tek njerëzit dhe vetëm për njerëzit”- u shpreh deputetja socialiste Elisa Spiropali.
RENDIN PAS TRENDIT TË KRYEMINISTRIT
Të gjithë me atlete në Kryesinë e PS-së para Ramës Partia Socialiste mblodhi paraditen e kësaj të shtune, Kryesinë e saj, mbledhje kjo që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare së PS-së. Takimi siç dhe ishte caktuar më herët, nisi në orën 11:00 dhe u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Dhe ashtu siç pritej, Kryesia e riformatuar bëri zyrtarizimin e përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani. Por ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë të pranishmit janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit. Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e Kryesisë së PS-së kishin vendosur të thyejnë “protokollin zyrtar të veshjes” e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Rama me atlete. Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Dhe meqë e djeshmja ishte e shtunë dhe ditë pushimi për administratën shtetërore, atletet janë mjaft të rehatshme për t’u përdorur edhe në takime të tilla.
AKTUALITET
7
E diel, 9 SHTATOR 2018
Zbardhet vendimi i MAS për diplomat e infermierëve para 2006, Nikolla vendos njehsimin
Infermierët, fituesit e fazës së dytë përzgjedhin vendet e punës në Tiranë M
inistria e Shëndetësisë njofton se fituesit e fazës së dytë që konkurruan nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” përzgjodhën sipas renditjes së pikëve, vendet e lira të punës në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike. Vetëm për qarkun e Tiranës, kandidatët që u shpallën fitues përzgjedhën sipas pikëve të marra në dy fazat e konkurrimit, 45 vende vakante të krijuara për infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike. Ministria bën me dije se në listën fituese janë aktualisht 144 kandidatë në qarkun e Tiranës, të listuar sipas pikëve, ku përveç fituesve nga konkursi i fundit, janë përfshirë edhe fituesit e dalë nga testimi i parë por që deri tani nuk kishin përzgjedhur vendet e punës ekzistuese. Fituesit janë pozicionuar sipas pikëve që kanë marrë, duke përzgjedhur të parët vendin e punës, ata që kanë numrin më të madh të pikëve, sipas renditjes. “Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një proces transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve
dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit. Gjatë javës në vijim do të mblidhen komisionet për të vijuar procesin e pëzgjedhjes së vendeve të punës nga fituesit dhe për qarqet e tjera”- thotë ndër të tjera Ministria e Shëndetësisë. Diplomat e infermierëve Ndërkaq, ditën e djeshme është zbardhur dhe vendimi i Min-
istrisë së Arsimit për çështjen e diplomave të infermierëve që kanë studiuar gjatë viteve 2002-2006. Në vendimin e MAS, thuhet se infermierët të cilët janë diplomuar gjatë sistemit 3.6 apo 4 vjeçar, do të mundësohet njehsimi i diplomave të tyre si Master Shkencor. Më herët, gjatë muajit qershor, rreth 4 mijë infermierë ngritën shqetësimin për vendimin e Ministrisë së Arsimit, se diploma e marrë
mes viteve 2002-2006, nuk do të njihej si master shkencor, dhe se 4 mijë infermierë do të kthenin paratë e marra si rrogë tek përveç uljes në pagë. Përmes Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, infermierët e cilësuan të padrejtë mosnjohjen e diplomave si “Master”, por vetëm si “Bachelor”, ndërkohë që me vendimin e djeshëm, kjo kategori e prekur do të vazhdojë punën pa asnjë shqetësim.
VENDIMI
Merr zgjidhje problemi i parkimit në QSUT
Një tjetër çështje jo pak e rëndësishme që ka marrë zgjidhje ditën e djeshme për infermierët, është problemi i tyre me parkimin në Qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza. Pak ditë më parë, infermierët e kësaj qendre protestuan në hyrje të QSUT se paguanin në mënyrë të kundraligjshme, pavarësisht se ishin staf mjekësor. Për këtë çështje, Shoqata e Infermierëve njofton se iu është dërguar një shkresë kryeinfermierëve nga Drejtoria e Spitalit që të regjistrohen të gjitha targat e makinave që kanë infermierët. Shumë prej targave janë regjistruar dhe tashmë nuk paguajnë. Brenda muajit do të bëhet i mundur regjistrimi i të gjithë infermierëve.
KRYEMINISTRI DHE MINISTRJA E SHËNDETËSISË OGERTA MANASTIRLIU ZGJIDHJE PËR FAMILJEN AHMETI NË VLORË
Rama viziton familjen e varfër në Vlorë: Do gjejmë një zgjidhje!
S
htatë anëtarë të familjes Ahmeti jetojnë në këtë banesë gjysmë të shkatërruar. Kryefamiljari i pikëlluar, Niko Ahmeti, tregon se jetesa është e vështirë, ndërsa përfitojnë një ndihmë ekonomike prej 80 mijë lekësh. Kryeministri Edi Rama u zotua të japë gjithë ndihmën e mundshme ndërsa vizitoi familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës, e cila jeton në gjendje të vështirë. Kryeministri bashkëbisedoi me familjarët, të cilëve u premtoi mbështetje për t’i ndihmuar për shtëpinë apo për t’i asistuar me mbështetje për një ekonomi të vogël blegtorale. Kryeministri Edi Rama paralajmëron qytetarët ndërsa postoi videon e kësaj vizite, se nuk “ka asnjë koment për çka do të shih-
ni”, pasi duket qartë realiteti i hidhur i gjendjes në të cilën jeton familja Ahmeti. Në shtëpinë e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë të Vlorës, i zoti i shtëpisë tregon sesa të vështirë e kanë jetesën. “Jemi në një ndërtesë pa drita, pa ujë dhe në një vend pa rrugë, marrim një ndihmë ekonomike 80 mijë lekë. Këta janë familja ime prej pesë anëtarësh”, shprehet kryefamiljari. Kryeministri interesohet nëse fëmijët shkojnë në shkollë dhe qytetari shprehet se kanë mbaruar 8-vjeçaren. Njëri nga djemtë i shpreh Kryeministrit dëshirën për të vazhduar shkollën profesionale për hidraulik. Pas vizitës së kryeministrit në shtëpinë në gjendje të mjeruar, familjarët thonë se ata pesë vite që banojnë aty. Më tej, në bash-
këbisedim me familjarët e familjes Ahmeti, kryministri interesohet se ku kanë banuar më parë, ku flenë dhe si jetojnë. E ndërsa familjarët i tregojnë kryeministrit gjendjen e vështirë, Rama vëzhgon çdo detaj. Në fund, kryeministri
Rama shprehet se “do të shikojmë mundësinë t’u ndihmojmë për shtëpinë dhe për djemtë, të bëjmë ndonjë plan për t’iu asistuar për t’iu dhënë një mbështetje si fermerë për të bërë një blegtori të vogël”. “Do gjejmë një zgjidhje”,
thekson Kryeministri, ndërsa përshëndetet me familjarët duke i lënë ata gjithë shpresë. Si kjo familje në Shqipëri numërohen me dhjetëra, të cilat e kanë të vështirë që të sigurojnë një strehë apo ushqimin e përditshëm.
POLITIKE
K
ryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për të përjashtuar si anëtar të grupit parlamentar socialist një deputet që kërkoi protesta kundër policisë. Sipas Vasili, kur një deputet nga të tijtë vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje, që i di i madh e i vogël në Shqipëri dhe janë në çdo tavolinë në Berlin, Bruksel dhe Uashington, Rama e përjashton atë që foli, ndërsa ky vetë kthehet në një kasap që hungërin e që do ta copëtojë dhe zhdukë me çdo kusht të vërtetën. “Rama kundra Ramës, jargavitje pas merimangave të karriges së pushtetit. Në vitin 2003 kur kandidonte për herë të parë për kryetar të Partisë Socialiste, ky Rama si medemek dashnor i të vërtetës që ishte deklaronte: “Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”. Sot Rama vitit 2018, që jargavitet e qurrepset pas karriges së tij, kur një deputet nga të tijtë vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje, që i di i madh e i vogël në Shqipëri dhe
8
E diel, 9 SHTATOR 2018
Kreu i grupit të LSI-së reagon bllokimin e futbollistëve të Kombëtares në aeroport: Djemtë fitojnë, kryeministri ju mbyll derën në Rinas
Pas përjashtimit të deputetit, Vasili: Rama një gropë septike parimesh dhe morali
janë në çdo tavolinë në Berlin, Bruksel dhe Uashington, ky e përjashton atë që foli, ndërsa ky vetë kthehet në një kasap që hungërin e që do ta copëtojë dhe zhduke me çdo kusht
të vërtetën. Ja ç’do të thotë që të kesh një kryeministër të shndërruar në gropë septike parimesh dhe morali”- u shpreh kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
Bllokimi i Kombëtares Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, do të reagonte ditën e djeshme edhe lidhur me faktin që kombëtarja e futbollit të Shqipërisë nuk do
të udhëtojë nga terminali VIP për në transfertën e radhës ndaj Skocisë. Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama se po i dënon për faktin e vetëm sepse fituan ndeshjen ndaj Izraelit. “Djemtë e Kombëtares fitojnë, kryeministri humbës jua mbyll derën në Rinas. Kryeministër më të marrë Shqipëria s’do shohë kurrë më. Ky Kryeministër, që bredh me çartera dhe del nga VIP-i në Rinas për veten e tij, djemve të Kombëtares jua mbyll derën në Rinas. Ky humbës i madh, që grabit dynjanë dhe mbjell zi ngado, del si efendi nga Rinasi, ndërsa djemtë e Kombëtares, që fituan dhe qenë gëzimi i vetëm për shqiptarët, ky shkollëpaku i dënon, sepse fituan. Turp. Turp. Turp dhe faqe e zezë”- u shpreh dje deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
VRASJA E EFEKTIVIT TË POLICISË NË LAZARAT/ “SHPËRTHEN” ISH-MINISTRI: JAM SKANDALIZUAR NGA HISTORIA QË MË RRËFEU NJË ZONJË ME LOT NË SY! “Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrëfeu një ditë gushti. Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje që nuk provohet ta kenë bërë.”. Kështu e nis ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani rrëfimin e tij për një grua e cila me lot në sy i ka treguar se një nga djemtë e saj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, Ibrahim Basha gjatë një aksioni në korrik 2014. Edhe pse vullnetplotë për ta ndihmuar këtë zonjë, Manjani me keqardhje konstaton se nuk ka mundur të marrë një informacion zyrtar për vrasjen e bujshme që tronditi vendin katër vite më parë, edhe pse shpreh habinë e tij teksa thekson se ka pasur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka pasur shenja plumbash! “Kriminalizimi i njerëzve pa prova! Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrefeu një ditë gushti. Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq
Kriminalizimi i njerëzve pa prova, Manjani: Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe
para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje
që nuk provohet ta kenë bërë. Njëri nga djemtë është dënuar me burgim të përjetshëm. Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit
anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shumë i mirë). Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore. Askush nuk fillon të arsyetojë, si ka mundësi që një 18 vjeçar qenka një “vrasës” me nishan të përpiktë. Si ka mundësi që një adoleshent përfundon i dënuar përjetë në burg? Me gjithë dëshirën që kisha për t’a ndarë me ju këtë ngjarje, profesionalisht nuk mund ta bëja pa marrë një informacion nga çështja zyrtare. Zyrtarisht Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda nuk kanë arritur të provojnë që ndonjë nga moria e plumbave të shtëna nga grupi i të rinjve Lazaratas, të
kenë goditur jo policin e ndjerë, por as furgonin ku Ai gjendej!!! Paska pasur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka patur shenja plumbash!!! Nuk provohet në asnjë akt ekspertimi që plumbi që i mori jetën policit, të jetë shtënë nga armët e atyre djemve të inatosur me policinë, gjithsesi!!! Pra pyetja se kush e vrau Policin e ndjerë mbetet ende pa përgjigje nga drejtësia!!! Ajo çështje që drejtësia po e gjykon në atë mënyrë është krim në vetvete! Sepse kriminalizon pa prova të rinj, të cilët mund të dënohen për rezistencë ndaj policisë apo edhe për ndonjë akuzë tjetër, por jo për vrasjen e policit. Uroj vërtetë që Apeli ta analizojë me kujdes këtë inskenim të shëmtuar të policisë. Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste...”- shprehet në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
AKTUALITET
9
E diel, 9 SHTATOR 2018
Deputetja e LSI-së: Sikur të kishte politika të vërteta sociale nga qeveria rilindase, sot Enea do të ishte një ndër ata nxënësit që do përfitonte rimbursime nga shteti
Malaj: Sistemi i arsimit po përballet me problematika shumë të mëdha për faj të keqqeverisjes
RRËFIMI
Me peshore për të blerë librat. Historia e Eneas, 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimim
H
istoria prekëse e Eneas, 18 vjeçaritn që përmes peshores siguron lekët për të blerë librat e shkollës, dhe që u denoncua dje në Top Channel do të shkaktonte reagimin e klasës politike. Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj përmes rrjeteve sociale do të shprehej se e vërteta e historisë së Eneas është e vërteta që na dhemb të gjithëve. Në vijim, ish-Zëvendës Ministrja e Arsimit shprehet se sikur të kishte politika të vërteta sociale nga qeveria rilindase, sot Enea do të ishte një ndër ata nxënësit që do përfitonte rimbursime nga shteti. Nga ana tjetër ajo thekson se këtë vit, sistemi i arsimit po përballet me problematika shumë të mëdha, që nga tekstet pseudo të falur, te shkolla jashtë kushteve dhe standardeve për të realizuar arsim cilësor, te mbipopullimi i klasave në kryeqytet e qytetet e mëdha, te kualifikimi i mangët i mësuesve, te mos investimi i mjeteve didaktike e laboratorëve, te buxheti minimal që qeveria i ka akorduar sektorit të arsimit, te braktisja e shkollës, te rënia e frikshme e numrit të nxënësve, deri në dhimbjen që çdo gjë që bëhet sot është lufta për mbijetesë. “Enea dhe e vërteta që na dhemb tē gjithëve! Enea në rrëfimin e tij, sot në Top Channel, na tregoi një të vërtetë shumë të madhe, po që na dhemb, sakrificën e tij
për të blerë libra me peshoren e tij portative dhe vështirësitë që ai ka dhe familja e tij. Papunësi, të ardhurat minimale, kushtet e vështira jo vetëm të Eneas, po dhe të mijëra fëmijëve e familjeve që janë në kushtet e Eneas, janë një klithmë për të gjithë shoqërinë. Këtë vit, sistemi i arsimit po përballet me problematika shumë të mëdha, që nga tekstet pseudo të falur, te shkolla jashtë kushteve dhe standardeve për të realizuar arsim cilësor, te mbipopullimi i klasave në kryeqytet e qytetet e mëdha, te kualifikimi i mangët i mësuesve, te mos investimi
i mjeteve didaktike e laboratorëve, te buxheti minimal që qeveria i ka akorduar sektorit të arsimit, te braktisja e shkollës, te rënia e frikshme e numrit të nxënësve, deri në dhimbjen që çdo gjë që bëhet sot është lufta për mbijetesë, ndonëse, për ironinë e fatit, begatia e vendit është e madhe, po makutëria e qeveritarëve të korruptuar dhe të paaftë është maksimale. E përtej retorikës politike, Enea me peshoren e tij elektronike, me besimin te vetja e buzëqeshjen që nuk iu nda asnjëherë, pa u qarë po me krenari e modesti, tregoi se ai e do shkollën dhe se kjo është
rruga ku mund të siguroj të ardhurat për t’u pajisur me librat e shkollës. Sikur të kishte politika të vërteta sociale nga qeveria rilindase, sot Enea do të ishte një ndër ata nxënësit që do përfitonte rimbursime nga shteti. Po ky nuk është shteti i shqiptarëve, po qeveria e oligarkëve, që i sheh shtetasit e tij si kavie laboratori, për të bërë eksperimente me ta. Faleminderit Enea, që përtej respektit e mirënjohjes për ty, më vërtetove edhe njëherë thënien e Senekës: “Nuk mësojmë për shkollën po për jetën”!”- u shpreh dje në reagimin e saj deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
RRËFIMI I SOCIALISTIT: NJË ZUZAR MINISTËR, MENDOI SE GJETI PERSONIN PËR TA BËRË KURBAN
D
eputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu do të tërhiqte vëmendje ditën e djeshme teksa publiko një foto me djalin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, foto të cilën e shoqëroi edhe me një koment të shkurtër. Pjerin Ndreu thotë se ai ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit një muaj para lindjes së djalit të tij, Kristian, pasi siç rrëfen deputeti i PS-së, djali i tij ka ardhur në jetë në një kohë të vështirë për familjen e tij. e në vazhdën e kujtimeve, Ndreu rrëfen se dorëheqja e tij lidhej me një ministër “zuzar”, i cili sipas tij, kërkonte ta bënte atë “kurban”. “Me Kristin që s’më ndahet…! Fëmijët duhen të gjithë njësoj, por me Kristin kam kaluar më shumë kohë. Kristi lindi një muaj pasi
Deputeti Pjerin Ndreu rrëfen historinë e lindjes së djalit: Dhashë dorëheqjen dhashë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ka qenë kohë e vështirë për familjen tonë. Një zuzar ministër, mendoi se gjeti personin për ta bërë kurban dhe për t’i dhënë medalje vetes. Me frymëzimin dhe gëzimin që më dha Kristi i porsalindur dhe në bindjen time për pastërtinë e padiskutueshme, e kam thyer me sukses ç’do agresion të pashembullt që ndërmorën. Ne jemi krenar për njëri-tjetrin, familjen që kemi dhe atë që përfaqësojmë në këtë shoqëri ! Ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne, nuk ka..!”- shkruan në rrëfimin e tij, deputeti socialist Pjerin Ndreu.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare. I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor. “Hajde peshore e saktë! 200 lekë”! Me këto fjalë e nis ditën e tij Enea. Çdo mëngjes, në orën 8:00, ai e vendos peshoren tek trotuari para Prokurorisë së Përgjithshme, institucionit hijerëndë. “Kam filluar të punoj me peshoren në moshën 14-vjeçare. Kisha peshoren e babit në shtëpi dhe nisa punën. Mbledh para për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)”, shprehet 18-vjeçari për mikrofonin e “Top Channel”. Enea studion në Shkollën Profesionale Elektrike. Nis vitin e tretë në shtator. Banorët tregojnë respekt për adoleshentin që ka gjetur këtë mënyrë për të siguruar lekët e librave. “Vetëm babai punon dhe merr 150 mijë lekë të vjetra. Na dalin vetëm për ujë dhe drita”, tregon Enea. Djalit që vuan nga talasemia që në lindje i duhen 15 mijë lekë të vjetra në muaj për ilaçe.
POLITIKE
10
E diel, 9 SHTATOR 2018
Ngjarja në Lezhë, deputeti demokrat replikon sërish: Ministria e Brendshme gënjen, faktet e reja
P
artia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj Ervin Salianji akuzon mazhorancën se ka liruar me urdhër politik banditët në Lezhë. Nga foltorja e selisë blu, Salianji deklaroi dje se kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet Vettingut. “Dy ditë më parë, të enjten qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E. S. nga Lezha, F. F. nga Shkodra dhe I. S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon. Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët”, tha Salianji. Sipas tij kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin. Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit. Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan,
PD, Salianji: Banditët në Lezhë po lirohen me urdhër të Xhafajt
krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë. Partia Demokratike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme. Dy ditë më parë, të enjten qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si “Rana e Hedhun”. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga
Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon. Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që dre-
jton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët. Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar. Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin. Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri. Prandaj,
është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi. Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë”- deklaroi dje deputeti i Partisë Demokrati, Ervin Salianji. Pak orë më vonë, ka ardhur edhe përgjigja e Ministrisë së Brendshme, që në një deklaratë bëhet me dije, se janë kryer të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se pistoleta që të rinjtë kanë pasur me vete nuk është armë zjarri. Por pas përgjigjes së Ministrisë së Brendshme për ngjarjen në Lezhë, reagoi sërish deputeti i PD-së. Salianji tha se pistoleta nuk është “Ecol”, sikur thotë Ministria e Brendshme, por është “Bereta”, ndërsa shton se duket edhe karikatori. Salianji mbyll reagimin duke thënë se pas këtij reagimi të Ministrisë së Brendshme që sipas tij “manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policisë të kryejë detyrën ligjore e të thellohet dhe të vërë para përgjegjësisë penale edhe Ministrin vetë, apo këdo që gënjen për fakte lehtësisht të verifikueshme”- përfundoi reagimin Ervin Salianji.
NJË NGJARJE ME DY VERSIONE/ MINISTRIA E BRENDSHME REAGON NDAJ AKUZAVE TË PD-SË PËR POLICINË E LEZHËS
P
ak orë pas deklaratës për mediat të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për veprimet e policisë së Lezhës, do të vinte edhe përgjigja zyrtare nga Ministria e Brendshme. Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme sqaron se më datë 6 shtator, në orën 23:37 minuta ka ardhur një telefonatë se nga një makinë është qëlluar me armë në zonën e Ranës së Hedhun. Menjëherë pas lajmërimit, është ndaluar mjeti, në të cilin ndodheshin 3 persona, bënë me dije Ministria. Më pas është gjetur një armë pistoletë, por që pas ekspertimit ka rezultuar se nuk ka qenë armë zjarri por armë simuluese. Dosja i ka kaluar prokurorisë, thuhet në njoftim, por rasti në fjalë nuk përbën kundravajtje penale. “Në lidhje me deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, referuar të dhënave dhe veprimeve të Policisë së Lezhës, sqarojmë se: Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun
Ministria i përgjigjet Salianjit: Ishte pistoletë zhurmuese, nuk hetohet me arrest me burg
- Shëngjin, po qëllohej me armë. Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin ‘Ekol Special 99’, me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishje e rendit publik”, parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës. Materialet në ngarkim të
tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg. 2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre. Veprimet hetimore kanë përfunduar në
mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme. Gjithashtu, me përgjegjësi të
plotë, deklarojmë se Ministri i Brendshëm nuk ka telefonuar apo dhënë udhëzime në asnjë rast të vetëm Drejtorive Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve. Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën. Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t’ja dalin. Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit, janë në detyrë dhe të angazhuar me përgjegjësinë maksimale për të goditur me Forcën e Ligjit çdo grup kriminal apo lidhjet e tyre kudo gjenden. Kjo është një betejë që do ta fitojmë, tha dje Ministria e Brendshme në reagimin e saj.
KOSOVE
11 E diel, 9 SHTATOR 2018
Tri lexime të John Boltonit P
orosia për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës nga Washingtoni erdhi nga njeriu, i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Por ka edhe më shumë se kaq… 1. Në fund të gushtit, pas shumë supozimeve, erdhi paralajmërimi i një ndryshimi në politikën e jashtme amerikane ndaj Kosovës. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë tha: “Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”. Dhe, me këto pak fjalë duket se ndryshoi njëri prej parimeve udhëheqëse të politikës së jashtme amerikane karshi zhbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe pastaj Jugosllavisë, se të bëhej çka të bëhej, nuk do të ndryshonin kufijtë e njësive federale që shndërroheshin në shtete të pavarura. Por a ndryshoi politika e jashtme amerikane, apo për këtë politikë të jashtme e shprehu mendimin këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton – kjo është një çështje që në administratë amerikane quhet “turf war”, “luftë për territor” mes agjencive të ndryshme shtetërore që duan që mendimi i tyre të jetë vendimtar dhe atë ta vulosë presidenti i vendit. Këtë informatë e kam nga vetë John Boltoni, gjegjësisht autobiografia e tij, “Surrender is not an option”, Threshold Editions, New York,2007. Në të shihet një intelektual, i
cili në Evropë do të quhej ideolog, i krahut konservator të konservatorëve, i cili ndërton bindjet e veta brenda administratës. E shërbimi i tij fillon që me presidentin Reagan, Bushin plak, pastaj Bushin e ri dhe në fund Trumpin. 2. Në administratën e sotme të presidentit Trump nuk ekziston një person që ka përvojën qeveritare që ka Bolton. Dhe në administratën e sotme të presidentit Trump nuk ekziston as edhe një person tjetër i legjislaturës së tij që ka pasur mendim kaq të prerë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, para se ajo të shpallej. Më 31 dhjetor të vitit 2008, kur tashmë administrata e presidentit Bush kishte kryer të gjitha përgatitjet për shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës, John Bolton së bashku me ish-sekretarin e Shtetit, Eagleburger dhe ndihmëssekretarin e Mbrojtjes Peter Rodman, botuan në “Washington Times” artikullin me titull “Warning light on Kosovo”, duke kërkuar që Washingtoni të mos e njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht ta ndërpresë atë. Në të, shpaloset një interpretim i politikës së jashtme që ishte krejtësisht në minoritet jo vetëm në SHBA, por edhe në vetë kampin konservator republikan. Bolton dhe bashkautorët cekin se “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme për shumë regjione në botë”. Pastaj qartazi e vënë Kosovën si pjesë e sovranitetit serb si në formulimin “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA-së”. Dhe në fund, Kosovën e definojnë si të parëndësishme për politikën e jashtme amerikane: “Për një çështje të rëndësisë minore për Shtetet e Bashkuara, a është ky një shpen-
zim i dobishëm i kapitalit politik me Rusinë?”. Në rikapitullim, autorët mendojnë se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërenditje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut. 3. Përderisa me lehtësi është anashkaluar mendimi i zotit Lawrence Eagleburger, që qe konsideruar të jetë aq i lidhur me interesat e Serbisë – të cilat nuk i ka fshehur si lobist për veturat Yugo në Amerikë – sa të quhej Lawrence i Serbisë, një gjë e tillë nuk mund të thuhej lehtë për John Boltonin. Mendimet e tij janë pjesë e këndvështrimit të tij të botës, një këndvështrimi të cilit i beson. Këndvështrimi i tij lexohet në libërthin kritik për politikën e jashtme amerikane të asaj kohe me titull “Si po e rrezikon sovranitetin tonë kombëtar Barak Obama (“How Barack Obama is endangering our national sovereignty”, Encounter books, 2010): – Jemi të kapur në një konflikt mes sovranitetit dhe “qeverisjes globale” që shumica e amerikanëve as që dinin se po ndodhte. Nuk befason pra që “amerikanistët” qenë duke humbur prej “globalistëve” dhe publiku i përgjithshëm ende nuk mund të vlerësojë skizmën mes këtyre dy botëvështrimeve. Në këtë ndarje, Bolton e konsideron veten “amerikanist”, ndërsa Obamën “globalist” (sikundër i ka konsideruar Clintonët dhe çdokënd tjetër që angazhohet për më shumë bashkërenditje ndërkombëtare). Dhe, brenda kësaj ndarjeje, Kosova është produkt i “globalistëve”, pjesë e konceptit të “përgjegjësisë për të mbrojtur”, pjesë e koalicioneve botërore që tejkalojnë sovranitetet shtetërore dhe madje edhe koalicionet si NATO. Rrjedhimisht, nuk befason artikulli i Boltonit më 1999 dhe vlerësimi nga ideologjia “amerikaniste”: çka na hyn në punë të renditemi me një
Kosovë të parëndësishme kur kemi nevojë të renditemi me një Rusi të rëndësishme për caqe më strategjike se një zorrë qorre në Ballkan. Nga ky prizëm, artikulli i vitit 1999 mund të lexohet në të kundërtën e tij më 2018, gati njëzet vjet më vonë. Pra, nëse në rikapitullim Bolton mendonte se Kosova është pjesë e territorit sovran të Serbisë, nuk duhet pavarësuar pa pëlqimin e Serbisë, sepse kështu dëmtohet Serbia, vendosen precedenca negative gjithandej dhe shpenzohet kapitali politik me Rusinë, i cili duhet përdorur në bashkërenditje për të frenuar armët bërthamore në Iran apo Kore të Veriut, atëherë ekziston konsistenca nëse mohimi shndërrohet në pohim. Pra, pozicioni i Boltonit i vitit 2018 nuk është larg nëse interpretohet si : çfarëdo që të merr pëlqimin e Serbisë do ta ketë përkrahjen, sepse me këtë vendoset një precedencë pozitive e mbrojtjes së sovranitetit dhe SHBA-ja nuk do të shpenzojë më kapital politik të nevojshëm për Rusinë rreth një çështjeje të parëndësishme. 4. Një mendim i këtillë i Boltonit duket i thjeshtësuar, madje edhe i vrazhdë dhe gjithsesi jo pjesë e politikës së jashtme tradicionale amerikane. Por John Bolton është i këtillë: autobiografia e tij lexohet edhe si përpjekje e “amerikanistëve” si ai për ta izoluar SHBA-në nga çdo përpjekje multilaterale. Në një botë ideale për John Boltonin, Amerika do të ishte një vend që për çdo gjë lidh marrëveshje të veçantë me shtete të veçanta, kontratë pas kontrate me palë sovrane që quhen shtete. Dhe, kështu mbron interesin e vet kombëtar. Çdo herë që zoti Bolton merr pjesë në pushtet, siç e përshkruan ai në autobiografinë e tij, bën përpjekje për të prishur ato marrëveshje e traktate që SHBA-ja ka nënshkruar më herët e që tash konsiderohet se nuk janë më me interes për SHBA-në. Dhe, këtu Bolton gjen si aleat gjeneralin francez, de Gaulle dhe thënien e tij se “traktatet janë si vajzat dhe trëndafilat; zgjasin sa zgjasin”. Një thënie e këtillë nuk është
larg besimit të tij ndaj çdo ndërmarrjeje që ka marrë Amerika me partnerë, siç u pa me bllokimin e pjesëmarrjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, largimin nga Traktati i Kyotos për mbrojtje të ambientit apo, tash prishjen e Marrëveshjes për pengimin e zhvillimit të armëve bërthamore në Iran dhe largimin nga Traktati i Parisit kundër ngrohjes globale. Dhe ideja, e cila i atribuohet presidentit Trump, se çdo gjë që është negociuar njëherë nga Amerika duhet rinegociuar sërish, në fakt qe zhvilluar më herët nga John Bolton. Madje, këtë e hetuan edhe rusët : në një drekë me zëvendësministrin e Jashtëm rus në Moskë më 2001, shkruan Bolton në autobiografinë e tij, “sa për t’u ndier në shtëpi, Mamedov u kujtua se Lenini, Trocki dhe bolshevikët kishin një vlerësim denigrues për traktatet, duke hequr dorë prej shumicës së atyre cariste pasi morën kontrollin në vitin 1917”. 5. Kur ministri serb Ivica Daçiq gjatë këtij viti shpalosi para Boltonit idetë për këmbim territoresh, dhe shprehu gatishmërinë e Hashim Thaçit për ta bërë këtë punë, mund të ketë hasur në veshë të vëmendshëm. Intelektualisht, një zhvillim i këtillë do të ishte pjesë e bindjeve të zotit Bolton, aq më shumë kur është po ashtu pjesë e besimit të tij, të manifestuar në autobiografi se BE-ja nuk mund të zgjidhë këtë problem ngase “në politikë të jashtme BE-ja ka një qasje është edhe më globaliste, etatiste, burokratike, legaliste dhe pasive (dhe shumë shpesh pacifiste)”. Kjo është arsye e mirë për ta lexuar autobiografinë. Arsyeja tjetër është se në të shihet se si John Bolton është i suksesshëm, disa herë, me një energji impresive, që të krijojë veprime politike brenda administratave të cilave u shërbeu. Por, po ashtu, shihet se si në sistemin e komplikuar që quhet demokraci amerikane, mendimet e zotit Bolton mbesin në një pakicë; të zëshme dhe ndonjëherë në dukje agresive, por megjithatë pakicë. © KOHA Ditore
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 9 SHTATOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 9 SHTATOR 2018
Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton restorantin me famë botërore të Rene Rexhepit “NOMA” Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels ka hedhur në letër një tjetër projekt madhor, i cili që tani ka fituar vëmendjen e arkitekturës botërore. Bëhet fjalë për projektimin e restorantit me famë botërore të shqiptarit nga Maqedonia, Rene Rexhepi, “NOMA”, në Danimarkë. Bjarke Ingels, i njohur si djali i artë i arkitekturës daneze, dhe
arkitekti më në zë sot në botë, i vendosur në Kopenhagen dhe Nju Jork, ka sjellë një model krejtësisht të ri restoranti, një fshat i dedikuar për bujqësinë, studimin dhe eksperimentimin gastronomik. Restoranti NOMA, i cili ka fituar 4 herë çmimin si restoranti më i mirë në botë, përmban një grumbull ndërtesash të vogla në fermë, ku Rene Rexhepi do të shërbejë
një kuzhine të ndarë në tre segmente sezonale: ushqim deti në dimër dhe pranverë, vegjetarian për verë, dhe produkte pylli në vjeshtë. Ingels, themelues dhe drejtor kreativ i grupit BIG-Bjarke Ingels, e krijoi këtë "fshat" prej 14.000 metra katrorësh, të përbërë nga 11 pavionë njëkatëshe që korrespondojnë me vizionin e Rexhepit.
Një rrugë në Tiranë me emrin e Alessandro Leogrande-s, gazetarit që shkroi për shqiptarët
Veliaj: “Mirënjohje për kontributin në gazetari dhe humanizëm”
N
jë rrugë e re në kryeqytet do të mbajë emrin e një shkrim tari dhe gazetari të njohur italian, i cili ka shkruar e rrëfyer jetën dhe peripecitë e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj. Tabela me emrin e Alessandro Leogrande-s u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, miq dhe kolegë të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar pranë Parkut të Liqenit. “Jam shumë krenar që me miratimin e Këshillit Bashkiak kemi vendosur të emërtojmë ‘Alessandro Leogrande’ një nga rrugicat më të bukura të Parkut të Liqenit, si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e tij në gazetari, po mbi të gjitha për humanizmin e tij, sidomos në çështje të shqiptarëve, të emigrantëve, të të huajve, të atyre që janë më të dobët dhe që kanë nevojë për një avokat, siç ishte ai”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se kjo rrugë dhe zona e parkut të Liqenit është edhe një vend për reflektim, për med-
itim, për lexim, për të menduar idetë progresive, se si qytetet e shtetet mund të bëhen bashkë. “Ky është parku më popullor në Tiranë dhe zona më e frekuentuar nga qytetarët, ndaj jam i lumtur që ky vend, i cili shërben si hapësirë reflektimi, meditimi e leximi do të ketë emrin e Leogrande-s. Ky është një vend ku meditojmë, ecim, kalojmë kohë të lirë dhe besoj është një moment dhe një hapësirë ideale reflektimi për mikun tonë”, tha ai. Veliaj nënvizoi se janë pikërisht njerëzit ata që afrojnë më shumë qytetet dhe popujt me njëri-tjetrin, ndërsa theksoi se përmes veprës së tij, Alessandro Leogrande i la një pajë të rëndësishme shoqërisë. “Jam i sigurt që miku im Alberto bie dakord kur themi se është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, që qytetet të binjakëzohen, por në fund të ditës e kuptojmë se janë njerëzit ata që bëjnë diferencën, janë ata që realisht afrojnë popujt. Miku ynë, gazetari i njohur italian Leogande, i jetoi 40 vitet me shpejtësinë e një Ferrari, bëri distanca që shumicës prej nesh nuk i mjaftojnë as 100 vjet për t’i përshkuar. E teksa unë i afrohem 40-vjeçarit tim, mendoj, kam bërë kaq punë, kam dhënë këto ide,
kam shkruar, kam lënë një pajë, dhe besoj se është apel për këdo prej nesh për të reflektuar mbi jetën e vet, çfarë bëjmë me ditët tona”, shtoi Veliaj. Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, e vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për të nderuar gazetarin e njohur përmes emërtimit të një prej rrugëve ku e gjithë Tirana takohet dhe jeton. “Jam shumë i lumtur dhe i prekur që jam këtu me kryetarin e bashkisë dhe me të gjithë ju sot. Për mua, Alessandro Leogrande që e njoh nëpërmjet veprave të tij, është një personazh që simbolizon këtë afërsi mes dy popujve tanë, mes dy vendeve tona. Mund të them se do të ndihej shumë i kënaqur të dinte se emri i tij, figura e tij, janë sot të lidhura me këtë rrugë, këtë park të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha, siç po thoshte kryebashkiaku, një vend ku e gjithë Tirana takohet dhe jeton jetën e saj”, u shpreh Cutillo.
Themeluesi i revistës “Lo Straniero”, Goffredo Fofi dhe një nga miqtë e tij më të mirë, u shpreh se një prej gjërave që ka mësuar prej tij ka qenë pikërisht dashuria ndaj Shqipërisë. “Një nga gjërat që kam mësuar më shumë nga Alessandro, ka qenë dashuria për Shqipërinë. Dua t’ju falënderoj juve të gjithëve, edhe në emër të familjes së tij. Jam vërtet shumë i emocionuar për këtë nismë. Mendoj se sot Alessandro jeton, nuk ka ikur nga gjithçka. Është këtu për gjërat që ka shkruar, për ato që ka bërë, ka thënë, apo edhe për takimet që ka patur në Puglia, Itali, Shqipëri e kudo tjetër; për pasionin e tij për t’u pozicionuar gjithmonë në anën e të mundurve, të poshtëruarve, të shtypurve, të varfërve, dhe padyshim edhe në anën e emigrantëve, pasi ky ka qenë edhe interesi i tij kryesor, në vitet e fundit të jetës së tij”, tha Fofi. Alessandro Leogrande, një nga zërat
më autoritarë të medias italiane, ishte shkrimtar dhe gazetar, por mbi të gjitha një intelektual që zotëronte virtytin e rrallë për të rrëfyer realitetin dhe historitë me kthjelltësi, analizë dhe në të njëjtën kohë në mënyrë poetike. Drejtor i të përmuajshmes “Lo Straniero”, mbulonte gjithashtu rubrika të përjavshme në “Corriere Dell Mezzogiorno” dhe “Il Fatto Quotidiano”. Ai ishte reporter i problematikave të ndryshme të aktualitetit, si lëvizjet e protestës, shfrytëzimit të punës së papaguar të emigrantëve në Itali etj. Gjithashtu, ai është autor i shumë librave, si: “Mbytja e anijes”, “Adriatiku” dhe “Kufiri”, emblema të vërteta të romanit-reportazh, të përkthyera edhe në shqip.
KOSOVE
14 E diel, 9 SHTATOR 2018
Vuçiç viziton Kosovën dhe liqenin e Gazivodës P
resioni i BE-së bëri që Prishtina zyrtare t'ia lejojë vizitën në Gazivodë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili qëndron në Kosovë të shtunën dhe të dielën. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, viziton Kosovën me gjithë paralajmërimet që ai mund të mos e realizojë këtë vizitë për shkak që autoritetet e Prishtinës nuk ia kishin miratuar fillimisht të gjithë itinerarin e vizitës së paralajmëruar në Kosovë. Prishtina zyrtare e kishte lejuar Vuçiçin që të qëndrojë në Kosovë, por jo edhe ta vizitojë Liqenin e Gazovodës, bisedimet rreth të cilit janë të nxehta se kujt i takon ky liqen që ka një rëndësi të veçantë. "Do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në liqenin e Gazivodës dhe në qendrën ekologjike atje. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje në mënyrën më normale t'ju drejto-
hem njerëzve dhe t'u tregoj se sa është i rëndësishëm liqeni i Gazivodës, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë", tha Aleksandër Vuçiç. Pak para kësaj deklarate, diku rreth mesnatës, ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, konfirmoi se Prishtina zyrtare ia ka lejuar Presidentit Vuçiç që ta vizitojë Gazivodën. "Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore. Kemi pasur presion nga Bashkimi Evropian dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër", tha Behxhet Pacolli. Masa sigurie Aleksandër Vuçiç, nga mëngjesi i së shtunës deri të dielën pasdite qëndron në disa lokalitete në veri të Kosovës. Për sigurinë e tij do të kujdeset policia e Kosovës me një plan të posaçëm operativ, për shkak të sigurisë së tij. Serbët në veri të Kosovës kanë mbushur
rrugët me flamujt e Serbisë dhe pankarta duke i uruar mirëseardhjen Presidentit të Serbisë. Aleksandër Vuçiç tha se, "gjatë kësaj vizite në Kosovë (në një tubim në veri të Mitrovicës) do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm në jetën e tij për t'u shpjeguar qytetarëve serbë procesin e bisedimeve dhe çfarë mund të përfitojnë ata dhe Serbia". Megjithatë sipas tij, "Serbia ka mundësi të kufizuara në Kosovë". Vizita në Kosovë e Presidentit të Serbisë, ndodh vetëm një ditë pas dështimit të takimit të Brukselit, ku Aleksandër Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takuan ndaras shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, por, ata dy, nuk u takuan së bashku, ashtu si vepronin herave tjera. Vuçiç tha se kësaj radhe nuk është takuar me Thaçin për shkak të qasjes së Prishtinës ndaj procesit. Për më shumë ai tha se, "gjatë
tre ditëve të fundit kishte pasur shumë presion mbi deputetët e Listës "Srpska", që të votojnë për shef të delegacionit negociues Kosovës me Serbinë, zëvëndëskryeministrin e Kosovës Fatmir Limajn". Këtë të fundit Serbia e akuzon për krime lufte, ndonëse në një proces të gjatë në Tribunalin e Hagës, Limaj është shpallur i pafajshëm. Reagimet opozitare Partitë opozitare në Kosovë dështimin e takimit ne Bruksel ndërmjet Vuçiç e Thaçit e cilësuan si një lloj fitoreje të tyre për shkak të kundërshtimit që po i bëjnë ata presidentit që mos ta diskutojë në Bruksel çështjen e kufijve të Kosovës. Partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se arsyeja kryesore e dështimit të takimi Thaçi-Vuçiç, ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës. "Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të
ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se Z.Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë. LDK do të vazhdojë fuqishëm ta kundërshtoj këtë formë të dialogut, ku Presidenti pa mandat nga Kuvendi i Kosovës t'i prijë këtij procesi, si dhe të ndalojë secilin institucion që hyn në aventura ku mund të cenohet territori, integriteti dhe sovraniteti i vendit", thuhet në reagimin e LDK-së. Megjithë zhvillimet e së premtes në Bruksel dhe debatet e ashpra Brenda skenës politike kosovare, të dy Presidentët ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, thanë se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Edhe zyrtarë nga zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, thanë se një takim i mundshëm i radhës ThaçiVuçiv mund të organizohet pas dy /DW/ javësh në Bruksel.
E papranueshme si Vuçiçi flet për pasuritë e Kosovës sikur të ishin të tij
K
reu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar rreth vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e papranueshme që një president i një shteti fqinj të flasë për resurset natyrore të Kosovës si të ishin të tij. "Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij. Problemi nuk qëndron në faktin se një President i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që Presidenti ynë të vizitojë Serbinë", ka thënë Mustafa. Mustafa e ka quajtur të pranueshme që Vuçiq të flasë për resurset natyrore dhe tokën sikur të ishin të tij. "Është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jo-kushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendialsekanderme territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiqit", ka theksuar Mustafa. "Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negocueshëm me askënd për aq sa nuk është e negocueshme pavarësia e Kosovës", tha ai.
SHPALLJE ANKANDI Për shitje në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sipërfaqe 200m2 Vendndodhja: Lagja Nr.2, Kavajë, "Bar Restorant Palma, Rruga Nacionale e Tiranë-Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë Zyra vendore e regjistrimit së Pasurisë së Paluajtshme, Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184, i cili është në pronësi të debitorëve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra), të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftohen të gjithë të interesuarit, duke i informuar se: 1. Çmimi i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 15.680.000 (pesëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë. 2. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat, Besart Shehu, në adresën. Rr. "Abdyl Frashëri, Pll. 3/3, Tiranë
3. Shpallja për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet në gazetë sot dhe do të qëndrojë i publikuar për 5 (pesë) ditë radhazi. 4. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 15-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 14.09.2018, duke u mbyllur në orën 16.00, me mbarimin e orarit zyrtar. 5. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrje në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të Përmbaruesit Gjyqësor, Besart Shehu, pranë -Societe Generale Albania", në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhën lekë, ose Raiffaisen Bank sh.a, në numrin e llogarisë 11119758 dhe me nr. IBAN AL 72202111230000000011119758, në monedhën lekë. Përmbaruese: Besart Shehu
KOSOVA
15 E diel, 9 SHTATOR 2018
Merkel kundër korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi: Integriteti territorial është kyç për rajonin
N
ë konferencën e përbash kët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, Merkel u pyet për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevojë për një Ballkan perëndimor stabël dhe
me integritet territorial të plotë të shteteve, informon INA. "Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin", u shpreh Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.
KRYEMINISTRI KOSOVAR
Thaçi: Në demarkacionin me Serbinë të shtrohet çështja e Luginës
Ramush Haradinaj: Kosova respekton terësinë territoriale te saj
K
ryeministri Ramush Hara dinaj ka thënë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës. Ka thënë se do të mposhtet çdo përpjekje për t'i prekur këto parime. Këto komente Haradinaj i ka bërë pas nisjes së vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Veri të Kosovës. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikëpritës. "Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokra-
tike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t'i nderojë, respektojë, e mbrojë", ka shkruar Haradinaj, në një reagim në Fb. "Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë", ka shtuar ai.
P
Çështja e kufijve të Kosovës: Diferenca Berlin-Bruksel-Vjenë?
K
ancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ishte të shtunën në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë theksojë edhe njëherë pozicionin e saj kundër këmbimit të territoreve. Idenë e hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiç në prag të bisedimeve për shkëmbimin e territoreve e refuzojnë qeveria dhe opozita në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila të shtunën qëndroi në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë, theksoi edhe njëherë pozicionin e saj kundër këmbimit të territoreve. Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Zëdhënësi i qeverisë Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar. "Domethënie fondamentale" për Ballkanin Perëndimor Në rang Europe duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ball-
kan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës. Në një intervistë dhënë së fundmi gazetës "Die Welt", komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn është shprehur se "në këtë moment ka rëndësi që t'i lëmë palët të shkëmbejnë këtë ose ide të tjera nën udhëheqjen e BE-së". Politikani austriak pat shtuar se ka besim se "qeveritë në Serbi dhe Kosovë do të jenë të përgjegjshme, sepse e dinë se mund të fitojnë mbështetje ndërkombëtare vetëm nëse marrëveshja e tyre nuk plotëson vetëm nevojat rajonale, por sjell edhe më shumë qëndrueshmëri për të gjithë
rajonin". Hahn tha më tej se një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të kishte një "domethënie fondamentale" për Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni do të bjerë në qetësi vetëm nëse të gjithë vendet do të bëhen anëtarë të BE-së. Komisioneri i zgjerimit tha më tej: "Ne vazhdojmë të jemi për një bashkëjetesë multietnike. Frika se mos si pasojë e ndryshimit të kufijve do të shpërthente një "luftë etnike" nuk përkon me rrethanat demografike. Kjo nuk do të ndodhë", citon "Welt" komisionerin Hahn.
Edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister nuk është shprehur kundër idesë së këmbimit të territoreve: "Të dy palëve negociuese duhet t'u jepet një hapësirë për të zhvilluar dhe formuluar idetë e tyre. Sapo të kemi propozime konkrete ato duhet të vendosen në tryezë dhe të shqyrtohen pavarësisht nga rezultati i tyre duke marrë parasysh të gjithë rreziqet", tha deputeti gjerman në parlamentin Europian për "Die Welt" duke shtuar gjithashtu se "integriteti territorial i vendeve euorpiane ka një vlerë të lartë". Ndërsa kolegu i tij në Bundestag, Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar për çështje të jashtme, është i mendimit se ndryshimi i kufijve nuk sjell paqe në rajon. "Një paqe të qëndrueshme në Ballkan mund të ketë vetëm nëse njerëzit jetojnë në paqe, edhe nëse u përkasin kulturave dhe feve të ndryshme. Nuk mendoj se korrigjimet e kufijve janë ndihmesë për paqen", tha Hardt deputeti demokristian për Deutsche Wellen. Ai vuri në dyshim edhe legjitimetin e këtij plani. "Për këto gjëra duhet të dakordohen parlamenti, qeveria dhe popullsia së bashku. Por për momentin nuk duket se është ashtu. Në Kosovë ka rezistencë masive kundër këtij plani edhe vetë brenda partisë presidentit."
residenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë që t'i bashkohet Kosovës, të shqyrtohet për zbatim në kuadër të procesit të demarkacionit që do të zhvillohet me Serbinë. "Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992, për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës", ka shkruar Thaçi në Facebook. "Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet", ka theksuar Thaçi. Tutje Thaçi ka adresuar një mesazh edhe për pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë. "Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB", ka shkruar Thaçi.Kjo marrëveshje, sipas tij, sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian.
KULTURE
16 E diel, 9 SHTATOR 2018
Personazhet historikë, eshtrat e të cilëve shkaktojnë ende debat
Josef Stalin Pas vdekjes së tij në 1953, Stalini u varros në mauzoleun e Leninit në Moskë. Në vitin 1961 gjatë periudhës së destalinizimit, eshtrat e ishudhëheqësit sovjetik u zhvendosën në një varr më modest në afërsi të Kremlinit. Varri i tij ende mbetet një vend pelegrinazhi për nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik.
A
shtu si diktatori spanjoll Francisco Franco, eshtrat e të cilit do të zhvarrosen së shpejti për t'u transferuar jashtë mauzoleut ku prehen prej 1975, historia ka parë personazhe që kanë ndarë ose provokuar debate edhe shumë kohë pas vdekjes së tyre. Bota.al rendit disa prej tyre.
Nicolae Ceausesqcu
Enver Hoxha
Pas shtypjes me dhunë të manifestimeve kundër regjimit të tij, diktatori rumun, Nicolae Ceausescu dhe bashkëshortja e tij, Elena u kapën, u gjykuan dhe u pushkatuan në 25 dhjetor 1989 në një kazermë në veri të kryeqytetit, Bukuresht. Para një kërcënimi se mos dhunoheshin varret e tyre, u varrosën në varre me emra të rremë. Emrat e vërtetë u shkruan kohë më vonë. Përgjatë viteve të fundit është rritur nostalgjia në Rumani për periudhën komuniste, një ndjenjë e forcuar nga gjendja e përgjithshme aktuale që ka shkaktuar klasa politike. Në janar të këtij viti ndjekës të Ceausescu-t u mblodhën para varrit me mermer të kuq në varrezat e Ghencea në Bukuresht për të përkujtuar 100 vjetorin e lindjes.
Udhëheqësi komunist, Enver Hoxha vdiq në 1985 pasi kishte drejtuar Shqipërinë me një dorë të fortë përgjatë 40 viteve. Ishte parashikuar që ta varrosnin në një mauzole në formë piramide në qendër të kryeqytetit, Tirana, por në fund e varrosën në Varrezat e Dëshmorëve me një varrim të ndjekur nga mijëra njerëz. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, eshtrat e Hoxhës u zhvarrosën dhe u varrosën në një varrezë në periferi të Tiranës.
Sadam Husein
Muamar Gadafi
Ishte në pushtet qysh prej 1979. Sadam Husein u burgos në 2003 në një vend sekret nga amerikanët. E mbajtën të burgosur deri në ekzekutimin e tij në 30 dhjetor 2006 për kri me kundër njerëzimit. Trupi u varros në një mauzole që ishte ndërtuar në vendin e tij të lindjes, në Auja. Ky vendvarrim u shndrrua në një vend bashkimi të familjarëve të tij dhe të ndjekësve, por në vitin 2014 u shkatërrua nga rrethana jo shumë të qarta. Disa pohojnë se u bombardua nga aviacioni iraken, të tjerë thonë se iu vu dinamiti. Nuk dihet nëse trupi i Sadamit gjendet ende mes rrënojave të këtij mauzoleu, nëse i zhvarrosën para shkatërrimit apo nëse është dhunuar më vonë.
Haile Selassie Eshtrat e Haile Selassie-s, perandorit të fundit të Etiopisë u gjendën në një gropë në kryeqytetin Adis Abeba ku i hodhën udhëheqësit e revolucionit të 1974. 25 vite më vonë pas vdekjes së tij misterioze, Selassie u varros në vitin 2000 në një kishë në Adis Abeba në prezencë të familjes së vet.
I rrëzuar në tetor të 2011 në mesin e një rebelimi dhe ndërhyrje perëndimore në Libi, diktatori Muamar Gadafi u varros në një vend sekret në shkretëtirë pas një ceremonie fetare. Ishte një vendim i marrë për të evituar që simpatizantët e Gadafit të pelegronin për në varrin e tij.
Rudolf Hess Eshtrat e Rudolf Hess-it, krahut të djathtë të Hitlerit, i cili vdiq në burg në 1987 u zhvarrosën fshehtazi në 21 korrik 2011. Varri i tij në Bavari, në jug të Gjermanisë u shkatërrua për ta prishur këtë vend si vend pelegrinazhi për grupet neonaziste gjermane. Mbetjet u transferuan në një arkivol që u dogj dhe hiri u hodh në det. Zhvarrosja e trupit të Hess-it u bë një muaj para përvjetorit të tij të vdekjes, pa informuar shtypin dhe pa kërkuar autorizim nga familja e këtij nazisti. / Përgatiti: bota.al
KURESHTI
17 E diel, 9 SHTATOR 2018
Puna më e mirë në botë, për dy muaj fiton 10 mijë dollarë Mund të konsiderohet puna më e mirë në botë. Bëhet fjalë për të bërë ski për dy muaj në tre kontinente, kundrejt shumës prej 10 mijë dollarë. Kjo punë ofrohet nga ski.com dhe kandidati do të bëjë një turne botëror për 2 muaj, në 7 vende, 3 kontinente dhe 12 destiancione. Kandidati i përshtatshëm për këtë punë duhet të ketë një gjendje shpirtërore të përkryer për të udhëtuar në disa nga destinacionet më joshëse malore, në SHBA, Kanada, Zvicër, Austri, Francë dhe Japoni. Një nga kushtet kyresore është që të dije ski. Personi me fat që do të punësohet do të ketë mundësi të fitojë përvoja unike në një vendpushim të klasit botëror, të marrë paisje të lira të skive dhe të regjis-
Seksi mes homoseksualëve është ende krim në 69 shtete India ka hedhur poshtë një ligj të epokës koloniale që dënon seksin mes homoseksualëve. Por ende ekzistojnë 69 shtete të tjera me ligje që kriminalizojnë veprimtarinë seksuale të seksit të njëjtë me pëlqimin midis të rriturve. Disa vende të tilla si, Papua Guinea e Re dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë futur në burg njerëzit që kryen marrëdhënie seksuale brenda të njëjtin seks për dekada të tëra. Gjithashtu edhe Irani, Sudani dhe Jemeni. Studimi është bërë nga shoqata I'nternational Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association' me bazë në Gjenevë.
trojë aktivitetet e tij. Udhëtimi do të zhvillohet në janar dhe shkurt 2019 dhe përfshin vendpushimet si Whistler Blackcomb dhe Fernie në Kanada, Vail, Park City dhe
Breckenridge në SHBA, Verbier në Zvicër, Courchevel në Francë dhe Hakuba Valley në Japoni. Aplikimet kanë filluar dhe kërkesat do të pranohen deri në 15 tetor.
Kinë, gjenden fosilet e një dinozauri Në veri të Kinës janë gjetur fosilet e dinozauri. Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurëve që ka jetuar para 130 milionë vitesh. Hulumtimet e zhvilluara në
Incidenti i pazakontë i zebrës të sapo lindur Punëtorët e një kopshti zoologjik kanë shpëtuar nga mbytja një zebër vetëm pak sekonda pas lindjes. Kafsha e vogël u pengua vetëm pak pas këputjes së kordonit kopshtin zoologjik Valencia Bioparc në Spanjën lindore. Nëna u hodh drejt ujit teksa foshnja bërtiste e shqetësuar. Punëtorët e kopshtit zoologjik kishin monitoruar lindjen e nënës zebër e quajtur LaNina. Të vegjlit e zebrave zakonisht ngrihen në këmbë vetëm pak minuta pas lindjes dhe më vonë ato janë në gjendje edhe të notojnë gjatë kalimit të lumenjve të rrëmbyeshëm në habitatin e tyre natyror në Afrikë.
fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra. Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit. Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka patur mbetje fosilesh.
Dënohet me 8 vite burg mësuesja, kreu marrëdhënie dhe konsumoi kanabis me 15-vjeçarin Rastet e mësueseve që kryejnë marrëdhënie seksuale me nxënësit shtohen çdo ditë e më shumë. Michelle Schiffer nga Teksasi është dënuar me 8 vite burg pasi u kap duke kryer seks me një student 15 vjeç. Ajo punonte si mësuese historie në gjimnazin Cypress Springs dhe kreu marrëdhënie dy herë në vitin 2017. Në një rast, ajo u takua me studentin dhe më pas shkuan në shtëpi për të folur si miq. Ditën tjetër, 24-vjeçarja e ftoi studentin në një park ku konsumuan lëndë narkotike kanabis dhe më pas kryen seks në makinë.
VIP
18 E diel, 9 SHTATOR 2018
Gjendet i vdekur në shtëpi reperi i famshëm Mac Miller Raperi amerikan Mac Miller është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, ka konfirmuar një mjek në Los Anxhelos. Mediat raportojnë se 26-vjeçari, i cili njihej për abuzimin me substancat vdiq nga një mbidozë e dukshme. Reperi, emri i vërtetë i së cilit Malcolm James McCormick, mori në famë me albumin e tij debutues në vitin 2011. Ai publikoi këngën e tij të fundit, Swimming, më parë këtë vit dhe do të shkonte në turne. "Artisti i njohur Mac Miller vdiq sot në shtëpinë e tij në Studio City,"-tha në një deklaratë Departamenti i Mjekësisë së Rrethit të Los Angeles. "Mëngjesin e 7 shtatorit, Malcolm McCormick u gjet pa ndjenja. Autoritetet u thirrën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Ndërsa do të bëhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes". Miller ishte ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande. Ata u ndanë publikisht më parë këtë vit pas 2 vitesh lidhje
Këngëtarja Ariana Grande është detyruar të ç'aktivizojë komentet në llogarinë e saj Instagram, pasi u bombardua me mesazhe nga fansat që e akuzonin për vdekjen e ish të dashurit Mac Miller. Reperi 26-vjeçar vdiq të premten dhe mendohet se shkaku është mbidoza. Raportohet se Mac ka vuajtur muajt e fundit pas ndarjes nga Grande. Çifti u lidh dy vite më parë para se të ndaheshin më maj. Më pas këngëtarja u fejua me komedianin Pete Davidson. Në orët e para të shpalles së vdekjes së Miller, llogaritë e mediave sociale të Grande kanë qenë 'të përmbytura' me mesazhe rreth reperit. Shumë prej tyre akuzuan këngëtaren për vdekjen e tij. "Ky është faji yt", shkroi një fans. "Është çmenduri, sepse ti e vrave atë". Grande, i cila ende duhet të komentojë publikisht vdekjen e Millerit, i ka çaktivizuar komentet në llogarinë e Instagram-it. Një burim i tha Entertainment Sonte se Grande është "shkatërruar" dhe "shumë i mërzitur" nga vdekja e Millerit. Pavarësisht ndarjes Ariana e mbështeti atë rrëfeu burimi. dhe Ariana u fejua me komedianin Pete Davidson. Çifti, i cili u takua në vitin 2012, bashkëpunoi në një numër këngësh dhe u shfaq së bashku në koncertin One Love Manchester në 2017.Disa akuza u ngritën kundrejt tij pasi në maj arrestua duke ngarë makinën në influencën e substancave Grande foli publikisht për
përfundimin e marrëdhënies së tyre toksike pasi fansat e fajësuan atë për arrestimin e tij. "Unë nuk jam dado apo nënë dhe asnjë grua nuk duhet të mendojë se duhet të jetë e tillë", tha ajo në një mesazh të postuar në mediat sociale. Grande tha se kishte përpjekur të mbështeste për vite me radhë.
Themeluesi i Alibaba jep dorëheqjen, i përkushtohet filantropisë Një nga burrat më të pasur të Kinës, Jack Ma, do të japë dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i perandorisë së "Alibaba" të hënën, njoftoi New York
“Është faji yt”, Ariana Grande sulmohet nga fansat per vdekjen e Mac Miller
Times. Ai do të mbetet në bordin e drejtorëve të Alibabës, por të përqëndrohet në filantropi. Jack Ma ka bashkëthemeluar Alibaban në vitin
1999 dhe e ka parë atë të bëhet një nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë ku shiten produkte. Me një vlerë tregu prej më shumë se 400 miliardë dollarë, ai përfshin shitjen online dhe prodhimin e filmave. Në një intervistë me Times, ish-mësuesi i anglishtes, Jack Ma tha se dalja e tij në pension nuk do të ishte fundi i një epoke, por "fillimi i një epoke", duke shtuar: "E dua arsimin". Miliarderi, i cili do të mbushë 50 vjeç të hënën ka një pasuri personale neto prej 40 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e tretë më të pasur në Kinë, sipas listës së personave më të pasur në Kinë nga Forbes në vitin 2017. Më parë këtë javë, Ma tha për Bloomberg TV se donte të krijonte një fondacion personal, duke ndjekur gjurmët e Bill Gates të Microsoft.
Cardi B dhe Nicki Minaj rrihen në mes të njerëzve Një armiqësi midis dy repereve Cardi B dhe Nicki Minaj është kthyer në një grindje fizike gjatë Javës së Modës në New York mbrëmjen e së premtes. Dhuna filloi pasi Cardi iu përplas me Minaj mbi "gënjeshtrat" që kjo e fundit po përhapte për të. Ajo thuhet e u godit në fytyrë nga një roje sigurise përpara se një këpucë e kuqe më takë fluturoi drejt Nicki. Por reperja mbeti e palënduar nga incidenti. Dëshmitarët okularë thanë për median amerikane se grindja ndodhi në ballkon e katit të parë të Harper's Bazaar ICONS, gjatë një shfaqjeje nga Christina Aguilera. Ishte ylli i televizioneve Rah Ali, një mik i Minaj që hyri në mes të dy repereve për t'i ndarë. Brenda pak sekondash, rojet e sigurisë ndërhynë që situata të mos përshkallëzohej.
Elton John nis turneun e fundit botëror Elton John ka thyer zemrat e shumë fansat në mbarë botën. Pasi ylli i muzikës do të nisë turneun e fundit të tij botëror. Ai do të këndojë në Allentoën, Pensilvani të shtunën (8 shtator). Këngëtari do të sjellë për fansat karrierën e tij të shquar prej më shumë se 50 vjetësh. Mendimi që ikona e muzikës nuk do të japë më koncert ka thyer zemrat e njërëzve që adhurojnë muzikën e tij. Turi "Farewell Yellow Brick Road" do të mbahet në 5 kontinente dhe do të përfundojë në vitin 2021. "Unë kam në plan të sjell pasionin dhe kreativitetin që ka argëtuar fansat e mi për dekada me turneun tim përfundimtar,"-tha Elton John në një deklaratë. "
SHOWBIZ
19 E diel, 9 SHTATOR 2018
Lufta 5-vjeçare me sëmundjen, ylli i rrokut: Pranova vdekjen Avril Lavigne ka munguar për 5 vitet në muzikë për shkak të sëmundjes Lyme, por do rikthehet më e fortë se kurrë. Në një letër emocionuese, ajo ka lajmëruar ndjekësit se kjo gjendje e ka ndihmuar të shkruajë disa këngë të mrekullueshme, ku të parën e ka realizuar nga shtrati. Projekti i parë do të publikohet më 19 shtator dhe titullohet "Head Above Water". "Faleminderit që pritët ndërkohë që luftova dhe vazhdoj të luftoj me betejën e jetës sime. Kënga e parë që kam zgjedhur të nxjerr është ajo që shkruajta në krevat në një prej momenteve më të frikshme të jetës sime. E kam pranuar vdekjen dhe e kam ndjerë trupin tim duke u shuar. Jam ndjerë sikur po mbytem, por muzika më ka bërë të gjej forcën dhe ky
Çifti që thyen rregullat e mbretërisë, ja çfarë bën Princ Harry në publik Në fillimin e lidhjes, dasmën dhe martesën e tyre është vënë re si Princ Harry dhe Meghan Markle kanë thyer protokollin. Të dy ishin të pranishëm në ndarjen e cmimeve "WellChild" që organizohet për fëmijët e sëmurë. Dukesha e Sussex-it theu rregullin e veshjes duke zgjedhur një ksotum të zi me pantallona, ndërsa veprimi i Princit Harry nuk pritej. Ai është filmuar duke e përkëdhelur në shpinë Meghan, e cila po fliste me fëmijët. Kjo nuk është hera e parë që ata shprehin dashurinë pa u shqetësuar për të tjerët.
publikim i albumit është një mënyrë për të treguar gjithë atë që kam përjetuar. Nëna ime më mbajti. Në krahët e
saj, kam shkruar këngën e parë që do publikoj për të treguar historinë time", shkruajti këngëtarja.
William Levy bën gjestin emocionues për vajzën e sëmurë me kancer
Aktori i preferuar i femrave, William Levy ka bërë një gjest emocionues për një vajzë që vuan nga sëmundja e rëndë. Ajo kërkonte para për fushatën që ishte ngritur në emër të saj për të bërë trajtimet. "Hi, emri im është Tiffany. Jam 13 vjeç, jam nga Venezuela dhe vuaj nga kanceri. Kam nevojë për të bërë një ndërhyrje në një spital në Argjetinë për të vazhduar trajtimin", shkruhej në postimin e saj. Mediat spanjolle raportojnë se aktori kontribuo me 2 mijë dollarë, gjë që ndikoi në rritjen e audiencës në rrjete sociale. William Levy numëron plot 6 milionë ndjekës në Instagram.
Kur vjehrra është fansja jote e zjarrtë Këngëtari Zayn Malik ka një lidhje shumë të mirë më nënën e të dashurës së tij Gigi Hadid. Yolanda e mbështet vazhdimisht duke publikuar në rrjetet sociale sukseset e tij dhe vajzave Bella e Gigi. Zayn është në kopertinën e revistës "GQ" për muajin shtator dhe vjehrra e tij ka gjetur momentin e duhur për ta reklamuar. Ajo ka postuar një fotografi me revistën në dorë, gjë që i ka rënë menjëherë në sy Zayn. Ai i ka treguar ndjekësve të tij se ndihet i lumtur që vjehrra e mbështet, duke u krenuar për veprimin e saj.
Demi Rose "tërbon" pushuesit në Ibiza Demi Rose nuk di të ndalet. Të gjitha daljet e saj publike marrin vëmendje të madhe. mKëtë herë bukuroshja ka vendosur të pozojë në plazhin e Ibizës. E veshur me bikini ngjyrë portokalli, modelja 23 vjece ka ndezur atmosferën me format e saj bombastike.
SPORT MESFUSHORI
20
E diel, 9 SHTATOR 2018
Xhaka nuk di të shënojë gola brenda zonës, i mësuar me “perla” “Nëse ke mundësi të gjuash, atëherë goditë e shëno”, këto ishin këto fjalët që i dhanë më tepër zemër Taulant Xhakës mbrëmjen e së premtes. Mesfushori i kuqezinjëve ishte ndër protagonistët kryesor në fitoren e bujshme ndaj Izraelit. Me një “raketë” nga jashtë zone Xhaka realizoi golin e vetëm të takimit dhe praktikisht atë të fitores. Ky ishte goli i
parë me fanellën e Kombëtares për Xhakën, por jo në të njëjtën skemë. Edhe më herët mesfushori i Bazelit ka shtangur CSKA e Moskës në ndeshjet e “Champions League”, e për me tepër në stadiumin e rusëve. Edhe më herët Luani i Kombëtares mbahet mend për golat e tij fantastik ndaj Young Boys apo edhe Thun në kampionat. E përbashkëta e këtyre
golave është realizimi i tyre, të gjithë nga jashtë zone dhe me goditje mjaft taktike e të fuqishme. Xhaka godet rrallë drejt portës duke qenë se roli i tij është më tepër si “shkatërrues” por në ato pak raste, ai dhuron disa perla të vërteta që me zor i pret të ndodhin sërish. Golat e thjeshtë lërjani të tjerëve, Xhaka “nuk di” të shënojë nga brenda zonës.
Fitorja e parë në Ligën e Kombeve na ka treguar disa aspekte pozitive por dhe negative
Nga heroi Strakosha te zbulimi Binaku, ja 5 mësimet nga ndeshja me Izraelin
T
riumfi i parë në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit minimalisht 1-0 në “Elbasan Arena” dhuroi disa mësime edhe për trajnerin Christian Panucci në lidhje me gjërat që po funksionojnë dhe ata që janë ende për t’u korrigjuar. Po cilat janë disa prej tyre? Strakosha është “heroi i heshtur” i kuqezinjve Një lider nuk mund të jetë gjithmonë një futbollist agresivë në fushën e lojës, por ka edhe të tillë që janë të heshtur dhe flasin më shumë me veprat e tyre në fushë. Njëlloj si edhe Thomas Strakosha, i cili po tregon çdo ditë e më shumë se ka reflekse edhe më të mira se babi i tij. Për të kuptuar pjekurinë, jo vetëm sportive të tij mjafton të dëgjosh fjalët e thëna pas ndeshjes, fjalë që duket sikur kanë dalë nga një futbollist me përvojë të gjatë dhe jo nga një 23-vjeçar. “Gabimet individuale janë pjesë e futbollit, rëndësi ka që luajmë si grup. Unë bëra vetëm detyrën, pasi për të pritur topa qëndroj në portë”, deklaroi portieri kuqezi pas takimit. Strakosha ishte njeriu i mrekullive, pasi dy nga ndërhyrjet e tij nuk përfshihen mes pritjeve të zakonshme. E para ndaj Kayal ishte një miks mes instiktit, reagimit të shpejtë dhe vetëbesimit, ndërsa e dyta ishte e gjitha forcë karakteri për të besuar deri në fund, madje deri aty ku askush nuk besonte. Ai është shprehur se ka bërë vetëm detyrën, por kampionët e tillë veprojnë gjithmonë në heshtje. Binaku është zëvendësuesi ideal i Agollit Mbrojtësi i Malmos bindi në stërvitje dhe zbriti si titullar në sfidën ndaj Izraelit, duke qenë edhe një nga befasitë më të mëdha të formacionit fillestar të Christian Panuccit, por 90-minutëshi i “Elbasan
Arenës” duket se i dha të drejtë teknikut italian. Egzon Binaku ishte futbollisti që mori më shumë duartrokitje gjatë takimit, nga tifozët e paktë të pranishëm në shkallët e stadiumit, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë. Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij. Ndonëse në krahun e djathtë luante mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, organizimi i lojës së kuqezinjve fillonte thuajse gjithmonë nga e majta, aty ku mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të go-
dasë edhe portën. Në fund të takimit, nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen. Kështu pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panucci më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve. Mesfusha ka eksperiencë dhe kualitet Migjen Basha, Ledjan Memushaj dhe Taulant Xhaka i kanë dhënë një tjetër pamje repartit të mesfushës. Kualiteti dhe eksperienca e tyre i shërbeu shumë kuqezinjve për të krijuar shumë aksione të rrjedhshme që nga mbrojtja. Basha është ekulibratori, futbollisti i cili
pëlqen që ta ketë sa më shumë topin në këmbë, por dhe mjaft luftarak në dyluftimet me kundërshtarët. E vetmja e metë për të është ndoshta fakti që mosha 31 vjeç, ka bërë që në minutat e fundit të humbasë freskinë. Ledjan Memushaj është futbollisti më kualitativ i kuqezinjve nëse shohim ndërtimin e aksioneve. Futbollisti vlonjate tregoi edhe njëherë se është futbollisti kyç në ndryshimin e ritmit të ndeshjeve, duke shpikur goditje nga distanca të largëta dhe duke dhënë pasime mjaft të mira për shokët në repartin e sulmit. “Pesha” e tij në ekip ndihet edhe në fazën defensive kur jo në pak raste arrin që të rrëmbejë topa. Xhaka ndërkohë mund të vlerësohet maksimalisht jo vetëm për golin e shënuar, por dhe për një ndeshje të një niveli të lartë. Më të vërtetë
ai shënoi golin e parë në kombëtare, por në një moment dha dhe asist për Gurin, i cili u gjend në një pozicion jashtë loje. Ndoshta ende jo në kondicionin më të mirë fizik, por shumë i lëvizshëm dhe mjaft i nevojshëm. Qendra e mbrojtjes “fut ujë” sërish edhe ndaj Izraelit Reparti më problematik për momentin te kuqezinjtë është padyshim qendra e mbrojtjes, e cila vijon të jetë shumë e ngathët. Veseli dhe Gjimshiti edhe pse aktivizohen në ekipet e tyre duket se nuk kanë arritur që të përshtaten më së miri mes tyre. Kjo u duk edhe në pjesën e parë ndaj Izraelit, teksa Zahavi dhe disa futbollistë të tjerë u vendosën në dy-tri raste përballë portierit Strakosha, ndërkohë që në një moment Gjimshiti i dhuroi vetë topin sulmuesit izraelit. Një përgjumje totale e të dy mbrojtësve në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Veseli ishte më mirë, duke bërë dy ndërhyrje të sakta. Panucci ndërhyri duke hedhur në fushë Prengën dhe Mavrajn, por mesa duket strategu italian ka ende shumë punë për të bërë në repartin e prapavijës. Qendërsulmuesit vijojnë të mbeten si “hije” në fushë Trajneri Christian Panucci pas fitores ndaj Izraelit konfirmoi faktin se si Guri dhe Balaj u shërbyen shumë pak nga shokët e skuadrës dhe ky ishte një problem më vete. Sulmuesi shkodran në pjeën e parë mori dy topa duke qenë në të dyja rastet shumë i rrezikshëm, ndërkohë që në pjesnë e dytë u zëvendësua për shkak se nuk u shërbye. Panucci u justifikua për aktivizimin e Balajt menjëherë në pjesën e dytë me faktin se ky i fundit është më luftarak dhe ndihmon më shumë në fazën mbrojtëse.
SPORT
21
E diel, 9 SHTATOR 2018
Futbollistët kuqezi do të nisen si pasagjerë të zakonshëm drejt transfertës në Skoci
Izraeli kalon nga terminali VIP në Rinas, por Shqipërisë i ndalohet
DEKLARATA
Magjistari portugez: Nëna e tij, Dolores, po e shkatërron Ronaldon!
K
ombëtarja shqiptare ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, me një problem që nuk ka aspak lidhje me aspektin sportiv. Kuqezinjtë, të cilët do të nisen të dielën drejt Skocisë për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve, u është mohuar kalimi nëpërmjet terminalit VIP. Federata Shqiptare e Futbollit kishte bërë një kërkesë për kalimin e skuadrës përfaqësuese nëpërmjet këtij terminali, në mënyrë që futbollistët, të cilët vijnë pas ndeshjes me Izraelin, të udhëtojnë drejt Glasgow-t në mënyrë sa më komode dhe pa sorollatje, duke qenë se ky udhëtim zgjat 3 orë. Pasditen e së premtes, në zyrat e qeverisë së futbollit shqiptar erdhi miratimi nga Ministria e Jashtme për kalimin e skuadrës përfaqësuese, por më pas kjo lëvizje u mohua, me pretendimin se kapacitetet e terminalit VIP e kanë të pamundur që të trajtojnë një numër kaq të lartë personash, edhe pse dëshira e mirë për të ndihmuar nuk mungon. Ajo që të bën çudi në këtë pikë është se, Kombëtarja shqiptare ka kaluar edhe herë të tjera nëpërmjet këtij terminali dhe nuk ka pasur asnjë problem të tillë. Kujtojmë që në terminalin “VIP” Izraeli ka kaluar si në
hyrje ashtu edhe gjatë rikthimit të tyre pas ndeshjes. Udhëtimi i kuqezinjve si pasagjerë të zakonshëm ka shkaktuar jo pak polemika në ambientin sportiv në Shqipëri, pasi pas “Euro
2016” pjesa më e madhe e këtyre djemve u pritën si heronj, duke kaluar jo vetëm nga terminali “VIP”, por dhe duke plotësuar edhe një organizim shtetëror që ishte rezervuar për ta. Kombëtar-
ja shqiptare do të luajë ndeshjen me Skocinë ditën e hënë, në Glasgow, dhe vjen si kryesuese e grupit 1 të Ligës C, me 3 pikët e marra pas fitores me Izraelin në “Elbasan Arena”.
PRAG-NDESHJA
Cristiano Ronaldo ende nuk ka mundur që të gjejë golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Juventus. Në 3 ndeshjet e para ylli portugez nuk ka mundur që të zhbllokohet. Dikush thotë që kjo situatë është krijuar për shkak të vështirësisë së portugezit për t’u përshtatur me futbollin italian, por ka edhe një hipotezë më të çuditshme. Sipas “Mundo Deportivo” një magjistar portugez, Bruxo de Fafe, i cili shpjegon se arsyeja kryesore që CR7 nuk po gjen golin është mamaja e tij, Dolores. “Ronaldo po kalon një periudhë shkurajimi të madh dhe udhëzimet e tij natyrore e tregojnë këtë. Në të njëjtën kohë, nëna e tij, që e mbron aq shumë, përfundon duke e dëmtuar pa dashje. Ajo nuk mund të ndikojë vazhdimisht në zgjedhjet e të birit dhe të jetë ajo që i jep fund çdo diskutimi mbi lumturinë e tij. Rezultati i vetëm që do të arrijë nëse vazhdon kështu është që ai MBROJTËSI do të rrëzohet nga maja ku është ngjitur. Në Brazil ka njerëz që përmendin emrin e saj dhe pështyjnë nëpër pjata për t’i sjell fat të keq Ronaldos. Njerëzit janë shumë ziliqarë”, tha Bruxo.
LIGA A
Robertson dhe trajneri i Skocisë: Zvicra luan “tenis” ndaj Islandës, Nuk na falen gabimet me Shqipërinë! tre shqiptarë shënojnë për helvetët
K
apiteni i ri i Skocisë, Andy Robertson ia ka bërë të qartë shokëve të skuadrës që të mos bëjnë më gabime si ato kundër Belgjikës, pasi do të kalojnë një tjetër mbrëmje horror të hënën kundër Shqipërisë në “Hampden Park”. Skocezët u shkatërruan 4-0 nga Belgjika (humbja më e keqe në shtëpi për skocezët prej 45 vitesh) dhe pavarësisht se Shqipëria është shumë larg nivelit të skuadrës së renditur e treta në Kupën e Botës, mbrojtësi i Liverpool thotë që skuadrën e pret i njëjti fat nëse përsëritet loja e të premtes mbrëma. “Ishte një mbrëmje shumë e vështirë”, tha Robertson. “Belgjika është një skuadër me lojtarë të klasit botëror, por pjesa më e madhe e golave erdhi
Z
për shkak të gabimeve tona. Ky është zhgënjimi më i madh i mbrëmjes. Duhet të mos bëjmë më të tilla gabime”. Për ndeshjen kundër Shqipërisë, mbrojtësi i Liverpool tha: “Nuk besoj se kemi nevojë për motivim ekstra. Duhet të shohim gabimet që kemi bërë dhe t’i korrigjojmë. Është një grup i ri dhe formacion i ri, sigurisht që do të kemi probleme përshtatjeje, por duhet të mos bëjmë
gabime bazike”. Ndërsa trajneri Alex McLeish tha: “Edhe skuadra më e mirë në historinë e Skocisë do ta kishte pasur të vështirë kundër Belgjikës. Kishim një detyrë shumë të rëndë, por të paktën kemi mundësi të mësojmë nga gabimet. Faji është i imi sepse i shtyva lojtarët që të pasojnë topin më shumë me njëri-tjetrin, tani duhet të ndryshojmë dhe të provojmë diçka të re”.
vicra e ka nisur me një goleadë spektakolare aventurën në Ligën e Kombeve në Grupin 2, të Ligës A. Skuadra e Petkovic ka shkatërruar 6-0 Islandën në ndeshjen e par të luajtur në stadiumin “Kybunpark”. Helvetët e nisën duelin për herë të parë me kapiten Granit Xhakën, i cili i solli fat skuadrës së tij, duke lënë pas polemikat për festimin me shqiponjë në Kupën e Botës. Në minutën e 13të, vendasit do të gjenin menjëherë rrugën e rrjetës, teksa Zuber shënoi një gol fantastik me një goditje mjaft të bukur me të majtën, e cila përfundoi në cepin e portës. Islandezët u tronditën nga ky gol, teksa pas 10 minutash pësuan edhe të dytin. Shaqiri tentoi nga një goditje dënimi,
që u ndal nga portieri Halldorsson, dhe pas një rrëmuje shkoi te Zakaria që e kishte të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën helvetët nuk do të ndaleshin. Shaqiri shënoi një gol spektakolare nga një goditje dënimi në një pozicion shumë të vështirë në minutën e 53-të, duke ngritur peshë tifozët vendas. Zvicra luan bukur dhe në minutën e 67-të do të shënonte edhe golin e katërt. Schar dhuron një pasim të bukur me them-
bër për Seferovic, i cili në hyrje të zonës e çon topin në rrjetë. Mbrëmja për shqiptarët nuk kishte përfunduar këtu pasi Albion Ajetit i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë për të gjetur golin. Në minutën e 71-të, sulmuesi me origjinë shqiptare devijoi në rrjetë një pasim të Seferovic nga krahu i djathtë. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mehmedi shënoi golin e 6-të për Zvicrën, që i bëri një nisje fantastike këtij eventi të ri, teksa kujtojmë që në grupin e tyre është edhe Belgjika.
SHENDETESI
22 E diel, 9 SHTATOR 2018
Dhjetë këshilla për të ngrënë më mirë gjatë shtatzënisë P
ër shkak të ndryshimeve të mëdha hormonale në orga nizëm, në këtë fazë janë të njohura fenomenet e "urisë së nxehtë", urisë ndaj produkteve të
Sipas mendimit të ekspertëve, këto janë 10 këshillat që duhen mbajtur parasysh gjatë shtatzënisë për të ngrënë jo dy herë më shumë, por dy herë më mirë.
caktuara, ndryshueshmërisë së shqisës së të nuhaturit apo edhe të ndjesive të përzierjes e të pështjellimit në stomak.
1.Konsumoni të paktën 5 herë fruta dhe perime të freskëta gjatë ditës. 2.Ushqimi juaj duhet të jetë i shumanshëm dhe të përmbajë fibra
ushqimore (alimentare), kripëra minerale dhe vitaminë B, të cilat gjenden me shumicë në produkte natyrore dhe të përpunuara si bukë e makarona me miell të pasitur, drithëra, oriz të errët, patate dhe bishtajore. Shumë e rëndësishme në shtatzëni është edhe marrja e mjaftueshme e acidit folik, jodit dhe hekurit. Ndërsa dy produktet e para merren në formë preparatesh, hekuri gjendet me shumicë në produktet shtazore si mish, peshk, vezë, por edhe ato bimore, si sallatë jeshile, farëra, bishtajore etj. 3.Sa më të kursyera në sheqer dhe ushqime të ëmbla dhe super të sheqerosura. 4.Konsumimi 2 deri në 3 porcione në ditë i qumështit me pak yndyrë dhe produkteve të tij (djathë, kos, etj.) përbën një burim të rëndësishëm të kalciumit dhe mikroelementeve. 5.Yndyrat duhet të përbëjnë 30-35
% të kalorive tuaja ditore (që për një trup mesatar do të thotë, konsumimi i jo më shumë se 80-100 gramë yndyrave në tërësi, në një ditë). Gjithsesi është mirë që të përdoren sa më shumë vajrat me origjinë bimore (vaji i ullirit) dhe sa më pak yndyrat me origjinë shtazore (mbi të gjitha dhjamërat). Mos neglizhoni në këtë llogaritje edhe yndyrat "e fshehura" si përbërës të çokollatave, patatinave, akulloreve, biskotave të gatshme, etj. 6.Kujdesuni të përdorni sa më shumë ushqime biologjike (të patrajtuara me kimikate) për të ulur përqendrimin e përbërësve të dëmshëm për organizmin. 7.Është mirë që të hiqni dorë nga konsumimi i vezëve të paziera apo të pagatuara, apo nga pirja e qumështit të pazier të marrë direkt nga fshatari, si rezultat i rrezikut të infektimit nga parazitë të ndryshëm (p.sh salmonela).
8.Po kështu, kritik është edhe përdorimi i mishit të pazier (edhe në formën e sallamit apo të proshutës) për shkak të rrezikut të toksoplazmozës. 9.Përpiquni të hani në sasi të vogël, por të shpërndarë në mënyrë të rregullt gjatë ditës (5-6 herë në ditë). Kjo ju ndihmon dhe lehtëson tretjen. 10.Gjatë shtatzënisë keni shumë nevojë për lëngje, ndaj dhe duhet të konsumoni pa frikë 2-3 litra në ditë. Më të këshillueshme janë uji mineral i varfër në natrium, lëngjet e frutave dhe çajërat e holluar me ujë dhe mundësisht me pak apo pa sheqer. Mirë do të ishte që kafeja dhe çaji i zi të minimizoheshin sa të jetë e mundur. Gjithashtu, ekspertët këshillojnë që të mos përdoren në sasi të mëdha produktet që përmbajnë kitin (ndër to p.sh "Bitter Lemon"), sepse kjo e fundit mund të jetë problematike për shëndetin.
SPECIALISTI
S
ikurse në çdo fushë tjetër edhe në dermatologji, rrezet lazer kanë gjetur aplikim për më shumë se 20 vjet, për trajtimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës. Në botë është në ekspansion prodhimi dhe aplikimi i tyre duke e pasur parasysh suksesin e arritur në trajtimin e problemeve të lëkurës në mënyrë më të thjeshtë më të shpejtë dhe me sukses permanentë. Person kompetent për trajtim me laser të ndryshimeve në lëkurë është vetëm dermatologu i trajnuar për punë me te. Në duart e tij ky aparat shndërrohet në mjet adekuat dhe jo të rrezikshëm për manipulim dhe në këtë mënyrë evitohen dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga përdorimi i laserit nga personat jo kompetent. Principi i punës së laserëve konsiston në rrezet që lëshohen nga kristalet e ndryshme, rrezet e intensive pulsuese te dritës si dhe radiovalët, të cilat kanë efekte te mrekullueshme. Në kohen e fundit si më të suksesshëm janë aparaturat (IPL) me kombinim rrezesh me efekte të shumëllojta dhe me gjatësi të ndryshme valore, dhe diapazon më të gjerë veprimesh, përkundër atyre me njëlloj rrezesh dhe me efekte të mjaftuara dhe te kënaqshme, por me diapazon më të ngushtë vep-
Aplikimi i rrezeve laser në dermatologji, dobitë dhe pasojat prej tyre rimesh. Laserët në dermatologji kanë gjetur aplikim kryesisht te çrregullimet vaskulare më tepër beninje: si teleangiectazite (kapilarët e zgjeruar deri në 3 mm, Nevus flameus, poikilodermia, rosacea, angiomat, spidernevuset dhe skuqjet e ndryshme të lëkurës së fytyrës dhe qafës, e më pak te format e rënda si Hemangiomat dhe kapilarët e mëdhenj në ekstremitete. Po ash-
tu, shumë të suksesshëm janë treguar në eliminimin e pasojave të dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit si hiperpigmentimet, elastozën, duke bërë freskimin e lëkurës së fytyrës dhe tërheqjen e saj dhe me atë edhe zbutjen e rrudhave. I suksesshëm është treguar sidomos te epilimi permanent (heqja permanente) i qimeve të fytyrës dhe trupit si tek femrat, ashtu edhe
tek meshkujt. Efekte të mjaftuar ka treguar edhe në heqjen e tatuazheve, eliminimin e akneve dhe poreve të zgjeruara, përmirësimin e sëmundjeve si Psoriasa vulgare, leukodermitë e ndryshme, ndërsa më pak i suksesshëm është treguar tek vitiligo. Disa nga laserët mund të bëjnë ablacionin (djegien) e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me qëllim të heqjes së cikatrikseve (shenjave dhe vrajave) pas mjekimit të akneve. Në përvojën time disavjeçare të aplikimit të laserëve mund të them se nënshtrimi i tretmaneve laserike, zakonisht, ka rezultuar me arritjen e rezultateve të kënaqshme në trajtimin e qimeve, kapilarëve, skuqjeve të fytyrës, akneve dhe freskimit të lëkurës, por që të arrihet kjo duhet durim dhe qëndrueshmëri në trajtimet e përmuajshme ose 6 javësh, për të arritur qëllimin.
Multivitaminat mbrojnë zemrën Konsumimi i multivitaminave mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nivelet e rritura të homocisteinës në gjak llogariten një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Bazuar në këtë, studiuesit kanë përcjellë efektin e shtesave ushqimore me multivitamina dhe ndikimin e tyre në nivelet e homocisteinës. Në hulumtim janë përfshirë persona më të moshuar se 70 vjet, te të cilët pas konsumimit të multivitaminave është vërejtur një hipohomocisteinemi e lehtë. Rezultatet kanë treguar një ulje të nivelit të homocisteinës për 1.4 mikromol për litër krahasuar me nivelin fillestar të homocisteinës, prej 12.8 mikromol/litër. Ulja e nivelit të homocisteinës ul edhe rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Përgaditi: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Sheshi i sipërm i anijes, i hapur dhe i pambuluar, ose mbules e shtatit 4. Veprime kremtuese a përkujtimore që kryhen me rastin e një ngjarjeje të shënuat shoqërore 6. Kafshë e vogël shtëpiake, ajo mban larg minjtë 10. Trajtë fillestare e kandrrave, e krimbave, e bretkosave, vemje 15. Svante ... në vitin 1896 sugjeroi se efekti serë do të shkaktonte ngrohjen globale 18. Lojë me top në ujë 21. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 22. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 23. I çoj bagëtinë për tu ushqyer 25. Deti është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik 26. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 27. Morrat, pleshtat, etj. janë ashtu 28. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 31. Korporata Ndërkombëtare Financiare 33. Dheu i huaj; mërgim në vend të huaj për bukën e gojës 34. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 36. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 37. Dakord në gjuhë universale 39. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 40. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 41. ... Lee, aktor kinezoamerikan, po ashtu dhe djali i yllit të arteve marciale Bruce Lee 42. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 44. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 46. Quhej ashtu oficeri në kohën e turkut 48. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer 52. Shkrimtari, skenaristi dhe politikani ... Laço, lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës 54. Vegël dore, e cila përdoret për të prerë xham 56. Pjesa e skenës së teatrit që ndodhet para perdes 58. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 64. Veprim i keq, punë e mbrapshtë, ose ... 65. Orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje 66. Eshtë i tillë ai që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë 68. Ai është metal me ngjyrë si të argjendit e me shkëlqim të kuqërremtë, më i fortë se hekuri, që shkrihet në temperaturë të lartë (simboli Co) 69. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 70. "... i zemrës" me autor, Fil-
E diel, 9 SHTATOR 2018
Nga Albert VATAJ
ip Shiroka, botues, Toena. Faqet e librit 260. 71. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 72. Gjeni emrin ... Marie Hugo, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX 74. Të qenët i pavdekshëm, pavdekshmëri 77. Me vështirësi, me shumë mundim, me përpjekje të mëdha 79. Burrë trim e bujar 80. Rezervuar i madh prej metali, zakonisht në trajtë cilindri të zgjatur 82. Ashtu quhen punëtorët e shfrytëzimit të nëntokës 84. Shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen 86. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 89. Leckë e trashë për të pastruar dyshemenë, për të fshirë pluhurin etj 90. ... Polic Kamov, dramaturg dhe shkrimtar i shquar kroat, lindi më 1910 92. E mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende 96. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 97. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 99. Ajo është një nga veprat e njohura të Martin Camajt, novela u botua në Romë 1958 100. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 101. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu
103. Vëllai i nënës 105. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 106. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 107. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 109. Vegimi a përshtypja e rreme që krijohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit 111. Pastaj e ka brenda 112. Kështu quhen njerëzit e dijes VERTIKALISHT 2. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, nder, lë pezull 3. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 4. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 5. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 7. Tirana, e kishte targën e makinave ... 8. Që është i viseve, të cilat ndodhen në veri 9. Shkelm që hedhin kafshët (kali, mushka etj.) me këmbët e prapme 11. Partia Aleanca Popullore 12. Kaloj verën në një vend, bëj pushimet e verës diku 13. ... Kokona, shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog shqiptar, lindi më 1913 dhe vdiq më 1998 14. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 15. Ai që lakmon e përpiqet të
arrijë me çdo mjet një qëllim ose një vend më të lartë në jetë 16. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 17. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 18. E vendos dikë a diçka në një vend 19. Murg françeskan, quhet ashtu 20. Vëllimi i një dhome, i një sendi etj., i llogaritur në metra kubë 24. Me kryeqytet Asmara, ky shtet ndodhet në pjesën verilindore të Afrkës, laget nga Deti i Kuq 29. Njeri qesharak e pa karakter, palaço 30. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 32. Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës tjetër 34. Tërësia e zhvillimit shoqëror në krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi,etj. 35. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 38. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 43. Grup njerëzish të një moshe, quhen edhe ashtu 45. Eshtë përfundimtare, e padiskutueshme 46. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 47. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë
bën grabitje me armë në dorë; kusar 63. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 67. Funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë 73. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 75. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 76. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 78. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 79. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 81. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 83. Prishem keq me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem 84. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 85. Ashtu është ai që nuk duhet t'i zihet besë 87. Stefan ..., (28 nëntor 188123 shkurt 1942), biograf dhe shkrimtar i jashtëzakonshëm vjenez 88. Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi 91. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 93. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 94. Lituania e ka monedhë të saj 95. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 97. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 98. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 99. Paraja e Vietnamit quhet ashtu 102. Partia Socialiste e Moderuar 104. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 107. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 108. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 110. Aleanca Kuq e Zi
49. Pajisje për të ngrohur me energji elektrike 50. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 51. Që është i shtypur nga të dyja anët si petë, petashuq 53. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 55. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 56. E sulmuan pas shpine, e vranë ... 57. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 59. 8 ashtu është Dita Ndërkombëtare e Nënave 60. Thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë 61. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 62. Ai që del malit, fshihet e 1
2
K M E S
¸
3
V 8
L
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
14
4
5
6
7
B A S K
Z 9
Z
K
10
A P
T I
J
11
E
F
¸
L
E
P
A
12
S
16
K O M P A S
O
E
19
N
13
D P
15 20
U E
17
A N I
A R K E R
F A
K U E S
I
E
D
L 25
M
Z
C
J
K U L
A ˙
Z
A R
N
R O
32
E
V I
¸
O G A N
33
A
V E
R
U
U
R R
E B
K
R
R N
37
C
T
30
C
B A S H
S
36
K
29
L
31 35
K
I
A
¸ 28
I T
34
O R B
¸
O
24
26
27
P
F
R
L 23
R
E
21
22
K I
18
J
38
D 39
E S
H T
E
N
I
S
D
¸
40
R
L
E
M
U K U
C
41
E
I
42
B R
A H I
M
43
D O S E
¸
44
45
D O M
E
N
¸
B 53
P
R
M E
L B
L
G
T
R
A
J
S
E
N T
¸
D
R
N 69
A B
A G R I
K A N A R
Z
M T I
P A
F
N
T I
N E
R A R I
B
86
O N I
F
I
M A J
K
R D
O F I
M A S H
A
U
A
P G
L
L
E
P I
D
V ¸
L L
I
M
N
˙
F
U
G
A
T E
T O R
A
99
S O N A L I
T E
T
100
R
N
J
104
105
M U L
L I
S
D I
106
S
F
J E
107
101
F M N 103
B
¸
108
K O J
A
¸
E
L
R
O G U R
109
H
E G ¸ 110
¸
K
95
102
L
Q
D
91
94
C
84
97
98
E R
H I
83
88
K O J
F
R
A K U L L 96
N
B
87
93
I
E
82
90
92
N A D
A
O
89
E
I
79
C 85
P
O H S
76
81
B
P E
I
75
78
A
I
73
L U N G ¸
A
64
A K 70
M A G R
¸
80
Z
A L 63
K
A K
N
77
I
K U 60
J
72
L U 74
B
E O R
S
68
K A ˙
71
O
A P
A D O L F
V
62
K R A S T
G
67
A
T
59
F
E
M
66
E
I
A
S 58
A
61 65
A ˙
51 55
57
P A Q J
L L
48
K
54
G
56
A
50
M B
D
52
47
B
H
49
O
˙ 46
P
P
A M A L
N
R
I
111
G A M E
P E
R S
O N I
F
I
K I
M
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 9 SHTATOR 2018
®Presidenti i Republikës Ilir Meta, foto me Gianni De Biasi dhe Lorik Canën pas fitores ndaj Izraelit
Tifozi i veçantë në “Elbasan Arena”, Presidenti Meta mbështet Shqipërinë, me dorë në zemër
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë një ndër tifozët e Kombëtares Shqiptare i pranishëm mbrëmjen e së premtes në "Elbasan Arena", për të ndjekur përballjen Shqipëri-
Izrael, e cila përfundoi 1-0 në favor të kuqezinjve, me një gol të shënuar nga Taulant Xhaka. Meta ka qenë në tribunën e nderit përkrah Presidentit të FSHF-së Armand Duka. Në
kohën kur është kënduar himni, Kreu i Shtetit ashtu si gjithë të pranishmit është çuar më këmbë dhe ka shoqëruar himnin me dorën në zemër. Në përfundim të kësaj përballjeje të vlefshme për Ligën e Kombeve, Presidenti Meta ka festuar së bashku me ishtrajnerin e Shqipërisë Gianni de Biasin, ku të dy bashkë kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar, por jashtë stadiumit.
"Një nisje e mbarë e kuqezinjve! Urime!" Ndërkaq, pak minuta pas përfundit të takimit vetë Presidenti Ilir Meta do të postonte dy foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook" pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku ne fituam 1-0. Në foto është edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana. "Një nisje e mbarë e kuqezinjve! Urime!"- u shpreh në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Prononcimi i Metës Në përfundim të ndeshjes Presidenti i Republikës z. Ilir Meta foli ekskluzivisht për gazetarin e "Ora News", Altin Sulçe nga "Elbasan Arena", pas fitores 1-0 të Kombëtares Shqiptare përballë skuadrës përfaqësuese të Izraelit. Ilir Meta: "Shumë premtuese po të kemi në konsideratë që kombëtarja ka qenë në një moment tranzicioni dhe shpresojmë që kjo nisje e mbarë të vazhdojë edhe në të ardhmen pas të gjithë dëshirojmë që jehoha e kampionatit evropian edhe në të ardhmen. Pjesa e parë ishte delikate por pjesa e dytë, edhe me ndërrimet që u bënë sidmos me futjen e Bales presioni kaloi kundër ekipit rival dhe ra rezultat të shkëlqyer, pasi edhe
ekipi i Izraelit ishte i mirë." Ky ekip shpreson me këta emra të rinj që kanë ardhur ndërthurur me eksperiencën për një të ardhme për të përsëritur historinë? Ilir Meta: Si tifoz mund të them që të gjithë dëshirojmë dhe shpresojmë që lojtarët e rinj të rriten gjithnjë e më shumë siç ishte rasti i lojtarit të ri Binaku që bëri figurë të mirë, por edhe portieri Strakosha që ishte shumë deciziv sidomos në pjesën e parë. Shpresojmë që ekipi të gërshetohet dhe të kemi përsëri atë fuqi të frymës së ekipit që e kemi parë edhe në Evropian. Natyrisht do kërkojë kohën e saj, por kjo fitore jep një frymëmarrje për të riparuar edhe ato vështirësitë që ende janë të pranishme.