Vendim i Asamblesë e Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave

Page 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK

Tiranë, më 21.01.2019

VENDIM Nr.______ datë 21.01.2019 I Asamblesë së Personelit Akadamik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave

Sot në datën 21.01.2019, bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”; Neni 36, pika 1 “Organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë”; Neni 41 “Asambleja e personelit akademik”, Në mbledhjen e saj të parë, pasi diskutoi mbi situatën e krijuar nga Protesta e studentëve dhe Statusin e godinës ku zhvillon aktivitetin mësimor Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave;

VENDOSI!

1. Ti kërkohet Qeverisë shfuqizimi i VKM-së Nr. 744, datë 5.11.2014 "Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, tek Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë", për arsyet se:  

Kjo VKM përbën një precedent të rrezikshëm për të tjetërsuar të gjitha godinat e Universiteteve Publike; Kjo VKM është bërë pengesë për të realizuar të gjitha investimet e nevojshme për zhvillimin funksional të aktivitetit mësimor e kërkimor-shkencor në FGJM.

Anulimi i VKM-së të bëhet brenda një periudhe kohore prej 15 ditësh, në të kundërtën Stafi akademik do të kalojë në Bojkot, deri në plotësimin e kërkesave. 2. Ti kërkohet Qeverisë anulimi, ose ndryshimi rrënjësor i Ligjit për Arsimin e Lartë Nr.80/2015, duke marrë në konsideratë kështu qëndrimin e 29 anëtarëve të stafit akademik të FGJM nga 50 gjithsej, të shprehur nëpërmjet një peticioni në fund të dhjetorit të vitit 2018, në solidaritet edhe me stafet akademike të institucioneve të tjera të Arsimit të Lartë Publik. Ky proces të jetë gjithpërfshirës, i mirëmenduar dhe i matur me qëllim nxjerrjen e një produkti cilësor që do të adresojë shqetësimet dhe problematikat e dala. 3. Me qëllim dhënien fund të abuzimit me godinat, të regjistrohen në ZRPP të gjitha godinat e Universiteteve Publike në emër të tyre.

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë, Tel.: +355 4 2375246/5, ëeb: www.fgjm.edu.al; e-mail: info@fgjm.edu.al


REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK

4. Të kërkohet ri-vlerësimi, motivimi dhe mbështetja e Pedagogëve dhe punës kërkimore shkencore në Universitet. 5. Të mbështetet protesta e studentëve deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre. 6. Të mbështetet propozimi i Asambleve të Personelit Akademik të Fakulteteve të tjera për një takim koordinues mes përfaqësuesve të stafeve akademike. 7. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë për mësimdhënien sipas normave të CEE, përfshirë ngrohjen në të gjitha auditoret e fakultetit si dhe të sigurohet uji i vazhdueshëm. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë, të mësimdhënies duke akorduar një fond të menjëhershëm emergjence, për përmiresimin e kushteve higjeno sanitare, ngrohjes së auditoreve dhe bibliotekes. 8. Të krijohet dhe të përditësohet në mënyrë periodike një bazë e besueshme të dhënash për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies dhe t’i bëhet transparente Asamblesë së Personelit Akademik. 9. Të organizojë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë jo më larg se 15 ditë nga dita e sotme, me një rend dite të paracaktuar më parë.

ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë, Tel.: +355 4 2375246/5, ëeb: www.fgjm.edu.al; e-mail: info@fgjm.edu.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.