Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 7

PROKURORI I ELBASANIT KËRKON ULJE DËNIMI PËR "PESHQIT E VEGJËL" TË DROGËS Në analizën vjetore të Prokurorisë së Elbasanit do të kërkohet ndryshim i Kodit Penal Elvin Gokaj

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E HËNË, 6 SHKURT 2012. NUMËR 497. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Liljana Hoxha: Arkivin sekret të Enverit e ka Nexhmija, sulmet ndaj Fevziut, bllof

VENDIMI I ASAMBLESË

9 SEKRETARËT E PS QË NUK BËHEN DOT MINISTRA Asambleja e PS miratoi pak ditë më parë rregulloren e re të funksionimit, ku parashikohet papajtueshmëria e postit të sekretarit me atë të ministrit. Ja emrat e sekretarëve që për të marrë një post në qeveri, duhet të japin dorëheqjen. Rama risjell idenë e 2009-ës të kabinetit me ministra, jo deputetë. Më 2002 Nano, për t’u bërë kryeministër ndryshoi statutin duke shfuqizuar nenin e papajtueshmërisë Kushdo nga 9 sekretarët socialistë që do të pretendojë të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar nëse Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, do duhet që më parë të heqë dorë nga posti p a r t i a k . Pa r t i a S o c i a l i s t e megjithëse nuk e përcakton me statut, ka vendosur të aplikojë papajtueshmërinë e mandateve në

Intervista/ Bashkëshortja e djalit të vogël të Enver Hoxhës akuzon vjehrrën se i ka marrë dokumentet sekrete të ish-diktatorit. "Në arkiv të Komitetit Qendror kanë qenë vetëm dokumentet zyrtare, ditarët e punës. Të tjerat kanë qenë vetëm në duart e Nexhmije Hoxhës. Është sulm për Blendi Fevziun, ndaj digjet edhe libri i tij. Ky libër ka prekur padashur pikën më të dobët, që Enver Hoxha është gjetur i shtrirë në kohën kur ajo flinte" FAQE 8

ISSH publikon listën e re me emrat e ushtarakëve që përfitojnë pensione të parakohshme dhe suplementare FAQE 14

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Përballë 10 ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike

ECONOMICUS ADRIAN CIVICI

FAQE 15-19

RECENSA E PREÇ ZOGAJT

Metafora e rrëfimit si shpengim dhe pastrim shpirtëror

Acari i këtyre ditëve që e ka mbërthyer Europën dhe Ballkanin nuk i ka KOMENT SHKËLZEN MALIQI bllokuar edhe... E sigurtë

AKTUALITET

SUPLEMENT

ROBERT ELSIE: E VËRTETA E MARRËDHËNIEVE ME KADARENË

Në jetën ekonomike e financiare gjatë një viti mund...

Basha nga SHBA: Mora mbështetje nga biznesi për projektet e Tiranës Kreu i Bashkisë mbyll vizitën në SHBA me një takim me diasporën shqiptare në Nju-Jork dhe një vizitë në Federatën 'Vatra’

VRASJA E MEGIT

Gjendet një ‘Mercedes’ i djegur në Kombinat, dyshohet i atentatorit të Gocajt

FAQE 6

Ilia Basho

FAQE 2

MAPO LIBRI

Para zgjidhjes apo skandalit?

7

Vrasja e Eleni Bashos, policia verifikon alibinë e të shoqit Burime policore thanë dje se deklarimet e bashkëshortit për vendndodhjen e tij në momentin e vrasjes nuk konvergojnë dhe do të kryhen hetime të mëtejshme. Sot pritet marrja në pyetje. Plumbat pas shpine, autori mund të ketë qenë duke ecur me Elenin.

Ish-ushtarakët, 158 emrat e rinj që marrin pensionet

OP-ED / 10-11-23

momentin që do të vijë në qeverisje të vendit. Hapi i parë në këtë drejtim tashmë është hedhur, pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vetëm dy javë më parë miratoi rregulloren e funksionimit të saj, ku midis të tjerash përcaktohet se funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit. FAQE 2

OPINION / 11 ARTUR ZHEJI

Të rikthejmë dënimin me vdekje? Tek shkruaj këto radhë të vrerosura, kam përpara fotografinë e Megit, 25-vjeçare dhe me një bukuri dhe vështrim magjepsës. Megi u vra në rrugë, nga një plumb kriminal kallashnikovi, që ndërpreu në mënyrë absurde dhe të padenjë një jetë të shenjtë njerëzore. Një dhimbje e thekshme për një familje që ka thurur mijëra ëndrra për atë vajzë. Mijëra ëndrra të një vajze 25- vjeçare, që bëhen pluhur nga një vrasje e ndyrë dhe e pakuptimtë. Një dhimbje e pashërueshme në jetë të jetëve për një familje të nxirosur padrejtësisht. Një dhimbje që do të vërtitet si mallkim mbi jetët e asaj shtëpie që e rriti dhe po e nxirrte në jetë. Një dhimbje që mallkon edhe jetët...


27465 02

MAPO MAPO

13 qershor e hënë, 062010 SHKURT 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

politika

Rregullorja e re, 9 sekretarët e PS që nuk bëhen dot ministra Pak ditë më parë Asambleja e PS miratoi rregulloren e re të funksionimit të saj, ku ndërmjet të tjerash parashikohet papajtueshmëria e postit të sekretarit me atë të ministrit. Ja emrat e sekretarëve që për të marrë një post ekzekutiv duhet të japin dorëheqjen Fejzi Braushi

Kushdo nga 9 sekretarët socialistë që do të pretendojë të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar nëse Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, do duhet që më parë të heqë dorë nga posti partiak. Partia Socialiste megjithëse nuk e përcakton me statut, ka vendosur të aplikojë papajtueshmërinë e mandateve në momentin që do të vijë në qeverisje të vendit. Hapi i parë në këtë drejtim tashmë është hedhur, pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vetëm dy javë më parë miratoi rregulloren e funksionimit të saj, ku midis të tjerash përcaktohet se funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit. Rregullorja Gati 10 vjet pasi ish-kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano hoqi nga statuti i partisë nenin që ndalonte që një funksionar i lartë partiak të ishte në të njëjtën kohë edhe pjesë e kabinetit qeveritar, socialistët kanë vendosur që ta kthejnë sërish një dispozitë të tillë ndaluese. Megjithëse askush nuk e diskutoi, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, si forumi më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve, miratoi pak ditë më parë “Rregulloren mbi organizimin dhe funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS”. Përveç përcaktimit të rregullave të qarta të funksionimit dhe organizimit të Asamblesë Kombëtare, në këtë rregullore mes të tjerash është përfshirë dhe një dispozitë që e bën të papajtueshëm mandatin e sekretarit të partisë me atë të ministrit. Më konkretisht bëhet fjalë për nenin 3 të kësaj rregulloreje, ku në pikën 3 të tij teksa flitet për mënyrën e zgjedhjes së organeve të larta drejtuese të PS-së, si kryesia dhe sekretariati, përcaktohet edhe që funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me atë të ministrit. “AK e PS-së zgjedh kryesinë dhe sekretarët e PS sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 26, pika 4 dhe 5 e Statutit të Partisë. Pas propozimeve nga kryetari i PS, lihet koha e nevojshme për propozimet nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare për kandidaturat shtesë për anëtarë të kryesisë dhe kandidatë alternativë për sekretarë të PS. Funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit”, - thuhet në pikën 3 të kësaj rregulloreje. Megjithatë, duhet thënë se kjo dispozitë nuk ka fuqi detyruese për sa kohë që një gjë e tillë nuk është e sanksionuar në statutin e partisë, megjithëse burime nga selia rozë nuk kanë mohuar që një gjë e tillë të përfshihet edhe në këtë dokument bazë që

Sekretariati ekzekutiv � Blendi Klosi Sekretar Organizativ � Damian Gjiknuri Sekretar për Çështjet Zgjedhore � Ilir Beqja Sekretar për Programin � Bashkim Fino Sekretar për Pushtetin Vendor � Arben Ahmetaj Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit � Armando Subashi Sekretar për Burimet Njerëzore � Erjon Veliaj Sekretar për Emigracionin dhe Rininë � Ndre Legisi Sekretar për Koalicionin � Fatmir Xhafaj Sekretar për Koordinimin

Rregullorja e Asamblesë Kombëtare të PS Neni 3 1. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, në mbledhjen e saj të parë zgjedh me votim të fshehtë kryetarin e AK, kryesinë e PS-së dhe Sekretariatin Ekzekutiv të PS-së. 2. Kryetari i PS i propozon normon mënyrën e organizimit dhe funksionimit të gjithë Partisë Socialiste. Sekretarët Në rast se Partia Socialiste do ta sanksionojë këtë ndalesë edhe në statut, atëherë në momentin që kjo forcë do të vijë në pushtet, të nëntë sekretarët që ka sot PS dhe që janë nga figurat më me peshë në këtë forcë politike do duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë për të mbajtur vetëm funksionin partiak, ose atë në ekzekutiv. Gjithmonë nëse PS vjen në pushtet,

Asamblesë Kombëtare kandidaturën për kryetar të AK-së. AK mund të paraqesë kandidatura alternative, të cilat duhet të kenë mbështetjen e 10 për qind të anëtarëve të saj. 3. AK e PS-së zgjedh kryesinë dhe sekretarët e PS sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 26, pika 4 dhe 5 e statutit të partisë. Pas propozimeve nga kryetari i PS, lihet koha e nevojshme për propozimet nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare për kandidaturat shtesë për anëtarë të kryesisë dhe kandidatë alternativë për sekretarë të PS. Funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit. 4. Asambleja Kombëtare e PS: miraton ndryshime e përmirësime në rregulloret për praktikën e organizimit, funksionimit dhe dokumentimit të veprimtarisë së partisë, në bazë të ndryshimeve e përmirësimeve të statutit të miratuar nga Kongresi. Zgjedh dy nënkryetarë dhe sekretarin e AK. Zgjedh Komisionin e Zgjedhjeve në parti. Miraton numrin dhe emërtimet e komisioneve të përhershme pranë saj dhe kryetarët e tyre. emra të njohur të kësaj force si Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja, Bashkim Fino, Arben Ahmetaj, Armando Subashi apo edhe Erjon Veliaj, nuk do mund të futen në qeveri pa dhënë dorëheqjen nga posti partiak që mbajnë aktualisht. Nuk dihet nëse ky nen do të përfshijë edhe postet e tjera të larta, siç mund të jetë ai i kryetarit të partisë apo edhe kreu i Asamblesë. Para 10 vitesh ish-kreut të PS, Nano iu desh ta ndryshonte atë nen të statutit, që të ishte edhe kryeministër deri në 2005.

Rama: Ecuria e hetimit, lehtësim për familjet e 4 viktimave Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përkujtuar dje Aleks Nikën, një prej 4 viktimave të ngjarjeve të 21 janarit të vitit të kaluar. Gjatë vizitës në shtëpinë e të ndjerit Aleks Nika, Rama shoqërohej nga deputeti Gjovalin Kadeli dhe zëdhënësi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj. Në fjalën e tij në shtëpinë e Nikës, kryetari i opozitës Rama u shpreh se “ecuria e hetimit do të jetë një lehtësim për shpirtrat e 4 viktimave të 21 janarit. Ndërsa sot ndajmë dhimbjen së bashku në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të dëshmori të katërt të 21 janarit, Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Të gjithë presim ndëshkimin e fajtorëve, të atyre që i vranë këta protestues,

të cilët kërkonin demokraci dhe kërkonin t’i thoshin “ ndal” korrupsionit shtetëror, ndërsa të vetmin mëkat që bënë ishte se “ngritën zërin” e shteti i shtiu mbi ta”. Më tej ai shtoi se opozita pret dënimin “jo vetëm të atyre që shkrehën armët e shtetit mbi njerëz të pafajshëm, por edhe të urdhërdhënësve, duke shpresuar tek shteti i së drejtës dhe duke shpresuar se hetimet do dërgojnë para drejtësisë ata që thyen ligjin në vend që ta mbronin atë”. Kreu i PS-së ka theksuar më tej se drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se ndëshkimi i Edi Rama fajtorëve është themelor për në

Bashkimin Europian. Kreu i PS-së, Rama ishte një ndër të parët që vizitoi familjen e Aleks Nikës, e cila kishte hapur dje dyert për të pritur vizita për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tyre të vetëm. Aleks Nika është viktima e katërt e demonstratës së 21 janarit të vitit të kaluar. Nika ishte i plagosuri, i cili u dërgua në gjendje kome në spital në Turqi, ku nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes për shkak të plumbit që kishte marrë në kokë. Ndërsa një muaj më parë Aleks Nika, me vendim unanim është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës Kolsh të rrethit të Lezhës, për kontributin e tij dhënë në kërkim të vendosjes së vlerave demokratike.


7465 02

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Reagon Rama në Twitter: “Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si s’ka më keq nëpër botë!”

Berisha: 18% është rritja ekonomike katër vitet e fundit TIRANË Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se modeli ekonomik i Shqipërisë do të vazhdojë të bazohet në standarde liberale. Në mbyllje të vizitës së tij në Mynih, në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë, kryeministri Berisha tha ndër të tjera se në katër vitet e fundit, të marra së bashku, Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike prej 18 për qind. “Ajo që spikat në këtë sfond, sërish dua të theksoj, është modeli i ekonomisë në Shqipëri, model i cili është bazuar kryekëput, para së gjithash, në nxitjen e rritjes ekonomike, për rrjedhojë nxitjen e punësimit, rritjen e të ardhurave. Faktikisht, Shqipëria në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur një rritje ekonomike

Sali Berisha

prej 18 për qind, rritje në distancë më të lartën në Europë. Ky model ka nevojë të përsoset më tej. Natyrisht, jo me masa që godasin në palcë rritjen dhe biznesin, jo me masa të cilat nëpërmjet rritjes së taksave shkatërrojnë qindra dhe mijëra

vende pune, por me standarde të tjera liberale, të cilat zgjerojnë hapësirën e iniciativës së lirë dhe nxisin bizneset”, - tha dje Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri sqaroi se analizohen dy modele: “Një model i bazuar në një faturë shumë të madhe sociale dhe taksat të larta, i cili përjeton vështirësi serioze, dhe një model tjetër i bazuar në nxitjen e rritjes ekonomike, i cili i qëndroi krizës dhe nuk njohu recesionin. Vizioni apo mësimi që nxirret është që të bëjmë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet që kemi në vend për ta nxitur atë, për të zgjeruar hapësirën, për të vazhduar përpjekjet për një zhvillim jeshil të vazhdueshëm të Shqipërisë”, - shtoi Berisha

Partia e Topit, qarqet ku po punohet për rekrutimin e figurave të djathta Qarku i Elbasanit, Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës, janë zonat ku po punohet më fort nga ish-deputetë, por edhe nga deputetë aktualë të PD për rekrutimin e figurave dhe krijimin e degëve lokale TIRANË Me synimin për të tërhequr pjesë të elektoratit të djathtë dhe konkretisht pjesën e lëkundur dhe të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ishdeputetë të Partisë Demokratike, por edhe disa aktualë në grupin parlamentar, kanë intensifikuar lëvizjet. Burime pranë grupit që po merret me organizimin e një partie të re të qendrës së djathtë, që me gjasë do të drejtohet nga Bamir Topi, thanë dje për gazetën “Mapo” se po punohet intensivisht aty ku ish-figura të kësaj partie kanë gëzuar mbështetje të konsiderueshme, por edhe ku llogaritë e sistemit aktual zgjedhor mund t’i nxjerrin favorizues. Bëhet fjalë për qarkun e Elbasanit, Durrësit, Tiranës

Bamir Topi dhe Gazmend Oketa

dhe Shkodrës, zona në të cilat po punohet edhe nga deputetë aktualë të Partisë Demokratike. Burimet saktësuan se pranë këtyre zonave është parë një impenjim i madh. Kështu në qarkun e Durrësit Gazmend Oketa ka intesifikuar lëvizjet për të grumbulluar sa më shumë figura të djathta. Po kështu edhe në qarkun e El-

basanit dhe në qarkun e Tiranës. Vonesa Edhe pse ishte menduar paraprakisht se partia e re do të shpallej brenda këtij muaji, gjasat janë që, për shkak të strukturimit dhe një forme të re organizimi, ajo të fillojë nga puna në muajin mars. Deri më tash janë diskutuar disa modalitete mbi mënyrën sesi do të drejtohet partia e re, ku më e mundshmja është e ajo e drejtimit në mënyrë kolegjiale, si dikur PD-ja në fillimet e saj, përmes një komisioni nismëtar. Shpallja e këtij komisioni dhe më pas ngritja e strukturave në të gjitha degët, në vjeshtë, atëherë kur i është hapur rruga edhe presidentit aktual Bamir Topi, është synimi kryesor i një grupimi njerëzish që kërkojnë të sjellë një erë e re në të djathtën shqiptare. Parimi kryesor i votimit do të jetë “Një anëtar një votë”, parim të cilën Partia Demokratike e përfshiu vetëm në letër, por që nuk u konkretizua asnjëherë për postet e larta drejtuese. Ish-deputetë të PD-së, si Aleksandër Biberaj apo Sali Shehu, figura të tilla, si Aleksandër Meksi apo edhe ish-drejtues të PD-së nëpër degë të ndryshme, që për shumë arsye janë distancuar nga strukturat zyrtare të PD-së, kanë filluar të punojnë me bazën, me qëllimin e vetëm futjen fort në tregun politik të kësaj force politike, që vetëm koha do ta tregojë nëse do të dështojë ose jo.


4

MAPO

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Kompensimi i energjisë, pensionistët nuk e kanë marrë prej dy muajsh Pensionistët po përballen, ashtu si dy vitet e fundit, me një fenomen i cili duket se po bëhet traditë; atë të vonesës në tërheqjen e kompensimit të energjisë elektrike. E parashikuar në buxhet për kategoritë e përcaktuara me ligj, shuma prej 640 lekësh për çdo përfitues nuk është shpërndarë as për muajin janar, as për muajin shkurt. Pensionistët të shqetësuar shprehen se nuk duan të ndodhë ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, kur kompensimi është marrë në muajin maj, pasi

ata, faturën e energjisë elektrike e paguajnë çdo muaj dhe pensionet i kanë shumë të vogla për të përballuar të gjitha faturat e mundshme. Në fakt, kompensimi i energjisë elektrike është parashikuar të jepet çdo muaj me marrjen e pensionit, por dy vitet e fundit janë hasur vonesa në shpërndarjen e fondit në destinacion. Pritet që Ministria e Punës të shpallë kategoritë dhe numrin përkatës të përfituesve, që të shpërndahet fondi në destinacion.

PS: Skema e pensioneve e dështuar, ja si do ta reformojmë Kosta Bajraba, kryetari i Grupit të Punës për Programin e PS për Çështjet Sociale, shpjegon me detaje sesi socialistët do të ndryshojnë skemën e pensioneve me ardhjen e tyre në pushtet. Sipas Bajrabasë, skema aktuale e pensioneve në Shqipëri ka dështuar Sabina Veizaj

Rritja e të ardhurave dhe ndryshimi i raportit të atyre që kontribuojnë për sistemin e pensioneve me ata që përfitojnë nga sistemi, janë në thelb të një reforme për një sistem të qëndrueshëm. Këto janë dy pikat që Partia Socialiste zotohet të ndryshojë në sistemin e pensioneve me ardhjen në pushtet. Kosta Bajraba, kryetari i Grupit të Punës për Programin e PS-së për Çështjet Sociale, duke gjykuar se sistemi aktual i pensioneve ka dështuar, thekson se raporti i kontribuesve me përfituesit është problematik. ”Problemet kryesore të sistemit të pensioneve aktualisht janë masa e ulët e përfitimit, raporti shumë problematik, raporti që është gati falimentues për sistemin aktual të pensioneve midis kontribuesve dhe përfituesve që është në raportin 1 me 1. Pra, sot një kontribues mban një pensionist, në një kohë që raporti më minimal, më i pranueshëm edhe nga Banka Botërore, duhet të jetë 2 me 1. Prandaj ne në programin socialist kemi parashikuar rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit. Që ky sistem të bëhet i qëndrueshëm, duhet të bëhet i qëndrueshëm

Pensionistë

nëpërmjet rritjes së të ardhurave dhe ndryshimit të raportit të atyre që kontribuojnë për sistemin me ata që përfitojnë nga sistemi. Në programin e PS-së ky raport do të shkojë 2.5 me 1”, është shprehur Bajraba. Partia Socialiste në programin e saj për reformimin e skemës së pensioneve ka parashikuar, sipas tij, alokim të pensionit rezidencial për grupmoshat mbi 75 vjeç, pavarësisht kontributit të tyre në sistem. Gjithashtu, në këtë linjë PS do të mendojë për nënat e reja, duke aplikuar Lejen vjetore për barrëlind-

jen, pavarësisht kontributit të tyre në punë. Në të njëjtën kohë do të parashikohet në reformën e socialistëve edhe njohja e kujdesit prindëror për të dy prindërit. “Ne do të ndryshojmë raportin mes kontributeve maksimale dhe minimale. Raporti mes kontributeve maksimale dhe minimale do të bëhet 3:1. Ose do të liberalizojmë pensionet, duke llogaritur masën e pensioneve në varësi të kontributeve. Do të jetë një sistem efikas funksional i lidhur me faktorin kontributiv. Gjithashtu do të kemi

Sot një kontribues mban një pensionist, në një kohë që raporti më minimal, më i pranueshëm edhe nga Banka Botërore, duhet të jetë 2 me 1

një kujdes të veçantë në trajtim për pensionet e para vitit 1993, sepse është shtresa më e diskriminuar.”shprehet Bajraba. Sipas tij, Partia Socialiste do të reformojë sistemin e pensioneve duke u nisur nga vizioni i saj për të ndërtuar një sistem i cili do të jetë një mekanizëm për të nxjerrë pensionistët nga varfëria, jo me fjalë, por me politika realiste dhe funksionale, të cilat do të rrisin të ardhurat reale të pensionistëve. Pasi, sipas tij, pensionistët përdoren nga qeveria aktuale si karem për t’i mashtruar ata.

Konfindustria: Qeveria të shtyjë deklarimin e të ardhurave në vitin 2013 Buxhuku gjykon se shtyrja e afatit të implementimit të ligjit për deklarimin e të ardhurave do të ndihmonte institucionet të përgatiteshin dhe qytetarët për t’u informuar dhe ndërgjegjësuar më shumë Konfindustria i ka kërkuar dje Kuvendit dhe Qeverisë të shtyjë deklarimin e të ardhurave në vitin 2013. Duke e vlerësuar si proces detyrimin për deklarimin e të ardhurave personale për qytetarët shqiptare si domosdoshmëri për formalizimin e ekonomisë, kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka theksuar dje se do t’i kërkojë zyrtar-

isht Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave për të shtyrë afatin e hyrjes në fuqi të ligjit përkatës të paktën në vitin 2013, me efekt fillim deklarimi vitin 2012. Sipas tij, viti 2012 duhet të shoqërohet me lehtësi fiskale dhe njëkohësisht vazhdimin e shtrirjes së procesit të amnistisë. “Hyrja në fuqi e ligjit të deklarimit e të ardhurave personale për qytetarët pikërisht në vitin e vështirë ekonomik 2012, rrezikon të sjellë efekt negativ në - të hyrat për sistemin bankar shqiptar dhe mbi të gjitha në - të ardhurat nga emigracioni edhe kështu në rënie të vazhdueshme, pikërisht në kohën kur mungesa e likuiditetit po godet ndjeshëm prodhimin vendor dhe sipërmarrjen shqiptare në përgjithësi. Gjithashtu, suksesi i

Suksesi i procesit të deklarimit të të ardhurave personale është i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e vetëpërfshirjes së qytetarëve

Gjergj Buxhuku

procesit të deklarimit të të ardhurave personale është i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e vetëpërfshirjes së qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të mirinformuar dhe njëkohësisht të interesuar për t’u vetëpërfshirë në proces. Shtimi i

detyrueshëm i kategorive të shpenzimeve të rimbursueshme për qytetarët krahësimisht atyre të parashikuara në ligj, si dhe dhënia e kohës së mjaftueshme për njohjen e përfitimeve financiare, janë të domosdoshme për vetëpërfshirjen e

tyre në proces.”- u shpreh Gjergj Buxhuku. Në të njëjtën kohë, duke i shtuar argumentet pro shtyrjes së afatit të aplikimit të ligjit, ai gjykon se institucionet fiskale përgjegjëse duhet të kenë kohën e nevojshme në përgatitjen dhe përshtatjen e sistemeve për përballimin e një volumi mjaft të madh pune, që ka zbatimi i ligjit në praktikë.


kronikë Eleni Basho

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Vrasja, plumbat pas shpine, autori mund të ketë qenë me Elenin Hetuesit e vrasjes së 35-vjeçares Eleni Basho janë shprehur dje se rrethanat e vrasjes nuk përjashtojnë as mundësinë që autori të ketë takuar ose shoqëruar viktimën Eleni Basho pak sekonda përpara vrasjes. Sipas tyre, fakti që Eleni Basho është goditur pas shpine përfshin mundësinë që autori ta ketë goditur pasi të jetë ndarë me të. Megjithatë, hetuesit

shprehen se kjo ngelet një mundësi logjike dhe dyshim, pasi ende në këtë moment nuk mund të përcaktohet qartë dinamika e ngjarjes dhe lëvizjeve të autorit. Hetuesit e kryeqytetit kanë përcaktuar si moment të vrasjes së Eleni Bashos orën 18:10-18:15 minuta, ndërsa forcat policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 18:30 minuta. Sipas verifikimeve të deritan-

ishme, autori i krimit ka pasur një kohë të mjaftueshme për t’u larguar pa u parë nga askush nga vendi i ngjarjes. Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm dy gëzhoja pistolete dhe një predhë, si dhe sendet personale të viktimës, që mendohet se janë të paprekura. Pas këtij momenti është përjashtuar edhe pista e vrasjes për qëllime grabitjeje.

Vrasja e Eleni Bashos, policia nis verifikimin për alibinë e bashkëshortit Burime policore thanë dje për MAPO-n se deklarimet e bashkëshortit nuk konvergojnë dhe do të kryhen hetime të mëtejshme Habjon Hasani

Ekzekutimi misterioz i 35-vjeçares Eleni Basho vetëm 30 metra larg shtëpisë së saj ka fokusuar policinë në hetimin e disa pistave paralele, ndërsa ditën e djeshme burime policore bënë të ditur se bashkëshorti i saj do të rithërritet në polici për të dhënë të tjera detaje dhe sqarime mbi pozicionin e tij. Shkak për këtë fakt janë bërë dyshimet që kanë hetuesit në lidhje me disa elementë të dëshmive të bashkëshortit Ilia Basho, të cilët duket se nuk konvergojnë me njëri- tjetrin. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë dje për MAPO-n se ka ende vend për të verifikuar alibinë e bashkëshortit

në lidhje me vendndodhjen e tij në orarin kur mendohet se është kryer vrasja. Fillimisht, hetuesit kanë marrë në pyetje bashkëshortin dhe i kanë kërkuar atij të thoshte me hollësi se ku kishte qenë në momentin e vrasjes. Ilia Basho mësohet se ka dhënë një trajektore lëvizjesh, duke u shprehur se rreth asaj ore kishte shkuar edhe për të dorëzuar disa medikamente në një dyqan në zonën e ‘Pazarit të Ri’. Si pjesë të itinerarit të ndjekur bashkëshorti ka përmendur në deklarime edhe rrugën e Elbasanit dhe disa zona të tjera, por pa specifikuar qartësisht se në çfarë orari të përafërt apo ekzakt ndodhej në secilën prej zonave, duke u shprehur për hetuesit se nuk e mbante mend me ekzaktësi orën kur kishte qenë në këto vende. Nga ana tjetër policia ka pyetur dhe ish-ortakun e Ilia Bashos, Ilirjan Bitunin, ndërsa edhe ky i fundit ka dhënë shpjegimet e veta. Më pas, Basho dhe Bituni janë lënë me njëri-tjetrin në mjediset

e drejtorisë së policisë për disa minuta, ndërsa biseda e tyre ka qenë tërësisht nën kontrollin e hetuesve. Pikërisht nga kjo bisedë kanë marrë shkas edhe dyshimet e hetuesve, të cilët kanë vërejtur se trajektorja e lëvizjes së përshkruar nga Ilia Basho në deklarimin zyrtar ka disa ndryshime, krahasuar me trajektoren që ai i ka përshkruar ish-ortakut të vet gjatë kohës që po bisedonin në ambientet e policisë. Burime të rezervuara nga grupi hetimor i thanë dje MAPO se agjentët në terren janë duke kryer një sërë verifikimesh në lidhje me alibinë e vendndodhjes së bashkëshortit, për të kuptuar se ku ka qenë realisht Ilia Basho para dhe pas momentit kur ka ndodhur ngjarja. Një tjetër moment i mbuluar me mister në deklarimet e bashkëshortit ka lidhje me një episod që nuk është përmendur prej tij, ndërsa ky moment është konfirmuar nga dy deklarues të tjerë. Bëhet fjalë për një episod përplasjeje dhe tensioni

Trajektorja e lëvizjes së përshkruar nga Ilia Basho në deklarimin zyrtar ka disa ndryshime, krahasuar me trajektoren që ai i ka përshkruar ishortakut të vet gjatë kohës që po bisedonin në ambientet e policisë mes viktimës Eleni Basho dhe një tjetër femre në muajin nëntor 2011, pak ditë para dhurimit të aksioneve nga ana e Eleni Bashos drejt ortakut tjetër të kompanisë. Zënka mes dy

Ilia Basho

femrave është konfirmuar tashmë, ndërsa mësohet se Ilia Basho nuk ka përmendur një episod të tillë për asnjë moment gjatë dëshmisë së tij. Burime policore i thanë MAPO-s se bashkëshorti i viktimës në dëshminë e tij është shprehur se “nuk di ç’të them, është tërësisht e papritur dhe dyshoj se mund të kenë ngatërruar person”. Bashkëshorti i Eleni Bashos është shprehur se sipas tij, nuk mund të kishte asnjë shkas të eliminimit të Elenit për shkak të aktivitetit të biznesit. Nga ana tjetër, në dëshminë e parë të dhënë prej tij ai është shprehur se i kishte dhënë bashkëshortes 24 mijë euro për t’i mbyllur në bankë, euro që kishin ardhur si pagesë e këstit të shitjes së kuotave të kompanisë. Sipas Ilia Bashos, ai ia kishte dhënë këto lekë bashkëshortes tri ditë para vrasjes, ndërsa i pyetur nëse bashkëshortja i kishte depozituar lekët, ai u shpreh se nuk ishte në gjendje ta konfirmonte ende një gjë të tillë.

Vendi ku ndodhi krimi

Vrasja e Megit

Gjendet një ‘Mercedes’ i djegur në Kombinat, dyshohet i atentatorit të Gocajt Agjentët e Komisariatit nr.6 në Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar dje një automjet tip “Mercedes Benz” me ngjyrë të zezë, i cili duket i ngjashëm me automjetin që ka kryer atentatin tragjik të enjten te “Komuna e Parisit”. Mercedesi është gjetur gjysmë i djegur, ndërsa policia ka nisur verifikimet për të vërtetuar nëse është automjeti që është përdorur nga atentatori i Aleksandër Gocajt dhe ku mbeti aksidentalisht e vrarë 25-vjeçarja Megi Jokiçi. “Automjeti është gjetur në zonën e

Kombinatit, në një terren të pabanuar. Djegia është bërë pak orë më parë dhe rezulton se pronari ndodhet jashtë vendit. Ne do të kryqëzojmë të dhënat dhe shumë shpejt do kontaktojmë dhe me pronarin, për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë automjet dhe a mund të jetë ky mjeti që ka kryer vrasjen”, - thanë dje për MAPO-n burime nga Komisariati nr.6 në Tiranë. Policia e Tiranës premton zbardhjen brenda pak orësh të atentatit që i mori jetën 25-vjeçares Megi Jokiçi. Burime nga grupi

hetimor thanë se ndodhen fare pranë dokumentimit të plotë të krimit, edhe pse shënjestra e atentatit, Aleksandër Gocaj nuk ka pranuar të identifikojë autorin gjatë dëshmisë së tij. Nga ana e vet, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në bizneset pranë vendit të krimit te zona “Komuna e Parisit”. Hetuesit e policisë së Tiranës besojnë se atentati i së enjtes në kryeqytet është në vazhdën e një seriali të gjatë hakmarrjesh me zanafillë qytetin e Burrelit. Ndonëse në

Megi Jokiçi

deklarimet e dhëna për hetuesit Gocaj është shprehur se “nuk e kishte idenë se kush ishte i interesuar për ta eliminuar”, drejtuesit e hetimit dyshojnë se ai e ka të qartë se cilët janë të interesuar në eliminimin e tij. Megjithatë, agjentët janë duke gjurmuar edhe në lidhje me aktivitetin e kohëve të fundit të Gocajt dhe miqve të tij, për të parë nëse ky atentat lidhet me ndonjë histori përplasjesh apo mosmarrëveshjesh të kohëve të fundit.


6

MAPO

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

Ndalohet 16-vjeçari, grabiste me pistoletë Elbasan-Grabiste dyqane e banesa fshatarësh me

pistoletë në brez, kapet 16-vjeçari nga Peqini. Sektori kundër vjedhjeve me dhunë e armë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me policinë e Peqinit kanë arrestuar të miturin me inicialet A.E. me banim në Peqin, pasi sipas policisë lokale, është autor i vjedhjes me pistoletë të dyqanit në pronësi të A. Kasa, 55 vjeç, me

banim në Karinë të nënprefekturës së Peqinit. Njëkohësisht, ‘kauboji’ i vogël ka tentuar të vjedhë edhe banesën e shtetasit H. Saraçi me banim në të njëjtin fshat, por është dalluar nga pronari dhe është larguar në drejtim të paditur. Ndaj tij janë ngritur akuzat e “vjedhjes”, “vjedhjes me armë, e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

F.S.

shkurt

Fëmijët tërheqin trupin e Dumkës, varrimi në vendlindje Korçë- Vajza e Gaqo Dumkës ka

Trupi i pajetë i biznesmenit Spartak Spaho

Vrasja e biznesmenit Spaho, policia në kërkim të vëllait të dytë Hetimet kanë zbuluar se bashkë me të arrestuarin Agim Hyka, i akuzuar për vrasjen e Spartak Spahos, ishte edhe vëllai i tij Enea, i shpallur në kërkim Fier- Policia ka identifikuar edhe një tjetër të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Spartak Spaho. Enea Hyka 28 vjeç, vëllai i Agim Hykës, i cili u arrestua disa ditë pas vrasjes së Spahos, dyshohet të këtë bashkëpunuar në këtë krim. Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka identifikuar bashkautorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit, vrasje e cila ka ndodhur në 1 dhjetor 2011 në qendër të qytetit të Fierit. Enea Hyka 28 vjeç, është vëllai i Agim Hykës dhe sipas policisë, të dy kanë ekzekutuar 45-vjeçarin Spaho me breshëri automatiku. Zbulimi

“Pas një pune intensive dhe të pandërprerë u bë i mundur identifikimi i autorit të dytë të ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Spartak Spaho, konkretisht shtetasi Enea Hyka, 28 vjeç, banues në fshatin Hoxharë të

rrethit Fier, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat”, njoftoi policia në një konferencë për shtyp. Po ashtu sipas bluve fierake është bërë i mundur edhe identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje, tip “Wolkswagen polo” me targa të falsifikuara, i cili menjëherë pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Shën Pjetër të rrethit Fier. Ndërkohë, disa ditë pas vrasjes së biznesmenit u arrestua nga blutë fierakë 33-vjeçari Agim Hyka. Ky i fundit ra në pranga me akuzën e “vrasjes me paramendim”, por në gjykatë në seancën e masës së sigurisë ai nuk e ka pranuar akuzën. Motivi

Sipas policisë së Fierit, vrasja e Spahos është bërë për motive hakmarrjeje pas një konflikti familjar

Agim Hyka u arrestua disa ditë pas vrasjes dhe është duke pritur gjykimin nga Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit gjyqësor Fier

ndodhur në vitet 1996-‘97, konflikt nga i cili rezulton i vrarë babai i vëllezërve Hyka. Vrasja e Skënder Hykës ka mbetur e pazbardhur dhe nuk ka një autor të vendosur përpara drejtësisë. Agim Hyka u arrestua disa ditë pas vrasjes dhe është duke pritur gjykimin nga Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit gjyqësor Fier, duke qenë nën masën e sigurimit “arrest me burg”. Që në fillim, sipas burimeve dhe dëshmive dihej se vrasja e Spahos u krye nga dy persona që lëviznin me një automjet në rrugën “Ramiz Aranitasi”, teksa viktima Spaho po kalonte trotuarin në drejtim të pallatit të tij në ndërtim e sipër në lagjen “Kastrioti”, ku edhe u qëllua me armë zjarri automatik. Pas arrestimit të Agim Hykës, policia ka kërkuar dhe ka gjetur prova, të cilat çuan në identifikimin dhe shpalljen në kërkim të vëllait të tij, Enea Hyka. Vëllai i arrestuar ndërkohë nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka thënë në gjykatë se nuk mund të hakmerrej ndaj vrasësve të babait, pasi ende sot nuk e dinte se kush e kishte kryer atë vrasje. Por sipas policisë, ngjarja është e dokumentuar dhe ka prova të mjaftueshme që implikojnë dy vëllezërit dhe lidhin ngjarjen e fundit me atë të vitit 1997.

Mbytet në përrua 4-vjeçari nga Belshi Elbasan-Një katërvjeçar me banim në fshatin Gurë i Bardhë në zonën e Belshit në Elbasan, ka humbur jetën ndërsa ka dalë të luajë me bashkëmoshatarët e tjerë. Xhuljan Haskja u gjend i mbytur nga familjarët në një përrua që ndodhet pranë banesës së tyre. Me gjithë

ndihmën e dhënë nga familjarët, për të miturin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Dërgimi për në spital ka qenë formalitet, pasi sipas mjekëve, ai kishte ndërruar jetë që kur është përfshirë nga ujërat e përroit. Rasti i katërvjeçarit nga Rrasa e Belshit mund të konsidero-

het si viktimë e motit të keq, pasi sipas banorëve, ky përrua nuk ka aq shumë ujë dhe ndodhet gjithnjë i boshatisur, por reshjet e dendura të ditës së djeshme kanë bërë që ai të mbledhë shumë ujë e të bëhet shkak për mbytjen e vogëlushit.

F.S.

tërhequr në Tiranë kufomën e babait, ndërsa ceremonia mortore për 84-vjeçarin do të zhvillohet në vendin e lindjes. Ka vendosur t’i japë një varr dhe një ceremoni mortore vajza dhe familjarët e tjerë 84-vjeçarit Gaqo Dumka, i cili ndërroi jetë mesditën e së shtunës në spitalin e burgut në Tiranë. I moshuari që u bë i njohur për masakrimin e Liljana Arapit rreth 5 muaj më parë, ka vdekur si pasojë e problemeve kardiake. Ai nuk ka mundur të përballojë dot të ftohtin e acartë që kishte mbërthyer ambientet e burgut të Drenovës, ku gjendej në pritje të vendimit të drejtësisë ndaj tij. Gaqo Dumka akuzohej se masakroi 42vjeçaren Liljana Arapi dhe po gjykohej për këtë krim, të cilin e pati pranuar. Autori i dyshuar i krimit ishte në procesin gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin juglindor, ndërkohë që kjo e fundit pezulloi për afro dy javë këtë proces, ndërsa gjatë ditës së sotme do të zhvillohet dhe seanca e radhës e parashikuar për pretencën, megjithëse tashmë procesi mund të mbyllet tërësisht. Pas lajmit për vdekjen e Dumkës, i cili në grahmat e fundit të

jetës kishte kërkuar fëmijët e vet, ka qenë vajza e tij e cila jeton në Greqi me familjen e saj, që ka udhëtuar me urgjencë drejt Korçës për të marrë informacionin zyrtar tek drejtuesit e burgut të Drenovës. Këta të fundit i kanë bërë të ditur se Dumka ishte transferuar në spitalin e burgut në Tiranë prej afro dy javësh dhe ka ndërruar jetë aty. Pas informacionit të marrë për mënyrën se si procedohej në këto raste, familjarët e Dumkës kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të tërhequr trupin e të ndjerit. Familjarët e Dumkës nuk kanë bërë të ditur se ku do ta varrosnin të ndjerin, ndërkohë që kanë dashur që gjithçka të mbetet sekret dhe të mos bëhet publike. Ndërkaq edhe procesi ndaj tij mbyllet, ndërkohë që nga ana tjetër vetë i ndjeri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar për të mos u endur gjatë në dyert e gjykatave. Me vdekjen e Gaqo Dumkës mbyllet dhe një nga krimet më të padëgjuara të ndodhura në Korçë, ngjarje e cila shkaktoi një horror të vërtetë tek opinioni publik për mënyrën e zgjedhur për të masakruar një grua të pambrojtur, në një kohë që autori i saj ishte një burrë shumë i moshuar.

Gaqo Dumka

Bashkia pastron nga plehrat kalanë mesjetare Tepelenë-Ditët e fundit Bashkia e qytetit të Tepelenës ka ndërmarrë një nismë për pastrimin nga plehrat dhe mbetjet urbane të kështjellës mesjetare të qytetit. Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Tepelenë, puna është përqendruar në ambientet e brendshme të kalasë, me qëllim pastrimin dhe sistemimin e mjediseve të saj. “Prej vitesh kalaja nuk është pastruar,

ndërkohë që mjediset e brendshme të saj ishin të mbuluara nga plehrat”, - thonë specialistët e Bashkisë. Kjo nismë ka si qëllim bërjen të vizitueshme dhe tërheqëse për turistët të Kalasë mesjetare të Tepelenës. Vitet e fundit ka ardhur në rritje numri i turistëve, të cilët kërkojnë të informohen dhe të vizitojnë kalanë e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena.

Gjendet pa jetë në Vlorë një 51-vjeçar nga Tirana Vlorë - Një 51-vjeçar nga Tirana

është gjetur pa jetë dje në mesditë në një banesë në qytetin e Vlorës. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se 51-vjeçari Selman Hodo, banor i lagjes Kombinat në Tiranë, është gjetur i pajetë nga pastruesja e banesës ku ai jetonte përkohësisht, në një pallat në lagjen

“Pavarësia”. Nga verifikimet e kryera nga policia ka rezultuar se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup, çka ngre dyshime se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale. Gjithsesi, përfundimi i ekspertizës nga mjeku ligjor do të përcaktojë në mënyrë të plotë arsyet e vdekjes së 51-vjeçarit.


E HËNË, 136QERSHOR SHKURT 2012 2010 WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

rrethe

MAPO

05 7

Treni i përmbysur, fillon heqja e benzinës nga vagonët cisternë Fier-Ka filluar nga dita e djeshme procesi i largimit të mbetjeve hidrokarbure nga vagonët cisternë që janë përmbysur në periferi të qytetit Fier, nën trasenë hekurudhore, pranë vendit të quajtur ‘Vija e Ngjalës’. Operacioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Forca të shumta policore kanë rrethuar në një perimetër prej një km vendin ku ndodhen vagonët cisternë. Ndërsa në gatishmëri

janë forcat zjarrfikëse, ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe autoambulancat. Operacioni drejtohet nga specialistë të huaj që kanë mbërritur prej dy ditësh në Fier. Këta të fundit, me mjete bashkëkohore kanë arritur që të hapin valvulat e sigurisë së vagonëve, valvula të cilat kishin dalë jashtë funksionit të tyre. Fillimisht është tërhequr nga brendësia e cisternave ajri i

krijuar dhe më pas procesi ka nisur me thithjen nëpërmjet pompave të sasisë së nënprodukteve të naftës. Sipas burimeve nga zona ku po kryhet ky operacion, njëri prej vagonëve është boshatisur në mesditën e së dielës. Ndërsa gjithçka po zhvillohet me kujdes. Sipas ecurisë së operacionit mendohet se brenda disa ditësh do të boshatisen të gjashtë vagonët cisternë të mbushur me nënprodukte të

MOTI I KEQ

Orteku shemb një shtëpi në Kelmend

Elvin gokaj

Prokuroria e Elbasanit

Prokurori i Elbasanit kërkon ulje dënimi për “peshqit e vegjël” të drogës Në analizën vjetore të Prokurorisë së Elbasanit do të kërkohet ndryshim i Kodit Penal për rastet e të ndaluarve me sasi të vogla drogash të lehta. Raportohen dy çështje penale, për “vjedhje votash” Prokuroria e Elbasanit ka propozuar në materialin e analizës vjetore të këtij organi se ndaj “peshqve të vegjël”, siç njihen ndryshe të ndaluarit me doza të vogla të lëndëve narkotike, të aplikohen masa më të përshtatshme dënimi. “Një shqetësim në këtë grup veprash penale janë edhe ato për lëndët narkotike (40 çështje), ku gjejmë rastin të ritheksojmë se shfaqet shumë problematik dënimi i të pandehurve me doza të vogla të lëndës narkotike”, thuhet në raportin vjetor të prokurorisë.

“Mendojmë se, ashtu si edhe në vendet e tjera, duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal, me qëllim uljen e marshit të dënimit në minimum në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve neni 283 i K. Penal, pasi i pandehuri ndëshkohet me një masë aspak të përshtatshme herë pas here”, thuhet në analizë, duke lënë të kuptohet se dënimet për ata që kapen me pak gram hashash janë po aq të ashpra sa për ata që kapen me sasi të mëdha të së njëjtës lëndë narkotike. Materiali, i cili do të lexohet gjatë analizës së sotme të organit të akuzës nga prokurori i Elbasanit Elvin Gokaj, përmban edhe të dhëna të tjera që evidentojnë prirjet e kriminalitetit për vitin që sapo u mbyll. Kështu në material theksohet se në totalin e veprave penale të ndodhura gjatë një viti në Elbasan, përqindjen

më të madhe e zënë ato të sferës ekonomike dhe të pasurisë. “Në çështjet penale të regjistruara vërehet një numër shumë i madh i procedimeve penale për veprat penale në sferën ekonomike e kundër pasurisë. Kështu, këto lloj veprash penale zënë 75 % të çështjeve penale të regjistruara, ku numrin më të madh e zënë vjedhjet, duke u ndjekur nga veprat penale kundër pasurisë e ato të falsifikimeve”, citohet në raport. Ajo që bie në sy për këtë vit është fakti se për herë të parë janë rritur procedimet penale për dëme të shkaktuara kundër mjedisit. Ato zënë 5% të numrit të përgjithshëm të procedimeve që u regjistruan gjatë një viti në këtë organ. Ndërkohë edhe për zgjedhjet lokale ka çështje penale. Akuza në këtë rast ka qenë ajo e falsifikimit të dokumenteve dhe rezultatit zgjedhor. “Edhe për zgjedh-

jet vendore që u kryen vitin e kaluar, nga kjo prokurori janë regjistruar gjithsej 2 çështje penale, e që të dyja për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve”, thuhet në raport. Ndërsa mësohet se bëhet fjalë për rezultatin në këshilla të dy komunave dhe paditë e regjistruara nga këshilltarë për njëri-tjetrin. Gjatë vitit 2011, Prokuroria e Elbasanit përballoi një ngarkesë pune me 2 265 çështje penale me 273 persona nën hetim, 688 të pandehur, nga të cilët 324 kanë qenë të arrestuar. Problem mbeten ambientet e ngushta për akomodimin e prokurorëve, të cilët në disa raste janë 3-4 vetë në një zyrë pune. Për analizën vjetore, prokurori i Elbasanit, Elvin Gokaj ka ftuar të marrë pjesë kryeprokuroren Ina Rama. Fatos Salliu

Shkodër- Orteku i borës ka dëmtuar një shtëpi banimi dhe 20 krerë bagëti në Kelmend, ndërkohë që tri familje janë larguar për arsye sigurie, një tjetër ortek në zonën mes Fushë-Arrëzit dhe Mirditës ka bllokuar rrugën që lidh këto dy krahina, ndërsa moti do të vazhdojë të jetë i keq dhe me shumë reshje shiu apo dëbore sipas zonave. Situata më problematike paraqitet në Veri, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në komunën e Kelmendit në rrethin e Malësisë së Madhe dhe në Pukë vazhdojnë të krijojnë probleme. Vermoshi tashmë është izoluar plotësisht, pasi dëbora ka bllokuar dhe aksin që lidh këtë fshat me Plavën e Gucinë në Mal të Zi përmes pikës kufitare të Gërçarit. Kjo ka qenë e vetmja rrugë që mund të kalohej nga banorët e Vermoshit që shkonin atje për nevojat e tyre dhe për furnizim me ushqime. Burime nga fshati më verior i vendit bëjnë të ditur se rruga Vermosh-Gërçar është bllokuar nga bora. Në fshatin Budac të komunës Kelmend, orteku i dëborës ka dëmtuar banesën e Zef Neçajt si dhe 20 krerë bagëti. Pjesëtarët e kësaj familjeje si dhe dy familje të tjera fqinje me shtëpinë e dëmtuar, për arsye sigurie janë zhvendosur tek të afërmit në këtë fshat. Ndërkohë, situata e rrugëve në mjaft zona të vendit mbetet jo e mirë dhe disa prej tyre janë të bllokuara prej ditësh për shkak të vazhdimit të reshjeve. Rënia e mëtejshme e temperaturave, e pritshme në fillim të kësaj jave, mund ta përkeqësojë këtë situatë. Policia dhe ndërmarrjet e rrugëve vazhdojnë të punojnë me kohë të plotë për të zhbllokuar kalimet, ndërsa njoftohet vazhdimisht për ndryshimin e situatës në rrugë të caktuara.

Basha: Mora mbështetje të biznesit për projektet e Tiranës Kreu i Bashkisë mbyll vizitën në SHBA me një takim me diasporën shqiptare në Nju-Jork dhe një vizitë në Federatën ‘Vatra’ Vizita e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në SHBA është mbyllur dje me një takim me komunitetin shqiptar në Nju-Jork, takimi i parë i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku ai ka marrë mbështetjen për projektet e tij, ndërsa i ka njohur bashkëbiseduesit me përparësitë dhe mundësitë që ofron kryeqyteti ynë. Ndërkohë Bashkia njofton se Basha ka marrë garanci nga ana e një sërë investitorëve dhe biznesmenëve të cilët i ka takuar gjatë vizitës në SHBA, për mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës dhe zhvillimit të qytetit. Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që diaspora

shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare. Një kontribut të rëndësishëm, sipas zotit Basha, ata po japin edhe sot për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët. Kryebashkiaku theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar, që nga Departamenti i Shtetit, ai i Tregtisë, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” (Korporata e Investimeve Private Amerikane) dhe Exim Bank, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenë të njohur amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj., ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik,

përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin. “Tirana, si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe me të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend. Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të, pra kam të gjitha arsyet që të kthehem tek

bashkëqytetarët e mi të Tiranës dhe t’u them se kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, se dritaret e mundësive për bashkëpunim me Amerikën janë të hapura plotësisht”, - tha Basha. Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për

investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim edhe me drejtues të Federatës Panshqiptare ‘Vatra’. Zoti Basha u njoh me përgatitjet që ajo po bën për kremtimin më 28 prill të 100-vjetorit të krijimit të saj. “Roli dhe kontributi i Vatrës”, - tha zoti Basha, - ka qenë i pazëvendësueshëm për çështjen shqiptare në çdo ditë të 100 vjetëve të krijimit të saj. Ky 100- vjetor, i cili përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë, është moment i rëndësishëm për të vlerësuar kontributin e të gjitha veprave të Federatës Panshqiptare ‘Vatra’, por edhe miqve e partnerëve amerikanë të cilët iu ndodhen pranë Shqipërisë në kohë të vështira”.


8

MAPO

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

intervista

Bashkëshortja e djalit të vogël të Enver Hoxhës akuzon vjehrrën se i ka të gjitha dokumentet sekrete të ish-diktatorit

Liljana Hoxha: Arkivin sekret të Enverit e ka Nexhmija, sulmet ndaj Fevziut, bllof “Në arkiv të Komitetit Qendror kanë qenë vetëm dokumentet zyrtare, ditarët e punës. Të tjerat kanë qenë vetëm në duart e Nexhmije Hoxhës. Është sulm për Blendi Fevziun, ndaj digjet dhe libri i tij. Sepse ky libër ka prekur padashur pikën më të dobët, që Enver Hoxha është gjetur i shtrirë në kohën kur ajo flinte” Intervistoi Sonila Meço Zonja Hoxha, ju keni qenë po kaq e shqetësuar edhe kur kemi ndjekur dokumentarin e shfaqur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu dhe shpjeguat se keni pasur një ndjeshmëri personale si grua përballë tij, është e pashmangshme kjo në gjykimin e një njeriu që ka qenë pranë njerëzve që drejtonin këtë vend atë kohë..... Unë mendoj që ndjeshmëria ime është si shqiptare, por është shumë më e hidhur se sido që të jetë, unë kam ndjeshmëri edhe për pjesëtarë të familjes. Unë i përkas me gjak, nëpërmjet gjakut i përkas asaj familjeje. Dhe gjaku nuk mohohet, nuk shpërfillet. Kështu që ndjeshmëria ime ka qenë keqardhje për viktimat dhe tmerr për persekutorët. Unë nuk jam persekutore. Por ndjej shumë peshën e fajit të përgjithshëm, por sidomos konkret, përderisa je atje nga fillojnë ligjet. Ligje, pas të cilëve fshihen të gjithë persekutorët me gjithë perversitetin e tyre karakterial. Ju kishit dijeni për këtë histori zonja Hoxha, flas për atë periudhë? Jo, absolutisht. Unë kam folur në një intervistë në televizionin ‘Klan’. Ka qenë shumë e vështirë për të thënë se unë nuk e kam ditur se çfarë bëhet. Dhe e kuptoj këtë paradoks, që unë të mos e dija. E kuptoj që është paradoks. Por kjo tregon se kam jetuar në një botë ireale, sepse ajo botë ireale ndërtohej rreth nesh për të na bërë miopë, të mos shohim. Meqenëse nuk na shtypnin dot, ashtu siç kanë shtypur pjesën tjetër të popullsisë. Kjo histori nuk publikohej asokohe, faktet, sidomos me këto lloj martesash midis shqiptarëve dhe të huajve.... Absolutisht. Në shtëpi nuk është komentuar asgjë. Po në rrethin shoqëror, në punën tuaj..? Absolutisht nuk guxonte njeri të fliste. Unë mendoj që nuk guxonin as në mes tyre. Ishte shumë e zgjuar ajo gruaja e Pjetër Gacit, që tregonte se si nuk mund të flitej as me njëri-tjetrin. Ishte e hidhur si histori që u prishëm me Bashkimin Sovjetik dhe ikën gratë. Po që disa gra janë mbyllur, janë dënuar dhe persekutuar vetëm se kanë qenë të huaja dhe familja e tyre është persekutuar, që djali ka frikë të jetë djali i së ëmës, e më vonë i sheh se kanë vuajtur aq shumë saqë u janë tharë lotët. Unë lutem, lutem që të mos më thahen lotët. Ky është krim i pastër i shtetit ndaj të pafajshmëve... Unë e shikoj kështu këtë, jo vetëm në lidhje me gratë e huaja që është një histori specifike dhe shumë atraktive për letërsinë, siç e ka trajtuar edhe Kadareja, por e marrim në përgjithësi, ku edhe kjo histori sado specifike, sado e mprehtë, futet tek e tëra, tek persekutimi i njeriut të thjeshtë. Unë e kam kuptuar luftën për pushtet atëherë, nuk mund të them se nuk e kam kuptuar. Mendoja se lufta për pushtet ishte likuidimi i njëpasnjëshëm i pushtetarëve. Aty nuk mund të arrija se cili ishte fajtor dhe cili nuk ishte, sepse ishte ligji armik i popullit, e të tjera me radhë. Por të dënosh njerëzit më të thjeshtë, të ushtrosh dhunë tek njerëzit më të thjeshtë vetëm e vetëm për të krijuar terror psikologjik në të gjithë Shqipërinë, gjëra që unë i kuptoj sot dhe i vuaj sot. Është paranojë e sistemit dhe sistemi identifikohej me partinë.. Është partia, simboli ishte Enver Hoxha. Janë gjëra që unë nuk mund t’i mohoj me gjithë lëndimin që kam kundrejt edhe portretit të tij. Ndaj kam ardhur që, pak ndjeshmëri për ata që kanë bërë keq, se nuk mundet të shtypet, vite me radhë një popull dhe t’u futet frika. Se edhe sot kanë frikë. Nuk akuzojmë njeri për çfarë ndodh, që po shtypen njerëzit

me pa të drejtë nëpërmjet ligjit, përkundrazi fshihen pas tij. Është ndryshe kur ndodh, kur liria është e fituar dhe kur liria nuk është... Flas për atëherë, por edhe sot qëndron pasi nuk kemi institucionin e pendesës. Gjithë njerëzimi nuk e ka zgjidhur dot fajin kolektiv jo e jo, por edhe personal në sistemet totalitare. Komunizmi përfundoi këtu në një sistem persekutues. Duke qenë se 1 në 3 shqiptarë ishte spiun Sigurimi. Po kjo nuk është pak. Do të thotë që të kesh të gjithë shoqërinë nën kontroll. Në emër të ligjit, them se në atë filmim jepen për herë të parë hetuesit, kishte një risi, që për herë të parë sjell të persekutuarin dhe persekutuesin. Në qoftë se persekutuesi thotë dua vetëm ligjin dhe asgjë tjetër, dhe atë e bëri me aq ftohtësi, sa ajo kryeprokurore thotë, po kisha edhe unë ato të miat. Dua të them se dhe njerëzit, ai që i formulonte ligjet, ai do ta përzgjidhte edhe ligjzbatuesin. Sepse jo çdo njeri bëhet ligjzbatues. Ndaj ne sot nuk kemi njerëz që të pendohen. Kjo më duket shumë dramatike. E pres këtë nga ata që kanë qenë në krye, Enver Hoxha ka vdekur, Ramiz Alia nuk është më, por nga ai dhe nga Nexhmije Hoxha nuk pritej që të pendoheshin. Po Fatos Nano, Gramoz Ruçi që i përkasin asaj kohe dhe të sotmes, duhet pak pendesë, se koha kalon sepse të gjithë e dinë se ai sistem ishte absurd dhe prodhonte ngjarje absurde. Dhe falja vjen në kohë brenda vetes. Si e shikoni këtë frymë që mbizotëron në median shqiptare? Qëndrimi im ka qenë shumë i qartë në vite. Tani të mbledhura bashkë, unë po nxjerr në një libër. Ka një ndërthurje të misterit të së kaluarës dhe së tashmes. Unë nuk dua të ndalem gjatë këtu. Përpos karakterit personal ne ngelemi të pashëruar, ambiciozë ndaj njëri-tjetrit, malinj, urrejmë, por më e keqja është që luftojmë deri në asgjësim, vdekje civile të tjetrit. Kur më thoni se shumë çështje nuk i dinit, shumë shqiptarë mund të jenë skeptikë ndaj kësaj.... Unë jam e lumtur, se them se e kam gjetur vetveten në raport me të shkuarën. Personalisht unë nuk e kam bërë dot për të tjerët, por e kam bërë publikisht si di unë ta bëj, kam bërë hapur akuzat e mia, vetëm për një individ, por nuk ka akuzuar kush për viktimat, në ka qenë në emër të ligjit apo shpërdorim, sepse shumica ka qenë shpërdorim. Është e Enver Hoxhës, thuhet se ka fakte. Unë i kam pranuar, që simboli është simboli dhe si simbol ai meritoi, sikur e pësoi fatin. Më shumë rëndohet Enver Hoxha, por unë nuk jam në gjendje. E keni lexuar librin për Enver Hoxhën të Blendi Fevziut? Përgjithësisht unë nuk lexoj dot libra të tillë, nga ndjeshmëria personale. Librin e Blendi Fevziut e lexova dhe m’u duk i shkruajtur me tjetër kulturë, jo me atë të shkruar deri më sot për Enver Hoxhën. Ishte i vërtetë për aq sa dini? Për aq sa unë lexova, dhe lexova pjesën për të cilën unë nuk e njoh Enver Hoxhën, m’u duk më novator si stil. Pa mllef, e shkruar neutrale dhe përgëzohet për mënyrën e të shkruarit. Deri në fund nuk e lexova, sepse njeri jam edhe unë. Nuk e lexova dot, nga frika se merrja vesh më shumë, se turbullohesha. E lashë për qetësi personale. Jam ballafaquar me fakte që nuk do të doja t’i dija. Mua më irriton zhurma, debati dhe sulmi që pati ai libër në shoqëri. Çfarë do të ketë thënë ai libër, sado i keq apo gjakatar të ketë dalë Enver Hoxha, libri nuk digjet. Nexhmije Hoxha reagon vetëm ndaj Kadaresë, për parathënien e Fahri Balliut për Zonja e Zezë, ku autori e veçon Nexhmije Hoxhën nga Enver Hoxha. Në 1986 unë i kam thënë, për atë groteskun e kultit që iu bë Enver Hoxhës në dëm të pasurisë kombëtare, që për të gjitha ti e ke fajin. Më tha: Mua mos më ndaj nga Enveri. Kam pse ta ndaj nga Enver Hoxha për shumë çështje. Ju i keni pasur ato dokumente që Blendi Fevziu ka në libër? Unë nuk i kam, por i di ku janë ato dokumente. Në atë kohë ishte teza që Ramiz Alia do të merrte trashëgiminë e pushtetit.... Ramiz Alia ka bërë trashëgiminë e pushtetit për vete dhe Nexhmije Hoxhën dhe për Ilirin, e nusen e Ilirit. Ramiz Alia do të ishte diktatori i dytë, sepse edhe ai ka vrarë, se ka vrarë në kufij. Unë i kam thë-

Liliana Hoxha

Është sulm për Blendi Fevziun, ndaj digjet edhe libri i tij. Sepse libri i tij ka prekur padashur pikën më të dobët të Nexhmije Hoxhës, se Enver Hoxha është gjetur i shtrirë në kohën kur ajo flinte

në. Unë kam qenë që, asnjë politikan i së kaluarës nuk duhet të jetë sot. Sepse nuk duhen më figurat e vjetra, sepse ra komunizmi, erdhi pluralizmi, duhen politikanë të tjerë. Kështu e shikoja në atë kohë unë. Unë flas sepse nuk kanë folur të tjerët. Cili do të ishte trashëgimtari.... Trashëgimtari do të ishte pas Ramiz Alizë, Iliri. Teuta do të ishte Nexhmija e dytë. Ç’rol ka luajtur Nexhmije Hoxha dhe familjarët në ruajtjen e arkivit personal të Enver Hoxhës? Nexhmije Hoxha ka kontrolluar cep më cep e rrënjë më rrënjë të shqiptarëve, se çfarë bëhet në Shqipëri, jo me arkivin personal të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha disponon gjithçka të Enver Hoxhës, të djalit të saj që e ka bërë hasha, se ka folur për sëmundjen e babait. Nexhmije Hoxha me Teuta Hoxhën kanë nxjerrë fotografinë time me Ilirin me Sali Berishën, që në atë kohë. Ajo foto ka dalë prej tyre. Dhe unë u habita, se nuk e dija që ato kishin një foto time personale. Habitem sa shumë disponojnë dhe kontrollojnë ato. Në arkiv të Komitetit Qendror kanë qenë vetëm dokumentet zyrtare, ditarët e punës. Të tjerat kanë qenë vetëm në duart e Nexhmije Hoxhës.

Pse aludon atëherë Nexhmija Hoxha se janë marrë arkivat dokumentet? Është sulm për Blendi Fevziun, ndaj digjet edhe libri i tij. Sepse libri i tij ka prekur padashur pikën më të dobët të Nexhmije Hoxhës, se Enver Hoxha është gjetur i shtrirë në kohën kur ajo flinte. Çfarë nuk është thënë për Enver Hoxhën dhe ajo nuk foli. Ajo ka strategjinë që të mbetet gruaja e Enver Hoxhës, bashkëpunëtorja e tij. Po arriti të dalë profili i saj, kundër Enver Hoxhës, apo jo aq e vendosur sa ç’duket, ajo të shkatërron. Atëherë akuzat për marrje të dokumenteve... Është bllof qesharak. Kush i ruante dokumentet? Ato e dinë kush i ruante, njerëzit e tyre janë. E dinë shumë mirë se kush i ruan. Dua ta them, në atë gjyqin e famshëm, presionin që bëjnë ato. Ato akuzojnë cilindo që i ka marrë, që është flluskë qesharake. Nexhmije Hoxha është 90 vjeç, kurse Teuta Hoxha, është pa fillore, pa të mesme, pa universitet dhe ka të gjitha veset e mundshme që mund të ketë një grua, ndaj u përzgjodh nga Nexhmija që të bënte trashëgiminë. Ndaj tek ne ka njerëz që nuk pendohen se janë të lidhur, e po u pendua njëri... Pra do të donit një pendesë? Duhet një pendesë për popullin shqiptar, që të bjerë në paqe dhe nuk duhen akuza nga ata që tërë jetën këtë punë kanë bërë. Sulmi që bëhet ndaj Blendi Fevziut sot është një qëllim në vetvete. Është agresion që bëhet ndaj tij për t’u hedhur tym se libri nuk bën. Blendi i mori në arkiv dokumentet... Nëse kanë dalë materiale të këtij arkivi, atëherë i bie të jenë kopje. Kopjet dihet kush i bën, i bëjnë njerëzit e tyre. Nëse është puna për rrjedhje të dokumenteve, që janë dokumente autentike, dorëshkrime origjinale, është bllof, se origjinalin e kanë ato. Marrë nga “ABC News”


e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

BSH: Kriza globale ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja Banka e Shqipërisë vëren në analizat e saj tremujore se që prej vitit 2008 fluksi i investimeve direkte në Shqipëri ka ardhur në rënie. Sipas saj, kjo rënie lidhet ngushtësisht me pasiguritë e krijuara në vend dhe jashtë me ecurinë e ekonomisë, me normën e ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe me rënien e indeksit të besimit te biznesi. Të njëjtën gjë vëren

edhe Instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës, i cili thekson se fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka rënë të paktën që nga viti 2008, atëherë kur filloi të konturohej edhe kriza ndërkombëtare. Megjithëse viti 2010 shënoi rritje të fluksit të investimeve të huaja direkte, rezultati më pas vijoi të binte deri në 650 milionë euro.

Ekspertët: TAP, burim i rëndësishëm për ekonominë Gazsjellësi TAP gjykohet nga ekspertët si një projekt që do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme në ekonominë shqiptare. Konsumatori shqiptar do të përfitojë gaz dhe energji të lirë, krahasuar me energjinë elektrike apo burimeve të tjera.

Importi i energjisë zhvlerëson lekun Menjëherë ka ndryshuar kursi i këmbimit valutor vendës pas importit të energjisë elektrike nga KESH. Monedha kombëtare lek është luhatur duke humbur pikë përqindjeje në krahasim me disa ditë më parë Sabina Veizaj

Efektet e para të importit të energjisë elektrike janë ndjerë menjëherë në zhvlerësimin e monedhës kombëtare lek. Që prej ditës së premte janë vlerësuar me pikë përqindjeje më shumë si monedha e eurozonës euro, ashtu edhe dollari amerikan. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 139.06 lekë dhe një dollar amerikan këmbehet me 105.61 lekë. Edhe sipas agjencive të këmbimit valutor, një euro këmbehet me 139,2 lekë dhe një dollar amerikan këmbehet me 106 lekë. Ndërsa disa ditë më parë euro këmbehej me 138 lekë dhe dollari amerikan me 103 lekë. Ekspertët argumentojnë se për shkak se energjia blihet në euro jashtë dhe shitet me lekë brenda vendit, ka humbje në këmbimin valutor duke çuar në zhvlerësimin e lekut. Kështu KESH-it i duhet të

sigurojë në tregun vendës sasinë e nevojshme të valutës për import. Sipas Koorporatës, çmimet e energjisë luhaten nga 64.2 euro/ megavat deri në 78.94 euro për megavat orë, po konsumohen 26 milionë kilovat/orë energji në ditë, e përkthyer në rreth 3 milionë më shumë se në ditët më pak të ftohta. KESH dhe CEZ po importojnë 11.4 milionë kilovat/orë energji në ditë. Pjesa tjetër e energjisë së nevojshme prodhohet nga hidrocentralet. Nga importi i energjisë në këto nivele, ekonomia e vendit dhe disa nga sektorët e saj do të ndikohen ndjeshëm. Së pari, buxheti i

Ndërkohë që buxheti i shtetit, mjaft i reduktuar tashmë për efekt të krizës globale, e ka vështirë të gjenerojë fonde për blerjen e energjisë. Së dyti, importi i energjisë elektrike do përkeqësojë tregtinë e vendit me jashtë

shtetit do të vazhdojë të subvencionojë, ose në rastin më të mirë do të kreditojë, Korporatën, sipas një precedenti të mëparshëm, me fonde të cilat nuk janë planifikuar këtë vit. Importi i energjisë i kushtoi KESH-it gjatë tetorit rreth 7 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i shtetit, mjaft i reduktuar tashmë për efekt të krizës globale, e ka vështirë të gjenerojë fonde për blerjen e energjisë. Së dyti, importi i energjisë elektrike do përkeqësojë tregtinë e vendit me jashtë. Pasi energjia është malli që kushton shumë dhe do të ndikojë në rritjen e madhe të importeve në krahasim me eksportet, duke zgjeruar në këtë mënyrë deficitin tregtar të vendit. Një vit më parë, performanca e mirë e eksportit të energjisë elektrike ka patur ndikimin më të madh në uljen e deficitit të bilancit të pagesave. Gjithashtu, importi, ose në një rast më keq kufizimet e energjisë me orë të gjata, do të krijojnë kosto shtesë biznesit dhe prodhimit në vend, duke ndikuar kështu në frenimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike në vend. Ky fenomen është shfaqur sa herë që vendi është zhytur në krizë të thellë energjetike. Ndërsa buxhetet e familjeve shqiptare do të vihen para kostove të reja shtesë, për të siguruar nevojat që plotëson energjia elektrike me alternativa të tjera.

nanciare nga renta e kalimit të gazit në tubacion. Gjithashtu, mund të përfitojë nga burimi i lirë i kësaj lëndë për t’u përdorur si lëndë energjie në interesa të mëdha, si p.sh. në TEC-in e Vlorës, ku mund të prodhohet energji mjaft e lirë. Në të njëjtën kohë, konsumatori shqiptar përfiton gaz dhe energji të lirë, krahasuar me energjinë elektrike apo burimeve të tjera. Studimi i fizibilitetit të TAP përfundoi më 2006 nga kompania EGL dhe rreth një vit më vonë nisën studimet në terren. Pas Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline bisedimeve në shtetet, ku u vendos që mendohet nga ekspertët të jetë një të kalojë gazsjellësi, dhe punës në terburim i rëndësishëm për ekonominë ren, më 2008 kompania EGL kaloi në e vendit tonë. Projekti u prezantua fil- fazën e projektimit, duke paraqitur me limisht në vitin 2003 me anë të disa detaje të gjithë projektin nga pika e filstudimeve që ishin bërë për të parë limi deri në fund. Trans Adriatic Pipemundësitë e transmetimit dhe rrugën line do të transportojë gaz nga Greqia se nga do të vinte gazi i prodhuar në në Shqipëri, tejpërtej detit Adriatik Azerbajxhan. Pritet që gazi të merret deri në Jug të Italisë dhe më tej do të nga fusha gazmbajtëse Shan Deniz në bëhet shpërndarja në Europë. ProjekAzerbajxhan dhe ti ka si qëllim të vijë në tregjet shtimin e Studimi i fizibilitetit të TAP kryesor europiane për të sigurisë për plotësuar nevojat përfundoi më 2006 nga furnizimin me e rreth 3 milionë kompania EGL dhe rreth gaz të tregjeve eufamiljeve. Proropiane dhe kajekti në fjalë kon- një vit më vonë nisën studi- paciteti do të jetë siderohet nga met në terren nga 10 deri në 20 ekspertët si më i miliard metër lirë në kosto, kub në vit. TAP zonat nëpër të cilat kalon, përgjatë vi- parashikon ndërtimin e depozitave të jës detare, e bëjnë më të sigurt. Në të gazit në Shqipëri, në zonën e Dumnjëjtën kohë fuqia ekonomike për zba- resë, kjo për të siguruar furnizimin e tim është me e lehtë, pasi mbështetet pandërprerë. Vija e TAP-it do të jetë nga kompani serioze në fushën finan- afërsisht rreth 800 kilometra, nga të ciare. Interesi i jashtëzakonshëm i au- cilat në Greqi janë 478, në Shqipëri 204 toriteteve dhe ekspertëve në Shqipëri, dhe në det rreth 105 kilometra. Në Itapër rastin e ndërtimit të variantit TAP, li, ku është dhe fundi i këtij gazsjellëështë sepse ai pritet të shoqërohet me si, gjatësia do të jetë vetëm 4 kilomenjë sërë përfitimesh konkrete. Sipas tra, pasi aty do të ndërtohen depozitat ekspertëve, projekti përfshihet si një dhe impianti shpërndarës. Pika më e nyje kryesore e gazit në ‘unazën lartë e këtij tubacioni do të jetë rreth perëndimore’ të Europës Jugore. Shq- 1800 metra mbi nivelin e detit në malet ipëria përfiton një shumë të madhe fi- e Shqipërisë.

Guxholli: Bashkëpunimi ekzekutivinvestitorë vendës, progres i rëndësishëm Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, e ftuar në një emision në televizionin ABC neps, është shprehur se bizneset shqiptare nuk janë më pa vizion, sikurse ishin disa vite më parë. Sipas saj, idetë dhe projektet e tyre kanë çuar deri në krijimin e një reforme të re, të cilën qeveria e ka implementuar si një praktikë ligjore. Këshilltarja Guxholli është shprehur se bashkëpunimi i ekzekutivit me investitorët vendës ka shënuar progres në favor të të dyja palëve. Ajo theksoi se bizneset

shqiptare kanë nxitur kompani ndërkombëtare të vijnë në Shqipëri dhe të bashkëpunojnë me to, veçanërisht në sektorin e energjisë. “Sot në vendin tonë vihet re një prezencë e lartë e firmave të huaja, të cilat u kanë besuar bashkëpunëtorëve si dhe reformave. Projektet më të rëndësishme të huaja që pritet të zhvillohen në Shqipëri janë ato në sektorin e energjisë, siç janë ngritja e hidrocentraleve dhe projekti i gazsjellësit TAP”- u shpreh këshilltarja e Kryeministrit.


OpEd

10

MAPO

E HËNË, 6 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

01 02 03

Shokë, ky burrë ka një buzëqeshje të ëmbël, por dhëmbë të hekurt.

BUJAR KAPEXHIU NGA

Personaliteti im nuk më intereson. Bota mund të përfundojë nën Shpatën e Demokleut mbi një litar varur sipër një humnere. Andrei A. Gromyko

Opinione dhe Editoriale

Përballë 10 ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike N

ë jetën ekonomike e financiare gjatë një viti mund të ndodhin shumë ngjarje apo evenimente të mëdha e të vogla, të rëndësishme apo thjesht të bujshme, fakte, që në të dukshmen dhe të padukshmen e tyre profilizojnë portretin e një viti ekonomik. Tashmë, viti 2011 me njëmijë e një problemet e tij ka kaluar, ndërkohë që 2012 duket akoma më sfidues e i frikshëm për pasiguritë e tij të mëdha. Duke u vendosur ndërmjet 365 ditëve që kaluan dhe 365 të tjerave që sapo kanë filluar, studiuesit dhe analistët e ekonomisë po përpiqen t’i japin “një profil ekonomik tipareve” të tyre duke bërë dekalogun e fakteve më thelbësore të 2011-ës, dhe atë çka pritet të jetë 2012. Tashmë kemi një “portret ekonomiko-financiar” të njohur, por aspak të bukur të 2011, ndërkohë që janë hedhur penelatat e para në telajon rrëshqitëse e të pafiksuar mirë të 2012. Le t’i analizojmë më në detaje ato duke filluar nga ngjarjet më domethënëse të vitit 2011. 1. “Rritja e çmimeve të ushqimeve”. Në ditët e para të janarit, menjëherë pas rritjes së çmimit të naftës në nivele më të larta se 100 usd/fuçi, apo fenomeneve natyrore ekstreme në Rusi, Australi, Meksikë, Brazil etj., shpërtheu alarmi i çmimit të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare duke arritur shifra rekord të papara prej shumë vitesh. Veçanërisht, vendet e varfra dhe ato që vareshin në masë nga importet ushqimore u tronditën rëndë. Robert Zoellick, President i BB iu bëri thirrje udhëheqësve të 20 vendeve më të zhvilluara të botës që “ta konsiderojnë ushqimin si prioritetin numër një në vitin 2011” në politikat dhe strategjitë e tyre të ardhshme. Protesta të forta sociale dhe manifestime të dhunshme deri në limitet e luftërave civile u shfaqën në mbi 60 vende të varfra të botës si Haiti, Bangladesh, Etiopi, Filipine etj., ndërkohë që pak më vonë kjo rritje çmimesh shërbeu si një detonator i fuqishëm për shpërthimin e “pranverës arabe” në gjithë zonën e Afrikës së Veriut dhe Lindjen e Mesme. Protestat masive në Algjeri që në 3 janar 2011 si pasojë e rritjes me 50-250% të çmimit të disa ushqimeve bazë, dhe veçanërisht revolta tuniziane e quajtur si “protesta e bagetës” sepse u provokua nga pothuajse dyfishimi i çmimit të bukës në vetëm pak javë, i hapën rrugën rizgjimit arab që lindi nga një pakënaqësi e madhe ekonomike ndaj qeverive dhe liderëve “historikë” të shndërruar në diktatorë autoritarë. Pranvera arabe do ruajë një dedikim të veçantë, megjithëse të dhembshëm, për krizën e ushqimeve.

KOMENT ADRIAN CIVICI

2. “Brazili kalon Britaninë e Madhe”. Lajmi tronditës për botën perëndimore u dha në 27 dhjetor 2011 nga CEBR (Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznes): “Brazili bëhet ekonomia e 6-të e botës duke zbritur një vend më poshtë Anglinë, ndërkohë që një vit më parë kishte spostuar Italinë nga vendi i shtatë. Me një prodhim të brendshëm bruto (PBB) prej 2.44 mijë miliardë USD, Brazili la pas 2.41 mijë miliard USD e Anglisë. Por, sipas Economist Intelligence Unit, brenda 7-8 viteve të ardhshme Brazili do kalojë dhe Francën duke tentuar vendin e Gjermanisë, ndërkohë që shokët e tij të BRIK, Rusia dhe India pritet ta ndjekin nga pas duke e spostuar Gjermaninë në vend të 7-të, Anglinë në vend të 8-të, Francën në vend të 9-të dhe Italia në të dhjetën. 3. “SHBA humbet për herë të parë në histori vlerësimin AAA për financat e saj”. Në 5 gusht, agjencia vlerësuese “Standard & Poor’s” e uli një shkallë më poshtë cilësinë e borxhit publik amerikan duke e zbritur atë në AA+, me nënvizimin e një tendence negative në të ardhmen. Kjo ishte një goditje e rëndë për SHBA që mezi po menaxhonte borxhin e saj kolosal prej 14 500 miliardë USD. Ulja e vlerësimit të këtij borxhi mund të shkaktonte një reaksion negativ zinxhir për gjithë financat e ekonominë amerikane dhe atë botërore. Shërbimi i borxhit në SHBA do të kushtonte menjëherë edhe 140 miliardë USD më shumë, bonot e thesarit të qeverisë amerikane do të zhvlerësoheshin, normat e interesit për borxhin e ri do të rriteshin, dollari do të lëkundej dhe zhvlerësohej, kostoja e rifinancimit të bankave amerikane do të rritej, përqindja e kredisë për konsumatorët gjithashtu. Rritja ekonomike amerikane që mbështetej veçanërisht tek konsumi i lartë i brendshëm dhe borxhi i jashtëm do të vështirësohej së tepërmi. Dhe, e gjithë kjo situatë negative do përcillej shumë shpejt në gjithë botën. 4. “Njohja me shifrat e vërteta të ndihmës që morën bankat në SHBA”. Agjencia e shtypit Bloomberg, pas kërkimesh të specializuara zbuloi se pas filozofisë “too big to fail”, d.m.th. shumë të mëdha për t’i lënë që të falimentojnë,

qeveria amerikane në përpjekje për të mbrojtur sistemin financiar dhe atë bankar amerikan ndoqi rrugën e kundërt të “New Deal” të Presidentit Roosvelt në vitet 1932-‘33. Megjithëse ishin Wall Street-i dhe bankat amerikane ato që shkaktuan krizën e tmerrshme financiare në 2007-2008, atyre iu dhanë me shumë bujari nga Fed (Banka Qendrore Amerikane) mbi 7 700 miliardë USD me përqindje interesi pothuajse zero (vetëm 0.1%). Kjo shifër ishte pothuajse e barabartë me 50% të PBB amerikan, më e madhja e dhënë ndonjëherë në historinë botërore për të shpëtuar tregjet financiare apo bankat. 5. “Kosto e jashtëzakonshme për shpëtimin e Greqisë”. Greqia e vogël me 10 milionë banorë që përfaqësonte vetëm 2% të ekonomisë së eurozonës u bë e sëmura e madhe e saj, bile rasti më problematik në botë. Në 26 tetor 2011, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE që u mbajt në Bruksel, doli për herë të parë në publik shifra e plotë e shpëtimit të Greqisë. Kostoja e gjithë këtij operacioni ishte 340 miliardë euro! Por, sado e madhe që të dukej kjo shifër, shqetësimet dhe pasiguritë nëse Greqia do mund të shpëtohej ishin akoma më të mëdha, duke e lidhur fatin e Greqisë me vetë të ardhmen e monedhës euro dhe gjithë eurozonës. Gabimi duke futur Greqinë në mënyrë të parakohshme në zonën euro, apo “gabimet” në politikat fiskale e buxhetore të mjaft vendeve europiane si Spanja, Irlanda, Portugalia dhe Italia, duket se kushtonin shumë më tepër se 340 miliardë euro. Eurozona u fut në një spirale shprese dhe frike që kërkonte vendime drastike për të shpëtuar të ardhmen. 6. “Dorëheq ja e kushtëzuar e Strauss-Kahn, Drejtorit të FMN”. Dorëheqja e tij pas një skandali seksual në SHBA tronditi gjithë botën, veçanërisht tregjet financiare dhe bankat. Komplot për ta hequr nga gara presidenciale në Francë ku Strauss-Kahn konsiderohej si një kandidat i fortë potencial kundër Presidentit aktual Sarkozy, apo një gabim real dhe çmenduri e momentit e këtij njeriu të fuqishëm të financave botërore? A ka ndonjë lidhje ndërmjet pamjeve të rënda të Strauss-Kahn-it me pranga në duar në burgun apo në gjykatën e Nju- Jorkut dhe “grindjeve” të tij me Timothy Geithner, drejtorin e Thesarit amerikan, për mënyrën e administrimit të borxhit grek dhe atij të mjaft vendeve të tjera europiane në vështirësi? A ka ndonjë lidhje fakti se mbas dorëheqjes së Strauss-Kahn-it, kriza europiane e borxhit Sovran pati një zhvil-

E sigurtë

lim të shpejtë, duke i dhënë më tepër frymëmarrje administrimit të borxhit amerikan? Debatet për këto pikëpyetje nuk morën asnjëherë një përgjigje të prerë. 7. “Polonia i kërkon Gjermanisë që të veprojë shpejt dhe gjerësisht”. Në 29 nëntor 2011, ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski mban në Berlin një fjalim historik, pjesa më e “nxehtë” e të cilit kishte të bënte me thirrjen që ai i bëri Gjermanisë “që të vepronte sa më shpejt për të shpëtuar eurozonën dhe monedhën saj të përbashkët, euron”. I frikësuar nga fakti se dështimi i euros dhe shpërbërja e eurozonës mund të shkaktonte një reaksion zinxhir me përmasa apokaliptike, Sikorski u bë pa dyshim polaku i parë, por dhe ndoshta europiani i parë pas dy luftërave botërore që i “lutej” dhe i shpjegonte Gjermanisë se “Europa nuk kishte më frikë nga forca e Gjermanisë, por nga plogështia e saj për të vepruar shpejt”. Gjermania duhej të shihej që sot e tutje si “shpëtimtari i vetëm i Europës”. Kjo shprehje hapi në fakt siparin e një debati të gjerë europian mbi domosdoshmërinë e ndryshimit të “Traktatit të Lisbonës”, aplikimin e rregullit të artë buxhetor që kufizon sovranitetin financiar e buxhetor të vendeve anëtare të BE, etj. 8. “Samiti europian i 8 dhjetorit 2011”. Me vetëm një “dele të zezë” në radhët e saj, Anglinë e kryeministrit David Cameron që la një shije të hidhur në marrëdhëniet ndëreuropiane, të 26 vendet e tjera të BE-së arritën në 8 dhjetor që t’i jepnin një përgjigje të përbashkët sfidës së krizës së borxheve dhe euros. Gjermania arriti që t’iu “impononte” partnerëve të saj europianë konceptin dhe praktikat e saj të rigorozitetit buxhetor e financiar. E gjithë Europa e pranoi direkt apo me zemër të lënduar vendosjen e “rregullit të artë buxhetor” në buxhetet e saj, pranoi perspektivën e krijimit të një Ministrie Europiane Financash dhe një ministri europian të Financave, pranoi sanksionet automatike ndëshkuese për vendet që nuk e zbatonin me rigorozitetin e duhur “alla gjerman” këtë rregull. E gjithë kjo do bindte Bankën Qendrore Europiane për të ndërhyrë më shumë në lehtësimin e krizës së borxheve. A ishte kjo e vetmja mënyrë që të shpëtohej euro, eurozona dhe gjithë Europa të çlirohej nga pesha mbytëse e krizës së borxhit Sovran, apo duhej menduar më shumë edhe për “çlirimin dhe stimulimin e rritjes ekonomike siç sugjeronin amerikanët përtej atlantikut? Kjo mbetet për t’u verifikuar.

9.”Super Mario në krye të Bankës Qendrore Europiane ishte një dhuratë për ekonominë dhe financat europiane”. Shumë gazeta apo revista europiane e shoqëruan zgjedhjen e Mario Draghi-t në krye të BQE me foto të tij me veshjen e “Babbo Natales”, duke hyrë nëpër bankat europiane. Dhe mesa duket kishin të drejtë. Në 21 dhjetor 2011, në drejtim të tyre shkoi një “dhuratë” e shumëpritur prej 489 miliardë eurosh likuiditet suplementar, i cili mbulonte rreth 40% të deficitit të tyre. Tashmë, u takonte atyre që t’ia kthenin këtë shërbim duke ndihmuar kreditimin, stabilizuar tregjet financiare e bankare në Europë dhe nxitur rritjen ekonomike. 10. “Në të gjithë Europën shpërthen lëvizja e të indinjuarve”. U duk se 2011 do të kishte si markë të tij dominuese “pranverën arabe”, por shumë shpejt në horizont filloi të konturohej edhe një stinë protestash të forta sociale në Europë, të quajtura ndryshe edhe si “revoltat e europianëve të indinjuar”. Ky ishte një model proteste që nuk ishte parë në këtë formë në vendet e BE-së. Asnjë flamur partiak apo ideologjik, asnjë lider politik në krye të turmave të indinjuara. “Të indinjuarit” formoheshin nga një “cocktail” shumëngjyrësh duke bërë që në të njëjtin vend të gjendeshin bashkë si rrallë ndonjëherë të rinj, pensionistë, prindër me fëmijë në krah, përfaqësues të shtresave të mesme, të varfër e njerëz në nevojë për mbështetje sociale, nacionalistë e anarkistë, të majtë e konservatorë etj. Përzierja më e çuditshme që Europa ka njohur në sheshet kryesore të qyteteve të saj që nga koha e formimit. Shumëkush e përcaktoi dhe si një “formë moderne e shfaq jes së shoqërisë civile”, si një “mënyrë e re e veprimit dhe reagimit civil në shoqëritë më demokratike të botës”, “si një lloj i ri ndërgjegjësimi publik ndaj qeverisjes së keqe e pushteteve problematike” etj. Vështirësitë e përballimit të krizës financiare nga autoritetet publike nacionale e europiane, sfida me shumë pikëpyetje e situatës së rëndë të deficiteve buxhetore e borxheve sovrane, adoptimi i planeve shtrënguese ekstreme buxhetore për shëndoshjen e financave publike, rritja e papunësisë dhe çmimeve, sidomos atyre të karburanteve dhe ushqimeve, debatet dyshuese mbi euron etj., bënë që nga Athina e deri në Londër duke kaluar nga Roma, Parisi, Madridi, Lisbona, Brukseli, Varshava, Dublini, Budapesti, Bukureshti e Praga, shumë europianë të indinjuar të protestojnë. Vijon nesër......“ Sfidat e pritshme për 2012”


E HËNË, 136QERSHOR SHKURT 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Ky Antishtet vret dhe më pas blen pafajësinë apo dënimet qesharake në Gjykatë, me paratë që i grabit po kësaj shoqërie, duke e kalbur çdo ditë atë, duke thyer revoltën dhe ndjeshmërinë ndaj të Keqes që na ka mbërthyer nga gryka.

Të rikthejmë dënimin me vdekje? T

ek shkruaj këto radhë të vrerosura, kam përpara fotografinë e Megit, 25-vjeçare dhe me një bukuri dhe vështrim magjepsës. Megi u vra në rrugë, nga një plumb kriminal kallashnikovi, që ndërpreu në mënyrë absurde dhe të padenjë një jetë të shenjtë njerëzore. Një dhimbje e thekshme për një familje që ka thurur mijëra ëndrra për atë vajzë. Mijëra ëndrra të një vajze 25- vjeçare, që bëhen pluhur nga një vrasje e ndyrë dhe e pakuptimtë. Një dhimbje e pashërueshme në jetë të jetëve për një familje të nxirosur padrejtësisht. Një dhimbje që do të vërtitet si mallkim mbi jetët e asaj shtëpie që e rriti dhe po e nxirrte në jetë. Një dhimbje që mallkon edhe jetët tona, të cilat nuk mund të jenë më po ato që ishin, tani që Megi Jokiç është detyruar të banojë nën tokë. Unë nuk e kam njohur kurrë Megin dhe ndoshta nuk do ta njihja kurrë, por tek prezantohem me të, në faqet e një gazete që përshkruan vrasjen e saj makabre dhe çnjerëzore, një tërbim i pafrenueshëm eksiton gjithë qenien time. Ndjehem i çnderuar deri në palcë, që kjo zonjushë me sy të bukur, u këput pa kuptuar dot se pse, në tokën e ftohtë të këtij dimri, nga një plumb qorr i një krimineli. Po sikur të isha unë? Sigurisht më mirë unë se Megi. Po sikur të ishin fëmijët e mi? Mos

do të themi më mirë Megi se fëmijët e mi? Po sikur të ishin fëmijët tuaj o lexues? Përsëri do të na e nxinte goja më mirë Megi? Vetëm nga ky test mjeran kuptojmë se sa poshtë kemi rënë si shoqëri, se në çfarë niveli mizerabël ka rënë ndërgjegja jonë kolektive. Egoiste, cinike e pafe dhe e pa din e iman! Si mund të vritesh pa shkak në rrugë, në shtëpi, në lokal, në makinë e ngado? Dhe duhet të themi se armët e vitit ’97 u mblodhën? Nga dalin kaq kollaj dhe kaq vrastarë këta kallashnikovë të kudogjindshëm, që publikisht thuhet se janë mbledhur? Jo Zotërinj të politikës dhe të ofiqeve të larta, armët janë sheshit, janë ngado dhe me çmim të lirë. Atëherë, ose t’i mbledhim ose t’i liberalizojmë, që të vetëmbrohemi edhe ne. armatosja nuk është një privilegj vetëm për vrasësit e këtij vendi. Sepse ai që grabit dhe vret e ka ose e gjen fare lirë një armë dhe po shqeu derën e shtëpisë sime, pa më thoni, me se dhe me çfarë do ta mbroj dot unë familjen time? Me duar, apo me thikën e kuzhinës? Me telefon? Duke telefonuar policinë? E para, nuk kam një adresë të saktë të shtëpisë sime dhe jo për fajin tim. E dyta, nuk e di se për sa orë ja

mbërrin, nëse mbërrin, në derën time policia shpëtimtare. E treta, sa të vijë policia, nëse vjen dhe e gjen dot derën time, grabitësi dhe vrasësi është larguar pa lënë gjurmë dhe si kumtohet rëndom në deklaratat e policisë, është larguar në drejtim të panjohur, duke kryer më parë çka kish për qëllim. Bilanci i vrasjeve apo qërimit të hesapeve në këtë Vend të vogël, është i frikshëm dhe më e frikshme është mosdijenia që kemi, nëse dikush ka ndërmend të ndërmarrë një hap, disa hapa dhe hapat e duhura, për ta ndaluar këtë hemorragji kombëtare gjakderdhjeje. Të mbledhë armët ose të armatosë popullin! Që populli, Ne Populli, të mbrohemi vetë ndaj banditizmit masiv që na ka zënë pritë në çdo cep të jetës sonë. Vrasja e Megit nuk është një rastësi, nuk është një dukuri atipike, porse një emër më shumë e një liste të gjatë, të neve popullit të vrarë si të ishim qen rrugësh! Sigurisht e parafytyroj që dikush apo disa rrudhin buzët duke e klasifikuar këtë shqetësim si të ekzagjeruar, por le t’i hedhin një sy fotografisë së Megit, apo qindra të tjerëve që janë këputur dhe do të këputen nga plumbat e një ushtrie të mirëfilltë kriminale që bredh rrugëve të qyteteve tona të pambrojtura. Sepse nëse nuk ka

OPINION ARTUR ZHEJI

Më mirë ta vuajnë frikën e vdekjes ata që përgatiten të marrin jetë, se sa Megi dhe të tjerë, që ecin rrugëve të qytetit, pa e ditur që janë ca qengja që shkojnë drejt thertores. kundërmasa energjike dhe të ‘egra’, për ta ndaluar këtë ekspansion kriminal, të kësaj ushtrie kriminale që kërkon të kapë peng shoqërinë shqiptare, jemi të gjithë pjesë e asaj liste, ne të shumtët që lëvizim pa eskortë. Sepse kur dëgjon më pas vendimet e Gjykatave për vrasësit dhe grabitësit, të zë dyfish tmerri. Shumë shpejt gjinden të lirë midis nesh, të uritur për para, revansh dhe gjak.

Mos vallë duhet pra të kthejmë sytë nga rivendosja e dënimit me vdekje, sipas parimit po more jetën time, Shtetit dhe Ligji të merr jetën tënde prej maskarai? Kam qenë g jithmonë kundër dënimit me vdekje, kulturalisht dhe politikisht, por sytë e trishtuar të Megit dhe të viktimave të panumërta të kriminalitetit të egër shqiptar, duan një drejtësi të Drejtë dhe të Ashpër. Ndoshta më të Ashprën! Përndryshe një diktaturë e re, pa zëdhënësa dhe pa tavolina të rrumbullakëta, por me Partinë e mirorganizuar të Krimit, po vendos dhe do të vendosë pushtetin e saj faktik, si një Antishtet, që mjerisht ushqehet, fuqizohet, bëhet e paprekshme dhe mbështetet tërthorazi nga dobësia e thellë e Shtetit Shqiptar. Ky Antishtet vret dhe më pas blen pafajësinë apo dënimet qesharake në Gjykatë, me paratë që i grabit po kësaj shoqërie, duke e kalbur çdo ditë atë, duke thyer revoltën dhe ndjeshmërinë ndaj të Keqes që na ka mbërthyer nga gryka. Ndoshta frika e vdekjes, si pasojë e akteve të tyre vrastare, do t’i frenojë ato pak çaste përpara se sa të marrin jetën e tjetrit. Më mirë ta vuajnë frikën e vdekjes ata që përgatiten të marrin jetë, se sa Megi dhe të tjerë, që ecin rrugëve të qytetit, pa e ditur që janë ca qengja që shkojnë drejt thertores.

Para zgjidhjes apo skandalit?

A

cari i këtyre ditëve që e ka mbërthyer Europën dhe Ballkanin nuk i ka bllokuar edhe zhvillimet politike në rajon. Përkundrazi, në Kosovë dhe Serbi tani janë duke u përshpejtuar proceset që mund të sjellin deri në fillim të pranverës ndryshime të mëdha dhe strategjike në çështjen e Veriut të Kosovës e si pasojë edhe në atë që quhet “zgjidhje afatgjate” të stabilitetit dhe të sigurisë në rajon. Ndonëse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ende nuk ka vazhduar, - ndërmjetësuesi Kuper vazhdimisht konsultohet me të dyja palët - tani ka gjasa të hapet një kanal më i avancuar i komunikimit mes Kosovës dhe Serbisë. Së pari, kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, është shprehur i gatshëm që të takohet me Kryeministrin e Kosovës, dhe pastaj edhe Hashim Thaçi e ka pohuar të njëjtën gjë. Kjo shprehje e vullnetit mund të jetë vetëm retorikë, ku Thaçi dhe Tadiq demonstrojnë vullnetin e mirë përballë Brukselit dhe Uashingtonit. Kjo mbase për hir të një gare se cili prej tyre është politikani më “properëndimor”. Me këtë ata kërkojnë favorizim dhe shpërblim, që verdikti i Brukselit për (mos)pranimin e kandidaturës të Serbisë për BE të jetë sa më i favorshëm për ta. Ndërkaq, dihet se BE-ja tashmë po rigatuan qëndrimin rreth kandidaturës së Serbisë, që e pat refuzuar në dhjetor. Serbia në ndërkohë tregoi relativisht pak gatishmëri konkrete për plotësimin e kushteve që i pat vënë Gjermania: heqja e strukturave para-

KOMENT

SHKËLZEN MALIQI

lele në Veri dhe “avancimi i raporteve” me Kosovën. Beogradi ka bërë vetëm disa gjysmëhapa dhe distancime nga kërkesat ekstreme të serbëve në Veri, gjithnjë duke u arsyetuar se nuk ka ndikim të mjaftueshëm në strukturat e rebeluara në Veri. Nga ana tjetër, me që në Serbi së shpejti do të mbahen zgjedhjet parlamentare, Tadiqi po kërkon nga Perëndimi mirëkuptim dhe durim për politikën e tij ndaj Kosovës. Ai argumenton se ultimatumi si ai i Angela Merkel -it po i ul gjasat e tij të dalë fitues në zgjedhje dhe kjo rrezikon seriozisht edhe orientimi properëndimor të Serbisë. Nëse Tadiqi prej kohësh krijoi një profil të garantit për orientimin properëndimor, madje se pa të Serbia mund të jetë e humbur për Perëndimin, edhe kryeministri Thaçi po kështu, ndonëse shumica dërmuese e politikanëve kosovarë janë properëndimor", po imponohet gjithnjë e më shumë si lideri që garanton arritjen e marrëveshjeve më stabile dhe më afatgjatë me Serbinë dhe Perëndimin. Takimi eventual i Thaçit me Tadiqin, nëse vërtet ndodh në këtë periudhë të hershme, do të ishte një vulosje e

agjendës perëndimore për dy vendet me një zgjidhje kompromisi, të dhimbshme në disa aspekte, por edhe të akceptueshme për të gjithë. Por, e gjithë kjo mund të jetë edhe manovrim dhe taktikë, jo kërkimi i substancës dhe zgjidhjes afatgjat". Në një pjesë të shteteve anëtare të BE-së, ndër to janë edhe disa shtete që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sikur po shf aqet një mirëkuptim i tepruar për ankesën e Tadiqit, se prej tij dhe Serbisë po kërkohet më shumë seç ai mund të ofrojë pa pasoja për politikën properëndimore në Serbi. Diplomacia serbe ka punuar shumë, e edhe vetë Tadiqi është angazhuar personalisht, që Serbisë t’i ofrohet si kompensim një kompromis rreth Veriut të Kosovës. Në këtë kontekst duhet vlerësuar edhe plani i tij katërpikësh, që ka qarkulluar së fundi. Ky plan ka pas jehonë të konsiderueshme në Europë si një platformë që duhet të analizohet me kujdes. Plani ka dy pika që janë pak a shumë pjesë e Planit të Ahtisarit dhe nuk do të duhej të paraqiste problem shqyrtimi i tyre më në detaje (mbrojtja e manastireve “serbe” në Kosovë dhe garantimi i sigurisë së serbëve në “enklavat”), si dhe dy pika t' tjera që në parim dalin jashtë kornizave të Ahtisarit, por mund të kapen për këtë plan nëse ai lexohet në mënyrë më elastike. Këto dy pika shtesë janë: një, shqyrtimi dhe kompensimi i pronës shtetërore të Serbisë në Kosovë; dhe dy, kërkimi i zgjidhjeve të veçanta për veriun e Kosovës.

Kërkesa për pronën shtetërore serbe do të mund të diskutohej në rrafshin e pronave që i kanë pasur firmat serbe në Kosovë (ndërtesat, dyqanet që i kanë blerë ose kanë investuar për t’u ndërtuar), por vetëm me kushtin që atëherë të bisedohet edhe për pagesën e dëmeve të luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë, e që janë shumëfish më të mëdha se ato që eventualisht i kërkon si kompensim pronash. Nëse Kosova në planin e saj eventual do të përfshinte kompensimin për dëmet e luftës, Serbia me gjasa do ta harronte fare çështjen e “pronave”. Vetëm për shkatërrimin dhe djegien e më shumë se 120 mijë shtëpive të shqiptarëve kompensimi do të duhej të ishte disa dhjetëra miliardë euro, e ku janë pastaj dëmet e tjera të mëdha për viktimat dhe plaçkitjet e fondeve dhe të pasurive të shqiptarëve. Sa i përket zgjidhjes së veçantë për Veriun, ky është në të vërtetë çelësi i Planit të Tadiqit, dhe momenti që edhe në Europë krijon përshtypjen se do të mund të siguronte jo vetëm një kompromis të çastit, por edhe një zgjidhje pozitive afatgjat". Kuptohet, propozimi i Tadiqit mbetet i paqartë nëse qëllimi është ndarja e Kosovës, apo kërkohet një zgjidhje e cila prej kohësh me gjuhë diplomatike quhej “Ahtisari Plus”. Dhe kjo ide sikur po i bind disa diplomatë europianë se mund të jetë ai kompromisi pragmatik që pështjellimin në Veri do ta përfundonte me “happy end”. Që ky mund të jetë skenar i një mar-

rëveshjeje kompromisi, sinjalizon edhe zbutja e një pjese të strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës, që për herë të parë kanë deklaruar se e pranojnë statusin special në kuadër të Kosovës. Por, kjo mund të jetë thjesht taktikë dhe demagogji, për të siguruar vendimin pozitiv të Brukselit për kandidaturën e Serbisë në BE. Ka sinjale zhgënjyese se disa vende të BE-së po duan që Serbisë në mars t’i jepet statusi i kandidatit për BE pa kushte. Shpresojmë se Gjermania do të mbetet e vendosur për kushtëzimin. Sepse do të ishte vërtet një skandal i madh për BE-në nëse do të hiqte dorë nga kushtet për Serbinë, vetëm në bazë të manovrave dhe deklarimeve jo të sinqerta të Tadiqit dhe të zyrtarëve serbë. Kjo do t’i priste në besë jo vetëm Thaçin dhe të gjithë liderët kosovarë që kanë bërë shumë kompromise jo edhe të padëmshme për Kosovën, por do ta priste në besë edhe popullin e Kosovës, që ka treguar durim dhe i ka besuar Perëndimit, duke qenë gjithsesi edhe populli më properëndimor në rajon. Të shpërblehet edhe një herë Serbia, që ka qenë shkaktare e të gjitha luftërave dhe krimeve që nga vitet ’80 të shek. XX, dhe të ndëshkohet Kosova që ka qenë viktimë e gllabëritjes shekullore dhe e një agresioni të hapur dhe shkatërrues për ç’arsye edhe intervenoi NATO në vitin 1999, do të ishte vërtet një padrejtësi e madhe politike dhe historike, me pasoja të mëdha.




14

MAPO

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

Ish-ushtarakët, 158 përfituesit e rinj që marrin pensionet ISSH publikon listën e re me emrat e ish-ushtarakëve që u janë lidhur përfitimet e parakohshme dhe suplementare deri në fund të javës që shkoi Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat e 158 ish-ushtarakëve që u janë lidhur

përfitimet deri në fund të javës që shkoi. Në këtë listë përfituesish janë përfshirë emrat e ish-ushtarakëve që u është mbyllur procesi i llogaritjes dhe caktimit të pensioneve suplementare të pleqërisë dhe ato të parakohshme. Pensionet për përfituesit e radhës së këtyre kategorive janë kaluar në llogaritë e qendrave përkatëse paguese, ndërkohë që ata u përkasin rretheve të ndryshme të

vendit, si Tiranë, Vlorë, Fier, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Gjatë muajve të fundit të vitit 2011, specialistët e ISSH-së nisën procesin e llogaritjes së pensioneve edhe për ish-ushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë. Kryesisht, këta janë kategoria e personave, të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë

përfituar nga ligjet e mëparshme. Deri më tani, sipas të dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e pensioneve suplementare, për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Kategoria për të cilën procesi i përllogaritjes së përfitimeve po shkon drejt përfundimit, është ajo e pensioneve të parakohshme. Kjo është edhe kategoria prej nga nisi procesi

i caktimit të pensioneve sipas ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Në fazën e parë të rillogaritjes së pensioneve të ish-ushtarakëve, ISSH ka parashikuar të përfundojë sa më shpejt procedurën për të gjithë ata persona të cilëve u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.7.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës, që janë përfituesit e pensionit të parakohshëm për lehtësi shërbimi.

Lista e përfituesve 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79

Rajoni Kukes Fier Kukes Fier Durres Tirane Fier Vlore Tirane Fier Tirane Fier Vlore Fier Lezhe Kukes Fier Vlore Tirane Durres Durres Kukes Fier Durres Vlore Durres Tirane Tirane Tirane Tirane Tirane Tirane Durres Fier Fier Tirane Kukes Tirane Durres Vlore Fier Lezhe Durres Lezhe Tirane Shkoder Tirane Tirane Durres Fier Fier Fier Durres Fier Fier Durres Lezhe Tirane Vlore Durres Fier Tirane Tirane Vlore Tirane Fier Fier Fier Fier Fier Durres Fier Fier Fier Fier Tirane Fier Tirane Kukes

Emer Adem Agim Ahmet Ajri Aliriza Ambeli Andrea Arqile Arshi Arshi Asllan Astrit Astrit Atllan Bardhok Bardhyl Barjam Bashkim Bashkim Bashkim Bashkim Bashkim Bejko Bexhet Bexhet Bibe Dhimitraq Dhimitraq Dilaver Eflatun Enver Eqerem Ethem Ethem Et'Hem Fadil Fadil Fatmira Fatos Fejzi Festim Flamur Gani Gjin Gjon Gjon Haki Halo Hamdi Hasan Hatem Ibrahim Ilias Irakli Isa Isak Islam Jakup Jani Jorgji Jorgji Kalem Kalem Kasem Kastriot Koli Kroni Kujtim Lefteri0 Leonard Leorat Llambi Llambi Llaqi Llazar Luan Lulzim Lumturi Maliq

Atesi Ramiz Vangjel Hasan Selim Shyqyri Maliq Nasi Nako Hasan Mello Hasan Azem Hajo Sadik Mhill Sofi Dervish Bektash Dane Muharrem Qamil Rustem Muharrem Gazi Hyso Preng Anastas Jani Koci Qani Brahim Veli Mustafa Myrto Sulo Lilo Mustaf Shaban Qemal Selim Pelivan Sulo Destan Nikoll Banush Zef Ibrahim Habib Ali Riza Mustaf Hasan Vasil Loni Kovaç Riza Haziz Selam Jorgo Kristo Mina Selman Tosum Rait Naim Vasil Todi Sulejman Ismail Pandeli Maliq Ndini Sili Gori Vasil Bajram Sali Mustafa Tahir

Mbiemer Mula Nushi Nxheqi Selamaj Bregu Lufo Baço Kolici Karagjozi Muskaj Gorezi Shehu Abazaj Buxaj Ndoj Korbi Shahaj Ramaj Zykaj Pilafi Veseli Gashi Beqiri Devolli Rrapaj Elezi Gjergo Janaqi Buzeli Kumbulla Gaba Osmanaj Kambo Lalaj Zotkaj Sherifaj Palushi Decka Kocilja Gjokaj Hamitaj Ganaj Panxha Ndoci Banushi Mrsuli Plaku Kerraj Cani Hoxha Sulçe Çela Shaka Mertiri Yzeiraj Kurthysa Gjokola Allaraj Zoi Tole Shkoza Korriku Mane Mullai Hodo Hila Velo Xhakollari Prishka Kreci Dedja Ziu Dilo Semini Gjika Licaj Braho Sabriu Doci

Lloji I perfitimit P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem

80 Lezhe 81 Fier 82 Tirane 83 Tirane 84 Tirane 85 Tirane 86 Fier 87 Fier 88 Tirane 89 Tirane 90 Durres 91 Fier 92 Tirane 93 Fier 94 Tirane 95 Fier 96 Tirane 97 Fier 98 Durres 99 Tirane 100 Fier 101 Durres 102 Durres 103 Lezhe 104 Tirane 105 Fier 106 Fier 107 Vlore 108 Fier 109 Tirane 110 Durres 111 Durres 112 Tirane 113 Tirane 114 Durres 115 Fier 116 Fier 117 Vlore 118 Tirane 119 Kukes 120 Lezhe 121 Vlore 122 Tirane 123 Fier 124 Shkoder 125 Tirane 126 Vlore 127 Kukes 128 Tirane 129 Fier 130 Vlore 131 Vlore 132 Durres 133 Vlore 134 Fier 135 Vlore 136 Fier 137 Fier 138 Fier 139 Durres 140 Durres 141 Tirane 142 Fier 143 Tirane 144 Kukes 145 Vlore 146 Fier 147 Fier 148 Lezhe 149 Tirane 150 Fier 151 Fier 152 Vlore 153 Tirane 154 Lezhe 155 Tirane 156 Fier 157 Tirane 158 Fier

Mark Mehmet Mexhit Mhill Mihal Miranda Miti Miti Miti Muhamer Muhamet Muhamet Mustafa Myftar Myfterem Mynyr Myzafer Naun Nazmi Ndue Ndue Ndue Never Nikoll Novruz Pali Pali Pandeli Pari Pashk Perparim Petrit Prodan Qani Ramazan Razi Refat Refat Refik Riza Riza Sabri Sami Sefer Seid Selami Selaudin Selvie Shaban Shahin Sheme Sheref Shpetim Shuko Skender Sofo Solli Sotir Stiljan Suat Sulejman Taip Tasi Tefta Teki Teme Thanas Thoma Tom Vangjel Vasil Veli Vezir Vjollca Xhemal Xhevahir Xhevdet Xhezmi Ylvi

Kol Elmaz Hasan Mirash Jorgji Safet Rrapo Vasil Vasil Xhemal Hasim Qazim Beshir Malo Qemal Hysen Serjan Dhimiter Mustafa Kole Lazer Zef Ymer Mark Feim Nasi Vasil Kozma Miti Preng Sabri Halil Serjan Islam Rexhep Isa Ramo Xhelal Qamil Ali Bajram Ali Abedin Bektash Ismail Dasho Refat Ailan Bajram Zeqo Pelivan Ali Osman Koçi Ethem Saliko Taqe Trifi Petro Fehim Mahmut Haxhi Stefan Guri Jonuz Braho Trifon Mandi Bib Kozma Koli Kadri Murat Hamit Njazi Nazmi Ali Sulejman Riza

Kola Bejko Babaj Ndrepepaj Vellaku Pishtari Kaçaku Boçi Galloshi Osmani Aliaj Bendo Rruga Hysaj Bejleri Muçaj Pula Gogo Domi Dodaj Preka Doda Murataj Markoçaj Hamzallari Biti Marina Moçka Konomi Elezi Guri Muharremi Rrokaj Sinani Beqja Bajrami Merdanaj Likaj Dervishi Vata Teli Hazizaj Bidollari Çerraj Bardhi Haskaj Veliaj Tota Asimi Tafa Zeneli Aliaj Shehu Alushaj Seferaj Memaj Bilçari Daka Sterjo Doraci Domi Musaj Daja Kurtiqi Fejzo Bedaj Prifti Mone Gjoni Nako Gjerazi Kumanaku Bylyshi Hatibi Bakushllari Mejdani Çelaj Barci Çoku

P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie


UET-Press

shënime për librin

Recensë nga Preç Zogaj

Bazat e menaxhimit; edhe një libër për bibliotekën e ekonomisë

Metafora e rrëfimit si shpengim dhe pastrim shpirtëror

Specialistët e ekonomisë kanë ngritur shpesh shqetësimin se në Shqipëri iu kushtohet pak ose aspak rëndësi librave të specializuar, duke krijuar kështu mungesa titujsh në

një komunitet të gjerë lexuesish të interesuar rreth tij. UET Press është nga të paktat shtëpi botuese që ka një kolanë të pasur me libra nga fusha e ekonomisë. faqe 19

MAPO

Libri

“Plepat berlinezë”, një roman psikologjik nga Norvegjia, botuar nga shtëpia botuese “Dituria” "Plepat berlinezë" është një roman i shkrimtares norvegjeze Anne B.Radge, botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”. Një autore relativisht e re, pesëdhjetë e tre vjeçare, ajo shënoi një kulm me botimin e këtij romani, i cili arriti brenda një... Faqe 18

Robert Elsie: E vërteta e

marrëdhënieve të mia me Kadarenë Albanologu flet dhe për nevojën e rishikimit të Historisë së Shqipërisë, çfarë ka zbuluar së fundmi në arkivat e Londrës dhe Vjenës për Shqipërinë, si dhe për përshtypjet e tij personale mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

Albanologu Robert Elsie

Prirjet në poezinë e ardhshme shqipe Jo vetëm për poezitë e poeteshës Irena Gjoni, por një analizë e poezisë shqipe në tërësi Rexhep Qosja Poezitë e poeteshës Irena Gjoni, të përmbledhura nën titullin e përbashkët Maja malesh e magmë jonike, që të krijon përshtypjen e një titulli programatik të tyre, më nxitën t’i bëj vetes këto pyetje: Si duket poezia shqipe sot? Çka e karakterizon? Çfarë përmbajtjesh, çfarë idesh, çfarë pamjesh përmban për jetën dhe botën, për vendin e vet dhe

për veten? Çfarë prirjesh poetike janë mbizotëruese në të? Dhe, në fund, si do të duket kjo poezi pas një kohe, të themi, pas njëzet a tridhjetë vjetësh? Nuk ka dyshim se poezia shqipe, natyrisht e shikuar si poezi e shkruar jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Luginë të Preshevës, edhe në Greqi, edhe kudo janë e shkruajnë shqiptarët sot, domethënë e shikuar si një

tërësi poetike kombëtare, sot është më e shumëllojshme se kurrë më parë në historinë e saj. Poetët shqiptarë, ata që kanë filluar të shkruajnë shpejt pas rënies së komunizmit dhe ata më të rinjtë, që kanë filluar të shkruajnë në këto vitet e fundit, vazhdojnë të kërkojnë ide të reja, pamje të reja, shprehje të reja, figurshmëri të re, vazhdojnë të hulumtojnë mundësitë e krijimit sipas poetikave moderne e postmoderne. faqe 19


MAPO

16

Libri

E hënë, 6 shkurt 2012 www.mapo.al

Albanologu flet dhe për marrëdhëniet e përfolura si konfliktuale mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare, nevojën e rishkrimit të Historisë së Shqipërisë, çfarë ka zbuluar së fundmi në arkivat e Londrës dhe Vjenës për Shqipërinë, si dhe për përshtypjet e tij personale mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

Botimet e Beogradit, p.sh. janë plot me gënjeshtra e mohime të realitetit. Botimet të botës perëndimore janë shtrembëruar më shumë, sesa kanë një mungesë informacioni

Robert Elsie:

Historia shqiptare ka shumë shtrembërime Aida Tuci

N

ë vizitën e parë në Tiranë ai ishte studenti 20-vjeçar i Universitetit të Bonit në Gjermani. Ishte viti 1978. Nuk dinte shumë për Shqipërinë, as edhe një fjalë shqip nuk dinte. Kështu që në fillim nisi të mësonte gjuhën dhe kjo i zgjati disa vite. Për të, shqipja ishte gjuhë e vështirë për t’u mësuar. Më vonë punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë si përkthyes. E morën për gjuhën angleze, por duke qenë se nga vizitat e tij në Shqipëri si student kishte mësuar disa fjalë në shqip, e merrnin si përkthyes në shkëmbimet e delegacioneve mes dy vendeve Gjermanisë dhe Shqipërisë. “Në këtë kohë e kam mësuar shumë shpejt gjuhën shqipe, vetëm nga frika se mos bëja gabime në përkthim”, - thotë albanologu i njohur, Robert Elsie. Pastaj kur mësoi gjuhën zbuloi një botë që ishte krejtësisht e panjohur për botën përreth. Zbuloi Shqipërinë dhe shqiptarët. I ftuar këto ditë në Tiranë për të promovuar dy libra: “Fjalorin historik të Shqipërisë” dhe “Fjalorin historik të Kosovës”, albanologu Robert Elsie në intervistën e tij për suplementin “Mapo/Libri” flet për një tjetër enciklopedi, të cilën ai do të botojë në fund të këtij viti; flet për marrëdhëniet e përfolura si konfliktuale mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare, nevojën e rishkrimit të Historisë së Shqipërisë, çfarë ka zbuluar së fundmi në arkivat e Londrës e Vjenës për Shqipërinë, si dhe për përshtypjet e tij personale mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa kohë ju është dashur për përgatitjen e “Fjalorit historik të Shqipërisë” dhe “Fjalorit historik të Kosovës”, duke filluar që me botimin e parë në vitin 2004, deri tek botimi i fundit që u promovua dy ditë më parë në Shqipëri, i cili vjen edhe më i zgjeruar...? Vëllimi i parë ishte më i vështirë, sepse nisa nga fillimi për të mbledhur të dhënat. Për sa i përket botimit të dytë, ishte botuesi ai që kërkonte një aktualitet më shumë, sepse këta janë libra standardë që përdoren në bibliotekat ndërkombëtare, publike dhe universitare, për informacion dhe duke qenë të tilla i duan të aktualizuar deri në momentin e botimit. Kryesisht në botimet e dyta duhej informacion për zhvillimet politike në Shqipëri të 10-vjeçarit të fundit. Quhet Fjalor Historik i Shqipërisë apo i Kosovës, por në fakt është më shumë një enciklopedi e vogël sepse përfshin gjeografinë, ekonominë, problemet e vendit, historinë, figura historike, por dhe figurat e

sotme të kulturës, politikës, jetës publike, arteve etj Ku ndryshojnë botimet e para nga të dytat? Ka më shumë analizë dhe interpretime? Jo, në tërësi ka shumë pak analizë. Kryesisht janë të dhëna dhe fakte mbi Shqipërinë dhe Kosovën. Tek-tuk ka një analizë apo një interpretim për t’i bërë gjërat më të qartë për lexuesit. Fjalori i Kosovës, p.sh. vëllimi i parë u bë kur Kosova nuk ishte njohur si shtet më vete. Kuptohet që u botua pas luftës, por Kosova ende nuk ishte njohur si shtet. Unë doja të prezantoja në këtë fjalor realitetin e Kosovës, sepse shumë libra e lidhnin Kosovën në një mënyrë apo në një tjetër me Serbinë dhe harrojnë se realiteti i Kosovës është se ai është një vend shqipfolës, gjë që iu mohua dhe një jehonë e kësaj është përhapur në shumë botime mbi Kosovën. Unë me këtë enciklopedi doja të prezantoja Kosovën e vërtetë, por pa mohuar se ka edhe një pakice serbe, boshnjake etj. Unë e prezantova si një vend shqipfolës, si një vend që banohet nga shqiptarë. Ka shumë të pavërteta që qarkullojnë në librat e huaj për Shqipërinë dhe Kosovën... Po, sigurisht, shumë. Botimet e Beogradit, p.sh. janë plot me gënjeshtra e mohime të realitetit. Botimet të botës perëndimore janë shtrembëruar më shumë, sesa kanë një mungesë informacioni. Disa janë shkruar nga njerëz që nuk e njohin realitetin. Unë kam shtuar në vëllimin për Kosovën figura historike të Kosovës, politikanët e sotëm, figurat e luftës kulturës, artistë etj. Gjithë ata persona që njihen në Kosovë, por jo jashtë. Në fushën e albanologjisë fillimisht i jeni përkushtuar letërsisë shqipe, pastaj u përqendruat te kultura popullore, artet pamore deri dhe te historia e fotografisë shqiptare. Çfarë ju ka mbetur pa studiuar nga Shqipëria? Kam dhe shumë gjëra për të bërë. Është e vërtetë që në të kaluarën jam marrë shumë me letërsinë shqiptare, me kulturën popullore, me fotografinë gjithashtu, tani merrem më shumë me historinë shqiptare. Ky fjalor është një fillim, por kam ndërmend të botoj, mbase në fund të këtij viti, një fjalor të madh biografik të historisë shqiptare. Është një fjalor me afërsisht 700-750 personazhe historike, ku do të shkruhet biografia e tyre. Është një libër që do të përfshijë edhe më shumë personazhe që nuk njihen as në Shqipëri. Në të do përfshihen jo vetëm shqiptarë, por edhe albanologë

të huaj apo personalitete që janë marrë me Shqipërinë dhe kanë një lidhje me këtë vend. Por siç thashë, do të jenë edhe shumë figura të historisë shqiptare që nuk njihen në Shqipëri, sepse ishin opozitë me regjimin. Si për shembull? Si p.sh. ata që kanë qenë me Ballin Kombëtar. Krerët e Ballit Kombëtar nuk njihen mirë në Shqipëri, po ashtu edhe ata që kanë bashkëpunuar me italianët dhe gjermanët në kohën e Luftës së Dytë Botërore, opozitarët. Unë nuk kam asnjë paragjykim politik, si studiues unë i përfshij të gjithë në këtë fjalor biografik; komunistët, fashistët, ballistët, edhe të mirin, edhe të keqin. Në traditën shqiptare është zakon që figurat “negative” të fshihen. Nëse një figurë është negative nuk flitet për të, ai zhduket. Kjo është gabim. Unë dua të jap një informacion për të gjithë, pa dhënë mendim apo pa analizuar nga ana ime, sepse nuk është me rëndësi mendimi im, është me rëndësi që të jepet informacioni i saktë mbi gjithçka. Aktualisht, rishkrimi i historisë është një nga debatet më të nxehta sot në Shqipëri. Mos ndoshta ky fjalor po i paraprin ambicies suaj për të shkruar historinë e Shqipërisë? Unë nuk pretendoj ta shkruaj tani, mbase më vonë. E kam menduar në fakt për ta shkruar një Histori të Shqipërisë, por është një punë shumë e madhe, nuk e di nëse do arrij ta bëj. Por po filloj me këtë fjalor biografik që është një fillim, pastaj nuk e di mbase më çon në atë drejtim. Por Shqipërisë i nevojitet patjetër rishikimi i historisë. Mua më mërzit një gjë në historiografinë shqiptare: ka shumë shtrembërime. Shtrembërime të cilës natyrë mendoni se ka më së shumti? Kur një figurë shquhet si figurë pozitive, për sa i përket ideologjisë së kohës, atëherë ai cilësohet si i madh, kurse ai që nuk përputhet me ideologjinë e kohës, hiqet dhe nuk flitet për të. Dhe në këtë kontekst ka shumë shtrembërime. Kur gjërat i sheh nga larg, mund të hedhësh një sy më objektiv; kur je në mes të gjërave, je i ndikuar nga shumë faktorë dhe ndikohesh në njëfarë mënyre. Prandaj jeni përqendruar së fundmi më shumë tek historia? Sepse ka shumë për të zbuluar. Më interesojnë dokumente historike, zbulime në arkiva, të gjej fotografi për ngjarje dhe data historike. Po keni filluar ndërkohë kërkimet

nëpër arkiva? Ku jeni përqendruar? Para dy javëve kam qenë në Londër dhe zbulova disa gjëra shumë interesante. Kam gjetur dy fotografi të Edit Durhamit që nuk njihet fare, dhe fotot e saj janë shumë të rralla. Por duhen parë të gjitha, duhet t’i përpunoj që të mund të them konkretisht çfarë kam gjetur. Cilët nga arkivat e huaj kanë më shumë material për Shqipërinë nga ata që ju keni parë? Në Londër ka një arkiv shumë të madh. Diplomatët anglezë kanë mbledhur gjithçka dhe i kanë ruajtur. Ka informacione të bollshme edhe në Vjenë, ku është një arkiv shumë i pasur. Këto të dyja do të thosha që janë arkivat më të mirë. Por edhe në Stamboll arkivat osmane janë shumë të pasura, megjithëse personalisht nuk i kam shfrytëzuar shumë. Arkivat rusë i keni parë? Jo s’i kam parë, por do të kisha shumë kuriozitet. Në fjalorin tuaj kur e keni vënë datën e çlirimit të Shqipërisë, më 28 nëntor, apo më 29 nëntor? Unë nuk flas fare për ditën e çlirimit në këtë fjalor. Unë në këtë datë do të flisja më shumë për ditën e fillimit të diktaturës, sepse ajo që ndodhi nuk ishte çlirim. Mendoj se çlirimi është një fjalë shumë e gabuar. Mërzitem kur njerëzit flasin për çlirimin e Shqipërisë, sepse pikërisht në atë kohë filloi diktatura më e rëndë, filloi tmerri më keq. Madje më keq se në kohën e fashistëve apo në pushtimin gjerman, që nuk e mohoj se ishte shumë keq. Por fillimi i diktaturës komuniste ishte tmerr. Vitet ’46, ’47 dhe ‘48 ishin më të rëndat në historinë shqiptare. Unë nuk mendoj se ky mund të quhet çlirimi. Ku ishte liria?. Sigurisht që unë kam përfshirë datën e shpalljes së Pavarësisë, që është një datë e rëndësishme historike. Data tjetër kur është larguar gjermani i fundit nga Shqipëria nuk ka rëndësi fare. Madje nuk besoj se ka një arsye që të festohet dita e ardhjes në pushtet e komunistëve. Sepse populli shqiptar ishte më keq në ’47-ën se në ’43-in. Në ’43-in ishte keq vërtet, por në ’47-ën ishte tmerr. Në Shqipëri ka një lloj perceptimi për ju si “anti-Kadare”, që në fakt më shumë është evidentuar nga të tretët sesa nga ndonjë konflikt publik mes jush dhe Kadaresë. A mund të na thoni si qëndron e vërteta? Unë jam habitur dhe habitem shumë për


MAPO

17

Libri

E hënë, 6 shkurt 2012 www.mapo.al

Do të botoj, mbase në fund të këtij viti, një fjalor të madh biografik të historisë shqiptare. Është një fjalor me afërsisht 700-750 personazhe historike, ku do të shkruhet biografia e tyre

këtë. Kam përshtypjen se mbase vjen nga Kadareja vetë, nuk e di. Unë nuk kam asgjë me Kadarenë dhe e vlerësoj shumë si shkrimtar. Po të lexoni Historinë e Letërsisë që unë kam shkruar, e them këtë vlerësim që kam për Kadarenë dhe i qëndroj asaj që kam thënë. Madje, unë i kam kushtuar shumë hapësirë në Historinë e Letërsisë, edhe më shumë vlerësime besoj. Por ju e keni etiketuar si “shkrimtar i oborrit”... Unë sërish vetëm kam shkruar atë që thuhej këtu në Tiranë për shkrimtarin Kadare, asaj i jam referuar edhe në libër. Në atë kohë ashtu konsiderohej nga shumë njerëz në Shqipëri. Unë nuk jap gjykime për Kadarenë nëse ishte apo nuk ishte disident. Unë vetëm transmetoj ato që kam mësuar këtu. Unë them se në përgjithësi Kadareja si shkrimtar është për t’u vlerësuar. Pra, s’ka asnjë “konflikt” mes jush dhe Kadaresë? Nga ana ime jo, por duhet të pyesni edhe zotin Kadare nëse ka. Unë di vetëm që kam hartuar një “Antologji e tregimit shqiptar”, ku kisha përfshirë edhe tri tregime të shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ai nuk më dha lejen e botimit. Prandaj tregimet e tij nuk janë përfshirë në atë Antologji. Përse Kadareja nuk pranoi të më jepte lejen e botimit, unë këtë nuk e di. Mbase kanë qenë thjesht çështje teknike apo diçka tjetër. Por për këtë duhet të pyesni Kadarenë. Unë nuk merrem me politikë apo me rolin e tij si figurë publike, ajo është puna e tij, unë e shoh atë vetëm si shkrimtar dhe për këtë e vlerësoj. Çfarë përshtypje keni krijuar për shqiptarët në gjithë këto vite? Përshtypje shumë të ndryshme. Shqiptarët janë njerëz mjaft të vështirë, janë shumë të dashur, të çmendin herë pas here. Në përgjithësi kam shumë përshtypje të ndryshme njëra nga tjetra. Por unë besoj se është vështirë të jetosh në Shqipëri mes shqiptarëve. Për një të huaj e keni fjalën besoj...? Jo kaq për një shqiptar sesa për një të huaj. Duhet të kesh nerva të forta. Jeni një popull impulsiv, me shumë kontradikta, me shumë ekstreme. Them se shqiptarët janë ekstreme, pra dy skajet: në të mirë dhe në të keq. Unë jam munduar ta prezantoj Shqipërinë siç është në realitet, me të mirat dhe të këqijat e saj, pa e zbukuruar si vend i përkryer apo popull shumë i mirë. Unë dua të prezantoj realitetin e shqiptarëve dhe Shqipërisë siç janë, dhe mbase herë pas here kam thënë diçka që nuk u pëlqen njerëzve këtu në Shqipëri, por prapë dua të qëndroj sa më pranë së vërtetës siç e shikoj unë.

Në botimet e dyta duhej informacion për zhvillimet politike në Shqipëri të 10-vjeçarit të fundit

Unë nuk kam asgjë me Kadarenë dhe e vlerësoj shumë si shkrimtar. Po të lexoni Historinë e Letërsisë që unë kam shkruar, e them këtë vlerësim që kam për Kadarenë dhe i qëndroj


MAPO

18

Libri

E hënë, 6 shkurt 2012 www.mapo.al

E njohur më parë kryesisht si shkrimtare e temave të kriminalitetit në jetën norvegjeze, me “Plepat berlinezë” Anne Radge debutoi me sukses me një temë të re, shoqërore dhe psikologjike, ku ndërthuren zakone, prirje, realitete, problematika dhe shqetësime të familjes së sotme norvegjeze në kontekstin e modernitetit

“Plepat berlinezë”, një roman psikologjik nga Norvegjia, botuar nga shtëpia botuese “Dituria”

Metafora e rrëfimit si shpengim dhe pastrim shpirtëror Preç Zogaj

Sëmundja dhe vdekja e Anës provokojnë dhe dirigjojnë një lëvizje dhe një shpalosje shumë të veçantë ndjenjash e mendimesh njerëzore, duke rikrijuar rreth shtratit të gruas magjinë e vjetër dhe të përjetshme të dhimbjes dhe devocionit për të dashurin.

"Ky roman është i thjeshtë në formë, në ligjërim"

P

lepat berlinezë" është një roman i shkrimtares norvegjeze Anne B. Radge, botuar në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”. Një autore relativisht e re, pesëdhjetë e tre vjeçare, ajo shënoi një kulm me botimin e këtij romani, i cili arriti brenda një kohe të shkurtër në 250 mijë kopje të shitura në Norvegji , u përkthye në tetëmbëdhjetë gjuhë të huaja dhe u bë serial televiziv shumë i shikuar, bashkë me dy romane të tjerë, si pjesë e një triologjie. E njohur më parë kryesisht si shkrimtare e temave të kriminalitetit në jetën norvegjeze, me “Plepat berlinezë” Anne Radge debutoi me sukses me një temë të re, shoqërore dhe psikologjike, ku ndërthuren zakone, prirje, realitete, problematika dhe shqetësime të familjes së sotme norvegjeze në kontekstin e modernitetit. Nuk mungojnë e nuk mund të mungojnë në këtë tablo jehonat e një të kaluare, ku është ngjizur intriga dhe ardhmëria e ngjarjeve të romanit. Vetë titulli i librit është një paralelizëm midis plepave që kanë mbjellë gjashtëdhjetë vjet më parë pushtuesit gjermanë në fermën norvegjeze ku zhvillohen ngjarjet e romanit, me të vërtetën e vazhdimësisë dhe trashëgimisë së jetës në familjen Bysenet, që ka në pronësi këtë fermë. Metafora e harlisjes nga rrënjosja merr kuptim në të papriturat që rezervon romani në finalen e vet, në zbulimin e një sekreti të mbajtur fshehtë për më shumë se gjysmë shekulli në lidhje me atësinë e vëllezërve Bysenet. Roman i thjeshtë, pa ndërlikime strukturore, siç është në përgjithësi proza e shkrimtarëve skandinavë, “Plepat belinezë” nuk e paralajmëron lexuesin për fundin e papritur dhe dramatik. Kjo është një mënyrë e fshehjes së intrigës me teknikën e zgjatjes , zvarritjes dhe mbushjes së rrëfimit në hollësira natyraliste. Lexuesi e parandien gati-gati instinktivisht se “do të ndodhë diçka”. Romani rrjedh si një lumë i gjerë, i plotë, por edhe monoton, me alternimin e lexueshëm të linjave apo me përshkrimin skrupuloz, deri në imtësi të skenave dhe episodeve. Por ka gjithnjë diçka që të mban, a thua se autorja, ndërsa nuk nxiton drejt fundit, na kërkon të mos e humbasim rastin për të zbuluar vetë sekretin e “plepave”. Diku është një përshkrim i mrekullueshëm, diku një situatë psikologjike e veçantë, diku tjetër misteri i një vetëvrasjeje, më tej janë enigmat e takimit pas shumë vjetësh të vëllezërve Bysenet në paravdekjen dhe mandej në vdekjen e nënës së tyre, Anës, apo të takimit në të njëjtin rast të vëllait të madh Torit, më vajzën e tij të vetme, Torunin, që është rritur dhe jeton diku tjetër. Nga një pikëpamje “Plepat berlinezë” është “Ra ky mort dhe u pamë” në versionin norvegjez, kur ata që shihen janë vëllezërit e humbur e të hallakatur në një realitet gjithnjë e më shpërbërës për format e vjetra të organizimit apo lidhjeve familjare. Edhe pse është një

realitet i ndërkomunikimit. Është rënia në koma dhe pastaj vdekja e Ana Neshov, që i thërret dhe i bën bashkë tre djemtë e saj, Torin, djalin e madh pesëdhjetë e gjashtë vjeçar, që kujdeset për fermën dhe shërben një biznes të vogël për mbarështrimin e derrave; Erliendin, që punon si zbukurues vitrinash në Kopenhage të Danimarkës; Margidonë, që ka një zyrë të vogël të shërbimeve funerale. Tori, që jeton pranë s’ëmës, e ndien për detyrë të njoftojë dy vëllezërit dhe vajzën e tij të lindur nga një marrëdhënie e shkurtër që ka pasur në rini. Ata vijnë me radhë, mes dilemash ose jo, mu sikur i thërret thirrja e pavdekshme e gjakut, një zë i harruar por i pakundërshtueshëm që është ai i prejardhjes, urdhri i lashtë dhe suprem i detyrimit për të shtrënguar dorën e prindit në çastin e ndarjes përfundimtare. Nuk thuhet, por duket qartë se i thërret edhe nevoja për të përcaktuar marrëdhënien e tyre të re me fermën pas vdekjes së nënës. Sëmundja dhe vdekja e Anës provokojnë dhe dirigjojnë një lëvizje dhe një shpalosje shumë të veçantë ndjenjash e mendimesh njerëzore, duke rikrijuar rreth shtratit të gruas magjinë e vjetër dhe të përjetshme të dhimbjes dhe devocionit për të dashurin. Por kjo është një rrethanë që i jep mundësi shkrimtares të shkojë më larg, të futet me thellë në karakterin e secilit prej vëllezërve në lidhje të ngushtë me mjedisin shoqëror ku jetojnë dhe shprehen, duke ndërtuar e përcjellë me elemente jetësore një tablo shumë interesante të jetës bashkëkohore norvegjeze. Përtej cipës së kësaj tabloje të larmishme pluskon një sëmbim i vazhdueshëm dhe një shkrehje e vazhdueshme në lot e personazheve të

Shtrati i spitalit ku dergjet Ana shndërrohet në një lloj altari ku burrat e rritur bëhen paksa fëmijë, përkulen dhe hapin zemrat, pa e ditur a po i dëgjon apo jo nëna e tyre. Është një e folur me vete para një perëndie të shtrirë e të heshtur. Në këtë pikë “Plepat belinezë” zhvillohet si një metaforë e rrëfimit më të thellë në një botë të denatyruar nga egoizmi dhe vetmia.

librit. Nuk kemi të bëjmë me situata të shpifura dhe të kërkuara lakrimogjene, por me notat e një partiture të pasur në ndjenja, ku e qara buron papritur e vetvetishëm, si një elegji për çfarë kemi humbur dhe si një përjetim emocional vetmitar i paradokseve të realitetit ku jetojmë. Shtrati i spitalit ku dergjet Ana shndërrohet në një lloj altari ku burrat e rritur bëhen paksa fëmijë, përkulen dhe hapin zemrat, pa e ditur a po i dëgjon apo jo nëna e tyre. Është një e folur me vete para një perëndie të shtrirë e të heshtur. Në këtë pikë “Plepat belinezë” zhvillohet si një metaforë e rrëfimit më të thellë në një botë të denatyruar nga egoizmi dhe vetmia. Rrëfimi më i veçantë në romanin tonë është ai i Erliendit, i cili është homoseksual. Jeton i lumtur në Kopenhage me partnerin e vet Krumbin, në një dashuri të denjë për romancat më të bukura të dashurisë. Erliendi gjen një moment kur mbetet vetëm më nënën dhe i tregon asaj si filloi, qëkurse ishte fëmijë në fermë, si vazhdoi më pas dhe çfarë vështirësish e keqkuptimesh i ishte dashur të kalonte për t’i siguruar “qytetarinë” shmangies së tij seksuale, ku duket se Danimarka është një vend më i përshtatshëm se Norvegjia. Rrëfimi i tij kumbon në heshtjen e dhomës së spitalit, por kumbon gjithashtu në gjithë strukturën e romanit, në shtresimet e tij të pasura problemore dhe kuptimore, ku zë një vend, do të thosha qendror në pikëpamje të intrigës së subjektit, homoseksualiteti si dukuri, si dramë, si problem i së drejtës. Vetë romani fillon me vetëvrasjen e një të riu në qytetin Tronddheim. Lexuesi ka përshtypjen se po zhytet në faqet e një romani policor. Pak më vonë e kupton se kjo është një mënyrë për të futur në skenë Margidonë, njërin prej vëllezërve, atë që ka zyrën e shërbimeve funerale. Në këtë mënyrë i fut në skenë personazhet e saj autorja: duke i vendosur në një ngjarje të jetës apo profesionit të tyre. Ka shumë pikëpyetje për vetëvrasjen e të riut në fjalë. Ka edhe një version sikur ka vrarë veten nga braktisja prej një vajze. Janë pikëpyetje që nuk sqarohen. Por kalimthi, gjatë shtjellimit të romanit, mësohet se ka pasur edhe një version tjetër: i riu mund të ketë qenë homoseksual. Nuk e ka braktisur një vajzë, por një djalë tjetër. Ose nuk ka mundur të familjarizohet me shmangien e tij. Janë drama shpirtërore, që harxhohen ose godasin në vetmi, në një kontekst paragjykimesh dhe indiference. Në mbyllje të romanit do të mësojmë se homoseksualiteti është në themel të sekretit të mbajtur fshehtë për gjashtë dekada në familjen Bysenet. Nuk po themi më shumë, për të mos i zbuluar lexuesit çfarë ai ka të drejtë ta zbulojë vetë. Shihet pra se romani i thjeshtë i Anne Ragde fillon e bëhet disi i ndërlikuar. Dhe në fakt ky roman është i thjeshtë në formë, në ligjërim, por, siç e theksuam në fillim, është një përballje letrare e suksesshme me problematika të mprehta dhe të holla të jetës bashkëkohore.


MAPO

19

Libri

E hënë, 6 shkurt 2012 www.mapo.al

Bazat e menaxhimit; edhe një libër për bibliotekën e ekonomisë

S

pecialistët e ekonomisë kanë ngritur shpesh shqetësimin se në Shqipëri iu kushtohet pak ose aspak rëndësi librave të specializuar, duke krijuar kështu mungesa titujsh në një komunitet të gjerë lexuesish të interesuar rreth tij. UET Press është nga të paktat shtëpi botuese që ka një kolanë të pasur me libra nga fusha e ekonomisë. Ju sjellim një përshkrim të përgjithshëm të më të riut, botuar nga UET Press; “Baza e menaxhimit-koncepte dhe aplikime themelore”, një libër që u vjen në ndihmë studentëve dhe të gjithë të interesuarve të kuptojnë konceptet themelore në menaxhim, dhe si të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në këtë fushë. Librat e specializuar bëhen shpesh pre e bindjeve të forta, megjithëse jo fort me baza se nuk kanë një segment të ngushtë e të kufizuar në tregun e lexuesve. Nisur nga kjo, shtëpitë botuese ndruhen të shtojnë mes titujve të rinj libra të specializuar, e veçanërisht ata ekonomikë. Mungesa e tyre u vu re edhe në Panairin e fundit të Librit. Shqetësimin rreth këtij fenomeni, ekonomisti i njohur e njëkohësisht drejtor i Shkollës Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës , Prof.dr. Adrian Civici e artikuloi duke u bërë thirrje shtëpive botuese të jenë më të vëmendshme ndaj librit ekonomik. Sipas tij, librat ekonomikë kanë treg shumë të gjerë, e ndërsa numri i librave është i kufizuar, numri i lexuesve është realisht i madh. Shtëpia botuese UET Press, duke pasur në qendër librat

universitarë i kushton rëndësi të madhe përkthimit dhe botimit të librave dhe autorëve më të mirë nga fusha e ekonomisë, shkencave sociale, drejtësisë, shkencave politike etj. “Bazat e Menaxhimit, koncepte dhe aplikime themelore” është një prej titujve që i është bashkuar së fundmi kolanës së pasur me libra ekonomikë të UET Press, i shkruar nga tre profesorë amerikanë, të njohur në fushën e menaxhimit dhe biznesit, Stephen P.Robins, David A.DeCenzo dhe Henry Moon dhe i sjellë në shqip nga përkthyesja Rezarta Perri, ky libër mbulon konceptet themelore të menaxhimit dhe ofron informacionin e duhur për të kuptuar çështje kyçe. Libri inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës sesi janë parashtruar konceptet kyçe. Ai gjithashtu sjell një fokus praktik,duke përfshirë studimet më të reja kërkimore në këtë fushë, të gjitha brenda një formati që mund të ezaurohet brenda një kursi të plotë. Sipas autorëve, menaxhimi nuk duhet studiuar vetëm nga perspektiva e menaxherëve kryesorë dhe kompanive miliona dollarëshe apo korporatave amerikane. Puna në menaxhim përfshin këdo; që nga supervizorët më të thjeshtë deri tek drejtuesit më të lartë. Ky botim zhvillon një bazë të fortë menaxhimi për ta aftësuar studentin për drejt edukimit të tyre menaxherial. Secili kapitull paraqitet me shembuj të pasur të situatave aktuale menaxheriale. Këta shembuj të jetës së përditshme ndihmojnë

ta vënë në jetë atë çka studentët kanë mësuar dhe sesi ta vënë në praktikë sot. Kombinimi i këtyre shembujve shpërndahet mes kapitujve dhe prezanton një rrugë të lehtë për të kuptuar menaxhimin. Ndarja e kapitujve dhe pyetjet në fund të secilit kapitull ndihmojnë studentët të organizojnë informacionin e rëndësishëm në mendje. “Bazat e menaxhimit” u siguron studentëve një tablo të fortë teorike dhe funksionale dhe ndihmon në kuptimin e çështjeve më kryesore të katër funksioneve tradicionale të menaxhimit: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli. “ Duke qenë pedagog, dhe me studentët e mi, për t’u sugjeruar libra ekonomikë ose financiarë, të them të drejtën sasia e tyre është shumë e vogël në krahasim me raportin tjetër të librave. Natyrisht nuk mund të jenë të barabartë me librat e tjerë historikë apo artistikë, por mendoj se në Shqipëri duhet bërë shumë më tepër për librin ekonomik, sepse ka një masë shumë të madhe lexuesish të interesuar”, - kështu do të shprehej gjatë javës së Panairit të Librit, Prof.dr. Adrian Civici. E me gjithë problemet që has libri ekonomik në tregun shqiptar të botimeve, UET Press do të vijojë pandërprerë të sjellë titujt më të rinj e më në zë të autorëve bashkëkohorë nga fusha e ekonomisë, të cilët u vijnë në ndihmë jo vetëm studentëve që kanë zgjedhur të diplomohen në degët e ekonomisë, por edhe të gjithë të interesuarve të tjerë në këtë fushë.

BAZAT E MENAXHIMIT - Koncepte dhe aplikime themelore “Me një stil interesant të shkruari, libri trajton konceptet themelore në menaxhim dhe përshkruan evoluimin e mendimit menaxherial, përdorimin e teknikave sasiore si mjete ndihmëse në vendimmarrje. Ai jep udhëzime se si studentët të ndërtojnë karrierën e tyre në menaxhim”.

Jo vetëm për poezitë e poeteshës Irena Gjoni, të përmbledhura nën titullin e përbashkët Maja malesh e magmë jonike, por një analizë e poezisë shqipe në tërësi

Prirjet në poezinë e ardhshme shqipe Rexhep Qosja

P

oezitë e poeteshës Irena Gjoni, të përmbledhura nën titullin e përbashkët Maja malesh e magmë jonike, që të krijon përshtypjen e një titulli programatik të tyre, më nxitën t’i bëj vetes këto pyetje: Si duket poezia shqipe sot? Çka e karakterizon? Çfarë përmbajtjesh, çfarë idesh, çfarë pamjesh përmban për jetën dhe botën, për vendin e vet dhe për veten? Çfarë prirjesh poetike janë mbizotëruese në të? Dhe, në fund, si do të duket kjo poezi pas një kohe, të themi, pas njëzet a tridhjetë vjetësh? Nuk ka dyshim se poezia shqipe, natyrisht e shikuar si poezi e shkruar jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, edhe në Mal të Zi, edhe në Luginë të Preshevës, edhe në Greqi, edhe kudo janë e shkruajnë shqiptarët sot, domethënë e shikuar si një tërësi poetike kombëtare, sot është më e shumëllojshme se kurrë më parë në historinë e saj. Poetët shqiptarë, ata që kanë filluar të shkruajnë shpejt pas rënies së komunizmit dhe ata më të rinjtë, që kanë filluar të shkruajnë në këto vitet e fundit, vazhdojnë të kërkojnë ide të reja, pamje të reja, shprehje të reja, figurshmëri të re, vazhdojnë të hulumtojnë mundësitë e krijimit sipas poetikave moderne e postmoderne. Do të mund të thuhej: poezinë shqipe sot e karakterizon kërkimi i një identiteti pak a shumë të ri të saj. Kjo gjendje e poezisë shqipe, e karakterizuar prej kërkimesh të një identiteti pak a shumë të ri të saj, i vështirëson përgjigjet sidomos në disa nga pyetjet e sipërthëna. Në qoftë se nuk mund të thuhet me ndonjë siguri si më të plotë se çfarë prirjesh do të mbizotërojnë në poezinë shqipe në njëzet a tridhjetë vitet e ardhshme, atëherë do të mund të thuhet se çka do të mungojë, në të vërtetë çka do të rrëgjohet dukshëm në të. E besoj, natyrisht, pa ndonjë siguri të plotë se nuk do të jem fare i përgënjeshtruar me asnjë poezi, me asnjë përmbledhje poezish a nga asnjë krijues poezie, se do të mungojë kryesisht ose do të pakësohet shumë poezia për totalitarizmin e diktaturën komuniste dhe për despotizmin mbretëror para komunizmit. Gjatë këtyre njëzet vjetëve pas rënies së komunizmit poetët shqiptarë kanë shkruar mjaft poezi për totalitarizmin dhe për diktaturën, por disa prej kritikëve në Kosovë dhe në Shqipëri nuk ngurrojnë të theksojnë: kanë shkruar shumë më pak vjersha kundër seç kanë shkruar paraardhësit e tyre apo, madje, edhe disa prej atyre poetëve që vazhdojnë të shkruajnë edhe tani, për diktaturën, ideologjinë e saj, politikën e saj dhe figurat e saj historike. Kjo poezi e ideologjizuar dhe e

politizuar deri në fund për botën e djeshme shqiptare është e shpoetizuar sot plotësisht. Poezia shqipe, për të qenë çka poezia është gjithnjë e gjithkund – pamje dhe përjetim vetjak i botës, që njëkohësisht synon të bëhet pamje dhe përjetim i përgjithshëm, simbolik, ngadalë, por në fund pashmangshëm do të lirohet prej ligjërimit ideologjik dhe politik në vargje. Në këtë të ardhme jo aq të largët, që e shënova si e ardhme pas njëzet a tridhjetë vjetësh, mund të shpresohet se në poezinë shqipe, për të qenë çka poezia edhe është a duhet të jetë, do të pakësohet dukshëm, në qoftë se jo edhe të mos shkruhet më, edhe poezia publicistike patriotike. Kur them poezia publicistike patriotike, nuk mendoj për poezinë e vërtetë atdhetare, që gjithmonë dhe gjithkund është shkruar dhe, mund të besohet, gjithmonë e gjithkund do të shkruhet edhe më tej, natyrisht, në qoftë se procesi historik i globalizmit, i cili ka të mirat e tij të pakta, por edhe të këqijat e tij të shumta, nuk i zhduk kombet e vogla, kurse poezinë atdhetare nuk e bën vajtim për to! Do të krijohet bindja se për shumë çështje, që sot trajtohen në vargje me gjuhë të ideologjizuar e të politizuar, është shumë më mirë, shumë më lehtë dhe shumë më pranueshëm prej lexuesve të shkruhen artikuj në gazeta a të bëhen biseda në gazeta, në radio e në televizione sesa të harxhohen vargje - rima, epitete, krahasime, metafora, simbole. Do të bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë se tradita teorike europiane për poezinë ka përcaktuar se për çka duhet të përdoren vargu e gjuha e figurshme, kurse për çka artikulli dhe gjuha e drejtpërdrejtë, konceptuale. Mund të besohet se në këtë të ardhme, jo aq të largët, që e shënova si e ardhme pas njëzet a tridhjetë vjetësh, në poezinë shqipe do të shkruhet dukshëm më pak se sot edhe poezia didaktike, përplot emërvendesh dhe emërnjerëzish, prej së cilës, siç kemi mundur të bindemi deri tani, edhe gjeografia, edhe historia, në mënyrë të veçantë historia, shpesh mësohen gabimisht: në mënyrë të glorifikuar e të folklorizuar. Do të shkruhen poezi që u kushtohen edhe vendlindjeve e emërvendeve të ndryshme, edhe poezi që u kushtohen njerëzve të dashur, por ato do të jenë poezi, thjesht poezi, por jo gjeografi, por jo histori, por jo publicistikë në vargje, por jo pedagogji në vargje - por jo folklor i vargëzuar. Poezia dhe publicistika, poezia dhe didaktika, poezia dhe gjeografia si shkencë, poezia dhe historiografia gjithnjë e më rrallë do të takohen në poezinë e ardhme shqipe. Derisa do të ketë atdhe e komb, derisa ky atdhe do të jetë i munguar a i pushtuar, i shfrytëzuar, i cenuar a i fyer, do të ketë edhe poezi atdhetare, por kjo do të jetë poezi moderne atdhetare

Titulli: Maja malesh e Magmë Jonike Autori: Irena Gjoni Gjinia: Poezi Shtëpia botuese: Skanderbeg Books e jo publicistikë në vargje. Poezia shqipe gjithnjë e më dukshëm do të bëhet poezi për kuptimin e saj - jetën dhe për mjetin e saj e mendimin e saj gjuhën shqipe. Pse do të ndodhë kjo? Do të ndodhë kjo, përpos të tjerash, sepse ideali i lirisë dhe i pavarësisë, të cilit tani e rreth 150 vjet i është kushtuar pjesa më e madhe e poezisë shqipe, pjesërisht është realizuar. Për përbërësit e tjerë të këtij ideali kryesor - të lirisë e të pavarësisë do të bëhen beteja me partitë politike, të cilat dikur nuk i kishim dhe me gazetarinë e publicistikën, që dikur mund të shkruheshin, por nuk kishin mjaft hapësirë të bëheshin me kohë botore. Për liritë që do të na cenohen prej të tjerëve apo prej vetvetes, prej miqve të jashtëm dhe prej sundimtarëve të brendshëm do të mësohemi të bëjmë beteja politike, me gjuhë politike, me publicistikë politike, me sjellje, me veprime dhe me mjete politike e jo me vargje si deri tani. Do të ndodhë kësh-

tu, ndoshta, edhe sepse në Europën e Bashkuar do të hyjmë jo vetëm me gjeografi, por edhe me krijimtari mendore, artistike e shkencore, që do të jetë europiane edhe me mënyrën e krijimit të ri, edhe me vlera të reja. Të gjitha këto mendime, që besoj se do të jenë të pranuara prej një numri të lexuesve, por të papranuara prej një numri tjetër të lexuesve, ndoshta prej një numri më të madh të lexuesve se i atyre që i pranojnë, më nxiti t’i them në këtë parathënie përmbledhja e poezive të Irena Gjonit, Maja malesh e magmë jonike. Në tetëdhjetë faqet, në të vërtetë në 58 poezitë e kësaj përmbledhjeje, nuk hasa në asnjë poezi për totalitarizmin komunist, në asnjë poezi për despotizmin mbretëror, në asnjë poezi për pushtetin e sotëm autoritar, në asnjë poezi publicistike, në asnjë poezi didaktike, në asnjë poezi patriotike. Në të vërtetë, gjeta në këtë përmbledhje vetëm një poezi me titullin, që të bënte përshtypjen e titullit të një poezie patriotike, Çast profetik i vendit tim, por ajo nuk ishte poezi patriotike në kuptimin që ky togfjalësh ka në poezinë tonë të djeshme e të sotme. Megjithatë, e gjithë përmbledhja Maja malesh e magmë jonike mund të quhet përmbledhje atdhetare, por atdhetare në një kuptim më thelbësor, më të figurshëm, më simbolik, më të përgjithshëm, më të gjithëkohshëm. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim do të shkruhet poezia shqipe në të ardhmen. Të gjitha këto mendime më nxiti t’i them kjo përmbledhje, e cila nuk mund të quhet përmbledhje në kuptimin që të shpeshtën e herëve vazhdojnë të kenë përmbledhjet e vjershave në poezinë tonë. Maja malesh e magmë jonike nuk është përmbledhje, në të cilën janë përmbledhur poezi të ndryshme, që përfaqësojnë koncepte të ndryshme; jo, ajo në të vërtetë është më pak përmbledhje poezish a më shumë tërësi konceptuale dhe programore vjershash. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim, do të shkruhet poezia e ardhshme shqipe. Të gjitha këto mendime më nxiti t’i them kjo përmbledhje e Irena Gjonit, edhe për një arsye: edhe për arsye se në të mbizotëron një ligjërim origjinal, një figurshmëri e re, një ndjeshmëri e re, e shtrirë në trekëndëshin miti - natyra - përditësia. Nuk them se kjo do të jetë prirje mbizotëruese në poezinë e ardhshme shqipe, por them se edhe me këtë prirje, edhe me këtë drejtim do të shkruhet poezia e ardhshme shqipe. Poeteshës Irena Gjoni, për të gjitha këto arsye, i uroj ta hulumtojë më tutje e ta çojë më tej prirjen e poezisë së saj të treguar në librin Maja malesh e magmë jonike.


20

MAPO

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

sport

Boks

Dëmton keqazi trurin, vdes boksieri Makuinto Boksieri filipinas Karlo Makuinto ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të rënda në tru, të pësuara gjatë një ndeshjeje. Boksieri i kategorisë pupël, ka rënë në tokë në fund të meçit të tij të nëntë profesionist, i cili kishte përfunduar barazim (të gjithë të kaluarit i kishte

fituar, 6 prej tyre me KO). Kundërshtari i tij, bashkëkombësi Mark Josef Kosta, e kishte përplasur dy herë për tapet. Në fund të meçit, Makuinto kishte përfunduar në gjendje koma. Shkaku i vdekjes ka të bëjë me dëmtimet që pësoi në tru.

Frenohen Juve e Milan, Roma poker Interit

34

Janë luajtur dje ndeshjet e vlefshme për javën e 22-të të Serie A, kur vetëm ÇezenaKatania është shtyrë. Kryesuesit ndalen në barazime pa gola me Sienën dhe Napolin, ndërsa verdhekuqtë e kthejnë në goleadë përballjen me Interin Jeton Selimi

Ka qenë një javë e gjitha për t’u shijuar kjo e fundit në kampionatin italian, pasi të gjitha sfidat janë zhvilluar në një orar dhe skuadrat, përveçse kanë luajtur ndeshjet e tyre, e kanë pasur mendjen edhe te rivalët direktë. Juventus dhe Milani i mbyllën takimet e së dielës me barazime, ndërsa mbetet i pandryshuar klasifikimi për kreun në Serinë A. Juventusi nuk ka mundur t’i dhurojë fitoren tifozerisë në shtëpinë e tij, pasi u ndal 0-0 në përballjen me Sienan. Bardhezinjtë e kanë kontrolluar të gjithë sfidën në “Juventus Stadium” dhe i janë afruar disa herë barazimit, por ka qenë portieri mik, Pegolo, ai që u ka thënë “jo” disa herë vendësve. Barazim pa gola edhe në takimin tjetër mes Milanit dhe Napolit, ku ekipi i Alegrit krahas rezultatit jo favorizues në luftën për titullin mori edhe një tjetër shuplakë. Ibrahimoviç u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi mbrojtësin e Napolit, Aronika dhe për këtë gjest nervozizmi rrezikon deri në 3 ndeshje pezullim, që do të thotë se mund të mungojë në ndeshjen me Juventusin, e parashikuar të luhet më 25 Shkurt. Sidoqoftë, kuqezinjtë kanë edhe apelin në dorë, për të ulur qoftë edhe me një javë ndëshkimin. Sa i përket 90 minutave, duhet thënë se Napoli ka qenë me fat që mori një pikë, pasi kuqezinjtë i janë afru-

Seria A Renditja

Skuadra 1. Juventus 2. Milan 3. Udineze 4. Lacio 5. Inter 6. Roma 7. Napoli 8. Palermo 9. Xhenoa 10. Fiorentina 11. Kajliari 12. Parma 13. Kievo 14. Atalanta 15. Katania 16. Bolonja 17. Siena 18. Leçe 19. Çezena 20. Novara

ar disa herë golit dhe kanë shpërdoruar raste të pabesueshme me anë të brazilianit Robinjo. Spektakolar takimi tjetër në “Olimpico”, ku Roma shkatërroi 4-0 Interin, me gola të Zhuan, Krkic, si dhe dopietë të Borinit. Ishte një ndeshje delikate me dy skuadra që kërkonin ringritjet, por loja e bukur e verdhekuqve e ka vënë në vështirësi skuadrën e Ranierit, që ka shfaqur shumë prob-

Odise Roshi shënon golin e parë dhe i jep fitoren skuadrës së Këlnit

Odise Roshi

F B H P 45 0 9 12 44 4 5 13 41 5 5 12 39 5 6 11 36 8 3 11 34 7 4 10 31 10 5 7 31 9 4 9 30 9 3 9 28 7 7 7 27 7 9 6 27 8 6 7 27 9 6 7 23 6 8 7 23 6 8 5 22 9 7 5 20 9 8 4 13 17 5 4 13 16 4 4 13 13 7 2

Lojtarët e Romës festojnë fitoren ndaj Interit

Mesfushori

Më në fund ka ardhur edhe goli i parë për mesfushorin e skuadrës sonë kombëtare dhe të Këlnit. Odise Roshi ka rezultuar të jetë zëvendësimi me fat për trajnerin e Këlnit. Fieraku, që u transferua në Gjermani verën e shkuar nga Flamurtari, ende nuk është betonuar në formacionin e parë, por gjithsesi e detyron teknikun që ta aktivizojë thuajse gjithnjë si zëvendësues. Dhe dje gjithçka ka shkuar mirë për Roshin. Mesfushori u hodh në fushën e lojës në minutën e

N 21 22 22 22 22 21 22 22 21 21 22 21 22 21 19 21 21 22 21 22

70-të dhe ende pa u mbushur 120 sekonda nga aktivizimi i tij, ka shënuar golin e tij të parë në Bundesliga dhe atë të fitores për Këlnin në fushën e vështirë të Kaizerslauternit. Gjithçka ka ardhur nga zhvillimet e një goditje këndi të ekzekutuar nga Kristian Klemens. Roshi lëviz mirë në qendër të zonës, çmarkohet dhe me kokë mposht portierin kundërshtar. Tani të shpresojmë që minutat e lojës për mesfushorin kuqezi të jenë më të shumta.

leme në repartin e mbrojtjes. Braziliani do të ndëshkonte me kokë pas goditjes nga këndi, ndërsa i riu Borini do të depërtonte dy herë në zonë duke shënuar dy gola shumë të bukur. Në fund, ka lavdi edhe për Bojan Krkiç, që vulos pokerin roman ndaj Interit të Klaudio Ranierit. Në ndeshjet e tjera të javës 22 në Serinë A, Kievo u mund 1-2 nga Parma, Fiorentina fitoi 3-2 ndaj Udineses, Pal-

Serie A – Java XXII Dje Çezena – Katania Sot Xhenoa – Lacio Kievo – Parma Juventus – Siena Fiorentina – Udineze Milan – Napoli Novara – Kajliari Roma – Inter Leçe – Bolonja Palermo – Atalanta

U shty 3-2 1-2 0-0 3-2 0-0 0-0 4-0 0-0 2-1

ermo triumfoi 2-1 me Atalantan, ndërsa përfunduan me barazime pa gola Leçe-Bologna dhe Novara-Kagliari. Spektakolare edhe ndeshja në Gjenovë, ku Xhenoa ka mundur Lacios 3-2, por rrezikoi shumë, pasi lacialët u kthyen në lojë pavarësisht disavantazhit të 3 golave. Në krye të renditjes mbetet Juventus me 45 pikë, i ndjekur nga Milani 44, Udinese 41, Lazio 39, Interi 36 dhe Roma 34 pikë.

Çelsi jep iluzionin e fitores, Junajtid rikuperon 3 gola! Kryendeshja e javës së 23-të në Angli ka qenë një spektakël i vërtetë. Blutë shkojnë në avantazh 3-0, për t’u barazuar më pas nga skuadra e Sër Aleks Ferguson Ka qenë një ndeshje e çmendur ajo e zhvilluar dje në “Syamford Bridge”, ku skuadra e Çelsit priste Mançester Junajtidin. Sfida ka dhuruar emocione të shumta dhe shumë gola, plot 6, të shënuar në mënyrë të barabartë nga dy skuadrat që barazuan 3-3. E çfarë nisjeje do të bënte Çelsi! Skuadra e portugezit Andre Vilash Boash do të kalojë e para në avantazh në minutën e 36-të. Daniel Starrixh do të depërtojë bukur në zonën e rreptësisë dhe do të kërkojë qendrën e zonës për ndonjë lojtar blu, por golin e shënon Evans pas një

devijimi të pafat. Me këtë rezultat do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën do të nisë edhe batareja e golave. Huan Mata do të shënojë mjaft bukur me të majtën e tij, kur harkimi i ardhur nga këmbët e Fernando Torres. 2-0 në minutën e 46-të dhe Çelsi shtyn përpara, ndonëse Mançesteri kërkon të rikuperojë. Por David Luiz duket se e hodhi përtokë Mançesterin pas golit të tij të tretë të shënuar me kokë në minutën e 51-të. Sidoqoftë, “Djajtë” nuk vdesin kollaj. Gjyqtari Ueb do të arkodojë një penallti për Junajtid dhe Runi do të ekzekutojë saktë në të 57-ën. Situata do të përsëritet 11 minuta më pas, kur Uejn Runi do të vihet edhe njëherë përpara portierit Çeh duke e mposhtur për të dytën herë nga pika e bardhë. Kur duheshin edhe 6 minuta nga fundi i ndeshjes, Hernandez do të barazonte shifrat pas topit të harkuar nga Rajan Gigs. Meksikani kërcen me kokë dhe vulos shifrat 3-3.

Çelsi-Mançester 3-3

Premier League Java - XXIII Dje Arsenal – Blekbërn Uigan – Everton Noruiç – Bolton QPR – Ulves Stoke – Sandërlend Uest Bromuiç – Suonsi Man Siti – Fulham Sot Njukastëll – Aston Vila Çelsi – Man Junajtid Të hënën Liverpul – Totenham

7-1 1-1 2-0 1-2 0-1 0-1 3-0 2-1 3-3 21:00


sport

e hënë, 06 SHKURT 2012 www.mapo.al

Spine La Liga Të shtunën Levante – Satander Majorka – Betis Bilbao – Espanjol Getafe – Real Madrid Barcelona – Sociedad Dje Gijon – Osasuna Sevilja – Vilareal Zaragoza – Valekano Atletiko – Valencia Sot Granda – Malaga

1-1 1-0 3-3 0-1 2-1 1-1 1-2 1-2 X-X 21:00

MAPO

21

Butragenjo: Murinjo nuk lëviz nga Reali Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragenjo ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të Zhoze Murinjos gjatë verës nga klubi spanjoll. 48-vjeçari thuhet se mund të rikthehet në Premierligë, në fund të sezonit, pas mosmarrëveshjeve

me lojtarët e tij dhe humbjeve të vazhdueshme nga rivali Barcelona. “Ne nuk jemi të brengosur me atë që thuhet. Jemi mjaft të lumtur me të dhe besoj se ai do të mbetet në klub. Çdo javë hapet një temë dhe si gjithmonë, ato nuk çojnë peshë për ne”, deklaroi Butragenjo.

Pero Pejiç kthen Flamurtarin në kuotën e 0 pikëve Ndeshja më e fortë e kësaj dite në Kupën e Shqipërisë ka qenë padyshim ajo e Vlorës, ku kuqezinjtë prisnin Vllazninë. Dy gola të kroatit u kanë dhënë fitoren të zotëve të shtëpisë. Në ndeshjen tjetër, një barazim pa gola mes Kamzës dhe Bylisit Flamurtari ka arritur të dalë në “sipërfaqe”, duke kompensuar shpejt tri pikët e hequra nga Disiplina në klasifikimin e raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, pas problematikës që e shoqëroi ndeshjen e parë të tij në këtë grup, luajtur në Pogradec me Skënderbeun. Kësisoj, kuqezinjtë e Vlorës e nisin gjithçka nga zero për t’u kualifikuar më tej në këtë kompeticion. Një provë force për të treguar se kush është më lart, mes vlonjatëve dhe shkodranëve, ishte përballja direkte e së dielës, ku Flamurtari ka zgjidhur gjithçka në 45 minuta, kur shënoi edhe dy gola. Njeriu i kësaj fitoreje për vlonjatët ka qenë gjiganti kroat i sulmit kuqezi, Pero Pejiç, i ardhur në radhët e skuadrës së Shkëlqim Muçës në merkaton e janarit. Fillimisht Pejiç ka kthyer në gol një penallti të fituar nga mesfushori Progni, i penguar në mënyrë të parregullt në zonën kuqeblu nga mbrojtësi shkodran Gocaj, pikërisht në minutën e 18të të lojës, për të “vulosur” dopietën e tij në këtë ndeshje në minutën e 38-të. Me fitoren 2-0 të kuqezinjve të Vlorës është mbyllur pjesa e parë, ndërsa e dyta ka nisur me dy zëvendësime për kuqeblutë. Trajneri Vata mundohet të rifreskojë diçka në repartin e sulmit, në tentativë për të revizonuar sadopak disfatën e pjesës së parë, teksa hedh në lojë në minutën e 46-të të rinjtë Gjini dhe Karakaci. Në kahun tjetër, Muça pret edhe pak për të ndërhyrë në formacionin e vet titullar, që është i njëjti

GRUPI A Tirana – Kastrioti 2-0 Shënues: G.Lika 74’, Aziri 90’ Kamza – Bylis 0-0 Renditja Skuadra N P TIRANA 2 4 KAMZA 2 2 BYLIS 2 2 KASTRIOTI 2 1 GRUPI B Laçi – Skënderbeu 1-2 Shënues: Sefgjini 33’ / Xhafaj 79’, Shkëmbi 81’ (11-m) Flamurtari – Vllaznia 2-0 Shënues: Pejiç 18’ (11-m), 38’ Renditja Skuadra SKENDERBEU VLLAZNIA LAÇI FLAMURTARI

N P 2 6 2 3 2 0 2 0

me atë që startoi edhe sfidën paraardhëse në Pogradec, ndaj Skënderbeut. Trajneri Shkëlqim Muça vendos ta nxjerrë nga loja sulmuesin e vet të spikatur, Pero Pejiç, sepse ka një shqetësim të vogël, kështu që nuk preferon të rrezikojë me të, aq më tepër që rezultatin e ka në kontroll. Në vend të sulmuesit kroat fut një mesfushor shkatërrues, të riun Çela, duke i bërë “mur” Vllaznisë larg portës dhe kështu, praktikisht e mban në qetësi prapavijën e skuadrës së tij. Në anën tjetër, Vata bën të gjitha lëvizjet dhe zëvendësimet e mundshme, por nuk merr përgjigjen e kërkuar nga të tijtë në fushën e lojës. Të ardhurit në merkaton e janarit janë në hije, nuk tregojnë asgjë të veçantë, ndërsa të rinjtë nuk kanë të tilla këllqe, sa për të përmbysur atë avantazh të pjesës së parë të kuqezinjve, arritur falë dy golave të Pero Pejiçit. Kamza priste Bylisin në fushën e saj dhe shpresonte të merrte fitoren e parë në Grupin A,por në fund gjithçka u mbyll në barazim 0-0. Me këtë rezultat 0-0 të dy ekipet i patën përfunduar edhe ndeshjet e para të grupit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Kamza ,si pritëse, u mundua shumë që të merrte trepikëshin e shumëdëshiruar, por pa mundur të finalizojë. Kamzalinjëve

Ekipi i Flamurtarit duke festuar shënimin e golit

nuk u munguan rastet për shënim, por edhe kësaj radhe te blutë ka dalë në pah mefshtësia në finalizimin e aksioneve. Nga mënyra se si u luajt takimi, ballshjotët kishin ardhur me synimin që të mos humbisnin, pasi u mbrojtën me forca të shumta. Padyshim, në përfundim kanë qenë ballshjotët ata që i janë gëzuar më shumë barazimit 0-0. Pas kësaj ndeshje Kamza dhe Bylis ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 2, dhe mbeten në ndjekje të Tiranës, që është e para me 4 pikë.

Karlos Tevez viziton “Bomboneran”, pranë akordit me Boka Juniors? Sulmuesi Argjentinas, Karlos Tevez ka bërë daljen e parë publike pas dështimit në merkato dhe në objektivin e tij personal për të gjetur një skuadër të re. Futbollisti, i cili nuk luan prej shumë muajsh si pasojë e problemeve me klubin anglez të Manccester Sitin ka vizituar stadiumin legjendar “Bombonera” dhe selinë e klubit të Boka Juniors në prag të ndeshjes së lamtumirës për ish-shokun e tij të skuadrës Martin Palermo. Tevez nuk ka pranuar të luajë, por sërish ka grumbulluar rreth tij vëmendjen e të gjithë mediave argjentinase. Sulmuesi ishte një nga emrat më të përfolur të

Karlos Tevez

merkatos, por nuk arriti të siguronte një skuadër të re megjithëse ishte shumë pranë kalimit te Milani. Klubi kuqezi u tërhoq në momentin e fundit, ndërsa më pas ishte vetë Tevez ai që i tha jo një oferte “faraonike” nga francezet e Paris SG. Ndërkohë takimi me drejtuesit e Boka Juniors kanë shtuar zërat që ai do të vijojë karrierën në kampionatin argjentinas, por nga Europa vijnë lajme të tjera. Karlos Tevez nuk ka preferuar t’i përgjigjet ftesës për paqe të trajnerit Roberto Mançini, ndërsa pritet që ai të jetë sërish protagonist në merkaton e verës të futbollit botëror.

Merkato Braziliani Ganso do të qëndrojë te Santosi Pasi kaloi një pjesë të mirë të verës së kaluar në faqet e para të gazetave për shkak të merkatos, në janar Ganso mbeti disi në hije në Itali, por jo në Brazil pasi e ardhmja e tij përbën një enigmë në këtë vend. Fantazisti brazilian, i cili u kërkua edhe nga Milani deklaroi se ka një kontratë me Santosin deri në vitin 2015, por nëse largohet nga klubi përpara kësaj date do të jetë në duart e zotit. Lojtari u shpreh se është shumë i kënaqur në skuadrën aktuale dhe dëshiron të qëndrojë në këtë ekip. Sipas tij, nëse do të kishte dashur të ndryshojë destinacion do ta kishte bërë pasi ofertat nga Porto, Korinthians dhe shumë klube të tjera nuk kanë munguar.

Ronaldo ndjen nostalgji për Mançester Junajtid Real Madridi po ecën me hapa të frikshëm në La Liga, me 48 pikë të fituara nga 51 pikë të mundshme në 17 ndeshjet e fundit, por në Angli raportojnë se Kristiano Ronaldo mund të rikthehet në verë. Sipas express.co.uk, portugezi ka prishur raportet me Zhoze Murinjon ndërsa ka shprehur dëshirën për të riveshur

fanellën e “djajve të kuq”. Ronaldo, raporton kjo faqe lajmesh, i ka pohuar miqve të tij se ka nostalgji për “Old Traford” dhe trajnerin Ferguson që do ta priste krahëhapur benjaminin e tij portugez.

Ibra kërkon rinovim me rritje page, ose Realin! Zlatan Ibrahimoviç ashtu si te Interi, nis lojën e “tekave” që synon rinovimin e kontratës, sigurisht me përmirësim ekonomik të saj. Të paktën ky mund të jetë synimi i agjentit të famshëm të tij, Mino Raiola që ka filluar deklaratat e zakonshme që vënë në diskutim të ardhmen e sulmuesit: “Çdo ditë marr oferta për Ibrën dhe nuk mund të jap siguri për qëndrimin e tij te Milani. Real Madridi do të ishte një sfidë shumë interesante për sulmuesin...”. Fjalë që kujtojnë historinë e suedezit te Interi kur 1 vit para se të largohej nga zikaltrit, mori rritjen e pagës, që e bënte më të paguarin në botë atë sezon. Duket se fjalët e Raiolës kanë vënë ne lëvizje drejtuesit e klubit, që siç raporton, po bëjnë gati rinovimin me 2 vjet të kontratës së sulmuesit (aktualja i skadon në 2014) dhe përmirësim të pagës, nga 12 mln euro neto në sezon në 13 milionë.


22

MAPO

E hënë, 6 shkurt 2012 www.mapo.al

Enët e kuqe zvogëlojnë konsumimin për 40 për qind Dëshironi të dobësoheni apo të hani më pak gjëra që i keni në tavolinë, përdorni enë të kuqe, këshillon ekipi i akademikëve gjermanë dhe zviceranë. Sipas hulumtimit më të ri, njerëzit hanë 40 për qind më pak nga ena e kuqe, dhe e njëjta gjë është edhe me filxhanët e kuq. Shpjegimi është në vetë ngjyrën e kuqe, e cila gjithmonë lidhet me rrezikun dhe ndalimin, prandaj njeriu me siguri në mënyrë evolucionare reagon në të. Ky zbulim mund të përdoret për ushqimin e pashëndetshëm, këshillojnë hulumtuesit, kështu që qeveritë çdo gjë që është e pashëndetshme do të mund ta paketonin në ambalazh me ngjyrë të kuqe. Po ashtu, mirë do të ishte që edhe nëpër bare të ketë sa më shumë ngjyrë të kuqe për t’u parandaluar pirja e tepruar e alkoolit.

Fjalëkryqi klasik 1

2

15

Atmosfera në jetën e çifteve do jetë e ngrohtë dhe raportet me partnerin do të përmirësohen mjaft. Fizikisht do ndiheni mirë edhe performancat seksuale. Beqarët do takojnë dashurinë dhe lidhjet që do krijojnë do u sjellin lumturinë.

DEMI (21/IV-20/V)

Lumturi e garantuar në çift sot. Ata që kohët e fundit kanë pasur zënka duhet të përfitojnë për t’u pajtuar. Ata që janë lidhur rishtas do jenë më të qetë. Beqarët falë mbështetjes që do u japë Venusi do enden në një det të ngrohtë dashurie.

5

6

20

19 25

21

26

22

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Mjedis i sotëm do jetë mjaft i përshtatshëm për dashurinë e çifteve. Marrëdhënia me atë që dashuroni do të përforcohet dhe ndjenjatdojenëmëtëthella. Beqarët do e kuptojnë sejetaështëebukursepse do takojnë personin që aq shumë kishin ëndërruar.

Kjo ditë do u sjellë atyre që janë në një lidhje kënaqësi pa fund, qëndrueshmëri, sensualitet dhe besnikëri. As që do ju shkojnë më në mend aventurat sepse do ndiheni të plotësuar. Ju që jeni beqarë do përfitoni sa më shumë nga ky status.

Sharmi dhe energjia që do kenë beqarët do u sjellin gjithë suksesin në planin e dashurisë. Do jeni joshës dhe magnetikë. Ata që do ju kalojnë afër do e kenë të vështirë t’ju rezistojnë. Edhe jeta në çift do ketë ndryshime pozitive.

Bëni kujdes,sepse më shumë se kurrë duhet të vendosni bashkëpunimin me partnerin. Beqarët, shumë të zënë me punën, familjen dhe aktivitete të tjera nuk do kenë fare energji dhe dëshirë për të filluar një romance.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Do ketë ndryshim të madh të ndjenjave kundrejt partnerit tuaj sot dhe kjo për shkak të debateve të kohëve të fundit. Lidhja juaj do jetë e paqëndrueshme dhe nuk do ndiheni mirë. Beqarët do kenë dëshirë të argëtohen në çdo mënyrë.

Beqarët që kërkojnë aventura do jenë të favorizuar. Mjafton që ju ta doni të bëni për vete dikë dhe ai do shtrihet në shtratin tuaj. Kujdes nga takimet që do bëni sepse mund të tentoni edhe tradhtitë. Jupiteri do ju sjellë fat në sektorin financiar.

Do i jepni më tepër prioritet jetës suaj në çift sot dhe do bëni çdo gjë që të kënaqni si veten ashtu edhe atë që keni në krah. Klima do jetë mjaft sensuale. Beqarët mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë.

Përsa i përket dashurisë në çift, ajo nuk do ju mungojë aspak. Partneri juaj do kujdeset mjaft për ju dhe do ju ledhatojë së tepërmi. Beqarët nga ana tjetër do jenë paksa të ndikuar negativisht nga influenca e Plutonit.

29

32 35

37 4

24

38

42

43

39

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

44

46

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Diçka që vazhdon pa ndërprerje. 6. Kafshë zvarranike. 11. Dhoma në

1. Prova që bëhet për të vërtetuar saktësinë e diçkaje. 2. Shkurre, lulet e

dialekt. 12. Përemër dëftor. 13. Pjesëz mohuese. 15. Një kompozitor i

së cilës mbajnë erë të mirë. 3. Ekrani i kompiuterit. 4. Piaff, këngëtare e

famshëm italian i muzikës klasike. 17. Letërsia Orientale. 18. Pohim

famshme. 5. Ndajfolje sasie. 6. Detyrim, që caktohet si dënim për thyer-

për rusët. 19. Mendimi që na lind për të kryer një punë. 20. I ka dita në

jen e një rregulli, për një dëmtim, etj. 7. Pjesëz mohuese. 8. Ai që shkonte

mes. 21. Kandërr, zakonisht me ngjyrë të zezë. 25. Gjendja e atmosfer-

për herë të parë ushtar. 9. Ent Ndërtimi. 10. Van Nilsteroi i futbollit. 12.

ës. 27. Gjel deti në dialekt. 28. Fjalë që i thuhen dikujt për t’i shprehur

Lokal për pije. 14. Bisk i vogël me sytha, që është prerë nga një pemë dhe

një dëshirë të mirë për të ardhmen. 30. Njeri që s’ka sjellje të nder-

që shartohet në një pemë tjetër. 16. I ka kodi në mes. 21. Golemi i mikro-

shme. 32. I pavarur. 33. Zog i vogël këngëtar. 34. Industria Ndërtimit.

biologjisë. 22. Që është pranuar nga të gjithë. 23. Perëndia greke e dashu-

35. Një shtet mysliman. 36. Sjellja në të njëjtën rrafsh e një sipërfaqje-

risë. 24. Qëndrim mospërfillës, përbuzës e tallës. 26. Shkurre e helmët.

je. 39. Zona në cepa. 40. Njeri që të do të mirën. 42. Letër bixhozi. 43.

27. Apartamenti. 29. Gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt. 31. Kundër-

Diçka e jashtme që shërben për të mbuluar a për të fshehur të vër-

shtar. 34. Përemër pronor. 37. E panjohur në matematikë. 38. Oxa,

tetën. 45. Gurë të çmuar. 46. Urë e futur në det. 47. Djalë në dialekt.

këngëtare. 41. Këshilli popullor. 44. Pacino i kinemasë.

Sudoku | nivel mesatar 4 5

5

2

3 6

LUANI (23/VII-22/VIII)

14

28

45

Të gjithë ata që kanë kaluar një periudhë të trazuar do e shohin më me optimizëm të ardhmen. Lidhja juaj do jetë më e bukur. Beqarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse një takim i rëndësishëm pritet të ndodhë.

23

27 31

41

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

18

34

40

Meqë asnjë planet nuk prek drejtpërdrejt lidhjen tuaj, pritet një përmirësim dhe ngrohje e ambientit. Do ndiheni më mirë pranë atij që doni. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime dhe te njeri prej tyre do takoni dashurinë e vërtetë.

9

17

36

GAFORRE (21/VI-22/VII)

8

13

33

BINJAKET (21/V-20/VI)

7

12

16

30

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

4

11

Gruaja më e shkurtër në botë filloi të merret me politikë Gruaja më e shkurtër në botë, Jyoti Amge, e gjatë rreth 80 centimetra, iu bashkua fushatës zgjedhore në Indi, duke mbështetur partinë djathtiste Maharashtra Navnirman Sena. Amge konsiderohet yll në Indi dhe zëri i saj ka shumë ndikim te votuesit. “Njëri prej problemeve kur je i famshëm është që njerëzit të bëjnë pyetje shumë irrituese kudo që paraqiteni. Sikur të mos isha personi më i shkurtër në botë, nuk do të isha e famshme”, tha Amge për mediat indiane. Amge u regjistrua në librin e rekordeve Guinness si tinejxherja më e shkurtër në botë. Ajo tani bëhet 18-vjeçare, ndërsa peshon gjithsej pesë kilogramë dhe për shkak të një sëmundje ajo nuk do të rritet më.

3

3

7

1

9

8 2

6

7

9

4 7

1 3

3 8 2

5

2 3

5

7

6

2

1

8 3 2

1 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 2

4 5

9

6

5

3 6

8 8

9

9

9

Koha e fillimit _____:____

8

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar 3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2 4 6 8 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

D

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 026, 054, 142, 145, 156, 226, 328, 471, 533, 542, 596, 641, 659, 721, 958, 999. Numra me 4 shifra: 0123, 1232, 2156, 2468, 2562, 2631, 5789, 6146, 6548, 7041, 7481, 7484. Numra me 5 shifra:

I

I

S

I

E

S

A

F

I

I

L

E

T

P

O

N

N A

E

N

T

R

U

L

L

I

E

R B

M I

G

A

L

E

R

E

T

A

I

E

T

J

E

S

T

E

M

A

N

I

S

T

I

E

L

I

A

M

C

A

C

A G

F

O

P

O

A

E

R

N

E

M

T

G

L I

R

D

T

S

O

O

R

M

O

B

M

A

N

A

S

I

N

E

I

D

M

O

L

E

D

E

R

E

Z

O

P

I

E

L

I

P

A

O V

14821, 15987, 18959, 20721, 23121, 25957, 44945, 48541, 51916, 52385, 86379, 90592. Numra me 6 shifra: 116154, 121727, 134163, 201526, 236050, 249085, 263259, 532556, 541526, 548252, 765246, 790514, 855447, 970221.

A

T

6

3

2

6

1

4

5

9

6

8

5

6

3

2

0

1

1

1

1

4

7

8

4

8

5

9

6

5

2

6

3

2

1

5

1

4

8

5

9

5

6

5

2

1

2

1

2

6

3

5

2 4

M

6

5

9

8

5

5

5

6

5

4

8

7

A

1

4

1

4

1

2

3

2

7

6

2

5

1

9

9

6

9

6

3

2

0

1

0

1

2

0 4

R R

7

0

3

6

5

0

5

6

9

4

2

6

1

A

P

7

9

9

5

8

8

6

2

4

1

1

2

2

T

I

2

6

3

5

9

6

5

2

1

5

7

8

4

8

5

9

6

5

2

6

3

2

1

5

4

0

2

1

5

6

3

2

5

4

1

5

9

8

6

8

5

7

4

8

5

4

1

4

5

7

8

6

N S


retro 1958 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E SHTUNË, 4 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

6 S HK U RT

Tragjedia e Mynihut

Tragjedia e Mynihut ndodhi ndërsa skuadra e Mançester United po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje në Beograd kundër Crvena Zvezdas. Në këtë aksident ajror humbën jetën 8 futbollistë dhe 5 pasagjerë të tjerë. United vazhdoi të luante me një ekip provizor, me të cilin arriti të fitonte 2-1 në

gjysmëfinalen e Kupës së Europës, edhe pse më pas do të eliminohej. Pavarësisht fatkeqësisë, ata arritën në finalen e Kupës së Anglisë, ku humbën nga Bolton Wanderers. Kjo njihet si një nga aksidentet më të rënda në botën e sportit, edhe pse rasti nuk ishte i lidhur me futbollin

drejtpërdrejt. Nga njerëzit që ndodheshin në avion shpëtoi mrekullisht një nga figurat më të rëndësishme të futbollit anglez dhe atij botëror, Boby Charlton, ndërkohë që kjo u konsiderua si një nga humbjet më të rënda për futbollin e ishullit, pasi humbën jetën disa nga lojtarët e kombëtares angleze.

ELIZABETA II Një pikë e patrazuar e një bote plot turbullira

Shqiptarët, pa një qëllim në jetë Nga Vangjel Koça Kaiserling-u i quan shqiptarët “hajdutë fisnikë të përjetshëm”. Akuza është e rëndë, po të marrim parasysh se themelonjësi i shkollës së famshme të Darmstad-it është, bashkë me Spengler-in, një nga filozofët politikë më origjinalë e më të shquar të Gjermanisë pas luftarake. Prandaj gjykimin e tij duhet ta studiojmë me seriozitetin e duhur, me gjak të ftohtë dhe pa ndjenjën e një pseudo-patriotizme romantike, e cila nuk ka më vend në kohën e sotme. Le të gjurmojmë historinë e shkruar dhe jetën tona politike, shoqërore dhe intelektuale të tanishme. Le të bëjmë një “exame de conscience” në veten tonë, ose që të përdorim një term të psikologjisë, një “introspektion”. Dhe nga e gjithë kjo punë le të nxjerrim qëllimin e jetës shqiptare. Sepse pikërisht këtë kuptim ka akuza kaiserlingiane. Në të shkuarën shqiptari nuk ka pasur asnjë qëllim jete. Vetëm perioda e shkurtër e Skënderbeut përmbante farën e një nacionalizmi, e cila po të zhvillohej e të rrënjosej, mund të përgatiste sheshin për një qëllim jete edhe për ne shqiptarët. Mjerisht rrethanat historike nuk e permetuan këtë gjë. Shqiptari jo vetëm që u kthye në gjendjen e tij të parë, por nën sundimin turk mori edhe damkën e “hajdutit”, d.m.th. të njeriut që lufton jo për një ideal, po për “pare” dhe të huajt. Është fataliteti tragjik, që na ka lënë trashëgim historia e shkruar shqiptare! Dhe është për të ardhur keq kur njeriu këndon në disa historia tepër qesharake se hajduti i Janinës që quhej Ali Pasha paskish qenë “hero kombëtar”! Nuk ka shtrembërim më të shëmtuar të sensit të vërtetë të historisë se sa kjo gjë. Edhe perioda e Rilindjes sonë ka qënë një përsëritje e periodës së Skënderbeut. Ka pasur për qëllim nacionalizmën. Po për fat të keq ky qëllim nuk ka qenë kolektiv, nuk ka qenë për gjithë popullin, por për pak njerës të zgjedhur, të cilët personifikonin edhe tërë nacionalizmën shqiptare. Domethënë shqiptari si kolektivitet nuk pati përsëri një qëllim jetë edhe në këtë periodë e cila për fatin tonë të bardhë e të madh pati përfundim të mirë për hir të idealizmës patriotike të pak shqiptarëve dhe të kombinezoneve të politikës evropiane. Meqenëse nacionalizma nuk ka qenë pra, një ndjenjë kolektive shqiptare, kësisoj edhe kjo periodë nk

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

ka qenë e përshtatshme për të përgatitur sheshin për një qëllim jete. Këtë gjë e provoi edhe perioda e turbullt që pasoi shpalljen e indipendencës shqiptare. Dhe është një fat i madh dhe i pallogaritshëm për vendin tonë që në skenën e historisë shqiptare doli një njeri, Zogu i Matit, që t’i bëjë ballë trashëgimit tonë të hidhur historik dhe të caktojë si mision të tij që t’i japë një qëllim jetës shqiptare. Natyrisht një trashëgim historik si yni nuk mund të zhduket menjëherë. Dhe efektet e tij i vëmë re në jetën tonë politike, shoqërore dhe intelektuale. Në jetën politike nuk shohim tjetër gjë veç se përpjekje për t’u pasuruar dhe për të marrë rroga. Me përjashtime të pakta përjashtimi nuk e bën rregullin, nuk vëmë re që të fryjë ndonjë erë më e lartë idealizme. Edhe në sheshin shoqëror vihet re një “levantinizmë” tepër e shëmtuar për të cilën ka bërë fjalë me kompetencën që e karakterizon, një Faik Konica. Në sheshin intelektual vihet re një hajdutëri e tmerrshme. Hajdutëri për të vjedhur mallin mendor të të tjerëve dhe për ta paraqitur në publikun këndonjës shqiptar si mall të vet. Kam parasysh shumë raste të një hajdutërie të tillë edhe bile nga njerëz të tillë që i ngjisin vetes titullin “profesor”. Në sheshin intelektual ka edhe një hajdutëri më të keqe, po jo më në kuptimin e zakonshëm të fjalës, po në kuptim më të gjerë, në kuptimin e burrecërisë shpirtërore që karakterizon hajdutin. Ka intelektualë, dhe fatkeqësia më e madhe është se këta janë të rinj, të cilët nuk kanë kurajën e mendimit të tyre. Këta janë hajdutët e kulturës, sepse një kulturë e vërtetë, jo vetëm mendore por edhe shpirtërore, u jep kurajë atyre që e kanë dhe jep ndjenjën e misionit të tyre. Ç’po del pra nga një e tillë këqyrje e shkurtër? Del se shqiptari nuk ka akoma një qëllim jete, kuptim të cilin ka edhe akuza e Kaiserling-ut. Mirëpo pa një qëllim jete nuk mund të krijojmë një qytetërim. Shqiptarit nuk i mungojnë cilësitë e duhura që të krijojë një qytetërim. Vetëm duhet një drejtim, një qëllim. Në këtë drejtim dhe qëllim e ka syrin ai që ndriti mbi fronin e Skënderbeut. Dhe në krah të tij është vënë “Neo-shqiptarizma” e cila përpiqet t’i japë pikërisht një qëllim jetës kaotike shqiptare. Një ideal më të lartë. Një frymë qytetërimi krijonjëse dhe dinamike. *Botuar në gazetën “Demokratia” më 21 qershor 1930.

Ura e Goricës Berat, vitet 1920

Të hënën Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe shënon 60-vjetorin e marrjes në trashëgim të fronit, ose siç njihet, përvjetorin e diamantë. Vetëm një pjesë e vogël e nënshtetasve të saj mund të kujtojnë mbretërimin e të atit, të xhaxhait apo të gjyshit të saj, pjesa më e madhe janë lindur dhe kanë jetuar nën mbretërimin e saj. Ajo ka qenë e pranishme gjatë gjithë jetës së tyre, si një pikë e patrazuar e një bote plot turbullira. Arritja e këtij përvjetori është diçka vërtet e jashtëzakonshme. Vetëm një monark tjetër britanik e ka arritur këtë përvjetor, ajo ishte Mbretëresha Viktoria, e cila e festoi atë më 1897. Evenimenti që përfshinte edhe një manifestim të flotës, në të cilën atëherë morën pjesë 135 anije, u përshkrua nga Jan Morris si “një festival i fuqisë perandorake, shkëlqimit dhe bashkimit – një shfaqje gjigante e fuqisë në një kryeqytet që i dashuron gjërat kolosale”. Ceremonitë që do të mbahen në qershor dhe që do të shënojnë jubileun e Mbretëreshës sonë pritet të jenë më pak madhështore, por sidoqoftë do të jenë spektakolare: parada përgjatë lumit Tamis, për shembull, do të jetë diçka që nuk shihet në Londër prej shekujsh. Për Madhërinë e Saj, kjo do të jetë përveç se një ditë festimesh, edhe një ditë kujtimesh të hidhura. Atë ditë që ajo trashëgoi fronin, ndërsa ndodhej në një safari në Kenia, humbi jetën babai i saj. Jubileu i saj i artë në vitin 2002 u shoqërua me dy humbje të menjëhershme dhe të rënda, atë të nënës dhe motrës së saj. Ajo përkujton edhe që ka kryer aq mirë sa duhej një detyrë, që as e priste dhe për të cilën u bë trashëgimtare vetëm pasi xhaxhai i saj abdikoi nga froni. Për mbretëreshën, monarkia ka qenë gjithmonë një çështje detyre dhe thirrjeje të brendshme dhe për asnjë moment një çështje luksi apo fame prej statusit të veçantë. Institucioni është ai që ka rëndësi për të, dhe ajo e ka ruajtur atë me fanatizëm. Gjatë kohës që ajo mbretëroi shoqëria ndryshoi shumë dhe mjaft panë një rënie të fuqisë dhe autoritetit të kurorës dhe spektrit, por a solli kjo një zvogëlim të besimit të njerëzve në monarki? Krejtësisht e kundërta ndodhi. Më shumë falë përpjekjeve të Madhërisë së Saj, ajo mbeti figura kryesore e kombit tonë. Madje edhe nacionalistët skocezë që duan të ndahen nga Britania e Madhe, ia njohin meritat e ruajtjes së mbretërisë. Ka qenë meritë e saj që e ka ruajtur institucionin e monarkisë edhe në kohë mjaft të vështira nën sulme të forta të modernizmit si ato pas zgjedhjes së Toni Blair si kryeministër, apo vdekjes në aksident të Princeshës Diana. Për shumë kohë britanikët e kanë ruajtur dashurinë për mbretërinë edhe kur nuk e kanë dashur monarkun; sot në një kohë kur gjithë drita e medias bie në mënyrë të ashpër mbi të gjithë ata që janë nën vëzhgimin e publikut, dashuria ndaj saj s’është vetëm një dashuri ndaj institucionit. Pikërisht në këtë kohë kur televizioni ka hedhur më shumë dritë në jetën e Mbretëreshës sesa mbi këdo paraardhës të saj, ajo mbetet e rezervuar, një individ fjalëpakë, antiteza më e gjetur e kulturës së figurës publike që kërkohet prej modernizmit.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Përshtatur me shkurtime nga “The Telegraph”



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.