http://president.al/raporti-shpjegues-presidentit-te-republikes-sh-t-z-ilir-meta-per-komisionin-e-venecias/
Anëtarësimi në BE është objektivi strategjik kombëtar ende i papërmbushur i Shqipërisë.
Me synim çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit që kërkonin përmbushjen e
prioriteteve kyçe, Presidenti i Republikës ka qenë i detyruar të ndërmarrë akte vendimtare për të
garantuar besueshmërinë e zbatimit të reformave kyçe.
Shtyrja nga Këshilli Europian i vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë,
nga qershori në mbledhjen e 17-18 tetorit, ofruan një dritare të re mundësie për një vendim pozitiv
në favor të vendit.
Presidenti ka bërë përpjekje të qëndrueshme dhe maksimale që kredencialet demokratike të
Shqipërisë të përmirësoheshin duke respektuar jo vetëm kushtetutën por edhe detyrimet në
kuadër të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), të Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit (MSA) Shqipëri-BE, standardeve të OSBE, si dhe në funksion të ushtrimit të Kryesisë
së OSBE