www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 239 (8370)
E martë, 9 Tetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Edi Rama nuk rrëzohet me facebook dhe kërcënime nga televizori. Ndaj Opozita nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse me popull në rrugë. Në të kundërt me Ramën nuk ia del dot me batuta në rrjete sociale, pasi ai tall gjysmën e botës
“Artisti” Basha dhe “Kryeprokurori” Rama
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë kaluar dje një ditë të ndezur me replika, akuza, fyerje dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Arsyet e sherrit janë disa dhe nisin që nga skandali më i fundit i "Xhisielës", te "Babalja" i përgjimeve dhe përfundonin me akuzat ndaj Taulant Ballës FAQE 3
Erion Veliaj zbulon emrin e Presidenti Meta në ceremoninë e 90-vjetorit të krijimit të veçantë të djalit: “Kajan, Mbretërisë Shqiptare tironsi më i ri në qytet”
FAQE 24
Në foto: Kryebashkiaku Erion Veliaj me djalin e tij, Kajan
Në foto: Presidenti Meta me familjen mbretërore, Princin Leka dhe bashkëshorten e tij, Elia Zaharia
ZËVENDËSKRYETARI I LSI
TRITOL NË BANESËN E TË AFËRMEVE
Xhisiela sulmon opozitën nga makina e re
FAQE 2
Luan Rama: Shqipëria “njolla e zezë” e vjedhjes së votës
FAQE 6
AKUZAT
Sali Berisha dhe Taulant Balla, "luftë" me foto dhe video në Faceook
PROJEKTI
FAQE 7
INTERVISTA
Këshillat e kardiologut, Dr. Leonidha Peppo: Bëni kujdes, zemra nuk fal Intervistoi: Albert Vataj
FAQE 18
FAQE 24
PD prezanton platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi
FAQE 5
RUBRIKA "SHQIPTARË DHE BARBARË"
Arbëria përballë genocidit sllav dhe otoman Nga Gjet Ndoj FAQE 10
AKTUALITET
2 E martë, 9 TETOR 2018
Kryeministri akuzon opozitën. Edi Paloka:E kaluan fantazinë. E nxorën vajzën për të thënë se tritolin ia vuri Partia Demokratike
Tritol banesës së të afërmve, Xhisiela: E bëri opozita
N
jë shpërthim eksploz ivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Sipas raportimit të policisë, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale. Paralajmërimi me tritol është bërë ndaj banesës së gjyshit të Xhisiela Maloku dhe vëllait të tij. Burime policore bëjnë të ditur se, në shtëpinë e gjyshit nga e ëma, në Larushk, jeton edhe Xhisiela. "Akuzat e Xhisielës nga makina e shtrenjtë" Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e përbashkët të të dy vëllezërve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t'i marrë në pyetje. Ndërkohë vet
protagonistja e skandalit më të fundit, Xhisiela Maloku akuzoi dje opozitën për tritolin që ju vendos të afërmeve të shtëpisë së saj. "Mendoj se është më se e qartë që është bërë nga PD-ja dhe opozita. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
Deri dje, hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja. (TCH: Pse mendoni se e ka bërë opozita?) Unë dola e thashë të vërtetën, opozita luajti një lojë politike dhe doli blof. Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë, e askush nuk mund të hedhë hipoteza. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj se ndihem e rrezikuar nga opozita që më sulmon drejtpërdrejt", tha Xhisiela Maloku. Xhisiela tha se është sqaruar me Rexhep Rrajën, për të cilin gjykata caktoi para pak ditësh masën e sigurisë arrest me burg. Po ashtu, 25-vjeçarja nga fshati Zezë, historia e së cilës përfshiu në një valë akuzash politikën dhe Policinë e Shtetit, tha se ka komunikim të vazhdueshëm me familjen e ish-të dashurit të saj. Në shfaqjen e ardhës para mediave të Xhisiela Malokut ranë në sy jo pak detaje. Gazeta "Panorama" shkruante dje: "Me syze firmato dhe me një makinë të re luksoze Xhisiela Maloku, është paraqitur sërish para gazetarëve dhe ka folur për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën. Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët, të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga kabina e një makine të bardhë.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze. Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re. Mediat kanë treguar se makina është një "PEUGEOT 208" e viti 2017. Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove. Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 19-20 mijë euro. Makina "Peugeot 208" me targa "AA 114 TT", figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave "Peugeot" në Tiranë, "AVEL SHPK" dhe jo në emrin e Xhisieles. Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj "Gucci", të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private". Akuzat politike Në mbledhjen e grupit parlamentar kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se opozita është pala e interesuar për tritolin në familjen e të afërmve të Xhisielës. "Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në "mish për topat" e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysnin e një terrori psikologjik? Ne?! Jo! Nuk ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial e kuptojnë që për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tëra dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj e synojnë t'i bindin se një histori dhune fizike, marrëdhënieje mes dy të rinjve, sigurisht nga ana e djalit mbi vajzën, na qenka në fakt një histori dhune seksuale, e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputeteve, me armë në dorë ka shkuar e ka kanosur oficerin e policisë që të mbyllë gojën",- deklaroi kryeministri Edi Rama. Pas kësaj deklarate deputeti i PDsë, Edi Paloka u shpreh se mazhoranca po kalon çdo imagjinatë. "Këta kalojnë dhe fantazinë… Që mund ta nxirrnin atë vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, por që të deklaronte pas Ramballës se ia kishte vënë opozita, nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra, dhe bomba në Ambasadën Jugosllave u gjet. Rama i kalon vërtetë me distancë paraardhësit e tij në të keqe", shkroi deputeti demokrat në rrjetin social.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 9 TETOR 2018
Edi Rama nuk rrëzohet me facebook dhe kërcënime nga televizori. Ndaj Opozita nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse me popull në rrugë. Në të kundërt me Ramën nuk ia del dot me batuta në rrjete sociale, pasi ai tall gjysmën e botës
“Artisti” Basha dhe “Kryeprokurori” Rama
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë kaluar dje një ditë të ndezur me replika, akuza, fyerje dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Arsyet e sherrit janë disa dhe nisin që nga skandali më i fundit i "Xhisielës", te "Babalja" i përgjimeve dhe përfundonin me akuzat ndaj Taulant Ballës Për kryeministrin Edi Rama të gjitha denoncimet e bëra së fundi nga opozita ku flitet për shkelje ligjore dhe skandale janë sajesa të opozitës. Akuzave që Lulzim Basha i bën çdo ditë për lidhje me krimin dhe qeverinë e marrë peng nga bandat dhe koncesionet, kryeministri i është përgjigjur me shprehjen tashmë të njohur se "Luli është artist". Etiketimi që së fundi ka qejf ta përdor shpesh Rama për kreun e PD nuk lidhet me shprehjen "çun artist", por me atë që Rama e cilëson si aftësi të kreut të PD për të aktruar dhe për të mashtruar në opinionin publik. Sipas Ramës kemi të bëjmë me një politikan që merr letrën dhe del para kamerave dhe aktron duke denoncuar. Teksa jepet argumentet e tij pse lideri i PD është një "artist", kryeministri Edi Rama ka marrë dje rolin e një "kryeprokurori" duke paraqitur fakte, prove dhe dëshmi kundër çështjeve që PD i konsideron skandale. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe më pas në disa cicërima në Twitter, kryeministri i ka marrë ngjarjet e fundit me radhë dhe ka arritur në përfundime ligjore, të cilat ende nuk i ka të plota as prokuroria. Kryeministri tregoi se ishte disa hapa para prokurorisë në rastin e përfshirjes së Taulant Ballës në çështjen e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë doli garant se numri dy i partisë së tij nuk është përfshirë në çështjen e shmangies së arrestimit të djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja. Ai tha se kishte para videot e komisariatit dhe mund të fliste me siguri për Taulant Ballën. Ky i
fundit ka bërë të paktën 3 padi penale për këtë akuzë që i bënë PDja. Derisa çështja është nën hetim, pse kryeministri duhet të shkojë i pari të shoh videot, të pyes dëshmitarët dhe të bëj gjithë punën që e ka detyrë prokuroria? Nuk mjaftojnë hetimet për tre padi penale, por duhen edhe hetimet private të kryeministrit për të shpëtuar Taulant Ballën? Por rasti më flagrant i hetimeve kryeministrore ishte ai i ngjarjes së ndodhur dje, ku banesës së të afërmëve të Xhisiela Malokut iu vendos tritol. Vetëm pak orë pasi kishte ndodhur ngjarja e tritolit ndaj të afërmve të vajzës, që fillimisht denoncoi djalin e deputetit dhe më pas u tërhoq nga denoncimi, kryeministri arriti të gjejë
autorët. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri ishte disa hapa para policisë dhe prokurorisë që po hetonin në vendngjarje, kur tha se tritolin e ka vendosur opozita! Është një përfundim që kur e deklaron një kryeministër nuk ka sesi të mos duket i çuditshëm. Me këto që deklaron kreu i qeverisë, njerëzve s'u mbetet veçse të imagjinojnë Lulzim Bashën duke vendosur tritol Fushë-Krujë, pasi është kthyer natën nga Holanda. Deklarata e kreut të qeverisë për opozitën që vendos dinamit u mor me humor deri në momentin kur Xhisiela Maloku deklaroi për mediat pothuajse të njëjtën gjë që tha Edi Rama. Edhe ajo njëlloj si kryeministri mendon se tritolin
e ka vendosur PD. Nuk është çudi që pas disa javësh hetime edhe ndonjë prokuror që ka radhën për të kaluar në Vetting të deklarojë të njëjtën gjë. Tek e fundit, pistën e hetimit dhe provat ia dha të gatshme kryeministri. Në këto kushte kur kryeministri kontrollon gjithçka, opozita ka vetëm një zgjidhje nëse e beson vërtet se Edi Rama është kapo i krimit. Me popull në rrugë dhe ta lerë të lirë popullin për të vendosur! Ndryshe me facebook apo deklarata në televizion Edi Rama nuk ikën as 10 vjet. Prandaj nëse opozita e ka seriozisht duhet të veprojë shpejt. Në të kundërt me Edi Ramën nuk ia del me facebook dhe deklarata, pasi ai mbetet mjeshtër. A.Marku
POLITIKE
4
E martë, 9 TETOR 2018
Replika në rrjetet sociale për akuzat ndaj Ballës. Rama-Bashës: E di sa thellë je futur mik”
K
reu i mazhorancës Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha janë përfshirë në replika përmes rrjeteve sociale, ku secili akuzoi tjetrin për teatër dhe shfaqje bajate. Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tuitter që ka komentuar përmbajtjen e kamerave të sigurisë së komisariatit ku ish-oficferi i policisë Emiljano Nuhu pretendon të jetë kërcënuar me armë në prezencë të Taulant Ballës. Për Kryeministrin Rama, jo vetëm Balla por as akuzuesi i këtij të fundit, Emiljano Nuhu nuk shfaqen në pamje. Por ajo që bie në sy është fakti se me gjithë divergjencat, akuzat e epitetet fyese, Kryeministri Edi Rama e quan ende mik rivalin e tij politik Lulzim Basha dhe madje i qan dhe hallin pas zhvillimeve të fundit. “Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak !Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama. Kryedemokrati Basha i është përgjigjur përmes një reagimin në rrjetin tjetër social, “Facebook”, akuzave të kryeministrit Rama. “Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt”- u shpreh Basha. Në vijim ai shton se vendi nuk ka më kryeministër, por një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. “Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët
Basha- Ramës: Unë nuk shantazhohem, nuk jam peng i krimit si ti
nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta. Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse
kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.”- mbyll Basha reagimin e tij. por replikat në distancë nuk do të mbylleshin me kaq. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje në distancë kryetarit të PD-së, duke i kërkuar që t’i lërë reagimet trimërore. “Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist! Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari! Ah,mos harro kamerat e Krujës para se
të flesh prapë”, tha Rama. Pas statusit të fundit të kryeministrit, i cili kërkonte nga Basha të tregonte se kush e lidhi me poetin “Babale” dhe kush e çoi nga zyra e tij për tek gazetari, do të vinte ardhur reagimi i Lulzim Bashës. Kryedemokrati publikoi një video në Tëitter dhe thotë se shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e audiopërgjimit në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i Fatmir Xhafajt në pazare droge. “Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!”- iu drejtua kryedemokrati Lulzim Basha, kreut të Qeverisë.
ISH-KRYEMINISTRI
Tritoli, Berisha: Rama thirri në ndihmë Xhisiela Malokun
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale pas tritolit të vendosur në afërsi të banesës së Xhisiela Malokut, duke theksuar se “viktima” konfirmoi germë për germë atë që tha kryeministri. Sipas Berishës, ajo nuk është thirrur pa qëllim. “Viktima XH. M certifikon Ramën si kryepërdhunues! Të dashur miq, pas vendosjes së tritolit te gjyshërit e Xh. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar kështu tmerrin e brendshëm që e ka kapur si kryepërdhunues i shtetit përdhunues. Ai, për të shpetuar nga ky tmerr thirri në ndihmë me detyrim viktimën XH. M, e cila deklaroi gërmë për gërmë dhe fjalë për fjalë atë që tha dy orë më parë Edi Rama, duke akuzuar dhe faktuar kështu përfundimisht me fjalët e saj tekstuale me të Edvinit se ai është kryepërdhunuesi i shtetit përdhunues!”- tha deputeti demokrat, Sali Berisha.
NËNKRYETARI I PD
Paloka: Xhisielën e nxori Rama, kaloi dhe fantazinë
DEPUTETI I PD-SË
D
y të akuzuarit për videopërgjimin e publikuar nga PD-së për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pritet të dalin të martën para gjykatës për tu marrë në pyetje. Fredi Alizoti që dyshohet se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt dhe gazetari Jetmir Olldashi i akuzuar për moskallëzim krimi do të merren në pyetje nga togat e zeza. I akuzuari tjetër i çështjes, Albert Veliu, ndodhet i arrestuar në Kosovë. I pyetur për këtë çështje, deputeti demokrat Ervin Salianji si denoncues i rastit tha se ka pranuar të përballet me rrezikun për jetën e tij me qëllim denoncimin e trafiqeve. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje dy personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e
“Audiopërgjimi”, Salianji: Unë po rrezikoj jetën! Përballja me mafian s’është e lehtë
Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Fredi Alizoti, i arrestuar që prej datës 6 tetor do të njoftohet për masën “arrest me burg” të vendosur ndaj tij nga gjykata. Para trupit gjykues do të dalë
edhe gazetari Jetmir Olldashi, ndaj të cilit është vendosur masa “detyrim paraqitje” për akuzën e moskallëzimit të krimit. Ndërkohë pas përgjigjes së ardhur nga laboratori anglez se përgjimi nuk është autentik dhe se biseda është e montuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në në pyetje si person që ka dijeni edhe deputetin demokrat Ervin Salianji. Por a është në rrezik mandati i Salianjit dhe a është gati ai të hetohet, deputeti demokrat përgjigjet për Ora News. “Unë jam gati për risqe fizike, jo kjo që është një banalitet për të cilin e kam marrë përsipër riskun”- tha Ervin Salianji. Edhe pse përsërit shprehjen “nuk keni
parë gjë akoma”, demokrati nuk heziton të tregojë që përballja me këtë situatë mund t’i rrezikojë atij edhe jetën. “E sigurt është që përballja me mafian nuk është e lehtë, sidomos kur mafia ka jo vetëm zë por ka përfaqësimin në nivelin më të lartë, te Kryeministri”- tha deputeti demokrat. Albert Veliu aktualisht ndodhet i ndaluar nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin pas publikimit të audiopërgjimit në Shqipëri. Si pasojë e publikimit të rastit nga PD, shtetasi Agron Xhafaj paditi Albert Veliun për shpifje dhe më pas u largua duke u vetëdorëzuar në shtetin italian.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Xhisiela Malokut, e cila akuzoi dje opozitën se ishte ajo që kishte vendosur eksplozivin në banesë. Paloka në një qëndrim të mbajtur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” thotë se vajzën e ka nxjerrë mazhoranca të bëjë ato deklarata. “Këta kalojnë dhe fantazinë... Që mund ta nxirrnin atë vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, po që të deklaronte pas Ramballës, se ja kishte vënë opozita, nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba në ambasadën jugosllave u gjet... Rama i kalon vërtetë me distancë paraardhësit e tij në të keqe”- tha dje deputeti Edi Paloka.
POLITIKE
5
E martë, 9 TETOR 2018
Basha flet me emra për politikanët e lidhur me krimin: Prokuroria ka përgjimet
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi këtë të hënë platformën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Kreu i opozitës tha se është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi. Sipas Bashës, pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira. “Sot e dimë që vota diktohet nga krimi, paratë e pista të bëra nga droga apo presioni shtetor. Problematika zgjedhore është evidentuar në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, kandidatë me mbështetje kriminale, përdorimi i parave për shit-blerje votash, përfshirje e policëve të inkriminuar për blerje votash, grupe banditësh që diktojnë votën brenda qendrave të votimit, përdorimi i fondeve publike etj. Sot të gjithë shqiptarët bien dakord se kemi nevojë për reformë për çlirimin e zgjedhjeve. Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Politikanët e lidhur me krimin do e përdorur krimin gjithmonë për të mbajtur pushtet, e krimi do i përdorë për të zgjeruar aktivitetin kriminal. Ngjarjet kriminale të kohëve të fundit kanë pasur një gjë të përbashkët, kudo ku ka krime të rënda ka lidhje me zgjedhjet. Bajrët, përgjimet treguan se flasin më shumë për politikanë se sa kriminelë. E njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt dhe Sanxhaktarët, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Saimir Tahiri apo Vangjush Dako në Durrës, në Vlorë kaluam nga Habilajt, në Dibër Ymer Lala, në Tiranë nga Emiliano Shullazi te
PD prezanton platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi
Dritan Dajti vijojnë të marrin vendimet politike,” tha Basha. Duke prezantuar platformën për të çliruar zgjedhjet nga krimi, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë edhe dy propozime për reformën zgjedhore. Basha u shpreh për parlament me 100 deputetë dhe ndarjen e tij në dy dhoma. “Qëndrimi personal, në çfarëdo sistemi të shkojmë, duhet një studim i hapur dhe i thelluar. Reduktim i deputetëve në 100, i cili redukton shpenzimet, të cilat shkojnë për shkolla. Ndarja e Parlamentit në dy dhoma. Këto
DEKLARATA
Basha: Pushtetin do ta marr me votë, jo në tavolinë
PLATFORMA E PD PËR “ÇLIRIMIN E ZGJEDHJEVE”: - Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve. - Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës. - Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat - Përdorimi i telknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor. nuk qëndrojnë sot, por së pari duhet të dilet nga kjo gjendje. Sot detyrë kryesore e opozitës është dekriminalizimi i zgjedhjeve, më
pas për të diskutuar për reformën zgjedhore.” u shpreh Basha. Emrat Në prezantimin e platformës për
“çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi kryedemokrati Basha akuzoi Prokurorinë se po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e poltikës nga krimi dhe se krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së. Në fjalën e tij Basha ka zgjedhur të flasë me emra ndërsa tha se ka regjistrime të bisedave telefonike të Dakos me grupe, të Manjës me grupe kriminale, të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më fatkeqë të vendit. “Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Origjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral.”- u shpreh më tej Basha ndërsa tha se platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore: Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve; Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës; Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tenderuat; Përdorimi i teknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.
NËNKRYETARI I LSI-SË: FENOMENI KRIMINAL ËSHTË SHPËRNDARË NË TË GJITHË SKEMËN E FUNKSIONIMIT SHTETËROR
“Basha ta provojë në zgjedhje”, Luan Rama: Rexhep Rraja kontigjent i PS-së T
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se pushtetin do ta marrë me votë të lirë. Në një deklaratë për mediat, përpara prezantimit të platformës së opozitës për çlirimin e zgjedhjeve, Basha tha se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin. “Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që e di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes së tij më krimin dhe se përmes presionit të qytetarëve, të opozitës dhe faktorit ndëkrombëtar themelet e këtij pushteti, e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë, as pushtet me dhunë. PD dhe kolaicioni ynë do të vijë me votë të lirë. Ejani brenda për të dëgjuar platformën tonë për të çliruar zgjedhjet”- tha Basha.
eksa opozita e bashkuar prezantoi platformën për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi i lidhur me Qeverinë, në aktivitetin e djeshëm fjalën do ta merrte dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Ai tha se ishte me rëndësi thelbësore çlirimi i zgjedhjeve pasi, pa to nuk kanë vlerë as reformat e tjera. Luan Rama përmendi dhe rastin e Rexhep Rrajës, djali i deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për dhunë ndaj Xhisiela Malokut, kur tha se “Basha do ta shohë në zgjedhje”. “Krimineli Rraja nuk foli vetëm në emër të vet kur tha “do shihemi në zgjedhje”, por si zëdhënës i mazhorancës. Mazhoranca e mban si suport elektoral, dhe e patë çfarë ndodhi, në përpjekje për të mbuluar një krim, kryetari i qeverisë bëri një krim tjetër, kanosi denoncuesin. Nga këtu fillon, pa çlirimin e zgjedhjeve, nuk kanë vlerë reformat e tjera, sepse për shkak të kriminalizimit të procesit të zgjedhjeve,
fenomeni kriminal është shpërndarë në të gjithë skemën e funksionimit shtetëror. Komisioni i ngritur për platformën që po diskutojmë sot, janë kërkesat tona për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Vota e çdo shqiptari do të marrë vlerën e duhur. Është e pafalshme që 27 vite pas zgjedhjeve të para pluraliste në këtë vend, ne të jemi i vetmi vend në Europë, me zgjedhje të kriminalizuara që sjellin më
pas një pushtet kriminal. Fajtori dhe krimineli kur denoncon një krim, mbrohet nga shteti, por çfarë ndodhi? Kryeministri i tha do i turremi këmba këmbës derisa të lajmë hesapet me atë horr. Kush je ti që flet kështu? Vetëm ligji mund të turret ndaj një personi. Ndërsa kryeministri jonë, i thotë policëve, hiqni kapelëve dhe merrni vota për PS,” u shpreh nënkryetari i LSIsë, Luan Rama.
POLITIKE
6
E martë, 9 TETOR 2018
KREU I LZHK-SË: OPOZITËN E MBAN TË BASHKUAR EDI RAMA
Dashamir Shehi: Shteti ka degjeneruar, por kryeministri i tregon këndshëm përrallat D
ashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se rasti “Xhisiela” tregoi degjenerimin e shtetit, edhe pse kryeministri, sipas tij, thotë shumë gjëra dhe i tregon këndshëm përrallat. “Procesi zgjedhor ka degjeneruar shumë keq sepse ka hyrë në dorë të krimit. Kryeministri jonë thotë shumë gjëra dhe i thotë këndshëm përrallat. U bë debat i madh për Xhisielën, por degjenerimin e shtetit e tregoi vetë djaloshi kur tha që Basha do ta shikonte në zgjedhje. Ai nuk ishte kërcënim personal, por me atë kërcënim tha që ai së bashku me të atin i vjedhin zgjedhjet. Ai i vjedh zgjedhjet në emër të Partisë Socialiste. Unë them që ai nuk duhet të dalë nga burgu vetëm për këtë ide që ka. Ama, zoti Rama nuk u mor me këtë, por me denoncuesin që e quajti “horr që do e ndiqte këmba-këmbës”, deklaroi Dashamir Shehi. Në vijim, deputeti i opozitës u shpreh se opozita mikse që është sot
mbahet në këmbë vetëm nga Edi Rama. “Ditën që Rama nuk do të jetë më, opozita nuk do të jetë kaq homogjene. E kuptojnë që pushteti i Ramës është kaq abuziv, arrogant dhe antiligjor, sa
që janë bashkuar njerëz që kurrë nuk do të bëheshin bashkë në kushte të tjera”, deklaroi kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi se marrëveshja që ka me Lulzim Bashën është e thjeshtë: të rrëzojë Edi Ramën. Gjithsesi, kryetari i LZHK-së pranoi se sistemi zgjedhor është defekt, por që do të diskutohet pas përmbushjes së qëllimit kryesor të opozitës. “Sistemi zgjedhor është defekt i madh dhe zoti Basha e pranoi vetë se pasi të pastrohet procesi nga vjedhja e votave, do të merremi me sistemin, që sipas meje, sot është i pavlefshëm. Që të funksionojë përfaqësimi real i vlerave, duhet sistem që të ketë një element mazhoritar, ose zonat mazhoritare, ose listë të hapur. E dyta, të jetë kombëtar, jo rajonal. Por, aktualisht jemi te faza e parë. Nëse qytetari dhunohet që shkon te kutia e votimit, asnjë sistem, as më i miri, nuk ka vlerë”, theksoi dje deputeti Dashamir Shehi.
Zëvendëskryetari i LSI-së: Djali dhunues i deputetit të PS-së e kërcënoi Bashën, PS duhej të distancohej
LuanRama:Shqipëria“njolla e zezë” e vjedhjes së votës Z
ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka shpjeguar edhe një herë qëllimin e platformës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila u prezantua këtë të hënë. I ftuar pasditen e djeshme në rubrikën “Opinion” në “News24”, Luan Rama tha se kjo platformë do t’i japë mundësi qytetarëve që t’u njihet vota demokratike. Po ashtu Luan Rama nënvizoi faktin se në Parlament ka pasur dhe ka politikanë me producentë penale, ndërsa shtoi se Shqipëria vijon të jetë njolla e zezë në Europë ku vidhen zgjedhjet. “Platforma që kemi prezantuar sot për të çliruar zgjedhjet nga krimi, nuk mund të ezaurojë të gjithë problematikën që kanë shfaqur zgjedhjet që në 91. Ne ofrojmë një mundësi jo thjesht diskutimi, dialogu, për të qenë në kohezion me shqetësimin e qytetarëve, por edhe mundësi për të tërhequr vëmendjen me atë që ka të bëjë me kriminalizimin e zgjedhjeve. Me zgjedhje që realizohen nën autoritetin e krimit, prej nga ku burojnë lidhjet e krimit me politikën. Nuk ka sens, arsye që ta perceptojë se si ndodh që në 2018 qe Shqipëria të jetë i vendi vend në Europë me zgjedhje të kontestuar, me zgjedhje të blera. Situata është përkeqësuar më tej. Jemi dëshmitarë të gjithë që në parlament ka pasur dhe ka njerëz me precedent kriminal. Për të cilët askush nuk mban përgjegjësi. Për sa kohë qeverisja buron nga vota, duke buruar nga një votë e vjedhjes, pro-
dukti ky do të jetë. Për të vendosur një standard, nuk ka rëndësi se kush është mazhoranca në pushtet, por qytetari duhet të zgjedhë. Që të zgjedhë, duhet të ketë votim demokratik. Duhet të ketë zgjedhje të ndershme, korrekte. Shqipëria nuk duhet të tregohet me gisht si ‘njolla
e zezë’ e vjedhjeve të zgjedhjeve. Ne se kemi bojkotuar reformën zgjedhore, por jemi shprehur për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Ne kemi bërë publike platformën dhe nuk është e përjashtuar maxhoranca, por është e mirëpritur me kontribute konkrete.
DEKLARATA
Komisionerja e BE-së: Vetingu më i mirë ndaj politikanëve, zgjedhjet e lira
Komisionerja e Bashkimit Europian për Drejtësinë, Věra Jourová ndër të tjera komentoi dje propozimin e hedhur nga Partia Demokratike për vetingun e politikaneve. Jourova thekson se procesi më i besueshëm dhe i ndershëm i vetingut të politikanëve janë zgjedhjet e lira. Në intervistën e saj për “News 24”, zyrtarja e lartë europiane deklaron se mes zgjedhjeve të lira duhet të ketë një shqyrtim të fortë publik, politikanët duhet të jenë plotësisht të përgjegjshëm ndaj publikut. Duhet të ekzistoj një shqyrtim shumë i rreptë nga media e pavarur duke iu prezantuar publikut punën që bëjnë politikanët bazuar në fakte. “Ekzistojnë procese që duhet të funksionojnë në vende demokratike dhe unë nuk mund të them nëse kjo është një ide e mirë apo jo, por do të dëshiroja të shoh më shumë kulturë politike në çdo shtet dhe të ketë presion më të madh ndaj politikanëve të cilët kanë bërë diçka të gabuar në mënyrë që të largohen nga detyra. Por kjo duhet bërë me anë të ligjit”theksoi diplomatja europiane. Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Yourova thekson se është shteti shqiptar që zbaton reformat dhe jo Bashkimi Europian. “Është shteti sovran me kompetencat e tij sovrane dhe me qëllimet e veta politike. Jam e sigurtë qe procesi i reformimit të gjyqësorit dhe prokurorisë është shumë e rëndësishme në mënyrë që të rritet besimi i Shqiptarëve në këto institucione që janë themeluar për të dhënë drejtësi për njerëzit. Nuk mund ta imagjinoj që Bashkimi Europian mund ta bëjë këtë në vend të shtetit apo për shtetin” thekson komisionerja e Bashkimit Europian. Zyrtarja e lartë europiane deklaron se politikanët janë qytetarë të vendit dhe duhet t’i nënshtrohen të njëjtave instrumente dhe masave ligjore. Politikanet duhet të jenë subjekt i drejtësisë njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, madje edhe në mënyrë më strikte sepse duhet të jenë llogaridhënës ndaj publikut dhe duhet të ekzistojë presioni ndaj tyre për dorëheqje në rast se janë përfshirë në një vepër të gabuar.
Ajo nuk ka monopolin e reformës zgjedhore dhe s’mund ta trajtojë çështjen e saj siç trajton koncesionet apo ku di unë se çfarë. Reforma zgjedhore ka të bëjë me interesat jetësore në këtë vend”, tha Luan Rama. Po ashtu, teksa iu referua rastit të Xhisiela Malokut, zëvendëskryetari i LSI-së nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Rexhep Rrajas nga ambientet e gjykatës së Krujës, ku i dërgonte një mesazh për zgjedhjet Lulzim Bashës. Sipas Ramës, ai ishte një kërcënim për Bashën, ndërsa shtoi se maxhoranca duhet të distancohej nga ai akt. “Ai qytetari që ka kërcënuar vajzën, e patë ca tha; do e shoh Basha. Ky ishte kërcënim për Bashën. Si nuk u distancua maxhoranca nga ai akt? I bie që ai është zëdhënës i maxhorancës, pasi është votues i saj. Nëse zgjedhjet realizohen në këtë frymë, shkojmë tek sjellja tjetër, siç ishte thirrja e Ramës për policët”, u shpreh dje zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.
POLITIKE
7
E martë, 9 TETOR 2018
“Foto-montazhi?!” - Ashpërsohen akuzat mes ish-kryeministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së
“Luftë” e ashpër mes kampeve politike shqiptare. Një foto e Taulant Ballës e publikuar nga Sali Berisha me pretendimin se është nën shoqërinë e një personi, të akuzuar për trafik droge, prej dy ditësh ka sjellë përplasje mes ish-kryeministrit, kreut të grupit parlamentar të PS, por edhe personazhit në foto të quajtur Maksi Beca. Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç kishte paralajmëruar ka vijuar akuzat ndaj deputetit socialist Taulant Balla, por ndryshe nga sa deklaroi se do të publikonte dokumente, Berisha ka postuar një video të shkurtër ku, sipas tij, ndodhet Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe i akuzuari si “bos kokaine” Maks Beco. “Ja Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bosin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë!”- u shpreh Berisha. Më herët, gjatë ditës së djeshme ish-kryeministri do ti jepte një ultimatum kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Pasi nxori të dielën një foto ku sipas tij shfaqej Taulant Balla me “bosin e kokainës” Maksi Beca, Balla reagoi dhe tha se ishte fotomontazh duke mohuar njohjen me personin tjetër. Por Berisha e paralajmëroi se do të nxjerrë në tavolinë letrat. Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit që i ka siguruar dhe foton e parë i cili i jep ultimatum Ballës që deri në orën 14:00 të kërkojë ndjesë publike se fotoja me të arrestuarin për trafik droge është montim. “Ultimatum i qytetarit dixhital për Taulant Bego/Jaris! Sb! Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me të arrestuarin nga policia Maksi Beça është montim ne
Berisha publikon videon: Taulant Balla me bosin e kokainës, Maksi Beço
rast se nuk kërkon ndjesë publike gjerë në ora 14:00 të ditës sotme (djeshme) për fyerjen që më ke bërë do përballesh me publikim dokumentesh përvëluese!”- thuhet në reagimin e publikuar sërish nga ish-kryeministri Berisha. Replikat e së dielës Përmes një denoncimi të një qytetari dixhital në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Sali Berisha u shpreh pasditen e së dielës se: “Taulant Bego/Jaris me bosin
e kokainës Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokainë në vitin 2015”- tha Berisha duke publikuar një foto ku shfaqeshin Balla dhe Beço. Pak orë pas këtij postimi nuk vonoi edhe reagimi i Taulant Ballës, i cili e quan foton montazh të SHQUP-it. “Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu dështuan përsëri sot turpshëm me një fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Morën një person që nuk i di as emrin, prenë një fotografi timen dhe
prodhuan foto të montuar, të cilin portalet e Zenit të Saliut dhe të kunatit të Lulit e bënë lajm. Po më mirë të kishit vënë Lulin bashkë me Babalen, sesa këtë tipin”- theksoi Balla po përmes rrjeteve sociale. Por ish-kryeministri Berisha do të reagonte sërish, duke publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, që sipas tij përgënjeshtron Ballën se fotoja e publikuar prej tij është montim. “Qytetari dixhital përgënjeshtron Taulant
Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si dëshmi një foto me Kallam Dështakun përpiqet ta paraqesë si montim foton me supertrafikantin e kokainës Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove. Në foton me Kallam Dështakun zonja që është në mes të tyre i mbulon krahun Taulant Begos, kurse në foton me bosin e kokainës Maksi Beça krahu i Taulant Gjurës është i lirë, janë dhe një seri dallimesh tjera që faktojnë se kemi të bëjmë me foto te veçanta dhe jo me montime. Pra nuk është faj i i fotove pse Tulant Jaris pozon me trafikant!”, shkruan Berisha në postimin e dytë. “Bosi i kokainës” Por ajo që të habit në këtë debat është reagimi i vetë personit, që Berisha e quan trafikant kokaine. Maksi Beca në një status në “Facebook”, shkruante se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën. “Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar nojherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruante Beça në reagimin e tij.
“SALI MBLIDH TËT BIR, LULIN”, KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS-së I PËRGJIGJET “FLAKË PËR FLAKË” BERISHËS
Pas videos, Balla-Berishës: Ke punë me drejtësinë, s’do e hedhësh lehtë K
reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur “flakë për flakë” ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 të ditës së djeshme pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese kundër tij, Balla do të publikonte disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan “birin” e Berishës kreun e PDsë. Por në foto shfaqet dhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së. “Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën
njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës”, u shpreh fillimisht kreu i deputetëve socialistë. Por pavarësisht këtij qëndrimi, ish-kryeministri Berisha nuk hoqi dorë nga paralajmërimi për ti publikuar sërish materiale “përvëluese”, ku do ti publikonte një video të fotos së publikuar të dielën, ku Balla shfaqej i shoqëruar nga Maksi Beça, për të cilin Berisha thotë se është një person me shkuar kriminale dhe që në vitin 2015 është dënuar për kokainë. Dhe pikërisht për këtë, Taulant
Balla ka reaguar pas publikimit të videos nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sërish përmes rrjeteve sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së ripostoi statusin e Maks Beços, personit që për të cilin Berisha thotë se është trafikant droge. Kreu i krupit parlamentar i kërkon Berishës t’i lërë montazhet e të mos digjet si Luli, duke e kërcënuar se ka punë me drejtësinë. “O Sali zgjidhe vetë me këtë mbështetësin tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke pune me Drejtësinë, nuk do ta hedhësh lehte: hajt se burri i vjetër”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti socialist Taulant Balla.
INTERVISTA
8
E martë, 9 TETOR 2018
“Xhisiela”, Kreu i grupit të LSI-së: Ky rast tregoi edhe njëherë se politika është vënë e gjitha në pozicion të krimit
K
reu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se opozita po punon fort që të pastrojë zgjedhjet nga kriminalizimi i “Rilindjes”. Në një intervistë për “Report Tv”, Vasili tha dje se një nga shtyllat kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe pastrimi i politikës, prandaj duhet vettingu në politikë. Vasili komentoi edhe rastin e Xhisielës, duke thënë se pavarësisht çfarë po thuhet, ky rast tregoi se politika është vënë e gjitha në pozicion të krimit. Intervista e Plotë Do doja ta nisnim tek paketa me 4 pika e prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pika e parë thotë që është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet Vetting-u në politikë. Duke marrë parasysh kohën kur jemi dhe kohën kur bëhen zgjedhjet, pra më pak se një vit i bien zgjedhjet lokale. A është e mjaftueshme kjo kohë për ta përmbyllur procesin e Vetting-ut në politikë sipas jush? Përpara gjithë të tjerave qëndrojmë tek thelbi i ditës së sotme. Thelbi i ditës së sotme ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Kjo ishte çështja themelore. Në ekranin tuaj thotë çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, shit blerja e votës dhe kapja shtetërore. Pra sot kjo është përgjigja e madhe që japim ne si një nga 4 momentet e mëdha të platformës së opozitës së bashkuar që kishte të bënte me Vetting-un në politikë, dekriminalizimin e zgjedhje, dekriminalizimin e ekonomisë, e cila u paraqit dhe çlirimin e sistemit të drejtësisë nga kapja shtetërore. Sot ishte një temë e cila nuk është temë, është krye çështje e demokracisë, pasi pikërisht në tryezat e Komisionit të Përbashkët të Reformës Zgjedhore, ekspertët e Këshillit të Evropës kanë thënë me gojën plot që 20% e votave të shqiptarëve janë shit-blerë. Që këtu gjithçka që është thënë për zgjedhjet, kushdo që është përpjekur të legjitimojë zgjedhjet që lamë pas, qoftë ky shqiptar qoftë edhe ca të huaj, të cilët ishin një turp i mandateve të tyre diplomatike, provojnë qartë që themeli i demokracisë është tronditur dhe rrezikuar së tepërmi. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Dhe fakti i fundit i skandalit që ndodhi me përdhunimin e vajzës nga Fushë-Kruja, meqë lidhet me ditën e sotme, ju dëgjuat që një përdhunues ordiner atje mbron veten e tij për t’u çliruar nga faji i zakonshëm po e themi i çështjeve ordinere kërcënon do ta shikoni në zgjedhje. Që do të thotë kriminalizimi është kaq i qartë, kaq shfryhet sheshit dhe është kaq evident saqë kërkon një përgjigje të madhe. Në të kundërt sistemi ka rënë. Në të kundërt nuk ka një shtet pluralist demokratik dhe praktikisht historia është shumë e thjeshtë. Nuk ka më një votim, por ka një shit blerje me paratë e krimit të organizuar. Se paratë nga do vijnë? Burimi i parave është krimi i organizuar dhe Shqipëria është akuzuar jo nga unë, jo nga -opozita, por në mënyrë të veçantë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që është rikthyer në listën e zezë të pastrimit të parave. Si pastrohen paratë? Pastrohen me veprimtari ekonomike, 4 fushat që opozita i ka marrë me radhë dhe po zbërthen mekanizmin kriminal i cili po gërryen vendin. Dhe ky është thelbi. Z. Vasili, për të mbetur tek ajo që ka prezantuar sot Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Njëra prej 4 pikave është edhe masa ndëshkimi për parandalimin e shit blerjes së votës. Pra për ta thënë në mënyrë më të qartë çfarë parashikon kjo pikë? Kjo pikë parashikon ndryshimet legjislative përkatëse në Kodin Zgjedhor dhe qëndrime jo të rrepta, por qëndrime që duhet të ishin
Vasili: Të pastrojmë zgjedhjet nga hajdutëria Rilindase
absolutisht më të rreptat që mund të ekzistonin jo vetëm në Kodin tonë, por edhe sikur të ishin të pazakonshme për kodet e tjera evropiane apo gjithkund. Pasi ky fenomen është bërë fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Dhe për turpin e kësaj qeveri dhe kësaj maxhorance, zgjedhjet në Shqipëri janë të një standardi shumë herë më të ulët se standardet e viteve ’91-’92, kur zgjedhjet i organizonte Partia e Punës së Shqipërisë. Pra edhe Partia e Punës nga këta e kanë origjinën, ka qenë më korrekte në organizimin e zgjedhjeve sesa këta. Këta duhet të realizonin standardin më të lartë të zgjedhjeve absolutisht. Se kjo duhet të ishte fiziologjia, mbas 25 vjetësh nuk duhet të ktheheshim të flisnim për zgjedhjet, që të manipuloheshin në ’91-’92 mund ta nënkuptonim. Sepse vinim nga një sistem autoritar, donte të mbante pushtetin me çdo kusht dhe do kishte një logjikë. Por që vidhen, s’ka nevojë ta thotë opozita, por kur ekspertët e Këshillit të Evropës thotë që 20 % e zgjedheve vidhen me gojën plot në sy të kamerave, çfarë doni më tani. Këtu nuk ka çështje opozitë dhe maxhorancë. Këtu është një shkatërrim kombëtar i sistemit ku jetojmë. Ky sistem është ndërtuar mbi votën. Sistemi që lamë pas në ’90 nuk ishte i ndërtuar mbi votën, formalisht bëheshin zgjedhje. Ishte një parti shtet që i merrte të gjitha. Ky sistem kur i shkatërrohet themeli i votës, kjo është një diktaturë më e poshtër sesa ajo që kemi pasur para viteve ’90, ku dinim fare qartë që kishte një parti e s kishte të tjera dhe ishin këto rregulla që ishin të padrejta, ishin diktatoriale, por ishin të tilla. Kështu që dua të them që ne vendosemi si një vend absolutisht më negativi në rajon, pasi nuk ka asnjë vend në rajon, nuk po them në Evropë, por nuk më riprodhoni dot një vend në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kosova është një shtet i ri fare dhe është një shembull. Po të bënim zgjedhjet e Kosovës do të ishim një vend shumë i qetë dhe do të merreshim me prioritete të tjera politike. Dhe vetëm për këtë fakt duhet të kuptojmë se çfarë dëmi të madh i ka sjellë demokracisë në këtë vend kjo forcë politike e cila nuk jeton dot pa kapje. Ose do kapë shtetin, ose do kapë ekonominë, ose do kapë zgjedhjet, ose do kapë drejtësinë. Të përballët me garën e ndershme të ideve,
të rezultateve, të performancës nuk e bën dot. Do me patjetër ta kapë. Nëse këto propozime nuk gjejnë dakordësinë e maxhorancës, ju do të hyni në zgjedhjet lokale? Nuk është diskutuar kurrë në asnjë rast futja apo jo në zgjedhjet lokale, apo në çdo palë zgjedhjesh. Kjo ka të bëjë me betejën tonë që të mos hyjmë, pra të mos bëjmë zgjedhje të standardeve mizerabël. Për këtë do të ketë një betejë politike, e cila do të jetë në sallën e Parlamenti, do të jetë në shesh, do të jetë kudo që të jetë. Por sigurisht edhe ju jeni qytetar sikurse edhe unë. Ju nuk mund të keni një standard kaq të ulët shoqëror që të pranoni që të shkoni në një vend ku votën tuaj nuk e dini fare që mund t’ua kenë vjedhur dhe t’ua numërojnë ndryshe. Ju votoni po themi metaforikisht për mua dhe vota do dalë për Muhamet Veliun po themi, po zëmë njerëz që janë këtu për të mos krijuar keqkuptime. Ky është një standard që ne të gjithë e duam. Atë vullnet që kemi shprehur duam të na numërohet si i tillë. Kështu që për këtë beteja do të jetë pa asnjë pajtim, do të jetë edhe shume e egër dhe e rreptë, pasi nuk mund të vazhdojmë të mbajmë një lëtyrë të tillë zgjedhore në fuqi. Ka pasur sot një deklaratë për mediat nga Xhisiela e cila i ka bërë thirrje në njëfarë mënyre opozitës të lënë të qetë atë dhe familjes së saj pasi nga gjithë historia e saj është përdorur politikisht, ka përmendur këtu dhe z. Berisha. Çfarë komenti keni? Nuk kam koment. Komenti im i vetëm është vetëm kaq. Kjo çështje meqë është e debatuar, vuri në provë shtetin shqiptar, provoi që shteti shqiptar, drejtësia, policia, u investua drejt mbulimit të çështjes, ndonëse e patën të shkruar, patën më kollaj të sakrifikojnë kolegun që hetonte sesa përdhunuesin. Pra njësh u bë me përdhunuesin, nuk u bë me viktimën. Nuk më intereson fare emri i viktimës, nuk më thotë gjë, mund të quhet Xhisiela, Adelina, mund të quhet çfarë të dojë. Së dyti, sot lexova para pak çastesh, një artikull shumë të mirë të Zërit të Amerikës i cili thotë fare qartë: Ekspertiza mjekoligjore ka mbërthyer dhe mbas denoncimit përkundrejt çdo lloj gjëje që është inskenuar, ai djali ndodhet në burg. Në rast se çdo gjë është e rremë ai nuk ka pse rri në burg. Ose
njëra, ose tjetra. Pra nëse djali është në burg do të thotë që shteti funksionon? Jo jo, mos të merremi më këto lloj artifice. Po merremi me lojën që po e quajmë mediatike dhe fakte. Thashë dhe njëherë tjetër shteti nuk funksionoi në momentin që skandali u zbulua. Ai djali ndodhet në burg, për arsye se çështja u bë publike. Nëse çështja nuk do bëhet publike ky problem nuk do hapej, përdhunuesi do ishte i qetë edhe kjo vajza mund të ishte e kërcënuar, por ama shteti përpara denoncimeve që ndodhnin në tavolinë, mbylli sytë dhe e mbylli çështjen. Pranoi që të sakrifikonte dhe një koleg që të ikte tutje nga Shqipëria për këtë gjë. Ça ndodhi, ndodhi kjo gjë, kështu që çdo lloj deklaratë e mëtejshme lidhur me këtë çështje dhe çdo lloj inkriminimi, opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike i ka mbështetur. Nuk i ka bërë opozita, i ka bërë një oficer i policisë. Ka sjellë fakte , pas fakteve ka pasur arrestime, kjo është situata. Të gjitha të tjerat janë fjalë, dëngla, këto janë fakte. Ekspertiza mjekoligjore u provua nga disa kolegë të mi, që janë njerëz të respektuar, që është e vërtetë. Mbi këtë nuk dal dot, nuk do dëgjoj gomarlliqet e Edi Ramës përpara ekspertizës se mjekësisë. Është një denoncim që ka ardhur nga një oficer policie, që ka punuar në policinë e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës. Deri në momentin që nuk kishte denoncim ky polici ka qenë njeri i rregullt, normal nuk kishte problem për këta. Megjithëse i ka shkruar ai. Në moment që çështjet u bënë publike, këtu filloi kriza, filluan klithmat, ulërimat, dënglat e Edi Ramës. Të dëgjoj Edi Ramën siç e dëgjova për Agron Xhafën? Pavarësisht kundërshtimeve dhe sulmeve të ndryshme politike z. Vasili besoj e kuptoni dhe ju që shpifja qoftë nga politika, qoftë nga segmente të caktuara të medias ka arritur nivele shumë shqetësuese duke u bërë pjesë e portaleve të cilat pa asnjë lloj kriteri sulmojnë një personazh të caktuar, e denigrojnë atë në mënyrën më të padrejtë të mundshme por gjithashtu edhe në media serioze ka kapur nivele shqetësuese. Kryeministri ka propozuar dhe një paketë antishpifje. Të mos ndalemi thelbësisht te ajo që ka thënë Rama por mendoni se duhet një paketë antishpifje, pavarësisht kush e propozon? Së pari njeriu që shpif dhe nga ngritur institucionin e shpifjes në Shqipëri është Edi Rama. Ti bëj një pyetje, a keni qeshur ju? Të paktën këtë nuk e mohoni dot. Keni qeshur me Grizeldën ju? Me barrën imagjinare të Grizeldës? Kjo çështje e Grizeldës, një turp i padëgjuar, kishte vajtur deri në majat më të larta të Brukselit, nga reporterja e Shqipërisë, Tanja Fayon, Fyle etj. Dhe ça ishte kjo? Kjo ishte një vepër e atyre që teknologjinë e shpifjes e kanë kthyer në art. Tani këtë që vura unë me video, kjo është një shpifje kundër opinionit publik sepse gënjen. Krye shpifësin e kemi në krye të qeverisë. Po çfarë ka shpifësi në dorë. Shpifësi ka Prokurorinë në dorë, drejtësinë dhe këtu qëndron çështja që çdo lloj pakete apo këllire që nxjerr nga duart, nuk është asgjë më shumë sesa konfirmon atë që është dhe thotë: Unë duhet të shpif , ju mos thoni as të vërtetat. Opozita nuk ka bërë shpifje ka sjellë vetëm fakte që janë ulur në tavolinë. Faktet dhembin, po dhembin po ça ti bëjmë ne nuk e ndihmojmë dot.
AKTUALITET
9 E martë, 9 TETOR 2018
Prokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin
Përgjimet: Alizoti pranon se u shtir si vëllai i Xhafajt për euro P
rokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audiopërgjim shtirej si Agron Xhafa. Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë. Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë. Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën. Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej. Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj. Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës. Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet. Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht,
aktori i Geron Alizotit dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë. Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi. Gjashtë muaj pas publikimit të një përgjimi të bisedës së pretenduar mes Agron Xhafajt, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Albert Veliut, Prokuroria për Krime të Rënda firmosi të shtunën për të njohurin me nofkën ‘Babale’. Ndaj Veliut, që u identifikua në krye të herës edhe si “dëshmitari X”, rëndojnë dyshimet për akuzat e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, pasi pas publikimit të audiopërgjimit, ai u largua nga Shqipëria në Kosovë përmes kufirit të gjelbër. ‘Babale’ ndodhet në Kosovë dhe urdhri pritet të ekzekutohet nga autoritetet atje. Në pranga është vënë edhe kunati i ‘Babales’, Fred Alizoti nga Fieri, pasi ka dyshime se imitoi zërin e Agron Xhafajt gjatë bisedës me Veliun. Për gazetarin Jetmir Olldashi, që realizoi intervistën me “Babalen”, është caktuar nga gjyka-
ta masa e arrestit me burg. Publikimi i audiopërgjimit, trazoi politikën shqiptrare dhe jo vetëm, pasi pretendohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm, dyshohej për përfshirje në pazare droge. Audiopërgjimi u dërgua për ekspertizë në Romë, e kur autoritetet italiane refuzuan ekspertizën u përcoll për në Britaninë e Madhe. Autoritetet e huaja sollën pak ditë më parë ekspertizën, nga e cila
rezultoi se ishte një material i montuar por nuk jepte mundësi për të identifikuar zërat e personave që bisedonin më njeri tjetrin. Pas administrimit të ekspertizës, Prokuroria thirri në pyetje, deputetin demokrat Ervin Salinji. Prokuroria konfirmoi për News24 se vijon ende hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Top Channel
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E DREJTESISË DHOMA KOMBETARE E PERMBARUESVE GJYQESOR PRIVAT
KERKESE PER SHPALLJE (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND) Pranë permbaruesit Gjyqesore Besart Shehu, janë kryer veprimet permbarimore në lidhje me pasurinë 5/385, Vol. 14, Faqe 184, të ndodhur në Kavajë. Aktualisht është duke u proceduara me shpalljen e ankandit të parë per shitjen në ankand të kësaj pasurie. Në referim të nenit 568 të Kodit të Proçedurës Civile, kërkoj; SHPALLJE Për shitjen në ankand të sendit të paluajtshëm, si më poshtë treguar: Lloji i pronës: Ndërtesë me sip. 200 m². Vendndodhja: Lagjia nr.2, Kavajë, “Barë Restorant Palma, Rruga Nacionale Tiranë Kavajë, krahu i djathtë, Kavajë. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zona Kadastrale: 8551, Numri i Pasurisë: 5/385, Vol. 14, Faqe 184.I cili është në pronësi të debitoreve Muhamed Shkodra dhe Irena Gjini (Shkodra) të dy me banim në Kavajë. Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i INFORMUAR SE Çmimi i ri i sendit të paluajtshëm që shitet ka vlerën e 10.976.000 (dhjetë milion e nënteqind e shtatëdhjet e gjashtë mijë (lekë). Ankandi II për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndroje i publikuar deri më datë 21.10.2018. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendit është pranë Zyrës së Përmbaruesit Gjyqesor Privat Besart Shehu, ne adresën Rr. “Abdyl Frasheri” Pll.3/3 Tiranë. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 30-ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 21.10.2018 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar. Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të përmbaruesit Gjyqesor Besart Shehu pranë -SOCIETE GENERALE ALBANIA”, në numrin e llogarisë 1272077 dhe me numër IBAN AL 02213110130000000001272077, në monedhen lekë ose, -RAIFFAISEN bank sh.a, në numerin e llogarisë 11119758 dhe me nr.IBAN AL72202111230000000011119758, ne monedhen leke. PËRMBARUES GJYQËSOR BESART SHEHU Adresa : Rr « Abdyl Frasheri », Palllati 3/3, Tiranë Cel: 0672081286 e-mail :besartshehu@hotmail.com
DOSSIER
10 E martë, 9 TETOR 2018
“SHQIPTARËT DHE BARBARËT” Shkëmbimi (transfuzioni) i popullsive në Ballkanin perëndimor dëmton i identitetit etnik i shqiptarëve
Nga Gjet Ndoj I-Ç’pozitë kishin shqiptarët (Ilirët dhe Arbërit) me “dyndjet e popujve” dhe sa të ndikuar ishin prej tyre gjatë historisë? Në Antikitetin e Vonë deri në Mesjetën e Mesme (shek VIXII), në territoret Ilire- Arbnore, ashtu si edhe në hapësirat e Perandorive Romake të Perëndimit dhe në atë të i Lindjes (Bizant) vërshuan në fillim Gotët (fis gjerman) dhe më vonë (shek –VII-XII) fiset Bullgare dhe ato të sllavëve të Jugut. Në fillim u vendosën në pjesët e sipërme e të mesme të luginave të lumenjve si Drin, Shkumbin, Devoll, Vjosë e Drinos, ndërsa në jo pak raste këto fise vërshuan deri në luginat e poshtme të Vjosës, Osumit, Semanit, Shkumbinit e Cemit në Veri. Shkatërrimet e qendrave të banuara (Kala, kështjella, qyte e fshatra) prej këtyre fiseve barbare ishte pasoja e parë që linin pas. Përveç kësaj, kolonizimi i hapësirave iliro- arbnore, në pjesën më të madhe të tyre, solli ballafaqimin me popullsinë vendase, e cila ndonëse ishte autoktone dhe e lidhur fort me trojet e saj, pësoi një tkurrje të konsiderueshme. Dikur Ballkani njihej si Gadishulli Ilirik dhe banohej në pjesën më të madhe nga popullsi etnike iliroarbnore (sipërfaqja mbi 300 mijë km), përveç pjesës VeriLindore që banohej nga rumunët dhe pjesa jugore nga grekët. Ndërsa pas valës së dyndjeve sllave, diku nga shek VIII-XIV, popullsia vendase etnike abnore banonte në pjesën perëndimore të gadishullit (sipërfaqe e tkurrur e trojeve etnike mbi 100 mijë km) duke lëshuar Ballkanin Qëndror (bullgarëve), Dalmacinë e Ballkanin veriorë sllavëve të jugut (serbëve, malazezëve, kroatëve e sllovenëve). Procesi i krijimit të formacioneve shtetërore pas dyndjeve të mëdha të popujve (barbarëve), ndodhi si tek të ardhurit që kishin zënë vend (Mbretëria Bullgare, Mbretëria Serbe), por edhe tek arbrit. Këshu nga shek XIII deri në fundin e shek. XV, (viti 1479 kur gadishullin e pushtoi tërësisht Perandoria Osmane), krijohen e konsolidohen principatat arbnore si: Principata e Arbrit, e Balshajve, më vonë e Dukagjinve, Kastriotëve, Jonimaj, Blinishtët e Spani, Topiajt, Muzakajt, Gropajt, Shpatajt e
Arbëria përballë genocidit sllav dhe otoman
Zenebishët, Arjanitët, etj. Bashkë me procesin e shtetformimit tek arbrit u krijua dhe aristokracia e vendit, shtresa e fisnikëve, princave dhe e dinastive në të gjithë hapësirën e Ilirikut, shtresa e nëpunësve dhe e njerëzve të dijes, ndërkohë që shtresa e klerikëve ndonëse ishte më përpara, gjatë kësaj kohe u zhvillua e u konsolidua më tëj. Kështu gjatë shek. XII deri në fundin e shek . XV u dizenjua mirë hapësira territoriale e Arbërisë Mesjetare (Ilirisë Re) dhe bashkë me të u konsolidua Etnia (nacionaliteti) ynë tipikisht europian. (gjuhë europiane, besim i krishterë, zakone e mënyrë jetese identikisht si tek popujt europianë, komunikim dhe marrëdhënie të ngushta ekonomike e tregtare me Venedikun e Raguzën dhe nëpërmjet tyre me të gjithë Europën Perendimore e Lindore, etj. Në fakt sikurse do të shohim kjo periudhë stabiliteti e zhvillimi zgjati jo më shumë se tre shekuj, ndërkohë që dyndja e hordhive Osmane që erdhën nga Azia pushtuan gjatë shek. XV të gjithë Gadishullin Ilirik e bashkë me të edhe trojet e principatave arbnore. Kjo dyndje e re pas atyre sllave do të sillte pasoja të rënda ne jetën ekonomike, politike, kulturore e fetare edhe tek arbërit- indigjenët e Ballkanit. II. Shkëmbimi (transfuzioni) i popullsive në trojet shqiptare dhe ndikimi deeuropianizues i këtij procesi në nacionalitetin dhe Etninë e shqiptarëve. Pushtimet barbare në trojet etnike Iliro- Arbnore kondicionuan shumë herë procesin “zbrazjes” e të largimit të popullsisë autoktone, nga ana tjetër të ardhjes dhe të vendosjes së popullsive të huaja (kolonëve) në hapësirat Iliro-Arbnore.
1- Emigrimi dhe shpërngulja e arbërve drejt Greqisë nga presioni I pushtimeve slave e deri në kohën e pushtimit osman. Rreth ¾ (75%) të Gadishullit Ilirik (Ballkan), e zuri kjo popullsi, ndërsa trojet Ilire u tkurrën në rreth 30% të hapësirës që kishin patur para këtyre pushtimeve. Edhe pas krijimit e konturimit të hartës së vendosjes së Arbërisë (Principatat arbnore) dhe e mbretërive sllave (Bullgare, Serbe etj), në shek.XIII e më vonë trysnia sllave mbi Arbëri vazhdoi. Për pasojë edhe në hapësirën etnike arbnore e konturuar deri diku ndodhte zbrazja dhe largimi i popullsisë autoktone jash-
të kësaj hapësire. Pushtimet sllave në veri i kishin detyruar arbrit të shtegtonin në Greqi që në shek. XIII. Këto dyndje vazhduan edhe gjatë gjithë shek XIV, madje edhe pas shek XV kur vendi ra në dorë të Osmanëve e deri në shek XVIII duke u krijuar koloni të reja. Edvin Jacques (në librin e tij Shqiptarët, fq 222) për fillimin e këtyre lëvizjeve dhe themelimin e kolonive të paratë arbërve në Greqi shkruan: “Historiani bizantin Kanteku, vuri në dukje se grindjet midis dhe princëve latinë (1202-1204) e kishin shkretuar fshatin grek. Mirëpo arvanitët e sapoardhur u vendosën në tokat djerrë, prenë pyjet dhe hapën akoma
më shumë toka të punueshme. Shumë krahina greke që kishin qenë vetëm strofka të banditëve, falë punës së këtyre bujqve me përvojë u lëruan dhe u mbollën me drithëra” Më vonë, në fillim të shek.XV Gjin Bue Shpata ngriti disa koloni të reja në territoret e greke. Procesi merr një hov të ri pas pushtimit Osman dhe ushtrimit të genocidit të ushtruar prej ushtrisë turke gjatë shek XV e vazhdon deri në shek. XVIII. Popullsia arbnore që emigroj për në Greqi gjatë të gjithë këtyre shekujve u vendos që nga Arta, në Atikë, në Peloponez e More ishte gati gjysma e popullsisë arvanitase, madje u krijuan koloni edhe në Athinë. Dëshmi e këtij realiteti janë sot gjuha e ruajtur prej tyre, veçoritë etnokulturore e zakonore arbnore- shqiptare, si dhe toponimia (emrat e fshatrave e të qyteteve) që janë në gjuhën vendit të origjinës (Arbërisë). Aftësia, geni, temperamenti dhe personaliteti, kultura e punës dhe aftësitë luftarake të tyre bënë që kjo popullsi (sot mund të jetë rreth 2 milionë), përcaktuan dhe rolin e madh që patën arvanitasit në zhvillimin e shoqërisë dhe të shtetit grek. Për këtë Pashko Vasa në librin e tij “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” përmend: “…kapedanët tanë ortodoksë të krishterë (arvanitas dhe shqiptarë), qenë ata që përgatitën Greqinë e Re. Qenë trimat më të shquar të Luftës së Pavarësisë së saj: Boçari, Kollokotroni, Karajuskëqët, Xhovellat, Mianlët, si dhe kaq luftëtarë të tjerë, të gjithë qenë shqiptarë që morën pjesë me mish e me shpirt në favor të Greqisë, duke qenë të udhëhequr pikësëpari (Vijon në faqen 11)
DOSSIER (Vijon nga faqja 10)
nga shpirti luftëtar e lakmitar ngjarjesh e luftërash dhe pastaj prej ndjenjave fetare që kishin të përbashkëta me grekrit”. Historia e gjatë e e mbijetesë dhe kontributi thelbësor që arvanitasit dhanë në çlirimin dhe themelimin e shtetit grek, ka bërë që ky vend për ta të jetë atdheu i tyre duke mos e harruar vendin origjinës. Si konkluzion të kësaj çështje mund të themi se lufta mes popullsisë etnike autoktonëve dhe asaj sllave (asimilimi njëherësh) ka zgjatur prej më shumë se 1200 vitesh (që në shek. VIII) dhe vazhdon deri në ditët tona. 2-Pushtimi dhe gjenocidi Osman në Arbëri zbraz popullsinë e vendit duke e detyruar të emigrojë në Itali e Dalmaci. Vendosja e kolonëve nga Azia e Afrika në disa qytete kryesore të vendit. Është e kuptueshme se pas pushtimit Osman hakmarrja mbi arbëreshët (që luftuan dhe fituan për rreth 25 vjet mbi ushtrinë), do të ishte barbare. Kjo shtypje e gjenocid rëndoj më shumë në provincat e vendet që ishin epiqendra të luftës anti osmane, që ishin zotërime të Principatës së Kastriotëve e të Dukagjinve që përfshinin hapësirat që korrespondojnë nga Elbasani në Mal të Zi, nga Durrësi në Prizren dhe nga Dibra në Shëngjin. Reprezaljet dhe genocide i ushtruar nga ushtria barbare osmane e detyruan popullsinë heroike të këtyre anëve të braktiste trojet e veta etnike dhe të emigronte drejt perëndimit, duke kaluar fillimisht drejt jugut të vendit për në zonat e Himarës, për të kapërcyer detin drejt Italisë. 2. a.-Destinacioni i emigrimit të popullsisë së pambrojtur nuk ishte Himara, por kalimi i Otrantos për në Italinë e Jugut (në tokat e Alfonsit V dhe më vonë të Ferdinantit). Mërgimtarët e parë në Itali thuhet se janë vendosur më 1443, në kohën kur Alfonsi V i Napolit (Mbretëria e Dy Siçilive”, pajtoi për luftë trupat arbëreshe (shqiptare) nën komandën e Dhimitër Rërës. Pas luftës ky I fundit u bë Guvernator I Kastra Rexhios duke themeluar 13 fshatra arbëreshe afër Katanzaros dhe disa të tjerë në Sicili. -Ndërsa pas fushatës së Gjergj Kastrotit më 1462, atij i falën toka të shumta ku u vendosën disa nga familjet e e veteranëve të lodhur nga betejat e shumta kundër hordhive osmane. -”Me 25 prill të vitit 1467shënon Edvin Jacques në librin e tij Shqiptarët- dy katolikë shkodranë, nga frika e përparimit të turqve morën imazhin e “Zojës së Këshillit të Mirë” i njohur më shumë si “Zoja e Shkodrës” dhe e kaluan përtej Adriatikut në Genacano në
Itali, rreth 27 km në lindje të Romës. Aty imazhi u bë i njohur në besimin popullor arbëresh . edhe sot e kësaj dite çdo 25 prill, ora 9-oo të mëngjesit, të gjitha kambanat e Genacanos bien në përkujtim të mërgimit dhe të pranisë së saj mbrojtëse”. -Por dyndjet më të mëdha të popullsisë arbnore nga trojet e saj etnike për në Itali ndodhën në periudhën 11 vjeçare 14681479 (nga vdekja e Gjergj Kastriotit deri sa ra dhe kalaja e fundit e qëndresës Rozafati në Shkodër). Ka shumë dëshmi e dokumente për këto ngjarje. Në një letër që i dërgoi Filipit (Dukës së Burgonjës), Papa Pali II bën këtë përshkrim: “Është e dhimbshme ti shohësh këta aventurierë pa atdhe që kalojnë Adriatikun me varka të lehta dhe përpiqen të gjejnë buzë brigjeve të Italisë një strehë kundër barbarizmave të të pafeve”. Natyrisht shumica e mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe kërkuan strehë në Italinë e Jugut tek territoret ku mbretëronte Ferdinandi . Miku i Gjergj Kastriotit Ferdinandi u fali pa përcaktim toka në Kalabri, Basalikata, Sicili etj. “Mbreti I Napolit, në vitin 1482 u premtonte toks të lira shqiptarëve dhe grekëve (kryesisht arvanitë- shqiptarë që kishin emigruar më parë nga Arbëria Greqi), të cilët shkonin në Brindizi. Emigrimin në Itali e përfundojnë emigrantët e Himarës të vitit 1744. Në përfundim në vitin 1886, në 79 komuna të Italisë kishte 196 768 arbëreshë (shqiptarë}”. 2. b. Shpërngulja e arbëreshëve drejt Dalmacisë për në Italinë e Veriut. Ky fluks më i madh ishte në kohën kur ra qëndresa në Shkodër dhe Kalaja e qytetit u pushtua nga ushtria turke pas vitit 1479. Banorët që shpëtuan këtu, por dhe një numër i madh njerëzish që vazhdonin të lëviznin drejt Dalmacisë e Venedikut u bashkuan masivisht duke e lënë përgjithmonë atdheun e tyre. Në këtë kohë kanë emigruar bashkë edhe me një garnizon (grup luftëtarësh) familja princore e Lek Dukagjinit, vëllezërit Gazulli etj. Refugjatët u pritën mirë duke ju dhënë dhe pencione pune dhe shimë prej tyre u vendosën në zonën e Gradiskës (një zonë kjo shumë e preferuar). Toka u nda në 150 pjesë, numër i barabartë me numrin e familjeve që u vendosën atje. Venedikasit i vendosën këtu në lindje të Venedikut sidomos për arsye që shqiptarët (arbanasit) të përbënin një mburojë kundër ndonjë sulmi të mundshëm nga ushtria perandorake Osmane (Turqit në 1476 kishin arritur një herë atje). Një komunitet i madh shqiptarësh u vendos edhe pranë Lagunës së Venedikut, ku
11 E martë, 9 TETOR 2018 ata ngritën spitalin e tyre, shkollën e famshme shqiptare, fasadat e së cilës janë edhe sot në basorelievet e saj që tregon episode të betejave dhe të luftërave shqiptare, 2, c. Vala e emigrimit merr me vet fisnikërinë dhe elitën arbnore. Duhet theksuar se gjatë sundimit 25- vjeçar të shtetit Arbnor të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu krahas Aristokracisë së trashëguar më parë u zhvillua dhe mori formë një fisnikëri e re siç ishin nëpunësit e këtij shteti,,. Diplomatë politikanë, elita ushtarake; u konsolidua më tej inteligjenca e edukuar kryesisht në universitetet katolike perëndimore etj. Pas rënies së vendit në dorë të barbarisë Osmane, në kushtet kur gjatë “Periudhës së Okupimit të rreptë” 1468- 1540, në kushtet e një shfarosje masive, u provokua një dyndje masive e popullsisë arbënore drejt Italisë, Dalmacisë etj. Bashkë me popullin emigroi dhe elita e tij. -Që në vitin 1387 një familje tregtare nga Durrësi mërgoi në Republikën e Gjenovës. Për afër një shekulli ajo u bë nga më të pasurat në Rajon. Dazhi (Presidenti) i parë i Republikës së Gjenovës ishte Xhakomo Durrazzo. Kurse edhe gjashtë presidentë të tjerë dhe dy kardinalë mbanin mbiemra që dëshmonin origjinën e tyre arbëreshe (shqiptare). Që në dyndjet e para përmendëm Dhimitër Rëra i cili pasi drejtoi me sukses ushtrinë e tij në ndihme të mbretit Alfonsi V i Napolit, ky i fundit e gradoj, duke i dhënë dhe detyrën si Guvernator të Kstra Rexhios (1443), ku me veprimet e tij u themeluan 12 fshatra shqiptare në Kalabri dhe në Sicili. Po kështu në v. 1462, pas fushatave të suksesshme në mbrojtje të Napolit -Gjergj Kastrioti mori si shpërblim toka pa fund për elitën ushtarake të plakur dhe familjet e tyre. -Po në Italinë e Jugut, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u vendos dhe familja e tij, i biri Gjon Kastrioti dhe e ëma Donika etj. Në fillim mbreti Ferdinand hezitoi jo se nuk dëshironte, por kishte frikë se duke e strehuar familjen e tij mund të bëhej “target” i një sulmi të mundshëm nga Turqia. Megjithatë me ndërhyrjen edhe të Papës, Familja e Gjergj Kastriotit u vendosën në tokat e Mbretërisë Napolit. Në 1479, pas rënies së Shkodrës, sic e thamë më sipër, falë marrëveshjes së kapitullimit shpëtuan një pjesë e madhe e garnizonit luftarak dhe disa prijës e fisnikë me emër. Ndër ta ishte dhe familja e famëshme bashkë me Princin Leka III Dukagjini, vllezërit Gazulli etj. -Vllezërit Gazulli (Andrea, Gjon dhe Pal Gazulli) kishin dhënë një ndihmesë të madhe diplomatike e politike Gjergj Kastriotit . gjoni në vitin 1430
ishte diplomuar për matematike e astronomi në Universitetin e Padovës. Pikërisht ky Universitet e ftoj si petagog të Astronomisë dhe u bërë shumë i njohur si “Joannis Gini Gazuli da Albania”. -Marin Barleti- dëshmitar i luftës për pushtimin e Shkodrës, u bë i njohur në të gjithë Europën me dy veprat e tij në latinisht: “Jeta dhe vepra e Skëndërbeut” dhe “Rreyhimi i Shkodrës”. -Leonik Tomeu (1456-1531), mërgoi në Venedik dhe u ftua në vitin 1497 të jepte filozofi në Universitetin e Padovës. Për 30 vjet Tomeu u dallua për dhënien në original të filozofisë së Aristotelit. Ndër nxënësit e petagogut të famshëm Tome qe dhe astronom I famshëm Nikolla Koperniku, i cili ndër të tjera ka thënë se : “…arritjet e tij në shkencë ja dedikonte petagogut të famshëm Leonik Tomeu”. -Marin Bicigemi (1468-1526), dëshmitar i luftës gjatë rrethimit të Shkodrës prej ushtrisë Turke (në moshën 11 vjecare). Ai kishte parë me sytë e tij 26 familiarët e tij që vriteshin duke mbrojtur Kalanë e Shkodrës. Patën shpëtuar vetëm katër persona nga 30 që kishte gjithsej familja e tij. Edhe ky personalitet dha mësim për Retorikë në Universitetin e Padovës. Shkruajti komedinë mbi Cicëronin Romak, Plinin etj. -Andrea Aleksi (Ndre ose Ndue Lleshi)(1425-1595), i ardhur në Milano dha kontributin e tij kryesor në bërjen e veprës së “Altarit Shqiptar” prej mermeri dhe që u vendos në Katedrën e Milanos. Ishte arkitekt, sculptor dhe piktor I shquar. -Klementi XI. Familja Albani erdhi në Romë nga shek XVI nga Laci i Arbërisë. Kjo familje i dha Kishës Katolike shumë prelatë të njohur, ndër të cilët dhe Papa Klementin XI (1700-1721) dhe shumë kardinalë. Papa Klementi XJ qe një nga papët më të rëndësishëm në historinë e Vatikanit që bëri shumë për Europën dhe kohezionin e saj. -Aleksandër Albani, kujdestar i Librarisë së Vatikanit.Ndërtoi në vitin 1758-1760 shtëpinë e tij të mrekullueshme në fshat “Vila Albani”, për të vendosur aty koleksionin e tij të pasur me kryevepra të artit modern e antik, të cilat sot zbukurojnë muzeumet kryesore të Europës.Pjesë e kontributit të Familjes Albani është dhe piktori i shquar Francesko Albani. -Konti Zhyl Tomeu u bë një nga filantropët më të mëdhenj të Francës dhe përkthyes i shkëlqyer i veprave të Aristotelit, këshilltarit të Aleksandrit të Madh. Kështu edhe Franca përfitoi nga mërgata shqiptare, -Shumë mërgimtarë të tjerë u bënë princër katolikë nëpër Europë, drejtues luftrash e gjeneralë në Spanjë, Piemonte, Austri e vende të tjera. Sikurse e përshkruam duket qartë se pjesa më e madhe e këtyre personaliteteve e familje
përbënin Elitën e Etnisë Arbnore.Ata dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e vendeve europiane, ndërsa largimi i tyre nga trojet etnike varfëroi Shqipërinë. Pas eksodi biblik prej trojeve arbnore, i kondicionuar nga pushtimi dhe genocidit Osman, pushteti perandorak njëherësh u kujdes të vendoste në disa qytete të boshatisur kolonë që vinin nga Azia dhe Afrika (Konja, Anadolli, Persia, Siria, Arabia, Egjipti etj). Kështu këta kolonë që erdhën nga Orjenti u bënë banorët “më të hershëm” të qyteteve të zbrazura nga qytetarët e vërtetë të tyre sin ë: Krujë, Gjirokastër, Tiranë, Berat, Shkodër, Durrës, Gjakovë, Prizren, Shkup, Janinë, Konicë (nga Konja) etj. Këta kolonë qenë të lidhur me pushtetin ekonimik, politik e ushtarak të perandorisë. Kështu shumica e tyre ishin pjesë e administratës lokale të qytetit dhe të vilajetit, sangjakut apo të kazasë përkatëse, familjet e tyre, familje ushtarakësh, zanatëcinj (farkëtarë, tregtarë), klerikë (hoxhallarë e shehlerë) etj. Në lidhje me këtë situatë të re të krijuar pas pushtimit Osman të Arbërisë e trojeve etnike të saj, Pashko Vasa shënon: “Në Shqipëri ngjau ajo që kishte ngjarë në Greqi: një pjesë e popullsisë shtegtoi në Itali e Greqi, të tjerë pranuan islamizmin (shumica e popullsisë) dhe resti ndenji në Shqipëri duke ruajtur fenë e krishterë, ortodokse dhe katolike”. *Pas pushtimit në trojet shqiptare dhe në Ballkan u realizuan reformat (Reforma e Timarit) që kishin si synim islamizimin dhe osmanizimin e vendit. Disa nga komponentët bënin të mundur realizimin me sukses të kësaj reforme shkurtimisht ishin: -Së pari realizimi për një kohë të caktuar “Okupimin e Rreptë” ku u realizua cfarosje massive e popullsisë, shpërngulje e madhe e saj dhe humbja e shpresës për qëndresë. -Së dyti planifikimi i krijimit të kolonive për ti patur si mbështetje të sigurtë. Për këtë u vendosën familje që vinin nga Azia e Afrika (e përmendëm më lart); privilegjuan disa familje të parisë së vendit që kishin mbetur, sidomos fisnikët e zonave me tradita luftarake duke u dhënë favore (toka, grada, detyra në mbarë Perandorinë dhe ofiqe të tjera) përkundrejt konvertimit në fenë myslimane dhe shërbimeve të tjera ndaj pushtetit Osman. -Së treti propaganda në favor të islamizmit shoqëroi të gjiyhë kohën e okupimit të rreptë (1468-1540), por dhe më vonë deri në shek. XX. Realizimi me sukses i tre komponentëve ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e procesit të deeuropianizimit të shqiptarëve. (Vijon në numrin e ardhshëm …)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E martë, 9 TETOR 2018
Dy lagje të tjera të kryeqytetit me rrjet të ri ujësjellësi transformohet blloku i banimit në Laprakë
Investime në lagjet e Tiranës B
ashkia e Tiranës ka kryer investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve dhe rikonstruksionin e disa prej lagjeve të kryeqytetit. Investimet në ujësjellës kanalizime Dy lagje të tjera në Tiranë do
kenë një furnizim më të mirë me ujë. Bashkia e Tiranës dhe UKT janë duke përfunduar dy investime të tjera në shtrirjen e rrjetit të ri për furnizimin e qytetarëve në Njësinë 10 dhe 2 në kryeqytet. Kështu, UKT po vazhdon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës, çka pritet të sjellë më shumë ujë cilësor në shtëpitë e banorëve të kësaj lagje. Ndërkohë që pasi i dha zgjidhje problemit të kanalizimeve me ndërtimin e një kolektori të ri në rrugën "Xhavit Shyqyri Demneri" në Njësinë 2, UKT po kryen një tjetër investim, kësaj here me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit. Ky investim do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë, pasi linja tërësisht e re po ndërtohet me materiale cilësore. Ja si po transformohet blloku i banimit në Laprakë Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve. Ndërmarrjet e Bashkisë po vijojnë me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e sipërfaqes 1000m2 në bllokun e pallateve tek Rr. "Pandi Dardha". Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe
sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të rrugicave pedonale mes shesheve. Gjithashtu, po punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.
AKTIVITETI
Alpha Bank Albania vrapoi me ritmin e qytetit në Maratonën e Tiranës Gjatë javëve të fundit kudo në Tiranë dhe në zonën e Liqenit Artificial shikoje vrapues që përgatiteshin për Maratonën e Tiranës, e cila është kthyer tashmë në aktivitetin sportiv më të dashur dhe të rëndësishëm të qytetit. Kësaj nisme me përmasa ndërkombëtare, që tërheq çdo vit gjithmonë e më shumë njerëz të grupmoshave të ndryshme, iu bashkua edhe Alpha Bank Albania, e cila dhuroi 3 çmime për fituesit e kategorisë 21K, 2 çmime për fituesit e kategorisë 10K si edhe 3 çmime për fituesit e kategorisë We too. Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania, në momentin e dorëzimit të një prej çmimeve u shpreh: ''Jemi të lumtur që ishim pjesë e një organizimi të tillë, ku fitues janë të gjithë ata që garojnë pavarësisht rezultatit. Ne kemi mbështetur dhe
do të vijojmë të mbështesim të tilla nisma, jo vetëm financiarisht por edhe me pjesëmarrje të vetë stafit tonë, siç ishte edhe rasti i sotëm ku Banka u përfaqësua nga 30 punonjës.'' Përgjatë 10 ditëve të fundit të përgatitjeve për Maratonën, nën moton "Eja të vrapojmë me ritmin e qytetit, eja të vrapojmë me Alpha Bank Albania!", Banka ndërmori një fushatë ndërgjegjësimi në rrjetet sociale, duke ftuar sa më shumë njerëz të sfidojnë veten dhe të marrin pjesë në Maratonë. Alpha Bank Albania, e cila operon në Shqipëri prej 20 vitesh, ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë sociale të korporatës, duke mbështetur në mënyrë aktive projekte të shumta të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në shoqëri, shëndetësi, edukim, mjedis, sport, art, kulturë, etj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13 E martë, 9 TETOR 2018
Veszpremy: Skënderbeu, rol kyç në një nga fitoret e Janosh Huniadit H
istoriani hungarez Las zlo Veszpremy solli dje në ligjëratën e tij në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike një temë interesante për studiuesit dhe publikun pjesëmarrës, e cila e solli figurën e heroit tonë kombëtar në kontekstin e një roli kyç në një prej fitoreve më të mëdha të Janosh Huniadit, heroit hungarez, traporton atsh. Historiani hungarez Laszlo Veszpremy në një pronocim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, "ligjërata e sotme ka të bëjë me zhvillimin e luftërave në Hungari nga fillimi i shek. 14 deri në fillim të shek. të 16. "Gjatë këtyre luftërave spikati figura dhe kontributi i heroit hungarez Janosh Huniadit dhe pikërisht kjo është arsyeja e pjesëmarrjes time në këtë konferencë", tha ai. "Figura e Janosh Huniadit mund të krahasohet me atë të heroit tuaj kombëtar Skënderbeut për
nga përmasat që mbart. Nuk e di nëse këta dy udhëheqës mund të jenë takuar ndonjëherë personalisht, por ama sipas të dhënave që kemi ata kanë shkëmbyer korrespondencë dhe kanë hartuar plane të përbashkëta strategjike kundër mësymjes së perandorisë Osmane. Madje në një prej fitoreve më të mëdha të Janosh Huniadit, Skënderbeu ka luajtur një rol kyç", tha historiani Veszpremy. Ai gjithashtu vijoi se, "nga pikë-
Violinisti shqiptar Florian Vlashi rikthehet me koncert në Madrid
V
iolinisti i shquar shqiptar Florian Vlashi do të rikthehet më 14 tetor në një koncert në Madrid në kuadër të ciklit "Muzikë për Mijëvjeçarin e Tretë". Ambasada e Shqipërisë në Spanjë bën të ditur se, "nisur me violinën në sup nga Orkestra simfonike e Galicisë, së bashku me violinçelisten Ruslana Prokopenko, mbërrin të dielën në sallën e Auditorit të Muzeut Lázaro Galdiano për të qenë protagonistë të një koncerti të veçantë me një program mjaft të larmishëm". Florian Vlashi është violinist, kompozitor, muzikant dhe drejtues i njohur i muzikës klasike i lindur në Durrës (Shqipëri) më 8 nëntor 1963 i cili e zhvillon aktivitetin artistik dhe profesional në Spanjë. Që nga viti 1992 ai është anëtar i Orkestrës Simfonike të Galicia, i rafinuar me G. Egger (Bachakademi Stuttgart) dhe L. Muller (concertmaster i Orkestrës së Vjenës Kamera). Veprimtaria e tij shtrihet në pedagogji, publikime në aktivitetet estetike dhe interpretuese si pedagog (Superior Konservatorin, Universiteti i La Coruña, Universiteti i Santiago, Universiteti i Rioja - Logroño, etj).
Tetori gjerman, filmi "I riu Karl Marks" shfaqet në Tiranë
I
riu Karl Marks" është filmi që do të shfaqet më 8 Tetor në Kinema Millenium në kuadër të Tetorit gjerman. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë thekson se, "I riu Karl Marks" është një film historik mbi takimin e dy mendimtarëve, që donin të ndryshonin botën dhe të kapërcenin shoqërinë e vjetër. Trajtuar me imazhe të mëdha dhe me shumë ndjeshmëri, regjisori Raoul Peck tregon historinë e lindjes së një ideje të njohur botërisht, që edhe 200 vjet pas lindjes së Marks-it ende mund të nxisë për të menduar, si portret i një miqësie të ngushtë. Paris, viti 1844, në prag të Revolucionit Industrial: 26-vjeçari Karl Marks (August Diehl) jeton në mërgim në Francë bashkë me gruan e tij Jenny (Vicky Krieps). Kur Marks prezantohet me të riun Friedrich Engels (Stefan Konarske), ai, i njohur si një baba i falimentuar ekonomikisht, ka vetëm përbuzje për borgjezin e krekosur dhe djalin e një pronari fabrike. Por Engels është copëza e fundit e puzzle-it për një përshkrim pa rezerva të krizës nga Marks-i.
pamja hungareze, Skënderbeu ështe i rëndësishëm për kontributin e tij të padiskutueshëm në ekspeditën e 1440-1443 në territorin e Bullgarisë së sotme, por nga ana tjetër sukseset dhe strategjitë e tij na ndihmojnë për të kuptuar dhe njohur jetën personale dhe sukseset e heroit tonë hungarez dhe anasjelltas karrierën e heroit tuaj legjendar i cili mund të krahasohet me personalitete botërore". Në fund ai tha se, "mendoj se kjo
konference është e rëndësishme sepse në Hungari është e vështirë të sigurosh akses në literaturën që flet për luftëra dhe kohën e Skënderbeut, madje edhe në internet është shumë e vështirë dhe takime të tilla në nivele akademikësh dhe studiuesish janë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe mendime për këtë periudhë të historisë", përfundoI historian hungarez Laszlo Veszpremy. Konferenca Ndërkombëtare e
Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor për t'i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit. Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha.
"Myrtis", vogëlushja e Greqisë së Lashtë tërheq vëmendjen e publikut në Tiranë M
byllet ekspozita "Myrtis: Ballë për ballë me të shkuarën" në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). Kjo ekspozitë kaq e veçantë u vizitua nga 2005 vizitorë, shumë prej të cilëve ishin nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës, që zhvilluan një orë mësimi ndryshe në ambientet e kryeministrisë. Spas agjencisë telegrafike shqiptare, kjo javë do të vijojë me një tryezë të rrumbullakët me fokus shëndetin mendor, duke bërë bashkë profesionistët dhe specialistët më të mirë të kësaj fushe. Ky aktivitet vjen në kuadër të datës 10 tetor, Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor. "Myrtis" përçoi tek publiku një mesazh të vjetër e shumë bashkëkohor në të njëjtën kohë. Me historinë e saj, ajo sjell paqen dhe nevojën e luftës ndaj sëmundjeve që prekin fëmijët. Myrtis është vajza e Greqisë së lashtë që vjen në botën moderne për t'u takuar me të gjithë bashkëmoshatarët e saj edhe në këtë qytet, duke na kujtuar detyrimin që kemi ndaj brezit të ri, për kujdesin dhe luftën ndaj sëmundjeve që prekin ata. E veçanta e kësaj ekspozite ishin jo vetëm përfytyrimet e piktorëve grekë dhe jo vetëm rreth saj, por edhe "lo-
drat" e kësaj vajze që erdhën për të gjithë bashkëmoshatarët e saj në Tiranë. Të dhëna rreth historisë së Myrtis… Myrtis është një vajzë 11-vjeçare, e cila
vdiq në mënyrë tragjike nga epidemia e tifos që pllakosi Athinën e lashtë dymijë e pesëqind vjet më parë. Për arkeologët dhe historianët, fytyra e kësaj vajze të vogël ka sjellë në jetë një aspekt shumë të rëndësishëm të historisë greke dhe u ka dhënë përgjigje shkaqeve të humbjeve të jetëve të shumë athinasve. Tetë vite të shkuara ajo u kthye në një "Mike të Kombeve të Bashkuara" dhe tashmë "është ringjallur" për t'u bërë një zë i fuqishëm në parandalimin e sëmundjeve që prekin fëmijët. Të dhënat nxjerrin në pah faktin se, pavarësisht përpjekjeve shumë të mëdha për reduktimin e vdekshmërisë te fëmijët dhe në luftën kundër malaries dhe sëmundjeve të tjera, çdo vit mbi 6 milionë fëmijë humbin jetën përpara se të arrijnë moshën pesëvjeçare. Sëmundjet që mund të parandalohen përmes vaksinimit vazhdojnë të jenë sërish shkak që 1.5 milionë njerëz të humbin jetën çdo vit nëpër botë. Aksesi në mjekësi dhe në shërbimet e kujdesit shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut. Çdo individ duhet të marrë trajtimin e nevojshëm për të gëzuar një jetë të shëndetshme dhe produktive.
AKTUALITET
14
E martë, 9 TETOR 2018
Gjykata për Krime të Rënda, vendosi masën e sigurisë “arrest me burg për 45 ditë” për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për t’u arratisur në Greqi
G
jykata për Krime të Rënda, vendosi masën e sigurisë ‘’arrest me burg për 45 ditë” për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën. 37-vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ashtu si ndaj Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, edhe ndaj Hotit, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kundërshtar në këtë konflikt, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese por çuditërisht kjo akuzë nuk është shoqëruar me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në kërkesën e saj, prokuroria nuk specifikon veprimet e Geldo Hotit, madje nuk shpreh as dyshimin që ai mund të ketë qëlluar me armë, dyshim të cilin e nxori policia menjëherë pas ndalimit të Hotit në tentativë për të kaluar në Greqi. Vetë Hoti është shprehur se ai nuk kishte lidhje me asnjë nga palët në konflikt por ndodhej në lokal pasi kishte miqësi me pronarin e lokalit. “Nuk kam qëlluar askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që si njihja dhe thanë: “Askush të mos lëvizë” dhe më pas nxorrën armët. Në atë moment u futa poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja një pajisje por jo se do t’i fshihesha hetimit”,-tha Hoti. Prokuroria ka afate fikse të përcaktuara nga gjykata për të siguruar prova
“Lufta” në ish-Bllok, Hoti: Po pija verë, nuk qëllova RRËFIMI “Nuk kam qëlluar KROATI askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që si njihja dhe thanë: “Askush të mos lëvizë” dhe më pas nxorrën armët”,-tha Hoti.
AKUZA
bindëse për të mbajtur nën arrest Ervis Martinajn, Eljon Haton dhe Geldo Hotin, si dhe për të zbardhur këtë ngjarje që tronditi kryeqytetin. Kapja Policia e ndaloi Hotin, datë 5 tetor rreth orës 20:05 dhe më pas ai u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme. Emri i të ndaluarit në Kakavijë ishte një emër i ri që dilte në këtë ngjarje, pasi policia paraditen e po asaj dite kishte deklaruar tre persona të tjerë të shpallur në kërkim. Policia deklaroi se ishin ar-
restuar shtetasit: Ervis Martinaj, 36-vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28-vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa ishin shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31-vjeç, Fabjol Alushi, 42-vjeç dhe Merviol Bilo, 41-vjeç, të tre banues në Tiranë. Grupet Fabian Gaxha ishte i riu që mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish-Bllokut, pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve. Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga
VENDIMI
G
jykata e Durrësit, ka pushuar çështjen për shpërdorim detyrë ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako për “Velierën”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, e cila kishte arritur në përfundimin se nuk kishte shpërdoruar detyrën. Punimet u bllokuan në shkurt të vitit 2017 pas kallëzimit nga shoqëria civile. Gjykata vendosi asokohe bllokimin e punimeve deri në një vendim, që u mor të hënën. Pas hetimeve, prokurori Edmond Kaloshi u shpreh para gjyqtarit Rexhep Bekteshi se nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga bashkia e Durrësit, ndërkohë që cështja pritet që të shkojë në
një tumor në kokë. Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin. Por kush janë personazhet e përfshirë në ngjarjen që trondit opinionin publik dhe solli pikëpyetje të mëdha për sigurinë në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit? Ervis Martinaj padyshim është një nga emrat më të përmendur për shkak të
“Për Hotin, i cili dyshohet seKROATI ka qenë pjesë e grupit kundërshtar në këtë konflikt, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese por çuditërisht kjo akuzë nuk është shoqëruar me akuzën e armëmbajtjes pa leje”. së shkuarës së tij. 36-vjeçari njihet si biznesmen në fushën e basteve sportive. Edhe i plagosuri tjetër, Eljon Hato nga Shkodra rezulton person me precedentë të theksuar kriminale, i dënuar për vrasje dhe i akuzuar për porositjen e një ekzekutimi nga burgu.
“Veliera”, gjykata pushon çështjen VENDIMI
“Gjykata e Durrësit, ka pushuar çështjen për shpërdorim detyrë ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako për “Velierën”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, e cila kishte arritur në përfundimin se nuk kishte shpërdoruar detyrën”.
Apel. Paralelisht me procesin penal në Durrës, ka edhe një tjetër cështje të hapur te Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e cila ishte në pritje të vendimit të Shkallës së Parë në Durrës për
ekspertizën nëse kishte apo shkelje. E ndërsa ekspertët në Durrës nuk konstatuan asnjë shkelje, kjo i hap rrugë situatës që të shprehet Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë. Punimet për “Velierën” janë bllokuar prej rreth dy vitesh, nga shkurti i vitit 2017, ndërsa kjo situatë pritet që të vijojnë në të gjitha hallkat e gjyqësorit. Vlera e projekti të shtrirë në 12 mijë metra katror shkon në 4 milion euro por punimet janë pezulluar prej shkurtit 2017 në pritje të fjalës së fundit të gjykatës.
AKTUALITET
15
E martë, 9 TETOR 2018 AKSIONI
DENONCIMI
14-vjeçarja pre e prostitucionit A
lma Çuka, denoncoi në emisionin ‘’Me zemër të Hapur’’, largimin e vajzës 14-vjeçare nga banesa. Ajo denoncoi personat që dyshonte se i kishin marrë të bijën por edhe reagimin negativ të policisë ndaj saj. Sipas të ëmës, largimi i vajzës nga banesa ishte për qëllime shfrytëzimi, pasi një grup kriminelësh prej kohësh kishin bërë të tilla tentativa. Pas transmetimit të rastit vajza është kthyer në banesë, ndërsa nëna e saj ka treguar sgjendjen e së bijës. ‘’Ishte ora 14:00 e ditës së shtunë. Isha në punë turn i dytë atë ditë. Kur hapa derën e gjeta vajzën aty. Mu mbushën sytë me lot, u trondita dhe njëkohësisht u gëzova se thashë të paktën pas emisionit falë emisionit vajza u rikthye në shtëpi. I thashë vajzës futu brenda biri se do iki në punë, më tha
mirë mami. Dola në krye të rrugës dhe lajmërova policinë iu tregova që vajza është rikthyer. U ktheva dhe nga puna nuk shkova. Pas nja 5 minutash më vjen policia, e shoqëroi vajzën bashkë me mua në polici. Nuk e pyeta asgjë vajzën. Mu duk shumë e zverdhur, e tronditur. Mua më mjaftonte që ishte aty’’, tregoi e ëma pa i mbajtur dot
lotët. Ajo ngriti gishtin e akuzës ndaj të njëjtët persona që kishte përmendur edhe më parë në emision. ‘’Vajza është lidhur me këta persona me anë të një shoqeje që unë e kam përmendur. Ajo është komplet strumbullari. Policia ka mbajtur 2-3 persona nga këta me të cilët është shoqëruar vajza, të tjerët janë të lirë’’, tregoi ajo.
Pranga 25-vjeçarit në Itali Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane teksa po udhëtonte në një makinë të vjedhur, në të cilën kishte sende të vjedhura. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në Pontirolo Nuovo, ku 25-vjeçari shqiptar u arrestua pas një aksidenti që shkaktoi. Kështu mbi të riun shqiptar rëndojnë dy akuza: ajo e vjedhjes dhe ajo e aksidentit të shkaktuar. Pas aksidentit shqiptari me iniciale E.N, u përpoq të ikte në këmbë por u bllokua fillimisht nga kalimtarët dhe pastaj nga policët italianë. Pas ndalimit nga policia, shqiptari iu dha atyre dokumenta të rreme greke. Megjithatë, hetimet e mëvonshme kanë treguar se ishte shqiptar.
Prej 20 vitesh ai jeton në Britani dhe ka përdorur 13 identitete të ndryshme për të mos rënë në gjurmë të tij
H
ektor Mahmutaj, është shqiptari që refuzon të ekstradohet në Shqipëri ku është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Gentjan Jahaj në korrik 1997 dhe sigurisht që historia e tij ka tërhqur vëmendjen e mediave britanike. “Sunday Express”, në një artikull për jetën e Mahmutaj, e nis me rrugën se si 42-vjeçari kishte arritur të hynte në Britaninë e Madhe dhe ka qenë duke u fshehur në një kamion në dhjetorin e po atij viti. Prej 20 vitesh ai jeton në Britani dhe ka përdorur 13 identitete të ndryshme për të mos rënë në gjurmë të tij Ai jetonte në Liverpol kur gjykata shqiptare e kishte dënuar në mungesë në prill të 2000. “Ai vazhdon të qëndrojë në vendin tonë sepse pretendon se ekstradimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut: dhe autoritetet britanike ende nuk kanë nisur procedurën e deportimit të veçantë”. Mahmutaj u arrestua me urdhër arrest të interpolit të lëshuar në dhjetor 2006, kur identiteti i tij u zbulua. Ai u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kërkesa e ekstradimit nga autoritetet shqiptare u refuzua në 2007. Atëherë Gjykata në Britani vendosi se Mahmutaj nuk kishte qëllim të fshihej nga autoritetet shqiptare, por se nuk i ishte garantuar rigjykimi nëse do të kthehej në Shqipëri. Policia shqiptare ridërgoi një kërkesë ekstradimi dhjetë vjet më vonë pas një ndryshimi në ligjin e tij lidhur me rigjykimet. Mahmutaj u arrestua sërish në janar dhe aktualisht
I dënuar për vrasje, Hektori jeton i lirë në Britani VRASJA “Hektor Mahmutaj, është shqiptari që refuzon të ekstradohet në Shqipëri ku është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Gentjan Jahaj në korrik 1997”.
EKSTRADIMI “Ai vazhdon të qëndrojë në vendin tonë sepse pretendon se ekstradimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut: dhe autoritetet britanike ende nuk kanë nisur procedurën e deportimit të veçantë”. po rigjykohet nëse duhet të ekstradohet në Shqipëri apo jo. Të premten e 5 tetorit, gjyqtari, Judge Tan Ikram tha se Mahmutaj mund të ekstradohet, por meqë ai është një shtetas jo i Bashkimit Europian çështja i kalon “Home Secretary”. “Ka kaluar disa herë në sistemin e
drejtësisë penale por asnjëherë pa dhënë identitetin e tij të duhur”. Aktualisht Mahmutaj është në liri me kusht pasi ka paguar 10 mijë paund dhe mund të lëvizë lirshëm për disa orë të ditës. Babai i dy fëmijëve vijon të kundërshtojë ekstradimin e tij duke e quajtur
të padrejtë. Ai mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe se është larguar për tiu fshehur autorit të vërtetë të krimit. Këtij pretendimi gjyqtari iu përgjigj se 42 vjeçari nuk ishte përballur kurrë me gjykimin pasi i kishte ikur atij. Një zëdhënës i “Home Office” nuk jep asnjë shpjegim
të shkakut përse Mahmutaj nuk është deportuar në 2003 kur ai u përball në sistemin e drejtësisë si një emigrant ilegal. Tashmë dosja e Hektor Mahmutajt është në dorë të “Home Secretary”, e cila do të vendosë nëse do të ekstradohet apo jo 42-vjeçari që është dhe babai i dy fëmijëve.
AKTUALITET
16
E martë, 9 TETOR 2018
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore
AKU, u bë fjala më e përdorur gjatë sezonit veror në lajme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon aksionin për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore. Këtë herë, DRAKU Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish. Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare. Në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë për çdo shkelje të dyshuar të standardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo ten-
Pa vulë dhe certifikatë, AKU bllokon 552 kg mish GJOBA “DRAKU Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish”.
THIRRJA
tativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@ aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vetëm tre muajt e verës, inspektoi mbi 2000 subjekte dhe raportet treguan se në 50% të rasteve u
DIVJAKË
Gratë që punojnë tokën
konstatuan problematike. Qeveria e përqëndroi punën e AKU gjatë muajve të verës pranë bregdetit dhe zonave liqenore që kanë aktivitet më të lartë të shërbimit ndaj turistëve dhe vizitorëve. Por sa të sigurt janë konsumatorët? Policimi i “marketeve dhe tregjeve” më aktiv muajt e fundit ka konstatuar problematika të
mëdha, por kontrollet duhet të jenë më të shpeshta. Gjithashtu inspektorët duhet të ndihmohen edhe nga qytetarët përmes denoncimeve në numrin jeshil, në emailin e AKU-së ose në rrjete sociale. ”Të bëjnë denoncime pranë AKU-së dhe institucioneve të tjera në rast se kemi të bëjmë me produkte të paligjshme”.
“AKU i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit”.
KAOS
Rinas, pasagjerët të acaruar D
Për 1 mijë lekë në ditë, Irena dhe shumë gra të tjera punojnë tokat e të tjerëve. Ajo hipën çdo ditë në këtë furgon për të udhëtuar nga Çerma për në Divjakë.”Punojmë nga ora 07:00 deri në orën 15:00, marrim 10 mijë lekë (të vjetra). E mira do të ishte të na bëhet 12, po nuk e rrisin”, thotë një fermere. 8 orë në ditë në diell punojnë këto gra për të fituar bukën e gojës. Tokat e veta në fshat herë i punojnë e herë i lënë djerrë nga mungesa e ujit, kosto e lartë e pajisjeve bujqësore dhe tregu i pagarantuar. Të gjitha këto gra që janë të punësuara në tokat e Divjakës punojnë në të zezë. Sot kanë të sigurt vetëm bukën por nesër kur të mos kenë më forcë për të punuar tokën, nuk do të arrijnë të sigurojnë as pensionin.
isa fluturime të kompanive ajrore Albawings dhe Blue Panorama janë anuluar ose vonuar të hënën në Rinas, duke acaruar pasagjerët, të cilët kanë pritur për orë të tëra. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare në internet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, është anuluar fluturimi i mëngjesit i Albawings drejt Firences, ndërsa është shtyrë ai i së njëjtës kompani drejt Venecias. Edhe fluturimi drejt Riminit, është shtyrë. Ndërsa kaos është krijuar te pasagjerët edhe nga fluturimet e kompanisë Blue Panorama, me destinacion Xhenoan dhe Romën, të cilat janë me vonesë. Avioni ishte në rrezik të shpërthimt, kjo pak para se të
shkëputej nga pista. Sipas pasagjerëve, mjeti ajror përshkak të një avarie nuk arriti të ngrihej dhe frenoi me forcë të madhe. Në këtë kohë kapiteni njoftoi pasagjerët se duhet të zbrisnin sa më shpejt nga kabina. Të trembur
dhe të fiksuar, pasagjerët tentuar të dalin duke shtyrë njëri-tjetrin. Disa prej pasagjerëve të avionit që kanë pasur nevojë për udhëtim urgjent drejt Italisë thanë se kanë prerë bileta me kompani të tjera për të mbërritur në destinacion.
AKTUALITET
17
E martë, 9 TETOR 2018
Në krye të qendrave shëndetësore dhe spitaleve nuk do të ketë më drejtues të cilët nuk kanë në formimin e tyre arsimor, menaxhimin
N
ë krye të qendrave shëndetësore dhe spitaleve nuk do të ketë më drejtues të cilët nuk kanë në formimin e tyre arsimor, menaxhimin. Prej vitesh kemi hasur drejtues të këtyre institucioneve të rëndësishme që katapultohen nga politika, që nuk kishin lidhje as me menaxhimn dhe as me mjekësinë, çka ka sjellë shpesh keqpërdorim, deri dhe abuzim me fondet. Enver Roshi, shef i Departamentit të Shëndetit Publik, shprehet se të gjithë menaxherët kanë nevojë për konceptet bazë të drejtimit financiar dhe njerëzor të këtyre institucioneve. “Menaxhimi shëndetësor është shkencë, profesion më vete. Të gjithë menaxherët kanë nevojë për konceptet bazë të drejtimit financiar dhe njerëzor të këtyre institucioneve. Deri më sot, jo të gjithë kanë profil mjekësor”. Aplikimet për të ndjekur këtë master 1-vjeçar kanë filluar dhe shefi i departamentit të menaxhimit thekson se ka ardhur koha të çojmë profesionistët në poste drejtuese. “Është treg që ka vuajtur për menaxher profesionit. Menaxherit i duhen njohuri dhe shkollim”. Konkurrenca ndërmjet atyre që duan të ndjekin këtë master është e fortë, pasi do të përzgjidhen vetëm 30 fitues. Kurrikula e masterit të menaxhimit shëndetësor është hartuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe profesorë të Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Ekonomisë do të ketë edhe profesorë të ardhur
Në shkollë për drejtor, master për menaxhim shëndetësor MASTER “Aplikimet për të ndjekur këtë master 1-vjeçar kanë filluar dhe shefi i departamentit të menaxhimit thekson se ka ardhur koha të çojmë profesionistët në poste drejtuese. “Është treg që ka vuajtur për menaxher profesionit. Menaxherit i duhen njohuri dhe shkollim”.
PROGRAMI
nga Unversitetit i Bazelit. Si rezultat i këtij kursi master, 30 profesionistë shëndetësie do të diplomohen si menaxherë shëndetësie, menaxherët e parë të shëndetësisë në Shqipëri. Dhe ky është vetëm fillimi. Pas disa viteve me të diplomuar, sistemi shëndetësor në Shqipëri do të përfitojë një forcë më të përgatitur mirë për çdo strukturë të kujdesit shëndetësor. Programi i ri master është dizenjuar për
të prodhuar menaxherë të ardhshëm të shëndetësisë të cilët do të jenë të aftë të rrisin efiçensën dhe të përmirësojnë administrimin e institucioneve të shëndetësisë. Programi drejtohet bashkërisht nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Mjekësor, dhe në nivel fakultetesh nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Fakulteti i Ekonomisë. Kurrikulumi mësimor është zhvilluar nga Departamenti i Shëndetit
DURRËS
Publik dhe Departamenti i Menaxhimit me mbështetje të vazhdueshme nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetit Publik (Swiss TPH). Ky program masteri për menaxhimin e shëndetësisë, u përurua edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja Ruth Huber, Shefe e Bashkëpunimit me Europën Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
“Programi drejtohet bashkërisht nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Mjekësor dhe në nivel fakultetesh nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Fakulteti i Ekonomisë. Kurrikulumi mësimor është zhvilluar nga Departamenti i Shëndetit Publik dhe Departamenti i Menaxhimit me mbështetje të vazhdueshme nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetit Publik (Swiss TPH)”.
KËRKESA
Mbyllen 41 degë universitare Refugjatët, kërkohet hapja e kampeve në Shqipëri A
N
ë 17 tetor, universitet hapin dyert por shumë degë universitare në Universitetet publike, nuk do të hapen. Arsyeja është se janë regjistruar shumë pak studentë, të cilët nuk justifikojnë kostot. Qershia mbi tortë është mbyllja e degës
së Hoteleri-Turizmit në gjuhën angleze. Këtë vit të ri akademik, universitetet publike pritet të hapin dyert me 41 programe studimi të mbyllura si dhe me 7 000 kuota të lira. Degët janë mbyllur për shkak të mosplotësimit të
kuotave as me minimumin prej 10 studentësh, aq sa duhet për të mbajtur hapur një program studimi. Paradoksale është se në Durrës, qytet bregdetar, pritet të mbyllet edhe dega e Hoteleri-Turizmit në gjuhën angleze.
ustria e Danimarka, po insistojnë në planin e tyre për ngritjen e qëndrave për strehimin e emigrantëve të dëbuar nga Bashkimi Europian në vende të treta jo anëtare të BE, në veçanti në Shqipëri. Sipas ANSA-s, në këto kampe emigrantësh do të strehohen azilkërkues ndaj të cilëve është marrë vendimi përfundimtar për largimin e tyre nga territori europian e që nuk mund të riatdhesohen në vendet e origjinës për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve. Një dokument i tillë që përmban konceptin e ngritjes së qëndrave të emigrantëve në vendet e treta jo anëtare të BE-së, është prezantuar dhe më parë në Komitetin Strategjik Europian për Emigracionin. Dhe pse nuk është parashikuar që një çështje e tillë të jetë në axhendën
e punës së Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtarë që do të mbahet të premten e ardhshme në Luksemburg, sipas agjensisë italiane të informacionit me shumë gjasa mund të merret në diskutim.
SHENDETESI
18 E martë, 9 TETOR 2018
Flet për "Koha Jonë", Dr. Leonidha Peppo, kardiolog i qendrës shëndetësore nr. 4 Tiranë
Dr. Leonidha Peppo: Bëni kujdes, zemra nuk fal N
Intervistoi Albert Vataj
ë dhomën e tij të vizitave në qendrën shëndetësore nr. 4, Tiranë ka gjithnjë pacientë, që nga ata që kanë nevojë për këshillat e një mjeku specialist për problemet kardiovaskulare, te bashkëbisedimi mjek-pacient, deri tek vizitat e detajuara dhe konsultat mes kolegëve. Në punën e tij të përditshme, profesionalizmi, por edhe thjeshtësia dhe zhdërvjelltësia e bisedës me pacientin, tipar që karakterizon doktor Leonidhën, janë tregues i emrit të mirë që ai ka krijuar. Pra, komunikimi mbetet një komponent favorizues në aktivitetin e tij si mjek. Është kjo veçori dalluese që e afron atë më shumë me pacientin, që ai të jetë bashkëpunues dhe vlerësues i asaj ure komunikimi që ka shumë vlerë në këtë mision. Përvoja e gjatë si kardiolog e favorizon doktor Leonidha Peppo në sfidën e çdoditshme të përballjes me probleme dhe komplikacione të ndryshme të shëndetit të zemrës së pacientëve. Ai është gjithnjë në momentin e duhur për t'i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme, sikurse nuk refuzon asnjëherë të jetë i përfshirë në komunikimin publik, në atë sensibilitet kaq të domosdoshëm për ata që vuajnë dhe ata që duhet të bëjnë kujdes për shëndetin e zemrës. Angazhimi në forumet dhe tubimet e kardiologëve është një vlerë e shtuar e punës dhe performancës së tij. Përditësimi dhe pasurimi i dijeve, atë e mban gjithnjë në koherencë, gjithnjë të gatshëm të jetë një shërbestar i përkushtuar dhe një doktor që përmbush detyrimet e pasionit të tij të mjekut. Çdo ditë për doktor Leonidha Peppon është një ditë me shumë tension, një ditë me angazhime të vazhdueshme dhe një pune e mundishme dhe vijuese. Duke qenë se pacientët kryesisht janë të moshuar, puna për të është edhe më e mundimshme dhe sakrifikuese, por ai ka ditur të japë më të mirën, të bëjë maksimumin. Por, cili është Leonidha Peppo, doktori kardiolog? Gjatë një bashkëbisedim me "Koha Jonë" ai tregon për veten, por kryesisht për punën e tij, për pacientët, për kujdesin që duhet të tregojmë secili nga ne për zemre, e cila sipas tij, nuk fal.
Cili është Leonidha Peppo, doktori kardiolog, pasionant i vrapit nga liqeni dhe skive, që e thërrasin Loni? Angazhimet e mia datojnë në vitin 1977 në Mirditë, saktësisht pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë. Në këtë periudhë, pjesën më të madhe të punës e kam kryer në fshatin Domgjon, ose i njohur ndryshe si fshati i Pjetër Llesh Dodës, heroit të filmit të njohur "Rrugë të bardha" me personazh kryesor Dedën e famshëm: "Alo Dedë". Më tej, karriera në fushën e kardiologjisë ka vazhduar në QSUT, spitalin qendror, duke vijuar me specializime të njëpasnjëshme në kar-
diologji, duke marrë trajnime kualifikuese disa herë, në Paris për ekografitë e zemrës. Gjithashtu, kam qenë pjesëmarrës aktiv në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare jashtë dhe brenda vendit, duke kontribuar njëkohësisht me një seri shkrimesh e artikuj shkencorë mjekësorë në periodikë të ndryshëm dhe në shtypin e përditshëm. Petraq Peppo, historiani që bëri epokë, është babai juaj, ishte një emër i madh në kujtesën tonë kombëtare, çfarë mund të na thoni diçka? Për të kuptuar më mirë se cili ishte babai im, Petraq Peppo, ai që u laureua për histori në Francë dhe ush-
Dr. Leonidha Peppo në dhomën e tij të vizitave në Qendrën Shëndetësore, nr. 4, Tiranë (Foto: AV)
troi detyrën e pedagogut në Liceun e Korçës dhe Normalen e Elbasanit, i dha mësim Enver Hoxhës, mund të sjell një detaj pak të njohur, të cilin e dëshmon, Misto Treska, ish-diplomat, përkthyes dhe publicist i njohur. Ishte viti 1940, tregon ai, në Pallatin e Brigadave, Francisko Jakomoni, mëkëmbësi në Shqipëri i Mbretit Viktor Emanueli i III, kishte thirrur ajkën e intelektualëve shqiptarë. Qëllimi i këtij takimi ishte tentativa për të kaluar në anën e fashizmit sa më shumë intelektualë, ose thjesht një seancë demagogjie në favor të "të mirave" që po sillte fashizmi në Shqipëri. Me të përfunduar mëkëmbësi i Mbretit, e merr fjalën historiani, Petraq Peppo, në atë kohë mësimdhënës në Normalen e Elbasanit. "Kujt i tregoni ju se çfarë është fashizmi! Kujt i thoni ju se fashizmi çliroi Shqipërinë? Trupat tuaja ushtarake në vendin tonë thonë vetëm pushtim, fashizmi nuk sjell ndërtim, por robëri", sipas Tereskës, pak a shumë këto ishin fjalët e profesor Peppos. "Ngelëm të gjithë si hunj. Nuk e kuptuam ku e gjeti gjithë atë gux-
im", kishte thënë Aleks Buda, pjesmarrës gjithashtyu në këtë takim. Një ditë më pas babait i hodhën prangat dhe e internuan në Itali. Por kalvari me pushtuesit italianë i profesor Peppos nuk merr fund as pas 2 vitesh internim, sepse në 1943 ai arrestohet sërish dhe mbyllet në kampin e përqendrimit të Porto Romanos në Durrës, për këtë, Ylli Poloska, shkruan në librin "Në skëterrën fashiste". Një tjetër detaj ku ndërhyrja e historianit Petraq Peppo, ishte përcaktues, që fati të anonte në anën shqiptare, ishte takimi në Konferencën e Paqes në Paris, në gushtin e vitit 1946. Atmosfera e krijuar në Konferencën e Paqes në Paris ishte bërë e vështirë për delegacionin shqiptar. Grekët, të mbështetur kryesisht nga britanikët, kishin marrë revanshin në akuza. Politikisht mëshonin që Shqipëria të rreshtohej në listën e shteteve agresore, apo fashiste të Luftës së Dytë, ndërsa në një tjetër nivel takimesh, një grup historianësh të tyre rreshtonin argumente për të pastruar fushën e kundërshtive me qëllim që shteti i (Vijon në faqen 19)
SHENDETESI
19 E martë, 9 TETOR 2018
(Vijon nga faqja 18)
tyre të shtrinte kthetrat në drejtim të Vorio Epirit. Kështu, teksa politikanët e rinj komunistë shqiptarë përpiqeshin tu mbushnin mendjen fuqive fituese të luftës, se vendi i tyre ishte viktimë e agresionit fashist, në një sallë të veçantë, nën mbikëqyrjen e drejtuesve të saj, historianët grekë dhe shqiptarë, ishin përplasur edhe më fort mes tyre me argumente dhe kundërargumente për përkatësinë tokësore të Vorio Epirit. "Është tokë greke. Që të gjitha gërmimet arkeologjike në Apoloni apo edhe në vende të tjera e vërtetojnë këtë. Aty janë gjetur me shumicë shkrime të vjetra në greqisht, monedha të vjetra greke...", ishte pretendimi më këmbëngulës i grekëve. "Atëherë në bazë të kësaj logjike ju, grekëve, edhe francezët duhet t'ju japin edhe Parisin, duhet t'ju japin edhe këtë sallë ku ne po flasim, pasi në disa kisha të vjetra, jo shumë larg nga këtu, ka pllaka me mbishkrime në greqisht, por edhe monedha të vjetra greke...", kishte qenë kundërpërgjigjja më e fortë dhe shkatërruese e një historiani shqiptar që fliste një frëngjishte të rrjedhshme, ai ishte Petraq Peppo. Këto dhe të tjera ndodhi e shpalosin figurën e plotë të historianit, profesor, Petraq Peppo, i cili ishte një zë i kurajshëm përfaqësimit dhe ruajtjes së interesave kombëtare shqiptare. Pas çlirimit deri në fund të jetës dha një kontribut të shquar si studiues i historisë në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave. Çfarë komenti do të kishit për konstatimin se në vitet e sistemit monopartiak njerëzit ishin kudo në rradhë të gjata, ndërsa sot nuk ka askund rradhë përveçse në shërbimin shëndetësor parësor, ambulator dhe atë farmaceutik? Sigurisht, ndihem mirë që nuk ka radhë të gjata që më parë i kemi hasur me shumicë për të përmbushur nevojat e jetesës së mirë, por duhet edhe cilësia e jetës dhe shëndetit, dhe për këtë, njerëzit vijnë me ndërgjegje të plotë për të përmbushur kërkesën dhe për të pasur shëndet të mirë me shërbim shëndetësor në të gjithë nivelet e kujdesit mjekësor. Si një kardiolog me eksperiencë të gjatë, cili është mendimi juaj për situatën aktuale në lidhje me patologjinë kardiovaskulare? Si në të gjithë botën, edhe në vendin tone, sëmundjet kardiovaskulare kanë të njëjtën përqindje: 5356 % të të gjithë llojeve të sëmundjeve që vijnë nga raca, faktori jetësor, si: mënyra e jetesës, aktiviteti fizik, duhani, tensioni i lartë i gjakut, yndyrat e larta në gjak, drogat që janë të pranishme në këtë kohë, ushqimi i çrregullt, që krijojnë sëmundje kardiovaskulare të shkallëve të ndryshme.
Zemra nuk pret. Ç'duhet të dini për atakun kardiak
Dr. Leonidha Peppo në dhomën e tij të vizitave në Qendrën Shëndetësore, nr. 4, Tiranë (Foto: AV)
Kjo është një temë shumë e gjerë për t'u trajtuar. Cilat grupmosha janë më të prekura nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cili është shkaku kryesor? Për meshkujt, sëmundja e zemrës fillon mbi moshën 45-50 vjeç, ndërsa tek femrat këto sëmundje fillojnë mbi moshën 60 vjeç për shkak të hormoneve femërore që janë mbrojtëse për këto sëmundje. Gjithësesi, këto sëmundje rëndohen nga faktorë të brendshëm, siç janë ato familjare, por edhe ambientale, si për shembull: ushqimi yndyror shtatzor, duhani, drogat, jeta sedentare pa ushtrime fizike. A mund të flasim për shkaktarë konkretë dhe rreziqe potenciale që kanë ndikuar në uljen e grupmoshave të prekura nga sëmundjet kardiovaskulare? Sigurisht, kjo është një dukuri shqetësuese: ulja e moshës së të sëmurit që preket nga sëmundjet e zemrës. Kjo vihet re edhe në vendet e zhvilluara, ku duhani dhe alkoolet e forta e të tepërta, drogat, kripat e shtuara janë faktorë që favorizojnë sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, sot, zhvillohet një luftë e madhe që e shohim kudo nëpër qytetet e huaja ku shkojmë, fletushkat e ngjitura në metro, autobusë, rrugë, filmime video për propagandë të fuqishme kundër këtyre fenomenëve vdekjeprurës. Prandaj, edhe ne, me gjithë mundësitë dhe iniciativa, duhet të bëjmë këtë luftë për të pasur arritje në uljen e sëmundshmërisë kardiovaskulare. Ju merrni pjesë rregullisht në seminare, simpoziume, forume dhe tubime kardiologjike. Çfarë keni konstatuar se ka tërhequr më shume vëmendjen e kolegëve tuaj nga përvojat dhe eventualite-
tet me të cilat ato përballen? Sigurisht, pjesëmarrja në këto ngjarje shumë të rëndësishme për mjekët dhe njohuritë e reja që mësojmë aty janë një pasuri e shtuar, që dijet e përfituara të jenë përparimtare dhe mundësisht të zbatueshme në vendin tonë. Shumëllojshmëria e leksioneve dhe praktikave i pajisin mjekët tanë me besimin për të vepruar dhe për t'ia dalë mbanë pranë të sëmurit. Çfarë neglizhencash janë ato që çojnë një qytetar në një fazë të pakthyeshme të problemeve me zemrën? E para, e thënë edhe më lart, është stili i jetesës me të gjithë faktorët e përmendur më sipër, dhe pas saj, mbetet mjekimi i çrregullt ose më saktë, rastet kur të sëmurët nuk mjekohen fare. Ky është gabimi më i madh që bëjnë të sëmurët, që janë gati 30%. Por, edhe në botë, ndodh i njëjti fenomen dhe shifrat janë të përafërta. Më pas, është tjetër gjë fakti se mjekimi lëviz me stinën, me efekte anësore të barnave apo doza të ndryshme të tyre. Këto janë fenomene shumë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetesës. A mendoni se kapja e problemeve të zemrës në një periudhë të hershme do të bënte të mundur rikuperimin total të gjendjes së një të sëmuri si rezultat i trajtimit këshillues dhe medikamental mjekësor? Sigurisht, ka diagnoza (sëmundje) të zemrës që mund të kapen që në fillim për të pasur mundësi të arrijmë rregullimin e plotë të saj, por këtu duhet thënë që me rëndësi është bashkëpunimi i të sëmurëve me mjekët. Janë shumë arsye se përse mbeten të fshehta shenjat e sëmundjes. E para, personi nuk do që ta quajë veten të sëmurë, dhe shpesh,
duke fajësuar mjekun që nuk e tha drejtë diagnozën. E dyta, shkaqe shoqërorë në marrëdhëniet e tyre me të tjerë dhe shkollimi i tyre gjithashtu. Kjo fazë zgjat derisa marrja e barnave është përsëri rezistente, por, ndërkohë sëmundja përparon. Ka edhe sëmundje që nuk rikuperohen totalisht. Pra, këta pacientë do krijojnë miqësi me mjekët duke qenë tashmë kompani e përbashkët në marrje vendimi dhe zbatim këshillash e mjekimesh. A mendoni se jemi në një situatë të nevojës për një sensibilizim shoqëror, dhe kjo a do të ndikonte në shtytjen e kufijve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës? Po, sapo e përmendëm më lart. Pra, ka nevojë për sensibilizim të fuqishëm nëpër mediat e të gjithë llojave, të fjalës, të mjekëve dhe njëlloj siç bëhet për sëmundjet e kancerit apo dhunës ndaj grave, apo edhe sëmundjeve të tjera të rëndësishme. sepse sëmundjet e zemrës, disa lloje, zgjasin jetën më pak se ato që thamë më lart. A mendoni se një jetë cilësisht e shëndetshme, një kontroll rigoroz dhe trajtime konform këshillave të mjekëve, mbajnë larg rrezikun e zemrës dhe garantojnë jetëgjatësine, nëse po, cilat do të ishte urdhëresat tuaja të shëndetit të mirë? Sigurisht, qëllimi është përgjigja e pyetjes tënde, sidomos, urdhëresat e sigurta. Të kenë shëndet duke rritur kulturën e përgjithshme dhe kulturën mjekësore në veçanti, për të arritur të kuptojnë që stili i jetesës është i domosdoshëm dhe zbatimi i rregullave dhe këshillat e mjekut, duke përfshirë edhe oraret e pirjes së ilaçeve, dhe duke u bërë edhe mjeku i vetëvetes aq sa mundet.
Zemra është e dobët dhe një sulm është dëmtim i përhershëm i muskujve të zemrës. Çfarë ndodh gjatë një sulmi në zemër? Muskujt e zemrës kërkojnë furnizim të vazhdueshëm me gjak të pasur me oksigjen për ta ushqyer atë e të mundësojë punën e saj gjatë jetës. Nëse keni sëmundje të arteries koronare, këto arterie bëhen të ngushta dhe gjaku nuk rrjedh ashtu si duhet. Yndyra, kalciumi, proteinat dhe qelizat inflamatore ndërtohen brenda arterieve për të formuar pllaka të madhësive të ndryshme. Shtresat e pllakave janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta në pjesën e brendshme. Doktorët bëjnë thirrje: Nuk ka problem nëse është alarm fals, njoftoni menjëherë ambulancën. Një sulm në zemër nuk pret. Kur pllaka has në vështirësi çon në plasaritje të jashtme, trombocitet ose grimcat në formë disku në gjak që ndihmojnë koagulimin futen në pllakën e brendshme të butë dhe formon mpiksje të gjakut rreth saj. Nëse një mpiksje e gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen "të uritura" për oksigjen. Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Ky është një sulm në zemër. Çdo arterie koronare furnizon me gjak muskujt e zemrës. Sasia e dëmtimit të muskujve të zemrës varet nga madhësia e zonës së furnizuar nga arteria e bllokuar dhe koha midis sulmit dhe trajtimit. Shërimi i muskujve të zemrës fillon shpejt pas një sulmi në zemër dhe zgjat rreth tetë javë. Ashtu si një plagë në lëkurës, plaga e zemrës shërohet dhe pse do të formohet një shtresë në zonën e dëmtuar. Kjo do të thotë se kërkohet trajtim i menjëhershëm. Që pas sulmit, aftësia e pompimit të zemrës zvogëlohet. Dhimbja në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje, sjell ndjesinë e ngushtësisë në kraharor ose presion të brendshëm. Njerëzit të cilët e kanë përjetuar të paktën një herë e kanë përshkruar ndjesinë si një elefant i ulur në gjoksin e tyre ose një rrip që po ngushton kraharorin. Ky shqetësim mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit si për shembull në pjesën midis stomakut dhe barkut. Ndër shqetësime të tjera janë dhimbje në shpatulla, nofull ose në mesin e shpinës. Simptoma të tjera: Mungesë ajri, vështirësi në frymëmarrje, të përziera, djersë të ftohta, trullosje, ftohje e pjesës mbrapa të trurit. Simptomat mund të vijnë papritur ose të zhvillohen gjatë minutave dhe të përkeqësohen. Zakonisht zgjasin të paktën 10 minuta.
SPORT MBROJTËSI
20
E martë, 9 TETOR 2018
Geon Binaku: Fitore në Izrael Tranjeri i kuqezinjëve, e ka gjetur lojtarin e duhur për të zëvendësuar mbrojtësin Agolli. Mbrojtësi i Malmos, Egzon Binaku dhuroi dy paraqitje mjaft të mira në dy ndeshjet e fundit në formacionin e Kombëtares.
Binaku doli në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve të Kombëtares, miqësores me Jordaninë dhe më pas në Ligën e Kombeve me Izraelin. Ai u shpreh se në Izrael kombëtarja do të synojë vetëm fitoren. “At-
mosfera në skuadër është e mirë. Të gjithë lojtarët i kemi të mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë. Megjithatë, tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë
për të triumfuar. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”, tha Binaku.
Ktegoria superiore, të kuqtë fitojnë minimalisht ndaj verilindorëve në duelin e fundit të javës së 8-të Rozalb Lika
P
artizani konfirmohet si skuadra për të mundur në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Forcës së të kuqëve nuk i bërë dot ballë as Kukësi i Cungut që u dorëzua në Elbasan Arena me rezultatin 0-1 me Partizanin që falë të një goli të Esat Malës, i cili regjistroi fitoren e 4-ët radhazi në kampionat, duke rimarrë kreun e renditjes dhe duke lënë dy pikë pas tyre kampionët në fuqi të Skënderbeut. Të kuqtë fitojnë me një gol diferencë ndaj Kukësit dhe “heqin qafe” një rival për kreun. Pjesa e parë Kukësi e nis takimin me shumë ndryshime në formacion në dallim nga një javë më parë. Mungesat janë të dukshme por edhe që gjatë pjesës së parë bien menjëherë në sy. Zguro, Limaj, Melo dhe Çyrbja nuk ishin të besuarit e teknikut Armando Cungu, i cili pati vendosur se në fushë duhet të zbrisnin Et’hemi, Cordeiro, Dzaria dhe Kalaja. Megjithatë, 45-minutat e para të ndeshjes rezultuan një dështim për teknikun shkodran. Lojë e dobët, e paqartë mbi të gjitha dhe asnjë aksion drejt portës së të kuqve, duke iu lënë hapësirë të besuarve të teknikut Skënder Gega që të shfrytëzonin çdo hapësirë për të rrezikuar dhe portën e mbrojtur nga Frashëri. Në
PRONONCIMI Pas sfidës, tranjeri Gega e vlerësoi si një ndeshje të mirë por pranoi lodhjen fizike të ekipit. Ai tha se janë edhe tre faza të tjera për të ndryshuar lojtarët. “Kemi tre faza të tjera. Nëse ekipi ka nevojë dhe klubi e shikon të arsyeshme për ndryshime do të bëhen. Nuk jemi absolut dhe të përkryer por është një lojë grupi që unë personalisht dua që të luajnë në mënyrë kolektive. Jam i kënaqur tani me lojtarët e mi”. Vendi i parë për Partizanin. Çfarë ndjesie është?
Mala mban Partizanin në krye, Kukësi në tapet
SKËNDERBEU-KUKËSI 1-0 Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka (90’+2′ Guexh), Demte, Gripshi, Bregu (73′ Fili), Xhon (64′ Krasniqi). Trajner: Orges Shehi Kukësi: Frashëri, Shameti, Cuculi, Zguro (46′ Et’hemi), Maliqi, Çyrbja (60′ Kalaja), Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik (87′ Harba), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu Shënues: 17′ Gripshi Kartonë të verdhë: Radas / Zguro, Maliqi, Cuculi Gjyqtar: Kridens Meta
minutën e 20 Asani bllokoi një aksion në të majtë të mbrojtjes, duke avancuar te Bardhi. Ky i fundit gjeti të lirë Esat Malën që realizoi
dhe golin e zhbllokimit të rezultatit. Mala arriti që të gjuante saktë mes mbrojtësit Cucli dhe portierit Frashëri e sfera përfundoi në rrjetë.
Më tej të kuqtë patën raste të mirëfillta për të gjetur dhe golin e dytë, por herë Asani e herë Mala e Bardhi nuk u treguan të qartë para portës së Frashërit. Nga ana tjetër, Alban Hoxha qëndroi i qetë deri në përfundim të takimit. Pjesa e dytë Trajneri e kuptoi por me vonesë gabimin e bërë me ndryshimin e titullarëve për këtë takim. La në dhomën e zhveshjes Irakli Dzarian dhe riktheu në fushë Vesel Limajn. Loja filloi që të
Gega: Kemi tre faza të tjera Unë mendoj se është ndjesi shumë e mirë. E kam theksuar se është fillimi dhe kemi dhe tre faza të tjera. Do të kisha dëshirë të jemi drejt fundit por rëndësi ka që kemi një ecuri të mirë. Sigurisht që patëm probleme dhe ne. Kukësi ishte një ekip jashtëzakonisht i fortë. Luajtëm ashtu si dimë ne me mënyrën tonë. Fitore me rivalët direkt?
Kemi vështirësite tona. Patëm një lodhje fizike. Doja t’i freskoja. Mala ishte zëvendësim i detyrueshëm. Është një lojtar që na ndihmon në dy faza, megjithatë edhe në momentet më të vështira mund t’i godisnim. Raporti midis dëshirës për të mbrojtur rezultatin apo dyfishimi? Mungon dëshira për ta dyfishuar?
Ke shumë të drejtë. Kemi lojtarë, ndoshta tek ne nuk kemi asnjë bomber. Megjithatë kemi bërë mirë. Zgjidhet më lehtë me një sulmues që finalizon. Me të ardhmen e Asanit, Malës dhe Bardhit që po bën kilometra pa fund do të ndryshojmë. Atë u thash pas ndeshjes, po të kishit besim do të shënonit dhe të dytin. Jemi grup i ri dhe po ecim mirë.
ndryshojë për kuksianët, por te Partizani lojtarët reagojnë më së miri duke qenë në çdo pozicion ku lëvizte topi. Të kuqtë tregohen racional, mbrojnë mirë dhe kundërsulmojnë shpejtë nga krahët me Malën dhe Asanin, apo edhe Bardhin. Kur e sheh që ekipi vijon të stonojë, Cungu nxjerr nga loja Kalanë dhe fut Arbër Çyrbjen, një tjetër gabim në formacionin titullar të ndeshjes së sotme. Kukësi provoi disa herë që të gjente kuadratin, por herë Hoxha dhe herë mbrojtja e kuqe i kanë larguar. Te Partizani nuk vihen nën presion, luajnë thjeshtë dhe bëjnë më të mirën duke krijuar raste për të kërcënuar portën e Kukësit. Në fund te Kukësi kërkuan me çdo kusht golin, megjithatë, ishin të paqartë para portës. Madje dhe aksionet që organizuan ishin të paqarta, topa të gjatë dhe pa drejtim, ku fitues dilnin mbrojtësit e kuq. Pas katër minutave shtesë Juxhin Xhaja fërshëlleu tre herë për t’i dhënë fund takimit, Partizani rimerr kreun pas 24 orësh.
SPORT
21
E martë, 9 TETOR 2018
Elio Gjonaj ka tre vite që stërvitet dhe që e ushtron këtë sport, ndërsa rezultatet e arritura janë tregues se i riu ka të ardhme të garantuar në këtë disiplinë
S
porti i fitnesit në Shqipëri po shton çdo ditë numrin e të rinjve të apasionuar. Në Tiranë është zhvilluar çdo vit kampionati i ”Bodybuildin”, ku pjesëmarrësit kanë qenë të shumtë. Një ndër sportistët është, Elio Gjonaj, i cili është praktikuesi i këtij sporti. Pas triumfit në Kampionatin Kombëtar të “BodyBuilding” dhe në Fitnes, Gjonaj përmes një postimi në rrjete sociale, thekson se kjo fitore nuk është rastësi por një punë sistematike, e cila ka nisur prej kohësh. Gjonaj teksa falënderon të gjithë njerëzit që i janë gjetur pranë në rrugën sportive, ka deklaruar se trofeu shkon për ata të rinj, të cilët kanë humbur besimin dhe janë të zhgënjyer. Sportisti Gjonaj ka nënvizuar se për këtë triumf, i është dashur mund dhe sakrificë e madhe. Elio Gjonaj ka tre vite që stërvitet dhe që e ushtron këtë sport, ndërsa rezultatet e arritura janë tregues se i riu ka të ardhme të garantuar në këtë disiplinë. “Asgjë nuk ndodh rastësisht. Nuk ka momente të zakonshme. Kjo ishte një periudhë e vështirë dhe mundimi për ta hedhur pas krahëve është i madh. Për këtë u bë gjithçka. Për këtë u sakrifikuan shumë gjëra, për këtë u afruan dhe u larguan shumë njerëz, disa të rëndësishëm. Nga kjo periudhë kam nxjerrë mësime të vlefshme. Nga kjo periudhë, sakrifikova shumë dhe ndoshta nuk ishte gjëja e duhur por disa gjëra duheshin bërë. Kjo kupë shkon për të mirën dhe të
“Bodybuilding”, Gjonaj: Kupa shkon për të zhgënjyerit MESAZHI “Nga kjo periudhë, sakrifikova shumë dhe ndoshta nuk ishte gjëja e duhur por disa gjëra duheshin bërë. Kjo kupë shkon për të mirën dhe të keqen, pasi për të qënë numri 1, duhet ta prekësh dhe të ndjesh të keqen që të vlerësosh dhe të mbash të mirën”.
keqen, pasi për të qënë numri 1, duhet ta prekësh dhe të ndjesh të keqen që të vlerësosh dhe të mbash të mirën. Kjo kupë shkon për familjen, pasi në çdo hap timin të gabuar apo të drejtë, më janë gjendur gjithmonë pranë edhe kur mendoja se nuk duhej. Kjo kupë shkon për të gjithë ata që më besojnë dhe kanë besuar,
pasi nga aty më buron forca dhe vullneti. Kjo kupë shkon dhe për ata të rinj e të vjetër që janë larguar dhe janë zhgënjyer shumë sepse prej tyre nxirren mësimet që na nevojiten për të ecur përpara, me kokën lart pavarësisht zhgënjimit. Faleminderit nga zemra të gjithë ju që besuat te unë, tek puna ime, tek vullneti
im. Faleminderit nga zemra të gjithë ju që besuat te unë, tek puna ime, tek vullneti im. Faleminderit familjes time që më ka mbështetur në oraret e zgjatura të punës, të stërvitjes, të dietës, të regjimit. Faleminderit ju që brohorisnit “Elio”, më dhuruat një emocion që nuk do ta harroj lehtë”. Në Kampionatin Kom-
UFC
bëtar, kategoria me përplasjen më të forte ishte ajo superiore e senior Men’s Physique +178 cm, ku kupa shkoi për sportistin Gjonaj me përmasa trupore 193 cm dhe peshë 90 kg. Në këtë kategori luftuan për çmimin e parë 7 sportistë. Gjonaj ka tre vite që stërvitet dhe që e ushtron këtë sport, ndërsa rezultatet e arritura janë tregues se i riu ka të ardhme të garantuar në këtë disiplinë. Para se të niste këtë sport, Gjonaj kishte një peshë 70 kilogramë por pas ushtrimit të tij, ai aktualisht ka shtuar 23 kilogramë.
KRIZA
Nurmagomedov mund t’i hiqet titulli Reali, trajneri afat deri më 28 tetor
P
as duelit me Conor McGregor, ngjarja e cila po konsiderohet e turpshme, mund t’i kushtojë titullin fituesit Khabib Nurmagomedov. Ndaj sportistit nga Dagestani, pritet të merren masa ndëshkuese me afat të shkurtër e të mesëm kohor. Një prej masave disiplinore që mund të aplikohen ndaj
Nurmagomedov është heqja e titullit në UFC, e ai që foli për këtë mundësi ishte vet presidenti Dana White. “Nuk mund të flas me siguri të plotë që Khabib do të vazhdojë të jetë kampioni i UFC-së”, tha Dana White. “Hetimi po kryhet nga Komisioni Atletik i Nevadës. Mund të ketë sanksione, gjoba, pezullime, mund të
imagjinojmë gjithçka. Guvernatori ishte këtu dhe u largua duke vrapuar nga ndërtesa dhe kjo nuk është diçka e mirë. Çanta e Khabib është mbajtur nga Komisioni, derisa kjo çështje të zgjidhet. Conor McGregor e mori të tijën, pasi nga analizimi i videove u vërtetua se nuk bëri asgjë në atë incident”, tha më tej ai.
4 humbje në 11 ndeshjet e para të këtij sezoni, diçka që Reali i Madritit nuk e shihnte që nga sezoni 2005-2006. Pas kthimit nga Vitoria në përfundim të ndeshjes me Alavesin, presidenti i Realit të Madridit dhe Jose Angel Sanchez zhvilluan një sërë bisedash telefonike dhe tema e diskutimit ishte pikërisht trajneri Julen Lopetegui. Drejtuesit e lartë të Realit të Madridit e dinë shumë mirë që nuk është momenti për të ndryshuar trajner, por gjithsesi ata nuk duan të jenë të papërgatitur dhe po mendojnë për perspektivën, duke vendosur edhe një afat për Lopeteguin. Trajneri ka afat që të ndryshojë situatën deri më 28 tetor, kur do të luhet “El Clasico” me Barcelonën në “Camp Nou”. Para kësaj sfide, Realin e presin dy ndeshje të lehta në letër, me Levanten dhe Viktoria Plzen, të dyja në “Santiago Bern-
abeu”, fitore që mund t’i japin oksigjen Lopeteguit. Por, një humbje në “Camp Nou” përballë katalanasve, me shumë gjasa do ta shkarkojë atë nga detyra. Te Reali i Madridit ka edhe një problem tjetër dhe
protagonist është pikërisht Lopetegui. Trajneri duket se ka raporte të ftohura me Luka Modriç, që mund edhe të jetë penduar që nuk këmbënguli sa duhet për të lënë Realin e Madridit.
VIP
22 E martë, 9 TETOR 2018
Kanye West zhduket nga bota virtuale për shkak të Trump Reperi amerikan, Kanye West, së fundmi ka vendosur që të fshijë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale. Kjo lëvizje e papritur ka ardhur një javë pasi u shfaq në Saturday Night Live me një kapelë ku shkruhej "Make America Great Again" dhe mbyllja e rrjetetve sociale mendohet të ketë ardhur pikërisht për shkak të disa kritikave që ka reperi i njohur ka marrë nga kolegë dhe fansa të tij. Ai shprehu mbështetjen për presidentin Trump dhe vizionet e tij lidhur me politikën. Fansat e gjykuan duke i komentuar negativisht dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka vendosur të heqë dorë për një periudhë. Madje ai shkroi në një post që duhej shfuqizuar amandamenti i 13-të i kushtetutës i cili e quan skllavërinë krim edhe pse sqaroi me pas se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të thoshte atë.
Kërkohet për trafik droge, shfaqet në klipin e këngëtarit të njohur Ai është një ndër bosët më të kërkuar të drogës, por kjo nuk e ka ndalur Francisco Tejon të shfaqet në një videoklip të këngëtarit kubanez, Clase-A. Sipas njoftimeve të para pamjet besohet se janë xhiruar në Camapo de Gibraltar ndërkohë që policia spanjolle po përpiqet të gjurmojë vendin dhe të gjejë Tejon, i cili është anëtar i bandës Los Castanitas. Francisco u arratis nga paraburgimi në Marok në vitin 2016 dhe mbetet në arrati, megjithëse udhëheqësit e bandës Samuel Crespo dhe vëllai i Francisco, Antonio u arrestuan vetëm disa muaj më parë në La Linea de la Concepcion. Ai kërkohet për trafik droge, krimi të organizuar dhe pastrim parash, ndërsa policia gjithashtu po heton këngëtarin Clase-A. Në video, Clase-A dhe Francisco shfaqen në një makinë para se të bashkohen me një grup vajzash.
Burrë i përkushtuar, Justin Timberlake i tregon gruas se çfarë të veshë Përveç të qenit një muzikant, yll filmi, balerin dhe dizenjues, Justin Timberlake është gjithashtu stilisti personal i Jessica Biel. "Shumë herë e shtyj për të provuar diçka", tha Timberlake për People. "Unë i blej shumë këpucë. I dua këpucët e femrave". Timberlake shtoi se kurrë nuk dëshiron që të lërë në hije Biel: "Sigurohem që të koordinohem me gruan time sigurisht". Por 37-vjeçari nuk është i vetmi që ka këtë zakon. Kanye West dhe Princ Harry po kujdesen për zgjedhjen e veshjeve të grave të tyre të famshme.
Aktori i njohur divorcohet nga gruaja dhe alkooli në të njëjtën kohë Çifti i njohur i aktorëve ka njoftuar se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë zyrtarisht. Ben Affleck dhe Jennifer Garner kanë tre vite që janë ndarë, por kanë firmosur divorcin sot. Ata u takuan në shtëpinë e Jennifer me avokatë dhe gjyqtarë privatë për detajet e fundit. Të dy u martuan në qershor të vitit 2005 dhe lajmëruan ndarjen në qershor të 2015. Ben dhe Jennifer janë prindër të tre fëmijëve dhe pasuria e të dyve nga martesa 10-vjeçare arrintë në 190 milionë dollarë. Kujtojmë se ndarja u zyrtarua pikërisht pasi Ben doli nga qendra ku po rehabilitohej për varësinë nga alkooli. Tani është tërësisht i lirë, beqar dhe esëll. Ben mund të jetë gati për të nisur një jetë të re me gjithë këto ndryshime që i ndodhën në një kohë të shkurtër.
Kate Hudson prezanton për herë të parë foshnjen e porsalindur Gëzohem që u njohëm, Rani Rose Hudson-Fujikawa! Aktorja e famshme Kate Hudson ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj të porsalindur. Ajo ka postuar në Instagram foton e parë të vogëlushes, katër ditë pasi e solli në jetë. Në foto Rani shihet duke fjetur gjumë në spital e mbledhur me batanije. "Trëndafili ynë i vogël", shkroi aktorja. Hudson zbuloi të mërkurën se mirëpriti në jetë vajzën e parë me Danny Fujikawa dhe fëmijën e tretë të saj. Ajo ka dy djem të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.
SHOWBIZ
23 E martë, 9 TETOR 2018
Tina Turner: U detyrova të shikoja shfaqje seksi live në natën e parë të martesës Këngëtarja legjendare Tina Turner ka përshkruar se si u detyrua të shikonte një shfaqje seksi live natën kur u martua me muzikantin e muzikës bluz, Ike Turner. Ajo i tha "Mail" të dielën se, "përvoja ishte kaq shqetësuese". Tina ishte vetëm 22 vjeç kur u martua me Ike dhe u bënë një nga çiftet më të njohura të R&B. Por më vonë knëgëtarja zbuloi se kishte vuajtur për shumë vite abuzmin fizik nga muzikanti. Pas ndarjes nga Ike, ajo solli një sërë hitesh. Si artiste solo, Tina Turner ka shitur më shumë se 200 milionë albume në mbarë botën. Tani në moshën 78-vjeçare, Tina jeton në Zvicër, pasi u martua me producentin muzikor Edëin Bach, në vitin 2013. Ike Turner vdiq në vitin 2007 në moshën 76 vjeçare. Ai luftoi për shumë vite me varësinë nga droga. Tina rrëefu për Mail se kishte frikë të refuzonte propozimin për martesë të Ike në vitin 1962, i cili kishte zbuluar talentin e saj dhe e bëri
këngëtare të grupit të tij Kings of Rhythm. Këngëtarja tha se e përjetoi shumë keq dhe shpërtheu në lot kur Ike e detyroi të shikonte emisionin e seksit live. "Njerëzit nuk mund ta përfytyrojnë se çfarë lloj njeriu ishte ai, një burrë që merr gruan e tij të re në një shfaqje live pornografike pas ceremonisë së martesës", tha ajo. Por Tina tregoi imazhin e një nuse të lumtur në sytë e publikut. Së bashku ata sollën
një varg hitesh gjatë viteve 1960 deri në ndarjen e tyre në 1976 dhe divorcin pas dy vitesh. Në librin e saj "I", Tina, të vitit 1986, ajo zbuloi se si Ike e keqtrajtonte fizikisht gjatë gjithë martesës së tyre. Ndërsa Ike e pranoi këtë fakt në atubiografinë e tij: "Sigurisht që unë e kam qëlluar me shuplaka Tinën, ka pasur raste kur e kam përplasur në tokë pa menduar, por kurrë nuk e kam rrahur."
Taylor Swift bën deklaratën e rrallë politike para zgjedhjeve Taylor Swift ka folur politikisht për herë të parë, duke miratuar publikisht dy demokratë për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA. 28-vjeçari është shprehur se ngjarjet në "dy vitet e fundit" kanë nënkuptuar se
nuk heziton më të ndajë pikëpamjet e saj. Në një postim në Instagram këngëtarja tha: "Unë gjithmonë do të hedh votën time për atë kandidat që do mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut që besoj se ne të gjithë i meri-
tojmë". Zgjedhjet afatmesme janë më 6 nëntor. Taylor do të votojnë në shtetin republikan Tennessee."Unë besoj në luftën për të drejtat e LGBT, dhe se çdo formë e diskriminimit në bazë të orientimit seksual apo gjinore është e gabuar,"- tha ajo për 112 milionë ndjekësit e saj. "Unë besoj se racizmi sistemik që ne ende shohim në këtë vend ndaj njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i pështirë dhe i përhapur". Taylor foli kundër kandidatit republikan që aktualisht është i zgjedhur në shtetin e saj. "Do të vazhdoj të mbështes femrat në detyrë por nuk mund të mbështes Marsha Blackburnin. Votimi i saj më tmerron dhe më frikëson", shtoi Swift. "Ajo votoi kundër pagës së barabartë për femrat, ajo votoi kundër Reauthorisation of the Violence Against Women Act, e cila përpiqet të mbrojë gratë nga dhuna në familje, nagcmimi dhe përdhunimi".
Këngëtarja e famshme anulon koncertet në minutat e fundit për shkak të sëmundjes Koncertet e Kylie Minogue në Dublin dhe Belfast janë anuluar në minutat e fundit. Këngëtarja që po realizon turneun e saj të 15-të po vuan prej një infeksioni në fyt. 50-vjecarja është fotografuar në aeroport të premten dhe dukej se kishte shumë ftohtë pasi kishte veshur një pellush dhe bluze të trashë. Në një postim në Twitter, ajo shkruajti: "Të dashur, ju kërkoj ndjesë që nuk mund të performoj sot në Dublin dhe nesër në Belfast. Kam provuar cdo gjë të mundur që të jem në gjendje të performoj për ju por një infeksion në fyt që më ka shkaktuar tendosje vokale. Ju premtoj që do kthehem sa më shpejt të mundem. Cmimi Guiness po më pret! Ne po punojmë në datat e reja dhe shumë shpejt do dalin detajet e reja. Ju kërkoj ndjesë dhe faleminderit për mirëkup-
timin." Kujtojmë se artistja ka nxjerrë albumin e ri "Golden" me të cilin ka bërë turne në Britani dhe Irlandë.
Akuza e dytë ndaj Cristiano Ronaldos për sulm seksual Avokati i Kathryn Mayorga, që pretendon se është përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, thotë është kontaktuar nga një grua e dytë e cila akuzon yllin e futbollit për sulm seksual. Leslie Stovall tha për Mail: "Unë kam pasur një telefonatë nga një grua që pretendon të ketë pasur një përvojë të ngjashme". Por avokati i modeles ka refuzuar të zbulojë emrin e gruas në fjalë. Ronaldo akuzohet se ka përdhunuar 34-vjeçaren Mayorga në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009. Ai është akuzuar gjithashtu se ka detyruar modelen të pranojë 375 mijë dollarë për të heshtur. Policia e Las Vegas konfirmoi se kanë rihapur rastin e sulmit seksual të vitit 2009 me kërkesën e gruas në një padi të paraqitur më 27 shtator. Pretendimet ndaj sulmuesit të Juventusit u botuan për herë të parë nga gazeta gjermane Der Spiegel si rezultat i hetimit të tyre. Ronaldo etiketoi pretendimet "lajme të rreme" dhe të mërkurën mohimin akuzat në një postim në Twitter, duke shkruar: "Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje që unë jam dhe besoj".
Shtëpia e re e Justin Bieber kushton 100 mijë dollarë në muaj Para disa javësh dolën spekulimet se Justin Bieber ka blerë një shtëpi 5 milionë dollarëshe në Ontario të Kanadasë për tu shpërngulur me të dashurën Hailey. Duket se ata nuk janë gati për të lënë Amerikën pasi TMZ ka raportuar se ylli i popit ka firmosur për një shtëpi me qera në Los Anxheles. Qeraja arrin në 100 mijë dollarë për çdo muaj dhe ka katër dhoma, shtatë banjo dhe pamje nga liqeni. Ndoshta është shumë e madhe dhe e shtrenjtë për dy veta, por ato janë të pasur. Për momentin, Hailey është në Tokyo ku po sfilon për firmën e Tommy Hilfiger. Ndërkohë Justin Bieber po punon për projektet e tij muzikore dhe nuk dihet se kur do shpërngulen drejt Ontarios.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 9 TETOR 2018
Presidenti Meta në ceremoninë e 90vjetorit të krijimit të Mbretërisë Shqiptare Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë dje në ceremoninë për 90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se përvjetori i Mbretërisë Shqiptare është një moment për të parë me realizëm ngjarjet kryesore të shtetit shqiptar. "90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t'u
fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të
kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë",shkruan Presidenti Meta.
nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm
tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!", shkruan Veliaj.
KRYEBASHKIAKU
Veliaj zbulon emrin e veçantë të djalit: “Kajan, tironsi më i ri në qytet” Kajan është tironsi më i ri i kryeqytetit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot përmes një postimi në rrjetet sociale emrin e djalit të tij, i cili lindi mëngjesin e së shtunës në maternitetin shtetëror 'Koço Gliozheni'. Ai falenderoi stafin e mjekëve te kryesuar nga doktori Orion Glozheni për kujdesin që treguan, si dhe të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e Kajanit. "Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan-tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje