05 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Ramush Haradinaj dhe historia e gjyqit për krime lufte Promovohet sot në Prishtinë “Haga e Ramush Haradinajt” nga Michael O’Reilly, botim i UET-Press. Të pathënat dhe prapaskenat e një gjyqi

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 5 maj 2014. Numër 1200. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

“Xhihadi” shqiptar me 28 të vdekur Ekipi i bashës për tiranën, ja kush janë 40 koordinatorët Kush janë emrat që Basha zgjodhi si të deleguar për zgjedhjet. 10 ish-drejtorë të rëndësishëm të qeverisjes së PD, dy ish-këshilltarë të Berishës, ish-funksionarë të lartë, ish-deputetë dhe mbështetës të kryetarit Basha

FAQE 3

Sherefedin Shehu: Katër kontestimet e PD për reformën e pensioneve Deputeti i PD-së dhe eksperti për ekonominë, Sherefedin Shehu komenton dy reformat e rëndësishme të ndërmarra nga qeveria që lidhen me reformën në pensione dhe atë administrativo-territoriale

brigada shqiptare në siri, 400 luftëtarë Shqiptarët luftojnë të rreshtuar përkrah rebelëve, ndërsa serbët e rusët përkrah Bashar al Assad. Raportuesi i OKB: Mbi 65 mijë vullnetarë në konfliktin sirian. Faqe 6

FAQE 4

Arrestimi i superpolicit të implikuar

Një italian “misterioz” pas përgjimit të shefit të Antidrogës

Veliaj: Si mund të përfitoni pension maksimal me skemën e re

FAQE 9

NgërÇ

Oficeri Dritan Zagani, i arrestuar për shpërdorim detyre, “informonte” për operacionet antidrogë një shtetas italian që vizitonte shpesh Shqipërinë. Dyshimet për implikimin e policisë në rrjetet e narkotrafikut

cisë në një rrjet narkotrafiku. Në qendër të historisë është një shtetas italian, personazh ende i paqartë për drejtësinë shqiptare, por që falë lidhjeve me zyrtarë të policisë ia ka dalë të marrë informacione të rëndësishme për narkotrafikantët shqiptarë. Italiani, i identifikuar tashmë... Faqe 7

Një rrjet ndërkombëtar trafikantësh droge, ku dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës policie, është në prag të zbulimit nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pas arrestimit të shefit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani, prokuroria thotë se ka dyshime të forta që implikojnë zyrtarin e poli-

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

5 Maji apo 7 Prilli? Arben Kallamata

Sfida e akademikëve: Stimuli i ofertë-kërkesës për research shkencor Henri Çili

Eduart Selami: Pse nuk kandidova për kreun e PD Deputeti Eduart Selami shpjegon arsyet që e rikthyen në politikën aktive dhe situatën në PD. “Përplasja Basha-Berisha do të ishte një lajm i gëzuar për PS. Rama nuk më ngjan me një lider të shekullit 21” Faqe 3

Alpinizëm hetimor

Kjo Shqipëri e sëmurë

Artur Zheji

Libri i ri

“Pushtimi” i Ilir Ikonomit mbyll Ditët e Studimeve Shqiptare Gazetari i njohur, Ilir Ikonomi kthehet për lexuesin me një tjetër libër historik. ‘Pushtimi’ është botimi i ri nga UET-Press, që tregon historinë e Shqipërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban... Faqe 12


2

afër/larg

1

Katër kontestimet e PD për skemën e re të pensioneve

Sherefedin Shehu: /

Faqe 4

kronikë/ “Xhihadi” i

shqiptarëve, mbi 400 luftëtarë e 28 të vdekur në Siri

Faqe 6

kronikë/ Një italian

“misterioz” pas përgjimit të shefit të Antidrogës

Faqe 7

Duke qenë mjaft afër Haradinajt në këtë kohë, O’Reilly kujton se si nga një njeri që kujdesej në mënyrë të veçantë për trupin e tij, ish-kryeministri i Kosovës u kthye në një njeri që konsumonte 2 paketa cigare në ditë

“Shumë pak individë – ndoshta asnjë– nuk ka sakrifikuar kaq shumë për pavarësinë e Kosovës sa Ramush Haradinaj. Ai jo vetëm humbi shtatë vite të rëndësishme jetë dhe mungoi për shtatë vite nga historia e Kosovës për shkak të lojërave politike të kryeprokurores së Hagës, por humbi gjithashtu vëllezërit dhe anëtarë të tjerë të familjes në luftën për pavarësi”. Jensen Petersen

Ramush Haradinaj dhe historia e gjyqit për krime lufte Promovohet sot në Prishtinë “Haga e Ramush Haradinajt” nga Michael O’Reilly, botim i UET-Press. Të pathënat dhe prapaskenat e një gjyqi, si ndikuan shërbimet sekrete të Serbisë në akuzat dhe dëshmitarët, qëndrimet politike dhe roli i Carla Del Pontes

M

ajkëll O’Reilly, njeriu që koordinoi mbrojtjen e Ramush Haradinajt në Hagë, vjen në shqip me një libër që rrëfen skenat dhe prapaskenat e një gjykimi që zgjati (i ndarë në dy pjesë) disa vite dhe që në fund e shpalli Haradinajn të pafajshëm. Mes një morie prej mijëra faqesh dëshmish e të dhënash O’Reilly rrëfen këmbënguljen sipas tij tendencioze të ish-kryeprokurores së Hagës Carla Del Ponte, ndërsa hedh dritë mbi një sërë historish, të cilat ai i dëshmon si sajesa mjaft herë qesharake, por që shpesh kanë përfunduar tituj kryesorë në media. Libri jep përshkrime të detajuara të akuzave, provave dhe dëshmive, ndërsa tregon për një përpjekje jo të ndershme dhe politike sipas tij për ta mbajtur Haradinajn pas hekurave dhe veshur atij krime që nuk i kishte kryer. Libri “Haga e Ramush Haradinajt” (Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare) është botuar në shqip nga UET-PRESS dhe do të promovohet sot në Kosovë në 17:30, në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës. Botimi në shqip vjen me një parathënie nga ish-kreu i Misionit të OKB-së në Kosovës në kohën kur Haradinaj ishte kryeministër, Soren Jensen Petersen dhe nga pedagogia Grida Duma. Libri sjell një përmbledhje të gjykimit në Hagë dhe po ashtu tregon edhe pjesë jopublike të jetës së Haradinajt. “Në një rast ai shpenzoi 27 orë pa pushim në ujërat e Liqenit të Gjenevës. Kur u pyet përse u përgjigj se duhej t’i provonte vetes se “nuk

ishte një njeri i zakonshëm”, shkruhet në një nga pjesët e fillimit të libri ku tregohet edhe se si Haradinaj u lidh me rezistencën e Kosovës kundër Serbisë dhe si u kthye në një prej drejtuesve të UÇK-së. Libri më tej është një kronikë e rrallë gjyqësore, me personazhe dhe histori interesante që përfshijnë nga gjykatës të ICTY-së, prokurorë si Del Ponte, shërbimet sekrete dhe policinë serbe dhe dëshmitarë që ndërsa shiheshin si faktorë kyç në gjyq rezultonin të dënuar apo të pabesueshëm, dhe në një rast edhe analfabetë. I shkruar nga një prej mbrojtësve të Haradinajt, ai mund të lexohet si libër mbrojtës, por mjaft raste ai u referohet fakteve të provuara më tej prej të tretëve. I ndarë në disa pjesë, libri fillimisht tregon reagimin e Haradinajt për akuzat dhe njerëzve pranë tij pas akuzave. Duke qenë mjaft afër Haradinajt në këtë kohë, O’Reilly kujton se si nga një njeri që kujdesej në mënyrë të veçantë për trupin e tij, ish-kryeministri i Kosovës u kthye në një njeri që konsumonte 2 paketa cigare në ditë, por ai vëren se jo shumë kohë i është dashur për t’iu rikthyer gjendjes normale dhe orëve të tëra palestër edhe pse pas hekurave. Për herë të parë mësohet se Ibrahim Rugova ka qarë kur ka mësuar lajmin dhe ka marrë prej Haradinajt dorëheqjen. Po ashtu për herë të parë zbulohet se si të pretenduarit dëshmitarë të vrarë, te të cilët këmbënguli Del Ponte, kishin humbur jetën në mënyrë aksidentale. Të paktën në një rast autori provon se i presupozuari dëshmitar i vrarë në median

“Asnjë lider modern shqiptar nuk është gjykuar më shumë, nuk është përfolur më shumë, nuk është goditur më shumë – me plumba, granata, predha, grushta, fjalë, shpifje, akuza, gjykime. Askush prej tyre nuk e ka treguar veten në më shumë vepra, nuk është konfirmuar kaq shumë në pafajësi sesa Ramush Haradinaj”, shkruan Duma.

serbe ishte përplasur nga një makinë me një shofer të dehur me etni serbe në Malin e Zi dhe pavarësisht se i dyshuari për krimin u arrestua dhe dënua, mediat në Beograd dhe më tej edhe Del Ponte nuk e përmendën kurrë këtë fakt. Libri e sheh akuzën ndaj Haradinajt si shumë të dobët, të paprovueshme e me dëshmitarë falsë, kontradiktorë e shpeshherë të provuar si të trajnuar prej shërbimeve serbe. Libri sjell prapaskenat e dëshmitarëve të ashtuquajtur kyç (Dëshmitari 81), që sipas tij, jo vetëm u dëshmuan të pavërtetë dhe gënjeshtarë në sallën e gjyqit, por dhanë deri tri versione të ndryshme. Libri po ashtu vërteton një dorë dhe ndikim jo të vogël të prokurorisë dhe shërbimeve serbe në këto raste, kur mbrojtja ka provuar se mjaft prej dëshmitarëve kishin kaluar më herët në Beograd apo se kishin probleme me drejtësinë e atjeshme. Libri hapet me një fjalë parathënëse të Soren Jensen Petersen, i cili vlerëson Haradinajn si një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës. “Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Ramush Haradinaj, i cili kishte kontribuar ndoshta më shumë se çdokush tjetër për arritjen e asaj ëndrre, festoi në një qeli burgu në Hagë… Jam i bindur se gjatë 100 ditëve të Haradinajt si kryeministër i vendit u realizua progresi më i madh drejt fillimit të bisedimeve për përcaktimin e statusit të Kosovës, nga ç’është arritur që prej asaj periudhe deri sot”, shkruan Petersen pa i kursyer superlativat për Haradinajn, të cilin e cilëson mik, edhe pse ashtu siç shpjegon ai më tej u tregua një burrë që e mban fjalën dhe që ashtu siç kishte premtuar, u dorëzua në momentin kur erdhi padia ndaj tij. Grida Duma shkruan se e ka lexuar librin si një dëshmi të forcës së Haradinajt, një njeri që ka qëndruar përballë së pamundurës. “Asnjë lider modern shqiptar nuk është gjykuar më shumë, nuk është përfolur më shumë, nuk është goditur më shumë – me plumba, granata, predha, grushta, fjalë, shpifje, akuza, gjykime. Askush prej tyre nuk e ka treguar veten në më shumë vepra, nuk është konfirmuar kaq shumë në pafajësi sesa Ramush Haradinaj”, shkruan Duma.


ngjarja e ditës

Zgjedhjet në Tiranë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.05.2014

3

Koordinatorët- Tiranë

Emri Zona Alma Marku Njësia nr 1 Isuf Çela Njësia nr 1 Zana Guxholli Njësia nr 2 Teuta Starova Njësia nr 2 Adriana Gjonaj Njësia nr 2 Gjok Vuksani Njësia nr 2 Gazmir Spahia Njësia nr 3 Erion Sulaj Njësia nr 3 Rigers Kasneci Njësia nr 3 Endri Hasa Njësia nr 3 Mirela Tabaku Njësia nr 3 Grida Duma Njësia nr 4 Agim Parllaku Njësia nr 4 Lefter Kostenja Njësia nr 5 Tritan Shehu Njësia nr 5 Dorian Teliti Njësia nr 6 Albert Kushti Njësia nr 6 Shkëlqim Berisha Njësia nr 6 Safet Sula Njësia nr 6 Gent Minarolli Njësia nr 7 Jamarbër Malltezi Njësia nr 8 Enkelejda Sallaku Njësia nr 8 Eni Kasmi Njësia nr 9 Ivi Kaso Njësia nr 9 Eneida Guria Njësia nr 10 Ylber Vata Njësia nr 11 Erion Sula Njësia nr 11 Jemin Gjana Paskuqan Vath Takabu Kashar Avenir Peka Kamëz Xhelal Mziu Kamëz Halit Shamata Pezë Altin Ndroqi Prezë Gazmend Koduzi Farkë

Posti që kanë ose kanë pasur Marrëdhëniet me publikun, Bashkia Tiranë ish-Sekretar i Përgjithshëm i MB ish-këshilltare e Berishës për ekonominë Ish- Ngarkuar me Punë Londër Ish deputete e Elbasanit, ish-zv.ministre ish-deputet ish- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve menaxher Administrator, donator i fushatës së PD-së Drejtor i Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit ish-Këshilltare e Berishës për Shëndetësinë ish-zv.ministre e Integrimit ish-dhjetorist ish-Drejtor i Drejtorisë Teknike në DPRR ish-kryetar i PD-së, ish-deputet ish-sekretar i Përgjithshëm i MF-së ish-sekretar i Përgjithshëm i Bujqësisë ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes ish-drejtor i Përgjithshëm i Patentave ish-Drejtor në Ministrisë e Ekonomisë Këshilltare e Këshillit Bashkiak, Tiranë ish-drejtor i Antikorrupsionit , Ish-drejtoreshë e Agjencisë së Investimeve Ish-drejtor i spitalit të burgut

ish-deputet i PD-së ish deputet i PD-së ish-drejtor i AKKP-së kryetar i Bashkisë së Kamzës ish-zv.ministër i Arsimit ish-kandidat për deputet në 2009 ish- Drejtor në ISKSH

Ekipi i Bashës për Tiranën, kush janë 40 koordinatorët

Kush janë emrat që Basha zgjodhi si të deleguar për zgjedhjet. 10 ish-drejtorë të rëndësishëm të qeverisjes së PD, dy ish-këshilltarë të Berishës, ish-funksionarë të lartë, ish-deputetë dhe mbështetës të kryetarit Basha TIRANË Vetëm dy ditë më parë, kryetari i

Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha viston për fillimin e anëtarësimeve të reja në kryeqytet përmes një udhëzimi të shpërndarë nga vetë ai, një proces ky i vonuar në rast se do t’u referohemi zgjedhjeve që po bëhen në degët e PD-së nëpër rrethe. Arsyeja kryesore e vonesës, sipas zërave zyrtarë në PD, ishte krijimi një projekti pilot me njerëz të përzgjedhur që do të mbikëqyrnin gjithë procesin delikat të Tiranës. Por në listën e 40 koordinatorëve që demokratët ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht, vihet re se një pjesë e mirë janë ish-drejtorë që kanë mbajtur funksione të rëndësishme në kohën e qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë listë, më së shumti bien në sy emra të lançuar nga Berisha në kohën e qeverisjes së tij (në funksione politike dhe administrative), dy-tre ishdrejtorë që kanë punuar ngushtësisht me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi dhe të tjerët dallojnë (të paktën publikisht) si mbështetës të kryetarit aktual, Lulzim Basha. I pari emër surprizë (për opinionin publik), por jo për strukturat e Tira-

nës ku ai është angazhuar prej kohësh është emri i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Ai është ngarkuar si koordinator i PD-së për njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë. Më pas listës së koordinatorëve i bashkohen ish-drejtorët dhe ish-këshilltarët e Berishës në kohën kur ishte kryeministër. Janë 10 ish- drejtorë dhe dy ish-këshilltarë të tillë. Analiza

Në njësinë nr.1 është caktuar koordinator Isuf Çela, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme; në njësinë dy, Zana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës për ekonominë, Tritan Shehu ish-kryetar i PD-së, ish-deputet dhe një ndër njerëzit më të afërt të Berishës, Lefter Kostenja në njësinë pesë, ish-drejtor i Drejtorisë Teknike në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Gjok Vuksani, ish-deputet i PD-së, Gazmir Spahia do të koordinojë zgjedhjet në njësinë tre, ai ka kryer funksionin e ishdrejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Mirela Tabaku, ish-këshilltare e Berishës për ekonominë, Agim Parllaku,

Udhëzimi i PD-së për Tiranën

ish-dhjetorist dhe ish-drejtor për mediat në kryesinë e Kuvendit, Dorian Teliti ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Albert Kushti, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Shkëlqim Berisha, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, Safet Sula, ish-drejtor i Përgjithshëm i patentave, Ylber Vata ish-drejtor i spitalit të burgut; Gazmend Koduzi që ngarkohet në Farkë ka qenë ish-drejtor në ISKSH; Avenir Peka që do të koordinojë procesin në Kamëz, ka punuar si ish-drejtor i AKKPsë. Para se të shkonte në këtë detyrë, Peka ka qenë këshilltar për rendin dhe sigurinë në kohën kur Berisha ishte kryeministër. Megjithatë, Peka duket se gëzon marrëdhënie të mira edhe me kreun aktual demokrat, Lulzim Basha. Listës i bashkohet edhe Halit Shamata, i cili

ka mbajtur disa funksione kyçe në të gjitha kohërat e qeverisjes së PD-së, një bashkëpunëtor i ngushtë ndër vite me Berishën. Në këtë listë dallohen gjithashtu edhe emra kryesisht të rinj, por edhe ndonjë me eksperiencë ligjvënëse që duket se anojnë më shumë nga Lulzim Basha, si Alma Marku, e cila aktualisht punon në Bashkinë e Tiranës, Teuta Starova, ish- e ngarkuara me punë në Londër, Adriana Gjonaj ish-deputete e Elbasanit, Erion Sula, Rigers Kasneci, Endri Hasa, Enkelejda Sallaku aktualisht pjesë e këshillit bashkiak, Eni Kasmi, Ivi Kaso ish-drejtor i Antikorrupsionit në kohën e Berishës kryeministër, Vath Tabaku, ish-deputet që zëvendësoi Bujar Nishanin në kohën kur ky u zgjodh President apo edhe Eneida Guria, ishdrejtoresha e Agjencisë së Investimeve. Në këtë listë dallon dhe emri i Genti Minarollit, ish-drejtori i Privatizimit në Ministrisë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, apo edhe ai i Altin Ndroqit, i cili dikur ka punuar ngushtësisht me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi. N.Perndoj

Selami: Kam menduar të kandidoj për kryetar të PD, Rama si Kastro Eduard Selami, i kthyer gati një vit më parë nga emigrimi në SHBA, rrëfen se një nga arsyet e vendimit për të lënë Amerikën ishte pikërisht miqësia që ka me ish-kryeministrin Sali Berisha, pavarësisht ftohjeve të marrëdhënieve të tyre në momente të caktuara. Duke folur në emisionin “Hardisc”, Selami ka treguar se këto ftohje nuk e kanë prekur kurrë miqësinë mes dy bashkëpunëtorëve të dikurshëm. “Ka qenë z. Berisha arsyeja kryesore për të cilën unë u riktheva, mënyra e prezantimit, por ka patur dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar në rikthimin tim. Ne asn-

jëherë nuk e kemi prekur atë raport, dhe unë jam shumë mirënjohës për miqësinë dhe për raportin personal që gjithmonë, me përjashtime të vogla, ka qenë në nivele shumë të larta”, - tha Selami, ndërsa theksoi se dorëheqja e Berishës nga posti i kryetarit të partisë “u bë nga dispozitat e një shtetari që shikon përtej interesit të tij dhe karrierës së tij politike”. Në këtë intervistë Selami pranoi se pas dorëheqjes së Berishës, rikandidimi i tij për postin e kryetarit të partisë ka qenë një opsion, por që nuk u bë realitet pa-

si siç theksoi ai, edhe dy kandidatët e tjerë, Olldashi dhe Basha përfaqësonin të njëjtin vizion. “Për të qenë i hapur, ka kaluar përmes mendjes sime kush do të jetë mënyra më e mirë për të parë sesi do të kontribuoj, dhe arrita në konkluzionin që të dy kandidaturat do të përfaqësonin atë vizion që unë kisha”, - u shpreh deputeti Selami. Ai nuk ka ndarë të njëjtin mendim me shumë kritikë

të PD-së, të cilët mendojnë se kryetari aktual i kësaj force, Lulëzim Basha duhet të shkëputet nga hija e paraardhësit të tij Sali Berisha. “Kritikët, shumica e tyre nuk kanë në mëndje për të na shëruar, kanë në mëndje për të na vrarë dhe kjo është normale, sidomos kur vjen nga kampi kundërshtar. Ku do të kishte gjë më të këndshme për ta që z. Basha dhe z. Berisha të përplaseshin? A do

të kishte lajm më ‘të gëzuar’ për PSnë? Mendoj që jo”, - tha Eduard Selami. Deputeti demokrat nuk ka lënë pa komentuar edhe qeverisjen e majtë dhe kreun e saj Edi Rama, të cilin nuk ngurroi ta cilësojë si të ngjashmin e udhëheqësit kubanez, Fidel Kastro. “Unë nuk e shikoj këtë si një lider të shekullit 21. Më tepër më ngjan me ato kostumet gjysmë ushtarake, në mënyrë figurative dhe reale të Fidel Kastros, sesa me një lider, ku unë kam jetuar dhe jetoj, bashkëkohor”, - tha Selami.


4

në fokus Deputeti i PD-së dhe eksperti për ekonominë, Sherefedin Shehu komenton dy reformat e rëndësishme të ndërmarra nga qeveria që lidhen me reformën në pensione dhe atë administrativo-territoriale

Sherefedin Shehu:

Katër kontestimet e PD për skemën e re të pensioneve Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu sqaron në një intervistë për gazetën “Mapo” katër çështjet kryesore ku demokratët nuk pajtohen me draftin e ri të qeverisë që lidhet me reformën e pensioneve. Shehu thekson gjithashtu se qeveria është e vonuar në përpjekjet e saj për të marrë edhe konsensusin e opozitës për këtë reformë sa kohë që nuk ka qenë pjesë e konsultimeve, ndërsa e bazon efektshmërinë e reformës për pensionet tek parimi i solidaritetit. Shehu komenton edhe diskutimet për reformën administrativo-territoriale dhe rolin që duhet të luajë PD-ja në këtë proces. Sipas tij, reforma në fjalë duhet parë më shumë si decentralizuese sesa një reformë e ndarjes së kufijve. Z. Shehu, ju keni shfaqur objeksionet tuaja për përmbajtjen e reformës së pensioneve të hartuar nga qeveria, duke u shprehur se nuk është e përshtatshme për nivelin e pagave në Shqipëri. Në këndvështrimin tuaj, pse përmbajtja e kësaj reforme nuk është e përshtatshme dhe çfarë duhej të merrej parasysh në përgatitjen e saj? Së pari, ne e kemi konsideruar të domosdoshme reformën në pensione me qëllim që të parandalohet thellimi i deficitit të skemës dhe që në kohën kur e djathta ishte në pushtet, PD-ja e ndërmori një reformë të tillë në bashkëpunim me Bankën Botërore, por që fatkeqësisht PS-ja asokohe nuk e mbështeti. Aktualisht ne, kundërshtimin tonë nuk e bëjmë si kundra-peshë të sjelljes së atëhershme të PS-së, por e bëjmë për vetë mënyrën se si qeveria mendon ta realizojë këtë reformë. Ne kemi disa kundërshti ose mospërputhje thelbësore, që janë edhe parimore. E para; Me atë që ka propozuar PS-ja humbet thelbi apo baza e sistemit të pensioneve, jo vetëm në Shqipëri, por duke e krahasuar edhe me vendet e tjera sidomos me vendet e zhvilluara. Skema të tilla të pensioneve janë skema të detyrueshme dhe trajtohen në periudha kur njerëzit janë të paaftë për të punuar, por bazohen në një parim që quhet parimi i solidaritetit. Kontribuesit marrin një përfitim të lidhur me kontributin e tyre, por kontribuesit e mëdhenj nuk marrin atë që kontribuojnë ndërsa ata të vegjlit marrin më pak sesa kontribuojnë. Skema e sotme vendos një barazi të tillë ose një mekanizëm të tillë i cili mund të themi që i favorizon kontribuesit me pagat e larta, por godet të gjithë kontribuesit që marrin ose që kontribuojnë me një pagë mesatare nën 500 mijë lekë (të vjetra)…Në mënyrë të përmbledhur do të thosha që skema aktuale humbet parimin e solidaritetit që do të thotë që u hiqet mbrojtja më shumë se 70 % të gjithë kontribuesve apo atyre që do të dalin në pension sepse sot paga mesatare në shkallë vendi është 540 mijë lekë ndërsa po ta konsiderojmë pagën mesatare historike të një punonjësi ajo mund të jetë jo më shumë sesa 300 mijë lekë. Tjetër problem që ne shikojmë është skema. Kjo skemë nuk bazohet në lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Qytetarët shqiptarë që kanë një jetëgjatësi relativisht më të shkurtër sesa vendet e zhvilluara edhe sot moshën e daljes në pension e kanë përafërsisht të barabartë me vendet e zhvilluara,

ndërsa skema e sotme propozon një rritje të moshës kur diferenca me vendet e zhvilluara në moshë tashmë thellohet në drejtim të kundërt sa i përket moshës së daljes në pension, ose ndryshe duhet thënë që mosha e daljes në pension e qytetarëve shqiptarë është më e madhe se në vendet e zhvilluara në një kohë që jetëgjatësia e shqiptarëve është më e vogël sesa e vendeve të zhvilluara. Do të shtoja gjithashtu që i ashtuquajturi pension social është demagogji sepse në fakt ajo është ndihma ekonomike që e marrin edhe sot qytetarët mbasi edhe nesër ky pension social do të merret kundrejt një shqyrtimi rast pas rasti të kushteve të secilit të pasurisë, të të ardhurave që mund ta ketë edhe nga burime ndihmëse, kështu që duke e artikuluar si një shpëtim për ata që nuk paguajnë kontribute në një farë mënyre është një thirrje e njerëzve që në pamundësi sot ose në vështirësi për të kontribuar sot u thuhet që të mos kontribuojnë sepse ne japim pension social. Pra ne këtë situatë e shikojmë si thirrje për të mos kontribuuar që do të thotë dëmtim i kulturës së të siguruarit, e cila në fakt duhet nxitur, duhet zhvilluar, duhet mbështetur duke krijuar mekanizma real. E fundit që do të thosha unë sa i përket skemës së pensioneve është ajo që ka të bëjë me manipulimin që bëhet me heq jen e tavanit të sipërm. Në fakt tavani nuk është hequr, por është bërë një lidhje e fortë e përfitimit me vitet për të cilat ke paguar kontribute, pra nuk kemi një heqje të tavanit, por kemi tavan të ri që nga 70% që është sot e rrogës zbret në 40%, por po të kemi parasysh që skema e sotme ka qenë 30-35 vite pune, arritja në 40 vjet do të kërkojë një periudhë tranzicioni të paktën 10-vjeçare dhe po të konsiderojmë edhe kushtet specifike mesatare gjatë jetës, arritja e këtij kufiri do të jetë praktikisht e pamundur. Kështu që edhe heqja e tavanit nuk është një mekanizëm i cili ndihmon në favor ose i jep secilit atë që ka kontribuar, por përkundrazi kemi një formë të re tavani. A parathotë kjo një votë kundër kësaj reforme, apo ju keni tashme një paketë amendimesh që mund t’i paraqisni gjatë diskutimit në Kuvend? Natyrisht që ne së pari do të tentojmë amendimin, por amendimi duhet të realizohej përmes një konsultimi i cili nuk ka ndodhur deri tani. PD-ja e ndërpreu reformën për mungesë të mbështetjes nga opozita e atëhershme sepse e konsideron një reformë të rëndësishme e cila kërkon konsensus pavarësisht se miratimi mund të bëhet edhe me shumicën e thjeshtë në Kuvend, por efekti i saj shtrihet në brezat që vijnë dhe reforma të tilla janë reforma që zakonisht nuk bëhen çdo pesë vjet apo çdo mandat qeverisës kështu që ne natyrisht jemi të hapur për konsultime dhe amendime. Megjithatë, unë mendoj që qeveria është e vonuar, konsultimet duhet t’i kishte bërë para prezantimit publik të reformës së saj, dhe së dyti ne jemi shumë të qartë. Ne jemi për ruajtjen dhe për lidhjen më të mirë të përfitimeve me kontributet, por gjithnjë pa prishur karakterin apo natyrën solidare të skemës… Ne natyrisht jemi për një lidhje të forte edhe midis moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Ne jemi në mbështetje

"PD-ja thotë që kemi nevojë për një përmirësim të shërbimeve publike dhe për krijimin e një mekanizmi qoftë nga pikëpamja e ndarjes së funksioneve qoftë edhe nga pikëpamja e ndarjes së parave që të garantojmë dhe mundësojmë shërbime deri tek ata qytetarë që praktikisht nuk mund t’i kryejnë këto shërbime"

"Ne kemi disa kundërshti ose mospërputhje thelbësore, që janë edhe parimore. E para; Me atë që ka propozuar PS-ja humbet thelbi apo baza e sistemit të pensioneve, jo vetëm në Shqipëri, por duke e krahasuar edhe me vendet e tjera sidomos me vendet e zhvilluara"

të kufizimit ose kushtëzimit të daljes në pension kundrejt një koeficienti në raport me jetëgjatësinë e cila është e njohur, raportohet në mënyrë të rregullt. Në këtë mënyrë ne do të kishim një përmirësim të skemës ndoshta edhe një rritje graduale të moshës së daljes në pension por të lidhur me një faktor, i cili është edhe biologjik edhe social, në kuptimin që njerëzve do tu jepet një periudhë e arsyeshme përfitimi kur supozohet që ata janë të paaftë për punë. Nga ana tjetër jemi për një skemë fleksible, që do të thotë se ndryshe nga ajo që propozon qeveria, ne do të nxisim edhe daljen e parakohshme në pension, por edhe qëndrimin në punë pas përfundimit të moshës së daljes në pension. Pra ne do të nxisim që njerëzit të punojnë per aq kohë sa ata janë në gjendje që të punojnë ndërsa skema e sotme ka hequr nxitjen për daljen në pension të parakohshëm. Sa i përket përfitimeve, ne jemi në favor të një lidhje më të fortë midis kontributeve dhe përfitimeve por jo duke vënë një mekanizëm që shitet si mekanizëm që rrit përfitimin, por që në fakt vë një kushtëzim që është i vështirë për tu arritur siç është 40-vjetëshi i kontributeve dhe ajo që është më e rëndësishmja, ne nuk do të pranojmë cenimin apo prekjen e skemës për zonat rurale pasi sot hiqet subvencionimi i skemës rurale duke e barazuar normën e kontributeve të fshatit me atë të qytetit… Një tjetër reformë, po aq e rëndësishme dhe afatgjate është edhe reforma administrativo-territoriale… që PD-ja ende nuk është bërë pjesë e saj. Përpos konsensusit që keni kërkuar në Kuvend, cilat janë ato çështje thelbësore ku PD-ja nuk sheh dakordësi? Edhe këtu jemi në një situatë kur parimisht e mbështesim reformën, por ne ndahemi në mënyrën dhe konceptin se si duhet të realizohet kjo reformë. Për PD-në, ka dy momente që ne nuk ulemi në tavolinë me qeverinë. Momenti i parë është ai parimor që lidhet me mënyrën e të konceptuarit të reformës. Ne e konceptojmë reformën si reformë që do t’ju shërbejë më shumë qytetarëve, dhe jo që të kursejë dy lekë duke hequr 200 kryetarë komunash. Pra në radhë të parë, ne duam që të bëhet një analizë e ecurisë së procesit të decentralizimit dhe e problemeve të saj me qëllim që të çojmë

shërbimet sa më afër qytetarit. Madje ajo që është kryesorja është që të çojmë sa më shumë para në zonat që janë më të thella dhe që kanë mundësi më të pakta të zhvillimit ekonomik. Kemi një fenomen të dukshëm në Shqipëri siç është fenomeni i shërbimeve publike. Në mënyrë specifike, do të përmendja shërbimin e pastrimit dhe të ujit të pijshëm pa hyrë në arsim dhe shëndetësi. Dy të parat janë kritike dhe kemi një diferencë të madhe midis zonave rurale dhe urbane. Në një kohë që kemi një rritje të mirëqenies, ne kemi një nevojë për këto shërbime, por që praktikisht nuk ofrohen. Për të shkuar pastaj tek cilësia e shërbimit arsimor që pjesërisht është sot në duart e komunave, natyrisht që vlen për të dëshiruar. Pra ne kemi probleme tashmë të identifikuara. Cila duhet të jetë qasja sipas jush? Pyetja që shtrohet është që ne kemi nevojë për të bërë një hartë të re territoresh apo kemi nevojë për të përmirësuar shërbimet publike? PD-ja thotë që kemi nevojë për një përmirësim të shërbimeve publike dhe për krijimin e një mekanizmi qoftë nga pikëpamja e ndarjes së funksioneve qoftë edhe nga pikëpamja e ndarjes së parave që të garantojmë dhe mundësojmë shërbime deri tek ata qytetarë që praktikisht nuk mund t’i kryejnë këto shërbime. Në këtë këndvështrim, PD-ja këtë reformë e sheh më shumë si reformë decentralizuese sesa një reformë e ndarjes së kufijve. Prandaj qeveria po nxiton, duke e bërë hartën territoriale në hartë elektorale, duke kalkuluar si mund të garantojë më shumë mandate apo poste kryetarësh nesër dhe jo si një reformë decentralizuese. Pra ne ulemi që të bëjmë një reformë të vërtetë decentralizuese ku ndarja territoriale të jetë rrjedhojë dhe e diktuar nga ofrimi më i mirë i shërbimeve për qytetarët dhe jo nga nevoja për të marrë sa më shumë mandate politike. Arsyeja e dytë është shumë e thjeshtë. Nëse qeveria konsideron palë opozitën duhet që t’i japë peshën që i takon. E përkthyer ndryshe pavarësisht nga numri i votave apo mandateve në Kuvend, ne duam një reformë të vërtetë të thellë dhe kjo reformë do konsensus dhe konsensus është kur miratohet ligji në Kuvend dhe jo kur bëjmë debate në tavolina. Pra nëse PD-së i jepen këto dy garanci, PD-ja do të ulet në tavolinë pa asnjë rezervë tjetër.


Politikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.05.2014

5

Ditari Veliaj: Kushtet për të përfituar pension maksimal me skemën e re

Numri i kontribuuesve është shumë i ulët, çka do të thotë se shumë shqiptarë do të mbeten pa pension kur të plaken, sepse nuk janë të siguruar. Reforma do të synojë t’i zgjidhë të dyja këto probleme

Ministri i Mirëqenies Sociale shpjegon se si do të mbushet “gropa” e deficitit në skemën e pensioneve. “Pensioni social do të merret vetëm në moshën 70-vjeçare, kështu që ata që janë në punë sot e dëshirojnë një pension dinjitoz, më mirë të derdhin sigurime e të mos presin pensionin social” Nga Elona Bedalli Shumë shqiptarë do të mbeten pa pensione kur të plaken, sepse nuk janë të siguruar. Alarmi vjen nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili shpjegon në një intervistë për revistën “Monitor” skemën e re të pensioneve. Zoti ministër, a mund të na bëni një bilanc të objektivave që keni arritur nga marrja e detyrës? Nuk mund të mos ndihem krenar kur kthej kokën pas dhe shoh të gjitha gjërat që kemi arritur në vetëm 6 muaj. Që në javën e parë në punë mundëm t’i jepnim një zgjidhje krizës së strehimit të familjeve rome të dëbuara nga shtëpitë e tyre. Më pas nisëm procesin e auditimit të përfituesve të ndihmës ekonomike, duke e pastruar këtë skemë nga abuzuesit. Nga ana tjetër, dixhitalizimi i kësaj skeme, i cili është duke u zbatuar në tri qarqe pilot, do të garantojë që të mos ketë më abuzime të këtij lloji, e që fondet e mbrojtjes sociale të shkojnë te shtresat vërtet në nevojë. Në kaq pak kohë, kemi arritur të rigjallërojmë interesin tek arsimi profesional dhe po e reformojmë thellësisht atë, për ta lidhur edhe më mirë me kërkesën e tregut të punës. Për këtë arsye, kemi hartuar edhe “Strategjinë për aftësi dhe punësim 2014-2020”. Kemi nisur, gjithashtu, reformimin tërësor të shërbimit të punësimit sipas sistemit gjerman. Deri tani kemi modernizuar zyrat e punës në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Vlorë dhe rezultatet e para janë fantastike. Së fundi, kemi nisur një nga reformat më të vështira të këtij mandati qeverisës, atë të pensioneve, e cila ka rëndësi vendimtare për të forcuar financat e shtetit dhe për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit. Pra, kemi bërë shumë, e të tjera gjëra janë në rrugë të mbarë. Padyshim, një nga çështjet më të “nxehta”, mbetet ajo e reformës së pensioneve. A mund të na thoni se çfarë do të synojë kjo reformë? Si do të arrihet t’u jepet zgjidhje një sërë problemeve, si reduktimi i “gropës” buxhetore, rregullimi i raportit kontribuues/përfitues, etj.? Kur do të mund të flitet për ndryshim të moshës së pensioneve? Reformimi i sistemit të pensioneve mbetet domosdoshmëri, qoftë për arsye

financiare e qoftë për arsye sociale. Nga njëra anë, deficiti është thelluar ndjeshëm tetë vitet e fundit dhe sot është mbi 45% e shpenzimeve totale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke e bërë skemën e pensioneve financiarisht të paqëndrueshme. Nga ana tjetër, numri i kontribuuesve është shumë i ulët, çka do të thotë se shumë shqiptarë do të mbeten pa pension kur të plaken, sepse nuk janë të siguruar. Reforma do të synojë t’i zgjidhë të dyja këto probleme. Ne do të heqim pensionin tavan e do ta forcojmë lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve, çka do t’i nxisë qytetarët që të derdhin sigurimet shoqërore e të deklarojnë pagën reale. Kjo do të rrisë numrin e kontribuuesve e do të rrisë edhe të ardhurat, duke e reduktuar gropën fiskale. Për sa u përket atyre që nuk kanë derdhur sigurime, ne kemi menduar një pension social, i cili sigurisht që do të jetë shumë më i ulët se pensioni që jep skema e detyrueshme, por gjithsesi do të jetë diçka. Gjithashtu, pensioni social do të merret vetëm në moshën 70-vjeçare, kështu që ata që janë në punë sot e

dëshirojnë një pension dinjitoz, më mirë të derdhin sigurime e të mos presin pensionin social. Për sa i përket moshës së pensionit, ripërsëris se ajo nuk do të prekë ata që janë në prag të daljes në pension. Por, nga ana tjetër, rritja e moshës është domosdoshmëri që buron nga fakti se, nga njëra anë njerëzit po fillojnë punë për herë të parë në një moshë më të madhe se më parë dhe, nga ana tjetër, jetëgjatësia është duke u rritur. Nuk ka kuptim që një individ të derdhë sigurime për 25 vjet dhe të marrë një pension po për 25 vjet. Ndaj edhe është e udhës që mosha e pensionit të rritet në përpjesëtim me rritjen e jetëgjatësisë. Njohja e viteve të punës për emigrantët shqiptarë, veçanërisht për ata që punojnë në Greqi dhe Itali, është gjithashtu një sfidë e vështirë. Mosnjohja e tyre do të nënkuptonte mbetjen pa një pension të mijëra shqiptarëve, deri ku janë negociatat e qeverisë shqiptare, që duket se vështirësohen edhe nga kriza ekonomike e financiare e këtyre vendeve? A ka sinjale shpresëdhënëse?

Edhe për këtë çështje jemi në rrugë të mbarë. Sapo ratifikuam marrëveshjen me Belgjikën, nga e cila përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë shtet. Gjatë kësaj periudhe do të përfundojnë aktet ligjore për miratimin e marrëveshjeve me Luksemburgun, Hungarinë dhe Rumaninë, dhe gjithashtu do të vazhdojnë negociatat me Kanadanë, Austrinë, Çekinë dhe Maqedoninë. Sigurisht, sfida më e madhe mbeten Italia dhe Greqia, e kjo për faktin se numri më i madh i emigrantëve shqiptarë jetojnë në këto dy shtete. Ndërsa flasim, marrëveshja me Greqinë mbetet shumë e vështirë për t’u realizuar në terma afatshkurtër, për shkak të krizës ekonomike të fqinjit tonë jugor, ndërsa nga Italia kemi pasur sinjale pozitive dhe shpresojmë që shpejt të nisim negociatat. Zyrat e reja të punës që ju keni hapur (nga përvoja e deritanishme), përveç thithjes së kërkesave, sa kanë arritur t’i përkthejnë ato në vende konkrete pune? A mendoni se këto zyra janë mjet efikas për të nxitur punësimin? Cilat do të jenë format e tjera që do të përdorni për të nxitur punësimin? A ka fonde në dispozicion për këtë? Rezultati i zyrave të reja të punës ka qenë mbresëlënës. Numri i qytetarëve që u drejtohen atyre për të gjetur një punë është rritur ndjeshëm, çka flet për një rijetësim të besimit në këto zyra. Gjithashtu, edhe numri i ndërmjetësimeve është shumë më i lartë se më parë. Shifrat janë kokëforte dhe tregojnë gjithnjë të vërtetën: trendi është shumë pozitiv dhe zyrat e punës po japin frytet e para. Kemi punësuar dyfish më shumë në pak javë, sesa ka punësuar mazhoranca e djeshme në një vit. Vetëm në Tiranë, për dy muaj, janë punësuar 528 qytetarë; në Durrës, për një muaj, 299 të punësuar; në Vlorë për më pak se një muaj 180 të punësuar. Ndërsa, në Kavajë, vetëm për pak ditë u punësuan 83 qytetarë. Por, përveç modernizimit të shërbimit të punësimit, ku zyrat e punës janë vetëm një komponent, ne do të përdorim edhe ato që njihen si politika aktive të tregut të punës. Jam shumë i lumtur që kemi rritur me 300% fondin për nxitjen e punësimit, i cili do të garantojë pagesën e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar për ato kompani që hapin vende të reja pune.

Rama shpërndan 100 tapi: PD legalizoi ambiente biznesi Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vijuar dhe këtë fundjavë të shpërndajë tapi legalizimesh, të cilat kanë qenë prodhuar që nga koha e qeverisjes së mëparshme. Pavarësisht se ndryshimet ligjore që ka paraqitur qeveria në ligjin e legalizimeve nuk janë miratuar ende, Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministrja Eglantina Gjermeni, kryetari i grupit, Gramoz Ruçi dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka qenë dje në Fier ku ka shpërndarë afro 100 certifikata të legalizimit, të cilat janë miratuar sipas përcaktimeve që bën ligji i vjetër. Rama ka shfrytëzuar këtë rast për të prezantuar para qytetarëve të pranishëm edhe një herë risitë që sjellin ndryshimet e reja ligjore, ku sipas tij tashmë procesi i legalizimit do jetë falas, ndërsa trualli mbi të cilin është ndërtuar, do paguhet. Ai tha se me daljen e ligjit të ri, në rastet kur toka është e familjes, nuk ka asnjë dety-

rim për të shlyer, ndërsa kur toka është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjet. “Toka, sigurisht që do të paguhet me një çmim, që do të jetë 50% më i ulët sesa vlera e tregut, por pagesa do të bëhet në disa mënyra. Kush do të paguajë menjëherë, do të ketë një ulje të menjëhershme prej 50%, që do të mund t’i paguajë me letra me vlerë dhe do të ketë një ulje tjetër prej 20% deri 30 % në çmim. Puls do të ketë dhe një ulje të tretë, që është një mesatare prej 400 mijë lekësh të vjetra, për të paguar energjinë për dy vitet e ardhshme. Pra nuk do t’i merren paratë, por do t’i lihen qytetarit për të paguar energjinë dhe do të legalizohet menjëherë shtëpia”, - tha Kryeministri. Duke folur për procesin e legalizimit falas, Rama tha se nuk do të shkojnë më familjet apo kryefamiljarët tek ALUIZNI, po

do të shkojë ALUIZNI në çdo familje, ku do të ndihmojë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin pa pagesë. Kryeministri foli për rëndësinë që ka procesi i legalizimit falas, i cili jo vetëm pajis me dokumente pronësie këta

banorë të zonave informale, por krijon mundësinë për t’i dhënë një shtysë shumë të fortë ekonomisë së tyre familjare dhe asaj kombëtare. “Ky është një proces, i cili na jep mundësinë që t’i japim një shtytje shumë të fortë ekonomisë së familjeve që sot jetojnë në shtëpi të palegalizuara, por nëpërmjet tyre t’i japim një shtytje shumë të fortë edhe ekonomisë kombëtare”, - tha Rama. Ai edhe në këtë takim ka akuzuar qeverinë paraardhëse se e keqpërdori procesin e legalizimit, duke legalizuar jo shtëpitë e familjarëve, por bizneset. “Edhe në Fier, si në të gjitha zonat e tjera nuk e kanë pasur mendjen të legalizojnë shtëpitë e njerëzve me halle, por kanë legalizuar vetëm ato ndërtime që janë bërë për të fituar lekë, dyqane e magazina. Këtu në Fier kanë legalizuar një sërë godinash që bllokojnë projektin e lumit të Gjanicës”, - tha Kryeministri.

klajda Gjosha

"Statusi varet nga reformat e qeverisë, jo nga opozita" Për ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, fati i statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian nuk varet shumë nga qëndrimet e opozitës sesa nga reformat e qeverisë. “Fryma politike është shumë e rëndësishme, por nuk është e rëndësishme në atë çka duket apo në imazhin mediatik që jep. Nuk do të thosha se, nëse opozita nuk pranon (të bashkëpunojë për reformat), Shqipëria nuk do të marrë statusin apo nuk do të vazhdojë me negociatat e anëtarësimit. Por e rëndësishme është që vendi të ketë një qeveri të mirë. E rëndësishme është që reformat të ndërmerren dhe në kuadër të një bashkëpunimi të gjerë”, - tha ministrja Gjosha gjatë një interviste për mediat, lidhur me procesin e integrimit dhe shanset që ka Shqipëria që këtë qershor të marrë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat. Ajo ka bërë të ditur se puna e bërë deri më tani për plotësimin e pesë prioriteteve është inkurajuese dhe se shpreson shumë që vendet anëtare të BE-së pasi të lexojnë progres-raportin të mund të japin një vlerësim bazuar mbi arritjet e qeverisë dhe jo mbi faktorë të tjerë. “Ne shpresojmë shumë që Shqipëria të vlerësohet në bazë të progresit që ka bërë, në bazë të gjithë teknikaliteteve të vendosura në këtë hapësirë të plotësimit dhe të progresit që ka bërë për 5 prioritetet dhe të mos ketë probleme apo të vendosin mbi fatin e Shqipërisë për çështje të anës politike të krijuar shpeshherë”, - tha Gjosha. Ajo ka mohuar gjithashtu që deri më tani të ketë shprehje të qëndrimeve të vendeve anëtare të BE-së për çështjen e statusit, duke mohuar kështu si skepticizmin e Francës, ashtu edhe optimizmin e Gjermanisë.

Berisha:

Qeveria pranon akuzat për trafik Ish-kryeministri shkroi dje në Facebook se “Edi Rama, dje për herë të parë në historinë e vendit, urdhëron bllokimin me qindra blloqe betoni të pistës së aeroportit të Gjadrit. Rama mori këtë vendim pasi bllokoi për tre javë rresht transparencën e kërkuar nga opozita për implikimin e qeverisë në trafiqe droge dhe se ajo po përdor aeroportin e Gjadrit dhe instalime të tjera ushtarake apo ish-ushtarake për këtë trafik. Në të vërtetë, para këtij vendimi, që dëshmon se të dhënat dhe informacionet e opozitës ishin të sakta, Rama deklaroi nëpërmjet zëdhënëses se tij, Kodheli se Ushtria nuk mund të ruajë dhe garantojë aeroportin e Gjadrit. Po si do t’ia bëjë Rama me bazat e tjera? Do vazhdojë t’i përdorë për trafik droge ato?!”.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Dy vëllezër 9 dhe 11 vjeç u gjetën pranë azilit të Tiranës më shumë se 24 orë pas zhdukjes. “Kishim frikë të ktheheshim në shtëpi se humbëm çelësat, ndaj qëndruam jashtë në të ftohtë”

Zhdukja e dy vëllezërve alarmon për 24 orë familjen Tiranë Zhdukja për më shumë se 24

orë e dy vëllezërve alarmoi familjarët dhe policinë e Tiranës. Dy vëllezërit Pitarka, 9 dhe 11 vjeç, u gjendën dje në zonën e “Ali Demit”, pranë azilit të pleqve, pasi kishin kaluar në qiell të hapur një natë me shi. Një patrullë e Komisariatit të Policisë nr.1 i gjeti fëmijët sipas përshkrimit të dhënë nga një qytetar që kishte njoftuar policinë e kryeqytetit. Vëllezërit Pitarka jetojnë në një banesë me babanë, ndërsa nëna e tyre prej gati një viti është në burg, e dënuar me tetë vite për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Efektivët e policisë janë afruar pranë vendit të njoftuar dhe pasi kanë pyetur fëmijët e mitur për identitetet

e tyre dhe për emrin e prindërve, i morën ata dhe i çuan në ambientet e Komisariatit nr.1, ku i priste babai i tyre, Idriz Pitarka. Ky i fundit dje në mëngjes kishte njoftuar policinë e këtij komisariati se dy fëmijët e tij të mitur ishin larguar nga shtëpia që prej mëngjesit të së shtunës dhe nuk ishin kthyer më. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, efektivët e policisë së Komisariatit nr.1, si dhe patrullat e komisariateve të tjera nisën kërkimet për gjetjen e dy fëmijëve të mitur të zhdukur. Burimet e policisë thanë se kishin kryer verifikime dhe kontrolle në një sërë adresash të dhëna, por të vegjlit nuk ndodheshin në asnjërën prej tyre. Paralelisht me blutë e Tiranës, kërkimet janë kryer edhe nga të afërmit e

fëmijëve, si ati, gjyshi i tyre dhe xhaxhallarët. Idriz Pitarka, babai i dy fëmijëve të zhdukur tha dje për gazetën MAPO se ishte njoftuar për humbjen e fëmijëve nga vjehrri i tij, pasi ai banon me qira në të njëjtin ambient. “Shtëpinë e shita për të gjetur një mundësi për nxjerrjen e bashkëshortes nga burgu. Kur kjo nuk u realizua, kam hapur një lokal me qira dhe po mundohem të punoj së paku të mbaj familjen dhe për këtë shkak jam në punë nga mëngjesi në darkë”,- tha për MAPO babai i fëmijëve. Djemtë gjatë ditës qëndrojnë me gjyshin, ndërsa në mbrëmje rrinë me babanë e tyre. “Ata kishin ikur nga shtëpia që dje në mëngjes, por në darkë më mori vjehrri në telefon dhe më tha që fëmijët nuk ishin

kthyer”. Idrizi tregon se dje në mëngjes kishte njoftuar për humbjen e fëmijëve, ndërsa kishte folur me kushërinjtë e tij, me të afërm, por nuk i kishte gjetur askund. “Sot gjatë gjithë ditës pasi njoftova policinë kam qëndruar me vëllezërit e mi, duke kontrolluar nëpër vende të

ndryshme apo duke kontrolluar në autobusë dhe stacionet e tyre”,tregon Pitarka, i cili menjëherë sapo mori njoftimin e gjetjes së fëmijëve, nisi të njoftojë të gjithë të afërmit. Policia pas gjetjes së të miturve i mori një rideklarim këtij të fundit si dhe dy fëmijëve, të cilët rrëfyen se kishin qëndruar një natë jashtë, brenda një tuneli. “Dolëm nga shtëpia dhe ikëm duke luajtur. Më vonë ne humbëm çelësin dhe kishim frikë të ktheheshim, se mund të na bërtiste gjyshi”,- mësohet të kenë thënë fëmijët përpara policëve. Sipas tyre, ata kishin qëndruar gjatë natës së të shtunës duke u gdhirë dita e djeshme në një tunel në afërsi të zonës ku i gjeti policia. Dashamir Biçaku

“Xhihadi” i shqiptarëve, mbi 400 luftëtarë e 28 të vdekur në Siri Arrin në 28 numri i shqiptarëve nga rajoni, të vrarë në Siri. Shqiptarët luftojnë përkrah rebelëve, ndërsa serbët e rusët përkrah Bashar al Assad. Raportuesi i OKB: Mbi 65 mijë vullnetarë në konfliktin sirian

Mbi 400 shqiptarë janë përshirë në luftën e Sirisë, ku kanë humbur jetën 28 prej tyre. Edhe pse shifrat nuk janë krejt të plota, ato tregojnë numrin e madh të shqiptarëve nga i gjithë rajoni, që prej nisjes së konfliktit mes Bashar Al Assad dhe rebelëve e deri më sot. Agjencia “Presheva Jonë” raporton se në këto luftime ka pasur një numër të madh vullnetarësh nga Ballkani. Mes viktimave janë edhe 28 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva. “Numri i viktimave është i njëjtë me ata të vrarë në luftën e fundit mes forcave serbe dhe forcave shqiptare në Luginën e Preshevës”,-shkruan më tej agjencia.

Financime nga jashtë për rrjetin “e xhihadistëve” Prokuroria verifikon pasuritë e imamëve Bujar Hysa dhe Genci Balla. Zbulohen transaksione që në vitet 2005-2006

Raportuesi i OKB-së: Mbi 65.000 vullnetarë

Në këtë front lufte nuk shkojnë vullnetarë vetëm shqiptarët, por edhe qindra persona tjerë nga Ballkani, mijëra persona nga vendet e BE-së dhe nga mbarë bota. Zyrtarisht thuhet se në Siri luftojnë sot mbi 65.000 mijë vullnetarë në krah të rebelëve kundër regjimit Al-Assadit. Shifrat e para për numrin e vullnetarve të huaj që luftonin në Siri janë bërë publike nga Lakhdar Brahimi, i dërguar special i OKB-në. Sipas tij, ka rreth 65.000 luftëtarë të huaj në Siri, ndërsa presidenti sirian Bashar Al Assad paraprakisht flet për një shifër prej mbi 100,000 luftëtarësh vullnetarë. Megjithatë, regjimi Al-Assadit nuk është i vetëm, sepse në krahun e tyre luftojnë mijëra vullnetarë, që mediat perendimore i konsiderojnë si “mercenarë”. Në krah të diktatorit Bashar Al-Assadit janë edhe qindra rusë e serbë si dhe slave, numri i të cilëve arrin mbi 1 mijë. Por këta mercenarë, paguhen dhe mbrohen mirë, prandaj edhe rrallë dëgjomë se ka pasur viktima. Edhe kur ka viktima, mbahen sekrete per të rujatur moralin e usharëve të Al-Assadit. Serbët në krah të Assad, shqiptarët kundër

Sipas burimeve të njëjta, përkrah forcave rebele janë duke luftuar 600 rekrutë nga Ballkani, ku një numër i konsiderueshëm, mbi 400 janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Vetëm nga Kosova janë mbi 150, nga Shqipëria 120 dhe të tjerët nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Numri 400 i luftëtarëve shq-

iptarë plotësohet edhe nga emigrantët në Perëndim, të cilët i janë bashkuar luftimeve. Kur është fjala për Perëndimin, sipas qeverive evropiane numri i luftëtarve nga këto vende në Siri arrinë mbi 6000. Luftëtarë nga vendet e BE-së nuk janë vetëm muslimanë, por edhe të krishterë, katolikë e ortodoksë. Qëllimi i tyre ështe vetëm për ta mposhtur regjimin diktatorial të Bashar Al-Asaadit, ku dikush shkon atje për të luftuar ne emër të Allahut e dikush për para. Nga ana tjetër, jo të gjithë rusët janë duke luftuar në krah të Al-

Asaadit. Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Rusi ka thënë se rreth 200 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah militantëve të Al Kaedës në Siri. Në një konferencë në Kazan, Aleksandr Bortnikov ka thënë se shumica e tyre vijnë nga Republikat e Kaukazit Verior, të dominuara me shumicë myslimane. Deri tani, me shifra zyrtare dihet vetëm për të vdekurit. Deri tani janë vrarë 28 shqiptarë nga Ballkani, ku vetëm vitin e kaluar në luftën e Sirisë u vranë 18 shqiptarë, kurse sivjet 10 të moshës 20-40 vjeçare.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te dyte Apartament me sip 46.2 m2 me nr pasurie 1/60+1-18, volumi 13 , faqe 29 ne ZK 8591 me adrese Lagjja salo Halili , Rruga Ali Kelmendi Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 2,016,000 ( dymilion e gjashtembedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon) diten e marte date 16.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .

Pasuria e të arrestuarve për rekrutimin e luftëtarëve në Siri po verifikohet në bazë të ligjit “Antimafia”. Nga verifikimi i kryer janë evidentuar disa llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme në emër të të arrestuarve dhe të afërmve të tyre. Ajo që bie në sy, sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për llogaritë bankare të imamit të vetëshpallur të xhamisë së fshatit Mëzez, Bujar Hysa. Nga kontrolli analitik i këtyre llogarive tashmë të sekuestruara rezulton se Hysa ka bërë transferta të shumave të mëdha parash ndër vite. Lëvizjet më të mëdha të parave rezulton se i ka bërë gjatë viteve 2005– 2006, ku ka pranuar dhe transferuar në disa raste nga llogaritë e tij bankare shuma që varionin nga 40 deri në 60 mijë euro. Këto para, sipas hetimit, i dërgoheshin Hysës nga banka jashtë territorit shqiptar, që për arsye hetimore nuk jepen detaje për vendin e origjinës së nisjes. Hetuesit dyshojnë se këto para janë përdorur edhe në investimin dhe ngritjen e xhamisë së fshatit Mëzez dhe asaj të Unazës së Re. Edhe të dyshuarit Genc Balla, i njohur si Sheh Abdurrahim Balla, i janë sekuestruar disa llogari bankare, pasi janë pjesë e verifikimit pasuror. Ndërkohë, në ditët në vazhdim pritet marrja në pyetje e të arrestuarve për të dhënë shpjegime në lidhje me të gjitha transaksionet e tyre bankare. Hetuesit thonë se hetimi pasuror në bazë të ligjit “Antimafia” do të shtrihet edhe tek të afërmit e të akuzuarve për rekrutimin e shqiptarëve për luftën e Sirisë. Pak ditë më parë u bë me dije se krerët e këtij rrjeti kishin bashkëpunim të ngushtë me persona në Kosovë dhe Maqedoni. Paralelisht me hetimin pasuror, Prokuroria e Krimeve të Rënda po zbardh këto lidhje dhe ka kërkuar më tepër shpjegime përmes letërporosive nga Maqedonia dhe Kosova.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.05.2014

7

Në një bisedë telefonike të përgjuar rezulton se shefi i Antidrogës së Fierit ka marrë porosi nga miku i tij italian të përgjonte dhe të mblidhte sa më shumë informacione për një person në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet se kryente trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Një italian “misterioz” pas përgjimit të shefit të Antidrogës Oficeri Dritan Zagani, i arrestuar për shpërdorim detyre, “informonte” për operacionet antidrogë një shtetas italian që vizitonte shpesh Shqipërinë. Dyshimet për implikimin e policisë në rrjetet e narkotrafikut Leonard Bakillari Tiranë Një rrjet ndërkombëtar trafi-

kantësh droge, ku dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës policie, është në prag të zbulimit nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pas arrestimit të shefit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani, prokuroria thotë se ka dyshime të forta që implikojnë zyrtarin e policisë në një rrjet narkotrafiku. Në qendër të historisë është një shtetas italian, personazh ende i paqartë për drejtësinë shqiptare, por që falë lidhjeve me zyrtarë të policisë ia ka dalë të marrë informacione të rëndësishme për narkotrafikantët shqiptarë. Italiani, i identifikuar tashmë nga policia, rezulton të ketë patur udhëtime të shpeshta në Shqipëri dhe komunikime të vazhdueshme me shefin e Antidrogës, Dritan Zagani. Në të paktën një rast, prokuroria ka mundur të zbulojë se 41-vjeçari me detyrë shef i Antidrogës në policinë e Fierit i ka dhënë informacione shtetasit italian, duke shkelur ligjin dhe abuzuar me detyrën. Bëhet fjalë për një kërkesë të shtetasit italian lidhur me përgjimin e një personi në qytetin e Vlorës. Në një bisedë telefonike të përgjuar rezulton se shefi i Antidrogës së Fierit ka marrë porosi nga miku i tij italian të përgjonte dhe të mblidhte sa më shumë informacione për një person në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet se kryente trafik të lëndëve narkotike në Itali. Porosia, sipas burimeve është kryer nga Zagani, i cili ka shfrytëzuar edhe shërbimet e një prej bashkëpunëtorëve të tij, që e informonte për lëvizjet e ngarkesave të hashashit që niseshin nga fshati Lazarat. Nëpërmjet këtij bashkëpunëtori, të cilin Zagani nuk e kishte raportuar tek eprorët e tij, ai ka mundur të mbledhë informacionet e nevojshme për personin nga Vlora, të cilat më pas ia ka dhënë shteta-

sit italian. Ky fakt konfirmohet nga burime të prokurorisë, të cilat thonë se një nga arsyet e arrestimit të 41-vjeçarit është edhe ky rast, pasi shtetasi italian nuk ka patur asnjë autorizim për t’u njohur me informacione të tilla. Madje, shefi i Antidrogës nuk kishte raportuar tek eprorët e tij marrëdhëniet me shtetasin e huaj dhe “furnizimin” e tij me informacione për shtetas shqiptarë të dyshuar për trafik narkotikësh. “Shtetasi Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezente as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës”, - thotë prokuroria në dosjen hetimore. Por ky është vetëm një nga rastet ku dyshohet se shefi i Antidrogës ka abuzuar me detyrën, pasi në një tjetër rast ai ka ndërhyrë për arrestimin e disa të dyshuarve që transportonin lëndë narkotike, edhe pse për këtë rast ishte hartuar një operacion i mirëfilltë policor që do të zbulonte edhe pritësit e hashashit. Sipas prokurorisë, në të gjitha rastet, i dyshuari Dritan Zagani ka bashkëpunuar me një person të cilin e konsideronte si bashkëpunëtor, edhe pse marrëdhëniet me të nuk i kishte raportuar tek eprorët, në bazë të Kodit të Procedurës Penale. Ky person që tashmë është identifikuar nga prokuroria, ka dhënë informacione për një nga operacionet e kryera nga Zagani, pa dijeninë e eprorëve të tij, ndërsa dyshohet se është përdorur në mënyrë të kundraligjshme për mbledhjen e informacioneve të paautorizuara. Burime të prokurorisë thonë se bashkëpunëtori i Zaganit dhe shtetasi italian që merrte informacione nga shefi i policisë, aktualisht nuk rezultojnë të jenë në Shqipëri. Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetësi italian ka patur hyrje-dalje të shpeshta në vendin tonë, ndërsa për momentin rezulton të jetë në Itali. Po në këtë shtet dyshohet të jetë edhe bashkëpunëtori i shefit të Antidrogës, i cili sipas prokurorisë mendohet të jetë pjesë e një rrjeti narkotrafiku me pikënisje në Shqipëri e me shtrirje në disa qytete të Italisë. Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve

Deti nxjerr në breg një kufomë Trupi i një mashkulli, plotësisht i dekompozuar, është nxjerrë nga deti në plazhin e Durrësit. Kufoma u konstatua mëngjesin e së dielës nga banorë të zonës, pranë kalatës së portit të ri të peshkimit. Me mbërritjen në vendngjarje të policisë është bërë dhe këqyrja paraprake e saj, nga e cila rezulton se kufomës i mungojnë pothuajse të gjitha indet e buta dhe se trupi ka qëndruar për një kohë të gjatë në ujë. Prania e një palë çorapesh të zeza dhe një rripi pantallonash, si të vetmet sende që ka ruajtur deti në strukturën skeletore, çon në dyshimin se ajo i përket një mashkulli. Me një autoambulancë, skeleti është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe mundësuar sa më shumë të dhëna, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e tij apo kohën e qëndrimit në ujë. Paraprakisht ekspertët thonë se kufoma është tërësisht e dekompozuar, çka tregon se trupi ka qëndruar në ujë për një kohë të gjatë, gjë që e bën të vështirë identifikimin e tij. Policia po shqyrton të gjitha rastet e denoncimeve për largim apo zhdukje personash, me qëllim identifikimin e trupit të pajetë.

Gjashtë të arrestuarit e tonelatave të hashashit Gjashtë të arrestuarit e policisë, Emiljano Brahimaj, vëllai i tij Niko Brahimaj dhe bashkëpunëtorët Agur Malaj, Saimir Shosha e kushërinjtë Edison e Vasil Latifaj, kanë tentuar brenda pak muajve në 4 raste të dërgojnë në Itali rreth 1200 kg hashash, të blerë dhe paketuar në Lazarat. Gjithashtu, të arrestuarit me vendim gjykate dyshohet se merreshin edhe me trafikimin e klandestinëve nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në Mal të Zi e Itali. Atyre iu janë sekuestruar 9 mjete transporti, një gomone, 20 aparate celularë, një kompjuter dhe disa dokumente të shitblerjes së pronave, pasi mendohet se paratë e trafikut i investonin në pasuri të paluajtshme. Ky grup ishte nën survejimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa pritet të sqarohen lidhjet e tyre me shefin e Antidrogës së Fierit.

të Rënda ka vendosur të hetojë të gjitha operacionet e kryera apo të urdhëruara nga shefi i Antidrogës në policinë e Fierit, pasi ka dyshime se ai vetë mund të jetë implikuar në një veprimtari të tillë të jashtëligjshme. Dritan Zagani pritet të përballet sot me Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kapen në Kapshticë 97 kg kanabis Policia kufitare në Korçë në bashkëpunim me policinë greke sekuestruan dje 97 kg lëndë narkotike në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për t’u trafikuar drejt Greqisë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike e llojit kanabis ishte ndarë në gjashtë çanta dhe transportohej nga pesë persona, njëri prej të cilëve ka rënë në pranga, ndërsa katër të tjerët janë larguar. “Pas disa orësh operacioni të përbashkët, policia e Korçës dhe policia greke kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Ylli Tango, 40 vjeç, banues në Plasë, Korçë”, - tha policia. Sipas burimeve mësohet se 40-vjeçarit Tango i janë kapur dhe sekuestruar gjashtë çanta me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis-sativa. Arrestimi i tij u krye pranë piramidës 32 në kufirin e gjelbër, aty ku ndodheshin edhe të paktën katër persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë implikuar në trafikimin e sasisë prej 97 kg lëndë narkotike. Por pas ndërhyrjes së policisë, katër të dysh-

uarit kanë mundur të largohen duke përfituar nga errësira dhe moti i keq. Ky fakt pohohet edhe nga vetë policia, e cila në një komunikatë për mediat thotë se nuk është bërë i mundur ndalimi i katër të dyshuarve. Pas marrjes në pyetje të 40-vjeçarit dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, policia thotë se po punon për identifikimin e katër të dyshuarve. Lënda narkotike do të trafikohej drejt Greqisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, rrugë të cilën dyshohet se ndjekin trafikantët shqiptarë për dërgimin e hashashit në vendin fqinj Greqi.

r e agimi

Tahiri: Po këpusim lidhjet e policisë me krimin Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi një këputje të lidhjeve të policisë me krimin, arrestimin e shefit të Antidrogës së Fierit. “Një dimension më i veçantë i punës sonë për të garantuar më shumë siguri për qytetarët është padyshim lufta për të bërë më të pastër trupën e policisë dhe për ta ndarë në mënyrë decizive nga tendencat dhe lidhjet me botën e krimit”, - tha ministri Saimir Tahiri. Në lidhje me dosjet e vrasjes së deputetit Xhindi, të kryekomunarit Veseli, apo edhe të zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata në Kukës, Tahiri tha se kanë rifilluar hetimet, por dosjet janë kompromentuar nga qeveria e mëparshme. “Për detaje konkrete duhet të pyesni dhe duhet të prisni përfundimin e hetimeve. Janë dosje të cilat nuk janë të lehta, por të vështira. Janë dosje që deri diku janë kompromentuar rëndë nga ata që deri dje drejtonin Policinë e Shtetit. Por ne jemi shumë të bindur se do ecim përpara me hetimet”, - theksoi më tej ministri i Brendshëm, Tahiri. Ministri i Brendshëm ishte në takime me punonjësit e policisë së komisariateve të skajit më verior të vendit, në kuadër të forcimit të luftës kundër kontrabandës, armëve dhe narkotikëve.


8

05.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë –Elbasan, Loti III”

private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë. Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 14 932 180 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë)

LISTA E PASURIVE QE PREKEN PER EFEKTIN E NDERTIMIT TE AUTOSTRADES TIRANES- ELBASAN (segmenti Dalja e tunelit-Elbasan) Sip.pergji.

Nr.

Emri - Atesia - Mbiemri

Nr. Pasurise

Z.K

281 281/2 279 278/3 278/4 278 272 272/11 2073 2074 265/1 265/4 265 266/6 267/1 268 266 1787 1860 1937 1929 1981 2022 2009 2052 2094 2085 2055 2048 272/1 2044 1902 1968

2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583

m2

Are

Are

Vlera.

Sip.shp.m2

cmimi

vlera

124 154 318 625 2859 1273 2500 842 2177 2180 100 303 669 483 217 50 1347 732 655 2022 1765 2555 1515 3615 465 788 610 735 700 1121 18 1748 3220

388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360

Shenime

totale

Fshati MAMEL Z.K.2583 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 18 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35

Isuf Stafa Skender Stafa Skender Stafa Hysen Skora Hamdi Skora Durim Skora Beshir Skora Beshir Skora I Paidentifikuar I Paidentifikuar Riza Mallosi Musa Mallosi Sali Mallosi Sali Mallosi Kalem Drufi Shyqyri Haka Sulejman Drufi I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar

3400 800 1700 4300 8500 7000 2500 2500

1000 1000 2000 1000 800 500 2300

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360 14932180

konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

05.05.2014

9

Kredia për ekonominë, shenja përmirësimi në mars Kredia për muajin mars ka shënuar përmirësim. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, kredia u rrit me rreth katër miliardë lekë në një muaj, duke arritur në afro 545 miliardë lekë, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit të kaluar. Megjithatë, me bazë vjetore kredia vazhdon të qën-

drojë në terren negativ, me një rënie prej 2.1% kundrejt marsit 2013. Rritja e kredisë gjatë marsit të këtij viti erdhi në pjesën dërrmuese nga segmenti i bizneseve, ku kredia u rrit me 3.2 miliardë lekë gjatë një muaji. Bizneset ngelen përcaktuese në tendencën e kredisë për ekonominë,

duke qenë se zënë rreth 66% të portofolit total. Edhe kredia për individë u rrit me rreth 700 milionë lekë dhe në fund të marsit arriti vlerën e 149.4 miliardë lekëve. Ndryshe nga kreditë, depozitat po ruajnë ritmet pozitive të rritjes, me 1.8% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

FMN dy javë në Shqipëri, kushtet rrezikojnë kredinë Misioni i FMN-së, i cili ndodhet për dy javë në vendin tonë, do të vëzhgojë me lupë të gjitha detajet e kushteve të vëna në marrëveshje. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, disbursimiet e kësteve të kredisë janë të lidhura ngushtë me kriteret, prej të cilave varet transhi i dytë prej 28 milionë eurosh Blerina Hoxha

Në të gjithë historinë e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk ka patur një monitorim kaq të rreptë sa ky që po ndodh me marrëveshjen aktuale. Misioni prej 10 ekspertësh do të kalojë dy javë në Shqipëri për të vlerësuar detajet më të imta, që janë si kushte për disbursimin e këstit të dytë të kredisë prej 330 milionë eurosh. Vlerësimet dhe kritikat

Kredia e dhënë me një interes relativisht të lirë prej 1.5 për qindësh duket se nuk do të tolerohet në asnjë kusht të vënë për disbursimin e saj. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, prej ditësh ekspertët janë shpërndarë në të gjitha departamentet e financave, por ndërkohë do të zhvillohen takime me të gjitha ministritë e linjës dhe Bankën e Shqipërisë për t’u informuar me të gjitha reformat e tjera përveç atyre buxhetore. Sipas burimeve nga dikasteri i Canit, deri më tani janë dhënë vlerësime poz-

itive në lidhje me shpërndarjen e detyrimeve të prapambetura dhe përmirësimet që janë bërë në legjislacionin tatimor dhe doganor. Cani ka marrë vlerësime gjithashtu edhe për mbajtjen e deficit buxhetor në kontroll, i cili për periudhën tremujore ka qenë sa gjysma e parashikimit të periudhës. Duhet thënë se mbajtja e deficitit nën kontroll është në themel të marrëveshjes me Fondin. Por ekspertët e Fondit duket se kanë shprehur rezerva në administrimin fiskal. Te grumbullimi i taksave në të cilat është bërë reformë, si akciza, tatimi progresiv dhe tatim-fitimi, vërehet një deficit mjaft i lartë. Ministria e Financave kishte planifikuar të mblidhte të ardhura nga akciza rreth 8.1 miliardë lekë për tremujorin e parë të vitit, por ka mbledhur vetëm 6.1 miliardë lekë më pak ose 20 milionë dollarë. Madje të ardhurat nga akciza ishin rreth 10 milionë dollarë më pak se në tremujorin i vitit 2013. Rënie nga programi ka pësuar edhe tatimi mbi fitimin. Nga 7 miliardë lekë të programuara janë grumbulluar vetëm 6.3 miliardë, me rreth 7 milionë euro deficit, në një kohë që taksimi për bizneset u rrit në 15 për qind nga 10 për qind që ishte deri më 1 janar 2014. Më pak të ardhura janë gjeneruar në buxhet edhe nga taksa progresive, e cila zëvendësoi taksën e sheshtë në taksimin e punës. Nga 6.8 miliardë lekë që duhet të grumbulloheshin për periudhën janar-mars, janë grumbulluar 6.4 miliardë lekë. Taksat

Duke marrë në konsideratë ecurinë e taksave që u rritën në janar, Fondi

duket se nuk do të rekomandojë në periudhën afatshkurtër një rritje tjetër të tyre. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, edhe pse disbursimi i borxheve të prapambetura arriti në shifrën e 200 milionë dollarëve, ekonomia nuk ka nisur të aktivizohet për mirë. Mësohet se edhe

plani i të ardhurave për muajin prill nuk është ai i pritshmi. Ekspertët e FMN po ushtrojnë presion tek Financat për rezultatet e vakëta në të ardhurat buxhetore. Pasi grumbullimi i tyre sipas planifikimit është një ndër kushtet për disbursimin e kredisë.

Tregu i sigurimeve rrit të ardhurat me 26%, bien pagesat e dëmeve Ndërkohë që të ardhurat e kompanive të sigurimeve u rritën me më shumë se 26 për qind në tremujorin e parë, pagesat për dëmet janë ulur. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat e tregut të sigurimeve për periudhën janar-mars 2014 arritën në rreth 2,6 miliardë lekë ose 26.61% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa pagesat e dëmeve gjatë tremujorit të parë u ulën me rreth 0.12%, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit 2013. Vlera e tyre ishte 598 milionë lekë ose 0.12% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik, me rreth 478 milionë lekë apo 79.92% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Shihet se kompanitë kanë rritur dukshëm të ardhurat për shkak të rritjes në bllok të tarifave të sigurimeve për automjetet në 14 mijë lekë të reja. Ndërsa tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.36% të vëllimit të përgjithshëm të të ardhurave, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 10.06% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.58%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Shërbimi vjetor i ruajtjes dhe sigurimit të parkut të automjeteve të Bankës së Shqipërisë". Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tendër i Hapur Kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.920.000 lekë

vullnetar, të ardhurat nga sigurimi vullnetar zunë 49.37% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 50.63% të totalit të tregut. Të ardhurat nga sigurimi i automjeteve gjatë periudhës janar-mars 2014 arritën rreth 1,3 miliardë lekë ose rreth 29.72% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Të ardhurat nga sigurimi vullnetar gjatë periudhës janar-mars 2014 arritën në rreth 1,296 milionë lekë, ose 23.36% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo u shoqërua me një ulje të numrit të kontratave të sigurimit vullnetar me 6.31% krahasuar me vitin që shkoi.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Ish-Hotel Dajti, blv. "Dëshmorët e Kombit", Tiranë. Tel: 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10:00 - 13:00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 15 maj 2014, ora 11:00 , kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Sfida e akademikëve: Stimuli i ofertë-kërkesës për research shkencor P ara disa kohësh po lexoja një volum historik të reportazhit shqiptar në 100 vjet të përzgjedhur nga gazetari i talentuar Sokol Shameti. Më bëri përshtypje një artikull i qershorit të vitit ‘90 nga Natasha Lako te gazeta “Bashkimi”. Ishte një reportazh mbi mjedisin universitar të Tiranës të asaj vere fatsjellëse për shoqërinë shqiptare. Fillova ta lexoj edhe nga kurioziteti, kishte aty disa të dhëna dhe disa shifra mbi temat në lidhje me mësimdhënien, mbi praktikën që bëhej atëherë, lidhjen me tregun e punës që e quajmë sot, kërkimin shkencor, kualifikimin dhe debatin në katedra ose departamente siç quhen tani. Dhe më bëri përshtypje që megjithë atë izolim që kishte Shqipëria, megjithë atë kufizim, dy gjëra sundonin. Pulsonte ideja që komuniteti akademik ose pedagogët janë të detyruar të japin mësim, por në të vërtetë pasioni ose identiteti i tyre shpaloset realisht vetëm në kërkimin shkencor. Në këtë kuptim bëra një lloj lidhjeje me një diskutim që bëhet sot në Shqipëri. Shumë gjëra kanë ndryshuar: kanë qenë 14 mijë studentë, sot janë 170 mijë studentë; atëherë duhet të ketë pasur jo më shumë se 1000 pedagogë, sot ka më shumë se 6 mijë pedagogë. Shumë gjëra kanë ndryshuar, pedagogët qarkullojnë, pikat e referimit, mënyra e financimit, kërkesat e llogarisë dhe qëllimet ndryshojnë, por diçka mbetet e pandryshueshme – dëshira e komunitetit akademik për t’u identifikuar nëpërmjet kërkimit shkencor, cilatdo qofshin vështirësitë, cilatdo qofshin rrethanat, cilatdo qofshin kufizimet ekonomike, infrastrukturore, e kështu me radhë. Do të doja të ndaja me ju tre momente, ose tri nevoja, ose tre, le të themi kërkesa apo qëllime, që gjeneron shoqëria shqiptare sot. Në qoftë se ka ide për një të katërt, le ta debatojmë, për atë se kush janë burimet që gjenerojnë kërkesat për kërkim shkencor në Shqipëri. Por para se të shkoj aty, do të doja të përmend një detaj që e bisedoj shpesh me kolegët e komunitetit shkencor, akademikëve, doktorantëve që janë këtu veçanërisht, pas një faze të caktuar, pasi përfundojnë doktoraturën, sipas meje ju kanosen tre rreziqe. Rreziku i parë është që bien në menaxhim, si unë dhe kolegë të tjerë, që merremi gjithë ditën me takime, organizime, me planifikime, me fjalë përshëndetëse ose me vendimmarrje e kështu me radhë.

koment

Henri Çili

Apo shkojnë në politikë: ku kujtoj se disa prej pedagogëve tanë janë bërë deputetë, ose ministra, zëvendësministra e kështu me radhë. Rreziku i dytë është që, ndoshta për shkak të origjinës, për shkak të konstruktit antropologjik të mëparshëm, pasi kryejnë një fazë të përpjekjes shkencore, bien në moralizëm. Kemi shumë prej kolegëve ose akademikëve në një fazë të caktuar, të cilët për përkatësi, për tërheqje me natyrë antropologjike në mjediset që përmenda më sipër, përfundojnë së qeni shkencëtar dhe bien në moralizëm. Vetëm i moralizojnë shoqërisë, studentëve, aktorëve, mjedisit publik, duke bërë predikime morale, thuajse fetare të veshura me pretekste akademike apo thuajse akademike. Rreziku i tretë është rënia në ideolog ji. Unë jam një prej tyre, që kam rënë njëkohësisht edhe në menaxhim, edhe në ideologji. Këta e shpjegojnë botën vetëm në një prizëm ideologjik, ç’është konform kësaj ideologjie është e vërteta dhe çfarë nuk është konform është e gabuar. Edhe këta janë njerëz që i bien në qafë shkencës. Ata që mbeten në shkencë, janë vërtet shumë më pak, janë një soj tjetër. Është soji i tyre që kërkimin shkencor apo vetë realizimin nëpërmjet kërkimit shkencor, e kanë qëllimin primar të jetës së tyre. Posaçërisht këtyre iu dedikohet ky aktivitet, i cili besojmë se do të bëhet një traditë në javën e fundit të prillit çdo vit, duke ftuar disa prerje komunitetesh në Shqipëri. Komunitetet e pedagogëve të shumë prej universiteteve shqiptare, sigurisht të profilit tonë, komunitetet e studiuesve apo pedagogëve shqiptarë që kontribuojnë në universitetet perëndimore apo të botës mbarë, doktorantëve të huaj që kanë objekt studimi Shqipërinë dhe doktorantëve shqiptarë që janë duke studiuar jashtë, përsëri me objekt studimi Shqipërinë. Shkurt, fjala kyç është Shqipëria. Si mund të ishte Shqipëria një objekt studimi dhe për çfarë arsyeje. Unë do të rendisja tri nga këto arsye. Arsyeja e parë është fakti që shumica dërrmuese e pedagogëve, atyre që në karrierën e tyre kanë nevojë për kualifikim të mëtejshëm akademik, duan të

plotësojnë titullin Profesor i Asociuar, pastaj Profesor, ose duan të plotësojnë kushtet që iu vendos rregullorja ose iu kërkon ligji për të fituar gradën Doktor. Këta janë të parët e maratonës, pasi një pjesë shumë e madhe e kërkimit shkencor motivohet pikërisht nga nevoja e kualifikimit shkencor. Kjo nuk është diçka e keqe, është diçka mjaft e mirë madje, është diçka racionale: ata duan të përmirësojnë statusin e tyre, të përmirësojnë pagat, të përmirësojnë kualifikimin dhe pozitën në sistem, pse jo edhe të realizojnë disa kushte që ua vendos kontrata apo një moral i përgjithshëm mbi atë sesi një akademik duhet të ecë përpara. Ky komunitet, apo ky ushtrim, kjo gjimnastikë akademike, është në fakt grupi kryesor që mban ose mbështet studimet shqiptare, studimet me objekt thelbësor Shqipërinë. Pse? Është pak më e thjeshtë, është më e dobishme. Ne e dimë që duhet të jetë e dobishme. Nuk ka kuptim për shembull të bëjmë një studim se me çfarë këmbe hyjnë çdo mëngjes studentët në Universitetin Europian të Tiranës, të majtën apo të djathtën, kjo nuk ka dobi shoqërore as praktike. Pra, Shqipëria si objekt studimi, në funksion të këtij komuniteti, është kontributi i parë që përfitojnë çështjet shqiptare të të gjitha llojeve. Duhet ta zgjerojmë pak spektrin e studimeve albanologjike, por edhe studimeve të zhvillimit, studimeve juridike, studimeve të shkencave sociale, të shkencave të mjedisit, të teknologjive të informacionit, e kështu me radhë, pa kaluar tek shkencat e natyrës, ose shkencat inxhinierike që nuk janë një tipar i universitetit tonë. Nevoja e dytë për kërkim që gjeneron kërkim – që fatkeqësisht është ende shumë e vogël, shpresojmë që ndërgjegjësimi i autoriteteve publike të rritet për këtë – është nevoja e vendimmarrësve të të gjitha niveleve për një mendim dhe ekspertizë paraprake për të marrë një vendim të caktuar. Po marr si shembull reformën që po përgatitet në arsimin e lartë, ku është e qartë që ishte një sjellje jashtëzakonisht pozitive që autoritetet publike kësaj radhe iu drejtua n g j e r ë s i sht ko mu n it e t it t ë ekspertëve, komunitetit akademik dhe si rrallë ndonjëherë patëm një raport të parë vetëm nga ekspertët ose nga fuqitë e ekspertizës shqiptare të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit. Nevoja e shoqërisë pra për kërkim shkencor në funksion të vendimmar-

rjeve dhe politikave publike është e domosdoshme, por fatkeqësisht ende e vogël. Ende e vogël për një numër arsyesh. Mungojnë fondet, nuk ka një procedurë në buxhet sesi të paguhet një grup ekspertësh, mezi ka buxhet për pagat dhe pensionet, për rrugët, për emergjencat, për NATO-n, etj. Dhe, në fund të fundit, një nga gjërat që shkurtohen janë pikërisht gr upet e mendimit, gr upet e ekspertëve që paraqesin politikat publike. Nuk ka diskutim që nuk do të ketë asnjë përmirësim në cilësinë e qeverisjes dhe efikasitetit në politikat publike, në qoftë se ato nuk do të paraprihen nga një kërkim shkencor bazik, paraprak, për t’i orientuar vendimmarrësit me disa opsione për të marrë një vendim, pastaj në lidhje me një politikë të caktuar publike dhe reformë ekonomike apo me natyrë juridike. Dhe, ajo që është rezerva jonë thelbësore, ‘miniera e arit’ apo ‘rezervat e naftës’ në kuptimin e metaforës, është diçka tjetër së cilës i besoj ideologjikisht. Është nevoja e tregut dhe nevoja e enteve që prodhojnë, që ofrojnë shërbime për kërkim. Ju nuk mund ta imagjinoni se në çfarë pozite janë sot vendimmarrësit e kompanive nga më të ndryshmet, nga ndërmarrjet e mesme e lart, për studime tregu, për studime konsumatori, për studime të mënyrës dhe tendencave sesi shkon ky apo ai treg, ky ose ai shërbim, se cilat janë konjukturat ndërkombëtare ose rajonale në lidhje me sektorë të caktuar, se cilat janë nevojat apo sesi mund të përgatiteshin apo strukturoheshin nevojat e kërkesat për disa mallra dhe shërbime nëpërmjet një oferte të caktuar në prodhim apo në shërbime. Pikërisht duke kuptuar këtë nevojë specifike të një roli specifik që mund të luante një ent i pavarur si Universiteti Europian i Tiranës, do të ftoja gjithë komunitetin e pedagogëve, gjithë komunitetin e kolegëve jashtë universitetit tonë dhe sidomos komunitetin e doktorantëve duke filluar nga studimet e masterit shkencor e lart, për të krijuar pikërisht këtë ndërrim optike, sepse në fund të fundit, shumicën dërrmuese të kërkesës për këtë kërkim shkencor duhet ta gjenerojë pikërisht ky sektor. Kështu ndodh në të gjitha

shoqëritë e zhvilluara, sado të kemi kërkesë nga entet publike, sado të kemi nevojë për kualifikim apo kuriozitet intelektual, ajo që do ta gjenerojë më shumë kërkimin shkencor, do të jetë pikërisht kërkesa nga operatorët e tregut. Unë këtu them që Ditët e Studimeve Shqiptare nga viti në vit, komuniteti shkencor i Universitetit Europian të Tiranës, doktorantët, studentët e Masterit Shkencor, mund dhe duhet të ofrojnë diçka të re në mjedisin akademik shqiptar, në mjedisin universitar shqiptar. Ne jemi të bindur që hapja e këtij diskutimi, krijimi i një oferte kërkimore, në mënyrë që të mund të plotësojmë një kërkesë ose të lidhim një kërkesë për kërkim shkencor që unë e them me bindje që ekziston në zyrat e të gjithë vendimmarrësve. Ekziston në zyrat e çdo kompanie ose enti nga i mesëm e lart, por që nuk gjen atë tringëllimin e menjëhershëm për t’u lidhur me një grup kërkimor, për t’u lidhur me një ekspertizë të caktuar, për t’u lidhur me një katedër të caktuar, me një qendër kërkimore ose një njësi shërbimesh. Së fundmi ose nevoja e tretë, me strukturimin ose ristrukturimin e të gjithë mjedisit tonë universitar, i cili ia ka kaluar zmadhimit të tij sasior, më shumë se 15-fishuar, është në rend të ditës edhe pozicionimi i kërkimit shkencor në tërësinë e investimeve që bën shoqëria për edukimin. Dhe jo më kot ideja për ta shndërruar sistemin tonë universitar në një sistem i cili nga njëra anë nuk e braktis eficiencën e funksionimit të tij të përvitshëm, por rezultatin që krijohet nga kjo eficiencë e riinveston dhe e rimban në sistem, ndoshta është ideja jonë shpëtimtare në këtë Shqipërinë e vogël ballkanike, që ne vërtet të krijonim një rast të veçantë, të krijonim një model të veçantë pararojë, të cilin shumë shoqëri kontinentale nuk e bëjnë dot për një sërë arsyesh. Nganjëherë është ajo që thoshte Erazmi i Roterdamit “lavdërimi i prapambetjes”. Nganjëherë prapambetja mund të shndërrohet në një impuls për një përparim të shpejtë. * Fjala e hapjes së administratorit të UET në serinë e konferencave Ditët e Studimeve Shqiptare.


op-ed

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.05.2014

11

Kjo Shqipëri e sëmurë L

ëngata shqiptare me sa duket i ka rrënjët e thella. Dikur përpara 30 viteve, në rininë e hershme që harlisej si dredhës vitale në hekurat e dukshme të burgut-shtet, mendonim se kjo që na ndodh, është pasojë e një mallkimi të zymtë. Pastaj dora-dorës, filluam të arsyetojmë se mallkimi jemi vetë ne, paaftësia jonë kombëtare, e cila dhjetëvjeçar pas dhjetëvjeçari humbiste shansin për t’i bërë gjërat si duhet. Duke futur në të njëjtin thes, shtet dhe popull bashkë. Dhe kështu, rrathë-rrathë përhapet një mërziti herë horizontale dhe herë vertikale si pasojë e bilanceve negative që na grumbullohen ngado dhe ndjehemi si të mbërthyer në një grackë të pashkatërrueshme dhe të pashkallmueshme. Uluni me këdo, ktheni një teke raki, thyeni akullin dhe kapërceni murin e mosbesimit dhe ky refren është i gatshëm dhe i njëjtë. Përpos ndryshimeve të vogla sintaksore lokale dhe individuale. Rezistentë si dhe janë, shqiptarët, kush mundet dhe kush nuk mundet, hypin pjellat e tyre, autobusëve, anijeve apo avionëve, që masivisht të shtegtojnë larg prej këtu. Mundësisht pa kthim pas. Por jo të gjithë ia dalin kësaj rruge. Në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar, votuan me një shpresë të madhe pro rotacionit politik. Ushtruan të drejtën e tyre elektorale që fatmirësisht nuk u deformua. Dhe tash kemi qeveri të re dhe kryeministër të ri. Shpresëdhënës dhe gojëtar të klasit të parë. Mirëpo kaluan tanimë 8 muaj nga qeverisja e re, ende pak, por prurjet e deritashme të kësaj qeverisjeje janë ende si një supë shumë e ujshme, që dikur nënat e familjeve të varfëra shtronin në tryezat e skamjes. Ca drejtorë e drejtoresha dhe ministra rioshë, pa bark dhe fytyrë lëmuar, të pashme e të pashëm, të sprovuar ekraneve dhe të veshur me shije dhe modë, ende nuk po

ngjisin brumë e nuk po gatuajnë dot kulaç të grunjtë, për të shoqëruar supën e ujshme. Arsyetimi se kjo supë është ende kontigjent i kazanëve të shpuar të Berishës, i ka mbajtur njerëzit me shpresa dhe në pritjen e durueshme të të uriturit, për aromat e reja të kuzhinës së re politike. Por edhe shpresa hollohet me shpejtësi, ashtu sidhe supa dhe dikur këputet edhe ajo. Shpresa. E vetmja pasuri kombëtare që kemi së bashku me kromin e grabitur që vijon të grabitet, me një bollëk të paparë. Duket që makina burokratike e administratës megjithë ndërrimet e vrullshme, politike në të shumtat e herës, ka ngecur thellë në një llucë shumë ngjitëse dhe shumë kokëfortë. Por edhe opozita aktuale, e çmësuar me opozitarizmin si pasojë e një ‘pushtetarizmi’ shumë të gjatë dhe me hambarët që mend pëlcasin nga kamja, po jepet e tëra dhe më së shumti mbas luftës globale për pushtet dhe për ruajtjen e hambarëve nga grabitqarët që gëlojnë si peshkaqenë të uritur rreth pushtetit të ri. Dhe kështu, ka munguar pothuajse krejt, vënia e gishtit në plagët tona të qelbëzuara sociale. Plagë të lashta dhe të reja, por të gjitha shumëvjeçare. Është gati pra, të gjejë apo të sajojë arsye apo pretekste, për të rrëzuar para kohe dhe para mandatit 4 vjeçar nëse mundet këtë qeveri aktuale dhe jo për të dhënë kontribute konkrete për të rritur cilësinë e qeverisjes së saj. E tillë rezultoi zhurma dhe ndoshta stisja e alarmit të trafikut ndërkombëtar të drogës në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare, apo në asetet e saja aeroportuale. Duke shpërdoruar kohë, energji dhe imazh nga i veti. Edhe refuzimi për të gjetur forcën e duhur inteligjente, që të bëhet pjesë e Reformës Territoriale, duket thelbësisht i pakuptueshëm dhe i paarsyetueshëm politikisht. Qeveria ka nxjerrë më së fundi në pah një platformë

5 Maji apo 7 Prilli? A

merikanët i kujtojnë dëshmorët e luftërave të tyre të hënën e fundit të muajit maj. Tradita ka lidhje me Luftën Civile (1861-1865) dhe iu kushtohet të vrarëve në të dyja anët, Veri dhe Jug, fitimtarë e të humbur. Janë të gjithë amerikanë dhe nderohen njëlloj. Data është caktuar paksa arbitrarisht, duke u bazuar në traditën e nderimit të varreve të të rënëve që filloi njëkohësisht me luftën. Në Britani, Kanada, Australi dhe vendet e tjera të Komonuelthit të vrarët përkujtohen në 11 Nëntor, ditën e mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Atë ditë nderohen të rënët e të gjitha luftërave, përpara dhe pas saj. Tek ne si Ditë e Dëshmorëve përkujtohet 5 Maji. Mbi 20 vjet pas rënies së komunizmit, zyrtarë të lartë dhe politikanë vazhdojnë traditën e filluar nga Enver Hoxha me vizita e veprimtari të tjera solemne, ndërkohë që shumica jonë e marrim këtë datë si të mirëqenë, pa e vrarë mendjen përse dhe nga kush është zgjedhur ajo, çfarë përfaqëson dhe a është e drejtë të vazhdohet të respektohet. Data u caktua nga Enver Hoxha për të përkujtuar vrasjen e Qemal Stafës, një ndër themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Do të ishte e pafrytshme të debatoje për vërtetësinë e varianteve të shumtë të vrasjes (ose vetëvrasjes) së Qemal Stafës dhe rolin e Enver Hoxhës në të. Prandaj është më mirë të mbështetemi vetëm tek ato pika ku pajtohet pjesa dërrmuese. Për shembull, që Qemal Stafa është vrarë mëngjesin e 5 Majit 1942, duke u përpjekur të largohet nga një shtëpi në Tiranë ku kishte qëndruar një natë më parë dhe pasi dikush e kishte spiunuar. Ai ka qenë në ikje dhe, nëse plumbi e ka marrë në trup dhe e ka hedhur poshtë, apo e ka marrë në këmbë dhe ai pastaj ka vrarë veten, s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ai nuk është vrarë duke kryer heroizëm, por duke ikur. Edhe nëse e ka spiunuar Enver Hoxha apo dikush tjetër, nuk ka ndonjë rol me peshë në caktimin e tij si kryehero. Nuk ka-

koment

Arben Kallamata

në peshë (të paktën në mbështetje të kësaj date) as motivet që e shtynë Enver Hoxhën ta caktonte ditën e vrasjes së Stafës si ditën më të rëndësishme për të përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit në të gjitha kohërat. Enver Hoxha kishte për borxh të mohonte gjithë historinë e Shqipërisë që të nxirrte mbi gjithçka luftën e komunistëve me atë vetë në krye. Por nëse bien rrethanat e vrasjes dhe motivet për zgjedhjen e kësaj date, atëherë përse vazhdon të nderohet figura e Qemal Stafës? Mos vallë ai, si figurë historike e meriton këtë nder pavarësisht nga rrethanat e vrasjes dhe motivet e njerëzve që e zgjodhën për ta nderuar? Kur u vra, Qemali ishte komunist. Ai ishte anëtar i një partie, e cila në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore u gjend në luftë të armatosur jo vetëm me pushtuesin, por (ose veçanërisht) edhe me parti të tjera shqiptare – Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Ishte gjithashtu një ndër themeluesit e një partie, e cila dihet mirëfilli se u krijua (të paktën) nën kujdestarinë e dy të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Qemal Stafa nuk përfaqësonte dhe s’kishte se si përfaqësonte të gjithë popullin shqiptar në luftë. Ai përfaqësonte vetëm partinë e tij, vetëm Partinë Komuniste. Në këtë vështrim, pra duke marrë parasysh faktin që ai përfaqëson vetëm një parti politike dhe veprimtaria e tij lidhet ngushtë me këtë parti politike, zgjedhja e tij si figurë për të përfaqësuar të gjithë dëshmorët e kombit është e gabuar. Më e udhës do të ishte të nderohej një simbol që përfaqëson të

provizore për një reformë të thellë në arsim. Një reformë që duhej bërë me kohë, opozita deri më tash ka zgjedhur çuditërisht heshtjen në vend të polemikës konstruktive. E kush mund ta kuptojë apo mirëkuptojë këtë pasion absurd për vetizolim? Por situata më e tmerrshme lidhet me varfërinë e skajshme dhe ndoshta kulmi i zi i varfërisë dhe mjerimit tonë kombëtar, janë spitalet tona shtetërore ku njerëzit vdesin me dhjetëra dhe përditë, përmes vuajtjesh të parrëfyera. Nga njëra anë duket sikur opozita nuk merret me këto tema sociale të thekshme, sepse kësisoj do të provonte në mënyrë të dukshme ndonëse të tërthortë, dështimet jo të vogla të qeverisjes së saj të mëparshme. Pasiqë asnjëherë deri më tash, për humbjen e thekshme që pësoi në qershorin e vjetshëm, askush nuk mbajti përgjegjësi analitike. Përveç Berishës. Mirëpo edhe qeveria e tashme e re dhe me premtime rilindase, ndjehet e mikluar dhe në konfort të plotë nga kjo lloj opozite që nuk po gjen ende objektiva të prekshëm socialë. Aty pra ku populli ka dhimbje dhe vuajtje çnjerëzore. Sepse, pas pastrimit të oborreve të spitaleve nga kafenetë dhe restorantet e shpifura dhe shushunja të neveritshme, duket sikur ministri Beqja dhe shefi i tij Rama kanë ndërkohë një axhendë tjetër. Mbas disa vizitave rrufe të Ramës javët e para të qeverisjes ndër spitalet e vdekjes, që u kanë zënë vendin spitaleve të jetës, nuk vijnë më lajme të kësaj natyre. Duket pra sikur mbas pastrimit të oborreve të Institucioneve të Vuajtjes Njerëzore, që ndryshe pra, i thërrasin edhe spitale, syri estetik është vënë në paqe, ndërsa veshët janë mbyllur me dyllin e prioriteteve të tjera, e nuk dëgjojnë rënkimet e një populli që dergjet në ato thertore. Thertore me plot banditë brenda, që vjedhin ilaçe, serume,

batanije, çarçafë dhe Shpresa. Ca tregtarë të Vdekjes me bluza të bardha, që zhvasin ç’ka mbetur nga të dëshpëruarit që mallkimi i ka përplasur dhunshëm në ato banesa të mundimit pa kufi dhe pa dinjitet. Shumicë dhe Pakicë, qeveritarë dhe akuzonjës, kanë patur më shumë se një herë shansin të bëjnë diçka të thellë dhe me themel në Sistemin e Mjekësisë Shqiptare, andaj dhe e kanë nxjerrë me sa duket nga axhenda e diskutimeve politike. Sepse nuk mund të akuzojnë dot pa një pranim faji për dështimet e tyre. Dhe sepse pra, ky lloj emancipimi politik ende nuk duket se mbin dot në kulturën tonë politike, zaptuar nga mprehësit e jataganëve dhe alkimistët e helmeve. Dhe kështu, shqiptarët u degdisën për javë të tëra në debate e polemika fantazmagorike për aeroplanë me ngjyra dhe aeroporte droge, si ca faksimile serialesh me në qendër personazhe kolumbiane, seriale që për koincidencë transmetohen pafund në ekranet tona. Opozita bën gardh mbrojtës ndaj kryekomunarëve apo kryebashkiakëve të vet, që kanë bërë dhe bëjnë akoma një batërdi të frikshme dhe të ndyrë me pronat, tokat dhe gjelbërimin e Tiranës. Ndërsa qeveria dhe instrumenti spastrues, tejet i famshëm këto kohë me siglën INUK, nuk merr mundimin të justifikojë se pse INUK kërcen pupthi dhe fut kallëpe tritoli në mënyrë selektive nëpër Shqipëri. Duke spastruar Mëkatet Blu dhe

gjithë dëshmorët, të gjithë heronjtë dhe, natyrisht, të gjithë popullin dhe jo eksponentin e një partie të zgjedhur në mënyrë arbitrare nga kjo parti, ose më saktë nga kreu i kësaj partie. Qemal Stafa mori pjesë në mbledhjen e themelimit të Partisë Komuniste në Nëntor 1941. Përpara kësaj date dhe pas saj, deri ditën kur u vra, nuk dihet të ketë pasur ndonjë veprimtari të veçantë në shërbim të atdheut. Dihet vetëm që është arrestuar dhe gjykuar një herë në janar të vitit 1939 – një gjyq i propaganduar nga komunistët si diçka e jashtëzakonshme, veçanërisht me klishenë e stërpërsëritur që “ai u kthye nga i akuzuar në akuzues”. As historia e gjyqit dhe as skicat e tij letrare nuk përbëjnë bazë heroizmi dhe arsye për nderim të veçantë. Të kesh qenë kundër Zogut nuk përbën heroizëm kombëtar, siç nuk përbën heroizëm të qenit kundër Edi Ramës, apo Sali Berishës. Padyshim, sistemi i drejtësisë në kohën e Zogut bënte gabim të pafalshëm që burgoste një të ri për veprimtari dhe bindje politike, por kjo nuk e bën Qemal Stafën hero. Qemal Stafa doli nga burgu kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Pak muaj më vonë ai boton në gazetën “Fashizmi” (e Djelë, 1 Tetor 1939) shkrimin me mbresat e veta nga jeta e burgut të titulluar “Rreze Frëngjijash”. Nga shkrimi dhe nga organi që ka zgjedhur për ta botuar atë (gazeta “Fashizmi”) duket qartë se Qemal Stafa i sheh robëruesit e atdheut të tij dhe fashizmin në përgjithësi si shpëtimtarët e vet personalë, qëndrim ky që s’duket as heroik, as atdhetar. Natyrisht, fashizmi ia shpërbleu mirënjohjen duke i dhënë të drejtën të studionte në Itali – fakt ky shpeshherë i anashkaluar nga historiografia komuniste. A mund të shpallet Hero i Popullit dhe kryedëshmor pikërisht një njeri që e sheh pushtimin e vendit të vet nga fashistët si diçka pozitive, vetëm e vetëm se ai i shërbeu interesit të tij vetjak? A mund të shpallet hero një njeri që mundohet të përfitojë nga pushtuesit? Fakti që dy vjet më vonë Qemal Stafa filloi vep-

rimtarinë kundër italianëve i renditur në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare, nuk i jep atij ndonjë meritë të veçantë. Ky fakt i jep më tepër meritë tezës historike që në vitin 1941 Moska (e cila deri qershorit të atij viti nuk kishte lëvizur as gishtin kundër fashizmit) ndihej nën presionin e agresionit gjerman kundër saj dhe po përpiqej të organizonte sa më shumë qëndresë kundër koalicionit Berlin-Romë. Në këto përpjekje përfshihet, padyshim, edhe krijimi i PKSH në Nëntor 1941, si edhe veprimtaria e Qemal Stafës brenda saj. Pra, me vetëdije apo jo, Qemal Stafa ka kaluar nga miratues i fashizmit, në një veprimtar (aktiv ose jo) i lëvizjes komuniste ndërkombëtare, orkestruar nga Moska nëpërmjet Beogradit. Vështirë të gjesh në veprimtarinë e Qemal Stafës tipare të heroizmit dhe sakrificës për atdheun që ta cilësojnë atë jo vetëm dëshmor, por edhe Dëshmor të Dëshmorëve, në atë shkallë saqë vdekja e tij të përcaktojë datën e përkujtimit të të gjithë të rënëve për atdhe. Caktimi i ditës së vrasjes së Qemal Stafës si Dita e Dëshmorëve tingëllon pavend dhe nënvlerësim edhe ndaj atyre që e meritojnë një nder të tillë. Ata janë të shumtë, por unë do të veçoja Mujo Ulqinakun, i cili bashkë me Abaz Kupin dhe heronjtë e tjerë që luftuan përkrah tij, sakrifikoi dhe u vra heroikisht në 7 Prill 1939 duke i bërë qëndresë pushtimit italian. Mujo Ulqinaku është ndër figurat më pak të vlerësuara në historinë e Shqipërisë - në një kohë kur ai është hero me përmasa të jashtëzakonshme. Nuk besoj se ka heroizëm më të madh, shenjë më të qartë atdhedashurie dhe vetëmohimi sesa të dalësh me një grusht njerëzish dhe të përpiqesh t’i tregosh një prej ushtrive më të mëdha të kohës se je kundër pushtimit. Mujo Ulqinaku ishte oficer i marinës shqiptare dhe e dinte mirë se çfarë fuqie po sfidonte duke u vënë përballë marinës ushtarake italiane. Megjithatë, ai as u tremb dhe as u tërhoq, por qëndroi si burrat. Për orë të tëra një nga fuqitë më të mëdha të kohës mbeti e gozh-

editorial Artur Zheji

duke mos ‘parë’ Mëkatet Rozë. Nuk kuptohet se pse opozita bën debat për administratën dhe mirë bën, por nuk bën debat për mosmbylljen e premtuar të kazinove që po shpartallojnë financat e shqiptarëve, ngase u kanë zënë pusi në çdo shteg, të gjithë brezave të këtyre qyteteve pa qytetërim brenda. A thua vetëvrasjet e famshmeve të borxhlinjve dhe mijëra familje të shkatërruara nuk i përkasin këtij populli që vetëm grabitet nga lindja e deri në varrim? Por ndoshta në ishujt e parajsës, ku jetojnë dhe mjekohen dhe shkollohen dhe riprodhohen, pinjollët e klasës sonë politike, zhurma e ndyrë dhe duhma e neveritshme e ferrit të përditshëm të shumicës së shqiptarëve, nuk mbërrin dot askurrë. Dhe meqë nuk mbërrin, sepse ata kanë përsosur filtrat e mosdepërtimit të kësaj ere të keqe dhe e këtyre rënkimeve të zymta, mos ndoshta ata mendojnë se ferri shqiptar nuk ekziston?! Pyetje naive dhe pa kuptim edhe kjo, apo jo?! Ndërsa banorët e Ferrit, duhen të shohin në Tv, betejat e banorëve të Olimpit, që grinden të llastuar për pushtetin e humbur, apo për pushtetin e ri. Ne e dimë që Shqipëria nuk ka nevojë sot për një Mesia, ndonëse mirë do të ishte edhe të vinte, por nuk mund të vijë nga radhët e politikës. Kemi nevojë për mjekë dhe infermierë të mirëpaguar, për gjykatës që të gjykojnë, për profesorë që të mos shesin dhe blejnë diploma e provime, për punë dhe për më shumë dinjitet njerëzor në dramat tona natyrale. Dhe mbi të gjitha për pinjollë më pak të llastuar në politikën tonë të përditshme, që më së shumti e pakëson se sa e shton bukën tonë të përditshme. Sepse kjo Shqipëri e sëmurë, është pak të themi, krejt e padurueshme për t’u jetuar kësisoj.

duar, pa mundur të bënte përpara, aq sa më vonë ushtarakë të lartë italianë do të deklaronin se, jo e gjithë ushtria shqiptare sikur të kishte rezistuar, por edhe një repart zjarrfikësish të kishin qenë, do ta kishin rrezikuar seriozisht pushtimin. Shembulli heroik i Mujo Ulqinakut i nevojitet popullit dhe, veçanërisht ushtrisë sonë. Që nga krijimi i shtetit shqiptar, forcat shtetërore ushtarake shqiptare nuk kanë shfrytëzuar edhe aq shumë raste për të justifikuar ekzistencën e tyre dhe pjesën e buxhetit që kanë thithur nga shteti dhe populli në kohë paqe. Përkundrazi, në shumë raste, kur iu është dashur të tregojnë forcë dhe trimëri, ata kanë parapëlqyer të tërhiqen, të dezertojnë. Jo vetëm prilli i vitit 1939 që e pa ushtrinë shqiptare të shpërndarë, por edhe më vonë, nënshtrimi i plotë i të gjithë klasës së ushtarakëve ndaj klikës së Enver Hoxhës, bindja si delet për të hequr gradat dhe çdo gjë tjetër që iu kërkonte diktatori të hiqnin në vitet 1970; dezertimi i turpshëm në 1997 dhe lënia e depove të armëve dhe armatimeve në dorë të banditëve dhe rrugaçëve, të gjithë këto raste flasin për mungesë frymëzimi dhe atdhedashurie në radhët e ushtrisë shqiptare. Heroizmi i Mujo Ulqinakut do të ishte vërtet një shtytje për moralin e ushtrisë dhe të gjithë shqiptarëve. Ndoshta më mirë se në 5 Maj, do të ishte që Ditën e Dëshmorëve ta përkujtonim në 7 Prill – ditën kur u vra një hero i vërtetë, një dëshmor i vërtetë, një njeri me vlera të veçanta. S’ka dyshim që mund të ketë edhe heronj të tjerë që përfaqësojnë gjithë kombin. Mujo Ulqinaku nuk i përkiste dhe nuk i përket asnjë partie. Ai shërbente në Ushtrinë Shqiptare dhe luftoi edhe pasi mbreti u largua nga vendi. Ai luftoi kundër pushtuesit dhe u sakrifikua për popullin e tij – as për komunizmin, as për Bashkimin Sovjetik, as për Moskën, as për Beogradin, as për Londrën, as për Athinën. Ai është hero i vërtetë, i pastër shqiptar, që ra në betejë si hero në një datë historike që është e dhimbshme për të gjithë ne.


12 u n i v e r s i t et

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

promovimi

Promovimi i librit “Pushtimi” në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës shënoi edhe mbylljen e edicionit të parë të Konferencës “Ditët e Studimeve Shqiptare”, një eveniment që mblodhi bashkë rreth 260 studiues të huaj dhe vendas për të diskutuar mbi çështje të zhvillimit dhe integrimit të vendit

Libri “Pushtimi” mbyll Ditët e Studimeve Shqiptare Pjesë nga libri Ministri amerikan në Tiranë,

Hugh Grant rrëfen 7 prillin shqiptar

36 / scripta manent

‘Pushtimi’ është botimi i ri nga UET-Press, që tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

Hugh G. Grant

Ilir Ikonomi: info@uet.edu.al

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

PUSHTIMI

Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 “Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiËshtë edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim Ai është autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 ISBN 978-9928-4181-9-7

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET

Shqiptarëve u duhet historia objektive Gazetari i njohur, Ilir Ikonomi kthehet për lexuesin me një tjetër libër historik. ‘Pushtimi’ është botimi i ri nga UET-Press, që tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant. Promovimi i këtij libri përkon edhe me 75-vjetorin e pushtimit italian në Shqipëri

G

azetari i njohur i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi i rikthehet sërish lexuesit një vit pas botimit të librit “Pavarësia” –udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Subjekti mbetet historik, ndërsa koha ku autori është ndalur për të trajtuar në faqet e librit të titulluar “Pushtimi” është pragu i Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste. Në ceremoninë e promovimit në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës ishin mbledhur personazhe të njohur nga bota e medias, politikës dhe jetës akademike në vend. Ky eveniment ishte përmbyllësi i aktiviteteve që përkuan me “Ditët e Studimeve shqiptare”, tri ditë që mblodhën në mjediset e UET-it studiues dhe vendi dhe bota për të trajtuar çështje të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë. Ky ishte edicioni i parë i kësaj konference, e cila synon të kthehet në traditë të përvitshme për t’i zhvilluar punimet e saj çdo të premte të fundit të muajit prill. Libri përmban rrëfimin e shefit të atëhershëm të misionit diplomatik të ShBA-së në Tiranë, Hugh Gladney Grant. Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në

vitin 1935 dhe pas disa vjetësh u bë dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse, zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së mbretit Zog dhe është i pari që e sjell këtë pjesë të historisë shqiptare në këndvështrimin e një amerikani. Në hollin e UET-it ishin ekspozuar edhe disa fotografi të momenteve të para kur Shqipëria ra nën pushtimin e Italisë. Po kështu edhe vetë libri ka fotografi të tilla dhe një shtojcë me dokumente.“Hugh Gladney Grant nisi misionin e tij diplomatik në Tiranë në vitin 1935 dhe katër vite më vonë kur Shqipëria u pushtua nga Italia, ai u gjend rastësisht si dëshmitar në këtë ngjarje. Si një njeri që donte ta dokumentonte historinë ashtu siç kishte ndodhur, ai përgatiti një raport të gjatë për Departamentin Amerikan të Shtetit, edhe pse ky i fundit nuk ia kishte kërkuar. Ai vendosi ta shkruajë këtë raport për arkivin, duke menduar se në një të ardhme shqiptarëve do t’u duhej historia objektive rreth kësaj ngjarjeje. “Në vitin 2010, teksa po kërkoja nëpër arkiva, gjeta dy raporte të gjata që diplomati amerikan kishte bërë për këtë ngjarje. Me një gëzim të madh po prisja momentin që këto të dhëna t’ia jepja lexuesit shqiptar”, - u shpreh Ikonomi. Ai ka gjetur dokumente të rëndësishme në Arkivin

Kombëtar Amerikan, dy dokumente që hedhin dritë mbi qëndrimin e mbretit dhe të shteteve europiane për pushtimin. “Ne kemi parë këndvështrime të ndryshme për pushtimin e Shqipërisë, dokumentarë, shkrime nga italianë dhe shkrimtarët tanë, por është hera e parë që e sjellim këndvështrimin e një amerikani, i cili si shefi i misionit diplomatik në Tiranë ishte këtu kur ndodhi pushtimi. Ai i ka përshkruar në 2 raporte të gjata për DASH. Unë i kam gjetur këto dokumente në arkivin amerikan në vitin 2010. Këtë vit është 75- vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe unë mendova që ishte viti i përshtatshëm për të nxjerrë në dritë këto fakte”, - është shprehur Ikonomi. Botuesi Henri Çili shprehu konsiderata për botimet e Ilir Ikonomit, të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe për historiografinë shqiptare. Po kështu Çili theksoi se bashkëpunimi i UET-Press me Ilir Ikonomin do të vazhdojë edhe në të ardhmen për botime të tjera të karakterit historik. Ndër të tjera Ikonomi tha se këndvështrimi amerikan për pushtimin e Shqipërisë nga Italia ka rëndësi të madhe, po të kemi parasysh se asokohe politika e jashtme amerikane nuk ishte shumë aktive. Autori Ikonomi shtoi se historia është duke u rishkruar në sajë të pluralizmit të pikëpamjeve për ngjarjet dhe figurat kryesore historike. “Ka kaluar koha kur për çdo gjë kishte një pikëpamje të vetme të diktuar nga pushteti. Mendoj se te historianët tani ekziston një kuptim më i mirë për karakterin kompleks që kanë ngjarjet dhe personazhet historike, pra ekziston më shumë realizëm” - është shprehur autori. Me tre libra të botuar në vetëm tre vjet si “Faik Konica-Jeta në Uashington”, “Pavarësia- udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” dhe “Pushtimi”, gazetari ka në plan të shkruajë sërish në të ardhmen dhe është shprehur se aktualisht po punon për një libër tjetër mbi periudhën e Luftës së Parë Botërore, ku trajtohen personazhe si Esad Pashë Toptani.

Erdhi e premtja, 7 prilli, dita e kryqëzimit të Shqipërisë! Aty nga ora një e mëngjesit, ministri britanik më thirri në telefon nga Durrësi dhe më njoftoi se të gjitha luftanijet italiane, që kishin arritur në Gji një ditë më parë, ishin zhdukur. Sër Andrew dukej optimist dhe tha se po shkonte të flinte. Mirëpo, katër orë më vonë, në 5:30, kur isha duke u veshur, telefoni im ra përsëri. Ishte zonja Ryan, gruaja e ministrit britanik, e cila më tha se luftanijet ishin dukur përsëri në Gji dhe, sipas saj, ishin pesë kryqëzorë, dy anije transporti dhe një aeroplanmbajtëse. Më tha se, me sa dukej, italianët po përpiqeshin të zbarkonin trupa e se nga bregdeti dhe nga anijet kishin filluar të shtëna me armë.“Kudo rreth nesh po bien plumba”, - tha zonja Ryan, por pastaj lidhja u ndërpre. Pak pas orës 7:00, shumë bombardues italianë filluan të qarkullojnë në qiellin e Tiranës. ...Pothuajse menjëherë, në legatë u dukën dhjetëra njerëz të frikësuar, mes tyre zyrtarë dhe ish zyrtarë të qeverisë shqiptare. Në orën 8:00 i bëra një vizitë kolegut dhe fqinjit tim, ministrit gjerman, i cili shprehu habi kur i thashë se në Durrës po bëheshin luftime. Duhet kujtuar me këtë rast se ministri italian, Jacomoni, e kishte siguruar të hënën partnerin e tij të Boshtit, von Pannwitz, se nuk kishte kurrfarë kërcënimi për një ndërhyrje ushtarake italiane, madje as ndonjë ultimatum. Kur po bëhesha gati të largohesha nga legata gjermane dhe isha ende në tarracë me ministrin, aeroplanët bombardues fluturuan ulët mbi kokat tona. Numri i aeroplanëve dukej se po shtohej dhe, siç u njoftua më vonë, në njërin prej tyre ishte vetë Konti Ciano. Gjatë paradites shkova me automobil në qendër të qytetit, që nuk ishte larg nga legata amerikane. Në shesh kishte turma burrash dhe djemsh mjaft të zemëruar. Një zyrtar shqiptar më tha se grupi përballë ministrisë së Jashtme ku kisha ndaluar, po kërkonte armë për të sprapsur pushtuesit. Nuk vura re ndonjë shenjë turbullire. Ndërkohë, luftimet, sipas njoftimeve të shpërndara nga zyra shqiptare e shtypit, po vazhdonin në katër porte të vendit, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Port Uillson (Shëngjin). Pushtuesit italianë, thuhej në to, po sprapseshin. Mbi kryeqytet vërtiteshin gjithnjë e më shumë aeroplanë. U ktheva në legatë dhe pak para mesditës mora pjesë në një mbledhje me shefat e misioneve diplomatike, të thirrur nga ministri grek, dekani i trupit diplomatik, i cili shpërndau kopje të një komunikate në frëngjisht, që i ishte dorëzuar mbrëmjen e kaluar nga ministri i Jashtëm shqiptar. Ky memorandum përmbante një përshkrim të shkurtër të negociatave mes qeverive italiane dhe shqiptare. Në përgjithësi, ai ishte i ngjashëm me përshkrimin që më kishte bërë gojarisht Mbreti Zog një ditë më parë. Në mbledhje ishin të gjithë shefat e misioneve, përveç ministrit italian. Mes diplomatëve mund të vije re shenja të një farë kënaqësie të përmbajtur për lajmet e fundit nga fronti i luftës, të cilat tregonin se pushtuesit italianë po hasnin në rezistencë të vendosur. Nga lajmet e mëvonshme doli se pushtimi ishte sprapsur vetëm përkohësisht, kryesisht në Durrës. Njoftimet për luftimet, që jepeshin nga zyra shqiptare e shtypit deri pasditen vonë të ditës së premte, doli se ishin tejet të zmadhuara. ...U transmetua një deklaratë e Mbretit Zog drejtuar popullit shqiptar dhe një komunikatë e qeverisë. Ish-Kryeministri Mehdi bej Frashëri, të cilin e kam përmendur edhe më sipër, i bëri thirrje botës në emër të Shqipërisë si dhe i dërgoi një telegram Musolinit, që gjithashtu u transmetua. Një profesor francez i gjimnazit të Tiranës transmetoi një thirrje në gjuhën frënge. Mbreti Zog u bëri thirrje bashkatdhetarëve t’i qëndronin agresorit me të gjithë forcën. Ai tha se vetë ai, qeveria dhe populli kishin vendosur “t’i përgjigjeshin forcës me forcë dhe të luftonin me pushtuesin për çdo pëllëmbë tokë të vendit tonë të dashur deri në frymën tonë të fundit e në pikën e fundit të gjakut”. ...Tri orë pas transmetimit të këtyre fjalimeve, Mbreti Zog dhe anëtarë të qeverisë së tij ishin duke ikur drejt kufirit grek, ndërsa Mehdi Frashëri ishte vënë nën mbrojtjen e legatës turke, ku ai qëndroi më shumë se një javë, deri sa autoritetet italiane ranë dakord ta lejonin të kthehej në shtëpi. ...Të shtunën në mëngjes, menjëherë pas agimit, vendosa të hetoj gjendjen. Mora me vete një amerikan të strehuar tek ne si dhe kafazin e legatës dhe e ngava automobilin drejt qendrës, rreth pesë minuta larg. Ende dëgjoheshin të shtëna aty-këtu. Pranë legatës italiane kishte pesëgjashtë xhandarë, ndërsa në rrugë ishin disa ushtarë të mbetur. Të gjitha dyqanet kishin ulur qepenët.


Kulturë

Gazeta MAPO

05.05.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

Balet Klevis Tafaj është shpallur fitues i çmimit special në kategorinë e baletit klasik në Konkursin Ndërkombëtar “Danza Europa 2014”

Sfidat e një balerini në skenat e botës Përse artistët e rinj largohen nga Shqipëria? Cilat janë arsyet që ata e kërkojnë suksesin në skenat e botës dhe jo në vendin e tyre? Historia e balerinit Klevis Tafaj dhe e gjithë brezit të tij

T

ë bëhesh pjesë e një trupe baleti është një përvojë, por pa asnjë shans për të ngjitur shkallët e karrierës e aq më shumë për të hyrë në tregun e punës. Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit është një mundësi shumë e madhe për shumë të rinj që diplomohen në shkollën tonë të baletit, por dhe nëse të jepet kjo mundësi, ajo nuk është gjë tjetër veçse një pikë fillimi. “Kush është i talentuar dhe punon me përkushtim, herët a vonë ia del”, dëgjohet shpesh të thuhet për këta artistë të rinj. Por nuk ndodh kështu në fakt. Historia e balerinit Klevis Tafaj është ajo e shumë të rinjve të brezit të tij. Klevis sapo është kthyer nga San Marino si fitues i çmimit LUDT (Leading Universal Division of Europa), një konkurs i rëndësishëm për artistët e rinj të kërcimit. Balerini shqiptar konkurroi në kategorinë e baletit klasik dhe u shpall fitues i çmimit special. Ky çmim europian i jep mundësi atij që të bëhet pjesë e programit “Performing 2014”, që mbahet në Nju Jork. “Ky është një shans shumë i madh që unë do mundohem ta shfrytëzoj për të arritur synimet e mia si balerin”, - shprehet Klevis Tafaj. Ai është rritur me baletin. Që nga klasa e pestë Klevis ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë. Sapo kishte përfunduar studimet në këtë shkollë kur atij iu dha mundësia e parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me premierën që u vu në skenë në kuadër të “Vitit muzikor shopenian”. “Ishin hapat e mi të parë në atë skenë, dhe kjo falë besimit që pati tek unë Manjola Nallbani. Ajo më dha mundësinë të tregoja veten”, - thotë Klevisi. Pas kësaj erdhi dhe oferta e parë me një rol kryesor në baletin “Halili dhe Hajria”. Aty atij iu besua roli i Sokolit, një rol me peshë dhe ku Klevis

Balerini Klevis Tafaj/ Foto: Agim Dobi

Tafaj spikati në krah të balerinëve profesionistë të trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. Pavarësisht këtyre mundësive të vogla sërish ai nuk e sheh të ardhmen e tij në Shqipëri, por vazhdimisht ka qenë në kërkim të audicioneve që zhvillohen në vende të ndryshme të botës, siç ishte dhe pjesëmarrja në Konkursin e 25të Ndërkombëtare “Danza Europa” që u zhvillua në San Marino e ku ai u vlerësua me çmim. Po përse artistët e rinj synojnë largimin nga Shqipëria? Klevis të përgjigjet se në Shqipëri hapësirat për të rinjtë janë shumë të pakta. “Baleti është profesioni im dhe synimi i çdo balerini është që të ndërtojë një karrierë të suksesshme në këtë profesion. Për këtë duhet dashuri dhe përkushtim. Profesorët tanë të Shkollës së Baletit, si Luan Shtino, Bert Janku apo Arian Sukniqi, jo vetëm kanë punuar dhe punojnë për përgatitjen e brezave të rinj të baletit, por me përvojën e tyre ata na kanë transmetuar edhe dashurinë për profesionin dhe dëshirën për të punuar. Por pasi përfundon studimet, synimi i çdo balerini është skena. Në Shqipëri nuk është e lehtë të ngjitesh në skenë. Jo të gjithëve u jepet kjo mundësi. Hapësirat për të rinj janë shumë të pakta, por edhe kur këto mundësi të jepen, nuk bëhen në bazë konkurrence dhe meritokracie. Krejt ndryshe ndodh në botë. Mundësitë janë të pafundme dhe nëse ti ke talent, nëse je më i miri ata të shohin, të vlerësojnë dhe të japin çfarë meriton, gjë që fatkeqësisht nuk ndodh në Shqipëri. Dhe ky është një problem shumë i madh. Shumë të rinj që diplomohen nuk gjejnë hapësira që të tregojnë veten, të tregojnë sesa vlejnë, ndaj shumë prej nesh detyrohen të marrin rrugët e botës”. Klevis Tafaj do të donte shumë që karrierën e tij ta kishte në Shqipëri, ku t’i jepej mundësia të

konkurronte dhe të vlerësohej për talentin, por për të është më e lehtë të ndërtojë një karrierë të suksesshme jashtë sesa në vendin e tij. “Shumë prej shokëve të mi të shkollës janë larguar në Francë e Gjermani. Janë larguar duke shfrytëzuar audicionet e shumta që organizohen për balerinët e rinj dhe falë aftësive të tyre kanë arritur të bëhen pjesë e trupave të mëdha të baletit në këto vende. Nëse i vë një synim vetes dhe ke besim në aftësitë e tua, atëherë do t’ia arrish. Këtë synoj dhe unë. Sigurisht që ne nuk kemi dëshirë të largohemi nga familja dhe miqtë që kemi këtu, por nuk kemi rrugë tjetër. Vërtet mua m’u dha mundësia që të interpretoj në rolin e Sokolit te baleti “Halili dhe Hajria”. Ishte një rol

Klevis Tafaj

sapo është kthyer nga San Marino si fitues i çmimit LUDT (Leading Universal Division of Europa), një konkurs i rëndësishëm për artistët e rinj të kërcimit

vërtet i rëndësishëm që m’u besua. Por për një të ri që sapo ka nisur karrierën kjo mundësi ishte shumë pak për t’u ndjerë i shpërblyer. Unë kërkoj shumë më shumë nga vetja. Dua të vazhdoj studimet e larta në një akademi prestigjioze baleti, dua të kem mundësi që të ngjitem sa më shumë në skenë, të marr pjesë në sa më shumë audicione, të përballem me konkurrencën sepse vetëm kështu mund të arrij të bëhem një balerin profesionist. Këto mundësi më jepen vetëm jashtë Shqipërisë. Unë shpresoj shumë që shteti të nxisë iniciativa dhe të ketë në vëmendje artistët e rinj, që ata të mos kërkojnë më të largohen nga vendi i tyre”, thotë Klevis Tafaj. Synimi i tij tani është Nju Jorku. A. Tuci

“Stacioni i harruar”, tregim në dy kohë

Ekspozita fotografike titulluar “Stacioni i harruar” është hapur në Qendrën “Tirana Ekspress”, nën kujdesin e artistes gjermane Josephinë Heide.

Kontributi i 5000 vullnetarëve të rinj në vitin 1947 në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë ende nuk është zhdukur totalisht. Kjo hekurudhë përpiqet të mbijetojë në harresën e kapluar nga banorët dhe shteti. Dikur mjeti i transportit më i rëndësishëm në vend, ku nuk përjashtonte asnjë shtrese sociale, sot treni është një mundësi e mirë udhëtimi për njerëzit e skamur nga varfëria. Stacioni i trenit është një realitet krejt i shkëputur nga dinamizmi i kryeqytetit. Treni, për pjesën më të madhe të banorëve, është inekzistent. Nëse ndokush do të ishte kurioz se si ka qenë jeta në tren dikur, me nostalgji mund të na e tregojnë të vjetrit. Për ta, treni është një histori e mbushur me kujtime. Ndërsa për të rinjtë shqiptarë, treni është diçka e turpshme. Edhe nëse e ke bërë atë «gabim» s’duhet treguar tjetrit, sepse në sytë e tij do të jesh thjesht një i «rreckosur». Ekspozita fotografike titulluar “Stacioni i harruar” është hapur në Qendrën “Tirana Ekspress”, nën kujdesin e artistes gjermane Josephinë Heide.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12

6

9

20

1 21

27

18

15

19

25

26

28

29

32

33

35

36

33 38

43

30

34

37

42

39

40

44

Koha e fillimit ____:____

45

47

46

11

22

24

23

10

14

17

41

8

13

16

31

7

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht

1. Që duket sheshit, i hapët. 8. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë. 12. Lumë në Itali. 14. Tufa e qimeve tqë ka kali në qafë. 15. Djalë. 16. Gati. 18. Repart Kërkimor. 19. Gazmend i politikës. 20. Jo çift (mbrapsht). 22. Të qenët me dy fytyra. 23. Shënohet në kalëndar. 24. Treguesi i fuqisë, në të cilën duhet të ngrihet një numër i caktuar për të dhënë një numër tjetër. 26. U rrëzua. 28. Bashkim harmonik i ngjyrave. 29. Pasuri e patundshme, që ishte pronë e një manastiri. 31. Repart Special. 33. Pushkë e vjetër. 34. Kërcell i nëndheshëm i disa bimëve. 35. Bimë barishtore shumëvjeçare që çel në fillim të pranverës. 37. Longoria, aktore amerikane. 39. Agjensi Transporti. 40. Tërësia e institucioneve ose e degëve në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi. 41. Markë pistolete. 43. Një gjë që ia lëmë dikujt për ta ruajtur e për t'u kujdesur për të. 46. Shërim i një sëmundje. 48. Sëmundje zorresh. 50. Këndi i jashtëm i një figure gjeometrike. 52. Përemër vetor. 53. Krajka i muzikës. 54. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguan më shumë. 55. Notë muzikore.

Vertikalisht

1. Dostojevski, shkrimtar i njohur rus. 2. Bungo, aktor dhe regjisor i njohur. 3. Vegla pune. 4. Çorape pa shputa, të gjata deri në gju, që mbathin sportistët. 5. Shkronjat e para të alfabetit. 6. Tomislav i politikës së Serbisë. 7. E shfaq vetën se kush është. 8. Shkronjë dyshe. 9. Mpreh gurin e mullirit, duke e kepur me çekan. 10. Që është lënë i lirë, pa fre. 11. Kasolle a një e ndarë e vogël përdhese që shërben për të mbajtur diçka. 12. Jepem pas diçkaje që më bën për vete. 13. I ka toka në mes. 17. Muaji i shenjtë i myslimanëve. 21. Igli, ish-futbollist i Kombëtares. 24. E shaj dikë me fjalë të këqija a të turpshme. 25. Pak i lagët, i njomë. 27. E kundërta larg. 28. Foshnje. 30. I thonë ndryshe qymez. 32. Lëndë që përdoret për të larë. 33. Ndërtohet me tulla e llaç. 34. Alia, ish-president. 36. Takim ndërmjet skuadrave ku maten forcat e tyre. 38. Shtresë uji në sipërfaqen e detit që ulet e ngrihet nga era. 40. Armata Kineze. 42. Teke pa dyshen. 44. Përemër vetor. 45. Fije e hollë metalike. 47. Notë muzikore. 49. Njësia matëse e rezistencës. 51. Shikoi.

Sudoku | nivel mesatar 6 9

5

2

7

4 3 9

2 4 3

4 1 9 5 2 1

7

7

4

5 3 8

3 5 3

6 4 5

9

4 1 7

8

7 5 4

3

7 2 6 9 8 6 5

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

1 6 4

4 9 8 3

6

Koha e fillimit _____:____

8 7

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Syzet kundër turbullimit në udhëtim? Mundimi gjatë udhëtimit, duket se do ti përkas të shkuarës, falë këtyre syzeve. Kështu pretendon Tim Flaxman, dizajneri i këtyre syzeve, që janë eksperimentuar në shumë persona në udhëtim, të cilët kanë thënë se ndjehen më mirë me syze. Flaxman që gjithmonë ka problem gjatë udhëtimit, njëherë kur ishte në tren, mbylli njërin sy dhe filloi të ndjehet mirë. Kështu ka vepruar ai edhe me syzet ‘TravelShades’ të cilat njërën lentë e kanë më të errët, duke lënë që të hyjë drita brenda, por nuk lejon të shihen lëvizjet. “Më parë kam udhëtuar vetëm me makinë, sepse ndjehem mirë vetëm kur vozis vet” ka thënë një fermer, i cili ndjehet keq kur udhëton, por falë syzeve, mund të udhëtoj pa problem. Shumë persona me probleme në udhëtim, i kanë provuar këto syza, në aeroplan, tren, autobus e madje edhe në anije, ndërsa kanë deklaruar se ndjehen më mirë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite e qete do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini çfarë te bëni qe ta mbani gjithë kohës zgjuar zjarrin e pasionit. Beqaret me ne fund do kenë mundësi reale për te filluar një histori dashurie serioze. Ne pune mos u tregoni posesive sepse do probleme. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni dhe do ja dilni.

Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do dashuroheni siç ju dini e here do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve nëse vërtet dëshirojnë te ndryshojnë status. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet qe ju nevojiten.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle debate te forta mes jush, Pranojeni qe ai ka te drejte dhe gjeni mënyrën e duhur për te kërkuar falje. Beqaret nuk do dëshirojnë ta humbasin lirinë qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak nga takimet qe do realizojnë. Financiarisht Merkuri do iu favorizoje. Gjendja do jete e mire.

Çiftet nuk do kenë për çfarë te qahen gjate kësaj dite. Çdo ëndërr do iu realizohet madje mund te fillojnë edhe një etape te re me atë qe dashurojnë. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje afatgjate. Ne planin financiar mund te jeni me fat dhe te arrini te shlyeni te gjitha detyrimet qe keni.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Sot kane për te ndodhur gjera te jashtëzakonshme ne jetën tuaj ne çift. Hapeni zemrën dhe përfitoni sa te mundni. Beqaret gjithashtu do kalojnë momente te mrekullueshme me miqtë dhe me disa persona qe sapo do i njohin. Dite pas dite mund te krijojnë edhe me tepër afrimitet me ta. Financat fatmirësisht do jene te mbrojtura dhe aspak problematike.

PESHORJA (23/IX-22/X) 5

4

1

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

42668, 50110, 52145, 52320, 52618, 59424, 66320, 66521, 72102, 72843, 76721. Numra me 6 shifra: 004552, 024862, 145896, 215755, 221711, 225987, 291155, 414223, 452558, 478541, 502163, 559913, 569587, 598748, 700240, 854154.

Çiftetduhett’ishprehinsatemundnindëshirat edhe sikur partneri te mos ua realizoje dot te gjitha. Do ndihen edhe me te çliruar. Gjithsesi pritet qe gjithçka te ece me se miri. Do ketë dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për beqaret dhe jeta do iu ndryshoje brenda disa minutave. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por nuk duhet te alarmoheni.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Ka mundësi qe sot te planifikoni një udhëtim te afërt me partnerin. Qe te dy do jeni te gëzuar dhe te entuziazmuar qe do kaloni disa çaste vetëm për vetëm. Beqaret gjithashtu do jene te përkëdhelur nga yjet dhe do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat duhet t’i menaxhoni me shume maturi nëse doni qe gjendja te jete sa me e qëndrueshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

2

Pas një periudhe delikate dhe te mbushur me debate, sot do rilinde dielli dhe do afroheni me shume me partnerin. Do i pranoni gabimet dhe do premtoni se nuk do i përsëritni me ato. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet te ecin shume shpejt ne mënyrë qe te mos zhgënjehen me vone. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Kujdes me shpenzimet.

Numra me 3 shifra: 055, 103, 109, 384, 485, 658, 753, 845. Numra me 4 shifra: 0155, 1000, 2156, 3964, 5415, 6701, 8685, 9658. Numra me 5 shifra: 22521, 25415, 32015, 32496, 42556,

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Edhe vete do habiteni gjate kësaj dite sesi gjerat do ecin aq mire ne jetën tuaj ne çift. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet e dikurshme dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk do jene shume ne humor dhe nuk do pranojnë te dalin neper takime. Sektori i financave nuk pritet te ketë ndonjë ndryshim te madh.

Tregohuni realiste dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sot ju qe keni një lidhje. Po ëndërruar shume ka rrezik te zhgënjeheni dhe te lëndoheni. Beqaret do vazhdojnë kërkimin e princit te kaltër, por nuk do jene ende me fat. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme, megjithatë do bëni mire sikur te reflektonit para se te kryeni investime tejet te mëdha,

BRICJAPI (22/XII-20/I) Priten vështirësi te papritura sot ne jetën tuaj ne çift sidomos nëse jetoni bashke dhe keni buxhet te përbashkët. Mos u nxitoni, por mundohuni ta zgjidhni gjithçka me maturi. Beqaret me ne fund do e gjeje personin ideal me te cilin te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla. Kjo për shkak te ndihmës se disa te afërmve.

PESHQIT (20/II-19/III) Do merreni vesh mire për gjithçka. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do mendojnë fare krijimin e një lidhjeje. Edhe ashtu si janë ata ndihen mire. Dielli do iu ndihmoje mjaft ne planin financiar. Situata fatmirësisht do jete goxha e mire dhe do mund te kryeni pa iu dridhur dora shpenzimet e nevojshme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.05.2014

viti

15

Nuk na duhet vullneti për të besuar, por vullneti për të zbuluar, gjë e cila është saktësisht e kundërta. - Bertrand Russell

80 e.s

Hapet Koloseumi U deshën 10 vjet që të ndërtohej Amfiteatri madhështor i Romës antike. I gjatë pothuajse 200 metra dhe me një kapacitet prej mbi 50 mijë vendesh, u ndërtua në një zonë që ishte shkatërruar nga zjarri i rënë gjatë sundimit të perandorit Neron. Arena u hap gjatë vitit të parë të mbretërimit të perandorit Titus, vit që pat filluar me fatkeqësi të mëdha, si shpërthimin e Vezuvit që shkatërroi Pompein dhe Herkulaneumin dhe përhapja e murtajës në Romë. Lojërat hapëse rrjedhimisht u panë si përpjekje për të ndryshuar atmosferën e krizës dhe për të kënaqur zotat. Lojërat vazh-

duan për 100 ditë: mëngjeset mbusheshin me shfaqje të kafshëve, gjatë të cilave specie të ndryshme futeshin në arenë për të gjuajtur dhe luftuar kundër njëra-tjetrës; ndërsa pasditeve zhvilloheshin dyluftime gladiatorësh. Mendohet se më shumë se 9 mijë kafshë u vranë gjatë ditëve hapëse të lojërave. Në fillim i pagëzuar amfiteatri Flavian, më vonë filloi të thirrej Koloseumi, për shkak të statujës kolosale të Neronit që ndodhej aty afër. I pari amfiteatër i ndërtuar në qendër të qytetit, u pagua pjesërisht me thesaret e marra nga Tempulli i Jerusalemit, që u bastis në vitin

70. Më vonë, nën perandorin Domitian një kat i epërm u shtua për të rritur kapacitetin si edhe një kompleks i nëndheshëm katakombesh dhe kafazesh për kafshët. Thuhet shpesh se shumë të krishterë u martirizuan në Koloseumin, por evidencat e kësaj janë të pamjaftueshme. Thuhet gjithashtu se amfiteatri mund të përmbytej për të mundësuar zhvillimin e betejave detare për spektatorët, por shumë historianë mendojnë se kjo është e pagjasë. Koloseumi u përdor të paktën deri në shekullin e pestë. -Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Flickr

5902

USD kostoja e rritjes së një qeni trupmesatar deri në moshën 11-vjeçare.

1,2,3

Renditja e Rover, Spot dhe Max si emrat më popullorë për qen.

65

Sponsorët korporativë të ekspeditave të kohëve të fundit në Polin e Veriut me slita qensh.

6312

Numri i herëve që postierët u kafshuan nga qentë në vitin 1985.

Foto: nikos niotis Titulli: TiranA

Poezia e Ali Podrimjes: brengat ekzistenciale të shpirtëruara në vargje Adem Ferizaj Mbrëmjen e 17 korrikut 2012, një poet që merrte pjesë në festivalin letrar francez “Zërat e Mesdheut” – “Voix de la Méditerranée” – në Lodève u zhduk. Katër ditë më vonë, trupi i pajetë i poetit u gjind përafërsisht katër kilometra jashtë Lodèves. Supozohej një vdekje natyrale sepse trupi i dehidruar nuk shfaqte shenjë të dhunës. I vdekuri ishte Ali Podrimja. Më 70 vjet, ai u nda nga ne – në një livadh afër një lumi të vogël. Me Lumin lidhet edhe një ndër humbjet më të dhimbshme në jetën e Podrimjes: Lumi ka qenë i biri i tij, i cili vdiq në moshë të re. Me poetin Podrimja “iku i fundit i klasikëve të letërsisë moderne të Kosovës“, tha përkthyesi i Podrimjes në gjuhën gjermane, Hans-Joachim Lanksch, tetë ditë mbasi shkrimtari shqiptar u gjet i vdekur. Për përkujtimin e poetit shqiptar me reputacion ndërkombëtar Ali Podrimja, Ambasada e Francës në Kosovë organizoi një konferencë në Prishtinë në datën 15 prill 2014. Duke kujtuar takimin e parë me Podrimjen, përkthyesi i shkrimtarit shqiptar në gjuhën frënge, Alexandre Zotos nisi parathënien me lot në sy. Ai tha që përshkrimi i poezisë së Podrimjes kërkon një folje të

gazetamapo@gmail.com

pastër dhe të fortë: dëshira të ekzistosh i përzier dhe i lidhur me dëshirën të jetosh – un vouloirêtre et vouloir-vivre confondus. Simboli i këtij motivi, sipas Zotosit, është guri. Poezinë e Podrimjes ai e shënonte si poezi të gurit – la poésie de la pierre. Me gurin lidhet edhe metafora e ekzistencializmit të njohur të Sisyphosit – figura antike e cila ishte dënuar që të rrotullonte një shkëmb nëpër një shpat të pjerrët të malit, pa arritur majën e shpatit ndonjëherë. Bjeshkët e Nemuna afër Gjakovës, vendlindja e Podrimjes, kishin mundur të jenë ai vend ku Sisyhposi zbatonte dënimin. Veprat e poetit Podrimja janë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ekzistenciale. Në poezitë e tij, ai merret me pyetjen dilematike të arsyes e ekzistencës njerëzore dhe nafakën e njeriut. Podrimja me vargje përjetësonte kokëçarjet dhe keqhjekjet e secilit në këtë jetë. Vetmia, vuajtja dhe vdekja janë motivet kyçe në veprën e tij letrare. Të gjitha këto tema ekzistenciale i ka shpirtëruar Podrimja me jetëshkrimin e tij: “Lum Lumi”, botuar për herë të parë në vitin 1982. Këtë vëllim shkrimtari ia dedikoi Lumit, djalit të tij. Kosova ishte nën okupimin e Italisë fashiste kur u lind Ali Podrimja – gjatë Luftës së Dytë

Botërore – më 28 gusht 1942, në Gjakovë. Mjerimi, varfëria dhe tmerret e kësaj lufte dominonin atëherë. “Në vitet 1940, fëmijët shqiptarë nuk kanë pas fëmijëri”, tha Podrimja më vonë në jetë. Podrimja ishte vetë fëmi kur baba dhe nana e lan jetim. “Pas vdekjes së prindërve, për një kohë të shumë të gjatë, shkoja pothuajse çdo ditë tek vorri i tyre”, kujtonte Podrimja fëmijërinë gjashtë muaj para se të përfundonte jeta e tij. Por vdekja e prindërve nuk ishte e vetmja humbje e anëtarëve të ngushtë të familjes Podrimja: pas një sëmundje të rëndë edhe Lumi, i biri 9-vjeçar, u nda nga jeta. Në fytyrë të tragjedive private, duket që Bjeshkët e Nemuna afër Gjakovës e kanë nemë edhe fatin familjar të shkrimtarit shqiptar. Por poeti Podrimja nuk e ka kuptuar nafakën si mallkim. Vepra e tij shpesh e poetizon durimin e vuajtjes me dinjitet. Vuajtjet – kryesisht mentale – të Søren Kierkegaardit ishin një arsye për filozofin danez për me u marrë me filozofi. “Unë jam një njeri i cili prej fëmijërisë ka ra në një pikëllim të mjerueshëm. E gjithë ekzistenca më frikson, që nga miza e vogël e deri tek fshehtësit e inkarancionit; të gjitha më duken të pashpjegueshme, dhe më së shumti vetvetja”, thoshte filozofi danez i

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

shekullit 19 për veten. Në fund të fundit, Kierkegaardit i ka ra pikëllimit të tij në fije – me veprën filozofike të tij. Podrimja arriti ta zërë këtë pikëllim: veçanërisht me thjeshtësinë lakonike të poezisë së tij. Në të njëjtën kohë, kjo thjeshtësi lakonike karakterizon estetikën e poezisë së shqiptarit. Në Paris, Podrimja shkroi poezinë “Parisi vendlindja”, në vitin 1981. 31 vjet mbas kësaj poezie, shkrimtari shqiptar u nda nga ne: jo në “vendlindjen e Parisit”, por megjithatë në Francë. Parisi e lun një rol kyç në veprën e Podrimjes. Por pse dhe si? Jean-Paul Sartre, Albert Camus dhe Simone de Beauvoir – ekzistencialistët më të njohur – mendonin dhe jetonin në Paris. Podrimja nuk ka qenë filozof ekzistencialist në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por poezia e tij shpirtëronte me vargje të fjalëpakta mendime ekzistenciale të Sartres, Camusit ose de Beauvoirit. Vepra e Podrimjes është thjesht unike dhe Zotosi ia ka qëlluar me apelimin e tij në konferencën për Podrimjen me 15 prill 2014: “Lexoni dhe rilexoni sa më shpesh që mundeni poezitë e Ali Podrimjës. Ai është përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare”. @Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 05.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.