CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
SPECIALE E VITIT
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 310 (8441)
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
E diel, 30 Dhjetor 2018
1
Çmimi 30 Lekë
Redaksia online www.kohajone.com pas një votimi prej 29 ditësh shpall fituesit e Njeriut të Vitit 2018 në Politikë, Biznes, Televizion dhe Gazetari i Vitit
“Koha Jonë” shpall Njeriun e Vitit 2018 ERION VELIAJ
KADRI MORINAJ
ALKETA VEJSIU
MARIN MEMA
Politikani i Vitit 2018
Biznesmeni i Vitit 2018
Moderatorja e Vitit 2018 NDRYSHIMET NË QEVERI
Veton Surroi mbron Bushatin dhe flet për ndikimin e Thaçit në largimin e ministrit
FAQE 8
Gazetari i Vitit 2018 PROTESTA
Emigrantët para Kryeministrisë: Shqiptarë çohuni!
SPECIALE E "KOHA JONË"
FAQE 7
Ngjarjet kryesore të vitit që lamë pas në politikë, art dhe sport
FAQE 9-32
ju uron
Gëzuar Vitin e Ri 2019
NJERIU IEVITIT SPECIALE VITIT 2018
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
2
Kadri Morinaj
Biznesmeni i Vitit U lind në Natën e Kadrit, shoqëruar me krismën e pushkës, sipas zakonit. Prej kësaj nate të mirë mori dhe emrin, që duket se do t’i sillte fat gjatë gjithë jetës. Bëhet fjalë për njeriun me natyrë ambicioze, Kadri Morinaj, i arsimuar në administrim biznesi i cili nisi rrugën e sipërmarrjes në vitin 1990, me kompaninë “Euro-Alba”. Më pas, emri i tij u lidh me posedimin e njërit prej ambienteve më të njohura në Tiranë, Bar - Restorant Piazza. Nga viti 2000-2004, aktiviteti i tij u shtri në fushën bankare, si aksioner në disa banka prestigjoze në Shqipëri, ndërsa, më pas, u bë një nga aksionerët e kompanisë telefonike T-Mobile. Në vitin 2004, Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në një fushë të re, pasi ambicia e tij ishte dhe për industrinë e sigurimeve. Ia arriti qëllimit, duke blerë kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”. Në vitin 2006, shoqëria “Dukagjini” e shndërroi emrin në EUROSIG, një kompani me kapital tërësisht shqiptar. Shumë shpejt EUROSIG zuri një vend nderi në tregun shqiptar të sigurimeve, duke u shtrirë në të gjithë territorin e vendit me 22 degë dhe më shumë se 230 agjenci e pika përfaqësimi. Sot ofron paketa të
plota shërbimesh dhe aktivitetesh, duke u renditur në kompanitë më prestigjoze. Ambiciet e Kadri Morinaj nuk mund të ndaleshin me kaq. Kompania me trendin më të lartë të rritjes në Shqipëri nuk mund të rrinte vetëm brenda kufirit administrativ të Shqipërisë, por duhej shtrirë edhe më gjerë në rajon, ku ka shqiptarë, por edhe më tej. Me iniciativën e tij gjatë vitit 2015, EUROSIG shtriu investimet edhe në Kosovë, për të zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve. Ndërkohë, për të katërtin vit rresht, EUROSIG është klasifikuar si kompania me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me ritmet më të larta të pagesave të dëmeve. Viti 2016 ishte sërish i suksesshëm në sipërmarrjet dhe iniciativat ambicioze të presidentit Kadri Morinaj.Ndërsa rritet çdo ditë në bizneset e tij, ku sot janë të punësuar mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin ku të punësuar janë edhe njerëz me aftësi të kufizuara, në maj të vitit 2016, Kadri Morinaj realizoi një tjetër ambicie të tij, duke e kurorëzuar me blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri. Sfida e radhës për
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
2018 Kadri Morinën është zgjerimi në tregun europian. Kjo, sepse besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së EUROSIG. Puna, përkushtimi dhe ambicia janë sekreti i suksesit të Kadri Morinës, i cili nuk e kishte menduar ndonjëherë se, nga një person që punonte për sigurinë e ish-kryeministrit komu-
fëmijëve dhe në vitin 2007, regjisori shqiptar me famë botërore Sten Dragoti u bë kumbar i djalit më të vogël të familjes, Klarkut. Emri i këtij të fundit nuk është i rastësishëm, i gjetur mes listave me emra, siç mund të bëjë çdo prind për fëmijën e tij. Djali i vogël i familjes Morinaj është quajtur Klark, për nder të Gjen-
njerëzit e thjeshtë. Përkundrazi, si besimtar i denjë dhe njeri me shpirt të madh ai shënon sot një sërë veprash bamirësie dhe filantropie. Ajo çfarë ka qenë më pikantja e që ka përlotur çdokënd që e ka parë e dëgjuar është sponsorizimi i transplantit të mëlçisë së një fëmije 3-vjeçar, i cili,
nist Mehmet Shehu, do të arrinte të blinte vilën e tij, disa dekada më vonë. Profesionalizmi dhe njerëzorja duket se janë sekreti i suksesit të bizneseve të sipërmarrësit Kadri Morinaj. Përkrahësi më i fortë në bizneset dhe sipërmarrjet e Kadri Morinaj, është familja e tij. Ai është babai i 4
eralit Amerikan Wesley Clark, komandant suprem i forcave të NATO-s në Europë, gjatë bombardimeve të aleancës kundër ushtrisë serbe në pranverën e vitit 1999, në Kosovë. Por të qenit një biznesmen i suksesshëm nuk e ka bërë Kadri Morinën të humbasë lidhjet me realitetin dhe
megjithë ndihmën e Morinaj, fatkeqësisht s’mundi të jetojë. Ndër mbështetjet e tij për artin dhe kulturën janë edhe mbi 500 libra të sponsorizuara për botim të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, të rinj e të vjetër, mes të cilëve edhe romanin
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
(Vijon në faqen 6)
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
SPECIALE VITIT 2018 NJERIU IEVITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
3
Erion Veliaj,
Politikani i Vitit Është fakt se sot Tirana ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, po ta krahasojmë me Tiranën e 2015, kur Erion Veliaj erdhi në krye të punëve të kryeqytetit. Ndryshim i cili ka rënë në syrin dhe veshin e shumicës së gazetave e revistave më të njohura të Europës, që nuk i kanë kursyer rreshtat për transformimin e përditshëm të kryeqytetit shqiptar. Që në ditën e parë si kryebashkiak, Veliaj u zotua për t’i dhënë kryeqytetit një frymë të re, më moderne, për ta kthyer në një qytet të jetueshëm për njerëzit. Një nga vendimmarrjet e para të tij ishte pikërisht reformimi i shërbimit të pastrimit publik dhe aksionet për vendosjen e kontrollit në hapësirat urbane, të cilat ishin zaptuar padrejtësisht. Aksion i cili tregoi për vendosmërinë e tij për t’i ndryshuar fytyrën Tiranës, duke nisur me mbajtjen pastër të saj. Sot nuk ka asnjë dyshim se Tirana ka një infrastrukturë shumë herë më të mirë se katër vite më parë. Sheshi “Skëndebej, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri janë dëshmia më e qartë e këtij transformimi dhe se dora ndryshuese e Veliajt ndihet kudo. Krahas rehabilitimit të rrugëve, të cilat kishin vite që nuk kishin njohur ndërhyrje,
për herë të parë Bashkia e Tiranës nisi projektin për korsitë e dedikuara për biçikletat. Një numër i konsiderueshëm blloqesh banimi kanë pësuar një transformim të pabesueshëm edhe për më kritikët, ndryshim që ka prekur thuajse çdo lagje të Tiranës. Filozofia e ndërtimit të qytetit u fokusua tek fëmijët, të cilët janë tashmë dhe avokatët më të mirë të çdo projekti të ri ambicioz të Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të lëmë pa përmendur rikonstruksionin e çerdheve, kopshteve në të gjithë kryeqytetin, ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i japin fund një prej problemeve më të mëdha që nga vitet ’90: mësimit me dy turne. Veliaj i ka shpallur luftë mësimit me dy turne në shkollat e Tiranës dhe zgjidhja po vjen me ndërtimin e 17 shkollave të reja në 2019. Por, pavarësisht skepticizmit në fillim nga shumë persona, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Veliajt ia doli që të ndërtojë kënde lojërash në çdo lagje në kryeqytet, mbi 37, ku më i madhi është ai në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Një vëmendje të madhe i është kushtuar mjedisit dhe rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës. Me Planin
2018 e ri të Përgjithshëm Vendor të Stefano Boerit, Tirana ka nisur punën për Pyllin Orbital, një kurorë e gjelbër me 2 milionë pemë që do të rrethojë deri në 2030-n kryeqytetin. Vetëm në sezonin e fundit ky numër shkoi mbi 150 mijë, një pjesë e konsiderueshme kontribut i qytetarëve dhe i kompanive të ndryshme që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës në këtë nismë. Vetë Veliaj ka marrë lopatën në dorë dhe e shohim në çdo cep të Tiranës duke mbjellë pemë. “Ditët pa makina”, aksionet vullnetare të pastrimit, si dhe kthimi i një sërë rrugësh në pedonale, kanë dhënë një impakt pozitiv në uljen e ndotjes së ajrit.
Vendimi më i rëndësishëm ishte edhe eliminimi i qeseve plastike. Transporti publik, po ashtu, nën kujdesin e Veliajt, i është nënshtruar një reformimi të thellë: është shtuar numri i linjave brenda qytetit dhe flota e autobusëve, çka ka rritur numrin e qytetarëve që zgjedhin transportin publik. Për të promovuar transportin e gjelbër, kryebashkiaku i hapi dritën e gjelbër ardhjes së 4 mijë biçikletave “Mobike”, projekt që realizohet në disa nga kryeqytetet më të zhvilluara, ndërkohë që kushdo që do të pajiset me taksi elektrike, paguan zero lekë taksa. Shumë shpejt edhe flota e autobusëve të transportit publik do të
shndërrohet me autobusë elektrikë duke sjellë zero ndotje për mjedisin. Një vëmendje të veçantë Veliaj i ka kushtuar edhe kujdesit social. Riktheu çekun e bebes, si një mirëseardhje për banorët më të rinj të qytetit, që ishte ndërprerë nga administrata e mëparshme, ndërsa brenda mandatit shpërndau mbi 2000 kredi të buta për familjet në nevojë dhe çiftet e reja. Nëse deri katër vite më parë në kryeqytet nuk kishte asnjë qendër sociale, aktualisht në të gjithë kryeqytetin janë ngritur shtatë të tilla që ofrojnë jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe kujdes të specializuar.
NJERIU IEVITIT SPECIALE VITIT 2018
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
4
Alketa Vejsiu Moderatorja televizive më e suksesshme e vitit
2018 Shqipëri. Të shkruash për Alketën duhen disa numra gazete, ndaj po e mbyllim shkurt: Një diell
Një nga producentet dhe prezantueset televizive më të dashura të ekranit shqiptar. Gjithmonë në prime time, me emisione të rëndësishme me një audiencë të lartë, Alketa Vejsiu ia ka dalë të sjellë në Tv Klan spektakle që kanë qenë shumë të suksesshme. “Në kurthin e Piter Pan 1” ishte risi jo vetëm sepse fitoi audiencën maksimale, por edhe sepse bëri për vete fëmijë e të rritur. Meqenëse sezoni i parë i këtij programi i kaloi pritshmëritë e produksionit, Grabocka dhe Vejsiu kanë ndezur motorët për “Në Kurthin e Piter Pan2”! Alketa Vejsiu ka mbyllur me sukses edhe Dance With Me 5, një spektakël në vëmendjen e të cilit vendosen personazhe të njohur shqiptarë që sfidohen në kërcim me njëri-tjetrin. Alketa Vejsiu ka intervistuar shumë personazhe të njohur, me peshë, por prezantuesja e njohur italiane Paola Perego do të ishte një surprizë në finalen e edicionit të
pestë të DWM 5. Pasi vlerësoi Alketën dhe televizionin Klan në një intervistë në emisionin ‘Maurizio Constanzo Show’ në “Canale 5”, prezantuesja e famshme italiane erdhi enkas për finalen e spektaklit të kërcimit. Në një bisedë të sinqertë përballë publikut shqiptar, foli për karrierën e gjatë në ekran, por edhe për jetën personale. Hapi nuk ndalet. Në finalen e madhe të DWM, Vejsiu zbuloi se e presin projekte të tjera që do t’i bëjë publike shumë shpejt. “Ferma”, një nga produksonet më të suksesshme në vendet ku është transmetuar, pritet që të vijë në Tv Klan, nën firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Por sinjalet lënë të kuptohet qe Alketa diçka po gatuan edhe në industrinë italiane të televizionit! Duke qenë e lidhur ngushtë me ekranin dhe median në tërësi, Alketa Vejsiu është themeluese e revistës “Class”, një nga portalet më të lexuar në
televiziv. Alketa Vejsiu, një femër klas në prezantim dhe në jetë, një moderatore që
shkëlqen në botën e televizionit shqiptar dhe jo vetëm. Diçka po thur ajo edhe në shtetin fqinjë, Italinë!
SPECIALE VITIT 2018 NJERIU IEVITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
5
Marin Mema Gazetari i Vitit
2018 Por përpos “të pakënaqurve”, Marin Mema gëzon me dhjetra çmime e tituj nderi:
Ndërkohë që kishte trokitur mijëvjeçari i ri ndryshime të vrullshme shënuan në median shqiptare duke e transformuar atë njëherë e përgjithmonë. Dritan Hoxha, një njeri me vizion të qartë për atë që donte të bënte, krijoi TV Top Channel, duke mbledhur pranë vetes profesionistë të konfirmuar dhe talente që premtonin. Mes të rinjve ishte edhe gazetari Marin Mema, në atë kohë një student i ri gazetarie. 17 vite kanë kaluar që atëherë dhe karriera gazetareske e Marinit eci dhe u rrit paralelisht me “Top Channel”. Në CV e tij nuk vihen re kalime nga njëra media në tjetrën dhe mesa duket ka zgjedhur të jetë besnik i përhershëm i televizionit që i dha mundësinë e parë. Një TV nga i cili ka marrë shumë, por edhe ka dhënë përkushtimin e tij në krijimin e qindra dokumentarëve dhe reportazheve, duke fituar vlerësimin e publikut që sot vendosi ta shpallë Personazhin e Vitit. Një fond prej 500 reportazhesh dhe dokumentarësh në arkivën e Top Channel mbajnë sot firmën e Marin Memës. Janë realizime në kërkim të gjurmëve shqiptare,
për të mbajtur gjallë e me krenari identitetin kombëtar, jehona e të cilave shpesh është bërë shkak që emri dhe fotoja e Marinit të jenë kryeartikuj të gazetave kryesore, të atyre vendeve që janë ndjerë “të sfiduar” prej punës së tij. Ndërkohë, mjaft të vërteta historike që nuk mund të mohohen kanë qenë jo pa kosto për Marinin, deri në pikën sa fqinjët grekë do ta shpallnin Non Grata në vitin 2012, si person që kërcënonte rendin dhe sigurinë kombëtare të Greqisë!
- Reporteri më i mirë 2011- 2012, zgjedhur nga Akademia e Pavarur e Audiencës - ”Njeriu i vitit 2015", shpallur nga Fondacioni “Harpa” -Titulli i Mirënjohjes nga Organizata “Albanian Roots”, SHBA - Titulli “Hasan Prishtina”, dorëzuar nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj - Gazetari më i mirë i vitit 2014, përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë -Reportazhi mbi fshatin Malbardhë i ciklit “Shqipëria Tjetër” merr vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin “Jacques Chirac” -Çmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar”, Shoqata e Tifozave “Kuq e Zi” - Një nga 10 personalitet e vitit 2016/2017/2018 nga rezultati i sondazhit të publikut në Top Channel - Titulli “Mirënjohja e Labërisë”, Vlorë -Çmimi i mirënjohjes nga “Shoqata e Prodhuesve Shqiptar” me motivacionin për promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare dhe zbulimin e gjurmëve brenda dhe jashtë vendit Së fundi lexuesit e gazetës së parë të pavarur dhe më të madhe në Shqipëri, “Koha Jonë” e kanë përzgjedhur si GAZETARI I VITIT 2018.
SPECIALE VITIT 2018 NJERIU IEVITIT (Vijon në faqja 2)
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Për të vazhduar më pas me mbështetje financiare për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, në Tiranë, rehabilitimin e afreskeve të saj, si dhe rikonstruksionin e shumë objekteve tjera të kultit, si kisha, xhami e teqe në mbarë vendin. Por, Kadri Morinaj, një mysliman i devotshëm, është personi që sponsorizoi drekën, në Restorant Piazza, të Papa Françeskut, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, si shembull i një bashkëjetese të qartë fetare. Duke qenë gjithmonë i gjendur për mbështetjen e artit e kulturës dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Kadri Morinaj u ka shtrirë dorën e ndihmës edhe njerëzve në nevojë, ka financuar dhe financon shumë shoqata si “Shoqata e Jetimëve”, shoqata e fëmijëve që vuajnë nga autizmi, “Fëmijët Shqiptarë”, sponsor gjeneral i Festivalit të Filmit në Durrës, për 3 vjet radhazi nga 2008-ta, por pa lënë pas dore as plagën që e vuan ende sot Shqipëria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit të Gjaqeve në misionin e tyre. Në 27 vjet të karrierës dhe sukseseve të tij në biznes, në fokus të ndihmave kanë qenë shoqatat. Veç të përmendurave më lart, Kadri Morinaj ka ndihmuar vazhdimisht: Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, Tiranë. Shtëpinë e të Moshuarve, në Kamëz, Tiranë. Shoqatën e Fëmijëve Jetimë dhe Fëmijëve të Ngujuar, Shkodër. Fëmijët në nevojë të bashkive Përmet dhe Tepelenë. Shoqatën Kombëtare të të Verbërve. Ndihmë për Rrjetin e Fshatrave të Fëmijëve SOS. Sponsorizim i bursave të studentëve, në Ohër të Maqedonisë. Sponsorizim i bursave të studentëve të ekselencës të Fakultetit të Ekonomisë, pranë UT.
Sponsorizimin e realizimit të disa filmave me tematikë të jetës sociale, të 25 viteve të fundit. Sponsorizime për Shoqatën e të Persekutuarve Politikë në Shqipëri. Sponsorizimin e disa albumeve fotografike shqiptare për promovimin e turizmit në Shqipëri. Mbështetje financiare për këngëtarët e talentuar, në Festivalin e 54-t në RTSH. Mbështetje financiare për Federatën Shqiptare të Volejbollit, në Shqipëri. Mbështetje financiare për shkollën 9-vjeçare të Sopotit, në Bulqizë. Si një njeri që kontribuon çdo ditë në përhapjen e vlerave shqiptare në të gjithë botën, Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila, prej gushtit të vitit 2016, qëndron në Rio de Janerio, përballe statujës së famshme të Krishtit në Katedralen Metropolitane. Njëkohësisht, Kadri Morinaj ka mundësuar edhe realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit, në hotelin “Continental”, në Bukuresht, aty nga ku nisi edhe historia e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë, qindra persona, shkrimtarë, poetë, të njohur e amatorë, përfaqësues shoqatash e organizatash nga më të ndryshmet, por edhe institucione shtetërore, të cilave iu mungon buxheti, trokasin në
zyrën e Kadri Morinaj për mbështetje financiare dhe realizimin e qëllimit të tyre: ndihma për të varfrit, aktivitete për fëmijët, mbështetje për njerëzit në nevojë, apo edhe botime të ndryshme. E, siç bën zakonisht Kadri Morinaj, asnjë nuk del nga aty me duart bosh. Por, për gjithë të mirat dhe ndihmat, për sukseset e tij, për mbështetjen ndaj të tjerëve, Kadri Morinaj është vlerësuar maksimalisht nga shumëkush. Vlerësimi kryesor është suksesi i tij që arrin thuajse çdo ditë në biznes, por, ai i paçmuari, është nderimi që i është bërë dhe i bëhet nga individë, shoqata, organizata dhe institucione nga më të njohurat në vend dhe botë. Si një njeri i suksesshëm i biznesit, Kadri Morinaj e ka nisur serinë e çmimeve dhe vlerësimeve të mëdha
që në vitin 2003, kohë kjo, kur në SHBA, Samiti Botëror “International Awards News York 2003”, i dha çmimin “Excelence and Business Prestige”. Duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj në vend për artin, Kadri Morinaj është nderuar më Certifikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Piktorëve të Shqipërisë, për kontributin e dhënë ndaj tyre. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare “Bytyçi” i ka dhënë Morinaj, çmimin gjeneral “Plisi i bardhë, emblema hyjnore e shqiptarisë”. Me çmimin “Për sipërmarrje të suksesshme” e ka nderuar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, të cilës i shtohet edhe certifikata e mirënjohjes e shoqatës “Helles”, “Për bashkëpunim në eventet artistiko-sociale”. Kompania Klik Expo Group e nderoi më 27 nëntor 2016 me Medaljen “Shqiponja e Artë”, për kontributin e tij në fushën e biznesit në Shqipëri. Filantropi shqiptar Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 të tilla, që jepen për figura të shquara dhe njerëz me kontribute të veçanta, nga Papa Françesku, vlerësim ky i bërë në shtator të vitit 2014. Për kontributet e tij, Kadri Morinaj është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, “Per kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në punësimin e shumë qytetarëve si dhe për
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
6
mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti”. Kadri Morinaj është Qytetar Nderi në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe qytete ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në 3 dhjetor 2016, me nr Prot.,807/16, Vatikani i akordoi Kadri Morinaj çmimin ndërkombëtar, “Akademik Nderi për vitin 2016”. Çmimi iu dorëzua në Romë nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, përkrah shumë personaliteteve të tjera botërore, duke e bërë kështu Morinaj, të parin shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Morinaj u shqua si mbështetës në promovimin e vlerave kombëtare, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar në Shtutgart, më 13 - 15 janar 2017. Në 19 dhjetor 2017 Kadri Morinaj merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të liderëve i organizuar në Oxford –UK ku merr certifikatën e Anëtarit me të drejta të plota i Klubit Ndërkombëtar të Liderëve, nga Asambleja Europiane e Biznesit. E për të vënë qershinë mbi tortë, në vigjilje të ndërrimit të viteve, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori çmimin “Kalorësi i Lartë i Ehlibetit”, akorduar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Është i suksesshëm, bamirës, njeri me ambicie dhe zemër të madhe. Është thjesht Kadri MORINAJ!
SPECIALE E VITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
7
REALITETI I EMIGRANTËVE
Përlotet Genc Sejko: Për kë është kjo Shqipëri?! Fëmijët 18-vjeç varen mauneve
Protesta para Kryeministrisë – Emigrantët, artistët, banorët e Astrit dhe Bregut të Lumit bëhen bashkë
Dita e dytë e protestës, diaspora në shesh: Shqiptarë çohuni P
ër më shumë se dy orë emigrantët shqiptarë protestuan përpara Kryeministrisë, ku përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend. Me protestën e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, janë bashkuar edhe një grup banorësh të Unazës së Re. Po ashtu, në protestë nuk munguan dhe protestuesit që kanë dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk i kishte dhënë leje për zhvillimin e protestës, organizatorët dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit që morën pjesë në këtë protestë përpara kryeministrisë do të apelonin që të ngrihen të gjithë shqiptarët, dhe të mos rrinë kafeneve. “Shqiptarë mos kini frikë të thoni fjalën e tyre në emër të PD-së. Çohuni shqiptarë mos rrini kafeneve as në facebook, sepse prezenca i kall krupën diktatorëve më të egër jo më këtij diktatoruci”, tha me mikrofon aktori i njohur Neritan Lici. Po ashtu, protestës së djeshme i është bashkuar edhe një grup i vogël banorësh të Bregut të Lumit. Ata e nisën marshimin për të vijuar drejt qendrës dhe për t’iu bashkuar tek Kryeministria, ndërsa përgjatë marshimit të tyre në bulevard thërrisnin me megafon: “Kërkojmë djersën tonë, gjakun tonë, legalizimin dhe shpronësimin e shtëpive tona”. Shtëpitë e banorëve në fjalë preken nga projekti i zgjatimit të Bulevardit të ri. Dhe për pasojë ata kanë marrë fletën për lirimin e banesave të tyre që prej të mërkurës së shkuar, por ata mbeten të vendosur se nuk do të largohen pa e marrë dëmshpërblimin. Ndërsa një protestues
Një prej organizatorëve të protestës së diasporës, Genc Sejko është përlotur, teksa ka bërë një deklaratë të fortë para mediave, ku akuzonte një pjesë të tyre se janë të kapura, dhe nuk trajtojnë problematikat e qytetarëve. Duke trajtuar rastin e një 18 vjeçari që ai kishte njohur në Angli, Genci tha se ende sot të rinjtë shqiptarë varen rrugëve, ndërsa shumica e mediave në vend i shërbejnë qeverive që shkojnë dhe vijnë. Duke folur para gazetarëve, Genci nuk i mbajti dot lotët, teksa rrëfeu një episod me një 18-vjeçar nga Tirana që kishte marrë rrugën drejt Anglisë. “Ju jeni pjesa më e madhe e problemit, nuk pasqyroni atë që ndodh. Do vazhdoni të bëheni palë derisa fëmijët tuaj duhet të ikin rrugëve. Hajdeni pranë bashkatdhetarëve tuaj, jeni bërë palë me hajdutët. Ne deshëm me arrit këtë, që ju të transmetoni çështjet e qytetarëve. Unë nuk po them që ju të lini bukën e gojës suaj. Të gjithë ne të bëhemi palë me të mirën dhe me fukarain. Doni që fëmijët të dalin në rrugë? Keni fëmijë? Unë bëj 20 vjet që jetoj në Angli, para 20 vitesh shkova deri në Francë dhe më pas hypa në maune, pagova lekë dhe ika, sot situata është po njësoj. Para se të vija këtu takova Besin, një djalë nga Tirana, që nuk kishte lek me hip në maune. U fut nën maune, 18 vjeç dhe thotë kisha shtrënguar aksin nga frika se do të bija. Të gjithë keni fëmijë, të gjithë keni vëllezër, 18 vjeç. Kisha frikë se do kotesha, do bija dhe do bëhesha copa, tha.Për kë është kjo Shqipëri? Ktheni vëmendjen për ata që janë më afër jush. Nuk janë këta, këta e kanë siguruar veten. Kush është më afër jush?”, u shpreh Sejko.
Deputeti i PS-së
Protesta e diasporës, Pjerin Ndreu: Emigrantë të bashkisë Kamëz
denoncoi dje në media se një pjesë e banorëve janë skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. “Na kanë skualifikuar nga legalizimi dhe shpronësimi që e kanë nxjerrë vetë. Ne do bashkohemi me protestat e studentëve, dhe të emigrantëve deri kur të na shpronësojnë lekët tona. Duam lekët tona për shtëpitë që kemi ndërtuar vetë. Tokën ta mbajë. Duam djersën tonë që e kemi hedhur prej 30 vitesh në Greqi, Amerike, Gjermani, Angli, emigrant i papunësuar nga asnjë lloj sistemi në Shqipëri por vetëm i vetëpunësuar. Duam djersën tonë”- u shprehën banorët. Organizatorët e kësaj proteste, e cila nuk shënoi asnjë akt dhune, kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme, në orën 12:00 para godinës së Kryeministrisë.
DENONCIMI I DHIMBSHËM
Mjeku në protestë: Nuk bëjmë fëmijë sepse nuk e mbajmë dot
G
jatë protestës së ditës së djeshme të organizuar nga emigrantët e di asporës ka folur përballë protestuesve të tjerë edhe një qytetar me profesion logoped, i cili deklaroi se: “Ne nuk jemi një popull i pandërgjegjshëm, por jemi i pa arsimuar dhe i pa edukuar me ndjenjën e reagimit qytetar dhe besimit në vete”. Duke theksuar rëndësinë e shqetësimit që kanë banorët e prekur nga projekti i “Unazës së Re” dhe ai i zgjatimit të bulevardit, mjeku theksoi edhe se: “Nëse dikush mendon se unë jam i paguar po ju them se unë paguaj edhe për të burgosurit për rehabilitimin e tyre. Shanset për ndërtimin e një jetë më të mirë i meritojnë edhe ata”. Më tej pohoi se protesta e diasporës dhe ajo e studentëve është për të rikthyer vëmendjen tek qytetarët shqiptarë. Asnjë politikan nuk mund të jetë mbi popullin. “Fasada për të ndryshuar ministrat nuk pi më ujë z. Kryeministër. Nëse Sajmir Tahiri e mbushi vendin me drogë, sot me firmën tënde ai po tenton të rikthehet në politikë dhe jo të shkojë në burg, atje ku e meriton. Unë me bashkëshorten time po sakrifikojmë, sepse nuk po bëjmë një fëmijë dhe të krijojmë një familje, sepse nuk kemi ende mundësi t’i sigurojmë atij një të ardhme”- shpreh protestuesi. Qytetari e akuzoi kryeministrin se ka 6 vjet që qeveris dhe bën sipas tij gjoja reforma, por që deri sot ka treguar se ka futur njerëzit e vet në punë.
Në një kohë kur emigrantë shqiptarë protestojnë prej tre ditësh para Kryeministrisë, vjen një reagim nga kampi i socialistëve. Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” ironizon protestën e diasporës, ndërsa i cilëson “emigrantë të bashkisë Kamëz”. Në këtë linjë ai ka ironizuar edhe banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit, të cilët edhe sot protestuan për dëmshpërblimet, ndërsa i etiketon si “ca të frymëzuar partiakë”. “Emigrantë të bashkisë Kamëz dhe ca të frymëzuar partiakë që kanë humbur vulën e hajdutllëkut me ikjen nga pushteti në 2017-ën, i shikoj në Bulevard! Na hapën barkun tu harxhu lekë për të mbushur sheshin. Të ndihmonin ndonjë familje në nevojë, sa vrerosen pa ditë as ata përse!”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti socialist Pjerin Ndreu.
SPECIALE E VITIT NDRYSHIMET NË QEVERI
Veton Surroi mbron Bushatin dhe flet për ndikimin e Thaçit në largimin e Ministrit
Largimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati nga kryeministri Edi Rama ka shkaktuar reagime dhe indinjatë jo vetëm mes diplomatëve dhe ekspertëve të politikës së jashtme në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Veton Surroi, një nga zërat më me ndikim në opinionin publik në Prishtinë, në një reagim në rrjetet so-
ciale e vlerëson Bushatin për maturin e tij diplomatike dhe mbrojtjen që i ka bërë çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në komentin e tij, Surroi thotë në mënyrë të qartë, për herë të parë, se Bushati ka mbrojtur interesat e Kosovës jo vetëm kur është sulmuar nga Serbia, por edhe kur Kosova
OPINION Nga Lorenc Vangjeli
N
ëse basti i Edi Ramës ishte që të habiste gjithkënd me befasinë e ndryshimit të qeverisë, padyshim që këtë bast e fitoi kundër të gjithëve. Gjithkush në Tiranë u habit me kriterin që zgjodhi për largimin e ministrave që i hoqi duke i lëvduar dhe askush nuk gjeti ndonjë kriter që do të bënte bashkë në tryezën e Edi Ramës, zëvendëskryeministrin Erion Braçe me ministren e arsimit Besa Shahini. Edi Rama e pati shumë të vështirë të largonte dy superministrat, qoftë Damianin, qoftë Arbenin. Me të parin, minimalisht zgjodhi të përmendë stabilizimin e sektorit energjitik, një revolucion i pabesueshëm deri dje që e bëri energjinë mall që paguhet dhe hapjen e kantiereve të rrugëve të reja. Përmendi dhe rezultatet politike, në Vlorë e Dibër, bashkë me kostot e ndeshjeve me opozitën e mundur njëlloj edhe në Vlorë, edhe në Dibër. Për të dytin Rama fajësoi kryesisht median që nuk kishte pasur sy për të parë sukseset dhe rritjen e ekonomisë, por megjithatë e largoi me të njëjtin motivacion: pesë vjet në detyrë. Në një lloj kuptimi Rama do të duhej të ishte kritikuar për kredencialet e dikurshme të Linditës që e imponoi si ministren e tij dhe padyshim duhet pyetur tani pse e largoi ndërkohë që i vlerëson reformën që ka drejtuar në arsim. Ditmirin e ka konsideruar më shumë se njëherë bashkaksioner të rëndësishëm në politikën e jashtme ku vetë Rama, për shkak të vokacionit individual, shpesh luante si violinë e vetme dhe e parë, por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që ministri i jashtëm të kalonte mbi stekën e pesë vjetëve në detyrë. Nikon që e mori në Tiranë dhe e ngriti edhe më lart se vetë Nikoja do të kishte ëndërruar dikur në Korçë, e zbriti shkallë-shkallë duke e larguar fiks në momentin që ai po shndërrohej
pa kthim në burokratin serioz, të dobishëm e të nevojshëm të qeverisjes së majtë. Mbrojti me fanatizëm Mirelën dhe i doli për vetë zot ministres së tij kur protestonin artistët për teatrin dhe duke mos e lëshuar atëherë kur kishte kuptim ta bënte, e largoi tani kur historia me teatër po ngjan si perde e mbyllur teatri. Për zëvendësen e tij ka pak për të thënë, erdhi dhe iku vetëm si vullnet vetjak i kryeministrit, pa e ditur as Senida dje pse erdhi dhe pa i thënë as Rama sot se pse e hoqi. Në histori të tilla përmbysjesh, është e kuptueshme që të ikurit janë kasta që harrohet menjëherë dhe diskutohen të ardhurit. Kjo do të ishte një gjë normale sa kohë që këto ndryshime do të shiheshin vetëm nën optikën e ditës. Të veprimit të momentit. Të martesës së vështirë shqiptare mes shkakut dhe pasojës apo dhe të vendimmarrjes nën presion, siç la të kuptohej kryeministri. Që sipas tij, ishte afruar në sacrifice vetjake dhe modesti të epërme si Jezu Krishti: ktheu faqen tjetër kur e qëlluan studentët me shuplakë në fytyrë. Po të shihen me këtë sy rokadat në qeverisje, ngjan se kryeministri përveç faqes, i ktheu në mënyrë të pakuptueshme edhe shpinën fatit. Të paktën këtë i thanë gjithë ditën edhe kritikët, edhe kundërshtarët e tij. Nëse kryeministri nuk ka gjë tjetër për të fshehur mbas këtyre lëvizjeve, atëherë të gjithë ata do të kishin të drejtë. Hendeku gjithmonë e më i thellë mes mekanizimit politik që prodhon vota dhe zgjedhjeve teknike që i pasojnë, është në fund të fundit, në dëm të vetë kryeministrit. Po kështu, duke hequr të gjitha barrierat njerëzore dhe gjithë siguresat politike që i garantonin distancë qoftë me zemëratën e publikut, qoftë me betejën e kundërshtarëve, Rama tashmë është tërësisht nerv i zbuluar në një
është sulmuar nga kolegët e tij Kosovarë. “Ditmir Bushati ishte në diplomacinë evropiane një zë i qetë ,i vendosur dhe konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve e të Kosovës jo vetëm atëherë kur këto qenë të sulmuara nga Serbia e aleatët e saj por edhe atëherë (apo sidomos atëherë) kur ato qenë të sulmuara nga kolegët e tij kosovarë (Thaçi, Pacolli e të ngjashëm)”,shkruan Surroi. Publicisti i njohur fut mes njerëzve në Kosovë që kanë sulmuar interesat e shtetit të tyre edhe Presidentin Hashim Thaçi dhe zv/kryeministrin, Behgjet Pacolli. Ky qëndrim lë të kuptohet se pas motive të largimit të ministrit Bushati mund të qëndrojnë dhe politikanët kryesorë të Kosovës.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
8
KRYEMINISTRI
Rama publikon foton nga mbyllja e basteve: Lamtumirë! Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje një foto në Facebook të një bar llotoje teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive. “Lamtumirë”- shkruan Rama në foton e publikuar në rrjetin social. Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara. Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen. Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.
Ndryshimet në qeveri paralajmërojnë zgjedhjet e qershorit dhemballë të thyer. Për ta thënë më thjeshtë, pa Xhafajn e larguar pardje, pa Damianin dhe Arbenin e hequr dje, kryeministri është e vetmja tabelë që duhet të presë shigjetat e sulmeve nga çdo anë që do të vijnë. Nesër do të jetë qesharake, fjala vjen, që studentët të gjejnë vend tjetër për të protestuar, përveç kryeministrisë. T’i kërkosh nesër Ramës që të të japë Besën është tërësisht e kotë. Ai e jep me po të njëjtën lehtësi që e mori dhe e bëri ministre arsimi. Pa përmendur këtu edhe koston e fshehtë me pakënaqësitë zinxhir që ai krijoi me vendimmarjen e tij. Ky ekilibër i ri qeverisës, e shndërron Ramën të paktën formalisht, përballë miqve të mërzitur dhe kundërshtarëve të etur, nga njeriu që premton zgjidhje të problemeve, në problemin e vetëm që duhet zgjidhur. Duke thënë këtë, të gjitha lëvizjet në qeveri, duket se janë në drejtim të kundërt me interesin e Ramës si kryeministër dhe formalisht, edhe me interesin e publikut që tjetër kënd voton dhe tjetër kënd sheh t’i emërohet nga vullneti i një individi gjithmonë e më të pakontrollueshëm nga askush. Por nëse e sheh gjithçka ndodhi, jo si pasojë e presionit publik nga studentët, opozita dhe protestat e dimrit, por si një shkak për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në qershorin e zgjedhjeve lokale, atëherë gjithë historia mer krejt tjetër kuptim. Një skenar me zgjedhje lokale dhe të përgjithshme të parakohshme në të njëjtën ditë, me një ekip qeveritar të cilit anonimati i shndërrohet në batanije që e mbulon atë
vetë, Rama shumëfishon shanset drejt atij që e quan beteja për mandatin e tretë. Për të formalizuar një formule tjetër politike që nxjerr në vijë të parë vijën e dytë të njerëzve me të cilët qeveris dhe duke bërë vetëm gjysmën e mandatit të dytë. Ky do të ishte një akt i guximshëm dhe politik që mund të sillte edhe rithemelimin e klasës politike në vend. Zgjedhjet e parakohshme në qershorin e 2019ës do të ishte guximi i Ramës për të rrezikuar atë që më pas do ta kishte të pamundur për ta fituar. Në këtë rast, Rama do të bënte atë që hezitoi Berisha ta bënte të paktën dy herë gjatë mandatit të tij të dytë, mbas Janarit të Zi të Bulevardit në 2011-ën dhe mbas marëveshjes Rama – Meta të prillit 2013. Puzzle I idesë së fshehtë të kryeministrit do të bëhej i plotë edhe me dy detaje të tjerë, në dukje pa lidhje me njëritjetrin: ndikimi i reformës në drejtësi mbi mëkatarët në politikë dhe Erion Veliaj. E para, cili do të jetë ndikimi i reformës në drejtësi, e cila preu praktikisht gjithë kokat më të rëndësishme të sistemit, një gjë e pamendueshme deri dje. Ky është një fakt e fat që mund të përsëritet dhe me një shpurë deri më sot të paprekshme e të pandëshkueshme politikanësh tradicionalë. E dyta, cila do të jetë Partia Socialiste nesër, në një skenar postRama? Kryeministri është ende në dilemë përballë gjithë llogarive që bëhen në heshtje nga të gjitha palët brenda PS-së. Ky është me të gjitha gjasat, çelësi për të kuptuar gjithçka, për të kuptuar dyert
që hapen dhe dyert që mbyllen. Dilema thelbësore e Ramës është nëse do të vazhdojë të qeverisë Memaliajn, Malësinë e Madhe, Maliqin apo dhe Mirditën e gjithë politikën e jashtme të vendit apo do të qeverisë direkt bashkinë e Tiranës që është në fakt e realisht pothuaj e gjithë Shqipëria? Monika Kryemadhi e përmendi diku mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, por nuk e mbajti shënim njeri. Lulzim Basha ende nuk e ka kuptuar këtë fakt dhe shau ata që ikën dhe injoroi ata që erdhën. Sali Berisha bëri adetin duke u tallur me qytetarin e tij dixhital, një qytetar gjithmonë e më i rëndësishëm i Tiranës, por të cilin as vetë nuk e beson shpesh herë. Ilir Meta ka folur për filozofi tjetër qeverisje. Duke bërë atë që ka ditur të bëjë më mirë se të tjerët: të presë! Është ende herët për të thënë, por edhe kësaj here, si çdo herë, asgjë nuk është ashtu siç duket. Shkrepëtima është kësaj ane, por krisma është gjetkë. Edhe në pragfestat e ndriçuara si kurrë më parë nga Erioni, Tirana po bëhet një qytet në të cilin gjithmonë e më shumë do të mungojë mërzia. Dhe teatri. Dhe krismat. Dhe shfaqjet. Dhe të fortët e krimit të harruar që tashmë nuk i përmend më njeri si rrezik për ish-Bllokun. Tirana është një vend i mrekullueshëm për të jetuar sa kohë që shahu i politikës është sporti ynë kombëtar. Ku shtohen të luajnë me pasion gjithmonë e më shumë diletantë profesionistë dhe budallenj të dobishëm. Jo si lojtarë. Por si ushtarë, kuaj, oficerë e torre që i lëvizin vullnete të fshehtë.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
9
Protestat që tronditën shqiptarët dhe “rrëzuan” Qeverinë brenda një viti Përgatiti Herion Mesi
V
iti që po lëmë pas do të mbahet mend për protestat e panumërta që nisën nga Kalimashi dhe përfunduan në derën e Kryeministrisë. Akuzat e opozitës dhe qytetarëve protestues për një qeveri të korruptuar, inkriminuar, apo edhe të paaftë, morën përgjigje direkte nga vetë kreu i Qeverisë, Edi Rama, i cili vendosi të reflektojë vetëm dy ditë më parë, ditë kur lajmëroi shkarkimin e zëvendëskryeministres dhe 7 ministrave, të cilët i lavdëroi për punët që ata kanë zhvilluar, edhe pse ata ikën pikërisht për shkak të këtyre punëve që kanë sajuar në institucionet që ata drejtonin deri dy ditë më parë. Por ky vit që po mbyllet, mban mbi supe dhe një tjetër bilanc negativ për Qeverinë: refuzimin e Brukselit për çeljen e negociatave, ku tashmë fqinjët tanë duken shumë larg sa i përket perspektivës tonë në familjen evropiane. Dhe gjithçka nisi nga qëndrimi i ashpër i Qeverisë Holandeze e cila ishte e para që bëri me dije “veton” e saj ndaj një përgjigje pozitive për Shqipërinë. Një qëndrim ky që do të pasohej edhe nga Franca, e më pas rezultati i negociatave u bë i njhur në fund të muajit qershor. Përplasja me holandezët Në muajin maj kryeministri Edi Rama do të shënonte një përplasje të paprecedentë me një grup deputetësh holandezë që në vizitën e tyre në Tiranë shprehën vlerësime negative për ecurinë e reformave të qeverisë që do i bënin të mundur vendit tonë marrjen e një përgjigjeje pozitive për negociatat me BE-në. U desh që në Shqipëri të vijë një grup deputetësh nga Holanda, që kryeministri shqiptar të dalë hapur dhe të sulmojë delegacionet e BE, që janë skeptike për hapjen e negociatave. Rasti shkon paralel me atë të gjermanit Krichbaum, i cili u sulmua nga portalet pranë qeverisë si njeri i paguar nga Rusia apo Lulzim Basha, me anë të disa shkrimeve nga të cilat Rama u distancua në Gjermani. Njësoj si Krichbaum, holandezët nuk e fshehën mendimin kundër hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Çështjet e korrupsionit, të krimit të organizuar, mosndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, dyfishimi i të arrestuarve shqiptarë për krime serioze në vendin e tyre, i bënë holandezët të mendojnë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, një qëndrim që e shprehën hapur në media. Një ditë pasi holandezët u larguan nga Tirana, Edi Rama reagoi me tallje dhe ironi. Jo më i fshehur pas shkrimeve denigruese, por me zë dhe figurë, ai sulmoi holandezët, kur tha se vizita të tilla e bëjnë për të qeshur. “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim
Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysëm dite? Ndërkohë që Komisioni Europian është një ushtri ekspertësh të panumërt që hane fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte. Si mund të kontestohet apo të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren çdo ditë me fluturime gjysëm-ditore, me takimet e 5 politikanëve?” u shpreh kryeministri Edi Rama, që për ironi sulmin e bëri në një aktivitet në Ditën e Europës. Dhe një muaj pas këtij qëndrimi aspak të filtruar nga kreu Qeverisë, do të vinte dhe refuzimi zyrtar i Brukselit për të çelur negociatat me Shqipërinë. Protestat E njëjta gjë ndodh dhe me “Astirin” dhe të gjithë zonat që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në Tiranë. Qeveria negocion me banorët ku primare është grabitja e pronave të atyre banorëve, s’ka rëndësi forma, me apo pa vula të falsifikuara, rëndësi ka t’u merret prona atyre. Vendi qeveriset keq sepse, siç tha dhe shefi i “Konrad Adenauer”, shqiptarët kanë synim të ikin nga ky vend i njerëzve të mallkuar. Vendi qeveriset keq, sepse qeverisjet ndër vite kanë bërë padrejtësi jo vetëm me studentët, por me të gjithë sistemin e dijes në këtë vend. Vendi qeveriset keq për një mijë e një arsye, dhe kjo e “trimëron” këtë qeveri që ka në misionin e saj, grabitjen e shqiptarëve. Vendi qeveriset keq se opozita lejon grabitjen e pronave që po i bën kjo qeveri qytetarëve të saj. Vendi qeveriset keq, sepse edhe opozita është po aq fajtore sa dhe qeveria për këtë çmim idiot që paguajnë sot shqiptarët për karburantet. Ka shumë arsye se pse ky vend qeveriset keq, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita. Studentët me revoltën e tyre demaskuan të gjitha fijet e kapjes dhe lidhjes nyjë të kësaj mazhorance. Kërkesa themelore për të shembur këtë sistem injorance që na shitet si arsimor, e ka trembur estabilishmentin politik shqiptar. Pasi të gjithë janë të kapur nga ky degradim që është prodhuar në këto 15 vitet e fundit. Kjo është arsyeja që me mënyrat e tyre të gjithë nxënësit e kësaj klase politike “po i vrasin studentët”. Por, çfarë ndodhi në më shumë se dy javë protestë e cila u mbyll ndonëse tetë kërkesat nuk u plotësuan? Studentët dolën fillimisht me 4 kushte, që
lidheshin me heqjen e tarifave për provimet e prapambetura, pjesëmarrja në borde, vota e studentit si edhe përmirësimi i kushteve në konvikte. Pika e parë e kërkesës së tyre u plotësua nga Ministria e Arsimit. “Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dyja duart”- deklaroi Lindita Nikolla, tashmë ish-ministre e Arsimit. Pas kësaj “fitoreje” të tyre studentët shtuan kërkesat dhe çuan në 8 numrin e pikave të tyre, duke vijuar çdo ditë protestën, e cila fillimisht u përqendrua te Ministria e Arsimit. Por, kjo protestë mori edhe një mbështetje të madhe nga qytetarët. Kulmi i protestës ishte më 11 dhjetor, kohë kur pjesëmarrja arriti limitet e rrugës së Durrësit, e cila u tejmbush me studentë, gjimnazistë dhe qytetarë. Afati i vendosur nga studentët për Kryeministrin ishte ora 16.00 për të marrë përgjigjen me plotësimin e pikave. Pas kësaj mungese, ata e zhvendosën protestën sa te Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Zogu i Zi, ku bllokuan rrugën. Përgjigja e vetme që morën studentët nga Kryeministri ishte ftesa për dialog në rrjetet sociale. Por, studentët e refuzuan. Megjithatë, Kryeministri zgjodhi të shkojë vetë nëpër Fakultete dhe të flasë me studentët, por nuk u mirëprit nga ta. “O zotëri, ti i ke qejf monologjet”. “Nuk na blini dot siç ke blerë 100 apo 1000 freshista. Ky nuk është dialog”. Përgjysmimi i tarifave të studimit për nivelin bachelor ishte një pikë që kryeministri Rama vendosi ta plotësojë. Ndonëse Rama ka bërë me dije se është dakord me pikat e tyre në parim, vetë studentët nuk mjaftohen me këtë deklaratë, por kanë kërkuar vendim me shkrim për to. Këto 8 kërkesa, nëse nuk do të jenë plotësuar deri në janar, do të rikthejnë studentët në protestë. Kreu i Qeverisë, i painteresuar për të bërë dialog me ta, por nxiton tua plotësojë 8 kërkesat e tyre minimaliste, të karakterit ekonomik në thelb, me shpresën për ta mbyllur sa më shpejt këtë histori, në mënyrë që opinioni publik të mos ketë kohë të reflektojë mbi sistemin e e degraduar arsimor që është ngritur. Ata që ngritën këtë sistem arsimor, janë dhe mentorët e ligjit të shumë diskutuar për Arsimin e Lartë. Janë ata përfituesit kryesorë nga degradimi i universiteteve shtetërore, në mënyrë që të ngrihen në piedestal “piramidat” e tyre universitare. Studentët i trembën ndaj u duhet mbyllur goja. Studentët që nuk pranojnë të
ulen në tryezë për të diskutuar me këtë kastë të neveritshme, pasi siç e thonë vetë, “Nuk kanë ç’të diskutojnë as me Ramën, e as me Kuvendin”, ata janë “armiqtë e vërtetë”, të cilët tronditën rëndë sistemin korruptiv arsimor. Këtë sistem që prodhon analfabetizëm funksional, ku në krye të zyrave të shtetit janë ca debilë që nuk dinë as të të shpjegojnë asnjë procedurë institucionale, jo se nuk duan, por ata/o nuk dinë ç’është institucioni, e jo më të të shpjegojnë ndonjë gjë për të. Studentët me protestën e tyre shkaktuan tërmet social në këtë shoqëri të lodhur nga shpresa e ditëve më të mira, ku gjithsecili prej nesh e ka të qartë që nuk ka liri pa luftë. Liria tek ne vidhet, grabitet, liria është fjalë e huaj, pasi ne jemi mësuar t’i bindemi liderit. Por studentët e prishën traditën, thyen tabutë dhe po na mësojnë se liria nuk kërkon liderë për t’i kthyer më pas në heronj. Studentët na mësuan se liria funksionon kur ajo është e shpërndarë horizontalisht, pasi një liri vertikale është e destinuar të kontrollohet nga liderët. Kjo është arsyeja se pse kryeministri sot ka dështuar në misionin e tij, në komunikimin, apo siç preferon ai ta quajë, në “Bashkëqeverisjen me qytetarët”. Ai nuk flet dot as me studentët, as me banorët që kërkon t’ua shembë shtëpitë, sepse ata nuk kanë një kokë, por janë trup, ndaj dhe kryeministri ka nisur të flasë me veten duke kaluar deri në budallallëpsje virtuale. Vullkani i revoltës që zien sot tek studentët dhe tek rinia e pa korruptuar shqiptare, edhe nëse shuhet, do jetë një fikje e përkohshme, pasi llava ka nisur të mblidhet dhe është çështje kohe të shpërthejë. Dhe kur të shpërthejë, do bëhet e pakontrollueshme.
KALENDARI POLITIK I VITIT 2018 8 JANAR - XHAFAJ LIRON BASHKËPUNËTORIN E NGUSHTË TË SAIMIR TAHIRIT, HAKI ÇAKON Pas një propozimi të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra kreun e Policisë së Shtetit Haki Çakon. Duke qenë i propozuar në detyrë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 Tahiri, me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht përgjatë 3 vjetëve, ky shkarkim i kryepolicit Çako u interpretua në publik si shkarkimi i dytë i Saimir Tahirit. Kjo pasi, Haki Çako ishte i fundit drejtor i lartë i policisë i epokës “Tahiri” te uniformat blu, që lirohej nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, pas lëvizjeve në disa drejtori qarqesh. Pikërisht për këtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi si vendim të vonuar nga Xhafaj lirimin e Çakos.
8 JANAR – OPOZITA LAJMËRON NISJEN E PROTESTAVE PËR NË 27 JANAR Aleatët e koalicionit opozitar vendosin piketat për aksionin intensiv opozitar dhe nisjen e protestave që në 27 janar. Qëllimi i aksionit opozitar, pjesë e të cilit janë edhe protestat, ishte sipas opozitës, bashkimi i shqiptarëve në një aleancë vlerash për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës, si shkaktari kryesor i zhytjes së Shqipërisë në një krizë politike, ekonomike dhe morale. Po ashtu, opozita lajmëroi se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, marrëdhënia e saj me Kuvendin do të jetë e kushtëzuar me interesin publik. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho në një intervistë për “Koha Jonë” deklaronte se me protestat masive, opozita synon mobilizimin e qytetarëve për t’ju kundërvënë Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të cilët sipas Spahos, nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, por trafiqet e drogës dhe krimin e organizuar në tërësi. Nga ana tjetër, ai tha Edi Rama po zapton institucionet njëri pas tjetrit, në tentativë, sipas tij, për t’i shpëtuar llogaridhënies dhe daljes para drejtësisë.
qëndrimin se zgjedhja e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm është në shkelje të Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Për këtë shkak ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër.
19 JANAR - BUSHATI DHE KOTZIAS TAKIM HERMETIK BALLË PËR BALLË NË KORÇË
27 JANAR – PROTESTA E OPOZITËS, MIJËRA NË SHQIPËRI KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS
Zgjidhja e çështjeve të së shkuarës në funksion të së ardhmes së përbashkët të projektuar nën ombrellën e Bashkimit Evropian do të ulte ballë për ballë shefat e diplomacisë së Shqipërisë e Greqisë. Nikos Kotzias i ktheu vizitën e Kretës Ditmir Bushatit, në këtë proces të rëndësishëm dialogu dy ditor mes dy shteteve. Por ndryshe siç bëri Nikos Kotzias që e çoi delegacionin shqiptar në një Ishull, Ditmir
Mijëra qytetarë u mbledhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku sipas ish- kryeministrit Sali Berisha ishin më shumë se 500 mijë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan një protestë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërkohë me mijëra mbështetës të opozitës akuzojnë qeverinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Opozita e Shqipërisë zhvilloi një
10
mentit një protestë kundër ndërtimit të inceneratorëve. Ishin banorët e fshatit Vërri në Fier të cilët qëndresën e tyre dhe protestën kundër impiantit të mbetjeve e zhvendosën në Tiranë, ndërkohë që në parlament, deputetët e PD-së akuzuan ministrat e qeverisë për një aferë korruptive në instalimin e incerenatorëve në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Pas 11 muajsh protestë në fshatin e tyre kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve, ata dolën përpara parlamentit për të protestuar. Qytetarët e Fierit këtë të enjte protestat e tyre i kanë përshkallëzuar në Tiranë. Banorët e fshatit Verri vijojnë qëndresën kundër ndërtimit të inceneratorit për djegien e mbetjeve. Inceneratorët, sipas ambientalistëve emetojnë gazra të helmëta që kontaminojnë ujërat nëntokësore, ato sipërfaqësore dhe shkaktojnë sëmundje të
15 JANAR - SEANCA E PARË E 2018-S NIS ME BLLOKIM TË FOLTORES TË KUVENDIT Seanca e parë plenare e këtij viti do të ishte vazhdim i asaj të 18 dhjetorit 2017, ku në Kuvend u miratua me 69 vota emri i Arta Markut si Kryeprokuore. Tensionet e seancës së fundit të 2017 u përcollën edhe në këtë seancë të parë plenare të këtij viti. Debatet për përgjegjësinë e panoramës së asaj seance dominuan në seancën prej 90 minutash të pasdites së të hënës. Palët u përplasën edhe lidhur me kërkesën e fundit të opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e prokurorisë, çfarë çoi edhe në ndërprerjen e seancës për 5 minuta. Një refuzim i Ruçit për ti dhënë fjalën kreut të grupit Edmond Spaho, i cili po prezantonte pikërisht nismën, çoi në bllokimin e foltores nga opozita dhe më pas edhe në ndërprerje të seancës. Opozita theksoi se sa kohë Kushtetuta do të jetë e shkelur, institucionet do të jenë ilegjitime, marrëdhënia e saj me parlamentin do të jetë e kushtëzuar. Opozita vijon të mbrojë
Bushati vendosi ta presë atë në Korçë, pak kilometra nga toka greke, në një hotel privat të vogël. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, ishin në fokus të takimit. Kryeministri grek kishte kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve. Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke ishin një sërë deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias, i cili u pozicionua kundra ligjit të luftës me dy vendeve. Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqëtuese edhe Shqipëria.
protestë paqësore kundër qeverisë ku krerët e opozitës bënë thirrje për dorëheqjen e saj. Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera më të vogla u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Tiranës, për të protestuar kundër qeverisë, ku siguria e policisë ishte tejet e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku u mbajt tubimi, i cili u konsiderua si një provë ndaj mbështetjes për opozitën në vend.
3 SHKURT - FALJA E DETIT, QYTETARËT THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE PARA ZYRËS SË RAMËS Deklaratat e zyrtarëve grekë se Greqia përfiton nga marrëveshja e ndarjes së detit me Shqipërinë kanë shkaktuar reagime të forta në Tiranë. Më shumë sesa klasa politike janë qytetarët ata që shprehen të revoltuar nga një pakt i tillë. Shoqatat dhe aktivistë të shoqërisë civile lajmëruan se do të nisnin aksionin kombëtar dhe protestat kundër marrëveshjes me Greqinë. “Protestë Masive për të ndaluar faljen e detit Greqisë. Të shtunën në 3 shkurt, ora 11:00 para Kryeministrisë!!”,– theksuan aktivistët e shoqërisë civile. Qytetarët u shprehën mjaft të indinjuar ndaj mënyrës sesi ka negociuar qeveria “Rama”. Pas dhënies së detit nga Sali Berisha para disa vitesh, kjo u cilësua nga qytetarët, si tradhtia më madhe kombëtare brenda pak kohësh.
15 SHKURT - AKIP DHE BANORËT E VËRRISË PROTESTË KUNDËR INCENERATORËVE Teksa në seancë plenare po mbahej interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në lidhje me projektin e qeverisë për tre incineratorë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, AKIP zhvilloi para parla-
rënda. “Kush ka firmosur në këtë projekt të japë llogari”, thanë protestuesit
12 MARS – RAMA NIS LUFTËN ME AKTORËT: DO TA SHEMBIM TEATRIN KOMBËTAR Në prani të disa aktorëve, artistëve të tjerë dhe grupeve të interesit, Kryeministri Edi Rama do të prezantonte projektin e ri për Teatrin e ri Kombëtar. I bindur se godina ekzistuese nuk mund të quhet as teatër komune, kreu i qeverisë tha se ajo do të shembet, për t’i hapur rrugë teatrit të ri modern. Rama u kujdes që t’u kthente përgjigje edhe atyre që, prej kohësh kanë thënë se do të ketë edhe një kullë, kur tha se nuk është teatër me kullë, por shtoi se nuk do ishte mëkat nëse do të ishte edhe me kullë. “Megjithatë, është një debat që ju mund ta vazhdoni me njëri-tjetrin”- tha ai. Kreu i qeverisë tha se Turbina nuk është zëvendësuese e përhershme e Teatrit Kombëtar, por do të shërbejë deri kur të ndërtohet teatri i ri. Dhe “lufta” e tij do të ndizej nga aktori Robert Ndrenika i cili shprehu shqetësimin e tij lidhur me këtë projekt të qeverisë me privatin.
19 MARS – PRESIDENTI META I JEP PLOTFUQI BUSHATIT PËR NEGOCIATAT ME GREQINË Një ditë pasi dha autorizimin për plotfuqi për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Ilir Meta e cilësoi të gjithë procesin e deritanishëm si shumë të dobishëm. Kreu i shteti iu përgjigj edhe pyetjes nëse Ministria e Jashtme i kishte plotësuar të gjitha kërkesat e tij. Megjithatë, Meta nënvizoi se pret që rezultati nga negociatat të jetë solid. Në grupin negociator të qeverisë së Edi Ramës, bën pjesë edhe Artur Meçollari, i përjashtuar nga ushtria në vitin 2012 për dyshime spiunazhi. Opozita e ka akuzuar ashpër Ramën dhe Meçollarin, në lidhje me praninë e këtij
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 të fundit në këtë grup negociator që do të përcaktojë pasuritë e Shqipërisë në lidhje me Greqinë. Nga ana tjetër dhënia e autorizimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke, të cilat e kanë konsideruar si dritë jeshile në vijimin e negociatave mes dy vendeve dhe që i hap rrugën arritjes së marrëveshjes dy palëshe.
26 MARS – PAGESË PËR KALIMIN NË RRUGËN E KOMBIT Koncensionari nisi testimin e pagesës për taksën e rrugës në “Rrugën e Kombit”, e cila do të variojë nga 2.5 euro për motorrat, 5 për autoveturat, 11.2 euro për autobusët, e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë. Pagesës do t’i nënshtrohen të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Kukësit dhe anasjelltas. Por
en pamjet e dhunës që vinin nga sheshi para hyrjes në tunelin e Kalimashit. Për afro katër orë protestuesit nuk pranonin të largoheshin, duke kërkuar që të vinte një përfaqësues i Qeverisë për t’i premtuar që do të hiqet tarifa, duke refuzuar në këtë mënyrë dhe premtimin nga Tirana për vendosjen e një aboneje për banorët e zonës dhe për shoferët që udhëtojnë shpesh në atë rrugë.
2 PRILL – ARRESTIMET E KUKSIANEVE - NIS MOSBINDJA CIVILE, PROTESTË MARATONË PARA POLICISË Qytetarët vijojnë protestën maratonë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për lirimin e banorëve të arrestuar të Kukësit që prej mëngjesit të 31 marsit. Protestuesit bënë
“PËRPLASJE” ME POLICINË, OPOZITA DEL NË PROTESTË Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita protestoi për më shumë se dy orë ku u vu në zbatim aksioni për mosbindje civile, i shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore. Ndonëse pati konfrontime me policinë e u dogjën goma në Bradashesh e Milot, protestuesit lejuan kalimin e urgjencave mjekësore. Si kryedemokrati Basha ashtu edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u zotuan se ky ishte vetëm fillimi dhe se do vazhdonin të protestonin kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. Qytetarët dhe përfaqësuesit e partive politike kërkuan lirimin e 11 kuksianëve, heqjen e traut në Rrugën e Kombit, si dhe heqjen e TVSH-se për biznesin. Akset e bllokuara nga protestuesit ishin:
11
7 PRILL - SHOQËRIA CIVILE VENDOS TRAUN E RRUGËS SË KOMBIT PARA KRYEMINISTRISË Radhën për të protestuar e kishte Shoqëria Civile. Si simbol për të kundërshtuar vendosjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit është zgjedhur një tra i vendosur në hyrje të Kryeministrisë. Aktivistë të shoqërisë civile, artistë, qytetarë të papunë, studentë dhe pedagogë u shprehën kundër taksave të larta. Por kishte edhe nga ata që e paralajmëruan qeverinë se protesta në Rrugën e Kombit mund të përsëritet para Kryeministrisë.
9 PRILL - ARTISTËT PREZANTOJNË PROJEKTIN PËR TEATRIN. KRYEMADHI NË KRAH TË TYRE Ashtu siç dhe kishin lajmëruar prej ditësh, artistët që kundërshtojnë projektin e qeverisë, kanë prezantuar pasditen e djeshme projektin e tyre për Teatrin Kombëtar. Projekti i ri, parashikon ruajtjen e godinës së teatrit ekzistues, duke kundërshtuar në këtë mënyrë projektin e qeverisë, që parashikon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine të re. Sipas projektit të prezantuar nga artistët, godina e rikostruktuar e Teatrit Kombetar do jetë me 4 kate dhe do ketë të gjitha parametrat e duhura. Po ashtu lidhur me diskutimet për Teatrin Kombëtar, artistët patën një takim në selinë e Lëvisjes Socialiste për Integrim. Pas mbështetjes së kryedemokratit Lulzim Basha artistët e Teatrit Kombëtar morën edhe përkrahjen e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. “Veprimet e tyre përkojnë me strategjinë tonë për të mos shkatërruar teatrin, por edhe artin në përgjithësi”, tha kryetarja e LSI-së, duke shtuar se gjëja më e keqe që mund t’i bëhet një kombi është t’i shkatërrosh artin dhe kulturën.
20 PRILL – GJYKATA E SHKODRËS LIRON 7 NGA 11 KUKSIANËT tarifa e kalimit që qeveria ka vendosur mbi rrugën Durrës-Kukës është deri në 4 herë më e lartë se sa çmimi i rekomanduar nga kompania konsulente. Qeveria shqiptare i ka garantuar koncesionarit privat të paktën 7.9 milionë euro të ardhura në vit. Nëse koncesionari mbledh më pak nga pagesat, atëherë qeveria do i paguajë diferencën nga buxheti i shtetit. Vendosja e tarifës së kalimit në rrugën Milot-Morinë përbën një situatë paradoksale. Kompania konsulente, edhe pse nuk e ka për detyrë, është kujdesur të mbajë parasysh edhe interesin publik, ndërsa qeveria, ajo që duhet të mbronte interesin publik, në këtë rast duket se ka mbrojtur të tjera interesa duke u vënë qytetarëve një taksë 4 herë më të rëndë nga niveli i rekomanduar.
31 MARS - KUKSIANËT I HEQIN TRAUN RAMËS, PROTESTA E ASHPËR NË RRUGËN E KOMBIT Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehnin me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa. Nga pasditja e 31 marsit Rruga e Kombit do kalohej edhe për disa muaj më pas pa asnjë pagesë. Kjo falë protestës që degjeneroi në dhunë dhe përplasjes fizike mes banorëve të zonës së Kukësit me policinë, që shkaktoi nervozizëm në radhët e banorëve të indinjuar. Protestuesit i vunë flakën sporteleve ku paguhej tarifa e kalimit të Rrugës së Kombit. Ata hoqën trarët, shkatërruan dhe goditën me mjete të forta strukturën metalike, si dhe i vunë zjarrin disa kabinave aty afër, si infrastrukturë ndihmëse. Protesta kundër pagesës së lëvizjes në Rrugën e Kombit, që ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore përfundoi në një shfaqje dhune, ku asnjëra nga palët, si ajo e protestuesve, edhe ajo e policisë nuk i kursy-
thirrje për lirimin e atyre që mbaheshin brenda duke pretenduar se edhe arrestimi edhe sjellja në Tiranë, janë kryer në mënyrë të paligjshme. Aktivistëve të shoqërisë civile, familjarëve të të arrestuarve, qytetarëve të ndryshëm që i janë bashkuar kauzës së protestës së dhunshme por të drejtë, u janë bashkuar që prej mbrëmjes së djeshme edhe deputetët e opozitës, në mbështetje si të të arrestuarve, sipas tij në mënyrë banditeske, por edhe të familjarëve të tyre, të protestuesve, dhe të të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga banda e Ramës. Numri i protestuesve ka ardhur në rritje, ku jo vetëm aktivistë të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të ndryshëm i janë bashkuar hyrjes së Drejtorisë së Policisë në sensibilizim kundër arrestimeve të qytetarëve të Kukësit. Ndërkaq, kreu i PDsë Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së në një mbledhje urgjente bënë thirrje për mosbindje civile ndaj qeverisë “Rama”.
5 PRILL - RAMA PRANON GABIMIN ME RRUGËN E KOMBIT: PEZULLOHET PAGESA! Teksa opozita kishte zbritur në rrugë ku po protestonte duke bllokuar katër prej akseve më kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit pranoi nxitimin dhe konsultimin me shqiptarët dhe sqaroi atë që do të ndodhë me tarifën e Rrugës së Kombit. Rama tha se do të bëjë shpjegimin me durim të çështjes që ka krijuar pakënaqësinë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit. “Ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Duke bërë më të mirën e mundshme, do të arrijmë që të lehtësojmë barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme dhe ta bëjmë të funksionojë sistemi”, tha Rama.
5 PRILL - DJEGIE GOMASH E
rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme. Protestuesit bllokuan rrugën dytësore në Vorë, aty ku mori pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetë te tjerë të Tiranës. Ndonëse ishte paralajmëruar si një protestë paqësore, situata është tensionuar. Në Elbasan protestuesit kanë djegur goma, ndërsa në Milot ka pasur “përplasje” të protestuesve me policinë. Ndërkohë, Policia e Shtetit tha se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për tubime dhe përgjegjësit do përballen me ligjin.
Gjykata e Apelit në Shkodër liroi shtatë nga protestuesit e Rrugës se Kombit dhe la në burg katër nga 11 që ishin me masën e sigurisë arrest me burg. Përgjatë gjithë orëve që u zhvillua seanca pranë godinës së gjykatës kanë qëndruar mbështetës të shumtë që kërkonin lirimin e kuksianëve. Vendimi për lirimin e tyre është pritur me ovacione dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Pas katër orësh, shtatë nga 11 protestuesit u liruan, kurse katër prej tyre u lanë në burg. Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ndryshoi masën e sigurisë për Elton Cengun, Florin Onuzi, Vasil Laçin. Xhevahir Gashi. Ata janë akoma në masën e sigurisë arrest me burg. Kurse të tjerët: Shpëtim Todën, Xhevahir Herenin,
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 Shkëlqim Vatën, Ervis Ruçin, Rasim Onuzin, Abdi Haziri, Edmond Matmuja masa ndryshoi nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Heqja e prangave u shoqërua me brohoritje brenda në sallë dhe jashtë godinës. Por pati kundërshtim për tre që u lanë brenda. Megjithatë familjarë dhe mbështetës të tjerë të 11 protestuesve nisën të festonin. Trupës gjykuese e përbërë nga relatore Hajrie Muçmataja dhe anëtarë, Asrit Kalaja e Vojsava Osmani iu desh një orë për të marrë këtë vendim. Kurse akuza e përfaqësuar nga prokurorët Brahim Ndragjoshi dhe Elvin Kutaj nuk u tërhoqën
Lulzim Bashën dhe brenda një fjalie dhe Edi Ramën. “Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër, vrasin natën e të qajnë ditën”, tha ai. Ish-ministri bëri thirrje të gjithëve t’i nënshtrohen vettingut, duke akuzuar se janë këta politikanë që kanë lënë vendin në varfëri. 14 maj - PD publikon audio-përgjimin “Babalja”: Vëllai i Xhafajt, trafik droge Partia Demokratike publikoi një përgjim telefonik që ajo pretendonte se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike. Në bisedë dëgjohen vetëm
3 orë u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kjo protestë, e cila do të kulmonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vjen pas publikimit të audio-përgjimit, ku vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj shfaqet në një bisedë për trafik droge. I vetmi fjalim i mbajtur ishte ai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili priu protestën e opozitës. Basha deklaroi se nuk po kërkohet thjesht ndryshimi i qeverisë, por ndarja e politikës nga krimi,
12
pranë Teatrit Kombëtar. “Eja në Teatër” dhe “Mbro Teatrin”, ishin disa nga banderolat e mëdha në hyrje të dy godinave. Artistët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë dhe të vijnë të mbrojnë teatrin. Artistët thonë se nuk do të lejojnë ngritjen e kullave atje. Ndërkohë, protesta e aktorëve vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dështoi në negociata me ta.
26 QERSHOR - KE NGEL NË KLASË SHQIPËRINË Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë tre arsyet më kryesore që kanë sjellë penalizimin e Shqipërisë duke mos i hapur negociatat në 28 qershor. Në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, vendet e BE kanë sugjeruar që vendimi të shtyhet një vit më vonë. Këshilli inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit, duke u mbështetur në rezultatet e rëndësishme të vërejtura gjatë muajve të fundit. “Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet në të gjitha këto fusha dhe të sigurojë që rezultatet e mëtejshme të prekshme të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”-thekson më tej në dokument.
5 KORRIK - KUVENDI LEGJITIMON SHEMBJEN E TEATRIT KOMBËTAR
deri në fund. “Drejtësi gjysmake”, kështu e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër Lulzim Basha.
30 PRILL - “DETI”, MBAHET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e parë të bisedimeve mbi delimitimin e zonave detare me Shqiperinë. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme e Greqisë në faqen e saj zyrtare. “Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi përcaktimin e zonave detare u zhvillua sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive bashkëpunimi”, thuhet në njoftimi e ministrisë së Jashtme helene. Pak minuta më vonë, të njëjtin njoftim zyrtar e publikoi edhe Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bëjnë të ditur se takimi është zhvilluar mes grupeve negociatore dhe jo në nivel ministror, por në nivel teknicienësh.
3 MAJ – SAIMIR TAHIRI LË MANDATIN E DEPUTETIT Në daljen e tij të fundit publike si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri u shfaq i përpiktë në orarin e njoftuar më herët nga vetë. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli para medieve ku mbajti një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit dhe jo nga foltorja e Parlamentit, dhe pasi ka dëgjuar, siç tha ai, një lumë akuzash ndaj personit të tij përgjatë këtyre gjashtë muajve heshtjeje, që me nisjen e hetimeve ndaj tij lidhur me akuzat për implikimin e tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike si bashkëpunëtor i grupit “Habilaj”, Saimir Tahiri shfryu ashpër, dhe nuk kurseu askënd, pasi të gjithë, deputetë të opozitës, të mazhorancës, ministra, kryeministri, por dhe ambasadorët, tha ai, tashmë gjenden përballë tij, dhe “pushka top t’u bëhet” deklaroi ai. “Se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por veç e para”, tha Tahiri. Djallin, Saimir Tahiri e sheh në gjithë krahët tek citon
dy persona që flasin për të lënë një takim. Sipas PD-së në të kaluarën, bashkëpunëtori “X” dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori “X” u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. PD pretendon se biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori “X” që po flet në telefon me Agronin. Lidhur me këtë audio-përgjim, PD akuzoi direkt ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn se ka marrë në mbrojtje vëllain e tij.
21 MAJ – RAMA HETIM PARALEL TË AUDIO-PËRGJIMIT “XHAFAJ” Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “ABC Neës” është shprehur se pavarësisht gjithë situatës aktuale të Fatmir Xhafës dhe akuzat për të vëllanë, ai ka një vlerësim shumë pozitiv për punën e tij si ministër dhe se beson dhe është i bindur që audio-përgjimi dhe akuzat për “çështjen Xhafaj” janë të sajuar nga opozita. Rama tha se historia e ministrit Xhafaj, është e vjetër dhe s’ka asnjë gjë të re në të, teks pohoi se ka kryer hetime paralele të audio-përgjimit. “Prokuroria mund t’i drejtohet çdo laboratori të specializuar dhe të marrë një përgjigje. Unë e kam bërë, e kam analizuar çështjen duke marrë të dhënat që ishin në dispozicion, ajo që u shfaq dhe mu desh vetëm gjysmë dite për të marrë përgjigjen brenda standardeve nga një institucion i certifikuar ndërkombëtarisht. Por askush s’duhet ta marrë këtë si përgjigjen përfundimtare, pasi atë duhet t’a japë Prokuroria. Por nëse Prokuroria thotë se përgjimi është i vërtetë, atëherë ne do të rikonsiderojmë përgjigjen tonë. Por nëse prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim, atëherë do të jemi në kushtet e një veprimtarie të strukturuar kriminale”, tha Rama. Në vijim ai shtoi se nëse kjo ndodh atëherë janë të implikuara struktura për të realizuar këtë që po ndodh sot.
26 MAJ – OPOZITA ZBRET NË SHESH, PROTESTË KUNDËR “XHAFAJT” Opozita zbriti në shesh dhe për më shumë se
korrupsioni dhe e keqja dhe se kërkohet një qeveri që punon për njerëzit. Sipas tij e vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie të lidhur me krimin. Edhe pse jo problematike, protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, në momentin kur pikërisht disa prej protestuesve tentuan të çajnë kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme. Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë. Ndërkaq, në këtë protestë do të lëndohej edhe gazetari Blendi Kasmi, ngjarje që do të shkaktonte reagime edhe pas protestës.
15 QERSHOR - ARTISTËT NË PROTESTË: KY TEATËR ËSHTË JETA JONË Me një banderolë të madhe, dhjetëra artistë dolën pasdite në protestën e paralajmëruar
Me 75 vota pro mazhoranca miratoi e vetme projektligjin e futur në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, draft i cili i hap rrugë shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në truallin e tij. Pas më shumë se 12 orësh debate dhe protesta në Kuvend dhe jashtë tij, PS-ja kaloi draftin në një votim që u shoqërua me protestën e deputetëve në sallën e seancës plenare duke qëndruar në këmbë në tentativën e fundit për të penguar këtë votim. Opozita deklaron se ky ligj është një vjedhje e hapur e pronës publike dhe një aferë korruptive, duke paralajmëruar se draftin do të ankimohet edhe në Strasburg. Ndërkohë artistët të mbështetur nga qindra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit, duke protestuar jashtë seancës së Kuvendit kundër miratimit të këtij ligji. Gjatë protestës së djeshme u hodhën edhe tymuese, ndërsa vetë protesta tërhoqi dhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare, ku ra në sy transmetimi direkt edhe nga “Zëri i Amerikës”.
11 KORRIK - AUDIO-PËRGJIMI I XHAFAJT, PD E LSI KALLËZIM PENAL NDAJ RAMËS Dy kryetarët e grupeve parlamentare të dy partive të mëdha të opozitës kanë depozituar
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm. Opozita kërkoi hetim penal ndaj Ramës për shkak të pengimit të zbulimit të së vërtetës, ndërsa u shpreh se në vend ekzistojnë dy prokurori, ajo ku u bë kallëzimi penal dhe prokuroria e Edi Ramës. Kallëzimi i opozitës bazohet tek deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili, pas publikimit nga PD të audiopërgjimit që provon përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, u shpreh se “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës” dhe se “Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e brendshëm, por përpara një akti mashtrimi me një material jo autentik”.
fiskale, ku tatimi mbi të ardhurat 15% nuk do të llogaritet mbi xhiron, por mbi të ardhurat bruto, duke zbritur shumën që ju shpërndahet lojtarëve fitues.
4 GUSHT - BERISHA PËRPLASET ME THAÇIN Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani i parë shqiptar që ka reaguar ndaj deklaratave që vinin nga Kosova, ku është treguar i ashpër ndaj propozimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për marrëveshje me Serbinë për të shkëmbyer territore. Sipas Berishës,
17 GUSHT – DEPUTETI SOCIALIST JURGIS ÇYRBJA IMPLIKOHET NË DOSJEN “SHULLAZI” Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Referuar dosjes hetimore të zbardhur nga
13
shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në një garë të hapur.
12 SHTATOR - MAZHORANCA HAP GARËN PËR TEATRIN E RI Pas letrës së KE-së, mazhoranca ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri në kryeqytet, por nuk heq dorë nga shembja e godinës aktuale. Mazhoranca u shpreh se do të amendojë dekretin e presidentit Meta, duke bërë të mundur që për ndërtimin e Teatrit të ketë një garë të hapur. Por për PD-në kjo garë është vetëm fasadë,
12 KORRIK - ARTISTËT DHE QYTETARËT ZBARKOJNË NË SHESH Artistët të mbështetur edhe nga shoqëria civile zhvilluan një marshim-protestë në mbrojtje të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, duke kundërshtuar ligjin e miratuar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar nga mazhoranca, ligj ky që i hap rrugë shembjes së teatrit. Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Ramës të tërhiqet nga projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa me vargjet e këngës “Eja mblidhuni këtu” iu kanë bërë apel qytetarëve të bashkohen para Kryeministrisë dhe Presidencës. Ata mbanin pankarta në duar, ndërsa lëviznin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta “Mbro Teatrit”, “Pa Teatër, pa MSA, s’ka Evropë” dhe “ISIS përgjegjëse për 28 monumente kulturore” mbi një foto të kryeministrit Rama, protestuesit marshuan paqësisht në shesh deri përpara selisë së Kryeministrisë.
1 GUSHT - QEVERIA SULMON PRESIDENTIN PËR KTHIMIN E LIGJIT PËR LOJËRAT E FATIT Një ditë pasi Presidenti Meta, me anë të një dekreti, riktheu për rivotim në Kuvend ligjin për “tatimin mbi të ardhurat”, duke shprehur rezerva për nenin 6 që trajton tatimin e lojërave të fatit, ka reaguar Ministria e Financave. Teksa sqaron se ndryshimet e propozuara në ligj, për “tatimin mbi lojërat e fatit”, nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015, Ministria e Financave thekson se ato “unifikojnë procedurën e tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare që me ligjin e vjetër ka qenë e përjashtuar”. Ndryshimet e ligjit u miratuan në muajin Korrik me paketën e re
Lugina e Preshevës nuk mund të përdoret për tregti. Duke marrë shkas nga një takim që ai zhvilloi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Berisha deklaroi se Lugina e Preshevës nuk mund të përdoret për tregti. Sipas tij, t’i njohësh të drejtën Serbisë, fuqisë së humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoriale ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, është në një farë mënyre një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullimit të Serbisë. “Kjo është edhe një zhbërje e Kosovës së çliruar në vitin 1999, të njohur në dokumentet ndërkombëtare dhe nga mbi 115 shtete përfshi këtu 95% të vendeve të lira të botës. Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombëtar, ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të territorit të Kosovës”, nënvizon Berisha.
“Neës24” rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit. Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat e opozitës ndaj deputetit dhe vetë kryeministrit Edi Rama, ku i kërkohet jo vetëm dorëzimi i mandatit deputetit Çyrbja, por edhe dorëheqja e vetë Edi Ramës.
3 SHTATOR - VENDIMI I OPOZITËS: MARRËDHËNIE TË KUSHTËZUAR ME PARLAMENTIN Opozita vendosi ta bojkotojë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion të ri, pasi vendosi të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00, si mesazh kundër krimit dhe situatës së rëndë që po kalon vendi. Vendimi i PD-së është marrë pas takimit që u zhvillua me aleatët, ku është rënë dakord që të mbahet një takim i jashtëzakonshëm. Marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin është ajo që ka vendosur të bëjë opozita, pas mbledhjes që u mbajt në Shkodër, e cila theksoi se është aty për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Rama, rri në Tiranë. “Opozita ka vendosur që të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Vendi nuk ka ministri të Brendshme, por qeverisin kriminelët”, tha kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili. 10 shtator – “Teatri”, BE: Ligji të amendohet, duhet garë e hapur Komisioni Europian ka dhënë dakordësinë e tij për amendimin e ligjit për teatrin, por njëkohësisht kërkon nga qeveria një garë të hapur e transperente, duke ftuar edhe aktorë të tjerë të interesuar. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk
pasi në fund dihet kush do ta fitojë konkursin. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese theksoi se mazhoranca nuk është dakord me disa pika që përcaktohen në dekretin e Presidentit për ligjin që parashikon shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.
13 SHTATOR - MAFIA E LOJËRAVE TË FATIT RRËZON DEKRETIN E PRESIDENTIT Kuvendi, me vetëm socialistë të ulur në karriget e tij, rrëzoi me forcën e kartonave dekretin e Presidentit të Republikës për lojërat e fatit. Dekreti u rrëzua me 74 vota socialistësh pro që ndodheshin në sallë. Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit dhe duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë industria e bixhozit. Por qeveria ka insistuar deri në rrëzimin e dekretit ditën e djeshme. Opozita dhe faktorë të tjerë kanë akuzuar qeverinë se përmes lojërave të fatit po kryejnë një mega-operacion pastrimi parash të pista të përfituara nga droga, korrupsioni dhe aktivitete të tjera kriminale.
26 SHTATOR - ISH-OFICERI EMILJANO NUHU DENONCON DEPUTETËT E PS-SË Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzohet nga një punonjës policie se ka kërcënuar me armë brenda komisariatit të Krujës punonjësit e policisë për të ndikuar mbi procesin e marrjes në pyetje të djalit të kolegut të tij, Rrahman Rraja. Ngjarja që ishte denoncuar edhe dy muaj më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebookun e tij, u mohua kategorikisht nga deputeti, i cili shtoi se do të bëjë një kallëzim penal për shpifje. Nënkomisari Emiljano Nuhu e ka denoncuar në një intervistë për “Shijak Tv” këtë rast, duke thënë se Taulant Balla, kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti i PS-së Rrahman Rraja e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
14
Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës, për një rast përdhunimi ku ishte i përfshirë djali i deputetit Rraja. Oficeri i policisë në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu ka rrëfyer në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
2 TETOR - “XHISIELA”, REXHEP RRAJA ME PRANGA NË DUAR KËRCËNON BASHËN Gjykata e Krujës rikonfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 vjeçarin Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, të akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Ai mbërriti në gjykatë i veshur sportiv, ndërsa u shfaq i qetë brenda kafazit të të pandehurit. Seanca e gjyqit u ndoq nga të afërm të Rexhepit, por prindërit e tij, deputeti Rrahman Rraja dhe e ëma nuk ishin në sallë. Po ashtu në sallë mungoi dhe Xhisiela Maloku. Të afërmit e pranishëm u përshëndetën me të riun, jashtë ambienteve të gjykatës dhe në sallën e gjyqit, madje morën dhe një shkelje syri prapa hekurave nga Rexhepi. Me pranga duart djali i deputetit socialist të Krujës, kishte një sfidë për kryedemokratin. “Lulzim Basha ta provojë në votime”- deklaroi Rexhep Rrahja.
27 TETOR - FATMIR XHAFAJ JEP DORËHEQJEN Me një vendimi disi të papritur Fatmir Xhafaj, dha këtë të shtunë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, detyrë të cilën ai e mbajti prej marsit të vitit të kaluar, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i akuzuar nga opozita për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve. Por ky vendim do të shkaktonte një furtunë reagimesh dhe komentesh nga opozita, reagime këto që do ta detyronin ministrin e sapo-dorëhequr Fatmir Xhafaj të reagonte në një përpjekje për t’i dhënë përgjigje jo vetëm akuzave të opozitës, por edhe aludimet e dyshimet për prapaskena të artikuluara në media. Xhafaj theksoi dhe njëherë se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij të plotë. Por ndryshe la të kuptohej kryeministri Rama i cili edhe pse nuk donte ta komentonte këtë akt, do ti përcillte nga Divjaka një mesazh socialistëve. “Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha. Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë”- tha Rama.
2 NËNTOR – PROTESTË TEK UNAZA E RE KUNDËR PROJEKTIT TË BASHKISË Banorët e segmentit të Unazës së re në Tiranë që banojnë në dy krahët e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi “Shqiponja”, aty ku do të zhvillohet projekti për zgjerimin e rrugës që paraprihet nga shembja e 317 godinave, shtëpi dhe biznese, kanë protestën e tyre në përpjekje për të penguar zbatimin e këtij projekti. Banorët në shenjë të revoltës ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve dhe kanë debatuar me shoferët e disa makinave që kanë tentuar të anashkalojnë protestën e tyre.
6 NËNTOR - RAMA I “SHPALL LUFTË” PRESIDENTIT ILIR META Me 75 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë miratoi në seancën e jashtëzakonshme dekretin e shkarkimit të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është ndalur tek refuzimi i Presidentit Meta të kandidaturës së Sandër Lleshit si pasardhës i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme. Dhe për këtë çështje,
nga foltorja e Kuvendit, kreu i Qeverisë pohon se tashmë ka një problem mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta. Sipas tij ky problem ka të bëjë pikërisht me faktin siç tha Rama, se mazhoranca është votuar për të bërë ligje dhe për të qeverisur vendin. Dhe nuk priste që ai të refuzonte ministrin e propozuar nga vetë Edi Rama.
12 NËNTOR – PRESIDENTI META: NJË GJENERAL S’MUND TË JETË MINISTËR I BRENDSHËM Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta autorizoi bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm. Në kërkesën e tij dërguar që me datë 9 nëntor ministres Olta Xhaçka dhe për dijeni të Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale. Meta e vlerësoi emërimin e tij si një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra. Për këtë arsye, Presidenti i dërgoi një letër me 14 pyetje Ministrisë së Mbrojtjes ku në thelb është i shqetësuar vetëm për një fakt: A është
apo jo Gjeneral Sandër Lleshi ende ushtarak aktiv, gjë e cila sipas nenit 69 të Kushtetutës e pengon për t’u zgjedhur deputet si një kriter që duhet të plotësojë për të qenë ministër. Presidenti Ilir Meta kërkon përgjigje shteruese nëse procesi gjyqësor i kandidatit për ministër ka përfunduar dhe çfarë procedurash ka ndjekur ministria e Mbrojtjes për të zbatuar vendimin e gjykatës për të rikthyer ose jo Sandër LLeshaj në pozicionin e mëparshëm si zv/ shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe për ta shpërblyer në bazë të vendimit të gjykatës.
22 NËNTOR – BANORËT E “ASTIRIT” PROTESTË TE KUVENDI, LËNDOHET POLICJA INA NUKA Një pjesë e deputeteve të opozitës së bashkuar braktisën tryezën për buxhetin 2019 dhe iu bashkuan protestës së banorëve të “Astirit” përballë Parlamentit. Protesta e banorëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë pasi kanë tentuar të futen në seancën e Parlamentit. Me pankarta në duar ku shkruhet: “ Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” të gjithë njëzëri i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimet me vlerën e tregut. Rreth 20 mjete të FNSH-së janë prezente si dhe shumë forca kanë hyrë në oborrin e Namazgjasë për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë. Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, por gjatë përplasjes protestuesit do të
qëllonin me kapsolla dhe tymuese në drejtim të kordonit të policisë, ku për pasojë u lëndua në dorë policja Ina Nuka, çka shkaktoi përplasje dhe të arrestuar mes protestuesve.
4 DHJETOR – PËRSHKALLËZOHET LËVIZJA/ NË RRUGË EDHE STUDENTËT E INXHINIERISË Qytetarët e Tiranës kanë nisur protesta në shumë zona të kryeqytetit që nga Shkoza tek Unaza e re, studentët e Inxhinierisë dhe minatorët. Banorët e Shkozës në Tiranë kanë dalë në protestë pasdite dhe kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin, duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre. Protesta janë zhvilluar edhe tek zona ku po ndërtohet Bulevardi i ri i Tiranës, ku ata ankohen se nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ndërsa në orën 17.00 tek Unaza e Re, “jelekët portokalli” do të dilnin në ditën e 31-të të tyre në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Banorët e “Astirit” kanë bllokuar sërish lëvizjen e makinave në shenjë proteste kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në 100% të vlerës së tyre. Qytetarët shprehen të vendosur në kauzën e tyre dhe kanë paralajmëruar se do t’i mbrojnë pronat e tyre me gjak. Pas kësaj ata kanë rrëzuar në shenjë proteste blloqet e betonit si dhe rrethimin e vendosur nga kompania zbatuese e projektit. Banorët u shprehën se protestat do të vijojnë, ndërsa shtojnë se janë ata që vendosin, e jo qeveria e bashkia.
5 DHJETOR – RAMA E NIKOLLA PROVOKOJNË STUDENTËT: NUK PAGUAJ PËR NGELËSAT Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kundërshtojnë tarifat. Në përgjigje të një komentuesi, Rama thotë se taksapaguesit nuk duhet të paguajnë shpenzimet e universitetit për studentët ngelës. “Ministrja s’është as pa shkollë, as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord”, u shpreh Rama. Ndërsa, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa shmangu llogaridhënien mbi kërkesat e studentëve të cilët prej tre ditësh kanë braktisur mësimin duke dalë në protestë poshtë zyrës së saj, kundër tarifës për provimet e mbartura, kushte më të mira në konvikte dhe lehtësira që krijohen përmes pajisjes së tyre me kartën e studentit, thekson protesta e tyre është e motivuar politikisht.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
kërkesat e këtij komuniteti, minatorët e familjarë marshuan nëpër qytetin me pasuri nëntokë e të varfër mbi të.
6 DHJETOR - ZBULOHET MEGA-SKANDALI I KOMPANIA QË FITOI TENDERIN E UNAZËS SË RE
13 DHJETOR - “BLACKOUT”, SHQIPËRIA NË PROTESTË BLLOKOHEN RRUGËT KRYESORE NË VEND
Emisioni “Të Paekspozuarit”, arriti të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunëell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe. Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, gjë që siç u faktua nga gazetarët rezultoi se ishte një mashtrim.
8 DHJETOR - UNAZA E RE, BASHA E KRYEMADHI KËRKOJNË ARRESTIME Banorët e “Astirit” nuk i ndalojnë protestat në mbrojtje të banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe, tashmë në ditën e tyre të 35-të me radhë. Me parullat “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shtëpitë tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët nga ana tjetër kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Në ditën e 35-të protestës, banorët e Unazës së Re vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSIsë, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci. Kreu i PD-së, në një prononcim për mediat ka kërkuar arrestimin e ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH-ës, Afrim Qendro. Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim i cilësoi protestat e studentëve si një leksion demokracie për politikën shqiptare. Në takimin me strukturat e LGI-së, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Kryeprokurores Arta Marku që të mos hezitojë më, por të nis hetimet dhe të marrë të pandehur kryeministrin Rama, ministrin Gjiknuri dhe drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro. Ajo tha se të tre këta titullarë janë të përfshirë të drejtpërdrejtë në skandalin e mashtrimit dhe falsifikimit të projektit të Unazës së Re, me qëllimin grabitjen dhe vjedhjen e 20 milion eurove.
8 DHJETOR - PRESIDENTI MESAZH SOLIDARIZIMI ME STUDENTËT NË PROTESTË NË DITËN E RINISË Në Ditën e Rinisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehu mirënjohje të gjithë studentëve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në
15
rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por kur kanë kaluar gati 3 dekada nga shprehja e kësaj aspirate, Meta inkurajon dhe mbështet studentët e sotëm, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri. “Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës. Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar. Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar. Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri”- u shpreh në mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.
11 DHJETOR - FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE PËR UNAZËN, GJIKNURI: PRISHET KONTRATA Dyshimi se një prej kompanive fituese në tenderin për ndërtimin e segmentit numër 1 të Unazës së Tiranës, pallati me shigjeta-sheshi “Shqiponja”, është konfirmuar nga autoritetet amerikane. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njoftoi se veç pezullimit të punimeve pak ditë më parë, tashmë është ndërmarrë edhe hapi tjetër; ai i prishjes së kontratës me kompaninë në fjalë dhe ka nisur procedurat e sekuestrimit të garancisë prej 10 %. Të njëjtat hapa janë ndërmarrë edhe për një kontratë tjetër që kishte fituar kompania me Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Nga ana tjetër, ministri tha se ka nisur një proces hetimor në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Gjiknuri tha se të gjithë përgjegjësit do të japin llogari, përfshirë edhe vetë ministrin, por ai tha se nuk ka asnjë përfshirje në falsifikimin e dokumenteve.
12 DHJETOR - NË PROTESTË EDHE MINATORËT: MIRATONI STATUSIN! Vala e protestave të dhjetorit vijon të përhapet në të gjithë vendin. Minatorët e Bulqizës zbritën në rrugë me një ultimatum për qeverinë. Përmirësim i kushteve të punës dhe miratim i statusit të minatorit brenda vitit ose në të kundërt ata do të futen në Grevë Urie. Nën këtë pankartë që i përmbledh të gjitha
Shqipëria është kthyer në një arenë protestash, si pasojë e kushteve të rënduara ekonomike që po kalojnë shqiptarët në qeverisjen “Rama”. Paralelisht me Tiranën, protesta janë zhvilluar edhe në Durrës, të cilët kanë bllokuar edhe autostradën Tiranë-Durrës në të dyja krahët pranë mbikalimit të Shkozetit. Banorët kanë dalë në mbështetje të studentëve, por protestojnë edhe për taksat e larta dhe për papunësinë. Edhe në Shkodër për të 4-ën ditë radhazi kanë vazhduar protestat, me thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën në hyrje të qytetit. Madje mes makinave të bllokuara është edhe një makinë policie. Banorët e Shkodrës kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit, taksat por edhe varfërinë. Edhe qytetarët në Berat janë ngritur në protestë kundër çmimit të naftës, duke bllokuar rrugën kryesore e duke rënduar trafikun.
18 DHJETOR - KRYEMADHI KËRKESË ARTA MARKUT: PEZULLO PUNIMET TE UNAZA E RE Ka vijuar në ditën e saj të 46-të protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre dhe anulimit të projektit “të dyshimtë” për Unazën e Madhe. Me thirrjet “Toka jonë, shtëpia jonë”; “Poshtë projekti”; “Qeveri hajdute”, banorët e Unazës së Re kanë dolën sërish në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi i ka kërkuar në mënyrë zyrtare, Prokurores së Përgjithshme Arta Marku pezullimin e punimeve në Unazën e Re. Në letrën e saj, kryetarja e LSI-së shprehet se edhe pse u verifikuan problematika me tenderat e këtij projekti punimet e kompanive private janë ende duke vazhduar. Kryemadhi thekson se punimet po vijojnë edhe në pjesën e projektit ku Ministria e Infrastrukturës deklaroi se është anuluar tenderi.
19 DHJETOR - STUDENTËT “MASAKROJNË” RAMËN NË VLORË Do të ishte një ditë e vështirë për kryeministrin Edi Rama, ku protesta studentore e detyroi atë të përballet direkt me revoltën e njerëzve që i dhanë mandatin e deputetit. Pasi iu rezervua një pritje e tensionuar që në hyrje të oborrit të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, edhe debati në auditor do të ishte po kaq i tensionuar, ku studentët ia plasën në sy të vërtetat që i kanë detyruar ata të qëndrojnë prej më shumë se dy javësh jashtë universiteteve. E për këtë arsye Edi Rama në Vlorë u përball me protesta nga studentët, bojkotim të takimit, denoncime të forta nga studentët dhe një pakënaqësi të hapur ndaj situatës në arsim dhe qeverisjes së tij. Kaq shumë pakënaqësi ndaj Ramës nuk ka pasur as pas viteve 20022005, kur socialistët refuzonin ta takonin dhe e përzinin nga sallat. Ndryshimi është se në ato vite socialistët nuk e pranonin si socialist dhe kandidat për drejtimin e PS, ndërsa sot të rinjtë nuk e pranojnë si kryeministër, por si shkaktarin e problemeve të gjithë brezit të tyre. Takimi i kryeministrit në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë edhe pse u bojkotua nga shumica e studentëve protestues, ka shërbyer si arenë debati ku nuk është diskutuar vetëm për arsimin, por edhe për korrupsionin e politikës. Dy nga studentët që ishin në takim dhe që mesa duket nuk ishin të orientuar nga zyra e shtypit të Kryeministrit për pyetjet që do të
(Vijon në faqen 18)
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
16
Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Qeveria Rama lajmëroi planet për dhënien e një sipërfaqe të madhe publike në qendër të Tiranës kompanisë Fusha sh.p.k në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri. Artistë dhe aktivistë dolën kundër planeve të qeverisë, duke i quajtur ato haptazi korruptive, ndërsa kërkuan restaurimin e teatrit aktual, që sipas tyre mbart vlera historike. Protesta para Ministrisë së Arsimit në muajin dhjetor, ku mijëra studentë kërkuan përmirësimin e sistemit arsimor shqiptar, ndërsa e deklaruan si shkatërrimtar për universitetin ligjin për arsimin e lartë të qeverisë Rama. Studentët protestuan për rreth dy javë dhe kërkuan plotësimin e 8 pikave, të cilat ata i shohin si të domosdoshme për një arsim cilësor në vend. Protesta e studentëve ngjallën gjithashtu shpresë dhe entuziazëm te qytetarët e tjerë, të cilët e panë protestën studentore si një revoltë ndaj pakënaqësisë dhe kushteve të këqija ekonomike dhe demokratike në Shqipëri.
Për herë të parë dy presidentë, ai i Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Italisë, Serxho Matarella vizitojnë se bashku arbëreshët e Italisë. Dy Presidentët vizituan Kolegjin “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona ku u pritën ngrohtësisht dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.
Për dy muaj me radhë banorët e zonës së “Astir” në Unazën e Re protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Re. Gjatë protestave ka pasur incidente serioze me policinë dhe një pjesë e banorëve janë arrestuar.
Një grua ecën duke tërhequr një valixhe në Tiranë. Largimi masiv i shqiptarëve nga atdheu përmes kontratave të punësimit, kërkimit të azilit dhe aplikimit për Llotarinë Amerike shkaktoi gjatë 2018-ës frikë për zbrazjen e atdheut prej forcës së specializuar punëtore dhe plakjen e popullsisë.
Protestues të Partisë Demokratike në opozitë gjatë një përballje me forcat speciale të policisë në një protestë para Ministrisë së Brendshme.
Ina Nuka, efektivja e Shqiponjave e cila humbi 3 gishta të dorës së djathtë nga një kapsollë që u hodh nga protestuesit e Astirit gjatë protestës së Parlamentit në muajin dhjetor. Nuka u dërgua në Ankara të Turqisë për të operuar gishtat. Operacioni, i cili zgjati rreth 7 orë kishte përfunduar me sukses. Pas disa ndërhyrjesh të vështira, tashmë duket se Ina është shëruar dhe është rikthyer në Tiranë për të vijuar punën në Policinë e Shtetit.
Një fëmijë vrapon në ish-kampin e Tepelenës gjatë një ceremonie përkujtimore të viktimave. Nga viti 1945 deri në 1955, mijëra njerëz, më së shumti gra e fëmijë vuajtën izolimin dhe keqtrajtimin në një kamp të ngritur në Tepelenë, për shkak të lidhjeve të tyre familjare me “armiqtë” e shtetit. Të mbijetuarit kanë dëshmuar gjerësisht mbi kushtet çnjerëzore. Disa nga kujtimet e mbledhura nga studiuesit pas rënies së komunizmit tregojnë se si qindra fëmijë vdiqën si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve. Shqipëria megjithatë ka bërë pak përpjekje për t’i sjellë drejtësi viktimave.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE E VITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
16
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
18
(Vijon nga faqja 15) bënin, kanë thënë disa të vërteta përvëluese për kryeministrit. Konkretisht një prej studentëve që nga kryeministri Edi Rama u sulmua se kishte një telefon “Iphone” në dorë dhe ankohej për tarifat, u përgjigj në mënyrën që asnjë gazetar nuk ka guxuar t’ia thotë Edi Ramës në sy. Studenti i kujtoj kryeministrit se një telefon nuk është aq i papërballueshëm ekonomikisht, ndërkohë kërkoi nga kryeministri që të tregonte se ku i kishte gjetur lekët për të ndërtuar një vilë super luksoze në periferi të Tiranës. Një pyetje kaq e drejtpërdrejtë e ka vënë jo pak në siklet kryeministrin. Ai deklaroi se ka pasur të ardhura kur ka punuar si emigrant në Francë, një argument që ngre jo pak dyshime duke qenë se nuk ka ndonjë provë që Rama të këtë punuar si emigrant. Por edhe sikur të ardhurat e tij të jenë vënë në emigracion, në aq pak vite sa ka jetuar në Paris është e pamundur të nxirren kursime që përballojnë ndërtimin e një vile luksoze. Pavarësisht se një pjesë e studentëve bojkotuan takimin dhe pavarësisht se shumica e atyre që ishin në sallë ishin të porositur nga zyra e shtypit të qeverisë, mjaftoi vetëm fjala e dy studentëve për të ndryshuar gjithë rrjedhën e takimit të kryeministrit.
20 DHJETOR – TENSIONE NË KUVEND, QËLLOHET ME VEZË RAMA Opozita është rikthyer në Kuvend pas afro 6 muajsh bojkot, duke e shndërruar në seancë proteste në solidarizim me protestën që po zhvillohej jashtë parlamentit, duke shkaktuar edhe një incident, që ka detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të shtyjë katër herë punimet e seancës, derisa në fund vendosi shtyrjen e saj për në orën 18:00 të pasdites. Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Në këtë moment ndërhyri Garda e Republikës, ndërsa Rama kërkoi që deputeti të nxirret jashtë. Në këto momentet do të vinte ndërhyrja e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili e përjashtoi nga seanca dhe Byroja e Kuvendit vendosi pak minuta më pas përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet. Por ligjvënësi demokrat nuk pranoi që të dilte nga salla pas katër ndërprerjeve duke bërë që kryetari i Kuvendit, Ruçi ta shtynte për në orën 18:00 të pasdites. Nga ana e saj, opozita kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Edi Rama me argumentin se i fyeu, ndërsa kërkesat do të shqyrtohen brenda 48 orëve. Kryeministri Rama reagoi duke u shprehur se opozita seancën e kërkuar për studentët e ktheu në konflikt rrugësh. Sjellja e deputetit të PD-së, Endri Hasa erdhi pas shpërthimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili në
fillim të seancës lëshoi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit dhe grupit të PS, mes të tjerash i cilësoi edhe dele. Ndërkohë që jashtë Kuvendit, militantë të PD-së, studentë dhe banorë të Unazës së Re zhvilluan një protestë kundër qeverisë.
21 DHJETOR – PS RRËZON VETTINGUN NË POLITIKË, BASHA: KRIMINELËT NË KUVEND VENDOSIN Shumica rrëzoi në Kuvend draftin e propozuar nga opozita për Vettingun në politikë. Nisma u rrëzua me 74 vota kundër, ndërsa 52 votat e opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Seanca prej 7 orësh u shoqërua me debate dhe akuza nga të dy kampet, por i vetmi që nuk u përfshi në këtë diskutim ishte vetë kryeministri Edi Rama. Para votimit, kreu i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, ju bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të votojnë ligjin që i hap rrugë vettingut për politikanët. Basha tha se e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga bataku ku është zhytur, është ndarja e politikës nga krimi. Kryedemokrati madje tha se opozita është e gatshme të votojë të gjitha propozimet e mazhorancës për vettingun e politikës, mjafton që ajo të marrë dakordësi e Komisionit të Venecias.
25 DHJETOR - NUK NDALET PROTESTA, STUDENTËT MESAZH RAMËS Protesta e studentëve nuk ka ndalur edhe në ditë festash. Prej ditësh, duke qenë se shumica
e studentëve janë larguar nëpër shtëpitë e tyre në rrethe, në mënyrë simbolike protesta bëhet dy orë në ditë nga ora 10 deri në orën 12 të drekës. Me rastin e Krishtlindjes disa studentë protestues kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë kryeministrit Edi Rama, ku i kanë lënë te bredhi i Kryeministrisë një palë pantallona, një gotë me stemën e Juventusit dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. “Kjo është dhurata që i kemi bërë sot zotit kryeministër, mesazhi është që të veshi pantallonat të bëhet serioz të bëhet burrë, sepse një politikan bëhet burrë shteti kur fillon të mendojë për brezin e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Të lexojë Kushtetutën, të plotësojë kërkesat tona, të shfuqizojë ligjin e arsimit të lartë ose të zhduket”, u shpreh studentja Ervisa Shehu. Kujtojmë se studentët protestuan prej më shumë se dy javësh, teksa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish me protesta në 7 janar nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria.
26 DHJETOR - OPOZITA KALLËZIM PENAL PËR DEPUTETËT E PS Një padi e rrallë penale është dorëzuar nga opozita kundër Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë deputetëve të Partisë Socialiste. Padia ka për bazë shpërdorimin e detyrës nga Kuvendi dhe zyrtarët e tij, lidhur me miratimin e ligjit për faljen e taksave ndaj bizneseve të mëdha. Në prokurori janë paditur të gjithë deputetët e PS-së dhe funksionarët e Kuvendit të Shqipërisë që kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin e presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta. “Erion Braçe, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Ervin Bushati, Edi Rama, Gramoz Ruçi Genc Gjonçaj, etj. Ushtruan presion dhe shantazhuan administratën dhe deputetët e tjerë”- thuhet në padi. Kreu i shtetit rrëzoi ligjin që falte taksat për kompanitë e mëdha duke e cilësuar atë si anti-kushtetues. Sipas ligjit, rrëzimi i një ligji nga kreu i shtetit duhet të shqyrtohet me procedurë të qartë parlamentare në Komisionin e Ekonomisë. Gjithashtu, përfaqësues të Presidencës duhet të paraqiteshin në komisione për të dhënë argumentet se përse ligji ishte antikushtetues. Por ndryshe nga sa ka ndodhur 28 vite me dekretet e Presidentit, mazhoranca e PS votoi brenda 8 orëve rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit si dhe miratimin e ligjit ekzistues që u fal taksat kompanive të mëdha në vend. Ligji në fjalë është hartuar për një grup të vogël biznesmenësh dhe përveç se u përgjysmon taksat për fitimin në të ardhmen, përcakton se këta biznese duhet të marrin dhe taksat që kanë derdhur në buxhet gjatë viteve të kaluara. Për këto dhe arsye të
tjera, Presidenti kërkoi mos miratimin e tij duke e cilësuar si një ligj diskriminues për bizneset e ndershme. Por mazhoranca, me një vendim të paprecedentë duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e miratoi ligjin brenda pak orëve. Dokumenti i padisë së hartuar nga PD dhe LSI është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës.
27 DHJETOR – REFUZOHET PROTESTA E DIASPORËS Në datë 24 dhjetor, ideatori Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për protestë nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Në 27 dhjetor, drejtori i Policisë së Tiranës i ktheu përgjigje Sejkos duke refuzuar kërkesën për protestë me arsyetimin se “pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve”. Drejtoria e Policisë së Tiranës paralajmëron se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen.
28 DHJETOR - PROTESTAT “PREJNË” KOKAT E QEVERISË Revolta që shkaktoi kauza e banorëve të “Astirit”, banesat e të cilëve rrezikojnë të prishen falë projektit të dyshimtë për zgjerimin e Unazës së Re, revoltë e cila u përshkallëzua në lëvizjen e studentëve, protesta e të cilëve tronditi gjithë shoqërinë shqiptare, e jo vetëm politikën, korr “frutet” e para. Problematikat që u denoncuan me forcë dhe pa kompromis nga studentët, detyroi kryeministrin Edi Rama të bëjë reflektimet e nevojshme në kabinetin e tij. Konkretisht Rama shkarkoi pas 3 javësh protesta poshtë zyrës së saj Lindita Nikollën nga posti i Ministres së Arsimit. Duke u nisur nga dështimi i negociatave me Greqinë dhe ngecjen e çeljes së negociatave në Bashkimin Europian, por edhe ngjarjet në Bularat, Rama vendosi të shkarkojë Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit të Jashtëm. Po ashtu kriza ekonomike që ka përfshirë shqiptarët detyroi Edi Ramën të shkarkojë kreun e financave shqiptare, Arben Ahmetaj. Problematikat e dala nga politika e koncensioneve dhe PPP-ve që nisi që nga koncesioni i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit dhe që kulmuan me tenderin e Unazës së Re, duket se ka qenë dhe vija e kuqe mes Ramës dhe Gjiknurit. Po ashtu një tjetër figurë e anatemuar jo vetëm nga artistët, por edhe nga opozita është Mirela Kumbaro, e cila duket se nuk e ka mirëmenaxhuar çështjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin protestohet prej më shumë se 7 muajsh.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
19
2018, ngjarjet që tronditën Shqipërinë Përgatiti Redjon Shtylla
vitin 2017. Mediat italiane, shkruajnë se rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që për “007” italianë konsiderohet mafia më e rrezikshme e huaj. Raporti thekson se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet. Inteligjenca italiane shkruan në raport se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia, por edhe të hashashit në drejtim të Italisë nga Ballkani, duke bashkëpunuar me grupet italiane, kryesisht në Pulja dhe zonat e tjera të jugut të Italisë.
2018 nisi dhe u mbyll me krime të rënda mes bandave të kanabisit. Pazaret e vjetra prenë koka dhe ekzekutimet më së shumti prekën qytetin e Shkodrës. Ekzekutimet e shqiptarëve u shtrinë edhe në Greqi, aty ku në dy muajt e fundit u vranë 7 shqiptarë. Debat shkaktoi edhe vrasja e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, ku Konstandionos Kaçifas qëlloi ndaj policisë shqiptare dhe varrimi i tij u bë me thirrje Antishqiptare. Vrasjet në familje tronditën vendin, ku ngjarja më e rëndë është ajo në Resulaj të Selenicës, me tetë të vrarë nga një dorë e vetme. Plumbat i morën jetën grave, vajzave që refuzuan të kishin lidhje. Por ky viti kapi edhe disa banda në vend, nga 40 që prezantoi qeveria, u kapën 13-të por nga ana tjetër edhe disa banda u dënuan dhe disa dolën nga burgu. Fundiviti u përmbyll me dy krime të rënda. “Koha Jonë”, sjell një përmbledhjeve të ngjarjeve kryesore të kronikës që tronditën vendin përgjatë vitit 2018.
NGJARJET E JANARIT 2018 1 JANAR-PLUMBAT I MARRIN JETËN 16-VJEÇARIT 2018 nisi me një viktimë, pasi plumbat e armës i morën jetën 16-vjeçarit Klajdi Gjeta. Gjatë natës së ndërrimit të viteve në Kurbin, ai kishte dalë në terracë për të hedhur fishekjzarre por u godit dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të ndjerit ju gjet një plumb në kokë. Djali kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre kur u qëllua nga një plumb në kokë. Alban Lika, Ernis Lika dhe Arber Lika kanë qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonin në lagjen Sanxhak me automjet mesnatën e datës një janar 2018.
8 JANAR-SHKARKOHET NGA DETYRA HAKI ÇAKO I akuzuar nga opozita për shkelje të ligjit, Haki Çako u lirua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme, përmes një deklarate tha: “Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako”. Çako akuzohet nga opozita si bashkëpuntorët i grupeve kriminale, duke favorizuar trafikun e drogës. Sot Çako është në krye të Emergjencave Civile dhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është Ardi Veliu.
15 JANAR-VRET SHOKUN DHE VETËVRITET Fashti Gjorm në Vlorë u trondit në 15 janar nga një krim i dyfishtë. Artion Shenaj qëlloi me breshëri ndaj Mariglen Memës, duke i marrë jetën në vend. Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin një konflikt të vjetër. Memaj ka qenë duke pirë kafe në lokal kur është qëlluar nga Shenaj i cili kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qenë dënuar për vjedhje. Fillimisht ka patur një grindje mes dy të rinjve dhe më pas Shenaj është larguar nga lokali për të marrë kallashnikovin në banesën e tij. Pas disa minutash 31-vjeç është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri 35-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.
28 SHKURT-613 KG KOKAINË NË DURRËS
21 JANAR-VRITET ARIELA MURATI Vrasja e studentes së Juridikut, Ariela Murati, pasditen e 21 janarit pranë Universitetit të Mjekësisënë Tiranë nga personi që kërkonte të kishte lidhje me të, tronditi mbarë opinionin publik. 23-vjeçari Aldison Belulaj, e kishte përndjekur prej kohësh Arielën dhe të dielën e 21 janarit e vrau me një plumb në kokë. Pas aktit tragjik, disa sekonda më vonë ai qëlloi edhe veten.
21 JANAR-MASAKROHEN NËNË E BIR Olsin dhe nëna e tij Salkie Hoxhallarin i vranë për xhelozi, sepse dashnori nuk po takonte dot nusen e shtëpisë. Është kjo historia tragjike e 21 janarit në Vlorë, aty ku vrasësi Kasëm Pirjasi, një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve kishte lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit, Hysnie Hoxhallarin. Që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit, ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi, e po ashtu mblesi për martesën mes Hysnies dhe Olsit. Bashkëpunëtorë në këtë masakër është edhe Hysnie Hoxhallari, e cila fshehu armën e krimit dhe pasi banesa u dogj plotësisht, njoftoi policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr.
28 JANAR-BURRI VRET GRUAN Krim i rëndë në familje. Ylber Bajrakurtaj vrt me sopatë gruan e tij, nënën e tre fëmijëve. Viktima disa herë ishte larguar nga shtëpia dhe çifti Barjakurtuaj përfundonte duke u rrahur. Autori vuante prej kohësh nga probleme mendore dhe për këtë gjë merrte dhe kurim herë pas here. Vetëm pak ditë para ngjarjes, ai mësohet se bashkë me vjehrrin e tij, kishte kryer vizitë te një mjek psikiatër. Mjeku psikiatër, Gjon Preçi, tregon se 42-vjeçari ka qenë i shtruar edhe në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës. Ai kishte statusin e invalidit prej më se 20 vitesh me prapambetje mendore.
Tiranë. Për ekzekutimin e tij u pagua një killer grek, Eftimius Eftimiu. Kasmi u vra në derën e shtëpisë së tij dhe u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Greku ka qenë më parë anëtar i forcave speciale greke por u përjashtua pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge. Killeri grek kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën. “Dua të marr pjesë në gjyq por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën”. Deri më tani nuk dihet kush është porositësi i këtij ekzekutimi dhe se killer grek ende nuk ka marrë dënimin si vrasës. Dyshohet se ish-agjendi grek është paguar 25 mijë euro për këtë vrasje.
NGJARJET E SHKURTIT 2018 7 SHKURT-SASI KOLOSALE DROGE NGA SHQIPËRIA Policia italiane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, duke sekuestruar 800 kg marijuanë dhe vënë në pranga 15 trafikantë. Operacioni u krye në komunat Brindisi, Fasano, Oria dhe Katania, ku të arrestuarit akuzohen dhe për grabitje. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa nga hetimet e nisura që prej shkurtit të 2017, u identifikuan dy grupe kriminale, që merreshin me trafikun e drogës. Droga mbërriti në Itali me anije dhe kamionë, ndërsa gjatë aksionit të karabinierëve janë kapur dhe armë zjarri, që mbaheshin pa leje nga trafikantët.
18 SHKURT-TRAGJEDIA, SHUHET FAMILJA
Tragjedia e familjes Preka në Velipojë, tronditi shqiptarët. Është aksidenti më tragjik i viti që lamë pas. Mjeti “Alfa Romeo”, ku udhëtonte familja Preka, babai, nëna dhe tre fëmijët e tyre u përplas me një fuoristradë, ku udhëtonin 2 persona të tjerë. Përplasja ishte fatale për babain 40-vjeçar, Edmond Preka dhe për tre fëmijët. Nëna, 36-vjeç është në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi ky aksident i mori familjen.
29 JANAR-KILLERI GREK VRET KASMIN
21 SHKURT-SHQIPËRIA IMPORTUESJA E DROGËS
Një nga ekzekutimet më misterioze është ajo e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në
Antimafia në Itali dorëzoi në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian, raportin për
Kokaina e kapur më 28 shkurt në Durrës, është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri. 613 kokainë e paketuar në kutitë e bananeve, tërbulloi për muaj me rradhë politikën. Arbër Çekaj mbahet i arrestuar në Gjermani, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri e shpalli në kërkim ndërkombëtar pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”. Edhe pse u arrestua në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, duket se autoritetet gjermane po e hetojnë Çekajn edhe për llogari të tyre. Pas gjetjes së 613 kilogramëve kokainë në kontenierin me banane, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shoferin e kamionit si dhe menaxherin e firmës “Arbri Garden”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi drogën e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Ndërsa nuk është identifikuar asnjë person tjetër i implikuar në këtë trafik ndërkontinental të drogave të forta, pronari i ngarkesës ku ishte fshehur droga vazhdon të mbahet nga autoritetet gjermane.
NGJARJET E SHKURTIT 2018 3 MARS-AGUR VRENOZI, HEROI I VLERAVE Agur Vrenozi, humbi jetën pasi u përpoq të ndalonte grabitësit të cilit kishin shkuan në Exchange-in e shokut të tij për të grabitur. Lulëzim Demiraj dhe Zini Fyraj pasi parkuan makinën në brendësi të lagjes “Apollonia” erdhën nga Parku Qendror i qytetit për të hyrë në pikën e këmbimit valutor. Brenda ndodheshin Gëzim Hoxha pronari, gruaja e tij dhe Agur Vrenozi. Ky i fundit doli jashtë për të kërkuar ndihmë, por pas disa minutash mori një karrige dhe qëndroi jashte derës. Qëllimi ishte të godiste autorët kur të dilnin gjë të të cilën edhe e tentoi por sapo ngriti karrigen u godit me plumb në ballë nga Demiraj. Veprimi dinjitoz i Vrenozit u vlerësua nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i akordoi pas vdekjes “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Dekorata ju dha nga Presidenti për “për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”.
8 MARS-VRASJE MAKABËR NË FIER Një trup i dekompozituar gjendet në Fier dhe kjo ngjarje është kanibale. Kreshnik Beqiraj u vra nga shoku i tij, Albert Zekaj mbrëmjen e 26 qershorit të 2017. Zekaj i cili ishte edhe shok me viktimën, tha në polici se kishte qenë i dehur kur kishte kryer krimin dhe nuk kujtonte as
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 motivet e ngjarjes. “Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa. Kaq”, është shprehur ai.
cilave nuk bëhet publike nga autoritetet. Teksa po ecte në këmbë, Ilir Kapxhiu është sulmuar në rrugicën pas filialit qendror të Postës, që gjendet pak metra larg Prokurorisë sapo ai ka tërhequr dokumentet. U konfirmua se janë vjedhur akte hetimore të rikuperueshme dhe jo akte të cilat klasifikohen si sekret shtetëror.
13 MARS-NUSJA VRET VJEHRRËN Mariana Çmeta, në 2017 helmoi dhe më pas mbyti me duar vjehrrën e saj Lumtujire Lami. Ajo u vra tragjikisht pas përpjekjeve për të kërkuar ndihmë pas helmit të cilën nusja i kishte hedhur në një gotë me lëng portokalli. Hysen Shehu është ish-hoxha që shërbente në xhaminë në Qytetin Studenti në Tiranë, por që praktikonte edhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme në banesë. Në këtë histori ai është personi me të cilën 21-vjeçarja rrëfeu krimin. Marjana e ka rrëfyer krimin ndaj vjehrrës 6 ditë pas ngjarjes, duke mos e ditur se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj.
8 MAJ-EKSTRADIMI I SHEKULLIT, HAXHIA NË TIRANË Pas 19 vitesh, Izet Haxhia rikthehet në Tiranë për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. I arrestuar që në vitin 2006, Izet Haxhia jetoi për më shumë se 11 vjet në pritje të ekstradimit, i cili erdhi vetëm pas kërkesës së bërë prej tij. Për shumë vite me radhë, Haxhia ka qenë bodigardi i ish-Presidentit Sali Berisha, detyrë që e la pas ngjarjeve të 14 shtatorit në Tiranë.
16 MARS-ARRESTIME NË LEZHË Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni u arrestuar më 16 mars, pas hetimeve për shpërdorim detyre, pasi u konstatn shkelje. Për të gjykata vendosi “arrest shtëpie” dhe më datë 10 maj, Gjykata e Lezhës zëvëndësoi masën e sigurimit ndaj kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Frrokaj u kthye në zyrë për të ushtruar detyrën e tij por do të paraqitet dy herë në muaj pranë policisë gjyqësore te prokurorisë së Lezhës.
17 MARS-30 MIJË $ PËR NË SHBA Për megaoperacionin e policisë për goditjen e grupeve që trafikonin shqiptarë drejt SHBAsë dhe Kanadsë, kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri me dije se në mesin e 39 të arrestuarve, janë edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit. Veliu bëri me dije se ata janë me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin. Këto shtatë grupe kriminale kanë arritur të dërgojnë në SHBA dhe Kanada plot 1mijë persona. Itineraret e ndjekur prej tyre janë Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar, ShqipëriFrancë-Mbrëtëri e Bashkuar, Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republikë Domenikane- SHBAKanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amerikë LatineSHBA-Kanada. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.
19 MARS-USHTRIA E KANANIT, 38 TË ARRESTUAR 38 të arrestuar dhe 8 ton drogë e kapur. Ky është bilanci final i operacionit “Precizioni”, që çoi në kapjen e pjesës më të madhe të rrjetit të trafikut të drogës, që drejtohej nga Met Kanani. Trafikanti shqiptar është me pashaportë amerikane dhe kundër tij është aktivizuar edhe DEA, si dhe disa agjensi europiane. Rasti më i fundit i goditjes së grupit ndodhi në 19 mars 2018 , ku u bllokuan 1.1 tonë drogë dhe mes 11 shqiptarëve të arrestuar u kap edhe baroni i drogës Met Kanani. Ky i fundit shfaqet shpesh në komunikime telefonike me anëtarët duke folur herë shqip, herë anglisht e herë spanjisht. 23 mars-Tentativa e grabitjes, luftë me policinë Pas ngjarjes së rëndë të 2 marsit në Fier, aty ku gjatë grabitjes të këmbimit valuator u qëllua për vdekje Agur Vrenozi, i cili u shpall edhe “Qytetar Nderi”, Fieri u trondit nga një ngjarje e ngjashme. Policia shkëmbeu zjarr me një grup prej gjashtë grabitësish të armatosur. Ata kishin shkuar në lagjen “29 Nëntori”, në derën e shtëpisë së Minella Muçit, i cili banon së bashku me bashkëshorten pensioniste. Dy të moshuarit kanë ndjerë se dikush kërkonte t’u shpërthente bravën e derës dhe njoftuan policinë. Policia mbërriti në hyrjen e pallatit dhe aty, dy ose katër persona me armë qëlluan
20
direkt. Policia iu përgjigj zjarrit të armëve me zjarr dhe për pasojë, një nga grabitësit, Xhulian Sollaku nga Katund i Ri në Elbasan, u vra direkt, ndërsa Arben Muço u plagos. Nga shkëmbimi i zjarrit policët nuk janë lënduar. 31 mars- RENEA dhe FNSH “terror” në Kukës E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama se protesta në “Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, banorët e Kukësit u përballën me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pas aksionit të forcave RENEA-s dhe të shoqërimeve të banorëve që prej mbrëmjes së djeshme, mësohet se Policia e Kukësit lëshoi 23 urdhër-arresti për protestuesit, mbi të cilët rëndojnë katër akuza, siç janë: “Shkatërrim prone publike”, ”Goditje për shkak të detyrës”, ”Tubim i paligjshëm” dhe ”Kundërshtim i forcave të policisë”. Pas shumë seancave gjyqësore, disa muaj më vonë ata u liruan.
NGJARJET E PRILLIT 2018 10 PRILL-I REFUZOHET AZILI, VRITET Në një rrugicë pa ndriçim, maskat prisnin të kalonte 28-vjeçari Mario Majollari, dhe i zunë pritë mes pallateve, duke e ekzekutuar me tre plumba në kokë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001. Vrasësi Kastriot Gjuzi, është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes. Majollari nga frika kishte kërkuar azil në Suedi por shteti atje nuk e besoi. Pavarësisht këtij fakti, familjarët e Gjuzit mohojnë që Kastrioti të jetë autor i vrasjes së Mario Majollarit, pasi sipas tyre ai nuk e ka hapur në familje temën për vrasjen e vëllait të tij, Ilir Gjuzi. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me Armando Nelajn në vitin 2000 nga babai i Mario Majollarit, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
25 PRILL-VRASJA PËR 9600 LEK Grabitjet që kthen në tragjedi, nuk janë të pakta në vendin tonë. Familja Buçi në Kamëz nuk hapi si çdo ditë qepenin e minimarketit por dyert e mortit. Kryefamiljari Agim Buçi, baba i katër fëmijëve u vra barbarisht, edhe pse në xhiron ditore kishte vetëm 9.600 lekë. 53-vjeçari sakrifikoi veten, për të mbrojtur gruan dhe djalin 6-vjeçar. Ngjarja tragjike tronditi familjen, opinion publik por më së shumti djalin 6-vjeçar të familjes, që ishte dëshmitar i përleshjes dhe i skemës së vrasjes. Bashkëshortja e të ndjerit, Merita Buçi mbeti e plagosur. Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda janë autorët e krimit që tronditi mbarë shqiptarët.
25 PRILL-ATHINË, EKZEKUTOHET SHQIPTARI Një 23-vjeçar shqiptar u ekzekutua në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë. Viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura. Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, e pasi viktima u godit me levë, në vazhdim u godit edhe me thikë. Ndonëse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin nga Përmeti.
NGJARJET E MAJIT 2018 6 MAJ-MAFIA SHQIPTARE REKRUTOI ZYRTARËT KOLUMBIANË Shqiptarët janë në krye të bandës që trafikoi një ton kokainë nga Kolumbia në Madrid. Këtë e thotë shtypi spanjoll, ku thotë se të arrestuar për këtë ngarkesë janë dy shqiptarët Arjan Ndoci, që fshihej nën identitetin e vjedhur Dritan Gradica edhe Julian Deblini. Sipas medieve spanjolle, shqiptarët e trafikonin kokainën e pastër nga Kolumbia në Madrid, jo vetëm me avionë të vegjël por edhe të fshehur në kontenierët e bananeve. Ata e përshkruajnë rrjetin si shumë të fuqishëm, ndërsa kishin rekrutuar zyrtarë dhe punonjës të aeroporteve kolumbiane për të lëvizur kokainën. Mes autoriteteve të dy vendeve, Spanjës dhe Shqipërisë po hetohet nëse kokaina e kapur në Madrid ka lidhje me atë që u sekuestrua në Durrës në 28 shkurt, 613 kg kokainë, ndërsa deri tani ka tre të arrestuar, pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane, administratorin e ”Arbi Garden” dhe shoferin.
8 MAJ-GRABITET SEKRETI HETIMOR Korrespodenca sekrete e Prokurorisë së Durrësit e sapo tërhequr nga posta u grabitur pak metra larg organit të akuzës. Dy persona të pa armatosur dhe të maskuar me kapele i kanë rrëmbyer nga dora korrierit të Prokurorisë një dosje me 6 akte hetimore, përmbajtja e të
17 MAJ-ENEA VDES NË PARABURGIMIN E KORÇËS Enea Ftoj, ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale, familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë. Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.
NGJARJET E QERSHORIT 2018 4 QERSHOR-EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË VLORË Shumë pista janë për ekzekutimin e Vasil Dervishajt, pronar i një bar-kafeje të quajtur “Gimoka”, dhe të një dyqani elektroshtëpiakesh, por ende arsyeja e vrasjes nuk është zbardhur, edhe pse duket se ka ardhur pas një sherri. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen “Pavarësia”, mbrëmjen e 4 qershorit.
7 QERSHOR-DJALI VRET PRINDËRIT Prindërit nuk ja dolën që me përpjekjet e tyre djalin 26-vjeçar ta kuronin nga depresioni, pasi u vranë mizorisht në derën e shtëpisë. 26-vjeçari Qemal Sela vetëm një natë qëndroi në shtëpi pas kthimit nga Anglia, dhe paraditen e së enjtes zbrazi kallashnikovin drejt dy prindërve në zonën e “Llixhave” në Peshkopi. Më pas, 26-vjeçari me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes. Policët i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen.
8 QERSHOR-DASHURI VRASTARE, LA GRUAN PËR XHULJETËN E vrau se e refuzoi dhe historia e krimit të pasionit u përsërit në Tiranë. 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni nga Mati u vra teksa po ikte për të dhënë provimin e Maturës Shtetërore nga 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kukësi, në zonën e “Don Boskos”. Ky i fundit ndërroi jetë një orë pas krimit të rëndë. Lidhur me hetimin që nisi për kallëzimin që Xhuljeta deponoi në komisariatin numër 3, reagoi edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili thotë se efektivët që trajtuan rastin nuk kanë asnjë përgjegjësi ligjore.
8 QERSHOR-VRET GRUAN, “MOS SHKO TË PUNOSH” Në 8 qershor 2018, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, 6 fëmijët e Adriana Shahullit nuk do ta kishin imagjinuar që mbrëmjen e së premtes, ata do të flinin pa puthjen e nënës, pasi babai i tyre vrau 40-vjeçaren pas një sherri banal. Në gjykatë, në seancën e 11 qershorit, babai vrasës shprehu pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij. “E shtyva dhe kur
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari Shaholli nga Maliqi i Korçës e me banim në Durrës. Adriana Shaholli, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti.
17 QERSHOR-GRUAJA EKZEKUTON BURRIN Krimi në familje godet sërish. Kësaj radhe gruaja ekzekutoi bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në Tregun e Milotit, ku çifti shiste për të siguruar jetesën e tyre dhe dy fëmijëve minorenë. Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku, krahas dhunës fizike, për rrjedhën tragjike të ngjarjes. Më pas, ai kishte shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se e tradhtonte.
18 QERSHOR-EKZEKUTOHET PRONARI I SERVISIT Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. në datë 18 qershor u ekzekutua me armë zjarri Mehdi Kavaja. Pronari i një servisi makinash, 60-vjeçari Kavaja u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët. Fillimisht u mendua se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se ishte vrarë.
24 QERSHOR 2018- 3.4 MLN EURO TEK “TOYOTA YARIS” Tre milionë e 366 mijë e 700 euro dhe 80 mijë franga belge është shifra që u gjetën të fshehura në dyert dhe sediljet e dy “Toyota Yaris”, të cilat zbarkuan në portin e Durrësit. Sasia e padeklaruar e parave u gjet brenda dy au-
27 KORRIK-12 MIJË EURO RRUGA DREJT SHBA E ANGLI Një tjetër bandë që dërgonte shqiptarë ilegalisht në SHBA dhe Angli, është shkatërruar nga një operacion i Policisë së Shtetit, i koduar “GARANTUESIT”. ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria-(Sicili)Itali-Maltë-Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Itali-Maltë-Angli-ShBA.
NGJARJET E GUSHTIT 2018 10 GUSHT-MASAKRA ME 8-TË TË VRARË NË RESULAJ 8 arkivole dolën nga një derë, duke shuar përgjithmonë tre familje. 8 të vrarë mizorisht nga 24-vjeçari, Ritvan Zykaj. Trupat e pajetë u varrosën në tetë varre të hapura në tokat e tyre, pranë tokës me ullinj. Familjarët e familjes Zykaj, plotësuan amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste donte të prehej në tokat e tij. E ndaj të afërmit vendosën që të gjithë viktimat të prehen në të njëjtin vend, mes pemëve të ullinjëve, që janë simbol i paqes. Pasditen e 10 gushtit, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, shkoi në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe qëlloi me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij. Pasi vrau Demir Zukajn 75-vjeç dhe gruan e tij Perie, 72-vjeç, ai shkrepi automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45-vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42-vjeç. Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75-vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43-vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42-vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët
thotë se ai është larguar një orë më pas nga burri i saj. Gëzim Hysaj është baba i katër fëmijëve ndërsa nipi i tij Agron Mollaj është baba i tre fëmijëve. Personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë. Teksa muajt kanë kaluar, në familjen e Gëzimit shpresa mungon dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi. “Të gjendet të paktën një shenjë por varet se nga i kanë tretur ata”,-thotë i vëllai.
30 GUSHT-KRIMI KËRCËNON GAZETAREN Klodiana Lala është një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri. Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të 30 gushtit. Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares.
NGJARJET E SHTATORIT 2018 14 SHTATOR-ERMAL HOXHA DEL NGA BURGU Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha u lirua nga burgu tre vite pas dënimit për akuzën e trafikut të drogës në tentativë. Hoxha është liruar me kusht. Ai u kap pas një operacioni të policisë në Xibrakë në 14 janar 2015, ku ishte ndërtuar një laborator droge që merrej me përpunimin e kokainës. Në muajin nëntor 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandehurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar. Rrjedhimisht, sipas trupës gjyqësore të Apelit, nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar secili nga të pandehurit përfiton një të tretën e uljes së dënimit. tomjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës. Mjetet transportoheshin nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia.
NGJARJET E KORRIKUT 2018 13 KORRIK-ELVIS RROSHI DËNOHET ME PUNË Saga e Elvis Roshit merr fund me vendimin që Gjykata e Tiranës. Ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës e dënon me 5 muaj burg por ky dënim do të konvertohet në 60 orë punë në komunitet. Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar. Në sallën e gjyqit, Roshi pranoi falsifikimin dhe tha se për shkak të neglizhencës e ka plotësuar gabim formularin. Roshi u shkarkua nga detyra, pasi u akuzua se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
21
e tij, Sara 16-vjeç dhe Ledioni 8-vjeç. Familjarët e mbetur kërkojnë që dikush t’i informojë për shkaqet e masakrës, pasi, sipas tyre krimi ka qenë i paralajmëruar përsa kohë autori lëvizte lirshëm me armë. Albi Zykaj, 17-vjeç, fëmija i tretë i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kusheriri i tij, Ritvan Zykaj. Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohën kur Ritvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me bresheri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij, Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6-vjeç, motrën Sara 17 vjeç por edhe xhaxhain Azemin, bashke me gruan e tij Afërdita.
23 GUSHT-ZHDUKJE MISTERIOZE NË SHKODËR Gëzim Hysaj, 56-vjeç dhe nipi i tij Agron Molla, 47-vjeç janë larguar më 23 gusht nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Saimira Hysaj, bashkëshortja e 56-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës, ka rrëfyer bisedën e fundit me burrin e saj. Ajo thotë se ai doli të takonte një shok por që nuk u kthye më. Për nipin Agron Mollaj, Saimira
28 SHTATOR-91 ZJARRE NË 17 DITË “Zjarret në shtator, janë fenomene kriminale”, kështu i cilësoi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, situatën e fundit në vend. Ajo tha se në të gjithë vendin janë regjistruar 91 vatra zjarri në 17 ditë, nga data 10 shtator deri në 27 shtator. Në një deklaratë për shtyp, Xhaçka tha se zjarrvëniet janë të qëllimshme për djegien e kullotave apo konflikteve, ndërsa të gjithë autorët do të dalin para përgjegjësisë. Xhaçka theksoi se janë djegur 262 ha kullota, pemëtari dhe ullishte, ndërsa janë angazhuar në të gjithë vendin mbi 100 mjete zjarrfikëse.
NGJARJET E TETORIT 2018
ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.
4 TETOR-LUFTË NË ISH-BLLOK Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda. Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit “Monopol”. Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht. Motivet e këtij krimi ende janë enigma, ku pistat janë që nga ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, pazaret e drogës, luftë mes bandave etj por deri më sot nuk ka asnjë shkak të qartësuar të luftës. Që prej datës 4 tetor, Elvana Gjata shkëputi çdo lidhje me botën e televizionit dhe postimi i fundit në rrjete sociale mban datën 27 shtator.
11 TETOR-MASAKËR NË MACUKULL Vendi përjetoi një tjetër masakër, pas asaj me 8 viktima në Resulaj të Selenicës. 51-vjeçari Kujtim Hoxha, vrau 3 punonjësit e bashkisë së Matit dhe la të plagosur një tjetër. Në një lokal modest në fshatin Shëlli të Matit, ishte vendi ku katër punonjës të bashkisë të cilët ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshat, e shfrytëzonin për pushimin e drekës. Mentor Hoxha, Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi po konsumonin ushqimin teksa drejt tyre u zbrazën breshëri automatiku nga 51-vjeçari Kujtim Koxha. Policia tha se mes tyre pati një debat verbal në lokal dhe Koxha më pas shkoi në shtëpi dhe u kthye me automatik duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët. Pak orë më vonë do të ndërronin jetë Erzen Alija dhe Hamit Buçi, njëri rrugës drejt Tiranës ndërsa tjetri në spitalin e Traumës.
1 TETOR-VETËVRITET GARDISTI
18 TETOR-ARRESTOHET STRESI
Ariol Mançe, 30-vjeç u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës. Djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, shprehte gjithmonë pasionin për armët, jo vetëm në videoklipe, por edhe në kohën kur ishte në shërbim prove dhe nuk duhej të kryente asnjë krim. “Po të jetë nevoja, do ta mbaj prapë armën”, deklaronte Stresi.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018 31-vjeçari u arrestua për të tretën herë. Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine. Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
cionit kombëtar “Forca e Ligjit”. Task Forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin në vend. 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara.
28 TETOR-VRITET EKSTREMISTI GREK, THIRRJE ANTISHQIPTARE
14 NËNTOR-VRITET TREGTARI I PESHKUT
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, 35-vjeçari ekstremist Kostandinos Kaçifas që sulmoi me armë forcat e policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës, mbeti i vrarë. Policia e Shtetit njoftoi se kjo ndodhi pas dy orësh përpjekje për ta arrestuar ekstremistin grek. Forcat RENEA ishin vënë në ndjekje të tij në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat dhe pasi e lokalizuan, ato i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet. Kaçifa nuk ju përgjigjur thirrjes së herë pas hershme të policisë por hapi zjarr me armë duke rrezikuar jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA u kundërpërgjigjën dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Kaçifa u vra. Në një prononcim për televizionin grek “Skai”, kunati u shpreh pas ngjarjes se Kaçifa kishte mundësi të ikte por zgjodhi të vritej. Varrimi i tij u bë me thirrje Antishqiptare. Gjatë ceremonisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, nuk u shënuan incidente dhe policia ishte angazhuar për të monitoruar të gjithë territorin. Më herët në Kakavijë nuk u lejuan të hyjnë në territorin shqiptar disa shtetas grekë, që mbanin simbole antishqiptare dhe u shoqëruan në komisariat 4 të tjerë. Arkivoli me trupin e Kacifasit, i mbuluar me një flamur grek përshkoi mes përmes fshatin, nga shtëpia e tij deri sa u përcoll në banesën e fundit. Gjatë rrugës ai u shoqërua nga një kortezh i madh me bashkëfshatarë por dhe shtetas të ardhur nga Greqia për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Mes tyre ishin edhe mbështetës të Agimit të Artë. Disa prej të pranishmëve në ceremoninë mortore të Kostandinos Kaçifas bënë thirrje me përmbajtje nacionaliste dhe antishqiptare. Mes përmes fshatit Bularat shpalosën një flamur të madh grek, kishin shkruar disa parrulla nacionaliste, mes të cilave edhe Vorio Epiri është Greqi. Persona të ndryshëm me prirje ekstremiste mbanin flamuj dhe në pankartat e tyre në gjuhën greke shkruhej “Bularati është Greqi, Kaçifas jeton, na udhëhiq dhe na prij”.
Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve, tregtar peshku në Shkodër u ekzekuta me 8 plumba nga dy persona me maskë. Vrasja e radhës në qytetin e Shkodrës ndodhi në zonën e quajtur Merkata, në rus. Viktima ndodhej në një lokal ulur në tavolinë me një të njohur kur ka nisur breshëria e plumbave. Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e
NGJARJET E NËNTORIT 2018 6 NËNTOR-EKZEKUTIM NË DURRËS Një atentat i tipit mafioz në afërsi të Shkozetit në Durrës, i mori jetën Edison Harizajt. I plagosur rëndë, e më pas ndërron jetë në spital edhe miku i tij, Genci Çaçi. Në dosjen e prokurorisë janë vetëm gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje dhe skeletet e dy makinave, një të djegur që autorët braktisën dhe makina e bërë shoshë nga plumbat, me të cilën udhëtonte Harizaj dhe shoku i tij.
12 NËNTOR-NË NJË VIT U KAPËN 13 BANDA Nëntori përkon me 1 vjetorin e nisjes së opera-
e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së. Prokuroria dhe Policia e Vlorës, sqarojnë se në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23. Sipas deklaratës së prokurorisë dhe policisë, 13 persona rezultojnë të zhdukur vetëm për vitin 2018. Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa por dhe janë rikthyer. Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.
4 DHJETOR-GREQI, 13 SHQIPTARË TË VRARË Vrasja e shqiptarëve në Greqi, përgjatë 2018 është një alarm kombëtar. 13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 18-vjeçari
22
Seiti u prangos në Vlorë për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit Habilaj ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.
13 DHJETOR-14 VITE BURG PËR SHULLAZIN Nga 8 akuza që rëndonin ndaj tij, Emiljano Shullazi u gjet fajtor vetëm për tre prej tyre. Për rrjedhim gjykata dha tre vite më pak burgim nga 17 që kishte kërkuar më herët Prokuroria. Ai dhe katër persona të tjerë të akuzuar si anëtarë të grupit dhe gjobëvënës pretenduan pafajësi edhe në mbyllje të gjykimit. Nga 64 vite që kishte kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, Gjykata shpalli për të gjithë 55 vite burgim në total. Pesë akuza u konsideruan të paprovuara dhe u rrëzuan nga gjykata. Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien e Ylvi Beqës, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë shqiptare, me të cilin 40-vjeçari problematik kishte lidhur marrëveshje për ta ndihmuar për fitimin e ish-”Vollgës”.
13 DHJETOR-MBYLLET HISTORIA E XHISIELËS Historia e Xhisiela Malokut e cila ende është e veshur me mister, u mbyll këtë vit dhe do të shënohet në gazeta si një ndër ngjarjet e vitit por deri këtu, pasi Rexhep Rraja do të festojë festat e fundvitit në familjen e tij. Prokuroria e Krujës paraqiti në gjykatë pretencën ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i akuzuar për veprën penale të përndjekjes ndaj ish-të dashurës, Xhisiela Malokut. Sipas prokurorisë, Rexhep Rraja duhet të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg. Gjykata penale e Krujës ka dënuar me 1 vit burg Rexhep Rrajën por me kusht duke pezulluar dënimin dhe duke e kaluar atë në shërbim prove.
tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.
20 NËNTOR-AP: BURGU I BURRELIT TË MBYLLET Institucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar pas grevës së urisë së 18 të dënuarve në burgun e Burrelit me arsyetimin se kushtet ku vuajnë dënimin janë skandaloze. Avokati i Popullit, deklaron se prej tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni dhe është kërkuar mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të vështira dhe aspak të përshtatshme. Ata thonë se nuk ka ujë të pijshëm, ushqimi është me papastërti, të dënuarit mbahen në izolim pasi nuk ka vende, ndërsa akuzojnë se ”duhet paguar nga 2-3 mijë euro për t’u transferuar”.
NGJARJET E DHJETORIT 2018 1 DHJETOR-VLORË, 13 PERSONA TË ZHDUKUR Përmes një deklarate të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës, nisur nga transmetimi në “Top Channel” i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet
Marios Isa u qëllua pas krahëve, në kohën kur po hynte për në banesën e tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë. Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici. Pasditen e 22 nëntorit u vra në zonën e Janinës, 39-vjeçari Altin Mullai, pas një përplasje me armë zjarri me policinë greke. Mullai bashkë me 2 persona të tjerë tentoi të trafikonte 166 kg kanabis. Trafikantët hapën zjarr duke plagosur një polic, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën pas të shtënave. Vrasja më e bujshme është ajo e 26 nëntorit kur u gjet i pajetë në këtë kanal në zonën e Korfuzit 63-vjeçari Petrit Zilfe i qëlluar me një armë gjahu. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar grek për të cilin mediat vendase raportojnë se i përket ekstremistëve të djathtë të Agimit të Artë. Përplasja mes të dyve nisi në lokal nisur nga debati për ekzekutimin e Kostandinos Kacifas në Bularat. Në rrethana të paqarta ka humbur jetën edhe një 35-vjeçar shqiptar që vuante dënimin në burgun e Trikallës në Greqi.
10 DHJETOR-18 VITE BURG PËR MOISI HABILAJN “Ndëshkime shembullore”, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e Prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve. Pas një viti, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar dosjen në Gjykatë, ku kjo e fundit do të vendosë për fatin e bandës. Për Moisi Habilajn, Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg, i cili ndodhet pas hekurave prej fundvitit të 2017. Mediat italiane specifikojnë se po vazhdojnë hetimet për lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Grupi Habilaj u godit në tetor 2017, ndërsa Nazer
26 DHJETOR-ATENTAT, VRITET 17-VJEÇARJA 17-vjeçarja Griselda Gjikola u vra gjatë një atentati, ku i plagosur mbeti Erjon Benga. Policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e vrasësit. I arrestuari është Roland M dhe ai raportohet të jetë personi që mbështeti autorin 19-vjeçar që ekzekutoi me plumb në kokë adoleshenten, me të cilën dyshohet se ka pasur një flirt më parë. Ka dyshime se ai e kishte planifikuar më parë vrasjen duke pritur Gjikolajn dhe Begën të dilnin nga lokali ku po konsumonin kafen. Mësohet se uniformat blu po kryejnë kërkime për të gjetur shtetasin Robert P, me operacione që po kryhen në Tiranë dhe Durrës, ku dyshohet se ai fshihet. Erjon Benga hoshi poshtë pretendimet se ai ishte i dashuri i 17-vjeçares. Në një deklaratë për “Fax Web”, tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vijonte shkollën, ndërsa prej 10 muajsh ishte në lidhje me një mikun e tij.
28 DHJETOR-VJEHRRI VRET ME SOPATË ISH-DHËNDRIN Fundviti mbyllet me një krim në familje, ku vjehrri vrau me sopatë pas kokës ish-dhëndrin. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjoricë të njësisë Administrative Topojan të Bulqizës. Viktima i cili shkaktoi plagosjen e dy personave, është Adriatik Jella. Ai ka qenë në burg përpara dy muajsh dhe se është liruar së fundmi. Sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, aty ku ish-dhëndri preu veshët me thikë vëllait të ish-gruas, Baftjar Çidhnokut. Ai shkoi në fshatin Topojan të rrethit Bulqizë për të marrë ish-bashkëshorten tek prindërit e tij por atje ai ka hasur rezistencën e vjehrrit dhe të afërmve të këtij të fundit. Kjo rezistencë u shndërrua më pas në përleshje, që përfundoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e njërit të afërm të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit. Vjehrri Veli Çidhnoku, 68-vjeç, është arrestuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
23
CHRISTIAN PANUCCI TRAJNERI I KOMBËTARES 2 fitore në 9 ndeshje 66 % e ndeshjeve të humbura 6 skema të ndryshime në 9 ndeshje Vetëm 1 fitore në Ligën e Kombeve 3 gola të shënuar, 16 të pësuar në total
Përgatiti Rozalb Lika
26 MARS 2018, SHQIPËRI-NORVEGJI 0-1 Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 0-1 ndaj Norvegjisë në miqësoren e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku trajneri Panucci eksperimentoi me formacionin dhe me zëvendësimet. Kuqezinjtë vuajtën disfatën përballë nordikëve në një përballje ku iu deshën 54 minuta për goditjen e parë në portë. Në momentin më të mirë të kuqezinjve, neglizhenca në prapavijë solli golin e Rosted, i pamarkuar në zonë që bëri të vlejnë centimetrat e tij mbi të tjerët në një goditje këndi. Grezda nga e majta e sulmit provoi të spikaste por goditja e tij ishte mbi traun e portës. 29 MAJ 2018, SHQIPËRI-KOSOVË 0-3 Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi thellë ndaj Kosovës në miqësoren e zhvilluar në Zyrih, në një ndeshje ku trajneri Panucci pa se si skuadra bëri 90-minutëshin më të keq që kur ai drejton kuqezinjtë. Eksperimentet me formacionin nuk sollën asgjë pozitive. Zeneli zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të me një gol të bukur. Shqipëria u mundua të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë do të pësonte sërish dhe sërish protagonist ishte Zeneli. Në fushë një Shqipëri e dorëzuar e cila në minutën e 67-t do të pësonte edhe golin e tretë. 3 QERSHOR 2018, SHQIPËRI-UKRAINË 1-4 Kombëtarja shqiptare vijoi me humbje të thella, duke u mundur 1-4 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Evian. Porta e Berishës qëndroi e paprekur vetëm për gjysmë ore lojë. Konolpyanka kaloi në avantazh ukrainasit. Pak minuta më vonë një tjetër gabim i mbrojtjes i lejoi Iarmonenko të realizonte sërish për Ukrainën. Në sekondat e fundit ishte sërish kapiteni Iarmonenko, i cili shënoi për Ukrainën që kishte në fushë disa lojtarë të rinj.Goli i vetëm i Shqipërisë u shënua nga Ndoj në të 88-n. Ukraina nuk ishte dorëzuar dhe Konolpyanka shënoi golin e katërt, duke mbyllur sfidën. 7 SHTATOR 2018, SHQIPËRI-IZRAEL 1-0 Një gol i bukur nga Taulant
2018-tanjë “vit izi”për kombëtaren, vetëm dy fitore në 9 ndeshje Shqipëria ka kaluar një vit të tmerrshëm në 2018, duke pasur rezultate aspak të mira nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci. Në 9 ndeshje, duke përfshirë sfida miqësore dhe të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë kanë arritur që të marrin
vetëm 2 fitore dhe një barazim. Në total janë 6 disfata për Shqipërinë, që mbylli aventurën në Ligën e Kombeve në vendin e fundi, por shpëtuan rënien në Ligën C në saj të një fitoreje të Norvegjisë, duke spostuar Qipron një Ligë më poshtë.
bëtares shqiptare për të mposhtur Jordaninë, me kuqezinjtë që nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0. Në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, të besuarit e Christian Panuccit tentuan të tundin rrjetin me të gjitha mënyrat, por fati dhe pritjet e portierit mik lanë të pandryshuara rezultatin e takimit deri në fundin e saj. 14 TETOR 2018, IZRAEL-SHQIPËRI 2-0 Shqipëria e mbylli me humbje, sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, në transfertë ndaj Izraelit. Kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0, me nga një gol të pësuar në secilën pjesë. Hemed shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes sonë që në minutën e 8-të. Më pas, kontrollin e lojës e bën Shqipëria, teksa provon edhe shumë herë me Balajn, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Në të 83-tën, Seba shënoi edhe të dytin, pas një goditje nga jashtë zone, që pati edhe devijimin e Gjimshitit. 17 NËNTOR 2018, SHQIPËRI-SKOCI 0-4 Kombëtarja shqiptare e mbyll me turp pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci janë shkatërruar 0-4 nga Skocia në sfidën e luajtur në stadiumin “LoroBorici”. Vuajtjet nisën në minutën e 14-të, ku Fraiser kaloi në avantazh të tijtë pas një gabimi të Xhakës. Për t’ia u bërë më të lehtë fitoren kundërshtarëve, mendoi kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të kuq, pas goditjes me kokë të kundërshtarit. Fletcher do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4.
Xhaka i dha fitoren Shqipërisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit. Djemtë e Panuccit ishin në formë të mirë, sidomos portieri Strakosha që disa herë shpëtoi gola të sigurt. Do të vinte minuta e 55-të kur kombëtarja kuq e zi do kalonte në avantazh. Një e djathtë e fortë e Xhakës në cep të portës, ishte e pakapshme për portierin mik.Edhe pas shënimit të golit, kuqezinjtë tanëtentuan që të gjenin edhe golin e dytë, por nuk arritën që të realizonin, duke mbajtur të
hapur sfidën deri në fund. 10 SHTATOR 2018, SKOCI-SHQIPËRI 2-0 Kombëtarja e drejtuar nga italiani Panucci ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”. Në fillimin e pjesës së dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore
të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë. Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë kuqezinjtë duket sikur zbritën me këmbë në tokë 10 TETOR 2018, SHQIPËRI-JORDANI 0-0 Dëshira e Rei Manaj dhe Bekim Balaj nuk i ka mjaftuar kom-
20 NËNTOR 2018, SHQIPËRI-UELLS 1-0 Shqipëria ka arritur të fitojë 1-0 miqësoren ndaj Uellsit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në pjesën e dytë. 11-metërshi i ekzekutuar nga sulmuesi shkodran u fitua në minutën e 58-të nga Xhaka. Në pjesën e parë ishte portieri Berisha ai që shpëtoi Shqipërinë në dy raste, ndërkohë që pas golit të kombëtares sonë, uellsianët patën pretendim për penallti në dy raste.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
24
Duka rizgjidhet në krye të FSHF, Skënderbeu i fiton të gjitha 7 SHKURT 2018
DUKA RIGJIDHET PËR HERË TË PESTË NË KRYE TË FSHF
Armand Duka u rizgjedh në krye të FSHF-së, duke fituar mandatin e tij të pestë radhazi. Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave, Armand Duka në votimin e dytë ka siguruar mbi 50% të votave duke siguruar edhe mandatin e tij të pestë. Armand Duka mori 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino mori 24 vota, ndërsa 3 të tjera rezultuan të
29 MARS 2018
UEFA PËRJASHTON PËR 10 VITE SKËNDERBEUN NË EUROPË
Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA mori zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Europës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim, duke lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga inspektorët e saj. Vendimi është marrë në mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që
12 GUSHT 2018
pavlefshme. Duka u shpreh i emocionuar pas fitores: “Jam i lumtur dhe i emocionuar, por për shkak sepse nga sot, fillon një punë e vështirë për mua. Gjithçka u krye brenda të gjitha standardeve. Ju garantoj se ato që janë diskutuar më parë, do t’i korrigjojmë në të ardhmen. Falënderoj kandidatët për president, të ftuarit. Ju premtoj se përkushtimi im do jetë edhe më i madh. Kjo asamble më ka dhënë shumë mësime se si duhet të punoj në futbollin shqiptar”.
është bërë zyrtar 8 ditë më vonë, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik. Klubi korçar apeloi vendimin, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, duke nisur zyrtarisht një tjetër betejë ligjore që do të jetë edhe shpresa e fundit për skuadrën korçare që ka mohuar kategorikisht akuzat e UEFA për trukim.
SKËNDERBEU FITON SUPERKUPËN E SHQIPËRISË
16 MAJ 2018
TIRANA RIKTHEHET NË SUPERIORE SI KAMPIONE
Tirana ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e saj të parë në Kategorinë e Parë, teksa pasi siguroi ngjitjen disa javë para fundit, tashmë u shpall edhe kampione e këtij niveli. Bardheblutë mposhtën në finalen e ‘Elbasan Arenës’ 2-0 Kastriotin, duke ngritur trofeun dhe duke
27 MAJ 2018
SKËNDERBEU FITON PËR HERË TË PARË KUPËN E SHQIPËRISË
Skënderbeu festoi sërish pasi triumfoi edhe Kupën e Shqipërisë, një trofe të cilin e fiton për herë të parë, duke e pasuruar akoma më shumë palmaresin e saj. Në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Skënderbeu mundi Laçin që konsiderohet skuadra eksperte e këtij kompeticioni dhe nuk e pati aspak të lehtë. Pas një pjese
9 MAJ 2018
SKËNDERBEU SHPALLET KAMPION PËR HERË TË 8-TË
Skënderbeu u shpall kampion i Kategorisë Superiore. Skuadra e trajnerit Ilir Daja siguroi matematikisht fitimin e titullit të 8-të në historinë. Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, mbylli përfundimisht çështjen e titullit kam-
pion, kur kishin mbetur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit. Skuadra korçare ka zhvilluar një sezon fantastik ku nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitimin e kampionatit, duke treguar superioritet ndaj rivalëve. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here nuk ka pasur polemika përsa i përket dominimit të Skënderbeut.
gëzuar dyfish në përfundim të këtij sezoni. Takimi u vendos nga një dopietë e sulmuesit kryesor të bardhebluve, Bedri Grecës, që shënoi në minutat e 64-t dhe 73-të të pjesës së dytë. Me këtë titull kampion, Tirana i jep fund makthit një vjeçar të pjesëmarrjes në Kategorinë e Parë, pasi që nga Gushti i këtij viti do të rikthehet në Kategorinë Superiore.
të parë të mbyllur 0-0, episodi që vendosi fatin e këtij takimi ishte ai i minutës së 67-të, kur arbitri i sfidës akordoi një 11-metërsh në favor të Skënderbeut, vendim që u kontestua nga lojtarët e Laçit.Fërshëllima e fundit e arbitrit u hapi rrugë festimeve të Skënderbeut për këtë trofe, që u dorëzua në duart e kapitenit Orges Shehi nga Presidenti i vendit, Ilir Meta.
Skënderbeu fitoi trofeun e Superkupës së Shqipërisë në futboll në finalen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Pas një pjese të parë të përfunduar në barazim pa gola dhe ku u regjistruan shumë pak raste për shënim, pjesa e dytë dhuron pesë gola në të dyja portat respektive. Të parët ishin laçianët e Mergjyshit që kaluan në avantazh, në minutën e 49-të, falë golit të Lushkjas. Por, reagimi i Skënderbeut erdhi menjëherë dhe në minutën e 55-të, ku mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti shënoi në portën e Selmanit dhe riktheu ekuilibrat në fushë. Goli i avantazhit për korçarët erdhi në minutën e 68-të, kur Gjergji Muzaka ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Vetëm katër minuta më pas, erdhi e Bregut që të shënojë golin e tretë për Skënderbeun. Laçi rihapi takimin edhe njëherë në minutën e 84-t, pas golit të shënuar nga Redon Xhixha, por vetëm kaq, sepse deri në fund nuk do të ketë më asnjë ndryshim rezultati.
23 MAJ 2018
VLLAZNIA BIE NË KATEGORINË E PARË Kategoria Superiore humbi Vllazninë, skuadrën historike të futbollit shqiptar që i ka dhënë shumë këtij sporti. Pavarësisht fitores 5-1 në transfertën e Skënderbeu-t shkodranët nuk arritën të mbijetonin në Kategorinë Superiore, duke prekur për herë të parë “fundin”. Një fitore që nuk ka vlejtur për asgjë, pasi Kamza mposhti Partizanin 1-0. Goli i vetëm i takimit për kamzalinjtë është shënuar nga Rezi në minutën e 48-të. Vllaznia bie për herë të tretë nga kategoria, por kjo e fundit ka djegur më shumë, pasi për klubin janë harxhuar deri në 1 miliard lekë të vjetra dhe tashmë i duhet të zbresë një kategori më poshtë.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
25
Në Rusi triumfon Franca e Deschamps, shkatërron 4-2 në finale Kroacinë 16 QERSHOR 2018
30 QERSHOR 2018
15 KORRIK 2018
RUSIA TREGON “MUSKUJT” NË SFIDËN HAPËSE
MESSI DHE RONALDO ELIMINOHEN NË TË NJËJTËN DITË
Franca kampione e botës për herë të dytë në histori
Vendi mikpritës, Rusia e nisi Kupën e Botës me një fitore të frikshme 5-0 ndaj Arabisë Saudite. Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e 12-të, teksa Gazinski realizoi golin e parë në Kupën e Botës. Pak para fundit të pjesës së parë do të vinte dyfishimi i rezultatit me protagonist Cheryshev. Në pjesën e dytë vijoi dominimi i vendasve, me Dzyuba, sërish Cheryshev dhe në fund Golovin që vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.
22 QERSHOR 2018
XHAKA DHE SHAQIRI, “SHQIPONJAT” QË ÇMENDIN SERBËT Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri realizuan dy gola të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë në Botëror.Edhe pse Serbia shënoi që në minutën e 5, Zvicra gjeti forca dhe me dy lojtarët me origjinë shqiptare arriti të përmbysë gjithçka në këtë ndeshje.Në 45 minutat e para vendosi një gol i shënuar nga Mitroviç në minutën e pestë të ndeshjes. Serbia shënoi dhe golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 52të, Granit Xhakado të barazonte shifrat në 1-1.Lojtari me origjinë shqiptare lëshoi një silurë të vërtetë në drejtim të portës së Serbisë, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit. Ndërkohë, në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënojë edhe golin e dytë për Zvicrën. Të dy futbollistët me origjinë shqiptare festuar me “shqiponjën” dy krenare.
27 QERSHOR 2018
GJERMANIA ELIMINOHET NGA KOREJA QË NË FAZËN E GRUPEVE Dita e 14-t solli surprizën më të madhe të Botërorit. Kampionia e botës në fuqi Gjermania është eliminuar, duke mos mbrojtur titullin e fituar 4 vite më parë në Brazil. Humbja 2-0 me Korenë e Jugut në minutat e fundit ishte katastrofike për Gjermaninë që largohet nga Botërori për herë të parë që në fazën e grupeve. Goli i parë u shënua nga Young-Gëon Kim në minutën e 90. Ndërsa goli i dytë për koreano-jugorët u shënua nga Heung-MinSon në minutën e gjashtë shtesë, kur Neuer kishte braktisur portën e gjermanëve dhe i ishte bashkuar sulmit për të gjetur golin e barazimit.
LionelMessi dhe Cristiano Ronaldo i thanë lamtumirën botërorit të Rusisë në të njëjtën ditë duke qëndruar në rekordin e vetëm të tyre negativ atë të mos shënimit të golave në fazat me eliminim direkt të këtij evenimenti. Portugezi mbylli Botërorin me 4 gola, ndërkohë që “pleshti” vetëm me një të tillë. Por ka një të dhënë shumë interesante që tregon se dy yjet e futbollit e kishin tëvështirë të shkëlqejnë në kombëtaret e tyre respektive. Ronaldo dhe Messi nuk kanë shënuar asnjë gol në fazën me eliminim direkte të Kupës së Botës dhe ka një të dhënë tjetër që e bën më alarmante këtë situatë pasi të dy luajtën Botërorin e katërt.Nëse Argjentina dhe Portugalia kalonin më tej do kishim një përballje Ronaldo-Messi, por kjo gjë nuk do të ndodhte.
1 KORRIK 2018
RUSIA VENDASE ÇON NË SHTËPI SPANJËN QË NË 1/8-AT Pas Gjermanisë, Argjentinës e Portugalisë, është radha e Spanjës që dha lamtumirë Botërorit, e eliminuar pas një ndeshjeje dramatike pikërisht nga organizatorët e Rusisë. Mbrojtësi Ignashevich e dërgoi topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos që në minutën e 12-të. Reagimi i vendase erdhi në fundin e pjesës së parë, teksa arbitri akordoi një penallti për prekje me dorë në zonë nga Pique dhe Dzyuba e ktheu në gol, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Spanja ishte më kërkuese, por konkretizimi në portën ruse mungoi dhe rezultati i barabartë mbeti në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt, por edhe të 30 minutave të shtesës. Te penalltitë ishin rusët që u treguan më të saktë, ndërsa për spanjollët gabuan Koke dhe Aspas.
Franca është kampione e Botës për vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Rusi. Skuadra e Didier Deschamps ka fituar 4-2 në finalen e madhe të luajtur në “Luzhniki Stadium”, në një duel që dhuroi shumë emocione dhe gola.Në minutën e 18-të, Griezmann krosoi në zonë, atje ku Mandzukic, në tentativë për të larguar topin, e dërgoi në rrjetën e tij. Reagimi i kroatëve ishte i menjëhershëm duke gjetur golin e barazimit 10 minuta më pas. Ivan Perisic me një veprim të bukur në hyrje të zonës, ka lëshuar një të majtë të hidhur që ka përfunduar në cepin e portës së Lloris, i cili nuk ka pasur shans reagimi. Baraspesha zgjati vetëm 7 minuta, pasi “gjelat” do të shënonin sërish në minutën e 35-të. Gjyqtari argjentinas Pitana akordoi një 11-metërsh i ndihmuar edhe nga VAR, pas një topi të prekur me dorë në zonë nga një goditje e Matuidi me kokë. Griezmann është treguar i saktë përballë portierit Subasic, duke e dërguar topin në cepin tjetër të hedhjes së tij. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, skuadra e Deschamps gjeti edhe golin e tretë me Pogba, i cili shënoi me një veprim të bukur në hyrje të zonës. Franca mori zemër nga goli, teksa në minutën e 65-të, Mbappe kompletoi një Botëror perfekt, duke shënuar edhe golin e katërt, i cili ishte edhe i katërti në këtë turne. Kroacia u përgjigj pas 4 minutash me Mandzukic që përfitoi nga një gabim i portierit Lloris, por në fund nuk mundën që të përmbysnin rezultatin. Franca fiton për herë të dytë Kupën e Botës, ndërkohë që shuhet ëndrra e kroatëve për të triumfuar për herë të parë në Botëror.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
26
Reali “mbretëron” në Europë, Modriç fiton “Topin e Artë” 16 MAJ Atletico Madrid fiton Europa League falë një super Griezmann
16 GUSHT Atletico Madrid mbret i Europës, fiton Superkupën ndaj Realit
Atletico Madrid fitoi 3-0 ndaj Marseille në finalen e EuropaLeague, duke marrë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin kontinental. Antoine Griezmann vendosi i vetëm fatet e takimit. 27-vjeçari ishte autor i dy golave të takimit që më shumë se meritë të tij, ishin gabime të mbrojtjes së Marseille. Kur po kronometrohej minuta e 20-të, Griezmann përfitoi nga një asist perfekt i Gabi me këtë të fundit që përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e skuadrës marsejeze dhe shërbeu për francezit që e kishte të lehtë të dërgonte topin në njërin krah dhe Mandanda në krahun tjetër. Në çastet e fundit të takimit kishte vend dhe për golin e mesfushorit spanjoll, Gabi që thelloj shifrat në 3-0.
Në Talin të Estonisë, Atletico Madrid fitoi Superkupën e Evropës, duke mundur 4-2 Realin e Madridit në shtesa. DiegoCosta kaloi në avantazh skuadrën e Simeones që në minutën e parë të ndeshjes, por “Los Blancos” përmbysën me anë të Karim Benzema (27’) dhe SergioRamos me 11-metërsh (63’). Diego Costa sërish barazoi rezultatin në 2-2 (79’) për të dërguar ndeshjen në shtesa, aty ku Atletico u tregua superior dhe shënoi dy herë të tjera me Saul (98’) dhe Koke (104’).
26 MAJ Real Madrid triumfon për herë të 13-të në Champions League Real Madrid fitoi për herë të 13-të ChampionsLeague dhe për të tretin vit radhazi. Skuadra e Zinedine Zidane triumfoi në finalen e Kievit, pasi mundi Liverpool me rezultatin 3-1, ku padyshim lojtari i ndeshjes ishte Gareth Bale, autor i 2 golave. Lojtarët e Liverpool e nisën vrullshëm, duke rrezikuar portën e Real, ndërsa u treguan më të kujdesshëm në aksionet kundërshtare.Të dy trajnerët u shtrënguan të kryenin
nga një zëvendësim të detyruar që në pjesën e parë. Salah, më pas Carvajal, lanë fushën të dëmtuar. Benzema u tregua i vëmendshëm pak minuta nga starti i pjesës së dytë, duke realizuar për Realin. Sulmuesi i madrilenëve shfrytëzoi një pasim të gabuar të portierit të Liverpool. Avantazhi zgjati pak, pasi Mane barazoi rezultatin. Zidane bëri zëvendësimin që do të ndryshonte gjithçka në minutën e 61-të, Bale në
vend të Isco. Uellsiani realizoi një super gol, pak pasi hyri në fushë. Krosimin e Marcelo e dërgoi në portën e Liverpool me një roveshatë. Pavarësisht mundësive edhe të ekipit anglez ishte sërish Real Madrid që realizoi. Goditja e Bale në të 83-të u ndihmua edhe nga portieri i Liverpool-it, i cili nuk e ndali saktë topin. Ky gol vendosi përfundimisht suksesin e Real Madrid që nuk lëshon titullin e kampionit të Europës për klube.
30 GUSHT Modriç shpallet futbollisti i vitit nga UEFA LukaModric mposhti Cristiano Ronaldon në garën për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018. Mesfushori i “Los Blancos” fitoi garën treshe me Salah dhe Ronaldon duke i hequr mundësinë yllit portugez për të fituar këtë çmim prestigjioz për herë të 4-t në karrierë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League. Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Realit të Madridit, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison. Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Realit, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldon.
3 DHJETOR Modriç fiton “Topin e Artë”, i jep fund dominimit Messi-Ronaldo Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann. Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë. “Kur je fëmijë, je i mbushur me ëndrra. Ëndrra ime ishte që të luaja në një skuadër të madhe. Topi i Artë ka qenë më shumë se një ëndërr për mua. Është e pabesueshme. Kishte talente plot që konkurronin me mua dhe nëse e fitova, do të thotë se kam bërë diçka të veçantë”, tha Modric.
22 DHJETOR Real Madrid triumfon në Botërorin për klube ndaj AlAin Reali i Madridit fitoi një tjetër trofe të Botërorit për Klube, i katërti i fituar nga klubi “merengues” pas sukseseve të arritura në vitet 2014, 2016 dhe 2017. Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari fitoi thellë 4-1 me Al Ain në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dhabit. Kroati Luca Modric hapi serinë e golave pas vetëm 14 minutash lojë. Atmosfera dhe loja ishte edhe më e bukur në pjesën e dytë, me “Los Blancos” që arritën të shënonin edhe 3 herë të tjera. Në të 60-ën Marcos Llorente kalibroi të djathtën e tij duke çuar sfidën në 2-0.Pjesë e festës ishte dhe Sergio Ramos me një gol me kokë. Al Ain shënon golin e nderit me anë të Shiotani, ndërsa pak më vonë shoku i tij skuadrës, Nader, aksidentalisht devijon topin për në portën e tij duke vulosur suksesin e Reali në shifrat 4-1.
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
27
Juvja, City, Barcelona, Bayerni dhe PSG fitojnë titujt kampionë
9 MAJ 2018, JUVENTUS FITON PËR HERË TË KATËRT KUPËN E ITALISË Juventus turpëroi Milanin në finalen e Kupës së Italisë duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 në “Olimpico” të Romës. Gjithçka do të zgjidhej në pjesën e dytë. Duhej një goditje këndi që Benatia e shfrytëzon në mënyrë të përsosur për të zhbllokuar rezultatin dhe Juventus. Më pas ishin dy gabime trashanike të Donnarumma-s, njëherë ai gabon në golin e Douglas Costa dhe herën e dytë te goli i Benatia, i cili shënoi një dopietë sikur të ishte një qendërsulmues. Në minutën e 76’ vuloset turpi historik i Milan teksa Kalinic, i cili ishte futur në pjesën e dytë, shënon në portën e tij me kokë pas një goditje këndi.
13 MAJ 2018, JUVE “MBRET” NË ITALI, RRËMBEN TITULLIN E 7-TË RADHAZI Juventus nuk ka të ndalur në Seria A. Bardhezinjtë fituan titullin kampion për herë të shtatë radhazi, duke arritur që të fitojnë në rivalitetin me Napolin. Skuadra së Allegrit i duhej vetëm një pikë për të arritur tek titulli i shtatë radhazi dhe aq morën në ndeshjen e javës së parafundit të Serisë A. Sfida prodhoi emocione, kartonë, polemika e raste, por jo gola. Juventusi tejkaloi vetveten dhe ngriti titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian, si askush tjetër më parë dhe realizoi dopietën e katërt po në katër sezonet e fundit.
29 PRILL 2018, BARCELONA KAMPIONE E SPANJËS TRE JAVË PARA FUNDIT Barcelona u shpall kampione e Spanjës për herë të 25 në histori pasi ka mundur në transfertë 2-4 Deportivo La Coruna-n, tre javë nga fundi duke siguruar titullin kampion. Skuadra katalanase përfitoi nga forma fantastike e Lionel Messi-t me
3 gola, pas avantazhit të shpejtë që kishte sigluar braziliani Coutinho. Transferta galiciane bëri që skuadra e trajnerit Valverde të shkëputej në 11 pikë, distancë e pakapshme për Atleticon që kishte vetëm 3 ndeshje në dispozicion.
21 PRILL 2018, BARCELONA FITON KUPËN E MBRETIT Barcelona ishte fituese e Kupës së Mbretit për sezonin 2017-18. Skuadra katalanase mundi në finale Sevilla-n në shifrat 5-0. Ek-
ipi i Valverdes e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola të Suarez (14’ dhe 40’) dhe një goli të realizuar nga Messi. Në pjesën
13 GUSHT 2018, BARCELONA FITON SUPERKUPËN NDAJ SEVILLAS Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës teksa ka mposhtur Sevilla-n me rezultatin 2-1. Ekipi i Sevilla-s, kampion i Copa del Rey, që kalon i pari në avantazh me Sarabia. Gerard Pique barazoi rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa
e parë. Pas shumë mundësive për të shënuar, ishte supergoli i Dembele ai që kalon Barcelona-n në avantazh në fund të takimit. Në fundin e ndeshjes, portieri Ter Stegen priti një penallti ndaj Ben Yedder.
17 MAJ2018, ARSENALI FITON FA CUP, MUND HULLCITY-IN
15 PRILL 2018, CITY SHPALLET KAMPION 5 JAVË PARA FUNDIT 7 PRILL 2018, BAYERN FITON TITULLIN PËR HERË TË6-TË RADHAZI Bayern Munchen u shpall kampion i Gjermanisë për herë të gjashtë rresht, pasi mposhti rivalët e Augsburgut në një “mini-derbi” të Mynihut. Edhe pse u mjaftonte një barazim për të krijuar distancën prej 15 pikësh, kur kishin edhe 5 ndeshje nga fundi i Bundesligës, bavarezët e drejtuar nga Jupp Heynckes nuk toleruan aspak përballë Augsburgut pa objektiva. Festimet duket se i kishin parapërgatitur, por gjendja festive detyroi që të gabonin në fillimin e ndeshjes, duke shënuar në portën e tyre me anë të Nicklas Sule, përpara se të niste “furia” e përmbysjes së rezultatit. Tolisso, Rodriguez, Robben dhe Wagner ishin autorët e golave për bavarezët, që tashmë kanë nisur festën me gotat e birrës, siç e kanë traditë gjermanët.
e dytë ishte radha e Iniestës në minutën e 52-të, ndërkohë që më pas Coutinho vulosi rezultatin e ndeshjes 5-0 nga pika e bardhë.
Manchester City u shpall kampion i “Premier League” për edicionin 2017-2018 5 javë para fundit. “Qytetarët” përfituan nga humbja e Manchester United në shtëpi kundër West Brom për të siguruar titulli. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola mposhti në “Wembley” Tottenham me shifrat 1-3. Ky ishte titulli i pestë për skuadrën e ManchesterCity-it.
Chelsea fitoi trofeun e Kupës FA në Angli. Skuadra e Antonio Contes mposhti në finalen e madhe të “Wembley-t” Manchester Unitedin, me rezultat minimal 1:0.Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në pjesën e parë. Ishte ylli belg, Eden Hazard, që në minutën e 22-të shënoi nga penalltia për të mposhtur David de Gean. Vijimi i ndeshjes nuk solli ndryshime në rezultatit, me Chelsea-n që fiton për të tetën herë në histori të klubit trofeun e Kupës FA.
5 GUSHT 2018, CITY FITON SUPERKUPËN E ANGLISË NDAJ CHELSEA-T Manchester City mposhti 2-0 Chelsea-n në “Wembley”, duke fituar Superkupën e Anglisë. Kjo është hera e pestë që City e fiton këtë trofe, që për herë të fundit e kishte
ngritur në qiell në vitin 2012.Për kampionët e Anglisë “heroi” ishte SergioAguero, autor i të dy golave. Katër edicionet e fundit të Superkupës së Anglisë ishin fituar nga
ekipi fitues i Kupës së Anglisë, por Chelsea, nën drejtimin e trajnerit të ri Maurizio Sarri, tregoi se nuk është ende në nivelin e ekipit të Pep Guardiola.
15 PRILL 2018, PSG FITON TITULLIN KAMPION 5 JAVË PARA FUNDIT PSG-ja ka shkatërruar Monacon me rezultatin 7-1 dhe ka festuar titullin kampion në Francë, me një diferencë të frikshme nga ekipi i principatës, që ka 17 pikë më larg. Skuadra e Unai Emeri festoi zyrtarisht 5 javë përpara fundit të kampionatit në një ndeshje që nuk kishte histori Në harkun kohor të 27 minutave, ekipi parisien
kishte shënuar 4 gola, njëri më i bukur se tjetri. Lo Celso shënoi 2 herë, ndërsa më vonë Cavani dhe Di Maria bombarduan portën e Subasiç. Pjesa e parë dhuroi edhe një tjetër gol, por këtë herë ishte Monaco që reagoi me Roni Lopesin në minutën e 38-të. Di Maria, autogoli i Falcaos dhe Draxler në fund i dërguan shifrat në 7-1.
SPECIALE E VITIT
“2018”, Viti i Skënderbeut Përgatiti: Jonida Halili Edhe 550 vite pas vdekjes, figura e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu vazhdon të unifikojë popullin shqiptar. Duke qenë se viti 2018 përkonte me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, kujtojmë se ai vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë, vendimi i parë që mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo pranoi mandatin e ri ishte shpallja e vitit 2018 "Vit i Skënderbeut". Shteti shqiptar hartoi një agjendë me aktivitete të cilat u mbajtën gjatë 2018 në Shqipëri dhe Kosovë. Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut lindi si një
Viti 2018 ishte magjik në plot kuptimin e fjalës. Sukseset e arritura nga artistët tanë gjatë 2018 në mbarë botën janë të shumtë, ndaj nuk druhemi kur themi se 2018 ishte "bombë". Fillimisht na bëri krenarë Dua Lipa e cila performoi në finalën e Uefa Champions League në Kiev. Hera e parë kjo që një shqiptare preku skenën e këtij kompeticioni. Më pas, ngjarja më e rëndësishme muzikor në Europë, "Eurovision", u "pushtua" nga shqiptarët! Përveç Eugent Bushpepës, i cili mahnit të gjithë me zërin e tij brilant, në këtë kompeticion ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta dhe Eleni Foureira. Ermali përfaqësonte Italinë ndërsa Eleni përfaqësoi Qipron dhe madje arriti të renditej e dyta në listë, me një diferencë fare të vogël pikësh nga vendi i parë, i fituar nga Izraeli. Era Istrefi me këngën zyrtare në Kampionatin Botëror, një arritje jo vetëm e rëndësishme për karrierën e saj, por emocionuese edhe për çdo shqiptar. Media këtë vit ka qenë e "zënë" edhe me një aktivitet tepër pikant siç ishte "Viti i Skënderbeut" ku u
550 vjetori i kalimit në amshim të Gjergj Kastrioti Skënderbeut: janar 2018
zhvilluan aktivitete të shumta. Megjithatë, sot do përpiqemi të bëjmë një përmbledhje të përgjithshme, aspak me karakter selektues, veçues apo diferencues.
Data kryesore jubilare e këtij viti u shënjua nga çelja për publikun e një itinerari muzeal dedikuar dhjetra veprave të artit dhe objekteve historike më së shumti të pashfaqura më parë, të cilët, nëpërmjet një kurimi novator dhe ndërveprues me publikun konkretizuan idenë, nëpërmjet imazhit të Skënderbeut në shekuj, të rithemelimit dhe ripërtëritjes së koncepteve muzeale në botën shqiptare.
105-vjetori i Pavarësisë: nëntor 2017 Data kryesore e kalendarit përkujtimor kombëtar përkoi fort lumturisht, më 2017, me çeljen zyrtare të siparit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në qytetin simbol të Vlorës, me një ceremoni të posaçme gjatë së cilës u shpall publikisht logo
e këtij viti dhe u shqiptuan përparësitë dhe qëllimet e tij nga Kryeministri i Shqipërisë, në prani të autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare dhe kosovare dhe të mijëra shqiptarëve të ardhur nga mbarë trojet stërgjyshore.
28
2018-ta, zyrtarisht viti i shqiptarëve!
domosdoshmëri e dyfishtë: fokusimin në ardhmërinë europiane të shqiptarëve, nëpërmjet datave dhe figurave madhore të shtetndërtimit dhe të konsolidimit të kombit dhe kulturës shqiptare përgjatë historisë dhe përkujtimin sa më dinjitoz, sipas standarteve të kohës sonë, të prurjeve të tyre në emancipimin tonë të përbashkët. Si i tillë, ky Vit Mbarëkombëtar ishte, para së gjithash, një vit që synoi lançimin dhe realizimin e disa përparësive, si përfshirjen më të gjerë të diasporës në fushat e interesit mbarëkombëtar dhe zhvillimor, stimulimin e kapaciteteve në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe albanologjisë, ruajtjen dhe promovimin e disa prej elementeve të lëna në harresë të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, nxitjen ndaj rinisë për të braktisur tundimin e radikalizimit dhe mbështetjen e rrezatimit të imazhit dhe të talenteve të shqiptarëve në rajon dhe në botë.
AKTIVITETET QË U ZHVILLUAN NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
10-vjetori i pavarësisë së Kosovës: shkurt 2018 Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë festuan 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Me rastin e kësaj feste të madhe u organizuan disa aktivitete, ku spikati mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe po ashtu çelë për publikun itinerari muzeal dedikuar dhjetra veprave të artit dhe objekteve historike më së shumti të pashfaqura më pare.
SPECIALE E VITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
29
110-vjetori i Kongresit të Manastirit: nëntor 2018 140-vjetori i Lidhjes shqiptare të Prizrenit: qershor 2018 Moment kyç i ndërgjegjësimit të njësimit të shqiptarëve në një komb dhe në një truall të përbashkët, Lidhja shqiptare e Prizrenit është historia e një përpjekjeje mbresëlënëse për të mos ju nënshtruar fatalitetit të zhdukjes në indiferencën e të mëdhenjve. Lufta e Lidhjes, u kthye në një dëshmi të forcës morale që udhëhiqte vullnetin e shqiptarëve për të mos u shkrirë nën përdhunën e shteteve të huaj; jo kundërvënie ndaj të tjerëve, por ndërgjegjësim i plotë në raport me përkatësinë kombëtare, gjuhësore, kulturore dhe qytetëruese në një komb me të ardhme të sigurtë, i denjë për t'u vetëqeverisur i lire dhe në paqe. Një fokus i veçantë iu kushtua edhe rimëkëmbjes infrastrukturore të Frashërit, "qytezës së vogël malore" ku delegatët e Lidhjes, dy herë rresht, konceptuan dhe miratuan filozofinë e saj çlirimtare.
Panairi i Librit dhe fituesit e vitit 2018
Nëse shqiptarët kudo që ndodhen sot gëzojnë gjuhën e bukur shqipe, kjo i detyrohet 36 germave të sprovuara si ari në zjarr, që farkëtoi Kongresi i Manastirit, në urtësinë e tij. Gegë e toskë u bënë një, nën udhëheqjen e inteligjencës kombëtare të kohës, për t'i dhënë gjuhës shqipe letrat e saj të fisnikërisë dhe për ta renditur në familjen e madhe evropiane të gjuhëve moderne. Përkujtimi i këtij kongresi ishte një moment i rëndësishëm edhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni si edhe rasti i duhur për të kremtuar figurat e At Gjergj Fishtës o.f.m. dhe Mit'hat Frashërit.
Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike për Gjergj Kastrioti Skënderbeu: prill-nëntor 2018 Ideja e Konferencës Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes se tij lindi si mungesë e një pikëtakimi madhor të hulumtuesve dhe të akademikëve, specialistë të Skënderbeut, në Shqipëri, 50 vjet pas Konferencës së madhe Albanologjike të 1968, kushtuar Heroit tonë Kombëtar dhe 13 vjet pas vjet pas Konferencës se 600 vjetorit të lindjes së tij. Duke patur parasysh rrallimin e studiuesve
që Skënderbeun e kanë patur objekt kryesor të kërkimit shkencor, interesi për t'i mbledhur në vendin tonë është karakterizuar nga një urgjencë e dyfishtë: përfitimi kritik i materialit të mbledhur nga këta studiues , ende gjallë në dekadat e punës së tyre dhe stimulimi i kërkuesve për t'ju qasur me interesim të ripërtërirë studimeve mbi Skënderbeun. Organizimi i kësaj Konference solli risi.
Ashtu sikundër çdo vit, edhe këtë herë u organizua Panairi i 21 i Librit "Tirana 2018", i cili u zhvillua sërish në Pallatin e Kongreseve. Për përzgjedhjen e çmimeve të letërsisë u lexuan në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind ishin autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj. Çmimi i karrierës shkoi për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij "Pusi". Çmimin e krijimtarisë më të mirë të vitit e mori Brajan Sukaj me romanin "Ciklopi", ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, e "rrëmbeu" Donika Omari për romanin "Nga ana e princeshës së vdekur". Sa i takon çmimit inkurajues, ai u mor nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, respektivisht me veprat "Vetëm për ty" dhe "Gjithçka rreth asgjësë". Poeti Zef Skiro Di Maxho fitoi çmimin special për "Poema Arbëreshe". Kurse çmimin për shqipërim të veprës e fitoi Ilia Lëngu, për përkthimin nga frengjishtja të veprës frënge "Të drejtët" nga Albert Camy.
Samiti II i Diasporës shqiptare: nëntor 2018
Ndahen çmimet Kombëtare të Letërsisë
Të gjithë shqiptarët nguliten para ekranit për të ndjekur këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong vit pas viti. Por ky vit ka qenë tepër i veçantë, duke qenë se nuk ishte vetëm një shqiptar, por tre të tillë, të cilët arritën madje që të kualifikoheshin edhe në finale. Një festival që u prit me shumë emocion dhe kërshëri. Fitorja e Ermal Metës në Sanremo dhe zgjedhja e këngëtares Eleni Foureria për të garuar për Qipron në Eurovision bëri të mundur që në Lisbonë të shikojmë bashkë në skenën e Eurovizionit tre shqiptarë. Bashkë me ta ishte dhe Eugent Bushpepa që "ngriti peshë" skenën gjigante të Eurovizion me zërin e tij mahnitës. Një këngë rrok e Bushpepës që alternohet me vokalin e këngëtarit. Ai tregoi se këngën e ka kompozuar
Kritikohet, mohohet, por edhe mezi pritet ky event. Këtë vit më datë 20 dhjetor u ndanë çmimet kombëtare të letërsisë në Teatrin Kombëtar. Romanet "Sonate për gruan e një tjetri" dhe "Armëpushimi" janë dy veprat e vlerësuara në konkursin Kombëtar të Letërsisë 2017. "Armëpushimi" i sjellë në shqip nga Aida Baro u përzgjodh përkthimi më i mirë i vitit. Historia e Holokausit dhe e të mbijetuarve e shtyu përkthyesen të bënte një studim të detajuar për kontekstin historik të ngjarje. Ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, u ndanë gjithashtu çmimet: "Gjergj Fishta", "Faik Konica", "Fan Noli", "Mitrush Kuteli", "Petro Marko", "Migjeni", "Lasgush Poradeci", "Jusuf Vrioni", "Donat Kurti" etj. Çdo vit ndarja e këtyre çmimeve është shoqëruar me debate e polemika mbi mënyrën e ndarjes së tyre, për kriteret, jurinë etj. E pavarësisht të gjithave, janë çmimet që me zor priten nga njerëzit e letrave.
Me një konceptim krejt të ri, Samiti II i Diasporës shqiptare kurorëzoi mbylljen e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj KastriotitSkënderbeut, duke shërbyer në të njëjtën kohë edhe si instrumenti monitorues i realizimit të ambicieve dhe qëllimeve madhore të këtij viti. Samiti shërbeu dhe për bilancin e 300 ditëve në shenjën e Heroit tonë Kombëtar.
“Eurovisioni i shqiptarëve”, Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Fouriera
kur ishte larg familjes. Ndërkohë Ermal Meta, është shqiptari fitues i edicionit të 68 të Sanremos. Kënga e tij "Non mi avete fatto niente". "Nuk më keni bërë asgjë", së bashku me kalabrezin Fabrizio Moro, ishin përfaqësuesit e italisë në Eurovizion. Këngëtarja, balerina dhe aktorja shqiptaro-greke, Eleni Foureria ka rënë në sy, filli-
misht në grupin Mystique në 2007, por edhe më pas si soliste. Pasi për një kohë gjatë ajo fshehu identitetin e saj shqiptar prej frikës së diskriminimit,30 vjeçarja rrëfeu më pas që quhej Entela Fureraj. Festivali evropian e ka një pikë të fortë gjeopolitikën, kështu që përfaqësia në të e tre shqiptarëve, ishte një lajm i mirë për artin tonë.
SPECIALE E VITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
30
Dua Lipa performon në finalen e Champions League
Ermal Meta fitues i Sanremo 2018 Krenari, emocion dhe nder! Shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë fituesit e Festivalit të Sanremos për vitin 2018. Dyshja rrëmbeu çmimin e parë me këngën "Non mi avete fatto niente". Në vendin e dytë u rendit Stato Sociale, ndërsa në të tretin Annalisa. Meta dhe Moro e shkruajtën tekstin e këngës së tyre pas atentatit të Manchester, në koncertin e yllit amerikan të pop-it Ariana Grande. Kënga ishte në qendër të polemikave sepse akuzohej për shkelje të rregullave të Festivalit, për shkak se kishte ngjashmëri me një këngë të prezantuar në 2016ën, autor i së cilës ishte Moro. Por në fund produksioni vendosi që "Non mi avete fatto niente" mund të vijonte garën. Për të dy artistët, kjo është hera e parë që fitojnë çmimin e madh në Festivalin e Sanremos. E padyshim që ky triumf gufoi zemrat e shqiptarëve.
Konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në mbarë botën. E ndërkohë Dua Lipa ka hapur ceremoninë e Ligës së Kampionëve ku ndiqej nga më shumë se 100 milionë teleshikues.Sukses i paparë për këngëtaren me origjinë nga Kosova. Në disa prej këngëve ajo këndoi në duet bashkë me Shon Pol, ndërsa nuk munguan hitet e famshme tashmë në të gjithë botën.
Era Istrefi shkëlqen në finalen e Botërorit
20 vjet “Kënga Magjike”, trumfon Flori Mumajesi Festivali "Kënga Magjike" është gjithashtu një ngjarje e bukur, emocionuese që ndiqet çdo vit nga mijëra e mijëra shqiptarë kudo ku ata ndodhen. Ky festival organizohet dhe prezantohet si gjithmonë nga Ardit Gjebrea. Një kompeticion që padyshim mbledh rreth vetes artistës më të mirë të tregut muzikor shqiptar. Edhe këtë vit pjesëmarrja ishte shumë e lartë, por ndryshe nga vitet e tjera pjesëmarrja e të rinjve ishte më e lartë në numër sesa e artistëve "VIP". Emra si Flori Mumajesi, Rovena Dilo, Eli Fara, Aurela Gaçe, Kejsi Tola, Ronela Hajati, Fifi, janë vetëm disa nga besnikët e ngjarjes më të madhe muzikorë në Shqipëri që u mbajt në muajin dhjetor. Këtë edicion modera-
tori Ardit Gjebrea u shoqërua nga dy bukuroshet Bora Zamani dhe Klaudia Pepa por jo vetëm. Kënga Magjikë mbushi plot 20 vite dhe në skenë u ngjitën emrat më të njohur që kanë prezantuar ndër vite krah Gjebreas, kujtojmë këtu; Valbona Selimllari, Olta Gixhari, Elia Zaharia, Armina Mevlani që i dhanë një shije finese festivalit. Flori Mumajesi u shpall fituesi i Këngës Magjike. Kantautori u votua maksimalisht nga kolegët duke u renditur i pari me këngën e tij "Plas". Vendin e dytë e zuri dyshja Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën "Zemra Rratatata", ndërsa vendit i tretë u rrëmbye nga Fifi dhe Mc Kresha me këngën "Psikopatia ime".
Jonida Maliqi fiton festivalin e Këngës, çon “Ktheju Tokës” në Eurovision Padiskutim është një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme në Shqipëri. Edicioni i 57-të të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar u prezantua nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Kanada Ana Gojla. I konceptuar si një festë notash muzikore dhe dritash, ky Festival riktheu emrat e njohur si, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Eranda Libohova, etj. Jonida Maliqi u shpall fituesja e festivalit dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2019 (Festivali Europian i Këngës), që këtë herë mbahet në
Israel. "Ktheju Tokës" rrëmbeu votat totale të jurisë profesionale dhe tematika e këngës lidhet me fluksin e emigrantëve Shqiptarë në BE. Pas 11 vitesh nga pjesëmarrja e fundit në Festivalin e Këngës në RTSH, Jonida këtë herë siguroi biletën për në Eurosong. Kënga është mirëpritur nga publiku i sallës dhe jo vetëm. Nëpër sondazhet e kryera më herët, Jonida Maliqi ishte ajo që kryesonte me shumicën e votave. Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lufi me "Rrëfehem", ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me "100 pyetje".
Era Istrefi në finalen e Botërorit "Rusi 2018" na ka bërë krenarë të gjithë shqiptarëve me perfomancën e saj në zemër të Moskës. Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, Era Istrefi ka kënduar përpara rreth 80 mijë tifozëve që ndodheshin në stadiumin "Luzhniki Arena". Era zgjodhi që në perfomancën hapëse të finales, të vishej me një palë pantallona dhe xhaketë të metaltë. Ylli shqiptar dhuroi spektakël teksa këndonte kolonën zanore të këtij Botërori "Live it UP". Ky është një sukses i madh për Erën dhe të gjithë shqiptarët. Menjëherë pas përfundimit të performancës së saj, Era postoi një foto në Instagramin e saj ku duket se kishte bërë simbolin e shqiponjës para miliona tifozëve. Këngëtarja shqiptare e shoqëronte foton me përshkrimin "Respekt për të gjitha kombet". Çtë themi më shumë për Erën. Era na bën gjithmonë krenarë!
SPECIALE E VITIT HORIZONTALISHT 3. Lakuriq. I zhveshur si e ka bërë nëna. Ka dalë ... 7. Frutat e kanë në mes të tulit 11. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 13. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 15. Partia Aleanca Popullore 17. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 20. Zonë periferike e Tiranës, e banuar kryesisht prej të ardhurve nga zonat Verilindore 22. Po Gjirokastra si e kishte targën 24. Shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjalla 25. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 26. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 27. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 29. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 32. Qendër e pajisur me mjetet dhe me aparatet e nevojshme, që prodhon energji elektrike 33. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 34. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 36. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 38. Ndryshe palombari quhet... 40. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 42. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 44. Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandrra për të çelur vezët, për të rritur të vegjlit e për të ndenjur të mbrojtur 46. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 47. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 49. Vihet në majë të grepit për të ndjellë peshkun 57. Luftim me armë vetëm për vetëm ndërmjet dy kundërshtarëve 60. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 61. Ndodhi që tregohet me gojë; tregim me gojë, zakonisht dëfryes 62. Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël 63. Jurist që jep ndihmë e këshilla për çështje të drejtësisë 65. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 67. Romani i Anton Pashkut 68. Ajo në botën e çudirave 70. Po rrethi i Matit, si e kishte targën
31
Nga Albert VATAJ
71. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 74. Shkolla dhe shoqëria janë të ndara në të tilla 75. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 76. Pastaj e ka brenda 77. Shteti (në kohën e sundimit osman) 78. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 80. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 82. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 85. Popull e ..., shprehje e hershme 87. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 88. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 89. Bimë shumë vjeçare e vendeve me klimë të ngrohtë e të thatë. Asosh i kemi edhe lule dekorative 90. Përpjekje për të vrarë një njeri 92. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 93. Një tekst, para publikimit ka nevojë për ashtu 94. Eqerem .. (6 gusht të vitit 1908-13 gusht të vitit 1980). Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare 96. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 99. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 100. Humnerë, hon 103. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore
104. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 106. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 107. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 109. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 110. Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij 111. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 112. bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim 113. "Vajzat e Avinjonit" e Pablo Pikaso ishte sipari i kësaj rryme në pikturë 114. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 115. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi 116. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; vetvetiu 118. I dendur e i fuqishëm; i vrullshëm e i thellë Vertikalisht 1. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 2. Dakord në gjuhë universale 4. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 5. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 6. Vegël e hekurt pune me dy anë pak të përkulura
8. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 9. Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të errët ose të zbardhë 10. Zejtari quhet ashtu, ai që i beson duarve jo makinerive 11. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës 12. Veshje për këmbët 14. E sjell rrotull dikë a diçka 16. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 18. Që ka humbur shijen freskinë dhe cilësitë e tjera të mira 19. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 21. Shkëlqim a dritë në ngjyrë si të arit 23. Nuk je i ardhur, nuk je jabanxhi, je... 28. Eshtë bujaria që na e japin shumë prej pemëve dhe bimëve 30. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 31. Shprehje dialektore, shaka, shpoti, qesëndi 32. Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës tjetër 35. Enë balte me një dorëz, që shërben për të mbajtur bulmet poçe; qyp i vogël 37. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 39. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 40. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari
mejdan 59. Thikë e vogël, me presë që hapet e mbyllet në një dorezë druri 64. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 66. Në gjuhët ndërkombëtare, Shqipëria njihet ashtu 69. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 72. Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës 73. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 77. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull; tym 79. Ashtu ose ligjvënës, zbatues i ligjit 81. Thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep 83. Omer ... ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë 84. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët 86. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë 88. Qengj i butë, që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin 90. Shkencë që merret me studimin e trupave qiellorë 91. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 95. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë 97. GRamshi e kishte ashtu targën 98. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 101. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 102. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 105. Fëmijë i vogël, foshnjë 108. Ai që nuk është ushtarak, është i tillë 110. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 113. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 115. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 116. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 117. Tirana, e kishte targën e makinave ... 119. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu
41. Quhet ashtu një zonë larg qendrës 43. Partia Socialiste e Moderuar 45. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 46. Frutat e një druri tropikal, të cilat janë lënda bazë e prodhimit të çokollatës 48. Quhet ashtu një person pa pretendiem, që sillet dhe jeton me thjeshtësi 50. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 51. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 52. Lëndë plasëse. Atë e shpiku kimisti suedez Alfred Nobel 53. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 54. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 55. Ai që merret me peshkim 56. Quhen ashtu ato të romaneve dhe filmave, pozitiv ose negativ 58. Shesh ndeshjesh ose lufte, 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
2
K
3
U
4
5
M U F
K ¸
9
E
J
A
J
6
11
M A
7
P
D 10
P
F
20
L O
L
L
Z
L
R
21
Z
O
K
J
U
N K
O L
O G
J
N O
S
I 28
I
E
K
F
M
A M N I
S
R
P
N
K
A L
A
S K
C
39
G
R
D O
J
G A
U
Y
N
N
A
G
D
N
R
P
Y
E K
M E
B
H
U
U K
E M
B A
V L
G
M I
K
D
43
R
A
A
S
T
O
O N
˙
A
R I
A N
I
O I
I
E
S
T 58
Q I
P
E
S
H
59
K E
V
A N
73
M
K
H
O
T
O
M T
¸
E
A
H
N I
N A
C A
P
O
C D
74
75
K U
A K
A
P
O
P
B R
E G
N
P
D
79
L E
O N
71
E G
76
I
E
S
A
80
P
I
L O
F
F
T
E
R
G
R
R
T
O D
A
I
88
J
A L
L
P
97
T
H
P
I
P
E G
U N
S
N
S
R E
K
T O
P
A
A
107
108
˙
K L
L
K
N A
A
I
R E
T
S
L
L A
V D
R T
110
111
P
O P
112
A
¸
A
O
113
H
V
114
B
S
H
115
E 116
P
N 117
E
E G
L
R
T
R
118
E L
V
I
K
T I
M ¸
119
R I
E
104
O
106
D
D 109
C I
R
93
Z A
100
103
A U
P
92
C 99
105
R
N D 90
S
98 102
D A
¸
E
A
89
R A
B
96
A
R
M K
R
R F
A B
R
101
V E
U
84
R
95
T
82
A K
91
E 94
N 69
I
78
U K
U N
P
81
D E
87
O
B
72
V
77
86
S
A
H
T
L
83
K
R B
D 68
S
L
85
D E
60
K
63
70
K
A
54
Z
Z
66
B D I
T 50
67
I
L E
49
65
E
O
44
A
62
R E
I T K
G
47
A R
64
F
37
42
A
57
O
61
L
36
53
56
R P
T
32
S
P
¸
D 52
K
K
I A
A
E T
48 51
T
C 35
A T
P
B I 46
A
B U
40
45
F
M
31
B I
34
K
41
A
19
O J
R
29
¸
33
M
55
N 18
O T
26
30
U 38
C I
B
25
D S
V I
O
17
23
A R
T
27
P
16
A A
22
K 24
A
F L
15
L
G A
13
K U
14
U
8
M E
12
L O
N A
Z H S
U
I 120
O
N
122
J
M ¸
A
K
U 121
R I
M B
123
T
I
O
H U
Z
R
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
32
FOTO E VITIT
SPECIALE E VITIT
E DIEL, 30 DHJETOR 2018
Presidenti Ilir Meta dhe ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana