Koha Jone_9 tetor 2019.

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Ministret e Ramës, letër Holandës: Aman, na shpëtoni nga forcat e errëta! E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 242 (8683)

E mërkurë, 9 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Letra e shkruar dje nga ministret simpatike kuptohet që është një mënyrë shfajësimi, në mos edhe e shkruar nga kryeministrit Edi Rama, për të thënë më 18 tetor se fajin e kanë “forcat e errëta”. Teksti i saj nuk ka pasur si qëllim të bind Holandën, pasi para se të lexojnë letrën, deputetët holandezë kanë lexuar raportet e institucioneve të tyre për krimin dhe situatën në Shqipëri. Letra ka pasur si qëllim zbulimin e një armiku të brendshëm, që sipas Edi Ramës, do bllokimin e negociatave me BE FAQE 3

Albin Kurti: Nëse nuk Presidenti Meta: Qeveria e formojmë qeverinë me LDK mikut tim Edi ka 38 shkelje do shkojmë sërish në zgjedhje kushtetuese në 3 vite

FAQE 11

Në foto: Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

ISH-DEPUTETI I LSI

DEPUTETI

KREU I PD

Lefter Maliqi: Fati i vendit është në rrezik nga bandat e Ramës

Basha: Dështimi i negociatave me BE mban vulën e Ramës

FAQE 8

Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Europian të Tiranës

FAQE 2

FAQE 6,7

ISH-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD

Spahiu: Jemi të Arben Ristani: Detyra e parët në botë për opozitës është të jetë azil, Rama do sjellë alternativë e besueshme Intervistoi: Redjon Shtylla të huaj në Shqipëri FAQE 4

FAQE 8


POLITIKE

2 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Kreu i PD-së pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë: Rruga që ka zgjedhur Rama duke fajësuar Europën dhe opozitën është absolutisht e gabuar para vendimit të BE-së

Basha: Rama dështoi për herë të 4-të, njeriu i vetëm që pengon zgjidhjen e krizës

K

reu i Partisë Demokratike Lul zim Basha zhvilloi këtë të mar të një takim me ministrin e Jashtëm të Austrisë, ku temë e bisedës ishte shqetësimi për mosbesimin që qeveria shqiptare ka krijuar tek shumë faktorë europianë, duke mos plotësuar kriteret kryesore për negociatave. Në nj komunikim me gazetarët pas takimit Basha deklaroi se opozita është e gatshme dhe në krye të detyrës së saj për të tejkaluar këtë krizë. Sipas tij, Edi Rama është njeriu i vetëm që pengon zgjidhjen e krizës. Sipas Bashës, rruga që ka zgjedhur Rama duke fajësuar Europën dhe opozitën është absolutisht e gabuar para marrjes së vendimit të BE-së. “Ndamë së bashku shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave. E sigurova që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosura të japim gjithë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe nga kjo qeverisje, që janë edhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave. Dua ta them fare qartë para jush dhe para gjithë qytetarëve shqiptarë që rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këto javë që ka mbetur në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar opozitës, Partisë Demokratike, medias, madje edhe qytetarëve, për të hequr vëmendjen dhe për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri

përgjegjës në këtë situatë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Përtej këtij dështimi Edi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë

krizë dhe për t’i zgjidhur problemet që na mbajnë peng. Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe, në veçanti, propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në

Ish-deputetja e PD-së: Ka ardhur momenti që shuplakën finale, ky kryeministër, ta marrë shumë shpejt me votë nga shqiptarët

Dështimi i Ramës me negociatat, Pampuri: Koha për ndryshimin e madh, është afër

I

sh-deputetja demokrate Oriola Pampuri duke marrë shkas nga sinjalet që vijnë nga Franca dhe Holanda për një votë kundër çeljes së negociatave me Shqipërisë, që do të përbënte dhe dështimin për të katërtën herë të qeverisë “Rama”, thekson se koha për ndryshimin e madh është afër. “Fokusi i vetëm është e duhet të jetë, tek ai që po mban peng Shqipërinë, është e duhet të jetë, tek ai që po pengon zhvillimin dhe hapat e mëtejshëm për në Bashkimin Europian, pikërisht i vetmi person që e çoi Shqipërinë në regres, është Edi Rama. Bundestagu i vendos Shqipërisë 9 kushte, pikërisht ato për të cilat opozita prej kohësh ngre zërin, denoncon e ndërmerr hapa ekstreme, me të vetmin qëllim, që Shqipërisë t’i hapet rruga drejt zhvillimit, që shqiptarët të jetojnë e punojnë në ven-

din e tyre, e tek e fundit të kthejë shpresën tek shqiptarët. Parlamenti francez shprehet skeptik për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke theksuar, që: “Si mund të kërkojë hapje negociatash një vend që është i dyti, pas Afganistanit, për nga numri i azilkërkuesve?”. Nuk është momenti më të analizohet opozita dhe lideri i saj, të cilët e treguan veten me të gjitha iniciativat dhe nismat radikale që ndër-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

morën: nga denoncimi me emra i bandave, ministrave e deputetëve bashkëpunëtorë me ta, e deri tek denigrimi i plotë i këtij kryeministri të dështuar përballë shqiptarëve, e së fundmi, përballë ndërkombëtarëve. Shqiptarë, ndërkombëtarët ia dhanë shuplakën Edi Ramës, 9 kushtet dhe vendimi i 18 tetorit, do të jenë goditja finale për qeverinë e krimit. Ka ardhur momenti që shuplakën finale, ky kryeministër, ta marrë shumë shpejt me votë nga shqiptarët. E vetmja alternativë janë zgjedhjet e lira, ndëshkimi i hajdutëve të votës së lirë, dhe e vetmja rrugë të jemi të gjithë bashkë vetëm për një qëllim, të jemi krah qytetarëve, të mendojmë vetëm për ta, për të ardhmen e këtij vendi, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi ish-deputetja e demokrate Oriola Pampuri.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

tryezë. Dhe me këtë përgjegjësi që kemi marrë para shqiptarëve, me të njëjtën përgjegjësi kam konfirmuar sot Ministrit të Jashtëm austriak se mund të mbështeten plotësisht tek PD, tek opozita e bashkuar. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit i lidhjeve të politikës me krimin, i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të pushteteve të pavarura, qofshin drejtësia apo media e pavarur, dhe se synimi ynë kryesor është që, përmes zgjidhjes politike, t’u ofrojmë shqiptarëve atë që meritojmë. Të dalim nga marshi indietro ku e ka futur ekonominë dhe politikën kjo qeveri dhe ky kryeministër dhe të ecim përpara me vendosmëri, me vizion dhe me qartësi të plotë për të kryer detyrat tona të shtëpisë, duke luftuar korrupsionin, duke shkatërruar lidhjen e krimit me politikën, duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar, të oligarkëve dhe bandave kriminale dhe duke i kthyer këto para aty nga janë vjedhur, në xhepat e shqiptarëve”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kosova I pyetur nëse ka ndonjë ndryshim në politikën e jashtme të BE-së në raport me Kosovën, Basha tha se Kosova

është një vend i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve anëtare të OKBsë dhe nga shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s. “Me mbështetjen e këtyre vendeve Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm me konsolidimin e praktikave demokratike, siç treguan edhe zgjedhjet e ditës së diel, që në fakt janë një shembull jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Në veçanti janë një shembull për Shqipërinë ku tregohet qartë se kemi të bëjnë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe respektin e të drejtave të minoritetit serb ç’ka nuk mund të mohohet nga askush dhe, me sa pashë, u përshëndet edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Këto janë faktet. Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe. për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, mbështetja ndaj Kosovës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, prosperitetit ekonomik dhe integrimin europian dhe euro-atlantik, bashkëpunimin më të ngushtë midis dy vendeve tona, është prioritet i dorës së parë”, tha kryedemokrati, Lulzim Basha.

ISH-DEPUTETI I PD-SË

Strazimiri: Për cilat forca të errëta e kanë fjalën shoqet e PS?

I

sh-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri duke marrë sh kas nga letra e hapur që disa ministre të kabinetit “Rama” i dër guan dje parlamentit holandez ku i kërkuan një vendim pozitiv për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, deklaron se qeveritarët flasin paturpërisht për “forca të errëta që punojnë kundër Shqipërisë”. Me anë të një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Strazimiri deklaron se me siguri kur flasin “për forca të errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë për kandidatët tutorë prostitutash dhe as për numrin rekord të shqiptarëve që duan të lënë vendin e të ikin në Europë. “Se mos keqkuptoheni me mos keqkuptime: Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë: për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë; as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët; as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë; as për vetë kolegët e tyre narko-tutorë që në vetvete janë forcë… Jo! E kanë egzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991! Evropa është zonjë, jo shoqe! Evropa nuk është delenxhillik”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Ministret e Ramës, letër Holandës: Aman, na shpëtoni nga forcat e errëta! Letra e shkruar dje nga ministret simpatike kuptohet që është një mënyrë shfajësimi, në mos edhe e shkruar nga kryeministrit Edi Rama, për të thënë më 18 tetor se fajin e kanë “forcat e errëta”. Teksti i saj nuk ka pasur si qëllim të bind Holandën, pasi para se të lexojnë letrën, deputetët holandezë kanë lexuar raportet e institucioneve të tyre për krimin dhe situatën në Shqipëri. Letra ka pasur si qëllim zbulimin e një armiku të brendshëm, që sipas Edi Ramës, do bllokimin e negociatave me BE Pas Francës, Holanda është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka më shumë rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Qeveria holandeze praktikisht ka thënë jo për negociatat dhe pritet që ky qëndrim të miratohet ose rrëzohet nga parlamenti i këtij vendi. Për të zbutur Holandën që ka një listë të gjatë me ankesa të forta, Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të butë. Tetë ministret e qeverisë së tij, nga 15 anëtarë që ka gjithë kabineti, i kanë dërguar dje një letër parlamentit holandez ku i kërkojnë hapjen e negociatave. Letra e firmosur nga Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Besa Shahini, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Aila Denaj, Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka, kuptohet që është ideuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Në këtë mënyrë, duke përdorur imazhin e brishtë femëror të tetë ministreve të kabinetit, Edi Rama synon të zbusë zemërimin holandez me ankesat për krimin dhe drogën që i vijnë nga Shqipëria. Letra e tetë ministrave do ishte pa asnjë të metë sikur në të kërkohej thjesht hapja e negociatave me arsyet që lidhen me interesat e qytetarëve shqiptarë. Por ministret kanë shkuar përtej një kërkese të thjeshtë për integrimin. Në letrën e tyre gjenden me shumicë akuza dhe mllef ndaj kundërshtarëve politikë në Tiranë. Pasazhi më i çuditshëm i letrës është ai ku ministret e Edi Ramës flasin për forca të errëta në Tiranë që nuk duan që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian. “Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në

vendin tonë. Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, - thuhet ndër të tjera në letër. Që ka shtete të tjera që nuk duan integrimin e Shqipërisë në BE kjo është një çështje që dihet publikisht. Por ministret e “Ramës” e kanë kapërcyer këtë pjesë dhe flasin për “forca të errëta” kundër BE-së

brenda në Shqipëri. Ky konfirmim nga shumica e kabinetit të qeverisë është sa alarmant, aq dhe skandaloz. Nëse qeveria di që ka forca të errëta kundër integrimit, më e pakta është denoncimi dhe marrja e masave ndaj tyre. Integrimi është prioritet kombëtar dhe dalja kundër një projektit të tillë padyshim që është dhe shkelje ligjore që lidhet me interesat kombëtare. Por nëse ministret e “Ramës” thonë diçka kaq alarmante, në një letër për një vend të BE-së, si ka mundësi që asnjëherë “forcat e errëta” nuk janë denoncuar nga kryeministri Edi Rama? Letra ka edhe disa pika tjera që do ishte mirë të mos gjendeshin në një

dokument me përdorim ndërkombëtar. Gratë e Rilindjes në Qeveri thonë në letër se Shqipëria ka 50 deri 60 % të grave kryebashkiake dhe anëtare të këshillave bashkiakë. E kanë fjalën për zgjedhjet e 30 qershorit, që u bënë pa opozitën dhe për të cilat Gjermania ka kërkuar që të vlerësohet ligjshmëria e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Të shkruash në një letër për një parlament të huaj si arritje, faktin që zgjedhjet i vodhi qeveria, por në detyrat kryesore ka vendosur gra, kjo është tallja më e madhe që mund të bësh me barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Në votimet moniste të 30 qershorit Edi Rama mund të vendoste 100% gra kandidate, por kjo nuk tregon shenjë emancipimi, por degradimi të shoqërisë dhe institucioneve. Letra e shkruar dje nga ministret kuptohet që është një mënyrë shfajësimi, në mos edhe e shkruar nga kryeministrit Edi Rama, për të thënë me 18 tetor se fajin e kanë “forcat e errëta”. Teksti i saj nuk ka pasur si qëllim të bind Holandën, pasi para se të lexojnë letrën, deputetët holandezë kanë lexuar raportet e institucioneve të tyre për krimin dhe situatën në Shqipëri. Letra ka pasur si qëllim zbulimin e një armiku të brendshëm, që sipas Edi Ramës, do bllokimin e negociatave me BE. Pra, për kryeministrin bllokimi i negociatave nuk po vjen nga dështimi i qeverisjes së tij në çdo drejtim, por nga “forcat e errëta”. Kjo është skemë jo vetëm anti-opozitare e re e Edi Ramës, por edhe një damkë e rëndë për qytetarët shqiptarë, të cilët janë të vetmit në rajon, në masën 99 % që duan integrimin në BE. Mili Xhani


POLITIKE

4 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Ndodhemi para të vërtetës së hidhur! Kosova e nisi, Shqipëria “më mirë vonë, se kurrë”!

I

sh-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaron se 15 tetori, dita kur Këshilli i Evropës do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE, mund t’i japë shuplakën e radhës vendit tonë. Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, ish-ministrja shkruan se sot ndodhemi përballë faktit të hidhur, ku kushtet e Bundestagut mbeten pengesë për Shqipërinë. “Shqipëria i afrohet 15 Tetorit me një pesimizëm që ngjall trishtim dhe që duket se reflekton lodhje të një pritjeje të gjatë e disa vjeçare për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Politika duket që e ka parë si një lojë për interesa personale procesin, duke harruar nevojën jetike qe ka Shqipëria për të ecur më tej dhe për të konsoliduar perspektivën e saj europiane. Qeveria deri në këto moment, ka luajtur më shumë me presione se sa me rezultate konkrete dhe të prekshme. Fatkeqësisht institucionet tona dhe përfaqësuesit e tyre u mjaftuan në komunikimin rutinë që bëhet në mënyrë periodike me Komisionin Europian, duke harruar politikën e vështirë dhe shpesh herë tejet kërkuese të vendeve anëtare, ku nuk ka munguar edhe dyshimi apo mos dakordësia mes Komisionit dhe Këshillit Europian. Sot ndodhemi përballë një të vërtete të hidhur ku kushtet ekzistuese vazhdojnë të mbeten pengesë për Shqipërinë dhe atyre u shtohen edhe kushte të reja që janë në koherencë të plotë me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Është pikërisht Gjermania vendi që nis gjithmonë diskutimin me avancimin e procesit të zgjerimit dhe ajo tashmë ka folur. Versioni i Gjermanisë me kushte për çeljen e

Negociatat, Gjosha: 15 tetori mund t’i japë shuplakë Shqipërisë

bisedimeve për anëtarësim, duket opsioni më optimist, kuptohet në gjithë kufizimet që ai I bën Shqipërisë. Pas Gjermanisë është radha e vendeve të tjera anëtare, të cilat edhe pse nënvlerësohen nga përfaqësuesit e qeverisë, luajnë një rol po aq kyç sa edhe Gjermania me votën e tyre vendimtare. Çdo vend ka të drejtën të shtoj kushte, po aq sa ka të drejtën të vendos edhe veton për të pam-

undësuar për një periudhë të gjatë rrugëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Politika jonë e jashtme për fat të keq është mekanike në mënyrën se si ajo funksionon. Është politikë komuniste, që bazohet në propagandë dhe vetëkënaqet me shkrepjen e fotografive apo konferencave për shtyp që nuk prodhojnë asgjë. Institucionet tona ndër vite kanë treguar një mungesë serioziteti dhe bashkëpun-

imi me institucionet homologe të vendeve anëtare. Kjo ka bërë që të dominojnë problematikat e vendit tonë mbi aspektin pozitiv, duke mos mposhtur dot perceptimet negative që jo rrallë janë krijuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika autoritare, kapja e shtetit dhe mungesa e kulturës së dialogut nuk e ndihmojnë Shqipërinë të nxjerr në pah anën e saj pozitive, përkundrazi e kanë përcjellë atë si një vend me mungesë të thellë të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe maturisë politike. 15 Tetori, siç tha edhe Kryeministri, mund t’I japë Shqipërisë shuplakën e radhës në procesin e integrimit. Ajo ç’ka Kryeministri harroi të analizonte ishte fakti se kjo nuk do të ndodhë vetëm për shkak të problemeve të brendshme të BE, por mbi te gjitha për shkak të papërgjegjshmërisë tonë në raport me reformat kyçe dhe në raport me qytetarët shqiptarë. PO, është e vërtetë që BE po përballet me paqartësi brenda saj, me nevojën për reformim dhe balancim pushtetesh, por kjo nuk e pengon Serbinë dhe Malin e Zi të çelë apo të mbyllë kapituj, dhe nuk e pengoi së fundmi as Maqedoninë e Veriut të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Shqipëria po e merr shuplakën e radhës, sepse askush nuk denjoi të punonte për kushtet e vendosura në 2018, sepse në vend që in-

ISH-DEPUTETI I LSI-SË

tegrimi të jetë një debat kombëtar, ne sot diskutojmë të shkarkojmë apo jo Presidentin e Republikës, e në vend që të kishim arritur një pakt kombëtar për integrimin, ne e izoluam vetveten duke vrarë pluralizmin politik dhe të drejtën e zgjedhjes për qytetarët tanë! Procesi i integrimit do të vij duke u vështirësuar. Këtë e tregoi qartë Bundestagu Gjerman. Kushtet që vendosen sot përpara nesh nuk janë thjeshtë disa kuti boshe që duhen mbushur, ato janë themeli i formimit të një shteti dhe kërkojnë mentalitet të ri dhe mature politike. Kërkojnë një politikë reale, që do të përmbysë një herë e përgjithmonë politikën e vjetër e konfliktuale, ku prioritetet kyçe duhet të jenë kapacitet njerëzore dhe thithja e trurit, ringritja e ekonomisë shqiptare që mund të përballet me sfidat dhe konkurrencën rajonale dhe europiane si dhe ringritjen e diplomacisë shqiptare në nivele dinjitoze. Janë këto tre shtylla që në mënyrë indirekte do të zgjidhnin edhe shumë cështje që na mundojnë sot si luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por që kjo të bëhet realitet, vendi ka nevojë për një garë idesh dhe alternativash. Kosova nisi ta bëjë këtë realitet. Shqipëria është shumë e vonuar, por siç thotë ajo fjala e urtë: “Më mirë vonë se kurrë”!”, u shpreh dje ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

NËNKRYETARI I LSI-SË

Spahiu: Të parët në botë për azil, Rama do sjellë të huaj në Shqipëri

I

sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, thotë se shqiptarët janë të parët në botë si azilkërkues, duke ja kaluar edhe vende të luftës. Përmes një qëndrimi të shprehur përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shpreh habinë e tij se si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove?! Po ashtu, ai thotë se si mund të jetë i jetueshëm një vend kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni?! “Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur?”, u shpreh Spahiu. Nga ana tjetër, ish-ligjvënësi i LSI-së thekson se ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga opozita, pasi sipas tij Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj. “Largimi i shqiptarëve, sidomos i të rinjve, është trend në rritje vitet e fundit. Ai shihet si zgjidhje e vetme e problemeve kryesisht ekonomike por dhe sociale. Si mund të jetë i jetushëm një vend

Vasili sulmon Cakajn: Bedeli dhe trimëria e injorancës

N

kur dita mbyllet me numër të frikshëm vdekjes, a thua se jemi në luftë? Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur ekonominë e tij a kanë mbuluar paratë e drogës? Si mund të jetë i jetushëm një vend kur Kryeministri i atij vendi kënaqësinë më të madh të tij ka bisedat por dhe darkat me kriminelë? Si mund të jetë i jetueshëm një vend kur kryeministri i tij nuk mendon asgjë tjetër veç si të aktrojë e të tallë njerëz në studio televizove? Si mund të jetë i jetueshëm një vend

kur administratën e tij e ka mbuluar korrupsioni? Si mund të jetë i jestueshëm një vend kur njerëzve ju mohohet dhe e drejta themelore e tyre për të zgjedhur? Shpopullimi, ky eksod masiv i njerëzve, është një sfidë e madhe që kërkon reflektim urgjent nga Ne pasi Edi Rama e ka gjetur zgjidhjen, të ikurit do ti zëvendësojë me të huaj..!!!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka sulmuar ash për zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Gent Cakaj, i cili me statusin e kryediplomatit të Shqipërisë deklaroi se i druhet votave kundër çeljes së negociatave për anëtarësim nga vendet e Bashkimit Europian. Në fakt, edhe një votë e vetme javën e ardhshme do të thotë një “Jo” për aspiratën tonë në rrugën e integrimit. E duke u nisur nga ky fakt, Vasili përmes rrjeteve sociale e cilëson Cakajn si “Bedelin” e qeverisë dhe trimëri që vjen si rezultat i injorancës. Në reagimin e tij, Vasili shprehet se Cakajt nuk i bëhet vonë për Shqipërinë që nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund... “Tamam atje ku e urrejnë dhe e luftojnë Shqipërinë”, thekson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij. “Bedeli dhe trimëria e injorancës. Sot ky bedeli i Ministrisë së Jashtme na tregoi se nuk paska frikë fare nga votat kundër hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Po drejt e ka ky që nuk i bëhet vonë për Shqipërinë që nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund... Tamam atje ku e urrejnë dhe e luftojnë Shqipërinë. Prandaj ky nuk ka frikë hiç nga votat kundër që e pengojnë Shqipërinë bile, përkundrazi, gëzohet. Lexojeni çfarë thotë: “Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

I

sh-deputetja e Partisë Demo kratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Bankës Botërore për situatën ekonomike në vend. Për Tabakun ajo çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD-ja. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Facebook", Tabaku thekson se shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike, por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë, ku sipas saj, një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh. Në vijim, ishnënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave thekson se Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. "Një rënie e paralajmëruar! Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD. Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim. Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike, por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë. Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh. Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës. Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPPve si certifikata të së ardhmes. Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë", tha dje Tabaku. Banka Botërore Kur qeveria sapo ka miratuar dy PPP për ndërtime rrugësh, Milot - Balldren dhe Orikum -Dukat një tjetër apel vjen nga Banka Botërore. Gjatë prezantimit të situatës ekonomike përfaqësuesit e Bankës Botërore kërkuan nga qeveria më shumë transparencë dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian. "Zhvillimet e fundit kanë të bëjnë me mira-

5 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Ish-deputetja e PD-së: Qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve. Banka Botërore: Për PPP po hartojmë raport, duhet transparencë

Jorida Tabaku: Një rënie e paralajmëruar. Shqipëria është kthyer në një han pa porta

timin e një ligji që mandaton ministrinë e financave të kontrollojë PPP dhe jep hapësirë për më shumë transprencë lidhur me kontrata. BB ka qenë e angazhuar me qeverinë për aspektin e monitorimit, Një nga pikat kryesore është hartimi i një raporti për PPP përmes të cilit synohet jo vetëm dhënia e informacionit por dhe performanca e tyre ne mendojmë se është një instrument i rëndësishëm", tha ajo. Sa i takon letrës që kryetari i PD-së i dërgoi bankave tregtare ku i kërkoi

të mos investonin PPP, drejtuesja e Bankës Botërore u shpreh se i takon bankave të vendosin nëse duan të financojnë apo jo. "PPP nuk janë një gjë e keqe, sepse asnjë vend nuk përmbush dot nevojat infrastrukturore nëse nuk përdor PPP. Është mënyrë e mirë për të punuar me sektorin privat për të investuar me sektorin privat dhe për tu përballur me sfidat me të cilat haseni. Çështja është si i strukturoni ato, duke parë transparencën, përfitimet për të dyja palët dhe përparësitë. Ku duhet të investojnë bankat i

takon sektorit bankar të vendosë, sepse çdo bankë kur vendos për një investim shikon se çfarë ka kuptim për ta dhe natyrisht të japë llogari aksionerëve të tyre. Kemi një sektor mjaft të gjallë këtu në Shqipëri. Këto vendime ua lë atyre. Nuk mund të themi nuk mund të bëhen PPP, kjo varet si zgjidhen, cilin sektor, kush janë përparësitë çështja e transparencës dhe monitorimi që është shumë kritik e çdo qeveri duhet të marrë shumë seriozisht", u shpreh dje Banka Botërore.

Ish-deputeti i LSI-së: Shqipëria në kërkesat për azil ia kalon edhe Sirisë.

Endrit Braimllari : Zgjidhja e vetme, largimi i Ramës

S

ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se me politikat e tij ka varfëruar qytetarët. Sipas Braimllarit, qeverisja e Edi Ramës ka shpopulluar vendin. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, ish-deputeti i LSI-së shprehet se pasiguria publike, varfëria, mungesa e vendeve të punës, shkatërrimi i biznesit të vogël, përqendrimi i ekonomisë në duart e oligarkisë, i kanë bërë qytetarët që sot shpresën dhe të ardhmen ta shohin larg kufijve të Shqipërisë. Dhe në këtë panoramë të zymtë të realitetit shqiptar, Braimllari deklaron se ka vetëm një rrugë: largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të hajdutërisë, që siç thotë ai, të çlirohet ekonomia dhe të kthehet prosperiteti në vend. "Kjo është politika kriminale e Edi Ramës ku largimi masiv i të rinjve dhe qytetarëve sot është sëmundja më e madhe e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij fokusin kryesor e kanë tek hajdutëria dhe jo tek shërbimi qytetar. Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka shpopulluar vendin, sepse politika e tij ka varfëruar qytetarët, ka humbur shpresën dhe be-

simin tek të rinjtë. Pasiguria publike, varfëria, mungesa e vendeve të punës, shkatërrimi i biznesit të vogël, përqendrimin e ekonomisë ne duart e oligarkisë i kanë bërë qytetarët që sot shpresën dhe të ardhmen ta shohin larg kufijve të Shqipërisë. Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të hajdutërisë që të çlirohet ekonomia dhe të kthehet prosperiteti në vend", deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari.

ISH-DEPUTETI I PD-SË

Anulimi i projekteve korruptive nga opozita, Xhepa: Edhe PS kështu tha, por nuk e bëri Ekonomisti Selami Xhepa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi qëndrimin e opozitës sa i përket por objekteve korruptive dhe premtimin për anulimin e tyre, pasi të vijnë në pushtet. Xhepa tha se edhe PS kur ishte në opozitë të njëjtat gjëra premtonte, por kur mori qeverinë nuk e bëri. Ai thekson se një kontratë nuk është e lehtë të anulohet, pasi kostot do të ishin të pasuportueshme për qeverinë dhe vendin. "Bankat kanë standardet e tyre të mbikëqyrjes, që nëse respektohen rregullat ligjore, bankat nuk kanë asnjë arsye që të mos jenë aktive në financimin e ekonomisë. Nëse ka një çështje korrupsioni, që investitorët mund të bëjnë pastrim parash, këto janë çështje individuale, për të cilat institucionet e zbatimit të ligjit, kontrollit të pastrimit të parave dhe antiterrorizmit etj., duhet të jenë vigjilentë dhe në funksion. Por nuk mendoj se i takon liderit të opozitës, apo kujtdo që të bëjë një apel të tillë. Bankat ekzistojnë për të kredituar ekonominë. Banka duhet të bëjë punën e vet sa kohë që projektet janë fitimprurëse, sa kohë që plotësohen standardet ligjore që Banka e Shqipërisë dhe ligji për sistemin bankar përcakton për të garantuar soliditetin bankar të institucioneve financiare nuk ka arsye që bankat të mos e kryejnë atë lloj aktiviteti. Edhe PS kur ishte në opozitë ka bërë të njëjtën gjë dhe kur ka ardhur në pushet jo vetëm që nuk i ka anuluar, por edhe pasi ka përfunduar afati i koncesionit është zgjatur, dhe kjo është ana e shëmtuar e qasjes politike në raport me mungesën e seriozitetit të thellë që ka në raport me qeverisjen ekonomike të një vendi. Nuk mendoj se një kontratë është e lehtë të anulohet. Nëse një kontratë ka kaluar procedurat e veta ligjore, në përgjithësi investitorët privatë kanë juristë më të mirë sesa institucionet e shtetit janë shumë të kujdesshëm, i referohen gjykatave ndërkombëtare dhe nëse do ndodhte diçka e tillë kostot do të ishin të pasuportueshme për çdo lloj qeverie. Efektivisht për vendin do të ishte e pasuportueshme", tha Xhepa.


POLITIKE INTERVISTA

P

residenti Ilir Meta, gjatë vizitës në Esto ni ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të këtij vendi. Kreu i shtetit ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe procesin e hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë. Lidhur me qëndrimin e vendeve skeptike, Presidenti Meta është shprehur se “Holanda dhe Franca duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë”. Kreu i shtetit shqiptar i është përgjigjur dhe pyetjeve për situatën politike në vend. I pyetur për marrëdhëniet mes kreut të shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama, Meta është përgjigjur: “Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian”. Gazetari: Mirë se vini në programin tonë, Zoti President Meta! Presidenti Meta: Ju faleminderit për ftesën! Gazetari: Ju tani nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese në vendin tuaj apo jo? Presidenti Meta: Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta. Gazetari: Ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit. Ju duhet të emëroni gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese dhe duket sikur kjo gjë është tepër e vështirë. Si mendoni ta tejkaloni këtë ngërç? Presidenti Meta: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamen-

6 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Kreu i shtetit, intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë: Negociatat me BE, Holanda dhe Franca të ndjekin shembullin e Gjermanisë

Meta: Rama nuk bashkëjeton dot me demokracinë, pluralizmin dhe zgjedhjet e lira

tare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese. Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur. Gazetari: Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri? Presidenti Meta: Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri. Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të? Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka

vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian. Gazetari: Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen? Presidenti Meta: Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik. Gazetari: Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një

krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë? Presidenti Meta: Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në

këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit. Gazetari: Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende? Presidenti Meta: Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.


POLITIKE

7 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Presidenti i Republikës, mesazh të rinjve: Mos u largoni, Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë

Meta: Qeveria e mikut tim Edi ka 38 shkelje kushtetuese në 3 vite

P

residenti i Republikës Ilir Meta, në një bashkëbisedim dje me studentët e Universitetit Europian, ka folur gjatë për situatën në vend duke analizuar dhe ecurinë e reformës në drejtësi dhe rezultatet e munguara të saj. Kreu i Shtetit ka thënë hapur se ka qenë kritik për mënyrën e zbatimit, të njëanshëm dhe se ka bërë përpjekje që kjo të mos ndodh. Si shembull Meta solli zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ai tha se problemet me gjykatat nuk vijnë nga vettingu duke sjellë rastin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të cilin tha se u bllokua për 3 vjet pasi ‘sepse dikujt nuk i pëlqyen emrat që dolën nga shorti, ndërhyri dhe një ambasador që ngatërroi dynjanë aty’. Ndërkohë sa i përket deklaratave nga maxhoranca se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, Meta iu këshilloi të rinjve në UET të mos i besojnë, ndërkohë që tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka bërë 38 shkelje nga viti 2013 deri në vitin 2016 që konstatuara nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti i këshilloi të rinjtë që të mos largohen nga vendi sepse jo vetëm që atdhe nuk do të gjejnë kudo që shkojnë, por edhe sepse Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë. “Kudo që të shkojmë atdhe nuk do të gjejmë. Një vend në mes të Mesdheut me resurse të jashtëzakonshme duhet t’i japim mundësi të gjithëve që të kenë një të ardhme të ndritur këtu. Shqipëria ka diell për të gjithë”,- tha presidenti. I pyetur se si do ti bindim të rinjtë të mos largohen, Meta tha se krahas arsyes së atdhedashurisë, duhet të krijojë terren që të rinjtë të dëgjohen më shumë. “Arsyeja atdhetare është shumë e fortë, por nuk duhet të mbetet thjeshtë e tillë. Këta janë të rinj, duan sukses, të ardhme të sigurt, disa standarde që të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe unë mendoj se ne duhet t’i japim mundësi të kenë një rol për ti ndryshuar gjërat. Për të qenë më vendimmarrës dhe për tu dëgjuar më shumë. Sot ata nuk dëgjohen aq shumë. Nesër duhet të investojmë shumë për të gjitha ato zhvillime kur në pak kohë mund të garantojmë një aktivitet fitimprurës”,-u shpreh Meta. Në vijim mund të lexoni pjesë nga bashkëbisedimi i Pres-

identit Meta me 100 studentët e ekselencës së Universitetit Europian të Tiranës. Pyetje: Ku ka çaluar zbatimi i reformës në drejtësi dhe mund të thoni që organet e reja të drejtësisë janë të ndikuara nga qeveria apo formimi i tyre po bëhet në mënyrë të pavarur? Presidenti Meta: Kjo është një temë shumë e rëndësishme por me thënë të vërtetën është bërë dhe pak e lodhshme se u bë kaq vite që është folur me shumë pasion dhe shohim që rezultatet nuk janë ato që duhet të ishin për ta ndihmuar funksionimin shtetin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve tek një drejtësi që funksionon por dhe për të vendosur qeverisjen dhe gjithë përfaqësuesit publik në një kontroll më të fortë të llogaridhënies. Skeptikë ndoshta keni qenë ju, unë kam qenë kritik për mënyrën e zbatimit. Kjo është një reformë që u bë me konsensus nga të gjithë dhe kur ka ardhur çështja e zbatimit është zbatuar në mënyrë të njëanshme dhe kështu vazhdon edhe sot e kësaj dite. Unë kam bërë përpjekjet më të mira që kjo gjë të mos ndodhë kështu sepse e kam ditur dhe e di çdo të thotë ta politizosh këtë çështje. Do të thotë të provokosh një kontestim të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë aq më tepër ta përdorësh si një armë për të bërë presion mbi kundërshtarët apo mbi gjithë të tjerët. Rasti më shqetësues që i dha goditje kësaj çështjeje është

zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ky është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që është votuar më 22 korrik, është bërë me një ligj të njëanshëm. Ky është një proces që nuk duhet të kishte ecur në këtë mënyrë. Kemi vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ju mund të dëgjoni të gjithë që thonë jemi kështu se është vettingu. Kjo nuk është e vërtetë, unë e kam thënë hapur dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe kur kam qenë kryetar parlamenti dhe si President që të mos ngelet Shqipëria asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Në rast se do të ishte thjesht çështja e vettingut Shqipëria mund të kishte 1 ose 2, ja 3 vakanca në Gjykatën Kushtetuese por jo që të mos ketë sot asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Është vetëm një zonjë aty që ka 3 vjet që i ka mbaruar mandati dhe rri aty vetëm për një përgjegjshmëri sepse dikush duhet të rrijë në atë institucion. Në 2017 u bllokua KED sepse dikujt nuk i pëlqyen emrat që dolën nga shorti, gjë që u bë transparente dhe u kërcënuan ata me vetting publikisht, ndërhyri dhe një ambasador që ngatërroi dynjanë aty. Ikur një vit ajo nuk funksionoi, ndërkohë krijoheshin mungesa në Gjykatë Kushtetuese. Edhe vitin tjetër e njëjta gjë. Pra dy vite e ca që ky institucion duhet të punonte për të bërë rankimin e vendeve bosh

dhe të personave që do të kandidonin për vendet që do të shpalleshin vakante u bllokuan. Normale që nëse kjo gjë bllokohet 3 vjet qëllimisht vendi ngelet pa gjykatë Kushtetuese. Kush përfiton nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? Përfiton opozita? Jo se kur opozita ka një përplasje në parlament për një ligj apo për çdo gjë me qeverinë apo me shumicën shkon në Gjykatë Kushtetuese. Përfiton pushteti vendor kur ka një përplasje, përfiton një grup interesi që ka një përplasje? Jo. Pa Gjykatë Kushtetuese qeveria bëhet e gjithëpushtetshme, si është bërë gjatë këtyre viteve. Se keni dëgjuar ju që thonë për mua sikur kam shkelur Kushtetutën. Kurrë mos e besoni. Që ta dini ju qeveria e mikut tim Edi, nga 2013 që ka pasur Gjykatë Kushtetuese deri në 2016 ka 38 shkelje të Kushtetutës me vendime, me ligjet që ka bërë që i ka nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë një shkelje si kjo që do ju them unë tani dhe që askush nuk e beson që vjen nga një sistem demokratik është kjo. Neni 155 i Kushtetutës thotë që lidhur me politikën e taksave asnjë ndryshim nuk mund të ketë efekt retrospektiv, prapaveprues. Pra ti mund ta ndryshosh taksën sot, çdo lloj takse nga 20% në 10% por kjo do të ketë efekt për të ardhmen, kjo nuk mund të ketë efekt për të

kaluarën. Dhe ne na ndodhi një gjë që është e pamendueshme. Që ti miraton një ndryshim të taksës për dividentin nga 15% në 8% dhe i jep dhe fuqi prapavepruese pa limit. Do të thotë që unë që kam paguar 15% që kam qenë në rregull me shtetin, me ligjin dhe ai tjetri që ka 5 vjet që nuk paguan sepse e di që një ditë do të paguajë 8% është i mençur. Këtu shkelja është skandaloze, sepse kemi të bëjmë me një diskriminim të qartë të barazisë, të biznesit e kështu me radhë por këtu dhe dëmi i qytetarit, i buxhetit është shumë i madh, sepse është një dëm konkret. E përmenda këtë gjë sepse po të kishte Gjykatë Kushtetuese, jam i sigurt që ata kurrë nuk mund ta bënin këtë gjë sepse sado e kapur të jetë Gjykata kjo është aq e qartë e kaq flagrante sa është e pamundur. Po kështu kemi dhe probleme të tjera sepse nuk kemi as Gjykatën e Lartë. Janë 31 mijë dosje që presin. Ishte bërë një studim nga një organizatë e shoqërisë civile dhe thoshte do duheshin nja 20 vjet për t’u përfunduar ato pa pasur konsideratë dosjet e reja që krijohen çdo ditë. Kjo është një çështje që nuk mund të anashkalohet më, që ky e do reformën ky nuk e do sepse ne duam një gjë që të funksionojë. Do thoni ju po europianët që thonë është sukses i madh, ata do thonë sepse BE jep shumë fonde për këtë. Ata e kanë të vështirë ta pranojnë se kjo punë nuk po ecën siç duhet. Për më tepër që ata kanë dëshirë t’i çojnë këto dhe në vende të tjera. Por që ta çojnë në një vend tjetër nuk mund të thonë dështoi në Shqipëri dhe ne do eksportojmë një dështim. Por ne kemi shqetësimin si rregullohet kjo gjë sepse kemi hyrë në këtë rrugë dhe mirë bëmë që hymë. Kemi hyrë në këtë rrugë për t’i përmirësuar gjërat, jo për të krijuar një vakuum dhe për të pasur sot një sistem demokratik pa llogaridhënie. E kontrollon parlamenti qeverinë, apo qeveria parlamentin? Pushteti vendor dihet si është, situata me drejtësinë është kjo gjë, ku praktikisht qeveria është e pagjykueshme. Kush ta gjykojë, gjykatat që nuk ekzistojnë. Këto shqetësime unë i kam ngritur me kohë. I kam ngritur 100 fish në kohë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE INTERVISTA Intervistoi: Redjon Shtylla “Kriza politike çon automatikisht në zgjedhje të parakohshme dhe nuk është një fenomen që varet nga vullnete personale, sepse si e tillë është e dënueshme”. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se për të arritur në zgjedhje të parakohshme, si ndodhi në Kosovë, të cilat i cilëson kurajoze për të nisur një epokë të re, “duhet që opozita të jetë alternativë e besueshme me program, individë përfaqësues dhe aksion frytdhënës. Mungesa, apo cedimi nga këto të treja, mund ta bëjë të paorientuar, apo të pabesueshëm aksionin opozitar”. Për krizën politike, Ristani thotë se zgjidhet vetëm me vullnet politik. “Pa egzistencën e vullnetit politik dhe të mekanizmave ligjore dhe kushtetuese që kornizonjnë dhe orientojnë këtë vullnet, asnjë masë tjetër në vetvete nuk sjell rezultatin e pritur”. Politika në vend dhe të huajt, i kanë vlerësuar zgjedhjet në Kosovë. Në këtë rast, çfarë duhet të mësojë PD-ja dhe sipas jush, si duhet opozita e bashkuar të ecë në rrugën drejt zgjedhjeve të lira, ku vendos sovrani për qeverisjen e vendit? Zgjedhjet në Kosovë ishin normale. Me normalitet kuptohet zhvillimi i zgjedhjeve në një ditë të qetë, ku secili ushtron të drejtën e tij Kushtetuese për të votuar, një numërim relativisht i shpejtë dhe korrekt i votës dhe njohja e rezultatit nga palët në proces. Në fakt Kosova, në mënyrë të përsëritur, zhvillon zgjedhje normale. Normaliteti është rutinë dhe s’ka asgjë për tu përshëndetur në këtë drejtim. Për më tepër përshëndetja prej atyre që nuk janë të aftë të zhvillojnë zgjedhje normale në Shqipëri, është dukshëm hipokrizi. Blejnë votën, thyejnë kutitë, rrëmbejnë vulat, kërcënojnë dhe abuzojnë administratën shtetërore, kriminalizojnë çdo gjë që prekin, manipulojnë procesin e numërimit, rrjedhimisht zhvillojnë zgjedhje jashtë standardeve të gjithëpranuara dhe kanë fytyrë, po të njëjtët kriminelë zgjedhorë, të urojnë Kosovën se i qëndroi normalitetit të saj. Në këtë kuptim, nga të qenurit normal nuk ke çfarë mëson, madje Kosova duhet të ketë mësuar prej nesh. Ka mësuar sesa keq është të jesh anormal, sesa vuajnë shqiptarët nga pushtetarët e tyre jo normal. Ajo që është për tu përshëndetur në Kosovë është kurajoja për të ndryshuar, kurajoja për të mbyllur një epokë dhe për të nisur një tjetër. Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhje do ketë por më 2021. A duhet opozita ta presë Ramën apo do të radikalizojë qëndrimet e saj? Si duhet ta “detyrojë” PD-ja qeverinë, pasi deri më tani aksioni opozitar duket se nuk po jep sinjale të

8 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani: Rama tallet me shqiptarët, duke gjetur fajet apo armiqtë te qeveri të caktuara europiane, ngjan me propagandën komuniste

Ristani: Detyra e opozitës është të jetë alternativë e besueshme

qarta për zgjedhje? Zgjedhjet sipas kushtetutës dhe ligjit, një nga elementët më thelbësorë, kanë periodicitetin 4 vjeçar. Zgjedhjet jashtë këtij rregulli janë situatë e jashtëzakonshme që krijohet më shpesh, kur ka situata krizash politike. Kriza politike çon automatikisht në zgjedhje të parakohshme dhe nuk është një fenomen që varet nga vullnete personale, sepse si e tillë është e dënueshme. Detyra e opozitës është të sigurojë transparencë për popullin mbi gabimet, apo fajet e pushtetit, të ndërtojë alternativë të besueshme për votuesit dhe të organizohet për të fituar zgjedhjet. Jashtë rregullit të periodicitetin 4-vjeçar, vepron vetëm zemërata popullore e përmasave të tilla, që detyron politikën të shkojë në zgjidhje politike që përmbajnë edhe zgjedhje të parakohshme. Në raste të tilla, opozita menaxhon, drejton apo orienton zemërimin popullor por nuk e krijon atë. Tym të zi dha qeveria e Holandës, e cila i ka dërguar një letër

Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në është e parakohshme. A janë politikat e brendshme të vendeve anëtare apo Franca dhe Holanda nuk i shohin si garanci nëntë kushtet e Gjermanisë? Nga ana tjetër, si e shihni këtë sulm të kryeministrit ndaj BE-në? Është e pafalshme për politikën shqiptare që për një kohë, tashmë shumë të gjatë, nuk po mundet, apo nuk do të bëjë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve. Rama dhe banda e tij kriminale, është përgjegjësja kryesore për këtë. Duhet pranuar se procese të tilla, janë shumë komplekse dhe rrjedhimisht në një rezultat pozitiv, apo negativ kanë ndikim një numër shkaqesh. Sidoqoftë shkaku kryesor dhe determinant është keqqeverisja e shqiptarëve. Ajo që bën Rama pastaj për tu tallur me shqiptarët, duke gjetur fajet apo armiqtë te qeveri të caktuara europiane, ngjan me propagandën komuniste që shpallte

armiq imperializmin amerikan apo social imperializmin sovjetik dhe gjente mbështetje te Kuba e Fidel Kastros. Sipas PS-së, Komisioni i Venecias në opinionin e saj, të publikuar paraprakisht, legjitimoi 30 qershorin që për opozitën ishte ditë votimet. Pyetja që kemi është se, a është në kompetencën e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve në Shqipëri? Komisioni i Venecias, në dijeninë time, nuk ka dhënë opinion për legjetimitetin, apo vlerësim për zgjedhjet në Shqipëri, sepse nuk e ka kompetencë dhe nuk ja ka kërkuar askush. Komisionit të Venecias i është kërkuar mendim për kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës, për anulimin e datës së zgjedhjeve. Mendimi i Komisionit të Venecias do të orientojë në vazhdim vendimmarjen e Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Paketa me 5 pikat e opozitës, nuk pranohen nga kryeministri. Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër thotë Edi Rama, “por përkthyes të huaj në shqip, kurrën e kurrës”. Rama nuk e ka pranuar propozimin e PD-së që këtë reformë ta bëjnë bashkë me ekspertë të huaj. Ju si e shihni këtë situatë? Sipas meje reformimi që i nevojitet Shqipërisë, është ai lloj reformimi që kornizon dhe orienton për mirë, vullnetin politik. Është pikërisht vullneti i keq politik që anormalizon zgjedhjet në Shqipëri. Reforma Zgjedhore e fokusuar te mirëorientimi i vullnetit politik është një nga përpjekjet në drejtimin e duhur. Për më tepër, duhet përmbyllur Reforma në Drejtësi dhe duhet ripunuar ligji për partitë politike dhe legjislacioni për financimin dhe kontrollin e financave të partive politike, si dhe ajo pjesë e legjislacionit me impakt të drejtpërdrejtë, apo

DEPUTETI

Lefter Maliqi: Fati i vendit është në rrezik nga bandat e Ramës D

eputeti Lefter Maliqi iu bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij, ka shkatërruar vendin, duke detyruar gjithnjë e më shumë qytetarët të emigrojnë jashtë vendit. Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e të dielës në Kosovë, deputeti Maliqi tha se i vetmi njeri që nuk i vë

interesat vetjake mbi ato të popullit është Edi Rama. “Rilindja e krimit e shkatërroi këtë vend, ku çdo ditë emigron rinia. Zgjedhjet e fundit në Kosovë, akti demokratik i Haradinajt, tregoi se ai mbi interesin vetjak vuri atë të popullit. I vetmi njeri që nuk vë interesin e tij mbi atë të popullit është Edi Rama. Në Shqipëri

drejton krimi, bandat. Këta po të duan brenda ditës e bëjnë Reformën Zgjedhore. Ne duhet të ngrihemi, fati i vendit është në rrezik, krimi po na mbulon, bandat marrin vendime. Ka ardhur koha të largojmë njëherë e mirë të çmendurin, që iu ka vjedhur miliona lekë shqiptarëve”, tha Maliqi.

të tërthortë në forcimin e rregullave dhe parimeve demokratike. Debati për zgjedhjet po zhvillohet me ton dhe intensitet të lartë sidomos për tri çështje kryesore: sistemin, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është në listën e gjatë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR. A po dështojnë edhe ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës? Ndërkombëtarët duhen vlerësuar për përpjekjet dhe fondet e taksapaguesve të tyre, që harxhohen për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Dështimi nuk ju përket atyre por shqiptarëve në këtë rast. Ne nuk jemi në rregull me detyrat tona dhe nuk është aspak e drejtë të kërkohet justifikim për mosarritjet tona, qoftë edhe tek ndonjë gabim, apo keqorientim i partnerëve ndërkombëtar. E përsëris, e keqja e zgjedhjeve në Shqipëri qëndron tek vullneti politik. Pa egzistencën e vullnetit politik dhe të mekanizmave ligjore dhe kushtetuese që kornizonjnë dhe orientojnë këtë vullnet, asnjë masë tjetër në vetvete nuk sjell rezultatin e pritur. Vetë opozita, a është e paorientuar politikisht lidhur me ndërtimin apo vijueshmërinë e aksionit opozitar? Ndërprerja e protestave, mendoni se e largoi opozitën nga mijëra qytetarë, të cilët protestuam kundër Ramës? Protestat janë nevojë dhe shprehje e zemëratës popullore ndaj keqqeverisjes, vjedhjes dhe zhvatjes së pasurisë kombëtare, kriminalizimit të shtetit dhe talljes me nevojat për mbijetesë të njerëzve. Detyra e opozitës është të jetë alternativë e besueshme me program, individë përfaqësues dhe aksion frytdhënës. Vetëm mungesa, apo cedimi nga këto të treja, mund ta bëjë të paorientuar, apo të pabesueshëm aksionin opozitar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9 E mërkurë, 9 TETOR 2019

IKËN KNUT FLECKENSTEIN

Portugezja kandidate për Raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

E

urodeputetja portugeze, Isabel Santos pritet të përzgjedhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Faqja ‘European Western Balkans’ raporton se Santos është nominuar për këtë post dhe vjen si propozim i Aleancës Progresive të Social-

istëve dhe Demokratëve (S&D). Nëse zgjidhet, Isabel Santos do të zëvendësojë në këtë post gjermanin Knut Fleckenstein. Ajo ka hyrë këtë vit në Parlamentin Evropian dhe më parë ka qenë deputete e Portugalisë. Santos ka qenë një anëtare aktive e delega-

cionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Raportuesit e Parlamentit Evropian përgatisin raportet për Komisionin për Politikën e Jashtme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe më pas këto raporte diskutohen në seancat plenare.

Faza e parë e bashkëpunimit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë-Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë

R

aiffeisen Bank ka nënsh kruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare për shërbimin më të ri që do të ofrojë, për të gjithë klientët e saj, atë të depozitimit cash pranë sporteleve të zyrave postare. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris dhe Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Raiffeisen Bank i ofron klientëve të saj mundësinë për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), në zonat e pa mbuluara nga rrjeti i degëve/ agjencive. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Christian Canacaris u shpreh: “Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 1 vjeçare nga të dy ekipet, me një dedikim shumë të madh, jemi në gjendje të fillojmë punën në 9 qytete pilot pranë degëve të postës. Dhe për koincidence është edhe 15 vjetori i bankës Raiffeisen dhe kjo më bën akoma edhe me të lumtur që të firmosim këtë marrëveshje së bashku. Do të doja të theksoja se kjo marrëveshje midis dy

Raiffeisen Bank dhe Posta Shqiptare, marrëveshjen për depozitime cash institucioneve është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë midis Raiffeisen Bank dhe Postes Shqiptare. Edhe njëherë dua të falënderoj të dy ekipet, atë të Raiffeisen dhe të Postës për bashkëpunimin e tyre, që e bënë të mundur finalizimin e këtij momenti”. Në fjalën e tij Administratori i Postës Shqiptare , Laert Duraj u shpreh: “Kjo marrëveshje midis Postës Shqiptare dhe Raiffeisen Bank, në thelb ka kryerjen e shërbimeve të depozitimeve cash në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Raiffeisen Bank, në 9 qytete që banka nuk ka degë të saja. Jam i bindur që ky është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë që Posta Shqiptare dhe Raiffeisen Bank do të kryejnë së bashku,

për të ofruar një sërë shërbimesh për qytetarët, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve financiare që do të mundemi të ofrojmë. Jam shumë i lumtur që me Raiffeisen Bank po firmosim brenda një kohe të shkurtër marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, e cila për Postën Shqiptare përfaqëson një sfidë të kaluar me sukses, pas muajve të gjatë përgatitje të stafit. Posta

Shqiptare tregoi që i përmbush të gjitha standardet e Raiffeisen Bank dhe sot konkretizuam këtë marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi për të dyja palët”. Faza e parë e bashkëpunimit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë-Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë.

EMERGJENCËS HUMANITARE

Fondacioni Vodafone Albania financon rehabilitimin e shkollave të prekura nga tërmeti në Durrës

V

odafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga tërmeti, që goditi Shqipërinë qëndrore, dy javë më parë. Pas vlerësimit të dëmeve, Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj vendosën të dhurojnë 50.000 Euro për rehabilititimit e 3 shkollave në Durrës, projekt i cili do të realizohet nga World Vision Albania. Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi”

në Shkozet, dhe Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Re”, në zonën e Kënetës, u dëmtuan ndjeshëm nga lëkundjet që tronditën Tiranën dhe Durrësin, gjatë muajit të kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, Drejtoresha e World Vision Albania znj. Eljona Elmazi, vizituan shkollat të hënën, ku verifikuan nga afër dëmet dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes. Pas vizitave në terren, përfaqësuesit e

Vodafone dhe World Vision u pritën në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Valbona Sako e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen. “Ne e vlerësojmë sinqerisht angazhimin e Vodafone dhe World Vision për të vepruar në një moment të vështirë për qytetin tonë. Tërmetet janë ndodhi natyrore që nuk i zgjedhim por ndodhin, dhe njerëzit që u prekën prej tërmetit të ditëve më

parë, kanë nevoja, dhe sëbashku mund t’i ndihmojmë” – tha Znj. Sako, Kryetarja e Bashkise Durrës , Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, Achilleas Kanaris deklaroi, “Në momente të tilla, nevoja për të ndërhyrë dhe për të dhënë një kontribut të çdo lloji, ka qënë dhe mbetet prioritet për kompaninë tonë. E vërtetë që fatkeqësitë natyrore janë jashtë mundësive tona për t’i parandaluar, por ne mund të mundësojmë që pasojat që

ato lënë pas, të korigjohen sa më shpejt dhe fëmijët të mos humbin asnjë ditë larg bankave të shkollës. Të mësuarit është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë fëmijët, të tjerat na takojnë ne”. Vodafone Albania dhe fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Përgjatë viteve, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, Vodafone gjithmonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emergjencave civile, duke u përpjekur të ofrojë ndihmën e saj në komunikim, financim dhe madje edhe burime njerëzore.


POLITIKE ANALIZË Nga Enton Abilekaj

F

itorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit, është quajtur si fitore e Kosovës. Entuziazmi dhe ndoshta dëshira për të ndodhur fitorja e Kosovës, i kanë dhënë rezultatit elektoral të VV, një përmasë që nuk është e vërtetë. Sot, kur dehja postzgjedhore ka dalë, dhimbja e kokës ka rifilluar, sepse rezultati është ai që mbetet kur entuziazmi ikën. Kjo nuk do të thotë se Lëvizja e Albin Kurtit nuk arriti një fitore të rëndësishme. Përçarja që solli krijimin e PSD, ishte sprova e parë që kaloi VV këto zgjedhje. Grupi i kundërshtarëve të Albin Kurtit, "Judat" që e shkëmbyen idealin me paranë, "derrat e kënaqur" që dolën kundër "sokratëve të vuajtur", dështuan në zgjedhje. 26 për qind e votuesve ashtu si në zgjedhjet e para, edhe këtë herë, zgjodhën antististemin. Treguan që paraja nuk mund të blejë gjithçka, që pavarësisht mjeteve që mund të përdorin oligarkët, pavarësisht investimit për shkatërrimin e lëvizjes që i rrezikonte, ata

dolën më të fortë. Kjo është fitorja e Vetëvendosjes, një fitore që ndoshta nuk Iomjafton Kosovës. Nuk është hera e parë që VV del partia më e madhe nga zgjedhjet. Të njëjtat shifra ishin në zgjedhjet e kaluara. Ndryshimi i vetëm është se këtë herë Albin Kurti do të ketë i pari shansin për të formuar një koalicion qeverisës. Shpallja e kësaj mundësie si një fitore historike zgjati vetëm pak orë. Takimi LVV-LDK nuk u realizua dot të hënën dhe skemat për të krijuar një koalicion tjetër, duke shfrytëzuar votën e minoriteteve, po bëhen çdo orë më prezente. Grupet ekonomike që kontrollojnë në të vërtetë pushtetin në Kosovë, janë duke punuar më shumë se partitë që të ketë një qeveri pa Vetëvendosjen, të shmangin Albin Kurtin dhe të vazhdojnë të kontrollojnë ekonominë dhe financat publike. Vetë Albin Kurti po flet për planin B, madje për zgjedhje të reja. Në këto kushte nuk mund të thuhet se në zgjedhjet e 6 tetorit fitoi Kosova. Fitoi se bëri zgjedhje

10 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Kjo fitore e Albin Kurtit nuk mund të jetë fitore e Kosovës model, fitoi se rezultati u shpall brenda natës, fitoi se tregoi që është një shoqëri që i ruan normat bazë të demokracisë, por nuk arriti të fitonte përmbysjen. Rezultati i mirë i Vetëvendosjes ishte vetëm fasada e një rezultati që nuk dha zgjidhje. Vetëm 26 për qind e shqiptarëve në Kosovë, votuan kundër kastës hajdute, kundër korrupsionit galopant, zotërimit të ekonomisë nga oligarkët dhe sekserët e tyre që shfaqen herë si politikanë e herë si gazetarë. Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë shqiptarët votuan partitë mëkatare, ato që nga paslufta e deri sot, prej 20 vjetësh ngrenë flamurin Kuqezi apo Bluverdhë për të mbuluar grabitjen massive, plaçkitjen pa dhunë, shkatërrimin pa shpresë të shoqërisë. Votuan ata që po i bëjnë Kosovës atë

që nuk ia bëri as Serbia gjatë pushtimit 80-vjeçar, po e zbrazin më keq se në 1999, po e plaçkisin dhe dhunojnë njësoj. Vetëm 26 për qind, vetëm 31 deputetë ka prodhuar reagimi ndaj padrejtësisë. Për të bërë ndryshimin e premtuar, Vetëvendosja duhet të futet në koalicion me një nga partitë përgjegjëse për situatën, të krijojë një qeveri gjysmë të pastër, gjysmë-kundërshtare të sistemit, një qeveri me dy gjysma që punojnë kundër njëra-tjetrës. Ky është skenari më i mirë për Vetëvendojen që gjithashtu e kompromenton mundësinë që fitorja e saj të jetë fitore e Kosovës. Sepse shqiptarët në të dyja anët e kufirit, me apo pa zgjedhje të lira, nuk kanë zgjedhur përmbysjen, janë bërë pjesë e korrupsionit politik njësoj si politikanët.

“Bllokimi nga Holanda”, ministri i Austrisë jep garancinë: Të hapet drita jeshile e Shqipërisë me BE

Negociatat, Cakaj: S’kam frikë nga votat kundër, po punoj për të siguruar votat pro

M

inistri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaroi se është në një përpjekje intensive me vendet anëtare të BE për të siguruar mbështetjen për hapjen e negociatave me 18 tetor. Në një konferencë për mediat me homologun austriak, Cakaj kur u pyet nëse i druhet një vote kundër nga Holanda, përgjigj se nuk kishte frikë nga votat kundër, edhe pse një vetme nëse do jetë, atëherë ajo do ketë fuqinë bllokuese të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. “Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, u shpreh Cakaj. Referuar takimit të tij me Ministrin Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, Cakaj tha se Austria si një katër partnerët strategjikë të Shqipërisë është një nga mbështetëset kryesore të rrugëtimit europian të vendit tonë në përgjithësi dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në veçanti. “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim”, u shpreh Cakaj. Ndërsa kreu i diplomacisë austriake deklaroi dje se vendi i tij ka qenë dhe është mbështetës i rrugës së Shqipërisë për anëtarësim në BE, ndërsa shtoi se kjo

qasje, do të jetë edhe më aktive në vazhdim. Ai theksoi se Austria do të ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit dhe për këtë do japë shumën 200 mijë euro. “Agjencia austriake do t’i japë 200 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Mund t’ju sigurojë se Austria do t’i ndihmojë miqtë tanë këtu në Shqipëri. Qëndrimi i Austrisë është shumë i qartë dhe ne duam të hapet drita e gjelbër me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, sepse ju e dini se nuk ka unanimitet në Këshill, por ajo që duhet thënë është se Austria do të mbështesë Shqipërinë. Ne do t’ju ndihmojë në të gjitha mënyrat. Këtu keni një ambasador që është shumë i mirë dhe ju jeni në duar të mira. Mund ta përdorni ambasadorin e Austrisë këtu. Ne do të përpiqemi që në fushën ekonomike

marrëdhëniet tona do t’i dërgojmë më tej bashkëpunimet”-tha ministri austriak. Po ashtu, ai tha se Kosova është një realitet, pavarësisht se disa vende të Bashkimit Evropian vijojnë të mos e njohin. “Kosova është një realitet, shumica e vendeve e kanë njohur, por ka disa shteteve të BE që nuk e kanë njohur. BE ka mundur të ndjekë një politikë koherente ndaj Prishtinës dhe Beogradit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë. Duhet të presim për formimin e qeverisë në Kosovë, para se të mbajmë një qëndrim”, ka thënë kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg. Ministri austriak gjithashtu shprehu solidaritetin dhe angazhimin e Austrisë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti. “Agjencia Austriake për Zhvillim do të japë 200 mijë euro për të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në Shqipëri”, tha ai.

Në vend të pragmatizmit kanë zgjedhur tifozerinë partiake, në vend të zgjidhjes për veten dhe vendin, kanë zgjedhur luftën partiake, në vend të dritës në fund të tunelit kanë zgjedhur verbërinë e nacionalizmit të maskarenjve. Ndërsa pranonin rezultatin e zgjedhjeve, asnjë nga kryetarët e partive nuk e dha dorëheqjen. Shenja më e qartë se Kosova nuk fitoi. Kryetarët e gjithë partive po shtrëngojnë më shumë se kurrë karriget dhe po gjuajnë koalicionet që të dalin përsëri të fituar kundër Kosovës. Të marrin copën e tyre të tortës. Ndërsa ata do ta rindajnë përsëri vendin në copa, qytetarët do të marrin rrugën e emigracionit. Kur nuk e bën dot gjen një atdhe të gatshëm. Fundja vetë votuan që ky të jetë atdheu i hajdutëve.

DEPUTETI SOCIALIST

Ervin Bushati: Klima për negociatat mbetet pozitive

D

eputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushtati i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, foli dje për procesin e hapjes së nego ciatave Shqipëri-BE, ndërsa u pyet edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai u shpreh besimplotë se Këshilli i Europës në 18 tetor do të votojë pro hapjes së negociatave, pavarësisht se brenda BE ka sot vende që janë skeptike ndaj anëtarësimeve të reja. “Politikisht dyert e Europës janë të hapura. Palët skeptike janë pak, një apo dy shtete. Shpresoj që përgjigja e Francës dhe Macron do të jetë pozitive. Klima duket pozitive. Është Franca ajo që është kryesore dhe ajo kam përshtypjen që do ndikonte edhe në vendimin e Holandës”-tha ai. I pyetur se si do të vijojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, kur tashmë Albin Kurti dhe Vetëvendosje do qeverisin Kosovën, deputeti i PS u shpreh: “Më vjen shumë mirë që procesi i zgjedhjeve ishte i qetë. Ata kanë një sistem me disa parti, që nuk kanë një maxhorancë të qartë. Shpresoj se gjithçka të shkoj mbarë, sepse kjo i duhet më së shumti Kosovës dhe kjo është një provë e dytë që duhet kaluar. Zhvillimi i demokracisë dhe hapi institucional që duhet kryer është shumë më i rëndësishëm se programi politik i vendit. Marrëdhënia jonë me Kosovën mund të përmirësohet. Kemi sot një marrëdhënie që para dy dekadash nuk ekzistonte. Kanë qenë më shumë si marrëdhënie vëllazërore. Kjo hap horizonte të reja në ekonomi dhe shoqëri. Do të shkojmë gjithmonë drejt përmirësimit, sepse natyra e kombit tonë është drejt integrimit social si dy shtete brenda Evropës”, u shpreh deputeti socialist Ervin Bushati.


KOSOVE

11 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Kreu i Vetëvendosjes: Lista serbe në opozitë së bashku me PDK-në

K

ryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se në negociatat për bashkëqeverisje me LDK-në, pret për të parë se cilat pozita do t’i kërkojë LDK-ja. I ftuar në KTV, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme. Para pak orësh edhe Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin. Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish. Sipas tij, po të mos arrihet marrëveshja me LDK-në, duhet të shkohet në zgjedhje, ndonëse thotë se PANi di të bëjë manovra të ndryshme duke provuar të bëjë diçka me LDK-në, por se, sipas tij, kjo do të ishte “dhuna më e madhe e vullnetit të popullit”. “Jo, nuk ekziston opsion tjetër. Nuk mund të zëvendësojmë LDK-në tash me PAN-in. Unë do të filloj bisedimet me LDK-në, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimisht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vull-

Albin Kurti: Nëse nuk bëhet me LDK-në, sërish zgjedhje

netit të popullit. Në kampin e PAN-it kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK-në”, u shpreh Kurti në intervistë. Duke folur për mundësinë e mos-futjes së Listës Serbe në qeverinë e tij, Kurti tha se nuk mundet t’i afrojë deputetët e kësaj liste, që

KRYETARI I LDK-SË

Mustafa: Me Kurtin do të vazhdojmë aty ku e lamë para zgjedhjeve

K

ryetar i LDK-së, isa Mustafa ka thënë se këto ditë do të takohet me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të diskutuar për mundësitë e bashkëqeverisjes. Pas numërimit të plotë të votave të rregullta, VV-ja kryeson me rreth 5 mijë vota para LDK-së. Mustafa ka thënë tani se LDK-ja ka marrë përkrahje të gjerë nga qytetarët dhe se janë ndëshkuar ata që kanë qeverisur keq. “Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave”, ka shkruar dje Mustafa. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mustafa bën me dije se pas pak ditësh do të takohet me Kurtin për të vazhduar aty ku e ka lënë para fillimit të procesit zgjedhor. “Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, theksoi Mustafa. Kurti e Mustafa kanë zhvilluar disa takime para zgjedhjeve të së dielës, me synimin për të arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Por në fund, të dy partitë hynë të vetme në zgjedhje me deklarimet se e shohin njëra-tjetrën si partneren numër një në rast se fitojnë zgjedhjet. Kjo deklaratë e Mustafës erdhi pas takimit që ai pati me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Gjatë ditës së djeshme, ambasadori Kosnett u takua edhe me vetë Albin Kurtin.

s’e njohin Kosovën, para serbëve tjetër të Kosovës, si Nenad Rashiqi, që e njohin Republikën e Kosovës. “Unë prej se jam në politikë, jam munduar që të kem ideale në politikë. Dmth, jo vetëm të mbaj interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë, por të kem etikë. Unë

nuk kam provuar asnjëherë që të filloj nga e mundshmja e të gjej më të mirën, por të diskutoj çka është më e mira. Më e mira do të ishte PDK-ja dhe Lista Serbe të jenë në opozitë. Këto dyja nuk janë parti, por janë shtete. Për të pasur shtetndërtim demokratik, na duhet Lista Ser-

be dhe PDK-ja në opozitë. Do të ishte e pamoralshme të kontaktoj e loboj me Listën Serbe kur i kam mesazhet e Rashiqit e Nikoliqit që më urojnë fitoren në zgjedhje. Kemi serbë në Kosovë që thonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Unë do t’i filloj besimet me ta. Është mirë ta sfidojmë Listën Serbe që ata do ta votojnë një serb jashtë Listës Serbe. S’kam biseduar ende me serbët. Do të filloj me LDK-në, pastaj me të tjerët. Të gjitha partitë joserbe më kanë uruar, por jo edhe liderët e partive shqiptare. Pse t’i marrim Rikallon e këta, duke e pasur Nenad Rashiqin. Unë nuk jam i interesuar t’i shtyp ata (Listën Serbe), por t’i çliroj nga Beogradi. Në seancën e parë konstituive nuk mund të mos kem preferencë për serbët të cilët nuk thonë as ‘Kosova e Metohia’, e as ‘institucionet e përkohshme të Kosovës’, e që nuk e quajnë UÇK-në terroriste. Duhet t’i kemi sekuencat të qarta. Duhet të mësyjmë atë që është e mirë, fillimisht”, u shpreh kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

Koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar ende pragun zgjedhor. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Nuk ka rinumërim të votave në Kosovë, hidhen poshtë ankesat e PDK-së, LDK-së dhe Nismës

P

aneli Zgjedhor për Anke sa dhe Parashtresa në Kosovë ka njoftuar se janë hedhur si të palejuara ankesat e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëve të votimeve. “Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr. 350/2019, të paraqitur nga subjekti politik PDK, Anr. 351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr. 353/2019, e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hedhur si të palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP-it. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, partia fituese ësh-

të Vetëvendosje me 25.50 për qind të votave, e dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 11.67 për qind të votave, kurse Lista Serbe ka marrë 6.61 për qind. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në nivel vendi.

Kërkesa për rinumërim është bërë me pretendimin se ka pasur defekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka lënë një rubrikë mangët dhe sipas LDK janë bartur votat tek subjektet e tjera sidomos minoritare. Sipas rezultateve preliminare, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar ende pragun zgjedhor. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.


AKTUALITET SHËRBIMET “Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja e provave për ndjekjen e rastit nëpërmjet drejtësisë penale dhe shërbimet psikosociale, ofrohen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe nga profesionistë të specializuar veçanërisht për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale”.

12 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Dhuna seksuale është njëri prej aspekteve të dhunës me bazë gjinore. Në 8 muaj janë raportuar 3184 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 1924 kërkesë padi për mbrojtje

Qendra “Lilium”, Manastirliu: Trajtim socio-shëndetësor për viktimat e dhunës seksuale

V

iktimat e dhunës seksu ale nuk janë vetëm, për to ka një qendër që financohet nga shteti dhe që garanton ofrimin e shërbimeve të integruara socio-shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës ku u prezantua anketa e OSBE-së ‘’Mirëqënia dhe Siguria e Grave’’, theksoi se deri tani janë trajtuar 23 raste të dhunës seksuale, 11 prej tyre janë fëmijë. Sipas saj, sa më shumë prezantohet kjo qendër në të gjitha nivelet aq më shumë kërkohet shërbimi i saj i specializuar. Dhuna seksuale është njëri prej aspekteve të dhunës me bazë gjinore. Sipas të dhënave të 8-mujorit të vitit 2019, janë raportuar 3184 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 1924 kërkesë padi për mbrojtje. ‘’Shifrat tregojnë se fenomeni i dhunës me bazë gjinore është ende një fenomen që mbetet shqetësues. Me ligjin ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’’, i përmirësuar gjatë vitit të fundit, synojmë rritjen e

denoncimeve dhe një reduktim të dhunës në familje dhe mbrojtje më të madhe për personat në marrëdhënie familjare por edhe mbrojtje të fëmijëve si në situatën kur dhunohen ashtu kur janë dëshmitarë’’. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se nëpërmjet Fondit Social, do të financohen më shumë shërbime për gratë. ‘’MSHMS po financon

për herë të parë Linjën e Këshillimit për gratë, e cila ofron shërbim këshillimi për viktimat e dhunës me bazë gjinore’’. Duke theksuar se vitet e fundit Qeveria Shqiptare është angazhuar seriozisht për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare dhe luftën kundër dhunës në

ANKETA

familje, Manastirliu u shpreh se: ‘’Renditja e sapopublikuar e UN e rendit Shqipërinë nç vendin e pestë në Botë për pjesëmarrjen e grave në qeverisje -ku gjysma e kabinetit janë gra- tregon për një angazhim konkret të qeverisë shqiptare në çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri’’. Aktualisht mekanizmi kombëtar i

SITUATA “Deri tani janë trajtuar 23 raste të dhunës seksuale, 11 prej tyre janë fëmijë. Sipas saj, sa më shumë prezantohet kjo qendër në të gjitha nivelet aq më shumë kërkohet shërbimi i saj i specializuar. Sipas të dhënave të 8-mujorit të vitit 2019, janë raportuar 3184 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 1924 kërkesë padi për mbrojtje”. referimit të rasteve të dhunës ofron një qasje të integruar të shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës dhe siguron mbrojtje dhe mbështetje për to në nivel vendor. Janë ngritur 39 Mekanizma të Koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje, ndërsa 9 mekanizma janë në proces për tu ngritur në bashkitë Devoll, Malësi e Madhe, Ura Vajgurore, Maliq, Has, Divjakë, Dropull, Fushë-Arrëz, Selenicë, Kucovë, Rrogozhinë. Ministrja kërkoi shpejtimin e procesit për ngritjen e mekanizmit të referimit të dhunës në familje në çdo bashki, si përgjigje e menjëherëshme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës. Të gjitha shërbimet e kujdesit shëndetësor, ekzaminimi mjeko-ligjor, mbledhja e provave për ndjekjen e rastit nëpërmjet drejtësisë penale dhe shërbimet psikosociale, ofrohen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend dhe nga profesionistë të specializuar veçanërisht për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

SITUATA

Dhuna ndaj grave, 22% nuk tregojnë nga turpi G

ratë shqiptare nuk e denon cojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Turpi, frika nga dhunuesi, mungesa e besimit tek institucionet dhe mungesa e mbështetjes financiare, vazhdojnë t’i pengojnë gratë. Ky është rezultati i anketës ‘’Mirëqenia dhe siguria e grave’’ e zhvilluar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Sektori

Gjinor i OSBE-së në Vjenë dhe që u prezantua për publikun shqiptar. Në Shqipëri, kërkimi përfshiu një anketë përfaqësuese të 1858 grave të moshës 1874 vjeç, 14 intervista me ekspertë, 7 diskutime të grupit të fokusit dhe 4 intervista të thelluara me gra që kishin përjetuar dhunë. Sipas anketës, megjithëse dhuna ndaj grave quhet e zakonshme

nga një numër i madh grash të intervistuara, vetëm shumë pak prej tyre i denoncojnë përvojat e tyre apo kërkojnë mbështetje. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se të dhënat e anketës tregojnë qartë se normat kulturore dhe sjelljet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave duhet të ndryshojnë dhe se duhet vepruar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi nevojën për bashkërendim më të mirë mes institucioneve shtetërore. Koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara, Brian Williams, tha se lufta ndaj shkaqeve rrënjësore të dhunës ndaj grave është përgjegjësi e shoqërisë. Drejtuesi i Sektorit Ekonomik dhe Zhvillimit Social në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Andrea Vera, theksoi se dhuna ndaj grave në të gjitha format e saj, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Trefishohet numri i grave që kryen mamografinë Gjatë 2019 është trefishuar numri i grave që kanë kryer mamografinë falas krahasuar me dy vite më parë. Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili thotë se sëmundja e kancerit të gjirit duhet kapur në fazën e hershme. “Tetori Rozë. Ekzaminimi i mamografisë, si një metodë e diagnostikimit me kancer gjiri në fazat fillestare, kryhet në masë në të gjithë vendin. Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën! Koha është tani”,-thonë specialistët e FSDKSH. Gruaja duhet të kontrollojë gjrin mbi 20-vjeç, të paktën njëherë në vit pasi kanceri i gjirit është konstatuar edhe në mosha fare të reja. Në Spitalin Onkologjik sipas një kalendari, këtë muaj ofrohen mamografi për të gjitha gratë dhe vajzat. Megjithatë, profesor Helidoni ka një këshillë: “Mos prisni tetorin, kontrolle duhet të ketë gjatë gjithë vitit”.


KULTURE

13 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Kalaja e Lisussit vizitohet nga turistët e huaj “Këtu shihet qartë historia e gjallë e një populli”, shprehen turistët e huaj, që preferojnë të vizitojnë kalanë e Lezhës. Janë të shumtë vizitorët dhe turistët nga vendi, rajoni dhe bota, që kanë dëshirë të vizitojnë kalanë e Lisussit dhe të njihen me historinë shekullore të një populli me kontribut për lirinë, pavarësinë dhe identitetin kombëtar, veçanërisht nga turistët e huaj nga vendet e Evropës dhe më gjerë, që e preferojnë si destinacion turistik, por edhe si atraksion. Kalaja e Lisussit është e një rëndësie të veçantë për lezhjanët dhe shqiptarët, e vendosur 186 metra lartësi në lindje të qytetit të Lezhës, që i rri atij si kurorë, duke u folur në çdo kohë brezave dhe turistëve për historinë e lavdishme të një populli. Ku vizitori dhe turisti, sheh si në pëllëmbë të dorës krejt bregdetit të Adriatikut, nga kalaja e Rozafës deri në Kepin e Rodonit në Durrës. Ashtu siç e ka cilësuar historiania e famshme bizantine e shek. XII. Ana Komnena: “Lezha është një qytet i ngritur në ajër, ku sheh në të katër anët”. Kalaja e Lezhës është dëshmitare e gjallë e historisë së lavdishme të një populli, por edhe e zhvillimit të pandërprerë në Mesjetë dhe në vazhdim. Ku venedikasit vendosën ta rindërtojnë Akropolin, muret e të cilit ishin akoma madhështore. Por, e veçanta për kalanë e Lezhës,

Aktori Viktor Zhusti vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit në Irak

F

është fakti, se themelet e mureve rrethuese të saj, janë ngritur mbi ato të Akropolit antik të Lisussit të lashtë. Kalaja ka tre porta, të ndërtuara në anën lindore, veriore dhe perëndimore, ku dy portat e para, janë në ato vende, ku ishin edhe portat e Akropolit. Porta lindore, duhet të ketë qenë ajrore. Pas pushtimit nga turqit (1521-1522), Sulltan Sulejmani dha urdhër për ndërtimin e plotë të kalasë së Lezhës, e cila përfundoi së ndërtuari më 1522. Kalaja e Lezhës, përbën sot një prej monumenteve të rëndësishme historike e kulturore, një memorie e gjallë e historisë së lavdishme shekullore të lezhjanëve e shqiptarëve, por edhe të luftërave për liri, pavarësi e identitet kombëtar, veçanërisht nën udhë-

heqjen e Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në fitoret e njëpasnjëshme kundër turqve. Monument historie, kulture dhe memorie në çdo kohë, duke zgjuar kureshtjen dhe interesin e vizitorëve vendas e të huaj, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, që preferojnë të vizitojnë këtë kala, duke u folur me gjuhën e historisë e të qëndresës. Një dëshmitare dhe memorie e gjallë në kujtesën e historisë dhe të qëndresës së një populli për liri dhe pavarësi për çdo qytetar, intelektual, studiues, vizitor apo turist. Një atraksion dhe destinacion e përhershëm kujtese, memorie kombëtare, lirie, identiteti, si vlerë, pasuri e trashëgimi historike kombëtare. Jak Rrozhani

“Kësulëkuqja” shfaqet për fëmijët në Bari të Italisë T

uri “Erdhi teatri” vazhdon rrugëtimin dhe misionin, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Teatri i Kukullave me shfaqjen teatrore “Kësulëkuqja” këtë fundjavë në datat 5 dhe 6 tetor ishte pranë fëm-

ijëve në qytetin e Barit, Itali. Gazetat prestigjioze “La Repubblica” dhe “Corriere della Sera” i kushtuan vëmendje këtij aktiviteti, ku morën pjesë artistët nga Shqipëria. “Përrallat nuk kanë kufij”! Kështu shkruan

“Corriere della Sera” për shfaqjen e Teatrit shqiptar të Kukullave, në Bari. Me ftesë të Shoqatës “Granteatrino”, artistët shqiptarë hapën sezonin artistik të Teatro Casa di Pulcinella në Bari”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti. “Tri shfaqje të mrekullueshme të “Kësulëkuqes”, në datat 5, 6 dhe 7 tetor. Fëmijë e të rritur u mahnitën nga kostumet e muzika shqiptare, ndërsa një vëmendje të veçantë i kushtuan gazetat më të mëdha italiane “La Repubblica” e “Corriere della Sera”, tha Margariti. “Erdhi teatri” është mirëpritur nga fëmijët dhe do të vazhdojë edhe në ardhmen me shfaqje të ndryshme. Turi teatror “Erdhi teatri” filloi gjatë muajit qershor të këtij viti nëpër fshatrat e ndryshme të Shqipërisë.

estivali i Filmit në Irak ka vlerësuar aktorin shqiptar Vik tor Zhusti me çmimin ‘Best Actor’ (Aktori më i mirë), në edicionin e katërt të këtij festivali që u mbajt më 7 tetor 2019. “Slemani International Film Festivl” u mbajt në qytetin Slemani në Kurdistan Irak dhe morën pjesë 154 filma nga 78 vende të botës. Shqipëria garoi me filmin “Delegacioni” ku arriti të marrë çmimin prestigjioz nga aktori Zhusti. Në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificës në vend që të kthehet në vegël të tyre.

Drama klasike japoneze “Noh”, magjeps publikun në Tiranë “Manteli me pupla” dhe “Merimanga e tokës” ishin dy pjesët e interpretuara mbrëmjen e së dielës, nga Teatri Japonez Noh, pasuri Jomateriale e Trashëgimisë Kulturore Botërore, UNESCO. Për gati dy orë pjesëmarrësit kanë shijuar interpretimin e artistëve, shoqëruar me instrumente dhe britma. Sinkronizimi, paraqitja skenike mjaft e lartë, kostumet, mbajtën nën emocione publikun që ka shijuar çdo moment të një shfaqje që të kthente sa larg në kohë dhe afër realitetit. Festivali “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në edicionin e tij të 13-të bëri të mundur që për herë të parë publiku shqiptar të prekte magjinë e Teatrit Noh. Me titra që shfaqeshin në ekran, mistiken që përfaqësojnë dhe një paraqitje skenike mjaft të lartë, Teatri Noh, nisi interpretimin e pjesëve, të cilat kombinoheshin më mënyrë perfekte me instrumentet, veshjet, dhe një mori aksesorësh që mbushën sallën. Me një gjuhë japoneze të lashtë dhe me këtë formë arti të kombinuar mes traditës dhe modernes, Noh, tregoi se si jeta triumfon, se si ëndrrat na shoqërojnë çdo ditë të saj, se si nëpërmjet artit mund të kuptohemi kaq mirë me njëri tjetrit, por dhe me ata që ndodhen në botën tjetër. Me një interpretim dinjitoz, kostume shumë ngjyrëshe që i përshtateshin pjesëve dhe instrumentet që e shoqëronin, teatri Noh, mori duartrokitje nga publiku shqiptar, i cili fal Festivalit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, mundi ti shijonte në Tiranë. Ambasadori i Ambasadës Japoneze akredituar në vendin tonë Makoto Ito, Kryepeshkopi Anastas, drejtues të institucioneve më të rëndësishme të artit dhe kulturës në Shqipëri, artistë, miq të artit, përfaqësues të ambasadave të ndryshme, etj, mbushën mbrëmjen e së dielës sallën e Qendrës Kultrore të Katedrales Orthodokse.


SPORT

14 E mërkurë, 9 TETOR 2019

Mbrojtësi i Atalantës që luan në Seria A shpreson në një rezultat pozitiv ndaj Turqisë

Gjimshiti: Gati të bëj liderin, kapiteni Hysaj është mungesë e madhe B erat Gjimshiti është një ndër të spikaturit në Seria A te skuadra e Atalantës, por në kombëtare ai është kritikuar shpesh herë. Duke folur për mediat nga grumbullimi ai u shpreh se është gati të bëjë rolin e liderit në mungesë të disa lojtarëve. Si po shkojnë përgatitjet ndaj Turqisë dhe sa ju prish punë dëmtimi i Hysajt? Kemi dy ndeshje shumë të vështira, sidomos të parën ndaj Turqisë. Besoj se kemi shanse të vërteta. Në ndeshjen e

kaluar kemi bërë gabime individuale edhe pse bëmë një ndeshje të mirë. Do ta shikojmë si një shans të ri dhe do të japim maksimumin. Për Hysajn me vjen shumë keq që u lëndua parakombëtares, ishte dhe kapiten kur nuk ishte Mërgimi. Besoj do na mungojë, do luajmë edhe për Elsin Jeni mbrojtësi më me eksperiencë, a ju jep kjo më shumë përgjegjësi? Jam gati për të bërë liderin. Kam më shumë se 5 vite që

VENDIMI

jam këtu. Kam bërë eksperienca të mira dhe të këqija. Do të marr përgjegjësi më të madhe. Do shikojmë përpara. A ka diferenca mes Shqipërisë që luajti kundër Turqisë në mars dhe asaj aktuale? U pa dhe në ndeshjen e fundit me Islandës që u ndryshua diçka. Luajmë më të sigurt. Njihemi më mirë me njëritjetrin, a pasur shumë ndryshime në skuadër. Jemi mirë me sistemin e ri që luan trajneri Reja dhe mund të kemi

një shans të vërtetë. Po kaloni një moment mjaft të bukur në karrierë ... Mund të them që është një moment shumë i bukur. Gjërat që i kemi arritur me Atalantën të bën të luash me shumë vetëbesim. Këtë gjë dua të bëj edhe në kombëtare. E di që herët e fundit nuk kam luajtur aq mirë, por shpresoj ta sjellë

atë eksperiencë edhe në kombëtare. Si ju duken lojtarët e afruar rishtazi? Sigurisht që janë gati. Bare ka luajtur shumë mirë. Taulant Seferin e kam ndjekur. E kanë përvojën për të luajtur, do ta kenë shansin për ta treguar veten. Do jetë një shans i vërtetë.

SULMUESI

Taulant Seferi: E prisja ftesën nga kombëtarja, i gatshëm të luajë kudo

N

Ligji i ri i sportit hyn në fuqi, burg për aktet e dhunës në stadiume

H

yn zyrtarisht në fuqi këtë 8 tetor dënimet e reja për dhunën në sport, pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me ashpërsimin e masave për Veprimet e Dhunshme në veprimtaritë sportive. Goditja ose të tjera vepra dhune ndaj sportistëve, trajnerëve apo arbitrave dënohen detyrimisht me burg, siç parashikohet në nenin 274/a të Ligjit numër 7895 në Kodin Penal, ku shkruhet. Neni 274/a Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Përveç ashpërsimit të masave për goditjet një risi absolute tanimë përbëjnë edhe vepra dje që nuk ndiqeshin penalisht, si për shembull hyrja në fushën e lojës nga persona të paautorizuar, apo aq më tepër mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike , fishekzjareve dhe flakadanëve , deri dje fenomene të zakonshme sidomos në ndeshjet e futbollit, por që sot dënohen me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.. Neni 274/b Veprime të dhunshme në aktivitetet sportiv sportivee Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.

jë nga risitë e fundit të grumbullimit të radhës së kombëtares është Taulant Seferi. Talenti 22-vjeçar në daljen e parë për mediat ka rrëfyer mes emocionesh se mezi e priste ftesën nga kombëtarja.”E kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren. Jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivistet që shpresoj ta shfrytëzojmë në ndeshjet e radhës. Ftesën në kombëtare e prisja. Mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për Kombëtaren. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë lojtarësh. Nuk është se kemi

MBROJTËSI

Dëmtimi i Hysajt, Reja thërret goleadorin Hysen Memolla

P

ërfaqësuesja shqiptare ka nisur përgatitjet për transfer tat e 11 tetorit në Turqi dhe atë të datës 14 në Moldavi. Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Edy Reja, me përjashtim të Elseid Hysajt. Prej frakturës së pësuar në kraharor, mbrojtësi i Napolit, i cili ishte projektuar si kapiten, do t’i humbasë dy sfidat e radhës në kualifikueset e “Euro 2020”. Fillimisht u mendua se nuk do ta zëvendësonte asnjë, por më pas trajneri italian ka ndryshuar mendim, teksa mësohet se në vendin e tij është thirrur mbrojtësi i majtë, Hysen Memolla, i cili po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku në 7 takime ka arritur të realizojë 3 gola. Performanca e 27-vjeçarit duket se ka bindur trajnerin Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares, për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, teksa mbrojtësi do të bashkohet me grupin aktual të futbollistëve.

punuar taktikisht në 2 stërvitjet e para. Jam duke luajtur si sulmues qendre, nuk e kam problem të luaj edhe anash, në formacionin 3-5-2 të trajnerit. Sidoqoftë kudo që të ketë nevojë skuadra jam i gatshëm”, u shpreh Seferi.

ARBITRAT

Turqi-Shqipëri gjykohet nga një 4-she arbitrash nga Rumania UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në duelin e të premtes në Stamboll të cilët do të jenë nga Rumania. Kryesor do të jetë Ovidiu Hategan, ndërsa asistentë të tij, Octavian Sovre dhe Sebastian Gheorghe që do të veprojnë si arbitra anësorë ndërsa gjyqtar i 4-t ësh-

të përzgjedhur Sebastian Coltescu. Turqi-Shqipëri do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahces Sukru Saracoglu Stadium që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit. 39-vjeçari Hategan e ka gjykuar Shqipërinë në 11 shtator të vitit 2012 në humbjen 2-0 ndaj Zvicrës në transfertë, sfidë në të cilën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Gokhan Inler me një penallti.


SPORT

15 E mërkurë, 9 TETOR 2019

RRËFIMI

M

arash Kumbulla është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Seria A. 19-vjeçari i lindur në ANGLI

Babai i Marashit: Erdha me gomone në Itali, në verë e donte Juvja

Itali është rritur me moshat e Veronës dhe rikthimi i ekipit në elitë i dha mundësinë të debutojë në Seria A. Paraqitje pozi-

tive dhe një gol i shënuar përballë Sampdorias deri tani. Prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të. Lin Kumbulla ndau mendjen, pagoi paratë dhe u nis me gomone drejt Italisë. Ishte viti 1996 dhe në Shqipëri nuk kishte shpresë. Babai i qendërmbrojtësit rrëfen gjithçka në një intervistë për mediat italiane. “Familja jonë përbëhet nga shtatë fëmijë dhe pothuajse të gjithë jemi zhvendosur në Itali. Vetëm një motër jeton ende në

Shqipëri. Unë kam ardhur me gomone në vitin 1996, duke i paguar 1 milionë lireta skafistit dhe duke rrezikuar jetën time. Djali im nuk e imagjinon dot se çfarë kam hequr. Unë dhe vëllai im, i cili erdhi këtu disa vite përpara meje, nisëm të punonim si muratorë. Kompania jonë e ndërtimit sot punëson 20 persona. Jemi të huaj që punojmë. Djali im mban emrin e gjyshit, të cilin nuk njohu kurrë. Ai vdiq në moshën 49-vjeçare

në një aksident me makinë. Marashi ka mentalitetin e duhur. Është i turpshëm dhe serioz, madje pak më tepër seç duhet. Të gjithë e respektojnë dhe e duan shumë, sidomos Rrahmani. Ka punuar shumë këtë verë mes pishinës dhe palestrës. Kishte një objektiv për të realizuar në kokën e tij. Fusco dëshironte ta merrte te ekipi U23 i Juventusit, por Verona nuk hoqi dorë nga ai”, ka deklaruar Lin Kumbulla, babai i Marashit.

“La Gazzetta dello Sport” i ka dedikuar një speciale qendërmbrojtësit të kombëtares sonë

Marash Kumbulla, një mur që të bën keq dhe vendos rekorde Nga Rozalb Lika

M Profecia e Guardiolës që duket se po penalizon City-in në kampionat

H

umbja ndaj Wolver hampton e ka vendosur Manchester City-in në një situatë aspak të këndshme. Skuadra e Pep Guardiolës u mund 2-0 në shtëpi, teksa tashmë e sheh veten 8 pikë larg nga Liverpooli që kryeson kampionatin. Një distancë që nëse vijohet me këto ritme do të shtohet edhe më shumë, duke marrë në konsideratë faktin që “The Reds” po kalojnë një formë shumë të mirë në kampionat. Në fakt sezonin e kaluar City ishte edhe më larg, 10 pikë, por më pas arriti që të rikuperonte brenda disa javësh shumë pikë, duke arritur që të fitonte edhe kampionatin. Gjithsesi Guardiolën duket se e penalizon edhe një thënie në autobiografinë e tij në vitin 2014 ku shkruante: “Kampionati fitohet në 8 javët e fundit, por humbet në 8 javët e para”. Në 8 javët e para të këtij sezoni City duket shumë i distancuar, jo vetëm në aspektin e pikëve. Tashmë Guardiolën tifo që shprehja e tij e thënë në vitin 2014 të jetë e gabuar.

arash Kumbulla është një nga futbollistët më të përfolur në Itali. Gazeta më e madhe sportive në vendin fqinj, “Gazzetta dello Sport” i ka dedikuar një speciale qendërmbrojtësit të kombëtares sonë që luan te skuadra e Veronës. “Një mur i lart dhe solid para portës së Marco Silvestri. Mbrojtja e Hellas Veronës është e dyta më e pamposhtur në Seria A, pas Interit të Contes. Emrat e tyre nuk janë ndër më të njohurit në Itali: Rrahmani, Gunter, Kumbulla, një trinom i pamposhtur, pasi në 7 ndeshje kanë pësuar vetëm 5 gola. Nga eksperti Gunter te qëndrueshmëria e Rrahmanit, spikat mbi të gjitha Marash Kumbulla, i cili të shtunën e kaluar shënoi një gol historik, duke u bërë mbrojtësi i parë i ditëlindjes 2000 që arrin të shënojë në Seria A. Ai ka lindur në Peschiera del Garda, më 8 shkurt të vitit 2000, dhe u rrit në ekipin e të rinjve të ver-

dhebluve. Që në moshën 16 vjeç stërvitej me ekipin e moshave, dhe disa muaj më vonë u kthye në një elementë stabile. Në Angli futbollistët si ajo i quajnë si “heronj lokal”. Kumbulla ka lindur në Itali, por ka prindë shqiptarë, ndaj dhe ka dy pasaporta. Sezonin e kaluar luajti vetëm në një ndeshje në Seria B, ndërkohë që këtë vit e ka nisur

me rekorde në Seria A. Reja ka shprehur besim ndaj tij duke e futur në listë në dy grumbullimet e fundit, edhe pse deri më tani nuk ka debutuar ende. Me Ivan Juric Kumbulla ka luajtur në 5 ndeshje nga 7 në total, (plus një në Kupën e Italisë), por pavarësisht besimit që ka shprehur nga trajneri kroat, një nga problemet e hasura fillimisht

kanë qenë kartonët. Dy të verdhë në katër javët e para dhe një karton i kuq ndaj Udineses. Sigurisht kjo mund të shpjegohet edhe me mungesën e përvojës, por për një 19-vjeçar që arrin të vendos rekord duke shënuar golin e parë në këtë moshë në 5 kampionatet kryesore, gjithçka mund të harrohet”, shkruhet në specialen dedikuar Kumbulla-s.

ISH-SULMUESI

Bogdani: Kumbulla luan si veteran, e dija që do të arrinte në nivele të larta T

rajneri i kombëtares U-19, Erjon Bogdani së fundmi ka dhënë një intervistë për “Calciohellas”, duke komentuar formën fantastike të Marash Kumbullës në Seria A që në sezonin e parë. Ish-sulmuesi si një njohës i futbollit italian ka dhënë mendimin e tij për talentin shkodran. “Fillimi i sezonit për të ka qenë i shkëlqyer, po luan si një veteran. Nuk mendoja se do të bënte kaq mirë, ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme. Këtë sezon ka pasur rritjen e duhur dhe be-

simin e trajnerit. Për këtë arsye mendoj se ka marrë komplimente të shumta në Itali pas golit dhe ndeshjes shumë të mira ndaj Sampdorias. Është një shtyllë në mbrojtjen e Hellas Verona-s. Me mua ka luajtur dy sezone të shkëlqyera te U-19 dhe e kam parë si një futbollist që kishte cilësi për të arritur në nivele të larta. Gjithmonë kam dërguar raporte pozitive për të në FSHF, duke evidentuar se është një futbollistë që duhet ndjekur me kujdes. Merita është e Juric, por edhe e vetë

lojtarit. Përtej madhësisë së tij fizike, ka këmbë të mira, arrin të godasë mirë me kokë. Kur je me një trajner si Juric, nuk arrihet me objektivin se ai luan lojtarët e rinj, por ata që e meritojnë për të zbritur në fushë. Modeli Chiellini? Kam luajtur ndaj Giorgion dhe është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Në karrierën e tij gjithmonë ka pasur rritje. Marashi ka treguar se është shumë i fortë me kokë dhe i shpejt për të lexuar situatën”, deklaroi Bogdani.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Jashtëm të Austrisë: Pro negociatave

P

residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. Kreu i Shtetit e falenderoi Ministrin Schallenber për mbështetjen që Austria vijon t‘i japë pa rezerva procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se “Austria

ishte një prej vendeve që nënshkroi letrën mbështetëse për çeljen e negociatave me

AMBASADORI I RI

P

residenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në një takim, Ambasadorin e ri të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramaric, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Kramaric për një bashkëpunim të ngushtë në përm-

bushje të misionit të tij në Shqipëri. Gjatë takimit Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore me Kroacinë, të cilat janë model për rajonin tonë. “Këto marrëdhënie, tashmë të një Partneriteti Strategjik, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e bazohen te përparësia jonë e për-

Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Presidenti vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre. Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, si dhe çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që

16 E mërkurë, 9 TETOR 2019

eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vend. Presidenti e falenderoi Ministrin Schallen-

ber për angazhimin e menjëhershëm, solidaritetin e treguar dhe ndihmat humanitare të autoriteteve austriake për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.

Presidenti Meta: Partneritet strategjik me Kroacinë në politikën e jashtme bashkët e politikës së jashtmekontributi për një rajon të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë dhe vizioni i përbashkët euroatlantik”, – u shpreh Kreu i Shtetit. Duke ju referuar kontributit të Diasporës shqiptare në zhvillimet dhe progresin e Kroacisë, Presidenti Meta vlerësoi se ajo është një urë e vërtetë miqësie që mund të shërbejë për të nxitur më tej lidhjet tona dhe marrëdhëniet në çdo fushë. Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi se ka ende potencial të

pashfrytëzuar sa i përket shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. “Duhet të angazhohemi bashkërisht në rritjen e tyre, për t’i paraprirë investimeve, duke patur parasysh potencialin e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit”, - theksoi Kreu i Shtetit. Kreu i Shtetit falenderoi autoritetet kroate për angazhimin e menjëhershëm pas tërmetit të 21 shtatorit, solidaritetin e treguar dhe dërgimin

e ndihmave humanitare. Gjithashtu, Presidenti Meta e falenderoi Ambasadorin Kramaric për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

shoh zhvillimin dhe besoj se kjo është një gjë shumë pozitive, është diçka që njerëzit këtu duhet ta vlerësojnë që gjithçka po ecën para”, tha ministri Schallenberg. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi mikun austriak për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në të gjitha sfidat e zhvillimit dhe integrimit. “Është

një kënaqësi shumë e veçantë që kam një mik shumë të shtrenjtë, ministrin e jashtëm të Austrisë, një vend mik, një vend partner, një vend avokat i Shqipërisë në sfidën që kemi përpara për integrimin në BE. Ashtu siç ramë dakord me Aleksandrin, është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, por gjithashtu edhe qytetet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Austria avokate e përhershme e Shqipërisë

Schallenberg: Sa herë që vij në Tiranë shoh zhvillim,

S

hqipëria është në rrugën e duhur drejt hapjes së ne gociatave për integrimin në Bashkimin Europian dhe zh-

villimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit është treguesi më i qartë për përkatësinë perëndimore të vendit tonë. Ky ishte mesazhi që

përcolli ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg në takimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke konfirmuar mbështetjen pa kushte të Austrisë për rrugën europiane të Shqipërisë, Schallenberg vlerësoi në mënyrë të veçantë ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në Tiranën me diell, për të takuar kryebashkiakun, ministrin e Jashtëm, Kryeministrin dhe Presidentin. Është një kënaqësi e madhe! Është hera e pestë apo e gjashtë që vij në Tiranë dhe çdo herë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.