03 04 maj ok

Page 1

reforma në arsim

sfidat e zhvillimit

kontrapedal

Civici: Studentët do shkojnë në degët që kanë treg pune

Festivali i Ideve. 260 akademikë në UET për Ditët e Studimeve Shqiptare

Vladimir Myrtezai

President i UET, Adrian Civici një prej 11 anëtarëve të Komisionit “Gjonçaj” për reformën në Arsimin e Lartë, shprehet se sistemi ynë universitar ka nevojë që të shkundet, duke parë nga e ardhmja

260 studiues u mblodhën dje në nisje të Ditëve të Studimeve Shqiptare në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës për të trajtuar çështje të zhvillimit dhe të integrimit të vendit Faqe 13

Ylli pango

Faqe 25

autobiografi

Tedi papavrami

political mind single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 03-04 maj 2014

Drejtor artur Zheji- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1199 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

'Vetmia' e Visho Ajazit Fati në udhëkryq i shefit të Shërbimit sekret, pas ftohjes me opozitën dhe marrëdhënies së mosbesimit me mazhorancën. Roli i ambasadorit amerikan për çështjen e drogës dhe, a do të dalin SHBA në krah të kreut të SHISH?

Intervista e javës

koment

Media / Intervistë

mapo lunch

A është Amerika gati për një përballje të re Klinton-Bush?!

Gazetaria është nacionaliteti im!

Koloreto Cukali: Tirana është si një picë pa asgjë

Lincoln Mitchell

Briseida Mema

Faqe 3

Festivali vs Panairi

Kreu i komisionit të Sigurisë shprehet se grupi i deputetëve do të nisë kontrollin në Shërbimin Informativ Shtetëror javën tjetër dhe më pas do të propozojë ndryshimet ligjore. “Ende SHISH drejtohet nga orientimet bazë, nga direktivat e dhëna nga ish-qeveria e mazhorancës së djeshme dhe opozitës së sotme". Faqe 10

Faqe 31

Visar Zhiti

Ishte apo jo aktivitet politik Festivali i Librit dhe Artit Pamor? Për Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kjo nuk ka pikë dyshimi. Arlinda Dudaj mendon ndryshe. Debatit i bashkohen edhe Agron Gjekmarkaj dhe Iris Luarasi Faqe 17

aktualitet

Borxhet e bixhozit, vetëvritet menaxheri i autobusëve Lulzim Saliasi, 41 vjeç, u vetëvra dje në mesditë në banesën e tij pranë Prokurorisë së Tiranës, duke prerë damarët e duarve. Shkak i vetëflijimit, sipas policisë dyshohet të jenë borxhet e mëdha.

Mira Kazhani

mapo libri

Lufta e politikës për të kapur librin

Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar

Faqe 11

Faqe 5

pas daljes nga burgu, edi Rama më dha Kafkën e ndaluar ‘E ke për 5 ditë, - më tha, - se duhet ta kthej’. Im vëlla la punën në fermë dhe e kopjoi me dorë në ca fletore shkolle. I kemi dhe tani. Kafka më trondit aty më shumë sesa në botimet e tij luksoze… Faqe 21


2 36 / scripta manent

EEshtunë shtunë--eediel diel13-14 03-04prill maj 2014 2013 www.mapo.al

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

Ilir Ikonomi

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant

info@uet.edu.al

Çmimi 800 L

PUSHTIMI

Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 “Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 www.uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

CMYK

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET

NJOFTIM / REKLAMA

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

3

www.mapo.al

koment

Foto e javës

Nga Lincoln Mitchell Huffingtonpost.com

A është Amerika gati për një përballje të re Klinton-Bush?!

M

Bie "Perdja e Hekurt", në vilën e enver hoxhës / LSA

javore

libri

E shtunë-diel,03-04 maj 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar

Festivali vs Panairi

Dueli për të marrë librin

Kreu i komisionit të Sigurisë shprehet se grupi i deputetëve do të nisë kontrollin në Shërbimin Informativ Shtetëror... Faqe 10

4 5 6 11 25 13

Korçë

Vdes në gjykatë 60-vjeçari, trupi mbetet 1 orë në korridor

Kronikë

Borxhet, vetëvritet menaxheri i linjës së autobusëve

Intervista

Moore: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë ligjore dhe jo politike

Media

Briseida Mema: Gazetaria është nacionaliteti im!

Reforma në Arsim

Civici: Studentët do shkojnë në degët që përputhen me tregun e punës

Visar zhiti

Arsim

Festivali i Ideve. 260 studiues në UET për Ditët e Studimeve Shqiptare

pas daljes nga burgu, Rama më dha Kafkën e ndaluar

Kolona / ide/ debate

19

recensë

15

KONTRAPEDAL

31

Mapo lunch

28

POLITICAL MIND

20

autobiografi

24

single & the city

Kirmen Uribe Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Tedi Papavrami

Mira Kazhani Iva Tiço

e garën presidenciale të 2016, 30 muaj larg, mundësia e një përballjeje Klinton-Bush duket diçka mjaft e ngjashme. Kjo garë do të vinte përballë dy familjet më të famshme politike të vendit përballë njëra-tjetrës që prej 1992. Jeb Bush do të ishte Bushi i tretë në kërkim të Presidencës që prej 1980-ës, ndërsa Hillary Klinton do të ishte e dyta nga kjo familje në kërkim të zyrës që prej 1992. Që prej 1980-ës, përveç një rasti, në të gjitha zgjedhjet ka pasur një Klinton apo një Bush që, ose ka qenë në garën për president, ose ka bërë një garë të fortë për të qenë pjesë e zgjedhjeve brenda partive. Një përballje Klinton vs Bush më 2016 do të ishte kulmi i kësaj historie. Ka pasur edhe më herët familje të fuqishme politike në SHBA më herët, përfshi Kenedit, Adams, dhe Byrd, por këto zgjedhje mund ta çojnë këtë dinamikë në një nivel tjetër. Të thuash sot se Hillary Klinton është garuesja kryesore për partinë e saj është e mirëkuptuar. Nuk ka kandidat të tjerë të shpallur, edhe pse Klintoni ende formalisht nuk e ka përcaktuar kandidaturën. Madje më shumë se kaq, kandidatë të mundshëm si senatorja e Massachuset Elizabeth Uarren, kanë bërë deklarata të tipit që nuk do të futen fare në garë nëse Klinton vendos apo thjesht merr në konsideratë kandidimin. E parë kështu mënyra se si demokratët po e bëjnë të sigurt që Klinton është kandidatja e tyre, është tronditëse. Jeb Bush është në një situatë të ndryshme. Në fushën e lojës së Republikanëve ka disa kandidatë, që edhe pse nuk e kanë shpallur këtë formalisht, duhet të merren seriozisht, kjo përfshin Paul Ryan, Marco Rubio dhe Rand Paul. Nga ana tjetër, Bush është mes kandidatëve më të fortë Republikanë në sondazhet e fundit, nëse ai futet në garë, ai me siguri do të përfitojë prej organizimeve, njohjeve dhe marrëdhënieve të kultivuara më herët nga babai dhe vëllai i tij në tre dekadat e fundit. Bush dhe Klinton janë sipas standardeve të kohëve tona, shumë të kualifikuar për të qenë presidentë. Bush është një politikan i suksesshëm, ndërsa Klinton, edhe pse nuk ka fituar ndonjëherë në ndonjë garë zgjedhore, duket një kandidate e shkëlqyer për 2016-ës. Në kontekstin e sistemit kjo duket bizantine, jo fort e pastër dhe shtyrë prej parave të mëdha. Edhe pse Klinton dhe Bush kanë dalë si garues të parë në mënyrë të ndershme. Të dy kanë përfituar prej njohjes së emrin dhe rrjetit të shkëlqyer të mbledhjes së fondeve dhe mbështetjes politike, por nga ana tjetër të dy kanë aftësitë e nevojshme dhe rezymenë e duhur për të qenë kandidatë seriozë. Rritja e shanseve për një përplasje të re Klinton-Bush nga ana tjetër reflekton një problem serioz të demokracisë sonë. Në ndonjë vend tjetër, gruaja e një ish-presidenti dhe vëllai e djali i një ish-presidenti që garojnë për postin do të ishte një rast i pastër i problemit strukturor dhe shenjë e korrupsionit të përhapur masivisht. Këto zgjedhje sidoqoftë nuk do të shihen si të tilla, sepse Hillary Klinton është e adhuruar prej shumë demokratëve, dhe Bush mund të bëhet i adhuruari i republikanëve nëse ata besojnë se ai mund të mposhtë Klintonin në garë. Sidoqoftë, nëse sheh nga afër se çfarë sjell një përballje e tillë për vendin, mund të mësosh edhe diçka për demokracinë tonë. Një garë Klinton-Bush do të sjellë shpenzime të jashtëzakonshme në zgjedhjet për president. Edhe pse është e qartë që jo gjithkush për shkak të emrit mund të jetë një kandidat i denjë për president, pasja e një emri të famshëm është një prej atyre gjërave që duhen për të mbledhur mjaftueshëm para, veçanërisht në fillim të garës dhe për të qenë një kandidat serioz. Kjo përballje po ashtu do të nxjerrë në pah se në sa pak gjëra ndahen politikat në amerikanë. Klinton dhe Bush të dy janë përfaqësues të rrymave kryesore të partive të tyre dhe ndajnë pikëpamje të ngjashme mbi politikën e jashtme dhe politikat ekonomike në një pikë që pakkush mund të bëjë dallimin. Një garë e tillë do të ketë pak debat për thelbin, sidomos në politikën e jashtme dhe çështjet e saj, dhe debati ekonomik mund të jetë më i ashpër, por nuk do të prekë strukturën bazë të ekonomisë amerikane. Një garë Klinton-Bush do të ishte e fortë, por në fund të saj do të fitojë establishmenti politik.


4

EEshtunë shtunë--eediel diel13-14 03-04prill maj 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Akuzat për pasurinë, “Task-Forcë” heton Gjin Gjonin Pak ditë pasi ILDKP kallëzoi në prokurori gjyqtarin Gjin Gjoni, Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë dosjes njësisë Task Forcë në Tiranë për të vijuar hetimet për akuzat e ngritura nga Inspektorati i pasurive. Burime të prokurorisë thanë se ky vendim është marrë pas verifikimeve paraprake të kryera nga një grup prokurorësh në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët në përfundim të këtij procesi vlerësuan se kjo

çështje duhet të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Megjithatë, kjo procedurë nuk do të thotë se automatikisht “Task- Forcë” do të regjistrojë procedim penal ndaj gjyqtarit Gjoni, i cili gjithashtu është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Prokuroria e Përgjithshme vlerësoi se kallëzimi i ILDKP-së ka nevojë për verifikime të tjera, të cilat do të kryhen nga njësia “TaskForcë” në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk

është regjistruar procedimi penal për këtë kallëzim”, tha një burim i prokurorisë. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë u denoncua në prokurori nga ILDKP-ja, e cila tha se ky gjyqtar nuk kishte burim të ligjshëm pasurie për një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa dyshohet se ka falsifikuar kontrata të ndryshme për prona të paluajtshme, të deklaruara në emër të tij dhe bashkëshortes.

60-vjeçari vdes në gjykatë, trupi mbetet 1 orë në korridor Urgjenca e spitalit të Korçës, që është vetëm 5 minuta larg gjykatës, nuk u përgjigj në telefon, ndërsa shefi i Urgjencës thotë se në atë moment nuk ka patur shërbim mjekësor në gatishmëri. Defektet dhe problemet që ka shërbimi shëndetësor në vend janë shfaqur në formën më të shëmtuar të mundshme në një urgjencë me pasojë vdekjen që ndodhi dje në ambientet e Gjykatës së Korçës. Edhe pse urgjenca e spitalit të këtij qyteti është vetëm pesë minuta larg gjykatës, trupi i pajetë i 60-vjeçarit Ali Jaupllari ka mbetur për më shumë se një orë në ambientet e gjykatës. Familjarët e tij njoftuan menjëherë urgjencën, por askush nuk u përgjigj në telefon, dhe për rreth një orë në gjykatë nuk mbërriti asnjë prej pjesëtarëve të shërbimit mjekësor. Shefi i urgjencës në spitalin e Korçës u mjaftua me faktin se në momentin e ngjarjes nuk ka patur asnjë mjek në dispozicion, ndërsa sipas tij, telefoni ka qenë i zënë nga fluksi i lartë i kërkesave për shërbim mjekësor nga qytetarë të ndryshëm. Ministria e Shëndetësisë nuk ka mbajtur ende një qëndrim zyrtar për këtë çështje. Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Gjykatën e Korçës, ku 60-vjeçari Ali Jaupllari dhe familjarë të tij ishin në pritje të nisjes së një procesi gjyqësor. Jaupllari po priste fillimin e masës së sigurisë së nipit të bashkëshortes së tij, i dyshuar për shpërndarje narkotikësh kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë të pranishmit kanë njoftuar urgjencën e spitalit të qytetit të Korçës, por asnjë prej mjekëve nuk është përgjigjur.

Kjo situatë ka zgjatur edhe një orë pasi 60-vjeçari kishte ndërruar jetë, ndërsa asnjë prej bluzave të bardha nuk ka ardhur në ndihmë të Jaupllarit. Është dashur ndërhyrja e gazetarëve të cilët kanë shkuar në urgjencën e spitalit të Korçës për t’u kthyer më pas në gjykatë të shoqëruar edhe nga një mjek. Por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë për 60-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë dhe trupi i tij ka qëndruar për më shumë se një orë në ambientet e Gjykatës së Korçës. Vetëm pas më shumë se një ore urgjenca ka mundur të dërgojë një ambulancë për të marrë trupin e pajetë të 60-vjeçarit Ali Jaupllari. Sipas ekspertizës së mjekëve ka rezultuar se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar vetëm shefi i urgjencës në spitalin e Korçës, i cili është justifikuar me faktin se në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka patur asnjë mjek në dispozicion të urgjencave jashtë spitalit. Sipas spitalit të Korçës, bëhet me dije se vonesa e mjekëve ka ndodhur për shkak se ata ishin në një tjetër urgjencë. “Për 20 minuta mjekët mbërritën në Gjykatë. U përpoqën për ndihmë, por 60-vjeçari kishte vdekur”- u shpreh shefi i Urgjencës të Spitalit të Korçës, Kujtim Shabani. Ndërkohë që shtoi se një mjek ishte për një urgjencë në një shtëpi, ndaj nuk është bërë e mundur mbërritja në kohë e stafit mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit. “Një mjek ishte në urgjencë në një shtëpi. Mjeku tjetër duhet të qëndronte në spital. Ndaj s’mund të largohej nga spitali mjeku”, - tha shefi i Urgjencës së Korçës. Sipas tij, vonesa prej një ore nuk ka qenë vetëm për shkak të mjekëve. “Telefoni ishte i zënë për shkak të fluksit”, - ka bërë me dije më tej shefi i Urgjencës.

ILDKP: Mbi 300 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë pas largimit nga detyra Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive iu lë afat zyrtarëve deri në datën 10 të këtij muaji, përndryshe do të ndëshkohen me gjoba që arrijnë vlerën e 100 mijë lekëve. Të paktën 300 zyrtarë të administratës publike, të larguar nga detyra pas ndërrimit të qeverive, nuk kanë deklaruar ende pasurinë në përfundim të detyrave që kanë mbajtur. Alarmi jepet nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili ka publikuar një listë të gjatë me zyrtarët që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasuritë. Në listën me 304 zyrtarë, sipas publikimit të ILDKP-së rezulton se ka edhe ish-zyrtarë të niveleve të larta, si zv.ministër, drejtor i përgjithshëm, apo drejtues të strukturave inteligjente, siç është rasti i ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë. “Dorëzimi i deklaratës së interesave private ‘Pas Largimit nga funksioni’ është detyrim ligjor i përcaktuar në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, ku

thuhet se deklarimi kryhet jo më vonë se 15 ditë nga data e largimit nga funksioni”, thotë ILDKP. Për këtë arsye, Inspektorati iu lë afat zyrtarëve deri në datën 10 maj të këtij viti, kohë brenda së cilës duhet të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurive, si dhe të japin sqarime përse nuk është përmbushur ky detyrim ligjor brenda afatit të përcaktuar në ligj. “Për zyrtarët të cilët janë në listë-pritje apo të pezulluar duhet të dorëzojnë ose formularin pas largimit ose atë periodik vjetor për vitin 2013. Formulari “Pas largimit nga funksioni”, pasi të plotësohet në mënyrë elektronike sipas kërkesave ligjore, duhet të dërgohet në Inspektoratin e Lartë nëpërmjet shërbimit postar brenda datës së kërkuar”, thotë ILDKP. Përndryshe, të gjithë zyrtarët që nuk e respektojnë këtë detyrim do të ndëshkohen me masë administrative gjobë që kap vlerën nga 50 deri në 100 mijë lekë të reja. “Për mosdeklarimin periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë”, thotë ILDKP, e cila sqaron se mosdeklarimi parashikohet edhe si vepër penale nga Kodi Penal shqiptar.

“Për 20 minuta mjekët mbërritën në Gjykatë. U përpoqën për ndihmë, por 60-vjeçari kishte vdekur”- u shpreh shefi i Urgjencës të Spitalit të Korçës, Kujtim Shabani. Ai tha se një mjek ishte për një urgjencë në një shtëpi, ndaj nuk është bërë e mundur mbërritja në kohë e stafit mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Shërbimi vjetor i ruajtjes dhe sigurimit të parkut të automjeteve të Bankës së Shqipërisë". Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tendër i Hapur Kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.920.000 lekë Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Ish-Hotel Dajti, blv. "Dëshmorët e Kombit", Tiranë. Tel: 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10:00 - 13:00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 15 maj 2014, ora 11:00 , kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

5

www.mapo.al

Arrestohet agjentja doganore një javë pas arrestimit të policit TIRANE- Një efektiv i Policisë së Kufirit të Kukësit si dhe një agjente doganore janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës me akuzat e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas burimeve të policisë, të dy personat dyshohet se kanë marrë para në një rast me qëllim kryerjen e një hyrje-daljeje fiktive për një automjet, që sipas dyshimeve të policisë dhe të

prokurorisë nuk kishte hyrë në kohën që pretendohej në territorin e vendit. Lajmi u bë i ditur nga policia e Tiranës, e cila tha se dy ditë më parë, më 1 maj 2014, rreth orës 21:00, nga zyra e hetimit të Antikorrupsionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ofeli Horjetin, 47 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë agjente doganore në një agjenci private. Ajo dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “ushtrimit të ndi-

kimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi kishte ndërhyrë tek oficeri i policisë Agron Malaj, 42 vjeç, për të regjistruar fiktivisht hyrjen e një mjeti në vendin tonë, për të pasur më pas dokumentet për zhdoganimin e mjetit me qëllim që të mos paguante taksë për kohën e qëndrimit në vendin tonë. Pikërisht në kuadër të

këtij hetimi, policia e Tiranës dhe SHKB-ja një javë më parë kishin arrestuar edhe Malajn, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia tha se të dy personat ishin arrestuar pas një hetimi disajavor në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe pas vendimit të nxjerrë nga Gjykata e Tiranës për arrestin e tyre.

Borxhet e bixhozit, vetëvritet menaxheri i autobusëve Lulzim Saliasi, 41 vjeç, u vetëvra dje në mesditë në banesën e tij pranë Prokurorisë së Tiranës, duke prerë damarët e duarve. Shkak i vetëflijimit, sipas policisë dyshohet të jenë borxhet e mëdha. TIRANE- Vetëvritet për borxhet duke

Burimet e policisë thanë se ai dyshohet se ishte përfshirë në baste sportive dhe në kumar, çka e kishin detyruar të zhytej në borxhe të mëdha. Mesditën e djeshme Saliasi kishte qenë i vetëm në banesën e tij, ndërsa dy vajzat e tij ishin në shkollë dhe bashkëshortja ishte në punë.

prerë damarët menaxheri i kompanisë nënkontraktore të linjës së autobusëve të Unazës. Në një letër të lënë në shtëpi, ai iu kërkonte ndjesë të afërmve, familjarëve dhe gruas për veprimin e tij, ndërsa i kërkonte kësaj të fundit të kujdesej për vajzat e tyre. Ngjarja ndodhi dje në mesditë rreth orës 12:30 në Tiranë, në rrugën “Haxhi Dalliu” në kryeqytet, kur Lulzim Saliasi, 41 vjeç, banues me qira në një pallat të sapondërtuar ngjitur me Prokurorinë e Tiranës, është gjetur në gjendje agonie nga bashkëshortja e tij në apartamentin e tyre në katin e pestë, ku kishin pak kohë që jetonin. Menjëherë ajo ka kërkuar ndihmën e njerëzve të tjerë, ndërsa në pak minuta trupi i Saliasit është zbritur nga shtëpia dhe është nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për t’i dhënë atij ndihmën e parë. Ndërkaq, pak kohë pas mbërritjes së tij në spital, Saliasi ndërroi jetë për shkak të hemorragjisë së konsiderueshme të gjakut. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Saliasi nuk mundi të mbijetonte. Mjekët thanë se ai kishte humbur një sasi të konsiderueshme gjaku gjatë kohës së qëndrimit të tij në banesë. Shkak për ngjarjen, sipas burimeve të policisë dyshohet të ketë qenë gjendja e tij e rënduar psikologjike, duke kaluar në depresion për shkak të shumë borxheve të mbledhura prej tij për një kohë të gjatë. Burimet e policisë thanë se ai dyshohet se ishte përfshirë në baste sportive dhe

në kumar, çka e kishin detyruar të zhytej në borxhe të mëdha. Mesditën e djeshme Saliasi kishte qenë i vetëm në banesën e tij, ndërsa dy vajzat e tij ishin në shkollë dhe bashkëshortja ishte në punë. Pas një bisede që kishte pasur me bashkëshorten dhe nipin e tij, ai u kishte kërkuar atyre që t’i takonte në lokalin poshtë shtëpisë së tij, ngjitur me Prokurorinë e Tiranës. Sipas burimeve, ata kanë pritur për njëfarë kohe, ndërsa ai nuk ka zbritur. Më pas bashkëshortja mësohet se i ka telefonuar atij, por se telefoni dilte i mbyllur. Kur telefoni i bashkëshortes së Saliasit nuk u hap, kjo e fundit u nis për në apartamentin ku ata banonin me qira. Sipas policisë, ajo e ka gje-

tur burrin të shtrirë me damarë të prerë dhe në gjendje agonie, thuajse të pajetë. Menjëherë ajo ka kërkuar ndihmë dhe ai është zbritur nga kati i pestë ku banonin në oborrin e pallatit dhe më pas është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte, pasi kishte humbur mjaft gjak në shtëpi. Ndërkaq autopsia e kryer në morgun e Tiranës konfirmoi vdekjen e tij të shkaktuar nga hemorragjia në dorën e majtë, e prerë me mjet prerës thikë, që është administruar nga ekspertët kriminalistë në cilësinë e provës materiale. Bashkë me mjetin që dyshohet se është përdorur në vetëvrasje, policia sekuestroi edhe letrën e lënë nga Saliasi, e cila iu bashkëngjit dosjes hetimore të policisë. Hetimet e policisë kanë ngritur dyshimin se shkak për vetëvrasjen e tij ishte bërë situata e rënduar psikologjike për borxhet e shumta të akumuluara nga prej së paku tri vitesh. Burimet e policisë thanë se nuk dihej shifra e saktë e borxheve, por se sipas tyre borxhi arrinte në një shifër marramendëse. Saliasi për një kohë të gjatë kishte punuar si administrator dhe menaxher i linjës së autobusëve të Unazës së Tiranës, ndërsa më pas ishte larguar nga puna në këtë subjekt, i cili është në pronësi të kunatit të tij. Por vetëm 6 muaj më parë ai është rimarrë në punë nga motra e tij dhe kunati, me qëllim rikthimin e menaxhimit të mirë të linjës, punë për të cilën ata e kishin vlerësuar gjatë kohës që kishte qenë në krye të saj.

I dënuari për drogë, sekuestrohen pronat 3 milionë euro në Tiranë TIRANE - Policia e Tiranës tha dje se

kishte sekuestruar prona në vlerë 3 milionë euro në emër të Aleksandër Çavos, një person i kërkuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, ku edhe është dënuar me 20 vite burg për akuzën e “trafikut të drogës”. Çavo është arrestuar më 27 shtator të vitit të kaluar në afërsi të “Zogut të Zi” në Tiranë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Pikërisht për këtë shkak ai është ekstraduar në Itali pas procesit gjyqësor të zhvilluar në Tiranë. Hetimi i pasurisë së Çavos nisi pikërisht pas arrestimit të tij për qëllime ekstradimi në shtator të vitit të kaluar, ku ai ishte kërkuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha dje në një deklaratë për shtyp se strukturat e policisë së kryeqytetit kishin realizuar vendosjen e sekuestrove preventive ndaj

pasurive të Çavos. Sipas Çipës, hetimi ndaj Çavos nisi paralelisht menjëherë pas referimit të dosjes së ekstradimit në ngarkim të tij nga autoritetet italiane të drejtësisë, në të cilat, sipas tyre konstatohej se ai ishte përfshirë në një linjë të trafikut të drogës, krim për të cilin ai kishte marrë edhe dënimin. Ndërkaq në Shqipëri, ndaj Çavos kishte nisur hetimi për akuzën “pastrim të produkteve të veprës penale”, që dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale e të akuzuarit, konkretisht nga trafiku i drogës ku ai është përfshirë. Policia tha se mes pasurive të sekuestruara ishte shoqëria “VICTORIA- AL”, sh.p.k, me objekt të aktivitetit të saj “Import-eksport i pajisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri, 8 automjete dhe një sasi toke prej 13 650 m2” në fshatin Marikaj të Vorës. Sipas policisë, hetimi është kryer nga Prokuroria e Rre-

thit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa një ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur nën sekuestro preventive sipërfaqen e tokës prej rreth 13 650 m2, e cila ndodhet në fshatin Marikaj, jo shumë larg autostradës Tiranë- Durrës. Po kështu policia tha se ishin sekuestruar në bazë të vendimit të gjykatës edhe 8 automjete të llojeve të ndryshme në pronësi të Aleksandër Çavos, 34 vjeç,

i akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale”. “Aleksandër Çavo është arrestuar në shtator të vitit 2013, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të 1 korrikut të 2013 të Gjykatës së Romës, Itali, dhe më pas është ekstraduar në këtë shtet, i kërkuar për veprën penale të ‘trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, - tha Çipa në deklaratën e tij. Sipas kryepolicit të Tiranës, këto prona në emër të Aleksandër Çavos kapin vlerën e rreth 3 milionë eurove. “Të gjitha faktet e provuara deri tani mbështesin dyshimin se pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, si dhe shoqëria e transportit janë krijuar mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal i shtetasit Aleksandër Çavo, pra pasuritë dyshohet të jenë produkt i veprës penale, ose i veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer prej tij”, - tha Çipa në deklaratën zyrtare.

Prona të sekuestruara • Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj. • Shoqëria “VICTORIA-AL”, shpk, me veprimtari “Import-eksport i pajisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri. Import-tregtim, mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore për përdorim shtëpiak(home care) & transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira. • 8 automjete, nga të cilat 5 të tonazhit të rëndë për transport ndërkombëtar dhe dy autovetura luksoze me targa ZK 2380, TR 3939 M; TR.612 M; TR.4188 K; AA 131 EP; AA 024 IG; mjete të tonazhit të lartë; AA 103 CJ dhe TR6551 T.


6

E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

www.mapo.al

Reforma territoriale, Fino: Nuk përjashtojmë referendumin TIRANË Mazhoranca nuk përjashton

mundësinë e një referendumi për të miratuar reformën territoriale. Bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për Reformën Administrativo-territoriale, Bashkim Fino deklaroi dje gjatë mbledhjes së radhës se mazhoranca mirëpret angazhimin e opozitës, pasi i kanë 9 vendet e tyre në komision. Kërkesa për mundësinë e zhvillimit të një referendumi u përfshi në diskutimin nëse është i mjaftueshëm vetëm reduktimi i numrit të qarqeve, për t’i bërë ato efektive, pa

ndërhyrë në kompetenca dhe në mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të tyre, çështje që prekin Kushtetutën. “Unë nuk mbahem peng i opozitës që nuk do të bëjë reforma, kur populli më ka dhënë votat për 84 vende në Parlament. Do e bëj këtë reformë, madje po e pashë të nevojshme, i drejtohem edhe popullit me referendum, për t’i thënë: e doni qarkun dhe i doni këto 70 bashki? Bëjmë një referendum, marrim mendimin e popullit”, - tha Fino. Ai shtoi gjithashtu se seancat dëgjimore për çështjen në fjalë do

të vijojnë deri më datë 15 maj. Mbledhja e komisionit ka vijuar më pas me paraqitjen e një drafti nga ish-deputeti socialist Ylli Bufi, i cili kryeson një grup ekspertësh të pavarur, në kuadër të punës që kanë nisur reformën e re administrativo-territoriale. Sipas Bufit, reforma territoriale përbën reformimin tërësor dhe këtu mbetet një pikë për tu diskutuar fakti nëse nevojitet apo jo Qarku. Në propozimin e paraqitur në emër të ekspertëve të pavarur, Bufi u shpreh se në të gjithë vendin duhen të jenë 88 njësi, sikundër pro-

pozoi ndarjen e vendit në 5 rajone që sipas tij duhet të kishin karakter historik; Rajoni i Shkodrës, rajoni i Arbrit, rajoni Elbasan-Korçë, rajoni i Muzakajve dhe rajoni i Kaonëve. Diskutimi për qarqet dominoi edhe një tjetër prezantim, studimin e ‘CO Plan’, që në fokus kishte qarqet. Opsioni i parë i këtij studimi është ndarja e vendit në katër qarqe të mëdha me lidhje historike, ekonomike dhe kulturore dhe si nën opsion ndarjen në 6 qarqe, duke ndjekur si kriter basenet e lumenjve.

Moore: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë ligjore dhe jo politike “Ne duam të shohim përgjegjësi, si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, të gjejnë fusha ku mund të bashkëpunojnë” TIRANË Zyrtari i lartë i Departamentit të

Shtetit, Jonathan Moore thotë se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk duhet zhvilluar përmes akuzave politike dhe shtypit, por përmes sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” dhënë gazetarit Arben Xhixho, drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore ndalet edhe tek përplasjet politike mes pozitës dhe opozitës, si dhe mes qeverisë dhe Presidentit. Zoti Moore, ju keni qenë në Shqipëri dy herë që nga koha e ardhjes në pushtet të qeverisë së re socialiste në shtator. Cili është mendimi juaj për mënyrën si ka qeverisur ajo deri tani? Faleminderit së pari për ftesën për të qenë këtu tek “Zëri i Amerikës” sot. Unë e kam vizituar me kënaqësi Shqipërinë shumë herë dhe dy herë, siç thatë ju, që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re në shtator të vitit të kaluar. Kanë kaluar vetëm 8 muaj dhe qeveria po punon intensivisht për një sërë përparësish, siç është edhe ai i marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Qeveria ka qenë e efektshme në këtë drejtim dhe ky është një synim edhe i opozitës. Siç ka ndodhur edhe në shumë vende, ka patur pikëpyetje për disa prej vendimeve të fazave të para të qeverisjes, nëse ato janë marrë për arsye partiake, apo në kuadër të një strategjie më afatgjatë. Por deri tani qeveria ka punuar shumë intensivisht për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit europian. …Në vend ka tension gjithsesi mes socialistëve dhe demokratëve. Ndonëse lufta e ashpër politike nuk është në vetvete problematike, ajo bëhet e tillë kur paralizon punën parlamentare dhe sot po shohim ligje të rëndë-

sishme të miratuara vetëm me votat e njërës palë. Cili është mendimi juaj? Ne jemi të shqetësuar. Jemi të ndërgjegjshëm për polarizimin e situatës në shoqëri, në politikë dhe në shtyp. Por ne kemi besim në aftësinë e popullit shqiptar për të dalluar faktet e vërteta nga ato që i servir politika ose shtypi. Ne duam të shohim përgjegjësi si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e opozitës, të gjejnë fusha ku mund të bashkëpunojnë, në vend të periudhave me pasoja politike si ato kur një numër i madh njerëzish humbasin vendet e punës. Avokati i Popullit, Totozani më ngriti të njëjtin shqetësim kur e takova, që një numër i madh njerëzish kanë humbur vendet e punës që pas ndryshimit të qeverive. Duhet të ketë bashkëpunim mes tyre. Edhe këtu në Amerikë, ka dallime të mëdha mendimesh, ka njerëz që nuk e pëlqejnë njeri tjetrin për shkak të personaliteteve të tyre, por kur flet për çështje politike ka pika të shumta të përbashkëta dhe kjo është e rëndësishmja. Një moment tjetër tensionesh janë ato mes qeverisë dhe Presidentit. Zyra e Presidentit e ka akuzuar qeverinë se ajo po përpiqet ta zhveshë atë nga kompetencat. Si e shikoni ju këtë çështje? Kur isha në Shqipëri para disa javësh, pata mundësi të flisja për këtë çështje me presidentin, me kryeministrin, me kryetarin e parlamentit dhe me njerëz të tjerë në qeveri. Pikëpamja jonë është që ne duam të shohim që institucionet të funksionojnë normalisht, që populli t’u besojë atyre dhe punës që ato bëjnë. Për disa prej çështjeve që presidenti ka ngritur, ai po përdor mekanizmat e duhur ligjorë, duke iu drejtuar gjykatës kushtetuese, siç ishte rasti i shkarkimit të zonjës Xhuka, kryetares së Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive. Ky është një hap shumë praktik. Në shumë vende, jo vetëm në Shqipëri, ka situata të ngjashme mosmarrëveshjesh për autoritetin e qeverisë, të kreut të shtetit apo të parlamentit. Ky është moment i rëndë-

“Nëse ka fakte ndaj zyrtarëve në qeveri apo në nivel lokal, ose ndaj gjykatësve, ato duhet të hetohen dhe t’iu kalojnë rrugëve ligjore, prokurorisë dhe të mos bëhen përmes të ashtuquajturit “gjyq publik”, përmes shtypit, apo përmes politikanëve që akuzojnë paraardhësit e tyre"

sishëm si për presidentin edhe për kryeministrin dhe rezultatet e punës së tyre do të tregojnë se sa e suksesshme është demokracia shqiptare. Presidenti përfaqëson gjithë vendin, Kryeministri ka përgjegjësi për të gjithë vendin, kjo duhet të jetë temë debati publik dhe në se ka mosmarrëveshje ato duhen zgjidhur në mënyrë ligjore dhe jo politike. Një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, të institucioneve të vendit, është korrupsioni dhe dobësitë e sistemit të drejtësisë. Qeveria premtoi luftë të fortë ndaj korrupsionit. A ka qenë ajo e suksesshme deri tani? Ka probleme korrupsioni në gjithë rajonin. Nuk mund të them që nuk ka korrupsion në Amerikë. Ky është një problem që qeveria e mëparshme dhe kjo e tanishmja janë zotuar ta luftojnë. Ata kanë qenë në pushtet për vetëm 8 muaj. Një nga elementët kryesorë të luftës kundër

Panairi, Meta: Do mundësojmë shumë vende të reja pune TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vizitoi dje “Panai-

rin e Punësimit 2014”, ku 80 kompani ofrojnë mbi 6200 vende të reja pune të profileve dhe niveleve të ndryshme. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, Meta shprehu përkushtimin e kësaj qeverie në drejtim të punësimit. Ai theksoi gjithashtu se politika dhe prioriteti për punësimin do të japin rezultatet e para. “E kam thënë edhe para disa javësh që shikoj punësime. E kam thënë këtë sepse duke qenë në ndjekje të vazhdueshme të gjithë angazhimeve, iniciativave të qeverisë, të dialogut të saj me sipërmarrësit, të vëmendjes së saj për të luftuar çdo burokraci, çdo hallkë të tepërt e cila nuk çliron energji, por tkurr energjitë, padyshim jam i bindur se ne shumë shpejt do të kemi shumë inaugurime, shumë hapje të vendeve të reja të punës”, - tha Meta, duke shtuar se punësimi është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, atyre që duan të punojnë dhe atyre që kanë nevojë për punë.

korrupsionit është goditja e tij me sukses, jo vetëm me fjalë, për këtë duhet të përdoret Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Nëse ka fakte ndaj zyrtarëve në qeveri apo në nivel lokal, ose ndaj gjykatësve, ato duhet të hetohen dhe t’iu kalojnë rrugëve ligjore, prokurorisë dhe të mos bëhen përmes të ashtuquajturit “gjyq publik”, përmes shtypit, apo përmes politikanëve që akuzojnë paraardhësit e tyre. Këto raste duhet të zgjidhen përmes sistemit të drejtësisë. Është e vërtetë që ka korrupsion në Shqipëri, edhe mes disa gjykatësve, por po ashtu ka edhe gjyqtarë shumë të mirë, të aftë, me të cilët ne bashkëpunojmë gjithmonë, që i trajnojmë, tani sapo kishim këtu për shembull kryetarin e Gjykatës së Tiranës, zotin Islamaj. Ka shumë tjerë në sistemin e drejtësisë dhe në prokurori, tek të cilët ne kemi besim në Shqipëri. Marrë me shkurtime nga “Zëri i Amerikës”

Frakull, Rama shpërndan titujt e parë të pronësisë TIRANË Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ishte dje në Frakull të Fierit, nga ku nisi procesi i dhënies së titujve të pronësisë të tokës bujqësore mbi bazën e ligjit 7051. Kryeministri dorëzoi 100 certifikatat e para të pronësisë, që shënojnë nisjen e këtij procesi. “Ne jemi këtu, për të filluar t’i japim jetë një procesi që ngrihet mbi një zotim shumë të fortë e shumë të qartë, që, mbi bazën e ligjit 7051, ne do të ndajmë titujt e pronësisë për të gjithë ata, që sot, prej kaq shumë vitesh vazhdojnë punojnë tokën e tyre, me familjet e tyre dhe ende

nuk janë bërë dot pronarë të tokës, edhe pse kaq shumë vite kanë kaluar e fëmijët janë bërë burra”, - u shpreh Rama. Sipas tij, ky proces e kthen tokën bujqësore nga një kapital i vdekur në një kapital të qarkullueshëm. “Besojmë që ky është edhe fillimi i fundit të një kapitulli të gjatë zvarritjeje të pakuptimtë e sfilitëse për të gjithë shqiptarët, familjet shqiptare që jetojnë në fshat, që jetojnë me tokën dhe që përmes tokës mundohen të krijojnë mirëqenien e tyre. Nga ana tjetër, ky është edhe fillimi i një kapitulli të ri për bujqësinë, blegtorinë dhe gjithë hapësirën shqiptare të fshatit, sepse është fillimi i një formalizimi të tregut të tokës”, - shtoi ai.


I n t e rv i st ë h i sto r i r ep o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Spartak Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar Kreu i Komisionit të Sigurisë shprehet se grupi i deputetëve do të nisë kontrollin në Shërbimin Informativ Shtetëror javën tjetër dhe më pas do të propozojë ndryshimet ligjore Faqe 10

“Vetmia” e Visho Ajazit Aleksandra Bogdani

A

Briseida Mema:

Gazetaria është nacionaliteti im! Gazetarja e AFP, Briseida Mema nderohet me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” nga Franca. “Gazetaria nuk është një Medalje, është një mision, në kohë, në vende të ndryshme”

Faqe 11

Fati në udhëkryq i shefit të Shërbimit sekret, pas ftohjes me opozitën dhe marrëdhënies së mosbesimit me mazhorancën. Roli i ambasadorit amerikan për çështjen e drogës dhe, a do të dalin SHBA në krah të kreut të SHISH?

mbasadori i kudogjendur, Aleksandër Arvizu ka dalë mbi skenë edhe një tjetër herë si një aktor i dorës së parë. Politika e thërriti, edhe në këtë fund mandati të zgjatur, të shfaqej me endorsment për Forcat e Armatosura. Kosherja e politikës shqiptare, që zien pafund nga akuzat ballore, kishte arritur pikën e nxemjes me dyshimet për përdorimin e infrastrukturës ushtarake të një vendi të NATO-s në trafik droge. Ambasadori i shtetit që na favorizoi për t’u futur në Aleancën Ushtarake, nuk qëndroi indiferent! Takimi me Presidentin Nishani fundjavën e kaluar, besohet se solli edhe pikën e kthesës me sqarimin e kreut të SHISH-it për mungesën e provave. Debati afërmendsh nuk ka sosur. Por topi ka mbetur në fushën e politikës, duke lënë jashtë zonës së rreptësisë Forcat e Armatosura. E kundërta duket se po ndodh me Shërbimin sekret, institucion ky po aq nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara. Gjesti publik i shtrëngimit të duarve mes Mimi Kodhelit dhe Visho Ajazit duket se nuk i ka shkrirë akujt mes mazhorancës dhe shefit të sekreteve. “Në gjykimin tim, SHISH nuk ka mbajtur një pozicion korrekt dhe kushtetues për ngjarjen. Nëse bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar të kësaj natyre, duhet të bëhet në bazën e një analize të mirëfilltë dhe jo nga një person”, - shprehu rezervat Kodheli në “Top Story”-n e Sokol Ballës. Më tej ministrja pranoi hapur dhe me zell atë që diskutohej prej ditësh në korridoret

Faqe 7

e politikës: ndërhyrjen amerikane, si ‘zjarrfikëse” të akuzave mbi Ushtrinë. “Falë Zotit dhe qytetarëve shqiptarë, ne kemi partnerë strategjikë sa herë që, për shkak të arsyeve krejt banale, Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes goditen me pa të drejtë”, - tha Kodheli në intervistën e dy netëve më parë. Hendeku mes Arvizu dhe PD

Që marrëdhëniet mes Arvizusë dhe PD-së nuk janë në ditët e veta më të mira, kjo është mëse e dukshme. Por roli i tij në skenë dhe prapaskenë për avionët e drogës e ka thelluar edhe më tej këtë hendek. Vetë Arvizu, në një koment publik për çështjen nuk i kurseu kritikat për demokratët. “Ata duhet të tregohen të kujdesshëm, sepse njerëzit nuk janë budallenj. Aq më tepër kur mundohesh që në këtë çështje të përfshish Ushtrinë për të shënuar apo marrë pikë politike për qëllime politike. Kjo është pak a shumë diçka e ulët”,- tha haptazi ambasadori në detyrë. Dhe PD nuk ia fali. Edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare, një mesazh në Facebook i deputetit Gent Strazimiri shpreh pak a shumë zemërimin e demokratëve me ambasadorin që po numëron ditët e fundit në Shqipëri. “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë. Ky vend ka parë ditë pa President, Kryeministër apo edhe pa qeveri… por pa ambasador amerikan qenka krejt tjetër gjë…qenka shumë e ulët”,- do të shkruante Strazimiri në Facebook, pas intervistës së Arvizusë...


8

E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

www.mapo.al

Dossier Fati në udhëkryq i shefit të Shërbimit sekret, pas ftohjes me opozitën dhe marrëdhënies së mosbesimit me mazhorancën. Roli i ambasadorit amerikan për çështjen e drogës dhe, a do të dalin SHBA në krah të kreut të SHISH?

“Vetmia” e Visho Ajazit nën perden e sekreteve Aleksandra Bogdani

A

Gjesti publik i shtrëngimit të duarve mes Mimi Kodhelit dhe Visho Ajazit duket se nuk i ka shkrirë akujt mes mazhorancës dhe shefit të sekreteve. “Në gjykimin tim, SHISH nuk ka mbajtur një pozicion korrekt dhe kushtetues për ngjarjen" tha ministrja e Mbrojtjes

mbasadori i kudogjendur, Aleksandër Arvizu ka dalë mbi skenë edhe një tjetër herë si një aktor i dorës së parë. Politika e thërriti, edhe në këtë fund mandati të zgjatur, të shfaqej me endorsment për Forcat e Armatosura. Kosherja e politikës shqiptare, që zien pafund nga akuzat ballore, kishte arritur pikën e nxemjes me dyshimet për përdorimin e infrastrukturës ushtarake të një vendi të NATO-s në trafik droge. Ambasadori i shtetit që na favorizoi për t’u futur në Aleancën Ushtarake, nuk qëndroi indiferent! Takimi me Presidentin Nishani fundjavën e kaluar, besohet se solli edhe pikën e kthesës me sqarimin e kreut të SHISH-it për mungesën e provave. Debati afërmendsh nuk ka sosur. Por topi ka mbetur në fushën e politikës, duke lënë jashtë zonës së rreptësisë Forcat e Armatosura. E kundërta duket se po ndodh me Shërbimin sekret, institucion ky po aq nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara. Gjesti publik i shtrëngimit të duarve mes Mimi Kodhelit dhe Visho Ajazit duket se nuk i ka shkrirë akujt mes mazhorancës dhe shefit të sekreteve. “Në gjykimin tim, SHISH nuk ka mbajtur një pozicion korrekt dhe kushtetues për ngjarjen. Nëse bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar të kësaj natyre, duhet të bëhet në bazën e një analize të mirëfilltë dhe jo nga një

person”, - shprehu rezervat Kodheli në “Top Story”-n e Sokol Ballës. Më tej ministrja pranoi hapur dhe me zell atë që diskutohej prej ditësh në korridoret e politikës: ndërhyrjen amerikane, si ‘zjarrfikëse” të akuzave mbi Ushtrinë. “Falë Zotit dhe qytetarëve shqiptarë, ne kemi partnerë strategjikë sa herë që, për shkak të arsyeve krejt banale, Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes goditen me pa të drejtë”, - tha Kodheli në intervistën e dy netëve më parë. Hendeku mes Arvizu dhe PD

Që marrëdhëniet mes Arvizusë dhe PD-së nuk janë në ditët e veta më të mira, kjo është mëse e dukshme. Por roli i tij në skenë dhe prapaskenë për avionët e drogës e ka thelluar edhe më tej këtë hendek. Vetë Arvizu, në një koment publik për çështjen nuk i kurseu kritikat për demokratët. “Ata duhet të tregohen të kujdesshëm, sepse njerëzit nuk janë budallenj. Aq më tepër kur mundohesh që në këtë çështje të përfshish Ushtrinë për të shënuar apo marrë pikë politike për qëllime politike. Kjo është pak a shumë diçka e ulët”,- tha haptazi ambasadori në detyrë. Dhe PD nuk ia fali. Edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare, një mesazh në Facebook i deputetit Gent Strazimiri shpreh pak a shumë zemërimin e demokratëve me ambasadorin që po

Kur rreziku nga “bomba e Ushtrisë” u shmang përmes një shpërthimi të kontrolluar, po shtohen zërat në mazhorancë kundër komisionit hetimor për drogën. Thirrja e parë erdhi nga ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili doli kundër vendimit të PSLSI për ngritjen e këtij hetimit parlamentar.

numëron ditët e fundit në Shqipëri. “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë. Ky vend ka parë ditë pa President, Kryeministër apo edhe pa qeveri… por pa ambasador amerikan qenka krejt tjetër gjë…qenka shumë e ulët”,- do të shkruante Strazimiri në Facebook, pas intervistës së Arvizusë. E ndërsa debati ka rrjedhur tashmë në disa fronte, mazhoranca duket se ka arritur “happy end”in e vet. Ndaj është duke u tërhequr nga një nismë që e votoi vetë, por tashmë i ka mbetur në dorë si një lëvizje e pamend në të nxehtë. I votuar të enjten e kaluar për të hetuar akuzat mbi trafikun e drogës, Komisioni hetimor parlamentar ka mbetur pa kryetar dhe pa arsye politike për t’u ngritur. Miklimi i vetëm i mazhorancës për ta shtyrë më tej këtë hetim duket të jetë Visho Ajazi dhe shkresa e tij “sekrete”, që e panë të gjithë. Komisioni për drogën

Kur rreziku nga “bomba e Ushtrisë” u shmang përmes një shpërthimi të kontrolluar, po shtohen zërat në mazhorancë kundër komisionit hetimor për drogën. Thirrja e parë erdhi nga ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili doli kundër vendimit të PS-LSI për ngritjen e këtij hetimit parlamentar. “Ky komision, që në titull është shumë i rëndë. Duhet të bëhet nul hetimi për Forcat e Armatosura”,-


E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

9

www.mapo.al

I ftohur në marrëdhënie me ish-mazhorancën që e emëroi dy vjet më parë, tashmë kreu i SHISH duket se ndjek fatin e paraardhësve të tij, që mbështetje kryesore kanë SHBA-në. Paradoksalisht, si shumica dhe pakica, as nuk dinë dhe as nuk munden të parashikojnë sesi do të shkojë historia e Visho Ajazit në krye të Shërbimit Sekret.

Qëndrimi i PD

Paloka: PD do t’i shkojë deri në fund çështjes së trafikut të drogës Kreu i grupit parlamentar të PD pohon se mazhoranca po tenton të mbulojë të vërtetën e dyshimeve mbi trafikun e drogës

tha prerazi Majko. I dyti në listë është kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që e cilëson antikushtetues këtë komision. “Kuvendi ka bërë gabim që ka ngritur komisionin. Unë kam votuar kundër, sepse nuk mund të ketë dy organe që hetojnë; nga një anë prokuroria dhe në anën tjetër Kuvendi. Kjo përplasje është e pajustifikuar dhe është antiligjore”,-tha dje Braho në një intervistë për MAPO-n. Opozita nga ana tjetër, i ka rënë në erë kësaj tërheqjeje dhe është rikthyer dje në sulm. Kreu i grupit të PD, Edi Paloka tha dje se mazhoranca kërkon ta mbyllë çështjen e drogës me justifikime banale. “Ne do t’i shkojmë deri në fund çështjes së transparencës”,- deklaroi ai. Në këtë situatë, edhe kreu i Shërbimit sekret ka mbetur në hije. Në pritje të një kontrolli nga mazhoranca dhe të tërheqjes së saj nga hapja e kartave për çështjen e drogës. Dilemat mbi Visho Ajazin

Llogaria e hapur mes mazhorancës dhe kreut të Shërbimit Sekret, në këtë pikë i ngjan një ekuacioni me shumë të panjohura. Ndaj roli i ambasadorit amerikan, edhe në këtë drejtim duket se do të jetë vendimtar për zhvillimet e mëtejshme. Ashtu si Forcat e Armatosura, edhe SHISH është një institucion me rëndësi për amerikanët, “një vijë e kuqe”

mbi të cilën politika ka shkelur, por nuk e ka kapërcyer pa bekimin e tyre. E ndërsa opozita shfaqet në publik e vendosur për të hetuar trafikun e drogës nga bazat e Ushtrisë, e vërteta është se deklarata e një jave më parë e Visho Ajazit nuk ka kaluar pa efekte. I ftohur në marrëdhënie me ish-mazhorancën që e emëroi dy vjet më parë, tashmë kreu i SHISH duket se ndjek fatin e paraardhësve të tij, që mbështetje kryesore kanë SHBA-në. Paradoksalisht, si shumica dhe pakica, as nuk dinë dhe as nuk munden të parashikojnë sesi do të shkojë historia e Visho Ajazit në krye të Shërbimit Sekret. Asnjëra prej tyre nuk e hedh poshtë publikisht, ndërsa nuk kanë as raportin dhe as qartësinë e tri javëve më parë për Visho Ajazin. Të ndodhur para një mundësie shkarkimi, demokratët është e qartë se do të dalin në mbrojtje të tij, duke akuzuar mazhorancën për sulmin e radhës ndaj institucioneve. Pikëpyetja më e madhe qëndron te mazhoranca dhe Kryeministri, i cili ka dhe përgjegjësinë kryesore për aktivitetin e shërbimit sekret. Rama ka vendosur megjithatë që shumë ndërhyrje radikale t’i shtyjë pas qershorit, muaj kur vjen përgjigja e famshme për statusin. Ndoshta edhe fati në udhëkryq i Visho Ajazi Likës do të vendoset në një ditë të nxehtë vere. Siç ndodhi me Bahri Shaqirin dy vite më parë.

I votuar të enjten e kaluar për të hetuar akuzat mbi trafikun e drogës, Komisioni hetimor parlamentar ka mbetur pa kryetar dhe pa arsye politike për t’u ngritur. Miklimi i vetëm i mazhorancës për ta shtyrë më tej këtë hetim duket të jetë Visho Ajazi dhe shkresa e tij “sekrete”, që e panë të gjithë.

Partia Demokratike deklaron se do t’i shkojë deri në fund çështjes së trafikut të drogës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka e cilësoi të turpshme, deklaratën e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli se çështja e hetimit të drogës është mbyllur. “Ishte një deklaratë e turpshme, sepse të thuash pa pikën e përgjegjësisë se çështja e hetimit të drogës qenka mbyllur, dhe për më tepër të keqpërdorësh aleatët tanë të mëdhenj lidhur me këtë çështje, e përsëris, është më tepër se sa e turpshme. Asnjë çështje nuk është mbyllur ende”,-tha Paloka. Ai deklaroi më tej se mazhoranca po përpiqet ta kalojë në heshtje këtë çështje, që përgjatë 3 javëve të kaluara dominoi debatin politik në vend. “Ky komision me sa duket po ngrihet jo për të hetuar, por për të mbuluar të vërtetën, duket se po rezulton e vërtetë. Nëse shpresojmë që çështjen ta mbyllin me deklarata të tilla të turpshme, e kanë gabim, pasi ne do ti shkojmë deri në fund transparencës. Nuk do të mbyllet asnjë çështje pavarësisht se duket qartazi se ka njerëz të interesuar dhe të interesuar thellë, që kjo çështje të mbyllet, dhe janë ata që përfaqësojnë mazhorancën. Por të jenë të bindur, se jo vetëm nuk mbyllet kjo çështje, por pa u bërë transparenca deri në fund, ne nuk do të reshtim së kërkuari dhe së këmbënguluri”,- shtoi më tej Paloka. I pyetur për rrugët që do të ndjekë opozita, ai shtoi se nuk do të lejohet kurrsesi që çështja e trafikut të drogës me avionë të lihet në harresë. Kreu i grupit të PD-së deklaroi më tej se mazhoranca është e interesuar për të penguar hetimin parlamentar. “Dua t’ju kujtoj se komisioni hetimor, sipas rregullores duhej të kishte filluar punë tri ditë pas miratimit të tij në Kuvend. Ende sot e kësaj dite nuk është thirrur, me justifikimet banale se gjoja ende nuk është përcaktuar kryetari i komisionit dhe justifikime të tjera si këto. Pra, duket qartazi se kjo mazhorancë kërkon ta mbyllë këtë çështje dhe jo ta hetojë. Ky komision, me sa duket, është ngritur për atë që ne kemi deklaruar, për ta mbyllur çështjen e trafikut të drogës në Shqipëri”,- tha Paloka. Partia Demokratike ngriti edhe një tjetër herë pyetjet rreth dyshimeve për trafikun me avionë, lidhur me përgjegjësit apo nëse vetë qeveria është e lidhur me këtë trafik droge. “Mesa duket, edhe reagimet e ministrave dhe përfaqësuesve të kësaj mazhorance tregojnë se frika e tyre ka pikërisht lidhje me faktin që ata janë të implikuar”,-përfundoi Paloka.


10

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

Intervista

www.mapo.al

Kreu i Komisionit të Sigurisë shprehet se grupi i deputetëve do të nisë kontrollin në Shërbimin Informativ Shtetëror javën tjetër dhe më pas do të propozojë ndryshimet ligjore

Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar “Ende SHISH drejtohet nga orientimet bazë, nga direktivat e dhëna nga ish-qeveria e mazhorancës së djeshme dhe opozitës së sotme. Pra kryeministri i asaj kohe, Berisha, në bazë të detyrimit ligjor ka dhënë vijën e sjelljes për veprimtarinë e SHISH-it. Ndërkohë që vazhdohet të punohet mbi këtë platformë, kur kjo platformë duhet të kishte ndryshuar dhe kjo strukturë sot duhet të punonte në bazë të orientimeve të reja që duhet t’ia kishte dhënë qeveria Rama”. Intervistoi Fejzi Braushi

P

Kuvendi ka bërë gabim që ka ngritur komisionin. Unë kam votuar kundër, kam shprehur qëndrimin kundra dhe të futjes në kalendar për arsye se jam i asaj linje që respektoj Kushtetutën dhe vendimet e saj, dhe në bazë të saj dhe të ligjit për komisionet hetimore nuk mund të ketë dy organe që hetojnë; nga një anë prokuroria dhe në anën tjetër Kuvendi. Kjo përplasje është e pajustifikuar dhe është antiligjore.

ër kryetarin e komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, zhvillimet e muajve me objekt veprimtarinë e SHISH-it tregojnë më së miri nevojën për një ndërhyrje ligjore e strukturore në këtë institucion, për ta sjellë atë në parametrat e vendit anëtar të NATO-s. Në një intervistë për gazetën MAPO, ai analizon situatën në të cilën ndodhet ky shërbim, ndërsa evidenton faktin se ai akoma funksionon mbi bazën e udhëzimeve që ka dhënë qeveria “Berisha”. Zoti Braho, komisioni i Sigurisë që ju drejtoni, ka ngritur një grup pune për të hetuar në lidhje me një shkresë të publikuar në media, ku krerët e SHISH-it në rrethe udhëzoheshin që të mblidhnin informacion për drejtuesit e rinj të policisë. Ka kaluar më shumë se një javë dhe nuk kemi parë ende që ky grup pune të nisë nga kontrolli në terren. Çfarë po ndodh me të? Brenda funksioneve të tij ligjore, madje kushtetuese, duhet patur parasysh që Kuvendi i Shqipërisë vepron nëpërmjet komisioneve dhe realizon kontrollin parlamentar për rrjedhën politike, administrative e shtetërore. Në këtë aspekt dhe komisioni i Sigurisë ushtron detyrën e tij bazuar specifikisht në nenin102 të Rregullores së Kuvendit për të ushtruar kontroll me një objektiv të caktuar në SHISH. Është konstituuar grupi i punës. Opozita e ka parë këtë nismë me frikë, nuk e kuptoj pse. Ende nuk ka sjellë emrat e përfaqësuesve të saj në këtë grup pune. Jam në dijeni që përfaqësuesit e mazhorancës që janë tre, kanë hartuar planin hetimor dhe që pas njoftimit që i është bërë për këtë veprimtari të komisionit kryetarit të Kuvendit, besoj që javën që vjen SHISH do vihet në dijeni zyrtarisht dhe këtu kam parasysh drejtuesit e tij dhe do të vazhdojë normalisht kontrolli për çështje, si dhe për të sqaruar atë problematikë që mendojmë se duhet sqaruar. Çfarë do bëhet me atë informacion që do të merret nga ky kontroll? Pra, do të ketë një masë apo një veprim që do të pasojë këtë veprimtari, kuptohet në bazë të atyre fakteve që do të grumbullohen nga grupi i kontrollit...? Ne duhet të jemi seriozë, të paktën përfaqësuesit e mazhorancës dhe komisioni i Sigurisë dhe përfaqësuesit e mazhorancës në grupin e kontrollit. Nuk bëhet fjalë për sarkazma bajate që ky është kontroll punëtor-fshatar. Është në traditën shumëvjeçare të komisionit të Sigurisë të çojë kontrolle. Madje në kohën kur opozita ka qenë në pushtet, në vitin 2007 është ngritur një grup kontrolli dhe ka marrë informacion nga SHISH. Së dyti, ne nuk çojmë njerëz për të kontrolluar për të prerë koka, sepse nuk është në detyrën e këtij komisioni të propozojë emërime, shkarkime, por të studiojë problematikën dhe këtë problematikë ta bëjë prezente me synimin që qeverisë, pra ekzekutivit t’i propozohen ato ndryshime të nevojshme, në radhë të parë organizative dhe legjislative për të rregulluar mirëfunksionimin e kësaj strukture të rëndësishme të sigurisë së shtetit. Për kuriozitet, unë do të thosha që në propozimet që janë menduar t’i bëhen qeverisë me këtë rast është dhe mungesa e fondeve që ka aktualisht SHISH. Kështu që qeveria duhet të mendojë të rrisë kapacitetet mbështetëse financiare për SHISH-in. Është menduar gjithashtu që qeveria të angazhohet për sjelljen sa më parë në Kuvend të draftit për nënkomisionin e Sigurisë që do të merret specifikisht me SHISH-in. Është një draft ligjor që rri prej disa vitesh në sirtar. Bëhet fjalë për projektligjin për kontrollin e shërbimeve inteligjente? Po, bëhet fjalë për kontrollin e shërbimeve. Është një mangësi dhe kjo. Pra, parë në këtë këndvështrim, nuk ka asnjë synim për të penalizuar kërkënd, i vetmi synim është që të përmirësohet në maksimum veprimtaria e kësaj strukture të rëndësishme të shtetit, e cila në këto muajt e fundit është vënë në diskutim mjaft dhe që duket që lëngon në një problematikë që nuk është aspak pozitive për punën e këtij organi. Dhe këtu kam

parasysh dhe rrjedhjen e informacionit nga ky organ, si dhe çështje të tjera. Sa i përket kësaj të fundit, janë disa raste që një sërë informacionesh për çështje të ndryshme kanë dalë edhe në media. Çfarë keni parasysh kur thoni duhet të hetohet dhe ky fenomen, që ky grup pune, pavarësisht se është ngritur për të hetuar urdhrin për mbledhjen e informacionit të drejtuesve të policisë, duhet të hetojë dhe për rrjedhjen e informacionit? Padyshim, në qoftë se partnerët ndërkombëtarë, kam parasysh edhe ambasadorin amerikan, por edhe shërbimet analoge bëjnë vërejtje për rrjedhjen e informacionit, për veprime jonormale nga kushdo qoftë, të cilat ai i quan deri në tallje apo mosseriozitet, duhet të hetohet për të parë edhe këtë çështje mjaft delikate. Sepse, në qoftë se do të konsiderohet normale rrjedhja e informacionit, e kam fjalën për atë që quhet informacion sekret, atëherë nuk do të jemi në parametrat e një strukture shtetërore serioze me detyra të posaçme, por përballë një OJQ. Rrjedhja e informacionit i shkakton vetë institucionit dëme, por edhe sigurisë kombëtare. Në bazë të ligjit, përgjegjësinë për rrjedhjen e informacionit e mban vetë titullari. Në rast se do të konstatohet se ka rrjedhje informacioni për shkak të paaftësisë së SHISH-it, do të ketë një masë penalizuese për drejtuesin e këtij Shërbimi? Në bazë të ligjit, përgjegjësinë e mban vetë direkt ai që e nxjerr informacionin, kushdo qoftë ai, titullar apo nëpunës i thjeshtë i këtij Shërbimi. Në gjykimin tuaj, ka nevojë për ndryshimin e SHISH-it, për sa kohë qeveria ankohet se nuk ka bashkëpunimin e duhur me këtë Shërbim?

Nuk mendoj se duhet të shkojmë te ky proces apo tek kurioziteti a duhet ndërruar apo jo drejtuesi i SHISH-it. Mendoj se duhet ristrukturuar SHISH në çdo pikëpamje, edhe në pikëpamje ligjore; të ligjit që organizon funksionimin e tij, të akteve nënligjore, rekrutimit në këtë organ të personave me background pozitiv, me kualitete të larta profesionale dhe të aftë për të bashkëpunuar me të gjitha strukturat e tjera të shtetit. Unë dua të nënvizoj këtë fakt: SHISH-i është strukturë ekzekutive, agjenci ekzekutive e qeverisë. Që do të thotë, nuk është strukturë që mund ta përdorin partitë, qoftë PD, qoftë PS. Prandaj nuk e kuptoj, madje është shumë kompromentuese për vetë opozitën por edhe për vetë SHISH-in, kur shikojmë që opozita e sotme e përfaqësuar nga PD synon ta marrë nën sqetull SHISH-in. Pse, cili është meraku? Ndërkohë që kjo është një strukturë që drejtohet nga Kryeministri, madje ky i fundit mban përgjegjësi ligjore, kushtetuese para Parlamentit për funksionimin normal të SHISH-it. Kryeministri e emëron, Kryeministri i jep vijën e sjelljes, pra qeveria, orientimet bazë 1-vjeçare. E theksova dhe një herë që Kryeministri përgjigjet ligjërisht për të gjithë atë problematikë që krijohet edhe në rastet kur kjo strukturë funksionon normalisht, edhe në rastet kur nuk funksionon normalisht. Presidenti i Republikës është vetëm një noter. I është lënë check –up, por do të thosha që normalisht edhe Presidenti duhet të jetë i involvuar pozitivisht për funksionimin normal të kësaj strukture, sepse nuk ka arsye tjetër. Aq më keq që ndonjë rast për mosnjohje të ligjit për organizimin dhe funksionimin e SHISH-it janë bërë deklarata të nxituara dhe të pastudiuara nga ana e Presidencës. Ka dhe një rrethanë tjetër që dua ta evidentoj duke u mbështetur te raportimi i kreut aktual të SHISH-it në komisionin e Sigurisë; ajo që ende SHISH drejtohet nga orientimet bazë, nga direktivat e dhëna nga ish-qeveria e mazhorancës së djeshme dhe opozitës së sotme. Pra kryeministri i asaj kohe, Berisha, në bazë të detyrimit ligjor ka dhënë vijën e sjelljes për veprimtarinë e SHISHit. Ndërkohë që vazhdohet të punohet mbi këtë platformë, kur kjo platformë duhet të kishte ndryshuar dhe kjo strukturë sot duhet të punonte në bazë të orientimeve të reja që duhet t’ia kishte dhënë qeveria ‘Rama’. Kjo është mungesë e qeverisë re… Unë e pozoj problemin duke vënë në plan të parë interesat e vendit dhe jo të qeverive. Ndoshta është dhe mungesë, apo mënjanim apo neglizhim i qeverisë së re, për mua s’ka rëndësi fare. Për mua nëse është neglizhencë, qeveria duhet të përgjigjet; në qoftë se ka arsye të tjera që lidhen me një projekt të qeverisë, që lidhen me riorganizimin e strukturave apo ndryshimeve që mendohet të bëhen në të gjitha agjencitë e inteligjencës. Duke mbetur te raportimi që bëri drejtori i SHISH-it në komision para disa ditësh. Deputetët e opozitës bënë të ditur për publikun se drejtori i SHISH-it kishte deklaruar në komision se ky Shërbim i kishte dhënë policisë jo pak, por më shumë se 300 informacione për vepra të ndryshme penale, pra ndryshe nga sa ka pretenduar ministri i Brendshëm… Unë kam denoncuar pranë organeve nga të cilat varem dhe si deputet, edhe si kryetar komisioni, përkatësisht te kryetari i Kuvendit dhe tek organet e tjera ligjzbatuese, deputetë të caktuar të komisionit të PD-së për nxjerrjen e përmbajtjes së raportimeve që janë bërë në komision. Kështu që në këtë kuadër nuk më lejohet të diskutoj apo të bëj publike atë çfarë është diskutuar në mbledhje të komisionit. Unë jam jurist, jam skllav i ligjit dhe njoh vetëm ligjin. Prej disa javësh politika është përfshirë në një debat për përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë për trafik droge. Ndërkohë që në media është publikuar një shkresë zyrtare që SHISH i dërgonte Ministrisë së Mbrojtjes për dyshime mbi këtë trafik, por që më pas vetë SHISH mohoi që të kishte fakte për këtë gjë. Si e shihni këtë debat dhe sa të vërteta ka? Edhe kjo çështje është në hetim në prokurori. Por për të sqaruar apo për të vënë në dukje banalitetin e të gjitha këtyre akuzave unë mund të them vetëm kaq, janë thjesht halucinacione të një kapteri-roje diku në një repart ushtarak. Kur them halucinacione, ekzaktësisht halucinacione që rrjedhin për shkak të gjendjes jonormale mendore, në formën e një sëmundjeje, me të cilat janë marrë dhe i kanë përpunuar deputetë apo struktura të caktuara të PD-së dhe që i kanë ngritur në art, por që mua më rezultojnë një komedi që mund ta kishte titullin “Ëndrrat e një kapteri”. Por Kuvendi, bazuar tek këto ‘ëndrra’ ka ngritur një komision hetimor… Kuvendi ka bërë gabim që ka ngritur komisionin. Unë kam votuar kundër, kam shprehur qëndrimin kundra dhe të futjes në kalendar për arsye se jam i asaj linje që respektoj Kushtetutën dhe vendimet e saj, dhe në bazë të saj dhe të ligjit për komisionet hetimore nuk mund të ketë dy organe që hetojnë; nga një anë prokuroria dhe në anën tjetër Kuvendi. Kjo përplasje është e pajustifikuar dhe është antiligjore.


11

E shtunë-diel, 03-04 12-13 prill maj 2014 2014 www.mapo.al www.mapo.al

Media

“Unë nuk jam nga ata që besojnë se profesioni i gazetarit i takon shekullit të kaluar. Teknologjia e informacionit të jep veç mundësi pafund për të shkuar më afër, më shpejt drejt informacionit dhe së vërtetës”

35

vitet në gazetari të Briseida Memës janë kurorëzuar me titullin më të lartë të akorduar nga Franca; “Kalorës i Legjionit të Nderit”. E befasuar dhe mirënjohëse për këtë vlerësim të lartë, gazetarja e Agjencisë Franceze të Lajmeve e sheh profesionin më shumë si mision, sesa si medalje. “Gazetaria nuk është një medalje, është një mision, në kohë, në vende të ndryshme. Gazetaria është nacionaliteti im!” - pohon ajo. Në këtë intervistë për MAPO, Briseida Mema rrëfen emocionet më të fundit, por edhe ato që kanë mbetur të pashlyera në karrierën e saj të gjatë si gazetare. Zonja Mema, Franca ju ka akorduar titullin “Legjione e Nderit”. Ç’përfaqëson ky titull për ju, pas viteve të tëra punë si gazetare? Krenari dhe respekt për misionin fisnik të gazetarit, një mision aspak i lehtë, përkundrazi një sfidë e përditshme për të qenë mbi të gjitha i vërtetë, i drejtë, i ndershëm. Një vlerësim i një pune 35-vjeçare si gazetare në Tiranë, në përpjekje të një ideje, të një ideali: Idesë së objektivitetit dhe idealit të integritetit. Në mbrojtje të vlerave të denja për profesionin e gazetarit, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut e veç në shërbim të atij qytetërimi që ngre ura komunikimi. Një titull për një kohë, ndarë midis dy epokave: smogut që vinte egër e dhunshëm nën një propagandë mbytëse dhe ….ajrit të lirisë që përcolli rënien e busteve, miteve, idhujve, rrëzimin e mureve politike e ideologjikë. Një jetë e ndarë plot pasion e respekt midis Francës dhe Shqipërisë, midis dy dashurive, të ndryshme nga njëra- tjetra, por të lidhura fort brenda meje me njëra-tjetrën. Ç’përfaqëson ky nder? Përgjegjësi e angazhim në emër të lirive e të drejtave të shtypit, në emër të qytetërimit e komunikimit, një sfidë më shumë në përpjekjet për të dhënë një kontribut sado të vogël në ndërtimin e një shoqërie më të hapur, më demokratike që kërkon g jithmonë e më shumë oksigjenin e lirisë. E media ka ende shumë për të bërë…Nuk mendoj se ia kam arritur të ndryshoj gjithçka kisha dashur, jam përpjekur të bëj çka kam mundur. E gjithçka kam bërë, ia detyroj atyre që kanë respektuar punën time, jashtë çdo paragjykimi, jashtë çdo nacionaliteti, jashtë çdo influence, në respekt të vlerave europiane të lirisë së shtypit. Ndaj ky vlerësim nuk më takon veç mua, por të gjithë kolegëve të mi me të cilët ndajmë së bashku të njëjtin mision. A është gazetaria, profesioni që do ta zgjidhnit sërish? 35 vjet në këtë profesion janë ndoshta shumë, por megjithatë janë ende pak për një mision kaq fisnik si gazetaria, të cilin do ta zgjidhja e rizgjidhja në çdo moment të jetës sime e do të desha ta vazhdoja deri në frymën time të fundit. Është një profesion i vështirë, por që të bën të ndihesh gjithmonë gjallë...Gazetaria nuk është e mbyllur pas një zyre apo një skrivanie të ftohtë, nuk fshihet dot pas fasadave, gazetaria është një garë e përditshme me veten dhe me të tjerët ,një garë që nis e rinis çdo ditë, me të njëjtat vështirësi, me të njëjtat dilema e përballje, për të qenë gjithmonë aty ku duhet të jesh, e ku lajmi të thërret…Nëse lajmin vërtet do ta dëgjosh, do ta shohësh, ky profesion nuk ka kohë, nuk ka orë, nuk ka ditë, mund të ketë shi, borë, luftë, plumba: Gazetaria nuk të pret kurrë! Ka dhimbje, ka uturima, ka rënkime fëmijësh e nënash, ka baballarë të masakruar, e mes tyre ti duhet të jesh edhe Njeri edhe Gazetar…Bëhet pjesë e jetës, diçka që të rrjedh brenda lëkurës, që të vlon, që të shtyn. Shpesh them se gazetaria është identiteti im. Pasaporta ime është karta e shtypit, ku herë shkruhet “korrespondent”, herë “gazetar”, herë “reporter” që, pavarësisht emërtimeve, kanë një emërues të përbashkët..përpara të cilit përkulem me respekt. Ky profesion më ka dhënë dashurinë e dhimbjen, pasionin, forcën e kurajën; më dha vlerësimin e lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit”, e për këtë i jam mirënjohëse Republikës së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Francës. “Legjioni i Nderit” është titulli më i lartë që jepet nga Presidenti francez e në këtë drejtim, dimë që nga Shqipëria, edhe Ismail Kadare e ka marrë gjithashtu. Si po e përjetoni këtë nderim dhe të qenit përkrah personave më influentë që kanë marrë këtë titull në botë? Në raste të tilla është e vështirë të flasësh. Do të thuash shumë, por edhe asgjë njëkohësisht…Është

Briseida Mema: Gazetarja e AFP, Briseida Mema nderohet me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” nga Franca. “Gazetaria nuk është një Medalje, është një mision, në kohë, në vende të ndryshme” një emocion i jashtëzakonshëm dhe emocionet nuk kanë fjalë…Mund t’i ndjesh, por s’mund t’i tregosh sepse ato kanë forma dhe ngjyra të ndryshme. Thjesht nuk e prisja. Mes emrave të këtij viti kishte shumë personalitete të shquara të mendimit, artit, kulturës franceze e europiane, si Alain Decaux, Serge Klarsfeld, Rene Frydman, aktorja e njohur Michèle Morgan, por edhe romancierja Danielle Steel,veprat e së cilës janë përkthyer edhe në shqip. Në listën e të nominuarve kishte të paktën gjashtë gazetarë, midis të cilëve edhe shefi i AFP së zyrës së Londrës, Denis Hiault, apo edhe Drejtori i Përgjithshëm i AFP-së, Rémi Tomaszewski. Një vit më parë, mes emrave ishte edhe gazetari i New York Times, Steven Erlanger, për një kohë të gjatë korrespondent i kësaj gazetë në Paris e tani në Londër. “Legjioni i Nderit” është një vlerësim lirie, vlerash, komunikimi, dinjiteti, integriteti njerëzor e profesional, ndaj e pranoj me përulje si një obligim për të vazhduar në mbrojtje të fjalës së lirë, për të vijuar - aty ku isha edhe dje- këtë profesion që e dua me shpirt. Gazetaria nuk është një Medalje, është një mision, në kohë, në vende të ndryshme. Gazetaria është Nacionaliteti im! Cili është rrugëtimi juaj në AFP, momentet apo ngjarjet që ju kanë mbetur në kujtesë si më të rëndësishmet e karrierës suaj? Fundviti ‘89 dhe fillim viti ‘90 ishin muaj të trazuar, por edhe aq të mbushur me ajër, me mundësi, me zëra njerëzish që çanin rrethime e thyenin pranga, që vrisnin frikën e i jepnin jetës një kuptim. Shkrimet jashtë lexoheshin në burgje...janë momente të paharrueshme: sytë morën dritë, dritën e lirisë, e cila u përcoll me të gjitha ngjyrat e saj, herë të mrekullueshme e herë aq të trishta.

Rënia e bustit të diktatorit u transmetua me një frymë, lajmi mbushi faqet e gazetave më të mëdha në gjithë botën. Më pas, lajmet e fotot me shqiptarë hipur në anije të tejmbushura krijuan fillimisht një shtangie në Perëndim. Askush nuk e njihte më parë këtë vend të vogël, izoluar për më shumë se 45 vjet, e ballafaqimi i parë ishte me këtë imazh. Janë momente që mbeten në memorie e që është e vështirë t’i shuash edhe tani. Më pas, në kampet palestineze në Liban. Viti 1997 ka qenë ndoshta më i errëti…Vlora , Lushnja, Fieri, Tirana, dhuna që rridhte kudo, dalldia kolektive që merrte jetë, që sillte dallgë gjaku e lotësh njëkohësisht. Në lajmet e AFP-së numëronim të vrarët nga Shqipëria. Ka me dhjetëra momente delikate kur gjithçka ndahej nga një fije e hollë, mund të ishe, por edhe mund të shkoje edhe ti me viktimat. Kam parë aq shumë, sa hera-herës më duken si pjesë të një filmi, ku gjithçka luhet para teje e ku edhe ti vetë je pjesë në të..ashtu edhe në vitin 1999, në luftën e Kosovës. Vështirë të harrosh ata karvanë të gjatë emigrantësh- ne iknim drejt Kosovës e ata që vinin të sfilitur e të dergjur nga dhuna drejt nesh, ata fëmijë që qanin krahëve të nënave e që dukeshin aq të ngjitur me to sa asgjë s’do mund t’i ndante…prindër që mbanin fëmijë të vrarë në krahë, nëna, vajza, viktima të dhunës, të rinj që tërhiqnin trupa e të vrarë mes armëve që gjëmonin nga të gjitha anët në Drenicë, gjyshër të kërrusur. Një karvan lotësh që dukej i pafundmë, i mbushur me histori dhimbjeje, e sekush me tragjedinë e tij. E ne duhet të vazhdonim punën tonë për të raportuar, gjysmë të gjallë sepse merrnim frymë e duhet të punonim, por edhe gjysmë të vdekur nga ajo që preknim e jetonim. Të vërtetat e transmetuara nga media e

huaj në malet e Kukësit e Tropojës bënë xhiron e botës e ndikuan fort në ndaljen e dhunës. Ka plot momente të tjera që kanë shenjuar karrierën time, sekush ka madhësinë dhe rëndësinë e vet…nga përballjet mes plumbave përsëri në Urën e Mitrovicës e deri tek ngjarjet e viteve të fundit, këtu në Shqipëri. Në ç’raport është sot pas 23 vitesh, gazetaria e korrespondentëve të agjencive të huaja me gazetarinë që dominon në Shqipëri? Unë besoj se gazetaria mbështetet mbi të gjitha në parime etike e deontologjike universale, në kritere tërësisht profesionale, të detyrueshme për t’u respektuar, pavarësisht vendit a medias ku punojmë. Mbi bazën e këtyre parimeve, kufijtë midis shteteve nga kalon lajmi, nacionaliteti i gazetarit, identiteti i tij bëhen edhe më të padukshëm, pasi lexuesi nuk do të dijë nëse gazetari është shqiptar, spanjoll, amerikan apo francez. Ballkani në tërësi ka problem me lirinë e medias të paktën, duke iu referuar standardeve të Bashkimit Europian. Organizata “Reporterë pa kufij” në raportin e saj mbi lirinë e shtypit për vitin 2014, botuar në kuadrin e Ditës Botërore të Lirisë së shtypit, e rendit Shqipërinë në vendin e 85-të. Megjithatë, duhet theksuar se në këto 23 vjet, media shqiptare ka bërë hapa pozitivë dhe sot mund të thuhet se ajo ka forcuar pozitat, qoftë në nivel profesional, qoftë në nivelin e infrastrukturës në krahasim me disa nga vendet e Ballkanit. Liria e medias është shumë më komplekse se liria e fjalës, e kushtëzuar nga shumë faktorë. E ne nuk mund të presim që lirinë të na e dhurojë politika. Çmimi që do të duhej të paguanim në këtë rast do të ishte mjaft i kushtueshëm për dinjitetin tonë. Edhe në vendet me një demokraci të konsoliduar, media dhe politika nuk kanë pasur, nuk kanë e nuk do mund të kenë kurrë një martesë të lumtur. Ju jeni një bashkudhëtare e gazetarisë së Shqipërisë së tranzicionit. Si e shihni cilësinë e medias sot, krahasuar me vitet e para të pluralizmit? Cilat konsideroni defektet kryesore, por edhe arritjet e saj? Në Shqipëri, në mjaft raste media ia ka dalë që, pavarësisht presioneve e problemeve të shumta të përmbushë misionin e saj duke zgjedhur interesin publik përballë interesave, influencave, presioneve të politikës ku jo rrallë e sheh median si vasal të saj. Shpesh në media, politika është fjala, është jeta, kultura, arti, shpirti, mendja, politika zapton dhunshëm edicione të tëra informative apo faqe të para gazetash- përmes një propagandë sfilitëse ku lajmi s’është kërkund. Në Shqipëri gjithashtu, kushdo mund të shkruajë e të thotë “jam gazetar”, pasi në Shqipëri ende nuk ka instrumente kontrolli apo autoritet gjykues. E duke folur për lirinë e medias shpesh harrohet që kufijtë e lirisë së një gazetari përcaktohen nga detyrimet që ai ka, por edhe nga të drejtat që duhet të ketë e që në fund të fundit ndikojnë në profesionalizmin e tij. Nëse do të duhej të linit AFP-në, ku do ta shihnit veten në konfigurimin mediatik shqiptar? A keni menduar ndonjëherë të punoni për audiencën shqiptare? E njoh fuqinë e televizionit, por ndjehem shumë mirë në shtypin e shkruar. Për mua, shtetësia e kombësia e audiencës nuk ka rëndësi. Një shkrim i AFP-së i botuar fillimisht në frëngjisht apo në anglisht, botohet më pas në disa gjuhë, nga shumë media, në Francë, në Amerikë, në Kinë, në Serbi, në Kosovë. Ashtu si edhe shkrime të kolegëve të “Mapo-s”, botuar fillimisht në këtë gazetë rimerren për t’u botuar për rëndësinë e analizës e informacionit në shumë gjuhë e media të tjera. Me hapësirat e reja të komunikimit e mediave sociale, kufijtë e audiencat janë të padukshme e shumëfish më të mëdha. Unë nuk jam nga ata që besojnë se profesioni i gazetarit i takon shekullit të kaluar. Teknologjia e informacionit të jep veç mundësi pafund për të shkuar më afër, më shpejt drejt informacionit dhe së vërtetës që gjithmonë do t’i duhet të ndeshet me një makineri pafund interesash, klanesh, pushtetesh. E në këtë përballje, pavarësisht mundësive të shumta të komunikimit, opinioni publik ka nevojë për informimin që në respekt të deontologjisë e etikës profesionale të përcjellë të vërtetën, edhe pse monopoli i së vërtetës, në shumësinë e së vërtetave nuk i takon veç asaj. Intervistoi: Aida Tuci


12

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

13 Edicioni i parë i DSSH

www.mapo.al

Ekonomi / Sfida për 300 mijë vendet e premtuara dhe 10 mijë të papunët e rinj

FaqE 5

Politikë/ Të shkarkuarit, protestë në Panair, Rama: Doni punë? Hyni e kërkoni

FaqE 4

3 ditë 7 referues të huaj 10 seksione të konferencës 260 referime dhe prezantime

intErvista/ Blushi: Nuk do t’ju lënë të filmoni Kongresin e PS, ku do të ndryshohet Statuti

FaqE 9

Gaetano Dammacco dhe Stefano Bianchini gjatë ceremonisë së hapjes së konferencës

260 studiues në UET për h 229 akademikë, e Studimeve Shqiptare Harvardi Ditët për lobimin

idesh, një panair i paraqdebatit, një vend kontakti i e shqiptarë dhe të huaj. e Studimeve Shqiptare” e n te kërkimi shkencor, ai që dhe që në fakt shpjegon n e dytë të një institucioni të lartë, duke e nxjerrë prej u futet universiteti në Shqes ose diplomëmarrjes. i i Nderit” i Ditëve të Studie merr Mark Fagan, profen e Harvardit në Amerikë, ë mbi lobimin, atë që është atërt i qeverisjes. Emra të në nga Italia, Prof. Stefano rsiteti i Bolonjës, Prof. Dr. co, Universiteti i Barit, por Magdalnea Sitek e Univeride de Gasperi”, apo studingaria e Turqia. save dhe diskutimeve do të lluar nga financa, matemastatistika, ekonomia, eko- Paneli i dytë grishës do të jetë “KOMUNIKImi, e drejta private dhe pub- MI I RI: Letërsia, komunikimi dhe media në rrëdhëniet publike dhe ko- kohën e Berishës. Tendenca pas viteve ‘90” i kai Ditëve letrat në Komiteti shkencor të Studimeve hëniet ndërkombëtare dhe Shqipëria Shqiptare përbëhet nga: Prof. Dr. Adrian Civë aplikuara. rregull për hyrë nëGjuraj; BE ici, kryetar; Prof.të Asoc. Dr. Tonin rjetë’ të madhe shkencore, shme, duket se dy janë mo- Prof. Dr. Luljeta Minxhozi; Prof. Dr. Përrkojnë’ audiencë të zgjeru- parim Fuga; Prof. Dr. Ferit Duka; Prof. Dr. Sot Romeo bëj njëGurakuqi; refleksion mbi Prof.të Dr.shkurtër Ksenofon Krisafi; res të spikatur. I pari, referÇili,konferencë PhD; Odeta Barbullushi PhD; Dr. merikan të Harvardit, Mark temënHenri e kësaj mes nëntituln dhe paratë që shkojnë te Arbi Agalliu; Prof. Alain Brossat; Prof. Stelit që është shumë i rëndësishëm: të i pjesë e një debati të brend- fano Bianchini; Prof. Francois Lerin; Prof. rimendojmë zhvillimin dhe integrimin. Dimitris Goussios. mbi pasuritë e politikanëve.

Gaetano Dammacco:

Mendoj se tema e shtetit të së drejtës konstituon një element thelbësor mbi progresin. Ideja ime është që koncepti i shtetit të së drejtës është thelbësor në progresin në BE. Në eksperiencën shqiptare janë të gjithë elementët që na lejojnë të identifikojmë shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës është shtylla themelore ku është ndërtuar Bashkësia Europiane. Mjafton të shohësh punën që është bërë për ndërtimin e Kushtetutës suaj, që është pika finale e konstitucionalizmit. Eksiton një kulturë e vendit, një ligj suprem i bazuar në vlerat thelbësore dhe të ekuilibrave të pushtetit. Këtë e gjejmë në Kushtetutën tuaj. Historia sociale, juridike e politike e popullit shqiptar i ka të gjithë elementët konstituivë të një shteti të së drejtës. Shqipëria i ka të gjitha letrat në rregull për të hyrë në BE dhe të japë kontributin si vend anëtar ndaj integrimit dhe zhvillimit europian. Profesor i së Drejtës ekonomike në Universitetin e Barit

260 studiues u mblodhën dje në Nëse Kulla e Sahatit, e nisje të Ditëve të1822, Studimeve ndërtuar në vitin Shqiptare në mjediset është pranuar tashmë e Universitetit Europian tëiTiranës. Në botërisht si simbol Konferencën Shkencore qytetit të Tiranës, Ndërkombëtare, e konceptuar Konferenca shkencore e UET, “Ditët eidesh” Studimeve si “festival shkencore Shqiptare” ka zgjedhur nga organizatorët, gjatë këtij si simbol të vetin evenimenti disaditor do të mozaikun Tiranës, trajtoheneçështje tëizhvillimit shekullit I, p.K. të vendit. Të dhe të integrimit ftuar janë edhe studiues të huaj nga Italia, Britania, Polonia e Hungaria, ekspertë të politikës, ligjit, ekonomisë, historisë etj, të vendeve të rajonit.

E

dicioni i parë i aktivitetit të pagëzuar si Ditët e Studimeve Shqiptare hapi siparin e punimeve ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Tema e konferencës është "Të rimendojmë zhvillimin dhe integrimin". Një aktivitet shkencor i pari për nga natyra, i cili synon të kthehet në një logo të njohur dhe traditë të përvitshme, ku në fund të prillit do të mblidhen studiues të huaj, akademikë e kërkues shkencorë shqiptarë, si edhe studentë për të sjellë jo vetëm një kontribut shkencor, por edhe shoqëror për zhvillimin e vendit. 260 është numri i studiuesve që marrin pjesë në këtë aktivitet, ku nuk mungojnë emra të njohur profesorësh të huaj, si Stefano Bianchini, Gaetano Damacco, Gyula Hegyi, Mark Hagan etj. I pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes ishte edhe Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbi Mazniku, i cili tha se ky aktivitet është tregues se kërkimi shkencor do të ndihmojë në adresimin e problemeve ekonomike, sociale dhe të integrimit që ka vendi. “Ky aktivitet është treguesi më i mirë se në thelb kërkimi shkencor nuk do të jetë aq shumë për gjetjen e përgjigjeve përfundimtare të pyetjeve që vendi ka për integrimin, por do të jetë një kërkim bazik që do na ndih-

mojë të lidhim mendjet më të mira, mendimet më të vyera, të përballemi me njëri-tjetrin dhe të gjejmë një mënyrë për të gjitha problemet specifike që vendi ka, e të gjejmë zgjidhje inovative”, - përfundoi Mazniku. Ceremoninë e përshëndeti edhe anëtari i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Marenglen Spiro, i cili e cilësoi kërkimin shkencor si një vallëzim idesh. “Uroj të pasqyroni atë që duam të gjithë: të jemi të bashkëmatshëm dhe konkurrentë me kolegët tanë të huaj. Gjë që institucioni juaj mund ta bëjë me sukses. Këto janë ditë gala të rëndësishme për kërkuesit shkencorë dhe doktorët e studiuesit e huaj. Plot surpriza për kontaktin me kërkimin shkencor të Shqipërisë”. Ndërsa akademiku Kolec Topalli e vuri theksin te parja me përparësi e shkencave albanologjike në kërkimin shkencor. Ai theksoi disa arritje në këtë fushë si, dixhitalizim i 6 milionë skedave të arkivit të leksikut, gramatikës dhe onomastikës. “Po mbaron edhe Fjalori Etimologjik disavëllimesh i gjuhës shqipe, që plotëson një nevojë të ngushtë dhe të domosdoshme në këtë fushë. Mbetet i parealizuar hartimi i një fjalori që do të nxjerrë në dritë pasurinë e madhe dhe leksikun e paqarkulluar të autorëve të ndaluar dhe të mënjanuar të periudhës para viteve ’90. Nevojitet një hartim i korpusit të shqipes do të shërbejë për studime të thelluara për Standardin. Sfidat e së ardhmes janë të mëdha. Duke parë perspektivat e albanologjisë, reforma e nisur nga MAS për reformën e arsimit të lartë do të ketë efekte pozitive edhe në fushën e albanologjisë dhe gjuhës shqipe”. Presidenti i UET-it, Adrian Civici tha se zhvillimi i shkencës është vetë zhvillimi i vendit. “Diskutuam shumë për të gjetur një temë, që në fakt sillte disa shqetësime dhe sfida të botës universitare akademike dhe atë çka shoqëria kërkon dhe pret nga universitetet sot. Dhe jo rastësisht shumica e mendimeve konvergonte me çështje të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. E konceptuam ta rimendojmë zhvillimin dhe integrimin, pasi nuk është statike dhe e zgjidhur përgjithmonë, por në një periudhë disavjeçare del në skenë dhe kërkon një përgjigje”, - tha Civici.

Adrian Civici:

Shkenca shqiptare të sjellë produkte konkrete Ekonomist, E konceptuam ta rimendojmë zhvillimin dhe integrimin edhe për një arsye konceptuale, sepse nuk është statike, pra e zgjidhur përgjithmonë, por në një periudhë disavjeçare del në skenë dhe kërkon një përgjigje. Çdo herë, breza të rinj kërkuesish dhe shkencëtarësh duhet t’i ripërgjigjen kësaj sfide me propozime dhe studime konkrete. Shkenca shqiptare duhet të jetë konkrete dhe jo formale apo pasqyrë e shkencës së huaj, e bërë vetëm për interesat e atij që e realizon; një kërkim shkencor që t’i vlejë dhënies përgjigje disa prej sfidave më të mëdha që ka Shqipëria sot. E quajmë Festivali i Ideve Shkencore. Jemi mësuar me festivale të ndryshme, por ndoshta kemi vërtet nevojë për një festival shkencor akademik që bëhet çdo vit, që tregon se brenda universiteteve tona ka kapacitete dhe njerëz të aftë që prodhojnë diçka dhe kontribuojnë. President i UET

Stefano Bianchini:

Interdisiplinariteti, kyç për integrimin Kam takuar për herë të parë profesoren Luljeta Minxhozin në vitin 1999, në një moment të veçantë të historisë suaj, kur merreshin vendime radikale. Mbaj mend sfidat që ka kaluar vendi juaj në disa aspekte. Mendoja sa e thellë ishte nevoja për transformim. Akademikët, profesorët duhet të rirregulloheshin dhe të hynin në një kontekst të gjerë pas izolimit. Kjo jep një panoramë të qartë se Shqipëria ka kaluar transformime të mëdha. Por kjo ka të bëjë edhe me një konsideratë tjetër, e cila lidhet me një gamë të gjerë çështjesh dhe sfidash, si transformimi në ekonomi, administratë publike, zhvillimi i shoqërisë, edukimi, kultura e shumë aspekte që shkojnë te një pikë kyçe metodologjikisht; interdisiplinariteti. Pa të nuk mund të mendojmë se si të zhvillohemi. Në një kontekst të gjerë duhet të kemi një qasje interdisiplinare, sepse brezat e rinj duhet të mësojnë se vendimet që do të marrin- kur të bëheni pjesë e BE-së- do të prekin ekonominë apo jetën sociale dhe kulturën. Duhet të kemi aftësitë për të mësuar dhe punuar së bashku. Në kontekst europian, duhet të kalojmë kufijtë e vendeve tona dhe të vendosim një marrëdhënie të fortë mes studiuesve, studentëve të vendeve tona. Kemi një përgjegjësi të madhe. Network-u është shumë i rëndësishëm, në folklor, letërsi, ekonomi, shkenca politike, histori, mjekësi. Si europianë dhe studiues mund të japim kontribut për integrimin. Të njohim rëndësinë e interdisiplinaritetit dhe network-ut me njëri-tjetrin. Profesor i Çështjeve ballkanike në Universitetin e Bolonjës


personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Kled Kapexhiu: “Shkër*ata" që i bërtet qartë e shkoqur publikut

J

ehona e “Shkërdh... me kapele” u dëgjua fort që ditën e premierës. Arsyen do ta kuptoni kur të shkoni në Teatrin Kombëtar për ta parë këtë shfaqje me regji të Kled Kapexhiut. Ata që ende s’e kanë parë dhe mendojnë se e kuptuan duke u nisur vetëm nga titulli, gabohen. Komedia e zezë me autor dramaturgun amerikan Stephen Adly Guirgis i bërtet qartë e shkoqur publikut. Nëse ky i fundit arrin ta shijojë shfaqjen përtej fjalorit jo të zakonshëm për një skenë kombëtare, atëherë e ka kapur mesazhin që ka dashur të përcjellë regjisori Kapexhiu me këtë pjesë. Kujdes, thotë "Shkër...", varësitë e kësaj jete janë aty, gati për të të gllabëruar. Kjo është vënia e parë në skenën e teatrit për ju si regjisor? Kjo është hera e dytë që vendos një shfaqje. Herën e parë ka qenë në Festivalin Teatror të të Rinjve, ku shfaqja mori dhe çmimin si shfaqja më e mirë. Pse zgjodhët këtë pjesë? Kishit kohë që e mendonit? Ndërkohë që kisha në dorë një sërë pjesësh të tjera, shoqja ime më sjell si dhuratë “The motherfucker with the hat”, botim i Shoqatës së Dramaturgëve Amerikanë. “Merre, - më tha, - mezi e kam gjetur”. Kur i pashë titullin nuk e mora shumë seriozisht. E mendova si një komedi të lehtë. Vetëm dy ditë pasi e lexova më lindi nevoja t’i hidhja dhe një sy që të kuptoja se kush ishte filli që lidhte aq bukur ato ngjarje të vrullshme. Leximi i dytë vendosi dhe për zgjedhjen time. Aktorët i gjetët përmes audicioneve, apo i kishe pikasur cilët do ishin të përshtatshëm për karakteret e komedisë? Marin Orhanasin, Indrit Çobanin dhe Ervin Bejlerin i kam miq prej viteve në Akademinë e Arteve, i njoh mirë dhe zunë vend menjëherë në karakteret e Xhekit, Ralfit dhe Hulios. Eglantina Ceno ishte një zgjedhje e menjëhershme. Ajo kishte pak ditë që ishte kthyer nga Itali, ku jetonte prej dymbëdhjetë vitesh. E mbaja mend që nga koha e Akademisë në rolet që kishte bërë me kompaninë ‘Oaz’. Ina Gjonçin nuk e kisha parë asnjëherë në skenë, veçse në televizion, por nuk mund e dija nëse do të ishte e përshtatshme për rolin e Viktorias. Një ditë, rastësisht pashë një video të xhiruar nga një shfaqje ku ajo luante dhe menjëherë e mora në telefon. Por po aq të rëndësishëm sa aktorët janë ata që i kanë bërë të dukshëm në skenë. Meqë më pyet për bashkëpunimin me aktorët, po i shtoj edhe atë me realizuesit e tjerë të veprës. Mos harrojmë se ka disa njerëz që i kanë dhënë imazhin, të cilët janë po aq të rëndësishëm në sjelljen e plotë të veprës në skenë. Hapësira ku e vendosi skenografi Genc Shkodrani ngjarjen është sa e vërtetë, aq dhe surreale. Një kornizë perfekte për mënyrën se si kam vendosur t’i rrëfej ngjarjet e personazheve. Gerta Oparaku me kostumet e saj i nxjerr nga ajo kuti e zezë dhe iu jep personazheve gjallërinë që do kishin në jetën e vërtetë. Më pas Delar Turku i vendos të gjithës tingullin me krijimet dhe përzgjedhjet e tij muzikore. Komedia ka shkaktuar debat sidomos për fjalorin e përdorur. Megjithatë

ka marrë edhe lëvdata. E kishe parashikuar se do të shkaktonte debat? Ka patur mendime se kjo pjesë më shumë se për teatër kombëtar ishte për teatër eksperimental. Ju çfarë përgjigje keni? Fjalori i përdorur është një karakteristikë e personazheve, ashtu siç janë dhe rrethanat në të cilat zhvillohet ngjarja dhe ku brumosen këto karaktere. Nuk ka asnjë funksion tjetër përveç vizatimit sa më të saktë skenik të atyre që janë pjesë e përditshmërisë sonë. Nuk kam dashur në asnjë moment që kjo komedi e zezë të ngjallë debat vetëm për fjalorin e përdorur. Kjo do ishte krejtësisht e papranueshme. Ngjarjet që ndodhin në skenë nuk mund të vijnë të gjalla pa u shqiptuar me emrat, të cilët ne i përshkruajmë çdo ditë. Ky është qëllimi i pjesës, të jetë sa më afërt realitetit. Autori zgjedh ta rrëfejë në këtë mënyrë. Këndvështrimi ynë përkoi me atë të një rrëfyesi si ai në kohën e duhur, në momentin e duhur. Kështu duhet të ndodhë kur zgjedh për të ndërtuar aktin tënd skenik. Dhe në fund, një ditë duhet të përfundojë mavijosja e shoqërisë sonë nga turpi i të thënit të disa fjalëve të cilat i përdorim përditë, që ndodhen në disa fjalorë të gjuhës shqipe dhe nuk kanë asnjë konotacion negativ nëse nuk i përdor për të fyer apo tallur. Kjo nuk është pjesa e parë që guxon të përdorë një fjalor të qëruar, ka pasur të tjera më parë, dhe zhurma ka qenë po e njëjta. Kështu që nuk ka asgjë të re në këtë mes. Nga origjinali, dhe nuk e ekzagjeroj aspak këtu, ne kemi ruajtur jo më shumë se njëzet për qind të fjalorit të përdorur nga autori. Kemi zgjedhur të përshtatim veprën e tij, ngjarjet e tij për skenën shqiptare. Kjo është gjuha e personazheve, kjo është gjuha jonë, dhe sot është ngjitur në skenë. Më shumë sesa tema e tradhtisë, më ngjan se thelbi është te varësive. A u shpëtojmë dot atyre, apo në fund dorëzohemi? Unë kam patur një ide të qartë sesi duhej transformuar pjesa për skenën shqiptare, por aktorëve u kam lënë dorë të lirë të zgjedhin gjuhën për personazhin e tyre. Ata kanë zgjedhur të thonë disa fjalë dhe të heqin shumë të tjera. Duhet të ishin ata të bindur fillimisht për zgjedhjen e tyre, në mënyrë që personazhet të mos tradhtonin vetveten. Mesazhi që kemi dashur të përcjellim është rëndësia që ka në jetë për secilin prej nesh që t’i marrim asaj më të mirën, atë që i jep kuptim kësaj jete. Në krye qëndron dashuria dhe mënyra se si na lidh ne ajo në bashkëjetesë me njerëzit që zgjedhim. Nëse nuk kujdesemi, nëse nuk e ruajmë, nëse nuk e përkryejmë, ka shumë mundësi që dhe më e bukura prej dashurive të bëhet e pamundur për t’u jetuar. Kjo i ndodh personazheve të kësaj pjese. Tema është ajo e varësisë. E varësisë nga njëri-tjetri, varësisë nga ata që duam. Si e marrim të mirëqenë atë që kemi në krah dhe papritur vëmë re se jemi kthyer në të huaj. E varësisë ndaj shuajtjes së urisë sonë për të gllabëruar çdo gjë që mendojmë se na përket, dhe se si na tjetërson kjo uri. Dikush i dorëzohet këtyre varësive, dikush qëndron mbi disa parime. Pjesa nuk i vë faj askujt. Jemi njerëz, jemi të dobët dhe kemi një ego

"Një ditë duhet të përfundojë mavijosja e shoqërisë sonë nga turpi i të thënit të disa fjalëve të cilat i përdorim përditë, që ndodhen në disa fjalorë të gjuhës shqipe dhe nuk kanë asnjë konotacion negativ nëse nuk i përdor për të fyer apo tallur. Kjo nuk është pjesa e parë që guxon të përdorë një fjalor të qëruar, ka pasur të tjera më parë, dhe zhurma ka qenë po e njëjta"

Faqe 14

të madhe. Këtu qëndron dhe mrekullia e kësaj pjese. Sa e ashpër aq dhe njerëzore. Si artist multidimensional që eksperimenton me artin grafik, filmin e tani teatrin, ç’magji ka ky i fundit për ty? Do të ta thonë të gjithë krijuesit skenikë. Është një dimension tjetër, i plotë, i cili të mbështjell në çastin që është duke ndodhur dhe qëndron me ty po aq gjatë sa do jetë me ty dhe nevoja për të abstraguar mbi ekzistencën tonë. Cila është risia që ke sjellë ti si regjisor në këtë vepër? Filozofia jote e punës, e përzgjedhjes së veprës, e përpunimit dhe e përcjelljes te publiku? Unë jam përpjekur të zgjedh një gjuhë të caktuar skenike për të unifikuar publikun me ngjarjet në skenë. Nuk mund të them nëse ka apo jo risi, sepse thjesht rrëfej një histori me mjetet që di të përdor më mirë. Me zgjedhjen e këtyre mjeteve unë vendos të shfaq disa anë të historisë dhe mënjanoj disa të tjera. Jam përqendruar në krijimin e një portreti sa më të thellë të personazheve, duke u përqendruar në tekst tek e vërteta e gjithsecilit. Skenikisht duke zhdukur një pjesë të mirë të objekteve, ose duke u hequr atyre ngjyrën. Kam ndërtuar lëvizje skenike, të cilat të nxjerrin në pah thellësinë e dialogëve dhe marrëdhënieve duke i thjeshtëzuar ato deri në qëndrime që karakterizojnë personazhet. Mes skenave kemi krijuar disa portretizime të çdonjërit prej personazheve, kur secili prej tyre i shfaq publikut se kush është me një ngjarje që përshkruan në mënyrë të figurshme thelbin e tij. E gjitha kjo shoqëruar me një kolonë zanore të personalizuar për secilin nga personazhet vjen çasti për ta shfaqur atë. Çfarë përfaqëson secili nga karakteret? Secili nga personazhet kthehet në ndërgjegjen e tjetrit dhe askush prej tyre

nuk ka më shumë të drejtë se tjetri. Ralfi merr përsipër të thotë se mjafton të jemi të lumtur dhe gjithçka lejohet. Xheki pranon se asgjë nuk ka rëndësi përpara dashurisë. Veronika braktis dashurinë, se përndryshe ajo do ta dërrmojë për mos e kthyer më mbrapsht. Secili prej tyre merr përsipër të thotë të vërtetën e tij. Fundi i shfaq jes a lë vend për optimizëm? Nuk e di nëse ky mund të quhet optimizëm, por unë do doja që më shumë shfaqja të thoshte të vërtetën. Dashuria është aty, e pandryshuar, pavarësisht gjithçkaje që mund të ndodhë. Por ka shumë mundësi që të jetë e pamundur për ta jetuar bashkë. Çfarë do ti si regjisor, si artist, që të marrë publiku pasi e ka ndjekur “Shkër... me kapele”? Dëshira ime ka qenë që publiku të rrëmbehet, të rendë bashkë me personazhet dhe kur gjithçka të ketë mbaruar t’u japë pak kohë atyre që pa në skenë të qëndrojnë me të edhe një ditë më shumë. Nga reagimet që kam marrë, kjo ndodh shpesh. Dhe nga këto reagime, mendon se publiku e ka shijuar veprën përtej fjalorit? Po, patjetër që po. Kjo po ndodh çdo ditë. Ajo pjesa e fjalorit nuk është aq e tmerrshme sa po bëhet. Shfaqja jep shumë më tepër se aq. Vetëm se duhet të kesh dëshirë për të ecur përpara dhe të shohësh më shumë. Pa të, të siguroj, vetëm ato fjalë do dëgjosh. A mund ta gjejë veten të projektuar kushdo te karakteret e komedisë? Pikërisht për këtë arsye autori iu ka dhënë mundësinë pesë personazheve të rrëmojnë në të njëjtin fenomen duke thënë fjalën e tyre. Sigurisht që secili mund ta gjeje veten. Kjo është fuqia e kësaj pjese. Gjithkush ka drejtë kur përpiqet thjesht që të jetë njeri, e më pas i lumtur. Suadela Balliu


E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

15

www.mapo.al

pertej privatësisë Kujtdo tjetri zgjimi në pesë të mëngjesit do i dukej dhimbje dhe nëse do të përsëritej çdo ditë, do të ishte si ta dënoje lirisht veten me torturë. Por jo në rastin e Jerit, ku mëngjeset e hershme janë prej vitesh pjesë e rutinës së saj ditore drejt “Klubi i mëngjesit”. Nëse për të bërë atë që ajo do më shumë, i duhet të zgjohet dhe të ecë kur thuajse i gjithë qyteti fle, këtë e bën me kënaqësi

Jerida Sakaj

E dashuroj punën dhe mëngjeset e mia Cili është mëngjesi yt rutinë? Mëngjesi im nis çdo ditë në të njëjtën orë: në 5 të mëngjesit, duke përjashtuar fundjavën. Kuptohet, pas përfundimit të higjienës personale filloj të bëhem gati për në punë: grimi, veshja, rregullimi i flokëve... Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Shpeshherë më merr malli për mëngjeset buzë detit. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Këtë luks ia lejoj vetes gjatë fundjavës, në një ambient të hapur, mundësisht pranë natyrës. Për shkak se puna ime nis shumë herët në mëngjes, kafen e pi në ambientet e radios. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Kafeja e mëngjesit në fundjavë nis me mamin tim. Ky është një moment i rezervuar prej vitesh. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? E dashuroj punën që bëj. Edhe pse mëngjeset mund të duken rutinë (nga jashtë), të siguroj që nuk është, dhe kjo falë profesionit që kam. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Asnjëherë. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk më janë dashur. Më pëlqen korrektësia. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk mendoj. Është një fjalë që nuk ekziston në fjalorin tim, ndoshta që kur kam lindur. Ku të zë dreka zakonisht? Preferoj të drekoj në shtëpi. Hëpërhë nuk do i ndërroja gatimet e sime mëje. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Më pëlqejnë vendet e hapura, në natyrë dhe do të ishte akoma më mirë nëse do të kishte edhe ndonjë rrjedhë uji pranë. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Më pëlqen të bëj surpriza të paorganizuara, ndaj ftoj. Por nuk refuzoj kurrë surprizat që më bëjnë, ndaj edhe më ftojnë jo pak herë.

A je kursimtare? Jo shumë, por përpiqem. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Asnjëherë. Që në fëmijërinë time nuk mbaj mend të kem fjetur ndonjëherë gjatë ditës. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Babai im ishte shumë këmbëngulës në këtë pikë. Por gjithnjë ia dilja mbanë t’i shpëtoja këtij rregulli. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Kujtimet. Madje jam një ruajtëse e mire e kujtimeve, duke përfshirë edhe sendet. Kartolina para viteve’ 90 dhe më pas, letra, veshje të qepura nga ime më etj. Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura? Kujtimet e bukura janë të shpërndara nëpër të gjitha vitet, por fëmijëria ngelet më e bukura. Po kujtimet e hidhura? I kam lënë pas në harrese dhe nuk i kujtoj. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar?

Makina ime është një “BMV” – pra ecja mbi dy këmbë – por falë teknologjisë, përgjatë gjithë rrugëtimeve të mia muzika është diçka që nuk mungon. Telefoni im mbart në brendi shumë muzikë, dhe jo vetëm, të çfarëdo rryme, duke filluar nga klasiket deri në tekno.

Jo të gjitha sekretet thuhen me zë apo pëshpëriten. Mbeten të fshehura mirë në shpirt e mendje. Megjithatë mbaj mend se në adoleshencë kam mbajtur ditar, i cili iu ka mbijetuar viteve. Çfarë ka në portofolin tënd? Përveç asaj që është krijuar për të mbajtur mbaj kartën e bankës, të identitetit, patentën dhe shumë kartëvizita. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Kam një zakon të hershem, falë nënës sime, që rrobat i bëj gati në mbrëmje për mëngjesin e ardhshëm, kështu i kursej stresin vetes. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Në shtëpinë time mund t’i gjesh te gjitha ngjyrat, pa përjashtim. Ekziston një aromë, të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Jam besnike e aromave që kam zgjedhur prej shumë vitesh dhe nuk i ndërroj ato. Çfarë CD ke në makinë? Makina ime është një “BMV” –pra ecja mbi dy këmbë –por falë teknologjisë, përg-

jatë gjithë rrugëtimeve të mia muzika është diçka që nuk mungon. Telefoni im mbart në brendi shumë muzikë, dhe jo vetëm, të çfarëdo rryme, duke filluar nga klasiket deri në tekno. Çfarë muzike ke zile telefoni? Për shumë vite kam pasur muzikën e filmit vizatimor “Derrkuci Çufo”, por meqenëse Iphone nuk të jep mundësi zgjedhjeje, është standarde. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Patjetër që po. Kam miq që nga fëmijëria e hershme dhe mundohemi të takohemi çdo fundjavë, sipas mundësive. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam njeri i hapur dhe krijoj shoqëri të reja, por miqësia ka nevojë për kohë që të quhet e tillë. Ku rri zakonisht me miqtë? Kemi vesin e mirë që gjatë ditëve me diell eksplorojmë natyrën shqiptare, që është e mrekullueshme. Por shpeshherë nuk i shpëtojmë rutinës së kafeneve të Tiranës. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Gjatë ditëve që jam në punë mundohem të kthehem herët në shtëpi. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Pas bisedave ku gjithsecili tregon për ndodhitë e ditës, përqafohem nga ngrohtësia e Bebekës, mackës sime, ndërkohë që lexoj. Po idealja, cila do të ishte? Këto mbrëmje. Pasi janë të jashtëzakonshme, mbushur me dashuri e ngrohtësi. Kur shkon për të fjetur? Kam bërë fjalë me gjumin prej shumë vitesh, kështu që zakonisht ora 00:00 më gjen të përgjumur. Cila është uniforma jote e gjumit? Edhe gjatë netëve të ftohta vishem lehtë, mjafton të jenë të pambukta. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? I fundit… i fundit…. Bebeka, macka ime lozonjare, e cila fle në një shtrat me mua.


16

8

E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

www.mapo.al

Maqedonia

është një vend i mrekullueshëm dhe mishërim i traditës shekullore

M

aqedonia është Vendi i Tingullit. Jehona e shekujve që kanë kaluar, përditë ndeshet me tingujt e të sotmes. Muzika në Maqedoni është një mënyrë e jetës, në të fshihen dituria dhe rrënjët e traditës, kurse të gjitha artet e tjera reflektohen prej saj. Shumë rituale dhe zakone janë ndërthurrur me tingujt e muzikës, dhe pothuajse çdo festë inkurajon këndim. Arsyeja që më shumë ta doni Ohrin gjatë verës është ngjarja më e madhe muzikore-skenike që mbahet në Maqedoni, e quajtur Vera e Ohrit. Bukuri të veçantë përmbajtjeve programore të Verës së Ohrit, u jep hapësira ​​magjike e vendeve që janë zgjedhur si skenë për manifestimet - oborri i katedrales “Shën Sofia”, Kështjella e Samoilit, si dhe teatri antik. Që nga viti 1994 Vera e Ohrit është pjesë e Bashkimit Evropian të festivaleve. Ky vend është gjithashtu një vend bohem. Çdo vit, mbahen festivale që iu përkushtohen verës dhe birrës. Kavadari është një qytet që jeton për verën - dhe në qoftë se edhe ju jeni një dashamir i këtij eliksiri, atëherë vjelja e rrushit në Tikvesh është një ngjarje që patjetër duhet ta vizitoni. Tradita e një kombi është mishërim i të gjithë pasurisë, prandaj krijimtaria e Maqedonisë ka vlerë të paçmuar, si një veçori kulturore. Gjatë tërë vitit në Maqedoni zhvillohen ngjarje tradicionale përmes të cilave maqedonasit me bukuri sublime dhe lavdi e përcjellin folklorin nga gjenerata në gjeneratë dhe këtë e bëjnë me pasion për të kuptuar thelbin dhe për të ruajtur pasurinë. Populli maqedonas ëshë i ngrohtë, miqësor, njerëz të thjeshtë me zemër të madhe, njerëz që mund të takohen në të gjithë Maqedoninë dhe që janë shpirti i kësaj pjesë të mrekullueshme të tokës . Një nga ngjarjet më tradicionale është Dasma e Galiçnikut e cili zhvillohet çdo vit në ditën e Shën Pjetrit, më 12 korrik. Është e pasur me shumë zakone dhe rituale origjinale, unike dhe të paharrueshme të dasmës ritualet dhe zakonet dhe është shumë e famshme veshja e Galiçnikut e punuar me saktësinë e filigranit dhe saktësinë e rrobaqepësve. Nëse jeni dashamirë të ahengjeve nën maska, nuk duhet ta humbisni karnevalin e Strumicës që mbahet tradicionalisht çdo vit në ditët e tremujorit, gjegjësisht në fillim të Kreshmës së Madhe. Karnevali i Strumicës konsiderohet të jetë një traditë shumë e gjatë. Ai është përmendur nga udhëpërshkruesi i famshëm osman Evlija Çelebi që nga viti 1670. Nëse keni vullnetin për argëtim, pak kreativitet dhe grim, mund të shkoni drejt rrugëve të ngushta të gurit në Vevçan dhe të bëheni pjesë e magjisë së karnevalit të famshëm. Këtu e keni të lejuar për një moment të dilni prej lëkurës suaj dhe të bëheni dikush tjetër. Karnevali i Vevçanit ëshë manifestim i vjetër më shumë se 1400 vjet dhe është një përzierje interesante ndërmjet paganes dhe modernes. Festohet më 13 dhe 14 janar të çdo viti dhe i përkushtohet Shën Vasilit të Madh. Në atë ditë pritet viti i ri ortodoks, dhe përcillet viti i vjetër. Karnevali përfundon me valle e vasilicës dhe me djegijen e maskave në qendër të Vevçanit, sepse konsiderohet se në këtë mënyrë e keqja do të zhduket përgjithmonë. Në çdo vend ku zhvillohen ngjarjet tradicionale ofrohen hotele të rehatshme dhe moderne me çmime të arsyeshme. Shumica e tyre janë të vendosura në qendër ose në afërsi të qyteteve, por disa mund të gjenden edhe në mjedise të paprekura natyrore. Të gjitha qytetet gjithashtu kanë një sistem të zhvilluar të akomodimit në shtëpi private, të cilat mysafirëve iu ofrojnë çdo gjë që duhet për një qëndrim relaksues dhe pa brenga.

Ju do të bini në dashuri me Maqedoninë ashtu si çdo maqedonas që është i dashuruar me vendin e tij të mrekullueshëm

Në Maqedoni mund ta dëgjoni festimin me zë të lartë të karnevaleve, piskëllimën e surleve, rrahjen e daulleve, por edhe tingujt e ëmbël të dashamirëve të fjalës së shkruar. Çdo tingull ka thellësinë e vet. Sapo e dëgjoni, ai përgjithmonë do të qëndrojë në ju dhe ju do ta zbuloni Maqedoninë që nuk e keni njohur kurrë.


autor

sugjerim përkthimi

Pikëtakimet e Kirmen Uribe me lexuesin shqiptar

Nga Milton te McEwan: bukuria e metaforës

Uribe shkruan në gjuhën baske, për të cilën thotë se është po aq e vjetër sa dhe shqipja. Por ky nuk është pikëtakimi i vetëm që shkrimtari ka me lexuesin shqiptar.

Në një nga epigrafet e librit të ri delikat dhe ngërthyes të Denis Donoghue, poeti John Donne, me një apologji të mezikapshme për ndonjë pahijeshi të mundshme, e quan krijuesin e tij jo vetëm ‘një Zot të njëmendtë”...

recensë personazh pyetesori shënime librari Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

në brendësi

autobiografia

Nga Tirana në Paris - rrugëtimi i violinistit Tedi Papavrami Libri “Fugë për violinë” që botohet në shqip nga UETPress mban firmën e violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami. Në fakt, një kalim i pritshëm i Papavramit nga fusha e muzikës...

Visar Zhiti

Edi Rama, pas daljes nga burgu, më dha Kafkën e ndaluar Një takim me shkrimtarë dhe lexues përmes pyetje-përgjigjesh që zbulojnë ‘të fshehta’ të lehta të procesit të leximit. Si dhe përse lexojmë ? Cilat janë huqet tona në lexim? Cilët janë librat tanë ‘të shenjtë’?

Festivali vs Panairi

Lufta e politikës për të kapur librin Ishte apo jo aktivitet politik Festivali i Librit dhe Artit Pamor? Për Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kjo nuk ka pikë dyshimi. Arlinda Dudaj mendon ndryshe. Debatit i bashkohen edhe Agron Gjekmarkaj dhe Iris Luarasi Faqe 17


18

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

debati

www.mapo.al

Ky aktivitet u drejtua nga shteti, u menaxhua nga shteti dhe u pagua nga shteti. Është e palejueshme që Ministria e Kulturës e ka konsideruar këtë aktivitet si prioritetin e saj, duke u marrë intensivisht me organizimin dhe menaxhimin e tij, që normalisht duhet të jetë i një shoqate librore, dhe jo shoqatë e shtetit

Festivali vs Panairi

Dueli për të marrë librin N

A ishte ky një aktivitet politik më shumë sesa kulturor? Ardhja e Kryeministrit dy herë në dy ditë e përligji dyshimin

uk kish ndodhur që libri të shtinte në ngasje kaq shumë politikanë sa në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor. Vëmendja e shtetit ishte g jithashtu për t’u admir uar. Megjithëse kjo ngjarje kulturore nuk arriti të konkurronte në numër vizitorësh Panairin tradicional të vjeshtës, e arriti me vizitorët ministra dhe deputetë (të majtë, që të kuptohemi). Këta të fundit ishin dhe blerësit më të mëdhenj të librave. Dikush mund të thotë se, meqë ishin deputetë i merrnin librat falas. Jo në fakt, i blinin edhe pse do gëzonin si fëmijë nëse ndonjë botues do tregohej zemërgjerë dhe t’ua dhuronte, siç më pohoi njëri prej tyre kur e pyeta. Jo vetëm për shkak të hyrje-daljeve të shumë politikanëve gjatë dhe pas Festivalit nisi të artikulohej pyetja: A ishte ky një aktivitet politik më shumë sesa kulturor? Ardhja e Kryeministrit dy herë në dy ditë e përligji dyshimin. Madje nën zë thuhej se kishte qenë vetë Rama që kishte ideuar ekspozitën e paMur-it para se të nisej në Vatikan. Se çfarë roli do të luante shteti në organizimin e këtij festivali u la të kuptohej me mbështetjen financiare që i dha Ministria e Kulturës këtij eventi dhe re-

fuzimin për të vepruar njësoj me Panairin e Librit të Tiranës. Por le të kthehemi te pyetja e fillimit: Ishte apo jo aktivitet politik Festivali i Librit dhe Artit Pamor? Për Shoqatën e Botuesve Shqiptarë kjo nuk ka pikë dyshimi. Vetëm pak orë pas mbylljes së Festivalit të Librit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, që drejtohet nga Petrit Ymeri, doli në një deklaratë për shtyp. “Të dielën në mbrëmje u ulën çarçafët e bardhë e të baltosur në Muzeun Kombëtar, të Festivalit të Librit e të Artit, që për disa ditë u bë streha e qeverisë së kulturës Kumbaro-Dudaj. Për fatin e keq të dashamirësve të paktë që besonin që ky do ishte një akt kulturor, ky ishte një aktivitet arrogant, banal e kokëfortë i shtetit. Ky aktivitet u drejtua nga shteti, u menaxhua nga shteti dhe u pagua nga shteti. Është e palejueshme që Ministria e Kulturës e ka konsideruar këtë aktivitet si prioritetin e saj, duke u marrë intensivisht me organizimin dhe menaxhimin e tij, që normalisht duhet të jetë i një shoqate librore, dhe jo shoqatë e shtetit. Duhet të bëjmë të qartë që Ministria e Kulturës, me arrogancën e saj të sëmurë, nuk e kupton që shteti nuk duhet të merret me veprimtaritë e shoqatave joqeveritare, duke i klasifikuar ato në shoqata proqeveritare

Pamje nga ceremonia e hapjes së Festivalit të Librit dhe Artit paMur

ose antiqeveritare! Ministria e Kulturës stimulon dhe mbështet OJF që i konsideron proqeveritare dhe lufton haptazi me pretekste qesharake, shoqatat apo individët që nuk i vinë pas avazit. Besoj e kuptojnë të gjithë pse-në e abuzivizmit shtetëror të MK dhe qëndrimet kundërvënëse ndaj Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Jemi duke pritur të bëhen publike fondet që janë shpenzuar nga shteti për këtë aktivitet”. Arlinda Dudaj, kr yetare e

Shoqërisë së Librit Shqip, organizatore e Festivalit të Librit dhe Artit Pamor, mendon se ky aktivitet e kreu misionin ndaj publikut në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas saj, Festivali ishte një risi në një moment boshllëku në sferën e kulturës në kryeqytet. Po si e komenton Dudaj etiketimin si ‘Festivali i shtetit’. “Absolutisht jo, e kam të qartë që kjo u fabrikua si e tillë nga disa njerëz të caktuar, që çfarë nuk bënë për ta penguar këtë aktivitet. Njerëz që

> Përballje / A ishte aktivitet politik festivali i librit? Aktivitet politik?

Disa çështje që duhen debatuar për librin. Agron Gjekmarkaj dhe Iris Luarasi përballen me argumentet e tyre

Agron Gjekmarkaj: Vendi ynë, fatkeqësisht nuk i ka të shumta aktivitetet kulturore dhe kur ato bëhen, mendoj se duhet të jenë të mirëpritura. Do të ishte bukur në qoftë se do të kishim shumë panaire apo festivale siç e quajtën këtë të fundit, ndoshta edhe për faktin se janë të pakët, shikohen me lupë. Debati i brendshëm ndërmjet shoqatave nuk më intereson dhe shqetëson se kjo është një histori që përsëritet, por edhe shteti përsërit vetveten. Veç asaj që u duk, një gjallërim i qendrës së Tiranës dhe një mundësi më tepër për të blerë libra, ajo që duhet parë është efikasiteti, ligjshmëria dhe transparenca e fondeve që jepen për të tilla aktivitete. Ky është detyrim ligjor dhe etik ndaj taksapaguesit pa paragjykuar askënd. Si pedagog i Fakultetit të Histori-Filologjisë, institucion që prej shtatë vitesh organizon më 23 prill Ditën Botërore të Librit, një panair për të cilin është i patentuar nga Instituti i Markave dhe Patentave, u ndjemë të konkuruar në mënyrë të shproporcionuar pse jo dhe të sfiduar. Ne i përkushtohemi shumë asaj dite dhe atij panairi, dhe jo pa sakrifica ia kemi dalë të kemi sukses në brendi me konferencat tona dhe promovimet e botimeve të ndryshme por edhe së jashtmi me tezgat e panairit në mes studentëve. Ministrja Kumbaro, të cilën e çmoj dhe e përsëris me ëndje këtë mendim, e di këtë gjë se vitet e mëparshme si kolege ka qenë krah nesh dhe pritshmëria jonë së paku ka qenë të mos ketë mbivendosje të tilla, sepse botuesit nx-

ituan të shkonin te festivali që në sabah për të qenë hazer në darkë, pra i përqendruan forcat atje, duke lënë në hije një aktivitet me traditë 7-vjeçare e duke zhgënjyer pritshmërinë e studentëve tanë. Unë jam i mendimit se Festivali mund të bëhej më parë ose më vonë, duke i dhënë vendit një frymëmarrje më të gjerë kulturore kur dihet se për muaj të tërë nuk ndodh asgjë. Nuanca të majta sigurisht kishte në këtë event, por kultura është sistem i hapur dhe i ka brenda të gjitha nuancat, por kur ka një përkujdesje për të ndërtuar simbole kulturore me sfond ideologjik do të thotë që paragjykimin politik ta shndërrosh në gjykim kulturor. Këto janë artifice e nuk është se ndodhin së pari tek ne, por nga ana tjetër nuk janë risi apo modernizimi që presim.

Iris Luarasi: Në këndvështrimin tim nuk mund të ketë një festival libri politik. Mund të ketë festival me shtëpi botuese të kënaqura e të pakënaqura, me autor të kënaqur e të pakënaqur, por përpjekja për të kthyer edhe një festival libri në protagonizëm politik më duket arkaike dhe për më shumë primitive. Kjo do të ishte fyese për të gjithë autorët që shkruajnë apo përkthehen e që zgjedhin të marrin ose të mos marrin pjesë në një festival. Nëse festivali bëhet politik për shkak të financimit të tij nga Ministria e Kulturës, mendoj se do kishim një qasje kritike nëse Ministria nuk do të ishte kontribuese në një event të tillë. Nuk ka asnjë rëndësi për mua nëse një qeveri e majtë apo e djathtë mbështet një festival libri. Shqetësimi do të

ishte i madh nëse aktivitete të tilla që kanë të bëjnë me frymëmarrjen e jetës artistike e letrare në vend nuk do të kishin mbështetjen e qeverive. Kur shkojmë të shohim tituj të rinj e të blejmë librat që na duhen apo i interesojnë shijeve tona nuk marrim fare në konsideratë se kush e drejton tani qeverinë, por thjesht gjykojmë librin sipas shijeve e interesave. Prurjet e reja, cilësia e librit, apo cilësia e përkthimit të një autori është ajo që duhet të na shqetësojë realisht. Nuk di se si mund të bëhet politikë edhe me këtë. Botuesit që kanë pa dyshim dashamirësitë e urrejtjet e tyre politike nuk kanë motiv votën se për kë do votojnë në një festival libri, por sa libra do prezantojnë e do shesin. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që libri refuzohet për t’u lexuar se pronari i një shtëpie botuese është i majtë, i djathtë apo i qendrës. Të pëlqen një autor, të pëlqen e të duket interesant libri i tij, të shërben në punë teoria e një studiuesi, kaq na mjafton për të vendosur nëse do e marrim një libër apo jo për ta bërë pjesë të bibliotekës sonë.

Kultura apo politika, kush e bën ‘promovimin’ Agron Gjekmarkaj: E majta, kuptohet, pas 8 viteve opozitë e ka nevojë emocionale të shpërblejë ikonat e veta të vërteta dhe të rrejshme, ndjejnë nevojën për një shfrim emocional. Në këtë vështrim kjo u bë. Por operacione të tilla nga pikëpamja kulturore nuk ja-


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

19

www.mapo.al Uribe shkruan në gjuhën baske, për të cilën thotë se është po aq e vjetër sa dhe shqipja. Por ky nuk është pikëtakimi i vetëm që shkrimtari ka me lexuesin shqiptar.

Kirmen Uribe

Pikëtakimet e shkrimtarit me lexuesin shqiptar Aida Tuci

M

gjithë këto vite kanë pasur monopolin e një panairi të vetëm, që zhduknin fondet pa i dhënë kujt llogari, e sot bërtasin për gjoja politizim. Në këtë Festival ka qenë i ftuar çdo botues, e kam thënë mëse një herë, çdo botues që boton në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kjo ndarje që bëhet sot është shumë e qëllimshme, dhe unë gjej rastin ta theksoj, nuk ka botues të majtë e të djathtë, bindjet janë personale, e në këtë festival nuk është bërë një ndarje e tille, që mbjell vetëm

një përçarje të kotë e të panevojshme”. Megjithatë, Dudaj bie dakord në atë se Ministria e Kulturës me politikat e saj duhet të mbështesë sa më shumë aktivitete për librin. Sipas saj, këto politika që nxisin leximin, kontaktet e librit me lexuesin, me autorët, shfaqjen e artistëve të rinj, në fund të fundit dhe të afrojnë rininë te kultura duke mbështetur veprimtari të tilla, tregojnë që gjërat po ndryshojnë e efektet pozitive do të ndihen në kohë.

irëdita është fjala e parë që ka mësuar në shqip, por premton se së paku do të përpiqet të mësojë edhe shumë të tjera në vajtje-ardhjet e tij nga Spanja në Shqipëri. Shkrimtari i librit “BilbaoNju Jork-Bilbao”, Kirmen Uribe, i vlerësuar me Çmimin e Letërsisë Spanjolle dhe me Çmimin e Kritikës në vendin e tij, ishte në Shqipëri për të prezantuar romanin që vjen në shqip nga Bashkim Shehu dhe shtëpia botuese “Toena”. Uribe shkruan në gjuhën baske, për të cilën thotë se është po aq e vjetër sa dhe shqipja. Por ky nuk është pikëtakimi i vetëm që shkrimtari ka me lexuesin shqiptar. Ylljet Aliçka thotë se romani i Uribe-s tingëllon shumë aktual për Shqipërinë, “sepse prek temën e raportit që duhet të kemi ne me kujtesën”. “Ne si shqiptarë kemi nevojë, ose dimë të kujtojmë, nuk dimë se çfarë duhet kujtuar dhe çfarë duhet harruar. Romani ‘Bilbao-Nju Jork-Bilbao’ luan pikërisht me dialektikën mes kujtesës dhe harresës”, - thotë Aliçka. Romani i Uribe-s nuk është i zakonshëm, nuk është as i stilit klasik me një subjekt apo fabul që zhvillon. “Romani është më tepër një mbledhje, një mozaik kujtimesh shumica prej tyre poetike, por që kanë marrëdhënie shumë të veçantë të autorit me botën ku ka jetuar”, - thotë poeti Preç Zogaj. Sipas tij, sekreti i librit është zhdukja e kufirit mes fiksionit dhe të vërtetës. “Ajo që mund të jetë fiksion vjen si e vërtetë, dhe ajo që është e vërtetë tingëllon edhe si fiksion. E për këtë ‘Bilbao-Nju Jork-Bilbao’ është një roman i një lloji të veçantë, që na kthen në atë magjinë e letërsisë së mirë”, - shprehet Zogaj.

Është apo jo roman Kur u publikua për herë të parë në Spanjë, ky libër hapi shumë debate mes kritikëve për faktin nëse ishte apo jo roman. “Kritikët filluan të ziheshin me njëri-tjetrin nëse ishte roman ky libër dhe se çfarë është në të vërtetë një roman. Por fatmirësisht, shumë shpesh ky libër u vlerësua me çmimin kombëtar për narrativën dhe si me magji zërat kritikë nëse ishte apo jo roman u shuan”. Uribe qesh kur kujton këtë moment, që e risjell thjesht për të treguar se gjithmonë do të gjendet një shkak për të hapur debat për librin. Romani është një udhëtim nga Bilbao në Nju Jork dhe kthim. Protagonist i librit është vetë autori, i cili teksa sheh nga dritarja Oqeanin Atlantik, rikthehet pas në kohë dhe kujton se pikërisht atë rrugë që ai tani e bën vetëm për pak orë me avion, i ati e bënte për një muaj. “Është një libër për botën dhe jetën e babait tim. Një jetë e lidhur me peshkimin. Babai im ishte një njeri shumë i veçantë. Do t’ju tregoj një anektodë për të. Unë fillova të shkruaj si gazetar në një të përditshme. Kisha kolonën time dhe shkruaja çdo ditë. Mamaja ime, si të gjitha mamatë e botës, më thoshte se shkrimet e mia ishin më të mirat në botë. Ndërsa babai nuk bënte kurrë asnjë koment për to. Kjo më mërziste dhe një herë ngulmova shumë për t’i marrë një mendim sesi i dukeshin shkrimet e mia. Kur e pyeta, ai m’u përgjigj me një histori. ‘Kur isha fëmijë- nisi të më rrëfente- në fshatin tim ishin dy priftërinj; njëri quhej Don Hesus dhe tjetri Don Pedro. Don Hesus fliste vetëm për rreshtin e parë të atyre që vinin në kishë për të pasurit, të varfërit në rreshtat e tjerë nuk dëgjonin fare se çfarë thoshte. Don Pedro fliste për të gjithë kishën.

Të gjithë ishin të kënaqur me të’. Dhe im atë më tha: ‘Ti shkruan si Don Hesus’. Me këtë histori, im atë më dha çelësin e asaj që duhet të bëj. E pra, nuk dha mendim apo opinion, por në vend të saj më tregoi një histori. E para gjë që mësova ishte se duhet të tregoja histori pa dhënë opinion. Dhe për mua ky është thelbi i letërsisë së madhe. Gjithashtu ai më mësoi se si shkrimtar duhej të shkruaja për të gjithë”. Dhe për këtë arsye historitë e tij kuptohen nga çdo lexues i botës. Por nga të gjitha historitë që Uribe tregon në këtë roman, ai dëshiron të ndalet sidomos tek njëri. Është historia e piktorit nga Bilbao, Aurelio Arteta. “Arteta bëri një pikturë në shtëpinë e një arkitekti. Dhe ajo u çua në Muzeun e Arteve në Bilbao. Kur gjyshi im ishte i sëmurë donte që t’ia tregonte këtë pikturë nënës sime. Unë nuk e dija arsyen se përse ai këmbëngulte aq shumë për t’ia treguar. Kështu që në libër fantazova se një nga modelet në atë pikturë ishte gjyshja ime, ndaj gjyshi donte që ta shihte dhe nëna ime atë pikturë. Sot mamaja ime në drekat familjare betohet e stërbetohet se modelja në atë pikturë është me të vërtetë gjyshja ime. Me këtë dua të them se historitë janë të rëndësishme në jetët tona, sepse ato na ndihmojnë për të formuar personalitetin tonë, për të krijuar një histori familjare dhe njëkohësisht historinë e një vendi. Kështu që unë ju ftoj ta lexoni romanin. Një nga gjërat më të bukura që më kanë thënë lexuesit e romanit është se kur kanë lexuar librin, u ngjante se po rrëfehej historia e tyre personale e familjes së tyre”. Uribe mendon se vetëm për këtë romani duhet lexuar, sepse pasi të keni mbyllur faqen e fundit, do të keni nxjerrë nga harresa një histori tuajën personale.

>> Argumentet e agron gjekmarkaj dhe iris luarasi në gjithmonë fatlume. Hierarkia në kulturë matet me vepra, jo me fjalime dhe vullnete politike. Kush i kujton më dekoratat dhe kartolinat që shpërndau Jozefina Topalli, ndonëse nuk kanë kaluar veç 10 muaj, duke pretenduar që bindjen personale ta shndërrojnë në imponim hierarkik në kulturë. Çudi sesi grotesku nuk shndërrohet në leksion. Po të gjykosh nga emrat, gjithçka u vërtit tek Qosja, Blushi, Klosi, Vehbiu, një përzierje e soc-realizmit me neomaoizmin metropolitan. Por edhe për të majtën vetë; A e kanë ata peshën e një Dritëroi Agolli apo Petro Markos, ndërsa në raport me kulturën kombëtare, çfarë peshe kanë ndaj Kadaresë, për të cilin pati heshtje të plotë? A mund të ketë festë të librit pa Kadarenë në këtë vend? Të tilla qasje ofrojnë kurthe kësodore që e provincializojnë botën kulturore shqiptare e të duket se ora ndalet. Prej dy vjetësh në Shqipëri jepen çmimet “At Zef Pllumi” në katër gjini, ngjarje kjo e mirëpritur nga bota kulturore e ajo mediatike dhe ju e dini që Pllumi ishte fenomeni kulturor i këtyre 24 viteve, ideologu i lirisë kundër tiranisë, martir me rezistencën e tij ndaj totalitarizmit dhe jo viktimë e vetvetes, i botuar në vendet kryesore të Perëndimit, dhe këto dy edicione nuk patën vëmendjen as të qeverisë së djathtë e as asaj të majtë, sepse Pllumi s’ka punuar për asnjë Parti por për Shqipërinë dhe kujtesën e saj, kjo nuk është patetike por fakt, ndaj mund të them që politika i bën gjithmonë qokat e veta ndaj besnikëve partiakë…këtë e mora si

shembull konkret për pyetjen tuaj duke shpresuar që gjërat të ndryshojnë. Të tilla qëllime mund t’i kenë edhe shoqata botuesish edhe fondacione që të promovojnë sa të duan e sa të munden vepra dhe njerëz në të cilët besojnë e kjo nuk është aspak gjë e keqe përsa kohë shteti dhe politika rrinë dorëjashtë. Politika, në qoftë se me këtë nënkuptojmë institucionet që dalin prej saj dhe kanë tagrin kushtetues të menaxhojnë dhe financojnë jetën kulturore, sigurisht që mund të bëjnë shumë për librin, së pari duke lexuar ata vetë të parët, domethënë politikanët, se bëhen më mendjehapur dhe kështu mund të ripozicionohen në mënyrë më shpirtërore ndaj kulturës, duke mos ndërhyrë në treg, domethënë dikë ta favorizosh e dikë jo, duke mos i bërë hosana diletantit.

në zyra e shkruajnë plane strategjike, por dalin e flasin me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Sot në gjë është e qartë. Nuk ka rëndësi se çfarë shet, libra, politikë, ide, shërbime apo produkte. Gjithë thelbi është të jesh proaktiv duke parë përpara për mundësi të reja e për të pasur kontakte me njerëzit. Jo më kot thashë më sipër se politika mund të marketojë një autor, por kjo nuk ka efekt nëse nuk kemi vetë marketimin e përmbajtjes së një libri të këtij autori. Marketimi i përmbajtjes ndryshe nga format e tjera të marketimit nuk përpiqet të manipulojë njerëzit të blejnë një libër. Marketimi i përmbajtjes ka lidhje të drejtpërdrejt me faktin se sa i zoti je t’ju tregosh njerëzve se ke diçka të dobishme për ta në librin tuaj. Ka më shumë lidhje me dhënien sesa me marrjen.

Iris Luarasi: Në teoritë e marketimit qëllimi

Libër (botues) i majtë apo i djathtë?

justifikon mjetet e nëse politika mund të promovojë sadopak librin, në një vend ku politika është një temë e rëndësishme, pse jo. Si shtëpi botuese apo si autor do të përdorja të gjitha metodat që libri im të shitej, pa harruar asnjëherë se politika luan një efekt marketimi por pa marketimin e përmbajtjes çdo përpjekje për të shitur politikisht një autor do të ishte e kotë. Njerëzit e sotëm që janë të suksesshëm me shitjet nuk qëndrojnë të fshehur nëpër zyra, po dalin jashtë tyre për të takuar sa më shumë njerëz. E njëjta vlen edhe në politikë. Politikanët e suksesshëm nuk mbyllen

Agron Gjekmarkaj: Deri tani libri ose më saktë botuesi i tij është parë si i majtë ose i djathtë, e pas kësaj kqyrjeje i ka ardhë qari dhe gjederi. Ka ardhë koha që kjo traditë e shëmtuar të prishet. Kam uzdajë që Kumbaro do të ndreqë diçka ndonëse Festivali i fundit, e përsëris i dobishëm, ishte vazhdimësi në menaxhim dhe debat. Politika për vetë natyrën e saj mbështet një palë

kundër një tjetre, por në kulturë, në qytetërimin që aspirojmë t’i bashkohemi, janë të kujdesshëm për të pranuar diversitetin si vlerë. Në vendin tonë e sidomos në raport me librin, politika duhet të “denatyrohet” duke ndjellë diversitetin dhe jo përjashtimin, përndryshe denatyron kulturën, e cila për njëmijë arsye edhe kështu e ka të vështirë të bashkëjetojë me shoqërinë, ku herë shihet si luks e herë si lopë për t’u mjelë, e pak herë si nevojë shpirtërore që na përcakton identitetin

Iris Luarasi: Ky them se nuk është një përcaktim i saktë. Sigurisht, unë nuk mendoj se ka qenie politike asnjanëse Pa dyshim, që nga momenti që votojmë për një parti të caktuar mund të themi se kemi një parti ndaj së cilës jemi dashamirës, por unë nuk mendoj se parimi për të lexuar një libër ka lidhje me qëndrimin politik që mban autori apo shtëpia botuese që e boton atë. Një libër është i mirë ose i dobët e kjo nuk ka kurrfarë lidhje me faktin se për kë parti voton autori apo pronari i shtëpisë botuese. Jeta dhe historia e letërsisë na ka treguar se ajo që ngelet në fund nuk është jeta e veprimet individuale të një autori por vepra që ai lë pas. Nuk ka asnjë rëndësi fakti nëse Gabriel Garsia Markez kishte një miqësi të madhe me diktatorin Fidel Kastro, nuk ka fare rëndësi sa antipatik e me thonj të pisët ishte Balzaku. Njerëzimi iu është mirënjohës për pasurinë e madhe kulturore që na kanë lënë pas.


20

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

Fenomen

Të bën për vete nga rreshti i parë në të fundit: të duket sikur të merr për dore dhe të rrëfen historinë e jetës së tij, përtej buzëqeshjeve në skenë e duartrokitjeve entuziaste për lojën e përsosur, përtej lavdisë së jashtme dhe triumfeve të shumta. Papavrami flet për vite të tëra të mbushura me punë e sakrifica, dhimbje e vuajtje, vetmi e pengesa.

Nga Valbona Nathanaili

L

ibri “Fugë për violinë” që botohet në shqip nga UETPress mban firmën e violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami. Në fakt, një kalim i pritshëm i Papavramit nga fusha e muzikës, në atë të letrave. Të gjithë ata që ndjekin botën e librit e dinë që Tedi Papavrami e ka shtruar udhën e tij në këtë fushë me sprova shumë sfiduese, sepse që nga viti 2000 është përkthyesi i Kadaresë në frëngjisht. Për të shmangur çdo keqkuptim, libri ka statusin e botimit si përkthim, pasi për herë të parë është botuar në Francë në frëngjisht nga botuesi francez Robert. Në shqip vjen në përkthimin e Blerta Hyskës dhe redaktimin e Ajola Xoxës, por prania e Tedi Papavramit gjatë gjithë procesit të përkthimit e redaktimit ka qenë absolute: çdo fjalë, shprehje e shenjë pikësimi i është nënshtruar gjykimit të tij. Me një këmbëngulje e vullnet mahnitës, kërkesa ishte e qartë: çdo gjë duhej të ishte perfekte. Libri është shkruar me një stil të drejtpërdrejtë. Akoma, mund të thuhet se është rishkruar edhe një herë për këtë botim. Me të njëjtin perfeksion që përdor violinën, përdor edhe fjalën, duke e qëmtuar me kujdes e përdorur të duhurën, për të ndërtuar me të një fjali elegante në një shqipe të mrekullueshme. Të bën për vete nga rreshti i parë në të fundit: të duket sikur të merr për dore dhe të rrëfen historinë e jetës së tij, përtej buzëqeshjeve në skenë e duartrokitjeve entuziaste për lojën e përsosur, përtej lavdisë së jashtme dhe triumfeve të shumta. Papavrami flet për vite të tëra të mbushura me punë e sakrifica, dhimbje e vuajtje, vetmi e pengesa. Libri u kushtohet prindërve të tij, Robert e Jolanda. Me dëshirën për të qenë sa më i sinqertë e korrekt në ato që shkruan, shumë ngjarje e personazhe që në botimin origjinal ishin anashkaluar pasi u mendua që nuk paraqisnin interes për lexuesin francez, në këtë botim shqip janë rishkruar edhe një herë, disa prej tyre për t’i paraqitur në një dritë të re e të tjerë për t’i mbuluar me pluhurin e indiferencës. Njerëzit më të dashur dhe që njëkohësisht kanë qenë arkitektët e së ardhmes së tij i prezanton fillimisht, njëri pas tjetrit, në pjesën e parë të librit, por u kthehet herë pas here, pasi marrëdhënia me ta, ndonëse në përmasa të tjera, trajtohet vazhdimisht. Gjyshi, Dodo, doktori i famshëm Theodhor Papavrami; Gjyshja, Nuci; Babai ose ‘babo’ siç i thërret gjatë gjithë jetës, përjashtuar kohën e shkollës, kur i ati është njëkohësisht edhe profesori i rreptë Robert Papavrami dhe, në fund, mamaja, Jolanda e bukur dhe e ëmbël: ‘mjaftonte të pëshpërisja “Mami…” në çfarëdo ore të natës, që të dëgjoja menjëherë “Bir !...”. Për një kohë të gjatë kam besuar se ajo qëndronte e zgjuar në errësirë, në pritje të thirrjes sime ...’(f. 15-6). Në rrëfimin e rrugëtimit të tij ka shumë njerëz të tjerë që kërkon të marrë me vete dhe të na i prezantojë, sikundër edhe objekte. Nina, kushërira çapkëne pak më e madhe, së bashku me të ëmën e saj, Belën, Albano, dajë Kosta, Pier Amojal dhe e shoqja e tij, Klodina, Mishelina, personeli i Ambasadës, “gogoli” - përbindëshi i zi dhe me qime të stërgjata që bënte rojë në korridorin e gjatë e të ftohtë të shtëpisë (f. 19), violina, shtëpia, oborri, çiftja, metronomi, ora, televizori me “zhurmues”, motori “me kosh” i ushtrisë sovjetike etj. Një kapitull më vete zë marrëdhënia me Silvën. Nuk e di nëse vajzës i referohet me emrin e vërtetë apo të rremë, por duhet të ketë qenë shumë e veçantë që ka tërhequr vëmendjen e një njeriu kaq sqimatar. Marrëdhënia me Silvën duket një marrëdhënie tipike e çunave të asaj kohe dhe të asaj moshe – platonike dhe, më shumë zhvillohet si pritshmëri, se si realitet, ose më shumë në zemrën e fantazinë e tij se në të vërtetë. Takimi i parë i rëndësishëm përshkruhet f. 67: “Mezi pres atë të diel kur do të mund t’i tregoj asaj qentë e mi, kopshtin, pushkën dhe sidomos kanarinën time për të cilën i kam folur aq shumë.” Janë shumë të sakta ngjarjet e Tiranës të viteve ‘70-’80: pionierët, festivalet e fëmijëve, çunat e

Fugë për violinë rrugës, mensa e shkollës, transferimi i të atit, ardhja e të huajve në shkollë, konkurset e pranimit në Lice, autobusi i Shkodrës dhe rruga që zgjaste pa fund - një nga përshkrimet më realiste e njëkohësisht më të bukur të asaj kohe, jo sepse ishte kohë e bukur, por sepse është treguar bukur. Të punosh për të pasigurtën Libri hapet me një thënie të Blez Paskal, që pas shumë diskutimesh, por gjithmonë të lidhura me kontekstin e kohës kur ka jetuar Paskal, mori trajtën “Të punosh për të pasigurtën, të kalosh det, të ecësh mbi një dhogë”, që mund të thuhet se është edhe e gjithë përmbledhja e jetës së Tedi Papavramit. Që nga mosha nëntëvjeçare, kur për herë të parë diskutohet vajtja e tij me bursë në Francë për studime dhe deri në ditët e sotme, jeta e tij është punë e vetëm punë, e përditshme, përsëritëse dhe e pasigurt për sa i përket rezultatit përfundimtar. “Nga leximi i Faustit dhe i mitit të ujdive të mundshme me djallin - edhe pse nuk besoj shumë tek bota e përtejme - papritur ëndërroj për marrëveshjen që do të doja t’i propozoja. Ajo është shumë e thjeshtë: të arrij nivelin e lojës së Heifecit gjatë një viti, në këmbim të shpirtit tim ose vdekjes së menjëhershme me të mbaruar ky afat. Fatkeqësisht djalli nuk shfaqet.” (f. 151)

Nuk e di nëse vajzës i referohet me emrin e vërtetë apo të rremë, por duhet të ketë qenë shumë e veçantë që ka tërhequr vëmendjen e një njeriu kaq sqimatar

www.mapo.al

Në gjithë librin marrëdhënia e Tedit me të atin është më kompleksja dhe e diskutueshmja, aq sa më kujton, deri në njëfarë mase sigurisht, marrëdhënien e Paganinit me të atin, përshkruar shumë bukur në një libër të vjetër, botuar në shqip rreth viteve ‘70 “Dënimi i Paganinit”. Fjalët shpullë e shuplakë përdoren, përkatësisht, 4 herë e 12 herë në libër dhe lidhen gjithmonë me një person: të atin, por jo vetëm ato, ndonëse përpiqet këtë të fundit ta justifikojë me pretendimin se gjithmonë (ai, Tedi) u shmangej detyrave dhe mësimit: “I zymtë, si në momentet më të errëta të hileve të mia të dikurshme, babai më mban një fjalim të mbushur me neveri dhe zemërim, që më trondit shumë” (f. 138). Filozofët thonë se jo vetëm dija, por edhe ëndrrat varen nga konceptet tona të mëparshme. F. 15, me gojën e gjyshes, Tedi tregon: “ ... babai ndiqte në Pragë studimet për violinë, të cilat u ndërprenë dhunshëm në vitin 1960, kur mijëra studentë shqiptarë u riatdhesuan” dhe f. 9 “Gjyshi kishte kryer studimet për mjekësi në Amerikë, më pas në Francë, pasi ishte larguar adoleshent nga Shqipëria dhe kishte kaluar vitet e shkollës së mesme në Greqi”. Ndoshta ëndrra që Robert Papavrami ndërton për të birin, e ushqyer edhe nga ëndrra e të atit, doktorit të zotë e të kërkuar nga të gjithë, është shumë më me ngjyra se ajo që ofronte Shqipëria e asaj kohe dhe e vetmja mënyrë për t’u realizuar është “të jesh më i miri, i pari”, edhe me koston e motos konsekuencialiste “qëllimi justifikon mjetin”. Papavramët I dhe II e njihnin dritën në të gjithë spektrin e saj dhe ta reduktonin atë për djalin e vetëm, Papavramin Jr., në frekuencën e një të kuqe të shpëlarë komuniste të kohës ishte jashtë çdo përfytyrimi. Për ta thjeshtuar për të gjithë këtë pikëpamje konsekuencialiste, trajta e mendimit të Papavramit II mund të shprehet në këtë mënyrë: “Babai im ka studiuar e jetuar jashtë; unë po ashtu. Po djali im?” Kështu bashkohem me Tedin në këtë përshkrim të ndëshkimit me nota të ulëta, bas, pra si një zgjedhje e imponuar nga konteksti i kohës dhe pjesë e një pro-

cesi afatgjatë zgjedhjesh. Titulli - përshtatja nga frëngjisht në shqip Në botimin origjinal të librit të Papavramit titulli është “Fuge per un violon seul” dhe vetëm botimi i parë ka shitur 8000 kopje. Autori ka ditur të ndërthurë, me shumë mjeshtëri e mençuri, dimensionin muzikor të fjalëve “fugë” e “seul”, me atë të përdorimit në jetën e përditshme. Titulli, me forcën e shprehjes që i jep secili nga dimensionet kuptimore, është në gjendje të përçojë më së miri kuptimin e jetës së tij: “Arrati për hir të një violine” ose “Fugë për violinë solo”. Për të qëndruar në të njëjtën metaforë, edhe në shqip titulli është po ai i botimit frëngjisht, megjithë që, sikundër shprehet autori në kopertinë “Pata surprizën të zbuloj që fjala fugë, e njohur dhe e përdorur nga gjenerata muzikantësh në Shqipëri, nuk bënte pjesë në Fjalorin Akademik Shqiptar në kuptimin e saj muzikor” - për hir të së vërtetës, surprizë e konstatuar pasi u hapën të gjitha botimet e mundshme të Akademisë së Shkencave -, një dëshmi tjetër e natyrës hetuese dhe kërkuese të artistit. Në të gjitha botimet e mësipërme shqip, fjala fugë ka një pafundësi kuptimesh e arratish, por i mungon një nga përdorimet më të bukura, arratia nga imitimi, nga trysnia për t’u përsëritur monotonisht nga një zë dhe në një kohë, i mungon përdorimi si një larmi zërash në kohë të ndryshme. Përmbledhja që Papavrami kërkon t’i bëjë jetës së vet është jo fuga e llojit të arratisë, por ajo e muzikës e frymëzuar nga një ndjenjë e pakufizuar lirie, ose e harmonisë së krijuar jo vetëm nga talenti, por në të njëjtën masë edhe nga puna. Fuga e Tedi Papavramit është një bashkësi e ikjeve të njëpasnjëshme, nga një temë në tjetrën, nga një realitet në tjetrin. A nuk është jeta e gjithsecilit prej nesh e tillë? Një fugë për diçka? Diagramet e koduara ose flashcodet Libri ka një karakteristikë që për herë të parë e ka një libër shqip. Të gjithë të apasionuarit e muzikës klasike kanë mundësinë që, duke përdorur një telefon smart, të skanojnë disa flashcode që gjenden në brendësi të tij dhe të dëgjojnë pjesë nga albumi i Tedi Papavramit, transkriptime që autori u ka bërë disa prej kryeveprave të muzikës botërore. Sikundër shprehet autori (f. 222): Nisur nga shembulli i Bahut, sa inkurajues aq dhe demoralizues, iu futa punës së transkriptuesit, pra të përktheja për violinë vepra të shkruara për dhjetë gishtat e klaviçembalistit, me synimin për të hyrë në zemër të veprës së kompozitorit që më kishte ngushëlluar më shumë se çdo gjë tjetër gjatë jetës sime. Ky transkriptim ishte një burim i ri pasurie për gjithë marrëdhënien time me muzikën. Tedi Papavrami përkthyes dhe aktor Përkthimi, madje dhe puna e aktorit, shprehet Papavrami f. 223, aktivitete në dukje larg profesionit tim si violinist, ndoshta kanë një themel të përbashkët: gatishmërinë, aftësinë për ta lënë veten të depërtohet nga zëri i tjetrit. Tedi Papavrami është përkthyesi i Kadaresë në frëngjisht. Në librin “Fugë për violinë” emri i tij përmendet disa herë. F. 80 autori përshkruan takimin e tij të parë me të, në mënyrë indirekte, kur ishte vetëm dhjetë vjeç: ‘Mbi komodinën pranë shtratit të babait gjenden, njëri sipër tjetrit, shumë prej librave të tij me tituj të çuditshëm’; f. 107, në një bisedë që i ati, R. Papavrami, bën me Amojalin; f.132: Nuk e kam takuar asnjëherë Kadarenë, “nuk kam pikë dëshire që një shqiptar i zymtë të depërtojë në zonën përrallore që paraqesin këto darka në jetën time”; f. 221 kur pohon se nga viti 2000 ka përkthyer dhjetë vepra të Kadaresë për lexuesin francez. “Dashuria për letërsinë, që më kishte ndihmuar aq shumë në vetminë e viteve të mia në Francë, ato orë leximi të vjedhura nga përqendrimi që duhet t’ua kisha kushtuar përditshmërisë së studimit të shkallëve, më ishin dukur shpesh kohë e humbur ... Shkrimet e Kadaresë më çonin në zemër të së kaluarës sime.” Tedin aktor e gjeni në filmin “Lidhjet e rrezikshme” të autorit Choderlos De Laclos, në rolin e Donsënit, një djali idealist.


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

21

www.mapo.al

PYETESORI Një takim me shkrimtarë dhe lexues përmes pyetje-përgjigjesh që zbulojnë ‘të fshehta’ të lehta të procesit të leximit. Si dhe përse lexojmë ? Cilat janë huqet tona në lexim? Cilët janë librat tanë ‘të shenjtë’?

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj… Libri më i vjetër në bibliotekën time të re, se jam shkëputur nga shtëpia prindërore, është një botim i shek. XIX i Naim Frashërit, «Bagëti e Bujqësija», botim i Bukureshtit, i vitit 1886, me alfabetin e para-Kongresit të Manastirit. Më emocionon shumë, më duket sikur e ka prekur vetë Naimi. Kam dhe ca të tjerë të këtyre viteve, të trashëguara natyrisht. -Librat i zgjidhni nga autori, apo zhanri? Nga përmbajtja shkohet tek vlerat dhe tek autori më pas, zhanri s’ka rëndësi më duket. -I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë? Jo, por i di të gjithë ç’kanë. Janë dhe enciklopeditë e fjalorë, që i hap vetëm kur duhet… -Libri i parë që keni lexuar… Kam dëgjuar «Konti i Monte Kristos», kur e lexonte me zë im atë e të gjithë mblidheshim rreth tij, ishim familje e madhe atëherë, të varfër e të përndjekur. E ndjej si të lexuar atë roman. Kujtoj që leximet e para të miat kanë qenë përralla, por cilat, s’e di, se s’më dukej se kishin rëndësi autorët dhe titujt e librave atëherë. Mjaftonte të treguarit. I ndërgjegjshëm në rrugën e leximit, në fillesat e mia kam Shekspirin, «Hamletin» me atë fantazmën, që, sa mirë, del shumë shpejt, që në faqet e para, një lloj tjetër përrallë kjo, për të rritur, ndjellëse dhe ankthkallëse. Po kështu dhe Hamletin e fëmijëve, «Pinoku» e kam lexuar po në atë kohë. Në fakt jam pa libër të parë, i kam të shkrira brenda vetes. -Libri i parë që keni kursyer për ta blerë… Ka qenë «Revizori» i Gogolit, më kishin dhënë lekë për t’i prishur si të doja. Im atë ishte aktor në atë kohë, isha i ndikuar nga skena. -Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student? Së pari me vëllezërit e mi, më të mëdhenj se unë. Gjimnazistë në Lushnjë na janë gjendur me libra dhe miku i tim eti, regjisori Tahsim Demiri dhe mësuesi im, poeti Faslli Haliti. Me shokët e klasës, me shoqet më shumë, i përcillnim libra njëri-tjetrit, me rrethin letrar. Atëherë s’kishte televizor, për internet s’bëhet fjalë. Kurse student lidhja me poetin Rudolf Marku, Lezha e tij, ka ndikuar marramendshëm në lexime tek unë. Me studentët e tjerë shkëmbenim libra e flisnim për sidomos me poetët e ardhshëm Agim Spahiu, Skënder Rusi, Simon Vrusho, pedagogun dhe studiuesin Rahim Ombashi etj. -A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit? Po. -Sa shpesh shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot? Gjimnazist në Lushnjë dhe student në Shkodër mund të kem shkuar dhe dy herë në javë e më shpesh. Sot shkoj rrallë, kur dua atë që më duhet e s’e gjej dot përveçse në Bibliotekë. -I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse? Nuk di t’i kem mbajtur libër ndokujt me qëllimin që të mos ia kthej, s’më është dukur e drejtë e trimëri, ka që mburren me të kundërtën. Libri më shumë se në çdo raft e ka vendin në mendje e zemër, thosha. Më kanë dhuruar libra, po, edhe botime të çmuara. Di që më kanë mbajtur libra, harronin të m’i jepnin edhe kur ua kujtoja, ishin më të mëdhenj se unë. Tani janë më të vegjël… -Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur? -Po. Burgu, shpërnguljet ishin shkaku. I shoh mungesat e tyre me dhimbje. Madje ribotimi i mëvonshëm i ndonjë libri të tillë më duket si ngushëllim i paplotë. Është rastin të tregoj se tim eti i ka marrë shteti i porsadalë nga lufta libra nga biblioteka e tij, erdhën me një karrocë me dy kuaj,

Edi Rama, pas daljes nga burgu, më dha Kafkën e ndaluar kur ai nuk ishte në shtëpi, para se ta arrestonin. Dhe s’e dinte ku i çuan. Kur interesohej, i thoshin: eh, ruaj kokën tani !... -A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit? Po, kam lexuar libra të ndaluar, kishin mjaft rëndësi për ne e mbase ka interes për të rinjtë sot të dinë diçka si u edukua dhe u vetëduka fshehurazi një rini tjetër para tyre, nën diktaturë. Pra, mund të zgjatem disi, jam i falur, ndërkohë është dhe mirënjohje të kujtosh. I kërkonim librat e ndaluar, jo thjesht si kërshëri, por si domosdoshmëri, megjithëse mundësitë ishin të pakta për mua dhe të dënueshme për shumëkënd. Çdo emër ka një rëndësi të veçantë, se janë si treguesit e një rruge, që tregonin dhe humnerat e ti duhej të zgjidhje se nga po shkoje. Për atë që duhej letërsi e verdhë, por e ndaluar, nuk kam patur shumë interes. Ndërkaq gjenim libra të ndaluar dhe në fabrikë të letrës, ku i sillnin për t’i bërë karton, të ricikloheshin në harresë të bardhë, në mosqenie, thoshim mes nesh, na i jepnin miqtë që punonin atje, s’besoj se ishin provokime, kam pas siguruar p.sh, revista të vjetra të paraçlirimit, ku ishte dhe një poemë pacifiste e tim eti, partizanët kishin urdhër ta digjnin, po ta gjenin, më ka treguar xhaxhai im partizan, por dhe botime bashkëkohore vinin në fabrikë të letrës, që kritikoheshin ashpër pas plenumeve të partisë-shtet, p.sh, romane të Petro Markos e kemi poezi të Fatos Arapit, «Më jepni një emër». Më pas na u bë, si të thuash, mjeshtëri jona të kërkonim libra të ndaluar dhe kaluam në një fazë më të lartë, të atyre të pabotuar në Shqipëri, autorë të famshëm, por të ndaluar rreptësisht si emra, po i them pa rend të caktuar; Dostojevski, Tomas Eliot, Niçe, Frojd, Jevtueshenko, Xhem Xhojs,antologji të poetëve anglezë, italianë, francezë, «Lulet e së keqes», Jonesku, Apdajk, por dhe socialiste si Brehti e Pol Eluar etj, etj. I siguronim me miq të ngushtë, fshehurazi dhe në mirëbesim, shpesh dhe me shqetësime. Në Lushnjë Ivo Andriqin p.sh. dhe Zhak Preverin m’i ka dhënë poeti Faslli Haliti, nga Dostojevski e Niçe prozatori Halil Jaçellari, kurse një shoqe klase, me babanë në burg, Eva, më ka dhënë Cvajgun etj, etj, i kam rrëfyer dhe në librat e mi, që i kam quajtur «burgologji», kurse student e më vonë, ishte poeti dhe romancieri Rudolf Marku, që e bëri Lezhën e tij «Jerusalem të leximeve të ndaluara», të shkrimeve dhe përkthimeve të dënueshme, pa të cilat do të kisha një rini më të vobektë për sa u përket letrave. Aty mora Oscar Wilde, Joneskun, Jevtueshenkon e rrezikshëm, me poezi kundër Enverit, Heminguejin, Xhojsin,

aty mësova që ishte dhe argjentinasi Borges etj, etj. Po vazhdoj, në Shkodër na ka dhënë libra të ndaluar prof. Hasan Leka, «Toka e shkretë» të Eliotit, p.sh, kurse dramaturgu Fadil Kraja «Kanunin e Lek Dukagjinit» të Gjeçovit me parathënie të Fishtës dhe Konicës, poetë të Kosovës, botime të Prishtinës, Shkreli, Podrimja etj, me poetin Frederik Reshpja shkëmbenim «letërsi subversive», më pas në Kukës, ku më caktuan mësues në një fshat të largët me poetin Agim Saphiu e shkrimtarin Zija Çela e skulptorin Ilmi Hoxha etj, por më shumë u jepja ç’merrja në Lezhë. Kur kam dalë nga burgu dhe ishte ende diktaturë e unë isha pa asnjë të drejtë, punëtor krahu, skllav né fabrikën e tullave, shkëmbenim letërsi të ndaluar me mikun tim atëherë, poetin Bujar Xhaferri, ndërsa Edi Rama, kryeministri i sotshëm, më dha italisht Franc Kafkën, që ishte ëndërr dhe torturë për mua. Ma solli në shtëpi, në Lushnjë, kur pakkush guxonin të trokisnin tek unë. ‘E ke për 5 ditë, - më tha, - se duhet ta kthej’. Im vëlla la punën në fermë dhe e kopjoi me dorë në ca fletore shkolle. I kemi dhe tani. Kafka më trondit aty më shumë sesa në botimet e tij luksoze… Libri i ndaluar ishte personazh jete, si ata që duhej t’u ruheshe se kishin qenë në burg apo të arratisur, më misteriozë e më tërheqës për ne. -Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë? Librat zgjidhen vetë, por dhe dhurohen, mbi të gjitha ndjeja nevojën e përvojës së leximit të të tjerëve që u besoja. Sot në bibliotekën tënde s’ke pse sjell libra qé nuk do t’i lexosh. -Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ? I kam provuar të gjitha llojet që thoni ju, madje në burg kam lexuar dhe në këmbë, në rresht, pas kurrizit të tjetrit, por kur dua të lexoj seriozisht tani, si punë, e bëj vetëm mbi skrivani, me stilolaps në dorë. -Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni? Italisht më shumë, përkthej dhe poetë, edhe anglisht, por librin e poetit japonez Isikava Takuboku e kam përthyer dikur nga rusishtja, ishte nga librat e ndaluar… -Çfarë po lexoni këto ditë? Nobelistin hebre Elias Canetti, vazhdoj poetin e njohur Adonis. Kam një «Iliadë» të re ndër duar, një përkthim të Ilia V. Ballaurit, mbushur me shpjegime, komente e ese që sjellin një univers të paparë homerik. Lexoj disa libra njëkohësisht, pata dhe poezitë e Azem Qazimit. Këto kohë lexova mjaft letërsi shqipe bashkëkohore, isha në ju-

rinë e konkursit kombëtar të letërsisë, forcova bindjen se letërsia jonë e pas ’90 është më e mirë se para ’90. -Mbani shënime kur lexoni? Nënvizoj, rrallë edhe shënoj. -Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues? Letërsia e vërtetë, ajo që na duhet, çfarëdo qoftë, më tërheq, e kërkoj dhe mundohem ta gjej. Poezia dhe romani më joshin si dikur. Autorët që dua, dua t’i lexoj me gjithsej, nëse është e mundur. -Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër? Nuk guxoj të rekomandoj. Nëse do t’u thosha të rinjve të shohin dhe nga letërsia e munguar jona, eposi i Fishtës, nuk është aq i vështirë sa ç’thonë, proza magjike e Kutelit me atë Koliqit... ah, sa të begatë janë në gjuhë. Është 200-vjetori i De Radës, lexohet bukur “Milosao”... Do të thosha se duhen patjetër dhe Tolstoi, dhe Servantesi, dhe Shekspiri, dhe Dante, tragjedianët grekë, ja, nga emrat që kujtuam më lart, të ndaluarit e mëdhenj, por patjetër Borgesi, Kafka, Markezi... o Zot, janë shumë e shumë të domosdoshëm. Nga letërsia e Ballkanit, gadishullit tonë, më poetiku në botë, duhet të dinë patjetër, fillohet me veten, me fqinjët... -A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total? Nuk e di, mbase Bibla, Kurani, Torah-u... kjo trini universale. Eh, prandaj ka letërsi se asnjë libër i vetëm nuk e përballon “libërnajën”e botës. Një nga mrekullitë e letërsisë mbase është, sipas meje, dhe mungesa e totalitarizmit të një libri. -Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin? Prapë e kam të vështirë të përgjigjem. E kush mund të ishin? Tre, vetëm tre?! Sa mizore! Tani po them, një: eposin homerik, Iliadën dhe Uliksin (por të Xhojsit), dy: Shekspirin, mbyll sytë dhe kap “Hamletin”, tre: Uollt Uitman “Fije bari”, por si shqiptar që jam, brenda tij do të fusja kontrabandë ca fletë nga Naimi, nja 10-15 poezi. Ditë tjetër do të zgjidhja libra të tjerë, sa herë të më ofrohet apokalips. -Na thoni një maksimë për librat, që e mbani mend ose e përsërisni shpesh… Kujtohem që kam bërë të dielave faqen letrare në RD, ishte gazetë opozite dhe atëherë, kishte kaluar viti ’97, por jo traumat e tij dhe vazhdimisht si moto a kredo vija në krye të faqeve të mia sentencën “Sa më shumë libra, aq më pak armë, deri sa të arrijmë vetëm tek arma e librit”. Dhe befas, pas ca kohe u mbyll faqja letrare, s’e di pse. -Na thoni një varg të preferuar poezie… Di poezi përmendësh, më janë gjendur dhe në raste të vështira, të rënda. Ndodh t’i them me zë dhe tani, s’e di pse më vijnë, p.sh: Dhe vrasës dhe buzëqeshur!... Shekspiri e thotë. Ja prapë ai: Këtu çdo buzëqeshje është një kamë/, më i afërti në gjak, më afër ta pi gjakun...Dikur përsërisja vargun e një poeti rus: Çdo gjë në këtë jetë ndodh/, të dashurojnë nuk dinë të gjithë. Një poet francez: Dhe nga puthjet bëjmë njerëz. Unë ende besoj se poezia na bën më njerëz. Ditë tjetër, besoj, do të thosha vargje të tjerë. Një libri kam dashur t’i vë titullin: Që loti yt të rrjedhë në faqen time. Është fjala për lot dashurie njerëzore. Të gjitha orët na mashtrojnë, thotë Lorka. -Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar? Vetë romani i mirë në vetvete bëhet personazh për ty, janë shumë, më pengon njëshi, nuk më ndihmon dot ta gjej.


22

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

www.mapo.al

Sugjerim PERKTHimi Donoghue sugjeron se edhe Aristoteli që pat thënë ‘një talent për metaforën’ ishte ‘shenja e gjeniut’ ‘ndihej ligsht rreth këtij procesi

Nga Milton te McEwan:

bukuria e metaforës Nga Michael Wood/Irish Times

K

a nga ata që e mbajnë metaforën si një bekim, një zbukurim të spektrit të jetës. Në një nga epigrafet e librit të ri delikat dhe ngërthyes të Denis Donoghue, poeti John Donne, me një apologji të mezikapshme për ndonjë pahijeshi të mundshme, e quan krijuesin e tij jo vetëm ‘një Zot të njëmendtë” por gjithashtu “një Zot figurativ, metaforik”. Natyrisht nuk duhet të mendojmë se Zoti vetë është një metaforë, por ne gjejmë në fjalët e tij, thotë Donne ‘figura të tilla të epërme, rrugëtime të tilla, pelegrinazhe të tilla që bartin metafora të çmuara dhe të largëta”, sa Zoti duket se fluturon ndërkohë që çdo njeri-autor këmbadoret. Shtegtimet, bartja, të largëta, të çmuara: termat, e përdorura, në këtë rast pozitivisht, sugjerojnë një distancë nga e përunjura, realiteti i kapshëm që është mallkuar nga armiqtë e metaforës, nga John Ruskin te Susan Sontag e të tjerë. Sa shpesh e përdorim ne ‘e stërzmadhuar’ si kompliment? Donoghue sugjeron se edhe Aristoteli që pat thënë ‘një talent për metaforën’ ishte ‘shenja e gjeniut’ ‘ndihej ligsht rreth këtij procesi. Pse ndodh, siç pyet George Eliot në The Mill on the Floss ‘që ne kaq rrallë shpallim se çfarë është diçka duke thënë se është një gjë tjetër?” Ajo e ka me gjysmë shaka, në atë mënyrën e saj solemne, por përkufizimi është bazik dhe ende koherent dhe Donoghue e përdor në të njëjtën formë, e ndoshta me një ton krejt të ndryshëm. “Duke ditur gjithçka, një metaforë…është bizare. Përse të thuash se diçka është diçka tjetër?’ Më me elaboracion dhe me njëfarë kujdesi ironik ai shpall ‘ne e përdorim metaforën kur shohim, ose mendojmë se shohim, ose propozojmë të shohim, një gjë në dritën e një tjetre.” Pse është kjo një bekim apo një shqetësim, dhe a na duhet të marrim anë? Jo krejtësisht. Ose ndoshta na duhet, por vendimet tona varen sipas rastit dhe ditës. Një pyetje ka të bëjë me atë nëse mund t’ia dalim pa metaforën, nëse ideja e të përjashtuarit të saj është një mirazh. Ne sigurisht mund t’ia dalim pa metaforën një pjesë të kohës. Siç shpjegon Donoghue “literalja është e mbytur në metafora, të reja e të vjetra.”

Kjo është nëse ne nuk mundemi t’i quajmë gjërat me emrat e tyre, sepse ne nuk jemi Adami mundemi të paktën, për të cituar Eliot-in sërish “t’i quajmë gjërat me të njëjtat emra që i quajnë edhe të tjerët”. Por atëherë, disa prej këtyre emrave të njëjtë do të jenë metafora, dhe sa do të kalojë para se ne t’u kërkojmë miqve ‘të mbledhin veten’ apo ‘të mbysin frikën? “Nuk ka metafora të vdekura”, thotë me bindje Donoghue ‘vetëm metafora të fjetura”, të cilat me zgjuarsi thërrasin në kujtesë një klan të përgjumurish të tillë si: zemra e problemit, do t’i vijë koha, zona e komfortit, mendjeftohtë, krijesë e zakonit, ujk me lëkurë qengji, rrëshqitje frojdiane, asete toksike. Argumenti kundër metaforës në këto raste është një jo argument, pasi këto trope të fjetura bëjnë të njëjtën punë si dhe kushërinjtë e tyre literalë, duke iu referuar mjegullisht çfarëdo gjëje që këto fraza u referohen zakonisht. Ikja nga e zakonshmja

Goditësja te metaforat operacionale është ikja e tyre prej të zakonshmes. Shpesh ato janë të pakuptimta, siç filozofët John Wisdom dhe Donald Davidson kanë thënë. Por kjo mund të thotë vetëm se, dhe shpesh kështu është, se literalja nuk na mjafton dhe se ideja jonë e ‘kuptimit’ është varfëruar së tepërmi. Siç thotë me shumë të drejtë Donoghue ‘nëse e merr seriozisht metaforën, provokon rezistencën e arsyes së shëndoshë. Një metaforë shfaq rezistencë ndaj sensit tonë të absurditetit dhe është indiferente ndaj turpit”. Libri i tij është plot me shembuj egërshanë dhe të bukur. A mundet dikush të ‘ofshajë gjak’ siç premtohet në The Revenger’s Tragedy ? A ka luajtur kurrë ndonjë grua ‘muzikë pëshpëritëse’ me flokët e saj, siç bën një personazh në The Waste Land? Ne duhet t’i falemi sensit tonë të absurdit në mënyrë që të regjistrojmë shtrirjen dhe çudinë e këtyre imazheve. Por, më pas na duhet të shkëputemi prej tij në mënyrë që imazhet të bëjnë magjinë e tyre’. Donoghue thotë në një frazë të paharrueshme se ai e sheh të lexuarit si një ‘interpretim të magjepsur” Kjo është tema e tij e përsëritur lirike. “Lexuesit zgjerohen metaforikisht kur ata takojnë metafora; metaforat ‘shtojnë perceptime që nuk ishin aty më parë”; një metaforë

Denis Donoghue

Titulli i librit: Metafora Autori: Denis Donoghue Botuesi: Harvard UniversityPress

‘na jep ne jetë më të thellë”; metaforat ‘ofrojnë një ndryshim të botës duke ndryshuar kuptimin tonë për të”. Shembujt dhe autoritetet e Donoghue variojnë nga himnet latine që ai këndoi si djalosh në kishë në Warrenpoint deri tek autorët bashkëkohorë si George Saunders dhe Ian McEwan; nga Tertullian dhe Hegel te Rimbaud, Hardy, Proust e Nabokov dhe shumë të tjerë. Gjithë këtë e mbajnë në këmbë dy narrativa qendrore, siç do të thoshte Stevens. Njëra ka të bëjë me origjinën e dallimeve ndërmjet literales dhe metaforikes; tjetra ka të bëjë me ndryshimin ndërmjet metaforës dhe similes. Ato janë fiksione, jo se janë të pavërteta, por sepse janë në rastin e parë të padëshmueshme dhe në rastin e dytë lehtësisht të padallueshme. A mos ia kemi nisur nga literalja duke e shpikur më vonë metaforiken? Kjo është pikëpamja e Aristotelit

dhe ende mbetet standardi. Ne i dimë emrat e duhur të gjërave dhe arbitrarisht (ose poetikisht, në varësi të pikëpamjes tonë) ne zgjedhim të përdorim të tjera. Apo mos, siç sugjerojnë Vico e pas tij edhe Rousseau e fillojmë me trope dhe parafytyrime dhe arrijmë te literalja kur, në një fazë të mëvonshme të zhvillimit njerëzor, ne bëhemi të arsyeshëm? Gjuha literale do të ishte “ekonomia e praktikuar mbi metaforën”. Donoghue shpreson se Vico ka të drejtë, dhe kështu edhe unë. Por, ai gjithashtu di se parabola e rendit është një parabolë. Pa metaforiken literalja nuk do të ishte literale; vetëm sa do të ishte. Dhe pa literalen metaforikja nuk mund të ngjajë e pazakontë. Kështu që rendi (i gjërave) na ofron një preferencë magjike në të dyja rastet. A duam të ndihemi me këmbë në tokë, të lirë për të fluturuar, por më së shumti me prirje kah tokësorja? Apo duam të ndjejmë se kemi lëshuar shumë, se kemi harxhuar thesare të imagjinatës nëpërmjet përkushtimit tonë të ndrojtur ndaj arsyes së shëndoshë? Similetë, sugjeron Donoghue, nuk e ndryshojnë botën në mënyrën me të cilën e bëjnë metaforat. “Nuk ka një intencion të ndezur që bëhet gjuhë, e cila thotë se diçka është e ngjashme me diçka tjetër”. Kjo nuk është vetëm çështje gramatike, e një shenje ekskluzive krahasimi, megjithëse kjo gjasë është e rëndësishme. Është një çështje e veprimit imagjinativ. “Një simile krahason një gjë me një tjetër, pa ndryshuar asnjërin nga entitetet e krahasuara; është një tangent që nuk e zhvendos rrethin që prek”. Ne theksojmë përdorimin efektiv të metaforës për të thënë se çfarë nuk mund të bëjë një simile. Kjo është një pikë me shumë vend. Në skicat e romanit të tij të madh Proust e bën rrëfimtarin e tij të krahasojë veprimtarinë e të kujtuarit të zgjimit në një dhomë të panjohur. Në variantin final ai zgjohet në një dhomë të panjohur dhe përpiqet të kujtojë. Për më shumë, metaforat nuk merren vetëm me ngjash-

mëritë. Metaforat kanë në thelb krijimin e ‘shoqërisë së re’ për fjalët, gjërat dhe atributet, dhe ‘kërkesa thelbësore’ e tyre është që ato të jenë të ‘pahijshme’ një formë e një sjelljeje të keqe gjuhësore. Nëse dy ide bashkëshoqërohen në mendjen e shkrimtarit ose lexuesit, ato mund, dhe rrinë atje për çfarëdo arsyeje t’u pëlqejë- për arsye se janë kaq të ndryshme, për shembull. Megjithatë, similetë nuk duhen përçmuar. Ato “japin një hapësirë frymëmarrjeje në narracion”. E ‘Paradise Lost’ për shembull dhe ‘ti mund të bësh diçka më shumë se të frymosh në një hapësirë frymëmarrëse”. E megjithatë, pavarësisht gjithë këtij guximi dhe risie, libri i Donoghue përfundon me një episod të asaj që ai quan ‘dështim i bardhë”. Rasti ka të bëjë me një lexim të paharruar të poezisë së Stevens-it The Motive for Metaphor, ku motivi përkufizohet si “tkurrje nga/pesha e mesditës saporënë,/ ABC-ja e të qenit”. Tjetërkund Stevens shkruan për ca trëndafila që janë ‘një teprim që do të ndryshohet nga metafora”. Donoghue thotë me të drejtë se nuk ke se çfarë të bësh më Stevens-in në këtë lloj atmosfere. Nëse ai do të vazhdonte kështu ne do ta ‘kishim marrë për një realist të pandreqshëm”. Por, ai nuk është, ose kryesisht nuk është, dhe atë që ai quan ‘tkurrje’ Donoghue emërton si liri të mendjes. Donoghue është i gatshëm të thotë, siç edhe e cytin leximet e Stevens-it, se “thirrja e metaforës është e mallkuar”, thirrja është ‘për të ndryshuar botën duke u dhënë gjërave emrat e tyre”. Por është e mallkuar vetëm nëse ne dëshirojmë që ndryshimi të përmbyllet me modestinë e hamendësuar të këtyre emrave, apo të lejojmë veten të na vijë turp nga etiketa e përhershme e të tjerëve. Ne mund të duam të lëvizim nga gjuha e Adamit edhe po ta zotëronim, dhe dështimi në këtë rast do të ishte njëfarë suksesi. Nëse ne zgjedhim këtë alternativë atëherë ‘metafora’, siç shkruan Donoghue në përmbyllje të librit të tij, “do ta bëjë punë e vet transformuese një ditë tjetër”.


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

23

www.mapo.al

Librari

Erotizmi i rrëfenjave, thurja e tyre ekzotike dhe e ngarkuar, vjen nga ky dëshirim, nga kjo dridhje pambarim në pikën e orgazmës dhe vdekjes.

Titulli: Neveria Autor: Jean Paul Sartre Shqipëroi: Diana Çuli Botimet “Fan Noli”

Filozofia e Sartrit flet shqip me “Neveria” Pas përkthimit të trilogjisë “Rrugët e lirisë”, shkrimtarja Diana Çuli rikthehet tek lexuesit me një tjetër vepër të autorit francez Jean Paul Sartre. Sapo ka dalë në qarkullim romani “Neveria” (1938), shqipëruar nga Diana Çuli dhe nën logon e shtëpisë botuese “Fan Noli”. Filozofia e Sartrit ndoshta mund të përmblidhet me disa fraza të marra nga ky libër, ku mund të veçohet “... bota është ‘absurde’, pa arsye. Ajo është ‘me bollëk’. Ajo thjesht ekziston, pa ‘themel’. Gjërat dhe njerëzit ekzistojnë nga fakti dhe jo se kanë të drejtë’ (Neveria).... Për të vazhduar më pas me disa nga mendimet e tij esenciale si “... njeriu është absolutisht i lirë: ai s’ka asgjë tjetër për të bërë, veç jetën e tij, ai është një projekt. Ekzistenca paraprin thelbin. Angazhimi nuk është një mënyrë për të qenë i pavarur, por çfarëdolloj ngarkese...»e për të vazhduar më pas me «njeriu është i dënuar të jetë i lirë: mosangazhimi është një tjetër formë angazhimi, ndaj së cilës jemi përgjegjës...Për më shumë Zoti nuk ekziston, pra njeriu është i vetmi burim moraliteti: ai është i dënuar të krijojë moralin e tij”.

1001 libra që duhen lexuar para se të vdisni

Një Mijë e Një Net Anonim Titulli origjinal: Alf laylah wa laylah Gjuha origjinale: arabisht Botimi i parë: rreth v. 850 Rrëfenjat që përbëjnë koleksionin e njohur nga ne si Një Mijë e Një Net janë disa nga krijimet më të fuqishme dhe kumbuese në historinë e përrallave. Rrëfenjat, të cilat Sheherazadeja ia tregon Mbretit Shahryar përgjatë një mijë e një netëve, përfshijnë narrativa si “Sinbadi”, “Aladini” dhe “Ali Baba me dyzet hajdutët.” Këto tregime kanë një aftësi misterioze për të mbijetuar. Por teksa tregimet e Një Mijë e Një Net janë të mrekullueshme për familjaritetin dhe aktualitetin e tyre, ndoshta trashëgimia e tyre më e rëndësishme është koncepti i vetë narratives që del prej tyre. Pikërisht te Netët... një marrëdhënie e fshehtë dhe e frytshme gjen vend midis narratives, seksit dhe vdekjes—një marrëdhënie që ka ngelur burimi i prozës letrare që atëherë. Mbreti Shahryar ka zakonin e paturpshëm të zhvirgjërojë dhe vrasë çdo natë një vajzë, dhe Netët... hapet me Sheherazaden në pritje për të qenë viktima e radhës. E vendosur që të mos ketë një fat të tillë, Sheherazade e bind t’i tregojë përralla mbretit: në përputhje me planin e saj, ato rezultojnë kaq bindëse, kaq erotike, kaq joshëse dhe provokuese, sa që nga fundi i natës, mbretit nuk ia bën zemra ta vrasë. Çdo natë mbaron me një përrallë të papërfunduar, dhe çdo natë mbreti e ndal ekzekutimin e saj në mënyrë që të dëgjojë përfundimin. Por rrëfenjat që Sheherazade thur, për të qëndruar gjallë, janë nga ato rrëfenja që nuk arrijnë të mbarojnë, që kurrë nuk e arrijnë kulmin. Në fakt, tregimet janë të mbushura me njëfarë dëshire të pangopur: një papërfundim i hapur që na mban të mbërthyer duke lexuar dhe gulçuar, të etur për më shumë, ashtu si i lexon dhe gulçon Mbreti Shahryar. Erotizmi i rrëfenjave, thurja e tyre ekzotike dhe e ngarkuar, vjen nga ky dëshirim, nga kjo dridhje pambarim në pikën e orgazmës dhe vdekjes. Historia e Bambuprerësit Anonim Gjuha origjinale: japonisht Botimi i parë: Shekulli X Titulli alternativ: Historia e Princeshës Kaguya Titulli origjinal: Taketori Monogatari Historia e Bambuprerësit përmendet te Historia e Genji-t si “paraardhësi i të gjitha romancave”. Është gjithashtu edhe krijimi letrar japonez më i hershëm. Ka disa teori të ndryshme në lidhje me datën e saktë të shkrimit të tij, por besohet të jetë shfaqur nga fundi i shekullit IX apo fillimi i shekullit X. Pasunari Kawabata, një nga novelistët modernë më të mirë të Japonisë, zbuloi ritregimin e tij modern më 1998.

Është historia e Kaguya-hime-s, një princeshe jashtëzakonisht të bukur, e cila është gjetur nga një prerës bambuje kur ishte ende foshnje. Bukuria e saj bën për vete burrat e Japonisë dhe, në një përpjekje për ta parë të martuar, kujdestari i saj prerësi i bambusë zgjedh pesë dorëkërkues për të. E zemërakullta Kaguyahime, jo e gatshme për t’u martuar, u cakton pretendentëve detyra të pamundura. Pretendentët mashtrues përdorin paratë dhe pozitat e tyre për t’u munduar ta bindin princeshën që ata i kanë përmbushur detyrat e tyre. Një princ dërgon një ekip punëtorësh që të punojnë ditë e natë për t’i bërë një degë të artë princeshës; një tjetër paguan një burrë në Kinë që të gjejë një cohë që nuk digjet. Çdo dështim sjell një proverb. Një aventurë e shkuar keq është “kumbulla budallaqe” sepse këshilltari i madh, pasi kishte nuk kishte arritur t’i sillte princeshës xhevahiret e dragoit, i zëvendëson sytë e tij me gurë që ngjajnë si kumbulla. Ilustrimet e Masayuki Miyata’s të versionit të Kawabata-s janë të mrekullueshme dhe gati e vetme e përligj leximin e librit. Rrëfenja e Genji-t Murasaki Shikubu Jetëgjatësia: b.c 971 (Japoni), d.c. 1014 Botuar për herë të parë: shekulli XI Gjuha origjinale: japonisht Titulli në origjinal: Genji Monogatari Rrëfenja e Genjit është një nga prozat letrare më të hershme që edhe sot lexohet për kënaqësi nga një audiencë e gjerë. E shkruar të paktën pjesërisht nga Murasaki Shikibu, një grua në oborrin perandorak në Kyoto, është një strukturë e lirë që rrotullohet rreth jetës dashurore të djalit të perandorit, simpatikut dhe të lëçiturit Genji. Djaloshi i ri kalon një sërë peripecish emocionale dhe seksuale, përfshi përzierjen me figurën amësore Fujitsubo dhe me Murasakin, të cilën ai e adopton si fëmijë dhe e cila bëhet dashuria e vërtetë e jetës së tij. I detyruar të mërgojë si rezultat i një aventure seksuale të keq-këshilluar politikisht, Genji rikthehet për të arritur pasuri dhe pushtet, pastaj, në zi për vdekjen e Murasaki-t, tërhiqet në një tempull. Me Genji-n jo më në rolin kryesor, libri kalon në një portretizim më të errët të gjeneratës pasardhëse, para se të mbyllet arbitrarisht—ka mendime të ndryshme nëse vepra është e papërfunduar apo qëllimisht e pambaruar. Rrëfena e Genjit hap një dritare mbi botën e largët dhe ekzotike—jetën estetikisht të rafinuar të oborrit perandorak në Japoninë mesjetare. Këtu qëndron pjesa më e madhe e joshjes së përhershme së kësaj rrëfenje. Letërsia artistike përdor magjinë e vet për të bashkuar humnerat historike, kulturore dhe linguistike midis botës së Murasaki-t dhe botës sonë. Shumë mund të humbasin në përkthim, por lexuesit modernë joshen në identifikimin e emocioneve familjare në një kontekst kaq të largët dhe magjepsen kur reagimet dhe sjelljet e personazheve dalin çuditërisht të papritura.

Titulli: Rebeka Autor: Daphne du Maurier Shqipëroi: Amik Kasoruho Botime: Pegi

Një nga klasikët e romancës gotike “Rebeka” qe një nga librat më të shitur të kohës së tij (1938) dhe nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi, gjë që e lejon të cilësohet si “klasik”. Historia, e cila përmban elementë të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtitë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja; është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërke që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë. Autorja Daphne du Maurier (1907-1989), e cila u shpall Damë e Perandorisë Britanike në vitin 1969, filloi të shkruante tregime në moshën 20-vjeçare. Rrëfimet e saj janë përshtatur në film, “Rebeka” gjithashtu dhe pati sukses sa u vlerësua dhe me çmimin “Oskar” në vitin 1914. Titulli: Unë e doja Autor: Anna Gavalda Përktheu: Donika Omari Botimet ‘Linus’

Autore që godet me një stil të paimitueshëm Botohet në shqip romani “Unë e doja”, i autores franceze Anna Gavalda, një nga shkrimtaret më të suksesshme franceze. Adriani ka ikur. E ka lënë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët ndjehen si të shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t’i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në njëfarë mënyre e adhuron. Dhe kështu gjatë udhëtimit që ndërmarrin së bashku për në fshat, ai i rrëfen asaj për jetën e tij, se si dikur dhe ai kishte takuar dashurinë e tij të madhe, por s’kishte arritur dot të gjente aq kurajë sa të linte familjen. Më pas kjo e kishte bërë të vuante aq shumë. Në këtë rrëfim të tij të papritur Kloe sheh një mesazh që i drejtohet asaj vetë. “Unë e doja” është një roman që të godet me një stil të paimitueshëm e sugjestiv, prej një prej shkrimtareve më të vlerësuara të viteve të fundit në Francë e në mbarë botën. Titulli: Aroma e gjetheve të limonit Autor: Clara Sánchez Përktheu: Adrian Beshaj Botime: Dudaj

Një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji “Aroma e gjetheve të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji. Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Një ditë Hulian (Kristensen) i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vë jetën në rrezik.


8

24

E shtunë - e diel 03-04 maj 2014

www.mapo.al

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë –Elbasan, Loti III”

private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë. Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 14 932 180 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë)

LISTA E PASURIVE QE PREKEN PER EFEKTIN E NDERTIMIT TE AUTOSTRADES TIRANES- ELBASAN (segmenti Dalja e tunelit-Elbasan) Sip.pergji.

Nr.

Emri - Atesia - Mbiemri

Nr. Pasurise

Z.K

281 281/2 279 278/3 278/4 278 272 272/11 2073 2074 265/1 265/4 265 266/6 267/1 268 266 1787 1860 1937 1929 1981 2022 2009 2052 2094 2085 2055 2048 272/1 2044 1902 1968

2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583

Are

Are

Vlera.

Sip.shp.m2

cmimi

vlera

124 154 318 625 2859 1273 2500 842 2177 2180 100 303 669 483 217 50 1347 732 655 2022 1765 2555 1515 3615 465 788 610 735 700 1121 18 1748 3220

388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360

Shenime

totale

m2

Fshati MAMEL Z.K.2583 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 18 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35

Isuf Stafa Skender Stafa Skender Stafa Hysen Skora Hamdi Skora Durim Skora Beshir Skora Beshir Skora I Paidentifikuar I Paidentifikuar Riza Mallosi Musa Mallosi Sali Mallosi Sali Mallosi Kalem Drufi Shyqyri Haka Sulejman Drufi I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar

3400 800 1700 4300 8500 7000 2500 2500

1000 1000 2000 1000 800 500 2300

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360 14932180

konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion


kontrapedal

POLITICAL MIND

Tatoci

Karakteri, dhe pse politikani do të jetë në qendër të vëmendjes

Vladimir Myrtezai I gjithë ky rrëfim vjen nga n j ë ko h ë q ë ë s h t ë e

Ylli Pango

paimagjinueshme sot; nga realitete të hirta ku nuk ka garë për të kapur finishin, por si realitet i përsosur...

Po të supozojmë në një masë të madhe si të vërteta ato që

thamë në shkrimin paraardhës për politikanët, rezulton se në politikë në përgjithësi angazhohen jo të...

Pikëpamje intervistë Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Reforma në Arsimin e Lartë

Mapo Lunch / Mira Kazhani

Koloreto Cukali Tirana është si një picë pa asgjë

adrian Civici: Studentët do shkojnë në degët që përputhen me tregun e punës Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës, një prej 11 anëtarëve të Komisionit “Gjonçaj” për reformën në Arsimin e Lartë, shprehet se sistemi ynë universitar ka nevojë që të shkundet, jo thjesht që të largojë disa fenomene negative, jo duke parë nga e kaluara, por duke parë nga e ardhmja

Komisioni i posaçëm që u ngrit për Reformën në arsimin e lartë ka prezantuar tashmë draftin e parë. Ky draft ka ngjallur debate të shumta si para, ashtu dhe pas paraqitjes së tij. Çfarë mendoni se e bën kaq të ndjeshëm mjedisin universitar, por dhe më gjerë në raport me këto propozime që ju keni paraqitur?A bëhet më i lehtë punësimi i studentëve që do diplomohem mbasi kjo reformë të zbatohet? Do të doja ta nisja përgjigjen duke marrë shkas edhe nga shifrat e publikuara nga INSTAT-i mbi papunësinë, ku vihet re një rritje në nivelin 15.6%, por ku vihet theksi dhe tregohet se kjo papunësi vihet re tek të rinj me arsim të lartë, tek të cilët kjo shifër është dyfish më e lartë. Natyrisht që është një e dhënë shqetësuese. Shqipëria reflekton në njëfarë mënyre ato nivele papunësie që po reflektohen

Faqe 25

sot dhe në shumë vende të tjera në zhvillim si Shqipëria, por dhe në vendet e zhvilluara ose nga më të zhvilluarat, që gjithsesi janë me shifra papunësie të nivelit 12-15%. Pra në njëfarë mënyre, ekonomia jonë dhe perspektiva e zhvillimit, si dhe strukturat e ekonomisë shqiptare po tregojnë që nuk kanë qenë fort absorbuese për të krijuar vende të reja pune, sidomos për të rinjtë e diplomuar në nivelet bachelor dhe master. Po ta përkthejmë këtë situatë ekonomike dhe punësimi, unë mendoj se ajo mund të interpretohet në dy forma. Së pari, fuqia absorbuese e ekonomisë shqiptare nuk po krijon vende të reja pune në përputhje me brezat e rinj që vijnë në tregun e punës si efekt i strukturës demografike të popullsisë, së dyti lloji i vendeve të punës që ofrohet, pra cilësia dhe niveli që ka ekonomia, ofron vende pune që kërkojnë kualifikime të ulëta...


26

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

www.mapo.al

INTERVISTa

Reforma në Arsimin e Lartë Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës, një prej 11 anëtarëve të Komisionit “Gjonçaj” për reformën në Arsimin e Lartë, shprehet se sistemi ynë universitar ka nevojë që të shkundet, jo thjesht që të largojë disa fenomene negative, jo duke parë nga e kaluara, por duke parë nga e ardhmja

adrian Civici:

Studentët do shkojnë në degët që përputhen me tregun e punës Intervistoi Suadela Balliu

Komisioni i posaçëm që u ngrit për Reformën në arsimin e lartë ka prezantuar tashmë draftin e parë. Ky draft ka ngjallur debate të shumta si para, ashtu dhe pas paraqitjes së tij. Çfarë mendoni se e bën kaq të ndjeshëm mjedisin universitar, por dhe më gjerë në raport me këto propozime që ju keni paraqitur?A bëhet më i lehtë punësimi i studentëve që do diplomohem mbasi kjo reformë të zbatohet? Do të doja ta nisja përgjigjen duke marrë shkas edhe nga shifrat e publikuara nga INSTAT-i mbi papunësinë, ku vihet re një rritje në nivelin 15.6%, por ku vihet theksi dhe tregohet se kjo papunësi vihet re tek të rinj me arsim të lartë, tek të cilët kjo shifër është dyfish më e lartë. Natyrisht që është një e dhënë shqetësuese. Shqipëria reflekton në njëfarë mënyre ato nivele papunësie që po reflektohen sot dhe në shumë vende të tjera në zhvillim si Shqipëria, por dhe në vendet e zhvilluara ose nga më të zhvilluarat, që gjithsesi janë me shifra papunësie të nivelit 12-15%. Pra në njëfarë mënyre, ekonomia jonë dhe perspektiva e zhvillimit, si dhe strukturat e ekonomisë shqiptare po tregojnë që nuk kanë qenë fort absorbuese për të krijuar vende të reja pune, sidomos për të rinjtë e diplomuar në nivelet bachelor dhe master. Po ta përkthejmë këtë situatë ekonomike dhe punësimi, unë mendoj se ajo mund të interpretohet në dy forma. Së pari, fuqia absorbuese e ekonomisë shqiptare nuk po krijon vende të reja pune në përputhje me brezat e rinj që vijnë në tregun e punës si efekt i strukturës demografike të popullsisë, së dyti lloji i vendeve të punës që ofrohet, pra cilësia dhe niveli që ka ekonomia, ofron vende pune që kërkojnë kualifikime të ulëta, profesione të paguara me paga të vogla, çka nënkupton mospërputhje midis ambicieve dhe përgatitjes profesionale që ka një i ri i diplomuar në universitet me atë që ofron tregu i punës. Nëse do të kishte ekonomia mundësi për vende pune me një natyrë cilësore, do të thosha që punësimi tek të rinjtë do ecte më normalisht. Pra ne kemi dy sfida përpara dhe besoj se dhe reforma në arsimin e lartë, të paktën njërën nga këto përpiqet ta adresojë shumë saktë: përputhjen e diplomave të arsimit të lartë me strukturën e ekonomisë dhe dinamikën e saj, me strukturën e vendeve të punës dhe me vazhdimin gradual e të natyrshëm nga universiteti në botën e punës dhe karrierën profesionale pa pasur këtë pengesën e tmerrshme të “punësimit të parë” që vihet re

tek të rinjtë. Madje, në vendet e BE-së por dhe vende të tjera, në statistikat e tyre e masin me shumë imtësi këtë periudhën 1-3 vjet të daljes nga momenti i diplomimit në momentet e punësimit duke llogaritur indikatorë të tipit se sa përputhet punësimi i parë me specializimin në diplomë, brenda sa muajve punësohet një i ri i sapodiplomuar, sa herë e ndryshon punësimin në tri vitet e para të punësimit, dhe si përputhet ecuria e tij në pagë me nivelin e kualifikimit që ka pasur, çka tregon se vëmendja për këtë segment kohor dhe pjesë dinamike të shoqërisë është e madhe. A kanë universitetet tona lidhje të ngushtë me tregun e punës dhe llojet e profesioneve apo kompetencave që kërkohen në këto tregje? A duhet që publiku i gjerë të besojë se reforma në arsimin universitar po përpiqet t’i japë përgjigje edhe këtij shqetësimi? Për të ardhur tek reforma e arsimit të lartë, jo thjesht si reformë ndryshimesh të vogla e rregullimesh të pjesshme të sistemit universitar, por dhe si rikonceptim të këtij sistemi, dua të përmend një fakt interesant që të bën të reflektosh. Në 2-3 dekadat e fundit, por sidomos në këtë fillimshekulli të ri, ka një ndryshim të madh të tendencës së punësimit dhe rolit të universiteteve në këtë tendencë. Nëse më parë profesionet ishin si të thuash të gatshme e të “formatuara”, dhe në njëfarë mënyre, ai që mbaronte universitetin kërkonte një profesion që ekzistonte, përputhja ishte gati 90-95% midis diplomës që kishte dhe profesionit që duhet të gjente. Sot, sipas shumë studimeve që bëhen, në vendet e zhvilluara kjo ka zbritur në 50%, çka do të thotë se 50% e atyre që mbarojnë shkollën në njëfarë mënyre duhet ta krijojnë vetë punën, duhet ta krijojnë vetë shërbimin, duhet ta ndërtojnë vetë karrierën e tyre, sepse mjedisi të lejon të jesh kreativ dhe performant. Globalizimi dhe zhvillimet e vrullshme teknike, teknologjike e inovacionet hapin çdo ditë mundësi e potencialitete të reja. Dhe pikërisht në këtë sens, universitetet nuk duhet të jenë e të konceptohen më si sisteme të ngurta me një kategori dijesh që lidhen strikt me disa profesione, por duhet të jenë vende ku zhvillohet mënyra e të menduarit, kreativiteti, ku njihen sektorët profesionalë, ku mësohet sesi të ndjekësh dijen në evolucionin e saj mjaft dinamik, sepse dija dhe informacioni evoluojnë shpejt. Nëse studenti del i formuar në këtë mënyrë e me këtë vizion, atëherë ai ka shanse të punësohet më shpejt, duke e “krijuar” më shpejt vendin

e punës. Ne i pyesim vazhdimisht studentët tanë të diplomuar se ku punojnë, dhe ata që kanë mbaruar 3 ose 4 vite më parë, shpeshherë na thonë disa vende pune ose shërbime që nuk janë nga ato profesione tipike që ne kemi mësuar ose pretendojmë që duhet të mësojë një student në universitet. Dhe kjo mendoj është dhe një nga arsyet që sistemi ynë universitar ka nevojë që të shkundet, jo thjesht që të largojë disa fenomene negative, jo duke parë nga e kaluara, por duke parë nga e ardhmja: çfarë duhet të përmirësojë që diploma të bëhet arma e atij që përballet me karrierën dhe mbi të gjitha me sfidën e punësimit. Këtë logjikë dhe këtë shqetësim do ta gjeni në gjithë materialin e draftit të reformës së arsimit të lartë. Disa çështje kanë hapur debate, sidomos çështja e financimit. Ideja që do të barazohet në financime në baza konkurrence universiteti publik me universitetin privat, ka shkaktuar reagime jo të vogla. Në draft thuhet se, universitetet private do të jenë të kualifikueshme për të marrë fonde publike nëse shndërrohen nga universitete private në fondacione jofitim-

prurëse. Si do të ndodhë kjo konkurrencë, mbi çfarë bazash do të konkurrohet, por përpara qëndron dhe një pyetje më specifike: përse një universitet privat do ta shpallte veten fondacion jofitimprurës? Shndërrimi në Fondacion apo OJF duhet parë si një lloj strategjie e re e zhvillimit të universitetit, si një nga mënyrat apo modelet e funksionimit të universitetit. Po të shikojmë sot universitetet më të mira dhe më në zë të botës, qoftë ato amerikane, britanike, italiane, franceze, gjermane, polake, japoneze etj., që janë me këtë status, ato janë krijuar si fondacione kur krijuesit apo grupi i atyre që i ka krijuar, ka menduar se ato duhet të ofrojnë një shërbim publik ku ato i përkasin gjithnjë e më tepër shoqërisë dhe nevojës për të prodhuar dije dhe studentë cilësorë, dhe gradualisht themeluesit e tjetërsojnë këtë lloj aktiviteti privat në një shërbim publik. Koncepti i fitimit duhet parë në disa aspekte, është tjetër e ardhura nga puna në një universitet dhe rikthimi i fitimit si investim në këtë universitet, dhe është tjetër fitimi kur ti e trajton atë si bi-


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

27

www.mapo.al

“Nëse ju ngritët shqetësimin se si shpjegohet që ka të rinj të diplomuar akoma të papunë, kjo vjen dhe nga fakti që ne nuk kemi politika të orientuara për disa lloj specializimesh që përputhen me strukturën e ekonomisë, me nevojat që ka ekonomia shqiptare” .

Universitetet, riorganizim në funksion të cilësisë dhe standardeve

znes, si ndërmarrje dhe thjesht “prodhon” për të fituar. Ajo që është menduar në draftin e reformës për arsimin e lartë është pikërisht shndërrimi i dy tipeve të universiteteve që ne kemi sot, në një formë të përbashkët “universiteti publik”. Ne kemi universitetet shtetërore dhe universitete private që mendohet të shndërrohen në universitete publike, kemi dhe disa universitete që tashmë janë themeluar si fondacione. Vetëm kjo kategori universitetesh është ajo që preket dhe ndikohet nga reforma. Universitetet që dëshirojnë të qëndrojnë në statusin “privat” natyrisht që mund të qëndrojnë, por nuk mund të përfitojnë nga efektet, sidomos ato financiare të kësaj reforme. A mund të kihet një ide më e qartë se cili do jetë pronari i universiteteve që propozohen në draftin e paraqitur nga komisioni “Gjonçaj”? Për çështjen e pronësisë është marrë për bazë kryesisht modeli britanik dhe deri diku elemente të modelit amerikan, ku universiteti nga pikëpamja juridike është pro-

në e pedagogëve dhe e studentëve, në njëfarë mënyre është një pronë e të gjithë shoqërisë dhe administrohet nga një bord specifik administrimi apo besimi, i cili është kujdestari kryesor që përfaqëson interesat e shoqërisë, shtetit, pedagogëve dhe studentëve për ta drejtuar dhe administruar universitetin në funksion të realizimit të qëllimeve të tij. Ka një ndarje të qartë midis linjës akademike që fillon që nga senati dhe vazhdon me rektorin, dekanët, shefin e departamentit etj., dhe një linjë të administrimit menaxherial dhe financiar që fillon me CEO-n, drejtuesin menaxherial e financiar për të vazhduar më pas me financierët dhe menaxherët e niveleve të ndryshme, të cilët garantojnë mirëfunksionim financiar. Në këtë bord që menaxhon universitetin, është e përfaqësuar dhe qeveria, sepse në disa raste një pjesë e këtij bordi mendohet se mund të zgjidhet nga kryeministri, Parlamenti, autoritetet lokale, siç mund të jenë prefekti apo kryetari i bashkisë në rastin e universiteteve rajonale, ka përfaqësues të pedagogëve dhe trupit akademik ashtu sikurse mendohet se do të ketë përfaqësues edhe të shoqërisë civile, studentëve, nga biznesi, sepse nëse do të kërkohet që biznesi të financojë më shumë universitetet, siç ndodh rëndom sot në vendet e zhvilluara, natyrisht që ai do të jetë pjesë e menaxhimit, dhe kjo edhe për faktin se “produkti” që prodhojnë universitetet “konsumohet” nga ky biznes. Ai është i interesuar që specializimi dhe kualifikimi i duhur të ndodhë direkt në universitet dhe jo të kthehet në kosto shtesë për biznesin kur ai të punësohet. Pse lind pikërisht tani nevoja e këtij reformimi në arsimin e lartë… apo ajo ka qenë në planet e kahershme dhe tani po finalizohet? Shqetësimet për cilësinë e arsimit të lartë nuk janë të djeshmet apo të reja. Vazhdimisht ne konstatojmë që cilësia dhe standardi i universiteteve tona në raport jo vetëm me vendet e rajonit por përgjithësisht me vendet e BE-së ku duam të integrohemi lë shumë për të dëshiruar. Duhet pranuar që cilësia dhe standardet në universitetet tona, në ato shtetërore e ato private nuk është në standardet e duhura. Mendoj se e keq ja nuk qëndron tek fakti i ndarjes në universitet shtetëror apo privat, por qëndron tek koncepti dhe standardi që shoqëria shqiptare kërkon nga universitetet, ose tek fakti se një pjesë e madhe e pedagogëve dhe studentëve e mendojnë universitetin thjesht si një mënyrë për të marrë një diplomë e gjetur një vend pune. Duhet të nxjerrim në plan të parë, me zë shumë të lartë, nevojën për standarde dhe diploma cilësore. Dhe nëse kthehemi tek pjesa financiare e universitetit, në Shqipëri për shkaqe që dihen, financohen rreth 400-500 euro për student/vit, ndërkohë që vendet më të fundit të BE-së, si Bullgaria dhe Rumania e kanë 2800-2900 euro, pa folur për Portugalinë që tani ka dalë e parafundit me 3500 euro për student/vit, apo Italinë e Francën që financojnë 8000-11000 euro/vit për student, ose SHBA me 22000 euro/vit. Kuptohet se, nëse ne jemi 7,8 apo 20 herë më pak në këtë lloj financimi për student, çfarë cilësie mund të ketë universiteti...Por çështja e financimit ndërthuret me strukturën e financimit. Ne sot kemi një financim të ndarë me thikë: ose buxheti i shtetit për universitetin shtetëror dhe një pjesë e vogël nga pagesat dytësore të studentëve, ose krejtësisht studenti në universitet privat. Po të shikosh strukturën e universiteteve në vendet e zhvilluara janë të paktën 5 aktorë që marrin pjesë në financim: buxheti i shtetit, pushteti lokal, bi-

Po t’i referohemi jo vetëm modelit britanik që ne e përmendim shpesh, në fakt shteti është gardiani i këtyre standardeve përmes politikave publike. Pasi shteti realizon akreditimin në mënyrë të rregullt, të plotë dhe të saktë, realizon rankimin e universiteteve, garanton standardet, vendos disa kufij për kuotat e pranimit, garanton transparencën e vetë sistemit, orienton fondet dhe bursat sipas interesave kombëtare e lokale... znesi, shërbimet që bëjnë universitetet dhe krijojnë të ardhura dhe pagesat e studentëve. Kjo reformë tenton pikërisht këtë gjë, të hapë financimin e universiteteve që ato të kenë mundësi të prodhojnë programe më cilësore, diploma me standarde, të ketë më shumë pedagogë për student, më shumë laboratorë, më shumë libra e biblioteka etj. Pra, vëmendja ndaj studentit dhe mundësia e angazhimit me studentin të jetë shumë më e madhe se sot. Po shteti, çfarë përgjegjësish do ketë ndaj universiteteve dhe arsimit të lartë në përgjithësi? Duke iu zbehur autoriteti dhe kontrolli që i buron nga financimi i pjesshëm, mos vallë do ta zbehë rolin dhe prezencën e tij në detyrimet që ka ndaj arsimit të lartë? Ajo që kërkohet në këtë reformë është një përgjegjësi e re që merr shteti për të garantuar cilësinë dhe standardet, në sensin që, nëse universitetet kalojnë nga shërbim shtetëror në shërbim publik, do të thotë se dhe roli i shtetit nuk është thjesht një financues i këtij sistemi, por garantues i cilësisë dhe standardeve të tij. Po t’i referohemi jo vetëm modelit britanik që ne e përmendim shpesh, në fakt shteti është gardiani i këtyre standardeve përmes politikave publike. Pasi shteti realizon akreditimin në mënyrë të rregullt, të plotë dhe të saktë, realizon rankimin e universiteteve, garanton standardet, vendos disa kufij për kuotat e pranimit, garanton transparencën e vetë sistemit, orienton fondet dhe bursat sipas interesave kom-

bëtare e lokale, jep një seri bursash për studentët e talentuar, me probleme sociale, ose kur studenti shkon në ato degë që janë me interes kombëtar. Nëse ju ngritët shqetësimin se si shpjegohet që ka të rinj të diplomuar akoma të papunë, kjo vjen dhe nga fakti që ne nuk kemi politika të orientuara për disa lloj specializimesh që përputhen me strukturën e ekonomisë, me nevojat që ka ekonomia shqiptare. Kjo nuk i lihet rastësisë, dhe në kuadrin e këtij sistemi që po propozojmë, përmes bursave shtetërore, studentët favorizohen të shkojnë në ato degë që përputhen me strukturën dhe i paraprijnë ndryshimeve të ekonomisë sonë. Krahas kësaj janë propozuar dhe disa ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e kolegjeve profesionale dyvjeçare, Bachelor-in profesional, futja e një masteri të nivelit të lartë ekzekutiv, etj. Futja e këtij masteri ekzekutiv 2-vjeçar i një niveli të lartë bën që shumica që duan evoluimin në karrierë të ndjekin këtë lloj masteri, duke e bërë doktoraturën diçka më të afërt në lidhje me universitetin dhe me departamentin. Së fundmi ka dhe një element të ri trajtimi i veçantë i disa universiteteve apo më tepër programeve me status të veçantë, siç është rasti i sporteve, i arteve, i mjekësisë e veterinarisë etj, ku ndërhyrja/prezenca e shtetit mendohet të jetë maksimale. Ndërkohë, propozohet dhe një riorientim gradual i universiteteve rajonale drejt drejtimeve profesionale të lidhura kryesisht me rajonet ku ato veprojnë dhe në shërbim të zhvillimit të këtyre rajoneve duke kufizuar praktikën e universalizmit në çdo universitet, sepse nuk kemi as kapacitetet e pedagogëve dhe as mundësitë që ta kemi kaq të shpërndarë sistemin universitar. Kur pritet që të zbatohet kjo reformë? Si është menduar që të mblidhet e pasqyrohet mendimi dhe propozimet e grupeve të interesit, përfaqësuesve të universiteteve e shoqërisë civile, etj? Dëshiroj thjesht të qartësoj këtë procedurë. Ne ishim një grup prej 11 profesorësh që, në përputhje me angazhimin e Kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për një reformë rrënjësore në sistemin universitar shqiptar, punuam rreth 3-4 muaj, morëm disa eksperienca të mira e eficente të organizimit të universiteteve në nivel ndërkombëtar, u nisëm nga realiteti shqiptar që duhet ndryshuar jo vetëm në aspektin financiar por dhe në atë organizativ, si konceptimin që duhet të kemi e synojmë për një sistem të arsimit të lartë perspektiv në 2-3 dekadat e ardhshme. Mbas prezantimit publik të draftit të parë, muaji maj është lënë në dispozicion të debateve e diskutimeve sa më të gjera pikërisht për faktin që të gjithë njerëzit e interesuar, pedagogët, autoritetet e kësaj fushe, studentët, senatet, rektorët, pra gjithkush që është i interesuar dhe dëshiron, mund të propozojnë, të kontribuojnë, të dërgojnë mendimet dhe sugjerimet e tyre. Ministria e Arsimit ka hapur një adresë të veçantë, ku gjithkush mund të dërgojë kontributin e tij. Nga ana e grupit ka një vëmendje të veçantë e maksimale për gjithçka botohet në median e shkruar dhe elektronike, ndërkohë që do organizohen dhe një sërë takimesh me senatet e universiteteve, rektoratet, këshillat e profesorëve, studentët etj. Nëse të gjithë do të angazhohen seriozisht për të dhënë mendimet, bërë kritika konstruktive e propozuar ndryshime, këto do të pasqyrohen sa më besnikërisht në draftin final, që pastaj do të ndjekë rrugën e tij të miratimit administrativ, politik e ligjor.


28

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

Vini re edhe një aspekt tjetër interesant: Në botë ka pasur më parë një dallim të dukshëm midis biznesmenit e politikanit. Ai dallim qëndronte kryesisht në faktin se biznesmeni i vërtetë a i suksesshëm vinte paratë mbi pushtetin, kurse politikani i karrierës a ai profesionist a i suksesshëm vinte pushtetin mbi paranë...

Tipare të politikanëve (II)

Karakteri, dhe pse politikani do të jetë në qendër të vëmendjes Prof. Dr. Ylli Pango

P

o të supozojmë në një masë të madhe si të vërteta ato që thamë në shkrimin paraardhës për politikanët, rezulton se në politikë në përgjithësi angazhohen jo të moralshmit. Pra, në politikë nuk angazhohen a nuk iu pëlqen në përgjithësi të angazhohen, as profesionistët e rangut të lartë, as shkencëtarët e as artistët e suksesshëm, por as edhe njerëzit me principe që kryejnë detyra a kanë profesione të ndryshme nga ai i politikanit. Përgjithësisht, edhe sipas konceptimit të hershëm tradicional, intelektuali i mirëfilltë, përgjithësisht i rri larg politikës. Baballarë intelektualë, mjekë, inxhinierë, teknicienë të njohur, të së shkuarës, pothuaj gjithmonë i kanë këshilluar, madje u kanë lënë amanet bijve t’i rrinë larg politikës e të ndjekin zanatet e baballarëve, zanate të nderuara që gjithnjë u kanë dhënë bukë e respektin e njerëzve. Por janë të shumtë dhe njerëzit e thjeshtë, jo të prirur për t’u dukur, as për lavdi a tepri, a në rastin më ekstremal as për të bërë keq, por që ndjekin fatin e tyre me një lloj modestie, pa menduar kurrë të angazhohen në politikë. Dhe këto fakte, sipas të cilave politika tërheq pak njerëz të mirë, intelektualë, profesionistë të talentuar fushash të ndryshme, tregojnë se politika, nuk është as terreni e as profesioni i më i të mirëve, madje as i të mirëve. Në vende si yni, në ato kohëra (të diktaturës), angazhoheshin në politikë njerëz më biografi të mirë, por edhe shumë me prirje për të spiunuar shokët. Kishte të angazhuar edhe nga ata që nuk shkëlqenin në mësime e mbulonin këtë me aktivitete rinore e më vonë partiake. Këta shpërthyen me shumicë sidomos në vitet e pluralizmit kur edhe shkolla u ul tej mase si nivel kërkese dhe të paaftët e çdo fakulteti, iu ngjitën a bashkëngjitën partive për t’u bërë deri në nëpunës të lartë shteti. Natyrisht nuk mungonin as atëherë e nuk mungojnë as sot edhe studentë a profesionistë me ambicie të mëdha, që arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime, por që veç kësaj kuptojnë edhe se pa një parti politike ku të aderojnë, nuk arrihet në nivelet e larta të karrierës. Këta i bëjnë të dyja, nën tutelën e kujdesshme të liderëve jo aq të aftë, që i mbajnë pranë se iu duhen, por gjithnjë larg kulmeve të karrierës, me frikën e zënies në një të ardhme, të vendit të kreut që duan ta ruajnë përjetësisht për vete. Nga ana tjetër politika është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë në qendër të vëmendjes, dhe të gjithë këta që përmendëm më sipër, por jo njeriu i thjeshtë, kanë tendencën ta kërkojnë këtë. Politikani ka gjithashtu nevojë për një përforcim emocional të vazhdueshëm, kërkon vëmendje, ka nevojë për të mbajtur lart vetëvlerësimin. Kjo është a quhet ndryshe edhe pjesa “love me” e politikanit. Në këtë aspekt, ai është si aktori, superstari, që performon vazhdimisht e kërkon duartrokitjet që i takojnë a që mendon se i takojnë. Një politikan që nuk di të jetë në qendër të vëmendjes, madje që nuk di as ta sajojë këtë rol qendror qoftë edhe me artifice, është i destinuar të humbasë protago-

nizmin e vet e herët a vonë të largohet nga politika. Pikërisht për këtë arsye veç të tjerash, në mjaft raste, në kohërat moderne, politika bashkëpunon me median për të marrë prej saj protagonizmin e kësisoj feedback-un e njerëzve. Deri aty sa njihen a dihen politikanë tek ne, që ndjekin gazetarët e rinj (pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të tillë në këto dekada) deri në disko, duke iu kërkuar t’i marrin në intervistë. Kësisoj, ndryshe nga paparacët në botë që ndjekin e përgjojnë politikanin, tek ne politikani ka qëlluar të ndjekë gazetarin a paparacin, për t’u marrë prej tij në intervistë a për t’u shfaqur në faqe gazetash a ekrane televizionesh si interesant deri edhe me jetën e tij intime. Kjo sidomos kur ka menduar se po humbet reputacionin a po largohet nga protagonizmi politik. Protagonizmi mbetet ndër synimet më të qarta e të hapura të cilitdo politikan a të cilitdo që kërkon të hyjë në politikë a të bëjë karrierë në të. Pa protagonizëm nuk ka politikë, dhe politika është veç të tjerash edhe art i protagonizmit, madje atij më të spikaturit, sidomos në kohërat e sotme, kur media a pronarët e saj mund të fabrikojnë edhe heronj a superstarë politikanë nga hiçi. Politikanët kanë sot një tufë me njerëz, këshilltarë të zyrtarizuar ose jo, të cilët i këshillojnë a mësojnë lidhur me pozicionet a qëndrimet që duhet të mbajnë, në publik a në mjedise politike, lidhur me protagonizmin, daljen nga situatat, përgatitjen e fjalimeve, stratagjemat politike, përgjigjet e kulturuara a me humor, ato me kripë a ato që dëshmojnë kapacitet, ato që duhet t’u japin kundërshtarëve, sidomos kur përballen në debate me ta e sidomos kur këta i sulmojnë rreptë. Dhe kështu qëllon të dëgjojmë madje edhe tek ne, shprehje a batuta politikanësh hedhur si hobe mbi kokën e kundërshtarëve të tyre, që dëshmojnë kulturë letrare (kur politikanët në fjalë nuk janë shquar kurrë si lexues librash madje as libërthash), njohje arti (kur nuk kanë hyrë kurrë në një ekspozitë arti), a shkence (kur në lëndët përkatëse kanë mbetur në klasë a mezi u është dhënë nota e mëshirës, viteve të shkuara studentore). Politikanët kanë një tufë me njerëz që i këshillojnë ata për pozicionet që duhet të mbajnë karshi grupeve a shtresave të caktuara, çfarë duhet t’u thonë disa grupeve njerëzish e çfarë ca të tjerëve. Ata u mësojnë atyre një numër mënyrash për të dalë nga çdo situatë, për t’iu përgjigjur pyetjeve, në mjaft raste sa më turbullt të jetë e mundur. Në këtë aspekt pra vërehet se protagonizmi i politikanit, është i mbështetur e i ushqyer nga një ekip i tërë, që si ai i superstarëve të kinemasë apo yjeve të futbollit a sporteve popullorë, kujdesen për “muskujt” e trurit të tij, mimikën, shprehjet faciale, kostumet, frazeologjinë, pantomimën. Dhe kjo është e natyrshme. Nga fati i politikanit, sidomos atij lider a atij goxha të madh, varen e janë të lidhura fort me të, fatet e mjaft njerëzve të tjerë që kanë afërsi me të, që punojnë për të e me të, pra dhe i ekipeve që i shërbejnë atij. Përmbysja e poli-

tikanit a e partisë së tij sjell aq ndryshim në fatet njerëzore të sa e sa njerëzve, të familjeve të tyre, të punësimit a mirëqenies ekonomike të këtyre njerëzve, e kjo sidomos në vende me demokraci të pazhvilluara e pa rregulla loje si i yni, ku humbjet e zgjedhjeve a rëniet e politikanëve shoqërohen me humbje vendesh pune a pozicionesh administrative nga më të ndryshmet. Vini re edhe një aspekt tjetër interesant: Në botë ka pasur më parë një dallim të dukshëm midis biznesmenit e politikanit. Ai dallim qëndronte kryesisht në faktin se biznesmeni i vërtetë a i suksesshëm vinte paratë mbi pushtetin, kurse politikani i karrierës a ai profesionist a i suksesshëm vinte pushtetin mbi paranë. Në kohërat e sotme ka mjaft shembuj të shkrirjes a konvergjencës së këtyre dy roleve tek njëritjetri. Kështu, politikanë të mëdhenj kanë biznese të mëdha, nganjëherë të hapura e në di-

sa raste të fshehura. Anasjelltas, biznesmenë të mëdhenj kanë tentuar të hyjnë në politikë madje me synimin për të arritur në majën më të lartë të saj, në postin e presidentit a zv/presidentit (rasti i Mit Romney, Ross Perrot) etj., ose kanë arritur të hyjnë në politikë e kanë bërë një karrierë të suksesshme atje, mpleksur me zotërimin e një biznesi të madh e të suksesshëm (Dick Cheney etj.). Tek ne ky fenomen po shfaqet gjithnjë e më shumë, e sidomos në krahun që e bën biznesmenin politikan. Kjo edhe për faktin se fushatat tona po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme, të tipit amerikan, dhe të marrësh pjesë në zgjedhje a të “kapësh” një karrige deputeti, kërkon në mos një fond politik të konsoliduar, patjetër para të madhe d.m.th biznes a mbështetës që të ta japin atë. Aspekti i kundërt, pra ai i kalimit të politikanit në biznes, është përgjithësisht shumë më i kamufluar, edhe për shkak të fshehjes së pasurisë nga ana e politikanit që ka aksione biznesi të fshehura e vazhdon njëherazi politikën, apo edhe nga ana e atij që lë politikën, por merret me biznes fshehtaz apo i mbuluar nga të tjerë. Në këtë aspekt mund të thuhet se të dy këto profesione në një aspekt janë “biznese” të mëdha, e po kalojnë tek njeri tjetri, a ushqejnë njeri tjetrin, po ndërthuren a janë pjesë e njëri tjetrit. Pushteti kërkon pushtetin, dhe si të tillë, të dy këto pushtete, a biznese nuk mund të mbijetojnë pa njëri tjetrin. Madje nuk mbijetojnë dot a e kanë si frymën, edhe një media nga pas a një media bashkangjitur, që t’i mbështesë sa herë të kenë nevojë të baraspeshojnë forcën me kundërshtarët bashkëqeverisës a më qartë, konsekutiv-qeverisës, a të shantazhojnë ata që kërcënojnë absolutizmin e pushteteve të tyre. Kësisoj këto zanate mjaft fitimprurëse kalojnë natyrshëm nga njeri tek tjetri dhe në kohërat e sotme tek ne flitet qartazi për trianglin pushtet politik-biznes-media, që e zotërojnë oligarkisht a në trajtë monopoli, disa individë a grupe të vogla individësh, që kanë në dorë pushtetin real, të cilin zor se ua shkul njeri për një kohë të gjatë. Nëse do të hidhej ideja se kjo përzierje triangël-komplekse e fundit nuk iu takon liderëve të vërtetë, atyre që kanë pasion, dashuri, madje prirje, politikën dhe vetëm atë, pushtetin në vetvete si epsh, e kalërimin e përjetshëm; duhet të vëmë në dukje se edhe këto raste individësh disi utopike, sado të rralla a të pabesueshme qofshin e me lakmi të munguar për para e mirëqenie materiale; g jithsesi nuk mund të mbijetojnë a vinë në pushtet pa ushqimin a feedbackun e triangleve të mësipërm; edhe në mos qofshin vetë pjesë e tyre, por së paku mbështetës të tyre, bashkautorë a frymëzues në krijimin e tyre, shkurt, pjesë organike e tyre.


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

www.mapo.al

Kontra

edal

Njerëz të ndodhur në një konflikt, pa mundësinë për të zgjedhur, por me një formë të dukshme për t’u përmbushur në misionin e tyre si qenie në botë. Një lloj njeriu mahnitës për të lundruar në kohë nga ajo më sublimja, bash dhe krejt si vepër arti

I

Vladimir Myrtezai

gjithë ky rrëfim vjen nga një kohë që është e paimagjinueshme sot; nga realitete të hirta ku nuk ka garë për të kapur finishin, por si realitet i përsosur nën një regjim të mbyllur, ku nuk ndjen ankth, dhe fatin e ke të mirëpërcaktuar që më parë. I dorëzuar krejtësisht para këtij kushti, ti do mund të ndërtosh ecejaken e mbijetesës me pikatoret e kënaqësisë njerëzore, duke sfiduar gjithçka që të rrethon: vendndodhjen, kohën paralele, llojin, mundësitë e projektuara e shumëçka tjetër. Njerëz të ndodhur në një konflikt pa mundësinë për të zgjedhur, por me një formë të dukshme për t’u përmbushur në misionin e tyre si qenie në botë. Një lloj njeriu mahnitës për të lundruar në kohë nga ajo më sublimja, bash dhe krejt si vepër arti. *** Ndryshimet e shpeshta klimaterike nuk bënin gjë tjetër veçse ndryshonin pjesën shoqëruese të personazheve tashmë mitikë në qytetin verior. Qyteti vetë merrte formën e zhvendosur dukshëm të këtyre personazheve, që në fakt qenë fryma, mentaliteti dhe energjia e shpërndarë në atmosferë, që ndërtonte më pas klimën e përshtatur mes psikozës njerëzore e përshtatjes arkitektonike si shtojcë e saj. Dukej që vetë format e urbanistikës, të hibridizuara, propozonin në ndjellje skenar nga më të mrekullueshmit në shtresën dhe zhargonin njerëzor. Kështu, sikur i ftonin personazhet të jepnin zë, tinguj dhe batuta si stoli për ngjarjet. Tatoci qe pozicionuar në kohë të përshtatshme e të papërshtatshme njëherësh. Ai përdorte një biçikletë të markës italiane “Bianki”. Në kokë hidhte një kapele republike. Me damar të kërcyer, trup eshtak dhe një stërmasë miopie që e detyronte të mbante syze. Duke qenë se i pëlqenin ëmbëltoret, miksonte gjëra të pabesueshme në ushqim. Kishte gjithnjë një të qeshur që të ngjitej për kujtesë dhe nuk ruante kufij moshe në emër të përshtatjes. Ai shpërndante një energji-lëvizje që të linte pa mend. Futej lehtësisht në bisedë dhe shquhej për një shpirt të lirë e bredharak. Nga profesioni qe revizor në një ndërmarrje rrobaqepësie, e dominuar me gra si krah pune. Atij i pëlqente të shoqërohej me atë që quhej (në formë të pashpallur, e padekretuar me vendim e vulë) “elitë” e qytetit. Shoqërohej me personazhe të njohur e të veçantë dhe frekuentonte shpesh estradën e qytetit. Ishte i divorcuar, por që, me kompromis, apartamentin e tij e ndante me ish-gruan, dhe padyshim, në net të vetmuara, teatrin e rrugës e kthente në shtëpi për të hyrë në krevatin e ishgruas për nevoja të ngutshme, sa herë që, me sa dukej, nuk i kontrollonte dot. Kur ky personazh nisi t’i mungonte qytetit, seriozisht, në formë të besueshme, nga një rrëzim prej biçikletës së tij legjendare, pa mëdyshje që, dëshpërimisht, qytetit do t’i mungonte një perlë nga anonimati njerëzor. Një karakter në përsëritje të postuar e të shumëfishuar, që nuk e zëvendësonte dot asnjeri. Një njeri unik, që po ta zhvendosje në kohë, krahasuar me shumën e karaktereve që bënin një provincë, ai do qe nga më të papërsëritshmit në llojin dhe ngjyrën e vet. Të dukej sikur ndalonte kohën, dhe kjo e fundit humbiste karakter, strukturë, rregull dhe formë, çtrajtësohej fundekrye. Të jepte përshtypjen sikur jetonte dyst, si para njëqind vjetësh dhe, pas po aq vjetësh. Nuk se ishte vetëm në gardën e ngjyrtë të njerëzve pikantë e të rrallë, që krijohen në një opinion qyteti si të përveçëm; por qe ndjellës tipik, për të si një kundër-harresë. Ishte kripa mes një shtrese njerëzish komunë për nga komunikimi, endacak që çlironte liri në rrugë. Kaq shumë e dashuronte femrën, saqë të bënte të ndiheshe keq, për të kqyrë e vënë në dyshim vetveten në raport me këtë përmasë. Fakti që punonte në prani të një shumësi grash, nuk se e shuante urinë e tij për të qenë në terapi dhe plot pathos në marrëdhënie me femrën. Çudia vetë... Ai manifestonte një uri, vëmendje dhe përkushtim, që të linte pa arsyetim, pa përmendur faktin

që tanimë i kish mbushur të tetëdhjetat! Nuk përpiqej të kërkonte asnjë raport dukjeje dhe inteligjence nëpër biseda mbi epikën e historisë së zonës ku jetonte. Lundronte thjesht, si nomad në rrugë, me tërheq jet e instinktit dhe gjërave të vogla që mbushnin ditën. Nuk kish dyshime për riprodhimin, për pasardhësit, pasi i kishte dhënë karar me kohë e me vakt kësaj dileme. Nuk qe as egoist apo në delir ndikimi prej një rrethi të caktuar shoqëror. Nuk shqetësohej më për asgjë, por vetëm për ta jetuar atë kilometër katror që i përkiste, në atë gropë të zgjedhur fatalisht, të cilës donte t’ia thithte të gjithë nektarin njerëzor, pa dallim race feje apo prejardhjeje. Thjesht e ndjente se ishe në zonën e zulmës së panjohur, që ai pëlqente, dhe me kaq mjaftohej. Miqtë e tij (në fakt, dukej që përveç konsumit të gjërave elementare, të ndoca përshëndetjeve të zakonshme, nuk i interesonin) s’e kishin dëgjuar asnjëherë të ankohej apo të shkaktonte një mjedis dramatik, jo dhe vetëm jo. Tatoci qe një ajër i lehtë gazmor, që shpërndante dhe i jepte qytetit një ngjyrim të lumtur dhe të lehtë, aq sa të lejon një shoqëri në rrugë, për të ndarë një batutë, një humor apo dhe një përshëndetje rastësore, njerëzore, tepër njerëzore. Ja pra, ky ishte Tatoci – një brengë e mundësisë, një shkaktar i njerëzores. Sfondi i tij në gjasim lumi ishte pjaca. Lumi i njerëzve sa vinte dhe shtohej në mbrëmje. Kishte një ritual të përnatshëm në një ndarje statike dhe të përsëritur. Xhiroja e mbrëmjes në qytetin verior qe një tjetër formë e manifestimit të individëve në veprime të përbashkëta, një aleancë e paralajmëruar mes tyre për të kryer ritin e të parit në pjacë. Aty ndodhnin shkëmbime nga më interesantet për domethënien e bashkësisë. Të parët qenë çiftet e konsoliduara në martesë, që kryenin ksehasjen e mbrëmjes, por dhe relaksoheshin duke riparë çifte të tjera binjakë, të pandryshueshëm në dukje, dhe provonin se asgjë e pamjeve të para nuk kish ndryshuar. Të tjerët qenë beqarë të vonuar, që ripërsëritnin në mënyrë të domosdoshme dashurinë e tyre të fshehur për zonjat që parakalonin në bashkësi, dhe i jepnin sigurinë e vazhdimësisë për lidhjen e tyre. Të tjerët ishin të sapoardhurit në qytet, që shijonin këtë formë të dukshme të traditës, disi e dalë kohe, por gjithsesi ruante një ngrohtësi të veçantë njerëzore. Dhe të tjerë qenë një shumë spektatorësh të fshehur pas kanateve të dritareve të drunjta, ku ky ritual ishte pjesë e rëndësishme e mbarimit të ditës për të gjitha hamendjet në vizatimin e turmës, në një apel të rreptë mungesash apo të shtimit të njerëzve të rinj. Kjo qe bota e vogël në qytetin e veriut, në një shkas sug jestionues, përkundër njëri-tjetrit, në një varësi të përbashkët e të shkumëzuar njerëzore. Me tej kishe të bëje me punë, pamundësi, ekonomi e vogël, pafuqi, rituale të fshehta fetare, arsye shëndetësore dhe një mosndalje e qartë e të bërit dashuri dhe akte të lira me çdo kusht. Një bashkësi që s’mund t’i shkëputeshe lehtë, dhe aq më pak ta braktisje e ta shpërfillje. Një rrëke njerëzore që do mund të lëkundte a të shkundte qoftë edhe një sistem. Qyteti qe mjaft tërheqës dhe kish ndarjet e veta, si në njerëz, si në za-

kone, po ashtu edhe në psikën e lidhur ngushtë me atë çfarë i rrethonte. Një zhvillim tjetër që buronte nga këto kondita dhe ravijëzonte skenën qe edhe kinemaja, rreth dyqind metra pranë kishës dhe pjacës së qytetit; si e vetmja dritare për të bashkëshoqëruar ëndrrën e secilit në trajtë pasqyruese. Një gropë imazhesh dhe iluzionesh të larta, ku njerëzit krijonin realitete paralele dhe stimuj të lakmueshëm për të përpunuar të ardhmen. Kinemaja qe një tjetër pasqyrë për të imituar jetën, në një situatë pamundësie në hapje. Për të mësuar si dashurohesh dhe si do mund të jesh mbinjeriu që shpëton një shpirt të lirë – një gjë e jashtëzakonshme. Ky territor tjetër i qytetit qe i shkëputur nga format tipizuese, si ajo e pjacës apo e xhiros së mbrëmjes. Kishte një vertikalitet më të theksuar dhe dukshmëri agresive personazhesh që e dominonin. Këtu qenë të dukshëm djem të rinj, të fortë dhe matrapazë, pasi bëhej fjalë për një tjetër rit drejt dominimit. Disa nga këta rrinin në të gjitha turnet që shfaqej një film, dhe bënin të fortin në blerjen e biletave. Të vajturit në kinema ishte një histori më vete, ashtu siç është edhe dalja prej saj. Projektoheshin filma joshës, me luftë e me histori, me legjenda etj. Legjenda e Eneas, Troja, Trimëritë e Herkulit, Tre musketjerët, Fanfan Tulipan e kështu me radhë. Filma me tradhti dhe fitore të heronjve pozitivë, si dhe me dashuri, një tjetër stimul eksitus në kinemanë e qytetit. Kudo flitej për një film të porsadalë, për të cilin rrëfehej në të gjithë mënyrat. Njerëzit sajonin epitete, pseudonime dhe emra që ua ngjisnin fëmijëve, dhe kur lëshonin shtat, edhe flokëve u jepnin forma si të atyre nëpër filma. Edhe femrat e çupëlinat pikante ushqeheshin me modele të qëruara për të tregtuar sadopak ojnat dhe bukurinë e tyre. Qe një ngasje e ëmbël brenda rrethit. Shfaqeshin gati dhjetë filma në vit me subjekte të kësaj natyre, dhe e gjithë bashkësia qe e magjepsur me këtë dritare lumturie. Më kulminante qe pjesa se si disa të fortë, për të siguruar biletat, çanin nga lart me bërryla turmat e grumbulluara në sportele; trupa të zhveshur e të djersitur, duke promovuar si fuqinë, ashtu ed-

29

he fizikun e tyre, që po hynte në fazën e kurimit si kulte të rrugës. Ky çast qe magjepsës, se të gjitha femrat e qytetit kishin mundësinë e një preludi kompleksiv të njerëzve me emër në qytet si të fortë dhe dashnorë të pushtetshëm, dhe puploheshin që aty, pa filluar shfaqja në kinema. E pashpjegueshme, si në kohërat antike, drejtpërdrejt, në një shkëmbim force të mishtë për të dominuar psikikën e turmës. Shpesh shkoja dhe e ndiqja me zili këtë spektakël, duke e menduar veten si triumfues në çdo arrritje në marrjen e biletave me forcë. Qe një ëndërrim mbi të pamundurën, që e kisha vuajtur për gjithë jetën. Tatoci ishte i pranishëm në të gjitha skutat dhe skenat e argëtimit njerëzor. Vendi ku qe e vendosur kinemaja kish një tjetër shkak të rrallë, që e bënte edhe më të çuditshme dritaren e kinemasë. Përballë saj qe një godinë e kuadratizuar, që quhej Shtëpia e Oficerëve, një lloj banese në formë hoteli, ku banonin ushtarakë. Pikërisht për këtë arsye, ngjyrave dhe formës pikëlluese të pritjes për të hyrë në kinema i shtohej edhe një tjetër ngjyrë e ashpër, ajo e ushtarakëve, që shpesh ndjeheshin shumicë përballë kinemasë, dhe e shtonin edhe më mbledhjen e një dufi të fortë përballë pasqyrës së ëndrrave që ajo reflektonte. Krejt rastësore, për të ndihmuar krahasimin, shpesh vinin taborë ushtarësh të organizuar në kinemanë e qytetit, dhe krijonin një dendësi roitëse dhe hapësirë të pamjaftueshme për t’i shpëtuar një zallamahie dhe popullimit të banjove të kinemasë si asnjëherë më parë. Pastrueset e kinemasë kishin punën më të madhe, pikërisht në vizita të këtilla kolektive, dhe shfrynin sa majtasdjathtas, por dhe përftonin një eksitim të vagullt për përmasën mashkullore që sundonte ditët e këtij disproporcioni masiv të njëanshëm. Pak më poshtë, djathtas, qe konvikti i famshëm i fëmijëve nga krahinat e veriut, kurse përballë Kulla e Markagjonit, një ndërtim në mbaresa të arkitekturës osmane, me një kullë vrojtimi mjaft të lartë dhe një odë burrash në krye. Qyteti qe i organizuar si në një sistem fortese, pasi hyrja e saj që në fillim, në krah të kështjellës, kishte një qendër artizanale zejesh dhe shërbimesh. Ishte si një oaz mbrojtës për të mos e lejuar pushtuesin, kalimtarin apo të huajin për të depërtuar në zemër të qytetit. Në këtë prizëm gjërash ekzistonte edhe një parapritë e mbrojtur mirë nga dy krahë ujorë: nga një lumë dhe nga liqeni në anën tjetër. Kafenetë qenë një histori edhe më tërheqëse, sepse nuk ishin të shumta në numër, por esenciale dhe tipike në jehonën e tyre me bëma, ndodhi dhe me karaktere kulturore. Kafja e Madhe qe një pikë strategjike, si zemra e qytetit, e mbështetur në krahë nga një varg ndërtesash të një shtrese tregtarësh që lëviznin e tregtonin në Mesdhe, dhe për këtë fakt, fryma e ndikuar me elemente barokë e bënte edhe më të shënjuar për mbamendjen. Grupi i orkestrës që luante çdo ditë në Kafen e Madhe qenë një tjetër kapitull me histori dhe karaktere që nuk mbaronin, të pashtershëm. Qyteti i fotografuar në fantazinë dhe përjetimet e një fëmije kishte fatin e një çfokusi të ëmbël, e jo objektiv në ruajtjen me ekzaktësi të përshkrimit të tyre; por kishte edhe një kundërfakt arti, pasi e njësonte dhe merrte e jepte shenja të mjafta thelbësore nga ky qytet. Qe një flirt i fshehtë nga dashuri të pashpallura marrëdhëniesh diskrete, dhe çfokusi e bënte më të përgjithësuar dhe unikale tablonë. Shenjat virtuoze të përjetimeve me persona e personazhe pothuaj mitikë dhe ekstremisht çudanë, e mbante edhe më në traumë e mungesë qetësie ngjarjen. Fokuset e dritës për të zbuluar këtë trup të shtrirë sa gjerë-gjatë, në një plastikë rrjedhëse dhe me mizanskena nga më të çkoduarat për nga kalimi i dritës, sa nga njëra gjendje në tjetrën, të jepte ndjesinë e strukturuar të një objekti të lakmueshëm për të ndriçuar ngjarjen–ngjarje e zakontë nga njerëz të pazakontë, sikundërse shpërthenin edhe ngjarje të jashtëzakonshme nga njerëz të zakontë. Çdo gjë qe para tij me projeksionet e virgjëra e të freskëta, të stimuluara nga një shtysë e fuqishme që mund të shkaktohet nga spazmat e kujtesës, pothuaj joracionale, që shkaktonin një akt shënjimi në truallin e rrëfenjës njerëzore. Gjithnjë më dukej se me kast, fati më kishte sjellë në këtë qoshk të zhvendosur me dashje në kohë, për të shënjuar me mprehtësi gjërat që i kam parë dhe dashur si një lëndë e rrallë, impresionuese. Unë jam fati im në sprovën për të qenë dëshmitar. Ndihesha i përkëdheluri i fatit: se si realiteti i ngjan kthyer përkundër si pasqyrë një vepre arti.


30

E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

Pallto e mençur

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

13 15

17 21 25

28

29

10

11

12

18

22

23

26 31 37

36 43

19

20

34

35

24

27

30

3

38

39

44

48

9

14

16

20

40

32

33

41

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42

45

46

50

49

47

51

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

52

1. Secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi. 9. Qytet i vendit tonë. 13. Mjet udhëtimi. 14. Prit pak, qendro! 15. Me to gjuan çiftja. 17. Sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, ose në muskuj. 20. Përemër vetor. 21. Kurti i politikës kosovare. 23. Mendes e kinemasë amerikane. 24. Pas, ose... 26. Litar i bërë rreth. 27. Tokë e bërë gati për mbjellje. 28. Lëndë sintetike që nxirret nga rrëshirat, prej së cilës bëhen fije shumë të qëndrueshme. 31. Përemër vetor. 32. Pemë e lartë. 34. Hapësirë e madhe me ujë të kripur. 36. Burim, ose... 37. Kosova në makina. 39. Pamja e fytyrës së një njeriu kur shikohet brinjazi. 43. Anë e mprehtë e thikës. 44. Komandant i njohur ilir. 45. Organizatë Perëndimore. 46. Llupës, grykës. 48. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kundrejt dikujt. 50. Pyesim për shkakun. 51. Nard i politikës. 52. Vend i cekët për të kaluar lumin. 53. Tërësia e masave paraprake që merren për t'u mbrojtur nga sëmundjet. 54. Flori.

8 3 1

5

8 7

3

5 1

8 2

6 7

5 2

Horoskopi i ditës

1. Shenjë dalluese që mbajnë agjentët e policisë. 2. Piqet më mirë byreku me të. 3. Kafshë e egër gjitare. 4. Një nga kryeveprat e Shekspirit. 5. Zonë Operative. 6. Enë për çaj. 7. Mark, shkrimtar i njohur amerikan. 8. SHBA për amerikanët, mbrapsht. 9. Derë e hapur në dysheme për të zbritur në bodrum. 10. Podrimja poet i njohur. 11. Qese e vogël që përdorej për të mbajtur fishekët. 12. Poçe e madhe prej balte, që përdorej për të zier gjellën. 14. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve. 16. Përemër vetor. 18. Ryan, aktore amerikane. 19. Ent Bashkiak. 22. Është institucuion financiar. 25. E folura. 27. Më shumë në Itali, mbrapsht. 29. Fusha ku zhvillohet një përleshje. 30. Notë muzikore. 33. Kënga solemne e një kombi. 34. Dashnor i këngës. 35. Gradë në ushtri. 38.Tërësia e njerëzve që punojnë për një gjë. 40. Lloj shpendi. 41. Organizata e vendeve prodhuese dhe eksportuese të naftës. 42. Markë makine. 44. Djalë. 47. Shaban i volejbollit. 49. Tepelena në makina. 50. Partia Legalitetit.

9 8 1 7 3

6 8

1

2 4

2

4

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura do jene akoma me te shumta se me pare. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe me disa takime interesante. Me vone e dine vete ata se çfarë do bëjnë. Ne planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do jeni edhe me te qete.

Do e dashuroni aq shume atë qe keni ne krah saqë do e keni shume te vështirë te ndaheni edhe sikur për disa ore prej tij. Gjithçka do jete shume e bukur ne jetën tuaj sentimentale. Beqaret do kenë shume dëshira te çmendura, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk do iu realizohet. Financiarisht do jeni me fat dhe do arrini te kryeni investimet e dëshiruara.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë qe te bjere kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare me një ish te dashurin e një shoqeje. Mos lejoni qe kjo t’iu pengoje te ecni me tej. Financat do jene delikate, kështu qe duhet te merrni masa strikte për t’ia dale.

Urani do ndikoje negativisht tek jeta ne çift gjate kësaj dite. Do keni goxha vështirësi me komunikimin dhe situata ne ndonjë moment mund t’iu dale jashtë kontrollit. Nëse jeni beqare, mos hezitoni te joshni cilindo qe do iu pëlqejë. Mos u kushtëzoni aspak nga pamja apo nga ato qe do iu thonë miqtë. Financat mund te përmirësohen vetëm nëse kërkoni ndihmën e familjareve.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6

Koha e çantës së dorës nuk ka kaluar, por në mënyrë që kur të udhëtoni, mos të paguani ekstra për bagazh, tashmë në treg është palltoja e mençur. Në 18 xhepat e brendshëm, në këtë pallto mund të futen gjërat që nevojiten gjatë ditës, prej pajisjeve elektronike, ujit, e deri te produktet kozmetike. Vendi i dedikuar për të future pasaportën, është dizajnuar që në asnjë mënyrë mos të del pa dashje, ndërsa xhepi i çelësave është i mbyllur me patentë. Afër kamerës digjitale, është edhe një vend i vogël për të vënë Bluetooth, ndërsa janë të ndara vendet për iPad dhe iPhone, e po ashtu edhe për telefon celular dhe xhepin e mbështjellë me pajisje më të fortë, për të vënë syzat. Pallto e cila është në dispozicion në shtat ngjyra, është rezistent ndaj ujit, ndërsa mund të lahet në makinën për rroba dhe lehtë të hekuroset.

54

Horizontalisht:

9

1 3

8

6 2

7

4

1 9

8 6

3

9 8 7

7 2

7

5 1 3

2

3

5

3

4

9 1 8 7 4

5

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Çështjet e zemrës nuk do ecin ashtu si ju i kishit menduar. Mund te përballeni edhe me probleme serioze nëse nuk tregoheni te matur dhe te kujdesshëm me fjalët. Beqareve do iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë. Gjendja financiare di vije duke u përmirësuar. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Do e vendosni dashurinë dhe partnerin mbi gjithçka tjetër sot dhe priten momente mjaft entuziazmuese me te. Shfrytëzojeni çdo minute. Beqaret ka mundësi te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer, por qe dikur ai nuk iu jepte shpresa. Ja qe gjerat mund te ndryshojnë me kalimin e kohës. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri.

2 9 1 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 065, 086, 111, 222, 259, 325, 369, 412, 444, 447, 485, 501, 655, 916, 984, 998. Numra me 4 shifra: 1011, 1104, 1245, 1454, 1565, 2105, 2666, 3201, 5216, 5415, 8485, 9653. Numra me 5 shifra:

08155, 10001, 14564, 21653, 28058, 28141, 31382, 48885, 51940, 55615, 59587, 84854. Numra me 6 shifra: 022230, 054249, 120326, 152474, 174974, 187548, 406538, 423192, 425531, 555825, 587444, 842706, 941806, 944512.

Do kërkoni te jeni autoritare sot mbi atë qe keni ne krah dhe kjo mund te çoje ne konflikte te ashpra. Nëse vazhdoni kështu nuk keni për te shkuar shume gjate si çift. Beqaret ndryshe nga te dashuruarit do takojnë persona tërheqës me te cilët do kalojnë çaste te mrekullueshme. Gjendja financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Ka rrezik qe jeta ne çift te ketë ndërlikime gjate kësaj dite. Do keni mendime te ndryshme ne lidhje me disa çështje dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje. Mos u tregoni kokëfortë. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen aspak tek krijimi i një lidhjeje dhe nuk do mërziten kur te mbeten me te njëjtin status.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Sot dita do jete e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi me te hapur. Ne te kundërt do keni mosmarrëveshje te forta. Beqaret do takojnë disa persona, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do jete goxha e qëndrueshme. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

Pas një kohe te gjate me probleme dhe vështirësi ne çift, sot situata do filloje te stabilizohet. Do kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret do jene sharmante dhe joshës. Kjo di i beje te marrin propozime pa fund dhe do mund te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene te mira, megjithatë yjet këshillojnë sa me shume maturi me shpenzimet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Partneri madje mund t’iu mahnite me një surprize te madhe ne orët e mesditës. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te dalin neper takime sepse jo gjithmonë iu jepen mundësi te tilla. Financat do jene te dobëta. Vetëm duke ulur ne maksimum shpenzimet mund t’ia dilni.

PESHQIT (20/II-19/III) Ka rrezik qe gjerat te ndërlikohen sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do ece si e keni parashikuar dhe ne disa momente debatet do jene shume te forta. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë disa te njohurve qe do i nxjerrin neper takime sepse mund te kërkojnë t’iu bëjnë keq. Ne planin financiar mos ndërmerrni.


E shtunë-diel, 03-04 maj 2014

Mapo lunch

31

www.mapo.al

Koloreto Cukali

Unë në paqe me veten? Po si mund të jem unë në paqe kur përreth ke dhe takon gjithmonë njerëz të stresuar. Dje pashe një burrë që iu afrua një taksisti dhe e rrahu kotsëkoti...

Mira Kazhani

S

onte gjendem në një birrari dhe gjëja më e çuditshme është se as unë dhe as Kolo nuk porositëm birrë, por një çaj mali që serviret bukur. Është pak a shumë një simetri mes përmbajtjes së bisedës dhe vendit ku jetojmë. Zakonisht nëpër tavolina flitet për para, për divorce, tradhti, fejesa që s’duam t’i besojmë ose, edhe sa me fat janë ata që votuan për LSI-në. Për Kolon kisha dëgjuar para 3 vitesh kur një mik i përbashkët, i cili gjithashtu dallon nga shumica dërrmuese e njerëzve të rafinuar të medias, kur flet për talente. Ai më pat treguar gati me adhurim për Kolon, të cilin për herë të parë e ndesha me një veshje motoristi që nuk i shkonte hiç zërit të tij të butë e pak të hollë. Si t’jua them, as trupi i vet nuk i ngjan botës së këtij djali, që mesa kuptova, nuk është aq i ri sa duket. Më dukesh në paqe me veten, - i them si një pyetje gjysmë gjysmake që më erdhi atypëraty. -Unë në paqe me veten? Po si mund të jem unë në paqe kur përreth ke dhe takon gjithmonë njerëz të stresuar. Dje pashe një burrë që iu afrua një taksisti dhe e rrahu kotsëkoti. Kam përshtypjen se ai dyshoi që ai kish lajmëruar policinë për parkimin e tij të gabuar, dhe vetëm dyshimi i mjaftoi burrit që ta mbyste në dru taksistin e shkretë. Më mbeti në mendje gjithë ditën ai imazh. Edhe kur del nga shtëpia dhe mendon se të pret një ditë normale, nuk të lënë as të panjohurit në rrugën tënde. Ti nuk bëre asgjë për ta ndihmuar? -Edhe të doja nuk kisha kohë. Plus që u shtanga nga ajo që pashë vrikthi. Erdhi policia dhe ndoshta gjërat po sqarohen, por unë jam ende i tronditur. Ti je artist, a mos ndoshta mendon se konflikti është gjëja më hot që kemi ne shqiptarët...Prej tij bëhemi kryeministra, ministra, këngëtarë, artistë, madje edhe shkrimtarë të mëdhenj. Ti e përbuz këtë lloj konflikti? -Sigurisht që konfliktin nuk e dua. Mendoj që jemi pak kështu. E kemi pjesërisht gjenetike. Na bie shumë dielli në kokë, dhe e kam seriozisht këtë që po të them. Pastaj jemi dembelë, jemi ca si shumë dembelë. Kemi një lloj tundimi për kafe të gjata dhe jemi mësuar pak keq. Zor se do dalim nga trupi ynë. Edhe po dolëm nuk kemi ku shkojmë, - i përgjigjem unë, duke i shtuar se edhe ajo që krijuam ngjan me ne. Edhe politikën e bëjmë ne dhe anasjelltas. Lubonja e ka thënë bukur edhe pse e kishte të huazuar edhe ai. “Njerëzit bëjnë qeverinë, qeveria bën këta njerëz”. Cili është kompleksi që të irriton te shqiptarët? -S’kam përgjigje për këtë. Kam kohë që nuk urrej më dhe më vjen keq që as nuk habitem më. Atëherë po të pyes: Çfarë mendon se i mungon Tiranës? -Tiranës i mungojnë disa njerëz, të cilët nuk e di nëse kanë blerë makina, kanë ikur prej këtu por di që nuk i shoh e nuk i ndiej më. Tiranës i mungojnë disa Tirana të vetat, siç është Kinema Republika një nga mëkatet e Edi Ramës. Ne na kanë zhdukur dhe po na zhdukin kujtimet. Kur thua ne, e ke fjalën për tiransit? Po ne që kemi ardhur çfarë jemi? Ndoshta edhe ku-

Tirana është si një picë pa asgjë jtimet duhet t’i lënë vend të tashmes. Mund të ketë vend për kujtime të reja Kolo...apo jo? -Nuk them se jam fanatik, por pak emocional jam. Qytetet kanë shpirt. E di ti? Më shikon i bindur që unë këtë punën e shpirtit nuk e di. Nuk i jap të kuptojë se çfarë di unë sepse dua të kuptoj se ku do të dalë me atë Ne. -Ka një shpirt ende, edhe pse me dredhza dhe pak i përdhunuar nga dialektet. Flitet malokçe, fierakshe, labçe. Çfarë ke me dialektet? Të gjithë flasin gjuhën e tyre. Ndoshta kjo është bukuria e Tiranës që ka hapur zemrën. -Shiko, kam bërë disa shkrime për Tiranën. Njëri quhej ‘Tirana si pica margarita’. Kudo që të shkosh ti mëson rreth atij vendi. Shkova para disa kohësh në një turne në Turqi dhe çdo qytet atje kishte një identitet. Njëri kish shpik erzën, tjetri kish varrin e sulltanit e me radhë. Tirana është si një picë pa asgjë. Gjatë bisedës me të bindem që ai nuk është në paqe me qytetin dhe jo me veten e tij. Por pavarësisht sesi mund të vinë të shkruara këto rreshta tek ju, Kolo është natyrë e gëzuar. Ai më tregon se çdo ditë përpiqet të bëjë të lumtur partneren e tij Adën, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh dhe thotë se ende s’e ka gjetur veten duke fjetur në divan, ose me ndonjë krizë të vogël. Ai ka 3 teze të jashtëzakonshme, për të cilat tregon se është me fat. Dhe pa dyshim familja e tij mbetet një kurorë drite në karakterin e tij. I tregoj që këto ditë në Tiranë ndodhet Ismail Kadare dhe se ndoshta mund të ngushëllohet pak. Çfarë mendon ti për Kadarenë? -Kush jam unë të flas për Ismail Kadarenë. Do më dukej fyese dhe e kotë. Ai është tashmë ai që është: një figurë solide dhe e vlerësuar nga Shqipëria dhe bota. Por do doja të flisja për Frederik Rreshpjen, ndoshta, poetin më të mirë pas Migjenit. Ai është një figurë e harruar, e pashpërblyer me mirënjohje. E kam parë vetëm një herë pranë Akademisë, i

Kam bërë disa shkrime për Tiranën. Njëri quhej ‘Tirana si pica margarita’. Kudo që të shkosh ti mëson rreth atij vendi. Shkova para disa kohësh në një turne në Turqi dhe çdo qytet atje kishte një identitet. Njëri kish shpik erzën, tjetri kish varrin e sulltanit e me radhë. Tirana është si një picë pa asgjë...

ulur në një stol dhe nuk iu afrova as t’i them që e doja shumë. Pse nuk e bëre? Ndoshta kështu si ti kanë menduar shumë. -Nuk e bëra sepse mendova ta lija në qetësinë e tij. Nuk e di a do i mjaftonte një fjalë nga unë lirikut tonë më të mirë bashkëkohor. Por dua të them që më vjen keq që ne kemi figura që na ikin dhe nuk flitet për to. Pasi porositim sërish çaj, biseda zhvendoset në të tashmen. I tregoj se filmi “Femrat” ishte një sukses edhe pse ndoshta ndihej që mungonin disa elemente teknike. Ai nervozohet pak dhe më tregon se i ka gjetur të pamoralshme kritikat për filmin e parë komik shqiptar në këto 23 vite. -Ti je gazetare televizioni dhe sigurisht arrin të kuptosh çfarë mund të ketë munguar. Po të them që nuk kishim as kran për të xhiruar. Problemet kanë qenë të mëdha, por sërish filmi ia doli të merrte shikueshmërinë dhe të konsiderohej një fenomen. Kisha edhe Ermal Mamaqin. Ai është xhenuin. Ermali nuk është aktor në skenë, ai është kudo i njëjti. Ai urren sherret dhe është gjithmonë i gëzuar. Tani që po punojmë sërish bashkë në T, edhe pse jemi vetëm unë dhe ai sërish mund të them që po ia dalim. Nuk dua të ankohem se ndoshta ky është vesi i keq i shqiptarëve. Ne ankohemi të gjithë shumë. Më pëlqen të jem pozitiv. Në fakt edhe sikur mos të ma thoshe, ishte e qartë gjatë bisedës që edhe ti Kolo ankohesh pak por të paktën nuk bën sherr, - i them unë dhe qeshim të dy. E pyes se Çfarë mendon në të vërtetë ai për femrat? -Kam lexuar diku një listë me këshilla si të jesh mashkulli perfekt për një grua. Ishin disa fjali të llojit, trego interes për prindërit e saj, por mos e tepro. Mos u bëj xheloz kur ajo del me shoqet, por mos u sill si indiferent. Ishin të gjitha me nga një ‘Por…’ dhe në fund fjalia përmbyllëse ishte: Kur t’i kesh bërë të gjitha këto, ajo sërish do iki me të parin motorist të dehur dhe që e rreh.


32

E shtunë - e diel 03-04 maj 2014 13-14 prill 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.